bazat e sistemit gjyqësor

100
Universiteti i Prishtinës Fakulteti Juridik Dega në Gjilan BAZAT E SISTEMIT GJYQËSOR Prof. Dr. Sc Osman Ismaili Ass. Ma. Flamur Hyseni Semestri i parë, viti i parë “Bazat e sistemit gjyqësor” Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura Studenti, Arianit Shaqiri Janar 2011

Upload: arianit-shaqiri

Post on 28-Nov-2014

3.931 views

Category:

Documents


35 download

TRANSCRIPT

Page 1: Bazat e sistemit gjyqësor

Universiteti i Prishtinës

Fakulteti Juridik Dega në Gjilan

BAZAT E SISTEMIT GJYQËSOR Prof. Dr. Sc Osman Ismaili Ass. Ma. Flamur Hyseni

Semestri i parë, viti i parë

“Bazat e sistemit gjyqësor”

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura

Studenti, Arianit Shaqiri

Janar 2011

Page 2: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

2

Hyrje

Ky punim, të cilin e keni në dorë, është një përmbledhje shënimesh, i cili do tu mundësoj që të pajiseni me njohuri bazë rreth mënyrës së organizimit dhe funksionimit të sistemit të gjyqësisë. Materiali i futur në këtë punim është marrur kryesisht nga faqe të ndryshme në internet. Radhitja është bërë duke u bazuar nga ligjërata e mbajtura në lëndën Bazat e Sistemit Gjyqësor, ligjëruar nga Ma. Ass Flamur Hyseni.

Duke e ditur që unë nuk kisha fare njohuri nga fusha e drejtësisë, e posaçërisht nga gjyqësia, dhe në anën tjetër, duke qene vazhdimisht i inspiruar nga ligjëratat që mbante profesori ynë dhe po ashtu duke qenë i motivuar që të kem një sukses të lakmueshëm në studime, ia caktova vetes një detyrë paksa të vështirë që të bëjë një përmbledhje të këtij materiali që ta bëjë këtë punim. Natyrisht, këtë punim ia dedikoj edhe kolegëve të mi, të cilëve mendoj që do tu ndihmoj sado pak, në pajisjen me njohuri rreth sistemit të gjyqësisë.

Punim është i ndarë në pesë kapituj kryesor. Në secilin prej tyre kemi futur material sa më thelbësor dhe të nevojshëm , në mënyrë që lexuesi të marrë njohuri bazë dhe te nevojshme. Jam ,thellësisht, i vetëdijshëm që ky material ka mangësi të shumta, por koha e shkurtër dhe pamundësia për të gjetur edhe burime tjera, nuk më ka lejuar që të thellohem edhe më shumë në drejtim të arritjes së një përsosmërie më të madhe të këtij punimi.

Kapitulli i parë bënë fjalë rreth hapave se si funksionon sistemi gjyqësor. Lexuesi, këtu nuk duhet të habitet, pasi që është marrë procedura e Republikës së Shqipërisë, por edhe në vendin tonë pak a shumë është e njëjtë, veçse emërtimet e institucioneve gjyqësore janë paksa më ndryshe.

Në kapitullin e dytë dhe të tretë kemi futur informata rreth sistemit të gjyqësisë në Kosovë , përkatësisht atij në Shqipëri, me gjithë strukturën, formën dhe mënyrën se si funksionon. Nuk kemi lënë anash edhe të dhënat rreth historikut të shumicës së këtyre institucioneve, natyrisht, të atyre për të cilat kemi gjetur informata.

Kapitulli i katërt ka për bazë institucionet e gjyqësisë ndërkombëtare, organizimin, funksionimin dhe juridiksionin e tyre. Në këtë kapitull kemi futur edhe ca njohuri rreth sistemeve gjyqësore te SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Dhe kemi lënë anash sistemet gjyqësore të Francës, Gjermanisë, Italisë, Rusisë, dhe Turqisë, të cilat shpresojmë që t’i plotësojmë më vonë. Dhe në kapitullin e fundit kemi bërë një fjalor të vogël, kryesisht me shpjegime rreth termeve juridike që janë përdorur në këtë punim.

Studenti,

Arianit Shaqiri

Page 3: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

3

Njohuri themelore rreth sistemit gjyqësor

Pse ekzistojnë gjykatat?

Gjyqësori dhe, në fund të fundit, vetëm gjyqësori mund të përcaktojë përfundimisht kush del fitimtar në konfliktin e pashmangshëm ndërmjet individëve; ndërmjet qeverisë dhe të qeverisurve, duke përfshirë edhe ata që akuzohen nga shteti se kanë shkelur ligjin; ndërmjet individëve dhe shoqërive dhe ndërmjet organizatave, si publike ashtu edhe private.

Atmosfera që rrethon gjykatat dhe ngjarjet në gjykata është formale dhe e pazakontë për shkak se gjykatat janë unike. Ato zgjidhin konflikte duke zbatuar ligjin mbi faktet e çështjeve të veçanta, në mënyrë të pavarur dhe të paanshme.

Kur ligji zbatohet mbi faktet që sillen në gjykatë, çdo palë ka të drejtën absolute për të pasur një arbitër që është i pavarur nga palët e asaj çështjeje dhe avokatët e tyre.

Proceset gjyqësore duhet të reflektojnë qëllimet e gjykatës, siç janë drejtësia individuale në çështje gjyqësore individuale, dukshmëria e drejtësisë individuale në çështjet gjyqësore individuale, sigurimi i një vendi gjykimi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, mbrojtja e individëve ndaj përdorimit arbitrar të pushtetit qeverisës si dhe regjistrimi i statusit ligjor. Çështjeve gjyqësore individuale duhet t'u jepet vëmendje individuale.

Ligji duhet të zbatohet drejt për çdo çështje. Pavarësisht nga statusi ekonomik, për të gjithë duhet të ekzistojë qasje e barabartë në gjykatë.

Çdokush që vjen në gjykatë dhe para saj duhet të trajtohet me respekt, drejtësi dhe në mënyrë të barabartë. Proceset gjyqësore dhe zbatimi i ligjit mbi faktet në çështjet individuale duhet të jenë të qëndrueshme dhe të parashikueshme.

Gjykatat si institucione

Kur ato janë të paanshme dhe të pavarura, gjykatat meritojnë besimin dhe sigurinë e publikut ndërsa peshojnë nevojat për një rend shoqëror dhe një liri individuale në "administrimin e zakonshëm të së drejtës penale dhe civile" (Federalisti 17).

Drejtësia kërkon nga gjykatat, të cilat në veprimtarinë e tyre të përditshme reflektojnë trashëgiminë e Deklaratës se Pavarësisë, Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, respektin e publikut, një zbatim vullnetar të ligjit dhe vendimeve gjyqësore në çështjet gjyqësore individuale. Gjykatat janë të ndara nga ekzekutivi dhe legjislativi.

Por, në fund të fundit, baza kushtetuese dhe ligjore e autoritetit të tyre u dikton ndërvarësi dhe pavarësi, jo autonomi. Menaxherët e gjykatave/kancelarët (kryetarët) që janë të aftë kuptojnë bazat historike të pavarësisë së gjyqësorit, autoritetit të gjyqësorit, konceptet e juridiksionit dhe të vendit të zhvillimit të gjyqit si dhe të fuqisë së brendshme të gjykatave.

Gjykatat në mënyrë të vetëndërgjegjshme mbrojnë proceset e tyre të vendimmarrjes dhe ruajnë dallueshëm kufijtë e vet administrativë dhe politikë, qoftë duke ushtruar menaxhimin dhe aktivizimin e frenuar, qoftë nëpërmjet marrë-dhënieve kundërshtuese me pushtetet e tjera.

Për shkak se standardet e efektivitetit të gjykatës artikulojnë bindshëm dhe hollësishëm se çfarë duhet të përmbushin gjykatat me burimet që gjenden në to, drejtues të aftë gjykatash e dinë se për çfarë bëjnë fjalë këto standarde dhe i marrin seriozisht ato.

Drejtësi e barabartë para ligjit

Thelbi i administrimit gjyqësor të përditshëm konsiston në premtimin për një drejtësi të barabartë përpara ligjit dhe në garancitë kushtetuese të mbrojtjes së barabartë dhe një procesi ligjor të rregullt. Gjykatat i mbrojnë të gjithë njerëzit në mënyrë të barabartë, pa paragjykime apo diskriminim të ndonjë lloji. Kjo është mbrojtja e barabartë.

Administrimi gjyqësor i vërtetë kërkon mbrojtjen e të drejtave private përmes administrimit të rregullt, që është në përputhje me format, proceset dhe rregullat e parashikuara. Ky është procesi i rregullt. Elementet e procesit të rregullt në të drejtën penale dhe civile përfshijnë njoftimin, zbulimin, të drejtën e lirisë me kusht, këshillimin, proces të rregullt dhe ligjor, ballafaqimin, pyetjen e dëshmitarit, të drejtën për të thirrur dëshmitarë, privilegjin kundër vetinkriminimit dhe, midis të tjerave, vendimin publik dhe atë ta japin në kohën e duhur.

Kompetencat e menaxhimit të gjykatës kërkojnë një kuptim të mirinformuar mbi mbrojtjen e barabartë dhe procesin e rregullt dhe historinë e evolucionit të tyre nga të drejtat që iu dhanë së pari nga mbreti anglez zotërve të principatave, te të drejtat që tani u garantohen të gjithë amerikanëve. Sundimi i ligjit, mbrojtja e barabartë dhe një proces i rregullt kanë implikime praktike të thella. Këto implikime

Page 4: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

4

diktojnë se qëllimi i administrimit gjyqësor nuk është as autonomia dhe as pavarësia gjyqësore, por liria, rendi shoqëror, sundimi i ligjit, mbrojtja e barabartë dhe procesi i rregullt.

Përgjegjshmëria

Qëllimet dhe përgjegjësitë e gjykatave kërkojnë drejtpeshim ndërmjet pavarësisë dhe përgjegjshmërisë se brendshme dhe të jashtme. Gjykatat nuk mund t'u shërbejnë qëllimeve të tyre të qëndrueshme ose përgjegjësive të tyre të vazhdueshme, nëse struktura, qeverisja, veprimet, programet, proceset dhe efektiviteti i tyre nuk të çojnë në një perceptim të merituar se gjyqësori është i përgjegjshëm. Shfajësimi për kontrollin mbi gjykata në lidhje me ritmin e procesit gjyqësor, shënimin dhe raportimin e kohës së dispozitivit, zbatimin e vendimeve gjyqësore nuk është thjesht efikasitet.

Për me tepër, është përgjegjësia e gjykatave për një përdorim të duhur të fondeve publike për të siguruar sundimin e ligjit, mbrojtjen e barabartë dhe procesin e rregullt, drejtësinë individuale në çështje individuale dhe dukshmërinë e drejtësisë individuale në çështje individuale.

Menaxherët e gjykatave/kancelarët (apo kryetarë) themelojnë, shpjegojnë dhe mirëmbajnë përdorimin që gjykata u bën burimeve publike. Ata u raportojnë mbi veprimtarinë e gjykatës, gjyqësorit, publikut dhe homologëve politikë të gjyqësorit. Gjyqtarët dhe stafi i gjykatës kuptojnë dhe i shërbejnë së drejtës së publikut për një gjyqësor të përgjegjshëm, i cili me të drejtë do të gëzonte besimin e publikut.

Ndërvarësia dhe drejtimi

Gjykatat, për burime, varen nga pushtetet e ekzekutivit dhe të legjislativit. Ato nuk mund fillojnë procese dhe të zgjidhin, madje edhe mosmarrëveshje të thjeshta, pa bashkëpunimin e të tjerëve që kanë përgjegjësi në konflikt. Gjykatat mbikëqyrin një proces me palë kundërshtare për të dalë tek e vërteta dhe drejtësia. Drejtuesit e gjykatës qëndrojnë mbi konfliktet, ndërsa u duhet të menaxhojnë aktivisht çështjet gjyqësore, të punojnë për të përmirësuar sistemin e drejtësisë dhe efektivitetin e gjykatës dhe të ndërtojnë besimin e publikut. Komunikimi dhe ndërhyrja e gjyqësorit janë subjekte të përgjegjshmërisë qeverisëse dhe publike, por gjyqësori nuk duhet të jete kurrë i nënshtruar. Zëri i tij duhet të jetë i fortë dhe i qëndrueshëm, por, gjithashtu, modest dhe i matur. Gjyqësori duhet t'u prijë rrugën sistemeve të së drejtës penale, civile dhe familjare.

Gjykatat e përparuara kanë drejtues që, jo vetëm i dinë se cilat janë qëllimet e qëndrueshme dhe përgjegjësitë e vazhdueshme, por edhe i vënë ato në zbatim. Duke vepruar sipas vlerave të qëndrueshme, janë marrë parasysh rreziqe në interes të drejtësisë dhe të gjykatave si institucione. Drejtuesit efektivë ndihen mirë edhe me paqartësinë e gjërave përreth tyre edhe me përgjegjësinë e tyre të konfirmuar për të drejtuar. Kur mungon drejtimi, gjykatat nuk mund të ndërtojnë dhe të mirëmbajnë marrëdhënie të përcaktuara qartë. Në të njëjtën mënyrë, drejtimi e çon gjykatën në ndërtimin dhe në mbrojtjen e autoritetit gjyqësor. Autoriteti kërkon kuptim dhe komunikim efikas të qëllimit të duhur që fshihet pas të drejtave të veçanta gjyqësore, pagës dhe pozitës, proceseve ligjore dhe administrative, programeve, zyrave dhe veprimtarive.

Duke u nisur nga fjalët e Hamiltonit, "gjyqësori nuk ka as FORCË, as VULLNET, por thjesht GJYKIM" (Federalisti 78), administrimi i gjyqësorit është një thirrje e lartë. Drejtuesit e gjykatës, me pasionin e tyre për drejtësinë dhe për gjykatat si institucione, motivojnë të tjerët dhe u japin krenari rutinës dhe përgjegjësive të përditshme. Ata kërkojnë integritet dhe zbatimin e Kodit të etikës. Ata e dinë se integriteti i gjykatës duhet të jetë i panjollosur.

Zgjidhja e konflikteve në gjykatë1 Procesi Civil në Gjykatë

Procesi gjyqësor civil zhvillohet në përputhje me rregullat e përcaktuara në Kodin e Procedurës

Civile. Ai fillon në bazë të investimit që i bëhet Gjykatës nga një person fizik ose juridik. Të investosh Gjykatën do të thotë t'i drejtohesh asaj me një kërkesë e cila quhet padi dhe me të cilën kërkon mbrojtjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm, i cili është shkelur ose cenuar nga persona të tjerë. Personi që i drejtohet Gjykatës quhet paditës. Personi i cili ka shkelur ose cenuar të drejtën e pretenduar quhet i paditur.

Gjykata, pasi njihet me padinë, kontrollon legjitimitetin e palëve. Të kontrollosh legjitimitetin e palëve do të thotë që të verifikosh nëse padia është ngritur nga personi të cilit i përket e drejta dhe nëse është ngritur ndaj atij që ka cenuar apo shkelur të drejtën.

1 Marrë nga procedurat gjyqësore të Republikës së Shqipërisë

Page 5: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

5

Pas kalimit të kësaj faze, gjyqtari bën përpjekje për zgjidhjen e çështjes me pajtim. Kjo do të thotë që ai i fton palët të bisedojnë për të arritur një marrëveshje e cila do të zgjidhte çështjen, duke kënaqur të dyja palët dhe duke shmangur procedurat e mëtejshme gjyqësore. Në rast se kjo gjë arrihet, marrëveshja e pajtimit pasqyrohet në procesverbalin e seancës, i cili nënshkruhet nga palët dhe nga gjyqtari. Mbas kësaj gjyqtari jep vendim për miratimin e pajtimit.

Në rast se çështja nuk arrihet të zgjidhet me pajtim, atëherë gjykata i fton palët të paraqesin pretendimet e tyre rreth çështjes në gjykim. Në seancë gjyqësore mbahet procesverbal në të cilin pasqyrohen shpjegimet e palëve, provat që merren si dhe vendimet dhe urdhrat që shpall Gjykata. Kryetari i seancës gjyqësore drejton hetimin gjyqësor dhe bisedimet e palëve në përputhje me rregullat e përcaktuara në Kodin e Procedurës Civile. Kur ndonjë nga palët bën vërejtje ndaj veprimeve të kryetarit ose të ndonjërit nga anëtarët e trupit gjykues, duke pretenduar se u kufizohen ose u shkelen të drejtat e tyre këto duhet të pasqyrohen në procesverbal.

Gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor civil Gjykata me vendim lejon palët të provojnë faktet mbi të cilat i bazojnë kërkimet dhe pretendimet e tyre, duke paraqitur në Gjykatë vetëm ato prova që janë të domosdoshme dhe që kanë lidhje me çështjen në gjykim. Në Kodin e Procedurës Civile njihen këto lloje provash: dëshmitarët, shkresat, filmat fotografike kinematografike dhe regjistrime të tjera, pohimet e palëve, këqyrja e personave, sendeve dhe këqyrja në vend, eksperimenti. Në rast se një provë rrezikon të zhduket gjykata merr vendim për sigurimin e saj. Në çështje për të cilat kërkohen njohuri të posaçme në fushën e shkencës teknikës e në fusha të tjera, gjykata vetë ose me kërkesën e palëve cakton ekspert. Gjykata pasi dëgjon palët dhe provat e paraqitura nga ato si dhe pasi shqyrton çështjen në tërësi merr vendim me të cilin e pranon tërësisht apo pjesërisht padinë si të bazuar në prova e në ligj ose vendos rrëzimin e saj si të pabazuar në prova ose në ligj.

Ndaj vendimit të Gjykatës palët kanë të drejtë të bëjnë ankim në Gjykatën e Apelit. Gjykata e Apelit gjatë shqyrtimit të çështjes mban parasysh, për aq sa janë të zbatueshme, dispozitat mbi procedurën e gjykimit në shkallë të parë të parashikuara në Kodin e Procedurës civile. Me kërkesën e palëve ose edhe kryesisht Gjykata e Apelit mund të përsëritë tërësisht apo pjesërisht hetimin gjyqësor. Në shqyrtimin gjyqësor mund të lexohen aktet e gjykimit të shkallës së parë. Gjykata e Apelit ka të drejtë të marrë edhe prova të reja. Gjykata e Apelit pasi shqyrton çështjen vendos:

1. Lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë 2. Ndryshimin e vendimit 3. Prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes 4. Prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e rrethit në rastet e

parashikuara në këtë kod. Procesi penal në Gjykatë

Procesi gjyqësor penal fillon në bazë të depozitimit në Gjykatë të kërkesës së prokurorit ose të

dëmtuarit akuzues. Kryetari i trupit gjykues i ngarkuar për gjykimin e çështjes, brenda 10 ditëve nga depozitimi i kërkesës, cakton datën e seancës gjyqësore. Data e seancës i njoftohet prokurorit, të pandehurit, mbrojtësit, të dëmtuarit, palëve private dhe përfaqësuesve të tyre të paktën 10 ditë para datës së caktuar për gjykim. Kur janë kushtet e parashikuara në ligj prokurori mund të kërkojë gjykimin e drejtpërdrejtë kurse i pandehuri gjykimin e shkurtuar, në këto raste zbatohen rregullat e caktuara në Kodin e Procedurës Penale për gjykimet e posaçme. Deri në datën e caktuar për gjykim palët mbrojtësit dhe përfaqësuesit e tyre kanë të drejtë të shikojnë sendet e sekuestruara të shqyrtojnë në sekretari aktet dhe dokumentet e mbledhura në fashikullin për shqyrtimin gjyqësor si dhe të nxjerrin kopje të tyre.

Për rastet që kërkohet sigurimi i provës kryetari me kërkesën e palëve urdhëron marrjen e provave të cilat më vonë rrezikohen të mos merren duke respektuar rregullat e parashikuara për shqyrtimin gjyqësor. Palët që kërkojnë pyetjen e dëshmitarëve dhe të ekspertëve duhet të depozitojnë në sekretarinë e Gjykatës, të paktën pesë ditë para datës së caktuar për gjykim, listën e tyre. Në rastin e veprave që ndiqen me kërkesën e të dëmtuarit akuzues Gjykata thërret të dëmtuarin dhe atë kundër të cilit është bërë kërkesa për gjykim dhe u propozon zgjidhjen e çështjes me pajtim, në rast se i dëmtuari e tërheq kërkesën dhe ai që akuzohet e pranon tërheqjen Gjykata vendos pushimin e çështjes në të kundërt ajo cakton datën e seancës dhe u bën të njohur atyre se mund të ndihmohen nga një mbrojtës. Seanca gjyqësore është publike përndryshe quhet e pavlefshme, por Gjykata mund të vendosë që shqyrtimi gjyqësor ose disa veprime të tij të zhvillohen me dyer të mbyllura kur ndodhet para njërit nga rastet e parashikuara në Kodin e Procedurës Penale.

Drejtimi i seancës bëhet nga kryetari, urdhrat e tij për ruajtjen e rendit e të qetësisë janë të detyrueshme për palët e pjesëmarrësit dhe të zbatueshme nga organet e rendit. Kur shqyrtimi gjyqësor nuk mund të përfundohet në një seancë gjyqësore Gjykata vendos që të vazhdojë ditën e më pasme të punës, por Gjykata mund të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor vetëm për arsye të veçanta deri në 15 ditë.

Page 6: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

6

Hetimi gjyqësor fillon me marrjen e provave të kërkuara nga prokurori ose i dëmtuari akuzues dhe vazhdon me marrjen e atyre që kërkohen nga i pandehuri mbrojtësi dhe palët e tjera. Pas marrjes së provave, prokurori mbrojtësi i të pandehurit dhe përfaqësuesit e palëve të tjera formulojnë dhe parashtrojnë konkluzionet përkatëse. Prokurori, mbrojtësit dhe përfaqësuesit e palëve mund të bëjnë replikë. Diskutimi përfundimtar nuk mund të ndërpritet për të marrë prova të reja përveçse kur Gjykata e çmon të domosdoshme . Pas diskutimit përfundimtar Gjykata tërhiqet për marrjen e vendimit i cili mund të jetë vendim për pushimin e çështjes, vendim pafajësie, vendim dënimi për të pandehurin.

Kundër vendimit të Gjykatës së shkallës së parë palët mund të bëjnë ankim në Gjykatën e Apelit. Gjykata e Apelit e shqyrton çështjen në tërësi dhe nuk kufizohet vetëm me shkaqet e paraqitura në ankim. Kryetari i kolegjit të Gjykatës së Apelit urdhëron thirrjen e të pandehurit, paditësit civil dhe të paditurit civil si dhe të mbrojtësve e të përfaqësuesve të tyre. Afati i paraqitjes së tyre nuk mund të jetë më i vogël së dhjetë ditë. Gjykata e Apelit mund të vendosë marrjen e provave të reja ose përsëritjen tërësisht apo pjesërisht të shqyrtimit gjyqësor ajo vendos përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor kur vërtetohet se i pandehuri nuk ka marrë pjesë në shkallë të parë sepse nuk ka marrë dijeni ose nuk ka mundur të paraqitet për shkaqe ligjore. Gjykata e Apelit pasi shqyrton çështjen vendos:

1. Lënien në fuqi të vendimit 2. Ndryshimin e vendimit 3. Prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes 4. Prishjen e vendimit dhe kthimin e akteve Gjykatës së shkallës së parë

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit palët kanë të drejtë të bëjnë ankim në Gjykatën e Lartë. Gjykata e Lartë e shqyrton çështjen brenda kufijve të shkaqeve të ngritura por për çështje ligjore që duhet të shihen kryesisht nga Gjykata në çdo gjendje e shkallë të procesit të cilat nuk janë parë, Gjykata e Lartë ka të drejtë të vendosë. Gjatë gjykimit të çështjes në Gjykatë të Lartë zbatohen të gjitha normat që lidhen me publicitetin rregullin e seancës dhe me drejtimin e diskutimit si në Gjykatën e shkallës së parë për aq sa janë të zbatueshme. Pas shqyrtimit të çështjes Gjykata e Lartë vendos:

1. Lënien në fuqi të vendimit ndaj të cilit është bërë rekurs 2. Ndryshimin e vendimit për cilësimin ligjor të veprës për llojin dhe masën e dënimit për pasojat

civile të veprës penale 3. Prishjen e vendimit dhe zgjidhjen e çështjes pa e kthyer për rishqyrtim 4. Prishjen e vendimit dhe kthimin e akteve për rishqyrtim

Të drejtat e qytetarëve në Gjykatë

Të drejtat e qytetarëve në Gjykatë janë të përcaktuara në Kodin e Procedurës Civile dhe në Kodin e Procedurës Penale.

Në procesin gjyqësor civil, e drejta themelore është e drejta për t'iu drejtuar Gjykatës me padi. Me anën e padisë kërkohet njohja e një të drejte ose mbrojtja e një të drejte që është mohuar ose cenuar nga një person tjetër.

Palët në një proces gjyqësor civil kanë të drejtën për të kërkuar përjashtimin e njërit ose të të gjithë anëtarëve të trupit gjykues, në rastet kur ata kanë interes në çështjen që shqyrtohet ose për mosmarrëveshje të tjera që kanë lidhje me çështjen në gjykim; kur gjyqtari ose bashkëshorti i tij është i afërm i njërës prej palëve në proces; kur gjyqtari paraprakisht ka dhënë këshilla ose ka shfaqur mendim për çështjen në gjykim si dhe për çdo lloj arsye tjetër e cila krijon bindjen se gjyqtari nuk do të jetë i paanshëm.

Çdo person ka të drejtë të ndërhyjë në gjykimin që është duke u zhvilluar midis personave të tjerë, në rast se ai pretendon për vete të drejtën ose sendin për të cilin zhvillohet gjykimi. Po ashtu ai mund të ndërhyjë edhe kur ka interes për të mbështetur njërën ose tjetrën palë me të cilën bashkohet në gjykim.

Secila prej palëve në gjykimin civil ka të drejtë të thërrasë për të marrë pjesë në gjykimin e çështjes, personin që mendon se e ka të përbashkët çështjen ose nga i cili mund të kërkohet një garanci që lidhet me përfundimin e çështjes.

Secila nga palët në proces ka të drejtë t'i kërkojë Gjykatës që të urdhërojë palën tjetër ose një person të tretë që nuk merr pjesë në çështje që të paraqesë në gjykim një dokument ose send i cili konsiderohet i nevojshëm për zgjidhjen e çështjes dhe që nuk mund të sigurohet nga pala që bën pretendimin.

Paditësi ka të drejtë që në çdo fazë të gjykimit të heqë dorë nga gjykimi i padisë. Në këtë rast Gjykata vendos pushimin e gjykimit të çështjes. Paditësi ka të drejtën që t'i kërkojë Gjykatës marrjen e masave për sigurimin e padisë në ato raste kur ka arsye të bazuara për të dyshuar se ekzekutimi i vendimit do të bëhet i pamundur ose i vështirë.

Page 7: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

7

Po ashtu, secila nga palët ka të drejtë t'i kërkojë Gjykatës të marrë masa për sigurimin e një prove e cila rrezikon të zhduket ose marrja e së cilës në të ardhmen mund të bëhet e pamundur ose e vështirë. Kjo në rastet kur prova ka rëndësi themelore për zgjidhjen e çështjes.

Palët në gjykimin civil kanë të drejtë të paraqesin provat të cilat provojnë pretendimet përkatëse. Këtu përfshihet: thirrja e dëshmitarëve, paraqitja e provave shkresore etj.

Personat që nuk dinë gjuhën shqipe kanë të drejtë të përdorin në gjykim gjuhën e tyre dhe të njihen me provat dhe me gjithë zhvillimin e gjykimit nëpërmjet përkthyesit.

Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në një proces gjyqësor civil, me përjashtim të rasteve kur Gjykata vendos që gjykimi të bëhet me dyer të mbyllura për shkak të ruajtjes së një sekreti shtetëror dhe rendit publik; përmendjes së rrethanave të jetës intime të pjesëmarrësve në gjykim apo të ruajtjes së sekretit tregtar apo shpikjeve.

Një e drejtë tjetër themelore e pjesëmarrësve në gjykim është e drejta për t'u ankuar ndaj vendimeve dhe urdhrave të Gjykatës.

Ankimi ndaj një vendimi gjyqësor

Të gjitha vendimet e dhëna nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore, mund të ankimohen në Gjykatën e Apelit, me përjashtim të rasteve kur ankimi përjashtohet nga ligji. Vendimet gjyqësore janë objekt shqyrtimi vetëm mbi bazën e ankimeve kundër tyre sipas përcaktimeve në Kodet e Procedurave ose në ligje të veçanta. Pra, vendimet e Gjykatave të Rretheve janë vendime të shkallës së parë. Ato mund të ekzekutohen vetëm kur marrin formë të prerë. Në Kodet e Procedurave (Penale e Civile) përcaktohen qartë së kur marrin formë të prerë dhe cilat janë mjetet e ankimit, afatet e ankimit, kur paraqiten ankimet dhe mënyrën e gjykimit të tyre.

Ankimi kundër një vendimi civil - Në fushën, civile kundër vendimeve të Gjykatave janë parashikuar disa mjete ligjore mbrojtjeje. Ato janë:

• Ankimi në Gjykatën e Apelit • Rekursi në Gjykatën e Lartë • Kërkesa për rishikim

Afati i rishikimit në Gjykatën e Apelit kundër vendimeve përfundimtare të Gjykatës së Rrethit është 15 ditë, kurse afati për të bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimeve të Gjykatës së Apelit është 30 ditë. Këto afate janë të prera dhe fillojnë nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit përfundimtar. Kur çështja është gjykuar dhe nga Gjykata e Rrethit dhe nga Gjykata e Apelit në mungesë të njërës palë, ky akt fillon nga dita e njoftimit të vendimit. Kërkesa për rishikim mund të paraqitet brenda 30 ditëve nga dita që pala ka marrë dijeni për shkakun e rishikimit, por në çdo rast jo më vonë se një vit nga data që ka lindur shkaku i rishikimit. Në nenin 496 të Kodit të Procedurës Civile parashikohet që afati prej 30 ditësh të kërkesës për rishikim, në disa raste fillon nga dita që vendimi ka marrë formë të prerë. Këto raste janë:

• Kur vërtetohet se thëniet e dëshmitarëve apo mendimet e ekspertëve mbi të cilat është bazuar vendimi, kanë qenë të rreme;

• Kur palët ose përfaqësuesit e tyre, apo ndonjë anëtarë i trupit gjykues ka marrë pjesë në gjykimin e çështjes, kanë kryer vepra të dënueshme penalisht, të cilët kanë ndikuar në dhënien e vendimit;

• Kur vërtetohet se vendimi i dhënë është bazuar në dokumente të falsifikuar.

Megjithatë, ankimi në Gjykatën e Apelit, rekursi në Gjykatën e Lartë dhe kërkesa për rishikimin, nuk mund të bëhen pasi ka kaluar një vit nga shpallja e vendimit. Kjo dispozitë (neni 445 i Kodit të Procedurës Civile "Prekluziviteti i ankimimit) nuk zbatohet kur pala në mungesë vërteton se nuk ka qenë në dijeni të procesit gjyqësor për shkak të pavlefshmërisë së njoftimeve".

Ankimi kundër një vendimi penal - Në çështjet penale mjetet e ankimimit janë: apeli, rekursi në Gjykatën e Lartë dhe kërkesa për rishikim.

Afati për të bërë ankim në Gjykatën e Apelit është 10 ditë duke filluar nga e nesërmja e shpalljes së vendimit ose njoftimit të vendimit. Ankim mund të bëjë prokurori, i dëmtuari akuzues, i pandehuri si dhe paditësi civil dhe i padituri civil.

Ankimi paraqitet në sekretarinë e Gjykatës që ka dhënë vendimin e ankimuar, ose mund të paraqitet edhe në Gjykatën kur ka vendbanimin pala e interesuar. Në këto raste, akti dërgohet menjëherë në sekretarinë e Gjykatës që ka dhënë vendimin. Gjithashtu ankimi mund të dërgohet edhe me postë

Page 8: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

8

rekomande në sekretarinë e Gjykatës që ka dhënë vendimin. Akti i ankimit u njoftohet prokurorit, të pandehurit dhe palëve private, nga sekretaria e Gjykatës që ka dhënë vendimin.

Rekursi në Gjykatën e Lartë duhet të paraqitet me shkrim brenda 30 ditëve nga dita që vendimi ka marrë formën e prerë. Mund të bëhet rekurs i drejtpërdrejtë në Gjykatën e Lartë vetëm kundër vendimeve dhe urdhrave të Gjykatës, me të cilat disponohet mbi liritë personale, ose që krijojnë mosmarrëveshje juridiksioni e kompetence, si dhe rastet e veçanta të parashikuara me ligj.

Kërkesa për rishikim, së bashku me dokumentet eventuale paraqitet në sekretarinë e Gjykatës së rrethit që ka dhënë vendimin. Gjatë gjykimit të rishikimit, respektohen dispozitat e gjykimit të shkallës së parë brenda kufijve të shkaqeve të parashtruara në kërkesën e rishikimit. Vendimi merret sipas dispozitave për marrjen e vendimit nga Gjykata e shkallës së parë. Vendimi i dhënë në gjykimin e rishikimit mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit.

Në ndryshim nga çështjet civile për të cilat kërkesa për rishikim paraqitet përpara Gjykatës së Lartë, sipas shtesave dhe ndryshimeve që iu bënë Kodit të Procedurës Civile me ligjin nr. 8822 datë 17.5.2002 " Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8116 datë 29.3.1996 " Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë", në çështjet penale siç thamë më lart kërkesa për rishikim paraqitet në Gjykatën e rrethit që ka dhënë vendimin dhe shqyrtohet nga Gjykata e Rrethit, sipas neneve 449 deri 461 të Kodit të Procedurës Penale.

Ankimi në Gjykatën e Apelit

Ankimi i Çështjeve Civile - Ankimi ndaj një vendimi civil të dhënë nga Gjykata e Rrethit paraqitet pranë kësaj Gjykate. Ai duhet të nënshkruhet nga vetë pala, avokati ose përfaqësuesi i pajisur me prokurë dhe në të duhet të tregohen:

• Palët ndërgjyqësore, • Vendimi kundër të cilit bëhet ankimi, • Shkaqet për të cilat bëhet ankimi • Çfarë kërkohet me ankimin Bashkë me ankimin duhet të paraqiten kopje të tij dhe të dokumenteve të tjera (kur ka të tilla) në

numër aq sa janë personat që marrin pjesë në çështje si palë, si dhe prokura kur ankimi paraqitet nga avokati ose përfaqësuesi i palës. Në rast se ankimi nuk plotëson kushtet e mësipërme, Gjykata njofton palën që të ndreqë të metat brenda 5 ditëve, në të kundërt ankimi kthehet. Gjykata që ka dhënë vendimin nuk pranon ankimin kur:

• Është paraqitur jashtë afatit të parashikuar në ligj, • Nuk ndreqen të metat brenda afatit të caktuar, • Është bërë kundër një vendimi ndaj të cilit nuk lejohet ankim, • Është hequr dorë nga ankimi Mospranimi i ankimit mund të deklarohet në çdo shkallë gjykimi. Kundër vendimit për kthimin e

ankimit mund të bëhet ankim i veçantë brenda 5 ditëve nga dhënia e vendimit. Ankimi pranohet mbasi konstatohet se ai është paraqitur brenda afatit 5 ditor dhe sipas rregullave të parashikuara nga Kodi i Procedurës Civile. Administrata e Gjykatës së Rrethit pranon ankimin dhe shënon në të datën e paraqitjes. Përveç kësaj shënim lihet edhe në Regjistrin themeltar dhe në Regjistrin e vendimeve, për të treguar së për këtë vendim pala e interesuar (paditësi ose i padituri) kanë paraqitur ankimin dhe duke qenë para një fakti të tillë, mënjanohet ndonjë gabim që mund të bëhet duke vënë shënim mbi kopjen e vendimit se ai ka marrë formë të prerë, gjë që do të sillte ngatërresa, sepse pala e interesuar mund të kërkonte ekzekutimin e këtij vendimi.

Kur palët kanë humbur të drejtën e ankimit për shkaqe të arsyeshme, mund të paraqesin ankesë për rivendosje në afat. Kërkesa paraqitet në gjykatën që ka dhënë vendimin. Kur palët nuk janë dakord me vendimin e veçantë që jep gjykata për pranimin ose jo të kërkesës për rivendosje në afat, ata mund të bëjnë ankim brenda 5 ditëve nga e nesërmja e shpalljes së vendimit.

Kur ankimi është bërë brenda afatit dhe sipas rregullave që përmendëm më lart, administrata e Gjykatës së rrethit merr masat që ankimi t'u komunikohet palëve të interesuara pjesëmarrëse në gjykim. Ankimi shoqërohet edhe me një dëftesë komunikimi, e cila mbasi firmoset nga marrësi i kopjes së ankimit, i kthehet përsëri Gjykatës për të provuar se ankimi iu dorëzua palës tjetër. Kodi i Procedurës Civile në nenet 130, 131, 132,133 etj, parashikon deri në hollësi se si do të veprohet me komunikimet e tjera në rastet kur refuzohet të merret në dorëzim ankimi, ose kur nuk gjendet pala që duhet t'i jepet ankimi, ose kur nuk ka vendbanim të njohur etj.

Gjykata e Rrethit mbasi bindet se dëftesa e komunikimit të ankimit është e rregullt dhe e firmosur nga marrësi (pala e interesuar), ose për komunikimin është vepruar në një nga mënyrat e parashikuara nga nenet 130, 131, 132, 133 e vijues të Kodit të Procedurës Civile, me shkresë përcjellëse, duke futur në dosje edhe dëftesën e komunikimit, e nis dosjen në Gjykatën e Apelit.

Në ligjin Nr. 8436, datë 28.12.1998 "Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë" është parashikuar që ndarja e çështjeve gjyqësore midis gjyqtarëve në të gjitha hallkat e sistemit gjyqësor bëhet me short. Pra ashtu si në Gjykatën e Rrethit, edhe në Gjykatën e Apelit (si dhe në

Page 9: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

9

Gjykatën e Lartë) dosjet do të ndahen midis gjyqtarëve me short. Mbasi dosja studiohet nga gjyqtari përkatës, caktohet data e gjykimit.

Njoftimi për datën dhe orën e gjykimit bëhet nga Gjykata e Apelit duke e afishuar këtë njoftim tek stendat e lajmërimeve që janë në hyrje të Gjykatës së Apelit. Kjo shpallje bëhet edhe në stendat e lajmërimeve të Gjykatave përkatëse të rrethit (para asaj Gjykate rrethi që ka dhënë vendimin). Ky njoftim duhet të bëhet jo më vonë se 10 ditë përpara shqyrtimit të çështjes.

Kur Gjykata e Apelit shqyrton çështje që janë në gjykim, ose e ka mbajtur çështjen për ta gjykuar vetë si Gjykatë Fakti, ose kur lind nevoja që çështja të gjykohet para afatit 10 ditor, të përmendur më lart, njoftimi në këto raste nuk bëhet me shpallje tek stendat e lajmërimeve, por njoftimi për datën e orën e gjykimit u bëhet drejtpërdrejtë palëve, përfaqësuesve ose mbrojtësve të tyre.

Mosparaqitja e palëve për të cilat njoftimi është bërë me shpallje nuk pengon shqyrtimin e çështjes, me përjashtim të rastit kur pala e interesuar ka njoftuar shkaqe të arsyeshme për mungesën. Gjithashtu Gjykata e Apelit nuk mund të shqyrtojë çështjen në mungesë të palëve kur dëgjimi i tyre është një nga detyrat që i është vënë nga Gjykata e Lartë gjatë rigjykimit në Gjykatën e Apelit. Po ashtu çështja nuk mund të gjykohet në mungesë të palëve, kur njoftimet për thirrjen e tyre nuk kanë qenë të rregullta.

Në Gjykatën e Apelit çështjet shqyrtohen në mënyrë kolegjiale. Kjo Gjykatë gjykon me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë. Pasi shqyrtohen çështjet (kur ato janë çështje civile), Gjykata e Apelit mund të vendosë:

1. Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së shkallës së parë, 2. Ndryshimin e vendimit, 3. Prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes 4. Prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Rrethit, në rastet e

parashikuara nga neni 467 i Kodit të Procedurës Civile, çka do të thotë ndërmjet të tjerash se: • Gjykata e shkallës së parë ka shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën, • Nuk ka qenë në rregull përbërja e trupit gjykues, apo vendimi nuk është nënshkruar nga

gjyqtarët, • Çështja është gjykuar në mungesë pa patur dijeni palët për datën e gjykimit, • Kur mungojnë ose janë të pavlefshme padia, procesverbali gjyqësor, ankimi si dhe çdo dokument

tjetër që ka ndikuar në dhënien e vendimit, • Nuk është formuar drejt ndërgjyqësia. Ankimi i Çështjeve Penale - Më lart kemi folur për ankimin në Gjykatën e Apelit të çështjeve

civile. Ligji parashikon rregulla precize për formën e ankimit, kush mund të bëjë ankim, vendin e paraqitjes dhe afatin e ankimit, kujt i komunikohet ankimi etj. edhe në procesin penal. Gjykata e Apelit mbasi shqyrton ankimin në një çështje penale mund të vendosë:

1. Lënien në fuqi të vendimit 2. Ndryshimin e vendimit 3. Prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes kur janë raste qe nuk lejojnë fillimin ose vazhdimin e

procedimit ose kur nuk vërtetohet fajësia e të pandehurit. 4. Prishjen e vendimit dhe kthimin e akteve Gjykatës së shkallës së parë kur nuk janë respektuar

dispozitat që lidhen me kushtet për të qenë gjyqtar në çështjen konkrete, me ushtrimin e ndjekjes penale nga prokurori dhe pjesëmarrjen e tij në procedim me pjesëmarrjen e përfaqësuesit të të dëmtuarit akuzues dhe të mbrojtësit të të pandehurit, si dhe në çdo rast kur në dispozita të veçanta është parashikuar pavlefshmëria e vendimit.

Page 10: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

10

Kosova- sistemi i drejtësisë së saj

Historiku i zhvillimit të drejtësisë në Kosovë2 Historia e shkurtër e Kosovës

Kosova për gjysmën e kohës gjatë shekullit të njëzetë, ka qenë si krahinë në kuadër të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë [më tutje në tekst “RSFJ”] e cila ishte krijuar në vitin 1944, pas përfundimit të Luftës II Botërore.

Kushtetuta Federative e vitit 1974 i ka dhënë fuqi të konsiderueshme njësive federale të Jugosllavisë, duke shkaktuar decentralizimin në vend.

Gjatë gjithë kësaj periudhe Kosova ishte e banuar me shumicë shqiptare etnike. Prej vitit 1989, autonomia e Kosovës ishte cunguar rëndë, duke iu marrë nga Serbia kompetencat

mbi policinë, gjykatat, mbrojtjen civile, por edhe ato mbi politikën ekonomike, sociale dhe të arsimit. Deri në fillimin e luftës në Kosovën e kontrolluar nga Serbia, gjatë viteve 1997-98, më shumë se 90% të banorëve që ishin shqiptarë etnik, jetonin në gjendje të jashtëzakonshme.

Pas një lufte dinjitoze dhe të efektshme të UÇK-së ndaj forcave jugosllave (serbe) dhe periudhave të negociatave në nivel ndërkombëtar, në muajin mars 1999 NATO-ja kishte filluar luftën ajrore kundër Jugosllavisë. Pas luftës 78-ditësh, forcat jugosllave ishin zmbrapsur nga Kosova. Pastaj, Kosova u vu nën kontrollin e Kombeve te Bashkuara.

Kështu,që nga mbarimi i luftës në qershor të vitit 1999 e deri më 17 shkurt 2008 Kosova drejtohej nga administrata civile ndërkombëtare (më tutje në tekst “UNMIK-u”) dhe prania ushtarake (më tutje në tekst “KFOR”) e cila e ka të vazhduar mandatin edhe pas shpalljes së pavarësisë, bazuar sipas autorizimeve nga paragrafi 5 i Rezolutës së Këshillit të Sigurimit nr. 1244 ajo ishte nën protektoratin e KB.

Prania ndërkombëtare civile[“UNMIK”]udhëhiqej nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të KB [“PSSP”], i cili e udhëhiqte Kosovën në pajtim me Rezolutën 1244 dhe Rregulloren e UNMIK-ut 2001/9 (15 maj 2001) mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë. UNMIK i ushtronte disa autorizime deri në zgjidhjen e statusit të Kosovës: funksionet e policisë, mbrojtjes, punëve të jashtme dhe aspekte të caktuara të drejtësisë.

Më 17 shkurt të vitit 2008 Kosova ka shpallur pavarësinë e saj dhe njihet si Republikë parlamentare, Pavarësia e Kosovës për një periudhë 3-5 vjeçare do të ketë një mbikëqyrje të lehtë ndërkombëtare e udhëhequr nga misioni i bashkimit evropian EULEX në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit si dhe me një mbikëqyrje nga përfaqësuesi i BE-së në Kosovë (ICO) të zbatimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për Kosovë të Marti Ahtisari.

ICO dhe EULEX në Kosovë janë me ftesë të Organeve shtetërore të Kosovës. KFOR-i vepron nën strukturën unike komanduese të kontrollit ushtarak dhe angazhohet, në mes

tjerash, edhe me qëllim të ndërprerjes së qëndrueshme të armiqësive, të ofrojë mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit e Kosovës, të lehtësojë kthimin e sigurt të personave të zhvendosur dhe refugjatëve si dhe të bëjë përgatitjen e FSK-së deri në operacionalizimin e potë të saj.

KFOR-i edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës mbetet dhe vepron në Kosovë në bazë të rezolutës 1244 te OKB-së.

KFOR-i dhe personeli i tij ndërkombëtar nuk i nënshtrohet autoritetit të organeve shtetërore të Kosovës dhe gëzon imunitet nga gjykatat e Kosovës. Konteksti ligjor

Kosova e ka të njëjtën traditë juridike si ajo e ish-RSFJ-së, përfshirë këtu edhe ndikimin e fuqishëm të cilin e ka lënë prapa Perandoria e Austro-Hungarisë. Si Krahinë autonome në RSFJ, Kosova ka ndarë kodet e procedurës penale dhe civile me krahinat tjera të RSFJ-së, por e ka pasur kodin e vet penal (të përmirësuar me disa dispozita federative).

Siç ishte e zakonshme në sistemet tjera socialiste, ndikimi në gjyqësi i degës së ekzekutivit dhe partisë ishte i zakonshëm.

