"forkiadat" e gëtes dhe "e penguara" e kadaresë - nga artur shkurti

16
ARTUR SHKURTI “FORK E PEN KIADATE GËTES DHE NGUARAE KADARESË

Upload: udha-e-shkronjave

Post on 06-Apr-2016

233 views

Category:

Documents


6 download

DESCRIPTION

Ky studim krahason subjektin e romanit "E penguara" të Kadaresë dhe një pjese të veprës "Faust" i Gëtes. Shkrimi është botuar për herë të parë në dhjetor 2009.

TRANSCRIPT

Page 1: "Forkiadat" e Gëtes dhe "E penguara" e Kadaresë - nga Artur Shkurti

ARTUR SHKURTI “FORKIADAT

“E PENGUARA

ORKIADAT” E GËTES DHE

E PENGUARA” E KADARESË

Page 2: "Forkiadat" e Gëtes dhe "E penguara" e Kadaresë - nga Artur Shkurti

F a q e | 2

Artur Shkurti | Forkiadat e Gëtes dhe E penguara e Kadaresë

2

"T"T"T"Të penguaratë penguaratë penguaratë penguarat" e G" e G" e G" e Gëtesëtesëtesëtes dhe "Edhe "Edhe "Edhe "E penguarapenguarapenguarapenguara" e K" e K" e K" e Kadaresëadaresëadaresëadaresë NNNNgagagaga AAAArtur Shkurtirtur Shkurtirtur Shkurtirtur Shkurti Ky titull mund të intrigojë për frymëzim të Kadaresë nga Gëtja, ose për përpunim të ideve të tij. [“Ç’është kjo fantazmë këtu? “Hamletin” po vëmë në skenë apo një dramë të realizmit socialist? Të tjerët ishin përpjekur ta mbronin, në fund të fundit, as Shekspiri nuk e kishte krijuar vetë. Madje, as Seneka. Nga populli e kishin marrë të gjithë.” “Mbrojtja i ishte dukur e mirë” fq.79] Për këtë arsye e kam lënë ashtu. Një titull tjetër mund të kishte qenë “I penguari i Kadares딓I penguari i Kadares딓I penguari i Kadares딓I penguari i Kadaresë” dhe fjala do të ishte për Rudian Stefën. Por për të qenë më të saktë në asnjanësinë e pretendimeve të këtij artikulli titulli mund të ishte “Forkiadat e “Forkiadat e “Forkiadat e “Forkiadat e Faustit të Gëtes”Faustit të Gëtes”Faustit të Gëtes”Faustit të Gëtes” dhe “E penguara”“E penguara”“E penguara”“E penguara” e Kadaresë”. Dhe ky titull i fundit më pëlqen. FORKIADAT, ose GRAITË, qenë bija të Forkit, hyut të territ dhe të Ketos, përbindëshe e detit. Përfytyroheshin si tri shtriga thinjoshe, jashtëzakonisht të shëmtuara. Kishin që të tria vetëm një dhëmb dhe një sy, që i përdornin herë njëra e herë tjetra. Në fillim njiheshin dy forkiada, më vonë, që nga koha e Eskilit, u bënë tri. (Sqarimi 168, pjesa e dytë, FAUSTI, GËTE, përkthim i Skënder Luarasit) Dyshen Linda – Migenë, në librin “E penguara”“E penguara”“E penguara”“E penguara” të Kaderesë unë e shoh si Forkiada. Rudian Stefën si Mefistofeli i Faustit. Me të njëjtat tipare si ato që përshkruhen tek Fausti i Gëtes, por sigurisht të sjella në ditët tona duke lënë mënjanë mitologjinë. Paragrafi: “Kishte të bënte me dorën e fatit, që i shtynte ato të dyja të përzieshin me të njëjtët meshkuj, një herë në shkallën vulgare, si puna e kotsit, e pastaj në atë të epërmen, dramaturgun.” fq.157” nxjerr në pah unitetin e tyre. Kësaj dysheje i shtojmë edhe anestezisten Albanën që dashuron përsëri Rudian Stefën. Dhe bëhet treshja e Forkiadave të Gëtes apo të Eskilit. Uniteti i Albanës me Migenën dhe Lindën, del në faktin që të tria duan Rudian Stefën.

Page 3: "Forkiadat" e Gëtes dhe "E penguara" e Kadaresë - nga Artur Shkurti

F a q e | 3

Artur Shkurti | Forkiadat e Gëtes dhe E penguara e Kadaresë

3

Në faqet 358 – 361 të Faustit të Gëtes, të përkthyer nga Skënder Luarasi dhe botuar nga Argeta gjejmë bisedën ndërmjet Forkiadave dhe Mefistofelit. Gjatë këtij artikulli unë do të përpiqem të bëj paralelizëm ndërmjet asaj që ndodh tek Fausti me atë që ndodh tek “E penguara”, thjesht me mendimin që të kuptohet se personazhet e Kadaresë mund të kuptohen ndoshta pak më mirë edhe kështu. Ose e kundërta, përmes Kadaresë, mund të kuptojmë pak më mirë një pjesë të Faustit ose të mitologjisë, posaçërisht Forkiadat dhe Mefistofelin. Duket sikur një pjesë e romanit ka mbetur jashtë tij. Driada “Me vete ti mendo si në vatrën tënde, në dhe të huaj të duhet tjetër mendje.” (Gëte) ..... Linda me vete mendonte si një nga vajzat e këtij dheu. Në internim (në “dhe të huaj”) u shpik “mendja tjetër” ajo që mundohet të sqarojë shkrimtari Rudian Stefa për përcjelljen e shpirtit, apo për të parë botën, përmes zëvendësueses Migenës. [“natyrisht unë jam një lloj zëvendësueseje, kurse ata të dy janë senjorët e kësaj pune. Në të vërtetë, ajo ishte edhe fjala më e saktë: zëvendësuese”, fq.143 “Deshi të thoshte se, më shumë se zëvendësuese, ishte njëfarë korriereje, që rrihte të bënte të pamundurën: të sillte nga një zonë e ndaluar atë që s’mund të sillej: dashurinë e një vajze. Ishte e pamundur natyrisht, madje më keq se aq, ishte më e pamundur dhe më e dënueshme se ndalimet e natyrës.” fq.144] MefistofeliMefistofeliMefistofeliMefistofeli Njeriu ka mall për sa ka lënë prapa, dhe vendi i vet për të është parajsa. Por, a s’më thua, ç’ka në atë guvë? Duket në muzg përbindësh i trefishtë. Guva është mjedisi shoqëror shqiptar në komunizëm që shihet zymtë prej Kadaresë, ku jetojnë personazhet tona Linda – Migena – Albana, të tria të dashuruara pas Rudian Stefës. Kjo treshe nuk duket mirëfilli në roman, ajo vërtet as nuk konceptohet si treshe 3, më shumë si 2 +1, ose si 1 + 1 + 1. “Duket në muzg” sidomos në fund të librit ku Kadareja shqetësohet për shkelqimin e xixës që mund të humbë në errësirë.

