b a n k a e s h q i p Ë r i s Ë...në bazë dhe për zbatim të nenit 3, pikat 2 dhe 3, të nenit...

30
B U L E T I N I Z Y R T A R B A N K A E S H Q I P Ë R I S Ë vëllimi 22 numër 6 gusht 2020 Data e botimit: 21.08.2020

Upload: others

Post on 20-Oct-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    PB Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 1

    B U L E T I N I Z Y R T A R

    B A N K A E S H Q I P Ë R I S Ë

    vëllimi 22 numër 6 gusht 2020

    Data e botimit: 21.08.2020

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    2 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 3

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    2 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 3

    P Ë R M B A J T J A

    4

    5

    7

    9

    10

    12

    15

    16

    17

    19

    21

    22

    23

    25

    2727282829

    1. Vendim i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, nr. prot. 3023, datë 29.6.2020 “Për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”

    2. Vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, nr. 39, datë 1.7.2020 “Për mbajtjen e pandryshuar të normës së interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjella të riblerjes dhe të normave të interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në bankën e Shqipërisë”

    3. Vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, nr. 40, datë 1.7.2020 “Për pezullimin e shpërndarjes së fitimit nga bankat”

    4. Vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, nr. 41, datë 1.7.2020 “Për miratimin e delegimit të kompetencës për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit të Bankës së Shqipërisë dhe agjencisë së trajtimit të kredive”

    5. Vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, nr. 42, datë 1.7.2020 “Për dhënien e miratimit paraprak për kryerjen e veprimtarive financiare shtesë nga banka union sh.a.”

    6. Vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, nr. 44, datë 1.7.2020 “Për miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren “Për funksionimin e komitetit të auditit”, miratuar me vendimin nr. 64, datë 6.08.2015 të Këshillit Mbikëqyrës”

    7. Vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, nr. 45, datë 1.7.2020 “Për një shtesë në vendimin nr. 23, datë 28.3.2019 të Këshillit Mbikëqyrës për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komitetit të Auditit të Bankës së Shqipërisë”

    8. Vendim i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, nr. prot. 3182, datë 8.7.2020 “Për revokimin e licencës të subjektit financiar jobankë “Posta Shqiptare” sh.a.”

    9. Vendim i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, nr. 46, datë 8.7.2020 “Për të vepruar si institucion i parasë elektronike në Republikën e Shqipërisë”

    10. Vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, nr. 48, datë 5.8.2020 “Për mbajtjen e pandryshuar të normës së interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjella të riblerjes dhe të normave të interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë”

    11. Vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, nr. 49, datë 5.8.2020 “Për miratimin e mbylljes së fazuar të aktivitetit të ndërmjetësimit të investimit të personave fizikë në bono thesari nëpërmjet Bankës së Shqipërisë”

    12. Vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, nr. 50, datë 5.8.2020 “Për një ndryshim në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr. 69, datë 22.11.2017 “Për shtypjen e monedhave metalike përkujtimore, për qëllime numizmatike, në vitin 2018”

    13. Vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, nr. 51, datë 5.8.2020 “Për miratimin e delegimit të kompetencës për nënshkrimin e kontratave të shërbimit midis Bankës së Shqipërisë me gopa, për projektin sp 1.2: international trade in services statistics (itss) (statistikat e tregtisë ndërkombëtare në shërbime) dhe për projektin sp.7.1: source (basic) data required for the calculation of the indicators for the macro-economic imbalances procedures (mip) (të dhënat e kërkuara për llogaritjen e treguesve për procedurën për identifikimin e zhbalancimeve makroekonomike)

    14. Vendim i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, nr. prot. 3660, datë 7.8.2020 “Për pezullimin e licencës të subjektit financiar jobankë “Platinium Investment” sh.p.k.”

    15. Treguesi i lëndës për Buletinin Zyrtar, vëllimi 22, numër 1, mars 202016. Treguesi i lëndës për Buletinin Zyrtar, vëllimi 22, numër 2, mars 202017. Treguesi i lëndës për Buletinin Zyrtar, vëllimi 22, numër 3, prill 202018. Treguesi i lëndës për Buletinin Zyrtar, vëllimi 22, numër 4, qershor 202019. Treguesi i lëndës për Buletinin Zyrtar, vëllimi 22, numër 5, qershor 2020

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    4 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 5

    REPUBLIKA E SHQIPËRISËBANKA E SHQIPËRISË

    GUVERNATORI

    Nr. 3023 prot. Tiranë, më 29.6.2020

    VENDIM Nr. 3023, datë 29.6.2020

    PËREMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË SË SIGURIMIT TË

    DEPOZITAVE

    Në bazë dhe për zbatim të pikës 4 të nenit 53 të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar; të pikës 1 të nenit 53 të ligjit nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar; si dhe bazuar në vendimin nr. 19, datë 25.6.2020 të Këshillit Drejtues të ASD-së “Mbi propozimin në Autoritet Mbikëqyrës të emërimit të z. Genci Mamani në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”,

    URDHËROJ:

    1. Emërimin e z. Genci Mamani në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave me efekt nga data 3.7.2020.

    2. Ngarkohet z. Genci Mamani dhe Agjencia e Sigurimit të Depozitave me ndjekjen e zbatimit të këtij urdhri.

    3. Ngarkohet Departamenti i Kërkimeve për publikimin e këtij urdhri, në Buletinin Zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    GUVERNATOR

