dhjetor 2018 - shoqata ujësjellës kanalizime e...

4
1/17/2019 — Preview 1/4 Na tregoni se cfarë mendoni! Anëtarësohuni në SHUKALB Na kontaktoni Dhjetor 2018 Pasqyra e Eventeve Konferenca dhe Ekspozita e 6-të e Përbashkët Ballkanike “Uji dhe Natyra”: Një tjetër sukses i madh! Në datat 7-9 nëntor 2018, Shoqata Ujësjellës Kanalizimeve e Shqipërisë (SHUKALB) në bashkëpunim me SHUKOS (Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës) organizuan Konferencën dhe Ekspozitën e gjashtë të Përbashkët Ballkanike me temë “Uji dhe Natyra”, në Tiranë, Shqipëri. Ky event i përvitshëm ishte një sukses i madh duke marrë parasysh pjesëmarrjen e gjerë të profesionistëve të ujit nga Ballkani Perëndimor, vendimmarrësve të nivelit të lartë nga Shqipëria dhe Kosova, folësit e shquar, profesionistët e biznesit, si dhe temat e rëndësishme që u trajtuan dhe u prezantuan gjatë tre ditëve të eventit. Me një audiencë rekord prej mbi 500 pjesëmarrësish, nga 20 vende të ndryshme anembanë Ballkanit, Evropës dhe më gjerë, si dhe 70 moderatorë dhe folës, Konferenca arriti objektivin e saj për të nxitur dialogun ndërmjet aktorëve të ndryshëm. Konferenca ofroi mundësi për profesionistët e ujit, politikbërësit dhe profesionistët e biznesit nga sektori për të diskutuar mbi çështjet me rëndësi, shkëmbimin e informacionit dhe për të ndarë përvojat e tyre në përpjekje për të ndihmuar zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të ujësjellës kanalizimeve në Rajonin e Ballkanit. lexo më shumë Kurset e Ardhshme të Trajnimit! Menaxhimi i Aseteve 14 Dhjetor Programi i Përbashkët i Trajnimit 2018 Bashkohuni me Ne!

Upload: others

Post on 19-Jan-2020

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

1/17/2019 — Preview

1/4

Na tregoni se cfarëmendoni!

Anëtarësohuni në SHUKALB Na kontaktoni

Dhjetor 2018

Pasqyra e Eventeve

Konferenca dhe Ekspozita e 6-të e PërbashkëtBallkanike “Uji dhe Natyra”: Një tjetër sukses imadh!

Në datat 7-9 nëntor 2018,Shoqata UjësjellësKanalizimeve e Shqipërisë(SHUKALB) në bashkëpunimme SHUKOS (Shoqata eUjësjellësve dhe Kanalizimittë Kosovës) organizuan

Konferencën dhe Ekspozitën e gjashtë të PërbashkëtBallkanike me temë “Uji dhe Natyra”, në Tiranë, Shqipëri. Kyevent i përvitshëm ishte një sukses i madh duke marrëparasysh pjesëmarrjen e gjerë të profesionistëve të ujit ngaBallkani Perëndimor, vendimmarrësve të nivelit të lartë ngaShqipëria dhe Kosova, folësit e shquar, profesionistët ebiznesit, si dhe temat e rëndësishme që u trajtuan dhe uprezantuan gjatë tre ditëve të eventit.

Me një audiencë rekord prej mbi 500 pjesëmarrësish, nga 20vende të ndryshme anembanë Ballkanit, Evropës dhe mëgjerë, si dhe 70 moderatorë dhe folës, Konferenca arritiobjektivin e saj për të nxitur dialogun ndërmjet aktorëve tëndryshëm. Konferenca ofroi mundësi për profesionistët e ujit,politikbërësit dhe profesionistët e biznesit nga sektori për tëdiskutuar mbi çështjet me rëndësi, shkëmbimin e informacionitdhe për të ndarë përvojat e tyre në përpjekje për të ndihmuarzhvillimin e mëtejshëm të sektorit të ujësjellës kanalizimeve nëRajonin e Ballkanit.lexo më shumë

Kurset e Ardhshmetë Trajnimit!

Menaxhimi i Aseteve 14 Dhjetor

Programi i Përbashkët iTrajnimit 2018

Bashkohuni me Ne!

