buletini i praktikËs gjyqËsore korrik- dhjetor vëllimi ii · buletini i praktikËs gjyqËsore...

750
BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE korrik- dhjetor Vëllimi II

Upload: others

Post on 25-May-2020

11 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE

    korrik- dhjetor

    Vëllimi II

  • Botues: Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës Bordi redaktues: Znj. Arta Rama-Hajrizi, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Prof. Dr. Ivan Čukalović, Zëvendëskryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Z. Almiro Rodrigues, Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Prof.Dr. Snezhana Botusharova, Gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Z. Milot Vokshi, Sekretar i Përgjithshme e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Njësia Ligjore, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës

    Kontribuesit: Z. Malte Kirchner , Menaxher i projektit, GIZ Znj. Pranvera Ejupi- Hajzeraj, Kordinatore e projektit, GIZ Z. Lavdim Krasniqi, Ekspert Ligjor Premium Consulting

    © 2016 Gjykata Kushtetuese e Kosovës

    Të drejtat e autorit: Asnjë pjesë e këtij botimi nuk lejohet të riprodhohet apo transmetohet në çfarëdo forme apo përmes çfarëdo mjetesh, elektronike apo mekanike, duke përfshirë fotokopjimin dhe incizimin, apo ruajtjen në sisteme ripërdorimi, pa lejen paraprake me shkrim nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, përveç nëse një kopjim i tillë në mënyrë të qartë lejohet nga ligji përkatës për të drejtat e autorit.

    Përjashtim i përgjegjësisë: Sipas nenit 116.4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës botohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, e cila është burim primar për vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ky Buletin nuk zëvendëson burimin primar për vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Në rast të ndonjë konflikti apo mospërputhje në mes të vendimeve të botuara në këtë Buletin dhe vendimeve të botuara në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, mbizotëron versioni i botuar në Gazetën Zyrtare. Qëllimi i përmbledhjes së vendimeve është për të dhënë një pasqyrë të përgjithshme faktike dhe juridike të rasteve dhe një përmbledhje të shkurtër të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Përmbledhja e vendimeve dhe aktgjykimeve është përpiluar nga “Projekti për Reformë Juridike dhe Administrative” implementuar nga Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ), dhe si i tillë, nuk zëvendëson vendimet e Gjykatës Kushtetuese, dhe nuk përfaqësojnë formulimin e vërtetë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

  • BULETINI

    I PRAKTIKËS GJYQËSORE

    korrik- dhjetor 2015

    I GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË

    KOSOVËS

    Ky Buletin është publikuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së

    Kosovës në bashkëpunim me “Projekti për Reformë Juridike dhe

    Administrative” implementuar nga Deutsche Gesellschaft fur Internationale

    Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, nën mbështetjen e Ministrisë Federale

    Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

  • Tabela e përmbajtjes

    Parathënie .................................................................................................................................. 13

    Nr.1. KI146/14, Parashtrues Bekim Cakolli - Vlerësim i kushtetutshmërisë seAktgjykimit të Gjykatës Supreme, PML. nr. 160/2013, të 8 tetorit 2013 ..................15

    Nr.2. KI09/15, Parashtrues, Ramë Dauti – Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit PML. nr. 205/2014 të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 19nëntorit 2014................................................................................................................20

    Nr.3. KI132/14, Parashtrues Rrok Nikollprenkaj - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktvendimit të Gjykatës Komunale në Gjakovë, P. nr. 389/12, të 21 gushtit2012 ..............................................................................................................................28

    Nr.4. KI165/14, Parashtrues Bajram Ahmeti - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 25/2012, të 10 majit 2013 .....................34

    Nr.5. KI174/14, Parashtrues Rrahim Pacolli - Vlerësim i kushtetutshmërisë sënenit 14 të Ligjit, Nr. 03/L-179, për Kryqin e Kuq të Kosovës ..................................40

    Nr.6. KI139/14, Parashtrues Mile Milosavljević - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 124/2014, i 13 majit2014 .............................................................................................................................. 47

    Nr.7. KI04/15, Parashtrues Elvira Reçica - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 264/14, të 4 nëntorit2014 .............................................................................................................................. 55

    Nr.8. KI 144/14 dhe KI 156/14, Parashtrues Vilijamin Hajduković dhe Stanka Tus,Vlerësim i kushtetutshmërisë së mospërmbarimit të dy vendimeve tëKomisionit për Kërkesa Pronësore dhe Banesore, përkatësisht Vendimit nr.HPCC/REC/91/2007, të 19 janarit 2007, dhe VendimitHPCC/REC/81/2006, të 11 dhjetorit 2006 ................................................................64

    Nr.9. KI61/14, Parashtrues Faik Tërnava - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 195/2013, i 10 janarit2014 ..............................................................................................................................86

    Nr.10. KI69/14, Bajram Zogiani - Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit tëGjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev. nr. 276/2013, i 18nëntorit 2013 ................................................................................................................96

    Nr.11. KI180/14, Parashtrues Fehmi Pajaziti - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktvendimit CPP. nr. 5/2014, të Gjykatës Supreme të Kosovës, i 9 shtatorit2014 ............................................................................................................................ 107

  • Nr.12. KI20/15, Parashtrues Organizata joqeveritare FINCA Kosovë - Vlerësim ikushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 205/2014,i 14 tetorit 2014 ........................................................................................................... 115

    Nr.13. KI55/14, Parashtrues Baton Morina - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëNjoftimit të Zyrës së Prokurorit të Shtetit, KMLP. I. nr. 1/14 i 7 marsit 2014 ...... 123

    Nr.14. KI152/14 dhe KI153/14, Parashtrues Fatmir Pajaziti-Vlerësim ikushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Pml. nr.194/2013, i 2 prillit 2014, të Aktvendimit PLK. nr. 4/14, të Panelit të Lirimitme Kusht, PLK. nr. 4/14, të 28 prillit 2014, dhe të Aktvendimit, të GjykatësSupreme të Kosovës, Pzd. nr. 84/2014, i 5 gushtit 2014 ......................................... 135

    Nr.15. KI172/14, Parashtrues Afrim Gela - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 189/2014, i 8 korrikut2014 ............................................................................................................................ 146

    Nr.16. KI179/14, Parashtrues Bejtullah Sogojeva - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 396/2012, i 11shtatorit 2013 ............................................................................................................. 154

    Nr.17. KI57/15, Parashtrues Rasim Rama - Vlerësim i kushtetutshmërisësëAktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Pml. nr. 61/2015, i 26 marsit2015............................................................................................................................. 160

    Nr.18. KI187/14, Parashtrues Met Gashi - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit të Gjykatës Supreme, Pml. nr. 192/2014, i 20 tetorit 2014................ 169

    Nr.19. KI167/14, Parashtrues NTP Unio Commerce, Zelqif Berisha, pronar -Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomëssë Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen meAgjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-13-0045-A0001, të 26 qershorit2014 .............................................................................................................................177

    Nr.20. KI168/14, Parashtrues Mabco Constructions dhe Eurokoha-Reisen -Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Ankesave tëDhomës se Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhenme Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-13-0045-A0001, të 26qershorit 2014 .............................................................................................................197

    Nr.21. KI142/14, Parashtrues Bajram Bajgora - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit të Gjykatës së Apelit, Ac. nr. 1429/2014, i 7 korrikut 2014................209

    Nr.22. KI170/14, Parashtrues Adem Bajqinca - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. 533/2008, i 9 shkurtit 2010..................... 214

    Nr.23. KI184/14, Parashtrues Maliq Demiri - Vlerësim i kushtetutshmërisë së listëssë Agjencisë Kosovare të Privatizimit të punëtorëve të kualifikuar për 20%nga të ardhurat e shitjes së Ndërmarrjes Shoqërore "Ramiz Sadiku" ....................220

  • Nr.24. KI16/15, Parashtrues Dragomir Eraković - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktvendimit AC-I-14-0044 të Kolegjit të Ankesave të Gjykatës Supreme, i 5shtatorit 2014 ............................................................................................................. 227

    Nr.25. KI49/15, Parashtrues Veli Kuçi - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit të Gjykatës Supreme, PML. nr. 65/2015, i 26 marsit 2015 ................. 237

    Nr.26. KI11/15, Parashtrues Ymer Bardhi - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktvendimit AC-I.-14-0233 i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme tëKosovës, i 1 dhjetorit 2014.........................................................................................244

    Nr.27. KI14/15, Parashtrues Milić Krstić - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit GSK-KPA-A-284/13 të Gjykatës Supreme të Kosovës – Kolegjittë Apelit të Agjencisë Kosovare të Pronës, i 2 dhjetorit 2014 ..................................252

    Nr.28. KI32/15, Parashtrues Shemdi Nishevci - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 188/2014, i 17 nëntorit 2014 ..............259

    Nr.29. KI15/15, Parashtrues Hysni Hoxha kryetar i Organit Shqyrtues tëProkurimit – Kërkesë për interpretimin ligjor të nenit 100 të Ligjit përProkurimin Publik në Republikën e Kosovës ...........................................................266

    Nr.30. KI75/15, Parashtrues Hatixhe Cana-Kurti - Kërkesë për vlerësim tëkushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Ankesave të Dhomës sëPosaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen meAgjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-14-0218-Aoo01-Aoo04, të 14 majit2015............................................................................................................................. 272

    Nr.31. KI98/14, Parashtrues Rasim Rashica - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktvendimit të Gjykatës Supreme, PPC. nr. 39/2011, i 5 gushtit 2011 ................... 281

    Nr.32. KI17/15, Parashtrues Ibrahim Bajrami - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëkërkesës për përfshirje në procedurën e privatizimit ..............................................289

    Nr.33. KI24/15, Parashtrues Enver Basholli - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme Gjykatës Supreme tëRepublikës së Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare tëPrivatizimit, GSP-KPA-A-158/13, të 19 marsit 2014 ...............................................295

    Nr.34. KI36/15, Parashtrues Sahit Ninaj - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktvendimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 378/2014, i 29 dhjetorit 2014 ...........303

    Nr.35. KO107/15, Parashtrues Albulena Haxhiu dhe 23 deputetë të tjerë - Vlerësimi kushtetutshmërisë së Vendimit nr. 05-V-139 të Kuvendit të Republikës sëKosovës për miratimin e Amendamentit XXIV të Kushtetutës së Republikëssë Kosovës, miratuar me 3 gusht 2015...................................................................... 312

    Nr.36. KI05/15, Parashtrues Reshat Osmani - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit të Kolegjit të Ankesave të Dhomës së Posaçme të GjykatësSupreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare tëPrivatizimit, AC-I-14-0061, të 5 shtatorit 2014........................................................333

  • Nr.37. KI18/15, Parashtrues "Iming" D.O.O. pronar Rrustem Zogaj - Vlerësim ikushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës sëPosaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen meAgjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-14-0357-Aooo1, të 5 shkurtit 2015 ....... 341

    Nr.38. KI19/15, Arif Kryeziu - Vlerësim i kushtetutshmërisë së kërkesës përpërfshirje në procedurën e privatizimit ....................................................................354

    Nr.39. KI31/15, Parashtrues Tomislav Ilić - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, Ka. nr. 2/111/ 2015, i 4shkurtit 2015 ..............................................................................................................360

