UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS
FAKULTETI I BUJQËSISË DHE MJEDISIT
DEPARTAMENTI I MBROJTJES SË BIMËVE
Guida
CIKLI I PARË I STUDIMEVE_Bachelor
në “Inxhinieri Agrare”, Profili: “Mbrojtje Bimësh”
Tetor 2018
2
PËRMBAJTJA
I. Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT), Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit (FBM) .............. 3
II. Informacioni kryesor për Departamentin e Mbrojtjes së Bimëve (DMB) ........................... 4
III. Misioni i Programit të Studimit ................................................................................................ 5
IV. Qëllimi dhe Objektivat ............................................................................................................... 5
V. STAFI AKADEMIK DHE NDIHMES AKADEMIK ............................................................. 7
VI.KURRIKULA BACHELOR “Mbrojtja Bimeve” ..................................................................... 8
VII. MODULET, ECTS, INFORMACIONE, STAFI AKADEMIK, PËRMBLEDHJE
DHE REZULTATET E TË NXËNIT ............................................................................................ 11
3
I. Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT), Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit (FBM)
Universiteti Bujqësor i Tiranës është universiteti më i vjetër në Shqipëri. Ai është themeluar më 1
Nëntor 1951 si Instituti i Lartë Shtetëror Bujqësor, dhe më tej i është akorduar statusi i Universitetit
Bujqësor të Tiranës. UBT është qendra e vetme e arsimit të lartë në Shqipëri me fokus në fushën e
bujqësisë, pyjeve, bioteknologjisë dhe ushqimit si dhe të veterinarisë, me mision edukimin, kërkim
shkencor dhe transferimi i njohurive.
UBT në vite është transformuar në një nga institucionet më të rëndësishme në fushat e tij unikale.
UBT është i organizuar në 5 Fakultete: Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, Fakulteti i Ekonomisë dhe
Agrobiznesit, Fakulteti i Bioteknologjise dhe Ushqimit, Fakultetiti Shkencave Pyjore dhe Fakulteti i
Mjekësisë Veterinare.
Fakulteti i Agronomisë u krijua që me themelimin e ILB të Tiranës, më 1 Nëntor 1951. Ai përfaqëson
strukturën e parë mësimore universitare në fushën e bujqësisë. Ditën e krijimit, në auditorët e këtij
fakulteti u ulën studentët e parë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit. Personeli pedagogjik në atë
kohë, përbëhej nga pedagogë rusë dhe shqiptarë. Brezi i parë i studentëve u diplomua me diplomën e
agronomit, në Qershor të vitit 1955. Në vitin 1961 e në vazhdim, degën e Agronomisë së
Përgjithshme e pasuan degë të reja si ajo e Zooteknisë, Frutikulturës, Frutikulturë - Perimeve dhe e
Mbrojtjes së Bimëve. Në vitin akademik 1963-64 u hap dega e Ekonomistëve të Planit për bujqësinë,
e cila qëndroi brenda strukturave të këtij fakulteti.
Ndryshimet rrënjësore politike e social-demokratike që nisën në fund të vitit 1990, diktuan nevojën e
ristrukturimit dhe reformimit të Fakultetit të Bujqësisë dhe të Fakultetit të Ekonomisë. Ky proces, u
mbështet nga projekte të ndryshme ndërkombëtare, në vitin 1994 u riorganizua Fakulteti i Bujqësisë,
si rrjedhojë e bashkimit të Fakultetit të Agronomisë, Fakultetit të Ekonomisë Agrare dhe Degës së
Zooteknisë, si edhe filloi procesi i reformimit të tij. Aspektet kryesore të këtij procesi mund të
përmblidhen si më poshtë: ndryshimi i kurrikulave dhe programeve mësimore në të gjitha
departamentet, rritja e fleksibilitetit të kurrikulave dhe e përafrimit të tyre me fakultetet analoge,
mundësia e transferimit të studimeve nga mjaft studentë që shkonin jashtë vendit, fuqizimi i bazës
laboratorike, ndonëse edhe sot ka mangësi të infrastrukturës, gjallërimi i kërkimit shkencor përmes
pjesëmarrjes së pedagogëve në studime të përbashkëta, në projekte apo programe të Komunitetit
Evropian, përgatitja e stafit akademik për të përballuar kërkesat e kurrikulave të reja, përmirësimi i
strukturës menaxhuese në nivel fakulteti, vendosja e marrëdhënieve me shumë Universitete
Perëndimore.
4
II. Informacioni kryesor për Departamentin e Mbrojtjes së Bimëve (DMB)
(https://sites.google.com/a/ubt.edu.al/departamenti-i-mbrojtjes-se-bimeve/rreth-nesh-about-us/home)
Mbrojtja e Bimëve si strukturë e veçantë mësimore dhe shkencore u formua në vitin 1964. Dhe ka
bashkëshoqëruar evolimin e Institutit të Lartë Bujqësor (sot Universiteti Bujqësor i Tiranës) në
formën e një katedre me degë të veçantë të Fakultetit të Agronomisë ku studentët diplomoheshin me
titullin e Agronomit të Mbrojtjes së Bimëve. Deri në fillim të viteve 90-të Katedra e Mbrojtjes së
Bimëve ka funksionuar me dy grupime lëndësh të veçanta: ato të Fitopatologjisë dhe ato të
Entomologjisë me 8 pedagogët efektiv të brëndshëm dhe disa të jashtëm.
Në vitin 1994 Mbrojtja e Bimëve u inkuadrua në Departamentin e Hortikulturës dhe Mbrojtjes së
Bimëve nga ku studentët diplomoheshin në Hortikulturë dhe Mbrojtje Bimësh.
Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve u formua me vendimim të KM nr. 515 të Korrikut 2006, me anë
të cilit Instituti i Mbrojtjes së Bimëve në Durrës tranferohet dhe vihet në vartësi të Universitetit
Bujqësor me potencialin njerëzor dhe asetet e tij. Kjo strukturë së bashku me Seksionin e Mbrojtjes së
Bimëve të Fakultetit të Bujqësisë në UBT, çuan në formimin e Departamentit të Mbrojtjes së Bimëve,
me vendim të Senatit të UBT në Dhjetor të vitit 2006.
Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve fillon të funksionojë si strukturë bazë në kuadrin e ristrukturimit
të fakulteteve të ndryshme të UBT- së dhe më konkretisht nën suazën e Fakultetit të Bujqësisë dhe
Mjedisit. Formimi i Departamentit të Mbrojtjes së Bimëve krijoi kushtet e nevojshme dhe të
përshtashme për studime më cilësore. Kjo u mbështetet në faktin e trajnimeve afat shkurtër,
afatmesëm dhe afatgjatë të të gjithë stafit akademik dhe kërkimor shkencor brenda dhe jashtë vendit.
Botimi i disa teksteve mësimore dhe leksioneve të shtypura për studentët, vënia në funksionim e
laboratorëve në disa disiplina si Mykologji, Bakterologji, Virusologji, Entomologji, Nematologji,
Akaralogji etj., përbëjnë bazën teorike dhe zbatuese të Departamentit. Në këtë kuadër vizioni i
Departamentit të Mbrojtjes së Bimeve është të përgatisë specialistë të lartë dhe të kualifikuar në të tre
nivelet e shkollimit të aftë për ti shërbyer bujqësisë Shqiptare dhe që të jenë konkurues në tregun
Evropian të punës. Sot, Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve është i përbërë prej 25 anëtarë; 14
personel akademik (6 Prof.Dr., 3 Prof.As.Dr, 5 Dr.) dhe 11 personel ndihmës akademik.
5
III. Misioni i Programit të Studimit
Synon t’u ofrojë studentëve njohuri të qëndrueshme për fushën e Mbrojtjes së Bimëve. Studentët do të
marrin njohuri teorike të konsoliduara, si edhe njohuri bazë laboratorike dhe praktike lidhur me to.
Njohuritë e thelluara të përvetësuara nëpërmjet këtij programi për fusha të tilla si: fitopatologji,
entomologji bujqësore, mennaxhimi i produkteve të mbrojtjes së bimëve, menaxhimi i integruar
parazitëve, kontrolli biologjik, etj.
Ju jep mundësinë të diplomuarve, që të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve teknike dhe
ekonomike në fushën e bujqësisë, në funksion të mbrojtjes së prodhimit bujqësor të qëndrueshëm në
kuadrin e menaxhimit të integruar të shëndetit të bimëve.
IV. Qëllimi dhe Objektivat
Pergatitja e specialistëve dhe kërkuesve Agronomë në fushën e mbrojtjes së bimëve, të cilët do të jenë
në gjendje të drejtojnë me kompetencë implementimin e paketave të kontrollit të integruar të
parazitëve të kulturave bujqësore, duke garantuar jo vetëm mbrojtjen e prodhimit bujqësorë, por edhe
përdorimin e produkteve të mbrojtjes së bimëve, në norma sa më të ulta, për të garantuar një mjedis
bujqësorë sa më të pastër, si kërkesë e domosdoshme në kuadrin e sigurisë ushqimore. Gjithashtu,
garantohen specialistë të aftë për të shërbyer në administratën publike, në fushën e kërkimit shkencor
bujqësor, si dhe në institucionet akademike të fushës së bujqësisë.
Objektivat specifikë të Programit janë:
Pergatitja e specialistëve dhe kërkuesve Agronomë në fushën e mbrojtjes së bimëve, të cilët
do të jenë në gjendje të drejtojnë me kompetencë implementimin e paketave të kontrollit të integruar
të parazitëve të kulturave bujqësore, në të gjitha njësitë ekonomike, qofshin ato private apo publike, të
cilët do të jenë të aftë të punojnë në fermat prodhuese, në administratën publike, në fushën e kërkimit
shkencor bujqësor si edhe në institucionet akademike të fushës së bujqësisë.
Njohuritë e thelluara të përvetësuara nëpërmjet këtij programi për fusha të tilla si:
fitopatologji, entomologji bujqësore, mennaxhimi i produkteve të mbrojtjes së bimëve, menaxhimi i
integruar parazitëve, kontrolli biologjik, etj., ju jep mundësinë të diplomuarve, që të kontribuojnë në
zgjidhjen e problemeve teknike dhe ekonomike në fushën e bujqësisë, në funksion të mbrojtjes së
prodhimit bujqësor të qëndrueshëm në kuadrin e menaxhimit të integruar të shëndetit të bimëve.
Sistemi i njohurive të thelluara që ofrohet nga ky program dhe aftësitë që përfitojnë nëpërmjet
tij studentët e diplomuar, ju jep atyre mundësinë, për ndjekjen e studimeve në nivele të tjera që lidhen
me kërkimin aplikativ dhe fondamental në shkencat bujqësore, duke rritur kështu mundësitë e
karrierës së tyre profesionale në shumë fusha.
Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe aftësitë që përfitojnë nëpërmejt tij
studentët e diplomuar, ju jep atyre mundësinë, për ndjekjen e studimeve të cilkit të dytë dhe më tej,
duke rritur kështu mundësitë e karrierës së tyre profesionale në fushën e bujqësisë.
6
Miremenaxhimin e shëndetit të bimëve në fermat bujqësore, duke kontribuar në zhvillimin
komuniteteve rurale në vend.
Të sjellë kërkimin bujqësor dhe kërkuesit e institucioneve të bujqësisë, me afer fermerëve dhe
hapësirave rurale.
