mbështetja e mëtejshme për zhvillimin e tregtisë në kosovë · shumë-qëllimor që ofrojnë...
Post on 06-Sep-2019
4 Views
Preview:
TRANSCRIPT
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by
Instrumenti për Përafrimin me Acquis të BE-së
Mbështetja e Mëtejshme për
Zhvillimin e Tregtisë në Kosovë
Nr. identifikues i projektit Nr.
EuropeAid/138565/DH/SER/XK
Kontrata për shërbime Nr. 2018/395-320
DOKUMENT PËR SHËRBIME
21 Dhjetor 2018
Ky projekt financohet
nga Bashkimi Evropian
Projekt që zbatohet nga GFA Consulting Group GmbH Zyra Daneze për Patenta dhe Marka Tregtare Instituti Evropian për Politika Publike WTI Advisors LTD
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by
Personat tuaj kontaktues brenda GFA Consulting Group GmbH:
Znj. Martina Bernauer (Drejtoreshë e Projektit)
Ky dokument fillimisht është shkruar në gjuhën angleze
Kosovë
Mbështetja e mëtejshme për zhvillimin e tregtisë në Kosovë Kontrata me numër 2018/395-320
Aktiviteti 2.1.4
Dokument për Shërbime
Autorët:
Luis Abugattas (Udhëheqës i Ekipit) Shqipe Jashari-Sekiraqa
Mirsad Simnica
Osman Džudžević
Mohim i Përgjegjësisë
Përmbajtja e këtij publikimi është nën përgjegjësi vetëm të autorëve dhe GFA Consulting Group GmbH dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret sikur i pasqyron pikëpamjet e
Bashkimit Evropian
GFA Consulting Group GmbH
Eulenkrugstr. 82 D-22359 Hamburg
Gjermani
Numri i telefonit: +49 (40) 6 03 06 170 Faksi: +49 (40) 6 03 06 159 E-mail: martina.bernauer@gfa-group.de
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 1
DRAFTI I PARË
DOKUMENT PËR DISKUTIM
Shërbimet në Ekonominë e Kosovës: Sfidat dhe Mundësitë për Rritje dhe Zhvillim
të Qëndrueshëm
REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF KOSOVA
QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA
MINISTRIA E TREGTISË DHE INDUSTRISË
MINISTARSTVO TRGOVINE I INDUSTRIJE
MINISTRY OF TRADE AND INDUSTRY
DEPARTAMENTI I TREGTISË / DEPARTAMENT TRGOVINE / DEPARTMENT OF TRADE
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 2
Përmbajtja
I. HYRJE ............................................................................................................................... 3
II. SHËRBIMET: RRITJA EKONOMIKE DHE ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM ...................... 4
III. EKONOMIA E SHËRBIMEVE TË KOSOVËS ..................................................................... 7
3.1. Struktura e sektorit të shërbimeve të Kosovës ............................................................. 7
3.2. Punësimi në Aktivitetet e Shërbimeve......................................................................... 11
3.3. Modeli i Ndryshimit Strukturor të Ekonomisë së Kosovës .......................................... 14
IV. TREGTIA NË SHËRBIME NË KOSOVË ........................................................................... 17
4.1 Pasqyra e tregtisë......................................................................................................... 18
4.2 Modeli i Tregtisë së Shërbimeve të Kosovës ............................................................... 23
4.2.1 Transporti .................................................................................................................. 24
4.2.2 Udhëtimi .................................................................................................................... 28
4.2.3 Shërbimet e Biznesit ................................................................................................. 31
4.2.4 Shërbimet Personale, Kulturore dhe Rekreative ...................................................... 39
4.2.5 Shërbimet qeveritare ................................................................................................. 40
V. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME .............................................................................. 40
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 3
I . H Y R J E
Ekonomia e Kosovës është kryesisht një ''ekonomi e shërbimeve''. Sektori i shërbimeve ka dalë si
segmenti më i madh i ekonomisë dhe si forcë e saj shtytëse, duke kontribuuar me një përqindje të
rritur të vlerës së shtuar vendore, punësimit dhe tregtisë. Aktivitetet e shërbimeve në vitin 2017
kanë përbërë 71.9 për qind të PBV-së me çmime bazë, dhe kanë gjeneruar 81.2 për qind të totalit
të punësimit formal në vend. Ajo që është më e rëndësishme, aktivitetet e shërbimeve përbëjnë
shtyllën e sektorit privat të Kosovës. Aktivitetet e shërbimeve përbëjnë 86 për qind të firmave të
përgjithshme të regjistruara në vend, dhe paraqesin 82.6 për qind të totalit të punësimit në sektorin
privat. Aktivitetet e shërbimeve gjenerojnë 87.3 për qind të qarkullimit të përgjithshëm të firmave
në ekonomi, dhe përfaqësojnë 88.8 për qind të shpenzimeve të përgjithshme.
Rëndësia relative e shërbimeve në ekonomi është rritur në mënyrë progresive me kalimin e kohës,
dhe zhvendosja drejt shërbimeve është përshpejtuar vitet e fundit. Gjatë periudhës 2012-2017, 81
për qind e të gjithë ndërmarrësve që kanë hyrë në treg kanë qenë në aktivitetet e shërbimeve; dhe
sektori i shërbimeve gjeneroi 87 për qind të të gjitha punësimeve të reja. Në të njëjtën kohë, tregtia
në shërbime përbën një element thelbësor në integrimin e Kosovës në ekonominë globale. Për
dallim me rastin e tregtisë në mallra, ku vendi vuan nga një deficit strukturor në rritje, Kosova ka
shënuar suficit të tregtisë në shërbime, e cila ka qenë e dobishme në kontributin për financimin e
pjesshëm të llogarisë rrjedhëse të Bilancit të Pagesave (BOP).
Roli kyç që shërbimet kanë në rritjen ekonomike, në konkurrueshmërinë sistematike të një
ekonomie dhe në zhvillimin e përgjithshëm sot është ngërthyer mirë në literaturë. Aktivitetet efikase
të shërbimeve, të integruara në mënyrë efektive me sektorët tjerë produktiv të ekonomisë, njihen
gjerësisht si parakusht dhe si kusht i domosdoshëm për të arritur norma adekuate të rritjes
ekonomike, të integrimit produktiv në ekonominë globale dhe në përmirësimet e përgjithësuara në
mirëqenien e popullatës. Megjithatë, madhësia e dukshme sektorit të shërbimeve nuk është një
tregues në vetvete i rolit që këto aktivitete luajnë në mbështetjen e rritjes ekonomike,
konkurrueshmërisë dhe përmirësimeve të mirëqenies.
Ky dokument shqyrton strukturën dhe performancën e shërbimeve në ekonominë e Kosovës dhe
në tregtinë e Kosovës; duke synuar ofrimin e informacioneve për eksplorimin e politikave
alternative që do t'i kontribuonin rritjes së rolit të aktiviteteve të shërbimeve deri në aspiratat
zhvillimore të Kosovës. Seksioni i mëposhtëm paraqet një diskutim të shkurtër të rolit të
shërbimeve në rritje dhe zhvillim, për të siguruar kornizën e përgjithshme që udhëzon analizën e
seksioneve pasuese. Seksioni i dytë shqyrton strukturën dhe performancën e sektorit të
shërbimeve në ekonominë e Kosovës; duke vlerësuar shkallën dhe natyrën e kontributit të tij në
rritje dhe zhvillim. Seksioni i katërt ofron një vlerësim të tregtisë së Kosovës në shërbime. Seksioni
i fundit diskuton konkluzionet kryesore që rrjedhin nga analiza, dhe sugjeron disa rekomandime të
politikave mbi mënyrat dhe mjetet që mund të eksplorohen për të maksimizuar kontributin e
shërbimeve në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ky dokument është përafrimi i
parë për çështjen e shërbimeve dhe zhvillimit në Kosovë; prandaj, i kushtohet vëmendje e duhur
identifikimit të zonave që kërkojnë hulumtim dhe vlerësim të mëtejshëm.
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 4
I I . S H Ë R B I M E T : R R I T J A E K O N O M I K E D H E Z H V I L L I M I I
Q Ë N D R U E S H Ë M
Sektori i shërbimeve përbëhet nga një shumëllojshmëri e gjerë e aktiviteteve tregtare dhe jo
tregtare, duke filluar nga transporti dhe shitja me pakicë, e deri tek hotelet, restorantet, aktivitetet
financiare, shërbimet biznesore dhe personale, arsimore, shëndetësore dhe të administratës
publike1. Rëndësia e aktiviteteve të shërbimeve dhe roli i tyre vendimtar në rritjen ekonomike dhe
zhvillimin social tashmë është i ngërthyer mirë në analizën ekonomike. Literatura ekonomike ka
theksuar dhe demonstruar, nëpërmjet studimeve të panumërta, rëndësinë e shërbimeve; duke
identifikuar fushat kryesore në të cilat këto aktivitete luajnë një rol të pazëvendësueshëm në një
proces të rritjes ekonomike të bazuar në produktivitet. Aktualisht, vëmendja është e përqendruar
në sqarimin se cilat do të ishin politikat më të mira për forcimin e kapaciteteve vendore në aktivitetet
e shërbimeve dhe rritjen e kontributit të tyre në mirëqenie dhe zhvillim ekonomik.
Ka shumë argumente të fuqishme që mbështesin nevojën për t'i kushtuar vëmendje më të veçantë
rolit të aktiviteteve të shërbimeve në rritje dhe zhvillim, dhe veçanërisht në politikë-bërje
ekonomike. Së pari, për shkak se përbëjnë pjesën kryesore të ekonomisë; por, mbi të gjitha, për
shkak se aktivitetet e shërbimeve janë gjithnjë e më të integruara në sistemin e përgjithshëm të
prodhimit. Të gjitha aktivitetet e prodhimit të mallrave, si dhe shumica e industrive të shërbimeve,
vetë kërkojnë shërbime si inpute për të prodhuar modelet për të shpërndarë mallrat dhe/ose
shërbimet finale. Së dyti, për shkak se industritë e shërbimeve janë duke luajtur një rol gjithnjë e
më aktiv në procesin e globalizimit dhe në integrimin e tregut, si në nivel kombëtar ashtu edhe në
atë ndërkombëtar. Së treti, krijimi i vendeve të reja të punës, vlera e shtuar dhe të ardhurat janë
gjithnjë e më të lidhura me performancën e ekonomisë së shërbimeve. Së fundi, duhet t'i kushtohet
vëmendje sepse zhvillimi i aktiviteteve të caktuara të shërbimeve (arsimi, shëndetësia, koha e lirë
dhe shërbimet personale) lidhet drejtpërdrejt me rritjen e mirëqenies së përgjithshme të popullatës.
Kutia Nr. 12 paraqet një pasqyrë të shkurtër të rolit të aktiviteteve të ndryshme të shërbimeve në
ekonomi dhe në nxitjen e rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
1 Në këtë dokument, klasifikimi i aktiviteteve të shërbimeve ndjek ato të miratuara në Marrëveshjen e Përgjithshme mbi Tregtinë në Shërbime (GATS) të OBT-së. Shërbimet përfshijnë distribucionin e energjisë elektrike dhe ujit, si dhe ndërtimtarinë.
2 Bazuar në Abugattas, L and Zarilli, S (2007). “Challenging Conventional Wisdom: Development Implications of Trade in Services Liberalization”. UNCTAD, Nju Jork dhe Gjenevë.
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 5
Ekziston një numër trendësh që po evoluojnë në mbarë botën, që kanë rritur rëndësinë e
shërbimeve si nxitës të transformimit strukturor të ekonomive që përmirëson rritjen, si në vendet e
zhvilluara ashtu edhe në ato në zhvillim. Shumë aktivitete të shërbimeve, veçanërisht të
ashtuquajturat shërbime ''të prodhuesit'' ose ''të biznesit'', kanë dalë të jenë si ''nxitës të
produktivitetit/konkurrueshmërisë'' përmes lidhjeve të gjithanshme me sektorët e tjerë të
ekonomisë. Këto aktivitete, përmes rolit të tyre mundësues, kanë një ndikim të konsiderueshëm
në rritjen e përgjithshme të faktorëve të produktivitetit, diversifikimit dhe potencialit gjithëpërfshirës
të rritjes. Një trend i rëndësishëm që vë në pah rolin në rritje të shërbimeve është se firmat që
KUTIA 1
Shërbimet financiare, të telekomunikacionit, të distribucionit të energjisë elektrike dhe shërbimet e transportit dhe ato të ndërlidhura logjistike përbëjnë rrjetet bazë të ekonomisë që lejojnë funksionimin e sistemit të përgjithshëm ekonomik. Këto shërbime lidhin ekonominë, dhe duke qenë inpute të menjëhershme në prodhim në të gjithë sektorët, disponueshmëria, çmimi dhe cilësia e tyre përcaktojnë deri në një shkallë të madhe konkurrueshmërinë sistematike të një ekonomie.
Tregjet materializojnë përmes shërbimeve të distribucionit, të ashtuquajturat tregtimet distributive, dhe efikasiteti dhe marzhat e tyre operacionale kanë ndikim të madh në nivelet e përgjithshme të çmimeve në ekonomi. Shërbimet e distribucionit me shumicë dhe pakicë janë një lidhje jetike ndërmjet prodhuesve dhe klientëve, me marzha që aplikohen në ofrimin e shërbimeve të tilla që ndikojnë në konkurrueshmërinë e firmave në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar
Shërbimet arsimore dhe shëndetësore janë thelbësore për zhvillimin dhe riprodhimin e kapitalit njerëzor, që botërisht dihet se sjellë kthime të konsiderueshme ekonomike dhe sociale.
Shërbimet profesionale dhe të ashtuquajturat shërbime prodhuese, janë përgjegjëse për gjenerimin, shpërndarjen dhe zbatimin e ''njohurive'' të cilat, në kontekst të ekonomisë së njohurive në zhvillim, gjithnjë e më shumë përbëjnë një ndërlidhje kruciale ndërmjet gjenerimit të njohurive dhe përpjekjeve prodhuese dhe sociale. Shërbimet profesionale rrisin performancën e firmave të tjera përmes kërkimit dhe zhvillimit dhe përmirësimit organizativ, duke e bërë teknologjinë bazë të produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së rritur.