    GENT SEJKO

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    4 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 5

    REPUBLIKA E SHQIPËRISËBANKA E SHQIPËRISËKËSHILLI MBIKËQYRËS

    VENDIMNr. 39, datë 1.7.2020

    “PËRMBAJTJEN E PANDRYSHUAR TË NORMËS SË INTERESIT TË

    MARRËVESHJEVE TË RIBLERJES DHE TË ANASJELLA TË RIBLERJES DHE TË NORMAVE TË INTERESIT TË DEPOZITËS NJËDITORE DHE TË KREDISË

    NJËDITORE NË BANKËN E SHQIPËRISË”

    Në bazë dhe për zbatim të nenit 43, shkronjat “a” dhe “c” të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar; me propozimin e Departamentit të Politikës Monetare, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë,

    VENDOSI:

    1. Të mbajë të pandryshuar, në nivelin 0.50 për qind, normën e interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjella të riblerjes (REPO dhe REPO të anasjella).

    2. Të mbajë të pandryshuar, në nivelin 0.10 për qind, normën e interesit që Banka e Shqipërisë i paguan një banke tregtare për depozitën njëditore.

    3. Të mbajë të pandryshuar, në nivelin 0.9 për qind, normën e interesit që një bankë tregtare i paguan Bankës së Shqipërisë për kredinë njëditore.

    4. Ngarkohet Departamenti i Operacioneve Monetare të njoftojë menjëherë bankat tregtare për këtë vendim.

    5. Ngarkohen Departamenti i Operacioneve Monetare dhe të gjitha strukturat e tjera në Bankën e Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

    6. Ngarkohet Kabineti i Guvernatorit dhe Departamenti i Kërkimeve për publikimin e këtij vendimi, përkatësisht në faqen zyrtare të internetit dhe në Buletinin Zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    6 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 7

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    SEKRETARI KRYETARI

    ELVIS ÇIBUKU GENT SEJKO

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    6 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 7

    REPUBLIKA E SHQIPËRISËBANKA E SHQIPËRISËKËSHILLI MBIKËQYRËS

    VENDIMNr. 40, datë 1.7.2020

    PËR PEZULLIMIN E SHPËRNDARJES SË FITIMIT NGA BANKAT

    Në bazë dhe për zbatim të nenit 3, pikat 2 dhe 3, të nenit 12, shkronja “a” dhe të nenit 43, shkronja “c” të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe të nenit 66/1 të ligjit nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Departamentit të Mbikëqyrjes, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë,

    VENDOSI:

    1. Të pezullojë deri më datë 31 dhjetor 2020, shpërndarjen nga ana e bankave, të fitimit të mbartur nga periudhat e mëparshme dhe të fitimit që do të realizohet për vitin 2020.

    2. Ngarkohen bankat e licencuara nga Banka e Shqipërisë, me zbatimin e këtij vendimi.

    3. Ngarkohet Departamenti i Mbikëqyrjes për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.

    4. Ngarkohet Kabineti i Guvernatorit dhe Departamenti i Kërkimeve me publikimin e këtij vendimi, përkatësisht në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë dhe në Buletinin Zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

    5. Ky vendim i komunikohet Departamentit të Stabilitetit Financiar, Departamentit për Ndërhyrjen e Jashtëzakonshme, Departamentit të Operacioneve Monetare dhe Departamentit të Politikës Monetare.

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    8 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 9

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

    SEKRETARI KRYETARI

    ELVIS ÇIBUKU GENT SEJKO

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    8 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 9

    REPUBLIKA E SHQIPËRISËBANKA E SHQIPËRISËKËSHILLI MBIKËQYRËS

    VENDIMNr. 41, datë 1.7.2020

    “PËRMIRATIMIN E DELEGIMIT TË KOMPETENCËS

    PËR NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT TË BANKËS SË SHQIPËRISË DHE AGJENCISË SË TRAJTIMIT TË KREDIVE”

    Në bazë dhe për zbatim të nenit 53, pika 4, paragrafi i fundit i ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar; neneve 28 dhe 29 të ligjit 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë, si dhe bazuar në propozimin e Departamentit të Kërkimeve, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë,

    VENDOSI:

    1. Të autorizojë Zëvendësguvernatorin e Dytë, Zj. Natasha Ahmetaj, për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit të Bankës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Trajtimit të Kredive.

    2. Ngarkohet Departamenti i Kërkimeve me publikimin e këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

    Ky vendim hyn në fuqi pas publikimit në Buletinin Zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

    SEKRETARI KRYETARI

    ELVIS ÇIBUKU GENT SEJKO

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    10 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 11

    REPUBLIKA E SHQIPËRISËBANKA E SHQIPËRISËKËSHILLI MBIKËQYRËS

    VENDIMNr. 42, datë 1.7.2020

    “PËRDHËNIEN E MIRATIMIT PARAPRAK PËR KRYERJEN E VEPRIMTARIVE

    FINANCIARE SHTESË NGA BANKA UNION SH.A.”