    Nr.40. KI39/15, Parashtrues Fetije Haliti - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, ARJ-UZVP. nr. 4/2015, i 27shkurtit 2015 .............................................................................................................. 367

    Nr.41. KI08/15, Parashtrues Haki Hajdari - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës, PAKR966/2012, të 11 shtatorit 2013................................................................................... 376

    Nr.42. KI33/15, Parashtrues Mihane Ismajli - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit të Kolegjit të Specializuar të Dhomës së Posaçme të GjykatësSupreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,SCEL-ll-0065-Co068, i 13 majit 2014 ......................................................................384

    Nr.43. KI185/14, Parashtrues Zoran Kolić - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, PML 125/14, i 8korrikut 2014..............................................................................................................392

    Nr.44. KI46/15, Parashtrues Zejna Qosaj - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev. nr.17/2015, i 4 shkurtit 2015 .......................................................................................... 401

    Nr.45. KI29/15, Parashtrues Bardhyl Kameri - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Pml. nr. 9/2015,i 12 shkurtit 2015....................................................................................................... 408

    Nr.46. KI38/15, Parashtrues Kolë Puka - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, PML.-KZZ. nr.170/2014, i 19 shkurtit 2015...................................................................................... 415

    Nr.47. KI47/15 dhe KI48/15, Parashtrues Beqir Koskoviku dhe Mustafë Lutolli -Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Dhomës së Posaçme tëGjykatës Supreme të Kosovës, AC-I1-14-0057, i 12 marsit 2015.............................424

    Nr.48. KI79/15, Parashtruese Loresa Fetahu - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit Pml. nr. 83/2015 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovësi 30 prillit 2015...........................................................................................................432

    Nr.49. KI44/15, Parashtrues Hava Bajgora, Alban Bajgora dhe Sylejman Bajgora -Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit nr. 356-65493 të Drejtorisë sëInspekcionit, Sektori i Ndërtimit i Komunës së Prishtinës, i 20 marsit 2015 .......440

  • Nr.50. KI53/15, Heset Neziri- Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit tëGjykatës Supreme, Pml. nr. 223/2014, i 26 nëntorit 2014...................................... 447

    Nr.51. KI61/15, Islam Krasniqi - Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit tëGjykatës së Apelit të Kosovës, A. A. nr. 2/2014, i 21 shkurtit 2014 ........................ 457

    Nr.52. KO130/15, Presidentja e Republikës së Kosovës - Lidhur me vlerësimin epërputhshmërisë së parimeve që përmban dokumenti i titulluar"Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumicë serbe në Kosovë - Parimete përgjithshme/Elementet kryesore" me frymën e Kushtetutës, neni 3[Barazia para Ligjit], paragrafi 1, me Kapitullin II [Të Drejtat dhe LiritëThemelore] dhe me Kapitullin III [Të Drejtat e Komuniteteve dhePjesëtarëve të tyre] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.................................465

    Nr.53. KI121/14, Valdet Nikçi dhe të tjerët- Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktvendimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 21/14, i 3 prillit 2014.......................... 475

    Nr.54. KI35/15, Parashtrues Sami Omura - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktvendimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 341/2014, i 6 janarit 2015 .................483

    Nr.55. KI28/15, Parashtrues Naser Dragusha dhe 4 punëtorë të tjerë të KorporatësEnergjetike të Kosovës – Kërkesë për rivlerësim të kushtetutshmërisë sëAktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 25/2012, i 10 majit 2013 .....................493

    Nr.56. KI56/15, Parashtrues Qamil Haxhibeqiri - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 367/2014, i 20 shkurtit 2015 ..............499

    Nr.57. KI86/15, Parashtrues Armond Morina - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktvendimit të Gjykatës Supreme, E. Rev. nr. 57/2014, i 17 nëntorit 2014 ..........507

    Nr.58. KI25/15, Parashtrues Faik Azemi - Kërkesë për kthim në gjendjen emëparshme të Aktvendimit për papranueshmëri të Gjykatës Kushtetuese nëRastin nr. KI129/14, i 25 nëntorit 2014.....................................................................515

    Nr.59. KI77/15, Parashtrues Naser Foniqi - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëVendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGJK/nr. 18/2015, i 11 marsit2015.............................................................................................................................522

    Nr.60. KI132/15, Parashtrues Manastiri i Deçanit - Kërkesë për vlerësimin ekushtetutshmërisë së dy vendimeve të 12 qershorit 2015, nr. AC-I-13-0oo8dhe nr. AC-I-13-0009, të Kolegjit të Ankesave të Dhomës së Posaçme tëGjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për Çështje që lidhen meAgjencinë Kosovare të Privatizimit ........................................................................... 527

    Nr.61. KI21/15, Parashtrues Halim Ibrahimi - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 179/2014, i 8 tetorit 2014 .................536

    Nr.62. KI34/15, Parashtrues Avdullah Kurti - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, Ac. nr. 1066/13, i 24 nëntorit2014 ............................................................................................................................544

  • Nr.63. KI37/15, Parashtrues Rrahim Zeka - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 306/2014, i 16dhjetorit 2014............................................................................................................. 554

    Nr.64. KI69/15, Parashtrues Enver Krasniqi - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 305/2014, i 8dhjetorit 2014.............................................................................................................562

    Nr.65. KI78/15, Parashtrues Fatime Tosuni - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 318/2014, i 19 janarit2015..............................................................................................................................571

    Nr.66. KI99/15, Parashtrues Axhi Thaçi - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit (SCEL- 09-0009) të Kolegjit të Specializuar të Dhomës sëPosaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen meAgjencinë Kosovare të Privatizimit, i 12 nëntorit 2013............................................ 579

    Nr.67. KI131/14, Parashtrues Agron Alaj - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit të Gjykatës Supreme, Pml. nr. 115/2014, i 16 qershorit 2014 ............585

    Nr.68. KI173/14, Parashtrues Staja Savić - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëVendimit KPCC/D/C/264/2014, të Komisionit për Kërkesa Pronësore tëKosovës, i 21 tetorit 2014...........................................................................................594

    Nr.69. KI177/14, Parashtrues Miodrag Janković - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, U. ZH- A. A. Dr. 6/2014, i 21korrikut 2014..............................................................................................................604

    Nr.70. KI83/15, Parashtrues Shefqet Mehmetukaj - Vlerësim i kushtetutshmërisësë Aktvendimit të Gjykatës Supreme, E. Rev. nr. 49/2014, i 23 dhjetorit2014 ............................................................................................................................ 613

    Nr.71. KO130/15, Presidentja e Republikës së Kosovës – Lidhur me vlerësimin epërputhshmërisë së parimeve që përmban dokumenti i titulluar“Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumicë serbe në Kosovë - Parimete përgjithshme/Elementet kryesore” me frymën e Kushtetutës, me nenin 3[Barazia para Ligjit], paragrafi 1, me Kapitullin II [Të Drejtat dhe LiritëThemelore] dhe me Kapitullin III [Të Drejtat e Komuniteteve dhePjesëtarëve të tyre] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.................................622

    Nr.72. Mendim mospajtues i gjyqtarit Bekim Sejdiu në rastin KO130/15......................... 672

    Nr.73. KI134/14, Parashtrues Sadik Thaqi Ankesë në lidhje me mungesën e hetimittë vdekjes së djalit ......................................................................................................690

    Nr.74. KI58/15, Parashtrues Islam Çerkini - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 210/2014, i 19 shkurtit 2015...............702

    Nr.75. KI64/15, Parashtrues Sanija Bajrami - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 297/2014, i 16 dhjetorit 2014 ............. 710

  • Nr.76. KI71/15, Parashtrues Miftar Ahmetaj - Vlerësim i kushtetutshmërisë sëAktvendimit të Gjykatës Supreme, CML nr. 5/2014, i 23 dhjetorit 2014...............715

    Nr.77. KI94/15, Parashtrues Lulzim Ramaj dhe Shahe Ramaj - Vlerësim ikushtetutshmërisë së një vendimi të paidentifikuar të një autoriteti tëpaidentifikuar............................................................................................................. 722

    Indeksi i Shprehjeve Ligjore ..................................................................................... 729

    Indeksi i Neneve të Kushtetutës................................................................................ 746

    Shkelje e Neneve 31, 54 dhe 46 e Kushtetutës .....Error! Bookmark not defined.

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 13

    Parathënie

    Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që, në cilësinë e Kryetares së Gjykatës,të shkruaj këtë parathënie për Buletinin e 5-të të Praktikës Gjyqësore tëGjykatës Kushtetuese. Buletini është bërë pikë referimi i dobishëm dhe icituar shpesh nga ata që punojnë në fushën e sëdrejtës kushtetuese. Edhekëtë herë jemi përkushtuar të tregojmë disa nga rezultatet kryesore të punëssonë të palodhshme.

    Ky edicion i Buletinit përmban një numër të rasteve mëtë veçuara dhe më tërëndësishme, duke përfshirë kërkesën për kontrollin kushtetues preventiv tëvlerësimit të përputhshmërisë së parimeve që përmban dokumenti i titulluar“Asociacioni/Bashkësia i komunave serbe në Kosovë – Parimet epërgjithshme/Elementet kryesore” me frymën e Kushtetutës, neni 3[Barazia para Ligjit], paragrafi 1, me KapitullinII [Të Drejtat dhe LiritëThemelore] dhe me Kapitullin III [Të Drejtat e Komuniteteve dhePjesëtarëve të tyre] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

    Nga Gjykata është kërkuar që tëjapëvlerësim kushtetues nëse parimet dheelementet e Asociacionit me shumicë serbe në Kosovë janë nëpërputhshmëri me frymën e Kushtetutës, neni 3, paragrafi 1 (Natyrashumetnike), me Kapitullin II (Të Drejtat dhe Liritë Themelore) dhe meKapitullin III (Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre) tëKushtetutës së Republikës së Kosovës.

    Gjykata po ashtu ka nxjerrë dhe një vendim tjetër të rëndësishëm qëndërlidhet me kërkesat individuale ku, nga pikëpamja e gjyqësisëkushtetuese, janë trajtuar çështje pronësore dheçështje të përmbarimit tëtitujve pronësorë.

    Nuk është e tepërt të theksohet se sa është e rëndësishme që parashtruesit eardhshëm dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë, të cilët synojnë të dorëzojnëkërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke përdorur këtë Buletin, si dhebuletinet e mëparshëm,të konsultojnë me vëmendje vendimet e Gjykatës nërastet e ngjashme dhetë marrin parasysh nëse rasti i tyre mund të ketëndonjë mundësi suksesi në dritën e rasteve të ngjashme. Duhet kuptuarqartë që, parimisht, e drejta e ankesës nuk mund t’i mohohet asnjëparashtruesi, por do të ishte më mirë që paraprakisht të njoftoheshin mejurisprudencën e Gjykatës dhe të kenë vlerësim objektiv për suksesin ekërkesës së tyre.

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 14

    Qëllimi i publikimit të vendimeve të Gjykatës në Buletin është t’i tregohetopinionit të gjerëse gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese i marrin vendimet etyre në mënyrë të pavarur dhe plotësisht transparente, duke zbatuarstandardet më të larta të të drejtave të njeriut dhe të drejtësisë kushtetuese.

