fsk në shërbim të qytetarëve - rks-gov.net...e deri te projektet e xhenios; me ndërtim urash,...

24
DITA E FORCËS – DITË E HAPUR Ministarstvo za Kosovske Bezbednosne Snage / Ministry for the Kosovo Security Force Prishtinë, 27 nëntor 2015 FSK në shërbim të qytetarëve

Upload: others

Post on 18-Jan-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: FSK në shërbim të qytetarëve - rks-gov.net...e deri te projektet e xhenios; me ndërtim urash, hapje rrugësh, punë dhe shërbime tjera në të mirë të qytetarëve pa dallime

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Ministarstvo za Kosovske Bezbednosne Snage / Ministry for the Kosovo Security Force

Prishtinë, 27 nëntor 2015

FSK në shërbim të qytetarëve

Page 2: FSK në shërbim të qytetarëve - rks-gov.net...e deri te projektet e xhenios; me ndërtim urash, hapje rrugësh, punë dhe shërbime tjera në të mirë të qytetarëve pa dallime

Editorial

Dita e Forcës - Ditë e hapur për qytetarët

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), sot më 27 nëntor 2015, feston ”Ditën e Forcës”. Këtë ditë

FSK-ja e shënon me aktivitete të shumta nëpër të gjitha kazermat e saj, me moton ”Dita e FSK-

së - Ditë e Hapur”.

Sot, FSK-ja vërtet ka ditë të hapur. Ajo i ka hapur dyert për të gjithë qytetarët e Kosovës, për të

vizituar ambientet e punës së saj, për të parë pajisjet, demonstrime dhe aktivitete të ndryshme

të përgatitura për vizitorët.

Me qëllim të prezantimit sa më të gjerë të aktiviteteve të Ministrisë për Forcën e Sigurisë

(MFSK) dhe të aktiviteteve të FSK-së, kemi botuar revistën e titulluar “FSK në shërbim të

qytetarëve” për t'ua shpërndarë të gjithë vizitorëve të interesuar. Revista është botuar në

gjuhën shqipe dhe përkthyer në gjuhën angleze dhe gjuhën serbe.

Revistën, veç të tjerash, e begatojnë edhe fjala e Ministrit Haki Demolli dhe ajo e Komandantit

të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ku ata japin vlerësimet e tyre lidhur me

objektivat, realizimet dhe sdat e vitit që po lëmë pas, duke përgëzuar njëherësh të gjithë

pjesëtarët e FSK-së për arritjet e deritashme.

Në revistë, në mënyrë të veçantë, janë prezantuara aktivitete të shumta dhe kontributi i madh

i FSK-së në të mirë të qytetarëve të

Kosovës. Këto aktivitete janë realizuar në

fushën e bashkëpunimit civilo-ushtarak,

aty ku janë gjetur pika të përbashkëta të

bashkëpunimit mes ushtrisë dhe

popullatës. Në këtë drejtim, një kontribut

t ë r ë n d ë s i s h ë m n ë r e a l i z i m i n e

bashkëpunimit midis FSK-së dhe

qytetarëve ka dhënë Departamenti i

Bashkëpunimit Civilo Ushtarak (BCU) i

MFSK-së, BCU-ja e Komandës së Forcave

Tokësore (KFT) të FSK-së dhe mbi të

gjitha ata që kanë ekzekutuar punimet në

terren, ushtarët dhe ocerët e Batalionit

të Xhenios, të cilët me punën e tyre të pa

lodhur kanë lehtësuar jetën e qytetarëve,

pa dallime etnike, në të gjitha anët e

Kosovës.

Me këtë rast, si botues, ju urojmë “Ditën e

Forcës” të gjithë ushtarëve, nënocerëve

dhe ocerëve, si dhe stat civil të MFSK-

së. Urime dhe suksese.

Ministarstvo za Kosovske Bezbednosne Snage / Ministry for the Kosovo Security Force

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Prishtinë, 27 nëntor 2015

FSK në shërbim të qytetarëve

Page 3: FSK në shërbim të qytetarëve - rks-gov.net...e deri te projektet e xhenios; me ndërtim urash, hapje rrugësh, punë dhe shërbime tjera në të mirë të qytetarëve pa dallime

FSK-ja e gatshme për mision të ri

Është kënaqësi e veçantë për mua si ministër i FSK-së, të

shpreh urimet, vlerësimet dhe mirënjohjet e mia me

rastin e festës së ”Ditës së Forcës”, datë kjo e shënuar

për FSK-në, Ministrinë dhe të gjithë qytetarët që e duan

dhe vlerësojnë ushtrinë e vendit tonë.