1/17/2019 — Preview

2/4

Rreth SHUKALB

Shoqata UjësjellësKanalizime e Shqipërisë(SHUKALB), e themeluar nëvitin 2000, është njëShoqatë profesionale,jofitimprurëse eprofesionistëve në sektorin efurnizimit me ujë dhekanalizimeve, e cila synon tepërmirësojë menaxhimin eSektorit të Furnizimit me Ujëdhe Kanalizimeve nëShqipëri, për ta bërë atë mëefiçent, të qëndrueshëm dheefektiv në përputhje me ligjetdhe rregulloret në fuqi nëShqipëri.

Programi i Përbashkët i Trajnimit SHUKALB-SHUKOS

SHUKALB zhvillon kursin e trajnimit “Siguria nëpunë për profesionistët e ujit të pijshëm dhe tëndotur”

Në datat 22-23 nëntor 2018SHUKALB zhvilloi për herë tëparë kursin e trajnimit të temë”Siguria në punë përprofesionistët e ujit të pijshëmdhe të ndotur”

Trajnimi u drejtua nga trajnerja Anila Gishti, Inxhiniere Mjedisidhe Eksperte e Sigurisë në Punë, dhe u ndoq nga stafi ishoqërive ujësjellës kanalizimeve Korçë, Lezhë, Kavajë,Shkodër dhe Përmet.

Trajnimi trajtoi tema të tilla si Rëndësia e sigurisë në punë;Siguria personale, Llojet e rreziqeve, Siguria kimike, Siguria nëtrafik, Hapësirat e ngushta dhe Pajisjet elektrike. lexo më

shumë

Tema të nxehta

Furnizimi i ujit me ndërprerje – Një ndryshim imodelit është i domosdoshëm

Furnizimi i Ujit me Ndërprerje(FUN) i referohet shërbimit tëfurnizimit me ujë përmestubacioneve i cili është nëdispozicion për konsumatorëtpër më pak se 24 orë në ditë.Në një situatë të FUN,konsumatorët zakonisht

sigurojnë furnizimin me ujë përmes përdorimit të rezervuarëvenën tokë dhe / ose mbi çati ose depozita të vogla, ku uji ruhetgjatë kohëzgjatjes së furnizimit.

FUN nuk është një formë ideale e furnizimit dhe nuk duhet tëpërbëjë një zgjidhje permanente; megjithatë, ajo aplikohet melehtësi nga shumë shoqëri ujësjellës kanalizime, kryesisht sinjë masë për trajtimin e mungesës së ujit ose kushtet ethatësirës, pa kërkuar seriozisht zgjidhje alternative.Megjithatë, në disa raste, shoqëritë po zbatojnë FUN si njëmasë për të reduktuar rrjedhjet jashtëzakonisht të larta ngarrjetet e tyre të furnizimit me ujë, gjë që natyrisht i pengon atatë mbajnë një rrjet të vazhdueshëm nën presion me të gjithapasojat negative ndaj integritetit të rrjetit dhe nivelit të shërbimitndaj klientëve. lexo më shumë

Çfarë ka të re në SHUKALB!

1/17/2019 — Preview

3/4

SHUKALB zhvillon Workshopin Rajonal mbiCertifikimin Bazuar në Testim në sektorin e ujit

Para fillimit të Konferencës sëPërbashkët Ballkanike, më 7nëntor, SHUKALB së bashkume Ministrinë e Infrastrukturësdhe Energjisë (MIE) tëShqipërisë organizuan njëWorkshop Rajonal mbi temë

“Krijimi i një Programi Kombëtar Trajnimi dhe Certifikimi Bazuarnë Testim për menaxheret operacional të Shoqërive UjësjellësKanalizime në Shqipëri – Rruga drejt Menaxhimit Profesionaldhe Rritjes së Performancës”. Workshopi u organizua nëkuadër të projektit “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve tëSektorit të Ujit” i implementuar nga SHUKALB, me mbështetjene USAID-it, sipas të cilit SHUKALB ka punuar në partneritet meMIE për të zhvilluar dhe krijuar një Program Kombëtar Trajnimitdhe Certifikimit Bazuar në Testim për stafin e ShoqëriveUjësjellës Kanalizime në Shqipëri. Workshopi u mbështetgjithashtu nga Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve(RCDN) dhe Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive UjësjellësKanalizime në Zonën e Mbulimit të Lumit Danub (IAWD). lexo

më shumë

Programi i SHUKALB i fëmijëve “Miqtë e Ujit” rritndërgjegjësimin mbi ujin prej 10 vitesh!

