buletini informativ
DESCRIPTION
Dhjetor 2014TRANSCRIPT
1
BULETINI MUJOR
DHJETOR 2014
2
DHJETOR...më i begati...
shporta plot me veprimtari.
Mireardhsh 2015!
diel hene marte merkure enjte premte shtune
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23
panair
24
panair
25
panair
26
panair
27
panair
28
panair
29
panair
30
panair
31
panair
3
AKTIVITETET KRYESORE MUJORE
Data Tema Vendi Numri i
pjesemarresve
03 Takim ne Kuvendin e Shqiperise, per
Shoqerine Civile
Kuvendi i Shqiperise 1
04 -Takim Letrar Shqiperia&Spanja ,
Individi,Komuniteti&Ndryshimi
-Institucione mbikqyrese te tregut ne kuader
te pronesise intelektuale
Fondacioni Soros
Hotel Sheraton
2
3
05 Ndarja e Çmimeve te Filantropise Hotel Sheraton 8
06 ASAG„Grate ne moshe faktor ndryshimi ” Bar Piaca 3
09 -Takim me Drejtoreshen e Agjensise
Kombetare te Turizmit
-Perurimi i Librit „Rose Wilder Lane
&Shqiptaret“ nga Leni Laperi
Zyrat e AKT-se
UET
2
2
10-
13
Trajnim-Njësia punuese/mjetet digjitale
brenda korporatës
Dhoma e Zejeve
Koblenz
2
12-
14
Mbledhja e Asamblese MMB Koblenc 1
10 "Monitorimi Qytetar i Marrëveshjes së
Stabilizim Asociimit dhe Udhërrëfyesit mbi
Pesë Prioritetet"
Hotel Tirana 1
12 Tryeze e rrumbullaket “Permiresimi i
biznesit“
Hotel Rogner 2
15 -Mbledhja e asamblese te DHTIT
-Ankand&Panair i Produkteve Artizanale
DHTIT
Hotel Tirana
2
7
16 Workshop “Skeme e re mikrokredie per
fuqizimin e grave
Grand Hotel Shkoder 2
17 Mbremja e fundvitit te AMCHAM Hotel Sheraton 6
18 -Workshop i Forumit Kombetar te Biznesit
-Dreke Pune me Ekspertet e Shgpaz-se
Grand Hotel
Era Piceri
3
8
20-
31
Mega Panairi i Fundvitit Tirana-Expo Center 10
21 Ndarja e çmimit “ BLETA E ARTE 2014 “ Teatri I Operas e Ba-
letit
4
22 Hapja e Sportelit per grate Sipermar-
rese&Workshop-Pushteti Lokal Promotor
thelbesor ne fuzizimin e Sipermarrjes fe-
merore
Drejtoria e taksave
vendore ne Tirane
27
4
Partnerët Shqipëri organizoi në daten 5 dhjetor 2014 një ceremoni
gala ku u shpallën fituesit për vitin 2014 të konkursit të përvitshëm
“Çmimi i Filantropisë”.
Nga SHGPAZ per kete konkurs u nominua biznesmenia e njohur dhe
anetarja e bordit te SHGPAZ-se Znj.Suzana Numani-Drejtuese e
Insitucioneve Arsimore “Numani”-Fier.
Ky është viti i katërt që Partnerët Shqipëri organizon këtë konkurs
publik mbarëkombëtar, për të vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen e
falenderimin për individët e bizneset që kontribuojnë për
përmirësimin e cilësisë së jetës në shoqërinë ku jetojmë.
Çmimi për Bisnese me Kontribut në Nivel Kombëtar iu akordua Bankës CREDINS
Çmimi për Bisnese me Kontribut në Nivel Lokal iu akordua kompanisë Alb-Star me përfaqësues Z.Sadik
Ismailaj
Çmimi për Kontributin si Individ iu akordua Z. Emiliano Lule
Çmimi special – Pionieri i Filantropisë iu akordua Z. Tef Pogu (pas vdekjes)
Në event u dha edhe një Çertifikatë Mirënjohjeje për Znj. Claudia Janiszewski, themeluese dhe
presidente e Organizatës për Mbështetjen e Bebeve të Braktisura në Shqipëri
=
Mbremje Poetike “Grate ne moshe faktor ndryshimi, media dhe roli i saj“ Forma nga me te bukurat jane takimet e shoqeruara me art:muzike,vallzim,recitim,kanto etj.Panel real diskutime dhe fjalimet 2
minuteshe me mesazhe te sakta rezultate te prekshme dhe pa kosto financiare.Vertet vullnetarizmi duhet te institucionalizohet
ashtu si ne takimin e dates 6 dhjetor organizuar nga ASAG nen drejtimin e Znj.Mira Pirdeni.Ne kete takim merrnin pjese
perfaqesues te shoqatave, eksperte dhe profesioniste, shkencetare dhe pianiste,shkrimtare dhe soprano duke nderthurur 4
breza bashke.
