e drejta pronËsore dhe trashËgimore e femrËs · 2020. 11. 17. · gustav le bon thotë: nëse...

15
1 LIGJ 6: E DREJTA PRONËSORE DHE TRASHËGIMORE E FEMRËS Literatura bazë: Mustafa Sibai, Meshruijjetu el-irthi fi el-Islam, (Rijad: Dar el-Verrak, 1998); Salah Sultan, Mirath el-mer'etzi ve kadijjetu el-musavah, (Kajro: Dar nehdatu Misr, 1999). HYRJE Leximi sipërfaqësor dhe i pjesshëm i teksteve fetare që trajtojnë femrën dhe të drejtat e saj në Islam është shkaku kryesor të cilit i faturohen keqkuptimet rreth këtyre të drejtave. Në këtë ligjëratë në fokus janë të drejtat e pronësisë dhe trashëgimisë, si shembuj përkatës. Rëndësia e ligjëratës qëndron në flakjen e dyshimeve rreth këtyre të drejtave. Nga njohuritë e përfituara, studentët do të ndërtojnë vizion edhe sa i përket trajtimit të të drejtave në përgjithësi. Kjo ngase ligjërata mëton të bëjë trajtim metodologjik sa i përket këtyre të drejtave. 6.1. E DREJTA PRONËSORE 6.1.1. Pronësia e femrës në të kaluarën Nga shpjegimet që kemi bërë në ligjëratat e kaluara përkitazi me femrën, kemi kuptuar se në shoqëritë paraislamike, femra ka qenë e privuar nga shumë të drejta në mesin e të cilave edhe e drejta e pronësisë. Kanë qenë justifikimet më të turpshme të mundshme që kanë privuar ato nga këto të drejta. Kemi nënvizuar dëshmitë e tyre për kinse natyrën jo të plotë humane të femrës, paaftësinë e saj intelektuale, tkurrjen e rolit të saj, etj. Kjo edhe për shkak se, siç nënvizon Sejjid Kutbi, femra është trajtuar si mall që kalon në pronësi të dikujt e jo që mund të ketë në pronësi ndonjë gjë. 6.1.2. Pronësia e femrës në Islam Në Islam puna qëndron më ndryshe. Feja i ka njohur femrës të drejtën e pronësisë. Në Kur’an lexojmë: ﴿ ب س ت اك ا يب ص ن اء س لن ل ا و و ب س ت اك ا يب ص ن ال ج لر ل

Upload: others

Post on 22-Jan-2021

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: E DREJTA PRONËSORE DHE TRASHËGIMORE E FEMRËS · 2020. 11. 17. · Gustav Le Bon thotë: Nëse duam ta masim nivelin e ndikimit të Kur’anit për çështjen e femrës, duhet të

1

LIGJ 6:

E DREJTA PRONËSORE

DHE TRASHËGIMORE E FEMRËS

Literatura bazë:

Mustafa Sibai, Meshruijjetu el-irthi fi el-Islam, (Rijad: Dar el-Verrak, 1998);

Salah Sultan, Mirath el-mer'etzi ve kadijjetu el-musavah, (Kajro: Dar nehdatu Misr, 1999).

HYRJE

Leximi sipërfaqësor dhe i pjesshëm i teksteve fetare që trajtojnë femrën dhe të drejtat e

saj në Islam është shkaku kryesor të cilit i faturohen keqkuptimet rreth këtyre të

drejtave. Në këtë ligjëratë në fokus janë të drejtat e pronësisë dhe trashëgimisë, si

shembuj përkatës. Rëndësia e ligjëratës qëndron në flakjen e dyshimeve rreth këtyre të

drejtave. Nga njohuritë e përfituara, studentët do të ndërtojnë vizion edhe sa i përket

trajtimit të të drejtave në përgjithësi. Kjo ngase ligjërata mëton të bëjë trajtim

metodologjik sa i përket këtyre të drejtave.

6.1. E DREJTA PRONËSORE

6.1.1. Pronësia e femrës në të kaluarën

Nga shpjegimet që kemi bërë në ligjëratat e kaluara përkitazi me femrën, kemi kuptuar

se në shoqëritë paraislamike, femra ka qenë e privuar nga shumë të drejta në mesin e të

cilave edhe e drejta e pronësisë. Kanë qenë justifikimet më të turpshme të mundshme që

kanë privuar ato nga këto të drejta. Kemi nënvizuar dëshmitë e tyre për kinse natyrën jo

të plotë humane të femrës, paaftësinë e saj intelektuale, tkurrjen e rolit të saj, etj. Kjo

edhe për shkak se, siç nënvizon Sejjid Kutbi, femra është trajtuar si mall që kalon në

pronësi të dikujt e jo që mund të ketë në pronësi ndonjë gjë.

6.1.2. Pronësia e femrës në Islam

Në Islam puna qëndron më ndryshe. Feja i ka njohur femrës të drejtën e pronësisë. Në

Kur’an lexojmë:

﴾للر جال نصيب ما اكتسبوا وللن ساء نصيب ما اكتسب ﴿

Page 2: E DREJTA PRONËSORE DHE TRASHËGIMORE E FEMRËS · 2020. 11. 17. · Gustav Le Bon thotë: Nëse duam ta masim nivelin e ndikimit të Kur’anit për çështjen e femrës, duhet të

2

“...Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga

ajo që fituan ato...” [Nisa: 32]

Dijetarët myslimanë nga ky ajet kanë konstatuar aprovimin e kësaj të drejte të femrës.

Në shpjegimin që Ibn Ashuri i bën këtij ajeti në tefsirin e tij Et-tahriru ve et-tenvir, gjejmë

se përmendja e burrave dhe grave (burrave iu takon ajo që kanë fituar dhe grave iu

takon ajo që kanë fituar) është bërë për të konfirmuar fuqishëm këtë të drejtë të femrës,

sepse, ndalesa e përmendur në fillim dhe në vazhdim të ajetit1 për të lakmuar në atë që

posedon tjetri është bërë që kjo lakmi të mos shtyjë në abuzimin me të drejtën pronësore

të femrës. Në mënyrë edhe më të drejtpërdrejtë flet Sejjid Kutbi në Fi dhilal ek-Kur’an, i

cili duke u ndërlidhur me ajetin e lartpërmendur thotë: “Këtu duam të nënvizojmë të

drejtën pronësore individuale që Islami i ka dhënë femrës me këtë tekst, e drejtë kjo që i është

mohuar në periudhat xhahilijete të mëparshme, arabe e joarabe, e që nuk i është njohur vetëm se

në raste të rralla. Kjo për shkak se femra ishte mall që pronësohej. Pra ishte plaçkë...”