Me rrënimin e sistemit kosovar të drejtësisë, praktikisht të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë ishin shkarkuar nga detyra. Pas kësaj, derisa një pjesë e tyre kishin filluar të punojnë si avokatë privat pranë gjykatave të instrumentalizuara, shumë të tjerë ishin detyruar ta braktisin tërësisht profesionin, pa

2 Marrë nga, www.oak-ks.org (Oda e Avokatëve të Kosovës)

Page 11: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

11

shërbyer fare gjatë një dekade të tëre. Kështu, të gjithë këtyre profesionistëve të judikaturës që i kishte Kosova e pasluftës u mungonte përvoja më e re gjyqësore. Për më tepër, përvoja nga sistemi i mëparshëm socialist shërbente si një përgatitje e dobët për punën në sistemin e ri demokratik. Pak prej tyre kishin njohuri të drejtpërdrejtë mbi standardet ligjore moderne, demokratike dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Kur bashkësia ndërkombëtare, në muajt e parë pas vendosjes së prezencës së vet në Kosovë, mori hapat për ngritjen e sistemit të drejtësisë, gjendja ishte pothuajse e pashpresë: pa objekte e infrastrukturë, pa inventar, me mungesë edhe të letrës, pa njerëz. Në Kosovën e dalë nga një gjendje e rëndë represioni, dhune sistematike dhe plagëve të luftës, gjasat për riparimin e besimit të komunitetit në drejtësi, pothuajse nuk dukeshin fare në horizont. Alternativa sikur nuk kishte: u ngrit sistemi i mëparshëm i drejtësisë përkundër rrethanave të ndryshuara shoqërore, ekonomike e politike. Prandaj, sistemi i natyrës krejt socialiste, i cili i kishte shërbyer drejtësisë së kufizuar kosovare deri në vitet 1989, shumë shpejt edhe në praktikë u tregua joadekuat për rrethanat plotësisht të ndryshuara, në të cilat, në mënyrë të panatyrshme, po rikthehej. E tërë kjo krijoi gjendjen kur Kosovës me tepër se çdo gjë tjetër po i mungonte drejtësia. Pas një situate të brishtë, përparimin e prekshëm sikur e shënoi aprovimi i dy ligjeve bazike për fushën e drejtësisë penale: Kodit e përkohshëm të Procedurës Penale dhe Kodit e përkohshëm Penal. Duhet pranuar që në situatën e zhvillimeve të pasluftës kjo paraqet zhvillim me rëndësi për legjislacionin kosovar. Pothuajse të gjithë vrojtuesit objektiv pajtohen se legjislacioni i ri penal paraqet një përmbledhje të mirë të standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive e njeriut. Shumë analiza krahasuese tregojnë një aplikim tejet të gjerë të këtyre standardeve,madje më të gjerë se në shumë prej vendeve me sisteme te zhvilluara juridike. Përkundër këtyre, sigurisht se kjo strukturë e ligjeve nuk ishte e përsosur dhe pa zbrazësi. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës legjislacioni i tanishëm u plotësua dhe u shtua me ligjet nga Pakoja e Ahtisarit të aprovuara me procedurë të përshpejtuar. Në këtë drejtim edhe kodi i përkohshëm i procedurës penale dhe kodi i përkohshëm penal i Kosovës u ndryshuan në disa nene me ligje të veçanta të aprovuara nga Kuvendi i Kosovës dhe tani quhen Kodi i Procedurës Penale i Kosovës dhe Kodi Penal i Kosovës Struktura e tanishme organizative e sistemit të drejtësisë penale në Kosovë është transformuar dhe është në pajtim me kërkesat nevojat dhe problemet e kohës dhe njëherit është në përputhje me legjislaturën e BE-së. Se drejtësia në Kosovë është në rrugë të mirë, na bënë që të jemi të bindur edhe nga fakti i miratimit të ligjit për funksionimi e Gjykatave në Kosovë si dhe ligjit për funksionimin e Prokurorisë në Kosovë, i cilët hyjnë në fuqi që nga 1 janar të vitit 2013. Korniza ligjore ne Kosove: Ligji në fuqi i Kosovës, përbëhet nga: Kushtetuta e Kosovës e cila ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008 e cila në vete ngërthen pakon e presidentit Ahtisari rregulloret e UNMIK-ut (vetën ato të cilat akoma nuk janë zëvendësuar me ligje nga Kuvendi i Kosovës) dhe aktet nënligjore; ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës; dhe ligjit në fuqi në Kosovë deri me 22 mars 1989 deri në ditën e fundit kur Kosova e kishte statusin e autonomisë në kuadër të ish RSFJ-së; ish ligjet krahinore të Kosovës; sikurse edhe disa ligje të ish Republikës Socialiste të Jugosllavisë. Ligjet e aplikueshme në Kosovë pas 22 marsit 1989, mund të zbatohen vetëm nëse i rregullojnë çështjet ose situatat që nuk kanë qenë të rregulluara me ligjet e mëparshme dhe nëse të njëjtat nuk janë diskriminuese. Kushtetuta e Kosovës i ka të përfshira, duke i bërë drejtpërdrejt të zbatueshme në Kosovë edhe disa instrumente ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfshirë këtu Deklaratën Universale për të drejtat e njeriut; Konventën evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut (së bashku me protokollet e saj); Paktin ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike (së bashku me protokollet); Konventën për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj gruas, Konventën mbi të drejtat e fëmijës; Kartën evropiane për gjuhët regjionale ose të pakicave, dhe Konventën kuadër të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave kombëtare.

Page 12: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

12

Presidenti

Neni 83 [Statusi i Presidentit] (Kushtetuta e Republikës së Kosovës )

Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikë së Kosovës. Neni 84 [Kompetencat e Presidentit] (Kushtetuta e Republikës së Kosovës ) Kompetencat në fushën e drejtësisë:

• Garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me këtë Kushtetutë;

• Shpall ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës;

• Ka të drejtën e kthimit për rishqyrtim të ligjeve të miratuara, nëse konsideron se janë të dëmshme për interesat legjitime të Republikës së Kosovës ose të një a më shumë komuniteteve të saj. Të drejtën e rikthimit të një ligji mund ta shfrytëzojë vetëm një herë;

• Propozon amendamente për këtë Kushtetutë;

• Mund të referojë çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese;

• Emëron dhe shkarkon Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës;

• Emëron dhe shkarkon gjyqtarët e Republikës së Kosovës me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës;

• Emëron dhe shkarkon Kryeprokurorin e Shtetit të Republikës së Kosovës, me propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës;

• Emëron dhe shkarkon prokurorët e Republikës së Kosovës, me propozimin të Këshillit Prokurorial të Kosovës;

• Shpall falje individuale, në pajtim me ligjin;

• Emëron gjyqtarët për Gjykatën Kushtetuese, me propozimin e Kuvendit; Kompetencat tjera:

• Përfaqëson Republikën e Kosovës brenda dhe jashtë;

• Shpall zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe thërret mbledhjen e parë të tij;

• Nxjerr dekrete në pajtim me këtë Kushtetutë;

• Nënshkruan marrëveshjet ndërkombëtare në pajtim me këtë Kushtetutë;

• Udhëheq politikën e jashtme të vendit;

• Pranon letrat kredenciale të shefave të misioneve diplomatike të akredituar në Republikën e Kosovës;

• Është Komandant Suprem i Forcave të Sigurisë të Kosovës;

• Udhëheq Këshillin Konsultativ për Komunitete;

• Cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të koalicionit, që përbën shumicën e Kuvendit;

• Emëron Komandantin e Forcave të Sigurisë të Kosovës, pas rekomandimit të Kryeministrit;

• Së bashku me Kryeministrin, emëron Drejtorin, Zëvendësdrejtorin dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë;

• Vendos për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, në konsultim me Kryeministrin;

• Mund të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Kosovës dhe i kryeson ato në kohën e Gjendjes së Jashtëzakonshme;

• Vendos për formimin e misioneve diplomatike e konsullore të Republikës së Kosovës, në bazë të konsultimit me Kryeministrin;

• Emëron dhe shkarkon shefat e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës, me propozimin e Qeverisë;

• Emëron Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve;

• Emëron Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës i cili shërben edhe si Drejtor menaxhues dhe emëron anëtarët e tjerë të Bordit të Bankës;

• Jep medalje, mirënjohje dhe çmime, në pajtim me ligjin;

Page 13: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

13

• Së paku një herë në vit i drejtohet Kuvendit të Kosovës përkitazi me fushë veprimtarinë e tij/saj.

Qeveria e Republikës së Kosovës Neni 92 [Parimet e Përgjithshme] (Kushtetuta e Republikës së Kosovës )

• Qeverinë e Kosovës e përbëjnë Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat.

• Qeveria e Kosovës ushtron pushtetin ekzekutiv në pajtim me Kushtetutën dhe ligj.

• Qeveria zbaton ligjet dhe aktet e tjera të miratuara nga Kuvendi i Kosovës dhe ushtron veprimtari tjera brenda përgjegjësive të përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj.

• Qeveria merr vendime në pajtim me këtë Kushtetutë dhe me ligje, propozon projektligje dhe amandamentimin e ligjeve ekzistuese e akteve të tjera, si dhe mund të japë mendimin rreth projektligjeve të cilat nuk janë të propozuara nga ajo.

Neni 93 [Kompetencat e Qeverisë] (Kushtetuta e Republikës së Kosovës ) Qeveria ka këto kompetenca në fushën e drejtësisë:

• Propozon Kuvendit projektligje dhe akte të tjera; • Merr vendime dhe nxjerr akte juridike ose rregullore, të nevojshme për zbatimin e ligjeve; • Propozon amendamentimin e Kushtetutës; • Mund të referojë çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese;

Kompetencat tjera:

• Propozon dhe zbaton politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit; • Mundëson zhvillimin ekonomik të vendit; • Propozon Buxhetin e Republikës së Kosovës; • Udhëzon dhe mbikëqyr punën e organeve të administratës; • Udhëzon veprimtarinë dhe zhvillimin e shërbimeve publike; • I propozon Presidentit të Republikës së Kosovës emërimet dhe shkarkimet për shefa të

misioneve diplomatike të Kosovës; • Ushtron edhe funksione të tjera ekzekutive, të cilat nuk u janë caktuar organeve të tjera

qendrore ose vendore.

Kryeministri

Neni 94 [Kompetencat e Kryeministrit] (Kushtetuta e Republikës së Kosovës ) Kryeministri ka këto kompetenca:

• Siguron zbatimin e ligjeve dhe të politikave të përcaktuara të Qeverisë; • Përfaqëson dhe udhëheq Qeverinë; • Siguron që të gjitha Ministritë të veprojnë në pajtim me politikat qeveritare; • Ndërron anëtarët e Qeverisë, pa pëlqimin e Kuvendit; • Kryeson Këshillin e Sigurisë të Kosovës; • Emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës; • Këshillohet me Presidentin e Republikës së Kosovës mbi çështjet e inteligjencës; • Së bashku me Presidentin, emëron Drejtorin, Zëvendësdrejtorin dhe Inspektorin e

Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë; • Këshillohet me Presidentin për zbatimin e politikës së jashtme të vendit; • Kryen edhe punë të tjera, të përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj.

Page 14: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

14

Ministria e drejtësisë3

Roli dhe misioni i Ministrisë së Drejtësisë

• Të siguroj një sistem gjyqësor e prokurorial efikas, të pavarur, të paanshëm, para së cilit të gjithë qytetarët do të ndihen të sigurt dhe të barabartë.

• Ministria e Drejtësisë siguron trajtim sa më profesional dhe sipas standardeve ndërkombëtare të të paraburgosurve, të dënuarve, viktimave të dhunës, viktimave të trafikimit dhe dëshmitarëve të mbrojtur.

• Ministria e Drejtësisë harton legjislacionin në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe harmonizon ligjet me standardet e BE-së, zhvillon bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, si dhe siguron qasje më të lehtë në institucionet e drejtësisë për pjesëtarët e komuniteteve pakicë.

Nën përgjegjësi të veten Ministria e Drejtësisë ka edhe disa departamente siç janë: • Shërbimi korrektues i Kosovës,

• Shërbimi sprovues i Kosovës,

• Departamenti për çështje ligjore,

• Divizioni për politika dhe legjislacion,

• Divizioni për bashkëpunim juridik.

Shërbimi Korrektues i Kosovës Historiku

Shërbimi Korrektues i Kosovës është themeluar menjëherë pas luftës, më 05 Nëntor 1999, fillimisht me hapjen e Qendrës së Paraburgimit në Prizren. Personeli vendor ishte kryesisht staf që kishin punuar para lufte. Në maj të vitit 2000 për herë të parë rekrutohen personel korrektues të rinj në bazë të konkursit. Shërbimi Korrektues është një shërbim funksional dhe i avancuar në të gjitha fushat; Kjo ka ardhur si rezultat i ndihmës së bashkësisë ndërkombëtare që nga themelimi; Investimet e vazhdueshme nga buxheti i Republikës së Kosovës;

Përkrahja dhe mbështetja nga Organizatat e ndryshme jo qeveritare dhe qeveritare; Shumë organizata ndërkombëtare kanë përgëzuar Shërbimin Korrektues për qasje dhe punë profesionale . Misioni Shërbimi Korrektues i Kosovës, në bashkëpunim me të gjithë partnerët e Drejtësisë dhe në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet në Kosovë synon të korrektojë dhe risocializojë të burgosurit duke respektuar të drejtat e tyre fundamentale pa marrë parasysh racën, gjuhën dhe religjionin si dhe siguron një ambient të sigurt për stafin, të burgosurit dhe shoqërinë.

Çfarë bënë SHKK

SHKK-ja është përgjegjës për administrimin e të burgosurve, paraburgosurve, dënuarve, miturve në bazë të ligjeve të aplikueshme të Kosovës, si dhe konventave Evropiane dhe rregulloreve te tjera te lëshuara në institucionet përkatëse. SHKK-ja është përgjegjës për menaxhimin e institucioneve të niveleve të ndryshme të sigurisë dhe mbikëqyrjen e personave nën kujdesin e SHKK-së

Si funksionon Shërbimi Korrektues i Kosovës?

Shërbimi Korrektues ka filluar të jetë operativ në nëntor të vitit 1999 fillimisht në qendrën e paraburgimit Prizren. Gjendja në atë periudhë fillestare kohore ishte e mjerueshme, me infrastrukturë të shkatërruar, nuk kishte as kushtet elementare për të operuar.

3 Material i marrur nga www.md-ks.org (Ministria e drejtwsisë në Kosovë)

Page 15: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

15

Fillimisht me ndihmën e donatorëve si dhe më punën e tërë stafit në të gjitha nivelet u krijuan disa kushte më elementare, dhe deri në vitin 2001, viti I cili shënoi fillimin e funksionimit të mirëfilltë, tani Shërbimi vepron dhe ka nën administrim institucionet si: Burgun e Dubravës; Qendrën Korrektuese Lipjan; Qendrën e Paraburgimit Prizren; Qendrën e Paraburgimit Prishtinë; Qendrën e Paraburgimit Gjilan; Qendrën e Paraburgimit Pejë Qendrën e Paraburgimit Mitrovicë; Duke pas parasysh mundësitë dhe punët të cilat janë duke i zhvilluar me intensitet të lartë besojmë së shumë shpejt do të vejmë në funksione dhe institucione të tjera shtesë në funksion të cilat I takojnë dhe do të shërbenin për perfeksionin e shërbimit dhe arritjen e synimeve si në të mirë të atyre qe ne i kemi nën kujdes po ashtu edhe të stafit. Shërbimi Sprovues i Kosovës Shërbimi Sprovues i Kosovës, përkatësisht Shërbimi për Ekzekutimin e Dënimeve Alternative dhe Reintegrimin Shoqëror të personave të dënuar, është përgjegjës për Ekzekutimin e dënimeve dhe masave alternative, mbikëqyrjen, risocializimin, reintegrimin, rehabilitimin dhe korrektimin, e të gjithë personave që kanë kryer në momente të caktuara vepra penale të ndëshkueshme sipas ligjeve të lartpërmendura në Kosovë. Pra, qëllimi i formimit të këtij shërbimi është, kalimi i dënimit me burg në dënime alternative më humane psiko-sociale. Prandaj, bazuar në përgjegjësitë e tij, misioni i Shërbimit sprovues është “reduktimi i krimit, zvogëlimi i shkallës së recidivizmit, krijimi dhe rritja e sigurisë për shoqërinë tonë”. Ky shërbim filloi punën me datën 02. Dhjetor, 2002, si pilot projekt në Prishtinë, nën kompetencat e Divizionit të Menaxhimit Penal/Departamentit të Drejtësisë (shtylla e I-rë e UNMIK-ut), me 5 anëtarë të stafit lokal. Pas kësaj, Shërbimi Sprovues ka pranuar edhe tri gjenerata zyrtarësh në punë dhe tani ky shërbim numëron gjithsej 64 anëtarë të stafit, 60 anëtarë të stafit janë staf profesional dhe 4 asistentë administrativ, prej tyre 61 me fakultet (i tërë stafi që direkt punon në profesion, zyrtar sprovues dhe udhëheqës), 2 anëtarë me Shkollë të Lartë Ekonomike dhe 2 janë me shkollë të mesme (asistent administrativ) . Përkatësia gjinore: 34 meshkuj (53.12%) dhe 30 femra (46.87%), kurse përkatësia nacionale: 63 shqiptarë dhe 1 serbe. Shërbimi Sprovues i Kosovës, përveç drejtorisë së përgjithshme, është e organizuar për momentin edhe në pesë qendra regjionale, përkatësisht janë hapur qendrat regjionale nëpër regjione në të cilat ekzistojnë Gjykata të Qarkut, si në: Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Pejë dhe Gjilan. Që nga dita e parë e themelimit, duke qenë i vetmi shërbim i këtij lloji në Ballkan, Shërbimi Sprovues i Kosovës, synon të jetë shembull dhe model, për formimin e Shërbimit Sprovues, edhe në vendet në rajon. Departamentit për Çështje Ligjore Sipas mandatit të dhënë me Rregulloret e UNMIK-ut, Nr. 2005/53, 2006/25 dhe 2006/26, mbi krijimin dhe transferimin e kompetencave të Ministrisë së Drejtësisë (MD), është krijuar Departamenti për Çështje Ligjore, i cili është i ndarë në tri Divizione: Divizioni për Legjislacion, Divizioni për Përfaqësim në Gjykata dhe Divizioni për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar. Divizioni për Politika dhe Legjislacion

• Harton projektligje, udhëzime administrative, rregullore, qarkore juridike;

• Udhëheq kërkimet në çështje të ndryshme ligjore për Ministrinë e Drejtësisë;

Page 16: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

16

• Harton memorandume ligjore në çështjet e ndërlikuara ligjore të paraqitura tek Departamenti dhe Ministria;

• Përgatitë analiza dhe rekomandime në sferat lidhur me çështjet juridike;

• Identifikon probleme të cilat duhet zgjedhur me ligje, udhëzimeve administrative, rregullore, qarkore juridike;

• Rishikon dhe jep rekomandime në hartimin e ligjeve, udhëzimeve administrative dhe rregulloreve të përgatitura nga divizionet tjera te MD-së;

• Ofron mbështetje në përgatitjen e marrëveshjeve të Qeverisë në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Divizioni për Politika dhe Legjislacion në vazhdën e punëve të tij për krijimin e një infrastrukture të qëndrueshme dhe të avancuar ligjore në fushën e Drejtësisë, gjatë kësaj periudhe kohore ka arritur të kryej një varg punësh – aktivitetesh, ku vlen të veçohen: hartimi i ligjeve në të cilat iniciues/ sponsorizues është Ministria e Drejtësisë; pjesëmarrja në grupet punuese ndërministrore për Projektligjet e iniciuara/ sponsorizuara nga ministritë tjera të Qeverisë së Kosovës; dhe përgjigjet në kërkesat e ndryshme të qytetarëve. Divizioni për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar Marrja dhe transferimi i Kompetencave nga UNMIK-u në DBJN Fusha e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar ka qenë kompetencë plotësisht e rezervuar e Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-ut, deri më datën 20 mars 2009. Divizioni për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (më tutje “DBJN”), duke i’u përshtatur rrethanave të reja juridike dhe politike pas shpalljes së Pavarësisë së Republikës të Kosovës me datë 17 shkurt 2008, ka këshilluar dhe i ka rekomanduar Kabinetit të Ministres së Ministrisë se Drejtësie marrjen e kompetencave sa i përket fushës së bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale dhe civile nga DBJN. Me këtë rast DBJN ka hartuar Udhëzimin Administrativ mbi ofrimin e Ndihmës Juridike Ndërkombëtare në fushën e çështjeve penale dhe civile, me të cilin udhëzim në përputhje me rrethanat e reja të krijuara dhe ligjin e aplikueshëm penal në Kosovë, Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës ka marr të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë sa i përket ndihmës juridike ndërkombëtare nga Departamenti i Drejtësisë së UNMIK-ut, për të gjitha shtetet që kanë njohur shtetin e Kosovës. I njëjti Udhëzim Administrativ është miratuar nga Ministrja e Drejtësisë me datë 20 mars 2009. Menjëherë pas nënshkrimit dhe miratimit të këtij Udhëzimi, DBJN me date 20 mars 2009, ka hartuar mbi 45 shkresa në emër të Ministres së Drejtësisë të drejtuara Ministrive të Drejtësisë homologe, të shteteve që kanë njohur shtetin e Kosovës, më qëllim të informimit të tyre, se nga kjo datë të gjitha kërkesat për ndihmë juridike ndërkombëtare në fushën penale dhe civile duhet drejtuar tek DBJN së MD-së të Republikës se Kosovës. Për më tepër, gjatë shtatorit të vitit 2009, DBJN ka plotësuar Udhëzimin Administrativ të datës 20 mars 2009, dhe ka shtrirë kompetencat e saja sa i përket bashkëpunimit juridik ndërkombëtar edhe për të gjitha shtetet tjera të cilat nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. I njëjti Udhëzim është miratuar nga Ministrja e Drejtësisë me datë 30 shtator 2009. Menjëherë pas miratimit të këtij Udhëzimi, DBJN ka informuar të gjitha Ministritë e Drejtësisë të shteteve më te cilat ka bashkëpunim juridik reciprok në fushën penale dhe civile lidhur me procedurën edhe autoritetin kompetent për ofrimin e ndihmës juridike në Kosovë, duke përfshirë edhe Ministrinë e Drejtësisë së Republikës të Serbisë.

Po ashtu, menjëherë pas marrjes së kompetencave nga Departamenti i Drejtësisë së UNMIK-ut, DBJN ka informuar Këshillin e Evropës në Strasburg, ku i kemi informuar se nga kjo datë, Ministria e Drejtësisë së Kosovës merr të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë sa i përket bashkëpunimit juridik ndërkombëtar për territorin e Republikës së Kosovës. Në përputhje më këtë Këshilli i Evropës ka kërkuar nga MD-ja të raportojë lidhur me pjesëmarrjen e MD-se së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar përmes bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, dhe zyrtarisht zyrtaret kompetent të DBJN-se janë ftuar në Konferencën Rajonale të organizuar nga Këshilli i Evropës, më temën: Bashkëpunimi i Ndërsjellë në Çështjet Penale, dhe aplikimi i Protokollit të Dyte (2) shtese të Konventës Evropian lidhur më bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar në çështjet penale. Më datë 15 tetor 2009, DBJN sipas kërkesës së Këshillit të Evropës ka informuar Këshillin lidhur më numrin e procedimit të kërkesave për ndihmë juridike ndërkombëtare nga Kosova për tek shtetet e huaja dhe anasjelltas (afërsisht 5500) deri me këtë datë.

Page 17: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

17

Mbrojtja juridike e interesave të shtetasve Kosovarë te arrestuar në juridiksione të huaja

Shteti serb ka lëshuar një numër të madh të Fletë-arresteve Ndërkombëtare kundër shtetasve Kosovar (kryesisht kundër ish ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”), me arsyetimin se kanë kryer vepra penale “Krime Lufte” qoftë gjatë luftës në Kosovë apo pas përfundimit të saj, në territorin e Kosovës.

DBJN me sukses të larte ka arritur të i mbroj interesat e shtetasve Kosovarë të arrestuar nga autoritetet e huaja në bazë të Fletë-Arresteve Ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia. Edhe përkundër faktit që një numër i caktuar i shtetasve Kosovarë (të gjithë ish-Ushtarë të UÇK-së) janë arrestuar në bazë të këtyre Fletë-Arresteve të lëshuara nga Serbia. DBJN i Ministrisë Drejtësisë së Republikës Kosovës, ka arritur më sukses të lart të luftoje dhe rrezoje kërkesat e autoriteteve serbe për ekstradimin e shtetasve kosovar nga shtetet e huaja ku ishin arrestuar ish ushtaret e UÇK-së për në Serbi, por të njëjtit janë liruar apo Ekstraduar për në Kosovë për të u përballur me organet e drejtësisë, nëse kjo ka qenë e nevojshme.

Kjo është arritur duke përgatitur shkresa të argumentuara dhe vërtetuara me fakte qoftë juridike apo politike në përputhje me ligjet penale ndërkombëtare në Kosovë dhe më praktikat dhe standardet më të mira evropiane dhe ndërkombëtare, që u janë dërguar shteteve te caktuara ku janë arrestuar shtetasit Kosovar, ku është konfirmuar së Fletë-Arrestet Ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia janë në kundërshtim më të drejtën ndërkombëtare penale dhe me praktikat dhe standardet më të mira Evropiane. Si rezultat i punës profesionalë dhe dedikimit të lartë të përfaqësuesve të DBJN, kontakteve të drejtpërdrejta me Ambasadorë apo përfaqësues të Ministrive të Drejtësisë të shteteve të huaja, ku janë arrestuar shtetasit Kosovar, kemi arritur që të ndalojmë më sukses që shtetasit Kosovar të Ekstradohet në Serbi. Luftimi i krimit nacional, transnacional dhe ndërkombëtar

DBJN ka zbatuar politikat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në luftimin e krimit rajonal dhe transnacional, duke mbajtur kontakte, shkëmbyer informata lidhur me personat e kërkuar përmes INTERPOL-të ,dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka arritur të arrestoje një shtetas Malazez i dënuar me dënim prej 15 vjetëve burgim ne Mal të Zi për kryerjen e veprës Penale “Vrasje” dhe një shtetas Belg i dyshuar së ka kryer 32 vepra penale të marrëdhënieve seksuale më të mitur. Në të dy këto raste, ka filluar procedura e Ekstradimit nga Kosova për tek shtetet përkatëse kërkuese.

DBJN ka arritur që brenda vitit 2009 të ekstradojë nga shtetet e huaja për në Kosovë 8 shtetas Kosovarë dhe një shtetas norvegjez, persona të cilët kanë qene të kërkuar nga organet e drejtësisë në Kosovë për dyshimin se kanë kryer vepra penale në Kosove apo që kanë qenë të dënuar nga organet e drejtësisë Kosovare.

Transferimi i të dhënave nga Baza e të dhënave të DD së UNMIK-ut në Bazën e të Dhënave të DBJN (afërsisht 18.000 raste)

Menjëherë pas marrjes së kompetencave nga UNMIK-u, DBJN në bashkëpunim me përfaqësuesit e EULEX-it ka mbajtur takime me përfaqësuesit kompetent të UNMIK-ut me të cilët janë pajtuar dhe kanë arritur marrëveshjen për transferimin e afër 18.000 mijë rasteve të hapura nga viti 2003 deri në fund të muajit shtator të këtij viti (në mënyre elektronike dhe kabinetin e dosjeve). Transferimi përfundimtar elektronik dhe transferimi i kabinetit të dosjeve është bërë në fillim të muajit tetor të këtij viti, kur edhe zyrtarisht janë larguar nga DBJN punëtorët e fundit të UNMIK-ut dhe DBJN.

DBJN ka arritur që të i sistemojë dhe të ruajë pothuajse të gjitha rastet e transferuara nga UNMIK-u. Sidoqoftë, duke ditur rëndësinë e këtyre rasteve që kanë si për MD-në ashtu edhe për vetë Qeverinë e Kosovës, ne kemi kërkuar zyrtarisht që për vitin 2010, të kemi një bazë të dhënave të lidhur drejtpërdrejtë me një SKENER, i cili do të skanonte të gjitha rastet që do të hapeshin ne DBJN po ashtu edhe ato ekzistuese te hapura në periudhën e më hershme.

Obligimet e DBJN që dalin nga Raporti i Progresit të Komisionit Evropian

DBJN në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive që dalin nga mandati ligjor ka arritur që realizojë të gjitha obligimet që dalin nga Raporti i Progresit të Komisionit Evropian. DBJN është njëri ndër

Page 18: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

18

divizionet e vetme që ka arritur me sukses të plotë të i përmbush të gjitha obligimet që dalin nga ky raport të parapara për vitin 2009 dhe vitin 2010. Në përputhje me obligimet që dalin për DBJN nga Raporti i Progresit, DBJN ashtu siç është kërkuar ka marr në fillim me 20 mars 2009, të gjitha kompetencat për ndihmë juridike ndërkombëtare për shtetet që kanë njohur shtetin e Kosovës. Ndërsa me datë 30 shtator, po ashtu në përputhje të plotë më obligimet që dalin nga Raporti i Progresit, ka marr të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë për ndihmë juridike ndërkombëtare edhe për shtetet qe nuk kanë njohur shtetin e Kosovës.

Në përputhje të plotë me obligimet që dalin nga Raporti i Progresit, DBJN ka propozuar mbi 30 Propozim Marrëveshje për Transferimin e Personave të Dënuar tek shtetet e ndryshme të rajonit, Bashkimit Evropian dhe shtetet e tjera me të cilat Kosova ka bashkëpunim dhe interes reciprok. Në harmoni me këtë janë mbajtur një sërë takimesh në nivel të ekspertëve në mes të MD-së Kosovës dhe përfaqësuesve të MD-së së shteteve të ndryshme për të diskutuar dhe negociuar lidhur me këto marrëveshje.

BJN ka thelluar bashkëpunimin me shtetet e rajonit dhe shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe shtetet më të cilat ka interes të përbashkët lidhur me bashkëpunimin juridik në fushën penale dhe civile, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar. Kjo më së miri mund të ilustrohet përmes një numri të madh të procedimit të rasteve për Transferim të Procedurave Penale, marrjes në pyetje të dëshmitarëve, Ekstradimit dhe depërtimit të personave të kërkuar si në Kosovë ashtu edhe jashtë Kosovë për dyshimin se kanë kryer vepra penale apo të dënuar. DBJN ka arritur që të vendos standarde më të larta të procedimit të kërkesave për ndihmë juridike ndërkombëtare, të cilat janë në vije dhe përputhje të plotë me praktikat me të mira evropiane dhe ndërkombëtare. Kjo më së miri mund të vërtetohet më një numër mjaft të madh të letër falënderimeve dhe mirënjohjeve që kanë ardhur qoftë nga përfaqësitë diplomatike ne Kosovë qoftë nga Ministritë ë Drejtësisë së rajonit.

DBJN edhe përkundër pengesave politike që paraqet bashkëpunimi juridik në fushën penale dhe civile me Serbinë, falë përkushtimit dhe ndjekjes së politikave të afrimit, kemi arritur që të kemi një bashkëpunim korrekt me Serbinë, edhe përkundër faktit që shteti serb ende heziton për një bashkëpunim gjithëpërfshirës. Kjo më së miri konstatohet më procedimin e më se 1500 kërkesave dhe përgjigjeve të natyrave të ndryshme që janë proceduar nga DBJN për apo nga Serbia.

DBJN ka marrë pjesë aktive në Grupin Punës të MD-së për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës Penalë, veçanërisht në Kapitullin mbi ofrimin e ndihmës juridike ndërkombëtare në çështjet penale.

DBJN në përputhje të plotë me obligimet që dalin nga raporti i progresit si dhe në bashkërendim me rekomandimet e Drejtoratit të Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet Ligjore te Këshillit Evropian ka paraparë në Strategjinë Legjislative të MD-se për vitin 2010 hartimin e Projekt-ligjeve të më poshtme që ndikojnë drejtpërdrejte në përmbushjen e obligimeve dhe përgjegjësive te shtetit të Kosovës karshi BE-se dhe faktorit ndërkombëtar sa i përket fushës së bashkëpunimit juridik në fushën penale dhe civile:

1. PL për Ekstradim; 2. PL Për Transferim të Personave të Dënuar; 3. PL për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar;dhe 4. PL kundër Rrëmbimit Ndërkombëtar të Fëmijëve.

Obligimet e DBJN që dalin nga Plani i Veprimit për Zbatimin e Udhërrëfyesit për Liberalizim te vizave me Bashkimin Evropian

DBJN ka marr pjesë aktive në takime pune me zyrtaret e Ministrisë së Punëve të Brendshme (“MPB”) që nga fillimi i zbatimit të Planit të Veprimit për Zbatimin e Udhërrëfyesit për Liberalizim te vizave me Bashkimin Evropian. DBJN i ka ofruar mbështetje të pa rezervë MPB gjatë tërë procesit të plotësimit të kushteve për liberalizim të vizave, qoftë nga MD-ja apo Ministritë tjera të përfshira në këtë proces.

Bashkëpunimi me Gjykatat dhe Prokuroritë e Kosovë, Prokurorinë Speciale te Kosovës dhe Gjyqtarët e EULEX-it

DBJN ka pas një bashkëpunim të shkëlqyer më organet e drejtësisë në Kosovë, qofte ato vendore

apo ndërkombëtare gjatë vitit 2009. Kjo është arritur qoftë përmes vizitave nëpër gjykata dhe prokurori, qoftë me takime të ndërsjella, trajnime të organizuara nga DBJN për edukim të vazhdueshëm ligjor për gjyqtarë dhe prokurorë sa i përket ndihmës juridike penale në çështjet penale dhe civile. Lidhur me profesionalizmin dhe efikasitetin e DBJN, kanë dëshmuar vetë gjyqtarët dhe prokurorët qoftë vendore apo ndërkombëtare të cilët kanë konfirmuar se nga marrja e kompetencave nga UNMIK-u, procedimi i kërkesave dhe përgjigjeve nga DBJN është shkurtuar për afër tre muaj, komunikimi mes zyrtarëve të DBJN dhe gjykatave dhe prokurorive është i një niveli të lartë.

Page 19: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

19

Bashkëpunimi me Ambasada dhe përfaqësitë diplomatike te akredituara ne Kosovë

DBJN me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ka pasur takime të shpeshta të ndërsjella me

ambasadore, zëvendës ambasadore apo përfaqësues të akredituar të shteteve të ndryshme në Kosovë. Vetëm gjatë vitit 2009, janë zhvilluar më se 50 takime të natyrave të ndryshme, duke filluar nga ato informuese, takimeve për të gjetur zgjedhje lidhur me raste të komplikuara, qoftë të Ekstradimeve; Transferimit të Personave të Dënuar; Ekzekutimit të Aktgjykimeve të Huaja, Marrjes në Pyetje të Dëshmitarëve; propozimit të lidhjes së Marrëveshjeve bilaterale; etj.

Bashkëpunimi me Interpol

DBJN ka mbajtur takime të rregullta më Zyrën Ndërlidhëse të INTERPOL-it në Prishtinë, me qëllim të

intensifikimit të luftës kundër krimit të organizuar, kapjes se personave të kërkuar apo marrjes dhe dhënies së informatave lidhur me rastet e hapura në DBJN. Falë bashkëpunimit dhe bashkërendimit në mes te DBJN dhe INTERPOL-it, gjatë vitit 2009, janë arrestuar apo ekstraduar mbi dhjetë persona të kërkuar qoftë në Kosovë apo në shtete te huaja.

Gjuha zyrtare e hartimit të shkresave dhe dokumenteve në DBJN

Vlen të theksohet se mbi 70% e shkresave/marrëveshjeve që hartohen nga ana e DBJN-së, hartohen në gjuhën angleze, kurse afërsisht 30% në gjuhën shqipe apo serbe. Edhe përkundër faktit që DBJN do të duhej që në kuadër të tij të këtë Zyrën e Përkthimeve, fatkeqësisht kjo zyre nuk ekziston edhe përkundër kërkesave të shumta që i janë drejtuar Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, për një gjë të tillë nuk kemi gjetur përkrahje, çka shkakton vështirësi të konsiderueshme në kryerjen e obligimeve dhe përgjegjësive konform standardeve te Unionit Evropian dhe praktikave më të mira ndërkombëtare në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Kuvendi i Kosovës Neni 65 [Kompetencat e Kuvendit] (Kushtetuta e Republikës së Kosovës )

Kuvendi i Republikës së Kosovës:

• Miraton ligje, rezoluta dhe akte të tjera të përgjithshme;

• Vendos të ndryshojë kushtetutën me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të tij, përfshirë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve që mbajnë vendet e rezervuara dhe të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë;

• Shpall referendum, në pajtim me ligjin;

• Ratifikon traktatet ndërkombëtare;

• Miraton buxhetin e republikës së Kosovës;

• Zgjedh dhe shkarkon kryetarin dhe nënkryetarët e kuvendit;

• Zgjedh dhe mund të shkarkojë presidentin e republikës së Kosovës në pajtim me këtë kushtetutë;

• Zgjedh qeverinë dhe shpreh mosbesimin ndaj saj;

• Mbikëqyr punën e qeverisë dhe të institucioneve të tjera publike, të cilat, në bazë të kushtetutës dhe ligjeve, i raportojnë kuvendit;

• Zgjedh anëtarët e këshillit gjyqësor të Kosovës dhe të këshillit prokurorial të Kosovës, në pajtim me këtë kushtetutë;

• Propozon gjyqtarët e gjykatës kushtetuese;

• Mbikëqyr politikën e jashtme dhe të sigurisë;

Page 20: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

20

• Jep pëlqimin për dekretin e presidentit mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme;

• Vendos për çështjet me interes të përgjithshëm, të përcaktuara me ligj.

Komisioni parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi

Fushëveprimi i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi shqyrton bazën juridike dhe kushtetuese për nxjerrjen e çdo ligji të

Kuvendit të Kosovë. Në këtë kontekst, Komisioni në mënyrë të veçantë:

• Analizon dhe vlerëson përshtatshmërinë e akteve te cilat i miraton Kuvendi i Kosovës me kushtetutën;

• Në raste të caktuara propozon, propozim – ligj , amendament në ligj apo në aktin të cilin e miraton Kuvendi i Kosovës;

• Shqyrton projektligjet në aspektin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë;

• Shqyrton deklarata politike, rezoluta dhe akte të tjera nënligjore në miratim nga Kuvendi i Kosovës nga aspekti i kushtetutshmërisë së tyre;

• Shqyrton çështjet parimore të harmonizimit të legjislacionit me Kushtetutën;

• Jep propozime për ndryshime Kushtetuese;

• I kërkon qeverisë amendamentimin e ligjeve me qëllim të harmonizimit me legjislacionin tjetër e në raste të veçanta edhe vetë amandamenton ligjet për këtë qëllim;

• Shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me metodologjinë dhe teknikën unike të hartimit të legjislacionit;

• Shqyrton çështjet e gjyqësisë në Kosovë, zgjedhjen e gjyqtarëve, të prokurorëve dhe çështjet e tjera të pozitës materiale dhe të organizimit e të funksionimit të sistemit gjyqësor në Kosovë;

• Mbikëqyrë zbatueshmërinë e ligjeve në fushën e gjyqësisë në përgjithësi;

• Shqyrton çështjet e tjera të përcaktuara me këtë Rregullore dhe çështjet të cilat me vendim të veçantë, i barten këtij Komisioni;

• Angazhon ekspertë për çështje të caktuara nga fushë veprimtaria e Komisionit;

• Organizon dëgjime publike për çështje të caktuara në fushën e legjislacionit;

• Formon grupe të punës për shqyrtimin e çështjeve të caktuara nga fushëveprimi i Komisionit;

• Ushtron mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Kosovës;

• Komisioni kontakton me komisionet tjera të Kuvendit për tu informuar me ushtrimin e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve të miratuara nga Kuvendi;

• Në ushtrimin e funksioneve të tij, Komisioni bashkëpunon me të gjitha ministritë prej të cilave mund të kërkojë të dhëna konkrete nga fushëveprimi i tyre.

Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi ka 11anëtarë

Page 21: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

21

Prezenca Ndërkombëtare Në Kosovë

KFOR4

KFOR është një trupë e armatosur ndërkombëtare e formuar nga bashkësia ndërkombëtare pas luftës në Kosovë me qëllim të sigurimit të armatosur të Kosovës. Formimi i kësaj trupe nën komandën e NATO-s është thirrur nga OKB-ja më 10 qershor 1999 në rezolutën 1244 me qëllim të krijimit të një hapësire sigurie për kthimin e refugjatëve të luftës. Qendra komanduese e trupës gjendet në kryeqytetin e Kosovës.

Në fillim (1999) trupa përbëhej nga kontingjentet e 40 kombeve me një fuqi ushtarake prej 50,000 ushtarakëve. Në gusht të 2006 në përbërjen e kësaj trupe ishin diku 16,000 ushtarakë nga 37 kombe anëtare të OKB-së. Trupa e KFOR-it komandohet nga komanda e përgjithshme në krye me një Gjeneral të shkalës së tretë (me tre yje) i cili vije nga radhët e kombeve prijëse të misionit dhe që kanë komandën në njërën nga pesë batalionet e stacionuara në Kosovë. Edhe pse kjo nuk është e kushtëzuar deri në fund vitin 2006 ka qenë kështu.

EULEX5

European Union Rule of Law Mission in Kosovo, EULEX Kosovo është një Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit. EULEX është misioni më i madh civil deri më tani i Politikës Evropiane për Siguri dhe Mbrojtje (ESDP).

Synimi kryesor i tij është t’i ndihmojë dhe mbështesë autoritetet kosovare në fushën e sundimit të ligjit, posaçërisht në fushën e policisë, gjyqësisë dhe doganave. Qëllimi i misionit nuk është të sundoj apo të administroj në Kosovë. Ky është një mision teknik i cili do të monitorojë, udhëzojë dhe këshillojë përderisa do të mbajë një numër të kufizuar të kompetencave ekzekutive. EULEX vepron në një kuadër të përgjithshëm të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe ka një zinxhir të njësuar komandues në Bruksel.

ICO6

Zyra e ICO/EUSR ofron mbështetje ndërkombëtare për të ardhmen evropiane të Kosovës. Qëllimi i prezencës së ICO-së • Garantimi i zbatimit të plotë të propozimit për zgjidhjen e statusit të Kosovës. • Mbështetja e integrimit të Kosovës në Evropë.

Ne e bëjmë këtë duke këshilluar qeverinë e Kosovës dhe udhëheqësit e komuniteteve. Ne punojmë ngushtë me homologët tanë të BE-së, Zyrës së Komisionit Evropian dhe misionit për sundimin e ligjit, EULEX.

Mandati Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO) ndihmon Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar (ICR) në përmbushjen e mandatit të tij. Deklarata e pavarësisë së Kosovës e datës 17 shkurt 2008, shprehimisht bën ftesë për një prani civile ndërkombëtare, ashtu siç parashihet në Propozimin Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës të hartuar nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën. ICR-ja është emëruar nga Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) më 28 shkurt 2008. Grupi Drejtues Ndërkombëtar përbëhet nga shtetet të cilat përkrahin zbatimin e plotë të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës. ISG-ja ka ngarkuar ICR-në, dhe përmes tij edhe ICO-në, me detyrën specifike që të garantojë se Qeveria e Kosovës zbaton Propozimin Gjithëpërfshirës të Zgjidhjes së Statusit.

4 http://sq.wikipedia.org/wiki/KFOR 5 http://sq.wikipedia.org/wiki/EULEX 6http://www.ico-kos.org

Page 22: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

22

Sistemi i Drejtësisë i Republikës së Kosovës Sistemi gjyqësor i Kosovës

Sistemi gjyqësor i Kosovës funksionon bazuar në Ligjin mbi Gjykata e Rregullta i vitit 1978 i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës.

Duhet theksuar se ky ligj është nxjerrur bazuar në Kushtetutën e vitit 1974. Ky ligj do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor të vitit 2012, dhe nga ky moment do të zëvendësohet

nga Ligji Për Gjykatat i Republikës së Kosovës. Neni 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] (Kushtetuta e Republikës së Kosovës )

Kapitulli VII Sistemi i Drejtësisë 1. Pushteti gjyqësor në Republikën e Kosovë ushtrohet nga gjykatat. 2. Pushteti gjyqësor është unik, i pavarur, i drejtë, apolitik e i paanshëm dhe siguron qasje të barabartë në gjykata. 3. Gjykatat gjykojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjit. 4. Gjyqtarët gjatë ushtrimit të funksionit të tyre duhet të jenë të pavarur dhe të paanshëm. 5. Garantohet e drejta për ankesë ndaj një vendimi gjyqësor, përveç nëse me ligj është përcaktuar ndryshe. E drejta e përdorimit të mjeteve të jashtëzakonshme juridike, rregullohet me ligj. Me ligj mund të lejohet e drejta për të referuar një rast në mënyrë të drejtpërdrejtë në Gjykatën Supreme, dhe për të tilla raste nuk ka të drejtë ankese. Neni 103 [Organizimi dhe Juridiksioni i Gjykatave] (Kushtetuta e Republikës së Kosovës ) 1. Organizimi, funksionimi dhe juridiksioni i Gjykatës Supreme dhe i gjykatave të tjera,rregullohen me ligj. 2. Gjykata Supreme e Kosovës është autoriteti më i lartë gjyqësor. 3. Të paktën pesëmbëdhjetë për qind (15%) e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, por jo më pak se tre (3) gjyqtarë, do të jenë nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë. 4. Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës e emëron dhe shkarkon Presidenti i Kosovës, nga radhët e gjyqtarëve te Gjykatës Supreme, për mandat shtatëvjeçar, pa mundësi të riemërimit, pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për emërimin ose shkarkimin e saj/tij. 5. Kryetarët e të gjitha gjykatave të tjera emërohen në mënyrën e përcaktuar me ligj. 6. Të paktën pesëmbëdhjetë për qind (15%) e gjyqtarëve nga cilado gjykatë tjetër, e themeluar me juridiksionin e apelit, por jo më pak se dy (2) gjyqtarë do të jenë nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë. 7. Gjykata të specializuara mund të themelohen me ligj kur kjo të jetë e nevojshme, por në asnjë mënyrë nuk mund të themelohen gjykata të jashtëzakonshme. Neni 104 [Emërimi dhe Shkarkimi i Gjyqtarëve] (Kushtetuta e Republikës së Kosovës ) 1. Gjyqtarët i emëron, riemëron dhe shkarkon Presidenti i Republikës së Kosovës, me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. 2. Përbërja e gjyqësorit pasqyron shumëllojshmërinë etnike të Kosovës dhe parimet e pranuara ndërkombëtarisht të barazisë gjinore. 3. Përbërja e gjykatave pasqyron përbërjen etnike të juridiksionit territorial të gjykatës përkatëse. Para dhënies së propozimit për emërim ose riemërim, Këshilli Gjyqësor i Kosovës këshillohet me gjykatën përkatëse. 4. Gjyqtarët mund të shkarkohen nga funksioni për shkak të dënimit për një vepër të rëndë penale ose për mosrespektimin e rëndë të detyrave. 5. Gjyqtarët kanë të drejtë të ankohen ndaj vendimit mbi shkarkimin drejtpërdrejt në Gjykatën Supreme të Kosovës. 6. Gjyqtarët nuk mund të transferohen kundër vullnetit të tyre, përveç nëse është parashikuar ndryshe me ligj, për shkak të funksionimit efikas të gjyqësorit ose masave disiplinore.

