faqe 4-5 opozita e vendin e çakorduar nuk paraqet rrezik · evropiane", ka shkruar thaçi....

24
E përditshme e pavarur Viti XVIII, nr. 5574 E mërkurë, 12 shtator 2018 çmimi 0.40 www.epokaere.com Na ndiqni edhe në: facebook.com Gazeta "Epoka e re" SIGMA INTERALBANIAN VIENNA INSURANCE GROUP SH.A DEGA KOSOVË Rruga "Pashko Vasa", p.n Prishtinë, Kosovë, Tel: +381 (0)38 246 301 Fax: +381 (0)38 246 302, E-mail: [email protected] | www.sigma-ks.net Tel: +389 44 487 300; +389 44 487 009 +389 44 487 755 Fax: +389 44 487 200 Mob: +377 44 501 289 PUTZ PUTZ RE E-mail: [email protected] Maqedoni Xhepçisht Tetovë Gurëz-F Ferizaj INFO: 049-111-101, 044-511-177 www.princesha-ks.com NDËRTIM PROJEKTIM SHITJE 044/256-051 044/367-061 028/532-617 MITROVICË AKTUALE Hoxhaj: Në fazën finale të dialogut, mbështetja e ShBA-së është e rëndësishme Veseli dhe O'Connelli nënshkruajnë sërish marrëveshje për rekrutimin e pozitave të larta Sulmet terroriste të kryera më 11 shtator 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin kundër vlerave perëndimore të civilizimit dhe tërë botës demokratike, kanë vlerësuar liderët shtetërorë të Kosovës EKONOMI PUNËTORËT E KEDS-it KËRKOJNË RRITJE TË PAGAVE F. 9 OECD-u SUGJERON TË PUNOHET MË SHUMË PËR RRITJEN EKONOMIKE NË KOSOVË F. 8 HARADINAJ: LOJA ME KUFIJ, EKSPERIMENT I RREZIKSHËM F. 3 BYTYQI: DEPOLITIZIMI I SHKOLLAVE, SFIDË QË DUHET TË TEJKALOHET F. 5 KOSOVA KËRKON NJË TJETËR FITORE NDAJ MAQEDONISË F. 12 BALLKANI NDALI PRISHTINËN, SOT DERBI DRITA - LLAPI F. 12 SPORT FAQE 6 I KTHYER NË VENDIN E KRIMIT F. 11 Nga Bedri ISLAMI FAQE 7 FLET PËR "EPOKËN E RE", AHMET ISUFI Opozita e çakorduar nuk paraqet rrezik për Qeverinë Haradinaj Kosova dhe Amerika, gjithmonë bashkë, në ditë pikëllimi dhe gëzimi Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe shefi i grupit parla- mentar i kësaj partie, Ahmet Isufi, e ka quajtur qeveri të suksesshme Qeverinë Haradinaj meqë, sipas tij, ka marrë vendime të rëndësishme gjatë këtij viti. Në këtë intervistë dhënë për gazetën "Epoka e re", ai ka thënë se ky kabinet qeveritar ka krijuar disiplinë dhe angazhim praktik në të gjitha sferat e qeverisjes. Të arritura të saj Isufi ka kon- sideruar vendimin për Termocentralin "Kosova e Re", Ligjin për Prishtinën, Projektligjin për Pagat dhe Projektligjin për reformimin e administratës publike. Ai ka thënë se nëse Qeveria Haradinaj vazhdon me këtë ritëm të punës, do ta çojë deri në fund mandatin qeverisës. Sipas Isufit, një opozitë e çakorduar çfarë është aktualisht nuk paraqet rrezik për Qeverinë Haradinaj FAQE 4-5 FAQE 6

Upload: others

Post on 12-Sep-2019

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

E përditshme e pavarur Viti XVIII, nr. 5574E mërkurë, 12 shtator 2018çmimi 0.40 �

www.epokaere.comNa ndiqni edhe në:

facebook.comGazeta "Epoka e re"

SIGMA INTERALBANIAN VIENNA INSURANCE GROUP SH.ADEGA KOSOVË

Rruga "Pashko Vasa", p.n Prishtinë, Kosovë,Tel: +381 (0)38 246 301 Fax: +381 (0)38 246 302,E-mail: [email protected] | www.sigma-ks.net

Tel: +389 44 487 300; +389 44 487 009 +389 44 487 755

Fax: +389 44 487 200Mob: +377 44 501 289

P U T ZP U T ZRE

E-mail: [email protected]

MaqedoniXhepçisht ––TetovëGurëz-FFerizaj

INFO: 049-111-101, 044-511-177

www.princesha-ks.com

NDËRTIMPROJEKTIM SHITJE

044/256-051044/367-061028/532-617MITROVICË

AKTUALE

Hoxhaj: Në fazën finale tëdialogut, mbështetja e ShBA-së

është e rëndësishme

Veseli dheO'Connelli nënshkruajnësërish marrëveshjepër rekrutimine pozitave tëlarta

Sulmet terroriste të kryera më 11 shtator 2001 në Shtetet e Bashkuaratë Amerikës ishin kundër vlerave

perëndimore të civilizimit dhe tërëbotës demokratike, kanë vlerësuarliderët shtetërorë të Kosovës

EKONOMI

PUNËTORËT E KEDS-itKËRKOJNË RRITJE TËPAGAVE F. 9

OECD-u SUGJERON TËPUNOHET MË SHUMË PËRRRITJEN EKONOMIKE NËKOSOVË F. 8

HARADINAJ: LOJA ME KUFIJ,EKSPERIMENT I RREZIKSHËM

F. 3

BYTYQI: DEPOLITIZIMI ISHKOLLAVE, SFIDË QË DUHETTË TEJKALOHET F. 5

KOSOVA KËRKON NJË TJETËRFITORE NDAJ MAQEDONISË

F. 12

BALLKANI NDALIPRISHTINËN, SOT DERBIDRITA - LLAPI F. 12

SPORT

FAQE 6

I KTHYER NËVENDIN EKRIMIT F. 11

Nga Bedri ISLAMI

FAQE 7

FLET PËR "EPOKËN E RE", AHMET ISUFI

Opozita e çakorduar nukparaqet rrezik

për QeverinëHaradinaj

Kosova dhe Amerika,gjithmonë bashkë, nëditë pikëllimi dhe gëzimi

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinëe Kosovës (AAK) dhe shefi i grupit parla-mentar i kësaj partie, Ahmet Isufi, e kaquajtur qeveri të suksesshme QeverinëHaradinaj meqë, sipas tij, ka marrëvendime të rëndësishme gjatë këtij viti.Në këtë intervistë dhënë për gazetën

"Epoka e re", ai ka thënë se ky kabinetqeveritar ka krijuar disiplinë dheangazhim praktik në të gjitha sferat eqeverisjes. Të arritura të saj Isufi ka kon-sideruar vendimin për Termocentralin"Kosova e Re", Ligjin për Prishtinën,Projektligjin për Pagat dhe Projektligjin

për reformimin e administratës publike.Ai ka thënë se nëse Qeveria Haradinajvazhdon me këtë ritëm të punës, do taçojë deri në fund mandatin qeverisës.Sipas Isufit, një opozitë e çakorduarçfarë është aktualisht nuk paraqet rrezikpër Qeverinë Haradinaj

FAQE 4-5

FAQE 6

02 E MËRKURË, 12 SHTATOR 2018 AKTUALE

Botohet nga “Epoka e re” • Kryeredaktor: Mal QORRAJ• Drejtor i përgjithshëm: Sadik ZEQIRI (Tel: 044 127 434, dhe 049 127 434 e-mail: [email protected])

• ADRESA: Prishtinë, përballë ish-Selisë Qendrore të UNMIK-ut• Tel: 038/227-557, e-mail: [email protected] & [email protected]

PRISHTINË, 111 SHTATOR - Presidentii Kosovës, Hashim Thaçi dhehomologu i tij malazias, MilloGjukanoviq, të martën janëtakuar në Podgoricë dhe kanëbiseduar për zhvillimet rajonale.Përmes një statusi në faqen etyre, të dy presidentët kanë njof-tuar për këtë takim."Sot pata kënaqësinë të tako-hem me presidentin e Malit tëZi, Millo Gjukanoviq, nëPodgoricë. Biseduam për

raportet bilaterale ndërmjetKosovës dhe Malit të Zi, për thël-limin e bashkëpunimit në tëgjitha sferat institucionale dheshoqërore. Diskutuam edhe përzhvillimet rajonale dhe për për-pjekjet për forcimin e paqes dhestabilitetit, si dhe për tëardhmen euroatlantike tërajonit si tërësi. Ishte inkura-juese përkrahja e presidentitGjukanoviq për përpjekjet eshtetit të Kosovës dhe Serbisë

për normalizimin e plotë tëmarrëdhënieve ndërshtetërore,me lehtësimin e BashkimitEvropian, që përmes negoci-atave dhe në mënyrë paqësoretë arrihet një marrëveshje epranueshme për të dyja palët.Marrëveshja ndërshtetëroreKosovë - Serbi do të jetë një kontribut shtesë për paqen dhestabilitetin në Ballkan, si dhe përperspektivën e përbashkëtevropiane", ka shkruar Thaçi.

Mali i Zi e përkrah dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

STRASBURG, 111 SHTATOR - Ne pozhbllokojmë integrimin evropiantë fqinjëve tanë ballkanikë, meMarrëveshjen e Prespës, për fqin-jin tonë verior, si edhe dialogun evazhdueshëm me Shqipërinë,deklaroi të martën kryeministrigrek Aleksis Tsipras në një seancë

plenare që po zhvillohet nëParlamentin Evropian nëStrasburg. "Jemi të vendosur përtë mos përsëritur gabimet që sol-lën krizën në Greqi", theksoi ai."Do të vazhdojmë sakrificatekonomike që Greqia të vazhdo-jë rrugën e arritjes së bilancit

financiar, ku pas tre viteve tanijemi një pozicion ndryshe", thaTsiprasi. "Ky është një sukses ipopullit grek, por edhe sukses iEuropës që ka demonstruar menjë frymë solidariteti dhebashkëpunimi për të tejkaluarkrizën", tha Tsiprasi.

Tsipras: Vazhdojmë dialogun me Shqipërinë

SHKUP, 111 SHTATOR - Maqedonianuk ka alternativë tjetër për t'ubërë pjesë e strukturave euroat-lantike pa realizuar referendumtë suksesshëm, përkatësishtduhet t'i thotë "po" marrëvesh-jes Maqedoni - Greqi qëparasheh zgjidhjen e kontestittë emrit. Kjo ishte porosia epërfaqësuesve të lartë të NATO-s dhe BE-së, drejtuar më shumëpresidentit të Maqedonisë dhepartisë maqedonase në opozitëVMRO DMNE, që janë kundërmarrëveshjes në fjalë, vlerësonAlajdin Demiri, ish-diplomat.Në mbështetje të referendumitgjatë kësaj jave në Shkup kanëqëndruar sekretari ipërgjithshëm i NATO-s, JensStoltenberg, kancelari austriakSebastian Kurz, të shtunënedhe kancelarja gjermaneAngela Merkel.Demiri thotë se porositë e zyr-tarëve të lartë të NATO-s dhe tëBE-së janë në funksion të ngrit-jes së vetëdijes së politikanëvetë vendit, por edhe vetë qyte-tarëve para referendumit nëmënyrë që ai të dalë i suk-sesshëm. "Natyrisht se ekzisto-

jnë struktura të cilat janë anti-NATO dhe anti-BashkimitEvropian, mirëpo ata nëmënyrë perfide luajnë rolin for-mal, kinse janë pro strukturaveeuroatlantike, por realisht atapunojnë kundër. Kështu ështëpozita e presidentit të shtetit icili në mënyrë permanente bënpengesa këtu. Është edheopozita maqedonase që nëmënyrë permanente bënngatërresa dhe porositë e fak-torit ndërkombëtar janë përata", thotë Demiri.Por, Risto Nikoski, ish-diplo-mat, i cili ka qenë këshilltar nëkabinetin e presidentit tëMaqedonisë, konsideron sefaktori ndërkombëtar me pa tëdrejtë i bën presionMaqedonisë ta ndryshojë, siçthotë, emrin historik të shtetit.Nikoski thotë se porositë qëvijnë nga zyrtarët e lartë tëNATO-s dhe BE-së janë nëvazhdën e bllokadës kër-cënuese që tanimë e kanëthënë disa herë "të zgjidhetçështja e emrit, pastaj do tëhapen dyert për anëtarësim"."Ky ultimatum paraqet

nënçmim për shtetin, de faktovendosen kushte të papërshtat-shme dhe mendoj se këtokushtëzime janë turpëruese sipër NATO-n, po ashtu edhe përBashkimin Evropian", tha ai."Përsëritja e flluskave të tillavetëm se dëshmon se ata sillennë mënyrë joligjore ndajMaqedonisë si shtet sepse nëasnjë dokument të tyre nukshkruan se një shtet duhet tëplotësojë kushte të nënçmueseqë të bëhet anëtar i këtyrestrukturave", thekson RistoNikovski, ish-ambasador. Sipastij, sugjerimet e faktoritndërkombëtar lidhur me refer-endumin duhet me çdo kusht

të shpërfillen sepse nuk janë nëinteres të Maqedonisë si shtet."Ata synojnë që me të gjithaforcat ta kalojnë referendumin,përkatësisht ta legjitimojnëkapitullimin që e ka nënshkru-ar qeveria jonë me marrëvesh-jen me Greqinë për emrin.Mënyra e vetme që të shpëtojëpopulli maqedonas është tëbojkotohet referendumi", thotëNikovski.Por, ish-diplomati shqiptarAlajdin Demiri vlerëson se ard-hja, veçanërisht e kancelaresMerkel në Maqedoni, dukedhënë porosi të qarta për refer-endumin, paraqet një vizitëhistorike, veçanërisht për

shkak të pozitës së saj të lartënë Evropë, po ashtu edhe nëbotë.Demiri thekson se mesazhi i sajishte se Maqedonia si shtetpërmes realizmit të referendu-mit të suksesshëm të oriento-het nga integrimet euroat-lantike duke u shkëputur tërë-sisht nga influenca ruse që nëmasë të caktuar është e pran-ishme në vend. "Porosia ështëshumë e qartë që Maqedonia tëshpëtojë dhe të orientohet kahBashkimi Evropian dhe kahNATO, që të mos marrë ndonjëkah tjetër. Si alternativë këtumendohet për Rusinë", thotëDemiri.

