avokati mbrojtes

18
DIREKTIVA PËR CAKTIMIN E AVOKATËVE MBROJTËS (DIREKTIVA Nr. 1/94) (PLOTËSUAR MË 30 JANAR 1995) (PLOTËSUAR MË 25 QERSHOR 1996) (PLOTËSUAR MË 1 GUSHT 1997) (PLOTËSUAR MË 17 NËNTOR 1997) (PLOTËSUAR MË 10 KORRIK 1998) (PLOTËSUAR MË 19 KORRIK 1999) (PLOTËSUAR MË 15 DHJETOR 2000) (PLOTËSUAR MË 12 KORRIK 2002) (IT/73/REV.9)

Upload: hamza-sadrija

Post on 27-Apr-2015

197 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

DIREKTIVA PËR CAKTIMIN E AVOKATËVE MBROJTËS(DIREKTIVA Nr. 1/94)

(PLOTËSUAR MË 30 JANAR 1995)(PLOTËSUAR MË 25 QERSHOR 1996)

(PLOTËSUAR MË 1 GUSHT 1997)(PLOTËSUAR MË 17 NËNTOR 1997)(PLOTËSUAR MË 10 KORRIK 1998)(PLOTËSUAR MË 19 KORRIK 1999)

(PLOTËSUAR MË 15 DHJETOR 2000)(PLOTËSUAR MË 12 KORRIK 2002)

(IT/73/REV.9)

PËRMBAJTJA

I PARATHËNIA

II DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1 Hyrja në fuqiNeni 2 PërkufizimetNeni 3 Tekstet autentikeNeni 4 Ndryshimi i direktivës

III E DREJTA PËR CAKTIMIN E AVOKATIT MBROJTËS

Kapitulli 1: Parimet themelore

Neni 5 E drejta për avokatin mbrojtësNeni 6 E drejta për avokatin mbrojtës të caktuar

Kapitulli 2 Procedura për caktimin e avokatit mbrojtës

Neni 7 Kërkesa për caktimin e avokatit mbrojtësNeni 8 Përcaktimi i mjeteve të të dyshuarve dhe të akuzuarveNeni 9 Verifikimi i deklaratës së mjeteveNeni 10 Të dhënat

Kapitulli 3 Vendimi

Neni 11 Vendimi i sekretaritNeni 12 Njoftimi i vendimit

Kapitulli 4 Ndreqja

Neni 13 Ndreqja e vendimit të sekretarit

IV PARAKUSHTET PËR CAKTIM SI AVOKAT MBROJTËS

Neni 14 Kualifikimet dhe reputacioni i avokatit mbrojtësNeni 15 Vërtetimi profesional

V FUSHA E CAKTIMIT

Neni 16 Parimet themeloreNeni 17 Caktimi i avokatëve mbrojtës jashtë selisë së Tribunalit

VI HEQJA E CAKTIMIT

Neni 18 Mundësia e të dyshuarve ose të akuzuarve për të shpërblyeravokatin mbrojtës

Neni 19 Heqja e avokatit mbrojtësNeni 20 Zëvendësimi i avokatit mbrojtësNeni 21 Pagesa pro rata temporis

VII SHPENZIMET E PËRFAQËSIMIT

Neni 22 Përgjegjësia për shpërblimin dhe shpenzimetNeni 23 Shpërblimi i paguar avokatëve mbrojtës të caktuarNeni 24 Tarifa e caktuarNeni 25 HonoraretNeni 26 Shpenzimet e udhëtimitNeni 27 MëditjetNeni 28 Anëtarët e familjes dhe miqtë e të dyshuarve, të akuzuarve dhe

të avokatëve mbrojtësNeni 29 Pagesa paraprakeNeni 30 Përgjegjësia për pagesatNeni 31 Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

VIII KOMISIONI KËSHILLUES

Neni 32 Komisioni këshilltar

Shtojca

Shtojca I Tarifa bruto e përcaktuar për orë për avokatë mbrojtës, ndihmësuridikë dhe hetues.

I - PARATHËNIA

Sekretari i Tribunalit

Duke marrë parasysh Statutin e Tribunalit të miratuar nga Këshilli i Sigurimit meRezolutën 827 (1993) më 25 maj 1993, me ndryshime të mëvonshme, dhe në veçantiNenet 18 dhe 21 të tij;

Duke marrë parasysh Rregulloren e Procedurës dhe të Provave të miratuar ngaTribunali më 11 shkurt 1994, me ndryshime të mëvonshme, dhe në veçanti Rregullat42, 45 dhe 55 të saj;

Duke marrë parasysh marrëveshjen e vendit mikpritës ndërmjet Kombeve tëBashkuara dhe Mbretërisë së Holandës lidhur me selinë e Tribunalit, të nënshkruar nëNju Jork më 29 korrik 1994, dhe në veçanti Nenet XIX dhe XX të saj;

Duke marrë parasysh Direktivën për Caktimin e Avokatëve Mbrojtës të miratuar ngaTribunali më 28 korrik 1994, me ndryshime të mëvonshme, dhe me ndryshimet efundit më 15 dhjetor 2000;

LËSHON RISHIKIMIN 9 TË DIREKTIVËS PËR CAKTIMIN EAVOKATËVE MBROJTËS SI VIJON:

II - DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1Hyrja në fuqi

Kjo direktivë vendos kushtet dhe procedurat për caktimin e avokatëve mbrojtës dhehyn në fuqi në ditën e parë të muajit gusht të vitit njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë ekatër (1 gusht 1994).