Të përafrohet kurrikula e Departamentit të Mbrojtjes së Bimëve me atë të departamenteve
analoge të universiteteve më të mira të vendeve të zhvilluara në fushën e bujqësisë dhe veçanërisht në
fushën e mbrojtjes së bimëve.
Të krijohen mundësitë për të tërhequr në këtë program studimi sa më shumë studentë me
rezultate të larta brenda UBT-së por edhe jashtë tij.
7
V. STAFI AKADEMIK DHE NDIHMES AKADEMIK
Nr Emër, Mbiemër Grada/
Titulli Adresa Specialiteti
Funksioni dhe
pozicioni
pedagogjik i tij
1. Mariana Nikolli Prof.Asc.Dr. [email protected] Matematiciente Profesor
2. Ariola Devolli Dr. [email protected] Kimiste Lektor
3. Edlira Shahinasi Dr [email protected] Kimiste Lektor
4. Merita Stafasani Msc. [email protected] Kimiste Lektor
5. Spiro Grazhdani Prof.Dr. [email protected] Fizikant Profesor
6. Gladiola Malollari Msc. [email protected] Fizikant Lektor
7. Lirika Kupe Prof.Asc.Dr. [email protected] Biologe Profesor
8. Stela Ruci Dr. [email protected] Biologe Lektor
9. Spase Shumka Prof.Dr [email protected] Biologe Profesor
10. Erion Mamoci Dr. [email protected] Inxhinjer agrar Lektor
11. Arjan Shumeli Prof.Asc.Dr. [email protected] Gjuhe angleze Profesor
12. Luljeta Mine Prof.Dr [email protected] Gjuhe angleze Lektor
13. Alma Imeraj Prof.Asc.Dr. [email protected] Biologji Profesor
14. Marsela Alikaj Dr.Doc. [email protected] Biologji Kimi Lektor
15. Valentina Arapi Prof.Dr. [email protected] Kimi Profesor
16. Brunilda Gjini Dr. [email protected] Matematike Lektor
17. Mimiza Koka Prof.Asc.Dr. [email protected] Ekonomi Profesor
18. Ilir Kristo Prof.Dr. [email protected] Agronomi Profesor
19. Pëllumb Harizaj Prof.Asc.Dr. [email protected] Agronomi Profesor
20. Petrit Dobi Prof.Asc.Dr. [email protected] Zootekni Profesor
21. Alma Llambiri Dr. [email protected] Zootekni Lektore
22. Denis Ҫela [email protected] Shkenca Politike
e sociale
Lektor
23. Fatos Harizaj Prof.Dr. [email protected] Biokimi Profesor
24. Valdete Vorpsi Prof.Dr. [email protected] Biologe Profesor
25. Alban Ibraliu Prof.Dr. [email protected] Biolog Profesor
26. Përparim Laze Prof.Dr. [email protected] Agronom Profesor
27. Jorgji Stasa Doc. [email protected] Inxhinjer gjeodet Lektor
28. Ilir Kristo Prof.Dr. [email protected] Agronomi Profesor
29. Fatbardh Sallaku Prof.Dr. [email protected] Agronomi Profesor
30. Romina Koto Dr. [email protected] Menaxhim Lektor
31. Erta Dodona Prof.Asc.Dr. [email protected] Biologe Profesor
32. Ardian Maçi Prof.Dr. [email protected] Agronom Profesor
33. Liri Miho Prof.Asc.Dr. [email protected] Agronom Profesor
34. Foto Kashta Prof.Dr. [email protected] Agronom Profesor
35. Glenda Sallaku Prof.Asc.Dr. [email protected] Inxhinjeri agrare Profesor
36. Gjok Vuksani Prof.Asc.Dr. [email protected] Agronomi Profesor
37. Bari Hodaj Prof.Dr. [email protected] Agronom Profesor
38. Thanas Ruci Prof.Dr. [email protected] Agronom Profesor
39. Shpend Shahini Prof.Dr. [email protected] Agronom Profesor
40. Ndoc Vata Dr. [email protected] Agronom Lektor
41. Myzejen Hasani Prof.Dr. [email protected] Agronom Profesor
42. Skender Varaku Prof.Dr. [email protected] Agronom Profesor
43. Maks Meçe Prof.Asc.Dr. [email protected] Ekonomist Profesor
44. Ilir Tomorri Dr. [email protected] Ekonomist Lektor
45. Natasha Duraj Prof.Dr. [email protected] Agronom Profesore
46. Ejup Ҫota [email protected] Agronom Profesore
47. Adnand Ramadhi Dr [email protected] Agronom Lektor
48. Dhurata Shehu Dr. [email protected] Agronom Lektor
49. Florie Rexha Dr. [email protected] Inxhinjeri agrare Lektor
50. Ajten Berxolli Dr. [email protected] Inxhinjeri agrare Lektor
51. Hekuran Vrapi Dr. [email protected] Agronomi Specialist
52. Fitnete Kazani [email protected] Agronomi Specialiste
8
53. Belinda Bardhi [email protected] Inxhinjeri agrare Laborant
54. Liliana Jani [email protected] Inxhinjeri agrare Laborant
55. Evanthi Minguli [email protected] Agronomi Specialist
56. Mira Goga [email protected] Agronomi Laborant
57. Lubjana Cami [email protected] Kimi Laborant
58. Suzana Boriçi [email protected] Mesme
teknologjike
Laborant
VI.KURRIKULA BACHELOR “Mbrojtje Bimësh"
Nr Modulet Orë
fizike
Orë gjithsej Kre
dite
Pedagogu
(E.M., Gr. Tit.) Tot. Lex. Sem.
1 Matematikë 4 60 30 30 6 Marjana Nikolla,
Prof.Asc. Dr.
2 Kimi Inorganike 3 45 30 15 4 Edlira Shinasi , Dr
3 Fizikë dhe meteorologji 4 60 30 30 6 Alma Imeraj, Prof. Dr.
4 Botanikë e Përgjithshme 3 45 30 15 4 Stela Ruci, Msc
5 Biologji & Mikrobiologji 6 90 45 45 7 Arjana Fejzaj,
Prof.asc.Dr
6 Gjuhë e huaj 2 30 0 30 2 Luljeta Mine
TOTALI 22 330 165 165 29
Viti I, Semestri II (2)
Nr Modulet Orë
fizike
Orë gjithsej Kre
dite
Pedagogu
(E.M., Gr. Tit.) Tot. Lex. Sem.
1 Botanikë Sistematike 3 45 30 15 4 Alma Imeraj,
Prof.Ass.Dr.
2 Kimi Organike 3 45 30 15 4 Valentina Arapi, Prof.
Dr.
3 Informatikë e Aplikuar 3 45 15 30 4 Brunilda Gjini, Dr.
4 Bazat e Ekonomisë 3 45 30 15 4 Veli Hasanmema,
Msc.
5 Bazat e Prodhimit Bimor 3 45 30 15 5 Ilir Kristo, Prof.Dr.
6 Bazat e Prodhimit Shtazor 3 45 30 15 5 Lumturi Papa,
Prof.Dr.
7 Sociologji 2 30 15 15 3 Agim Muçaj, Prof. Dr
8 Gjuhë e huaj 2 30 0 30 2 Luljeta Mine
TOTALI 22 330 180 150 31
Viti II, Semestri I (3)
Nr Modulet Orë
fizike
Orë gjithsej Kre
dite
Pedagogu
(E.M., Gr. Tit.) Tot. Lex. Sem.
1 Biokimi 4 60 30 30 6 Valdete Vorpsi, Prof.
Dr.
9
2 Gjenetikë 4 60 30 30 6 Alban Ibraliu, Prof.
Dr.
3 Hidraulika Bujqësore
&Topografia
6 90 45 45 7 Përparim Laze,
Prof.Dr.;
Jorgji Stasa, Dr.
4 Toka e Menaxhimi i saj 4 60 30 30 6 Ilir Kristo, Prof. Dr.
5 Ekologji 4 60 30 30 6 Albert Kopali, Prof.
Dr.
TOTALI 22 330 165 165 31
Viti II, Semestri II (4)
Nr Modulet Orë
fizike
Orë gjithsej Kre
dite
Pedagogu
(E.M., Gr. Tit.) Tot. Lex. Sem.
1 Fiziologji 4 60 30 30 6 Erta Dodona, Prof.
As.Dr.
2 Të Ushqyerit e Bimëve 4 60 30 30 6 Adrian Maci, Prof. Dr.
3 Bimë Arash 4 60 30 30 5 Foto Kashta, Prof. Dr.
4 Perime-Lule 4 60 30 30 6 Glenda Sallaku, Prof.
As. Dr.
Gjok Vuksani,
Prof.As.Dr.
5 Pemtari 4 60 30 30 6 Petrit Rama, Prof.Dr.
TOTALI 20 315 165 150 29
Viti III, Semestri I (5)
Nr Modulet Orë
fizike
Orë gjithsej Kre
dite
Pedagogu
(E.M., Gr. Tit.) Tot. Lex. Sem
.
1 Pemtari 4 60 30 30 5 Petrit Rama, Prof.Dr.
2 Menaxhim Parazitësh 6 60 30 30 5 Thanas Ruci, Prof. Dr.
Shpend Shahini, Prof.
Dr.
3 Mekanizimi në Mbrojtjen
e Bimëve
4 60 30 30 5 Pirro Veizi, Prof.Ass.
Dr.
4 Fitopatologji Bujqësore 4 60 30 30 5 Myzejen Hasani, Prof.
Dr.
5 Entomologji Bujqësore 4 60 30 30 5 Shpend Shahini, Prof.
Dr.
6 Barishtet e Këqia 3 45 30 15 4 Skënder Varaku, Prof.
Dr.
TOTALI 25 345 180 165 29
Viti III, Semestri II (6)
Nr Modulet Orë
fizike
Orë gjithsej Kre
dite
Pedagogu
(E.M., Gr. Tit.) Tot. Lex. Sem.
1 Drejtim Ferme 3 45 30 15 4 Ilir Tomorri, Dr.
2 Mod.me Zgjedhje 3 45 30 15 4
3 Mod. me Zgjedhje 3 45 30 15 4
4 Mod. me Zgjedhje 3 45 30 15 4
10
5 Mod. me Zgjedhje 3 45 30 15 4
6 Prakt. Profesionale. 6
7 Mbrojtja e Dipllomës 5
TOTALI 15 225 150 75 31
Module me zgjedhje
Nr Modulet Orë
fizike
Orë gjithsej Kre
dite
Pedagogu (E.M., Gr. Tit.) Tot. Lex
.
Sem.
1
Sem + Demt të B .Arave 3 45 30 15 4 Natasha Duraj, Prof. Dr.
Myzejen Hasani, Prof.
Dr.
2 Sëm + Dëmt të Perime 3 45 30 15 4 Thanas Ruci, Prof. Dr.
Natasha Duraj, Prof. Dr.
3
Sem. + Dëmt të P.Frutore 3 45 30 15 4 Rexhep Uka Prof. Ass.
Dr., Myzejen Hasani,
Prof. Dr.
4
Sem. + Dëmt. e Pasvjeljes 3 45 30 15 4 Skender Varaku, Prof.
Dr. Ejup Çota, Prof. Ass.
Dr.
5 Sem. + Dëmt të B. Aromat 3 45 30 15 4 Thanas Ruci, Prof. Dr.
Natasha Duraj, Prof. Dr.