Referendumi përcakton izolimin ose integrimin e Maqedonisë

Për t'i dhënë mbështetje referendumitgjatë kësaj jave në Shkup kanë qëndruarsekretari i përgjithshëm i NATO-s, JensStoltenberg, kancelari austriak SebastianKurz, të shtunën ishte edhe kancelarjagjermane Angela Merkel

03E MËRKURË, 12 SHTATOR 2018 AKTUALE

PRISHTINË, 111 SHTATOR (ER) -Kryetari i Lidhjes Demokratike tëKosovës (LDK), Isa Mustafa, kapritur të martën në takim për-shëndetës ambasadorin eShteteve të Bashkuara tëAmerikës në Prishtinë, GregDelawie. Gjatë këtij takimi

Mustafa ka falënderuarambasadorin Delawie për kon-tributin e madh të tij dhe përmbështetjen e pazëvendë-sueshme të Qeverisë dhe popullitamerikan për shtetndërtimin eKosovës. Në këtë takim Mustafa eDelawie kanë biseduar edhe për

çështje të tjera aktuale me rëndësipër Kosovën dhe rolin e ShBA-së.Pjesë e këtij takimi kanë qenëedhe nënkryetarët e LDK-së, LutfiHaziri dhe Agim Veliu, sekretari ipërgjithshëm Ismet Beqiri dhekryetarja e Forumit të Gruas sëkësaj partie, Lirije Kajtazi.

Mustafa takon ambasadorin Delawie, flasin për temat aktuale

Muhamet KKOCI

PRISHTINË, 111 SHTATOR -Kryeministri i Kosovës, RamushHaradinaj, ka ripërsëritur qën-drimin e vet kundër idesë përndryshimin e kufirit të Kosovës.Ai ka thënë se ideja përndryshimin e kufijve është njëeksperiment i rrezikshëm përvendin. "Është eksperiment irrezikshëm loja me kufi e terri-tore. Jam kundër këtyre eksperi-menteve dhe i lus të gjithë tëkenë kujdes", ka deklaruarHaradinaj në një konferencë përmedia pas mbledhjes së Qeverisësë Kosovës. Ai ka bërë thirrje që tëndalet kjo retorikë politikengaqë, sipas tij, Kosova nuk e kaluksin të lëshohet në temën endryshimit të kufirit. Kreu i Qeverisë është shprehur irezervuar të flasë për kërkesën epërfaqësuesve të Preshevës,Medvegjës dhe Bujanocit, qëKuvendi i Kosovës të miratojë një

rezolutë si mbështetje politike qëkëto komuna të Serbisë t'ibashkohen Kosovës. "Ne do tambajmë vëmendjen gjithmonëpër ta përkrahur Preshevën,kurse sa iu përket këtyre temave,Kushtetuta e vendit na obligonpër territor dhe kufi. Unë mbajpozicion të rezervuar për gjëra tëtjera. I përmbahem Kushtetutëssë vendit. Është eksperiment irrezikshëm loja me kufijtë", kathënë ai, duke shtuar se hapja ekufijve çdoherë ka sjellë tragjedinë rajon. "Të gjithë jemi tëvetëdijshëm se e rrezikshmeështë loja me kufi në Ballkan. Edimë këtë nga e kaluara se, saherë janë hapur këto tema, nukdihet ku janë mbyllur dhe në tëmirën e kujt", ka deklaruarHaradinaj.Kryeministri edhe një herë kaftuar opozitën të përfshihet nëekipin negociator në mënyrë qëky ekip ta përfaqësojë Kosovën nëfazën finale të bisedimeve meSerbinë. "Shpresojmë që edhe

opozita do t'i japë përkrahje këtijekipi", është shprehur Haradinaj.

Qeveria kka mmiratuarraportin nnjëvjeçar ttë

punës

Në mbledhjen e së martës kabi-neti qeveritar ka miratuarraportin e punës njëvjeçare tëQeverisë së Republikës sëKosovës, shtator 2017 - shtator2018. Kryeministri Haradinaj kathënë se Qeveria e Kosovës nëkëtë periudhë kishte prioritetzhvillimin ekonomik, sigurinëdhe sundimin e ligjit. "Shprehfalënderimin tim për të gjithë nëQeveri, për angazhimin dhenjëkohësisht dëshiroj t'ju ftoj qënë planin vjetor për vitin 2018 tëjemi ambiciozë, të jemi të qartë,të mund t'i zbatojmë ato politikaqë i nxjerrim ne, por edhe politikaqë burojnë nga vendimet eParlamentit dhe institucionet evendit", ka thënë kryeministriHaradinaj. Brenda këtij viti qeverisës janënxjerrë 756 vendime, prej të cilavenga fusha e ekonomisë janë 130,102 projektligje, 36 akte nën-ligjore, 118 akte nënligjore tënxjerra nga ministritë në kuadërtë fushëveprimit të tyre, po ashtuedhe 30 koncept dokumente.

Ndër të tjera, kabineti qeveritarka aprovuar vendimin për rivarrimin e eshtrave të heroit IlirKonushefci nga varrezat e Tiranësnë Varrezat e Dëshmorëve nëPrishtinë. Riatdhesimi do të kryhet në nëntor të këtij viti qëpërkon me festën e flamurit, nëpajtim edhe me vullnetin e familjes. Qeveria e Kosovës i ka propozuarKuvendit të Kosovës që OsmanVishaj të jetë kandidat për kryetartë Bordit të Komisionit Rregullativtë Prokurimit Publik.

Kabineti qeveritar ka miratuarvendimin për ndarjen e mjetevefinanciare në shumën prej 255613 eurosh për shlyerjen e borxheve të mbetura nga manifestimet për shënimin edhjetëvjetorit të Pavarësisë sëKosovës. Gjithashtu, kabinetiqeveritar ka vendosur që pas konsultimeve të nevojshme meMinistrinë e Financave rrethmundësive buxhetore, të ndahenmjete financiare për sanimin edëmeve të shkaktuara nga vër-shimet në Komunën e Mamushës.

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës

Haradinaj: Loja me kufij, eksperiment i rrezikshëm

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar edhe një herë të rrezikshme idenë përndryshimin e kufijve të Kosovës. Ai ka deklaruar tëmartën se kjo ide është një eksperiment i rrezikshëmpër shtetin e Kosovës dhe për rajonin. SipasHaradinajt, sa herë që janë hapur kufijtë kanë sjellëtragjedi në rajon

Qeveria merr vendim përvendosjen e përhershme tënjë pllake përkujtimore për

11 shtatorin 2001Në përvjetorin e sulmit terrorist në Nju Jork dhe në shenjë nderi-mi për viktimat që humbën jetën nga sulmi në Qendrën Botëroretë Tregtisë në Nju Jork, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sëmartës ka miratuar vendimin për vendosjen e pllakës përkujti-more në hapësirën e ndërtesës së Qeverisë. KryeministriHaradinaj ka propozuar para kabinetit qeveritar miratimin epropozimvendimit për vendosjen e këtij memoriali të përher-shëm, që përkujtimi të bëhet tradicional, në shenjë nderimi përjetët e humbura në tragjedinë e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuaratë Amerikës. Ky propozim mori miratimin e plotë. Kryeministri katheksuar se roli që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin përpërkrahjen e luftës për liri të Kosovës, na bëjnë të jemi gjithmonësolidarë me popullin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

04 E MËRKURË, 12 SHTATOR 2018 INTERVISTË

Shqipe HHETEMI

PRISHTINË, 111 SHTATOR -Nënkryetari i Aleancës përArdhmërinë e Kosovës (AAK),Ahmet Isufi, ka thënë të martënse Qeveria Haradinaj gjatë punëssë vet njëvjeçare ka treguar kul-turë ndryshe të qeverisjes nga atoparaprake. Në këtë intervistëdhënë për gazetën "Epoka e re",ai ka vlerësuar se kjo qeveri ështëtreguar e suksesshme në bazë tëhapave që ka ndërmarrë. "Ështënjë qeverisje krejt ndryshe në kra-hasim me të gjitha qeveritë etjera. Kemi vendime konkrete tëcilat kanë favorizuar Kosovën nëshumë aspekte. Kjo Qeveri kazgjidhur çështjen e demarka-cionit me Malin e Zi si dhe kapërafruar procesin e liberalizimittë vizave. Prandaj konsiderojmëse është qeveri shumë e suk-sesshme duke pasur parasyshhapat që i ka ndërmarrë në tëgjitha aspektet", ka deklaruarIsufi. Ai ka thënë se ky kabinetqeveritar ka krijuar disiplinë dheangazhim praktik në të gjithasferat e qeverisjes. Prej të arriturave të saj, Isufi kakonsideruar vendimin përTermocentralin "Kosova e Re",Ligjin për Prishtinën, Projektligjinpër Pagat dhe Projektligjin përreformimin e administratës pub-like. "Ka hapa konkretë të cilëtkanë ndodhur, siç është vendimipër Termocentralin 'Kosova e Re',që është një investim prej 1 mil-iard e 300 milionë eurosh. Pastajvendimet e tjera që kanë pasur tëbëjnë me ligjet të cilat nuk janëaprovuar për 18 vjet me radhë, siçka qenë Ligji për Prishtinën. Poashtu, është zgjidhur çështja ePallatit të Rinisë. I është dhënëzgjidhje çështjes së Hades dheShipitullës meqë Kosovarrezikonte të shkojë në krizëenergjetike. Ka pasur vendime tëcilat kanë favorizuar qytetarët eKosovës. Janë ndërmarrë hapajashtëzakonisht të mirë për këtë

periudhë të shkurtër", ështëshprehur ai. Sipas Isufit, nëseQeveria Haradinaj vazhdon mekëtë ritëm të punës, do ta çojëderi në fund mandatin qeverisës.Në këtë kontekst, ai ka thënë senjë opozitë e çakorduar çfarëështë aktualisht nuk paraqetrrezik për Qeverinë Haradinaj."Opozita nuk është në pozitë tëmirë sepse ka divergjenca dhe kas'përputhje në mes të kërkesavetë tyre dhe qëllimit për tandryshuar gjendjen. Prandaj njëopozitë e çakorduar çfarë ështëtani nuk paraqet rrezik përQeverinë Haradinaj", ka theksuarIsufi.

"Epoka ee rre": Z. Isufi, është bërënjë vit prej se Qeveria Haradinajka ardhur në krye të vendit. Ciliështë bilanci për këta 12 muaj tëqeverisjes?Isufi: Është një qeverisje krejtndryshe në krahasim me të gjithaqeveritë e tjera. Kemi vendimekonkrete të cilat kanë favorizuarKosovën në shumë aspekte. KjoQeveri ka zgjidhur çështjen edemarkacionit me Malin e Zi sidhe ka përafruar procesin e liber-alizimit të vizave. Prandaj, kon-siderojmë se është Qeveri shumëe suksesshme duke pasurparasysh hapat që i ka ndërmarrënë të gjitha aspektet.

"Epoka ee rre": Ju po e quani Qeveritë suksesshme, por në kohën përtë cilën po flasim nuk ka pasurkrijim të vendeve të reja të punës,zhvillim ekonomik, rritje të num-rit të njohjeve. E gjithë vëmendja,si duket, është përqendruar nëdialogun me Serbinë. Sipas jush,cilat kanë qenë të arriturat dhedështimet e Qeverisë gjatë këtijviti?Isufi: Ka hapa konkretë të cilëtkanë ndodhur, siç është vendimipër Termocentralin "Kosova eRe", që është një investim prej 1miliard e 300 milionë eurosh.Pastaj vendimet e tjera që kanëpasur të bëjnë me ligjet të cilat

nuk janë aprovuar për 18 vjet meradhë, siç ka qenë Ligji përPrishtinën. Po ashtu është zgjidhur çështja e Pallatit tëRinisë. I është dhënë zgjidhjeçështjes së Hades dhe Shipitullësmeqë Kosova rrezikonte të shkojënë krizë energjetike. Ka pasurvendime të cilat kanë favorizuarqytetarët e Kosovës. Janë ndërmarrë hapa jashtëzakonishttë mirë për këtë periudhë tëshkurtër.

"Epoka ee rre": Liderët e koalicionitqeverisës në vazhdimësi kanëthënë se kjo Qeveri do të jetë evendimeve të mëdha, megjithatëpër këtë periudhë nuk kavendime të tilla, me përjashtim tëzgjidhjes së çështjes së demarka-cionit me Malin e Zi. Qytetarëtmund të presin se këto vendimedo të merren në periudhën eardhshme qeverisëse? Isufi: Janë marrë vendime tëmëdha dhe disa prej tyre i përmenda më lart. QeveriaHaradinaj ka ngritur pagat nëshumë sektorë, madje ka miratu-ar edhe Projektligjin për pagat icili është proceduar në Kuvenddhe ky është një tregues për suksesin e kësaj qeverie.Njëkohësisht kemi të bëjmë edheme angazhimet të cilat do të jenënë të ardhmen, sidomos në sek-torin e ekonomisë dhe në sektorëtë tjerë.