Kjo ditë është duke u shënuar me respekt dhe vlerësim

të madh ndaj qytetarëve, duke qenë bashkë jo vetëm në

punë, por edhe në festa. Sot FSK-ja ka organizuar

manifestimin “Ditë e Hapur”' për vizitorët. Rezultat i

këtij bashkëpunimi është edhe shkalla e besueshmërisë

së FSK-së në popull, gjë që shihet edhe nga rezultatet e

sondazheve të opinionit publik, që FSK-në me vite e

radhitin ndër institucionet me besueshmëri të lartë.

Nuk ka dyshim se kontributi i FSK-së për qytetarët ka

qenë i madh dhe i pakursyer, i shprehur me aksione të

shumta, që nga deminimi i fushave të minuara, kërkim-

shpëtimi, ndihma mjekësore, dhënia vullnetare e gjakut

e deri te projektet e xhenios; me ndërtim urash, hapje

rrugësh, punë dhe shërbime tjera në të mirë të

qytetarëve pa dallime etnike, fetare dhe regjionale.

Po ashtu ky vit shënon edhe realizimin e një objektivi të rëndësishëm të MFSK-së dhe FSK-së, plotësimin e

kapaciteteve të planifikuara me personel (ushtarë). Gjatë vitit janë rekrutuar edhe 330 ushtarë të rinj, me çka

është plotësuar edhe numri i pjesëtarëve të FSK-së, aq sa e parashikon edhe përcaktimi ligjor dhe misioni

aktual i FSK-së.

Me këtë rast dua të theksoj edhe bashkëpunimin e mirë që kemi pasur me Ekipet Këshilluese të NATO-s në

MFSK dhe FSK, bashkëpunimin e mirë me Gardën Kombëtare të Ajovës dhe me partnerë tjerë strategjikë.

Po këtë vit kemi pasur bashkëpunim të mirë me vendet fqinje, kemi dhënë kontributin tonë në nismat

regjionale të sigurisë, në të mirë të paqes dhe sigurisë jo vetëm në regjion por edhe më gjerë.

Me qellim të realizimit të procesit të transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK)

dhe realizimin e objektivave strategjikë, MFSK-ja ka dorëzuar projekt- amendamentet kushtetuese për

ndryshim të Kushtetutës, që t'i hapë rrugë transformimit të FSK-së në FAK. Po ashtu është dërguar edhe

Projektligji për Transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës. Këto

projektligje sipas procedurës i janë dorëzuar Qeverisë, e cila tashmë ia ka dorëzuar Kryesisë së Kuvendit të

Republikës së Kosovës.

Forca e Sigurisë së Kosovës me aktivitet e saja të shumta dhe të gjithanshme, me angazhim dhe punë të

përkushtuar, të bazuar në standarde profesionale ushtarake, ka realizuar të gjitha detyrat e planifikuara,

prandaj me të drejtë konstatojmë se FSK-ja ka dëshmuar fuqishëm se është në lartësinë e detyrës për të

marrë mision të ri, misionin për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Të gjithë ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve të FSK-së, urime “Dita e Forcës”!

Haki Demolli Ministër për Forcën e Sigurisë së Kosovës

3

Page 4: FSK në shërbim të qytetarëve - rks-gov.net...e deri te projektet e xhenios; me ndërtim urash, hapje rrugësh, punë dhe shërbime tjera në të mirë të qytetarëve pa dallime