6
Sem. + Dëmt. B. zbukuruese 3 45 30 15 4 Skender Varaku, Prof.
Dr. Ejup Çota, Prof. Ass.
Dr.
7
Sem. + Dëmt. B. Subtropik 3 45 30 15 4 Shpend Shahini Prof. Dr.
Thanas Ruci, Prof. Dr.
8
Sem. + Dëmt. B. Pyjore 3 45 30 15 4 Harallamb Paçe
Prof.Asc. Dr.
Ejup Çota, Prof. Ass. Dr.
9 Drejtim ferme 3 45 30 15 4 Maks Meçe Prof.Dr
10 Teknologjia e Prodhimit të
farës
3 45 30 15 4 Ndoc Fasllia Prof.Dr.
11 Ekonomi dhe Exstension
bujqesor
2 30 15 15 4 Xhevaire Dulja,
Prof.Asc.Dr.
12 Menaxhimi i karierës 2 30 15 15 4 Joli Korita Dr.
11
VII. MODULET, ECTS, INFORMACIONE, STAFI AKADEMIK, PËRMBLEDHJE
DHE REZULTATET E TË NXËNIT
1. Matematikë 6 ECTS
Prof.Ass.Dr. Marjana Nikolla
Ngarkesa: 6 (gjashtë), 60 orë, 30 me 30
Tipologjia e lëndës: A, lëndë bazë
Lloji i lëndës: e detyrueshme
Kodi i lëndës: BM11KP001
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: [email protected]
Moduli synon të njohë studentin me konceptet dhe metodat bazë matematike për përdorimin e tyre në
lëndët e specialitetit. Synon që, studenti të mund të zbatojë metodat matematikore për zgjidhjen e
problemeve të ndryshme në fusha të ndryshme të studimit të tij.
Moduli ka gjithashtu si qëllim të aftësojë studentët të zgjidhin ushtrimet dhe problemet nga fusha e
analizes matematike si; limiti i vargut numerik dhe i funksionit, të studiojë vazhdueshmërinë,
derivueshmërinë, variacionin dhe integrueshmërinë e funksionit, ekuacionet diferenciale, seritë
numerikesi dhe aplikimete tyre në analizën statike krahasuese dhe problemeve të optimizimit.
Moduli synon të njohë studentin me principet dhe teknikat fondamentale te Teorisë së Probabilitetit e
StatistikësMatematike.
Të aftësojë studentët në lidhje me grumbullimin, eksplorimin e të dhënave (përshkrimi dhe
përmbledhja e tyre), vlerësimin e statistikave të panjohura të popullatës, ngritjen e prognozave,
testimin e hipotezave statistikore si dhe percaktimin e lidhjeve statistikore ndermjet madhesive te
rastit.
2. Kimi Inorganike 4 ECTS
Dr Ariola Devolli
Dr. Merita Stafasani
Dr. Edlira Shahinasi
Ngarkesa: Kredite 4; Gjithsej 45 orë: Leksione 30 dhe Seminare 15.
12
Tipologjia e lëndës: A, Lëndë bazë
Lloji i lëndës: E detyrueshme
Kodi i lëndës: BM11KP002
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: [email protected] ; [email protected]
Nëpërmjet programit të këtij moduli studentet do të përfitojnë informacionin e nevojshëm që
lidhen me një sërë problemesh si :
Teoritë e ndërtimit të atomit. Parimet kryesorë të mekanikës kuantike.
Ligji dhe sistemi periodik.
Energjia e jonizimit dhe elektronegativiteti. Lidhja kimike.
Ligjet kryesore të gazeve.
Koncepte të përgjithshme të energjetikës kimike.
Kinetika dhe shpejtësia e reaksioneve kimike. Kataliza.
Ekuilibri kimik si dukuri dinamike.
Klasifikimi i sistemeve të shpërbërë. Tretshmëria e substancave. Përqendrimi i tretësirave.
Elektrolitët. Karakteri acid dhe bazik i substancave. Produkti jonik i ujit dhe treguesi hidrogjenor
(pH).
Hidroliza e kripërave dhe përcaktimi i konstantes së hidrolizës. Përcaktimi i kapacitetit
buferik. Konceptet dhe vetitë bazë të elementeve të grupeve A dhe B.
Pas përfundimit të këtij moduli studenti duhet të jetë në gjendje:
Të japë një përshkrim të aspekteve bazë të Kimisë së Përgjithshme dhe Inorganike.
Të interpretojë grumbullimin e të dhënave nisur nga aspektet e përgjithshme teorike.
Të përcaktojë vetitë fizike dhe kimike në aspektin teorik.
Të jetë i aftë të zgjidhë probleme që lidhen me aspektet kimike në fushat e tyre të studimit.
Të fitojë shprehitë e para të një pune të pavarur në laborator.
3. Fizikë dhe meteorologji 6 ECTS
Prof.Dr. Spiro Grazhdani
Msc. Gladiola Malollari
Ngarkesa: Kredite 6; Gjithsej 60 orë: Leksione 30 dhe Seminare 30.
Tipologjia e lëndës: A, Lëndë bazë
13
Lloji i lëndës: E detyrueshme
Kodi i lëndës: BM12KP003
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: [email protected]
Përmes këtij programi mësimor synohet përvehtësimi nga ana e studentëve të ligjësive dhe
metodave bazë të fizikës dhe meteorologjise, me qëllim formimin e bazës teorike të
nevojshme për shumë disiplina të tjera që zhvillohen në këtë Departament, në aftësimin
praktik të tyre në përdorimin e aparaturave, në kryerjen e eksperimenteve, në paraqitjen e
rezultateve dhe vlerësimin e gabimeve.
4. Botanikë e Përgjithshme 4 ECTS
Prof.Ass.Dr. Lirika Kupe
Dr. Stela Ruci
Ngarkesa: 4 (Katër), 45 orë, 30 me 15
Tipologjia e lëndës: A. Lëndë e formimit të përgjithshëm
Lloji i lëndës: E detyrueshme
Kodi i lëndës: BM11KP004
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: [email protected]; [email protected]
Nëpërmjet programit të lëndës studentët do të gjejnë informacionin e nevojshëm për një numër
çështjesh të lidhura me objektin dhe degët e studimit të botanikës. Ndërtimin dhe origjinën e
organeleve qelizore. Ciklin jetësor të qelizës bimore. Ndarjen qelizore, strukturën e murit qelizor.
Klasifikimin e indeve bimore bazuar në origjinë, strukturë morfologjike dhe funksion. Karakteristikat
e ndryshme të indeve. Sistemin rrënjor, morfologjinë dhe anatominë e rrënjës. Gungëzat dhe
mikorizat. Elementët makromorfologjikë të kërcellit: sythat (klasifikimi dhe struktura), strukturat e
kërcellit dhe tipet e degëzimit, filotaksia. Strukturat anatomike të kërcellit monokotiledon, dikotiledon
(barishtor dhe drunor). Formacionet dytësore të gjimnospermëve dhe angjiospermëve. Ontogjenezën
dhe klasifikimin e gjethes bazuar tek morfologjia, strukturën anatomike dhe tipet funksionalë.
Riprodhimin e bimëve (vegjetativ, sekual dhe aseksual). Aspektet morfologjike dhe strukturore të
lules. Anatominë e komponentëve të saj. Ciklet e riprodhimit në bimët me lule. Mikrosporogjenezën,
megasporogjenezën. Pjalmimin dhe pllenimin tek angjiospermët dhe gjimnospermët. Fruti dhe farën.
Llojet, morfologjia dhe Të gjitha këto njohuri do të jenë një bazë e mirë për ecurinë e mëtejshme në
drejtim të njohjes së aspekteve biologjike të bimëve me interes ekonomik dhe mjedisor, dhe të
aktiviteteve praktike dhe strikte shkencore në fushën e menaxhimit të integruar, shumëfunksional dhe
të qëndrueshëm të bujqësisë dhe mjedisit.
14
5. Biologji & Mikrobiologji 7 ECTS
Prof.Dr. Spase Shumka
Dr. Erion Mamoci
Ngarkesa: 7 / 45:45
Tipologjia e lëndës: A
Lloji i lëndës: 7 / 45:45
Kodi i lëndës: BM12KP005
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: [email protected]; [email protected]
Qëllimi i këtij moduli është që të jap dhe transmetojë tek studentët ndjekës një pasqyrë të koncepteve
biologjike dhe për të fituar një vlerësim të rëndësisë që luan biologjia në jetën tonë dhe rolin e saj në
zhvillimin aktual dhe perspektiv ekonomiko-social.
Të kontribojë në edukimin e përgjithshëm të studentëve përmes përfshirjes së tyre në proceset
shkencore të hulumtimit dhe kërkimit, përvetësimin dhe të kuptuarit e kulturës biologjike.
Të inkurajojë studentët e degëve të bujqësisë dhe ushqimit drejt një përqasjeje shkencore,
përmes kuriozitetit dhe vetëpërfshirjes sipas:
(i) Studimit individual dhe iniciativës personale;
(ii) Punës në grup
(iii) Punës së orientuar në auditor
Të zhvillojë të kuptuarit e fakteve dhe parimeve të biologjisë.
Të përforcojë interesin e studentëve në zhvillimin e vlerësimeve të lidhura me natyrën e gjallë
dhe larminë e gjallesave.
Të synojë në krijimin e një vetëdije të zbatimit të njohuritë biologjike në shoqërinë moderne
në jetën personale, sociale, ekonomike, mjedisore, industriale, bujqësore, mjekësore, mbetjeve të
ngurta dhe ujërave të zeza, menaxhimin dhe kontekste të tjera teknologjike
Të zhvillojë tek studentët aftësinë për të realizuar vlerësime të ndryshme n ëlidhje me
problemet bashkëkohore në fushën e biologjisë, tendencave dhe kërkimeve të ndryshme.
Të marrin njohuritë e nevojshme mbi grupet e ndryshme sistematike (bakteret, kërpurdhat,
algat, protozoarët dhe viruset)
Të marrin njohuritë e përgjithshme mbi fiziologjinë (të ushqyerit, ndikimi i faktorëve
mejdisor në rritjen e tyre etj), metabolizmin dhe gjenetikën e mikroorganizmave
Të njihen me rolin e mikroorganizmave në mjedisin rrethues (ndikimin e tyre në ciklet
biogjen etj)
15
6. Gjuhë e huaj 2 ECTS
Prof.Ass.Dr. Arjan Shumeli
Ngarkesa: 60 orë, 30 / 30
Tipologjia e lëndës: D, lëndë plotësuese
Lloji i lëndës: E detyrueshme
Kodi i lëndës: BM11KP006
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: [email protected]
Programi i këtij moduli iu ofron studenteve një qasje te re ndaj mësimit te gjuhës angleze:
Gjuha Angleze për Qëllime Specifike. Kjo qasje merr ne fokus studentin dhe nevojat e tij specifike.
Moduli ka si synim zhvillimin e aftësisë së studenteve për të njohur, kuptuar dhe përdorur anglishten
profesionale në të dyja formatet: te folur dhe te shkruar. Gjithashtu, moduli synon të sigurojë një baze
solide për terminologjinë me qellim pasurimin e njohurive te anglishtes në fushën e Bujqësisë dhe
Mjedisit. Ky modul është i hartuar me qëllim që:
Të përmbushë standardet sipas Kuadrit te Përbashkët Evropian te Referencës për Gjuhet:
B2/C1.