Page 4: "Forkiadat" e Gëtes dhe "E penguara" e Kadaresë - nga Artur Shkurti

F a q e | 4

Artur Shkurti | Forkiadat e Gëtes dhe E penguara e Kadaresë

4

DriadaDriadaDriadaDriada Forkiadat janë! Po guxove shko dhe folu, po s’tu dridhën mishrat. Dridhja e mishrave të Rudian Stefës shoqëron të gjithë romanin “E penguara”. [“Turbullira në mendjen e tij sa vinte e shtohej”fq.103 “Ti s’ke pse e mundon veten”-i tha me zë të butë. fq.144] MefistofeliMefistofeliMefistofeliMefistofeli Dhe përse jo! Po shoh diçka dhe shtangem! Sado krenar, megjithatë pohoj: E tillë gjë s’më ka rastisur kurrë -, qenkan më të këqija se alraunat ... Mëkatet më të urryera të moçme a s’duken më të lehta kur po shohim të tillë përbindësh të trefishtë? S’do ta lejonim që të shkelte në pragun e skëterrës sonë. Por u rrënjos, në atdhenë e bukurisë, dhe i thonë antik në gjuhën e lavdisë... Lëvizin, duket se më vunë re. Cicërijnë, fërshëllejnë lakuriqët gjakpirës. “Më të këqija” sepse Linda i bën dëm vetes (vret veten), provon mbi Migenën, i jepet kotsit; Migena “shkon” me të dashurin e shoqes (“Mos kujto se unë vetë jam e përkryer.” fq.156). “Mëkatet më të urryera të moçme a s’duken më të lehta kur po shohim të tillë përbindësh të trefishtë?” Për moralin e përgjithshëm shoqëror një treshe e tillë që edhe pse do e ka marrëdhënie më të njëjtin burrë nuk ka smirë ndërmjet vetes do të mund të kuptohej si një përbindshëm. Ato sillen si një për faktin se nuk e kanë “smirën e zezë” ndaj njëra-tjetrës dhe kjo është jashtë çdolloj zakonshmërie dhe përditshmërie të gjendjes së zakonshme.

Page 5: "Forkiadat" e Gëtes dhe "E penguara" e Kadaresë - nga Artur Shkurti

F a q e | 5

Artur Shkurti | Forkiadat e Gëtes dhe E penguara e Kadaresë

5

[“nuk ishte ajo që kujton ti. Nuk ishte brenga e xhelozisë, desha të them. Kurrsesi nuk ishte ajo. Ishte tjetër gjë, fare tjetër gjë, atje në ballo ... fq.146] “S’do ta lejonim që të shkelte në pragun e skëterrës sonë.” Mefistofeli flet me “ne” duke kuptuar që shoqëria nuk do ta lejojë të shkelë ky “përbindësh” në pragun e skëterrës, pra gjendjen në të cilën jetohet ai nuk e quan një gjendje të lartë. E njëjtë është edhe për Rudian Stefën. Ai quan skëterrë gjendjen në të cilën jeton dhe për këtë arsye “përbindëshi” tresh në të vërtetë është pozitivja për të, e reja, grimcat e floririt në mineralin e bakrit. Emrat e tyre Linda, Migena, Albana janë dëshmi për këtë pozitivitet. “ dhe i thonë antik në gjuhën e lavdisë...” Justifikimi i çdo gjëje në romanin “E penguara” pra edhe justifikimi i treshes apo dyshes Linda-Migena bëhet përmes ideve të antikitetit për t’i dhënë një përmasë edhe më të madhe zbulimit, që paskësh qenë aty qe prej kohësh të lashta, xixa në errësirë, ari në mineralin e bakrit. Antikiteti shpaloset harmonishëm në të gjithë këtë vepër. Një forkiadë Më jepni, syrin motra, që të shoh këtë guximtar q’i afrohet tempullit. Kjo duhet të jetë lutja e Lindës ndaj Migenës për të njohur Rudian Stefën. Është evidente që Rudiani në roman merr guximin të zbulojë atë që shteti kërkon ta fshehë. Është Migena ajo që i jep syrin Lindës. Të tërheq vëmendjen fakti që, ndërsa Mefistofeli thoshte se sheh një përbindësh në guvë, Forkiadat e quajnë atë tempull. “Qoshja është aty ku rri mbreti”, thotë një fjalë e urtë. Dhe tempulli është aty ku rrinë hyjnitë. Nuk është e vështirë që nënkuptohet se tempull është edhe vendndodhja e forkiadave të Kadaresë. [“Nuk e di a mundesh të më ndihmosh ...” Migena buzëqeshi “Zemër, të ndihmoj me gjithë shpirt, po ç’të duhet?” (fq.134) “Puthe për mua” (fq.153)]

