fjala për ta jetuar

27
Fjala Fjala për ta për ta Jetuar Jetuar Tetor 2010

Upload: vevay

Post on 09-Jan-2016

42 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

Fjala për ta Jetuar. Tetor 2010. "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten " ( Mt 22,39). Kjo Fjalë haset qysh në Besëlidhjen e vjetër. - PowerPoint PPT Presentation

TRANSCRIPT

Page 1: Fjala  për ta  Jetuar

Fjala Fjala për ta për ta JetuarJetuar

Tetor 2010

Page 2: Fjala  për ta  Jetuar

"Duaje të afërmin tënd porsi vetveten "

(Mt 22,39)

Page 3: Fjala  për ta  Jetuar

Kjo Fjalë haset qysh në Besëlidhjen e

vjetër.Për t`iu përgjigjur një pyetjeje, Jezusi futet në traditën e madhe

profetike dhe rabinike që ishte në kërkim të parimit unifikues të Torahut, domethënë

të mësimit të Hyjit që përmbahet në Bibël.

Page 4: Fjala  për ta  Jetuar

Rabi Hilel, një bashkëkohës i tij,

kishte thënë: " Mos i bëj tjetrit atë që ti

vetë e urren, ky është i tërë ligji. Pjesa tjetër

është vetëm shpjegim".

Page 5: Fjala  për ta  Jetuar

Për mësuesit e hebraizmit dashuria për të tjerët buron nga dashuria për Hyjin që e ka krijuar njeriun sipas

shembëlltyrës dhe ngjashmërisë me të, prandaj nuk mund të duhet Hyji pa dashur krijesën e tij: kjo është arsyeja e vërtetë e dashurisë për të tjerët, dhe është "një parim i

madh dhe i përgjithshëm brenda ligjit".

Page 6: Fjala  për ta  Jetuar

Jezusi e ripohon këtë parim dhe shton se urdhërimi për të dashur tjetrin është i ngjashëm me urdhërimin e parë dhe

më të madh, domethënë me atë që ta duash Hyjin me gjithë zemrën, mendjen dhe shpirtin.

Page 7: Fjala  për ta  Jetuar

Duke theksuar një marrëdhënie ngjashmërie mes dy urdhërimeve, Jezusi i ngjit përfundimisht dhe kështu do

të bëjë e gjithë tradita e krishterë; siç ka thënë në mënyrë lapidare apostulli Gjon: "Kush nuk do vëllanë e

vet të cilin e shikon, nuk mund të dojë Hyjin, të cilin nuk e shikon".

Page 8: Fjala  për ta  Jetuar

"Duaje të afërmin tënd porsi vetveten "

(Mt 22,39)

Page 9: Fjala  për ta  Jetuar

I afërmi- këtë e thotë qartë gjithë Ungjilli- është çdo qenie njerëzore, burrë a grua, mik a armik, për të cilin duhet të

kemi nderim, konsideratë, vlerësim. Dashuria për të afërmin është njëkohësisht e gjithëmbarshme dhe

personale. Ajo përfshin gjithë njerëzimin dhe konkretizohet në atë që e ke pranë.

Page 10: Fjala  për ta  Jetuar

Por kush mund të na e japë një zemër kaq të madhe, kush mund të ngjallë tek ne një dashamirësi të tillë që të na bëjë të ndiejmë pranë - të afërt - edhe ata që janë më të huaj për ne, që të na bëjë të kapërcejmë dashurinë për

veten, për ta parë veten tek të tjerët?

Page 11: Fjala  për ta  Jetuar

Është një dhuratë e Hyjit, madje është vetë dashuria e Hyjit, e cila" u dikua në zemrat tona me

anë të Shpirtit të shenjtë që na u dhurua".

Page 12: Fjala  për ta  Jetuar

Pra nuk është një dashuri e zakonshme, një miqësi e thjeshtë, vetëm një filantropi, por është ajo dashuri që u

dikua në zemrat tona që nga pagëzimi: ajo dashuri që është jeta e vetë Hyjit, e Trinisë së lume, në të cilën ne

mund të marrim pjesë.

Page 13: Fjala  për ta  Jetuar

Pra dashuria është gjithçka, por që të mund ta jetojmë, duhet të njohim cilësitë e saj që dalin në dritë nga Ungjilli dhe në përgjithësi nga Shkrimet dhe që na duket se mund ta përmbledhim në disa

aspekte themelore.

Page 14: Fjala  për ta  Jetuar

Së pari Jezusi, që ka vdekur për të gjithë, duke i dashur të gjithë, na mëson se dashuria e vërtetë u drejtohet të

gjithëve. Jo si dashuria që ne jetojmë kaq herë, dashuri thjesht njerëzore, që ka një rreze të ngushtë, familja,

miqtë, fqinjët…

Page 15: Fjala  për ta  Jetuar

Dashuria e vërtetë që kërkon Jezusi nuk pranon dallime; nuk dallon simpatikun nga antipatiku, për të nuk ekziston i

bukuri, i shëmtuari, i madhi a i vogli; për këtë dashuri nuk ekziston dashuria për atdheun tim ose për të huajin, për

Kishën time a për një tjetër, për fenë time a për një tjetër. Kjo dashuri i do të gjithë. Kështu duhet të bëjmë ne: t`i

duam të gjithë.

