drejt lumenjeve bashkËkohore tË europËs jug …

25
DREJT LUMENJEVE BASHKËKOHORE TË EUROPËS JUG LINDORE Publikimi Final

Upload: others

Post on 26-Nov-2021

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: DREJT LUMENJEVE BASHKËKOHORE TË EUROPËS JUG …

DR

EJT

LU

MEN

JEV

E B

ASH

KËK

OH

OR

ET

Ë EU

RO

PËS

JU

G LI

ND

OR

E

Publikimi Final

Page 2: DREJT LUMENJEVE BASHKËKOHORE TË EUROPËS JUG …

Index

PARATHENIE

02

DREJT NJE LUMI

BASHKEKOHOR

06

METODAT DHE PERQASJET

E SEE RIVER

07

REZULTATET DHE ARRITJET

E PROJEKIT

10

SEE RIVER

NË NUMRA

12

SEE RIVER

NË KOHË

14

DRAVA ZONA PILOT

NË ITALI

18

DRAVA ZONA PILOT

NË AUSTRI

20

DRAVA ZONA PILOT

NË SLLOVENI

22

DRAVA ZONA PILOT

NË KROACI

24

DRAVA ZONA PILOT

NË HUNGARI

26

KORRIDORI PILOT I

LUMIT BODROG

30

KORRIDORI PILOT I

LUMIT NERETVA

32

KORRIDORI PILOT I

LUMIT PRUT

34

KORRIDORI PILOT I

LUMIT SOČA

36

KORRIDORI PILOT I

LUMIT VJOSA

38

SEE RIVER MBAS

SEE RIVER

42

PARTNERËT E PROJEKTIT

SEE RIVER

44

* LUMI BASHKËKOHOR

Lumi bashkëkohor është një lum që menaxhohet në mënyrë të atillë që siguron plotësimin e të gjitha nismave dhe masave sektoriale mbrojtëse dhe zhvilluese, si dhe kujdeset që të mbrojë interesat e komuniteteve breglumore vendore dhe banorëve të tyre.

Page 3: DREJT LUMENJEVE BASHKËKOHORE TË EUROPËS JUG …

Bashkëpunimi ndërsektorial si pikënisje e administrimit bashkëkohor të korridoreve lumore

Në 2008-ën, u miratua Vizioni i Lumit Drava në Maribor (Slloveni), në të cilin u caktuan 10 synime për një të ardhme të qëndrueshme të Dravës si lum bashkëkohor. Ndoshta atëherë askush nuk e imagjinonte ndikimin dhe kontributin e këtij plani për proçedurat e ardhshme të restaurimit e administratimit të lumenjve. Në vitet që vijuan ne i tejkapërcyem kufinjtë e pellgut të Dravës, dhe vendosëm kështu që të ceknim të tjerë lumenj europianë juglindorë për t’i shndërruar edhe këta në lumenj bashkëkohorë.

Tanimë, në 2014, me fundin e projek-tit SEE River dhe me hartimin e De-klaratës, jemi krenarë kur dëshmojmë se si pasja e një vizioni të përbashkët për një lum frymëzoi krijimin e një ekipi ndërdisiplinar e ndërkombëtar të përbërë nga ekspertë të 26 instituci-oneve publike, si dhe administratave dhe OJQ-ve për menaxhimin e ujit dhe mbrojtjen e natyrës. Këta partnerë gjenden në 12 shtete të Europës Juglindore (qofshin këto anëtare në BE ose jo) dhe gjenden gjithashtu si në pellgjet kulluese të lumit Danub, ashtu edhe ato të detit Mesdhé. Proçedura të ndërlikuara për administrimin bashkëkohor të korridoreve lumore u filluan në gjashtë lumenj të ndryshëm ndërkufitarë: konkretisht në lumenjtë

Drava, Bodrog, Neretva, Prut, Soça dhe Vjosa.

Falë synimeve të larta, projekti SEE River adresoi çështje ndërsektoriale të administrimit të korridorit lumor në vendet e EJL. Si për institucionet, ashtu edhe për individët e përfshirë, kjo ishtë një përvojë profesionale tejet sfiduese. Rajoni në fjalë përbëhet nga një shumëllojshmëri kulturash, gjuhësh, botëkuptimesh, mundësish, terminologjish, përqasjesh dhe metodash teknike. Për pasojë, kornizat institucionale lidhur me administrimin e lumenjve, parametrat administrative e proçedurat menaxheriale të lidhura po me to, ishin po aq të larmishme. Për më tepër, duhet të përmendet se rrethanat sociale dhe politike ndikojnë fuqishëm në ndërmarrje kaq të mëdha. E pra, megjithëqë gjatë vitit të fundit të projektit ishim dëshmitarë të përmbytjeve masive në Ballkan e të ngjarjeve në Ukrainë, ne nuk e ndalëm punën tonë për asnjë minutë në zonat e prekura.

Bashkëpunimet, në tërësi dhe në veçanti (në secilën prej zonave pilote), u ndeshën me sfida të shumta. Si du-hen menaxhuar këto çështje të ndër-likuara, cilët janë pjesmarrësit, dhe c’pozita mbajnë ata në vendet amtare?

Cilët sektorë janë të përfshirë, e cilët vendimmarrës duhet të marrin pjesë në zona të caktuara pilote? Si duhet vepruar për të siguruar proçedura dhe metoda efektive në kuadër të projektit, dhe si duhen krahasuar rezultatet në nivelet vendore, kombëtare, dhe ndër-kombëtare? Këto e pyetje të tjera ishin në axhendën ditore të partnerëve.

Rezultatet shfaqin një punë pararojë në administrimin ndërsektorial të korridoreve lumore të EJL e më gjerë. Pesë korridore lumore pilote në shtetet breglumore të Dravës janë tashmë të pajisura me dokumente planifikimi te-knike të cilat janë zgjedhur unanimisht. Me kalimin e kohës, këto proçedura do të zbatohen në të ardhmen. Përpos kësaj, pesë lumenj të tjerë të zonës kanë miratuar vizione të përbashkëta menaxhimi, të cilat me fillimin e vëni-es në jetë do t’i afrohen më shumë modelit bashkëkohor. Lumi Drava ka hartuar planin e tij ndërkombëtar; ky plan mbështet arritjen e dhjetë qëlli-meve të Deklaratës së Lumit Drava. Mbi të gjitha, ne hartuam Udhëzuesin e SEE River, i cili lehtëson administri-min ndërsektorial të korridorit lumor, dhe i cili është i vlefshëm për aplikim në cdo lum të botës. E them me bindje që bashkëpjesëmarrja qe e sukse-sshme dhe që puna jonë e përbashkët

dhe përpjekjet tona do të kontribuojnë pozitivisht në proçeset e restaurimit lumor.

I urojmë lumenjve dhe ven-dimmarrësve të tyre në rajonin e EJL e më gjerë fat të mëtejshëm në përpjekjet për arritjen e modelit bas-hkëkohor. Duke gjykuar kompleksitetin pranishëm nga vetë lloji i detyrës, jemi të vetëdijshëm se zhvillimi i përshpej-tuar dhe rritja e kërkesave të popull-sisë nuk do të jetë aspak të lehta për t’u menaxhuar. Për këtë arsye pra, si dhe për të dhënë kontributin tonë në mbrojtjen dhe restaurimin e lumenjve, jemi gjithashtu të sigurtë se e ardhmja do të sjellë investime edhe më të mëdha financiare dhe kohore për të nxitur kështu aftësitë dhe mundësitë e administrimit ndërsektorial të korrido-reve lumore.

Shihemi së shpejti në fazën tjetër,

Parathënie

5

Dr. Aleš BizjakInstituti për Ujin i Republikës së Sllovenisë

Menaxher Projekti i SEE River

Page 4: DREJT LUMENJEVE BASHKËKOHORE TË EUROPËS JUG …

01PROJEKTI SEE RIVER

“ Disa nga arritjet tona më të suksesshme nuk mund të maten me numra apo grafikë. Duke u bazuar në rritjen e mirëkuptimit dhe respektit midis sektorëve të ndryshëm, në rritjen e besimit mes vendimmarrësve, dhe në përjetimin e përvojave të reja së bashku, SEE River është i sigurt se do përballojë me sukses cdo sfidë që sjell e ardhmja e menaxhimit te korridorit lumor.”

“ Projekti ndërthuri me sukses idetë e të gjithë palëve lidhur me administrimin e lumenjve ndërkombëtarë. Jam i bindur se rezultatet e përftuara do të forcojnë më tej bashkëpunimin për administrimin e ujrave të përbashkëta në basenin e Danubit.”

“ Mendoj që projekti ka hartuar një platformë unike, e cila kërkon që të gjithë vendimmarrësit të jenë të përgjegjshëm në harmonizimin e interesave në lidhje me interesat zhvillimore dhe konservuese në fushën e administrimit të korridorit lumor. Mendoj se ndërhyrjet e UNESCO-s përgjatë korridorit lumor e më tej, do të mbështesin në kohë të gjatë rezultatet e arritura.”

RAIMUND MAIR

Komisioni Ndërkombëtarpër Mbrojtjen e Danubit,

partner vëzhgues

MARIE PRCHALOVA

partnere vëzguese e UNESCO-s,Byroja Rajonale Shkencore-

Kulturore në Europë

MATEJA SOFTIĆ

koordinatorindërkombëtar

i SEE River

Page 5: DREJT LUMENJEVE BASHKËKOHORE TË EUROPËS JUG …

8 9

Zgjedhja e gjashtë lumenjve ndër-kufitarë

Për të zgjeruar dijet dhe për t’i ndarë ato, u përzgjodhën gjashtë lumenjë pilotë. Këta lumenj përfaqësojnë larmishmërinë natyrore, sociale, ekonomike, dhe administrative të Europës Juglindore. Ata jane si më poshtë: Drava, Bodrogu, Neretva, Pruti, Soča dhe Vjosa. Rrjedhimisht, kriteret përzgjedhëse të lumenjve pilotë kërkojnë zbatimin e një plani efikas dhe të posaçëm, si edhe zhvillimin e metodave dhe mjeteve të ndryshme për secilin prej tyre (lumenjve).

