autoriteti rregullativ i r arh 2010 hekurudhave · 2019. 8. 11. · raporti vjetor i arh-së 2010...

26
30/03/2011 AUTORITETI RREGULLATIV I HEKURUDHAVE RAPORTI VJETOR I ARH 2010 Republika e Kosovës-Republika Kosova-Republic of Kosovo Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave Regulativni Autoritet Železnica Railway Regulatory Authority

Upload: others

Post on 21-Jan-2021

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: AUTORITETI RREGULLATIV I R ARH 2010 HEKURUDHAVE · 2019. 8. 11. · RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010 ARH, 2010 Faqe 5 1. Hyrje Ky raport vjetor është përgatitur bazuar në statutin

30/03/2011

AUTORITETI

RREGULLATIV I

HEKURUDHAVE RAPORTI VJETOR I ARH –SË 2010

Republika e Kosovës-Republika Kosova-Republic of Kosovo

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave

Regulativni Autoritet Železnica

Railway Regulatory Authority

Page 2: AUTORITETI RREGULLATIV I R ARH 2010 HEKURUDHAVE · 2019. 8. 11. · RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010 ARH, 2010 Faqe 5 1. Hyrje Ky raport vjetor është përgatitur bazuar në statutin

RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010

www.arh-ks.org ARH, 2010 Faqe 2

Parathënie nga Kryesuesi

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave është themeluar në prill të vitit 2010 dhe shënon edhe një të

arritur për vendin tonë në përgjithësi dhe sektorin hekurudhor në veçanti, është e arritur them

sepse po plotësohet vakumi ligjor i sektorit dhe së dyti është rregullatori i parë që themelohet nga

institucionet vendore. Pra për sektorin hekurudhor, ligji nr. 03/L-076 për hekurudhat është

aprovuar në qershor 2008 ku parashihet edhe themelimi i ARH-së me përgjegjësi të mëdha si

rregullator, siguri në hekurudha, licensim, hulumtim të aksidenteve, kontraktim për qasje në

binar, konkurencë dhe rregullimit të tregut. Në të njëjtën kohë Hekurudhat e Kosovës janë në

prag të ndryshimeve madhore institucionale, pra janë në prag të ndarjes në dy kompani në

infrastrukturë Kompania Infrakos dhe operator kompania Trainkos.

Gjatë vitit 2010, ARH përkatësisht bordi i qeverisës është fokusuar në rregullimin e anës ligjore

të funksionimit të brendshëm të institucionit, hartimit të draft-dokumenteve për rregullim të

sektorit dhe ndërtimit të raporteve të bashkpunimit me institucionet brenda dhe jasht vendit,

pastaj në rekrutimin e personelit të domosdoshëm dhe me përgatitje të duhura profesionale.

Përkrahja e Qeverisë, MTPT-së dhe institucioneve tjera nuk ka munguar në ngritjen e

kapaciteteve të institucionit, i falenderojmë. E falenderojmë po ashtu Zyren Ndërlidhëse të

Komisionit Evropian për përkrahjen të shoqëruar edhe me një mbështetje dhe ndihmë

substanciale financiare në këshillime për ndërtimin dhe përmirësimin e institucioneve të

Republikës së Kosovës. ARH është edhe një nga përfituesit e projektit “implementimi i

marrëveshjes së transportit” e financuar nga Komisioni Evropian, bartëse e këtij projekti për

implementim është kompania Egis-BCEOM nga Franca, ku sipas termeve të referencës është

paraparë edhe një konsulent brenda ARH-së, mirëpo në mungesë të zyrës dhe hapësirës së

mjaftueshme, këtë konsulencë kemi mundur ta shfrytëzojmë prej muajit nëntor 2010 dhe gjatë

kësaj periudhe bashkë me konsulencën kemi arritur t’í draftojmë disa nga rregullat për hulumtim

të aksidenteve, licensimit dhe rolin e departamenteve përkatëse në ARH.

Për vitin që po hyjmë është me rëndësi që ARH si institucion, të jetë i përgatitur për rolin e vet

sipas ligjit në fuqi, për të përmbushur:

Lejimin e zhvillimit të mëtejshëm të hekurudhave siç kërkohet, duke e ndihmuar në rritjen e

konkurencës dhe rritjen e performancës, kualitetit dhe shërbimeve. Në këtë perspektivë, ndarja e

HK në Infrakos dhe Trainkos kërkon efikasitet, transparencë kontraktuale në mes 2 kompanive

për të organizuar qasjen në rrjet, tarifave të pagesave, kualitetin e linjave të trenave dhe operimit

të tyre. Në këto marrëveshje kontraktuale ARH është e obliguar të monitoroj dhe inspektoj

sidomos në raste të vështirësive.

Koordinimin dhe monitorimin në çështjet e sigurisë. Kjo pikë është shumë me rëndësi, sepse

shumë shpejtë siguria nuk do të jetë e koncentruar në një vend(p.s HK), por ndarja nënkupton më

shumë palë, së paku Infrakosi dhe Trainkosi. Këtu paraqitet domosdoshmëria që të mos kemi

GAP-e në ndarjen e procedurave për siguri, pra të mbahet së paku niveli i njëjtë i sigurisë pas

ndarjes, krahasuar me atë përpara.

Page 3: AUTORITETI RREGULLATIV I R ARH 2010 HEKURUDHAVE · 2019. 8. 11. · RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010 ARH, 2010 Faqe 5 1. Hyrje Ky raport vjetor është përgatitur bazuar në statutin

RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010

www.arh-ks.org ARH, 2010 Faqe 3

Përmbajtja

Përmbajtja ....................................................................................................................................... 3

1. Hyrje ........................................................................................................................................... 4

2. Periudha Prill-dhjetor 2010…………………………………………………………….………5

3. Raportet e ARH-së me institucionet tjera brenda dhe jasht vendit……………………….…….8

4. Struktura organizative e ARH -së ............................................................................................... 8

4.1.Bordi drejtues i ARH-së………………………………………………………………….……8

4.2. Drejtoria.……...……..……………………………………………..…………………………9

4.3.Departamenti i Administratës………………………………………………………………..10

4.4.Departamenti i Hulumtimit të Aksidenteve………………………………………………….10

4.5.Departamenti Ligjor dhe i Licensimit………………………………………………………..11

4.6.Departamenti i Interoperabilitetit……………………….……………………………………11

4.7.Departamenti i Sigurisë…………………………………………………….………………...11

4.8.Departamenti i Zhvillimit të Tregut…………………………………………….……………12

5.Rekrutimi i stafit të ARH-së gjatë vitit 2010 ......................................................................... ....13

6. Buxheti dhe shpenzimet e ARH-së 2010............................................................................…...15

7.Prokurimi………………………………………………………………………………....……20

8. Gjendja aktuale dhe zhvillimet e ardhshme të Hekurudhave të Kosovës……………………..20

9. ARH në raport me Hekurudhat e Kosovës……………………………………………………23

10.Ligji LoR nr.03/L-07 në fuqi dhe draft ligji i ri për hekurudhat………….....................…….24

Page 4: AUTORITETI RREGULLATIV I R ARH 2010 HEKURUDHAVE · 2019. 8. 11. · RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010 ARH, 2010 Faqe 5 1. Hyrje Ky raport vjetor është përgatitur bazuar në statutin

RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010

www.arh-ks.org ARH, 2010 Faqe 4

Shkurtesat

ARH Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave

DB Deutsche Bahn AG

CFL Chemins de Fer Luxembourgeois

KE Komisioni Evropian

ERA Agjencia Hekurudhore Evropiane

EU Union Evropian

GySEV Győr-Sopron-Ebenfurti Vasút Zrt.

HK Hekurudhat e Kosovës

MI Menaxheri i Infrastrukturës

JVS Järnvägsstyrelsen

KKK Komisioni i Konkurrencës i Kosovës

LoR KS Ligji numër 03/L-076 për Hekurudhat në Republikën e Kosovës [sic], 21.5.2008

MAV Magyar Államvasutak

MTPT Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit

ÖBB Österreichische Bundesbahnen

REBIS Studimi i Infrastrukturës Rajonale të Ballkanit

RRA Autoriteti Rregullativ Hekurudhor

OH Operatori i hekurudhave

SBB Schweizerische Bundesbahnen

SJ Statens Järnvägar

CRTN Rrjeti Themelor i Transportit Rajonal

EU Unioni (Bashkimi) Evropian

FH Plotësisht i harmonizuar (Gap Analiza Ligjore)

LoR KS Ligji për Hekurudha i Republikës së Kosovës L-03/078 i datës 5.6.08

MoU Memorandumi i Mirëkuptimit i Observatorit të Transportit të Evropës Juglindore

NH i paharmonizuar (Gap Analiza Ligjore)

PH Pjesërisht i harmonizuar (Gap Analiza Ligjore)

EJ Evropa Juglindore

SEETO Observatori i Transportit i Evropës Juglindore

TSI Specifikimet teknike për ndëroperativitetin

Page 5: AUTORITETI RREGULLATIV I R ARH 2010 HEKURUDHAVE · 2019. 8. 11. · RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010 ARH, 2010 Faqe 5 1. Hyrje Ky raport vjetor është përgatitur bazuar në statutin

RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010

www.arh-ks.org ARH, 2010 Faqe 5

1. Hyrje

Ky raport vjetor është përgatitur bazuar në statutin e ARH-së neni 27 dhe përfshinë periudhën

Prill-Dhjetor 2010 ku paraqet fazën e parë të themelimit të autoritetit dhe te arriturat ne

objektivat e parapara dhe zhvillimet ne sektorin hekurudhor.