Shërbimet e kontabilitetit dhe ato juridike përbëjnë komponentët më të rëndësishme të infrastrukturës së përgjithshme të kërkuar të një ekonomie të tregut. Pa ofrim adekuat të këtyre shërbimeve nuk do të ishte i mundur asnjë aktivitet i shëndoshë ekonomik. Përtej informacionit shumë-qëllimor që ofrojnë shërbimet e kontabilitetit, ato janë themeli i sistemeve fiskale të vendeve, si dhe luajnë një rol kyç në qeverisjen e korporatave. Nga ana e tyre, shërbimet juridike përcaktojnë zbatimin adekuat të ligjeve dhe rregulloreve, mbrojtjen e të drejtave dhe përmbushjen e detyrimeve kontraktuale dhe lehtësimin e zgjidhjes së konflikteve duke lejuar funksionimin adekuat të tregjeve.
Shërbimet si industritë kulturore dhe një numër i shërbimeve sociale, komunale dhe qeveritare janë thelbësore në zhvillimin e asaj që është përcaktuar në literaturën ekonomike si ''kapital social'', duke i kontribuuar kohezionit të brendshëm social dhe kulturor të shoqërisë, që garanton rritje ekonomike ose mirëqenie të përgjithshme njerëzore. Për më tepër, shërbimet tjera, si shërbimet e argëtimit, restorantet dhe hotelet dhe shërbimet personale, gjersa gjenerojnë punësim të rëndësishëm, kontribuojnë ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së përgjithshme të jetës në shoqëri.
Shërbimet kontribuojnë gjithnjë e më shumë në integrimin e ekonomive kombëtare në sistemin e tregtimit ndërkombëtar. Tregtia në shërbime është një element shumë dinamik në ekonominë botërore: integrimi efikas në një ekonomi botërore të shërbimeve e cila është në zhvillim po bëhet kruciale për perspektivat e zhvillimit të shumë vendeve në zhvillim. Shërbimet gjithashtu kryejnë një funksion të rëndësishëm në koordinimin e proceseve të prodhimit brenda vendit dhe gjithnjë e më shumë në vendet tjera. Prandaj shërbimet luajnë një rol vendimtar edhe në fizibilitetin dhe funksionimin e zinxhirëve globalë të vlerave.
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 6
prodhojnë mallra po bëhen më të specializuara në aktivitetet e tyre kryesore, duke kontraktuar
gjithnjë e më shumë aktivitetet e tyre jo-thelbësore tek sektori i shërbimeve të biznesit. Prodhimi i
mallrave përfshin gjithnjë e më shumë kombinimin e funksioneve të prodhimit dhe shërbimeve,
dhe ekziston një zhvendosje e rëndësishme nga prodhimi, që varet nga burimet materiale në
prodhimin që përdor njohuritë si burim kyç në konkurrueshmëri dhe inovacion. Ky riorganizim është
duke përparuar shpejtë pasi që ndryshimi teknologjik ul kostot e komunikimit dhe logjistikës nëpër
firma dhe shtete, dhe ka lejuar që një numër i madh procesesh të automatizohen, duke rritur
fushëveprimin dhe kompleksitetin e asaj që mund të kontraktohet (outsourcing) tek firmat tjera të
jashtme. Disa kontraktime (outsourcing) të shërbimeve kanë çuar në ndryshime vetëm në industri,
ku regjistrohet një aktivitet ekzistues; por po shfaqen gjithnjë e më shumë shërbime te reja dhe
inovative te biznesit.
Kontraktimi (outsourcing) i shërbimeve të biznesit tek ofruesit e dedikuar, edhe në aspekte
tradicionale, pritet të sjellë përfitime të konsiderueshme të efikasitetit që rezultojnë nga specializimi
dhe ekonomitë e shkallës (economies of scale). Është treguar se produktiviteti i sektorit të
shërbimeve çon peshë për produktivitetin e firmave më të vogla që prodhojnë mallra, dhe më
shumë për ato firma që përdorin shërbime relativisht intensive në kombinimin e tyre të
përgjithshëm të inputeve. Ekzistojnë po ashtu dëshmi se natyra e punës që bëhet në sektorin e
shërbimeve të biznesit është duke ndryshuar përgjithësisht më shpejt së në sektorët tjerë, dhe
zhvillimi i mënyrave të reja për të ofruar shërbime që kërkojnë njohuri të specializuara sugjeron
fuqishëm që shërbimet e biznesit janë në qendër të ndryshimit teknologjik që po transformon
rrënjësisht ekonomitë e mbarë botës.
Analiza të ndryshme të kryera, si në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim, tregojnë se komponenti
i ''shërbimeve'' të prodhimit të materialeve ndjek një lakore rritëse në krahasimet e hyrje-daljeve,
dhe se në aktivitetet bujqësore dhe prodhuese, shërbimet në mënyrë progresive përbëjnë një
përqindje më të madhe dhe në rritje të hyrjeve totale, direkte dhe indirekte të shfrytëzuara. Po
ashtu, është treguar së një proces i «përfshirjes së shërbimeve» është duke u zhvilluar aktualisht
në sektorin e prodhimit, ku shumë firma janë duke ofruar edhe shërbime në treg përkrah
produkteve të tyre. Në të njëjtën kohë, përdorimi i shtuar i teknologjisë nga shërbimet është duke
ndryshuar strukturën e konkurrencës në sektorët që prodhojnë mallra; kështu që ka implikime për
rritjen dhe produktivitetin e atyre sektorëve. Prandaj, shërbimet efikase janë thelbësore për
zhvillimin e konkurrueshmërisë në sektorë të tjerë prodhues; dhe zhvillimi i prodhimit pa shërbime
cilësore është i vështirë, për të mos thënë gati i pamundur; ndërsa në të njëjtën kohë, rritja e
udhëhequr nga shërbimet pa një sektor industrial të integruar dhe konkurrues mund të çojë në
ngadalësim të ndjeshëm të rritjes, deri në masën që burimet të alokohen për aktivitete me
produktivitet më të ulët.
Digjitalizimi dhe rritja e ekonomisë së platformës dhe inovacioneve teknologjike në shërbime si
transporti dhe logjistika, komunikimet mobile dhe shërbimet e ndërlidhura të vlerës së shtuar, si
tregtia elektronike dhe pagesat elektronike; qasja në shërbime të informimit dhe ruajtje të të
dhënave ne menyrë virtuale (cloud) , ndër të tjera, janë duke ndryshuar tiparet e ekonomisë së
shërbimeve. Këto trende potencialisht rrisin, në mënyrë të konsiderueshme, aftësinë e firmave të
vogla për të kontestuar tregjet dhe për të ofruar produkte dhe shërbime për blerësit. Teknologjitë
e reja u lejojnë firmave të vogla të shesin në tregje botërore, si dhe të ofrojnë shërbime për firmat
më të mëdha që marrin pjesë në zinxhirët globalë të vlerave dhe për klientët vendorë.
Këto procese përhapëse tregojnë një integrim progresiv dhe të thelluar ndërmjet prodhimit të
materialeve dhe shërbimeve; që duhet të përfshihen në përcaktimin dhe zbatimin e politikave të
zhvillimit ekonomik. Duke pasur parasysh heterogjenitetin e aktiviteteve të shërbimeve, nuk
ekziston politikë që është e përshtatshme për gjithçka (no-one-fits-all policy), që do të akomodonte
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 7
të gjitha aktivitetet e shërbimeve, gjithashtu politikat duhet të pasqyrojnë specifikat e kushteve
bazë në secilin vend. Prandaj, transpozimi i verbër i përvojave të vendeve të tjera nuk do të ishte
i këshillueshëm.
Kërkohet një qasje iterative, adaptuese dhe fleksibile e politikave; si dhe caktimi i një kornize
rregullative vendore të përshtatshme për aktivitetet e ndryshme të shërbimeve është vendimtar
për të nxitur konkurrencën dhe për të përmirësuar efikasitetin. Megjithatë, politikat e shërbimeve
duhet të sinkronizohen dhe artikulohen në një vizion të përgjithshëm të një ''strategjie
gjithëpërfshirëse zhvillimore të industrisë së shërbimeve'', e cila duhet të ofrojë udhëzime të duhura
për natyrën dhe fushëveprimin e ndërhyrjeve sektoriale dhe për ndërveprimin e tyre, dhe
sekuencën më të përshtatshme për zbatim. Strategjia e tillë duhet të përqendrohet në shërbimet
e tregut, veçanërisht në zhvillimin e shërbimeve të biznesit, dhe një politikë e tregtisë së
shërbimeve duhet të jetë një komponent kryesor i një strategjie gjithëpërfshirëse. Një numër
vendesh që kanë parë rritjen e dukshme të prodhimit dhe produktivitetit të shërbimeve e kanë bërë
këtë duke zhvilluar strategji gjithëpërfshirëse zhvillimore të industrisë së shërbimeve. Konsultimi
dhe bashkëpunimi me sektorin privat, për të identifikuar mundësitë dhe për t'u marrë me kufizime
specifike të rritjes, janë elemente të rëndësishme të këtyre strategjive.
I I I . E K O N O M I A E S H Ë R B I M E V E T Ë K O S O V Ë S
Ekonomia e Kosovës është kryesisht një ''ekonomi e shërbimeve''. Sektori i shërbimeve ka dalë si
segmenti më i madh i ekonomisë dhe si forcë e saj shtytëse, duke kontribuuar me një përqindje
në rritje të vlerës së shtuar vendore, punësim dhe tregti. Aktivitetet e shërbimeve në vitin 2017
përbënë 71.9 për qind të BPV-së me çmime bazë, dhe kanë gjeneruar 81.2 për qind të totalit të
punësimit formal në vend. Eksportet e shërbimeve janë tre herë më të larta se eksportet e mallrave.
Më e rëndësishme është se aktivitetet e shërbimeve përbëjnë shtyllën e sektorit privat të Kosovës.
Aktivitetet e shërbimeve përbëjnë 86 për qind të totalit të firmave të regjistruara në vend dhe
paraqesin 82.6 për qind të totalit të punësimit në sektorin privat; duke gjeneruar 87.3 për qind të
totalit të qarkullimit të firmave në ekonomi dhe përfaqësojnë 88.8 për qind të shpenzimeve të
përgjithshme3.
Ky seksion paraqet një eksplorim paraprak në sektorin e shërbimeve në ekonominë vendore të
Kosovës. Synon të vlerësojë kontribuimin e këtyre aktiviteteve në rritje ekonomike dhe punësim
dhe rolin e tij në procesin e transformimit afatgjatë strukturor të ekonomisë.
3 . 1 . S t r u k t u r a e s e k t o r i t t ë s h ë r b i m e v e t ë K o s o v ë s
Kontributi i lartë i aktiviteteve të shërbimeve në BPV dhe punësim është një atribut që ndahet nga
shumica e ekonomive të varfra me burime të vogla. Megjithatë, në rastin e Kosovës, duhet të vihen
në dukje tiparet e mëposhtme. Së pari, pjesëmarrja e shërbimeve në BPV është relativisht e lartë
në krahasim me BPV-në e saj për kokë banori. Kosova paraqet një kontribut të shërbimeve ndaj
totalit të vlerës së shtuar të gjeneruar në ekonomi të ngjashme me atë të vendeve të zhvilluara;
dhe historikisht, pjesëmarrja e tillë ishte e lartë edhe në nivele më të ulëta të BPV-së për kokë
banori. Kjo pasqyron paaftësinë për të zhvilluar një bazë prodhimi dhe kolapsin e sektorit të
minierave. Kjo është ajo që quhet në letërsi de-industrializimi i parakohshëm. Së dyti, pjesëmarrja
e lartë e shërbimeve në BPV është duke ndodhur në nivele më të ulëta të urbanizimit në krahasim
3 Të gjitha të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 8
me vendet e tjera. Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet niveleve të urbanizimit dhe kontributit të
shërbimeve ndaj vlerës së shtuar; pasi shumë aktivitete të shërbimeve zhvillohen si rezultat i
aglomerimit të popullsisë në qendrat urbane. Në këtë drejtim, Kosova shfaq një model anormal.
Së fundi, ekziston një peshë e konsiderueshme e shërbimeve jo të tregut në kontributin total të
shërbimeve ndaj BPV-së. Kjo shpjegohet nga madhësia e administratës publike dhe ofrimi i
shërbimeve bazë kryesisht nga subjektet publike4.
Tabela 15 paraqet evoluimin e strukturës së ekonomisë së Kosovës për periudhën 2009-2017. Të
dhënat tregojnë qartë zhvendosjen progresive drejt shërbimeve; aktivitetet që kanë marrë 6.22
pikë përqindje të pjesëmarrjes në BPV-në totale. Të dhënat tregojnë BPV-në me çmime bazë, që
lejon një vlerësim më të mirë, pasi tatimet dhe subvencionet nuk mund t'i atribuohen sektorëve të
ndryshëm. Zhvendosja drejt shërbimeve ka qenë në kurriz të aktiviteteve të prodhimit të mallrave,
në veçanti të bujqësisë dhe minierave. Prodhimi ka përjetuar një rënie të vogël në pjesëmarrjen e
tij.
Brenda aktiviteteve të shërbimeve, transformimi kryesor ka qenë rënia relative e pjesëmarrjes së
aktiviteteve të pasurive të paluajtshme dhe administratës publike dhe mbrojtjes në BPV-në totale,
të cilat kanë përjetuar një zvogëlim të pjesëmarrjes së tyre në 4.3 pikë përqindjeje. Në të njëjtën
kohë, aktivitetet kryesisht të pa-tregtueshme (tregtia me shumicë dhe pakicë, shërbimet arsimore
dhe shëndetësore) kanë rritur pjesëmarrjen e tyre në një proporcion të ngjashëm. Kontributi i rritur
i energjisë elektrike është i dukshëm, ku distribucioni është një shërbim, si dhe shërbimet e
informacionit dhe komunikimit.
Kolona e fundit e Tabelës 1 paraqet normën mesatare agregate të rritjes vjetore të sektorëve të
ndryshëm të aktivitetit ekonomik; e cila ofron një pamje të dinamizmit afatgjatë dhe shpjegon
ndryshimin strukturor që ka ndodhur. Siç mund të vërehet, një numër i sektorëve të shërbimeve
kanë përjetuar norma të larta dyshifrore të rritjes gjatë periudhës së analizuar. Vlen të përmendet
rritja e shërbimeve të argëtimit dhe rekreacionit; e shërbimeve të informimit dhe komunikimit,
shërbimeve të akomodimit dhe ushqimit; shërbimeve shëndetësore; dhe shërbimeve
administrative dhe mbështetëse. Normat diferenciale të rritjes, nëse vazhdojnë, mundësojnë
parashikimin e rrugës në të cilën është duke kaluar transformimi i ekonomisë së Kosovës.
