andi pinari

183
1 REPUBLIKA E SHQIPヒRISヒ UNIVERSITETI I TIRANヒS FAKULTETI I HISTORI-FILOLOGJISヒ DEPARTAMENTI I HISTORISヒ TEMA : POLITIKA E JASHTME ITALIANE DHE ヌヒSHTJA SHQIPTARE (1878-1912) (Punim për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor i Shkencave Historike”) Përgatiti: Kandidati Andi PINARI Udhëheqës shkencor: Prof. Dr. Ferit DUKA

Upload: nexhat-qallapeku

Post on 28-Nov-2015

251 views

Category:

Documents


9 download

DESCRIPTION

letersi

TRANSCRIPT

Page 1: Andi Pinari

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORI-FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I HISTORISË

TEMA : POLITIKA E JASHTME ITALIANE DHE ÇËSHTJA SHQIPTARE

(1878-1912)

(Punim për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor i Shkencave Historike”)

Përgatiti: Kandidati Andi PINARI

Udhëheqës shkencor: Prof. Dr. Ferit DUKA

Page 2: Andi Pinari

2

PASQYRA E LËNDËS

PARATHËNIE………………………………………………………………………fq.5

HYRJE………………………………………………………………………………..fq.17

KREU I

DIPLOMACIA ITALIANE NË VITET E LIDHJES SË PRIZRENIT 1878-1881

1. Italia para Kongresit të Berlinit…………………………………………………f.34

2. Njohja e Italisë si fuqia e gjashtë madhore……………..……………………….f.41

3. Fillimet e politikës ballkanike të Italisë : çështja shqiptare dhe kriza boshnjake e

vitit 1875……….............................................................................................................f.47

4. Politika italiane në Kongresin e Berlinit dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-

1881.................................................................................................................................f.54

KREU II

ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE RIVALITETI ITALO-AUSTRIAK NË VITET

1882-1901

Page 3: Andi Pinari

3

1. Aleanca Trepalëshe dhe marrëveshjet italo-austriake në vitet 1881-1887 për

Shqipërinë……………………………………………………………………………..f.65

2. Politika e jashtme italiane në vitet 1888-1896 dhe fillimi i përplasjeve me

Austro-Hungarinë në Shqipëri...……………………………………………………f.70

3. Shqipëria në politikën e jashtme italiane të viteve 1896 – 1901………………f.76

KREU III

RRITJA E INTERESIT ITALIAN NDAJ ÇËSHTJES SHQIPTARE NË VITET

1902-1912

1. Çështja shqiptare dhe politika e jashtme italiane në vitet 1902-1907………..f.85

2. Revolucioni xhonturk, lëvizja kombëtare shqiptare dhe politika italiane në

vitet 1908-1910…………………………………………………………...…………..f.98

3. Politika italiane dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë……………………..f.111

4. Interesat ekonomike italiane në Shqipëri në fillim të shekullit të XX-të……f.124

KREU IV

ARBËRESHËT DHE NDIKIMI I TYRE MBI POLITIKËN E JASHTME

ITALIANE

1. Shqiptarizmi në komunitetin arbëresh dhe komitetet e para politike : Krispi

dhe Lorekio……………………………………………………………………….f.132

Page 4: Andi Pinari

4

2. Komiteti politik shqiptaro-italian Pro Albania dhe Riçoti Garibaldit……f.140

3. Aktiviteti i shqiptarëve në Venezia për çështjen shqiptare………………..f.152

PËRFUNDIME……………………………………………………………………f.164

BURIMET DHE LITERATURA……………………………………. …………f.170

APENDIX…………………………………………………………………………..f.184

Page 5: Andi Pinari

5

PARATHËNIE

Ky punim ka marrë në analizë politikën e jashtme italiane ndaj çështjes shqiptare

në vitet 1878-1912 duke patur si objektiv kryesor zbardhjen e qëndrimit italian ndaj

çështjes shqiptare mbi bazën e dokmentave diplomatike italiane të lëshuar nga konsujt

italianë në Shqipëri, Ballkan dhe më gjerë. Qëllimi kryesor i këtij punimi është që të

arrijmë të ndriçojmë arsyet e qëndrimit italian ndaj çështjes shqiptare. Viti 1878 përkon

me Kongresin e Berlinit, daljen e Italisë si një fuqi e madhe dhe reagimin e organizuar

politik të shqiptarëve nëpërmejt Lidhjes së Prizrenit. Viti 1912 shënon krijimin e

Shqipërisë së pavarur falë përpjekjeve të faktorit të brendshëm por të ndihmuar edhe nga

disa rrethana të përcaktuara nga politika ndërkombëtare e disa fuqive të rëndësishme, pra

nga faktori i jashtëm. Dy fuqitë kryesore që përkrahën pavarësinë shqiptare ishin

Perandoria Austro-hungareze dhe Italia. Sigurisht politika e këtyre fuqive ndaj çështjes

shqiptare duhet analizuar në një këndvështrim të përgjithshëm të politikës së jashtme dhe

posaçërisht ballkanike të këtyre shteteve.

Si pedagog i lëndës “Historia e Kohës së Re” kam pasur interes të veçantë për

periudhën që përfshin fundin e shekullit të XIX-të dhe fillimin e shekullit të XX-të, për

shkak të intensitetit të mardhënieve ndërkombëtare midis Fuqive të Mëdha. Mardhëniet

midis tyre në fundin e shekulllit të XIX-të përbëjnë një nga momentet më vendimtare të

historisë europiane. Ato shfaqen mjaft të komplikuara për shkak qëndrimeve jokoherente

dhe nuancave që ndryshojnë herë pas here. Europa, dhe së bashku me të i gjithë globi

përjetonte vitet e ndryshimeve të mëdha. Këto transformime lidhen në mënyrë të veçantë

me revolucionin e parë dhe të dytë industrial. Këto dy revolucione e shkëputën dukshëm

kontinentin e vjetër në aspektin e zhvillimit ekonomik, social por edhe politik në raport

me rajonet e tjera. Ky superioritet ekonomik nxiti edhe një ekspansion jo vetëm ekonomik

por edhe politik. Ekspansioni justifikohej me idenë e konceptit mbi fuqinë e shtetit, që do

të thotë se shteti ishte i fuqishëm atëhere kur shprehte këtë fuqi edhe në mardhëniet

ndërkombëtare. Politika ndërkombëtare në këto vite ka pasur probleme, marrëveshje,

aleanca të qëndrueshme dhe të lëvizshme në varësi të atij parimi të vendosur që në 1815

Page 6: Andi Pinari

6

nga fuqitë e mëdha, parimit të ekuilibrit të forcave. Nëse një nga fuqitë do të përfitonte

diçka në koloni, edhe të tjerat duhet të kompesoheshin.

Diplomacia gjatë kësaj periudhe shfaqet në përmasa të panjohura më parë. Në këtë

kohë filluan të krijohen e më pas të konsolidohen edhe dy blloqet kundërshtare të Luftës së

Parë Botërore : Antanta dhe Blloku Qëndror. Ndërkaq interesi për këtë periudhë më është

rritur së tepërmi edhe sepse në këto kohë u morrën vendime lidhur me krijimin e shteteve

të reja dhe kufijve të tyre. Në këto vite u vendos e ardhmja e shumë rajoneve duke

përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Nuk do të ishte e tepruar të pohojmë se historia e shumë

popujve e territoreve që dikur bënin pjesë në perandoritë e mëdha, do të përcaktohej nga

vorbulla e diplomacisë ndërkombëtare të fundit të shekullit XIX-të dhe fillimit të shekullit

të XX-të. Këto vendime kanë përcaktuar historinë e një pjese të konsiderueshme të

popujve të globit përgjatë shekullit të XX-të dhe do të lënë shenjën e tyre edhe përgjatë

shekullit të XXI-të. Në aktivitet të plotë gjatë këtyre viteve ishte edhe politika e jashtme

dhe diplomacia e fuqive europiane. Duke pasur si synim të zgjerojnë jo vetëm tregjet por

edhe ndikimin përtej kufijve shtetërore, shumë shtete europiane u përfshinë në atë që

njihet si imperializmi europian i fundit të shekullit të XIX-të. Pjesë aktive e kësaj politike

ishte edhe Italia e cila e përqëndroi politikën e saj të jashtme përveç të tjerash, edhe mbi

territorin shqiptar.

Interesi për të analizuar dhe shpjeguar politikën e jashtme italiane në vitet 1878-

1912 ndaj Ballkanit dhe çështjes shqiptare ka nxitur shumë autorë dhe grupe autorësh, që

janë përpjekur të ndriçojnë këtë periudhë nëpërmjet studimeve të tyre. Studime që

trajtojnë këtë problem janë shfaqur që gjatë viteve të para të shekullit të XX. Ka pasur një

numër të madh autorësh që janë marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo edhe tërthorazi me

politikën e jashtme të Italisë ndaj Shqipërisë. Një autor i rëndësishëm, një njohës i mirë i

Shqipërisë dhe Ballkanit ka qënë Antonio Baldaçi. Meqënëse ishte biolog, Baldaçi udhëtoi

shumë në trevat e Ballkanit dhe në Shqipëri. Ai mundi të studionte gjendjen e turbullt të

kombësive ballkanike nga e cila zënë fill edhe rivalitetet e tyre pa fund. Ai u bë në këtë

mënyrë një mbrojtës i bindur i popujve të vegjël të Ballkanit duke mbështetur të drejtat e

tyre historike dhe etnike. Duke e njohur nga afër realtitetin shqiptar, Baldaçi shkroi disa

libra të rëndësishëm ku trajtohej ndër te tjera edhe qëndrimi italian ndaj Shqipërisë.

Page 7: Andi Pinari

7

Aktiviteti i tij vazhdoi edhe pas pavarësisë shqiptare. Duke qenë se ishte një personazh

mjaft i njohur në Itali, Baldaçi ka ndikuar edhe në opinionin publik dhe vendimmarrjen e

politikës italiane ndaj Shqipërisë. Ndër studimet më të rëndësishme të Baldaçit mbetet

“Shqipëria e madhe” (Uegen Tiranë 2006) që është një libër tepër i vlefshëm për këtë

punim. Një tjetër vepër me rëndësi e Baldacit është edhe “Rrugëtime shqiptare”

(Argeta Lmg Tiranë 2004) ku sqarohen në mënyrë mjaft tërheqëse dhe analitike

përshtypjet e udhëtimeve të Baldaçit në trojet shqiptare duke na pasqyruar realitetin e

kohës.

Trajtimi i kësaj çështje ka nxitur edhe në numër të konsiderueshëm të autorëve

italianë të kryejnë studime të mirëfillta në lidhje me politikën e jashtme italiane në

përgjithësi por edhe në lidhje me politikën italianë ndaj çështjes shqiptare. Sigurisht

këndvështimi i tyre është në pozita të disktueshme përsa i përket objektivitetit historik për

shkak të subjektivizmit të lidhur me kombësinë e këtyre autorëve apo edhe me periudhën

në të cilën kanë shkruar. Ndër këta autorë më i rëndësishmi mbetet Luixhi Salvatorelli i

cili ka trajtuar në librin e tij “La Triplice Aleanca: Storia diplomatica 1877-1912 ”

(Instituto per gli studi di politica internacionale). Në këtë punim autori i kushton

vëmendje çëshjtes shqiptare por duke e parë si një nga problement e shumta të rebusit

ballkanik. Autori përpiqet që të vendosë rajonin ballkanik në kontestin e aleancave midis

fuqive të mëdha.

Një autor tjetër italian që konsiderohet si shumë i rëndësishëm është edhe

Gaetano Salvemini me librin e tij: “La politica estera dell Italia dal 1871 al 1914”

(Firenze, 1915). Ky autor është përqëndruar në orientimet e përgjithshme të politikës së

jashtme italiane gjatë këtyre viteve duke u ndalur herë pas here edhe në problemin

shqiptar. Mbetet një nga punimet më me vlerë të autorëve italianë sepse është shkruar në

prag të hyrjes së Italisë në Luftën e Parë Botërore dhe kjo bën që studimi të jetë më pranë

realitetit të kohës.

Autor tjetër me peshë është edhe Pietro Pastorelli, i cili është marrë në mënyrë të

veçantë me problemet shqiptare dhe mardhëniet italo-shqiptare. Një artikull i rëndësishëm

i tij është ai me titull “Albania e Tripoli nella politica estera italiana durante la

Page 8: Andi Pinari

8

Crisi d’Oriente del 1897” (Rivista di Studi Politici Internazionali, Nr.3 1961).

Profesor Pastorelli mbetet në fakt një nga studiuesit më seriozë të mardhënieve italo-

shqiptare duke kontribuar edhe me libra të tjerë mbi mardhëniet dypalëshe sidomos për

periudhën midis dy luftrave botërore.

Një tjetër autor i rëndësishëm në ndriçimin e raporteve midis Austro-Hungarisë

dhe Italisë në përpjekjet e tyre për dominimin e territorit shqiptar është edhe Alessandro

Duce me librin e tij “L’Albania nei rapporti italo-austriaci 1897-1913”(Milano,

1983). Analiza e tij është thelluar në kontaktet e vazhdueshem midis Romës dhe Vjenës

në raport me çështjen shqiptare. Duke analizuar mardhëniet italo-austriake në dritën e

dokumentave diplomatike të dy kancelarive, ky autor ka dhënë një kontribut të

rëndësishëm mbi rolin e veçantë që kishte Shqipëria në mardhëniet midis dy fuqive.

Rivaliteti dhe bashkëpunimi i Austro-Hungarisë dhe Italisë konsiderohet nga ky autor si

vendimtar në fatet e ardhshme të Shqipërisë dhe të lëvizjes kombëtare. Një aspekt aspak i

sqaruar në këtë studim është roli i lëvizjes kombëtare shqiptare në realizimin e projektit

për pavarësinë e Shqipërisë.

Autori tjetër italian Enio Masserati ka botuar një studim mjaft interesant të

titulluar “Momenti della questione adriatica 1896-1914: Albania e Montenegro tra

Austria e Italia”(Roma, 1981). Në këtë punim është trajtuar në mënyrë të veçantë

rëndësia që kishte Shqipëria jo vetëm në politikën italiane por edhe në opinionin publik në

Itali. Në fokusin e këtij studimi ka qenë edhe komuniteti i arbëreshëve në Itali, duke e

konsideruar këtë komunitet si një katalizator të politkës italiane ndaj Shqipërisë. Një

kapitull i veçantë i këtij studimi i kushtohet edhe përpjekjeve të komunitetit arbëresh me

mbështetjen e djalit të Garibladit të madh, Riçoti Garibaldi. Kjo përpjekje konsistonte në

organizimin e një reparti vullnetarësh arbëresh nën komandën e Riçoti Garibaldit, repart

i cili do të zbarkonte në brigjet shqiptare për të organizuar luftë për pavarësi nga

Perandoria Otomane.

Një tjetër autor italian është Gaetano Petrota, i cili ka pasur në fokus të studimeve

të tij në mënyrë të veçantë problemet shqiptare. Një libër me vlerë nga ky autor është libri

me titull “Francesco Crispi e l’Albania” (Palermo, 1927) ku autori analizon në

mënyrë të përmbledhur mardhëniet e Krispit me komunitetin arbëresh dhe me çështjen

Page 9: Andi Pinari

9

kombëtare shqiptare. Sipas autorit shqiptarët besonin se Krispi, si një burrë shteti italian

do të ndihmonte Shqipërinë me qëllim që kjo e fundit të pavarësohej. Ai përpiqet të

argumentojë pikërisht këtë dimension prej atdhetari të Krispit. Një tjetër studim me vlerë

i të njëjtit autor është edhe “Popolo, Lingua e Letteratura albanese” (Palermo,

1932). Në këtë studim autori na paraqet në mënyrë të plotë një përshkrim të popullit dhe

shoqërisë shqiptare duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek autorët kryesor në letërsinë

shqiptare. Duke pasur parasysh kontributin e madh të shkrimtarëve shqiptare, sidomos

gjatë Rilindjes Kombëtare, në artikulimin e idesë së pavarësisë shqiptare, studimi merr

vlera të veçanta. Me rëndësi është trajtimi nga ana e tij e shumë autorëve arbëreshë me

kontribut të rëndësishëm në çështjen kombëtare shqiptare.

Një tjetër botim që analizon politikën e jashtme italiane dhe raportet e saj me

Shqipërinë është edhe studimi i Giacomo Perticione “La politica estera italiana dal

1861 al 1914” (Eri, 1961). Ky studim paraqet në mënyrë të përmbledhur orientimet e

përgjithshme të politikës italiane gjatë vitetve 1861-1914. Rëndësia e këtij studimi për

këtë temë ka qenë sqarimi i linjave kryesore të veprimit të diplomacisë italiane në

realitetin e komplikuar të fundit të shekullit XIX-të dhe fillimit të shekullit të XX-të.

Një analizë të hollësishme për politikën e jashtme italiane në fillimin e shekullit të

XX-të ka bërë autori R.J.B. Bosworth në librin e titulluar “Italy, the last of the Great

Powers: Italian foreign policy before the First World War” (Cambrige University

Press, 1979). Në këtë punim prej 600 faqesh është analizuar me hollësi politika e jashtme

italiane sidomos ajo e orinetuar drejt Ballkanit dhe Afrikës në vitet 1900-1914. Në këtë

studim voluminoz ka informacione të vlefshme dhe kosiderata për politikën e Italisë ndaj

çështjes shqiptare në fillim të shekullit XX. Një tjetër studim me interes i po këtij autori

është edhe libri “Italy and the wider world 1860-1960 (London, 1996) ku trajtohen

veç të tjerash edhe raportet e Italisë me Perandorinë Osmane sidomos në vitet e fundit të

ekzistencës së kësaj të fundit. Pikërisht në këtë kohë merr përmasa të rëndësishme edhe

politika e Italisë ndaj çështjes shqiptare.

Një tjetër autor zviceran ka bërë përpjekje për të ndriçuar momentet më të

rëndësishme të angazhimit të Italisë në problemet ballkanike. Ky autor është Claude-

Page 10: Andi Pinari

10

Alexandre Cailler me studimin “La politique balkanique de l’Italie entre 1875-1914”

(Fribourg, 1950). Ky autor është mbështetur kryesisht në dokumentat e diplomatëve

franceze dhe pjesërisht në ato italiane për të sqaruar trajtimin e çështjeve ballkanike dhe

shqiptare nga një fuqi e re siç ishte Italia. Informacionet e dhëna në këtë studim kanë qenë

me mjaft rëndësi për këtë punim sepse kanë sjellë një dimension të ri duke shpjeguar sesi

Franca ka parë politikën italiane ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit.

Një rol të padikutueshëm në trajtimin e problemeve shqiptare ka edhe libri i Josef

Swire “ Albania. The Rise of a Kingdom” (London, 1929). Megjithëse në mënyrë

shumë të përmbledhur, autori ka trajtuar me shumë objektivitet politikën e fuqive të

ndryshme dhe rolin e këtyre politikave në krijimin e shtetit të pavarur shqiptar. Në këtë

libër në mënyrë analitike janë paraqitur të gjitha problemet kryesore të lëvizjes kombëtare,

ashtu sikurse edhe rruga e vështirë drejt pavarësisë dhe konsolidimit të shtetit shqiptar.

Autorët shqiptarë kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në trajtimin e politikës

së fuqive të mëdha në raport me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Autorët me të njohur që

janë marrë me këtë periudhë janë Stavro Skëndi me librin “The Albanian National

Awakening” (Princeton University Press, 1967). Në këtë studim autori ka paraqitur

në një mënyrë konçize të gjitha zhvillimet e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe problemet e

saj gjatë viteve 1878-1912. Duke analizuar nacionalizmin shqiptar, autori ka trajtuar

edhe ndikimin e fuqive kryesore të interesuara për problemin shqiptar siç ishin Austro-

Hungaria dhe Italia. Me këto dy fuqi autori merret pothuajse përgjatë gjithë studimit, por

njëkohësisht i trajton në kapituj të veçantë së bashku edhe veç e veç.

Ndihmesë të veçantë në analizën e trajtimit ndërkombëtar të çështjes shqiptare ka

dhënë Profesor Arben Puto. Në studimin e tij me titull “Çëshjta shqiptare në aktet

ndërkombëtare të periudhës së imperializmit” (Tiranë, 1984) autori ka prezantuar

deri tani, analizën më të hollësishme që i është bërë ndonjëherë çështjes shqiptare në

dritën e dokumentave të kancelarive europiane të kohës. Për shkak të kohës kur është

shkruar ky punim sigurisht ka pasur një ndikim të dukshëm idologjik të diktuar nga

çensura e regjimit komunist. Megjithatë punimi mbart vlera edhe sepse së bashkë me

analizën, autori ka botuar edhe një pjesë të mirë të dokumentave diplomatike që ka

Page 11: Andi Pinari

11

përdorur. Në studimin tjetër të po të njëtit autor, tashmë të botuar pas rënies së

komunizimit “Historia diplomatike e çështjes shqiptare” (Tiranë, 2003), autori ka

analizuar në mënyrë të përmbledhur momentet kryesore në ecurinë e problemit shqiptar

nga Kongresi i Berlinit deri në vitin 1926.

Një kontribut të rëndësishëm kanë dhënë në studimin e kësaj periudhe një grup

autorësh shqiptarë me botimin e tyre “Historia e popullit shqiptar” Vëll. II( Tiranë,

2002). Në këtë botim gjejmë informacione shumë të hollësishme për zhvillimet në

Lëvizjen Kombëtare që në fillimet e saj e deri në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Në

mënyrë të hollësishme trajtohet edhe ndikimi italian në Shqipërinë e kohës. Ky botim i një

grupi autorësh ka rëndësi edhe sepse në njëfarë mënyre konsiderohet edhe si versioni më

zyrtar i pasqyrimit të historisë së shqiptarëve. E përmend këtë fakt pasi në disa punime të

autorëve të huaj përmendet pikërisht ky fakt duke e renditur si një nga faktorët që cënojnë

objektivitetin e historianëve shqiptare. Duke dashur të vërtetojë pikërisht të kundërtën, ky

botim serioz është përdorur gjerësisht në këtë punim.

Një trajtim interesant megjithëse në mënyrë mjaft të përmbledhur ka dhënë edhe

autorja Elena Gjika Merlika në një artikull të titulluar “Liria shqiptare dhe politika

italiane nga vitit 1878 deri më 1912” (Revista Phenix, Nr.1-6 (39), Shkodër , 2004).

Ky artikull ka një konceptim të drejtë të rolit italian ndaj problemit shqiptar duke marrë

parasysh edhe raportet e Italisë me fuqitë e tjera të interesuara ndaj çështjes shqiptare si

Austro-Hungaria, Rusia dhe Perandoria Osmane.

Një vlerë të madhe kanë pa dyshim dokumentat diplomatike të kohës. Me rëndësi

të veçantë janë “Documenti Diplomatici Italiani” (DDI) dhe “Libri Verti Italiani”

(LVI). Këto dy burime primare na japin një informacion të bollshëm sepse paraqesin

qëndrimin zyrtar të konsujve dhe agjentëve italianë në territorin shqiptar, në territorin e

Perandorisë Osmane, në kryeqytetet ballkanike dhe në kryeqendrat e diplomacisë

europiane. Ato sqarojnë shumë aspekte të qëndrimit italian ndaj Shqipërisë dhe

shqiptarëve. Megjithëse në përgjithësi raportet e konsujve sqarojnë më shumë probleme të

përditshme të punës, nuk mungojnë edhe analizat, sygjerimet, konkluzionet që i bëjnë

këto dokumenta të domosdoshme për këtë punim. Duke pasur parasysh edhe nivelin e

Page 12: Andi Pinari

12

lartë intelektual të konsujve të kohës, duke shfletuar këto dokumenta kemi krijuar një

pamje edhe më të qartë të situatës së trojeve shqiptare në periudhën e marrë në studim.

Në shumë faqe raportesh që vijnë nga konsujt italianë në territorin shqiptar apo edhe në

qendra të tjera europiane, trajtohen gjithashtu edhe problemet e diplomacisë italianë në

raport me Austro-Hungarinë. Mardhëniet italo-austriake pa dyshim që janë analizuar në

kuadër të këtij punimin sepse ndikimi i tyre ka qënë shumë i rendësishëm dhe në disa

raste vendimtar.

Në përpjekje për të kuptuar politikën e jashtme italiane në raport me fuqitë e tjera

janë shfrytëzuar edhe “Documents Diplomatiques Francaises” (DDF) të cilat kanë

sqaruar disa qëndrime të diplomacisë italiane në raport me Ballkanin në përgjithësi dhe

me çështjen shqiptare në veçanti.

Dokumenta të shumtë janë botuar edhe në disa përmbledhje si: “Documents

relating to the great war “(London, 1915), “British documents on the Origins of

the War Vol VIII” (London, 1932), “Diplomatic Documents relating to the

outbreak of the europian war”(New York, 1916). Megjithatë jo gjithçka që thuhet e

mund të thuhet në dokumenta zyrtare reflekton këndvështrimin apo zgjedhjen e bërë nga

një qeveri apo vend i caktuar në një periudhë historike. Nga ky këndvështrim nuk mund

të ketë një politikë të jashtme të pavarur dhe të shkëputur nga politika e brendshme ose

nga problemet e tjera në një sistem forcash që bashkëveprojnë. Për këtë arsye jemi

përpjekur të gjejme edhe burime të tjera që do të konfirmonin burimet primare.

Një burim shumë të vlefshëm dokumentar përbëjnë edhe përmbledhjet e

dokumentave dhe të fjalimeve të një personazhi të rëndësishëm të periudhës që është

objekt i studimit. Bëhet fjalë për kujtimet në tre vëllime të ish Kryeministrit italo-shqiptar

Françesko Krispi. Si një personazh kyç në politikën italiane, por edhe si një italo-arbëresh

i lidhur me komunitetin e tij, Krispi ka pasur një ndikim të konsiderueshëm në politikën e

jashtme italiane ndaj Shqipërisë. Ai konsiderohet nga pothuajse të gjithë autorët që janë

marrë me Italinë si politikani më aktiv përsa i përket politikës së jashtme italiane. Si ish-

Kryeministër dhe ish-Ministrit të jashtëm Italian, ai na ka lënë tre vëllime me kujtime

Page 13: Andi Pinari

13

dhe dokumenta të kohës si : “Francesco Crispi : Questioni internacionali“ (Milano,

1913), “Francesco Crispi : Politica estera” (Milano, 1912), “The Triple Aleance”

( London, 1913).

Një tjetër personazh i rëndësishëm i kohës ka qenë edhe Tommaso Titoni, minsitri

i jashtëm italian në vitet 1903-1908. Edhe kujtimet e tij së bashku me një sërë burimesh

arkivore ku ky personazh ka pasur rol janë botuar me titullin “Italy’s Foreing Policy:

Selected Speeches from Tomaso Titoni” (London, 1914).

Me vlerë të paçmueshme janë edhe librat e kujtimve të personazheve politikë të

Shqipërisë së kësaj periudhe. Një vlerë të madhe kanë kujtimet e Ismail Qemali i cili është

konsideruar edhe si babai i kombit shqiptar. “The memoirs of Ismail Kemal Bey”

(London, 1920) na paraqitet me të gjithë madhështinë e tij figura e njeriut simbol të

pavarësisë shqiptare. Duke prezantuar jetën e tij politike, Ismail Qemali sqaron nga

këndvështrimi i tij të gjitha problemet e lidhura me çështjen shqiptare që nga fillimet e saj

e deri në vitin e mbrapshtë 1914. Po kështu kanë rëndësi edhe libri i kujtimeve të Eqerem

bej Vlorës “Kujtime 1885-1925” (Tiranë, 2003). Duke qenë një njeri i rëndësishëm në

jetë politike të trevave shqiptare, vlera e këtyre kujtimeve sa vjen edhe shtohet. Edhe

kujtimet e Sejfi Vllamasit “Ballafaqime politike në Shqipëri 1897-1942” (Tiranë,

2000) kanë ndihmuar në hartimin e këtij punimi. Këto dëshmi, megjithse me një dozë

subjektivizmi, kanë vlerë sepse personazhet që i kanë shkruar shpesh kanë qënë në

pozicione drejtuese, kanë pasur një vizion të qartë për problemet shqiptare dhe kanë

orientuar ose edhe drejtuar politikën shqiptare të atyre viteve.

Shtypi i kohës mbetet një tjetër burim me vlerë për ndriçimin sa më të plotë të

kësaj periudhe. Duke pasur parasysh edhe cilësinë e lartë të shkrimeve dhe pregatitjen e

mirë të gazetarëve, shtypi i kohës pasqyron me seriozitet dhe objektivitet ngjarjet dhe

opinionin e kohës. Në shumë raste shtypi orienton edhe ndikime në politikën e kohës.Ka

edhe analiza bën një analizë të hollësishme problemeve që lidhen me politikën e jashtme.

Një kontribut të veçantë në këtë drejtim ka pasur edhe shtypi i arbëreshëve të Italisë ku

duhet të përmendim medoemos gazetën e Jeronim de Radës të quajtur “Flamuri i

Arbërit”që filloi të botohet në Kalabri në vitet 1883-1887 në dialektin e arbëreshëve të

Page 14: Andi Pinari

14

Kalabrisë dhe italisht. Një gazetë tjetër me rëndësi ishte“La nazione Albanese” me

drejtuesin e saj Anselmo Lorekio. Shkrimet e tij tregojnë angazhimin politik në realizmin

e ëndrrës së shqiptarëve për një shtet të pavarur.

Një grup dokumentash me rëndësi janë edhe dokumentet e ndodhura në Arkivin e

Shteti Shqiptar. Duke shqyrtuar këto dokumenta është bërë e mundur krijimi i një

pasqyre sa më të qartë të problemeve të kohës. Këto dokumenta i kanë dhënë një

dimension social, ekonomik dhe kulturor këtij punimi. Ndër to mund të veçojmë

dokumentat e shoqatës Pro Patria në Itali, shoqatë e cila u përpoq të organizonte

nacionalistët shqiptarë në Itali me qëllim që të arrihej krijimi i shtetit të pavarur shqiptar.

Në Arkivin e Shtetit ka një informacion të bollshëm edhe për raportet ekonomike

shqiptaro-italiane që përbëjnë një aspekt tjetër të rëndësishëm të politikës së jashtme

italiane. Në këtë drejtim aktiviteti i firmave tregtare shqiptare në raport me Italinë është

një fenomen që ka rëndësi të veçantë në kuadër edhe të politikës së jashtme. Vështirësi

paraqet grumbullimi dhe interperetimi i të dhënave të shumta që gjendej në

dokumentacionin e firmave tregtare.

Ky punim ka si synim të japë një pasqyrë më të plotë të politikës së jashtme

italiane ndaj Shqipërisë. Objektivi kryesor i këtij punimi është që të analizojë

politikën italiane ndaj Shqipërisë, duke marrë për bazë veprimtarinë shtetërore

të shtetit italian dhe sidomos aktivitetin diplomatik të Italisë. E rëndësishme

për këtë punim është të arrijë të shpjegoje se përse Italia ndoqi një politikë të

caktuar ndaj çështjes shqiptare dhe cilat ishin arsyet e këtij qëndrimi. Studimet e

deritashme kanë trajtuar mardhëniet midis dy brigjeve si momente të shkëputura nga

tërësia e ngjarjeve të kohës. Besojmë që është e pamundur të shpjegohen të tilla

marrdhënie pa pasur mirë të qartë pasqyrën e përgjithshme të kompleksitetit të

mardhënieve ndërkombëtare të kohës. Ajo çfarë u mungon në përgjithësi studimeve të

tilla është pikërisht analiza e rëndësisë së Shqipërisë në raport me rajonet e tjera për të

cilat Fuqitë e Mëdha interesohen. Këto shtete të mëdha kanë zhvilluar një politikë të gjerë

rajonale e globale. Po cili ka qenë vendi i Shqipërisë në këtë politikë? Pikërisht kjo pyetje

mendojmë se nuk ka gjetur përgjigjen e duhur në punimet e mëparshme, në të cilat ka

mbizotëruar tendenca për të mbivlerësuar ose nënvlerësuar rëndësinë e Shqipërisë në këto

Page 15: Andi Pinari

15

politika. Siç dihet Shqipëria ka pasur pa diskutim rëndësi të konsiderueshme. Megjithatë

si Italia, ashtu edhe Austro-Hungaria kanë zhvilluar politika të gjera ballkanike, ku

Shqipëria ka qënë një rajon me interes ashtu si shumë rajone të tjera. Nuk duhet të

harrohet asnjëherë se Italia synimin kryesor të saj e ka pasur në territoret afrikane të

Libisë, Etiopisë dhe Eritresë. Ndërsa Austro-Hungaria ka synuar kryesisht Bosnjë-

Hercegovinën. Ky këndvështrim i ri do mund të na japë një pasqyrë më të qartë të

ndikimit konkret të Italisë në çështjen shqiptare.

Ky punim përbëhet nga katër kapituj kryesorë. Në kapitullin e parë është trajtuar

politika ballkanike dhe shqiptare e Italisë që nga kryengritja në Bosnjë në vitin 1875 deri

në rënien e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në vitin 1881. Kjo ishte edhe periudha kur

Italia u shfaq si një fuqi e madhe në arenën ndërkombëtare. Në këtë kohë u ravijëzuan

edhe orientimet e politikës së jashtme të Italisë. Si një fuqi e fundit të shekullit të XIX-të

edhe Italia po kërkonte me ngulm të zgjeronte influencën e saj në Lindjen e Afërme dhe në

Afrikë. Por gjatë vitetve 1875-1881 Italia nuk arriti të përfitonte asgjë prej rregullimeve

që ju bënë përkohësisht çështjes lindore. Në kapitullin e dytë trajtohet politika italiane në

vitet 1882-1901. Këto ishin vitet kur u lidhën edhe alenancat e mëdha që do të çojnë më

pas në fillimin e Luftë së Parë Botërore. Italia përfshihet në Alencën Trepalëshe se bashku

me Gjermaninë dhe Austro-Hungarinë. Ky angazhim ndërkombërar u realizua nëpërmjet

disa marrëveshjve të cilat rinovoheshin herë pas here nga palët. Ky angazhim i Italisë në

Alencën Trepalëshe i solli asaj disa përfitime territoriale në Afrikë, por e pengoi që të

ndikonte në Ballkan. Kjo ndodhi sepse aty ndeshte me një dominimim më të hershëm

austriak. Sidoqoftë rivialiteti në Ballkan u thellua dhe u përshkallëzua midis Italisë dhe

Austro-Hungarisë, pavarësisht ekzistencës së tyre në të njëtën aleancë. Në kapitullin e

tretë janë trajtuar vitet 1902-1912. Këto vite shënojnë ndryshime të rëndësishme si në

Shqipëri, ashtu edhe në politikat italiane. Pas revolucionit xhonturk të vitit 1908,

shqiptarët kuptuan se Perandoria Osmane nuk dëshironte shkëputjen e Shqipërisë dhe për

këtë arsye ata intensifikuan lëvizjen nacionaliste duke filluar edhe kryengritjet e

njëpasnjëshme dhe krijimin e çetave. U bë e qartë për shqiptarët se pavarësinë duhej ta

fitonin vetë ata. Ndërsa Italia në këtë fazë intensifikon politikën e saj, sigurisht herë në

konkurrencë e herë në bashkëpunim me Austro-Hungarinë, në ndihmë të çështjes

Page 16: Andi Pinari

16

shqiptare. Një rol të veçantë kishin edhe interesat ekonomike të Italisë në Shqipëri. Në

kapitullin e katërt është trajtuar ndikimi i komuniteti arbëresh, por edhe i nacionalistëve

italianë në politikën e jashtme italiane ndaj Shqipërisë. Komuniteti i arbëreshëve ishte

shumë aktiv në Rilindjen Kombëtare Shqiptare dhe mbeti aktiv edhe në përpjekjet për të

orientuar shtetin italian drejt një politike proshqiptare. Sidoqoftë këto përpjekje nuk e

tejkaluan dot ambicjen për ekspansion të Italisë në territoret shqiptare.

Në përfundim dua të falenderoj në mënyrë të veçantë udhëheqësin e kësaj teme

Prof.Dr.Ferit Dukën, i cili me durimin, urtësinë, mençurinë dhe pregatitjen e lartë

profesionale më ka ndihmuar pa masë në realizmin e këtij punimi. Një tjetër falenderim i

sinqertë shkon për drejtuesit e Fakultetit të Histori-Filologjisë dhe të Departemantit të

Historisë si Prof.Dr.Valentina Duka dhe Prof.As.Dr.Ilira Çaushi, të cilat më kanë

inkurajuar dhe krijuar hapsirat e nevojshme për realizimin e këtij punim. Së fundi një

ndihmesë të madhe më kanë dhënë edhe këshillat e shumë profesorëve të Departamentit të

Historisë si Prof.Dr.Fatmira Rama, Prof.Dr. Adem Mezini, Prof.As.Dr.Petrit Nathanaili

dhe Dr.Ermal Baze të cilët me dashamirësi dhe profesionalizëm më kanë orientuar herë

pas here për të realizuar një punim sa më cilësor.

Page 17: Andi Pinari

17

HYRJE

Italia dhe Shqipëria janë dy vende fqinje që i ndan një distancë prej 40

miljesh detare ose 70 kilometrash. Kjo afërsi gjeografike ka diktuar një mardhënie

të ngushtë midis dy brigjeve të Adriatikut. Historia e këtyre mardhënieve ka

nisur prej shumë kohësh dhe do të vazhdojë edhe për shumë kohë. Duke filluar

nga antikiteti janë të panumurta faktet e mardhënieve të ngushta midis dy

brigjeve. Si objekt i studimit të këtij punimi janë marrë vitet 1878-1912. Viti 1878

është marrë si referencë sepse përkon me Kongresin e Berlinit. Italia në këtë

kongres doli për herë të parë në skenë si një fuqi e madhe, megjithëse nuk pati

ndonjë përfitim territorial.1 Në anën tjetër të Adriatikut, Kongresi i Berlini solli

një reagim të organizuar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në përpjekje për të

ruajtur rajonet shqiptare të Plavës, Gucisë, Hotit, Grudës dhe qytetet shqiptare të

Tivarit dhe Ulqinit.2 Ishte hera e parë që shqiptarët vepruan së bashku në

mbrojtje të tërësisë territoriale të tokave të banuara prej shqiptarëve.3 Që prej

Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u intensifikuan përpjekjet e nacionalistëve

shqiptarë për të krijuar komb-shtetin. Ndërsa viti 1912 shënon nga njëra anë

finalizimin e përpjekjeve të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për krijimin e shtetit të

pavarur dhe nga ana tjetër një finalizim të politikës proshqiptare austro-italiane.

Sigurisht që politikat ballkanike të Italisë nuk përfundojnë në 1912 dhe do të

vazhdojnë përgjatë gjysmës së parë të shekullit të XX-të, për të përfunduar me

kapitullimin e Italisë fashiste gjatë Luftës së II Botërore dhe për të rifilluar

përsëri pas rënies së komunizmit.

Politika ballkanike e Italisë nuk lindi nga hiçi, apo nga dëshira e thjeshtë

për konkurrencë apo zgjerim territorial. Në fakt ky orientim i Italisë ishte pjesë e

traditës që ishte ruajtur në forma të ndryshme megjithë ndryshimet e mëdha që

1 R.J.B, Bosworth, Italy, the last of the Great Powers:Italian foreign policy before the First World War,London: Cambrige University Press 1979, f.312Stavro Skëndi, Zgjimi kombëtar shqiptar, Tiranë: Phoenix&Sh.L.K, 1996, f.533 “Historia e popullit shqiptar” Vëll.3, Tiranë : Akademia e Shkencave, Toena, 2002, f.165

Page 18: Andi Pinari

18

kishin ndodhur përgjatë shekujve.4 Në fundin e shekullit të XIX-të Italia ktheu

vështrimin drejt Shqipërisë dhe Ballkanit duke rifrekskuar politikën e jashtme të

Republikës së Venedikut. Pas krijimit të Italisë së bashkuar, shteti i ri do

përpiqtet të ndjekë të njëjtën politikë orientale të Venedikut si pjesë e

trashigimnisë së saj gjenetike.5 Sigurisht politikës së jashtme ju shtuan edhe

elementë të rinj të diplomacisë së fundit të shekullit të XIX-të, të karakterizuar

nga diplomacia e fshehtë, konkurrenca e ashpër dhe agresiviteti.6

Në vijim të traditës së Venedikut në politikën e jashtme të shtetit të ri

italian, duhet të ndalemi medoemos në disa momente të rëndësishme në

mardhëniet midis dy brigjeve sidomos në periudhën moderne. Venediku arriti të

pushtojë ishullin e Korfuzit në vitin 1386, duke siguruar kështu një pozicion

tepër strategjik në Adriatik.7 Këtë pikë strategjike politike, ekonomike e

ushtarake, Venediku do ta mbajë deri në fundin e ekzistencës së vet në 1797.8 Në

vitin 1392 Venediku pushton Lezhën, dhe pas dy vjetësh Shkodrën.9 Pas forcimit

të pozitave në këto dy qëndra, do të vihet re një ekspansion i mëtejshëm në

Ulqin, Krujë në 1406 dhe Vlorë në 1400.10 Vetëm me pushtimin osman këto

qytete-port u shkëputën njëherë e përgjithmonë nga dominimi venecian. Pas më

shumë se dy shekujsh nga humbja e porteve shqiptare, Venediku i rikthehet edhe

njëherë këtyre territoreve. Shkak për këtë rikthim ishte disfata turke në muret e

Vjenës në 1683. Në vitin 1688 venecianët marrin portet e Butrintit, Artës, Pargës e

Prevezës. 11Këto pushtime ligjërohen në traktatin e Karlovicit në 1699.12 Në vitin

1718 Traktati i Pazarvicit solli shfaqjen e një fuqie të re në Ballkan, Perandorinë

Habsburge. Nga ky vit fillon politika sistemtatike e Habsburgëve kundrejt

4 Claude-Alexandre Cailler. La politique balkanique de l’Italie entre 1875 et 1914, La Tour de Peilz:Imrimerie Stalder-Vodoz, 1960, f.75R.J.B. Bosworth, Vepër e përmendur, f.386 Eric Hobsabown, The age of imperialism, 1875-1914, New York: Vintage Books , 1987, f.3227Historia e popullit shqiptar, Vëll 1, Tiranë: Toena, 2002, f.2768 Po aty, f.2789 C. Cailler, Vepër e përmendur, f.610 Po aty11 Historia e popullit shqiptar, Vëll 1, Vepër e përmendur, f.56512 Peace treaties and the International Law in European history : From the late middle ages to World WarOne, Edit Randall Lesafer, Cambridge University Press, 2004, f.241

Page 19: Andi Pinari

19

Ballkanit.13 Austria fitoi të drejtën e protektoratit mbi katolikët shqiptarë.14 Ky

protektorat do të ishte shpesh herë për Habsburgët një pretkest për të ndërhyrë

në çështjen shqiptare.15

Mardhëniet midis dy brigjeve do të intensifikohen së tepërmi në shekullin

e XIX-të dhe sidomos në shekullin e XX-të. Kjo shpjegohet me proçesin e krijimit

të komb-shtetit dhe me përhapjen e ideologjisë nacionaliste kudo në Europë.

Shteti italian u krijua në 1861, pas peripecish të shumta. Megjithë historinë e

lavdishme, kulturën, pasuritë e shumta dhe vlerat e jashtëzakonshme të artit,

procesi i bashkimit nuk u përvijua lehtësisht.16 Nga njëra anë përplasjet me

Austrinë dhe nga ana tjetër rezistenca e Papatit i mbështetur edhe nga Franca,

vështirësuan përpjekjet e italianëve për krijimin e shtetit kombëtar.17 Bashkimi i

Italisë i atribuohet kryesisht rolit të Mbretërisë së Sardenjës dhe Piemontit e cila

shërbeu si bërthamë e ideve kombëtare italiane. Rol të padisktueshëm luajtën

edhe personazhe si Kavur dhe Garibaldi të cilët janë konsideruar si arkitektë dhe

zbatues të bashkimit politik të italianëve.18

Në 1815 Italia nuk ishte gjë tjetër veçse një territor i përbërë nga tetë shtete

të ndara, pjesa më të madhe e të cilave ishte nën kontrollin direkt të

Austrisë.19Ndërsa shtetet që mbeteshin qeveriseshin nga mbretër absolute.

Përpjekjet e para për bashkimin e Italisë nisën në vitet 1820. Iniciator i parë ishte

Xhuzepe Mazini me krijimin e organizatës “Italia e Re”.20 Nën trysninë e saj,

mbretërit e shteteve të Toskanës dhe Piemontit miratuan kushtetutat e para me

karakter liberal. Në këtë kohë Mbretëria e Sardenjës i shpalli luftë Austrisë. Në

Romë u krijua Republika Romane në krye të qeverisë së të cilës u caktua Mazini.

13 R.J.W. Evans, Austria, Hungary and the Habsburgs, Oxford University Press 2006, f.34214 Historia e popullit shqiptar Vëll 1, Vepër e përmendur, f.58515 Po aty16 P. McKay, B.D. Hill, J. Buckler, A histori of world societies, Second Edition , Boston : Houghton MifflinCompany, 1988, f.73817 Nicholas Doumanis, Italy, inventing the nation, London : Arnold, 200, f.3718 R. Palmer, J. Colton, Ll. Cramer , A history of the modern world, Ninth Edition, Alfred A. Knopf, 2002,f.51419 John Gohch, The unification of Italy, London : Routledge, 1986, f.1220 Spencer M. Di Scala, Italy, from revolution to republic, U.S.A : Westview Press, 2009, f.81

Page 20: Andi Pinari

20

Por në mesin e vitit 1848 austriakët rivendosën kontrollin e tyre ne Itali. Forcat e

Mbretërisë së Sardenjës pësuan humbje, ndërsa Republika Romane u shpërbë.

Gjatë revolucionit të 1848 lëvizjet për bashkimin e Italisë dështuan përsëri. Në

këtë mënyrë u ndje nevoja e gjetjes së rrugëve të reja, ku ndër to spikati Kamilo

de Kavur si kryeministri i Mbreterisë së Sardenjës dhe që kishte treguar aftësi të

shquara diplomatike.21 Kavuri arriti në pëfundimin se bashkimi i Italisë mund të

realizohej vetëm duke zbatuar dy rrugë konkrete: Së pari me fuqizimin e

Mbretërisë së Sardenjës dhe së dyti me mbështetjen nga aleatë të jashtëm.22

Nacionalizmi italian buronte nga rradhët e intelektualëve të cilët qenë te

ndjeshëm nga kujtesa historike, sipërmarresve, industrialistëve që kishin

interesin të krijonin një treg italian, tregtarëve që shihnin të hapeshin prespektiva

të reja si pasojë e ndërtimit të hekurudhave në shumë shtete të gadishullit,

punëtorëve dhe zejtarëve të cilët ishin të ndjeshëm ndaj propagandës së

Mazinit.23 Lëvizja për bashkimin kombëtar vazhdoi të ndeshej me rezistencën e

ndjenjave partikulariste që ishin ende të forta. Prej shumë kohësh në Itali

ekzistonte një patriotizëm i ngushtë lokal në nivel qyteti ose krahine, strukturat

shoqërore ishin të ndryshme nga një rajon në tjetrin, kishin ndryshuar intersat e

shteteve të ndryshme që kërcënonte ti gllabëronte shteti Sardo-Piemontez.24

Pengesa më e madhe vinte nga Vatikani. Shteti papal keqadministratohej

dhe nuk ishte i aftë të mbante një ushtri. Por megjithatë Papa kishte mundësi të

ushtronte ndikimin në çështjen e bashkimit sepse vihej në diskutim parimi i

pushtetit të padiskututshëm të Papës.25Për ta mbrojtur këtë parim, Papati u

mbështet te kleri i lartë në të gjithë Italinë, në ambjentet konservatore si dhe në

ndikimin që kishte hierarkia klerikale ndaj popullit të thjeshtë por thellësisht të

lidhur me traditat fetare. Një element tjetër me ndikim ishte dhe prania e trupave

21 J. Gooch, Vepër e përmendur, f.2022 Palmer, Colton , Cramer, Vepër e përmendur, f.50323 Luigi Salvatorelli, Storia d’Italia dai tempi preistorice ai nostri giorni, Torino: Giulio Einaudi Editore,1986, f.25824 Palmer, Colton , Cramer, Vepër e përmendur, f. 50425 Nicholaos Doumanis, Italy Inventing the nation, Arnold : London 2001, f.87

Page 21: Andi Pinari

21

ushtarake franceze, e vendosur në Romë prej vitit 1849. Pas shumë përpjekjesh

Kavuri siguroi mbështetjen e ushtrive franceze kundër Austrisë.26 Gjithashtu ai

në mënyrë që të provokonte Austrinë në Itali, po punonte të ndizte rebelimet

midis nacionalisteve të tjerë brenda Perandorisë Habsburge.27 Më 9 mars 1859

qeveria sarde ndërmori hapin më provokues duke mobilizuar edhe rezevistët e

ushtrisë së saj, përfshirë edhe një korpus të sapoformuar vullnetarësh që

përbëhej kryesisht nga dezertorë të ushtrisë austriake dhe të ikur nga rekrutimi.

Ndërhyrja franceze ishte thelbësore për rezultatin e luftës. Megjithëse Sardenja

kishte kohë që e priste këtë luftë, ata nuk ishin shumë të përgatitur ushtarakisht

dhe nuk i dhanë ndihmën e premtuar. Nga ana tjeter francezet ishin mjaft të

përgatitur me një ushtri të madhe dhe të pajisur mirë duke pasur kështu më

shumë peshë gjatë luftimeve. Me 4 qershor 1859 austriakët u mundën në

Maxhenta në lindje të Milanos dhe më 24 qershor 1859 ata pësuan humbjen e

dytë serioze në Solferino, në jug të liqenit të Gardës ku u angazhuan 300.000

njerëz.28 Luftës iu dha fund papritur nga Napoleoni i III, i cili më 6 korrik dhe pa

u konsultuar me aleatët e tij i kërkoi Franc Jozefit një armpushim. Të dy

perandorët përfunduan një marrëveshje paraprake në qytetin fqinj të

Vilafrankës.29 Arsyet kryesore të këtij armëpushimi ishin sepse kostoja e luftës

për të dyja palët ishte më e lartë nga parashikimet. Për Francën ndihma sarde

dhe mbështetja italiane për luftë kishin qënë shumë më të vogla nga çka pritej.

Perandori Napoleoni III e ndjente se opinioni publik francez tashmë ishte shumë

i shqetësuar.30 Në paqen paraprake të Vilafrankës më 11 korrik 1859 austriakët

hoqën dorë nga pretendimet e tyre mbi Lombardinë por do të merrnin Venecian,

që do të bëhej pjesë e shteteve të Konfederatës Italiane nën presidencën e Papës.31

Sunduesit habsburgë të Toskanës dhe Modenës që ishin përzënë nga revolucioni

26 Lucy Riall, The italian Risorgimento, London: Routledge, 1994, f.3927 Norman Rich, Diplomacia e Fuqive te Medha 1814-1914, Tiranë: Botimet Toena & Instituti i Dialogutdhe Komunikimit, 2006, f.13328 William Hunt, History of Italy, London: McMillan & Co, 1883, f.25329 L. Riall, Vepër e përmendur, f.4530 Fenton Bresler, Napoleon III, a life, Glasgow: Harper Collins Publishers, 1999, f.34031 Storia d’Italia dall unita a oggi, Vol 4, Torino: Giulio Einaudi Editore, 1976, f.1673

Page 22: Andi Pinari

22

do të riktheheshin në pushtet. Kështu që Austria jo vetëm që nuk u dëbua nga

gjithë Italia por sikundër premtoi Napoleoni në marrveshjen e tij me Sardenjën,

asaj iu la në dorë një pjesë e madhe e territorit italian.32 Si një zë që ndikonte në

çështjen italiane, këto kushte iu paraqitën nga Napoleoni Viktor Emanuelit, i cili

nuk pati asnjë alternativë veçse t’i pranonte ato. Edhe Napoleoni premtoi që do

të hiqte dorë nga pretendimet e tij për Nisën dhe Savojën.33 Shumë ndryshe nga

sovrani tij, Kavuri nuk i pranoi këto kushte të paqes dhe një ditë pas kësaj

marrveshje ai dha dorëheqjen nga qeveria.34 Mbreti i ngarkoi La Marmores

detyrën e formimit të një qeverie të re. Kavuri nuk ishte më në qeveri por

kavurianet dhe nacionalistët italianë ishin gjithmonë aktivë në Bolonjë dhe në

Firencë. Ata bënin presion gjithnjë e më shumë në drejtim të aneksimit.

Napoleoni III, që në Vilafranka kishte kundërshtuar me vendosmëri që mbretërit

e shfronësuar të rivendoseshin nëpërmjet një ndërhyrjeje austriake, binte kështu

në një situatë mjaft delikate dhe të vështirë. Ai rrezikonte t’i bënte të gjithë të

pakënaqur si austriakët që donin kthimin e Italisë në status quo, ashtu edhe

italianët që e kishin pritur marrveshjen e Vilafrankës si një tradhti, ashtu edhe

francezët që ju ishte dashur të hiqnin dorë nga marrja e Nisës dhe Savojës.35

Në 1860 Kavuri erdhi përsëri në pushtet dhe mposhti ngurrimet e një

situate të ndërlikuar duke bërë negociata për atë që ishte e vetmja zgjidhje

realiste, pra aneksimi i Toskanës dhe i Emilias nga Piemontit. Ndërsa aneksimi i

Nisës dhe i Savojës do të kryhej nga Franca. Këto aneksime do të realizoheshin të

dyja në formën tipike napoleonike të referendumeve. Këto referendume u

zhvilluan më 11 e 12 mars në Emilia dhe në Toskanë dhe në 15 e 22 prill në Nicë

e në Savojë. 36Referendumet përfunduan të gjitha me një pranim me shumicë

dërrmuese të aneksimit përkatës nga Piemonti dhe Franca. Por “Risorxhimento”

italiane nuk kishte përfunduar ende. Përpara fundit të vitit 1860 do të ndodhnin

32 L. Riall, Vepër e përmendur, f.5433 Storia d’Italia… , Vepër e përmendur, f.168134 W.J.Stillman, The union of Italy, Cambridge University Press, 1909, f.9335 L.Salvatorelli, Vepër e përmendur, f.62036 W.J.Stillman, Vepër e përmendur, f.93

Page 23: Andi Pinari

23

ngjarje të tjera të mahnitshme dhe piksynimi ende i konsideruar si i

parealizueshëm i bashkimit të Italisë do të arrihej.37

Brenda 15 muajsh nga gushti i vitit 1859 deri në tetor 1860, etapat e

formimit të Mbretërisë së Italisë u zhvilluan me një ritëm të shpejtë. Në këtë fazë

të re të çështjes italiane, nismat italiane së bashku me veprimet diplomatike të

Francës dhe Anglisë luajtën një rol vendimtar në zgjidhjen përfundimtare.38

Duhet të lavdërohet politika e mençur e Kavurit, i cili nga njëra anë nxiste

fshehurazi ekspeditën e njëmijë vullnetarëve garibaldine dhe nga ana tjetër e

vëzhgonte nga afër këtë lëvizjë në mënyrë që prej saj të përfitonte Piemonti dhe

jo përkrahësit e Mazinit. Nga ky rivalitet mes dy rrugëzgjidhjeve politike për

fatin e Italisë, pra ose republikane maziniste ose monarkiste-piemonteze, nismat

italiane për bashkim arritën t’ia impononin Europës dhe Napoleonit të III forcën

e ndjenjave kombëtare.39 Vetëm duke luajtur me rivalitetin franko-britanik,

përfundimisht u arrit rezultati në dobi të çështjes italiane.40 Politika franceze në

Vilafranka dukej sikur e kishte lënë pas dore çështjen italiane, por ndërkaq

Kavuri e dinte se perandori francez ruante ende simpati personale për Italinë dhe

ndoshta nuk ishte thënë ende fjala e fundit. Politika britanike ishte mjaft e

rezervuar ndaj çështjes italiane për sa kohë që iniciativa diplomatike gjendej në

anën franceze. Qeveria britanike i trembej kthimit të Italisë në një satelit francez

dhe i druhej ende kësaj mundesie.41 Gjate kohës kur Italia qeverisej nga Austria

interesat britanike nuk cënoheshin, por nëse Franca mbizotëronte fuqinë e

flotave napoletane dhe gjenoveze së bashku, Anglia do të detyrohej t’i mbronte

zotërimet e saj në Maltë, Korfuz dhe Gjibraltar me vështirësi. Kur Napoleoni III i

dha fund para kohe luftës kundër Austrisë, Anglia përfitoi nga rasti i

përshtatshëm për të marrë iniciativën diplomatike. Ajo i ofroi qeverisë

37 Giuliano Procacci, Historia e Italianëve, Tiranë: Botimet Toena dhe Shtepia e librit, 2000, f.39038 N.Rich, Vepër e përmendur, f.13439 Po aty40 Petrit Nathanaili, Mardheniet nderkombetare nga origjina deri me sot,Tiranë: Filara, 2009, f.33041 N.Rich, Vepër e përmendur, f.135

Page 24: Andi Pinari

24

piemoneteze ndihmë por vetëm në planin diplomatik.42 Duke u shprehur hapur

për “mosndërhyrje” Anglia tregoi dëshirën e saj për dështimin e tentativës

austriake për revansh. Lëvizjet rifilluan përsëri më 4 prill 1860 në Palermo në

konventën e Gançias.43 Një tjetër e ndoqi në Mesina dy ditë më pas. U formuan

çeta të armatosura me anë të Roselino Tilo në Kapaçe.44 Për të përkrahur këtë

revoltë në Gjenovë u përgatit një ekspeditë, vepër e përkrahësve të Mazinit,

Françesko Krispit dhe me ndihmën e Shoqërisë Kombëtare. Por përpara këtyre

kryesore ishte ndërhyrja që realizoi Mazini. Ekspedita përbëhej prej rreth njëmijë

vullnetarësh të komanduar nga Garibaldi.45 Bashkimi italian nuk duhej lënë

përgjysëm dhe nëse mbretërit dhe diplomatët nuk kidhin fuqi për ta çuar deri në

fund, do të ishte populli që do ta kryente. As Viktor Emanueli i II, i cili refuzoi t’i

jepte Garibaldit një regjiment që ky i fundit kishte kërkuar, dhe as Kavuri nuk

favorizuan pregatitjen e sipërmarrjes nisja e së cilës për ditë të tëra ishte në

pikpyetje dhe shumë pak besonin në suksesin e saj.46 Sidoqoftë më 6 maj

ekspedita e të njëmijëve i hyri detit me një armatim që mund të qendronte fare

mirë në një muze ushtarak dhe me një shumë parash prej 94000 lirash.47 Ndeshja

e parë me trupat e burbonëve ndodhi më 15 maj në Katalifini dhe ishte mjaft e

ashpër. Fitorja, që më në fund u buzëqeshi garibaldineve, pati një efekt

elektrizues mbi ta dhe mbi skuadrat e djemve siçiliane që ishin bashkuar me ta.