Fushëveprimi

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave është themeluar në bazë të ligjit Nr. 03/L-076

Ligji Nr. 03/L-076 për Hekurudhat e Republikës së Kosovës është miratuar nga Kuvendi në

Qershor 2008. Ky ligj aplikohet për funksionimin, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e hekurudhave

të Kosovës dhe infrastrukturës së saj dhe për të gjitha operimet e trenave që shfrytëzojnë këtë

infrastrukturë. Si dhe parasheh themelimin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave si bartës

kryesor për zbatimin e këtij ligji.Po ashtu Ligji Nr. 03/L-076 rregullon licencimin, certifikimin,

sigurinë, interoperabilitetin, hulumtimin e aksidenteve, rregullimin e tregut dhe lëshimin e lejeve

që kanë të bëjnë me veprimtaritë hekurudhore në Kosovë.

Përgjegjësitë dhe funksionet e ARH-së.

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave në bazë të Ligji Nr. 03/L-076 ka përgjegjësi të mbikëqyrë

dhe rregullojë sektorin e hekurudhave në Kosovë duke lejuar zhvillimin e ketij sektori në bazë të

urdhëresave evropiane mbi hekurudhat të cilat janë të përshtatshme për Kosovën.

Në pajtim me LoR, ARH-ja do të:

nxjerrë, revokojë dhe mbikëqyrë përputhshmërinë me licencat, certifikatat e sigurisë dhe lejet,

nxjerrë rregulla dhe formularët e përshkruar lidhur me paraqitjen e kërkesë dhe kushtet për

licenca, certifikata të sigurisë dhe leje,

miratojë pajisjet hekurudhore lidhur me sigurinë dhe Interoperabilitetin,

nxjerrë rregulla për sigurinë dhe Interoperabilitetin e sistemit të hekurudhave dhe do të

mbikëqyrë pajtueshmërinë me këto rregulla,

kryejë dhe raportojë mbi inspeksionet e sigurisë,

shqyrtojë dhe vendosë mbi ankesat e bëra nga operatori hekurudhor lidhur me një vendim të

menaxherit të infrastrukturës dhe do të nxjerrë procedura për ankesat e tilla,

zbatojë dhe raportojë hetimet e fatkeqësive dhe do të nxjerrë procedura përmes të cilave do të

zbatohen hetimet e fatkeqësive; mbikëqyrë dhe do t’i ofrojë informacione Kuvendit dhe

Ministrisë së Transportit dhe Postëtelekomunikacionit lidhur me zhvillimet në sektorin

hekurudhor, çështjeve të ngjashme mbi sigurinë dhe kushtet e tregut për hekurudhat në Kosovë,

me synim të paraqitjes së konkurrencës ndërmjet operatorëve hekurudhorë dhe bëjë

rekomandime drejtuar Kuvendit dhe Ministrisë lidhur me zhvillimet në sektorin hekurudhor,

duke përfshirë edhe legjislacionin për të promovuar konkurrencë të drejtë dhe jodiskriminuese

Page 6: AUTORITETI RREGULLATIV I R ARH 2010 HEKURUDHAVE · 2019. 8. 11. · RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010 ARH, 2010 Faqe 5 1. Hyrje Ky raport vjetor është përgatitur bazuar në statutin

RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010

www.arh-ks.org ARH, 2010 Faqe 6

dhe t’i sigurojë Kuvendit e Ministrisë të gjitha informacionet relevante dhe të nevojshme për

vlerësimin e rekomandimeve të tilla.

2. Periudha prill-dhjetor 2010

2.1. Prill

Muaji prill shënon edhe fillimin e themelimit të institucionit, në këtë muaj është bërë edhe

emërimi i bordit të ARH-së nga kuvendi i Republikës së Kosovës.

Takimi me MTPT-në përkatësisht me ministrin ku kemi marrur zotimin e tij për përkrahje nga

kjo Ministri për fillimin e punës.

Pas konsultimeve në mes të anëtarëve të bordit me datë 23.04.2010 është mbajtur takimi i parë i

bordit të ARH-së ku janë marrur vendime për statutin , strukturën organizative dhe është

shqyrtuar buxheti i trashëguar nga vitet e kaluara i ndarë nga MEF ende pa filluar punën ARH-ja,

përshkrimi i detyrave për të gjithë personelin a ARH-së që do të rekrutohet dhe themelimin e

departamenteve, kërkesa drejtuar Kuvendit dhe Ministrisë së Financave për caktim të pagave për

bordin dhe stafin tjetër administrativ .

Takimi me departamentin për transport ajror, detar, hekurudhor, përkatësisht divizionin e

hekurudhave brenda MTPT-së.

Takim në kompaninë Hekurudhat e Kosovës ku jemi njoftuar për gjendjen aktuale, në këtë takim

ku kan marrë pjesë MEF, MTPT, HK dhe ARH është formuar edhe komisioni për ndarjen e

hekurudhave në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 26.02.2010. Në

të njëjtin takim janë formuar grupet punuese nga MEF-njësia për monitorim te ndërmarrjeve

publike dhe Hekurudhat e Kosovës.

2.2. Maj

Takim me sekretarin e Ministrisë së Administratës për mundësitë e gjetjes së një zyreje për

ARH-në për të filluar pastaj me aktivitete.

Takim me zyrën ndërlidhëse të komisionit evropian dhe kompaninë Egis-BCEOM që do të jetë

bartëse e projektit për mbështetje dhe konsulencë për përgatitjen e rregullave në pajtim me

direktivat e BE dhe të acquis(pakos së ligjeve dhe rregullave nga BE në këtë rast për sektorin

hekurudhor).

Në këtë takim kompania Egis-BCEOM shfaqi në pika të shkurtëra programin për ofrimin e

mbështetjes në kuptimin konsultativ në implementimin e marrëveshjes së transportit dhe edhe

njëherë thekson përfituesit e këtj projekti MTPT, HK dhe ARH.

Page 7: AUTORITETI RREGULLATIV I R ARH 2010 HEKURUDHAVE · 2019. 8. 11. · RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010 ARH, 2010 Faqe 5 1. Hyrje Ky raport vjetor është përgatitur bazuar në statutin

RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010

www.arh-ks.org ARH, 2010 Faqe 7

Takim me sekretarin e Kuvendit për të gjetur mundësi mbështetje për kryerjen e procedurave

financiare për ARH-në.

Takim me MEF për të bërë të mundur alokimin e buxhetit të ndarë për ARH-në.

Takim me MEF-drejtorin e Buxhetit për të shikuar mundësinë e rishikimit të buxhetit për vitin e

ardhshëm

Takim me Kuvendin- Komisionin për buxhet dhe financa, për caktimin e pagave për anëtarët e

bordit dhe stafit tjetër administrativ.

Seancë dëgjimore në Kuvendin e Republikës së Kosovës para komisionit për buxhet dhe financa

rreth kërkesës për buxhet dhe paga.

2.3. Qershor

Përgatitjet për shpalljen e konkursit për personelin e ARH-së dhe formave, pyetsorëve për

intervistë, intervistimi i kandidatëve aplikant.

Pjesëmarrja në workshopin e organizuar nga TAIEX (TAIEX-është e Asistenca teknike dhe

Informimit e menaxhuar nga drejtoria e përgjithshme per zgjerim e Komisionit Evropian.

mbështet vendet partnere në lidhje me, aplikimin përafrimin dhe zbatimin e legjislacionit të BE-

së), për të ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve institucionale- rregullatore në sektorin e

hekurudhave, Podgoricë, 7-8 qershor 2010, ku pjesëmarrës kan qenë institucione nga shtatë

shtetet(Shqipëria, Kosova, Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Mali i zi dhe Serbia) nënshkruese të

memorandumit të SEETO-së(South East European Railway Transport Area) në Luksemburg me

11 qershor 2004 dhe 04 dhjetor 2007 në Tiranë, në të cilin memorandum parashihet që të merren

masa per ndërtimin e institucioneve rregullatore, për hapje të tregut dhe institucionet e sigurisë

në transportin hekurudhor, pjesmarres tjetër ka qenë edhe ERA.