FSK-ja me objektiva të realizuara

Këtë ditë feste, FSK-ja po e shënon me aktivitete të shumta që janë organizuar nëpër të gjitha kazermat e saja, me moton ”Dita e FSK-së- Ditë e Hapur”. Andaj sot, FSK-ja i ka hapur dyert për të gjithë qytetarët e Kosovës, për të vizituar mjediset e punës së saj, për të parë pajisjet, demonstrime dhe aktivitete të ndryshme të përgatitura për vizitorët. Gjatë këtij viti, FSK-ja ka realizuar me sukses aktivitet të shumta, si në fushën e trajnimeve, arsimimit ushtrimeve fushore vendore, si dhe ushtrimeve fushore regjionale. Ishte i drejtë vlerësimi i lartë që iu bë ushtrimit fushor “Shqiponja -4” në malet e Jezercit. Në këtë ushtrim u demonstruan aftësitë dhe angazhimi i pakursyer i ushtarëve dhe oficerëve, ku më së mirë u pa niveli profesional i përgatitjeve të ushtarëve të FSK-së. Po ashtu këtë vit u bë rekrutimi i kadetëve të rinj të Qendrës së Studimeve Universitare (QSU). Duke u bazuar në kritere të larta të përzgjedhjes, 10 më të mirët veshën uniformën e FSK-së. Me rekrutimet e bëra këtë vit është plotësuar me personel aktiv e tërë struktura e FSK-së, me çka aktualisht FSK-ja ka 2500 pjesëtarë aktiv, aq sa është paraparë edhe me Ligjin për FSK-në. Në këtë “Ditë të Hapur” konsiderojmë se puna jonë, përkushtimi dhe gatishmëria si pjesëtarë të FSK-së janë garanci e vazhdueshme, që edhe më tej të parashtrojmë objektiva të rinj, të cilët do ta përafrojnë edhe më shumë FSK-në me qytetarët. Në këtë drejtim një kontribut të rëndësishëm në realizimin e vendosjes së marrëdhënieve të bashkëpunimit midis FSK-së dhe qytetarëve kanë dhënë Departamenti i Bashkëpunimit Civilo Ushtarak (BCU) i MFSK-së dhe BCU e Komandës së Forcave Tokësore (KFT) të FSK-së. Po ashtu kontribut të çmuar kanë dhënë të gjitha njësitë dhe sektorët e FSK-së, dhe mbi të gjitha ata që kanë ekzekutuar punimet në teren, që kanë kryer vepra në të gjitha anët e Kosovës, për tu lehtësuar jetën qytetarëve pa dallime etnike. Po ashtu, në këtë fushë, kontribut të jashtëzakonshëm kanë dhënë deminierët e FSK-së, duke pastruar terrenin nga minat dhe duke shpëtuar jetët e qytetarëve, sidomos të brezit të ri. Njësia e Kërkim- Shpëtimit në bashkëpunim me partnerë tjerë, ka dhënë kontribut të pamohueshëm në ujëra dhe në male. Në sukseset e arritura të FSK-së ka kontribuar edhe bashkëpunimi i mirë me Ekipin Ndërlidhës Këshillues të NATO-s që është i atashuar në FSK, si dhe bashkëpunimi i ngushtë me ushtritë e shumë shteteve mike që janë partnerë tanë strategjikë. Me këtë rast dua të theksoj bashkëpunimin e shkëlqyer me Gardën Kombëtare të Ajovës nga ShBA-të. Po ashtu krahas bashkëpunimit të ngushtë me ushtritë e shumë shteteve mike e që janë partnerë tanë strategjik, bashkëpunim të mirë dhe të pa kursyer kemi pasur me Gardën Kombëtare të Ajovës nga SHBA-të, njësi të veçanta të Forcave të Armatosura të SHBA-ve si dhe Komandën e Bashkuar për Evropë të Ushtrisë së SHBA-ve (EUCOM). Me aktivitet e saj të shumta dhe me angazhim e përkushtuar në realizimin e detyrave të planifikuara, me kapacitet e saj operacionale, FSK-ja ka dëshmuar fuqishëm se është në lartësinë e motos së saj ”FSK-ja e gatshme për detyra të reja”. Prandaj urojmë që vitin e ardhshëm festën e 'Ditës së Forcës', FSK-ja ta festojë si forcë e transformuar në Forca të Armatosura të Kosovës. Ky transformim është kusht dhe domosdoshmëri për konsolidimin dhe zhvillimin e mëtejmë të forcës mbrojtëse të Republikës së Kosovës.

FSK, Urime “Dita e Forcës”!

Gjenerallejtënant Rrahman Rama Komandant i FSK-së

4

Page 5: FSK në shërbim të qytetarëve - rks-gov.net...e deri te projektet e xhenios; me ndërtim urash, hapje rrugësh, punë dhe shërbime tjera në të mirë të qytetarëve pa dallime

Funksionimi i një institucioni ushtarak në kohët modern lidhet ngushtë me zhvillimin e

marrëdhënieve me qytetarët dhe shoqërinë civile. Afërsia dhe transparenca janë dy gjëra

elementare që e bëjnë një institucion ushtarak të jetë gjithmonë pranë nevojave të qytetarëve

dhe anasjelltas, kur qytetarët tregohen të gatshëm të bashkëpunojnë me institucionin e

sigurisë në të gjitha segmentet.

