boton: shoqata kulturore drejtesia dimensioni global i ... · 4 në vitin 1919, unia kishte...

21
Boton: Shoqata Kulturore "Drejtesia" Dimensioni global i jetës dhe trashëgimisë së Malcolm X 2017 Revista elektronike nr. 11 Mars 2017

Upload: others

Post on 06-Sep-2019

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Boton: Shoqata Kulturore Drejtesia Dimensioni global i ... · 4 Në vitin 1919, UNIA kishte organizuar një konventë të saj vjetore në Montreal, Kuebec (Kanada). Kjo ishte konventa

Boton: Shoqata Kulturore "Drejtesia"

Dimensioni global i jetës dhe

trashëgimisë së Malcolm X

2017

Revista elektronike nr. 11 Mars 2017

Page 2: Boton: Shoqata Kulturore Drejtesia Dimensioni global i ... · 4 Në vitin 1919, UNIA kishte organizuar një konventë të saj vjetore në Montreal, Kuebec (Kanada). Kjo ishte konventa

2

"Fushatat domestike kundër

racizmit, seksizmit dhe diskriminimit kombëtar duhet të

ndërlidhen me lëvizjet kundër luftës dhe kundër imperializmit.”

ër momentin jemi duke u përballur me disa

nga momentet më të vështira të dy

gjeneratave të fundit. Hyrja në fuqi e

administratës aktuale në Ëashington, D.C. është

thjesht një pasqyrim i një krize shumë më të thellë në

mënyrën se si vetë përkufizimet e qeverisjes

përfaqësuese, demokracisë dhe të kontratës sociale në

shoqëri janë të varura nga interpretimi i Shteteve të

Bashkuara.

Që nga 20 janar i këtij vitit, ShBA-ja dhe komuniteti

ndërkombëtar kanë dëshmuar opozitën e paprecedentë

kundër qeverisë nëpërmjet demonstratave, tubimeve,

komenteve shprehjes kulturore. Në mënyrë të

pashmangshme, këto veprimtari do të vazhdojnë

derisa njerëzit ose të jenë të bindur se ato nuk do të

kenë asnjë ndikim, ose derisa këto manifestime të

mund të kenë sukses në arritjen e objektivave të

sistemit të lirë dhe të drejtë që mund të sigurojë për

nevojat e atyre që në mesin tonë janë më pak të pafatë.

Rëndësia e historisë afro-amerikane

Gjatë të gjithë ekzistencës së saj prej 240 viteve,

Amerika nuk ka qënë asnjëherë një vend me

demokraci të ndjeshme. Përpara shpalljes së

Deklaratës së Pavarësisë në vitit 1776 ekzistonin

trembëdhjetë koloni të kontrolluara nga Britania e

Madhe.

Megjithatë, edhe fuqitë e tjera evropiane kërkonin

gjithashtu të kishin dominancë mbi territoret që tani

njihen si Amerika e Veriut. Po kështu, edhe Franca

dhe Spanja kishin koloni të rëndësishme në këtë rajon

të Hemisferës Perëndimore ku ata kërkonin të merrnin

kontrollin e tokës dhe burimeve të popullit indigjen të

Amerikës së Veriut.

P

Page 3: Boton: Shoqata Kulturore Drejtesia Dimensioni global i ... · 4 Në vitin 1919, UNIA kishte organizuar një konventë të saj vjetore në Montreal, Kuebec (Kanada). Kjo ishte konventa

3

Natyrisht, pasardhësit e sistemit kolonial britanik

arritën të dilnin fitimtarë duke dëbuar agjentët direkte

të Kurorës mbretërore dhe vendosën atë që e asokohe

e përshkruanin si një “Republikë Demokratike”.

Megjithatë, kjo republikë nuk ishte kurrë demokratike.

Në fazën e saj fillestare, gjatë fund të shekullit 18 dhe

dekadave të para të shekullit të 19, u bë zhvendosja e

amerikanëve vendasë duke përdorur forcën në të

gjithë vendin. Në të njëjtën kohë është shënuar edhe

një rritje e shpejtë e importimit dhe skllavërimit të

popullit afrikan.

Kontributet e Malcolm X dhe përpjekjet

globale për liri

ë shumë se njëzet vjet më parë, në ShBA

u shfaq një film me tipare biopsine, i cili

nuk kishte si tematikë shqyrtimin e

aspekteve kryesore të ngjarjeve sociale dhe historike

të cilat e fusnin Malcolm X brenda kornizave të një

prej figurave kryesore të shekullit të 20-të. Është e

rëndësishme që të parashtrojmë faktin se Malcolm X

dhe vëllezërit e motrat e tij kanë lindur të gjithq në një

mjedis politik.

Prindërit e Malcolm X-it, Earl dhe Louise Little ishin

të dy anëtarë aktivë të Shoqatës Universale të

Përmirësimit të njerëzve me ngjyrë dhe Ligës së

Komuniteteve Afrikane (UNIA-ACL) të themeluar nga

Marcus Garvey dhe Amy Ashëood Garvey në vitin

1914 në ishullin e Karaibeve, Xhamajkë. Garvey e

kishte organizuar shoqatën fillimisht në Karaibe, në

Amerikën Qendrore dhe Londër para se të vendosnin

ta fillonin aktivitetin edhe Shtetet e Bashkuara në vitin

1916.

M

Page 4: Boton: Shoqata Kulturore Drejtesia Dimensioni global i ... · 4 Në vitin 1919, UNIA kishte organizuar një konventë të saj vjetore në Montreal, Kuebec (Kanada). Kjo ishte konventa

4

Në vitin 1919, UNIA kishte organizuar një konventë të

saj vjetore në Montreal, Kuebec (Kanada). Kjo ishte

konventa ku prindërit Malcolm u njohën. Konferenca e

vitit 1919 UNIA-ACL ka pasur një i rëndësi thelbësore

dhe paraqet një pikë kthese të një rritjeje të shpejtë të

organizatës.

“Ndikimi Garvey vazhdoi të rritej sidomos në

periudhën e viteve 1919 deri në vitin 1922, kur ai u

padit, u përndjek penalisht dhe dënuar me akuza false

federale të mashtrimit.”