Raportimi i të ariturave në sektorin e hekurudhave për takimin plenar të dialogut të stabilizim

asociimit.

2.4. Korrik

Takim me Ministrinë e Administratës Publike për pagat e personelit të ARH-së dhe kërkesës për

zyrë

Takim me Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian për draft-ligjin e ri për Hekurudhat

Takim me (Egis-BCEOM) për koordinim të hapave për angazhim të konsulentit në ARH.

Page 8: AUTORITETI RREGULLATIV I R ARH 2010 HEKURUDHAVE · 2019. 8. 11. · RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010 ARH, 2010 Faqe 5 1. Hyrje Ky raport vjetor është përgatitur bazuar në statutin

RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010

www.arh-ks.org ARH, 2010 Faqe 8

2.5. Gusht

Në muajin gusht kemi pasur takim dhe vizitë në hekurudhat e Kosovës, në lidhje me aksidentin

në Fushë-Kosovë.

Takim në MTPT për arritjen e një marreveshje për kryerjen e procedurave financiare për ARH-

në.

Takim në MTPT për raportin e progresit, me theks te veçant të arriturat dhe funksionimi i ARH-

së brenda periudhës raportuese.

Takim me analistët buxhetor në MEF.

2.6. Shtator

Takim i komisionit për ndarjen e Hekurudhave dhe kompaninë Egis-BCEOM për ndarjen e

aktiviteteve.

Pjesëmarrja në panairin ndërkombëtar “InnoTrans 2010” i transportit hekurudhor në Berlin të

Gjermanisë, ku kemi qenë pjesë e organizimit më të madh Evropian dhe Botëror rreth transportit

hekurudhor dhe prezentimeve të paisjeve hekurudhore duke pasur parasysh zhvillimin e

hovshëm të teknikës së transportit hekurudhorë. Në këtë Panair është prezantuar edhe

Lokomotiva e Republikës së Kosovës e cila është rifabrikuar nga kompania Kroate Gredel.

2.7. Tetor

Takim me Auditorin Gjeneral, ku interesimi i tyre ka qenë sa jemi të përkrahur nga Kuvendi i

Republikës të cilit i raportojmë.

Takim me ZNKE , MTPT dhe BCEOM për prezentimin e raportit fillestar te kompanisë

konsulente.

2.8. Nëntor

Takimi i 13 i grupit punues për hekurudhat dhe politikat intermodale, Shkup, Maqedoni,

pjesëmarrës institucione dhe kompani hekurudhore te regjionit dhe Evropës.

Takim me Zyrën Rregullatore të Hekurudhave në Maqedoni me qëllim të shkëmbimit të

përvojave rreth licensimit dhe organizimit të punëve në këtë rregullator.

Udhëtime zyrtare në Francë, (CBTC World Congress) takime me organizatorët e kësaj

konference, ka pasur pjesëmarrës prej institucioneve të ndryshme dhe kompani të fuqishme

hekurudhore të regjionit dhe Evropës.

Page 9: AUTORITETI RREGULLATIV I R ARH 2010 HEKURUDHAVE · 2019. 8. 11. · RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010 ARH, 2010 Faqe 5 1. Hyrje Ky raport vjetor është përgatitur bazuar në statutin

RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010

www.arh-ks.org ARH, 2010 Faqe 9

Takim me Egis-BCEOM dhe konsulentin që do të qëndroj në ARH-deri në prill të vitit të

ardhshëm. Dhe nga konsulenti kërkuam përkrahjen që mundësisht Kosova si vend i vogël ta ketë

vetëm një Autoritet për hekurudhat e jo katër siç parashihen në draft-ligjin e ri për hekurudhat të

punuar nga disa ekspert të tjerë.

2.9. Dhjetor

Kryesisht këtë muaj kemi punuar intenzivisht me mbështetje të konsulentit në draftimin e

rregullave, manualeve dhe formave të aplikacioneve për licencë dhe leje speciale.

3. Raportet e ARH-së me institucionet tjera brenda dhe jasht vendit

Si institucion i ri ne per fillim kemi organizuar takime me institucione te ndryshme te nivelit

qendror dhe me departamente brenda ministrive.

Takime dhe vizita kemi zhvilluar në kompaninë Hekurudhat e Kosovës që deri më tani është e

vetmja kompani që ushtron veprimtarinë e vet biznesore në industrinë hekurudhore, që kryesisht

janë të koncentruar në transportimin e mallrave dhe udhëtareve pa e harruar edhe veprimtarinë

fitimprurese ne transportin e mineraleve nga minierat në vendin tonë.

Prej institucioneve jasht vendit raporte të mira kemi me Hekurudhat Shqiptare, me rregullatoret

në regjion Kroaci, Maqedoni etj. Rregullatorin e Maqedonisë e kemi vizituar me qëllim të

shkëmbimit të përvojave dhe planifikojmë të bejmë edhe vizita tjera vitin e ardhshëm.

4. Struktura Organizative e ARH-së

Bordi qeverisës brenda kompetencave të veta ligjore gjatë këtij viti që në takimin e parë ka

aprovuar statutin e ARH-së, ku përfshihet edhe organizimi i brendshëm dhe struktura

organizative. Në bazë të ligjit dhe statutit të ARH-së ky institucion ka këtë organizim:

Bordin Qeverisës, të emëruar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës,

Drejtorin e Përgjithshëm të përzgjedhur nga Bordi i ARH-së,

Gjashtë departamente në kuadër të ARH-së.

4.1. Bordi qeverisës i ARH-së

Bordi qeverisës përbëhet nga tre anëtarë kryesuesin, zëvendës kryesuesin dhe anëtarin tjetër të

emëruar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, anëtari i katërt është drejtori i ARH-së, i cili

njëkohësisht është edhe kryeshef ekzekutiv i ARH-së.Tre anëtarët e bordit, kryesuesi i bordit,

zëvendës kryesuesi dhe anëtari i tretë i bordit janë emëruar në prill 2010 nga Kuvendi i

Page 10: AUTORITETI RREGULLATIV I R ARH 2010 HEKURUDHAVE · 2019. 8. 11. · RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010 ARH, 2010 Faqe 5 1. Hyrje Ky raport vjetor është përgatitur bazuar në statutin

RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010

www.arh-ks.org ARH, 2010 Faqe 10

Republikes së Kosovës, në korrik 2010, bordi i ARH-së në bazë të kompetencave të veta ka bere

perzgjedhjen e drejtorit te përgjithshëm.

Bordi i ARH-se, për sektorin e hekurudhave dhe zhvillimet në këtë sektor i rekomandon

Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, ndërsa që për aktivitetet e ARH-së dhe

për zhvillimet në sektorin e Hekurudhave i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës, sa her

që kërkohet një gjë e tillë nga vet kuvendi dhe poashtu raportimeve tjera periodike që kërkohet

permes komisioneve funksionale të tij.

Bordi i kryen funksionin e tij në përputhje me detyrat e përgjegjësitë që i janë dhënë me Ligjin

per Hekurudhat e Republikës së Kosovës.

Gjatë viti 2010 Bordi ka mbajtur nëntë takime, në të cilat ka shqyrtuar çështje të ndryshme në

zhvillimin e institucionit dhe të industrisë hekurudhore dhe në të njëjtën kohë ka marrë vendime

të rëndësishme për zhvillimin e institucionit.

Po ashtu, bordi ka organizuar dhe ka mbikëqyrur aktivitetet e ARH-së, perzgjedhjen e

kryesuesve të departamenteve, përshkrimin e detyrave, mbikëqyrjen e përzgjedhjes edhe

personelit të ARH-së sipas ligjeve në fuqi, aprovimin e afateve dhe kushteve të punësimit për

anëtarët e stafit, përgatitjen dhe aprovimin e buxhetit.

Bordi i ARH-së ka filluar ndërtimin e marrëdhenjeve të mira institucionale me Ministrinë e

Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, me Kuvendin e Republikes se Kosovës, Zyren

Ndërlidhëse të Komisionit Evropian këtu në vendin tonë, pastaj me Ministrine e Ekonomisë dhe

Financave përkatësisht me Njësinë për Monitorim të Kompanive Publike, me Hekurudhat e

Kosovës të cilat janë në proces të ndarjes sipas vendimit të Qeverisë së Republikes së Kosovës,

ku kryesuesi i bordit është edhe i emëruar zyrtarisht si anëtar i komisionit të formuar për këtë

proces të ndarjes, ne cilësinë e vezhguesit. Bordi i ARH-se ka marrur pjesë në takimet periodike

edhe jasht vendit të organizuara nga TAIEX dhe SEETO-s të mbajtura në Mal të Zi dhe

Maqedoni, ka zhvilluar edhe takime ndërinstitucionale me Rregullatorin e Hekurudhave të

Maqedonisë, poashtu ka vënë kontaktet edhe me rregullatoret e tjerë në regjion dhe gjatë vitit të

ardhshëm do të zhvillohen edhe takime zyrtare në vazhdim të thellimit të bashkpunimit dhe

zhvillimit të infrastrukturës ligjore të përafërt e në pajtim me direktivat e BE-se sidomos në

sektorin e sigurisë dhe tregut në industrinë Hekurudhore.