Forca e Sigurisë së

K o s o v ë s , n j ë

i n s t i t u c i o n i

rëndësishëm që po

avancon çdo vit ,

m ë t o n t ë n d j e k ë

rrugën dhe këshillat

e vendeve më të

përparuara të botës,

me qëllim të ngritjes

në një institucion

profesional që do t'u

shërbejë të gjithë

q y t e t a r ë v e t ë

Kosovës, pa dallim

etnie, gjinie dhe feje.

Kjo u dëshmua edhe

k ë t ë v i t m e

realizimin e shumë

projekteve humanitare në mbështetje të ndryshme qytetarëve, institucioneve dhe OJQ-ve

Bashkëpunimi Civilo – Ushtarak po avancohet gjithnjë e më shumë, duke ofruar kapacitetet

dhe vullnetin e kësaj force për ndërtimin e një bashkëpunimi dhe besimi të qëndrueshëm

ndërinstitucional dhe me popullatën. Besimi, paanshmëria dhe qasja profesionale e

pjesëtarëve të FSK-së, që veprojnë në aktivitetet e BCU-së, ka bërë që kjo punë të çmohet dhe

vlerësohet shumë lart nga të gjithë. BCU ka qenë, është dhe do të jetë dera kryesore e hapur e

FSK-së për popullatën, institucionet dhe shoqërinë civile, duke ofruar potencialet e veta në

shërbim të të gjithëve.

Marrëveshjet e bashkëpunimit me institucionet tjera të Kosovës

Mënyra e realizimit të kontributit të FSK-së në kuadër të bashkëpunimit civilo-ushtarak llon

me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me palën përtuese për aktivitetin e

caktuar. Marrëveshjet e bashkëpunimit janë pjesë e aktiviteteve të Departamentit për

Bashkëpunim Civilo – Ushtarak. Gjatë vitit 2015 janë nënshkruar disa marrëveshje

bashkëpunimi me institucione të ndryshme, të cilat kanë obliguar MFSK-në që të ofrojë

ndihmën e saj në realizimin e projekteve dhe në mbështetje të ndryshme.

5

Bashkëpunimi Civilo - Ushtarak gjatë vitit 2015

Page 6: FSK në shërbim të qytetarëve - rks-gov.net...e deri te projektet e xhenios; me ndërtim urash, hapje rrugësh, punë dhe shërbime tjera në të mirë të qytetarëve pa dallime

1. Marrëveshje Bashkëpunimi në mes Ministrisë së FSK-së dhe Korporatës Energjetike të

Kosovës, për shfrytëzimin e hapësirës së Liqenit të Batllavës për trajnime nga Regjimenti i

Mbrojtjes Civile(RMC), Kërkim Shpëtim, e nënshkruar më 17.03.2015.

2. Marrëveshje Bashkëpunimi në mes Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe

Komunës së Malishevës për shfrytëzimin e hapësirës së basenit të Banjës së Malishevës, më

datë 08.04.2015

3. Marrëveshje Bashkëpunimi në mes Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe

pishinës së notit “LILI” në Milloshevë, për shfrytëzimin e pishinës nga pjesëtarët e FSK-së,

më datë 14.07.2015.

4. Marrëveshje me Komunën e Suharekës, e nënshkruar më 20.08.2015, për shfrytëzimin e

hapësirës së tokave shoqërore dhe atyre private për realizimin e ushtrimit fushor të FSK-së

"Shqiponja 4", në tetor 2015.

5. Marrëveshje me pronarin e pishinës "Mondial Park", më 25.08.2015, për shfrytëzimin e

pishinës së notit nga 24.08. 2015 deri më 15.09.2015 për trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së

në lëmin e zhytjes.

Marrëveshje me Komunën e Ferizajt, më 28.08.2015, për shfrytëzimin e hapësirës së tokave

............ shoqërore dhe atyre private për realizimin e ushtrimit fushor të FSK-së "Shqiponja 4", e

nënshkruar në tetor 2015.