Gjatë të njëjtit vit, trazirat në lidhje me diskriminimin

racial kishin shpërthyer në të gjithë ShBA-në, e cila

ishte karakterizuar si Red Summer, Vera e Kuqe. Ndër

trazirat më të dhunshme janë shënuar shpërthimet që

ndodhën në Çikago. Konfliktet u ndezën edhe më

shumë ndërmjet afro-amerikanëve dhekomuniteteve të

bardhë që nga 27 korriku deri në 3 gusht. Rregulli u

rivendos më në fund pas krijimit të milicisë së shtetit të

Illinois dhe pasi shumë njerëz kanë humbur jetën dhe

shumë prona është shkatërruar. Është vlerësuar se

1,000 Afro-amerikanët janë djegur nga shtëpitë e tyre

nga të bardhët raciste gjatë trazirave.

Periudha e Luftës së Parë Botërore ka parqitur një

periudhë të një transofmimi rrënjësor të situatës

botërore. Vetëm në vitin e fundit të kësaj lufte, ShBA-

ja vendosi që të pëfshihej individualisht në një konflikt

monumental dhe të paprecedent, i cili në të vërtetë

ishte një luftë e fuqive imperialiste në rritje të cilat

kërkonin të merrnin kontrollin e burimeve në mbarë

botënn.

Mamaja e e Malcolm X, Louise Little shkroi disa

artikuj në gazetën e asaj kohe të UNIA, The Negro

Ëorld, e cila u themelua në vitin 1919. Kjo gazetë

shpërndahej në të gjithë Amerikën Veriore, në

Karaibe, në evropë dhe në kontinentin Aftikës.

Ndikueshmëria e Garvey vzhdooi të rritej me vrull në

periudhën nga viti 1919 deri më 1922, kur ai u ndalua,

arrestua dhe u dënua pëër krime federale të

mashtrimit.

Ishte prokuroria e përgjithshme e shtetit të Neë York,

që më pas do të njihej si Byroja Investigative (apo siç

njihet gjërësisht FBI-ja) e cila formësoi çështjen

Page 5: Boton: Shoqata Kulturore Drejtesia Dimensioni global i ... · 4 Në vitin 1919, UNIA kishte organizuar një konventë të saj vjetore në Montreal, Kuebec (Kanada). Kjo ishte konventa

5

kundër liderit panamezo-afrikan. Pas dënimit të tij në

vitin 1923, Garvey kaloi disa javë në burgun Tomps

dhe më pas u la i lirë me liri të kufizuarë. Ai vazhdoi

me organizimin e UNIA-ACL deri në vitin 2015 kur u

riburgos në një burg tjetër për dy vite. Më pas, në vitin

1927 ai u depërtua nga Neë Orleans për në Xhamaika

dhe nuk u kthye më kurrë në Shtetet e Bashkuara.

Vazhdimi i racizmit dhe kolonizimit

Izolimi dhe racizmi institucional ishte tërësisht i

përligjur në Shtetet e Bashkuara gjatë viteve 1920 si

në Jug ashtu edhe në Veri. Megjithatë ishte pikërisht

Page 6: Boton: Shoqata Kulturore Drejtesia Dimensioni global i ... · 4 Në vitin 1919, UNIA kishte organizuar një konventë të saj vjetore në Montreal, Kuebec (Kanada). Kjo ishte konventa

6

kjo periudha kur lëvizja masive filloi në të gjitha sferat

politike, ekonomike dhe kulturore.

Në atë që njihet gjerësisht si “Rilindja e Harlemit”,

afrikano-amerikanët u angazhuan në migrim masiv

nga pjesa rurale jugore për në pjesën urbane në veri

dhe në perëndim; miliona prej tyre i bashkuan me

UNIA-s; shkruajtën fletushka, libra, pjesë teatrale dhe

kompozime muzikore; krijuan dhe zhvilluan

organizata masive dhe shoqëri letrare; hynë në

politikaë në krahut e majtë të partisë socialiste dhe

komuniste; dhe luftuan fuqishëm dhunën dhe

racizminn e shpallur haprazi dhe u ngritin kundër tyre

gjatë çdo dite.

Malcolm X lindi në Omaha të Nebraskës në vitin 1925.

Ai ka treguar se shtëpia e prindërve të tij në të cilën u

rrit u dogj nga Klani Ku Klux Klan për shkak se babai

i tij ishte aktiv në UNIA. Më pas familja e tij u

shpërngulën në Milëaukee, Ëisconsin dhe në fund u

vendosën në Lansing, Michigan.

Earl Little ka përjetuar episode të njëpasnjëshme të

përplasjeve me autoritetet e racës s bardhë në zonën e

Lansing. Ai vendosi të ndërtonte një shtëpi për

familjen e tij, në një lagje e cila ishte e ndaluarë për

afro-amerikanët. Dhe kështu edhe një herë tjetër atij

ia dogjën shtëpinë. Më pass ai u vra dhe u gjet i

vdekur në një një rrugë automobilistike në vitin 1931.

Familja e tij shprehet se ata mendojnë se vrasësit kanë

qënë ose nga Klani Ku Klux Klan ose nga Black

Legion, i cili ishte një grup para-militar i formuar nga

industriaistët vendas në mënyrë që të parandalonin

zhvillimin e afro-amerikanëve dhe organizimin e

punëtorëve.

“Malcolm është shprehur se shtëpia e prindërve të tij

u dogj nga Klani Kin Klux për shkak të aktivizmit të

babait të tij në UNIA.”

Gjatë viteve 1930, familja Little ka përjetuar shumë

vështirësi, kur Shtetet e Bashkuara ishte e zhytyr thellë

në Depresionin e Madh. Louise Little filloi të kishte

probleme psiqike, deri sa në fund u mbyll në

istitucionet përkatëse. Familja u shkatërrua e tëra,

Page 7: Boton: Shoqata Kulturore Drejtesia Dimensioni global i ... · 4 Në vitin 1919, UNIA kishte organizuar një konventë të saj vjetore në Montreal, Kuebec (Kanada). Kjo ishte konventa

7

kështu që Mancolm u rrit për shumë kohë në shtëpitë

e birësimit.