Neni 2Përkufizimet

Në këtë Direktivë, termat e mëposhtëm do të kenë këto kuptime:

i Akuzuari: personi kundër të cilit një apo më shumë pika të aktakuzës janëkonfirmuar në përputhje me Rregullën 47 të Rregullores sëProcedurës dhe të Provave;

Avokati mbrojtës: personi që plotëson kërkesat për caktim në bazë të Rregullave44, 45 dhe 45 bis të Rregullores;

Direktiva: Direktiva Nr. 1/94 për Caktimin e Avokatëve Mbrojtës mendryshimet e fundit;

i Dyshuari: personi për të cilin prokurori ka informacion të besueshëm qëpriret të dëftojë se personi mund të ketë kryer ndonjë krim qëështë nën juridiksionin e Tribunalit;

Etapa e procedurës: secila prej etapave të procedurës së caktuar nga Rregullorja nëtë cilat i dyshuari ose i akuzuari mund të gjindet (hetim, akuzë,procedura në Dhomën e Gjyqit, apel, rishqyrtim).

Kodi i Sjelljes: Kodi i Sjelljes Profesionale për Akovatë Mbrojtës që Paraqitenprofesionale para Tribunalit Ndërkombëtar, i shpallur nga Sekretari më 12

qershor 1997;

Kryetari: kryetari i Tribunalit;

Prokurori: prokurori i emëruar në bazë të Nenit 16 të Statutit;

Rregullorja: Rregullorja e Procedurës dhe të Provave e miratuar ngaTribunali më 11 shkurt 1994 me ndryshime të mëvonshme;

Sekretari: sekretari i Tribunalit;

Statuti: Statuti i Tribunalit, i miratuar nga Këshilli i Sigurimit meRezolutën 827 (1993) të datës 25 maj 1993, me ndryshime tëmëvonshme;

Tribunali: Tribunali Ndërkombëtar për Ndjekjen Penale të PersonavePërgjegjës për Shkelje të Rënda të së Drejtës HumanitareNdërkombëtare të Kryera në Territorin e ish-Jugosllavisë prejVitit 1991.

Në këtë Direktivë gjinia mashkullore përfshin edhe femëroren si dhe njëjësi shumësin,dhe anasjelltas. Çdo përmendje e të dyshuarve ose të akuzuarve në këtë Direktivëkuptohet t’u referohet çfarëdo personash të ndaluar me autoritetin e Tribunalit.

Neni 3Tekstet autentike

Tekstet e Direktivës në anglisht dhe frengjisht do të jenë njëlloj autentike. Në rastmospërputhjeje, përparësi ka versioni që është më në pajtim me frymën e Statutit, tëRregullores dhe të Direktivës.

Neni 4Ndryshimi i Direktivës

(A) Propozimet për ndryshimin e Direktivës mund të bëhen nga një gjykatës, ngasekretari ose Komisioni Këshillues. Ndryshimet do të shpallen nga sekretarinë përputhje me Rregullën 45 të Rregullores.

(B) Pa paragjykuar të drejtat e të akuzuarit në ndonjë procedurë që pritet të fillojë,ndryshimi i Direktivës hyn në fuqi shtatë ditë pas lëshimit të një dokumentizyrtar të Tribunalit i cili përfshin ndryshimin.

III - E DREJTA PËR CAKTIMIN E AVOKATIT MBROJTËS

Kapitulli 1: Parimet themelore

Neni 5E drejta për avokatin mbrojtës

Pa paragjykuar të drejtën e një të akuzuari për të mbrojtur vetveten:

(i) një i dyshuar i cili do të merret në pyetje prej Prokurorit gjatë njëhetimi;

(ii) një i akuzuar ndaj të cilit është kryer dorëzimi personal i aktakuzës;dhe

(iii) çdo person i ndaluar me autoritetin e Tribunalit, duke përfshirë çdoperson të ndaluar në përputhje me Rregullën 90 bis, do të këtë tëdrejten për t’u ndihmuar prej një avokati mbrojtës.

Neni 6E drejta për avokatin mbrojtës të caktuar

(A) Të dyshuarit apo të akuzuarit të cilëve u mungojnë mjetet për ta shpërblyeravokatin mbrojtes do të kenë të drejtën e caktimit të avokatit mbrojtës tëpaguar nga Tribunali.

(B) Një të dyshuari apo të akuzuari i mungojnë mjetet për ta shpërblyer avokatinmbrojtës në qoftë se nuk i ka në dispozicion mjetet që do ta mundësonin për tashpërblyer avokatin mbrojtës sipas tarifave të përcaktuara në këtë direktivë.Për qëllimet e Pjesës së Tretë të kësaj Direktive, shpërblimi i avokatit mbrojtësi përfshin edhe shpenzimet e avokatit.

