analiza swot e një kompanie të prodhimit të biomasës në...

43
Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko shqiptar për shfrytëzimin e biomasës Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në Prefekturën e Korçës dhe Rajonin e Maqedonisë Perëndimore Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian Ky projekt zbatohet nga Prefektura Korçë Programi i Bashkimit Europian për bashkëpunimin ndërkufitar IPA Greqi Shqipëri, 2007-2013.

Upload: hadang

Post on 07-Feb-2018

334 views

Category:

Documents


10 download

TRANSCRIPT

Page 1: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

1

Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko – shqiptar për shfrytëzimin e biomasës

Analiza SWOT e një kompanie të

prodhimit të biomasës në Prefekturën e Korçës dhe Rajonin e Maqedonisë

Perëndimore

Ky projekt financohet nga

Bashkimi Europian

Ky projekt zbatohet nga Prefektura

Korçë

Programi i Bashkimit Europian për bashkëpunimin ndërkufitar IPA Greqi – Shqipëri, 2007-2013.

Page 2: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

2

Ky dokument është përgatitur dhe publikuar me mbështetjen financiare

të Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij dokumenti është përgjegjësi

vetëm e Prefektit të Qarkut Korçë, punuar nga ekspertët Prof. As.

Robert Damo dhe Prof. As Frederik Çuçllari dhe në asnjë lloj rrethane

nuk reflekton pozicionin dhe pikëpamjet e Bashkimit Europian.

Page 3: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

3

Pasqyra

Përmbledhje ............................................................................................ 4 Përshkrimi i Kompanisë ARDIT sh.p.k .................................................. 4

Procesi i prodhimit të peletit në ARDIT sh.p.k ...................................... 6 Kërkesa për pelet................................................................................... 14

Itali .................................................................................................... 14 Kapaciteti prodhues dhe materialet bazë ...................................... 15 Konsumi ........................................................................................ 16

Tregëtia dhe aspektet logjistike .................................................... 17 Cilësia dhe standarti i peletit ......................................................... 18

Tendencat e çmimeve ................................................................... 19

Greqi ................................................................................................. 21 Kërkesa aktuale për energji ........................................................... 22

Përkufizimi i SWOT ............................................................................. 23 Analiza SWOT për ARDIT Shpk ......................................................... 25

Pikat e forta ....................................................................................... 25 Linjat më të mira të prodhimit ...................................................... 25 Cilësia e produkteve (Standart Europian) ..................................... 25

Kostoja e ulët e krahut të punës .................................................... 26 Kapaciteti i papërdorur i prodhimit ............................................... 27

Eksperienca e administratorit. ....................................................... 27 Dobësitë ............................................................................................ 28

Mungesa e planifikimit strategjik ................................................. 28 Distanca nga lëndët e para ............................................................ 28

Mundësitë .......................................................................................... 28 Legjislacioni i favorshëm në Bashkimin Europian ....................... 28

Zgjerimi i bazës së lëndës së parë ..................................................... 35

Peleti nga biomasa mikse .............................................................. 35 Bashkë-djegia ................................................................................ 36

Kërcënimet ........................................................................................ 36

Konkurrenca në rritje .................................................................... 36

Zvogëlimi i sasisë të lëndëve të para ............................................ 36 Kostoja e lartë e pajisjeve për ngrohje .......................................... 36 Skemat Incentive rrisin kërcënimin e hyrjeve të reja në treg ........ 37

Konkluzione .......................................................................................... 40 Literatura ............................................................................................... 42

Page 4: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

4

Përmbledhje

Përpunimi i biomasës është një nga sfidat më interesante të ditëve

tona dhe do vazhdojë të jetë e tillë edhe në vitet në vazhdim. Biomasa

është 15% e energjisë bazë që përdoret aktualisht në botë si dhe një nga

burimet më të rëndësishme të aksesueshme nga njeriu. Biomasa është

një mënyrë për të kthyer vëmendjen tek mjedisi dhe energjia.

Studimi i mëposhtëm është realizuar për projektin ndërkufitar

G.A.B.E dhe prezanton një Analizë të detajuar SWOT të një kompanie,

e cila operon në rrjetin e prodhimit të biomasës.

Në Prefekturën e Korçës dhe Rajonin e Maqedonisë Perëndimore,

ekzistojnë shumë pak kompani të cilat operojnë në sektorin e prodhimit

të biomasës. Një nga kompanitë aktive në prodhimin e biomasës,

ARDIT sh.p.k, është përzgjedhur si një kompani eksporti, pasi ajo ofron

mundësi më të mira për bashkëpunim me prodhues të tjerë të biomasës

në Maqedoninë Perëndimore.

Krahas kërkimeve, ekspertët realizuan edhe takime personale si dhe

mblodhën të dhëna nëpërmjet pyetësoreve gjatë vizitave të tyre në këtë

kompani, duke siguruar kështu informacionin e nevojshëm për të

nxjerrë në pah pikat e forta, dobësitë, mundësitë dhe kërcënimet me të

cilat mund të përballet një kompani në fushën e prodhimit të biomasës.

Përshkrimi i Kompanisë ARDIT sh.p.k

Ardit sh.p.k është një kompani private shqiptare, e cila ka filluar

aktivitetin e saj në biznesin e prodhimit të baletave të drurit në vitin

1993. Kjo kompani ndodhet në zonën industriale të Prefekturës së

Page 5: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

5

Korçës dhe ka dy fabrika: fabrikën e prodhimit të baletave dhe atë të

prodhimit të peletit. Në fabrikën e prodhimit të baletave prodhohen disa

lloje baletash: baleta për hekurudha, baleta të thjeshta si dhe platforma

druri. Kompania ka një kapacitet prodhimi prej 1 milion baletash në vit.

Ardit sh.p.k është kompania e vetme në Shqipëri e çertifikuar për

prodhimin e baletave me qëllim eksportin e tyre. Kompania gjithashtu

ofron shërbimin e transportit me kamionë të mëdhenj, për çdo lloj

biznesi. Ajo ka 80 puntorë, 25-30 e të cilëve punojnë në sektorin e

prodhimit të peletit. Fabrika e prodhimit të peletit ka filluar të

funksionojë që prej Dhjetorit të 2014-ës. Ambjentet e kompanisë

ndodhen në një zonë e cila është e rrethuar nga një gardh mbrojtës, ku

kamionat mund të ngarkohen dhe të shkarkohen në masa optimale

sigurie. Makineritë dhe teknologjia që përdoren për prodhimin e peletit

janë të një markë e re italiane, dizenjuar nga kompania LA

MECCANICA. Gjithë procesi i prodhimit është automatik dhe

kapaciteti i fabrikës është 12.000 ton/vit. Prodhuesi ndjek standartin

europian ENPLUS 14961 EN A2. Më poshtë gjeni kontaktet e

kompanisë:

Adresa:

ARDIT SH.P.K

DRITHAS - KORÇË - ALBANIA

Tel. +355 86 560 180

Cel. +355 67 40 00 239

+355 67 40 53 618

Fax. +355 86 560 180

Page 6: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

6

email: [email protected]

web: www.ardit-pallets.com

Fabrika e peletit Ardit sh.p.k

Procesi i prodhimit të peletit në ARDIT sh.p.k

Prodhimi i peletit të drurit është faza e dytë e konveritmit të lëndës

organike në energji (Goliński dhe Foltynowicz 2012). Prodhimi i peletit

të drurit në Ardit sh.p.k kalon nëpërmjet hapave të mëposhtëm:

1) Furnizimi me material të papërpunuar është hapi i parë që duhet

ndjekur për procesin e prodhimit të peletit nga druri. Materiali i

papërpunuar për prodhimin e peletit nga druri është dru zjarri,

mbetje nga përpunimi i drurit dhe mbetje pyjore.