Më 30 maj pas një manovre të shkëlqyer shkëputjeje nga pjesa më e

madhe e forcave burbone dhe tri ditë luftimesh në rrugë, Garibaldi u bë zot i

Palermos.48 Europa rrinte e shihte sa e mahnitur aq edhe entuziaste një spektakël

të pazakontë të një grushti njerëzish të armatosur që arriti të mposhtë një ushtri

të rregullt e të fuqishme dhe të vinte në dyshim fatet e një mbretërie.49 Shkaqet e

42 G. Procacci, Vepër e përmendur, f.29143 L. Salvatorelli, Vepër e përmendur, f.62444 Aliza S. Wong, Race and nation in liberal Italy, 1861-1911, New York : Palgrave Macmillan, 2006, f.1945 Po aty46 G. Procacci, Vepër e përmendur, f.29147 Po aty48 Po aty49 Po aty

Page 25: Andi Pinari

25

kësaj fitoreje të shpejtë garibaldine në Siçili duhen kërkuar kryesisht në dy

drejtime kryesore : së pari me vetitë e mëdha udhëheqëse të komandantit të

ekspeditës të cilat ai i kishte fituar në përvojën e gjatë të luftës guerrile, luftra të

cilat i kishin lejuar atij ti kundërvihej me sukses madje edhe ushtrive të mëdha e

të rregullta ; së dyti faktor thelbësor i fitores ishin vetë popullsia siçiliane pasi

disa mijra të rinj bij fshatarësh, zejtarësh, tregtarësh u rreshtuan si ushtarë në

rradhët garibaldine. Këtu nuk duhet të harrojmë pa përmendur pjesëmarrjen

masive edhe të popullsisë të kolonive arbëreshe të Siçilisë.50 Kjo pjesmarrje e

arbëreshëve do të ketë ndikim më pas edhe në politikat italiane ndaj çështjes

shqiptare. Kjo ndihmesë vendimtare popullore për ekspeditën forcoi edhe më

shumë bindjet politike revolucionare të Garibaldit, duke thelluar kështu

hendekun politik që e ndante nga Kavuri.51 Garibaldi, duke marrë titullin e

diktatorit në Siçili, e kishte marrë këtë në emër të Viktor Emanuelit dhe dukej i

vendosur në besnikërinë e tij ndaj monarkisë. Por nga ana tjetër ai ishte i

vendosur të marshonte mbi Romë, ku që nga viti 1849 qëndronte gjithmonë një

garnizon francez.52 Programi politik që mbështeste veprimin e Garibaldit ishte

diktatura demokratike që në praktikë do të ishte vendosja e një pushteti të fortë

demokratik. Qeveria garibaldine në Siçili vuri në zbatim një sërë masash me

karakter radikal popullor pasi shfuqizoi taksën e mullirit, uli tarifat doganore

mbi drithërat, u shpërndau tokën luftëtarëve që vinin nga radhët garibaldine,

konfiskoi një pjesë të pasurive të paluajtshme kishtare etj. Ideja garibaldine e

diktaturës demokratike shqetësoi jashtë mase Kavurin, të cilit kjo gjë i kujtonte

rilindjen e idesë së diktaturës jakobine.53 Garibaldi pas Siçilisë synonte Napolin

dhe më pas Romën. Për këtë arsye ai në gusht të vitit 1860 kapërceu ngushticën e

Mesinës. Ushtria dhe burokracia burbone u shpërbënë shumë shpejt, ndërsa

mbreti Françesku II u tërhoq në kështjellën e Gaetës. Në ditët e para të shtatorit

50 Romeo Gurakuqi ,Historia e Kohes se Re ,Qyteterimi Perendimor, Shkodër: Phoenix, 2001, f. 37751 Po aty52 L. Salvatorelli, Vepër e përmendur, f. 62653 R. Gurakuqi, Vepër e përmendur, f. 378

Page 26: Andi Pinari

26

të vitit 1860 Garibaldi mundi të hynte pa probleme në Napoli. Mund të thuhet se

në shatorin e vitit 1860 po luhej ndeshja vendimtare për të ardhmen e Italisë.

Mazini, duke përfituar nga kjo situatë, hodhi projektin e një Asambleje

Kushtetuese Italiane.54 Por shumë shpejt u pa qartë se prespektivat e forcave

demokratike ishin të paqarta dhe kontradiktore, kurse strategjia kavuriane ishte

krejt e përcaktuar dhe e arsyetuar.

Kavuri urdhëroi ushtrinë piemonteze të depërtonte në Markë dhe në

Umbria, duke u shfaqur në këtë mënyrë përpara Napoleonit III si tutor i rendit

dhe kundërshtar i vendosur i projekteve të Garibaldit për të marshuar në Romë.

Garibaldinët shihnin se si po zbeheshin projektet e tyre për çlirimin e Romës,

kurse oficerët piemonteze filluan t’i trajtonin pasuesit e Garibaldit si banda të

rrezikshme dhe të parregullta.55 Ballafaqimi u shmang në sajë të vullnetit të

treguar nga Garibaldi, i cili në takimin e Teanos më 26 tetor 1860 me Viktor

Emanuelin II, i dorëzoi këtij të fundit Mbretërinë e dy Siçilive pa i kërkuar

kompesime. Takimi i Teanos shënoi fitoren politike të vijës kavuriane dhe

humbjen e asaj demokratike garibaldine.56

Shpallja e menjëhershme e referendumeve për aneksimin e krahinave të

reja të Mbretërisë Sarde, tërheqja e Garibaldit në ishullin e vogël të Rapreras dhe

shpërndarja e vullnetarëve të tij, të cilëve iu mohua përfshirja në ushtrinë e

rregullt, ishte përfundimi i “Ekspeditës së të Njëmijëve”. Referendumet e tetorit

dhe nëntorit të vitit 1860 përfunduan pozitivisht për Piemontin. Në shkurt të vitit

1861 përfaqsuesit e të gjitha krahinave të ankesuara , të zgjedhur me një të drejtë

vote mjaft të kufizuar, u mbodhën në Torino.57 Akti i parë i parlamentit të ri ishte

shpallja e Viktor Emanuelit II si mbret i Italisë me anë të një ligji të sanksionuar

nga vetë ai. Mbretëria e Italisë lindi mbi bazën e një linje vazhdimësie

përkatësisht me Mbretërine e Sardenjës d.m.th si zmadhim organik i një shteti të

54 The short Oxford history of Italy, Edit. John A. Davis, Oxford University Press, 2003, f.16055 R. Gurakuqi, Vepër e përmendur, f.37956 The short Oxford history of Italy, Vepër e përmendur, f.16057 Po aty

Page 27: Andi Pinari

27

konsoliduar dhe mjaft funksional.58 Por çmimi që duhej të paguante ky bashkim

ishte mbi të gjitha politik dhe konsiderohet së rrjedhojë e mënyrës me të cilën

ishte realizuar vetë bashkimi. Dëshira për të djegur etapat e për ta vënë Europën

përballë faktit të kryer dhe sidomos vendosmëria e patundur e Kavurit dhe e të

moderuarve për ta kundershtuar deri në heshtje iniciativën demokratike

garibaldine, kishin bërë që struktura e shtetit të ri që nga fillimi të vinte duke u

përvijuar më shumë si një zgjerim i Piemontit të vjetër se sa si një organizëm

politik i ri e orgjinal.59 Ajo që ka më shumë rëndësi është se u lanë mënjanë

projektet e një rregullimi administrativ të mbështetur në autonominë e rajoneve

dhe në decentralizimin, të përpunuara nga Farini e Mingeti dhe përkundrazi u

adaptua një sistem centralizimi i ngurtë, që i bënte praktikisht prefektët arbitra të

jetës lokale të tipit napoleonik.60 Në zgjedhjet e vitit 1861, të parat në historinë

italiane, ishin 167000 italiane veriore, 55.000 qëndrore, 129.000 jugorë dhe 66.000

në ishujt.61 Ndërsa ata që ushtronin votën e tyre ishin akoma më pak, në disa

raste pati deputetë të zgjedhur me vetëm disa dhjetera vota.62 Shteti italian lindi

kështu me një gjurmë të fortë burokratike. Kufizimi zgjedhor mbi bazën e

pasurisë dhe ndaj shumicës dërrmuese të qytetarëve të saj të rinj, bëri që shteti i

ri tu dukej si mishërim i taksambledhësit dhe i rekrutimit të detyruar ushtarak.

Nga këtu fillon edhe mungesa e popullaritetit të shtetit të ri. Pikërisht kjo

shkëputje midis qeverisë dhe të qeverisurve ishte çmimi më i lartë i mënyrës me

të cilën ishte realizuar bashkimi.63 Kjo ndarje midis elitës dhe masave ndoshta

mund të zbutej e të shërohej po të kishte një lëvizje opozitare të aftë të drejtonte

pakënaqësitë ekzistuese, ta kanalizonte e t’i shtronte alternative realiste. Por

Garibaldi ishte tërhequr në ishullin e Kaprerës dhe Mazini ishte ende në migrim.

Edhe nëse doktrinat maziniane mund të ngjallnin njëfarë mirkuptimi midis

58 G. Procacci, Vepër e përmendur, f. 40059 Po aty60 Storia d’Italia…, Vepër e përmendur, f.173261 G. Procacci, Vepër e përmendur, f. 40062 Storia d’Italia…, Vepër e përmendur, f.173263 G. Procacci, Vepër e përmendur, f. 401

Page 28: Andi Pinari

28

borgjezisë së vogël dhe zejtarisë qytetare, ishte fryma e tyre mosbesuese përballë

vegjëlisë së qyteteve dhe turmave fshatare. Këto të fundit u gjendën kështu të

shtyra, thuajse nga nevoja për të shprehur protestën dhe zemërimin e tyre në

format më të thjeshta e të menjëhershme. Në Italinë e jugut, pjesa më e madhe e

mjeruar e vendit, kjo ndodhi në formën tradicionale e të dëshpëruar të

banditizmit.64 Ky sfond pakenaqësie e pezmatimi duhet pasur parasysh nëse

duam të kuptojmë veçoritë e mënyrës se si erdhi duke u formuar në Itali një

embrion i parë i opozitës popullore e revolucionare të organizuar.65 Vlen të

theksohet se ishte Kavuri ai që kishte qënë mjaft i interesuar që procesi i

bashkimit të ndodhte pa trazuar shtresat borgjeze liberale të moderuara dhe mbi

të gjitha pa shkatuar reagime të rrezikshme ndërkombëtare. Kavurin e

shqetësonte më shumë çështja e Romës, pasi ajo kishte mbetur pa u zgjidhur. Për

këtë Kavuri filloi bisedimet me Selinë e Shenjtë.66 Vula e kësaj do të ishte sipas tij

dorëheqja nga ana e Papatit prej pushtetit laik, në shkëmbim të dorëheqjes së

shtetit italian nga çdo kontroll mbi kishën dhe jetën fetare. Formula e tij ishte:

“Kishë e lirë në shtet të lirë”67. Megjithatë Kavuri dhe liberalët kavurianë dukej se

nuk kuptonin dy elemente të rëndësishëm: së pari se Papati nuk ishte i gatshëm

ta mbështeste pavarsinë e vet në ligjet e një shteti tjetër, i cili mund ti ndryshonte

ato sipas nevojave të çastit ; së dyti disa herë me radhë shteti papnor kishte

dënuar regjimet liberale, të ngjashme me ato që kishte formuar në Piemont dhe

që tani po shtriheshin në të gjithë Italinë.68 Një dënim të tillë Papa Piu IX e

përsëriti edhe më 19 mars 1861 duke i dhënë fund çdo shprese për marrveshje. 69

Kavuri e kishte të qartë se bashkimi i Italisë pa Romën nuk mund të

konsiderohej i përfunduar, prandaj kur e kuptoi se tentativat dështuan, mbajti

në parlamentin italian një seri fjalimesh historike se të cilat ritheksoi

64 A.S.Wong, Vepër e përmendur, f. 2165 G. Procacci, Vepër e përmendur, f. 40266 Axel Korner, Politics of culture in liberal Italy : from unification to fascism, New York: Rotuledge,2009, f.3067 Po aty, f.3268 Po aty69 Po aty

Page 29: Andi Pinari

29

vlershmërinë e formulës : « Kishë e lirë në një shtet të lirë ». Më pas ai i imponoi

parlamentit ta shpallte simboliksht Romën kryeqytet të Italisë më 27 mars 1861.70

Para vdekjes së tij më 6 qershor 1861, Kavuri kishte lënë një testament shpirtëror

ku prekte çështjet themelore politike të pazgjidhura si çështjen napoletane,

çështjen e Venecias dhe çështjen romane për të cilën ai nuk gjente formulë më të

mirë se sa ndarjen e kishës nga shteti.71

E majta dhe djathta ishin dy grupime kryesore qeveritare pas bashkimit. E

djathta përfshinte deputetë të moderuar liberalë, pasues të ideve e metodave të

Kavurit. Ndërsa e majta gruponte demokratë përparimtare që vinin nga rradhët

maziniane dhe garibaldine që dëshironin ta vinin në jetë bashkimin

përfundimtar të Italisë me anë të metodave revolucionare. Vazhdues të punës së

Kavurit dhe të ashtuquajturës e djathta historike ishin njerëz nga më të dalluarit

si Marko Mingeti, Huintino Sela, Emilio Viskonti-Venosta dhe Silvio Spaventa

personazhe me nivel të lartë politik.72 Ata e çuan në fund dëshirën e Kavurit

duke përfshirë nën zotërimin e Mbretërisë së Italisë edhe Venecian e Romën, ku

në këtë mënyrë përfundoi procesi i bashkimit territorial të gadishullit dhe u

ndërtua një shtet i përmasave të mëdha. Politikanët e së djathtës ishin

administratorë të ndershëm dhe skurpolozë për ndërtimin e një shteti autoritar

dhe të fortë. Për vetë formimin e tyre politik dhe prejardhjen shoqërore ata kishin

një vizion aristokratik dhe të ngushtë mbi problemet e vendit. Ata në fakt

shqetësonte me shumë konsolidimi i bashkimi italian dhe forcimi i shtetit, por

nuk ishin edhe aq të ndjeshëm për problemet ekonomike dhe shoqërore të

lindura pas bashkimit.73

Në politikën e jashtme shqetësimi kryesor i tyre ishte t’i siguronin Europës

se mbretëria e re do të ishte një element i stabilitetit e ekuilibrit ndërkombëtar

70R. Gurakuqi, Vepër e cituar, f. 38171 John Dickie, Darkest Italy, The nation and stereotypes of the Mezzogiorno, New York: St. Martins Press,1999, f.6372 Po aty73 Storia d’Italia…, Vepër e përmendur, f.1755

Page 30: Andi Pinari

30

dhe kjo pa hequr dorë nga kërkesa për marrjen e Romës dhe Venecias.74 Zgjedhja

thelbësore që ju imponua klasës politike me bashkimin e Italisë dhe vazhdoi deri

në dy konfliktet e mëdha botërore ishte ose të bëhej një Fuqi e madhe me të gjithë

angazhimet dhe problemet ndërkombëtare, ose të ishte një lloj Zvicre neutrale në

politikën e jashtme dhe me përpjekje për prosperitet të brendshëm. Zgjedhja u bë

pa hezitim por kërkoi një angazhim të madh të qeverive të djathta e të majta. 75

Ndërkaq në territoret shqiptare gjendja paraqitej e paqëndrueshme.

Populli shqiptar si pasardhës i ilirëve të antikitetit, i ishte ekspozuar ndër shekuj

procesit të ndryshimeve të mëdha të ndodhura në Gadishullin Ballkanik si pasojë

e ardhjes së vazhdueshme të popujve të ndryshëm. Gjithësesi shqiptarët kishin

arritur të ruanin me sakrifica gjuhën dhe një kulturë materiale dhe shpirtërore

mjaft të pasur. Gjuha shqipe është e veçantë si e vetmja përfqësuese e gjallë e të

ashtuquajturit grup trako-ilir, që përbënte të folmen e parë të gadishullit.76 Trojet

shqiptare të asaj periudhe përfshinin nga ana territoriale katër vilajete të

rëndësishme që kishin qendrat repspektisht në Janinë, Manastir, Shkup dhe

Shkodër. Kushtet e Shqipërisë, që ishte nën sundimin osman që prej shekullit të

XV-të nga mjediset më të informuara të opinionit publik europian shiheshin si

tepër të paqëndrueshme për shkak të ç’organizimit të aparatit të shtetit dhe

prapambetjes ekonomike.77 Gjuha turke, edhe pse ishte gjuha zyrtare, flitej vetëm

nga funksionarët civilë dhe ushtarakët. Edhe nga pikëpamja fetare shqiptarët

ishin të ndarë në tre fe kryesore. Shumicës myslimane të shpërndarë në

përpjestime të ndryshme në të gjithë vendin e që përbënin shumicën në ultësira

(që ishin më të pambrojtura ndaj sulmeve aziatike dhe më pak rezistente ndaj

islamizimit), i shtoheshin edhe të krishterët e ritit katolik në veri dhe ata

74 Christofer Seton-Watson, L’Italia dal liberalizmo al fascizmo 1870-1925 ,volume 1, EditoriLaterza,1999, f. 4275 G. Perticone, Vepër e përmendur, f.2076 Joseph Swire, Shqipëria, ngritja e një mbretërie, Tiranë : Dituria, 2005, f.2677 Ennio Maserati, Momenti della questione adriatica 1896-1914, Albania e Montenegro tra Austria eItalia, Del Bianco Editore, 1981, f.78

Page 31: Andi Pinari

31

ortodoksë në zonën e jugore e të mesme.78 Në fillim të shekullit të XX-të,

Shqipëria ishte ende pjesë e Perandorisë Osmane. Popullata ishte e ndarë në

grupe të ndryshme fisesh, dialektesh, fesh dhe nivelesh të ndryshme të hapjes

ndaj progresit. Në veçanti, struktura fisnore e malësorëve në veri të vendit ishte

lënë gati e paprekur nga regjimi osman. Ata gëzonin autonomi të

konsiderueshme dhe përjashtim nga taksat, e ishin të detyruar vetëm për të

furnizuar Portën e Lartë me ushtarë në rast lufte. Popullata është vështirë të

vlerësohet se sa ishte. Statistikat e siguruara nga autoritetet turke bazoheshin në

fe dhe ishin çorientuese, pasi zona të tëra nuk regjistroheshin, me qëllim që t’i

shpëtonin ushtrisë.79

Përveç kësaj, dy degët, gegët dhe toskët, të cilët, pavarësisht nga besimi i

ndanin shqiptarët sipas tipit të dialektit të folur si dhe sipas disa elementëve

etnologjikë, të parët në veri të lumit Shkumbin e të dytët në jug, paraqitnin, si

rezultat i kushteve të veçanta të jetesës dhe të zhvillimit në territore të ndryshëm

në karakterin e tyre, institucione dhe zakone të ndryshme.80 Si rredhojë,

popullsia shqiptare e asaj kohe ishte në një gjendje të një pjekurie të dobët

politike, me përjashtim të disa bërthamave pak më të zhvilluara, që ishin të

gatshme të kuptonin idetë dhe modelet e vërteta të lëvizjeve kombëtare

europiane të viteve tetëqind.

Nacionalizmi shqiptar u zhvillua fillimisht në formën e një shqiptarizmi

që u përqafua nga një grup intelektualësh, të cilët treguan interes për gjuhën e

popullit dhe folklorin, duke pohuar ekzistencën e një kombi.81 Por depërtimi i

idesë kombëtare tek shqiptarët ishte më i vështirë për shkak të ndarjeve

krahinore dhe fetare. Në periudhën për të cilën ne interesohemi, uniformiteti

fetar përbënte një kriter të domosdoshëm për krijimin e shtetit kombëtar. Kjo

78 Antonio Baldacci, Shqipëria e madhe, Tiranë : Shtëpia Botuese Uegen, 2006, f.16079 George Gawrych, Gjysmëhëna dhe shqiponja: Sundimi osman, Islamizimi dhe Shqiptarët 1874-1913,Tiranë: Bota Shqiptare, 2007, f.980 Po aty81 Natalie Clayer, Në fillimet e nacionalizmit shqiptar, Lindja e një kombi me shumicë myslimane nëEvropë, Tiranë: Botimet Përpjekja, 2009, f.137

Page 32: Andi Pinari

32

ishte dëshmuar disa herë në territoret ballkanike. E gjithë kjo sqaron zgjimin e

vonë të ndërgjegjies kombëtare në mesin e shqiptarëve dhe shpjegon se si, duke

marrë parasysh këtë premisë, në fund të shekullit në qarqet e fisnikëve

ravijëzohej kalimi i vendit në një politikë reformash, të tilla që të garantonin

autonomi të madhe nga Porta e Lartë, më shumë sesa kërkimi i një pavarësie

delikate, që do të ishte sidoqoftë e mundur vetëm me ndërhyrjen e fuqive të

huaja ose me rënien e perandorisë. Megjithë këto vështirësi Lëvizja Kombëtare

Shqiptare filloi të marrë formën e saj të plotë në 30 vitet e fundit të shekullit të

XIX-të. Ndaj perspektivës së krijimit të një shteti të pavarur nën hyqmin e një

fuqie perëndimore, ideja e krijimit të një shteti autonom nën Turqinë, me kusht

që të ruhej integriteti i territoreve shqiptare, ishte mbisunduese. Një rrugë e tillë,

në sytë jo vetëm të eksponentëve vendorë, por edhe të vëzhguesve të kualifikuar

të huaj, i përgjigjej më mirë nevojës historike dhe ekonomike të vendit, pra ishte

më e përshtatshme për të përmirësuar gjendjen e një populli, i cili, në kontekstin

e Perandorisë Osmane, ishte trajtuar në mënyrë të diskriminuar në krahasim me

popujt e tjerë të sunduar.82 Ndër të tjera, shqiptarëve u mohohej e drejta për të

mësuar gjuhën kombëtare në shkolla, ndryshe nga ç’u ishte lejuar grekëve,

bullgarëve, armenëve.83 Represioni përbënte një motiv tjetër për thirrjen e fuqive

të mëdha për të vënë rregull ndaj një keqqeverisjeje që paralajmëronte pasoja

shqetësuese për paqen në Ballkan dhe në gjithë Europën.

Perandoria Osmane ishte prej kohësh në krizë. Reformat e ndërrmara

fillimisht në 1839 e më pas në 1856, të njohura edhe si reformat e Tanzimatit, nuk

kishin arritur të përmirësonin gjendjen ekonomike të vendit. Kjo gjendje e keqe

bëhej shkak edhe për lëvizjet e brendshme. Nacionalizimi ballkanik po shfaqte

hapur ambicjet e tij për krijimin e shteteve kombëtare. Disa shtete ballkanike

ishin krijuar, të tjera kishin marrë autonomi dhe të tjera po shkonin drejt saj. Në

këtë grup të fundit bënte pjesë edhe Shqipëria. Nacionalizmi modern shqiptar që

82 A.Baldacci, Vepër e përmendur, f.18183 Miranda Vickers, The albanians, London & New York : I.B.Tauris, 1995, f.29

Page 33: Andi Pinari

33

kishte lindur dhe po zhvillohej nga një grup intelekualësh, po përhapej gjerësisht

në popull. Por më së shumti ky nacionalizëm ishte nacionalizëm kulturor në

kuptimin e zhvillimit të kulturës e të gjuhës shqipe dhe më pas të krijimit të

shtetit shqiptar. Por çështja lindore do të ndikojë së tepërmi në konsoldimin e

nacionalizmit shqiptar dhe idetë për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar. Në

çëshjen lindore, që nënkuptonte problemet e shumta të lidhura me rrënimin e

Perandorisë Osmane, Shqipëria u gjend e përfshirë shumë herë. Fillimi i

problemeve për territoret shqiptare ishte në fakt Traktati i Shën Stefanit që

shkëpuste një pjesë të territoreve të banuara nga shqiptarët dhe ua jepte ato

fqinjëve. Ky rrezik për shkëputjen e territoreve solli edhe një reagim të

organizuar të nacionalistëve shqiptarë me krijimin Lidhjes së Prizrenit. Në

çështjen lindore u gjetën të mbërthyera të gjitha fuqitë e kohës duke përfshirë

kështu edhe Italinë. Shqipëria tërhoqi vëmendjen e shumë kancelarive europiane

dhe të Portës së Lartë. Por më shumë nga të gjithë Roma dhe Vjena kanë zënë

vendin më të rëndësishëm.84 Roli i këtyre dy fuqive, ndryshimi i politikave të

tyre, arsyet e këtyre politikave mbeten një çështje për tu studiuar dhe diskutuar

në këtë punim.

84 Alessandro Duce, L’Albania nei raporti italo-austriaci 1897-1913, Milano: A. Giuffre Editore,Universita degli studi di Parma, 1983, f.14

Page 34: Andi Pinari

34

KREU I

POLITIKA E JASHTME ITALIANE NË VITET E LIDHJES SË

PRIZRENIT

1. Italia para Kongresit të Berlinit

“Italia u arrit, por është e nevojshme tani të krijojmë edhe italianët”,theksonte

Massimo d’Azeglio85 duke vënë në dukje atë çka shumë nga aktorët kryesorë të

bashkimit të Italisë, kishin kaluar për të arritur këtë. Italia ishte kthyer nga një

shprehje gjeografike në një entitet politik, por vepra e bashkimit të rajoneve

kryesore me popullsi heterogjene nuk kishte filluar akoma. Provincializmi kishte

rrënjë të thella, që ishin riforcuar nga traditat akoma të gjalla të lokalizmit.

Populli nuk kishte të paktën një gjuhë të përbashkët pasi mbizotëronin kudo

dialektet. Ndarjet veri-jug ishin shumë të theksuara. Përpos gjithë entuziazmit

për bashkimin e vendit, kishte akoma shumë diferenca të theksuara për

zhvillimin e vendit.86 Statusi juridiko-kushtetues i Piemontit ose kushtetuta e

vitit 1848, që në 1861 do të bëhet kushtetuta e Italisë së bashkuar, kishte marrë si

model kushtetutën franceze të vitit 1830.87 Kritikët e saj mendonin se ky

dokument ishte veçse “një kushtetutë e importuar nga Anglia me një përkthim të keq

francez”.88 Kjo nënkuptonte një monarki kushtetuese të kufizuar, në të cilën

pushteti ekzekutiv qëndronte në duart e mbretit. Problemi themelor, pas

85 Mark F. Gilbert, K. Robert, Nilson, Historical dictionary of Modern Italy, Plymouth: Sacrecrow Press,2007, f. 12886 Christofer Seton-Watson,L’Italia dal Liberalizmo al fascismo,Volume I, GLF,Editore Laterza, f. 1787 Storia d’Italia…, Vepër e përmendur, f.167788 Po aty

Page 35: Andi Pinari

35

shpalljes së Mbretërisë së Italisë ishte ai i organizimit politik dhe administrativ.

Zgjidhjet kryesore që paraqiteshin si më të mundshme ishin:

a) unifikimi politiko-administrativ d.m.th vendosja në të gjitha rajonet e

gadishullit e të njëjtit ndërtim administrativ që ishte atëhere në fuqi në Piemont

b) decentralizimi i bazuar në njohjen e një autonomie të caktuar

administrative te rajoneve të ndryshme të gadishullit.

Kavuri dhe së bashku me të Mingeti89 dhe Farini kishin përkrahur idenë e

një decentralizimi të gjerë rajonal, pasi në kuadrin e një “kombi të madh e të

fortë”do të duhej t’i lëshohej hapsirë autonomisë krahinore dhe tu lejohej

rajoneve të veçanta të nxirrnin ligjet e rregullat e veta, në përshtatje me tipin e

ekonomisë së tyre.90 Në parlament më në fund mbizotëroi ideja e përqëndrimit

d.m.th ideja e një sistemi administrativ të bazuar mbi një kontroll të rreptë e të

vendosur nga lart prej qeverisë qëndrore mbi të gjitha organet e administratës

periferike të shtetit si provincat dhe komunat. Mbretëria u nda në 59 provinca të

drejtuara secila prej një prefekti që përfaqësonte qeverinë qëndrore. Provincat

ishin të ndara në qarqe, të drejtuara nga një nënprefekt, dhe komuna me në krye

kryetarin e bashkisë. Prefekti, nënprefekti dhe kryetari i bashkisë emëroheshin

dhe kontrolloheshin nga Ministria e Brendshme. Nëpërmjet tyre qeveria

kontrollonte në mënyrë të veçantë gjithë jetën e vendit.91 Përqëndrimi

administrativ shkaktoi një ndarje të thellë mes atdheut legal dhe atdheut real.

Shoqërisë italiane iu ndërpre mundësia e zhvillimit në mënyrë të lirë dhe

autonome sepse u përforcua kontrolli i shtetit prej klasës politike. Përveç kësaj u

krijua një ndarje e thellë mes shoqërisë dhe shtetit. Kjo ishte ndarja midis një

pakice që gëzonte përfaqësimin në parlament dhe shumicës së qytetarëve që nuk

kishin përfaqësuesit e vet. Këta të fundit për rrjedhojë nuk kishin asnjë mundësi

89 Marco Mingeti ishte bashkëpuntori më i afërt i Kavurit.Ai ka qenë kryeministëri i Italisë në vitin 1863dhe 1873. Po kështu ka pasur edhe postin e minsitrit të financave. Sipas Historical dictionary of ModernItaly,Vepër e përmendur, f.27390 Ch. Seton-Watson, Vepër e përmendur, f.18291 R. Gurakuqi, Vepër e përmendur, f.383

Page 36: Andi Pinari

36

për të ngritur zërin si në nivelin krahinor ashtu edhe në atë qëndror.92 Zgjidhja

që bëri klasa udhëheqese e moderuar e së djathtës historike peshoi gjatë mbi

jetën politike të shtetit të bashkuar. Ajo nuk u bë kurrë një udhëheqje popullore.93

Qytetarët nuk e ndjenin kurrë mbretërinë si shtetin e tyre, por si diçka të huaj

sepse ky shtet mbështetej mbi marrveshjen e pak individëve që kishin të drejtë

vote dhe që kishin nxjerrë jashtë jetës politike aktive shtresa të gjera të popullsisë.

Me eleminimin e regjimeve të vjetra, shteti i ri trashëgoi edhe borxhet

fnanciare të shteteve të veçanta italiane. Mbretëria e re u gjend përballë një

deficiti të madh i cili rridhte edhe prej shpenzimeve shumë të mëdha që

Piemontit i ishte dashur të bënte për bashkimin e Italisë.94 Në shtetet e vjetra

italiane sistemet tributare d.m.th sistemet e tatimeve dhe të taksave ishin te

ndryshme, siç ishin të ndryshme edhe monedhat. Mbi të gjitha duheshin shtuar

taksat në mënyrë të atillë që shteti i ri të mund t’i bënte ballë si borxheve ashtu

edhe shpenzimeve të rregullta.95 Politika e së djathtës nuk ishte plotësisht

pozitive sepse la pas dore zbatimin e reformave në favor të shtresave të varfra.

Kjo politikë rëndoi mbi këto shtresa me tatimet jo të drejtpërdrejta dhe me

lënien pas dore të përpjkjeve për përmirësimin e kushteve të shtresave të varfra

duke ndërtuar shkolla, spitale, ujësjella etj.96 Gjithë kjo politikë e djathtë krijoi

pakënaqësi të madhe sidomos në jug ku tokat e pronarëve të mëdhenj filluan te

liheshin masivisht djerrë. Popullsia filloi të mos kishte besim te shteti të cilin

tashmë e konsideronte pothuajse si armik. Mungesa e zbatimit të reformave e

pengoi ekonominë italiane të zhvillohej dhe të përparonte njëlloj me vendet e

tjera të Europës. Pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj situate ishte lindja e fenomenit të

banditizmit në jug të Italisë, problem ky që përbënte një rrezik shumë serioz për

stabilitetin e mbretërisë së re. Ai përbënte një konflikt të vërtetë shoqëror dhe

92 Jonathan Dunnage, Twentyth Century Itlay: A Social History, London : Pearson Education Limited,2002, f.2293 J. Dicke, Vepër e përmendur, f.6694 John Cohen , Giovani Frederico, The growth of the italian economy, Cambridge Universtiy Press, 2001,f.2495 Po aty96 Po aty

Page 37: Andi Pinari

37

politik që mbajti të angazhuara për rreth 10 vjet forca të shumta të ushtrisë

mbretërore dhe u pasua me humbje njerezore që kaluan edhe numrin e të rënëve

të të gjithë luftrave për pavarsi të marra së bashku.97 Banditizmi ishte një plagë e

vjetër e mbreterisë jugore e shkaktuar prej kushteve të varferisë në të cilën jetonte

fshatarsia, e shtypur prej pronarëve të mëdhenj dhe prej qeverisë Burbone.98

Kalimi prej regjimit Burbon në atë kombëtar i rëndoi kushtet e jetesës së

popullatës së jugut pasi u pakësuan aktivitetet ekonomike tradicionale . U shtuan

taksat, filloi shërbimi i detyrueshëm ushtarak që përbentë një barrë të

papërballueshme për bujqit sepse të rinjtë që shkonin për të bërë shërbimin

ushtarak nuk mund të ndihmonin familjet e tyre në kultivimin e produkteve

bujqësore dhe në punët e përditshme. Fshatarësia mbeti jashtë revolucionit

nacional-liberal. Objektivi i vetëm i saj ishte zotërimi i tokës.99 Prandaj fshatarët

siçilianë e pritën me entuziazëm Garibaldin, për sa kohë shpresonin se tokat e

zotërinjve do tu shpërndaheshin atyre. Regjimi i ri i zhgënjeu këto shpresa ashtu

siç u zhgënjyen edhe në mosdhënien e autonomisë krahinore, nevojë që ndihej

veçanërisht në Siçili. Banditizmi, që u përhap sidomos pas arritjes së bashkimit të

Italisë, u ushqye prej kushteve të varfërisë në të cilat gjendeshin, zhgënjimeve që

pësuan prej shpresave që ndezi revolucioni garibaldin, krizës së përgjithshme

ekonomike dhe pakënaqësisë për taksat e reja që u vendosën prej regjimit të ri.

Banditët u përkisnin kryesisht rradhëve të ushtrisë burbone, të rinj që nuk donin

të kryenin shërbimin ushtarak, njerëz të paguar nga mbreti Burbon Françesku II,

i cili megjithëse gjendej në emigracion, shpresonte të rikthehej në mbreterinë e

humbur.100 Qeveritë e së djathtës ju përgjigjën banditizmit me metoda të ashpra

represioni ushtarak. Këto qeveri nuk i kuptuan arsyet shoqërore që qëndronin në

themel të banditizmit, përkundrazi e konsideronin banditizmin si një lëvizje

kundërshtuese të bashkimit të Italisë dhe për këtë arsye e quanin si një kërcënim

97 Ciro Paoletti, A military history of Italy, London: Praeger Security International, 2008, f.22398 Po aty99 Geoffrey Wawro, Warfare and society in Europe1792-1914, London & New York: Routledge, 2000, f.90100 Po aty, f.96

Page 38: Andi Pinari

38

për shtetin e ri.101 Këto qeveri e lanë pas dore situatën e mjeruar të jugut të vendit

që ishte një rajon i tërë pa rrugë, me pak kilometra linje hekurudhore, me një

përqindje të lartë analfabetizmi dhe me shumë varfëri. Liberalët mendonin se

mjaftonte ta fusnin jugun në tregun kombëtar dhe në kontekstin ekonomik të

shtetit të bashkuar, duke rrëzuar barrierat doganore, duke vazhduar ndërtimin e

hekurudhave dhe rrugëve, duke njehsuar tatimet fiskale, me synimin që edhe

jugu të fillonte rrugën e përparimit ekonomik e shoqëror. Por ata gaboheshin në

këtë qëndrim ndaj jugut të vendit.102 Zbatimi i politikës së shkëmbimit të lirë që i

përshtatej mirë rajoneve të përparura dhe relativisht homogjene si Piemonti,

Lombardia, Emilia dhe Toskana shkaktoi një goditje të rëndë kundrejt ekonomisë

së jugut.103 Bërthamat e pakta industriale të lindura pas bashkimit ranë nën

ndikimin e konkurrencës së më të fortëve të veriut. Rënia e çmimeve të

prodhimeve bujqësore rezultoi të ishte në dobi të rajoneve më të përparuara.

Rëndimi i kontributeve fiskale mbi mallrat e konsumit të gjerë ishte një nevojë

për një shtet që tashmë gjendej në prag të kolapsit financiar. Ky kolaps rridhte

nga trashëgimi i borxheve publike të shteteve të veçanta dhe nga shpenzimet e

mëdha të luftës dhe për arsye të sforcimit financiar në fushën e punëve publike,

vecanërisht në ndërtimin e hekurudhave. Pikërisht në këtë drejtim të fundit e

djathta italiane pati më shumë rezultate afatgjata. Por edhe ky komponent i

rëndësishëm shkoi në dobi të zonave veriore, ku ekzistonin kapacitete kryesore

të aktivitetit sipërmarres dhe industrial.104 Së bashku me deficitin shteteror,

zhvillimin dhe organizimin i rrjetit hekurudhor dhe banditizmit, qeverive të para

të së djathtës, ju desh të përballonin presionet që vinin kryesisht nga grupimet

nacionaliste që ishin pro veprimit për çlirimin e Romës dhe Venecias.105 Çështja e

Romës ishte e lidhur ngushtësisht me problemin e marrdhënieve mes shtetit dhe

kishës. Kjo situatë doli që ishte më e mundimshme dhe më e kundërshtuar, pasi

101 G. Wawro, Vepër e përmendur, f.93102 R. Gurakuqi, Vepër e përmendur, f. 385103 J. Cohen, G. Frederico, Vepër e përmendur, f. 74104 Po aty105 Paul Furlong, Modern Italy, London & New York: Routledge, 1994, f.28

Page 39: Andi Pinari

39

nuk ishte vetëm çështja e aneksimit të një krahine të re nga shteti italian, por mbi

të gjitha kishte të bënte me rrëzimin e pushtetit laik të papëve. Ndërsa fakti që

Italia aneksonte një copë të fundit territori pa asnjë mundësi strategjike e të

vendosur në mes të gadishullit nuk mund të ngjallte ndonjë kundërshtim të

madh nga ana e fuqive të tjera europiane. Por fakti që Ati i Shenjtë pas shekujsh

po merrte përseri një goditje, ngjallte indinjatën dhe kundërshtimin e të gjithë

opinionit publik katolik europian, sidomos atij francez.106 Të mos harrojmë që

situata vështirësohej sepse në Romë qëndronte ende një garnizon ushtarak

francez. Napoleon i III dhe Perandoria e II franceze kishte marrë ndaj Papatit

angazhimin moral për të mbrojtur sovranitetin laik. Kjo u vu re në gusht të vitit

1862 kur Garibaldi në krye të vullnetarëve kapërceu sërish ngushticën e Mesinës

i vendosur të përsëriste marshimin çlirimtar që kishte bërë në 1860, por këtë

rradhë deri në Romë.107 Por presionet diplomatike franceze dhe frika e një

përplasje mes garibaldineve dhe trupave të rregullta franceze, e binden shpejt

qeverinë italiane të mbante pozicionin më të përshtashëm, atë kundër

garibaldineve. Kështu që u dërguan trupa të ushtrise kombëtare që në Kalabri

dolën shpejt fitimtare. Vetë Garibaldi, që në përleshje ishte plagosur në këmbë, u

arrestua. Mbas dorëheqjes së Ratacit dhe mbas një qeverie jetëshkurtër të Farinit,

kryeministri i ri Marko Mingeti nxitoi të kërkonte një zgjidhje të çështjes romane

në marrveshje me Francën.108 Rezultat i kësaj marrveshje ishte e ashtuquajtura

Konventa e shtatorit 1864, në bazë të së cilës Franca angazhohej të tërhiqte

brenda dy vitesh trupat nga Roma dhe Italia të siguronte territorin papnor nga

sulmet e jashtme.109 Një protokoll shtesë përcaktonte që kryeqyteti i Mbretërisë

së Italisë do të transferohej nga Torino në Firence. Me gjithë pamjen e jashtme,

kjo ishte një zgjidhje e zvarritur dhe e përkohshme. Ishte e qartë që qeveria

italiane e shihte transferimin e kryeqytetit në Firence si një marshim për t’ju

106 Georges Duby, Histoire de la France, des origins a nos jour, Laurousse, 2006, f.935107 Amadeo Bordiga, Il rancido problema del Sud italiano, Genova: Graphos, 1993, f. 223108 J. Dunnage, Vepër e përmendur, f.28109 G. Procacci ,Vepër e përmendur, f. 406

Page 40: Andi Pinari

40

afruar Romës. Çështja e Romës nuk ishte mbyllur aspak, por vetëm sa ishte

shtyrë për tu rihapur përsëri. Për të nxjerrë në dritë ndërlikimet e të gjitha llojeve,

shërbeu pas dy muajsh nga nënshkrimi i Konventës, botimi i një deklarate të

mirfilltë lufte kundër liberalizimit dhe rishfaqja e doktrinës së pagabueshmërisë

së Papës, që do të shpallej nga Koncili i Vatikanit në vitin 1869.110 Qeverisë

italiane iu desh atëherë të shihte nga afër që përveç një Europe legjimiste dhe

katolike, kishte dhe një Europë laike e antiklerikale. Paralaleshit në Europën e

mesit të shekullit të XIX-të, përveç opinionit publik katolik, kishte dhe një

opinion publik liberal gjithnjë e më të fuqishëm. Sidomos në Itali, vala

antiklerikale ishte shumë më e fuqishme dhe e shprehu fuqinë e saj në vitin 1866

me miratimin nga parlamenti të një sërë masash me frymë të vendosur laike.

Ndërkaq në vitin 1867 pati një përsëritje të përpjekjes garibaldine për marshim

drejt Romës. Edhe në këtë rast ishte kryeministeri Urbano Rataci, i cili duke

patur besim të një kryengritje e popullit të Romës, lejoi dhe nxiti përpjekjen e

Garibaldit. Përsëri Garibaldi hasi kundërshtimin e vendosur të Francës, duke

vështirësuar përpjekjet italiane sidomos pas dorëheqjes së Ratacit. Për ta nxjerrë

nga ky udhekryq Italinë u desh një “mrekulli”. Pikërisht atëhere ndodhi një fakt i

papritur dhe i paparashikuar, si lufta Franko-Prusiane dhe katastrofa e

Sedanit.111 Dy javë pas disfatës franceze në 20 shtator 1870 trupat italiane hynë në

Romë nga e çara e Porta Pias. Ashtu si beteja e Sadovës i kishte dhënë Venecian

Italisë, tani humbja e Sedanit i kthente asaj kryeqytetin e saj natyral. Qëllimi i

bashkimit të Romës me atdheun, megjithe pasiguritë dhe gabimet, ishte ndjekur

me këmbëngulje nga politikanët e së djathtës italiane.112 Edhe një herë tjetër

Garibaldi dhe demokratët e Partisë së veprimit i panë qëllimet e tyre të

realizuara, pavarësisht nga kundërshtimet. Jo vetëm që Roma ishte bërë italiane

por kjo kishte ndodhur pa kompromise me pushtetin fetar. Pas një viti nga

shpallja e dogmës së pagabueshmerisë së Papës, e çara e Porta Pias dukej si një

110Dean Beales,The Risorgimento and the Unification of Italy, London: Arnold, 1981, f. 340111 Antonia Bagnasco, Tre Italie, Bologna: Il Mulino, 1977, f.183112Martin Clark, Modern Italy 1870–1980, London: Longman, 1984, f.651

Page 41: Andi Pinari

41

hakmarrje e liberalizmit dhe e demokracisë europiane ndaj konservatorizmit dhe

klerikalizmit.113 Italia, dikur qëndra botërore e katoliçizmit, e shpalli fenë

katolike fe shtetërore. Problemi i vështirë i mardhënieve me Papatin u rregullua

nga i ashtuquajturi Ligji i Garancive, i miratuar nga Parlamenti italian menjëherë

pas marrjes së Romës, në bazë të të cilit shteti angazhohej të respektonte

paprekshmerinë dhe lirinë e Papës. Përveç kësaj shteti italian do t’i paguante

Papës një dëmshpërblim prej 3 milionësh në vit dhe u sanksionua një regjim

ndarje midis shtetit dhe kishës.114

2. Njohja e Italisë si fuqia e gjashtë madhore

Nuk ka dyshim që zhvillimet e fundit të gjysmës së dytë të shekullit të

XIX rreth lëvizjeve nacionaliste, sollën lindjen dhe ndërtimin e një shteti unitar i

cili për herë të parë në kohët moderne përmbledh në kufijtë e saj nën një

sovranitet të vetem dhe nën të njëjtin legjislacion gati gjithë territorin e vendit të

quajtur Itali. Nga ana tjetër nuk duhet harruar realiteti me kompleks dhe

kontradiktor, që Antonio Labriola theksonte në fund të shekullit XIX-të, duke

njehsuar mbi të gjitha në shtetin italian ndërthurjen midis parlamentarizmit

anglez, centralizmin francez dhe militarizmin prusian.115 Pikërisht në muajt në të

cilat po rimëkëmbej Mbretëria Italiane në botë po lidheshin po zhvilloheshin

ngjarje të një rëndësie të veçantë për zhvillimin historik. Në Sh.B.A, në shkurt të

113 M. Clark, Vepër e përmendur, f.651114 G. Procacci , Vepër e përmendur, f. 406115 J. Cohen, G. Frederico, Vepër e përmendur, f. 225

Page 42: Andi Pinari

42

vitit 1861, përfaqësuesit e shteteve të jugut, të mbledhur në Kongresin e

Montgomerit, vendosën të braktisin Unionin Amerikan dhe të ndërtonin

Konfederatën e Shteteve të Amerikës. Në prill të po atij viti u përcaktua ndarja

midis jugoreve dhe verioreve.116 Pas luftës civile ekonomike e ushtarake të pa

precedentë, Shtetet Konfederative u detyruan të rimerrnin pozicionin e

mëparshëm në gjirin e e Unionit Federal. Nga kjo luftë e përgjakshme dhe nga

kjo lëvizje e shteteve te jugut do të marri hov kapitalizmi amerikan.117

Në të njejtin vit, në mars të vitit 1861 Cari Aleksandri i II i Rusisë do të

nxirrte dekretin për emancipimin e shtresave të ulta të shoqërisë ruse.

Pavarësisht përçarjeve dhe kontradiktave këto ndryshime në Rusi, jepnin

premisa për transformime të mëdha politike e sociale qe do ta shndërroin këtë

vend në protagonist të dekadave të ardhshme. Gjithmonë po në këtë periudhë

ushtritë franceze dhe angleze kishin nënshkruar një marrëveshje midis tyre me

qeverinë e Pekinit për të shtypur revoltat fshatare anti-imperialiste. Por kjo do të

ishte prelud i revolucionit social që do ta karakterizonte në shekullin e ardhshëm

shtetin me të madh aziatik.118

Procesi i ndërtimit të shtetit italian nuk ishte ndikuar drejtpërsëdrejti nga

këto ngjarje. Pavarësisht ndikimit të tyre në opinionin publik italian, në fakt

bashkimi i Italise përfaqësonte frutin dhe në të njëjtën kohë një nga çështjet

ndërkombëtare më modeste. Sidoqoftë çështja italiane ishte akoma e lidhur me

marrdhëniet ndërkombëtare të fuqive europiane pas vitit 1815. Këto fuqi ishin

Mbretëria e Bashkuar, Franca, Perandoria Habsburge, Prusia dhe Rusia.

Lindja e shtetit të ri italian mbi parime nacionaliste hedh bazat e saj të

thella duke ndërtuar etapën e parë të rëndësishme nën një proces rivleresimi të

marrveshjes politiko-territoriale të vendosura nga Kongresi i Vjenës. Lindja e

këtij shteti të ri ndërkohë që paraqiste rregullimin e parë pas vendimeve të

Kongresit të Vjenës, përcaktonte sipas mënyrës së saj krijimin e një ekuilibri të

116 Paul Johnson , A history of the American people, New York: Harper Collins Publishers, f.288117 Po aty118 Storia d’Italia…, Vepër e përmendur, f.1669

Page 43: Andi Pinari

43

ndryshëm të forcave. Tensionet e shfaqjes së një fuqie të gjashtë madhore të

ndërthurura në koncertin europian, nxorrën në pah problemet e njohjes së Italisë

ndërkombetarisht. Lidhur me këtë çështje, pavarësisht udhëzimeve që Kavuri u

kishte dhënë përfaqësuesve të Italisë në kryeqytete të ndryshme të botës, këta të

fundit nuk jepnin deklarata të qarta lidhur me njohjen e Italisë. Këto shtete

fillimisht njihnin vetëm titullin e ri të mbretit italian Viktor Emanueli i II, proces

ky që justifikohej me njohjen graduale. Në mbledhjen e Torinos mes shumë

përfaqësuesve diplomatikë nga vende të ndryshme, ishte Britania e Madhe ajo qe

mori hapin e parë me 30 mars 1861 për njohjen e Italise si shtet.119 Nuk u krijuan

probleme me njohjet nga Konfederata e sapozgjedhur e shteteve të jugut me 30

mars 1861 dhe nga SHBA me 13 prill 1861.120 Pa probleme kaloi edhe njohja nga

shtete të tjera të vogla dhe periferike si vendet skandinave, Greqia, Perandoria

Osmane si dhe dy shtetet kryesore të Amerikës Latine si Argjentina dhe

Meksika.121 Vështirësitë e njohjes u shfaqën nga ato vende që ishin të shqetësuara

për çështjen romane si dhe të ndikuara nga presionet që vinin nga rradhët

katolike. Pati edhe vende që refuzuan ta njihnin Italinë sepse ishin në fuqi qeveri

që ndiheshin drejtpërdrejtë të kërcënuara nga parimet nacionaliste italiane.

Napoleoni i III nuk do të heqi dorë kurrë deri në fund të vitit 1870 nga planet e

tij për sistemimin dhe ndarjen e Italisë në tre pjesë dhe rimarrjen e provincave të

humbura. Vështiresi në njohjen e Italisë paraqitën Hollanda dhe Belgjika. Akoma

më e gjatë dhe kontradiktore ishte edhe njohja nga shtete të tjera siç ishte

Perandoria Habsburge e cila do ta bënte zyrtarisht këtë vetëm pas luftës së vitit

1866. Rusia dhe Prusia do ta njhinin zyrtarisht shtetin e ri në vitin 1862, ndërsa

Spanja dhe Bavaria në vitin 1865.122 Në kontekstin e këtyre vështirësive të

ekuilibrit ndërkombëtar, e ndjekur nga interesi i shqetësuar i fuqive europiane,

119 Ch. Seton-Watson, Vepër e përmendur, f.104120Paolo Alatri, L’unità d’Italia. 1859–1861, Vol. II, Roma: Orientamenti, 1960, f.213121 Mario Albertini, Il Risorgimento e l’unità europea, Napoli: Guida, 1979, f.66122 Storia d’Italia…, Vepër e përmendur, f.1669

Page 44: Andi Pinari

44

politika e jashtme italiane njohu dy faza të cilat u përmbyllën përfundimisht unë

vitin 1870.

Faza e parë ishte e lidhur me përfundimin e bashkimit kombëtar duke

fituar Romën dhe Venecian dhe varej thelbesisht nga influenca franceze. Siç ishte

theksuar në dhjetëvjeçarin e parë të bashkimit, Italia paraqitej si “një shtet satelit”

i Francës, një shtet me fuqi të shteruara të brendshme, me financa në rënie dhe e

përçarë mes reagimeve dhe revolucioneve ndërmjet Papës, Garibaldit dhe

Mazinit. Pavaresia politike ndaj Perandorisë së dytë franceze e lidhur me

çështjen e bashkimit kombëtar dhe ekzistencën e çështjes romane, shoqërohej nga

elemente të tjerë dobësie në shtetit e ri italian. Këto probleme lidhem me defiçitin

financiar dhe në mungesën e efikasitetit të ushtrisë, probleme këto që përbënin

faktorët kryesorë të procesit të konsolidimit ekonomik dhe administrativ të

Italisë së bashkuar. Në vitin 1866 deficiti i buxhetit kalonte më shumë se 60%.123

Për këtë arsye u desh të ndërmerrej kursi i detyruar i kartmonedhave të nxjerra

nga Banka Kombetare sepse kishte rënë shumë kredia e titujve të rentës italiane.

