korporata, organizimi i financave të · pdf filefinanca - konceptohet si shkenca e...

Post on 30-Jan-2018

285 Views

Category:

Documents

2 Downloads

Preview:

Click to see full reader

TRANSCRIPT

MSc. Fisnik Morina, PhD (c)

FINANCAT E KORPORATAVE

TETOR 2017

KORPORATA, ORGANIZIMI I FINANCAVE TË

KORPORATËS DHE FUNKSIONET E MENAXHIMIT

FINANCIAR

Kapitulli 1

ROLI KYÇ I FINANCAVE 2

Financa - konceptohet si shkenca e menaxhimit me

para.

Financa - përfshin tërë veprimet që lidhen me

procesin e përdorimit, administrimit dhe

transferimit të parave.

Fushat kryesore të financave përmbledhen në dy

grupe:

1. Shërbimi financiar dhe

2. Menaxhimi financiar.

ROLI KYÇ I FINANCAVE 3

Ad.1.

Shërbimi financiar prodhon dhe ofron

shërbime për individët, bizneset dhe qeveritë.

Ad. 2.

Menaxhimi financiar nënkupton

vendimmarrje dhe kontroll financiar me

qëllim të arritjes së synimeve kryesore të

biznesit dhe maksimizimin e profitit.

ROLI KYÇ I FINANCAVE 4

Menaxheri financiar merr vendime me alternativat

e burimeve dhe shfrytëzimin e fondeve.

Aktivitetet e menaxherëve financiar jane:

1. Parashikimi dhe planifikimi,

2. Investimet dhe marrja e vendimeve,

3. Bashkërenditja dhe kontrolli i aktiviteteve,

4. Ndërlidhja me tregun e kapitalit dhe

5. Menaxhimi i riskut.

ROLI KYÇ I FINANCAVE 5

Detyrat e menaxherit financiar

MENAXHIMI

FINANCIAR

Parashikimi dhe

planifikimi

Kontrolli

Vleresimi i

projekteve investive

dhe vendimet

financiare

Operativa

financiare dhe

nderlidhja me

tregun e kapitalit

ROLI KYÇ I FINANCAVE 6

Menaxhimi financiar në menyra te ndryshme

inkorporohet në:

Zgjedhjen e produkteve dhe tregut,

Studimin e investimeve,

Studimin e produktit,

Studimin e marketingut dhe shitjes,

Ndihmën dhe mbështetjen në zgjedhjen,

trajnimin dhe motivimin e punëtorëve dhe

Sigurimin e fondeve me kosto të ulët e tj.

MENAXHIMI STRATEGJIK, OPERATIV

DHE I RISKUT 7

Menaxheri financiar ballafaqohet me shumë

detyra me qëllim të maksimizimit të

rezultateve dhe minimizimin e rreziqeve.

Llojet e menaxhimit jane:

1. Menaxhimi strategjik,

2. Menaxhimi operativ dhe

3. Menaxhimi i riskut.

MENAXHIMI STRATEGJIK,

OPERATIV DHE I RISKUT 8

Ad 1. Menaxhimi strategjik

Në aspektin strategjik, menaxhmenti i referohet rolit të

zhvillimit të objektivave dhe formulimit të planeve

afatgjata për realizimin e objektivave.

Ad 2. Menaxhimi operativ

Në aspektin operativ, menaxhmenti përcjellë aktivitetet

ditore duke ndërmarrë aksione dhe veprime në bazë të

planit dhe objektivave.

Ad 3. Menaxhimi i riskut

I referohet rrugëve përmes të cilave mund të evitohet

risku i aktivitetit.

FINANCAT SI DISIPLINË

SHKENCORE 9

Financat konsistojnë në tri fusha të ndërlidhura:

1. Paraja dhe tregu i kapitalit,

2. Investimet dhe

3. Menaxhimi financiar.

ORGANIZIMI I FIRMAVE -

BIZNESEVE 10

Biznesi kuptohet si koncern tregtar ose

industrial i cili ekziston të veproj në prodhim,

shitje ose furnizim me të mira dhe shërbime.

Biznesi është organizatë që shfrytëzon resurset

e ndryshme ekonomike që të krijoj të mira e

shërbime që i blejnë konsumatorët.

ORGANIZIMI I FIRMAVE -

BIZNESEVE 11

Sipas ligjit mbi shoqerite tregtare kemi:

ndermarrjet individuale, shoqerite kolektive,

komandite, me pergjegjsi te kufizuar, aksionare

dhe te huaja aksionare.