CMIMI I FILANTROPISE 2014
5
Rose Wilder Lane, amerikania pas së cilës u
dashuruan ministrat e malësorët.
Rose ishte një grua me trup mesatar, me flokë të
prera shkurt dhe me veshje perëndimore, një
amerikane e njohur për karakterin dhe penën e
saj, që vendosi të jetonte afro dy vite në Shqipëri
dhe të kalonte një pjesë të kësaj kohe në
udhëtim, kryesisht në Malësinë e Dukagjinit. Ajo
shkroi me dashuri dhe vlerësim të lartë për
Shqipërinë dhe shqiptarët në një kohë kur bota
nuk dinte asgjë për vendin tonë.
Per te mesuar me teper se cila ishte kjo grua që
u dashurua me vlerat e traditat e një kombi në
cep të Europës, që kishte jetuar 500 vjet nën Perandorinë Osmane dhe si
pas saj u dashuruan dhe shqiptarët që e njohën nga afër që nga ministri i asaj kohe, Ahmet Zogu, më
vonë Mbret, dhe deri tek malësorët e veriut, që shihnin tek kjo gazetare forcën e vërtetë të gruas së lirë,
duhet te lexoni librin. Inagurimi i ketij libri u realizua ne daten 9 dhjetor, ora 19.00 ne UET-i sjelle nga
studiuesja Eleni Laperi, dhe botim i UET-Press, me fakte dhe dëshmi të panjohura.
Takim me drejtoreshen e Agjensise Kombetare te Turizmit
Ne daten 9 dhjetor, ora 10.00, SHGPAZ realizoi nje takim me Drejtoreshen e AKT-se, Zj.Julinda
Dhame.Takimi filloi me prezantimin e shkurter te Znj.Xhabija rreth veprimtarise se SHGPAZ-se si
edhe te departamentit te artizanatit duke konkretizuar edhe pikat e bashkepunimit me suportin e AKT-
se per te krijuar nje politike femerore dhe nje strategji te vecante vetem per grate per te gjitha llojet e
produkteve artizanale qe SHGPAZ disponon.
Znj.Dhame shprehu interes per te bashkepunuar me SHGPAZ-ne dhe me konkretisht ky bashkepunim
do te filloje ne janar te vitit 2015 muaj ne te cilin do te nenshkruajme edhe mareveshjen e
bashkepunimit ne organizimin e disa aktivitetete te perbashketa brenda dhe jashte vendit ne fushen e
Turizmit dhe artizanatit .
2014
Rose Wilder Lane dhe Shqiptaret
6
Ne daten 12 dhjetor po ne Koblenc u zhvilluar edhe Mbledhja e Asamblese se MMB e cila
shqyrtoi planin dhe aktivitetet per vitin 2015.
Trajnim -Njësia punuese/ mjetet dixhitale brenda korporatës
Nga datat 10-13.12.2014 u organizua nga DHOMA E TREGTISE SE
ZEJEVE te KOBLENZIT trajnimi me teme „Njësia punuese/ mjetet
digjitale brenda korporatës“.Trajnimi u zhvillua ne ambientet e
Qendres se kompetencës se Dhomes Zejtare të Koblenzit, (Dhoma
e teknologjisë informative).
Nga SHGPAZ ne kete trajnim moren pjese Znj.Pranvera Domi dhe
Znj.Esmeralda Shtjefni.
Gjate trajnimit u disktuan temat mbi median sociale-Mundësitë dhe
shfrytëzimi brenda korporatës, Hartimi/ dizajni dhe komunimkimi,Web- faqja si instrument për
të reklamuar, Krijimi I Faqes se internetit (web)
Ky seminar ishte nje vazhdim i modulit “Orientimi i te rinjve sipermarres qe duan te
krijojne nje sipermarrje te suskseshme” dhe u fokusua ne menyren praktike te publicitetit dhe si
te jete nje sipermarrje prezente ne menyren optimale ne internet.