Një strukturë u ndërtua për nisjen e veprimtarive të projektit. Në qendër të saj është përmirësimi i komunikimit ndërsektorial dhe koordinimi për një planifikim sa më konsensual të korri-dorëve lumore.

Vendosja e synimit dhe objektivave të projektit

Projekti synon të fuqizojë ven-dimmarrësit e sektorëve të ndryshëm në territoret përgjatë korridorëve të lumenjve të Europës Juglindore, me qëllimin për të fituar njohuri në lidhje me planifikimin dhe zbatimin e proçeseve administruese lumore, duke rënë njëkohësisht dakort rreth çështjeve të ruajtjes dhe zhvillimit të korridoreve lumorë. Projekti ka si objektiv të ndihmojë në proçeset restauruese lumore duke u mirëinfor-muar rreth administrimit të korrido-reve lumore. Ky objektiv arrihet duke kapërcyer interesat sektoriale, vendore, dhe kombëtare, në mënyrë që të garantohet një status i mirë ujor dhe të parandalohen përmbytjet, të ruhet natyra, biodiversiteti dhe ekosistemet, si edhe të mundësohet zhvillimi. Për të lehtësuar administrimin ndërsektorial të korridoreve lumore, projekti u mbyll me hartimin e një Udhëzuesi.

Nisma e projektit SEE River

Projekti i SEE River u ndërmor në kuadër të Deklaratës Vizionare të Lumit Drava (2008), firmosur në 2008 në Maribor. Kjo Deklaratë vendo-si dhjetë synime afatgjata të cilat pasqyrojnë qëllimet që ka vendosur bordi aktual për administimin e Dravës. Falë diskutimeve në rang ad-ministrativ dhe shkencor, u ra dakort që synimet e lartpërmendura duhet të shtjelloheshin me anë të një projekti të veçantë. Përveç kësaj, përmes rrjetit të partnerëve u identifikua nevoja për nisma të ngjashme në lumenj të tjerë ndërkufitarë në vendet e rajonit të Evropës Juglindore.

Krijimi i rrjetit të partneritetit

Partnerët e projektit janë të shumtë. Konkretisht, ky projekt përfshin 26 institucione kombëtare dhe ndër-kombëtare të përbëra nga ekspertë të fushave të ndryshme. Falë tyre u mundësua: puna kërkimore, puna në terren, komunikimi efikas ndërsektori-al, dhe aktivizimi i drejtëpërdrejtë i të gjitha palëve të interesuara (ven-dimmarrëse). Partnerët ndanë njohu-ritë, teknikat, metodat, dhe aftësitë e tyre për të lejuar palët të diskutojnë e të marrin vendimet e duhura. Së bashku u morrën hapa për të ndërtuar një proçedurë unanime në mënyrë që në të ardhmen vendimmarrësit e shu-mtë të bien sa më shpejt dakort për administrimin e 6 korridorëve lumorë në Europen Juglindore.

Drejt lumenjve modernë Përqasja dhe Metodat e Projektit SEE River

Bashkëpunimi ndërsektorial

Shumë interesa sektoriale, vendore, krahinore, dhe kombëtare u identifiku-an dhe miratuan me qëllim që të arri-heshin objektivat e caktuara të projek-tit SEE River. Në etapat e mëtejshme të projektit, interesat e evidentuara u analizuan thellësisht, u diskutuan, dhe heraherës u mënjanuan në mënyrë që të favorizohet një administrim i njëtrajtshëm i korridoreve lumore në kuadër të restaurimit lumor.

Anëtarët e shteteve të ndryshme filluan dialogimin me ekspertë të orga-nizatave ndërsektoriale, me autoritetet vendore, rajonale, dhe shtetërore, si edhe me vendimmarrës të korridoreve lumore (përfshirë këtu organizata e in-dividë). Anëtarët kombinuan përqasje dhe metoda pune të larmishme, si dhe ndërmorën punë përgatitore të deta-juara, punë kërkimore në terren, punë kërkimore dytësore (pra jo në terren), si edhe analiza të shumëllojshme.

Planifikimi dhe implementimi me anë të metodave “nga lartë-poshtë” dhe “nga poshtë-lartë”

Problemet dhe çështjet e ngritura në projektin SEE River u shqyrtuan duke ndërthurur metodat “nga lartë-po-shtë” dhe “nga poshtë-lartë”. Në to përfshihen analizat e proçedurave dhe politikave ekzistuese vendimmarrëse të vendeve partnere. Përfundimisht, u vendosën direktiva të përshtatshme për administrimin ndërsektorial lumor.

Përveç kësaj, është bërë një shqyrtim i nevojave konkrete të administrimit të korridorit lumor, si nga brenda, përmes përgatitjes së seminareve dhe Udhëzuesit, ashtu edhe nga jashtë, duke kryer intervista të strukturuara me përfaqësues të gjithë palëve të ardhura nga nivele të ndryshme admi-nistrative dhe sektoriale nga të gjitha vendet anëtare.

01

Page 6: DREJT LUMENJEVE BASHKËKOHORE TË EUROPËS JUG …

10

Shpërndarja e dijes dhe e përvojës

Projekti nxiti krijimtarinë në të dhjetë zonat pilot, duke sjellë kështu shumë risi në teknikat e administrimit ndër-sektorial të korridoreve lumore. Krahas monitorimit, regjistrimit, dhe shpërn-darjes së ecurisë në zonat pilote, dijet dhe përvojat e reja u nxitën gjithashtu me anë të takimeve intensive të orga-nizuara në formë seminaresh, konfe-rencash, e mbledhjeve të shumëlloj-shme. Nëpërmjet këtyre shkëmbimeve, secila pjesë përbërëse e projektit të madh pati mundësi të përmirësohet. Në të njëjtën kohë, sfidat e herëpas-hershme u përballuan me sukses falë bashkëpunimit të ekipit ndërkombëtar dhe ndërdisiplinar të projektit.

Seminaret për zhvillimin lokal

Dija e përftuar rreth planifikimit dhe administrimit të korridoreve lumore iu shpërnda palëve dhe ekspertëve të përfshirë në zhvillimin lokal,në të dhjetë vendet e Europes Juglindore. Përqasjet dhe dobitë e metodave të ndërtuara dhe përdorura nga projekti SEE River do të vijojnë të kultivohen, promovohen, dhe përhapen nëpërmjet rrjetit të ekspertëve të projektit, të cilët janë të vendosur për të siguruar jo vetëm mirëmbajtjen e lumenjve, por edhe të tokave e komuniteteve përreth tyre.

SKEMA E MENAXHIMIT TE KORRIDOREVE LUMORE(SMKL)

01Përqasja dhe Metodat e Projektit SEE River

Pjesëmarrja e vendimmarrësve si princip /parim kryesor i punës.

Metoda e punës në projektin SEE River është e karakterizuar nga transpa-renca: e bazuar në bashkëpunimin e ngushtë e të vazhdueshëm të të gjitha palëve. Disa aktivitete u hartuan me qëllimin që të inkurajojnë e të si-gurojnë përfshirjen e vendimmarrësve në të gjitha etapat e projektit. Kjo metodë bëri që të gjitha palët, si vendimarrësit ashtu edhe partnerët, të mirëkuptohen mes tyre edhe pse ata vinin nga botëkuptime e kultura të ndryshme.

U zhvilluan shumë aktivitete për vendimmarrësit (në rang lokal, rajon, kombëtar, e ndërkombëtar), duke përfshirë intervista, mbledhje e debatime, konsultime, seminare, vizita studimi, dhe konferenca më të mëdha. Komunikimi i vazhdueshëm luajti rol kyç në përfshirjen e suksesshme të të gjitha palëve dhe në promovimin e projektit në përgjithësi.

11

Aktivizim

i i gjit

palëve

Aktivizim

i i gjit

palëve

PO

SH

- LA

RT

Ë

-SEKTORIALBASHKËPUNIM NDËR

LAR

-PO

SH

SMKL

Page 7: DREJT LUMENJEVE BASHKËKOHORE TË EUROPËS JUG …

12 13

2) Një marrëveshje u arrit rreth ad-ministrimit të ardhshëm të korridorit lumor të Dravës:

• u arrit konsensus në administrimin e ardhshëm të pesë korridoreve të lumit Drava nëpërmjet përgatitjes së dokumenteve bazë për planifikim strategjik dhe zbatim afatgjatë në Itali, Austri, Slloveni, Kroaci dhe Hungari (përgatitur dhe miratuar nga palët e interesuara), dhe

• u përgatit plani i veprimit për bas-hkëpunim ndërkufitar në të ardhmen lidhur me administrimin e lumit Dra-va, përgatitur në bashkëpunim me palët lokale, rajonale dhe kombëtare të të pestë vendeve bregore, si dhe me përfaqësuesit e komisioneve ekzistuese dypalëshe në lumin Drava

3) U themeluan rrjetet e palëve ndërsektoriale e ndërkufitare për bas-hkëpunim të mëtejshëm në lidhje me administrimin e pesë lumenjve të EJL: • u krijuan rrjete vendimmarrësish në

11 shtete e 5 korridore lumore dhe,• u ra dakort për bashkëpunim të

mëtejshëm ndërkufitar në lumenjtë Bodrog, Neretva, Prut, Soča dhe Vjosa.

4) Rritje e njohurive dhe aftësisë së 98 ekspertëve të EJL në lidhje me:

• praktikat më të mira në menaxhimin e integruar të korridorit lumor,

• lehtësimin dhe negocimin e marrëveshjeve ndërsektoriale,

• mirëkuptimin e mendimeve të ndryshme dhe lehtësimin e komuni-kimit mes sektorëve dhe,

• forcimin i dialogut midis palëve të ndryshme nëpërmjet vendimmarrje-ve mirëinformuese.

5) Rritja e besimit dhe dijes së palëve vendimmarrëse dhe administruese:

• pati mbi 600 persona të angazhuar në konsultime dhe pjesëmarrjes në projektet e gjashtë lumenjve; u vu re një rritje besimi mes tyre,

• nga ata, 300 ishin në nivel admini-strues, të përfshirë në menaxhimin e korridoreve lumore në të 10 shtetet; u vu re një rritje në dije, kapacite dhe aftësi menaxhuese ndërsektoriale të korridoreve lumore.

