deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit

30
TEMA: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit. Pjestaret e grupit: Klementina Mamica - Gisela Albrahimi - Olta Nikoci - Ornela Xhanari - Albi Caka - Elton Sefa - Alfred Kurti -

Upload: gisa-asig

Post on 18-May-2015

6.324 views

Category:

Education


51 download

DESCRIPTION

Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit

TRANSCRIPT

Page 1: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit

TEMA: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit.

Pjestaret e grupit:

Klementina Mamica -Gisela Albrahimi -

Olta Nikoci -Ornela Xhanari -

Albi Caka -Elton Sefa -

Alfred Kurti -

Page 2: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit

Ç’është deficiti buxhetor?

Në kontabilitetin kombëtar, deficiti buxhetor rezulton kur të ardhurat e shtetit janë më të vogla se shpenzimet e tij. Gjithashtu, administratat publike (tërësia e organizmave të tjera qëndrore, e qeverisjes vendore dhe e administratës së sigurimeve shoqërore) njohin një deficit publik kur shpenzimet publike për një vit janë më të larta se të ardhurat publike. Në rastin kur hyrjet në buxhet janë më të mëdha se daljet flitet për një tepricë buxhetore, rast ky që ndodh rrallë. Konkretisht, në shumicën e vendeve buxhetet publike (të matura me një periodicitet vjetor) ndërtohen në deficit.

Page 3: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit

Për të ekuilibruar llogaritë, deficiti mund të kompensohet nëpërmjet:

Page 4: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit

Borxhi publik

Borxhi publik përfshin shumatoren e huave shtetërore dhe të interesave të maturuara e të pashlyera deri në momentin e llogaritjes së tyre. Marrja e borxheve nga ana e shtetit diktohet nga nevojat e sigurimit të burimeve të të hyrave për mbulimin e deficitit buxhetor.

Borxhi publik shtohet çdo vit kur deficiti publik vjetor financohet ekskluzivisht prej huave të reja. Përveç huave të shtetit qëndror, në borxhin publik llogariten edhe huatë e marra nga organizmat që janë në vartësi të institucioneve qëndrore të shtetit dhe ato të qeverisjes vendore. Së fundmi, borxhi publik nuk është borxhi i vendit, sepse ky i fundit përfshin edhe borxhet e njësive ekonomike private dhe të shtetasve të vet.

Page 5: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit

A është i rrezikuar borxhi publik i Shqipërise dhe a ështe i leverdisshëm për ekonominë dhe të ardhmen e vendit?

Borxhi publik i Shqipërisë ka arritur në muajt e parë të vitit 2013 në 63,8 %, të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB ose GDP) në një kohë kur vendet e rajonit e kanë më të ulët borxhin publik dhe më të lartë PBB. Ndërkohë që heqja me ligj në Shqipëri e tavanit prej 60% për borxhin publik rrezikon rritjen e mëtejshme të tij dhe daljen jashtë kontrollit. Përvoja e hidhur e Greqisë, me një borxh publik mbi 100 % të GDP-së dhe cilësimi i krizës emblematike të Greqisë si "krizë e borxhit publik" ka ngjallur alarm tek institucionet financiare ndërkombëtare, të pranishme në Shqipëri. Banka Botërore (BB), në mënyrë këmbëngulëse, përmes përfaqësuesve të saj e ka paralajmëruar qeverinë e Tiranës se nëse nuk ulet borxhi publik apo kombëtar, Shqipëria rrezikon ta pësojë si Greqia. Shqetësimi artikulohet si "rritje e çekuilibrave financiarë që pengojnë rritjen ekonomike".

