dituria - immi.se · arsimit, letërsisë dhe shkencës shqiptare, që më 1 shtator të vitit...

20
Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, tetor, 2011 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti V , Nr. 8 QKSH “Migjeni” MIRË SE NA ERDHËT!

Upload: others

Post on 27-Oct-2019

20 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: DITURIA - immi.se · arsimit, letërsisë dhe shkencës shqiptare, që më 1 shtator të vitit 1961, me detyrën e kryeredaktorit të parë, bëri të niste jetën gazeta me emrin

Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, tetor, 2011

DITURIAE boton QKSH”Migjeni” Borås-SuediViti V , Nr. 8

QKSH “Migjeni”

MIRË SE NA ERDHËT!

Page 2: DITURIA - immi.se · arsimit, letërsisë dhe shkencës shqiptare, që më 1 shtator të vitit 1961, me detyrën e kryeredaktorit të parë, bëri të niste jetën gazeta me emrin

2

Është e njohur që, në ndihmë të fëmijëve e prindërve shqiptarë, së pari, u botua në Stamboll revista arsimore “Drita-Ditu-ria”(1884-1885). E ndërprerë për shumë vite radhazi, kjo traditë u vazhdua pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe krijmit të shtetit të parë shqiptar. Kështu, përmen-dim me radhë organet arsimore, që dolën: “Shkolla e re” e “Kumtari Arsimor”(1921), “Përlindja arsimore”(1922),”Revista Peda-gogjike”(1922-1927), “Mësuesi” (1927-1929) e “Normalisti”(1929-1937). Por edhe pas çlirimit të vendit u ndoq tradita e mirë e publikimeve pedagogjike, me revistën “Shkolla e Re”(1945), që një vit më pas mori emrin “Arsimi Popul-lor”. Kjo rervistë e vazhdoi jetën e saj, deri më 1971 dhe më tej u shëndërrua përsëri në “Revista Pedagogjike”.Të shkruash për udhën e këtyre botimeve arsi-more, duhen faqe të tëra dhe më shumë mund të lexonim në veprën “Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar”(Tiranë, 2003), me redaktor përgjegjës, të ndjerin Prof. Bedri Dedjen. Ishte pikërisht ky personalitet i njohur i arsimit, letërsisë dhe shkencës shqiptare, që më

1 shtator të vitit 1961, me detyrën e kryeredaktorit të parë, bëri të niste jetën gazeta me emrin simbolik “Mesuesi”, aq e dashur dhe e vyer për mësues e pedagogë, nxënës e studentë, për prindër e mbarë lexuesit shqiptarë. Me rastin e 40-vjetorit të botimit të kësaj gazete, në mesazhin e tij përshëndetës, ndër të tjera, ai shkruante: “Gazeta “Mësuesi” zgjoi aftësitë krijuese të dhjetëra më-suesve, gjer në fshatrat më të largët, të cilët nisën të bashkëpunojnë me endje me të…”.Ndërsa, për arsye të ndryshme, ende nuk ka një historik të plotë të kësaj gazete. Por, një ndër ish-redaktorët e kryeredaktorët e saj, Prof.as.Dr. Ilir Kanini ka botuar librin e tij, me titullin “20 vjet, nga jeta e një gazete”(Tiranë, 2004).Pra, udha 50-vjeçare e botimit tonë arsimor, “Mësuesi” është e mbushur me mjaft dëshmi e fakte të gjalla, për punën e përpjekjet e perreshtura të qindra e mijëra mësuesve e pedagogëve, nxënësve e studentëve dhe prindërve shqiptarë, që shkolla jonë të rritej e të përparonte. Në banka dhe auditore kaluan bijtë e bijat tona, të cilëve u

dhanë njohuri e shprehi mësuesit e pedagogët tanë, gjë për të cilën gazeta jonë “Mësuesi” dha ndihmesën e saj të padiskutueshme profesionale. Në faqet e saj, me gjithë politizimet e kohës së monizmit, si në shtyp, në arsim e kudo në jetë, me punën e redaksive përkatëse dhe të qindra bashkëpunëtorëve, në qytete e fshatra , lexuesit shqiptarë gjetën të mishëruar përvojën e për-paruar, por dhe djersën e derdhur pa kursim nga mësuesit e pedagogët tanë, që t’i mësonin dhe t’i edukonin sa më mirë nxënësit dhe studentët tanë.Me ardhejn e Demokracisës në Shqipëri, pas vitit 1991, gazeta “Mësuesi” mori frymëmarrje të re, ajo ndryshoi rrënjësisht, si në formë dhe në përmbajtje. Tanimë, mësuesit e pedagogët dhe bashkëpunëtorët e shumtë të saj, në të gjitha anët e vendit, aty gjetën dhe përjetuan lirinë e shpre-hjes e të mendimit. Po kështu, dhanë ndihmesën e tyre për përpunimin e mendësive të reja peda-gogjiker, për njohjen dhe përhapjen e përvojave të përparuara, si në procesin e mësimdhënjes dhe të edukimit të nxënësve e studentëve. Duke zbatuar politikat arsimore të qeverive përkatëse demokratike, gazeta “Mësuesi” u bë shprehëse

e mendimeve të përparuara, bazuar në përvojën tonë kombëtare, por dhe duke marrë nga ajo europiane, amerikane etj.Në këtë udhë të shtruar nga paraardhësit, punon me përkushtim edhe ekipi i sotëm i revistës “Mësuesi”, botim i Minis-trisë së Arsimit dhe Shkencës. Në faqet e kësaj reviste lexuesi ka gjetur e gjen punën e madhe të mësuesve e pedagogëve tanë për zbatimin e Reformës Arsimore të Qeverisë Demokratike. Kjo përvojë është pasqyruar përmes qindar shkrimeve profesionale, të autorëve dhe gjinive të ndryshme, duke u përpjekur për të mënjanuar shkrimet formalë, që nuk thonë as nuk të më-sojnë ndonjë gjë me vlerë.Pa u zgjatur me këto radhë, të cilat më duken “të thata”, para punës “plot bereqet”, që kanë bërë brezat e redaktorëve dhe të drejtuesve, të gazetës e revistës “Mësuesi”, le të përulemi me nderim para “arkivit” të saj të pasur jetësor dhe para atyre gazetarëve, që e shkruan aq bukur historikun e saj. Gjithashtu, i urojmë nga zemra këtij organi të dashur pedagogjik jetëgjatësi dhe përkushtim sa më të madh, në formimin dhe edu-kimin e breznive të reja të vendit tonë. Kështu ne do të kryejmë detyrimin tonë, që Shqipëria të lulëzojë e përparojë dhe të renditet e të ecë e sigurtë, përkrah vendeve më të zhvilluara, euro-piane e më gjerë.Tiranë, 12 shtator 2011 Nga Historiku i “Mësuesit”DREJTUES E REDAKTORË, NDËR VITEI.-KRYEREDAKTORË1.-Bedri Dedja,2.-Mustafa Gërcalliu,3.-Jakup Mato,4.-Sofokli Afezolli,5.-Thoma Qendro,6.-Agim Xhafka,7.-Ilir Kanini,8.-Sejdo Harka,9.-Andon AndoniII.-SEKRETARË KOLEGJIUMI1.-Sofokli Afezolli,2.-Kozma Grillo,3.-Bardhyl Xhama,4.-Vedat Demiraj,5.-Dhimitër GjikaIII.-REDAKTORË1.-Myzafer Bejleri,2.-Sami Xhango,3.-Bekim Çomo,4.-Dhurata Xoxa,5.-Sadie Agolli,6.-Nako Bezhani,7.-Ramdan Pasmaçiu8.-Muhamet Ndrita,9.-Shefik Osmani,10.-Miti Koçi,11.-Viktor Sharra12.-Adelina Gina,13.-Avzi Zeqo,14.-Arian Kadiu,15.-Sali Hamzaj,16.-Kiço Kosta,17.-Mu-rat Gecaj,18.-Ilir Kanini,19.-Irma Kurti20.-Zenel Anxhaku,21.-Vjollca Spaho,22.-Viron Kona,23.-Anesti FurrxhiPërgatitur nga: Murat Gecaj

Në 50-vjetorin e numrit të parë: “MËSUESI”, EMËR I NDERUAR NË SHTYPIN TONË PEDAGOGJIKNga: Prof. Murat Gecaj’Publicist e studiues-TiranëKur më kërkuan kolegët e revistës së sotme ”Mësuesi”, që të shkruaja pak radhë me rastin e 50-vjetorit të daljes së numrit të parë të gazetës sonë të dashur, me emrin aq simboklik “Mësuesi”, ndieva emocion të veçantë. Së pari, kujtova ato afër 22 vite (1981-2002), që i kalova bashkë me të, kohë kur ajo shënoi arritje të mëtejshme në udhën e bukur të arsimimit dhe edukimit të breznive të reja në Shqipëri. Solla në kujtesë të gjithë redaktorët e drejtuesit e tij, të cilët nuk kursyen dijet as energjitë e tyre, mendore e fizike, në shërbim të mirërritjes së saj. Por, njëkohësisht, këto ditë të fillimit të vitit të ri arsimor 2011-2012, kur gazeta jonë (tani revista “Mësuesi”) mbushi 50 vjet, nga 1 shtatori 1961, më erdhi ndërmend edhe udha e përshkuar nga shtypi ynë pedagogjik, ndër vite.

Page 3: DITURIA - immi.se · arsimit, letërsisë dhe shkencës shqiptare, që më 1 shtator të vitit 1961, me detyrën e kryeredaktorit të parë, bëri të niste jetën gazeta me emrin

3

Abetare e Posaçme për nxënësit shqiptarë jashtë Republikës së Shqipërisë

Me anë të këtij libri synohet që nxënësit shq-iptarë jashtë Republikës së Shqipërisë të përvetë-sojnë e të shqiptojnë saktë e drejt tingujt e gjuhës shqipe. Ky synim duhet të arrihet, sepse është një nga qëllimet e këtyre shkollave. Shqiptimi i qartë i tingujve dhe njohja e shkronjave të alfabetit të gjuhës amtare janë të domosdoshëm, sepse vetëm kështu përvetësimi i saj mund të quhet i plotë, por edhe se tekstet e leximit dhe literatura tjetër, me të cilën nxënësit bien në kontakt, janë shkruar mbi bazën e standardeve të gjuhës le-trare shqipe. Mbi të gjitha, çdo njeri i kulturuar duhet ta flasë gjuhën e tij amtare sa më qartë e sa me më pak gabime e dialektizma, ashtu siç ndodh në vendet e qytetëruara të botës.Kjo abetare besojmë se do t’u vijë në ndihmë nxënësve të Shkollave Shqipe të Mësimit Plotë-sues në diasporë, kudo ku ndodhen, por kryesisht atyre në vendet gjermanishtfolëse, anglishtfolëse dhe në Suedi.Nga vëzhgimet që kemi bërë në disa Shkolla Shqipe të Mësimit Plotësues në vende të ndryshme të Europës, kemi konstatuar defekte shqiptimi në shumë nxënës. Tingujt nj, gj, rr dhe th në shumicën e rasteve nuk shqiptoheshin, natyrisht që edhe shkronjat e tyre nuk njiheshin. Shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe: ë, ç, dh, ll, sh, zh dhe xh, nuk pasqyrohen kështu në alfabetet e gjuhëve të lartpërmendura, por tingulli i njërës ose i tjetrës dëgjohet në gjuhën e huaj që ata mësojnë. P.sh. sh-ja shqipe në gjermanisht shkruhet kryesisht me shkronjat sch, në suedisht me shkronjat sk, ch dhe tj dhe dëgjohet si sh-ja shqipe. Shkronjat e alfabetit shqip: c, q, x, y dhe z janë dhe në alfabetet e gjuhëve të huaja të lartpërmendura, por shqiptimi i tyre është i ndry-shëm nga ai i gjuhës shqipe. P.sh. x-ja shqipe shqiptohet si ks në fjalët që e përmbajnë, ose z-ja në suedisht shqiptohet si s, ndërsa në gjerman-isht kryesisht si c. Në anglisht si edhe në shqip z. Këto veçori i njohin shumë mirë mësuesit, që punojnë në këto shkolla me nxënësitshqiptarë. Në këtë libër, 16 njësi mësimore u kushtohen tingujve të gjuhës shqipe dhe pikër-isht: th, sh, ë, q, dh, zh, gj, rr, ll, nj, c, z, ç, x, xh dhe y.Çdo njësi mësimore fillon në faqen çift dhe mbaron në atë tek. Kështu, me një të hapur libri, syri i nxënësit, me një shikim rrok në vija të përgjithshme, të gjithë përmbajtjen e njësisë. Por, meqë nxënësit nuk mund ta mësojnë vetë mënyrën e artikulimit (nyjëtimit) të tingullit që nuk shqiptojnë, as që mund ta korrigjojnë pa ndihmën e mësuesit. Jemi përpjekur që në faqen çift të çdo tingulli të japim udhëzime, kryesisht për mësuesit, lidhur me mënyrën e artikulimit tëtij, shoqëruar kjo me profilin përkatës dhe figura të tjera plotësuese. Ku ka pasur mundësi paraq-itjeje, janë vendosur skica që paraqesin pamjen ballore ose në profil të organeve të gojës gjatë artikulimit të tingullit. Këto e ndihmojnë shumë edhe mësuesin.

Profilet e artikulimit të tingujve janë marrë nga libri i autorëve A.Dodi dhe J.Gjinari me titull “Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe”.Tiranë, 1983. Po me këtë tekst jemi konsultuar për mënyrën e artikulimit të tingujve të ndryshëm.Fjalët dhe fjalitë, në shumicën e rasteve, janë shoqëruar me figu-rat përkatëse, për t’u bërë më i lehtë kuptimi i tyre. Gjithashtu, ndërtimi gramatikor është i thjeshtë dhe i përshtatet moshës së nxënësve.Tema “Mësoni, recitoni” zhvillohet me anë të tri vjershave, të cilat përmbajnë edhe 15 nga të 16 tingujt e mësuar prej nxënësve.Nxënësit, duke i mësuar përmendsh këto vjersha dhe duke i deklamuar ato, sigurisht pa gabime shqiptimi, i automatizojnë tingujt e mësuar, të cilët duhet të shqiptohen sa më qartë e sa më saktë. Tingulli i automatizuar saktë nuk harrohet lehtë, nxënësi e shqipton lirshëm, pa u menduar se si duhet ta ar-tikulojë.Në libër përfshihet dhe alfabeti i gjuhës angleze, suedeze, asaj gjermane si dhe alfabeti i gjuhës shqipe, të cilin është e domosdoshme që ta mësojnë përmendsh, ashtu siç mësojnë alfabe-tin e gjuhës së vendit mikpritës. Një mësim i tillë është i nevojshëm. Mjafton të kujtojmë dobinë që u sjell nxënësve kur përdorin një fjalor, një enciklopedi etj.Teksti përfundon me një vjer-shë të Naim Frashërit, e cila ngjall te nxënësit dashurinë për gjuhën amtare dhe atdheun.

Bardha Mance

Krijuesi,Regjzori dhe Intrpretuesi i talentuar Laert Vasili me “Pelikanin”

“Pelikan” rikthehet ne skene ne interpretimin e Laert Vasilit dhe Miltiadh Fiorentzis.Vepra autobiografike e Strindberg, prezantohet per te dytin sezon ne BIOS.Tekst I forte, nga ata që thonë shumë, dhe jo gjithnje lehtë për veshin dhe ndjenjat. Performance e shën-doshë, me mendim. Me qëllim thjeshtësinë. Diçka në mes të teatrit dhe mbajtës drama: dy burra (Laert Vasili dhe Miltiadh Fiorentz-is) duke qëndruar në një dhomë të zhveshur, pothuajse te palëvizur, dhe interpretojne ne menyre të alternuar katër role(meshkuj dhe femra). Katër karaktere të veçanta, të cilat tregojnë historinë e një familje, duke kërkuar në të njëjtën kohë të vërtetën, dritën pas errësires që mbulon fjalët dhe veprat. Në udhëtimin e tyre aventuresk..., mbeshteten nga embienti tingull- ndriçim- video te Evina Vassilakopoulou (ndriçim), te Kristos Dimas (video) dhe Marilena Vainanidi (fotografi). Perkethimi nga Erie Kyria. Regjia Sylvia Liouliou. Skenografia dhe kostumet , Angelos Mendis.