Një politikë e ndërrmarjes së punëve publike dhe e shëndoshjes së bilancit,

shpenzimet ushtarake të të cilit dhe interesat e borxhit publik thithnin më se

gjysmën e tij, në një vend me burime të kufizuara ekonomike nuk mund të

arrihej veçse nëpërmjet një grumbullimi fiskal jashtëzakonisht të rreptë dhe të

mbështetur në mënyrë të veçantë mbi taksimin indirekt. Në mënyrë të veçantë

taksapaguesi italian u bë shumë shpejt më i shfrytëzuari në Europë. Kjo mund të

thuhet po të kihet parasysh që midis viteve 1862-1880 të ardhurat e zakonshme të

shtetit më se u dyfishuan.124 Por kjo kishte dhe pasojat e saj. Sidomos në jug ky

kombinim i liberalizimit dhe i sistemit fiskal çoi praktikisht në zhdukjen e

industrisë së përhapur shtëpiake.125 Këto realitete ekonomike vunë në pikëpyetje

123 Giampiero Carocci, L’età dell’imperialismo, Bologna: Il Mulino, 1989, f.195124Storia d’Italia…, Vepër e përmendur, f.1671125 P.Alatri, Vepër e përmendur, f.220

Page 45: Andi Pinari

45

ekzistencen e Italisë si fuqi e gjashtë madhore, paqartësi të cilat sollën reflektime

nga kancelaritë europiane.126

Pasazhi i fazës së dytë të politikës së jashtme të Italisë ishte akoma më i

zymtë sesa kompletimi i Italisë së bashkuar e ndjekur nga lufta franko-prusiane,

nga një ngjarje e destinuar të rregullonte dukshëm qëndrimin e saj në arenën

ndërkombetare. Rëndësia e gadishullit italian për kontrollin e Mesdheut u duk

sidomos në hapjen e kanalit të Suezit rreth viteve 1859-1869.127 Për efekt të kësaj

vepre, Mesdheu u bë edhe njëherë ajo çka ishte në periudhën klasike dhe

mesjetare: rruga e madhe e njerezve dhe një pasazh i detyruar për tu kaluar për

tregtinë midis Europës dhe Oqeanit Indian si dhe Lindjes së Largët. Për

Perandorine Britanike, Mesdheu u shndërrua në rrugën më të shkurtër drejt

Indive, arteria kryesore e sistemit të brendshëm të qarkullimit. Italia qëndronte

pikërisht në mes të këtyre artierieve. Në këto vite kur u ndërtua Kanali i Suezit u

krijua edhe shteti italian. Në këtë mënyrë Italia mund të përfitonte dhe të

përforconte bazat e saj detare me efiçensë të madhe, gjë që nuk ishte mundur të

realizohej gjatë qeverisjes nga Burbonët megjithëse ata kontrollonin Napolin dhe

Siçilinë. Si pasojë fuqitë e tjera mesdhetare ishin të detyruara të përfshinin në

përllogaritjet e tyre ushtarake dhe iniciativat diplomatike edhe pse kanali i Suezit

nuk ishte hapur akoma, lindjen e shtetit të ri italian.128

Ky fat nuk ndikoi vetëm mbi Italinë lidhur me objektivat e politikave

ndërkombëtare por edhe si subjekt në politikën e jashtme. Në vitet e para

pararendese të bashkimit objektivi kryesor që e kishte mbytur Italinë në rrjedhën

e aleancave dhe raporteve me karakter kontinental ishte zgjidhja e çështjes së

Romës dhe Venecias. Por me hapjen e kanalit të Suezit dhe ngjarjeve të tjera që

lidhen me Austro-Hungarinë e 1867, Italia gjendej e përfshirë në një rrjedhë të

tillë ndërkombëtare që nga njëra anë kishte interesa ekonomike dhe nga ana

126Tommaso Pedio, Aspetti della vita italiana dall’unità alla prima guerra mondiale, 1860–1914,Matera: Fratelli Montemorro, 1971, f.332

127 Gaetano Salvemini , La politica estera dell’Italia dal 1871 al 1915, Firenze : Barbera, 1915, f. 48128 Storia d’Italia…, Vepër e përmendur, f.1669

Page 46: Andi Pinari

46

tjetër bënte një përllogaritje të thjeshtë me garën midis fuqisë dhe pjekurisë së

imperializmit.129 Nëse me neutralitetin e mbajtur gjatë luftës franko-prusiane dhe

me marrveshjen e Romës, Italia mund të zhgënjehej, siç komentonte Viskonti

Venosta130, në marsin e 1871 të qënurit nje fuqi autonome dhe e pavarur në

koncertin europian, tamam në kohën kur po bëheshin rregullimet e saj

territoriale, koinçidoi me formimin e një ekuilibri të ndryshëm të forcave. Ky

ekulibër i ri ishte i destinuar të zëvendësonte diplomacinë ndërkombëtare duke

përfshirë edhe shtetin e ri të sapokrijaur. Konferenca e Londrës në vitin 1867

kishte theksuar formalisht lindjen e Italise si fuqia e gjashtë madhore, fuqi që

ishte e fundit e koncertit europian kontinental dhe që ishte thirur për të zgjidhur

krizën me të ashtuquajturën “Europa historike”.131 Në vitin 1870 Europa në fakt

nuk diti të ruante status quon ndërkombëtare dhe as të parandalonte konfliktet e

ti zgjidhte ato me mjete diplomatike. Pas luftës franko-prusiane u hap një etapë e

re që do të jete gjithmonë e më pak e karakterizuar nga marrveshjet bilaterale

dhe nga aleancat ushtarake nga grupe të veçanta shtetesh. Italia ndërkohë që

paraqitej mes Fuqive të Mëdha me funksion të dukshëm për ekuilibër, do të hyjë

drejt rangjeve nderkombëtare, në vorbullën dhe kontrastet midis shteteve të

Europës dhe pjesës tjetër të botës.

E vendosur midis Europës qëndrore dhe mesdhetare, Italia mund të

qëndrojë besnike vetem për një periudhë të caktuar kohore mes kësaj përçarjeje

të pavarur gjithmonë dhe kurrë të izoluar. Një peshë kryesore në orientimin e

politikës së jashtme të vendit dhe nga aleancat e saj para Kongresit të Berlinit

1878, faktorët e politikës së brendshme dhe shqetesimet konservatore të asaj

monarkie do të qëndrojnë për një kohë të gjatë në qendër të zgjedhjeve te saj

ndërkombëtare.132

129 J.L. Miège, L’Imperialismo coloniale italiano dal 1870 ai giorni nostri, Milano: Rizzoli,1976, f.80130Francesco Leone, Origini del nazionalismo italiano, Napoli: Morano, 1970, f.79131 Paolo Cinanni, Emigrazione e imperialismo, Roma : Editori Riunti, 1968, f.201132 Storia d”Italia…, Vepër e përmendur, f.1669

Page 47: Andi Pinari

47

Pas 1870 simpatitë italiane varionin të ishin të ndryshme midis Francës

dhe Gjermanisë, që kishin gjithashtu admiratorë të përbashkët.133 Kush ishte i

paduruar për të parë Italinë e madhe shikonte nga Gjermania, kush mendonte që

vendi mbi të gjitha kishte nevojë për kohë e qetësi punonte shumë për të evituar

pëçarjet midis të djathtës dhe së majtës. Si e djathta ashtu dhe e majta kishin në

gjirin e tyre frankofilë e frankofobi, gjermanofilë e gjermanofobi.134 Ndryshimi i

vërtetë midis tyre ishte nga ana e stilit dhe temperamentit sesa nga objektivat.

Njerezit e së majtës besuan tek demokracia ose në nacionalizmin madhështor në

parimet e tij. E majta besonte tek misionet imperialiste dhe kishte ngut për të

përfituar rezultate të shpejta dhe për ta parë Italinë të afirmohej

ndërkombetarisht. E djathta ishte më e kujdesshme. Liria duhej të përftohej me

rregull ndërsa vepronte me kujdes përsa i përket nacionalizmit, pasi Italia ishte e

re dhe e papjekur dhe duhej të avanconte me hapa të vegjël. 135

Kështu që divergjenca e metodave dhe temperamenteve që kishin

vendosur Kavour dhe Garibaldi vazhduan të ndiheshin akoma më gjatë edhe pas

bashkimit.136

3. Fillimet e politikës ballkanike të Italisë : çështja shqiptare

dhe kriza boshnjake e vitit 1875

Mbretëria e Italisë sapo kishte përfunduar bashkimin në 20 shtator të vitit

1870, kur filloi kriza boshnjake e cila i detyroi politikanët italianë që të merreshin

me politikën ballkanike. Kjo ndërhyrje i detyrohet këtyre dy faktorëve :

133 F. Leone, Vepër e përmendur, f.79134L. Salvatorelli, Vepër e përmendur, f.433135Po aty, f.435136 Ch. Seton-Watson, Vepër e përmendur, f.46

Page 48: Andi Pinari

48

Së pari faktorit gjeografik i cili diktonte angazhimin e domosdoshëm të

Italisë në çështjet e Ballkanit. Nëse Italia nuk do të interesohej për këtë rajon,

atëherë vetë siguria e saj do të vihej në rrezik .

Së dyti faktori politik pasi Italia e konsideronte zgjerimin territorial të

Austrisë në Bosnje-Hercegovinë si të rrezikshëm për ekuilibrin e forcave në

Adriatik.

Kryengritja e dy provincave boshnjake kundër osmanëve filloi në korrik të

vitit 1875 dhe kishte si shkak administrimin tiranik të Bosnjës nga osmanët.

Kryengritësit ishin kryesisht sllavët ortodoksë, por më pas me ta u bashkuan

edhe popullsitë katolike.137 Rusia dhe aleatët e saj, Serbia dhe Mali i Zi, u

interesuan menjëherë për fatin e kryengritjes duke dashur të kishin sa më shumë

përfitime për shkak të prezencës së popullsive sllave.138 Ndërkaq Austria nuk

mund të lejonte që kryengritësit sllavë të lidheshin me Serbinë sepse Rusia mund

të zgjidhte e vetme çështjen boshnjake. Kjo zgjidhje mund të kishte efekte

negative duke krijuar ndoshta një shtet tjetër sllav në Ballkan, i cili mund të

shërbente si një pol tërheqës për sllavët që jetonin në Perandorinë Habsburge.139

Italia reagoi në mënyrë të kujdesshme ndaj kësaj situate. Ministri i jashtëm

italian Visconti-Ventosa shquhej për një politikë të rezervuar, por kjo situatë e

shqetësonte së tepërmi.140 Italia u përpoq të përfshihej në zgjidhjen politike të

krizës boshnjake duke u përpjekur të ketë një ndikim të saj në raportet midis

Perandorisë Habsburge dhe Rusisë. Kishte dy mundësi për fuqitë e përfshira në

zgjidhjen e krizës boshnjake. Këto fuqi ose mund të ndërhynin ose mund të

rrinin asnjëanës duke kërkuar ndërmarrjen e reformave nga Porta. Rusia ishte

gati për ndërhyrje. Italia u përpoq të afrohej me Vienën dhe u arrit që këto dy

fuqi në kundërshtim me Rusinë të kërkonin përmirsimin e kushteve për të

137 Robin Okey, Eastern Europe 1740-1985, Feudalism to communism, Second edition, London & NewYork: Routledge, 1982, f.149138 M. Sukru Hanioglu, Brief history of the late Ottoman Empire, Princeton & Oxford : PrincetonUniversity Press, 2008, f.167139 Po aty, f.170140 P.Cinanni, Vepër e përmendur, f.225

Page 49: Andi Pinari

49

krishterët në Perandorinë Osmane.141 Rusia ishte mbrojtëse e ortodoksëve,

ndërsa Austria ishte mbrojtëse e popullsive katolike në Perandorinë Osmane që

ishin kryesisht shqiptarët. Me notën verbale të 22 janarit 1876 drejtuar Portë së

Lartë, Italia u shfaq në krah të Perandorisë Habsburge si një mbojtëse e

katolikëve shqiptarë142

Në mars të 1876 qeveria e djathtë në Itali u zëvendësua nga qeveria e

majtë dhe Visconti-Ventosa u zëvendësua nga Depretis.143 Kalimi i pushtetit

majtas u shoqërua edhe me një politkë shumë më aktive të Italisë në raport me

çështjet ballkanike. Por Italia nuk u përfshi në bisedimet mbi çështje boshnjake që

u organizuan midis Gjermanisë, Rusisë dhe Austro-Hungarisë në Berlin. Një

takim tjetër i rëndësishëm ishte edhe takimi austro-rus në kështjellën e

Raishstadit në Bohemi.144 Dy fuqitë kishin rënë dakord veç të tjerash që në rast se

do të kishte një shpërbërje të Perandorisë Osmane, Shqipëria do të ishte një

province autonome bashkë me Bullgarinë dhe Rumelinë.145 Italia u ndje e

shqetësuar për mospjesmarjen e saj në takimin e Raichstadit. Ajo ishte e

interesuar për Shqipërinë dhe për Malin e Zi, i cili do të aneksonte një pjesë të

Hercegovinës. Një modifikm i status quosë në këto territore do të trazonte

ekulibrin e forcave në Adriatik, ekuilibër për të cilin Italia ishte shumë e

interesuar. Austriakët i ofruan si kompesim Italisë Tunizinë duke shtuar se

Austro-Hungaria nuk do të kishte asnjë kundërshtim për këtë aneksim. Kjo

ndodhi në 9 gusht 1876.146 Italia e refuzoi këtë kompesim duke qenë e bindur se

do të kishte përplasje të ashpra me Francën për Tunizinë. Për Italinë propozimi

austriak ishte veçse një përpjekje e Austo-Hungarisë për të larguar vëmendjen e

politikës së jashtme italiane nga Ballkani. Ndërsa Italia do të përplasej në një

141 M.S. Hanioglu, Vepër e përmendur, f.168142 C. Cailler, Vepër e përmendur, f.41143 R.J. Bosworth, Vepër e përmendur, f.342144Giorgio Rochat, Il colonialismo italiano, Torino: Loescher, 1973, f.210145C. Cailler, Vepër e përmendur, f.27146 G. Salvemini, Vepër e përmendur f. 104

Page 50: Andi Pinari

50

konflikt të armatosur me Francën për Tunizinë, Austria dhe Rusia do të mund të

zgjidhnin në favor të tyre problemet ballkanike.147

Italia shpalli në 12 korrik 1876 asnjëanësinë në luftën serbo-turke por

ndërkohë ndiqte e shqetësuar zhvillimet në Ballkanin perëndimor.148 Në

opinionin e brendshëm italian u shfaqën zëra që kërkonin aplikimin e një politike

të kompensimit në rast se do të kishte ndryshime kufijsh në Ballkan. Dy gazeta të

rëndësishme si “L’Opinione” dhe “Il Bersagliere” artikuluan në shumë artikuj

gjatë verës së vitit 1876 idenë e kompesimit të Italisë në Trento për çdo zgjerim të

Austro-Hungarisë në Ballkan.149 Por sidoqoftë Italia nuk mund të luajë rolin që

dëshironte në këtë konflikt sepse fuqitë e tjera ishin shumë më të fuqishme se ajo.

Në këtë rast Italia u detyrua të bashkohet me qëndrimin britanik i cili synonte

arritjen e paqes. Por kryengritja në Bosnje tregoi ndërgjegjien e Italisë ndaj rolit të

saj në Ballkan dhe në çështjet adriatike. Italia e kuptonte që në këtë rast çështjet

ballkanike do të zgjidheshin pa pjesëmarrjen e saj pasi as Rusia e as Austro-

Hungaria nuk do të pranonin një fuqi të tretë në hapsirën gjeografike ballkanike.

Megjithatë në Konferencën e Londrës së marsit 1877, morrën pjesë të gjashtë

fuqitë e mëdha duke përfshirë ketu edhe Italinë.150 Aty u vendos që të rivendosej

rendi në Bosnje-Hercegovinë. Italia së bashku me Anglinë shprehën rezervat e

tyre në lidhje me protokollet e Londrës duke dashur që të fitojë kohë që në rast se

do të kishte një ndryshim të status qousë ballkanike edhe ajo të mund të

përfitonte. Porta e Lartë i hodhi poshtë protokollet e Londrës sepse i konsideroi

si të kundërta me nderin e Perandorisë Osmane. Lufta dukej e pashmangshme.151

Turqit sulmuan Mirditën, popullsia e së cilës ishte nën mbrojtjen austriake.

Austria nuk ndërhyri dhe ishin konsujt italian dhe britanik në Shkodër që

147 G. Salvemini, Vepër e përmendur, f. 104148 Federico Chabod, Storia della politica estera italiana 1870–1896. Bari: Laterza, 1969, f.63149 Documents Diplomatique Francaises relatifs aux origines de la guerre de 1914, Vol. II Seria 1, Nr.116,Paris: Imprimerie Nationale, 1959, f.119150 C. Cailler, Vepër e përmendur, f.45151 Po aty

Page 51: Andi Pinari

51

morrën në mbrojtje popullsinë katolike të Mirditës.152 Me këtë veprim Italia

tregonte se edhe ajo donte të jepte përshtypjen e mbrojtëse së katolikëve

shqiptarë duke u përplasur ashpër me Austro-Hungarinë. Ndoshta ishte kjo

arsyeja pse ish ministri i jashtëm Visconti-Ventosa , tani nga salla e parlamentit si

deputet opozitar, i kërkonte qeverisë që të hiqte dorë nga çështja orientale.153

Në 24 prill 1877 Rusia i deklaroi luftë Portës dhe ushtritë ruse depërtuan

në territorin osman. Katër ditë më vonë Italia shpalli neutralitetin e saj në këtë

luftë megjithëse ambasadorët e saj në Janinë, Kretë dhe Trebizond mbronin

interesat ruse.154 Në konflikt u angazhuan menjëherë edhe Mali i Zi me Serbinë

pasi nuk mund ta linin ti shpëtonte nga dora ky rast. Kjo manovër i shqetësoi

austriakët të cilët akuzuan Italinë se po ndihmonte Malin e Zi dhe se po bënte

përpjekje të vendosjes së influencës së tyre në Shqipëri.155Monarkia Dualiste

kishte parë tek Italia një rival të ri në çështjet ballkanike. Italia në fakt ndërrmori

edhe veprime të tjera diplomatike siç ishte misioni i Francesko Krispit, i cili morri

këshilla drejpërdrejt nga Viktor Emanueli II para se të nisej. Arbëreshi Krispi u

nis në një mision diplomatik drejt Gjermanisë. Propozimi i tij ndaj Bismarkut

ishte që nëse Austro-Hungaria merrte Bosnje-Hercegovinën, Italia duhej të

kompesohej në Alpe. Bismarku nuk mund të pranonte këtë propozim që cënonte

territoret e aleatit të saj natural, Perandorisë Habsburge. Bismarku i propozoi

atëherë Krispit që në rast se Bosnje-Hercegovina aneksohej nga Austro-

Hungaria, Italia mund të merrte si kompesim Shqipërinë.156 Propozimi

nënkuptonte pushtimin e Shqipërisë nga Italia. Ky dukej në pamje të parë një

kompesim shumë i favorshëm për Italinë. Por në realitet Italia nuk mund të

pushtonte rajonet midis Shkodrës dhe Vlorës sepse do rrezikonte një luftë me

152 C. Cailler, Vepër e përmendur, f.47153 Documents relating to the Great War, Edit. Giussepe A. Andriulli, London : T.Fisher Unwin Ltd, AdelfiTerrace W.C. , 1915, f. 436154 Diplomatic documents relating to the outbreak of the European war, Edit, James Brown Scott, NewYork : Oxford University Press, 1916, f. 374155Documents Diplomatique Francaises relatifs aux origines de la guerre de 1914, Vol. II Seria 1, Paris :Imprimerie Nationale, 1959, Nr.192, f.193156 Po aty

Page 52: Andi Pinari

52

Austrinë dhe Perandorinë Osmane. Prandaj Krispi u shpreh në këtë takim se

Shqipëria nuk i interesonte.157 Ndërkaq ai mori miratimin e Bismarkut për të

drejtën e shpalljes së Italisë si mbrojtëse e Greqisë dhe e Rumanisë.158 Në këtë

takim u pa qartë se Italia dhe Gjermania nuk mund të ishin në një mendje lidhur

me politikën ballkanike, pasi Gjermania e kishte shprehur qartë orientimin pro-

austriak. Mjafton të përmendim shprehjen e famshme të Bismarkut : « Rruga e

Berlinit kalon nga Vjena »159. Pas Berlinit, Krispi u drejtua për në Londër ku u

takua edhe me kryeministrin britanik Gladstone. Edhe këtu përgjigja ishte e

njëjtë : « Shkoni në Shqipëri, por duke marrë parasysh rriskun dhe rreziqet që do ti

mbani vetë përsipër»160. Pas kësaj Krispi shkoi në Budapest ku në takime kërkoi

kompesime për aneksimin e Bosnje-Hercegovinës nga Austro-Hungaria. Por aty

më tepër se në çdo vend tjetër morri disa përgjigje të prera. Ministri hungarez

Tisza i tha hapur se Perandoria Dualiste nuk do të hiqte dorë kurrë nga Trento

dhe Trieste.161Krispi u kthye në Itali dhe raportoi për misionin e tij tek mbreti

Viktor Emanueli II.162 Mundësia e vetme për Italinë ishte të aplikonte në Ballkan

politikën e neutralitetit. Por neutralitet nuk do të thotë pasivitet. Në 24 nëntor

1877 Porta e Lartë proteston në Ministrinë e Jashtme italiane kundër zbarkimit të

vullnetarëve italianë në Shqipëri me destinacion Malin e Zi. Pas hetimeve qeveria

italiane e mohoi këtë zbarkim por pranoi se anija itlaine “San Vincezo” kishte

transportuar armë drejt Shqipërisë. 163

Ndërkaq në Ballkan pas humbjes së Plevnës në 10 dhjetor 1877, Porta e

Lartë ishte drejt humbjes përfundimtare të luftës. Ushtritë ruse u afruan drejt

Stambollit dhe vetëm falë ndërhurjes energjike në rrafshin diplomatik të Austro-

157 Francesco Crispi, Questioni internazionali : Diario e documenti, Milano: Fratelli Treves Editori, 1927,f.201158 Po aty, f.204159 Po aty, f.205160 C. Cailler, Vepër e përmendur, f.72161 Documents Diplomatique Francaises relatifs aux origines de la guerre de 1914, Vepër e përmendur,Nr.440 , f.523-524162 Documenti Diplomatici Italiani, Seria 2, Vol. 9 ( Agosto 1877-23 marzo 1878) Edit. A. Tamborra,Roma : Instituto Poligrafico e Zecca dello Stato, 1985, f.232163 F. Crispi, Vepër e përmendur, f.208

Page 53: Andi Pinari

53

Hungarisë dhe Britanisë, u arrit t’i jepej fund luftës. Ndërkohë filluan përpjekjet

diplomatike për zgjidhjen e pasluftës. Në Itali u zëvendësua ministri i jashtëm

Depretis me dy diplomatë njëkohësisht në postin e minstrit të jashtëm që ishin

përkatësisht Kontin Korti dhe Benedeto Karioli. Ky zëvendësim ndodhi për

shkak edhe të rëndësisë që paraqiste situata. Korti vazhdoi politikën e

kujdesshme të ndjekur edhe nga parardhësit e tij. Kjo duket tek udhëzimet që u

dërgonte ai konsujve italianë në Shqipëri duke u kërkuar që agjentët italinë në

terren të mos bënin propagandë proitaliane.164 Në prag të Kongresit të Berlinit,

dy ministrat Korti dhe Karoli kishte tre zgjidhje diplomatike :

Së pari të vazhdonin të kërkonte një retushim të kufijve austro-italianë

duke rrezikuar kështu që të fusnin Italinë në luftë me Austro-Hungarinë.

Së dyti të renditeshin përkrah Austro-Hungarisë në politikën e tyre anti-

ruse duke hequr dorë nga rivendikimet në kufirin austro-italian.

Së treti të praktikonin një politikë indiferente.

Korti zgjodhi politikën indiferente duke shpresuar se mardhëniet austro-

ruse do të ishin gjithmonë të tensionuar dhe do vinte momenti kur austriakët do

të kishin nevojë për ndihmën italiane. Kjo do të jepej sipas Kortit kundrejt

kompesimeve territoriale. 165

Në 3 mars 1878 u nënshkrua Traktati i Shën Stefanit i cili vendosi krijimin

e një Bullgarie të madhe dhe pavarësinë e plotë të Serbisë dhe Rumanisë.166 Ky

traktat do të thoshte shkatërrimi i plotë i ekulibrit ballkanik dhe për këtë arsye

reagimi i fuqive të mëdha ishte i menjëhershëm. Ishte ministri i jashtëm austriak

Andresei, i cili propozoi zyrtarisht mbajtjen e një takimi ndërkombëtar për të

diskutuar mbi rishikimin e vendimeve të Traktati të Shën Stefanit. Në 7 mars

1878 Austria i propozoi Italisë një shkëmbim të ideve mbi çështjet ballkanike. 167

Ministri i jashtëm austriak me këto takime përpara Kongresit të Berlinit donte të

164 Documenti Diplomatici Italiani, Seria 2, Vol. 9 ( Agosto 1877-23 marzo 1878) Edit. A. Tamborra,Roma : Instituto Poligrafico e Zecca dello Stato, 1985, f.234165 G. Salvemini , Vepër e përmendur, f.41166 Po aty167 Po aty

Page 54: Andi Pinari

54

kuptonte se çfarë qëndrimi do të mbante Italia në rast se Austro-Hungaria do të

aneksonte Bosnjen. Për austriakët e rëndësishme ishte të kufizonte ndikimin rus

në Ballkan sidomos në Serbi dhe Mal të Zi sepse në këtë mënyrë do të krijonin në

të ardhmen problem për rrugët drejt Selanikut. Italia kërkoi edhe ajo rishikimin e

Trakatit të Shën Stefanit sepse mendonte se ky zgjerim territorial i Bullgarisë e

afronte atë me detin Adriatik168. Veç kësaj ndikimi rus në Bullgari do të ishte i

padiskuteshëm. Kundër Traktatit të Shën Stefanit doli edhe Britania e Madhe

sepse kërcënoheshin ngushticat që përbënin një nga rrugët kryesore drejt

Indisë.169

Mund të themi se Italia gjatë vitetve 1875-1878 ishte përpjekur të

ndërhynte dhe të ndiqte një politikë ballkanike. Në prag të Kongresit të Berlinit

Italia kishte katër qëllime kryesore :

a) Të përfitonte një kompesim territorial në kufijtë austro-italian për çdo

lloj kompesimi të Austro-Hungarisë në Bosnje.

b) Të pengonte Austo-Hungarinë që të zgjeronte influencën e saj drejt

Selanikut.

c) Të pengonte Rusinë që të zgjeronte ndikimin e saj drejt Adriatikut

d) Të zgjeronte nëse ishte e mundur ndikimin italian në Shqipëri dhe në

Mal të Zi.

Por siç do ta shohim më vonë Italia nuk përfitoi asgjë nga Kongresi i

Berlinit. Më vonë ish ministri Karioli do i referohej asaj politike si “politika e

duarve të thata”170

168 G. Perticione, Vepër e përmendur, f.55169 G. Salvemini, Vepër e përmendur, f.42170 Po aty

Page 55: Andi Pinari

55

4. Politika italiane në Kongresin e Berlinit dhe Lidhja

Shqiptare e Prizrenit 1878-1881

Kongresi i Berlinit i filloi punimet në 13 qershor 1878. Drejtimin e

kongresit e morri përsipër Bismarku. Delegacionet kishin përbërjen e

mëposhtme: Britania e Madhe përfaqësohej nga Disraeli, Salisburry dhe Russell.

Austro-Hungaria përfaqësohej nga Andresei, Karoli dhe Hajmerle. Italia

përfaqësohej nga Konti Korti dhe de Lunai. Rusia përfaqësohej nga Gortaçakof,

Çuvarov dhe Obril. Franca përfaqësohej nga Vadington, San-Viller dhe Desprez.

Perandoria Osmane përfaqësohej nga Karateodri Pasha dhe Mehmet Ali Pasha.

Dhe së fundi Gjermania që përfaqësohej nga Bismark, Bulov dhe Hohenhole.171

Siç dihej qëllimi kryesor i këtij kongresi ishte vendosja e paqes dhe e

rregullit në Ballkan. Një qëllim tjetër ishte të kufizoheshin përfitimet e Rusisë nga

Traktati i Shën Stefanit. Britania dhe Austro-Hungaria kishin rënë dakord më

parë për këtë qëllim duke pasur edhe mbështetjen e Bismarkut.172 Rusia nga ana

e saj u përpoq që të krijonte një bllok tjetër duke u kthyer nga Franca dhe

Mbretëria Italiane. Për të mos lejuar këtë aleancë, Bismarku i propozoi Francës në

pranverën e vitit 1878 që kjo e fundit të pushtonte Tunizinë.173 Bismarku arriti të

merrte edhe miratimin e udhëheqësve britanikë për pushtimin e Tunizisë nga

Franca174. Në këtë mënyrë Bismarku ishte i sigurt se një aleancë midis Rusisë,

Francës dhe Italisë ishte e pamundur. Mirazhi tunizian e neutralizoi Francën.

Rusia u izolua, Perandoria Osmane kishte humbur luftën dhe Italia ishte e

paqartë në qëndrimet e saj. Prandaj vendimet e Kongresit të Berlinit ishin të

pacënueshme.

171 Documents relating to the Great War, Vepër e përmendur, f.443171 Diplomatic documents relating to the outbreak of the European war, Vepër e përmendur f. 378172 The great powers and the end of the Ottoman Empire, Edit. Marian Kent, London : Frank Cass, 1996,f.75173 Po aty, f.121174 Po aty, f.42

Page 56: Andi Pinari

56

Çështjet më problematike për tu zgjidhur ishin ato të fatit të Bosnje-

Hercegovinës dhe të Bullgarisë. Të dyja këto çështje u zgjidhën në përputhje me

interesat austriake. Bullgaria u nda dhe u zvoglua.175 Një pjesë e saj u quajt

Rumelia orientale dhe autonome por vasale e Sulltanit. Ndërsa pjesa tjetër u

shpall e pavaruar por nën kontrollin rus. Rusia e mbajti të pushtuar për nëntë

muaj Bullgarinë e pavarur. Bosnje-Hercegovina në bazë të nenit 25 të Traktatit të

Berlinit u pushtua dhe administrua nga Austro-Hungaria, e cila fitoi të drejtën të

mbante reparte ushtarake në sanxhakun e Novipazarit176. Neni 29 i vendimeve të

Kongresit i dha Malit të Zi portin e Tivarit dhe prapatokën e tij, por duke

humbur lirinë e lundrimit të lirë. Austria aneksoi Dalmacinë. Ndërsa Britania e

Madhe arriti t’i shkëpuste Perandorisë Osmane ishullin e Qipros. Austro-

Hungaria e miratoi këtë lëshim në favor të Britanisë përkundrejt mbështetjes që

kjo e fundit do t’i jepte kërkesave austriake mbi Bosnjën177.

Italia ndërkohë shqyrtonte me hollësi të gjitha problemet që mund të sillte

për të ky ndryshim territorial në Ballkan. Shqetësim të madh kishte përsa i përket

territoreve shqiptare. Në një letër të dërguar nga kosulli italian në Vlorë jepej

ideja se nuk duhej lejuar që territori shqiptar të copëtohej sepse në rast të kundërt

do të pasonte një asimilim i territoreve shqiptare nga fqinjët.178 Ndërsa konsulli

italian në Shkodër shprehet në mënyrë më të drejtpërdrejtë lidhur me Shqipërinë:

“Shqipëria është e harruar dhe duket e pafuqishme. Ajo nuk ka ekzistencë sepse në kufijtë

ku e kanë vendosur është e pamundur. Shqipëria është viktima e parë e sllavizmit…

Shqipëria do të pranonte gjithca, veçse jo të bëhej sllave sepse historia e saj është e

mbushur me luftën kundër sllavëve... Për të shpëtuar prej tyre Shqipëria mund të pranojë

një protektorat austriak.”179

175 The great powers and the end of the Ottoman Empire, Vepër e përmendur, f.70176 Documents relating to the Great War, Vepër e përmendur, f.411177 Diplomatic documents relating to the outbreak of the European war, Vepër e përmendur f. 372178 AIH, B-71, Arkivi i Romës, Fondi Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë, Korrespondencë konsullore,Letër nga kosulli italian në Vlorë për Ministrin italian të punëve të Jashtme dt.18 prill 1878179 AIH, B-71, Fondi Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë, Korrespondencë konsullore, Letër nga kosulliitalian në Shkodër për Ministrin italian të punëve të Jashtme dt.12 prill 1878

Page 57: Andi Pinari

57

Në 24 qershor 1878 u vu re ndërhyrja e parë e Italisë në Kongresin e

Berlinit. Kërkesa italiane kishte të bënte me lirinë e tregtisë dhe të lundrimit në

Bullgari dhe Rumani.180 Propozimi italian gjeti mbështetjen e Austro-Hungarisë

dhe Francës. Dy ditë më vonë u vendos për statusin e ri të Bullgarisë si rezultati i

një kompromisi austro-rus pas propozimit Italian dhe miratimit nga fuqitë e

tjera. Por me zgjidhjen që ju dha problemit bullgar, nuk ishte kërcënuar ekuilibri

aq i dëshirueshëm i forcave në Europë. Ndërsa çështja e Bosnjë-Hercegovinës do

të ndizte debate të ashpra midis fuqive. Britania e Madhe propozoi që dy

provincat t’i besoheshin administrimit austriak. Perandoria Osmane protestoi

me forcë por zëri i saj nuk u dëgjua në mes ambicjeve egoiste të Fuqive të

Mëdha.181

Vetëm përfaqësuesi i Italisë, Konti Korti u përpoq të ndihmonte

Perandorinë Osmane duke dashur të bllokojë ekspansionin austriak në Bosnje-

Hercegovinë. Korti bisedoi me përfaqësuesin austriak Andresei lidhur me këtë

prishje të ekulibrit ballkanik dhe adriatik.182 Fjalët e Kortit reflektojnë qëndrimin

e politikës dhe shoqërisë italiane kundër çdo lloj ekspansioni austro-hungarez në

Ballkan. Kjo ndërhyrje e ministrit të jashtëm italian bëri përshtypje në Kongres

sepse Italia ishte fuqia e vetme që kundërshtoi me skepticizëm vendimet e fuqive

të tjera. Ministri i jashtëm austro-hungarez Andresei u kundërpërgjigj duke thënë

se shteti i tij po përpiqej të mbronte interesat europiane duke kamufluar kështu

ambicjet e Austro-Hungarisë për tu zgjeruar drejt Ballkanit.183 Delegacioni osman

e kundërshtoi këtë argument duke i kërkuar Kortit që të paktën të shtyhej në

kohë vendosja e regjimit austro-hungarez në Bosnje-Hercegovinë. Këtë herë

Korti nuk u pronocua sepse ai ishte informuar se të gjitha fuqitë e tjera ishin

marrë vesh më parë për këtë lëshim ndaj Austro-Hungarisë.

180 The great powers and the end of the Ottoman Empire, Vepër e përmendur, f.75181 R.J.B. Bosworth, Italy and the wider world 1860-1960, London and New York: Routledge, 1996, f.175182 Documents relating to the Great War, Vepër e përmendur, f.412183 C. Cailler, Vepër e përmendur, f. 46

Page 58: Andi Pinari

58

Neni 29 i Traktatit i jepte Perandorisë Austro-Hungareze edhe të drejtën

për të aneksuar portin e Spicas. Ky lëshim i ri solli reagimin energjik të Italisë që

shihte me xhelozi fuqizimin e austriakëve në Ballkan. Po për këtë çështje reagoi

edhe anëtari tjetër i delegacionit italian de Lunai, i cili u shpreh se Italia ishte i

intresuar të ruante status quon në Adriatik.184 Por duke qenë se Italia nuk

mundej të kundërshtonte ushtarakisht projektin austro-hungarez neni 29 u

miratua në 4 korrik 1878 pa marrë parasysh kundërshtimin italian. Një ditë më

vonë Franca dhe Italia, të mbështeur edhe nga Austro-Hungaria kërkuan nga

Kongresi ndryshim të kufijve midis Greqisë dhe Perandorisë Osmane185.

Gjatë punimeve të Kongresit, Gjermania i propozoi Italisë të aneksonte

Tunizinë. Problemi ishte se i njëjti propozim i ishte bërë edhe Francës, e cila duke

qenë më e fuqishme ushtarakisht, përfitoi realisht nga ky propozim.186 Në

përfundim të punimeve të Kongresit të Berlinit në 13 korrik 1878, Italia nuk

përfitoi asgjë. Kundërshtitë e saj ndaj aneksimit të Bosnje-Hercegovinës nuk ishin

dëgjuar në kongres dhe asnjë kompesim territorial nuk i ishte dhënë Italisë.

Mbretëria e Bashkuar dhe Perandori Austro-Hungareze ishin shtetet që përfituan

më shumë nga ky kongres. Britanikët, me aneksimin e Qipros, forcuan pozitat e

tyre në Mesdhe duke siguruar mbrotje strategjike për rrugën detare drejt Indisë.

Ndërsa Austro-Hungaria arriti të zgjeronte edhe më tepër ndikimin e saj në

Ballkan duke frenuar influencën ruse të shprehur nëpërmjet pansllavizmit.

Italia kishte dalë me duar bosh nga ky rregullim ndërkombëtar i ekulibrit

të forcave dhe kufijve. Kur opinioni publik italian u informua për vendimet e

Kongresit të Berlinit, reagimi ishte i ashpër dhe i dhunshëm. Konti Korti u prit

me protesta në atdhe.187 Republikanët dhe irredentistët në Itali e intensifikuan

propagandën e tyre. Kritikat u shprehën sidomos në takimet dhe manifestimet e

shumta. Në një takim të mbajtur në 21 korrik 1878 në teatrin Politeama në Romë,

184 M.S. Anderson, The Great Powers and the Near East, 1774–1923, London: Edward Arnold, 1970, f.86185 Po aty186 Po aty, f.88187 Ch. Seton-Watson, Vepër e përmendur, f.121

Page 59: Andi Pinari

59

oratorët kritikuan ashpër vendimet e Kongresit të Berlinit. Ata kërkuan që si

kompesim Italia të vendosej në brigjet e Shqipërisë.188 Në 28 shtator 1878 në një

manifestim të mbajtur në Palermo, Krispi kritikoi qëndrimin e Italisë në

Kongresin e Berlinit. Ai deklaroi se Italia ishte turpëruar në Berlin dhe ishte

trajtuar si të ishte populli i fundit i Europës.189 Krispi gjithashtu nuk i kurseu

kritikat e tij ndaj përfaqësueve italianë në Kongresin e Berlinit duke pretenduar

se po të kishte qënë ai përfaqësues i Italisë, ngjarjet do të kishin rrjedhur ndryshe.

Në shkurt të vitit 1879 Krispi në një diskutim në parlament shprehet për

vetvendosjen e popujve të Ballkanit duke thënë : “Unë kam bindjen se gadishulli i

Ballkanit mund të riorganizohet në bazë të parimit të kombësisë. Kam besim se ata njerëz

kanë vetëm idenë e lirisë dhe duhen rreshtuar njësoj si kombet e tjera europiane.”190 Por

duhet pasur parasysh se këto deklarata të Krispit ishin thjesht retorikë politike.

Vetë Krispi kishte qënë në krye të misionit diplomatik Italian në vjeshtën e vitit

1877. Ai kishte dështuar në këtë mision siç e kemi trajtuar më lart.

Vendimet e fuqive të marra në Berlin patën ndikime të thella në Shqipëri.

Kongresi kishte vendosur t’i jepte Malit të Zi disa territore në veri dhe Greqisë

disa territore në jug. Shqiptarët nuk e pranuan lehtë idenë e shkëputjes së

territoreve të tyre nga trungu etnik dhe dhënien e tyre Malit të Zi dhe Greqisë.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit reagoi ashpër ndaj vendimeve të Kongresit të

Berlinit.191 Kryengritja shpërtheu menjëherë në ekstremitetet e trungut shqiptar

nga Preveza e Janina në Shkodër e Prizren. Mbasi u kthyen nga vizita në Europë

të dërguarit e Lidhjes së Prizrenit Abdyl Frashëri dhe Ali Vrioni, shqiptarët

vendosën të bëjnë qëndresë vendimeve të Europës.192 Roli i Italisë gjatë Lidhjes

Shqiptare ishte i konsiderueshëm. Së bashku me Portën e Lartë, Italia mbështetit

188 Documents Diplomatiques Francaises…. Vepër e përmendur. Vol II, Seria 1, Nr.333 f.368189 F. Crispi,Vepër e përmendur, f.166190 Po aty191 Historia e popullit shqiptar, Vell. 2. Vepër e përmendur, f.164192 Elena Gjika Merlika, ʺLiria shqiptare dhe politika italiane nga 1878 deri më 1912ʺ, në RevistaPhoenix, Nr. 1-6 ( 39), Shkodër : 2004, f.76

Page 60: Andi Pinari

60

Lidhjen e Prizrenit në rezistencën që ajo bëri ndaj ushtrive malazeze193. Një

ndihmesë të madhe në qëndrimin italian dha edhe Komiteti Shqiptar në Itali. Në

një protestë të këtij komiteti kundështohen pretendimet e Greqisë për të

aneksuar një pjesë të Shqipërisë së jugut.194 Në këtë protestë thuhet : « Duke pasur

parasysh se qeveria e Athinës ka deklaruar se do të aneksojë një pjesë të vendit tonë, ne

shqiptarët e vërtetë, bij të shqiptarëve të vërtetë protestojmë dhe deklarojmë se Epiri i

vjetër ose Shqipëria e poshtme, Epiri i ri ose Shqipëria e mesme dhe Shqipëria e sipërme

ose Gegëria janë shqiptarë dhe nuk mund ti kalojnë një fuqie tjetër »195 Ndërkaq njihet

nga të gjithë vonesa në lëshimin e qyteteve shqiptare të Artës dhe Ulqinit për

shkak të rezistencës së armatosur të shqiptarëve. Po kështu është i njohur fakti se

Europa u detyrua të sjellë flotën luftarake për të thyer qëndresën e shqiptarëve.

Të gjata e të vështira ishin edhe negocitatat me Greqinë e cila kërkonte Janinën.

Qeveria italiane kishte bërë në vend një hulumtim të rëndësishëm duke u

përpjekur në çdo mënyrë t’i bindte grekët që të hiqnin dorë nga zotërimi i

Janinës për tu mos armiqësuar përfundimish me shqiptarët fqinjë.196

Franca, duke ditur pasojat e dështimit italian në Kongres, i ofroi Italisë në

verën e vitit 1878 të merrte Tripolitaninë me kusht që të hiqte dorë nga

Tunizia.197Qeveria italiane e drejtuar nga Kairoli e refuzoi këtë ofertë sepse

opinioni publik italian do të kundërshtonte me forcë tërheqjen italiane nga

Tunizia. Për Italinë nuk mbetej gjë tjetër për të bërë, veçse të priste rrethana më

të përshtashme ndërkombëtare për të realizuar qëllimet e saj. Por Italia do

vazhdonte të ndërhynte kur mundte në favor të popujve ballkanikë. I tillë ishte

rasti i ndërhyrjes italo-franceze pranë Portës së Lartë me qëllim që të zbatoheshin

vendimet e Kongresit të Berlinit në lidhje me modifikimin e kufirit greko-osman

në Thesali.198 Nacionalistët italianë duke folur me përçmim për disaftën italiane

193 C. Cailler, Vepër e përmendur, f.94194 AQSH, Fondi Nr.98, Dosja nr.1, f.1-2195 Po aty, f.1196 E. Gjika, Vepër e përmendur, f.76197 G. Salvemini, Vepër e përmendur, f.45198 Diplomatic documents relating to the outbreak of the European war, Vepër e përmendur f. 374

Page 61: Andi Pinari

61

në Kongresin e Berlinit, filluan të angazhohen në mënyrë sistematike në politikën

orientale të Italisë. Kjo duket qartësisht në veprimet e Kontit Torinelli në vitin

1879.

Politika e jashtme italiane kishte dështuar në Kongresin e Berlinit. Politika

e saj ballkanike nuk ishte marrë në konsideratë nga fuqitë e tjera europiane. Për

të riparuar difektet e politikës së saj, Italia në muajt e parë të vitit 1879 u përpoq

të bashkëpunonte me një tjetër fuqi që kishte dalë e humbur nga Kongresi i

Berlinit. Kjo fuqi ishte Rusia e cila kishte kuptuar qartë qëndrimin anti-rus të

Gjermanisë. Edhe Perandoria Osmane kishte pasur njëfarë lehtësimi pas

Kongresit të Berlinit, duke shpëtuar nga kushtet poshtëruese të Traktatit të Shën

Stefanit. Duke u ndjerë më e mbrojtur, Porta e Lartë refuzoi të zbatonte disa nga

vendimet e Kongresit të Berlinit lidhur me kufijtë me Greqinë dhe Malin e Zi.

Ndërkaq Franca, duke pasur frikë se Italia do të dilte kategorikisht kundër

ekspansionit francez në Tunizi, i kërkuan Bismarkut që t’i linte dorë të lirë Italisë

në Shqipëri dhe Libi.199Por Gjermania e Bismarkut kundërshtoi çdo zgjerim

italian në Shqipëri. Nëse Bismarku pengoi çdo përpjekje italiane për tu vendosur

në Shkodër dhe Vlorë, kjo shpjegohet me objektivat e tij për të qënë pranë

Austro-Hungarisë. Bismarku i njihte më mirë se kushdo interesat austriake në

Shqipëri dhe përpiqej t’i mbronte ato me çdo kusht duke pasur si synim arritjen e

një marrveshje aleance me Austro-Hungarinë. Ndërkaq në Itali u rishfaqën

tendencat nacionaliste dhe ekspansioniste. I tillë ishte qëndrimi i Kontit Tornieli i

cili cilësohej nga ambasadori francez në Romë si nxitësi i politikës ballkanike

italiane.200Gjatë drejtimit të tij, Italia merr një qëndrim shumë më aktiv ndaj

çështjes shqiptare. Në 28 shkurt 1878 Italia kundërshtoi me forcë rivendikimet e

Greqisë që kërkonin aneksimin e Shqipërisë së jugut.201 Në të njëjtën ditë Konti

Tornieli u shqetësua për kryengritjen e shqiptarëve të jugut kundër projekteve

199 Documents Diplomatiques Francaises…, Vepër e përmendur, Vol II, Seria 1, Nr.369 , f. 411200Po aty, Vol II, Seria 1, Nr.387, f.443201 Po aty,

Page 62: Andi Pinari

62

greke. Ai besonte se Austro-Hungaria kishte dorë në këtë lëvizje.202 Kjo politikë

anti-austriake e Italisë e orientoi këtë të fundit drejt një politike pro-ruse për një

kohëzgjatje të kufizuar dhe që konsiderohet si jo e sinqertë. Lidhja Shqiptare e

Prizrenit kishte objektivin kryesor mbrojtjen e trojeve shqiptare që u kërcënuan

nga të gjitha krahët. Serbia, Greqia dhe Mali i Zi u përpoqën të shtijnë në dorë sa

më shumë territore shqiptare. Ndërkaq Lidhja e Prizrenit shkonte në të njëtën

linjë me interesat e Perandorisë Osmane dhe ato italiane. Italianët mendonin se

në këtë mënyrë mund të goditej influenca ruse në Ballkan, ndërsa osmanët

besonin se do të pengonin lëshimin e territoreve ndaj vendeve ballkanike. Në

literaturën historike ka edhe supozime se Lidhja kishte edhe aprovimin e heshtur

të Britanisë. 203Lidhja e Prizrenit u angazhua me të gjitha forcat në kundërshtimin

e aneksimeve në favor të Malit të Zi në Shqipërinë veriore. Në këtë kohë Italia do

të duket shumë e angazhuar në zgjidhjen e problemit të kufirit midis Perandorisë

Osmane dhe Malit të Zi. Propozimet e Kontit Korti në fakt arritën të zbatohen me

përdorimin e forcës.

Në 7 tetor 1879 Austro-Hungaria dhe Gjermania krijuan aleancën midis

tyre që në 1882 do të zgjerohet edhe me Italinë duke krijuar Aleancën Trepalëshe.

Për Italinë angazhimi në këtë aleancë ishte i detyruar nga frika e një bote

gjermanike shumë të fuqishme dhe në kufi me të.204 Ndërkaq në 1880 Lidhja

Shqiptare e Prizrenit kishte mundur Malin e Zi dhe diplomacia italiane ndërhyri

që të shpëtonte këtë të fundit nga shkatërrimi total205. Një problem tjetër ishte

edhe çështja e kufirit greko-osman që përfshinte në thelb problemin e disa

territoreve të banuara nga shqiptarët. Në 29 qershor 1880 u organizua një tjetër

konferencë në Berlin për zgjidhjen e këtij problemi206. Në këtë mbledhje u

diskutuan gjerësish shumë peticione që vinin nga shqiptarët e jugut. Italia filloi të

202 Document Diplomatiques Francaises, Vepër e përmendur, , Nr.388, f.442203 C. Cailler, Vepër e përmendur, f.57204 Pietro Orsi, Modern Italy 1748-1898, New York: G.P.Putnam’s Sons, f.420205 Po aty, f.418206 Angelo Del Boca, Gli italiani in Africa orientale: dall’unità alla marcia su Roma, Bari: Mondadori,1976, f.85

Page 63: Andi Pinari

63

shprehte edhe më hapur se më parë interesat e saj në Shqipëri duke kërkuar të

respektoheshin misionarët katolikë italianë të dërguar në Shqipërinë e jugut. Pas

kësaj fshihet dëshira italiane që përveç misonarëve italianë të mbronte edhe

katolikët shqiptarë që mbroheshin deri në atë kohë nga Austro-Hungaria.207 Kjo

përpjekje ishte shprehja në terren e rivaliteti italo-austriak. Italia u përpoq që të

kishte edhe ajo statusin e protektorit mbi katolikët shqiptarë.208 Ky ishte edhe

shprehja e parë e hapur e rivaliteti austro-italian për mbrojtjen e katolikëve

shqiptarë. Ministri i jashtëm italian de Lunei e nënvizoi këtë në mbledhjen e

Berlinit në datën 4 korrik 1880 duke thënë se interesat italiane në Shqipëri ishin

primare.209 Në lidhje me problemin e Shqipërisë së Jugut italianët u interesuan së

tepërmi duk ndihmuar drejtpërdrejt çështjen shqiptare. Ata ishin të bindur se

Epiri ishte shqiptar.210

Ndërkaq Perandoria Osmane lëshoi Ulqinin edhe pas ndërhyrjes së disa

fuqive të mëdha duke përfshirë këtu edhe Italinë. Përveç kësaj pati edhe një

demostrim detar në brigjet e Ulqinit i cili e detyroi Perandorinë të hiqte dorë nga

ky qytet shqiptar.

Italia duke u ndjerë e izoluar pas Kongresit të Berlinit e kuptoi se duhej të

merrte pjesë medoemos në një aleancë me fuqi të tjera. Vetëm kështu Italia do të

mund të quhej me të vërtetë një fuqi e madhe. Raportet me Francën dhe Austro-

Hungarinë ishin të tendosura. Italia vendosi të afrohej me Gjermaninë në fillim

dhe më pas të afrohej me Austro-Hungarinë duke pasur si ndërmjetës

Gjermaninë. Kishte edhe një numër të konsiderueshëm politikanësh italianë që

ishin pro afrimit me Gjermaninë si Viktor Emanueli II, Humberti I dhe Sidnei

Sonino.211 Kështu filluan negociatat e para austro-italiane që do të përmbylleshin

207 S. Skëndi, Vepër e përmendur, f. 153208 R.J. Bosworth, Italy, the Least of the Great Power…, Vepër e përmendur, f.331209Diplomatic documents relating to the outbreak of the European war, Vepër e përmendur f. 335-336210 AIH, B-71, Fondi Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë, Korrespondencë konsullore, Letër nga kosulliitalian në Janinë për Ministrin italian të punëve të Jashtme dt.10 qershor 1878211 Storia d’Italia…, Vepër e përmendur, f.1412

Page 64: Andi Pinari

64

me nënshkrimin e aleancës. Në këto bisedime Austo-Hungaria i premtonte Italisë

se nuk kishte asnjë ambicje për tu shtrirë territorialisht në Shqipëri.212

Ndërkaq për shqiptarët pas Lidhjes së Prizrenit kishte filluar një epokë e

re. Vihej re një zgjim i ndjeshëm i popullit që synonte në vlerësimin e historisë, të

traditave e të fuqisë së tij. Ideja e krijimit të një vilajeti shqiptar si bashkim i katër

vilajeteve ekzistuese të Janinës, Shkodrës, Manastirit dhe Shkupit, ndonëse ishte

artikuluar dhe më parë, mbeti për momentin një nga mundësitë e vetme për

shqiptarët në situatën e krijuar pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Kryeqyteti do të ishte Manastiri, shqipja do të ishte gjuhë zyrtare, financat do

ishin të pavaruara dhe shërbimi ushtarak do të kryhej brenda kufijve të vilajetit

shqiptar.213 Por ky ishte vetëm fillimi i problemit shqiptar.

212 C. Cailler, Vepër e përmendur, f.93213 E. Gjika, Vepër e përmendur, f.76

Page 65: Andi Pinari

65

KREU II

RIVALITETI ITALO-AUSTRIAK NË VITET 1881-1901

1. Aleanca Trepalëshe dhe marrëveshjet italo-austriake në

vitet 1881-1887 për Shqipërinë

Italia ishte pranuar si anëtare e parëndësishme e Alencës Tripalëshe në

vitin 1882 dhe Austria herë pas here e vinte në dukje këtë inferioritet italian në

çështjet ndërkombëtare. Në vitin 1884 Aleanca Tripalshe u rinovua me

nënshkrimin e një marrveshje midis tre perandorëve duke e shtyrë

bashkëpunimin edhe për tre vjet.214 Por kjo aleancë nuk arriti të zgjidhte

problemin e rivaliteti italo-autriak në çështjet ballkanike. Gjithashtu nënshkrimi i

aleancës nuk lejonte Italinë që t’i shpallte luftë Austro-Hungarisë. Deri në vitin

1887 Austro-Hungaria e kishte injoruar gjithmonë Italinë në zgjidhjen e

problemeve ballkanike. Mesa duket Austria dhe Rusia deri në atë kohë ishin të

vetmet fuqi mund të ndikonin në çështjet ballkanike. Austo-Hungaria kishte

treguar disa herë rolin e saj në çështjet ballkanike duke ndërhyrë disa herë. Ajo

kishte nënshkruar një marrëveshje tregtare me Serbinë në vitin 1881 dhe me

Rumaninë në vitin 1883.215Në këtë kohë Italia e orientoi politikën e saj në çështjet

afrikane duke e inaguruar atë në vitin 1885 me pushtimin e portit të Masuah në

Eritre.216Megjithëse disa mendonin se tani Italia do t’i kthente kurrizin çështjeve

ballkanike, kjo e fundit vazhdonte të shpresonte për përfitime në Shqipëri. Në

214William L. Langer, The Diplomacy of Imperialism, 1890–1902, New York : Alfred A. Knopf, 1968,f.353215 C. Cailler, Vepër e përmendur, f.72216 G. Salvemini, Vepër e përmendur, f.64

Page 66: Andi Pinari

66

këtë territor interesat austriake ishin shumë të rëndësishme dhe të mbështetura

shpesh edhe nga vetë Gjermania. Për ta mënjanuar Italinë nga Shqipëria dhe

Ballkani, Bismarku dhe ministri austriak Kalnocki argumentonin shpesh se

Gjermania, Austria dhe Italia ishin vetëm «aleatë » por nuk ishin « të lidhur ».217

Ky përcaktim i vinte për shtat edhe Italisë e cila në këtë mënyrë mund t’i

mbronte edhe më mirë interesat e saj ballkanike. Ministri i jashtëm italian

Robilant, përdori të njëjtën gjuhë duke ju referuar Alencës Tripalëshe si një

aleancë e përkohshme dhe pa detyrime në çështjet ballkanike. Robilanti i kishte

kërkuar qeverisë italiane që Italia të merrte pjesë në këtë aleancë vetëm në

kushtet e barazisë me fuqitë e tjera. Ky angazhim energjik i Italisë bëri që kur të

trajtohej problemi i rinovimit të Alencës Trepalëshe si Gjermania ashtu edhe

Austo-Hungaria të kishin parasysh këtë qëndrim italian dhe ta pasqyronin atë në

tekstin e marrveshjes. Gjermania dhe Austro-Hungaria kuptuan se vetëm në këtë

mënyrë mund ta mbanin Italinë larg një marrëveshje me Anglinë.218Tendenca

italiane për tu marrë vesh me Anglinë ishte shfaqur dukshëm në vitin 1885 kur

Greqia donte t’i shpalltë luftë Perandorisë Osmane. Anglia duke dashur të ruajë

status quonë i kishte bërë presion Greqisë me anë të një demostrimi detar. Italia u

tregua e gatshme të merrte pjesë në këtë demostrim.219Situata u komplikua edhe

më tepër kur Rusia u propozoi fuqive në vjeshtë të vitit 1885 që të modifikohej

statusi i Rumelisë orientale. Italia e kundërshoi ashpër këtë tentativë ruse.220Me

këtë qëndrim u bashkua edhe Anglia me Austro-Hungarinë. Në këtë mënyrë

Anglia dhe Italia, megjithëse nuk kishin nënshkruar asnjë marrveshje, u gjendën

përballë interesave të njëjta në Ballkan. Ndërkaq interesat e pakufizuara ruse dhe

frika e afrimit italo-britanik, bënë që Austro-Hungaria të gjendej herët a vonë në

një situatë të afrimit me Italinë. Ngjarjet në Ballkan i shtynë Italinë, Austro-

217G. Salvemini, Vepër e përmendur, f.60218 Luigi Salvatorelli , La Triplice aleanca, Storia diplomatica 1877-1912, Instituto per gli studi di politicainternacionale, f.105219 Diplomatic documents relating to the outbreak of the European war, Vepër e përmendur , Dok Nr, 12,f.15220Po aty, Dok Nr.44, f.42

Page 67: Andi Pinari

67

Hungarinë dhe Anglinë të mbanin një qëndrim anti-rus.221 Në shkurt të vitit 1886

Anglia dhe Italia ranë dakord lidhur me qëndrimin e tyre ndaj Greqisë.222Italia

gjithashtu propzoi që problem i revoltës bullgare të zgjidhej duke zgjedhur një

princ pa e kufizuar mandatin e tij. Kjo ndërhyrje e diplomacisë italiane rezultoi e

sukseshme. Rusia e mbështeti këtë propozim. Por shqetësimi rus ishte gjithnjë e

më në rritje ndaj politikës së jashtme italiane. Kjo ndodhte sepse politika

ballkanike e Italisë ishte e orientuar edhe kundër pansllavizmit edhe kundër vetë

Rusisë. Për këtë arsye Rusia angazhoi diplomacinë e saj me qëllim që të pengonte

ambicjet italiane jo vetëm në Ballkan por edhe në Afrikë. Pushtimi i Masauah dhe

Asmara nga Italia, i jepte kësaj të fundit një bazë të rëndësishme për tu vendosur

edhe më në thellësi të territorit afrikan. Në këtë moment fillojnë edhe intrigat

ruse në dëm të politikës italiane në Abisini.223Problemi bullgar shënoi në fakt

fillimin e antagonizmit ruso-italian duke sjellë në një mënyrë të pakthyeshme

afrimin e vazhdueshëm italo-austriak.