    Këtë vit publikimi i këtij buletini është bërë nga Gjykata derisa AgjenciaGjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), ka vazhduar measistencën e tyre rreth përgatitjeve për botimin e Buletinit, për çka Gjykata uështë mirënjohëse.

    Në fund, dëshiroj të falënderoj dhe të shpreh mirënjohjen time të veçantëpër gjithë stafin e Gjykatës, me punën dhe me përkrahjen e të cilëve ështëbërë i mundur publikimi edhe i këtij edicioni të Buletinit të PraktikësGjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

    Arta Rama-HajriziKryetare e Gjykatës Kushtetuese

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 15

    KI146/14, Parashtrues Bekim Cakolli - Vlerësim ikushtetutshmërisë se Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, PML. nr.160/2013, të 8 tetorit 2013

    KI146/14, Aktvendim për papranueshmëri i 28 majit 2015, publikuar më 6korrik 2015

    Fjalët kyç: Kërkesë individuale, procedurë penale, e drejta për gjykim tëdrejtë dhe të paanshëm, dënim me burg, cilësim i veprës penale, kërkesë epaafatshme.

    Gjykata e Qarkut në Prishtinë,e kishte shpallur fajtor parashtruesin ekërkesës dhe i kishte caktuar dënimin me burg. Gjykata Supreme e Kosovëskishte refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të pabazuar.Parashtruesi u ankua në Gjykatën Kushtetuese, për shkelje të së drejtës nëgjykim të drejtë dhe të paanshëm siç garantohet me nenin 31 të Kushtetutës.

    Gjykata Kushtetuese shpalli kërkesën të papranueshme, për shkak se nukishte dorëzuar brenda afatit ligjor prej 4 (katër) muajve, siç parashihet menenin 49 të Ligjit dhe specifikohet më tej me rregullin 36 (1) (c) tëRregullores së punës.

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 16

    AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRInë

    Rastin nr. KI146/14Parashtrues

    Bekim CakolliVlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës

    Supreme,PML. nr. 160/2013, të 8 tetorit 2013

    GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

    e përbërë nga

    Enver Hasani, kryetarIvan Čukalović, zëvendëskryetarRobert Carolan, gjyqtarAltay Suroy, gjyqtarAlmiro Rodrigues, gjyqtarSnezhana Botusharova, gjyqtareKadri Kryeziu, gjyqtarArta Rama-Hajrizi, gjyqtare dheBekim Sejdiu, gjyqtar

    Parashtrues i kërkesës

    1. Parashtrues i kërkesës është z. Bekim Cakolli nga Prishtina, i cilimomentalisht gjendet në vuajtje të dënimit me burg në Burgun eDubravës, i përfaqësuar nga z. Bajram Tmava, avokat nga Prishtina (nëtekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).

    Vendimi i kontestuar

    2. Vendimi i kontestuar është Aktgjykimi i Gjykatës Supreme PML. nr.160/2013, të 8 tetorit 2013, me të cilin Gjykata Supreme e refuzoikërkesën e parashtruesit për mbrojtje të ligjshmërisë si të pabazuardhe vërtetoi Aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

    3. Ky aktgjykim i është dorëzuar parashtruesit të kërkesës më 10 nëntor2013.

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 17

    Objekti i çështjes

    4. Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së vendimit tëkontestuar, me të cilin, siç pretendohet, është cenuar neni 31 [E Drejtapër Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm].

    Baza juridike

    5. Kërkesa bazohet në nenin 113 (7) të Kushtetutës së Republikës sëKosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), nenin 47 të Ligjit përGjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Nr. 03/L-121 (nëtekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 56 të Rregullores së punës tëGjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë:Rregullorja e punës).

    Procedura në Gjykatën Kushtetuese

    6. Më 2 tetor 2014, parashtruesi dorëzoi kërkesën në GjykatënKushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

    7. Më 6 nëntor 2014, Kryetari i Gjykatës, me Vendimin GJR. KI146/14,caktoi gjyqtarin Kadri Kryeziu gjyqtar raportues. Të njëjtën ditë,Kryetari, me Vendimin KSH. KI146/14 caktoi Kolegjin shqyrtues, tëpërbërë nga gjyqtarët: Robert Carolan (kryesues), Almiro Rodriguesdhe Ivan Čukalović.

    8. Më 23 janar 2015, Gjykata njoftoi parashtruesin dhe GjykatënSupreme të Kosovës për regjistrimin e kërkesës. Me këtë njoftim,Gjykata kërkoi nga parashtruesi i kërkesës dhe Gjykata Komunale nëPrishtinë që të dorëzojnë kopjen e fletëkthesës me datën e pranimit tëAktgjykimit të Gjykatës Supreme PML. nr. 160/2013.

    9. Më 18 shkurt 2015, Gjykata Komunale dorëzoi kopjen e fletëkthesës, ecila tregon se aktgjykimi kontestues i Gjykatës Supreme të Kosovësështë pranuar nga parashtruesi i kërkesës më 10 nëntor 2013.

    10. Më 25 shkurt 2015, parashtruesi i kërkesës dorëzoi informata shtesë nëGjykatë me ç’rast ai pretendon se avokati i tij B.T. nuk e ka mbrojturatë ligjërisht, sepse gjatë seancave ai nuk e lejoi atë të flasë.

    11. Më 15 prill 2015, pas shqyrtimit tëraportit tëgjyqtarit raportues,Kolegji shqyrtues,i rekomandoiGjykatësnë përbërje tëplotë,papranueshmërinë ekërkesës.

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 18

    Përmbledhja e fakteve

    12. Më 31 maj 2012, Gjykata e Qarkut në Prishtinë [Aktgjykimi P. nr.412/2010], e shpalli parashtruesin e kërkesës fajtor për veprat penaledhe e dënoi atë me burg.

    13. Më 26 shtator 2012, Gjykata Supreme e Kosovës [Aktgjykimin AP. nr.378/2012], duke vendosur përkitazi me ankesat e parashtruesit tëkërkesës (të akuzuarit) dhe Prokurorit Publik të Qarkut, miratoiankesën e parashtruesit të kërkesës dhe e ndryshoi Aktgjykimin eGjykatës së Qarkut në Prishtinë [P. nr. 412/2010], përkitazi mecilësimin juridik.

    14. Pas kësaj, parashtruesi paraqiti kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisënë Gjykatën Supreme të Kosovës, duke pretenduar shkeljen thelbësoretë ligjit penal dhe duke kërkuar që aktgjykimi i ankimuar tëndryshohet.

    15. Më 8 tetor 2013, Gjykata Supreme e Kosovës [Aktgjykimi, Pml. nr.160/2013] refuzoi ankesën e parashtruesit si të pabazuar. Ky aktgjykimi është dorëzuar parashtruesit të kërkesës më 10 nëntor 2013.

    Pretendimet e parashtruesit

    16. Parashtruesi i kërkesës pretendon se me vendimin e kontestuar janëshkelur të drejtat e garantuara me nenin 31 [E drejta për Gjykim tëDrejtë dhe të Paanshëm] dhe janë bërë shkelje esenciale të KPPK-së.

    17. Parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata:

    ANULIMIN e Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut nëPrishtinë, 412/2010 të datës 31.05.2012, aktgjykimeve tëGjykatës Supreme të Kosovës, Ap.nr.122/2012 të datës07.06.2012 dhe PML.nr.160/2013 të datës 08.10.2013.

    Kthimin e çështjes penale të të akuzuarit Bekim Cakolli nërigjykim dhe rivendosje Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti për Krime të Rënda.

    Pranueshmëria e kërkesës

    18. Gjykata vëren se për të qenë në gjendje të gjykojë ankesën eparashtruesit, para së gjithash duhet të vlerësojë nëse ai i ka plotësuarkushtet e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë dhe tëspecifikuara më tej me Ligj dhe me Rregullore të punës.

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 19

    19. Në këtë kuptim, Gjykata i referohet nenit 49 të Ligjit, i cili përcakton:

    “Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afatifillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimigjyqësor. […]”.

    20. Gjykata i referohet edhe rregullit 36 (1) (c) të Rregullores së punës, icili përcakton:

    “(1) Gjykata mund ta shqyrtojë një kërkesë nëse: (c) kërkesaparashtrohet brenda katër muajsh nga dita e dorëzimit tëvendimit të mjetit të fundit juridik efektiv te parashtruesi; ose

    […].”

    21. Aktgjykimi përfundimtar i Gjykatës Supreme të Kosovës [Pml. nr.160/2013], është nxjerrë më 8 tetor 2013, dhe i është dorëzuarparashtruesit të kërkesës më 10 nëntor 2013, ndërsa parashtruesi edorëzoi kërkesën në Gjykatë më 2 tetor 2014, që është më shumë se 4(katër) muaj nga dita kur i është dorëzuar Aktgjykimi i GjykatësSupreme të Kosovës. Prandaj, kërkesa është dorëzuar pas afatit.

    22. Nga kjo rrjedh se kërkesa është e papranueshme në pajtim me nenin49 të Ligjit dhe me rregullin 36 (1) (c) të Rregullores së punës.

    PËR KËTO ARSYE

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në pajtim me nenin 49 të Ligjit për GjykatënKushtetuese dhe me rregullin 36 (1) (c) të Rregullores së punës, në seancën embajtur më 28 maj 2015, njëzëri

    VENDOS

    I. TA DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

    II. T’UA KUMTOJË këtë vendim palëve;

    III. TA PUBLIKOJË këtë vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin20.4 të Ligjit, dhe

    IV. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    Gjyqtari raportues Kryetari i Gjykatës KushtetueseKadri Kryeziu Prof. dr. Enver Hasani

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 20

    KI09/15, Parashtrues, Ramë Dauti – Vlerësim ikushtetutshmërisë së Aktgjykimit PML. nr. 205/2014 të GjykatësSupreme të Kosovës, të 19 nëntorit 2014

    KI09/15, Aktvendim për papranueshmëri i 28 majit 2015, publikuar më 6korrik 2015

    Fjalët kyç: Kërkesë individuale, dënim me burg, vepër penale, shpërdorim idetyrës zyrtare, Masë e përkohshme, e drejta për gjykim të drejtë dhe tëpaanshëm të drejtat e të akuzuarit, kallëzim penal, kërkesë qartazi epabazuar

    Gjykata Themelore në Gjilan kishte shqiptuar ndaj parashtruesit të kërkesësdënim me burgim prej 40 ditësh për shkak të veprës penale, kallëzim penal irrejshëm. Vendimi i Gjykatës Themelore ishte vërtetuar edhe nga gjykatat einstancave më të larta. Parashtruesi u ankua në Gjykatën Kushtetuese përshkelje të të drejtave të akuzuarit dhe për gjykim të drejtë, siç garantohet menenet 30 dhe 31 të Kushtetutës lidhur me nenin 6 të KEDNJ-së.

    Gjykata Kushtetuese arsyetoi se parashtruesit të kërkesës i është mundësuarqë të ketë mbrojtësin, që të paraqesë mbrojtjen e tij, të marrë pjesë nëprocedurë, të ndjekë rrjedhën e procedurës, të shtjerë mjetet juridike dhe tëndërmarrëveprime të tjera ligjërisht të lejuara dhe se procedurat në tërësikishin qenë të rregullta. Gjykata shpalli kërkesën të papranueshme si qartazitë pabazuar, në pajtim me rregullin 36 (2) (d) të Rregullores së punës, sepseparashtruesi nuk kishte arritur t’i mbështes pretendimet e tij. Gjykata, poashtu, refuzoi kërkesën për Masë të përkohshme për shkak se nuk kishte rastprima facie.