Page 23: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

23

Neni 105 [Mandati dhe Riemërimi] (Kushtetuta e Republikës së Kosovës ) 1. Mandati fillestar për gjyqtarët është trevjeçar. Në raste të riemërimit, mandati është i përhershëm deri në moshën e pensionimit, sikurse është përcaktuar më ligj, përveç nëse shkarkohet në pajtim me ligjin. 2. Kriteret dhe procedurat për riemërimin e një gjyqtari, përcaktohen nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe ato mund të dallojnë në shkallë nga kriteret e përdorura për shkarkimin e gjyqtarëve. Neni 106 [Papajtueshmëria] (Kushtetuta e Republikës së Kosovës ) 1. Gjyqtari nuk mund të ushtrojë ndonjë funksion në institucionet shtetërore jashtë gjyqësorit, të jetë i përfshirë në ndonjë aktivitet politik ose ndonjë aktivitet tjetër të ndaluar me ligj. 2. Gjyqtarëve nuk u lejohet të marrin përgjegjësi ose të jenë bartës të funksioneve, të cilat në çfarëdo mënyre, do të ishin në kundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë së rolit të gjyqtarit. Neni 107 [Imuniteti] (Kushtetuta e Republikës së Kosovës ) 1. Gjyqtarët, përfshirë edhe gjyqtarët porotë, gëzojnë imunitetin nga ndjekja penale, paditë civile dhe shkarkimi nga funksioni, për vendimet e marra, votimin e bërë, mendimin e shprehur dhe për veprimet e tjera të ndërmarra që janë brenda fushëveprimit të detyrave dhe përgjegjësive të tyre si gjyqtarë. 2. Gjyqtarët, përfshirë edhe gjyqtarët porotë, nuk gëzojnë imunitet dhe mund të shkarkohen nga funksioni, kur të kenë shkelur ligjin me qëllim. 3. Kur një gjyqtar akuzohet ose arrestohet, duhet të njoftohet pa vonesë Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Organi më i lartë mbikëqyrës për punën e gjykatave të rregullta dhe gjykatave speciale në

Republikën e Kosovës është Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës7

Këshilli Gjyqësor i Kosovës siguron pavarësinë dhe paanësinë e sistemit gjyqësor. Këshilli Gjyqësor i Kosovës është institucion plotësisht i pavarur në ushtrimin e funksioneve të tij. Këshilli Gjyqësor i Kosovës siguron që gjykatat në Kosovë të jenë të pavarura, profesionale e të paanshme, dhe të pasqyrojnë plotësisht natyrën shumetnike të Republikës së Kosovës e të ndjekin parimet e barazisë gjinore.

Këshilli do t’u japë përparësi për emërim si gjyqtarë, anëtarëve të komuniteteve të nën përfaqësuara në mënyrën e përcaktuar me ligj. Këshilli Gjyqësor i Kosovës është përgjegjës për rekrutimin dhe propozimin e kandidatëve për emërim dhe riemërim për pozita gjyqësore. Këshilli Gjyqësor i Kosovës është po ashtu përgjegjës për transferimin dhe për procedurën disiplinore kundër gjyqtarëve. Propozimet për emërimin e gjyqtarëve duhet të bëhen në bazë të procesit të hapur për emërime, në bazë të meritave të kandidatëve, dhe ky propozim pasqyron parimin e barazisë gjinore dhe përbërjen etnike të juridiksionit territorial të gjykatës përkatëse. Të gjithë kandidatët duhet t’i plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj. Këshilli Gjyqësor i Kosovës është përgjegjës për inspektimin gjyqësor, administrimin, gjyqësor, përpilimin e rregullave për gjykatat në pajtim me ligjin, punësimin dhe mbikëqyrjen e administratorëve të gjykatave, hartimin dhe mbikëqyrjen e buxhetit për gjyqësorin, përcaktimin e numrit të gjyqtarëve në secilin juridiksion dhe bën rekomandime për themelimin e gjykatave të reja. Themelimi i gjykatave të reja bëhet me ligj. Këshilli Gjyqësor i Kosovës përbëhet nga trembëdhjetë (13) anëtarë, me kualifikime dhe ekspertizë profesionale. Anëtarët emërohen për një mandat pesëvjeçar dhe zgjedhën në këtë mënyrë:

• Pesë (5) anëtarë do të jenë gjyqtarë të zgjedhur nga anëtarët e gjyqësorit;

• Katër (4) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet e fituara gjatë ndarjes së përgjithshme të vendeve.

• Të paktën dy (2) nga katër (4) anëtarët duhet të jenë gjyqtarë, dhe një (1) do të jetë anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës;

7 www.kgjk-ks.org (Këshilli Gjyqësor i Kosovës)

Page 24: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

24

• Dy (2) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komunitetit Serb në Kosovë, dhe të paktën njëri prej këtyre të dyve, duhet të jetë gjyqtar;

• Dy (2) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve të tjera, dhe të paktën njëri prej këtyre të dyve, duhet të jetë gjyqtar;

Papajtueshmëria e të qenit anëtar i Këshillit Gjyqësor rregullohet me ligj. Këshilli Gjyqësor i Kosovës, nga radhët e anëtarëve të vet, zgjedh kryesuesin dhe Zëvendës kryesuesin me mandat trevjeçar. Zgjedhja në këto funksione nuk e zgjat mandatin e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës i drejtohet Kuvendit të Republikës së Kosovës së paku një herë në vit lidhur me Sistemin Gjyqësor. Gjyqësori i Kosovës përbëhet nga: Gjykata Supreme, Gjykata e Lartë për Kundërvajtje, pesë Gjykata të Qarkut, Gjykata Ekonomike, 26 Gjykata Komunale, 25 Gjykata Komunale për Kundërvajtje. Prokurorët janë të organizuar në një Prokurori Publike të Kosovës, pesë Prokurori Publike të Qarkut, dhe shtatë Prokurori Publike Komunale. Anëtarët e KGJK-së

• Enver Peci - Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës • Valdete Daka - Anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës • Lirije Osmani - Anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës • Sevdije Gashi Morina - Anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës • Bilgaip Maznikar - Anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës • Živojin Gojko Jokanović - Anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës • Gabriela Ëalentich - Anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës • Harri Katara - Anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Historiku i KGJK-së Këshilli Gjyqësor i Kosovës (“KGJK”) është organi më i lartë i sistemit gjyqësor në Kosovë. Risia që sjell krijimi i KGJK-së është se ky Këshill është përgjegjës për administrimin e sistemit gjyqësor si të tërë. KGJK është themeluar në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2005/52 të datës 20 dhjetor 2005 Mbi Themelimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. KGJK është një organ profesional nën autoritetin suprem të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm dhe ka pavarësi të plotë në kryerjen e funksioneve të tij.

KGJK vepron për të ruajtur një sistem gjyqësor i cili është profesional, i pavarur, i paanshëm, i integruar, i drejtë dhe efikas. KGJK është kompetent dhe përgjegjës për emërimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve porotë, për masat disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve porotë në raste të sjelljes së pahijshme, për zhvillimin profesional të tyre.

Në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2005/52 të datës 20 dhjetor 2005, deri në shpalljen e rregullores përkatëse me të cilën do të themelohet subjekti përgjegjës për këshillimin e PSSP-së lidhur me çështjet e emërimit, të sanksionimit dhe shkarkimit të prokurorëve, këtë funksion do ta luajë KGJK.

E gjithë puna dhe funksionimi i KGJK-së mbështetet nga Sekretaria. Sipas Nenit 3 të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2005/52 Mbi Themelimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Sekretaria e KGJK-së e udhëhequr nga Drejtori që zgjidhet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, i ndihmon KGJK-së në punën e tij. Sekretaria e këshillon dhe e ndihmon KGJK-në në kryerjen e përgjegjësive të tij, në menaxhimin e gjyqësorit dhe të gjykatave dhe është përgjegjëse për zbatimin e vendimeve të Këshillit, si dhe është përgjegjëse për të gjitha funksionet administrative dhe të hulumtimit që ndërlidhen me përkrahjen e Këshillit, në pajtim me rregulloren e punës së Këshillit

KGJK përbëhet nga njëmbëdhjetë (11) anëtarë, prej të cilëve shtatë (7) janë gjyqtarë ose prokurorë dhe katër (4) janë jo gjyqtarë.

Në kuadër të KGJK-së funksionojnë 8 Komisione.

Page 25: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

25

Zyra e Prokurorit Disiplinor Detyrat dhe funksionet (ish Njësia e Inspektimit Gjyqësor)

ZPD është themeluar me Urdhëresën administrative nr. 2001/4 si shërbim përgjegjës për inspektim, revizion dhe hetime disiplinore në kuadër të sistemit gjyqësor të Kosovës. Tani kjo njësi është transformuar në Zyrë të Prokurorit Disiplinor (ZPD) sipas Urdhëresës Administrative të UNMIK-ut Nr. 2008/7 datë 14 qershor 2008. ZPD përfshin hetimin e parashtresave kundër gjyqtarëve, gjyqtarëve porotë dhe prokurorëve dhe paraqet rekomandim për shqiptimin e masave disiplinore nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK). Procedura në ZPD fillon me pranimin e parashtresës të paraqitur drejtpërdrejtë, në formë të shkruar apo gojore, përmes mjeteve elektronike apo hapja e rastit sipas detyrës zyrtare. Hetuesi disponon autorizime të plota për hetim disiplinor, të drejtë për të marrë në pyetje cilindo individ që mund të jap informata relevante dhe të ketë qasje në çfarëdo dokumenti dhe procedurë gjyqësore. Hetimi disiplinor përfshin mbledhjen e të gjitha fakteve relevante për vërtetimin e sjelljes së pahijshme duke përshirë edhe intervistën me gjyqtarin/prokurorin kundër të cilit është hapur rasti. Raporti final i ZPD-së përmban kronologjinë e rastit duke filluar nga parashtresa dhe procedura e hetimit, faktet e grumbulluara, analiza e rastit me konkluzë dhe rekomandim për sanksion disiplinor.

Në urdhëresën administrative 2006/8 për zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut nr.2005/52 për themelimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës sjellja e pahijshme është definuar si:

• kryerja e veprës penale, • mospërfillja e funksionit gjyqësor/prokurorial, • veprimi që është i papajtueshëm me detyrën e një gjyqtari për të qenë i pavarur dhe i paanshëm, • çfarëdo shkelje të Kodit të etikës dhe sjelljes, • mosveprimi në pajtim me vendimet dhe urdhëratë e nxjerrë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës në

pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut nr.2005/52 mbi Themelimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës,ose • dhënia e informative të rrejshme apo jo të plota për çfarëdo çështje nga kompetenca e Këshillit

Gjyqësor të Kosovës, duke përfshirë edhe dhënien e këtyre të dhënave në kërkesë për emërim si gjyqtar apo prokuror gjatë kohës së kërkimit të avancimit në pozitë apo në kontekst të çështjes disiplinore.

Komisioni disiplinor, bazuar në raportin e ZPD, është i autorizuar për shqiptimin e sanksioneve disiplinore si në vijim:

• Qortimi • Qortimi dhe vërejtja • Suspendimi nga puna pa pagesë për periudhën deri më gjashtë muaj,dhe • Rekomandimi për largim nga posti.

ZPD respekton pavarësinë e gjyqësorit. ZPD nuk shqyrton parashtresat që kanë të bëjnë me pakënaqësitë kundër vendimeve gjyqësore. ZPD nuk është gjykatë e apelit. Mirëpo, pavarësia nuk nënkupton lirinë për të neglizhuar detyrat apo lirinë për të qenë i njëanshëm për njërën apo palën tjetër.

Deri më ditët e sotme ZPD - i ka dorëzuar 77 raste për shqyrtim dhe vendosje në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Kushtetuta e republikës së Kosovës për Këshillin Gjyqësor

Neni 108 [Këshilli Gjyqësor i Kosovës] (Kushtetuta e Republikës së Kosovës )

1. Këshilli Gjyqësor i Kosovës siguron pavarësinë dhe paanësinë e sistemit gjyqësor. 2. Këshilli Gjyqësor i Kosovës është institucion plotësisht i pavarur në ushtrimin e funksioneve të tij.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës siguron që gjykatat në Kosovë të jenë të pavarura, profesionale e të paanshme, dhe të pasqyrojnë plotësisht natyrën shumetnike të Republikës së Kosovës e të ndjekin parimet e barazisë gjinore. Këshilli do t’u japë përparësi për emërim si gjyqtarë, anëtarëve të komuniteteve të nën përfaqësuara në mënyrën e përcaktuar me ligj.

3. Këshilli Gjyqësor i Kosovës është përgjegjës për rekrutimin dhe propozimin e kandidatëve për emërim dhe riemërim për pozita gjyqësore. Këshilli Gjyqësor i Kosovës është po ashtu përgjegjës për transferimin dhe për procedurën disiplinore kundër gjyqtarëve.

4. Propozimet për emërimin e gjyqtarëve duhet të bëhen në bazë të procesit të hapur për emërime, në bazë të meritave të kandidatëve, dhe ky propozim pasqyron parimin e barazisë gjinore dhe

Page 26: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

26

përbërjen etnike të juridiksionit territorial të gjykatës përkatëse. Të gjithë kandidatët duhet t’i plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj.

5. Këshilli Gjyqësor i Kosovës është përgjegjës për inspektimin gjyqësor, administrimin gjyqësor, përpilimin e rregullave për gjykatat në pajtim me ligjin, punësimin dhe mbikëqyrjen e administratorëve të gjykatave, hartimin dhe mbikëqyrjen e buxhetit për gjyqësorin, përcaktimin e numrit të gjyqtarëve në secilin juridiksion dhe bën rekomandime për themelimin e gjykatave të reja. Themelimi i gjykatave të reja bëhet me ligj.

6. Këshilli Gjyqësor i Kosovës përbëhet nga trembëdhjetë (13) anëtarë, me kualifikime dhe ekspertizë profesionale. Anëtarët emërohen për një mandat pesëvjeçar dhe zgjedhën në këtë mënyrë:

• Pesë (5) anëtarë do të jenë gjyqtarë të zgjedhur nga anëtarët e gjyqësorit; • Katër (4) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet e fituara gjatë

ndarjes së përgjithshme të vendeve. Të paktën dy (2) nga katër (4) anëtarët duhet të jenë gjyqtarë, dhe një (1) do të jetë anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës;

• Dy (2) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komunitetit Serb në Kosovë, dhe të paktën njëri prej këtyre të dyve, duhet të jetë gjyqtar;

• Dy (2) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve të tjera, dhe të paktën njëri prej këtyre të dyve, duhet të jetë gjyqtar;

Papajtueshmëria e të qenit anëtar i Këshillit Gjyqësor rregullohet me ligj.

7. Këshilli Gjyqësor i Kosovës, nga radhët e anëtarëve të vet, zgjedh kryesuesin dhe zëvëndëskryesuesin me mandat trevjeçar. Zgjedhja në këto funksione nuk e zgjat mandatin e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

8. Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës i drejtohet Kuvendit të Republikës së Kosovës së paku një herë në vit lidhur me Sistemin Gjyqësor.

9. Kandidatët për pozita gjyqësore, të cilat janë të rezervuara për pjesëtarët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë, mund të rekomandohen për emërim vetëm nga anëtarët e Këshillit të zgjedhur nga deputetët e Kuvendit, të cilët mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara për pjesëtarët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë. Nëse ky grup i anëtarëve të Këshillit nuk e propozon kandidatin për këtë pozitë gjyqësore pas dy seancave të njëpasnjëshme të Këshillit, atëherë cilido anëtar i Këshillit ka të drejtë të rekomandojë kandidatin për atë pozitë gjyqësore.

10. Kandidatët për pozita gjyqësore të gjykatave themelore, nën juridiksionin e të cilave përfshihet ekskluzivisht territori i një a më shumë komunave, ku shumica e popullsisë i takon komunitetit Serb të Kosovës, mund të rekomandohen për emërim vetëm nga dy (2) anëtarët e Këshillit që i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara për komunitetin Serb në Republikën e Kosovës të cilët veprojnë bashkërisht dhe në mënyrë unanime. Nëse këta dy (2) anëtarë nuk rekomandojnë kandidat gjyqësor për këtë pozitë, gjatë dy seancave të njëpasnjëshme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, atëherë cilido anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka të drejtë të propozojë kandidat për atë pozitë.

Gjykata supreme Selia

Prishtinë Juridiksioni dhe kompetenca territoriale gjykatës

• Gjykata Supreme e Kosovës është autoriteti më i lartë gjyqësor i Kosovës; • Gjykata Supreme e Kosovës është kompetente për tërë territorin e Kosovës; • Gjykata Supreme ka juridiksion fillestar dhe rishikues;

Organizimi dhe struktura e gjykatës

• Ka kryetarin e saj dhe anëtarët e tjerë të gjykatës.

Page 27: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

27

• Gjykimet i kryen në kolegj të përbërë prej 3 dhe 5 gjyqtarëve. • Njëri nga anëtarët e saj është kryetar i KQZ-së (komisionit qendror zgjedhor)

Administrata e Gjykatës Neni 54 (ligji mbi gjykatat e rregullta i KSAK-së i viti 1978) Punët e administratës gjyqësore përfshijnë sigurimin e kushteve për punën dhe veprimtarinë e rregullt të gjykatës, e sidomos:

• Organizimin veprimtarisë së brendshme të gjykatës; • Kujdesin që punët në gjykatë të kryhen me rregull dhe në kohë; • Organizimin e përsosjes profesionale të gjyqtarëve, të praktikantëve dhe të punëtorëve të tjerë të

gjykatës; • Mbajtjen e statistikës dhe të shërbimit informues të gjykatës; • Punët e thirrjes e të caktimit të gjyqtarëve të jurisë; • Punët lidhur me përkthyesit, interpretët e përhershëm gjyqësor me ekspertët dhe me

vlerësonjësit; • Punët e ekzekutimit të sanksioneve penale; • Veprimtarinë financiare-materiale të gjykatës; • Punët e legalizimit të shkresave të destinuara për botën e jashtme; • Punët lidhur me ankesat e palëve për punën e gjykatave; • Punët e tjera të cilat janë të caktuara me ligj dhe me rregullat mbi veprimtarinë e brendshme të

gjykatave. Neni 55 (ligji mbi gjykatat e rregullta i KSAK-së i viti 1978) Punët e administratës gjyqësore i udhëheqë kryetari i gjykatës. Neni 56 (ligji mbi gjykatat e rregullta i KSAK-së i viti 1978) Kryetari i gjykatës organizon punën në gjykatë dhe ndërmerr masat për kryerjen e punëve me rregull dhe me kohë në gjykatë në pajtim me ligjin dhe me dispozitat tjera. Neni 58 (ligji mbi gjykatat e rregullta i KSAK-së i viti 1978) Kryetari i gjykatës përcakton orarin e punëve dhe siguron kryerjen e tyre. Lëndët të cilat i shqyrton Gjykata Supreme Ligji mbi Gjykatat e Rregullta i vitit 1978 për Gjykatën Supreme Neni 31 (ligji mbi gjykatat e rregullta i KSAK-së i viti 1978) Gjykata Supreme e Kosovës

1. Vendos, në kuadër të kompetencës së përcaktuar me ligj, mbi ankesat kundër aktgjykimeve dhe vendimeve të tjera të gjykatave në territorin e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës;

2. Vendos në shkallën e tretë mbi mjetet e rregullta juridike kundër vendimeve të gjykatave të qarkut dhe të gjykatave ekonomike të qarkut kur kjo gjë është caktuar me ligj;

3. Vendos mbi mjetet e jashtëzakonshme juridike kundër vendimeve të formës së prerë të gjykatave të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës kur kjo gjë është caktuar me ligj;

4. vendos mbi revizionin kundër vendimeve të shkallës së dytë të gjykatave në çështjet kontestimore, kur një gjë e tillë është e caktuar me ligj;

5. Vendos mbi ligjshmërinë e akteve definitive administrative në konfliktin administrativ; 6. u jep udhëzime gjykatave mbi mënyrën e mbajtjes së evidencave, mbi studimin e praktikës

gjyqësore dhe të marrëdhënieve shoqërore dhe dukurive shoqërore që janë vërejtur në punën e Gjykatave;

7. Përcakton qëndrimet parimore dhe mendimet juridike mbi çështjet që kanë rëndësi për zbatimin unik të ligjeve nga ana e gjykatave në territorin e Krahinës;

8. vendos mbi konfliktet për kompetencë midis gjykatave të rregullta, konfliktet për kompetencë midis gjykatave të rregullta dhe gjykatave të punës së bashkuar dhe konfliktet për kompetencë midis gjykatave të rregullta dhe gjykatave të tjera vetëqeverisëse në territorin e Krahinës;

Page 28: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

28

9. Vendos mbi çështjet e tjera kur një gjë e tillë është e caktuar me ligj; 10. Kryen edhe punë të tjera të caktuara me ligj

Mbi ankesën kundër vendimit të shkallës së dytë të kolegjit të Gjykatës Supreme të Kosovës me të

cilin është vërtetuar ose është shqiptuar dënimi me vdekje, vendos kolegji i veçantë i të njëjtës gjykatë, po që se për vendosje nuk është kompetente Gjykata federative. Kolegji nga alineja 2 e këtij neni përbëhet prej pesë gjyqtarëve. Neni 32 (ligji mbi gjykatat e rregullta i KSAK-së i viti 1978)

Gjykata Supreme e Kosovës për zhvillimin e procedurës penale mund të caktojë gjykatën tjetër me kompetencë reale, nëse haptas në këtë mënyrë më lehtë do të zbatojë procedurën apo nëse ekzistojnë arsye të tjera të rëndësishme.

Kushtetuta e republikës së Kosovës për Gjykatën Supreme

Kapitulli VII Sistemi i Drejtësisë Neni 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] (Kushtetuta e Republikës së Kosovës )

Garantohet e drejta për ankesë ndaj një vendimi gjyqësor, përveç nëse me ligj është përcaktuar ndryshe. E drejta e përdorimit të mjeteve të jashtëzakonshme juridike, rregullohet me ligj. Me ligj mund të lejohet e drejta për të referuar një rast në mënyrë të drejtpërdrejtë në Gjykatën Supreme, dhe për të tilla raste nuk ka të drejtë ankese.

Neni 103 [Organizimi dhe Juridiksioni i Gjykatave] (Kushtetuta e Republikës së Kosovës )

1. Organizimi, funksionimi dhe juridiksioni i Gjykatës Supreme dhe i gjykatave të tjera, rregullohen me ligj.

2. Gjykata Supreme e Kosovës është autoriteti më i lartë gjyqësor. 3. Të paktën pesëmbëdhjetë për qind (15%) e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, por jo më pak se tre

(3) gjyqtarë, do të jenë nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë. 4. Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës e emëron dhe shkarkon Presidenti i Kosovës, nga radhët

e gjyqtarëve te Gjykatës Supreme, për mandat shtatëvjeçar, pa mundësi të riemërimit, pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për emërimin ose shkarkimin e saj/tij.

Gjykata Ekonomike

Selia Prishtinë Juridiksioni dhe kompetenca territoriale

Është kompetente për tërë territorin e Kosovës. Gjykata ekonomike në Prishtinë funksionin e vet gjyqësor e ushtron në bazë të Ligjit mbi gjykatat,

të vitit 1978. Sipas këtij Ligji, i cili është ende në fuqi, Gjykata ekonomike në kuadër të sistemit unik gjyqësor të Kosovës, ka këto kompetenca: Lëndët për të cilat ka juridiksion Gjykata Ekonomike Neni 30 (Ligji mbi gjykatat e rregullta i KSAK-së i vitit 1978)

1. Shkallën e parë gjykon;

Page 29: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

29

a) Në konfliktet reciproke ekonomike dhe në konfliktet për kompensimin e dëmit, në të cilat raste si palë ndërgjyqësore paraqiten personat juridik;

b) Deliktet ekonomike të cilat i shkaktojnë personat juridik; c) Konfliktet ekonomike që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe përdorimin e shpikjeve, mostrave,

modeleve dhe vulave metalike, të drejtën për përdorimin e firmës si dhe konfliktet nga konkurrenca jo lojale dhe e drejta e autorit;

ç) Vendos mbi konfliktet administrativo llogaritare 2. Zbatimi i procedurave të falimentimit të dhunshëm dhe likuidimit të rregullt, si dhe të gjitha konfliktet

që lindin me rasti ne zbatimit të këtyre procedurave, pa marrë parasysh cilësinë e personave ndërgjyqësor;

3. Vendosja dhe zbatimi i ekzekutimit të vendimeve të marra nga gjykata në shkallën e parë; Administrata në gjykatë

Administrata në Gjykatës Ekonomike ndër të tjera, kryen edhe këto shërbime: menaxhimin e lëndëve, shërbimet gjyqësore të natyrës administrative, shërbimet për komunikim me publikun, arkiva, shërbimet financiare/arka.

Në Zyrën Qendrore të gjykatës pranohen parashtresat, dokumentet dhe aktet procedurale. Zyra Qendrore mban edhe regjistrat ku regjistrohen lëndët në lëmine përkatëse. Zyra Qendrore po ashtu shpërndan shkresat e lëndëve. Dhe në fund, pas përfundimit të gjykimit merr në dorëzim shkresat e lëndës dhe bënë arkivimin e tyre.

Organogrami i gjykatës ekonomike,

Page 30: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

30

Gjykatës e Qarkut Selia dhe kompetenca territoriale Neni 23 ( ligji për gjykatat e rregullta i KSAK-së i viti 1978) Gjykata e Qarkut themelohet për territorin e një ose të disa gjykatave komunale.

• Gjykata e Qarkut në Gjilan për territorin e gjykatave komunale në Viti, , dhe në Kamenicë në Ferizaj, në Kaçanik dhe në Shtërpcë, në Gjilan dhe dega e gjykatës komunale në Novo Bërdë;

• Gjykata e Qarkut në Mitrovicë për territorin e gjykatave komunale në Vushtrri dhe në Mitrovicë, në Skenderaj, në Zubin Potok dhe në Leposaviq;

• Gjykata e qarkut në Pejë për territorin e gjykatave komunale në Gjakovë, në Istog, në Pejë, në Deçan, dhe në Klinë;

• Gjykata e Qarkut në Prizren për territorin e gjykatave komunale në Rahovec, në Prizren, në Suharekë, në Malishevë dhe në Dragash;

• Gjykata e Qarkut në Prishtinë për territorin e gjykatave komunale në Lipjan, në Podujevë, në Drenas, në Prishtinë dhe dega e gjykatës komunale në Graçanicë

Neni 29 ( ligji për gjykatat e rregullta i KSAK-së i viti 1978) Gjykatat e qarkut janë kompetente:

1. Të vendosin mbi ankesat kundër vendimeve të gjykatave komunale të nxjerra në shkallën e parë; 2. të gjykojnë në shkallën e parë:

• për veprat penale për të cilat me ligj është parashikuar dënimi me burgim mbi 5 vjet ose burgim afatgjatë;

• Kontestet mbi vërtetimin dhe kundërshtimin e atësisë respektivisht amësisë; • Kontestet mbi ekzistimin apo mosekzistimin e martesës, mbi anulimin e martesës ose mbi

shkurorëzimin; • Kontestet mbi alimentacionin ligjor, mbi të besuarit e fëmijëve për ruajtje dhe edukim, • në kontestet nga e drejta e autorit si dhe mbrojtja e pronësisë intelektuale,

3. Mbi njohjen e vendimeve të gjykatave të huaja 4. Të japin ndihmën juridike-penale ndërkombëtare sipas kërkesës së organit të huaj; 5. Të zhvilloj procedurën dhe të vendosin sipas lutjes së shtetit të huaj për dorëzimin e personave të

pandehur dhe të dënuar; 6. Të zhvilloj procedurën dhe të vendosin sipas lutjes për fshirjen e dënimit dhe sipas lutjes për

pushimin e masave të sigurimit; 7. të vendosin lidhur me konfliktet për kompetencë midis gjykatave komunale në territoret e veta

Administrata në gjykatë

Administrata në Gjykatën e Qarkut ndër të tjera, kryen edhe këto shërbime: menaxhimin e lëndëve, shërbimet gjyqësore të natyrës administrative, shërbimet për komunikim me publikun, arkiva, shërbime financiare/arka.

Zyra Qendrore për Menaxhimin e Lëndëve

Në Zyrën Qendrore të gjykatës pranohen parashtresat, dokumentet dhe aktet procedurale. Zyra Qendrore mbanë regjistrat ku regjistrohen lëndët në lëmin penal, civil dhe kategoritë tjera të lëndëve. Zyra Qendrore po ashtu shpërndan shkresat e lëndëve. Dhe në fund, pas përfundimit të gjykimit merr në dorëzim shkresat e lëndëve dhe bën arkivimin e tyre.

Shërbime gjyqësore të natyrës administrative

Gjykata kryen edhe shërbime gjyqësore të natyrës administrative si: njohja e vendimeve të huaja, mundësinë e shikimit dhe kopjimit të shkresave të lëndës, nxjerrjen e lëndës nga arkivi si dhe veprimet tjera në lëmin penal dhe civil.

Page 31: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

31

Shërbimet gjyqësore të natyrës Administrative

Gjykata kryen edhe shërbime të natyrës administrative si : Njohjen e vendimeve të huaja, mundësin e shikimit dhe kopjimit të shkresave të lëndës , nxjerrjen e lëndës nga arkivi si dhe veprimet tjera në lëmin penale dhe civile.

Gjykata Komunale

Selia 1. Gjykata komunale në Gjilan 2. Dega e gjykatës komunale të Gjilanit në Novobërdë, 3. Gjykata komunale në Viti, 4. Gjykata komunale në Kamenicë, 5. Gjykata komunale në Ferizaj, 6. Gjykata komunale në Kaçanik, 7. Gjykata komunale në Shtërpcë, 8. Gjykata komunale në Prishtinë, 9. Dega e gjykatës komunale të Prishtinës në Graçanicë, 10. Gjykata Komunale në Podujevë, 11. Gjykata komunale në Drenas, 12. Gjykata komunale në Lipjan, 13. Gjykata komunale në Pejë, 14. Gjykata komunale në Deçan, 15. Gjykata komunale në Klinë, 16. Gjykata komunale në Istog, 17. Gjykata komunale në Gjakovë, 18. Gjykata komunale në Mitrovicë, 19. Gjykata komunale në Skenderaj, 20. Gjykata komunale në Zubin Potok, 21. Gjykata komunale në Leposaviq, 22. Gjykata komunale në Vushtrri, 23. Gjykata komunale në Prizren, 24. Gjykata komunale në Dragash, 25. Gjykata komunale në Rahovec, 26. Gjykata komunale në Suharekë, 27. Gjykata komunale në Malishevë

Kompetencat e gjykatave komunale Gjykata Komunale vepron si gjykatë e shkallës së parë që gjykon mbi lëndë të caktuara civile dhe penale për territorin që ka në juridiksion.

Neni 26 ( ligji për gjykatat e rregullta i KSAK-së i viti 1978) Gjykatat komunale kanë kompetencë:

1. Të gjykojnë në të gjitha çështjet penale për gjykimin e të cilave në bazë të ligjit është kompetent gjyqtari i vetëm,

2. Të gjykoj për veprat penale për të cilat me ligj si dënim kryesor është parashikuar gjoba, dënimi me burg deri në 5 vjet, nëse për vepra penale nuk është kompetente gjykata tjetër, si dhe për veprat penale të vjedhjes së rëndë;

3. Të gjykoj për vepra penale për të cilat me ligj të posaçëm është caktuar kompetenca e gjykatës komunale;

4. Të ndërmarrin veprimet urgjente në procedurën paraprake penale me rastin e veprave penale të kryera në territorin e gjykatës komunale, nëse ekziston rreziku që gjyqtari hetues i gjykatës së qarkut nuk do të mund t’i kryej në kohën e duhur këto veprime;

5. Të zhvilloj hetimet dhe të kryejnë veprime të tjera në procedurën paraprake për veprat penale nga kompetenca e gjykatës komunale dhe t’i kryej punët e tjera të caktuara në Kodin e procedurës penale;

6. të gjykoj kontestet nga marrëdhëniet e punës, po që se janë në kompetencë të gjykatave komunale;

Page 32: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

32

7. të gjykojnë kontestet rreth mbajtjes ligjore kur nuk zgjidhen bashkë me kontestet rreth qenies ose mosqenies, apo rreth vërtetimit ose kundërshtimit të atësisë dhe të amësisë;

8. Të gjykojnë në kontestet mbi ruajtjen dhe mbi edukimin e fëmijëve që paraqiten pasi vendimit merr formën e prerë me të cilën është zgjidhur martesa, anuluar ose është shpallur e paqenë;

9. të gjykojnë mbi servitutet reale dhe vetjake; 10. të gjykojnë kontestet për shkak të pengimit të posedimit; 11. të gjykojnë kontestet mbi ushqimin e përjetshëm; 12. të gjykojnë kontestet mbi denoncimin e kontratës së huapërdorjes ose mbi kontratën e qirasë

së sendeve, apo të lokaleve afariste, si dhe kontestet nga marrëdhëniet banesore; po qe se janë në kompetencë të gjykatave të rregullta;

13. të vendosin mbi procedurën e trashëgimisë, në procedurën e ekzekutimit, në procedurën e regjistrimit të të drejtave dhe mbi sendet të paluajtshme, në lëndët e pjesëtimeve fizike, rregullimit të mesjave, legalizimit të kopjeve, të dorëshkrimeve të nënshkrimeve, si dhe në çështjet e tjera të jashtëkontestimore që me ligj janë në kompetencën gjyqësore;

14. që të arkëtoj gjobat e shqiptuara në bazë të dispozitave të ligjit të procedurës penale; si dhe të zbatoj ekzekutimin aktgjykimeve lidhur me shpenzimet e procedurës penale dhe me kërkesat pasurore-juridike;

15. të kryej punët e ndihmës juridike.

Administrata në gjykatë

Administrata në Gjykatën Komunale në Gjilan ndër të tjera, kryen edhe këto shërbime: menaxhimin e lëndëve, shërbime gjyqësore të natyrës administrative, shërbime për komunikim me publikun, arkiva, shërbime financiare/arka.

Zyra qendrore për menaxhimin e lëndëve

Në zyrën qendrore të gjykatës pranohen parashtresat, dokumentet dhe aktet procedurale. Zyra qendrore mbanë regjistrat ku regjistrohen lëndët në lëmin penale, civile dhe kategoritë tjera të lëndëve. Zyra qendrore po ashtu shpërndan shkresat e lëndëve. Dhe në fund, pas përfundimit të gjykimit merr në dorëzim shkresat e lëndëve dhe bën arkivimin e tyre.

Shërbimet gjyqësore të natyrës administrative

Gjykata kryen edhe shërbime gjyqësore të natyrës administrative si: vërtetimet/legalizimet, mundësia e shikimit dhe kopjimit të shkresave të lëndës, nxjerrja e lëndës nga arkivi si dhe veprimet tjera penale dhe civile. Organogrami i gjykatës komunale në Gjilan

Page 33: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

33

Gjykata Komunale Për Kundërvajtje Gjykata komunale për kundërvajtje është kompetente për territorin e një komune të caktuar. Kosova ka 25 gjykata komunale për kundërvajtje

Gjykata komunale për kundërvajtje ka juridiksion fillestar për çështjet që ka nën juridiksion.

Gjykata e Lartë për Kundërvajtje

Selinë e ka në Prishtinë

Shqyrton ankesat ndaj vendimeve të gjykatave komunale për kundërvajtje dhe është instanca e fundit për çështjet që gjykatat për kundërvajtje kanë nën juridiksion.

Vendimet e saj janë përfundimtare dhe pa të drejtë ankese ndaj tyre

Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Gjykata Supreme e Kosovës

Gjykata e Qarkut

Gjykata Komunale

Gjykata

Ekonomike

Gjykata e Lartë për

Kundërvajtje

Gjykata Komunale

për Kundërvajtje

Page 34: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

34

Page 35: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

35

Strukturimi i ri i Gjyqësorit në Republikën e Kosovës

Gjykatat në Republikën e Kosovës që nga 1 janari i vitit 2013 do të kenë një strukturë tjetër të organizimit, bazuar në Ligjin për Gjykatat 2010/03-L-199.

Ligji është miratuar në Kuvend me 22.07.2010, kurse është shpallur me Dekretin e Presidentit të Republikës së Kosovës nr. DL-047-2010, Datë 09.08.2010.

Neni 8 (Ligjin për Gjykatat 2010/03-L-199)

Struktura organizative

1. Sistemi i gjykatave i Republikës së Kosovës përbëhet nga: Gjykatat Themelore, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme.

2. Degët themelohen brenda territorit të një Gjykate Themelore. 3. Me qëllim të veprimeve më efikase të gjykatës përkatëse, brenda Gjykatës së Apelit dhe

Gjykatave Themelore mund të themelohen Departamente dhe Divizione.

Neni 9 (Ligjin për Gjykatat 2010/03-L-199)

Gjykatat Themelore

1. Gjykatat Themelore janë gjykata të shkallës së parë në territorin e Republikës së Kosovës. 2. Shtatë (7) Gjykata Themelore themelohen si në vijim:

a) Gjykata Themelore e Prishtinës me seli në Prishtinë themelohet për territorin e Komunës së Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës, Gllogocit dhe të Graçanicës;

b) Gjykata Themelore e Gjilanit me seli në Gjilan themelohet për territorin e Komunës së Gjilanit, Kamenicës, Novobërdës, Ranillugut. Parteshit, Vitisë, Kllokotit dhe Vërbocit;

c) Gjykata Themelore e Prizrenit me seli në Prizren themelohet për territorin e Komunës së Prizrenit, Dragashit, Suharekës dhe Mamushës;

d) Gjykata Themelore në Gjakovë me seli në Gjakovë themelohet për territorin e Komunës së Gjakovës, Malishevës, dhe Rahovecit;

e) Gjykata Themelore e Pejës me seli në Pejë themelohet për territorin e Komunës së Pejës, Deçanit, Junikut, Istogut dhe Klinës;

f) Gjykata Themelore e Ferizajit me seli në Ferizaj themelohet për territorin e Komunës së Ferizajit, Kaçanikut, Shtimes, Shtërpcës dhe Hanit të Elezit;

g) Gjykata Themelore e Mitrovicës me seli në Mitrovicë themelohet për territorin e Komunës së Mitrovicës Jug dhe Mitrovicës Veri, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Skenderajt dhe Vushtrrisë.

Neni 10 (Ligjin për Gjykatat 2010/03-L-199)

Degët e Gjykatave Themelore

1. Përveç selisë kryesore, secila Gjykatë Themelore ka degët e veta të themeluara me këtë ligj. 2. Gjykata Themelore e Prishtinës ka këto degë:

a) Dega në Podujevë për komunën e Podujevës; b) Dega në Graçanicë për komunën e Gracanicës; c) Dega në Lipjan për komunën e Lipjanit; d) Dega në Gllogoc për komunën e Gllogovcit.

3. Gjykata Themelore e Gjilanit ka këto degë: a) Dega në Kamenicë, për komunën e Kamenicës dhe komunën e Ranillugut; b) Dega në Viti, për komunën e Vitisë dhe komunën e Kllokotit; c) Dega Novobërdës për komunën e Novobërdës.

4. Gjykata Themelore e Prizrenit ka këto degë: a) Dega në Dragash për komunën e Dragash; b) Dega në Suharekës për komunën e Suharekës.

Page 36: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

36

5. Gjykata Themelore e Mitrovicës ka këto degë:

a) Dega në Leposaviq për komunën e Leposaviq; b) Dega në Vushtrri për komunën e Vushtrrisë; c) Dega në Zubin Potok për komunën e Zubin Potok-ut; d) Dega në Skenderaj për komunën e Skenderajt.

6. Gjykata Themelore e Gjakovës ka këto degë: a) Dega në Malishevë për komunën e Malishevës; b) Dega në Rahovec për komunën e Rahovecit.

7. Gjykata Themelore e Pejës ka këto degë: a) Dega në Istog për komunën e Istogut; b) Dega në Klinë për komunën e Klinës; c) Dega në Deçan, për komunën e Deçanit dhe komunën e Junikut.

8. Gjykata Themelore e Ferizajt ka këto degë: a) Dega Kaçanik, për komunën Kaçanikut dhe komunën e Hanit të Elezit; b) Dega e në Shtërpcë për komunën e Shtërpcës.

9. Në qoftë se në territorin e një komune nuk ekziston ndonjë degë, atëherë lëndët nga kjo komunë do të bien nën juridiksionin e selisë kryesore të Gjykatës Themelore.

10. Nëse në territorin e një komunë nuk ekziston një degë e Gjykatës Themelore, atëherë kjo komunë mundet që, me vendim të Kuvendit Komunal, të kërkojë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që të themelojë një degë brenda territorit të saj ose që kjo të përfshihet në juridiksionin e Gjykatës Themelore apo të degës së gjykatës më të afërt gjeografikisht.

11. Këshilli Gjyqësor i Kosovës përpilon dhe shpallë rregulloret për arritjen e përputhshmërisë së këtij nenin 1.3 të Aneksit IV të Propozimit gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit.

Neni 11 (Ligjin për Gjykatat 2010/03-L-199)

Juridiksioni i Gjykatës Themelore sipas Lëndës

1. Gjykatat Themelore janë kompetente për të gjykuar në shkallë të parë gjitha çështjet, përpos nëse me ligj parashihet ndryshe.

2. Gjykatat themelore janë kompetente për të dhënë ndihmë juridike ndërkombëtare dhe për të vendosur për pranimin e vendimeve të gjykatave të huaja.

3. Çështjet administrative dhe ekonomike janë kompetencë ekskluzive të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Neni 12 (Ligjin për Gjykatat 2010/03-L-199)

Organizimi i Brendshëm i Gjykatës Themelore 1. Departamentet në vijim themelohen brenda Gjykatave Themelore me qëllim të ndarjes së çështjeve

sipas natyrës së tyre: 1.1. Departamenti për Çështjet Ekonomike që vepron në Gjykatën Themelore në Prishtinës, për gjithë

territorin e Republikës së Kosovës; 1.2. Departamenti për Çështjet Administrative që vepron në Gjykatën Themelore në Prishtinës, për

gjithë territorin e Republikës së Kosovës; 1.3. Departamenti për Krimet e Rënda që vepron në selinë e secilës Gjykatë Themelore; 1.4. Departamenti i Përgjithshëm që vepron në selinë e secilës Gjykatë Themelore, si dhe në secilën

degë të Gjykatës Themelore; 1.5. Departamenti për të Mitur, që vepron në kuadër të gjykatave themelore.

2. Secila Gjykatë Themelore ka Kryetarin e Gjykatës, i cili është përgjegjës për menaxhimin dhe punën e Gjykatës Themelore. Secila degë e Gjykatave Themelore ka një (1) Gjyqtar Mbikëqyrës që i përgjigjet Kryetarit të Gjykatës Themelore përkatëse për punën e degës.

3. Kryetari i Gjykatës Themelore cakton të gjithë gjyqtarët, përfshirë edhe Gjyqtarin Mbikëqyrës, për punë në degët e Gjykatës Themelore përkatëse. Me rastin e caktimit të gjyqtarëve në degët, brenda mundësive, Kryetari i Gjykatës Themelore do të ketë në konsiderim përbërjen etnike të juridiksionit

Page 37: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

37

territorial të asaj dege. Gjatë caktimit të Gjyqtarëve Mbikëqyrës, Kryetari i Gjykatës do të këshillohet me Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

4. Kryetari i Gjykatës Themelore i cakton gjyqtarët në departamente për të siguruar gjykimin efikas të lëndëve dhe përkohësisht mund të ri-caktojë gjyqtarët ndërmjet degëve dhe departamenteve sipas nevojës, që të adresohen konfliktet, të zgjidhen lëndët e prapambetura apo të sigurojë shqyrtimin me kohë të çështjeve.

5. Caktimi i lëndëve në departamente përkatëse, brenda gjykatës, bëhet në përputhje me rregulloren e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, sipas kompetencës së departamenteve.

Neni 13 (Ligjin për Gjykatat 2010/03-L-199)

Gjykatës Themelore 1. Departamenti për Çështje Ekonomike i Gjykatës Themelore është kompetent për çështjet në vijim:

1.1. Kontestet ndërmjet personave juridik vendor dhe të huaj lidhur me çështjet e tyre afariste; 1.2. Riorganizim, falimentim dhe shuarjen e personave juridik, nëse me ligj nuk përcaktohet ndryshe; 1.3. Kontestet lidhur me pengimin e posedimit, me përjashtim të pronës së paluajtshme, ndërmjet

palëve të cekura në nën-paragrafi 1.1 të këtij paragrafi; 1.4. Kontestet lidhur me cenimin e konkurrencës, keqpërdorim apo monopolizim dhe pozitën

dominuese në treg si dhe marrëveshjet monopoliste; 1.5. Mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe të pronës intelektuale. 1.6. Kontestet midis kompanive të aviacionit, për të cilat zbatohet Ligji mbi Kompanitë e Aviacionit,

duke përjashtuar kontestet lidhur me të drejtat e udhëtarëve; 1.7. Çështje të tjera të parapara me ligj.

2. Të gjitha çështjet në Departamentin për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore gjykohen nga një (1) gjyqtar profesionist, përpos nëse me ligj nuk parashihet ndryshe.

Neni 14 (Ligjin për Gjykatat 2010/03-L-199)

Departamenti për çështje Administrative i Gjykatës Themelore 1. Departamenti për Çështje Administrative i Gjykatës Themelore gjykon dhe vendos në konfliktet

administrative sipas padive kundër akteve administrative përfundimtare dhe për çështjet e tjera të përcaktuara me ligj.

2. Të gjitha çështjet në Departamentin për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore gjykohen nga një (1) gjyqtar profesionist, përpos nëse me ligj nuk parashihet ndryshe.

Neni 15 (Ligjin për Gjykatat 2010/03-L-199)

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore 1. Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore i gjykon veprat penale në vijim, të parapara

me Kodin penal të Kosovës: 1.1. Angazhimi në aktet terroriste duke e mos e përjashtuar edhe përfshirjen në në ndihmesën,

mundësimin, organizimin apo mbështetjen ndaj terrorizmit apo grupeve terroriste; 1.2. Veprat penale kundër së drejtës ndërkombëtare që përfshin por nuk kufizohet në gjenocid, krimet

kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës; 1.3. Rrezikimi i sigurisë së aviacionit civil.; 1.4. Themelimi i skllavërisë, kushteve skllavërore dhe punës së detyruar; 1.5. Trafikimi i emigrantëve; 1.6. Trafikimi i njerëzve; 1.7. Rrezikimi i personave të mbrojtur ndërkombëtarisht; 1.8. Pengmarrja; 1.9. Pronësimi i paligjshëm, përdorimi, transferimi apo posedimi i materialit nuklear; 1.10. Kërcënimi për përdorimin apo kryerjen e plaçkitjes së materialit nuklear; 1.11. Vrasje e rëndë; 1.12. Rrëmbimi; 1.13. Tortura; 1.14. Mashtrimi zgjedhor dhe shkatërrimi i dokumenteve të votimit; 1.15. Dhunimi;

Page 38: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

38

1.16. Prodhimi, shpërndarja apo përpunimi i paautorizuar i drogave narkotike të rrezikshme dhe substancave hipnotike;

1.17. Falsifikimi i parave; 1.18. Krimi i organizuar, përfshirë kanosjen gjatë procedurave penale për krim të organizuar; 1.19. Veprat penale kundër detyrës zyrtare duke mos e përjashtuar, keqpërdorimin e detyrës apo

autoritetit zyrtar, shpërdorimi në zyrë, mashtrimi, pranimi i mitove si dhe shkëmbimi i ndikimit apo një sjellje të një ngjashme;

1.20. Çfarëdo krimi që nuk gjendet i listuar në këtë nen i cili bie nën kompetencën ekskluzive apo vartëse të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës siç përcaktohet në Ligjit mbi Zyrën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës Nr. 03/L-52 (13 Mars 2008).

