fier

7
PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË DEGA FIER L. “11 Janari” Rr. “Ramiz Aranitasi” tel:355682039229 [email protected] Nr _______ Prot Fier më 26.10.2015 LËNDA : Kërkesë për uljen e nivelit të takses për ndërtesën. DREJTUAR : KËSHILLIT BASHKIAK BASHKISË FIER Partia Demokratike Dega Fier në kuadër të uljes së nivelit të taksave vendore , parashtron në Këshillin Bashkiak Fier propozimin për uljen e nivelit deri në masën 30% të taksës për ndërtesën sipas kategorive të ndara dhe nga paketa fiskale e parashikuar në Vendimin Nr 94 prot datë 31.12.2014 “Për strukturën dhe nivelin e taksave dhe tarifave vendore të vitit 2015”

Upload: erald-a-deliu

Post on 02-Dec-2015

378 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Propozimi

TRANSCRIPT

Page 1: Fier

PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISËDEGA FIER

L. “11 Janari” Rr. “Ramiz Aranitasi” tel:355682039229 [email protected]

Nr _______ Prot Fier më 26.10.2015

LËNDA : Kërkesë për uljen e nivelit të takses për ndërtesën.

DREJTUAR : KËSHILLIT BASHKIAK BASHKI

SË FIER

Partia Demokratike Dega Fier në kuadër të uljes së nivelit të taksave vendore , parashtron në Këshillin Bashkiak Fier propozimin për uljen e nivelit deri në masën 30% të taksës për ndërtesën sipas kategorive të ndara dhe nga paketa fiskale e parashikuar në Vendimin Nr 94 prot datë 31.12.2014 “Për strukturën dhe nivelin e taksave dhe tarifave vendore të vitit 2015”

Në këtë paketë fiskale të vitit 2015 taksat për ndërtesën kanë qenë si më poshtë :

TAKSA PЁR NDЁRTESËN

- Taksës mbi ndërtesat i nënshtrohen të gjitha familjet, personat juridik e fizik vendas apo të huaj, të cilët janë pronarë ndërtesash në territorin e administruar nga Bashkia Fier , sipas përcaktimeve në Ligjin nr. 9632 dt. 30.10.2006 “ Për Sistemin e Taksave Vendore”

Page 2: Fier

- Baza e taksueshme është sipërfaqja e ndërtimit në m2 e ndërtesës ose pjesës së saj mbi dhe nën nivelin e tokës dhe për çdo kat. - Sipërfaqja në pronësi të taksapaguesit vërtetohet me dokumentin e pronësisë.Kontrata e qiradhënies shërben si dokument i vërtetimit të sipërfaqes së taksueshme. - Subjekti taksapagues kur nuk disponon dokumentin e pronësisë, vetdeklaron sipërfaqen e taksueshme, e cila brenda tre muajve duhet të vertetohet me dokumnetin e pronësisë që ofron detyrimisht Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme dhe me akt verifikimin përkatës. - Kategoritë e ndërtesave dhe niveli i taksës për çdo kategori është sipas tabelës : Nr. Kategoritë e ndërtesave Taksa

Lek m2/vit I NDËRTESA BANIMI

a) Ndërtesa 12b) Ndërtesë të dytë, dhe më shumë 24

II NDËRTESA TË TJERA1) Ndërtesa për tregti e shërbime, profesione të lira. 3002) Ndërtesa me aktivitet prodhim, institucione arsimore jo publike, konvikte, hotele, shtypshkronja, autoshkolla, objekte vetëm për depozitim e magazinim.

210

3) Ndërtesat shtetërore me aktivitet fitimprurës 300

4) Fabrika apo uzina ( të çimentos, tullave, detergjentëve, ushqimore, të naftës, vajit ushqimor, etj. të ngjashme), Impiante të therjes së kafshëve, 5)Prodhime serie : Konfeksione ( fasonet) , mobileri, etj. të ngjashme6) Ndërtesa pa aktivitet, administrative, OJQ-ve ,Galeritë e Artit , shtëpi botuese, biblioteka, Media të ndryshme7)Struktura provizore të hapura (metalike,plastike.betoni etj)

70

60

60 60

Page 3: Fier

Llogaritja e detyrimit për taksën e ndërtesës - Taksa e ndërtesës llogaritet si detyrim vjetor i taksapaguesit dhe paguhet per vitin kalendarik , duke filluar nga data e krijimit të saj (data e ndërtimit dhe rregjistrimit të pasurisë) e në vazhdimësi, e llogaritur në njerën nga kategoritë e tabelës.

- Për subjektet e biznesit : Për të zbatuar kërkesën e ligjit nr.9632 datë 30/10/2006. “ Për Sistemin e Taksave Vendore” (i ndryshuar), për të arkëtuar taksën nga dita e krijimit të ndërtesës dhe ndryshimet në ligjin nr.10146 datë 28/09/2009, për dokumentimin e * Kur gjat vitit kalendarik , koha krijimit të ndërtesës në përdorim është e njëjtë me krijimin (regjistrimin) e biznesit, taksa e ndërtesës për biznesin llogaritet e arkëtohet nga data e krijimit të biznesit*.* Kur biznesi i krijuar (regjistruar) gjatë vitit , merret në përdorim ndërtesa të krijuara në vitet paraardhëse, taksa e ndërtesës llogaritet e arkëtohet e plotë si detyrim vjetor nga biznesi, pavarësisht nga dita e regjistrimit të tij.

Arkëtimi i taksës së ndërtesës - Taksa për ndërtesat e banimit arkëtohet nga Rajonet së bashku me taksat e tarifat e tjera për çdo familje. - Taksa për ndërtesat e tjera arkëtohet nga Drejtoria e taksave në afatet së bashku me taksat e tarifat e tjera brenda datës 20 prill.

Përjashtohen nga pagesa e taksës së ndërtesës a) Pronat e shtetit dhe të njësive vendore që përdoren për qëllime jo fitim prurëseb) Ndërtesat e banimit që shfrytëzohen nga qiramarrës me qira të pa liberalizuarc) Ndërtesa që shfrytëzohen nga komunitetet fetare.d) Përjashtohen: - Invalidët e punës. - Të sëmurët paraplegjik e tetraplegjik, të verbërit. - Të përndjekurit politik, përfituesit e ndihmës ekonomike.

Page 4: Fier

Propozimi me uljen 30% të nivelit të taksës vendore për ndërtesën, parashikon taksat e reja si më poshtë :

Nr. Kategoritë e ndërtesave Taksa Lek m2/vit

I NDËRTESA BANIMIa) Ndërtesa 8.4b) Ndërtesë të dytë, dhe më shumë 16.8

II NDËRTESA TË TJERA1) Ndërtesa për tregti e shërbime, profesione të lira. 2102) Ndërtesa me aktivitet prodhim, institucione arsimore jo publike, konvikte, hotele, shtypshkronja, autoshkolla, objekte vetëm për depozitim e magazinim.

147

3) Ndërtesat shtetërore me aktivitet fitimprurës 210

4) Fabrika apo uzina ( të çimentos, tullave, detergjentëve, ushqimore, të naftës, vajit ushqimor, etj. të ngjashme), Impiante të therjes së kafshëve, 5)Prodhime serie : Konfeksione ( fasonet) , mobileri, etj. të ngjashme6) Ndërtesa pa aktivitet, administrative, OJQ-ve ,Galeritë e Artit , shtëpi botuese, biblioteka, Media të ndryshme7)Struktura provizore të hapura (metalike,plastike.betoni etj)

49

42

42 42

Kryetari I grupit te keshilltareve te djathte.

Luan Baci