Page 6: "Forkiadat" e Gëtes dhe "E penguara" e Kadaresë - nga Artur Shkurti

F a q e | 6

Artur Shkurti | Forkiadat e Gëtes dhe E penguara e Kadaresë

6

MefistofeliMefistofeliMefistofeliMefistofeli Fort të nderuara, lejomëni të lyp nga ju bekimin e trefishtë. Vërtet po vij te ju si të isha i huaj, por, në s’gaboj, jam një prej fisit tuaj. Kam hasur perëndira të stërnderta thellë jam përulur para Resë dhe Opsës dhe vetë Parkat, motrat e Kaosit , që i keni edhe juve motra, i pashë dje ... apo pardje, porse si ju s’më kanë parë sytë. Po hesht e ndjej një ngazëllim të thellë. “Fort të nderuara, lejomëni të lyp nga ju bekimin e trefishtë. Vërtet po vij te ju si të isha i huaj, por, në s’gaboj, jam një prej fisit tuaj.” Nuk lë dyshim që Rudian Stefa e vë veten njësh me Lindën dhe Migenën, por edhe me Albanën. “Por, në s’gaboj, jam një prej fisit tuaj” Kjo është ideja që Kadareja përçon përmes veprës, ai identifikohet me Lindën, me “të penguarën”. “Jam një prej fisit tuaj” – Rudiani është i rrethuar pozitivisht nga tri (2+1) femra në unitet me njëra-tjetrën dhe s’ka personazh pozitiv burrë që të mbështesë çfarë ai bën ose mendon, përveç fantazmës së partizanit të dramës. “Kam hasur perëndira të stërnderta thellë jam përulur para Resë dhe Opsës dhe vetë Parkat, motrat e Kaosit , që i keni edhe juve motra, i pashë dje ... apo pardje, porse si ju s’më kanë parë sytë. Po hesht e ndjej një ngazëllim të thellë.” Ku vajtën fjalët përbindësh që Mefistofeli tha në fillim. Kështu bëri fillimisht edhe Rudian Stefa, i keqkuptoi femrat më të cilat kishte të bënte Lindën dhe Migenën, më vonë ato i dolën perëndesha dhe ndjeu për to ngazëllim. Është evidente fakti që Rudian Stefa është i parë, i shëtitur, me përvojë. Forkidat Ky shpirt, ditka të gjykojë. Vendosni këto fjalë në gojën e Lindës të thëna për Rudian Stefën. Asgjë nuk do t’u çudiste.

Page 7: "Forkiadat" e Gëtes dhe "E penguara" e Kadaresë - nga Artur Shkurti

F a q e | 7

Artur Shkurti | Forkiadat e Gëtes dhe E penguara e Kadaresë

7

[“Kishte dy vjet që Lindës mendja i rrinte tek ai” fq.103. “Nuk e fshihte që të mendonte pa pushim... Ëndërronte, shkruante në ditar” fq.109. “Kur intervista mbaroi, sytë i ndritnin dhe me zë të ulët tha: ai është ndryshe, në çdo gjë” fq.108.] MefistofeliMefistofeliMefistofeliMefistofeli Çuditem që poetët s’ju lëvdojnë. Më thoni, kjo si mund të ketë ngjarë? Fort të nderuara, gjer sot, në asnjë portret nuk ju kam parë. Skulptori do t’ju qiste edhe më bukur se ç’qiti Junon, Paladën dhe Venerën. “Çuditem që poetët s’ju lëvdojnë. Më thoni, kjo si mund të ketë ngjarë? Fort të nderuara, gjer sot, në asnjë portret nuk ju kam parë.” Edhe kjo është evidente në roman. Kontrasti me të cilin ai pasqyron Forkiadat e veta në mjedisin që i rrethon nuk lë vend për dyshime që ideja është vetëm kjo që thotë Mefistofeli. [“Rendnin vagonët sipër shinave të hekurta. Askush s’e dinte ç’kishin të fshehur midis, oji, oji. Në pyestë nëna për mua ... Në krom të zi u mbulua.” fq.180”] Nëse e lexon romanin “E penguara” ende nuk do të kuptohet mirë e mirë se çfarë shikon të madhërishme tek Linda, Migena Albana dhe ideja përsëri qëndron e fshehur duke i lënë lexuesit në dorë një pako të mbështjellë me fjongo dhe me shënimin “këtu është ari i fshehur në mineralin e bakrit” apo “xixa në errësirë” mirëpo kush e hap sheh se do të gjejë një kod të vështirë për t’u deshifruar. Ndaj këtë situatë e shpjegojnë mirë fjalët e Mefistofelit të Faustit të Gëtes “Çuditem që poetët s’ju lëvdojnë. Më thoni, kjo si mund të ketë ngjarë?” ForkiadaForkiadaForkiadaForkiada Të kredhura në vetmi dhe natën sterrë, këtë mungesë nuk e kemi ndjerë. Nuk më bën dora të hap romanin dhe të gjej argumentim për këto fjalë, më duket që është “e padrejtë” që diku Kadareja të mos ia vinte në gojë njërës Lindës apo tjetrës Migenës.

