cilesia në ndërmarje -...
TRANSCRIPT
Cilesia në ndërmarje
Ç’është kualiteti(cilesia) dhe çfar roli luan ai në ndërmarje?
Nocioni i cilësisë lajmërohet me të gjitha stadet me aspekte të
ndryshme por gjithmon me të njëjtën rëndësi. Për të definuar rolin e saj
esencial mjafton të nënshtrohet lidhmëria e saj me koston e produktit dhe
vleren e shtuar të ndërmarjes.Në vazhdim do të egzaminohen aspektet
komerciale, teknike dhe ekonomike me mënyr suksesive.
1. Aspektet komerciale
Në mënyrë të vullnetshme futet në kokat tona aspekti ekonomik, sepse
në ekonomin tonë të konsumit, klienti përfaqson elementin bazë të
procesit që përfshihet nga faza e projektimit të produktit gjer tek
konsumimi i tij.
Natyrisht ky problem vendoset në mënyrë të ndryshme varësisht nga
interesi që të ruhet në dukje funksionialiteti që do ti kënaqte nevojat e
konsumatorit, ose të produktit gjysëm final që të futet në fabrikimin e një
paisje apo të një produkti për konsumim. Në të dy këto raste klienti
konsumator ose klienti Industrial kërkojn të njëjtën cilësi : pra, cilësinë më
të mirë dhe çmimin e njëjt, “më të ulëtin”. Mirepo ky unanimitet fsheh me
vete reaksione mjaft të ndryshme .
Klienti konsumator është sensibël në çmim, në “cilësi” dhe me vlerën e
përdorimit. Ne e kemi të njohur problemin e çmimit që del nga teoria
klasike e ofertës dhe kërkesës duke u shoqëruar me kurbën e elasticitetit
dhe i modefikuar përms metodave të panumërta të marketingut që
mundësojm të orientohet, të provohet, stimulohet një kërkes shpesh edhe
e pa lidhur.
Por çfarë nënkupton atëher termi “cilësi” në shpirtin e kunsumatorit?
Ai nënkupton një gjë të pëlqyeshme dhe të pastër, një shprehje të
fortësis, repotacionin e një marketingu të njohur etj.
ILIR NUREDINI
Këta stimulime të ndryshme e fillojn aktin e blerjes. Është gjithashtu edhe
vlera përdoruese(funksionaliteti) që nxit te përdoruesi refleksin e kënaqsis
(satisfaksionit) ose të frusefrimit kundrejt produktit. Përveç kësaj është me
rëndësi të ceket se përdoruesi nuk disponon praktikisht asnjëher
informacione apo njohuri teknike për të gjikuar për performancat e
materialit të përdorur, por ai mund të ketë gjykim për tërë paisjen ose për
asgjë. Shumë pak e rëndësishme është për një matje shtëpiake
qëndrueshmëria sipas Brimellit e tehut të welsit të konservave por apo
mund të kuptohet pas disa akteve, pas disa përdorimeve. Nje blerës i një
veture të re nuk mund ta vleresoj fuqin e sakt të motorit si dhe
performancat tjera teknike, por ai është shumë i ndishëm ndaj prishjes së
pastruesit të xhamave. Nuk bëhet fjalë këtu për detyrë të pa rendësishme
por përkundrazi për elemente bazë përb të ndërtuar një besushmëri tek
përdoruesi i cili nuk ka mënyr tjetër vlersimi dhe që gjykon sipas një
analogjie në një produkt që në mënyr globale kënaq funksionin.
Tërësisht e kundërta ndodh me një klient industrial i cili nuk është
një kunsumator por një transformator. Sjellja e tij është më pak subjektive
është e bazuar në fakte. Element kryesore i vlersimit të tij, gjithmon në
dominimin e cilësis, është regulariteti i karakteristikës me fjal,p.sh arsyeja
kryesore e përdorimit të fijeve artificiale në raport me ato natyrore te
tekstilit është regullariteti i karakteristikave të tyre nga njëri livrim me
tjetrin.
Ose , konsumatori industrial mund të posedojë paisje për të matur në
mënyrë precize produktin dhe për konsekuencë të shënojë në fletë-
porosinë e kontratës me furnitorin, në lidhje me rethanat. Thonë ndryshe
raportet komerciale me klientët industrial kërkojnë domësdoshmërisht më
tepër teknika dhe objekte.
1. Aspektet teknike
Aspektet teknike shtrihen që nga byroja për studim deri te shërbimet e
ekspeditimit duke përfshir probleme të rëndësishme të definimit, matjes
dhe cilësis.
Në byron e studimit, nocioni i cilësis prezantohet në dy forma:
a) produkti duhet të ketë karakteristika të mjaftueshme që do ti
mundësonin të përmbush f-onet për të cilat është destinuar dhe
b) që me bashkpunim më kryesor të metodave të arrihet të prodhohet një
gomë e arsyeshme në kushte të mira të ofruara nga shërbimet e
përpunimit.Në rastin e dytë, përdorimi i makinave, mirbmajtja kurative dhe
preventive, zgjedhja dhe përdorimi i lëndës së parë etj, duhet të studijohen
mirë nga ana e byros në metoda në mënyr që ata të jenë respektive
gjegjësisht të përshtaten me normat dhe fletoren e punës (skedulin e
produktit).