Delvina KërlukuPo sot Shqipni (Peshkopi) pa m’thuej si je. Por,sikur lisi i rzuem perdhe!(Vdes në detyrë, mjeku Tahir Alku)

...Ndalu, ku vetesh o burrë, shumë ke për të bë...Ti nuk të ndal as erë e shi, çan malet, ec rrugët.., vetëm e vëtëm të jesh shpëtimtar i njerëzve të vendlindjes tënde dhe të mëmës Shqipëri. Nga do që rruga të shpien në Kosovë, Maqedoni, Ti zemrën e ke aty te pragu i shtëpisë - Shqipëri. Rend, vrapon pa u lodhur drejt saj...Aty, merr në krahë njerëz të lodhur nga jeta dhe u jep shpresë, u jep jetë. ..Kurrë s’u lodhe, kurrë gjumë s’merrje vetëm e vetëm t’i qëndrosh pranë tek i pavullnetshmi për jetë. Sakrefikove familjen, gruan, fëmijtë, gjakun, farefisin.Dhe përsëri ballë u qëndroje këtyre.Sa i pa mposhtur qe ishe!Shpëtimi i njerëzve ishte jeta jote. Futeshe në botën tënde dhe luftoje me tërë qenien për të ringjallë të lodhshmin. Një botë që vetëm në sipërfaqe e njohëm..! Keshtu o axhë Tahir flu-turove në një botë, ku ne s’të arrijmë dot. Në një botë pa jetë,për ne të jetës…Dhe s’arrijmë të të japim jetë më. Sepse Ti ishe Ai që na jepje jetë e jo ne..,të pafuqishmit! Ps. Një kujtim (mijëra kujtime) bredh mbi mëndjen time. Një kujtim i djeshëm, që për çudi sot e ëmbla bëhet e hidhët..!Më kujtohet ardhja ime tek familja juaj përtej maleve, çfarë lodhje, por çfarë kënaqësie të takosh gjakun …Më kujtohet kur vuaja nga dhëmbët, ku qëndrova me javë të tëra tek Ju dhe m’i rregulluat (sepse e tërë familja jote i ishit dedikuar mjekësisë, dikush dentist, dikush…) Më kujtohet kur erdhët në shtëpinë tonë dhe s’pushoja duke u thënë ‘gjuha jonë sa e bukur..’Më kujtohesh dhe s’harrohesh!Më kujtohet kur u shpërngulët nga Peshkopia në Tiranë, nga Tirana në Preshevë, vëtëm e vëtëm t’i qëndrosh krah fëmijsë, në atë pjesë ku jeta nuk ishte jetë në çdo moment…Më kujtohet atë ditë kur vije nga Prishtina drejt vendlindjes tënde Dibër (e vogël –Peshkopi), dhe s’përtove t’i rikthehesh Dibrës (së madhe) tënde, ku kishe gjysmën e gjakut. Na erdhe befas, ç‘gëzim’ ç‘hare, ka ardhë axhë Tahiri. I pastër – shpirt bujar, i mencur, dashuri të pakufishme për ne, fjalë’bukur, edukues, shpresdhënës, e ç‘ka nuk ishe.., krenaria jonë...Më kujtohen fatkeqësit tona, kur im atë vdiq, sa me dhembshuri na shihje, sa me përkujdesje na flisje, e sa e sa…Më kujtohesh që ‘s’njihje’ fe, por vetëm Atdhe.Dhe Zoti t’a dhuroi vdekjen pikërisht aty në Atdhe, në tokën tënde Shqipëri, në detyrë duke rendur.., për të shpëtuar njerëz, për të dhënë jetë…Ti, do të na mungosh ne, si dhe vetë Atdheut.U prehsh në paqë!Lamtumirë – mbesa Delvina.

Page 4: DITURIA - immi.se · arsimit, letërsisë dhe shkencës shqiptare, që më 1 shtator të vitit 1961, me detyrën e kryeredaktorit të parë, bëri të niste jetën gazeta me emrin

4

shfletojë histori nga artist te njohur botëror, nganjëherë e kaloj kohën me vizitor që e pëlqe-jnë punën time por të shumtën e rasteve unë e kaloj kohën duke pikturuar.Ju pikturoni ne kohen e lirë, çfarë u shtyri në këtë?Pikturën e kam hobi me pëlqen shumë te vizatoj, pikturoj por më se shumti pikturoj lule i dua shumë lulet .Nga një herë ndjehem e pafuqishme dhe mërzitem atëherë filloj te lexoj e më shumë kam lexuar për Nënë Terezën si ajo ka ndihmua te varfëritë, si nuk ka taku familjen 45 vite po ashtu edhe unë pata ketë fat qe te mos takoj familjen 9 vite për shkak te luftës e di sa vështir është te mos takosh familjen sa janë ditët e netët të gjata. Lexova shumë për gratë e Krushës por këtu ne Suedi femra ka një përkrahje te madhe nga shteti ne çdo aspekt femrat janë te ndihmuara e këtu po mendoja për gratë ne vendlindjen time.Piktura është dashuria më e madhe për mua, kështu që ajo është dhe lindja e dashurisë sime ndaj artit. Ndaj me shumë dashuri pikturoj, ku një botë e padukshme është e fshehur thellë brenda unit tim më të thellë, të pacenuar nga asnjë tjetër dhe e cila botë tek unë shprehet për mes vijave, ngjyrave dhe koloritit në letër.Çfarë është tema e pikturave tuaja, ku e merrni frymëzimin për to?Tema e pikturave te mia është lulja Gentiana qe ka marr emrin nga mbreti Gent për bamirësi, për te zhdukurit për dëshmor te kombit, femrat e dhunuara, pra një përkrahje morale për to e qe nuk i harroj kurrë deri sa te vdes ato do jen ne zemrën time . Dëshmoret, invalidët e luftës janë motive në pikturat e mia. Por duhet të them se Nëna Terezë zë vendin meritor në to sepse ajo është simbol i të gjithave. Çfarë është malli për të afërmit , si e ndjeni vetën këtu në një mes të huaj?Malli për te afërmit është shumë i madh për çdo dit mendoj për familjen te afërt e mi, veten e ndiej mirë ne mesin e te huajve, por mendja shpesh fluturon në vendlindje, sepse atje është një pjesë e jetës, atje është një pjesë e rinisë dhe e familjes. Malli malli nuk ka kufi, mund të them se syri nuk thahet kurrë nga loti,edhe pse Suedia është një vend shumë i bukur dhe shumë mikpritës unë jam shqiptare, këtu jemi vetëm kalimtare.....

serbe qe te shkoj ne luftë ne Kroaci u deshtë qe te emigrojmë ne SuediKa kohë që jetoni në Suedi, çfarë mund të na thoni për jetën këtu, çfarë është ndihma e shtetit për të huajit këtu?Ne jetojmë ne Suedi qe 20 vjet një falënderim i veçantë shkon për shtetin suedez, për mikpritjen bujare, strehimin qe na kanë ber nuk duhet harru por duhet falënderuar. Pra shteti suedez është një shtet demokratik i cili kujdeset një soj për të gjithë banorët e ti, pa dallim, feje, kombësie apo prejardhje, këtu të gjithë janë të barabartë. Kjo është një ndjenjë e cila njeriun bënë të afërt me njerëz, e bënë të ndjehet mirë dhe të arrijë at e çka ai dëshiron dhe mendon ta ketë në jetë. Jeta është e bukur kur zgjidhen problemet.Si e kalon një ditë Florija?Në radhë të parë është familja pastaj piktura, të dyja bashkë e kompletojnë njëra tjetrën tek unë dhe jam më se e lumtur më atë çka unë kam arritur dhe bëjë. Besoj se të ardhmen unë e kam përpara. Unë një ditë pune në ateleun tim e kaloj varësisht nga disponimi im, ndonjëherë qëndroj duke medituar punën time dhe duke bërë krahasime në punën time nëpër vite, nganjëherë

Ju lutem një prezantim të shkurtër për lex-uesit tanë? Unë quhem Florije Lule Bajraktari jam nga Dar-dania fshati Rudinë komuna e Klinës, nga viti 1991 jeton në Suedi, momentalisht jeton në qyte-tin Ljungby , ku edhe zhvillon aktivitetin e saj prej piktore amatore. Nga viti kaluar studion në Folkhögskolan në Värnamo për Art dhe Dizajn.Keni kryere shkollën e mesme në Kosovë, çfarë mund të na thoni për kohën e studimeve tuaja atje?Kam te kryer shkollën e mesme, gjimnazin Luigj Gurakuqi Klinë të Kosovës. Po ishin kohë tjera, ishim të shtypur por ia dilnim me mund dhe ishim shumë të zellshëm në mësime.Çka ju shtyri të mërgoni dhe të studioni mu këtu në Suedi?Vitet 80-ta e 90-ta për shqiptarët në ish Jugosllavi ishin vite vuajtjesh, nëpërkëmbjes, shtypjes e dhunës çnjerëzore të ushtruar nga serbët dhe si rezultat i kësaj dhune shumë shqiptarë u detyruan të lënë vatrat e tyre shekul-lore ashtu si edhe shumë familje ne Dardani për shkak te represionit serb kur filloj lufta ne Kroaci bashkëshorti im nuk ju përgjigj ftesësve armatës

PIKTURA ËSHTË DASHURIA MË E MADHE PËR MUA - thotë Florije Lule Bajraktari piktore amatore në Ljungby të Suedisë Piktura është dashuria më e madhe për mua, kështu që ajo është dhe lindja e dashurisë sime ndaj artit. Ndaj me shumë dashuri pikturoj, ku një botë e padukshme është e fshehur thellë brenda unit tim më të thellë, të pacenuar nga asnjë tjetër dhe e cila botë tek unë shprehet për mes vijave, ngjyrave dhe koloritit në letër.Ne jetojmë ne Suedi qe 20 vjet një falënderim i veçantë shkon për shtetin suedez, për mikpritjen bujare, strehimin qe na kanë ber nuk duhet harru por duhet falënderuar. Pra shteti suedez është një shtet demokratik i cili kujdeset një soj për të gjithë banorët e ti, pa dallim, feje, kombësie apo prejardhje, këtu të gjithë janë të barabartë.Tema e pikturave te mia është lulja Gentiana qe ka marr emrin nga mbreti Gent për bamirësi, për te zhdukurit për dëshmor te kombit, femrat e dhunuara, pra një përkrahje morale për to e qe nuk i harroj kurrë deri sa te vdes ato do jen ne zemrën time . Dëshmoret, invalidët e luftës janë motive në pikturat e mia. Por duhet të them se Nëna Terezë zë vendin meritor në to sepse ajo është simbol i të gjithave.

Page 5: DITURIA - immi.se · arsimit, letërsisë dhe shkencës shqiptare, që më 1 shtator të vitit 1961, me detyrën e kryeredaktorit të parë, bëri të niste jetën gazeta me emrin

5

Nënë tereza pikturë e Florije -Lule Kelmendit

Sa ka arritur Florija të krijoj shokë apo shoqe në një mes të ri, në një vend me kulturë tjetër nga ajo që ne kemi?Shoqëri kam këtu ne Suedi unë jam një person qe shoqërohem me suedeze e te vendeve te tjera me kultura te ndryshme qe ndryshon shumë nga kultura jon shqiptare. Integrimi është një fjalë shumë e madhe. Dhe ta bësh fakt është shumë e vështirë. Sigurisht që më të lehtë të integrohen e kanë shtresat e larta të shoqërisë shqiptare, ata që flasin gjuhën gjermane dhe që kanë një punë të mirë. Mendoj se integrimi më i mirë dhe i shpejtë vjen prej punës. Dhe shkollimi është baza e një jete më të mirë. Por unë jam një person qe shoqërohem me te gjitha nacionalitet, jam internacionale.Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bëjmë me profesionin tuaj këtu në vend të huaj?Këtu kam fillua te merrem me pikturë si hobi, për këtë punë kam mbështetje nga suedezet këtu me përkrahin me ndihmojnë ne çdo aspekt. Para ca ditësh kisha një ekspozite me pikturat e mia në Bibliotekën e qytetit ku bëri jehonë të madhe, ku edhe shtypi vendas i dha publicitet kësaj, sepse tema që unë paraqesë në punimet e mia

është tërheqëse dhe atraktive dhe ajo e fundit se mendoj të gjithë këtë ta dhurojë për qëllime humanitare në Kosove dhe Shqipëri.Sa ka arritur Florija të përshtatet në kohën, klimën dhe në natyrën suedeze?Ndihem mirë për faktin që kam shumë miq. Natyrën është shumë te bukur këtu, me pëlqen shumë, këtu ka pastërti shumë te madhe, e unë mendoj gjithnjë për vendin tim sikur te ruajmë edhe ne at vend si këtu është për tu marr lakmi për natyrë e pastërti klima nuk mu ka përshtat edhe pse ndryshon shumë nga vendlindja.Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot, ku mendon se konkretisht duhet ndrysh-uar diçka ne?Uh! Një pyetje e madhe them unë. Shumë kisha ndryshuar, shumë, shumë!Çfarë janë kontaktet e Florijes me vendlind-jen nga ky vend i largët skandinav?Kontakte kam me vendlindje me familje por dua te cek se unë familjen nuk e kam taku 9 vite nuk kam qen vendlindje kur ka përkundu lufta kam shkuar ne 2000 por njeriu ish me i fort se guri sa ishin ditët e gjata qe te mos takosh familjen. Janë të shumta. Veç faktit që shkoj dy apo tre herë

në vit kam kontakte me internetin, fb apo edhe mënyra tjera për të komunikuar me njerëzit e cila më bënë që vetëm fizikisht të jem këtu.Një i mërguar kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë krye-sisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër. Si është nga natyra Florija?Nga natyra jam një person i qet i hapur shoqëro-hem respektoj shumë njerëzit.Ka kohë që jetoni këtu, sa janë kontaktet tuaja me shqiptarët këtu, keni miq dhe a shoqëroheni?Po kam miq, kam te afërt qe jetojnë ne Suedi dhe shoqërohem me ta.E lexoni revistën në shqip ”Dituria”që boto-het këtu në Skandinavi, çka mund te na thoni për te?Po lexoj revistën Dituria është një revistë shumë e mirë, revistë me një përmbajtje tamam kultu-rore, ua ka zili atyre që punojnë ne te dhe qe e botojnë. Më gëzon fakti që shqiptarët në Suedi, kanë vend ku flasin shqip dhe lexojnë shqip. Revista Dituria është shumë e pasur në pro-gramin e saj, e veçanta është se çfarë do moshë që ta merr ka çka të lexojë dhe të gjen prehje në të. Unë e lexoj me vëmendje dhe e ndjej në vete se ata që punojnë për këtë revistë meritojnë përkrahej dhe mirënjohje.Planet tuaja për të ardhmen, çka Floria men-don dhe ka në fokus?Planet e mia ne te ardhmen janë te studjoj te pikturoj por për bamirësi e ndjej si obligim shpirtëror e atdhetar. Mendoj të realizoj ca ek-spozita me pikturat e mia ne disa qytete suedeze por nëse me epet mundësia edhe në Kosovë e Shqipëri. Qëllimi është që të jem më aktive në aspektin humanitarÇka ju benë të lumtur dhe çka ju mundon më së shumti?Mua më bëjnë te lumtur fëmija, ata janë drita e syve te mi qe i dua shumë do te kujdesem për ta te rriten te shkollohenPërveç punës si piktore si e kalon kohen e lirë?Kohen lirë e kaloj ne shëtitje me biçikleta, ne pishinë, gjimnastikë, për çdo dit pikturoj, vizatoj, lexoj libra te Kadaresë ne shqip e suedisht, lexoj libra te ndryshme, jam e interesuar dhe lexoj shumë për lulet, ato i dua shumë, lulet kur pikturoj me duket qe jam ne një bot tjetër dhe harroj te gjitha problemet .Një libër qe jam duke lexua qe me ka len përshtypje shumë te madhe “SHQIPERIJA ODISEJA E PABESUSHME E NJE POPULLI PARAHELEN”MATHIEU AREF u kisha propozua te gjithë shqiptarëve te lexojnë ketë libërPo të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?P o te kisha mundësi unë do te kisha zgjedh qe te jetoj ne Shqipëri, në Prishtinë ose Tiranë, sa me mungon shumë vendlindja, familja nuk shkon as një dit pa mëndu për vendin tim Shqipëri qaj shpesh me mungon shumë vendlindja.