Duke kundërshtuar çdo zgjidhje të problemit bullgar në favor të Rusisë,

Italia e gjeti veten shumë pranë Austro-Hungarisë në zgjidhjen e problemeve

ballkanike. Edhe vetë Austo-Hungaria e kishte të qartë që duhej t’i ofronte më

tepër Italisë në Ballkan. Siç duket viti 1886 do të shënojë edhe mardhëniet më të

mira austro-italiane në gjithë periudhën 1878-1912.224Kjo u duk edhe në

deklaratat e tyre të përbashkëta në lidhje me zgjidhjen e çështjes bullgare. Italia

dhe Austo-Hungaria pranuan fillimisht që Bullgaria të drejtohej nga një princ rus

por i përzgjedhur nga fuqitë e mëdha. Më pas ato propozuan që të zgjidhej një

princ bullgar nga një komision ndërkombëtar.225 Me këtë qëndrim të përbashkët

italo-austriak ndaj Bullgarisë u duk sikur tanimë Italia kishte një politikë më të

qëndrueshme ndaj çështjeve ballkanike. Kjo politikë e re italiane dukej sikur ishte

221 L. Salvatorelli, La Triplice aleanca…, Vepër e përmendur, f.106222 Diplomatic documents relating to the outbreak of the European war, Vepër e përmendur, Dok Nr. 57,f.49223 G. Salvemini,Vepër e përmendur, f.73-74224 C. Cailler, Vepër e përmendur, f.82225Diplomatic documents relating to the outbreak of the European war, Vepër e përmendur, Dok. Nr. 17,f.17-18

Page 68: Andi Pinari

68

në përputhje të plotë me politikën austriake.226Ky afrim italo-austriak në vitin

1886, u pa me xhelozi nga Franca që kishte qenë në fakt aleati i vetëm i Italisë

gjatë procesit të bashkimit kombëtar. Franca i ofroi Italisë zgjidhjen e problemit

të Tripolit dhe të Tunizit me anë të një marrëveshje franko-italiane. Përveç kësaj

nëse Italia do të shkëputej nga Aleanca Trepalëshe, Franca premtonte mbështetje

për politikën italiane ndaj Ballkanit. Ky veprim i francezëve duhet kuptuar më

tepër si një përpjekje për ta nxjerrë Francën nga izolimi në të cilin ishte futur pas

disfatës së Sedanit të vitit 1870.227 Ndërsa Italia nuk mund të tërhiqej nga Aleanca

Tripalëshe pikërisht në momentin kur zëri i saj kishte filluar të ndihej në çështjet

ndërkombëtare. Italia nuk mund të harronte lehtë edhe pushtimin e Tunizit nga

Franca, veprim i cili kishte shënuar edhe disfatën e diplomacisë italiane gjatë

Kongresit të Berlinit. Për këtë arsye Robilant i ktheu një përgjigje të mjegullt

Francës, duke dëshmuar se Italia kishte vendosur të qëndronte në Alenacën

Tripalëshe ku përfshiheshin dy perandori të fuqishme. Gjermania dhe Austro-

Hungaria kuptuan se Italia mund të largohej nga Aleanca Trepalëshe nëse i vinte

ndonjë ofertë më e mirë.228 Për këtë arsye pati përpjekje të dy fuqive për të afruar

përsëri Italinë me Alenacën Trepalëshe. Prania e Italisë në këtë aleancë do të

thoshte për Italinë kufizimi i hapsirave të veprimit në territorin ballkanik.

Bisedimet për rinovimin e Alenacës Tripalëshe filluan në tetor të vitit 1886.229

Këtu u shfaqën përsëri përplasjet midis Austro-Hungarisë dhe Italisë për

problemet ballkanike. Bisedimet për pak sa nuk u ndërprenë për shkak të

rivalitetit italo-austriak. Ndërkaq vetëm ndërhyrja e Bismarkut bëri që Italia të

konsiderohej si një subjekt që kishte të drejtën të ndërhynte në problemet

ballkanike. Ky ishte momenti kur Italia arriti të konsiderohej një fuqi që duhej të

merrej parasysh në çdo zgjidhje të çështjeve ballkanike. Aleanca Trepalëshe u

226 C. Cailler, Vepër e përmendur, f.83227 Po aty, f.85228 Po aty229 G.Salvemini, Vepër e përmendur, f.75

Page 69: Andi Pinari

69

rikonfirmua në 20 shkurt 1887 me një kohëzgjatje katërvjeçare.230Dokumenti

zyrtar përmbante edhe një marrëveshje italo-austriake ku përcaktohej për herë të

parë politika ndaj Ballkanit e dy fuqive. Kjo marrëveshje italo-austriake përbëhej

nga katër pika. Neni i parë i kësaj marrveshje kishte këtë përmbajtje : “Palët

nënshkruese duke pasur si qëllim ruajtjen e status quosë territoriale në Orient,

angazhohen të përdorin influencën e tyre për të penguar çdo ndryshim territorial që do të

çojë në dëmtimin e interesave të dy palëve. Ato do të komunikojnë me njëra-tjetrën në

mënyrë që të sqarojnë çdo qëndrim ndaj këtyre territoreve. Nëse ruajtja e status quosë në

Ballkan, në brigjet dhe ishujt osmanë të Adriatikut dhe të Egjeut do të jetë e pamundur,

Austro-Hungaria dhe Italia do të pushtojnë përkohësisht apo në mënyrë të qëndrueshme

këto territore. Kjo do të ndodhë duke u marrë vesh me njëra-tjetrën duke zbatuar parimin

e kompesimit reciprok territorial duke kënaqur interesat dhe pretendimet e të dy

palëve”231

Nëpërmjet këtij neni të marrëveshjes Italia siguron jo vetëm të drejtën për

të qënë e angazhuar totalisht në çështjet ballkanike, por fiton edhe të drejtën që

t’i kërkojë Austro-Hungarisë një kompesim territorial sa herë që kjo e fundit të

zgjerohet me territore drejt Ballkanit. Mesa duket vetë Austro-Hungaria pranoi të

ndante ndikimin e saj me Italinë në Ballkan. Sigurisht në këto territore të

lakmueshme përfshihej pa dyshim i gjithë territori shqiptar. Në këtë mënyrë

Italia në 1887 fitoi të drejtën e pjesmarrjes në çdo modifikim territorial në Ballkan

duke qënë në pozicion të barabartë me Austro-Hungarinë. Realizimi i kësaj

marrveshje bëri që ministri jashtëm italian Robilant të konsiderohet si një nga

ministrat më të sukseshëm të kësaj periudhe.232 Por nga ana tjetër Gjermania

filloi të afrohet edhe me Rusinë duke bërë një lojë të dyfishtë në raport me dy

aleatët e tjerë të Aleancës Trepalëshe. Në një marrëveshje që Gjermania

përfundoi me Rusinë në qershor të 1887 u njohën të drejtat historike të Rusisë në

230 L. Salvatorelli, La Triplice aleanca…, Vepër e përmendur, f.105231 C. Cailler, Vepër e përmendur, f.86232 G. Perticione, Vepër e përmendur, f.87

Page 70: Andi Pinari

70

Ballkan sidomos në Bullgari dhe Rumelinë lindore.233Kjo lëvizje diplomatike

gjermane u bë për të larguar Rusinë nga një aleancë e mundshme me Francën.

Por në këtë mënyrë u dëmtuan interesat e Italisë në Shqipëri dhe Mal të Zi sepse

shtrirja e ndikimi sllav në këto territore mbështetej edhe nga Gjermania. Ndërkaq

në Itali ministri Robiland dha dorëheqjen në shkurt të 1887 duke i lënë vendin

ministrit italo-arbërsh Françesko Krispit në qershor të 1887.234 Me emërimin e tij

politika e jashtme italiane do të marrë një kthesë të dukshme. Ai filloi një politikë

shumë aktive në Ballkan dhe Shqipëri, duke pasur orientim të dukshëm anti-

sllav dhe anti-rus. Për këtë qëllim Krispi i propozoi Austro-Hungarisë dhe

Anglisë një ndërhyrje ushtarake në Bullgari me qëllim që të pengonte Rusinë në

këtë rajon.235 Krispi u kujdes që t’i siguronte Italisë një rol domethënës në

problemin shqiptar.

2. Politika e jashtme italiane në vitet 1888-1896 dhe fillimi i

përplasjeve me Austro-Hungarinë në Shqipëri

Viti 1888 shënon për politikën e jashtme italiane hyrjen në një fazë edhe

më aktive. Fuqitë e tjera tashmë e shohin Italinë si një aleat të nevojshëm dhe nuk

mungojnë ofertat për marrëveshje të reja diplomatike duke përfshirë Italinë. Në

fillim të vitit 1888 u vu re një rritje tensionit midis Francës dhe Italisë. Në mes të

dy fuqive u shfaqën acarime përsa i përket territoreve afrikane në Etiopi. Krispi u

përpoq që të harmonizonte plotësisht politikën ballkanike italiane me atë austro-

233 Documents relating to the great war…, Vepër e përmendur, f.283234 Storia d’Italia…, Vepër e përmendur, f.1402235 The memoirs of Francesco Crispi, Vol 1, Edit. Thomas Palmenghi-Crispi, London: Hodder andStoughton, 1910, f.162

Page 71: Andi Pinari

71

hungareze. Austo-Hungaria që prej pushtimit të Bosnje-Hercegovinës ndiqte një

politikë gjithnjë e më aktive në Ballkan. Që nga 1836 qeveria e Vienës ofronte

edhe një linjë detare nëpërmjet shoqërisë detare « Lloyd ». Shumë linja tragetesh

funksiononin në Adriatik. Progresi teknologjik dhe orientimi i theksuar drejt

Ballkanit i Austo-Hungarisë, çuan në përmirësimin e shërbimeve të shoqërisë

“Lloyd”. Është llogaritur se në 1888 kjo shoqëri kishte 86 vaporë me kapacitet

124.340 tonë.236Shpesh agjentët e shoqërisë “Lloyd” ishin edhe agjentë austriakë

dhe punonin fuqimisht në interes të shteti austriak.237Edhe diplomacia italiane,

tashmë nën udhëheqjen aktive të Krispit, përpunoi politikat e saj të penetrimit në

Shqipëri. Këndvështrimi i Krispit ndaj ishte i lidhur ngushtë edhe me origjinën e

tij. Familja e tij kishte emigruar në Itali në shekullin e XV dhe ishte vendosur në

Palazzo Adriano në Sicili.238Gjatë dimrit 1888-1889 u hapën shkolla fillore italiane

në Durrës, Shkodër Vlorë dhe Prevezë.239 Këto shkolla do të forconin ndikimin

italian në Shqipëri dhe do të balanconin shkollat austriake duke demostruar

interesimin e fortë italian në territoret shqiptare. Këto shkolla përfunduan në

1891 vetëm në një shkollë, atë në Shkodër, për shkak të zëvendësimit të Krispit

me Rudinin në shkurt të vitit 1891, por që më vonë u rikthyen në Durrës dhe në

Vlorë.240

Kryepeshkopi i Shkodrës, Guerini, një kroat dhe nënshtetas austriak, u

përpoq që t’i mbyllte shkollat italiane në 1897. Me pretekstin se ato shkolla ishin

të Krispit, i cili konsiderohej si mason dhe sepse Italia mbante Papën rob në

Vatikan, ai shpalli ndalimin e tyre duke shpallur shkishërimin e prindërve që

dërgonin fëmijët në ato shkolla.241

Për Italinë, Shqipëria kishte një rëndësi të madhe sepse përbënte edhe

çelsin e suksesit italian në çështet ballkanike. Nëse Italia do të kontrollonte

236 C. Cailler, Vepër e përmendur, f. 98237 S. Skëndi, Vepër e përmendur, f.239238 The memoirs of Francesco Crispi…, Vepër e përmendur, f.162239 E. Maserati, Vepër e përmendur, f.92240 Po aty, f.94241 S. Skëndi, Vepër e përmendur, f.239

Page 72: Andi Pinari

72

Shqipërinë, atëherë do të kontrollonte edhe Kanalin e Otrantos dhe Kanalin e

Korfuzit.242 Në vitet 1888-1890 pati edhe një angazhim të opinionit publik italian

në orientimin e politikës së jashtme italiane duke nxitur një të ardhme italiane të

Shqipërisë. Pas shkollave ishte industria italiane që u përpoq të shtrinte

influencën e saj në Shqipëri. Sektori bankar filloi të interesohet për Shqipërinë

duke u përpjekur të gjente mundësi për investime të mundshme. Në 1890 u

diskutua edhe për ndërtimin e një hekurudhe Durrës-Elbasan-Ohër-Manastir.

Megjithë mbështetjen financiare të bankës italiane “Credito Mobiliario”, ky plan

mbeti thjesht një projekt në letër.243

Ndërkaq Krispi u detyrua të jepte dorëheqjen në janar të vitit 1891. Edhe

në Gjermani, Bismarku ishte larguar duke e lënë politikën e përbashkët të

Aleancës Tripalëshe pa autorin kryesor të saj. Krispi u largua edhe për shkak të

një krize të rëndë ekonomike të Italisë së kohës. Megjithatë para se të largohej

Krispi e orientoi politikën e jashtme italiane drejt Eritresë dhe Etiopisë.244 Krispi

u zëvendësua nga Rudini, i cili u përpoq gjatë mandatit të tij të shkurtër që të

rinovonte për here të tretë Aleancën Trepalëshe midis Italisë, Austro-Hungarisë

dhe Gjermanisë. Për Rudinin duhej ruajtur aleanca sepse në këtë mënyrë Italia

do të ruante garancitë ndaj Austro-Hungarisë në çështjet ballkanike. Me këtë

synim në majin e 1891 u rinovua për here të tretë Aleanca Trepalëshe me një

kohëzgjatje prej 6 vjetësh.245

Në 15 nëntor të vitit 1893 monarku italian Humberti I takoi ministrin e

jashtëm austriak Kaloncki së bashku me dy ambasadorët respektive.246 Prezenca

e monarkut italian na lë të mendojmë se është diskutuar hollësisht për problemet

ballkanike duke pasur parasysh konkurrencën e dy fuqive në këto territore.

Ndërkaq në qeverinë italiane ishte rikthyer Françesko Krispi në 15 dhjetor

242 Luis Dollot, Historie diplomatique, Paris : Presse Universitaire de France, 1948, f.94243 C. Cailler, Vepër e përmendur, f.100244 Jean- Charles Pichon, La Partage du Proche Orient , Paris: J. Peyronnet at Cie, 1938, f.182245 R.J.B. Bosworth, Italy the last of…., Vepër e cituar, f.383246 C. Cailler, Vepër e përmendur, f.103

Page 73: Andi Pinari

73

1893.247Me rikthimin e tij, politika italiane vazhdoi rrugën aktive të ndjekur prej

tij në çështjet ballkanike. Por situata ndërkombëtare kishte krijuar një afrim të

Italisë me Britaninë e Madhe. Ky afrim kishte ardhur si rezultat i mbështetjes

angleze për politikën italiane në Afrikë. Britania e Madhe shqetësohej në fakt për

dominimin francez në Mesdhe dhe për këtë arsye kishte dashur ta largonte këtë

të fundit duke mbështetur politikën italiane248Kryeministri britanik Salsbëri i

propozoi Gjermanisë që t’i ofronte Italisë në Ballkan disa kompesime territoriale.

Salsbëri sygjeronte që t’i jepej Italisë një zonë influence që do të përfshinte

Shqipërinë por edhe ndonjë territor tjetër ballkanik.249Gjermania e refuzoi këtë

propozim duke qenë se edhe vetë ajo kishte filluar të interesohej për çështjet

ballkanike.

Ndërkaq Italia dhe Austro-Hungaria gjatë këtyre viteve filluan të

konkurrojnë ashpër me njëra-tjetrën, pavarësisht se ishin të dyja pjesë e së njëtës

aleancë të madhe. Në kuadër të marrëdhënieve italo-austriake po bëhej

gjithmonë e më e pashmangshme një konfrontim i këtyre dy fuqive në Ballkanin

perëndimor. Ky konfrontim bashkë me çështjen e tokave të paçliruara italiane,

ushqente edhe më shumë antagonizmin e fshehtë që vinte nga Risorxhimento e

që i gërryente edhe më shumë lidhjet mes Romës dhe Vjenës. Në fakt në

ambjentin qeveritar dhe në qarqet ekonomike e politike italiane sa vinte e

forcohej aspirata, që deri në atë kohë ishte shprehur me pasiguri, për të forcuar

ndikimin e vendit në anën tjetër të Adriatikut, e pikërisht në Shqipëri.250 Duhet

pranuar se në trojet perëndimore shqiptare kishte një prani gjuhësore e kulturore

italiane, që i kishin rrënjët në lidhjet shekullore me Mbretërinë e Napolit dhe me

Republikën e Venedikut.251 Prania gjuhësore italiane sigurohej nga veprimtaria

fetare dhe edukative e një shtrese kleri që ishte pjesërisht me origjinë italiane e

247 G. Salvemini , Vepër e përmendur, f.100248Graham D. Goodlad, British foreign and imperial policy 1865–1919, London and New York: Routledge2000, f.59249 Po aty250 C. Cailler, Vepër e përmendur, f.97251 S. Skëndi, Vepër e përmendur, f.240

Page 74: Andi Pinari

74

katolike, e pjesërisht autoktone, por me bagazh të kulturës italiane. Nga kjo vinte

edhe një veprimtari ndihmëse e komiteteve italo-shqiptare në Siçili, Kalabri,

Pulia, Napoli dhe në kryeqytet, me qëllimin për të mbajtur të gjalla lidhjet me

atdheun nga ana e një komunitetit arbëresh të konsiderueshëm, nga 100 000 deri

150 000 veta, të përqendruar kryesisht në Palermo dhe Kozencë, të cilët ishin

shumë të ndjeshëm ndaj dëshirës së kombit të tyre për t’u çliruar nga pushtimin

turk.252 Fundja, vetë prejardhja e Krispit siçiliano-shqiptare, megjithë paraqitjet e

tij në pozicionin e burrit të shtetit ishte e mjaftueshme për t’ia atribuar qeverisjes

së tij afrimin e dy vendeve.

Interesi në rritje i Romës për bregun jug-perëndimor të Adriatikut ishte në

kundërshtim me drejtuesin tradicional të zgjerimit në zonën danubiano-

ballkanike të gjermanizmit, që ishte bërë elementi kryesor i politikës së jashtme

të Habsburgëve pas humbjes së Lombardi-Venetos. Fryt i këtij “Drang nach

Osten”253 ishte miratimi i Kongresit të Berlinit që Bosnja dhe Hercegovina të

kalonin në administrimin e Monarkisë dualiste. Të tjera koncensione iu bënë po

kësaj monarkie që të mbante garnizone në sanxhakun e Novi Pazarit si dhe

privilegje ekonomike në Mal të Zi.254 Austro-Hungaria kishte të drejtën për polici

bregdetare në bregdetin malazez dhe shqiptar monopolin virtual të shërbimit

postar përmes detit në Shqipëri, si dhe garanci të tjera tregtare në tokë e në

Danub.255 Që atëherë, Autro-Hungaria e shihte Ballkanin perëndimor si fushën

eksluzive dhe legjitime të ndikimit të saj. Ndërsa veprimtaria e Ballplatz256

kishte të bënte para së gjithash me ruajtjen e prerogativave të vitit 1878, pa bërë

ndonjë përpjekje tjetër në atë sektor, sidomos sa u përket blerjeve territoriale. Por

nga ana tjetër e vendosur për të penguar praninë e çfarëdo fuqie tjetër. Ky ishte

binari në të cilin duhet të lëvizte diplomacia vjeneze gjatë drejtimit të politikës së

252 E. Maserati, Vepër e përmendur, f.142253 Politika e zgjerimit drejt lindjes së Austro-Hungarisë, por edhe të Gjermanisë.254Samuel R Williamson, Austria-Hungary and the Origins of the First World War, New York: St Martin’sPress, 1991, f.252255Harrison M. Wright, The ‘New Imperialism’: Analysis of Late-19th Century Expansion, Second Editon,Lexington: D. C. Heath, 1976, f.64256 Ministria e jashtme e Perandorisë Austro-Hungareze

Page 75: Andi Pinari

75

jashtme prej Golukovskit, megjithëse ishte e karakterizuar nga një vijë pajtuese

dhe qëllimisht abstenuese në skenën ndërkombëtare.

E kushtëzuar në një fare mase nga situata kritike e brendshme e

Monarkisë, vija diplomatike e ndjekur nga Golukovski kishte si qëllim ruatjen sa

më shumë të jetë e mundur të integritetit të Perandorisë Osmane. Për këtë arsye

Monarkia Dualiste nuk pranonte propozimet për aneksime të reja që do të

përfshinin në shtet popullsi të reja sllave sepse kjo do të rriste në mënyrë të

rrezikshme përpjestueshmërinë e tyre ndaj dy kombeve sunduese. Austro-

Hungaria ishte besnike ndaj Aleancës Tripalëshe dhe përpiqej për një përmirësim

të marrëdhënieve me Rusinë pa sakrifikuar interesat ballkanikë.257 Kjo prirje e

Ballplatzit për një politikë të ekulibruar e të peshuar, nuk gjente gjithësesi

miratimin e disa vëzhguesve të huaj e sidomos të mjedisit politik e diplomatik

italian.258 Vetë Viskonti-Venosta ushqente rezerva domethënëse ndaj sigurimit që

jepte Vjena për mosinteresim për Ballkanin të cilat nuk arriti t’i fshijë as raporti

optimist i ambasadorit Nigra.259 Në qeverinë italiane u jepej mjaft rëndësi letrave,

megjithë riformësimin e toneve nganjëherë tepër alarmante, që vinin nga konsujt

në Shqipëri dhe Epir, në të cilat denoncohej intensiteti i ndërhyrjes austriake në

këto vende, pa ndonjë ngadalësim që mund të bënte Vjena, duke marrë parasysh

pozicionet që kishte fituar tashmë e që ishin më të mira se ato italiane.260

Pikërisht në këtë frymë Ministria e Jashtme italianë nxiste ambasadorin e saj në

Stamboll për të intensifikuar ndikimin italian si në Shqipëri ashtu edhe në

Maqedoni.261 Ambasadori Katalani i përgjigjet duke i kërkuar që të dërgohen

agjentë në Shqipëri për instesifikimin e ndërhyrjes italiane.262

Në një analizë të kushteve, mënyrave dhe kohëve të ndërhyrjes

konkuruese politike dhe ekonomike në Shqipëri nga ana e qeverive të Romës

257 S.R. Williamson , Vepër e përmendur, f.252258 Stuart Woolf, A History of Italy, 1700–1860, London: Routledge, 1979, f.241259 A. Duce, Vepër e përmendur, f.173260 Po aty261 Documenti Diplomatici Italiani, Vepër e përmendur, Vol 20, Blanc për Katalani , Romë , 1 prill 1895262 Po aty, Katalani për Blanc, Stamboll, 9 maj 1895

Page 76: Andi Pinari

76

dhe të Vjenës, nuk është pa vlerë po të përmendim edhe interpretimet e

përfaqësuesve të ndryshëm diplomatikë italianë, duke nxjerrë në pah elementët

e përbashkët dhe dallimet. Megjithatë një konfrontim i tillë i dy fuqive u bë

aktual dhe po zhvillohej me konkretisht në terren edhe pas ngjarjes në Adua kur

mori drejtim të ri politika e jashtme italiane, atëherë kur nga një fazë “koloniale-

mesdhetare” u kalua në një tjetër “tripolitane-lindore”.

3. Shqipëria në politikën e jashtme italiane të viteve

1896 – 1901

Disfata italiane në Adua do të shoqërohet me modifikime edhe në

politikën e ditës. Përgjatë viteve 1896-1901 Viskonti-Venosta mori për herë të

katërt e të pestë drejtimin e Këshillit të Ministrave.263. Përvoja dhe ekuilibri i tij

duhet të gjeneronin në harkun e pandërprerë të pesë viteve të qeverisjes rezultate

mjaft pozitive në nismën italiane në fushën ndërkombëtare. Fillimet e politikës

ballkanike të konceptuara me përkushtim të kujdesshëm nga ana e tij, do të

bënin që të ishte detyrë e ministrave pas tij, sidomos e Titonit dhe e San

Xhulianos, që t’i përsosnin këta instrumenta.

Mesa duket Viskont-Ventosa ishte për një autonomi administrative që do

u njihte shqiptarëve të drejta të plota kombëtare e në të njëjtën kohë do të ruante

lidhjen e tyre me Stambollin, duke ndihmuar në frenimin e rënies së Perandorisë

Osmane.264 Kjo ide ishte e mbështetur tashmë nga shumë artikuj të shtypit dhe e

publikuar në një manifest drejtuar “Vëllezërve Shqiptarë” e tetorit të vitit 1900

263 Martin Clark, Modern Italy, 1871– 1994, Second Edition, London: Longman, 1995, f.261264 E. Maserati, Vepër e përmendur, f.83

Page 77: Andi Pinari

77

nga Ismail Qemali.265 Ai konsiderohej nga italianët si ish funksionar i

Perandorisë Osmane dhe ekspert në njohjen e problemeve të atdheut të tij, por që

vuante me një ekzil të gjatë përkrahjen që i dha regjimit kushtuetues në

Perandori.266 Zgjidhja e propozuar bëhej më e domosdoshme edhe për të larguar

orekset e shteteve të vogla fqinje, të cilat, nën pretekstin e ndihmës ndaj një

populli të shtypur, do të ndiheshin të çlirët për të bërë një ndërhyrje ushtarake,

që do të kishte rezultate të dëmshme për bashkimin e kombit shqiptar, deri në

rënien e Perandorisë.267

Konfrontimi mes Austro-Hungarisë dhe Italisë për politikën e ndikimit në

Shqipëri, e në të cilën ndërhynte Greqia në mënyrë aktive, Mali i Zi, Serbia,

Bullgaria e deri edhe Rumania, nuk kishte përballë një front të bashkuar

kundërshtar në mesin e popullsisë shqiptare, në një pjesë të madhe të papjekur e

që ishte e ndarë në interesat e saj reale dhe në simpatitë që kishte. Kështu nga

njëra anë ekspansioni helenik ishte i drejtuar në radhë të parë ndaj Epirit, bazohej

në motive të afërsisë etnike dhe fetare. Nga ana tjetër presioni në Shqipërinë e

mesme dhe veriore nga ana e Habsburgëve përfitonte nga prerogativat e dhëna

nga Traktati i Karlovicit në fushën fetare e pastaj nga Kongresi i Berlinit në

fushën ekonomike dhe të policisë detare.268Ndërsa ajo italiane bazohej në

trungun e lidhjeve tradicionale tregtare dhe të lidhjeve politike me Napolin dhe

Venedikun, gjurmët qytetëruese të së cilës dëshmoheshin nga një trashëgimi

gjuhësore e kulturore. Gjuha italiane në fakt përdorej vazhdimisht në tregti dhe

në familjet e kamura, e njohur jo vetëm në formën dialektore por edhe në atë

letrare falë shkollave të themeluara nga qeveria e Romës dhe nga misionarët e

klerit katolik me prejardhje italiane, deri në atë pike sa një publicisti francez që

vizitonte Durrësin më 1890, qyteza iu duk në pjesën e saj të poshtme me

265 AQSH, F.98, D.3 f.1-3266 E. Maserati, Vepër e përmendur, f.82267 Ismail Qemali, Kujtime, Tiranë : Toena, 2009, f.245268 Peter Bartl, Muslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare, Tiranë : Dituria, 2006, f.198

Page 78: Andi Pinari

78

karakteristikat e një porti venecian.269 Duhet shtuar se për këtë natyrë të hapur në

mesin e shqiptarëve, italishtja flitej për një kohë të gjatë edhe në institutet e

kulturës të mbështetur nga Austria”.270

Aspirata e shqiptarëve për të fituar autonomi nga Turqia, kërkonte edhe

ndihmën nga jashtë për kënaqjen e një synimi të tillë. Sipas raporteve të konsujve

italianë, shumë persona të rëndësishëm por edhe shtresat e gjera të popullsisë,

sidomos nga Shqipëria perëndimore, kishin një simpati të fortë për Italinë dhe i

kishin drejtuar shikimet nga ajo për një mbështetje në kryerjen e reformave në

kontekstin e shtetit ekzistues dhe, në rast të shkëputjes së tij, për një mbrojtje nga

synimet territoriale të fqinjëve. Në veçanti, nga takimet e konsullit Milelire me

disa figura të vilajetit të Janinës më 1896 e më 1899, me Servet beun, një

personazh me ndikim në Gjirokastër, dilnin në pah shpresat që kishin shqiptarët

për qeverinë italiane për çlirimin e vendit të tyre.271 Sipas konsullit Milelire

përgjigjia e tyre ishte e dobët ndaj joshjes së Austro-Hungarisë,që “merrej pak në

konsideratë”, edhe pse nuk përjashtohej hipoteza për t’iu drejtuar kësaj fuqie

përballë një mosveprimi nga ana e Italisë. Vihej re mosbesimi i tyre ndaj Greqisë

për pretendimet e njohura të helenizmit.272 Përshtypjet e konsullit italian në

Janinë tregonin edhe gjendjen shpirtërore të shqiptarëve myslimanë dhe

ortodoksë dhe ndryshonin nga orientimi i katolikëve të veriut, ku ushtrohej në

mënyrë më të dukshme në atë kohë presioni habsburgas dhe me sukses në lidhje

me veprimtarinë përkrahëse të hierarkisë kishtare.273 Në ato territore, në fakt,

vepronte kriteri i Ballplatz për të mënjanuar misionarët italianë nga njëra anë,

dhe për të bindur, nga ana tjetër, ortodoksët që të bëheshin katolikë për të pasur

mbrojtjen e kultit siç e ofronte Austro-Hungaria.274 Edhe angazhimi i

kongregacionit Propaganda fide në interes të monarkisë që përkrahte Papatin, e

269 E. Maserati, Vepër e përmendur, f.120270 Po aty271Memoirs of Crispi.. Vepër e përmendur, f.211272 Po aty273 Po aty274 S. Skëndi, Vepër e përmendur, f.298

Page 79: Andi Pinari

79

favorizonte tentativën e Vjenës për të instrumentalizuar klerin, që paguhej fundja

prej saj, me qëllim që të shtrinte ndikimin e saj në Shqipëri.

Baza diplomatike e politikës italiane në lidhje me çështjen shqiptare

mbështetej që prej 1897 mbi mirëkuptimin e arritur më 6 e 7 nëntor në bisedimet

mes Viskontit-Venosta dhe Golukovskit në Milano, me rastin e vizitës së këtij të

fundit tek Umberto i Monzës.275 Ideja për të arritur një rregullim me Vjenën, që

në sektorin e Ballkanit ka qenë motiv i një fërkimi të madh mes dy vendeve, tek

Viskonti-Venosta buronte nga afrimi austro-rus sanksionuar në Petërburg në

prill të 1897.276 Kjo marrëveshjeje austro-ruse për çështjen e Lindjes ishte e

përgjithshme sa i përket përmbajtjes dhe buronte nga interesi i momentit e jo nga

një përputhje kohëgjatë dhe reale interesash. Por gjithësesi ishte e mjaftueshme

për të vënë në pikëpyetje çdo mundësi manovrimi të Italisë. Domethënia e saj

ndaj ndikimit të Romës në Ballkanin perëndimor nga ana e një traktati të tillë,

për më tepër që ishte në kundërshtim me shpirtin e Aleancës Trepalëshe, madje

shkelte nenin 7 të tij.277 Kjo e nxiti Italinë të kërkonte një instrument diplomatik të

përshtatshëm për të kontrolluar nismat e Monarkisë Habsburge në këtë situatë,

për të mënjanuar një zgjidhje të njëanshme të krizave të mundshme.

Gatishmëria e Golukovskit kishte të bënte me miratimin e një kompromisi

verbal, e zyrtarizuar disa vjet më vonë me shkëmbimin e disa notave, sipas të

cilit Italia dhe Austro-Hungaria do të jepnin ndihmesën e tyre për ruajtjen e

status quo në Shqipëri dhe në rast se do të pengoheshin nga rrethanat, do të

veprohej në favor të një regjimi shqiptar autonom.278 Kjo për Viskontin-Venosta

ishte më e mira, si kundërpeshë e angazhimeve austro-ruse të Petërburgut, që

ishte e mundur atëherë për të ruajtur vazhdueshmërinë e një politike të jashtme

italiane të drejtuar nga respektimi i status quo në Ballkan dhe në mënyrë

275 A. Duce. Vepër e përmendur, f.129276 R.J.B. Bosworth, Italy and the wider …, Vepër e përmendur, f.163277 C. Cailler, Vepër e përmendur, f.92278 E. Maserati, Vepër e përmendur, f.80

Page 80: Andi Pinari

80

alternative, në mbështetje edhe të idealeve të Risorxhimentos, të ishte në favor të

zhvillimit gradual të kombeve të veçanta nën mbrojtjen e Fuqive të Mëdha.279

Mbi bisedimet politike të zhvilluara më 6 e 7 nëntor në Milano, që kaluan

në histori si mirëkuptimi i Monzës, ndërsa nga ana e Golukovskit ka patur

shënime të hollësishme, nuk duket të ketë patur ndonjë procesverbal nga ana

italiane, ose të paktën nuk ka më gjurmë të tij, por ka vetëm refererime në

dokumente të tjera. Duke qëndruar në pozicionin e tij, Golukovski protestonte

ndaj akuzave se vendi i tij po zmadhohej në kurriz të Selanikut dhe të Shqipërisë

dhe siguronte vazhdimisht siç kishte siguruar tashmë edhe më parë ambasadorin

italian në Vjenë, Nigran, por pa saktësuar se si mendonte ta përkthente

konkretisht parimin e shprehur lidhur me Shqipërinë dhe se si ai mund të

pajtohej me futjen që bënte Austro-Hungaria në atë sektor.280 Si pasojë, Viskonti-

Venosta, duke konfirmuar se edhe Italia nuk kishte ndërmend ndonjë ide

pushtimi, e ftonte bashkëbiseduesin për një shpjegim të hapur të argumentit në

fjalë, pasi i kishte shprehur përshtypjen jo të mire të qeverisë së tij për faktin se

në Shqipëri kundërshtimi i klerit katolik ndaj shkollave italiane, e në veçanti ndaj

atyre në Shkodër, dukej se ishte nën ndikimin e konsujve austro-hungarezë.281

Në kundërpërgjigje, Golukovski kontestonte vlefshmërinë e një

pretendimi të tillë, duke mohuar ekzistencën e ndonjë fushate të urdhëruar

kundër shkollave italiane, por shtonte se institute të tilla nuk duhet të

propagandonin politika aneksimi, e në raste të tilla Vjena nuk mund të rrinte si

spektatore. 282

Në lidhje me përfundimet e nxjerra për Shqipërinë nga dy ministrat e

jashtëm pas këtij diskutimi, sipas Pietro Pastorelit “të dhënat e mbledhura nga

shënimet e Golukovskit nuk përputhen plotësisht me ato të mbledhura nga dokumentet

italiane. Sipas versionit të titullarit të Ballplatz, dy palët ishin angazhuar të mbështetnin,

279 E. Maserati, Vepër e përmendur, f.80280 Po aty281 Pietro Pastorelli, « Albania e Tripoli nella politica estera italiana durante la crisi d’oriente del 1897 »,tek Rivista di Studi Politici Internazionali, Nr.3, 1961, f. 380282 Po aty

Page 81: Andi Pinari

81

në rast se Turqia do të lëshonte Maqedoninë, kushtet e Shqipërisë si provincë e

privilegjuar në kontekstin e Perandorisë Osmane ose veçimin e saj si Principatë e

pavarur”.283

Nga një letër e Viskontit Venosta drejtuar Nigras më datë 20 dhjetor 1900,

del se janë marrë në konsideratë dy hipoteza:

Sipas së parës, nëse do të ishte e pamundur ruajtja e status quo, do të

bëhej një bashkëpunim i ndërsjellë derisa të përfundonin me krijimin e një

province autonome në gjirin e Perandorisë.284

Sipas së dytës, në rast të humbjes së sovranitetit të Portës së Lartë ndaj

Shqipërisë, dy qeveritë do të merreshin vesh për kërkimin e një zgjidhje që do të

merrte parasysh interesat përkatëse dhe angazhimet reciproke.285

Nga këto versione, të dyja i përgjigjen kuptimit që secili nga

bashkëbiseduesit ka dashur t’u japë fjalëve të tij, ai i ministrit të jashtëm italian,

për faktin se e konsideronte humbjen e sovranitetit osman mbi Shqipërinë si një

fakt jo të thjeshtë e të veçuar por të tillë që do të vinte në veprim nenin 7 të

Traktatit Tripalësh, nuk duket se është nënvizuar plotësisht nga pala tjetër, në

vazhdën e shkëmbimit të letrave mes Viskonti-Venostës dhe Nigras më 20

dhjetor 1900 dhe Golukovskit dhe Pasetit, ambasadorit në Romë, më 9 shkurt

1901.286

Duke qenë një traktativë e mbyllur me një formulë më pak të favorshme

për Italinë, rezultati gjithësesi paraqiste një sukses për diplomacinë e italiane,

duke qenë se detyronte Austro-Hungarinë të binte darkord me Italinë për

zgjidhjen e problemit shqiptar në raste të ndryshimit të status quo, duke

ritheksuar atë angazhim që buronte nga traktati Tripalësh që Vjena e kishte

tejkaluar në marrëveshjen e saj me Petërburgun. Mirëkuptimi i Monzës

283 Pietro Pastorelli, « Albania e Tripoli….., Vepër e përmendur, f. 380284 Documenti Diplomatici Italiani,Terza serie: 1896–1907, Vol. III: (4 - 26 luglio 1900-15 febbraio 1901)Edit. Enrico Serra, Rome: Istituto Poligrafico e Zecca dello Stato, 1972, Letër e Viskonti-Ventosa përNigra.285 Po aty286 G. Salvemini, Vepër e përmendur, f.152

Page 82: Andi Pinari

82

ndërhynte në një klimë të acaruar të qarqeve ushtarake vjeneze, të cilat, në

personin e gjeneralit Fon Bek, shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, i bënin

presion Golukovskit dhe ministrit të financave Kalaj, dikasteri i të cilit ndër të

tjera kishte nën administrim Bosnjen-Hercegovinën, për të vënë në ekzekutim,

përballë ngjarjeve të mundshme në Ballkan, një pushtim efektiv të zonës së

ndikimit të rezervuar për Monarkinë Dualiste nga marrëveshja austro-ruse, e në

radhë të parë të porteve të Durrësit dhe të Vlorës.287 Mirëkuptimi i Monzës e

përjashtonte këtë mundësi, ashtu siç, nga ana tjetër, e siguronte qeverinë

habsburgase ndaj një kontrolli hipotetik italian të dy pikave të hyrjes së

Adriatikut, një rrethanë kjo e rendësishme për lirinë e lundrimit austriak.

Si stimul e ankesave të Viskonti-Venostës drejtuar Golukovskit në

bisedimet në Milano shërbyen vlerësimet e konsujve në Shkodër dhe në Janinë,

Leoni dhe Milelire, mbi nivelin e prezencës gjuhësore dhe kulturore italiane në

Shqipëri, për qëndrimin armiqësor ndaj shkollave, institucioneve kulturore dhe

misioneve fetare italiane në atë rajon nga ana e përfaqësuesve diplomatikë

austro-hungarezë dhe nga hierarkia katolike e ndikuar prej tyre. Ja sesi shprehet

Konsulli Milelire nga Janina në një dokument të 6 janarit 1901 : “Doktor Fanti, nga

Gjirokastra por me shtetësi italiane, sapo është kthyer nga Gjirokastra ku ishte për çështje

pune. Me të mbërritur këtu ai erdhi më takoi dhe biseduam. Ai më informoi se me të

mbërritur në Gjirokastër, ai kishte pritur vizita nga bejlerë shqiptarë muslimanë dhe të

krishterë të cilët i kishin kërkuar me ngul të takonte konsullin italian në Janinë dhe ta

informonte atë dhe qeverinë italiane mbi këndvështrimin e tyre. Këta bejlerë i deklaruan

Fantit se Turqia shumë shpejt do të shpërbëhej dhe për ti paraprirë kësaj katastrofe

shqiptarët muslimanë dhe të krishterë e kishin hedhur vështrimin përtej Adrtiatikut. Ata

kishin deklaruar se nuk do të bashkoheshin kurrë me Greqinë dhe se të gjitha shpresat dhe

dëshirat e tyre ishin fokusuar te vëllezërit e tyre italianë dhe Ekselencës së tij, Krispi me

energjinë dhe kujdesin e tij për Shqipërinë. Bejlerët shtuan se ditën që flamuri italian do

287 E. Maserati, Vepër e përmendur, f.97

Page 83: Andi Pinari

83

valvitet në brigjet e Epirit, gëzimi do ishte i madh dhe vëllezërit italianë do të

mirëpriteshin krahapur në gjithë territorin shqiptar”. 288

Shqetësime të tilla nuk miratoheshin nga Nigra, i cili, ndërsa pranonte

veprimtarinë e një pjese të klerit vendor, qoftë ai i përbërë nga elementë sllavë

filo-habsburgas, një episod i mosmarrëveshjeve më të përgjithshme mes

Vatikanit dhe Italisë, ishte një ndihmë për Golukovskin i cili e siguroi ministrin

italian në mars të 1897, duke akuzuar konsujt italianë për ekzagjerim.289 Sidomos

negativ ishte vlerësimi i tij për raportet e konsullit të Shkodrës, në lidhje me të

cilin këshillonte, me terma jo dhe aq të butë sa të mos kuptoheshin qartë, heqjen

nga detyra.290 Fakti që ky sygjerim nuk u dëgjua nga Viskonti-Venosta, tregon se

si ministri i jashtëm italian nuk ndante të njëjtin vlerësim optimist për situatën të

shprehur nga ambasadori në Vjenë, të cilit përçimi i informacionit të konsujve i

është ndërprerë përkohësisht dhe pastaj ka rifilluar gjatë ndërrimit të Kapelit e

pastaj të Kanevaros në Këshill. Edhe këtyre Nigra u vuri në dukje tonin alarmant

të letrave të konsujve të Shkodrës dhe Janinës, duke konfirmuar besimin e tij në

besnikërinë e titullarit të Ballplatz-it ndaj përcaktimeve të mirëkuptimit të

Monzës dhe në saktësimin e dhënë prej tyre në rastin në fjalë se qeveria austro-

hungareze nuk e kishte vënë në shërbim klerin per t’iu kundërvënë Italisë në

Shqipëri.291

Në fakt, që fjala e Golukovskit nuk është për t’u marrë shumë si e

mirëqenë, për këtë flet intensifikimi nga fundi i verës 1897 i ndërhyrjes

habsburgase në territorin shqiptar. Kështu, kisha katolike praktikisht ishte e

varur nga Vjena, duke marrë parasysh se prej saj edhe e merrnin rrogën

priftërinjtë, e që për më tepër mbanin gjithnjë e më shumë veshjet e “kishës

austriake”. Historiani Pastoreli nga një analizë e dokumenteve diplomatike

288 F. Crispi, Vepër e përmendur, f. 112289 Documenti Diplomatici Italiani,Terza serie: 1896–1907, Vol. III: (4 - 26 luglio 1900-15 febbraio 1901)Edit. Enrico Serra, Rome: Istituto Poligrafico e Zecca dello Stato, 1972 , Nigra letër për Visconti-Ventosën,290 Po aty291 Documenti Diplomatici Italiani,Terza serie: 1896–1907, Vol. III: (4 - 26 luglio 1900-15 febbraio 1901)Edit. Enrico Serra, Rome: Istituto Poligrafico e Zecca dello Stato, 1972, Nigra letër për Viscoti-Ventosën

Page 84: Andi Pinari

84

italiane mendon se “Ndërkohë që kleri austriak kishte filluar të zhvillonte një fushatë të

gjerë për të bojkotuar regjistrimet në shkollat italiane, qeveria e Vjenës i përforconte zyrat

e saj konsullore në Shqipëri me emërimin e personelit të ri edhe në nënkonsullatat, madje,

përballë dy konsullatave në Janinë dhe në Shkodër, Austro-Hungaria kishte në të njëjtat

seli dy konsullata të përgjithshme dhe nënkonsullata në Durrës dhe në Vlorë”.292

Përtej gabimeve dhe pasigurive të pamohueshme, duhet pranuar

sidoqoftë si meritë e politikës së jashtme italiane, nën drejtimin e Viskonti-

Venostës, se ka hedhur premisat në vitet 1896–1901, duke përdorur instrumentat

diplomatikë dhe mjetet e veprimit praktik, në ruajtjen dhe forcimin e interesave

të Italisë në Ballkanin perëndimor, sipas një strategjie që mund të kritikohet

ndoshta, por që i përgjigjej diktateve ekspansioniste të kohës. Një politike të tillë

ballkanike e Italisë spjegon edhe origjinën e nacionalizmit dhe të imperializmit

italian në Shqipëri.

292 P. Pastorelli, « Albania e Tripoli nella politica…Vepër e përmendur, f. 387

Page 85: Andi Pinari

85

KREU III

RRITJA E INTERESIT ITALIAN NDAJ ÇËSHTJES SHQIPTARE

NË VITET 1902-1912

1. Çështja shqiptare dhe politika e jashtme italiane në vitet

1902 – 1907

Italia nuk priti gjatë për intensifikimin dhe zbatimin e politikës së saj

ballkanike të planifikuar gjatë gjithë atyre viteve, që nga bashkimi i saj. Duke

ndjekur me shqetësim aktivitetin e Austro-Hungarisë në Shqipëri, italianët

kërkonin veprime më energjike në kundërshtimin e kësaj ndërhyrje austriake.

Kjo vihet re në një sërë dokumetash diplomatike që i përkasin kësaj peridhe dhe

që shprehin në mënyrë të përsëritur të njëjtin shqetësim. 293 Edhe konsujt nga

Ballkani shprehin të njëtin shqetësim.294 Megjithëse politika italiane ishte

gjithmonë një hap prapa asaj austriake, kishte filluar të binte në sy të fqinjëve dhe

sidomos të Greqisë. Në tetor të vitit 1902 shtypi grek kishte filluar një fushatë të

hapur kundër ndërhyrjes italiane në Shqipëri. Kjo duket në raportin shqetësues

që ambasadori italian në Athinë i dërgon Ministrisë së Jashtme italiane.295

Italia e shqetësuar vazhdonte të këmbëngulte për rritjen e ndikimit të saj

në Shqipëri dhe kundërshtimin e ndikimit austriak. Gjatë kalimit të Bulovit nga

Roma, gjatë një takimi mes kancelarit gjerman dhe mbretit të Italisë, ky i fundit

saktësoi qartë dhe pa pikë dyshimi, pozicionin e vendit të tij. Në këtë takim të

293 Documenti Diplomatici Italiani,Vepër e përmendur, Seria 3, Vol 7, Prineti për Nigra, Romë 4 qershor1902294 Po aty, , Milazo për Prineti, Zara 3 tetor 1902295 Po aty Silvestrelli për Prineti, Athinë 17 tetor 1902

Page 86: Andi Pinari

86

datës 3 maj 1903, Viktor-Emanueli i III deklaroi, ndër të tjera, se Italia s’mund të

toleronte një zgjerim territorial të Austrisë në Shqipëri, as vendosjen e saj në

Shkodër, Durrës dhe Vlorë.296 Por vetë italianët e kishin të qartë që duhej të

merreshin vesh me austriakët në lidhje me Shqipërinë duke ndarë zonat e

influences. 297

Deklarata mbretërore erdhi në kohë, duke qenë se Austria ishte duke

intensifikuar ndikimin e saj në Maqedoni e po përgatitej, nëse do i jepej

mundësia, për një zgjerim tjetër territorial në drejtim të Selanikut. Planet e

Ballplacit dhe të Vilhelmshtrase koincidonin në më shumë se një pikë. Gjermania

kishte marrë koncensionin për hekurudhën e Bagdadit dhe, me pretekstin

paqësor për të zhvilluar sistemin hekurudhor turk, gëzonte një ndikim

mbizotërues në Perandorinë Osmane.298 Austria kishte rifilluar “Drang nach

Osten” (zgjerimin në lindje) me më shumë forcë se Rusia, që ishte zënë gjithnjë e

më shumë me problemet kineze e koreane. Marrëveshjet austro-ruse të vitit 1897

favorizonin tashmë planet austro-hungareze.

Për t’i patur duart edhe më të lira në Lindjen e Largët, Rusia nënshkroi me

Austrinë, më 2 tetor 1903, marrëveshjet e Murzstegut.299 Kjo marrëveshje u

parapri nga një takim mes Nikolait të II dhe Franc Jozefit në kështjellën e

Murzstegut.300 Në fakt, Shën Peterburgu dhe Vjena kishin rënë dakort për

programin e reformave me të cilat do të detyrohej Sulltani në lidhje me

Maqedoninë. Praktikisht, Rusia, e zënë me ngjarjet e Lindjes së Largët, ia linte

mbi të gjitha Ballplatzit punën për ta detyruar Portën të bëjë reforma. Kjo u

përkthye me një zgjerim të ndikimit austriak, duke qenë më i rrezikshëm për

Italinë sepse kjo e fundit nuk mund të mbështetej në asnjë drejtim tek Rusia.

296 C. Cailler, Vepër e përmendur, f.140297 Documenti Diplomatici Italiani, Vepër e përmendur, Seria 3, Vol 7, Malaspina për Morin, Stamboll 2mars 1903298 Annika, Mombauer, The Origins of the First World War: Controversies and Consensus, London:Longman, 2002, f.307299 G. Salvemini, Vepër e përmendur, f.143-144300 L. Dollot, Vepër e përmendur, f. 95

Page 87: Andi Pinari

87

Austria e akuzonte Italinë se po shkelte status quonë ballkanike, pa

dyshim që të mund të vepronte më mirë me hapin e saj të radhës. Në një letër

drejtuar Bulovit, Golukovski ankohej për intensifikimin e ndikimit italian në

Shqipëri.301

Gati në të njëjtën kohë një qeveri e re erdhi në fuqi në Itali. Qeveria

Zarnadeli ia la vendin kabinetit të kryesuar nga Xhovani Xholiti, në të cilin

portofoli i Punëve të Jashtme iu besua Tomaso Titonit në vjeshtë të vitit 1903.302

Pa mohuar aspak politikën e afrimit franko-italian, Titoni u angazhua me sa

mundi, për të vendosur me Austrinë një bashkëpunim korrekt, të bazuar në

ruajtjen e status quosë në Ballkan. Shefi i ri i Konsultas (ministria e jashtme

italiane) shpresonte të ruante një distancë të njëjtë me perandoritë gjermanike

dhe miqësinë me Francën.

Megjithatë, Konsulta nuk kishte ndër mend të linte pas dore interesat e saj

ballkanike. Përkundrazi, respektimi i interesave të tilla nga Perandoria

Habsburgase ishte kushti i domosdoshëm për t’u ridhënë marrëdhënieve mes

Romës dhe Vjenës një karakter më të përzemërt. Titoni, u shpreh pa rezerva para

Parlamentit italian mbi politikën ballkanike gjatë fjalimit të tij të 15 dhjetorit

1903.303 Në të ai deklaroi se politika ballkanike e vendit të tij ishte e lidhur me

ruajtjen e status quosë për Shqipërinë dhe shtoi se Italia po përpiqej të

përmirësonte edhe më shërbimet e saj detare me bregun lindor të Adriatikut.304

Një mbyllje e tillë e fjalimit nuk linte asnjë dyshim mbi vullnetin e

drejtuesve romanë për zhvillimin e politikës së tyre ballkanike. Përveç kësaj,

sikur të mos mjaftonin fjalimet, ishin shifrat ato që tregonin se në çfarë pike ishte

rivaliteti ekonomik austro-italian në Ballkan. E llogaritur në lira, eksportet e të dy

vendeve drejt vilajetit të Janinës ishin si vijon për vitin 1903:

301 L. Salvatorelli, La triplice aleanca…, Vepër e përmendur, f.271302Denis, Mack Smith, Italy and its Monarchy, New Haven: Yale University Press, 1989, f.298303 Tommaso Tittoni, Italian foreign’s and imperial policy: A selection from the speeches delivered in theitalian parliament, London : Smith, Elder & Co, 1914, f. 3-4304 Po aty, f.9

Page 88: Andi Pinari

88

eksportet austro-hungareze: 1.673.350 Lira italiane.

eksportet italiane: 1.546.561 Lira italiane.305

Në vitin 1903 do të shënohej edhe një vrasje, pasojat politike të së cilës

ishin të konsiderueshme. Në Beograd, më 10 qershor 1903, mbreti Aleksandër

Obrenoviç humbi tragjikisht jetën dhe kurorën në një revolucion të pallatit, në të

cilën agjentët rusë ishin të përfshirë. Kjo vrasje e lehtësoi Rusinë, e irritoi Austro-

Hungarinë, e shqetësoi Italinë dhe Portën. Dhjetë ditë më pas, Aleksandër

Obrenoviç u zëvendësua në fron nga Pjetri i I Karagjogjeviç dhe ekipi ministerial

liberal dhe austrofil u zëvendësua nga një qeveri radikale me prirje nacionaliste

dhe rusofile. Serbia u çlirua nga ndikimi austriak, për të kaluar në tutelën ruse.

Që në fillim, drejtuesit radikalë mbajtën një qëndrim pak a shumë armiqësor

kundrejt Austro-Hungarisë dhe Perandorisë Osmane.

Pasojat e një vrasje të tillë i nxitën përgjegjësit e politikës italiane të

përmirësonin marrëdhëniet e tyre me Vjenën. Që prej fundit të vitit 1903,

Ambasada Franceze pranë Kuirinalit (zyrat e shtetit italian në Romë) përmend

afrimin që po ndodhte mes Konsultas dhe Ballplatzit.306

Orientimi nacionalist dhe pan-sllavist i Serbisë natyrisht që i pengonte

ambiciet ballkanike të Italisë. Në fakt, Beogradi do të kërkonte që nga ai moment,

një dalje në Adriatik përmes Shqipërisë. Italia nuk mund ta lejonte, duke qenë se

marrëveshjet e Moncës, Romës dhe Vjenës i kishin rezervuar gjithësecilit një zonë

ndikimi.