Page 8: "Forkiadat" e Gëtes dhe "E penguara" e Kadaresë - nga Artur Shkurti

F a q e | 8

Artur Shkurti | Forkiadat e Gëtes dhe E penguara e Kadaresë

8

Vetmia është gjendja më normale e Lindës dhe nata sterrë është internimi apo mjedisi shoqëror ku jeton. MefistMefistMefistMefistofeliofeliofeliofeli Posi kështu? Tërhequr prej dynjasë, askënd nuk shihni, askush nuk ju sheh ju. Duhej të rronit ju në vend të atillë, ku luksi dhe arti e kanë fronin bashkë, ku për çdo ditë, prej shkëmbit të mermertë, del nga një hero, që shpejtas hyn në jetë. [“Ishin të dyja jashtë ligjeve të kësaj bote. Për rrjedhojë ajo që kishte ndodhur s’mund të ishte veçse e paparë kurrë në këtë planet. E thënë nga fati që të kryhej prej dy vajzave, dy bijave të socializmit, siç thuhej, në një provincë të humbur shqiptare, në fund të shekullit të njëzetë...” fq.165.] Kjo është dëshira e Rudian Stefës që dëshiron ta kthejë në jetë prej shkëmbit të mermerët (varrit), heroinën e vet Lindën, por edhe Migenën e ndoshta edhe Albanën. [“Orfeu nisi të kërkonte diçka të pamundur: kthimin e saj (Euridikes) nga përtejvarrit. Artin që gjer atëherë e kishte shpenzuar për famë dhe për dëfrim, tani po e përdorte veç për nxjerrjen e lejes së vështirë.” “Prej shëkmbit të mermertë, të dilte një hero që shpejtas hyn në jetë”, kjo është leja që kërkon Rudian Stefa, të nxjerrë heroinën e vetë nga varri që të hyjë shpejtas në jetë. “Shkrimtari kërkon nuse të vdekur” fq.191 “Agjitacion e propagandë që të lemë të gjallët e të martohemi me të vdekurit” fq.192] ForkiadatForkiadatForkiadatForkiadat Hesht! E mos na zgjo lakmitë! Ç’dobi do të kemi po të dimë më shumë? Lindur në natë, farefis me terrin, pak njohim veten, të tjerët aspak. Kushtimi “Kujtim nga Rudian St.” ishte zgjimi i lakmisë. A thua zgjimi i lakmisë u bë shkak për vetëvrasjen e Lindës?! Ndoshta për këtë arsye Rudiani ndihej fajtor. “Pak njohim veten, të tjerët aspak.” Në të vërtetë Rudiani nuk heshti dhe ato

Page 9: "Forkiadat" e Gëtes dhe "E penguara" e Kadaresë - nga Artur Shkurti

F a q e | 9

Artur Shkurti | Forkiadat e Gëtes dhe E penguara e Kadaresë

9

njohën veten dhe të tjerët, përmes përpjekjes për të njohur më mirë Rudian Stefën. Shprehja “Pak e njohim veten, të tjerët aspak” mund të shkojë fare mirë për Rudianin që nuk e di ndikimin e tij tek të tjerët dhe ka qenë në një proces të gjatë njohjeje të të tjerëve” Vetëm nga fundi i romanit shpallet qartësia e tij në zbulimin. MefistofeliMefistofeliMefistofeliMefistofeli Atëherë s’ka për ju rëndësi, sikur ta bartni veten te të tjerët. Të triave u mjafton një sy, një dhëmb. Edhe mitologjia e pranon thelbin e trive ta përmbledh në dy dhe dukjen e së tretës të ma lini mua për pak kohë. “Atëherë s’ka për ju rëndësi, sikur ta bartni veten te të tjerët.” Sikur t’ju përgjithësoj, do të mendonte Rudiani. Sikur të bëj një roman apo një dramë për ju, që të mos humbni. Mefistofeli thotë ta mbartni veten tek të tjerët, por ndërkohë ato e mbartin njëra-tjetrën përderisa kanë një sy dhe një dhëmb. Kadareja paraqet vetëm mbartjen e tyre tek njëra-tjetra apo tek Rudiani pastaj mbartjen e tyre tek të tjerët e bën vetë romani “E penguara”. Ky besoj është edhe një nga mesazhet kryesorë të librit. Filozofi i shquar italian De Agostini i shek.V e.s. tek “Rrëfimet”, kur i ka vdekur shoku, mendon një herë vetëvrasjen pastaj heq dorë duke thënë “Do të jetoj, që ai të jetojë përmes meje” (Dukjen e së tretës të ma lini mua. Mefistofeli nga Fausti i Gëtes). Pra ideja e mbartjes, “Një shpirt në dy trupa”. Nëse thelbi i dyve mund të përmblidhet në një, po ashtu edhe thelbi i treve mund të përmblidhet në dy. Por nëse është e mundur që shpirti i të vdekurit të shfaqet tek i gjalli, të dalë nga mermeri dhe të hyjë shpejt në jetë, aq më e lehtë duhet të ketë qenë që të mbartësh apo tejçosh shpirtin e një të gjalli, siç ndodh me Migenën. Në të vërtetë Rudiani kërkon të jetë Linda e gjallë, pas vetëvrasjes së saj. [Tejmbartja:“Padyshim që shoqja e saj do të ishte tepër, tepër e lumtur, por tani për tani ....nuk mundte” Migena thotë: “Për shkak të saj isha e detyruar të isha e vëmendshme.”fq.107.] [“Natyrisht që s’ishte dashuri e saj. Ishte e tjetrës, e shoqes së internuar, që ajo e gjeti, si të thuash, të gatshme. Kulpra që ngjitej në murin e huaj. fq.143 “Donte t’i thoshte se ishte gati të shkonte, së paku një pesëvjetësh, në vend të saj, por e ndiente se s’ishte në gjendje të fliste.” fq.160 “Vajza që e dërgonte trupin e saj larg, për të kryer ritualin e dashurisë, pa të cilin s’gjente qetësi? Zakonisht ndodhte e kundërta, ishte shpirti që turrej të kapërcente pengesat, ndërsa trupi mbetej i lidhur aty ku ishte zënë peng. Kurse këtë herë po ndodhte diçka e paparë: trupi rrekej të merrte vetitë e shpirtit ... Në mos ai vetë, një sendërgjim, një zëvendës i tij ... Trupi i mikeshës së saj të ngushtë.”fq.165. “Ishin të dyja jashtë ligjeve të kësaj