Page 6: DITURIA - immi.se · arsimit, letërsisë dhe shkencës shqiptare, që më 1 shtator të vitit 1961, me detyrën e kryeredaktorit të parë, bëri të niste jetën gazeta me emrin

6

Ishte më e vogla e tre fëmijëve të Nikollë dhe Drane Bojaxhiut. Babai i Nënë Terezës ishte shumë bujar,të gjithëve u ndante të holla dhe ushqim,por kurrë nuk e përmendte. Ai i kishte thënë Gonxhes: “Bija ime,kurrë mos e shtie në kafshatë në gojë,pa e nda me të tjerët”.Ndër të tjera rreth fëmijërisë së saj Nënë Tereza kujton: “ Shumë të varfër të Shkupit apo të rrethinave e dinin derën tonë. Kurrë nuk ka dalë askush nga ajo derë dorë zbrazët, çdo ditë vinin dhe hanin bukë tek ne. Në fillim pyesja nënë Loken:- Kush janë këta njerëz? Ajo më përgjigjej:- Disa të afërm tanë, disa daja. Pak më vonë kur u rrita, e kuptova se ata ishin njerëz të varfër që s`kishin asgjë. Me vdekjen e papritur të atit, Anjeza nuk i kishte mbushur ende 8-vjeç. Ai ishte një nacionalist shqiptar i cili an-gazhohej për bashkimin e Kosovës me Shqipëri-në e madhe, për këtë arsye kishte shkuar dhe në Beograd së bashku me konsullin italian. Kishte shkuar atje me një shëndet të mirë dhe u kthye shumë i sëmurë, dhe brenda ditës vdiq.Mjeku e të gjithë të tjerët ishin të bindur se Nikola ishte helmuar në Beograd. Në këtë periudhë filluan dhe vështirësitë ekonomike për familjen. Drania si një grua burrneshë i rriti fëmijët më plot dashuri e sakrifica,duke ndikuar kështu dhe në karakterin dhe rrugën e jetës që do të zgjidhte e bija Gonxhe. Më pas formimi fetar i Gonxhes u thellua në famullinë e Zemrës së Krishtit,nën drejtimin e jezuitëve,ndërsa merrte pjesë gjallër-isht në të gjitha veprimtaritë fetare. Nga dëshira për tu bërë misionare, në shtator të vitit 1928, në moshën 18-vjeçare, Gonxhia i dha lam-

tumirën shtëpisë atërore,për të hyrë në Institutin e së Lumes Zonjë, që njihet ndryshe me emrin “Motrat e Loretos”, në Irlandë. Atje mori dhe emrin motër Mari Tereza, për nder të Shën Ter-ezës së Krishtit Fëmijë. Motrat e Nënë Terezës kujtojnë : - 10 shtatori 1946 qe një pikë kthese për Nënë Terezën. Jezusi i kërkoi ta linte urdhrin e Loretos dhe të themelonte një komunitet të ri fetar, Misionarët e Dashurisë. Gjatë muajve në vazhdim,me anë të lokucioneve dhe vegimeve të brendshme, Jezusi i zbuloi për dhimbjen që i shkaktonte shpërfillja e skamnorëve,trishtimin që i sillte mosnjohja e tij prej tyre,dashurisë së Tij, etjes së Tij për to,dëshirën e Tij për motrat që të ishin “ flaka e dashurisë së Tij në mes të më të varfërve,të sëmurëve,personave në prag të vdekjes, të vegjëlve të rrugëve. Ja si i kujton vetë Nënë Tereza këto momente vegimi:-Pashë një turmë të madhe – njerëz të ndry-shëm .Kishte gjithashtu edhe shumë të varfër dhe fëmijë. Ndërsa qëndroja mes tyre,të gjithë i kishin ngritur duart drejt meje. Ata thirrin:- ”eja, eja,na shpëto – na ço tek Jezusi”. Përsëri turma e madhe . Në sytë e tyre pashë shumë trishtim dhe vuajtje . Unë isha në gjunjë pranë Zojës, që ishte me fytyrë nga ata. Nuk ia pashë fytyrën, por dëgjova të thoshte : “Kujdesu për ta. Janë të mitë. Çoji tek Jezusi. Çojua Je-zusin. Mos ki frikë. Jezusi dhe unë do të jemi me ty dhe bijtë e tu.”-Po ajo turmë e madhe .Ishin të zhytur në terr,por prapë mund ti shikoja.Zoti ynë ishte në kryq. Zoja pak larg Kryqit, dhe unë si fëmijë para saj.Me dorën e majtë mbi

shpatullën time të majtë, ndërsa me të djathtën më kish kapur nga krahu i djathtë. Ishim të dyja me fytyrë nga Kryqi. Zoti ynë tha:-“Po ta kërkoj Unë ta bësh këtë. Po ta kërkojnë ata dhe ajo, Nëna ime, po ta kërkon. -A do të refuzosh?Nënë Tëreza:- “Më jep dritë. Dërgomë Shpirtin tënd- që të më mësojë vullnetin tënd,që të më japë forcë të bëj gjëra që të pëlqejnë Ty. Jezus, Jezusi im, mos lejo të mashtrohem.... Jam tmer-rësisht e frikësuar.”Zoti Ynë: -“ Mos ki frikë. Unë do të jem gjith-monë me ty.”Qysh atëherë nuk kam dëgjuar e nuk kam parë më asgjë,- thotë Nënë Tereza, por e di se gjithçka kam treguar është e vërtetë.Më 7 tetor të vitit 1950,Krye dioqeza e Kalkutës njohu zyrtarisht Kongregatën e re të Misionareve të Bamirësisë. Qëllimi i përgjithshëm i Kon-gregatës është të shuajë etjen e Jezuit në Kryq për dashuri dhe Shpirtra,duke zbatuar nga ana e motrave të katër kushteve, Varfërisë, Dlirë-sisë, Dëgjesës dhe përkushtimit ndaj punës mes skamnorëve.Në dhjetor të vitit 1951,Nënë Tereza mori nënshtetësinë indiane, pasi dëshironte “ të bëhej krejtësisht një me vajzat indiane”.Më 12 prill 1953 Nënë Tereza bëri kushtet për-fundimtare si Misionare e Dashurisë dhe dhjetë motrat e para bënë kushtet e para gjithashtu. Përveç kushteve të varfërisë, dëlirësisë,dhe dëgjesës, ato bënë dhe një kusht tjetër të katërt: “t`i përkushtoheshin punës mes të varfërve”. Kongregata po rritej, plani i Hyjit po realizohej. Nënë Tereza dhe motrat e saj po u shërbenin një numri të madh skamnorësh në lagjet e varfra të Kalkutës. Pikërisht në këtë periudhë bash-kimi të ngushtë me Jezuin për çudi të saj, atë e kaploi një ndjesi e tmerrshme humbjeje,errësire të pashpjegueshme,vetmie. E kaptoi fort një ndjesi ndarje nga Hyji, refuzimi prej Tij. Në të njëjtën kohë, një mall i mundimshëm për Të i pushtoi zemrën. Mendime të tmerrshme kundër fesë,shpresës dhe dashurisë i pushtonin mend-jen. Nëpërmjet kësaj vuajtje të fshehtë dhe të heshtur,errësirës së saj, drita e Hyjit shndriti në botë duke e shndërruar,pak nga pak,errësirën e botës në dritën e Tij. Nënë Tereza i vizitonte të varfëritë nëpër rrugë dhe e çonte Jezusin, ashtu si Ai kishte kërkuar,në “shtëpitë dhe skutat e tyre të errëta”.Ajo i përgjigjej me dashuri çdo njeriu,një nga një, duke ofruar shërbim të menjëhershëm dhe efektiv.Në janar të vitit 1959, Nënë Tereza hapi një qendër për të gërbulurit në Titagar, ku jepeshin barna, bëheshin ndërhyrje kirurgjikale dhe

Gentiana Zagoridha ANJEZA-GONXHE BOJAXHIU-EMRI I SHQIPTARES QË LA GJURMË NËRË BOTË

Të shkruash për Nënë Terezën nuk ka mbarim sepse ajo ngelet ndër figurat më të shndritshme të historisë së kombëtare dhe njëkohësisht nëna më e dashur e tërë botës. Emri i saj i vërtetë ishte Gonxhe dhe mbiemri Bojaxhiu. U pagëzua me emrin Gonxhe Anjezë, mori kungimin e parë në moshën 5-vjeçare. Nënë Tereza ishte pseudonimi i saj,emër pune,zgjedhur për nder të shenjtores spanjolle të Mesjetës. Ajo dispononte 3 nënshtetësi: shq-iptare, indiane dhe italiane (pasaportën e Vatikanit).Kjo lajmëtare e ndritur e dashurisë së Zotit ,lindi më 26 gusht 1910 në Shkup,qytet i vendosur në udhëkryq të historisë së Ballkanit.

Page 7: DITURIA - immi.se · arsimit, letërsisë dhe shkencës shqiptare, që më 1 shtator të vitit 1961, me detyrën e kryeredaktorit të parë, bëri të niste jetën gazeta me emrin

7

shërbime riaftësimi. Në muajt e parë të vitit 1960, Nënë Tereza filloi t`i dërgonte motrat e saj në të katër anët e Indisë. Nënë Tereza e hapi shtëpinë e parë jashtë Indisë në Kokorotë të Venezuelës më 26 korrik 1965. Ajo u pasua shpejt nga shtëpitë në Romë, Itali(1968), Taborë ,Tanzani dhe më 1969 në Burkë dhe Australi. Në vitet 1970 Nënë Tereza i mori motrat e veta në Lindjen e Mesme, në Amerikën Veriore dhe Qendrore,gjithashtu dhe në Lindjen e Largët. Ajo nuk u ndal por themeloi shtëpitë e para dhe në vendet komuniste: Zagreb (Kroaci) si dhe në vendlindjen e saj Shkup (Maqedoni). Në vitet 1980 ajo dërgoi motrat në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore si edhe më thellë në bllokun komunist: në Gjermaninë Lindore më 1981, Poloni më 1983, në Bashkimin Sovjetik në Krishtlindjen e vitit 1988-s,dhe në Shqipëri më 1991. Në vitin 1979 mori çmimin Nobel për Paqe. Ky ishte dhe momenti kur e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Nënë Tereza konstatoi se të varfëritë kishin nevojë për shërbimin e vëllezërve rregulltarë. Shumë të rinj dëshironin të bëheshin pjesë e qëllimit, punës dhe mënyrës së saj të jetesës. Në festën e Lajmërimit të Lindjes së Krishtit (Zoja Nunci-atë) më 1963, Nënë Tereza themeloi Vëllezërit Misionarë të Dashurisë. Në përgjigje të dëshirës së disa meshkujve për jetë kontemplative në shërbim të skamnoreve, Nënë Tereza themeloi Vëllezërit Kontemplative Misionarë të Dashurisë në festën e Shën Jozet,më 1979. Më 1984, Nënë Tereza themeloi Etërit Misionarë të Dashurisë. Ata ofrojnë shërbime meshtarake për më të varfëritë ndër të varfër, përkrahje shpirtërore për familjen e misionarëve të Dashurisë. Duke iu përgjigjur kërkesës së shumë meshtarëve,më 1991 Nënë Tereza themeloi edhe Lëvizjen e Korpit të Krishtit për Meshtarë,si “rrugë e vogël që i çon në shenjtërim” ata, të cilët ishin një mendje me karizmën dhe me shpirtin e saj. Në vitin 1997 Nënë Tereza kishte 4000 motra të pranishme në 610 shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të ndryshme të botës. Në periud-hën 1989-1997 Nënë Tereza vuajti nga zemra, malaria, pneumonia kronike, fraktura kockore dhe osteoporoza. Disa herë ajo qe vërtet shumë e sëmurë dhe njerëz nga e gjithë bota luteshin për shërimin e saj. Për shkak të moshës së shtyrë dhe sëmundjeve, ajo dëshironte të tërhiqej nga posti i Eprores së Përgjithshme dhe thirri një kapitull të përgjithshëm të jashtëzakonshëm më 1990. Më 13 mars 1997 motër M: Nirmala u zgjodh pasardhëse e Nënë Terezës si Eprore e Përgjith-shme e Misionarëve të Dashurisë. Më 19 maj, në kundërshtim me këshillat e mjekëve,Nënë Tereza u nis për udhëtimin e saj të fundit për ti prezan-tuar personalisht motër Nirmalën, Atit të Shenjtë, dhe më 5 shtator 1997 jeta e saj tokësore arriti cakun e fundit. Ky koleksion i vogël faktesh nuk pretendon të jetë një dëshmi historike krejtësisht e përkryer,por ai mund të jetë një frymëzim për të gjithë ne që t`i jetojmë jetët tona me pasion dhe dashuri për shpirtrat, ashtu siç na mësoi Nëna Terezë.