Page 7: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

7

Rreth 50% e materialit të papërpunuar për prodhimin e peletit

vjen nga druri i ahut, 30% nga mbetjet pyjore dhe pjesa që

mbetet, 20% nga tallashi i mbetur në fabrikat e përpunimit të

drurit, të cilat operojnë në Prefekturën e Korçës dhe të Elbasanit.

Çmimet e tyre respektivisht variojnë nga 15-20 euro/ton, 20

euro/ton dhe 22-29 euro/m3. Transporti i këtyre materialeve

sigurohet nga kompania nëpermjet kamionëve të saj. Kompania

Ardit sh.p.k zotëron 5 kamionë, 3 prej të cilëve përdoren për

transportin e materialit për prodhimin e peletit. Materiali që

mbërrin në fabrikën e peletit magazinohet në zonat e zgjedhura

në ambjentet e fabrikës, zona të cilat janë mjaftueshëm të

mëdha, aq sa të mbajnë sasi materiali të papërpunuar sa për disa

javë prodhim.

Page 8: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

8

2) Copëzimi është hapi i dytë që ndiqet për prodhimin e peletit të

drurit.

3) Hapi tjetër është ai i thërmimit të copëzave dhe kthimit të tyre në

tallash, nëpërmjet një çekiçi.

4) Më pas fillon procesi i tharjes, ku lagështia nga tallashi

reduktohet poshtë masës 10%.

Page 9: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

9

5) Gjatë procesit të peletizimit, në tallashin e krijuar nga hapat e

mësipërm, ushtrohet presion me temperaturë të lartë deri në

100° C.

Page 10: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

10

Materiali i përfituar lihet të ftohet dhe të forcohet, në mënyrë që

copat e vogla të peletit të shkëputen nga njëra-tjetra dhe më pas të

paketohen në qese plastike. Mbetjet mblidhen dhe futen përsëri në

proces. Këto mbetje ndahen nga peleti pas procesit të ftohjes dhe

kthehen në ambjentet e magazinimit.

Produkti final, i cili ka ndjekur hapat e mësipërm, ka këto

karakteristika:

Lagështia e përmbajtjes (peletit) është përafërsisht 6-7%,

Diametri i tij është 6 mm

Gjatësia 1-3 cm

Fuqia termike 5.5 KW

Përbërja e hirit 0.7%

Peleti paketohet dhe magazinohet menjëherë pas prodhimit në qese 15

kg.

Page 11: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

11

Qeset me pelet magazinohen në të njëjtin ambjent ku bëhet edhe

paketimi dhe më pas lëvizin në brendësi të magazinës dhe ngarkohen në

kamiona me makineri pirun.

6) Peleti i paketuar magazinohet dhe është gati për dërgesa. Qeset

magazinohen mbi baleta në fabrikë, në mënyrë që të shmanget

lagështia e tokës, pasi lagështia ul efektivitetin e tyre.

Page 12: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

12

7) Pothuajse e gjithë sasia e prodhuar e peletit të drurit eksportohet

në Itali dhe në Greqi, ku ju shitet distributorëve që furnizojnë

konsumatorët shtëpiakë (rreth 70 %) dhe përdoruesve industrialë

(shkallë mesatare). Italia është importuesi kryesor. Kompania

Ardit sh.p.k përdor dy nga kamionët e saj për të transportuar

peletin e drurit në Greqi, ndërkohë që përdor makinat e një

kompanie transporti për dërgesat në Itali. Pjesa më e madhe e

sasisë së eksportit të peletit të drurit në Greqi shitet në

distributorët e Rajonit të Maqedonisë Perëndimore (Follorinë

Kozan). Çmimi i peletit të drurit varion nga 2.8-3 euro/qese.

Page 13: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

13

Në figurën e mëposhtme paraqitet në mënyrë skematike procesi i

prodhimit të peletit të drurit.

Figura 1: Hapat e prodhimit të peletit

Page 14: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

14

Kërkesa për pelet

Itali

Referuar matjeve të Shoqatës Italiane për Energjinë e Drurit

(AIEL) në 2009-n, mbi një 22 milion ton biomasë e formave të

ndryshme është konsumuar për qëllime energjie, sasi e cila kishte një

vlerë tregu prej afërsisht 2.300.000 euro. Kërkesa ka gjeneruar nga

konsumatori për ngrohje në banesa. Për këtë arsye, konsumatori kryesor

në treg për stofa dhe bolierë peleti është rritur sistematikisht prej vitit

2003. Në vitin 2010-të numërohen 1.200.000 njësi ngrohjeje, shumica e

tyre stofa peleti me kapacitet mesatar 7-10 kWth dhe një pjesë tjetër më

e vogël, bolierë peleti me kapacitet më të lartë fuqie, 14,000-15,000

njësi.

Parashikimet për vitin 2011-të tregojnë për më shumë se

1.400.000 njësi të instaluara. Referuar një raporti të publikuar në vitin

2011 nga Grupi Strategjik për Energjinë, pjesë e Politeknikut të

Milanos, tregu i stofave të peletit ka pësuar një rritje prej 10% çdo vit

që prej vitit 2008-të. Mbi 220.000 aparate të reja peleti u instaluan në

2010-n (+ 20% krahasuar me 2009-n). Ka disa arsye që shpjegojnë

zgjerimin e këtij tregu:

Konkurenca ekonomike e peletit të drurit kundrejt

lëndëve të tjera djegëse si LPG dhe nafta, të cilat janë ende

lëndët bazë që përdoren në zonat rurale, ku nuk operon rrjeti i

gazit natyral.

Disponueshmëria e nxitjeve për taksat dhe

grantet, veçanërisht për zonat rurale.

Page 15: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

15

Prezenca e një sektori dinamik dhe të maturuar të

prodhuesve të stofave, të cilët sigurojnë shumë mundësi

zgjedhjesh në produktet që ata ofrojnë

Konkurenca relative e çmimit të peletit për ngrohje është një

forcë orientuese, e cila shpjegon zgjerimin e tregut. Në fakt, veç trendit

në rritje të çmimit të peletit, kostoja vjetore e një stofe peleti vazhdon të

jetë konkuruese sa një bolier tradicional.