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 21

    AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRInë

    Rastin nr. KI09/15ParashtruesRamë Dauti

    Kërkesëpër vlerësimine kushtetutshmërisë sëAktgjykimittëGjykatës Supreme të Kosovës PML.

    nr.205/2014,të19 nëntorit2014

    GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

    e përbërë nga:

    Enver Hasani, kryetarIvan Čukalović, zëvendëskryetarRobert Carolan, gjyqtarAltay Suroy, gjyqtarAlmiro Rodrigues, gjyqtarSnezhana Botusharova, gjyqtareKadri Kryeziu, gjyqtarArta Rama- Hajrizi, gjyqtare, dheBekim Sejdiu, gjyqtar

    Parashtruesi i kërkesës

    1. Kërkesaështë dorëzuar nga z. RamëDautime vendbanimnë Viti(nëtekstin e mëtejmë:parashtruesi i kërkesës), të cilin e përfaqësonavokatiz. RifatAbdullahi.

    Vendimi i kontestuar

    2. Parashtruesi i kërkesëskërkonvlerësimine kushtetutshmërisë sëAktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës PML. nr.205/2014,të19nëntorit2014.

    Objekti i çështjes

    3. Objekt i çështjes është vlerësimi ikushtetutshmërisë sëAktgjykimittëGjykatës Supreme të Kosovës [PML. nr.205/2014] të 19nëntorit2014, me të cilin pretendohet se janëshkelur të drejtatdheliritë e parashtruesit të kërkesëstë garantuarame Kushtetutë, dhe atë:neni30[Të Drejtat etë Akuzuarit], neni31 [E Drejta për Gjykim tëDrejtë dhe të Paanshëm] i Kushtetutëssë Republikës sëKosovës, si dhedispozitat e nenit6dheneneve2dhe 4 tëProtokollit7të

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 22

    KonventësEvropiane për tëDrejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë:KEDNJ).

    4. Të njëjtën ditë, parashtruesi kërkon nga Gjykata Kushtetuese eRepublikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata) tëvendosëMasën epërkohshmedhe të nxjerrë vendimtë veçantëme të cilin dotështyhej përmbarimii aktgjykimittë formës së prerëderisa tëvlerësohet kushtetutshmëria e aktgjykimit të kontestuar.

    Baza juridike

    5. Kërkesa bazohet në nenin113.7të Kushtetutëssë RepublikëssëKosovës(në tekstin e mëtejmë:Kushtetuta), nenet 27dhe47tëLigjitpërGjykatënKushtetuese të Republikëssë Kosovës, Nr. 03/L-121 (nëtekstin e mëtejmë: Ligji)dhe në rregullat54, 55dhe56tëRregullores sëpunës të GjykatësKushtetuese të RepublikëssëKosovës(në tekstin emëtejmë: Rregullorja e punës).

    Procedura në Gjykatë

    6. Më 29 janar 2015, parashtruesi e dorëzoi kërkesën në Gjykatë.

    7. Më 9 shkurt2015,KryetariiGjykatës, me Vendimin nr.GJR. KI09/15,caktoigjyqtarin Altay Suroygjyqtar raportues. Të njëjtën ditë, KryetariiGjykatës, me Vendiminnr.KSH. KI09/15,caktoiKolegjin shqyrtues,tëpërbërënga gjyqtarët: RobertCarolan(kryesues),IvanČukalovićdheEnver Hasani.

    8. Më 25 shkurt2015,Gjykatae njoftoi parashtruesin dhe GjykatënSupremenë lidhje me regjistrimin e kërkesës.

    9. Më 16 prill2015,pas shqyrtimit tëraportit tëgjyqtarit raportues, Kolegjishqyrtuesi rekomandoiGjykatës, në përbërje të plotë,papranueshmërinë ekërkesës, dherefuzimin ekërkesës përMasë tëpërkohshme.

    Përmbledhja e fakteve

    10. Më 26 gusht 2010, parashtruesi i kërkesës ushtroi kallëzim penalkundër gjyqtarit të Gjykatës Komunale në Kamenicë, për veprënpenale të shpërdorimit të pozitës zyrtare ose autorizimit.

    11. Më 28 mars 2011, Prokuroria Publike Komunale në Gjilan e refuzoikëtë kallëzim penal, njëkohësisht ngriti aktakuzë kundër parashtruesittë kërkesës për veprën penale lajmërimet e rrejshme nga neni 306,paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KPK).

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 23

    12. Më 28 prill2014,Gjykata Themelore nëGjilan, Dega në Kamenicë,nxori Aktgjykimin[P. nr. 462/2013] me të cilin e dënoi parashtruesinekërkesësmeburgimprej40ditësh.

    13. Parashtruesi i kërkesës në afatin ligjor ushtroi ankesë nëGjykatëneApelit kundër Aktgjykimit të Gjykatës Komunale nëGjilan -Dega në Kamenicë [P. nr. 462/2013], për shkak të shkeljevetëdispozitave tëKPKdhe vërtetimit të gabuartë gjendjes faktike.

    14. Më 21 gusht2014,GjykataeApelit me Aktgjykimin[PA1. nr.802/14] erefuzoi ankesën e parashtruesit të kërkesëssitë pabazuar mearsyetimin se: „Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, pretendimet e lartecekura nuk janë të bazuara. Aktgjykimi i kundërshtuar nuk përmbanshkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384par. 1 pika 1.12 dhe par. 2 lidhur me nenin 370 par. 7 të KPP-së për tëcilat pretendohet në ankese dhe as shkelje tjera të cilat kjo gjykate ivëren çdo here sipas detyrës zyrtare konform dispozitës së nenit 394të KPP-së. Aktgjykimi është konkret dhe i qartë,…“.

    15. Parashtruesi në afatin ligjor dorëzoikërkesënpërmbrojtjen eligjshmërisënë Gjykatën Supremekundër Aktgjykimit të GjykatësThemelorenëGjilan– Dega nëKamenicë[P. nr.462/2013], të25 prillit2014,dhe Aktgjykimit të Gjykatës se ApelitnëPrishtinë[PA1.nr.802/2014], të21 gushtit 2014.

    16. Më 19 nëntor2014,Gjykata SupremenxoriAktgjykimin[PML. nr.205/2014], me të cilinrefuzoikërkesën e parashtruesit përmbrojtjen eligjshmërisë sitë pabazuarme arsyetimin se: “Lidhur me shkeljetesenciale të dispozitave të procedurës penale nga nenit 384 par. 1pika 1.12 lidhur me nenin 370 par. 7 të KPPK si dhe nenit 361 par. 2 tëKPPK, në kërkesë nuk është precizuar se ku dhe në çfarëmanifestohen këto shkelje. Megjithatë, aktgjykimi i gjykatës sëshkallës së parë dhe ai i shkallës së dytë janë të qarta dhe konkrete,në arsyetimet e tyre janë dhënë arsye të mjaftueshme për të gjithafaktet relevante”.

    Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

    17. Parashtruesi i kërkesës pretendon: „se me vendimet e Gjyakatave tërregullta ndaj tani te dënuarit jane shkelur te drejtat kushtetuese (tedrejtat e te akuzuarit nga neni 30 dhe e drejta per Gjykim te dretedhe te paaneshem nga neni 31 i Kushtetutes se Republikes se Kosovesdhe dispoztat e nenit 6 dhe nenet 2-4 te protokolit 7 te KonventesEvropjane mbi te drejtat Themelore te njeriut”.

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 24

    18. Parashtruesi kërkon nga Gjykata:

    ”I. TË SHPALL, Kerkesen të pranueshme.

    II. KONSTATON se ka patur shkelje te nenit 30 (te drejtat e teakuzuarit) dhe nenit 31 (E drejta per gjykim te drejte dhe tepaaneshem);

    III. ANULOHEN aktgjykimet e Gjykates Supreme te KosovesPML. nr. 205/2014 dt. 19.11.2014, Aktgjykimi i Gjyaktes seApelit te Kosoves PA1. nr. 802/14 dt. 21.08.2014 dheaktjgykimi i Gjykates Themelore ne Gjilan - Dega neKamenice P. nr. 461/2013 dt. 25.04.2014;

    IV. Lenda i kthehet Gjykates se shkalles se pare ne riprocedure,por duke e deleguar kompetcen reale ne nje Gjykate tjeterThemelore“.

    Pranueshmëria e kërkesës

    19. Nëmënyrë që të jetënë gjendje tëshqyrtojë kërkesën eparashtruesit,Gjykata së pari duhet tëvlerësojë nëseparashtruesiikapërmbushurkushtet epranueshmërisë,të përcaktuarame Kushtetutëdhetë specifikuaramë tejnëLigj dhe në Rregullore të punës.

    20. Në këtë drejtim, neni 113. paragrafi 7 i Kushtetutës përcakton:

    “Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetetpublike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuarame Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetetjuridike të përcaktuara me ligj.”

    21. Neni 48 i Ligjit përcakton:

    “Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij tëqartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janëcenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilinparashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

    22. Gjykata gjithashtui referohetrregullave36(1) (d), 36(2) (b) dhe (d)tëRregullores së punës, të cilat përcaktojnë:

    “(1) Gjykata mund ta shqyrtojë një kërkesë nëse:

    […]

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 25

    (d) kërkesa arsyetohet prima facie ose nuk është qartazi epabazuar.

    (2) Gjykata do të deklarojë një kërkesë si qartazi të pabazuar, nësebindet se:

    […]

    (b) faktet e paraqitura në asnjë mënyrë nuk e arsyetojnëpretendimin për shkeljen e një të drejte kushtetuese;

    […], ose

    (d) parashtruesi nuk dëshmon në mënyrë të jaftueshmepretendimin e tij“.

    23. Në rastin konkret, parashtruesi në kërkesë theksoiqë meAktgjykimin eGjykatës Supreme të Kosovës [PML. nr. 205/2014] të 19 nëntorit2014, janë shkelur të drejtatdhe liritëkushtetuesenga neni30[TëDrejtat e të Akuzuarit] dhe neni31[E Drejtapër Gjykim të Drejtëdhe tëPaanshëm] i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhedispozitat enenit6dhe të neneve2dhe4tëProtokollit7të KEDNJ-së.

    24. Në lidhje me këtë,Gjykata e ka shikuar tërë procedurën paragjykatavetë rregullta sinjë tërësi, dhekonsideronse procedura është kryernë atëmënyrë qëparashtruesit i është dhënëe drejta përgjykim të drejtë, gjëqëGjykata Supreme në Aktgjykimin e saj[PML. nr.205/2014]konkludoi: „[…]aktgjykimi i gjykatës se shkalles se pare dhe ai ishkalles se dyte janë të qarta dhe konkrete, në arsyetimet e tyre janëdhënë arsye të mjaftueshme për të gjitha faktet relevante“.