Më datën 17 shtator 2011, në sallën kryesore të Muzeut Historik Kombëtar, në kryeqytetin Tiranë, zhvilloi punimet Konferenca e Parë Mbarëkombëtare e Institutit të Integrimit të Kul-turës Shqiptare. Në rendin e ditës së punimeve të kësaj Konference ishte studimi dhe diskutimi i mundësive të përafrimit, deri në njësim, i programeve dhe teksteve, në të gjitha shkollat e trojeve shqiptare dhe në diasporë.Në punimet e kësaj Konference merrnin pjesë anëtarë të Komisionit Qendror dhe të komision-eve zonale përkatëse: në Republikën e Shq-ipërisë, në Republikën e Kosovës, në Republikën e Maqedonisë, në Republikën e Malit të Zi, në Kosovën Lindore (Lugina e Preshevës), për Çamërinë dhe Diasporën Shqiptare. Gjithashtu, merrnin pjesë: mësues e pedagogë, punonjës të institucioneve arsimore, kulturore e shkencore, përfaqësues të disa organizatave shoqërore joqe-veritare, nga media e shkruar dhe ajo elektronike e tjerë. Ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit e Shkencës, të Republikës së Shqipërisë.Pas Himnit Kombëtar, Konfer-encën e hapi drejtori i IIKSH, Rezart Gashi. Pastaj fjalën e rastit e mbajti kryetari i Komi-sionit Qendror, Dr. Ibrahim Gashi. Ndër të tjera, ai përmendi punën e bërë nga ky institucion jo-qeveritar për arritjen e objektivit të tij madhor, që është: Sudimi i mundësive të përafrimit, deri në njësim, i plan-programeve e teksteve, në të gjitha shkollat e trojeve shqiptare dhe në disaporë. Për këtë qëllim, që nga viti 2009 e në vazhdim, janë organizuar e zhvilluar mjaft vëzhgime e studime krahasuese në tekstet shkollore në përdorim. Përfundimet e arritura nga studiues të veçantë dhe grupet e studimit u paraqiten tani, në këtë Konferencë. Gjithashtu, ai tregoi se grupe pune të këtij Instituti, në bashkëpunim me komisionet zonale, kanë organizuar takime e veprimtari të përbashkëta, si në kryeqaytetin Tiranë, por edhe në Shkup të Republikës së Maqedonisë, në Luginën e Preshevës, në Prishtinë të Republikës së Kosovës dhe në Ulqin të Republikës së Malit të Zi.Punimet e Konferencës i përshëndetën përfaqësues të komisioneve zonale dhe të organi-zatave të masave, si Agron Gjedia për Shoqatën “Bytyçi” e Halil Palushi për Shoqatën “Flamuri

Kombëtar”. Po kështu, përshendeti Met Gjoni, punonjës i Ambasadës së Malit të Zi, në Tiranë. Poetja Zyba Hysa dhe disa nxënëse recituan vjersha kushtuar shkollës dhe shkronjave shqipe, për të cilat janë bërë sakrifica të pamumërta nga brezat e shqiptarëve, deri në flijimin e jetës.Pastaj, duke u shoqëruar edhe me projektime nga veprimtaritë e ndryshme të IIKSH, u lexuan temat e përgatitura nga veprimtarë të këtij Instituti dhe specialistë të arsimit, në Shqipëri dhe në trojet tjera amtare. Gjithësej, në punimet e kësaj Konference u paraqitën afër 30 tema, të cilat më pas mendohet të botohen në një libër të veçantë. Ndër to, ishin dhe referimet nga: Prof. Skënder Skënderi e Prof. Alixhemal Salihu, Dr. Ramiz Zekaj, Dr. Nail Draga, Namik Selmani, Prof. Emil Lafe, Prof. Hulusi Hako, Prof. Gani e Sadete Pllana, Prof. Xhemaledin Salihu, Nuri Dragoi, Prof.Fazli Hajrizi, Prof. Mustafa Ibra-himi, Zyba Hysa, Mr. Flamur Anamali, Ibrahim Hajdarmataj, Bade Bajrami, Ibrahim D.Hoxha, Ali Gjebriçaj e tjerë.Me këtë rast, pjesëmarrësve iu dhurua libri kush-tuar veprimtarive të këtij Instituti nëpër Ballkan, gjatë vitit 2011, me titullin “Rrahin zemrat

arbërore” (Nga Prof. Murat Gecaj) e tri broshura, po me tematikën e kësaj Konference (Nga Prof. Hulusi Hako) dhe dy libra nga Dr.Ibrahim Gashi.Në mbyllje të punimeve të kësaj Konference shprehën mendimet e tyre disa diskutantë, nga Tirana e trojet tjera shqiptare të Ballkanit, duke theksuar suksesin e merituar, që u arrit. Po kështu, u tha që përfundimet me shkrim, të cilat do të përgatiten nga Komisioni Qendror, t’u paraqiten sa më shpejt organeve qeveritare përkatëse, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi e Kosovë Lindore (Lugina e Preshevës), me synimin për t’u patur parasyshë në punën e ardhëshme në përgatitjen e teksteve shkollorë, që nga abetarja, që ato të jenë sa më të përafërt dhe, mundësisht, të njëjtë. Këtij qëllimi do t’i shër-bente edhe ngritja e një institucioni të përbashkët ndërqeveritar. Po kështu, u nënvizua kërkesa për t’i bërë sa më të njohura, në opinionin e gjerë shqiptar, përfundimet

Murat GecajNË TIRANË, ZHVILLOI PUNIMET ME SUKSES, KONFERENCA E PARË MBARËKOM-BËTARE E INSTITUTIT TË INTEGRIMIT TË KULTURËS SHQIPTARETema: studimi i mundësive të përafrimit, deri në njësim, i plan-rogramave e teksteve, për të gjitha shkollat e trojeve shqiptare dhe në diasporë.

Page 8: DITURIA - immi.se · arsimit, letërsisë dhe shkencës shqiptare, që më 1 shtator të vitit 1961, me detyrën e kryeredaktorit të parë, bëri të niste jetën gazeta me emrin

FAQJA E POEZISË

8

Adem Zaplluzha

LINDJET TONAKësaj hereS’dua ti ngacmojë tregimetMali e ruan heshtjenNën rrënjët e rrapitNuk më kujtohenUshtarët e varrosurGjenerali i çmendurPërfundoi me vetëvrasjeProvuan që edhe lisaveT’ua ndalin rritënGjethet belbëzuan deri në agimElegjinë e lotitKur barit të njomI humbi bukuriaNëpër sinorët e kujtesësI gjetëm lindjet tona

Remzi Basha

PËR TY KOSOVËTokat që lindi çdo ditë shqiponjaMbuluar me besë e flamurKu ka më shumë të flijuar?Emri Dardani s´t´u harrua kurrë.Toka jonë, Kosova jonë Ti je nëna dhe historiaBekuar qofshin trojet e tuaE kish thënë vete PerëndiaNë shekuj me radhë u flijuan trimat Para syve të nënës dhe fëmijësVeshur me flamurin kuq e ziPër ty Kosovë zemër e ShqipërisëBajraku, besa në themel Prizren, Deçan, DrenicëSi trimat e Adem JasharitKjo tokë do të lindë çdo ditë.

Delvina kerluku

Çast dashurie

Ti gjuetar sotHape sytë shikoveTe njëra syrin ndalove.Sytë u puçënDhanë DashurinëLotët rrodhën – gëzim.Te syri Yt – AjoTe syri i Saj – Ti.Shkëlqen DashuriaNë pikë të lotit fytyra.Ti ece derdhe lotin Ajo të puthi – përshëndetje.Pikë e fundit lotiFytyra të iku...

Arqile Gjata

PA TITULL

Do t’ia dërgoj qiellit të kaltërmesazhin:-Rrallë qeshin buzët e vendit tim.

Sa mure i rëndojnë mbi kraharor,e unë i kam duart të mbushura me dëshira!Është bukur të mendosh,qofsh i begat vendi im!

AJO KOMPOZON DRITË

Sapo lind dielliajo,ngre zërin zbukuruar me vegimemëngjesore.

Së brëndëshmi e praron fytyrënnë një sifoni kompozuarnga zogj fluturues mbi ylber.Ajo dita ditës dhuron dritënë një lëndinë me lulëkuqeku miq ka përherë në sytë e saj.

Tingujt shkojnë largtej mbulesës së bardhë të trupite një pëllëmbë më lartëzemra rikompozon dritë të kuqe.

KUR E SHËMTUARA RRUGËN TË KA ZËNË

Ç’më tha e nesërmja...!E shëmtuaraju ka zënë rrugën e stinëve.Do ecësh,do lodhesh nga fajet e të vdekurve.Nga frika turp mos ki,gënjeshtrën kyçe,e porta hap!Vëzhgojigrindjet e njerëzve ,mos i puthë,kryqëzoje urrejtjen në vende të pa shkelura.

Osman Caka

SHTARORJA

( E nenës Terezë- Manchester)

Qëndro ne shtatore o nëna e kombitKëtu n’oborr te manastirit te GortonitTe kishim yll drite oj nëna jon TerezëShndrit sikur dielli ne çdo mëngjes. Po kush ia ngriti nënës ketë shtatoreNjë burrë shqiptar bir more prej KosovePo nga i kishte lind atij burrit ej kjo ideAmanet nga Iliri pak pa u vra për atdhe.Pse janë ngrit ej këto dy duar nga qielli Hej për ti marre more rrezet nga dielliKëto dy duar me thuaj çka simbolizojnëËshtë lut për Liri! nëna për vendin ton.Për Ilirin ju lutem? More me më treguaIlirin ne lufte Serbet e kanë pushkatuaKëto duar janë ej dy nënave shqiptareNjë dora nënës Ilirit- Gonxhes madhe. Manchester, gusht 2011

Nexhat REXHA

PORTRET Gjelosh Gjokajt

Nuk di si e kam paPortertin e Gjeloshit në brushën timeDhe në cilën stinëU takuamPastaj mësova për pamjen E ngjyraveDhe për ecjen në Milesh e TuzE bukën në dorë si e mbajeKartën e identifikimit e kodoveNëpër metropolet e botësMe ngjyrën blu pushtove qiellinDhe ret i shpërndaje në qetësiKur u takuam në qytetin e GjilanitKuptova se tiparin e malësoritE ruaje ne ballë E zemrën shpalose qiltërsishtKurse fijet e brushësMe magji thellësisht depërtuanTejpërtej plasave të gurëve antikE porterti Yt skalitej ndër ne

Gjilan ,13 .8.2011

Page 9: DITURIA - immi.se · arsimit, letërsisë dhe shkencës shqiptare, që më 1 shtator të vitit 1961, me detyrën e kryeredaktorit të parë, bëri të niste jetën gazeta me emrin

9

FAQJA E POEZISË.Sokol Demaku

VUAJ

Kur zemra vuan, Nga sytë e pikëlluar,Dhe kur koha dhe mendja,Nuk janë larg njëra tjetrës.Lotët që rrjedhin,Mbi faqet e njoma,E që preku thellë, Në shpirtin tim.Në errësirën e natës,Mbaj fort dorën tënde,Dhembja yte është imja,Kur ne ndajmë atë bashkë.Hidhërimi ka kapluar,Shpirtin tim,Nga përkujdes për,Dashuri e besnikëri!Me brejnë fjalët,Që shprehin dhembje,Por më mbajnë të fortë,Dhe besnik!Shpirtrat bashkohen në një,Kur ne fluturojmë së bashku,Kur sillemi për rreth,Në vuajtje mundim.

FISNIKJA

Të shkelen me shekuj,Të rraskapitën për vdekje,Por, qëndrove krenare,Dhe e pa epure.U përpoqën barbarët,Që më çdo mjet,Që të zhdukur nga faqja e dheut.Kishin bërë plane,Por, kishin edhe dredhi,Që mes vëllezërish,Të shtien tradhti.U munduan, bënë të pamundurën,Që ta ndërpresin rrugën.U përpoqën, shumë u munduan,Por, çdo herë ata dështuan.Kohë të vështira kaloi LokjaI ndjeu në supe,Këto katrahura jete.I përballoj të gjitha,Kjo Fisnikja e vjetër.Dhe sot krenareVazhdon jetën!

Gentiana Zagoridha

Hipokrizi Thuaji, të gjithëve ... të gjithëve Ti thuaji se nuk më do. Kjo do të ish lumturi më e madhe, Se kur vjen, më puth pareshtur, Dhe thua: - veç për ty mendoj.Tinëzar ndjenjash , largohu! Pranë shpirtit tim, Mjerim, të mos ndodh,Buzëqeshja jote, burim skëterrash, Më neverit, më sjell trishtim.

Ti nuk di të dashuroshPas një siluete, Pse duhet të fshihet një mendim?Pas një kujtimi,Pse duhet të varet një mall?Pas një gëzimi,Pse duhet të ngjeshët një trishtim?Pas një premtimi,Pse duhet të luhet një lojë? Pas ...., pse .....Ti, kudo mund të kërkosh .Veç bindu;Sepse, ti nuk di të dashurosh.

Si mundem kështu Sa pranë të kam, Ja, ja ty po të prek. Sa larg, ti më qëndron!Po ku, ku, të kërkoj?! Si e dehur drejt teje, Më kot po vrapoj.Drejt teje të rend,Nuk gjej më shpëtim,Ndaj larg po qëndroj,Me bindje, se një ditë,Do të mund të harroj. Le të shpresoj!

Gjatë një imazhi Të preka në fillim buzët sytë Dhe për habinë time ç`të besoja Se ti vërtet ishe aty. Shtanga! Nuk dija ç`farë të bëja me ty . Nuk isha mësuar të ndjeja aq pranë, Të të puthja e të qaja njëkohësisht. Po tiparet e tua, ato,pse më zhduken e shfaqen kaq pabesisht.Mos vallë larg imazhit duhet të qëndroja. Apo në errësirën e tij me zjarr në heshtjeTë puthja të përqafoja.

Kadrije Meniqi

Buzëqesh, magjia ime!

Magjia e buzëqeshjes tëndeSot më zgjoi nga gjumiMë erdhi lehtë si puhiaDhe nga ëndrra më largoi.Magjia e zërit tënd.Sot më pëshpëriti,Dashuri kur do të takoj?!Më tha dhe prapë iki.Magjia e hapave të tuZemrën ma tronditiPor ishin ato hapa,Që vetëm hijen ndiqnin.Jam zgjuar dhe mendoj,Horizontin vështroj,Një ylber më shfaqetMe ngjyra shumë,Unë vë një pikë te ngjyra blu.Më thotë diç kjo ngjyrëPor nuk ju zbuloj dotËshtë sekret i vogël që më sjell pak lot.Sot magji e imjaVallë ç`dëshiron?!T`më merresh me veteNdoshta këtë synon.Sot jam e gatshmeMe ty të shtegtojNë horizontin e mbyllurNdoshta depërtoj.

DRITË E HËNËS

Është errësirë,Më shoqëron drita e hënësQiriri i ndezur dhe ti vargu im...Ndjej pak të ftohtëNë këtë natë të gjatëE ti vargu im s`ndalesh, je kureshtarëDëshiron të zbuloshPse unë kam të ftohtë!?E sheh se drita e qiriut zbehet,Dëgjon zemrën time Se si të rrëfehet...Vargu im i dashur,Ti nuk më zbulon,Se fshehtësitë e miaVetë ti gjurmon!!!E sheh edhe hënën,sa bukur shndritËshtë sonte e plotëDhe plotëson një dëshirë...Vargu im i shtrenjtëSa bukur tingëllonMos je vallë melodiQë me ëndje dëgjoj!?

Page 10: DITURIA - immi.se · arsimit, letërsisë dhe shkencës shqiptare, që më 1 shtator të vitit 1961, me detyrën e kryeredaktorit të parë, bëri të niste jetën gazeta me emrin

10

Dhe ja, çfarë thotë ajo, për këtë gjë:“Tani, krahas përkushtimit ndaj familjes sime, kam kënaqësinë që të ndihmoj me përkthime në suedisht, siç ishte rasti i librit të shkrimtarit tonë të njohur, z. Viron Kona, ”Eh more Bubulino”, të cilin e kam mbaruar në prill të këtij viti. Në muajin maj u bë përurimi i tij në Boras dhe aty pata nderin ta takoja atë, me këtë rast. Botimi i librit të z. Viron Kona, si dhe përurimi i tij, u bë nga veprimtari i shquar, shkrimtari dhe publi-cisti, miku im i respektuar, z. Sokol Demaku”.Në pamjen e parë, këtu duket se nuk ka ndonjë diçka të rëndësishme për t’u shënuar. Por, po ta njohësh më nga afër jetën dhe veprimtarinë aktive dhe të dobishme për çështjen shqiptare të Qibrije Hoxhës, puna ndryshon…Qibrije Hoxha bisedon me autorin e librit “Eh, mor Bubulino!”, Viron Kona(Boras-Suedi, maj 2011)Duke lexuar jetëshkrimin e Qibrijes, mësojmë edhe këto fakte domethënëse. Me prindër nga Gjakova e Prishtina të Kosovës, ka lindur në Shkup, më 18 mars 1955. Aty kreu shkollën fil-lore dhe Gjimnazin “Zef Lush Marku”.