(C) Për të dyshuarit apo të akuzuarit të cilët i kanë në dispozicion mjetet për tëshpërblyer pjesërisht avokatin mbrojtës, Tribunali do ta paguajë pjesën, tëcilën i dyshuari ose i akuzuari nuk ka mjete të mjaftueshme për ta paguar.

Kapitulli 2: Procedura për caktimin e avokatit mbrojtës

Neni 7Kërkesa për caktimin e avokatit mbrojtës

(A) Në varësi nga dispozitat e Nenit 17, i dyshuari ose i akuzuari i cili dëshiron t’icaktohet një avokat mbrojtës do t’i bëjë një kërkesë sekretarit të Tribunalit nëformularin e dhënë prej Sekretarisë. Kërkesa do t’i dorëzohet Sekretarisë, osedo t’i dërgohet asaj nga i dyshuari apo i akuzuari vetë ose nga një person iautorizuar prej tij për ta bërë këtë në emrin e tij.

(B) Sekretaria, për qëllimet e Nenit 8, do ta ftojë të dyshuarin ose të akuzuarin icili kërkon caktimin e një avokati mbrojtës për të deklaruar mjetet e tij nëformularin e dhënë prej Sekretarisë.

(C) Për të siguruar plotësimin e dispozitave të Nenit 8, i dyshuari ose i akuzuariduhet ta rishikojë deklarimin e tij të mjeteve financiare kurdo që të ndodhëndonjë ndryshim që ka lidhje me deklarimin e tij të mjeteve.

Neni 8Përcaktimi i mjeteve të të dyshuarve dhe të akuzuarve

(A) I dyshuari apo i akuzuari i cili kërkon caktimin e një avokati mbrojtës duhet tëparaqesë prova për të dëshmuar se nuk mund ta shpërblejë avokatin mbrojtës.

(B) Që të përcaktohet në se i dyshuari apo i akuzuari nuk mund ta shpërblejëavokatin mbrojtës, do të merren parasysh mjetet e të gjitha llojeve që i gëzonnë mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ose që i ka në dispozicion të lirë,duke përfshirë të ardhura të drejtpërdrejta, llogari bankare, prona të

patundshme ose personale, pensione, aksione, letra me vlerë, ose pasuri tëtjera, por duke mos u kufizuar në këto, mirëpo duke përjashtuar çdo ndihmësociale ose familiare për të cilën mund të ketë të drejtë. Duke llogaritur këtomjete, do të merren parasysh gjithashtu mjetet e bashkëshortes së një tëdyshuari ose të akuzuari, si edhe ato të personave me të cilët ai rëndom banon.

(C) Gjithashtu mund të merret parasysh mënyra evidente e jetesës së një tëdyshuari apo të akuzuari dhe përdorimi i tij të çdo prone, qoftë të tundshmeose të patundshme dhe në se fiton të ardhura prej saj.

Neni 9Verifikimi i deklaratës së mjeteve

Deklarata duhet, sa të jetë e mundshme, të vërtetohet nga një autoritet i përshtatshëm,qoftë i vendit ku i dyshuari apo i akuzuari banon ose gjendet, qoftë i ndonjë venditjetër që, sipas vlerësimit të sekretarit, konsiderohet i përshtatshëm në rrethanatpërkatëse.

Neni 10Të dhënat

(A) Që të përcaktohet nëse i dyshuari apo i akuzuari i plotëson kushtet e duhurapër caktimin e një avokati mbrojtës, sekretari mund të hetojë mjetet e tij, mundtë kerkojë grumbullimin e të dhënave, të dëgjojë të dyshuarin apo të akuzuarin,të marrë parasysh çdo paraqitje të çfarëdo dokumentash që me gjasë mund tëvërtetojë kërkesën, ose ta kërkojë paraqitjen e tyre.

(B) Duke zbatuar këtë kërkesë, edhe pas caktimit të avokatit mbrojtës, Sekretarika autorizim për të kërkuar çfarëdo informacion të domosdoshëm në çdo kohënga çdo person i cili duket të ketë mundësi të japë informacion tëdomosdoshëm.