    25. Gjykata gjithashtuvërense parashtruesit të kërkesës i ështëmundësuarqë të ketëmbrojtësinqë të paraqesëmbrojtjen e tij, të marrëpjesënë procedurë, të ndjekrrjedhën eprocedurës, të shterë mjetetjuridikedhe të ndërmarrë veprime të tjeraligjërishttëlejuaraprocedurale, si dhe nga arsyetimii Aktgjykimit të GjykatësSupreme[PML. nr.205/2014] rezultonse të gjithakundërshtimet etijishin tëpabazuara, dhesenuk kanë ndikuar nëligjshmërinëevendimeve të marrambipërgjegjësinë penale. Parashtruesi i kërkesës,gjithashtu, në ankesënkushtetuesenukka specifikuar asnjëarsyenë bazëtë cilësdo të mundtë vërtetohejsenuk ka pasur kohë të mjaftueshmedhe mundësi për përgatitjen e mbrojtjes.

    26. Nga se u tha më lart, Gjykata konsideronse pretendimete parashtruesittë kërkesëspër shkeljen e nenit30[Të Drejtat e të Akuzuarit] dhenenit31[E Drejta përGjykim të Drejtëdhe të Paanshëm] të Kushtetutës,

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 26

    dhe të nenit6dhe neneve2dhe4tëProtokollit7të KEDNJ-së, janë tëpabazuara.

    27. Gjykata rikujton se neni 53 i Kushtetutës [Interpretimi i Dispozitavepër të Drejtat e Njeriut] parasheh që: “të drejtat dhe liritë themelore tëgarantuara me Kushtetutë të interpretohen në harmoni me vendimetgjyqësore të Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut”.

    28. Gjykata rithekson që nuk është detyrë e sajsipasKushtetutës, që tëveprojë si gjykatë e shkallës së katërt në lidhje me vendimetqë merrennga gjykatat e rregullta. Është roli i këtyre të fundit që tëinterpretojnëdhe të zbatojnë rregullat përkatëse të së drejtës proceduraledhemateriale (Shih, Garcia Ruiz kundër Spanjës [DHM],nr.30544/96, GJEDNJ Aktgjykimi i 21 janarit 1999;shih edheAktvendimi për papranueshmëri në Rastin nr. 70/11,parashtruesitFaik Hima, Magbule Hima dhe Besart Hima, të 16dhjetorit 2011).

    29. Gjykata Kushtetuese mundvetëm të shqyrtojë nëse provat janëparaqitur nëmënyrë të drejtë dhe nëse proceduratnë përgjithësi, tëshikuara në tërësinë etyre, janë kryer në mënyrë të tillë sa qëparashtruesi të ketë pasur gjykim të drejtë (Shih, inter alia, KomisioniEvropian për të Drejtat e Njeriut, Edwards kundër Mbretërisë seBashkuar, App. Nr. 13071/87, 10 korrik 1991).

    30. Prandaj, Gjykata konsideron se parashtruesi nuk i kambështeturpretendimet e tij, si dhe nuk kaparaqitur ndonjë dëshmiprima facie që dotë tregonte shkeljen e të drejtave të tij të garantuarame Kushtetutë dhe me KEDNJ (Shih, Rastin nr. KI19/14 dhe KI21/14,parashtruesit Tafil Qorri dhe Mehdi Syla, Gjykata Kushtetuese eRepublikës Kosovës, Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktvendimit tëGjykatës së Apelit të Kosovës, CA. nr. 2129/2013, të 5 dhjetorit 2013dhe Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, CA. nr. 1947/2013,të 5 dhjetorit 2013).

    Vlerësimii kërkesëspërMasë të përkohshme

    31. Gjykata vëren separashtruesi në kërkesëkërkonqë Gjykata tëvendosëMasën epërkohshmedhetë nxjerrë një vendimtë veçantëme të cilin dotë shtyhetpërmbarimi iaktgjykimit tëformës së prerë,derisatëvlerësohet kushtetutshmëria e aktgjykimit të kontestuar.

    32. Për të aprovuarMasën e përkohshme, në pajtim me rregullin55(4) tëRregullores sëpunës, Gjykata duhet të përcaktojë:

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 27

    “(a) pala që kërkon Masën e përkohshme ka treguar rastinprima facie për meritat e kërkesës dhe, nëse akoma nuk ështëvendosur për pranueshmërinë e saj, rastin prima facie përpranueshmërinë e kërkesës;

    (b) pala që kërkon Masë të përkohshme ka dëshmuar se do tëpësojë dëme të pariparueshme nëse nuk lejohet Masa epërkohshme.

    […]“

    33. Siç u konkludua më lart, kërkesaështë e papranueshme, prandajnuk karastprimafaciepërvendosjen eMasës së përkohshme. Për këtoarsye,kërkesa përMasë të përkohshmeduhettë refuzohet.

    PËR KËTO ARSYE

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në pajtim me rregullat 36 (1) (d) dhe 36 (2),55 (4) (a) dhe 56 (2) të Rregullores së punës, në seancën e mbajtur më 28maj 2015, njëzëri

    VENDOS

    I. TA DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

    II. TA REFUZOJË kërkesën për Masë të përkohshme;

    III. T'UA KUMTOJË këtë vendim palëvedhe ta publikojë këtë vendim nëGazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit, dhe

    IV. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    Gjyqtari raportues Kryetari i Gjykatës KushtetueseAltay Suroy Prof. dr. Enver Hasani

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 28

    KI132/14, Parashtrues Rrok Nikollprenkaj - Vlerësim ikushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Komunale nëGjakovë, P. nr. 389/12, të 21 gushtit 2012

    KI132/14, Aktvendim për papranueshmëri i 1 qershorit 2015, publikuar më 9korrik 2015

    Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kallëzim penal, vepër penale, lëndim irëndë trupor, privim i kundërligjshëm i lirisë, kërkesë e paafatshme

    Gjykata Komunale në Gjakovë, kishte hedhur poshtë të palejueshme padinëe parashtruesit të paraqitur kundër disa zyrtarëve policor. Parashtruesidorëzoi ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës mepretendimin se kishte pësuar lëndime të rënda nga rrahjet e zyrtarëvepolicor.

    Gjykata Kushtetuese e shpalli kërkesën të papranueshme, për shkak se ishtedorëzuar pas skadimit të afatit të paraparë me nenin 49 të Ligjit dhe merregullin 36 (1) (c) Rregullores së punës.

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 29

    AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRInë

    Rastin Nr. KI132/14Parashtrues

    Rrok NikollprenkajVlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës

    Komunale në Gjakovë, P. nr. 389/12, të 21 gushtit 2012

    GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

    e përbërë nga:

    Enver Hasani, kryetarIvan Čukalović, zëvendëskryetarRobert Carolan, gjyqtarAltay Suroy, gjyqtarAlmiro Rodrigues, gjyqtarSnezhana Botusharova, gjyqtareKadri Kryeziu, gjyqtar,Arta Rama-Hajrizi, gjyqtare dheBekim Sejdiu, gjyqtar

    Parashtruesi i kërkesës

    1. Kërkesa është dorëzuar nga z. Rrok Nikollprenkaj (në tekstin emëtejmë: parashtruesi i kërkesës), me vendbanim në fshatin Novosellëe Epërme, komuna e Gjakovës.

    Vendimi i kontestuar

    2. Parashtruesi i kërkesës konteston Aktvendimin e Gjykatës Komunalenë Gjakovë, P. nr. 389/12, të 21 gushtit 2012, i cili i ishte dorëzuar atijmë 21 qershor 2013.

    Objekti i çështjes

    3. Parashtruesi i kërkesës nuk ka specifikuar cilat dispozita kushtetuesepretendohen të jenë shkelur me vendimin e kontestuar. Në kërkesën etij parashtruesi deklaron se “I kërkoj të drejtat e mija ku tallen gatiprej 5 viteve nga ana 4 persona ne fjal dhe gjyqësis.” Parashtruesi ikërkesës gjithashtu pretendon se ka pasur “shkelja e autoritetitPrekuroria deri te gjyqtarija pas rastit 25.04.2010; 26 26.04.2010qillimisht ishin shmangur rastit gjat paraburgimit duke me akuzuarper tme burgos qe të mbyllet rasti”.

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 30

    Baza juridike

    4. Kërkesa bazohet në nenin 113.7 të Kushtetutës së Republikës sëKosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), nenin 47 të Ligjit përGjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Nr. 03/L-121 (nëtekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 56 të Rregullores së punës tëGjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë:Rregullorja e punës).

    Procedura në Gjykatën Kushtetuese

    5. Më 28 gusht 2014, parashtruesi dorëzoi kërkesën në GjykatënKushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata)

    6. Më 5 shtator 2014, Kryetari i Gjykatës caktoi gjyqtarin Kadri Kryeziugjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:Robert Carolan (kryesues), Almiro Rodrigues dhe Ivan Čukalović.

    7. Më 15 shtator 2014, parashtruesi i kërkesës u njoftua për regjistrimin ekërkesës.

    8. Më 16 prill 2015, pas shqyrtimit të raportit të gjyqtarit raportues,Kolegji shqyrtues i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë ekërkesës.

    Përmbledhja e fakteve

    9. Më 25 prill 2010, 4 (katër) policët në fjalë arrestuan parashtruesin ekërkesës.

    10. Sipas parashtruesit të kërkesës, gjatë arrestimit ai ishte rrahur ngakëta policë dhe si pasojë ai ka pësuar dëmtime të rënda të trurit.

    11. Më 26 prill 2010, Gjykata Komunale në Gjakovë nxori Aktvendimin(Hp. nr. 32/2010) kundër parashtruesit të kërkesës për veprën penalesulm ndaj personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare (neni. 317.2 iKodit të Përkohshëm Penal, KPPK). Me atë Aktvendim parashtruesittë kërkesës i ishte caktuar masa e paraqitjes në stacionin policor.Statusi i mëtejshëm i këtij rasti është i panjohur.

    12. Më 5 tetor 2010, Prokuroria Publike Komunale në Gjakovë, e njoftoiparashtruesin e kërkesës se kishte pushuar hetimin kundër 4 (katër)policëve për veprat penale: 1) lëndim i rëndë trupor, 2) privim tëkundërligjshëm nga liria, dhe 3) keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrave.

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 31

    Parashtruesi ishte njoftuar se ai mund të ndërmarrë ndjekje penalesipas padisë private, në pajtim me nenin 62.2 të KPPK-së.

    13. Më 22 mars 2011, parashtruesi i kërkesës parashtroi padi private nëGjykatën Komunale në Gjakovë, kundër 4 (katër) oficerëve të policisëpër 4 (katër) vepra penale: 1) lëndim i rëndë trupor, 2) privim tëkundërligjshëm nga liria, 3) keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrave, dhe4 ) torturë.

    14. Kjo padi u hodh poshtë më 15 korrik 2011 me Aktvendimin (P nr.275/11) të Gjykatës së Qarkut në Pejë. Arsyetimi ishte se parashtruesi ikërkesës nuk është prokuror i autorizuar për këto katër vepra penale,ndjekja e të cilave është nën autoritetin e Prokurorit të Shtetit.

    15. Parashtruesi i kërkesës nuk parashtroi ankesë ndaj Aktvendimit tëGjykatës së Qarkut në Pejë.

    16. Më 16 gusht 2012, parashtruesi i kërkesës parashtroi padi private nëGjykatën Komunale në Gjakovë kundër katër oficerëve të policisë përveprat penale: 1) lëndim i rëndë trupor, 2) privim të kundërligjshëmnga liria, dhe 3) keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrave.