E që sipas kriterit ligjor të organizimit grupizohen

në:

Firmat individuale,

Ortakitë dhe

Korporatat (shoqëritë aksionare).

ORGANIZIMI I FIRMAVE - BIZNESEVE

12

Firmat individuale:

Forma më e thjeshtë e organizimit të firmave

individuale është pronësia e një individi/pronari dhe

drejtimi i saj nga po ai individ / pronar.

Ai është përgjegjës për borgjet dhe detyrimet e

biznesit.

Pronari ka përgjegjësi të pakufizuar.

ORGANIZIMI I FIRMAVE - BIZNESEVE

13

Firmat individuale

Përparësitë:

Lehtësia e fillimit dhe zhvillimit të biznesit,

Pronari është pronar i vetvetes,

Pronari gëzon të drejtën në fitim dhe

Tatimi i lehtë dhe pa tatime të veqanta.

ORGANIZIMI I FIRMAVE - BIZNESEVE

14

Firmat individuale

Të metat:

Përgjegjësia e pakufizuar,

Kufizimi i resurseve financiare,

Vështirësitë në menaxhment dhe

Kufizimi i rritjes dhe jetëgjatësisë i lidhur me

jetëzgjatjen e themeluesve.

ORGANIZIMI I FIRMAVE - BIZNESEVE

15

Ortakitë

Konsiston në dy apo më shumë pronarë, që bëjnë biznes

së bashku.

Pronarët të drejtat i rregullojnë përmes marrëveshjes.

Ortakria mund të jetë e plotë dhe e kufizuar.

Në ortakinë e plotë partnerët përgjigjen të gjithë pa

kufi.

Në ortakinë e kufizuar dy apo më shumë partner mund

të kenë përgjegjësi të kufizuar, zakonisht si rezultat i

kapitalit të investuar.

ORGANIZIMI I FIRMAVE - BIZNESEVE

16

Korporatat

Korporata është formë e shoqërisë aksionare.

Bazohet në kodin e inkorporimit që përcakton qëllimet e

biznesit.

Numrin e aksioneve që emetohen.

Numrin e drejtorëve që do të jenë pjesë e bordit.

Aksionerët janë pronarë të korporatës, mirepo me përgjegjësi të

kufizuar.

Ata përgjigjen me pasurinë e investuar në shoqëri.

Mbajtësit e aksioneve mund t’i shesin në dy mënyra:

me ofertë publike dhe

pa ofertë publike

ORGANIZIMI I FIRMAVE - BIZNESEVE

17

Korporatat

Përparësitë:

Menaxhimi më efikas,

Përgjegjësia e kufizuar,

Madhësia e korporatave dhe

Lehtësia për transferimin e pasurisë.

Të metat:

Tatimi i dyfishtë,

Jofleksibiliteti dhe

Konflikti i mundshëm.

ORGANIZIMI I FINANCAVE TE FIRMES

18

Në kompani më të mëdha financat e firmës janë të organizuara në dy

paralele:

1. Thesari dhe

2. Kontrolli.

Ad 1. Përgjegjësit: menaxhimi i aktiviteteve financiare, planifikimi

financiar, arka, relacionet me bankat, menaxhimi me paratë, marrja e

vendimeve financiare, menaxhimi i kredisë dhe portofolio e investimeve,

pagimi i dividentës, kreditimi i konsumatorëve, menaxhimi I fondeve të

pensioneve, menaxhimi i sigurimeve e tj.

Ad 2. Kontrolli menaxhon aktivitetet kontabël si: tatimet, baza e të

dhënave, kontabiliteti i shpenzimeve dhe kontabiliteti financiar, hartimin

e raporteve financiare, auditimin e mbrendshëm, listat e pagave, ruajtja e

dok. financiare, harxhimi i buxhetit e tj.

MJEDISI FINANCIAR I FIRMËS

19

Mjedisin financiar të firmës e përbëjnë subjektet

tjera të llojeve të ndryshme: institucionet,

agjencitë, organet qeveritare me të cilat firmat

hyjnë në marrëdhënie ekonomike, financiare apo

teknologjike.

Marrëdhënie biznesi,

Marrëdhënie financiare dhe

Marrëdhënie konkurruese.

MJEDISI FINANCIAR I FIRMËS

20

Marrëdhëniet financiare me qeverinë

Legjislacioni shtetëror:

Politika fiskale (tatime, dogana),

Format e organizimit të bizneseve,

Marrëdhëniet tregtare dhe afariste,

Sigurimin e punëtorëve në punë dhe

Marrëdhëniet ekonomike me jashtë.