Gjithashtu ishte gjithperfshires persa i perket edhe konsulences paraprake se si nje
sipermarrje e re duhet te krijoje faqen e internetit dhe ne cilat aspekte duhet te jete e
vemendshme duke filluar nga stilimi e duke vazhduar me gjuhen e folur, ngjyrat qe duhet te
perdoren, mesazhi i tekstit te paraqitur cilit grup klientele duhet t’i takoje.Gjate seminarit u
analizuan edhe disa nga web-faqet e pjesemarresve duke specifikuar pikat e dobta dhe te forta
te secilit dhe duke i dhene mundesi reale pjesemarresve te benin permiresime ne web-sitet e
tyre per te percjelle mesazhe te sakte tek klientela e synuar.
Pjesemarresit nga vendet e tjera si Moldavia, Bullgaria , Mali i zi , Maqedonia , Bosnja ,
Kosova ishin te profileve te ndryshme si informatike, teknologji , hotele, finance, shitje me
shumice logistice, parukeri, produkte etj.Rendesi te vecante ju dha ne menyre praktike
rendesise qe duhet te kete nje logo per nje biznes e cila duhet te kete disa vecori,Rendesia e
shkrimit i cili duhet zgjedhur sa me qetesues, Si duhet menaxhuar hapesira ne nje website qe te
krijoje lehtesi ne menaxhim dhe qetesi gjate leximit nga nje klient potencial.Me 14 dhjetor, ne
nje mjedis tjeter, u zhvilluar takimi i fundvitit i bordit te MBB, me pjesemarrjen e anetareve te tij.
7
Projekti “Skeme e re mikrokredie per fuqizimin e grave”
Ne daten 16 dhjetor 2014 ne qytetin e Shkodres u
be prezantimi i Projektit me titull “Skeme e re mik-
rokredie per fuqizimin e grave” ne Europa Grand
Hotel , Shkoder
Nga SHGPAZ ne kete takim moren pjese: Koordina-
torja e SHGPAZ-se per qyetetin e Shkodres Bahri-
jona Xhabija, dhe biznesmenia Fatjeta Bushati
Objektivi i ketij projekti eshte permiresimi i ku-
shteve te tregut local te punes dhe krijimi I nder-
marrjeve te vogla, nepermjet zhvillimit te skemave te mikrokredise, me qellim el-
eminimin e barrierave qe ndikojne ne pjesemarrjen e grave, si nje mjet kyc i
barazise gjinore dhe fuqizimit te gruas.
Donatore e ketij projekti jane : Austrian Development Cooperation (ADC), ne
kuader te CEI Know-how Exchange Programme (KEP Austria) dhe partneret:
Fondi Besa sh.a, Mag2 Finance.
Objektivat specifike te Projektit:
1)Krijimi i nje produkti te vecante kreditues dhe I nje skeme mikrokredie dedi-
kuar grave, qe synon te adresoje nevojat specifike financiare te grave sipermar-
rese dhe te drejten e tyre per akses ne sherbimet financiare dhe ne kapitale.
2)Aktivitete te ngritjes se kapaciteteve,trajnim dhe formin per stafin, konsulence
dhe asistence teknike ofruar institucionit te mikrofinances Fondi Besa sh.a.,me
qellim per te siguruar transferim efektiv te njohurive.
Projekt ka si qellim: te mate qendrueshmerine, te sugjeroje metoda te reja pune,
te promovoje skema te reja per mikrokredite e te shkembeje eksperiencat me ide
ndryshme.Ka nje faze te shkurter implementimi,si target grup ka startupe grash.
8
“
Faqe 8
CEFTA WEEK
Ne daten 18 dhjetor 2014 u organizua ne ambientet e
Grand Hotel-Tirane woorkshopi mbi arritjet dhe aktivitetet
e ardhshme te Forumit Kombetar te Biznesit.
Nga SHGPAZ ne kete takim mori pjese Znj.Xhabija se
bashku me Znj.Mirela Mezani-administratore e
kompanise “Elia Style”.
Takimi u hap nga Z.Zef Preci-Drejtor Ekzekutiv i Qendres
Shqiptare per Kerkime Ekonomike i cili beri nje
permbledhje te aktiviteteve te Forumit per vitin 2013.
Anetaret e ketij forumi, i cili eshte krijuar 1 vit me pare, diskutuan, analizuan punen 1
vjecare te tij, falenderuar Njesine Koordinuese te Forumit-Rolin, pergjegjesite dhe
vijimesine e saj,aktivitetet e ardhshme qe CIPE do te mbeshtese per kete Forum.etj.
