![Page 1: Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit të tyre](https://reader036.vdocuments.net/reader036/viewer/2022082212/5a674d157f8b9a8a378b459b/html5/thumbnails/1.jpg)
DETYRË NR. 2 – TREMUJROI I DYTË
LËNDA: Gjeografi
TEMA: Album fotografik me lloje të ndryshme
liqenesh bazuar me origjinën e formimit të tyre
PUNOI:
#MesueseAurela Ese Dhe Projekte Per Studentet
![Page 2: Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit të tyre](https://reader036.vdocuments.net/reader036/viewer/2022082212/5a674d157f8b9a8a378b459b/html5/thumbnails/2.jpg)
Liqene quhen masa ujore që zënë për një kohë të gjatë gropa të
mbyllura dhe që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me detin. Ato
formohen kur ardhja e ujit është më e madhe sesa sasia që largohet.
Liqenet mund të furnizohen prej: reshjeve; ujërave rrjedhëse;
burimeve nëntokësore; ujërave të përftuara nga shkrirja e borës dhe e
akullnajave etj. Liqenet mund të jenë me rrjedhje, kur e dershinujin e
tyre në det, ose pa rrjedhje, kur uji i tyre nuk shkarkohet në det.
Liqenet ndryshojnë nga
njëri-tjetri në bazë të
mënyrës së formimit të tyre.
Ato ndahen në liqene
artificiale, tektonike.
vullkanike, akullnajore,
karstike dhe bregdetare.
![Page 3: Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit të tyre](https://reader036.vdocuments.net/reader036/viewer/2022082212/5a674d157f8b9a8a378b459b/html5/thumbnails/3.jpg)
Liqenet artificiale krijohen nga veprimtaria e njeriut, për
qëllime ekonomike (hidroenergji, ujitje, peshkim, turizëm,
transport ujor) dhe mjedisore (për zbutjen e klimës dhe
pastrimin e ajrit).
LIQENI I TIRANËS (artificial)
Tiranë, Shqipëri
![Page 4: Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit të tyre](https://reader036.vdocuments.net/reader036/viewer/2022082212/5a674d157f8b9a8a378b459b/html5/thumbnails/4.jpg)
Liqenet tektonike formohen nga mbushja me ujë e gropave
tektonike. Ato janë të thella dhe me shpate pothuajse të
drejta.
LIQENI BAJKAL (tektonik) LIQENI I OHRIT (tektonik)
Rusi (në Jug të Siberisë) Ohër, Maqedoni
![Page 5: Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit të tyre](https://reader036.vdocuments.net/reader036/viewer/2022082212/5a674d157f8b9a8a378b459b/html5/thumbnails/5.jpg)
Liqenet vullkanike formohen nga mbushja me ujë e
kratereve të vullkaneve të shuara dhe dallohen për formën
e tyre rrethore.
LIQENI TOBA (vullkanik)
Indonezi (në ishullin Sumatra)
![Page 6: Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit të tyre](https://reader036.vdocuments.net/reader036/viewer/2022082212/5a674d157f8b9a8a378b459b/html5/thumbnails/6.jpg)
Liqenet akullnajore formohen nga uji i përftuar prej
shkrirjes së akujve në një grope akullnajore. Ato kanë
formë jo shumë të rregullt dhe të përzgjatur, të krijuar nga
pasha dhe veprimi gërryes i akullnajës.
LIQENET E MËDHA (akullnajor) LIQENI I LURËS (akullnajor)
Rila, Bullgari Lurë, Shqipëri
![Page 7: Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit të tyre](https://reader036.vdocuments.net/reader036/viewer/2022082212/5a674d157f8b9a8a378b459b/html5/thumbnails/7.jpg)
Liqenet karstike formohen nga mbushja me ujë e gropave
karstike.
LIQENI I DUMRESË (karstik)
Dumre, Shqipëri
![Page 8: Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit të tyre](https://reader036.vdocuments.net/reader036/viewer/2022082212/5a674d157f8b9a8a378b459b/html5/thumbnails/8.jpg)
Liqenet bregdetare (lagunore) formohen si rezultat i
veçimit me rripa toke të një gjiri bregdetar. Gjatë
baticë-zbaticave, uji i tyre komunikon me detin përmes
kanaleve lidhëse.
LIQENI I BUTRINTIT (bregdetar)
Sarandë, Shqipëri