1.21. Çfarëdo krimi tjetër i dënueshëm me dhjetë (10) ose me shume vite siç parashihet me ligj. 2. Të gjitha çështjet në Departamentin për Krime të Renda të Gjykatës Themelore gjykohen nga trupi

gjykues prej tre (3) gjyqtarëve profesionist, nga të cilët njëri duhet të jetë kryesues i trupit gjykues.

Neni 16 (Ligjin për Gjykatat 2010/03-L-199)

Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore 1. Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore gjykon në shkallë të parë gjitha çështjet, përveç

nëse kjo është në kompetencë e një Departamenti tjetër të Gjykatës Themelore. 2. Të gjitha lëndët e paraqitura pranë Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore do të

gjykohen nga një (1) gjyqtar profesionalë, përveç nëse me ligj nuk parashihet ndryshe.

Neni 17 (Ligjin për Gjykatat 2010/03-L-199)

Gjykata e apelit 1. Gjykata e Apelit themelohet si gjykatë e shkallës së dytë, me juridiksion territorial në gjithë

Republikën e Kosovës. 2. Selia e Gjykatës së Apelit është në Prishtinë. 3. Përbërja e Gjykatës së Apelit pasqyron shumëllojshmërinë etnike të Republikës së Kosovës dhe

parimet ndërkombëtare të barazisë gjinore. Në përputhje me dispozitat relevante të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe për të siguruar pjesëmarrjen e komunitetit në gjyqësor, pesëmbëdhjetë për qind (15%) e numrit të tërësishëm së ulëseve në Gjykatën e Apelit, por në asnjë rast më pak se dhjetë ulëse, janë të garantuara për gjyqtarët nga radha e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

Neni 18 (Ligjin për Gjykatat 2010/03-L-199)

Kompetencat e Gjykatës së Apelit 1. Gjykata e Apelit është kompetente të shqyrtojë:

1.1. Të gjitha ankesat e ushtruara kundër vendimeve të Gjykatave Themelore; 1.2. Të vendosë në shkallë të tretë, sipas ankesës që është lejuar me ligj dhe për konfliktin e

juridiksionit ndërmjet gjykatave themelore; 1.3. Të vendos për konfliktin e juridiksionit ndërmjet Gjykatave Themelore; 1.4. Çështjet tjera të parapara me ligj.

Neni 19 (Ligjin për Gjykatat 2010/03-L-199)

Shqyrtimi i lëndëve në Gjykatën e Apelit 1. Gjykata e Apelit shqyrton dhe gjykon lëndët në kolegj prej tre (3) gjyqtarëve profesionistë, përveç

nëse me ligj parashihet ndryshe. 2. Vendimet e Gjykatës së Apelit janë dokumente publike. Këshilli Gjyqësor i Kosovës siguron publikimin

e vendimeve të Gjykatës së Apelit. Vendimet, të paktën duhet të publikohen në faqen e internetit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, apo në përputhje me Rregulloren e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Page 39: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

39

Neni 20 (Ligjin për Gjykatat 2010/03-L-199)

Organizimi i Brendshëm i Gjykatës së Apelit 1. Gjykata e Apelit organizohet në departamentet si në vijim:

1.1. Departamenti i Përgjithshëm; 1.2. Departamenti për Krime të Rënda; 1.3. Departamenti për Çështje Ekonomike; 1.4. Departamenti për Çështje Administrative; 1.5. Departamenti për të Mitur

2. Gjykata e Apelit ka Kryetarin i cili është përgjegjës për menaxhimin dhe punën e gjykatës. 3. Bazuar në rregulloret e përcaktuara nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Kryetari i Gjykatës së Apelit:

3.1. Cakton gjyqtarët në departamente për të siguruar gjykim efikas të lëndëve, dhe sipas nevojës, mund të ri caktojë gjyqtarët përkohësisht ndërmjet Departamenteve për zgjedhjen e lëndëve të pazgjidhura apo për të siguruar zgjidhjen e lëndëve me kohë;

3.2. Të caktojë, sipas nevojës, udhëheqësit e Departamenteve për të siguruar veprime efikase të gjykatës, dhe

3.3. Të sigurojë që secila lëndë e parashtruar në Gjykatën e Apelit i caktohet një kolegj prej tre (3) gjyqtarëve dhe do të caktojë gjyqtarin kryesues të këtij kolegji.

Neni 21 (Ligjin për Gjykatat 2010/03-L-199)

Gjykata Supreme 1. Gjykata Supreme e Kosovës është instanca më e lartë gjyqësore në Kosovë dhe ka juridiksion në

gjithë territorin e Republikës së Kosovës. 2. Gjykata Supreme përfshin kolegjin e apelit të Agjensionit Kosovar të Pronës si dhe Dhomën e Posaçme

të Gjykatës Supreme, gjyqtarët e së cilës janë pjesë e Gjykatës Supreme. 3. Përbërja e Gjykatës Supreme pasqyron përbërjen etnike të popullatës së Kosovës. Së paku

pesëmbëdhjetë (15%) të Gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, por asnjëherë më pak se tre (3) gjyqtarë vijnë nga radhët e komunitetit që nuk është shumicë në Kosovë.

4. Selia e Gjykatës Supreme është në Prishtinë. 5. Gjykata Supreme ka Kryetarin siç parashihet në nenin 103 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kryetari po ashtu mund të kryejë edhe detyra të tjera të parapara me ligj. 6. Gjykata Supreme shqyrton dhe gjykon lëndët në kolegj me nga tre (3) gjyqtarë profesionistë, më

përjashtim kur me ligj parashihet një numër më i madh i gjyqtarëve. 7. Bazuar në rregulloret e përcaktuara nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Kryetari:

7.1. Është përgjegjës për menaxhimin dhe punët e Gjykatës Supreme; 7.2. Sipas nevojës, cakton gjyqtarët për të siguruar gjykimin efikas të lëndëve; 7.3. Sigurohet që secila lëndë e paraqitur në Gjykatën Supreme caktohet tek një kolegj adekuat i

gjyqtarëve dhe cakton gjyqtarin kryesues të atij kolegji.

Neni 22 (Ligjin për Gjykatat 2010/03-L-199)

Kompetencat e Gjykatës Supreme 1. Gjykata Supreme është kompetente të vendosë lidhur me:

1.1. Kërkesën për mjetet e jashtëzakonshme juridike kundër vendimeve të formës së prerë të gjykatave të Republikës së Kosovës, siç është paraparë me ligj;

1.2. Revizionin kundër vendimeve të shkallës së dytë të gjykatave në çështjet kontestimore, siç është paraparë me ligj;

1.3. Përcakton qëndrimet parimore dhe mendimet juridike për çështjet që kanë rëndësi për zbatimin unik të ligjeve nga gjykatat në territorin e Kosovës;

1.4. Lëndët e Agjencisë Kosovare të Pronave, siç parashihet me ligj; 1.5. Në Dhomën e Posaçme, lëndët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit ose të Agjencisë Kosovare të

Mirëbesimit, siç parashihet me ligj; 1.6. Çështje të tjera të parapara me ligj.

Page 40: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

40

Gjykata e apelit

Departamenti I krimeve të rënda

Departamenti për të mitur

Departamenti I përgjitshëm

Departamenti për çë shtje ekomomike

Departamenti për çështje

administrative

Gjykata themelore

Departamenti për çë shtje ekomomike

Departamenti për çështje

administrative Departamenti i përgjitshëm

Departamenti i krimeve të rënda

Departamenti për të mitur

Selia në Prishtinë

Kompetent për gjithë territorin e Kosovës

Seli pranë çdo gjykate

themelore Kompetenca për

territorine e gjykatës

themelore

Selia pranë çdo gjykate

themelore dhe pranë çdo dege

të saj

Gjykata supreme

Kolegji i apelit i Agjensionit Kosovar të Pronës

Dhoma e posaçme për shqyrtimin e

lëndëve të Agjensionit kosovar

të Privatizimit

Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Page 41: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

41

Shtrirja e Gjykatave Themelore nga 2013-ta me gjithë degët e tyre

Page 42: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

42

Instituti Gjyqësor i Kosovës8

IGJK-ja është themeluar si një organ i pavarur në vitin 2000. Fillimet e saj lidhen me OSBE-në. Në vitet që pasuan pas vitit 2000, IGJK-ja u zhvillua edhe më tej, duke ofruar dhe duke mundësuar së bashku me të tjerët shumë lloje të trajnimeve dhe duke vazhduar arsimimin në aspektin ligjor të gjyqtarëve, te prokurorëve dhe të profesionistëve të tjerë në Kosovë.

Më 24 prill 2006, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), përmes Rregullores nr. 2006/ 23, shpalli ligjin “mbi Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK). Ky Ligj u miratua nga Kuvendi i Kosovës më datën 23 shkurt 2006 (Ligji nr. 02/ L-25). Si institucioni kryesor për trajnim në kuadër të sistemit gjyqësor të Kosovës, (Ligji nr. 02/ L-25, neni 1.7), Instituti Gjyqësor i Kosovës ka këto përgjegjësi:

• Organizimin dhe Vlerësimin e Provimit Përgatitor (neni 2.1.b dhe 7) • Organizimin e trajnimit të bartësve potencial të funksionit gjyqësor – Programi fillestar për

arsimim ligjor (neni 2.1.a, nenet 7 dhe 8) • Trajnimi i bartësve të funksionit gjyqësor – Programi i vazhdueshëm për arsimim ligjor (neni

2.1.a) • Kurset e posaçme të trajnimit për avancimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve (neni 10) • Trajnimi për gjyqtarë porotë • Trajnimi për profesionistët e tjerë, të identifikuar nga IGJK-ja, të cilët janë të lidhur me sistemin

e drejtësisë • hartimin e planeve afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata të trajnimit për një gjyqësor efikas,

efektiv dhe të paanshëm (neni 2.2.a) • aktivitete të tjera si një institucion për trajnime dhe për studime profesionale me qëllim të

zhvillimit të gjyqësorit në Kosovë, në përputhje me standardet evropiane (neni 2.2.b).

Gjykata Kushtetuese e Kosovës9

Historiku

Shikuar nga aspekti historik, Kosova si njësi federale në ish-Federatën Jugosllave, ka aplikuar kontrollin e kushtetutshmërisë përmes gjykatës kushtetuese. Edhe pse gjykata e parë Kushtetuese në Jugosllavinë Federale ka qenë themeluar qysh në vitin 1963, për shkak të pozitës politiko-shoqërore aplikimi i kontrollit të kushtetutshmërisë në Kosovë paraqitet që nga viti 1969. Me Ligjin Kushtetues të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (me tutje si KSAK) me 1969 fillimisht ka qenë konstituuar dega Gjyqësore Kushtetuese pranë Gjykatës Supreme të Kosovës.

Zgjerimi i funksioneve legjislative të Krahinës, me ndryshimet kushtetuese të vitit 1971, ndikuan edhe në organizimin më të gjere në lëmin e mbrojtjes së Kushtetutshmërisë dhe Ligjshmërisë. Në këtë drejtim, me amendamentin X për Ligjin Kushtetues të KSAK-së, konstituohet Gjykata Kushtetuese e Kosovës si organ i pavarur për mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, me funksion dhe pozitë identike me ato të gjykatave kushtetuese me republikat e federatës Jugosllave.

Me Kushtetutën e Kaçanikut 1990, po ashtu ka qenë paraparë institucioni i Gjykatës Kushtetuese si garantues dhe mbrojtjes i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, mirëpo për shkak të suprimimit të autonomisë së Kosovës, vendosjes së pushtetit okupues të Serbisë, ajo asnjëherë nuk është konstituuar. Pas luftës së vitit 1999 dhe vendosjen e Kosovës nën administrimin e OKB-së, me Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme, 15 maj 2001, është paraparë themelimi i të ashtuquajturit Kolegj i Veçantë i Gjykatës Supreme mbi Çështjet e Kornizës Kushtetuese. Edhe pse në praktikë ky institucion nuk është themeluar dhe vënë në funksion ndonjëherë, me Kornizën Kushtetuese janë përcaktuar vetëm funksionet e këtij kolegji dhe subjektet që mund të kërkojnë fillimin e procedurës, mirëpo nuk është përcaktuar numri i gjyqtarëve e as mënyra e punës së këtij Kolegji.

8 http://www.kjijudicial.org (këshilli Gjyqësor i Kosovës) 9 http://www.kushtetutakosoves.info (Kushtetuta e Kosovës)

Page 43: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

43

Grupi Punues për Themelimin e Gjykatës Kushtetuese

Si rrjedhojë e zhvillimeve të reja politike në vend dhe nevojës për themelimin e institucioneve kryesore të Republikës së Kosovës, në maj të vitit 2008, me vendim të Presidentit të Republikës së Kosovës Prof. Dr. Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrit z. Hashim Thaçi u formua Grupi Punues për themelimin e Gjykatës Kushtetuese. Ky Grup Punues u autorizua që të përgatisë kuadrin normativ të nevojshëm për funksionimin e Gjykatës; të hartoj planin buxhetor 2009, 2010 dhe 2011; të dizajnojë hierarkinë organizative të Gjykatës Kushtetuese, si dhe të përgatisë planin për vendosjen e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Përbërja e Grupit Punues ka pasur një përfaqësim gjithëpërfshirës të institucioneve të Republikës së Kosovës (Qeverisë dhe Zyrës së Presidentit), organizatave ndërkombëtare (USAID, ICO, Këshilli i Evropës) dhe ekspert juridik të vendit dhe ndërkombëtar të cilët, në periudhë kohore maj – dhjetor 2008, dhanë një kontribut të çmuar në realizimin e të gjitha detyrave që iu patën ngarkuar. Aktiviteti i Grupit Punues ka qenë mbështetur nga Sekretariati i grupit, ndihmë teknike dhe profesionale, e ofruar nga EËMI dhe e mbështetur financiarisht nga UK DFID. Përbërja e Grupit Punues.

• Bashkëkryesues: Prof. Dr Arsim Bajrami - Ministër i Shërbimeve Publike • Mr.sc.Vjosa Osmani - Këshilltar i lartë, zyra e Presidentit të Kosovë

Anëtar: • Ramë Manaj - Zëvendës Kryeministër • Nekibe Kelmendi - Ministre e Drejtësisë • Dr. Korab Sejdiu - Këshilltar Ligjor, zyra e Presidentit të Kosovë • Dr. Visar Morina - Këshilltar Ligjor / MSHP • Dr. Robert Muharremi - Ekspert – Universiteti Amerikan Kosovë • Dr. Gjylieta Mushkolaj - Ekspert – Universiteti i Prishtinës • Mr.sc. Arta Rama - Ekspert - Universiteti i Prishtinës • Mr.sc.Xhavit Shala - Këshilltar Ligjor / MSHP • Bedri Bahtiri - Udhëheqës i Divizionit për Legjislacion - MD • Ilaz Ramajli - Ekspert - Avokat • Lazim Salihu - Ekspert - Avokat • Philippe Leroux-Martin - Zyra Ligjore ICO – ZPC • John Allelo USAID - USAID – Këshilltar i lartë për Sundim të Ligjit • Mr.sc. Gëzim Kolgeci - Koordinator i Sekretariatit të Grupit Punues - EËMI • Argjentina Grazhdani - Drejtor i zyrës së EËMI •

Përbërja e Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë (9) gjyqtarë, të cilët do të jenë juristë të shquar dhe personalitete me moralin më të lartë, jo me më pak se dhjetë (10) vjet përvojë profesionale përkatëse. Kualifikimet e tjera përkatëse rregullohen me ligj. Parimet e barazisë gjinore do të respektohen.

Gjyqtarët emërohen nga Presidenti i Republikës së Kosovës, me propozimin e Kuvendit, për një mandat nëntëvjeçar, pa mundësi vazhdimi. Vendimi për të propozuar shtatë (7) nga gjyqtarët, varet nga miratimi i dy të tretave (2/3) të deputetëve të Kuvendit të pranishëm dhe që votojnë. Vendimi për të propozuar dy (2) gjyqtarët e tjerë, merret me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit, të cilët janë të pranishëm dhe që votojnë, por që mund të bëhet vetëm pas pëlqimit të shumicës së deputetëve të Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet që janë rezervuar ose garantuar për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

Mandati i Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese përfundon me skadimin e kohës së rregullt për të cilën është zgjedhur. Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese i pushon mandati para skadimit të kohës së rregullt për të cilën është zgjedhur në rast të:

• dorëheqjes; • vdekjes; • humbjes së përhershme të aftësisë së veprimit të konstatuar nga gjykata kompetente; • sëmundjes apo problemeve të tjera shëndetësore, të cilat e bëjnë të pamundur ushtrimin e

funksionit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese;

• shkarkimit sipas nenit 118 të Kushtetutës.

Page 44: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

44

Funksionet

Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën. Sipas nenit 113, paragrafi 1 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para Gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar. Palët e autorizuara për ngritje e rasteve para gjykatës:

I. Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Qeveria dhe Avokati i Popullit janë të

autorizuar të ngrenë rastet në vijim: a. çështjen e përputhshmërisë së ligjeve, të dekreteve të Presidentit e të Kryeministrit dhe të

rregulloreve të Qeverisë, me Kushtetutën; b. Përputhshmëria e Statutit të Komunës me Kushtetutën.

II. Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Qeveria janë të autorizuar të ngrenë çështjet në vijim:

a. konflikti në mes të kompetencave kushtetuese të Kuvendit të Kosovës, Presidentit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës;

b. përputhshmëria e referendumit të propozuar me Kushtetutën; c. përputhshmëria e shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme dhe veprimeve të ndërmarra

gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme me Kushtetutën; d. përputhshmëria e një amendamenti të propozuar kushtetues me marrëveshjet e

detyrueshme ndërkombëtare, të ratifikuara sipas kësaj Kushtetute dhe rishikimi i kushtetutshmërisë së procedurës së ndjekur;

e. nëse është shkelur Kushtetuta gjatë zgjedhjes së Kuvendit. III. Komuna

Komuna është e autorizuar të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve ose të akteve të Qeverisë, të cilat cenojnë përgjegjësitë komunale ose zvogëlojnë të hyrat e komunës, në rast se komuna përkatëse është prekur nga ai ligj ose akt.

IV. Deputetet a. Dhjetë (10) a më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, brenda një afati prej tetë (8)

ditësh nga dita e miratimit, kanë të drejtë të kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji ose vendimi të miratuar nga Kuvendi, si për përmbajtjen, ashtu edhe për procedurën e ndjekur.

b. Tridhjetë (30) a më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, janë të autorizuar të ngrenë çështjen nëse Presidenti i Republikës së Kosovës ka kryer shkelje serioze të Kushtetutës.

V. Individët Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre

individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

VI. Gjykatat Gjykatat kanë të drejtë t’i referojnë Gjykatës Kushtetuese çështje përkitazi me përputhshmërinë kushtetuese të një ligji, nëse ajo përputhshmëri është ngritur gjatë procedurës gjyqësore dhe gjykata referuese nuk është e sigurt për përputhshmërinë e ligjit të kontestuar me Kushtetutën dhe nëse vendimi I gjykatës referuese për rastin e caktuar, varet nga përputhshmëria e ligjit në fjalë.

VII. Kryetari I Kuvendit Kryetari i Kuvendit të Kosovës duhet të referojë amendamentet kushtetuese të propozuara para miratimit në Kuvend, me qëllim që të konstatohet nëse amendamenti i propozuar i zvogëlon të drejtat dhe liritë e garantuara me kapitullin II të Kushtetutës.

Struktura e Gjykatës – Gjyqtarët

Prof. Dr. Enver Hasani, Kryetar Mr. sc. Kadri Kryeziu, Zëvendëskryetar Robert Carolan J.D., Gjyqtar Dr. Altay Suroy, Gjyqtar Almiro Rodrigues, Gjyqtar Prof. Dr. Snezhana Botusharova-Doicheva, Gjyqtar Prof. Dr. Ivan Čukalović, Gjyqtar Gjyljeta Mushkolaj, Gjyqtar Dr. Sc., Prof. Ass. Iliriana Islami, Gjyqtar Struktura e Gjykatës – Administrata

Gjykata Kushtetuese ka Sekretarinë e vet e cila kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese. Sekretaria kryen punët administrative dhe ka për detyrë të mbështesë punën e Gjykatës Kushtetuese. Sekretaria përbëhet nga:

Page 45: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

45

1. Sekretari i Përgjithshëm 2. Departamenti i Përkrahjes Profesionale 3. Departamentit i Administratës dhe Burimeve Njerëzore 4. Departamenti për Regjistrimin e Lëndëve, Statistikë dhe Arkiv 5. Departamenti i Buxhetit dhe Financave 6. Njësia e Prokurimit 7. Personeli Mbështetës

Kërkesa para gjykatës

Si fillon procedura para gjykatës? Fillimi i procedurës para Gjykatës Kushtetuese bëhet përmes paraqitjes së kërkesës në gjykatë.

Kërkesat dorëzohen me shkrim në Sekretarinë e Gjykatës Kushtetuese. Sekretaria regjistron menjëherë të gjitha kërkesat në Shkrimoren e Gjykatës Kushtetuese sipas radhës në të cilën janë parashtruar. Kërkesat duhet të jenë të arsyetuara dhe atyre duhet të ju bashkëngjiten provat e nevojshme.Kërkesa mund t’i parashtrohet Gjykatës personalisht apo përmes postës. Paraqitja pranë Gjykatës Kushtetuese me kërkesë lehtësohet përmes formularit për parashtrimin e kërkesës. Shkrimorja e gjykatës do t’u ndihmojnë në plotësimin e formularit. Çfarëdo pyetje në lidhje me këtë mund ta drejtoni në adresën elektronike [email protected]

Kush kualifikohet për të parashtruar kërkesë? Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, parashtrues të kërkesës mund të jenë institucionet por

edhe individët (personat juridik dhe fizik). Çfarë është procedura para Gjykatës?

Në rast se Gjykata Kushtetuese konstaton se kërkesa është e lejueshme, ajo do të kërkojë nga pala tjetër të parashtrojë përgjigjen apo dokumentet e saj të ndërlidhura me kërkesën. Mungesa e përgjigjes nga pala tjetër nuk ndikon në procedurën para Gjykatës Kushtetuese. Procedura zhvillohet në formë të shkruar. Sidoqoftë, Gjykata mund të vendos të mbajë shqyrtim publik kur të jetë e nevojshme të shqyrtohet çështje të rëndësishme për marrjen e vendimit. Parashtruesi i kërkesës mund ta paraqet rastin e tij/saj para Gjykatës Kushtetuese apo mund ta përcaktojë personin i cili do ta përfaqësojë atë. Në këtë rast, parashtruesi i kërkesës këshillohet të angazhojë avokat për të përfaqësuar lëndën e tij. Kërkohet nga përfaqësuesi i juaj ta paraqesë autorizimin me shkrim.

Forma e kërkesës se si duhet drejtuar gjykatës kushtetuese i është bashkangjitur si shtojcë këtij materiali.

Page 46: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

46

Sistemi prokurorial i Kosovës

Prokurori i Shtetit është institucion i pavarur me autoritet dhe përgjegjësi për ndjekjen penale të personave të akuzuar për ndonjë vepër penale ose për ndonjë vepër tjetër, sikurse është rregulluar me ligj.

Prokurori i Shtetit është institucion i paanshëm, dhe vepron në bazë të Kushtetutës dhe të ligjit. Organizimi, kompetencat dhe detyrat e Prokurorit të Shtetit rregullohen me ligj. Prokurori i Shtetit pasqyron përbërjen shumetnike të Republikës së Kosovës dhe respekton parimet e barazisë gjinore.

Mandati fillestar për prokuror është trevjeçar. Në rast të riemërimit, mandati është i përhershëm deri në moshën e pensionimit, sikurse është përcaktuar me ligj, përveç nëse shkarkohet në pajtim me ligjin.

Kryeprokurori i Shtetit emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, në bazë të propozimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Mandati i Kryeprokurorit të Shtetit është shtatëvjeçarë, pa mundësi riemërimi.

Prokurorët janë të organizuar në një Prokurori Publike të Kosovës, pesë Prokurori Publike të Qarkut, dhe shtatë Prokurori Publike Komunale.

Këshilli Prokurorial i Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës është institucion plotësisht i pavarur në kryerjen e funksioneve të tij, në pajtim me ligjin. Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë personat në Kosovë.

Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron që Prokurori i Shtetit të jetë i pavarur, profesional, i paanshëm dhe pasqyron natyrën shumetnike të Kosovës dhe parimet e barazisë gjinore. Këshilli Prokurorial i Kosovës do të rekrutojë, propozojë, avancojë, transferojë, disiplinojë prokurorët në mënyrën e rregulluar me ligj. Këshilli do t’i japë përparësi emërimit për prokurorë të anëtarëve të komuniteteve të nën përfaqësuara në mënyrën e përcaktuar me ligj. Të gjithë kandidatët duhet t’i plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj. Përbërja e Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe dispozitat për emërimin, shkarkimin, mandatin, strukturën organizative dhe rregullat e procedurës, rregullohen me ligj.

Organizimi i ri i prokurorisë së Republikës së Kosovës

LIGJI Nr. 03/L-225 PЁR PROKURORIN E SHTETIT

Neni 14 Organizimi i prokurorive 1. Prokurori i Shtetit në Republikën e Kosovës organizohet dhe funksionon në përputhje me këtë ligj si dhe me Ligjin mbi Prokurorinë Speciale, në raste kur mund të aplikohet. 2. Prokurori i Shtetit në Republikën e Kosovës organizohet në prokuroritë si në vijim: 2.1. Prokuroria Themelore e përbërë nga Departamenti i Përgjithshëm, nga Departamenti për të Mitur dhe nga Departamenti për Krime të Rënda.

2.2. Prokuroria e Apelit e përbërë nga Departamenti i Përgjithshëm dhe Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë; 2.3. Prokuroria Speciale; dhe

2.4. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit 3. Lëndët që bien në kompetencë të Departamentit për Çështje Ekonomike ose Departamentit për Çështje Administrative pranë Gjykatës Themelore do të i caktohen prokurorëve pranë Departamentit të Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore.

Neni 11 Kryeprokurori i Shtetit 1. Kryeprokurori i Shtetit ka juridiksion në tërë territorin e Republikës së Kosovës. 2. Kryeprokurori i Shtetit ka juridiksion ekskluziv mbi lëndët në shkallë të tretë pranë Gjykatës Supreme.

Page 47: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

47

3. Kryeprokurori i Shtetit ka juridiksion ekskluziv mbi të gjitha lëndët që përfshijnë mjete të jashtëzakonshme juridike. 4. Kryeprokurori i Shtetit mund të marrë në kompetencë secilën lëndë me kërkesë apo pajtim të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Neni 15

Prokuroria Themelore 1. Prokuroria Themelore ka juridiksion mbi të gjitha lëndët e shkallës së parë, përveç nëse është paraparë ndryshe më ligj. 1.1. Prokuroria Themelore themelohet me anë të këtij ligji me juridiksionin territorial të cekur si në vijim: 1.2. Prokuroria Themelore në Prishtinë, për territorin e Gjykatës Themelore të Prishtinës siç ceket në Ligjin mbi Gjykatat; 1.3. Prokuroria Themelore në Ferizaj, për territorin e Gjykatës Themelore të Ferizajt siç ceket në Ligjin mbi Gjykatat; 1.4. Prokuroria Themelore në Gjakovë, për territorin e Gjykatës Themelore të Gjakovës siç ceket në Ligjin mbi Gjykatat; 1.5. Prokuroria Themelore në Gjilan, për territorin e Gjykatës Themelore të Gjilanit siç ceket në Ligjin mbi Gjykatat; 1.6. Prokuroria Themelore në Mitrovicë, për territorin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës siç ceket në Ligjin mbi Gjykatat; 1.7. Prokuroria Themelore në Pejë, për territorin e Gjykatës Themelore të Pejës siç ceket në Ligjin mbi Gjykatat; 1.8. Prokuroria Themelore në Prizren, për territorin e Gjykatës Themelore të Prizrenit siç ceket në Ligjin mbi Gjykatat; Neni 16 Prokuroria e Apelit 1. Prokuroria e Apelit themelohet për të vepruar para Gjykatës së Apelit. 2. Prokuroria e Apelit udhëhiqet nga Kryeprokurori i Prokurorisë i emëruar sipas Ligjit mbi Këshillin Prokurorial të Kosovës. 3. Prokuroria e Apelit ka juridiksion në tërë territorin e Republikës së Kosovës. 4. Selia e Prokurorisë së Apelit është në Prishtinë. 5. Prokurorët e emëruar në Prokurorinë e Apelit do të specializohen në përfaqësimin e ndjekjes penale para Gjykatës së Apelit. Kur një lëndë e prokurorisë prezantohet para Gjykatës së Apelit, prokurori i cili ka iniciuar apo zhvilluar ndjekjen penale, me miratimin e Kryeprokurorit të Shtetit, mund të shoqërojë dhe ndihmojë Prokurorin e Shtetit të Prokurorisë së Apelit në paraqitjen e ankesës apo mbrojtjen kundër ankesës. Prokuroria speciale Ligji Nr. 03/L-052 PЁR PROKURORINЁ SPECIALE TЁ REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS Neni 1 Themelimi i PSRK-së

• Prokuroria speciale e Republikës së Kosovës (më tej “PSRK”) themelohet me anë të këtij ligji si një organ prokurorial i përhershëm dhe i specializuar që vepron në kuadër të Prokurorit të Shtetit të Kosovës.

• Selia e PSRK-së do të jetë në Prishtinë.

Page 48: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

48

Neni 3 Përbërja dhe kompetencat e PSRK-së

• PSRK-ja do të përbëhet nga dhjetë prokurorë publik të Kosovës. • Prokurorët publik të Kosovë që do të punojnë si prokurorë special do të jenë ata të cilët, në datën

e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë përzgjedhur dhe emëruar në përputhje me procedurat e përcaktuara sipas ligjin në fuqi, për të punuar në Prokurorinë speciale të Kosovës siç është përcaktuar më herët me anë të Urdhëresës administrative të UNMIK-ut nr. 2006/15.

• Pa marrë parasysh dispozitat e përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni, edhe prokurorët publik tjerë të Kosovës kanë të drejtë që të punojnë si prokurorë special. Ata përzgjidhen dhe emërohen sipas procedurave të përcaktuara në përputhje me ligjin në fuqi.

Neni 4 Kryeprokurori i PSRK-së

• Kryeprokuror i PSRK-së do të zgjidhet njëri nga prokurorët speciale në pajtim me procedurat e përcaktuara sipas ligjit në fuqi.

• Kryeprokurori i PSRK-së do të drejtoj aktivitetet e PSRK-së dhe të personelit të saj nën mbikëqyrjen e përgjithshme të Kryeprokurorit publik të Kosovës.

Neni 16 Dispozitat kalimtare

• Përveç asaj që është paraparë në dispozitën e paragrafit 1 të nenit 3 të këtij ligji, PSRK-ja do të përbëhet edhe nga pesë prokurorë të EULEX-it gjatë kohëzgjatjes së EULEX KOSOVË në Kosovë. Prokurorët e EULEX-it do të caktohen në PSRK sipas procedurave të përcaktuara nga EULEX KOSOVË. Për aq kohë sa procedura për caktimin e prokurorëve të EULEX-it nuk është përcaktuar, prokurorët e EULEX-it në PSRK do të caktohen nga Kryeprokurori i EULEX-it.

• Numri i prokurorëve të EULEX-it të caktuar në PSRK i paraparë sipas paragrafit 1 të këtij neni mund të ndryshohet sipas vendimit të organeve kompetente brenda EULEX KOSOVË.

• Gjatë kohëzgjatjes së EULEX KOSOVË në Kosovë, Kryeprokuror i PSRK-së do të jetë një prokuror i EULEX-it, përderisa një vendim tjetër nuk merret nga organet kompetente brenda EULEX KOSOVË. Organet kompetente brenda EULEX KOSOVË do të përcaktojnë procedurat për emërimin e Kryeprokurorit të PSRK-së që do të jetë nga prokurorët e EULEX-it. Për aq kohë sa procedura për emërimin e Kryeprokurorit të PSRK-së është përcaktuar, Kryeprokurori i EULEX-it do ta caktojë Kryeprokurorin e PSRK-së.

• Për aq kohë sa Kryeprokurori i PSRK-së është një prokuror i EULEX-it, Zëvendës kryeprokuror i PSRK-së do të përzgjidhet njëri nga prokurorët publik. Për aq kohë sa Kryeprokuror i PSRK-së të jetë një prokuror i EULEX-it, Kryeprokurori i PSRK-së do të jetë nën mbikëqyrjen e përgjithshme të Kryeprokurorit të EULEX-it, më përjashtim të dispozitës së paragrafit 2 të nenit 4 të këtij ligji. Për aq kohë sa Kryeprokurori i PSRK-së do të jetë një prokuror i EULEX-it, Kryeprokurori i EULEX-it do të jetë përgjegjës që të përcaktojë afatet e përmendura në paragrafin 9 të nenit 3, paragrafët 2,3,5 dhe 8 të nenit 6, paragrafët 4,6 dhe 8 të nenit 9, paragrafin 6 të nenit 10, paragrafët 2,3,5 dhe 6 të nenit 11 dhe paragrafët 4 dhe 5 të nenit 14 të këtij ligji.

Neni 5 Kompetenca e veçantë e PSRK-së PSRK-ja do të ketë kompetencë të veçantë që të hetojë dhe ndjek penalisht krimet, edhe të atyre në formë të tentimit, dhe format e ndryshme të bashkëpunimit në krim si vijon:

a) kryerjen e akteve të terrorizmit (neni 110, KPPK), b) moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale (neni 303, KPPK), moslajmërimi i veprave penale

apo moslajmërimi i kryerësit të saj (neni 304, KPPK) dhe dhënia e ndihmës kryerësve (neni 305, KPPK) kur këto vepra kryhen në lidhje me terrorizmin (ndihma në kryerjen e veprave terroriste - neni 111, KPPK);

c) lehtësimi i kryerjes së terrorizimit (neni 112, KPPK), organizimi, përkrahja dhe pjesëmarrja në grupet terroriste (neni 113, KPPK)

d) gjenocidi (neni 116, KPPK); e) krimet kundër njerëzimit (neni 117, KPPK);

Page 49: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

49

f) krimet e luftës në kundërshtim të rëndë me konventat e Gjenevës (neni 118, KPPK), krimet e luftës si shkelje e rëndë e ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktin e armatosur ndërkombëtar (neni 119, KPPK), krimet e luftës për shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët me konventat e Gjenevës (neni 120, KPPK), krimet e luftës të cilat paraqesin shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë në karakterit ndërkombëtar (neni 121, KPPK);

g) sulmet në konfliktet e armatosura të një karakteri jo ndërkombëtar kundër instalimeve që përmbajnë forca të rrezikshme (neni 122, KPPK);

h) rekrutimi dhe regjistrimi i personave midis moshës pesëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë vjet në konfliktin e armatosur (neni 123, KPPK);

i) përdorimi i mjeteve ose i metodave të ndaluara të luftimit (neni 124, KPPK); j) organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës

(neni 128, KPPK); k) rrezikimi i personave në mbrojtje ndërkombëtare (neni 141, KPPK); l) përvetësimi i paligjshëm, shfrytëzimi, transferi dhe vendosja e materialeve nukleare (neni 144,

KPPK); m) kërcënimi për përdorimin ose kryerjen e vjedhjes a të plaçkitjes së materialit nuklear (neni 145,

KPPK); n) krimi i organizuar (neni 274, KPPK), kërcënimi gjatë procedurave penale për krim të organizuar

(neni 310, KPPK); o) veprat penale të paraqitura në nenin 10 të Rregullores së ndryshuar të UNMIK-ut nr. 2004/2 mbi

Pengimin e larjes së parave dhe veprave të ngjashme penale

Page 50: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

50

Sistemi i mbrojtjes në Kosovë (avokatura)10 Historia e avokaturës Avokati i parë ishte regjistruar në vitin 1974.

Mirëpo, fillet e para te avokaturës dhe ndihmës juridike në Kosovë i hasim pak para fillimit të luftës së II Botërore. Atë herë me shërbimet e avokaturës është marrë edhe tani i ndjeri Hivzi Sylejmani. Gjatë Luftës II, në pjesën e territorit të Kosovës e cila ishte nën qeverisjen shqiptare të instaluar nga Italia, e në të cilën bënte pjesë edhe Prishtina,ishte e mbuluar me sistemin e gjykatave,të vendosura nga po ajo qeveri. Gjatë kësaj kohe avokaturën e ushtronin disa avokatë nga Shqipëria e tashme dhe një avokat tjetër nga Tetova, i cili ka punuar në Ferizaj (Tasjani i atëhershëm) dhe ka pasur për praktikantë të vetin profesorin Sokol Dobroshi.

Avokati i pare shqiptar i regjistruar pas Luftës II ishte Zeqë Arni,një doajen i avokatisë kosovare. Ai është regjistruar në O.A. Jugosllavisë, pasi Kosova, nuk kishte organizatë të veten të avokatëve. Më pas, pas tij, regjistrohen edhe fillojnë ushtrimin e profesionit të avokatit të licencuar edhe të tjerë, si Hasan Kryeziu, Mehmet Dushku, Bajram Kelmendi,Latif Krasniqi, të gjithë nga Prishtina, Adem Bajri, Mikel Marku dhe Mustafë Radoniqi, nga Peja etj.

Pas vendosjes së administratës ndërkombëtare të UNMIK-ut në qershor 1999, institucionet gjyqësore ishin rithemeluar në Kosovë (në pajtim me Rregulloren 1999/24 Mbi Ligjin në Fuqi në Kosovë). Organizatat ndërkombëtare që kanë qenë duke punuar në Kosovë (OSBE, ABA/CEELI, AER dhe Këshilli i Europës) rithemeluan OAK-në pas luftës dhe kuvendi i parë i saj ishte mbajtur menjëherë në vitin 1999. Në mënyrë që një person të ushtrojë profesionin e avokatit ai/ajo duhet të jetë anëtar i OAK-së. Ligji Nr. 03/L-117 PËR AVOKATINË Neni 1 Dispozitat themelore 1. Ky ligj rregullon veprimtarinë dhe organizimin e avokatisë. Avokatia është profesion i lirë dhe i

pavarur. 2. Avokatia u ofron shërbime dhe ndihmë profesionale juridike personave fizikë dhe juridikë për

mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave dhe të interesave të tyre në pajtim me rendin juridik në shoqëri 3. Pavarësia e avokaturës realizohet përmes:

3.1. ushtrimit të pavarur të profesionit të avokatit si profesion i lirë; 3.2. ofrimit të ndihmës juridike në mënyrë të pavarur; 3.3. organizimit të avokatëve përmes Odës së Avokatëve të Kosovës, si organizatë e pavarur publike; 3.4. autorizimit të Odës së Avokatëve për nxjerrjen e akteve normative me qëllim rregullimin dhe

organizimin e avokaturës. Neni 2 Ndihma juridike 1. Shërbimi dhe ndihma profesionale juridike e avokatit përfshijnë:

1.1. dhënien e këshillave juridike; 1.2. përfaqësimin dhe mbrojtjen e palëve para organeve të drejtësisë dhe subjekteve të së drejtës që

i zbatojnë ligjet; 1.3. përfaqësimin e palëve para organeve të arbitrazhit dhe organizatave të tjera të pavarura; 1.4. përfaqësimin e palëve në raportet e tyre juridike me personat e tjerë fizikë dhe juridikë; 1.5. përgatitjen e padive, paraqitjeve për ndjekje penale dhe mjeteve ankimore; 1.6. përgatitjen e dokumenteve juridike të cilat sjellin ose synojnë pasoja juridike, siç janë: kontratat,

testamentet, statutet etj; 1.7. përgatitjen e ekspertizave për çështje të ndryshme juridike; dhe 1.8. veprimet e tjera, të parapara me ligj.

10 www.oak-ks.org (Oda e Avokatëve të Kosovës)

Page 51: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

51

Neni 4 Regjistrimi i Avokaturës E drejta për ushtrimin e profesionit të avokatit fitohet me regjistrimin në regjistrin e avokatëve, e cila mbahet nga Oda e Avokatëve. Neni 14 Pjesëmarrja e avokatëve në shërbimet juridike publike 1. Të gjithë avokatët janë të detyruar të marrin pjesë në sistemin e ndihmës juridike falas, i cili

financohet me mjete publike. Procedurat përkatëse përcaktohen me ligj ose rregullore të veçantë. 2. Në rastin e përfaqësimit ose mbrojtjes së klientit, i cili kualifikohet për ndihmë juridike falas, avokati

nuk ka të drejtë të kërkojë kompensim nga klienti në fjalë. 3. Avokatët kanë të drejtë të ofrojnë, pavarësisht nga sistemi, ndihmë juridike pa kompensim për klientë

të varfër. 4. Në rastet e lartpërmendura, avokatët kanë të drejtë të kërkojnë reduktime tatimore për angazhimin e

tyre social. Mbi kërkesën e tyre vendos autoriteti kompetent fiskal në Kosovë, në bazë të kërkesës së avokatit.

Neni 30 Zyra e Avokatit 1. Avokati mund të ketë vetëm një zyrë në territorin e Kosovës. 2. Për çdo ndryshim të selisë, duhet të njoftohet Oda e Avokatëve. 3. Avokati mund të punësojë në zyrën e tij edhe avokatë të tjerë Neni 31 Zyrat e përbashkëta të Avokatisë 1. Dy ose më tepër avokatë mund të themelojnë një zyrë të përbashkët. Zyra e përbashkët themelohet

me Statut,në të cilin përcaktohen detyrimet reciproke të avokatëve të zyrës së përbashkët. Statuti i zyrës duhet t’i dërgohet Odës së Avokatëve për regjistrim. Zyra mund të ketë vetëm një seli dhe vepron vetëm pas regjistrimit në regjistrin e Odës së Avokatëve.

2. Avokatët e zyrës duhet të jenë të regjistruar në regjistrin e Avokatëve të Odës së Avokatëve. 3. Avokatët e zyrës së përbashkët mund të zëvendësohen reciprokisht në përfaqësimin e klientëve, me

pëlqimin e klientëve. Neni 35 Regjistrimi si praktikant i avokatisë 1. Regjistrimi i praktikantit të avokatisë bëhet me kërkesën formale për regjistrim në Regjistrin e

praktikantëve të avokatisë të Odës së Avokatëve. Në lidhje me kërkesën vendos Oda e Avokatëve. 2. Parakusht për regjistrim është që parashtruesi i kërkesës:

2.1. ta ketë aftësinë e veprimit; 2.2. ta ketë të kryer fakultetin juridik. 2.3. t’i përmbushë parakushtet e tjera të përcaktuara me nenin 6 të këtij ligji.

Page 52: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

52

Oda e Avokatëve11 Organizimi i OAK:

Statuti i OAK-se[aprovuar me 27 tetor 2001]qe është akti më i lartë normativ, siguron një vetorganizim të plotë të brendshëm për Odën. Sipas Statutit Oda është organizatë e pavarur e avokatëve e themeluar me ligj. Oda përfaqëson avokaturën e Kosovës.

OAK është e përbërë nga organet dhe zyrtarët si: Kuvendi i cili është i përberë nga të gjithë avokatët e regjistruar dhe të licencuar; Kryetari, me një mandat njëvjeçar; Bordi Ekzekutiv, i cili përbëhet nga 11 anëtarë qe shërbejnë për mandat trevjeçar; Bordi Mbikëqyrës; Komiteti për ankesa i Kuvendit të OAK-së. Statuti ndërton një sistem tërësisht te mëvetësishëm te disiplinimit për avokatet, i cili përbëhet nga organet qe vlerësojnë përgjegjësinë për shkeljet e rregullave të etikës.

Kuvendin e përbëjnë të gjithë avokatët e regjistruar në regjistrin e avokatëve të OAK. Mbledhja e rregullt e Kuvendit të Odës mbahet një here në vit dhe e thërret Këshilli Ekzekutiv. Mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit e thërret KE me nismën e vet, në bazë të kërkesës së1/3 të anëtarëve të tij ose kërkesës së paku tri Tubimeve regjionale të avokatëve. Kuvendi i Odës, përveç tjerash,miraton Statutin e Odës dhe Kodin e etikës profesionale të avokatëve, zgjedh dhe shkarkon Kryetarin e nënkryetaret si dhe anëtarët e Këshillit ekzekutiv; shqyrton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me kryerjen e veprimtarisë së avokaturës dhe pozitën e avokaturës; aprovon tarifën për shpërblimet dhe kompensimin e shpenzimeve për punën e avokatëve,debaton,merr qëndrime dhe vendime lidhur me përparimin e punës së Odës, bashkëpunimin dhe anëtarësinë me institucione dhe asociacione tjera vendore dhe ndërkombëtare Kryetari i Odës nënshkruan vendimet dhe aktet e tjera të cilat i miraton Kuvendi.

Oda ka dy nënkryetar mandati i të cilëve zgjatë tri vjet. Këshilli Ekzekutiv i Odës përbëhet nga Kryetari i Odës, kryetari i më parmë dhe 7 anëtarë-përfaqësues të Tubimeve regjionale. Këshilli ekzekutiv:zbaton vendimet e Kuvendit,vendos lidhur me regjistrimin në regjistrin e avokatëve të Odës,vendos mbi regjistrimin e avokatëve praktikant dhe shlyerjen e tyre nga regjistri, vendos dhe jep rekomandime dhe propozime të interesit të përgjithshëm për ushtrimin e avokaturës,udhëheq afarizmin financiar të Odës kujdeset për përparimin e bashkëpunimit të Odës në vendet e tjera dhe me asociacione të tjera profesionale;publikon buletinin e Odës K.E .e udhëheq Kryetari i Odës i cili thërret mbledhjet e tij. K.E. vendos me shumicën e votave të anëtarëve.