T’u mundësoje studenteve përvetësimin e katër aftësive kryesore: te lexuarit, te shkruarit, te folurit
dhe te dëgjuarit me qellim rritjen e fjalorit teknik dhe shkencore te fushës, zhvillimin e aftësive
diskutuese dhe përmirësimin e aftësive prezantuese.
Te shprehurit ne mënyre te qarte dhe koncize te ideve në të folur dhe në të shkruar.
7. Botanikë sistemike 4 ECTS
Prof.Ass. Dr. Alma Imeraj
Dr.Doc. Marsela Alikaj
Ngarkesa: ; 45; 30:15
Tipologjia e lëndës: A, Lëndë e formimit bazë
Lloji i lëndës: E detyrueshme
Kodi i lëndës: BM11KP007
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: [email protected], [email protected]
16
Nëpërmjet programit të modulit "Botanika Sistematike", studentët do të fitojnë aftësitë dhe
informacionin e nevojshëm për disa çështje të lidhura me: Konceptet mbi taksonet, Klasifikimi i botës
bimore, Tiparet e përgjithshme të bimëve të ulëta, Cormophytet, Spermatofitet. Fanerogamet (bimet
me farë), Gymnospermae – (farë zhveshurat). Subfilumi Magnoliophyta (Angyospermae)- farë
veshurat. Klasifikimin mbi konceptet e reja evolutive. Analizë e familjeve me rëndësi bujqësore. Të
njihen me elementë të gjeobotanikës, Ekologjinë bimore. Analizë të faktorëve edafik, klimatik dhe
biotik. Fazat e lulëzimit të bimëve dhe aspekte sezonale të vegjetacionit. Fitosociologjia. Asosacionet
bimore. Dinamikën e vegjetacionit.
Në fund të modulit studentët duhet të kënë thelluar njohuritë në lidhje me historikun e nomenklaturës
botanike dhe evolucionin e botës bimore. Të njohin karakteristikat bazë të familjeve më kryesore të
florës së Shqipërisë dhe kryesisht atyre me impakte bujqësore. Të përdorin çelësa të përcaktimit të
bimëve për identifikimin e tyre. Të jenë të aftë të përgatisin herbarium.Të kuptojnë asosacionet
bimore të lidhura me klimën mesdhetare të vendit tonë
8. Kimi Organike 4 ECTS
Prof.Dr. Valentina Arapi
Ngarkesa: 4 (kater), 45 orë, 30 me 15
Tipologjia e lëndës: A, lëndë bazë
Lloji i lëndës: e detyrueshme
Kodi i lëndës: BM11KP008
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: [email protected]
Ky kurs ka për qëllim që studentët të njihen me strukturën dhe vetite e komponimeve organike,
nomenklaturën dhe reaktivitetin e grupeve funksionore të klasave të ndryshme të komponimeve
organike si: alkanet,cikloalkanet, alkenet, cikloalkenet, dienet, alkinet, alkoolet, fenolet, aldehidet dhe
ketonet, acidet karboksilike, rrjedhesit e acideve karboksilike, karbohidratet, hidrokarburet aromatike,
aminat alifatike e aromatike,komponimet izoprenoidike, komponimet heterociklike, aminoacidet,
proteinat,enzimat, acidet nukleike, alkaloidet.
- Në përfundim të këtij kursi, studentët do jenë të aftë:
1. Të njohë strukturat e komponimeve organike dhe të di ti emërtoj ato me saktësi.
2. Të shpjegojë lidhjen mes strukturës dhe vetive fizike e kimike të komponimeve organike.
3. Të mendoj në mënyrë kreative për sintezën e komponimeve organike.
4. Të di të sintetizojë, të izoloj dhe pastroj komponimet organike.
Objektivi i këtij kursi është që studenti të mësojë njohuritë bazë të nevojshme, teorike e praktike te
Kimisë Organike, e cila është lëndë themelore e formimit dhe për shumë disiplina të tjera
profesionale që zhvillohen në fakultetet e Bujqësisë dhe Mjedisit, Mjekësisë Veterinare, Shkencave
Pyjore, Bioteknologjisë dhe Ushqimit.
17
9. Informatikë e Aplikuar 4 ECTS
Dr. Bruhnhilda Gjini
Ngarkesa:4 (katër), 45 orë, 15 me 30
Tipologjia e lëndës: D LËNDË PLOTËSUESE
Lloji i lëndës: e detyrueshme
Kodi i lëndës: BM11KP009
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: [email protected]
Ky kurs është i fokusuar në avancimin e njohurive për zhvillimin e koncepteve të databazave dhe
funksionimit të tyre. Qëllimi i tij është t’u japë studentëve njohuri të avancuara për krijimin,
dizenjimin e databazave si dhe përdorimit të tyre në programin akses dhe eksel. Studentët të mësojnë
konceptet bazë të tabelave dhe funksionimit të tyre. Ky kurs mundëson praktikën e studentëve dhe
kërkon aftësi të tyre rreth krijimit dhe përdorimit të zhvillimit të databazave.
10. Bazat e Ekonomisë 4 ECTS
Prof.Asc. Dr. Mimoza Koka
Ngarkesa: 45 orë, 30 me 15.
Tipologjia e lëndës: Nderdisiplinore/Integruese
Lloji i lëndës: E detyrueshme
Kodi i lëndës: BM11KP010
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: [email protected]
Përmes zhvillimit të këtij programi synohen të arrihen këto objektiva;
Të kuptojë se ç’është shkenca ekonomike, cila është përmbajtja, qëllimi dhe objekti
i studimit të saj
Të njihet me ligjin e rrallësisë dhe me problemet që lindin prej tij.
Të njohë disa koncepte hyrëse mbi ligjin e të ardhurave rënëse, efiçensën
ekonomike, koston oportune për të shpjeguar se pse efiçenca në prodhim kërkon që një
ekonomi të prodhojë në kufirin e mundësive të prodhimit dhe jo brënda ose jashtë saj.
Të kuptojë se si zgjedhjet e konsumatorit u nënshtrohen parimeve të zgjedhjes
racionale
18
Të kuptojë se kërkesa individuale përfaqëson zgjedhjet individuale lidhur me
konsumin e individit
Të kuptojë rolin e rëndësishëm të kërkesës dhe ofertës si mjete të analizës së dukurive
ekonomike në një ekonomi tregu.
Të njohë se ç’rol luan mekanizmi i çmimeve, në shpërndarjen e burimeve prodhuese,
si një mekanizëm i ballafaqimit të kërkesës dhe ofertës për mallrat dhe shërbimet që dalin në
treg.
Të kuptojë gjerësisht rëndësinë e tregut si koncept.
Të dallojë ndryshimet midis një tregu të lirë dhe tregu me kontroll çmimesh.
Të kuptojë si kërkesa dhe oferta për produkte bujqësore ndërveprojnë deri në arritjen e
një çmimi ekuilibër.
Të përshkruajë përcaktuesit kryesorë të kërkesës dhe ofertës dhe ç’farë e zhvendos
kurbën e kërkesës dhe të ofertës.
Të evidentojë rendësinë praktike të konceptit të elasticitetit për të ekzaminuar dhe
matur përgjegjësinë e sjelljes së kërkesës dhe ofertës.
Të njohë se çfarë ndikimi ka ndryshimi i çmimit të një të mirë në sasinë e kërkuar të
saj, në mënyrë që të merren vendime ekonomike në përputhje me synimet
Të zhvillojë mënyrën se si të shikojë konsumin dhe kursimin brënda kërkesës
agregate.
Të njihet me rolin e politikave shtetërore.
Të analizojë dhe të llogarisë tregues si: Treguesit e mirëqënies, Prodhimi i Brendshëm
Bruto,Rritja Ekonomike dhe Ciklet e Biznesit me qëllim të japë kuptimin makroekonomik të
veprimit të ekonomisë si një e tërë
Të përcaktojë qëllimet e politikave makroekonomike dhe instrumentat e realizimit te
tyre.
Në lidhje me ekuilibrin makroekonomik të njihet me idetë e dy shkollave të
mendimit makroekonomik
Të krijojë një bazë të mirë informacioni mbi rolin dhe funksionet e parasë.
Të njohë sistemin bankar dyshkallësh, rolin e Bankës Qëndrore dhe rëndësinë që ka
për ekonominë zbatimi me efikasitet i politikës monetare.
Të njohë inflacionin si dhe te dijë ta masë atë.
Të njohë papunesinë dhe punëzenien si dhe të dijë të dalloje llojet e papunësisë.
19
11. Bazat e Prodhimit Bimor 5 ECTS
Prof.Dr. Ilir Kristo
Prof. As. Dr. Pëllumb Harizaj
Ngarkesa: (5 Pesë) 45 orë, 30 me 15
Tipologjia e lëndës: C, lëndë ndërdisiplinore
Viti Akademik/Semestri kur zhvillohet: Viti i parë, semestri i dytë
Lloji i lëndës: e detyrueshme
Kodi i lëndës:
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: [email protected]/ [email protected]
Prodhimi i bimëve është një rezultante e bashkëveprimit të faktorëve natyrorë si toka dhe klima me
bimët. Procesi i prodhimit të bimëve është shumë kompleks dhe harmonizimi i faktorëve natyrorë me
kërkesat e bimëve përbën një aktivitet që kërkon njohje të thella në fushat e biologjisë, kimisë dhe
fizikës. Nga ana tjetër prodhimi i bimëve të kultivuara asnjëherë nuk duhet parë i shkëputur nga
aspekte të rëndësishme mjedisore si mbrojtja e burimeve tokësore dhe ujore apo siguria ushqimore.
Qëllimi i këtij moduli është ti japë studentëve të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit një nivel bazë
njohurish të domosdoshem për të njohur parimet e përgjithëshme dhe faktorët bazë të prodhimit
bimor.
12. Bazat e Prodhimit Shtazor 5 ECTS
Prof.Ass.Dr. Petrit Dobi
Dr. Alma Llambiri
Ngarkesa: ECTS 5 (pese), 45 orë mësimore në klasë, 30 leksione /15 praktika.
Tipologjia e lëndës: B, lëndë karakterizuese
Lloji i lëndës: Lende e detyrueshme, profesionale
Kodi i lëndës: BM111KP017
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: [email protected] ; [email protected]
20
Bazat gjenetike të përmirësimit racor në kafshë.
Të ushqyerit e kafshëve
Veçoritë biologjike dhe veçoritë e ndërtimit trupor të kafshëve
Veçoritë e riprodhimit në kafshët e fermës
Strehimet dhe pajisjet që përdoren për kafshët bujqësore.
Menaxhimi i prodhimit në ferma.
Bazat e trashëgimisë në kafshët bujqësore. Trashëgimia e disa tipareve me rëndësi
ekonomike.
Përzgjedhja. Objektivat, treguesit, metodat dhe llojet e përzgjedhjes. Racat e kafsheve
bujqesore
Bazat e të ushqyerit të kafshëve bujqësore.
Veçoritë biologjike dhe ato anatomo-fiziologjike të kafshëve
Prodhimtaria e mishit (për gjedhin, dhentë, derrat dhe shpendët) dhe faktorët që ndikojnë.
Prodhimtaria e qumështit dhe faktorët që ndikojnë në të.
Prodhimtaria e leshit dhe faktorët që ndikojnë në të.
Prodhimtaria e vezëve dhe faktorët që ndikojnë në të.
Sistemet e mbajtjes për llojet e ndryshme të kafshëve bujqësore.