6) Nëpërmjet rrjetit të SEE River u arrit bashkëpunim i ardhshëm në admini-strimin ndërsektorial të korridoreve lumore:

• mbi 30 projekte shtesë të nisura në të gjitha shtetet e lartpërmendura të EJL, dhe

• 26 organizatat anëtare miratuan bas-hkëpunimin e ardhshëm mes rrjetit të SEE River.

01Rezultatet dhe sukseset e projektit

Nga ‘Udhëzuesi’ i administrimit të korridoreve lumore e deri tek rritja e njohurive dhe përvojës

Rezultatet e projektit SEE River do të përmirësojnë proçedurat aktuale të administrimit të korridoreve lumore në Europen Juglindore e më gjerë. Metodat e hartuara nga projekti do të lehtësojnë marrëveshjet e ardhshme, ku zhvillimi i brigjeve lumore do të njihet më në fund si baza e restau-rimit të lumenjve. Keqkuptimet mes shoqatave të administrimit të ujërave, mbrojtjes së natyrës, dhe palëve të tjera do të jënë shumë më të lehta për t’u kapërcyer. Jemi të sigurtë se do të arrihet një nivel i lartë në planifikimet e ardhshme të korridoreve lumore në vendet EJL e më tej.

Disa nga rezultatet dhe sukseset e projektit janë:

1) “Udhëzuesi” i SEE River për të leh-tësuar Administrimin Ndërsektorial të Korridoreve Lumore- një manual praktik që përmban:

• udhëzime praktike se si të hartohen dhe zbatohen proceset e bashkë-punimit ndërsektorial për të arritur konsensus në interes të ruajtjes dhe zhvillimit në korridoret lumore,

• një udhërrëfyes drejt administrimit ndërsektorial të korridorit lumor,

• metoda, teknika, këshilla dhe truke për të lehtësuar bashkëpunimin ndërsektorial,

• raste konkrete të zbatimit të metoda-ve në 10 zonat pilote (që gjenden në 6 shtete të EJL)

• mësimet e nxjerra dhe rekomandime të mëtejshme.

Page 8: DREJT LUMENJEVE BASHKËKOHORE TË EUROPËS JUG …

14

10 S

EMIN

AR

PËR

ZH

VIL

LIM

IN E

KO

MU

NIT

ETIT

34

KO

NFE

REN

CA

LO

KA

LE E

KO

MB

Ë

1.4

89

AB

ON

ENT

Ë B

ULE

TIN

ESH

782.

452

IN

DIV

IDË

PËR

FSH

IR

6 A

NËT

AR

Ë S

TA

FI

16 S

HT

ETE

511

SEL

FIE

8 FO

SH

NJA

SHIFRAT E SEE RIVER

1 M

AR

TES

Ë

6 LU

MEN

J

14 G

JUH

Ë

5 K

ON

FER

ENC

A N

DËR

KO

MB

ËTA

RE

26 P

AR

TN

ERË

∞ M

IQËS

I

317

LIT

RA

KA

FE

5 K

ËRC

IME

REJ

A

6 B

ULE

TIN

E

1 PROJEKT

20.8

00

VIZ

ITO

WEB

-I

210

FAN

SA

NE

FAC

EBO

OK

8 V

IZIT

A S

TU

DIM

OR

E

68

7 V

END

IMM

AR

RËS

12 P

LAN

E A

KS

ION

I

1 ‘UDHËZUES’PËR MENAXHIMIN

E LUMENJVE

1 MARRËVESHJEPËR BASHKËPUNIM

TË MËTEJSHËM

1 MESAZH-TË GJITHË BASHKË

PËR LUMENJTË

Page 9: DREJT LUMENJEVE BASHKËKOHORE TË EUROPËS JUG …

16

• Mbledhja e parë në Vjenë, Austri

• Takimi i hapjes së projektit në Bolcano, Itali

NëntorTetor

4-6 NËNTOR 2012:PËRMBYTJET NË SLLOVENI

1 TETOR 2012:NISMA E

PROJEKTIT

2012

4-6 NËNTOR 2012 - PËRMBYTJET NË SLLOVENIShtetet e prekura: Austri, Slloveni dhe Kroaci; Preventivi i të gjithë dëmit : 381 milion EUR; Të dhënat: shkarkimi maksimal ujor: 3,164 m3/s në drejtim të rrjedhjes së Dravës dhe të Ptuj, Slloveni.

1 KORRIK 2013 - KROACIA HYN NË BASHKIMIN EUROPIANDrava bëhet lumë i BE-së përgjatë gjithë gjatësisë së tij!

SHKURT 2014 - FILLON KRIZA NË UKRAINËPavarësisht nga rrethanat e rrezikshme politike dhe konfliktet e armatosura, vazhdon puna në lumenjtë Prut dhe Bodrog.

13-18 MAJ 2014 - PËRMBYTJET NË BALLKANIN PERËNDIMORShtetet e prekura: Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia; Sllovakia e Rumania të dëmtuara gjithashtu;Sipërfaqja e përmbytjes: 40000 km2; Preventivi i dëmit: 3,4 miliardë EUR; Viktimat: 86 persona të raportuar të vdekur ose të humbur.

KRONOLOGJIA E PROJEKTIT SEE RIVER

QershorJanart Prill

• Workshop-i Ndërkombëtar për Manualin në Đurđevac, Kroaci

• Seminar kombëtar për lumin Drava në Slloveni

• Seminar kombëtar për lumin Neretva në Bosnje dhe Hercegovinë• Seminar kombëtar për

lumin Drava në Itali, Austri, e Kroaci• Workshop-i i 1rë vendor

(lokal) për lumin Drava në Slloveni

• Workshop-i i parë ndërkombëtar për lumin Drava në Harkani, Hungari

2013Shtator DhjetorNëntorKorrikt Tetor

• Seancë e SEE River në Konferencën e 5të Europjane të Restaurimit të Lumenjve (2013) në Vjenë, Austri

• Seminar kombëtar për lumin Prut në Rumani

• Workshop-i i 1rë kombëtar për lumin Vjosë në Shqipëri

• Seminar kombëtar për lumin Drava në Hungari

• Workshop-i i 1rë vendor për lumin Drava në Kroaci

• Seminar kombëtar për lumin Soča në Slloveni

• Workshop-i ndërkombëtar për vlerësimin e parë të

‘Udhëzuesit’ në Tiranë, Shqipëri

• Workshop-i i 1rë vendor për lumin Drava në Austri

• Workshop-i i 1rë vendor për lumin Drava në Itali dhe Hungari • Workshop-i i 2të vendor

për lumin Drava në Slloveni

• Seminar vendor për lumin Prut në Moldavi

1 KORRIK 2013:KROACIA HYN NË BASHKIMIN EUROPIAN

2013Gusht

• 2nd international workshop on Drava River in Klagenfurt, Austria

• Workshop kombëtar për lumin Bodrog në Ukrainë

• Workshop kombëtar për lumin Bodrog në Sllovaki

• Workshop-i i 3tëa në Itali dhe Hungari• Workshop

ndërkombëtar për vlerësimin e 3të të Manualit në Galati, Rumani

• Workshop ndërkombëtar për vlerësimin e 2të të Manualit në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë

• Workshop-i i 2të

kombëtar për lumin Drava në Austri, Kroaci, e Hungari• Workshop-i i 3të vendor

në Austri• Workshop kombëtar

për lumin Bodrog në Sllovaki

• Workshop kombëtar për lumin Bodrog në Hungari

• Seminar kombëtar për lumin Neretva në Kroaci

• Workshop-i i 2të vendor për lumin Drava në Itali

• Workshop-i i 3të vendor për lumin Drava në Slloveni dhe Kroaci

• Workshop-i i 4rt vendor për lumin Drava në Austri

• Workshop-i i 4rt Ndërkombëtar për Dravën në Budapest, Hungari

• Workshop-i i 2të

kombëtar për lumin Vjosa në Shqipëri

• Workshop-i kombëtar për lumin Prut në Ukrainë

Shkurt Mars Prill QershorMaj

13-18 MAJ 2014: PËRMBYTJET NË BALLKANIN PERËNDIMOR

SHKURT 2014:FILLON KRIZA NË UKRAINË

2014

• Workshop i 3të ndërkombëtar për lumin Drava në Maribor, Slloveni

Janar

• Workshop-et e 4ta vendore në Itali dhe Hungari

• Workshop ndërkombëtar për lumenjtë Neretva

• Workshop ndërkombëtar për lumin Prut në Moldavi

• Takimi përfundimtar i pjesmarrësve të projektit SEE River në Ptuj, Slloveni

• Workshop-et e 4ta vendore në Slloveni

• Workshop ndërkombëtar për lumenjtë Soča dhe Vjosa

• Workshop për zhvillimin lokal në shtetet e Europës Juglindore (SEE)

• Konferenca e 6të Europiane për Restaurimin e Lumenjve, ndërthurur me Konferencën fianle të projektit SEE River në Vienë, Austri

Shtator NëntorKorrik Tetor

30 NËNTORR 2014:FUNDI I

PROJEKTIT

2014

Page 10: DREJT LUMENJEVE BASHKËKOHORE TË EUROPËS JUG …

02ZONA PILOTE E LUMIT DRAVA

“ SEE River ishte një projekt shumë ambicioz që përfshiu shumë pjesëmarrës në një rajon të gjerë. Problemet krahinore ishin po aq të shumta sa këndvështrimet e vendimmarrësve. Gjithësesi, përpjekja për të pamundurën na frymëzoi dhe mundësoi disa risi kyçe.”

“ Vetë natyra e projektit dhe përfshirja e fuqishme e vendimmarrësve në të, rezultoi në një sfidë për të krijuar një komunikim sa interesant, aq edhe profesionist. Menyra e spikatur e këtij komunikimi rezultoi në suksesin e projektit, në promovimin e aktiviteteve, dhe në përfshirjen e ekspertëve dhe individëve të tjerë në të gjashtë korridorët lumorë të EJL.”

