femijet e harruar - crca

24
- 1 - QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE FEMIJEVE NE SHQIPERI Children’s Human Rights Centre of Albania FEMIJET E HARRUAR Raport mbi Situatën e të Drejtave të Fëmijëve Romë në Shqipëri PRILL 2000

Upload: others

Post on 10-Nov-2021

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: FEMIJET E HARRUAR - CRCA

- 1 -

QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE FEMIJEVE NE SHQIPERI

Children’s Human Rights Centre of Albania

FEMIJET E HARRUAR

Raport mbi Situatën e të Drejtave të Fëmijëve Romë në Shqipëri

PRILL 2000

Page 2: FEMIJET E HARRUAR - CRCA

- -

2

FALENDERIME

CRCA dëshiron të falenderojë në mënyrë të veçantë Altin Hazizaj dhe Z. Thomton

Barkley për përmbushjen e misionit të gjetjes së fakteve mbi fëmijët Romë si dhe për

përgatitjen e këtij raporti.

CRCA falenderon Z. Arbi Mazniku për përkthimin e këtij raporti nga Anglishtja në

Shqip.

CRCA falenderon Save the Children në Shqipëri dhe stafin e saj për mbështetjen në

misionit të gjetjes së fakteve mbi fëmijët Romë.

CRCA falenderon të gjithë fëmijët Romë të cilët floën lirshëm me ne për jetën,

problemet, frikën, shqetësimet e tyre.

CRCA falenderon të gjithë komunitetet Rome në të gjithë Shqipërinë të cilët na

mirëpritën në shtëpitë e tyre.

CRCA falenderon të gjitha përfaqësuesit e OJQ-ve lokale, Organizatave Ndërkombëtare

dhe gjithë të fëmijët e të rinjtë që patëm kënaqësinë të intervistojmë.

CRCA falenderon Znj. Valli Corbanese, UNOPS Tirana (Projekti “Promovimi i Statusit

Social-Ekonomik te Gruas në Shqipëri”), për rishikimin që i bëri këtij raporti.

CRCA falenderon Znj. Federica Donati, Save the Children UK për rishikimin që i bëri

këtij raporti.

CRCA falenderon Znj. Genta Malo, Save the Children në Shqipëri për rishikimin që i

bëri këtij raporti.

CRCA falenderon organizmat e ndryshëm shtetërorë në çdo zonë të cilët na ndihmuan

mjaft me nivelin e tyre të njohurive dhe me statistika.

Page 3: FEMIJET E HARRUAR - CRCA

- -

3

PERMBAJTJA

1 – PËRMBLEDHJE E PËRGJITHSHME

Gjetjet

Përmbledhje e raportit

2 – HYRJE

Një histori e shkurtër e Romëve në Shqipëri

3 – OBJEKTIVAT

4 – ZONAT GJEOGRAFIKE

5 – METODOLIGJIA

Metodat

Kriteri

Grupi i synuar

6 – STANDARTET KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE PËR MINORTITET

7 – FËMIJËT E HARRUAR

E drejta për arsim themelor

Diskriminimi

E drejta e jetës

Kushtete e jetesës dhe puna

Shëndeti

Uji dhe higjena

Ushqimi

Mardhënia me komunitetin shqiptar

8 – FËMIJËT ROMË NË FAMILJE

9 – ORGANIZATAT ROME NË SHQIPËRI

10 – PRAKTIKA POSITIVE

11 – KONKLUSIONE DHE REKOMANDIME

12 - KONTAKTE

Page 4: FEMIJET E HARRUAR - CRCA

- 4 -

1. PËRMBLEDHJE E PËRGJITHSHME

1.1 Gjetjet

a) Ka nje diskriminim të gjerë të fëmijëve Romë në Shqipëri.

b) E drejta e jetës dhunohet në disa raste.

c) Ata jetojnë në kushte thellësisht të vështira

d) Ekziston një mungesë e theksuar e arsimimit të fëmijëve Romë në gjuhën e tyre.

e) Fëmijët Romë përdoren gjerësisht si lypës, mbledhës plerash, si shitës etj.

f) Atyre i mungojnë nevojat themelore mjeksore.

g) Nuk janë të integrurar plotësisht në shoqërinë shqiptare.

1.2 Përmbledhja e raportit

Fëmijët Romë janë të cënuar në çdo nivel të shoqërisë Shqiptare. Atyre u mungon sistemi i tyre

arsimor, nuk kanë mësues që tu mësojnë atyre gjuhën dhe kulturën e tyre. Nëse ndojëri ka qenë me aq

fat sa të ndjekë shkollën atëhëerë ka shance për të gjetur punë, por nëse largohen shihen me sy të keq.

Shpesh at jetojnë me pak se shqipëtarët, dhe përballen me më shumë varfëri e papunësi. Fëmijët në

komunitet Rome shpesh jetojnë në mjedise shumë të varfra, pa ujë dhe rrymë elektrike.

Në të gjithë Shqipërinë shumë fëmijë Romë mund të gjehen duke jetuar në rrugë, duke u munduar të

mbijetojnë nëpërmjet lypjes apo shitjes së sendeve në rrugë.

Ata kanë vëtëm kujdes mjekësor egzistencial, shpesh pa pasur mundësi të shkojnë tek doktori apo

infermierja. Kur një doktor apo infermiere gjendet, shumica nuk mund të përballojnë çmimin e ilaçeve.

Egziston gjithashu një injorancë masive në popullin Rom në lidhje mëe praktikat e një shëndeti të mirë

dhe mbrojtjes nga shtatëzanitë e padëshiruara. Higjena është e një standarti të ulët dhe ka raste të

shpeshta të sëmndjeve si Hepatiti, Dizanteria etj.

Papunësia është një problem themelor pasi shteti nuk ka siguruar programe për punësimin e këtij

komuniteti. Ata gjithashtu nuk japin assistencë sociale për Romët të cilët nuk janë rregjistruar në

Bashkinë e zonës ku jetojnë.

Ushqimi i Romëve konsiston në një ushqim të thjeshtë ku përfshihet orizi, makaronat,perime etj.

Ata janë të diskriminuar nga popullsia shqiptare të cilët i kanë vrarë, rrahur e vjedhur pasuritë, tokën,

dhe kafshët e tyre. Ata gjithashtu kanë probleme me policinë, ndihen të trembur prej tyre si dhe të

pasigurtë tu raporojnë atyre incidenete të ndodhura. Komuniteti Rom jo vetëm në Shqipëri, por në të

gjithë Evropën, kanë vuajtur persekucion gjatë shekujve, persekucion i cili vazhdon ende në Shqipëri

në shekullin e 21. Fëmijët Romë në Shqipëri plaken para kohe.

2 - HYRJE

2.1 – Një histori e shkurtër e Romëve në Shqipëri

Në rregjistrimin e fundit të Shqiptarëve në (Prill 1989) 98% e 3,182,417 njerëzve janë shqipëtarë etnik.

Pjesa tjetër prej 2% (64,816) janë: 58,758 Grekë, 4697 Maqedonas, 100 Malazez e Serb dhe 1261 “të

Page 5: FEMIJET E HARRUAR - CRCA

- 5 -

tjerë” përgjithësisht Vlleh dhe Ciganë. Sidoqoftë këto shifra janë të dyshueshme. Këto janë shfrat e

pranuara zyrtarisht nga shteti Shqipëtar.1

Të dy OJQ-të e Romëve në shqipëri AMARO DROM dhe AMARO DIVES vlerësojnë se ka rreth 120,

000 Romë që jetojnë në Shqipëri.

Ka një minoritet tjetër në Shqipëri fati i të cilëve është shumë i afërt e i bashkura me atë të Romëve sa

që do ishte e pamundur t’i injoroje në këtë raport. Këta janë “Jevgjit” ose ciganët. Ka nje debat mbi

faktin nëse “Jevgjit” janë një minoritet më vete apo janë Romë të asimiluar. “Jevgjit” janë të

përshkruar si emigrantë nga Koptik, që erdhën në Shqipëri nga Egjipti rreth shekullit të katërt. Ndërsa

Romët mendohet se e kanë origjinën nga India.2

Romët janë të ndarë në katër klane ose fise:

1. MEÇKARA

2. KABUZIE

3. ÇERGARA

4. KURTOFA

Nga këto katër fise Meçkara konsiderohen nga vetë Romët si më të avancuarit nga të katër fiset. Ata

kanë toka, kafshë, pasuri etj ndryshe nga grupimet e tjera Romë të cialt jetojnë një egzistencë më

nomade.

Romët në Shqipëri ndryshe nga populli Shqiptar kanë shpesh familje të mëdha në një moshë të re. Nuk

është e pazakontë të shohësh çifte Rome me 10 ose më shumë fëmijë. Shumica e këtyre fëmijve rrojnë

në një varfëri të thellë dhe në kushte shumë të këqija. Fëmijët Romë janë qënie humane shumë të

lumtura. Ata shpesh mund t’i gjesh tek luajnë lojra të dala mode si: kacapupthi, e ka kush e ka,

kukamfshehti etj.

Fëmijët Romë po plaken para kohe. Që në moshë të re ata mund ti gjesh në rrugë duke lypur, duke

gërmuar ndër plera për të gjetuër kanoçe alumini të cilat i shesin për pak para. Shumë prej tyre nuk

hanë një të mgrënë të mirëfilltë për ditë të tëra dhe shumë prej tyre u mungojnë mjekimet.

Komuniteti Rom në Shqipëri tradiconalisht ka migruar gjatë verës në Greqi apo vende të tjera fqinje

për të gjetur punë. Në Gjirokastër për shembull komuniteti Rom migron i gjithi në Greqi gjatë muajve

të verës pasi atje punësohen në ferma. Në zona të tjera të Shqipëri Romët mundohen të qëndrojnë në

një vend gjatë dimrit dhe më pas lëvizin për në një zonë tjetër për të kaluar stinën e Verës.

Komuniteti Rom në Shqipëri ndryshon shumë nga komuniteti jo-Rom. Romët janë të kujdeshëm në

lidhje me “komunitetin e bardhë” duke preferuar të qëndrojnë në kufijtë e komunitetit të tyre dhe

vetëm shumë rrallë përzihen jashtë këtij grupi. Ata janë të frikësuar t’i çojnë fëmijët e tyre në shkollë

pasi kanë frikë se mos bien viktima të të bardhëve. Nuk mund të gjesh asnjë përfaqësues të komunitetit

Rom në asnjë instancë të Qeverisë së pushtetit qëndror dhe atij lokal. Kjo mungesë ka një efekt negativ

mbi komunitetitn Rom pasi zëri i tyre rrallë dëgjohet atje ku duhet. Një arsye tjetër për mungesën e 1 “Asnje e dhene per kete rast” – Romet ne Shqiperi, Nje raport nga Qendra Europiane per te Drejtat e Romeve, publikuar

ne Qershor 1997. Faqe 7-8. 2 “Asnje e dhene per kete rast” – Romet ne Shqiperi, Nje raport nga Qendra Europiane per te Drejtat e Romeve, publikuar

ne Qershor 1997. Faqe 7-8.