Në vitin 1941, Malcolm u transferua në Boston për të

jetuar me motrën e tij të madhe, Ella Collins, të bijën

e Earl Little me bashkëshorten e tij të parë. Ishte kjo

perudha kur ai filloi të bënte punë të ndryshme të

rëndomta derisa në fund ai u bë pjesë e aktiviteteve

kriminale.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai punoi si kamarier në

trenat e unazës përreth bregut lindor. Ai u shpall i

paaftë për të marrë pjesë në shërbimet ushtarake duke

qenë se ai i tha komisionit të zgjedhjes së të

rekrutuarve se mezi priste të merrte në dorë armën që

të qëllonte personin e parë të bardhë që do t’i dilte

përpara.

Megjithatë, në vitin 1946, Malcolm dhe shoku i tij,

Malcolm Jarvis, të shoqëruarë edhe me dy vajza të

reja të bardha ishin implikuar në një rrjet vjedhjesh.

Malcolm ang Jarvis u dënuan dhe u dërguan në një

burg shtetëror në Massachusetts.

Malcolm Little u konvertua në Islam ndërsa shërbente

kohën e tij në burg. Ishin vëllezërit e tij ata që u

përpoqën ta afronin me Nation of Islam, të udhëhequr

në atë kohë nga I nderuari Elijah Muhammad, NOI u

formua fillimisht në Detroit nga Ë.D. Fard

Page 8: Boton: Shoqata Kulturore Drejtesia Dimensioni global i ... · 4 Në vitin 1919, UNIA kishte organizuar një konventë të saj vjetore në Montreal, Kuebec (Kanada). Kjo ishte konventa

8

Muhammad in 1930. Fard u largua nga qyteti më

1934 duke krijuar një problematikë në fuqinë

drejtuese të organizatës. Në fund, Elijah Muhammad u

vendos në Chicago dhe pati mundësinë të krijonte një

organizatë me ndjekës nga e gjithë Amerika, përfshirë

edhe Detroit.

Pasi doli nga burgu në vitin 1952, Malcolm, që në atë

kohë filloi të njihej si X u vendos për të jetuar në

Inkster dhe Detroit. Atje ai u emërua si Këshilltar i

Ministrit në Temple Number One të qytetit.

Atje ai ka punuar punë të ndryshme, duke përfshirë

edhe pozicionin si shitës në një mobileri dhe

pozicionin e punëtorit në një fabrikë automobilësh.

Gjatë kohës së tij të lirë ai merrj me aktivitetet e NOI.

Më pas ai u dërgua në Boston, ku në vitin 1953 ai u bë

përfaqësuesi i Temple të atij qyteti. Ndërsa në vitin

1954 ai u emërua si përfaqësues i Temple 7 në

Harlem.

Kryengritjet e pas Luftës së Dytë Botërore dhe anti-

kolonitë enjëherë pasi përfundoi Lufta e Dytë

Botërore filloi lufta kundër imperializmit

duke përdorur gjithë fuqinë e mundshme.

Territore të shumta në Azi, Afrikë dhe Amerikën

Latine kanë dëshmuarë rritjen e lëvizjeve liberale,

shumica e të cilave janë drejtuar nga partitë

komuniste.

Më vitin 1945, në Vietnam dhe Kore, partitë komuniste

në bashkëpunim edhe me forcat e tjera progresive

morrën në dorë pushtetin. Më vnë, në tetor të vitit

1949 Partia Komuniste në Kinë fitoi kontrollin mbi

këtë shtet të madh të Azisë.

Po kështu, në vitin 1949 Këame Nkrumah dhe

ndjekësit e tij krijuan Partinë e Mbledhjes së Polullit

(CPP) në koloninë Britanike të Afrikës

Perëndimore dhe Gold Coast. Pas një periudhe dy

M

Page 9: Boton: Shoqata Kulturore Drejtesia Dimensioni global i ... · 4 Në vitin 1919, UNIA kishte organizuar një konventë të saj vjetore në Montreal, Kuebec (Kanada). Kjo ishte konventa

9

vjeçare, kur Nkruman u burgos nga kolonistët u la i

lirë në vitin 1950 dhe në vitin 1957 bëri një koalicion

me qeverinë duke ecur kështu drejt pavarësisë.

Më 6 mars të vitit 1957, gjatë cermonisë së Ditës së

Pavarësisë së Ganës, Nkrumah është shprehur se

“Pavarësia e Ganës është e pavlefshme nëse kjo

pavarësi nuk lidhet me pavarësinë e së gjithë Afrikës.”

Ky këndvështrim i tij u përhap në të gjithë botën

afrikane duke ndikuar Malcolm X dhe Nation of Islam,

si dhe shumë lëvizje të tjera të të drejtave civile.

Vetëm dy vjet përpara se të arrihej pavarësia e Ganës

ndodhën dy ngjarje shumë të rëndësishme:

Konferenca Bandung në Indonezi dhe Bojkoti i

Autobuzëve Montgomery në Alabama. Ishin këto

evente që sinjalizuan rriten e ndërgjegjësimit dhe

dëshirën për bashkim kombëtar të popujve të

pushtuarë si brenda Shteteve të Bashkuara ashtu edhe

në vendet e tjera ndërkombëtarisht.

Malcolm X mbeti i impresionuar nga Konferenca

Bandung, e cila bashkoi shtetet e reja që kërkonin

pavarësinë në Afrikë dhe Azi. Ai i referohej shumë

shpesh këtij bashkimi historik si një udhëzues në

marrëdhënie me kërkesat e popullit afrikano-

amerikan.

Bojkoti i autobuzëve Montgomery në vitet 1955-56

përfshiu edhe Dr Martin Luther King, duke i dhënë një

rëndësi kombëtare dhe botërore. Uniteti i paraqitur

nga popullësia Afrikano-Amerikane në Montgomery

ka frymëzuar shumë atë që në të ardhmen do të bëhej

e njohur si Lëvizja për të Drejtat Civile.

Në fundin e viteve 1950, Malcolm X dhe Nation of

Islam në bashkëpunim me Konferencën Udhëheqëse të

Kristianëve Jugorë (SCLC) të bashkëformuar nga dr.