Ndër problemet që lidhen me cilësin më i rëndësishmi është ai i matjes së
cilësive. Kjo matje kushtëzohet praktikisht nga natyra e karakteristikës së
absërvohet.
1) Karakteristika kuantitative
Bëhet fjal për ato karakteristika që mund të bëhen objekt i një
matjeje:gjatësia,diametri,pesha,rezistenca elastike,fortësia sipas Brinellit
etj.Nëqoftëse produkti konsiderohet individual, matja e cilësis bëhet
relativisht e thjesht; secila pjes e përdorimit i nënshtrohet një ose më
shumë matjeje për secilën nga karakteristikat e kërkuara. Ose, referenca
teknike për një produkt përballet me dhënjen e një vlere nominale për
secilen karakteristik si dhe një interval tolerance. Po ashtu mund të
përcaktohet për secilën pjes karakteristika korekte, pra ajo që bie në
fushën toleruese. Nëse të gjitha karakteristikat janë korekte atëher edhe
pjesa pranohet si e kënaqshme. Nëse të gjitha karakteristikat janë jo
korekte atëher pjesa është defektoze.Problemi lind kurë vetëm disa
karakteristika janë jokorekte. Në këto raste janë me përdorim standartet
(normat) relative për cilësi që vecoj] disa nivele:
Defekt kritik: gabimet që tërheqin një munges të siguris për
konsumatorin (përdoruesin) e produktit ose që pengon produktin që të
përmbush funksionin.
Defekt i madh(maxhor): gabim i ndishëm që shkakton një rënje të
performancës që ka një pesh të rëndësishme me f-omaktetin e produktit.
Defekt minor: defekt që nuk ndikon me uljen e performancës me
peshë në formën e produktit.
Pra, si që shihet një defekt kritik e bën të pavlershëm produktin,
ndërsa prezenca e defekekteve minore dhe maxhore krijon hapësirë për
rregullime të reja varësisht prej rastit.
Për rastet kur produkti është i formës joindividuale p.sh: rroleta e
llamarinës, letrës etj, karakteristika e shqyrtuar mund të bëhet objekt i një
matje dhe regjistrim të vazhdueshëm përmes stakimit automatik kur një
vlerë e kalon kufirin e lejuar. Në këtë mënyr shënohet mundësia e
zhvillimit të sistemeve matëse të mbyllur të tipit feed-back, ose përmes
takimit(ndarjes) të një procedure rregulluese të makinës me momentin kur
regjistrohet vlera defektoze. Sistemet e tilla duhet të bëhen objekte
studimi më të thellë për vitet e ardheshme sidomos përmes zbatimit të
kalkulatorve elektronik.
2) Karakteristikat kualitative
Bëhet fjalë për karakteristikat që nuk mund të maten përmes një numri,
psh:aspekti i një mobiljeje, shija e një ushqimi, ngjyra e një suvatimi etj.Në
këtë kategori bien disa defekte si :thyerjet, carjet, të shpuarat me mjete
ballore, deformime të pjesëve me forma speciale të pamatshme etj.
Vështirësitë më të mëdha qëndrojnë në kontrollimin e këtyre
karakteristikave dhe indetifikimit preciz të defekteve. Psh. Dy kontrollorë
të ndryshëm mund të observojnë të njëjtën pjesë dhe të vijnë në
përfundime të ndryshme ose i njëjti kontrollor me rastin e dytë mund të
vijë në konstatime të tjera. .
Nuk egzistojn regulla të definuara që do të eleminonin këtë
problematicë. Një metodë mjaft e shpeshtë konsiston në krijimin e një
koleksioni ”etalon” pjesësh të defekteve tipike dhe krahasimin e tyre me
ato të rastit të shqyrtuar.
Ky problem bëhet edhe më i pazgjidhur nga fakti se nuk egziston
ngjajshmëria e rasteve të ndryshme, prandaj vendimet miren varsisht nga
rethanat. Kjo tenton që të formohet një ekip abservatorësh dhe trajtësisht,
në anën tjetër të themelohen postat e kontrollit që me tandem me dy
kontrollues, të rritet regullariteti i gjikimit (vlerësimit) duke evituar
zgjidhjet prejudikuese kur njëri nga abservatorët mungon :p.sh
pushim,semure etj.