Veçoritë e riprodhimit për kafshët e ndryshme të fermës.
Kafshët dhe mjedisi.
13. Sociologji 3 ECTS
Msc. Denis Ҫela
Ngarkesa:3 Kredite, 15 seminare/ 15 leksione.
Tipologjia e lëndës: Lëndë jo karakterizuese
Lloji i lëndës:15 leksione, 15 seminare)
Kodi i lëndës: BM11PT
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: [email protected]
Ne programin e ketij moduli, studentet do te gjejne informacionin e nevojshem per sistemin social
rural dhe to te pervetesoje njohuri mbi:
21
I. Aspekti social i mjedisit rural
Natyra e marredhenieve sociale qe krijohen ne mjediset rurale, faktoret perkates qe i
percaktojne keto marredhenie si te tilla, cfare dallimesh ka secili mjedis, urbanizimi i rurales
dhe ruralizimi i urbanes, “ruralja” si vecori kryesore e mjedist fshatar, ndryshimi I konceptit
te saj ne kushtet e sotme.
II. Ekonomia rurale
Ekonomia rurale si nje ekonomi ne kontakt te drejteperdrejte me natyren, ndermarrja
familjare ku mpleksen faktoret ekonomike dhe lidhjet e gjakut, vecorite e kapitalizmit ne
bujqesi, ndikimi i industrise dhe agrobiznesi, si percaktohen karakteristikat sociale dhe
psikologjike te bashkesise fshatare nga vecorite e ekonomise rurale dhe ndermarrjes familjare.
III. Ndikimi politikes ne mjedisin rural
Roli i politikes ne ndryshimin e mjedisit rural, reformat e ndjekura gjate 80 viteve te fundit
dhe pasojat e tyre sociale dhe ekonomike. Mjedisi rural si mjedis me aftesi te kufizuara te
faktoreve te zhvillimit. Roli i faktoreve ekstrarurale dhe sidomos i politikes mbi zhvillimin e
bashkesise fshatare.
IV. Kultura rurale dhe kultura urbane
Roli kultures ne mbijetesen e njeriut, kultura si enciklopedi e njohjes, vecorite e kultures
shqiptare, vecorite e kultures rurale. Si krijohet, konservohet dhe transmetohet kultura rurale,
roli kultures rurale ne uniformizimin e bashkesise fshatare dhe forcimin e lidhjeve sociale
brenda saj.
14. Biokimi 6 ECTS
Prof. Dr. Fatos Harizaj
Prof.Dr. Valdete Vorpsi
Ngarkesa: 6 (gjashte), 60 orë, 30 me 30
Tipologjia e lëndës: B, lëndë karakterizuese
Lloji i lëndës: e detyrueshme
Kodi i lëndës: BM11KP108
22
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: [email protected]; [email protected]
Ky kurs jep një bazë themelore për studimin e organizimit strukturor dhe funksionimit të
lëndëve të qenieve të gjalla. Studion ndërtimin e makromolekulave të qelizave të gjalla si
dhe vetitë dhe kinetikën e enzimave si biokataliazatorë. Principet kryesore të fotosintezës,
frymëmarjes, biosintezës së proteinave, metabolizimin e lipideve, glikolizen, ciklin e Krebsit,
transportin e elektroneve, fosforilimin oksidativ dhe metabolizmin e lipideve.
15. Gjenetikë 6 ECTS
Prof. Dr. Alban Ibraliu
Ngarkesa:5 (pesë), 60 orë, 30 me 30
Tipologjia e lëndës:B, lëndë karakterizuese
Lloji i lëndës: e detyrueshme
Kodi i lëndës: BM11KP015
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: [email protected]
Moduli është programuar për të pajisur studentet me njohuritë bazë të gjenetikës, parimet e
trashëgimisë, karakteristikat fiziko-kimike të sistemeve gjenetike. Ai mbulon si pjesën klasike dhe atë
molekulare të gjenetikës si edhe një hyrje të shkurtër në gjenetikën sasiore dhe atë të popullatave.
Brenda tij gjendet një gamë e gjërë informacionesh përsa i përket stukturës së gjeneve dhe mënyrës se
si ato funksionojnë.Ky informacion ka një përdorim praktik në shumë disiplina duke nisur nga
mjekësia ligjore e deri tek ato agronomike. Në fund të kursit studentët do të jenë të aftë të:
Të sigurojnë një përmbledhje në fushën e gjenetikës klasike dhe moderne
të përmirësojnë aftësite për zgjidhjen e problemave në gjenetikë,
të sigurojnë njohuri bazë për të kuptuar principet e trashëgimise dhe mënyrën se si ato aplikohen
në shëndetin e njeriut dhe në përmirësimin gjenetik të bimëve dhe kafshëve,
të sigurojnë njohuri bazë për mënyrën e ndërveprimit të gjeneve dhe mekanizmat e kontrollit
të sigurojnë kualifikimin e nevojshëm për ndjekjen e moduleve të mëtejshme që lidhen me
Gjenetikën.
16. Hidraulika Bujqësore &Topografia 7 ECTS
Prof. Dr. Përparim Laze
Doc. Jorgji Stasa
23
Ngarkesa: 7 (shtatë), 90 orë, 45 me 45
Tipologjia e lëndës: B, lëndë bazë
Lloji i lëndës: e detyrueshme
Kodi i lëndës: BM11KP165
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: [email protected]; [email protected]
Hidraulikë bujqësore
Ky kurs është hartuar për tu siguruar studentëve njohuri bazë në fushën e Hidraulikës
bujqësore, duke u përqëndruar në temat që vijojnë: karakteristikat fizike të ujit, bazat e dinamikës së
fluideve, hidrostatikën, hidrodinamikën, hidrodinamikën e rrymave, makinat hidraulike, lëngjet reale,
humbjet hidraulike, rrymat me sipërfaqe të lira, foronomia, lëvizja e ujrave të filtrimit, si dhe
aplikimet teknike (puset dhe drenazhet).
Programi perfshin gjithashtu: kullimin sipërfaqsor dhe nënsipërfaqsor (parametrat teknike, kostot e
kullimit, ripërdorimi i ujrave të kullimit, projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të
kullimit); ujitjen, parametrat agronomik dhe hidraulik të ujitjes, shpërndarja e ujit të mbledhur për
ujitje, ujitja me rrjedhje të lirë (projektimi, ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrjetit ujitës), teknikat e ujitjes
me presion (në formë shiu dhe me pika), ujitja e kombinuar me plehrimin; ujëmbledhësit për ujitje,
veprat hidroteknike të ujitjes dhe kullimit, si dhe mbrojtjen e tokave nga vërshimet e lumenjve dhe
përrenjve.
Objektivi kryesor i kursit është që studentët të fitojnë njohuri të thelluara të hidraulikës së
përgjithëshme, hidrologjisë sipërfaqsore dhe nëntokësore, fizikës se tokës, si dhe kullimit dhe ujitjes
së tokave bujqësore.
Në fund të kursit studentët duhet të jene të aftë në: Përcaktimin e potencialit të ujitjes në bazë të
vlerësimeve të veta të burimeve ujore dhe kërkesave të bimëve për ujë; përzgjedhjen e sistemeve të
përshtatshme të ujitjes dhe kullimit në kushtet e dhëna; hartimin e projekteve për sisteme të thjeshta të
ujitjes sipërfaqsore, me pika, si dhe të sistemeve të kullimit që aplikohen në fermë; monitorimin dhe
vleresimin ekonomik të projekteve të kullimit dhe ujitjes.
Në aspektin praktik pritet që studentët të arrijnë të aplikojnë njohuritë e fituara gjatë kursit në kullimin
dhe ujitjen për të siguruar një bilanc ujor optimal në tokë, me synim kultivimin e sukseshëm të
bimëve bujqësore.
Topografi
Ne perfundim te ketij kursi studentet do te jene te afte te perfitojne njohuri per : Njohuri mbi forrmen
dhe madhesine e Tokes; Leximi i permbajtjes se planeve dhe hartave topografike;
Projeksionet hartografike; Matja ne harte dhe planet topografike; Llojet e nivelimit, nivelimi
gjoemetrik, dhenia e kuotes se projektit; Rilevimi topografik, perpilimi i planit topografik;
Orientimin me harte ne terren, levizjen me kende azimutale; Percaktimin e koordinatave
ortogonale (x,y) me ane te GPS.
17. Toka e Menaxhimi i saj 6 ECTS
Prof. Dr. Ilir Kristo
Prof. Dr. Fatbardh Sallaku
24
Ngarkesa: 5 (pesë), 60 orë, 30 me 30
Tipologjia e lëndës: C, lëndë ndërdisiplinore
Lloji i lëndës: e detyrueshme
Kodi i lëndës: BN11KP018
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës:[email protected]/[email protected]
Toka përbën një sistem ideal në të cilin mund të vrojtohen përdorimet praktike të parimeve bazë të
biologjisë, kimisë dhe fizikës. Nga ana tjetër këto parime mund të përdoren për të minimizuar
degradimin e tokës, burimin bazë të mjedisit natyror.
Qëllimi i këtij moduli është ti japë studentëve të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit njohuritë bazë në
shkencën e tokës. Këto njohuri janë esenciale për studentët dhe të interesuarit në fushat e bujqësisë,
mjedisit, pyjeve, etj.
18. Ekologji 6 ECTS
Dr. Romina Kote
Ngarkesa: numri i krediteve 5 ECTS; numri i orëve mësimore në klasë 60 orë (2:2), 30 orë leksione
dhe 30 orë seminare.
Tipologjia e lëndës: Lëndë e detyrueshme, profesionale
Lloji i lëndës: Lëndë karakterizuese.
Kodi i lëndës: BM11KP020
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: [email protected]
Nëpërmjet zhvillimit të programit të lëndës “Ekologjia” studentët do të gjejnë të gjithë informacionin
e nevojshëm që lënda tenton të arrijë në përfundim të saj, të cilat ndahen në njohuritë, aftësitë dhe
kompetencat që studenti pritet të përvetësojë për një numër çështjesh të karakterit biologjik e mjedisor
të lidhura me:
Bazat teorike e konceptuale të Ekologjisë. Përcaktimi dhe kontributi i Ekologjisë. Drejtimet e
studimit. Teoria ekosistemike. Zhvillimet historike të Ekologjisë. Metodat e studimit në ekologji.
Ndarjet e objektit të ekologjisë dhe nëndarjet.
Ekosistemika. Biosfera dhe struktura. Ekosistemi dhe struktura. Klasifikimi i ekosistemeve.
Strategjia e evoluimit të ekosistemeve.
Funksionimi i ekosistemeve. Lëvizja e Energjisë në Ekosisteme. Biomasa dhe Prodhimtaria.
Zinxhirët dhe rrjetat ushqimore. Niveli ushqimor. Struktura ushqimore. Piramidat ekologjike.
Lënda në Ekosisteme. Lëvizja e lëndës (Ciklet biogjeokimike). Ciklet e elementëve kryesore.
25
Ndërveprimet në ekosisteme. Ndërveprimet në Biocenozë (marrëdhëniet sinekologjike).
Ndërveprimet pozitive ne ekosisteme. Ndërveprimet negative. Konkurenca, konkurenca ndërllojore.