6.1.2.1. Principet e përgjithshme

1) Pronësia e kushtëzuar me aftësi

Duke qenë se Islami femrën e konsideron nga aspekti i krijimit të ngjashme me

mashkullin, pra të dalluar nga krijesat tjera në kuptimin e kapaciteti intelektual, atëherë

njohja e kësaj të drejte vjen krejtësisht natyrshëm. Ibën Bettali ka thënë:

Është vërtetuar se, parimisht, ai që është i pjekur dhe i vetëdijshëm,

mund të veprojë me pasurinë e tij çfarë të dojë. Ja dëshmitë në

vazhdim:

﴾وآتوا الن ساء صدقاتن نلة ﴿“Epjani me të mirë grave tuaja dhuratën e kurorëzimit...” [Nisa: 4]

Në këtë ajet shihet se si Zoti na thotë tu japim femrave dhuratën

martesore, pra tu kalojmë diç në pronësi të tyre.

Në ajetin tjetër, ku trajtohet shkurorëzimi, qëndron:

نصف ما ف رضتم إل أن ي عفون أو ي عفو وإن طلقتموهن من ق بل أن تسوهن وقد ف رضتم لن فريضة ف ﴿نكم إن الل ﴾با ت عملون بصي الذي بيده عقدة الن كاح وأن ت عفوا أق رب للت قوى ول ت نسوا الفضل ب ي

“E nëse i lëshoni ato para se të keni marrëdhënie me to, por ia keni

caktuar dhuratën e kurorëzimit, atëherë, atyre u përket gjysma e

ا ﴿ ما فضل الل ه به ب عضكم على ب عض ل لر جال نصيب م ا اكتسبوا وللن ساء نصيب م ا ول ت تمن وا1 ﴾٣٢اكتسب واسألوا الل ه من فضله إن الل ه كان بكل شيء عليم

“Mos lakmoni në atë, që Allahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që

fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që fituan ato. Allahut kërkoni nga të mirat e Tij.

Allahu është i dijshëm për çdo send.”

Page 3: E DREJTA PRONËSORE DHE TRASHËGIMORE E FEMRËS · 2020. 11. 17. · Gustav Le Bon thotë: Nëse duam ta masim nivelin e ndikimit të Kur’anit për çështjen e femrës, duhet të

3

dhuratës, përpos nëse ua falë ajo, ose ia falë ai që vendos lidhjen e

martesës (prindi ose kujdestari i tyre); e falja juaj është e lavdueshme.

Mos harroni që të bëheni bamirës në mes jush! Se Perëndia sheh

ç’punoni ju.” [Bekare: 237]

Pra në këtë rast, gruaja mund t’ia fali burrit të saj pjesën që i ka dhënë

dhuratë, respektivisht është e drejtë e saj të veprojë me të si të dojë.

Kjo, shton Ibën Bettali, është dëshmi se si gruaja ka të drejtë të

veprojë me pasurinë e saj si të dojë dhe se si ajo, në këtë çështje, është

absolutisht e barabartë me burrin.

Më tutje, Ibën Bettali sjell edhe dëshmi nga praktika profetike se si Pejgamberi

Muhammed a.s., ka lejuar gratë që të veprojnë me pasuritë e tyre si të duan. P.sh.

Esmasë, gruas së Zubejrit, ia njohu të drejtën e dhënies lëmoshë nga pasuria e saj, pa

lejen e Zubejrit, sikur që Mejmunës (gruas së tij, Pejgamberi a.s.,) ia njohu të drejtën e

lirimit të skllevërve pa lejen paraprake të tij.

Se feja pronësinë materiale e ka kushtëzuar me aftësi e jo me gjini mësojmë dhe nga ajeti

në vazhdim,

ق ول معروف ا﴾ وا لم ﴿ول ت ؤتوا السفهاء أموالكم الت جعل الل ه لكم قيام ا وارزقوهم فيها واكسوهم وقول “Mendjelehtëve (të papjekurve) mos u jepni pasurinë tuaj të cilën Allahu ua ka

besuar juve ta drejtoni, e ata ushqeni nga ajo, vishni dhe u thoni fjalë të mira.” [Nisa:

5]

Imam Kurtubiu në koment të këtij ajeti, në kuadër të mendimeve për domethënien e tij,

përmend edhe atë se, përgjithësisht, ajeti ndalon që pasuria t’i bartet atij ose asaj që nuk

i di rregullat apo normat përkatëse. Me këtë rast përmendet edhe thënia e Omerit r.a., i

cili ka thënë: Le të mos bëjë tregti në tregjet tona ai që nuk e njeh fenë!

2) Pronësia sipas të drejtës universale për liri

Femra parimisht është e lire andaj ka liri pronësore. Në vendimin e Akademisë së

Fikhut, që është pjesë e Organizatës së Konferencës Islamike, qëndron:

Bashkëshortja ka pavarësi të plotë financiare. Ajo, në përputhje me

normat e fesë, ka të drejtë të veprojë lirshëm në atë që fiton nga puna e

saj. Ajo ka pasurinë e saj personale dhe të drejtën për të vepruar me

atë që posedon. Bashkëshorti nuk ka pushtet mbi pasurinë e saj.

Bashkëshortja nuk ka nevojë për lejen e burrit për të përvetësuar

pasuri apo për të vepruar me pasurinë e saj.

3) Femra ka të drejtë të veprojë me pronën e saj çfarë të dojë

Page 4: E DREJTA PRONËSORE DHE TRASHËGIMORE E FEMRËS · 2020. 11. 17. · Gustav Le Bon thotë: Nëse duam ta masim nivelin e ndikimit të Kur’anit për çështjen e femrës, duhet të

4

Nga Vendimi i Akademisë, i cituar sipër, mësojmë për të drejtën e femrës për të vepruar

çfarë të dojë me pasurinë e saj në suaza të normave të fesë. Sejjid Kutbi duke folur për

këtë të drejtë të femrës në kuadër të shpjegimeve për ajetin 32 nga kaptina Nisa veçon

përparësinë e Islamit dhe meritat e tij:

Sa i përket Islamit, ai ia njohur këtë drejtë femrës me vetiniciativë.

Pra kjo e drejtë nuk erdhi pse femra e kërkoi, për shkak të ndonjë

revolucioni, për shkak të organizatave feministe, për shkak të

deputeteve femra në parlament. Jo, Islami ia dha këtë të drejtë për

shkak të përshtatjes së saj me vizionin e përgjithshëm të tij për

nderimin e njeriut në përgjithësi...

6.3. Vlerësimet pozitive për meritat e Islamit në miratimin e të drejtës pronësore të

femrës

Në kohën kur Islami i ka njohur femrës të drejtat, në Perëndim ajo ka qenë e privuar

prej tyre. Në të drejtën islame, privimi nga e drejta e pronësisë ndodhë në rastet kur

njeriu është në moshën e papjekurisë ose është i çmendur ndërsa në ligjin francez deri

në vitin 1938, krahas këtyre dy kushteve, ishte edhe gjinia femërore si kusht i tretë.

Shkrimtarja anglezeve Annie Besant (1847-1933) duke folur për Islamin dhe gjendjen e

femrës në perëndim vë theks të veçantë mbi meritat e Islamit e thotë:

Jo rrallë më vjen ndërmend se femra nën hijen e Islamit ka gëzuar liri

më shumë se nën hijen (pushtetin) e kujtdo tjetër. Islami ka mbrojtur

të drejtat e femrës më shumë se fetë tjera që ndalojnë poligaminë.