Kapitulli 3: Vendimi

Neni 11Vendimi i sekretarit

(A) Pasi që ta shqyrtojë deklaratën e mjeteve të caktuar në Nenin 7 dhe të dhënatperkatëse të marra në bazë te Nenit 10, sekretari do të përcaktojë deri në çfarëmase të dyshuarit apo të akuzuarit i mungojnë mjetet për ta shpërblyeravokatin mbrojtës dhe do të vendosë, duke dhënë arsyet për vendimin e tij:

(i) pa paragjykuar Nenin 18, t’ia caktojë një avokat mbrojtës dhe për këtëqëllim të zgjedhë një emër prej listës së hartuar në përputhje me Nenin14; ose,

(ii) pa paragjykuar Nenin 18, se i dyshuari ose i akuzuari ka në dispozicionmjete për të shpërblyer pjesërisht avokatin mbrojtës, në të cilin rast dotë tregohen në vendim shpenzimet të cilat do t’i marrë përsipërTribunali; ose

(iii) që të mos plotësojë kërkesën për caktimin e një avokati mbrojtës,

(B) Për t’u siguruar se e drejta për avokatin mbrojtës nuk cenohet deri sa sekretarishqyrton deklaratën e mjetëve të përcaktuar në Nenin 7 dhe të dhënat e marranë bazë të Nenit 10, sekretari mund t’ia caktojë një avokat mbrojtëspërkohësisht një të dyshuari apo të akuzuari për një periudhë prej jo më shumëse 120 ditëve.

(C) Në qoftë se një i dyshuar apo i akuzuar, ose

(i) kërkon caktimin e një avokati mbrojtës por nuk i përfill kërkesat epërshkruara më sipër brenda një kohe të arsyeshme; ose

(ii) nuk i lejohet apo nuk kërkohet prej tij caktimi i avokatit mbrojtës; ose

(iii) nuk shprehet me shkrim se ka ndërmend ta mbrojë vetveten;

Sekretari megjithatë mund t’ia caktojë një avokat mbrojtës për interesat e drejtësisë nëpërputhje me Rregullën 45 të Rregullores dhe pa paragjykuar Nenin 18.

Neni 12Njoftimi i vendimit

Sekretari do ta njoftojë të dyshuarin apo të akuzuarin për vendimin e tij dhe gjithashtudo ta njoftojë për vendimin avokatin i cili në këtë mënyrë caktohet, bashkë meshoqatën profesionale ose bordin drejtues të tij.

Kapitulli 4: Ndreqja

Neni 13Ndreqja e vendimit të sekretarit

(A) I dyshuari, kërkesa e të cilit për caktimin e një avokati mbrojtës është refuzuar,mundet, brenda 15 ditëve pasi që i është njoftuar vendimi, të kërkojë tarishikojë kryetari vendimin e sekretarit. Kryetari mundet ose ta konfirmojëvendimin e sekretarit ose të vendos që të caktohet avokati mbrojtës.

(B) I akuzuari, kërkesa e të cilit për caktimin e një avokati mbrojtës është refuzuar,mundet, brenda dy javësh pasi që i është njoftuar vendimi, t’ia parashtrojë njëmocion Dhomës së Gjyqit para së cilës do të paraqitet, për rishikimin emenjëhershëm të vendimit të Sekretarit. Dhoma mundet

(i) ta konfirmojë vendimin e sekretarit; ose

(ii) të gjykojë se i dyshuari apo i akuzuari posedon mjetet për ta shpërblyerpjesërisht avokatin mbrojtës, në të cilin rast ajo do t’ia kthejë çështjensekretarit që ta përcaktojë çfarë pjese do të mbulojë Tribunali.

(iii) të gjykojë se duhet caktuar një avokat mbrojtës.

IV - PARAKUSHTET PËR CAKTIM SI AVOKAT MBROJTËS

Neni 14Kualifikimet dhe reputacioni i avokatit mbrojtës

(A) Çdo person mund të caktohet si avokat mbrojtës në qoftë se sekretari bindet seai është pranuar në listën e avokatëve mbrojtës të parashikuar në Rregullën 45(B) të Rregullores. Një person ka mundësi të pranohet në listë në qoftë se:

(i) ai ushtron profesionin e avokatit në një shtet, ose është profesoruniversitar i drejtësisë;

(ii) ai nuk është konsideruar i fajshëm në procedura disiplinore kundër tijku ushtron profesionin e avokatit ose është profesor universitar, dhenuk është konsideruar i fajshëm në procedura penale relevante kundërtij.

(iii) ai flet njërën nga të dyja gjuhë të Tribunalit, përveç në se interesat edrejtësisë nuk e kërkojnë këtë.

(iv) ai ka përvojë të konsiderueshme në të drejtën kriminale dhe/osendërkombëtare;

(v) ai pranon të caktohet prej Tribunalit si avokat për të përfaqësuar çdo tëdyshuar apo të akuzuar të varfër.

(vi) ai është anëtar ose në prag të anëtarsimit të një shoqate avokatësh qëushtrojnë profesionin e tyre në Tribunal.

(B) Sekretari mund ta heqë emrin e një avokati prej listës:

(i) pas një vendimi të Dhomës që i refuzon audiencë avokatit të caktuarpër shkak të sjelljes së keqe sipas Rregullës 46 (A), duke u konsultuarme Dhomën.

(ii) kur është konsideruar të ketë mbajtur një qëndrim përbuzës ndajTribunalit në bazë të Rregullës 77 të Rregullores, duke u konsultuar meDhomën.

(iii) në qoftë se avokati është konsideruar të jetë i fajshëm per një shkelje

disiplinore sipas Kodit të Sjelljes, në përputhje me dispozitënpërkatëse të Kodit, duke u konsultuar me Dhomën.

