fjala për ta jetuar

24
Fjala Fjala Për ta Për ta Jetuar Jetuar Prill 2009 Prill 2009

Upload: jatin

Post on 07-Jan-2016

38 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Fjala Për ta Jetuar. Prill 2009. " Prandaj rrini zgjuar, Sepse nuk e dini se në ç’ditë do të vijë Zotëria juaj “ (Mt 24,42). E ke vënë re se në përgjithësi ti nuk e jeton jetën, por veç e shtyn atë në pritje të një “pastaj” në të cilën duhet të mbërrijë “e bukura”? - PowerPoint PPT Presentation

TRANSCRIPT

Page 1: Fjala Për ta  Jetuar

FjalaFjala

Për ta Për ta

Jetuar Jetuar Prill 2009 Prill 2009

Page 2: Fjala Për ta  Jetuar

" Prandaj rrini zgjuar,Sepse nuk e dini

se në ç’ditëdo të vijë

Zotëria juaj “

(Mt 24,42).

Page 3: Fjala Për ta  Jetuar

E ke vënë re se në përgjithësi ti nuk e jeton jetën, por veç e shtyn atë në pritje të një “pastaj” në të cilën duhet të mbërrijë “e bukura”?

E vërteta është se një “pastaj e bukur” duhet të vijë, por nuk është ajo që ti pret.

Një instinkt hyjnor të shtyn të presësh dikë ose diçka që mund të të kënaqë.

Page 4: Fjala Për ta  Jetuar

Dhe mendon se ndoshta është dita e festës, ose koha e lirë, ose një takim i veçantë... Por mbasi këto kalojnë, nuk mbetesh i kënaqur, të paktën jo plotësisht. Dhe rifillon monotonia e një ekzistence që nuk jetohet me bindje dhe që është gjithnjë në

pritje.

Page 5: Fjala Për ta  Jetuar

E vërteta është se ndër elementët që e përbëjnë edhe jetën

tënde është njëri prej të cilit nuk mund të ikësh; është takimi ballë për ballë me Zotin që vjen. Kjo është “e bukura” drejt së cilës je i

prirur në mënyrë të pavetëdijshme, sepse Zoti të ka

krijuar për të qenë i lumtur, dhe

lumturinë e plotë mund të ta japë veç

Ai.Dhe Jezusi, duke e ditur se sa të verbër jemi unë dhe ti në kërkimin e lumturisë, na këshillon kështu:

Page 6: Fjala Për ta  Jetuar

"Prandaj rrini zgjuar,Sepse nuk e dini

se në ç’ditëdo të vijë

Zotëria juaj “.

Page 7: Fjala Për ta  Jetuar

Sepse për shumë gjëra nuk je i sigurt në këtë botë, por për njërën është e sigurt që nuk mund të dyshosh: që një ditë duhet të vdesësh. Dhe për të krishterin kjo

do të thotë të paraqitesh para Krishtit që vjen.

Rrini zgjuar. Kini kujdes. Hapni sytë.

Page 8: Fjala Për ta  Jetuar

Ndoshta edhe ti je sikurse shumica që e harrojnë vdekjen me dashje, me qëllim. Ai çast të frikëson dhe ti

jeton sikur të mos ekzistonte. Me jetën tënde tokësore, me

rrënjosjen gjithnjë e më shumë në të ti thua: vdekja më tremb, si

rrjedhim ajo nuk ekziston. Përkundrazi, ai

çast do të vijë. Sepse Krishti vjen me siguri.

Page 9: Fjala Për ta  Jetuar

“ Prandaj rrini zgjuar,Sepse nuk e dini

se në ç’ditëdo të vijë

Zotëria juaj “.

Page 10: Fjala Për ta  Jetuar

Me këto fjalë Jezusi flet për ardhjen e tij

në ditën e fundit. Sikurse u ngjit në qiell

në praninë e apostujve ashtu do të

kthehet.

Por këto fjalë duan të thonë edhe ardhjen e Zotit në fund të jetës

së çdo njeriu. Veç kësaj, kur njeriu vdes bota ka marrë fund

për të.

Page 11: Fjala Për ta  Jetuar

Dhe meqë ti nuk e di nëse Krishti vjen sot, sot në mbrëmje, nesër, ose pas një viti a më shumë, duhet të rrish zgjuar.

Pikërisht porsi ata që rrinë zgjuar, sepse e dinë se vjedhësit do të vijnë për të grabitur shtëpinë e tyre, por nuk e dinë orën.