(http://www.biomasspelletplant.com/news/italian-biomass-pellet-

market.html)

Kapaciteti prodhues dhe materialet bazë

Në vitin 2008 dhe në 2009-n prodhimi grumbullues i fabrikave

italiane të peletit është matur me 800.000 ton, sasi e cila në vitin 2007-ë

ishte 650.000-700.000 ton.

Në 2010-n, 70-80 prodhues peleti operonin në treg, shumica e të

cilëve deklaronin sasi të ulta prodhimi prej 15.000-20.000 ton/vit. Mbi

70% e këtij prodhimi lokalizohet në zonat veriore, si pasojë e sasive të

mëdha të materialit bazë si dhe një industrie të zhvilluar druri që gjendet

në këto zona. Pjesa më e madhe e këtyre prodhuesve janë kompani të

cilat aktivitet të tyre primar kanë industrinë e përpunimit të drurit

(punishte druri, prodhues mobiljesh), të cilët prodhonin sasi të mëdha

tallashi dhe për rrjedhojë zhvillojnë si aktivitet të dytë prodhimin e

peletit.

Materialet bruto që përdoren për prodhimin e peletit kanë si

burim mbetjet e industrisë së drurit: 65% tallash, 19% mbetje të

Page 16: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

16

përpunimit të drurit, 5% mbetje të baterive të përdorura dhe 11% ashkla

druri.

Në 2-3 vitet e fundit prodhuesit kanë hasur vështirësi në gjetjen

dhe sigurimin e lëndës së parë më çmime konkuruese, kjo si pasojë e

rritjes së konkurencës nga aktivitete të tjera prodhuese, si prodhuesit e

fibrave dhe mobiljeve, por gjithashtu edhe si pasojë e rritjes së numrit të

fabrikave të prodhimit të biomasës, të cilat në zona të caktuara në disa

raste kanë çuar në një kërkesë të përqëndruar për lëndë të parë.

Konsumi

Kërkesa për peletin e drurit është rritur ndjeshëm që prej vitit 2003,

rritje e cila ka çuar në rritjen e kërkesës në sektorin e stofave me pellet.

Një rritje e ndjeshme në tregun e peletit është vënë re në vitin 2007, vit

në të cilin janë shpërndarë 1.000.000 ton pelet, nga 650.000 ton në

2006-n.

Në vitin 2009, konsumi i peletit të drurit arriti shifrën 1.200.000

ton, ndërsa në vitin 2010 kjo shifër u rrit në 1.400.000 ton, duke

konfirmuar kështu që Italia është një nga tregjet më të mëdhenj në botë

në konsumin e peletit cilësor. Në Itali, sasia më e madhe e konsumit të

peletit të drurit përdoret në sektorin e ngrojes së banesave, sasi e cila

90% konsumohet në stofa peleti dhe 10% në bolierë. Potenciali për

rritje në tregun vendas është gjithashtu i lartë dhe mbështetet në

mundësinë e zëvendësimit të sistemeve të vjetra të ngrohjes me stofa në

bolierë modern. Në fakt, referuar të dhënave të fundit, ka mbi

Page 17: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

17

15.000.000 sisteme tradicionale jo efiçente të ngrohjes (vatra druri,

stofa druri, etj), të cilat funksionojnë ende në Itali.

Tregëtia dhe aspektet logjistike

Rritja e kërkesës për pelet në tregun italian nuk mund të

plotësohet nga prodhimi vendas dhe për këtë arsye një pjesë e madhe e

këtij tregu mbulohet nga produktet e importuara.

Sasia e matur e peletit të importua në vitin 2010 në Itali varionte

midis 680.000 ton (Polytechnic of Milan) dhe 1.054.000 ton (Eurostat

2011). Këto shifra prezantojnë respektivisht aksione tregu midis 48%

dhe 72%.

Referuar të dhënave të Eurostat në 2010-n, Austria mbetet vendi

më i fuqishën në eksportin e peletit në Itali me rreth 400.000 ton pelet

në vit. Partnerë të tjerë të rëndësishëm janë: Gjermania (147.000 ton),

Franca (85.000 ton), Rumania (76.000 ton), Sllovenia (66.000 ton) dhe

Lituania (52.000 ton).

Për herë të parë në vitin 2010, janë regjitruar sasi të vogla

importi nga vende jashtë kontinentit si: SHBA (3.500 ton) dhe Kanada

(1.200 ton). Ky është një fakt i cili tregon se Italia shihet si një treg

eksporti edhe nga vende të cilat deri sot janë konsideruar ekskluzive për

eksportin e peletit. Peleti i drurit shpërndahet tek konsumatori final

nëpërmjet 3 mënyrave: shitje direkte nga prodhuesi, shitje nga

tregëtuesit e stofave dhe bolierëve dhe nga grosistët apo shitësit e

produkteve me pakicë.

Page 18: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

18

Mbi 70% e peletit të drurit shpërndahet nga grosistët dhe shitësit

e produkteve me pakicë, ndërsa në disa zona të Italisë veriore, peleti

shpërndahet në sasi të mëdha në pronarët e fabrikave ose shitësve të

bolierëve. Pjesa më e madhe e peletit të drurit shitet në qese 15-20 kg.

Cilësia dhe standarti i peletit

Duke qënë se përdorimi i vetëm i peletit në Itali është për

ngrohje në njësi të vogla, cilësia e produkti është një parametër i

rëndësishëm për të konkuruar në tregun italian. Për pasojë, standarti dhe

çertifikimi nënkuptojnë një rol të rëndësishëm për të siguruar cilësi të

produktit në mendjen e konsumatorit final. Në fakt, deri në vitin 2010,

një nga sistemet për sigurimin e cilësisë më të njohura në vend ishte

peleti i etiketuar nga Pellet Gold. Pellet Gold, aktiv që prej vitit 2006,

është një sistem bazuar në normat e CEN/TS 14961, DINplus,

WNORM M 7135 dhe në parametrat e prezantuar nga Instituti

Amerikan i Pellet Fuel (PFI).

Një ndihmë të madhe për standarizimin e sektorit të prodhimit të

peletit do të jepet nga prezantimi dhe aplikimi i normave të reja të BE:

EN14961, nga sistemi i çertifikimit EN-Plus si dhe nga prezantimi i

normës së re EN 15234-1 për vëzhgimin dhe kontrollin e zinxhirit të

furnizuesëve, normë e cila do të sigurojë një mjet të rëndësishëm në

garantimin e transparencës dhe etiketimit uniform. Në Korrik të vitit

2011, AIEL (Shoqata Italiane për Energjinë e Drurit) u pajis me

liçensën e këtij sistemi çertifikimi.

Page 19: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

19

Tendencat e çmimeve

Që prej vitit 2009, Dhoma e Tregëtisë në Milano ka mbajtur të

dhëna dhe ka publikuar çmimet e tallashit të peletit të drurit dhe lëndëve

të tjera të ngurta bio. Çmimet përditësohen çdo katër muaj dhe i

referohen çmimeve të grosistëve të një qeseje 15 kg peleti cilësor. Ashtu

siç shihet në figurën më poshtë, çmimet tregojnë një ndryshueshmëri

sezonale, me çmime më të larta në sezonin dimëror dhe më të ulta në

sezonin pranverë-verë. Në Tetor të vitit 2011-të çmimi i një qeseje 15

kg ishte 4.10 euro përfshi TVSH, çmim i cili korespondon me 273

euro/ton.