Figura 16 paraqet strukturën e BPV-së së sektorit të shërbimeve në vitin 2017. Tregon
pjesëmarrjen e nën-sektorëve të ndryshëm të shërbimeve në totalin e vlerës së shtuar të gjeneruar
nga të gjitha shërbimet. Një tipar i rëndësishëm që duhet theksuar është se aktivitetet jo të
tregtueshme kryesisht përbëjnë pjesën më të madhe të sektorit të shërbimeve. Shërbimet e
administratës publike dhe të mbrojtjes, të pasurive të paluajtshme dhe të shitjes me shumicë dhe
pakicë përbëjnë pothuajse gjysmën e vlerës së shtuar, të gjeneruar nga aktivitetet e shërbimeve
në ekonominë e Kosovës. Ndërtimtaria kontribuon me një shtesë prej 11.9 për qind; dhe shërbimet
arsimore dhe shëndetësore, të kombinuara, kontribuojnë me një shumë pak mbi 10 për qind.
Mbizotëron ofrimi publik i shërbimeve arsimore dhe shëndetësore. Prandaj, nëse e shtojmë
pjesëmarrjen publike në këto aktivitete për kontributin e administratës publike dhe mbrojtjes, kemi
pak më shumë se një të pestën e totalit të vlerës së shtuar të gjeneruar nga shërbimet qe rrjedhin
në aktivitetet e sektorit publik7.
4 Këto tipare kërkojnë analizë të mëtejshme të thelluar. 5 Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës
6 Burimi :Agjencia e Statistikave të Kosovës 7 Pjesëmarrja e sektorit publik në ofrimin e shërbimeve është një fushë që kërkon vlerësim të mëtejshëm për të
rregulluar analizën dhe për të kuantifikuar më saktësisht kontributin e saj në BPV dhe punësimin total.
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 9
Nën-sektorët e shërbimeve që përfshijnë shërbimet e njohurive intensive të biznesit - shërbimet
profesionale dhe shkencore, shërbimet administrative dhe mbështetëse, dhe shërbimet e
informimit dhe komunikimit (të cilat, siç u diskutua më lart, janë më dinamike në mbarë botën dhe
në qendër të transformimit ekonomik) kontribuojnë me 6.8 për qind të totalit të vlerës së shtuar të
gjeneruar nga sektori i shërbimeve. Nevojiten informacione më të detajuara sipas aktivitetit specifik
brenda këtyre nën-sektorëve për të shqyrtuar evoluimin dhe performancën e shërbimeve të
biznesit në ekonomi dhe artikulimin e tyre me aktivitete të prodhimit të mallrave. Kjo është një
fushë që duhet të marrë vëmendje prioritare në një agjendë të ardhshme të kërkimit8.
8 Në bazë të klasifikimit të ISIC, të paktën 4 shifra mbi vlerën e shtuar dhe të dhënat e punësimit do të duhet të ndërmerrej një vlerësim më gjithëpërfshirës.
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 10
Tabela 1. Kosova: Bruto Produkti Vendor sipas Aktivitetit Ekonomik Çmimet konstante [NACE Rev.2] në Mijëra EURO dhe %
2009 % 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 % Ndryshimi 2009-2017
Norma vjetore e
rritjes A Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi
598306 17.33 583262 600286 561766 626312 643883 634700 618100 652148 12.83 -4.50 1.08
B Minierat dhe guroret 136335 3.95 129762 145968 151116 131451 123047 116460 114238 130617 2.57 -1.38 -0.53
C Prodhimi 478750 13.87 499952 461253 567724 585050 577245 603672 643248 686148 13.50 -0.37 4.60
D Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar
97050 2.81 96827 112520 126746 138021 146627 173057 199104 217122 4.27 1.46 10.59
E Ujësjellësi; kanalizimi, menaxhimi i mbeturinave dhe aktivitetet e rehabilitimit
24090 0.70 29491 36557 35379 51356 54322 55560 44675 45343 0.89 0.19 8.23
F Ndërtimtaria 282632 8.19 240982 334184 331192 350058 330653 387963 415083 429627 8.45 0.27 5.37
G Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave
484820 14.04 565306 544962 564213 638730 708775 714134 743406 780094 15.35 1.31 6.13
H Transporti dhe magazinimi 133484 3.87 177711 219205 199747 217726 232851 211606 218277 226671 4.46 0.59 6.84
I Aktivitetet e shërbimeve të akomodimit dhe të ushqimit
22506 0.65 28510 34643 40516 38087 52177 53370 61328 73559 1.45 0.80 15.96
J Informimi dhe komunikimi 34678 1.00 34386 41547 59892 53414 115190 116426 110311 115358 2.27 1.27 16.21
K Aktivitetet financiare dhe të sigurimit
145635 4.22 135892 165475 176255 202085 222652 259703 221402 230992 4.54 0.33 5.94
L Aktivitetet e pasurive të patundshme
425258 12.32 413921 415941 421706 455278 465944 499315 501599 496492 9.77 -2.55 1.95
M Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike
47467 1.37 53519 66011 67894 75461 75036 87768 92675 95507 1.88 0.50 9.13
N Aktivitetet e shërbimeve administrative dhe mbështetëse
12372 0.36 11946 19278 20059 21680 21685 34088 34573 38119 0.75 0.39 15.10
O Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi i detyrueshëm social
380431 11.02 392296 440177 485660 505884 459833 430657 457033 470288 9.25 -1.76 2.69
P Arsimi 101675 2.94 118923 124433 157544 163479 169878 220414 237416 241068 4.74 1.80 11.39
Q Aktivitetet e shëndetit të njeriut dhe punës sociale
36121 1.05 45275 58933 68547 73291 82890 101518 109891 113864 2.24 1.19 15.43
R Arti, argëtimi dhe rekreacioni 3545 0.10 11812 15050 20347 23452 26978 23328 23940 25422 0.50 0.40 27.92
S Aktivitetet tjera të shërbimeve 7675 0.22 11265 8578 11964 8517 9164 10322 12977 13023 0.26 0.03 6.83
T Aktivitetet e ekonomive familjare si punëdhënëse;
5 0.00 5 5 1 0 0 0 0 0 0.00 0.00 ND
% totale e shërbimeve e BPV-së 64.86 71.08 6.22
VSHB me çmime bazë 3452833 100 3581047 3845006 4068267 4359332 4518832 4734060 4859275 5082462 100 4.95
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 11
Figura 1. Kosova: Struktura e sektorit të shërbimeve 2017
3 . 2 . P u n ë s i m i n ë A k t i v i t e t e t e S h ë r b i m e v e
Tabela 2 paraqet shpërndarjen e punësimit sipas sektorit të aktivitetit ekonomik për periudhën
2012-2017. Në total, shërbimet përbëjnë 81.24 për qind të totalit të punësimit në ekonomi; dhe ajo
që është shumë e rëndësishme është se këto aktivitete kanë kontribuuar me 87.9 për qind të të
gjitha vendeve të reja të punës të krijuara gjatë periudhës 2012-2017. Punësimi në aktivitetet e
shërbimeve është i përqendruar në tregtinë me shumicë dhe pakicë, ndërtimtari, shërbimet e
akomodimit dhe ushqimit, shërbimet arsimore dhe shëndetësore dhe administratë publike. Këto
shërbime përbëjnë 89.96 për qind të totalit të punësimit në sektorin e shërbimeve. Duke pasur
parasysh pjesëmarrjen e lartë të punësimit publik në arsim (33.7 mijë dhe shëndetësi 14.3 mijë
D Energjia elektrike, 6.01
E Uji, 1.26
F Ndërtimtaria, 11.89
G Shitja me shumicë dhe pakicë, 21.59
H Transporti dhe magazinimi, 6.27
I Akomodimi dhe ushqimi, 2.04
J Informacioni dhe komunikimi, 3.19
K Financa dhe sigurim, 6.39
L Patundshmëri, 13.74
Profesionale dhe shkencore, 2.64
N Administrative dhe mbështetëse, 1.06
O Administratë publike, 13.02
P Arsim, 6.67
Q Shëndetësi, 3.15
[EMRI I KATEGORISË]
[VLERA]Shërbimet tjera, 0.36
D Energjia elektrike E Uji F NdërtimtariaG Shitja me shumicë dhe pakicë H Transportimi dhe magazinimi I Akomodimi dhe ushqimiJ Informimi dhe komunikimi K Financa dhe sigurime L PatundshmëriProfesionale dhe shkencore N Adminstrative dhe mbështetëse O Administratë publikeP Arsimi Q Shëndetësi Arte, argëtimShërbime të tjera
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 12
përkatësisht), totali i punësimit publik në shërbime paraqet pothuajse një në çdo katër persona që
punojnë në aktivitete të shërbimeve (23.88 për qind).
Nën-sektorët më dinamikë në aspektin e gjenerimit të punësimit gjatë periudhës 2012-2017 kanë
qenë ndërtimtaria; që ka rritur pjesëmarrjen në 3.4 pikë përqindjeje, aktivitetet e shërbimeve të
akomodimit dhe ushqimit (rritje e pjesëmarrjes me 1.8 pikë përqindjeje), dhe shërbimet e tregtisë
me shumicë dhe pakicë, duke rritur pjesëmarrjen në punësim në 1.3 pikë përqindjeje. Këta tre nën-
sektorë të shërbimeve kanë kontribuuar me 80.3 për qind të tërë punësimit të gjeneruar në sektorin
e shërbimeve. Administrata publike dhe mbrojtja po ashtu ka kontribuuar me 13.7 për qind të
punësimit të gjeneruar gjatë periudhës në analizë. Siç mund të vërehet në tabelë, tetë nën-sektorë
të shërbimeve kanë përjetuar një rënie në punësim në terma absolutë. Ky trend është në fushën
që kërkon analizë të mëtejshme; që mund të jetë rezultat i teknologjive që kursejnë punën të
prezantuara në këto aktivitete
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo Implemented by
13
Tabela 2. Kosova: Punësimi sipas Aktivitetit Ekonomik [Mijëra dhe %]
2012 % of Total
2013 2014 2015 2016 2017 % e Totalit
Ndryshimi i % së
Pjesëmarrjes
Ndryshimi absolut
A Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi 13.9 4.6 20.3 8.6 6.7 14.2 15.9 4.4 -0.2 2000
B Minierat dhe guroret 3.6 1.2 4.3 3.6 2.5 3.6 4.2 1.2 0.0 600
C Prodhimi 43.4 14.3 43.1 44.9 43.9 44.2 47.5 13.2 -1.1 4100
D Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar
7.0 2.3 5.8 5.7 5.3 5.5 6.6 1.8 -0.5 -400
E Ujësjellësi, kanalizimi, menaxhimi i mbeturinave 3.6 1.2 4.1 3.4 4.4 6.7 4.3 1.2 0.0 700
F Ndërtimtaria 29.0 9.5 39.0 35.6 28.2 38.6 46.6 12.9 3.4 17600
G Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave
40.8 13.4 43.6 46.8 42.9 49.5 52.8 14.7 1.3 12000
H Transporti dhe magazinimi 10.6 3.5 10.8 11.0 8.4 10.6 9.7 2.7 -0.8 -900
I Aktivitetet e shërbimeve të akomodimit dhe ushqimit 14.3 4.8 18.0 19.7 19.8 21.3 23.8 6.6 1.8 9500
J Informacioni dhe komunikimi 6.9 2.3 10.0 9.6 9.6 7.3 9.5 2.6 0.3 2600
K Aktivitetet financiare dhe të sigurimit 6.8 2.2 7.6 5.9 5.9 6.5 6.3 1.7 -0.5 -500
L Aktivitetet e patundshmërive 0.7 0.2 0.6 0.2 0.3 0.3 0.2 0.1 -0.1 -500
M aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike 5.6 1.8 7.0 6.5 5.5 6.6 7.9 2.2 0.4 2300
N Aktivitetet e shërbimeve administrative dhe mbështetëse 14.4 4.7 13.1 11.0 10.7 11.0 13.9 3.8 -0.9 -500
O Administrata publike dhe mbrojtja, sigurimi i detyrueshëm social
15.2 5.0 16.7 20.7 22.1 24.8 21.9 6.1 1.1 6700
P Arsimi 36.7 12.0 38.1 38.8 36.4 35.4 34.1 9.5 -2.5 -2600
Q Aktivitetet e shëndetit të njeriut dhe punës sociale 22.8 7.5 27.8 23.6 18.6 18.8 23.3 6.5 -1.0 500
R Arti, argëtimi dhe rekreacioni 6.7 2.2 6.0 4.7 4.4 5.6 5.0 1.4 -0.8 -1700
S Aktivitete të tjera të shërbimeve 11.9 3.9 12.5 11.1 12.5 12.1 15.7 4.4 0.5 3800
T *Aktivitetet e ekonomive familjare si punëdhënëse 5.0 1.6 7.4 9.3 7.2 8.6 7.4 2.1 0.5 2400
U Aktivitetet e organizatave dhe organeve jashtë-territoriale 6.0 1.7 6.3 5.0 3.5 3.0 3.7 1 -0.7 --2300
Totali i shërbimeve 244.0 79.9 292.7 81.2 1.3 48700
Totali i punësimit 304.9 100.0 360.3 100 55400
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo Implemented by
14
3 . 3 . M o d e l i i N d r y s h i m i t S t r u k t u r o r t ë E k o n o m i s ë s ë K o s o v ë s
Natyra e transformimit strukturor është e rëndësishme për të kuptuar rritjen dhe zhvillimin
ekonomik. Struktura e ekonomisë ka rëndësi për performancën e rritjes dhe zhvillimit, pasi sektorët
kanë aftësi të ndryshme për të arritur dhe për të nxitur fitimet e produktivitetit dhe për të përfituar
nga kërkesa e brendshme dhe e jashtme. Ajo që një vend prodhon dhe eksporton ka rëndësi për
rritjen ekonomike, për shkak se aktivitetet ndryshojnë sa i përket potencialit të kthimit, kërkesës
dhe përhapjes. Zhvillimi ekonomik bëhet një proces ku prodhimi lëviz gjithnjë e më shumë drejt
aktiviteteve më të larta të produktivitetit me përhapje më të madhe teknologjike, kthime në rritje
dhe elasticitet më të lartë të kërkesës. Ndryshimi strukturor është nxitës i zhvillimit, dhe jo vetëm
një nënprodukt. Ndryshimet strukturore të përmirësimit të rritjes ndodhin kur burimet shpërndahen
në mënyrë progresive drejt aktiviteteve më të larta të produktivitetit. Në këtë seksion vlerësojmë
natyrën e modelit të ndryshimeve strukturore të ekonomisë së Kosovës.