3. Aspektet ekonomike dhe financiare
Nga përvoja dihet se nocioni i cilësisë është i pandashum nga i
kostoja. Në mund të konsiderojmë se veturat Golf janë të mira por të
njëtën kohë admirojm Rolls-in për të cilin gjithashtu themi se është vetur e
mirë, kështu që askujt nuk i bije ndërmend që ta bëj krahasimin e
performancave të tyre,ose të finesave të tyre. Kjo nxjer më pah një
problem të theksuar: secili gjykon në menyrë subjektive duke marë si objekte kualitetin,çmimin ose “vlerën”. Ky problem është mjaft
fundamental në drejtimin e cilësisë.
Për secilin nivel të çmimit të përcaktohet niveli i kualitetit optimal. Këtu duhet të kemi kujdes sepse nuk duhet të vlersojmë për ulje të
kualitetit të një objekti vetëm nga shkaku se ai është shitur përmes një
kanali të shpërndarjes më pak prestigjios , ose me një çmim më të ulët.
Por, në menyrë të thjeshtë duhet të meret parasysh fakti se kostoja e
prodhimit të një objekti rritet me rritjen e cilësisë, si dhe se duhet të dihet
të përcaktohet optimumi.
Egzistojnë raste të tilla, ndonese te ndërmarjet e mëdha,që të prodhohen
me seri të njëjta të mëdha (kokat regjistuese ,shirita magnetofonik) që
pastaj të përdoren për paisje që kanë çmime të ngjajshme (magnetofon,
mak.shkrimi) etj.
Kështu që “kostoja e cilësisë” meriton një analizë më të kujdesshme sepse
është një nocion mjaft kompleks.
Kuptimet themelore që lidhen me cilësinë
Në vazhdim do japim disa nocione të domostdoshme për të na ndihmuar te
flasim per cilësi:
Produkti — është rezultati i një procesi dhe mund të jetë
Mall (hardwer)
Softwer, document, procedure, etj
Shërbim
ILIR NUREDINI
Karakteristikat e produktit:
Është një veti e produktit e cila plotëson një nevojë të konsumatorit duke
kënaqur nevojën dhe dëshirën e tij .
Mund të ketë natyrë të ndryshme:
Teknologjike :shpenzimi i karburantit te veturat Forme tjetër: mirembajtje e lehte.
Klienti: çdokush që pranon ose afektohet nga produkti ose procesi.
Satisfakcion i produktit: rezultati i arritur kur produkti i kënaq
nevojat e konsumatorve.
Defektet (deficiencies),mënyrat,mangësit:
Gabimi ne produkt :p.sh: vonesa në livrim.mall jo i
përshtatshëm, jokonfirmitet në specifikacion, vonesat në
porosi etj.
Matja e cilësis shprehet:
Frekuenca e gabimeve Cilësia =-----------------------------
Mundësia e gabimeve
1 - numri i defekteve, numri i gabimeve, orët e ripunimit,
kostoja e cilësise së dobët.
2 - numri i pjesve të prodhuara, orët e punës totale, numri i
pjesve të shitura, të ardhurat nga shitja etj.
Eshte:
Tërsia e vetme dhe karakteristikave (që i quajm specifikime) të një produkti dhe shërbimi që përcaktojm (në aftësin e tij për të kënaqur nevojat e konsumatorve).
Cilësia
a. Karakteristikat e projektimit të cilësise:
Kategoria (klasa) p.sh 3,5,7 yje konjaku etj.
- Përshtatja në përdorim – sa i kënaq nevojat e konsumatorit(lehtësia e
përdorimit,
besimi i funksionalitetit dhe lehtësia e mirmbajtjes)
-Pasojat e grupit përdorues –se sa i ploteson ato karakteristika të
reklamuara(shkruara).
b. Cilësia e produktit mbrenda prodhimit:
- numri i fazave të procesit teknologjik
- llojet dhe cilësia e materialeve
- tipet e makinave dhe paisjeve
- kualifikimi i personalitetit.DH. 201.414m
Nm
- cilësia e kontrollit
- metodat e drejtimit dhe organizimit etj.
c) Karakteristikat që kërkon konsumatori për produktin.
- kohët e lirimit (dorzimit të mallit)
- mbështetja suplementare(mirmbajtja me afat garancie)
Niveli i pranueshëm i cilsis është:
Eshte lidhja mes: specifikimeve të projektit + aftësise së procesit të prodhimit + kostos në tërësi.
Menaxhimi i përgjithshëm i cilësisë
Menaxhimi i përgjithshëm i cilsisë është një strategji drejtimi që synon
prodhimin e produktit ose kryerjen e shërbimit, nëpërmjet të një novacioni
dhe përmirsimi të vazhdueshëm.
Detyra e DPC (drejtimi i përgjithshëm i cilësisë) është zgjedhja e
problemeve që ndikojnë në cilsinë e produktit duke:
-Ndjekja e pandërprerë e kërkesave në rritje të kosumatorve,
ndryshimet në organizim, përdorimi i metodave bashkohore të DPC.
Problemet: mardhënjet jo të qarta me klientët, evidentimi jo i plotë i
cilësisë së outputeve, përcaktimi jo i saktë i çmimeve, mungesa e
trajnimit periodik të personelit, nevoja e evitimit të procedurave të
tepërta, të identifikimit të tregut etj.