56

Page 7: FSK në shërbim të qytetarëve - rks-gov.net...e deri te projektet e xhenios; me ndërtim urash, hapje rrugësh, punë dhe shërbime tjera në të mirë të qytetarëve pa dallime

Përveç aktiviteteve të shumta në ndihmë dhe mbështetje të komunitetit, Departamenti Civilo

– Ushtarak, planikon, organizon dhe realizon trajnime për fushën e BCU-së. Gjatë këtij viti në

bashkëpunim me

A m b a s a d ë n

A m e r i k a n e n ë

P r i s h t i n ë ,

gjegjësisht me Zyrën

e E l e m e n t i t

Mbështetës Civilo –

U s h t a r a k , n ë

a m b i e n t e t e

K o m a n d ë s s ë

Forcave Tokësore të

F S K - s ë ë s h t ë

organizuar trajnimi

katërditorë me temë

“ P a r a n d a l i m i i

Vetëvrasjeve.

Pjesëmarrës të këtij

trajnimi, përveç personelit të BCU-së në MFSK dhe Komandës së Forcave Tokësore (KFT),

ishin edhe pjesëtarë të njësive të ndryshme të FSK-së dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të

cilët gjatë këtij trajnimi janë pajisur me njohuri të shumta në fushën e parandalimit të

vetëvrasjeve.

7

Trajnimi për parandalimin e dukurive të vetëvrasjeve

Page 8: FSK në shërbim të qytetarëve - rks-gov.net...e deri te projektet e xhenios; me ndërtim urash, hapje rrugësh, punë dhe shërbime tjera në të mirë të qytetarëve pa dallime

Nën organizim të Departamentit të BCU-së dhe Zyrës së Elementit Mbështetës Civilo-Ushtarak

pranë Ambasadës së ShBA-ve në Prishtinë, në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë

është mbajtur trajnimi “Operacionet Civilo-Ushtarake”, në të cilin morën pjesë 27 pjesëtarë nga të

gjitha njësitet e FSK-së.

Qëllimi i mbajtjes së këtij trajnimi ishte që, pjesëtarët e FSK-së të përvetësojnë konceptin bazik

lidhur me funksionimin e BCU-së dhe të operacioneve për mbështetje humanitare, në raste të

krizave si brenda dhe jashtë vendit.

Temat që u realizuan gjatë trajnimi ishin: Operacionet e Kërkim-shpëtimit, Ndërmjetësimi,

Vetëdijesimi kulturor dhe etnik dhe Komunikimi me liderët kyç.

Trajnimi për Operacionet Civilo - Ushtarake

8

Page 9: FSK në shërbim të qytetarëve - rks-gov.net...e deri te projektet e xhenios; me ndërtim urash, hapje rrugësh, punë dhe shërbime tjera në të mirë të qytetarëve pa dallime

Projekt i përbashkët i kadetëve Amerikanë me kadetët e FSK-së

Kadetët e SHBA-ve dhe të Kosovës pastrojnë ambientet e qytetit në Ferizaj

Departamenti për Bashkëpunim Civilo – Ushtarak në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në

Prishtinë kanë organizuar aktivitetin e përbashkët, në mes të kadetëve amerikanë dhe kadetëve të FSK-

së, për pastrimin e një pjese të qytetit tek hekurudha në Ferizaj. Ky aktivitet është organizuar në kuadër të

vizitës që kadetët amerikanë kanë pasur në Kosovë.

Në hapjen e këtij aktiviteti kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Ferizajt, Komandant i Forcës së

Sigurisë së Kosovës, si dhe atasheu ushtarak i ShBA-ve në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

9

Page 10: FSK në shërbim të qytetarëve - rks-gov.net...e deri te projektet e xhenios; me ndërtim urash, hapje rrugësh, punë dhe shërbime tjera në të mirë të qytetarëve pa dallime

Hapja dhe ndërtimi i rrugëve të reja

Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Departamentit Civilo – Ushtarak edhe gjatë këtij viti ka mbështetur

shumë institucione, OJQ, komuna dhe qytetarë të Republikës së Kosovës në realizimit të projekteve të

ndryshme.

Hapja, ndërtimi dhe meremetimi i rrugëve, me theks të veçantë në vendet rurale, vazhdon të jetë një

nevojë e madhe e qytetarëve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. Përqendrimi i kapaciteteve

tona njerëzore, materiale dhe teknike në ndihmë qytetarëve të Kosovës, vazhdon të jetë ndër prioritetet

kyçe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Departamenti për Bashkëpunim Civilo – Ushtarak vazhdon të jetë dera e parë e pranimit, vlerësimit dhe

realizimit të projekteve në ndihmë të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim.