Koncepti i komunitetit biotik dhe Demoekologjia (Ekologjia e popullatave). Klasifikimi i
organizmave në brendësi të komunitetit. Analiza e komunitetit dhe diversiteti i specieve në
komunitet. Llojet e komuniteteve. Ekotonet. Cilësitë kryesore të popullatave. Dëndësia e popullatave.
Lindshmeria dhe vdekshmeria. Rregullimet, shpërndarja dhe struktura e popullatave.
Koncepti i habitatit dhe i Nish-it ekologjik. Koncepti i habitatit. Koncepti i Nish-it ekologjik.
Valenca ekologjike, ekuivalentët dhe indikatorët ekologjikë. Hapësira ekologjike dhe sahatët
biologjikë.
Tipet kryesore te ekosistemeve. Mjedisi tokësor. Biota tokësore dhe rajonet biogjeografike.
Struktura e përgjithshme e ekosistemeve tokësore. Shpërndarja e ekosistemeve tokësore. Biomat.
Peizazhi formë e mjedisit dhe Klasifikimi i peizazheve.
Ekosistemet ujore. Ekosistemet detare dhe oqeanike. Karakteristikat e mjedisit detar. Biota detare.
Zonaliteti i detit. Komunitetet e zonave oqeanike. Ekosistemet e ujrave të ëmbla. Mjediset e ujrave të
ëmbla, llojet dhe faktorët kufizues. Klasifikimi ekologjik i organizmave të ujrave të ëmbla. Biota e
ujrave të ëmbla: flora dhe fauna. Liqenet. Kënetat. Burimet.
Agroekosistemet. Koncepti i agroekosistemit. Resurset e agroekosistemeve. Proçeset ekologjike në
agroekosisteme. Klasifikimi i agroekosistemeve.
Ekologjia dhe Mjedisi. Koncepti i mjedisit. Shkalla hapsinore e kohore e mjedisit. Mjedisi natyror
dhe mjedisi teknologjik. Ndryshimet në kohë të mjedisit. Përshtatja ndaj mjedisit. Koncepti i klimës.
Sistemet klimatike. Ndarjet klimatike të Shqipërisë. Mjedisi dhe faktorët ekologjikë.
Ekologjia e Burimeve Mjedisore. Koncepti i burimit mjedisor. Burimet dhe rezervat mjedisore.
Klasifikimi i burimeve mjedisore.Resurset abiotike e biotike. Resurset ushqimore, tokësore dhe ujore.
Degradimi dhe Ndotja e Mjedisit. Degradimi dhe ndotja e mjedisit. Tipet e ndotjes.Pasojat
ekologjike. Efekti serre, ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike.Kostua e ndotjes dhe kontrolli.
Ruajtja dhe Mbrojtja e Mjedisit. Ruajtja e natyrës. Mbrojtja e mjedisit. Zonat e mbrojtura.
Klasifikimi dhe vlerësimi.
Ekuilibri në biosferë. Ekologjia dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Vlerësime ekologjike të raporteve
ndërmjet njeriut dhe mjedisit. Njeriu, teknologjia dhe mjedisi. Mundësitë për barazpeshimin e
marrëdhënieve njeri – natyrë. Edukimi mjedisor. Koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm
mjedisor.Ekologjia një shkencë historiko-sociale.Ekologjia si shkence e zhvillimit të qëndrueshëm.
19. Fiziologji 6 ECTS
Prof. Ass. Dr. Erta Dodona
Ngarkesa: 4 (Katër), 60 orë, 30 me 30
26
Tipologjia e lëndës: B, lëndë karakterizuese
Lloji i lëndës: e detyrueshme
Kodi i lëndës: BM11KP092
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: [email protected]
Nëpërmjet programit të lëndës studentët do të gjejnë informacionin e nevojshëm për një numër
çështjesh të lidhura me objektin dhe degët e studimit të fiziologjise bimore. Ndërtimin dhe origjinën e
organeleve qelizore. Njohja me organelet qelizore dhe specifikimi i organeleve tipike bimore.
Marrëdhëniet ujore në bimë. Roli fiziologjik i ujit per qelizen. Ndikimi i faktorëve mjedisorë në
marrjen dhe largimin e ujit nga bimët. Koncepti i potencialit ujor. Transporti i joneve ne distanca te
shkurtra e te gjata; osmoza, difuzioni, plazmoliza e deplazmoliza. Transporti i joneve nëpër
membranë. Transpirimi e gutacioni.
Ushqimi mineral dhe roli fiziologjik i mikro dhe makroelementëve. Kriteret e Epsteinit.
Përdorimi i dritës në fotosintezë. Fotosinteza C3, C4 dhe CAM. Fotorespirimi. Marrëdhëniet e
fotosinezës me prodhimin.
Frymëmarrja e bimëve. Glikoliza e Cikli i Krebsit. Marrëdhëniet e fotosinezës dhe frymëmarrjes me
faktorët mjedisorë.
Translokacioni i lendeve ne floeme. Raporti source/sink dhe kontrolli i tij.
Rritja dhe zhvillimi i bimëve. Roli fiziologjik i rregullatorëve të rritjes. Polariteti dhe diferencimi.
Totipotenca dhe kultivimi “in vitro”. Fitokromi. Morfogjenezat.
Fiziologjia e lulëzimit dhe frutifikimit; vernalizimi dhe fotoperiodizmi. Nxitja dhe pengimi korrelativ
në rritjen dhe zhvillimin e bimëve. Rrëzimi. Fiziologjia e rinisë, pjekurisë, plakjes dhe vdekjes.
Lëvizjet te bimët.
20.Të Ushqyerit e Bimëve 6 ECTS
Prof.Dr. Ardian Maçi
Prof. Asc. Dr Liri MIHO
Ngarkesa: 5(pese) ECTS 60 orë ; (30 leksione / 30 praktika)
Tipologjia e lëndës: B; Lëndë karakterizuese
Lloji i lëndës: E detyrueshme”
Kodi i lëndës:
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: [email protected] , [email protected]
Shkenca e te ushqyerit te bimeve trajton parimet e të ushqyerit të bimëve dhe aspektet praktike të
këtyre njohurive në sistemet e prodhimit bimor.
a- Studenti të pajiset me njohuri të elementëve të domosdoshëm në sistemin tokë- bimë, rolin
fiziologjik të elementëve të vecantë në bimë dhe kontributin e tyre në prodhimin bimor.
27
b-Studenti të njohë se cilat janë format, përmbajtja në tokë dhe rendesia agronomike dhe agrokimike e
transformimit te tyre, studimin e kryerjes së analizave kimike të tokës. Organizimi i punes per
perpilimin e hartave agrokimike. Interpretimi i rezultateve te diagnostikimit te tokes.
c-Formimi i specialisteve me njohuri te mira mbi njohjen e plehrave minerale, plehrat organike,
teknikat e plehrimit, dozat dhe rekomandimet e plehrimit, efektet e të ushqyerit në mjedis.
Pjesa e parë përfshin njohuritë mbi objektin si shkencë,elementët e domosdoshëm në të ushqyerit e
bimëve. Cilesite e tokes lidhur me te ushqyerit e bimeve. Te ushqyerit e bimeve me makro dhe mikro
element. Te ushqyerit e bimeve me kalcium dhe perdorimi i gelqeres e Gipsit si pleh dhe si korigjues
te toke. Metodat e vleresimit te pjellorise se tokes dhe percaktimin e nevojave te bimeve per plehrim.
Pjesa e dytë shpjegon në mënyrë përmbledhëse materialet kimike të nevojshme për plotësimin e
nevojave për elementë ushqyes. Këtu trajtohen : Plehrat azotike, fosforike, llojet, cilësitë e tyre.
Plehrat potasike të kalciumut. Mikroplehtat. Plehrat e përbëra. Plehrat organike. Plehërimi i gjelbërt
Pjesa e tretë trajton vecoritë e përdorimit të plehrave për bimët e të lashtave, kulturat prashitëse.
Vecorite e perdorimit te plehrave tek drufrutoret (berthamoret & farore), perimet, foragjeret.Metodat,
mënyra, koha dhe teknika e përdorimit të plehrave kimike. Sistemi i përdorimit të plehrave në
bujqësi.Metodat kërkimore shkencore në të ushqyerit e bimëve
21. Bimë Arash 5 ECTS
Prof.Dr. Foto Kashta
Ngarkesa:5 (pesë), 60 orë, 30 me 30
Tipologjia e lëndës:B, lëndë karakterizuese
Lloji i lëndës: e detyrueshme
Kodi i lëndës:BM11KP089
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të modulit: [email protected]
• Njohja me karakteristikat botanike dhe biologjike te bimeve te arave (drithera bime industriale,
bime foragjere) dhe kerkesat e tyre per faktoret e rritjes (klime, toke, lende ushqyese) ne fazat e
ndryshme te zhvillimit
• Nderlidhja e karakteristikave te mesiperme me teknologjine e kultivimit, me qellim perputhjen
maksimale te kerkesave me teknologjine qe do aplikohet.
• Njohja me vecorite e kultivimit te bimeve te arave ne zonat baze te prodhimit te tyre ne vendin
tone, ne vartesi te dallimeve klimatiko-tokesore te tyre dhe objektivave te rendimentit qe zona
eshte ne gjendje te ofroje.
• Hartimi i nje teknologjie tip per nivele te diferencuara rendimenti per secilen bime. Ne perfundim
te modulit studentet te jene ne gjendje :
• Te njohin karakteristikat morfologjike dhe fiziologjike te bimeve te arave
28
• Te njohin mire karakteristikat biologjike dhe kerkesat ndaj kushteve te mjedisit te ketyre bimeve
• Te hartojne teknologjite e kultivimit per zona te ndryshme klimatiko tokesore dhe t’i zbatojne
ato.
22. Perime-Lule 6 ECTS
Prof.Asc.Dr. Glenda Sallaku
Prof.Asc.Dr. Gjok Vuksani
Ngarkesa: 2:2
Tipologjia e lëndës:
Lloji i lëndës: e detyrueshme
Kodi i lëndës: BM11KP111
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: [email protected]; [email protected]
Nëpërmjet programit të modulit studentët do të gjejnë informacionin e nevojshëm për një
numër çështjesh të lidhura me:
Aspekte të përgjithshme të kultivimit të perimeve dhe luleve; kërkesat që kanë në përgjithësi
këto bimë për faktorët jetësorë si ndriçimi diellor, elementët ushqyes, uji, ajri dhe temperatura, si dhe
për faktorë të tjerë të mjedisit rrethues, siç janë erërat, përbërja e tokës etj.
Njohuri të përgjithshme mbi mënyrat e shtimit të perimeve dhe të luleve: Shtimi me farë dhe
në mënyrë vegjetative. teknologjia e prodhimit të fidanëve fidanëve perimorë.
Njohuri mbi sistemet e prodhimit të perimeve dhe luleve. Perimet ndryshojnë nga pothuajse të
gjitha bimët e tjera të kultivuara, pasi ato mund të prodhohen duke përdorur sisteme të ndryshme;
fushë të hapur, mjedise të mbrojtura, kultivim pa tokë, prodhim organik. Perimet mund të
mbillen në fushë të hapur (atëherë kur kanë sezonin e tyre të kultivimit, por nëse duam ti
kultivojmë jashtë sezonit duhet të përdorim mjediset e mbrojtura. Perimet mund të kultivohen
në tokë, duke përdorur metodën konvencionale të zakonshme, pra plehra kimikë dhe pesticide
sintetike, por mund të prodhohen në mënyrë organike, duke përdorur vetëm plehra organikë
si dhe plehra dhe pesticide me origjinë natyrore apo kontroll biologjik të sëmundjeve dhe
dëmtuesve. Sot gjithmonë e më shumë perimet po mbillen në sisteme të kultivimit pa tokë
(sbstate apo tretësira ushqyese).