“ Përgjatë viteve, WWF Austria ka dhënë kontributin e saj si eksperte në zonat e EJL përsa i përket restaurimit të lumenjëve, menaxhimit të korridorit lumor, e bashkëpunimit të të gjitha palëve. Ekspertiza e WWF-se sa i përket pjesës së lumit Drava që ndodhet brenda rezervës ndërkufitare të UNESCO-s “Mura-Drava-Danub”, u duk qartë gjatë takimeve të ndryshme, gjatë hartimit të ‘Udhëzuesit’, gjatë Analizës së Dravës dhe Planit Veprues. Këto ndihmuan në krijimin e modelit menaxhues ujëmbledhës. WWF Austria do të promovojë ‘Udhëzuesin’ dhe rezultatet e arrira në punët e saj të ardhshme në këtë zonë (pra në EJL) dhe më gjerë. WWF angazhohet në vazhdimësinë e projektit lumor të EJL. Për të arritur këtë, po hartohen takime, konferenca, e projekte të reja që do t’i bashkangjiten projektit mëmë SEE River.”

TANJA NIKOWITZ

partnerstrategjik

i WWF Austria

PRIMOŽ SKRT

MenaxherKomunikimi

i SEE River

ALEXANDER ZINKE

koordinator aktiviteteshpër zonën pilote

të Dravës

Page 11: DREJT LUMENJEVE BASHKËKOHORE TË EUROPËS JUG …

Zona pilote e Dravës në Itali

Si u arritën këto?

Meqënëse ilustrimi i modifikimeve të korridoreve lumore të planifikua-ra është thelbësor gjatë marrjes së vendimeve në lidhje me ndryshimet e ardhshme të korridorit, projekti SEE River ka parë të arësyeshme ngritjen e një mjeti të përshtatshëm ilustrues për administrimin e Dravës në Itali. Ekskursionet sudimore në Stiri (Austri) pajisën me njohuri teknike të vlefshme përfaqësuesit e autoriteteve publike e bashkiake. Kjo vlen edhe për pro-narët e tokave dhe fermerët, të cilët u edukuan mbi zbatimin e këtyre ma-save. Këmbëngulja në një proçedurë administruese sa më transparente ka bërë që vendimet e marra të pranohen pa konflikte nga të gjitha palët.

Rezultatet kryesore

U kryen studime të veçanta për të konkretizuar vizionin mbi lumenjtë, për të identifikuar korridorin lumor, për të përllogaritur, e mandej, zbutur rrezikun e përmbytjeve, e për të gjetur alternativa për kultivimin e tokave përgjatë lumenjve Drava dhe Fischleintalbach. Përbrenda projektit SEE River, janë shtjelluar dhe zbatuar metoda për administrimin e korrido-reve lumore. Janë kryer analiza dhe janë krahasuar zgjidhjet e mundshme për mbrojtjen ndaj përmbytjeve. Po ashtu janë diskutuar masat mbrojtë-se kundër tyre. Ky projekt i ka hapur rrugën shtimit dhe zbatimit të planeve hidro-morfologjike. Përfundimisht, ishim në gjendje të përmirësonim proçedurat vendimmarrëse dhe rrugët komunikuese të lidhura me to.

E ardhmja

Rezultatet e arritura dhe përqasja metodologjike e përdorur për arritjen e tyre do të shërbejnë si modele dhe do të transferohen në proçeset menaxhuese ne korridoret e tjera lu-more në Tirolin Jugor. Gjithashtu, këto modele do të jenë baza e aktiviteteve të mëtejshme në Dravë. Njohuritë e përftuara do të shpërndahen nëpër-mjetë iniciativave dhe seminareve per ngritjen e kapaciteteve. Administrimi modern i lumenjve është i mbështetur tek fryma e bashkëpunimit, ndaj asnjë masë nuk ndërmerret pa një vlerësim objektiv të zgjidhjeve të parashtruara.

VISUALIZIMI SI NJË MJET MBËSHTETËS I VENDIMMARRJES

Projekti SEE River ngriti themele të qëndrueshme për një angazhim të mirëfilltë të palëve të interesit, lidhur me administrimin e korridorit të lumit Drava. Ky projekt gjithashtu mundësoi dhe zhvillimin e mjeteve të duhura për të mbështetur administrimin e lartpërmendur.

20

Përmasat: 0.2 km2; 0.5 km2

Gjatësitë e segmentëve lumorë: 1 km; 4 km

“LUMI DRAVA LIDH SHTETE, SHOQËRI, DHE NJERËZ TË NDRYSHËM. LE T’A çMOJMË KËTË VIRTYT DHE LE T’A ADMINISTROJMË DRAVËN NË NJË MËNYRË BASHKËKOHORE.”

RUDOLF POLLINGERKryetar i Departmentit të Inxhinierisë Hidraulike,Provinca Autonome e Bolcanos dhe Tirolit Jugor, Itali

PARTNER I ZONËS PILOTE:1) Departmenti i Inxhinierisë Hidraulike, Provinca Autonome e Bolcanos dhe Tirolit Jugor, Itali

A ISHIT NË DIJENI?

Drava ushqehet nga gjashtë burime. Gjatë një vere të nxehtë dhe të thatë, Drava thahet nga burimi deri tek bashkimi i saj me Rio Seston në San Kandido. Edhe pse Rio Sesto është burimi që jep prurjen më të madhe, lumi vazhdon të quhet Drava.

02

Page 12: DREJT LUMENJEVE BASHKËKOHORE TË EUROPËS JUG …

EKIPI I ZONËS PILOTE:1) Qeveria Rajonale e Karinthias, Departamenti 8 -

Mjedisit, Ujit dhe Mbrojtjes së Natyrës2) REVITAL Integrative Naturraumplanung GmbH

3) Zinke Environment Consulting

A ISHIT NË DIJENI?

Thuajse 30 nga 70 kilometrat e lumit, që përbën rreth 43% të korridorit pilot të Dravës, janë restauruar disi këto 20 vitet e

fundit.

Si u arritën ato?

Gjatë dy dekadave të fundit të bas-hkëpunimit përgjatë korridorit pilot të Dravës, ne fituam dituri, përvojë, dhe të dhëna të detajuara mbi subjektet teknike dhe ekologjike. Kjo sasi e madhe informacioni është e ruajtur në database-in “DRADA”për t’u shfrytëzu-ar në aktivitete të ardhshme. Para-lelisht me këto njohuri konkrete, ne thelluam komunikimin me popullsinë lokale. Ardhmëria e projekteve tona i kushtohet besimit dhe marrdhënieve të shkëlqyera mes palëve.

Rezultatet kryesore

Ekspertë dhe vendimmarrës shqyr-tuan bashkarisht masat e marra këto 20 vitet e fundit dhe ndikimin që ato kanë pasur në zhvillimin e Dravës. U nxorrën rezultate shumë të rëndësis-hme, si nga ana teknike, ashtu edhe nga ajo administrative, për punën në vazhdimësi. Megjithëse masat e marra kanë ndikuar pozitivisht, ka ende probleme të pazgjidhura si erozioni i shtratit lumor, mbrojtja nga përmbytjet, dhe përmirësimi ekologjik. Nëpërmjetë SEE River, fryma e ba-shkëpunimit për hir të Dravës mori një force të re. Priten përmirësime falë vënies në zbatim të planeve të reja.

E Ardhmja

Ekipi i Dravës u fuqizua falë projektit SEE River. U mblodhën modele të reja teknike dhe u rrahën ide të shumta. U përftuan teknika të reja bashkëpunimi për nxitjen e punës në grup. Kështu pra, zgjidhjet e përgatitura nga projek-ti do të vihen në zbatim në 3 deri në 5 vitet e ardhshme. Dy nga aktivitetet e planifikuara për të ardhmen janë: hartimi i metodave për mbrojtjen ndaj përmbytjeve dhe përmirësimi eko-logjik e turistik i komunave të prekuara nga Drava në Oberdrauburg dhe Berg im Drautal.

ZBATIMI I VAZHDUESHËM DHE VLERËSIMI I MASAVE TË MARRA

Zona pilote e Dravës në Austri

Palët e angazhuara në projekt ranë dakort që të vazhdojnë punën e sukseshme të zhvillimit të një mjedisi të shëndetshëm dhe ekologjik përgjatë Dravës. Masa të shumta do të ndërmerren me qëllim arritjen ekëtyre synimeve gjatë dekadave të ardhshme.

Përmasat: 247 km2

Gjatësia e segmentit lumor: 80 km “DRAVA JONË JËTËDHËNËSE - NDARJA E BURIMEVE NAYRORE DHE VLERAVE TË PËRBASHKËTA”

HERBERT MANDLERQeveria Rajonale e Karinthias, Departamenti 8 -Mjedisit, Ujit dhe Mbrojtjes së Natyrës

02

22

Page 13: DREJT LUMENJEVE BASHKËKOHORE TË EUROPËS JUG …

Përmasat: 160 km2

Gjatësia e segmentit lumor: 47 km

Si u arritën ato?

Projekti pilot i zonës u ndërtua nga analizat e brendshme dhe të jashtme mjedisore dhe sociale, nga kryerja e një sërë seminaresh me palët e interesuara, nga takimet me kryetarët e bashkive të qyteteve Maribor dhe Ptuj, nga takimet me përfaqësues të komuniteteve lokale, si dhe nga takimet e rregullta të grupit të punës slloven. Është realizuar një bashkëpu-nim i fortë me agjencitë rajonale të zhvillimit. Përfundimet e nxjerra gjatë projektit u ndërthurën me programin e zhvillimit 2014-2020 në rajonin e Dravës. Janë kryer takime të rregullta me përfaqësuesit e Ministrisë së Infra-strukturës dhe Planifikimit Hapësinor për të arritur gërshetimin e rezultateve të projektit me politikat kombëtare dhe rajonale të planifikimit të territorit.

Rezultatet kryesore

Caktimi i korridorit lumor pilot si bazë për veprimtari të ardhshme, është rezultati kryesor i projektit SEE River në Slloveni. Më vonë, falë punës së përbashkët me vendimmarrësit, u ndërtuan harta që tregojnë mjediset më të cënuara nga përmbytjet, si dhe se si të parandalohen këto të fundit. Falë proçesit gjithëpërfshirës në këtë krahinë, Drava 2030 u përcaktua si modeli për artikulimin e një koncepti konsensual të zhvillimit korridor lumor. Ky koncept është i pajisur edhe me një plan veprimi, në të cilin përcaktohen hapat konkretë në rrugën drejt lume-njve bashkëkohorë.