Znj.Esmeralda Ballesha ne rolin e drejtueses se njesise Koordinuese te ketij Forumi
theksoi qe Forumi ne vitin 2015 do te jete nje ze edhe me i forte ne interes te biznesit dhe do
te jete me i pranishem ne media per te pasur nje ze te fuqishem edhe ne qeveri.
Znj.Xhabija vleresoi punen e Forumit ne mireorganizimin e tij dhe theksoi qe edhe grate ne
biznes duhet te jene nje ze i forte i ketij Forumi duke i propozuar Znj.Carmen
Stanila(Konsulente e CIPE) qe te organizohen per vitin 2015 ne deget e SHGPAZ-se takime
me grate ne biznes per taksat,tatimet, informalitetin etj.; takimi i realizuar ne Shkoder kete
vit per sistemin taksor ishte mjaft i sukseshem dhe nje model i mire pune.
Znj.Ballesha mirepriti propozimin e Znj.Xhabija dhe shtoi se ne takimin me Drejtoreshen
Znj.Vilma Rakipi e cila ka propozuar qe ne vitin 2015 do te trajnoje biznesin sipas nje
formati sektorial persa i perket ligjeve dhe taksave te reja per biznesin.
Anetaret e tjere theksuan se Forumi duhet te jete më i zëshëm dhe te strukturohet e te
formalizohet.Gjithashtu ata vleresuan punen e deritanishme te Znj.Ballesha dhe te Z.Preci.
Workshop nga Forumi Kombetar i Biznesit
9
Mbremje GALA- PER VLERESIMIN E BIZNESEVE “BLETA E ARTE”
2014
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes,
nen kujdesin e veçantë të Kryeministrit z. Edi Rama, orga
nizoi, mbrëmjen gala, më 21 dhjetor në Teatrin e Operas
Tirane , ku u vlerësuan me çmim Bleta e Arte 2014,
bizneset më të mirë të vitit dhe 2 administratorë publike.
Ky ishte viti i dytë pas “Çmimet për sipërmarrësin e vitit”, t
organizuar ne 2013, dhjetor. Eventi u hap nga Ministri i
Zhvillimit Ekonomik z. Arben Ahmetaj i cili foli për qasjen e
re të qeverisë në rrugën e zhvillimit ekonomik të vendit,
përmirësimin e klimës së biznesit, reformat e iniciuara gjatë
vitit të parë të qeverisjes dhe axhendën 2015.
Eventi u përshëndet gjithashtu nga Ministrat Cani, Veliaj, Bushati, Gjoshja, duke u mbyllur me fjalën e
Kryeministrit , z.Edi Rama.
Gjithsej u nominuan 62 biznese, në 15 kategori të ndryshme për të cilat u përzgjodh një fitues.Ne rubriken
“Gruaja Sipermarrese” u nominua nje nga anetaret me te mira te SHGPZ-se, znj.Gjinovefa Parruca,
biznesmene prej 24 vitesh ne ndertim; Edhe pse nuk mori cmim, nominimi saj ishte nje cmim-
vleresimi;Të nominuar ishin edhe 10 administratorët e vitit në kategorinë e femrave dhe meshkujve.
çmimet dhe fituesit për cdo kategori
Çmimi “Biznesi fason” – Krienko
Cmimi “Inovacion” – MirakaTec
Çmimi “Gruaja sipërmarrëse” – Lindita Legisi, “Omega”
Çmimi “Made in Albania” – Kraco
Çmimi “Standarde dhe cilësi” – Papmetal
Çmimi “Business Promotion” – Biznes Albania
Çmimi “Vula e cilësisë” – Engjëll Mazreku
Çmimi “Punësim ne vend të lëmoshës” – Vip Saloti
Çmimi “Siguri në punë” – Kassel
Çmimi “Përgjegjësi Sociale” – Raiffeisen
Çmimi “Biz-Art” – Kalo and Associates
Çmimi “Letrat e Bukura” – “Pegi”
Çmimi “Teknologjinë e Informacionit” - EasyPay
Çmimi “Shija e posaçme” – Restorant “Artisti”
Çmimi “Mikpritja e spikatur” - “Life Gallery”
Fituesit në kategorinë “Administratori i vitit” u shpallën Briseida Shehaj, Dr. e
Përgjithshme e Tatimeve në kategorinë femra dhe Artan Didi, Drejtori i Përgjithshëm i
Policisë së Shtetit në kategorinë meshkuj.