Kryetari i Odës:përfaqëson dhe prezanton Odën,thërret dhe i udhëheq mbledhjet e Kuvendit dhe të këshillit Ekzekutiv. Për punën e vet përgjigjet para Kuvendit. Mandati i Kryetarit të Odës zgjatë një vjet,me të drejtë të rizgjedhjes edhe për një mandat. Neni 20 Oda e Avokatëve 1. Avokatët që veprojnë në Kosovë janë të obliguar anëtarësohen në Odën e Avokatëve të Kosovës. Oda

e Avokatëve është organizatë e obliguar profesionale me cilësi të personit juridik. 2. Selia e Odës së Avokatëve të Kosovës është në Prishtinë. 3. Detyra kryesore e Odës së Avokatëve është rregullimi dhe kontrollimi i profesionit të Avokatit në

Kosovë. 4. Organizimi i brendshëm i Odës së Avokatëve rregullohet me Statut. 5. Oda e Avokatëve i ka degët në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicë. Neni 21 Organet e Odës së Avokatëve 1. Organet e Odës së Avokatëve janë:

1.1. Kuvendi i përgjithshëm 1.2. Kryetari 1.3. Këshilli Ekzekutiv 1.4. Komisioni Disiplinor

11 www.oak-ks.org (Oda e Avokatëve të Kosovës)

Page 53: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

53

1.5. Komisioni i Revizionit 2. Mandati zgjedhor i organeve të Odës është me kohëzgjatje prej katër (4 ) vitesh, përveç atij të

Kryetarit i cili zgjidhet për dy (2) vite. Anëtarët e organeve mund të rizgjidhen edhe një herë radhazi. 3. Funksionet e organeve brenda Odës janë funksione nderi. Bartësit e këtyre funksioneve kanë të drejtë

në kompensimin e shpenzimeve të krijuara lidhur me ushtrimin e këtyre detyrave.

Page 54: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

54

Avokati i popullit (Ombudspersoni)12 Kushtetuta e Kosovës për avokatin e popullit Neni 132 [Roli dhe Kompetencat e Avokatit të Popullit] 1. Avokati i Popullit mbikëqyr dhe mbron të drejtat dhe liritë e individëve nga veprimet ose mosveprimet

e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike. 2. Avokati i Popullit është i pavarur në ushtrimin e detyrës dhe nuk pranon udhëzime e ndërhyrje nga

organet, institucionet ose autoritetet e tjera, të cilat ushtrojnë pushtetin në Republikën e Kosovës. 3. Çdo organ, institucion ose autoritet tjetër, që ushtron pushtet legjitim në Republikën e Kosovës, është

i detyruar t’u përgjigjet kërkesave të Avokatit të Popullit dhe t’i paraqesë atij/asaj të gjitha dokumentet dhe informacionet e kërkuara në pajtim me ligj.

Neni 133 [Zyra e Avokatit të Popullit] 1. Zyra e Avokatit të Popullit është e pavarur, dhe propozon e administron buxhetin e vet, në pajtim me

ligj. 2. Avokati i Popullit ka një (1) ose më shumë zëvendës. Numri, mënyra e përzgjedhjes dhe mandati i

tyre, rregullohen me ligjin për Avokatin e Popullit. Të paktën një (1) nga zëvendësit e Avokatit të Popullit është pjesëtar i komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

Neni 134 [Kualifikimi, Zgjedhja dhe Shkarkimi i Avokatit të Popullit] 1. Avokatin e Popullit e zgjedh Kuvendi i Kosovës, me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të tij,

për një mandat pesë (5) vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje. 2. Avokat i Popullit ka të drejtë të zgjidhet çdo shtetas i Republikës së Kosovës, me arsim të lartë, me

karakter e moral të lartë, i ndershëm, me eksperiencë dhe njohuri të dalluara në fushën e të drejtave të njeriut.

3. Avokati i Popullit dhe zëvendësit e saj/tij nuk mund të jenë anëtarë të asnjë partie politike, as të ushtrojnë veprimtari politike, shtetërore a private profesionale dhe as të marrin pjesë në organizmat drejtues të organizatave civile, ekonomike dhe tregtare.

4. Avokati i Popullit gëzon imunitetin nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi për veprimet ose vendimet që janë brenda fushës së përgjegjësive të Avokatit të Popullit.

5. Avokati i Popullit mund të shkarkohet vetëm me kërkesën e më shumë se një të tretës (1/3) së të gjithë deputetëve, dhe në këtë rast Kuvendi vendos me shumicën e dy të tretave (2/3) të të gjithë deputetëve të tij.

Neni 135 [Raportimi i Avokatit të Popullit] 1. Avokati i Popullit paraqet raport vjetor para Kuvendit të Republikës së Kosovës. 2. Me kërkesën e Kuvendit, Avokati i Popullit duhet të dorëzojë raporte periodike ose tjera Kuvendit. Me

kërkesën e Avokatit të Popullit, Kuvendi duhet t’ia lejojë që të dëgjohet. 3. Avokati i Popullit ka të drejtë të bëjë rekomandime dhe të propozojë masa, nëse vëren shkelje të të

drejtave dhe lirive të njeriut nga ana e organeve të administratës publike dhe organeve të tjera shtetërore.

4. Avokati i Popullit ka të drejtë të referojë çështje në Gjykatën Kushtetuese, në pajtim me dispozitat e kësaj Kushtetute.

Historiku i Avokatit të Popullit

Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë (IAPK) u themelua në vitin 2000 me Rregulloren e

UNMIK-ut Nr. 2000/38, që i jepte mandat për të hetuar ankesa kundër UNMIK-ut dhe administratës lokale

publike.

Në shkurt 2006, u shpall Rregullorja e UNMIK-ut 2006/6, e cila zëvendësoi Rregulloren 2000/38.

Sipas Rregullores së re, Institucioni i Avokatit të Popullit ka mandat që të hetojë ankesa kundër

12 http://www.ombudspersonkosovo.org/ (Avokati i Popullit)

Page 55: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

55

autoriteteve lokale apo organeve tjera të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë

(IPVQ), por nuk ka më mandat që të hetojë ankesa kundër organeve administrative ndërkombëtare në

Kosovë.

Rregullorja e UNMIK-ut 2006/06 gjithashtu parasheh një strukturë të re organizative, e cila

pasqyron procesin e vazhdueshëm të kalimit të IOK-së në duart e vendorëve. Ky proces ka filluar në fund

të vitit 2005, kur, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, z. Søren Jessen-Petersen, emëroi z.

Hilmi Jashari, që në atë kohë kryente detyrën e zëvendës i Avokatit të Popullit, si Ushtrues të detyrës së

Avokatit të Popullit.

Z. Jashari do të vazhdojë të kryejë dy funksionet, atë të zëvendësit dhe Ushtruesit të detyrës së

Avokatit të Popullit, deri në zbatimin e plotë të strukturës organizative siç është përcaktuar me

Rregulloren e UNMIK-ut 2006/06.

Struktura në fjalë përbëhet nga një Ombudsperson vendor, një zëvendës kryesor të Ombudspersonit dhe

tre zëvendës të tjerë të Avokatit të Popullit, ku të gjithë duhet të emërohen nga Kuvendi i Kosovës.

Procedura e Kuvendit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ka përfunduar me zgjedhjen z. Sami

Kurteshit, Avokat i popullit të parë vendor nga Kuvendi i Kosovës, më 04 Qershor 2009, me një mandat

pesë vjeçar. Kompetencat Dhe Përgjegjësitë E Avokatit Të Popullit13 Neni 15 Kompetencat 1. Avokati i Popullit ka kompetenca për t’i hetuar ankesat e pranuara nga çdo person fizik a juridik lidhur

me pohimet për shkeljen e të drejtave të njeriut të parapara me kushtetutë, ligje dhe akte tjera, si dhe me standarde ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe konventave ndërkombëtare, veçanërisht me konventën evropiane për të drejtat e njeriut, duke përfshirë veprimet apo mosveprimet që paraqesin keqpërdorim të autoritetit.

2. Kompetencat e Avokatit të Popullit shtrihen në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. Në ushtrimin e funksioneve të tij lidhur me rastet që paraqiten brenda territorit të Republikës së Kosovës, Avokati i Popullit mund t’u ofrojë shërbime të mira edhe qytetarëve të Republikës së Kosovës që përkohësisht ndodhen jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

3. Avokati i Popullit ka kompetencë të bëjë hetime qoftë për t’iu përgjigjur ankesës së parashtruar apo me iniciativën e vet (ex officio), nëse nga konstatimet, dëshmitë dhe faktet e paraqitura me parashtresë ose nga njohuritë e fituara në mënyrë tjetër, ka bazë të rezultojë se nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës janë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut.

4. Nëse Avokati i Popullit fillon procedurë me iniciativë të vetë ose ndonjë person tjetër në emër të të dëmtuarit i drejtohet me parashtresë Avokatit të Popullit për ngritjen e procedurës, është i nevojshëm pëlqimi nga personi, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut.

5. Kur Avokati i Popullit fillon procedurë me iniciativë të vetë lidhur me shkeljen e të drejtave dhe lirive të një numri më të madh të qytetarëve, të fëmijëve apo personave me aftësi të humbura veprimi, nuk është i nevojshëm pëlqimi nga paragrafi 4. i këtij neni.

6. Avokati i Popullit nuk do të ndërhyjë në rastet dhe në procedura tjera ligjore që janë duke u zhvilluar para gjykatave, përveç në raste të zvarritjeve të paarsyeshme apo keqpërdorimit të dukshëm të pushtetit.

7. Avokati i Popullit mund të iniciojë çështje në Gjykatën Kushtetuese në pajtim me kushtetutën dhe ligjin për Gjykatë Kushtetuese;

8. Avokati i Popullit i ushtron kompetencat e veta edhe më anë të ndërmjetësimit dhe pajtimit. 9. Shërbimet e ofruara nga Institucioni i Avokatit të Popullit janë falas. Neni 16 Përgjegjësitë

Avokati i Popullit ka këto përgjegjësi: 1. të hetojë shkeljet e pohuara të të drejtave të njeriut dhe të angazhohet për zgjedhjen e tyre.

Page 56: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

56

2. të tërheqë vëmendjen për rastet kur institucionet e Republikës së Kosovës i shkelin të drejtat e njeriut dhe të bëjë rekomandim që t’u jepet fund rasteve të tilla dhe kur është e domosdoshme të shprehë mendimin e vet mbi qëndrimet dhe reagimet e institucioneve përkatëse në lidhje me rastet e tilla;

3. të bëjë të njohura të drejtat e njeriut dhe përpjekjet për të luftuar të gjitha format e diskriminimit përmes ngritjes së vetëdijesimit, posaçërisht përmes informimit dhe edukimit edhe me anë të mediave;

4. të njoftojë Qeverinë, Kuvendin dhe institucionet tjera kompetente të Republikës së Kosovës për çështjet që kanë të bëjnë me avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut;

5. t’i publikojë njoftimet, mendimet, rekomandimet, propozimet dhe raportet e veta; 6. të rekomandojë nxjerrjen e ligjeve të reja në Kuvend, ndryshimin e ligjeve që janë në fuqi dhe

nxjerrjen apo ndryshimin e akteve nënligjore dhe administrative nga institucionet e Republikës së Kosovës;

7. të përgatitë raporte vjetore, periodike dhe të tjera mbi gjendjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Republikën e Kosovë;

8. të rekomandojë harmonizimin e legjislacionit të Kuvendit me standardet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe zbatimin e tyre efektiv;

9. të bashkëpunojë, në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, me të gjitha organizatat dhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare që merren me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut;

10. Avokati i Popullit, zëvendësit dhe personeli i tij duhet ruajtur fshehtësinë e të gjitha informatave dhe të të dhënave që i merr, duke i kushtuar kujdes të veçantë sigurisë së ankuesve, palëve të dëmtuara dhe dëshmitarëve, në pajtim me ligjin për mbrojtjen e të dhënave;

11. obligimi për ruajtjen e fshehtësisë zyrtare vlen edhe pas përfundimit të mandatit ose marrëdhënies së punës.

12. Avokati i Popullit mund t’i ofrojë këshilla dhe t’i japë rekomandime çdo personi fizik dhe juridik lidhur me pajtueshmërinë e ligjeve dhe akteve nënligjore me standardet e pranuara ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

13. Avokati i Popullit mund t’i këshillojë dhe t’u rekomandojë institucioneve të Republikës së Kosovës për programet dhe politikat e tyre për të siguruar mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në Republikën e Kosovës.

14. Avokati i Popullit i ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për t’i shqyrtuar ankesat e parashtruara sipas paragrafit 1. të nenit 15 të këtij ligji, duke përfshirë edhe intervenimin e drejtpërdrejtë tek autoritetet kompetente, nga të cilët do të kërkohet që të përgjigjen brenda kohës së arsyeshme të caktuar nga Avokati i Popullit. Nëse vazhdon dëmi i rëndë si pasojë e çështjes së ankesës sipas paragrafit 1. të nenit 15 të këtij ligji, nga autoritetet kompetente kërkohet të përgjigjen me nguti.

15. Nëse gjatë hetimeve, Avokati i Popullit konstaton se ekzekutimi i ndonjë vendimi administrativ mund të ketë pasoja të pariparueshme për personin fizik apo juridik, mund të rekomandojë që autoriteti kompetent ta pezullojë ekzekutimin e vendimit në fjalë deri në përfundimin e hetimeve lidhur me këtë çështje nga ana e Avokatit të Popullit.

16. Avokati i Popullit ka qasje në dosjet dhe në dokumentet e çdo institucioni të Republikës së Kosovës dhe mund t’i shqyrtojë ato lidhur me rastet që i ka në shqyrtim dhe sipas këtij ligji, mund të kërkojë nga çdo institucion i Republikës së Kosovës dhe nga personeli i tyre të bashkëpunojnë me Avokatin e Popullit, duke siguruar informacione relevante, duke përfshirë edhe kopjen e plotë apo të pjesshme të dosjes dhe dokumenteve tjera sipas kërkesës së Avokatit të Popullit.

17. Zyrtarët e Institucionit të Avokatit të Popullit në çdo kohë dhe pa paralajmërim mund të hyjnë dhe të inspektojnë çdo vend ku personat janë privuar nga liria si dhe në

18. institucionet tjera me liri të lëvizjes së kufizuar dhe mund të jenë të pranishëm në mbledhje ose seanca dëgjimore ku përfshihen personat e tillë. Zyrtarët e Institucionit të Avokatit të Popullit mund të mbajnë edhe takime me personat e tillë pa praninë e zyrtarëve të institucionit përkatës. Çdo lloj korrespondence e këtyre personave me Institucionin e Avokatit të Popullit nuk pengohet apo kontrollohet. Avokati i Popullit ose përfaqësuesit e tij mund të hyjnë në hapësirat zyrtare të të gjitha organeve të autoriteteve publike, organeve tjera dhe organizatave që ushtrojnë autorizime publike për llogari të tyre.

PROCEDURAT E SHQYRTIMIT TË ANKESAVE Neni 17 Fillimi i procedurës

Çdo person i cili pretendon se të drejtat apo liritë e tij janë shkelur me ndonjë ligj, veprim apo mosveprim, keqadministrim të organeve të autoriteteve publike, organeve

Page 57: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

57

tjera dhe organizatave që ushtrojnë autoritete publike për llogari të tyre, mund të kërkojë nga Institucioni i Avokatit të Popullit fillimin e procedurës. Neni 18 Forma e paraqitjes së ankesës 1. Çdo ankesë që i parashtrohet Avokatit të Popullit duhet të jetë e nënshkruar dhe t’i ketë shënimet

personale të paraqitësit të ankesës si dhe të përmbajë të gjitha rrethanat, faktet dhe dëshmitë në të cilat kjo ankesë bazohet. Paraqitësi i ankesës mund të deklarojë nëse mjetet juridike janë ushtruar apo jo, dhe nëse po cilat prej këtyre mjeteve janë zbatuar.

2. Çdo ankesë për fillimin e procedurës, si rregull paraqitet me shkrim. Kërkesa për fillimin e procedurës mund të paraqitet edhe gojarisht, në rast se nuk mund të bëhet me shkrim.

Neni 19 Procedura pas pranimit të ankesës 1. Pas pranimit të ankesës, Avokati i Popullit në afat prej tridhjetë (30) ditësh vendos për

pranueshmërinë e çështjes si në vijim: 1.1. të shqyrtojë në procedurë të përshpejtuar rastin; 2. të fillojë hetimin e plotë; 3. të hedh poshtë ankesën për shkak se:

3.1. nuk është në kompetencën e Avokatit të Popullit sipas këtij ligji; 3.2. ankesa është parashtruar pas afatit të paraparë me këtë ligj; 3.3. ankesa është anonime; 3.4. ankesa paraqet keqpërdorim të së drejtës për paraqitjen e ankesës; 3.5. ankuesi ka dështuar të sigurojë informatat e kërkuara nga Avokati i Popullit.

4. të refuzojë ankesën si të pabazuar. 5. të ndërpretë hetimet kur konstaton se rasti është zgjidhur në ndonjë mënyrë tjetër në pajtim me

kërkesën e ankuesit. 6. Në të gjitha rastet e mësipërme, Avokati i Popullit e njofton me shkrim palën brenda tridhjetë (30)

ditësh nga dita e pranimit të ankesës. 7. Vendimi i Avokatit të Popullit për të hedhur poshtë apo për të refuzuar ankesën është i formës së

prerë. Neni 20 Rastet e refuzimit të shqyrtimit të ankesës 1. Avokati i Popullit refuzon kërkesën për shkak të arsyeve si në vijim:

1.1. kur nga shënimet e paraqitura dhe nga rrethanat e rastit del se të drejtat dhe liritë e njeriut nuk janë shkelur apo nuk është kryer kurrfarë keqadministrimi;

1.2. kur kërkesa është jo e plotë dhe nuk është kompletuar edhe pas kërkesave të Avokatit të Popullit;

1.3. kur procedurat për një lëndë janë duke u zhvilluar në organet gjyqësore ose në organet tjera kompetente, përveç në rastet e specifikuara me ketë ligj.

1.4. kur të gjitha mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme nuk janë shterur, përpos nëse ai vlerëson se do të jetë e padobishme për paraqitësin e ankesës për të filluar apo vazhduar procedurën, apo nëse vlerëson se individët kanë pësuar dëm të madh apo mund të pësojnë dëm të madh dhe të pa kompensueshëm në ndërkohë;.

Neni 21 Rastet e parashkrimit dhe përjashtimit 1. Avokati i Popullit nuk inicion procedurë për të hetuar shkeljen e të drejtave të njeriut nëse prej datës

që pala e ka marrë vendimin e formës së prerë ose është njoftuar lidhur me të dhe deri në dorëzimin e ankesës në Institucionin e Avokatit të Popullit kanë kaluar më shumë se gjashtë (6) muaj.

2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, Avokati i Popullit mund të iniciojë procedurë edhe pas kalimit të afatit prej gjashtë (6) muaj në rast se vlerëson se paraqitësi i ankesës ka qenë i penguar apo në rast se vlerëson se çështja është e rëndësisë së veçantë.

Page 58: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

58

Neni 22 Procedura pas fillimit të hetimit 1. Kur Avokati i Popullit vendos t’i fillojë hetimet në pajtim me nenin 19 të këtij ligji, vendimin e vet do

t’ua komunikojë paraqitësit të ankesës dhe organit kundër të cilit është paraqitur ankesa. Avokati i Popullit mund të kërkojë informata shtesë lidhur me rastin.

2. Avokati i Popullit cakton afatin brenda të cilit organi duhet t’ia dorëzojë të gjitha informatat e kërkuara në pajtim më paragrafin 1. të këtij neni. Afati nuk mund të jetë më i shkurtër se tetë (8) ditë dhe as më i gjatë se tridhjetë (30) ditë. Kur organi nuk arrin t’i dorëzojë në afatin e paraparë informatat e kërkuara nga Avokati i Popullit, ai pa vonesë duhet t’i paraqesë me shkrim arsyet e vonesës në ofrimin e informatës së kërkuar.

3. Në rast se Avokati i Popullit i vlerëson të pamjaftueshme përgjigjet ose masat e ndërmarra nga organi, ai ka të drejtë ta procedojë çështjen tek organi më i lartë kompetent, ose t’i paraqesë raport të veçantë Kuvendit, duke i propozuar edhe masa konkrete për vënien në vend të së drejtës së shkelur.

4. Refuzimi apo dështimi për t’iu përgjigjur kërkesave të Avokatit të Popullit konsiderohet pengim i punës se Avokatit të Popullit. Kjo nuk e pengon Avokatin e Popullit për të nxjerrë konkludimet dhe rekomandimet e tij.

5. Avokati i Popullit mund të raportojë veprimet e parapara në paragrafin 4. të këtij neni në raportet e tij. Neni 23 Detyrimi i bashkëpunimit dhe pasojat e refuzimit 1. Të gjitha organet e pushtetit shtetëror kanë për obligim ta ndihmojnë Avokatin e Popullit në zhvillimin

e hetimeve, si dhe t’i ofrojnë ndihmë adekuate sipas kërkesës së tij. 2. Refuzimi për të bashkëpunuar me Avokatin e Popullit nga nëpunësi civil, funksionari ose nga autoriteti

publik përbën shkak që Avokati i Popullit të kërkojë nga organi kompetent fillimin e procedurës administrative duke përfshirë marrjen e masave disiplinore, deri në largimin nga puna ose nga shërbimi civil.

Neni 24 Thirrja e dëshmitarëve dhe ekspertëve

Avokati i Popullit mund t’i dërgojë thirrje çdo dëshmitari ose eksperti për ta intervistuar lidhur me rastin që e shqyrton. Personi i thirrur e që punon në institucionet publike është i obliguar t’i përgjigjet thirrjes. Neni 25 Marrja e vendimit Pas përfundimit të hetimit, Avokati i Popullit në pajtim me kompetencat dhe përgjegjësitë e tij, nxjerrë vendim në të cilin paraqiten konstatimet dhe rekomandimet e tij. Vendimi i tij i dërgohet parashtruesit të ankesës dhe autoriteteve publike përgjegjëse. Neni 26 Përgjigjja në kërkesat e Avokatit të Popullit Organet, të cilave Avokati i Popullit u ka drejtuar rekomandim, kërkesë ose propozim për masa disiplinore, duhet të përgjigjen brenda afatit tridhjetë (30) ditor. Përgjigjja duhet të përmbajë arsyet me shkrim për veprimet e ndërmarra lidhur me çështjen në fjalë.

Page 59: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

59

KMDLNJ - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut

Selia Prishtinë. Themelimi - Kosovë më 14 dhjetor 1989. Statusi - është organizatë joqeveritare, jopolitike dhe jofitimprurëse. Historiku dhe veprimtaria e kmdlnj-së

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut me seli në Prishtinë është organizata e parë joqeveritare e themeluar në Kosovë më 14 dhjetor 1989. KMDLNJ është organizatë joqeveritare, jopolitike dhe jofitimprurëse. Rrjeti organizativ i KMDLNJ-së përbëhet nga Zyra Qendrore në Prishtinë, 6 Qendra Rajonale (Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan dhe Ferizaj) dhe Nënkëshillat (NKMDLNJ) në komunat e tjera të Kosovës.

Që nga themelimi e deri pas përfundimit të luftës në Kosovë, KMDLNJ ka vepruar në kushte shumë të vështira. Në këtë periudhë ka bërë grumbullimin e të dhënave (informata, deklarata, fotografi dhe dëshmi të tjera) për shkeljen e të drejtave dhe të lirive të njeriut, përkatësisht me përgatitjen dhe publikimin e informatave ditore dhe raporteve periodike (javore, mujore, tremujore, gjashtëmujore dhe vjetore). Nëpërmjet këtyre raporteve është bërë pasqyrimi i gjendjes së të drejtave e të lirive të njeriut në Kosovë. Këtë veprimtari KMDLNJ e ka kryer me sukses dhe gjithmonë ka qenë burim i sigurt i informatave për të gjitha organizatat e vendit dhe të huaja, si dhe gazetarët, përfaqësitë diplomatike dhe delegacionet e shumta që e kanë vizituar Këshillin. Me një fjalë, KMDLNJ ka qenë vendburimi i parë prej ku janë shpërndarë informatat dhe raportet më të sakta, të cilat shquheshin për paanshmëri dhe saktësi.

Edhe para luftës, KMDLNJ ka realizuar projekte organizata joqeveritare ndërkombëtare, si me HIVOS, NED, FKSHH (Soros) etj. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, KMDLNJ është bërë partner implementues i UNHCR-së, së pari në projektin e monitorimit të kthimit të refugjatëve, e pastaj në aktivitetet me minoritete dhe me personat e zhvendosur (kthimi dhe riintegrimi i tyre) si dhe dialogu ndëretnik. Gjithashtu, e financuar nga ABBA/CEELI (American Bar Associaton & Central and East European Laë Initiative), ka grumbulluar të dhënat ante mortum për të zhdukurit dhe dëshmi të tjera për krime lufte.

Në kuadër të KMDLNJ-së ka funksionuar edhe Shërbimi Juridik, ku ekipi i avokatëve dhe juristëve ka offruar ndihmë juridike falas për çështjet civile juridike. Projekti është financuar nga Agjencia Evropiane për Rindërtim (AER).

Po ashtu, KMDLNJ ka bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës për grumbullimin e dëshmive për krimet e luftës në Kosovë dhe ka dorëzuar disa kallëzime penale. Nga viti 2000 KMDLNJ organizon Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar për të Drejtat e Njeriut - “NJË BOTË” (“ONE ËORLD”).

KMDLNJ ka bërë monitorimin e zgjedhjeve komunale (2000 e 2002) dhe të zgjedhjeve të përgjithshme (2001 e 2004). Njëherit, është angazhuar edhe në monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës dhe të Asambleve Komunale.

Në fund, vlen të theksohet se kryetari i Këshillit, z. Adem Demaçi më 12 dhjetor 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me çmimin Saharov kurse me 24 tetor 1993 Klubi i Rektorëve të Universiteteve Evropiane i ndau një mirënjohje e po ashtu është bartës i Mirënjohjes së Universitetit të Osllos që iu dha në dhjetor të vitit 1995.

Page 60: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

60

Shqipëria - sistemi i drejtësisë së saj

Historiku i drejtësisë Shqiptare14

Periudha 1912-1920 Shpallja e pavarësisë, shënoi hapat e para në krijimin e institucioneve të shtetit të ri shqiptar, ku

Kuvendi i Vlorës dhe Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, krahas iniciativave të rëndësishme për krijimin e organeve kryesore të pushtetit legjislativ e ekzekutiv, u fokusuan dhe mbi riorganizimin e pushtetit gjyqësor.

Kështu, në 10 Maj 1913 u miratua “Kanuni i Zhurisë”, akti i parë dhe guri i themelit për organizimin dhe funksionimin e gjykatave në sistemin gjyqësor shqiptar. Në “Kanunin e Zhurisë” u parashikua krijimi i Gjykatës së Diktimit, Gjykatave të shkallës së parë të nënprefekturave, të cilat ishin kompetente për gjykimin e çështjeve civile dhe kundërvajtjeve e delikteve, si dhe Gjyqi Popullor me zhuri, i cili do të gjykonte çështjet penale me përfaqësues të popullit.

Ky sistem, për të cilin kemi informacion se u zbatua të paktën në një çështje në Elbasan, nuk dha rezultatet e duhura dhe u shfuqizua me dekretin datë 4 qershor 1914, ku u vu në zbatim ligji për gjykatat e drejtësisë në Shqipëri, sipas të cilit u krijuan Gjyqi Fillor i Apelit dhe Diktimit.

Periudha 1920-1939

Në vitet 1920-1939 problemet kryesore në fushën e së drejtës, që paraqisnin rëndësi të madhe për shtetin tonë, ishin reforma ligjore, riorganizimi i organeve gjyqësore dhe aftësimi i kuadrove të tyre. Gjatë kësaj periudhe filloi të kristalizohej më mirë organizimi dhe funksionimi i sistemit gjyqësor.

Miratimi i Statutit Themeltar të Republikës së Shqipërisë, i vitit 1925, parashikoi në nenin 102 të tij se çdo gjyqtar e prokurorë do të emërohej në detyrë nga kryetari i Republikës, mbi propozim të Ministrit të Drejtësisë. Gjatë kësaj periudhe sistemi gjyqësor ishte i organizuar në:

Gjykata Fetare , të secilit prej tre besimeve. Vendimet e këtyre gjykatave ekzekutoheshin nga zyrat e përmbarimit pranë gjykatave të nënprefekturave

Gjykata Ushtarake e Posaçme , e krijuar për herë të parë në Shkodër, përbëhej nga tre oficerë, dy anëtarë civilë dhe një prokuror civil. Kjo gjykatë hetonte e gjykonte të gjitha çështjet për krime të cilët kishin “shaktue prishjen e qetësisë së brendshme”, dënonte të pandehurit pavarësisht nga grada ose cilësia e tyre, dënonte jo vetëm oficerët që kishin luftuar kundër forcave zogiste, por edhe të gjithë shtetasit që i ishin kundërvënë nëpunësve të qeverisë.

Gjykata e Posaçme Politike , kryesohej nga një oficer dhe përbëhej nga dy gjyqtarë dhe dy oficerë të zgjedhur nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Vendimet e kësaj gjykate ishin të formës së prerë dhe miratoheshin nga Ministri i Punëve të Brendshme, ndërsa në rastin e dënimit me vdekje kërkohej miratimi i Kryetarit të Parlamentit.

Gjykata e Lartë e Shtetit , përbëhej nga pesë senatorë dhe nga kryetarët e degëve të Gjykatës së Diktimit. Krijohej si gjykatë “ad hoc” për të shqyrtuar dhe zgjidhur çështjet që kishin të bënin me krime të tradhtisë së lartë, krime të tjera politike ose krime në ushtrimin e detyrës të kryera nga ministrat ose funksionarë më të lartë të shtetit. Ndryshimet e rëndësishme që ndodhën në vitin 1928, ku Shqipëria kaloi nga sistemi parlamentar i qeverisjes, në sistemin monarkikë të qeverisjes, u pasqyruan edhe në mënyrën e funksionimit të pushtetit gjyqësor, veçanërisht miratimi më 1 Prill 1929 i ligjit “Mbi organizimin e drejtësisë”, sanksionoi ndarjen e gjykatave në:

Gjykatat e Paqit , vepronin në qendrat e çdo prefekture dhe nënprefekture, dhe sipas rëndësisë ndaheshin në tre klasa.

Gjykatat e Shkallës së Parë , vepronin në çdo qendër prefekture, dhe si gjykatë kolegjiale e shtrinin veprimtarinë në të gjithë juridiksionin administrativ të prefekturës. Këto gjykata ndaheshin në Gjykatat Fillore dhe Gjykatat Kolegjiale:

Gjykata Fillore , gjykonin në shkallë të parë të gjitha çështjet penale të kompetencës së Gjykatës së Paqit, por me kusht që ato vepra të kishin ndodhur brenda kufijve të prefekturës.

Gjykata Kolegjiale , përbëhej nga një kryetar dhe dy anëtarë dhe kishte në kompetencë gjykimin e të gjitha çështjeve penale për krime (delikte), të cilat dënoheshin me burg mbi tre vjet.

Gjykata e Diktimit (sot Gjykata e Lartë), ndahej në dy degë: Dega e çështjeve Civile, Dega e çështjeve Penale. Çdo degë e saj përbëhej prej një Kryetar, katër Anëtarë, një Ndihmës-Anëtar, një Kryesekretar dhe numri i nevojshëm i sekretarëve, ftuesve dhe shërbëtoreve. Pranë Gjykatës së Diktimit ndodhej një Kryeprokuror, një Nënkryeprokuror, një sekretar, një protokollist-arshivist dhe një shërbëtor.

14 http://gjl.altirana.com (Gjykata e Lartë Tiranë)

Page 61: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

61

Gjykata e Diktimit mund të mblidhej dhe në Mbledhjen e Përgjithshme, ku detyra e Kryetarit ushtrohej prej Kryetarit të Degës Civile Karakteristikë e vendimeve të Gjykatës së Diktimit ishte garantimi i procesit të rregullt ligjor, paanshmëria dhe pavarësia e gjyqtarëve.

Gjatë periudhës së monarkisë funksioni i gjykatës së lartë administrative ushtrohej nga Këshilli i Shtetit, që ndahej në Seksionin e drejtësisë, të administratës dhe financës, ekonomisë e komunikacioneve.

Periudha 1944-1990

• Me ligjin për organizimin gjyqësor, viti 1951, Gjykata e Lartë ndahej në këto • kolegje gjyqësore:Kolegji penal • Kolegji civil • Kolegji ushtarak • Kolegji disiplinor Secili prej Kolegjeve shqyrtonte çështjet e veta të kompetencës lëndore me trup gjykues të përbërë

nga Kryetari, një Anëtar i Gjykatës së Lartë, dhe dy ndihmës. Interesant është fakti se kolegji disiplinor shqyrtonte shkeljet disiplinore të gjyqtarëve popullorë, të

kryetarëve dhe anëtarëve të gjykatave ushtarake dhe të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, me një trup gjykues të përbërë nga Kryetari ose zëvendësi i tij dhe dy anëtarë të Gjykatës së Lartë, të caktuar nga Kryetari.

Gjykata e Lartë gjykonte gjithashtu në Plenumin e saj, i cili përbëhej nga Kryetari, nën-kryetarët dhe gjithë anëtarët e Gjykatës së Lartë.

Udhëzimet e Plenumit të Gjykatës së Lartë, ashtu si mendimi juridik në tërësi, ishin të udhëhequra nga politika dhe ideologjia e regjimit komunist.

Përgjithësimet e praktikës gjyqësore, të bëra nga Gjykata e Lartë, kanë shërbyer për t’i orientuar gjykatat e shkallëve me të ulëta për gjykimin e çështjeve sipas kërkesave politike, ideologjisë dhe legjislacionit të kohës.

Periudha 1990-2008 Përmbysja e sistemit totalitar komunist u shoqërua me nevojën e ndryshimeve të mëdha në të

gjitha fushat e jetës dhe përshtatje me sistemet demokratike bashkëkohore. Në fushën e drejtësisë u ndje nevoja e ndryshimeve rrënjësore për të vendosur një sistem gjyqësor të pavarur, në mënyrë që drejtësia ti përmbahej parimeve të ligjshmërisë dhe barazisë së personave para ligjit, mbi bazën e respektimit të së drejtës.

Me Ligjin nr.7491, datë 29.04.1991 “Për Dispozitat Kryesore Kushtetuese”, Kuvendi Popullor vendosi që sistemi gjyqësor në Shqipëri të përbëhej nga Gjykata e Kasacionit, Gjykata e Apelit, gjykatat e shkallës së parë dhe gjykatat ushtarake.

Me ketë ligj Kryetari dhe zv.kryetarët e Gjykatës së Kasacionit zgjidheshin nga Kuvendi Popullor me propozim të Presidentit të Republikës. Gjyqtarët zgjidheshin nga Kuvendi Popullor. Ata zgjidheshin në detyrë një herë në 7 vjet më të drejtë rizgjedhjeje. Gjykata e Kasacionit nuk mund të shqyrtonte asnjë çështje në shkallë të parë, kurse në shkallë të dytë gjykonte vetëm çështjet e parashikuara me ligj.

Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, sanksionoi një sistem prej tre shkallë gjykimi, duke parashikuar se “Pushteti gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e Lartë, si dhe nga gjykatat e apelit e gjykatat e shkallës së parë, të cilat krijohen me ligj...”. Gjykata e Lartë, përbëhet prej 17 anëtarësh, të emëruar në detyrë me Dekret të Presidentit të Republikës, me pëlqimin e Kuvendit, me një mandate 9 vjeçar pa të drejtë riemërimi.

Gjykata e Lartë, në bazë të Kushtetutës, ka juridiksion fillestar dhe rishikues. Kështu, ajo gjykon si shkallë e parë akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, deputetëve, gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa, shqyrton në juridiksion rishikues të gjitha rekurset e paraqitura kundër vendimeve të gjykatave më të ulta. Gjithashtu, për njesimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore, Gjykata e Lartë ka të drejëe të tërheqë për shqyrtim në Kolegjet e Bashkuara /ështje të caktuara gjyqësore.

Për të përcaktuar më qartë mënyrën e organizimit dhe funksionimit të këtij institucioni të pavarur kushtetues, më datë 15.03.2008 u miratua ligji organik i tij, nr. 8588, dt.15.03.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”. Ky ligj parashikon se Gjykata e Lartë gjykon çështjet në dy Kolegje Civile dhe një Kolegj Penal, si dhe në Kolegjet të Bashkuara për unifikimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore.

Kryetari i Gjykatës së Lartë emërohet në detyrë me Dekret të Presidentit të Republikës, me pëlqimin e Kuvendit, nga rradhët e anëtarëve ekzistues, dhe e ushtron këtë detyrë brenda mandati të anëtarit të gjykatës. Ky i fundit, krahas funksioneve gjyqësore, ka në kompetencë përfaqësimin e institucionit,

Page 62: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

62

emërimin dhe shkarkimin e ndihmësve ligjor e personelit ndihmës, si dhe administrimin e fondeve buxhetore të vëna në dispozicion.

15

http://www.gjykatatirana.gov.al

Në diagramin e mësipërme janë dhënë aktorët kryesorë të sistemit shqiptar të drejtësisë. Varësitë

ndërmjet tyre tregojnë se si Presidenti, Parlamenti, Konferenca gjyqësore dhe Ministria e Drejtësisë bashkëveprojnë ndaj gjykatave.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë nuk bën pjesë në sistemin gjyqësor të zakonshëm por ajo përbën një juridiksion të veçantë, e ngarkuar të kontrollojë kushtetutshmërinë e ligjeve dhe të akteve të tjerë normative.

Me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, që ka hyrë në fuqi më 28 nëntor 1998, Gjykata Kushtetuese fiton një pozitë të rëndësishme institucionale. Nenet 124 deri 134 të Kushtetutës i kushtohen Gjykatës Kushtetuese si juridiksion kushtetues i pavarur. Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës (neni 124 i Kushtetutës).

Këto dispozita përcaktojnë edhe përbërjen, emërimin dhe statusin e gjyqtarëve e të Kryetarit të saj, tipin dhe shtrirjen e kompetencave të kontrollit kushtetues, subjektet që mund ta venë në lëvizje atë, forcën detyruese dhe zbatimin e vendimeve të saj.

15 http://www.gjykatatirana.gov.al/

Page 63: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

63

Presidenti

Kompetencat në fushën e drejtësisë Neni 84. (Shpallja e ligjeve)

16

1. Presidenti i Republikës shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij. 2. Ligji quhet i shpallur, në qoftë se Presidenti i Republikës nuk ushtron të drejtat e parashikuara në

paragrafin 1 të këtij neni dhe në paragrafin 1 të nenit 85. 3. Ligji hyn në fuqi me kalimin e jo më pak se 15 ditëve nga botimi i tij në Fletoren Zyrtare. 4. Në rastet e masave të jashtëzakonshme, si dhe në rast nevoje e urgjence, kur Kuvendi vendos me

shumicën e të gjithë anëtarëve dhe Presidenti i Republikës jep pëlqimin, ligji hyn në fuqi menjëherë, vetëm pasi të jetë njoftuar publikisht. Ligji duhet të botohet në numrin më të parë të Fletores Zyrtare.

Neni 85. (Kthimi i ligjit vetëm njëherë)

1. Presidenti i Republikës ka të drejtë ta kthejë ligjin për rishqyrtim vetëm njëherë. 2. Dekreti i Presidentit për rishqyrtimin e një ligji e humbet fuqinë, kur kundër tij votojnë shumica e të

gjithë anëtarëve të Kuvendit. Neni 86. (Kushtet për tu zgjedhur President)

1. Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit. 2. President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vjetët

e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç. Neni 92. (Kompetenca të tjera)

Presidenti ushtron edhe këto kompetenca: b) ushtron të drejtën e faljes sipas ligjit; c) jep shtetësinë shqiptare dhe lejon lënien e saj sipas ligjit; ç) jep dekorata e tituj nderi sipas ligjit; d) jep gradat më të larta ushtarake sipas ligjit; gj) cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e

referendumeve; h) kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë

të bëjnë me detyrat e tyre. Neni 93. (Forma e akteve) Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete. Neni 115. (Caktimi i datës së zgjedhjeve të organeve vendore të shkarkuara) 3. Në rastin e mos ushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse.

Neni 125. (Emërimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese)

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës me

pëlqimin e Kuvendit Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga radhët e anëtarëve të saj nga Presidenti i Republikës,

me pëlqimin e Kuvendit, për një periudhë 3 vjetësh.

16 Kushtetuta e Republikws së Shqipërisë

Page 64: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

64

Neni 127. (Emërimi në rastin e krijimit të vendeve vakant në Gjykatën Kushtetuese)

Në rast se vendi i gjyqtarit mbetet vakant, Presidenti i Republikës emëron, me pëlqimin e Kuvendit,

një gjyqtar të ri, i cili qëndron në detyrë deri në përfundimin e mandatit të gjyqtarit të larguar.

Neni 129. (Betimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese)

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës. Neni 134. (Vënia në lëvizje e Gjykatës Kushtetuese)

Neni 136. (Emërimi i gjyqtarëve)

1. Anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. 2. Njeri nga anëtarët emërohet Kryetar sipas procedurës së parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni. 3. Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë qëndrojnë në detyrë për 9 vjet pa të drejtë riemërimi. 4. Gjyqtarët e tjerë emërohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. 5. Gjyqtarë mund të jenë vetëm shtetasit me arsim të lartë juridik. Kushtet dhe procedura e zgjedhjes

caktohen me ligj. Neni 137. (Imuniteti i gjyqtarëve dhe KLD-ja )

Gjyqtarët e tjerë mund të ndiqen penalisht vetëm me miratim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Gjyqtari mund të ndalohet ose të arrestohet vetëm në qoftë se kapet në kryerje e sipër të një krimi

ose menjëherë pas kryerjes së tij. Organi kompetent njofton menjëherë Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në qoftë se Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve për dërgimin në gjykatë të gjyqtarit të arrestuar, organi kompetent është i detyruar ta lirojë atë. Neni 147. (Kryetar i KLD-së)

1. Këshilli i Lartë i Drejtësisë përbëhet nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Ministri i

Drejtësisë, 3 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi, si dhe 9 gjyqtarë të të gjitha niveleve, të cilët zgjidhen nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare. Anëtarët e zgjedhur qëndrojnë në detyrë për 5 vjet pa të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme.

2. Presidenti i Republikës është Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. 3. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me propozim të Presidentit, zgjedh nga radhët e tij një zëvendëskryetar.

Zëvendëskryetari organizon veprimtarinë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe kryeson mbledhjet e tij në mungesë të Presidentit të Republikës.

4. Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos për transferimin e gjyqtarëve, si dhe për përgjegjësinë e tyre disiplinore sipas ligjit.

5. Transferimi i gjyqtarëve nuk mund të bëhet pa pëlqimin e tyre, përveçse kur këtë e diktojnë nevojat e riorganizimit të sistemit gjyqësor.

6. Gjyqtari mund të shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për kryerjen e një krimi, për paaftësi mendore a fizike, për akte sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit ose për pamjaftueshmëri profesionale. Kundër këtij vendimi gjyqtari ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Lartë, e cila në këtë rast, vendos me kolegje të bashkuara.

Neni 149. (Emërimi i Prokurorëve) 1. Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. 2. Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kuvendit,

për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë figurën e Prokurorit.

3. Prokurorët e tjerë emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm.

Page 65: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

65

Neni 150. (Vlerësimi i kërkesës së popullit për të zhvilluar referendum) 1. Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për

shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.

Neni 151. (Shpallja e ligjit të miratuar me referendum) 1. Ligji i miratuar me referendum shpallet nga Presidenti i Republikës. Neni 152. (Caktimi i datës së referendumit)

1. Data e referendumit caktohet nga Presidenti i Republikës brenda 45 ditëve pas shpalljes së vendimit pozitiv të Gjykatës Kushtetuese ose pas kalimit të afatit brenda të cilit Gjykata Kushtetuese duhet të shprehej. Gjatë vitit referendumet zhvillohen vetëm në një ditë.

Neni 154. (Zgjedhja e anëtarëve të KQZ) 1. Komisioni (Qendror i Zgjedhjeve) përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët zgjidhen për një mandat 7 vjeçar.

Dy anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, 2 nga Presidenti i Republikës dhe 3 anëtarë të tjerë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Neni 177. (Shpallja e ligjit për amendimin e kushtetutës) 1. Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për

rishikimin e Kushtetutës. 2. Ligji i miratuar në referendum shpallet nga Presidenti i Republikës dhe hyn në fuqi në datën e

parashikuar në këtë ligj.

Funksionet dhe Kompetencat e Presidentit të Republikës në ligje të tjera.

Avokati i Përgjithshëm i Shtetit • Emërimi dhe shkarkimi i Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, bëhet me dekret të Presidentit të

Republikës, me propozimin e Kryeministrit. • Këshilli i Avokaturës së Shtetit (Këshilli) përbëhet nga Avokati i Përgjithshëm, Këshilltari Ligjor i

Presidentit, Këshilltari Ligjor i Kryeministrit, përfaqësuesi i Prokurorit të Përgjithshëm, tre juristë të kualifikuar e me vjetërsi nga Këshilli i Ministrave, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, një jurist i zgjedhur nga Shoqata e Kryetarëve të Bashkive dhe një jurist nga Shoqata e Kryetarëve të Komunave, si dhe pesë avokatë të shtetit, të zgjedhur nga Mbledhja e Përgjithshme e Avokatëve të Shtetit dhe sipas procedurës së parashikuar në Rregulloren e Avokaturës së Shtetit.

• Me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidenti i Republikës emëron gjyqtarë personat

që kanë mbaruar vitin e dytë të Shkollës së Magjistraturës për të kryer stazhin profesional të parashikuar në ligjin nr.8136, datë 31.7.1996 "Për shkollën e Magjistraturës së Republikës të Shqipërisë", në gjykatat që kanë kushtet më të mira për organizimin e këtij stazhi.

• Kandidatët për gjyqtarë emërohen në detyrë nga Presidenti i Republikës me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mbi bazën e konkurimit në këtë të fundit."

• Gjyqtarët e gjykatës së apelit emërohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mbi bazën e konkurimit, pasi të kenë punuar jo më pak se pesë vjet në gjykatat e shkallës së parë dhe të jenë dalluar për aftësi profesionale dhe cilësi të larta etiko-morale.

• Kryetarët dhe zëvendëskryetarët e gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit emërohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

• Gjykatat e shkallës së parë organizohen dhe funksionojnë në rrethe gjyqësore në të gjithë territorin e vendit. Kompetencat tokësore dhe qendra e ushtrimit të veprimtarisë për secilën prej tyre caktohet me dekret të Presidentit të Republikës, me propozim të ministrit të Drejtësisë, pasi të jetë marrë edhe mendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Page 66: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

66

• Gjykatat e apelit funksionojnë në zona të caktuara nga Presidenti i Republikës, me propozim të ministrit të Drejtësisë, pasi të jetë marrë dhe mendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

• Numri i përgjithshëm i gjyqtarëve të të gjitha hallkave gjyqësore caktohet me dekret të Presidentit të Republikës, me propozim të ministrit të Drejtësisë, pasi të jetë marrë edhe mendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

• Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. • Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozimin e

Kuvendit... • Këshilli i Prokurorisë përbëhet nga shtatë anëtarë. Në Këshillin e Prokurorisë bëjnë pjesë një

përfaqësues i Presidentit, një përfaqësues i Ministrit të Drejtësisë dhe pesë prokurorë. • Kandidatët për prokurorë emërohen në detyrë nga Presidenti i Republikës me propozimin e

Prokurorit të Përgjithshëm mbi bazën e rezultateve të konkurimit. • Me propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Presidenti i Republikës emëron prokurorë në stazh

personat që kanë mbaruar vitin e dytë të Shkollës së Magjistraturës,... • Ngritja në një detyrë më të lartë ose transferimi mund të bëhet vetëm për nevoja dhe në interes

të punës nga Presidenti i Republikës, me propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm, pasi të jetë marrë mendimi i prokurorit.