4.2. Drejtoria e përgjithshme

Drejtori i Përgjithshëm në bazë të ligjit për Hekurudhat e Kosovës përzgjedhet nga bordi i ARH-

së, njekohësisht është kryeshef ekzekutiv edhe anëtar i bordit, njëri nga kryesuesit e

departamenteve emërohet zëvendës drejtor, fushë veprimi i drejtorit të përgjithshëm është:

Page 11: AUTORITETI RREGULLATIV I R ARH 2010 HEKURUDHAVE · 2019. 8. 11. · RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010 ARH, 2010 Faqe 5 1. Hyrje Ky raport vjetor është përgatitur bazuar në statutin

RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010

www.arh-ks.org ARH, 2010 Faqe 11

Kryen punë të zakonshme të Autoritetit në pajtim me të gjitha politikat dhe udhëzimet e nxjerra

nga bordi. Zhvillon procedurat e rekrutimit për anëtaret e personelit në përputhje me politikat

dhe procedurat e brendshme si dhe ligjit ne fuqi. Identifikon temat dhe çështjet që do të

diskutohen gjatë takimeve të bordit si dhe siguron zbatimin e vendimeve të marra nga bordi. Me

pajtimin e bordit kontrakton testimin e pajisjeve hekurudhore si dhe hetimin e aksidenteve një

pale të tretë kompetente, si dhe çdo detyrë tjetër sipas nenit 11 dhe 12 të ligjit për hekurudhat.

Detyrat/Përgjegjësitë:

Menaxhon sekretariatin teknik të bordit ne mënyrë efektive, siguron menaxhimin operativ dhe

strategjik te ARH-së, siguron /garanton përkrahje administrative për takimet e bordit.

Ka hartuar raporte sektoriale, vjetore dhe ato përfundimtare zbatuese dhe të njëjtat ja paraqet

bordit qeverisës, siguron pajtueshmëri me kërkesat e informimit dhe publicitetit, përcakton

strategjinë e komunikimit dhe zbaton planin e komunikimit si dhe mbanë lidhje të ngushtë me

homolog kompetent për të siguruar përmbushjen adekuate të detyrave te percaktuara.

4.3. Departamenti i Administratës

Kryesuesi i Departamentit të Administratës menaxhon dhe siguron funksionimin optimal

administrativ sa i përket organizimit, administrimit ditor që bëhet në Autoritetin Rregullativ të

Hekurudhave (ARH). K.D të Administratës drejtpërdrejt është përgjegjës për menaxhimin dhe

mbikëqyrjen e stafit administrativ të ARH-së.

Detyrat/Përgjegjësitë:

Këshillon rreth mirëmbajtjes dhe sistemeve e procedurave administrative operuese siç aplikohen

për ARH-në, udhëheqësinë e saj dhe stafin. Këshillon rreth përputhshmërisë me procedurat

organizative të gjera dhe standardet në departamentin e administratës.

Në këtë department janë përfshirë Financat, Personeli, IT-ja.

4.4. Departamenti i Hulumtimit të Aksidenteve

Në këtë department kemi të punësuar vetëm një kryesues dhe gjatë kësaj periudhe është definuar

roli i tij dhe aktivitetet brenda departamentit.

Detyrat/Përgjegjësitë:

Page 12: AUTORITETI RREGULLATIV I R ARH 2010 HEKURUDHAVE · 2019. 8. 11. · RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010 ARH, 2010 Faqe 5 1. Hyrje Ky raport vjetor është përgatitur bazuar në statutin

RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010

www.arh-ks.org ARH, 2010 Faqe 12

Të monitoroj detyrat e raportimit të menaxherit të infrastrukturës, aplikuesve dhe ndërmarrjeve

hekurudhore dhe organeve të tjera të cilat janë të përfshira në sektorin hekurudhor. Hetimi dhe

raportimi për aksidente, si dhe hartimi i procedurave të kryerjes së hetimeve për aksidente.

Të veproj në të gjitha çështjet përkitazi me sjelljen e padrejtë dhe diskriminuese ndërmjet çdo dy

apo më shumë ndërmarrjeve hekurudhore, aplikueseve për alokim të zotësisë apo itinerarit apo

organeve tjera hekurudhore.

Eshte përgjegjës për pjesëmarrje gjatë hetimit të aksidenteve eventuale si dhe përgatitjeve të

raporteve dhe rekomandimeve për menaxhmentin e ARH-së, si dhe përgatitjeve të statistikave

për aksidentet e lehta dhe ato të rënda hekurudhore.

Janë realizuar vizitat e para nga ky departament duke u njoftuar dhe pranuar raportet e rasteve te

jashtezakonshme të aksidenteve të hetuara nga Ekspertët e Kompanisë Hekurudhore njiherit

edhe si detyrë primare dhe kryesore e këtij Departamenti.

Departamentet në vazhdim do të plotesoheshin sikur të kishim buxhet të mjaftueshëm. Kërkesën

për buxhet për plotësimin dhe zhvillimin e departamenteve më posht e kemi bërë në Ministrinë e

Financave dhe në Kuvend dhe jemi në pritje të këtij buxheti, pra në momentin kur ta realizojmë

kërkesën e bërë do të plotësohen edhe këto pozita në departamentet e paraqitura në vazhdim.

4.5. Departamenti Ligjor dhe i Licencimit

Kryesuesi i departamentit ligjor/licencim përfaqëson ARH-në në gjykata vendore dhe nëse është

e domosdoshme edhe në ato ndërkombëtare në çështje ligjore, mbështet të gjitha departamentet e

ARH-së në çështje ligjore. Verifikon dokumentet ligjore të nxjerra nga ARH-ja dhe përgaditë

rregulloret për licenca dhe certifikata të sigurisë dhe lejeve special. Përgatit nxjerrjen e licencave,

certifikave të sigurisë dhe lejeve për menaxheret e infrastrukturës dhe operatoret hekurudhorë.

Përgatit nxjerrjen e lejeve në përputhje me Nenet 21 dhe 22 të ligjit për Hekurudhat e Kosovës.

Detyrat/Përgjegjësitë:

Menaxhim ditor i departamentit, shqyrtimi i kërkesave dhe ankesave të operatorit të trenave të

cilat kanë të bëjnë me ndonje vendim të Menaxherit të infrastruktures si dhe hartimi i procedurve

për këto kërkesa dhe ankesa. Ti paraqes bordit te ARH-se rekomandime për zhvillimin e sektorit

duke përfshirë legjislacionin për promovimin e konkurrencës së drejtë dhe jodiskriminuese. Të

siguroj vendime jodiskriminuese dhe të drejta konkurruese nga ARH-ja.

Pozita nuk është plotësuar ende në mungesë të buxhetit.

4.6. Departamenti i Interoperabilitetit

Fushëveprimi i kryesuesit të departamentit të interoperabilitetit është të krijoj dhe organizoj

zbatimin e rregulloreve për menaxhimin e trajnimit, ekzaminimit, licencimit të personave të cilët

operojnë me mjetet e transportit hekurudhore, objekteve të posaçme të cilat funksionojnë në

Page 13: AUTORITETI RREGULLATIV I R ARH 2010 HEKURUDHAVE · 2019. 8. 11. · RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010 ARH, 2010 Faqe 5 1. Hyrje Ky raport vjetor është përgatitur bazuar në statutin

RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010

www.arh-ks.org ARH, 2010 Faqe 13

hekurudhë. Përcaktoj procedurat për procesin e pranimit të pajisjeve hekurudhore për sa i përket

ndërveprimit. Përgatis pranimin e pajisjeve hekurudhore për sa i përket ndërveprimit si dhe

mbikëqyr pajtueshmërinë me licencat, certifikatat e sigurisë dhe lejet.

Pozita nuk ështe plotësuar ende në mungesë të buxhetit.

4.7. Departamenti i Sigurisë

Përcaktoj procedurat për procesin e pranimit të pajisjeve hekurudhore për sa i përket sigurisë dhe

ndërveprimit.Përgatis pranimin e pajisjeve hekurudhore për sa i përket sigurisë dhe ndërveprimit.