Ndërhyrjet:

Eksportimi,

Kontrolli i kursit devizor, tregut, çmimeve e tj dhe

Kufizimet në import.

MJEDISI FINANCIAR I FIRMËS

21

Marrëdhënie me ekonominë botërore

Hapja e kufijve,

Pjesëmarrja në ekonominë e hapur,

Komunikimi me kompanitë e vendeve të ndryshme,

Rritja e biznesit ndërkombëtar,

Zgjedhja e tregut për eksport dhe

Kooperimi dhe lidhjet e tjera biznesore e tregtare.

MJEDISI FINANCIAR I FIRMËS

22

Marrëdhëniet me tregun financiar dhe bankat

Tregu financiar:

Tregu i kapitalit,

Kurset e interesit dhe

Inflacioni.

Firmat hyjnë në marrëdhënie me bankat:

Kredi,

Interesi për kreditë e akorduara,

Depoziti dhe

Interesi për depozite.

MJEDISI FINANCIAR I FIRMËS 23

Marrëdhëniet financiare midis firmave

Shit-blerjeje,

Likuidim pagese dhe

Konkurruese.

Pozita e bizneseve konkurruese varet nga:

Cilësia dhe karakteristikat e produktit,

Marrëdhëniet me klientë dhe furnitorë,

Fuqia financiare dhe burimet financiare dhe

Faktorët kulturor, social, psikologjik.

MJEDISI FINANCIAR I FIRMËS

24

Marrëdhëniet financiare me punonjësit

Kanë të bëjnë me tregun e punës:

Planifikimin e burimeve njerëzore,

Rekrutimin,

Seleksionimin dhe

Trajnimin dhe zhvillimin.

Rëndësi për firmat kanë:

Oferta e punës,

Cilësia e punës dhe

Çmimi i punës.

MJEDISI FINANCIAR I FIRMËS

25

Marrëdhëniet me klientët

Esenca e biznesit qëndron në marrëdhëniet në mes

firmave dhe klientëve.

Suksesi varet nga stabiliteti i klientelës:

Mbajtja e klientëve ekzistues dhe

Përfitimi i klientëve të rinjë.

Te klientët ndikojnë edhe faktorë të jashtëm:

Konkurrenca,

Rrjeti distributor,

Masat e politikës tatimore dhe

Rregullativat dhe politikat qeveritare.

LLOJET E VENDIMEVE FINANCIARE

26

Funksionet e financave të firmës - fushat themelore:

1. Investimet,

2. Financimi dhe

3. Dividendin.

Në pajtim me këto merren: Pershtaten me:

a. Vendime mbi investimin, - vizionin,

b. Vendime mbi financimin dhe - misionin dhe

c. Vendime mbi dividendin. - polit. e percaktua

1. nga menaxh. i saj

LLOJET E VENDIMEVE FINANCIARE

27

a. Vendimi mbi investimin

Investimi kapital paraqet alokimin e kapitalit sipas

propozimeve investuese, ku efektet priten në të

ardhmen.

Vendimi për investimin përcakton:

Vlerën e tërësishme të pasurisë në të ardhmen,

përbërjen e saj dhe natyrën e riskut,

Përcaktimin e shkallës së kthimit të investimit dhe

Mbajtjen e likuiditetit.

LLOJET E VENDIMEVE FINANCIARE

28

b. Vendimi mbi financimin

Menaxhimi financiar merret me përcaktimin e

kombinimit më të mirë të strukturës së kapitalit.

Sigurimi i mjeteve të nevojshme për mbështetjen e

detyrave të përditshme të subjektit.

Planifikimi dhe sigurimi me kohë dhe sipas dinamikës.

Marrja e vendimit mbi financimin bazohet ne informatat

mbi fluksin e parase.

LLOJET E VENDIMEVE FINANCIARE

29

c. Vendimi mbi dividendin

Pas realizimit të fitimit vendoset për mbajtjen e tij apo

shpërndarjen.

Menaxherët janë të interesuar për mbajtjen e tij për

riinvestim.

Ndersa aksionarët dëshirojnë ta tërheqin si rezultat i

investimit të tyre.

Vendimi mbi dividendin varet se çfarë përbën

përdorimin më të mirë të parasë.

Nevojitet kombinim i tri vendimeve.