Page 67: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

67

Këshilli i Ministrave

Ministria e drejtësisë17

Historia

Ministria e parë e Drejtësisë e shtetit të pavarur shqiptar, u krijua me miratimin nga qeveria e Vlorës, e aktit “ Kanuni i përshtatshëm i administratës civile shqiptare”. Në krye të kësaj ministrie u vendon juristi, Petro Poga, ministër i parë i Drejtësisë së shtetit të pavarur shqiptar.

Kushtetuta e parë e Shqipërisë , "Statuti Organik i Shqipërisë" u hartua nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit në Vlorë më 10 prill 1914, në mbështetje të aktit të 29 korrikut 1913 të Fuqive të Mëdha.

Me shumë autoritet, Ministrisë së Drejtësisë iu njoh me Kongresin e Lushnjës . Ministria u mor kryesisht me hartimin dhe përpilimin e statusit të Lushnjës , si dhe bëri të mundur unifikimin e veprimtarisë dhe organizimit gjyqësor.

Me qeverinë e Fan Nolit (vitit 1024). Ministria e Drejtësisë luajti një rol vendimtar për afrimin e legjislacionit shqiptar me atë perëndimor, si dhe aplikoi një sërë reformash në organizimin gjyqësor..

Me shpalljen e Shqipërisë Republikë Parlamentare, dhe rikthimin e Ahmet Zogut në pushtet, ministria e Drejtësisë me ministër Milto Tutulanin, shpalli statusin themeltar në 1925. Shqipëria me 1 shtator të vitit 1928 , u shpall “ Mbretëri Demokratike, Parlamentare dhe e Trashëgueshme”. Ky fakt çoi në ndryshimin e statusit të mëparshëm dhe miratimin e “ Statusit Themeltar të Monarkisë”.

Kësaj periudhe i përkasin miratimi i 3 kodeve të rëndësishme të së drejtës shqiptare, sipas modeleve të Evropës Perëndimore dhe pikërisht :

Kodi Penal 1928 Kodi Civil 1029 Kodi Tregtar 1932 Në vitet 1930-1944 në kohën e pushtimit nazifashist ,Ministria e Drejtësisë ishte pjesë e kabinetit të

qeverisë kuislinge. Konferenca e Pezës me krijimin e frontit antifashist-nacional- çlirimtar shënoi një etapë tjetër ndryshimesh në historinë e shtetit shqiptar.

Me çlirimin e Shqipërisë, partia Komuniste filloi të impononte sistemin gjyqësor ideologjinë, me dekretin e 15 marsit të vitit 1946 . Ministri i Drejtësisë jo vetëm drejtonte punën e gjyqësorit, por ai diktonte vendimet e gjyqtarëve.

Në vitin 1966 , me suprimimin e nenit 80, të Kushtetutës , u shkri Ministria e Drejtësisë. Vendosja e sistemit demokratik në Shqipëri pas vitit 1992, kërkonte nga Ministria e Drejtësisë ringritjen institucionale të saj . Që nga ajo kohë Ministria e Drejtësisë ka marrë dhe po luan një rol të rëndësishëm në të gjitha fushat e veprimtarisë së saj, si në reformimin e sistemit të drejtësisë, hartimin e legjislacionit të ri shqiptar si dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Ministria e Drejtësisë, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, ushtron funksione dhe ka në kompetencë hartimin dhe ndjekjen e politikave, përgatitjen e akteve ligjore dhe nënligjore, si dhe ushtrimin e shërbimeve të nevojshme lidhur me sistemin gjyqësor, sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale a civile, sistemin e shërbimeve të lira juridiko-profesionale, bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën civile dhe penale, fushat e tjera të drejtësisë dhe të kompetencës së saj sipas ligjit, si dhe për bashkërendimin, harmonizimin dhe reformimin e legjislacionit shqiptar në tërësi.

Në ushtrimin e veprimtarisë së saj, Ministria e Drejtësisë ka për qëllim të kërkojë respektimin e Kushtetutës, të ligjeve, realizimin dhe mbrojtjen e dinjitetit, të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, si dhe të kontribuojë në parandalimin e shkeljeve të ligjit, në përputhje dhe në funksion të kërkesave të zhvillimit demokratik dhe të integrimit evropian të Republikës së Shqipërisë.

Ministria e Drejtësisë, në përputhje me ligjin, mbështet, bashkëpunon dhe bashkërendon veprimtarinë e saj me organet e pushtetit gjyqësor dhe me prokurorinë, duke respektuar parimin e ndarjes së pushteteve dhe të pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe të prokurorisë.

Ministria e Drejtësisë, në përputhje me drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe me programin e Qeverisë, ushtron veprimtarinë e saj në fushat si vijon:

• Ndjek dhe përgjigjet për realizimin e politikës së përgjithshme shtetërore në fushën e drejtësisë. • Harton projektet e akteve ligjore e nënligjore në fushën e drejtësisë.

17 www.justice.gov.al (Ministria e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë)

Page 68: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

68

• Jep mendim të specializuar për projektet e akteve ligjore dhe të akteve nënligjore normative të Këshillit të Ministrave, të ministrave dhe të drejtuesve të institucioneve të tjera qendrore, si dhe për realizimin e reformimit të legjislacionit në përgjithësi.

• Jep mendim të specializuar për përmbajtjen e projekteve të marrëveshjeve ndërkombëtare, që lidhen në emër të Republikës së Shqipërisë ose të Këshillit të Ministrave.

• Përgatit dhe ndjek zbatimin e metodologjisë së unifikuar shqiptare për procesin ligjvënës, hartimin e akteve normative dhe terminologjinë juridike.

• Ndjek dhe bashkërendon punët me institucionet e tjera dhe përgjigjet për procesin e realizimit të strategjisë së përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian.

• Kujdeset për funksionimin dhe organizimin e pushtetit gjyqësor. • Drejton dhe kontrollon administratën gjyqësore. • Kryen inspektime dhe bën procedimin disiplinor të gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe

të apelit sipas ligjit. • Kontrollon sipas ligjit organin e prokurorisë dhe raporton te Presidenti i Republikës dhe në Kuvend. • Mbështet dhe merr pjesë, sipas ligjit, në realizimin e funksioneve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. • Drejton sistemin e paraburgimit dhe të ekzekutimit të vendimeve penale. • Drejton sistemin e ekzekutimit të vendimeve civile dhe të titujve ekzekutivë. • Drejton veprimtarinë e Qendrës së Publikimeve Zyrtare. • Drejton shërbimin e unifikuar statistikor në fushën e Drejtësisë. • Mban regjistrin e gjendjes gjyqësore dhe lëshon certifikatat në bazë të atij regjistrimi. • Realizon shërbimet juridiko–administrative, që sipas ligjit janë në kompetencë të Ministrit

të Drejtësisë. • Kujdeset për funksionimin dhe organizimin e avokatisë, noterisë, arbitrazhit, ndërmjetësimit,

ndihmës juridike në fushën e drejtësisë dhe, në përgjithësi, për profesionet e lira juridiko-profesionale.

• Mbështet dhe merr pjesë në bashkërendimin e veprimtarive me organet shtetërore, gjykatat dhe prokurorinë, lidhur me njohjen, studimin dhe masat për parandalimin dhe luftën kundër kriminalitetit dhe shkeljeve të ligjit.

• Kujdeset dhe bashkërendon veprimtaritë për mbrojtjen e të drejtave dhe të interesave të ligjshme të të miturve në fushën e drejtësisë, si dhe për edukimin ligjor dhe parandalimin e shkeljeve të ligjit nga të miturit.

• Drejton shërbimet e ekspertimit ligjor. • Kryen drejtimin metodik të shërbimeve të gjendjes civile. • Kryen drejtimin metodik të shërbimeve dhe të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. • Kryen drejtimin metodik të zyrave juridike të ministrive dhe të institucioneve të tjera qendrore. • Kujdeset dhe mbështet veprimtaritë për përgatitjen profesionale, aftësimin dhe specializimin e

gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, noterëve dhe juristëve të administratës publike. • Kujdeset dhe mbështet veprimtaritë shkencore në fushën e drejtësisë dhe përhapjen e edukatës

juridike. • Kujdeset për ndjekjen dhe bashkërendimin e marrëdhënieve me shoqërinë civile për fushën e

drejtësisë. • Ndjek bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën penale dhe civile dhe, në përputhje me

marrëveshjet ndërkombëtare, ku shteti shqiptar është palë, realizimin e marrëdhënieve juridiksionale me autoritetet kompetente të shteteve të tjera, si dhe me organizma ndërkombëtarë.

• Kryen funksione të tjera në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare ku shteti shqiptar është palë.

• Kryen funksione dhe veprimtari të tjera në përputhje me ligjin Institucionet ne varësi

• Agjencia e Pronave • Avokatura e Shtetit • Drejtoria e Burgjeve • Drejtoria e Përmbarimit • Regjistrimi i Pronave • Mjekësia Ligjore • Shërbimi i Provës • Komiteti i Birësimeve • Publikimet Zyrtare

Page 69: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

69

Këshilli i Lartë i Drejtësisë18 Përbërja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë përbëhet nga: • Presidenti i Republikës, • Kryetari i Gjykatës së Lartë, • Ministri i Drejtësisë, • 3 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe • 9 gjyqtarë, të të gjitha niveleve, të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare.

Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Presidenti i Republikës është Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kryetari thërret dhe drejton mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe kujdeset për zbatimin e ligjit gjatë zhvillimit të mbledhjeve dhe për marrjen e vendimeve.

Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me propozim të Presidentit, zgjedh nga radhët e tij një

Zëvendëskryetar. Thirrja e mbledhjeve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kryetari vendos për datën dhe kohën e mbledhjeve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por jo më

rrallë se një herë në 2 muaj. Kryetari mund të vendosë shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Çdo ndryshim, në datën dhe kohën e vendosur për mbledhjet, u njoftohet secilit prej anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kryetari thërret mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë edhe kur kjo kërkohet me shkrim nga jo më pak se pesë prej anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nga Zëvendëskryetari ose nga Ministri i Drejtësisë. Rendi i ditës Rendi i ditës së mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë vendoset nga Kryetari. Në rendin e ditës përfshihen çështje të cilat, sipas ligjit, janë detyrë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Organizimi

Struktura e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Struktura e KLD-së garanton një mbikëqyrje të pavarur të sistemit gjyqësor, pavarësisht se kjo

mbikëqyrje e pavarur duhet të garantohet edhe në veprimtarinë e përditshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke qëndruar larg influencave dhe dualiteteve ligjore apo nënligjore me institucione që përfaqësojnë pushtetin ekzekutiv.

Dispozitat Kushtetuese

Kushtetuta përcakton se KLD-ja përbëhet nga pesëmbëdhjetë anëtarë: Presidenti i Republikës, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Ministri i Drejtësisë, tre anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi dhe nëntë gjyqtarë të të gjitha niveleve, të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare. Afati i qëndrimit në detyrë është pesë vjet dhe anëtarët e zgjedhur nuk kanë të drejtë të kërkojnë rizgjedhje të menjëhershme.

Kryetari i KLD-së është Presidenti i Republikës dhe anëtarët e KLD-së zgjedhin, me propozim të Presidentit, një Zëvendëskryetar prej radhëve të veta, për të organizuar veprimtarinë dhe për të kryesuar në mungesë të Presidentit.

Neni 147 përshkruan më tej disa nga detyrat kryesore të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, veçanërisht transferimin dhe disiplinimin e gjyqtarëve dhe, për shkelje të caktuara, shkarkimin e tyre nga postet që mbajnë. Neni 147 jep arsyet në bazë të të cilave Këshilli i Lartë i Drejtësisë mund t’i shkarkojë gjyqtarët:

18 www.kld.al (Këshilli i Lartë i Drejtësisë)

Page 70: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

70

kryerja e një krimi, paaftësia mendore a fizike, akte apo sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit, ose pamjaftueshmëri profesionale. Një shkarkim mund të apelohet në Gjykatën e Lartë.

Neni 137 i jep Këshillit të Lartë të Drejtësisë kompetenca të mëtejshme në disiplinimin gjyqësor, pasi procedimi penal për çdo gjyqtar të Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe Gjykatave të Apelit, kërkon miratimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe, nëse ky Këshill nuk jep pëlqimin për procedim penal brenda 24 orëve që nga njoftimi i akuzës, organi i procedimit penal duhet ta lirojë gjyqtarin.

Në mbështetje të nenit 136, Këshilli i Lartë i Drejtësisë luan një rol kyç në emërimin e gjyqtarëve. Për funksionin e gjyqtarit në Gjykatat e Rrethit Gjyqësor dhe Gjykatat e Apelit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë i propozon kandidatura për emërim Presidentit, me kushtet dhe procedurat për një përzgjedhje të tillë, të përcaktuara me ligj.

Gjithashtu, në përputhje me nenin 154, Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjedh tre anëtarë që shërbejnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Struktura dhe Veprimtaria Përbërja e Këshillit

Ligji nr. 8811, datë 17.5.2001, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”. Ligji për Këshillin e Lartë të Drejtësisë përcakton dhe rregullon formën dhe funksionimin e këtij institucioni, mbështetur në rregullimin kushtetues.

Sipas nenit 4 gjyqtarët e zgjedhur në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, duhet të kenë shërbyer në detyrë për të paktën dhjetë vjet dhe anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi, duhet të jenë juristë me të paktën 15 vjet përvojë. Neni 5 gjithashtu përjashton nga shërbimi në KLD prokurorët, “anëtarët e organeve drejtuese apo ekzekutive” të partive politike ose ata që aktualisht ushtrojnë veprimtarinë e avokatisë në gjykatën e shkallës së apelit apo të rrethit.

Neni 7 përcakton kushtet e mbarimit të mandatit të një anëtari në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ku përfshihen: mungesa e zgjatur, dënimi me vendim të gjykatës për një vepër penale, deklarimi si i paaftë për të vepruar me vendim gjykate ose kryerja e një prej funksioneve të përjashtuara. Nëse një gjyqtar që shërben në Këshillin e Lartë të Drejtësisë merr një masë disiplinore nga Këshilli për veprimtarinë e tij si gjyqtar, ai mund të humbasë mandatin vetëm kur pas rivotimit të mandatit të tij në Konferencë Gjyqësore Kombëtare nuk fiton shumicën e votave.

Nenet 9 dhe 10 përcaktojnë verifikimin e kualifikimit dhe përputhshmërisë ligjore të anëtarëve të rinj, përmes krijimit të një komisioni verifikues tre-anëtarësh, i cili, nëse është e domosdoshme, bën një raport që justifikon mos kualifikimin e të sapoemëruarit.

Veprimtaria

Kreu 3 përcakton veprimtarinë e zakonshme të KLD-së, duke caktuar një takim të caktuar nga Kryetari, të paktën çdo dy muaj, ose me kërkesë me shkrim të të paktën pesë anëtarëve, Zëvendëskryetarit ose Ministrit të Drejtësisë. Një njoftim bashkë me rendin e ditës dhe materialet përkatëse të bashkëngjitura, duhet t’u dërgohen të gjithë anëtarëve jo më vonë se 48 orë përpara një mbledhjeje, përveç se kur është një mbledhje që përcakton nëse një gjyqtar i akuzuar për një krim, duhet të ndiqet penalisht, dhe KLD-ja ka vetëm 24 orë për të vendosur. Neni 22 përcakton se çdo anëtar duhet të jetë në dijeni të rendit të ditës të vendosur nga Kryetari dhe se çështjet e reja mund të shtohen në takim, me dy të tretat e votave të të gjithë anëtarëve. Kuorumi përbëhet nga tetë prej pesëmbëdhjetë anëtarëve dhe anëtarët nuk mund të abstenojnë gjatë votimit përveç se kur ndalohen për shkak konflikti interesash të parashikuar nga neni 37 i Kodit të Procedurave Administrative.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i merr vendimet me një sistem votimi të hapur, përveç rasteve kur çështja në fjalë lidhet me një ndër anëtarët e vet. Në këtë rast, Këshilli mund të përdorë votimin e fshehtë, nëse shumica e anëtarëve vendos për një mënyrë të tillë. Sipas nenit 25, anëtarët e përjashtuar ligjërisht nga votimi, gjithashtu përjashtohen nga debati mbi çështjen. Qoftë me votim të hapur apo të fshehtë, në përputhje me nenin 26 të Ligjit për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, KLD-ja merr vendime me shumicë votash të anëtarëve të pranishëm, me vota të ndara në mënyrë të barabartë, për t’i dhënë pafajësinë gjyqtarit që procedohet disiplinarisht dhe për të pranuar propozime për emërim. Procedimet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ruhen plotësisht në procesverbalin e mbajtur nga Zëvendëskryetari dhe të verifikuar nga anëtarët.

Administrimi i Gjykatave

KLD-ja gjithashtu ka kompetenca të tjera, por që nuk përfshihen në Ligjin për KLD-në, siç

janë konsultimi me Presidentin dhe Ministrinë e Drejtësisë për krijimin e rretheve gjyqësore

Page 71: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

71

territoriale për gjykatat e shkallës së parë dhe gjykatat e apelit, si dhe këshillimi për numrin e gjyqtarëve që duhen vendosur në çdo rreth. KLD-ja e merr këtë pushtet përkatësisht nga nenet 6 dhe 8 të Ligjit për Pushtetin Gjyqësor.

Kontrolli i gjykatave dhe kontrolli i gjyqtarëve

Ligji Nr. 8811, datë 17.05.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, parashikon se Këshilli i Lartë i Drejtësisë është autoriteti shtetëror përgjegjës për kontrollin e veprimtarisë së gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit.

Ligji parashikon dy lloje kontrolli, kontrollin e gjyqtarëve dhe kontrollin e gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit.

Kontrolli i gjyqtarëve realizohet nëpërmjet verifikimit të ankesave të shtetasve dhe të subjekteve të tjera, si dhe nëpërmjet inspektimit të përgjithshëm apo tematik, që konsiston në verifikimin e veprimtarisë gjyqësore dhe jashtëgjyqësore të tyre.

Kontrolli i gjykatave realizohet nëpërmjet inspektimit të përgjithshëm apo tematik, që konsiston në verifikimin e veprimtarisë administrative të tyre.

Verifikimi i ankesave të shtetasve apo subjekteve të tjera për veprime të gjyqtarëve që vlerësohen në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës kryhet vetëm atëherë kur në ankesë parashtrohen fakte apo rrethana, konfirmimi i të cilave do të sillte fillimin e një nisme disiplinore ndaj gjyqtarëve konkretë.

Inspektimi i përgjithshëm apo tematik i zakonshëm i gjyqtarëve kryhet në cdo rast kur vlerësohet i nevojshëm grumbullimi i të dhënave konkrete për përmbushjen e rregullt të detyrës nga ata.

Inspektimi i përgjithshëm apo tematik i jashtëzakonshëm i gjyqtarëve kryhet atëherë kur për gjyqtarë konkretë ekzistojnë të dhëna që vënë në dyshim përmbushjen e rregullt të detyrës nga ata.

Inspektimi i përgjithshëm apo tematik i zakonshëm i gjykatave kryhet në çdo rast kur vlerësohet i nevojshëm grumbullimi i të dhënave konkrete rreth funksionimit normal të tyre. Inspektimi i përgjithshëm apo tematik i jashtëzakonshëm i gjykatave kryhet atëherë kur për gjykata konkrete ekzistojnë të dhëna që vënë në diskutim funksionimin normal të tyre. Veprimtaria gjyqësore e gjyqtarëve si dhe sjelljet e lejuara apo të ndaluara gjatë ushtrimit të funksionit janë të normuara në ligjet materiale, procedurale si dhe ligje të tjera organike. Veprimtaria jashtëgjyqësore e gjyqtarëve është e normuar në Kodin e Etikës Gjyqësore si dhe në ligjin organik të pushtetit gjyqësor.

Veprimtaria administrative e gjykatës është e normuar në ligjet procedurale, si dhe aktet nënligjore të Ministrit të Drejtësisë.

Verifikimi i ankesave kryhet në çdo rast, me urdhër të Kryeinspektorit. Inspektimi i përgjithshëm apo tematik, i zakonshëm apo i jashtëzakonshëm, kryhet në çdo rast me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Inspektimi i veprimtarisë së gjyqtarëve dhe gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit kryhet edhe nga Ministri i Drejtësisë, ashtu sikundër ato mund të kryhen në bashkëpunim të strukturave respektive të Këshillit të Lartë të Drejtësisë me ato të Ministrisë së Drejtësisë.

Page 72: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

72

Gjykatat

Pushteti gjyqësor në Shqipëri Në Republikën e Shqipërisë, pushteti gjyqësor ushtrohet vetëm nga Gjykatat, në përputhje me

Kushtetutën dhe kompetencat që u ngarkohen atyre me ligj. Gjyqtarët kanë kompetencë të shqyrtojnë të gjitha çështjet penale, penale ushtarake, civile, administrative si dhe çdo çështje tjetër të përcaktuar me ligj.

Sistemi Shqiptar i Drejtësisë përbëhet nga Gjykatat e Faktit, Gjykatat e Apelit dhe Gjykata e Lartë. Secili nivel trajton çështje civile, penale, tregtare dhe administrative. Sistemi ushtarak i drejtësisë është i përfshirë në sistemin e drejtësisë penale.

Sistemi ynë i Drejtësisë përfshin 346 gjyqtarë të cilët janë të shpërndarë në 29 Gjykata Fakti, 6 Gjykata Apeli, 1 Gjykatë Ushtarake Apeli dhe në Gjykatën e Lartë.

Gjykatat e Rretheve Gjyqësore organizohen dhe funksionojnë në rrethe gjyqësore në të gjithë territorin e vendit. Kompetencat tokësore dhe qendra e ushtrimit të veprimtarisë për secilën prej tyre caktohet me dekret të Presidentit të Republikës, me propozimin e Ministrit të Drejtësisë, pasi të jetë marrë edhe mendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Gjykatat e Rretheve Gjyqësore gjykojnë sipas rregullave të parashikuara në kodet e procedurave, ku përcaktohet edhe përbërja e trupit gjykues.

Gjykatat e Apelit funksionojnë në zona të caktuara nga Presidenti i Republikës, përsëri me propozimin e Ministrit të Drejtësisë, pasi të jetë marrë edhe mendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Këto Gjykata gjykojnë në shkallë të dytë ankimet kundër vendimeve të Gjykatave të Rretheve Gjyqësore.

Gjykatat e Apelit gjykojnë me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë. Gjykatat Ushtarake organizohen dhe funksionojnë brenda sistemit gjyqësor sipas kompetencave të

përcaktuara në ligj. Gjykatat Ushtarake përbëhen nga Gjykatat e Shkallës së Parë dhe të Apelit. Kjo e fundit shqyrton në shkallë të dytë ankimet kundër vendimeve të Gjykatave Ushtarake të Shkallës së Parë.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ndalon krijimin e Gjykatave të Jashtëzakonshme. Në nenin 135 pika 2 e saj thuhet: "Kuvendi mund të krijojë me ligj Gjykata për fusha të veçanta, por në asnjë rast Gjykata të Jashtëzakonshme". Një gjë e tillë është pasqyruar edhe në paragrafin e tretë të nenit 11 të ligjit 8436, datë 28.12.1998 "Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë"

Gjykatat e Rretheve Gjyqësore kanë kompetencë të gjykojnë të gjitha mosmarrëveshjet civile si dhe mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile e në ligje të tjera, si dhe veprat penale, përveç atyre që i përkasin kompetencës së Gjykatës Ushtarake. Këto të fundit gjykojnë ushtarakët për veprat penale ushtarake, robërit e luftës dhe persona tjerë të caktuar me ligj.

Për gjykimin e mosmarrëveshjeve civile e të mosmarrëveshjeve të tjera të parashikuara ne Kodin e Procedurës Civile e në ligje të veçanta, zbatohen rregulla të detyrueshme, të njëjta e të barabarta. Në asnjë rast Gjykata nuk mund të mos shqyrtojë dhe të japë vendime për çështjet që paraqiten për shqyrtim, me arsyetimin se ligji mungon, nuk është i plotë, ka kundërshtime ose është i paqartë.

Gjithashtu, legjislacioni procedural penal ka për detyrë të sigurojë një procedim të drejtë, të barabartë e të rregullt ligjor, të mbrojë liritë personale dhe të drejtat e interesat e ligjshme të shtetasve, të ndihmojë për forcimin e rendit juridik dhe zbatimin e Kushtetutës e të ligjeve të shtetit.

Page 73: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

73

Gjykata e Lartë19

Gjykata e Lartë, me seli në Tiranë, është shkalla më e lartë e pushtetit gjyqësor në Republikën e

Shqipërisë. Misioni i saj kryesor është rishikimi, me kërkesën e palëve, i vendimeve të gjykatave të shkallëve më të ulëta.

Nëpërmjet këtij procesi, ajo merr në shqyrtim çështjet e zbatimit të ligjit pa gjykuar faktet duke garantuar me anë të jurisprudencës së saj zbatimin uniform të ligjeve.

Për të siguruar një proces sa më transparent dhe një qasje të gjerë të publikut, Gjykata e Lartë vendos në shërbimin tuaj këtë faqe zyrtare ku cilido mund të informohet në mënyrë të vazhdueshme mbi veprimtarinë e saj gjyqësore dhe administrative.

Gjykata e Lartë përbëhet nga 17 gjyqtarë. Gjykata e Lartë e ka selinë në Tiranë. Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga radhët e gjyqtarëve me vjetërsi jo më pak se 10 vjet

ose nga radhët e juristëve të shquar, që e kanë ushtruar këtë profesion jo më pak se 15 vjet. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë emërohet nga Presidenti i Republikës, pasi është marrë më parë pëlqimi

i Kuvendit.

19 http://www.gjykataelarte.gov.al/ (Gjykata e Lartë – Tiranë)

Page 74: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

74

Kryetari i Gjykatës së Lartë Gjykata e Lartë përfaqësohet nga Kryetari. Kryetari i Gjykatës së Lartë kryen këto detyra: a) Drejton Kolegjet e Bashkuara. b) Bën ndarjen e gjyqtarëve në kolegje. c) Kujdeset për funksionimin normal të Gjykatës së Lartë. ç) Emëron dhe shkarkon ndihmësit ligjorë. d) Emëron dhe shkarkon personelin e shërbimeve ndihmëse. dh) Bën kërkesat për buxhetin vjetor të Gjykatës së Lartë dhe mbikëqyr zbatimin e tij. e) Miraton strukturën, organikën dhe rregullat e brendshme të Gjykatës së Lartë.

Kolegjet

• Gjykata e Lartë organizohet në Kolegjin Civil dhe Kolegjin Penal. • Çështjet penale ushtarake gjykohen nga Kolegji Penal, ndërsa çështjet me karakter tregtar,

administrativ, familjar, të punës etj. gjykohen nga Kolegji Civil. • Kryetari i Gjykatës së Lartë, pasi merr mendimin e gjyqtarëve, mund t’i lëvizë ata nga një kolegj

në tjetrin, për arsye të ngarkesës së punës dhe të funksionimit normal të gjykatës. • Kryetari i kolegjit zgjidhet nga anëtarët e tij me shumicë votash për një periudhë njëvjeçare, me

të drejtë rizgjedhjeje. • Kolegjet e Gjykatës së Lartë gjykojnë ankimet për çështje gjyqësore sipas rregullave të

parashikuara në Kodin e Procedurës Civile dhe në Kodin e Procedurës Penale.

Trupi gjykues

• Kolegjet e Gjykatës së Lartë gjykojnë me trup gjykues të përbërë nga 5 gjyqtarë. • Kur trupi gjykues nuk mund të formohet nga gjyqtarët e një kolegji, ai plotësohet me gjyqtarë të

kolegjit tjetër. Këta gjyqtarë caktohen me short. • Kur në gjykim merr pjesë Kryetari i Gjykatës së Lartë, ai kryeson trupin gjykues. Në të gjitha

rastet e tjera trupin gjykues e kryeson kryetari i kolegjit përkatës dhe, në mungesë të tij, gjyqtari më i vjetër.

Administrimi i shërbimeve të gjykatës së lartë

Kancelari i Gjykatës së Lartë • Kancelari drejton shërbimet ndihmëse në Gjykatën e Lartë. • Kancelar emërohet një jurist, i cili e ka ushtruar profesionin e juristit për një periudhë jo

më pak se 7 vjet. • Kancelari emërohet dhe shkarkohet nga Kryetari i Gjykatës së Lartë. • Kancelari organizon shortin gjyqësor. • Kancelari i propozon Kryetarit të Gjykatës së Lartë emërimin dhe shkarkimin e personelit

të shërbimeve ndihmëse të Gjykatës së Lartë.

• Shërbimet ndihmëse në Gjykatën e Lartë kryhen nga sekretaria gjyqësore, sektori i administratës, i financës, i informatizimit, i regjistrimit, i ruajtjes së dokumenteve, i ruajtjes së rendit të brendshëm, i studimeve e marrëdhënieve me jashtë dhe biblioteka.

Page 75: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

75

Gjykatat e Apelit

Republika e Shqipërisë ka 6 Gjykata Apeli dhe 1 Gjykatë Apeli ushtarake, kjo e fundit me juridiksion të plotë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjykatat e Apelit përbëhen nga 47 gjyqtarë dhe 97 anëtarë të stafit administrativ.

Juridiksioni territorial i Gjykatave të Apelit caktohet me dekret të Presidentit të Republikës mbi një propozim të Ministrit të Drejtësisë dhe pasi të jetë marrë paraprakisht mendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Gjykatat e Apelit kanë si kompetencë të shqyrtojnë dhe të vendosin në lidhje me pretendimet kundër vendimeve të Gjykatave të shkallës së parë. Ato i marrin vendimet në trup gjykues të përbërë nga 3 (tre) gjyqtarë.

Gjykata Ushtarake e Apelit e cila, siç u tha më lart, është një e vetme për të gjithë territorin e Republikës, gjykon në shkallë të dytë çështjet penale të gjykuara nga kolegjet penale ushtarake të shkallës së parë. Gjykata Ushtarake e Apelit gjykon gjithnjë me trup gjykues të përbërë nga 3 anëtarë. Gjykatat e shkallës së parë

Emri zyrtar i Gjykatave të Shkallës së Parë është Gjykata e Rrethit Gjyqësor (psh. Tiranë). Megjithatë në gjuhën e përditshme ato shpesh cilësohen si Gjykata të Shkallës së Parë ose Gjykata të Faktit. Gjykatat e Faktit janë elementi bazë i sistemit të drejtësisë. Mbi 300 gjyqtarë dhe 341 sekretarë juridikë shërbejnë në këto Gjykata. Gjykatat e faktit kanë juridiksion të përgjithshëm dhe për rrjedhojë ato përbëjnë hallkën themelore të sistemit tonë të drejtësisë.

Çështjet penale, në shkallën e parë, gjykohen nga një panel i përbërë prej 3 gjyqtarësh në rastet kur objekt i gjykimit janë veprat penale dhe nga një gjyqtar në rastet kur gjykohen kundërvajtje penale (ky sistem është vendosur si rrjedhojë e ndryshimeve në sistemin e drejtësisë të cilat rezultuan në suprimimin e pozicionit të gjyqtarit asistent). Një gjyqtar mund të gjykojë i vetëm, vetëm vepra penale, për të cilat parashikohet një dënim për jo më shumë se 5 vjet, kurse një panel i përbërë nga 3 gjyqtarë gjykon vepra penale më serioze.

Për rastet kur palë në procesin gjyqësor janë të miturit, Kodi i Procedurës Penale kërkon gjyqtarë të veçantë të specializuar. Për një kohë të gjatë ky rregull është neglizhuar nga Gjykatat shqiptare. Sidoqoftë kohët e fundit vihet re një zbatim më rigoroz i kësaj kërkese të ligjit.

Page 76: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

76

Gjykatat penale kanë në juridiksion të gjitha veprat penale, me përjashtim të rasteve që janë në juridiksionin e Gjykatave ushtarake. Për sa i përket kompetencave tokësore të Gjykatës penale të shkallës së parë, ajo përcaktohet duke u nisur nga vendi ku është kryer vepra penale ose ku ka ardhur pasoja e saj. Në rastin e veçantë kur vepra penale është kryer jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, vendimi se cila Gjykatë do ta shqyrtojë çështjen merret duke u nisur nga vendi i qëndrimit, i banimit, i arrestimit ose i dorëzimit të personit që dyshohet për kryerjen e veprës penale.

Çështjet Civile në shkallën e parë (këtu përfshihen edhe çështjet administrative dhe ato tregtare), shqyrtohen nga një gjyqtar i vetëm ose nga një panel prej tre gjyqtarësh. Kjo varet nga vlera e objektit të padisë dhe nga lloji i çështjes në shqyrtim. Konkretisht, sipas nenit 35 të Kodit të Procedurës Civile gjykohen nga një trup gjykues prej tre gjyqtarësh çështjet e mëposhtme:

• Paditë për njohjen e së drejtës së pronësisë dhe të drejtave reale mbi sendet e paluajtshme; • Paditë për kërkimin e sendeve të paluajtshme dhe pjesëtimin e tyre; • Paditë për njohjen kërkimin dhe pjesëtimin e trashëgimisë kur vlera e padisë është mbi 5 milionë

Lek; • Paditë që rrjedhin nga mosmarrëveshjet tregtare të parashikuara nga neni 334 i Kodit të

Procedurës Civile; • Paditë që rrjedhin nga mosekzekutimi ose nga ekzekutimi në mënyrë jo të plotë të detyrimeve për

shpërblimin e dëmit, për begatimin pa shkak dhe për pagimin e padetyruar ku vlera e padisë është mbi pesëmilionë Lek;

• Paditë për kundërshtimin e akteve administrative me përjashtim të atyre që rregullojnë marrëdhëniet e punës ose që përmbajnë detyrime në të holla deri në pesë milionë Lek;

• Paditë për shpalljen e zhdukjes ose të vdekjes së personit; • Paditë për heqjen ose kufizimin e zotësisë për të vepruar të personave.

Të gjitha konfliktet e tjera civile që janë në juridiksionin e Gjykatave të shkallës së parë gjykohen nga një gjyqtar i vetëm.

Në përbërje të Gjykatave të rretheve gjyqësore krijohen seksione të veçanta për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative, tregtare dhe familjare. Në bazë të një dekreti të Presidentit të Republikës të vitit 1996 janë krijuar dhe funksionojnë pranë Gjykatave të rretheve gjyqësore 17 seksione të tilla. Pjesë të veçanta të çështjeve administrative, tregtare apo familjare, mbulohen nga Gjykata e shkallës së parë.

Mosmarrëveshjet administrative janë në thelb një konflikt midis një personi fizik dhe organeve shtetërore të të gjitha niveleve. Që konflikti të quhet administrativ, është e domosdoshme që njëra nga palët të jetë organ administrativ. Personi fizik që ngre padi në gjykatë kundër organeve shtetërore duhet patjetër të provojë se një akt, veprim ose mosveprim i organit shtetëror e ka dëmtuar atë personalisht në një nga të drejtat apo interesat e tij/saj të ligjshme. Përjashtimisht një ose disa persona mund të ankohen në gjykatë edhe për ato akte, veprime ose mosveprime të shtetit që dëmtojnë të drejtat dhe interesat kolektive të tilla si ambienti, trashëgimia kulturore etj. Më konkretisht, Kodi i Procedurës Civile mundëson personat fizikë që, në kuadrin e një mosmarrëveshje administrative, të kërkojnë nga gjykata sa më poshtë:

• Shfuqizimin ose ndryshimin e një akti administrativ; • Kundërshtimin e refuzimit (nga ana e organit administrativ) për të nxjerrë një akt administrativ; • Kundërshtimin e vonesës (nga ana e organit administrativ) në shqyrtimin dhe nxjerrjen e një akti

administrativ. Mosmarrëveshjet tregtare janë në thelb konflikte midis palëve kur të paktën njëra nga palët është

subjekt tregtar. Konkretisht, seksionet tregtare pranë Gjykatave të rretheve gjyqësore gjykojnë çështje të tilla si konfliktet midis shoqërive tregtare, konfliktet midis ortakëve të një shoqërie tregtare, çështje që kanë të bëjnë me falimentimin, konkurrencën e pandershme si dhe çështje kontraktore ku njëra nga palët është shoqëri tregtare.

Mosmarrëveshjet familjare janë në thelb konflikte që përfshijnë anëtarët e familjes. Më konkretisht në kompetencën e seksioneve familjare pranë Gjykatave të rretheve gjyqësore bien çështje të tilla si zgjidhja e martesës, pavlefshmëria e martesës, kujdestaria mbi të miturit, birësimet, ndarja e pasurisë bashkëshortore, detyrimi ushqimor si dhe kërkesat për heqjen dhe kthimin e pushtetit prindëror.

Çështjet ushtarake janë objekt i gjykimit të Gjykatave ushtarake të shkallës së parë. Megjithëse ligji siguron krijimin e tyre, këto Gjykata funksionojnë si "Kolegje" të veçanta brenda sistemit të Gjykatave të faktit. Ekzistojnë 5 Gjykata ushtarake të cilat kanë juridiksion territorial të përcaktuara nga një dekret i veçantë i Presidentit të Republikës. Këto Gjykata trajtojnë vepra penale ushtarake, pengjet e luftës dhe specifika të tjera të përcaktuara me ligj. Gjykatat ushtarake funksionojnë në panele të përbëra nga 3 gjyqtarë për çështjet penale dhe nga 1 gjyqtar për çështjet e kundërvajtjeve ligjore.

Page 77: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

77

Prokuroria20 Historiku i Prokurorisë Shqiptare

Prokuroria në Shqipëri e parë nga këndvështrimi historik është përfshirë në pushtetin gjyqësor ose ka funksionuar pranë tij. Në vite portreti dhe fizionomia e prokurorisë kanë pësuar ndryshime në varësi të rrethanave dhe të kushteve politike, shoqërore dhe ekonomike të vendit. 1. Pas shpalljes të shtetit të pavarur shqiptar nga Kuvendi i Vlorës, më 28 nëntor 1912, qeveria e

përkohshme mori vendimin "Për organizimin e ri të drejtësisë", më 10 maj 1913. Me këtë vendim fillon edhe etapa e organizimit të drejtësisë dhe të prokurorisë në shtetin e pavarur shqiptar. Në bazë të këtij vendimi krijohet "Kanuni i Zhurisë", i cili gjykonte çështje penale me përfaqësues nga populli.

2. Pas vendimit përfundimtar të Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe dorëzimit të kurorës së Shqipërisë Princ Vidit (Prinz Wilhelm zu Wied) më 10 prill 1914 shpallet në Vlorë “Statuti Organik i Shqipërisë”. Në Kapitullin X, "Drejtësia" parashikohet që: prokurori dhe zëvendësi i tij e zhvillojnë veprimtarinë publike në të gjithë sferën e juridiksionit të gjykatës, të organizuara në: - këshillin e pleqve, - gjykatësit paqtues, - gjykatat e shkallës së parë dhe - gjykatat e apelit. Prokurorët, gjithashtu, kujdeseshin për zbatimin e vendimeve të gjykatës dhe mbikëqyrnin veprimtarinë e policisë gjyqësore.

3. Në Statutin e Zgjeruar të Lushnjës, të datës 14. 12. 1922, i cili mund të thuhet se përfaqëson të parën kushtetutë të shtetit shqiptar, në Pjesën D "Pushteti Gjyqsues", përfshihet edhe prokuroria dhe garantohet pavarësia e gjykatës dhe e prokurorëve në ushtrimin e funksioneve të tyre. Në nenet 84, 85 e vijues parashikohet: "Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët emnohen me dekret të Këshillit të Naltë, në bazë të zgjedhjes së bamun prej një komisje të posaçme. Atyre u sigurohet patundshmëria prej zyrës së tyre."

4. Në pikat 15 dhe 16 të programit të Qeverisë Demokratike të kryesuar nga Fan Noli, i cili u shpall më 19 qeshor 1924, vihet theksi tek reformimi i drejtësisë. Në dekretligjin "Mbi cilësitë e gjyqtarëve dhe emërimet e tyre", të datës 13 gusht 1924, përcaktohen kriteret e emërimit të gjyqtarëve, të ndihmësgjyqtarëve dhe të prokurorëve. Krahas kërkesave që ata duhet të kishin nënshtetësinë shqiptare, të flisnin lirshëm gjuhën amtare, të gëzonin të drejta morale e politike dhe të kishin mbaruar Fakultetin e Drejtësisë, vlen të theksohet kushti, që personat në fjalë duhej të kishin të paktën tre vjet praktikë në drejtësi dhe të zotëronin një gjuhë të huaj evropiane. Synimi i kësaj reforme ishte spastrimi i drejtësisë nga elementët e paaftë.

5. Në këtë periudhë u ndërmorën edhe masa ndaj fenomeneve të tilla negative si p.sh.: zgjatja e gjyqeve; transferimi i shpeshtë i gjyqtarëve; anësia e hapur e gjykatave; zemërimi dhe humbja e besimit të popullit tek drejtësia. Sigurimi i pavarësisë së vërtetë të gjykatave dhe respektimi i ligjshmërisë konsideroheshin prej qeverisë së Nolit si dy kushtet themelore për garantimin e rendit juridik. Gjykatat udhëzoheshin të bënin gjykime të shpejta, të bazuara në ligj, në prova të pakontestueshme dhe në bindjen e brendshme të gjyqtarit, kurse komandave të xhandarmërisë u vihej detyrë të ekzekutonin me shpejtësi vendimet gjyqësore.

6. Në “Statutin Themelor të Republikës Shqiptare” të 3 marsit 1925, në pjesën D "Pushteti Gjyqsuer", përfshihet edhe prokuroria dhe garantohet pavarësia e gjykatës dhe e prokurorëve në ushtrimin e funksioneve të tyre. Në nenet 102, 103 e vijues, parashikohet: "Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët emnohen me dekret të Kryetarit të Republikës, në bazë të zgjedhjes së bamun prej një komisje të posaçme. Atyre u sigurohet patundshmëria prej zyrës së tyre."

7. Edhe në “Statutin Themeltar të Mbretërisë Shqiptare”, të datës 1 dhjetor 1928, në kapitullin III "Pushteti Gjyqsuer" përfshihet dhe prokuroria si dhe garantohet pavarësia e gjykatës dhe e prokurorëve në ushtrimin e funksioneve të tyre. Në nenet 120, 129 e vijues, parashikohet: "Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e shtetit, të zgjedhur dhe të propozuëm sipas ligjës së posaçme emnohen me dekret të Mbretit. Ata janë të patundëshëm në mënyrën e caktuëme në ligjën organike. "

8. Pas përfundimit të Luftës së II Botore dhe vendosjes së pushtetit komunist, të vetëquajtur demokratik-popullor, në Shqipëri Kryesia e Këshillit Antifashist të Luftës Nacional-Çlirimtare nxori më 14. 01. 1945 ligjin Nr. 41 "Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Ushtarake". Në këtë ligj krahas dispozitave penale materiale, në nenet 7-12, 20 dhe vijues, parashikohet organizimi i gjykatave ushtarake dhe i prokurorëve ushtarakë pranë Këshillit të Gjykatës së Naltë Ushtarake dhe pranë Këshillit Gjyqësor të Korpusit ose Krahinës së Korpusit.

9. Në Kushtetutën e vitit 1946 prokuroria trajtohet në kapitullin "Gjykatat dhe Prokuroria" duke u përcaktuar si organ i Kuvendit Popullor. Pavarësia e prokurorëve në ushtrimin e funksioneve sanksionohet në nenin 86 të saj, në të cilin parashikohet: "Të gjithë prokurorët publikë janë të pavarur kundrejt organeve lokale dhe varen vetëm prej Prokurorit të Përgjithshëm".

20 http://www.pp.gov.al/ (Prokuroria Shqiptare – Prokuroria e Pwrgjithshme)

Page 78: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

78

10. Në Kushtetutën e vitit 1976 "Prokuroria" trajtohet në një kapitull të veçantë, pas Gjykatës dhe Hetuesisë dhe nuk bëhet përcaktimi i raporteve të saj me pushtetin gjyqësor apo pushtetin ekzekutiv. Në nenin 106 të Kushtetutës së vitit 1976 si funksion kryesor i prokurorisë parashikohet: "Kontrolli i zbatimit të përpiktë dhe të njëllojtë të ligjeve nga gjykatat, organet e hetimit, ndërmarrjet, dhe institucionet." Me Kushtetutën e vitit 1976 prokurorisë iu hoq funksioni i ndjekjes penale, i cili iu ngarkua organit të hetuesisë.

11. Reformat e thella ligjore dhe strukturore që pasuan pëmbysjen e regjimit komunist dhe kthesën demokratike në vitet 90 përfshinë edhe prokurorinë, duke i kthyer asaj fizionominë dhe portretin institucional në përputhje me shtetin e së drejtës si dhe duke e përfshirë prokurorinë në pushtetin gjyqësor. Me ligjet Nr. 7561, datë 29. 04. 1992, "Për Dispozitat Kryesore Kushtetuese" dhe Nr. 7574, datë 24. 06. 1992 "Për organizimin e drejtësisë." u sanksionua: "Prokuroria është autoriteti që ushtron ndjekje penale në hetim dhe në gjyq. Prokuroria organizohet dhe funksionon brenda pushtetit gjyqësor si organ unik dhe i centralizuar dhe e ushtron veprimtarinë e saj nëpërmjet prokurorive të caktuara pranë çdo hallke gjyqësore. Në ushtrimin e kompetencave të tyre prokurorët u nënshtrohen ligjit, urdhrave të prokurorëve eprorë dhe vendimeve të autoriteteve përkatëse. Prokurorët kanë imunitet." Gjithashtu theksohet se, prokuroria nuk varet dhe nuk mund të kontrollohet nga Ministria e Drejtësisë, se është e organizuar në mënyrë autonome dhe prokurori gëzon statusin e gjyqtarit.” Edhe emërimi, lëvizja, shkarkimi, procedimi disiplinor ndaj prokurorëve mund të bëhej vetëm me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, anëtar i të cilit ishte dhe Prokurori i Përgjithshëm.

12. Aktualisht si në Kushtetutë dhe në ligjin Nr. 8737, datë 12. 02. 2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë" prokuroria është konceptuar si organ i një lloji të veçantë, "sui generis", e vetmja në llojin e vet, dhe ndonëse nuk përfshihet as në pushtetin gjyqësor e as në pushtetin ekzekutiv ka karakteristika të përbashkëta të këtyre dy pushteteve. Në nenet 148 e 149 të Kushtetutës, pa përmendur se në cilin pushtet bën pjesë prokuroria, vendosen piketat në lidhje me objektin e veprimtarisë, organizimin, funksionimin dhe rregullat bazë të emërimit dhe të shkarkimit të prokurorëve duke përcaktuar: "Prokuroria ushtron ndjekje penale, përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit si dhe kryen edhe detyra të tjera të caktuara me ligj. Prokurorët janë të organizuar dhe funksionojnë pranë sistemit gjyqësor si organ i centralizuar. Në ushtrimin e kompetencave të tyre, prokurorët u nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve. Prokurorët emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Prokurorit të Përgjithshëm". Lidhur me pozicionin aktual të Prokurorisë është e rëndësishme të theksohet se kuadri ligjor - ndër të tjera Kushtetuta, Ligji i Procedurës Penale dhe ligji "Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë" - u siguron prokurorëve mbrojtjen dhe pavarësinë e nevojshme për ushtrimin e funksioneve të tyre, si dhe garantojnë mosndërhyrjen dhe mos ndikimin e pushteteve të tjera në ushtrimin e funksioneve të ndjekjes penale prej tyre.