Mësimet islame përkitazi me femrën shquhen për më shumë drejtësi

dhe për garantim të lirisë sës aj. Në kohën kur femra në Angli ka

arritur të ketë të drejtën e pronësisë vetëm tash e dy dekada, në Islam

femrës i është njohur kjo e drejtë që nga fillimi i tij.

Në librin e saj Në mbrojtje të Islamit, Laura Veccia Vaglieri thotë: “Nëse femra nga aspekti

shoqëror ka arritur pozitë të lartë në Evropë, atëherë pozita e saj, të paktën ligjërisht, ka qenë deri

vonë ose vazhdon edhe sot e kësaj dite në disa vende, më pak e pavarur se pozita e femrës në botën

islame.”

Gustav Le Bon thotë: “Nëse duam ta masim nivelin e ndikimit të Kur’anit për çështjen e

femrës, duhet të kthehemi në shekujt e lulëzimit të qytetërimit arab (islam). Historianët na kanë

rrëfyer se pozita e saj atëbotë ishte kjo që sot gëzojnë motrat e tyre në Evropë.” Vazhdon më tek

Le bon: “Meritat e Islamit për femrën nuk janë thjesht në ngritjen e pozitës së saj. Jo, duhet

shtuar (e shpjeguar) se Islami është feja e parë që e ka bërë këtë.”

Page 5: E DREJTA PRONËSORE DHE TRASHËGIMORE E FEMRËS · 2020. 11. 17. · Gustav Le Bon thotë: Nëse duam ta masim nivelin e ndikimit të Kur’anit për çështjen e femrës, duhet të

5

6.2. E DREJTA TRASHËGIMORE

6.2.1. Trashëgimia e femrës në të kaluarën

Njësoj, sikur me të drejtën e pronësisë, edhe kjo e drejtë i qe mohuar femrës. Nëse

ndalemi dhe bëjmë një analizë do të vërejmë se shkaqet pse kanë çuar popujt në

mohimin e tërësishëm ose të pjësërishëm të trashëgimisë së femrës1 sillen rreth dy

gjërave:

- Femra nuk është komplet njeri, andaj nuk trashëgon.

- Femra është konsumuese, jo kontribuuese, andaj nuk ka si të trashëgojë.

Ndërsa bëjmë këtë hyrje në fillim të kësaj ligjërate do të doja të shpjegoj se disa kritikë,

duke iu referuar kësaj gjendje, kanë interpretuar edhe tekstet islame për femrën. Më

saktë, kanë thënë se, përderisa në Islam mashkulli ka dy hise ndërsa femra një, atëherë

kjo është se femra nuk konsiderohet plotësisht humane. Sigurisht që është një bindje e

gabuar dhe shkak, siç përmend Topalliogllu, është mënyra e gabuar e argumentimit.

Ata i referohen një pjese të teksteve ndërsa braktisin pjesën tjetër të cilat e formojnë

konceptin islam për të drejtën e femrës në trashëgimi. Kjo, sipas Topalliogllut,

figurativisht, i ngjan sistemit të një ore dore, i cili do të ndalej së funksionuari nëse prej

tij heqim qoftë edhe një element të vetëm. Me fjalë tjera, nëse lexohet një ajet ose një

hadith ndërsa nuk lexohen ajetet dhe hadithet tjera bashkë me shpjegimet e dijetarëve,

atëherë interpretimi që vjen është jo i saktë. Në vazhdim disa shpjegime me rëndësi

rreth trashëgimisë së femrës, për të parë se si ajo në fakt është e priveligjuara.

6.2.2. Islami dhe trashëgimia

6.2.2.1. Ajetet dhe hadithet e mirathit

1 Në Egjipt djemtë dhe vajzat trashëgonin njëjtë, vetëm se djalit të madh i jepej një hise shtesë. Sipas

ligjeve të Hamurabit, ishin djemtë ata që trashëgonin, jo vajzat. Tek kinezët në fillim gjejmë se si ata

privonin tërësisht femrën, e pastaj, pas ndryshimeve u vendos që femra të trashëgojë por vetëm atëherë

kur të mos ketë meshkuj. (Pra, edhe kur ka pasur reforma shoqërore, femra ka vazhduar të jetë e

dëmtuar në të drejtën për trashëgimi.) Në Japoni djemtë kishin një hise ndërsa vajzat gjysmë hise. Në

Indi, në të drejtën brehmene, djemtë bëheshin trashëgimtarë të babait barazisht derisa djali i madh

merrte dy hise. Femrat nuk trashëgonin asgjë. Në Iran, vajza trashëgonte nga babai por paja që merrte i

llogaritej si trashëgimi. (Pra trashëgonte sa ishte babai gjallë dhe dhurata që merrte me rastin e martesës

i llogaritej trashëgimi.) Tek romakët nëse nuk kishte akt trashëgimie, ndahej në mënyrë të barabartë.

(Pra, çështja nuk ishte e normuar siç është në Islam.). Tek çifutët, femra nuk mund të bëhej

trashëgimtare nëse ka djem. Nëse nuk ka djem, vajza mund të trashëgojë, por jo të martohet jashtë fisit,

sepse pasuria familjare nuk duhet të del jashtë fisit. (Pra, kushtëzim dhe dhënie rëndësi pasurisë, jo

trashëgimtarit.). Tek arabët, femra nuk trashëgon fare. Bekir Topalliogllu, Gruaja në Islam, vep. cit., f.

155-156. Shënimet në kllapa janë përfundime të nxjerra nga ne.

Page 6: E DREJTA PRONËSORE DHE TRASHËGIMORE E FEMRËS · 2020. 11. 17. · Gustav Le Bon thotë: Nëse duam ta masim nivelin e ndikimit të Kur’anit për çështjen e femrës, duhet të

6

Në Kur’anin famëmadh dhe në hadithet e Pejgamberit a.s., gjejmë tekste të cilat trajtojnë

çështjen e trashëgimisë. Në vazhdim ajetet dhe hadithet:

ا ق ربون ما قل منه أو ك ل لر جال نصيب م ا ت رك الوالدان والق ربون وللن ساء نصيب م ا ت رك الوالدان وال ﴿ ث ر نصيب ا مفروض معروف ا﴾ ﴾ وإذا حضر القسمة أولو القرب والي تامى والمساكين فارزقوهم م نه وقولوا لم ق ول ٧﴿

“Meshkujve u takon pjesa nga ajo që ua kanë lënë prindërit dhe të afërmit, por, edhe

femrave u takon pjesë nga ajo që ua kanë lënë prindërit dhe të afërmit qoftë ajo pak

apo shumë si pjesë e caktuar. (7) E kur në ndarjen e pasurisë (trashëgimit) të jenë

prezent farefisi i largët, bonjakët dhe të varfrit, dhuroni edhe atyre diçka dhe

thuajuni fjalë të ëmbla.” [Nisa: 7-8]