10
MBREMJA E FUNDVITIT NE AMCHAM
Darka Festive e fund vitit, organizuar nga Dhoma
Amerikane e Tregtise ne Sheraton Hotel, ne daten
18 dhjetor mblodhi ne nje ambienet festiv anetaret e
Dhomes Amerikane te Tregtise te cilet nen tingujt e
muzikes live festuan dhe uruan per nje Vit te Ri te
paqte dhe te gezuar.Nuk kishte si te mos mungonte
edhe nje foto me Ambasadorin Arvizu i cili si nje
mbeshtetetes i popullit shqiptar vleresoi edhe
arritjet e grave sipermarrese.
ELIA STYLE SCHOOL
Atelie është një sallon i specializuar në fushën e modës
dhe fashion designe me një eksperiencë 10 vjeçare
dhe me një staf të specializuar të përbërë nga:stilist,
modelist dhe rrobaqepës.Një sallon në të cilin
skicohen, ideohen dhe ralizohen veshje me porosi,
gjithashtu sipas sezoneve në bashkëpunim me
ekspozitorin e vet ES Shop për çdo sezon nxjerr
koleksionin e vet.
Në ES Atelie ju mund të realizoni veshje të
personalizuara, të ideuara dhe skicuara nga stilistët
tanë si dhe mund të porosisni veshje sipas dëshirës apo mund të zbërtheni çfardo
lloj modeli të parë në katalog.Es Atelie disponon metrazhe, aksesorë si dhe një
numër të konsideruar makinerishë të cilat ju vijnë në ndihmë klientëve tanë për
realizimin e veshjeve cilësore dhe me standartet e duhura.ES Atelie është e
specailizuar për realizimin e kampioneve për industri - gjithashtu ajo përgatit
kampione për ekspozitorin e saj ES Shop të cilat mund të përshaten në masat
trupore të çdo personi. ES Atelie ka prodhuar uniforma pune për mjaft kompani
prestigjoze në tregun shqiptar, uniforma të cilat janë ideuar, skicuar dhe realizuar
nga stilitsët dhe stafi i ES Atelie.
ELIA STYLE ZHVILLON KURSE PER:
Ju mirepresim!
Adresa: Rr. Myslyme Shyri perball shkolles Faik Konica 00355694790318/
[email protected] / [email protected],www.eliastyle.al
11
Hapet sporteli i asistencës për gratë sipërmarrëse ne Drejtorine e
Taksave dhe Tarifave Vendore ne Bashkinë e Tiranës
SHGPAZ pati nje ngjarje te rendesishme ne mengjesin e
dates 22 dhjetor per sipermarrjen femerore: hapjen e
sportelit zyrtar( i pari ne Shqiperi)vetem per grate ne
biznes( me orar depozitimi 11.00-13.00 cdo dite; nje
here ne jave me pjesemarrjen e eksperteve ), ne
mbeshtetje te biznesit "rozë", me informacion,
trajnime, konsulence, b2b, forume te ndryshme.
Moren pjese nen- kryetarja e Bashkise se Tiranes, znj. Nevila Xhindi, drejtorja e tatim-
taksave, stafi i drejtorise se taksave per Tiranen, anetaret e SHGPAZ, perfaqesues te
medias etj.
Znj.Xhindi ne fjalen e rastit ne inagurimin e ketij sporteli u shpreh se premtimi qe
kryetari i Bashkisë z. Basha beri në fund të tetorit, në tavolinën e rrumbullakët për “Gratë
në sipërmarrje dhe pushteti vendor”, u be realitet me hapjen e një sporteli dedikuar
sipërmarrjes femërore pranë drejtorisë së Tatim-Taksave Lokale.Në këtë sportel do u
ofrohet asistencë ligjore, këshillim dhe ndihmë grave sipërmarrëse dhe atyre që duan të
hapin një biznes të ri në Bashkinë e Tiranës. Zhvillimi ekonomik dhe punësimi mbeten
objektiv i Bashkisë së Tiranës; ajo u shpreh e shumë e kënaqur ka realizuar një dëshirë,
një kërkesë të ardhur nga shoqata kombëtare e grave afariste, e bërë realitet për
Bashkinë e Tiranës duke falenderuar Drejtoreshen e Tatim Taksave Tirane ne ndihmen
shumë të madhe qe ka dhene që kjo zyre e asistencës për bizneset dhe sipërmarrjen
femërore të inagurohet në një kohë rekord.Zyra do të ketë një asistencë të vazhdueshme
në të gjithë ditët e javës, përveç një dite që do të jetë shumë speciale, është shoqata që
do të sjellë stafin e saj, në ndihmë të të gjitha grave që janë të paktën në juridiksionin e
Bashkisë së Tiranës. Znj.Xhabija theksoi se pas një muaji e gjysmë, menjëherë ajo që u bë
si kërkesë nga shoqata po kryhet dhe është një gjë e vogël por shumë e domosdoshme
edhe për gratë në biznes;ajo perfundoi se bashkëpunimi dhe partneriteti, pushteti lokal
dhe sipërmarrja është e domosdoshme,një hap i mirë që do ndiqet në bashki të tjera.”