Page 10: "Forkiadat" e Gëtes dhe "E penguara" e Kadaresë - nga Artur Shkurti

F a q e | 10

Artur Shkurti | Forkiadat e Gëtes dhe E penguara e Kadaresë

10

bote. Për rrjedhojë ajo që kishte ndodhur s’mund të ishte veçse e paparë kurrë në këtë planet. E thënë nga fati që të kryhej prej dy vajzave, dy bijave të socializmit, siç thuhej, në një provincë të humbur shqiptare, në fund të shekullit të njëzetë...”fq.165. Misioni i Rudianit ishte të ishte zëri i tyre, shpirti i tyre. “Edhe mitologjia e pranon thelbin e triave ta përmbledh në dy dhe dukjen e së tretës të ma lini mua për pak kohë.” E treta që është zëvendësuar për pak kohë nga Rudian Stefa sa ishte gjallë Linda mendoj se ishte Albana (Albania), ndoshta për faktin se ajo ishte më e parëndësishme në këtë histori. Që Albana është një nga Forkiadat e vërteton fakti që ajo është anesteziste, pra ajo që për specialitet ka vënien në gjumë, dhe ai që vë në gjumë Cerberin në mitologji është Orfeu për të nxjerrë Euridikën, dhe autori e identifikon veten me Orfeun në fund të librit, prej kësaj del se të dashurës së tij i ka dhënë atë profesion që do të deshte ta kishte pasur vetë, vënien në gjumë. (“Sigurisht që do të kishte nevojë për të, për anestezisten e ëmbël, atë që e bënte të harrohej.” fq.124 “të më vije në gjumë për një kohë të gjatë, tepër të gjatë” fq.125) Edhe pse nuk trajtohet roli i Albanës si i tillë, profesioni i saj quhet pozitiv me sytë e mitologjisë, ndaj do të merret pa vërtetim si në krah të motrave të veta forkiada Linda dhe Migena. Megjithatë mund të themi se Mefistofeli nuk shfaq shpirtin e së tretës, pasi ky quhet i përmbledhur në ato dy që do të mbeten. Ndërsa Rudiani ndoshta nuk shfaq shpirtin e Albanës, por dashuron profesionin e saj vënien në gjumë. Pas vdekjes së Lindës, e zëvendësuara mund të ishte vetë Linda. Linda u kthye në Euridikë, në hije, në zë të brendshëm, i cili nuk duhej të vihej në provë për t’u parë në ishte apo jo, pasi kështu do ta humbte. Ndaj shkrimtari Rudian Stefa e kaloi provën për të patur gjithmonë pas vetes ashtu si Orfeu Euridikën e tij Lindën. (“Si shëmtirë po më shajnë, por të bukurën unë e njoh” Kjo thënie e forkiadave do t’i shkonte shumë për shtat Lindës “së shëmtuar” prej persekutimit, por që jo vetëm di të dallojë por edhe të dashurojë Rudian Stefën) “Për pak kohë” thotë Mefistofeli. Kjo do të thotë se e zëvendësuara mund rimerrte pozicionin e saj. Mefistofeli e lë të hapur çështjen nëse ai dëshiron të zëvendësojë gjithnjë njërën, apo mund të ndryshojë zëvendësimin, apo dukjen e njërës. (“Por stazhi në vend të shkurtohej, u zgjat dhe tri javë.” fq.124 “S’ka gjë, s’ka gjë” u përgjigj ai.) Ndërkohë Rudiani bën stazhin e Forkiadës. [“Linda B. Ishte i sigurt se marrëveshjen me të e kishte bërë ndërkaq. Marrëveshjen e çuditshme për t’ia treguar asaj, ashtu siç i tregohej një turisteje, Tiranën e ëndërruar”.]

Page 11: "Forkiadat" e Gëtes dhe "E penguara" e Kadaresë - nga Artur Shkurti

F a q e | 11

Artur Shkurti | Forkiadat e Gëtes dhe E penguara e Kadaresë

11

Një forkiadëNjë forkiadëNjë forkiadëNjë forkiadë Ç’thoni motra? A e bëjmë? Forkiadat e tjeraForkiadat e tjeraForkiadat e tjeraForkiadat e tjera Le ta provojmë! Por sy e dhëmbë ne s’japim. “Le ta provojmë” [“Por ngrirja ishte rishfaqur edhe pas puthjeve, madje edhe pas puthjeve të saj, ato që gjithmonë ishin më të ëmblat” – Kjo ishte çfarë dilte nga prova. “Por sy e dhëmbë ne s’japim” – “As fundin e barkut s’ia kujtonte dot, madje s’ishte i sigurt nëse ia kishte parë apo jo. E kishte marrë si druajtje vajze të provincës, kurse më pas kishte dyshuar për tjetër gjë.” Nga ana tjetër Forkiadë nuk mund të bëhej kushdo, marrëveshja nuk mund të bëhej me këdo por vetëm me një që thoshte “jam një prej fisit tuaj”. Fantazma vrasësit: “Asnjë vajzë s’të hodhi kurrë një vështrim të ëmbël. Ndaj ishit të gjithë, ti dhe klani yt, kundër dashurisë.” fq.88.] MefistofeliMefistofeliMefistofeliMefistofeli Ashtu më hiqni pjesën më të mirë, fytyra do të mbetej e paplotë. Një forkiadëNjë forkiadëNjë forkiadëNjë forkiadë Mbyll njërin sy, kjo bëhet fare lehtë, pastaj lër të duket një dhëmballë, dhe në profil sakaq do t’ia mbërrish krejt të na shëmbëllesh. “Ashtu më hiqni pjesën më të mirë” Do të thotë se ai nuk donte plotësinë e syve dhe të dhëmbëve të fytyrës së vet, por pamjen e tyre, pikërisht sepse syri dhe dhëmbi i forkiadave simbolizon mënyrën e tyre të jetesës. Kadareja vë në pah dhe ngre lart mënyrën e veçantë të jetesës së forkiadave të veta Lindës dhe Migenës. Këtë mënyrë jetese ato nuk mund t’ia japin Rudianit, edhe pse ky dëshiron të identifikohet me to. Për këtë arsye ai duhet të shtiret që të duket si to.