Mbikëqyr pajtueshmërinë me licencat, certifikatat e sigurisë dhe lejet. Kryej inspektime të

sigurisë në lokalet e menaxhereve të infrastrukturës dhe operatoreve hekurudhorë. Përcaktoj

rregullat për transportimin e mallrave të rrezikshme (mbikëqyerja e transportit të mallrave të

rrezikshme dhe substancave te ndryshme. Zhvillimi, organizimi dhe implementimi i rregulloreve

për menaxhimin e trajnimeve, ekzaminimin, licencimin e personave që transportojnë, pajisje

speciale për personat që operojnë ne hekurudha. Krijoj procedura për procesin e pranimit e

pajisjeve të hekurudhave me theks tek siguria dhe interprobaliteti. Përcakton rregullat për

certifikata të sigurisë. Përgatit lëshimin e lejeve bazuar në Nenin 21 dhe 22 të po të njëjtit Ligj.

Pozita nuk ështe plotësuar ende në mungesë të buxhetit.

4.8. Departamenti i Rregullimit të Tregut

Fushëveprimi i kryesuesit të departamentit të rregullimit tregut është të garantoj treg të

suksesshëm brenda dhe jashtë Kosovës për ARH-në. Në pajtim me vendimet e bordit, merr pjesë

në negocimin e traktateve ndërkombëtare për hekurudhat, si dhe siguron bashkëpunim

ndërkombëtar në fushën përkatëse. Veproj sipas detyrës zyrtare në të gjitha çështjet apo sjelljet

jo fer dhe diskriminuese ndërmjet dy apo më shumë kompanive të hekurudhave, aplikantët për

kapacitet dhe alokimin e itinerarit ose organet tjera hekurudhore. Bëjë mbikëqyrjen e raportimit

të detyrave të menaxherit të infrastrukturës, aplikantët dhe kompanitë hekurudhore si dhe organet

tjera të cilat janë të involvuara në sektorin hekurudhor. Të shkëmbej informata në lidhje me

punën e tijë, parimet të vendimmarrjes dhe praktikat me organet të tjera të huaja rregullatore për

qëllime të koordinimit të parimeve të vendimmarrjes në sektorin ndërkombëtar hekurudhor si

dhe të kryej arbitrimin dhe ndërmjetësimin për aktorët në treg.

Pozita nuk ështe plotësuar ende në mungesë të buxhetit.

Në vazhdim mund të shihet edhe organogrami me pozitat e plotësuara dhe ato që priten të

plotësohen në të ardhmen. Këto pozicione janë të domosdoshme për të mundur me i realizuar në

përgjithësi obligimet e ARH-së ndaj legjislacionit në fuqi për hekurudhat.

Page 14: AUTORITETI RREGULLATIV I R ARH 2010 HEKURUDHAVE · 2019. 8. 11. · RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010 ARH, 2010 Faqe 5 1. Hyrje Ky raport vjetor është përgatitur bazuar në statutin

RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010

www.arh-ks.org ARH, 2010 Faqe 14

Organogrami i Autoritetit të Pavarur Rregullativ të Hekurudhave

RZv.Kryesues i Bordit

qeverisës

RKryesues i Bordit qeverisës

RAnëtar i Bordit qeverisës

R Drejtor i Përgjithshëm

Anëtar I Bordit qeverisës

RKryesuese e Hulumtimit të

aksidenteve

P/RKryesues i Interoperabilitetit

P/RKryesues I Rregullimit të

tregut

P/RKryesues i Sigurisë

P/RKryesues Ligjor/Licencim

RKryesues i Administratës

RSekretrare e Bordit

RKryesues i sektorit të

Financave

R-të rekrutuar

P/R- për rekrutim

Figura 1: Struktura organizative e ARH-së në bazë të kërkesës ligjore dhe vendimit të bordit

Page 15: AUTORITETI RREGULLATIV I R ARH 2010 HEKURUDHAVE · 2019. 8. 11. · RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010 ARH, 2010 Faqe 5 1. Hyrje Ky raport vjetor është përgatitur bazuar në statutin

RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010

www.arh-ks.org ARH, 2010 Faqe 15

5. Rekrutimi i stafit të ARH-së dhe procedurat:

Rekrutimi i stafit të ARH-së ka filluar me datën 25.05.2010 duke respektuar të gjitha afatet dhe

procedurat ligjore dhe ka vazhduar deri në fund të vitit, kemi pasur vështirësi në përzgjedhje

përshkak se ARH me buxhetin e trashëguar nga vitet e kaluara nuk ka pasur mundësi të ofroj

paga konkurente për pozitat e kërkuara. Disa here na është dashur rishpallja e pozitave të

kërkuara.

Gjatë kësaj periudhe duhet të theksohet se kemi pasur mbështetje të vazhdueshme nga MTPT-ja

e falenderojmë për përkrahjen dhe njëkohësisht edhe monitorimin e procesit të rekrutimit.

Më posht i keni detajet e procesit të rekrutimit.

Konkursi për Pozitën Drejtor i Përgjithshëm dhe Asistente Administrative

Është shpallur me datën 25.05.2010 dhe është mbyllur 09.06.2010 Intervista për Drejtor të

Përgjithshëm është mbajtë me 25.06.2010 dhe Intervista për Asistente Administrative është

mbajtë me 28.07.2010

Konkursi për katër pozitat:

1.Kryesues i Departamentit të Administratës

2.Kryesues i Departamentit ligjor dhe i licencimit

3.Kryesues i Departamentit për çështjeve teknike, monitorim dhe hulumtim i aksidenteve dhe

4.Zyrtar i Financave

Për poziten Kryesues i Departamentit për Çështje teknike / Hulumtim të aksidenteve është është

përzgjedhur kandidatja më e suksesshme, kurse për dy pozitat tjera është kërkuar nga Këshilli i

Pavar Mbikqyrës të rishpallet konkursi për arsyje të mosplotesimit të kushteve nga kandidatët.

Rishpallja e konkursit për dy pozitat:

1.Kryesues i Departamentit të Administratës dhe

2.Kryesues i departamentit Ligjor dhe licencim

Është rishpallur konkursi në datën 14.10.2010 dhe mbyllja e konkursit në datën 28.10.2010.

Kryesues të Departamentit të Administratës është përzgjedhur,duke filluar punën prej datës

15.11.2010.

Për pozitën Kryesues i Departamentit Ligjor dhe Licencim sipas Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës

u konstatua që për këtë pozitë edhe kesaj here asnjë kandidat nuk i plotësoi kushtet e kërkuara.

Page 16: AUTORITETI RREGULLATIV I R ARH 2010 HEKURUDHAVE · 2019. 8. 11. · RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010 ARH, 2010 Faqe 5 1. Hyrje Ky raport vjetor është përgatitur bazuar në statutin

RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010

www.arh-ks.org ARH, 2010 Faqe 16

6. Buxheti dhe shpenzimet financiare në ARH:

Përmbledhje e përgjithëshme

Sektori i Financave kryen punët dhe detyrat në bazë të Ligjit Nr.03/L-048 për Menaxhimin e

Financave Publike dhe Përgjegjësisë si obligim dhe përgjegjësi

Fushat në të cilën është i fokusuar ky sektor janë:

Planifikimi i buxhetit të ARH-së

Përgatitja e raporteve financiare

Mbikqyrja e Zotimeve, shpenzimeve dhe certifikimeve te lendeve ne sistem te Free

Balancit-it

Përgatitja e raporteve standarde të të hyrave dhe shpenzimeve

Nxjerrja e raporteve, analiza dhe shqyrtimi i bilanceve dhe shërbimeve te përgjegjësisë

financiare

Mbarëvajtja e procedurave dhe sistemeve adekuate financiare të BKK-së, përfshirë

sistemin e pagesës së rrogave dhe shtesave të punëtorëve

Mbajtja llogarisë së kontabilitetit në mënyrë te pavarur

Krijimi sistemit funksional të raportimit financiar për mbikëqyrësin

Mirëmbajtja e llogarive dhe faturave

Koordinimi i shënimeve dhe menaxhimi i Arkës (Petty Cash-it) në bazë të Ligjit nr.03/L-

048

Koordinimi dhe përgatitja të gjitha llojet e raporteve të çmimeve dhe shpenzimeve

Regjistrimi i të gjitha pagesave përmes një sistemi aktual të arkivimit

Sektori i Financave - gjatë periudhës 01.10-30.11/2010 është bazuar dhe mbështetur në Ligjin

e lartë përmendur Nr 03//L-048 dhe është munduar që të bëj të gjitha përgaditjet e duhura që të

funksionoj maksimalisht si sektor në mbështetje të institucionit për shpenzimet e nevojshme.

Prandaj përgaditjet e duhura teknike dhe organizative për ne si sektor i financave brenda ARH-së

janë obligim për të filluar së mirëfunksionuari dhe së përgadituri për programin e punës së vitit

në vijim për realizimin e punëve dhe detyrave me një efikasitet maksimal dhe në harmoni me

ligjet dhe udhëzimet në fuqi .