Tiparet bazë të DPC:
Bazën e ndryshimit të kërkesave të konsumatorve duhet ta përbëj sigurimi
i cilësisë dhe kontrolli cilësor i cilësisë. Për këtë duhet të ndërmeren këto
hapa:
- Projektime të vazhdueshme të përmirsimit të cilësisë
- Orijentimi kah klienti
- Të plotësohet standardi “i rregullt me paraqitjen e parë”.
- Udhëheqja e punonjësve me pervoje
- Mbështetje të gjithmbarshme të DPC brenda kompanise.
Detyrë e DPC është të kordinoj dhe ti përshtas interest në zinxhirin
furnitor-prodhues-konsumator.
Çka është menaxhimi i cilësisë?
Tërësia e veprimeve dhe rrugëve për të arritur cilësinë.
Menaxhimi i cilësis i përfshir te tri proceset e trilogjis së cilësis:
-Planifikimi i cilësisë
-Kontrolli i cilësisë
ILIR NUREDINI
-Përmirësimi ë cilësisë.
Planifikimi i cilësise: aktiviteti i zhvillimit të produktit dhe proceseve të
nevojave për ti kënaqur nevojat e konsumatorve:
Përfshin veprimet:
1. Të determinohen se kush janë konsumatorët
2. Përcaktimi i kërkesave të konsumatorve
3. Zhvillimi i karakteristikave të produktit që u përgjigjen kërkesave
të konsumatorve të produktit.
4. Zhvillimi i proceseve që do të ishin në gjendje të jepnin ato
karakteristika të produktit.
5. Transferi i planeve në forca operuese.
Kontrolli i cilësise: përfshin:
1. Evaluimi(vlersimi) i performancës aktuale të cilësisë.
2. Krahasimi i performancës me caqet (objektivat) e cilësisë.
3. Veprimet në raste mangësie.
Përmirsimi i cilësisë: paraqet përpjekje për ngritjen e performancës së
kualitetit në nivele të paaritshme.
1. Ngritja e infrastrukturës për të siguruar përmirsimin vjetor të
cilësisë.
2. Identifikimi i kërkesave specifike të përmirsimit-projektet, planet
e përmirsimit.
3. Për çdo projekt të ndërtohet ekipi me përgjegjësi të qarta nga
fillimi deri në fund te konkluzioni.
4. Të ngurohen resurset, motivimi, dhe trajnimi i nevojshëm për
ekipin që të:
-Diagnostifikoj rastet (shkaqet)
-Të ndërtoj mekanizëm të përmirsimit të vazhdueshëm
-Të ndërtojë sistemin e kontrollit që i ruan të arriturat e
cilësisë.
Këtu tre proceset (planifikimi, kontrolli dhe përmirsimi) janë të ndërlidhura
mes vete. Në diagramin e Trilogjisë së Juranit tregohet kjo ndërlidhje.
Në diagram në abshisë kemi kohën ndërsa në ordinat shpenzimet për shkak
të cilsisë së dobët.
Në fig. shihet që aktiviteti i parë është planifikimi ku determinohen
kush janë konsumatorët, cilat janë kërkesat e tyre. Pastaj
planifikuesit e projektojnë produktin dhe proceset për ta realizuar
atë dhe më në fund ua japin planet forcës operative.
Puna e forcës operative është të udhëheq me proceset e prodhimit
të produktit. Por aty në fig. shihet që rezultatet nuk janë 100% të
dobishme, por, 20% e punës duhet të përsëritet për shkak të
defektetve në cilësi.
Këta humbje dikur bëhen kronike për shkak se procesi operues
është i planifikuar ashtu.
Në kuadër të përgjegjsve që kanë forcat operuese nuk kanë mundësi
që ta eleminojnë këtë defekt por ata mund të bëjnë ruajtjen e zonës
së cilësisë duke eleminuar kërcimet sporadike (sporadic spike).
Diagrami tregon se me kalimin e kohës, humbjet kronike shkojnë
duke u zvogluar dhe paraqiten në nivel më të ulët se ai i planifikuari.
Ky cak arrihet me procesin e tretë të tribologjisë që është
Përmirsimi i cilësisë. Pra, humbja kronike është gjithashtu një rast
për përmirsimin, kështu që meren hapa që të shfrytezohet ky rast:
1. Kur diagrami i Juranit aplikohet për defektet e prodhimit atëherë në ordinatë kemi:koston e kualitetit të keq, frekuenca e paraqitjes së gabimeve, përqindja e gabimeve, frekuenca e thirjeve të shërbimeve etj.
Në këtë rast:
Perfeksionimi është arritja e nivelit zero.
2. Kur aplikohet për karakteristikat e produktit, atëherë,
ordinata mer: afatqëndrueshmerinë, miljoninristrukcione për second, kapaciteti bartës, koha mes dy prishjeve etj.