Page 6: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit

Ç’po ndodh me borxhin publik të Shqipërisë?Drejtorja e re e Bankës Botërore dhe Koordinatorja Rajonale për Evropën Juglindore, në përfundim të vizitës së saj të parë në Tiranë, e konsideroi rritjen ekonomike të Shqipërisë në 20 vitet e postkomunizmit "të shpejtë dhe një ndër më të mëdhatë në Europën Jug- Lindore". Por konteksti i vështirë global ka sjellë jo vetëm ulje të rritjes ekonomike, por edhe prishje të ekuilibrave fiskalë. Me fjalë të tjera: rritje të borxhit publik, rrezik për asfiksim të rritjes ekonomike. Ellen Goldstein tha në Tiranë se "niveli më i përshtatshëm i borxhit për një ekonomi në zhvillim si Shqipëria është rreth 40 për qind e PBB-së. Ky është standardi global, që ekonomia të mos jetë në stres dhe në risk, por nuk ka ndonjë shifër magjike sesa duhet të jetë niveli i borxhit publik.Përfitimet nga ulja e borxhit publik janë bazike: dhënia hapësirë rritjes ekonomike dhe mosasfiksimit të saj, hapje dhe rritje e vendeve të punës, reduktim i papunesisë.

Page 7: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit
Page 8: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit

Borxhi i jashtëm

• Borxhi i jashtëm konsiderohet si një element i rëndësishëm i menaxhimit makroekonomik. Ai përfaqëson një levë, që po u përdor mirë e me efektivitet, i jep shtysë pozitive rritjes ekonomike, e nëse përdoret keq, mund të shkohet deri aty,sa ta sjellë vendin në kufijtë e krizës financiare.

• Borxhi i jashtëm i Shqipërisë është krijuar kryesisht pas viteve ‘90. Kushtet e ekonomike, sociale dhe politike të Shqipërisë në fund të viteve ‘80 dhe në fillim të viteve ‘90 treguan se vendi po kalonte një periudhë mjaft te vështirë

• Ky borxh i shtohet burimeve të përgjithshme të ekonomisë për një periudhë të caktuar kohe dhe mundëson një nivel shpenzimesh më të lartë nga ai që mund të përballohet vetëm me burime të brendshme.

• Nëse aplikohet mirë, nga burimet e huaja përfitojnë vendet me të ardhura të ulëta, pasi financimi i huaj kontribuon në rritjen ekonomike dhe në uljen e varfërisë në vend.Nëse ato shpërndahen në mënyrë joeficiente, kostoja e burimeve të huaja të marra hua mund të çojë në probleme të menaxhimit makroekonomik në formën e niveleve të larta, madje të pasuportueshme, të shërbimit të borxhit të jashtëm.

Page 9: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit

Borxhet e prapambetura dhe problemi i tyre

Borxhet e prapambetura përbëjnë ende një problem që kërkon zgjidhje. Megjithëse një pjesë e tyre është riskeduluar, ekzistojnë ende, në shuma të konsiderueshme, hua nga shtete apo nga institucione financiare, për të cilat nuk kanë filluar ende negocimet. Duke qenë se këto të dhëna kanë edhe mangësi në saktësinë e tyre e bëjnë dhe më të vështirë përcaktimin e saktë të barrës së borxhit për Shqipërinë si dhe parashikimin e shërbimit për të. Nga ana tjetër, megjithëse financimi i zhvillimit të një vendi me borxh ka anë të mira, pasi shfrytëzohen jo vetëm kapacitetet e brendshme, por edhe ato të jashtme për kapital financiar për të arritur një ritëm edhe më të lartë zhvillimi, huatë e marra në një moment të caktuar përbëjnë barrë të konsiderueshme për brezat pasardhës. Në vend që fluksi i kapitaleve në valutë t’i shërbejë direkt zhvillimit dhe rritjes ekonomike të vendit, ai shkon (në një pjesë të konsiderueshme) në shlyerjen e detyrimeve të borxhit.

Page 10: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit

Bazuar në të dhënat, rezulton se borxhi i brendshëm nga viti 2008 është rritur me vetëm 1.8%, ndërsa borxhi i jashtëm është rritur me rreth 58%, duke demostruar qartë strategjinë e shtetit shqiptar për sigurimin e kapitaleve në tregjet e huaja.

Page 11: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit
Page 12: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit

Edhe gjatë vitit 2011, sektori bankar zë peshën kryesore me një pjesëmarrje prej 35.4%. Banka Raiffesen mbetet banka e cila ka pjesëmarrjen më të madhe në ankandet e letrave me vlerë të qeverisë të zhvilluara ndër vite krahasuar më të gjitha institucionet e tjera pjesëmarrëse me rreth 33.70%, ndjekur nga të gjitha bankat e tjera të nivelit të dytë të marra së bashku me rreth 27.2%.