واحدة ف لها يوصيكم الل ه ف أولدكم للذكر مثل حظ النث ي ين فإن كن نساء ف وق اث ن ت ين ف له ﴿ ن ث لثا ما ت رك وإن كانهما السدس ما ت رك إن كان له ولد فإن ل يكن له ولد وورثه أب واه فلم ه الث لث فإن كان له الن صف ولب ويه لكل واحد م ن

ق رب لكم ن فع ا فريضة م ن الل ه إن هم أ إخوة فلم ه السدس من ب عد وصية يوصي با أو دين آبؤكم وأب ناؤكم ل تدرون أي ن ولد فإن كان لن ولد ف لكم الربع م ١١الل ه كان عليم ا حكيم ا ﴿ يكن ل ا ت ركن من ﴾ ولكم نصف ما ت رك أزواجكم إن ل

يكن لكم ولد فإن كان لكم ولد ب عد وصية ف لهن الثمن ما ت ركتم م ن ب عد وصية يوصين با أو دين ولن الربع ما ت ركتم إن للك توصون با أو دين وإن كان رجل يورث كللة أو هما السدس فإن كانوا أكث ر من ذ فلكل واحد م ن امرأة وله أخ أو أخ

ر مضار وصية م ن الل ه حليم ﴾ والل ه عليم ف هم شركاء ف الث لث من ب عد وصية يوصى با أو دين غي “Allahu ju urdhëron juve në çështjen e trashëgimit për fëmijët tuaj: mashkullit i

takon aq sa pjesa e dy femrave; nëse trashëgimtarë janë femrat – dy e më tepër, atyre

u takojnë dy të tretat nga trashëgimia; nëse (trashëgimtar) është një femër – i takon

gjysma e pasurisë; e për çdonjërin prind të të vdekurit – u përket një e gjashta nga

pasuria e trashëguar, nëse i vdekuri ka lënë fëmijë; e nëse (i vdekuri) nuk ka fëmijë e

që e trashëgojnë prindërit, nënës së tij i bie e treta; nëse i vdekuri ka vëllezër, nënës

së tij i bie e gjashta, pas kryerjes së testamentit të lënë dhe larjes së borxhit. Ju nuk

dini se cili është më i afërt për ju – përkah dobia: prindërit tuaj apo fëmijët tuaj. – Ky

caktim është nga ana e Allahut. Se, Allahu, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe

Plotëdijshëm. Juve u takon gjysma e pasurisë nga ajo që kanë lënë bashkëshortet

tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë. E, nëse kanë fëmijë, juve (burrave) u takon e katërta

e asaj (pasurie) që kanë lënë ato, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi. Në qoftë

se nuk keni fëmijë, atyre (grave) u takon e katërta e pasurisë që keni lënë, e nëse keni

fëmijë, atyre u takon e teta nga ajo që keni lënë, pasi të kryhet testamenti e të lahet

borxhi. E, nëse i vdekuri, qoftë burrë ose grua, (të) është – pa prindër dhe fëmijë, por

ka vëlla ose motër (prej nënës), atëherë çdonjërit prej tyre u takon e gjashta; e nëse ka

më shumë nga ata, atëherë marrin pjesë bashkërisht në të tretën e pasurisë, pasi të

kryhet testamenti e të lahet borxhi, duke mos e dëmtuar askënd. Kjo është porosia e

Page 7: E DREJTA PRONËSORE DHE TRASHËGIMORE E FEMRËS · 2020. 11. 17. · Gustav Le Bon thotë: Nëse duam ta masim nivelin e ndikimit të Kur’anit për çështjen e femrës, duhet të

7

Allahut! – Se, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i butë (nuk nxiton) në ndëshkime.”

[Nisa: 11-12]

ف لها نصف ا ولد ﴿يست فتونك قل الل ي فتيكم ف الكللة إن امرؤ هلك ليس له ولد وله أخ يكن ل ما ت رك وهو يرث ها إن ل الل لكم أن تضلوا والل فإن كان تا اث ن ت ين ف لهما الث لثان ما ت رك وإن ك انوا إخوة ر جال ونساء فللذكر مثل حظ النث ي ين ي ب ين

بكل شيء عليم﴾ “Ata, kërkojnë nga ti fetva (vendim). Thuaju (o Muhammed!): “Allahu u jep vendim

per – kalalen – (njeriu që nuk lë për trashëgimtar as prindër e as fëmijë). Nëse vdes

njeriu që nuk ka fëmijë, por ka motër, atëherë asaj i takon gjysma (e pasurisë) nga ajo

që ka lënë ai, e ai (vëllau) e trashëgon atë, nëse ajo nuk ka fëmijë. Nëse janë dy

motra, ato trashëgojnë dy të tretat nga ajo që ka lënë ai. Në qofshin trashëgimtarët

vëllezër e motra, atëherë mashkullit i takon trashëgim sa dy femra (motra). Allahu ju

shpjegon këto, që të mos humbni rrugën ju. Se, Allahu, me të vërtetë, di çdo gjë.”

[Nisa: 176]

Ndërsa sa i përket haditheve, do të veçonim hadithet në vijim:

Buhariu (6354) dhe Muslimi (1615) shënojnë hadithin nga Ibn Abbasi r.a., në të cilin

qëndron:

«ألقوا الفرائض بهلها، فما بقي ف هو لول رجل ذكر »

“Ndajuni hiset e përcaktuara të trashëgimisë përfituesve legjitimë. Pjesën e mbetur le ta

merr mashkulli më i afërm.”

Në një hadith tjetër, po kështu të shënuar nga Buhariu (6764) dhe Muslimi (1614), e të

përcjellë nga Usame bin Zejdi r.a., qëndron:

لا يارث الكاافر المسلما لا يارث المسلم “ ، وا ”الكاافرا

“Myslimani nuk e trashëgon jomyslimanin dhe as anasjelltas.”

Ibn Mes’udi përcjell se Pejgamberi a.s., për vajzën, mbesën (vajzën e djalit) dhe motrën

kishte ndarë trashëgiminë si në vijim: vajzës gjysmën, mbesës 1/6, aksione këto që

bashkërisht (e vajzës dhe mbesës) përbëjnë 2/3-tat, ndërsa pjesën tjetër (1/3) motrës.

Hadithin e shënon Buhariu (6736).

In Burejde përcjell nga babai se Pejgamberi a.s., në mungesë të nënës për të trashëguar,

kishte caktuar 1/6 për gjyshen. Hadithin e shënon Ebu Davudi (1079).

6.2.2.2. Bazat mbi të cilat ndërtohet sistemi i trashëgimisë

Nëse shfletojmë literaturën islame, do të gjejmë se dijetarët myslimanë, sistemin e

trashëgimisë e shohin të ndërtuar mbi vlerat universale islame.

Page 8: E DREJTA PRONËSORE DHE TRASHËGIMORE E FEMRËS · 2020. 11. 17. · Gustav Le Bon thotë: Nëse duam ta masim nivelin e ndikimit të Kur’anit për çështjen e femrës, duhet të

8

Doktor Jusuf Kardavi duke folur për trashëgiminë, shpjegon dy gjëra me rëndësi:

1) Për dallim nga periudhat e mëparshme kur femrës i mohohej kjo e drejtë, në

Islam i njihet. Pra, pa hyrë në detaje të ndarjes, e rëndësishme që në fillim është të

mësojmë se Islami nuk e ka shtypur femrën.