Ekonomia e Kosovës është shumë heterogjene në aspektin e produktivitetit sektorial të punës.
Tabela 39 paraqet produktivitetin e punës në sektorë të ndryshëm ekonomikë dhe evoluimin e saj
gjatë periudhës 2012-2017. Duke pasur parasysh vështirësitë e të dhënave lidhur me punësimin
efektiv në sektorin e bujqësisë, ne nuk e kemi përfshirë atë në analizë. Pjesa më e madhe e
punësimit bujqësor janë punëtorë familjarë joformale dhe që nuk paguhen. Megjithatë, studime të
ndryshme kanë treguar se sektori i bujqësisë ka një produktivitet shumë të ulët në Kosovë. Rritja
që përmirëson transformimit strukturor do të ndodhte me ri-alokimin e punës drejt aktiviteteve më
të larta të produktivitetit në sektorët e prodhimit dhe shërbimeve. Të dhënat në Tabelën 3 tregojnë
qartë nivelet e ndryshme të produktivitetit dhe ecurinë e ndryshme të sektorëve të ndryshëm sa i
përket termave të shkallës mesatare vjetore të rritjes së produktivitetit. Ndërkohë që disa sektorë
po tregojnë performancë pozitive të rritjes së produktivitetit, të tjerët po mbesin prapa; madje duke
treguar trendë negative të rritjes së produktivitetit.
9 Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo Implemented by
15
Tabela 3. Produktiviteti i Punës sipas Sektorit të Aktivitetit Ekonomik Jobujqësor [EURO]
2012 2013 2014 2015 2016 2017 Rritja vjetore e
produktivitetit
(%)
B Miniera dhe gurthyes 41976.7 30570.0 34179.7 46583.9 31732.8 31099.3 -0.058
C Prodhimtari 13081.2 13574.2 12856.2 13751.1 14553.1 14445.2 0.020
D Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar 18106.6 23796.7 25724.0 32652.2 36200.8 32897.3 0.127
E Ujësjellësi, kanalizimi, menaxhimit të mbeturinave dhe aktivitetet e
rehabilitimit
9827.5 12525.9 15977.1 12627.3 6667.9 10544.9 0.014
F Ndërtimtaria 11420.4 8975.8 9288.0 13757.5 10753.4 9219.5 -0.042
G Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe
motoçikletave
13828.8 14649.8 15144.8 16646.5 15018.3 14774.5 0.013
H Transporti dhe magazinimi 18844.1 20159.8 21168.3 25191.2 20592.1 23368.1 0.044
I Aktivitetet e shërbimeve të akomodimit dhe ushqimit 2833.3 2115.9 2648.6 2695.5 2879.2 3090.7 0.018
J Informimi dhe komunikimi 8680.0 5341.4 11999.0 12127.7 15111.1 12142.9 0.069
K Aktivitetet financiare dhe të sigurimit 25919.9 26590.1 37737.6 44017.5 34061.8 36665.4 0.072
L Aktivitet e patundshmërive 602437.1 758796.7 2329720.0 1664384.0 1671997.2 2482460.0 0.327
M Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike 12123.9 10780.1 11544.0 15957.7 14041.6 12089.5 -0.001
N Aktivitetet e shërbimeve administrative dhe të mbështetjes 1393.0 1655.0 1971.4 3185.8 3143.0 2742.4 0.145
O Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm 31951.3 30292.5 22214.2 19486.7 18428.7 21474.3 -0.076
P Arsimi 4292.8 4290.8 4378.3 6055.3 6706.7 7069.4 0.105
Q Aktivitetet e shëndetit të njeriut dhe punës sociale 3006.4 2636.4 3512.3 5458.0 5845.3 4886.9 0.102
R Arti, argëtimi dhe rekreacioni 3036.9 3908.7 5740.0 5301.9 4274.9 5084.4 0.109
S Aktivitetet e shërbimeve tjera 1005.4 681.4 825.6 825.8 1072.5 829.5 -0.038
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 16
Rritja agregate e produktivitetit në ekonomi rezulton si nga: rritja brenda sektorëve të produktivitetit,
rritja e produktivitetit nga firmat në sektorë; dhe gjithashtu si rezultat i ndryshimeve strukturore,
duke u rritur punësimi i gjeneruar nga aktivitetet më të larta të produktivitetit. Pasi që sektorët
ndryshojnë jo vetëm për nga aspekti i niveleve të produktivitetit, por edhe për nga drejtimi i trendit
të rritjes së produktivitetit; alokimi i burimeve ka një efekt statik dhe dinamik. Efekti statik matë
rritjen e produktivitetit të shkaktuar nga ndryshimi i modeleve të punësimit, ndërkohë që efekti
dinamik kap zhvendosjet drejt sektorëve me ritme më të larta të rritjes së produktivitetit.
Figura 2. Kosova: Gjenerimi i punësimit sipas nivelit të produktivitetit 2012-2016
Figura 2 paraqet kontributin e secilit sektor të aktivitetit ekonomik në rritjen e punësimit për
periudhën 2012-2017 dhe lidhjen e saj me produktivitetin relativ të sektorit. Siç mund të vërehet,
ekonomia e Kosovës po gjeneron punësim në ata sektorë që kanë produktivitet më të ulët. Është
e domosdoshme të theksohet se në sektorët me produktivitet më të lartë, punësimi mezi po rritet
dhe më shqetësues është fakti që po zvogëlohet në shumë aktivitete të shërbimeve.
Figura 3 tenton të paraqes efektin dinamik të alokimit të burimeve. Ajo paraqet normat e rritjes së
punësimit dhe të produktivitetit për sektorët e ndryshëm të ekonomisë. Në ata sektorë me normë
më të lartë të rritjes së produktivitetit, rritja e punësimit është negative; ndërsa në sektorët me
normë të ulët të rritjes së produktivitetit, norma e rritjes së punësimit është e konsiderueshme.
0
0.2
0.4
0.6
0.8
1
1.2
-10 -5 0 5 10 15 20 25 30 35
PR
OD
UK
TIV
ITE
TI
RE
LA
TIV
I
PU
NE
S 2
01
6
% KONTRIBUTI NË GJENERIMIN E PUNËSIMIT 2012-2016
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 17
Figura 3. Kosova: Normat e rritjes së produktivitetit dhe punësimit
Analiza e shkurtër e mësipërme tregon se modeli i ndryshimit strukturor të ekonomisë së Kosovës
mund të mos jetë shumë i favorshëm për një rritje të qëndrueshme ekonomike. Ekonomia e
Kosovës është kryesisht një ekonomi shërbimesh dhe do të vazhdojë të jetë kështu edhe në të
ardhmen. Sfidë është gjetja e mënyrave dhe mjeteve për të nxitur zhvillimin e teknologjisë më të
lartë me aktivitete të shërbimeve me vlera më të larta, që mund të dalin si nxitës të rritjes dhe
impuls i një ndryshimi strukturor i përmirësimit të rritjes së ekonomisë. Aktivitetet e shërbimeve
mbështesin rritjen dhe zhvillimin e sektorëve të prodhimit material. Problemi kryesor është nëse
vetëm funksionimi i lirë i forcave të tregjeve do të prodhojë ndryshimin e nevojshëm, ose nëse do
të kërkohen politika aktive për të arritur rezultate të frytshme në këtë drejtim. Disa masa tashmë
janë ndërmarrë, siç është miratimi i Ligjit mbi Shërbimet dhe miratimi i disa strategjive sektoriale
që mbulojnë disa sektorë të shërbimeve. Por ajo që kërkohet është hartimi i një strategjie të
përgjithshme, duke përfshirë një politikë tregtare të shërbimeve, e cila do të mundësojë krijimin e
një sektori të fuqishëm dhe konkurrues të shërbimeve.
I V . T R E G T I A N Ë S H Ë R B I M E N Ë K O S O V Ë
Tregtia në shërbime është bërë një element shumë dinamik i procesit të globalizimit, dhe tregtimi
i shërbimeve po rritet më shpejt se sa tregtimi i mallrave. Revolucioni i vazhdueshëm teknologjik
dhe ndryshimet e konsiderueshme rregullative që kanë ndodhur në mbarë botën kanë nxitur
dinamizmin e tregtisë në shërbime. Përllogaritjet e fundit të transaksioneve ndërkombëtare, të bëra
në bazë të vlerës së shtuar, tregojnë se tregtia në shërbime përfaqëson gjysmën e tregtisë globale.
Për shumë vende, tregtia në shërbime po shfaqet si instrument kryesor për integrimin e tyre në
sistemin tregtar multilateral.
Sipas Marrëveshjes së Përgjithshme mbi Tregtinë në Shërbimeve (GATS), e cila ka miratuar një
përkufizim të tregtisë në shërbime, e cila gjithashtu është inkorporuar në Protokollin Shtesë 6 të
Marrëveshjes së CEFTA-s, tregtia në shërbime kryhet nëpërmjet mënyrave të ndryshme të
furnizimit.
-0.15
-0.1
-0.05
0
0.05
0.1
0.15
0.2
0.25
-0.15 -0.1 -0.05 0 0.05 0.1 0.15
NO
RM
A E
RR
ITJ
ES
SË
P
RO
DU
KT
IVIT
ET
NORMA E RRITJES SË PUNËSIMIT
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 18
KUTIA 2 10
Metoda 1: Furnizimi ndërkufitar: është përcaktuar që të mbulojë rrjedhat e shërbimeve nga territori i një anëtari në territorin e një anëtari tjetër (p.sh. shërbimet bankare ose arkitekturore të transmetuara nëpërmjet telekomunikacionit ose postës); Metoda 2: Konsumi jashtë vendit: i referohet situatave ku një konsumator i shërbimit (p.sh. turist ose pacient) kalon në territorin e një anëtari tjetër për të marrë një shërbim; Metoda 3: Prania komerciale: nënkupton që një furnizues shërbimesh i një anëtari themelon një prani territoriale, përfshirë përmes pronësisë ose dhënies me qira të objekteve, në territorin e një anëtari tjetër për të ofruar një shërbim (p.sh. degët e brendshme të kompanive të sigurimeve të huaja ose zinxhirët e hoteleve); dhe Metoda 4: Prania e personave fizik: përbëhet nga persona të një anëtari që hynë në territorin e një anëtari tjetër për të furnizuar një shërbim (p.sh. kontabilistët, mjekët ose mësuesit). Shtojca mbi Lëvizjen e Personave Fizik specifikon, megjithatë, se anëtarët mbeten të lirë që të ndërmarrin masa në lidhje me shtetësinë, vendbanimin ose qasjen në tregun e punës në baza të përhershme.
Ky seksion paraqet një vlerësim paraprak të tregtisë së Kosovës në shërbime. Analiza bazohet në
të dhënat e Bilancit të Pagesave (BOP) nga Banka Qendrore e Kosovës, e cila regjistron
transaksionet ndërmjet rezidentëve dhe jo-rezidentëve, të klasifikuar sipas kategorive të
ndryshme. Tregtia ndërkombëtare në rrjedhat e shërbimeve paraqet transaksionet ndërmjet
rezidentëve dhe jo-rezidentëve sipas dymbëdhjetë kategorive kryesore të shërbimit të klasifikimit
të Bilancit të Zgjeruar të Shërbimeve të Pagesave (EBOPS 2010). Këto të dhëna nuk lejojnë të
vlerësojnë plotësisht tregtinë në shërbime sipas mënyrës së furnizimit. Në veçanti, të dhënat e
shfrytëzuara në këtë material nuk përfshijnë tregtinë sipas Metodës 3, prania komerciale; që quhet
tregtia në shërbime e degëve dhe filialeve të huaja (FATS). Zhvillimi i mëtejshëm i statistikave mbi
tregtinë në shërbime, sipas mënyrës së furnizimit dhe ndarjes më të madhe sipas llojit të shërbimit,
duhet të jetë i lartë në prioritetet e agjendës së ardhshme të punës.
4 . 1 P a s q y r a e t r e g t i s ë Tregtia në shërbime mund të krijojë mundësi për Kosovën që të zgjerojë prodhimin e shërbimeve
në sektorët ku ka një avantazh krahasues relativ, duke krijuar kështu vende pune, duke kontribuar
më shumë në BPV dhe duke gjeneruar shkëmbime të huaja. Kjo mund të jetë veçanërisht e
rëndësishme për Kosovën, e cila ballafaqohet me kufizime në qasjen në tregjet ndërkombëtare
për mallra për shkak të infrastrukturës së dobët të transportit, duke qenë pa dalje në det, dhe
aktualisht duke mos qenë në gjendje të shfrytëzojnë në mënyrë efikase portet detare në Shqipëri
ose Greqi.
Eksportet e shërbimeve mund të jenë dhe duhet të konsiderohen si një komponent i rëndësishëm
i strategjisë së rritjes së vendit. Për më tepër, importet e shërbimeve mund të përmirësojnë
ndjeshëm performancën e përgjithshme ekonomike duke rritur konkurrencën, duke sjellë praktikat
më të mira ndërkombëtare, aftësitë dhe teknologjitë më të mira. Duke pasur parasysh se një pjesë
e konsiderueshme e tregtisë në shërbime kryhet nëpërmjet investimeve të huaja direkte, ajo
gjithashtu mund të sjellë në vend kapitalin investues shumë të nevojshëm.