Këtë vit, programi më popullori SHUKALB dhe fitues i çmimittë IWA-së, ”Miqtë e Ujit“, festoi10 vjetorin e tij. Sitradicionalisht, programi përkëtë vit kulmoi me Ekspozitëne Fëmijëve “Uji përmes syve tëfëmijëve” i cili u hap për

publikun më 4-7 nëntor 2018, në Muzeun Historik Kombëtar nëTiranë.

Programi Miqtë e Ujit ka si objektiv rritjen e ndërgjegjësimit përçështjet e ujit te nxënësit e klasave të 3-të anembanëShqipërisë. Këtë vit, programi u shtri në 53 shkolla filloreanembanë Shqipërisë, duke përfshirë mbi 5.000 fëmijë.Programi zhvillohet në partneritet me Ministrinë e Arsimit,Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, së bashku me përfshirjen dhembështetjen e shoqërive ujësjellës kanalizime në shkollatpërkatëse të Programit. lexo më shumë

Workshopi rajonal para-konferencë mbi programine përbashkët të Benchmarking HUB të SHUKOS-SHUKALB

Workshopi rajonal mbiBenchmarking HUB përKosovën dhe Shqipërinë uorganizua më 7 nëntor nëambientet e Expocity Albania,

1/17/2019 — Preview

4/4

Tiranë, përpara fillimit të Konferencës dhe Ekspozitës së 6-tëPërbashkët Ballkanike.

Programi drejtohet dhe koordinohet nga Shoqata e Ujësjellësvedhe Kanalizimit të Kosovës dhe asistohet nga BashkëpunimiEvropian i Benchmarking, me mbështetjen financiare tëProgramit të Danubit për Ujin dhe Fondit të Hapur Rajonal përEuropën Juglindore. Programi i Danubit për Ujin drejtohetbashkërisht nga Banka Botërore dhe IAWD, ShoqataNdërkombëtare e Kompanive Ujësjellës Kanalizime në Zonën eMbulimit të Lumit Danub, me financimin e qeverive të Austrisë,Gjermanisë dhe Zvicrës. lexo më shumë

Profesionistët e Rinj të Ujit

Profesionistët e Rinj të Ujit nga Shqipëria dheKosova organizojnë Forumin e katërt tëProfesionistëve të Ujit

Forumi i Profesionistëve tëRinj të Ujit (PRU) u organizuamë 7 Nëntor 2018, një ditëpara hapjes së Konferencësdhe Ekspozitës së 6-të tëPërbashkët Ballkanike. Qëllimi

i forumit është të sigurojë një platformë shkëmbimi dhenetworking për të rinjtë, studentët ose të diplomuar në hapat epara të karrierës së tyre, me qëllim që t’i motivojë ata tëqëndrojnë dhe të zhvillojnë një karrierë në sektorin e ujit. Për tëmbështetur këtë, forumi ofroi dy sesione mësimore mbi temat“Planifikimi i Karrierës dhe Mundësive tuaja” dhe “Gjendja eSektorit – Situata në Evropën Lindore, rast studimi: Shqipëriadhe Kosova”.

Forumi mblodhi rreth 65 profesionistë të rinj të ujit ngaShqipëria dhe Kosova, të cilët përfaqësonin jo vetëm studentë,por edhe profesionistë të angazhuar në pozicione të ndryshmenë shoqëritë ujësjellës kanalizime, si dhe në institucione tëtjera të lidhura me ujin. lexo më shumë

Anëtarësohuni në SHUKALB Kurset e Trajnimit Na kontaktoni

Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë, Rruga "Pjeter Bogdani", 39/1, k5, 3, Njësia Bashkiake Nr. 5, Kodi Postar 1019,Tirane, Shqiperi

Tel/Fax: (+355/4) 2245 101, Mob: (+355) 69 60 12 782 E-mail: [email protected], Web: www.shukalb.al

Çregjistrohu