2) Përcaktimi i ndarjes është bërë, duke marrë parasysh edhe përgjegjësitë materiale

që burri dhe gruaja kanë në jetë. Pra, e rëndësishme është të kuptohet se ndarja e

trashëgimisë nuk ka ngjyrë gjinore, nuk është diskriminim, por thjesht ka të bëjë

me detyra dhe përgjegjësi materiale, siç do të shpjegojmë në pikën në vazhdim.

Dr. Ali Xhumua, duke marrë parasysh tiparet e Allahut xh.sh., me theks të veçantë

drejtësinë1, kanë thënë se padrejtësia do të binte ndesh me këtë tipar të Allahut xh.sh.,

andaj nuk ka vend këtu për padrejtësi. E tëra që duhet të bëjmë është të shohim

mënyrën e interpretimit.

6.2.2.3. Principe të përgjithshme për trashëgiminë dhe ndarjen e saj

Nëse e analizojmë institucionin e trashëgimisë, do të vëmë re se ai në fakt e favorizon

femrën. Para se të përmendim shembuj konkretë, do të kujtojmë disa nga parimet bazë

mbi të cilat ngritet sistemi i mirathit:

1) Tekstet (ajetet dhe hadithet) që kanë të bëjnë me trashëgiminë i përkasin fushës

së vendimeve të prera, që d.t.th., se nuk lejohet ixhtihadi në to. Në fund të ajetit

të parë të mirathit, Allahu xh.sh. thotë:

﴿فريضة م ن الل ه إن الل ه كان عليم ا حكيم ا﴾“...Ky caktim është nga ana e Allahut. Se, Allahu, me të vërtetë, është i

Gjithëdijshëm dhe Plotëdijshëm.” [Nisa: 11]

ل ﴿تلك حدود الل ه ومن يطع الل ه ورسوله يدخله جنات تري من تتها الن هار خالدين ك الفوز العظيم فيها وذا فيها وله عذاب مهين﴾١٣﴿ عد حدوده يدخله نر ا خالد ﴾ ومن ي عص الل ه ورسوله وي ت

“Këta janë kufijtë e dispozitave të Allahut. E ai që i përulet Allahut dhe

Profetit të Tij, Allahu e shpie atë në xhennet, nëpër të cilët rrjedhin lumenj;

dhe në to do të qëndrojnë përherë. E ky është shpëtim i madh. (13) E kush

vepron kundër Allahut dhe Profetit të Tij dhe shkelë kufijtë e dispozitave të

Tij, Allahu e shpie atë në skëterrë (ferr), në të cilën do të qëndrojë përherë dhe

për të ka ndëshkim poshtërues.” [Nisa: 13-14]

Kjo nënkupton se vendimet e Zotit duhet të pranohen.

1 Shih ajetet: Nisa, 40; 124; Teube, 70; Isra, 71; Kehf, 49; Haxh, 10. Sih po kështu hadithin: “O robërit e Mi!

Unë ia kam ndaluar Vetes padrejtësinë dhe të tillë e kam caktuar në mes jush andaj mos i bëni njëri tjetrit

padrejtësi!” Muslimi.

Page 9: E DREJTA PRONËSORE DHE TRASHËGIMORE E FEMRËS · 2020. 11. 17. · Gustav Le Bon thotë: Nëse duam ta masim nivelin e ndikimit të Kur’anit për çështjen e femrës, duhet të

9

2) Në kategoritë përfituese të trashëgimtarëve gruaja ka hisen më të madhe. Këto

kategori janë si më poshtë:

a) Kategoria me hise të caktuar (ar. as’hab el-furud). Në këtë kategori, katër

hisedarë janë meshkuj ndërsa tetë janë femra.

Meshkuj janë: Bashkëshorti1, babai2, gjyshi nga babai3, vëllezërit nga nëna4.

Ndërsa femra janë: Bashkëshortja5, nëna6, gjyshja (nëna e babait ose nëna e

nënës)7, vajza/t8, vajza e djalit9, motrat nga babai dhe nëna10, motrat nga babai11,

motrat nga nëna12.

1 I cili trashëgon gjysmën e pasurisë së gruas nëse nuk kanë trashëgimtarë ose 1/4 nëse kanë

trashëgimtarë. 2 I cili trashëgon 1/6 nëse ekzistojnë trashëgimtarë meshkuj, si djali ose nipi; 1/6 dhe pjesën tjetër të

ta’sibit. Më sakt, nëse ka trashëgimtarë vajza, atëherë babai merr 1/6 dhe merr nga ajo që ka mbetur pasi

as’hab el-furud të kenë marrë hisen e tyre. 3 Në të drejtën e trashëgimisë, gjyshi nga nëna konsiderohet në kategori tjetër (të afërmit – ar. el-erham),

pra jo në atë që trashëgon patjetër. Gjyshi i shtëpisë nuk trashëgon nëse i vdekuri e ka babanë gjallë. Në

rastet tjera, ai trashëgon 1/6 nëse i vdekuri ka djalë ose nip, ose 1/6 dhe pjesën sipas ta’sibit nëse i

vdekuri ka lënë vetëm vajzë ose mbesë pas vete. 4 Parimisht, nëse i vdekuri ka gjallë ndonjë djalë, vajzë ose mbesë (vajzë të djalit), nuk trashëgojnë.

Ndryshe, trashëgojnë 1/6 nëse është vetëm një prej tyre, djalë apo vajzë qoftë, ose 1/3 nëse janë më

shumë se një fëmijë. Në këtë rast ata ndajnë në mënyrë proporcionale 1/3-ën. 5 E cila trashëgon ¼ e pasurisë së burrit nëse ai nuk ka ndonjë fëmijë me të ose grua tjetër, ose 1/8 nëse ai

ka ndonjë fëmijë. Nëse ka më shumë se një grua, atëherë ato marrin në mënyrë proporcionale ¼ ose 1/8

varësisht nga gjendja. 6 E cila merr 1/6 nëse ekziston trashëgimtari bazë (djalë ose vajzë qoftë) ose nëse ka dy ose më shumë

vëllezër a motra, pavarësisht se a janë prej një nëne dhe babai apo jo. 1/3 e pasurisë nëse nuk ka

absolutisht trashëgimtarë apo janë vetëm dy vëllezër ose dy motra. Nëna trashëgon 1/3 edhe atëherë

kur trashëgimtari është baba ose njëri nga dy bashkëshortët. Ajo merr 1/3 e asaj që ka mbetur nga hiseja

e obliguar e njërit prej dy bashkëshortëve në mënyrë që hiseja e saj të mos jetë më e madhe se e babait. 7 e cila merr 1/6 nëse i vdekuri nuk ka nënë. Ato ndajnë ndërmjet vete këtë 1/6 nëse janë që të dyja gjallë