Figura 2. Kërkesa për pelet druri në Itali 2003-2016-të

Burimi: McDermott (2014)

Page 20: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

20

Figura 3. 10 Vëndet e para për konsum peleti në 2013-n

Burimi: McDermott (2014)

Në Itali , konsumi vendas përbën 96% të të gjithë konsumit.

Rreth 15% të instalimeve vendase për biomasën (rreth 10.6 milion

sistemeve të ngrohjes) janë furnizuar me pelet. Peleti i paketuar në thasë

ka konsum më të ulët, megjithatë një pjesë e mirë e bolierëve përdorin

këtë lloj peleti. Referuar zgjerimit të tregut të ngrohjes dhe planit

kombëtar për përdorimin e energjisë së rinovueshme, përdorimi i peletit

do të arrijë në 3.5 milion ton në 2015-n dhe 5 milion ton në 2020-n

(Paniz, 2014).

Prodhimi vendas plotëson afërsisht 13% të kërkesës vendase.

Numri në rritje i prodhuesve ka bërë që ata të ndryshojnë aktivitetin e

tyre nga prodhues në shpërndarës të peletit të importuar.

Page 21: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

21

Duke qënë se kërkesa është rritur, prodhimi i peletit vendas ka

rezultuar si më poshtë:

• tregu varet nga importet (>1.8Mt në 2013-n), në rritje nga

jashtë Europës. Bolierët e peletit janë udhëzuesit e tregut. Në 2013-n

numri i tyre është rritur 4 herë krahasuar me 2009

• zgjerimi i vazhdueshëm do të kërkojë zvillimin e rrjeteve të

furnizuesëve (Paniz dhe Bau, 2014).

Greqi

Greqia është një nga tregjet për pelet me pak të zhvilluar në

Europë. Tregu i peletit në këtë vend është në fazat e tij të para dhe është

duke u rritur me ritme të ngadalta, pasi konsumi i peletit për ngrohje

nuk është ide shumë e përhapur tek konsumatori familjar. Prodhuesit e

peletit detyrohen të shënjestrojnë tregjet europiane në mënyrë që të

eksportojnë produktete e tyre, ndërsa Italia është konsumatori më i

rëndësishëm pasi ka distance të limituar. Mungesa e një infrastukture të

organizuar logjistike për tregun e peletit është një faktor i rëndësishëm

që pengon rritjen e këtij sektori.

Maqedonia Perëndimore nuk ka fabrikë të prodhimit të peletit,

megjithëse ajo, njësoj si Epiri dhe Thraka, ka sasi të mëdha të lëndës së

parë drusore pasi ka sipërfaqe të mëdha me pyje. Përdorimi i peletit për

ngrohje limitohet vetëm për ngrohje industriale, më tepër në projekte

pilot. Që prej viteve ’80, në Athinë dhë Selanik ishte i ndaluar

përdorimi i biomasës për nevoja energjie, kjo për pasojë të nivelit të

lartë të ndotjes së ajrit. Zhvillimi i një tregu peleti kërkon aplikimin e

Page 22: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

22

standarteve cilësore dhe ky modifikim do t’i cojë konsumatorët drejt

kërkesës për produkt me cilësi të lartë (Universiteti i Agrikulturës

Athinë, 2009).

Në ditët tona, tregu i peletit po rritet shpejt në Greqi, kjo si

pasojë e rritjes së taksave mbi benzinën dhe gazin natyral. Ky fakt ka

bërë që shumë konsumatorë familjarë të marrin në konsideratë

mundësinë për të ngrohur hapësirat e tyre me pelet

Figura 4. Eleftheriadis, I. (2014). Tregu i peletit në Greqi

Kërkesa aktuale për energji

Kërkesa për ngrohje me bolier është llogaritur në 21.840 kWh.

Kjo matje është bazuar në vlerën neto kalorifike të drurit të thatë të

zjarrit në 17.82 MJ/kg, (Phyllis database, ECN). Për më tepër, kërkesa

për sisteme peleti me bolier është llogaritur në 22.550 kWh. Vlera

kalorifike neto i kallëpëve të peletit është specifikuar në 18.61 MJ/kg

Page 23: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

23

(Phyllis database, ECN). Për bolierët e ngrohjes me naftë kërkesa për

ngrohje ishte llogaritur në 21.660 kWh, bazuar në vlerën neto kalorifike

të ngrohjes së naftës nr.2 e cila është përcaktuar në 40.98 MJ/kg (Phyllis

database, ECN).

Rritja e kërkesës dhe konsumit u pasua nga reduktimi i sasisë së

produktit, fenomen i cili u mbulua nga importet, vënd të parë në të cilat

mbante Serbia, e ndjekur nga Rumani dhe Bullgaria. Prej vitit 2012-të,

Shqipëria listohet në vendet që eksportojnë pelet druri në Greqi.

Figura 5. Importet e Greqisë

Përkufizimi i SWOT

Analiza e jashtme mjedisore është një hap kritik në procesin

strategjik të menaxhimit (Robbins dhe Coulter 2012). Cdo biznes duhet

të zhvillojë në mënyrë të vazhdueshme një skanim të mjedisit, në

mënyrë qe të dallojë tendencat e momentit dhe të krijojë një set

skenaresh të nevojshme (Robbins dhe DeCenzo 2008, Princimet e

Menaxhimit). Pasi biznesi ka mbledhur informacion të mjaftueshëm për

të kuptuar mjedisin dhe situatën në të cilën ai ndodhet, hapi tjetër është

Page 24: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

24

të identifikojë faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikojnë në

biznes. Kjo mund të bëhet nëpërmjet analizimit të forcave, dobësive,

mundësive dhe kërcënimeve (Analiza SWOT).

Origjina e termit SWOT është e panjohur. Analiza SWOT është

një nga mjetet më të rëndësishmë për planifikimin strategjik. Ajo

përdoret për të ndihmuar planet afatgjata të një biznesi dhe shpesh ajo

është përdorur për planifikimin strategjik.

Forcat dhe dobësitë konsiderohen si faktorë të brendshëm të

biznesit, ndërsa mundësitë dhe kërcënimet si faktorë të jashtëm.

Forcat janë burime të brendshme ose veprime që kompania i

bën shumë mirë. Ato mund të prezantojnë njohuri unike ose veprime të

cilat mund të përdoren për të zhvilluar avantazhet konkuruese të

biznesit. Nga ana tjetër, dobësitë janë mungesa e një sërë burimesh dhe

veprimesh që biznesi nuk di ti realizojë mirë. Për biznesin është shumë

e rëndësishme të kuptojë se cilët janë këta faktorë të brëndshëm dhe se

si këta faktorë mund të ndikojnë në të, pasi duke qënë se forcat dhe

dobësitë janë faktorë të brendshëm atëherë ato mund të kontrollohen

nga vetë biznesi.