Page 6: FEMIJET E HARRUAR - CRCA

- 6 -

Romëve në jetën e përditëshme është trajtimi diskriminues që u bëhet nga njerëzit e tjerë, si dhe

mungesa e çdo tentative qeveritare për tu dhenë Romëve mekanizma për pjesmarrjen dhe këshillimin e

tyre.

Komuniteti Rom e do muzikën dhe kërcimin dhe shpesh mund ti hasësh tek japin shfaqje në rrugë apo

jashtë shtëpive të tyre. Ata kanë instrumentë të improvizuar si cyrrlja e bërë me stomakun e kafshëve

dhe vishen me një larmi më të madhe ngjyrash së shqipëtarët.

3 – OBJEKTIVAT

Misionit i mbledhjes së fakteve kishte këto objektiva:

a) Të studioi sitatën e të drejtave të Fëmijëve Romë në Shqipëri duke i intervistuar ata vetë, prindërit

e tyre si dhe duke vizituar vendet ku ata jetojnë.

b) Të vëzhgojë kushtet jetësore, kulturore, sociale dhe nevojat arsimore të fëmijëve Romë që jetojnë

në Shqipëri.

c) Të vëzhgojë rastet e abuzimit, dhunës dhe diskriminimit të fëmijëve Romë nga brenda familjes dhe

nga komuniteti i bardhë në përgjithësi.

d) Përgatitja dhe presantimi i rekomandimeve për ata që janë të përfshirë në përgatitjen e ligjeve dhe

politikave të cilët më pas do të ndihmojnë në përmirësimin e situatës së fëmijëve Romë në

Shqipëri.

4 – ZONAT GJEOGRAFIKE

Gjatë misionit të gjetjes së fakteve u vizituan qytetet e mëposhtme. Këto qytete mbulojnë një zonë të

gjerë gjeografike e cila fillon nga Gjirokastra në Shkodër dhe nga Fieri në Berat, Korça, Fushë-Kruja

dhe Elbasan

Këta qytete u zgjodhën për shkak të numrit të madh të komunitetit të romëve që jetojnë aty, projekteve

të arsimimit lokal të romëve, dhe për shkak të pozicionit gjeografik etj.3

Në Gjirokastër ne vizituam Lagjen Zinxhiraj ku jeton një komunitet Rom prej rreth 1500 anëtarësh

shumica në kushte mjaft të vështira pa mjete higjenike e ujë të rrjedhshëm. Pranë gjendet një shkollë

ku fëmijët Romë ndjekin mësimet e tyre. Më parë ky komunitet emigronte çdo verë për të punuar në

fermat e Greqisë. Të tjerët importonin veshje këpucë dhe paisje elektrike të lira për ti shitur në tregun e

Gjirokastrës. Megjithatë të gjitha këto mundësi që më parë ishin të hapura tashmë nuk egzistojnë më

për shkak të kushteve strikte mbi vizat Greke. Tashmë romët në Gjirokastër nuk kanë mënyrë për të

siguruar jetesën.

LAGJIA AZOTIKU në Fier ka 500 familje me një mesatare prej 8 fëmijësh secila. Ky komunitet jeton

paralel me hekurudhën që kalon për në Balsh. Meqenëse nuk ka rrugë që të lidh zonën e Romëve me

qytetin, rezidentët e kalojnë atë në këmbë. Ky ka qenë shkak i një numri të madh fatkeqësish. Ata

3 Kriteri kryesor i perdorur per te perzgjedhur keto qytete ka qene numri i larte i banoreve rome qe jetojne ne to. Marrja e

ketij informacion eshte bere i mundur nga OJQ-te Rome ne Shqiperi.

Page 7: FEMIJET E HARRUAR - CRCA

- 7 -

vuajnë nga papunësia. Disa nga familjet duken të pasura duke demostruar unazat varset dhe dhëmbët e

florinjtë. Pak nga fëmijët shkojnë në shkollë sepse ajo është larg.

LEVAN në Fier ka 500 familje me një mesatare prej 6 personash. Shumica e fëmijëve nuk shkojnë në

shkollë dhe të rriturit janë të papunë. Përpiqen ta sigurojnë jetësën duke punuar në fusha apo duke

përgatitur materiale gatimi prej metaleve. Komuniteti këtu është i ndarë në dy grupe; ata që kanë dhe

ata që nuk kanë tokë.

Në BALTEZ ka 250-300 familje me një mesatare 5-6 persona çdo familje. Në BALTES ata jetojnë si

një komunitet i përzier. Shumica e familjeve kanë shtëpi të mira dhe tokë. Ata gjithashtu kanë shkollën

e tyre që i ndihmon ata të mësojnë gjuhën dhe kulturën Rome.

Në KORÇË vizituam komuntetin Rom në lagjen KULLEIRI. Aty ka mëse 600 familje. Këtu kushtet

janë më të mirat se në çdo rajon tjetër të Shqipërisë. Romët jetojnë këtu në të njëjtën mënyrë si “fqinjët

e tyre shqiptarë”. Ata jetojnë në apatatmente, janë të punësuar, dhe shumica e fëmijëve ndjekin

shkollën.

Në SHKODER ne vizituam komunitetin rom pranë URES SE BUNES. Romët në Shkodër janë 27 –

50 familje dhe jetojnë në kushtet më të vështira nga të gjithë romët e tjerë në Shqipëri. Shtëpitë e tyre

përbëhen prej plastmasi, pa ujë dhe tualete. Shumica e anëtarëve të këtij komunitetit pijnë ujë nga lumi

pasi nuk kanë burim tjetër uji te pishëm. Papunësia këtu është 100%.

Në ELBASAN ne vizituam komunitetin Rom pranë STADUMIT. Komunteti Rom në Elbasan është i

madh dhe nuk ka një numër egzakt sepse mungon edhe rregjistrimi i aoutoriteteve lokale, prandaj në

këtë studim do të bazohemi në ato fakte te treguara nga komuniteti Rom. Në Elbasan askush nuk ishte

i sigurtë për numrin e Romeve.

Në FUSHE_KRUJË ne vizituam komunitetin Rom brenda qytetit Romët e këtij qyteti lëvizin shumë

nëpër Shqipëri për shkak të lëvizjes kushtet e tyre janë mjaft të këqia.

Në BERAT vizituam Romët në LAGJEN E RE. Ky komuntet është i vogël me jo më shumë se 60

familje. Vendndodhja e tyre është pranë lumit kryesor të Beratit. Komuniteti jeton në varfëri sepse nuk

kanë as tokë dhe nuk janë të regjistruar pranë autoriteteve lokale për të marrë assistencë.

5-METODOLOGJIA

5.1 – Metodat

a) Intervistat me fëmijët Romë në fshatra e qytete

b) Vëzhgimet e situatës para dhe gjatë misionit

c) Diskutimit me përfaqësuesit e vendasve Romë dhe zyrtarët e Bashkive

d) Vizita në zonat e banuara nga Romët në Shqipëri

e) Literatura e Organizatave shqiptare dhe të huaja

f) Dokumentat Ligjore Kombëtare dhe ndërkombëtare mbi të drejtat e minoriteteve

5.2 – Kriteret

a) Qytetet ku u krye misioni ishin ato që kishin numrin më të madh të popullsisë rome si dhe numrin

më të madh të dhunimeve të raportuara.

Page 8: FEMIJET E HARRUAR - CRCA

- 8 -

b) Emrat e disa prej fëmijëve ne këtë raport janë ndryshuar. Kjo është bërë për të mos keqësuar

situatën e fëmijëve të përmendur në këtë raport.

c) Fotografitë e përdoruara në këtë raport janë publikuar me konsensusin e banorëve.

d) Fëmijët janë intervistuar me lejen e prindërve dhe në prezencën e tyre.

5.3 – Grupi i synuar

a) Fëmijët Romë.

b) Fëmijët Romë që lypin dhe shesin.

c) Fëmijët Romë që nuk arsimohen

d) Fëmijët Romë që kanë qenë viktima të diskriminimit dhe dhunës.

e) Fëmijët Romë me probleme shëndetësore.

6 – STANDARTET KOMBETARE DHE NDERKOMBETARE PER TE DREJTAT E

MINORITETIT

6.1 – A janë Romët minoritet kombëtar në Shqipëri

Një nga pyetjet me të cilën u përballëm gjatë misionit tonë dhe shkrimit të këtij raporti ishte fakti nëse

popullësia Rome në Shqipëri është një minoritet ose jo. Duke u bazuar në dokumentat ligjore si ligjet e

Parlamentit, vendimet e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë gjen pak rreth Romëve dhe

statusit të tyre ligjor.

Ky raport për t’iu përgjigjur pyetjes së mësipërme i referohet standarteve ndërkombëtare të Kombeve

të Bashkuara ratifikuar dhe firmosur nga Qeveria dhe Parlamenti Shqiptar.

Shqipëria e ratifikoi Konfentën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR) në 4 Tetor

1991. Ndërkohë që ICCPR hyri në fuqi më 4 Janar 1992. Vetë Konventa hyri në fuqi në 23 mars 1976,

kur Shqipëria ishte ende një vend komunist. Shqipëria gjithashtu ka ratifikuar të dyja protokollet e

ICCPR-së.

Neni 27 i ICCPR thotë:

“Shtetet në të cilat egziston minoriteti etnik fetar apo gjuhësor, personave të cilët bëjnë pjesë në këto

minoritete nuk do tu mohoet e drejta e në komunitet më anëtarët e grupit të tyre për të zhvilluar

kulturën e tyre praktikuar dhe shpallur Fenë e tyre dhe përdorimi i gjuhës së tyre”.

Neni 27 i ICCPR është principi ligjor më i rëndësishëm për mbrojtjen e minoritetit në çdo vend sepse i

jep të drejtën minoriteteve në shkallë etnie fetare apo gjuhësore përkundrejt gjuhës kulturës dhe fesë

respektive nga etnitë në shtet. Nga ana tjetër neni 27 është ndjekur nga “komente të përgjithshme për

implementimin”. Komenti i përgjithshëm në implementimin e tij është gjithashtu një dokument ligjor

për aplikim nga ana e shteteve që kanë ratifikuar ICCPR, pasi Komenti i Përgjithshëm është adaptuar

nga UNHCR. Kjo do të thotë që Komenti i Përgjithshëm bërbën në implementimin e tij një detyrim

ligjor. (Komenti i përgjithshëm 23 mund të gjendet në adresën e Internetit: http://www.unhchr.ch)

Komenti i Përgjithshëm 23/4 mbi të drejtat e minoriteteve thotë:

Page 9: FEMIJET E HARRUAR - CRCA

- 9 -

“4. Konventa gjithashtu dallon të drejtat e mbrojtura nga neni 27 nga garancitë e nenit 2.1 dhe 26.