(pra gjyshja e shtëpisë dhe gjyshja e dajallarëve). 8 Të cilat trashëgojnë si në vijim: ½ nëse është vetëm një vajzë ndërsa nuk ka vëlla; 2/3 nëse janë më

shumë se një motër pa vëlla; ta’sibi nëse dy ose më shumë motra kanë një vëlla, kështu ato marrin

pjesën e mbetur nga ndarja ndërmjet trashëgimtarëve të as’hab el-furud dhe të tjerëve, ose marrin tërë

pasurinë nëse janë vetëm ato dhe ata (motrat dhe vëllezërit). Në këtë rast, mashkulli merr dyfishin e

femrës. 9 E cila merr ½ nëse i vdekuri nuk ka djalë ose vajzë; 2/3 nëse janë dy mbesa ndërsa i vdekuri nuk ka djalë

as vajzë; 1/6 nëse janë një ose më shumë mbesa por i vdekuri ka një vajzë gjallë; ta’sib nëse me mbesën

është nipi (djali i djalit, pavarësisht se a e kanë vëlla apo djalë të axhës), duke marrë në këtë rast

mashkulli dyfishin e femrës. 10 Të cilat marrin ½ nëse është vetëm një motër ndërsa i vdekuri nuk e ka babanë, nënën, djalin apo nipin

gjallë; 2/3 nëse janë më shumë se një motër ndërsa i vdekuri nuk ka babanë, djalin apo nipin gjallë;

ta’sib kur ka i vdekuri një vajzë, duke marrë me këtë rast vajza ½ ndërsa pjesën tjetër motra. 11 Trajtohen sikur motrat prej babai dhe nëne nëse ato nuk ekzistojnë. 12 Të cilat marrin 1/6 nëse është vetëm një motër, ndërsa marrin 1/3 nëse janë më shumë se një.

Page 10: E DREJTA PRONËSORE DHE TRASHËGIMORE E FEMRËS · 2020. 11. 17. · Gustav Le Bon thotë: Nëse duam ta masim nivelin e ndikimit të Kur’anit për çështjen e femrës, duhet të

10

b) Të afërmit meshkuj (ar. al-asabat) të cilët përfitojnë nga trashëgimia dhe që

nuk janë pjesë e as’hab el-furud, si: djali, djali i djalit, vëllai, axha, babai

nëse nuk ka djalë. Këta marrin pjesën e mbetur pasi që as’hab el-furud të

kenë marrë pjesën e tyre, nëse ekzistojnë, ose të tërë pasurinë nëse as’hab

el-furud nuk ekzistojnë.

c) Të afërmit (ar. el-erham), nëse i vdekurit nuk ka askënd nga dy kategoritë e

para. Këtu hyjnë halla, tezja, djali i vajzës, gjyshi (babai i nënës), etj.

Ka dhe dy kategori tjera (ajo që i vdekuri ka lënë testament t’i jepet dikujt dhe

tjetra, arka e shtetit, që përfiton nga kjo kategori nëse nuk ka asnjë trashëgimtarë)

por që nuk kanë lidhje me çështjen që jemi duke e diskutuar.

3) Nuk shikohet përkatësia gjinore por afërsia e trashëguesit me trashëgimlënësin.

Sa më e afërt lidhja, aq më e madhe hiseja. P.sh. nëse një i vdekur pas vete ka

lënë vajzën dhe vajzën e djalit -mbesën, atëherë vajza e tij merr gjysmën ndërsa

mbesa merr 1/6.

4) Fuqia e lidhjes. Nëse ndodhë që trashëguesit të jenë në një pozitë, atëherë

shikohet në fuqinë që ka lidhja. P.sh. nëse personi i vdekur pas vete ka lënë

vetëm dy motra por njëra është motër nga babai dhe nëna ndërsa tjetra vetëm

nga babai, atëherë motrës së parë i takon ½ derisa motrës vetëm nga babai i

takon 1/6.

5) Pozita e gjeneratës trashëguese. Sa më e re të jetë gjenerata, aq më shumë

trashëgon. P.sh. nëse i vdekuri pas vete ka lënë një djalë të vogël dhe babanë,

edhe pse që të dy meshkuj, djali trashëgon më shumë se babai edhe pse që të dy

janë meshkuj. Po kështu dhe vajza trashëgon më shumë se nëna e të vdekurit,

edhe pse që të dyja janë femra.

6) Detyrimet materiale. Nëse djali dhe vajza në të tre pikat e lartpërmendura janë të

njëjtë, atëherë djali trashëgon dyfishin e femrës për shkak të detyrimeve që ka.

6.2.2.4. Shembuj të ndarjes së mirathit dhe përfitimit të femrës

Dr. Salah Sultan në librin Trashëgimia e femrës dhe çështja e barazisë ka shpjeguar

hollësisht çështjen e trashëgimisë së femrës në raport me mashkullin. Në fakt ai ka

përmendur rastet kur femra trashëgon gjysmën, trashëgon baras, trashëgon më shumë

ose mashkulli nuk trashëgon fare. Në vazhdim shpjegimet për secilin lloj:

[Shënim: “fard” –nënkupton kategorinë e parë të përfituesve, të cilëve hiseja iu ndahet në sasi të

caktuar fetarisht; “asabat”- “ta’sib” – kategoria e dytë përfituese.]

1. Femra trashëgon

gjysmën e asaj që

trashëgon mashkulli:

Kjo ndodhë në rastet në vijim:

1) Nëse i vdekuri ka lënë një djalë ose një vajzë, kjo e

fundit trashëgon gjysmën e asaj që trashëgon

Page 11: E DREJTA PRONËSORE DHE TRASHËGIMORE E FEMRËS · 2020. 11. 17. · Gustav Le Bon thotë: Nëse duam ta masim nivelin e ndikimit të Kur’anit për çështjen e femrës, duhet të

11

mashkulli1,

2) Nëse i vdekuri ka lënë një nip (djalë të djalit) dhe

mbesë (vajzë të djalit); mbesa trashëgon gjysmën e

asaj që trashëgon nipi.

3) Nëse i vdekuri ka lënë një vëlla nga babai dhe nëna

dhe po kështu një motër nga babai dhe nëna. Motra

merr gjysmën e asaj që merr vëllai2.

4) Nëse i vdekuri ka lënë një vëlla nga babai dhe një

motër nga babai, atëherë motra merr gjysmën e

asaj që merr vëllai.

5) Nëse vdes gruaja ndërsa nuk ka trashëgimtarë,

burri merr gjysmën, përderisa gruaja merr ¼ nëse

vdes burri dhe nuk ka trashëgimtarë3.

6) Nëse vdes gruaja dhe ka trashëgimtarë, burrit i

takon ¼, përderisa nëse vdes burri ndërsa ka

trashëgimtarë, gruas i takon 1/84.

2. Femra trashëgon

njëjtë me

mashkullin:

Kjo ndodhë në rastet në vijim:

1) Nëse i vdekuri lë pas vete një vajzë dhe babanë

(vajza merr ½, babai 1/6 si fard ndërsa pjesën tjetër

si ta’sib) 5.

2) Nëse i vdekuri lë pas vete mbesën dhe gjyshin.