Në këndvështrimin jashtë biznesit, ai duhet të jetë i aftë të

identifikojë mundësitë që mund të shfrytëzohen për të arritur

konkurrencën dhe në të njëjtën kohë biznesi duhet të identifikojë edhe

kërcënimet me të cilat mund të përballet. Jashtë një biznesi mund të

ndodhin dinamika të ndryshme, të cilat mund të ndikojnë në biznes

pozitivisht ose negativisht. Në çdo rast, biznesi duhet të jetë i aftë të

zhvillojë një analizë SWOT të mjedisit dhe të burimeve të brendshme.

Page 25: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

25

Një biznes mund të krijojë mundësi edhe kundër kërcënimeve,

duke përdorur forcën e tij për të luftuar dobësitë (Helms dhe Nixon,

2010).

Analiza SWOT për ARDIT Shpk

Më poshtë po ju paraqitim analizën SWOT të prodhuesit të peletit të

drurit, ARDIT Shpk.

Në këtë analizë janë studiuar fuqitë, dobësitë, mundësitë dhe

kërcënimet.

Më pas është marrë në konsideratë mënyra se si mund të

përmirësohen më tepër pikat e forta dhe të shmangen sa më tepër

dobësitë, si mund të realizohen oportunitetet apo si të luftohen

kërcënimet. Hapësira kohore e analizës është nga e tashmja në të

ardhmen.

Pikat e forta

Linjat më të mira të prodhimit

Siç është përmendur më parë, kompania përdor një linjë të re

italiane prodhimi të projektuar nga kompania Italiane MECCANICA

dhe kjo i jep një avantazh të madh kompanisë në prodhimin e peletit.

Cilësia e produkteve (Standart Europian)

Ardit shpk ndjek Standartet Europiane EN Plus 14961 EN A2.

EN Plus është standarti i përshtatshëm në shumë vende europiane

(Nunes et al. 2014). Në 2013-n, afërsisht 4 milion ton më tepër pelet u

Page 26: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

26

çertifikuan në gjithë botën. Pas Gjermanisë dhe Austrisë, Italia është

vendi i tretë ku u zbatua çertifikimi Enplus. Në më pak se tre vjet

çertifikimi po bëhet gjithmonë e më shumë një pikë reference. (Paniz

2014).

Kostoja e ulët e krahut të punës

Shqipëria ka koston më të ulët të krahut të punës në rajon. Sipas

studimit të kostos së punës për vitin 2013-të, studim i realizuar nga

Instituti Shqiptar i Statistikave (INSTAT), kostoja mesatare e punës për

një të punësuar me kohë të plotë në një orë është 2.2 euro, ndjekur nga

Bullgaria dhe Maqedonia me kosto mesatare respektive për një orë 3.4

dhe 3.5 Euro. Krahasuar me vendin me koston më të lartë të punës

(Norvegjia me 57.1 Euro), kostoja Shqiptare e punës llogaritet në vetëm

3.9 % të kostos në Norvegji. Kostot e punës përbëjnë pjesën më të

rëndësishme të prodhimit të mallrave dhe shërbimeve dhe kostot

përkatëse të një punëdhënësi për punësimin e stafit.

Kostoja mesatare për një të punësuar me kohë të plotë për një

orë rritet me madhësinë e kompanisë. Aktivitetet ekonomike me koston

më të ulët janë aktivitetet sanitare, manaxhimit të mbetjeve (210 lek ose

1.68 dollarë amerikanë), akomodimi dhe shërbimet ushqimore (215 lek)

dhe prodhimi (219 lek).

(http://www.instat.gov.al/media/291998/anketa_e_kostove_të_punës_2

013.pdf)

Page 27: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

27

Figura 5. Kosto mesatare për një orë me kohë të plotë (në Euro), në Europë. (INSTAT

2015)

Kapaciteti i papërdorur i prodhimit

Kompania filloi prodhimin e peletit ne 2014-n dhe kapaciteti i

saj i prodhimit është ende i pashfrytëzuar. Kapaciteti i shfrytëzuar i

prodhimit te kompanisë është afërsisht 50% dhe i gjithë prodhimi i

peletit eksportohet. Një rritje e kërkesës mund të rrisë prodhimin pa

sjellë kosto shtesë apo investime kapitale. Në anën tjetër, suporti dhe

mbështetja e furnizuesit për pajisjet është e përshtatshme.

Eksperienca e administratorit.

Eksperienca e gjatë e administratorit të kompanisë është një pikë

e fortë, duke qenë se ai njeh tregun dhe përfiton nga rritja e kërkesës per

pelet në tregun lokal dhe ndërkombëtar. Vizioni i tij është reflektuar në

krijimin e një parcele 0.4 ha te mbjellë me Populus x Canadensis, në

Maliq në pranverën e vitit 2015. Kompania planifikon të mbjellë 20,000

pemë të tjera në të ardhmen e afërt duke ju ofruar fermerëve lokalë

fidanë falas për ti mbjellë në parcelat e tyre, për krijimin e zonave të

mbrojtura.

Page 28: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

28

Dobësitë

Mungesa e planifikimit strategjik

Një nga pikat e dobëta të kompanisë është mungesa e

planifikimit strategjik të shkruar. Duke qenë se kompania drejtohet nga

pronari, ka një numër të pakët manaxherësh dhe drejtuesish me

eksperiencë në manaxhimin strategjik. Sic është përmendur tashmë në

paragrafin më lart, me qëllim sigurimin e lëndës të parë kompania ka

krijuar 0.4 ha plantacion te Populus x Canadensis dhe synon të rrisë

këtë sipërfaqe në të ardhmen e afërt. Megjithatë asnjë strategji nuk

është hartuar për zhvillimin e ardhshëm të biznesit.

Distanca nga lëndët e para

Rreth 50% e sasisë të lëndëve të para të përdorura për prodhimin

e peletit përbehet nga dru zjarri, 30% nga mbetje pyjore, dhe pjesa tjetër

prej 20% është tallash nga prodhimi i kompanive të peletit dhe

punishteve të drurit apo fabrikave të përpunimit të drurit në Prefekturën

e Korcës dhe Elbasanit. Çmimi i lëndës së parë nuk është i stabilizuar

dhe pritet të rritet më tepër në të ardhmen. Këta dy faktorë do sjellin një

rritje të çmimit të produktit final.

Mundësitë

Legjislacioni i favorshëm në Bashkimin Europian

Paketa Europiane e 2020-s, për Klimën dhe Energjinë, pritet të

jetë forcë udhëheqëse për përmirësimin e industrisë të biomasës. Paketa

Page 29: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

29

për klimën dhe energjinë është një set rregullash detyruese që synon

arritjen e objektivave ambicioze të Unionit Europian për klimën dhe

energjinë deri në 2020-n. Këto objektiva të njohura si “Objektivat 20-

20-20”, vendosin tre standarte kyçe për 2020:

Një reduktim me 20% të emetimit të gazrave nisur nga niveli i

vitit 1990;

Rritjen me 20% të energjisë të prodhuar nga burime të

rinovueshme që konsumohet në Bashkimin Europian;

Përmirësimin me 20% të efikasitetit të energjisë në Bashkimin

Europian.