E Ardhmja

Përmes ndërthurjes së planeve të zhvillimit lokal me programet e spon-sorizuara, në këtë korridor lumor do të zhvillohen e zbatohen projekte dhe koncepte të reja administruese lumore. Janë formuar grupe aksioni lokale me qëllim të dyfishtë: që të drejtojnë e bashkëpunojnë në projektet e zhvilli-mit, dhe sidomos që të mbështesin synimet e vendosura.

PËRZIERJA E INTERESAVE TË SHUMTA SEKTORIALE NË NJË KONCEPT TË VETËM ZHVILLIMI.

Zona pilote e Dravës në Slloveni

Një komunikim ndërsektorial i avancuar dhe një gjithëpërfshirje e palëve të interesuara në nivel kombëtar, rajonal, dhe lokal në lidhje me zonën pilot, bëri të mundur sheshimin e interesave sektoriale të zhvillimit në këtë korridor pilot lumor. Përfundimisht u hartuan koncept dhe plane aksioni, për një zhvillim lumor bashkëkohor.

02

25

“DRAVA ËSHTË HALLKA MË E FUQISHME E INTEGRIMIT

RAJONAL NË ZONË. NDAJ ËSHTË E DOMOSDOSHME

QË TË PËRSHPEJTOHET SHNDËRRIMI I PODRAVJES

NË ZONË URBANE. KJO DO TË BËJË TË

MUNDUR ZBATIMIN E SUKSESSHËM TË TË GJITHA

MARRËVESHJEVE DHE PROJEKTEVE VENDORE NË

DRAVË.”

MARJAN BERLIČUmarh Ltd., Ptuj, Slloveni,

përpilues dhe zbatues projekti

EKIPI I ZONËS PILOTE:1) Institute i Ujit i Republikës së Sllovenisë

2) Instituti i Mbrojtjes së Natyrës i Republikës së Sllovenisë

3) Qendra e Zhvillimit së Luginës së Sočës4) Iskriva, Instituti i zhvillimit të potencialeve lokale

5) Lucija Marovt Communications Management

A ISHIT NË DIJENI?

Para Luftës së Parë Botërore, në segmentet e lumenjve

Drava dhe Mura (Kroaci dhe Slloveni e sotme), kishte

mbi 200 kërkues floriri. Flori vazhdon të ketë edhe sot.

Ndaj, përgjatë korridorit të Dravës ende mund të takohen

njerëz entuziastë që janë në kërkim të gjurmëve të tij.

Page 14: DREJT LUMENJEVE BASHKËKOHORE TË EUROPËS JUG …

BASHKËPUNËTORËT E ZONËS PILOTE:1) Instituti i Planifikimit Hapsinor i Qarkut të Koprivnica-Križevci 2) Hrvatske vode, Ent ligjor për administrimin ujor 3) Instituti Shtetëror për Mbrojtjen e Mjedisit

A E DINIT?

Egziston një legjendë për “Përbindëshin e Dravës” (Dravskaneman) i cili jeton në ujë, i fshehur në skutat e errëta përgjatë lumit. Me sa duket, disa ngjarje të mistershme kanë ndodhur pranë Legradit, dhe madje janë bërë disa fotografi. Nëse jeni sa duhet trima, mund edhe të merrni pjesë në “gjuetinë e përbindëshit”.

Si u arritën këto?

Prezantimet e bera nga ekspertë të fushave të ndryshme, pyetësorët, taki-met, intervistat individuale, seminaret ndërkombëtare, si dhe një numër i konsiderueshëm të dhënash të mbledhura (si psh. Projekt proposime, harta te ndryshme, dhe informacione të tjera të rëndësishme), sollën pikë së pari një përmirësim të ndjeshëm të komunikimit mes palëve të përfshira. Të gjitha së bashku bënë që rezultatet e projektit të promovohen me sukses. Projekti See River u reklamua maksi-malisht edhe falë përdorimit efektiv të të gjitha rrjeteve mediatike, ku nuk përjashtohen konferencat e shtypit, materialet promocionale, deklaratat në rrjetin virtual, dhe filmimet nga zona pilote.

Rezultatet kryesore

Raporti Analitik i Korridorit Kombëtar të Lumit Drava u ndërtua në bazë të të dhënave të mbledhura dhe bashkë-punimit me dy partnerë: Insitituti i Ujërave Kroate dhe Institutit Shtetëror për Mbrojtjen e Mjedisit.Të gjitha vendimet e ardhshme do ti referohen përfundimeve të nxjerra nga raporti në fjalë. Gjithashtu, nëpërmjet semi-nareve të zhvilluara, patëm mundësinë të informoheshim për ‘Udhëzuesin’ e projektit SEE River. Veç kësaj, kemi ndërtuar platformën e rrjetit të ven-dimmarrësve. Puna jonë u kurorëzua me përpilimin e Marrëveshjes së Ven-dimmarrësve, një hap i rëndësishëm ky për të ardhmen e administrimit të korridorit lumor.

E ardhmja

Planet tona të veprimit kanë synime ambicioze. Shpresojmë që disa prej tyre të shndërrohen në projekte të mirëfillta e të plota. Të gjitha palët, ashtu si është rënë dakort edhe në Marrëveshje, do të punojnë me seriozitet për të patur një administrim të ndërthurur lumor, për të mbrojtur mjedisin, dhe për të zhvilluar turizmin përgjatë Dravës. Të gjitha dokumentet, pa mënjanuar vendimet dhe udhëzi-met e seminareve të shumëllojtë, do të na ndihmojnë gjithashtu për të krijuar një plan hapësinor të Dravës në tërësi dhe të pjesës kroatë të saj në veçanti.

MARRËVESHJA E PALËVE PËR TË ARDHMEN E ZHVILLIMIT RAJONAL

Zona pilote e Dravës në Kroaci

Raportet e ngushta mes palëve, të konsoliduara gjatë projektit SEE River, do të pasohen nga një sërë idesh të gjeneruara së bashku, duke udhëhequr kështu projektet e ardhshme.

Përmasa: 33 km2

Gjatësia e segmentit lumor: 29 km “SË BASHKU ME DHE PËR LUMENJTË!” - NJË PARULLË

QË PËRMBLEDH PËRVOJËN E PROJEKTIT TË SEE RIVER NË ZONËN

PILOTE KROATE.

BRANKA ŠPANIČEKMAJA TURINSKI

02

26

Page 15: DREJT LUMENJEVE BASHKËKOHORE TË EUROPËS JUG …

A E DINIT?

Për shkak të punimeve inxhinierike, Drava hungareze është përgjysmuar në krahasim me atë që ka qenë në fund të shekullit të XVIII-të. Aktualisht, lëvizjet tektonike janë shumë intensive në disa vende. Është përllogaritur se zona zhvendoset rreth 2.5 cm/vit. Si pasojë e kësaj, Drava po anon ngadalësisht drejt territorit kroat.

Si u arritën këto?

Dy mjetet kryesore ishin: analiza e larmishme e korridorit lumor dhe pjesëmarrja aktive e grupeve të inte-resit. Të dyja këto mjete u përdorën paralelisht dhe në sinergjikisht. In-formacionet, aspiratat, dhe opinionet e shfaqura nga palët u bënë pjesë e analizës. Rezultatet teknike, shkencore, ose metodologjike të analizës mundën të kornizojnë argumentat e palëve gjatë diskutimeve. Analizat i dhanë një dozë ralizmi aspiratave, ndërsa proçedura gjithëpërfshirëse bëri të mundur që zgjidhjet e propozuara të kenë mbështetje maksimale nga palët e përfshira.

Rezultatet kryesore

Gjatë një sërë seminaresh e mble-dhjesh të shpeshta mes palëve, u bë e mundur asnjanjësimi i ideve të përgjysëmuara dhe i synimeve kontra-diktore. Debatet mes të pranishmëve, çuan drejt një pranimi dhe mirëkup-timi të ideve të caktuara, si edhe hapën rrugën drejt përllogaritjeve të kufizimeve ekonomike, shoqërore, dhe fizike. Seminaret kanë forcuar besimin tek përshtatshmëria dhe frytshmëria e metodologjisë së projektit SEE River. Rezultati kryesor i arritur në zonën pilote hungareze të Dravës është kon-solidimi i interesave të përbashkëta për hir të implementimit të ndërlikuar në restaurimin e korridorit lumor. Për-fundimisht, synohet jo vetëm ruajtje por edhe zhvillim.

E ardhmja

Projekti SEE River la pas tre suksese të mëdha - Marrëveshjen e Ven-dimmarrësve e cila rendit prioritetet në rajon si më poshtë: ndalimin e erozionit të shtratit lumor, nxitjen e përdorimit ekologjik të tokave agrikulturore në fushat e përmbytura, rigjenerimin substancial të korridorit lumor (duke përfshirë punë restaurue-se lumore, zhvillimin e turizmit, dhe ruajtjen e mjedisit). Planin e aksionit i cili paraqet aktivitetet kryesore dhe përgjegjësitë për katër vitet e ardhshme e më tej. Shoqatën e Ven-dimmarrësve e cila do jetë vendtakimi për vendimmarrësit; ajo do të jeëtë një pikë qëndrore e zhvilimit të integruar të korridorit të Dravës në Hungari, si edhe (le të shpresojme) një arsye më tepër për të nxitur bashkëpunimin ndërkufitar mes të gjithë shteteve që preken nga Drava.

INTERESAT E PËRBASHKËTA NË PROJEKTET E RESTAURIMIT TË KORRIDORIT LUMOR

Zona pilote e Dravës në Hungari

Përfshirja e palëve të duhura në zonën pilote mundësoi një dialog konstruktiv mbi të ardhmen e lumit Drava.