King përfaqësonin në një këndvështrim të

përgjithshëm dy krahët e lëvizjes për liri të arfikano-

amerikanëve. King vendosi të mbante një qëndrim

paqësor gjtë luftës së tij kundër arrestimit të

paligjshëm dhe për integrimin e akomodimit publik në

Shtetet e Bashkuara, ndërsa Malxolm X dhe Elijah

Muhammad dhe NOI mbështeten vetë-mbështetjen,

shtetësinë e pavarur dhe vetë-mbrojtjen. Edhe pse,

NOI është etiketuarë si e dhunshme nga mediat

korporative dhe qeveria federale, ata asnjëherë nuk ka

Page 10: Boton: Shoqata Kulturore Drejtesia Dimensioni global i ... · 4 Në vitin 1919, UNIA kishte organizuar një konventë të saj vjetore në Montreal, Kuebec (Kanada). Kjo ishte konventa

10

bërë thirjje dhe nuk kanë marrë pjesë në rebelime

masive dhe konflikte të armatosura për të arritur

objektivt e tyre.

“Në fundin e viteve 1950, Malcolm X dhe Nation of

Islam në bashkëpunim me Konferencën Udhëheqëse të

Kristianëve Jugorë (SCLC) të bashkëformuar nga dr.

King përfaqësonin në një këndvështrim të

përgjithshëm dy krahët e lëvizjes për liri të arfikano-

amerikanëve.”

Gjatë fundit të viteve 1950 dhe fillimit të viteve 1960

NOI, vazhduan të këmbëngulnin se ajo ishte një

organizatë fetar dhe jo një organizatë politike. King

dhe SCLC e kanë paraqitur veten si një lëvizje

shoqërore që kërkon të ketë ndikueshmëri në rendin

politik në një drejtim progresiv.

Gjatë vitin 1960, sektori studentor në komunitetin

afrikano-amerikan u zhvendos në pararojë të luftës me

formimin e Komitetit Koordinues Student Jo të

Dhunshme (SNCC) në prill të atij viti. SNCC u

zhvillua nga lëvizja e qëndresës duke filluar më 1

shkurt, e cila më pas u përhap shpejt në të gjithë

Jugun dhe Veriun. Të rinjtë kërkuan që të angazhohen

në mosbindjen civile për të hedhur poshtë atë që nihej

si arrestim i përligjur, në këndvështrim të përkundërt

me qasjen legalistike të Shoqatës Kombëtare për

Avancimin e Popullit Me Ngjyrë (NAACP), e cila ka

luajtur një rol të rëndësishëm në çështjen e Broën v.

Rastin Topeka në maji të vitit 1954, se goditi vendimet

të veçanta por të barabarta për të justifikuarë

arrestimet e paligjshme në strehimet publike që nga

Plessy v. Ferguson të vitit 1896.

SCLC është udhëhequr nga ministrat e jugorë

afrikano-amerikanë, megjithëse gra të këtilla si Ella

Baker, e lindur në Virginia e cili kishte shërbyer

fillimisht si drejtoreshë ekzekutive, dhe Septima Clark,

pioniere e edukimit të votuesve nga Karolina e Jugut,

ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë organizim.

Ishte Baker ajo e cila kishte inkurajuar të rinjtë në

konferencën e themelimit të SNCC në Universitetin

Shaë në Karolinën e Veriut për të formuar organizatën

e tyre të pavarur dhe autonome.

Page 11: Boton: Shoqata Kulturore Drejtesia Dimensioni global i ... · 4 Në vitin 1919, UNIA kishte organizuar një konventë të saj vjetore në Montreal, Kuebec (Kanada). Kjo ishte konventa

11

Deri në vitin 1961, SNCC kishte arritur të krijonte një

staff të stabilizuarë që punon me orë të plota në të

Drejtat Civile. Organizatta mori përsipër Marshimet e

Lirisë në pranverën e këtij viti, pas Kongresit të

Barazisë Raciale “CORE” ishte detyruar të tërhiqej

për shkakt të represionit në Jug.

Malcolm X dhe Dr. King mbetën të mahnitur nga roli

që kishin luajtur deri në ato momente studentët. Ata

kishin mundur të hynin në territore në Jug ku terrori

racial kishte ngulitur firkë dhe tmerr. Në qytete rurale

si Mississippi, Georgia, Alabama dhe Tennessee,

SNCC u përpoqën që të inkurajonin dhe organizonin

njerëzit lokalë që të bëheshin udhëheqës të kësaj lufte

kundër arrestimeve dhe mohimit të ekskluzivitetit.

Edhe pse Malcolm X e vlerësonte guximin e

udhëheqësve të studentëve, ai vinte në pyetje taktikat e

tyre dhe u kërkoi atyre që të qartësonin objektivat e

përgjithshme të lëvizjes. Gjatë një debati të zhvilluar

në vitin 1961 me James Baldëin, novelistin, eseistin,

dramaturgun dhe intelektualin publik, të transmetuar

gjatë ËBAI në Neë York City, Malcolm X është

shprehur se në qoftë se qëllimi i lëvizjes së rezistencës

është liri, drejtësia dhe barazia për afrikano-

amerikanët atëherë ai është i gatshëm ta mbështesë.

Malcolm X shkoi aq larg sa u shpreh se në qoftë se

integrimi mund të sjellë liri, drejtësi dhe barazi,

atëherë ai mund ta mbështesë këtë lëvizje. Megjithatë,

më vonë ai theksoi se nuk besonte se integrimi mund

t’i sillte liri popullit afrikano-amerikanë dhe në qoftë

se ajo nuk mund ta arrinte këtë qëllim, atëherë njerëzit

duhet të largohen nga kjo lëvizje.

“SNCC u përpoqën që të inkurajonin dhe organizonin

njerëzit lokalë që të bëheshin udhëheqës”

Komente të ngjashme ishin bërë edhe gjatë një

leksioni në Broën University më 11 maj të vitit 1961,

kur Malcolm X theksoi se: “Jo, ne nuk jemi kundër

njerëzve të bardhë, por nuk kmi kohë tashmë të

merremi me njerëzit e bardhë. Njerëzit e bardhë

tashme i kanë arritur majat, ata janë udhëheqësit për

momentin... Ata tashmë janë qytetarë të klasit të parë.