10 OBT/GATS 4 metodat e furnizimit
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 19
Figura 4 paraqet të dhënat agregate të Kosovës për tregtinë në shërbime për periudhën 2008-
2017 sipas kategorive kryesore të shërbimeve. Tregtia në shërbime ka treguar dinamizëm gjatë
kësaj periudhe, në të cilën ka patur një suficit të qëndrueshëm të tregtisë në shërbime. Eksportet
e shërbimeve janë rritur me një normë mesatare vjetore rritjeje prej 12.9 përqind; ndërsa importet
në 8.1 për qind. Si pasojë, ka pasur një rritje të suficitit. Në vitin 2008, suficiti tregtar i shërbimeve
qëndroi në EUR 154.8 milionë, duke arritur në EUR 805.4 milionë në vitin 2017; duke treguar një
normë rritjeje komplekse të bilancit pozitiv prej 17.93 për qind gjatë kësaj periudhe. Megjithatë,
suficiti i tregtisë në shërbime është luhatur në masë të konsiderueshme nga viti në vit.11 Është e
rëndësishme të theksohet se suficiti i tregtisë në shërbime jep një kontribut të rëndësishëm në
financimin e llogarisë rrjedhëse.
Eksportet e shërbimeve janë rritur nga EUR 391.1 milionë në vitin 2008 në EUR 1 miliard e 319
milionë në vitin 2017; ndërkohë që importet janë rritur nga EUR 236.3 milionë në EUR 514.2
milionë në vitin 2017.
Figura 4. Kosova: Tregtia në shërbime
11 Në vitin 2009, suficiti tregtar është rritur dhe arriti në EUR 235.4 milionë. Në vitin 2010 ai u ul në EUR 188.6 milionë. Në vitin 2011, bilanci arriti vlerën prej EUR 408.0 milion dhe vazhdoi të rritet deri në vitin 2013 me EUR 518.3 milion. Vitet e ardhshme në bilanc u ulën, dhe në vitin 2015 ajo ishte EUR 459.8 milionë. Për dy vitet e fundit shërbimet në Kosovë kanë një bilanc pozitiv, në vitin 2016 me EUR 642.5 milionë dhe në vitin 2017 ka arritur vlerën më të lartë prej EUR 805.4 milion.
0.00
200.00
400.00
600.00
800.00
1,000.00
1,200.00
1,400.00
2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017
Eksporti Importi Bilanci
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 20
Figura 5 paraqet përbërjen e eksporteve të shërbimeve gjatë periudhës raportuese sipas
kategorive kryesore. Kutia 2 paraqet një shpjegim të shkurtër të transaksioneve që regjistrohen në
kategoritë e ndryshme të shërbimeve. Eksportet kryesore të shërbimeve të Kosovës janë udhëtimi.
Udhëtimi ka përfaqësuar pjesën më të madhe të eksporteve gjatë gjithë periudhës 2008-2017. Në
vitin 2008, ajo ka shpjeguar 45 për qind të totalit të eksporteve dhe në vitin 2017 pjesëmarrja e saj
është rritur në 81.6 për qind të totalit të eksporteve të shërbimeve. Shërbimet e udhëtimit në thelb
llogariten për suficitin që Kosova regjistron në tregtinë në shërbime. Është shënuar një rënie e
ndjeshme në vlerën e eksporteve të shërbimeve qeveritare për shkak të reduktimit të madhësisë
dhe aktiviteteve të subjekteve të huaja, si EULEX, KFOR ndër të tjera, në territorin e Kosovës.
Rritja e eksporteve të shërbimeve të biznesit, që përfshijnë një shumëllojshmëri të gjerë të
aktiviteteve të ndryshme, ka regjistruar një normë mesatare vjetore rritjeje prej 5.8 për qind dhe ky
zhvillim duhet të theksohet. Eksportet e shërbimeve të transportit kanë mbetur praktikisht në të
njëjtin nivel gjatë periudhës kur është bërë analiza.
Është shumë e rëndësishme që kjo pjesë të përfundohet, duke theksuar se eksporti i shërbimeve të Kosovës është kryesisht i bazuar në udhëtime, që është efekt i shpenzimeve të jo-rezidentëve në vend gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm. Në këtë aspekt, vizita e diasporës dhe paratë që ata shpenzojnë gjatë qëndrimit të tyre janë përbërës thelbësor i eksporteve totale të shërbimeve të udhëtimit. Ky lloj i eksportit mund të mos jetë i qëndrueshëm, dhe në të ardhmen e afërt mund të ketë një ndikim negativ në eksportin e përgjithshëm të shërbimeve.
Figura 5. Kosova: Eksporti i shërbimeve
0
200
400
600
800
1000
1200
1400
2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017
Transporti Udhëtimi Shërbimet tjera biznesore Shërbimet personale Shërbimet qeveritare
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 21
Figura 6 paraqet përbërjen e importeve të shërbimeve të Kosovës për periudhën 2008-2017. Gjatë
kësaj periudhe është rritur importi i shërbimeve, por me një ritëm më të ultë të rritjes sesa eksportet.
Importet e shërbimeve janë më pak të përqendruara sesa në rastin e eksporteve; megjithatë,
udhëtimi përbën gjithashtu importin kryesor. Kosova është importuese neto e shërbimeve të
transportit; dhe gjithashtu një importues i konsiderueshëm i shërbimeve të biznesit.
Figura 6. Kosova: Importi i shërbimeve në Kosovë
0
100
200
300
400
500
600
700
2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017
Transporti Udhëtimi Shërbimet tjera biznesore
Shërbimet personale Shërbimet qeveritare
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 22
12 Ky dokument shfrytëzon rezultatet paraprake për analizë. Vlerat në tabelë mund të dallojnë nga dokumentet zyrtare aktuale në Bankën Qendrore të Kosovës, për shkak të rafinimeve të zakonshme të bëra në raportet për tregtinë në shërbime. Kështu, mospërputhjet janë të parëndësishme dhe mund të mos përfillen sepse ky dokument analizon një trend të përgjithshëm të tregtisë në shërbime.
Tabela 4. Shërbimet tregtare të Kosovës sipas sektorëve12
Viti Transporti Udhëtimi Shërbimet biznesore Shërbimet personale, kulturore dhe rekreative
Mallrat dhe shërbimet qeveritare
Shërbimet tregtare (Totali)
X M Bilanci X M Bilanci X M Bilanci X M Bilanci X M Bilanci X M Bilanci
2008 29.0 69.0 (40.0) 177.6 52.6 125.0 94.5 112.3 (17.8) … … … 90.0 2.4 87.6 391.1 236.3 154.8
2009 30.1 69.2 (39.1) 277.6 82.1 195.5 127.0 128.4 (1.5) 0.8 0.1 0.7 81.4 1.7 79.7 516.9 281.5 235.4
2010 31.2 75.3 (44.1) 327.7 104.7 223.0 146.2 192.8 (46.6) … … … 62.7 6.4 56.4 567.9 379.3 188.6
2011 28.6 82.0 (53.4) 531.6 157.3 374.4 200.1 164.6 35.4 0.0 0.0 0.0 51.6 0.0 51.6 811.9 403.9 408.0
2012 29.3 80.0 (50.7) 636.8 150.8 486.1 180.3 124.6 55.8 0.0 0.0 0.0 42.9 12.0 30.9 889.4 367.3 522.0
2013 36.5 88.0 (51.5) 647.5 135.3 512.2 138.0 103.6 34.4 0.0 0.0 0.0 39.0 15.8 23.2 861.1 342.8 518.3
2014 26.6 99.6 (73.0) 665.6 162.9 502.7 186.6 170.9 15.8 2.5 1.6 1.0 34.7 20.6 14.1 916.1 455.5 460.6
2015 33.1 146.7 (113.5) 719.7 193.2 526.6 148.4 118.3 30.1 1.6 0.8 0.8 34.8 18.8 16.0 937.7 477.8 459.8
2016 35.3 124.6 (89.2) 901.4 219.8 681.7 144.0 118.0 26.1 1.3 1.2 0.1 35.5 11.7 23.9 1117.6 475.1 642.5
2017 37.2 118.7 (81.5) 1,077.4 225.7 851.7 166.3 156.4 9.9 2.7 1.5 1.2 35.8 11.7 24.1 1319.5 514.2 805.4
Norma agregate e
rritjes vjetore në
%
2.52% 5.5 19.75 15.68 5.81 3.37 12.93 31.1 -8.81 17.16 - 12.93 8.09
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 23
4 . 2 M o d e l i i T r e g t i s ë s ë S h ë r b i m e v e t ë K o s o v ë s
KUTIA 3
Termi tregtia ndërkombëtare në shërbime përfshin transaksionet e shërbimeve ndërmjet rezidentëve dhe jo-rezidentëve. Të dhënat e tregtisë në shërbime kryesisht grumbullohen me qëllim të elaborimit të bilancit të pagesave të ekonomisë. Përveç që ofrohen përmes tregtisë ndërmjet rezidentëve dhe jo-rezidentëve, shërbimet mund të ofrohen edhe nëpërmjet filialeve të huaja në vendet pritëse. Prandaj, fushëveprimi më i gjerë i tregtisë në shërbime shton edhe praninë komerciale të furnizuesve të shërbimeve. Ky komponent i fundit, tregtia e degëve të huaja në shërbime (FATS), nuk është ndërtuar për bilancin e pagesave. Ajo duhet të përllogaritet vetëm.
Transporti - Mbulon të ardhurat ndërkombëtare (faturat) dhe shpenzimet (pagesat) që lidhen me lëvizjen e njerëzve dhe mallrave nga një vend në tjetrin, dhe përfshin shërbimet ndihmëse dhe anësore si dhe shërbimet postare dhe korrierë. Transporti klasifikohet sipas: (a) mënyrës së transportit, gjegjësisht përmes detit, ajrit ose të tjera ("të tjera" mund të ndahen më tej në transportin përmes hekurudhave, rrugëve, rrugëve ujore të brendshme, kanaleve dhe transportit hapësinor, si dhe transmisionit të energjisë elektrike); dhe (b) asaj se çfarë është transportuar, udhëtarë ose mallra. Shërbimet postare dhe korrierë mbulojnë marrjen, transportin dhe shpërndarjen e letrave, gazetave, revistave, broshurave, materialeve të tjera të shtypura, plikove dhe paketave, duke përfshirë shërbimet korrierë me qera të postës dhe kutive postare.
Udhëtimi - Në rastin e udhëtimit, konsumatori lëviz në një territor tjetër për të konsumuar mallrat dhe shërbimet që ai ose ajo blenë. Kreditë e udhëtimit mbulojnë mallrat dhe shërbimet për përdorim vetanak ose për t’i dhuruar, të blera nga ndonjë ekonomi prej jo-rezidentëve gjatë vizitave në atë ekonomi; ndërkohë që borxhet mbulojnë mallrat dhe shërbimet për përdorim vetanak ose dhurimin e tyre, të blera nga ekonomitë e tjera prej rezidentëve gjatë vizitave në këto ekonomi të tjera. Zbërthimi standard i komponentës së udhëtimit është ndërmjet udhëtimit biznesorë dhe personal, me të dhëna plotësuese për grupet me interes të veçantë, siç janë punonjësit e zonës kufitare, ata sezonal dhe punonjës të tjerë afatshkurtër.
Shërbimet tjera biznesore – Përfshijnë një shumëllojshmëri të gjerë të shërbimeve të tregtueshme. Ato përbëhen nga shërbimet financiare, shërbimet e komunikimit dhe informimit; shërbimet kërkimore dhe zhvillimore, shërbimet e konsulencës profesionale dhe të menaxhimit, si dhe shërbimet teknike, tregtare dhe të tjera të biznesit. Shërbimet e kërkimit dhe zhvillimit përfshijnë shërbime të lidhura me kërkimin bazë dhe të aplikuar dhe zhvillimin eksperimental të produkteve dhe proceseve të reja. Shërbimet e konsulencës profesionale dhe të menaxhimit përfshijnë shërbimet juridike, të kontabilitetit, konsulencës së menaxhimit, shërbimet menaxheriale, shërbimet e marrëdhënieve me publikun, reklamimin dhe hulumtimin e tregut. Shumat e pranuara nga një kompani amë nga degët e saja për shpenzimet e përgjithshme të tejkaluara në lidhje me këto shërbime. Shërbimet teknike, tregtare dhe të tjera të biznesit përfshijnë arkitekturën dhe inxhinierinë, ndërtimtarinë, trajtimin e mbeturinave, lisingun operacional, shërbimet tregtare dhe të tjera të biznesit.
Shërbimet personale, kulturore dhe rekreative - Përbëhet nga (a) shërbimet audiovizuale dhe të ndërlidhura me to dhe (b) shërbimet tjera personale, kulturore dhe rekreative. Shërbimet audiovizuele dhe ato të ndërlidhura përbëhen nga shërbimet dhe tarifat që lidhen me prodhimin e filmave (në film, videokasetë, disk, ose të transmetuara në mënyrë elektronike, etj.), Programet radiotelevizive (në kohë reale ose të incizuara), dhe regjistrimet muzikore. Shërbimet e tjera personale, kulturore dhe rekreative përfshijnë shërbimet shëndetësore, shërbimet arsimore dhe të tjera. Shërbimet tjera personale, kulturore dhe rekreative përfshijnë ato që lidhen me muzetë dhe aktivitete të tjera kulturore, sportive, të lojërave të fatit dhe rekreative, përveç atyre që përfshihen në udhëtime.
Mallrat dhe shërbimet qeveritare; mallrat dhe shërbimet e blera nga ekonomia pritëse nga ana e diplomatëve, stafit konsullor dhe personelit ushtarak të vendosur jashtë vendit dhe vartësve të tyre; si dhe shërbimet e furnizuara nga dhe për qeveritë që nuk janë të përfshira në kategoritë e shërbimeve të tjera. Shërbimet e furnizuara nga dhe për qeveritë klasifikohen në kategoritë e shërbimeve specifike kur të dhënat e burimit e lejojnë një gjë të tillë.
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 24
Ky seksion jep një vlerësim të shkurtër dhe më të detajuar të tregtisë së Kosovës në shërbime. Ky
seksion analizon tregtinë sipas llojit të shërbimit dhe disa aktiviteteve brenda secilës kategori13.
4 . 2 . 1 T r a n s p o r t i
Transporti nuk është thjeshtë mënyrë për të kapërcyer kufizimet fizike të distancës gjeografike për
tregtinë ndërkombëtare, është një shërbim që tregtohet vetëm në të drejtën nga kompanitë e
transportit me anije, linjat ajrore dhe një shumëllojshmëri e mënyrave të transportit të bazuar në
sipërfaqe dhe shërbime të ndryshme ndihmëse. Shërbimet e transportit dhe logjistikës lehtësojnë
tregtinë ndërkombëtare dhe luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e ekonomive.