Në atë kohë, u dallua si veprimtare shoqërore, gj që më vonë do të shumëfishohej në mbrojtje të çështjes shqiptare. Deri sa shkoi në shkollën e lartë, dha mësim në disa shkolla të vendlindjes Shkup. Në vitin 1980 u dipolomua në Fakultetin Teknik, të Universitetit të Prishtinës. Më pas, u punësua inxhinjere teknologe në Kombinatin “Ramiz Sadiku”. Bazuar në përvojën e punës dhe vëzhgimet e bëra, në vitin 1982 u paraqit bashkautore, me një punim shkencor, në Kon-gresin e Teknologëve, organizuar në Slloveni, me temën: ”Vetitë e betonit zjarrdurues”. Ngjar-je e rëndësishme e jetës së saj ishte martesa me Reshatin, nga Peja, të njohur bashkë që studentë dhe u lindën dy fëmijë, Kaltrina e Shpati.Në vitet e punës së tyre nën regjimin serb, Qi-brija e Reshati u përballën me represionin e dhu-nën e këtyre pushtuesve të huaj dhe me kërkesat e tyre për pushimin nga puna të shqiptarëve. Meqenëse nuk pranuan të anëtarësoheshin në partinë komuniste, ishin ndër intelektualët e parë, të cilët u dëbuan me dhunë policore nga banesa e tyre. Presionet kanë qenë të formave të ndryshme dhe ata u detyruan që, përfundimisht,

më 23 nëntor 1989 të largoheshin përkohësisht nga Kosova dhe u vendosën në Suedi, ku ndodhen familjarisht. Duke iu përshtatur rrethanavë të reja të jetës, në vitet 1993-2000, Qibrija punoi përktyese e gjuhës suedeze, në Radion dhe Televizionin e Suedisë. Këtë detyrë e ka kryer edhe me rastin e vizitave të ndryshme të delegacioneve të Kosovës, në Suedi, ndër të cilët ka qenë dhe ish-Presidenti Rugova. Në vitet 1994-2000, ajo ishte kryetare e Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi, 36 gjithësej dhe të shpërndara në të gjithë hapsirën gjeografike, ku jetonin bashkatëd-hetarët tanë. Përveç botimit të revistës ”Besa”, veprimtarive kulturore dhe informuese për gjendjen në Kosovë, ato dërgonin atje ndihma të ndryshme, si barna, tenda ushtarake etj. Në ato vite, Qibrija u tregua shumë aktive, kor-respondente e QIK-ut, duke dërguar informa-cione çdo natë dhe në RTSH-në. Po kështu, dy vjet punoi në Radio-Suedia dhe, në vitet 1994-1997, mësimdhënëse e gjuhës amtare për fëmijët shqiptarë.Pas kthimit në Kosovë, ajo ishte kor-respondente e së përditshmes ”Bota Sot”,

VEPRIMTARE E PALODHUR PËR ÇËSHTJEN KOMBËTARE SHQIPTARE (Pak radhë për Qibrije Hoxhën, emigrante në Suedi)Nga: Prof. Murat GecajPublicist e studiues-TiranëKur nisa t’i shkruaj këto pak radhë për veprimtaren e njohur e të palodhur shqiptare, në Suedi, Qibrije Hoxhën, menjëherë solla ndërmend edhe ato, që më kanë treguar kolegët e mi, shkrimtarët dhe publicistët Sokol Demaku e Viron Kona. Ky i fundit, para dy muajsh, ishte i ftuar në Boras të atij shteti, në Veriun e Europës, për të marrë pjesë në përurimin e librit të tij, “Eh, more Bubulino!” Në atë ngjarje të shënuar për Vironin, përveç pjesë-marrjes nga vendësit, suedezë e shqiptarë, kishte udhëtuar qindra kilometra nga kryeqyteti Stokholm, pikërisht kjo zonjë e nderuar dhe e palodhur. Shkaku ishte se ajo e kishte përkthyer me shumë dëshirë e në mënyrë profesionale, librin e mësipërm të Vironit.

Page 11: DITURIA - immi.se · arsimit, letërsisë dhe shkencës shqiptare, që më 1 shtator të vitit 1961, me detyrën e kryeredaktorit të parë, bëri të niste jetën gazeta me emrin

11

si dhe autore e publikimeve të artikujve në gazetat ditore ”Zeri” e ”Gazetaexpress”. Ndërsa në vitete 1994-2005 publikoi shkrime në revistën ”Teuta” të Prishtinës, në revistën e Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi ,”Besa” e në revistën ”Qendresa”, si dhe disa organe të tjera, vendore dhe huaja.Në vitet 1996-2000, Qibrije Hoxha u dallua me veprimtaritë e saj dhe ishtea-nëtare e kryesisë së Degës së LDKsë, në Suedi. Ndërsa detyra më me përgjegjësi për atë ishte ajo e udhëheqëses së Komisionit për Informim, të Degës së LDK-së në Suedi. Ai komision, ku ishte përfshirë dhe bashkëshorti i saj, Reshati, kreu detyrën e informimit të institucioneve sue-deze, me gjendjen në Kosovë. Në vazhdimësi, kanë lobuar dhe për njohjen e Pavarësisë së Ko-sovës, nga shteti i Suedisë. Këtij qëllimi njohës i kanë shërbyer edhe veprimtaritë e ndryshme kulturore, që janë organizuar vullnetarisht, me bashkatdhetarët shqiptarë. Banesa e familjes së Qibrije e Reshat Hoxhës u bë bazë e përhershme mikpritjeje për njerëzit, që shkonin nga Kosova, në Suedi.Duke folur për atë periudhë të kaluar, Qibrija shprehet tani, jo pa emocione: ”Veprimtarinë time për Kosovën e kam bërë gjithmonë, çdo minutë të atyre 10 viteve, me plot zemër dhe me një dashuri aq të madhe, saqë më dukej se po fluturoja gjatë gjithë kohës, kur merrja pjesë. Nuk më lodhte asgjë, as puna as gjendja materi-ale e pazgjidhur, as kërcënimet që vinin nga çdo anë...Të vetmen gjë, të cilën jemi munduar mos

ta lëmë pa përkujdesje, kanë qenë dy fëmijët tanë, të cilët jo rrallë më thonin:-Ti mami, je këtu, por shikimin e ke shumë larg dhe duket sikur nuk po na sheh!...Falë Zotit, kam pasë përkrahjen e tyre dhe jam shumë e kënaqur me femijët tanë. Kaltrina ka mbaruar për shkencat politike, në Stokholm dhe ka fituar masterin. Tema e saj ishte: ”Bash-kimi Europian dhe motivet për anëtarësimin e Shqipërisë, si shtet i cili historikisht ishte urë ka-luese në mes të civilizimeve, të ndryshme fetare dhe shembull i tolerances fetare në këtë rajon”. Sot ajo punon në Ambasadën e Republikës së Kosovës, në Stokholm. Ndërsa biri ynë, Shpati ka mbaruar për inxhinjeri ndërtimi. Kështu, në përgjithësi, jam shumë krenare me fëmijët tanë, me të cilët kemi rrugëtuar nëpër kohët e vështira, në të cilat kaluam të gjithë, si shqiptarë e natyrisht edhe ne si familje”.Pas luftës së Kosovës, bashkëshorti i Qibrijes, Reshati u punësua në një fabrikë të barnave në Stokholm, ku punon edhe tani. Ndërsa ajo, me mbështetjen suedeze, ishte udhëheqëse e projektit për Kosovën, ’’Demokraci, në gjithë Botën”, në kuadin e Shoqatës Edukative-Arsi-more (NBV), në Suedi. Edhe me këtë rast, pra në vitet 1998-2000, ka informuar-lobuar, në të gjitha qytet më të mëdha të Suedisë, për situatën në Kosovë dhe domosdoshmërinë e njohjes

së Pavarësisë së saj, si faktor i stabilitetit dhe vendosjes së demokracisë në rajonin e Ballkanit. Për këtë qëllim, Qibrija udhëtoi disa herë në

Kosovë, kontaktoi përfaqësuesit e të gjitha partive politike, pa përjashtim. Po kështu, vizitoi shkolla, institucione të çështjeve sociale, si dhe OJQ të ndryshme. Por, për fat të keq, njerëzit ishin të lodhur nga e gjithë ajo, që kishin përjetuar gjatë viteve të shkuara dhe nuk gjeti gatishmëri të plotë për realizimin e këtij projekti, megjithëse pa pagesë. Në vitin 2000, Qibrije Hoxha u rikthye nga Suedia, në Kosovë dhe përsëri në vendin e saj të vjetër të punës, pra përgjegjëse e Laboratorit për shqyrtimin e materialeve ndërtimore, në KAN ”Ramiz Sadiku”-Prishtinë. Aty punoi aty pa u lodhur, deri në mbyllje të Kompanisë përkatëse, pra më 2004.Në Prishtinë, në vitet 2003-2004, Qibrija u dal-lua përsëri në veprimtaritë shoqërore, anëtare e Kryesisë së Rrjetit të Gruas-BSPK (Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës). Një nga angazhimet e saj të përkushtuara ishte edhe anëtare e Shtabit për Gadishmëri dhe Emergjencë, pranë Komunës së kryeqytetit të Kosovës, në vitet 2000-2005. Në atë periudhë, bashkë me një koleg, ishin pjesëmarrës dhe përfaqësues të Kosovës e të Shqipërisë, në një konferencë ndërkombëtare, që u organizua nga NATO-ja, në Suedi, në kuadër të gadishmërisë dhe emergjencës suedeze. Por një ngjarje e paharruar dhe nder i veçantë për Qibrije Hoxhën ishte zgjedhja nga LDK-ja, në vitet 2004-2007, Deputete e Kuvendit të Kosovës dhe anëtare e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare. Në vazhdimësi, që nga viti 2005, ajo është çertifikuar përkthyese e autorizuar gjyqësore, në suedisht-shqip, pranë Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, ku është e punësuar edhe më tej. Këtë detyrë ajo e kryen me përkushtim, me profesionalizëm dhe përpikëmëri të madhe.Kur i lexon radhët e mësipërme, natyrshëm, secili nga ne mendon se Qibrije Hoxha është një ndër femrat më të emancipuara dhe të afta të Kosovës. Megjithëse ka kaluar një periudhë të gjatë në emigracion, ajo i ka venë të gjitha aftësitë e saj, mendore e fizike, në shërbim të vendlindjes dhe, në përgjithësi, të çështjes kombëtare shqiptare. Nesër, ndër kënaqësitë e punës së saj, ndoshta, përsëri do të ketë përkthimin e një libri nga gjuha shqipe, në atë suedeze. Se dhe kjo punë e bukur bën pjesë në misionin e saj fisnik, për njohjen sa më mirë të Kombit Shqiptar dhe të traditave të tij, të kulturës e letërsisë etj., në Europë e, më gjerë, në botë. Prandaj ajo meriton nderim e respekt të veçantë dhe i urojmë asaj nga zemra: Shëndet të plotë, përkushtim në punët e përditëshme e ato shoqërore, si dhe begati, mbarësi e lumturi familjare!Tiranë, korrik 2011

Page 12: DITURIA - immi.se · arsimit, letërsisë dhe shkencës shqiptare, që më 1 shtator të vitit 1961, me detyrën e kryeredaktorit të parë, bëri të niste jetën gazeta me emrin

12

Mjeshtri ynë, Profesori mbamendës i lëndës së Historisë së letërsisë së vjetër shqipe, Mahmut Hysa kam përshtypjen pikërisht këtë synim kishte kur kërkoi të shkruaj Parathënin e librit të tij, ndërkohë që librin tashmë e kishte nisur në shtyp, ndërsa po këtij libri i printe edhe një parathënie e zakonshme e tij. Dhe meqenëse parathënia e tij nuk mungonte, teksti im më parë se sa me autorin e Parathënies a Pasthënies ka të bëjë me lexuesin e parë.Vepra më e re me studime e Profesor Mahmut Hysës është vazhdim i kërkimeve të tij historike, gjuhësore, letrare dhe kulturor në historinë e në qytetërimin shqiptar. Ajo tashmë nuk përfshinë vetëm studime të letërsisë së vjetër, letërsi të bejtexhinjve, apo të rilindjes, sikur përfshinin vëllimet e para të tij, as letërsi e gjuhësi të një periudhe të gjatë kohore, sikur përfshinte vëllimi III, por kërkime historike, gjuhësore dhe letrare kryesisht të shekullit XX. Kujtesa historike si përvojë Ky vëllim hapet me kapitullin Tema nga historia kombëtare, të cilit i prinë studimi edhe për his-torinë aktuale Gjenocidi sërb ndaj shqiptarëve të Quprisë. Fjala është për një nga temat shumë interesante për të cilat është shkruar pak dhe në mënyrë të përgjithësuar: shtrirjen e shqiptarëve në veri e verilindje të Serbisë së sotme dhe shpërnguljen e dhunshme e gjenocidale të tyre në kohën më të re. Në kohën që studimet serbe ka një shekull që ngrenë zërin për përmasën sllave të trashëgimisë serbe në Kosovën e mesjetës, shqiptarët heshtin për përmasën populluese, kulturore e qytetëruese të shtrirjes së tyre në Serbinë Veriore e Verilindore. Ndryshe nga studimet e gjertanishme që kanë karakter kryesisht publicistik, qasje e Profesor Hysës është mjaft e thelluar dhe e mbështetur fortë në dokumente letrare e dokumente historike të kohës, kryesisht të proveniencës serbe. Studimi i Profesor Hysës ridëshmon edhe njëherë, mar-rëdhëniet postmesjetare serbo-shqiptare dhe fatin e asaj pjese të popullit shqiptare që jetonte brenda influencës së shumicës serbe në këtë pjesë të Ballkanit gjatë periudhës së sundimit të Perandorisë Osmane. Kjo është arsyeja pse studimi i tij është përgjigje njëkohësisht edhe e marrëdhënieve të sotme shqiptare-serbe, të cilat po presin një zhvillim të ri, jo mbi konditat mitike të mesjetës apo romantike të shekullit XIX, por realist e moderne, sipas premisave që përcakton mendimi bashkëkohor i shekullit XXI. Brenda këtij kapitulli botohet edhe një studim Tre marsi një pikё e zezё në historinë e

popullit shqiptar: 132 vjet nga Traktati famëkeq i Shёn Stefanit. Në historinë kombëtare kemi shumë pika të zeza, por për fatin tonë të keq, ende nuk iu jemi qasur në përmasat që meritojnë të studiohen. Ende nuk jemi marrë me pasojat e tyre dhe sidomos me perspektivën e historisë sonë kombëtare, mbështetur në përvojën e kë-tyre ngjarjeve. Autori ynë ka sjellë një paraqitje detajuese dhe përimtuese të zhvillimit të këtyre ngjarjeve në kontekst të zhvillimeve shqiptare dhe ndërkombëtare, gjë që na bën të mendojmë më gjatë dhe më thellë për mënyrën se si e kemi shikuar historinë deri më tash. Studimi i mo-menteve të tilla si kjo e Traktatit të Shën Stefanit do të duhej të na vetëdijësonte për fatet tona historike dhe për përspektiven politike, diploma-tike dhe strategjike të popullit shqiptare të të dy shteteve të tij në Ballkan, për më tepër për fatin e integrimit të hapësirës shqiptare në një shtet në Ballkan. Veprat që kanë shënuar fatet historike të popullit shqiptar në shekullin XXBoshtin e vëllimit të katërt me studime e për-bëjnë katër vepra të cilat kanë shënuar ngjarje të rëndësishme historike të popullit shqiptarë gjatë shekullit XX. Fjala është për veprën e ambasadorit amerikan George Fred Williams, Shqiptarët, botuar në Tiranë, më 1930; veprën e Prof. Mehmet Vokshi, Shqipnija e Shqiptarëve, botuar në Tiranë më 1930; veprën e Hamit Kokalari Kosova djepi i shqiptarizmit, botuar në Tiranë në vitin 1943; si dhe veprën e Ismail Strazimirit, Kujtime historike, të shkruar më 1930, botuar si vepër postume vetëm në vitin 2010.Studimi i parë George Fred Williams – mik i madh i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, është një qasje përimtuese e profesorit që tashmë ka një përvojë të gjatë, të gjerë e të thellë në hulumtimin dhe trajtimin e veprave me karakter historik. Fjala është për studimin brilant Shq-iptarët, të ambasadorit amerikanë të viteve 1914 në Ballkan, që me prezencën diplomatike dhe me veprën e tij e ka ndihmuar çështjen shq-iptare duke punuar në fushë të diplomacisë dhe duke shkruar e popullarizuar historinë, gjuhën, kulturën dhe sidomos çështjen e pazgjidhur shqiptare. Kjo është arsyeja pse një tekst që nga aspekti vëllimor nuk i kalon katër tabakë shtypi, profesori ynë e ka bërë objekt trajtimi shumdi-mansional, shumështresor dhe kompleks për të dëshmuar gjithë rrolin historik e të gjithkohshëm që pati në jetën dhe në fatet më tragjike të popul-lit shqiptar, që në fillim të shekullit XX. Ai është një tekst dëshmues për gjendjen e shqiptarëve