"Epoka ee rre": Disa prej vendimevetë cilat i ka marrë kjo Qeveri dhe qëju i përmendet nga opozita dheshoqëria civile janë konsideruar siskandale, siç ka qenë vendimi përrritjen e pagës së kryeministrit dhekabinetit qeveritar, vendimi përfaljen e borxheve për ambalazhue-sit e ujit, dhënia e 53 milionë euro"Bektel Enka" dhe të tjera. Poashtu, Qeveria është kritikuar edhepër numrin e madh të ministravedhe zëvendësministrave. Isufi: Vendimet e Qeverisë nuk ipëlqejnë sidomos opozitës,megjithatë janë vendime që

ndikojnë në përmirësimin e jetëssë qytetarëve. Natyrisht se kurmerren shumë vendime, ndonjëedhe mund të jetë jopopullor.Por, gjërat në total duhet të shikohen, dhe jo në mënyrë tënjëanshme.

"Epoka ee rre": Cilat janë tri të arriturat kryesore të QeverisëHaradinaj?Isufi: Kjo Qeveri që nga dita e parëkur ka filluar punën ka krijuardisiplinë dhe angazhim më prak-tikë në të gjitha sferat sa i përketqeverisjes. E dyta është raporti inivelit qendror me komunat tëcilat janë vlerësuar dhe trajtuarnjësoj, pavarësisht prej dallimevepolitike të së kaluarës. Pastajështë Termocentrali "Kosova eRe" dhe Ligji për Prishtinën që kapritur 18 vjet për aprovim.

"Epoka ee rre": Qeveria Haradinajështë në presionin e numraveduke pasur në Kuvend shumicëne thjeshtë prej 61 votave, por qëshpeshherë ka munguar edhe kjoshumicë. Do të jetë i mundurfunksionimi i kësaj qeveri deri nëfund të mandatit me këta numra? Isufi: Është e vërtetë se çështja enumrave është delikate në këtëperiudhë por, krahasuar me peri-

udhat e tjera, vërehet një dallimsepse ka pasur koalicione me mbi80 vota, por nuk kanë qëndruardhe janë shembur. Kurse QeveriaHaradinaj vetëm me punë e argumenton ekzistencën e vet.Nëse vazhdon të punojë me këtëritëm, do ta përfundojë mandatinqeverisës sepse qytetarët janë tëinteresuar të ketë punë dhe të ketëmotiv për ta shtyrë Kosovën përpara.

"Epoka ee rre": S'ka ndonjë rreziknga opozita që ka paralajmëruarinicimin e një mocioni të mosbesimit ndaj kësaj Qeverie?Isufi: Opozita nuk është në pozitëtë mirë sepse ka divergjenca dheka s'përputhje në mes të kërkesave dhe qëllimit për tëndryshuar gjendjen. Prandaj njëopozitë e çakorduar çfarë ështëtani nuk paraqet rrezik përQeverinë Haradinaj.

"Epoka ee rre": Z. Isufi, do të kemindryshim të qasjes së Qeverisëpër të bashkëpunuar me opozitënmeqë përpara tyre është njënumër i konsideruar i problemevemadhore që kërkojnë zgjidhje?Isufi: Në vazhdimësi jemi nëkomunikim me opozitën, sidomospër çështjet kapitale të vendit, siç

Flet për "Epokën e re", Ahmet Isufi

Opozita e çakorduarnuk paraqet rrezik përQeverinë Haradinaj

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe shefi i grupit parlamentar i kësaj partie, Ahmet Isufi, e ka quajtur qeveri të suksesshmeQeverinë Haradinaj meqë, sipas tij, ka marrë vendime të rëndësishme gjatë këtijviti. Në këtë intervistë dhënë për gazetën "Epoka e re", ai ka thënë se ky kabinetqeveritar ka krijuar disiplinë dhe angazhim praktik në të gjitha sferat e qeverisjes.Prej të arriturave të saj, Isufi ka konsideruar vendimin për Termocentralin "Kosovae Re", Ligjin për Prishtinën, Projektligjin për Pagat dhe Projektligjin për reformimine administratës publike. Ai ka thënë se nëse Qeveria Haradinaj vazhdon me këtëritëm të punës do ta çojë deri në fund mandatin qeverisës. Sipas Isufit, një opozitëe çakorduar çfarë është aktualisht nuk paraqet rrezik për Qeverinë Haradinaj

05E MËRKURË, 12 SHTATOR 2018 INTERVISTË AKTUALE

PRISHTINË, 111 SHTATOR - Ministri iArsimit, i Shkencës dhe iTeknologjisë (MAShT), ShyqiriBytyqi, ka thënë se cilësia e cilaështë në sistemin e arsimit nëKosovë nuk siguron një tëardhme të zhvillimit të vendit.Pavarësisht prej kësaj, ai kathënë se është duke u punuar nëtë gjitha fushat që të ketë ngritjetë cilësisë në arsim.Duke folur në një intervistë për"Radion Evropa e Lirë", Bytyqika bërë me dije se në shumicën eshkollave ka një politizim ku,sipas tij, për ta hapur frymëmar-rjen e lirë të sistemit arsimor pat-jetër duhet të bëhet depolitizimii shkollave. "Nuk është gjendjaçfarë do të kishim dëshirë tëishte në sistemin arsimor nëKosovë. Nuk është edhe ajogjendje çfarë ne synojmë të jetënë sistemin arsimor. Këtë e kemikonstatuar që nga momenti kure kemi marrë përgjegjësinë dhevazhdimisht deri më tani e kemibërë një analizë të përgjithshmepër të kuptuar se ku jemi dhe çkatutje. Nuk është një cilësi e cilana siguron një të ardhme të sig-urt të zhvillimit të vendit. Cilësia

në arsim është faktor kyç qëndikon në të gjitha sektorët etjerë të zhvillimit të vendit.Shkaqet mund të jenë tëndryshme, pasojat mund të jenëtë ndryshme. Tani është koha tëmerremi me eliminimin e këtyrepasojave, këtyre dobësive qëekzistojnë në sistemin arsimor.Për t'i eliminuar këto duhet njëqasje reale e problemeve që

ekzistojnë. Së pari duhet të paj-tohemi me gjendjen që e keminë sistemin arsimor, pastaj mbikëtë gjendje të marrim hapakonkretë për ta ndryshuar sis-temin arsimor, gjegjësisht ngrit-jen e standardit në nivel tjetër tëcilësisë në arsim", ka thënëBytyqi, duke shtuar se sfidë eQeverisë mbetet depolitizimi ishkollave.

GJILAN, 111 SHTATOR (ER) -Universiteti "Kadri Zeka" nëGjilan në vitin e parë tëstudimeve, në afatin e dytë tëkonkursit plotësues për vitinakademik 2018/2019, do t'iregjistrojë 666 studentë të rreg-ullt në studime bachelor. Mbi numrin e përgjithshëm tëstudentëve të paraparë si mësipër, universiteti do të regjistro-jë deri në 2 për qind, përkatë-sisht deri në 22 studentë të rreg-ullt që i takojnë familjes sëngushtë të dëshmorëve (anëtarëtë familjes së ngushtë të dësh-morëve janë: bashkëshorti,bashkëshortja, fëmijët).Studentët e kësaj kategorie do tëshpërndahen në mënyrë pro-porcionale sipas përqindjes sënumrit të përgjithshëm të stu-dentëve për secilin departamentapo program të fakulteteve veç eveç. Nga numri i përgjithshëm i për-caktuar si në paragrafin 1,bazuar në UA nr. 09/2016MAShT-it, universiteti do tëregjistrojë deri në 12 për qind,përkatësisht deri 123 studentë tërregullt nga komuniteti joshu-micë. Kuota prej 12 përqindësh tëvendeve të rezervuara përregjistrim të studentëve nga

komuniteti joshumicë do tëshpërndahet në mënyrë propor-cionale sipas përqindjes së num-rit të përgjithshëm të studentëvepër secilin departament apoprogram të fakulteteve veç e veç. Në Universitet, në bazë të kuotavetë përcaktuara nga MAShT-i dheSenati, mund të pranohen edhekandidatët nga Presheva, Bujanocidhe Medvegja. Numri i studentëve të rregullt qëdo të pranohen si në paragrafin 1të pikës është deri 29 studentë. Në universitet, në bazë të kuotavetë përcaktuara nga Senati, mund tëpranohen edhe kandidatët jashtëKosovës, përkatësisht 13 studentë

të rregullt, për secilin departamentapo program të fakulteteve veç eveç. Universiteti do t'i ketë në konsider-atë në mënyrë të veçantë edhekandidatët me nevoja të veçantatë cilët e kalojnë pragun e provimitpranues. Për regjistrimin e studentëve nëvitin e parë të studimeve aplikimionline mund të bëhet prej datës11. 9. 2018 deri më 19. 9. 2018 nëorën 16:00.Njoftimet dhe oraret për vendin kudo të mbahen provimet pranuesemund të merren në uebfaqen euniversitetit. Provimi pranues dotë mbahet më 21. 9. 2018.

është dialogu dhe liberalizimi ivizave, për të cilat duhetbashkëpunim më i madh. Përçështjet që kanë të bëjnë meinteresat e shtetit të Kosovëspozita dhe opozita duhet të jenëbashkë sepse vetëm në mënyrëtë tillë mund t'i arrijmë objektivattona si Kosovë. Prandaj kërkojmënga opozita të jetë më reflektuesedhe të heqë dorë nga interesat engushta partiake për shkak seshteti është në pyetje, sidomoskur bëhet fjalë për miratimin emarrëveshjeve ndërkombëtare.

"Epoka ee rre": Cili do të jetë fokusii kësaj Qeverie në 12 muajt eardhshëm?Isufi: Aktualisht është duke u bërënjë angazhim i jashtëzakonshëmqë të kemi një administratë shumëmë efikase dhe tashmë projektligjetqë kanë të bëjnë me konsolidimindhe reformimin e administratësjanë miratuar. Qeveri po bën punëtë madhe edhe në infrastrukturënrrugore, në mënyrë që të hapetmundësia dhe buxheti në tëardhmen të shfrytëzohet për sektorin e ekonomisë, bujqësisë,turizmit, sportit, kulturës, arsimit,shëndetësisë dhe të gjitha sferavetë tjera. Besoj se në të ardhmen dotë ketë një angazhim më të madh,

sidomos për shpërndarjen e mirëtë buxhetit sa iu përket komunave.

"Epoka ee rre": Do të ketë fokus edhenë aspektin e jashtëm, pra nëarenën ndërkombëtare meqë, siduket, në vitin e parë të QeverisëHaradinaj politika e jashtme kambetur pa trajtimin e duhur.Isufi: Tani do të ketë një ofensivë sai përket politikës së jashtme, sepseështë faza kur duhet të arrihetmarrëveshja për normalizimin emarrëdhënieve në mes të Kosovësdhe Serbisë. Por, Serbia ende po emban një frymë të politikës sëMillosheviqit e cila ende Kosovën emban në Kushtetutën e vet dheështë një proces shumë i vështirë,prandaj duhet të ketë njëangazhim të përbashkët të të gjithaforcave politike dhe institucionalenë Kosovë. Duhet të ketë një konsensus për çështjet madhorenë mënyrë që edhe politika ejashtme të jetë frytdhënëse sa iupërket integrimeve që e presinKosovën. Serbia nuk po heq dorëedhe më tutje duke penguarKosovën qoftë për t'u anëtarësuarnë mekanizmat ndërkombëtarë.Dhe, kjo tregon fytyrën e vërtetëtë Serbisë, e cila nuk është duke ukëndellur për t'u ballafaquar metë vërtetën.

Bytyqi: Depolitizimi i shkollave,sfidë që duhet të tejkalohet

Universiteti ‘Kadri Zeka’ nëGjilan ka hapur konkursinplotësues për studentët e rinj

AKTUALE06 E MËRKURË, 12 SHTATOR 2018

Faton DDËRMAKU

PRISHTINË, 111 SHTATOR - "Kosovadhe Amerika janë bashkë edhe nëkëtë ditë dhe do të jenë gjithnjë.Lutjet tona shkojnë për familjet eviktimave të sulmeve të 11 shta-torit. Falënderoj ambasadorinDelawie për nderin që na bëri sotqë të jetë bashkë me ne", kështuka thënë kryeministri i Kosovës,Ramush Haradinaj, pasi ka bërëhomazhe në përkujtim të vikti-mave të sulmit terrorist të 11shtatorit 2001 në Shtetet eBashkuara të Amerikës. Në ceremoninë e homazheve, tëorganizuar nga kryeministriRamush Haradinaj, ishin të pran-ishëm edhe kryetari i Kuvendit,Kadri Veseli, ish-presidentja

Atifete Jahjaga, ambasadori iShBA-së në Kosovë, GregDelawie, ambasadorë të tjerë tëakredituar në Kosovë, ministra tëkabinetit qeveritar dhe punonjëstë Zyrës së Kryeministrit, të cilëtnderuan viktimat e sulmit terror-ist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet eBashkuar të Amerikës. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli,ka thënë se 11 shtatori ka qenësulm mbi vlerat civilizuese, kaqenë provë për gjithë botëndemokratike, për t'iu përgjigjurnjë fryme, e cila ka qenë çnjerë-zore. "Sot, kaq vjet pas asaj dite tërëndë, Shtetet e Bashkuara tëAmerikës dhe bota e civilizuar katriumfuar. Çdo ditë e më tepër pombizotëron arsyeja, në të njëjtënkohë vlerat demokratike, vlerattona civilizuese perëndimore nuk

ka askush që mund t'i cenojë", kathënë Veseli, duke shtuar seKosova do të jetë së bashku meAmerikën, sepse Amerika ështëshpëtimtare e Kosovës dhe do tëjemi bashkërisht përjetë. Zëvendëskryeministri i Kosovës,Fatmir Limaj, ka thënë se qyte-tarët e Kosovës bashkëndiejnë mefamiljet të cilat humbën më tëdashurit e tyre më 11 shtator2001. Ai ka theksuar se Shtetet eBashkuara të Amerikës po dësh-mojnë gjithnjë se janë të përkush-tuara për barazi në botë. Limaj kathënë se Kosova është rreshtuarkrah ShBA-së dhe botësdemokratike në luftën kundërterrorizmit. Ndërkaq ambasadori i ShBA-sënë Kosovë, Greg Delawie, kapohuar se Shtetet e Bashkuarapërkujtojnë sulmet e 11 shtatoritdhe me këtë rast falënderojnëQeverinë dhe popullin e Kosovës

për partneritetin dhe mbështet-jen në këtë situatë. "Sulmet ter-roriste të 11 shtatorit 2001 në NjuJork, Uashington dhe nëPensilvani terrorizuan gjithëbotën dhe populli i Kosovës gjithëkohën ka qenë me ne", është

shprehur ambasadori Delawie. Po të martën në të gjitha kazer-mat e Forcës së Sigurisë tëKosovës është përkujtuar 17-vje-tori i sulmeve terroriste në NjuJork të Shteteve të Bashkuara tëAmerikës.