Neni 2.1 i jep të drejtën për të gëzuar të drejtat e kësaj Konvente pa diskriminim të gjithë individëve

brenda territorit ose ne juridiksionin e shtetit pavarësisht nëse këto persona i përkasin minoritetit.

Gjithashtu ka një të drejtë të qartë që e siguron neni 26 për barazi para Ligjit, mbrojtje të barabartë

nga ligji dhe mosdiskriminim në lidhje me të drejatt e garantuara dhe obligimet e vendosura nga

shteti. Vendos ushtrimin e të gjithë të drejtave, pavarësisht nëse ato mbrohen nga Konventa apo jo, të

cilat shteti I jep me ligj individëve në territorin e tij ose në juridiksionin e tij, pavarsisht nëse ata bëjnë

pjesë në minoritete të specifikuara përmendur në artikullin 27, ose jo. (shih ibid., sesioni I 42-te,

suplementi nr.40 (A/42/40), aneks, VIII, sect. D, komunikata nr. 182/1984 (F. H Zëaan – de Vries v.

Hollandë), adoptuar më 9 prill 1987; ibid. , C, komunikata nr. 180/1984 (L.G. Danning v. Hollandë)

adoptuar më 9 prill 1987. Disa shtet anëtare, të cilat pretendojnë se nuk diskriminojnë në bazë etnie,

gjuhe apo feje, pretendojnë pa të drejtë mbi këto baza, se ata nuk kanë minoritete).

Ndërkohë që Komenti i Përgjithshëm 23/5.1 mbi të Drejtat e Minoriteteve thtë:

“5.1 Termat e përdorura në nenin 27 tregojnë që personat e synuar për tu mbrojtur janë ato që i

përkasin një grupi dhe të cilët kanë një kulturë, fe, apo/dhe gjuhë të përbashkët. Këto terma gjithashtu

tregojnë që individët e synuar për tu mbrojtur nuk kanë nevojë të jenë qytetarë të shtetit anëtar. Në

lidhje me këtë obligimet që derivojnë nga neni 2.1 janë gjithashtu relevantë, meqenëse shtetit anëtar i

kërkohet të që sipas këtij neni të sigurojë mbrojtja e të drejtave të konventës tu behet e mundur të

gjithë qytetarëve si psh; të drejat politike të nenit 25. Pra një shtet anëtar nuk mund t’i ngushtoje të

drejat e artikullit 27 vetëm për qytetarët e tij.”

Komenti i Përgjithshëm i nenit 27 të ICCPR-së jep një përkufizim të asaj që cilësohet si minoritet në

një vend. Neni i mëposhtëm në këtë kontekst të këtij raporti do të thotë që romët në shqipëri janë një

minoritet kombëtar dhe rezervojnë respekt dhe mbrojtje nga organizmat shtetërorë dhe të tjerë sepse:

a) Romët në Shqipëri i përkasin një grupi njerëzish, të cilët ndryshojnë nga etnia e vendit, nga ngjyra.

b) Romët në Shqipëri kanë kulturën dhe traditën e tyre, e cila gjithashtu ndryshon nga ajo etnike e

vendit.

c) Romët në Shqipëri kanë gjuhën e tyre të përbashkët, e cila pranohet gjërësisht si gjuha rome.

6.2 – Standarte të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejat e minoriteteve

Në lidhje me të drejat e njeriut Shqipëria ka kaluar nëpërmjet përgatitjes dhe implementimit të një legjislacioni

të ri. Në Nëntor të vitit 1998 Shqipëria me anë të një referendumi publik aprovoi Kushtetutën e Shqipërisë, qe u

organiuza pas një votimi Parlamentar.

Kushtetuta e re në nenet e saj specifikon mbrojtjen e minoriteteve dhe të fëmijëve. Neni 18 i Kushtetutës thotë:

“Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për arsye gjinie, race, feje, etnie, gjuhe, besimi, arsyeje fetare,

politike apo filozofike, kushte ekonomike, arsimimit, statusit social apo prejardhjes”.

Ndërkohë që neni 20 thotë

“1. Personi, i cili i përket një minoriteti kombëtar ushtron në barazi të plotë para ligjit të drejat dhe liritë

njerëzore.

Page 10: FEMIJET E HARRUAR - CRCA

- 10 -

2.Ata kanë të drejtën e shprehjes së lirë, pa ndalim dhe detyrim si dhe përkatësinë e tyre etnike kulturore, fetare

dhe gjuhësore. Ata kanë të drejtën ta ruajnë dhe ta zhvillojnë atë, të studiojnë dhe të mësojnë në gjuhën

amëtare, si dhe të bashkohen në Organizata dhe Shoqata për mbrojtjen e interesave dhe identitetit të tyre”.

Duke aprovuar këtë dokument Parlamenti dhe Qeveria marrin përsipër përgjegjësinë për të mbrojtur dhe

zhvilluar në vazhdimësi të drejtat e minoriteteve në Shqipëri. Që nga rënia e komunizmit, minoriteti si ai grek

dhe maqedonas kanë marrë nëpërmjet vendimeve të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit një kujdes të veçantë për

arsimimin në gjuhën e tyre. Mosimplementimi i ligjeve të tjera në Parlament, dekreteve apo vendimeve të

Qeverisë dhe Ministrive për mbrojtjen dhe zhvillimin e minoritetit rom dhe në mënyrë të veçantë të fëmijëve,

qysh nga hyrja në fuqi në Shqipëri e ICCPR tregon që minoriteti rom në Shqipëri nuk është trajtuar kurrë si i

tillë.

Si rrjedhojë e akteve ligjore dhe vendimeve të Ministrisë së Arsimit, të aprovuara ose jo nga Parlamenti

shqiptar, ne shohim se romët nuk janë konsideruar një minoritet kombëtar deri në Korrik 1999. Ligji kryesor

rregullator për arsimimin në Shqipëri është ligji nr. 7952, i dt. 21.06.1995 i titulluar “Për Sistemin Arsimor para-

universitar”. Neni 3 i ligjit shprehet:

“Qytetarët e Republikës së Shqipërisë kanë të drejta të barabarta të arsimohen në të gjitha nivelet e arsimimit,

përcaktuar nga ky ligj, pa u diskriminuar për shkak të statusit social, kombësisë, gjuhës, seksit, fesë, racës,

bindjeve politike dhe nivelit ekonomik.”

Neni 10 i të njëjtit Ligj përshkruan të drejtat e çdo fëmije minoritar për tu arsimuar në gjuhën amëtare:

“10.1 Për personat të cilët i përkasin minoritetit duhet të merren masa që ata të arsimohen në gjuhën amëtare,

të mësojnë historinë dhe kulturën e tyre, brenda planeve dhe preogrameve të shkollës.

10.2. Për të arritur një përfshirje aktive dhe të barabartë në jetën ekonomike dhe atë sociale, jetën politike dhe

kulturore në Republikën e Shqipërisë, shteti krijon lehtësira për ta, për të mësuar gjuhën shqipe, historinë dhe

kulturën.

10.3 program-plani i mësimit, gjithashtu dhe raportet e përdorimit të një gjuhe kombëtare dhe zyrtare në

mësimin e procedurës, përcaktohen nga dokumente të veçanta të Ministrisë së Arsimit.

10.4. Arsimimi për minoritetet bëhet në shkolla dhe përcaktohet nga autoritetet arsimore, hapja dhe funksionimi

i të cilave bëhet në përputhje më procedurat e përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.”

Shkolla publike në Shqipëri ofrohet falas. Ajo është e detyrueshme deri në vitin e 8-të të arsimimit. Arsimi 8-

vjeçar është i ndarë në dy pjesë; ai fillor (nga klasa 1– 4) dhe ai tetëvjeçar (nga klasa 5 – 8). Një fëmijë mund të

studiojë në sistemin 8-vjeçar deri në moshën 16 vjeç. Më pas ata mund të vazhdojnë arsimimin e mesëm

publik/privat, i cili nuk është i detyrueshëm.

Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Arsimit në shumë vendime dhe rregullore të tyre kanë shprehur të drejtën e

fëmijëve grekë apo maqedonas për të studiuar në gjuhën e tyre si pjesë e integruar e arsimimit publik në zona

specifike. Por nuk ka asnjë vendim për arsimimin e fëmijëve romë në gjuhën e tyre.

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë me vendimin nr. 396, dt. 22. 08. 1994, përcaktoi rregullat e

arsimimit 8-vjeçar të minoriteteve në gjuhën e tyre. Vendimi është si më poshtë:

1. “Individët që u përkasin minoriteteve kanë të drejtën të arsimohen në gjuhën e tyre në shkolla dhe në

institucione arsimore të përcaktuara.

2. Arsimimi i minoriteteve bëhet në një numër formash sipas parimevee elementare të arsimimit në Republikën

e Shqipërisë.

3. Për të arritur një pjesëmarrje të barabartë dhe aktive jetën ekonomike, sociale, politike, dhe kulturore të

Republikës së shqipërisë, të rinjtë duhet të dinë gjuhën shqipe, dhe për këtë arsye shteti duhet të vendosë

kushtet e nevojshme.

4. Në shkollat ku është mësuar gjuha e minoriteteve, fëmijët që u përkasin këtyre minoriteteve kanë të drejten

të arsimohen në gjuhën e tyre amëtare. Nene të veçanta të Ministrisë së Arsimit përcaktojnë plan-

programet, dhe preoporcionin e përdorimit të gjuhës amëtare dhe asaj zyrtare. Brenda programit të tyre

Page 11: FEMIJET E HARRUAR - CRCA

- 11 -

mësimor ka gjithashtu edhe kushte për mësimin e historisë, traditës dhe kulturës së tyre.

Hapja apo mbyllja e këtyre shkollave ku gjuha amëtare mësohet nga minoritarët, bëhet me vendim të

Kryetarit të Bashkisë, pas vendimit të marrë nga Ministria e Arsimit.

Për hapjen e shkollave, njerëzit të cilët i përkasin minoritetit, duhet tu adresohen kryetarit lokal të tyre me

një dokument të firmosur nga prindët sipas të drejtave si individë dhe qytetarë. Aplikimi, që përmban emrat

e fëmijëve sipas regjistrimit të bërë në Zyën Civile, paraqitet nga një përfaqësues, gjashtë muaj përpara

fillimit të vitit të ri shkollor.

Pas vlerësimit dhe verifikimit të kritereve për një njësi shkollore funksionale, aplikimi i kalohet Kryetarit të

Bashkisë së bashku me opinionin e përfaqësuesit lokal. Në procesin e marrjes së vendimit, Kryetari i

Bashkisë do punojë sipas kritereve ligjore,të përcaktuara, duke konsideruar etnitetin e popullsisë, kushtet e

tyre dhe nevojat për arsimim të vazhdueshëm. Vendimi do të jepet të paktën një muaj përpara se të fillojë

viti i ri shkollor dhe nëse vendimi është pozitiv duhet që në fillim të ratifikohet nga Ministria e Arsimit”.