“BANORËVE NË KORRIDORIN LUMOR TË DRAVËS NË HUNGARI U ËSHTË DASHUR TË PAGUAJNË NJË KOSTO TË LARTË PËR JETËSEN NËN HIJEN E “PERDES SË HEKURT” (NDARJA TERRITORIALE NË BAZË TË DY IDEOLOGJIVE GJATË LUFTËS SË FTOHTË) PËR NJË GJYSËM SHEKULLI. DISA NGA PASOJAT ME TË CILËN U ËSHTË DASHUR TË LUFTOJNË JANË IZOLIMI, SHPOPULLIMI I FSHATRAVE, INFRASTRUKTURA E DOBËT, DHE VEPRIMTARIA E ULËT EKONOMIKE. DRAVA DHE MJEDISI I SAJ NATYROR JANË TË VETMET PASURI QË U KANË MBETUR. MUA MË DUKET SE ATA JANË TË VENDOSUR TË RUAJNË KËTË PASURI.“

MIKLÓS SZALAYHungarI

29

Përmasa: 347 km2

Gjatësia e segmentit lumor: 62 km

BASHKËPUNËTORËT E ZONËS PILOTE:1) Instituti Shtetëror i Mjedisit

2) Drejtoria e Administrimit të Ujit Jug-Transdanubian

02

Page 16: DREJT LUMENJEVE BASHKËKOHORE TË EUROPËS JUG …

03KORRIDORET LUMORE TE LUMENJEVE NDERKOMBETARE

SEMRA FEJZIBEGOVIĆ

koordinator aktiviteteshnë zonën pilot të

lumit Neretva.

Dr. MARINA BABIĆ MLADENOVIĆ

Jaroslav Černi partnerë strategjiknga Instituti i Zhvillimit tëBurimeve Ujore (IJC), Serbi

“ Jam veçanërisht e lumtur që kam dhënë kontributin tim në menaxhimin e lumit Neretva, dhe që kam mësuar rreth problemeve dhe zgjidhjeve të tyre për korridoret e tjera lumore në EJL. Gjithashtu, do të doja të theksoja se ka patur një përmirësim të dukshëm në koordinimin e interesave të ndryshme dhe në harmonizimin e kërkesave të partnerëve të projektit.”

“ Falë reputacionit rajonal që gëzon IJC-ja në menaxhimin e ujërave ne dhamë kontributin tonë shkencor e profesionist, duke ndihmuar kështu në arritjen e synimeve të projektit. IJC do të përpiqet të përdorë rezultatet e projektit në asministrimin e korridorëve ujorë në Serbi. Për më tepër, IJC do të fillojë përgatitjen e Deklaratës për Lumin Kolubara. Pritet që çdo partner i projektit SEE River, të zbatojë vazhdimisht masat e ndërmarra në zonat pilote. Gjithashtu pritet që masat dhe mësimet e nxjerra të zbatohen dhe në korridore të tjerë lumorë.”

Page 17: DREJT LUMENJEVE BASHKËKOHORE TË EUROPËS JUG …

Si u arritën këto?

Një gërshetim i dy metodave “nga lart-poshtë” dhe “nga poshtë-lart” dhuroi sinergjinë e duhur. Synuam të gjenim zgjidhje për konfliktet e mundshme që lindin nga përdorimi i gjithefarshëm i korridorit lumor. Për këtë, fillimisht evidentuam, e më pas mbështetëm komunitetet lokale dhe institucionet shtetërore në mënyrë që të gjitha palët të jenë të gatshme për bashkëpunim në të ardhmen. Organizuam seminare në të treja vendet nga ku kalon Bodrogu. Informacionet e gjeneruara nga këto seminare u sintetizuan në një vizion të vetëm gjatë konferencës ndërkombëta-re të vendimmarrësve në Sllovaki. Shkëmbimi i mendimeve ndërmjet vendimmarrësve ne rang vendor, kra-hinor, e kombëtar bëri që të rishikohet administrimi i korridorëve lumorë në të ardhmen. Më konkretisht, u diskutuan menyrat me të cilat duhen punuar për të zhvilluar sektorët e: mbrojtjes së mjedisit, parandalimit të përmbytjeve, turizmit, agrikulturës, lundrimit të lumenjve, pylltarisë, peshkimit etj.

Rezultatet kryesore

Objektivat në lumin Bodrog ishin: 1. identifikimi i karakteristikave kryesore në lidhje me planifikimin hapsinor, dhe 2. menaxhimi i përdorimit të tokës. Të dy këto veçanti kanë për synim të përcjellin konsensus për probleme të ardhshme në zonë. U krye një inventar i legjistlacionit kombëtar dhe i direktivave të BE-së, si edhe një vlerësim i ndikimit që ato kanë. Në Sllovaki, Hungari, dhe Ukrainë u themelua një rrjet vendimmarrësish. Këta të fundit ndajnë një vizion të përbashkët ndërkombëtar, dhe janë të pajisur me hapat e mëtejshme që duhet të hedhin për të përmbushur vizionin e lartpërmendur. Në kuadër të aktiviteteve pilotë të Bodrogut, rezultatet e projektit janë duke krijuar kushte të epërme për zgjidhje më të mira të problemeve specifike në të ardhmen.

E Ardhmja

Projekti bëri që të mbylleshin hen-deqet ndërmjet sektorëve të ndryshëm dhe politikave që ato ndjekin. Gjatë seminareve kombëtare e ndër-kombëtare u diskutan, u përzgjodhën, dhe u harmonizuan masat që volitet të ndërmerren për përmirësimin e administrimit ndërkombëtar të korri-dorit të Bodrogut. Do të nisin projekte të reja për periudhën financiare EU 2014-2020, bazuar në analizat dhe konsultimet e grupeve vendimmarrë-se në shtetet ku kalon Bodrogu. Sa i përket projekteve “bijë”, që ato të jenë të mundura, u bë një përpjeke shumë e madhe në fushën e komunikimit e bashkëpunimit ndërkombëtar.

BASHKIMI I INTERESAVE SEKTORIALE

Korridori pilot i lumit Bodrog

Në mënyrë që të akordoheshin objektivat e zhvillimit, gjatë projektit SEE River u arrit në një marrëveshje të përbashkët mbi: administrimin e korridoreve lumore, dhe mbi interesat konservuese përgjatë korridorit te Bodrogut.

33

Gjatësia e lumit pilot: 67 kmPërmasat e pellgut të lumit pilot: 13,579 km2

PARTNERË NË LUMIN PILOT:1) Instituti Hidro-metereologjik, Sllovaki2) Instituti Kombëtar i Mjedisit, Hungari3) Lumenjtë Blu, Ukrainë

“ZGJIDHJA E PROBLEMIT TË PRONËS ËSHTË THELBËSORE PËR NJË MENAXHIM TË QENDRUESHËM. IDETË “E BUKURA” EUROPIANE JANË TË PADOBISHME PËR SA KOHË PROBLEMI I PRONËSISË ËSHTË I PAZGJIDHUR.”

FERMERË NË LUMIN BODROG

03

A ISHIT NË DIJENI?

Lumi Bodrog kalon kufirin sllovako-hungarez në pikën më të ulët të Sllovakisë, e cila është vetëm 4.3 metra mbi nivelin e detit.

Page 18: DREJT LUMENJEVE BASHKËKOHORE TË EUROPËS JUG …

Si u arritën këto?

Vizioni i përbashkët, përfaqësuar nga Skicimi i Strukturës së Lumit Neretva për zhvillim të mëtejshëm, u ndërtua gjatë seminareve kombëtare të vendimmarrësve në Bosnie dhe Kroaci. Metodat “nga lart-poshtë” dhe “nga poshtë-lart” u zbatuan me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të sektorëve të ndryshëm në seminare të tilla si ai i menaxhimit të ujërave, i planifikimit hapësinor, i ruajtjes së natyrës, i mbrojtjes së mjedisit, i energjisë, i bujqësisë, i turizmit, dhe i pylltarisë. Në këto seminare u përfshi-në gjithashtu pjesmarrës nga nivele të ndryshme administrative si psh. komunat e gjendura përgjatë lumit, kompanitë e shërbimeve, universitetet, OJQ-të, si dhe ministrite dhe njësive shtetërore në nivel vendor e kantonal.

Rezultatet kryesore

Projekti SEE River ofroi një mënyrë të re për një administrim të vazhdue-shëm të korridorit të Neretvës bazuar në komunikim të hapur ndërmjet të gjithë palëve që jetojnë në të, dhe në kërkimin me ngulm të hartimit të zgjidhjeve të përbashkëta lidhur me zhvillimin e kësaj zone. Projekti pajtoi interesat e sektorëve dhe ven-dimmarrësve të ndryshëm, gjeti një rrugë për bashkëpunim të mëtejshëm, si dhe përpunoi teknika për harmoni-zimin e intereseave të larmishme në këtë korridor lumor. Plani i Aksionit i Lumit Drava për administrimin e ndërthurur të korridorit, zbatuar në kuadër të projektit në pesë degëzimet e Dravës, shërbeu si shëmbull për lumin Neretva. Me anë të tij, sektorët e ndryshëm dhe strukturat komplek-se etnike dhe administrative të të dyja vendeve arritën që të binin në marrëveshje.

E Ardhmja

Hapi tjetër i projektit është forcimi i rrjetit multi-sektoral vendimmarrës dhe gjetja e pikëpamjeve të përbas-hkëta në secilin nga shtetet e korridorit lumor. Vendimmarrësit e të dy shtete-ve duhet të bien dakort për zgjidhjet e mundshme të problemeve ekzistuese përgjatë korridorit lumor. Vendimet e përbashkëta do të jenë themeli i akti-viteteve dhe planeve të ardhshme.

VIZIONI I PARË I PËRBASHKËT DHE OBJEKTIVAT PËR KORRIDORIN NDËRKOMBËTAR LUMOR

Korridori pilot i lumit Neretva

Projekti i SEE River inkurajoi zhvillimin e vizionit të parë dhe objektivave të përbashkëta për administrimin ndërsektorial e ndërkombëtar të korridorit të lumit Neretva, mbështetur ky nga rrjetet vendimmarrëse në Bosnie dhe Hercegovinë e Kroaci.

Gjatësia e lumit pilot: 240 kmPërmasat e pellgut të lumit pilot: 8.600 km2 “I KRIJUAR NË KUADËR TË

PROJEKTIT SEE RIVER, RRJETI I VENDIMMARRËSVE TË LUMIT NERETVA ËSHTË I ANGAZHUAR

PËR TË ARRITUR ZGJIDHJE TË QËNDRUESHME BASHKËPUNIMI,

SI DHE PËR TË ZGJIDHUR PROBLEMET NË KORRIDORIN E

LUMIT.”