Falë punës së palodhshme të Batalionit të Xhenios së FSK-së, kemi realizuar këto projekte:

Rregullimi i ambientit të Shkollës Fillore ,,Daut Rexhepi'' në Shtërpcë

Bazuar në planin vjetor të Departamentit të BCU-së për realizimin e projekteve humanitare për muajin

qershor 2015, është realizuar projekti për rregullimin e hapësirës së oborrit të shkollës dhe fushës së

sportit në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (ShFMU) ,,Daut Rexhepi“ në fshatin Viçë, Komuna e

Shtërpcës, i cili ka filluar më 30.06.2015 dhe ka përfunduar më 10.06.2015.

FSK-ja gjatë këtij aktiviteti është angazhuar me: personel 4+4 pjesëtarë, 6 automjete (1 xhip, 1 kamion

transportues, 2 kamion, 1 grejder dhe 1 ekskavator).

Batalioni i Xhenios(BXh) i Brigadës për Mbështetje Operacionale (BMO) të FSK-së me një punë të

shkëlqyer ka arritur që për dhjetë ditë të realizojë projektin humanitar për rregullimin e hapësirës së

oborrit të shkollës dhe fushës së sportit në fshatin Viçë.

Projektin të cilin FSK-ja e ka realizuar në të mirë të nxënësve dhe mësimdhënësve të Shkollën Fillore të

Mesme të Ulët ,,Daut Rexhepi'' ka qenë i nevojshëm sepse ka mundësuar që hapësirat të jenë të

shfrytëzueshme për aktivitete

shkollore. Hapësira në të cilat

FSK-ja ka punuar, pra oborri

ka 56 metra gjatësi dhe 15

metra gjerësi, si dhe fusha e

sportit me dimensione 59

metra gjatësi dhe 16 metra

g j e r ë s i , k u ë s h t ë b ë r ë

rrafshimi dhe nivelimi i saj.

Forca e Sigurisë së Kosovës

në vazhdimësi ka realizuar

p r o j e k t e n ë n d i h m ë

komuniteteve me kapacitetet

e saja ekzistuese, përfshirë

edhe këtë projekt i cili është

10

Page 11: FSK në shërbim të qytetarëve - rks-gov.net...e deri te projektet e xhenios; me ndërtim urash, hapje rrugësh, punë dhe shërbime tjera në të mirë të qytetarëve pa dallime

Rregullimi i fushës së futbollit në fshatin Izvor të Artanës

Nga data 21 deri më 23 korrik 2015, Batalioni i Xhenios(BXH) i Brigadës për Mbështetje Operacionale

(BMO) i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), ka realizuar me sukses projektin humanitar për

rregullimin e fushës së futbollit në fshatin Izvor të Komunës së Artanës, projekt ky në shërbim të

komunitetit lokal..

Batalioni i Xhenios, për tri ditë, ka arritur të realizojë

me sukses projektin humanitar për rregullimin dhe

nivelimin e fushës së sporteve (futbollit të madh), ku

përfitues ishin të rinjtë e këtij fshati me popullatë

shqiptare dhe serbe. Batalioni i Xhenios ka realizuar

rrafshimin dhe nivelimin e fushës së futbollit të madh,

si dhe hapjen e kanalit anësor.

Në realizimin e këtij projekti janë angazhuar pesë

pjesëtarë të FSK-së, me pesë automjete; kamion,

grejder, ekskavator, ku janë rrafshuar mbi 5000 metra

katrorë dhe janë hapur mbi 160 metra kanale anësore.

Batalioni i Xhenios i Brigadës së Mbështetjes Operacionale (BMO) të FSK-së, ka realizuar me sukses

heqjen e urës në fshatin Kramovik të Klinës, urë kjo e vendosur nga FSK-ja në korrik të vitit 2013 pas

vërshimeve që dëmtuan urën kryesore mbi këtë lumë.

Ura e FSK-së me një gjatësi prej 52 metrash dhe me peshë mbi 75 tonelata, që nga korriku i vitit 2013 ka

shërbyer për kalimin e automjeteve dhe udhëtarëve të cilat kanë kaluar për Gjakovë-Klinë dhe

anasjelltas. Gjatë muajit maj 2015, Batalioni i Xhenios i Brigadës së Mbështetjes Operacionale i FSK-

së, duke parë që ura kryesore e

betonit është e gatshme për

qarkullimin e makinave dhe

qytetarëve, ka vendosur ta bëjë

zhvendosjen e urës mobile dhe

njëherësh ura e çmontuar është

kthyer në kazermën e FSK-së

në Ferizaj për t'u përdorur në

rastet tjera eventuale.