dhe historisë së tyre; denoncues për fqinjët dhe kabinetet e diplomacisë europiane të kohës dhe kryengritës, i ambasadorit amerikan, që detyrën e tij në Ballkan e kthen në mision për vete dhe vizion për politiken e jashtme amerikane. Sigur-isht kjo është arsyeja pse të kaluarën (lashtësinë shqiptare dhe gjuha e tyre, shenjat gjuhësore dhe etnopsikologjike në letërsinë homerike, besën, tolerancën fetare te shqiptarёt nё nivelin mё tё lartё etj.) e shikon me sytë e iluministit të fillimit të shekullit XIX; kohën e tij (rolin e shqiptarëve në Europë, diplomacinë europiane dhe ruse, pre-tendimet e Sёrbisё për daljen nё det, rivalitetin italiano-austriak rreth Shqipёrisё, rrezikun nga Sёrbia e Madhe, intencën për Perandorinë Sllave nё Ballkan, shkakun e vёrtetё të Luftёs sё Parё Botёrore, shtetin surogat të Fuqive tё Mёdha, diskrepancat rreth Princ Widit, hipokrizinë e diplomacisё europiane, diplomacinë sekrete dhe tiraninë absolute të Europёs, ndjenjën e lirisё dhe të trimёrisё sё malёsorёve etj.,) me sytë e diplomatit; ndërsa perspektivën e shqiptarëve (Çka meriton ky popull?, Ç’far mund tё bёjnё SHBA etj.) me sytë e atdhetarit dhe shtetbërësit të shkollës amerikane.Studimi “Duke lexuar veprёn Shqipnija e Shqiptarvet tё Mehmet Vokshit: Refleksione për pavarёsinё dhe unitetin kombëtar tё njё doajeni kosovar”, është një hyrje jo vetëm në diskutimin e fakteve historike dhe kritikës së saj, por edhe hyrje për një histori të mendimit kritik shqiptar. Duke qenë një vepër e botuar në gjuhën shqipe, por që historianët kohë më parë kanë dëshmuar se kjo vepër është përkthyer edhe për nevoja të diplomacisë serbe dhe italiane të kohës, me të drejtë është cilësuar si vepra e parë e diplomacisë shqiptare e shkruar nga një personalitet i Kosovës. Leximi, sikur e thekson mjeshtri ynë, në të vërtetë nuk është vetëm dëshifrim i kësaj vepre, por i gjithë histo-risë kombëtare, prandaj jo rastësisht, ashtu sikur është vepruar edhe në studimet e tjera, nuk kemi të bëjmë vetëm me leximin dhe dëshifrimin, por mbishkrimin e gjithë librit. Aty ku mbaron dësh-mia e Profesor Vokshit, fillon komenti i Profesor Hyses. Edhe në këtë rast kemi të bëjmë sa me një histori të shkurtër, aq edhe me një sintezë; sa me një përmbledhje për nevoja të diplomacisë, aq edhe me një tipologji të temave të mëdha historike dhe jetësore të popullit shqiptar; sa me një doracak propagandistik, aq edhe me një vademekum, i cili nuk do të duhej të mungonte në tavolinat e diplomacisë shqiptare. Nëse kjo vepër i ka shërbyer dhe i shërben diplomacisë

Prof. asc. dr. Begzad Baliu STUDIME PËR VEPRA QË KANË SHËNUAR FATET HISTORIKE TË POPULLIT SHQIPTAR Mahmud Hysa, Studime IV (me tema nga historia, gjuhёsia dhe letërsia kombëtare), “Era”, Prishtinë, 2011. Është në natyrën e autorit të një vepre të shkruaj një parathënie që t’iu prijë studimeve të tij brenda një vëllimi, dhe është në natyrën e hulumtuesve të përkushtuar shkencorë që të dëgjojnë mendimin e kolegëve të tij, përkatësisht lexuesve të parë të veprës së tij, ndërkohë që vepra pret të hyj në shtyp, për më tej është në vullnetin e skajshëm të mjeshtërve të kërkimeve historike, historianëve të fushave të ndryshme, që përveç lexuesit të parë të kenë edhe parathëniet a pasthëniet e veprave të tyre, të cilat do t’iu prinin a përcillnin veprat e tyre.

Page 13: DITURIA - immi.se · arsimit, letërsisë dhe shkencës shqiptare, që më 1 shtator të vitit 1961, me detyrën e kryeredaktorit të parë, bëri të niste jetën gazeta me emrin

13

shqiptare për nevoja të brendshme, po kjo vepër i ka shërbyer dhe i shërben historianëve shqiptarë se si duhet përgjigjur historiografisë serbe. Megjithëse një tekst i vogël dhe në shikim të parë jo shumë me karakter propagandistik, kjo vepër do të mund të shërbente model për stilin shkencor, diplomatik dhe referencial të komuni-kimit me lexuesin. Gjuha e Profesor Vokshit, në tërësinë e realizimit të saj është shembulli brilant i tekstit, të cilin për fat të keq nuk e kemi as në botimet tona rreth një shekull më vonë. Studimi i radhës, për veprën e Hamit Kokalarit Kosova djepi i shqiptarizmit, (botuar në Tiranë në vitin 1943), sikur nuk është gjë tjetër veç se një sintezë e dy të parave. E kjo ka të bëjë jo vetëm me veprat e dy të parëve, po edhe me modelin e shfletimit, leximit dhe prezantimit të tyre. Prezantimi i saj shkon deri në nostal-gji, sigurisht jo vetëm për faktin se horizonti i mbrojtjes së çështjes shqiptare zgjerohet, jo vetëm kritika e rreptë politikës serbe shtohet, por edhe për shkak se ndikimi i saj në jetën mendore dhe politike shqiptare është shumë më i madh dhe shumë më i thellë se sa dy veprat e mëparshme. Kjo është arsyeja pse në këtë vepër nuk dua të theksoj ndonjë veçanti të strukturës së saj përmbajtësore, as ndonjë veçanti të fatit të autorët të saj pas vendosjes së rendit të prole-tariatit në Shqipëri dhe ish-Jugosllavi, por dua të theksoj fatin e këtij libri në lëvizjen rinore shqiptare gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX. Ata që në diasporë kanë lexuar shtypin e Lëvizjes Ilegale Shqiptare, qofshin ata të majtë apo të djathtë, nuk e kanë të vështirë të gjejnë pjesë të këtij libri në shtypin e tyre, duke përfshirë këtu edhe botimin e plotë në diasporë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, në kohën që në Shqipëri ishte i ndaluar për shkak të biografisë së autorit të saj, ndërsa në Kosovë për shkak të biografisë së autorit dhe të përmba-jtjes së veprës. Horizonti i kësaj vepre ndërkaq zgjerohet jo vetëm për botimin e saj në shtypin e ilegales shqiptare, po edhe për shkak se kjo vepër do të zë kryet e vendit në dosjet e grupeve ilegale, të cilat do të dënohen edhe për shkak se kishin lexuar veprën e Hamit Kokallarit Kosova djep i shqiptarizmit. Në vitin 1984, në një nga dosjet e sigurimit dhe gjykatave serbe shkruante: “e akuzuara NN akuzohet për shpërndarjen mes shokëve dhe leximin e veprës së Hamit Kokal-larit Kosova djep i shqiptarizmit” (Aktakuzën e Prokurori Publik i Qarkut në Pejë, PP. nr. 354/84, dhe 27/85).Studimi “Vepër me qëndrime rigoroze ndaj objektivitetit historik, vë në plan të parë një dorëshkrim të autorit Ismail Strazimiri, Lufta kundër pavarësimit të Shqipërisë, “Naimi” Tiranë, 2010. Ndryshe nga veprat e mëparshme të cilat u shkruan dhe e përjetuan pritjen lexuesit dhe kontekstit historik vepra e Strazimirit u mbajt peng i shkaqeve të tjera historike dhe peng i ndërgjegjes sonë politike e ideologjike. Botimi i saj me kohë sigurisht do të ndihmonte një përmbajtje tjetër të historisë së kësaj kohe dhe do të ndërgjegjësonte shumë mendimin tonë intelektual, politik e konceptual për veten dhe

prej monografive më të realizuara të deka-dave të fundit nga Prof. Alfred Uçi: Filozofia e T.A.Kavaljotit, Voskopoja, Akademia e Re, ASHSH, Tiranё, 2004; Një monografi speciale për veprën Psikologjia të Hasan Tahsinit, kush-tuar veprës biografike të Prof. dr. Nuri Abdiu: Psikologjia e Hasan Tahsinit, Tiranё, 2007, ku hidhet dritë për njërin prej personaliteteve më të rëndësishme të iluminizmit europian brenda sistemit të Perandorisë Osmane.Vëllimi Studime IV, do të mund të shquhet edhe për një veçanti, të cilën mbase nuk e kanë vëllimet e tjera të kësaj kolane. Fjala është për përmbledhjet sistematike, tematike, apo histo-rike të më shumë autorëve a temave të caktuara. Shembulli më i mirë brenda këtij vëllimi janë studimet e kolonës së parë për katër vepra fundamentale të mendimit shqiptarë të shekul-lit XX, si dhe për gjashtë studimeve për gjashtë romaneve të shkrimtarit bashkëkohës Ibrahim Kadriut, të cilat përbëjnë themelet e sigurta për një monografi mbi prozën romaneske të këtij shkrimtari. Fjala është për njërin prej romanet më të mira të Ibrahim Kadriut Nё Vajhall, roma-nin karakteristik të prozës së tij Spirale muzgu, romanin e përvojës sonë historike dhe bash-këkohore njëkohësisht Loja e fundit, romanin etnografik Kroi i ilaçit, romanin, sikur shprehet kritika, më të mirë të arritjeve të tij artistike dhe estetike Gloria nё mes, romanin emblematik jo vetë për vlerat artistike sa për temën që trajton, personalitetin e gruas që u bë sinonim i traditës shqiptare, Nëna Tereze me titull Qerrja e dritës. Romanet e këtij shkrimtari flasin gjerësisht e thellësisht për fatet individuale të heronjve historik të romaneve të tij dhe fatin kolektiv të popullit shqiptar si tërësi. Vëllimi mbyllet edhe me një numër tekstesh recensionale: Sanie Gashit: Histori tё tmerrit 1998-99; Sinan Gashit: Pseudonimet e shkrimtarëve shqiptarë 1685-1964; Arbneshi i Zarёs, oazё shqiptare; Sinan Gashi: Arbneshi i Zarёs, oazё shqiptare; Veli Veliu: Vendlindja ime (Llakavica dhe Gosti-vari), dhe me shkrimet eseistike In memoriam në shenjë të botimit të tyre, apo në shenjë të kujtimit për personalitete të njohura të kulturës sonë, si Avni Lama, Profesor Lutfi Marku, Prof. Emin Pustina etj. Edhe lexuesi më pak i përkushtuar i veprave historiko-letrare nuk e ka vështirë të kuptoj se autori, me një përvoje shumëdekadëshe në studimin e historisë së letërsisë shqipe, me këto vëllime as nuk e ka hapur kolonën e tij, as nuk e ka mbyllur. Ndërkohë që boton këtë kolanë stu-dimesh, në të njëjtën kohë hapë dhe përmbyllë monografitë për autorë a probleme të veçanta të karakterit historiko-letrar dhe shkruan studime për konferenca, autorë a vepra të caktuar, të cilat pritet t’i sistemojë edhe më tej në vëllimet që pritet t’iu pasvijnë vëllimeve I-IV.Prishtinë, maj 2011

qëndrimin që duhej të mbanim ndaj fqinjëve.Në këtë vëllim janë botuar edhe disa tekste që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe dhe monumentet e saj historike e përmbajtësore. Profesori që me kaq përkushtim i ka studiuar veprat albanologjik për një periudhë shumë shekullore të botimit të tyre është e kuptueshme që me punën e tij të përhershme t’i përcjellë dhe t’i përjetësojë për opinionin përvjetorët e saj më të rëndësishëm. Fjala është për tekstet përkujtimore që shquajnë dhe rivlerësojnë gjuhën shqipe dhe alfabetin e saj, duke përshfaqur gjithë përmasën mad-hështore edhe historike të zhvillimit të saj. Një përkushtim tashmë i një kërkimi shumëdimen-sional, ku nuk kemi vetëm zhvillimet e brend-shme dhe historike të Kongresit të Manastirit, por edhe ngritjen intelektuale proeuropiane të bardëve të tyre, e shohim të shtruar gjerësisht dhe thellësisht në studimet Pёrpjekjet pёr alfabe-tin latin tё gjuhёs shqipe para Kongresit tё Ma-nastirit dhe Argumentet e Çajupit pёr alfabetin latin tё gjuhёs shqipe, të cilat në të vërtetë sjellin gjithë mesazhin e përpjekjeve për alfabetin e gjuhës shqipe gjatë shekullit XIX. I mbështetur fortë në përmasën historike të përpjekjeve të të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë për një alfabet dhe për një gjuhë gjithëshqiptare. Sigurisht kjo është arsyeja pse reagimet e tij rreth përpjekjeve individuale dhe klanore për të ndërhyrë në sistemin gjuhësor të shqipes standarde janë të theksuara dhe të ashpra qoftë ndaj individëve të caktuar, qoftë ndaj grupeve të caktuara, të cilat gjatë dy dekadave të fundit kanë manifestuar qëndrime të hapura kundër procesit historik të standardizimit të shqipes. Po kësaj kujtese i takon edhe studimi përkujtimor Theodor Haxhifilipi – pararendës i Rilindjes Kombëtare, kushtuar njërit prej personalitetit të shquar jo vetëm të njërës prej periudhave të veçanta dhe mjaft të errëta të historisë kom-bëtare, por edhe njërës prej periudhave më të diskutuara të qytetërimit shqiptar. Veprat historike apo bashkëkohore si sistem apo si përmbajtje Në kapitull më vete në vëllimin IV të Studimeve të Profesor Mahmut Hyses e përbëjnë recensionet, të cilat përtej një pr-ezantimi të zakonshëm të veprave me karakter historik apo vetë teksteve dhe përmbajtjeve tjera, paraqesin analiza shumështresore të tyre dhe rivlerësime shumëdimensionale të temave historike, kulturore e gjuhësore të kohës të cilës i kanë takuar. Fjala është për recensionet Politika diplomatike e Ali Pashës, kushtuar veprës së Profesor Veli Veliu: Relacione diplo-matike ndërmjet Ali Pashёs dhe Napoleonit, (1797-1814), Shkup, 2010; Dy vepra tё Milto Sotir Gurrёs me procedim romantik, kushtuar prozës së këtij personaliteti të veçantë të prozës nostalgjike dhe historike; Një botim teks-tologjik i Divanit të Nezim Frakullës kushtuar monografisë shkencërisht të realizuar të Genci-ana Abazi–Egro, Nezim Berati: Divani shqip, Toena, Tiranё, 2009; Një studim kontemplativ për filozofinë e Kavaljotit, kushtuar njërës

Page 14: DITURIA - immi.se · arsimit, letërsisë dhe shkencës shqiptare, që më 1 shtator të vitit 1961, me detyrën e kryeredaktorit të parë, bëri të niste jetën gazeta me emrin

14

Gentiana Zagoridha FEMËR SHQIPTARE KUDO NË BOTË, INTEGROHU!