Që nga momenti i anëtarësisë së saj ne Kombet e Bashkuara Shqipëria ka ratifikuar:

Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe ato Politike (ICCPR) më 4 Tetor 1991; hyri më fuqi

më 4 janar 1992;

Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (ICESCR) më 4 Tetor 1991;

konventa hyri në fuqi më 4 Janar 1992;

Konventa Ndërkombëtare mbi Eleminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racial (ICERD) në 11

Maj 1994; hyri në fuqi më 10 qershor 1994;

Konventa mbi të Drejtat e Fëmijëve (CRC) më 27 Shkurt 1992; konventa hyri në fuqi më 28 Mars 1992

Konventa e UNESCO-s kundër Diskriminimit në Arsim. Megjithatë, Shqipëria nuk e ratifikoi

Protokollin duke autorizuar komisionin e Good Offices, për të qenë përgjegjës për të kërkuar mirëkuptim

për çdo lloj mosmarrëveshje që mund të dalë ndërmjet Palëve Shtetërore, për konventën kundër

diskriminimit në Arsim.

Shqipëria ka ratifikuar gjithashtu dhe konventat e Këshillit të Evropës

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe për të Liritë Themelore në 2 Tetor 1996; Konventa hyri në

fuqi të njëjtën ditë.

Protokollin e Parë, të Dytë, të Tretë, e Katërt, e Pestë, e Gjashtë, e Shtatë dhe të Tetë të Konventaës

Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe për të Liritë Themelore; në 2 Tetor 1996; Protokollet hynë në fuqi të

njëjtën ditë.

Konvntën Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare të Këshillit të Evropës, ratifikuar në 28 Shtator

1999; Konventa hyri në fuqi në 1 Janar 2000; Ratifikimi është bërë publik në Fletoren Zyrtare në 3 Qershor

1999, numri 21 Nr I Ligjit 8496.

Neni 6 i Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare thotë:

“1. Anëtarët do të inkurajojnë një frymë tolerance dhe dialogu ndërkulturor dhe do të marrin masa efektive për

të promovoar respektin e ndërsjrelltë dhe mirëkuptimin e bashkëpunimin e njerëzve që jetojnë në një territor,

pavarësisht nga identiteti etnik, kulturor gjuhësor, apo fetar, i këtyre personave, në mënyrë të veçantë në fushat

e edukimit, kulturave dhe mediave.

2. Vendet anëtare marrin përsipër për të marrë masate duhura për të mbrojtur personat që mund të jenë subjekt

i rrezikut apo veprave të diskriminimit, dhunës si rrjedhojë e identitetit etnik, kulturor gjuhësor, apo fetar, i

tyre.”

Ndërsa neni 15 i së njëjtës konventë thotë:

“Vendet anëtare do të krijojnë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen efektive të personave që bëjnë pjesë në

minoritetet kombëtare, në jetën kulturore, sociale dhe ekonomike si dhe në punët publike, në mënyrë të veçantë,

në ato punë që kanë lidhje me to.”

Page 12: FEMIJET E HARRUAR - CRCA

- 12 -

Që nga ratifikimi i këtij dokumenti në Qershor 1999 Parlamenti shqiptar dhe asnjë nga trupat vendimmarrës të

Qeverisë shqiptare apo Ministri si ajo e Arsimit, ajo e Punës dhe Çështjeve Sociale nuk kanë përgatitur apo

kaluar asnjë vendim, lidhur me mbrojtjen dhe përmirësimin e të drejatve të fëmijëve romë në Shqipëri, në

mënyrë të veçantë, për ato të të drejta që kanë lidhje me arsimimin fillor dhe kujdesin social. Asnjë nga

strukturat shtetërore nuk po përgatit asnjë plan pune apo strategji për mbrojtjen apo zhvillimin e fëijëve romë

dhe integrimin e komunitetit të tyre në shoqërinë Shqipëtare.

Në anën tjetër Konventa e të Drejtave të fëmijëve e OKB-së, qartësisht përkufizon në lidhje me mbrojtjen e

fëmijëve të minoritetit. Neni 2 i KDF-se thotë:

“Vendet anëtare do të respektojnë dhe sigurojnë të drejtat e vendosura nga kjo Konventë, çdo fëmije brenda

juridiksionit të tyre, pa diskriminuar asnjë lloj pavarësisht nga raca, ngjyra, seksi, gjuhAa, feja, opinioni politik

apo tjetër, origjina kombëtare, etnike, apo sociale, pasuria, paaftësia, lindja, apo status tjetër I fëmijës,

prindërve të tij apo tutorëve të tij ligjorë.

7 - FËMIJËT E HARRUAR4

Fëmijët e Shqipërisë u harruan nga bota e jashtme gjatë viteve të komunizmit. Tani me “perëndimin” e

Shqipërisë këta fëmijë po gjejnë vendin e tyre të vërtëtë në shoqëri. Por në të njëjtën kohë egziston një pjesë e

fëmijëve të shoqërisë shqiptare që mbeten akom atë harruar. Fëmijët Romë u harruan gjatë viteve të komunizmit

dhe ky harrim mbetet akoma një realitet. Ata janë të harruar nga çdo pjesë të jetës nga arsimimi tek shëndeti,

nga shteti, por mbi të gjitha shpesh nga vetë familjet e tyre.

Fëmijët Romë bëhen lypës; ata bëhen viktima të arratisjes; ata bëhen viktimat e prostitucionit dhe punës së

fëmijëve. Në njërën anë familja nuk u jep asgjë këtyre fëmijëve në anën tjetër shteti në të gjitha nivelet qoftë

lokal apo qendror nuk u ka thënë kurrë asnjë shans për mbrojtje sociale, zhvillim dhe integrim. Fëmijët e harruar

Rom tani mund ti takosh kudo në rrugët e Shqipërisë duke ngritur duart e duke kërkuar para.

Zinxhiraj apo Lagjia e Re janë të dyja emra të vendeve ku romët jetojnë qysh prëj shumë kohësh. Zona kryesore

e Romëve ka qenë Zinxhiraj që prej 1913 kur Grekët I Shtynë ata në Shqipëri- na thotë një lider Rom. Zona

është një pjesë e Gjirokastrës pavarësisht se nuk komunikon me qendrën e Gjirokastres dhe është e ndarë ngë

qyteti.

Vendodhja e Romëve këtu është një faqe e një kodre. Është një zonë e zgjatur prej rreth 150 banesave të

ndërtuarë me materiale të ndryshme si dru, plastmas apo tulla. Drejtojmë makinën në një rrugë të sapo

përfunduar dhe në fillim menduam se po ecnim në një rrugë të bërë për tu afruar më komunitetin Rom por në

mes të saj rikthehemi të ecim në një rrugë të standartit normal Shqiptar, thjesht gurë. Përballë nesh një grup

fëmijësh 10-11 vjeçarë Romë e Shqipëtarë ecin sëbashku.

7.1 – E DREJTA PER EDUKIM

Neni 10 i Ligjit për Arsimimin Para universitar thotë:

“Për personat që u përkasin një minoriteti kombëtarë krijohen lehtësira për të mundësuar arsimimin e tyre në

gjuhën e tyre amëtare, të mësojnë historinë dhe mkulturën e tyre, me plane mësimore dhe programe.”

Gjatë viteve të fundit sistemi arsimor ka vuajtur gjithashtu si rrjedhojë e ndryshimeve nga sistemi komunist në

atë demokratik. Nga viti në vit numri i fëmijëve që lënë shkollën është rritur. Të parët që morën pjesë në këtë

braktisje të shkollës ishin pikërisht fëmijët Romë.

4 Eshte hera e dyte qe CRCA shkruan nje raport per te situaten e te drejtave te femijeve Rome ne Shqiperi. Raporti i pare ka

patur te njejtin titull.

Page 13: FEMIJET E HARRUAR - CRCA

- 13 -

“Jeta është shumë e vështirë dhe është shumë e vështirë të mbijetosh - thonë të dyja OJQ-të Rome në Shqipëri.

Kështu që fëmijët braktisin shkollën e për të lypur a për të punuar.

Situata e edukimit të fëmijëve Rom ndryshon ndjeshëm nga qyteti në qytet. Në disa qytete si për shembull

Gjirokastra shumica e fëmijëve Rom shkojnë në shkolle. Ndërsa në disa vende si Fieri, Berati apo Shkodra

pjesmarrja në shkollë është pothuajsë jo-egzistente.

Në zonën Rome të Azotikut Fier nuk ka rrugë e jo më ambjente mësimore për 500 familjet me një mesatare prej

8 fëmijësh secila. Nëse ata do të vendosnin të shkonin në shkollë fëmijëve do t’ju duhej të ecnin një distancë të

gjatë për të arritur në shkollë. Ata përdorin hekurudhen si nje rrugë këmbësorësh për të shkuar e për tu kthyer

nga Fieri

Në anën tjetër të Fierit shtrihet fshati BALTEZ. Situata është krejt ndryshe këtu. Baltez ka 250-300 familje

Rome me një mesatare prej rreth 5-6 vetë. Pasi folëm më fëmijët Romë dhe nxënësit e shkollave ata na thanë se

nuk kanë probleme me mësusit e nëse ndonjë herë kishte probleme ato kishin te benin me shokët e klasës. Disa

raste dhune kanë ndodhur mes nxënësve. Nuk ka shkollë të mesme në Baltes dhe është e veshtirë të hysh në

shkolla e mesme të Fierit. Prindërve u duhet shpesh të mbajnë fëmijët në shpatulla pasi rrugët janë të mbushura

më baltë. Familjet e varfra nuk i çojnë fëmijët në shkollë, por megjithat situata këtu është mjaft ndryshe. Vetëm

në këtë fshat rreth 40-50 nxënës kanë lënë shkollën.

Një ndër gjërat e mira në BALTEZES është krijimi i shkollës private Rome nga LATIF KAZANXHI 43 vjeçar.

Lidhjet e familjes së tij me fshatin vinë qysh prej 4 gjeneratash. Ai ka krijuar shkollën “VANTHI SHEME” në

maj të 1995, kjo shkollë është një formë edukimi jo formal dhe si e tillë nuk është e njohur nga Ministria e

Arsimit dhe e Shkencës. Kjo shkollë ofron mësim në sesione tre orëshë tre herë në javë. Qëllimi kryesor është

mësimi i Fëmijëve rom me gjuhën dhe kulturën e tyre.

Shkolla ka rreth 27 deri 32 nxeënës, dy nga të cilët janë fëmije të bardhë dhe flasin gjuhën Rome. Shkolla e cila

është miks nga përberja, ka përfituar nga Programi Soros i Romëve i cili i ka siguruar shkollës të gjitha pajisjet e

klasave, megjithatë në situatën e trazirave te vitit 1997, të gjitha pajisjet u vodhën. Pas trazirave sociale te vitit

1997, shkolla nuk funksionoi për një periudhë 2-vjecare. Pas kësaj periudhe me kontribut personal, LATIF

KAZANXHI, ndërtoi një shkollë të vogël në tokën e tij. Lëndët jepeshin nga dy mësues dhe përfshinin histori,

letërsi, gjuhë dhe kulturë Rome. Ai mendon që duhet të ketë orë të gjuhës Rome edhe për të bardhët kështu që

në të ardhmen ata mund të bëhen mësues të gjuhes Rome.