FORMULIMI I OBJEKTIVAVE TE FIRMAVE

30

STRATEGJIJA FINANCIARE E FIRMES

Në formulimin e strategjise - objektivave ndikojnë:

a. faktorët e rrethinës,

b. ndikimet nga grupet e interesit (pronarët,

aksionarët) dhe koalicionet e brendshme,

c. objektivat ekonomike dhe

d. përgjegjësitë sociale të organizatës.

HAPAT E MARRJES SE VENDIMEVE

31

1. Formulimi i objektivave dhe politikave të firmës

(PERCAKTIMI I PROBLEMIT)

2. Identifikimi i shtigjeve të mundshme të aksionit

(IDENTIFIKIMI I ALTERNATIVAVE TE REALIZUESHME)

3. Sigurimi i të dhënave dhe informatave relevante

(PARASHIKIMI I KOSTOS DHE PERFITIMEVE)

4. Analiza, vlerësimi dhe marrja e vendimit

(KRAHASIMI I KOSTOVE TE RENDESISHME )

5. Zbatimi i vendimit

(ZGJEDHJA E ALTERNATIVES ME TE MIRE)

6. Monitorimi i efekteve të vendimit …… KONTROLLA

OBJEKTIVAT THEMELORE TË BIZNESEVE

32

OJEKTIVAT FINANCIARE

Maksimizimi si qellim i firmes ka te beje me:

1. Maksimizimi i vlerës së aksioneve (vlerës së firmës),

tani i jane bashkangjitur dy trende:

Globalizimi i biznesit dhe

Rritja e përdorimit të teknologjisë informative.

Qellimi i tyre eshte forcimi i konkurences dhe evitimi

i riskut ne biznes.

2. Maksimizimi i profitit (fitimit).

OBJEKTIVAT THEMELORE TË BIZNESEVE

33

1. Maksimizimi i vlerës së aksioneve (vlerës së firmës)

Sipas autorit Dominik Salvadore – vlera e firmes

është:

TR - të ardhurat totale

TC - kostot totale

r - norma e interesit ne treg

t - koha

OBJEKTIVAT THEMELORE TË BIZNESEVE

34

2. Maksimizimi i profitit (fitimit) – treguesit

kryesor jane:

Profiti operativ (profiti neto para interesave

dhe tatimeve),

Profiti neto para tatimeve,

Profiti neto pas tatimeve dhe

Profiti neto për ndarje të zakonshme.

TEORIA E AGJENCISË

35

Marëdhënjet ndërmjet Menaxherëve dhe

aksionarëve shpesh ju referohen Agjencisë.

Teoria – problemi i agjencisë (shkaktimi i

shpenzimeve per zvoglimin e tyre – angazhimi

i agjentit)

Konflikti menaxher – aksionar

KONFLIKTI MENAXHER/AKSIONAR

36

Forcat e tregut - tregu i hapur

Konkurenca dhe rreziku i shpërbërjes së subjektit

bën që drejtuesit financiar të zbehin interesat e

tyre në raport me atë të subjektit.

KONFLIKTI MENAXHER/AKSIONAR

37

Faktorët që ndikojnë në harmonizimin e qëllimeve

të menaxherëve dhe aksionarëve:

Planet kompensuese / stimuluese,

Bordi i drejtorëve – rizgjedhja e tij,

Gllabërimet – zavendësimi i menaxhmentit,

Monitorimet nga specialistët dhe

Funksionimi i mirë i tregut financiar zvoglon

problemet e agjencise.

POLITIKA FINANCIARE 38

Politika financiare duhet të respektoj disa

principe:

Rentabiliteti,

Likuiditeti,

Siguria dhe

Elasticiteti.

POLITIKA FINANCIARE 39

Politikat financiare i mbështesin rregullat e

caktuara financiare.

Me rregulla të financimit nënkuptojmë kriteret për

zgjedhjen e mjeteve financiare si norma për

përfitimin e kapitalit.

POLITIKA FINANCIARE 40

Rregullat e financimit jane:

Rregullat e raportit të mjeteve vetjake në krahasim me

borxhin,

Rregullat e raportit ndërmjet llojeve të ndryshme të

kapitalit,

Rregulla e artë e financimit – ka lindur me 1854:

“Kredia që një bankë mund ta lejoj pa e rrezikuar

mundësinë e kryerjes së obligimeve të saj, duhet t’i

përgjigjet kredisë të cilën e gëzon banka”

FUNDI I KAPITULLIT TË PARË

top related