Mbesës i takon gjysma sepse ajo zë vendin e vajzës

1 Sipas ajetit 11 të kaptinës Nisa: “Allahu ju urdhëron juve në çështjen e trashëgimit për fëmijët tuaj:

mashkullit i takon aq sa pjesa e dy femrave...” 2 Sipas ajetit 176 të kaptinës Nisa: “...Në qofshin trashëgimtarët vëllezër e motra, atëherë mashkullit i

takon trashëgim sa dy femra (motra)....” 3 Sipas ajetit 12 të kaptinës Nisa: “...Juve u takon gjysma e pasurisë nga ajo që kanë lënë bashkëshortet

tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë. E, nëse kanë fëmijë, juve (burrave) u takon e katërta e asaj (pasurie) që

kanë lënë ato, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi. Në qoftë se nuk keni fëmijë, atyre (grave) u

takon e katërta e pasurisë që keni lënë, e nëse keni fëmijë, atyre u takon e teta nga ajo që keni lënë, pasi

të kryhet testamenti e të lahet borxhi.....” 4 Sipas ajetit 12 të kaptinës Nisa: “...Juve u takon gjysma e pasurisë nga ajo që kanë lënë bashkëshortet tuaja, nëse

ato nuk kanë fëmijë. E, nëse kanë fëmijë, juve (burrave) u takon e katërta e asaj (pasurie) që kanë lënë ato, pasi të

kryhet testamenti e të lahet borxhi. Në qoftë se nuk keni fëmijë, atyre (grave) u takon e katërta e pasurisë që keni

lënë, e nëse keni fëmijë, atyre u takon e teta nga ajo që keni lënë, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi.....” 5 Sipas ajetit 11 të kaptinës Nisa: “Allahu ju urdhëron juve në çështjen e trashëgimit për fëmijët tuaj: mashkullit i

takon aq sa pjesa e dy femrave; nëse trashëgimtarë janë femrat – dy e më tepër, atyre u takojnë dy të tretat nga

trashëgimia; nëse (trashëgimtar) është një femër – i takon gjysma e pasurisë...” Ndërsa gjyshit i takon pjesa

tjetër sipas ta'sibit. Argumenti për këtë hadithi: “Ndajuni hiset e përcaktuara të trashëgimisë përfituesve

legjitimë. Pjesën e mbetur le ta merr mashkulli më i afërm.” Buhariu (6354) dhe Muslimi (1615) .

Page 12: E DREJTA PRONËSORE DHE TRASHËGIMORE E FEMRËS · 2020. 11. 17. · Gustav Le Bon thotë: Nëse duam ta masim nivelin e ndikimit të Kur’anit për çështjen e femrës, duhet të

12

ndërsa gjyshit i takon 1/6 fard fillimisht dhe pjesa e

mbetur si ta’sib, pra si në rastin e mësipërm me

babain.

3) Nëse i vdekuri lë pas vete djalin, babanë dhe

nënën. Në këtë rast babai dhe nëna marrin 1/6 fard

ndërsa djali pjesën tjetër. Pra, babai dhe nëna janë

të barabartë1.

4) Nëse i vdekuri lë pas vete nipin, gjyshin dhe

gjyshen. Këtu barazohen gjyshi dhe gjyshja të cilët

marrin 1/6. Pra, veprohet si në rastin e mësipërm.

5) Nëse i vdekuri pas vete lë një vajzë dhe një nip;

vajza merr ½ si fard ndërsa nipi pjesën tjetër si

ta’sib, pra ½ tjetër. Vajza trashëgon sipas Kur’anit,

pasi bën pjesë në as’hab el-furud, ndërsa nipi sipas

hadithit, pasi bën pjesë në asabat2.

6) Nëse i vdekuri lë pas vete nënën, vëllanë prej nëne,

motrën prej nëne dhe xhaxhanë; vëllait dhe motrës

nga nëna i takon 1/3, të cilën e ndajnë baras3.

7) Nëse i vdekuri lë pas vete një motër nga babai dhe

nëna dhe një vëlla nga babai. Motrës i takon ½

fard, ndërsa vëllait nga babai pjesa tjetër si ta’sib 4.

3. Femra trashëgon më

shumë se mashkulli:

Kjo ndodhë në rastet në vijim (ka dhe raste tjera):

1) Nëse i vdekuri pas vete ka lënë një vajzë, babanë

1 Sipas ajetit 11 të kaptinës Nisa: “...e për çdonjërin prind të të vdekurit – u përket një e gjashta nga pasuria e

trashëguar, nëse i vdekuri ka lënë fëmijë...” 2 Sipas ajetit 11 të kaptinës Nisa: “Allahu ju urdhëron juve në çështjen e trashëgimit për fëmijët tuaj: mashkullit i

takon aq sa pjesa e dy femrave; nëse trashëgimtarë janë femrat – dy e më tepër, atyre u takojnë dy të tretat nga

trashëgimia; nëse (trashëgimtar) është një femër – i takon gjysma e pasurisë...” Ndërsa nipit i takon pjesa tjetër

sipas ta'sibit. Argumenti për këtë hadithi: “Ndajuni hiset e përcaktuara të trashëgimisë përfituesve legjitimë.

Pjesën e mbetur le ta merr mashkulli më i afërm.” Buhariu (6354) dhe Muslimi (1615) . 3 Sipas ajetit 12 të kaptinës Nisa: “...E, nëse i vdekuri, qoftë burrë ose grua, (të) është – pa prindër dhe fëmijë, por

ka vëlla ose motër (prej nënës), atëherë çdonjërit prej tyre u takon e gjashta; e nëse ka më shumë nga ata, atëherë

marrin pjesë bashkërisht në të tretën e pasurisë, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi, duke mos e dëmtuar

askënd...” 4 Sipas ajetit 176 të kaptinës Nisa: “Ata, kërkojnë nga ti fetva (vendim). Thuaju (o Muhammed!): “Allahu u jep

vendim per – kalalen – (njeriu që nuk lë për trashëgimtar as prindër e as fëmijë). Nëse vdes njeriu që nuk ka

fëmijë, por ka motër, atëherë asaj i takon gjysma (e pasurisë) nga ajo që ka lënë ai...” Ndërsa motrës i takon

pjesa tjetër sipas ta'sibit. Argumenti për këtë hadithi: “Ndajuni hiset e përcaktuara të trashëgimisë

përfituesve legjitimë. Pjesën e mbetur le ta merr mashkulli më i afërm.” Buhariu (6354) dhe Muslimi (1615) .

Page 13: E DREJTA PRONËSORE DHE TRASHËGIMORE E FEMRËS · 2020. 11. 17. · Gustav Le Bon thotë: Nëse duam ta masim nivelin e ndikimit të Kur’anit për çështjen e femrës, duhet të

13

dhe nënën. Vajza trashëgon gjysmën sepse bën

pjesë në as’hab el-furud1, nëna 1/6 sepse bën pjesë

në as’hab el-furud2, babai 1/6 si pjesë e as’hab el-

furud3 dhe pjesën tjetër si ta’sib4.