I.C. një djalë 16-vjecar Rom që jeton në BALTES, është në vitin e dytë të shkollës së mesme dhe shkon në

shkollë rregullisht me mikrobus sepse atij I pëlqen të studiojë dhe të ketë sukses në jetë. Ai thotë që do të donte

të shkonte në universitet por nuk është i sigurt nëse do të mundet. Ai do të donte të mesonte Anglisht por në

shkollë nuk pati mundësi dhe po mëson Frëngjisht. Eshtë i vetmi djalë Rom në atë shkolle. Ai nuk duket si Rom

kështu që shumica e nxënësve dhe mësuesve në shkollë nuk e dinë një fakt të tillë. Vetëm disa nga shokët e tij të

ngushtë e dinë që ai ështe Rom dhe me ta ai nuk ka asnjë problem.

Ai na tregon: " S'i kam treguar njerëzve që jam Rom sepse nuk kam kurajo ta them këtë. Në qoftë se do t'ua

them, ata mund të më diskriminojnë". Njerëzit duhet ta respektojnë njeri-tjetrin nga kapciteti mendor dhe jo nga

ngjyra".

Në LEVAN, shumë fëmijë Romë fillojnë të frekuentojnë shkollën, por ata ngacmohen aq shumë nga fëmijët e

bardhë, sa që e kanë lënë atë. Shumë prej tyre duan të shkojnë në shkollë por kanë frikë. Shkolla më e afërt me

zonën Rome është në qendër të LEVAN-it, rreth 2 km larg, në pjesën e qytetit të populluar nga të bardhët. Për të

shkuar atje duhet kaluar në rrugën kryesore të Vlorës që është konsideruar si skena e mjaft aksidenteve. Kjo

është një nga arsyet pse Romët janë të frikësuar të çojnë fëmijët e tyre në shkollë.

Në Zinxhiraj të Gjirokastrës, në fund të Dhjetorit, Ministria e Arsimit në një projket të përbashkët me

Fondacionin Soros në Tiranë, vendosi të ndërtojë një kopësht - shkollë të re për komunitetet e Romëve dhe

Shqiptarëve në Zinxhiraj. Në këtë zonë duhet të ketë të paktën 5 mijë banorë, nga të cilët 1 500 duhet të jenë

Romë. Me përjashtime të veçanta, në përgjithësi të dy komunitetet jetojnë të veçuar nga njeri tjetri.

Page 14: FEMIJET E HARRUAR - CRCA

- 14 -

“Kopshti i ri shërben si shkollë sepse ajo që presupozohet të jetë shkolla fillore e zonës nuk ka mbaruar ende së

ndërtuari, megjithë shumën e madhe të parave të shpenzuar për të” - thotë një burrë Rom.

Kopshti nuk ka emër dhe mësuesit e quajnë atë "Kopshti Zinxhiraj Nr. 5", ndërsa fëmijët e quajnë atë thjesht

"shkolla". Kopështi është i hapur si për fëmijët Romë ashtu dhe për ata shqiptarë. Kopshti shuemë-etnik, ka 75

fëmijë nga të cilët 45 janë Shqiptarë dhe 30 Romë të moshave 3-6 vjeç. Të gjithë fëmijët e regjistruar në kopësht

marrin literaturë si libra dhe materiale të tjera dhuratë nga Fondacioni Soros. Kopështi është i hapur nga ora 8 e

mëngjesit deri në orën 2 të pasdite.

" Kur hapëm shkollën një muaj më parë - shpjegon drejtoresha e kopështit, Zj. Paquze Shehaj - familjet Rome,

ishin të frikësuara dhe refuzonin ti sillnin fëmijët e tyre. Ato na thoshin se " të bardhët", sic i thërrasin Romët

Shqiptarët autoktonë, do ti vrisnin fëmijët e tyre. Mendoj që tani ne i kemi bindur ata që të sjellin fëmijët e tyre

në kopësht dhe të mos jenë të frikësuar për këtë".

Shkolla nuk mbyllet edhe pasi të gjithë fëmijët janë larguar. Pas orës 2 një projekt tjeter vazhdon atje.

Fondacioni Soros ka punësuar tre mësues dhe ofron mësime Abetareje dhe Matematike për të gjithë fëmijët dhë

të rriturit Romë që janë analfabetë.

Ka tre klasa të mësimit të ABC-së. Klasa e djemëve është e ndarë nga ajo e vajzave, sepse "Romët janë shumë

fanatikë" - thotë një djalë i ri Rom. Romët martohen shumë shpejt, thotë djali Rom, kështu që nëse ata janë

bashkë në klasë ata mund të ngacmojnë njeri - tjetrin".

Shumë pak fëmijë Romë nga Zinxhiraj shkojnë në shkollë. Shumica e prindërve refuzojnë ti çojnë fëmijët e tyre

në shkollë sepse në të kaluarën fëmijët e tyre kanë vuajtur nga ushtrimi i dhunës nga "të bardhët". Në Zinxhiraj

nuk mundëm të gjenim asnjë Rom që dinte të lexonte apo shkruante Shqip. Shumica e fëmijëve romë janë

analfabetë dhe vëtëm pak prej tyre mund të kuptojnë Shqip dhe të lexojnë gazetat. E njëjta situatë është edhe me

fëmijët.

Megjithatë qe kur shkolla e re është hapur, Romët janë më entuziastë për arsimimin e fëmijëve të tyre. Disa nga

prindërit thonë që do të shkojnë edhe vetë në orët e mësimit kundër Analfabetizmit.

"Në fillim - thotë Drejtori i kopështit - kur hapëm kurset e ABC-së për gjihën Shqipe, ishte e vështirë ti ftoje

Romët të merrnin pjesë. Ne krijuam tre klasa, një për djem të rinj të moshës 10 - 14 vjec, një tjetër për vajza të

të njëjtes moshë, dhe të tretën për Romë të rritur. Ditën e parë filluam me disa mësime muzike dhe kërcimi, por

dalëngadalë po shkojmë drejt mësimeve më akademike. Ata janë të gëzuar dhe numri i pjesëmarrësve në klasa

po rritet.”

Çdo kurs Analfabetizmi do të jetë i hapur për tre muaj. Kjo do të thotë që Romët pas kësaj periudhe duhet të

jenë në gjendje të shkruajnë dhe lexojnë Shqip. Librat, lapsat, fletoret etj janë të gjitha të paguara nga

Fondacioni Soros. Romët nën 7 vjeç nuk flasin Shqip. Ata fillojnë të mësojnë gjuhen Shqipe pas kësaj moshe.

Nga ana tjeter nuk ka kurse për gjuhën Rome për Romët në Zinxhiraj.

"Për shumë vite shkolla ishte kaq larg - thotë një drejtues Rom - sa që ne nuk mund të shkonim në shkollë. Unë

vetë asnjëherë nuk shkova, shokët e mi gjithashtu. Tani femija im mund të shkojë në shkollë. Mendoj që tani

Romët e kanë kuptuar që pa shkollë s' mund të bejnë shumë gjëra".

Mbi 200 fëmijë mendohet të jetojnë në Zinxhiraj, por asnjë nuk e di numrin e saktë. Shumica e familjeve Rome

kanë të paktën 5-8 fëmijë.

Në Berat në komunitetin Rom të Lagjes së RE, kishte shumë pak të dhëna mbi ndonjë fëmijë që vazhdonte

shkollën. Ish drejtuesi i komunitetit Rom në Berat, Qesim Bajrami, ka përfunduar shkollën fillore megjithatë

asnjë nga 8 fëmijët e tij nuk shkon në shkollë.

Page 15: FEMIJET E HARRUAR - CRCA

- 15 -

Ai na tregon që asnjë nga fëmijët Romë të zonës nuk shkon në shkollë megjithëse shkolla është afër dhe mund

të shkohet edhe në këmbë deri atje. "Kjo nuk ndodh se ata nuk duan të shkojnë, por sepse nuk kanë asnjë

mundësi ekonomike të shkojnë në shkollë".

"Shpesh fëmijët e mi nuk kanë ushqim kështu që si mund të pretendoj ti çoj në shkollë kur nuk kam mundësi as

ti ushqej?".

Në Shkodër fëmijët Rome më parë shkonin në shkollë por tani nuk shkojnë më. Më parë shkolla ishte në një

cadër por u mbyll për shkak të afërsisë së saj me lumin. Kisha Katolike drejton shkollën lokale dhe sipas

Romëve ata marrin në shkollë të gjithë fëmijët mjafton të mos jenë Romë. Meqenëse ishte e Djelë ne nuk

mundëm të takohëshim me përfaqësuesit e Kishës Katolike në Shkodër. Në komunitetin Rom të Shkodrës kishte

rreth 40 - 50 fëmijë. Fëmijet na thanë që duan të shkojnë në shkollë por nuk kanë mundësi për këtë.

Në Fushë-Krujë, rreth 24 km larg Tiranës, është ngritur një shkollë private për Romët. Kjo shkollë ka rreth 100-

150 fëmijë të cilëve iu jepet mësim në gjuhën e tyre nga mësues Romë. Shkolla nuk njihet nga Ministria e

Shkencës dhe Arsimit. Kjo shkollë është një lehtësi e madhe duke patur parasysh që ka një komunitet të madh

Romësh në këtë zone.

Korça ka një sërë problemesh me arsimin. Në Korcë vetëm 30% e Romëve shkojnë në shkollë. Një baba thotë

"ka diskriminim të fëmijëve Romë në shkollë nga mësuesit". Unë duhet të paguaj një mësues privat për vajzën

time që ajo të mos mbetet prapa me mësime". Ai vazhdon të na tregojë që mesuesja nuk kujdeset për vajzen e tij

në shkollë dhe nuk e ndihmon atë.

"Do të donim të kishim një kopësht për fëmijët Romë" , thotë ai " Shumë njerëz apo OJQ kanë premtuar gjëra të

ndryshme por asnjëherë nuk bëhet gjë" .

Babai vazhdon të tregojë se nuk ka probleme mes fëmijëve romë dhe atyre të bardhë. Problemi kryesor është me

mësuesit të cilët siç thotë ai nëse do trajnoheshin në mënyrën e duhur nuk do t’i diskriminonin ata.

Organizata zvicerane Terre des Hommes ka implimentuar një iniciativë të te, ku ata u paguajnë një shumë

simbolike prindërve, të cilët dërgojnë fëmijët ë tyre në shkollë. Fëmijët gjithashtu marrin falas edhe librat apo

disa shërbime të tjera. Kjo iniciativë ka qenë e suksesshme duke rritur numrin e atyre që ndjekin shkollën në

këtë zonë.

7.2 Diskriminimi dhe Sulmet e Hakmarrjes

Në vazhdim të studimit tonë doli fakti se Romët diskriminoheshin në një shkallë mjaft të gjerë. Në Levan ne

biseduam me nje djalosh rom 16 vjeçar.