Sipas direktivave të Energjisë të Rinovueshme (Direktiva

2009/28/EC e Parlamentit Europian dhe Këshillit e dt 23 prill 2009 për

promovimin e përdorimit të energjisë nga burime të rinovueshme),

shtetet anëtare kanë vendosur objektiva kombëtare për rritjen e sasisë të

energjisë të rinovueshme që konsumojnë deri në vitin 2020. Direktiva

gjithashtu përcakton një skemë gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme

për biokarburantet.

Direktiva ju kërkon shteteve anëtare të planifikojnë zhvillimin e çdo

lloji energjie të rinovueshme duke përfshirë bioenergjinë, nëpërmjet

zhvillimit të Planeve Kombëtare të Energjisë të Rinovueshme. Për më

tepër dispozitat për bashkëpunimin midis Shteteve Anëtare i ndihmojnë

ato të arrijnë objektivat me kosto më efektive.

Burimet e rinovueshme do vazhdojnë të luajnë një rol kyç për të

ndihmuar BE të plotësojë nevojat përtej vitit 2020. Vendet e Bashkimit

Europian kanë rënë dakord për një objektiv të ri të energjisë së

Page 30: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

30

rinovueshme me të paktën 27% të energjise të konsumuar në total deri

në vitin 2030. Ky objektiv është pjesë e objektivave dhe qëllimeve të

Bashkimit Europian për 2030.

Italia

Italia është tregu më i madh në Europë për përdorimin shtëpiak

të peletit, përdorim i cili varet nga importi. Shumica e peletit të

prodhuar nga Ardit Shpk eksportohet në Itali.

Ashtu si për shumicën e vendeve anëtare në BE, politikat

kryesore përditësohen dhe ndryshimet e rëndësishme në kuadrin ligjor

ushtrojnë një impakt të madh. Biomasa italiane dhe sektorët e peletit

varen nga zhvendosja dhe implementimi i parimeve që lëshon Direktiva

për Energjinë e Rinovueshme EC 28/2009.

Objektivi italian për energjinë e rinovueshme në sektorin e

ngrohjes është 17.09% në 2020 dhe është vendosur në Planin Kombëtar

të Energjisë të Rinovueshme, një rritje e ndjeshme kjo nga 6.53% në

2010.

Në fakt Plani Kombëtar Italian i Energjisë së Rinovueshme

parashikon një rol vendimtar të biomasës solide në sektorin e ngrohjes,

me një rritje nga 1.6 milion Ton në 2010, në 5 milion Ton në 2020.

Sipas këtij plani, në 2020 biomasa solide pritet të mbulojë 50%

të nevojave të sektorit të ngrohjes, me rritje nga 2000 kToe në 2008, në

5000 kToe në 2020. Për këtë arsye, biomasa do të luajë një rol

veçanërisht të rëndësishëm në arritjen e objektivave të ngrohjes në Itali

për 2020-n.

Page 31: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

31

Me qëllim arritjen e këtyre objektivave ambicioze, janë

ndërmarrë një numër masash mbështetëse jo vetëm për të mobilizuar

burime shtesë të biomasës, por gjithashtu për të stimuluar kërkesën për

energjinë e biomasës në sektorin e ngrohjes dhe promovuar vendosjen e

pajisjeve të reja që përdorin energjinë e biomasës (kaldaja, rrjete

ngrohje, soba me pelet etj).

Sistemi aktual (2010) i suportit të ngrohjes nga biomasa në Itali

është përqëndruar në tre akse kryesore:

- Çertifikata për efikasitet energjetik (çertifikatat e bardha): ky

është një mekanizëm tregu që synon promovimin e projekteve

që kursejnë energji në industri, banesa, shërbime dhe sektorët

bujqësorë.

- Lehtësimi i taksave për kursimin e energjisë në banesa:

- Lehtësim taksash për kursim energjie në ndërtesa: Lehtësim

taksash prej 55% të kostos totale për përmirësime teknologjike

për energjinë në ndërtesa dhe/ose instalimin e sistemeve solare,

kaldajave me energji biomase dhe pompave për ngrohje.

- Kuota të detyrueshme të përdorimit të sistemeve RES për

ndërtimet e reja: Minimumi 50% i konsumit të energjisë për

ngrohjen e ujit të përfitohet nga sistemet RES në ndërtimet e

reja.

Në Mars 2011, ligji italian i transportit për Direktivat e Energjisë

së Rinovueshme të BE u adoptua (Dlgs. 28 of 3 March 2011). Ky ligj

paraqet disa përmirësime të rëndësishme në kontekstin rregullator për

ngrohjen e biomasës dhe me hyrjen e tij në fuqi do i japë një shtytje

Page 32: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

32

sistemeve të ngrohjes të biomasës duke përfshirë sobat me pelet dhe

kaldajat. Disa nga ndryshimet e reja që paraqet ligji janë:

- Vendosja e detyrueshme e sistemeve RES në ndërtimet e reja

ose ndërtimet e vjetra subjekt I rikonstruksioneve të rëndësishme

(art. 11)

- Thjeshtëzimi i procedurave të autorizimit për përdorim për

sistemet e reja dhe sistemet RES.

(http://www.biomasspelletplant.com/neës/italian-biomass-pellet-

market.html)

Për momentin përdorimi i peletit mbështetet nëpërmjet dy

skemave të ndryshme (Paniz, 2014)

- Zbritja tatimore. Zbritja lejohet për 10 vjet për 50% të

shpënzimeve për blerjen dhe instalimin e sobave me pelet.

- Kompensimi për tarifat e ngrohjes dhe freskimit. Është një

skemë mbështetje për projektet e vogla të përmirësimit të

efiçencës së energjisë dhe prodhimin e energjisë termike nga

materialet e rinovueshme. Kjo konsiston në zëvendësimin e

sistemeve të ngrohjes që furnizohen me energji si vaj ngrohje,

qymyr ose biomasë ( jo gaz natyror), me kaldaja apo ngrohës që

përdorin sisteme biomase të energjisë të rinovueshme.

Kompensimi hyri në fuqi në 3 Janar 2013 dhe vuri në zbatim Ligjin

nr. 28 /2011, i cili është dhe zbatimi italian i Direktivave të BE 28/2009.

Biomasa e lejuar është:

- Pelet druri certifikuar në përputhje me EN 14961-2

- Ashkla druri (në përputhje me EN 14961-4)

Page 33: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

33

- Copa druri (në përputhje me EN 14961-5)

Palët e privilegjuara janë institucionet e administrates publike dhe

palët private si individët apo zotëruesit e blloqeve të banimit. Nxitja

bazohet në fuqinë nominale (kw), orët e supozuara të përdorimit (bazuar

në kushtet klimaterike), koeficientin e nxitjes (Ci) dhe niveli i

emetimit (koeficientët e ndryshëm të performancës Ce 1 – 1,2 – 1,5)

Incentiva do paguhet çdo dy vjet për sobat dhe çdo 5 vjet për

kaldajat.