Duhej bërë edhe më shumë që marrëdhëniet austro-italiane të arrinin në

atë gradë miqësie, të cilën Xholiti e Titoni pretendonin të kishin. Një raport i

ambasadës franceze në Romë, i datës 31 janar 1904, flet ende për shqetësimet

ballkanike të Italisë, përballë ambicieve austriake dhe intrigave ruse.307 Më 14

janar 1904, një artikull i “Popolo Romano” flet hapur për mosbesimin që nxiste

305 C. Cailler, Vepër e përmendur, f.142306 Documents Diplomatiques Franceises IV , Seria 2, Nr 132, fq.191-192307 Po aty, Nr.230 f.309-310

Page 89: Andi Pinari

89

politika ballkanike e Golukovskit.308 Megjithatë, më 19 shkurt 1904, një tjetër

raport francez shprehet për qëndrimin armiqësor të opinionit publik italian

kundrejt Rusisë, në momentin kur do të bënin bujë armiqësitë ruso-japoneze.309

Më 27 shkurt 1900, Franca e bëri të njohur për të gjithë pjesëmarrësit italianë

kundërshtimin rus ndaj zgjidhjes së çështjeve ballkanike.310 E angazhuar tashmë

në Lindjen e Largët, Rusia me sa duket donte të krijonte bindjen se ishte sërish

një rival. Edhe pse nuk kishte besim tek Austria, ajo vepronte sikur të donte të

bënte një afrim italo-austriak.

Më 7 shkurt 1904, “La Societa Veneziana di Navigazione” inauguroi një

linjë të, atë të Venecie – Trieste – Shqipëri, duke i krijuar një konkurrencë të

dukshme “Lloyd Triestino”.311 Italia nuk u ndal këtu dhe duke rritur ndikimin e

saj në Shqipëri, ajo do të përgatiste terrenin me të tjera sipërmarrje gjatë vitit

1904. Këtu futet edhe marrja nga ana e saj e monopolit për shfrytëzimin e

pyjeve.312 Emigrimi i një numri të madh krahësh pune italianë në Shqipëri e

forcoi edhe më shumë monopolin. Në të njëjtën epokë hapet në Vlorë, një agjenci

tregtare dhe detare italiane që do shërbente për qëllime propagande. Duhet

kuptuar, pa dyshim, se diplomacia austro-hungareze shqetësohej nga një zgjerim

i tillë.313

Gjithmonë më 1904, Italia organizon nën titullin “Compania di

navigazione sul lago di Scutari e sulla riviera Bojana” një shërbim lundrimi, i cili,

nëpër bregun e Adriatikut dhe rrjedhën e Bunës, lidhte Shkodrën dhe liqenin e

saj me portin e Shëngjinit, me anë të tre anijeve. Italia u bë në këtë biznes,

pasuesja e një shoqërie anglo-malteze. Ky nuk ishte ndonjë biznes dhe aq i

rëndësishëm në vetvete, por shërbente në vendosjen e një lidhje të drejtëpërdrejtë

dhe të rregullt mes Shqipërisë bregdetare (Shëngjinit), Shqiqërisë veriore

308 Documents Diplomatiques Franceises IV , Seria 2,, Nr.277, f.360309 Po aty, Nr. 294, f.385-386310 Po aty, Nr.332, f.428-429311 C. Cailler,Vepër e përmendur, f.143312 Po aty313 L. Salvatorelli, Vepër e përmendur, f.288

Page 90: Andi Pinari

90

(Shkodrës) dhe Malit të Zi (porti i Planivicës, mbi liqenin e Shkodrës), e linte pas

Austro-Hungarinë. Lidhja e vetme e rregullt mes Malit të Zi dhe Shqipërisë ishte

nën kontrollin italian.314

Ka edhe informata mbi depërtimin austriak dhe italian në Shqipëri, falë

dy raporteve të zv.konsullit francez në Shqipëri, Malaspina, drejtuar Quai

d’Orsay (Ministria e Jashtme franceze). Raporti i parë, i datës 12 shkurt 1904,

numëron institucionet dhe fondet që ka Austria në Shqipëri si : Në Janinë: një

konsullatë dhe një zyrë postare; në Vlorë: një konsullatë; në Prevezë: një

konsullatë.315 Përtej kësaj, konsullatat e Vlorës dhe të Janinës kishin “fonde për

propagandë” dhe për spiunë: këta të fundit ishin, në përgjithësi, oficerë të vjetër

austro-hungarezë.316

Raporti i dytë i 26 prillit 1904 provon se Italia nuk ishte e vonuar pasi

kishte: në Janinë: një konsullatë e përgjithshme, një zyrë postare, një agjenci

tregtare, një shkollë profesionale; në Vlorë: një konsullatë, zyrë postare, agjenci

tregtare dhe detare, disa shkolla; në Prevezë: një konsullatë, një zyrë postare.317

Për të kuptuar më mirë politikë italiane citojmë fjalimin e Titonit në

Dhomën e Deputetëve, më 14 maj 1904: “Shqipëria në vetvete nuk ka ndonjë rëndësi

të madhe, por portet dhe plazhet e saj do t’i siguronin Austrisë ose Italisë supremacinë

detare të padiskutueshme në Adriatik. Kjo është arsye pse Austria dhe Italia nuk do të

instalohen në Shqipëri, që është një “noli me tangere” (mos më prek)”.318 Një muaj më

parë, më 9 prill 1904, Titoni kishte patur një takim me kolegun e tij austriak

Golukovski në Abacia. Dy burrat e shtetit precizuan qëndrimet e vendeve të tyre

përkatëse për çështjet ballkanike.319

314 C.Cailler, Vepër e përmendur, f.144315 Documents Diplomatiques Franceises, IV, Seria 2, Nr.269, f.349-351316 Po aty317 Po aty, Nr.63, f.72-74318 T.Tittoni, Vepër e përmendur, f.19319 G. Salvemini, Vepër e përmendur, f.150

Page 91: Andi Pinari

91

Rusia vazhdoi megjithëkëtë të injoronte Italinë, dhe më 15 tetor 1904,

firmosi me Austrinë një marrëveshje neutraliteti të dyanshëm. Kjo marrëveshje

kishte avantazhe për të dy palët:

a. ajo siguronte Austrinë për dashamirësinë ruse në rast të një sulmi nga

Italia.

b. ajo e lironte Rusinë nga të gjitha angazhimet e saj për Ballkanin dhe i

lejonte të përqëndronte forcat kundër Japonisë.

Megjithëse shkaktoi njëfarë shqetësimi tek Konsulta për marrëveshjen e

tetorit 1904, në mënyrë paradoksale dukej se afrimi austro-italian nuk u prek.

“Zbutja” e marrëdhënieve mes Vjenës dhe Romës filloi, Austria po bënte

sakrificën e duhur.320

Marrëveshjet e Murzstegut nuk i penguan austriakët dhe rusët për t’i

bashkëngjitur fuqitë e tjera të mëdha në reformat në Maqedoni. Një xhandarmëri

ndërkombëtare, e drejtuar nga gjenerali italian De Georgis kishte si mision të

riorganizonte xhandarmërinë osmane. Maqedonia vetë, ishte e ndarë në disa

zona, për të cilat secila nga Fuqitë e Mëdha ishte përgjegjëse, për ruajtjen e rendit

dhe për kryerjen e reformave. Kjo provincë e trazuar gjithashtu “u nda” mes

fuqive si vijon: zona e Seres nën kontrollin e Francës ; zona e Dramës nën

kontrollin e Anglisë; zona e Shkupit nën kontrollin e Austrisë; zona e Manastirit

nën kontrollin e Italisë; zona e Selanikut nën kontrollin e Rusisë.321Gjermania, për

ta patur mirë me Sulltanin, refuzoi në mënyrë kategorike të merrte pjesë në masa

që do të shprehnin mospëlqim të Portës së Lartë.322

Tabela e lëvizjeve vjetore të anijeve në portet e Vlorës, Durrësit dhe

Prevezës konfirmon progreset që kishte bërë Italia në të gjithë sektorët

320 G. Salvemini, Vepër e përmendur, f.150321 Richard, C. Hall, The Balkan Wars 1912-1913: Prelude to the First World War, London & New York :Routledge, 2000, f. 13322 Po aty

Page 92: Andi Pinari

92

ballkanikë. Ja, në shifra krahasuese, totali i hyrjeve dhe i daljeve më 1901 dhe më

1904323:

1901 1904

Vlorë Austro-Hungarez 151 244

Italian 51 181

Durrës Austro-Hungarez 175 209

Italian 59 108

Prevezë Austro-Hungarez 104 101

Italian 50 103

Viti 1904 kishte shënuar në këtë mënyrë një afrim të pakontestueshëm mes

Vjenës dhe Romës. Italia përfiton nga përmirësimi i marrëdhënieve të saj me

Austrinë, për të marrë konçesione të reja ballkanike. Më 1905, ajo ngarkohet për

të ndërtuar portin e Tivarit.324 Me një votim në parlament, shoqëria e lundrimit

“Puglia” mori një ndihmë në të holla që rritej në 153.840 lira italiane, meqë linja

të reja adriatikase u krijuan nga “Puglia”.325 Këto linja të reja ishin : Venecie –

Brindizi (përmes Ankona – Vlorë), Ankona – Bari (përmes Saraguza – Tivar) dhe

Brindizi – Selanik (përmes Vlorë – Prevezë).326

Përmirësimi mes Romës dhe Vjenës u ripërmend në Dhomën e

Deputetëve italianë kur më 9 shkurt të 1905-ës, deputeti Kamporeale ftoi

qeverinë të sinkronizojë politikën e saj ballkanike me Perandorinë Austro-

hungareze. Disa muaj më vonë, parlamenti votoi për shuma të mëdha për

zhvillimin e politikës shqiptare (11 – 15 maj 1905).327 Më 25 shkurt të vitit 1905,

ambasadori i mbretit në Berlin i konfirmoi Vilhelstrasses (rruga ku ndodhej

qeveria gjermane në Berlin), t’i siguronte në emër të qeverisë së tij, besnikërinë e

323 C. Cailler, Vepër e përmendur, f.146324 Po aty325 Po aty326 Po aty, f.147327 Po aty

Page 93: Andi Pinari

93

Italisë ndaj Aleancës Tripalëshe duke e siguruar Gjermaninë se marrëveshjet

franko-italiane nuk kishin asnjë karakter jo-miqësor ndaj Perandorisë.328

Dy muaj më vonë, më 29 prill 1905, shefat e diplomacive italiane dhe

austriake u takuan në Venecia.329 Takimi i Golukovskit dhe i Titonit theksoi edhe

më zbutjen e marrëdhënieve mes dy aleatëve. Dy ministrat konstatuan

përputhjen e plotë të këndvështrimeve për të gjitha problemet ballkanike e ranë

dakort për sa më poshtë:

a. të ruhet status quoja

b. Në rast të pamundësisë për të ruajtur status quo-në, të organizohet

Ballkani në bazë të autonomisë

c. Liri e veprimeve austriake në brendësi të Bosnjë-Hercegovinës dhe në

Sanxhak të Novi Pazarit330

Pika b konfirmonte nenin 7 të Aleancës Tripalëshe dhe shtrinte në të gjithë

Ballkanin karakterin e marrëveshjeve austro-italiane mbi Shqipërinë të 1897, 1900

dhe 1901. Perandoria Austro-Hungareze dhe Mbretëria Italiane neutralizoheshin

në Ballkan.

Edhe pse nuk janë veçse indirekte të lidhura me temën që po trajtojmë,

ngjarjet e rënda marokene duhen përmendur sepse më 8 prill 1904, anglezët dhe

francezët vendosën një mirëkuptim për rivalitetet e tyre të gjata koloniale.331

Anglia fitonte liri të plotë veprimi në Egjipt, me kusht që Franca të vepronte

njësoj në Marok. Por Vilhelmstrasse vendosi të zmbraste Francën e të prishte,

nëse do ishte e mundur, marrëveshjen e re franko-britanike.332 Më 8 korrik 1905

më në fund, Quai d’Orsay duhet të pranonte t’ia linte në dorë çështjen marokene

një kuvendi ndërkombëtar njerëzish të shquar.333 Ky kuvend u mblodh vitin

vijues, më 16 janar 1906, konferenca ndërkombëtare e Alxhesiras, me

328 G. Volpe, Vepër e përmendur, f.203329 G. Salvemini, Vepër e përmendur, f.151330 Po aty331Winfried, Baumgart, Imperialism: The Idea and Reality of British and French Colonial Expansion 1880–1914, Oxford: Oxford University Press, 1982, f.160332 Po aty, f.163333 Po aty

Page 94: Andi Pinari

94

pjesëmarrjen e Marokut, të Francës, të Spanjës, të Gjermanisë, Austrisë, Italisë,

Rusisë, Anglisë, Shteteve të Bashkuara, Portugalisë, Belgjikës, Hollandës dhe

Suedisë. 334Në Alxhesiras të Spanjës, qëndrimi italian ishte delikat, duke qenë se

ishte aleate me Perandoritë qendrore dhe mike e Francës. Fakti që Italia do të

bashkohej, si përfundim, me tezën franceze, kishte të bënte veçanërisht me

ruajtjen e interesave të saj afrikane dhe mesdhetare. Duke ia dhënë Marokun

Francës, ajo fitonte, nga ana e saj, mbështetjen franceze për Tripolitaninë (zonë në

Libi).335

Pozicioni që mori Italia në çështjen marokene tregonte as më shumë e as

më pak se Aleanca Tripalëshe ishte tronditur. Aleanca e Italisë me Gjermaninë

dhe Austro-Hungarinë dukej se ishte e kushtëzuar, jo vetëm nga një numër

interesash divergjente, por gjithashtu, çka ishte edhe më e rëndë, nga ajo që

Kancelari i hekurt i kishte quajtur pak më parë: “të paparashikueshmit”.336 Mbi

Aleancën Trepalëshe ekzistonte aleanca austro-gjermane, tepër më e fortë nga

ç’ishte Aleanca Trepalëshe.

Se deri në c’pikë qëndrimi i Visconti-Venosta-s e kishte bezdisur

Gjermaninë, këtë e tregoi zemërimi i madh i Guljemit II. Perandori gjerman u

inatos shumë nga roli i luajtur nga Italia në Algesiras. Guljemi II injoroi aleatin

tjetër të tij: Italinë. Ai i premtoi Austrisë mbështetjen e tij të plotë në rast se do të

angazhohej në ndonjë konflikt me Italinë.337

Gjatë Konferencës së Algesiras, qeveria e re, e drejtuar nga Fortis me

Guiçiardinin në Konsulta, mori përsipër përgjegjësitë qeveritare më 8 shkurt

1906. Më 12 mars dhe më 15 maj 1906, deputetët Santini dhe Bisolati i kërkuan

interpelancë qeverisë mbi politikën fetare të Italisë në Ballkan.338

334 John, M. MacKenzie, The partition of Africa 1880-1900 and European Imperialism in the NineteenthCentury, London & New York : Methuen, 1983, f.37335 Po aty, f.35336Harrison, M. Wright, The ‘New Imperialism’: Analysis of Late-19th Century Expansion, Lexington: D.C. Heath, 1976, f.228337 H.M. Wright, Vepër e përmendur, f.229338 C. Cailler, Vepër e përmendur, f.147

Page 95: Andi Pinari

95

Konsulta nuk kishte nevojë për stimulues. Kriza marokene, nuk e kishte

larguar në fakt Italinë nga sektori ballkanik, ku kishte fituar më 1906, avantazhet

e ndërtimit të hekurudhës në rrugë të ngushtë Tivar-Virbazar.339 Kjo ishte në

njëfarë mënyre shtesa tokësore e shërbimit detar italian të krijuar në lumin Bunë

dhe në liqenin e Shkodrës më 1904. Për më tepër, në Shkodër u themeluan

agjenci të reja tregtare. Në Durrës gjithashtu, firma të reja transalpine vendosën

degët e tyre.340 Ndërkaq ndërhyrja italiane në Shqipëri i kishte shqetësuar edhe

grekët. Shtypi grek i kushtonte një rëndësi të veçantë pasqyrimit të ndikimit në

rritje italian në Shqipëri. Në një telegram të ambasadorit italian në Athinë për

Ministrinë e jashtme italiane jepet një informacion i detajuar për pasqyrimin e

ndërhyrjes italiane në Shqipëri.341Një muaj më vonë në një tjetër telegram të

amabasadorit italian në Athinë trasmetohet shqetësimi i Greqisë ndaj

pretendimeve italiane për bregun shqiptar por edhe për ishujt jonianë.342 Të

njëtat shqetësime vinin edhe nga Serbia. Në një telegram të ambasadorit italian

në Beograd raportohej hollësisht mbi një artikull në një gazetë serbe lidhur me

propaganën italianë në Shqipëri.343

Zhvillimi i Italisë në Shqipëri koinçidoi me luftën ekonomike të cilës iu

nënshtruan serbët dhe austro-hungarezët. Nacionalizmi i tepruar i sllavëve të

jugut e përforconte edhe më tepër ndikimin në Vjenë të atyre që propozuan

shkatërrimin përfundimtar të çerdhes revolucionare serbe.344 Qarqe të ndryshme

synonin shkatërrimin e Serbisë. Këta ishin ushtarakët, me Konrad von

Hotzendorf dhe dinastia mbretërore, me kryedukën Franz-Ferdinand.345 Ndërsa

tregtarët nxitnin në shfrytëzimin financiar dhe hekurudhor të Ballkanit. Konradi

dhe Franz-Ferdinandi shprehnin botërisht përbuzjen më të lartë për Italinë, duke

339 H.M. Wright, Vepër e përmendur, f.229340 Po aty341 Documenti Diplomatici Italiani, Vepër e përmendur, Vol 20, Pisani Dossi për Blanc, Athinë 9 tetor1896 : Artikujt në shtypin grek mbi ndërhyrjen italiane në Shqipëri.342 Po aty, Pisani Dossi për Blanc, Athinë 11 dhjetor 1896343 Po aty, Avarna për Blanc, Beograd 25 dhjetor 1896344 F. R. Bridge, The Habsburg Monarchy among the Great Powers, 1815–1918, New York: Berg, 1990,f.383345 Po aty

Page 96: Andi Pinari

96

menduar se do të përfitonin nga një luftë kundër sllavëve të jugut, për të

eleminuar në të njëjtën kohë edhe mbretërinë e Viktor-Emanuelit. 346

Etapa e parë kishte të bënte me aneksimin e Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa

e dyta me një luftë paraprake me Italinë dhe me aneksimin e Serbisë në tërësi.

Komandanti i Shtatmadhorisë austro-hungareze që ziente nga padurimi,

shkruante: “Kur trupat tona të jenë në Nish, ndikimi ynë do të jetë siguruar, jo vetëm

në pjesën jug-lindore të Ballkanit, por në gadishull në përgjithësi. Kur kushtet në Europë

të jenë të favorshme, do të vemë dorë mbi Serbinë. Atëherë do të kemi kufij të sigurtë.”347

Plane të tilla shqetësonin me të drejtë Konsultën, sepse po të

realizoheshin, do të kishin pasoja për ndikimin e Italisë në Shqipëri dhe Mal të

Zi. Nëse këto projekte që do ta ndiznin flakë Europën, qëndruan në letrat e

Shtatmadhorisë, kjo është falë ndjenjave paqësore të Franz-Josefit dhe

përkulshmërinë së Arentalit, që zëvendësoi Golukovskin në Ballplatz.348

Arentali ishte, pa kontestim, më i afti ndër ministrat e Franz Josefit në

fillim të këtij shekulli. Ai nuk nguroi që të bënte aneksime të ndryshme, por i

përbuzi zgjidhjet luftarake. Shefi i ri i Ballplatzit, për këtë arsye, ishte

vazhdimisht objekt i grindjeve që i shkaktonin klika ushtarake dhe dy

përfaqësuesit më të shquar të saj: Franz Ferdinandi dhe Konrad von

Hotzendorf.349

Sidoqoftë, megjithë kundërshtimin e Arentalit, Konradi mbante gjithnjë të

gatshme, në të gjitha rrethanat, një plan për sulmimin e Italisë. Një plan i një

thjeshtësie ekstreme dhe që nuk kishte as skrupuj, as konsiderata për të drejtat e

njeriut. Sipas tij, Vjena nuk duhet të merrte parasysh Traktatin e Aleancës me

Italinë dhe duhet të zgjidhte mes dy zgjidhjeve brutale dhe të shkurtra:

346F. R. Bridge, Vepër e përmendur, f.383347Robert, A. Kann, A History of the Habsburg Empire, 1526–1918, Berkeley: University of CaliforniaPress.1974, f.398348 Po aty349Po aty, f.399

Page 97: Andi Pinari

97

1.të sulmohej Italia, para çdo modifikimi të status quosë ballkanike, e të

hiqej qafe gjithashtu pjesëmarrja e pakëndshme italiane në zgjidhjen e

problemeve ballkanike350

2.të sulmohej Serbia, por nëse Italia, duke iu referuar kompensimeve, do

të protestonte, do t’i hidheshin përsipër, e në këtë mënyrë, do ta eleminonin

përgjithmonë nga Ballkani351

Shtatmadhoria austro-hungareze nuk dukej se do të tërhiqej, duke qenë se

urdhëroi një studim të hollësishëm të zhvillimit industrial, tregtar dhe ekonomik

të shoqërive italiane në bregdetin dalmat.352 Rifillimi i justifikuar i mosbesimit

italian kundrejt Monarkisë së Dyfishtë, para së gjithash për shkak të agresivitetit

të Konradit, nuk i shpëtonte konsullit të Madhërisë së Tij britanike në Mynih, F.

I. Cartwright që e denoncoi në një raport në Forein Ofice.353

Golukovski u zëvendësua me Arentalin më 1906 dhe Guçardini ia kishte

lënë Ministrinë e Jashtme Titonit. Rikthimi i Titonit në diplomacinë italiane dhe

vendosja e Arentalit në Ballpaltz u mundësuan të dy ministrave të shtendosin

marrëdhëniet mes dy vendeve përkatëse. Si provë të vullnetit të tij të mirë, Titoni

deklaroi në një fjalim në Dhomën e Deputetëve më 18 dhjetor 1906 : “Aleanca

Trepalëshe vazhdonte të mbetej strumbullari i politikës së jashtme të mbretërisë dhe se

ndaj një politike të tillë, Italia kishte ndër mend të qëndronte besnike”354

Në vitin pasues më 1907, Titoni dhe Arentali u takuan në Desio. Shefi i

Ballplatzit i konfirmoi ministrit italian dëshirën e qeverisë së Vjenës për të

vepruar së bashku me atë të Romës në të gjitha problemet ballkanike.355

Më 8 korrik 1907, Aleanca Trepalëshe do të rinovohej në heshtje. Kjo

përtëritje u shoqërua, natyrisht, nga një zbutje marrëdhëniesh me aleatët

350Robert, A. Kann, Vepër e përmendur, f.398351 A. Ducce, Vepër e përmendur, f.252352 Po aty353 British Documents on the Origins of the War 1898–1914, Ed.G.P.Gooch and Harold Temperly. London:His Majesty’s Stationary Office,1926– 38, f.32354 T. Tittoni, Vepër e përmendur, f.26355 A. Ducce, Vepër e përmendur, f.253

Page 98: Andi Pinari

98

gjermanikë.356 Italia e kishte parë gjithmonë Trepalëshen në mënyrën më të

favorshme për interesat e saj vetjake. Italianët dinin si të nxirrte avantazhet më të

mira dhe Italia nuk e ndjente fare nevojën për t’u tërhequr. Ky qëndrim

justifikohej edhe më tepër me faktin se një refuzim i Italisë për të ripërtëritur

aleancën do të përbënte për Franc Ferdinandin, Konrad von Hotzendorfin dhe

partizanët e tyre një pretekst të mirë për të vënë në zbatim projektet e tyre të

pabesa.357 Titoni e pranoi ripërtëritjen e Aleancës, por Italia po shihte me ankth

hilet dhe intrigat anti-italiane të Shtatmadhorisë austro-hungareze.

2. Revolucioni xhonturk, lëvizja kombëtare shqiptare dhe

politika italiane në vitet 1908-1910

Viti 1908 do të ishte i mbushur me ngjarje të rëndësishme në Perandorinë

Osmane dhe në gjithë çështjen lindore në përgjithësi. Në janar 1908, Vjena, Roma

dhe Shën Peterburgu u përballën mbi çështjen e hekurudhave ballkanike. Që në

fillim të vitit 1908, ministri austriak i Punëve të Jashtme studjoi projektin për

ndërtimin e një rruge hekurudhore mes Vjenës dhe Selanikut.358 Më 27 janar

1908, Arentali informoi delegacionet se i kishte kërkuar Sulltanit kushtet në të

cilat mund të arrihej një bashkim austro-turk i hekurudhave. Projekti austriak

parashikonte një linjë Vjenë-Budapest-Sarajevë-Selanik dhe një lidhje Selanik-

356 A. Ducce, Vepër e përmendur, f.256357 R.J Bosworth, Italy the last of the great……, Vepër e përmendur, f.470358 M. Sukru Haninoglu, A brief history of the late Ottoman Empire, New Jeresy: Priceton Univeristy Press,f.219

Page 99: Andi Pinari

99

Larisa-Athinë-Pire.359Me pëlqimin e Portës, rruga hekurudhore austro-hungareze

mund të arrinte deri në Egje. Sulltani u bind shpejt dhe në fund të janarit 1908,

Vjena dhe Kostandinopoja firmosën marrëveshjen politike dhe hekurudhore që

parashikonte ndërtimin dhe ribashkimin e linjave austriake dhe turke në

Vardar.360 Ishte, në afat të shkurtër, lidhja e linjës së Bosnjës me atë të

Maqedonisë. Kjo linjë u bë arterja kryesore mes Vjenës dhe Selanikut dhe ishte

një progresi i ri i “Drang nach Osten” austro-gjerman. Kjo linjë nuk i shkonte për

shtat Anglisë, aq më pak Rusisë dhe Italisë. Shën-Petërburgu dhe Roma kishin

gjithashtu synimet e tyre për të ndërtuar rrugë hekurudhore.

Në shkurt të 1908-ës, edhe qeveria e Beogradit shprehu projektet e saj

hekurudhore. Bëhej fjalë për të krijuar një lidhje me hekurudhë me një port

shqiptar. Kështu shtrohej, në mënyrë të tërthortë, çështja e portit serb në

Adriatik, që duhet t’i shqetësonte kancelaritë europiane.361

Edhe diplomacia ruse kishte projektet e saj. Ministri i jashtëm rus, Isvolski

propozoi një kundër-projekt hekurudhor për të kundërshtuar marrëveshjet

austro-turke. Bëhej fjalë për ndërtimin e një linje ruse Danub-Adriatik, e cila,

duke u nisur nga Beogradi, do të përfundonte në një port shqiptar.362 Kjo rrugë

hekurudhore do t’i shërbente mjaft ndikimit të Rusisë në Adriatik dhe ishte, në

njëfarë mënyre, një shpëtimtare e interesave serbe. Linja ruse i binte mespërmes

rrugës hekurudhore austriake dhe e shqetësonte në të njëjtën kohë Italinë që nuk

donte që të intensifikohej propaganda pan-sllave në Shqipëri. Por shefi i

diplomacisë ruse ju përmbajt planit të tij dhe arriti madje ta bëjë të pranueshëm

nga Anglia, në këmbim të një bashkëpunimi të ngushtë anglo-rus në

Maqedoni.363 Por pranimi anglez në fakt nuk ishte veçse fasadë, duke qenë se

Foreign Ofice nuk e injoronte faktin se Rusia ishte e lidhur me disa marrëveshje

359 M. Haninoglu, Vepër e përmendur, 223360 Po aty, f. 223361 Ronald P. Bordroff, Roads to glory: Late Imperial Russia and the Turkish straits, London & New York: I.B. Tauris & Co Ltd, f.48362 Po aty363 Steiner, Zara, Britain and the Origins of the First World War, New York: St. Martin’s, 1977, f.73

Page 100: Andi Pinari

100

bilaterale me Austro-Hungarinë, çka përjashtonte çdo mundësi të një

bashkëpunimi në Ballkan dhe më në veçanti, në Maqedoni.

Nga ana tjetër, Italia nuk kishte ndër mend të hiqte dorë nga ushtrimi i një

ndikimi vendimtar në Shqipëri dhe Mal të Zi. Më 10 mars 1908, Titoni i deklaroi

Dhomës së Deputetëve, se Konsulta ishte e vendosur për ndërtimin e një rruge

hekurudhore ballkanike Vlorë-Manastir-Selanik dhe se kishte ndër mend të

ruante ndikimin e saj ekonomik në Mal të Zi.364Ndërkaq Italia ndiqte me

shqetësim avancimin e projektit hekurudhor austriak në Kosovë. Kosulli italian

në Shkup, Galanti informon ministrin e jashtëm italian lidhur me ecurinë e

projektit dhe me vështirësitë që po haste projekti në terren.365 Politika europiane

rrezikonte të dilte nga shinat në rrugët hekurudhore ballkanike.

Por Titoni hoqi dorë për arsye paqësore, nga planet hekurudhore të vendit

të tij në Ballkan në qershor të vitit 1908. Gjithashtu më 23 gusht 1908, ai i

konfirmoi Montsit, ambasadorit të Rajhut në Romë, se Italia nuk kishte asnjë

synim agresiv në Ballkan.366 Italia po tregonte kështu me fuqi se ndjenjat e saj

paqësore ishin një realitet. Një qëndrim i ngjashëm nuk duhet të ishte

interpretuar si një heqje dorë nga aspiratat e saj ballkanike. Ndërkohë që plane

të tilla hekurudhore austro-italo-ruse kundërshtoheshin në këtë mënyrë, Konradi

rifillonte planet e tij të fushatës. Ai i i propozoi Balplacit masat e mëposhtme, për

të dëbuar Italinë nga Ballkani:

1. Protektorat austro-hungarez në Shqipëri.

2. Vendosje e një baze detare austro-hungareze në Vlorë.367

Ky projekt agresiv natyrisht u kundërshtua nga ministri i Punëve të

Jashtme. Arentali nuk kishte ndër mend që në momentitn që mendonte të

ndalonte përfundimisht formimin e një Serbie të Madhe, mes Danubit, Savës dhe

364 T.Tittoni, Vepër e përmendur, f.53365 AIH, B-54,Arkivi i Romës, Fondi Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë, Korrespondencë konsullore,Galanti letër për Ministrin italian të punëve të Jashtme dt. 2 maj 1908366 Po aty, f.60367C. Cailler, Vepër e përmendur, f.168

Page 101: Andi Pinari

101

Adriatikut, të krijonte edhe armiq të tjerë.368 Ose më saktë, Italia nuk e mbante

aspak të fshehtë ambicien për të luajtur një rol gjithnjë e më aktiv në bregun

perëndimor të Adriatikut. Më 5 maj 1908, qeveria italiane firmosi me shoqëritë e

lundrimit “Lloyd italiano”, “Puglia”, “Sta Venezia” marrëveshje që kishin si

synim të realizonin një zgjerim të shërbimeve lundruese në Adriatik.369

Revolucioni xhon turk tërhoqi vëmendjen e fuqive ndaj Konstandinopojës.

Më 3 korrik, garnizonet osmane të Maqedonisë (ku kishte një shumicë

ushtarakësh shqiptarë) ngritën krye dhe më 24 korrik Sulltani Abdul-Hamid

duhet të pranonte kushtetutën.370 Ky revolucion çoi në një ndryshim të

rëndësishëm në Perandorinë Osmane. Qamil Pasha, anglofil i bindur, u bë

kryevezir. Ndikimi britanik dukej se po krijonte kundërbalancë ndaj dorës

gjermanike në Konstandinopojë.

Përkrahja që i dhanë shqiptarët lëvizjes xhonturke e sidomos kontributi i

popullsisë së Kosovës luajti një rol të rëndësishëm në fitoren e revolucionit dhe

shpalljen e kushtetutës nga ana e Sulltanit.371Me shpalljen e kushtetutës

shqiptarët shpresuan se do të arrinin të afirmonin lëvizjen kombëtare shqiptare.

Në një letër të dërguar nga konsulli italian në Shkup në 22 qershor 1908 drejtuar

ministrit të jashtëm italian shprehet dëshira e shqiptarëve për ndryshime të

rëndësishme politike, megjithëse sipas tij shoqëria shqiptare nuk ishte ende e aftë

për të kuptuar idetë e lirisë372 Ja sesi shprehet në kujtimet e tij patrioti Sejfi

Vllamasi për zhgënjimin nga revolucioni xhonturk : “Ne shqiptarët e pritëm me

entusiazëm e me brohori shpalljen e Kushtetutës, pasi mendonim se edhe për ne kishte

ardhur koha që të gëzonim si komb të drejtat më elementare, që na i kishte mohuar

Sulltani. Mendonim se me anë të shkollave në gjuhën kombëtare do të ngrinim lart

nivelin e kulturës të popullit dhe do të zhvillonim ndërgjegjien kombëtare të tij…Por

368Samuel, R. Williamson, Austria-Hungary and the Origins of the First World War, New York: St.Martin's, 1991, f.261369 Po aty, f.261370 S. Skëndi, Vepër e përmendur, f.315371 Arben, Puto, Historia diplomatike e çështes shqiptare, Tiranë : Akademia e Shkencave, 2003, f.70372 AIH, B-50, Arkivi i Romës, Fondi Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë, Korrespondencë konsullore,Konsulli në Shkup letër për Ministrin italian të punëve të Jashtme dt.22 qershor 1908.

Page 102: Andi Pinari

102

mjerisht xhonturqit me politikën e tyre shoviniste më parë sulmuan nacionalizmin

shqiptar që ishte në zhvillim të plotë sepse sipas mendimit të tyre formonte një rrezik të

afërt për politikën e tyre të asimilimit.”373

Ndërkaq shqiptarët e kuptuan se kushtetuta e re nuk do të sillte asgjë të re

për ta. Në një takim të zhvilluar midis konsullit italian në Shkup dhe katër

anëtarëve të Komitetit të Stambollit, këta të fundit i shprehin atij pakënaqësinë e

tyre për trajtimin e shqiptarëve.374 Ja se çfarë i shkruan konsulli ministrit : “Ju

informoj se në datën 19 nëntor 1908 erdhën katër delegatë të Komitetit shqiptar të

Stambollit me detyrën për të përhapur ndër shqiptarët e këtij vilajeti idenë e lirisë,

barazisë të shprehura në kushtetutë. Ky mision është tërësisht paqësor dhe këta

përfaqësues kanë reputacion dhe influence në botën shqiptare musliman… Delegatët do të

bëjnë një tur në qëndrat kryesore të vilajeti si Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë dhe

Prizren”375 Qëllimi i Komitetit të Stambollit ishte që të ndërgjegjësonte shqiptarët

e thjeshtë për domosdoshmërinë e bashkimit kombëtar. Por ndërkaq komiteti

përpiqej që edhe Fuqitë e Mëdha të kuptonte se popullësia shqiptare do të ishte

kundërshtonte me force çdo lloj dhunimi të integritetit të territorit otoman që në

fakt do të thoshte territorit të banuar nga shqiptarët.376

Revolucioni xhonturk pati pasoja të ndjeshme për Austrinë, kështu që

Arentali vendosi të përshpejtojë realizimin e planeve të tij. Shembja e

absolutizmit të Sulltanit mund të paralajmëronte për kalimin e Turqisë nga

kampi austro-gjerman në atë anglez. Kjo nënkuptonte se Bosnja mund ti

rikthehej Perandorisë Osmane me ndërhyrjen e Anglisë. Midis 31 gushtit dhe 5

shtatorit 1908 u përcaktuan takimet e Salsburgut, mes Arentalit dhe Titonit.377

Shefi i Balplacit i ofroi Italisë një sërë kompensimesh të llojit ekonomik në

Ballkan, heqjen dorë të Austro-Hungarisë për të mbajtur ushtri në Sanxhak të

373 Sejfi Vllamasi, Ballafaqime politike në Shqipëri 1897-1942, Tiranë : Neraida, 2000, f.47-48374 AIH, B-50, Arkivi i Romës, Fondi Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë, Korrespondencë konsullore,Letër për Ministrin italian të punëve të Jashtme dt.23 nëntor 1908.375 Po aty376 AIH, B-52, Arkivi i Romës , Fondi Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë, Korrespondencë konsullore,Letër për Ministrin italian të punëve të Jashtme dt.12 nëntor 1908377 S. R. Williamson, Vepër e përmendur, f.264

Page 103: Andi Pinari

103

Novipazarit dhe heqjen e neneve 25 dhe 29 të Kongresit të Berlinit.378 Këto nene

kufizonin lirinë detare të Malit të Zi. Por këto premtime ishin ende të zbehta dhe

Titoni mendonte se aneksimi i Bosnjë-Hercegovinës nuk do të ndodhte. Titoni

tregohet formal në këtë çështje. Ai vërteton se në Salsburg Arentali nuk i ka folur

asnjëherë qartë për aneksimin e Bosnjë-Hercegovinës, por që e ka dëgjuar të

thotë se çështja e dy provincave do të rregullohe nga një marrëveshje dypalëshe

austro-osmane.379 Për këtë arsye në pozicionin e tij shefi i Konsultës nuk mund të

pyeste për informacion shtesë, jo më për të shprehur rezerva. Roma mund të

besonte me mirëbesim se status quoja ballkanike nuk do të ishte një luftë e

modifikuar dhe Titoni nuk do të gjendej i surprizuar.

Aktiviteti diplomatik i Balplacit e shqetësonte Konsultën. Më 25 shtator

1908, Arentali i dërgoi Titonit një letër private ku e informonte:

1. se aneksimi i Bosnjës ishte vendosur

2. që Austria hiqte dorë plotësisht nga sanxhaku i Novipazarit380

Sa i përket Italisë, Titoni e takoi Arentalin në Torino, më 29 shtator 1908.

Ishte gati koha për aneksimin e Bosnjës. Ndryshe nga ç'ndodhi në Salsburg, këtu

shefi i Konsultës mundi të kundërshtojë Arentalin. Letra e këtij të fundit e

ndihmoi në këtë. Në parim, Titoni nuk ngriti objeksione ndaj operacionit që do

ndërmerrej por ai vendosi gjithësesi tre kushte si më poshtë:

1.Austro-Hungaria heq dorë nga të gjitha qëllimet në Sanxhakun e

Novipazarit dhe bie dakort të shfuqizojë shërbimet malazeze që mbështeten në

nenin 29 të Kongresit të Berlinit.

2.Austro-Hungaria dhe Italia angazhohen për të arritur një marrëveshje

për Malin e Zi, identik me atë që ekziston tashmë mes të dyjave për Shqipërinë.

3.Aneksimi i Bosnjë-Hercegovinës duhet të paraprihet nga një aleancë

ndërballkanike mes Austro-Hungarisë, Rusisë dhe Italisë.381

378 S. R. Williamson, Vepër e përmendur, f.264379 T. Tittoni, Vepër e përmendur, f.47380 C. Cailler, Vepër e përmendur, f.167381 G. Salvemini, Vepër e përmendur, f. 160

Page 104: Andi Pinari

104

Disa ditë para aneksimit, Titoni priti në Desio kolegun e tij rus Isvolski të

cilit nuk ia fshehu shqetësimin që kishte për ambiciet e Perandorisë

Habsburgase. Isvolski iu përgjigj se Rusia nuk do ta njihte aneksimin e dy

provincave turke pa kompensime për Malin e Zi dhe Serbinë. Ministri i Carit i

kërkoi gjithashtu Titonit që të mos krijonte pengesa për planet e reja të vendit të

tij për ngushticën e Dardaneleve. Shefi i Konsultës pranoi, me kusht që të merrte

siguri.382

Më 5 tetor 1908, një deklaratë e Franc Jozefit i shpalli Europës së tronditur

aneksimin e Bosnjë-Hercegovinës nga ana e Perandorisë Austro-Hungareze. Në

të njëjtën kohë, Bullgaria fitonte lirinë nga çdo lloj vasalitet kundrejt Portës.383

Zmadhimi i Perandorisë Austro-Hungareze dhe pavarësia bullgare

shkaktuan një sërë protestash. Italia protestoi në emër të Aleancës së Trefishtë,

Turqia në emër të përcaktimeve të Kongresit të Berlinit, Rusia po mendohej para

se të luante gjithçka duke e ditur se ishte e paaftë të përgjigjej ushtarakisht.384

Serbia u tregua më e shqetësuara nga të gjitha fuqitë. Lufta tashmë

kërcënonte pasi Beogradi, i mbështetur nga Shën Peterburgu, po mobilizohej.

Ankesat serbe u pranuan me simpati nga Roma, e cila u tregua për një çast edhe

e gatshme të jepte një provë të qartë të ndjenjave të saj. Konsulta propozoi një

bashkëpunim ballkanik italo-ruso-serb, me kusht që Beogradi të angazhohej të

mos merrte armët. Propozimi italian meritonte të vlerësohej, por shovinizmi serb

e shndërroi në zero.385

Tensioni austro-serb po merrte një kthesë të përkeqësimit ekstrem, saqë

Italia i propozoi Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Francës si dhe Rusisë një

përpjekje të përbashkët pranë qeverisë serbe, që ta detyronin të qetësohej. Ky

382 G. Salvemini, Vepër e përmendur, f. 160383 Milan N. Vego, Austro-Hungarian Naval Policy 1904-1914, London: Cass, 1996, f.251384 G. Perticione, Vepër e përmendur, f.165385 Po aty

Page 105: Andi Pinari

105

demarsh u pranua dhe dhe kështu iniciativa italiane kontribuoi për të

shtendosur situatën, ndoshta për të shpëtuar paqen.386

Megjithëse më pak i zhurmësh, emocioni ishte i gjallë në Itali dhe të

nesërmen, më 7 tetor 1908, Titoni mbajti një fjalim të madh në Karate Brianca,

fundi i të cilit i dedikohej tërësisht veprimit që solli kthesën në politikë një natë

më parë. Sipas bindjes së tij, Titoni po përpiqej të zvogëlonte rëndësinë e

veprimit të Balplacit, duke vënë në dukje se aneksimi i Bosnjës nuk i prekte

interesat italiane në Ballkan. Një gjë kishte rëndësi, sipas tij, “që paqja të mos vihej

në rrezik nga manovrat e disa drejtuesve të huaj”.387

Fjalët siguruese të shefit të Konsultës nuk mashtruan askënd. Të gjithë në

Itali e dinin se Austro-Hungaria mbante pozicione të reja dhe se bashkëpunimi

ballkanik i dy aleatëve në mënyrë të habitshme u dobësua. Në mesin e

pozicioneve të reja që kontrollonte Vjena, ishte një pjesë e madhe e dy rrugëve

hekurudhore: që ishin Trieste – Sarajevë – Selanik dhe Trieste – Sarajevë –

Adrianopoli – Konstandinopojë.

Politika ballkanike e Italisë mund të kundërshtohej nga ajo e Perandorisë

austro-hungareze. Sidoqoftë, për të kishte tre pasoja nga veprimi austro-

hungarez.

a.shtyerja e guximshme e Austro-Hungarisë në lindje

b.Një kërcënim që i drejtohej Shqipërisë, ku Italia donte të ruante madje të

zgjeronte ndikimin e saj

c.Një bezdisje të madhe për aspiratat ballkanike të Italisë në përgjithësi

Megjithatë, nuk kishte ç'të bënte për momentin. Italia, megjithë Aleancën e

Trefishtë dhe marrëveshjet e saj mesdhetare, ndjehej e izoluar, siç e konstatonte

një e përditshme e madhe italiane, më 5 nëntor 1908.388

Sa i përket Turqisë, ajo ishte viktima kryesore e goditjes së Austro-

Hungarisë, duke qenë se deri më 1908, Bosnjë-Hercegovina ishte pjesë e saj, të

386 G. Perticione, Vepër e përmendur, f.167387 Po aty388 C.Cailler, Vepër e përmendur, f.163

Page 106: Andi Pinari

106

paktën nominalisht. Porta e Lartë nuk protestoi zyrtarisht kundër aneksimit të

Bosnjë-Hercegovinës, por denoncoi pavarësinë bullgare si një akt të paligjshëm

dhe arbitrar në shkelje flagrante të Kongresit të Berlinit. Së fundi Porta vendosi

të bojkotonte produktet austro-hungareze.389

Më 1 dhe 4 dhjetor 1908, Titoni pati detyrën e vështirë të mbronte

politikën ballkanike në Parlament, ku deputetët Barzilai, Fortis dhe Sonino e

kritikuan me forcë aneksimin boshnjak.390 Situata u keqësua edhe më shumë kur

agjentë austro-hungarezë bënë një fushatë të gjerë anti-italiane në Shqipëri.391

Italia nuk kishte alternativë tjetër veçse të kënaqej me situatën aktuale,

duke menduar si të marrë më vonë pjesën më të mirë. Konsulta po ashtu e

kuptonte rolin e ri ballkanik të Italisë. Duhej shtirur sikur gjithçka ishte në

rregull. Aneksimi i Bosnjë-Hercegovinës përfaqësonte fitimin e parë territorial të

Monarkisë Habsburgase që prej humbjes së Venecias me 1866.392

Më 28 dhjetor 1908, një tërmet i tmerrshëm e hodhi hidhërimin e tij mbi

Sicilinë, duke shkatërruar Mesinën dhe zhdukur fshatrat fqinje. Ky tërmet

shkaktoi më shumë se 100000 viktima.393 Me një pabesi të pashembullt, Kondrad

von Hecendorfi mendoi se kishte ardhur momenti i duhur për të realizuar planet

e tij anti-italiane. Italofobia e shefit të Shtatmadhorisë austro-hungareze u kthye

në obsesion dhe ia errësoi ndërgjegjen. Ai rifilloi orvatjet ndaj Arentalit, duke u

përpjekur të bindte Balplacin për mundësinë e mirë për të goditur me thikë pas

shpinte Italinë e lënduar nga drama e Mesinës. Franc Jozefi dhe Arentali e

hodhën poshtë këtë propozim sa pa sens aq edhe të neveritshëm. Por qëndrimi i

Konradit flet shumë për urrejtjen që ushqenin disa qarqe austro-hungareze

kundrejt Italisë. Konsulta, me të drejtë, nuk do ta harronte këtë. 394

389 C.Cailler, Vepër e përmendur, f.162390 T. Tittoni, Vepër e përmendur, f.89391 Po aty392 Ch. S. Watson, Vepër e përmendur, f.257393 Storia d’Italia…, Vepër e përmendur, 1459394 M. N. Vego, Vepër e përmendur, f.254

Page 107: Andi Pinari

107

Kancelarët gjermanikë korrën edhe suksese të tjera. Para se Rusia dhe

Serbia të kapitullonin, Porta e Lartë ishte pajtuar me Gjermaninë dhe Austrinë.

Të nesërmen e aneksimit boshnjak, Porta, nën ndikime të jashtme ruse por

sidomos britanike, kishte marrë një qëndrim austrofob, çka nuk i pengoi aspak

turqit të afroheshin me Balplacin, gjatë dimrit 1908 – 1909. Ndikimi gjerman arriti

për mrekulli të kundërpeshonte ndikimin anglez pranë Divanit saqë më 26

shkurt 1909, Austro-Hungaria dhe Turqia firmosën, për inat të Britanisë së

Madhe, një marrëveshje që e rregullonte një herë e mirë çështjen boshnjake.395

Marrëveshja austro-turke përfshinte edhe problemin shqiptar. Perandoria

Osmane deklaronte se ishte e gatshme të zmadhonte protektoratin që kishte

Austria mbi katolikët e Shqipërisë.396

Marrëveshja austro-turke kishte klauzola që mund të shqetësonin

seriozisht Italinë. Neni 1 përcakton se Monarkia Habsburge hiqte dorë nga të

gjitha të drejtat që kishte në sanxhakun e Novipazarit. Megjithatë Balplaci nuk

është se hiqte dorë nga politika ballkanike. Meqe linja e Vardarit ishte e mbyllur

pak a shumë, Austria mund të vazhdonte “Drang nach Osten”, zgjerimin e saj

drejt Selanikut, përmes Shqipërisë. Për të mbështetur këtë orientim të ri, neni 4 i

jepte Austrisë një zgjerim të protektoratit të saj tradicional katolik në Shqipëri.

Marrëveshja dypalëshe turko-austriake e vendoste në këtë mënyrë

politikën orientale të Italisë para problemeve të reja të rënda. Austria, e forcuar

nga suksesi i saj, mori zemër, porse Italia asnjëherë nuk e pranoi se rruga austro-

hungareze drejt Selanikut do kalonte nga Shqipëria. Italia nuk pranoi as se

Austro-Hungaria kishte e vetme monopolin e protektoratit të shqiptarëve

katolikë.397

Marrëveshja dypalëshe austro-turke i bëri italianët gjithashtu të mendojnë

se Austria ishte në gjendje të drejtonte lojën në Ballkan. Ia vlente për këtë arsye

395 Lord Kinross, The Ottoman Centuries : The rise and fall of the turkish empire, New York : MorrowQuill Paperbacks, 1977, f.438396 C. Cailler, Vepër e përmendur, f.165397 M. N. Vego, Vepër e përmendur, f.255

Page 108: Andi Pinari

108

që më mirë të gjendej një terren i ri mirëkuptimi me Vjenën, megjithë përvojën e

hidhur të kohëve të fundit me Bosnjë-Hercegovinën. Titoni kështu e kuptoi.

Konsulta i kërkoi kështu Balplacit, më 5 prill 1909:

1.që asnjë marrëveshje ballkanike të mos bëhej pa konsultimin paraprak

mes Romës dhe Vjenës

2.kërkoi që një parim i kompensimit territorial t’i jepej Italisë, nëse Austria

do të vazhdonte më tej me aneksimin e Sanxhakut të Novipazarit.398

Austria nuk u përgjigj, ose më mirë ishte Konradi i flaktë që u përgjigj

flakë për flakë duke i parashtruar Arentalit një plan të ri që ishte si projektet e

mëparshme. Shefi i Shtatmadhorisë austro-hungareze iu kthye teorisë së tij të

luftës parandaluese, që do të eleminonte të gjitha vendet armike të Austrisë në

Ballkan.399 Edhe një herë, Balplaci nuk i dëgjoi sygjerimet e Shtatmadhorisë.

Më 19 korrik 1909, Italia hapi një zyrë postare në Vlorë, duke e zgjeruar

kështu përfaqësinë e saj në Shqipëri.400 Ndërkaq nga konsujt italianë në terren

vinin shumë informacione lidhur me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare sidomos në

Vilajetin e Kosovës. Përgjatë verës dhe vjeshtës së vitit 1909, Ministria e Jashtme

italiane informohej hollësisht nga konsulli në Shkup mbi të gjitha lëvizjet e

shqiptarëve nacionalistë të Kosovës.401 Janë mbi 50 telegrame që informojnë se

lëvizja e shqiptarëve kishte marrë përmasa të mëdha. Manovrat e Konradit,

heshtja e Balplacit, nxitën Titonin t’i kthehej Shën Peterburgut. Nga ana e tij,

ministri i jashtëm rus Isvolski, gjithashtu i shqetësuar gjithë kohës, ishte në

kërkim të suksesit që do të krijonte kundërpeshë ndaj aneksimit boshnjak të vitit

1908 dhe marrëveshjes austro-turke të vitit 1909. Ideja e bisedimeve italo-ruse, që

nuk ishte veçse zgjatim dhe plotësim i takimit në Desio, u prit mirë nga Cari dhe

qeveria e tij. Nuk ishte më koha kur çdo pozicionim italian, në lidhje me

Ballkanin, refuzohej me përbuzje nga ministria e jashtme ruse. Gjithësesi kishte

398 T. Tittoni, Vepër e përmendur, f.102399 C. Cailler, Vepër e përmendur, 167400 Po aty401 AIH, B-56, Arkivi i Romës, Fondi Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë, Korrespondencë konsulloreNjë sërë letrash nga konsulli Galanti për Minsitrin e jashtëm.

Page 109: Andi Pinari

109

një vështirësi pasi socialistët italianë nuk pranonin të bëheshin aleatë me

Perandorinë ruse. Kur ishte çështja e vizitës së Nikolasit të II në Romë, pati

goxha kundërshtim në mesin e ekstremit të majtë, që kërcënoi me sabotimin e

pritjes perandorake në Vilën e Përjetshme.402 Dy qeveritë në atë kohë ranë dakort

për një takim mes sovranëve dhe ministrave të Punëve të Jashtme. Ai u bë në

Rakonixhi, rezidenca verore e princave të Savojës, në rrethinat e Torinos.

Nikolasi i II takoi atje më 4 tetor 1909 mbretin e Italisë. Titoni dhe Isvolski

i shoqëronin. Nga ky takim dolën marrëveshjet e “Rakonixhit” që vendosën një

bazë bashkëpunimi italo-rus në Ballkan dhe ishin drejtuar në mënyrë të tërthortë

kundër politikës së Balplacit.403 Marrëveshja kishte në thelb pikat e mëposhtme:

1.ruajtja e status quo-së ballkanike dhe në rast të kundërt, Roma dhe Shën

Peterburgu do të zbatonin parimin e kombësisë për zhvillimin e shteteve

ballkanike duke përjashtuar çdo ndërhyrje të huaj

2.Rusia u angazhua të konsideronte, me dashamirësi, interesat italiane në

Libi

3.Italia angazhohej të konsideronte me dashamirësi interesat ruse në

ngushticën e Dardaneleve404

Dy palët duhet të konsultoheshin bashkërisht mbi çështjen e interesave

ruse në rajonin e Bosforit dhe mbi interesat italiane në Libi.

Neni 1 i dispozitave të Rakonixhit mbetej mjaft i zbehtë dhe mund të çonte

në interpretime me keqkuptime. Të zbatoje parimin e kombësisë, do të thonte të

inkurajoje vendet e Ballkanit të mbeteshin zotër të vetes, të ngriheshin kundër

ndikimeve të fuqive dhe në fund të mbizotëronte parimi i autonomisë mbi atë të

zonës së influencës.405 Por mund të supozojmë se në marrëveshjen italo-ruse,

parimi i kombësisë kishte të bënte mbi të gjitha me Shqipërinë, që mund të bëhej

402 AIH, B-56, Arkivi i Romës, Fondi Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë, Korrespondencë konsulloreNjë sërë letrash nga konsulli Galanti për Minsitrin e jashtëm.403 C. Cailler, Vepër e përmendur, 169404 Po aty405 Arben Puto, Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit, Vëll 1, Tiranë :Shtëpia Botuese 8 Nëntori, 1984, f.68

Page 110: Andi Pinari

110

një mollë sherri mes Rusisë e Italisë ashtu siç ishte mes Italisë dhe Austrisë. Duke

vepruar në këtë mënyrë, Konsulta mënjanoi me shumë zotësi, kërcënimin e një

korridori dhe të një porti serb në Shqipëri. Një kombinim ky i fundit që ishte

përkrahur me forcë nga ministria e jashtme Ruse. Por mosbesimi reciprok i dy

partnerëve do t’i bënte praktikisht të pavlefshme dispozitat e marrëveshjes italo-

ruse. Një marrëveshje e tillë mund të përbënte një pikë fillimi të një

bashkëpunimi të frytshëm italo-rus në Ballkan, por interesat e dy vendeve

ndryshonin shumë. Nëse nga njëra anë Italia nuk kishte besim tek Austria,

programi panslllav i Rusisë, intrigat e Isvolskit dhe euforia nacionaliste që

mbretëronte në Beograd përbënin nga ana tjetër një rrezik real për interesat

italiane në Mal të Zi dhe në Shqipëri. Marrëveshja italo-ruse nuk ishte në të

vërtetë veçse bashkim i dy zhgënjimeve, fryt i mosbesimit të qeverisë italiane

kundrejt kabinetit në Vjenë.

Gjithashtu Konsulta kërkoi gjithashtu paskëtaj një marrëveshje të re me

Austrinë. Marrëveshjet austro-italiane të nëntor-dhjetorit 1909 do të zvogëlonin

në maksimum efektet e bashkëpunimit italo-rus¸ të ngritur me vështirësi në

Rakonixhi. Përveç kësaj, që para Rakonixhit, Bylovi e kishte takuar Titonin në

Venecie më 21 prill 1909. Që prej këtij takimi, Anglia mendonte se megjithë

çështjen boshnjake, Italia ishte afruar me Austro-Hungarinë.406

406 Arben Puto, Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare….Vepër e përmendur, f.68

Page 111: Andi Pinari

111

3. Politika italiane dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Në vjeshtë të 1909-ës, ministria Xholiti-Titoni u zëvendësua nga kabineti

Sonino, me Guçardinin në Konsultë.407 Akti i fundit politik i Titonit kishte qenë

firmosja e marrëveshjes italo-ruse e Rakonixhit. Akti i parë i Guçardinit ishte

afrimi me Austro-Hungarinë, që u bë e domosdoshme për të pakësuar pasojat e

aneksimit boshnjak.408 Ishte nevojë urgjente të ekzaminohej, për së pari dhe në

hollësi, situata ballkanike e dy aleatëve. Guçardini nuk bëri gjë tjetër veçse rifilloi

përpjekjet e bëra në Vjenë në prill të vitit 1909.