Page 13: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit

Ministria e Financave na njofton që më 30 qershor 2012, qeveria shqiptare kishte 800,912 mln borxh, nga i cili 435,175 mln të brendshëm dhe 347,737 mln të jashtëm. Borxhi i brendshëm është kryesisht në bono thesari afatshkurtër, ku afro 200,000 mln leke jane në qershor të 2013-s. Borxhdhënësi kryesor është “Raiffeissen Bank” (RZB) me afro 1/3 e stokut, ndjekur nga një miks i bankave të tjera dhe nga qytetarët. Masa e borxhit të shkarkuar nga RZB në gjashtëmujorin e parë të 2012-s, është kompensuar kryesisht nga blerja e tij nga qytetarët dhe nga disa banka të tjera.

Page 14: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit

•Për llogaritjen e borxhit të përgjithshëm është përdorur formula:

Teprica e borxhit

Borxhi i ri vjetor

Shlyerja vjetore e borxhit

Page 15: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit

BORXHI I SHTETIT SHQIPTAR GJATE VITEVE 2003 - 2013

Page 16: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit

Stoku i borxhit të një vendi është totali i borxhit publik të emetuar brenda dhe jashtë vendit dhe që ende nuk është shlyer. Borxhi publik mund të emetohet brenda vendit dhe mbahet nga rezidentë si borxhi i brendshëm, ose jashtë vendit dhe mbahet nga jorezidentë, borxh i jashtëm.

Stoku i borxhit publik deri në përfundim të tremujorit të tretë të 2013 shënonte vlerën 871.8 miliardë lekë ose 62.2% e Produktit të Brendshëm Bruto PBB. Nga ky total, 500.2 miliardë janë borxh i brendshëm 57.37%, dhe 371.6 miliardë janë borxh i jashtëm 42.63%.

Page 17: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit

Të dhënat tregojnë një rritje të qartë të peshës së borxhit të brendshëm, kundrejt borxhit të jashtëm. Qeveria ka huazuar para nga tregu i brendshëm përmes emetimit të bonove të thesari, me qëllim financimit e shpenzimeve të ndryshme publike e kapitale.

Page 18: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit

Borxhi i brendshëm dhe i jashtëm ka ndryshuar sipas grafikut:

Page 19: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit

Bazuar në të dhënat, rezulton se borxhi i brendshëm nga viti 2008 është rritur me vetëm 1.8%, ndërsa borxhi i jashtëm është rritur me rreth 58%, duke demonstruar qartë strategjinë e shtetit shqiptar për sigurimin e kapitaleve në tregjet e huaja. 

Page 20: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit

Përsa i përket mbajtësve të borxhit të brendshëm, borxhi mbahet kryesisht nga sistemi bankar kryesisht banka të nivelit të dytë kryesuar nga Raiffeissen Bank me 24,6% të totalit të borxhit të brendshëm, Banka e Shtetit mban në 2013-ën 12,93% ndërsa individët janë borxhmbajtës të 13,33% të totalit të borxhit të brendshëm. 

Page 21: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit

• Borxhi Publik për Frymë sipas parashikimeve buxhetore 2014 do të arrijë në vlerën 370 224 lekë. Kjo vlerë është rreth 13.22% më shumë se një vit më parë apo 43 226 lek që i shtohen borxhit për frymë që mbarte çdo banor i Shqipërisë në 2013.

•  Një familje mesatare me katër pjesëtarë në vitin 2014 ka një “pjesë tek borxhi publik“ prej 1 480 896 lekë.

• Borxhi Total në vitit 2014 është rritur me 120,4 miliardë lekë kundrejt 2013. krahasuar me vitin paraardhës, në 2013 ku ky borxh ishte rreth 83,7 miliardë lek më shumë se 2012-ta.

• Veç huamarrjes për të mbështetur buxhetin dhe projektet e huaja këtë vit në rritjen e borxhit ka ndikuar edhe përfshirja e pagesës së detyrimeve të prapambetura për 35 miliard lek, detyrime të prapambetura në sektorin e infrastrukturës dhe sektorit tatimor.