    Në bazë dhe për zbatim të nenit 43, shkronja “e”, të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë“, i ndryshuar, të nenit 23, pikat 1 dhe 3, të nenit 24, pika 1, shkronja “ç”, të nenit 54, pika 2, shkronja “dh”, nënpika “v”, shkronja “e”, nënpika “i” dhe shkronja “ë” të ligjit nr. 9662, datë 18.12.2006, “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe të rregullores “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së bankave dhe degëve të bankave të huaja në Republikën e Shqipërisë”, miratuar me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr. 14, datë 11.03.2009, e ndryshuar; me propozim të Departamentit të Mbikëqyrjes, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë,

    VENDOSI:

    1. Të japë miratimin paraprak për kryerjen nga Banka Union sh.a. të veprimtarive financiare shtesë të:

    - tregtimi për llogari të klientëve, qoftë dhe në një këmbim valutor, në një treg të vetorganizuar (OTC) ose ndryshe të letrave me vlerë të transferueshme,

    - ndërmjetësimi për transaksionet monetare të marrjes në kujdestari, - shërbimet këshilluese, ndërmjetëse dhe shërbime të tjera ndihmëse

    për veprimtaritë e listuara më sipër.

    2. Autorizohet Guvernatori i Bankës së Shqipërisë për të bërë ndryshimet përkatëse në aneksin e licencës së Bankës Union sh.a.

    3. Ngarkohet Departamenti i Mbikëqyrjes për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    10 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 11

    4. Ngarkohet Kabineti i Guvernatorit dhe Departamenti i Kërkimeve për publikimin e këtij vendimi, përkatësisht në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë dhe në Buletinin Zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

    SEKRETARI KRYETARI

    ELVIS ÇIBUKU GENT SEJKO

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    12 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 13

    REPUBLIKA E SHQIPËRISËBANKA E SHQIPËRISËKËSHILLI MBIKËQYRËS

    VENDIMNr. 44, datë 1.7.2020

    PËR MIRATIMIN E DISA NDRYSHIMEVE NË RREGULLOREN

    “PËR FUNKSIONIMIN E KOMITETIT TË AUDITIT”, MIRATUAR ME VENDIMIN NR. 64, DATË 6.08.2015 TË KËSHILLIT MBIKËQYRËS

    Në mbështetje të nenit 43, shkronja “f” të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar; nenit 2.3 të Rregullores së “Funksionimit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”, miratuar me vendimin nr. 157, datë 02.12.1998 të Këshillit Mbikëqyrës, i ndryshuar; nenit 22 të Statutit të Bankës së Shqipërisë, miratuar me vendimin nr. 90, datë 02.12.2015 të Këshillit Mbikëqyrës; si dhe nenit 16 të Rregullores “Për funksionimin e Komitetit të Auditit”, miratuar me vendimin nr. 64, datë 06.08.2015 të Këshillit Mbikëqyrës, me propozim të anëtarëve: Suela Popa dhe Ridvan Bode, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë,

    VENDOSI:

    1. Në Rregulloren “Për funksionimin e Komitetit të Auditit”, miratuar me vendimin nr. 64, datë 06.08.2015 të Këshillit Mbikëqyrës, bëhen ndryshimet e mëposhtme:

    a) Në nenin 3, shkronja “b”, pas fjalës “Statutit”, shtohet togfjalëshi “kësaj rregulloreje”.

    b) Në nenin 5, pika 2, shkronjat “”a”, “b” dhe “d” riformulohen përkatësisht si vijon:

    i. “a) shqyrton pasqyrat financiare vjetore para miratimit të tyre nga Këshilli;

    ii. b) diskuton me auditorin e jashtëm, auditorin e brendshëm dhe drejtuesit e Bankës raportet e auditit, letrën e auditorit të jashtëm drejtuar Bankës, si dhe çdo vështirësi të hasur gjatë punës së

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    12 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 13

    auditit dhe/ose çdo mosmarrëveshje të rëndësishme me drejtuesit e Bankës;

    iii. d) asiston Këshillin në përmbushjen e funksioneve të veta në lidhje me pasqyrat financiare.”.

    c) Titulli i nenit 6 riformulohet: “Sistemi i kontrollit të brendshëm”.

    d) Në nenin 6, pika 2, shkronjat “b” dhe “c” riformulohen përkatësisht si vijon:

    “b) diskuton me Inspektorin e Përgjithshëm, auditorin e jashtëm dhe drejtuesin përgjegjës për rrezikun, raportet përkatëse dhe rreziqet e identifikuara operacionale, financiare dhe reputacionale;

    c) vlerëson përshtatshmërinë dhe afatin kohor të masave të marra për të monitoruar dhe kontrolluar këto ekspozime, dhe në përgjithësi garanton që rekomandimet dhe shqetësimet të marrin vëmendjen e duhur;”.

    e) Në nenin 7, pika 3, shkronja “c” riformulohet si vijon:

    “sugjeron standardet e kualifikimit profesional dhe reputacional që duhet të ketë auditori i jashtëm;”.

    f) Në nenin 7, pika 3, pas shkronjës “c”, shtohet shkronja “d” me përmbajtje si vijon:

    “takohet me auditorin e jashtëm për të diskutuar çdo çështje që Komiteti ose auditori i jashtëm besojnë se duhet diskutuar privatisht.”.

    g) Pas nenit 8, shtohet neni 8/1 me titull “Përgjegjësi të tjera” dhe me përmbajtje si vijon:

    “Përveç përgjegjësive të lartpërmendura, Komiteti:a) kryen aktivitete të tjera në lidhje me këtë mandat, nëse kërkohet

    nga Këshilli; b) i rekomandon Këshillit të ngarkojë Inspektorin e Përgjithshëm

    me çështje specifike në kuadër të fushës së përgjegjësive të Komitetit.”.

    h) Në nenin 10, pika 1 riformulohet si vijon:

    “Komiteti merr kontakt me administratorët dhe drejtuesit, si dhe ka akses në çdo dokument dhe informacion që e çmon të nevojshëm për përmbushjen në mënyrën e duhur të detyrave të përshkruara në këtë rregullore, në përputhje me kuadrin rregullativ të Bankës.”.