“Në qershor të vitit 1998 isha tek Ura e Mifolit, mes Levanit dhe Vlorës. Ishte ditë e Enjte dhe ditë

pazari njëkohësisht. Isha me familjen time dhe me disa kushërinj. Asgjë nuk ndodhi në treg. Pak më

vonë teksa ktheheshim në shtëpi, vumë re se po na ndiqte një makinë. Nuk e dinim se kush ishin ata

njerëz që po na ndiqnin. Pranë fshatit Mercedesi që po na ndiqte na kaloi dhe më pas qëndroi paralel

me ne. Njëri nga djemtë në makinë nxori pistoletën dhe më qëlloi shumë herë në këmbë. Vetëm më vonë

mora vesh se personi që më qëlloi ishte kosovar dhe se i vëllai kishte qenë një nga 18 të vrarët në fshat

nga Romë gjatë trazirave të vitit 1997. Ai kërkonte hakmarrje për vrasjen e të vëllait. Unë qëndrova për

tre ditë në spitalin e Fierit, përpara se të transferohesha më pas në Janinë të Greqisë. Atje ndenjta për

mëse 6 muaj të tjerë.”

Kosovari i cili sulmoi djaloshin Rom, është aktualisht i lirë. E ëma e djaloshit Rom thotë se ajo u ankua në

gjykatë, por ajo pohon se ajo është e frikësuar të ngrejë çështjen për gjykim ndaj tij, sepse kanë frikë se mos ai

do i vrasë edhe ata.

Kudo nëpër Shqipëri ka të dhëna se nëpër dyqane romëve gjithnjë u jepen mallra me çmime më të larta se të

tjerëve.

Page 16: FEMIJET E HARRUAR - CRCA

- 16 -

Ka gjithashtu edhe të dhëna të tjera rreth diskriminimit të Romëve nga mësuesit e tyre apo edhe nga nxënësit e

tjerë bashkëmoshatarë gjatë orëve të mësimit.

Komuniteti i Romëve në Korçë na tregon se si diskriminohen Romët në këtë qytet. Ata na tregojnë se si të

bardhët përdorin ndaj tyre lloj-lloj emrash dhe epitetesh, megjithëse një gjë e tillë nuk I shqetëson më ata. Në

Korçë ka të dhëna rreth diskriminimit të fëmijëve në sistemin arsimor. Babai me të cilin ne biseduam na tregoi

se ai paguan një mësues privat për të mësuar fëmijën e tij. Mësuesit në shkollat publike nuk e ndihmojnë të bijën

dhe nuk kujdesen fare për të. Mësuesit i thërrasin femijet me epitete të tilla si “Gabel”, “Arrixhi”5.

Në Baltez ka të dhëna se policia nuk reagon ndaj kallëzimeve të bëra nga komuniteti i romëve. Ka shumë

abuzime verbale që kryhen nga anëtarë të popullsisë shqiptare ndaj romëve.

Gjithashtu ka thë dhëna të tjera akoma të pakonfirmuara për diskriminimin e Romëve nga komuniteti i

Egjiptianëve në Shkodër. Mëgjithatë teksa flisnim me anëtarë të komunitetit Rom në Shkodër, ata na treguan se

komuniteti i Ciganëve i kishte ndihmuar ata shumë herë. Ngritja e një shkolle nga Kisha katolike ka mundësuar

arsimimin fëmijëve Egjiptjanë në këtë zonë. Megjithatë kanë qenë vetëm ciganët dhe jo romët që janë pranuar

në këtë shkollë.

7.3 E drejta për të jetuar

Në Lagjen Azotik, biseduam me jë djalë 21 vjeçar, vajza e të cilit vdiq për probleme shëndetësore, sepse asaj

nuk iu dha ndihmë mjëkore në momentin e duhur. Vajza e tij ishte vetëm gjatë vjeçare dhe vdiq nga një

infeksion në mushkri. Nuk kishte as telefon as ambulancë, për arsyen e thjeshtë sepse nuk kishte as rrugë as

doktor apo infermiere në këtë zonë.

“U detyrova ta marr vajzën time në krahë dhe ta çoj në spital, por kur arritëm ajo kishte vdekur” – thotë i ati.

Vajza nuk ishte aq e fortë, prandaj nuk mbijetoi, por vdiq rrugës për në spital.

Gjatë krizës së vitit 1997 shumë fëmijë ranë viktima të pasigurisë. Shumë armë ranë në duart e fëmijëve. Kjo

ishte dhe arsyeja që shumë fëmijë u vranë nga armët dhe municionet.

Biseduam me një Rom 34 vjeçar. Ai na tregon historinë:

“Vajza ime ishte duke luajtur dhe po hante pranë hekurudhës që është këtu pranë. Disa momente më vonë një

plumb goditi vajzën time. Plumbi erdhi nga drejtimi i fabrikës së Azotikut. Mendoj që plumbi erdhi nga policia,

sepse ishin ata që ishin në kontroll të fabrikës. Pas kësaj policia erdhi në vendngjarje, bëri disa pyetje dhe mori

provat. Që nga ajo ditë asgjë nuk ndodhi, dhe ne kemi bërë një memorial të vogël pranë hekurudhës, në vendin

ku u vra vajza ime. Tashmë bija ime nuk është më, por fëmijët vazhdojnë të luajnë tek hekurudha pranë vendit

ku ajo u vra. Asgjë nuk është bërë për të gjendur vrasësit dhe askush nuk e çan kokën”.

7.4 Kushtet e jetesës dhe praktika e punës

Kushtet e jetesës së fëmijëve rom janë aq të vështira sa edhe kushtet e prindërve të tyre. Që nga rënia e

komunizmit Romët kanë emigruar në Greqi për të punuar në plantacionet e fruta-perimeve. Me të arritur në

vendin ku jetonin ata na u drejtuan: “a mund të na ndihmoni me ndonjë vizë greke për të shkuar në Greqi”.

Në fund të vitit 1999 Greqia u bashkua me vendet e tjera Europiane dhe firmosi Marrëveshjen e Shengenit, çka

do të thotë se ajo tashmë duhet të aplikonte rregulla më strikte për emigrantët dhe procedurat e dhënies së

vizave. Më parë popullata rome e Zinxhiraj nuk kishte probleme me konsullatën greke për të marrë viza në

Gjirokastër. Nga prilli deri në tetor në Zinxhiraj nuk kishte më romë. Por që nga ky vit është e pamundur për ta

5 Fjale fyese te gjuhes shqipe per te pershkruar Romet dhe Egjiptjanet. Duhet te permendim gjithashtu qe Romet perdorin

fjalen e tyre “Gaxhi” per popullsine jo rome. Megjithate kjo fjale nuk eshte diskriminuese, sepse do te thote “i bardhe” ne

gjuhen Rome.

Page 17: FEMIJET E HARRUAR - CRCA

- 17 -

për të shkuar në Greqi më. E vetmja formë e të ardhurave tashmë nuk ekziston më. E gjithë popullsia atje,

tashmë jeton me kursimet e viteve me rradhe, apo me anë të asistences sociale që marrin nga pushteti lokal, si

“të papunë”.

Të gjithë Romët janë aktualisht të papunë.6 Ata mund të sigurojnë jetesën vetëm duke shitur vjetësira, kanaçe,

shishe vere apo edhe duke lypur.

Gjatë trazirave të vitit 1997, Romët nga Zenxhiraj u larguan të gjithë për në Greqi. Shtëpitë e tyre u vodhën dhe

u shkatërruan nga gangot e asaj kohe, ndërsa tani janë krejt të pabanueshme. Shumë çifte të rinj jetojnë në

kasolle balte apo sajuar me plasmas. Të ngresh një shtëpi të re të kushton jashtëzakonisht shumë.

Ne arritem në Zinxhiraj në të njëjtën ditë kur edhe kompania Elektro- Energjitike KESH ndërpreu energjinë

elektrike për të gjithë banorët Romë. Atmosfera e lagjes së romëve ishte e elektrizuar me nervozizëm. Kur panë

dy të bardhë që vinin drejt tyre, menduan se ata ishin të KESH-it.

“Më thuaj se si mund të ngrohen fëmijët e mi sonte – u hakërrye një zonjë rome. – Unë nuk kam as punë as

para, me çfarë do paguaj.”

Romët nuk e kanë paguar energjinë elektrike për një periudhë mjaft të gjatë tashmë. Një muaj më parë KESH u

kërkoi të paguanin 15.000 lek, përndryshe do t’iu priste rrymën. Por askush nuk kishte para kështu që nuk

paguan.

Asnjëra nga palët nuk ka ofruar ndonjë zgjidhje tjetër. Secila nga palët vazhdonte me kokëfortësi në drejtime të

ndryshme.

“Kemi shumë frikë nga njerëzit e Lazaratit sonte. Nëse ata e shohin që ne nuk kemi energji elektrike ata mund të

vijnë dhe të bëjnë masakër sonte. Të paktën KESH mund të tolerojë që të kemi drita vetëm natën – tha M.S. një

grua rome.” Lazarati është fshati fqinjë me Zinxhirajn, ku ka pasur përleshje të vazhdueshme mes policisë së

shtetit dhe grupeve rebele.

“Ne i kemi kërkuar kryetarit të Bashkisë që të na japë punë, por deri tani asgjë. Në të vërtetë është mjaft e

vështirë për romët sepse ata nuk kanë asnjë profesion” – thotë lideri i romëve në Zenxhiraj.

Shumica e shtëpive apo më mirë të cilësuara si kasolle kishin kushte mjaft të vështira, vëçanërisht për rritjen e

fëmijëve. Shtëpitë nuk kishin energji elektrike, dritare. Dyshemeja ishte thjesht beton apo baltë. Ajri brenda

ishte i rëndë për shkak të druve që digjeshin brenda në shtëpi.

Kushtet e jetesës së Romëve ne Berat janë jashtëzakonisht të vështira. Ata banojnë në shtëpi të sajuara me baltë

apo me plasmas. Kur futemi brenda shikojmë se mos kushedi uji nga jashtë pikon brenda por fatmirësisht nuk

ka rrjedhje. Në këtë shtëpi ka dy fëmijë, njëri tre vjeçar dhe tjetri 12 vjeçar.

12 vjeçarja është duke larë pjatat ndërkohë që fëmija tre vjeçar gjendet duke qarë në krahët e së jëmës. Të dy

janë mjaft pis, por duken të kënaqur. Nuk ka ujë të rrjedhshëm dhe energjia elektrike është mjaft e dobët. Në

qendër të dhomës digjen drutë, që shërbejnë për t’u ngrohur dhe për të gatuar. Ajri është mjaft i rëndë dhe ne

mezi marrim frymë. Familja ka edhe një televizor, i cili argëton sadopak anëtarët e kësaj familjeje. Ata na

tregojnë se marrin vetëm 3000 lek në muaj (21 USD). Shpeshherë babai përpiqet të fitojë diçka më tepër duke

mbledhur shishe vere dhe duke i shitur ato tek firma e prodhimit.