Gjithashtu moduli trajton konkretisht teknologjitë e kultivimit të perimeve dhe të luleve, duke
i grupuar sipas familjeve botanike ku ato bëjnë pjesë në rastin e perimeve dhe sipas specieve
apo subspecieve të veçanta në rastin e bimëve zbukuruese. Të gjitha etapat në të cilat kalon
kultivimi i perimeve në fushë të hapur, që nga përgatitjet e tokës për mbjelljen, mbjellja,
29
ujitja, plehërimi, shërbimet gjatë gjithë ciklit vegjetativ (krasitja, lidhja, heqja e gjetheve
trajnimet e ndryshme etj., në varësi të species) dhe vjelja.
23. Pemëtari 5 ECTS
Prof.Dr. Bari Hodaj
Ngarkesa: 2:2 (30 orë leksione + 30 orë praktika)
Tipologjia e lëndës: Aplikative
Lloji i lëndës: E detyrueshme
Kodi i lëndës: BM11KP097
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: [email protected]
Origjina, perhapja, karakteristikat botanike e biologjike te pemeve frutore, ulli, agrume dhe hardhi.
Kerkesat per klime dhe toke, ngritja e pemtoreve,menaxhimi i tokes, pleherimi, ujitja, krasitja, rrallimi
i luleve dhe frutave , prodhimi periodik, vjelja, ruajtja e frutave.
Menyrat e shtimit, prodhimi i fidaneve te pemeve frutore, agrumeve, ullirit dhe hardhi, nenshartesat.
Vleresimi pomologjik i cv te pemeve frutore, agrumeve ,ullirit dhe hardhi.
Te njihet vendorigjina e specive subspecieve dhe kultivareve , mbi bazen e te cilave gjykohet për
vecoritë biologjike te species apo kultivarit, nevojat per temperatura te ulta , qendrushmeria ndaj
temperaturave te ulta dhe te larta, zgjatja e fenofazave e tjera.
Te trajtohen vecorite botanike dhe biologjike te specieve si baze per te percaktuar rajonizimin dhe
metodat e kultivimit te pemeve frutore,agrume,ulli dhe hardhi.
Te trajtohem teknologjite e kultivimit te kulturave dru frutore,subtropiksale,ulli,hardhi si dhe
prodhimi i fidanave , mbjelljet e reja , punimet pleherime , krasitjet etj
Te behet pershkrimi i kultivareve, vlera ekonomike dhe tregetare e kultivarit, amortizimi i kultivarit
dhe rinovimi i tij.konvejeri i pjekses dhe konsumit te tyre si dhe vecorite e tyre ne kultivim dhe
ruajtje
24. Menaxhim Parazitësh 5 ECTS
Prof.Dr. Thanas Ruci
Prof.Dr. Shpend Shahini
30
Ngarkesa: 60 ore, raporti 2 : 2, 30: 30
Tipologjia e lëndës:( B, lëndë karakterizuese)
Lloji i lëndës: E detyrueshme
Kodi i lëndës: BM11KP114
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës:[email protected];
Nëpërmjet këtij moduli studentit do ti jepen njohuri të thella shkencore mbi dëmtuesit
kryesore që shkaktojnë humbje të konsiderueshme për kulturat bujqësore, në kushtet e
intensifikimit të prodhimit shtohen problematikat dhe dëmet që shkaktohen nga dëmtuesit.
Pajisja e studentëve me njohuri të thelluara të përgjithëshme dhe të veçanta mbi
zbatimin praktik të parimeve dhe koncepteve të menaxhimit të integruar të parazitëve.
Njohja e studentit me Protokollet e BE-së për menazhimin e integruar të shëndetit të
bimëve dhe prodhimeve të tyre nga dëmtimet e parazitëve të ndryshëm.
Moduli do të japë njohuri mbi komponentët parandalim, observim dhe ndërhyrje.
Do të trajtohen faktorët që shkaktojnë dëmet, kontrolli i organizmave të dëmshëm,
kontrolli natyror si dhe kontrolli i zbatuar.
Do të jepen njohuri të thella shkencore mbi nivelin ekonomik të dëmit dhe kufirin
kritik në kushtet e mjediseve fizike dhe të zonave klimatike
25. Mekanizimi në Mbrojtjen e Bimëve 5 ECTS
Dr. Ndoc Vata
Ngarkesa: 120 orë (30 ore Leksione - 90 ore Praktika)
Tipologjia e lëndës: B, lëndë karakterizuese
Lloji i lëndës: E detyrueshme
Kodi i lëndës:
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: [email protected]
Ne kete modul studenti nepermjet leksioneve, praktikave dhe seminareve merr njohuri teorike dhe
praktike per mekanizimin bujqesor, objekti, parimet, elementet e sistemit bujqesor, Transmionete
mekanizmat.burimet energjitike qe perdoren ne bujqesi, motorrat me djegje te brendshme, kohet e
cikli i MDB, mekanizmat e sistemet e MDB.traktoret bujqesor paisjet e punes te tij. Makinat
31
bujqesore, agregatet bujqesore qe perdoren ne fushen e bujqesise, ( per punimin e tokes, per punimin
plotesues te tokes, per shperndarjen e plehut, makinat mbjellese, per mbrojtjen kimike te bimeve, per
korrjen e drithrave). Reziatenca e M.Bujqesore, Kapaciteti i punes (prodhimtaria) i M.Bujqesore.
Rregjistrim i tyre per pune ne menyre qe te sigurojme parametrat optimal agronomik.
26. Fitopatologji Bujqësore 5 ECTS
Prof.Dr. Myzejen Hasani
Prof.Dr. Thanas Ruci
Ngarkesa: 60 ore, raporti 2/2
Tipologjia e lëndës:( B, lëndë karakterizuese)
Lloji i lëndës: E detyrueshme
Kodi i lëndës: BM11KP096
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: [email protected]
Bimët e arave, dru-frutorët në fushë të hapur si dhe perimet në serra dhe në fushë të
hapur preken nga një numër i madh semundjesh duke u bërë në këtë meënyrë faktorët më
kryesor kufizues të prodhimit.
Problematika fitosanitare e kulturave bujqësore është shumë e gjërë, por që në këtë
modul vëmëndja do të përqëndrohet kryesisht në problemet fitosanitare të tokës, sistemit
rrenjor si dhe ato të pjesës mbitokësore.
Në këtë modul të fitopatologjisë të kulturave bujqesore është sjellë pjesa e parë ose
ajo e përgjithëshme, që trajton hyrjen, objektin dhe rëndësine e patologjisë bimore, konceptin
e sëmundjes dhe dëmit, llojet e simptomat të shfaqjes së tyre, etj.
Më tej vazhdohet me njohjen e shkaktarëve të sëmundjevë si këpurdhat, bakteriet,
viruset, viroidet dhe mykoplazmat dhe faktorët fiziologjikë për të vazhduar me procesin
patologjik dhe fazat e tij, ciklet e zhvillimit dhe përhapjen e sëmundjeve, me diagnostikën
dhe vleresimin e përhapjes të sëmundjeve.
Në fund trajtohen bazat teorike të epifitisë dhe qëndrushmërisë së bimëve ndaj
sëmundjeve, për tu mbyllur me metodat integrale të kontrollit të sëmundjeve në bimët
bujqësore.
Të njohin metodat bazë të kontrollit të integruar të sëmundjeve të bimëve.
27. Entomologji Bujqësore 5 ECTS
32
Prof.Dr. Shpend Shahini
Ngarkesa: kredite 5 , numri i orëve 60, 30 orë leksione, 2 orë seminare dhe 28 orë praktika
laboratorike.
Tipologjia e lëndës: Lëndë e detyrueshme, profesionale.
Lloji i lëndës: e detyrueshme
Kodi i lëndës: [BM11KP094]
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: [email protected]
Studimi i insekteve parazite të kulturave bujqësore krijon mundësine jo vetëm të mbrojtjes së
prodhimit, por edhe rivendosjen e ekuilibrave natyrorë ndërmjet parazitëve të kulturave bujqësore dhe
armiqve natyrorë.
Sot rezulton që humbja e prodhimit të përgjithshëm bujqësor, varion nga 30 – 35 %. Nëpërmjet këtij
programi, studentët e prodhimit bimor do të marruin njohuri të thella shkencore mbi parazitët,
shkaktarë të humbjeve në agroekosisteme, ecurinë biologjike të tyre në kushtet e vendit tonë dhe
marrjen e masave të kontrollit bazuar mbi nocione të thella shkencore, siç janë kufijtë kritikë të
ndërhyrjes.
Gjithashtu, krahas insekteve si pjesa dominante shkaktarë të dëmit, do të trajtohet edhe ecuria
biologjike e këpushave, nematodave, minjve e kërminjve. Do të evidentohet ecuria e popullatës së
tyre në kushtet e vendit tonë në përputhshmëri të plotë me faktorët ekologjikë. Nga bota shtazore,
insektet janë klasa më e pasur me specie, ndërmjet të cilave njihen rreth 7500 lloje të dëmshme. Klasa
e insekteve nuk është e pasur vetëm në lloje, por edhe në individë për secilin lloj. Në përgjithësi,
dëmtuesit dhe veçanërisht insektet, kanë pjellori të lartë dhe japin pasardhës të shumtë, si edhe kanë
aftësi të madhe përshtatjeje ndaj kushteve të ndryshme ekologjike, të përhapura që nga tropiku deri në
rrethin polar. Përcaktimi i dëmeve të shkaktuara nga insektet dhe kafshët, paraqet vështirësi, pasi
shpesh në këtë drejtim veprojnë disa faktorë.
Dëmtumet e shkaktuara nga insektet, janë një faktor i rëndësishëm i reduktimit të prodhimit të
përgjithshëm. Krahas dëmit direkt nga insektet, këpushat e nematodat, ato shkaktojnë edhe dëm
indirekt, pasi shërbejnë për përhapjen e sëmundjeve të rrezikshme virusale, bakteriale e kërpushore.
Një vemendje e veçante do t’i kushtohet metodave të kontrollit, mjeteve të kontrollit, siç janë
pesticidet në kuadrin e menaxhimit të integruar.
Parashikimi i dinamikës së popullatave të dëmtuesve do të trajtohet në koncepte bashkëkohore të
prognozë – sinjalizimit, nga ku do të jepen njohuri të plota mbi gradologjinë e shkaktarit të dëmit dhe
të bimës strehuese. Pra, do të bëhet e mundur implementimi i gradologjisë së aplikuar.
Kontrolli i dëmtuesve për kultura të veçanta sipas protokolleve të BE-së.
33
28. Barishtet e Këqia 4 ECTS
Prof.Dr. Skënder Varaku
Ngarkesa:4 kredite 45 ore, 30 leksione,13 praktika,2 seminare
Tipologjia e lëndës: karakterizuese
Lloji i lëndës:E detyrueshem
Kodi i lëndës: BM11KP099
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: [email protected]
Një nga momentet e rëndësishme të formimit teorik e praktik të studentëve në fushën e mbrojtjes së
bimëve është edhe përfitimi injohurive mbi barishtet e këqija që prekin kulturat bujqësore e në të
njejtën kohë dhe masat e komtrollit të tyre qofshin ato me karakter agronomik dhe ato kimike,
përdorimin e herbicideve.