Perfeksionimi është arritja e nivelit sa më të lartë
PËRMIRSIMI I CILËSISE
(Quality improvement)
Ç’është përmirsimi i cilësisë?
-Tendenca (përpjekjet) për arritje të nivelit papresedencë (të paaritshëm) të performancës.
Me përmirsim të cilësisë nuk nënkuptojm eleminimin e majeve (sparadik
spike)-fire fighting por në arritjen e nivelit të performancës për
karakteristika të tilla që ska qenë asnjeherë më parë.
0 Koha
Secila kompani tenton të bëj përmirsime; zevendesimi i një modeli të vjetër
me të ri, adoptimi ë teknologjisë së re, revizioni i procedurave për ti
evituar ndalesat etj.
Mirpo, për të qenë lidership në treg nuk mjafton që të jemi vetëm
inovator të një produkti, sepse humbjet kronike paraqiten për secilin rast.
P.sh le të supezojm se kompania A është lidership dhe është në një nivel të
përmirsimit të vazhdueshëm.
Komp.A
Koha
Plani.i cilësisë Kontrolli i cilësisë (gjatë operacionit)
Sporadik
spike
---------------------------------------------------
Zona e re e
--------------------------------------------------- kont.të cilsisë
Humbjet kronike -----------------
(oportimitet për
Përmirsim të cilsisë) ----------------
-
Në fig. tjetër shihet se kompania B nuk është lidership por është
konkurent serioz.
Faktori kryesor i garës për lidership në cilësi është SHKALLA E
PËRMIRSIMIT TË CILËSISE. Pra kompania B e ka shkallën e përmirsimit
më të lart dhe gjasa që shumë shpejt të bëhet lidership.
Pra tendenca është që të arihet një kompromis në mes të këtyre dy
drejtimeve të përmirsimit të cilësis. Shembulli me japonezët që kanë patur
shkall të lart të përmirsimit të cilësis p.sh industria automobilistike.
1950 1980 2000
VITET
Mirpo përmirsimi i cilësis kërkon investime në dy forma:
1) Për diagmostifikim të shkaqeve të cilësisë së dobët
2) Për eleminimin e shkaqeve.
Rezultatet kanë treguar se investimet për përmirsim të cilësisë japin fitime
më të larta se sa investimet për ritje të vëllimit të shitjave. Prandaj
menaxherët preferojnë të meren me përmirsim të cilësisë.
1 KONCEPTET BAZIKE –të përmirsimit të cilësisë
Për të përmirsuar cilësin duhet të ngrihet iniciativa ose nga udhëheqsit e
firmës ose nga nivelet e ulta të firmës.
Nje problem të skeduluar për zgjedhje që ka për mision të eleminojë një problem, do ta quajm Projekt.
Përmes definimit të qartë të elementeve të projektit do të arrihet edhe
përmirsimi i cilësive.
Mobilizimi për përmirsimin e cilësisë (me vazhdime PC) përfshin marjen e
këtyre masave:
- Krijimi i keshillit të cilësisë
- Shpallja e përgjegjësisve
- Përmirsimi i politikës, objektivat që duhet të arrihen.
Japonia
Perendim
i
Përmirsimi vjetor i cilësive përbehet prej disa elementeve të ndërlikuara:
A) KRIJIMI I STRUKTURËS SË DEPARTAMENTIT
- Krijimi i nënkëshillave
- Drejtimet e cilësisë (drejtorët, menaxherët e PC)
- Investimet (sponzorët), kampionet
- Proceset e strukturuara përmirsuese
- Metodat trajnuese, mjetet per trajnim.
B) PROJEKTET KOLEKTIVE
- Qëllimet (objektivat) e strategjis së përmirsimit
- Projektet
- Burimet (resurset)
- Pasqyra e progresit
- Njohja
- Çmimet
C) PROJEKTET INDIVIDUALE
- Nominimi (shpallja e kandidatit)
- Publikimi
- Selektimi (përzgjedhja)
- Shpallja e detyrave (misionit)
- Projekti i bashkpunimit
- Përcaktimi i aktit të jetës së një projekti.
2 PROJEKTET E PËRMIRSIMIT TË CILËSIS Qëllimet e projektit:
1. Projektet hartohen me dy rrugë:
- I njëjti proces teknologjik përcaktohet për produkte që
kanë specifikime të reja me më pak prirje për gabime.
- Të sjellin procese të reja teknologjike.
2. Për tu zhvilluar produkti me dy rugë:
- Përmes përsosjes së karakteristikave cilësore të produktit egzistues
- Përmes projektimit të produkteve të reja.
3. Projekti ka për detyre të synoje projekte progresive (rezultate të larta
p.sh ulje kostos 10 %)
4. Projekti synon mobilizimin për përmirsimin e cilësisë. (pra i jepet
përparsi projektit të përmirsimit të cilsise me raport me projektet tjera që
presim ne firme)
5. Synon krijimin e strukturave organizative të afta për ti zgjedhur
projektet më të mira.