Familja rome që jeton këtu është mjaft e frikësuar sepse shtëpia e tyre gjendet shumë pranë lumit. Kur bie shi

shtrati i lumit ngrihet dhe toka përreth përmbytet. Romët i kanë kërkuar pushtetit lokal t’i japë tokë atyre për të

ngritur kasollen e tyre, por kanë marrë përgjigje negative.

“Dikush duhet të përpiqet të ndryshojë jetën tonë dhe të përmirësojë situatën” – thonë ata.

6 Interviste me nje nga liderat e komunitetit Rom ne Zinxhiraj te Gjirokastres.

Page 18: FEMIJET E HARRUAR - CRCA

- 18 -

Në Shkodër dhe në Fushë-Krujë kushtet të cilat ne i pamë ishin mjaft të vështira. Shumë nga shtëpitë në

Shkodër ishin bërë me plasmas. Në një copë tokë të mbuluar me plasmas ne pamë të shtrirë dhjetë vetë që

jetonin aty. Ata na treguan se atyre u ishte premtuar tenda, ushqim por deri tani asgjë. Të gjithë që jetojnë aty

janë të papunë sepse nuk janë të rregjistruar dhe nuk përfitojnë asgjë. Romët e Fushe-Krujës shkojnë në Shkodër

për të lypur gjatë verës dhe kthehen më pas në dimër përsëri.

Në Korçë pjesa më e madhe e popullsisë rome jeton në kushte normale, si apartamente apo edhe shtëpi private.

Ata na treguan se janë vetëm rreth 20 familje që nuk kanë shtëpi. Ata kanë një pasuri të caktuar dhe shumica

punojnë në punë të ndryshme. Ata që nuk kanë punë janë regjistruar dhe përfitojnë asistencën sociale. Në Korçë

ka edhe një numër të konsiderueshëm doktorësh romë dhe një pjesë e mirë e popullsisë rome ka mbruar edhe

arsimin e lartë universitar.

Në Baltez shumica e popullsisë jeton në kushte të mira. Shumica kanë tokën dhe kafshët e tyre. Por toka që ata

kanë ka shumë kripë, ndaj dhe nuk është shumë e frytshme. Shtëpitë janë të vogla, por të mbajtura mirë, ku kanë

edhe një kopsht ku zakonisht mbillen perime të stinës. Energjia elektrike është e çrregullt. Romët na treguan se

ata nuk paguajnë për të.

“Pse të paguajmë kur pjesën më të madhe të kohës energjia elektrike mungon” – shprehen ata.

7.5 Shëndeti

Eli, 5 vjeçare, vajza e vogël e N.H. ishte e sëmurë me kollë kur ne e vizituam. Vendi ishte i ngrohtë, por Eli

qëndronte këmbëzbathur mbi çimento.

“Kur fëmijët tanë sëmuren, ne nuk kemi para të paguajmë ilaçet e tyre – thotë N.H. – dhe besoj se farmacistët na

i japin me çmim më të shtrenjtë se njerëzve të tjerë. Ata e dinë që ne nuk mund të shkruajmë apo të lexojmë

kështu na e hedhin”.

“Gjyshi im pagoi 300 lek për një shurup në farmaci ndërsa mua më kërkuan 900 lek në të njëjtë farmaci. Nuk

është e mundur që çmimet të ndryshojnë kaq shumë për dy muaj. – thotë një nga komshinjtë.

Ndërkohë që nuk ka asnjë doktor në lagjen e romëve dhe nëse dikush është i sëmurë rëndë ai duhet dërguar

menjëherë në spital. Spitali shtetëror është 10 minuta me makinë dhe 30 minuta në këmbë. Romët deklarojnë se

nuk janë diskriminuar asnjëherë nga doktorët, por sidoqoftë atyre u pëlqen t’u japësh para për shërbimin që ata

kryejnë, ndërkohë që shërbimi shëndetësor konsiderohet falas.

Në Korçë nuk duket të ketë ndonjë problem serioz me shëndetin. Në Korçë ka doktorë romë, dhe janë ata që

kujdesen për komunitetin e tyre. Ndërsa doktorët e tjerë kërkojnë gjithnjë para, dhe po të mos u japësh është e

vështirë të përfitosh shërbim ndaj tyre.

“Doktorët thjesht kanë nevojë për para dhe pa to nuk mund të të ofrohet shërbim këtu në Korçë” – na tregon një

rom.

7.6 Uji, Pastërtia dhe Higjena

Në shumicën e vendbanimeve rome që ne vizituam konstatuam se ato ishin të papastërta, kryesisht për shkak të

mungesës së ujit të rrjedhshëm.

Në Zinxhiraj të Gjirokastrës, fëmijët romë nuk ishin shumë të pastër. Në këtë zonë ka mungesa të theksuara uji

të rrjedhshëm. Popullsia totale e këtij vendi prej 1500 banorësh varet totalisht nga një vijë uji. Uji vjen për

shumë pak kohe; zakonisht 2 në çdo 24 orë të ditës. Por ka edhe mungesë njohurish në principet e higjenës.

Popullsia këtu gjithashtu jeton në një mjedis të mbipopulluar, ku në një shtëpi të vogël me një sobë në mes

jetonin 10 persona.

Page 19: FEMIJET E HARRUAR - CRCA

- 19 -

Edhe në Shkodër dhe në Berat nuk ka ujë të rrjedhshëm. Megjithatë situata këtu është nga më të rëndat në vend.

Për shkak të mungesës së ujit të rrjedhshëm romët këtu detyrohen të pinë ujin e lumit Buna që është aty pranë.

Uji i këtij lumi është mjaft i papastër dhe romët që jetojnë këtu kanë probleme stomaku, dizanteri, diarre, dhe

infeksione të tjera, si rezultat i ujit të pisët që ata konsumojnë.

Në Korçë situata paraqitet mjaft ndryshe. 90% e romëve që jetojnë nëpër shtëpi kanë ujin e tyre dhe jetojnë në

komoditete fikse. gjiThashtu ata kujdesen me shume për pamjen e tyre të jashtme. Fëmijët janë të larë dhe të

veshur mirë dhe janë gjithashtu më të vetëdishëm rreth faktit dhe rëndësisë së higjenës.

Në Baltez të Fierit ka shumë probleme me furnizimin me ujë. Organizata hollandeze SNV i dha paratë një OJQ-

je për të ngritur lidhjen e rrjetit të ujit. Plani ishte që tubat e ujit duhet të kalojnë mespërmes vendbanimit të

romëve. Por nuk ndodhi kështu. Të gjitha zonat ku ka ë bardhë kanë ujë, por vendbanimi rom nuk ka. Popullata

rome e Baltezit e merr ujin nga një shtëpi rome. Ata kanë sajuar shumë çesme, por kur ngrihen në tre të

mëngjesit për të mbushur ujë, vetëm njëra prej çesmeve mezi ka nje curril të hollë uji.

Ata akuzojnë korrupsionin në nivelin lokal si arsyeja kryesore për mungesën e ujit. Eshtë kjo njëra nga arsyet që

marrëdhëniet me pushtetin lokal janë të tendosura.

7.7 Ushqimi

Gjate udhetimit neper Shqiperi u vu re se komuniteti Rom ushqehet shume keq.7 Ushqimet me te perdorshme

duket se janë fasulet, bizelet, e të tjera zarzavate te lira si karrotat, spinaqi dhe patatet shumica e te cilave lahen

me uje te ndotur.

Per shkak te shtrenjtesisë ushqimi i tyre perjashton prodhimet e mishit dhe frutat. Rrallëherë mund të hanë mish

pule, por vetëm kur ajo iu jepet nga ndonjë “i bardhe”. Romet me te cilet folem u ishin shume mirenjohes

fqinjeve te tyre.

Ne zonen ku jetojne Romet e Gjorokastres ne u ndeshem me nje grua te ve me tri femijet e saj e cila na tha se i

vetmi ushqim per te dhe familjen e saj 2 javet e fundit kishin qene 2 feta buke. Dikush ate dite i kishte dhene

pak mish pule qe ajo po e gatuante ne nje tenxhere te madhe mbi zjarr.

Ne te vertete nje problem shume i madh jane edhe meshkujt Rome. Shume prej tyre konsumojne alkool duke

filluar nga oret e para te mengjezit e deri naten vone duke demtuar keshtu shendetin e tyre. Ne pame gjate

udhetimit shume burra rome duke pire raki.

Shume rome duken te jene anemike dhe te plogesht nga mungesa e vitaminave dhe ushqimit te fresket. Ne

pergjithesi jane shume te dobet por jo te gjate. “ Ne jemi njerez te harruar, rrace e harruar”-thote nje grua e

moshuar Rome ne jug te Shqiperise.

7.8 Maredheniet me Komunitetin Shqiptar

Ne pergjithesi Romet pelqejne te veçohen nga pjesa tjeter e popullsise. Si rrjedhim i kesaj ata kane zhvilluar

kulturen e tyre brenda shoqerise shqiptare.

Ata shihen me dyshim nga nje pjese e shoqerise shqiptare, por ne pergjithesi arrijne te bashkejetojne me

shqiptaret, megjithe diskriminimin e perhapur gjeresisht ndaj Romeve.

Ne Korçe ka maredhenie te mira mes Romeve dhe qeverise lokale dhe ne pergjithesi komuniteti shqiptar i

respekton ata. Aty ka edhe rome qe jetojne jo domosdoshmerisht ne lagjet rome.

7 Kjo eshte dieta e shpjeguar nga shume prej perfaqesuesve te Komunitetit Rom. Çdo vend qe ne vizituam ka pak a shume

te njejten diete, per shkak te problemeve dhe varferise.

Page 20: FEMIJET E HARRUAR - CRCA

- 20 -

Ne Baltez, Fier maredheniet e romeve me komunitetin shqiptar jane shume te mira. Megjithate edhe ketu ka

probleme. Romet thone se jo pak shtepi jane vjedhur nga te bardhet e ne disa raste edhe lopet u jane marre prej

tyre. Te gjitha keto incidente jane raportuar ne polici por asgje nuk eshte bere. Ata thone: “Ne jemi nje fshat i

humbur e ata na kane harruar.”

Ne 26 mars te 1997 ne Levan te Fierit u vrane 18 vete. Kjo ngjarje filloi me perpjekjen e nje grupi te bardhesh

per te lene nje kufome ne fshat nderkohe qe fshataret nuk e pranuan nje gje te tille. Banda u rikthye ne fshat dhe

15 vete prej saj filluan te terrorizonin njerezit. Fshataret rome u kunderpergjigjen dhe si rrjedhoje e kesaj u

vrane te 15 anetaret e bandes si edhe 3 fshatare rome.

8. FEMIJET ROME DHE FAMILJET E TYRE

Prinderit rome synojne te kene familje te medha. Ne zonat qe ne vizituam pame familje me nga 10 e me shume

femije.