Avokati mund të apelojë kundër vendimit të Sekretarit para Kryetarit brendady javësh pasi i është njoftuar vendimi.

(C) Sekretari duhet ta heqë emrin e avokatit prej listës së përmendur në Rregullën45 (B) kur avokati nuk i përmbush më kërkesat e Nenit 14 (A).

(D) Sekretari mund ta refuzojë një kërkesë për caktimin e një avokati në qoftë seështë nisur një procedurë në bazë të Rregullës 77 të Rregullores, ose, nëpërputhje me Nenin 45 të Kodit të Sjelljes, në qoftë se është nisur njëprocedurë sipas Pjesës së Tretë të Kodit të Sjelljes Profesionale. Avokati mundtë apelojë kundër vendimit të Sekretarit para Kryetarit brenda dy javësh pasi iështë njoftuar vendimi.

Neni 15Vërtetimi profesional

Në mbështetje të kushteve të përcaktuara në Nenin 14 (A), sekretari do të furnizohetme një certifikatë të kualifikimit profesional të lëshuar nga organi kompetentprofesional ose drejtues dhe dokumentacion tjetër që sekretari e konsideron tëdomosdoshëm.

V- FUSHA E CAKTIMIT

Neni 16Parimet themelore

(A) Një i dyshuar ose i akuzuar do të ketë të drejtë t’i caktohet një avokat mbrojtësdhe ky avokat do të merret me të gjitha etapat e procedurës dhe të gjithaçështjet që dalin nga kryerja e mbrojtjes së të dyshuarit apo të akuzuarit, dukepërfshirë rastet kur janë bashkuar dy ose më shumë krime në një aktakuzë.

(B) Kur personat e akuzuar për të njëjtin krim ose per krime të ndryshmeakuzohen ose gjykohen bashkërisht, secili prej të akuzuarve ka të drejtë tëkërkojë caktimin e avokatit të vet.

(C) Në interesat e drejtësisë dhe pas kërkesës së personit të caktuar si avokatmbrojtës, sekretari mundet, në përputhje me Nenin 14 më sipër, të caktojë njëavokat të dytë për ta ndihmuar avokatin udhëheqës. Avokati i caktuar i pari dotë quhet avokati udhëheqës.

(D) Nën autoritetin e avokatit udhëheqës, i cili mban përgjegjësi për mbrojtjen,bashkavokati mund të merret me të gjitha etapat e procedurës dhe të gjithaçështjet që dalin nga përfaqësimi i të akuzuarit ose kryerja e mbrojtjes së tij.

Avokati udhëheqës do t’i nënshkruajë të gjitha dokumentet që i janë paraqiturTribunalit përveç nëse ai e autorizon bashkavokatin me shkrim të nënshkruajënë emrin e tij.

(E) Asnjë avokat mbrojtës nuk do t’i caktohet më shumë se një të dyshuari apo tëakuzuari në të njëjtën kohë, përveç nëse caktimi i më shumë se një të dyshuariapo të akuzuari as nuk do të paragjykonte mbrojtjen e asnjërit prej tëakuzuarve, as nuk do të shkaktonte ndonjë konflikt të mundshëm interesash.

Neni 17Caktimi i avokatëve mbrojtës jashtë selisë së Tribunalit

(A) Jashtë selisë së Tribunalit, si edhe në rast urgjence, një i dyshuar i cili gjatëhetimit kërkon caktimin e një avokati mbrojtës, mund të propozojë emrin eavokatit në qoftë se e njeh një të tillë i cili mund të caktohet në përputhje medispozitat e kësaj Direktive.

(B) Kur i dyshuari nuk propozon ndonjë emër, prokurori ose një person iautorizuar prej tij ose që vepron nën drejtimin e tij mund të kontaktojëshoqatën vendore të avokatisë dhe të marrë emrat e avokatëve që mund tëcaktohen në përputhje me kërkesat e kësaj Direktive.

(C) Në situatat e parashikuara në paragrafet (A) dhe (B), procedura për caktimin eavokatit mbrojtës si e parashtruar në këtë Direktivë do të vlejë mutatismutandis por do të përshpejtohet kur të ketë nevojë.

VI - HEQJA E CAKTIMIT

Neni 18Mundësia e të dyshuarve ose të akuzuarve për të shpërblyer avokatë mbrojtës

(A) Caktimi i avokatit mbrojtës ose shpërblimi i pjesshëm i avokatit dhe/osepagimi i shpenzimeve të avokatit mund të tërhiqen nga sekretari në qoftë se:

(i) pas vendimit të tij, i dyshuari ose i akuzuari bie në mjete të cilat, po t’ikishte pasur në dispozicion në kohën kur është bërë kërkesa në Nenin7, do ta kishin bërë sekretarin ta mos përmbushte kërkesën;

(ii) del informacioni i cili vërteton se i dyshuari ose i akuzuari ka mjete tëmjaftueshme për t’i paguar shpenzimet e mbrojtjes.