Kështu që është humbje kohe që të flisni rreth njerëzve

Page 12: Boton: Shoqata Kulturore Drejtesia Dimensioni global i ... · 4 Në vitin 1919, UNIA kishte organizuar një konventë të saj vjetore në Montreal, Kuebec (Kanada). Kjo ishte konventa

12

të bardhë. Ne duhet të punojmë në të mirë të njerëzve

tanë.” (Associated Press, Shkurt. 5, 2012)

Nacionalizmi dhe internacionalizmi i Malcolm X është

pasqyruarë që në edicionet e para të

gazetës Muhammad Speaks, e cila e ka bërë

publikimin e parë në maj të vitit 1960. Në fillimet e saj

njihej si “Mr. Muhammad Speaks,” dhe nëntitulli

ishte: “Militanti i përmuajshëm i dedikuar drejtësisë

për njerëzit me ngjyrë”.

Në brendësi të këtij numri të parë gjendet një artikull i

zgjatur mbi një udhëtim të të nderuarit Elijah

Muhammad në vende të ndryshme të shteteve të

Afrikës dhe Lindjes së Mesme gjatë vitit 1959.

Malcolm X e kishte shoqëruar Elijah Muhammad

gjatë turit të tij në Turqi, Arabinë Saudite, Sudan,

Gana dhe Egjipit. Në artikull thuhet se gjatë këtij turi

u hodhën poshtë të pavërtetat që qarkullonin në

Shtetet e Bashkuara se NOI dhe afrikano-amerikanët

nuk pranoheshin gjërësisht në Afrikë dhe në Lindjen e

Mesme.

Një tjetër reportazh i rëndësishëm nën titullin

“Garvey Kishte Prashikuarë të Tashmen” merr në

kronikë punën e liderit të UNIA-ACL gjatë viteve 1920

dhe më pas përqëndrohet tek lëvizjet anti-koloniale që

po ngriheshin në të gjithë Afrikën. Në këtë artikull të

shkruarë me mendjemprehtësi bashkëngjiten edhe foto

të Këame Nkrumah dhe Marcus Garvey.

Ndërsa në një tietr artikull nën titullin “Afrika po

përparon drejt lirisë” dhe me nëntitull “Revolta e

Orgjinalëve – Shqetësimi i Kolonialëve” e cila

përfshin një analizë të luftrave për liri të kombeve të

ndryshme gjatë një periudhe kohore pesë vjeçare.

Gjenden të analizuara ehe diskutimet rreth situatave

në Kamerun, Bregun e Fildishtë, Gana, Benini, Volta

e Sipërme, Sudani, Mauritania, Senegali, Mali dhe

territore të tjera.

Lidhja lëvizjeve të pavarësisë me gjendjen e popullit

afrikano-amerikanë u bë e qartë në një artikull mbi

brutalitetin e policisë. Raporti shkruan rreth një

gjykimi civile duke përfshku përfshihet edhe dhuna e

policisë Neë York e Johnson Hinton në vitin 1957. Ky

Page 13: Boton: Shoqata Kulturore Drejtesia Dimensioni global i ... · 4 Në vitin 1919, UNIA kishte organizuar një konventë të saj vjetore në Montreal, Kuebec (Kanada). Kjo ishte konventa

13

incident kishte potencialin për të shkaktuar një

rebelim në të gjithë qyteti. Ndërhyrja e Malcolm X

për tërheqjen e 2.000 anëtarëve të NOI dhe

organizatave të tjera nacionaliste nga protestat në

rrugë u vlerësua si një element i rëndësishëm i

shmangjes së trazirave.

Kërcënimet kundër Malcom X

“Të gjitha kërcënimet kundër Malcolmit nga personeli i i ligj-zbatuesve ishin përgatitur që në fund të viteve 1950.”

ë pas, gjatë viteve pasardhëse ndodhi një tjetër

ngjarje që përfshinte policinë e Neë Yorkut dhe

Elmhurstin Lindor, ku Malcolm X dhe John X, që

në atë kohë ishin ndër dy myslimanët më të njohur të qytetit

i kishin shtëpitë të rrethuarë nga forcat policore. Gratë e

tyre u morrën nën vëzhgim për një kohë të caktuarë, ndërsa

antarë të tjerë të NOI që jetonin në katet e poshtme ranë

viktima të ndalimeve të paligjshme dhe dhunës së policisë.

Në faqen 13 të një reportazhi me titull “Ekspozimi i

Brutalitetit të Policisë”, në një pjesë të artikullit

citohet Malcolm X duke thënë se “Ku dhe në çfarë

situatash mund të gjendet një situatë në botë kur një

polici çnjerëzore ka lirinë që të hyjë pa mandate nëpër

shtëpi, zyra të besimeve të caktuara fetare, të thyejë

dyer, dritare dhe orenditë shtëpiake dhe të kërcënojnë

jetët e grave shtatëzëna dhe fëmijëve dhe të rrezikojnë

jetët e tyre duke qëlluar me armë drejtpërsëdrejti në

shtëpitë e tyre? Kjo gjë num mund të ndodhë në asnjë

vend të botës, përveçse në një lagje zezakësh në

Amerikë.”

M

Page 14: Boton: Shoqata Kulturore Drejtesia Dimensioni global i ... · 4 Në vitin 1919, UNIA kishte organizuar një konventë të saj vjetore në Montreal, Kuebec (Kanada). Kjo ishte konventa

14

Policia e kishte kërcënuar disa herë Malcolmin. Në

një pjesë tjetër të po të njëjtit artikull thuhet se Harry

Buffins ka dëshumar në një gjyq civil në lidhje me

çështjen e vitit 1957 në të cilën një oficer policor duke

e parë në sy Malcolmin i thotë “duhet t’ia thyejmë

kokën këtij bastardi duke qënë se ai është lideri.”

Pikërisht për këtë arsye, të gjitha kërcënimet kundër

Malcolmit nga personeli i i ligj-zbatuesve ishin

përgatitur që në fund të viteve 1950. Ngjarje të këtilla

të ngjashme, ku policët kanë trajtuar brutalisht antarë

të tjerë të NOI janë përjetuar edhe në vende të tjera

përveçse në Neë York. Një nga këto ngjarje, që fitoi

edhe shumë popullaritet ishte ngjarja e prillit të vitit

1950 në Los Angeles, gjatë së cilës mbeti i vrarë

sekretari i shtatë i xhamisë, Ronald Stokes. Duke mrrë

parasysh këtë incident, Malcolm vendosi të shkonte në

Los Angeles për të organizuarë një tubim masiv si

kundërpërgjigje të vrasjes së Stokes, të plagosjeve dhe

dëmtimeve të antarëve të tjerë tëë NOI, si dhe për

akuzat e rreme që iu veshën atyre.