Barërat e këqija, ashtu si dhe parazitët e tjerë në përgjithesi, vazhdojnë të shkaktojnë humbje të
konsiderueshme në prodhimin bujqësorë në botë e aq më tepër dhe në vendin tonë. Kjo bën të
domosdoshme rritjen e njohurive rreth problemeve që lidhen me barishtet e këqija. Këtë qëllim synon
të arrij edhe ky modul i cili do të përqendrohet sidomos në;
Njohjen e barërave të këqija për çdo kulturë bujqësore që janë të përhapur në vendin tonë;
karakteristikat kryesore të tyre.
Metodat kryesore të kontrollit të barishteve të këqija, standartizimi dhe përdorimi i herbicideve dhe
tipet e ndryshme të tyre.
Kontrolli i barishteve të këqija në kultura të ndryshme bujqësore.
Module me zgjedhje
29. Drejtim Ferme 4 ECTS
Prof. Ass. Dr. Maks Meçe
Dr. Ilir Tomorri
Dr.Gentjan Mehmeti
Sadik Maloku
Ngarkesa: 5 (pesë), 45 orë, 30 me 15
34
Tipologjia e lëndës:B, Lëndë karakterizuese
Lloji i lëndës: e detyrueshme
Kodi i lëndës: BM11KP112
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: mmeç[email protected]; [email protected];
[email protected]; [email protected];
Në programin e këtij moduli, studentet do të gjejnë informacionin e nevojshëm për një mumër
problemesh që lidhen me:
Kuptimin e fermës bujqësore; Cilat janë modelet e organizimit të fermave bujqësore dhe
karakteristikat e tyre, Cili është kuptimi i drejtimit të fermave bujqësore; Cilat janë parimet kryesore
të drejtimit, Funksionet dhe fushat e drejtimit; Rëndesia e përcaktimit të objektivave; Cilat janë hapat
e procesit të vendimmarrjes; klasifikimi dhe ambjenti i marrjes së vendimeve; Cilat janë problemet
kryesore që ballafaqohet një fermer dhe metodat që përdoren për realizimin e tyre.
Burimet e sigurimit të informacionit dhe drejtimet e përdorimit të tij; Pjesët përbërëse
të një sistemi kontabiliteti; Bilanci kontabël dhe analiza e tij; Pasqyra e të ardhurave dhe
shpenzimeve dhe analiza e saj.
Rolin e teorisë ekonomike në drejtimin e fermave; Parimet ekonomike që përdoren në
drejtimin e fermave; Marxhinalizmi; Funksioni dhe teknologjia e prodhimit; Konceptet dhe
mardhëniet e kostove në bujqësi; Zgjedhja e nivelit të një dhe dy faktorëve variabël që
maksimizon fitimin; Zgjedhja e nivelit të prodhimit që maksimizon fitimin; Shpërndarja e një
faktori në sasi të kufizuar midis alternativave të përdorimit; Zgjedhja e kombinimit të
faktorëve dhe aktiviteteve prodhuese.
Teknikat e buxhetimit dhe planifikimit në fermë; Buxheti i aktiviteteve; Buxheti i
pjesshëm i fermës bujqësore; Planifikimi i përgjithshëm i fermës; Buxheti i hyrjeve dhe
daljeve të parasë.
Elementët përbërës të analizës së biznesit dhe aktiviteteve të tij; Llojet e analizës;
Analiza e madhësisë së biznesit të fermës; Vlerësimi i efektivitetit të biznesit; Treguesit që
vlerësojnë efektivitetin e prodhimit dhe efektivitetin ekonomik.
30. Sëmundjet dhe dëmtuesit e bimëve të arave 4 ECTS
Prof.Dr. Natasha Duraj
Prof.Dr. Myzejen Hasani
Ngarkesa:(Kredite-5, numri i orëve mësimore në klasë,(3/1.5), leksion-30 orë, seminar-2 orë,
laboratore 11 orë. Test ndërmjetës 2.
35
Tipologjia e lëndës: A- karakterizuese
Lloji i lëndës: me zgjedhje
Kodi i lëndës:
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: [email protected]
Në këtë modul trajtohen me hollësi sëmundjet kryesore kërpudhore, bakteriale dhe virusale të bimëve
të kulturave të arrave si: drithrave, patates, bimëve industriale (pambuk, panxhar panxhar, duhan) dhe
foragjere. Për sejcilën sëmundje jepen simptomatologjia, biologjia dhe masat e kontrollit. Materjali
është pasuruar me të dhënat më të reja të literaturës në këtë fushë. Pjesë përbërëse e këtij moduli janë
edhe dëmtuesit e kulturave të arrave. Trajtimi i problematikes është bërë i ndarë në dëmtuesit polifagë
dhe për çdo grup kulture, siç janë: drithrat, patate, foragjere, bimë industriale, etj. Dëmtuesit
përshkuhen me hollësi duke trajtuar gjithë problematikën që lidhet me përhapjen në botë dhe në
vendin tonë, klasifikimin sistematik, karakteristikat morfologjike për çdo stad të dëmtuesit,
simtomatologjinë, biologjinë dhe metodave të kontrollit të cilat zënë një vend shumë të rëndësishëm.
31. Sëmundjet dhe dëmtuesit e perimeve 4 ECTS
Prof.Dr. Thanas Ruci
Prof.Dr. Natasha Duraj
Ngarkesa: 45 ore, raporti 2 : 1, 30: 15
Tipologjia e lëndës: (B, lëndë karakterizuese)
Lloji i lëndës: Me zgjedhje
Kodi i lëndës: BM11KP116
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: [email protected]
Kulturat perimore si në fushë të hapur edhe në ambiente të mbrojtura preken nga një numër i
madh sëmundjesh dhe dëmtuesish duke u bërë ndër faktorët kryesor kufizues të prodhimit.
Problematika fitosanitare e kulturave perimore është shumë e gjërë, por në këtë modul bëhet
përqëndimi kryesisht në problemet fitosanitare të sistemit rrënjor dhe ato të pjesës mbitokësore.
Në aspektin entomologjik problemet fitosanitare në tokë janë të lidhura me dëmet që
shkaktojnë dëmtuesit e polifag të tokës si dosëza, nematodat galeformuaese, krimba tel, kimbat e
murmë, etj., ndërsa nga sëmundjet problem janë kalbëzimet e rrënjëve të qafës e kërcellit, etj.
Në këtë modul sëmundjet dhe dëmtuesit e kulturave perimore janë trajtuar të ndarë sipas
familjeve botanike si psh. Sëmundjet e dëmtuesit e fam. Solanore, Bishtajore, Qepore, Kungullore,
etj. Sëmundjet dhe dëmtuesit trajtohen gjërësisht në aspekt të sistematikës, përhapjes, dëmit,
karakteristikave morfologjike, biologjisë dhe masave të kontrollit ndaj tyre.
Duke qënë se numri i sëmundjeve dhe dëmtuesve që prekin këto kultura është shumë i madh,
në jemi përqëndruar kryesisht tek sëmundjet dhe dëmusit kyc të tyre duke trajtuar ato objekte që për
kushtet e vendit tonë janë problematike.
36
Në fund metodat e kontrollit të integruar zënë një vënd të rëndësishëm gjatë trajtimit të cdo
paraziti. Informacioni teorik në leksione ndërthuret me atë praktik në laborator dhe serra apo fushë të
hapur.
32. Sëmundjet dhe dëmtuesit e pemëve frutore 4 ECTS
Prof.Dr. Myzejen Hasani
Ngarkesa: 3 (tre), 45 orë, 30 me 15
Tipologjia e lëndës: B, lëndë karakterizuese
Lloji i lëndës: e detyrueshme
Kodi i lëndës: : BM11KP117
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: [email protected]
Qëllimi i këtij moduli është pregatitja e studentëve për të përcaktuar sa më saktë sëmundjet dhe
dëmtuesit e pemeve frutore, hardhisë, agrumeve dhe ullirit. Kjo do të arrihet së pari nëpërmjet
trajtimit teorik sipas programet, por kryesisht nëpërmjet diagnostikimit makroskopik dhe për
shkaktarët kërpudhore edhe atij mikroskopik.
Nëpërmjet programit të modulit “Semundjet dhe dëmtuesit e Pemëve frutore”, studentët do të fitojnë
aftësitë dhe informacionin e nevojshëm për të:
a. vlerësuar ndikimin e dëmeve që shkaktojnë sëmundjet dhe dëmtuesit e pemëve frutore.
b. zbatuar metodat e nevojshme për uljen e dëmeve në kulturat bujqesore me kosto sa më të ulët
dhe impakt minimal negativ në ambient.
c. shpjeguar faktorët favorizues në përhapjen e sëmundjeve dhe dëmtuesve për marjen e masave
parandaluese ose kurative, bazuar në vrojtimet periodike javore
33. Sëmundjet dhe dëmtuesit e pasvjeljes 4 ECTS
Prof.Dr. Skënder Varaku
Prof.Ass. Dr. Ejup Ҫota
Ngarkesa:4 kredite; 45 orë; 30 leksione,13 praktika, 2 seminare
Tipologjia e lëndës: Karakterizuese
Lloji i lëndës: me zgjedhje.
37
Kodi i lëndës: BM11KP118
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: [email protected]/ [email protected]
Vitet e fundit po mer një përparësi mbrojtja e prodhimeve bujqësore pas vjeljes nga parazitë të
ndryshëm,sëmundjet dhe dëmtuesit. Dëmi i shkaktuar prej ketyre parazitëve mund të jetë i karakterit
sasior që ka të bëj me humbjet në sasi të prodhimit, ndërkoh që në disa raste prekjet prej këtyre
parazitëve çojnë në prishjen e cilësive organoleptike të këtyre produkteve. Për ti paraprirë uljes së
dëmeve të përvitshme të shkaktuar nga parazitë të ndryshëm në pasvjelje mbetet domosdoshmëri
njohja në radh të parë e këtyre parazitëve dhe së dyti organizimi i masave të kontrollit të tyre.
Pikërsisht moduli “Sëmundjet dhe Dëmtuesit e Pas-vjeljes” ju jep studentëve të Mjekësisë së Bimëve
njohuri të thelluara në lidhje me parazitët,sëmundjet dhe dëmtuesit, që shkaktojnë dëme në prodhime
të ndryshme bujqësore, pas vjeljes dhe gjatë gjithë periudhës së ruajtjes së tyre. Në këtë kuadër janë të
rëndësishme, krahas te tjerave, proçedurat kampionuese dhe monitoruese për sëmundjet dhe dëmtuesit
e pasvjeljes si dhe teknikat për diagnostikimin e sëmundjeve dhe vlerësimi i tiparave të dëmit
që ato shkaktojnë në prodhimet në ruajtje.
Përmes këtij moduli,veç të tjerave, synohet të jepen konsiderata të përgjithshme mbi parazitët
që shkaktojnë dëme në produkte të ndryshme pas vjeljes – sistematika dhe përcaktimi i
specieve - Speciet kryesore të parazitëve (sëmundje dhe dëmtues) - tiparet e dëmit –
bioetknologjia dhe faktorët e mjedisit - kufiri kritik dhe ekonomik i dëmit - Menaxhimi dhe
strategjitë e kontrollit parazitëve të pas vjeljes.