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    14 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 15

    i) Në nenin 10, pika 4, togfjalëshi “mund të kërkojë”, zëvendësohet me togfjalëshin “kërkon periodikisht”.

    j) Në nenin 11, pika 2 riformulohet si vijon:

    “Performanca e Komitetit është objekt i vetëvlerësimit një herë në 3 (tre) vjet, rezultatet e të cilit i raportohen Këshillit.”.

    k) Në nenin 13, pika 2 riformulohet si vijon:

    “Gjatë përmbushjes së detyrave, anëtarët e Komitetit zbatojnë parimet e vendosura në Kodin e Etikës së Bankës, i cili përcakton përgjegjësitë për të ruajtur integritetin dhe reputacionin e Bankës.”.

    l) Pas nenit 14, shtohet neni 14/1 me titull “Kufizimet e përgjegjësive të Komitetit” dhe me përmbajtje si vijon:

    “1. Komiteti ka përgjegjësi këshilluese dhe mbikëqyrëse sipas përcaktimeve të kësaj rregullore.

    2. Komiteti nuk kryen auditime, apo shqyrtime kontabël për të siguruar që pasqyrat financiare të Bankës dhe paraqitja e tyre janë të plota dhe të sakta.”.

    m) Neni 16 riformulohet si vijon:

    “Komiteti e rishikon këtë rregullore, sipas nevojës, dhe i raporton Këshillit për përputhshmërinë.”.

    2. Ngarkohet Komiteti i Auditit dhe të gjitha njësitë organizative të Bankës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

    3. Ngarkohet Departamenti i Kërkimeve me publikimin e këtij vendimi faqen zyrtare të internetit të Bankës së Shqipërisë.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    SEKRETARI KRYETARI

    ELVIS ÇIBUKU GENT SEJKO

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    14 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 15

    REPUBLIKA E SHQIPËRISËBANKA E SHQIPËRISËKËSHILLI MBIKËQYRËS

    VENDIMNr. 45, datë 1.7.2020

    “PËRNJË SHTESË NË VENDIMIN NR. 23, DATË 28.3.2019 TË KËSHILLIT

    MBIKËQYRËS PËR EMËRIMIN E KRYETARIT DHE ANËTARËVE TË KOMITETIT TË AUDITIT TË BANKËS SË SHQIPËRISË”

    Në bazë dhe për zbatim të nenit 43, shkronja “c”, të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar; nenit 12, pika 1, të Rregullores Për funksionimin e Komitetit të Auditit, miratuar me vendimin nr. 64, datë 6.8.2015, i ndryshuar; dhe me propozim të Guvernatorit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë,

    VENDOSI:

    1. Në pikën 1 të vendimit nr. 23, datë 28.3.2019, të Këshillit Mbikëqyrës “Për emërimin e Kryetarit dhe Anëtarëve të Komitetit të Auditit të Bankës së Shqipërisë”, bëhet kjo shtesë:

    “Zj. Edlira Luçi emërohet anëtare në Komitetin e Auditit.”

    2. Ngarkohet Kabineti i Guvernatorit dhe Departamenti i Kërkimeve për publikimin e këtij vendimi, përkatësisht në faqen zyrtare të internetit dhe në Buletinin Zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    SEKRETARI KRYETARI

    ELVIS ÇIBUKU GENT SEJKO

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    16 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 17

    REPUBLIKA E SHQIPËRISËBANKA E SHQIPËRISË

    GUVERNATORI

    Nr. 3182 Prot. Tiranë, 08.07.2020

    VENDIMNr. 3182 , datë 08.07.2020

    PËR REVOKIMIN E LICENCËS TË SUBJEKTIT FINANCIAR JOBANKË

    “POSTA SHQIPTARE” SH.A.

    Në bazë dhe për zbatim të nenit 31, pika 1 të rregullores “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare jobanka”, miratuar me vendimin nr. 01, datë 17.01.2013 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, e ndryshuar, dhe të shtojcës nr. 3, pika 4 të rregullores “Për përcaktimin e nivelit të vendimmarrjes në mbikëqyrjen e veprimtarive bankare dhe financiare”, miratuar me vendimin nr. 36, datë 26.05.2010 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, e ndryshuar, me propozim të Departamentit të Mbikëqyrjes,

    VENDOSA:

    1. Revokimin e licencës nr. 3, datë 18.4.2001 të shoqërisë “POSTA SHQIPTARE” sh.a. për ushtrimin e veprimtarive financiare.

    2. Ngarkohet Departamenti i Mbikëqyrjes të kryejë çregjistrimin nga regjistri i subjekteve financiare jobanka të licencuara të shoqërisë “POSTA SHQIPTARE” sh.a.