Cilësia dhe efikasiteti i shërbimeve të transportit dhe logjistikës janë të rëndësishme për tregtinë
ndërkombëtare, duke pas parasysh që shërbimet e dobëta dhe infrastruktura logjistike dhe
proceset operacionale mund të jenë një pengesë e madhe për integrimin e tregtisë globale. Sa më
në kohë, efikas dhe i besueshëm të jetë zinxhiri logjistik i furnizimit, aq më shumë mallra më efikase
dhe më të besueshme mund të dërgohen nga pika e prodhimit deri në pikën e konsumit. Për më
tepër, lidhjet e shumta në zinxhirin e furnizimit nënkuptojnë se një sektor transporti që funksionon
mirë është i rëndësishëm për të realizuar potencialin e plotë të politikave të lehtësimit të tregtisë.
Kategoria e shërbimeve të transportit mund të ndahet në katër nënkategori: në transportin detar,
transportin ajror, mënyrat e tjera të transportit, shërbimet postare dhe korrierë14. Tri nën-kategoritë
e para nënkuptojnë më tej transportin e njerëzve ose të mallrave (dërgesave). Në rastin e
transportit të udhëtarëve, tregtia ndërkombëtare në shërbimet e transportit mbulon të gjitha
shërbimet që u ofrohen jo-rezidentëve nga transportuesit rezidentë, dhe rezidentëve nga
transportuesit jo-rezidentë. Megjithatë, transporti i udhëtarëve (jo-rezidentëve) nuk është i
përfshirë në transport. Në tregtinë ndërkombëtare, tregtia klasifikohet nën shërbimet e udhëtimit.
Në rastin e shërbimeve të transportit të mallrave, shërbimet e transportit përfshijnë tërë transportin
ndërkombëtar të eksporteve dhe importeve të mallrave të ekonomisë. Për më tepër, ajo përfshinë
shërbimet e mallrave të ofruara nga operatorët rezidentë në importet e ekonomisë së mbledhjes
brenda kufirit doganor të ekonomisë eksportuese (eksportet e shërbimeve të transportit të
mallrave). Në rastin e Kosovës, për shkak të gjendjes së territorit saj pa dalje në det, transporti
detar nuk është kategori relevante.
Figura 7 paraqet seritë kohore për evoluimin e tregtisë ndërkombëtare në shërbimet e transportit
nga viti 2008 deri në vitin 2017. Në terma agregate, Kosova është importues neto i shërbimeve të
transportit; dhe deficiti tregtar është rritur në mënyrë progresive që nga viti 2008. Eksporti i
shërbimeve të transportit ka mbetur pothuajse i pandryshueshëm, me një normë mesatare vjetore
rritjeje prej 2.5 përqind; ndërsa importet kanë regjistruar një normë mesatare vjetore rritjeje prej
5.6 përqind. Natyra e rritjes së konsiderueshme të importeve në vitin 2015 është relativisht e
paqartë. Është vërejtur një paqëndrueshmëri e lartë në këtë sektor, përveç në periudhën 2014-
2015. Megjithëse ekziston një ndryshim i konsiderueshëm në vlerën e eksporteve dhe importeve,
duket se ndryshimi në vlerën e shërbimeve të importuara të transportit pasohet deri diku nga
komponenti i eksportit.
13 Disa nën-sektorë janë bashkuar së bashku ose janë lënë tërësisht jashtë, për shkak të mungesës së tyre në këtë dokument.
14 Mënyrat e tjera të shërbimeve të transportit përfshijnë të gjitha metodat e tjera të transportit përveç detit dhe ajrit. Ato mund të ndahen në: transportin hapësinor, transportin hekurudhor, transportin rrugor, transportin përmes rrugëve të brendshme ujore, transportin përmes kanaleve, transmisionin e energjisë elektrike dhe shërbime të tjera mbështetëse dhe ndihmëse (p.sh. të gjitha shërbimet e tjera të transportit që nuk mund të ndahen në asnjërën prej komponentëve të shërbimeve të transportit të përshkruar më parë.
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 25
Figura 7. Kosova: Tregtia në shërbime të transportit
Figura 8 paraqet raportin e eksportit ndaj importit të shërbimeve të transportit. Gjatë periudhës
2008-2011 raporti ndërmjet eksporteve dhe importeve ishte gati i njëjtë, eksportet që mbulonin
rreth 25 përqind të importeve; ndërsa për periudhën 2011-2013 raporti qëndronte në 30 përqind.
Në vitin 2014 raporti ka rënë në mënyrë drastike në rreth 10%. Së fundmi, për periudhën 2015-
2017 raporti ka qenë rreth 20 përqind. Fakti është se mbulimi i importeve të shërbimeve të
transportit ka pësuar një rënie progresive, e cila përkthehet në një deficit tregtar në rritje, edhe pse
me luhatje të konsiderueshme vjetore.
Figura 8. Raporti i mbulimit të importit për tregtinë në shërbimet e transportit
Historikisht ka patur raporte të ngushta ndërmjet tregtisë ndërkombëtare dhe transportit ndërkombëtar. Zhvillimi i tregtisë pasqyrohet në zhvillimin e transportit ndërkombëtar, pasi ekziston
-150
-100
-50
0
50
100
150
200
2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017
Eksporti Importi Bilanci
0%
10%
20%
30%
40%
50%
60%
70%
80%
90%
100%
2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017
PJE
SË
MA
RR
JA
NË
PË
RQ
IND
JE
VITI
Eksporti Importi
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 26
një lidhje e konsiderueshme mes vëllimeve të tregtisë së mallrave dhe evoluimit të eksportit dhe importit të shërbimeve të transportit të mallrave.
S h ë r b i m e t e t r a n s p o r t i t a j r o r
Shërbimet e transportit ajror ndahen më tej në transportin e udhëtarëve, mallrave dhe shërbimeve
të tjera. Figura 9 paraqet të dhënat e agreguara të serive kohore për eksportet dhe importet e
shërbimeve të transportit ajror. Siç mund të vërehet, Kosova ka regjistruar një suficit në tregtinë e
shërbimeve të transportit ajror gjatë periudhës 2008-2017, me përjashtim të vitit 2016 kur është
regjistruar një deficit. Sidoqoftë, suficiti tregtar ka shfaqur një trend të rënies që nga viti 2012.
Figura 9. Kosova: Tregtia në shërbime të transportit ajror
Përbërja e tregtisë në këto shërbime meriton analiza të mëtejshme. Në rastin e transportit të
udhëtarëve, Kosova varet kryesisht nga transportuesit e huaj, duke mos regjistruar eksportet e
këtyre shërbimeve, pasi nuk ekziston një industri e mirë-zhvilluar kombëtare ajrore. Gjatë
periudhës 2008-2017, transporti ajror i udhëtarëve ka përfaqësuar pjesën më të madhe të
importeve të Kosovës për shërbimet e transportit ajror. Në vitin 2017, transporti i udhëtarëve
përbënte 85 për qind të importeve të transportit ajror të Kosovës.
Në rastin e mallrave, gjegjësisht transporti i mallrave përmes ajrit, tregtia është shumë e kufizuar,
thuajse inekzistente, pasi shumica e importeve të Kosovës kryhen përmes rrugëve tokësore.
Eksportet e transportit ajror të mallrave praktikisht nuk ekzistojnë dhe importet gjatë periudhës
2015-2017 kanë pas një mesatare prej vetëm EUR 19,000. Eksporti kryesor i shërbimeve të
transportit ajror, praktikisht të gjitha eksportet e regjistruara, dhe që shpjegon suficitin në këto
shërbime, bien në kategorinë "të tjera", e cila pasqyron pagesat e bëra nga transportuesit e huaj
në Kosovë për shërbimet që lidhen me transportin ajror.15 Në vitet e fundit, importet e operatorëve
të tjerë të transportit ajror kanë treguar një trend të rritjes, edhe pse me luhatje të konsiderueshme.
15 Shërbimet e tjera të transportit përfshijnë shërbimet që janë ndihmëse për transportin dhe nuk sigurohen drejtpërsëdrejti për lëvizjen e mallrave dhe personave. Kjo kategori përfshin tarifat e trajtimit të ngarkesave të faturuara veçmas nga mallrat, magazinimin dhe deponimin, paketimin dhe ripaketimin, rimorkimin që nuk
-10
-5
0
5
10
15
20
25
30
35
40
45
2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017
Eksportet Importet Bilanci
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 27
M o d a l i t e t e t e t j e r a t ë t r a n s p o r t i t
Modalitetet e tjera të transportit përfshijnë një shumëllojshmëri të mjeteve të ndryshme të
transportit, duke përfshirë transportin rrugor, hekurudhor dhe transportin përmes rrugëve ujore,
transportin përmes kanaleve dhe transportin hapësinor, si dhe transmisionin e energjisë elektrike.
Në rastin e Kosovës, mënyra kryesore e transportit të regjistruar është transporti rrugor. Transporti
rrugor mund të ndahet më tej në transportin e udhëtarëve, mallra dhe të tjera16. Figura 10 paraqet
të dhënat e serive kohore të tregtisë në shërbimet e tjera të transportit për Kosovën për periudhën
e cila është duke u analizuar.
Figura 10. Kosova: Tregtia në shërbime tjera të transportit
Importet e shërbimeve të transportit rrugor çdo vit tejkalojnë eksportet në masë të madhe, duke
rezultuar në një deficit të vazhdueshëm dhe në rritje për Kosovën. Ky është reflektim i varësisë së
lartë të tregtisë së Kosovës nga furnizuesit e shërbimeve të transportit të huaj. Deficiti në tregtinë
e këtyre shërbimeve kap pothuajse dyfishin që nga viti 2008, duke u rritur nga EUR 48 milionë në
EUR 87 milionë në vitin 2017. Shumica dërmuese e tregtisë së regjistruar është transporti i
mallrave; që në vitin 2017 përfaqësonte 99.7 për qind të të gjitha importeve të këtyre shërbimeve.
Në rastin e udhëtarëve, seria kohore ka regjistruar vetëm tregtinë që nga viti 2014, me vlera të
ulëta si për eksportet ashtu edhe për importet; me një vlerë maksimale për eksportin prej EUR 184
mijë në vitin 2017 dhe për importin prej EUR 316 mijë në vitin 2016. Kosova ka regjistruar një
suficit të vogël për dy vite dhe një deficit në dy vitet e tjera, për të cilat ekzistojnë të dhëna.
Evoluimi i tregtisë në transportin e mallrave lidhet ngushtë me trendët në tregtinë në mallra. Në
rastin e Kosovës, është bërë një analizë për të vlerësuar shkallën e lidhjes ndërmjet importeve të
përfshihet në shërbimet e mallrave, pilotimin dhe ndihmat në navigim të transportuesve, kontrollin e trafikut ajror, pastrimin e kryer në porte dhe aeroporte të pajisjeve të transportit, dhe tarifat e agjentëve që lidhen me transportin e udhëtareve dhe mallrave (p.sh., shërbimet e transportit të tutjeshëm të mallrave dhe të brokerimit të mallrave).
16 Shërbimet e tjera të transportit përfshijnë shërbime mbështetëse dhe ndihmëse të transportit që nuk sigurohen drejtpërdrejt për lëvizjen e mallrave ose njerëzve, disa prej të cilave sigurohen edhe nga operatorët e transportit.
-150
-100
-50
0
50
100
150
2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017
Eksportet Importet Bilanci
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 28
mallrave dhe importeve të shërbimeve të transportit të mallrave gjatë periudhës së analizës.
Analiza e regresionit ka treguar një lidhje të konsiderueshme midis evoluimit të importeve të
mallrave dhe importeve të shërbimeve të transportit të mallrave (R² = 0.5531). Rritja e importeve
të mallrave, në mungesë të ndonjë ndryshimi në ofrimin e shërbimeve të transportit, do të prodhojë
një rritje të njëkohshme të importit të shërbimeve të transportit të mallrave pak më shumë se
gjysma e rritjes së importeve të mallrave. Kjo shkallë e shoqërimit gjithashtu tregon varësinë e
Kosovës nga furnizuesit e jashtëm të shërbimeve të transportit. Një analizë e ngjashme është bërë
për të vlerësuar lidhjen e eksportit të transportit të mallrave dhe eksportit të mallrave nga Kosova.
Në këtë rast, nuk është gjetur ndonjë lidhje e mirëfilltë; duke sinjalizuar se edhe në rastin e
eksporteve ekziston një varësi e lartë nga furnizuesit e huaj të transportit. Kjo mund të paraqet
ndikimin e kufizimit që ballafaqohen ofruesit e shërbimeve të transportit në Kosovë e që operojnë
në vendet fqinje.
S h ë r b i m e t p o s t a r e d h e t ë k o r r i e r i t
Periudha raportuese për të cilën ekzistojnë të dhëna për shërbimet postare dhe të korrierit është
nga viti 2014 deri në vitin 2017. Një trend i paqëndrueshëm i tregtisë në këto shërbime është
vërejtur në vitin 2014, shuma e eksportuar ishte EUR 2.3 milionë, duke u ulur gjatë vitit 2015 në
EUR 1.5 milionë, dhe pastaj në vitin 2017 u ul në mënyrë drastike në EUR 206 mijë. Ndërkohë,
importet e shërbimeve postare dhe të korrierit janë rritur nga EUR 686 mijë në vitin 2016, në EUR
1.2 milion në vitin 2017.
4 . 2 . 2 U d h ë t i m i
Udhëtimi regjistron shpenzimet për jo-rezidentët e huaj, ndërsa në Kosovë (eksportet), dhe ato të
udhëtarëve të përkohshëm të Kosovës, ndërsa në vendet e huaja (importet). Njerëzit udhëtojnë
në vende të tjera ose për qëllime biznesi ose për qëllime personale. Për sa i përket udhëtimit për
qëllime personale, llogaritë regjistrojnë shpenzimet që kanë të bëjnë me shëndetin ose për qëllime
arsimore, dhe për arsye të tjera, kryesisht për turizmin.