Borxhi Publik ne Republiken e Shqiperise 2013 - 2014

Page 22: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit

• Kosto e Borxhit për Frymë llogaritet si raport i interesave që do të paguhen nga Buxheti i Shtetit për huanë ende të pashlyer në raport me popullsinë e vendit. Në vitin 2014 kjo kosto për frymë sipas parashikimeve buxhetore llogaritet në 16 645 lekë për frymë.

• Borxhi Publik mund të emetohet brenda vendi dhe mbahet nga rezident si borxh i brendshëm, ose jashtë vendit dhe mbahet nga jo rezident, borxh i jashtëm. Stoku i borxhit publik deri në përfundim të tremujorit të tretë të 2013 shënonte vlerën e 871.8 miliardë lekë ose 62.2% e PBB. Raporti Borxh i Brendshëm dhe Borxh i Jashtëm është 57.37% me 42,63%. Ose në vlera Borxhi i Brendshëm është 500.2 miliardë Borxhi i Jashtëm është 371.6 miliardë lek.

• Sipas afatit të maturimit 249.2 miliardë lekë ose 30.4% e Borxhit janë borxhe afatshkurtra ndërsa 569.5 miliard janë apo 69.6% janë borxh afatgjatë.

Page 23: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit

A do ta shlyejë borxhin qeveria? • Shqipëria konsiderohet si një vend me nivel

të moderuar të borxhit të jashtëm, krahasuar me ekonomitë e tjera në tranzicion. Vitet e fundit vihet re një rritje e investimeve të huaja direkte në Shqipëri. Duke u nisur nga kjo, nga nisma qeveritare e ndërmarrë për nxitjen e eksporteve si dhe duke ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe duke u treguar të kujdesshëm në sektorin fiskal, konkludohet se, aftësia paguese e Shqipërisë është e mirë dhe aktualisht nuk paraqet asnjë rrezik për kreditorët e huaj.

Page 24: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit

Nga pikpamja e afatit të shlyerjes, borxhi publik mund të jetë:

Page 25: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit
Page 26: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit

SI MUND TE ULET DEFICITI BUXHETOR?

Shqipëria ka nevojë për rregulla më të qarta për të kufizuar hapësirat ligjore të qeverisë, për të zhytur më tej vendin në borxhe, bëhet e ditur nga raporti vjetor i Fondit Monetar Ndërkombëtar për vendin tonë.

► Rekomandimi Nr 1. i BB-së është shlyerja e faturave të prapambetura të sipërmarrësve dhe investitorëve privatë, që kanë kryer punë të mëdha publike dhe nuk janë paguar nga qeveria, si një nga shkaqet e rritjes së borxhit publik.

► Fondi propozon që Shqipëria të vendosë si rregull që qeveria të mos ketë të drejtë të parashikojë shpenzime buxhetore më të larta se 2 për qind nga realizimi i vitit paraardhës. Qeveria është mësuar me rritje të shpenzimeve me 5-10 për qind në vit, ndërsa rregulli i propozuar nga FMN nënkupton që qeveria të mos mund të rrisë më pagat dhe pensionet përtej normës së rritjes së të ardhurave buxhetore. Nëse shpenzimet rriten me vetëm 2 për qind në vit gjatë tre viteve të ardhshme, atëherë rreth vitit 2016 Shqipëria do ta ketë borxhin rreth 50 për qind të PBB-së.

► Fondi këshillon si një mënyrë të drejtpërdrejtë për uljen e borxhit shkurtime të shpenzimeve ose rritjen e të ardhurave përmes luftës ndaj informalitetit. Një rrugë e tretë konsiderohet edhe rritja e taksave.

Page 27: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit

► Ulje graduale e borxhit nëpërmjet kontrollit të deficitit fiskal dhe përshtatjes me rritjen ekonomike (vendosja e një rregulli fiskal transparent e të besueshëm).Në periudhën afatmesme synohet një borxh publik në parametra të përshtatshëm për nxitjen e ritmeve pozitive të rritjes, për strukturën ekonomike të vendit, si dhe për t’i lënë hapësira të mjaftueshme financimi sektorit privat.