Një shtyllë e mbështetjes nga segmente të gjera të

komunitetit afrikano-amerikan kanë shërbyer për të

rritur ndikimin e NOI dhe Malcolm X. HetimI mjeko-

ligjor shpalli vdekjen e Stokes në duart e policisë si të

justifikueshme. Malcolm ishte zemëruar nga ky vendim

dhe kërkoi që të luftonte vendimin përmes veprimit

civil në gjykatat në Kaliforni. Më vonë ai u thirr për

në Los Angeles nga Elijah Muhammed.

Ajo ishte këto ndryshime në përqasjen dhe stilin e

punës që më tej do t’i përkeqësonte tensionet mes

Malcolmit dhe selinë e NOI-it Chicago. Me 5 dhjetor

1963, Malcolm X u detyrua nga Muhammedi që të mos

pronocohej për nëntëdhjetë ditë për shkak të vërejtjeve

që ai bëri në lidhje me vdekjen e Presidentit John F.

Kennedy. Gjatë një periudhe pyetje dhe përgjigje në

Qendrën Manhattan më 1 dhjetor, Malcom vuri në

dukje faktin se SHBA kishte qenë i përfshirë në vrasjen

e udhëheqësve të tjerë të dhjetorit, duke dhënë

shembullin e kryeministrit kongolez, Patrice Lumumba

i cili u vra në kujdesin e Agjencisë Qendrore të

Inteligjencës (CIA ) në janar 1961. Malcolm tha se

Page 15: Boton: Shoqata Kulturore Drejtesia Dimensioni global i ... · 4 Në vitin 1919, UNIA kishte organizuar një konventë të saj vjetore në Montreal, Kuebec (Kanada). Kjo ishte konventa

15

vdekja e Kennedy ishte një rast i “pulave që vijnë në

shtëpi për t’u pjekur.”

Deri në mars të vitit 1964, Malcolm X kishte shpallur

largimin e tij formal nga NOI. Ai pastaj formoi

Xhaminë Myslimane, Inc dhe më vonë Organizatën e

Unitetit Afro-Amerikan (OAAU), pasi ai u kthye nga

Haxhi në Mekë dhe një turne të gjerë në disa shtete të

Afrikës dhe të Lindjes së Mesme. Në Gana, gjatë

muajit maj 1964, Malcolm i është drejtuar një

audience të madhe në Universitetin në Legon, duke

vlerësuar udhëheqjen politike të Presidentit Dr.

Këame Nkrumah dhe duke i bërë thirrje për bashkimin

e afrikanëve dhe afrikano-amerikanëve.

“Malcolm tha se vdekja e Kennedy ishte një rast i

pulave që vijnë në shtëpi për t’u pjekur.”

Pas kthimit në ShBA, në fund të qershorit 1964, OAAU

u shpall në Ballroom Audubon në seksionin e

Ëashington Heights të Manhattanin e Sipërm.

Malcolm shpejt e la vendin sërish në korrik për të bërë

një apel të drejtpërdrejtë në Organizatën e Unitetit

(OAU) Samitin e Dytë të Afrikës të zhvilluar në Kajro,

Egjipt.

Në një memorandum tetë faqesh që qarkullonte tek

Bashkimi Afrikan, udhëheqësit-e-shtetit në Kajro,

sipas të cilit Malcolm X ka thënë se: “duke qënë se, 22

milionë prej nesh e kanë origjinën afrikane, të cilët

tani ndodhen në Amerikë, jo me zgjedhje, por vetëm

Page 16: Boton: Shoqata Kulturore Drejtesia Dimensioni global i ... · 4 Në vitin 1919, UNIA kishte organizuar një konventë të saj vjetore në Montreal, Kuebec (Kanada). Kjo ishte konventa

16

për shkak një aksident mizor në historinë tonë, ne

besojmë fuqishëm se problemet afrikane janë

problemet tona dhe problemet tona janë probleme

afrikane. Ne gjithashtu besojmë se si krerët e shteteve

të pavarura të Afrikës ju jeni barinjtë e të gjithë

popujve të Afrikës kudo, qoftë ata janë ende në atdhe

këtu në kontinentin mëmë, por dhe ata që janë të

shpërndarë.”

Në të njëjtin dokument ai ka vazhduar kështu: “Disa

udhëheqës afrikanë në këtë konferencë kanë lënë të

kuptohet se ata kanë mjaft probleme këtu në

kontinentin mëmë, pa qënë e nevojshme të shtohet

edhe problemi i afro-amerikanëve. Me gjithë respektin

e duhur për pozicionet tuaja të larta, unë duhet t’u

kujtoj të ve ju që Bariu i Mirë do të largohet nga

nëntëdhjetë e nëntë dele të cilët janë të sigurt në shtëpi

për të shkuar në ndihmë të atij që është i humbur dhe

ka rënë në kthetrat e ujkut imperialist. Ne në Amerikë

jemi vëllezërit dhe motrat tuaja të humburë për një

kohë të gjatë dhe unë jam këtu vetëm për të ju kujtuar

se problemet tona janë problemet tuaja. Ashtu si sot

afrikano-amerikanët janë ‘zgjuar’, ne e gjejmë veten

në një vend të huaj që na ka refuzuar dhe, si djali

plëngprishës, ne po u kthehemi tanë më të mëdhenjë

për ndihmë. Ne lutemi lutjet tona nuk do të biejnë në

vesh të shurdhër. Ne u morëm me forcë në pranga nga

ky kontinent nënë dhe tashmë kanë kaluar më shumë

se treqind vjet në Amerikë, duke vuajtur format më

çnjerëzore të torturave fizike dhe psikologjike të

imagjinueshme.”