2) Nëse i vdekuri pas vete ka lënë mbesën, gjyshin

dhe gjyshen. Ndarja bëhet sipas shembullit të

mësipërm pasi mbesa zë vendin e vajzës ndërsa

gjyshja dhe gjyshja të babait dhe nënës.

3) Nëse e vdekura pas vete ka lënë mbesën, burrin

dhe babanë. Mbesës i takon gjysma si fard, burrit

1/4 si fard, babait 1/6 si fard dhe pjesa tjetër si

ta’sib. Kështu, hiseja e mbesës del të jetë më e

madhe se hiseja e bashkëshortit dhe babait.

4) Nëse e vdekura pas vete ka lënë burrin dhe vajzën.

Burri trashëgon 1/4 si fard5, ndërsa vajza 1/2 si fard6

dhe pjesa tjetër i kthehet asaj meqë nuk ka

trashëgimtarë.

5) Nëse i vdekuri pas vete ka lënë nënën, motrën nga

babai dhe nëna, dhe vëllanë nga babai. Nënës i

takon 1/6 si fard, motrës gjysma si fard, ndërsa

pjesa e mbetur vëllait si ta’sib.

6) Nëse i vdekuri pas vete ka lënë gruan, motrën nga

babai dhe djalin e vëllait nga babai dhe nëna. Në

këtë rast, gruas i takon 1/4 si fard, motrës gjysma

po kështu si fard, ndërsa pjesa tjetër nipit si ta’sib.

1 Sipas ajetit 11 të kaptinës Nisa: “Allahu ju urdhëron juve në çështjen e trashëgimit për fëmijët tuaj: mashkullit i

takon aq sa pjesa e dy femrave; nëse trashëgimtarë janë femrat – dy e më tepër, atyre u takojnë dy të tretat nga

trashëgimia; nëse (trashëgimtar) është një femër – i takon gjysma e pasurisë...” 2 Sipas ajetit 11 të kaptinës Nisa: “...e për çdonjërin prind të të vdekurit – u përket një e gjashta nga pasuria e

trashëguar, nëse i vdekuri ka lënë fëmijë...” 3 Sipas ajetit 11 të kaptinës Nisa: “...e për çdonjërin prind të të vdekurit – u përket një e gjashta nga pasuria e

trashëguar, nëse i vdekuri ka lënë fëmijë...” 4 Argumenti për këtë hadithi: “Ndajuni hiset e përcaktuara të trashëgimisë përfituesve legjitimë. Pjesën e mbetur

le ta merr mashkulli më i afërm.” Buhariu (6354) dhe Muslimi (1615) . 5 Sipas ajetit 12 të kaptinës Nisa: “...Juve u takon gjysma e pasurisë nga ajo që kanë lënë bashkëshortet tuaja, nëse

ato nuk kanë fëmijë. E, nëse kanë fëmijë, juve (burrave) u takon e katërta e asaj (pasurie) që kanë lënë ato, pasi të

kryhet testamenti e të lahet borxhi. Në qoftë se nuk keni fëmijë, atyre (grave) u takon e katërta e pasurisë që keni

lënë, e nëse keni fëmijë, atyre u takon e teta nga ajo që keni lënë, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi.....” 6 Sipas ajetit 11 të kaptinës Nisa: “Allahu ju urdhëron juve në çështjen e trashëgimit për fëmijët tuaj: mashkullit i

takon aq sa pjesa e dy femrave; nëse trashëgimtarë janë femrat – dy e më tepër, atyre u takojnë dy të tretat nga

trashëgimia; nëse (trashëgimtar) është një femër – i takon gjysma e pasurisë...”

Page 14: E DREJTA PRONËSORE DHE TRASHËGIMORE E FEMRËS · 2020. 11. 17. · Gustav Le Bon thotë: Nëse duam ta masim nivelin e ndikimit të Kur’anit për çështjen e femrës, duhet të

14

4. Femra trashëgon

ndërsa mashkulli nuk

trashëgon:

Kjo ndodhë në rastet në vijim (sa për ilustrim):

1) Nëse i vdekuri pas vete ka lënë një vajzë dhe një

vëlla nga nëna. Në këtë rast vajza trashëgon ndërsa

vëllai jo.

2) Nëse i vdekuri pas vete ka lënë një vajzë, motrën

nga babai dhe nëna, dhe një vëlla nga babai. Vajzës

i takon gjysma, ndërsa motrës pjesa tjetër si ta’sib

për shkak se Pejgamberi a.s., ka gjykuar që motrat

dhe vajzat të jenë si asabat.

3) Nëse i vdekuri pas vete ka lënë mbesën, motrën

nga babai dhe djalin e vëllait nga babai dhe nëna.

Mbesës i takon gjysma si fard, motrës pjesa tjetër si

ta’sib për shkak se Pejgamberi a.s., ka gjykuar që

motrat dhe vajzat të jenë si asabat, ndërsa nipit nga

nuk i takon asgjë.

Këto ishin disa raste në të cilat dëshmohet se femra nuk është e dëmtuar në procesin e

ndarjes së trashëgimisë, përkundrazi është e privilegjuar.

6.2.2.5. Vlerësime të jomyslimanëve për sistemin e trashëgimisë

Gustav Le Bon thotë: “Principet e trashëgimisë që ka vënë Kur’ani janë përplot drejtësi e

objektivizëm.” [Hadaret el-arab, f. 402]

Islami ka paraprirë edhe botën moderne. Ish-ministri i jashtëm anglez Xhek Strau (Jack

Straw), siç është cituar nga Muhanmmed Gazali në El-mer’etu bejne et-tekalid err-rrakide

ve el-vafide, f. 9, ka thënë: “Forma se si Islami e ka trajtuar femrën duhet të studiohet

thellësisht....Profeti Muhamed i ka dhënë gruas të drejtën e trashëgimisë në çdo gjë që

posedohet hiq më pak se 13 shekuj para se Anglia ta ketë bërë këtë.”

PËRMBYLLJE

1) Islami i ka njohur femrës të drejtën e pronësisë dhe çdo gjë që lidhet me të

(fitimin, shitjen, dhurimin, etj.,).

2) Pasuria e femrës nuk ndikon në jetën bashkëshortore të saj. Burri ngel prapë i

detyruar të mbulojë shpenzimet e saja.

3) Islami, për dallim nga fetë dhe sistemet tjera të mëparshme, femrës ia ka njohur të

drejtën e trashëgimisë.

Page 15: E DREJTA PRONËSORE DHE TRASHËGIMORE E FEMRËS · 2020. 11. 17. · Gustav Le Bon thotë: Nëse duam ta masim nivelin e ndikimit të Kur’anit për çështjen e femrës, duhet të

15

4) Femra në trashëgimi, në kategorinë e përfituesve me hise të caktuar fetarisht,

përfiton në tetë raste ndërsa mashkulli në vetëm katër raste.

5) Rastet kur femra trashëgon më shumë se mashkulli, ose baras me të ose ky i

fundit nuk trashëgon fare, janë më shumë se tridhjetë sosh, përderisa rastet kur

femra trashëgon gjysmën e asaj që trashëgon mashkulli janë vetëm katër.