Page 12: "Forkiadat" e Gëtes dhe "E penguara" e Kadaresë - nga Artur Shkurti

F a q e | 12

Artur Shkurti | Forkiadat e Gëtes dhe E penguara e Kadaresë

12

MefistofeliMefistofeliMefistofeliMefistofeli E kam për nder! U bëftë! ForkiadatForkiadatForkiadatForkiadat U bëftë! Mefistofeli (Si forkiadë në profil)Mefistofeli (Si forkiadë në profil)Mefistofeli (Si forkiadë në profil)Mefistofeli (Si forkiadë në profil) Pra jam! i biri shumë i dashur i Kaosit! Procesi i transformimit të Rudianit si një prej Forkiadave ishte i ngadalshëm dhe i pakuptueshëm për vetë atë. I ndërgjegjshëm ai bëhet më vonë ai është pjesë e një treshe (të mrekullueshme do t’i pëlqente ta quante) 2+1. Lejimi i zëvendësimit ishte përmes procesit të mungesës së “smirës së zezë”, prej harmonisë që gëzonte treshja. (“Xhelozi? Midis tyre kishte ndodhur gjithçka që ndodhte në një histori dashurie. Vetëm me një ndryshim: ngjarja ishte gjithmonë pas një velloje mbuluese, shkaktuar prej një përmase të panjohur, ardhur si nga mbretëria e fatalitetit” fq.143) ForkiadatForkiadatForkiadatForkiadat Ne jemi, pa dyshim, bija të Kaosit. MefistofeliMefistofeliMefistofeliMefistofeli O turp! Tani do të më shajnë se unë jam hermafrodit. Rudiani thotë “Ju jini ç’të doni, unë do të jem ashtu siç dua: sfinks”, dhe në mitologjinë greke sfinksi kishte kokë dhe gjoks gruaje, trup luani dhe krahë zogu. Mefistofeli nuk thotë jam hermafrodit, por thotë do të më shajnë për hermafrodit. Dhe sfinksi ta kujton më shumë se çdo gjë hermafrodizmin. Nga ana tjetër dëshira për dyzim, për të qenë dy dhe jo një, duket në paragrafin e faqes 80, citoj: “Do t’i bënte një ndryshim asaj që mijëra vjet dramaturgët nuk kishin guxuar ta riparonin:fantazmës. Jo ndryshim të jashtëm, shfaqje gjysmë e mjegullt, gjysmë e njëmendtë, paraqitje me smoking apo antigaz, por riparim në thelb. Fantazma e tij do të ishte e dymundshme, nëse mund të përdorej një fjalë e tillë. Një qënie a një makinë jo vetëm me dy ndërgjegje ose programime, por me dy mundësi për dhënie e marrjeje me të tjerët” dhe “E dynatyrshme, Fantazma vepronte në dy zona” fq.80. Në faqen 90, Rudiani mendon: “Nuk qe e mundur, shpjegonte me zë

Page 13: "Forkiadat" e Gëtes dhe "E penguara" e Kadaresë - nga Artur Shkurti

F a q e | 13

Artur Shkurti | Forkiadat e Gëtes dhe E penguara e Kadaresë

13

të ulët para dikujt, që as vetë s’e dinte ç’ishte: grua, prift, a ndërgjegjia e një turme”. Frika e Rudianit për çfarë do të thonë të tjerët për të duket në vetëcilësimin “horr i pandreqshëm”, “i poshtër”, “trap”, “mbrapshtor” “Ti ke diçka prej horri” dhe kjo për lexuesin sjell qartë idenë se ai është gati për të gjitha, ka dhe s’ka turp. Turp kishin edhe Linda dhe Migena. Por kjo s’i pengonte të ishin përsëri vetvetja. ForkiadatForkiadatForkiadatForkiadat Në treshin e ri të motrave, sa bukur! Ne kemi tash dy sy dhe dy dhëmbë. Përzierja homogjene pa dalluar seksin e dhëmbëve apo të syve, e bën masën edhe më të njëtrajtshme, pra edhe konceptimin e të treve Lindë – Migenë – Rudian si një treshe të vërtetë. (“Nuk besoj se do të provoj për herë të dytë në jetë atë që quhet “paqe hyjnore” fq.153 “Vite më parë, në ëndërr, kishte përjetuar një herë një paqe të tillë, në një si kopsht, me ca si kaproj, por fare shkurt. Veç të vazhdonte edhe pak, u lut ajo, edhe pak, o Zot.” fq.154 “Dhe sikur lutja t’i ishte dëgjuar, paqja po vazhdonte.” fq.154) MefistofeliMefistofeliMefistofeliMefistofeli Duhet të fshihem, po, nga të gjithë sytë dhe t’u fut datën djajve në skëterrë. Ky është Mefistofeli, por nuk ka dyshim që ky është edhe Kadareja (më falni, Rudian Stefa). Është evident guximi i Kadaresë për t’iu dhënë qytetari ideve të reja, që janë ari i rrallë, shkëlqimi i xixave të të cilit në mineralin e bakrit mund të mos vihet re dhe për këtë arsye të humbë nga sytë e turmës që vazhdon të rrojë me të njëjtin mentalitet, ar që mund të mos ta mbajë shteti amë, por mund ta ketë një shtet tjetër etj.etj. Frika se Rudian Stefa ishte i aftë për të bërë një gjë të tillë, dukej në raportet e tij me shtetin. Raporti ndërmjet të dyve në libër tregohet si një raport frike e dyanshme. Ndaj Rudiani fshihej për t’i futur datën djajve në skëterrë. Fshehja ishte transformimi në një Forkiadë, prej të cilës del shpallja “Sa e bukur duket pranë Bukurisë shëmtira! Sa e marrë pranë mençurisë duket marrëzia!” (Fausti, Gëte) Fshehja e Rudian Stefës fillon tek vargjet “U habit dhe vetëm me qetësinë që i dha vendimi i atypëratyshëm për të mos qenë më i sinqertë. Askush nuk e meritonte, mendoi. Ata të dy, te tryeza para tij, natyrisht. Por jo vetëm ata. Të gjithë. Duke nisur nga e dashura e tij. Nga gjithë të tjerët, duke mbaruar tek ajo e internuara misterioze. Do të bëhej edhe ai si ata. Me sa dukej, ky ishte shpëtimi. Mbylli portat e dobësisë për çdokënd. Le të trokasin në to, le të luten, të nëmin, të klithin: i pashpirt. Ju jini ç’të doni, unë do të jem ashtu siç dua: sfinks.) Mirëpo ky citim i Rudian Stefës i komplikon më shumë gjërat me të kuptuarin e librit “E