    17. Më 21 gusht 2012, padia e tij private ishte refuzuar dhe ishte pushuarprocedura penale nga Gjykata Komunale në Gjakovë, me Aktvendimin,P. nr. 389/12. Në arsyetimin e saj, Gjykata theksoi se parashtruesi ikërkesës kishte paraqitur propozimin e tij ku “pas 1 viti, 10 muajvedhe 8 ditëve, Gjykata refuzoi padinë private dhe pushoi procedurënpenale ..., dhe në bazë të nenit 62 par 1 dhe 2, dhe nenit 316 par. 2 tëKPPK-së”. Parashtruesi i kërkesës nuk e kontestoi këtë Aktvendim.

    Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

    18. Parashtruesi i kërkesës pretendon se gjatë arrestimit ai ishte rrahurnga 4 (katër) oficerë të policisë dhe si pasojë, ai kishte pësuar lëndimetë rënda të trurit. Ai gjithashtu deklaroi: “Unë Rrok Nikoll Penkaj,sipas mundësive kam vazhdue me kallxim penal, por Gjykata kishtepushue rastin dhe per arsye shendetsore se kisha kuptue...”.

    Pranueshmëria e kërkesës

    19. Gjykata vëren se në mënyrë që të jetë në gjendje të gjykojë kërkesën eparashtruesit, ajo duhet së pari të shqyrtojë nëse parashtruesi i kapërmbushur kriteret për pranueshmëri, të përcaktuara me Kushtetutëdhe të specifikuara më tej në Ligj dhe në Rregullore të punës.

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 32

    20. Në këtë drejtim, Gjykata i referohet nenit 113.7 të Kushtetutës, i ciliparasheh se:

    “Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetetpublike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuarame Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetetjuridike të përcaktuara me ligj”.

    21. Gjykata gjithashtu i referohet nenit 49 të Ligjit, i cili parasheh:

    “Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afatifillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimigjyqësor (...)”.

    22. Për më tepër, Gjykata i referohet edhe rregullit 36 (1) (c) tëRregullores së punës, i cili parasheh:

    “(1) Gjykata mund ta shqyrtojë një kërkesë nëse:

    ...

    (c) kërkesa parashtrohet brenda katër muajsh nga dita edorëzimit të vendimit të mjetit të fundit juridik efektiv teparashtruesi...”.

    23. Bazuar në shkresat e lëndës, Gjykata gjen se parashtruesi parashtroikërkesën e tij më 28 gusht 2014, ndërsa vendimi i fundit i GjykatësKomunale të Gjakovës (P. nr. 389/12) ishte nxjerrë më 21 gusht 2012,dhe i është dorëzuar atij më 21 qershor 2013.

    24. Prandaj, parashtruesi e dorëzoi kërkesën e tij në Gjykatë pas skadimittë afatit të paraparë me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 36 (1) (c)Rregullores së punës.

    25. Gjykata përkujton që qëllimi i afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh, sipasnenit 49 të Ligjit si dhe rregullit 36 (1), (c) të Rregullores së punës,është që të promovojësigurinë juridike duke siguruar që rastet të cilat paraqesin çështjekushtetuesetë shqyrtohen brenda afateve të arsyeshme, si dhe që vendimet enxjerra më herët të mos jenë pafundësisht të hapura për kontestim(Shih, rastin O'Loughlidhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar,Nr. 23274/04, GJEDNJ, Vendimii 25 gushtit 2005).

    26. Prandaj, Gjykata konkludon se kërkesa është e paafatshme.

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 33

    PËR KËTO ARSYE

    Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 49 tëLigjit dhe rregullin 36 (1) (c) të Rregullores së punës, më 1 qershor 2015,njëzëri

    VENDOS

    I. TA DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

    II. T’UA KUMTOJË këtë vendim palëve;

    III. TA PUBLIKOJË këtë vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin20.4 të Ligjit; dhe

    IV. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    Gjyqtari raportues Kryetari i Gjykatës KushtetueseDr. Kadri Kryeziu Prof. dr. Enver Hasani

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 34

    KI165/14, Parashtrues Bajram Ahmeti - Vlerësim ikushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr.25/2012, të 10 majit 2013

    KI165/14, Aktvendim për papranueshmëri i 22 qershorit 2015, publikuar më9 korrik 2015

    Fjalët kyç: Kërkesë individuale, efekti juridik i vendimeve, e drejta përgjykim të drejtë dhe të paanshëm, mbrojtja gjyqësore e të drejtave, e drejtae punës dhe ushtrimit të profesionit, kërkesë e papranueshme

    Në këtë rast, parashtruesi kishte dorëzuar një kërkesë ku pretendonte segjykatat e rregullta kishin shkelur të drejtën për gjykim të drejtë dhe tëdrejtën e punës dhe ushtrimit të profesionit. Mirëpo, Gjykata Kushtetuesekonstatoi se parashtruesi tashmë, kishte dorëzuar një kërkesë identike qëishte shpallur e papranueshme si qartazi e pabazuar. Gjykata vlerësoi se ajotashmë ka nxjerrë një vendim për këtë çështje dhe se kjo kërkesë nukpërmban asnjë bazë për nxjerrjen e një vendimi të ri. Kërkesa u shpall epapranueshme në pajtim me nenin 116.1 të Kushtetutës, me rregullin 63 (1)dhe me rregullin 36 (3) d) të Rregullores së punës.

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 35

    AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRInë

    Rastin Nr. KI165/14Parashtrues

    Bajram AhmetiVlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës

    Supreme,Rev. nr. 25/2012, të 10 majit 2013

    GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

    e përbërë nga:

    Enver Hasani, kryetarIvan Čukalović, zëvendëskryetarRobert Carolan,gjyqtarAltay Suroy, gjyqtarAlmiro Rodrigues, gjyqtarSnezhana Botusharova, gjyqtareKadri Kryeziu, gjyqtarArta Rama- Hajrizi, gjyqtare, dheBekim Sejdiu, gjyqtar

    Parashtruesi i kërkesës

    1. Kërkesa është parashtruar nga z. Bajram Ahmeti, me vendbanim nëPrishtinë (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës), të cilin epërfaqëson avokati z. Ilaz Qerkinaj, nga Prishtina.

    Vendimi i kontestuar

    2. Parashtruesi i kërkesës konteston Aktgjykimin e GjykatësSupreme, Rev. nr. 25/2012, të 10 majit 2013.

    3. Gjykata tashmë ka nxjerrë një vendim për këtë çështje në RastinKI163/13, në të cilin parashtruesit e kërkesës kanë qenë NaserDragusha dhe 6 punëtorë të tjerë (në mesin e të cilëve edheparashtruesi i kërkesës) të Korporatës Energjetike të Kosovës (nëtekstin e mëtejmë: KEK). Aktvendimi për papranueshmëri në RastinKI163/13, është nxjerrë nga Gjykata më 23 qershor 2014.

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 36

    Objekti i çështjes

    4. Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit[Rev. nr. 25/2012] të Gjykatës Supreme, të 10 majit 2013, me të cilinpretendohet të jenë shkelur të drejtat e parashtruesit të kërkesës tëgarantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe tëPaanshëm], me nenin 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit tëProfesionit] dhe me nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] tëKushtetutës së Republikës së Kosovës.

    Baza juridike

    5. Kërkesa bazohet në nenin 113.7 të Kushtetutës dhe në nenin 47 tëLigjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji).

    Procedura në Gjykatën Kushtetuese

    6. Më 10 nëntor 2014, parashtruesi dorëzoi kërkesën në GjykatënKushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

    7. Më 5 dhjetor 2014, Kryetari i Gjykatës, me Vendimin Nr. GJR.KI165/14, caktoi gjyqtaren Snezhana Botusharova gjyqtare raportuese.Të njëjtën ditë, Kryetari i Gjykatës, me Vendimin Nr. KSH. KI165/14,caktoi Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët: Robert Carolan(kryesues), Almiro Rodrigues dhe Enver Hasani.

    8. Më 17 dhjetor 2014, Gjykata njoftoi parashtruesin dhe GjykatënSupreme për regjistrimin e kërkesës.

    9. Më 6 shkurt2015,Kolegji shqyrtues e shqyrtoiraportin egjyqtaritraportuesdhei rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

    Përmbledhja e fakteve

    10. Më 10 nëntor 2014, parashtruesi parashtroi kërkesën KI165/14, në tëcilën si fakte dhe prova të reja në Gjykatë dorëzoi vetëm letrën eMisionit të EULEX-it, Ref: 2014-COS-1242, të 2 tetorit 2014.

    11. Në letrën [Ref: 2014-COS-1242] e 2 tetorit 2014 të Misionit të EULEX-it, thuhet: “Gjykata Kushtetuese tashmë e ka shqyrtuar rastin eparashtruesit dhe në lidhje me këtë, Gjykata, më datën 23 qershor2014, e ka nxjerrë një vendim i cili është shënuar si Rasti KI163/13”.

    12. Në të vërtetë, më 18 tetor 2013, parashtruesi i kërkesës së bashku meNaser Dragushën dhe 5 (pesë) punëtorë të tjerë të KEK-ut, parashtroi

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 37

    një kërkesë në Gjykatë, të cilën Gjykata e regjistroi me numrinKI163/13. Në atë kërkesë, parashtruesit e kontestuan Aktgjykimin enjëjtë të Gjykatës Supreme [Rev. nr. 25/2012, të 10 majit 2013].

    13. Në ndërkohë, më 23 qershor 2014, Gjykata e shpalli kërkesënKI163/13 të papranueshme, sepse ishte qartazi e pabazuar (RastiKI163/13, Aktvendimi për papranueshmëri, i 23 qershorit 2014).

    14. Faktet dhe vendimet e gjykatave të rregullta, të cilat janë paraqitur ngaparashtruesi në kërkesën e re KI165/14, tashmë janë shqyrtuar nëRastin nr. KI163/13, siç është vendosur me Aktvendimin përpapranueshmëri, të 23 qershorit 2014, dhe rrjedhimisht, vendimet tëcilat tashmë kanë qenë objekt i shqyrtimit në Rastin KI163/13, Gjykatanuk do t’i merr në rishqyrtim.

    Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

    15. Në kërkesën e re KI165/14, parashtruesi insiston në pretendimin seme aktgjykimin e kontestuar janë shkelur të drejtat e tij të garantuarame nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin49 [E drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] dhe nenin 54[Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës sëKosovës.

    16. Parashtruesi i kërkesës, në vazhdim, pretendon se gjykatat e rregullta ikanë shkelur të drejtat e tij të garantuara me Kushtetutë, respektivishttë drejtën e tij për pagesën e të ardhurave personale.

    17. Parashtruesi në përfundim të kërkesës së tij kërkon nga Gjykata që ajot’ia mundësojë realizimin e të drejtës së tij për ndryshimin e pagave,në të cilat ai ka të drejtë.

    Pranueshmëria e kërkesës

    18. Gjykata së pari vlerëson nëse janë përmbushur të gjitha kriteret epranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë, dhe të specifikuara mëtej në Ligj dhe në Rregullore të punës.