Femra është qeliza e jetës e dashurisë dhe integrimit. Integrimi i femrës shqiptare në rrjedhën e epokës bashkëkohore del si domosdoshmëri që e kërkon koha. Një pjesë e femrave ndonëse në minorancë e barazojnë integrimin me logun e tyre të jashtëm, mjafton të vishesh trendi , të krihesh e të lyesh flokët bukur dhe je e integruar sipas tyre. Por jo, integrimi nënkupton diçka më tepër, integrimi nënkupton shkollim, punësim. Është në interesin e vetë emigranteve e sidomos femrave që në vendet ku jetojnë e punojnë të integrohen si një strukturë e civilizuar, dhe me këtë të dëshmojnë se janë të afta, të përballojnë sfidat që i imponon jeta, e pse jo të jenë shembuj në vendet ku jetojnë, duke prezantuar vlerat tona në sfera të ndryshme, ku kontributi i gjithë secilit do të çonte peshë, dhe do të tregonte se jemi njerëz liridashës, të punës dhe të prosperitetit.

këto shoqata të iniciuara dhe të drejtuara nga këto gra intelektuale shqiptare kanë një qëllim të përbashkët, mbështetjen dhe fuqizimin e femrës shqiptare, edukimin e saj dhe çlirimin nga çdo lloj paragjykimi, ngritjen profesionale si dhe ti ofrojë ndihmë dhe orientim për punësim. Ndonëse roli i femrës edhe në ditët e sotme në aspektin social mbetet akoma i nënshtruar në shumë aspekte të tjera, femrat shqiptare kudo nëpër botë janë qeniet më aktive të njerëzimit, ushtrojnë profesione të ndryshme, janë pjesë-marrëse aktive në politikë, individ efikas i jetës kulturore. Këtë e dëshmojnë më së miri arritjet e këtyre grave shqiptare si: Vjollca Hajdari intelektuale dhe veprimtare e shquar në botën gjermane, e diplomuar në

Rajmonda Mojsiu SHBAshkencat politike, ka magjistruar në publicis-tikë. Angazhimi i saj në institucionet e mediat gjermane ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në sensibilizimin e çështjes së Kosovës dhe asaj mbar shqiptare. Ylfete Fanaj deputetja e parë në Zvicër e cila ka lindur në Prizren. Ajo ka pas vetes një aktivitet të dendur jo vetëm në sferën e politikës por dhe angazhime të tjera në jetën shoqërore dhe organizatat joqeveritare. Ajo është njëkohësisht dhe kryetare e asociacionit Second’s në Zvicër. Shadije Hotjani që prej më se 40-vjetësh jeton e punon në Gjermani. E para dhe e vetmja mësuese shqiptare që punon në një shkollë gjermane në Mynih. Është njëkohësisht dhe nënkryetare e shoqatës së grave shqiptare në Mynih. Hasime Hoti laborante e kimisë në spitalin Rinnekoti të Espos në Finlandë. Vazh-don studimet për shkenca juridike. Ka botuar një libër me poezi që titullohet : “Të vijë ai çast”. Mirela Bogdani politikane e suksesshme

në Evropë e cila ka studiuar shkenca politike në Universitetin e Oxfordit. Ka ndjekur gjithashtu studime pasuniversitare në fushën e menax-himit, administrimit dhe politikave të shëndetit publik në Universitetin e Bostonit USA, Univer-sitetin e Londrës(UCL), UK dhe Universitetin George Washngton USA. Përveç angazhimit në politikë ajo është studiuese dhe autore e 4 librave, 1 në fushën e shëndetit publik dhe 3 në politikën e zgjerimit të BE-së. Rajmonda Mojsiu intelektualja që punon për integrimin e grave shqiptare në Amerikë e cila ka krijuar dhe forumin “Tefta Tashko Koço” nëpërmjet të cilit i ka afruar gratë shqiptare si kosherja që mbledh bletët për të krijuar hoje mjalti atdhedashurie. E sa e sa gra të tjera kudo nëpër botë të cilat fat-keqësisht nuk mund t’i përmendim dot të gjitha. E pra nuk ia vlen të marrësh shembullin e këtyre grave të shquara si frymëzim për një integrim sa më dinjitoz? Falë angazhimit të tyre sot femra shqiptare emigrante është përfshirë në eman-cipimin intensiv i cili është zhvilluar e akoma po zhvillohet në tri drejtime: emancipim politik, emancipim kulturor dhe integrimi i gruas në baza të barabarta në shoqëri. Por kaq nuk mjafton, duhet dhe bashkëpunimi juaj! Prandaj o femër e brishtë shqiptare, kudo që jeton nëpër botë, guxo, arsimohu dhe rruga e së ardhmes do të jetë e lirë. Ajo është shumë e madhe dhe me shumë korsi, ka vend për të gjithë. Ndiqeni pa frikë atë rrugë, ajo është rruga e jetës suaj! Një nënë e integruar rrit dhe edukon fëmijë të integruar, duke i bërë nder kështu vetes, kombit, madje dhe shtetit ku jeton. Le të shërbejë ky

Shadije Hotnjani Gjermanishkrim senzibilizues si inkurajim për të gjitha gratë shqiptare që jetojnë e punojnë nëpër botë, të bëjnë përpjekje për integrim duke besuar fort në aftësitë dhe intelektin e tyre.

Hasime Hoti-Finlandë

Është e vërtetë që femra sot ndodhet në ud-hëkryq, mes dy botësh; asaj të emancipuarës që urdhëron dhe asaj të kohës së “ zakonit “ që urdhërohet. Vetë ajo duhet të pranojë vlerat e reja për ndryshimin e rolit të saj në raportet ndër gjinore dhe sociale. Ajo duhet të ketë një vizion të qartë se ku do të arrijë dhe duhet ti kushtojë rëndësi gjërave të përditshme. Nuk ka rëndësi që një grua të tregojë vlerat e saj vetëm me vepra të mëdha, rëndësi ka që ato të jenë të përditshme. Edhe pse me shumicë të punësuar në disa sektor, nuk mund të thuhet ende se femra shqiptare në diasporë e kudo është e integruar mirë në jetën shoqërore të shteteve ku jetojnë. Integrimi i plotë do të vijë me kohë, sidomos gjenerata e re e cila po shkollohet në këto shtete. Por përpjekjet nuk duhet të mungojnë. Për këtë qëllim kudo nëpër botë ku ka shqiptarë janë ngritur dhe funksionojnë organizata të ndryshme shoqërore-kulturore nga intelektualë shqiptarë, madje një pjesë e konsiderueshme e tyre drejto-hen nga intelektuale shqiptare siç janë : shoqata “Teutat Shqiptare” e cila është një shoqatë e lirë e femrave krijuese shqiptare, ose organizata “Pan Albanian Women” themeluese e së cilës është një grua intelektuale me origjinë nga qyteti i Korçës e quajtur Merita Bajraktari. Një shoqatë tjetër e drejtuar nga Fakrije Bajraktari është dhe ajo e “Hand i Hand” në Mamlö të Suedisë. Zenepe Luka është presidente e fondacionit “Nermin Vlora Faloski”. Linda Rragami është gjithashtu presidente e organizatës së gruas intelektuale shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar. Një emër shumë i njohur i artit shqiptar Liri Lushi është drejtuese e qendës për kulturë e in-tegrim “Aleksandër Moisiu” në Zvicër. Të gjitha

Page 15: DITURIA - immi.se · arsimit, letërsisë dhe shkencës shqiptare, që më 1 shtator të vitit 1961, me detyrën e kryeredaktorit të parë, bëri të niste jetën gazeta me emrin

15

F A Q J A E P O E Z I S Ë P Ë R F Ë M I J Ë

Kristina Zagoridha

Kur isha në Suedi Kur isha në Suedi Gjithçka më dukej ndryshe. Kur isha në Suedi Një ajër i pastër dhe i freskët të mbulonte në ç’do kënd. Kur isha në Suedi shumë njerëz e miq të rinj takova.Por familjen time kurrë nuk e harrova.

Luani

Luan, mbret i kafshëve, sypatremburLuan, mbret i kafshëve sypatremburNë xhungël ti jeton si të gjithë kafshët e tjerapor diçka të veçantë ti ke:I shpejtë porsi era je.

Dielli

Ti miku ynë i madh Dielli Pas reve e pemëve fshihesh ndonjëherë. Kur dimri vjen ne mezi presim që të kemi pranë. Që të mund të luajmë edhe të gëzojmë. Nëpër plazhe e nëpër të gjithë këtë vend Hidh rrezet e tua që të lulëzojë e të begatojë.

Ëndrra

Kur po flija pashë një ëndërr të mrekullueshme.Isha në një vend shumë të qetë e të bukur dhe thashë:Këtu dua të jetoj përjetë!Kur papritmas mu duk sikur një zog më tha:Kristina zgjohu se zilja e orës ra!

Nehat Jahiu

HAPI KRAHËT VENDLINDJA IME

sa e bukur më dukesh,kur të shikoj me ato shtëpidhe rrugë të gjata!

Vendlindje,sa e dashur më je,kur të vështrojme ato male e fusha të gjëra!

Vendlindje,sa të duakur ngjitem lartnë maje të bregutdhe të vështroj anë e mbanëe buzëqeshja jotemë qëndron përpara!

Vendlindje,me emrin tëndunë krenohempër çdo ditëkur lind agimie perëndon dielli!

Vendlindje,hapi krahëttë përqafoj unë tye të përkëdheliballin tënd!

Vendlindje,hapi krahëttë përqafoj unë tye të pushojnë gjirin tënd!

UNË DHE TI...

Unë qaj, ti qesh,ti qan, unë qesh,unë i buzëqeshur,ti i përlotur,ti i përlotur,unë i buzëqeshur...

Unë dua të qesh,me ty të buzëqesh,ti fëmijëe unë fëmijënuk na duhen lotas mua e as ty...

Nehat Jahiu

HËNË; HËNË ZONJË E RËNDË

Hënë, hënëqë natën bën dritë,fëmijëve në djep u shton rritë.Hënë, hënëqë natën ndriçon,ëndrra fëmijvenë gjumë u dhuron.Hënë, hënëme yje rrethuar,ti zonjë e rëndëshëtit e gëzar...

RRITU, RRITU...

Ritu, rritu, o fëmijë,vjen ylberi të puth në sy,rritu, rritu me ëndrra në gjumë,ty të don nëna shumë!Rritu, rritu, o fëmijë,vjen dielli të puth në sy,rritu, rritu si lulja në pranverë,vjen shtatori në shkollë të gjen!Rritu, rritu, o fëmijë,vjen hëna të puth në sy,rritu, rritu porsi mollëmësuesja të kërkon në shkollë!

SIKUR...

Sikuir ti ndalet lumit burimido ta kaploj hidhërimi,edhe yjtë të ia ndalësh hënëssikur fëmijët të ia marrësh nënës.

Sikur ti heqësh luleve erëndo ta pikëllosh fort pranverën,po ia more zogut folenëdo të qajë si njeriu vetë.

Sikur ti ndalet fëmijës ëndrra,oh, sado të pikëllohet nëna!Do të pkëllohen mali e fushanuk do të lodroj më as drenusha.

Poezi për fëmijë nga:

Page 16: DITURIA - immi.se · arsimit, letërsisë dhe shkencës shqiptare, që më 1 shtator të vitit 1961, me detyrën e kryeredaktorit të parë, bëri të niste jetën gazeta me emrin

16

Ne vitin 1994,ne Pran-vere te atij viti, vijne ne Bazen Ajrore te Gjadrit nje delegacion i Aviacionit Ameri-kan (pjese e Forcave Ajrore te NATO-s), ne perberje te tyre ishin qe nga reshteri e deri te gjenerali. Pasi ata pane gjithcka ju servir ne Bazen Ajrore Gjader, e mori fjalen nje Gjeneral - Leitnant amerikan i cili midis te tjerave na tha: “Une e cmoj shume punen tuaj te madhe dhe kjo duket ne mirembajtjen kaq te mire te ke-tyre avionave te vjeter qe u ka kaluar koha. Me keta aviona ju nuk mund te beni lufte por,...sido-qofte, ju mbajini per te mos humbur shprehite luftarake te pilotave. Na thane se keni veshtiresi per pjese kembimi. Une di qe ne Ceki ka disa aviona si te tuajet qe i kane hequr nga perdorimi dhe mbase bejme gje per tua sjelle juve...” Te gjithe ne pame njeri tjetrin dhe keto fjale na cuditen shume. Ne prisnim qe ata te na ndihmonin duke na afruar aviona amerikane moderne me cmime te leverdiseshme. U ndjeme te fyre por nuk dinim se si te reagonim e c’ pergjigje ti jepnim atij. Me ngushte e kishe Komandanti i Aviacionit Shqiptar, Kolonel Kle-ment Aliko i cili i fyere rende nuk e mori fare fjalen e rastit por beri nje propozim te bukur tek Gjenerali Amerikan: - Ne, z.gjeneral mendojme te bejme dicka per ju, p.sh. nje demostrim luftarak a c’far ju do te pelqenit per te treguar se avionet tane nuk i kemi vetem per te ruajtur shprehite tona luftarake por edhe per te mbrojtur Hapsiren Qiellore Shq-iptare? Armiq ka patur, ka dhe do te kete Shqi-peria njelloj si Amerika derisa te ekzistojne... - Befas e nderpreu fjalen!- O.K. Beni c’far ju pelqeni.- Po, ja te bejme dicka bashke...Ne t’ju “sul-mojme” dhe ju te “mbroheni” duke na “asgjesu-ar neve”? - thote Kesi. (Keshtu thirret Klement Aliko nga te gjithe aviatoret).- Ide e bukur! Por.., jo ne det se atje s’keni ku te fshiheni...Me keni thene se malet i keni aleate. Do tju pelqente te na “sulmoni” ne mal? Kjo

do te jete e lehte per juve te na ‘asgjesoni’ dhe shume e veshtire per ne te ‘mbrohemi.’ Ai qeshi. - Jeni Dakort?- Jo!-thote Kesi. - Ne preferojme te bejme me te veshtiren; t’ju sulmojme ne det te hapur pasi vetem aty mund te provojme afetsite tona luftar-ake, larg ‘aleateve tane te medhenj - maleve’. - OK. Beni si te doni. Amerikanet me nje anije me paisje moderne interceptuese dolen ne detin Adriatik, diku midis Kepit te Rodonit dhe Gjirit te Shengjinit, atje befasia e sulmit ajror pothuaj se eshte 0. Mënjan eshte fushe e hapur dhe ne anen tjeter deti. Shqiptaret, te perfaqesuar nga vet Kesi dhe nje pilot i dyte, P.V., moren nje Mig-17 tip kinez (JJ-5, mesimor dy vendesh), per tu treguar amerikaneve se “nuk ishte shpata e Skenderbeut ajo qe priste kokat e turqeve por ishte dora e tij e lavdishme me nje shpate ne dore...” Beteja filloi. Mig-17 u ngrit nga Zadrima duke ruajtur lartesine 0 sipas instrumentit, (kjo lartesi varion nga 0 ne 6 m) mori drejtimin e Barbullosh-Bushatit pastaj, mbi Ranxe, ktheu majtas ne drjetim te Lugines se Torrovices qe shtrihet mes malit te Kakariqit (300m) dhe atij te Rencit (350m) me gjatesi 20 km dhe gjeresi 1 km, me qellim per te mos u diktuar nga Amerikanet. Lartesia e fluturimit ishte teper e rrezikeshme dhe e pa lejuar sipas instruksioneve te fluturimit. Kur doli mbi Balldre, avioni hyri ne luginen e Drinit dhe ne hyrje te qytetit te Lezhes mori rrjedhen e lumit, rrafsh me ujin, ne lartesine e argjinatures se lumit. Lartesia prej 5 m e poshte nuk tregohet ne instrumentin e avi-onit. Pastaj avioni doli ne derdhjen e Drinit, nje

hapsire e madhe ku Drini derdh rreth 350 m kub uje ne sekonde. Kjo zone eshte afer fshatit Tale. Aty e rrafshoi avionin me ujen dhe u turr drejt armikut me nje befasi te pa besueshme duke derdhur mbi te te gjithe “arsenalin luftarak.” Ne ikje e siper, i ktheu anijes gazrat e turbines duke u flakur ne det te gjitha kapelat e amerika-neve dhe shqiptarve që ishin në kuvertën e anijes. Anija “u shkaterrua krejt” dhe shqiponja u kthye ne fole shendoshe e mire pa u

diktuar nga “armiku.” Pas asaj qe ndodhi patem rastin te degjojme Amerikanet dhe tregimin e pilotit te dyte icili personalisht me tregoi mua: “Agim, une kam vdekur. Me beso qe kam vdekur. Cudi eshte qe te jem vertete gjalle. Kam pare plepa qe puthnin krahet e avionit, troften e Torrovices qe ngrihej si tym prapa nesh, ujen e Drinit qe bente dallge sikur ne te ishim mo-toskaf... dhe ne det thashe se hyme brenda....Me pas nuk kam pare asgje dhe mendoj se kam vdekur. Kesi eshte i cmendur!” - Kesi eshte nje shqiptar i vertete! - i thashe P.V. Ne mbremje nuk mungonin admirimi i hapur amerikan dhe habija e tyre qe: “Ne nuk kemi pare pilote te ketij kalibri! Nese te gjithe ju jeni pilote si Kesi, mund tu them se ju mund te mateni me cdo aviacionin te fuqishem te Botes. Ne e kemi ditur qe nuk eshte faktori kryesor arma por krahu. Me kujtohet ne Vietnam, vietnamezet ishin superiore ne xhunglat e tyre me avionin Mig-17 dhe ne patem shume humbje ne ate kohe. Kur ata menduan te modernizohen dhe muaren nga Rusia avione te rinj Mig - 19, atehere F-16 jone u be varrmihes i tyre. Po ashtu, Mig-17 pati sukses perballe avioneve angleze ne Krizen e Suezit ne vitin 1956. Ne kushtet tuaja keta avione vecse duhen modernizuar duke patur radiollokacion brenda.” Nderi u vu ne vend. Faleminderi Klement Aliko.