Qendresa RRAMA

PRISHTINË, 111 SHTATOR - Kryetari iKuvendit të Kosovës, Kadri Veselidhe ambasadori i Britanisë sëMadhe në Prishtinë, RuariO'Connell, kanë nënshkruar tëmartën memorandumbashkëpunimi për vazhdimin eprojektit për rekrutimin e zyr-tarëve profesionalë në pozita tëlarta drejtuese.Kryeparlamentari Veseli ka thënëse ka pasur kritika lidhur me pro-cesin e rekrutimit të njerëzve nëpozita të tilla prandaj, sipas tij, kafilluar dhe po vazhdon ky projekti cili do t'i luftojë pabarazitë dhedo të ndihmojë në përzgjedhjene kuadrove profesionale. "Kosova

ka nevojë për ambient të pakor-ruptuar. Jam i vendosur t'i shkojderi në fund dekriminalizimitpolitik dhe shoqëror. Kjo ështëduke ndodhur duke iu falën-deruar këtij bashkëpunimi. Kyprojekt ndihmon Kosovën të ecëpërpara dhe ta rrisë besuesh-mërinë e kuadrove profesion-ale", ka theksuar kryeparlamen-tari Veseli. Ai ka thënë se institu-cionet e Kosovës, nëbashkëpunim me partnerëtndërkombëtarë, duhet ta bëjnëedhe vetingun për sistemin edrejtësisë, policisë, por edhe përpolitikën, në mënyrë që personatqë shërbejnë dhe udhëheqinqytetarët të jenë të pastër dhekredibil. Ambasadori Ruari O'Conell ka

pohuar se nënshkrimi i këtijmemorandumi është një ngalajmet më të mira në dy vjetët efundit, nëpërmjet të cilit, sipastij, do të adresohen rastet enepotizmit. "Më vjen shumëmirë që pas dy vjetëve po nën-shkruajmë prapë marrëveshjenpër rekrutimin e pozitave tëlarta. Suksesi i këtij projekti do tëjetë suksesi i Kosovës dhe dështi-mi i këtij projekti është dështim iKosovës. Kosova ka kuadro pro-fesionale që duhet t'u jepetmundësi. Ftoj profesionistët tëaplikojnë. Sfidojeni veten dhesfidojeni institucionin", kadeklaruar ambasadori O'Conell.Ai ka shtuar se gjatë dy vjetëve tëimplementimit të këtij projektishumë profesionistë janë emëru-

ar në pozita të larta udhëheqëse. Diplomati britanik ka theksuar seKosova ka shumë kuadro të për-gatitur të cilëve duhet t'u jepet

mundësia dhe se projekti kandihmuar që njerëzit profesion-istë të emërohen në pozita tëlarta.

Republika e Kosovës ka përkujtuar viktimat e sulmit terrorist më 11 shtator 2001në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA)

Kosova dhe Amerika, gjithmonë bashkë, në ditë pikëllimi dhe gëzimi

Veseli e O’Connelli nënshkruajnë sërish marrëveshje për rekrutimin

e pozitave të larta

Sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet eBashkuara të Amerikës (ShBA) ishin kundër vlerave perëndimore të civilizimit dhe tërë botësdemokratike. Kështu kanë vlerësuar liderëtshtetërorë të Kosovës në përkujtimin që ua bënëviktimave të këtij sulmi terrorist

Thaçi: Sulmet terroriste të 11 shtatorit nëShBA ishin kundër vlerave perëndimorePresidenti i vendit, Hashim Thaçi, me rastin e 17-vjetorit të sulmeveterroriste në ShBA, ka thënë se këto sulme të shëmtuara ishinkundër vlerave perëndimore të civilizimit dhe tërë botësdemokratike. "U bënë 17 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto sulme të shëmtuaraishin kundër vlerave perëndimore të civilizimit dhe tërë botësdemokratike. Viktima të tyre ishin shtetasit e mbi 70 vendeve tëndryshme të botës, që sot e tërë bota i kujton. Edhe populli ynëbashkëndjen me të gjithë popujt që humbën më të dashurit e tyrenë këto sulme barbare që tronditën botën. Kosova, si pjesë ealeancës globale të krijuar më pas, është munduar gjithmonë ta japëkontributin në këtë luftë të pandalshme kundër fundamentalizmit,ekstremizmit dhe terrorizmit", ka thënë Thaçi.

07E MËRKURË, 12 SHTATOR 2018 AKTUALE

Arbisa SSHEFKIU

PRISHTINË, 111 SHTATOR - Njohësit errethanave kushtetuese dhe poli-tike në vend e kanë vlerësuarantikushtetues ndryshimin emundshëm të kufijve të Kosovës.Sipas tyre, korrigjimi i kufijveështë i rrezikshëm dhe i paqën-drueshëm. Në tryezën"Humbësja e madhe e dialogut:Diskutim mbi parimet dhestrategjitë që parandalojnë insti-tucionet e Kosovës t'i zhbëjnëkarakteristikat unike të Kosovës",të organizuar nga Grupi përStudime Juridike dhe Politike(GLPS) dhe Instituti i Prishtinëspër Studime Politike (PIPS),Enver Hasani, ish-kryetar iGjykatës Kushtetuese të Kosovës,ka thënë se lëvizja dhe ndryshimii territoreve është jokushtetues."Diskursi rreth dialogut flitetsikur të mos kishte asnjë ditë për-vojë si shtet sovran. Çështja e

pozitës së shefit të shtetit nën njështet si është Kosova, shef ishtetit, nuk është shef i ekzeku-tivit. Çështja e disponimit me ter-ritore është çështje e sovranit.Kosova kur është krijuar si shtetka treguar që rasti i Kosovës nukka ekzistuar kurrë më herët dhejemi sui-generis", ka thënëHasani. Sipas tij, është gabim qëKosova të lëvizë jashtë vijave tëGjND-së. "GjND-ja ka thënë qëne e njohim Kosovën me atë ter-ritor që ka qenë në ditën e shpall-jes së pavarësisë. Çdo nënshkrimi çdo marrëveshje që bëhet jashtëorganeve kushtetuese nuk është iligjshëm. Kosova nuk ështëshkëputur nga ish-Jugosllavia,por nga Serbia dhe ne trashëgo-jmë të gjitha të drejtat dhedetyrat. Nëse futemi jashtë lojëssë politikes së GjND-së ne prano-jmë standardet e krijuara ngaSerbia për shkëputje të terri-torit", ka deklaruar Hasani.Analisti politik Belul Beqaj ka

vlerësuar se arsyet pse shqiptarëtnë Serbi dhe serbët në Kosovëjanë të pakënaqur, të pasigurt,është se nuk kanë të bëjnë meterritoret ku ata jetojnë, por memënyrën se si po qeveriset në atoterritore. "Në rastin e Serbisë,nëse shqiptarëve të Luginës ubëhet zgjedhja, mbetet e pazgjid-hur çështja e pakicave të tjera. Nërastin e Kosovës situata komp-likohet sepse një pjesë e serbëvee zgjedhin problemin duke iubashkuar Serbisë, ndërsa pjesatjetër që jetojnë jashtë veriut do

të ballafaqohen edhe me prob-leme më të mëdha. Korrigjiminuk është zgjidhje afatgjatë e as eqëndrueshme. Korrigjimi ështënxitje për formimin e shteteveetnike të cilat me kohë homogj-enizohen", ka deklaruar Beqaj.Ndërsa Lulzim Peci, drejtorekzekutiv i KIPRED-it, ka vlerë-suar se logjika e korrigjimit të ter-ritoreve është mashtrimi më imadh që po u bëhet qytetarëve tëkëtij vendi. "Bashkimi Evropianka filluar me logjikën e asaj përbashkëpunim dhe jo shkëmbim

të territoreve. Unë jam optimistse edhe vetë Mogherini e pranoise ky proces i negociatave nuk dotë përfundojë edhe vitin eardhshëm, e kjo është disfatë përkabinetin e saj", është shprehurai, duke shtuar se ajo çfarë iduhet Kosovës në këtë kohë ështënjë durim strategjik. "Mendoj seata aktorë që e kanë sjellëKosovën deri në këtë pikë nukduhet të jenë në krye të bised-imeve. Logjikën e konferencës sëMynihut është duke e shtyrëPutini", ka thënë Peci.

Shoqëria civile vazhdon të organizojë tryeza lidhur me dialogun Kosovë - Serbi

Ndryshimi i kufijve, antikushtetues

BLED, 111 SHTATOR (ER) -Zëvendëskryeministri i Kosovës,Enver Hoxhaj, po qëndron nëSlloveni, ku po merr pjesë nëForumin Strategjik të Bledit. Nëmargjina të këtij forumi,zëvendëskryeministri Hoxhaj katakuar zëvendësndihmëssekre-tarin amerikan të Shtetit,Matthew Palmer, ministrin eJashtëm të Malit të Zi, SrdjanDarmanoviq, zëvendësministrine Punëve të Jashtme të Greqisë,Terens Quick, si dhe person-alitete të shumta që po marrinpjesë në këtë organizim. Nëtakimin me PalmerIN,zëvendëskryeministri Hoxhaj katheksuar rolin dhe rëndësinë embështetjes së Shteteve tëBashkuara të Amerikës për fazënfinale të procesit të dialogut nëmes të Kosovës dhe Serbisë.

Hoxhaj ka thënë se marrëveshjafinale në mes të Kosovës dheSerbisë duhet të ketë garanci tëzbatimit si nga BashkimiEvropian, po ashtu edhe ngaShtetet e Bashkuara të Amerikës."Roli dhe mbështetja e ShBA-sënë fazën e fundit të dialogut nëmes të Kosovës dhe Serbisë ështëjashtëzakonisht e rëndësishme.Ky proces duhet të përfundojëme njohje të ndërsjellët dhe anë-tarësim të Kosovës në OKB,ndërsa është e nevojshme garan-cia e zbatimit të kësaj mar-rëveshjeje finale nga BashkimiEvropian dhe ShBA-ja", kadeklaruar zëvendëskryeministriHoxhaj. Ai ka treguar se në margjina tëForumit Strategjik të Bledit, mezëvendësndihmëssekretarinamerikan të shtetit, Matthew

Palmer, kanë diskutuar për mar-rëdhëniet e shkëlqyeshme nëmes të Kosovës dhe Shteteve tëBashkuara të Amerikës dhe përperspektivën euroatlantike tëKosovës. Zëvendëskryeministri Hoxhaj katakuar edhe ministrin e Punëvetë Jashtme të Malit të Zi, Srdjan

Darmanoviq, me të cilin kanëdiskutuar për marrëdhënietbilaterale dhe për mënyrat ebashkëpunimit mes dy shtetevenë rrugën e përbashkët drejtintegrimit euroatlantik. Hoxhaj ka zhvilluar takimedypalëshe edhe me zëvendës-ministrin e Punëve të Jashtme të

Greqisë, Terens Quick, me tëcilin kanë diskutuar edhe përnjohjen e Kosovës nga ky shtet.Ai ka takuar edhe sekretarin epërgjithshëm të Këshillit përBashkëpunim Rajonal, GoranSvilanoviq, si dhe sekretarin epërgjithshëm të Ligës Arabe,Amre Moussa.