(B) Vendimi i sekretarit do të jetë i arsyetuar dhe do t’u njoftohet të dyshuarit apotë akuzuarit dhe avokatit të caktuar, dhe do të hyjë në fuqi më datën e marrjessë njoftimit.

(C) Dispozitat e Nenit 13 do të vlejnë mutatis mutandis kur një i dyshuar ose iakuzuar kërkon rishikimin e vendimit të sekretarit.

Neni 19Heqja e avokatit mbrojtës

(A) Në interesat e drejtësisë, sekretari mundet:

(i) me kërkesën e të akuzuarit, apo të avokatit të tij, ta heqë avokatinmbrojtës të caktuar;

(ii) me kërkesën e avokatit udhëheqës, ta heqë bashkavokatin e caktuar.

(B) Sekretari mund ta pezullojë caktimin e avokatit për një kohë të arsyeshëm dhetë kufizuar, duke u konsultuar me Dhomën:

(i) në qoftë se kundër këtij avokati është nisur një procedurë disiplinoresipas Pjesës së Tretë të Kodit të Sjelljes Profesionale; ose

(ii) në qoftë se kundër këtij avokati është nisur një procedurë për përbuzjene Tribunalit.

Avokati mund të kërkojë rishikimin e vendimit nga Kryetari brenda dy javëshpasi i është njoftuar për vendimin.

(C) Sekretari do ta heqë avokatin e caktuar mbrojtës:

(i) pas vendimit prej një Dhome të Gjyqit qe t’i refuzohet audiencaavokatit mbrojtjes për shkak të sjelljes së keqe sipas Rregullës 46 (A).

(ii) kur avokati mbrojtës nuk i përmbush më kërkesat e Nenit 14 (A); ose

(iii) kur avokati mbrojtës vërtetohet të ketë vepruar me përbuzje në bazë tëRregullës 77 të Rregullores.

(D) Në raste të tilla, heqja u njoftohet të akuzuarit, avokatit mbrojtës në fjalë dheorganit kompetent profesional ose drejtues të tij.

(E) Sekretari menjëherë i cakton të dyshuarit apo të akuzuarit një avokat mbrojtëstë ri.

(F) Kur është refuzuar një kërkesë për heqje në bazë të paragrafit (A), personi qëbën kërkesën mund ta kërkojë rishikimin e vendimit të sekretarit nga Kryetaribrenda dy javësh pasi që është njoftuar për vendimin.

Neni 20Zëvendësimi i avokatit mbrojtës

(A) Kur avokati i caktuar është hequr nga sekretari ose kur ndërpriten shërbimët eavokatit mbrojtës, avokati i caktuar nuk mund ta ndërpresë punën e vet derisanjë avokat zëvendësues nuk sigurohet nga Tribunali, nga i dyshuari apo i

akuzuari, ose deri sa i dyshuari apo i akuzuari nuk deklaron me shkrimsynimin e tij për të mbrojtur vetveten.

(B) Në interesat e drejtësisë, avokati mbrojtës i hequr mund të vazhdojë tëpërfaqësojë të dyshuarin ose të akuzuarin për një periudhë prej jo më shumë se30 ditësh pas datës kur është caktuar zëvendësuesi. Gjatë kësaj periudhe,shpenzimet e domosdoshme dhe të arsyeshme të të dy avokatëve mbulohennga Tribunali.

Neni 21Pagesa pro rata temporis

Kur, gjatë angazhimit, një avokat mbrojtës zëvendësohet në të njejtën cilësi nga njëavokat tjetër i caktuar për çfarëdo arsye, që të dy do të paguhen pro rata temporis.

VII - SHPENZIMET E PËRFAQËSIMIT

Neni 22Përgjegjësia për shpërblimin dhe shpenzimet

(A) Kur është caktuar avokati mbrojtës, shpenzimet e domosdoshme dhe tëarsyeshme të përfaqësimit juridik të të dyshuarit apo të akuzuarit do tëmbulohen nga Tribunali në varësi nga dispozitat buxhetore, rregullat dherregullimet, dhe praktika e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara. Të gjithashpenzimet duhet të autorizohen paraprakisht nga sekretari. Në qoftë se nukmerret autorizimi, sekretari mund të refuzojë të mbulojë shpenzimet. Sekretarivendos shpenzime maksimale për secilën mbrojtje në fillim të çdo etape tëprocedurës, duke marrë parasysh vlerësimin e tij mbi kohëzgjatjen e etapës.Në qoftë se një etapë zgjatet për një kohë shumë më të gjatë ose më të shkurtërse pritet, Sekretari mund t’i ricaktojë shpenzimet. Në rast mosmarrëveshjejelidhur me shpenzimet maksimale, Sekretari mund të vendosë pas konsultimeveme Dhomën dhe në rast nevoje, me Komisionin Këshillues.