Greqia

Një iniciativë e rëndësishmë ligjore që ka mundësinë të

promovojë tregun e zhvillimit të peletit duke rritur kërkesën për pelet

është Ligji për Burimet e Energjisë të Rinovueshme (3851/2010). Ai

kërkon që nevojat totale të konsumit të energjisë në të gjitha ndërtesat e

reja duhet të plotësohën nga sistemet RES nga 31 Dhjetori i vitit 2019,

ndërsa për ndërtesat e sektorit publik ky detyrim duhet të plotësohet më

31 dhjetor 2014-të. Përdorimi i peletit mund të jetë një alternativë

atraktive në përputhje me ligjin.

Page 34: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

34

2 programet, “Χτίζοντας το Mέλλον” dhe “Εξοικονομώ

κατ’οίκον”, janë gjithashtu duke kontribuar për zhvillimin e tregut të

peletit në Greqi. Programi “Duke Ndërtuar të Ardhmen”, që filloi në

2011-n, siguron skema rimbursimi (incentive) për instalimet e biomasës

për djegie në ndërtesat e banimit dhe ato tregtare. Programi për

kursimin e energjisë në ndërtesat private (Εξοικονομώ κατ’οίκον),

siguron subvencionim për instalimin e sistemeve RES në ndërtesa. Ka

gjithashtu një skeme zbritje taksash, vendosur nga ligji 3522/2006, që

merr në konsideratë se të gjitha sistemet RES të vogla të banimit

përfitojnë një ulje 20% taksash me maximum 700 € për një sistem në

përputhje me planin Kombëtar të Energjisë të Rinovueshme sipas

direktivave 2009/28/EC.

Shqipëria

Ligji i Burimeve të Rinovueshme të Energjisë (RES), aprovuar

me 2 Maj 2013-të, zhvendos në Shqipëri direktivat e EU 2009/28/EC.

Ai themelon kornizën gjithëpërfshirëse rregullative për prodhuesit e

energjisë së biomasës dhe parashikon masa mbështetëse. Duke krijuar

skema dhe incentiva për prodhimin e energjisë nga biomasa, ka shumë

mundësi të çojë në rritjen e kërkesës për pelet, duke krijuar indirekt një

klimë të favorshme për prodhuesit e peletit në vend. Ligji i Efiçensës

Energjitike (akoma një draft), besohet se do gjenerojë kërkesë të rritur

për pelet duke krijuar skema incentive financiare për përdorimin e

peletit nëpërmjet vendosjes të një fondi kombëtar të Efiçiencës së

Energjisë.

Page 35: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

35

Në anën tjetër, legjislacioni i adoptuar së fundmi, i cili hyri në

fuqi në 1 Janar 2015-të, synon të lehtësojë dhe mbështesë nëpërmjet

incentivave, investimet e reja, duke përfshirë krijimin e kapaciteteve të

reja RES nga hidrocentralet. Legjislacioni i adoptuar (Ligji Nr. 92/2014

“Për tatimin mbi Vlerën e Shtuar TVSH në Republikën e Shqipërisë”),

përjashton makineritë dhe pajisjet e importit nga ky lloj tatimi (që është

aktualisht 20%). Skema incentive është e aplikueshme për projekte të

reja me vlerë totale investimi 50 milion lek (përafërsisht 360,000 Euro).

(Wolf Theiss Guide to: Generating Electricity from Renewable Sources

in Central, Eastern & Southeastern Europe 2015 Edition)

Zgjerimi i bazës së lëndës së parë

Peleti nga biomasa mikse

Kur peleti prodhohet nga materiale të tjera veç drurit, atëherë

quhet pelet nga biomasa mikse. Për këtë përdoren mbetje të ndryshme

agrikulturore dhe pyjore, pasi prej tyre ekziston mundësia të prodhohen

lëndë djegëse solide të mjaftueshme dhe që janë rezistente ndaj

transportit si dhe kanë vlera ngrohëse të ngjashme me peletin që

prodhohet nga druri (Nunes et al. 2014).

Page 36: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

36

Bashkë-djegia

Përzierja e lignitit dhe lendëve djegëse nga druri në centralet

elektrike në Rajonin e Maqedonisë Perëndimore, kanë dhënë rezultate të

suksesshme të procesit të bashkë-djegies.

Kërcënimet

Konkurrenca në rritje

Hapja e një fabrike të re në rajonin e Maqedonisë Perëndimore

nga ZIOGAS Co, kompani private e përpunimit të drurit me qendër në

Grevena.

Zvogëlimi i sasisë të lëndëve të para

Ulja e sasisë së lëndës së parë vjen si rezultat i kontrollit ilegal të

prerjes së pyjeve dhe mbarimit të burimeve. Në të ardhmen, mungesa e

lëndës së parë, veçanërisht e mbetjeve të anijeve dhe tallashit të thatë,

mund të rrisë çmimin e peletit duke e bërë më pak konkurrues se lënda

djegëse (karburanti). ARDIT sh.p.k. po përpiqet të drejtojë këtë çështje

në të ardhmen duke kontrolluar çmimin e lëndeve të para nëpërmjet

krijimit të plantacioneve me Populus x Canadensis.

Kostoja e lartë e pajisjeve për ngrohje

Aktualisht sobat me dru janë më të lira (më pak të kushtueshme)

se kaldajat me pelet.

Page 37: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

37

Skemat Incentive rrisin kërcënimin e hyrjeve të reja në treg

Shqipëria

Megjithëse është e vështirë për individë të investojnë në prodhimin

e peletit, për shkak të kompanive aktuale të ngritura dhe investimeve të

mëdha që kërkon hyrja në këtë sektor, skemat incentive të vendosura së

fundmi në sektorin e prodhimit inkurajojnë firmat të investojnë në këtë

treg. Pjesë e skemave incentive janë:

- Heqja e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet

- Heqja e kontributeve për pagesen e Sigurimeve Shoqërore për

vitin e parë për gjithë të punësuarit.

- Mbulimi i pagës për një periudhë katër mujore.

- Kontrata Simbolike e Qerase 1 Euro për përdorimin e pronave

Shtetërore pas investimit në prodhim industrial, e vlefshme kjo

për investime mbi 10 milion euro.

(http://www.punetejashtme.gov.al/files/userfiles/Albania_potent

ial.pdf)

Greqia

Në Greqi ka disa përfitime që vijnë si rezultat i Ligjit të

skemave incentive të investimit të 2013-s. Prodhuesit e peletit mund të

aplikojnë për këto skema të parashikuara në Ligjin 4146/2013 “Krijimi i

një Mjedisi Miqësor të Zhvillimit të Ambientit për Investimet

Strategjike Private”.