Në kuadër të këtij sektori për periudhën raportuese është i punësuar një zyrtar financiar ku dhe

sipas rregullave mbi sistematizimin e vendëve të punës dhe skemës organizative që është nxjerr

nga bordi i ARH-së nga ky sektor gjatë këtij viti është paraparë të jetë një zyrtar financiar si i

vetëm.

Page 17: AUTORITETI RREGULLATIV I R ARH 2010 HEKURUDHAVE · 2019. 8. 11. · RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010 ARH, 2010 Faqe 5 1. Hyrje Ky raport vjetor është përgatitur bazuar në statutin

RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010

www.arh-ks.org ARH, 2010 Faqe 17

Buxheti dhe shpenzimet 2010

ARH me përkrahjen e institucioneve tjera ka arritur që fazen e konsolidimit në përgjithësi ta

kaloj mirë. Aktualisht të gjitha procedurat financiare të shpenzimit të buxhetit jemi duke i kryer

permes zyrtarëve financiar të MTPT-së në bazë të një marrëveshje bashkëpunimi në mes bordit

të ARH-së dhe sekretarit të MTPT-së deri në certifikimin e zyrtarëve nga vetë ARH-ja.

Kështu që të gjitha punët dhe shërbimet nga sektori i financave janë kryer në bashkepunim të

plotë me zyrtarët e MTPT-së dhe janë respektuar të gjitha procedurat të cilat janë zhvilluar sipas

afateve kohore zyrtare dhe sipas dinamikes së planifikuar.

Në vazhdim do të paraqesim një pasqyrë financiare për të gjitha kategoritë buxhetore deri më

30.12.2010.

Paga dhe meditje: rrjedhshmëria dhe paraqitja e listë-pagave, formularëve për punëtor të rinj,

rektroaktivet, formularët për ndryshime janë paraqitur çdo her sipas afateve kohore të

përcaktuara me ligj.

Mallra dhe sherbime: Rrrjedhshmëria e shpenzimeve brenda shumës së lejuar në këtë kategori

ka qenë sipas planifikimeve dhe afateve ligjore të përcaktuara me ligj dhe të gjitha procedurat

për pagesa janë zhvilluar sipas rregullave dhe kritereve që kërkohen.

Shpenzime komunale: Pasi që ne si institucion në zyre jemi vendosur në periudhën e fundit të

vitit 2010 nga kjo kategori kemi pak shpenzime të bëra për arsye tashmë të lartëpermendura.

Subvencione: Nuk kemi pasur subvencione gjatë këtij viti as nga Qeveria as nga Donatorët apo

ndonje nivel tjetër.

Shpenzime kapitale: Nuk kemi pasur shpenzime nga kjo kategori fare edhe pse nevojat për

shpenzime nga kjo kategori janë të domosdoshme shpenzimet per kërkesën ligjore “testimi i

pajisjeve hekurudhore, pastaj blerje te automjeteve per nevoja të institucionit, mirëpo mbetet

obligim i periudhës së ardhshme.

Page 18: AUTORITETI RREGULLATIV I R ARH 2010 HEKURUDHAVE · 2019. 8. 11. · RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010 ARH, 2010 Faqe 5 1. Hyrje Ky raport vjetor është përgatitur bazuar në statutin

RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010

www.arh-ks.org ARH, 2010 Faqe 18

Nr Kategoritë e shpenzimeve Të aprovuara Të shpenzuara Diferenca

1 Paga dhe Mëditje

58,092.00

34,119.65

23,972.35

2 Mallra dhe Shërbime

98,773.00

76,013.18

22,759.82

3 Shpenzimet Komunale

14,000.00 81.74

13,918.26

4 Subvencionet

- -

-

5 Shpenzimet Kapitale

- -

-

Raporti përmbledhës

170,865.00

110,214.57

60,650.43

Figura 2: Paraqitja grafike e shpenzimeve 2010 sipas kategorive ekonomike

Page 19: AUTORITETI RREGULLATIV I R ARH 2010 HEKURUDHAVE · 2019. 8. 11. · RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010 ARH, 2010 Faqe 5 1. Hyrje Ky raport vjetor është përgatitur bazuar në statutin

RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010

www.arh-ks.org ARH, 2010 Faqe 19

Arsyeja e një diference të tillë në buxhet me një tepricë prej 60,650.43 është si rezultat i fillimit

të aktiviteteve dhe procedurave administrative në muajin gusht 2010, pasi janë nënshkruar

memorandumet e mirëkuptimit me MTPT-në dhe APP-në për të filluar me zhvillimin e

procedurave në pajtim me ligjin mbi financat publike dhe ligjit për prokurimin public.

7. Prokurimi

Aktivitete dhe procedurat e prokurimit i kemi kryer me një memorandum në mes të Agjencionit

të prokurimit publik dhe pastaj edhe kontratë në shërbime me zyrtarin e rregullatorit të

minierave(KPMM), ky aktivitet do të kryhet njësoj edhe në vitin e ardhshëm deri sa ta kemi

mundësinë buxhetore me rekrutuar zyrtarin e prokurimit për ARH-në.

Raporti i Prokurimit nga 01.01.2010-31.12.2010

Zotimi i buxhetit

Nr

.

Njësia e

kërkeses Datë Përshkrimi FPP Shuma ne €

Nr. i

Prokurimit

1 Furnizim me inventar 9,900.00 €

314 01 10

136

2 Web- faqja e ARH-së 1,500.00 €

314 02 10

236

3 Punimi i logos së ARH-së 200.00 €

314 003

10 247

4 Material shpenzues për zyre 2,000.00 €

314 10

004 136

5

Instalimi i qendrës

telefonike 2,000.00 €

314 10

005 236

6

Furnizim me frigorifer ( në

procedurë) 400 €

314 10

006 147

7 Sherbime të pastrimit njevjeçare

314 10

007 236

8

Sigurimi fizik i objektit ( në

procedurë) njevjeçare

314 10

008 236

9

Shenjat orientuese (në

procedurë) njevjeçare

314 10

009 147

10 Flat Monitor ( në procedurë) 800 €

314 10 10

147

Kjo tabelë rifreskohet pas kryerjeve të gjitha sherbimeve të Prokurimit për vitin 2010.

Page 20: AUTORITETI RREGULLATIV I R ARH 2010 HEKURUDHAVE · 2019. 8. 11. · RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010 ARH, 2010 Faqe 5 1. Hyrje Ky raport vjetor është përgatitur bazuar në statutin

RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010

www.arh-ks.org ARH, 2010 Faqe 20

8. Gjendja aktuale dhe zhvillimet e ardhshme të Hekurudhave të Kosoves

Vija e parë hekurudhore në Kosovë është ndërtuar në vitin 1874 në relacionin Hani i Elezit –

Fushë Kosovë – Mitrovicë. Më vonë ka filluar dhe është kryer ndërtimi i rrjetit ekzistues

hekurudhor nëpër tërë territorin e Kosovës.

Hekurudhat e Kosovës shtrihen në tërë territorin e Kosovës me një gjatësi prej 333,451 km. Në

këtë gjatësi nuk përfshihen vijat industriale të cilat kapin gjatësinë prej 103,4 km. Vijat

hekurudhore bëjnë lidhjen e të gjitha qendrave më të rëndësishme të Kosovës përveç Gjakovës

dhe Gjilanit.

Vijat e hekurudhave të Kosovës kanë lidhje të drejtpërdrejt edhe me shtetet fqinje si me

Republikën e Maqedonisë të Serbisë dhe përmes tyre edhe me shtetet e tjera

Hekurudhat e Kosovës gjenden në një situatë mjaft të vështirë.Infrastruktura hekurudhore

(binarët, ndërtesat e stacioneve dhe vetë stacionet, stabilimentet sinjalizuese, telekomunikuese

dhe të energjetikës), pastaj operimet hekurudhore (lokomotivat, vagonët e udhëtarëve dhe ata të

mallrave, punëtoritë, etj) kërkojnë investime të mëdha, angazhim maksimal të autoriteteve tjera

përgjegjëse, në mënyrë që të përmirësohet situata ekzistuese.

Hekurudhat e Kosovës kryesisht ndahen në dy linja

1. Linja Veri – Jug që përshkon vendin nga kufiri me Serbin (Stacioni Leshak) deri në

kufirin me Maqedoninë (Stacioni Hani i Elezit), me gjithsejtë 148 km në koridorin bazik

hekurudhore 10. Aktualisht është e vetmja linje hekurudhore që funksionon për

transportin e mallrave.

2. Linja Verilindje deri në Perëndim që përbëhet nga tri degë:

Linja Lindore nga kufiri me Serbin (Stacioni Podujevë) deri në Fushë Kosovë me

gjithsejtë 45 km gjatësi.