(B) Shpenzimet që do të mbulohen nga Tribunali përfshijnë tërë shpërblimin që itakon avokatit mbrojtës në përputhje me Nenin 23. Ato do të përfshijnëgjithashtu shpenzimet lidhur me ndihmën juridike, ndihmën hetimore,shpenzimet lidhur me nxjerrjen e provave për mbrojtjen dhe për vërtetimin efakteve, shpenzimet lidhur me konsultime të përkohshme për çështje specifike,vlerësimet e eksperteve të paguar sipas tarifave të caktuara në Shtojcën I, dheshpenzimet e bujtjes dhe të udhëtimeve të dëshmitarëve. Ato do të përfshijnëshpenzimet e udhëtimit, taksat e udhëtimit dhe obligime të ngjashme.Shpenzimet e përgjithshme të zyrës janë përfshirë në shpërblimin e avokatit.Këto përfshijnë në çdo rast shpenzimet e telefonit, të postës apo të postëseksprese, të fotokopjimit, të librave dhe revistave, të qirasë së zyrës, të blerjessë pajisjeve dhe të furnizimeve për zyrë, dhe të ndihmës sekretariale, por jovetëm këto.

(C) Sekretari do t’i kompensojë shumat e kërkuara nga avokati mbrojtës tëcaktuara si shpërblim dhe shpenzimet e parapara në paragrafet (A) dhe (B) mësipër pas dorëzimit të një deklarate të shpenzimeve të përpiluar në formularine dhënë nga sekretaria, i cili duhet paraqitur brenda 120 ditëve pas ditës sëfundit të muajit në të cilin është kryer puna ose është bërë shpenzimi, dhe tëmiratohet nga sekretari. Avokati mbrojtës mund të kërkojë pagesë mujore tëndarë në pjesa të barabarta të shpenzimeve maksimale të përcaktuara ngaSekretari sipas Paragrafit (A) më sipër. Llogaria gjithsesi do të paraqitet nëformë elektronike.

Neni 23Shpërblimi që u paguhet avokatëve mbrojtës të caktuar

(A) Pa paragjykuar Nenet 6 (C), shpërblimi që i paguhet avokatit mbrojtës tëcaktuar për çdo çështje të veçantë dhe për çdo etapë të procedurës do tëpërfshijë:

(i) një tarifë të caktuar;

(ii) honorare të llogaritura në bazë të një tarife të caktuar për orë, qëzbatohet për numrin e orëve të punës në çdo etapë të procedurës.

(B) Tarifat e vlefshme përcaktohen nga Sekretari dhe miratohen nga Gjykatësit.

(C) Pa paragjykuar Nenin 6 (C), avokati mbrojtës i caktuar i cili shpërblehet ngaTribunali nuk do të pranojë shpërblim për detyrën prej çfarëdo burimi tjetër.

Neni 24Tarifa e caktuar

Tarifa e caktuar e paraparë në Nenin 23 (A) (i) do te jetë baraz me dy mijë dollarëamerikanë dhe do të mbulojë konsultimet paraprake me të dyshuarin ose të akuzuarin,paraqitjen e parë dhe shprehjen e fajësisë ose pafajësisë para Tribunalit, dukepërfshirë përgatitjet e saj dhe leximin e aktakuzës, rinjohjen me rregulla dhe leximtjetër të përgjithshëm.

Neni 25Honoraret

Tarifa e caktuar për orë e paraparë në Nenin 23 (A) (ii) do të vlerësohet nga sekretarinë bazë të stazhit dhe përvojës së avokatit mbrojtës, sipas Shtojcës I. Kjo tarifëpërfshin shpenzime të përgjithshme të zyrës.

Neni 26Shpenzimet e udhëtimit

(A) Shpenzimet e udhëtimit do t’i kompensohen avokatit mbrojtës i cili nuk banonzakonisht në territorin e vendit mikpritës ose në vendin ku po kryhet etapa e

veçantë e procedurës, në bazë të një bilete standarde vajtje-ardhje për rrugënmë të shkurtër ose brenda kufijve të caktuar nga sekretari dhe me autoriziminparaprak të tij, pas paraqitjës së një deklarate të shpenzimeve të udhëtimit nëformularin e dhënë nga sekretari, të shoqëruar me deftesën origjinale të biletësdhe me kontrabiletat.

(B) Shpenzimet e udhëtimit do t’i kthehen avokatit mbrojtës i cili banon zakonishtnë territorin e vendit mikpritës por jo në qytetin ku ai shërben ose në bazë tëbiletave të transportit publik të klasës së parë ose të tarifave të përcaktuaranga Tabela e Tarifave të Kombeve të Bashkuara për Shpërblimin eUdhëtimeve me Automjete Private për grupe të ndryshme të vendeve dheterritoreve, për kilometër të udhëtimeve vajtje-ardhje me rrugën më tëshkurtër, pas paraqitjes së një deklarate të shpenzimeve të udhëtimit nëformularin e dhënë nga Sekretaria.

(C) Avokatët mbrojtës do të paraqesin të gjitha kërkesat për udhëtim në Sekretarisë paku një javë para udhëtimit të planifikuar, përveç në se mund të vërtetojnëse rrethanat jashtë kontrollit të tyre i kanë penguar që të përmbushnin këtëdetyrim. Sekretaria e ka të drejtën qe të zbresë nga shpërblimi i avokatitgjobat për anulime të shkaktuara nga ndryshimet në planet e udhëtimeve, nëraste kur këto ndryshime nuk janë mjaft të lidhura me detyrime profesionale tëtij si avokat i caktuar.