Page 12: Fjala Për ta  Jetuar

Dhe, nëse Jezusi vjen, do të thotë se kjo jetë është kalimtare. Dhe nëse është e tillë, në vend që ta përçmosh duhet t’i japësh

asaj rëndësinë më të madhe. Duhet të përgatitesh për atë takim me një jetë të denjë.

Page 13: Fjala Për ta  Jetuar

" Prandaj rrini zgjuar,Sepse nuk e dini

se në ç’ditëdo të vijë

Zotëria juaj “.

Page 14: Fjala Për ta  Jetuar

Jeta jote nuk është vetëm një rrokullisje e qetë veprimesh. Është gjithashtu një luftë. Dhe tundimet më të ndryshme, si

ato seksuale, të kotësisë, të dhënies mbas parasë, të dhunës, janë armiqtë e tu të parë.

Sigurisht duhet që edhe ti të rrish zgjuar.

Page 15: Fjala Për ta  Jetuar

Nëse rri gjithmonë zgjuar nuk do të kapesh në befasi.Por rri zgjuar siç duhet ai që ka dashuri. Pikërisht dashuria të

bën të jesh vigjilent.Kur do dikë, zemra rri zgjuar gjithmonë duke e pritur të

dashurin, dhe çdo minut që kalon larg tij është në funksion të tij.

Page 16: Fjala Për ta  Jetuar

Kështu bën një bashkëshorte e dashur kur punon, ose kur përgatit gjithçka i nevojitet burrit të saj që është larg: çdo gjë e

bën gati për ardhjen e tij. Dhe kur ai mbërrin, në përshëndetjen e saj të hareshme është gjithë puna e

gëzueshme e ditës.

Page 17: Fjala Për ta  Jetuar

Kështu bën një nënë, kur pushon pak gjatë përkujdesjes për djalin e saj të sëmurë. Ajo fle, por

zemra e saj rri zgjuar.

Page 18: Fjala Për ta  Jetuar

Kështu vepron ai që ka dashuri për Jezusin. Bën gjithçka për Të, të Cilin e takon në çdo çast në shfaqjet e thjeshta të

vullnetit të Tij, dhe do ta takojë solemnisht në ditën e ardhjes së Tij.

Page 19: Fjala Për ta  Jetuar

Është 3 nëntor 1974.Në jug të Brazilit përfundon në Santa Maria një takim

shpirtëror me 250 të rinj, pjesa më e madhe e të cilëve vjen prej Pelotas.

Page 20: Fjala Për ta  Jetuar

Furgoni i parë me dyzet e pesë vetë niset: gjithë këngë, plot gëzim, plot dashuri për Jezusin. Në një farë pike të udhëtimit disa vajza lusin së bashku rruzaren me misteret e mundimeve dhe i

kërkojnë Zojës Mari besnikërinë ndaj Zotit deri në vdekje.

Page 21: Fjala Për ta  Jetuar

Vdiqën gjashtë vajza.Një e mbijetuar tha: “E pashë vdekjen afër, por

nuk pata frikë, sepse Zoti ishte atje”.

Në një kthesë, për shkak të një difekti, furgoni ra në një humnerë prej pesëdhjetë

metrash, duke u përmbysur tre herë.

Page 22: Fjala Për ta  Jetuar

Ndërsa një tjetër tha: “Kur e kuptova se mund

të lëvizja, në mes të hekurishteve, shikova

qiellin me yje dhe duke u gjunjëzuar në midis të trupave të shoqeve të

mia, u luta. Hyji ishte atje pranë nesh...”. Babai i Carmen Regina, njëra

prej viktimave, tregoi se shpesh e bija i përsëriste: “Është bukur të vdesësh baba, sepse shkohet për të qëndruar së bashku

me Jezusin”.

Page 23: Fjala Për ta  Jetuar

" Prandaj rrini zgjuar,Sepse nuk e dini

se në ç’ditëdo të vijë

Zotëria juaj “.

Page 24: Fjala Për ta  Jetuar

Të rejat e Pelotas rrinin zgjuar, sepse kishin dashuri, dhe kur erdhi Zoti i dolën përpara me gëzim.

“Fjala për ta Jetuar”, botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve.Shkrim i Kjara Lubik, dhjetor 1978.

Grafika Anna Lollo në bashkim me don Placido D’Omina (Siçili - Itali)