EKIPI I PROJEKTIT I INSTITUTIT TË INXHINIERISË HIDRAULIKE NË SARAJEVË

PARTNERË NË LUMIN PILOT:1) Instituti i Inxhinierisë Hidraulike në Sarajevë, Bosnie dhe Herzegovinë

2) Instituti i Ujërave, Kroaci3) Instituti Shtetëror për Mbrojten e Natyrës, Kroaci

A E DINI SE?

Neretva mban një pozitë të rëndësishme mes lumenjve të

krahinës së Alpeve Dinarike falë ekosistemeve, habitateve,

florës dhe faunës së saj të shumëllojshme. Kjo zonë gëzon

popullaritet në të gjithë rrjetin e dendur të sistemit ujor për shkak

të trashëgimisë kulturore dhe historike, si edhe sepse mbahet si

“një zonë e një bukurie të pashoqe”, e pasuruar për më tepër nga uji i

pijshëm, i cili është sa i freskët aq dhe i kulluar. Neretva është

lumi më i madh karstik në Alpet Dinarike që i takon pjesës lindore

të basenit të Adriatikut.

03

34

Page 19: DREJT LUMENJEVE BASHKËKOHORE TË EUROPËS JUG …

A ISHIT NË DIJENI?

Kohët e fundit është zbuluar se Pruti mbart një popullsi të dendur të ‘mizave të majit’ (palingenia longicauda). Specia në fjalë, e quajtur Tisza në gjuhën popullore, është nga më të mëdhatë dhe njëkohësisht më të rrezikuarat të llojit të saj në Europe.

“TË BASHKOJMË IDE, NJERËZ, DHE PROJEKTE PËR TË MBËSHTETUR DINAMIKËN DHE BIODIVERSITETIN E KORRIDORIT TË POSHTËM E TË GJELBËR TË PRUTIT, SI DHE PËR TË USHQYER PERSPEKTIVA TË LIDHURA ME EKOTURIZMIN!”

Dr. GABRIELA COSTEAMuzeumi i Shkencave Natyrore në Galati, Rumani

Si u arritën këto?

U ndërmorr një srategji ndërgjegjësimi dhe komunikimi që përfshiu tre lloje aktivitetesh kryesore: konsultim, ba-shkëpunim mes vendimmarrësve, dhe propagandim. Secila nga këto u ndër-morr në periudha të ndryshme kohore, me skema përkatëse për shpërndarjen e fondeve. Qëllimi kryesor i kësaj stra-tegjie ishtë që të prodhonte një struk-turë bashkëkohore dhe të përshtatshme për të komunikuar nevojat, limitet, dhe fondet e përfituara nga ndërhyrja e Direktivave Europiane në fushën e ujit. Në përputhje me objektivat dhe qëlli-met e projektit, si dhe me strategjinë e bashkëpunimit e komunikimit mes vendimmarrësve, angazhimi i këtyre të fundit u arrit me anë të tri fazave. Ven-dimmarrësit u takuan në tre seminare kombëtare në të tre shtetet breglumore. Workshop-i i fundit u organizua në rang ndërkombëtar dhe u mbajt ne Moldavi në korrik të 2014-ës.

Rezultatet kryesore

U caktua qartë rendi i veprimeve të ardhshme. Ai konsiston në rregullimin e bashkëpunimit për aktet ligjore në lidhje me sasinë dhe cilësinë e admi-nistrimit të Prutit. U identifikuan pengesat në mënyrë që të gjehet zgjidhje për mangësitë dhe problemet kryesore që lidhen me menaxhimin e integruar dhe të qëndrueshëm të lumit Prut. Për këtë, u morrën në konsideratë si përfitimet aktuale, ashtu dhe ato që i përkasin brezave të ardhshëm.

E Ardhmja

Lumi Prut po përballet me shumë sfida, përfshirë këtu çështje ligjo-re dhe administrative. Përqasja e korridorit lumor , zhvilluar në kuadër të projektit SEE River, rriti interesimin e vendimmarrësve të Prutit në të gjitha vendet breglumore. Rezultatet e projektit do të rrisin aktivitetet e komi-sioneve dypalëshe ndërmjet shteteve nga ku kalon Pruti. Në të ardhmen, do të zhvillohen propozime për grupe pune të caktuara që kanë të bëjnë me fusha të ndryshme tematike. Këto do të shërbejnë si bazë për administrimin e Prutit në të ardhmen.

RRITJA E INTERESIT TË PALËVE TË INTERESUARA NGA SHTETET ANËS LUMENJËVE

Korridori pilot i lumit Prut

Projekti SEE River mundësoi nxitjen dhe lehtësimin e dialogut më vendimmarrësit e përfshirë në adminstrimin e lumit Prut, ndihmoi në identifikimin e problemeve dhe objektivave kyçe, si edhe me gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për administrimin ndërkombëtar të korridorit lumor.

03

Gjatësia e lumit pilot: 967 kmPërmasat e pellgut të lumit pilot: 27,820 km2

BASHKËPUNËTORËT NË LUMIN PILOT:1) Administrata Kombëtare “Apele Romane”Autoriteti Qëndror Publik i Ministrisë së Ujërave, Pyjeve dhe Peshkimit, Rumani

36

Page 20: DREJT LUMENJEVE BASHKËKOHORE TË EUROPËS JUG …

A ISHIT NË DIJENI?

Falë ujit të tij të gjelbër e ngjyrë smeraldi, lumi njihet si “Bukuria

e Smeraldtë”. Thuhet se është një nga lumenjtë e paktë që e ruan

këtë ngjyrë përgjatë të gjithë gjatësisë së tij.

Si u arritën këto?

Lumi Soça ka rëndësi të madhe për shumë vendimmarrës, të cilët ushqejnë hera-herës interesa të kundërta. Me përqasjen e duhur nuk është shumë e vështirë që këto intere-sa vetjake të shndërrohen fillimisht në ndërgjegjësim, e më tej në bashkë-punim dhe angazhim për të përftuar zgjidhje që ndihmojnë të gjithë së bashku (duke futur këtu vetë lumin). Shumë takime, tryeza të rrumbullakta dhe intervista individuale u organizu-an; po ashtu u festua me hare dhe dita e lumit Soça. Metoda “nga poshtë-lart” dhe angazhimi i vendimmarrësve ishin armë të forta në projektin tonë. Akti-vitetet e SEE River përdorën gjithashtu projektet e tjera të ngjashme në rajon për të përforcuar bashkëpunimin për lumin.

Rezultatet kryesore

Qëllimet kryesore ishin rritja e ndërgjegjësimit sa i përket bashkë-punimit dhe angazhimit të ven-dimmarrësve. Një vizion i përbashkët për Soçën u ndërmorr fillimisht si një ndërgjegjësim moral. Në të, u caktua se Soça duhet të njihet si simbol dhe si krijues i shumë mundësive. Gjithashtu, u vendos që lumi duhet të shihet si përgjegjësi e gjithkujt, ndaj admini-strimi i tij në mënyrë të qëndrueshme është detyrë e përbashkët. Pati dy rezultate kryesore. Fillimisht, gjatë projektit u hartua qeveria e re për Soçën e lartme dhe u vunë në zbatim proçedurat për miratimin zyrtar. Së dyti, u institucionalizua bashkëpunimi i palëve në kuadër të Fondacionit të Lumit Soça, një shoqatë kjo që mbledh vendimmarrësit e korridorit lumor me qëllim që të mundësojë zhvillim të qëndrueshëm në këtë lum.

E Ardhmja

Meqënëse është një lum ndër-kombëtar, Soça ka nevojë për një administratim të tillë. Ndaj, aktivitetet do të vazhdojnë edhe në anën italiane në mënyrë që të gjendet një partner i ngjashëm me Fondacionin e Soças në Slloveni. Themelet janë hedhur dhe perspektiva të reja financiare janë një shans i mirë për të ndjekur idetë dhe për të mbështetur proçesin me qëllim që palët të angazhohen në mënyrë të përhershme. Qëllimi përfundimtar është që të mbështetet zhvillimi i qëndrueshëm “nga” dhe “me” lumin kështu që Soça të shndërrohet në një lum bashkëkohor. Fondacioni i Soçës është vendi që i mundëson këto plane për të ardhmen.

INSTITUCIONALIZIMI I PJESËMARRJES SË VENDIMMARRËSVE

Korridori pilot i lumit Soça

Aktivitetet çuan në hapa konkretë drejt bashkëpunimit sa më të mirë në korridorin e lumit Soça dhe mundësuan krijimin e një organi zyrtar për palët e interesuara.

JETOJMË TOK, DUKE NDARË TË NJËJTËN HAPSIRË, NDAJ T’A RESPEKTOJMË NJËRI-TJETRIN. RAJONI I SOçËS: NJË LUM, NJË EKOSISTEM.”

MIRO KRISTANQendra e Zhvillimit të Luginës së Soçës

39

Gjatësia e lumit pilot: 137 kmPërmasat e pellgut të lumit pilot: 3,400 km2

PARTNERË NË LUMIN PILOT:1) Qendra e Zhvillimit të Luginës së Soçës, Slloveni

2) Instituti i Ujërave për Republikën e Sllovenisë, Slloveni3) Instituti i Ruajtjes së Natyrës i Republikës së Sllovenisë, Slloveni

03

Page 21: DREJT LUMENJEVE BASHKËKOHORE TË EUROPËS JUG …

Si u arritën këto?

Metodologjia e bazuar në pjesmarrje ishte elementi kyç për arritjen e rezulta-teve të suksesshme. Të gjitha aktivitetet e projektit u zbatuan nën mbikqyrjen e ekipit projektues të ShGjSh (Shërbimit Gjeologjik Shqiptar) dhe të mbështetur nga ekspertë të pavarur. Mbledhja e informacionit dhe të dhënave, për-dorimi i kanaleve komunikuese, dhe analizat e studimet plotësuese krijuan bazën e dialogut dhe diktuan aktivitet e mëtejshme. Konsultimet individuale, shpërndarja e raporteve dhe planeve paraprake, organizimi i seminareve e takimeve, të gjitha këto qenë disa nga mekanizmat që siguruan pjesëmarrjen e shumë institucioneve dhe palëve të tjera. Përdorimi i kanaleve elektronike të komunikimit dhe media televizive ishin shumë të efektshme në zgjerimin e pjesmarrjes dhe përhapjen e rezultave të projektit.