Page 16: Fjala  për ta  Jetuar

Më tej dashuria e vërtetë kërkon që të duam ne të parët, nuk pret që të na duan, siç ndodh në përgjithësi në

dashurinë njerëzore: duam atë që na do. Jo, dashuria e vërtetë merr nismë, siç ka bërë Ati kur, duke qenë ne ende mëkatarë, pra njerëz që nuk njohim dashurinë, dërgoi të

Birin për të na shpëtuar

Page 17: Fjala  për ta  Jetuar

Pra: t`i duam të gjithë dhe t`i duam ne të parët.Dhe më tej: dashuria e vërtetë sheh Jezusin në çdo të

afërm: "E bëtë për mua" do të na thotë Jezusi në gjyqin e fundit. Dhe kjo vlen për të mirën që bëjmë, por

fatkeqësisht edhe për të keqen.

Page 18: Fjala  për ta  Jetuar

Dashuria e vërtetë e do mikun dhe armikun; i bën të mira, lutet për të.

Page 19: Fjala  për ta  Jetuar

Jezusi do edhe që dashuria, që Ai ka sjellë në tokë, të bëhet e ndërsjellë: që njëri të dojë tjetrin dhe

anasjelltas; kështu që të arrijmë te uniteti.Gjithë këto cilësi të dashurisë na bëjnë të kuptojmë dhe

të jetojmë më mirë fjalën për ta jetuar të këtij muaji.

Page 20: Fjala  për ta  Jetuar

"Duaje të afërmin tënd porsi vetveten"

(Mt 22,39)

Page 21: Fjala  për ta  Jetuar

Po, dashuria e vërtetë do të thotë ta duash tjetrin si veten. Dhe kjo duhet të merret fjalë për fjalë:

pikërisht duhet të shohim te tjetri veten tonë dhe t`i bëjmë tjetrit atë që do t`i bënim vetes.

Page 22: Fjala  për ta  Jetuar

Dashuria e vërtetë është ajo që di të vuajë me atë që vuan, të gëzojë me atë që gëzon, të mbartë barrat e

tjetrit, që di, siç thotë Pali, të bëhet një me personin e dashur. Pra është një dashuri që nuk përmban vetëm

ndjenjë ose fjalë të bukura, por fakte konkrete.

Page 23: Fjala  për ta  Jetuar

Kush ka një besim tjetër fetar kërkon gjithashtu

të veprojë kështu në bazë të të

ashtuquajturit "rregull të artë" që e gjejmë te të gjitha fetë. Ai do që

t`u bëjmë të tjerëve atë që do të donim të na bëhej neve. Gandi e shpjegon në mënyrë

shumë të thjeshtë dhe efikase: "Nuk mund të të bëj keq pa plagosur

veten time"

Page 24: Fjala  për ta  Jetuar

Ky muaj pra duhet të jetë një rast për ta rindezur dashurinë

për të afërmin i cili ka kaq shumë fytyra: që

nga fqinji deri te shoqja e shkollës, që

nga miku deri te kushërira më e afërt.

Page 25: Fjala  për ta  Jetuar

Por ka edhe fytyra të atyre njerëzve plot ankth që TV sjell në shtëpitë tona nga

vendet e luftës dhe të katastrofave

natyrore. Dikur ishin të panjohur dhe

njëmijë milje larg. Tani edhe ata janë

bërë të afërmit tanë.

Page 26: Fjala  për ta  Jetuar

Dashuria do të na sugjerojë herë pas here ç’të bëjmë, dhe do ta zgjerojë pak nga pak zemrën

tonë sipas masës së zemrës së Jezusit.

Page 27: Fjala  për ta  Jetuar

"Duaje të afërmin tënd porsi vetveten "

(Mt 22,39)

““Fjala për ta Jetuar”,Fjala për ta Jetuar”, botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve.Shkrim i Kjara Lubik, tetor 1999.

Grafika Anna Lollo në bashkim me don Placido D’Omina (Siçili, Itali) Komenti i Fjalës për ta jetuar përkthehet në 96 gjuhë dhe idioma,

dhe arrin te miliona njerëz në gjithë botën përmes shtypit, radiotelevizionit dhe internetit - për informacion www.focolare.org

PPS përkthehet në gjuhë të ndryshme dhe publikohet në www.santuariosancalogero.org

““Fjala për ta Jetuar”,Fjala për ta Jetuar”, botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve.Shkrim i Kjara Lubik, tetor 1999.

Grafika Anna Lollo në bashkim me don Placido D’Omina (Siçili, Itali) Komenti i Fjalës për ta jetuar përkthehet në 96 gjuhë dhe idioma,

dhe arrin te miliona njerëz në gjithë botën përmes shtypit, radiotelevizionit dhe internetit - për informacion www.focolare.org

PPS përkthehet në gjuhë të ndryshme dhe publikohet në www.santuariosancalogero.org