    3. Ngarkohet Departamenti i Kërkimeve për publikimin e këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

    Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

    GUVERNATOR

    GENT SEJKO

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    16 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 17

    REPUBLIKA E SHQIPËRISËBANKA E SHQIPËRISË

    LICENCË

    Nr. 46, datë 8.7.2020

    PËR TË VEPRUAR SI INSTITUCION I PARASË ELEKTRONIKENË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

    Në mbështetje të ligjit nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar si dhe të rregullores “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare jobanka”, miratuar me vendimin nr. 01, datë 17.01.2013 të Këshillit Mbikëqyrës, e ndryshuar, Banka e Shqipërisë i jep shoqërisë “POSTA SHQIPTARE” sh.a. licencën si institucion i parasë elektronike, për të ushtruar veprimtaritë financiare të përshkruara në aneksin bashkëlidhur.

    Licenca është e pakufizuar në kohë dhe nuk është e transferueshme ose e tjetërsueshme.

    GUVERNATOR

    GENT SEJKO

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    18 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 19

    REPUBLIKA E SHQIPËRISËBANKA E SHQIPËRISË

    Tiranë, më 8.7.2020

    ANEKSLICENCA NR. 46

    VEPRIMTARITË E LEJUESHME PËR “POSTA SHQIPTARE” SH.A.

    Institucioni i Parasë Elektronike “POSTA SHQIPTARE” Sh.a., në bazë të ligjit nr.9662, datë 18.12.2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të rregullores “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare jobanka”, miratuar me vendimin nr. 01, datë 17.01.2013 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, e ndryshuar, është licencuar të kryejë veprimtarinë financiare të emetimit të parasë elektronike, si dhe veprimtaritë e mëposhtme:

    1. Të gjitha shërbimet e pagesave dhe të transferimit të parave;

    2. Këmbimi valutor.

    GUVERNATOR

    GENT SEJKO

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    18 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 19

    REPUBLIKA E SHQIPËRISËBANKA E SHQIPËRISËKËSHILLI MBIKËQYRËS

    VENDIMNr. 48, datë 5.8.2020

    “PËRMBAJTJEN E PANDRYSHUAR TË NORMËS SË INTERESIT TË

    MARRËVESHJEVE TË RIBLERJES DHE TË ANASJELLA TË RIBLERJES DHE TË NORMAVE TË INTERESIT TË DEPOZITËS NJËDITORE DHE TË KREDISË

    NJËDITORE NË BANKËN E SHQIPËRISË”

    Në bazë dhe për zbatim të nenit 43, shkronjat “a” dhe “c” të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar; me propozimin e Departamentit të Politikës Monetare, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë,

    VENDOSI:

    1. Të mbajë të pandryshuar, në nivelin 0.50 për qind, normën e interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjella të riblerjes (REPO dhe REPO të anasjella).

    2. Të mbajë të pandryshuar, në nivelin 0.10 për qind, normën e interesit që Banka e Shqipërisë i paguan një banke tregtare për depozitën njëditore.

    3. Të mbajë të pandryshuar, në nivelin 0.9 për qind, normën e interesit që një bankë tregtare i paguan Bankës së Shqipërisë për kredinë njëditore.

    4. Ngarkohet Departamenti i Operacioneve Monetare të njoftojë menjëherë bankat tregtare për këtë vendim.

    5. Ngarkohen Departamenti i Operacioneve Monetare dhe të gjitha strukturat e tjera në Bankën e Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

    6. Ngarkohet Kabineti i Guvernatorit dhe Departamenti i Kërkimeve për publikimin e këtij vendimi, përkatësisht në faqen zyrtare të internetit dhe në Buletinin Zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    20 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 21

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    SEKRETARI KRYETARI

    ELVIS ÇIBUKU GENT SEJKO

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    20 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 21

    REPUBLIKA E SHQIPËRISËBANKA E SHQIPËRISËKËSHILLI MBIKËQYRËS

    VENDIMNr. 49, datë 5.8.2020

    PËR MIRATIMIN E MBYLLJES SË FAZUAR TË AKTIVITETIT TË NDËRMJETËSIMIT TË INVESTIMIT TË PERSONAVE FIZIKË NË BONO THESARI NËPËRMJET

    BANKËS SË SHQIPËRISË

    Në bazë dhe për zbatim të nenit 1, pika 4, shkronjat “b” dhe “ç”, si dhe të nenit 43, shkronja “c” të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar; me propozimin e Departamentit të Operacioneve Monetare, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë,

    VENDOSI:

    1. Të mbyllë aktivitetin e ndërmjetësimit të investimit të personave fizikë në bono thesari nëpërmjet Bankës së Shqipërisë, sipas fazave në vijim:

    a) Në datën 1 janar 2021 të ndërpritet lidhja e kontratave të reja për pjesëmarrjen e tërthortë të personave fizikë në sistemin AFISaR;

    b) Në datën 1 janar 2022 të ndërpritet ndërmjetësimi i investimit në bono thesari nga personat fizikë nëpërmjet Bankës së Shqipërisë.

    2. Ngarkohen Departamenti i Operacioneve Monetare dhe Departamenti i Emisionit i Bankës së Shqipërisë për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.