Linja Perëndimore nga Fushë Kosova deri në Pejë me gjithsejtë 81 km gjatësi.

Linja Jug-Perëndim nga Klina deri në Prizren me gjithsejtë 58 km gjatësi.

Hekurudhat e Kosovës kanë në dispozicion 9 Lokomotiva, 4 njësi multiple dizel, 10 bartës të

udhëtareve dhe 70 vagon për transportin e mallrave. Resurset e kufizuara aktualisht janë të

drejtuara kryesisht në mirëmbajtjen dhe investimin në rrjetin hekurudhor. Natyrisht, me hapjen e

rrjetave rajonale strategjike ose zhvillimin e industrive të reja nxjerrëse minerare dhe nevojën për

bartjen e mallrave të rënda , pritet të rritet nevoja për investim në infrastrukturës hekurudhore.

Gjatë vitit 2010 është kryer studimi për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore në Kosovë,

është përgatitur së pjesë e KE(DG-ELARG) mekanizmt të projektit për infrastrukturë(IPF2) nga

kompania COWIIPF Consortium si pjesë e kornizës së investimeve për Ballkanin

Page 21: AUTORITETI RREGULLATIV I R ARH 2010 HEKURUDHAVE · 2019. 8. 11. · RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010 ARH, 2010 Faqe 5 1. Hyrje Ky raport vjetor është përgatitur bazuar në statutin

RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010

www.arh-ks.org ARH, 2010 Faqe 21

Perëndimor(WBIF), nga ky studim kan dalur disa opcione, kurse vlerësimi i kostos së

përgjithshme të investimeve është 125.5 milion euro.

Struktura e ardhshme organizative e Hekurudhave të Kosovës është pjesërisht e përcaktuar

në Ligjin për Hekurudha, Neni 5.

Me implementimin e Ligjit për Hekurudha, sektori i hekurudhave të Kosovës do ta ketë

strukturën e mëposhtme:

Figura 3: Struktura e ardhshme organizative e sektorit hekurudhor

Përvoja në BE dhe në shtetet e tjera, siç janë shtetet e “Konit Jugor” (Cono Sur – Argjentina,

Brazili, Kili), ku procesi i liberalizimit të hekurudhave ka nisur shumë më herët se në BE, ka

treguar se rregullimi i qasjes së hapur në sektorin e hekurudhave do të jetë i suksesshëm

vetëm nëse përmbushen kushtet e mëposhtme ligjore:

Garantimi i qartësisë ligjore me transparencë të mjaftueshme për aktorët e hekurudhave

dhe konsumatorët e tyre (ofruesit/dërguesit/pasagjerët e shërbimeve të transportit)

Garantimi i investimeve të investitorëve ekzistues dhe potencialë në infrastrukturën dhe

operimet hekurudhore

Përmirësimi i aftësisë konkurruese të hekurudhës ekzistuese, zakonisht të hekurudhës së

integruar shtetërore që gjeneron humbje, në një mënyrë jo diskriminuese dhe në kushtet

më të drejta konkurruese (dhe jo në kurriz të aktorëve të tjerë të tregut)

Përdorimi optimal i kushteve kornizë që rezultojnë nga direktivat e BE-së për hapjen e

tregut hekurudhor në një mënyrë jo diskriminuese me kushtet më të drejta konkurruese

Page 22: AUTORITETI RREGULLATIV I R ARH 2010 HEKURUDHAVE · 2019. 8. 11. · RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010 ARH, 2010 Faqe 5 1. Hyrje Ky raport vjetor është përgatitur bazuar në statutin

RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010

www.arh-ks.org ARH, 2010 Faqe 22

Përmirësimi i ndarjes modale të sektorit hekurudhor duke i zgjeruar shërbimet komerciale

në moduset e tjera të transportit (multi-modaliteti)

Integrimi në politikën e transportit multi-modal (p.sh. të rajonit të Observatorit të

Transportit të Evropës Juglindore)

Legjislacioni hekurudhor ekzistues i Kosovës është vlerësuar nëpërmjet gap analizës ligjore

në bazë të parimeve të legjislacionit të tashëm dhe të ardhshëm hekurudhor në BE.

Shtyllat themelore të legjislacionit të ardhshëm modern hekurudhor në BE:

autonomia dhe menaxhimi komercial i entiteteve hekurudhore shtetërore

ripërshtatja financiare e entiteteve hekurudhore shtetërore

ndarja e infrastrukturës dhe e operimeve, së paku në baza të llogarive

obligimet e shërbimit publik mbi baza kontraktuale me trupat e interesuar publikë

qasja e lirë e palëve të treta në rrjetin nacional hekurudhor mbi marrëveshjet e

transportit

sjellja konkurruese jo diskriminuese dhe e drejtë e pjesëmarrësve në treg

harmonizimi mbarë-evropian i çështjeve teknike dhe të sigurisë (siguria dhe

ndëroperativiteti)

Gjendja aktuale dhe veprimet ne vazhdimesi ne sektorin hekurudhor

1. Ligji Numër 03/L-076 (Ligji për Hekurudhat). Të gjitha trupat duhet të përqendrohen

në Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave (ARH)

2. Nuk është përmendur në Ligjin për Hekurudhat organi njoftues. Janë të pranishme zgjidhje të

tjera, siç është pranimi i autorizimeve, rregullave dhe i aprovimeve nga Trupat e tjerë Njoftues

apo delegimi i detyrave Trupave të tjerë Njoftues.

3. Hekurudhat e Kosovës është shoqëri aksionare sipas Ligjit Numër 03/L-087 për Ndërmarrjet

në Pronësi Publike 13.6.2008

4. Deklaratat financiare janë të publikuara në ueb faqen e Agjencisë së Mirëbesimit të Kosovës,

aksionare e Hekurudhave të Kosovës sh.a.

5. Infrastruktura dhe Operacionet në Hekurudhat e Kosovës perkunder vendimit te Qeverise ne

shkurt 2010, janë vetëm të ndara nga brenda në nivelin e departamenteve dhe ende kanë llogari

të përbashkëta. Sipas Nenit 33 të Ligjit për Hekurudha, infrastruktura dhe operacionet do të

bëhen entitete të ndara, të pavarura.

6. Drafti i parë sipas strukturës së RailNetEurope, i përgatitur për 2010-n.

7. Çështja e kalimit të kufijve pritet të zgjidhet nëpërmjet marrëveshjeve bilaterale me shtetet

fqinje.

8. Me ndarjen e infrastrukturës dhe të operacioneve, do të vendosen llogaritë e ndara të kostove.

9. Finalizimi i Deklaratës së Rrjetit dhe alokimin e kapaciteteve të rrjetit.

10. Aktualisht të gjithë shoferët e lokomotivave i posedojnë licencat nga koha para pavarësisë.

11. Ligji për Transportimin i mallrave të Rrezikshme, Ligji Numër 2004 / 6 i datës 4/2004.

Page 23: AUTORITETI RREGULLATIV I R ARH 2010 HEKURUDHAVE · 2019. 8. 11. · RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010 ARH, 2010 Faqe 5 1. Hyrje Ky raport vjetor është përgatitur bazuar në statutin

RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010

www.arh-ks.org ARH, 2010 Faqe 23

12. Hekurudhat e Kosovës sh.a. operon pa borxhe që nga viti 2006.

13. Qeveria e Kosovës i financon projektet kapitale të infrastrukturës me buxhetin e saj në baza

vjetore.

14. Ministria e Transportit dhe e Postë-Telekomunikacionit ka filluar me subvencionimin e disa

trenave të pasagjerëve në baza vjetore, por ende nuk është nënshkruar marrëveshja për Obligimin

e Shërbimit Publik.

15. Rregullimi i brendshëm për Resurset Humane në Hekurudhat e Kosovës sh.a.

Konkluzion:

Gjendja aktuale tregon qartë se shumica e hapave që janë ndërmarrur gjatë vitit 2010 duhet të

vazhdojnë me qëllim të përmbushjes së obligimeve të parashtruara në Memorandumin e

Mirëkuptimit të Evropës Juglindore.

9. ARH në raport me Hekurudhat e Kosovës

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave me kapacitet ekzistuese ka draftuar manualet, rregullat dhe

formularet për licencat dhe certifikimet e sigurisë, rregullat për sigurinë dhe ndër-

operueshmerinë(interoperabiliteti), draftimin e rregullës për hetimin e fatkeqësive dhe zhvillimi

i departamentit për hetimin e fatkeqësive-aksidenteve dhe roli i këtij departamenti. Rregulloret e

tanishme për menaxhimin e sigurisë në Ligjin përhekurudha janë të mjaftueshme për fazën

iniciale. Është më efektiv përmirësimi gradual i certifikatës së sigurisë, për shembull, për

periudhën e rinovimit. Përvoja e parë duhet të bëhet me certifikimin e sigurisë së Hekurudhave të

Kosovës, edhe të menaxherit të infrastrukturës, edhe të operatorit të hekurudhave, si edhe të

depërtuesve të parë. Rregullat për licencimin dhe certifikatat e sigurisë duhet pastaj të

përmirësohen gradualisht për ta arritur nivelin e BE-së. Të gjitha informatat do të publikohen në

website-in e ARH-së www.arh-ks.org.