Hoxhaj: Në fazën finale të dialogut mbështetjae ShBA-së është e rëndësishme

Ndryshimi i kufijve të shtetit të Kosovës ështëvlerësuar antikushtetues nga njohësit errethanave kushtetuese dhe politike. Në njëtryezë të organizuar nga Grupi për StudimeJuridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti iPrishtinës për Studime Politike (PIPS), ata kanëvlerësuar se kjo ide është e rrezikshme politikisht dhe e paqëndrueshme

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka theksuarrolin dhe rëndësinë e mbështetjes së Shteteve tëBashkuara të Amerikës për fazën finale të procesit të dialogut në mes të Kosovës dheSerbisë. Ai ka thënë se marrëveshja finale nëmes të Kosovës dhe Serbisë duhet të ketëgaranci të zbatimit si nga Bashkimi Evropian, poashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

EKONOMI08 E MËRKURË, 12 SHTATOR 2018

Prishtinë, 11 shtator (ER) - Tëmartën ka filluar faza e gjashtëe dezinsektimit hapësinor nëKomunën e Prishtinës. Sipasnjoftimit të Komunës sëPrishtinës, kjo ditë është zgjed-hur pas të gjitha përgatitjeveteknike dhe operative nga ana ekomunës dhe kompanisë pasiqë parashikimet klimatike sig-

urojnë një javë me mot stabildhe pa reshje. "Reshjet gjatëprocesit të dezinsektimit e bëjnëtë paefektshëm aksionin. Dukeu bazuar në këto të dhëna, siv-jet do të dezinsektohet një sipër-faqe e përgjithshme mbi 6 000hektarë, duke përfshirë edhezona rurale ku ka potencial tëlartë të zhvillimit të këtyre

insekteve. Edhe këtë vit do tëpërdoren preparatet e sigurta tëregjistruara për përdorim nëvendet e Bashkimit Evropiandhe në Shtetet e Bashkuara tëAmerikës", është bërë me dije nënjoftimin e Komunës sëPrishtinës. Dezinsektimi do të bëhet çdoditë duke filluar nga ora 19:30

deri në orën 23:30."Bashkëpunimi i qytetarëve nëkëtë proces është i një rëndësietë veçantë për suksesin e këtijprocesi. Andaj luten të gjithëqytetarët për bashkëpunim nëmënyrë që ky aktivitet të jetë samë i suksesshëm. Gjatë kohës sëdezinsektimit, qytetarët duhett'i mbajnë dritaret e mbyllura,

që mos të futen insektet brendadhe t'i kufizojnë daljet nëpërhapësirat ku është duke u kryerdezinfektimi, së paku për njëorë. Gjithashtu, u bëhet thirrjeshoqatave të bletarëve përkujdes të shtuar gjatë kësajperiudhe", është theksuar nënjoftimin e Komunës sëPrishtinës.

Fillon faza e gjashtë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës

Albulena SS. MMAVRAJ

PRISHTINË, 111 SHTATOR - Ministriae Tregtisë dhe Industrisë, nëbashkëpunim me Organizatënpër Bashkëpunim dhe ZhvillimEkonomik (OECD) dhe membështetje nga KomisioniEvropian, kanë organizuar kon-ferencën me temën"Konkurrueshmëria në EvropënJuglindore: Pikëpamja për poli-tikat 2018", ku edhe kanë lan-suar raportin hulumtues.Ushtruesja e detyrës së min-istres së Tregtisë dhe Industrisë,Arbëreshë Krasniqi, ka deklaru-ar se do të angazhohen për t'iarritur rekomandimet e OCED-it nga ky raport. Ajo u zotua seMTI-ja do ta vazhdojë punënpër ngritjen e konkurruesh-mërisë. "Përmes këtij raportimund ta vlerësojmë përparimine reformave politike prokonkurruese në krahasim mevendet e Ballkanit Perëndimor,siç janë Shqipëria, Bosnja dheHercegovina, Maqedonia,Serbia dhe Mali i zi. Do tëangazhohemi për implemen-timin e rekomandimeve, sido-mos të atyre që kemi ngecje, meshpresë se në publikimin e rad-

hës do të jemi në nivel më tëlartë se në këtë ditë", kadeklaruar Krasniqi.Riccardo Serri, udhëheqës iSektorit Publik, Ekonomik dhepër Integrime Evropiane nëZyrën e BE-së ka treguar se BE-ja ka dhënë 10.7 milionë europër investime në fushën ekonkurrueshmërisë. Ai ka thënëse konkurrenca është elementshumë i rëndësishëm për çdoshtet që mendon të bëhet anë-tar i BE-së. Serri ka theksuar se për këtëarsye edhe e kanë financuarkëtë projekt. "Është shumë erëndësishme që BashkimiEvropian është këtu t'ju shpje-gojë arsyet kryesore, pse ështëkaq e rëndësishme çështja ekonkurrencës për çdo vend qësynon të bëhet anëtar iBashkimit Evropian një ditë.Mendoj se ky është një elementthelbësor dhe arsyejavendimtare që na solli drejtfinancimit të këtij projekti për tëkrijuar bashkëpunim shumë tëmirë me OCD, që sot u paraqitnga të gjithë ne në këtë tryezë",ka thënë Serri.Kurse Marzena Kisilewska,udhëheqëse e Divizionit tëOECD-së për Evropën

Juglindore, ka thënë se ky raportështë fryt i një pune afatgjatë.Ajo ka deklaruar se ky raportështë një nga vlerësimet më tëmëdha që ka bërë OCDE-ja përndonjë shtet. Sipas saj, duhet mëshumë përpjekje për ngritjenekonomike dhe, për këtë, sipassaj, duhet të rritet edhebashkëpunimi në mes të min-istrive. "Perspektiva e konkur-rueshmërisë është një tregim isfidave dhe mënyra se si do të tra-jtohen këto me sukses. Mundësi

të caktuara në raste të caktuarajanë anashkaluar, por të gjithakëto janë identifikuar. Pra, ështënjë dokument i rëndësisë së pro-cesit dhe në një mënyrë e hap njëkapitull të ri, një kapitull të cilin juduhet ta shkruani", ka thënë ajo.Ndërsa Jakob Fexer, menaxher iprojektit nga Divizioni i OECD-së, gjatë këtij hulumtimi ka hasurkoordinim jo të mirë në dizajn-imin e politikave në Kosovë. Sa iupërket politikave tatimore, ai kathënë se të ardhurat nga tatimet

janë rritur. Ai ka thënë se njëpengesë tjetër që kanë hasurgjatë këtij hulumtimi ështëdominimi i ndërmarrjeve të voglanga ato të mëdha.Ky raport paraqet sfidat kryesoreekonomike dhe pengesat struk-turore të konkurrueshmërisë përshtetet e Evropës Juglindore dhesipas këtij raportimi, zbatimi idobët dhe monitorimi i papërsh-tatshëm vazhdojnë të pengojnëpër reformat strukturore në këtoshtete.

OECD-u sugjeron që të punohet më shumë për rritjen ekonomike në Kosovë

KOLN, 111 SHTATOR (ER) - Ministriae Inovacionit dhe Ndërmarrësisëprezanton Republikën e Kosovësme një shtand në panairin më tëmadh të ekonomisë digjitale,marketingut dhe inovacionitDMEXCO 2018, vendi kyç kutakohen liderët botërorë tëekonomisë digjitale, marketingutdhe inovacionit.Me kërkesë të komunitetit tëekonomisë digjitale dhe në paj-tim me programin e Qeverisë dheplanin e punës së Ministrisë përvitin 2018, Ministria e Inovacionitdhe Ndërmarrësisë do ta për-faqësojë Kosovën në panairin mëtë madh të ekonomisë digjitale,marketingut dhe inovacionit,DMEXCO 2018, i cili mbahet më12 dhe 13 shtator në Koln të

Gjermanisë. Përmes këtij panairi të mirënjo-hur, synohet ndërkombëtarizimii ekonomisë kosovare, thithja einvestimeve të huaja, ndërtimi iurave të bashkëpunimit meskomunitetit tonë, bashkëpunë-torëve të huaj, si dhe promovimi iRepublikës së Kosovës dheinkuadrimi në zinxhirët e vleravendërkombëtare të ekonomisë.Republika e Kosovës do të për-faqësohet krahë për krahë me lid-erët botërorë të fushës, madje nëtë njëjtën hapësirë me "Google","Facebook", "Adobe" dhe të tjerë.Në Koln do të jenë të pranishëmedhe një numër i kon-siderueshëm i ndërmarrësve tëKosovës të cilët janë edhe inicia-torë të kësaj pjesëmarrje.

Kosova, pjesë e panairit më të madh të ekonomisë digjitale

09E MËRKURË, 12 SHTATOR 2018 EKONOMI

Albulena SS. MMAVRAJ

PRISHTINË, 111 SHTATOR - Parandërtesës së Kompanisë sëKosovës për Distribuim dheFurnizim me Energji Elektrike(KEDS) në Prishtinë dhe paraobjektit të Qeverisë të martën qin-dra punëtorë të KEDS-it kanëprotestuar duke kërkuar të drejtate tyre sa iu përket ngritjes sëpagave dhe zbatimit të kontratëskolektive. Kryetari i Sindikatës "ElektroKosova", Hysni Gashi, ka thënë senga viti 2015 kërkojnë ngritjen epagave dhe zbatimin e kontratëskolektive por, sipas tij, kanë hasurnë vesh të shurdhër nga menaxh-menti i KEDS-it. "Pagat tona janënë nivel mjaft të ulët. Mezi ia dalim

të mbijetojmë me to. Ne mburre-mi me punën që e bëjmë, mirëpodo t'ia bëjmë me dije menaxh-mentit të KEDS-it, se nuk lejojmëtë nëpërkëmbet djersa e punë-torëve", ka thënë Gashi. Leonora Lokaj, nënkryetare eBashkimit të Sindikatave tëPavarura të Kosovës (BSPK), u dhambështetje kërkesave të punë-torëve të KEDS-it. "BSPK-ja gjatëgjithë kohës ka qenë e njohur përpadrejtësitë e menaxhmentit tëKEDS-it që po ua bënë punë-torëve, duke filluar nga paga deri tëmosimplementimi që mos të mer-ren parasysh vitet e punës.Shpresoj që sa më shpejt t'i arriniato që po kërkoni", ka thënë Lokaj.Fehmi Pajaziti, kryetar i KëshillitGrevist, ka bërë me dije se nukështë arritur asnjë rezultat pas

takimit me menaxhmentin në lid-hje me kërkesat e punëtorëve tëKEDS-it për ngritje të pagave."Nuk ka asnjë rezultat, sepseshuma e propozuar nga ZRrEështë pak. Ne vazhdojmë bashkër-isht, para Qeverisë, dhe u themi senëse nuk rriten pagat, punëtorëtdo të hyjnë në grevë tëpërgjithshme dhe do të ketëkolaps energjetik", ka treguar

Gashi.KEDS-i përmes një komunikatepër medie ka reaguar lidhur meprotestën. "Ne jemi të vendosurdhe të përkushtuar që t'i përmirë-sojmë kushtet dhe përfitimet epunëtorëve tanë dhe këtë synojmëta arrijmë në një bashkëpunim tëngushtë me sindikatat dhe entitetete tjera. Siç kemi bërë deri tani,veprimet tona që kanë të bëjnë mepunëtorët dhe përfitimet e tyre, ne indërmarrim në koordinim mesindikatat, në të njëjtën kohë dëshi-rojmë ta njoftojmë opinionin se nejemi kompani që vepron me rregul-lat e ZRrE-së dhe për këtë arsye çdoshpenzim, përfshirë edhe shpen-zimet e përfitimeve të punëtorëve,duhet të jenë të aprovuara nga rreg-ullatori, siç ne kemi kërkuar për viteme radhë", është thënë në komu-nikatën e KEDS-it.KEDS-i ka bërë me dije se do tarespektojnë të drejtën e punëtorëvepër të protestuar, duke shpresuar

në koordinim sa më të mirë meorganizatorët për të siguruar qëoperimet e kësaj kompanie të mosndërpriten. "Duhet pasur parasyshqë ne jemi kompani që ofron shër-bime për të gjithë konsumatorët, qënga fillimi i operimit tonë nëKosovë ne kemi punuar nëbashkëpunim të ngushtë mesindikatat për t'i përmirësuarkushtet e punës së punëtorëve tanënë çdo fushë, si për përfitimet ashtuedhe për sigurinë në vendin epunës. Edhe njëherë ne sigurojmëqë do ta vazhdojmëbashkëpunimin me sindikatat nëpërpjekjet për përmirësimin eoperimeve tona, përfshirë edhekushtet dhe mirëqenien e punë-torëve, me objektivin e qartë për tëofruar shërbim sa më të mirë përkonsumatorët", është thënë nëkomunikatën e KEDS-it.Protesta e punëtorëve të KEDS-itkishte filluar nga ora 8:00 dhe kavazhduar deri në orën 16:00.

Punëtorët e KEDS-it kërkojnë rritje të pagave

PRISHTINË, 111 SHTATOR (ER) - Përherë të parë në Kosovë do të publikohet dokumenti më irëndësishëm për sektorin privat, iquajtur "White Book 2018". Kydokument, i cili do t'i dorëzohetQeverisë së Kosovës dhe institu-cioneve relevante, identifikonbarrierat biznesore me të cilatinvestitorët ballafaqohen në bazaditore në Kosovë. Për më shumëky dokument ofron edhe rekomandime konkrete për eliminimin e barrierave në harmoni me praktikat dhedirektivat evropiane.Drejtori ekzekutiv i Këshillit tëInvestitorëve Evropianë, ShpendBalija, ka thënë se investitorëtevropianë janë investitorët më tëmëdhenj në ekonominë e vendit

tonë. "Mund të konstatojmë serekomandimet e tyre janë shumëlegjitime për ta bërë Kosovën njëvend sa më atraktiv për inves-timet e huaja direkte (IHD).Gjithashtu, eliminimi i barrieravebiznesore nënkupton rritjen e fir-mave si dhe krijimin e vendeve tëreja të punës për të cilat Kosovaka mjaft nevojë", ka thënë Balija.Publikimi i këtij dokumenti do tëbëhet më 20 shtator në konferencën e nivelit të lartë tëorganizuar nga Këshilli iInvestitorëve Evropianë, Zyra eBashkimit Evropian në Kosovë, sidhe Banka Evropiane përRindërtim dhe Zhvillim, ku tëpranishëm do të jenë të gjithainstitucionet relevante vendoredhe ndërkombëtare.