    3. Ngarkohet Kabineti i Guvernatorit dhe Departamenti i Kërkimeve me publikimin e këtij vendimi, përkatësisht në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë dhe në Buletinin Zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

    Ky vendim hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

    SEKRETARI KRYETARI

    ELVIS ÇIBUKU GENT SEJKO

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    22 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 23

    REPUBLIKA E SHQIPËRISËBANKA E SHQIPËRISËKËSHILLI MBIKËQYRËS

    VENDIMNr. 50, datë 5.8.2020

    PËRNJË NDRYSHIM NË VENDIMIN E KËSHILLIT MBIKËQYRËS NR. 69, DATË 22.11.2017 “PËR SHTYPJEN E MONEDHAVE METALIKE PËRKUJTIMORE,

    PËR QËLLIME NUMIZMATIKE, NË VITIN 2018”

    Në bazë dhe për zbatim të pikës 3 të nenit 33, pikës 2 të nenit 39 të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar; të nenit 9 pika 2 të udhëzimit “Mbi procedurat e shtypjes, rishtypjes dhe të emetimit të monedhave metalike dhe të kartëmonedhave për qëllime numizmatike si dhe medaljoneve përkujtimore nga Banka e Shqipërisë”, miratuar me vendim të Këshillit Mbikëqyrës nr. 03, datë 17.01.2007, i ndryshuar, si dhe bazuar në propozimin e Departamentit të Kërkimeve, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë,

    VENDOSI:

    1. Në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr.69, datë 22.11.2017 “Për shtypjen e monedhave metalike përkujtimore, për qëllime numizmatike, në vitin 2018” të bëhen ndryshimet e mëposhtme:

    a) shtimin me 1 (një) copë të tirazhit (sasisë) të monedhave përkujtimore numizmatike për prerjet si më poshtë:

    i. për prerjen 200 Lekë nga 500 në 501 copë; dhe ii. për prerjen 100 Lekë nga 1000 në 1001 copë;

    b) shtesa e përcaktuar në pikën “a” bëhet pjesë e Fondit për Muze, duke shtuar sasinë për secilën nga prerjet nga 2 në 3 copë.

    2. Ngarkohet Departamenti i Kërkimeve me zbatimin e këtij vendimi dhe publikimin e tij në Buletinin Zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    SEKRETARI KRYETARI

    ELVIS ÇIBUKU GENT SEJKO

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    22 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 23

    REPUBLIKA E SHQIPËRISËBANKA E SHQIPËRISËKËSHILLI MBIKËQYRËS

    VENDIMNr. 51, datë 5.8.2020

    PËRMIRATIMIN E DELEGIMIT TË KOMPETENCËS

    PËR NËNSHKRIMIN E KONTRATAVE TË SHËRBIMIT MIDIS BANKËS SË SHQIPËRISË ME GOPA, PËR PROJEKTIN SP 1.2: INTERNATIONAL TRADE

    IN SERVICES STATISTICS (ITSS) (STATISTIKAT E TREGTISË NDËRKOMBËTARE NË SHËRBIME) DHE PËR PROJEKTIN SP.7.1: SOURCE (BASIC) DATA

    REQUIRED FOR THE CALCULATION OF THE INDICATORS FOR THE MACRO-ECONOMIC IMBALANCES PROCEDURES (MIP) (TË DHËNAT E KËRKUARA PËR LLOGARITJEN E TREGUESVE PËR PROCEDURËN PËR IDENTIFIKIMIN E

    ZHBALANCIMEVE MAKROEKONOMIKE)

    Në bazë dhe për zbatim të nenit 53, pika 4, paragrafi i fundit i ligjit nr.8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar; nenit 28 dhe 29 të ligjit 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”; si dhe bazuar në propozimin e Guvernatorit dhe të Departamentit të Statistikave Financiare, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë,

    VENDOSI:

    1. Të autorizojë Zëvendësguvernatorin e Dytë, Zonjën Natasha Ahmetaj, për nënshkrimin e kontratave të shërbimit midis Bankës së Shqipërisë me GOPA, për:

    - Projektin SP 1.2: International Trade in Services Statistics (Statistikat e Tregtisë së Jashtme në Shërbime); dhe

    - Projektin SP 7.1: Source (Basic) data required for the calculation of the indicators for the Macro-economic Imbalances Procedures (MIP) (Të dhënat e kërkuara për llogaritjen e treguesve për procedurën për Identifikimin e Zhbalancimeve Makroekonomike).

    2. Ngarkohet Departamenti i Statistikave Financiare me zbatimin e të këtij vendimi.

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    24 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 25

    3. Ngarkohet Departamenti i Kërkimeve me publikimin e këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

    Ky vendim hyn në fuqi pas publikimit në Buletinin Zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

    SEKRETARI KRYETARI

    ELVIS ÇIBUKU GENT SEJKO

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    24 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 25

    REPUBLIKA E SHQIPËRISËBANKA E SHQIPËRISË

    GUVERNATORI

    Nr. 3660 prot. Tiranë, më 07.08.2020

    VENDIM Nr. 3660, datë 07.08.2020

    PËRPEZULLIMIN E LICENCËS TË SUBJEKTIT FINANCIAR JOBANKË “PLATINIUM

    INVESTMENT” SH.P.K.