Ky ligj siguron skema incentive në formën e lehtësimit nga

taksat, subvencionime, kredi subvencionuese dhe kredi të buta në të

Page 38: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

38

gjithë sektorët ekonomikë me disa përjashtime të vogla. Përqindja e

ndihmës për secilin investim varet nga madhësia e investimit dhe rajoni

në të cilin krijohet ky biznes. Ndërmarrjet klasifikohen në tre kategori

bazuar në madhësinë e tyre në përputhje me klasifikimin e përshtatshëm

sipas BE. Normat e ndihmës për rajonin e Maqedonisë perëndimore

janë treguar në tabelën më poshtë:

Rajoni Prefektura Zona Percentage of aid

Maqedonia

Perëndimor

e

Ndërmarrje

të mëdha

Ndërmarrje të

mesme

Ndërmarrje

të vogla dhe

mikro

Grevena C 30% 40% 50%

Kozan B 30% 35% 40%

Follorinë C 30% 40% 50%

Kostur C 30% 40% 50%

Tabela 1. Harta rajonale e ndihmës dhe normat sipas rajoneve në Maqedoninë

Perëndimore

Ligji 4146/2013 “Krijimi i një Mjedisi Miqësor të Zhvillimit të

Ambientit për Investimet Strategjike Private” i Ministrisë së Zhvillimit-

Konkurrencës, Infrastukturës, Transportit dhe Rrjetit, synon që të

modernizojë dhe përmirësojë kuadrin institucional për investimet

private, subjekt i ligjit për investimet. Dispozitat janë krijuar duke marrë

parasysh likuiditetitn dhe shpejtësinë e proçedurave për disbursimin e

granteve:

Page 39: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

39

- Opsion për 100% (rritje nga 50%) për pagesa në avancë e grantit

me një letër garancie.

- Investitori mund të zgjedhë miksimin e preferuar të përfitimeve

të Ligjit të Investimit (lehtësim nga taksat ose grant), për

investime deri në 50 milion Euro, me qëllim rritjen e

fleksibilitetit të financimit për investitorët e mesëm dhe të

vegjël.

- Lehtësimi nga taksat mund të paraprijë aktivitetin, për të rritur si

likuiditetin ashtu dhe qëndrueshmërinë e sipërmarrjeve.

- Investitorët që aplikojnë për përfitimet e Ligjit mund të

mbulojnë kërkesën për një minimum prej 25% të kapitalit të tyre

duke përdorur asetet likuiduese të kompanisë.

- Sektorët e ndërmarrjeve që do mbështeten nëpërmjet ligjit janë

duke u zgjeruar.

Llojet e ndihmës

a. Lehtësimi i taksave - përmbledh përjashtimin nga pagesa e tatimit

mbi të ardhurat dhe fitimet paratatimore që vijnë si rezultat i zbatimit të

ligjit, për të gjitha llojet e aktiviteteve.

b. Subvencionim - pagesë gratis nga shteti i një shume monetare për të

mbuluar një pjesë të shpenzimeve të investimit.

c. Subvencionim i kredisë - përfshin pagesë nga shteti të një pjese të

kësteve nën kuadrin e një marrëveshjeje për blerje me leasing të

makinerive dhe pajisjeve.

Page 40: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

40

d. Kreditë e buta nga ETEAN (Fondi Kombëtar i Ndërmarrjeve dhe

Zhvillimit). Shuma që mund të mbulojë një bankë mund të financohet

nga institucione që japin kredi të buta në bashkëpunim me ETEAN.

ETEAN është nje Fond Kombëtar Grek që mbështet

ndërmarrjet, veçanërisht të vogla, të mesme dhe ato inovative. Ky fond

është projektuar për të përmirësuar financimin e ndërmarrjeve dhe

zhvillimin e tyre me qëllim krijimin e ndërmarrjeve të reja, rritjen e

produktivitetit dhe lehtësimin e hyrjes në treg të produkteve dhe

shërbimeve të reja.

Konkluzione

Prodhimi i biomasës në zonën ndërkufitare Shqipëri-Greqi është

në një etapë fillestare. Aktualisht janë vetëm dy prodhues të peletit të

drurit që operojnë në rajon. Ardit Shpk është analizuar nëpërmjet një

aanalize SWOT, në mënyrë që të kuptohen më mirë forcat e brendshme

dhe të jashtme, të cilat kanë përcaktuar zhvillimin e kompanisë së

prodhimit të peletit.

Linja e prodhimit, cilësia e lartë e produktit dhe krahu i lirë i

punës janë avantazhet bazë të këtij biznesi. Nga ana tjetër, mungesa e

ekspertizës, mungesa e përpilimit të planeve strategjike dhe largësia nga

lënda e parë janë cilësuar si pikat e dobëta të biznesit. Por sidoqoftë,

biznesi ka krijuar së fundmi plantacione me pemë të cilat rriten shpejt,

në mënyrë që të mundet të sigurojë vetë në të ardhmen lëndën e parë.

Page 41: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

41

Të njëjtat hapa drejt menaxhimit të qëndrueshëm, kanë ndjekur edhe

firmat në Rajonin e Maqedonisë Perëndimore.

Kërkesa në rritje për pelet nga tregu italian dhe ai grek do të

rrisë njëkohësisht edhe shitjet e peletit të drurit, duke qënë se kompania

eksporton kryesisht në këto shtete. Kompania Ardit sh.p.k mund të

përfitojë edhe nga zgjerimi i prodhimit të peletit miks, i cili do të jetë

një alternativë fitimprurëse në të ardhmen.

Një nga avantazhet kryesore për të dy rajonet ndër-kufitare është

klima e favorshme ligjore që është vendosur si në vendet europiane

ashtu dhe në ato të rajonit.

Page 42: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

42

Literatura

Robbins, S. and Coulter, M. (2012). Management 11th edition. Pearson

Education, Inc

Rizzo, A and Jounghyun Kim, G. (2005). A SWOT Analysis of the

Field of Virtual Reality Rehabilitation and Therapy. Presence, Vol. 14,

No. 2, April 2005, 119–146.

Helms, M. M. and Nixon, J. (2010). Exploring SWOT analysis – where

are we now? A review of academic research from the last decade.

Journal of Strategy and Management, Vol. 3 No. 3, pp. 215-251.

Goliński, T. and Foltynowicz, Z. (2012). Pellet – a Key to Biomass

Energy. International Journal of Economic Practices and Theories, Vol.

2, No. 4, pp. 197-204.

INSTAT (2015). LABOUR COST SURVEY 2013. Retrived from

http://www.instat.gov.al/media/291998/anketa_e_kostove_te_punes_20

13.pdf

Nunes, L.J.R., Matias, J.C.O. and Catalão, J.P.S. (2014). Mixed

biomass pellets for thermal energy production: a review of combustion

models. Applied Energy, vol. 127, issue C, pp. 135-140.

Page 43: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko

43

Paniz, A. (2014). How to address a scattered market? The case of Italy.

Bruxelles, 13TH MAY 2014

McDermott, F. (2014). The outlook for European pellet demand 18th

September 2014

Annalisa Paniz, A and Bau, L. (2014). ITALY, THE MOST

IMPORTANT EUROPEAN PELLET MARKET PELLET DAY 15TH

JANUARY 2014 Graz.

http://www.punetejashtme.gov.al/files/userfiles/Albania_potential.pdf