Afrimi mes Romës dhe Vjenës u lehtësua në njëfarë mase nga ambiciet

serbe dhe mori formën e një shkëmbimi të letrave, të destinuara për të mbetur

sekret, mes Arentalit dhe Guçardinit, më 30 nëntor, 9 dhe 15 dhjetor të vitit 1909.

Korrespondenca e shkëmbyer mes Balplacit dhe Konsultës prishi dispozitat e

marrëveshjes italo-ruse të Rakonixhit.409

Marrëveshja e re kishte të bënte kryesisht me Ballkanin dhe mund të

përmblidhet me katër pika bazë:

1. Austria dhe Italia angazhoheshin se nuk do të firmosnin marrëveshje

me një fuqi të tretë, në lidhje me Ballkanin

2. të komunikonin për të gjitha propozimet që i bëheshin njërës apo tjetrës,

nga një fuqi e tretë, e që kishin të bënin me një ndryshim të status quo të

Ballkanit ose me bregdetin dhe ishujt e Adriatikut e të detit Egje që ishin nën

sundimin osman

3. nëse Austria do të aneksonte Sanxhakun e Novipazarit, Italia do të

merrte një kompensim territorial.

407 Storia d’Italia…, Vepër e përmendur, f.1729408 G. Salvemini, Vepër e përmendur, f.255409Po aty

Page 112: Andi Pinari

112

4. Italia e pranonte aneksimin e Bosnjë-Hercegovinës nga Austro-

Hungaria. 410

Fuqia e tretë e përmendur në këto dispozita, ishte pa dyshim Rusia.

Përveç kësaj, nëse Italia do të mund të merrte një kompensim territorial në

këmbim të një zgjerimi të Austro-Hungarisë drejt Novipazarit, kjo ishte diçka për

të cilën shpresohej pak. Sepse për Austrinë, rruga drejt Selanikut kalonte nga

Shqipëria.411

Afrimi austro-italian mund të sillte një zbutje të marrëdhënieve mes dy

shteteve dhe madje edhe në situatën ndërkombëtare. Por ishte mjaft e vështirë të

ringjallje besimin mes Romës dhe Vjenës. Sipas mendimit të vetë vëzhguesve

austro-hungarezë, kriza boshnjake kishte asgjësuar edhe shpresën e fundit për ta

bërë Aleancën e Trefishtë popullore në Itali e për të nxjerrë përfitime prej saj.412

Kujtime shumë të këqija vështirësonin marrëdhëniet mes dy vendeve. Në

veçanti ishte plaga e irredentizmit, rivalitetit ballkanik dhe adriatik dhe një

mosbesim reciprok dhe i pariparueshëm. Balplaci dhe Konsulta filluan gjithësesi

të ndjekin, të detyruar nga kushtet, një politikë të përbashkët në Ballkan duke

qenë se ambiciet serbe dhe intrigat ruse po bëheshin të shumta dhe të

dukshme.413

Fillimi i vitit 1910 u shënua nga një ndryshim i rëndësishëm në politikën

italiane. Në Romë, me rrëzimin e qeverisë jetëshkurtër të Soninos, markezi San-

Xhuliano u bë ministër i jashtëm në mars të vitit 1910. Ai do ta mbante këtë post,

në qeveritë Luzati, Xholiti dhe Salandra deri në vdekjen e tij më 1914. Me San-

Xhulianon, në krye të Konsultës vinte një kundërshtar i Francës.414

Ministri i ri kishte një linjë të përbashkët me Krispin, duke qenë se kishte

qenë partizan i flaktë i tij. Ashtu siç ndodhte në tribunën siciliane, San Xhuliano

410 C. Cailler, Vepër e përmendur, f.156411 Andrew Rossos, Russia and the Balkans. Inter-Balkan Rivalries and Russian Foreign Policy 1908–1914, Toronto: University of Toronto Press, 1981, f.218412 Enrico Decleva, Da Adua a Sarajevo: la politica estera italiana e la Francia, 1896–1914, Bari :Laterzza, 1971, f.349413 Po aty, f.353414 Po aty

Page 113: Andi Pinari

113

kishte qenë pjesë e ngushtë e Aleancës Trefishe, më shumë në shenjë mosbesimi

ndaj Francës sesa për shkak të besimit ndaj ndershmërisë së partnerëve

gjermanikë. Për më tepër, shefi i Konsultës ishte i dhënë pas idesë së rifillimit të

politikës koloniale të vendit të tij. Po përgatitej ekspedita për në Tripoli.415

Por, nëse nga njëra anë shefi i Konsultës ishte i vendosur të përmirësonte

funksionimin e Aleancës me Rajhun dhe me Austrinë, nuk linte pas dore

dëshirën legjitime për të përmirësuar situatën në favor të Italisë.

San-Xhuliano e urrente, para së gjithash, pansllavizmin. Për këtë arsye, ai

vendosi t’i jepte politikës ballkanike të vendit të tij një orientim anti-rus dhe anti-

serb. Si rrjedhojë, Italia filloi të mbështeste politikën ballkanike të Perandorisë

Habsburgase.416 Në këtë frymë ai i bëri deklaratë Arentalit në mars të vitit 1910:

a.se Italia nuk mund të pranonte një zgjerim të lëvizjes pansllave.

b.se Italia nuk do t’i lejonte Rusisë dhe as satelitëve të saj ballkanikë të

përfitonin nga tërheqja e mundshme e Turqisë.

Së fundmi, më 16 prill 1910, gjatë një bisede me Merei, ambasador i

Austrisë, San-Xhuliano i deklaroi madje se Italia nuk kishte asnjë synim

aneksionist në Shqipëri.417 Por ndërkohë nuk duhet harruar se San Xhuliano pak

vite më parë kishte shprehur refleksionet e tij te “Letra mbi Shqipërinë” të

publikuara më 1902 në “Giornale d’Italia” si rezultat i një njohje të

drejtëpërdrejtë të terrenit. Me Letrat e tij, ministri i ardhshëm italian i punëve të

jashtme synonte të ofronte një vizion të qartë të asaj që përfaqësonte Shqipëria në

politikën italiane të Adriatikut dhe të formulonte një program që do të siguronte

praninë e vazhdueshme të Italisë në vendimet e Fuqive të Mëdha sa i përket

Ballkanit. Shqipëria quhej edhe Gjiblartair i Adriatikut.418

415 R.J Bosworth, Italy the least of….., Vepër e përmendur, f.402416 Po aty, f. 403417 C. Cailler, Vepër e përmendur, f.177418 AQSH, F.98, D.5, f.1

Page 114: Andi Pinari

114

Mes 30 gushtit dhe 2 shtatorit të 1910-ës, Arentali dhe San-Xhuliano do të

takoheshin në Salcburg dhe në Ishël. Ministri italian i Punëve të Jashtme përfitoi

për t’i konfirmuar kolegut të tij austriak ndjenjat e tij rusofobe, duke specifikuar:

1.se Italia do të preferonte të bënte bisedime më mirë me Austrinë se me

një vend sllav.

2.se nuk kishte asnjë marrëveshje italo-ruse mbi Ballkanin.419

Deklarata e dytë nuk përkonte me realitetin, duke qenë se vitin e

mëparshëm, Italia kishte nënshkruar me Rusinë marrëveshjen e Rakonixhit. Ishte

e vërtetë, nga ana tjetër, se lidhjet mes Romës dhe Shën Petërburgut ishin

dobësuar shpejt.

Para se të takonte Arentalin, San Xhuliano kishte patur një takim në

Firence, më 2 prill 1910, me kancelarin gjerman Betman-Holveg, në prani të

ambasadorit të perandorisë pranë Kuirinalit, Flotovi.420 Kancelari i Guillame i II

dhe ministri i Punëve të Jashtme të Viktor-Emanuelit të III nuk arritën të binin

merreshin vesh për kompensimin territorial që Italia kërkonte nga Austria, në

rast të zmadhimit të kësaj të fundit në Ballkan.421

Në maj të vitit 1910 diplomacia italiane u përqëndrua në kryengritjen

shqiptare në Kosova, duke dhënë infromacione të sakta lidhur me zhvillimet nëç

terren. Në dokumentat diplomatike na bien në sy dy dokumenta të dërguara nga

kosulli italian në Stamboll për ministrin e jashtëm në të cilat shprehet shqetësimi

për dhunën e ushtruar nga osmanët për shtypjen e kryengrijes. Konsulli italian

në Stamboll përpiqet që të orientojë qeverinë e tij për qëndrimin që duhej të

mbante në raport me kryengritësit dhe transmetonte shqetësimin lidhur me

përfshirjen austriake në këtë kryengritje. Ja sesi i shkruan ai ministrit të tij : “Që

në fillim të kryengritjes shqiptare një telegram i ardhur nga Beogradi lajmëronte se

kryengritësit do të ngrinin flamurin austriak…Dyshoj se kryengritësit udhëhiqen nga

persona me formim ushtarak që nuk janë shqiptarë. Kjo është një tjetër dëshmi e

419 Po aty420 Imanuel Geiss, German Foreign Policy 1871–1914 Routledge & Kegan Paul : London, 1976, f.402421I. Geiss, Vepër e përmendur, f.402

Page 115: Andi Pinari

115

manovrave austriake në Shqipëri”422 Agjentët italianë në terren furnizojnë me

informacione të bollshme lidhur me rezistencën shqiptare duke shprehur edhe

shqetësimin se dobësimi i rezistencën shqiptare nuk sjell gjë tjetër veçse

fuqizimin e sllavëve.423 Në dokumentin tjetër vihet në dukje fakti se rezistenca

shqiptare nuk mund të përballonte forcat e shumta osmane, sepse shqiptarët nuk

kishin mundësi të përballonin ushtrinë turke për shkak të mungesë së armatimit.

Ky informacion i ishte dhënë konsullit italian nga ish veziri shqiptar Ferid

Pasha.424 Qarqet austro-hungareze, nga ana e tyre, nuk ishin aspak mirënjohëse

ndaj San Xhulianos për përpjekjet e afrimit që kishte ndërmarrë. Madje, gjatë

verës së vitit 1910, pati një alarm për shkak të një pakujdesie apo paturpësie të

Konradit. Shefi i Shtatmadhorisë perandorake veproi duke përqendruar forcat

austro-hungareze në kufi me Italinë. Duke vepruar kështu, Konradi e kishte me

menduar mirë me veten e tij: a nuk ishin aleatë të Austrisë Gjermania dhe

Rumania, ndërsa Rusia, Italia, Serbia dhe Mali i Zi ishin klasifikuar si armiq të tij.

Konsulta, që ndoshta e teproi duke e parë si të madhe sjelljen e këtyre

trupave në kufi, iu lut Vilhelmshtrases të ndërhynte tek Balplaci për të ulur

vrullin e tyre ushtarak. Gjermania ndërhyri në Vjenë, pa shumë dëshirë.425 Ky

incident i ri flet shumë për gjendjen e marrëdhënieve italo-austriake.

Marrëveshjet mesdhetare me Britaninë e Madhe dhe Francën,

marrëveshjet e Rakonixhit me Rusinë, i jepnin Italisë liri të plotë për të realizuar

projektet e saj mbi Tripolin. San-Xhulianos nuk i mbetej veçse të priste momentin

e duhur për të ndërhyrë. Megjithë ekspansioni italian u afirmua në Shqipëri.

Tregtia italiane arriti një shifër maksimale dhe eksportet italiane i tejkalonin edhe

vetë eksportet austro-hungareze: 3.787.000 lira për Italianë, kundrejt 1.739.000

422 AIH, B-57, Arkivi i Romës Fondi Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë, Korrespondencë konsullore,Letër nga kosulli italian në Stamboll për Ministrin italian të punëve të Jashtme dt.18 maj 1910423 AIH, B-57, Arkivi i Romës, Fondi Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë, Korrespondencë konsullore,Letër nga kosulli italian në Stamboll për Ministrin italian të punëve të Jashtme dt.18 maj 1910424 AIH, B-50, Arkivi i Romës, Fondi Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë, Korrespondencë konsullore,Letër nga kosulli italian në Stamboll për Ministrin italian të punëve të Jashtme dt.12 maj 1910425 Po aty, f.404

Page 116: Andi Pinari

116

lirave të Austrisë.426 Për të përshpejtuar edhe më këtë lëvizje, Parlamenti italian e

ftoi qeverinë të riorganizonte dhe të përmirësonte shërbimet detare italiane në

Adriatik më 1 dhjetor 1910.427

Viti 1911 solli themelimin në Romë, më 20 shkurt, të një komiteti pro-

shqiptar dhe zhvillimin e mëtejshëm të ndikimit italian në Shqipëri. Madje në

Kosovë pati një kryengritje që u shtyp me energji nga turqit. Kosulli italian i

Shkupit, Galanti informon me hollësi ministrin e tij lidhur me zhvillimet e

kryengritjes dhe me masat e marra nga osmanët për shtypjen e saj. Galanti arrin

deri aty sa të rendisë edhe numrin e forcave osmane të angazhuara në shtypjen e

kryengritjes në Kosovë.428 Roma dhe Vjena protestuan në të njëjtën kohë në

Konstandinopojë.429

Ja sesi shprehet San Xhuliano për pozicionin e Italisë në mardhëniet

ndërkombëtare të kohës në gazetën “New York Times” : “Është e qartë se Europa

po kalon një peridhë të ngjeshur aktiviteti diplomatik, në të cilën fuqitë e mëdha po

punojnë për shpërbërjen e situates së vjetër dhe krijimin e një situate të re, në të cilën

sado që përpiqem nuk po e dëgjoj zërin e Italisë. Kam frikë se nuk do të realizohen jo

vetëm ambicjet e ligjshme të Italisë por as nevojat e saj social ekonomike”430

Më 25 shtator 1911, San-Xhuliano bëri të ditur, - Berlinit dhe Vjenës, - se

ishte i gatshëm të rinovonte marrëveshjen trefishe, pa modifikime. Propozimi

ishte një veprim i zgjuar, që e bëri Italinë të jetë e gatshme për një ndërhyrje

afrikano-veriore. Ripërtëritja në këtë mënyrë nuk u vu në diskutim, por as nuk u

bë pazar me të. Austria nga ana e saj e pranonte, madje me njëfarë kënaqësie,

angazhimin e Italisë në Libi. Vjena dhe Berlini, ishin tepër të gëzuar teksa shihnin

Italinë të merrej me Tripolitanën dhe Cirenaikën dhe mendonin, keq ose mirë, se

Konsulta do të çinteresohej me kalimin e kohës nga problemet ballkanike.

426 C. Cailler, Vepër e përmendur, f.97427 Po aty428 AIH, B-57, Arkivi i Romës, Fondi Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë, Korrespondencë konsullorenga Shkupi, Letër për Ministrin italian të punëve të Jashtme dt.22 maj 1911.429 R.J.B, Bosworth, Italy, the last of the….., Vepër e përmendur, f.331430 “Interview with San Guliano”, New York Times, June 25, 1911

Page 117: Andi Pinari

117

Katër ditë më vonë, më 29 shtator 1911, Italia i deklaroi luftë Turqisë.431Shpërbërja e Perandorisë Osmane po fillonte dhe veprimi italian do të ishte një

inkurajim i mirëpritur dhe një shembull për nacionalistët sllavë, një vit më vonë.

Turqia e pranoi sfidën dhe bëri një rezistencë aq të madhe saqë ekspedita e Libisë

do të zgjatej një vit. Pasojat shkatërruese për paqen në Europë të kësaj ekspedite

do të nënvlerësoheshin.

Armiqësitë italo-turke sapo kishin filluar në kohën kur Austro-Hungaria

shkaktoi një incident të rëndë. Më 30 shtator 1911, flota italiane bombardoi

Prevezën.432 Anijet luftarake osmane u detyruan të mobilizoheshin për shkak të

kryqëzorëve italianë. Flota italiane kishte plotësisht të drejtë të bëhej pjesë e këtij

akti lufte. Të nesërmen, më 1 tetor 1911, Arentali do të protestonte pranë

Konsultës.433 Po të shihet, ishte një shkelje flagrante e nenit VII të Aleancës së

Trefishtë, që përcakton ruajtjen e status quo në Ballkan. Nota austriake ishte aq e

fortë saqë qeveria italiane u detyrua të pushonte luftën në bregun truk të

Adriatikut. Kështu që u mënjanua për momentin një ndërhyrje e Austrisë në

punët e brendshme.

Nga ana tjetër, ishte diçka e padëgjuar të shihje Balplacin të luante rolin e

mbrojtësit të integritetit territorial turk. Arentali nuk kishte patur skrupuj, kur tre

vjet më parë, i hoqi Turqisë Bosnjë-Hercegovinën. Në të vërtetë, pas Arentalit

ishte hija e Konradit i cili edhe një herë u propozoi, më 1 tetor 1911, Perandorit

dhe ministrit të tij të Punëve të Jashtme që të sulmonin Italinë, gjatë kohës që

ishte e zënë me Afrikën e Veriut. Arentali dhe Franc-Jozefi refuzuan, - siç kishin

bërë edhe më parë, - dhe Konradi, i zhgënjyer, hoqi dorë nga funksionet e tij të

shefit të Shtatmadhorisë austro-hungareze.434

431 G.Salvemini, Vepër e përmendur, f.182432 Paolo Maltese, La terra promessa : La guerra italo-turca e la conquista della Libia 1911-. 1912,Milano: Sugar, 1968, f.46433 P. Maltese, Vepër e përmendur, f.46434 John Thayer, Italy and the Great War, Politics and Culture 1870-191$. Wisconsin : Madison, 1964,f.271

Page 118: Andi Pinari

118

Konradi shihte në politikën italiane në Ballkan një pengesë bezdisëse për

aspiratat hegjemonike austro-hungareze. Në planin që i dorëzoi Balplacit, më 1

tetor 1911, Konradi kishte përfshirë tetë pikat ndër të cilat asgjësimin e

kundërshtarit italian, i cili, në rastin e parë të volitshëm, do të godiste pas shpine

Monarkinë e Dyfishtë. Përveç kësaj t’i jepej Austrisë e gjithë liria e veprimit në

Ballkan, duke hequr qafe politikën bezdisëse të Italisë në këtë rajon.435 Keqdashja

e qarqeve ushtarake austriake në lidhje me aleatin e tyre nuk bënte veçse nxirrte

në pah qëllimin e tyre parësor: ishte politika ballkanike e Italisë që e bezdiste më

shumë Konradin.

Italia sapo e kishte marrë veten nga surpriza e pakëndshme e shkaktuar

nga nota austro-hungareze, kur të tjera komplikime dolën në pah. Mali i Zi, që e

shihte Italinë dhe osmanët si kundërshtarë, shfaqi me forcë dëshirën e tij për të

pushtuar Shqipërinë.436 U desh një presion i fortë italian ndaj Cetinjës për të

zbrapsur Malin e Zi nga projekti i saj i pakuptimtë e plot kërcënime për paqen.

Italia natyrshëm nuk mund të lejonte një ndërhyrje të Malit të Zi në Shqipëri, ku

interesat e saj ishin më të rëndësishme në Ballkan.437

Më 5 tetor 1911, Italia aneksoi Tripolin.438 Aleatët e Italisë e pranuan faktin

e mbaruar, por disa qarqe austriake diskutuan, për një kohë të gjatë, çështjen se si

do të menaxhohej një pranim i tillë. Marrja e Tripolit, nuk do të thonte, gjithësesi,

fundin e armiqësive. Pesha e luftës filloi të ndihet në Itali dhe drejtuesit romanë

tentuan një diversion ballkanik duke nxitur shqiptarët të ngriheshin kundër

turqve. Italia ishte e pranishme në Shqipëri dhe agjentët e saj kryenin një punë

metodike atje.439 Por, më 30 nëntor 1911, Austria bëri të ditur se nëse veprimi i

maskuar i Italisë do të vazhdonte në Shqipëri, ajo do të pushtonte Sanxhakun e

Novipazarit. Kësaj radhe Konsulta u tregua e fortë dhe u përgjigj se nëse Austria

435 Frank G. Weber, Eagles on the crescent; : Germany, Austria, and the diplomacy of the Turkish alliance,1910-1918, Ithaca, New York : Cornell University Press, 1970, f.320436 C.Cailler, Vepër e përmendur, f.178437 Po aty, 176438 Ch. Seton-Whatson, Vepër e përmendur, f.178439 C. Cailler, Vepër e përmendur, f.180

Page 119: Andi Pinari

119

do të pushtonte Novipazarin, marina italiane do të merrte të gjitha portet

kryesore shqiptare. Para një kërcënimi të tillë, diplomacia austriake hoqi dorë,

duke dërguar gjithësesi agjentët e saj për veprimtari anti-italiane në Shqipëri.440

Bisedimet e italo-autriake më 29 mars 1912 u bënë për të qetësuar

mardhëniet e tendosura midis dy fuqive. Bisedimet mes Balplacit dhe Konsultës

nuk ishin veçse pasojë logjike e protestës austriake në Romë, më 1 tetor 1911.

Italia u angazhua të mos i sulmonte më brigjet turke në Shqipëri dhe në Epir.

Austria nuk vendoste asnjë pengesë ndaj armiqësisë italo-osmane në të gjithë

sektorët e tjerë ku mund të ndodhte një përballje mes dy ushtrive. Italia kështu e

siguroi veten nga një ndërhyrje tjetër jo e mirë nga ana e Balplacit.441

Konsulta kishte mjaft arsye që të mos kishte besim tek Rusia, intrigat e së

cilës ishin përhapur në Ballkan. Në prill të vitit 1911, Milovanoviçi, kryeministër

serb, i kishte propozuar Gehovit, kryeministrit bullgar, një marrëveshje që do të

shërbente si bazë për një veprim luftarak të përbashkët kundër Turqisë, e që do

të drejtohej edhe kundër Perandorisë austro-hungareze. Sofja u tregua në fillim e

heshtur, por lufta italo-turke ndryshoi thellësisht situatën.442 Veprimi italian në

Tripoli do ishte një shembull, që do të frymëzonte ballkanasit. Qeveria ruse, e

mbështetur nga ministrat e saj në Beograd dhe në Sofje, përkatësisht Hartvig dhe

Nekliudov, miratoi idenë e një bashkimi serbo-bullgar, etapa e parë drejt një

blloku ballkanik, të drejtuar në të njëjtën kohë kundër Austrisë dhe kundër

Turqisë. Ishin në fakt veprimet e Neklidovit dhe të Hartvigut ato që dëmtonin

Italinë. Këta dy diplomatë i tejkalonin shpesh udhëzimet e ministrisë së jashtme

dhe nuk hezitonin, për shembull, të inkurajonin tendenca ekstreme të

nacionalistëve serbë dhe bullgarë.443 Sa i përket Serbisë, ndihma ruse stimulonte

të gjitha ambiciet e Beogradit në Shqipëri, d.m.th. në zonën ballkanike, ku Italia,

nuk kishte ndërmend për asnjë arsye të tërhiqej. Paralelelisht me nxitjet e

440 C. Cailler, Vepër e përmendur, f.180441 Ch. Seton-Whatson, Vepër e përmendur, f.180442 William Key Wallace, Greater Italy, London: Constable Company, 1917, f.271443 R. C. Hall, Vepër e përmendur, f.19

Page 120: Andi Pinari

120

Hartvigut në Beograd, Neklidovi po përpiqej ta mbante Sofjen në rrethin rus.444

Për të arritur këtë, ky i fundit, duke krijuar një tablo të zezë, e cilësoi

veprimtarinë austriake në Shqipëri si shkelje të interesave bullgare (12 mars

1912). Agjentët rusë po prisnin të merrnin vesh se si do të shkonte lufta italo-

turke, para se të hidhnin vartësit e tyre në një sulm kundër Turqisë.445

Nuk ishte kërcënimi austriak ai që e zbrapste Italinë. Kjo u pa mirë kur më

18 prill 1912, një skuadrilje anijesh italiane bombardoi Dardanelet, pa arritur

gjithësesi të depërtojë në ngushticë.446

Porta e mbylli menjëher ngushticën duke e minuar, në dëm të Rusisë, që

do të vuante nga kjo masë. Gjithashtu, Shën Petërburgu protestoi në Romë dhe

kërkoi që t’u jepej fund armiqësive italo-turke, në mënyrë që të lejohej tregtia

ruse të vazhdonte në ngushticën e Dardaneleve.447

Edhe për Vilhelmshtrasen, veprimi italian pati pasojë të madhe, Rajhu u

prek nga një veprim ushtarak kundër turqve, të cilët i mbronte, e pikërisht në

derë të kryeqytetit të tyre. 448

Gjatë kësaj kohe, Austria nuk harroi as interesat e klientelës shqiptare, as

të vetat. Duke dëgjuar gjëmimin e stuhisë ballkanike, Balplaci po merrte masa

sigurie. Konsujt e monarkisë në Janinë, Vlorë dhe Durrës jepeshin pas

spiunazhit. “Lloyd Triestino” dhe zyrat postare austriake në Shqipëri ishin

ndërmjetësit, që furnizonin vendasit me armë dhe municione. Në Vjenë, shoqata

“Leopoldinerstiftung” u bë një institut që priste falas shqiptarët e rinj, që kishin

marrë bursë nga ministria e Jashtme.449

Rusia, nga ana e saj, vazhdonte intrigat në Sofje dhe në Beograd. Nën

drejtimin e saj, Bullgaria dhe Serbia firmosën më 12 maj 1912, një marrëveshje

ushtarake. Në rast të luftës me Turqinë dhe Austrinë, dy aleatët angazhoheshin

444 R. C. Hall, Vepër e përmendur, f.24445 C. Cailler, Vepër e përmendur, f.103446 R. C. Hall, Vepër e përmendur, f.19447 J. Thayer, Vepër e përmendur, f.271448 Po aty, f.273449 Po aty, f.274

Page 121: Andi Pinari

121

se do të organizonin një ushtri prej përkatësisht 200 000 dhe 150 000 ushtarësh.450Më 29 maj 1912, bashkimi serbo-bullgar ishte plotësuar nga një marrëveshje

ushtarake greko-bullgare, e arritur edhe kjo nën kujdesin e ministrisë së Jashtme

ruse. Gjithçka po pregatitej për goditjen përfundimtare ndaj Perandorisë

Osmane. Më 8 tetor 1912 Mali i Zi i shpalli luftë Perandorisë Osmane.451 Pas pak

ditësh shembullin e tij e ndoqën edhe Greqia, Bullgaria dhe Serbia.452 Brenda një

muaji nga fillimi i Luftës së parë ballkanike, pothuajse i gjithë territori europian i

Perandorisë Osmane ishte në duart e aleatëve ballkanike. Përjashtim bënte vetëm

terrritori shqiptar.

Me fillimin e luftës ballkanike, Perandorinë Osmane u detyrua të

nënshkruajë me Italinë një traktat paqeje të njohur si traktati i Lozanës sipas së

cilit Italia aneksonte Libinë me kusht që të respektonte lidhjet fetare e shpirtërore

të libianëve ndaj Perandorisë Osmane.453 Në këtë mënyrë Italia tanimë i kishte

duar e lira për tu marrë me konfliktin ballkanik. Së bashku me Austro-

hungarinë, italianët më 5 nëntor 1912 deklaruan se do të ishin kundër çdo

zgjerimi territorial serb në ndonjë nga portet shqiptare dhe se do ti qëndronin

fort idesë së një pricipate autonome shqiptare.454 Me qëllim që të kishte një

mbështetje të gjerë në këtë qëndrim, San Xhuliano ndërmorri një udhëtim në

Berlin ku edhe bisedoi sesi mund të frenohej Serbia për të mos dalë në detin

Adriatik.455 Sipas Puankaresë, San Xhuliano kishte deklaruar se në qoftë se Serbia

pushton territorin shqiptar, ekuilbri i Adriatikut do të prishej dhe Italia së

bashku me Austrinë do të ishin të detyruara të vepronin.456 Kjo tregonte qartë se

450R.C. Hall, Vepër e përmendur, f.32451 Po aty452 R.C. Hall, Vepër e përmendur, f.32453 R.J. Bosworth, Italy the least of the….,Vepër e përmendur, f.504454 G. Salvemini, Vepër e përmendur, f.194455 Raymond Poincare, Lufta e parë dhe e dytë Ballkanike si dhe Konferenca e Londrës (1912-1913),Shkup : Logos-a, 2006, f.104456 Po aty

Page 122: Andi Pinari

122

Italia dhe Austria ishin marrë vesh në mënyrë sekrete për çështjen shqiptare në

vitet 1897, 1900 dhe 1901.457

Politika italiane në Adriatik ishte e bazuar në ruajtjen e status qous në

Shqipëri. Pretendimet serbe për dalje në Adriatik kërcënonin drejpërdrejt Italinë

sepse pas Serbisë fshihej Rusia. Titoni që në atë vit ishte ambassador i Italisë në

Paris i deklaroi Puankaresë se Italia do të mbështeste ushtarakisht Austrinë në

rast se fillonte një luftë për territoret shqiptare ndërmjet Serbisë dhe Austrisë.

Titoni deklaroi se Italia ishte e gatshme të hynte në luftë me këdo në rast se

prekej Shqipëria.458

Austria nga ana e saj nuk e pranoi asnjëherë, çka është në favor të një

konflikti ballkanik, modifikimin e status quo-së së shqiptarëve. Një mendim i

tillë ndahej edhe nga Italia. Në gojën e drejtuesve romanë dhe vjenezë, Shqipëria

ishte një vend i rezervuar për aspiratat e tyre, shpesh kontradiktore. Ndërkaq

kërkesave të patriotëve shqiptarë për një Shqipëri ose autonome ose të pavarur

Italia dhe Austro-Hungaria u përgjigjeshin me miratim të heshtur.

Vetë Lëvizja Kombëtare Shqiptare kishte përparuar së tepërmi në vitet

1909-1912. Shqiptarët kishin organizuar njëra pas tjetër një sërë kryengritjesh të

armatosura që ishin shtypur nga osmanët. Kosova u shndërrua në zemrën e

lëvizjes së armatosur të shqiptarëve për pavarësi. Edhe në letrat e shpeshta të

konsujve italianë shfaqet shqetësimi për lëvizjen shqiptare. Në një letër dërguar

ministrit të jashtëm San Xhulianë nga konsulli italian në Sofje ai shpreh

shqetësim për kryengritësit shqiptarë të cilët ishin larguar nga Shkupi vetëm

përkohësisht në pritje të realizimi të kërkesave të tyre ose 14 pikave.459 Flitet këtu

për të famshmin “Memorandumin e Greçës” ku shqiptarët artikuluan për

opinionin publik europian dëshirën e shqiptarëve për autonomi të gjerë dhe në

rast të kundërt vetëm pavarësinë shqiptare. Ndërkaq është interesant fakti që

457R. Poincare, Vepër e përmendur, f.268458 Po aty459 AIH, B-55, Arkivi i Romës Fondi Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë, Korrespondencë konsullore,Letër për Ministrin italian të punëve të Jashtme dt.28 gusht 1912.

Page 123: Andi Pinari

123

italianët ndiqnin me vëmendje lëvizjen shqiptare duke transmetuar nga disa

kanale diplomatike njëkohësisht problemet e lëvizjes. Nga Sofja vjen një

dokument interesant ku na paraqitet edhe numri i përafërt i kryengritësve

shqiptarë në Vilajetin e Kosovës. Sipas konsullit italian në Sofje ata ishin rreth

55.000 luftëtarë, megjithëse siç shprehet vetë ai, kjo shifër mund të jetë e

ekzagjeruar.460 Ndërkaq është interesant fakti se edhe nga konsulli italian në

Bernë të Zvicrës raportohet lidhur me reagimet e shqiptarëve atje. Konsulli

italian në Bernë i përcjell me shqetësim ministrit San Xhulianë një kopje të një

letre të botuar në gazetën “Journal de Geneve” dërguar nga një shqiptar i quajtur

Adem bej Frashëri.461 Në këtë letër bëhet i qartë qëndrimi i shqiptarëve për

shpallur pavarësinë nëse Porta e Lartë nuk do tu njihte të drejtat e tyre.462 Kur në

vjeshtë të 1912 filloi Lufta e I Ballkanike, u përshpejtua edhe ritmi i përpjekjeve

shqiptare për pavarësi. Vetë ideatori dhe zëdhënësi i Lëvizjes Kombëtare, Ismali

Qemali ndërrmori një tur vizitash në Europë. Ai takoi përfaqësues të shqiptarëve

dhe diplomatë të huaj ku më i rëndësishmi ishte ministri i jashtëm austriak,

Bertoldi.463

Mbajtja e Kuvendit të Vlorës në fund të nëntorit u bë e mundur jo vetëm si

rezultat i pjekjes së situatës brenda vendit, por edhe në sajë të pregatitjes

paraprake në shkallë ndërkombëtare që nxori në shesh se përveç forcave

kundërshtare kishte edhe faktorë të jashtëm që do të vepronin në të mirë të

pavarësisë së Shqipërisë. 464 Megjithatë duhet të kemi parasysh se sado Italia apo

Austria mbështetnin çështjen shqiptare në kancelaritë europiane, përsëri ishte

Lëvizja Kombëtare ajo që i dha zgjidhjen përfundimtare më 28 nëntor 1912.

460 AIH, B-55, Arkivi i Romës, Fondi Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë, Korrespondencë konsullore,Letër për Ministrin italian të punëve të Jashtme dt.8 qershor 1912.461 AIH, B-50, Akivi i Romës, Fondi Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë, Korrespondencë konsullore,Letër për Ministrin italian të punëve të Jashtme dt.14 shtator 1912462 Po aty463 Arben Puto, Historia diplomatike e çështjes shqiptare, Tiranë : Akademia e Shkencave dhe Albin, 2003,f.80464 Po aty, f.82

Page 124: Andi Pinari

124

4. Interesat ekonomike italiane në Shqipëri në fillimin e

shekullit të XX

Potenciali ekonomik i Shqipërisë ka tërhequr sigurisht edhe Italinë. Në

njërën anë kemi përkjekjen e shtetit për të financuar projekte të mëdha si

hekurudha, porte, rrugë, banka etj. Nga ana tjetër na paraqitet iniciativa e

biznesit italian i cili me ndihmën e shtetit ka krijuar bazat e veta në Shqipëri.

Ndërkaq në Shqipëri pronarët e mëdhenj ishin të përhapur dhe klasa e

pronarëve më të vegjël të tokës ose bejlerëve ishte e fuqishme. Shpesh kjo shtresë

meqenëse kishte edhe ushtritë e saj të vogla dhe ishin vazhdimisht në konflikt

me Sulltanin, që përpiqej të ulte fuqinë e tyre duke vënë taksa të reja dhe shërbim

ushtarak të detyrueshëm.465 Përkrah bejve, shteti osman ishte pronari më i madh

i tokës, duke patur në pronësi 36 500 akra në fillimet e shekullit të njëzetë.466

Efekti kryesor ekonomik i sundimit turk mund të përmblidhet në fjalën

“stagnacion”. Turqit nuk u dhanë shqiptarëve as rrugë e as shkolla, në fakt asnjë

përfitim, dhe i lanë në gjendjen në të cilën i kishin gjetur në shekullin e

pesëmbëdhjetë.

Sidoqoftë, kushtet sociale ndryshonin disi mes Shqipërisë së jugut, të

veriut dhe të mesme. Në veri, feudalizmi ishte i përzierë me organizimin tipik

klanor të banorëve të zonës. Porta gjithmonë i vendoste familjet e mëdha njëra

kundër tjetrës që t’i vinte nën kontroll, por sidoqoftë pati vende ku turqit nuk

arritën asnjëherë të hyjnë, siç ishte territori mysliman i Matit dhe rrethi katolik i

Mirditës.467 Duke zbritur më në jug, mbizotëronte një ambient më i zhvilluar.

Shqipëria e mesme karakterizohej nga një sistem i pronësisë së lirë mbi tokën, ku

tokat më të mëdha u përkitnin familjeve Toptani dhe Vrioni. Në zonat jugore

465 Alessandro Roselli, Italy and Albania:Financial Relations in the Fascist Period, London & New York :I.B. Tauris, 2006, f.14466 Po aty467 Constantine Chekrezi, Albania Past and Present, New York : Macmillan, 1919, f..35

Page 125: Andi Pinari

125

zhvillimi ishte më i theksuar për shkak të pozicioni gjeografik në afërsi të kufirit

dhe porteve të rëndësishme si Preveza dhe Vlora.468

Fillimisht ka informata për mardhënie tregtare të kufizuara në tregtinë e

prodhimeve ushqimore e më saktë të miellit dhe të verërave italiane kundrejt

djathit epirot, vajit.469 Më pas u kalua tek shfrytëzimi i pyjeve shqiptare për

eksportimin e drurit dhe tek transportet e ofruara nga shoqëria “Puglia e

Navigazione Generale”, linjat e së cilës lidhnin dy anët e Adriatikut, duke

konkuruar me shoqëritë autro-hungareze “Lloyd”, “Adria”, “Ungaro-Croata”

dhe “Ragusea”. I takon kryeqytetit venedikas, sidomos duke filluar nga 1903, për

të marrë nismën për një infiltrim më të thelllë ekonomik në Ballkanin

perëndimor, përmes një grupi sipërmarrës të kryesuar nga Xhuzepe Volpi, që ka

meritën për themelimin e Shoqërisë së Tivarit për shfrytëzimin industrial dhe

tregtar përmes ndërtimit të portit dhe të hekurudhës së Tivarit, si dhe themelimi

i një shoqërie tregtare të lindjes me agjenci në Shqipëri dhe në Mal të Zi.470

Po të shohim më nga afër nga një këndvështrim ekonomik antagonizmin

mes Romës dhe Vjenës në Ballkan në kapërcyellin e shekullit, fakti që vlen më

shumë të përmendet është se Italia kishte një prani më dinamike.471 Rajoni i

Ballkanit në terma ekonomikë, ishte një “mundësi e humbur” për Austro-

Hungarinë sepse mund ta kishte më të lehtë t’i kthehej Ballkanit me ekonomi më

pak të zhvilluar, si kandidat kryesor të investimeve dhe të eksporteve të saj. Ka

dy arsye pse nuk ka ndodhur kjo dukuri. Nga njëra anë, zhvillimet industriale në

Çeki, Sllovaki dhe Hungari në kapërcyell të shekullit merrnin nga kapitali në

tkurrje i Monarkisë së dyfishtë. Nga ana tjetër, bankat më të mëdha vjeneze, të

goditura rëndë nga rënia e tregut të letrave me vlerë më 1873, nuk ishin ende të

gatshme për të investuar në sipërmarrje të reja, duke preferuar që të investonin

468 Zija Shkodra, Qyteti shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare, Tiranë: Akademia e Shkencave, Instituti iHistorisë, 1984, f.324469 E. Masserati, Vepër e përmendur, f.129470 Po aty471 Nicola La Marca, Italia e Balcani fra le due guerre. Saggio di una ricerca sui tentative italiani diespansione economica nel Sud Est europeo fra le due guerre, Roma : Bulzoni, 1979, f.64

Page 126: Andi Pinari

126

në mënyrë më të sigurtë në obligacione dhe sipërmarrje shtetërore, që zakonisht

ishin të besueshme.472

Italia, sidoqoftë, ishte duke parë për dalje ekonomike në Lindjen e Afërt.

Sipas mendimit të Webster, kjo prirje për t’iu kthyer lindjes, pra në Ballkan dhe

në Azinë e Vogël, më shumë se sa në jug, ishte një tipar i dukshëm i

imperializmit italian, dhe i mbizotërojë planet e saj ekspansioniste edhe para

Luftës së Parë Botërore.473 Kjo edhe sepse kolonitë afrikane kishin një rëndësi më

të vogël për ekonominë italiane. Një shpjegim i besueshëm për këtë tendencë

mund të gjendet jo vetëm në nevojën për të gjetur mundësi punësimi dhe dalje

tregtare, që në të shumtën e rasteve do të krijonin një klimë të favorshme dhe një

seri motivesh dytësore, por më shumë në të ardhmen e industrisë së rëndë

italiane.474

Në kontekstin e një tregtie ndërkombëtare që ishte në të njëjtën kohë

proteksioniste dhe tepër konkuruese, Ballkani dhe Perandoria Osmane ofronin

liri veprimi të madh si treg qoftë për produktet italiane qoftë për mundësitë në

zonë për elektrifikim, transport, ndërtimi portesh, bonifikim toke dhe zhvillim

bujqësor.

Këto vëzhgime të përgjithshme duket se qëndrojnë në rastin e Shqipërisë,

po të shohim nismat italiane që po zbatoheshin në atë kohë, ose që po përpiqej të

zbatoheshin në Shqipëri para se të dobëhej prezenca osmane. Këto iniciativa

ishin kryesisht në fushën e fitimit të lejes për shfrytëzim toke, në ndërtimin e

infrastrukturës së transportit hekurudhor dhe detar, si dhe në forcimin e lidhjeve

tregtare, në kurriz të tregtisë austriake në Shqipëri.475

Historianët përmendin sipërmarrjen e një grupi italianësh të kryesuar nga

Giacomo Vismara nga Bolonja, që përfshinte Bankën Tregtare Italiane dhe vetë

Bankën e Italisë. Ky grup, me ndihmën e koncensioneve qeveritare, kishte si

472 N. La Marca, Vepër e përmendur, f.65473 R. A. Webster, Industrial Imperialism in Italy, 1908–1915, Berkeley : University of California Press,1975, f.182474 Po aty, f.180475 A. Roselli, Vepër e përmendur, f.15

Page 127: Andi Pinari

127

synim shfrytëzimin e pyjeve të Shqipërisë së mesme, por edhe për të bërë

bonifikim të tokës, të ndërtojë ura dhe të bëjë projekte hekurudhore. Shpërthimi i

luftës në Libi, sidoqoftë, bëri që të mos përmbusheshin këto projekte.476

Një tjetër projekt që mbeti i parealizuar ishte ai i një linje hekurudhe

përmes Ballkanit deri në Adriatik, që do të kalonte përmes territorit shqiptar, e

për të cilin një pjesë e madhe do të vinte nga kapital italian. Në Itali u ngrit për

këtë qëllim një sindikatë bankare e kryesuar nga Credito Mobiliare Italiano. Ky

ishte një projekt prej shumë projekteve të planifikuar nga Fuqitë e Mëdha në

kapërcyell të shekullit si një mjet për të depërtuar në gadishullin ballkanik,

ekonomikisht por jo vetëm. Gjithësesi asnjëherë nuk e pa dritën e diellit së pari

sepse Turqia nuk e miratoi një ndërhyrje të tillë, e së dyti sepse institucionet

italiane të kreditimit kishin dyshime të forta rreth asaj se a ishte tregu italian i

aftë të përballonte detyrimet e nevojshme për financimin e projektit.477

Ajo që u arrit të realizohej ishte sigurimi i shërbimeve të rregullta detare

mes porteve italiane dhe shqiptare, të drejtuara nga shoqëria detare Puglia, e cila,

bashkë me shoqërinë Navigazione Generale lidhte dy brigjet e Adriatikut, duke

konkuruar me shoqëritë austro-hungareze Lloyd, Adria, Ungaro-Croata dhe

Ragusea.478 Megjthatë ja se si shprehet Eqerem bej Vlora për anijet italianë në

kujtimet e tij : “Anijet e Lloyd austriak që hynin në skelat shqiptare deri në vitin 1912,

në krahasim me karakatinat e drobitura dhe të pista të shoqërisë italiane të lundrimit

“Pulja”, ishin si pallate lundruese : për pasojë edhe pronari i ture duhej të qe një zotëri

shumë i madh.”479

Pamja më e qartë që mund të kemi për rolin në rritje të Italisë në

ekonominë shqiptare dhe për konkurrencën me Austro-Hungarinë është pa

dyshim ajo që del nga statistikat tregtare. Vëllimi ”L’Albania Economica” ka një

476 A. Roselli, Vepër e përmendur, f.16477 Po aty478 Po aty479 Eqerem bej Vlora, Kujtime 1885-1927, Tiranë : Shtëpia e Librit dhe Komunikimit, 2003, f.255

Page 128: Andi Pinari

128

sërë të dhënash tregtare që nga viti 1900 e tutje, të cilat, edhe pse tepër të

copëtuara dhe jo të plota, sidoqoftë japin informacion të dobishëm për këtë temë.

Natyra jo e plotë e të dhënave buron kryesisht nga fakti se Shqipëria nuk

kishte arritur ende pavarësinë dhe nocioni i territorit të saj ishte për këtë arsye

shumë e mjegullt dhe me kufij të paqartësuar. Të dhënat gjithashtu bazohen në të

ashtuquajturën “Shqipëri e ulët”, pjesa perëndimore e vendit, që përfshinte dhe

një pjesë të Epirit, me qytetin e Janinës, që më vonë kur të vendoseshin kufijtë

përfundimtarë do të bëhej pjesë e Greqisë. Ja sesi paraqiten importet në

Shqipërinë e Ulët në vitet 1900 – 1910 (në mijë sipas lirave italiane)

Vitet 1900 1904 1907 1910

Austro-Hungaria 2,035 1,723 1,696 1,739

Turqia 1,581 1,335

Franca 953 434

Britania e Madhe 900 787

Italia 438 1,709 2,960 3,787

5,907 7,212480

Duke analizuar shifrat na bie në sy fakti se megjithëse ishte ende pjesë e

Perandorisë Osmane, Shqipëria nuk varej nga Perandoria Osmane për pjesën më

të madhe të importeve në fillim të vitit 1900, por nga Perandoria Austro-

Hungareze.

Ndërkaq në hapësirën e shtatë viteve, Italia u ngjit nga vendi i pestë në

listën e eksportuesve në Shqipërinë e ulët në vend të parë, ndërkohë që të gjitha

vendet e tjera pësuan një rënie si në quotat e tyre relative edhe në vlerat absolute

të eksporteve në Shqipëri, e, çka është për t’u përmendur, Austria kaloi në vend

të dytë si partner tregtar. Mesa duket ka të bëjë së tepërmi edhe çmimet e

480 Burimi: « L’Albania economica » marrë tek A.Roselli, Vepër e përmendur, f.17

Page 129: Andi Pinari

129

produkteve italiane që mbeten gjithmonë më të lira se ato austriake dhe për

rrjedhojë ishin edhe më të kërkueshme në tregun shqiptar.

Sa u përket eksporteve nga Shqipëria e Ulët, po të shihen vetëm ato drejt

Austro-Hungarisë dhe Italisë (që janë të vetmet për të cilat kemi të dhëna të

rëndësishme), shohim se ndodh një proces i ngjashëm, pra marrëdhënie

parapëlqimi që kalojnë pas disa vitesh nga Austria tek Italia.

Vetëm në vitin 1907 Italia ia kalon Austrisë si një destinacion i mallrave

shqiptare, ndërkohë që nga viti 1904 e në vijim eksportet drejt Austrisë vijnë

duke u ulur. E parë në përgjithësi, në një periudhë prej dhjetë vitesh, ka një ulje

prej 20,8 % të eksporteve shqiptare drejt Austrisë dhe 348.6 % ngritje në eksportet

drejt Italisë.481 Ja sesi paraqiten eksportet nga Shqipëria e Ulët në vitet 1900 –

1910 (në mijë në lira italiane)

1900 1904 1907 1910

Austro-Hungaria 1,713 2,770 1,473 1,356

Italia 988 1,798 2,210 4,432482

Italia dhe Austro-Hungaria ishin lojtarët më të qëndrueshëm në tregtinë e

jashtme të Shqipërisë, atëherë studimi i shkëmbimeve import-eksport me këto

vende do të na jepte një pamje mjaft të qartë të bilancit tregtar të Shqipërisë së

ulët në dekadën e parë të shekullit.

Ato tregojnë një tepricë të vazhdueshme në bilancin e tregtisë me Italinë

(me përjashtim të vitit 1907). Teprica është madje aq e madhe sa mund të

kompensojë defiçitin në bilancin me Austro-Hungarinë e të mbajë më këtë

mënyrë bilancin e përgjithshëm të tregtisë mes Shqipërisë së ulët dhe këtyre dy

vendeve në anën e aktivit (duke sjellë në kujtesë se këto dy vende përfaqësonin

një pjesë të konsiderueshme të tregtisë së jashtme të Shqipërisë).

Sidoqoftë, vlen të nënvizohet sërish se shifrat janë të pjesshme, duke

mbuluar vetëm disa vite e disa vende e duke iu referuar vetëm një pjese të

481 A.Roselli, Vepër e përmendur, f.17482 Burimi: « L’Albania economica » marrë tek A.Roselli, Vepër e përmendur, f.17

Page 130: Andi Pinari

130

territorit shqiptar, prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur i përdorim si

një provë të besueshme. Shifrat e tjera që tregohen që kanë të bëjnë me territorin

e njohur si Shqipëria e veriut, – rajoni më verior në brendësi të vendit, - në fakt

nuk përputhen me ato të mëparshmet, edhe pse janë aq të pakta sa nuk mund të

çojnë në ndonjë përfundim domethënës. Ja disa shifra për importet për në

Shqipërinë veriore, 1910 – 1911 (në mijë në lira italiane)

1910 1911

Austro-Hungaria 3,592 5,191

Italia 1,952 2,136483

Këto pak të dhëna tregojnë thjeshtë për një nivel pak më të lartë të

eksporteve austro-hungareze në këtë zonë të vendit, por nuk thonë asgjë për

eksportet nga Shqipëria. Për më tepër, meqenëse mbulojnë dy vite të

njëpasnjëshme, nuk janë në gjendje të identifikojnë ndonjë tendencë të

qëndrueshme në tregtinë e jashtme në atë pjesë të territorit.

Duke shkuar edhe më tutje, duke qenë se nuk ka statistika për të ardhurat

e vendit nuk është e mundur të përcaktohet sa e hapur ishte ekonomia shqiptare

ndaj vendeve të tjera dhe, më saktë, për dekadën për të cilën po flasim, sa u

ndikua nga vendndodhja periferike në Perandorinë Osmane dhe nga afërsia me

vendet “moderne” si Italia dhe Austro-Hungaria, vëllimi i importeve dhe

eksporteve të territorit, në raport me të ardhurat e veta.

Sidoqoftë, mund të bëjmë dy vëzhgime të mëtejshme për periudhën në

fjalë, e ato kanë të bëjnë me ndikimin që patën ngjarjet e rëndësishme politike në

tregtinë e jashtme territoriale të Shqipërisë. I pari ishte ai i aneksimit nga ana e

Austro-Hungarisë i Bosnjë-Hercegovinës më 1908 dhe tensioni i lartë politik që

rezultoi nga kjo mes perandorisë dhe Portës së Lartë e që çuan në një bojkot,

edhe në Shqipëri, të mallrave austro-hungareze. Kjo na ndihmon të kuptojmë pse

483 Burimi: « L’Albania economica » marrë tek A.Roselli, Vepër e përmendur, f.17

Page 131: Andi Pinari

131

ka rënë pozita e Austrisë në tregtinë e jashtme Shqiptare, të paktën në Shqipërinë

e ulët. E dyta ishte se fillim i luftës mes Italisë dhe Turqisë më 1911 nuk pati

jehonë të madhe në tregtinë mes Italisë dhe Shqipërisë. Kjo mund të shpjegohet

nga rezistenca e madhe që bënë tregtarët e Vlorës ndaj bojkotimit të Italisë dhe

nga fakti se Turqia kishte nevojë për Shkodrën për furnizimet për ushtrinë.484 Kjo

nevojë na bën të mendojmë se, megjithë luftën, Porta e Lartë nuk i ndërpreu

furnizimet që merrte, nëpërmjet territorit shqiptar, nga vendi me të cilin ishte në

luftë.

Interesi i mjediseve politike dhe i qeverisë italiane për Shqipërinë në

rradhë të pare ishte ai ushtarak: bëhej fjalë për të penguar që vija bregdetare nga

kufiri me Malin e Zi deri në Korfuz të binte në duar të austriakëve. E konceptuar

kryesisht në formë antihabsburgase, politika e jashtme e Italisë në Shqipëri, që

nga Viskonti Venosta e deri tek San Xhuliano, nuk duhet ta humbte këtë karakter

mbizotërues të sajin.

484 Georges Castellan, Historia e Ballkanit, Tiranë : Cabej MCM, 1996, f.263

Page 132: Andi Pinari

132

KREU IV

ARBËRESHËT DHE NDIKIMI I TYRE MBI POLITIKËN E

JASHTME ITALIANE

1. Shqiptarizmit në komunitetin arbëresh dhe komitetet e

para politike : Krispi dhe Lorekio

Një sërë mitesh shoqëruan procesin e formimit të shtetit italian. Në mesin

e miteve ishte edhe ai që i jepte Italisë misionin për të promovuar dhe për të

marrë pjesë në çlirimin e popujve të shtypur. I kultivuar nga idealet romantike

dhe demokratike të garibalidizmit të viteve tetëqind, ky mit kishte një jehonë të

veçantë në kolonitë shqiptaro-italiane të Jugut dhe të Siçilisë. Në këto koloni, në

përfundim të procesit të bashkimit politik të gadishullit, protagonistë të të cilit

kishin qenë edhe ta vetë, po tregohej një ndjeshmëri në rritje për fatet e atdheut të

tyre, duke shprehur gatishmërinë për të realizar bashkimin kombëtar dhe

shkëputjen nga varësia turke. Zëdhënëse vendore të një aspirate të tillë ishin disa

qarqe intelektuale, ku në krah të eksponentëve të klasës së mesme, me një të

kaluar madje jakobine, kishte aristokratë dhe priftërinj.485 Këta të fundit

konsideroheshin si kujdestarë të prejardhjes kulturore e zakonore të bashkësisë

së arbëreshëve.

Në të njëjtën kohë, që në fillimin e shekullit të XIX, në mesin e shqiptarëve

filluan të shfaqeshin, ashtu si kishte ndodhur me popujt e tjerë ballkanikë,

rizgjime kulturore dhe kombëtare, që në masë të madhe i atribuoheshin

veprimtarisë nxitëse të ushtruar ndaj atdheut nga qendrat e emigrimit jashtë

485 N. Clayer, Vepër e përmendur, f.332

Page 133: Andi Pinari

133

shtetit, më shumë se nga ato në brendësi të shtetit turk.486 Stimujt në një drejtim

të tillë vinin sidomos nga kolonitë shqiptare të Italisë jugore, që ndiqnin moton e

Risorxhimentos italiane dhe që i kishte tërhequr perspektiva e përhapjes së kësaj

lëvizjeje edhe në Shqipëri, duke çuar në rizgjimin kombëtar të këtij vendi. Në

kuadër të një rilindje të tillë kombëtare u shfaqën nismat e para, që ishin në

fushën e letrave në Itali nga ana e Vinçenc Dorsës, Jeronim de Radës dhe

Demetrio Kamarda. Ndërsa në Shqipëri këto nisma u ndërrmorën nga disa

intelektualë lokalë si Zef Jubani.487 Kështu pikërisht i sipërpërmenduri Jubani, i

cili në Shkodër kishte detyrën e sekretarit të konsullit të Francës, porositi më 1871

në tipografinë e Triestes të Lloyd Austriaco shtypjen e një përmbledhjeje këngësh

të Shqipërisë veriore të përkthyera në italisht, duke i bashkëngjitur një tabelë

fonetike të tyre në gjuhën e origjinës, si dhe me disa konsiderata paraprake mbi

“gjendjen morale dhe kulturën intelektuale të popullit shqiptar”.488

Po kështu nisma të ngjashme kishin lulëzuar në Egjipt nga Thimi Mitko

edhe në Rumani e Bullgari. Këto nisma këto ishin të drejtuara kryesisht nga

përcaktimi i alfabetit dhe i rregullave gramatikore të gjuhës shqipe, si dhe në

mbledhjen e rapsodive dhe këngëve popullore dhe studimet mbi folklorin. Por

nuk mungonte edhe ideja e pavarësimit të Shqipërisë.489

Pararendës të lëvizjes që po ndiqnin pavarësinë ose të paktën të

autonominë e Shqipërisë ishin studiuesit e njohur shqiptaro-italianë si Jeronim

de Rada, veprimtar sidomos që prej vitit 1848 me gazetën e tij “Shqiptari i Italisë”

e më pas sidomos me botimin periodik “Flamuri Arbërit” i 1848 – 1887.490 Krahas

tij kishte edhe një brez të tërë arbëreshës të angazhuar në çështjen shqiptare si

Vinçenc Dorsa, Dhimitër Kamarda dhe Zef Skiro. Përkrah bashkëatdhetarëve të

mbijetuar nga luftrat e Risorxhimentos duhet përmendur figura më përfaqësuese

486 N. Clayer, Vepër e përmendur, f.153487 Zija Xholi, Mendimtarë të Rilindjes Kombëtare, Tiranë : Shtëpia Botuese « 8 Nëntori », 1987, f.66488 Për më tepër shif : Zef Jubani, Reccolta di canti popular e rapsodie di poemi albanesi, Trieste :1871489 Historia e Shqipërisë, Vepër e përmendur, f.130490 Ahmet Kondo, Flamuri i Arbrit : çështja kombëtare, Tiranë : Naim Frashëri, 1967, f.82

Page 134: Andi Pinari

134

që ishte ajo e gjeneralit Domeniko Damis, që tashmë po komandonte një

regjiment vullnetarësh në ushtrinë jugore të Garibaldit.491

Mbi të gjitha lëvizja e arbëreshëve nuk rrinte pa lavdëruar ndihmesën

prestigjioze të Françesko Krispit. Austriakët besonin se qe Krispi ai që nga fundi i

vitit 1870 mendoi të ngjallte mardhëniet midis italo-shqiptarëve dhe mëmëdheut

të tyre dhe në këtë mënyrë t’i lejonte Italisë të ndikonte në mendimet politike të

shqiptarëve.492 Si pjesë përbërëse e politikës lindore të Italisë, kryeministri Krispi

pati inaguruar një politikë kundrejt Shqipërisë e cila synonte jo pushtimin e

Shqipërisë por pengimin e ndonjë fuqie të madhe që të ngulitej në tokën

shqiptare.493 Duke filluar nga viti 1896, pas ardhjes në fuqi të kryeministrit

Krispi, Italia çeli shkolla fillore në Shkodër, në Janinë, në Durrës dhe në

Vlorë.494Megjithatë lëvizja e arbëreshëve ishte akoma më e hershme dhe nuk

varej nga Krispi.