Bazat kushtetuese

Bazat kushtetuese për funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë vendosen nga pjesa 10 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Sipas Kushtetutës Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Prokurorët janë të organizuar dhe funksionojnë pranë sistemit gjyqësor si një organ i centralizuar.

Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kuvendit,

për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit. Prokurorët e tjerë emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm.

Por në mënyrë më të detajuar organizimi dhe funksionimi i Prokurorisë rregullohet nga Ligji Nr.8737, datë 12.2.2001 "Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë". Sipas këtij ligji, Prokuroria organizohet dhe funksionon nën drejtimin e Prokurorit të Përgjithshëm si strukturë e centralizuar, ku përfshihen Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, Këshilli i Prokurorisë dhe Prokuroritë pranë sistemit gjyqësor. Prokurorët në ushtrimin e detyrës u nënshtrohen Kushtetutës dhe Ligjeve si dhe i ushtrojnë kompetencat e tyre duke respektuar parimet e procedimit të drejtë, të barabartë e të rregullt ligjor dhe mbrojtjes të së drejtave, interesave dhe të lirive të ligjshme të njeriut.

Përveç funksionit të saj parësor në ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimit të akuzës Prokuroria organizon dhe bashkëpunon me institucione shtetërore, si dhe me subjekte të tjera publike e private në veprimtari për edukimin e shoqërisë, me synim njohjen e ligjit dhe parandalimin e kriminalitetit.

Edhe në rastin e veprimtarisë së Prokurorisë, informimi i publikut mbetet një nga parimet parësore të kësaj veprimtarie. Megjithatë, prokurorëve nuk i lejohet të japin të dhëna që dëmtojnë procesin e

Page 79: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

79

hetimeve, që cenojnë dinjitetin dhe jetën private të personave, që cenoje të drejtat e të miturve dhe moralin publik.

Roli i Prokurorit të Përgjithshëm

Prokurori i Përgjithshëm qëndron në krye të të gjithë sistemit dhe strukturës së Prokurorisë.

Prokurori i Përgjithshëm është përgjegjësi primar për mbarëvajtjen e punëve në Prokurori si dhe për plotësimin e detyrave nga ana e saj.

Shkurtimisht, kompetencat apo detyrat kryesore të Prokurorit të Përgjithshëm konsistojnë në propozimet që Prokurori i Përgjithshëm i bën Presidentit të Republikës për përcaktimin e numrit të përgjithshëm të prokurorëve, pasi të ketë marrë mendimin e Ministrit të Drejtësisë si dhe në propozimet për emërimin, transferimin, ngritjen në detyrë dhe shkarkimin e prokurorëve.

Gjithashtu, Prokurori i Përgjithshëm cakton drejtuesit e prokurorive dhe zëvëndësit e tyre në Prokuroritë pranë Gjykatave, miraton strukturën, organikën dhe rregulloret e funksionimit të Prokurorive pranë Gjykatave dhe të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, urdhëron komandimin e prokurorëve, ushtron funksionet e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Lartë, emëron dhe shkarkon punonjësit e administratës në strukturat e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, përfaqëson Prokurorinë në marrëdhëniet me të tretët, përcakton pagesat për rastet e shpërblimit të dëshmitarëve apo për sigurimin e provave të rëndësishme për hetimet si dhe jep udhëzime për punën e Policisë Gjyqësore.

Prokurori i Përgjithshëm i ushtron funksionet e mësipërme duke nxjerrë urdhra dhe udhëzime për ushtrimin e detyrave të përcaktuara nga Kushtetuta dhe Ligjet. Pranë Prokurorit të Përgjithshëm funksionon një zyrë e cila quhet Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm. Kjo zyrë përbëhet nga Kabineti i Prokurorit të Përgjithshëm, i cili jep të dhëna, përgatit dhe bashkërendon marrëdhëniet e Prokurorit të Përgjithshëm me strukturat në varësi të tij, me institucionet shtetërore dhe me publikun; nga Drejtoritë e hetimit dhe të kontrollit të ndjekjes penale, të cilat bashkërendojnë, kontrollojnë dhe ndihmojnë Prokuroritë pranë Gjykatave në ushtrimin e funksioneve të tyre; nga Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me jashtë, e cila inicion, përgatit dhe ndjek realizimin e marrëdhënieve të Prokurorisë me institucionet analoge ose me subjekte të tjera, të huaja si dhe nga Drejtoria e Personelit dhe Inspektimit, e cila administron dokumentacionin me të dhënat vetjake të kandidatëve, prokurorëve dhe punonjësve të tjerë të Prokurorisë, kontrollon, në mënyrë të planifikuar ose për çështje të veçanta, ushtrimin e detyrës nga prokurorët, verifikon pasuritë e tyre, si dhe përgatit dokumentacionin për emërimin, transferimin, ngritjen në detyrë dhe shkarkimin e prokurorëve.

Këshilli i Prokurorisë

Këshilli i Prokurorisë është një organ këshillimor i cili përbëhet nga shtatë anëtarë. Në Këshillin e Prokurorisë bëjnë pjesë një përfaqësues i Presidentit, një përfaqësues i Ministrit të Drejtësisë dhe pesë prokurorë të cilët zgjidhen nga mbledhja e përgjithshme e prokurorëve. Këshilli i Prokurorisë organizon konkursin për emërimin e prokurorëve, shqyrton vlerësimin e punës dhe shkeljet disiplinore të kryera nga prokurorët dhe jep mendim për projektet e Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe për praktikën hetimore. Struktura e Prokurorisë Pranë Sistemit Gjyqësor

Struktura e Prokurorisë ndjek atë të sistemit gjyqësor. Me fjalë të tjera, pranë çdo niveli të sistemit

gjyqësor kemi edhe Prokurorinë përkatëse. Pranë Gjykatës së Lartë funksionet e Prokurorisë ushtrohen nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme. Prokurorët pranë Gjykatës së Lartë ushtrojnë ndjekjen penale, si dhe përfaqësojnë akuzën në gjyq kundër Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, deputetëve, gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Pranë Gjykatave të Apelit funksionet e Prokurorisë ushtrohen nga prokurorët e Apelit. Juridiksioni i tyre përfshin të gjithë territorin, ku shtrihet juridiksioni i Gjykatës përkatëse. Pranë Gjykatave të Shkallës së Parë funksionet e Prokurorisë ushtrohen nga prokurorët e shkallës së parë. Juridiksioni i tyre përfshin të gjithë territorin ku shtrihet juridiksioni i Gjykatës përkatëse.

Policia Gjyqësore

Hetimet paraprake përbëjnë bazën e procedimit penal. Gjatë kësaj faze zgjidhen një varg problemesh të rëndësishme si: merren provat që nuk mund të përsëriten, caktohen masat e sigurimit, bëhet njoftimi i akuzës, grumbullohen të dhënat e nevojshme për përcaktimin e veprës penale dhe individualizimin e autorit të kryerjes së saj, etj. Krahas Prokurorit, e ngarkuar me kryerjen e hetimeve

Page 80: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

80

paraprake është dhe Policia Gjyqësore. Në këtë kapitull do të trajtohen disa momente të rëndësishme që lidhen me riorganizimin dhe veprimtarinë e Policisë Gjyqësore.

Policia Gjyqësore është një nga subjektet e rëndësishme të procedimit penal. Në këndvështrimin historik, në vitin 1995, me hyrjen në fuqi të K. Pr. Penale u suprimua struktura organizative e Hetuesisë së Prokurorisë dhe Policisë Hetimore të Ministrisë së Brendshme dhe në zbatim të ligjit Nr.8007 datë 5.10.1995 "Për miratimin e dekretit nr.1188 datë 10.08.1995 "Për Policinë Gjyqësore", u krijua struktura organizative dhe filloi rishtazi funksionimi i Policisë Gjyqësore. Me ligjin Nr.8677 datë 2.11.2000 " Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore" u shfuqizua dekret-ligji i lartpërmendur, me synim riorganizimin dhe ngritjen në një nivel më të lartë cilësor të punës së saj.

Vartësia Funksionale e Policisë Gjyqësore

Vartësia funksionale dhe veprimtaria procedurale penale e oficerëve dhe agjentëve të Policisë

Gjyqësore të të gjitha strukturave kryhet nën drejtimin, kontrollin dhe urdhrat e udhëzimet e prokurorit që ka në kompetencë lëndore e tokësore të ndjekë procedimin. Ligji parashikon se, nëpërmjet prokurorit edhe Gjykata ngarkon ose urdhëron Policinë Gjyqësore për kryerjen e detyrave procedurale. Policia Gjyqësore, gjithashtu, është e detyruar të përmbushë funksionet e saj pavarësisht nga territori dhe rrethana ku ndodhet si dhe kur ndodhet jashtë kohës së kryerjes së shërbimit.

Seksionet e Policisë Gjyqësore, në ushtrimin e funksioneve procedurale penale janë në vartësi të titullarit të Prokurorisë pranë të cilës janë ngritur, i cili i bazuar në nevojat e prokurorëve dhe Gjykatës, drejton dhe bashkërendon veprimtarinë e tyre. Oficeri drejtues i shërbimeve të Policisë Gjyqësore, sipas kritereve dhe brenda afateve të përcaktuara, duhet t'i paraqesë prokurorit të Prokurorisë kompetente listën emërore, rolin dhe gradën e oficerëve që bëjnë pjesë në këtë shërbim.

Prokurorit të një shkalle më të lartë i është siguruar e drejta e disponimit të të gjithë seksioneve të Policisë Gjyqësore që shtrijnë veprimtarinë në territorin e kompetencës së tyre. Kurse brenda Policisë Gjyqësore, oficeri me gradë e kualifikim më të lartë, i këtyre seksioneve, është përgjegjës për oficerët dhe agjentët e tjerë të atij seksioni. Mbi kërkesën e motivuar të prokurorit që drejton seksionin, pasi të ketë vënë në dijeni Prokurorin e Përgjithshëm, organi kompetent i forcës policore vendos largimin e oficerëve dhe agjentëve të Policisë Gjyqësore të seksioneve.

Ndërsa transferimi i oficerëve dhe agjentëve të Policisë Gjyqësore, të seksioneve ose të shërbimeve, bëhet sipas kërkesës së motivuar të organit kompetent të forcës policore, duke marrë më parë mendimin paraprak dhe pëlqimin e Prokurorit të Përgjithshëm ose të prokurorit që i është deleguar kjo e drejtë prej tij.

Për caktimin, transferimin dhe largimin nga seksionet e Policisë Gjyqësore janë parashikuar rregulla dhe procedura rigorozisht të përcaktuara, me synim shmangien e qëndrimeve të mundshme abuzive. Për procedimin disiplinor të oficerëve të Policisë Gjyqësore do të flasim më poshtë.

Page 81: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

81

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë

Data dhe konteksti i krijimit

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë është krijuar më anë të Ligjit kushtetues nr. 7561, datë 29 prill 1992 "Mbi një shtesë në ligjin 7491 datë 29.04.1991 Për dispozitat kryesore kushtetuese". Nenet 17 deri në 28 të atij Ligji krijonin Gjykatën Kushtetuese, përcaktonin statusin e saj, përbërjen, atributet, strukturën, funksionimin dhe kompetencat. Po kështu, me atë ligj u formuluan edhe parimet që duhen ndjekur për të ushtruar kontrollin kushtetues. Gjykata Kushtetuese ka filluar veprimtarinë e saj më 1 qershor 1992, kur anëtarët e parë të saj bënë betimin para Presidentit të Republikës.

Gjykata Kushtetuese në Kushtetutën e Re

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë nuk bën pjesë në sistemin gjyqësor të zakonshëm por ajo përbën një juridiksion të veçantë, e ngarkuar të kontrollojë kushtetutshmërinë e ligjeve dhe të akteve të tjerë normative.

Me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, që ka hyrë në fuqi më 28 nëntor 1998, Gjykata Kushtetuese fiton një pozitë të rëndësishme institucionale. Nenet 124 deri 134 të Kushtetutës i kushtohen Gjykatës Kushtetuese si juridiksion kushtetues i pavarur. Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës (neni 124 i Kushtetutës). Këto dispozita përcaktojnë edhe përbërjen, emërimin dhe statusin e gjyqtarëve e të Kryetarit të saj, tipin dhe shtrirjen e kompetencave të kontrollit kushtetues, subjektet që mund ta venë në lëvizje atë, forcën detyruese dhe zbatimin e vendimeve të saj.

Bazat ligjore të krijimit dhe të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese

Bazat ligjore të krijimit dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese janë ligjet e mëposhtme:

• Ligji kushtetues nr. 7561 datë 29 prill 1992 "Mbi një shtesë në ligjin nr. 7491 datë 29.04.1991 " Për Dispozitat Kryesore Kushtetuese" (shfuqizuar);

• Ligji nr. 8373 date 15 korrik 1998 "Mbi Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë." (shfuqizuar);

• Ligji nr. 8577 datë 10 shkurt 2000 " Mbi Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë";

• Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë që hyri në fuqi më 28.11.1998.

Përbërja

Gjykata Kushtetuese është autoriteti më i lartë i ngarkuar të mbrojë e të garantojë respektimin e Kushtetutës dhe të bëjë interpretimin përfundimtar të saj. Në ushtrimin e funksioneve të saj, ajo është e pavarur dhe i nënshtrohet vetëm Kushtetutës (neni 124 i Kushtetutës) Ajo përbëhet nga nëntë anëtarë të emëruar nga Presidenti i Republikës pasi është marrë pëlqimi i Kuvendit të Republikës. Gjyqtarët emërohen për një mandat prej nëntë vjetësh. Një e treta e përbërjes së Gjykatës përtërihet çdo tre vjet. Gjyqtarët përzgjidhen nga radhët e juristëve të diplomuar në drejtësi me kualifikim të lartë e me përvojë pune jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga radhët e anëtarëve nga Presidenti i Republikës, pasi ai ka marrë pëlqimin e Kuvendit, për një periudhë prej tre vjetësh (neni 125 i Kushtetutës).

Funksioni i gjyqtarit është i papajtueshëm me çdo funksion tjetër publik ose veprimtari private (neni 130 i Kushtetutës). Gjyqtari kushtetues nuk mund të ndiqet penalisht pa autorizim paraprak të Gjykatës Kushtetuese. Ai mund të ndalohet ose të arrestohet vetëm nëse kapet në kryerje e sipër të një krimi ose menjëherë sapo e ka kryer atë. Por, kur Gjykata Kushtetuese nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve për dërgimin në gjykatë të gjyqtarit të arrestuar, organi kompetent është i detyruar ta lirojë atë (neni 126 i Kushtetutës).

Gjyqtari kushtetues pushon së ushtruari funksionet e tij kur: 1. Dënohet me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi; 2. Nuk paraqitet pa arsye në detyrë për më shumë se gjashtë muaj; 3. Mbush moshën 70 vjeç; 4. Jep dorëheqjen;

Page 82: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

82

5. Deklarohet i paaftë për të vepruar me vendim gjyqësor të formës së prerë. Mbarimi i mandatit të gjyqtarit bëhet me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Në rast se vendi i gjyqtarit

mbetet vakant, Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit të Republikës, emëron një gjyqtar të ri, i cili përfundon mandatin e paraardhësit të tij (neni 127 i Kushtetutës).

Kompetencat kryesore Neni 131 i Kushtetutës rendit atributet e Gjykatës Kushtetuese në fushë të kontrollit kushtetues si më poshtë:

1. Pajtueshmërinë e ligjeve me Kushtetutën ose me marrëveshjet ndërkombëtare, ashtu siç parashikohet në nenin 122;

2. Pajtueshmërinë e marrëveshjeve ndërkombëtare me Kushtetutën para ratifikimit të tyre; 3. Pajtueshmërinë e akteve normative të organeve qendrore dhe vendore me Kushtetutën dhe me

marrëveshjet ndërkombëtare; 4. Mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve si dhe ndërmjet pushtetit qendror dhe

qeverisjes vendore; 5. Kushtetutshmërinë e partive dhe organizatave të tjera politike, si dhe të veprimtarisë së tyre në

bazë të nenit 9 të Kushtetutës; 6. Shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës dhe vërtetimin e pamundësisë së ushtrimit të

funksioneve; 7. Çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë dhe pajtueshmërinë në ushtrimin e funksioneve të

Presidentit të Republikës dhe deputetëve, si dhe me verifikimin e zgjedhjes së tyre; 8. Kushtetutshmërinë e referendumit dhe verifikimin e zgjedhjes së tyre; 9. Gjykimin përfundimtar të ankesave të individëve për shkeljen e të drejtave të tyre kushtetuese

për një proces të rregullt ligjor, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike për mbrojtjen e këtyre të drejtave.

Vënia në lëvizje e Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje (neni 134 i Kushtetutës) vetëm me kërkesë të:

1. Presidentit të Republikës; 2. Kryeministrit; 3. Një të pestës së deputetëve 4. Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit 5. Çdo gjykatë sipas nenit 145, pika 2, të Kushtetutës; 6. Avokatit të Popullit; 7. Organeve të qeverisjes vendore; 8. Organeve të bashkësive fetare; 9. Partive politike dhe organizatave të tjera; 10. Individëve.

Subjektet e parashikuara në nënparagrafët f,g,h,i dhe j mund të bëjnë kërkesë vetëm për çështje që lidhen me interesat e tyre.

Shqyrtimi i kërkesave nga Gjykata Kushtetuese

Çdo kërkesë që i është drejtuar Gjykatës i dorëzohet Kryetarit të saj, i cili cakton një gjyqtar relator që ngarkohet me përgatitjen paraprake të shqyrtimit të saj (neni 27 i ligjit). Një kolegj i përbërë nga tre gjyqtarë, ndër të cilët edhe relatori, shqyrton pranueshmërinë e kërkesës. Kur vendimi për pranueshmërinë e kërkesës nuk merret unanimisht, çështja i paraqitet mbledhjes plenare të gjyqtarëve, vendimi i së cilës merret me shumicë votash (neni 31 i ligjit). Kërkesa deklarohet e papranueshme kur objekti i saj nuk është në kompetencë të Gjykatës, ose personi që e ka paraqitur atë nuk legjitimohet për të vënë në lëvizje Gjykatën.

Gjykata thirret në seancë nga Kryetari i saj. Gjykata zhvillon seancën plenare, në të cilën marrin pjesë jo më pak se dy të tretat e të gjithë gjyqtarëve dhe ajo drejtohet nga Kryetari. Dispozitat e Kushtetutës si dhe ato të ligjit 8577 datë 10.02.2000 "Mbi Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese" përcaktojnë garancitë e nevojshme për ushtrimin e pavarësisë së gjyqtarit dhe të Gjykatës. Veprimtaria e Gjykatës pajtohet me parimet themelore të gjykimit kushtetues dhe të procesit të rregullt. Debatet janë kontradiktore, dhe si rregull, edhe publike. Palët mund të përfaqësohen nga avokatët e tyre. (nenet 20-27 të ligjit). Procedurat gjyqësore janë pa pagesë. Në fund të shqyrtimit, Gjykata shprehet me vendim për kërkesën e paraqitur.

Page 83: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

83

Natyra dhe efektet e vendimeve

Vendimet e Gjykatës merren me shumicë votash. Çdo vendim duhet të arsyetohet me shkrim. Ai

duhet të mbajë nënshkrimet e gjyqtarëve që kanë marrë pjesë në gjykim. Gjykata Kushtetuese ka të drejtë vetëm të shfuqizojë aktet që i paraqiten për shqyrtim.

Vendimet e Gjykatës janë përfundimtare, ato kanë fuqi detyruese të përgjithshme dhe hyjnë në fuqi, si rregull ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. Gjykata mund të vendosë që teksti i ligjit ose i aktit, të deklaruar i pavlefshëm, të hyjë në fuqi në një datë tjetër. Vendimet e Gjykatës, si rregull, nuk kanë fuqi prapavepruese.

Megjithatë, një vendim mund të ketë fuqi prapavepruese kur ai deklaron të pavlefshëm një vendim gjyqësor penal, qoftë edhe kur ai është në ekzekutim, vendim që është marrë duke zbatuar aktin normativ të shpallur të pavlefshëm nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese (neni 76 i ligjit). Kur një vendim deklaron pavlefshmërinë e një vendimi gjyqësor, ky humbet fuqinë juridike që nga data e marrjes së tij dhe çështja i dërgohet së njëjtës Gjykatë për rishqyrtim (neni 77 i ligjit). Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që interpreton Kushtetutën ka fuqi prapavepruese (neni 79 i ligjit). Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshëm për t'u zbatuar. Ekzekutimi i vendimeve sigurohet nga Këshilli i Ministrave nëpërmjet organeve përkatëse të administratës shtetërore. Gjykata mund të caktojë një organ tjetër që ngarkohet me ekzekutimin e vendimit, si dhe me procedurën e ekzekutimit të tij. Ligji parashikon marrjen e sanksioneve kur një person nuk zbaton ose pengon zbatimin e vendimit.

Ekzekutimi i vendimeve: Zyra e Përmbarimit Zyra e Përmbarimit ka për detyrë të ekzekutojë si vendimet gjyqësore të formës së prerë, ashtu dhe

disa kategori vendimesh administrative (të ashtuquajtura urdhëra për ekzekutim). Një vendim i Gjykatës së Shkallës së Parë quhet i formës 'së prerë' kur kundër tij nuk është bërë apelim brenda afateve ligjore, ndërsa vendimet e Gjykatës së Apelit quhen të formës së prerë për efekte ekzekutimi edhe nëse kundër tyre bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë përjashto rastet kur:

• Ekzekutimi i menjëhershëm i një vendimi do të sillte dëme serioze dhe të pariparueshme • Pala që bën rekurs depoziton një kolateral të mjaftueshëm për siguruar vendimin Procesi i ekzekutimit fillohet nga kreditori (ose avokati i tij), i cili i kërkon Gjykatës e cila ka dhënë

vendimin 'një urdhër ekzekutimi'. Me t'u nxjerrë, ky urdhër ekzekutimi duhet t'i dërgohet Zyrës së Përmbarimit në mënyrë që të fillojë procesi i ekzekutimit. Ky urdhër ekzekutimi i drejtohet Zyrës së Përmbarimit nën juridiksionin e së cilës ndodhet pasuria e debitorit mbi të cilën është lëshuar ky urdhër ekzekutimi.

Procedurat e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore dhe të titujve ekzekutive nga Zyra e Përmbarimit janë të parashikuar nga Kodi i Procedurës Civile, respektivisht në nenet 510-617. Baza ligjore e sipërpërmendur është ndarë në 10 Kapituj të cilat respektivisht trajtojnë çështjet e mëposhtme:

• Nocione të përgjithshme në lidhje me ekzekutimin e vendimeve finale gjyqësore; • Ekzekutimin e konfiskimit për pronat e luajtshme; • Ekzekutimin e konfiskimit për prona të paluajtshme, duke përfshirë edhe transportin detar dhe

ajror; • Ekzekutimin e konfiskimit për kreditime të debitorëve dhe të pronave që persona të tretë u

detyrohen debitorëve; • Ekzekutimin e konfiskimit për detyrimet financiare kundrejt institucioneve buxhetore; • Ekzekutimin e konfiskimit për shuma të depozituara në llogari bankare; • Ekzekutimin e detyruar për realizimin e një veprimi të përcaktuar; • Mënyrat e mbrojtjes kundër ekzekutimit të vendimeve; • Pezullimi dhe anulimi i ekzekutimit. Meqenëse nenet e mësipërme të Kodit të Procedurës Civile nuk parashikojnë rregullimin e brendshëm

dhe funksionimin e Zyrës së Përmbarimit, Parlamenti shqiptar në Janar të vitit 2001 ka nxjerrë ligjin për "Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit te Përmbarimit Gjyqësor", ligj i cili përcakton rregullat e funksionimit, strukturën e tij, statusin e punonjësve të këtij institucioni, kriteret për t'u punësuar në këto institucione etj.

Në bazë të ligjit të sipërpërmendur, Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor ka organizim unik dhe të centralizuar me shtrirje në 29 rrethe gjyqësore nën drejtimin e një Drejtori të Përgjithshëm i cili emërohet dhe shkarkohet nga Kryeministri, me propozim të Ministrit të Drejtësisë. Ai është përgjegjës për menaxhimin, koordinimin dhe kontrollin e kësaj zyre. Çdo Zyrë Përmbarimi në rrethe gjyqësore ka një drejtor i cili menaxhon stafin dhe zyrën. Numri i përgjithshëm i përmbaruesve gjyqësorë të shërbimit të përmbarimit caktohet nga Kryeministri me propozim të Ministrit të Drejtësisë. Struktura e Drejtorisë së Përgjithshme dhe e zyrave përmbarimore, organikat e tyre, si dhe rregullat e hollësishme për funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor përcaktohen nga Ministri i Drejtësisë me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm.

Page 84: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

84

Pranimi në Shërbimin e Përmbarimit Gjyqësor bëhet me konkurs, i cili organizohet nga Këshilli i Përmbarimit. Në këtë Këshill bëjnë pjesë: Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor, Drejtori i Drejtorisë së Personelit, Organizimit dhe Shërbimeve në Ministri, Kryetari i Zyrës Përmbarimore të Tiranës dhe një këshilltar i Ministrit të Drejtësisë. Kandidati për përmbarues duhet të plotësojë këto kushte:

• Ka zotësi të plotë për të vepruar. • Ka kryer arsimin e lartë juridik. • Gëzon figurë të pastër morale. • Nuk është dënuar për kryerjen e një vepre penale me vendim gjyqësor të formës së prerë. • Nuk është larguar nga administrata publike për shkelje disiplinore brenda një afati prej 3 vjetësh

nga data e depozitimit të kërkesës; kur shkelja disiplinore është kryer gjatë ushtrimit të funksionit si gjyqtar, prokuror, oficer i policisë gjyqësore, noter ose avokat afati është 5 vjet.

Bazuar në rezultatin e konkursit Këshilli i Përmbarimit bën vlerësimin e kandidatëve dhe mendimin e vet ia paraqet Ministrit të Drejtësisë brenda 15 ditësh. Konkurruesi fitues emërohet përkohësisht përmbarues gjyqësor nga Ministri i Drejtësisë, për një periudhë 3-mujore. Gjatë periudhës së provës përmbaruesi gjyqësor është nën kujdesin e një përmbaruesi të vjetër në detyrë dhe vlerësohet nga eprori i tij. Veprimtaritë e trajnimit janë të detyrueshme për përmbaruesin gjyqësor në periudhën e provës. Në fund të periudhës së provës, Ministri i Drejtësisë, me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm vendos emërimin përfundimtar të tij ose largimin.

Një nga detyrat e tjera të Këshillit të Përmbarimit është bërja e vlerësimit të aftësive profesionale të përmbaruesve gjyqësorë, bazuar në kriteret e cilësisë, të vëllimit të punës, të shpejtësisë dhe të figurës së tyre morale si më poshtë:

• Shumë mirë • Mirë • Pranueshëm • I paaftë Ky Këshill është përgjegjës gjithashtu edhe për masat disiplinore ndaj përmbaruesve. Këshilli i

Përmbarimit ka funksion këshillimor dhe ia paraqet në çdo rast mendimin e vet si për vlerësimet ashtu dhe për masat disiplinore Ministrit të Drejtësisë i cili duhet të shprehet brenda 30 ditëve nga kjo paraqitje. Përmbaruesit gjyqësorë nuk mund të ushtrojnë asnjë detyrë ose veprimtari tjetër publike, me përjashtim të atyre edukative dhe atyre të mësimdhënies. Ai nuk duhet të jetë në marrëdhënie pune ose të kryejë veprimtari të tjera, të cilat paraqesin konflikt interesash me detyrën që ka ose pengojnë përmbushjen e saj. Përmbaruesit gjyqësor nuk duhet të jenë anëtar i organeve qendrore ose ekzekutive të partive politike.

Përmbaruesi gjyqësor është i detyruar të heqë dorë nga ekzekutimi i çështjes kur ai ose një i afërm i tij ka interes në çështje ose në një mosmarrëveshje tjetër që ka lidhje me këtë ekzekutim ose kur sipas rrethanave konkrete ka arsye serioze njëanshmërie. Kërkesa për heqjen dorë i paraqitet për vendim Kryetarit të zyrës përkatëse. Në rastin se dorëheqja ka të bëjë me Kryetarin e Zyrës Përmbarimore kërkesa i paraqitet për vendim Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Përmbarimit.

Zyra e Përmbarimit është fizikisht e atashuar pranë Gjykatave të Shkallës së Parë. Si rrjedhojë, perceptohet gabimisht si pjesë e gjyqësorit. Gjithsesi, ligji e shpreh qartë se Zyra e Përmbarimit është strukturë e Ministrisë së Drejtësisë. Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor ka buxhetin e vet, si pjesë të veçantë brenda buxhetit të Ministrisë së Drejtësisë.

Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore dhe titujve të tjerë ekzekutivë nga Zyra e Përmbarimit realizohet duke paguar tarifat e përcaktuara nga një akt normativ të Ministrisë së Drejtësisë. Administrimi i të ardhurave të vjela nga ky shërbim është përcaktuar nga një rregullore e përbashkët e Ministrisë së Drejtësisë dhe e Ministrisë së Financave.

Page 85: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

85

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

KSHH i quajtur fillimisht "Forumi për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut", u themelua në 19 dhjetor 1990 nga një grup intelektualësh shqiptarë me objektivin kryesor mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Që në hapat e parë të tij, ky Komitet ndihmoi në procesin e ndryshimeve demokratike që po ndodhnin në Shqipëri dhe kontribuoi në sensibilizimin e opinionit publik për lirimin e qindra të burgosurve politikë.

Në 22 mars të vitit 1992 KSHH u pranua si anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, me qendër në Vjenë. Kjo Federatë përbëhet nga OJQ që punojnë në fushën e të drejtave të njeriut në 39 vende të OSBE-së.

KSHH me qendër në Tiranë ushtron veprimtarinë e tij në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu, në Kukës, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Korçë, Elbasan, Shkodër tashmë funksionon një rrjet korrespondentësh që ka qëllim vëzhgimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut në fusha të ndryshme në rrethet përkatëse.

Vizioni i KSHH

Strategjia e KShH-së

1. Forcimi i rolit të KShH-së si organizatë vëzhguese në vend dhe rajon. 2. Forcimi i rolit lobues dhe mbrojtës i KShH-së në fushën e të drejtave të njeriut. 3. Forcimi i KShH-së si aktor i rëndësishëm i shoqërisë civile dhe rritja e kapaciteteve të tija të

brendshme.

Drejtimet kryesore

1. Vëzhgime në fushat me përparësi të të drejtave të njeriut, rekomandime për përmirësim dhe rivendosje të drejtash të shkelura.

2. Lobim dhe mbrojtje për përmirësime të kuadrit ligjor dhe të zbatimit të ligjit. 3. Ndërgjegjësim dhe rritje kapacitetesh të administratës shtetërore për të rritur përgjegjshmërinë e

tyre në zbatimin me korrektësi të ligjit.

Përparësitë e veprimtarisë së KShH-së sipas fushave të të drejtave dhe mbulimit gjeografik

1. Respektimi i së drejtës së ushtrimit të votës nga zgjedhësit shqiptarë. 2. Respektimi i të drejtave të personave të arrestuar, të ndaluar dhe të dënuar. 3. Respektimi i të drejtave të pakicave kombëtare dhe komuniteteve të tjera në vend. 4. Respektimi i të drejtave të shtetasve shqiptarë në kontakt me organet gjyqësore shqiptare. 5. Respektimi i të drejtave të emigrantëve shqiptarë.

KShH-ja vepron në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe në rajon së bashku me organizatat aktive në fushën e të drejtave të njeriut.

Misioni i KSHH -së

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, organizata e parë joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Shqipëri, është themeluar si Forumi për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave Themelore të Njeriut, regjistruar me vendimin nr. 17/1 të Ministrisë së Drejtësisë. Më 22 mars 1992, organizata u anëtarësua pranë Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut me emërtimin Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Pas miratimit të ligjit “Për organizatat jofitimprurëse”, KShH-ja u regjistrua pranë gjykatës së rrethit gjyqësor të Tiranës në përputhje me kërkesat e këtij ligji.

Misioni kryesor i KShH-së është vëzhgimi i respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, rivendosja e të drejtave të shkelura, ndërgjegjësimi i shtetasve për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre dhe përmirësimi i legjislacionit dhe i praktikës për zbatimin e ligjit nëpërmjet oponencave dhe rekomandimeve. Pjesë e këtij misioni është, gjithashtu, edhe rritja e përgjegjshmërisë së administratës publike në zbatimin me korrektësi të ligjit nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të kësaj administrate.

Page 86: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

86

Avokatit të Popullit

Institucioni i Avokatit të Popullit është parashikuar për herë të parë në Kushtetutën Shqiptare të miratuar në Nëntor 1998, kurse ligji “Për Avokatin e Popullit” është miratuar nga Parlamenti Shqiptar në shkurt të vitit 1999. Ky ligj është hartuar duke patur parasysh dhe legjislacionin e vendeve të tjera të Evropës, të cilat e kanë krijuar më parë një Institucion të tillë. Drejtimi i Institucionit të Avokatit të Popullit është monokratik. Avokati i Popullit zgjidhet nga tre të pestat e gjithë anëtarëve të Kuvendit për një periudhë 5 vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje. Më 16 Shkurt 2000, Parlamenti Shqiptar me mbi dy të tretat e votave (104 nga 155 deputetë) zgjodhi në krye të këtij Institucioni, Doktorin e Shkencave Juridike, Z. Ermir DOBJANI. Më 17 Shkurt 2005, Parlamenti Shqiptar me mbi 70% te votave (99 pro, 14 kundër dhe 8 abstenime nga 140 deputetë gjithsej), rizgjodhi për të dytën herë radhazi në postin e Avokatit të Popullit, Profesorin e Asociuar, Doktorin e Shkencave Juridike, Z. Ermir DOBJANI. Me propozimin e Avokatit të Popullit, Parlamenti Shqiptar, më 30 mars 2000 zgjodhi si Komisionarë të Avokatit të Popullit zotërinjtë: Dr. Jorgo DHRAMI e Agron ÇAUSHI si dhe zj. Florina NUNI. Në datën 29 Mars 2003 komisionarëve të mësipërm ju mbarua mandati 3 vjeçar. Me propozim të Avokatit të Popullit, Parlamenti Shqiptar më 22 Janar 2004 zgjodhi si Komisionarë të Avokatit të Popullit zotërinjtë: Dr. Jorgo DHRAMI, z. Gëzim LLESHI dhe z. Riza PODA. Në datën 21 Janar 2007 komisionarëve të mësipërm ju mbarua mandati 3 vjeçar. Me propozim të Avokatit të Popullit, Parlamenti Shqiptar më 5 Nëntor 2007 zgjodhi si Komisionerë të Avokatit të Popullit zotërinjtë: Zj. Florina NUNI, z. Riza PODA dhe z. Skender HALUCI.

Më datë 17 Shkurt 2010 Avokatit të Popullit z. Ermir Dobjani i përfundoi mandati dhe pas kësaj date detyrën e Avokatit të Popullit e ka kryer Komisionari më i vjetër në detyrë, z. Riza PODA.

Më datë 5 Nëntor 2010 u përfundoi mandati tre Komisionarëve, përfshirë edhe ushtruesin e funksionit të Avokatit të Popullit, z. Riza Poda.

Me propozim të Avokatit të Popullit në detyrë, Parlamenti Shqiptar më 5 Nëntor 2010 zgjodhi si Komisionarë të Avokatit të Popullit zotërinjtë: zj. Florina NUNI, z. Arben SHKËMBI dhe zj. Anila NEPRAVISHTA.

Që nga data 7 Nëntor 2010, detyrën e Avokatit të Popullit e kryen Komisionari më i vjetër në detyrë, zj. Florina NUNI. Sipas strukturës organizative të miratuar, Zyra e Avokatit të Popullit përbëhet nga tre seksione të specializuara, në krye të të cilave qëndrojnë komisionarët. Institucioni i Avokatit të Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike, si dhe të tretëve që veprojnë për llogari të saj. Ai ka si mision të tij parandalimin e konflikteve të mundshme midis administratës publike dhe individit. Avokati i Popullit vepron në bazë të ankesës apo kërkesës së paraqitur pranë tij. Ai vepron edhe me nismën e vet, për raste të veçanta, të bëra publike, por gjithmonë duhet të marrë më vonë pëlqimin e të interesuarit ose të dëmtuarit.

Page 87: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

87

.

Gjykata evropiane për të drejtave të njeriut

• Gjykata evropiane e të Drejtave të Njeriut është një institucion ndërkombëtar që, sipas disa kushteve, mund të pranojë kërkesat e personave të cilët ankohen për shkelje të të drejtave të garantuara nga Konventa evropiane e të Drejtave të Njeriut. Kjo Konventë është një traktat nëpërmjet të cilit shumë shtete të Evropës janë angazhuar të respektojnë disa të drejta themelore të individëve. Këto të drejta janë formuluar në vetë Konventën, si edhe në katër protokolle, Protokolli shtojcë dhe Protokollet Nr° 4, 6, e 7, të cilat një pjesë e shteteve i kanë nënshkruar. Ju rekomandohet të njiheni me këto tekste dhe me rezervën që i shoqëron.

• Nëse ju vlerësoni që një prej Shteteve, lista e të cilëve është më poshtë, ka shkelur në dëmin tuaj një nga këto të drejta themelore, ju mund të ankoheni për këtë në Gjykatë. Kjo mund të trajtojë vetëm ankesat në lidhje me shkeljen e të drejtave të formuluara në Konventë dhe në Protokollet duke përjashtuar të gjitha të tjerat. Ajo nuk është një gjykatë apeli ndaj gjykatave kombëtare dhe nuk mund as të anulojë dhe as të ndryshojë gjykimet e tyre. Po ashtu, ajo as nuk mund të ndërhyjë në favorin tuaj drejtpërsëdrejti pranë autoritetit për të cilin ju ankoheni.

• Gjykata mund të pranojë kërkesa vetëm nëse ato drejtohen kundër njërit prej Shteteve, lista e të cilëve është më poshtë, dhe nëse ato kanë të bëjnë me ngjarje më të vona se një datë e caktuar. Kjo datë ndryshon sipas Shtetit të paditur dhe sipas faktit nëse kërkesa konservon një të drejtë të formuluar në vetë Konventën, apo në një nga Protokollet.

• Ju mund të ankoheni në Gjykatë vetëm për aktet e një autoriteti publik (Parlament, administratë, gjykata etj.) të njërit prej këtyre Shteteve. Gjykata evropiane e të Drejtave të Njeriut nuk mund të merret me ankesat e drejtuara kundër personave të veçantë, ose institucioneve private.

• Përpara se t'i drejtoheni Gjykatës, ju duhet të keni ndjekur, në Shtetin e paditur, të gjitha rekurset që do të kishin mundur të sillnin ndreqjen e situatës për të cilën ju ankoheni. Ju duhet, për shembull, t'i jeni drejtuar juridiksionit më të lartë kompetent (por nëse ankoheni për një gjykim, konkretisht për një dënim, nuk është e nevojshme që pasi të keni ndjekur rekurset e zakonshme gjyqësore të bëni përpjekje për të siguruar rishikimin e procesit). Gjatë ndjekjes së këtyre rekurseve ju duhet të keni respektuar rregullat e procedurës, pikërisht afatet që ato parashkruajnë. Nëse, për shembull, rekursi juaj është hedhur poshtë si i vonuar, apo për mosrespektim të një rregulli të kompetencës ose të procedurës, ka të ngjarë që Gjykata të mos e shqyrtojë çështjen tuaj.

• Pasi autoriteti më i lartë kombëtar kompetent ka dhënë vendimin e tij, ju dispononi një afat prej gjashtë muajsh për t'ju drejtuar Gjykatës. Nëse ankimi juaj ka të bëjë me një dënim, afati fillon duke u nisur nga vendimi përfundimtar sipas rendit normal të rekurseve dhe jo duke u nisur nga refuzimi i mëvonshëm i një kërkese të mundshme për rishikim. Gjykata nuk do të mund të shqyrtojë ankesën tuaj nëse, përpara skadimit të këtij afati prej gjashtë muajsh, ju nuk i keni paraqitur asaj qartë arsyet e ankimit tuaj, të paktën në një formë të shkurtuar.

Si duhet t'i drejtoheni gjykatës? • Nëse vlerësoni që arsyet e ankimit tuaj kanë të bëjnë me shkeljen e një nga të drejtave të garantuara

nga Konventa, ose nga njëri prej Protokolleve dhe se kushtet e përshkruara këtu më sipër plotësohen, dërgoni më parë tek Sekretari i Gjykatës një letër që përmban të dhënat e radhitura në pikën e mëposhtme.

• Kjo letër duhet t'i drejtohet Le Greffier de la Cour européenne des Droits de l'Homme Conseil de l'Europe F-67075 STRASBOURG CEDEX8.

• Letra juaj duhet të përmbajë: o një përmbledhje të shkurtër të arsyeve të ankimit tuaj; o citimin e së drejtës ose të të drejtave të garantuara nga Konventa dhe që i vlerësoni se janë

shkelur; o rekurset që keni ndjekur; o listën e vendimeve të dhëna për çështjen tuaj nga një autoritet publik, duke saktësuar për çdo

vendim: datën, përmbajtjen e tij të përmbledhur dhe autoritetin që e ka dhënë. Bashkëngjitini letrës tuaj një kopje të këtyre vendimeve. (Këto dokumente nuk do t'iu kthehen. Si rrjedhim, është në interesin tuaj të dërgoni vetëm kopje dhe jo origjinale).

• Sekretari i Gjykatës do t'ju përgjigjet. Do t'ju kërkohen ndoshta dokumente, të dhëna ose shpjegime plotësuese lidhur me ankimin tuaj. Mund t'ju informojnë mbi mënyrën se si është interpretuar tashmë Konventa në raste të ngjashme dhe në rastin kur pranimi i ankesave tuaja ndeshet në një pengesë

Page 88: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

88

evidente, do t'iu tërhiqet vëmendja mbi këtë pikë. Në të kundërt, Sekretari nuk mund t'ju informojë mbi dispozitat ligjore në fuqi në Shtetin për të cilin ju ankoheni.

• Nëse nga korrespondenca juaj me Sekretarin del që ankesa juaj mund të regjistrohet si një kërkesë në Gjykatë dhe nëse ju dëshironi që ajo të jetë e tillë, Sekretari do t'ju dërgojë formularët që përdoren për të paraqitur formalisht kërkesën tuaj. Pasi t'i keni plotësuar dhe drejtuar ato Sekretarit, kërkesa juaj do t'i paraqitet Gjykatës.

• Ju do të viheni në dijeni të ecurisë së procedurës nga Sekretari. Kjo procedurë, të paktën në fillim, zhvillohet me shkrim. Kështu që, ju nuk keni pse të paraqiteni në selinë e Gjykatës.

• Nëse është e mundur, ngarkoni një avokat të paraqesë kërkesën tuaj. Më vonë, gjatë procedurës, nëse duhet, ju mund të merrni ndihmë gjyqësore, në qoftë se nuk dispononi mjetet për të shpërblyer një avokat. Por kjo ndihmë nuk mund të jepet që në momentin e paraqitjes së kërkesës.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë

Është gjykata më e lartë e BE-së. Ajo është formuar në vitin 1952 me formimin e Traktatit të Parisit apo Tri Komuniteteve për thëngjill dhe çelik,dhe selia e saj gjendet në Luksemburg. Detyra e saj është të siguroj që e drejta e BE-së të interpretohet dhe të zbatohet në mënyrë uniforme në të gjitha shtete anëtare. Sipas disa mendimeve pos si institucion që vepron në kuadrin e sistemit komunitar, Gjykata Evropiane e Drejtësisë vepron edhe si gjyq ndërkombëtarë si dhe si gjykatë e brendshme e shteteve anëtare.

Përbërja

Gjykata Evropiane e Drejtësisë përbëhet nga 27 gjyqtarë dhe 8 avokatë të përgjithshëm të cilët kanë për detyrë të japin mendimet e tyre për çështjet që shtrohen për zgjidhje përpara gjykatës.Mendimet e tyre jepen publikisht dhe duhet të jenë të paanshme. Me themelimin e Kontratës së Nicës është paraparë se Gjykata Evropiane e Drejtësisë të përbëhet nga një gjykatës nga secili shtet anëtarë.Kjo do të thotë me anëtarësimin e shteteve në BE-në do të rritet edhe numri i gjykatësve Mandati i gjyqtarëve dhe i avokatëve është 6 vjeçare, i cili mundë të ripërtërihet me një ose dy periudha të mëtejme 3 vjeçare.

Kompetencat

Gjykata e Lartë Evropiane e Drejtësisë është kompetente që të kontrollojë dhe sigurojë respektimin e së drejtës në interpretimin dhe zbatimin e normave të përcaktuara në kontratën themeluese nga ana e institucioneve legjislative dhe ekzekutive të Bashkësisë Evropiane. Qështjet kryesore që shtrohen për zgjidhje përpara gjykatës janë:

-Kërkesa për gjykim paraprak -Procedimi për shkelje të detyrimeve që rrjedhin nga traktatet -Procedimi për anulim të një vendimi -Procedimi për mosveprim

Për ta ndihmuar Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për ti zgjidhur numrin e madh të çështjeve që shtrohen përpara saj si dhe për ta siguruar një mbrojtje më të mirë ligjore qytetarëve të Bashkimit Evropian në vitin 1989 u krijua Gjykata e Shkallës së Parë. Kjo gjykatë është përgjegjëse për zgjidhjen e një numri të caktuar çështjesh në mënyrë të veçantë të atyre që paraqiten nga individët dhe çështjet që kanë të bëjnë me rastet e konkurrencës së pandershme midis ndërmarrjeve. Gjykata Evropiane e Drejtësisë dhe Gjykata e Shkallës së Parë kanë nga një president të zgjedhur ndërmjet gjyqtarëve për një mandat tre vjeçar.

Page 89: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

89

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që njihet ndryshe dhe si gjykata botërore, është një gjykatë e përhershme e OKB-së me seli në Hagë.

Ajo e ka filluar punën në vitin 1946, kur zëvendësoi Gjykatën e Përhershme Ndërkombëtare të Drejtësisë që kishte funksionuar që nga viti 1922.

GJND-ja ka dy funksione: Merr vendime në raste mosmarrëveshjesh, kur një shtet e kërkon një gjë të tillë.

Jep opinione kur i kërkohet nga organizma apo agjenci të OKB-së- si është për shembull kërkesa e Asamblesë së përgjithshme e vitit 2003 për ligjshmërinë e barrierës që Izraeli ka ndërtuar në Bregun Perëndimor.