Page 14: "Forkiadat" e Gëtes dhe "E penguara" e Kadaresë - nga Artur Shkurti

F a q e | 14

Artur Shkurti | Forkiadat e Gëtes dhe E penguara e Kadaresë

14

penguara” sepse nuk është vetëm Rudian Stefa ai që fshihet, por është edhe vetë Kadareja. Pra fshehja është e dyfishtë fshihet personazhi dhe fshihet edhe autori që mëshirohet në të. “Çdo gjë mund të merrnin vesh, veç atë enigmë kurrë. Atë e dinin veç ata, Rudiani dhe Migena, dhe e treta, ajo vetë, që e kishte marrë me vete.”fq.185 Fshehjes i jepen përmasa edhe më të mëdha në faktin që hetuesia (shteti) fsheh çfarë ajo mendon se ka zbuluar. (“Ku ishte parë që shkaktari i së keqes të mos e dinte fajin?” fq.70, “Kishte një enigmë atje, hetuesi e kishte pranuar vetë në fillim, por tani bënte sikur si kujtohej” fq.71 “Çfarë thatë?”, “Thashë se ka një enigmë aty. Asgjë në botë s’më bind për të kundërtën.”, “Nuk e besoj”. fq.72 “Asgjë e mirë s’del nga zhbirimet e tepërta.” fq.73 “Kujdes, në strehimth mund të ketë ndonjë kobër” fq.73 “VRASËSI: Më mirë të mos e dish.” fq.82) Fshehja merr pamjen e saj të vërtetë, jo tek hetuesi por tek një personazh i dramës, tek Vrasësi, që i thotë Fantazmës së partizanit të vrarë pas shpine: “Kot e ke. E di që vuan, s’të tret dheu, siç thonë, ndaj del prej tij herë me një ngjyrë, herë me një tjetër, por kot e ke. Asgjë s’do të arrish. Veç pas çdo here do të vuash më shumë. Fantazma: S’dihet. Një herë do të më dëgjojnë. Vrasësi: Ha, ha, ... Që të mbledhësh mendjen për gjithmonë, ja ku po të them: edhe në u dënofsha ndonjë ditë, dhe në u vërtetoftë se të vrava pas shpine, e vetmja gjë që s’do të merret vesh kurrë, është pikërisht ajo që kërkon ti: shkaku. Fantazma: Një ditë do të dalë. Vrasësi: Kurrë. Njerëzimi, si macja, e mbulon vetë të vërtetën. Librat, doktrinat, dokrrat pa fund, majtizmi si sëmundje foshnjore, djathtizmi i pleqërisë, he, he, pikërisht ato e mbulojnë të vërtetën.” Frika por edhe rreziku i shtetit për Rudianin shfaqet tinës prej hetuesit, i cili nuk i thotë, por i nënkupton fjalët e Pantalidës tek Fausti i Gëtes “Prej t’et Eribit vjen, prej sat’ëme Natës” (Eribi dhe Nata janë pjella të Kaosit, forcave nëntokësore) ose “Sa e sa përbindësha po ngjiten në pemën e farefisit tënd” ose “Tepër të rinj për ty do të jenë ata atje”. Biseda ndërmjet hetuesit dhe Rudian Stefës mund të përmblidhet (të çkodohet) me këto replika të Forkiadës me Koretidën tek Fausti i Gëtes: “Me se e ushqen ti skeletin tënd?” (Koretida V) [“Është fjala për një çështje delikate” – hetuesi në Komitetin e Partisë. “Besoj nuk ma merrni për të keq po t’ju pyes e ç’natyre ishte lidhja.”] “O jo me gjak, që ti e lakmon aq ethshëm” (Forkiada) [Këtë shpreshje fare mirë mund t’i përshtatej, atribuohej, një hetuesi të diktaturës. “Përse duhet të përgjigjem këtu në Komitet të Partisë” Rudian Stefa] “Kufomat lakmon ti, kufomë e poshtra vetë” (Koretida VI) [Në një kuptim, Linda është kufomë, për hetuesin i cili sheh një interes gjithnjë në shtim të Rudian Stefës, pasi ka marrë vesh se Linda kishte vrarë veten edhe pse fillimisht nuk kishte njohuri të thella për të. Por kufoma është klasa e përmbysur, ndaj në këtë kuptim lakmimi i kufomës do të ishte adhurimi i klasave të shtypura. Fq.200 Prijësi thotë: “Ka dalë një i fundit tani,