Në përgjithësi aktiviteti i arbëreshëve ishte individual. Mjafton te

përmendim aktivitetin e De Radës, Kamardës, Skiroit etj. Vetëm më 1895, nevoja

për t’i dhënë jetë një qëndre drejtuese dhe koordinuese për nismat kombëtare të

shqiptaro-italianëve u bë realitet, falë aktivitetit propagandues të priftit Xherard

Konforti, e mbështetur plotësisht nga De Rada.495 Në korrik të atij viti, në kuadër

të një mbledhjeje në kolegjin kishtar të San Adrianos në San Demetrio Korone,

lindi një komiteti i përkohshëm i kryesuar nga De Rada, i përbërë nga Konforti,

nga priftërinjtë Anton Argondica e Anxhel Ferrari, me pranimin e kryemurgut

Luixh Lauda e të dr. Agostin Ribekos.496

Komiteti i sapokrijuar u morr me pregatitjen e një kongresi shqiptar, i

thirrur në Koriliano Kalabro në ditët 1, 2 dhe 3 tetor 1895, zyrtarisht me

arsyetimin për të përballuar problemet e bashkimit gjuhësor dhe në mënyrë

491 Mikel Prendushi, Intellettuali albanesi nel rinascimento italiano, Shkodër : 2003, f.63492 S. Skëndi, Vepër e përmendur, f.201493 Po aty494 Historia e Shqipërisë, Vepër e përmendur, f.302495 Jup Kastrati, Jeronim de Rada (Jeta dhe vepra), Tiranë : Shtëpia Botuese « 8 Nëntori », 1979, f.128496 Po aty, f.85

Page 135: Andi Pinari

135

paraprake, adoptimi i një alfabeti të përbashkët.497 Ndërkaq kongresi ishte i

hapur edhe ndaj një debati për gjendjen e brendshme të Shqipërisë dhe për të

ardhmen e vendit. Francesko Krispi u zgjodh president nderi. Duke pranuar

nderin, ai i telegrafoi kongresit që si “një shqiptar nga gjaku dhe zemra” ai ndihej

i gëzuar për nismën e marrë e cila, shpresonte ai, do të ishte e dobishme për

historinë e qytetërimit të Shqipërisë dhe mbarësinë e letërsisë së saj.498Veç kësaj

nuk dukeshin të ndara dy aspektet e ndryshme, ai gjuhësor dhe ai politik, në

çështjen me të cilën po përballeshin kolonitë shqiptare në Itali. Vihet re prirja e

kolonive në Itali për t’u bërë përfaqësuese e një kombi të tërë. Rezultate të

prekshme të takimit ishin krijimi i një Shoqate Kombëtare Shqiptare me seli në

San Demetrio Korone, e cila, si objektiva të saj, përveç vëllazërimit të kolonive në

Itali, kishte edhe krijimin e marrëdhënieve me atdheun dhe publikimi i një

reviste dyjavorshe, “Ili Arbresvet” (Ylli i Arbëreshve), e drejtuar nga Anton

Argondica dhe që doli nga gushti 1896 deri në shkurt të vitit të mëpasëm me

vetëm katër numra për shkak të mungesës së fondeve.499

Më 20 dhe 21 shkurt të 1897 u mbajt në Lungro të Konsentinos, gjithnjë

nën drejtimin e De Radës, një kongres i dytë gjuhësor shqiptar, që rikonfirmonte

objektivat e vendosur në kuvendet e mëparshme si dhe vazhdonte më tej me një

rishikim të statutit të Shoqatës Kombëtare, ndërkohë që presidenti i saj, Anselmo

Lorekio, formoi një revistë të re, “Kombi shqiptar” (La nazione albanese). Kjo

revistë e re zëvendësoi revistën e mëparshme “Ylli i arbëreshëve”.500

Në të njëjtin vit u shfaq edhe një tjetër organizatë e quajtur Komiteti

Politik Shqiptar i themeluar në Napoli më 9 prill 1897 nga iniciativa e disa të

rinjve, me në krye av. Xhenar Lusin dhe priftin Xherard Konforti, të mbështetur

një vit më pas nga një botim dyjavorësh , “Shqipëria e Re”, i cili, nën drejtimin e

497 J. Kastrati, Vepër e përmendur, f.128498 E. Maserati, Vepër e përmendur, f.43499 Ahmet Kondo, Çështja kombëtare në faqe të shtypit të Rilindjes, Tiranë : Naim Frashëri, 1982, f.169500 N. Clayer, Vepër e përmendur, f.286

Page 136: Andi Pinari

136

Lusit, do të dalë me disa ndërprerje deri më 1904.501 Në krye të komitetit të

Napolit ishte markezi Xhovan Kastrioti, i cili pretendonte se vinte drejtpërdrejt

nga fisi i Skëndërbeut.502 Zëvendëspresidentë ishin Paskual Turiello dhe

zëvendëspresident i deleguar prifti Leonard De Martino. Ndërsa prifti Konforti

kishte rolin e sekretarit dhe Vinçenc Strigari rolin e mbajtësit të thesarit.503 Në

nëtor 1897, ky komitet duke interpretuar ndjenjat italo-shqiptare me të marrë

lajmin se vëllezërit e tyre nën sundimin turk kishin ngritur krye dhe kërkonin

autonomi, kërkuan nga qeveria italiane të mbante parasysh interesat e

përbashkëta të shqiptarëve dhe italianëve dhe të ndërhynte që të fitohej kjo

autonomi, ashtu sikurse kishte nisur të vepronte për Kretën.504

Sërish më 1900 u krijua edhe Lidhja Kombëtare Shqiptare, me degë në

pothuajse gjithë viset italo-shqiptare, nga të cilat më të rëndësishmet kishin

organet e tyre drejtuese.505 Porta e Lartë nisi për të parën herë të trembej nga

veprimtaria e italo-shqiptarëve. Ajo i bëri telegram ambasadorit të saj në Romë

që ta pajiste me informata të sakta dhe të imta mbi të gjithë antarët kryesorë të

Shoqërisë Kombëtare Shqiptare që jetonin në kryeqytetin italian. Si shkak për

këtë, pavarësisht sigurimeve të dhëna nga kjo shoqëri, nuk kishte garanci se ajo

nuk do të përpiqej të arrinte qëllimet e saj duke çuar peshë gjithë popullsinë e

Shqipërisë kundër Perandorisë Osmane.506

Në vitet 1900 u pa një ndërthurrje e nismave, edhe duke konkuruar me

njëri-tjetrin, në kohën kur në mesin e shqiptaro-italianëve kishte dy rryma që po

ravijëzoheshin, njëra e moderuar, e kryesuar nga Lorekio dhe e angazhuar “në

njohjen e kombësisë shqiptare edhe pse mund të qëndronte si pjesë integruese e

Perandorisë Osmane”, dhe krahu tjetër me bazë “aksionist”, afër gjeneralit Riçoti

501 E. Maserati, Vepër e përmendur, f.45502 S. Skëndi, Vepër e përmenduur, f.204503 E. Masserati, Vepër e përmendur, f.47504 Documenti Diplomatici Italiani, Terza Serie, 1896-1907, Vol 2, Nr. 205 : Il Comitato Politico Albanesea Napoli drejtuar Visconi Ventosa505 S. Skëndi, Vepër e përmendur, f.205506 Documenti Diplomatici Italiani, Terza Serie, 1896-1907, Vol 2, Nr. 205 : Pansa drejtuar VisconiVentosa 11 shtator 1897

Page 137: Andi Pinari

137

Garibaldi dhe e prirë për të arritur pavarësinë e atdheut. Kjo larmi orientimesh e

bëri Komitetin Kombëtar Shqiptar, pasardhës i drejtëpërdrejtë i Shoqatës

Kombëtare Shqiptare, i lindur në Romë më 8 prill 1900 nën drejtimin e Lorekios,

me Manli Beniçin si zëvendëspresident dhe prof. Xhani Krisostomo Buliarin si

sekretar, të binte në një paralizë të parakohshme për shkak të shkëputjes së nëntë

anëtarëve të saj, të drejtuar nga Beniçi.507

Nëntë desidentët i dhanë jetë më 25 maj 1900 Komitetit Shqiptar Pro

Atdheut në Romë, që kishte si kryetar av. Luka Kuça dhe si objektiva të

deklaruar kishte promovimin e studimeve të gjuhës shqipe dhe të

marrëdhënieve me atdheun dhe ngritja e filialeve të komitetit në koloni të

ndryshme në Itali, të cilat, së bashku do të formonin Lidhjen Shqiptare Pro

Atdheut. Në fakt disa komiteteve u atribuohej edhe detyra “e fillimit të

rekrutimit sepse në momentin e duhur mund të kishte nevojë për një trupë

vullnetarësh shqiptaro-italiane për t’i dërguar në revoltën kundër turqve, nën

komandën e Riçoti Garibaldit.508

Në përcaktimin e drejtimit të politikës së jashtme italiane sa i përket

Ballkanit Perëndimor nuk mungonin kërkesat nga ana e komuniteti shqiptaro-

italian. Nga një bisedë me Viskonti Venostën në gusht të 1897 del në pah një

angazhim zyrtar i presidentit të Shoqatës Kombëtare Shqiptare e themeluar në

tetor 1895 me seli në San Demetrio Korone, Anselmo Lorekio, për t’i dhënë

qeverisë të gjithë ndihmën e nevojshme për kërkimin e mjeteve të përshtatshme

për të shtuar marrëdhëniet tregtare mes dy brigjeve të Adriatikut.509 Në masat

urgjente që duheshin marrë, Lorekio i sqaronte Këshillit se me karakter parësor

është intensifikimi i lidhjeve me portet e Shëngjinit, Durrësit, Vlorës, etj. nga ana

e shoqërisë së udhëtimit të Pulias, me të cilën ai shprehte gatishmërinë të

507 E. Masserati, Vepër e përmendur, f. 47508 Po aty f. 49509 Francesco Marchianò, Collegio italo - albanese di S. Adriano in S. Demetrio Corone : cenni storici eStatuto fondamentale, Castrovillari : Eduardo Patitucci, 1935, f.34

Page 138: Andi Pinari

138

bisedonte vetë, në një konjunkturë të veçante sipas së cilës, kërkesa në rritje për

verë nga Shkodra do të nxiste prodhimet në Pulia dhe Kalabri.510

Veprimtaria përkrahëse e qeverisë në politikën e saj ballkanike për më

tepër ushtrohej me efektshmëri nga Shoqëria kombëtare shqiptare përmes

revistës dyjavore “Kombi Shqiptar”, publikuar që prej 1897 në Palagorio në

provincën e Katancaros e që prej 1900 në Romë, nga përpilimi i projekteve

teknikë si ai i një hekurudhe Vlorë – Prilep – Manastir, dhe një propagande në

gjuhën shqipe që nuk është se nuk binte në sy të Portës së Lartë, duke zgjuar

dyshimet se kishte si qëllim një kryengritje të përgjithshme të kësaj popullate.

Gjendja endemike e agjitacionit në Shqipëri e cila më 1897, me rastin e luftës

greko-turke, njihte momente intesiteti me manifestime me ndjenja kombëtare

edhe pse në funksion kundërhelenik e për pasojë leale ndaj Sulltanit, e nxiti

Komitetin Shqiptar Politik të Napolit t’i drejtojë në fund të nëntorit një thirrje

Këshillit, duke i kërkuar, në kujtim të lidhjes antike shqiptare me Mbretin e

Napolit dhe me Venedikun dhe të kontributit me gjak të shqiptarëve të Italisë në

epopenë e Risorxhimentos, për të ndërhyrë në mënyrë diplomatike në favor të

dhënies së autonomisë për vilajetet shqiptare. 511

Përveç Shoqërisë Kombëtare Shqiptare dhe Komitetit Politik Shqiptar të

Napolit, që i vinte nga pas të pares me një interval të shkurtër kohor me një

organ të vetin dyjavor, “Shqipëria e Re”, shoqata të ngjashme, që kishin si qëllim

çlirimin moral dhe material të kombit shqiptar, por që ishin më të dobët nga ana

organizative, pane dritën gjatë atyre viteve.512 Kështu, në prill 1900, një Komitet

Kombëtar Shqiptar në Romë, doli me një program që identifikohej me atë të

Shoqërisë Kombëtare, por që mbijetoi për pak muaj.513

Më pas, në korrik të 1902 në Palermo u krijua një Shoqatë e Shqiptarëve të

Sicilisë së bashku me mjaft komitete e nënkomitete në koloni të ndryshme të

510 Francesco Marchianò, Vepër e përmendur, f.34511 Orazio Irianni, Risveglio Albanese, New York : 1911, f.29512Salvatore Petrotta Mandalà, Italia e Albania : l'opera degli italo-albanesi, Palermo : GraficheS..Pezzino & Figlio, 1940, f.23513 Historia e Shqipërisë, Vepër e përmendur, f.346

Page 139: Andi Pinari

139

Kalabrisë dhe Siçilisë.514 Megjithëse qëllimi i këtyre shoqatave ishte i njëjtë, ishin

të ndryshme metodat e zgjedhura për realizimin e tij, duke arritur të dallohen, në

kuadër të komunitetit shqiptar të Italisë, dy drejtime politike të modeluara në

gjurmët e partive tradicionale të Risorxhimentos, ai i moderuari dhe ai i veprimit.

Ndërkohë që i pari, duke pasur si kryetare Shoqatën Kombëtare, vepronte për

çlirimin e atdheut sipas një strategjie graduale të kushtëzuar nga zhvillimi i

ngadaltë i çështjes shqiptare, i dyti përpiqej t’i përshpejtonte ngjarjet duke

ndërmarrë një zgjidhje radikale.

Në fushën “e veprimit”, nismave të grupeve shqiptaro-italiane, disa prej

tyre arritën deri edhe në shpalljen e caktimit real në fronin e Shqipërisë, u

shtoheshin ato të komitetit Pro Patria të lindura nën kujdesin e gjeneralit Riçoti

Garibaldi me qëllim për të emancipuar popullin shqiptar, sidomos me mbledhjen

e fondeve për dërgimin e luftëtarëve.515

Në maj të 1900, njëra prej këtyre shoqatave, me funksionin e komitetit

qendror, u themelua në Romë nëpërmjet disa vullnetarëve garibaldinë të ardhur

nga Greqia, ndërkohë që të tjera po organizoheshin në periferi, e para ishte ajo e

Livornos, duke shkaktuar shqetësim tek autoritet mbikëqyrëse. Në të vërtetë,

entuziazmi dhe idealet e lëvizjes garibaldine dhe të komunitetit shqiptar të Italisë

nuk merrnin fare parasysh gjendjen efektive të një populli dhe e shihnin shumë

të thjeshtë që ai të hiqte dorë nga fati i përbashkët me Turqinë. Ndër kritikët nuk

përjashtohej as vetë Lorekio, i cili nga ana tjetër i kritikonte teprimet, të

zakonshëm tek kolonitë shqiptare jashtë shtetit, tashmë të shkëputur nga realiteti

i ndërlikuar historik e politik i atdheut.516

Kushtet e kësaj shkëputjeje nuk duhet t’i shpëtonin , as Viskonti Ventosës

ashtu si edhe Prinetit, mëse të gatshëm për forcimin e ndikimit Italian në

Shqipëri që do të çonte në progresin qytetar të atij vendi. Kjo do të sillte për

514 Historia e Shqipërisë, Vepër e përmendur, f.345515 Oreste Camillo Mandalari, Italiani per l'indipendenza della nazione albanese : un secolo di apostolato,Roma : Archivio Storiografico dei Reduci di Guerra, 1936, f.165

516Anselmo Lorecchio, Pensierio politico albanese in rapporto agli interessi italiani : con note edocumenti, Roma : Tipografia Operaria Romana, 1904, f.84

Page 140: Andi Pinari

140

Italinë sidomos me një politikë të duhur shkollore, si dhe në zhvillimin e

marrëdhënieve të ndërsjellta tregtare.517 Por në të njëjtën kohë qeveritarët italinë

ishin të kujdesshëm ndaj disa manifestimeve publike që mund ta vinin në pozitë

të vështirë diplomatike qeverinë. Kjo ndodhi në rastin e kongreseve gjuhësore

shqiptare periodike, i pari në Koriliano Kalabro në tetor të 1895 nën drejtimin e

Jeronim De Radës dhe nismëtar i Shoqërisë Kombëtare Shqiptare, i dyti në

Lungro, gjithnjë në provincën e Kozencës në shkurt 1897, i treti në Napoli në prill

të 1901.518 Sigurisht qëllimet e shpallura “për të bërë të njohur studimet e gjuhës

historike pellazgo-latine dhe për të afirmuar kombin shqiptar në botën e

qytetëruar” siç thuhet edhe në buletinin periodik të shtypit të ministrit të

jashtëm.519

2. Komiteti politik shqiptaro-italian Pro Albania dhe Riçoti

Garibaldit

Pikërisht në përgjigje të një thirrjeje të mëparshme të Riçoti Garibaldit,

komitetet “aksioniste” ishin organizuar tashmë pak javë para atij të Romës, në

komitete në Palermo, Mesinë dhe Livorno, që të tre me emërtimin “Pro

517Gaetano Petrotta, Francesco Crispi e l’Albania, Palermo : Tip.Francesco Lugaro, 1927, f.12518 Michele Marchianò, Albania e l'opera di Girolamo De Rada , Trani : V. Vecchi, 1902, f.327519Ennio Maserati, Comitati "Pro Patria" e il Consiglio Albanese d'Italia nelle carte di Ricciotti Garibaldi :Në : Rasegna storica del Risorgimento Italiano.- Anno 46, fasc. 4, ottobre-dicembre, 1979, f.26

Page 141: Andi Pinari

141

Shqipërisë”.520 Kjo pati si pasojë mbylljen e dy të parave nga kuesturat vendore,

ndërsa e treta gjeti kohën për të marrë titullin e ri “Pro Atdheut”. Në veçanti

dihet se komiteti i Livornos, në përputhje me thirrjen e lëshuar nga gjenerali dhe

nga udhëzimet e mëtejshme të dhëna prej tyre, kishte në projekt krijimin e

grupeve të vullnetarëve, të përbërë pjesërisht nga veteranë nga Greqia e nga të

rinj që kishin kryer shërbimin ushtarak. Thirrjeve në favor të çështjes kombëtare

shqiptare, të drejtuar në momente të ndryshme nga Riçoti Garibaldi, rinia

italiane iu përgjigj me entuziazëm, duke i transformuar nganjëherë selitë e

gazetave republikane të gadishullit në zyra të vërteta rekrutimi. Por nuk

mungonin pranime edhe nga Franca.521

Mundësia e mirë për heqjen e mbiemrit “shqiptar” nga emri i komitetit

Pro Patria në Romë, për të mënjanuar ndërhyrjet e mundshme shtypëse nga ana

e autoriteteteve italiane, iu bë e njohur Beniçit nga Riçoti Garibaldi. Por ai u

përgjigj se një ndryshim i tillë do të kishte ndikim jo të favorshëm në kolonitë

dhe do të vinte në diskutim zgjerimin e lëvizjes.522 Sa u përket shqetësimeve të

qeverisë italiane, ato do të largoheshin, sipas Beniçit, përballë qëllimit kulturor të

shprehur në rregulloren e miratuar nga komitetit i Romës.523

Me këto premisa, komiteti në fjalë punonte për propagandimin tërthorazi,

në gjetjen e fondeve për të publikuar një buletin të vërtetë informativ si dhe në

kërkimin e kontakteve me shoqata shqiptare kombëtare që vepronin në vende të

ndryshme europiane si dhe jashtë Europës. Ndërkohë që aksionet e propagandës

në kolonitë, duke përfituar nga prestigji i Riçoti Garibaldit, çuan në krijimin e

komiteteve Pro Atdheut në disa komuna shqiptaro-italiane, projekti për të

shtypur një buletin u realizua disa muaj më vonë me daljen e “Gazetës

Shqiptare”.524 U duk e lehtë lidhja e marrëdhënieve me përfaqësues të diasporës

në Greqi, Rumani, Egjipt, Shtetet e Bashkuara e gjetkë me synimin e “bashkimit

520 E. Masserati, Comitati "Pro patria" e il Consiglio Albanese…, Vepër e përmendur, f.50521 Po aty522 AQSH, F.2 , D.1, f.35523 AQSH, F.2 , D.3 , f.12524 Gaetano Petrota, Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare, Tiranë : Botimet Almera, 2008, f.415

Page 142: Andi Pinari

142

të të gjithë mërgimtarëve shqiptarë në një lidhje të vetme”, megjithë kalimet e

herëpashershme në Romë të personaliteteve të shquara si Ismail Qemali dhe

Dervish Hima.525 Për Dervish Himën italianët ishin interesuar kohë më parë pasi

nga konsullta italiane në Shkodër ai konsiderohej si një agjitator i çështjes

shqiptare dhe aktiviteti i tij kombëtar kishte rënë në sy.526

Një mbledhje e madhe në kryeqytet më 2 dhjetor të të njëjtit vit nga

komiteti i Romës Pro Atdheut pati mbështetje të madhe në kolonitë nga ana e

individëve si dhe nga administratat komunale. Këto madje, shpreheshin në

mbështetje me vota si dhe ishin në favor të krijimit të katedrës së gjuhës shqipe

pranë institutit Oriental të Napolit - , porse nuk pati rezultate konkrete. Për të

përforcuar lëvizjen u mor vendimi që të organizohej një kongres i tretë gjuhësor,

në Napoli nga 21 deri në 24 prill 1901, me pjesëmarrjen e të gjitha forcave të

angazhuara tashmë në Itali dhe të disa shqiptarëve të njohur, mes të cilëve

Dervish Hima, Halil Zejnel Beu dhe Muhamed Lutfi Beu. Por edhe kësaj here

rezultatet pak konstriktive që u arritën zhgënjyen shpresat e pritjes. Një kongres i

katërt, i thirrur po në Napoli, nga 14 deri më 17 qershor 1903, me nismën e një

komiteti të përbërë nga av. Xhenar Plako, baroni Filip Kastriot Skënderbeu dhe

av. Paskual Dorsa, u përpoq, por pa sukses, të formonte një Lidhje mes

Shqiptarëve të Italisë që do të përfshinte shoqatat kombëtare të lindura në

kolonitë në një përpjekje të përbashkët për zhvillimin moral dhe ekonomik të

atdheut.527

Në vitet e para të nëntëqindës u përhapën me shpejtësi në shtypin e

gadishullit lajmet për ekspedita të mundshme në Shqipëri të vullnetarëve italianë

nën komandën e Riçoti Garibaldit në mbështetje të rebelëve sepse vatrat e

revoltës kishte kohë që ishin krijuar në atë vend, sidomos në veri. Bëhej fjalë për

një trupë prej 10 deri 20 mijë vetë, të gatshëm për të ndërhyrë sapo revolta

525 Kristaq Prifti, Dervish Hima (1872-1928), Tiranë : Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, 1987, f.189526 AIH, B-56,Arkivi i Romës, Fondi Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë, Korrespondencë konsullore,Letër nga kosulli italian në Shkodër për Ministrin italian të punëve të Jashtme dt.31 mars 1909.527 Historia e Shqipërisë, Vepër e përmendur,

Page 143: Andi Pinari

143

kundër turqve në Ballkan të merrte karakter të pakthyeshëm.528 Përhapja e

zërave të tillë shoqërohej me daljen e kandidaturave për fronin e ardhshëm të

Shqipërisë, të nxjerra nga familje të njohura patriotësh, në radhë të parë

Kastriotët dhe Gjikët, megjithëse që prej kohësh ishin emigrantë në vende si

Italia, Rumania dhe Spanja. Kështu, princi Huan de Alardo Kastrioti, nënshtetas

spanjoll por që banonte në Paris, në një letër dërguar Riçoti Garibaldit në mars

1902, e quante veten kryetar të lëvizjes kryengritëse shqiptare, me përfaqësuesin

e vet në Romë në personin e Anselmo Lorekios.529 Aladros i bënin konkurrencë

më të drejtëpërdrejtë një titullar vlleh, princi Albert Gjika, dhe princi Fuad i

Egjiptit, ndërsa në kuadër të shqiptaro-italianëve kishte prej atyre që donin si

kandidat siçilianin Xhovani Kastrioti, markez i Auletës.530 Në komunikatën e

parë të këtij këshilli thuhej :”U vendos që të krijohet Këshilli Shqiptar me programin

politik “Shqipëria për shqiptarët” dhe me qëllimin që të organizojë shqiptarët e Italisë por

edhe të bashkëpunojë me shoqatat e tjera shqiptare jashtë vendit me idenë që forcojë lidhjet

me Shqipërinë por edhe të kërkojë që Italia të mbështesë aspiratat e popullit shqiptar”531

Përballë mangësive organizative të aktivitetit kombëtar të shqiptaro-

italianëve dhe çuarjes dëm të energjive të shkaktuar nga individualizmi në gjirin

e vetë bashkësisë, Riçoti Garibaldi, më 1904, ofroi emrin e tij për një tentativë

tjetër për të krijuar një qendër të vetme drejtuese. Ai ftoi të gjithë eksponentët më

përfaqësues të kolonive në një mbledhje në Romë, më 24 mars, për të themeluar,

nën presidencën e tij, një Këshill Shqiptar të Italisë, objektivi kryesor i të cilit do

të ishte si gjithmonë arritja e lirisë dhe e pavarësisë së atdheut. Kësaj thirrjeje iu

përgjigjën gjerësisht elementët elitarë të kolonive, që nga gjenerali Domenik

Damis deri tek baroni Filip dhe markezët Xhovani dhe Frankçesko Kastrioti,

prifti prof. Xherard Konfroti, prof. Mikel Markiano, Guliem Toçi, ish deputet i

528 AIH, B- 61, Arkivi i Romës, Fondi Minsistrisë së Jashtme Italiane, Korespondeca Kosullore, Konsulliitalian në Shkup për Ministrin e jashtëm italian,529 AIH, B- 49, Arkivi i Romës, Fondi Minsistrisë së Jashtme Italiane, Korespondeca Kosullore, Konsulliitalian në Shkup për Ministrin e jashtëm italian,530 AQSH, Fondi nr.98, D.5, f.1531 Po aty

Page 144: Andi Pinari

144

parlamentit, deri tek avokatët Luka Kuça, Xhenar Lusi dhe Xhenar Plako, si dhe

shumë profesionistë, prelatë, zyrtarë të ushtrisë, mësues, administratorë

vendorë.532 Nuk pranuan nga ana tjetër prof. Zef Skiro, kritik në lidhje me një

nismë që përjashtonte miratimin e bashkëatdhetarëve në Shqipëri, si dhe drejtori

i “Kombit Shqiptar”, Anselm Lorekio, koherent me linjën e moderuar që ishte

ndjekur deri atëherë.533 Sekretar i Këshillit Shqiptar u emërua Manli Beniçi,

gazeta e të cilit, “Gazeta Shqiptare”, kishte rolin e zëdhënësit të shoqatës.

Anëtarë të tjerë u gjetën nga shqiptaro-italianët në Amerikën e Jugut, mes të

cilëve inxh. Xhuzepe Skutari, president i komitetit shqiptar të San Paolos në

Brazil, si dhe prof. Oracio Iriani, president i Komitetit Shqiptar të Buenos Airesit

dhe në këtë mënyrë edhe themeluesi më 1905 i revistës “Çështja Shqiptare”.534

Por pati edhe humbje si ajo e gjen. Damis dhe e kol. Freidës.

Njëra nga masat e para të Këshillit Shqiptar kishte të bënte me regjistrimin

e kolonive të Italisë së Jugut dhe të Siçilisë, duke dërguar një qarkore të posaçme

tek kryetarët e bashkive të komunave të cilët, në bazë të të dhënave historike,

mendohej se kishin grupe familjesh me prejardhje antike shqiptare. Objektiv

tjetër i menjëhershëm ishte kërkimi i një zgjidhjeje për problemin e vjetër të një

alfabeti të përbashkët, organizimi i skuadrave të stërvitura, mobilizimi për të

çuar në parlamentin italian dy përfaqësues së bashkësisë.535 Një program i tillë

po përgatitej, kur, në shtator, shtypi i Romës njofton për një ndërhyrje të rëndë të

Riçoti Garibaldit kundër veprimeve të gjen. Xhovan Batista Emilio de Xhorxhis,

që drejtonte xhandarmërinë ndërkombëtare në Maqedoni, për njëanshmëri të

supozuar të këtij të fundit me popullsinë bullgare dhe një indiferencë ndaj

elementit shqiptar, që ishte goditur shumë nga regjimi turk.536 Polemika u mbyll

një vit më vonë, me një protestë zyrtare të paraqitur nga Këshilli Shqiptar në

532 AQSH, Fondi nr.98, D.5, f.1532 Po aty533Po aty534 AQSH, Fondi nr.98, D.7, f.1-8535 Po aty536 E. Maserati, Comitati "Pro patria" e il Consiglio Albanese…, Vepër e përmendur, f.95

Page 145: Andi Pinari

145

qeveritë e gjashtë Fuqive të Mëdha, të Turqisë dhe të vendeve ballkanike, në

tekstin e të cilit akuzat kundër gjen. De Xhorxhis dhe agjentëve të tjerë civilë të

Austro-Hungarisë mbështeteshin nga një bazë e gjerë të dhënash. Dokumenti në

fund mbaronte me kërkesën për thirrjen e një kongresi ndërkombëtar që do të

ndërhynte për të zgjidhur me drejtësi konfliktet kombëtare në Turqinë

europiane, duke i siguruar në radhë të parë popullit shqiptar autonominë dhe

mësimin e gjuhës amtare.537

Informacionet që kishte Riçoti Garibaldi për gjendjen politike në atë sektor

vinin pjesërisht nga korrespondenca që mbante me ekspontentë të veçantë të

opozitës në atdheun e drejtuar nga turqit dhe me qarqe shqiptare të disa

kryeqyteteve ballkanike, sidomos me redaksinë e gazetës “Drita” në Sofje.538 Po

kështu informacione vinin pjesërisht nga raportet e udhëtarëve italianë dhe të

përfaqësuesve të kualifikuar të diasporës. Mes tyre me rendësi është një studim i

hollësishëm i Ismail Qemalit i çështjes shqiptare nën dritën e traktateve austro-

ruse të Myrcshtegut në kuadër të të cilit duket se u strukturuan reformat

maqedonase, megjithë hapjen më pas, edhe pse të vogël të Vjenës dhe të

Petërburgut ndaj Italisë, e cila u thirr më 1904, të marrë pjesë më aktivisht në

Maqedoni pikërisht duke emëruar një zyrtarin e vet në krye të xhandarmërisë

vendore. Si pasojë Ismail Qemali denonconte rreziqet që përbënin për njohjen e

kombit shqiptar ekspansionizmi austro-hungarez dhe ai i Rusisë, sidomos nëse

nga marrëveshja e tyre do të lindte një “Maqedoni e madhe”, fati i së cilës, pas

provave të dhëna për anshmëri në favor të elementit bullgar në rajon të dy fuqive

të mëdha rrezikonte të përsëriste rastin e Rumelisë lindore.539

Lajmet për aktivitetet në shtete të ndryshme europiane të Ismail Qemalit

në mbrojtje të çështjes kombëtare gjenin mbështetje në “Gazetën Shqiptare” kur

rifilluan botimet më 1904, bashkë me lajmet e shkëputura mbi lëvizjet e princit të

537 AQSH, Fondi nr.98, D.8, f.1-3538 Ismet Dërmaku, Rilindja Kombëtare shqiptare dhe kolonitë shqiptare të mërgimit në Rumani dheBullgari, Prishtinë : Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës,1983, f.382539 I. Qemali, Vepër e përmendur, f.242

Page 146: Andi Pinari

146

Mirditës, Prenk Bib Doda, i falur pikërisht në atë kohë nga sulltani, dhe i princit

Albert Gjika, ndaj të cilit Riçoti Garibaldi ishte dashamirës.540 Shtypi periodik

shqiptar në Itali ishte i pranishëm më 1904, qoftë edhe në muaj të ndryshëm, me

plot pesë gazeta; tri gazetave që ekzistonin tashmë, “Kombi Shqiptar” i Lorekios,

“Shqipëria e Re” e Lusit dhe “Gazeta Shqiptare” e Beniçit, u shtoheshin, në

Napoli, “Flamuri i Shqipërisë” i prof. Zef Skiros dhe, në Romë, “Laimtari i

Shcypenies” i drejtuar nga konti Vladani, që e kishte prejardhjen nga veriu i

Shqipërisë.541 Përveç gazetave dyjavore të Lorekios dhe të Vladanit, që zgjatën

edhe vitin e mëpasëm, të tjerat nuk mbijetuan përtej 1904-ës. Larmia e papritur,

edhe pse e përkohshme e shtypit shqiptaro-italian, që ishte reflektim i

pozicioneve të ndryshme politike, e favorizonte një diskutim me shumë zëra, që

nuk i mungonin thekset e polemikës që vinin në shënjestër edhe vetë Riçoti

Garibaldin, i kritikuar njëherë nga Lorekio për nxitimin e ndërhyrjes së

planifikuar prej tij në Shqipëri dhe për rrezikun se në një mënyrë të tillë po

ndihmonte në ndarjen progresive të atij vendi.542

Por pasiguritë rreth qëllimeve të gjeneralit do të lindnin edhe tek Beniçi, i

cili arriti një pikë kur i kërkoi me ngulm të përqendronte përpjekjet e tij në

mbështetje të irredentizmit italian dhe të çështjes shqiptare dhe të lërë mënjanë

programin për një federatë ballkanike mes kroatëve, serbëve dhe bullgarëve, që

ishte e parakohshme sa kohë që mbetej e hapur çështja shqiptare.543 Për

sekretarin e Këshillit Shqiptar me rëndësi parësore ishte të sensibilizonte

opinionin publik dhe mjediset qeveritare për tentativën për të ripërtërirë vlerat e

veçanta kombëtare, tentativë e kryer nga shqiptarët e Italisë (suksesi i së cilës do

të ishte në të mirë të ndikimit italian në Ballkanin jugperëndimor), për të patur

mbështetje dhe lëshime. Më shumë të theksuara, ndër to, ishin ngritja e një

katedre të gjuhës shqipe në Universitetin e Romës dhe riorganizimi i kolegjit

540 E. Maserati, Vepër e përmendur, f.96541 A. Kondo, Çështja kombëtare në faqe të shtypit…, Vepër e përmendur, f.167542Po aty543 Po aty

Page 147: Andi Pinari

147

kishtar të Sant’Adrianos në San Demetrio Korone, siç del edhe nga një

interpelancë mbi politikën e jashtme italiane në Shqipëri prezantuar në

parlament nga Luixhi Gaetani di Laurencana.544 Në një letër të dërguar nga

Francesko Mauro një personi të panjohur thuhej se duhej që të mblidheshin

fonde dhe ti bëhej thirrje rinisë që të ishte gati për një ndërhyrje në ndihmë të

Shqipërisë.545

Më 1 nëntor 1904 Riçoti Garibaldi u lëshoi një proklamim zgjedhësve të

Kasano Jonio që të dërgonin një deputet shqiptaro-italian në parlament, duke

votuar për emrin e Karlo Bastës.546 Por, ndërsa dy kandidatë të tjerë shqiptaro-

italianë, Saverio Masi nga Piana dei Greçi dhe Xhovani Strigari nga Santa Sofia

d’Epiro, arritën të fitojnë në zonën elektorale të Monrealit dhe përkatësisht të

Pocuolit, konti Basta nuk fitoi dot në Kasano Jonio dhe më kot u përpoqën t’i

sigurojnë një zonë tjetër zgjedhore në Kalabri. Ndodhte edhe që, nga ana e tyre,

popullatat e kolonive t’i drejtoheshin gjeneralit për të patur mbështetje për t’u

përfaqësuar në instanca të ndryshme të qeverisë. Nga Vila Badesa, për shembull,

u referoheshin shërbimeve dashamirëse të gjeneralit në autoritetet qendrore për

një zbatim të gjerë të ligjit të 13 korrikut 1877 mbi kishën greke në Napoli, më

mënyrë që në koloninë e vogël abruciane të rikthehej riti grek siç kishte qenë, i

hequr në mënyrë arbitrare nga Borbonët në marrëveshje me organet e kishës së

Romës.547

Në muajt e parë të 1905-ës u intensifikuan manovrat e princit Gjika për t’u

bërë i njohur jashtë shtetit si shefi suprem i kryengritjes shqiptare. Në janar, pasi

mori kontakt me Riçoti Garibaldin, këmbëngulte në vartësinë e trupës së krijuar

me vullnetarë italianë prej 10000 vetëve, zbarkimi i të cilëve në Shqipëri

parashikohej për në shtator të po atij viti.548 Princi Gjika donte të kishte një rol

mbizotërues në këtë zbarkim të mundshëm. Gjithashtu konfirmonte se

544 AQSH, D.8, f. 1-23545 Po aty546 Po aty547 E. Maserati, Vepër e përmendur, f.102548 I. Dërmaku, Vepër e përmendur, f.382

Page 148: Andi Pinari

148

menjëherë pas vendosjes së një qeverie përfundimtare, vullnetarët garibaldinë

duhet të largoheshin nga vendi i çliruar, duke lënë pas të gjithë armatimet.549

Gjithësesi, kishte pak gjasa që gjenerali, megjithëse ishte në kushte të tilla

shëndetësore që nuk i këshillohej të merrte pjesë personalisht në operacionet në

territor shqiptar, të ishte i gatshëm t’i vendoste trupat italiane nën komandën e

një shtabi të përgjithshëm të Gjikës, megjithë simpatinë që kishte për princin.

Një emërim zyrtar si shef të përgjithshëm të kryengrintjes Gjika arriti ta

sigurojë nga një kongres shqiptar i thirrur në Bukuresht më 23 prill 1905. Ky

kuvend, që u mbajt nën presidencën e Ibrahim Themos por frymëzues i të cilit

ishte prifti Gaspar Jakova Merturi.550 Kuvendi vazhdoi me krijimin e një komiteti

drejtues me tre anëtarë me emrin Kombi, me seli në Romë, vendosi për

adoptimin e alfabetit dhe të ortografisë së propozuar nga Jakova Merturi dhe

deklaronte “si program të vetëm politik pavarësinë e Shqipërisë në bazë të pesë

vilajeteve të Shkodrës, Selanikut, Manastirit dhe Janinës”.551 Detyrë paraprake e

direktivës - revista dygjuhëshe e Vladanit, “Laimtari i Shcypenies”, u bë organ

zyrtar - do të ishte ngritja e komiteteve sekrete në atdhe dhe përthithja e atyre që

vepronin tashmë në botë. Sa i përket rendit institucional të shtetit të ardhshëm,

kongresi, edhe pse ia besoi Gjikës drejtimin e veprimeve ushtarake, deklaronte se

nuk njeh asnjë kadindaturë për fronin.552

Kundër pretendimit të komitetit Kombi, i personifikuar nga Gjika e Jakova

Merturi, se po përvetësonin përfaqësimin politik të diasporës dhe të grupeve të

agjitacionit brenda perandorisë turke, ndërhyri Riçoti Garibaldi në rolin e

presidentit të Këshillit Shqiptar të Italisë për të kërkuar një korrigjim të pjesshëm

të vendimeve të Bukureshtit, kërkesë që gjithësesi Jakova Merturi e hodhi poshtë

me energji, duke e kontestuar nga ana e tij të drejtën e shqiptaro-italianëve për të

549 AQSH, D.8, f. 1-23550 Po aty551I. Dërmaku, Vepër e përmendur, f.382552 Po aty

Page 149: Andi Pinari

149

ndërhyrë në fatet e atdheut.553 Një konfrontim i veçuar, ky, i dy personazheve që

ekzistonin më shumë në letër e që nuk ishin të njohur në Shqipëri. Nga ana tjetër,

binomi Gjika-Jakova Merturi po prishej, e princi, i përjashtuar nga drejtimi i

Kombit në Romë, po afrohej me Ismail Qemalin dhe Dervish Himën për të

themeluar bashkë me ta në nëntor në Paris një komitet të ri shqiptar me të njëjtin

emër, duke kërkuar ndërkohë një pajtim me Riçoti Garibaldin, ndërsa Jakova

Merturi, nga ana e tij, u largua nga kryeqyteti italian për në Athinë me qëllimin

për të ngritur atje një gazetë.554

Një motiv jo i vogël i kundërshtimit që i bëri Riçoti Garibaldi kongresit të

Bukureshtit ishte mënyra e ndryshme në konceptimin e pavarësisë së Shqipërisë.

Për gjeneralin, në fakt, kryengritja e armatosur duhet të mundësonte një regjim

me autonomi të gjerë dhe ende jo një shkëputje prej Shtetit turk, duke qenë se

mungonin kushtet ndërkombëtare për një zgjidhje të tillë.555 Ruajtja, në fazën

fillestare, e sovranitetit të Sulltanit do të vlente për të mos lënë Austro-

Hungarinë të ndërmerrte “masat e pushtimit të arsyetuar nga ana diplomatike”,

e pikërisht për këtë shihej më e përshtatshme të caktohej pavarësia në një kohë

më të vonët.556 Një zgjidhje e tillë shkallë-shkallë, sipas gjeneralit, do të kishte

ndikime më pak traumatike për perandorinë osmane, mbijetesa e së cilës duhej

ruajtur, me merakun se mos ndahej mes Vjenës dhe Petërburgut.557 Edhe pse të

tilla argumenta nuk përbënin risi në debatin politik të deriatëhershëm, merr një

interes të veçantë divergjenca e kapshme mes Riçoti Garibaldit dhe partisë

maziniane që mbështeste aksionin, e radhitur në pozicione më radikale,

përfshirë atë të shkatërrimit të perandorive shumëkombëshe.

Gjatë 1905-ës fatet e vetë Këshillit Shqiptar të Italisë po

kompromentoheshin nga dorëheqja nga detyra e sekretarit, dorëheqje e paraqitur

në shtator nga Beniçi, pasi u bë e njohur ndihmesa në para që kishte marrë nga

553 E. Maserati, Vepër e përmendur, f.102554 Po aty555 Po aty556 Po aty557 Po aty

Page 150: Andi Pinari

150

princi Gjika për publikimin në Romë të një reviste të re, “Korrieri i Ballkanit”.558

As kjo revistë, që doli në dy gjuhë, italisht e frëngjisht, në maj 1906, nuk arriti të

kishte jetëgjatësi dhe u ndërpre pas disa botimesh. Vetëm në korrik 1908, në

gjirin e lëvizjes shqiptaro-italiane, rryma “veprimtare” që ishte përkrah Riçoti

Garibaldit filloi të kishte një zëdhënës, me transferimin në Romë të një gazete që

ishte botuar tashmë në Raguzë të Dalmacisë e më pas në Trieste, “Shpnesa e

Shcypeniis”.559 Drejtor dhe kryeredaktor ishin Nikola Ivanaj dhe avokati Terenc

Toçi.560 Në botimet e saj, gazeta ankohej për përgjigjen e vakët të Italisë zyrtare

ndaj kërkesave që vinin nga kolonitë shqiptaro-italiane në favor të atdheut,

ndërsa linte në heshtje faktin, historikisht të rëndësishëm, se qeveria e Romës,

megjithë simpatitë që kishte për popullatat ballkanike në luftë për emancipim

kombëtar, nuk mund të vinte në rrezik marrëdhëniet e saj me Vjenën.561

Shqetësime të tilla në politikën e jashtme kanë qenë shkaku që e shtynë

ministrin Xholiti të urdhërojë perfektët, karabinierët, doganën dhe marinën të

pengonte me çdo mjet një dërgim të vullnetarëve në Shqipëri duke qenë se në

pranverë të 1911-ës po ravijëzoheshin perspektiva konkrete për një sipërmarrje

të tillë, duke qenë se në veri ishte ende e ndezur kryengritja kundër Xhon

Turqve.562 Ja sesi shprehet arbëreshi Françesko Mauro në një letër dërguatr

Nikollë Ivanajt :”Ti je informuar për të gjitha që në Itali bëhen dhe mund të bëhen për

çështjen shqiptare persekutime të vërteta nga qeveria italiane. Gjithashtu pengohet

shfaqja e simpatisë dhe mëshirës njerzore, mbyten ndjenjat e kolonive shqiptare që dhanë

gjithçka për atdheun e tyre të adoptuar, duke mbjellur frikë, nënkuptime dhe shpifje

Arrihet deri aty sa nuk mundemi të dërgojmë ndonjë mjek apo misionar të ndihmës së

Kryqit të Kuq”563 Frika e ministrisë së Jashtme, përveç frikës që kishte natyrisht

edhe Porta e Lartë, për një ndërhyrje garibaldine nuk ishin pa bazë, duke parë

558 A. Kondo, Çështja kombëtare në faqe të shtypit…, Vepër e përmendur, f.154559 Po aty560 Po aty561 Po aty562 G. Salvemini, Vepër e përmendur, f.293563 Nevila Nika, Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjet shqiptare (1910-1912), Prishtinë : Instituti iHistorisë, 2003, f.107

Page 151: Andi Pinari

151

edhe praninë në disa vende të kryengritjes agjentë shqiptaro-italianë si Terenc

Toçi, Mark Forlini e të tjerë. Veçanërisht aktiv ishte Toçi, që në prill kishte arritur

territoret e Dukagjinit dhe të Mirditës për krijimin e një qeverie revolucionare,

sipas një projekti të miratuar nga Riçoti Garibaldi e që kishte premtuar edhe

ndihma.564 Në fakt disa shefa të revoltës të bashkuar më 27 prill në Ghimes,

themeluan qeverinë e përkohshme të Shqipërisë duke i besuar presidencën Toçit;

ky i referon Riçoti Garibaldit “duke e lajmëruar se mund të mbështeteshin në 30

000 burra që mund të luftojnë e i lutej të vinte menjëherë, duke marrë me vete

edhe armë”.565

Por thirrjet e parreshtura të Toçit qoftë drejtuar gjeneralit qoftë drejt

mjediseve shqiptaro-italiane ishin pa përgjigje, por megjithëkëtë shpresat e

kryengritësve rriteshin për marrjen shumë shpejt të Shëngjinit, Lezhës, Pukës

dhe Vaut të Dejës e për të nxitur një kryengritje edhe në Toskëri. Pas një muaji

pritje, kur mori lajmin se nga portet italiane nuk mund të kalonin as armë dhe as

njerëz, qeveria e përkohshme nuk priti më dhe vendosi të pushtojë Shëngjinin

dhe Lezhën. Sulmi pati rezultate modeste, të kufizuara me pushtimin më 4

qershor të kështjellës së Lezhës, që gjithësesi u lëshua në të njëjtën ditë si pasojë e

reagimit të guarnizonit osman. I gjendur përballë nevojës për t’u siguruar

personalisht për dërgimin e forcave ndihmëse nga Italia, Toçi kaloi kufirin turko-

malazez dhe pa se si kishte ngecur dërgimi i trupave, duke u zhgënjyer nga

aradhja e vogël e garibaldinëve e përqendruar në Podgoricë; para se të rikthehej,

u shkroi një letër “Tribunës” dhe “Arsyes” në Romë në të cilën nuk i këshillonte

të rinjtë italianë të vinin në Shqipëri sepse “revolucioni nga ana ushtarake kishte

marrë fund”.566

Vetëm disa bërthama të këmishave të kuqe arritën në vendet e revoltës,

sidomos për hir të propagandës dhe të angazhimit organizativ të Çipriano

Fakinetit dhe morën pjesë në aksionet guerile bashkë me kryengritësit; disa të

564 E. Maserati, Vepër e përmendur, f.108565 Po aty566 Po aty

Page 152: Andi Pinari

152

mbijetuar të këtyre sipërmarrjeve përfunduan në dhjetor të vitit pasues në mesin

e vullnetarëve italianë që luftuan në Drisko përkrah grekëve për çlirimin e

Janinës. Por ashtu si pati probleme në pranverë të 1911-ës në qendër të

Podgoricës, Riçoti Garibaldi pati kundërshtime në mesin e ndjekësve të tij edhe

në fushën e veprimit në Epir (ku ndërhyri personalisht) e në veçanti u akzua se

po sakrifikonte kombin shqiptar për interes të Greqisë. Sa i përket Toçit, pas

përvojës së tij zhgënjyese në atdhe dhe shijen e hidhët që provoi me braktisjen që

pati nga ata në Itali që ishin përkrahës të flaktë të çështjes shqiptare, kishte

rifilluar aktivitetin publicistik, duke themeluar në Romë në korrik 1912 “Revistën

e Ballkanit”, pak muaj pasi kongresi kombëtar i Vlorës i kryesuar nga Ismail

Qemali të deklaronte pavarësinë e Shqipërisë.567

3. Aktiviteti i shqiptarëve në Trieste për çështjen shqiptare

Lidhje të shumta të bazuara tek aktiviteti ekonomik bashkonin Triesten

dhe Shqipërinë në vitet përgjatë shkeullit të XIX-të dhe fillimit të shekullit të XX-

të. Disa autorë përmendin zakonin që kishin tregtarët shqiptarë për t’iu drejtuar

këtij qyteti për shitjen e prodhimeve të tyre dhe blerjen e gjërave të nevojshme që

vinin nga vende të ndryshme të Europës qendrore dhe perëndimore.568 Qendra

tregtare e Triestes, një rrugë e natyrshme e një shkëmbimi të tillë dhe e pajisur siç

duhet me lidhjet detare me molet e Adriatikut jugor me anë të lundrimeve me

567 A. Kondo, Çështja kombëtare në faqe të shtypit…, Vepër e përmendur, f.156568 E. Maserati, Vepër e përmendur, f.103

Page 153: Andi Pinari

153

flamuj, ishte bërë kështu seli e ndëmarrjeve tregtare shqiptare dhe arrinte që,

ende në vitet e fundit të shekullit, të transportonte në këtë rrymë trafiku edhe një

pjesë të madhe të eksporteve të Italisë me destinacion provincat turke në

Ballkanin jugperëndimor. Parapëlqimi që ekzistonte për tregun e Triestes nxiste

klasën e kamur në Shqipëri t’i drejtohej ekskluzivisht qendrës adriatikase për të

kënaqur nevojat e saj jo vetëm ekonomike por edhe kulturore. Bëhej fjalë përveç

një përpjekje për t’u afruar me vlerat europiane, edhe për një aspiratë për të

rigjetur identitetin kombëtar të një populli që ishte fshirë gjatë sundimit osman.

Kështu pikërisht i sipërpërmenduri Jubani, i cili në Shkodër kishte detyrën

e sekretarit të konsullit të Francës, porositi më 1871 në tipografinë e Triestes të

Lloyd Austriaco shtypjen e një përmbledhjeje këngësh të Shqipërisë veriore të

përkthyera në italisht, duke i bashkëngjitur një tabelë fonetike të tyre në gjuhën e

origjinës, si dhe me disa konsiderata paraprake mbi “gjendjen morale dhe

kulturën intelektuale të popullit shqiptar” të marra nga një raport i bërë një vit

më parë, ndoshta për llogari të konsullit Hekard.569

Për të hasur në Trieste në sipërmarrje të tjera editoriale me një zhvillim të

caktuar kulturor, e në të njëjtën kohë edhe politik e kombëtar, nga ana e

shqiptarëve, duhej pritur fillimi i shekullit të ri. Njëra prej këtyre kishte të bënte

me Nikolla Ivanajin. Ndërkohë, ngjarje me rëndësi ndërkombëtare kishin

ndodhur, e që ishin reflektuar edhe mbi këtë pjesë të Ballkanit: traktati i Shën

Stefanit e më pas kongresi i Berlinit kishin çuar, siç u tha, në krijimin në Prizren

të një lidhjeje shqiptare me synim ruajtjen e integritetit territorial të vendit nga

presioni ekspansionist i shteteve të vogla kufizuese. Në vigjilje të takimit historik

berlinez, nuk kishte munguar një qëndrim në mbrojtje të çështjes shqiptare nga

ana e grupeve të ekzilit nga Shkodra dhe Kosova që banonin në Trieste, që u

përqendrua në dërgimin e një memorandumi drejtuar kryeministrit anglez

Disraeli.570 Integriteti kombëtar dhe bashkë me këtë edhe kërkesa për reforma

569 Për më tepër sih : Zef Jubani, Reccolta di canti popular e rapsodie di poemi albanesi, Trieste :1871570 S.Skëndi, Vepër e përmendur, f.80

Page 154: Andi Pinari

154

drejtuar Portës së Lartë ishin edhe motivet kryesore që kishin frymëzuar lidhjen

e re, që u lidh më 1883 mes fiseve të veriut, kundër përcaktimit të kufirit turko-

malazez; një tjetër manifestim i ndërgjegjies kombëtare u shpreh më vonë, më

1897, me rastin e luftës greko-turke.571 Në rol gjithmonë e më aktiv si arbitër në

çështjen shqiptare luhej në atë kohë nga qeveria e Vjenës, në konkurrencë

gjithësesi me atë të Romës, në një ekuilibër delikat influencash që nuk

përjashtonte nga të dy palët nisma surprizë, qoftë ekonomike qoftë kulturore ose

në kuadër të mbrojtjes së urdhrave fetarë katolikë. Edhe në rrethana të tilla, doli

se ishte pozitiv nxitja e ushtruar nga komitetet politike shqiptaro-italiane,

sidomos ndaj veprimtarisë diplomatike të Ministrisë së jashtme italiane pas

ngjarjes në Adua.

Gjithësesi aktiviteti politik i shqiptaro-italianëve nuk gjente gjithmonë

jehonën e duhur në atdhe, madje nganjëherë pritej ftohtë e lindte jo pak kritika.

Në fakt ai, me aspiratat heterogjene që kishte e madje kontradiktore, s’para

pajtohej me parimin “Shqipëria për shqiptarët” që mbështetej nga lëvizja që

vepronte në territorin kombëtar, duke qenë se italo-shqiptarët nuk do quheshin

qytetarë të një Shqipërie të lirë aq sa nuk do të quhej çdo qytetar tjetër italian.572

shumë shekuj histori i ndanin kolonitë e ngulura në atë kohë në Mbretërinë e

Napolit e në atë të Siçilisë nga bashkësitë e mbetura nën pushtimin osman. Nuk

është për t’u habitur gjithësesi, se Nikola Ivanaj, që vepronte jashtë shtetit, por

qëllimisht në orbitën e gazetarisë shqiptaro-italiane, e që mbante lidhje të

ngushta me Riçoti Garibaldin, të kontestohej më pas në atdhe.