Femijet rome martohen shume te rinj. Shpesh ata jane te detyruar te largohen nga shtepite e tyre edhe me force

nga prinderit qe i martojne per mungese kushtesh. Ne u ndeshem me raste te shumta sidomos te vajzave 14 vjeç

e lart qe ishin martuar shume te vogla. Martesat e tyre rregullullohen nga prinderit te cilet zgjedhin nje djale

duke e gjykuar ate si me te pershtatshmin per vajzen e tyre.Vajza shpesh nuk lejohet te flase dhe as te zgjedhe

ate me te cilin do te martohet. Ajo detyrohet te lere shtepine e saj e te formoje nje familje te veten. E njejta gje

ndodh edhe me djemte.

“Eshte mire t’i martosh te vogla” - degjuam te na thonin -“Kjo na hap vend. Ne duam t’i martojme femijet

shpejt sepse ne nuk jetojme aq gjate sa shqiptaret.”

Meqenese martohen te rinj shumica e romeve ne moshen 20 vjeçare kane nga 3-4 femije. Ata nuk dine asgje per

kontraceptivet, dhe si rrjedhim nuk dine te marrin masa per te parandaluar shtatezanite e padeshiruara.

Shume femije rome nxirren ne rruge. Prinderit shpeshhere i nxjerrin per te lypur dhe i vezhgojne gjate gjithe

kohes. Femijet i vendosin ne mes te rruges, aty kalojne te gjithe, i bejne ata per te qare apo i veshin ne menyre

qe te duken me te ndotur se zakonisht. Keshtu njerezit kur kalojne ndihen te detyruar tu falin leke ose ne ndonje

rast edhe ushqime qe zakonisht merret nga prinderit. Ne Tirane ka shume femije te tille qe lihen gjithe diten ne

diell, pa uje ushqim apo ne kushte te mungeses se higjenes. Ata vetem perdoren nga familjaret e tyre per qellime

fitimi.

9. ORGANIZATAT E ROMEVE NE SHQIPERI

Gjate procesit te mbledhjes te te dhenave ne folem me dy organizata joqeveritare Rome qe veprojne ne Shqiperi.

“Amaro Drom” dhe “Amaro Dives”. Eshte edhe nje organizate tjeter “Romani Baxt”, por qe njihet shume pak

nga komunitetet rome qe ne vizituam.

Te dy shoqatat e Romeve jane themeluar pas vitit 1990 dhe jane mbeshtetur nga dhurues te huaj dhe shqiptare.

Bashkimi i Romeve te Shqiperise “Amaro Drom” vepron ne fushen e te drejtave te njeriut, gjuhes rome, dhe

dhunimeve te tjera të komunitetit Rom.

Bashkimi Demokratik i Romeve te Shqiperise “Amaro Dives” punon ne fushen e kultures dhe traditave. Ata

filluan gjithashtu nje projekt per regjistrimin e popullsise rome ne te gjithe vendin, por me vone dhuruesi nuk e

çoi perpara ate.

Megjithë punen e ketyre dy Organizatave ne te gjithe Shqiperine nuk ka ende asnje organizem Rom qe te merret

me te drejtat e femijeve ne nivel lokal apo edhe kombetar. Femijet rome nuk kane asnje mundesi perfaqesimi ne

Shqiperi , duke qene se organizatat Rome nuk veprojne drejtperdrejt ne kete fushe.

Page 21: FEMIJET E HARRUAR - CRCA

- 21 -

10. PRAKTIKA POZITIVE

- “Amaro Drom” ka organizuar te paren shkolle verore per femijet rome vitin e kaluar.

- Te dy organizatat Rome “ Amaro Drom’ dhe “Amaro Dives” botojne gazetat e tyre qe shperndahen ne te gjithe

Shqiperine, kudo qe jeton komuniteti Rom.

- “Amaro Dives” botoi para pak kohesh nje studim mbi folklorin rom.

- Here pas here jane hapur ekspozita fotografike nen titullin “Femijet Rome”

- Fondacioni “Soros” ne Shqiperi jep nje numer bursash vetem per komunitetin Rom çdo vit.

- Fondacioni Soros bashkepunon gjithashtu edhe me Fondacionin e Mbretit Baduin ne nje program te pebashket

per permiresimin e te drejtave te pakicave . Programi ka filluar qe prej tre vjetesh.

- Eshte duke u bere nje regjistrim i pergjithshem i popullsise Rome i organizuar nga “Amaro Dives”.

- “Amaro Drom” po ndihmon shkollen e fshatit Baltez si edhe shkollen e Fushe-Krujes per te filluar mesimin e

gjuhes rome.

- Programi Shqiptar per Edukim e Zhvillim (AEDP) po organizon kurse per femijet rome, brenda sistemit

arsimor shqiptar.

11. PERFUNDIME DHE REKOMANDIME

11.1 Perfundime

Ne fund te mbledhjes se ketyre te dhenave misioni nxjerr keto perfundime”

1. Ekziston diskriminim i femijeve Rome ne Shqiperi.

2. Problemet e komunitetit Rom nuk jane marre parasysh nga Qeveria, Ministria e Punes, dhe Ministria e

Arsimit.

3. Femijet Rome jane te detyruar te punojne per shkak te kushteve te keqija te familjeve.

4. Femijeve rome u eshte mohuar e drejta per tu arsimuar ne gjuhen e tyre.

5. Eshte e nevojshme te hartohen ligje te reja ne mbrojtje te pakicave dhe te te paprivilegjuarve ne

Shqiperi.

6. Qeveria Qendrore dhe ajo Lokale nuk i kushton vemendje dhe kujdes problemeve qe shqetesojne

komunitetin Rom.

11.2 – Rekomandime

Per Qeverine Shqiptare

1. Te zhvilloje nje strategji dhe plan veprimi per mbojtjen e njellojte te integritetit te

pakicave duke perfshire edhe Romet e Shqiperise.

Page 22: FEMIJET E HARRUAR - CRCA

- 22 -

2. Te pergatise nje raport per gjendjen e femijeve Rome dhe te pakicave te tjera ne

Shqiperi.

Per Ministrine e Arsimit

1. Te organizoje nje studim qe te sqaroje mangesite e arsimimit te femijeve Rome.

2. Te filloje projekte rehabilitimi per arsimin e femijeve Rome.

3. Te filloje programe treinimi te mesuesve qe do te punojne me femijet Rome ne gjuhen e tyre.

4. Te mundesoje mesimin e edukates seksuale ne shkollat ku studiojne femijet Rome.

5. Ministria duhet tu siguroje mbeshtetje financiare dhe teknike shkollave Rome.

Per Ministrine e Punes

1. Te analizoje problemet e femijeve Rome qe detyrohen te punojne duke mundesuar pune per prinderit e

tyre.

2. Te organizoje kurse treinimi qe do te ndihmojne femijet dhe prinderit e tyre per te gjetur nje pune me te

mire.

3. Te mundesoje rritjen e pjesemarrjes se Romeve ne projektet e puneve publike.

4. Te rrise mundesite e perfitimit te ndihmave sociale nga prinderit Rome ne menyre qe femijet te mos

detyrohen te punojne.

Per Parlamentin Shqiptar

1. Parlamenti duhet te hartoje e miratoje ligje te reja ne menyre qe te mbroje te drejtat e femijeve rome ne

Shqiperi , sidomos ne fushen sociale.

2. Te kerkoje nje raport nga Qeveria mbi te drejtat e femijeve Rome dhe te pakicave te tjera.

Per OJQ-te Shqiptare dhe Nderkombetare

1. Te monitorojne detyrimet e marra nga qeveria shqiptare ne fushen e te drejtes per arsimim dhe kunder

diskriminimit. Nje kujdes i vecante i duhet kushtuar te drejtes per arsimim te femijeve Rome.

2. Te percaktojne projekte dhe programe qe do te nxisin bashkepunimin mes komunitetit Rom dhe

popullsise Shqiptare.

3. Te sensibilizojne opinionin publik per te drejtat e femijeve Rome, punen e Parlamentit, Qeverise dhe

organizatave te ndryshme ne drejtim te femijeve.

4. OJQ-te duhet te raportojne per gjendjen e te drejtave te femijeve ne baze te vezhgimeve te tyre.

5. Te organizohen kurse treinimi ose shkolla vere ne bashekpunim me organizatat rome per femijet rome ,

ne menyre qe ata te mesojne mbi gjuhen , historine e kulturen e tyre.

6. OJQ-te Nderkombetare te konsiderojne perparesi perfshirjen e femijeve Rome ne programet e tyre.

Page 23: FEMIJET E HARRUAR - CRCA

- 23 -

12 - KONTAKTE

Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi - CRCA

Adresa e zyres: Bulevardi Zhan D’Ark, Vila mbapa fushave te tenisit, Kati III, Tirane

Adresa Postare: Kutia Postare 1738, Tirane

Tel: 04 24 22 64

Celular: 069 21 50 102

E-mail: [email protected]

Save the Children in Albania

Adresa: Rr. Nikolla Tupe, Pall. 1, Ap. 3, Tirane

Tel: 042 57416 / 17 / 18

Fax: 042 57419

E-mail: [email protected]

http://www.savealbania.org/

Bashkesia e Romeve te Shqiperise "Amaro Drom"

President: Mr. Skender Veliu

Tel / Fax: 042 48925

Adresa: Rr. Kavajes, Shtepia Botuese "Naim Frasheri", Kati i III, Tirane

Bashkimi Demokratik i Romeve "Amaro Dives"

President: Mr. Gurali Mejdani

Person kontakti: Mr. Mina Qirici

Phone / Fax: 042 30585

Adresa: Rr. Margarita Tutulani, P. 23, Shk. 3, Ap. 12, Tirane

Projekti I Zhvillimit te Arsimit ne Shqiperi – AEDP

Kontakt: Pranvera Korbeci

Adresa: Rr. Themistokli Germenji, No. 3/1, Tirane

Tel: 042 27731 / 35071 / 35072

Fax: 042 30506

E-mail: [email protected]

Fondacioni Soros - Shqiperi

Kontakt: Gjergji Gjinko

Ko-ordinator i Projektit

Tel / Fax: ++ 355 42 34621

E-mail: [email protected]

Page 24: FEMIJET E HARRUAR - CRCA

- 24 -

Shenim mbi Copyright-in E drejta e botimit, ribotimit, shumefishimit te ketij Raporti eshte prone

e Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi (CRCA).

© 2000 CRCA, Tirane

Te gjithe lexuesit jane te lejuar dhe te inkurajuar qe te shperndajne te gjithe ose pjese nga ky Raport duke theksuar gjithmone se atributi kryesor per botimin e tij eshte prone e Qendres per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi. Asnje pjese e ketij Raporti nuk

mund te shitet pa lejen me shkrim te CRCA.

Opinionet dhe te dhenat e publikuara ne kete liber jo domosdoshmerisht perfaqesojne opinionet e CRCA.

Publikuar nga CRCA - Tirane

Botuar ne SHQIPERI, Prill 2000