Investitorët evropianë publikojnë rekomandimetpër zhvillimin e ekonomisë së Kosovës

Punëtorët e Kompanisë së Kosovës për Distribuimdhe Furnizim të Energjisë Elektrike (KEDS) kanëprotestuar të martën, duke kërkuar rritjen epagave dhe zbatimin e kontratës kolektive.Përfaqësues të Sindikatës së Punëtorëve kanëbërë me dije se në këtë kompani është rënduargjendja për shkak të mosrealizimit të kërkesave tëpunëtorëve. Ata kanë paralajmëruar grevë tëpërgjithshme nëse nuk u rriten pagat

10 E MËRKURË, 12 SHTATOR 2018 OPINION KOSOVË

Nga BBedri IISLAMI

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq,ishte në këtë fundjavë vizitor nëKosovë. Bëri mirë që shkoi. Jo përtjetër, por edhe një herë, i gjithëmentaliteti, paraqitja dhemendësia serbe, u shfaq e plotëdhe në të nuk kishte asgjë tëpapritur për shqiptarët e Kosovës.Në fund të fundit, me fjalimin e tijtë së dielës, ai saktësoi se qendra emendimit politik në Beograd nukka ndryshuar dhe vazhdon të mosndryshojë. Ndryshe nga saparaqitet në takimet bilaterale apome funksionarë të lartë tëBrukselit, në bisedat me zonjënMerkel apo në paraqitjet televiziveevropiane, Vuçiqi është, pa asnjëdallim esencial, vazhdim i poli-tikës së Millosheviqit në Kosovëdhe i njëjti birrëmbajtës nëtavolinën e Sheshelit. Asgjë e keqe nuk vjen vetëm për tëkeq. Edhe paraqitja nacionaliste enivelit të egërsuar e Vuçiq, në fundtë fundit, duhet të mbushë nëmend politikën shqiptare se serbëtasgjë nuk kanë mësuar nga humb-jet, nuk kanë asnjë pendim nga e

shkuara, janë të gatshëm përsëri tëndezin flakët e urrejtjes dhe këtënuk duan vetëm në një drejtim:drejt jugut, ku është shteti iKosovës, por me të gjithë fqinjët etij.Është një mësim për politikën nëPrishtinë, ku Vuçiqi i Brukselit nukështë i njëjtë me atë që turfullonpara mbështetësve të tij; nuk ështëai që bie dakord në bisedat para-prake për të njohur shtetin eKosovës dhe për të bërë njëndryshim të kufirit në shkëmbimtë më shumë të drejtave për serbëte Kosovës; nuk është ai që dukeiniciuar një amnisti tëpërgjithshme në të dyja anët,synon të ulë tensionin politik,kombëtar e qytetar; nuk është aiqë shkoi në Kosovë me dafinat epaqes, por që kërcënoi rishtas,duke sjellë si shembull të një burrështeti të madh serb, pikërishtvrasësin masiv, Millosheviqin.Është një mësim edhe për poli-tikën në Tiranë, e cila shpeshherëmund të mendojë se njeriu i sjell-shëm - rëndesë nga koha e birrëm-bajtjes së frazave miqësore, nukështë i njëjtë me atë që synon tarifusë Kosovën nën mantelin epërgjakur serb, por që vjen ditadhe ai shfaqet ashtu si ka qenë nëtë vërtetë dhe, si duket, do tëmbetet edhe për shumë kohë.Në fakt ai u kthye në vendin ekrimit të fundit serb, që ishte po aqi përgjakshëm sa edhe në Kroacidhe në Bosnje. Duke u kthyer në

këtë vend dhe me të njëjtënmendësi, ai nuk mund të dilte ngavetja dhe, edhe po të guxonte tabënte këtë, si guxon jo pak herë nëbisedimet me përfaqësues të lartëevropian, sidomos me ZonjënMogerini, ai nuk do të mund tëmbante vendin e tij si president.Sepse, e gjithë kupola drejtuese esotme e Beogradit, ka ndërruaremrat, por jo qëndrimin ndaj njëçështje të humbur.Me këtë mendësi të atij që kthehetedhe një herë në vendin e krimit, aisynoi të shkonte edhe në Drenicë,në zonën ku janë bërë masakrat epara dhe më të përgjakura serbe.Nuk kërkoi të shkonte për tëkërkuar ndjesë, por si shëmbëll-tyrë e pushtetit të tij, i cili, edhe psemund të ketë petka moderne,është po aq kasap sa edhe mëherët.Sidoqoftë, edhe pse i trullosur ngaajo që i ndodhi në Drenicë, Vuçiq

mësoi disa gjëra që do t'i vlejnëedhe në të ardhmen.Ai mësoi se, edhe po të ketëmundësi të bëjë për vete një pjesëtë klasës politike në Kosovë, nëfund të fundit, rrugët do të jenë tëprera dhe të pafund. Mësoi se, megjithë ecejaket e tij, ka një kufi që aiduhet ta respektojë dhe të kthehetmbrapsht. Refuzimi i Drenicës, kjodo të kishte ndodhur edhe në zonatë tjera, për t'i bërë vend njëradikali Sheshelist, pavarësisht seai bisedon me krerët kushtetues,do të thotë shumë për Beogradin, icili, edhe pse synoi të trembë melëvizjen e ushtrisë drejt Kosovës, edi krejt mirë se kjo është një disfatëe hidhur.Vuçiqi mësoi se edhe drejtuesit elartë të Kosovës, të cilët, herën eparë i dhanë leje të udhëtonte drejtDrenicës, janë të tërheqshëm,pikërisht atëherë kur e rishohin senuk janë ata që vendosin.

Ndaj, tani, në bisedimet që mundtë vazhdojnë një ditë, ai, pas hijessë kujtdo qoftë si përfaqësues iKosovës, duhet të shohë edhe ataqë lëvizin dhe që janë në të vërtetëfryma që i duhet Kosovës.Në fund të fundit, ai mësoi se edhepresidenti i Serbisë, pavarësishttonit e mesazhit ultranacionalist,nuk mund të bëjë më shumë sekaq; atij i duhet dhënë leje për tëvizituar një shtet fqinj; atij i duhetshikuar e miratuar agjenda e lëviz-jes; atij i priten rrugët kur lëvizja etij synon të destabilizojë. Si çdovend i pavarur.Vizita e Vuçiqit, jam i bindur, se dot'i sjellë përfitimet e saj edhe ngamendimi politik në Kosovë.Premtimet e Vuçiq në Bruksel nukduhen marrë kurrë të njëmendtadhe seriozisht. Ai është në gjendjetë ndryshojë premtimet e tij për hirtë politikës së ditës, por kjo nuk katë bëjë me Kosovën.Pas vizitës dhe fjalës së tij, Prishtinazyrtare duhet të ketë një ritëmtjetër: Ajo nuk duhet të ulet rishtasnë tryezën e bisedimeve pa u vënëpikat mbi "i"; pra, pa u qartësuargjërat.Dhe gjëja e parë që duhet të jetë eqartë edhe për Vuçiqin, është se pobisedojnë përfaqësues të dyshteteve fqinjë që, më parë se tëbëjnë fjalë për programe dhe mar-rëveshje, duhet ta njohin njëri-tjetrin. Nëse ata nuk e njohin njëri-tjetrin, nuk kanë as se për çfarë tëbisedojnë.

I kthyer në vendin e krimit

MITROVICË, 111 SHTATOR (ER) -Kryetari i Komunës sëMitrovicës, Agim Bahtiri, tëmartën ka pritur në takim drej-torin ekzekutiv të KDI-së, IsmetKryeziu, me të cilin kanë disku-tuar për projektin më të ri"Rritja e llogaridhënies së insti-tucioneve lokale", të mbështe-tur nga Ambasada e Britanisë kupjesë e këtij projekti do të jetëedhe Komuna e Mitrovicës. Drejtori Kryeziu e ka njoftuarBahtirin se përmes këtij projektido të bëhet identifikimi i çësht-jeve që i shqetësojnë qytetarëtnëpër fshatra, lagje, në mënyrëqë këto prioritete të përfshihennë planet komunale për vitin eardhshëm, të rritet pjesëmarrja

në vendimmarrjen lokale dhe tëmonitorohet puna e qeverisjeslokale.Kryetari Bahtiri ofroi mbështet-jen e plotë për realizimin e këtijprojekti në Komunën eMitrovicës, duke theksuar se aidhe ekzekutivi janë të përkush-tuar për rritjen e transparencësdhe llogaridhënies në të gjithainstitucionet komunale. "Unë jugarantoj se gjithë dokumenta-cioni që ju nevojitet ju do ta keninë shfrytëzim. Nga ardhja imenë krye të komunës të gjithavendimet kanë qenë transpar-ente dhe në harmoni të plotëme ligjin, dhe në to mund tëketë qasje kushdo që i kërkon",ka thënë Bahtiri.

Bahtiri e Kryeziu diskutojnëpër rritjen e llogaridhëniessë institucioneve lokale

Kompania ‘Gjakova riciklim’ heq falasmbeturinat në lokalitetin "Kolonia’GJAKOVË, 111 SHTATOR (ER) - Pastakimit të përbashkët të mbajturditë më parë ndërmjetnënkryetarit të Komunës sëGjakovës, Abdullah Hoti, drej-torit të Drejtorisë për Mbrojtjedhe Shpëtim, Luan Dinaj, për-faqësues të Drejtorisë sëShërbimeve Publike, tëUNHCRS-së dhe të Caritasit meshërbime në Kosovë, me komu-nitetin RAE që banojnë nëlokalitetin e njohur si "Kolonia",nga përfaqësues të këtyrebanorëve është kërkuar dhe mëpas është konstatuar si nevojë edomosdoshme pastrimi i mbe-

turinave të shumta që krijohennë këtë lokalitet përmesdeponive të egra. Në këtë takim është vendosur qëmenjëherë të merren masakonkrete për pastrim të ambientitdhe pas kontakteve me pronarin ekompanisë "Gjakova riciklim",Hajdar Podrimja, ky i fundit ka

marrë përsipër që në mënyrë vull-netare dhe pa kompensim t'ikryejë punimet e pastrimit. Dukedashur të përfitohet në kohë,menjëherë ka nisur pastrimi i ter-renit, i cila ka goxha hapësirë dheështë duke u punuar me të gjithakapacitetet që ka në dispozicionfirma. Pastrimin e ambientit të martën eka përcjellë edhe nënkryetari ikomunës, Ramadan Hoti, i cili kafalënderuar kompaninë "Gjakovariciklim" për këtë kontribut si dheu ka bërë thirrje banorëve të lagjestë jenë më të përkushtuar për rua-jtjen e ambientit ku jetojnë.

RAHOVEC, 111 SHTATOR (ER) - Nëfshatin Celinë të Komunës sëRahovecit të martën kanë nisurpunimet në projektin "Ulja eniveletës së përroit në fshatinCelinë". Në ceremoninë e nisjes sëpunimeve të pranishëm ishinkryetari Smajl Latifi, drejtori iDBPZhR-së, Berat Duraku, dhekryesuesi i Kuvendit Komunal,Afrim Dina. Kryetari i Komunës sëRahovecit, Smajl Latifi, ka thënë

se ulja e niveletës së përroit nëfshatin Celinë dhe pikërisht ngadalja e ujit nga shtrati i këtij për-

roi janë vërshuar shumë tokabujqësore dhe ekonomi famil-jare. "Përfundimi i këtij projektihap rrugë për projektin tjetër tëndërlidhur për kullimin e tokavebujqësore të fermerëve tëvyeshëm të këtij fshati", kathënë Latifi.Realizimi i këtij projekti ështëmundësuar nga buxheti iKomunës së Rahovecit, i cili kapvlerën prej 178 000sh euro dheqë ka një gjatësi prej 1 237metrash.

Nisin punimet në projektin ‘Ulja eniveletës së përroit në fshatin Celinë’

11E MËRKURË, 12 SHTATOR 2018 MEDIALE

PESHORJAEdhe pse

shumëpersona jushprehin

me fjalë suportin e tyre, jue dini që e thonë në

mënyrë sipërfaqësore.Janë shumë pak ata që e

ndiejnë vërtet.

AKREPIDuhet ta

rikuperonikohën e

humbur sotduke u angazhuar në tëgjithë projektet që i kenilënë pas dore. Kërkoni

ndihmë nëse keni nevojë.

SHIGJETARIGjëra të

mëdha dotë ndodhin

për të cilatderi dje nuk kishit shpresëse mund të realizoheshin.

Partneri, shumë i përkushtuar karshi jush.

BRICJAPINëse nukdoni t'ubesoni

personaveqë keni pranë, të paktënbesojini intuitës suaj dhemënyrës së organizimit tëgjërave. Do t'ju shpëtojnë

në çast të fundit.

UJORISot do të

ekzag-jeroni disime para-

nojat tuaja. Joçdokush e ka me ju dhe jo

çdokush dëshiron t'ju pengojë. Stresi i ditëve të

fundit ju ka mposhtur.

PESHQITJeniduke

ndjekurtë njëjtën

rrugë prej kohësh, kështuqë do ta kuptoni nëse jeninë drejtimin e duhur që në

fillim.

DASHIËshtë e

udhës qesot të mos

irritoniasnjë njeri me sjelljettuaja. Mbase ju nuk ekuptoni kur mund t'i

lëndoni të tjerët pa shkak.

DEMINëse kenindihmën epersonave

të duhur dotë zhvilloni një projekt

mjaft të bukur për të gjithëju. Në fillim do t'ju shohin

mosbesues.

BINJAKËTNdjenjattuaja do

t'ju ftojnësot t'i jepni

një shans të dytë një per-soni special për ju, por që

ju ka zhgënjyer në njëmoment të caktuar.

GAFORRJAPo e

kërkoningado

lumturinëtuaj dhe ende nuk e kenikuptuar që e keni shumë

pranë vetes. E rëndë-sishme është t'i jepnivëmendjen e duhur.