    Në bazë dhe për zbatim të nenit 98, 99 dhe 100 të Kodit të Procedurave Administrative, nenit 14, pika 1, shkronja “h” të rregullores “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare jobanka”, miratuar me vendimin nr. 01, datë 17.01.2013 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, e ndryshuar, neni 35, pika 1, shkronja “b”, neni 37, 38 dhe 39 të rregullores “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”, miratuar me vendimin nr. 02, datë 17.01.2013 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, e ndryshuar, dhe të shtojcës nr. 3, pika 4 të rregullores “Për përcaktimin e nivelit të vendimmarrjes në mbikëqyrjen e veprimtarive bankare dhe financiare”, miratuar me vendim të Këshillit Mbikëqyrës nr. 36, datë 26.05.2010, e ndryshuar, u njoha me propozimin e Departamentit të Mbikëqyrjes, në të cilin vlerësohen shkaqet e mëposhtme:

    Subjekti “Platinium Investment” vijon me rënie të kapitalit nën nivelin fillestar minimal të kërkuar, prej 10 milionë lekësh, për marrjen e licencës nga Banka e Shqipërisë. Kapitali është zvogëluar për shkak të rezultatit negativ të gjeneruar nga aktiviteti gjatë vitit 2018.

    Në kushtet kur shuma e kapitalit fillestar minimal të kërkuar për t’u licencuar si subjekt financiar jobankë për shërbimet këshilluese, ndërmjetëse dhe shërbimeve të tjera ndihmëse për këmbimin valutor është 10 milionë lekë, subjekti vijon të mos përmbushë kushtin kryesor në bazë të të cilit është licencuar dhe është në shkelje të dispozitave të akteve ligjore e nënligjore në fuqi.

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    26 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 27

    Me vendimin nr. 3613 datë 11.07.2019 të Bankës së Shqipërisë është pezulluar licenca e subjektit deri në datë 31 mars 2020. Në vendim parashikohej që subjekti brenda datës 31 mars 2020 të sjellë kapitalin në nivelet e kërkuara rregullatore. Në fund të muajit mars 2020 me mbarimin e afatit të pezullimit të parashikuar në urdhrin e mësipërm, subjekti nuk ka kryer rritje të kapitalit.

    Departamenti i Mbikëqyrjes, në përputhje me parashikimet e nenit 38, pika 1 të rregullores nr. 2 datë 17.01.2013 “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”, duke vlerësuar rrethanat e kryerjes së shkeljeve, pasojat e shkeljeve dhe përsëritjen e shkeljes jo të qëllimshme por në kushtet e pamundësisë për të përmirësuar nivelin e kapitalit për shkak të situatës së gjendjes së jashtëzakonshme dhe përhapjes së pandemisë propozon vazhdimin e pezullimit të licencës deri në 31 mars 2021. Bazuar në sa më lart,

    VENDOSA:

    1. Pezullimin e licencës nr. 25, datë 26.06.2012 për subjektin financiar jobankë “PLATINIUM INVESTMENT” sh.p.k. deri në datën 31 mars 2021.

    2. Subjekti “PLATINIUM INVESTMENT” sh.p.k. duhet të ketë kapitalin e shoqërisë në nivelet e kërkuara në rregulloren “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare jobanka”, miratuar me vendimin nr. 01, datë 17.01.2013 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, e ndryshuar, brenda datës 31 mars 2021.

    3. Subjekti “PLATINIUM INVESTMENT” sh.p.k. ka të drejtë të paraqesë ankim pranë Guvernatorit brenda 15 ditëve nga data kur ka marrë njoftim ose nga data e publikimit të këtij akti.

    4. Ngarkohet Departamenti i Mbikëqyrjes me ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.

    5. Ngarkohet Departamenti i Kërkimeve për publikimin e këtij vendimi, në Buletinin Zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    GUVERNATOR

    GENT SEJKO

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    26 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 27

    TREGUESI I LËNDËS PËR BULETININ ZYRTAR, VËLLIMI 22, NUMËR 1, MARS 2020

    1. Vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 2, datë 17.1.2020 “Për disa ndryshime në rregulloren “Për Fondin e Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme dhe procedurat për administrimin e tij”

    2. Vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 3, datë 17.1.2020 “Për miratimin e delegimit të kompetencës për nënshkrimin e kontratës midis Bankës së Shqipërisë, Kompanisë Montran dhe Regjistrit Shqiptar të Titujve (ALREG) “Mbi implementimin e ndërfaqes ndërmjet Sistemit të Pagesave Ndërbankare me Vlerë të Madhe (aips) dhe Regjistrit Shqiptar të Titujve (alreg)”

    3. Vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 5, datë 5.2.2020 “Për mbajtjen e pandryshuar të normës së interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjella të riblerjes dhe të normave të interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë”

    4. Vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 6, datë 5.2.2020 “Për miratimin e rregullores “Për përcaktimin e kushteve për dhënien e miratimit paraprak për marrëveshjen e mbështetjes financiare brenda grupit bankar”

    5. Vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 7, datë 5.2.2020 “Për disa ndryshime në rregulloren “Për raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit””

    6. Vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 8, datë 5.2.2020 “Për miratimin e tarifave të përdorimit të informacionit që mbahet në Regjistrin e Kredive të Bankës së Shqipërisë”

    7. Vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 9, datë 5.2.2020 “Për dhënien e miratimit paraprak për kryerjen e veprimtarisë financiare shtesë nga Banka Tirana sh.a.”