Rezultatet kryesore

Është përpunuar një analizë e detajuar e Vjosës, e shoqëruar nga harta dhe duke përfshirë aktivitete të vazhdue-shme dhe projekte të ndryshme. Disa nga kriteret e vlerësimit ishin: korridori i saj, zonat e mbrojtura, monumentet e natyrës, zonat industriale, shfrytëzi-mi i energjisë hidraulike, zonat e përmbytjeve, zonat urbane dhe turi-stike. U ndërtua dhe u vu në përdorim një rrjet vendimmarrësish në Shqipëri, i cili përfshiu komisionin zyrtar për ujërat ndërkombëtare. U përgatit një platformë për administrimin e lumit Vjosa e cila ka një vizion dhe objektiva të qarta, të ndërmarra aktivisht nga institucione dhe vendimmarrës të ndryshëm. U ripërtërinë OJQ dhe ven-dimmarrës të tjerë për të bërë fushatë për mbrojtjen e lumit.

Përfundimet

Raportet dhe dokumentat mbi Vjosën të prodhuara gjatë projektit SEE River formojnë një bazë solide për zhvillimin e një plani menaxherial me pjesmarrje aktive të një rrjeti institucionesh dhe vendimmarrësish. Ky rrjet është themeluar tashmë dhe funksionin fare mirë. Falë komunikimit me autoritetet përkatëse ne Shqipëri, janë krijuar konditat administrative dhe ligjore të cilat mundësojnë teknikisht dhe zyr-tarisht komunikimin me palën greke. Të dyja këto shtete së bashku duhet të arrijnë në një vendim të përbashkët për administrimin e lumit Vjosa në nivel ndërkufitar. Modeli i parashtruar mund të shërbejë si ndihmë për lu-menj të tjerë ndërkufitarë në Shqipëri.

“LUMI ËSHTË SI TELI I KITARËS, KUDO KU TA

PREKESH DRIDHET I TËRI.”

AD DHIMITRI,Shërbimi Gjeologjik Shqiptar

A ISHIT NË DIJENI?

Lumi Vjosë është një nga lumenjtë më pak të studiuar në Europe: ka gjasa të dimë

më shumë për biodiversitetin e sistemeve lumore të

Amerikës së Jugut apo Azisë sesa për Vjosën.

BASHKËPUNËTOR NË LUMIN PILOT:1) Shërbimi Gjeologjik Shqiptar

KUSHTET LIGJORE DHE TEKNIKE PËR TË ARRITUR MARRËVESHJE TË PËRBASHKËT

Korridori pilot i lumit Vjosa

Administrimi i lumit Vjosë u bë një pjesë e rëndësishme e axhendës kombëtare shqiptare, e cila synon t’a përdorë atë në mënyrë të qëndrueshme, pra duke ruajtur vlerat e saj natyrore. çështjet ndërkombëtare do të zgjidhen në bashkëpunim me Greqinë dhe do të jenë të mbështetura në një platformë të vetme e të ndërthurur.

Gjatësia: 272 kmPërmasat e pellgut të lumit pilot: 6,519 km2

03

40

Page 22: DREJT LUMENJEVE BASHKËKOHORE TË EUROPËS JUG …

BULLGARI

ITALI

SLLOVENI

KROACI

SERBI

AUSTRI

HUNGARI

SLLOVAKI

RUMANI

UKRAINËREPUBLIKA çEKE

MOLDAVI

SHQIPËRI

MAQEDONI

GREQI

BOSNJA DHEHERCEGOVINA

300 km

DRAVA(Itali, Austri, Slloveni, Kroaci, Hungari)

BODROG(Ukrainë, Sllovaki, Hungari)

NERETVA(Bosnja dhe Hercegovina, Moldavi)

PRUT(Ukrainë, Rumani, Moldavi)

SOSHA(Slloveni, Itali)

VJOSA(Shqipëri, Greqi)

04HARTA E SEE RIVER

Page 23: DREJT LUMENJEVE BASHKËKOHORE TË EUROPËS JUG …

zbatohen përpikmërisht. Po ashtu, përqasja e metodës së punës së SEE River-it, e bazuar siç është thënë tek fryma e bashkëpunimit, do të praktikohet në çdo etapë.

• me anë të angazhimit shumëpalësh të vendimarrësve, të cilët u përfshinë në aktivitetet e kryera për të rritur konsensusin në zonat pilote. Mbi 30 “projekte-bijë” janë përgatitur më qëllim që masat e diskutuara të vihen në zbatim gjate 5-10 viteve të ardhshme.

• duke rritur kapacitetet e ve- ndimmarrësve nëpërmjet ndërtimit të dialogut në të gjashtë lumenjtë. Kjo do të thotë se kemi ndërtuar një kapital shoqëror të fortë, të cilin mund ta përdorim në vitet e ardhshme për të lehtësuar admini-strimin në korridoret lumore në EJL e më gjerë.

• duke krijuar një rrjet të përhershëm ekspertësh për lumenjtë e EJL, të cilët kanë aftësitë e duhura për të lehtësuar bashkëpunimin ndërsekto-rial. Ata kanë gjithashtu aftësi për të transferuar njohuritë e akumuluara nëpërmjet ‘Udhezuesit’ të SEE River në të tjerë korridore lumorë në të tjera shtete e rajone.

• duke mundësuar më tej një pikëtaki-mi për ekspertët e korridoreve lumo-re dhe vendimmarrësve nëpërmjet faqes së web-it SEE River. Krahas kësaj, kemi hapur faqe në rrjetet më

popullore sociale si Facebook-u apo profesioniste si LinkedIn. Kështu i krijohet mundësia vendimmarrësve të tjerë (nga EJL e më gjerë) për të kontaktuar drejtëpërsëdrejti rrjetin e ekspertëve të SEE River. Në do t’i ndihmojmë në problemet e tyre kon-krete, cilatdo qofshin ato, në mënyrë që proçesi i restaurimit lumor të jetë sa më i lehtë.

Garantimi i frymës së bashkëpunimit mes të gjitha palëve për të pasur një administrim të qëndrueshëm lumor është një proçes i vazhdueshëm e jo një pikësynim. Me anë të projektit SEE River, partnerët kanë hapur rrugën për projekte të ardhshme. Pra në përfundim të këtij projekti, ne garantojmë vijimin “me aktivitet të plotë” të punës me lumenjtë, dhe me palët e lidhura ngushtë me to.

Projekti SEE River është një projekt për të ardhmen - të ardhmen e lume-njve dhe vendimmarrësve të tyre, dhe për të ardhmen e bashkëpunimit që lidh ngushtë të dy palët.

Ndaj që nga konceptimi i këtij projekti, ne i vumë qëllim vetes të përgatisnim një platformë që siguron bashkëpu-nim të përhershëm midis organizatave dhe individëve të ardhur nga sektorë të ndryshëm të administrimit të korridoreve lumore. Jemi të bindur se këto praktika do të sjellin ndryshime afatgjata në mënyrën sesi admini-strohen lumenjtë. Ato do të ndikojnë gjithashtu pozitivisht në restaurimin e lumenjve.

Sukseset tona do të vazhdojnë edhe në të ardhmen...

• me ndërthurjen e dokumentacionit të përgatitur nga ne, me dokumen-tacionet përkatëse të sektorëve të ndryshëm, dhe me politikat në nivel vendor, rajonal, e kombëtar. Lehtësi-mi dhe planifikimi rigoroz i punës në të dhjeta zonat pilot dëshmon qartë për nivelin e lartë të bashkëpunimit mes palëve vendimmarrëse.

• me anë të bashkëpunëtorëve, që përfaqësojnë si autoritetet përkatë-se vendore, rajonale, e kombëtare, ashtu edhe me institucionet publike. Masat e hartuara nga projekti do të

SEE River-i pas përfundimit të SEE River-it 04

Vazhdon …44

Page 24: DREJT LUMENJEVE BASHKËKOHORE TË EUROPËS JUG …

PARTNERËT E PROJEKTIT SEE RIVER

LEADPARTNER

SEE RIVER INFORMACION I PËRGJITHSHËM:Emri Projektit: Sustainable Integrated Management of International River Corridors in SEE CountriesKohëzgjatja e projektit: Tetor 2012 deri Nëntor 2014Vlera: 2,107,354.30 EURFinancuar nga: Programi i Bashkëpunimit Transnacional në Europën Jug-Lindore. Website: www.see-river.netRrjeti social: www.facebook.com/Hand.in.Hand.for.Rivers

KONTAKTI PËR SEE RIVER:Aleš Bizjak, Projekt Manaxher, [email protected] i Ujit të Republikës të Sllovenisë. Hajdrihova 28c, SI-1000 Ljubljana, Slovenia

KONTAKTI PER KOORIDORIN LUMOR TE VJOSES:Lavdie Moisiu, Shërbimi Gjeologjik ShqiptarE-mail: [email protected]

CREDITS:Konceptimi: Lucija Marovt, Primož SkrtTeksti: Aleš Bizjak, Lucija Marovt, Primož Skrt, Mateja Softić with contributions of Lavdie Moisiu, Albert Avxhi, Sajmir Hoxha.

Traduzione: wikopreventk GmbHRevisione finale testi: Isabella CostaGrafica: VladanSrdić, Studio 360, www.studio360.siFotografie: AKL/S. Tichy, Grmovšek A., Kristan M., Kutin M., Messina L., Moisiu L., Nedelea I., Podgornik J., Revital, Skrt P., SOS/BirdLife Slovakia, Šalej Faletič T., Španiček B., Zinke A.Tiratura: 100 copie

This publication reflects the views only of the authors, and the South East Europe Programme Managing Authority cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Page 25: DREJT LUMENJEVE BASHKËKOHORE TË EUROPËS JUG …

Inst

itut

e fo

r Wat

er o

f the

Rep

ublic

of S

love

nia

Haj

drih

ova

28c,

SI-

1000

Lju

blja

naw

ww

.izvr

s.si

, inf

o@iz

vrs.

siw

ww

.see

-riv

er.n

et