LUANINuk po emerrni siduhet njësfidë që

jua kanë hedhur sot.Mendoni se mund të jetëe thjeshtë, por në fund tëditës do të gjendeni keq.

VIRGJËRESHAE shihniqë keni

marrë njësjellje të

ndryshme karshi një mikuqë ka ndarë çdo gjë me

ju. Jeni kondicionuar ngasa keni dëgjuar kohët e

fundit.

Shkencëtarët zbuluan trispecie të reja peshqish, nëujërat më të thella në botë.Ekipi ndërkombëtar gjetikëto gjallesa në AtacamaTrench, që ndodhen nëPaqësorin Juglindor.

Ekspertët pre-tendojnë se këtokrijesa janëshumë të kompletuara që tëjetojnë në një ambient kaqtë ashpër, prej 6 500 deri në7 500 metrash thellë në det.

Trupi i tyre xhelatinoz dhegjysmë i tejdukshëm mundtë shpërbëhet po qe se delnë sipërfaqe.

E rrallë

Zbulohen ttri sspecietë rreja ppeshqish

FOTO E DITES

- Mirëdita! A bon një birrë t'Pejës?- Zotëri, është ora 9:00 e mëngjesit.- Mirëmëngjesi! A bon një birrët'Pejës?

Fotografi e ish-presidentit amerikan George W. Bush më 11 shtator2001, në ditën kur ShBA-ja u sulmua nga sulmet terroriste

E jashtëzakonshme

B A R S O L E TA E D I T Ë S

Vetem gjate vikendit në ora 16:00

“ INCREDIBLES 2” 3DI Animuar/Aksion/Aventure; 1 ore 58 min

Rolet: Holly Hunter, Craig T. Nelson, SarahVowell, Huck Milner, Samuel L. Jackson, etj.

Regjia: Brad Bird

Në ora 18:20“FUTURE WORLD” I Animuar/Aventurë/Komedi; 1 orë 41 min

Rolet: James Franco, Suki Waterhouse,Milla Jovovich, Lucy Liu, Jeffrey Wahlberg,

Snoop Dog, etj.

Regjia: James Franco

Në ora 20:00“ANT-MAN ANDTHE WASP” 3D

Aksion/Aventurë/Sci-Fi; 1 orë 58 min

Rolet: Paul Rudd, Evangeline Lilly, MichaelPena, Michael Douglas, Michelle Pfeiffer,

Laurence Fishburne, etj.

Regjia: Peyton Reed

Në ora 22:00“LOVING PABLO”

(R)Biografi/Krim/Drame; 2 ore 03 m

Rolet: Javier Bardem, Penélope Cruz,Peter Sarsgaard, etj.

Regjia: Fernando León de Aranoa

Programi i shfaqjes së filmave në Kino ABC

Për informata dhe rezervime të biletave thirrni FALAS: 0800 22222 dhe [email protected], www.kinoabc.info, fb: Kino ABC.

William Roughton nga Lincolnshire iAnglisë ka shpenzuar 25 mijë euro në njëhelikopter ushtarak që është nxjerrë nga funk-sioni për ta kthyer në 'motel'. Fermeri kaloi

gjashtë javë duke u angazhuar për ta kthyer nënjë hapësirë qëndrimi, pa ia ndryshuar kabinëne pilotit, ndërsa ia shtoi sistemin e ndriçimitdhe aparatin që ia imiton zhurmën origjinale.

Helikopteriushtarak eeshndërroi nnë'motel'

QENDRA SPORTIVEQENDRA SPORTIVE“BUJQËSIA”

TEL: 045/82 82 82TEL: 045/82 82 82

“BUJQËSIA”

PROGNOZA SPORTIVE MONTENEGRO - LITHUANIA 1

12 E MËRKURË, 12 SHTATOR 2018

SCOTLAND - ALBANIA 1 PORTUGAL - ITALY 1

PRISHTINË, 111 SHTATOR (ER) - SamiSermaxhaj ka debutuar mebarazim në krye të shtabit tekniknë skuadrën e Ballkanit ngaSuhareka. Një gjë të tillë teknikukryeqytetas e ka bërë ndaj ish-skuadrës së vet, Prishtinës, pasindeshja e zhvilluar të martën nëkuadër të IPKO Superligës për-fundoi 1-1. Pjesa e parë u mbyll 0-0, kurse rastet më të mira për

shënim i kishin Besnik Krasniqi ivendësve dhe Arbër Hoxha imysafirëve. Në pjesën e dytë ishtePrishtina që shënoi e para nëpër-mjet sulmuesit GauthierMankendan (52), por ky gol nuk epengoi Ballkanin ta kërkojëbarazimin, të cilin edhe e arriti nëminutën e 71-të. Autor i golit ishteBlend Baftiu, i cili në të kaluarën eka djersitur fanellën e skuadrës

nga kryeqyteti. Pas kësaj ndeshjePrishtina ka grumbulluar shtatëpikë, nga tri takimet e zhvilluara. Ndërsa Ballkani ka zhvilluar katërndeshje dhe ka katër pikë. Edhendeshja tjetër e zhvilluar tëmartën në mes të Drenicës dheGjilanit në stadiumin "BajramAliu" në Skenderaj përfundoi merezultat 0-0. Ishte skuadra kuqeziqë kishte me shumë nga ndeshja,

por nuk arriti t'i konkretizojë nëgol rastet e krijuara dhe ndeshja umbyll pa gola të shënuar. Sot (emërkurë) zhvillohen katër ndesh-

jet e tjera të xhiros së katërt nëelitë. Ndeshja kryesore zhvillohetnë Gjilan në mes të kampionesaktuale, Dritës dhe Llapit.

Ballkani nndali PPrishtinën, ssot dderbi DDrita - LLlapi IPKO SUPERLIGA

Ballkani - Prishtina 1-1Drenica - Gjilani 0-0

Të mërkurën takohen: Drita - LlapiFerizaj - FeronikeliKEK-u - Trepça '89Flamurtari - Liria

Veton ZZYMBERI

PRISHTINË, 111 SHTATOR - Drejtori iPërfaqësueseve të Kosovës,Granit Rugova, të martën nëkonferencë për medie e ka bërëpublike listën e basketbollistëveqë do të paraqiten për Kosovënnë ndeshjen ndaj Maqedonisë, ecila zhvillohet të enjten nga ora20:45, në kuadër të parakuali-fikimeve për FIBA Eurobasket2021. "12 lojtarët që do tëparaqiten të enjten në parketjanë: Mirza Ahmetbasiq, ErjonKastrati, Dardan Berisha,

Leonard Mekaj, Valon Bunjaku,Scott Bamforth, Rron Ukaj, ErginGrosha, Lis Shoshi, FisnikRugova, Alban Veseli dhe GëzimMorina", ka thënë Rugova, i cilika ftuar adhuruesit e basketbol-lit të jenë në palestër për tapërkrahur ekipin përfaqësues."Ftoj të gjithë adhuruesit esportit që në numër sa më tëmadh të vijnë të enjten nëpalestër, sepse kemi nevojë përpërkrahjen e të gjithëve.'Dardanët' do të jenë të pran-ishëm për të na mbështetur, e qëjanë lojtari ynë i gjashtë në par-ket. Besoj shumë se atmosfera

do të jetë shumë e mirë dhe sedo të kënaqemi me basketbollcilësor", ka shtuar ai.Trajneri i Kosovës, DamirMulaomeroviq, ka thënë seMaqedonia ka një skuadër tëfortë, por synimet e Kosovës nëkëtë ndeshje janë të mëdha. "Sitrajner jam shumë i lumtur qëjam pjesë e këtij grupi. Ne kemipunuar shumë. Skuadra e kabërë një punë shumë të mirë,

kemi stërvitur me ritëm të lartë.Ne e kemi ndryshuar paksa filo-zofinë e ekipit dhe për-fundimisht do të jemi gati për tëenjten. Maqedonia ka ekipshumë të mirë. Ne e kemi kup-tuar se së fundi e ka angazhuarnjë lojtar amerikan, RichardHendrix, por një gjë e tillë nuk indryshon planet tona", ka thënëMulaomeroviq, duke shtuar:"Kërkoj nga tifozët të vijnë në

numër sa më të madh për të napërkrahur, sepse me të vërtetëkëta lojtarë e meritojnëmbështetjen e të gjithëve". Për ndeshjen ndaj Maqedonisëka folur në konferencë përmedie edhe kapiteni DardanBerisha, i cili beson se Kosovasërish do ta mposhtëMaqedoninë. "Jemi shumë tëmotivuar. Maqedoninë e kemimposhtur vitin e kaluar, pormund ta mposhtim prapë parashikuesve tanë. Trajneri i ri ështëme ne, e që është freski për ekip.Ka bërë një punë shumë të mirëme ne. E dimë se çfarë ka qenëkur ka luajtur basketboll.Përvoja e tij na e ka përcjellëneve", ka thënë Berisha.Basketbollisti pejan konfirmonse përgatitjet janë bërë nëmënyrë maksimale dhe dëshi-ron që të enjten palestra të jetë embushur me tifozë. Biletat përndeshjen këtë ndeshje do tëdalin sot (e mërkurë) në shitjedhe çmimi i tyre do të jetë 2 eurodhe 10 euro.

Kosova kërkon një tjetër fitore ndaj Maqedonisë

FERIZAJ, 111 SHTATOR - Ministri iKulturës, Rinisë dhe Sportit,Kujtim Gashi, së bashku mekryetarin e Kuvendit të Kosovës,Kadri Veseli dhe kryetarin eKomunës së Ferizajt, Agim Aliu,kanë venë gurthemelin përndërtimin e qendrës sportive nëGreme të Ferizajt. Për ndërtimine këtij objekti sportiv Ministria eKulturës, Rinisë dhe Sportit do tëinvestojë mjete financiare nëvlerë prej 1 milion e 200 mijëeuro gjatë vitit 2018. Ky projekt

kapital u vlerësua se është irëndësisë së veçantë dhe meinteres të jashtëzakonshëm përqytetarët e Gremës dhe vend-banimeve përreth. "Palestra nëGreme është një ndër projektetmë moderne që po financohetnga buxheti i shtetit, më saktë-sisht nga Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sportit. Ky projektkapital do të kushtojë 1 milion e200 mijë euro dhe do të përfun-dojë deri në fund të vitit 2019",ka thënë ministri Gashi, i cili me

këtë rast ka bërë me dije seKomuna e Ferizajt vitin eardhshëm do të bëhet edhe meQendrën MultifunksionaleKulturore, Rinore dhe Sportive.

"Qeveria e Kosovës dhe unë siministër jemi të përkushtuar tapërmirësojmë infrastrukturënsportive në vend. Të rinjtë tanëkanë talente të jashtëzakon-

shme. Kemi detyrim t'u krijojmëmundësi të zhvillimit të aftësivetë tyre me qëllim që sukseset,nëpër të gjitha disiplinatsportive, mos të na mungojnë",ka shtuar numri një i ministrisësë sportit. Ndërkaq kryetari i Kuvendit tëKosovës, Kadri Veseli, kadeklaruar: "Ky fshat e meritonmë së shumti, sepse ka tak-sapaguesit më të mëdhenj tëRepublikës së Kosovës". Ndërsakryetari i Komunës së Ferizajt,Agim Aliu, u shpreh se po ndihetmirë që banorët e Gremes pobëhen me një qendër të tillësportive. "Tashmë Ferizaj ështëkryeqendër e zhvillimitekonomik dhe Grema ështëvendbanim i zhvillimitekonomik", ka thënë Aliu.

Vihet gurthemeli për qendrën sportive në Greme

Të enjten në Prishtinë, Kosova dhe Maqedoniado të përballen në kuadër të parakualifikimevepër FIBA Eurobasket 2021. Kapiteni i Kosovës,Dardan Berisha, shpreh optimizëm se "Dardanët"sërish do ta mposhtin ekipin kombëtar tëMaqedonisë. "Jemi shumë të motivuar.Maqedoninë e kemi mposhtur vitin e kaluar, pormund ta mposhtim prapë para shikuesve tanë",ka thënë Berisha

"Palestra në Greme është një ndër projektet mëmoderne që po financohet nga buxheti i shtetit,më saktësisht nga Ministria e Kulturës, Rinisëdhe Sportit. Ky projekt kapital do të kushtojë 1milion e 200 mijë euro dhe do të përfundojë derinë fund të vitit 2019", ka thënë ministri Gashi

13E MËRKURË, 12 SHTATOR 2018 SPORT

Maranello, 11 shtator - Pastetë sezonesh me Ferrarinështë konfirmuar lajmi sepiloti Kimi Raikkonen nuk dotë vishet më me të kuqe për2019-n. Ai do të rikthehet nëekipin Sauber që i dha atijdebutimin e parë në Formula

1 në vitin 2001. Pilotin tekFerrari do ta zëvendësojëCarles Leclerc, piloti 20-vjeçar që është një ndërpilotët më të rinj në historinëe Scuderias, i cili do të jetëpranë Sebastian Vettelit nësezonin e ri. Raikonneni iu

bashkua ekipit pesë vjet mëparë, por tashmë vendos tëkthehet aty ku e nisi. Ai e kabërë publik lajmin në llogar-inë e vet në "Instagram" dukethënë: "Gjejeni kush do tërikthehet? Dy vjetët eardhshëm me skuadrën

Sauber F1! Ndihem shumëmirë që rikthehem aty kugjithçka filloi". Ndërsazëvendësuesi i tij, Leclerc, nëprofilin e vet ka shkruar:"Ëndrrat realizohen. Do tëgaroj për Ferrarin përKampionatin Botëror në

Formula 1. I jam mirënjohësFerrarit për mundësinë". Mëpas këtë sukses ia ka dedikuarbabait të vet që nuk jeton më.