Udhëtimi është komponenti më i rëndësishëm i tregtisë së shërbimeve në rastin e Kosovës. Figura
11 paraqet periudhën kohore të evoluimit të tregtisë në këtë kategori shërbimesh për periudhën
2008-2017. Siç mund të vërehet, si eksportet ashtu edhe importet kanë treguar dinamizëm të
konsiderueshëm gjatë kësaj periudhe; gjatë së cilës Kosova ka regjistruar një suficit tregtar të
qëndrueshëm dhe në rritje; që arriti në EUR 871.7 milionë në vitin 2017. Gjatë kësaj periudhe
eksportet janë rritur me një normë mesatare rritjeje prej 24.85 për qind, ndërsa importet me një
normë prej 15.68 për qind.
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 29
Figura 11. Kosova: Tregtia në shërbime të udhëtimit
Në rastin e Kosovës, udhëtimi për qëllime personale, përveç atyre të biznesit, dominon tregtinë.
Udhëtimi për qëllime biznesi, megjithëse tregon dinamizëm, përfaqëson një pjesë të vogël të totalit.
Në vitin 2017, udhëtimet për qëllime të biznesit përfaqësonin vetëm 1.15 për qind të totalit të
eksporteve të Kosovës, dhe vetëm 8.2 për qind të importeve totale në këtë kategori. Në udhëtimet
për qëllime biznesi, Kosova ka shënuar një deficit në shumicën e viteve gjatë periudhës së
analizuar. Megjithatë, rritja progresive e eksporteve tregon se më shumë njerëz po vijnë në Kosovë
për të zhvilluar aktivitete të biznesit. Eksportet janë rritur nga EUR 114 mijë në vitin 2008, në EUR
12.4 milionë në vitin 2017. Nga ana e tyre, shpenzimet e shtetasve të Kosovës që udhëtojnë jashtë
vendit për qëllime biznesi janë rritur nga EUR 1.17 milionë në EUR 18.5 milionë gjatë të njëjtës
periudhë. Figura 12 paraqet evoluimin e serive kohore të udhëtimit për qëllime biznesi.
Figura 12. Kosova: Tregtia në udhëtime për qëllime biznesore
0
200
400
600
800
1000
1200
2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017
Eksportet Importet Bilanci
-10
-5
0
5
10
15
20
25
2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017
Eksporti Importi Bilanci
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 30
Në rastin e udhëtimit për qëllime personale, kategoria "të tjera" reflekton kryesisht turizmin.
Ekziston një dinamizëm në rastin e udhëtimit për qëllime shëndetësore dhe arsimore, por vlera e
tregtisë si për eksporte ashtu edhe për importe në këto raste është relativisht e ulët. Në të dyja
rastet, Kosova ka shënuar një deficit të qëndrueshëm; duke sinjalizuar se vendi është një
importues neto i shërbimeve shëndetësore dhe arsimore. Në rastin e shërbimeve shëndetësore
gjatë vitit 2017 Kosova ka importuar EUR 7.4 milionë, ndërsa ka eksportuar EUR 1.16 milionë. Në
rastin e shërbimeve arsimore, importet arritën vlerën në EUR 6.6 milionë, ndërsa eksportet arritën
vlerën në EUR 3.36 milionë.
Siç u përmend më lart, udhëtimi për qëllime të tjera personale, përfshirë për turizëm, përbën pjesën
më të madhe të tregtisë së Kosovës që lidhet me këtë llogari. Në këtë rast, si eksportet ashtu edhe
importet kanë treguar dinamizëm të konsiderueshëm. Eksportet janë rritur nga EUR 177 milionë
në vitin 2008 në EUR 1,060 milionë në vitin 2017; ndërsa importet nga EUR 49.2 milionë në EUR
193.2 milionë gjatë të njëjtës periudhë. Eksportet janë rritur me një normë agregate të rritjes vjetore
prej gati 20 përqind; dhe importet me një normë prej 14.6 për qind në vit. Kosova ka mbajtur një
suficit tregtar në rritje, i cili në vitin 2017 ka arritur në EUR 867.3 milionë, nga suficiti prej EUR 128
milionë i arritur në vitin 2008. Një komponent i rëndësishëm i udhëtimit për qëllime personale
përfshin udhëtimet e vizitave të ndërmarra nga diaspora e Kosovës. Sipas të dhënave të vitit 2017,
nga 120 mijë vizitorë, pothuajse 30 përqind e tyre nuk janë bërë nga shtetasit e huaj. Për më tepër,
shumë anëtarë të diasporës të gjeneratës së dytë posedojnë pasaporta të huaja. Një pjesë e
konsiderueshme e vizitorëve vijnë nga vendet me një diasporë të konsiderueshme të Kosovës.
Ndikimi i diasporës në llogarinë e udhëtimit është një çështje që meriton analiza të hollësishme të
mëtejshme, pasi nuk është turizëm në kuptimin e ngushtë të fjalës.
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 31
4 . 2 . 3 S h ë r b i m e t e B i z n e s i t
Tregtia në shërbimet e biznesit është një nga segmentet me rritjen më të shpejtë të tregtisë globale
në shërbime. Kjo kategori përfshin një shumëllojshmëri të gjerë të aktiviteteve të ndryshme të
shërbimeve, shumë prej të cilave janë inpute për sektorët e prodhimit material dhe gjithashtu për
shërbime të tjera. Tabela 5 paraqet evoluimin e tregtisë së Kosovës në shërbimet e biznesit për
periudhën gjatë së cilës është bërë analiza e kategorive të gjera të shërbimeve të biznesit të marra
parasysh për këtë vlerësim.17 Siç mund të vërehet, ka pasur nivel të lartë të luhatjeve si në eksport
ashtu edhe në import gjatë gjithë periudhës raportuese. Eksportet kanë dominuar mbi importet nga
viti 2011 e tutje; megjithatë ekziston një trend i rënies së suficitit tregtar në tregtinë e këtyre
shërbimeve; siç mund të shihet qartë në figurën 13. Suficiti më i lartë prej EUR 55.8 milionë është
arritur gjatë vitit 2012. Suficiti tregtar në vitin 2017 ishte vetëm EUR 9.9 milionë.
17 Në këtë dokument tregtia në "shërbimet prodhuese për inputet fizike në pronësi të të tjerëve", shërbimet e mirëmbajtjes dhe riparimit; dhe "pagesat për përdorimin e pronës intelektuale nuk janë përfshirë; sa për të vlerësuar tregtinë e shërbimeve në aspektin e mbulimit të GATS dhe AP6. Në këtë kuptim ne kemi përfshirë shërbimet e ndërtimtarisë në këtë kategori.
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 32
Tabela 5. Kosova: Tregtia në shërbime të biznesit
Ndërtimtaria Sigurimi dhe shërbimet pensionale
Shërbimet financiare Telekomunikacioni, shërbime kompjuterike
dhe të informimit
Shërbimet e tjera të biznesit
X I Bilanci X I Bilanci X I Bilanci E I Bilanci X I Bilanci
2008 8.9 5.7 3.2 12.1 24.2 -12.1 2.7 2.5 0.1 57.3 20.4 36.9 13.6 59.5 -45.9
2009 15.7 5.0 10.7 14.8 24.4 -9.6 5.4 1.8 3.5 72.5 15.6 56.8 18.6 81.5 -62.9
2010 6.4 26.6 -20.2 15.5 28.4 -12.8 3.7 0.4 3.2 79.7 34.3 45.4 40.9 103.1 -62.2
2011 13.7 19.0 -5.3 13.9 31.0 -17.1 0.3 1.1 -0.8 96.9 20.1 76.8 75.3 93.5 -18.1
2012 22.4 11.4 11.0 25.3 29.2 -4.0 0.7 2.0 -1.3 70.4 23.0 47.4 61.6 58.9 2.7
2013 9.4 2.9 6.5 22.7 32.1 -9.4 2.0 2.7 -0.7 59.8 27.7 32.1 44.3 38.3 6.0
2014 12.0 7.7 4.4 21.8 35.9 -14.1 0.1 2.3 -2.2 77.7 58.2 19.5 75.0 66.8 8.2
2015 14.0 3.9 10.1 18.2 38.2 -20.0 0.5 3.2 -2.7 54.8 55.8 -1.0 60.9 17.2 43.7
2016 12.9 1.4 11.6 19.2 44.2 -24.9 0.5 3.5 -3.1 48.4 45.9 2.6 62.9 23.0 39.9
2017 9.3 1.4 7.9 19.7 41.6 -21.9 0.8 5.2 -4.4 46.6 51.3 -4.8 88.8 56.9 31.9
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 33
Figura 13. Kosova: Tregtia në shërbimet e biznesit
Tregtia në shërbimet e biznesit nuk ka qenë veçanërisht dinamike gjatë kësaj periudhe. Eksportet
janë rritur me një normë agregate vjetore 5.8 për qind, ndërsa importet me 3.4 për qind. Që nga
viti 2012, eksportet kanë mbetur të luhatshme rreth pothuajse të njëjtit nivel; siç ka qenë rasti edhe
i importeve. Përveç kësaj, raporti i mbulimit të importit ka pësuar luhatje të lehtë.
N d ë r t i m t a r i a
Shërbimet e ndërtimtarisë shënojnë rekord ndërtimi jashtë vendit nga firmat e Kosovës dhe
ndërtimi nga firmat e huaja në ekonominë raportuese. Figura 14 portretizon evoluimin e tregtisë
në këto shërbime. Kosova ka ruajtur një suficit gjatë kësaj periudhe, me përjashtim të vitit 2010
kur ka pasur një rritje të konsiderueshme të importeve. Duhet të vihet në pah luhatshmëria e
rëndësishme e vlerës së eksporteve, e cila reflekton natyrën e bazuar në projektin e kësaj tregtie.
Importet e shërbimeve të ndërtimtarisë kanë pësuar një rënie të ndjeshme që nga viti 2012 dhe
kanë qenë shumë të kufizuara në vitet e fundit të serive kohore. Ky është një aktivitet në të cilin
Kosova mund të bëjë disa invadime të mëtejshme në tregtinë e shërbimeve.
-100.00
-50.00
0.00
50.00
100.00
150.00
200.00
250.00
2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017
Eksporti Importi Bilanci
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 34
Figura 14. Kosova: Tregtia në shërbimet e ndërtimtarisë
S i g u r i m e t d h e S h ë r b i m e t P e n s i o n a l e
Kjo kategori, në rastin e Kosovës, kryesisht pasqyron tregtinë në shërbimet e sigurimeve, pasi nuk
ka të dhëna për transaksione në shërbimet pensionale. Shërbimet e sigurimeve mbulojnë sigurimin
e llojeve të ndryshme të sigurimeve për jo-rezidentët nga ndërmarrjet e sigurimeve rezidente dhe
anasjelltas. Kosova është importuese neto e shërbimeve të sigurimit; duke treguar një deficit
tregtar gjatë gjithë periudhës. Figura 15 paraqet evoluimin e tregtisë në këto shërbime. Nën
shërbimet e sigurimit janë përfshirë tri transaksione të ndryshme: Sigurimi i drejtpërdrejtë, që
mbulon lloje të ndryshme të sigurimeve të kontraktuara me jo-rezidentët si sigurimi i jetës,
shëndetësor ose i transportit; ri-sigurimi i kontraktuar nga kompanitë e sigurimeve për të
transferuar një masë të rrezikut; dhe shërbime të tjera ndihmëse të sigurimit, të cilat do të përfshijnë
ndër të tjera agjentët e tjerë të sigurimeve. Në këto tri kategori ekziston një deficit tregtar i
pandërprerë, që pasqyron zhvillimin e kufizuar të tregut të sigurimeve në Kosovë. Importet e
shërbimeve të sigurimeve ndihmëse regjistrohen vetëm në katër vite deri për seritë kohore.
Sa i përket vlerës, sigurimi i drejtpërdrejtë përfaqëson pjesën më të madhe të tregtisë së Kosovës
si në eksport ashtu edhe në import. Ka pasur një dinamizëm në tregtinë e këtyre shërbimeve.
Eksporti i sigurimit të drejtpërdrejtë është rritur nga EUR 11.5 milionë gjatë vitit 2008, duke arritur
në EUR 19 milionë gjatë vitit 2017. Nga ana e saj, importet janë rritur nga EUR 20 milionë në vitin
2008, deri në EUR 38 milionë. Nuk ka më të dhëna të ndara për publikun në lidhje me llojin e
sigurimit të drejtpërdrejtë që tregtohet. Në vitin 2017, sigurimi i drejtpërdrejtë përfaqësonte 99 për
qind të totalit të eksporteve të Kosovës për shërbimet e sigurimit; dhe 92.5 për qind të totalit të
importeve.
-30
-20
-10
0
10
20
30
2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017
Eksporti Importi Bilanci
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 35
Figura 15. Kosova: Tregtia në shërbimet e sigurimeve
S h ë r b i m e t F i n a n c i a r e
Sektori financiar luan një rol krucial në të gjitha ekonomitë. Në përgjithësi, tregtia në shërbimet
financiare siç raportohet nga bilanci i pagesave është mjaft i kufizuar në rastin e Kosovës.18 Që
nga viti 2008 eksportet kanë qenë në rënie dhe në vitet e fundit kanë treguar ndryshueshmëri të
konsiderueshme. Nga ana e tyre, importet kanë treguar një trend në rritje; dhe që nga viti 2011 ka
pasur një deficit tregtar të qëndrueshëm në këto shërbime, pas një suficiti gjatë periudhës 2008-
2010. Shumica e tregtisë së Kosovës në shërbimet financiare kryhet nëpërmjet vendosjes së
bankave të huaja në Kosovë; e cila (siç u diskutua më sipër) nuk është reflektuar në bilancin e
pagesave dhe duhet të matet si tregti e shërbimeve të degëve/filialeve të huaja (FATS). Figura 16
paraqet evoluimin e tregtisë së Kosovës në shërbimet financiare siç raportohet në bilancin e
pagesave.
18 Eksportet përfshijnë shërbimet financiare të matura në mënyrë indirekte të furnizuar në asetet e kredive dhe detyrimet e depozitave të korporatave financiare rezidente, për të cilat pala tjetër është një njësi jo-rezidente. Importet përfshijnë shërbime financiare të matura në mënyrë indirekte të blera nga njësi rezidente nga të gjithë sektorët institucionalë me korporatat financiare jo-rezidente.