Impliki i trashëgimisë së

Malcolm X në shekullin 21

igurisht ishin përpjekjet e bashkuara të OAAU si

në përshpejtimin e luftës nacionalçlirimtare të

popullit afrikano-amerikan në ShBA, së bashku me një

përpjekje rigoroze për të ndërkombëtarizuar lëvizjen

për liri të plotë, që të vendosnin komplotin për të vrarë

atë në lëvizje. Në shumë vlerësime historike të vrasjes

së Malcolm X pretendimet e përgjegjësisë çojë direkt

udhëheqësve pakënaqur të NOI-t.

Megjithatë, mijëra e mijëra dokumente të FBI-së

ilustrojnë shkallën në të cilën Malcolm X ishte nën

S

Page 17: Boton: Shoqata Kulturore Drejtesia Dimensioni global i ... · 4 Në vitin 1919, UNIA kishte organizuar një konventë të saj vjetore në Montreal, Kuebec (Kanada). Kjo ishte konventa

17

vëzhgim nga qeveria e SHBA-së nga koha e

udhëheqjes së tij brenda NOI-t për themelimin e dy

organizatave MMI dhe OAAU. Si rrjedhojë, autoritetet

do të ishte jo vetëm në dijeni të ndonjë komploti

brenda NOI-it për vrasjen e tij dhe për këtë arsye

vendos këtë agjenci në një pozicion për të ndaluar atë

dhe për të ndjekur penalisht autorët.

Një faktor tjetër i përfshirë në këtë skenar është

pretendimi nga Malcolm në një konferencë për shtyp

të mbajtur në Audubon më 15 shkurt, 1965, më pak se

dy ditë pasi shtëpia e tij u bombardua në orët e para të

mëngjesit të 14 shkurt Malcolm vuri në dukje se disa

anëtarë të NOI kishin ardhur tek ai gjatë viteve me

rrëfimet për të qenë informatorë dhe policë. Ai tha se

“lëvizja e myslimanëve me ngjyrë ishte plot me

policë.”

Këto mësime nga vitet 1950 dhe 1960 kanë ndikim të

madh në situatën politike të cilame të cilënt përballemi

sot si afrikano-amerikanët, popujve të shtypur në

Amerikën e Veriut dhe të klasës punëtore në tërësi.

Sistemi kapitalist e ka ezauruar kapacitetin e tij për të

mundësuar një standard të denjë të jetesën për dhjetra

miliona njerëz. Ky realitet i administratës Trump dhe

racizmin i saj ideologjik dhe seksizmi janë një

manifestim i paaftësisë së klasës sunduese për të

akomoduar në rritje popullatat e popujve të ngjyme

ngjyrë të cilët kërkojnë të drejta të plota politike dhe

barazinë ekonomike.

Megjithatë, varfëria sa vjen dhe shtohet në Shtetet e

Bashkuara dhe mirëqenja po ngushtohet gjithnjë e më

shumë vetëm në elitën më të lartë të shoqërisë. Asnjëra

prej partive politike kapitaliste të orientuara tek

korporatat nuk kanë shprehur ndonjë synim për të

përmirësuar çekuilibrimin e pasurisë dhe statusin

social që ndodhemi deri më tani. Të dy kandidatët për

president, Hillary Clinton, që dështoi dhe Donald

Trump, presidenti i zgjedhur nga Kolegji Zgjedhor

janë të mbytur deri në fyt me para.

Miliona njerëz kanë dalë në rrugë për të protestuar që

në ditët e para të administratës Trump dhe me mijëra

të tjerë kanë bllokuarë aeroportet si kundërpërgjigje

të ndalimit që iu bë ve nga shtatë shtetet në Afrikë dhe

Page 18: Boton: Shoqata Kulturore Drejtesia Dimensioni global i ... · 4 Në vitin 1919, UNIA kishte organizuar një konventë të saj vjetore në Montreal, Kuebec (Kanada). Kjo ishte konventa

18

Lindjen e Mesme. Çështja ka shkuarë në fushën e

gjykatave federale, ku një gjyqtar në Ëashington ka

vendosur një urdhër të përkohshëm kufizues në

mënyrë ekzekutiv të administratës Trump që ndalon

vizitorët dhe banorët e përhershëm që të hyjnë në

SHBA.

Këto ngjarje janë duke u zhvilluar të ndërlidhura edhe

me me një përshkallëzim të tensioneve racore në vend

ku përfshihen edhe vrasje të pazgjidhura nga

ligjzbatuesit dhe vullnetarët të afrikano-amerikanëv.

Aktet flagrante të represionit policor janë bërë shkak

për disa rebelime urbane dhe mijëra demonstratave

masive që nga viti 2013. Duke arritur nivelin e

trazirave politike, trazirat në Ferguson, Baltimore,

Dallas, Milëaukee dhe Charlotte do të shërbejnë si

paralajmërime të gradë më të madhe të konfliktit të

ardhshëm social. Përshkallëzimi përsa i përket

trazirave racore u zhvillua në kuadër të administratës

së mëparshme të presidentit Barack Obama, ku

shtypja specifikish dhe në mënyrë të veçantë e

afrikano-amerikanëve u injoruan në mënyrë rutinore.

Editorialet e ndryshme të gazetave të publikuara në

Evropë dhe rajone të tjera gjeo-politike e kanë vënë re

se Amerika nuk është aspak një shoqëri post-racore

dhe nuk e ka lënë racizmin në të shkuarën.

“Sistemi kapitalist e ka ezauruar kapacitetin e tij për

të mundësuar një standard të denjë të jetesën për

dhjetra miliona njerëz”

Përsëri shohim se ka rilindur një dallgë e re e

ndërkombëtarizimit të lëvizjes kundër racizmit dhe

neo-fashizmit. Për shembull, në Britani kanë filluar

demostratat për të mos lejuar një vizitë të mundshme

të presidentit të ri Trump. Kjo problematikë është

diskutuar edhe brenda parlamentit britanik kur

kryetari parashtroi mundësinë e vizitës së tij në

Parlament.