3. STRUKTURA ORGANIZATIVE PËR PERMIRSIM TË CILËSISE (QUALITY COUNCIL)
Hapi i parë i mobilizimit për PC është formimi i KËSHILLIT TË
CILËSISE.(ose këshilli i përmirsimit, komiteti i përmirsimit etj)
Detyra kryesore e KC: - të lanesoj, kordinoj dhe të institucinalizoj
përmirsimin vjetor të cilësisë.
Antarët e KC: Duhet tu takoj të gjitha niveleve të hierarkije dhe duhet të
jenë menaxher më të vjetër me përvojë.
- Në firmat e mëdha ka këshilla me nivele të ndryshme ashtu që udhëheqsi
i njërit KC bëhet antar i një këshilli të nivelit më të lartë (shih.fig)
. KC egzekutiv
Nënpresidenti KC
Drejtori exekutiv KC
Menaxheri i sektorit KC
Fig. Katër nivele të KC të lidhur
Përgjegjësitë e KC:
Aksioni i parë i KC është definimi dhe publikimi i përgjigjsive të KC ashtu
që të kenë ballafaqur mendimet, individët që nuk janë pjesë e KC të
organizatës për PC etj.
1. Formulimi i politikës se PC
2. Vlersimi i parametrave cilësor p.sh cilësia në raport me konkurentët,
kostoja e cilësisë së ulët, jetgjatësia e produktit etj.
3. Drejtimi (udhëheqja) e procesit të përzgjedhjes (seleksionimit)
4. Drejtimi i përzgjedhjes së ekipeve të cilësisë
5. Sigurimi i resurseve për përgatitjen, për trajnimin, mbështetja e
diagnostifikimit etj.
6. Të garantoje se projektet e zgjedhura janë kompletuar
7. Vendosja e vlersimeve të nevojshme p.sh progres apo jo progres me
përmirsimin e cilësis.
8. Siguron egzaminimin e progresit dhe kordinimit
9. Të ofroj njohjen e përmirsimeve
10. Të rishikoj sistemin e shpërblimit.
4 ZBATIMI I PROJEKTEVE INDUSRIALE
Është një pjesë e rëndësishme e qasjes së një kompanie për të përmirsuar
cilësinë: Ky proces nënkupton selektimin apo zgjedhjen e projekteve më të
mira duke kaluar nëpër disa faza:
1) Nominimi (shpallja) e projektit
2) Përzgjedhja (selektimi)
3) Deklarimi i qëllimit të projektit
4) Publikimi i projektit.
1). Nominimi i projektit apo shpallja e kanditaturave,
duhet të kërkohet në të gjitha nivelet e firmës por edhe në burime të tjera
të jashtme që kanë njohuri në këtë fushë. Sepse deri 1980 menaxherët
kanë menduar se përmirsimi i cilësis është i lidhur vetëm me proceset e
prodhimit industrial. Prandaj edhe ka lindur elemenimi ,, cilësia me Q” të
madhe dhe ,,q” të vogël.
q Q
Gjatë nominimit përqendrimi është te ato projekte që më së tepërmi i
kontribojn përmirsimet të cilësis p.sh ato që trajtojn probleme si:
- Përmirsimi i parashikimit të shitjeve
- Redukimi i aktit të lansimit të produktit
- Ritja e shkallës së suksesit te oferta për biznes
- Redukimi i kohës së nevojshme për të marë porosit nga klientët.
- Ulja e numrit të shitjeve të anuluara
- Ulja e gabimeve me llogarit
- Ulja e kohës së nevojshme për të marë puntor të rij
- Arritja në koh (respektimi i orarit) për ( erobiznisin)
Por, për të bërë shpalljen e kondidaturave nevoitet një sistem i të dhënave
ku do të mbështeten vendimet. Informacionet e nevojshme lidhen me:
rapoprtet mbi ankesat e klientve, vlersimet për cilësin që ofrojn
konkurentët direkt, raportet për aftësin shitese, analiza e diskutimeve
përshkak të cilësis së dobët etj.
Si burime shfrytëzohen: Studimi i tregut, shënimet për koston e cilësis së
dobët, spemalite të departamenteve të ndryshme, nominimi nga vetë forca
punuese. Të gjitha këto përmbajn informacione të nevojshme, bile edhe
vetë kandidaturat projektuese janë baza e mirë e të dhënave për vlersim.
2). Seleksionimi i projekteve
Zakonisht këshilli apo nënkëshilli për cilësi zgjedhin projektet më të mira
që do të meren për analizë.
Produkti Mall industrial Të gjitha mallrat, shërbimet
për shitje apo jo
Proceset Ata që lidhen direkt Prodhimi, shërbimi, biznesi etj.
me prodhimin
Blersit Klientët Të gjith ata që ndikohen nga
nga ndrishimet e cilësis
Industria Prodhimi Industria,prodhimi,shërbimi etj.