Page 15: "Forkiadat" e Gëtes dhe "E penguara" e Kadaresë - nga Artur Shkurti

F a q e | 15

Artur Shkurti | Forkiadat e Gëtes dhe E penguara e Kadaresë

15

që s’po ia them emrin, ngaqë e çmoj. E dini ç’kërkon? Njëqind vjet ta vrisni mendjen s’e gjeni dot ... Nuse të vdekur.” “Ç’t’i bëj unë këtij, më thoni ju. T’ia sjell nusen andej, këtë s’e bëj dot. Atëherë s’më mbetet veç ta çoj atë vetë te nusja”.fq.201) “Dhëmbë kukudhi kë në gojën e pështirë” (Forkiada) [“kukudh” është shpirt i përfytyruar djalli që përdoret për të frikësuar fëmijët. Këtu jemi nga njëra anë jemi brenda përçmimit të Kadaresë për metodat e sigurimit, të cilat nuk mund të arrinin të ndikonin dot në disa sfera të larta] “Tënden ta mbyll në thënsha se kush je” (Koretida VII) [Sigurisht sigurimi, hetuesia, kishte plot mundësi, aq më tepër për Rudian Stefën (Mefistofelin e fshehur në një Forkiadë) por nuk donte “...kjo lidhet me nderimin që ka Partia për ju”. “Ata e dinin ç’mendonte ai për Stalinin, për teatrin, për fenë e ndaluar, ashtu siç dinin mahitë e hidhura për një pjesë të Byrosë Politike. Por ai s’kishte pse të habitej me këtë dhe as të kujtonte se Partia kishte bërë një zbutje. Çdo gjë ishte si më parë, ndonëse nuk thuhej, gjithmonë kishte pasur dy kute në vlerësimin e të keqes. Për më të voglën vërejtje për personazhin e Stalinit a për ndalimin e fesë, a për Byronë Politike, një oficer i ushtrisë, ose një komunist i devotshëm shkonte në burg, për të mos thënë në pushkatim. Kurse për të, dhe natyrisht për të tjerët si ai, mendime të tilla gjykoheshin të parëndësishme”, “Qeni na shpëtoi edhe këtë radhë”, “Për ju, më falni, është përdorur kjo frazë”. “Ishte sinqeritet apo kërcënim”. “Kam përshtypjen se ju e dini këtë”]. “Fol ti kush je e para dhe zgjidhet vetë enigma” (Forkiada) [Në një duel të tillë, maskat i përshtaten kundërshtarit dhe heqja e maskës së njërit nxjerr në pah edhe identitetin e tjetrit. Kjo duhej të ishte e vlefshme edhe në raportet shtet – disidencë, hetues – shkrimtar.] Nga goja e Forkiadës (Mefistofelit) del shprehja për Helenën e Trojës “Dhe thonë ke patur pamje të dyfishtë. Të kanë parë njëherësh në Ilion dhe Egjipt” [Hetuesi: “Kjo vajzë, sipas të dhënave që kemi, nuk ka qenë kurrë në Tiranë” Rudiani: “Më falni, por unë këtë punë e di më mirë se kushdo” Hetuesi “Edhe ne e dimë pak punën tonë”] ForkiadaForkiadaForkiadaForkiada E vjetër është fjala, i lartë është kuptimi që turpi e Bukuria tok s’e ndjekin kurrë udhën mbi shtegun gjelbërosh të dheut. Rrënjosur thellë rron urrejtja e moçme në të dyja, saqë kudo dhe kurdo të piqen bashkë, secila i kthen shpinën kundërshtares. Pastaj vazhdon secila udhën dhe më shpejt.

Page 16: "Forkiadat" e Gëtes dhe "E penguara" e Kadaresë - nga Artur Shkurti

F a q e | 16

Artur Shkurti | Forkiadat e Gëtes dhe E penguara e Kadaresë

16

Vetëvrasja e Lindës nuk ka lidhje me politikën (Arsyet ishin intime, thotë hetuesi). Pyetjes nëse ishte çështje intime, hetuesi i përgjigjet me dorë “aty-aty” dhe me fjalë “Pak a shumë...” “mendimi se enigma për të cilën ai dyshonte e kapërcente hetuesin, madje vetë shtetin, i shkrepëtiu prapë si një zbulim” fq.75) Kjo do të thotë se çështja është çështje me përmasë mbarënjerëzore. Cila është? Ndoshta nuk është vetëm një. “Fantazma vrasësit: Ky është shkaku. Ai që s’e zbulojnë dot as Marksi, as Bakunini e Plutarku, as Adam Smithi dhe Berdajevi. Thelbi i zi, ashti siç e ka emrin në shqip: smira e zezë.”fq.88. “Së paku, vetëvrasja, me ç’dukej nuk kishte lidhje me librin”.fq.99. “Kishte dy vjet që Lindës mendja i rrinte tek ai”. “Nuk ishte histori adhuruesesh, e më the të thashë, ajo të donte në kuptimin tjetër të fjalës, më kupton?” fq.102 “Mburrja e meshkujve për joshje femrash, që prej kohësh i shkaktonte krupë, bëhej sidomos e padurueshme në këtë histori.” fq.103. “Kujdes, në më marrsh mua, merr yll, por nuk merr grua.” fq.186 ForkiadaForkiadaForkiadaForkiada Tani do shihni ju vdekjen e saj dhe në të sajën, tuajën. Për ju s’ka ndihmë. Unë kështu e lidha veprën e Kadaresë “E penguara” me një pjesë të “Faustit” të Gëtes. Sigurisht që nuk pres përgjigje miratuese, pasi për mua s’ka rëndësi se çfarë ka menduar ai në të vërtetë. Unë nuk jam zbulues, edhe pse kjo është një detyrë e lexuesit. Ndoshta fare Kadareja nuk ka dashur që të ketë përkim me Forkiadat apo Mefistofelin e Faustit, por personazhet kur janë të vërtetë, mund t’i japin të drejtë lexuesit që të vihet në garë me shkrimtarin për të zbuluar më shumë se krijuesi i tyre. Është pak a shumë si zbulimi i Amerikës prej Kolombit. Ai tha se kishte zbuluar Indinë. Ishin të tjerë ata që i thanë se çfarë kishte zbuluar. Por gjithësesi zbulimi i Amerikës takoi Kolombit. Ia bëra pak qejfin vetes, ndaj e përgëzoj Kadarenë, që më dha kënaqësinë që personazheve të Faustit të Gëtes t’u gjej, sipas mendjes sime, pasardhësit e kohëve tona. Tashmë të dy dyja veprat do të ngelen të pashlyera në mendjen time sepse, prej një supozimi “marrjesh idesh” nga njëra tek tjetra unë i njoha më mirë këto vepra duke u detyruar të lexoj disa herë librin “E penguara” të Kadaresë dhe po ashtu edhe “Faustin” e Gëtes. Analiza e librit “E penguara” ka edhe mjaft gjëra të tjera për t’u diskutuar. “I vdekuri e ka lënë litarin jashtë” “Nuk e pandehja të kishte kaq shumë gjak, Dunkani plak” Shekspir.