Ferrari kkonfirmon: LLargohet RRaikkonen, vvjen LLeclerc

Empoli "blindon" Veselin 25-vjeçari Frederik Veseli u përzgjodh nga ChristianPanucci në të dyja ndeshjet e Ligës së Kombeve nëformacion. Sipas asaj që raporton "Gazzetta delloSport", klubi i tij, Empoli, ka gati rinovimin për të.Ata duan ta kenë në ekip deri në vitin 2021. Vitin eshkuar futbollisti i kombëtares kuqezi luajti plot 30ndeshje, prej të cilave 29 si titullar.

Simeone: Një ditë do të jem trajner i InteritTrajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka kon-firmuar se një ditë dëshiron të jetë trajner i Interit,por e ka lavdëruar punën e trajnerit aktual, LucianoSpalletti. "Është e qartë se gazetarët italianë do tabëjnë këtë pyetje klasike. Gjithmonë kam thënë senjë ditë do ta marr pozitën e trajnerit në Inter, ekam gjithmonë në mendje këtë opsion. Ata e kanënjë trajner, i cili është duke bërë punë shumë tëmirë. Por, edhe unë jam duke kaluar një kohë tëjashtëzakonshme me Atleticon. Do të ndodhëatëherë kur të ndodhë. 2020, viti i përfundimit tëkontratës me Atleticon, është larg. Kam ende dy vjetkohë", ka thënë Simeone.

Crouchi dëshiron të rikthehet teQPR-ja Peter Crouch ka një dëshirë të fundit para për-fundimit të karrierës si futbollist. Sulmuesi anglez kathënë se dëshiron rikthim në Queens Park Rangerspara pensionimit nga futbolli. "Dua të kthehem teQPR-ja para pensionimit nga futbolli", ka thënëCrouch, i cili ka luajtur edhe për Liverpoolion, AstonVillën, Portsmouthin, Southamptonin dheTottenham Hotspurin.

Areola fiton "betejën" meBuffonin Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, zbu-loi se Alphonse Areola është në pole position për tëqenë portieri titullar i sezonit, duke fituar duelin meveteranin Gianluigi Buffon. Italiani e nisi sezonin sititullar, duke luajtur në tri takimet e para në Ligën 1,por tashmë trajneri Tuchel duket se ka ndryshuarmendim dhe pritet të vendosë në katërkëndëshin eportës portierin e talentuar francez. Tekniku gjermanbëri me dije se vendimi se kush do të jetë titullar nëportë nuk është ende përfundimtar, por Areola duketmë i favorizuar.

Icardi, afër marrëveshjes së reme Interin Interi është duke i finalizuar detajet për rinovimin ekontratës së Mauro Icardit, ndërsa ka mbetur tëzgjidhet vetëm çështja e bonuseve. "Nerazzurrët"dëshirojnë ta lidhin kapitenin e tyre me klubin përnjë kohë më të gjatë dhe njëherësh t'ia rritin ose taheqin nga kontrata klauzolën aktuale prej 110 mil-ionë eurosh. Sipas "Gazzetta dello Sport", zikaltrit ikanë ofruar vazhdim deri në vitin 2023 me një rrogëvjetore ndërmjet pesë dhe gjashtë milionë eurosh.Tashmë ekziston një marrëveshje bazë me lojtarindhe përfaqësuesit e tij, mirëpo ende janë duke unegociuar bonuset që do të përfshihen në kontratë.

SHKURT

TIRANË, 111 SHTATOR - Christian Panuccika lëkundur ndjeshëm pozitat e tij,pas humbjes me Skocinë në Glasgow,një ndeshje në të cilën kuqezinjtë,përpos humbjes, u panë në vështirësishumë të mëdha. Veç gjendjes jo tëmirë fizike, ekipi duket se vuajtindryshimet e skemës që, siç pohuanedhe lojtarët me zë dhe nën zë, ishinderi-diku të paprovuara. Gjithmonëthuhet se është e lehtë të analizoshkur përfundon gjithçka, por në 10ndeshje, 9 skema të ndryshme dhedhjetëra lojtarë të provuar thuajsenuk funksionuan asnjëherë. Kanëqenë rreth 15 lojtarët e rinj që kagrumbulluar trajneri Panucci që ngakorriku i vitit 2017, kur mori drejtimine Shqipërisë, por thuajse asnjëri prejtyre nuk mundi të lërë gjurmë, për tëqenë brez i së ardhmes, apo pjesë eekipit që mban vulën e pasuesit të DeBiasit. Kryefjala e çdo grumbullimi tëChristian Panuccit ka qenë disiplina,lojtarët që largohen dhe thirren nëgrumbullimet pasardhëse për përvo-jën, apo për t'i plotësuar vendet e loj-tarëve të dëmtuar e me pak minutaaktivizim. Prania e kapitenit Agolli nëkëto dy ndeshje u pa vetëm në kon-ferencat për shtyp, ndërkohë që nëfutboll thuhet se formacioni fitues

nuk ndryshon. Mesfusha e paraqiturmirë në ndeshjen ndaj Izraelit, meBashën në krye apo Hykën, undryshua 3 ditë më pas pa ndonjëarsye bindëse, ndryshim që rezultoijo i suksesshëm, raporton"TopChannel". Fitorja me Izraelinthjesht i dha një frymëmarrje atmos-ferës mbytëse të krijuar nga një pre-sion i drejtë rezultatesh. Ndërkohë,tani pas humbjes në Skoci, gjithçkazbret në vendin ku ishte, në të njëjtënatmosferë, presion e pasiguri.Teorikisht jemi me 3 pikë në grupintonë, aq sa edhe Skocia, por luajmë në

Izrael ndeshjen e ardhshme me frikënse nuk dimë çfarë na pret, kush do tëluajë dhe si do të luajmë. Njëpikëpyetje që e ka shoqëruar trajnerinPanucci përgjatë të gjithë këtij viti qëna udhëheq, edhe pse vlen të thuhetse për fatin e tij jo të mirë, aventura edrejtimit të një përfaqësueseje filloinga një Shqipëri në tranzicion.Shumica e lojtarëve janë pa minutanë këmbë, me dëmtime të shpeshta,disa madje edhe pa ekipe për të luaj-tur në mënyrë të vazhdueshme, dukesjellë një kolaps mendimi për njëzgjidhje të së ardhmes.

Panucci, pas humbjes ngaSkocia, rrezikon shkarkimin

SASSUOLO, 111 SHTATOR - Kevin PrincBoateng është hero në Frankfurt. Aizhvilloi një sezon fantastik meAjntrahtin dhe ndihmoi ekipin tafitonte Kupën e Gjermanisë nëfinalen me Bayern Munchenin, kudha asistimin për Rebiqin në golin efitores. Një festë e madhe për tifozëtdhe klubin, sepse kishte 30 vjet qëskuadra nuk fitonte një trofe. Nëfund të sezonit zgjodhi të largohejdhe rikthehej në Itali, për të qenë mëafër familjes që jeton në Milano, porjo vetëm. 31-vjeçari zgjodhi Sassuolon dhetregon për gjermanen "Bild" shkaqete këtij vendimi, si dhe flet përmaturimin si futbollist dhe njeri."Krahasuar me Frankfurtin, këtukam autostradën gati për Milano.Këtu janë makaronat, që janëshumë, por shumë të mirë. Së fund-mi shkova në një restorant për tëngrënë dhe përfundova në kuzhinëduke përqafuar kuzhinierin. Nukështë normal një ushqim i tillë, por

duhet të tregohem i kujdesshëm qëtë mos marr shumë yndyra. Mëduhet të them që në 3-4 sezonet efundit po impenjohem më shumë.Më parë nuk isha kaq i mirë sa i për-ket disiplinës. Gjithmonë duhet tëjesh profesionist dhe jashtë fushës.Karrierës sime për momentin i japnotën shtatë, ndonjëherë i afrohemtetës, por ka edhe raste kur kamzbritur poshtë pesës", ka thënë

Boateng, duke shtuar: "Nuk e lashëGjermaninë vetëm për të qenë afërfamiljes, por edhe sepse u largua tra-jneri Kovaç. Para së gjithash, sepsedëshiroja të lija një kujtim të bukurnë një ekip gjerman. Është shumë ibukur fakti që një ditë mund të rik-thehem në Frankfurt dhe njerëzit dotë më prisnin më krahë hapur. Më nëfund u largova vetë dhe nuk mëlarguan të tjerët".

Boateng: Ja pse u largovanga Gjermania

14 E MËRKURË, 12 SHTATOR 2018 PUBLICITET

15E MËRKURË, 12 SHTATOR 2018 PUBLICITET

16 E MËRKURË, 12 SHTATOR 2018 PUBLICITET

17E MËRKURË, 12 SHTATOR 2018 PUBLICITET

18 E MËRKURË, 12 SHTATOR 2018 PUBLICITET

19E MËRKURË, 12 SHTATOR 2018 PUBLICITET

20 E MËRKURË, 12 SHTATOR 2018 PUBLICITET

21E MËRKURË, 12 SHTATOR 2018 PUBLICITET

22 E MËRKURË, 12 SHTATOR 2018 PUBLICITET

23E MËRKURË, 12 SHTATOR 2018 PUBLICITET

Mark Markaj nga Klina, shpallë të pavlefshmedëftesën e shkollës fillore "Atë Shtjefën Gjecovi"Klinë.

Ardita Cakaj shpall te pavlefshme dëftesat e kl l- lX shf "Shtjefen Gjeqovi" Zym.

Mihajlovic Marina shpall te pavlefshme dëftesate kl l - Vlll shf "Ekrem Drini" Lubizhdë.

Nexhmedin Bytyqi shpall te pavlefshmediplomën shmlt "11 Marsi" Prizren.

Endi Thaçi shpall te pavlefshme dëftesatdiplomën certifikatën e pikëve te maturësGymnazium Loyola Prizren.

Bashkëpronarja Vesna Grujic shet pjesën e vetëideale në parcelën kadastrale P-70202018-00001K-0Zona Kadastrale Gojbule Komuna e Zveçanit. Ftohenbashkëpronaret që nëse janë të interesuar për blerjetë kësaj prone të lajmërohen te i autorizuari i saj SavicDimitrije nga Zveçani.

Urgjentisht kërkoj banesë me qira për një çift neFushe Kosove. Banesa duhet te ketë një dhomegjumi dhomë dite me kuzhine te jete e mobiluar,çmimi: 150-200 euro. Tel 044-741-155

Epet lokali me qira në rrugën "B" me sipërfaqeprej 214 m2. Lokali është i përshtatshëm për çfarëdo lloj veprimtarie. Informatat në tel: 045-660-118.

Urgjentisht kërkoj banesë me qira ne Prishtine,për një qift me një fëmijë. Banesa duhet te ketë 1dhome gjumi dhomë dite me kuzhine. Po ashtu tëjetë e mobiluar si dhe të jetë afatgjatë. Çmimi 200euro. Tel: 044-741-155

Shes Truallin në Pejë, për ndërtim lagja Dardania,trualli frekuenton në dy rrugë çmimi sipas marrëveshjesnumri kontaktues 044-278-417.

Shes Truallin në Pejë, për ndërtim lagja Dardania,trualli frekuenton në dy rrugë çmimi sipas marrëveshjes numri kontaktues 044-278-417.

Lëshoj me qira banesën tri dhomëshe në Bregune Diellit, mbrapa konvikteve të studentëve, kati VI- liftifunksional, e rinovuar komplet me të gjitha elementet, e mobiluar, ka nxehje qendrore. Banesalëshohet vetëm për familjar, për banesë duhet tëlehet edhe depozitë prej një qeraje. Çmimi 350euro, tel: 049-400-958

Agjencia për patundshmëri "SAZANI", kërkonpër blerje dhe lëshojmë me qira: banesa,shtëpi, lokale, troje dhe toka. Ndërmjetësojmëme korrektësi si dhe shesim disa sosh. Numrikontaktues: 044-207-474.

Shes shtëpinë në rrugën "Haxhi Zeka" afërShkollës Teknike në Prishtinë. Çmimi sipas marrëveshjes. Tel: 049-909-641.

Lëshoj banesë me qira në lagjen "Ulpiana" afërAAK-së në Prishtinë. Për informata më të hollësishme lajmërohuni në këtë numër të telefonit: 044-162-783

Kimete Lanaj B.I. kërkon një punëkryes përndërtimin e serrës me sipërfaqe prej 40 ari, mematerial të zinguar. Oferta zgjat 5 ditë nga dita eshpalljes në gazetë. Kontakti: 044-528-353.

>> SHPALLJE TË VOGLA <<

Lëshoj shtëpinë me qira, e cila gjendet në lagjen e"Universiteti" përball rrugës B dhe përball marketit

Viva Fresh Store. Shtëopia është 100 metra katror dhee mobiluar. Është e përshtatshme për zyre dhe banim.

Numri kontaktues 049-574-169.

24 E MËRKURË, 12 SHTATOR 2018 PËRKUJTIM PUBLICITET

Ilaz HasanCeka

(1962 - 2014)Me rastin e 4 vjetorit të ndarjes nga jetatë veteranit të UÇK-së dhe ish-anëtarittë Kuvendit komunal të Kaçanikut

Vepra jote madhore për kombin dhelirinë e vendit nuk do të harrohetkurrë!Ishe dhe do të mbetesh gjithherëudhërrëfyes i ynë.

E përkujtojnë me mall: BashkëshortjaRamizja me vajzat: Hana, Valbona,Valdetja, Ramija, Fitorja, Festina eArbnora si dhe djali Flamuri.