► Përdorimi efikas i parave publike Që politika fiskale të sjellë përmirësim gradual dhe të shëndetshëm të treguesve makroekonomikë, duhet të sigurohet efikasiteti i realizimit të shpenzimeve publike. Ne do të garantojmë mirëmenaxhimin e shpenzimeve publike nëpërmjet:

-Analizës së harmonizuar të zhvillimeve makroekonomike dhe fiskale;

-Planifikimit dhe monitorimit të kujdesshëm të Programit Buxhetor Afatmesëm dhe Buxhetit Vjetor;

-Bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare financiare dhe ato të Bashkimit Evropian;

Page 28: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit

-Menaxhimit të borxhit publik dhe ankorimit në mbështetje të borxhit publik nën kontroll;

-Harmonizimit të menaxhimit financiar dhe kontrollit efektiv të shpenzimeve në institucionet publike;

-Bashkëpunimit efektiv me të gjitha institucionet e tjera buxhetore në nivel qendror dhe vendor në lidhje me planifikimin e financimeve publike.

-Përdorimi efikas i parave publike do të garantohet nga: forcimi i zbatimit të disiplinës financiare në menaxhimin e fondeve publike, nëpërmjet monitorimit dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme dhe të kujdesshme të aktiviteteve të njësive shpenzuese; zhvillimi i sistemit të plotë të kontrollit të brendshëm financiar publik, për përmirësimin e menaxhimit financiar; kontrollit dhe auditimit të brendshëm në sektorin publik, për përgjegjshmëritë menaxheriale dhe për harmonizimin e metodologjisë dhe standardeve; përshtatja graduale e të dhënave të financave publike me metodologjinë ESA95 të BE.

Page 29: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit

► Administrata tatimore do të bashkohet me atë doganore si dhe do të përthithë edhe administratën tatimore vendore, duke synuar rritjen e efikasitetit dhe një kontroll edhe më të arsyeshëm të tatimpaguesve.

►Për tatimet indirekte politikat 4-vjeçare përmbledhin:-Do të ketë një përgjysmim të TVSH-së për ushqimet më jetike të shportës, bazë të konsumit.-Përjashtimi/ ulja nga ky tatim për barnat dhe shërbimet shëndetësore.-Për të nxitur prodhimin bujqësor do mundësohet përjashtimi ose vendosja e një norme të ulur, për plehrat kimike, farat e fidanët dhe për lëndët e tjera të para që përdoren në bujqësi dhe blegtori.

►Për tatimet direkte politikat 4-vjeçare përmbledhin: -Tatimi mbi fitimin e biznesit të vogël do të jetë rreth dy herë më i vogël se tatimi mbi fitimin e biznesit të madh, ndërsa do të hiqet taksa mbi biznesin e vogël.-Tatimi mbi fitimin për biznesin e madh do të ketë një normë më të lartë se ajo aktuale, për të reflektuar parimin e taksimit të ndershëm dhe nevojën që kompanitë e mëdha të kontribuojnë më shumë se bizneset e vogla që funksionojnë nëpërmjet vetëpunësimit. -Tatimi mbi të ardhurat personale të individëve do të ndryshohet në një skemë të normave progresive, duke rritur ngarkesën fiskale për pagat më të larta dhe duke e ulur për pjesën tjetër.

Page 30: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar i qeverise shqiptare 10 vitet e fundit

Konkluzione

Borxhi publik është borxh i marrë nga qeveria qendrore dhe është një metodë e financimit të operacioneve të qeverisë, por kjo nuk është metoda e vetme. Qeveritë marrin hua duke emetuar letra me vlerë, obligacione qeveritare, etj dhe këto i marrin nga publiku dhe direkt nga organizata financiare ndërkombëtare. Borxhi sovran zakonisht i referohet borxhit të qeverisë që është lëshuar në monedhë të huaj. Borxh afatshkurtër në përgjithësi konsiderohet ai që ka afat maturimi për një vit ose më pak, borxhi afatmesëm një deri në dhjetë vite dhe borxhi afatgjatë për më shumë se dhjetë vjet.  Sipas ligjit organik borxhi publik i Shqipërisë nuk duhet të kalojë më shumë se 60% të PBB-së dhe deficiti buxhetor jo më shumë se 3% e saj. Gjithashtu, edhe në dokumentin e nënshkruar të Traktatit të Mastrihtit Qeveria Shqiptare është angazhuar të mirëmbajë këto parametra si parakusht për integrimin e vendit në BE.