Kostoja e Mallrat defekte Eleminimi i të gjitha shpenzimeve
cilësis së ulët nëse nuk ka defekt.
Praktikohet që si kritere të zgjedhjes të jenë dy grupe:
1) Kriterët e zgjedhjes se projekteve të para
2) Kreterët për përzgjedhjen e kritereve të mëpasme.
Për projektete para: përzgjedhja u duhet ekipit të projekteve sepse ata
janë më të njohur me problemin, pastaj zgjedhet projekti që problem
kronik, projekti që garanton përfundim të mirë, projekti duhet që të jep
rezultate të dukshme në leke ose në parametra teknologjik.
Për projektet e mëpasme: zgjedhen projektet që japin fitim të madh në
raport me investimin, projekti që është i madh ka përparsi, projektet që
janë më të leht për tu zbatuar, projektet që u rezistojn ndryshimeve,
projektet që garantojn kosto të ulët etj.
3. Deklarimi i qëllimit të projekteve
Këshilli ka për detyr të deklaroj qëllimet e projekteve me qëllim që të
njihen antarët dhe nënantarët tjer të këshillave dhe drejtuesit e lart të
firmës ashtu që të meret edhe mendimi i tyre dhe të rritet mobilizimi.
Publikimi i rezultateve për projektet e përzgjedhur
Publikimi i suksesit shërben jo vetëm për publikun por edhe si material
kualifikimi për përnovelen ose si mjet stimulimi.
Publikim bëhet përmes çertifikateve, përmes raporteve që bëjn grupet
punuese, publikimi i projekteve në mjetet e informacionit që disponon
firma, darka solemne etj.
Kontrolli gjatë prodhimit
Përmes procesit të kontrollit garantohet procesi i prodhimit.
Kontrolli realizohet:
1. Gjatë pranimit të materialeve të porositura, paisjeve makinave,
gjysëmprodukteve dhe produkteve të gatshme.
2. Për vazhdimin ose ndërprerjen e veprimtarisë prodhuese në buzë të
cilësisë së mostrave të pranuara si përfaqësues të ҫdo objekti
kontrolli.
Të dhënat ku mbështetet kontrolli:
1. Procedurat teknike të produktit (vizatimet,standartet)
2. Aftësia e procesit të prodhimit (përsoneli, materialit, makinat etj.)
Kontrolli i cilësisë përfshin këta problematika ?
- Cilat karakteristika të produktit do të kontrollohen ?
- Cilat janë karakteristikat kritike ?
- Cilat metoda matje do të përdoren për të përcaktuar
karakteristikat kritike të prodhimit !
- Kur do të bëhet kontrolli ?
- Ku do të bëhet kontrolli ?
A. Çka do të kontrollojm ?
Cilësin e përbëjn shumë karakteristika të produktit ose procesit.
Karakteristik kritike: Vetia themelore që është përcaktuese me
cilësin e kërkuar nga konsumatorët (specifikacioni). Pra krahasimi
bëhet me përshkrimin teknik të planifikuar që më parë.
Karakteristikat kritike: diametri i një boshti, përqindja e lagështive
te buka, vonesa e një aeroplani etj.
Matja MVV : (Metoda e Variacionit në mënyrë të Vazhdueshme)
Matje të shpeshta të një karakteristike duke siguruar vlera në
vazhdimsi nga matjet e kohpaskohshme . Pra është e domosdoshme
që të matet disa herë diametri i një boshti gjatë punës.
Matja MA : (Matja me Atribute)
Kjo metodë përdoret për ato karakteristika që mund të dallohen dhe
vlersohen lehtë me dy kategori të tipit ,,po” ose ,,jo” ose ,,kalon –
nuk kalon” ,, pranohet – nuk pranohet” ,,mirë –skarto” etj.
Shembull: Të bëhet matja e diametrit te motorit të magnetofonit që
rrotullon disqet a mund të bëhet me të dy mënyrat MVV dhe MA. Pra
matja e ndryshueshmëris mund të supëzohet:
- Me numra (MVV) dhe
- Me atribut (vecuri) – (Ma)
1. Matja e ndryshimit të boshtit mund të bëhet me mikrometer, por blerja e
mikrometrit, kohët e matjeve , kontrolli i cilësis për një seri të madhe etj,
do të ndikonin në koston e tij dhe në çmimin e shitjes.
2. Prandaj ndërtojm një paisje ,,kalon – nuk kalon”
Paisja ,,kalon – nuk kalon”
A’
AA’=0,
2560+0,0050
= 0, 2610
B’
X __ ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___
BB’=0,2560-0,005
=0, 2510
B
Boshti A
'AA
-përfaqëson diametrin maximal të lejuar për boshtin
'BB
-përfaqëson diametrin minimal të lejuar
'AA
- 'BB
-- paraqet devijimet e lejuara që ky bosht mund ti ketë për
të realizuar f-oni e tij kënaqshëm.