    8. Vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 10, datë 5.2.2020 “Për rishtypjen e monedhave metalike shqiptare, me kurs ligjor, me prerje 5 Lekë, 20 Lekë dhe 50 Lekë”

    9. Vendim i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë nr. prot. 1473, datë 5.3.2020 “Për dhënien e miratimit paraprak për kryerjen e veprimtarisë si agjent në sigurime nga subjekti financiar jobankë “Posta Shqiptare” sh.a.”

    TREGUESI I LËNDËS PËR BULETININ ZYRTAR, VËLLIMI 22, NUMËR 2, MARS 2020

    1. Vendim qarkullues i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 13, datë 12.3.2020 “Për një ndryshim në rregulloren “Për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat dhe degët e bankave të huaja”

    2. Vendim qarkullues i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 14, datë 12.3.2020 “Për një ndryshim në rregulloren “Për

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    28 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 29

    administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”

    3. Vendim qarkullues i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 15, datë 12.3.2020 “Për një ndryshim në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e shoqërive të kursim-kreditit dhe të unioneve të tyre”

    4. Urdhër i Kryeministrit nr. prot. 1756 dhe i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë nr. prot. 1650, datë 17.3.2020

    5. Vendim qarkullues i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 18, datë 25.3.2020 “Për uljen e normës së interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjella të riblerjes dhe të normave të interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë”

    6. Vendim qarkullues i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 19, datë 25.3.2020 “Për miratimin e pasqyrave financiare të Bankës së Shqipërisë për vitin 2019”

    7. Vendim i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë nr. prot. 1714, datë 25.3.2020 “Për caktimin e shtesave makroprudenciale të kapitalit.

    TREGUESI I LËNDËS PËR BULETININ ZYRTAR, VËLLIMI 22, NUMËR 3, PRILL 2020

    1. Vendim i Këshillit Mbikëqyrës nr. 11, datë 4.3.2020 “Për miratimin e Raportit Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2019”

    2. Vendim i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë nr.prot.1727, datë 26.3.2020 “Për revokimin e licencës të subjektit financiar jobankë “Albanian Factoring Services (AFS)” sh.a.”

    3. Vendim qarkullues i Këshillit Mbikëqyrës nr. 21, datë 1.4.2020 “Për miratimin e “Raportit të Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2019”

    4. Vendim qarkullues i Këshillit Mbikëqyrës nr. 24, datë 8.4.2020 “Për pezullimin e shpërndarjes së fitimit nga bankat”

    5. Vendim qarkullues i Këshillit Mbikëqyrës nr. 26, datë 8.4.2020 “Për heqjen e komisioneve të aplikuara nga bankat për transfertat e kreditit në formë jo letër për klientët e tyre, si dhe të tarifave për pjesëmarrësit banka në sistemet e pagesave AIPS dhe AECH të operuara nga Banka e Shqipërisë”

    TREGUESI I LËNDËS PËR BULETININ ZYRTAR, VËLLIMI 22, NUMËR 4, QERSHOR 2020

    1. Vendim i Zëvendësguvernatores së Dytë, nr. 1734, datë 27.03.2020 “Për “Miratimin e politikës së administrimit të mjeteve financiare të fondit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme”

    2. Vendim i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë nr.prot.1914, datë 15.04.2020 “Për revokimin e licencës të subjektit financiar jobankë “Pay and Go” sh.p.k.”

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    28 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 29

    3. Vendim i Këshillit Mbikëqyrës nr. 29, datë 6.5.2020 “për mbajtjen e pandryshuar të normës së interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjella të riblerjes dhe të normave të interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë””

    4. Vendim i Këshillit Mbikëqyrës nr. 30, datë 6.5.2020 “Për shtypjen e kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, prerjet 500 lekë dhe 2000 lekë”

    5. Vendim qarkullues i Këshillit Mbikëqyrës nr. 33, datë 28.5.2020 “Për disa ndryshime në rregulloren “për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat dhe degët e bankave të huaja””

    6. Vendim qarkullues i Këshillit Mbikëqyrës nr. 34, datë 28.5.2020 “Për një ndryshim ne vendimin për miratimin e rregullores “Për trajtimin jashtëgjyqësor nga bankat, të kredimarrësve në vështirësi financiare””

    7. Vendim qarkullues i Këshillit Mbikëqyrës nr. 35, datë 03.6.2020 “Për miratimin e rregullores “Për funksionimin e sistemit të klerimit të pagesave me vlerë të vogël – aech””

    TREGUESI I LËNDËS PËR BULETININ ZYRTAR, VËLLIMI 22, NUMËR 5, QERSHOR 2020

    1. Vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, nr.36, datë 3.6.2020 “Për miratimin e rregullores “për funksionimin e sistemit të pagesave ndërbankare me vlerë të madhe – aips”

    2. Vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, nr.37, datë 3.6.2020 “Për miratimin e rregullores “Për organizimin e brendshëm të funksionimit të sistemit të klerimit të pagesave me vlerë të vogël – AECH””

    3. Vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, nr.38, datë 3.6.2020 “për miratimin e rregullores “Për organizimin e brendshëm të funksionimit të sistemit të pagesave ndërbankare me vlerë të madhe – AIPS””

  • Buletini Zyrtar Buletini Zyrtar

    vëllimi 22numër 6

    gusht 2020

    vëllimi 22numër 6gusht 2020

    30 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 31