Neni 27Mëditjet

(A) Avokati mbrojtës do të ketë të drejtën e një mëditjeje të llogaritur në bazë tëtarifave të përcaktuara në Tabelën e Kombeve të Bashkuara për Mëditjet eRrojtjes që zbatohet sipas numrit të ditëve të punës. Avokati mbrojtës nuk katë drejtë për mëditje të rrojtjes në vendbanimin e vet.

(B) Tarifa për mëditje do të llogaritet në bazë të tarifave aktuale të mëditjeve tërrojtjes që zbatohen në vendin ku ai vepron si avokat i caktuar.

(C) Në përputhje me rregullat në fuqi në Kombet e Bashkuara, tarifa e zbatuar dotë ulet për 25 për qind kur avokati mbrojtës të ketë kaluar më shumë se 60 ditëgjithsej, nga data e caktimit të tij, në vendin ku ai vepron si avokat i caktuar.

Neni 28Anëtarët e familjes dhe miqtë e të dyshuarve, të akuzuarve dhe të

avokatëve mbrojtës

Anëtarët e familjes ose miqtë e ngushtë e të dyshuarve, të akuzuarve dhe të avokatëvembrojtës nuk mund të caktohen sipas kësaj direktive si avokatë mbrojtës, expertë,asistent juridik, hetues, ose përkthyes përveç kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë.

Neni 29Pagesa paraprake

Në rrethana të jashtëzakonshme dhe me autorizimin e sekretarit, mund të paguhenparaprakisht mëditja e parashtruar në Nenin 27 më sipër ose shpënzimet e avokatit meparaqitjen nga avokati të një deklarate paraprake në formularët e dhënë nga Sekretariapër të mbuluar ose periudhën ose shpenzimet përkatëse.

Neni 30Përgjegjësia për pagesat

(A) Të gjitha shumat që i takojnë avokatit mbrojtës të caktuar sipas dispozitave tëkësaj Direktive paguhen nga përgjegjësi financiar i Sekretarisë.

(B) Deklarata e shpërblimit dhe deklarata e shpenzimeve të udhëtimit apo eshpenzimeve të tjera të parapara nën Nenet 23, 26 dhe 27 duhet të miratohenparaprakisht nga sekretari.

Neni 31Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

Në rastin e mospajtimeve për çështje të lidhura me llogaritjen dhe pagimin eshpërblimeve apo të kthimit të shpenzimeve, sekretari do të marrë vendim paskonsultimit me kryetarin dhe, në rast nevoje, me Komisionin Këshillues.

VIII - KOMISIONI KËSHILLUES

Neni 32Komisioni këshillues

(A) Do të ngrihet një Komision Këshillues i përbërë nga dy anëtarë të zgjedhurnga kryetari me votim prej listës së përmendur në Nenin 14 dhe të cilët janëparaqitur para Tribunalit, dy anëtarë të propozuar nga International BarAssociation; dy anëtarë të propozuar nga Union Internationale des Avocats,dhe kryetari i shoqatës Nederlandse Orde van Advokaten apo përfaqësuesi i tij.Çdo anëtar i Komisionit Këshillues duhet të ketë se paku 10 vjet përvojejuridike.

(B) Kryetari i Komisionit Këshillues do të jetë kryetari i shoqatës NederlandseOrde van Advokaten apo përfaqësues i tij. Anëtarësia e Komisionit Këshilluesdo të emërohet çdo vjet në përvjetorin e hyrjes në fuqi të kësaj Direktive.

(C) Komision Këshilltar mund të konsultohet sipas nevojës nga sekretari apokryetari për çështje të lidhura me caktimin e avokatëve mbrojtës.

(D) Komisioni Këshillues gjithashtu mundet edhe me nismën e vet t’u drejtojësekretarit, ose sekretarit dhe Kryetarit, çdo çështje të lidhur me caktimin eavokatëve mbrojtës.

SHTOJCA I

Tarifa bruto e përcaktuar për orë për avokatë mbrojtës në dollarë amerikanë(shpenzimet e përgjithshme të zyrës janë të përfshira në këtë shumë)

Avokati Udhëheqës/Avokati

20 vjet përvoje profesionale ose më shumë 110 US$15-19 vjet përvoje profesionale 100 US$10-14 vjet përvoje profesionale 90 US$0-9 vjet përvoje profesionale 80 US$

Bashkavokati

Tarifa e përcaktuar prej 80 US$

Tarifa bruto e përcaktuar për orë për avokatë për pagesa për ndihmës juridikëdhe hetues në euro (shpenzimet e përgjithshme të zyrës janë të përfshira në këtëshumë)

10 vjet përvoje profesionale ose më shumë 25 euro5-9 vjet përvoje profesionale 20 euro0-1 vjet përvoje profesionale 15 euro