    19. Në këtë drejtim, Gjykata i referohet nenit 116.1 të Kushtetutës [EfektiJuridik i Vendimeve], i cili përcakton:

    Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme përgjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës sëKosovës.

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 38

    20. Përveç kësaj, Gjykata i referohet edhe rregullit 63 (1) të Rregullores sëpunës, i cili përcakton:

    Vendimet e Gjykatës janë të obligueshme për gjyqësorin dhe për tëgjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

    21. Për më tepër, rregulli 36 (3) d) i Rregullores së punës, parasheh:

    Po ashtu, një kërkesë mund të konsiderohet si e papranueshmeedhe në rastet vijuese, kur:

    (...)

    d) Gjykata tashmë ka nxjerrë një vendim për rastin në fjalëdhe kërkesa nuk ofron bazë të mjaftueshme për nxjerrjen enjë vendimi të ri.

    22. Gjykata konsideron që faktet dhe pretendimet që parashtruesi i kadhënë në kërkesën e re nuk paraqesin bazë dhe as arsye tëmjaftueshme e relevante për vendim të ri (Shih rastin e GjykatësKushtetuese KI02/14, parashtrues i kërkesës Hamdi Ademi,Aktvendim për papranueshmëri, i 26 majit 2014).

    23. Në fakt, Gjykata rikujton se ajo tashmë është marrë me çështjen elartpërmendur në Rastin KI163/13, të parashtruesit të kërkesës NaserDragusha dhe të 6 punëtorëve të tjerë të KEK-ut, Aktvendimi përpapranueshmëri, i nxjerrë më 23 qershor 2014. Në aktvendimin e saj,Gjykata deklaroi kërkesën të papranueshme sepse ishte qartazi epabazuar, duke konsideruar se faktet e paraqitura nga parashtruesit eatëhershëm të kërkesës në asnjë mënyrë nuk arsyetuan pretendimet etyre për shkeljen e të drejtave kushtetuese, dhe se parashtruesit ekërkesës nuk kanë dëshmuar në mënyrë të mjaftueshme si dhe pse meAktgjykimin e Gjykatës Supreme janë shkelur të drejtat e tyre tëgarantuara me Kushtetutë.

    24. Prandaj, Gjykata konsideron se ajo tashmë ka nxjerrë një vendim përkëtë çështje, dhe se kjo kërkesë nuk përmban asnjë bazë për nxjerrjene një vendimi të ri.

    25. Rrjedhimisht, në pajtim me nenin 116.1 të Kushtetutës, me rregullin63 (1) dhe me rregullin 36 (3) d) të Rregullores së punës, Gjykatapërfundon se kjo kërkesë duhet të deklarohet e papranueshme.

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 39

    PËR KËTO ARSYE

    Gjykata Kushtetuese, nëpajtim me nenin116.1të Kushtetutës, rregullin 63(1)dhe rregullin36(3) (d) tëRregullores së punës, në seancën e mbajturmë 22qershor2015,njëzëri

    VENDOS

    I. TA DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

    II. T’UA KUMTOJË këtë vendim palëve;

    III. TA PUBLIKOJË këtë vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin20. 4 të Ligjit, dhe

    IV. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    Gjyqtarja raportuese Kryetari i Gjykatës KushtetueseSnezhana Botusharova Prof. dr. Enver Hasani

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 40

    KI174/14, Parashtrues Rrahim Pacolli - Vlerësim ikushtetutshmërisë së nenit 14 të Ligjit, Nr. 03/L-179, për Kryqin eKuq të Kosovës

    KI174/14, Aktvendim për papranueshmëri i 22 qershorit 2015, publikuar më9 korrik 2015

    Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kërkesë e papranueshme, Masë epërkohshme, actio popularis, efektet juridike të vendimeve

    Në këtë rast, parashtruesi kërkoi nga Gjykata anulimin e nenit 14, pika 1.7., iLigjit Nr. 03/L-179, për Kryqin e Kuq të Republikës se Kosovës sijokushtetuese. Parashtruesi, po ashtu, kërkoi vënien e masave tëpërkohshme.

    Gjykata Kushtetuese vlerësoi se Kushtetuta e Kosovës nuk parasheh actiopopularis, e cila ua mundëson individëve inicimin e vlerësimit abstrakt,pavarësisht nga interesii veçantë ligjor i tyre në këtë çështje. Gjykata, po ashtu, rikujtoi se ky rastpërbënte çështje të gjykuar dhe se ishte vendosur më parë. Gjykata refuzoiMasën e përkohshme për shkak se nuk kishte rast prima facie.

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 41

    AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRInë

    Rastin nr. KI174/14Parashtrues

    Rrahim PacolliVlerësim i kushtetutshmërisë së nenit 14 të Ligjit për Kryqin e

    Kuq të Kosovës, Nr. 03/L-179

    GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

    e përbërë nga:

    Enver Hasani, kryetarIvan Čukalović, zëvendëskryetarRobert Carolan, gjyqtarAltay Suroy, gjyqtarAlmiro Rodrigues, gjyqtarSnezhana Botusharova, gjyqtareKadri Kryeziu, gjyqtar,Arta Rama-Hajrizi, gjyqtare, dheBekim Sejdiu, gjyqtar

    Parashtruesi i kërkesës

    1. Kërkesa është dorëzuar nga z. Rrahim Pacolli me vendbanim nëPrishtinë (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës), i cili ështëdrejtor i “Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës”.

    Vendimi i kontestuar

    2. Parashtruesi kërkon vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 14 tëLigjit për Kryqin e Kuq të Kosovës, Nr. 03/L-179, i cili është miratuarnë Kuvendin e Kosovës më 10 qershor 2010, i shpallur me Dekretin ePresidentit të Republikës së Kosovës, nr. DL-025-2010, më 2 korrik2010, dhe i publikuar në Gazetën zyrtare më 20 korrik 2010.

    3. Gjykata Kushtetuese (në tekstin e mëtejmë: Gjykata) vëren se tashmëkishte vendosur për objektin e njëjtë të çështjes në Rastin KI118/10, kuparashtrues i kërkesës ishte “Shoqata e Sigurimeve në Kosovë“. Në atërast, më 13 dhjetor 2010, Gjykata kishte refuzuar kërkesën përvendosjen e Masës së përkohshme dhe më 23 maj 2011, ajo kishtenxjerrë Aktvendim për papranueshmëri. Parashtruesi i tanishëm, z.Rrahim Pacolli, është drejtor i të njëjtës Shoqatë të Sigurimeve.

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 42

    Objekti i çështjes

    4. Parashtruesi i kërkesës pretendon se neni i kontestuar, pra neni 14 iLigjit është në kundërshtim me nenin 3 [Barazia para Ligjit], nenin 10[Ekonomia], nenin 24 [Barazia para Ligjit] dhe nenin 49 [E Drejta ePunës dhe Ushtrimit të Profesionit] të Kushtetutës së Republikës sëKosovës.

    5. Parashtruesi i kërkesës kërkon që Gjykata të vendosë Masë tëpërkohshme për të ndaluar zbatimin e nenit 14 nga data e parashtrimittë kërkesës, e deri në marrjen e vendimit meritor nga Gjykata për këtëçështje.

    Baza juridike

    6. Kërkesa bazohet në nenin 113.7 të Kushtetutës së Republikës sëKosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), nenet 27 dhe 47 të Ligjitpër Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Nr. 03/L-121 (nëtekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullat 54, 55 dhe 56 të Rregulloressë punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstine mëtejmë: Rregullorja e punës).

    Procedura në Gjykatë

    7. Më 2 dhjetor 2014, parashtruesi dorëzoi kërkesën në Gjykatë.

    8. Më 17 dhjetor 2014, Kryetari i Gjykatës, me Vendimin nr. GJR.KI174/14, caktoi gjyqtarin Kadri Kryeziu gjyqtar raportues. Të njëjtënditë, Kryetari i Gjykatës, me Vendimin nr. KSH. KI174/14, caktoiKolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët: Robert Carolan(kryesues), Almiro Rodrigues dhe Ivan Čukalović.

    9. Më 23 dhjetor 2014, Gjykata e njoftoi parashtruesin e kërkesës dheKuvendin e Republikës së Kosovës për regjistrimin e kërkesës.

    10. Më 3 shkurt 2015, Kolegji shqyrtues e shqyrtoi raportin e gjyqtaritraportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë ekërkesës.

    Përmbledhja e fakteve

    11. Më 2 dhjetor 2014, parashtruesi dorëzoi kërkesën KI174/14 nëGjykatë, duke pretenduar shkelje të Kushtetutës.

    12. Megjithatë, më 26 nëntor 2010, “Shoqata e Sigurimeve në Kosovë”,kishte dorëzuar një kërkesë identike në Gjykatë, duke e kontestuar të

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 43

    njëjtin nen të Ligjit për Kryqin e Kuq (neni 14 i Ligjit), dhe dukekërkuar nga Gjykata që të vendosë Masë të përkohshme që ta pezullojënenin e kontestuar të Ligjit, derisa të merret vendimi për rastin.

    13. Përveç kësaj, Shoqata e Sigurimeve pretendoi se neni i kontestuar iLigjit kishte shkelur nenin 3 [Barazia para Ligjit], nenin 10[Ekonomia], nenin 24 [Barazia para Ligjit] dhe nenin 49 [E Drejta ePunës dhe Ushtrimit të Profesionit].

    14. Në atë rast, më 13 dhjetor 2010, Gjykata refuzoi kërkesën e Shoqatëssë Sigurimeve për vendosjen e Masës së përkohshme me arsyetimin:“Një nga kriteret për lejimin e Masës së përkohshme është nëse do tëshkaktohen dëme të pariparueshme. Nëse Gjykata Kushtetuese nëfund gjen që Neni 14 është jo kushtetues, atëherë çfarëdo dëmi ishkaktuar qoftë ndaj parashtruesit apo kompanive individuale tësigurimeve mund të llogaritet dhe nëse është e nevojshme mund tëurdhërohet kthimi i këtyre fondeve nga gjykata përkatëse. Nuk kaasgjë të pariparueshme në dëmin e shkaktuar. Parashtruesi nuk e kadëshmuar që kompanitë e sigurimeve Illyria, Siguria dhe Sigkos, apondonjë kompani tjetër e sigurimeve, do të falimentojë si rezultat izbatimit të tarifës prej 1%. Prandaj, nga kjo bazë nuk mund tëargumentohet caktimi i Masës së përkohshme të kërkuar”.

    15. Më 23 maj 2011, Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e Shoqatës sëSigurimeve në Rastin KI118/10 si të papranueshme, në pajtim menenin 113.7 të Kushtetutës. Gjithashtu hodhi poshtë kërkesën eparashtruesit për vendosjen e Masës së përkohshme.

    Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

    16. Parashtruesi i kërkesës konsideron se neni 14 i Ligjit për Kryqin e KuqNr. 03/L-179, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës është tërësishtjokushtetues dhe në kundërshtim me nenet 3, 24 dhe 49 tëKushtetutës.

    17. Parashtruesi kërkon nga Gjykata të:

    “[…]

    a) “APROVOHET kërkesa për mbrojtjen e kushtetutshmërisëdhe të ligjshmërisë të Shoqatës së Kompanive të Sigurimevetë Kosovës.

    b) ANULOHET neni 14 pika 1.7., i Ligjit Nr. 03/L-179 përKryqin e Kuq të Republikës së Kosovës, si jokushtetues.