Vlerësimi: Nëse një bosht i çfardoshëm matet D
1. Nëse është në zonën B’A’ BB’ < D < AA’ – quhet i pranueshem.
2. Nëse D > AA’ ose D< BB’ - quhet defektos (skarto) dhe nuk pranohet.
B. Kur do të kontrollojmë ?
1. Në kohën e prodhimit të produktit - ,, kontroll procesi”
2. Pas përpunimit të një partie produktesh - ,,mostra
pranimi”(acceptance sampling)
- Kontroll procesi :
- kur kostoja e kontrollit për njësine është e ulët
- kur karakteristika defektoze dëmton stadet e më vonshme të
produktit
- kur kontrolli i procesit nuk dëmton produktin.
- Mostra pranimi:
- kur nuk vlen asnjëra nga ato lartë
- kur kontrolli e rit koston e produktit
- kur kontrolli e dëmton produktin etj.
C. Ku do të kontrollojmë ?
Kontrolli i cilësisë mund të bëhet para, gjatë dhe pas operacionit të
përpunimit. Pikat e kontrollit janë të domosdoshme ne proceset kritike.
Proceset kritike janë ato procese që veçohen nga rëndësia që kanë në
procesin teknologjik, nga shkalla e defekteve, nga shkalla e ndërlikimit të
procesit, nga preciziteti etj.
Shembulli;
-Procesi i prodhimit në fig.1 përbëhet nga tri operacione përpunuese
1,2,3.
-Materiali hy në vendin e punës 1 dhe 2 ku përpunohet ndërsa montimi
bëhet në vendin e punës 3.
-Kontrolli i zakonshëm mund të bëhet para dhe pas çdo operacioni por ai
kritik duhet të bëhet (patjetër) në vendet e shënuara sepse defektet e
rastit do të shkaktojn skarticitet të produktit përfundimtar.
përpunimi montimi
Input
përpunimi
fig.1 Produkti përfundimtar
Vëretje: Numrat tregojn prioritetit e kontrollit
Legjenda: -procesi
-vendkontrolli i zakonshem
- vendkontrolli kritik, numrat tregojnë prioritetin
Në vazhdim fig.2 jepet varshmëria e pikave të kontrollit me ritjen e kostos
së kontrollit. Pra ritja e numrit të pikave i rit edhe shpenzimet për kontroll
por ul koston e defekteve.
1
1
2
4
3
3
2
kostoja kostoja totale e KC
kostoja e kontrollit
kostoja e defekteve
/ / / /
Numri i vendeve të kontrollit
1. Kontrolli i karakteristikave cilësore të produktit
Cilësia . është tërësia e vetive të produktit që e përcaktojn aftësit e tij për
të kënaqur kërkesat e dhëna në përputhje me destinacionin.
Karakteristikat cilësore të produktit
1. Karakteristikat teknike (kryesore:p.sh aftësia,shpejtësia, fuqia etj)
2. Karakteristika konstruktive
3. Karakteristika cilësore të besushmëris (karakteristikat që shoqërojn
proceset gjatë gjith jetës së tij) jetgjatësia, garancioni, shërbimet
teknike, kompaktibiliteti etj.
1
Kontrolli i produktit
A. Sipas objektit që kontrollohet
- kontrolli i materialit bazë
- kontrolli i elementeve përbërse
- kontrolli i detajeve të gatshme, gjysëmfabrikateve
- kontrolli i paisjeve, makinerike.
B. Sipas karakteristikave që kontrollohen
- kontrolli i përmasave;lineare, këndore, etj.
- kontrolli visual
- kontrolli special
- kontrolli i valve fizike
- kontrolli i valve kimike
- kontrolli metalografik.
C. Sipas mardhënjes me procesin e prodhimit
- kontrolli i procesit teknologjik
- kontrolli operacional
- kontrolli inspektiv
- kontrolli me hyrje
- kontrolli i pranimit përfundimtar etj.
2. Zgjedhja e mjeteve matëse sipas destinimit dhe tipit
Zgjedhja operuese:-
Sipas llojit të madhësis që kontrollohet përdoren: noniusi, mikrometri,
indikatori.
Preferohet: -
Prodhimi në seri të vogla : matesit universal
Prodhimi në seri të mëdha dhe në masë: matësit special.
Zgjedhja: -
1. Sipas treguesve metrologjik
2. Sipas tregueve ekonomik.
1.1. Ndikimi i gabimit të lejuar për përmasa lineare
Zgjedhja është e regullt nëse plotësohet kushti: g g
g - gabimi shumor kufitar i tregimit të mjetit matës
g - gabimi i lejuar mates.
1.1.1. Caktimi i gabimit të lejuar për përmasa lineare
Gabimi shumor i tregimit të instrumentit matës nuk është constant, prandaj
duhet të përcaktohet gabimi i lejuar.
Nëse për një përmas lineare është parashikuar toleranc T, atëher gabimi i
matjes do të ndikoj në dimenzionet tjera, pra do të deformoj përmasat tjera
duke bërë që i tërë detali të konsiderohet skarto.