Apo mendimi Këshillëdhënës në lidhje me shpalljen e pavarësisë së Kosovës Gjykata përbëhet nga 15 gjykatës, të kombësive të ndryshme, që zgjidhen për një mandat 9 vjeçar

nga Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli i Sigurimit. Anëtarët e GJND-së nuk përfaqësojnë qeveritë e vendeve nga vijnë, por janë gjykatës të pavarur. Vetëm shtetet e njohura ndërkombëtarisht mund të aplikojnë dhe të paraqiten para Gjykatës,

përkatësisht vendet anëtare të OKB-së. Gjykata mund të dëgjojë një çështje para saj vetëm në rast se shtetet e përfshira në të, e kanë

pranuar juridiksionin e saj. Një çështje nis me paraqitjen dhe shkëmbimin me me shkrim të argumenteve nga palët, e pasuar

nga disa seanca dëgjimore. Pas seancave dëgjimore, anëtarët e gjykatës e shqyrtojnë çështjen dhe pastaj gjykata shpall

vendimin publikisht. Vendimi është i formës së prerë dhe nuk apelohet. Nëse një nga shtetet e përfshirë nuk e zbaton atë, atëherë pala tjetër mund ta çojë çështjen në KS

të OKB-së. Kjo, në një farë mënyre, do të thotë se një mosmarrëveshje e caktuar mund të mbetet e pazgjidhur

nëse një nga pesë anëtarët e përhershëm të KS që kanë të drejtën e vetos, vendos që të bllokojë marrjen e masave të mëtejshme.

Që nga viti 1946, gjykata ka dhënë të paktën 93 vendime në raste mosmarrëveshjesh që variojnë nga mosmarrëveshjet kufitare dhe sovraniteti territorial, deri tek mospërdorimi i forcës, mosndërhyrja në çështjet e brendshme të shteteve, raste pengmarrjesh, të të drejtës së azilit politik e kombësisë.

Këshillat e gjykatës kanë karakter konsultativ, nuk janë të detyrueshme për palët e përfshira. Që nga formimi Gjykata ka dhënë të paktën 25 këshilla të tilla, në çështje si anëtarësia në OKB dhe

reparacionet për lëndimet e marra nga personat që punojnë për OKB-në, deri tek statusi i raportuesve të OKB-së për të drejtat e njeriut apo ligjshmërinë e kërcënimit apo përdorimit të armëve bërthamore.

GJND-ja , pavarësisht nga vendimet e marra, nuk ka arritur që të bëhet organizmi që donin të ngrinin themeluesit e tij në ditët e mbushura me optimizëm të pas Luftës së Dytë Botërore, që ajo të shërbente si një forum për zgjidhjen e mosmarrëveshjeje me natyrë ndërkombëtare. Kjo ka ndodhur kryesisht ngaqë qeveritë nuk ia kanë lënë në dorë asaj vendimmarrjen në rastet e mosmarrëveshjeve që kanë lidhje me to.

Në vitin 1984, Shtetet e Bashkuara braktisën një çështje të shtruar para gjykatës nga qeveria sandiniste e Nikaraguas. Sandinistët ishin ankuar për aktivitetet e rebelëve Kontra që mbështeteshin nga SHBA, por administrata e Reganit u indinjua nga këmbëngulja e gjykatës se kishte juridiksion në këtë rast dhe refuzoi të merrte pjesë në procedimet e mëtejshme të gjykatës.

GJND-ja është gjykatë që vlerëson dhe merr vendime në mosmarrëveshjet mes shteteve, por jo individëve.

GJND-ja nuk duhet ngatërruar me Gjykatën Ndërkombëtare Penale, e cila po ashtu është me seli në Hagë, e cila është formuar për të ndjekur penalisht dhe për të nxjerrë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për krimet më të rënda: krime kundër njerëzimit e krime lufte që mund të jenë kryer në botë. Gjykatat Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi dhe në Ruandë, gjykojnë rastet e individëve për krime kundër njerëzimit, por vetëm ato të kryera në këto territore për një periudhë të caktuar kohe.

Page 90: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

90

Sistemi Gjyqësor Amerikan

Pushteti gjyqësor përbën njërin prej tri pushteteve në SHBA. Pushteti gjyqësor si dega e tretë e qeverisë federale, konsiston në një sistem gjykatash të shtrira

anembanë vendit dhe të kryesuara nga Gjykata Supreme e SHBA-ve. Baza e sistemit gjyqësor federal deklarohet nga Neni III i Kushtetutës së SHBA-ve:

Pushteti gjyqësor i Shteteve të Bashkuara do t’i vishet një Gjykate Supreme si dhe gjykatave të tjera më të ulëta që kongresi do të miratojë dhe themelojë kohë pas kohe. Në bazë të këtij orientimi, kongresi i parë e ndau vendin në distrikte, duke krijuar gjykata federale për çdo distrikt. Prej kësaj zanafille ka evoluar edhe struktura që është sot: Gjykata Supreme, 11 gjykata apeli, 91 gjykata distrikti dhe tri gjykata me juridiksion të veçantë . Kongresi e ruan edhe sot të drejtën për të krijuar dhe suprimuar gjykata federale dhe për të përcaktuar numrin e gjykatësve të sistemit gjyqësor federal. Megjithatë, ai nuk mund të suprimoj Gjykatën Supreme. Gjykata supreme

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara, si ushtruese e pushtetit suprem gjyqësor ka dy cilësi paralele. Ajo trajtohet si Gjykatë Supreme e SHBA-ve dhe si Gjykatë Kushtetuese e SHBA-ve, edhe pse një cilësi e tillë nuk ishte paraparë me kushtetutë.

Gjykata Supreme e SHBA-ve është themeluar më 2 shkurt të vitit 1970. Gjykata Supreme është gjykata më e lartë e Shteteve të Bashkuara , dhe e vetmja e krijuar

posaçërisht nga Kushtetuta. Vendimi i gjykatës supreme nuk mund të apelohet në ndonjë gjykatë tjetër. Kongresi gëzon kompetencën e caktimit të numrit të gjykatësve të Gjykatës dhe, me disa kufizime, edh për të vendosur se ç’lloj çështjesh mund të gjykoj ajo, por ai nuk mund të ndryshojë kompetencat e Gjykatës Supreme, të cilat asaj ia ka dhënë Kushtetuta (shih më lart Neni III i Kushtetutës).

Gjykata Supreme ka juridiksion fillestar vetëm në dy lloje rastesh ligjore: në ato që kanë të bëjnë me dinjitarët e huaj dhe me ato raste ku palë është njëri nga shtetet. Të gjitha rastet e tjera Gjykatës i vijnë nga apelet e bëra nga gjykatat më të ulëta.

Nga disa mijëra raste të dosjuara çdo vit, Gjykata Supreme zakonisht gjykon vetëm 150. Vendimet e Gjykatës Supreme jo doemos janë unanime; në marrjen e tyre predominon thjesht

shumica, por me kusht që të paktën gjashtë gjykatës- sipas ligjit, kuorumi i domosdoshëm të marrin pjesë në gjykim. Kur vendimet nuk janë marrë në unanimitet, gjykata zakonisht publikon si opinionin e shumicës ashtu edhe të pakicës.

Gjykatat e Apelit Dhe Gjykata e Distrikteve

Shkalla e dytë më e lartë e gjyqësisë federale konsiston në gjykatat e apelit, të krijuara më 1891

për të ndihmuar në evadimin e rasteve dhe për të lehtësuar barrën e Gjykatës Supreme. Shtetet e Bashkuara janë të ndara në 11 rajone të mëvetësishme apeli, ku në secilin shërben një gjykatë apeli e përbërë nga 3 deri 15 gjyqtarë.

Gjykata e apelit rishqyrtojnë vendimet e gjykatave të distrikteve ( të gjykatave të gjykimit të juridiksionit federal) që përfshihen brenda zonave të tyre. Atyre, gjithashtu, u është dhënë kompetenca për të rishqyrtuar urdhrat e agjencive rregulluese të pavarura, siç është , fjala vjen, Komisioni Federal i tregtisë.

Nën gjykata e apelit janë gjykatat e distrikteve. Të 50 shtetet janë ndarë në 89 distrikte në mënyrë që ndërgjyqësit t’i kenë gjykatat sa më afër. Përpos këtyre është edhe një distrikt i Kolumbisë dhe një tjetër në Republikën e Puerto Rikos, e cila nuk është shtet i bashkimi, por pjesë e Shteteve të Bashkuara.

Në secilën nga gjykatat e distriktit numri i gjykatësve në fron është nga 1 deri 27 gjykatës. Në varësi nga ngarkesa e rasteve, gjykatësi i një distrikti mund të shkojë për të gjykuar

përkohësisht në një distrikt tjetër. Kufijtë e distrikteve Kongresi i cakton në përputhje me popullatën, madhësinë dhe volumin e punës. Disa nga shtete e vogla formojnë secili nga një distrikt, kurse shtetet e mëdha si Nju Jorku, Kalifornia dhe Teksasi, kanë nga katër distrikte secili.

Gjykatat speciale

Përveç gjykatave federale të juridiksionit të përgjithshëm, nga koha në kohën ka lindur nevoja e

ngritjes së gjykatave për qëllime speciale. Këto njihen si gjykata Legjislative, pasi ato janë krijuar në bazë të akteve të kongresit. Gjykatësit e këtyre gjykatave sikurse gjykatësit e tjerë emërohen nga presidenti, me miratimin e Senatit, për mandat gjatë gjithë jetës.

Page 91: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

91

Mbase më e rëndësishmja nga këto gjykata është Gjykata e Rivendikimeve, e themeluar më 1855, për të zbatuar drejtësinë në rivendikimet monetare kundër Shteteve të Bashkuara. Në gjykatat speciale përfshihet edhe Gjykata Doganore, e cila ka juridiksion ekskluziv mbi aktet civile që kanë të bëjnë me taksat apo kuotat mbi mallrat e importuara, si dhe Gjykata e Doganave dhe e Apeleve për Patentat, e cila gjykon mocione apelimi lidhur me vendimet e Gjykatës Doganore dhe të Zyrës së Patentave të SHBA-s

Page 92: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

92

Fjalor i shprehjeve juridike A Administrator m. Sh. 1. Nëpunës i ngarkuar për të ndjekur detyrat e administratës në një ndërmarrje, në një institucion etj.; punonjës me përgjegjësi i administratës. Administratori i ndërmarrjes (i institutit...). Zyra e administratorit. 2. Nëpunës me përgjegjësi në vendet ku sundon prona private, i ngarkuar të administrojë një sipërmarrje a një pasuri dhe të kujdeset për të, që t'i sigurojë fitimet pronarit. Administrator i pronave (i pasurive). Administrator i një banke (i një shoqërie, i minierave...). Ankesë – Shprehë me shkrim ame gojë pakënaqësinë me një vendim gjyqësor, dhe këtë e bëna pranë një gjykate më të lartë. AKTAKUZË f. sh. 1. drejt. Dokument që përmban të dhënat e akuzës së prokurorisë kundër një të pandehuri në gjyq. Aktakuza e prokurorit. Lexohet aktakuza. Pranon (kundërshton) aktakuzën. 2. fig. Vepër e shkruar a veprim, që nxjerr në pah anët e dobëta e të errëta të një rendi shoqëror, të një organizate etj. dhe që i godet këto ashpër. Aktakuzë e rënd ë(e fuqishme, e pamëshirshme). I bënë një aktakuzë imperializmit. AKTGJYKIM m. sh. drejt. Dokument zyrtar, që përmban vendimin e dhënë nga gjyqi, akt gjykimi. AKTPADI f. sh. 1. drejt. Kërkesë me shkrim që hartohet nga pala e interesuar dhe që përmban padinë e ngritur kundër dikujt. 2. fig. shih. AKTAKUZ/Ë,~A. Aktpadi e rëndë (e ashpër). AKT m. sh. 1. libr. Veprim i njëhershëm i njeriut, që bëhet për një qëllim të caktuar; vepër, punë. Akt heroik (i guximshëm). Akt i kundërligjshëm (kriminal, barbar, i shëmtuar). Akt miqësor (armiqësor). Akt agresioni (sulmi). Akti i të folurit. Kryen (bën) një akt. 2. zyrt. Vendim nënligjor me vlerë shtetërore ose shoqërore; shkresë zyrtare, dokument që pasqyron një vendim të organeve të drejtësisë, të gjendjes civile etj. dhe që vërteton se një veprim i caktuar është kryer zyrtarisht. Akt zyrtar. Akti i lindjes (i martesës, i vdekjes). Akt kontrolli. Akt marrëveshjeje. Akt kapitullimi. Mbajtëse aktesh. Përpiloj (nënshkruaj) një akt. 3. teatër. Pjesë e një vepre dramatike ose e një shfaqjeje teatrale, që përbëhet nga disa skena dhe që përfshin një veprim të plotë. Akti i parë (i fundit). Pjesë me një akt (me shumë akte). Akte nënligjore - Vendime, rregullore, udhëzime të nxjerra nga organet ekzekutive ose organet lokale në bazë dhe për zbatim të ligjit. Këto akte kanë karakter normativ-janë të detyrueshme për të gjithë. Akte normative - Kuptimi i gjerë: Akte të nxjerra nga organet ligjvënës, ekzekutive ose lokale që janë të detyrueshme për të gjithë. Kuptimi i ngushtë: Aktet normative të Këshillit të Ministrave, institucioneve të tjera qendrore ose organeve lokale - Akte të miratuara nga Këshilli i Ministrave, institucionet e tjera qendrore ose organet lokale, në rast nevoje dhe urgjence, të cilat e humbasin fuqinë që nga fillimi në rast se nuk ratifikohen nga Kuvendi brenda një afati të caktuar kohor. AKUZË f. sh. 1. drejt. Veprimtari e organeve ose e njerëzve të caktuar me ligj, që ka për qëllim të vërtetojë para gjyqit fajësinë e dikujt për fajet që i ngarkohen; akti që përmban këto faje dhe që lexohet në gjyq. Ngre një akuzë. Hedh poshtë (pranoj) akuzën. 2. drejt. Pala që ngre padinë në një proces gjyqësor. Dëshmitar i akuzës. 3. Faj që i ngarkohet dikujt. Akuzë e padrejtë (e rëndë). Bën akuza AKUZOJ kal. 1. drejt. I ngarkoj fajet një të pandehuri në gjyq, ngre akuza kundër dikujt, e padit. E akuzuan për shpërdorime. 2. I hedh fajin dikujt, e quaj fajtor për diçka, fajësoj. Akuzojmë imperialistët. ARREST m. sh. Paraburgim, mbajtje e përkohshme nën rojë, ndalim; ndëshkim disiplinor për ushtarakët, duke i mbajtur të mbyllur në një vend për një kohë të caktuar. Arrest disiplinor. Arrest shtëpie (kazerme). Mban (vë) në arrest. Amnisti - Një akt faljeje nxjerrë nga Presidenti i Republikës për të gjithë personat (ose kategori të caktuara personash) që janë dënuar për vepra penale me vendim gjyqësor të formës së prerë, ose që janë në procedim. Amnistia mund të përfshijë dhe mos procedim në të ardhmen të veprave penale të kryera gjatë një periudhe të caktuar. Në dallim nga falja, amnistia shpallet për kategori të dënuarish dhe jo për të dënuar të veçantë. AVOKAT m. sh. 1. drejt. Jurist që jep ndihmë e këshilla për çështje të drejtësisë, që ndjek një çështje gjatë gjykimit si mbrojtës a si

Page 93: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

93

përfaqësues i një pale në gjyq (sot në Shqipëri këto detyra kryhen nga këshilltari ligjor). Avokat mbrojtës. Kolektiva e avokatëve. Zyra e avokatëve. Fjala e avokatit. Zuri (mori) avokat. 2. keq. Ai që mbron e përkrah me fjalë dikë tjetër, pavarësisht nëse ky ka ose nuk ka të drejtë. Avokat i të tjerëve. I doli (iu bë) avokat. Nuk kam nevojë për avokat Avokati i Popullit - Organ që mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të shtetasve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike. Avokati i Popullit merr ankime nga shtetasit dhe heton në lidhje me to. Ky organ vepron si ndërmjetës midis individit të prekur dhe shtetit. Zakonisht, njihet me termin suedez “ombudsman” për shkak të origjinës nga sistemi juridik suedez. B BASTISJE f. sh. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve BASTIS, BASTISEM. Fushatë bastisjesh. Bënin bastisje. BETIM m. sh. 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes BETOHEM. Betimi para gjyqit. 2. Premtim solemn për të qëndruar besnik, për të kryer deri në fund një detyrë ose për të vepruar në përputhje me ligjin; fjalët që përmban ky premtim. Betim ushtarak (luftarak). Formula e betimit. Bëj (mbaj) betimin. Harroi (shkeli) betimin. BURG m. sh. 1. Ndërtesë e posaçme dhe e ruajtur, ku mbahen ata që janë dënuar nga gjyqi me heqje të lirisë, vend ku mbahen të burgosurit. Roje burgu. Qelitë e burgut. Regjim burgu. E futën në burg. Ra (përfundoi) në burg. U lirua (doli) nga burgu. Iku (u arratis) nga burgu. 2. krahin. Qilar ku ruhen ushqime e pije; haur bagëtish. Burgu i verës (i vajit). Burgu i kuajve (i dhive, i gjësë së gjallë). 3. shih BURGIM,~I 2. Burg i rëndë (i lehtë). I dënuar me burg. Një vit burg. Bëri burg. Shpëtoi nga burgu. 4. fig. Vend ku jeta është e rëndë dhe e padurueshme për shkak të shtypjes e të terrorit, të mjerimit e të ndjekjeve. Burg fashist. Burg popujsh. 5. Errësirë e madhe, terr i madh. U bë (është) burg. 6. Kodër e vogël shkëmbore e veçuar nga mali; majë shkëmbore e një mali, shkëmb i thepisur. * Iu bë jeta burg iu bë jeta e rëndë dhe e padurueshme, iu nxi jeta. Ia bëri udhën (rrugën) burg a) ia zuri dritën e s'e lë të shohë udhën; b) ia errësoi punën e s'e lë të kuptojë se si duhet të veprojë, nga t'ia mbajë. C Censurë - Kontroll paraprak i mjeteve të komunikimit masiv, publikimeve, filmave, shfaqjeve etj., me qëllim ndalimin e publikimit, shpërndarjes, ose riprodhimit të materialeve për arsye politike, morale, fetare, etj. Veprime të tilla shpesh ankimohen si mohim i lirisë së shtypit dhe lirisë së shprehjes. CENTRALIZOJ kal. 1. libr. shih PËRQENDROJ. 2. zyrt. Përqendroj nën një pushtet të vetëm shtetëror, nën një drejtim të vetëm; përqendron në duart e shtetit; kund. decentralizoj. Centralizoj pushtetin. D Decentralizim - Delegim (ose shpërqendrim) i pushtetit ose kompetencave të organeve qendrore te hallkat e tyre më të ulëta hierarkike, ose nga organet qendrore te ato lokale dhe njohje e autonomisë së organeve të pushtetit lokal në planin politik, normativ dhe administrativ. Dekret - Akt me karakter normativ ose nominal nxjerrë nga Presidenti i Republikës. Delegim kompetencash - Kalim kompetencash nga një person, organ ose degë e pushtetit te një tjetër sipas rregullave kushtetuese dhe ligjore. Denoncim - Akt i një shteti që njofton një shtet tjetër në lidhje me vendimin e tij për t’i dhënë fund një marrëveshjeje apo traktati ndërkombëtar të nënshkruar prej tyre. Denoncimet bëhen në bazë të rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Dëbim kolektiv - Akt shtetëror për largimin e një grupi individësh të huaj nga territori i shtetit si të padëshiruar. E E drejta ndërkombëtare - Tërësia e rregullave dhe parimeve me zbatim të përgjithshëm që rregullojnë sjelljen e shteteve dhe organizatave ndërkombëtare dhe marrëdhëniet midis tyre, si edhe disa marrëdhënie të tyre me persona fizikë ose juridikë. Zakonet ndërkombëtare dhe traktatet ndërkombëtare janë dy burimet më të rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare.

Page 94: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

94

Ekstradim - Dorëzimi nga një shtet te një shtet tjetër i një individi të akuzuar apo dënuar për një vepër penale jashtë territorit të shtetit ekstradues dhe brenda juridiksionit territorial të shtetit tjetër, i cili, duke qenë kompetent për nxjerrjen në gjyq dhe dënimin e individit në fjalë, kërkon dorëzimin e tij. Ekuilibër pushtetesh - Parimi kushtetues i organizimit të pushteteve që i jep secilës degë të pushtetit shtetëror përgjegjësi për të kontrolluar veprimet e degëve të tjera; ky parim gjithashtu kërkon që kompetencat e çdo dege të jenë relativisht të ekuilibruara për të parandaluar mbizotërimin e një degë të pushtetit mbi të tjerat. F Fuqi prapavepruese e ligjit - Zbatim i ligjit për marrëdhënie që kanë lindur para hyrjes në fuqi të tij. Si rregull, ligji nuk ka fuqi prapavepruese. Përjashtimisht, ai mund të ketë fuqi prapavepruese, sidomos në fushën penale. Në një rast të tillë, fuqia prapavepruese e ligjit duhet të parashikohet shprehimisht në të. FAJTOR m. sh. Ai që ka bërë një faj (edhe drejt.). Ai është fajtori. U zbulua (u kap, a dënua) fajtori. GJ Gjendje e jashtëzakonshme - Regjim juridik i përkohshëm, i cili vendoset në rast rreziku serioz për rendin kushtetues dhe për sigurinë publike, dhe vepron si përjashtim nga parimi kushtetues i ndarjes së pushteteve. Vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme nënkupton përqendrimin e pushtetit në një degë të vetme të pushtetit, atë ekzekutiv, dhe pezullimin e disa garancive kushtetuese në lidhje me të drejta dhe liri të caktuara. Gjendje e luftës - Gjendje e jashtëzakonshme shpallur si rezultat i një agresioni të armatosur nga jashtë. GJYKATË Organ shtetëror për dhënien e drejtësisë, që shqyrton e zgjidh çështjet gjyqësore penale e civile; ndërtesa ku ndodhet ky organ. Gjykatë popullore organ bazë i drejtësisë popullore, që zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Gjykata e Lartë , Gjykatë Supreme organi më i lartë i drejtësisë. Gjykatë ushtarake. vjet. Gjykatë e shkallës së parë (së dytë). Gjykata e rrethit. GJYKATËS Nëpunës i caktuar në një organ gjyqësor për shqyrtimin e zgjidhjen e çështjeve të ndryshme penale e civile sipas ligjeve të klasës në fuqi (në vendet e tjera; në të kaluarën edhe në Shqipëri) I Imunitet - Mbrojtje juridike e veçantë që iu garantohet personave me funksione të caktuara shtetërore. Imunitet parlamentar: Mbrojtje juridike e veçantë që gëzojnë deputetët me qëllim që parlamenti të veprojë në liri e pavarësi të plotë nga presionet e pushtetit ekzekutiv. Sipas Kushtetutës ekzistojnë dy tipe imunitetesh: 1. Papërgjegjshmëria për votat dhe mendimet e shprehura në ushtrimin e funksioneve të tyre. 2. Imuniteti nga procesi penal. Përveç anëtarëve të parlamentit, Kushtetuta ua garanton këtë status juridik të veçantë edhe disa personave të zgjedhur ose të emëruar në funksione të rëndësishme dhe te pavarura. Interpelancë - Mjet kontrolli nëpërmjet të cilit Kuvendi kërkon sqarime ose të dhëna mbi veprimtarinë e qeverisë. Ky mjet ka për qëllim të qartësojë qëndrimin e qeverisë ose të një ministri të caktuar në lidhje me një situatë apo fakt të caktuar. Dy janë karakteristikat kryesore të këtij mjeti kontrolli: 1. hap një debat të përgjithshëm mbi qëndrimin e qeverisë; 2. sjell marrjen e një pozicioni nga ana e parlamentit përderisa debati mbyllet me një votim që shpreh pëlqimin apo pakënaqësinë e parlamentit për shpjegimet e dhëna nga qeveria. (Pika 2 nuk aplikohet në praktikën shqiptare). I PADITUR m. sh. drejt. Ai kundër të cilit është bërë një padi. K KOD m. sh. 1. drejt. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike, që kanë të bëjnë me një fushë të caktuar të së drejtës. Kodi civil. Kodi penal. Kodi i punës. Kanune - Kuptimi i gjerë: Përmbledhje aktesh, zakonesh e normash të trashëguara brez pas brezi; tërësia e normave të së drejtës zakonore. Kuptimi i ngushtë: Përmbledhje e normave të organizimit dhe administrimit të brendshëm të komuniteteve fetare. Kushtetutë - Ligji themeltar i shtetit që shpreh parimet themelore të sistemit juridik. Dokumenti që përcakton normat themelore të organizimit të shtetit, strukturën dhe funksionet e organeve kryesore të qeverisjes së shtetit, parimet bazë të procesit politik dhe marrëdhëniet bazë të shtetasve me shtetin. Kuvendi - Organi më i lartë ligjvënës në Republikën e Shqipërisë.

Page 95: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

95

L Ligj - Akt me karakter normativ (i detyrueshëm për të gjithë) nxjerrë nga organi ligjvënës (Kuvendi) sipas një procedure të caktuar. Liria e shprehjes - E drejta e çdonjërit, e garantuar me Kushtetutë, për të shprehur me anë të fjalës mendime e pikëpamje të pakontrolluara nga censura ose çdo formë tjetër e ndërhyrjes së ekzekutivit. Liria e shtypit - E drejta e çdonjërit, që në mënyrë të pacensuruar nga ekzekutivi, të shtypë, publikojë dhe shpërndajë mendime dhe pikëpamje, siç është garantuar me Kushtetutë. Kjo e drejtë përfshin lirinë nga ndalimi paraprak i botimit. M Mandat - Legjitimim i përfaqësuesve të zgjedhur në organet përfaqësuese. Këta përfaqësues janë mbajtës të një mandati politik dhe jo imperativ. Kjo do të thotë se ata nuk marrin urdhra nga elektorati për të mbajtur qëndrime të caktuara politike dhe as nuk mund të shkarkohen prej tij. Nga ana tjetër, mandati përfaqësues nënkupton që të zgjedhurit nuk janë përfaqësues të individëve apo grupeve të veçanta, por të të gjithë kombit. Në kuptimin e ngushtë, mandati nënkupton periudhën kohore gjatë së cilës të zgjedhurit ushtrojnë funksionet e tyre. Mocion mosbesimi - Shprehje e mosbesimit të një grupi deputetësh për vijën politike të ndjekur nga qeveria. Miratimi i mocionit nga ana e Kuvendit sjell dorëheqjen e detyrueshme të qeverisë. J JURIST m. sh. Specialist me arsim të lartë në fushën e drejtësisë. JURISPRUDENCË f. libr. Shkenca e drejtësisë; drejtësia si specialitet a si profesion JURIDIKSION m. sh. 1. E drejtë e një organi për të bërë një gjyq, për të zgjidhur një çështje, për të ushtruar një veprimtari të caktuar etj. në përputhje me ligjin. Juridiksion ndërkombëtar. Juridiksion gjyqësor (administrativ, ushtarak, civil). Ushtron (shtrin) juridiksionin. 2. Sferë brenda së cilës ushtrohet një e drejtë a një veprimtari, vendi a rrethi brenda të cilit një organ vepron dhe ka të drejta të plota të ushtrojë detyrën e tij. K KALLËZOJ kal. I njoftoj dikujt çfarë kam parë ose çfarë di për dikë a për diçka (zakonisht me qëllim të keq); i jap njoftime për dikë a për diçka; padit. Mos i kallëzo! E kallëzoi tek e ëma. Na kallëzoi spiuni. KËRKESËPADI f. sh. drejt. Kërkesa që dikush i bën gjykatës për të kërkuar një të drejtë që i është mohuar; kërkesa që dikush i drejton gjykatës për të thirrur atë që ka shkelur të drejtat e tij ose për të kërkuar diçka që i lejohet sipas ligjit; kërkesa për një padi; dokumenti zyrtar që përmban këtë kërkesë. KRIM m. sh. 1. drejt. Veprim që kryhet në kundërshtim me ligjet në fuqi, që ka pasoja të dëmshme e të rrezikshme për shtetin, për shoqërinë a për ndonjërin nga pjesëtarët e saj dhe që dënohet në bazë të kodit penal. Krim i rëndë (i shëmtuar). Krim ndaj popullit. Krime kundër shtetit. Ndjekja (zbulimi) i krimeve. 2. kryes. sh. Vrasje, djegie, shkatërrime e veprime të tjera çnjerëzore, që bëhen nga regjimet antipopullore e reaksionare, nga ushtritë pushtuese etj. Krime barbare. Krimet e fashistëve (e nazistëve, e pushtuesve amerikanë). 3. bised. Veprim i keq e i dënueshëm që dëmton rëndë dikë a diçka dhe që është në kundërshtim me arsyen e shëndoshë e me qëndrimin e një njeriu të ndershëm e të drejtë. P PADI - Kërkesa që i bën dikush gjykatës kundër një tjetri për të mbrojtur një të drejtë ose për të kërkuar zgjidhjen e një çështjeje; akti që përmban këtë kërkesë PANDEHUR - Ai që nxirret përpara gjyqit për faje e veprime të kundërligjshme.

Page 96: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

96

PARABURGOS kal. drejt. Ndal një njeri që dyshohet për një faj a një krim dhe e mbaj në një vend të posaçëm, pa të drejtë të largohet deri sa të jepet vendimi nga ana e gjykatës. Papajtueshmëri - Pamundësi juridike për të ushtruar njëkohësisht disa funksione apo detyra të papajtueshme për nga natyra dhe vendi që zënë në skemën e ndarjes së pushteteve, si p.sh. funksioni i deputetit me atë të gjyqtarit ose të prokurorit. Patjetërsueshme - E drejtë që nuk mund të hiqet ose ndryshohet me akte juridike ligjore ose nënligjore, si p.sh. e drejta e fjalës, e drejta për një proces të rregullt gjyqësor etj. PENAL - Që lidhet me veprime të rrezikshme për shoqërinë a për shtetin (me krime a me kundërvajtje), të cilat janë të dëmshme sipas ligjeve në fuqi; që lidhet me përcaktimin e masës së dënimit dhe me zbatimin e dënimeve ndaj atyre që kryejnë krime ose kundërvajtje. Çështje penale. Shkelje penale. Vepër penale. Hetim penal. Përgjegjësi penale. Ndjekje penale. Procedura penale. E drejta penale. Gjykatë penale. Kodi penal tërësia e ligjeve a e normave juridike të një shteti që përcaktojnë se çfarë veprimi përbën krim a kundërvajtje dhe që parashikojnë dënimet a masat që duhen marrë kundër fajtorëve. Preambulë - Pjesa hyrëse e tekstit kushtetues që përmban motivimin politik; shpreh gjithashtu objektiva, qëllime dhe parime që janë të vështira për t’u shprehur në nenet koncize të tekstit të Kushtetutës. Për shkak të përmbajtjes ideologjike, preambula ka rendësi veçanërisht në procesin e interpretimit të të gjithë tekstit kushtetues. Projektligj - Tekst i propozuar nga organe, deputetë ose grup individësh që kanë të drejtën e iniciativës legjislative për miratim nga ana e Kuvendit. PROKURË f. sh. drejt. Prokurë - Akti zyrtar kur dikush ngarkon një njeri për ta përfaqësuar para ligjit ose për të vepruar në emër të tij; dokumenti që vërteton këtë akt përfaqësimi PROKURORI - Organ shtetëror që ka për detyrë të kontrollojë zbatimin e përpiktë e të njëllojtë të ligjeve, nga ministritë dhe nga organet e tjera qendrore e lokale, nga gjykatat, organet e hetimit, ndërmarrjet, institucionet, organizatat, nëpunësit dhe shtetasit; zyra a ndërtesa ku punon ky organ. Q Qeverisje lokale - Organe qeverisjeje në nivel komune, bashkie apo rajoni. Organet përfaqësuese lokale janë organe të pushtetit publik që ushtrojnë funksionet e tyre mbi baza territoriale dhe veprojnë mbi bazën e parimit kushtetues të vetëqeverisjes. R Ratifikim - Akti me anën e të cilit organi kompetent i një shteti (si rregull, organi më i lartë i pushtetit shtetëror) miraton një marrëveshje ndërkombëtare në mënyrë përfundimtare, në kuptimin që kjo e fundit bëhet juridikisht e detyrueshme, d.m.th. sjell të drejta dhe detyrime ligjore, për shtetin ose organizatën ndërkombëtare që e ka nënshkruar atë. Referendum - Praktika e hedhjes për votim në popull të një projektakti normativ (përfshirë ligjin kushtetues), rishikimi ose amendamenti të një akti normativ ekzistues,. Rehabilitim - Rifitim i të drejtave të hequra ose të mohuara më parë për shkak të një dënimi të padrejtë apo një akti, veprimi apo mosveprimi të paligjshëm të organeve shtetërore. Nënkupton çuarjen e personit të dëmtuar në statusin që ai kishte para ndërhyrjes së organeve shtetërore. Republikë parlamentare - Model qeverisjeje në të cilin pushteti ndahet midis organeve kushtetuese në bazë të parimit të kontrolleve dhe ekuilibrave dhe ku parlamenti është pushteti suprem ligjvënës nga i cili rrjedhin dhe legjitimohen organet ekzekutive. S Sesion i jashtëzakonshëm - Një sesion legjislativ që thirret nga Kryetari i Kuvendit në periudhën midis dy sesioneve të zakonshme për të shqyrtuar ligje specifike. Sovranitet - Pushtet politik suprem, fillestar (origjinar) në kuptimin që nuk rrjedh nga ndonjë pushtet tjetër në sensin juridik dhe është i pakushtëzuar nga pushtete të tjera. Prej këtij pushteti politik rrjedhin dhe legjitimohen të gjitha pushtetet e tjera. Dallohen dy tipe kryesore: Sovranitet i brendshëm dhe sovranitet ndërkombëtar. Sistem sigurimi kolektiv - Struktura ndërkombëtare politiko-ushtarake që kanë për qëllim ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe nxitjen e bashkëpunimit midis shteteve në fushën e mbrojtjes. Të tilla janë: NATO, Bashkimi Evropian Perëndimor, etj.

Page 97: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

97

SH Shpronësim - Kalim i një pasurie private në pronësi të shtetit për qëllime të rëndësishme publike. Shtet demokratik - Konsiderohen demokratike ato shtete që garantojnë zgjedhje të përgjithshme periodike, të lira dhe të fshehta, pluralizëm politik dhe pluralitet të mjeteve të informacionit. Shtet i së drejtës - Karakteristikat dalluese të shtetit të së drejtës janë: Supremacia e ligjit si shprehje e sovranitetit popullor nëpërmjet parimit të përfaqësimit. Një sistem hierarkik normash juridike, në krye të të cilit qëndron Kushtetuta. Ndarja e pushteteve publike, secili me një sferë të caktuar kompetencash, si garanci e demokracisë. Sistem garantues i lirive të parashikuara në Kushtetutë. Parimi i ligjshmërisë (përputhja me kushtetutën dhe ligjet) së veprimeve të administratës dhe një sistem ankimimi kundër veprimeve administrative të paligjshme. Gjithashtu, shteti i së drejtës kërkon edhe garanci në drejtim të abuzimeve të mundshme të legjislativit me anë të kontrollit të kushtetutshmërisë së ligjeve. Shtet unitar - Shtet-komb në të cilin sovraniteti nuk ndahet vertikalisht me njësi të tjera si p.sh. shtete ose provinca; shtet jo-federal. Shumicë absolute - Jo më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit plus një, pavarësisht nga numri i të pranishmëve. Shumicë votash - Numri i nevojshëm i votave për marrjen e një vendimi te caktuar. T Taksë - Pagesa që personat fizikë dhe juridikë i paguajnë shtetit në këmbim të një shërbimi të ofruar prej këtij të fundit. Tatim - Pagesa të detyrueshme që i cakton shteti në ngarkim të kontribuuesve të ndryshëm për t’u përdorur në mbulimin e shpenzimeve publike me karakter të përgjithshëm në mënyrë që të bëhet e mundur përmbushja e funksioneve të shtetit. Në dallim nga taksat, te tatimet mungon kushti i kthimit dhe kompensimit të drejtpërdrejtë. Torturë - Veprim i kryer me qëllim, me urdhër apo pëlqim të një zyrtari publik, apo personi që vepron me kapacitetin e një personi të tillë, dhe që shkakton dhembje apo vuajtje të rënda, fizike ose mendore mbi një person për ta detyruar atë të japë të dhëna, për ta dënuar, frikësuar apo shtrënguar, ose për çdo qëllim të bazuar mbi diskriminimin. V Vendim gjyqësor i formës së prerë - Vendim përfundimtar dhe i paapelueshëm në një shkallë më të lartë gjyqësore. Vepër penale - Veprim ose mosveprim që parashikohet si krim ose kundërvajtje penale nga Kodi Penal ose ligje të tjera penale. Votim i fshehtë - Fshehtësia është një nga parimet themelore të procesit të votimit që ka për qëllim t’u sigurojë të gjithë zgjedhësve mundësinë të votojnë plotësisht të lirë, pa iu nënshtruar asnjë kontrolli dhe asnjë lloj kushti nga ana e të tjerëve. Për një fshehtësi efektive të votës, vendosja e shenjës në fletën e votimit kryhet jashtë shikimit të të tjerëve, në ndarje të veçanta për këtë qëllim dhe fleta hidhet e palosur në kutinë e votimit. Z Zgjedhje të lira - Votim i kryer në kushte të tilla që sigurojnë shprehjen e pavarur të vullnetit të individit në lidhje me zgjedhjen e subjektit elektoral apo të kandidatit, fshehtësinë e votës, proces të drejtë, të paanshëm dhe transparent të numërimit të votave dhe të shpalljes së rezultateve të votimit.

Page 98: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

98

Burimet http://www.parlament.al – (Kuvendi i Shqipërisë) http://www.gjykataelarte.gov.al – (Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë) http://www.kld.al - (Këshilli i Lartë i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë) http://www.justice.gov.al - (Ministria e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë) http://www.keshilliministrave.al - (Qeveria e Republikës së Shqipërisë) http://www.president.al - (Presidenti i Republikës së Shqipërisë) http://www.gjykatatirana.al - (Gjykata e shkallës së parë në Tiranë) http://www.ahc.org.al - (Komiteti Shqiptar i Helsinkit) http://www.avokatipopullit.gov.al - (Avokati i Popullit i Republikës së Shqipërisë) http://www.pp.gov.al - (Prokuroria e Përgjithshme e republikës së Shqipërisë) http://www.gjkr.gov.al - (Gjykata e shkallës së parë për Krime të rënda) http://www.echr.coe.int - (Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut) http://www.cdhrf.net - (Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut) http://www.oak-ks.org – (Oda e Avokatëve të Kosovës) http://www.assembly-kosova.org - (Kuvendi i Republikës së Kosovës) http://www.rks-gov.net - (Portali qeveritar i Republikës së Kosovës) http://www.kgjk-ks.org - (Këshilli Gjyqësor i Kosovës) http://www.gjykatat-ks.org/gjilan - (Gjykata komunale e Gjilanit) http://www.gjykatat-ks.org/peje - (Gjykata e qarkut e Pejës) http://www.gjk-ks.org - (Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës) http://www.ëikipedia.org http://www.md-ks.org - (Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës) http://www.kushtetutakosoves.info - (Kushtetuta e Kosovës) http://www.eulex-kosovo.eu - (EULEX në Kosovë) http://www.ico-kos.org - (ICO në Kosovë) http://www.unmikonline.org - UNMIK në Kosovë0 http://www.kjijudicial.org – (Instituti Gjyqësor i Kosovës) Shënimet e mbajtura gjatë ligjëratave Fillet e së Drejtës – Prof. Dr. Sc. Osman Ismaili Histori e Institucioneve Shtetërore dhe Juridike – Prof. Dr. Hilmi Ismaili, Dr. Fatmir Sejdiu Vështrim mbi Sistemin Amerikan të Qeverisjes – Richard C. Shroeder, Nathan Click Ligji mbi Gjykatat e Rregullta i KSAK-së K. K. 011-26/1-77 i vitit 1978 Ligji për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës 2008/03-L-121 Ligji për Gjykatat në Republikën e Kosovës 2010/03-L-199 Ligji për Prokurorin e Shtetit2010/03-L-225 Ligji për Presidentin e Republikës së Kosovës2008/03-L-094 Ligji për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës2008/03-L052 Ligji për themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës2006/02-L25 Ligji për Këshillin Gjyqësor të Kosovës2010/03-L-223 Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës2010/03-L-224 Ligji për Avokatin e Popullit2010/03-L-195 Ligji për Avokatin e Popullit2010/03-L-195 Ligji për ekzekutimin e sanksioneve penale 2010/03-L-191 Ligji për faljen2008/03-L-101 Ligji Nr 9877, datë 18.2.2008 Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë Ligji Nr.8737, datë 12.2.2001 Për Organizimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë Kodi i drejtësisë për të mitur2010/03-L-193 Kodi penal i Kosovës Kushtetuta e Republikës së Kosovës Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë Fjalori Shpjegues I Gjuhës Së Sotme Shqipe

Fjalor i shprehjeve jurikide Ma. Sci. Hashim Çollaku

Page 99: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

99

Përmbajtja

I. Hyrje faqe -------------------------------------------------------------------------------faqe 2 II. Njohuri themelore -----------------------------------------------------------------------faqe 3

1. Zgjidhja e konflikteve në gjykatë ----------------------------------------------------faqe 4 III. Kosova – Sistemi i saj i drejtësisë -----------------------------------------------------faqe 10

1. Historiku i zhvillimit të drejtësisë në Kosovë ----------------------------------------faqe 10 a. Historia e shkurtër e Kosovës ------------------------------------------------faqe 10 b. Konteksti ligjor ----------------------------------------------------------------faqe 10 c. Korniza ligjore në Kosovë -----------------------------------------------------faqe 11

2. Presidenti ------------------------------------------------------------------------------faqe 12 3. Qeveria e Kosovës --------------------------------------------------------------------faqe 13 4. Kryeministri ----------------------------------------------------------------------------faqe 13 5. Ministria e drejtësisë ------------------------------------------------------------------faqe 14

a. Shërbimi korrektues i Kosovës -----------------------------------------------faqe 14 b. Shërbimi Sprovues i Kosovës -------------------------------------------------faqe 15 c. Departamenti për çështje ligjore ---------------------------------------------faqe 15 d. Divizioni për politika dhe legjislacion -----------------------------------------faqe 15 e. Divizioni për bashkëpunim juridik ndërkombëtar ----------------------------faqe 16

6. Kuvendi i Kosovës ---------------------------------------------------------------------faqe 19 a. Komisioni parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi -------------------------faqe 20

7. Prezenca ndërkombëtare në Kosovë --------------------------------------------------faqe 21 a. KFOR----------------------------------------------------------------------------faqe 21 b. EULEX --------------------------------------------------------------------------faqe 21 c. ICO -----------------------------------------------------------------------------faqe 21

IV. Sistemi i Drejtësisë në Republikën e Kosovës ------------------------------------------faqe 22 1. Sistemi Gjyqësor i Kosovës------------------------------------------------------------faqe 22

a. Këshilli Gjyqësor i Kosovës ----------------------------------------------------faqe 23 b. Gjykata Supreme-------------------------------------------------------------- faqe 26 c. Gjykata Ekonomike ----------------------------------------------------------- faqe 28 d. Gjykata e Qarkut -------------------------------------------------------------- faqe 30 e. Gjykata Komunale------------------------------------------------------------- faqe 31 f. Gjykata komunale për Kundërvajtje ----------------------------------------- faqe 33 g. Gjykata Lartë për Kundërvajtje ---------------------------------------------- faqe 33

2. Strukturimi i ri i gjyqësorit në Republikën e Kosovës ------------------------------- faqe 35 a. Gjykatat Themelore------------------------------------------------------------ faqe 35 b. Gjykata e Apelit---------------------------------------------------------------- faqe 38 c. Gjykata Supreme ------------------------------------------------------------- faqe 39

3. Instituti Gjyqësor i Kosovës----------------------------------------------------------- faqe 42 4. Gjykata Kushtetuese e Kosovës-------------------------------------------------------faqe 42 5. Sistemi Prokurorial i Kosovës ---------------------------------------------------------faqe 46 6. Këshilli prokurorial i Kosovës ----------------------------------------------------------faqe 46 7. Organizimi i ri i Prokurorisë së Republikës së Kosovës-------------------------------faqe 46

a. Kryeprokurori i Shtetit ---------------------------------------------------------faqe 46 b. Prokuroria Themelore ----------------------------------------------------------faqe 47 c. Prokuroria e Apelit -------------------------------------------------------------faqe 47

8. Prokuroria Speciale---------------------------------------------------------------------faqe 47 9. Sistemi i Mbrojtjes në Kosovë (Avokatura) -------------------------------------------faqe 50 10. Oda e Avokatëve të Kosovës ----------------------------------------------------------faqe 52 11. Avokati i Popullit (Ombudspersoni)----------------------------------------------------faqe 54 12. KMDLNj – Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut---------------- faqe 59

V. Shqipëria – Sistemi i Drejtësisë së saj -------------------------------------------------faqe 60 1. Historiku i drejtësisë Shqiptare -------------------------------------------------------faqe 60 2. Presidenti -------------------------------------------------------------------------------faqe 63 3. Këshilli i Ministrave (Ministria e Drejtësisë)-------------------------------------------faqe 67 4. Këshilli i Lartë i Drejtësisë -------------------------------------------------------------faqe 69

Page 100: Bazat e sistemit gjyqësor

Fakulteti juridik – dega në Gjilan Bazat e Sistemit Gjyqësor

Përmbledhje - bazuar nga ligjëratat e mbajtura nga Ass. Ma. Flamur Hyseni Janar 2011 Përgatiti , Arianit Shaqiri

100

5. Gjykatat ------------------------------------------------------------------------------- faqe 72 a. Gjykata e Lartë---------------------------------------------------------------- faqe 73 b. Gjykata e Apelit --------------------------------------------------------------- faqe 75 c. Gjykatat e Shkallës së parë -------------------------------------------------- faqe 75

6. Prokuroria------------------------------------------------------------------------------ faqe 77 7. Këshilli i Prokurorisë------------------------------------------------------------------- faqe 79 8. Policia Gjyqësore ---------------------------------------------------------------------- faqe 79 9. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë------------------------------------ faqe 81 10. Komiteti Shqiptar i Helsinkit-----------------------------------------------------------faqe 85 11. Avokati i Popullit -----------------------------------------------------------------------faqe 86

VI. Drejtësia ndërkombëtare ----------------------------------------------------------------faqe 87 1. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut -------------------------------------------faqe 87 2. Gjykata Evropiane e Drejtësisë -------------------------------------------------------faqe 88 3. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë -------------------------------------------------faqe 89

VII. Sistemi Gjyqësor Amerikan -------------------------------------------------------------faqe 90 VIII. Fjalor i Shprehjeve Juridike ------------------------------------------------------------ faqe 92

IX. Burimet -----------------------------------------------------------------------------------faqe 98 X. Përmbajtja -------------------------------------------------------------------------------faqe 99