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 44

    c) CAKTOHET masa e përkohshme e zbatimit të nenit 14 pika1.7., të Ligjit Nr. 03/L-179 Për Kryqin e Kuq të Republikës sëKosovës, nga dita e parashtrimit të kërkesës e deri memarrjen e vendimit meritor nga ana e Gjykatën Kushtetuesetë Republikës së Kosovës, lidhur me këtë çështjeje që ështëobjekt i procedurës”.

    Pranueshmëria e kërkesës

    18. Gjykata së pari shqyrton nëse janë përmbushur të gjitha kriteret epranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara mëtej në Ligj dhe në Rregullore.

    19. Në këtë drejtim, Gjykata i referohet nenit 116.1 të Kushtetutës [EfektiJuridik i Vendimeve], i cili përcakton:

    “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme përgjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës sëKosovës”.

    20. Përveç kësaj, Gjykata gjithashtu i referohet rregullit 63 (1) tëRregullores së punës, i cili përcakton:

    “Vendimet e Gjykatës janë të obligueshme për gjyqësorin dhe përtë gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.

    21. Për më tepër, rregulli 36 (3) (d) i Rregullores së punës, përcakton:

    “Po ashtu, një kërkesë mund të konsiderohet si e papranueshmeedhe në rastet vijuese, kur:

    [...],

    (d) Gjykata tashmë ka nxjerrë një vendim për rastin në fjalëdhe kërkesa nuk ofron bazë të mjaftueshme për nxjerrjen enjë vendimi të ri”

    22. Gjykata rikujton se ajo tashmë e ka trajtuar objektin e çështjes sëkërkesës së tanishme në Rastin KI118/10, në të cilin parashtrues ikërkesës ishte “Shoqata e Sigurimeve në Kosovë”. Më 23 maj 2011, ajoe refuzoi atë rast si qartazi të pabazuar, sepse Kushtetuta e Kosovësnuk parasheh actio popularis, e cila ua mundëson individëve inicimine vlerësimit abstrakt, pavarësisht nga interesi i veçantë ligjor i tyre nëkëtë çështje.

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 45

    23. Prandaj, Shoqata e Sigurimeve në Rastin KI118/10 nuk ka mundur tëkonsiderohet si palë e autorizuar, e cila mund të iniciojë çështjekushtetuese në abstrakt në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisësë nenit 14 të Ligjit Nr. 03/L-179, duke kërkuar të merr një mjetjuridik në emër të interesave kolektive.

    24. Në këto rrethana, Gjykata konsideron se ajo tashmë ka vendosur përobjektin e çështjes të kërkesës së tanishme, i cili nuk përmban asnjëbazë për një vendim të ri.

    25. Prandaj, në pajtim me nenin 116.1 të Kushtetutës, rregullin 63 (1) dhe36 (3) (d) të Rregullores së punës, Gjykata konkludon se kërkesa duhettë deklarohet e papranueshme.

    Vlerësimi i kërkesës për Masë të përkohshme

    26. Gjykata vëren se parashtruesi në kërkesë kërkon që Gjykata të vendosëMasë të përkohshme, për ndalimin e zbatimit të nenit 14 të Ligjit përKryqin e Kuq të Republikës së Kosovës Nr. 03/L-179, nga data eparashtrimit të kërkesës e deri në marrjen e vendimit meritor ngaGjykata Kushtetuese, lidhur me këtë çështje që është objekt iprocedurës.

    27. Për të aprovuar kërkesën për Masë të përkohshme, në pajtim merregullin 55 (4) të Rregullores së punës, Gjykata duhet të përcaktojëqë:

    “(a) pala që kërkon Masën e përkohshme ka treguar rastin primafacie për meritat e kërkesës dhe, nëse akoma nuk ështëvendosur për pranueshmërinë e saj, rastin prima facie përpranueshmërinë e kërkesës:

    (b) pala që kërkon Masë të përkohshme ka dëshmuar se do tëpësojë dëme të pariparueshme nëse nuk lejohet Masa epërkohshme;

    (c) Masa e përkohshme është me interes publik”.

    28. Siç është konkluduar më lart, kërkesa është e papranueshme, dheprandaj nuk ka rast prima facie për vendosjen e Masës sëpërkohshme. Për këto arsye, kërkesa për Masë të përkohshme duhet tërefuzohet.

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 46

    PËR KËTO ARSYE

    Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20të Ligjit dhe me rregullin 55 të Rregullores së punës, në seancën e mbajturmë 22 qershor 2015, njëzëri

    VENDOS

    I. TA DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

    II. T’UA KUMTOJË këtë vendim palëve;

    III. TA PUBLIKOJË këtë vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin20.4 të Ligjit;

    IV. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    Gjyqtari raportues Kryetari i Gjykatës KushtetueseKadri Kryeziu Prof. dr. Enver Hasani

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 47

    KI139/14, Parashtrues Mile Milosavljević - Vlerësim ikushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme tëKosovës, Rev. nr. 124/2014, i 13 majit 2014

    KI132/14, Aktvendim për papranueshmëri i 3 korrikut 2015, publikuar më14 korrik 2015

    Fjalët kyç: Kërkesë individuale, procedurë civile, e drejta për gjykim tëdrejtë, e drejta në pronë, kontratë për mbajtje të përjetshme, kërkesëqartazi e pabazuar

    Gjykata Komunale në Ferizaj kishte refuzuar të pabazuar kërkesëpadinë eparashtruesit të kërkesës përkitazi me anulimin e kontratës për mbajtje tëpërjetshme. Edhe gjykatat e instancave më të larta përvetësuan dhevërtetuan qëndrimin juridiko-ligjor të gjykatës së faktit. Parashtruesi uankua në Gjykatën Kushtetuese, për shkelje të së drejtës në gjykim të dejtëdhe të drejtës në pronë.

    Gjykata Kushtetuese vlerësoi, se gjykatat e rregullta kishin arsyetuarvendimet e tyre e posaçërisht, çështjen e kontratës për mbajtje tëpërjetshme. Gjykata Kushtetuese, po ashtu, ritheksoi se çështjet eligjshmërisë dhe të fakteve janë fushëveprim i gjykatave të rregullta. GjykataKushtetuese, shpalli kërkesën të papranueshme si qartazi të pabazuar, nëpajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 48 të Ligjit dhe me rregullin 36(2) (c) të Rregullores së punës

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 48

    AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRInë

    Rastin nr. KI139/14Parashtrues

    Mile MilosavljevićVlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme

    të Kosovës, Rev. nr. 124/2014, të 13 majit 2014

    GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

    e përbërë nga:

    Arta Rama-Hajrizi, kryetareIvan Čukalović, zëvendëskryetarRobert Carolan, gjyqtarAltay Suroy, gjyqtarAlmiro Rodrigues, gjyqtarSnezhana Botusharova, gjyqtare, dheBekim Sejdiu, gjyqtar

    Parashtruesi i kërkesës

    1. Kërkesa është dorëzuar nga z. Mile Milosavljević (në tekstin emëtejmë: parashtruesi i kërkesës), i përfaqësuar nga z. BekimSylejmani, avokat nga Shtërpca.

    Vendimi i kontestuar

    2. Parashtruesi i kërkesës e konteston Aktgjykimin e Gjykatës Supremetë Kosovës, Rev. nr. 124/2014, të 13 majit 2014, në lidhje meAktvendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, CA. nr. 2777/2012, të 12shkurtit 2014, dhe Aktgjykimin e Gjykatës Komunale në Ferizaj-Deganë Shtërpcë, C. nr. 50/2010.

    3. Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kosovës Rev. nr. 124/2014, i ështëdorëzuar parashtruesit të kërkesës më 23 qershor 2014.

    Objekti i çështjes

    4. Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së vendimit tëkontestuar që “supozohet se është i padrejtë për shkak separashtruesit i ka mohuar të drejtën në gjykim të drejtë dhe tëpaanshëm dhe të drejtën në pronë”.

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 49

    Baza juridike

    5. Kërkesa bazohet në nenin 113.7 të Kushtetutës së Republikës sëKosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), nenin 47 të Ligjit përGjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Nr. 03/L-121 (nëtekstin e mëtejmë: Ligji).

    Procedura në Gjykatën Kushtetuese

    6. Më 16 shtator 2014, parashtruesi e dorëzoi kërkesën në GjykatënKushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

    7. Më 7 tetor 2014, Kryetarja e Gjykatës, me Vendimin nr. GJR.KI139/14, caktoi gjyqtarin Kadri Kryeziu gjyqtar raportues. Të njëjtënditë, Kryetarja e Gjykatës, me Vendimin nr. KSH. KI139/14, caktoiKolegjin shqyrtues të përbërë nga gjyqtarët: Robert Carolan(kryesues), Almiro Rodrigues dhe Ivan Čukalović (anëtarë).

    8. Më 22 tetor 2014, parashtruesi u njoftua për regjistrimin e kërkesës sidhe një kopje e kërkesës iu dërgua Gjykatës Supreme të Kosovës.

    9. Më 2 shkurt 2015, Kolegji shqyrtues e shqyrtoi raportin e gjyqtaritraportues dhe i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

    10. Më 26 qershor 2015, mandati i gjyqtarit raportues Kadri Kryeziu dheKryetarit të Gjykatës prof. dr. Enver Hasani përfundoi. Ky aktvendimështë nënshkruar nga Kryetarja e Gjykatës dhe gjyqtari kryesues iKolegjit shqyrtues në pajtim me rregullin 57 (7) të Rregullores sëpunës.

    Përmbledhja e fakteve

    11. Më 17 qershor 2010, i ati i parashtruesit të kërkesës B. M. kishte lidhurkontratë për mbajtje të përjetshme me palën e tretë S. M., dhe e njëjtaishte vërtetuar në Gjykatën Komunale në Ferizaj-Dega në Shtërpcë.

    12. Në një datë të pacaktuar, parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur padinë Gjykatën Komunale në Ferizaj-Dega në Shtërpcë, duke kërkuaranulimin e kontratës për mbajtje të përjetshme të lidhur ndërmjet tëatit të tij B. M. dhe palës së tretë S. M.

    13. Më 30 shtator 2011, Gjykata Komunale në Ferizaj-Dega në Shtërpcë,me Aktgjykimin C. nr. 50/2010 përcaktoi:

    REFUZOHET si e PABAZUAR kërkesëpadia e paditësit MileMillosavleviq nga f. Jazhincë, komuna e Shtërpcës me vendbanim

  • BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE | 50

    ne Vërhnik të Sllovenisë kundër të paditurës Suzana Millosavleviqnga f. Jazhincë komuna e Shtërpcës dhe VËRTETOHET Kontratapër mbajtje të përjetshme në mes të Bogolub Millosavleviqit nga f.Jazhincë komuna e Shtërpcës dhe tani të paditurës SuzanaMillosavleviq nga f. Jazhince, komuna e Shtërpcës e lidhur me dt.30.10.2008 dhe e vërtetuar në Gjykatën Komunale në Ferizaj -dega në Shtërpcë Nd. nr. 120/10 e dt. 17.06.2010”.

    14. Në një datë të pacaktuar, parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë nëGjykatën e Apelit të Kosovës.