Klement Alikos, ish komandant i Aviacionit Luftarak Shqiptar nga Agim Bacelli

TEK SHUMË NJJERËZ, QIELLI ËSHTË NJË KUFIZIM. TEK ATA QË DASHUROJNË FLUTURIMIN,QIELLI ESHTË NJË SHTËPI

Jane me dhjetra rastet kur piloti shqiptar ka cmuar avionin me te shtrenjte se jeten e vete dhe ka bere te pa munduren per ta shpetuar ate si; Asim Budo, Luto Sadiku, Ismet Zervoi, Martin Bregu, Maksi Rexha, Skender Demollari, Bilal Sina, Bujar Sheme, etj. Apo heronj trima te tille si, Niko Hoxha, Dhimitraq Robo, Azbi Serani, etj., te cilet kane qendruar para vdekjes si askush tjeter, te qete, te prere ne marjen e dhenien e urdhrave, te sakte e me ze burreror pa ju dridhur asnje fije zeri. Por ky tregim nuk ka te beje me keta trima dhe te tjere si ata por me nje rast te ri midis Aviatoreve Shqiptare dhe atyre amerikane pas renies se komunizmit, ku behej fjale per dinjitetin e aviacionit shqiptar.

Page 17: DITURIA - immi.se · arsimit, letërsisë dhe shkencës shqiptare, që më 1 shtator të vitit 1961, me detyrën e kryeredaktorit të parë, bëri të niste jetën gazeta me emrin

17

T R E G I M I P Ë R M Ë TË VEGJËLIT Vangjush SARO

Lili pushon te hotel “Palma”

Tregim

Kjo ka ndodhur kur ne ishim në klasën e pestë. Në një orë të mërzitshme, kur fëmijët lëviznin sikur po rrinin mbi gjemba, mësuese Adelina vendosi të na fliste për pushimet verore; edhe pse ato ishin ende larg. Mirëpo në këtë bisedë, ne të gjithë shkëlqyem. Miranda me familjen e vet do të shkonin për pushime gjer në Korfuz. Genci tha se do ta kalonte një kohë në fshat, te njerëzit e së ëmës. Familja e Lules e kishte syrin për në Sarandë. Bledi tregoi se shkonin në Durrës së paku dy herë në javë. Familja e Lluit pëlqente Pogradecin. Sot gjeografia u bë ujë fare.

Kështu pra, ligjëruam e ligjëruam një copë herë të mirë. Vetëm Lili nuk fliste fare. Ai rri gjithmonë aty diku nga fundi i klasës. Mungon shpeshherë në mësim dhe po kaq shpesh duket i trishtuar, i lodhur, sikur kushedi ç’halle e kanë zënë. Edhe për të mësuar, shkel e shko. Disa thonë se në familjen e tij heqin keq. Thonë se…

Tani Lili dëgjonte të tjerët, me sytë te ca të shkarravitura në cepin e bankës. Dhe ia shkonte dorën, sa para prapa, çantës së tij të shkalafitur. Kot. Ngaqë s’dinte çfarë të bënte e çfarë të thoshte. Mësuese Adelina iu afrua edhe atij dhe e pyeti:

-Pa hë, Lili! Na thuaj edhe ti, ku do t’i kalosh pushimet verore?

Lili as që e ngriti kokën fare. Vazhdonte të lëmonte çantën dhe sytë nuk i hiqte nga ato të shkarraviturat tek cepi i bankës. Pushimet. Pushimet verore…

-Lili! Nuk do t’i tregosh mësueses ku do t’i kalosh pushimet verore?

Tani e gjithë klasa ishte kthyer nga shoku ynë gojëkyçur. Ai u skuq krejt dhe zuri të vështronte andej-këtej, si i zënë në faj. Dhe seç mërmëriste. Vetëm kur ra zilja dhe, ishte e ditur që do të shpërthente zhurma, shpërtheu edhe ai:

-Pushimet verore? Ku do t’i kaloj pushimet verore? Te “Palma” do t’i kaloj!

Fjalët e Lilit u përpinë sakaq nga britmat dhe fërshëllimat. Tani po që kishte mbaruar dita vërtet. Korridoret u mbushën plot. Zhurmat u përzien dhe gëzimi flatroi gjer jashtë, në oborr. Megjithatë, mua më mbeti mendja tek përgjigjja e çuditshme e Lilit. Te “Palma”…Po pse pikërisht atje? “Palma” është ai hoteli i madh dhe i shtrenjtë, me pishina, që...që Lili mund t’i shohë vetëm me dylbi (!)

Tamam në një nga këto ditët e pushimeve verore, ne po ktheheshim nga Plazhi i Shëngjinit. Ishte aty në të kapërcyer mesdita; dielli përvëlonte. Babi ishte në timon; mami në krah të tij, si gjithmonë. Unë me vëllain pinim lëng qershie të ftohtë dhe shikonim rrugën. Vetura jonë po kalonte në krah të hotelit “Palma”. Përpara semaforëve, babi ndaloi. Në këtë kohë, krejt papritur, një zë tepër i njohur përcëlloi aty pranë më keq se dielli:

-Cigare, zotëri! A doni cigare? Çakmakë, zotëri! Kikirikë…

Në dritaren e babit, u shfaq një kuti me gjithfarë çikërrimash dhe pastaj fytyra e hirnosur e Lilit…Dhe mua m’u kujtua menjëherë biseda në klasë për pushimet e verës. Kikirikë, zotëri! U ula poshtë sa munda dhe u fsheha prapa sediles së babit. Nuk e di pse. Nuk e di për sa kohë.

-Çakmakë, zotëri! Të lutem! Një mijë lekë, tre copë!

Por babi nuk kishte ndër mend të blinte gjë. Kur u nis makina, nëpër rrezet e diellit përvëlues, e pashë edhe njëherë shokun tim, që po i kalonte pushimet te “Palma”. Dhe s’di pse, më erdhi të qaja…

Page 18: DITURIA - immi.se · arsimit, letërsisë dhe shkencës shqiptare, që më 1 shtator të vitit 1961, me detyrën e kryeredaktorit të parë, bëri të niste jetën gazeta me emrin

18

P R O B L E M E GAZMORE - nga Gentiana Zagoridha1.Një hipopotam,i gëzuar që kishte mësuar biçikletën,po i binte pyllit rreth e qark.Duke ecur numëronte kafshët me të cilat ndeshej nëpër savanë:-Ja 2 zebra,4 majmunë,3 shpendë,1 brumbull dhe 2 gjarpërinj. Por duke u harruar pas numërimit,nuk e pa pemën që kishte përpara. U përplas aq fort pas saj sa i nxorën sytë xixa dhe iu duk se pa një qiell të mbushur me yje.-Sa kafshë numëroj hipopotami para se të shihte yjet?-Sa këmbë kafshësh janë gjithsej?

2.Një natë,dy të dehur,pasi i kishin dëbuar nga pijetoria,po sorollateshin rrugëve të qytetit.-E bëjmë kush numëron më shumë makina?-tha njëri.-Akoma më thjeshtë,-tha i dyti.- Do ta bëjmë kush numëron më shumë fenerë të përparmë.-Mirë,ti do të numërosh nga kjo anë dhe unë nga ana tjetër.Me të thënë këtë,të dy shokët filluan të numëronin. Pasë dhjetë minutash i pari tha:-Unë numërova 24 fenerë.-Ndërsa unë më pak,vetëm 20. Humba. Eja se do të të jap për të pirë.-Sa makina kaluan?Kujtohuni që miqtë tanë ishin të dehur dhe ... i shihnin gjërat dyshe

3.Një ketër kishte bërë gati rezervat e dimrit. Ai kishte grumbulluar 14 kokrra bajame,26 lëndë lisi,38 kokrra lajthi,12 kokrra arra dhe 34 gësht-enja. Urithi,dembel dhe qylaxhi,gjeti rastin e i vodhi shokut të tij gjysmën e secilit lloj ushqimi. Kur në mbrëmje ketri u kthye në folenë e tij,e kuptoi se kush mund të ishte hajduti dhe mendoi t’ia kthente nderin “kumbarit” dembel. Një natë urithi veshi pizhamet e dimrit për të përballuar gjumin letargjik dhe u fut në krevatin e mbushur me ushqimet që i kishte vjedhur ketrit. Por menjëherë kërceu përpjetë duke ulëritur në vend të ushqimeve,krevati ishte mbuluar plot me lëvozhga gështenje! Ketri kishte vënë nga një të tillë për secilin ushqim të vjedhur.-Gjeni sa lëvozhga gështenje ishin në krevatin e urithit?

4.Në kopshtin tim unë kam mbjellë 25 lule:12 Margarita, 4 tulipanë dhe 9 trëndafila.Sa viola kam mbjellë?

5.Një llupës gjeti mes mbeturinave një llambë të vjetër me vaj. E fërkoi për ta pastruar dhe ... për çudi iu shfaq një magjistar...-Jam gati t`ju plotësoj çdo dëshirë, - i tha magjistari.Llupësi u mendua për një çast dhe pastaj tha: -Dua 5 torta me akullore, 6 pjata me nga 9 copa kadaif, 7 çokollata Kinder me nga 3 copë secila dhe 8 zupa. Në çast dëshirat e llupësit u plotësuan.Ai u zhyt me kokë në ëmbëlsira dhe hëngri derisa ... i plasi barku me një zhurmë të frikshme.Mbi tavolinë kishin mbetur vetëm 2 torta me akullore, 2 pjata me kadaif dhe 2 copë çokollata.-Sa ëmbëlsira hëngri bullafiqi para se të pëlciste?

6.Gjirafa me kravatë dëshironte t’i dhuronte një tufë me lule të dashurës së tij. Shkoi te një luleshitës dhe përgatiti një tufë me 3 trëndafila të kuq,6 Margarita,2 luledielli dhe10 tulipanë të verdhë.Gjirafa, sapo e mori dhuratën,i hëngri të gjitha lulet me një të hapur të gojës.-Sa lule përtypi gjirafa e dashuruar?

7.Një thithëlopë shkoi për të blerë te dyqani i miut. Ngaqë ajo nuk kishte para,për çdo gjë që do të blinte do ti jepte miut disa kokrra arra.-Sa kushtojnë ato vazot me reçel?-e pyeti thithëlopa miun.-Tri arra secila,-u përgjigj miu.-Më jep 6 vazo. Po brumbujt?-Kemi një ofertë speciale:5 arra çifti.-Më jep 2 çifte. Po këto çokollatat e vogla?-Ato janë dhuratë.-Atëherë 2,sa për t’i provuar.-Sa arra i dha thithëlopa miut?

8.Portieri i skuadrës sonë ka qenë gjithmonë humbës , por në ndeshjen e sotme ai i skuadrës kundërshtare ishte më keq. Gjatë ndeshjes u shënuan 18 gola, ne shënuam dyfishin e golave të kundërshtarëve. -Sa gola pësoi portieri ynë?

9.Në Botën e Çudirave vogëlushja Liza takoi letrat e mbretëreshës : 13 zemra , 13 rombe, po aq lule , po aq edhe gjethe. Por kur ajo dhe Jolly gaztor po i numëronin, i ngatërruan të gjitha.-Sa letra ishin në Botën e Çudirave?

Page 19: DITURIA - immi.se · arsimit, letërsisë dhe shkencës shqiptare, që më 1 shtator të vitit 1961, me detyrën e kryeredaktorit të parë, bëri të niste jetën gazeta me emrin

19

ANEKDOTAT SHQIPTARE

Anekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanas në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë), arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë të vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe “Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Demaku.

BAÇICÀ E, PADOKSHME. Ishin kan,mledhë tri gra tu kroni me mushë uj. Dy rejat t’ujdisne e t’ngjyene, veshë e mathë mirë, e njâ jo e lane, jo e veshne e koxha si plakë. E vesin kto dy shoqet ma t’reja:A ti je zoj ë shpij e a?,Po, une.A ti je baçicë a?Po, une jam baçiçë.Po çfarë baçi je kqyr ti kur s’je e zoja me e veshë trupin tân?Pse s’di m’u ujdisë une si ju m’u lye e m’u cinglue sikur ju, pasha vllaznine, kur e marr vedrën e i ungjna, lopës tu gjini pikë tamli s’ja la nbark, pa ja nxierr per ledinë.

Qitma, zot nji kalë Ish kanë ni drumtar kah shkon vetun për sheher. Dikur po e sheh ni perpjetze e po thot:- Qitma, zot, ni kali e t’e kapercej qeket perpjetze terin’qat koder se jamë lodhë e kputë.Nuk shkon nja pesdhet hapa e zatetet n’ni zabit t’mretit. Zabitit i kish pjellë atkija. Mazi i vogël nuk mujke me ec e abiti me pritë s’kish vakt. Kur e pa zabiti drumtarin, i tha:- paja kha !Drumtari ju afrue.- Kape kët maz, qite n’shpinë se s’po munet me ecë e qitma n’kodër.- Vallahi jum lodh e smuj, - i tha drumtari.Zabiti e qiti alltinë, e drejtoi e i tha- Kape mazin qite n’shpin se t’vrava.S’pat qka me ba drumtari, e ngarkoi mazin n’shpinë. Po i ngjitet kodres përpjet me gjith maz e po flet me veti:- Hej, more zot, une t’thash: ,,Qitma I kali t’I hipi n’shpin e t’dal n’kodër”, se jo me m’hyp mue kali në shpin e me qit une kalin n’kodër !

Page 20: DITURIA - immi.se · arsimit, letërsisë dhe shkencës shqiptare, që më 1 shtator të vitit 1961, me detyrën e kryeredaktorit të parë, bëri të niste jetën gazeta me emrin

Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku; [email protected] redaktues:Rrahmon Jashari, [email protected]; Lena Liden, [email protected];Bahtir Latifi; [email protected];Hakif Jashari; [email protected], Griselda HallulliBashkëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,[email protected]; Adresa e redaksisë,Revista Dituria,CO/Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr 20, 503 07 Borås, Suedi [email protected] Diturinë mund ta lexoni edhe ne internet: http://www.dituria.se/ dhe ne www.immi.se/tidskrifter/dituria

20

REVISTË MUJORE, PËR FËMIJË, TË RINJ DHE PRINDËR “DITURIA”