Përvoja gazetareske e Ivanajt, në kohën e luftës për emancipim kombëtar,

është e lidhur, përveç bashkëpunimit me gazetën dhjetëditëshe “Albanija” e

Beogradit e drejtuar nga Jashar Erebara, sidomos me publikimin e “Shpnesa e

Shcypeniis”. E dalë për herë të parë në botim më 1905 në Raguzë të Dalmacisë,

në botim shqip-kroatisht-italisht – titulli në gjuhën e dytë nga këto të treja ishte

571 S.Skëndi, Vepër e përmendur, f.80572 E. Masserati, Vepër e përmendur, .119

Page 155: Andi Pinari

155

“Nada Albanije” -, kjo gazetë javore, që u bë dyjavore më 1906 për mungesë të

fondeve e programi i së cilës ishte nën moton “Liri dhe pavarësi e Shqipërisë”,

tolerohej nga censura austriake, ndryshe nga shtypi periodik i komiteteve

politike shqiptaro-italiane dhe rumuno-shqiptare që ishte më i prirur për t’u

ndaluar nga monarkia e dyfishtë dhe e penguar, edhe me mjete abuzive, që të

shpërndahej në Shqipëri.573

Në këtë drejtim vlen të përmendet se si autoritetet habsburgase ishin

angazhuar që të godisnin që në rastin e parë revistën e Anselm Lorekios, “Kombi

Shqiptar”, që kur u dha rasti u konfiskua me nismën e vetë Drejtorisë së policisë

së Triestes për shkak të propagandës së bërë në favor, përveç të lëvizjes

kombëtare shqiptare, edhe të irredentizmit julian dhe trentin; ndërsa, për efekt të

monopolit virtual të shërbimit postar në rrugë detare përgjatë bregdetit lindor të

Adriatikut të ushtruar nga lundrimet e Lloyd, funksionarët e zyrave postare

austro-hungareze të Shëngjinit, Durrësit dhe Janinës ishin gjendur në pozicionin

e atyre që ndalonin shpërndarjen e kësaj reviste, në përputhje me çdo lloj

korrespondence me përmbajtje politike të parë me sy të keq nga Ballplatz-i.574

Gazeta “Shpnesa e Shcypeniis” u publikua në Raguzë nga shtatori 1905

deri në qershor 1907; pastaj, në gusht 1907, doli në Trieste; në fund, pas një

ndërprerjeje të gjatë, ridoli në vitin e mëpasëm në Romë. Drejtor, si dhe pronar,

ishte gjithmonë Nikola Ivanaj.575 Në këto faqe gazete gjenin mikëpritje

bashkëpunëtorë të drejtimeve të ndryshme politike, me dallime nga njëri-tjetri

kryesisht të bazuara në prejardhjen e tyre përkatëse, ku bëhej fjalë për patriotë që

jetonin në Shqipëri ose që u përkisnin bashkësive jashtë vendit. Në mesin e

këtyre të fundit, ishin të shumtë, që me lindjen e gazetës, korrespondentët nga

Italia, si Manlio Beniçi, Agostino Ribeko, R. Fabris, e shpesh dilnin artikuj të

marrë nga “Kombi shqiptar”, por nuk mungonin sulmet në drejtim të kundërt,

ndaj publiçistëve dhe studiuesve të njohur si Batista Pelegrini e Antonio Baldaçi,

573 E. Masserati, Vepër e përmendur, f.115574 A. Kondo, Çështja kombëtare në faqe të shtypit…, Vepër e përmendur, f.156575 Po aty

Page 156: Andi Pinari

156

që ishin më të kujdesshëm ndaj imperalizmit italian sesa ndaj çështjes shqipare.

Sekuestrimi i vetëm që u bë ndaj “Shpnesa e Shcypeniis” në kohën e publikimi të

saj në Raguzë ishte për shkak të padisë për shpifje të ngritur kundër redaktorit

përgjegjës të gazetës nga ana e don Huan de Aladro Kastrioti, një prej

pretendentëve për fronin e ardhshëm të Shqipërisë. Në fakt gazeta ishte marrë në

disa botime me këtë pretendent, nënshtetas spanjoll, që kishte kredi tek Anselm

Lorekio, duke e kritikuar si aventurier.

Transferimi gjatë vitit 1907 i redaksisë së gazetës, duke ruajtur programin

që e frymëzonte, në një qendër të madhe tregtare dhe industriale si Trieste, duke

u qëndruar motiveve të adoptuara nga Ivanaj, u bë nga nevoja “për të kënaqur

nevojat e atdheut tonë e në të njëjtën kohë për të lehtësuar e për të zhvilluar

tregtinë me këtë qytet të shkëlqyer”.576 Porse persepektivat e Ivanajt për të

siguruar në zonë një rreth lexuesish dhe për të fituar fondet e duhura mbetën të

zhgënjyera, ashtu si mbeti edhe besimi se do të mund të shprehnin mendimin e

tyre lirshëm, ndërkohë që nuk do t’i mungonin nxitjet, të shoqëruar me

premtime për ndihmë, nga ana e komiteteve shqiptaro-italiane dhe shqiptaro-

rumune për të vazhduar veprimtarinë e tij publicistike në Romë. Atje në fakt nuk

vonoi vendosjen e tij duke rifilluar në qershor të vitit 1908 publikimin e gazetës

së tij, me bashkëpunimin e Terenc Toçit që shfaqej edhe në rolin e redaktorit

përgjegjës.577 Duke u kthyer në dy-gjuhëshe, duke lënë botimin në gjuhën kroate,

gazeta “Shpnesa e Shcypeniis” u gjend e anazhuar në kundërshtimin, në veçanti,

të projektit austriak për hekurudhë në sanxhakun e Novi Pazarit, sipas

udhëzimeve të sakta të lëshuara nga Ivanaj disa muaj më parë, kur në javën e

Pashkëve kishte marrë pjesë në Bukuresht në një mbledhje të lidhjes vendore

shqiptare, ku ishte i pranishëm një tjetër pretendent për fronin e Shqipërisë,

princi rumun me origjinë shqiptare Albert Gjika.578 Duke qenë aktiv në komitetin

shqiptar Pro Atdheut në Romë dhe pjesëmarrës bashkë me av. Toçi në mjaft

576 A. Kondo, Çështja kombëtare në faqe të shtypit…, Vepër e përmendur, f.160577 AQSH, Fondi 77, D.3, f.1-7578 AQSH, Fondi 44, D.7, f.24-38

Page 157: Andi Pinari

157

nisma, siç janë thirrjet në konferenca, me anë të të cilave në atë kohë kërkohej të

fitohej opinioni publik italian ndaj çështjes shqiptare, Ivanaj ripërtërinte

marrëdhëniet e tij me Riçoti Garibaldin, president i Këshillit shqiptar të Italisë

dhe frymëzues i projekteve kryengritëse në Shqipëri.579

Gjithmonë në Trieste, shtypi periodik u pasurua më 14 nëntor 1907 me një

dyjavor të publikuar në dialektin geg nga Mati Logoreci, “Dashamiri”, i cili, me

sa dihet, dallohej nga gazetat simotra të botuara jashtë vendit duke mos qenë një

zëdhënëse e emigrantëve, por organ i mjediseve të caktuara në atdhe.580

Themeluesit e tij ishin anëtarë të shoqërisë Agimi, dhe programi i tij përfshinte

zhvillimin e kulturës kombëtare përmes artikujve me përmbajtje shkencore,

rizgjimin e interesit për gjuhën dhe për letërsinë shqiptare – mundësisht të

veçuar nga politika – si dhe gjetjen e një zgjidhje për problemin e alfabetit të

përbashkët. Vetë Logoreci kishte përvojë didaktike si mësues i një shkolle në

gjuhën amtare të hapur në Prizren më 1899. 581

Një tjetër aspekt i luftës kombëtare shqiptare e lidhur me këtë qendër

adriatikase kishte të bënte me trafikun e armëve. Disa patriotëve me origjinë nga

Shkodra dhe nga rajonet përrreth, të mbështetur nga qarqet shqiptaro-italiane e

të përkrahur nga ana financiare nga Huan de Aladro, u shkoi ndër mend në atë

kohë projekti – pasi kishin parë dështimin e tentativave të mëparshme për t’u

furnizuar në Brindisi – për të realizuar në Trieste blerjen e transportimin e

armatimeve të lehta, kryesisht pushkë, për të armatosur një bandë në Shqipërinë

veriore. Vendimi për t’iu drejtuar tregut të Triestes u mor gjatë një takimi që ata

patën në Bari në qershor të vitit 1907 me pretendentin e përmendur të fronit, i cili

kishte siguruar tashmë me agjentët e tij një anije për operacionin. Sekretari i

Aladros, një farë Babatasi, kishte ardhur në Trieste prej pak kohësh për t’u takuar

me njeriun e besuar të pretendentit, priftin Gasparo Skrelli, duke e vënë në dijeni

579 AQSH, Fondi 44, D.8, f.1-6580A. Kondo, Çështja kombëtare në faqe të shtypit…, Vepër e përmendur, f.156581E. Maserati, Vepër e përmendur, f.129

Page 158: Andi Pinari

158

për planin, realizimi i të cilit gjithësesi mbetej për në momentin më të volitshëm.

Policisë austriake nuk duhet t’i shpëtonin manovra të tilla e ajo ndërhynte duke i

vënë nën vëzhgim shqiptarët e dyshuar, në përputhje me udhëzimet e ministrisë

së jashtme për të ndaluar kontrabandën e armëve në Shqipëri.582

Një vëmendje në rritje që u shfaq, rreth kësaj epoke, nga ana e drejtorisë së

policisë së Triestes në lidhje me lëvizjet që kishin të bënin me Ballkanin jug-

perëndimor, vinte nga presioni i bërë nga organet qendrore, e në veçanti nga

Ballplatz-i (ministria e Jashtme austro-hungareze), që kur Arentali ishte bërë

titullar i saj. Një rrjet informatorësh u mundësonte organeve vendore të sigurisë

publike një përditësim të vazhdueshëm të njoftimeve mbi agjitacionet në

Shqipëri, si dhe mbi adresat që ndiqnin qeveritë serbe dhe malazeze në këtë

vend. As njëra palë as tjetra nuk vonuan në pranimin se me ardhjen në fuqi të

Xhon Turqve pati një dinamizëm të ri në spiralen e reagimeve që shkaktoi kjo

ngjarje në kombet jo-osmane të perandorisë; zgjimi i vilajeteve shqiptare kundër

regjimit të ri arriti të transformohej deri në rebelim gjithnjë e më të zgjeruar, duke

filluar nga Kosova.583

Ndërkohë që revolta po merrte një karakter gati endemik, në fushë u futën

në mënyrë aktive komitetet shqiptaro-italiane duke i dhënë mbështetjen e tyre

një qeverie të përkohshme të themeluar në veri të vendit në prill të vitit 1911, nën

presidencën e Terenc Toçit e në këtë pikë duke organizuar nisjen e vullnetarëve

nga Italia, të cilët do t’u bashkoheshin kryengritësve nën drejtimin e Riçoti

Garibaldit.584 Për transportin përkatës ishte menduar të përdorej qoftë edhe

ndonjë anije me flamur austriak e të armatoseshin disa kolona në Trieste dhe në

Rovinjo, duke parë mbikëqyrjen e rreptë nën të cilën ndodheshin brigjet e

mbretërisë (Italisë). Bëhej fjalë për zëra, që kishin mbërritur tek Ballplatz-i

582 E. Maserati, Vepër e përmendur, f.119583 Po aty584 AQSH, Fondi 98, D.11, f.1-4

Page 159: Andi Pinari

159

pjesërisht prej vetë ambasadës italiane, në përputhje me kushtet e mirëkuptimit

mbi Shqipërinë mes dy fuqive të vitit 1897.585

Kundërshtimi që i bëri qeveria e Xhiliotit, për shkak të angazhimeve të

përmendura ndërkombëtare, dërgimit të vullnetarëve italianë në Shqipëri, duhet

ta bindte Riçoti Garibaldin të hiqte dorë nga pjesëmarrja në këtë sipërmarrje,586porse propaganda në favor të rekrutimeve njoftonte në gazetën republikane të

Varezit për “Gjahtarin e Alpeve”, drejtori i së cilës, Çipriano Vakineti arriti në

korrik në Trieste, për tek vendet e rekrutimit. Në qendrën adriatikase, ai lidhi

kontakte me macinianët dhe themeloi një komitet klandestin, të drejtuar nga

Gabriele Foskiati, për dërgimin matanë të vullnetarëve.587 Duke qenë se të gjithë

portet e mbretërisë ishin të vëzhguar në mënyrë strikte, këmishat e kuqe u

përqendruan në Trieste, ku u hipën në anije drejt Kotorit e prej andej u dërguan

në Podgoricë, në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku do të ngrihej shtabi i

përgjithshëm i fushatës. Për transportin e tyre përmes detit, me anë të

peshkarexhave, shpresat ishin tek nisma e Nacario Sauros, nga Koperi i

Sllovenisë, njohës i mirë i bregdetit adriatik e i lidhur me miqësi me disa drejtues

shqiptarë që i kishte furnizuar disa herë me armë në mënyrë klandestine, me

zbarkime gjatë natës në portin e Durrësit e të Shëngjinit. Nga selia e botimi javor

të macinianëve të Triestes, “Emancipimi”, Fakineti u dërgonte udhëzime të gjitha

qendrave republikane të gadishullit duke i ftuar të rinjtë që të takoheshin në

malet e malësorëve shqiptarë.

Porse kontrasti, i përkeqësuar nga polemikat e pakëndshme, mes qendrës

së Podgoricës dhe Riçoti Garibaldit e paralizoi komitetin e Triestes. Nga fundi i

korrikut u nisën me anijen me avull “Baron Gaush” Foskiati dhe Bruno Turrini

për t’u bashkuar me shokët e tjerë që luftonin tashmë në Shqipërinë veriore

përkrah bandave të Grudës nën komandën e princit Simon Doda. Dy

korrespondenca nga fronti të dërguara nga Foskiati për redaksinë e

585 AQSH, Fondi 98, D.11, f.1-4586 Po aty587 Po aty

Page 160: Andi Pinari

160

“Empancimipit” nuk arritën në destinacion, porse u kapën nga cenzura postare

austriake. Në gusht, kur kryengritja po përjetonte të rrahurat e fundit, aradhja e

italianëve të vendosur në Shqipëri u shtua me një dyzinë të rinjsh macinianë nga

Pola të drejtuar nga Luixhi Bilukalia, mes të cilëve mund të përmenden emrat e

Mocatos, Shturmit, Bonit dhe Xhovani Predoncanit. Vullnetarët ishin veshur civil

me një gjerdan të madh fishekësh në brez, të armatosur me pushkët e vjetra

austriake Verndl, ushqeheshin me mish keci dhe flinin në qiell të hapur. Merrnin

pjesë në aksione guerile kundër njësive dhe postblloqeve turke në territorin e

Grudës, Hotit, Kastratit dhe Klementit. Në fund të gushtit, legjioni i vogël italian,

pasi u kthye në Podgoricë, u shpërbë.588

Ndërkohë në Trieste, pas nisjes së Foskiatit, në rrethin e macinianëve, nën

drejtimin e Anxhelo Polakos, ishte formuar një komitet i ri rekrutimi me qëllim

dërgimin e mëtejshëm të vullnetarëve. Por policia, falë informacioneve të

besueshme, e bllokoi që në lindje këtë aktivitet, duke arrestuar më 1 gusht,

Xhovani Paulinin dhe Enriko Kalinin, ndërsa ishin duke hipur në “Baron

Gaush”-in e drejtuar për në Kotor, si dhe Polakon e Karlo Kablerin që po

përcillnin dy të parët në mol.589 Nën akuzën se kanë krijuar një shoqëri të fshehtë,

ata dolën para gjykatës dhe më pas u liruan më 7 shtator të vitit 1912 – për më

shumë se një vit – Paulini, Polaku, Kableri dhe Foskiati, të gjithë nga Trieste,

bashkë me Mario Mican da Pisino dhe goriciani Luigj Xhovani Xei. Gjykata nuk e

pa të arsyeshme gjithësesi ta konsideronte Komitetin Pro Shqipërisë si një

shoqatë të vërtetë, ashtu siç nuk gjeti ndonjë lloj fshehtësie në mbledhjet e

mbajtura nga të pandehurit, i shkarkoi nga akuza e përbashkët, ndërsa për

mbajtje të armëve të ndaluara (një grusht hekuri) e dënoi Xein me dy ditë arrest

dhe dhjetë korona gjobë. Një apel ndaj këtij vendimi i prezantuar në Gjykatën e

Kasacionit nga prokurori i shtetit u tërhoq më vonë.590

588 AQSH, Fondi 98, D.18, f.12-30589 E. Maserati, Vepër e përmendur, f.118590 Po aty

Page 161: Andi Pinari

161

Një tentativë për të kontrabanduar armë në Shqipërinë veriore kishte si

protagonist në pranverë të vitit 1912 agjentin e bursës Xhakomo Koçi, me origjinë

nga Shkodra. Ngjarja vuri në lëvizje diplomacinë turke e cila në maj, përmes

ambasadorit të saj në Vjenë dhe konsullin e Raguzës, lajmëroi Ballplatz-in dhe

gjithashtu edhe mëkëmbësinë në Zadar (Kroaci); në këtë këmbim notash

diplomatike shfaqeshin emrat e Koçit dhe Nikola Skiezit, një shqiptar me banim

në Kotor e i punësuar atje në agjencinë Lloyd, si përgjegjës për trafik armësh.591

Njoftime më tërthore lëshonin në lidhje me këtë autoritetet e bregdetit dhe të

Dalmacisë, sipas udhëzimeve të përpikta të ministrisë së Brendshme të Vjenës.

Në këtë mënyrë u vërtetua se Koçi, që kishte mbërritur së fundmi në Shëngjin me

anije me avull nga Trieste me tre arka me municion, kishte arritur të zbarkonte

dy prej tyre duke i dorëzuar në destinacion. Nuk mund të provohej pjesëmarrja e

Skiezit në aksion, megjithë miqësinë që e lidhte me bashkëatdhetarin nga

Trieste.592

Me të filluar gjatë vitit 1912 revolta me një intesitetet të ndryshëm në të

gjithë vendin, kryengritësit shqiptarë arritën suksese domethënëse ushtarake, që

kulminuan në gusht me pushtimin e Shkupit. Në kërkim të mbështetjes nga

jashtë për çështjen kombëtare, të krishterë dhe myslimanë të njohur kryenin në

atë kohë misione, veç e veç, në radhë të parë pranë dy fuqive që ishin garant për

ekuilbrin në Adriatik. Mbi qëndrimet në Trieste e në Itali në përgjithësi të Preng

Bib Dodës e pastaj të Ismail Qemalit, si dhe mbi përfundimet e takimeve që ata

patën në mjediset politike e pranë autoriteteve qeveritare, i referonte më 8 shtator

mëkëmbësit të bregdetit drejtori i policisë së Triestes.593 Ky sapo ishte informuar

nga vetë Bib Doda (me të cilën kishte miqësi disavjeçare), që po kthehej nga një

vizitë në Romë si mik i qeverisë italiane. Pas kontakteve që pati në atë kryeqytet,

Bib Doda kishte rënë dakort për mbështetjen e krijimit të një distrikti fetar të

krishterë (vikariat) në Shqipërinë veriore, duke pasur si guvernator të

591E. Maserati, Vepër e përmendur, f.118592 Po aty593 Po aty

Page 162: Andi Pinari

162

përgjithshëm një katolik, sipas një projekti të Fuqive të Mëdha të vitit 1880. Nuk

kishte rënë dakort gjithësesi për dorëzimin e Shkodrës Malit të Zi në kohën që,

kur ai mbërriti në Trieste, një vendim i tillë iu propozua nga një i dërguar i

Cetinjës, Sokol Baçi, djali i agjitatorit të njohur shqiptar Nikola Baçi dhe i afërm i

largët i të përmendurit Nikola Ivanaj. Bib Doda u nis kështu për në Vjenë. Një

rëndësi të vogël i dha policia austriake udhëtimit në Romë, përmes Triestes, të

Ismail Qemalit, të cilit shtypi italian nuk duket se i kushtoi shumë vëmendje.

Pak javë më pas, me shpërthimin e Luftës së Parë ballkanike dhe me

depërtimin vijues të ushtrive serbe, bullgare, malazeze dhe greke në territoret e

Turqisë europiane, Trieste u bë pikë kalimi, strehimi dhe gjithashtu teatër i

manovrave të eksponentëve të lëvizjes kombëtare shqiptare. Në situatën kritike

që duhet të përballonte kjo lëvizje, një rol parësor luante Ismail Qemali, që ishte

aktiv sidomos në Bukuresht si bashkërenditës i nismave të komiteteve kombëtare

jashtë shtetit, pastaj në Vjenë e në Budapest për të marrë nga ministri i jashtëm

austro-hungarez, konti Bershtold, miratimin për të themeluar një qeveri të

përkohshme në atdhe.594 Pasi kreu misionin e tij pranë titullarit të Ballplatz-it,

Ismail Qemali u gjend në Trieste bashkë me Luigj Gurakuqin, Pandeli Calen dhe

Don Kacorrin, të cilët, pasi kishin ardhur drejt e nga kryeqytetit rumun, e prisnin

që ta shoqëronin në Shqipëri, e bashkë me një tjetër bashkëpunëtorin e tij të

ngushtë, Dervish Hima. Grupi i vogël u nis më 19 nëntor me një anije të vënë në

dispozicion nga Bershtoldi.595 Më 28 të atij muaji kongresi kombëtar shqiptar i

mbledhur në Vlorë nën kryesinë e Ismail Qemalit shpalli pavarësinë e Shqipërisë.

Disa mbështetës së Ismail Qemalit mbërritën në qendrën adriatikase më 29

nëntor të larguar nga Durrësi, për shkak të pushtim serb të këtij qyteti, ku para se

të iknin i kishin besuar konsullatës austro-hungareze mbrojtjen e familjeve të

tyre. Po këta u rikthyen më 11 dhjetor në portin e Vlorës, që ishte çliruar nga

armiku. Edhe pretendenti Albert Gjika, një herë e një kohë i simpatizuar nga

594 S. Skëndi, Vepër e përmendur, f.262595 Po aty

Page 163: Andi Pinari

163

Riçoti Garibaldi, pasi kishte qëndruar një farë kohe në Vjenë, ishte vendosur me

disa shokë në Trieste, me qëllimin për të arritur në Vlorë bashkë me shqiptarë të

tjerë të njohur, disa prej të cilëve, që luftonin në radhët malazeze, kishin shkuar

për t’u mbrojtur në Dalmaci pas lajmit të shpalljes së pavarësisë.596 Me sa duket

princi Gjika, për të patur një pozicion të barazpeshuar në qeverinë e përkohshme

në dëm të Ismail Qemalit, kishte besim në mbështetjen e Preng Bib Dodës, që

sapo ishte kthyer në atdhe pas një tjetër udhëtimi në Romë.

Zhvillimet e mëtejshme të çështjes shqiptare janë të mirënjohura. Pas

diskutimeve dhe ndërlikimeve të përzgjatura (të kushtëzuara, ndër të tjera nga

pushtimi malazez i Shkodrës dhe nga tentativa e Esad Pashë Toptanit që të

krijojë një sundim të vetin në pjesën qendrore të vendit), më 29 korrik 1913,

konferenca e ambasadorëve në Londër pranoi kërkesat e qeverisë së Ismail

Qemalit dhe njohu pavarësinë e Shqipërisë, nën garancinë dhe kontrollin e

Fuqive të Mëdha.

596 E.Maserati, Vepër e përmendur, f.130

Page 164: Andi Pinari

164

PËRFUNDIME

Shekulli XIX shënoi një nga transformimet më të mëdha për shtetin italian.

Formimi i dy shteteve të mëdha europiane si Italia ashtu edhe Gjermania

përbejne një ndryshim vendimtar për baraspeshën e forcave në Europë. Këto

transformime luajtën një rol nxitës në kryerjen e lëvizjeve të thella shoqërore që

lidheshin me rritjen e ndjenjave kombëtare si dhe harmonizimin e interesave

ekonomike. Nacionalizmi italian ishte mbështetur nga një numër i vogël i që

kishte pikëpamje të ndryshme, por me ëndrrën e tyre të përbashkët për

bashkimin kombetar. Në pak raste ku kryengritjet e organizuara nga

nacionalistet ishin përkohësisht të sukseshme, ata ia detyronin suksesin e tyre

pakënaqesisë së masave. Kjo pakenaqësi u thellua dhe u përhap gjerësisht si

pasojë e shtypjes politike dhe varfërisë ekonomike, rritjes së taksave dhe

rekrutimit të popullsise dhe si rezultat i privilegjeve të aristrokacisë dhe të klerit.

Pavarësisht nga ekzistenca e kësaj pakenaqesie të masave, të gjitha kryengritjet

popullore në Itali përpara luftrave për bashkim, ishin shtypur nga qeveritë

eksistuese, shpesh me ndihmën e fuqive të huaja. Revolucionet kombëtare në

Itali triumfuan sepse shteti më i fuqishëm ndër shtetet italiane, Sardenja, vuri

fuqinë e saj ushtarake dhe mbi të gjitha burimet e saj diplomatike në shërbim të

lëvizjes kombëtare, duke siguruar kështu mbështetje vendimtare ushtarake dhe

politike nga një prej fuqive më të mëdha të Europës, nga Franca. Nuk duhet lënë

pa përmendur meritat që u takojnë liderëve të tillë si Konti Kamilo de Kavur,

Xhuzepe Mazini si dhe Xhuzepe Garibaldi. Me marrjen e Romës në 1870, cikli

heroik i Risorxhimentos mbyllej përfundimisht dhe vëmendja e opinionit publik

po përqëndrohej në mënyrë të natyrshme në problemet e brendshme dhe të jetës

ekonomike por edhe në një politikë të jashtme aktive.

Politika e jashtme ishte shumë e rëndësishme në kontekstin e vetë

periudhës kur mardhëniet ndërkombëtare mbështeteshin mbi parime fluide që

synonin fuqizmin me çdo kusht të rolit ndërkombëtar të shtetit. Kjo mund të

Page 165: Andi Pinari

165

realizohej duke u shndërruar në një faktor të rëndësishëm ndërkombëtar por

edhe duke shtrirë sa më shumë të ishte e mundur influencën por edhe duke

kontrolluar sa më shumë territore. Italia e bashkuar ishte pa dyshim një Fuqi e

Madhe, por më e vogla ndër fuqitë e tjera sepse popullsia e saj arrinte në 1871 në

rreth 10 million banorë, në raport me Francën, Austrinë dhe Anglinë që në atë

kohë kishin jo më pak se 35 million banorë secila. Hapja e kanalit të Suezit e

vendoste një pikë strategjike dhe ekonomike shumë të favorshme. Por mungesa e

e disa lëndëve të para si karburanti, përbënin një problem të rëndësishëm që

pengonte një pjesmarrje të gjerë në trafikun detar mesdhetar për Italinë.

Në këtë këndvështirm edhe Italia si një shtet që ishte bashkuar me

vonesë, nuk kishte ndonjë influence të madhe. Sidoqoftë përpjekjet e saj u

përqënduruan në stimulimin e influences së saj sidomos në vendet pranë saj.

Situata në Perandorinë Osmane ishte kritike sepse shteti osman po humbte

territore njeri pas tjetrit. Në këtë situatë edhe Italia u përpoq të përfitonte sa më

shumë. Por kjo përpjekje italiane ishte në fakt në konkurrence të ashpër qoftë me

Austro-Hungarinë por edhe me faktorin sllav në Ballkan. Në kuadër të politikës

orinetale të Italisë duhet veçuar si një drejtim i rëndësishëm edhe përpjekjet për

ndikimin në çështjen shqiptare. Duke qenë se Shqipëria ishte bregu më i afërt me

shtetin italian, politika e jashtme italiane u përqëndrua në problemet shqiptare.

Në përgjithësi mund të dallojmë disa faza të politikës orientale italiane :

Faza e parë përfshin vitet 1875-1881. Kjo fazë karakterizohet nga tentativa

të ndërhyrjes para Kongresit dhe gjatë Kongresit të Berlinit. Italia si fuqi e madhe

morri pjesë në Kongresin e Berlinit i thirrur për të vendosur mbi pozicionin e

Rusisë si fitimitare në luftën kundër turqve dhe të Austrisë neutrale por të

mbështetur nga të gjitha fuqitë e mëdha. Askush nuk kishte interes që të

poshtëronte shtetin e ri italian. Por nga shumë shtete të vogla nuk mund të dilte

një shtet i madh. Parimi që vazhdonte të mbizotëronte në mardhëniet midis

shteteve ishte parimi i ekulibrit të forcave. Kjo do të thoshte që edhe nëse do të

bëheshin ndryshime territoriale, këto duhej të respektonin ekuilibrin. Nëse Rusia

Page 166: Andi Pinari

166

do të pas luftës me Turqinë do të zgjeronte ndikimin e saj në ndonjë pjesë të

Ballkanit, atëhere ishte e justifikuesheme nëse shtetet e tjera të duke kërcënuar

me kualicion do të kërkonin kompesim duke mbajtur në jetë Perandorinë

Osmane në Europën juglindore. Çështja shqiptare fillon pikërisht në këtë

moment nëpërmjet organizimit të parë politik dhe ushtarak të shqiptarëve në

mbrojtje të trojeve të tyre. Lidhja e Prizrenit reagoi me forcë për shkëputjen e disa

territoreve shqiptare në favor të fqinjëve. Kjo i erdhi për shtat edhe politikës

italiane e cila u përpoq të ruante sa më shumë ndikim në problemin shqiptar.

Megjithatë ndërhyrja e Italisë në Kongresin e Berlinit ishte minimale. Duhet

përmendur roli i Kontit Korti në përpjekjet për të pajtuar shqiptarët me vendimet

e Kongresit. Ndërkaq italianët u përpqën të luajnë një rol sa më aktiv duke

mbrojtur “tërësinë territoriale të Perandorisë Osmane” sidomos në jugun e

Shqipërisë. Por roli italian ishte minimal dhe pothuajse i papërfillshëm. Kongresi

i Berlinit ishte në tiumf për Austrinë edhe sepse koncepti i nacionalizmit,

karakteristik për shek XIX nuk u përfshi në vendimet e Kongresit, megjithëse

pati njohje verbale të tij. Angli morri Qipron, Franca morri Tunizinë. Italia nuk

morri asgjë. Qëllimi i Kongresit ishte të mbante status quon në Ballkan me

ekuilibrin e fuqive. Në fakt kongresi me vendimet e tij arriti të ruante paqen deri

në 1914. Por nuk duhet harruar se në fakt aneksimi i Bosnjes nga Austria ishte

pika e fillimit të konflikit botëror të 1914. Ky fuqizim i Austrisë e cila nuk kishte

luftuar, por thjesht përfitoi në kurriz të parimit të ekulibrit që shpjeguam më lart,

ishte në fakt një kërcënim për Italinë dhe politikën e saj në Ballkan. Brenda Italisë

Kongresi i Berlinit shihej si një disfatë pasi ajo nuk kishte përfituar asgjë.

Deklarata e Kortit se Italia në Kongres do të bazohej tek të njëjtat parime që

kishin sjellë konsolidimin kombëtar në Itali, pra tek nacionalizmi, ishte një

deklaratë që krijonte kontrast me gjendjen në Ballkan ku si nacionalizmi ashtu

edhe krijimi i shteteve kombëtare kërcënonte status quon. Pra deri në 1878

politika e jashtme italiane është në ndërtim e sipër. Përsa i përket Shqipërisë vetë

Krispi ishte shprehur se nuk kishte interes ose siç e preçizoi më vonë Italisë i

Page 167: Andi Pinari

167

intereson vetëm që mos të bjerë nën kontrollin ose dominimin austriak. Ndërkaq

pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenti edhe lëvizja kombëtare shqiptare do të

kërkojë rrugë të reja për të finalizuar idenë e bashkimit kombëtar të shqiptarëve.

Këto ide do të lëkundeshin nga ideja e autonomisë deri tek ideja e pavarësisë së

plotë të Shqipërisë.

Faza e dytë e politikës së jashtme italiane përfshin vitet 1882-1901. Në këtë

faze Italia do të përpiqet të orientojë dhe koordinojë politikën e saj me rivalin e

saj kryesor në Ballkan, Perandorinë Austro-hungareze. Qëllimi do të jetë që të

mund të ushtrojë një politikë më efikase në Ballkan dhe Shqipëri. Italia e kuptoi

se duhej të bashkëpunonte me rivalin e saj nëse donte të ruante një ndikim në

çështjet ballkanike. Këto vite janë edhe momentet kur Italia angazhohet në

Aleancën Trepalëshe së bashku me Gjermaninë dhe Austro-hungarinë. Në

çështjen shqiptare këto janë vitet kur dy fuqitë e interesuara nënshkurajnë edhe

tre marrëveshje të fshehta lidhur me fatin e territoreve shqiptare. Thelbi i

marrveshjeve sekrete austo-italiane mbi Shqipërinë në 1897, 1900 dhe 1901 ishte

se palët do të vendosnin së bashku në lidhje me të ardhmen e Shqipërisë duke

pasur parasysh parimin e ekuilibrit të forcave. Kjo do të thoshte se asnjë nga dy

fuqitë nuk do të lejonte një fuqi të tretë të ndërhynte në zgjidhjen e problemit

shqiptar dhe se gjithçka që do të vendosej duhej të konsultohej midis palëve.

Ndërkaq ky angazhim i përbashkët nuk pengonte konkurrencën gjithnjë e në

rritje për një ndikim sa më të madh në territoret shqiptare. U angazhuan shumë

mjete financiare të nevojshme për të mbajtur këtë angazhim të madh politik,

përmes fuqizimit të pranisë diplomatike dhe ngritjes së shkollave të reja dhe të

kishave. Në vitet nga fundi i tetëqindës dhe fillimi i nëntëqindës ky konfrontim

fuqie në Shqipëri nuk njohu të ndalur, dhe ana italiane presionit habsburgas

rreth së cilës kishte lajme të ekzagjeruara pa asnjë bazë nga kosujt italianë, i

përgjigjej me ngritjen e nënkonullatave në Durrës dhe Vlorë, hapjen e një instituti

teknik për tregtinë në Shkodër, një zyre postare në Shkodër, Durrës dhe Janinë.

Po kështu sërish në Janinë, hapja e një agjencie tregtare, si dhe themelimi i një

Page 168: Andi Pinari

168

katedre të gjuhës dhe letërsisë shqipe në Institutin oriental të Napolit që ju besua

prof. Zef Skiroit nga rinovimi i marrëveshjes qeveritare me shoqërinë e

lundrimit Puglia e financuar që prej atëherë që të bënte lundrime një here në

javë, jo më çdo pesëmbëdhjetë ditë, mes bregut puliez dhe atij shqiptar, e në fund

me ekspozimin në kantierin në Livorno të një anije me avull me karenë të sheshtë

e përshtatur për të lundruar në lumin e Bunës për të bërë lidhjen me liqenin e

Shkodrës. Nismave të këtilla të bashkërenditura në mjediset ministeriale, u

korrespondonte një rritje e debateve në parlament dhe në shtypin periodik për

çështjen shqiptare, duke veçuar këtu artikujt e deputetit Guiçardini në “Nuova

Antologia” të vitit 1901 dhe ato të deputetit San Xhuliano në “Giornale d’Italia” e

vitit 1902, që përbënin një thirrje drejtuar popullit italian për një problem deri

atëherë pak të njohur siç ishte Shqipëria. Ndërhyrje aktive pati gjatë kohës së

Krispit sidomos në përpjektjet për të frenuar ndikimin austriak. Duke pasur edhe

origjinë arbëreshe, Krispi mund të konsiderohet si një politikan mjaft aktiv lidhur

me ndikimin italian në Shqipëri. Ndërkaq edhe lëvizja kombëtare shqiptare

kishte marrë përmasa të reja. Kjo dukej në krijimin e një numri të madh të

shoqërive, gazetave, revistave shqiptare që i kishin vënë vetes si qëllim kryesor

ndërgjegjësimin e shqiptarëve për nevojën e shkëputjes nga Perandoria Osmane.

Po kështu roli i madh i këtyre rilindasve duket edhe në ndërkombëtarizimin e

çështjes shqiptare si një nga problemet kryesore të rebusit ballkanik.

Faza e tretë përfshin vitet 1902-1912. Këto vite përfshijnë edhe momentet

më dramatike për çështjen shqiptare. Në përgjithësi kjo periudhë karakterizohet

nga mosbesimit reciprok italo-austriak. Zhvillimet e rëndësishme në lëvizjen

kombëtare shqiptare treguan se shqiptarët ishin të vetëdijshëm dhe të aftë të

zgjidhnin problemin e tyre kombëtar. Kjo u duk qartë në krijimin e çetave të

shumta, në artikulimin e dokumentave të rëndësishëm në emër të Shqipërisë siç

ishte Memorandumi i Greçës dhe në kryengritjet e njëpasnjëshme që çuan edhe

në pavarësinë e Shqipërisë. Sigurisht pavarësia u ndihmua edhe nga Italia që së

bashku me Austro-Hungarinë ndikuan në të mirë të çështjes shqiptare duke u

Page 169: Andi Pinari

169

shprehur zyrtarisht në favor të një shteti të pavarur shqiptar. Por ndërsa Austro-

Hungaria e shihte fitimin e pavarësisë nga ana e Shqipërisë si një pengesë ndaj

lëvizjes “pansllave” si dhe ndaj ekspansionit në Ballkan të Serbisë dhe të Malit të

Zi, nga ana tjetër, Italia e shihte Shqipërinë si një bazë të mirë për të përhapur

interesat e saj në Europën jug-lindore, duke parë pozicionin e saj strategjik në

hyrje të Adriatikut, por edhe për mundësitë e saj për pranimin e zhvillimit

ekonomik. Sidoqoftë Italia, e nxitur edhe nga nisma të rëndësishme brenda vetë

shoqërisë italiane, u detyrua të përkrahte pa hezitim lëvizjen kombëtare

shqiptare dhe pavarësinë. Një rol të madh në këtë drejtim kishte pa diskutim

komuniteti arbëresh në Itali, i cili ndërmjet shtypit dhe shoqatave të ndryshme

ushtronte presion konstat mbi politikën italiane. Një pëpjekje e rëndësishme ishte

edhe organizimi i italo-shqiptarëve në shoqatën Pro Albania nën drejtimin e

Riçoti Garibaldi. Objektivi kryesor i saj ishte ndërhyrja me një forcë ushtarake të

përbërë nga vullnetarë në trojet shqiptare në mbështetje të krynegritjeve të

shqiptarëve në atdhe. Finalizimi i këtij bashkëveprimi do të ishte pavarësia e

Shqipërisë. Megjithatë ky projekt mbeti i pazbatuar. Shqiptarët ja arritën vetë të

shpallnin pavarësinë dhe të krijonin shtetin e tyre aq të dëshiruar prej vitesh.

Page 170: Andi Pinari

170

BIBLIOGRAFIA

Dokumenta arkivore

1. AQSH (Arkivi Qëndror i Shtetit)

Fondi Nr. 98 Koleksioni i shoqatave italo-shqiptare në Itali

Fondi Nr. 44 Nikolla Ivanaj

Fondi Nr.77 Terenc Toçi

2. AIH ( Arkivi i Institutit të Historisë)

Arkivi i Romës

Dokumenta arkivorë të botuara

1. British Documents on the Origins of the War 1898–1914, Ed.G.P.Gooch and

Harold Temperly. London: His Majesty’s Stationary Office, 1926– 38

2. Diplomatic documents relating to the outbreak of the European war. Edit, James

Brown Scott, New York : Oxford University Press, 1916

3. Documents relating to the Great War. Edit. Giussepe A. Andriulli, London :

T.Fisher Unwin Ltd, Adelfi Terrace W.C. , 1915

4. Documents Diplomatique Francaises relatifs aux origines de la guerre de 1914. Vol. II

Seria 1, Paris : Imprimerie Nationale, 1959

5. Documenti Diplomatici Italiani. Seria 2, Vol. 9 ( Agosto 1877-23 marzo 1878) Edit.

A. Tamborra, Roma : Instituto Poligrafico e Zecca dello Stato, 1985

Page 171: Andi Pinari

171

6. Documenti Diplomatici Italiani, Seria 3, Vol. III: (4 - 26 luglio 1900-15 febbraio1901) Edit. Enrico Serra, Rome: Istituto Poligrafico e Zecca dello Stato, 1979

7. Documents relating to the Great War. London, 1915

8. The memoirs of Francesco Crispi. Vol 1, Edit. Thomas Palmenghi-Crispi, London:

Hodder and Stoughton, 1910

9. Francesco Crispi, Questioni internazionali : Diario e documenti, Milano: Fratelli

Treves Editori, 1927

10. Francesco Crispi: Politica estera, Memorie e documenti. Fratelli Treves Editori

1912

11. Nika, Nevila. Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjet shqiptare (1910-1912).

Prishtinë: Instituti i Historisë, 2003

12. Tittoni, Tommaso. Italian foreign’s and imperial policy: A selection from the

speeches delivered in the Italian parliament. London: Smith, Elder & Co, 1914

Literatura

1. Alatri, Paolo. L’unità d’Italia 1859–1861. vol. II, Roma: Orientamenti, 1960

2. Albertini, Mario. Il Risorgimento e l’unità europea. Napoli : Guida, 1979

3. Anderson, M.S. The Great Powers and the Near East 1774–1923. London: Edward

Arnold, 1970

Page 172: Andi Pinari

172

4. Bagnasco, Antonia. Tre Italie. Bologna: Il Mulino, 1977

5. Baldacci, Antonio. Shqipëria e madhe. Tiranë : Shtëpia Botuese Uegen, 2006

6. Bartl, Peter. Muslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare. Tiranë:

Dituria, 2006

7. Baumgart, Winfried. Imperialism: The Idea and Reality of British and French

Colonial Expansion 1880–1914. Oxford: Oxford University Press, 1982

8. Beales, Dean. The Risorgimento and the Unification of Italy. London: Arnold, 1981

9. Bresler, Fenton. Napoleon III, a life. Glasgow : Harper Collins Publishers, 1999

10. Bridge, F. R. The Habsburg Monarchy among the Great Powers 1815–1918. New

York: Berg, 1990

11. Bodroff, Ronald P. Roads to glory: Late Imperial Russia and the Turkish straits.

London & New York : I.B. Tauris & Co Ltd, 2006

12. Bordiga, Amadeo. Il rancido problema del Sud italiano. Genova: Graphos, 1993

13. Bosworth, R.J.B, Italy, the last of the Great Powers: Italian foreign policy before the

First World War, London: Cambrige University Press 1979

14. Bosworth, R.J.B. Italy and the wider world 1860-1960. London and New York:Routledge, 1996

Page 173: Andi Pinari

173

15. Cailler, Claude-Alexandre. La politique balkanique de l’Italie entre 1875 et 1914.

La Tour de Peilz : Imrimerie Stalder-Vodoz, 1960

16. Carocci, Giampiero. L’età dell’imperialismo. Bologna: Il Mulino, 1989

17. Castellan, Georges. Historia e Ballkanit. Tiranë: Cabej MCM, 1996

18. Cinanni, Paolo. Emigrazione e imperialismo. Roma: Editori Riunti, 1968

19. Chabod, Federico. Storia della politica estera italiana 1870–1896. Bari: Laterza,

1969

20. Chekrezi, Constantine. Albania Past and Present. New York: Macmillan, 1919

21. Clark, Martin. Modern Italy 1870–1980. London: Longman, 1984

22. Clayer, Natalie. Në fillimet e nacionalizmit shqiptar, Lindja e një kombi me shumicë

myslimane në Evropë. Tiranë : Botimet Përpjekja, 2009

23. Cohen, John. Frederico, Giovani. The growth of the Italian economy. Cambridge

Universtiy Press, 2001

24. Decleva, Enrico. Da Adua a Sarajevo: la politica estera italiana e la Francia, 1896–

1914. Bari: Laterzza, 1971

25. Del Boca, Angelo. Gli italiani in Africa orientale: dall’unità alla marcia su Roma.

Bari: Mondadori, 1976

Page 174: Andi Pinari

174

26. Dërmaku, Ismet. Rilindja Kombëtare shqiptare dhe kolonitë shqiptare të mërgimit

në Rumani dhe Bullgari. Prishtinë : Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore i

Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, 1983

27. Di Scala, Spencer M. Italy, from revolution to republic. U.S.A : Westview Press,

2009

28. Dickie, John. Darkest Italy, The nation and stereotypes of the Mezzogiorno. New

York: St. Martins Press, 1999

29. Dollot, Luis. Historie diplomatique, Presse Universitaire de France, 1948

30. Doumanis, Nicholas. Italy, inventing the nation. London : Arnold, 2000

31. Duby, Georges. Histoire de la France des origins a nos jour. Laurousse, 2006

32. Duce, Alessandro. L’Albania nei raporti italo-austriaci 1897-1913. Milano : A.

Giuffre Editore, Universita degli studi di Parma, 1983

33. Dunnage, Jonathan. Twentyth Century Itlay : A Social History. London: Pearson

Education Limited, 2002

34. Evans, R.J.W. Austria, Hungary and the Habsburgs, Oxford University Press,

2006

35. Furlong, Paul. Modern Italy. London & New York: Routledge, 1994

36. Gawrych, George. Gjysmëhëna dhe shqiponja : Sundimi osman, Islamizimi dhe

Shqiptarët 1874-1913. Tiranë: Bota Shqiptare, 2007

Page 175: Andi Pinari

175

37. Geiss, Imanuel. German Foreign Policy 1871–1914. Routledge & Kegan Paul :

London, 1976

38. Gilbert, Mark F. Robert, K. Nilson. Historical dictionary of Modern Italy.

Plymouth : Sacrecrow Press, 2007

39. Gohch, John. The unification of Italy. London : Routledge, 1986

40. Gurakuqi, Romeo. Historia e kohes se re,qyteterimi perendimor 1775-1871.

Shkodër: Phoenix 2001

41. Goodlad, Graham D. British foreign and imperial policy 1865–1919, London and

New York: Routledge, 2000

42. Gjika Merlika, Elena. ʺLiria shqiptare dhe politika italiane nga 1878 deri më

1912ʺ, në Revista Phoenix, Nr. 1-6 ( 39), Shkodër : 2004, f.76

43. Hanioglu, M. Sukru. Brief history of the late Ottoman Empire. Princeton &

Oxford: Princeton University Press, 2008

44. Hall, Richard C. The Balkan Wars 1912-1913: Prelude to the First World War.

London & New York : Routledge, 2000

45. Historia e popullit shqiptar. Vëll 3 Tiranë : Akademia e Shkencave, Toena , 2002

46. Historia e popullit shqiptar, Vëll 1, Tiranë : Toena, 2002

Page 176: Andi Pinari

176

47. Hobsabown, Eric. The age of imperialism 1875-1914. New York: Vintage Books,

1987

48. Hunt, William. History of Italy. London : McMillan & Co, 1883

49. Irianni, Orazio. Risveglio Albanese. New York : 1911

50. Johnson , Paul. A history of the American people. New York: Harper Collins

Publishers, 1997

51. Kann, Robert A. A History of the Habsburg Empire 1526–1918. Berkeley:

University of California Press.1974

52. Kastrati, Jup. Jeronim de Rada (Jeta dhe vepra). Tiranë : Shtëpia Botuese “8

Nëntori”, 1979

53. Kinross, Lord. The Ottoman Centuries : The rise and fall of the turkish empire.

New York : Morrow Quill Paperbacks, 1977

54. Korner, Axel. Politics of culture in liberal Italy : from unification to fascism. New

York : Rotuledge, 2009

55. Kondo, Ahmet. Çështja kombëtare në faqe të shtypit të Rilindjes. Tiranë: Naim

Frashëri, 1982

56. Kondo, Ahmet Flamuri i Arbrit : çështja kombëtare, Tiranë : Naim Frashëri, 1967

57. Langer, William L. The Diplomacy of Imperialism 1890–1902. New York: Alfred

A. Knopf, 1968

Page 177: Andi Pinari

177

58. La Marca, Nicola. Italia e Balcani fra le due guerre. Saggio di una ricerca sui

tentative italiani di espansione economica nel Sud Est europeo fra le due guerre. Roma :

Bulzoni, 1979

59. Leone, Francesco. Origini del nazionalismo italiano. Napoli: Morano, 1970

60. Lorecchio, Anselmo. Pensierio politico albanese in rapporto agli interessi italiani :

con note e documenti. Roma : Tipografia Operaria Romana, 1904

61. Mack Smith, Denis. Italy and its Monarchy. New Haven: Yale University Press,

1989

62. MacKenzie, John M. The partition of Africa 1880-1900 and European Imperialism

in the Nineteenth Century. London & New York: Methuen, 1983

63. Marchianò, Francesco. Collegio italo - albanese di S. Adriano in S. Demetrio

Corone: cenni storici e Statuto fondamentale. Castrovillari: Eduardo Patitucci, 1935

64. Marchianò, Michele. Albania e l'opera di Girolamo De Rada. Trani : V. Vecchi,

1902

65. Maserati, Ennio. Momenti della questione adriatica 1896-1914, Albania e

Montenegro tra Austria e Italia. Del Bianco Editore, 1981

66. Maserati, Ennio. Comitati "Pro patria" e il Consiglio Albanese d'Italia nelle

carte di Ricciotti Garibaldi : Në : Rasegna storica del Risorgimento Italiano.- Anno

46, fasc. 4, ottobre-dicembre, 1979

Page 178: Andi Pinari

178

67. McKay, P.B.D. Hill, J. Buckler, A histori of world societies. Second Edition,

Boston : Houghton Mifflin Company, 1988

68. Miège, J. L. L’Imperialismo coloniale italiano dal 1870 ai giorni nostri. Milano :

Rizzoli, 1976

69. Mandalari, Oreste Camillo. Italiani per l'indipendenza della nazione albanese : un

secolo di apostolato. Roma : Archivio Storiografico dei Reduci di Guerra, 1936

70. Mandalà, Salvatore Petrotta. Italia e Albania : l'opera degli italo-albanesi,

Palermo: Grafiche S.Pezzino & Figlio, 1940

71. Mombauer, Annika. The Origins of the First World War: Controversies and

Consensus. London: Longman, 2002

72. Maltese, Paolo. La terra promessa: La guerra italo-turca e la conquista della Libia

1911-1912. Milano: Sugar, 1968

73. Nathanaili, Petrit. Mardheniet Nderkombetare nga origjina deri me sot. Tiranë:

Shtëpia Botuese Filara, 2009

74. Okey, Robin. Eastern Europe 1740-1985, Feudalism to communism. Second

edition, London & New York: Routledge, 1982

75. Orsi, Pietro. Modern Italy 1748-1898. New York: G.P.Putnam’s Sons

76. Palmer, R. Colton, J. Cramer Ll. A history of the modern world. Ninth Edition,

Alfred A. Knopf, 2002

Page 179: Andi Pinari

179

77. Paoletti, Ciro. A military history of Italy. London : Praeger Security

International, 2008

78. Pastorelli, Pietro. Albania e Tripoli nella politica estera italiana durante la crisi

d’oriente del 1897, tek Rivista di Studi Politici Internazionali, Nr.3 1961 fq 371-421

79. Peace treaties and the International Law in European history : From the late middle

ages to World War One, Edit Randall Lesafer, Cambridge University Press, 2004

80. Pearson, Owen. Albania in the twentieth century: a history. Vell. 3, New York :

I.B.Tauris Publishers, 2004

81. Pedio, Tommaso. Aspetti della vita italiana dall’unità alla prima guerra mondiale

1860–1914. Matera: Fratelli Montemorro, 1971

82. Petrota, Gaetano. Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare. Tiranë : Botimet Almera,

2008

83. Petrota, Gaetano. Francesco Crispi e l’Albania. Palermo : Tip.Francesco Lugaro,

1927

84. Pichon, Jean- Charles. La Partage du Proche Orient. Paris: J. Peyronnet at Cie,

1938

85. Prifti, Kristaq. Dervish Hima (1872-1928), Tiranë: Shtëpia Botuese “8 Nëntori”,

1987

86. Procacci, Giuliano. Historia e italianeve, Tiranë: Botimet Toena & Shtëpia e

Librit, 2000

Page 180: Andi Pinari

180

87. Poincare, Raymond. Lufta e parë dhe e dytë Ballkanike si dhe Konferenca e Londrës

(1912-1913). Shkup: Logos-a, 2006

88. Prendushi, Mikel. Intellettuali albanesi nel rinascimento italiano. Shkodër: 2003

89. Puto, Arben. Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit.

Vëll 1, Tiranë : Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, 1984

90. Puto, Arben. Historia diplomatike e çështes shqiptare. Tiranë: Akademia e

Shkencave, 2003

91. Qemali, Ismail. Kujtime. Tiranë : Toena, 2009

92. Rochat, Giorgio. Il colonialismo italiano. Torino: Loescher, 1973

93. Roselli, Alessandro. Italy and Albania:Financial Relations in the Fascist Period.

London & New York: I.B. Tauris, 2006

94. Rossos, Andrew. Russia and the Balkans: Inter-Balkan Rivalries and Russian

Foreign Policy 1908–1914. Toronto: University of Toronto Press, 1981

95. Rich, Norman. Diplomacia e Fuqive te Medha 1814-1914. Tiranë: Botimet Toena

& Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, 2006

96. Riall, Lucy. The italian Risorgimento. London: Routledge, 1994

97. Salvatorelli, Luigi. La triplice alenaca, Storia diplomatica 1877-1912, Instituto per

gli studi di politica internacionale

Page 181: Andi Pinari

181

98. Salvatorelli, Luigi. Storia d’Italia dai tempi preistorice ai nostri giorni. Torino:

Giulio Einaudi Editore, 1986

99. Salvemini, Gaetano. La politica estera dell’Italia dal 1871 al 1915. Firenze:

Barbera, 1915

100. Seton-Watson, Christopher. L’Italia dal liberalizmo al fascizmo 1870-1925.

Volume 1, GLF Editori Laterza.

101. Stillman, W.J. The union of Italy. Cambridge University Press, 1909

102. Storia d’Italia Dall’Unita a oggi, Volume quarto, Torino: Giulio Einaudi

Editore, 1976

103. Skëndi, Stavro. Zgjimi kombëtar shqiptar. Tiranë : Phoenix&Sh.L.K, 1996

104. Swire, Joseph. Shqipëria, ngritja e një mbretërie. Tiranë : Dituria, 2005

105. Shkodra, Zija. Qyteti shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare. Tiranë: Akademia e

Shkencave, Instituti i Historisë, 1984

106. Thayer, John. Italy and the Great War, Politics and Culture 1870-1918.

Wisconsin: Madison, 1964

107. The short Oxford history of Italy. Edit. John A. Davis, Oxford University Press,

2003

Page 182: Andi Pinari

182

108. The great powers and the end of the Ottoman Empire. Edit. Marian Kent,

London: Frank Cass, 1996

109. Vego, Milan N. Austro-Hungarian Naval Policy 1904-1914. London: Cass, 1996

110. Vickers, Miranda. The Albanians. London & New York : I.B.Tauris, 1995

111. Vlora, Eqerem. Kujtime 1885-1927. Tiranë : Shtëpia e Librit dhe Komunikimit,

2003

112. Vllamasi, Sejfi. Ballafaqime politike në Shqipëri 1897-1942, Tiranë: Neraida, 2000

113. Wallace, C William Key. Greater Italy, London: Constable Company, 1917

114. Wawro, Geoffrey. Warfare and society in Europe 1792-1914. London & New

York : Routledge, 2000

115. Weber, Frank G. Eagles on the crescent; : Germany, Austria, and the diplomacy of

the Turkish alliance, 1910-1918, Ithaca, New York : Cornell University Press, 1970

116. Webster, R. A. Industrial Imperialism in Italy, 1908–1915, Berkeley : University

of California Press, 1975

117. Williamson, Samuel R. Austria-Hungary and the Origins of the First World War.

New York: St Martin’s Press, 1991

118. Wright, Harrison M. The ‘New Imperialism’: Analysis of Late-19th Century

Expansion. Second Editon, Lexington: D. C. Heath, 1976

Page 183: Andi Pinari

183

119. Woolf, Stuart. A History of Italy 1700–1860. London: Routledge, 1979

Wong, Aliza S. Race and nation in liberal Italy, 1861-1911 New York: Palgrave

Macmillan, 2006

120. Zara, Steiner. Britain and the Origins of the First World War. New York: St.

Martin’s, 1977

121. Xholi, Zija. Mendimtarë të Rilindjes Kombëtare. Tiranë: Shtëpia Botuese “8

Nëntori” 1987