Pas Inagurimit te Sportelit ne Hotel Tirana Internacional, SHGPAZ organizoi nje takim
shkencor me teme " Pushteti lokal, nje promotor thelbesor ne fuqizimin e sipermarrjes
femerore". Te dyja eventet u organizuan nga Shoqata kombetare e grave profesioniste,
afariste dhe zejtare.
12
Mega Panairi i Fundvitit ne Tirana Expo Center-Tirane (ish Praktikeri) beri
pjese te tij edhe SHGPAZ-ne me pjesemarrjen e 10 artizaneve te cilat per nje
periudhe 12 ditore nga data 20-31 dhjetor do te ekspozojne produket e tyre
krahas kompanive prodhuese dhe ekspozuese shqiptare.
Pjesemarrja e SHGPAZ-se ne kete panair u be e mundur ne saje te Qendres
Kombetare te Panaireve-QKP&Ministrise se Zhvillimit Ekonomik
Tregtise&Sipermarrjes e cila ofron per SHGPAZ-ne stenden falas duke
mundesuar qe anetaret e shoqates te promovohen dhe te gjejne treg shitjeje
ne keto prag festash.
Ne inagurimin e ketij Panairi pervec anetareve te SHGPAZ-se ishte prezente
edhe Znj.Xhabija e cila falenderoi Znj.Elisabeta Katiaj-Drejtoreshe e QKP-se
per organizimin e shume te mire te panairit dhe lehtesimeve qe po i ben
biznesit femeror.
Gjate hapjes se Panairit stenda e SHGPAZ-se u vizitua nga Z.Nikolin Jaka-
Kryetar i Dhomes se Tregtise&Industrise Tirane dhe Z.Frederik Seitaj-
Keshilltar i Ministrit te Zhvillimit Ekonomik Tregtise&Sipermarrjes
Z.Seitaj, theksoi qe Ministria ka shume fonde per grate ne Biznes dhe
SHGPAZ duhet te jete perfituese e ketyre fondeve.
Z.Jaka theksoi se Shoqata i ka dyert e hapura gjithmone ne Dhomen e
Tregtise-Tirane dhe premtoi qe do te organizoje nje Panair artizanal ne vitin
2015 ne ambientet e Dhomes se Tregtise-Tirane.
Filantropia dhe roli i biznesit femeror SHGPAZ falenderon te gjitha anetaret e saj qe kane kontribuar deri tani dhe vijojne te kontribuojme, me ndihmat e tyre per
trenjaket e vegjel nga Pogradeci.Falenderojme ne menyre te vecante anetaren e qytetetit te Durresit Zj.Pranvera Domi e cila
pervec kontribut 3 muajsh, ajo ka blere edhe dhurata per trenjaket dhe vajzen 6-vjecare te Erjones.Gjithashtu ju bejme thirrje qe
te kontribuoni edhe ju lexues ne dergimin e ndihmave qe keni mundesi, duke i sjelle tek zyra e shoqates sone, suport i cili mund te jete :
ushqime per femije, veshmbathje, pampersa, detergjente, mbulesa per femije etj. dmth cdo gje qe ju mendoni qe i nevojiten trinjakeve.
Stafi i SHGPAZ ju qendron ne disponibilitet per cdo gje dhe eshte i angazhuar seriozisht, pasi, vlereson shpirtmadhesine tuaj , qe
perkthehet ne nje mbulim pjesor te perkushtimit te madh ndaj energjences se kesaj familje.je
MEGA PANAIRI I FUNDVITIT— TIRANA EXPO CENTER
13
BOTUESE
Redaktim & përgatitje përfundimtare
msc.Flutura XHABIJA
STAFI PUNUES
Mblodhi materialet & draftoi
Silvana BARCI
Keshilluese Jur.Marjeta MAZNIKU
ADRESA
Rr.Mujo Ulqinaku, Pallati ”Kristian Konstruksion ”, kati 1, ap.9,
Tirane-Albania
Tel/+355 4 235 726
[email protected] [email protected]
www.shgpaz.al