faraonet.docx

2
Faraonet, nje e vertete historike apo legjende... Hipoteza te ndryshme ekzistojne per origjinen e faraoneve. Shume studiues pohojne se ata ishin te vertete, disa te tjera mendojne se ishin thjesht personazhe te trilluar. Por, deri me sot asgje nuk eshte e vertetuar. Kush ishin faraonet ? Në shoqërine e "qytetëruar" te Egjiptit mbizotëronte "sundimi i faraonëve", një sistem pagan që është përmendur shumë herë në Kuran. Faraonët silleshin me mendjemadhësi dhe mohonin ekzistencën e Allahut, por as qytetërimi, as rendi politiko-shoqëror dhe as forca ushtarake nuk mundën t'i shpëtonin nga shkatërrimi i sigurtë. Autoriteti i faraonit Qytetërimi egjiptian bazohej mbi pjellorinë e luginës së lumit Nil. Egjiptianët u vendosën në luginën e Nilit për shkak të ujit të bollshëm të tij në mënyrë që të kishin mundësi të kultivonin bimët e tyre pa qenë nevoja të vareshin nga reshjet e shirave. Ndaj, kush kontrollon Nilin është gjithashtu në gjendje të kontrollojë burimet më të mëdha të tregtisë dhe bujqësisë. Në këtë mënyrë faraonët vendosën dominimin e tyre në Egjipt. Forma e ngushtë dhe vertikale e luginës së Nilit nuk i lejon njësitë e banimit të vendosura rreth lumit që të zgjerohen shumë, prandaj egjiptianët formuan një qytetërim të përbërë nga qytete dhe fshatra të vogla në vend të qyteteve të mëdha. Ky faktor gjithashtu përforcoi sundimin e faraonëve mbi popujt e tyre. Mbreti Menes njihet si faraoni i parë egjiptian, i cili bashkoi Egjiptin e lashtë për herë të parë në histori në një shtet të vetëm, rreth mijëvjeçarit të tretë p.e.s. Në fakt, termi "faraon" në fillim i referohej pallatit ku jetonte mbreti egjiptian, por me kalimin e kohës ai u bë titull i vetë mbretërve egjiptianë. Kjo është arsyeja përse mbretërit që sunduan Egjiptin e vjetër nisën të quheshin faraonë.

Upload: mario-istrefi

Post on 29-Nov-2015

920 views

Category:

Documents


6 download

DESCRIPTION

Faraonet ne Egjiptin e lashte

TRANSCRIPT

Page 1: Faraonet.docx

Faraonet, nje e vertete historike apo legjende...

Hipoteza te ndryshme ekzistojne per origjinen e faraoneve. Shume studiues pohojne se ata ishin te vertete, disa te tjera mendojne se ishin thjesht personazhe te trilluar. Por, deri me sot asgje nuk eshte e vertetuar.

Kush ishin faraonet ?

 Në shoqërine e "qytetëruar" te Egjiptit mbizotëronte "sundimi i faraonëve", një sistem pagan që është përmendur shumë herë në Kuran. Faraonët silleshin me mendjemadhësi dhe mohonin ekzistencën e Allahut, por as qytetërimi, as rendi politiko-shoqëror dhe as forca ushtarake nuk mundën t'i shpëtonin nga shkatërrimi i sigurtë.

Autoriteti i faraonit

Qytetërimi egjiptian bazohej mbi pjellorinë e luginës së lumit Nil. Egjiptianët u vendosën në luginën e Nilit për shkak të ujit të bollshëm të tij në mënyrë që të kishin mundësi të kultivonin bimët e tyre pa qenë nevoja të vareshin nga reshjet e shirave. Ndaj, kush kontrollon Nilin është gjithashtu në gjendje të kontrollojë burimet më të mëdha të tregtisë dhe bujqësisë. Në këtë mënyrë faraonët vendosën dominimin e tyre në Egjipt.

Forma e ngushtë dhe vertikale e luginës së Nilit nuk i lejon njësitë e banimit të vendosura rreth lumit që të zgjerohen shumë, prandaj egjiptianët formuan një qytetërim të përbërë nga qytete dhe fshatra të vogla në vend të qyteteve të mëdha. Ky faktor gjithashtu përforcoi sundimin e faraonëve mbi popujt e tyre.

Mbreti Menes njihet si faraoni i parë egjiptian, i cili bashkoi Egjiptin e lashtë për herë të parë në histori në një shtet të vetëm, rreth mijëvjeçarit të tretë p.e.s. Në fakt, termi "faraon" në fillim i referohej pallatit ku jetonte mbreti egjiptian, por me kalimin e kohës ai u bë titull i vetë mbretërve egjiptianë. Kjo është arsyeja përse mbretërit që sunduan Egjiptin e vjetër nisën të quheshin faraonë.

Gjithashtu thuhet se pas vdekjes, faraonet ballsamoseshin dhe futeshin ne sarkofage (arkivole te vecanta te per faraonet) dhe me pas ata futeshin ne piramide. Nje piramide i perket nje faraoni te vecante. Sot, shume sarkofage jane gjetur, bashke me trupat e ballsamosur te faraoneve.

Nga te gjitha keto arsye, une mendoj se faraonet nuk jane thjesht disa legjenda, por nje e vertete historike. Megjithese ende nuk dihet nese keto zbulime te lartpermendura jane te verteta, besoj se disa nga ato duhet te jene te bazuara ne dicka te vertete. Edhe pse faraonet nuk mund te kene qene njesoj sic jane te pershkruar ne ditet e sotme, ata prape duhet te kene ekzistuar.

Mario Istrefi 10C