Pesë dekada më parë, Malcolm X kishte arritur të

parashikonte problemet me marrëdhëniet mes racave

të ndryshme dhe dështimit të integrimit të emigrantëve

në Bashkimin Evropian, BE gjatë një vizite që ai kishte

bërë në Francë dhe në Britaninë e Madhe gjatë viteve

1964 dhe 1965. Në fillimet e vitit 1965 atij iu ndalua

Page 19: Boton: Shoqata Kulturore Drejtesia Dimensioni global i ... · 4 Në vitin 1919, UNIA kishte organizuar një konventë të saj vjetore në Montreal, Kuebec (Kanada). Kjo ishte konventa

19

hyrja në Francë. Në lidhje me këtë, Malcolm është

shprehur se sipas tij implikimet nga personeli doganor

francez për ta ndalur atë ishin bërë të gjitha me

mbështetjen e qeverisë së SHBA-së nën presionin e

Presidentin demokrat Lyndon B. Johnson.

Me anë të luftrave të tyre ekonomike dhe ushtrake

kundër popujve të Afrikës dhe Azisë, Shtetet e

Bashkuara kanë krijuar krizën më të madhe

humanitare të refugjatëve në të gjithë historinë e

botës. Më shumë se 75 milionë njerëz janë detyruarë

të largohen nga vendbanimet e tyre për shkak të

luftrave të pushtimit dhe genocideve kundër pupujve të

Irakut, Afganistanit, Sirisë, Somalisë, Sudanit, Jemenit

dhe Palestinës.

Kërkesat e popullit palestinez janë hequr qëllimisht

nga radari i arenës ndërkombëtare, duke e

zëvendësuar këtë problematikë me diskutime të

pandërlidhura rreth rivitslizimit të vendbanimeve

heraike dhe rivendosjen e kryeqtetit nga Tel Avivi në

Jeruzalem. Si mund të arrihet një paqe e përgjithshme

në Lindjen e Mesme pa u arritur pavarësia e

Palestinës, me territoret e pushtuara të Kodrave

Golan në Siri dhe qëndrimi i politikave imperialiste të

Pentagonit dhe NATO-s, të cilat rezultojnë në

shkaktimin e vdekjes së milionave gjatë katër

dekadave të fundit?

Fushatat e brendshme kundër racizmit, seksimit dhe

diskriminimit nacional duhet të lidhen me lëvizjet anti-

luftarake dhe anti-imperialiste. Nuk duhet të bëhet

kurrësesi kompromis me Pentagonin, i cili është një

makineri e krijimit të luftrave, pavarësisht premtimeve

për punë dhe për mundësi biznesesh të bërë nga

administratorë të njëpasnjëshëm kundrejt popullit të

Shteteve të Bashkuara. Buxheti për këtë luftë ka

shteruar burimet e familjeve të thjeshta punëtore për

të paktën gjysmë shekulli, por edhe më shumë. Nga

lufta e Vietnamit deri tek luftrat aktuale të përhershme

në Lindjen e Mesme, Azinë Qëndrore dhe kontinentin

afrikan ato i largojnë burimet të cilat mund të

zgjidhen problemet sociale të cilat po përkeqësohen

akoma më shumë në Amerikë.

Page 20: Boton: Shoqata Kulturore Drejtesia Dimensioni global i ... · 4 Në vitin 1919, UNIA kishte organizuar një konventë të saj vjetore në Montreal, Kuebec (Kanada). Kjo ishte konventa

20

Për më tepër, luftrat e shkatërrimit, pushtimit dhe

genocidet sollën më shumë urrejtje kundrejt klasave

udhëheqëse në shumë shtete imperialiste në Evropën

Perëndimore dhe Amerikën Veriore. E ardhmja nuk

mund ta konceptojë stabilitetin nëse dominanca

globale e imperializmit vazhdon më tej. Sulmet e

Trumpit mbi popujt nga Afrika dhe nga vendet e

Lindjes së Mesme janë haptazi një vazhdimësi e luftës

tregtare që i k lënë shoqëritë të shkatërruara me

zhvillime të përgjithshme të shkatërruara.

Ndërgjegjësimi dhe aktivizmi i njerëzve brenda

Shteteve të Bashkuara duhet të mështetet në një lëvizje

të përkushtuar në transformimin e këtij sistemi

shfrytëzues dhe opurtunist. Për këtë arsye, ata që do të

marrin rolin e lidershipitnë këtë konjekturëë aktuale

janë pikërisht klasat sociale dhe kombet e shtypura të

cilat do të përfitonin më së shumti nga një ndryshim

revolucionar.

Këto janë çështjet me të cilat ne duhet të përballemi

gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm. Studimi jetës

dhe ideve të Malcolm X mund të hedhë dritë mbi atë

që është e nevojshme në vitin 2017 por edhe më tej në

vazhdim. Të rinjtë, studentët dhe intelektualët duhet të

jenë ngushtësisht të angazhuarë në epokën e sotme. Le

të ecim përpara me optimizmin e nevojshëm dhe

kërkimet shkencore dhe praktikën e domosdoshme për

një fitore gjithëpërfshirëse.

Page 21: Boton: Shoqata Kulturore Drejtesia Dimensioni global i ... · 4 Në vitin 1919, UNIA kishte organizuar një konventë të saj vjetore në Montreal, Kuebec (Kanada). Kjo ishte konventa

Pa harmonizimin e sistemeve jetike shpirtërore bota e njeriut përballet me një çrregullsi të heshtur e dinake, e cila shkatërron dinjitetin dhe mundësinë e përjetimit të

idealit që ndriçon dhe përfshin planetin njeri.

Lufta mes intelektit (shpirtit) dhe psikës brenda njeriut zhvillohet në epiqendrën zemër, për t’i sunduar polet e

dimensioneve njerëzore, dhe sa më shumë të ndriçohet zemra nga shpirti aq më tepër bëhet integrimi i njeriut në udhë

të sigurt duke u nisur nga dialektika në metafizikë.

Nëse fitoren e korr psika (bota e epshit) atëherë do të ndodhte e kundërta: rënia e njeriut nga bota e pastërtisë dhe e

dritës në erësirë, i çorganizuar dhe konfuz.

PressLajme është faqja që reflekton dritën e urtisë së mendimit, virtytit dhe inteligjencës për të mundësuar tejkalimin e

njeriut nga vetvetja drejt Krijuesit të urtë.

PressLajme është simbolika e këtij ideali që të ndriçojë të metat dhe erësirën që ka pushtuar botën e njeriut sado që të

jetë ajo.

Press Lajme

www.presslajme.com

facebook.com/presslajme