Në këtë operacion janë

angazhuar gjithsej 27

pjesëtarë të Batalionit të

Xhenios të Komandës dhe

Doktrinës së Stërvitjes dhe të

Batalionit të Mjekësisë.

Çmontimi i urës mobile të FSK-së mbi lumin Drini i Bardhë

11

Page 12: FSK në shërbim të qytetarëve - rks-gov.net...e deri te projektet e xhenios; me ndërtim urash, hapje rrugësh, punë dhe shërbime tjera në të mirë të qytetarëve pa dallime

Dhurimi vullnetar i gjakut

Bazuar në planin e veprimit të Departamentit për Bashkëpunim Civilo – Ushtarak dhe në koordinimin

me Departamentin Mjekësor në MFSK dhe Entit Kombëtar të Transfuzionit të Gjakut, gjatë këtij viti

është organizuar dhurimi vullnetar i gjakut. Ky aktivitet nga pjesëtarët e MFSK-së dhe FSK-së është

vlerësuar si shumë i rëndësishëm dhe është mbështetur nga të gjithë pa hezitim.

Ata ndihen krenarë se duke

ndihmuar qytetarët përmes

dhurimit vullnetarë të gjakut,

përmbushin edhe misionin në

realizimin e detyrave të tyre .

Gjatë këtij viti, dhurimi

vullnetarë i gjakut është

realizuar në dy faza. Faza e

parë është realizuar me 26 –

30 janar 2015 dhe bazuar në të

dhënat e Entit Kombëtar të

Transfuzionit të Gjakut, gjatë

kësaj faze janë grumbulluar

gjithsej 300 doza gjak, ndërsa

në fazën e dytë nga 03 – 27

gusht 2015 janë grumbulluar

gjithsej 407 doza gjak.

Ekipet e deminimit të FSK-së edhe gjatë vitit 2015, konkretisht gjatë sezonit të dimrit, atëherë kur

përfundon sezoni i punës praktike të pastrimit të fushave dhe vendeve të kontaminuar nga minat dhe

mjetet tjera plasëse, ka vazhduar mbajtjen e ligjëratave për ndërgjegjësimin e nxënësve të shkollave

fillore të Republikës së Kosovës. Fillimisht bashkërendimi i ligjëratave bëhet me Ministrinë e Arsimit

dhe pastaj planifikimi i detajuar bëhet me drejtoritë e arsimit nëpër komuna dhe drejtorët e shkollave.

Gja të kë t i j v i t i j anë

realizuar l igjërata në

komunat si në vijim:

-Hani Elezit- në tri shkolla

me 281 nxënës

-Kaçanik- në dy shkolla

-Lipjan- në gjashtë shkolla

-Prizren- në pesë shkolla

-Gjilan- në dy shkolla

-Viti- në një shkollë

Ligjërata për vetëdijesimin e nxënësve për rrezikun nga minat dhe mjetet tjera të pashpërthyera

12

Page 13: FSK në shërbim të qytetarëve - rks-gov.net...e deri te projektet e xhenios; me ndërtim urash, hapje rrugësh, punë dhe shërbime tjera në të mirë të qytetarëve pa dallime

12

Kampi Rinor - 2015

Nën organizimin e Departamentit për Bashkëpunim

Civilo-Ushtarak në Ministrinë e FSK-së, edhe gjatë vitit

2015 ka vazhduar tradita në realizimin e Kampit Rinor në

ambientet e Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës në

Ferizaj. Ky organizim është njëri ndër aktivitetet më të

rëndësishëm të Departamentit Civilo – Ushtarak, ku nga

ky departament iu është mundësuar të rinjve të

Republikës së Kosovës që për një javë rresht ta jetojnë

jetën ushtarake gjatë qëndrimit të tyre në Kazermën e

FSK-së. Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me

Ministrinë e Arsimit dhe komunat e Republikës së Kosovës, ku përmes Drejtorive të Arsimit në Komuna

përzgjidhen 2 deri 4 nxënës më të mirë dhe të njëjtit bëhen pjesë e Kampit që zgjatë 5 deri 6 ditë. Departamenti i BCU-së përveç organizimit të Kampit, ka realizuar ligjëratat si;