-30
-20
-10
0
10
20
30
40
50
2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017
Eksporti Importi Bilanci
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 36
S h ë r b i m e t e T e l e k o m u n i k a c i o n i t , k o m p j u t e r i k e d h e t ë i n f o r m i m i t
Tregtia në këto shërbime është zgjeruar shumë shpejt gjatë viteve. Tabela 6 paraqet të dhënat për
tregtinë në këto shërbime të ndara sipas komponentëve kryesorë.
Tabela 6. Shërbimet e telekomunikacionit, kompjuterike dhe të informimit
Viti Shërbimet e Telekomunikacioni
Shërbime kompjuterike Shërbime të informimit Totali i shërbimeve të telekomunikacionit, kompjuterike dhe të informimit
X I Bilanci X I Bilanci X I Bilanci X I Bilanci
2008 55.9 13.8 42.08 - - - 1.37 6.54 (5.16) 57.29 20.37 36.92
2009 70.51
12.1 58.34 - - 1.96 3.47 (1.51) 72.47 15.64 56.93
2010 77.04
28.02
49.02 - - - 2.62 6.29 (3.66) 79.67 34.31 45.39
2011 94.55
17.5 77.03 - - - 2.30 2.55 (0.25) 96.85 20.07 76.78
2012 70.27
22.00
48.27 - - - 0.13 1.00 (0.86) 70.40 23.00 47.40
2013 56.77
23.64
33.12 1.27 1.97 (0.70) 1.71 2.07 (0.36) 59.75 27.70 32.05
2014 68.89
50.02
18.86 8.78 8.18 0.59 - - - 77.68 58.22 19.46
2015 40.50
39.84
0.65 14.31
15.97
(1.65) - - - 54.82 55.82 (1.00)
2016 35.29
36.72
(1.43) 13.10
9.13 3.97 0.03 0.01 0.02 48.43 45.86 2.56
2017 49.64
40.29
9.35 14.89
10.96
3.92 0.14 0.07 0.07 64.68 51.33 13.34
Telekomunikacioni përfaqëson shumicën e transaksioneve tregtare të këtyre shërbimeve. Gjatë
kësaj periudhe Kosova ka regjistruar një suficit të qëndrueshëm në tregtinë në telekomunikacionet
-6
-4
-2
0
2
4
6
2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017
Eksporti Importi Bilanci
Figura 16. Kosova: Tregtia në shërbime financiare
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 37
ndërkombëtare, megjithatë viteve të fundit suficiti ka rënë ndjeshëm. Në lidhje me tregtinë në
shërbimet e telekomunikacionit, është e rëndësishme të theksohet se llogaria kryesisht pasqyron
rezultatin e procesit të zgjidhjes së të ardhurave midis bartësve të trafikut ndërkombëtar të
telekomunikacionit dhe varet nga vëllimi i trafikut në hyrje dhe dalje. Në këtë rast, një rrjedhje neto
e trafikut do të rezultojë në një rrjedhje të pagesave neto nga vendi që "eksporton" atë trafik.
Evoluimi i tregtisë po reflekton ndryshimet që kanë ndodhur në vëllimin dhe drejtimin e trafikut të
telekomunikacionit ndërmjet Kosovës dhe pjesës tjetër të botës.
Një zhvillim interesant është dinamizmi që shërbimet e kompjuterike po shfaqin në vitet e fundit, si
në aspektin e eksporteve ashtu edhe të importeve. Ka të dhëna vetëm nga viti 2012 e tutje. Siç
mund të shihet në Figurën 17, Kosova ka qenë në gjendje të rikthejë deficitin tregtar dhe gjatë dy
viteve të fundit ka përjetuar një suficit të serive kohore për të cilat ka të dhëna në dispozicion.
Shërbimet kompjuterike përfshijnë softuerët kompjuterik dhe shërbimet e tjera kompjuterike. Do të
ishte interesante që të ketë më shumë detaje mbi llojin e shërbimeve kompjuterike që Kosova
është duke tregtuar. Në Kosovë zhvillimi i këtij sektori ka qenë i dukshëm me hyrjen në treg të
kompanive të reja. Ky sektor mund të ofrojë një mundësi interesante për Kosovën që të
diversifikojë eksportet drejt aktiviteteve me vlera më të larta.
Tregtia në shërbime të informimit, që mbulon shërbimet e agjencive të lajmeve dhe shërbimet tjera
të informimit - duke përfshirë dhënien e lajmeve, fotografive dhe artikujve të paraqitjeve në media,
dhe abonimet e drejtpërdrejta jo-përmbledhëse në gazeta dhe botime periodike nuk janë shumë
të shprehura në rastin e Kosovës; dhe të dyja si eksportet dhe importet kanë shfaqur një rënie të
konsiderueshme gjatë periudhës në analizë. Ajo që vërehet është rënia progresive e importeve
nga 6.5 milionë euro në 2008, në vetëm 70.000 euro në vitin 2017. Faktorët që marrin parasysh
trendin në tregtinë e këtyre shërbimeve do të kërkonin një analizë më të hollësishme.
Figura 17. Kosova: Tregtia në shërbime telekomunikacioni, kompjuterike dhe të informimit
-20
0
20
40
60
80
100
2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017
Eksporti Importi Bilanci
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 38
S h ë r b i m e t ë t j e r a t ë B i z n e s i t
Ky sektor përfshin tre nën-sektorë: shërbimet kërkimore dhe zhvillimore, të konsulencës
profesionale dhe menaxheriale, teknike, që lidhen me tregtinë dhe shërbimet e tjera të biznesit.
Në rastin e Kosovës nuk ka të dhëna për tregtinë në nën-sektorin e shërbimeve kërkimore dhe
zhvillimore. Ky është një komponent i rëndësishëm i tregtisë së shërbimeve, pasi është mjeti
përmes të cilit teknologjia transferohet në të gjitha vendet; pasi ajo përfshin punën e ndërmarrë në
mënyrë sistematike për të rritur shkallën e njohurive. Do të ishte e përshtatshme për të shqyrtuar
mënyrat dhe mjetet për të mbledhur të dhënat për tregtinë e këtij lloji të shërbimeve.
Në rastin e tregtisë së shërbimeve të konsulencës profesionale dhe menaxheriale, mund të vërehet
një trend shumë interesant gjatë periudhës. Kosova ka qenë në gjendje të rikthejë deficitin tregtar
që përjetoi gjatë periudhës 2008-2013 dhe të arrijë një suficit gjatë viteve në vazhdim. Gjatë vitit
2010 deficiti kishte arritur kulmin me EUR 75 milionë. Kjo ka qenë e mundur për shkak të një rritje
të konsiderueshme të eksporteve, të cilat u rritën nga EUR 2 milionë në vitin 2008 në EUR 23.1
milionë në vitin 2017. Në të njëjtën kohë ka pasur një rënie dramatike të importeve nga piku i
shumës prej EUR 86 milionë të arritura në vitin 2010, në vetëm EUR 12.4 milionë në vitin 2017.
Ky trend mund të ketë sinjalizuar një proces të suksesshëm të zëvendësimit të importit, ku ofruesit
vendorë të shërbimeve kanë qenë në gjendje të bëjnë invadim në tregun e brendshëm. Figura 18
paraqet evoluimin e tregtisë në këto shërbime.
Figura 18. Kosova: Tregtia në shërbimet e konsulencës profesionale dhe menaxheriale
Në rastin e shërbimeve teknike, tregtare dhe shërbimeve të tjera të biznesit, Kosova gjatë shtatë
viteve të serive kohore ka qenë në gjendje të rrisë ndjeshëm eksportet e saj dhe të arrijë një suficit
tregtar. Eksportet janë rritur nga EUR 11 milion në vitin 2008 në EUR 48.7 milion në vitin 2017,
duke pasur një pik të shumës prej EUR 64.3 milion në vitin 2011. Në rastin e importeve, mund të
vërehet një ndryshueshmëri më e lartë vjetore, ato janë luhatur nga një maksimum prej EUR 59.6
milion në vitin 2014 deri në një minimum prej EUR 7.2 milion në vitin 2015. Performanca e eksportit
të Kosovës në këto shërbime është një shenjë shumë pozitive e potencialit për t'u bërë një faktor
-100
-80
-60
-40
-20
0
20
40
60
80
100
2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017
Eksportet Importet Bilanci
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 39
ndërkombëtare në eksportin e disa shërbimeve me vlerë të shtuar. Figura 19 paraqet evoluimin e
tregtisë në shërbimet teknike, tregtare dhe të tjera të biznesit.
Figura 19. Kosova: Tregtia në shërbimet teknike, tregtare dhe të tjera të biznesit
4 . 2 . 4 S h ë r b i m e t P e r s o n a l e , K u l t u r o r e d h e
R e k r e a t i v e
Kjo kategori regjistron transaksionet në shërbimet audio-vizuale dhe të ndërlidhura, shërbimet artistike dhe shërbimet e tjera personale, kulturore dhe rekreative. Në rastin e Kosovës, ka të dhëna vetëm për katër vite jo të vazhdueshme në serinë kohore dhe nuk ka të dhëna për shërbimet audio-vizuale dhe të ngjashme. Në rastin e shërbimeve të tjera personale, kulturore dhe rekreative për vitet për të cilat ka të dhëna, Kosova ka përjetuar një suficit tregtar. Megjithatë, vlera e tregtisë nuk është shumë e shprehur. Eksportet kulmore ishin në vitin 2017 me EUR 2.5 milionë; dhe importet kulmore në vitin 2015 me EUR 1.57 milionë. Figura 20 paraqet të dhënat në dispozicion për tregtinë në këto shërbime.
Figura 20. Kosova: Tregtia në shërbime personale, kulturore dhe rekreative
-20
-10
0
10
20
30
40
50
60
70
2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017
Eksportet Importet Bilanci
0
0.5
1
1.5
2
2.5
3
2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017
Eksporti Importi Bilanci
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by 40
4 . 2 . 5 S h ë r b i m e t q e v e r i t a r e
Kategoria e bilancit të pagesave "mallra dhe shërbime qeveritare" regjistron shpenzimet e
subjekteve të jashtme diplomatike, stafit dhe personelit ushtarak që është vendosur jashtë vendit
dhe vartësve të tyre, dhe shpenzime të ngjashme nga Kosova jashtë vendit, si dhe shërbimet e
ofruara nga dhe për qeveritë që nuk janë të përfshira në asnjë kategori tjetër të shërbimeve.
Kosova ka ruajtur suficitin gjatë periudhës së analizës. Në rastin e Kosovës, ka pasur një rënie të
ndjeshme të eksporteve nga EUR 87.5 milionë në vitin 2008 në EUR 24 milionë në vitin 2017. Kjo
ka qenë si rezultat i zvogëlimit të pranisë së personelit të huaj dhe subjekteve të ndryshme në
vend, si dhe reduktimit të aktiviteteve të tyre. Në të njëjtën kohë, importet janë rritur ndjeshëm gjatë
të njëjtës periudhë nga EUR 2.3 milionë deri në EUR 11.74 milionë në vitin 2017. Rritja e importeve
është një reflektim i prezencës së zgjeruar të misioneve diplomatike të Kosovës dhe aktiviteteve
të tjera në vendet e huaja.
V . P Ë R F U N D I M E D H E R E K O M A N D I M E
Sektori i shërbimeve, që është shtylla e ekonomisë së Kosovës, duhet të luajë një rol udhëheqës
në promovimin e një ndryshimi strukturor gjithëpërfshirës të rritjes së ekonomisë. Analiza e bërë
tregon se edhe pse shërbimet kanë qenë shumë dinamike në vitet e fundit, kontributi i tyre në rritje
dhe zhvillim nuk është aspak siç duhet të jetë. Kosova po zgjeron aktivitetet e shërbimeve të
produktivitetit të ulët dhe nuk ka artikulim të mjaftueshëm midis furnizimit të brendshëm të
shërbimeve të biznesit dhe sektorëve të prodhimit material. Edhe pse tregtia në shërbime ka qenë
dinamike gjatë dekadës së fundit, ekziston një varësi e fortë nga faturat e udhëtimit, që është
sektori më i ngadalshëm i rritjes së tregtisë ndërkombëtare në shërbime dhe në rastin e Kosovës
duket se vizitat familjare reflektojnë në masë të madhe më shumë se ato të turizmit në kuptimin e
ngushtë të fjalës.
Ekziston një nevojë urgjente për të përmirësuar mbledhjen e të dhënave statistikore mbi aktivitetet
e shërbimeve, si në aspektin e llogarive kombëtare, duke gjeneruar shumë më shumë të dhëna të
ndara në nivel sektorial; dhe gjithashtu në lidhje me tregtinë në shërbime, ekziston nevoja për të
filluar gjenerimin e të dhënave më të hollësishme për kategoritë e shërbimeve të ndryshme dhe
për FATS. Zbatimi progresiv i Doracakut të Statistikave (MSIT 2010) mbi Tregtinë në Shërbime do
të ishte një instrument i përshtatshëm për të përmirësuar statistikat mbi tregtinë në shërbime.
Studimi aktual me sa jemi në dijeni është përafrimi i parë i ekonomisë së shërbimeve të Kosovës
dhe roli i saj në rritjen dhe zhvillimin. Nevojitet vlerësim i mëtejshëm me analizë të plotë sektoriale
për të mbledhur njohuritë që nevojiten për të ndërmarrë vendime të informuara mbi atë se si të
garantohet që teknologjia më e lartë dhe shërbimet me vlerë më të madhe të shfaqen si motorët
kryesorë të rritjes, si në vetvete ashtu edhe nëpërmjet kontributit të tyre në përmirësimin e
produktivitetit të sektorëve të tjerë të aktivitetit ekonomik. Mbi këtë bazë, strategjia e zhvillimit te
shërbimeve duhet të ngërthehet në agjendën qeveritare si prioritet i lartë; e cila si element
thelbësor duhet të përfshijë një strategji për promovimin e shërbimeve të eksporteve. Sfida me të
cilën ballafaqohet Kosova është e frikshme; është e domosdoshme që të gjenden mënyra dhe
mënyra për të ndryshuar modelin e ndryshimeve strukturore të ekonomisë; që assesi nuk do të
jetë një detyrë e lehtë. Mirëpo, është një kusht i domosdoshëm nëse mund të sigurohet rritja e
qëndrueshme e ekonomisë, si dhe përmirësimet e përgjithshme në mirëqenien e popullatës.
top related