Është planifikuar të finalizohen dhe përmbushen këto aktivitete në sektorin hekurudhor dhe

ARH-në:

Ndarja e Hekurudhave të Kosovës në menaxherin e infrastrukturës dhe kompanitë operuese

Hartimi i libër-rregullës së licencimit dhe të certifikimit të sigurisë

Nxjerrja e licencës dhe certifikatës së sigurisë për menaxherin e ri shtetëror të infrastrukturës

Nxjerrja e licencës dhe certifikatës së sigurisë për operatorin e ri shtetëror të hekurudhave

Nënshkrimi dhe hyrja në fuqi e marrëveshjes ndërmjet MI-së dhe Ministrisë së Ekonomisë

dhe Financave

Hartimi i rregullës për arbitrimin/ndërmjetësimin

Aprovimi i Deklaratës së parë të rrjetit dhe duhet të definohet roli i ARH-së në këtë pikë.

Page 24: AUTORITETI RREGULLATIV I R ARH 2010 HEKURUDHAVE · 2019. 8. 11. · RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010 ARH, 2010 Faqe 5 1. Hyrje Ky raport vjetor është përgatitur bazuar në statutin

RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010

www.arh-ks.org ARH, 2010 Faqe 24

Nënshkrimi i marrëveshjes së kalimit të kufijve me së paku shtetet fqinje, është përgatitur

drafti i marrëveshjes me Maqedoninë.

Përfundimi i regjistrimit të lokomotivave të operatorit të ri shtetëror të hekurudhave

Përfundimi i regjistrimit të lokomotivave specifike të menaxherit të ri shtetëror të

infrastrukturës

Hartimi i rregullës për licencat e ngasësve të trenit-makinistëve dhe dhënia e licencave të para

Hartimi i rregullës për trajnimin e ngasësve të trenit-makinistëve.

Përfundimi i bartjes së rregulloreve të mëtutjeshme të BE-së sa i përket hapjes së tregut dhe i

qasjes në infrastrukturë dhe pagesës në rregullat e ARH-së, veçanërisht mbi bazë të:

2004/51/EC në fuqi

2006/103/EC (do të përdoret në mënyrë analoge pasi që është hartuar për shkak të anëtarësisë

së dy shteteve anëtare: Bullgarisë dhe Rumanisë

2001/14/EC në fuqi (2004/49/EC) mbi qasjen në infrastrukturë

1191/69/EEC + 1893/91/EEC në fuqi, mbi Obligimin e Shërbimit Publik

2005/47/EC për stafin e përfshirë në shërbimet ndërkufitare.

10. Ligji ne fuqi dhe draft- ligji i ri i hekurudhave

Gjatë vitit 2010 kemi pasur edhe një “draft-ligj” të punuar nga një grup punues brenda MTPT-së,

ARH nuk ka marrur pjesë gjatë hartimit të këtij draft ligji pasi që nuk ka qenë zyrtarisht pjesë

“Grupit punues për ligjin”, por me kohë kemi reaguar ndaj paqartësive dhe sidomos kemi

shprehur shqetësimin tonë ndaj tentimit që të themelohen institucione të tjera të reja për

rregullim të sektorit hekurudhor me arsyetimin se Kosova është vend i vogël dhe nuk mundet të

përballoj me tepër institucione dhe rritje të administratës. Në draft-ligjin e parë ishin parapar

edhe themelimi i tri institucioneve të reja(agjensioni për siguri në hekurudha, agjensioni për

rregullim të tregut hekurudhor dhe agjensioni për hetimin e aksidenteve në hekurudha).

Pas reagimit kemi draft-ligjin e dytë final sipas “Grupit punues për ligjin” që po ashtu ka nevojë

për ta korigjuar, për arsyen se kemi vërejtje signifikante për punën e bërë sidomos sa i perket

implementimit, ARH-së dhe konfuzitetit të kompetencave që ky draft-ligj i propozuar prodhon.

Draft ligjin e kami pranuar nga asistenca teknike përkatësisht nga kompania konsulente Egis-

BCEOM ku jemi njoftuar se është draft-ligji përfundimtar në nivel të grupit punues, bazuar në

këtë draft-ligj ne si ARH kemi shprehur brengosje:

Page 25: AUTORITETI RREGULLATIV I R ARH 2010 HEKURUDHAVE · 2019. 8. 11. · RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010 ARH, 2010 Faqe 5 1. Hyrje Ky raport vjetor është përgatitur bazuar në statutin

RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010

www.arh-ks.org ARH, 2010 Faqe 25

Së pari përmbajtja e ligjit egzistues LoR nr.03/L-07 është shumë më konstruktive dhe më e

favorshme për sektorin hekurudhor se ky draft-ligj.

Së dyti jemi të brengosur se një institucion i ri (ARH) i cili është i krijuar në bazë të ligjit dhe i

cili me veshtirësi të mëdha është duke u bërë funksional në këtë rast nuk e ka përkrahjen e

duhur. Institucion të vetmin për sektorin hekurudhor të sapo krijuar, nuk permendet fare në draft-

ligjin e ri, tentohet të krijohet nje agjencion me "do her organe të pavarura e her departamente te

pavarura brenda një agjensioni që nuk dihet dhe nuk shkruan si mund të organizohet si

funksionon, kujt i raporton" i cili agjension parashihet të ushtron kompetencat të cilat i ka ARH

në bazë të ligjit LoR nr.03/L-07 që është në fuqi.

Vlenë të theksohet se ARH bazuar në mandatin që ka nuk ka dhënë kurrfare pëlqimi, nuk

pajtohet me këtë draft-ligj dhe nuk pranon të zëvendësohet me nje agjencion tjetër, sepse për një

gjë të tillë duhet të kemi arsyeshmeri, nëse arsyeshmeria është duhet draft-ligji i ri ky draft me

tepër ngjanë në një doracak se si të themelojmë organe të pavarura që nuk janë të pavarura.

Mandej ky draft ligj përshkruan se si duhet të kemi anarki në kompetencat e institucioneve dhe

kompanive, e jo promovim të tregut të hapur e konkurent në sektorin hekurudhor.

Propozimi ARH-së ka qenë qeë ligji ekzistues LoR nr.03/L-07 të amandamentohet, plotësohet

edhe me detajet e kërkuara juridike dhe praktike sipas direktivave të BE-së, dhe rregullatorëve të

tjerë në botë të përshtatshme për Kosoven rreth organizimit dhe strukturës, funksioneve dhe

përgjegjësive institucionale për mbikëqyrje dhe përkrahje të zhvillimit të sektorit hekurudhor.

Ne si ARH e kemi shqyrtuar këtë draft-ligj me kujdes nen për nen dhe vërejtjet e tjera dhe

propozimet do t’i paraqesim në një takim të radhës që do të organizohet nga institucionet

relevante vendimmarrëse.

Në këtë raport vlenë të theksohen e dhe disa nga kërkesat shumë të rëndësishme për

institucionin:

Sqarimi i situates ligjore për sektorin hekurudhor është kërkesë urgjente.

Kërkesë tjetër për ARH-në është skema konkurruese e pagave për të terhequr stafin

profesionist dhe të kualifikuar dhe për t’i motivuar ata në të ardhmen që të vazhdojnë të

punojnë të kontribuojnë për zhvillimin e institucionit dhe kryerjen e obligimeve dhe kjo

është e lejuar me LoR nr.03/L-07 mbi hekurudhat neni 12.6.

Buxheti i arsyeshëm që do të na mundësonte ta implementojmë dhe zbatojmë në tërësi

ligjin për hekurudhat ku parashihet edhe testimi i pajisjeve hekurudhore që ende nuk

është kryer asnjëher LoR nr.03/L-07.

Page 26: AUTORITETI RREGULLATIV I R ARH 2010 HEKURUDHAVE · 2019. 8. 11. · RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010 ARH, 2010 Faqe 5 1. Hyrje Ky raport vjetor është përgatitur bazuar në statutin

RAPORTI VJETOR I ARH-së 2010

www.arh-ks.org ARH, 2010 Faqe 26

Halit Gara

Kryesues i Bordit Qeverisës

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave

Rruga Rrustem Statovci nr.29 Prishtinë

Tel:+381 38 22 00 40

Fax:+381 38 22 33 40

E-mail:[email protected]

[email protected]

www.arh-ks.org