- Transformimi UÇK – TMK – FSK- realizuar nga N/Kolonel Afrim Veseli

- Struktura dhe organizimi i MFSK- FSK-së – realizuar nga Major Limon Salihu

- Bashkëpunimi Civilo – Ushtarak në MFSK/FSK – realizuar nga A3 Agron Durmishi

Kampi është organizuar nga data 1 deri 5 qershor 2015 ku kanë marrë pjesë 46 nxënës të shkollave të

mesme nga komunat e Republikës së Kosovës. Ndër temat

e shtjelluara gjatë kësaj kohe kanë qenë; Misioni, detyrat dhe

struktura e FSK-së, Bashkëpunimi civilo – ushtarak në FSK,

Orientimi në natyrë, Vetëdijesimi nga minat, Kërkim-

shpëtim, Mësimi i komandave, Ndihma e parë, Aktivitete

kulturore sportive etj.

Përshtypjet e nxënësve për Kampin kanë qenë shumë të

veçanta. Shumica shprehen se do të dëshironin të ishin pjesë e

FSK-së në të ardhmen, pasi që jeta ushtarake e jetuar gjatë

këtyre ditëve i ka bërë ata të ndihen më ndryshe. Gjithashtu,

nxënësit kanë vlerësuar lart mirëpritjen dhe punën e

palodhshme të instruktorëve të FSK-së gjatë pesë ditëve

qëndrimi në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

Në ceremoninë përmbyllëse të Kampit Rinor, pjesëmarrës ishin; komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant

Rrahman Rama, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), gjeneral brigade Enver

Cikaqi dhe drejtori i DBCU-së. Hajrush Kurtaj.

13

Page 14: FSK në shërbim të qytetarëve - rks-gov.net...e deri te projektet e xhenios; me ndërtim urash, hapje rrugësh, punë dhe shërbime tjera në të mirë të qytetarëve pa dallime

Projekte për mbrojtjen e mjedisit

Forca e Sigurisë së Kosovës nën organizimin e Departamentit Civilo – Ushtarak, gjatë këtij viti, ka

zhvilluar aktivitete të ndryshme në shënimin e ditëve mjedisoret (ambientit) siç janë Dita e Tokës, Dita e

Mjedisit, Dita e Ujit etj. Përmes angazhimit të FSK-së në këto aktivitete, përveç kryerjes së punëve

konkrete në pastrimin e vendeve të ndryshme, kemi arritur të përçojmë një mesazh vetëdijesimi tek

qytetarët e Kosovës për rëndësinë që ka mjedisi në shëndetin tonë.

FSK-ja në aksionin 'Ta pastrojmë Kosovën'

E d h e g j a t ë v i t i t 2 0 1 5 , n ë

bashkëpunim me OJQ “Let's do it

Kosova” është organizuar aktiviteti

për pastrimin dhe grumbullimin e

mbeturinave në gjithë territorin e

Kosovës. Në lagjen “Arbëria 3” të

Prishtinës, Komandanti i FSK-së,

gjenerallejtënant Rrahman Rama

së bashku me Ministrin e Ministrisë

së Mjedisit dhe Planifikimit

Hapësinor, Ferid Agani, pjesëtarë

të FSK-së, nxënës të shkollave

fillore të Prishtinës dhe qytetarë-

v u l l n e t a r ë t ë t j e r ë , s i d h e

p ë r f a q ë s u e s t ë s h o q a t a v e

joqeveritare kanë marrë pjesë në

pastrimin e hapësirave të ndotura.

Komandantit i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahaman Rama, me këtë rast, ka

përshëndetur aksionin për pastrimin e ambientit si dhe pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave fillore,

ushtarët e FSK-së dhe

qytetarët Kosovës. Të

përfshirë në aksionin“Ta

pastrojmë Kosovën” kanë

q e n ë a f ë r 5 0 m i j ë

vullnetarë nga të gjitha

shtresat dhe nga i gjithë

vendi, e në mesin e tyre

edhe Forca e Sigurisë së

Kosovës me personel,

a u t o m j e t e ; k a m i o n ë ,

ekskavatorë etj, me qëllim

q ë t ë v e t ë d i j e s o h e n

qytetarët për rrezikun që na

kanoset çdo ditë nga hedhja

e mbeturinave pa vend.

14

Page 15: FSK në shërbim të qytetarëve - rks-gov.net...e deri te projektet e xhenios; me ndërtim urash, hapje rrugësh, punë dhe shërbime tjera në të mirë të qytetarëve pa dallime

Shënimi i Ditës së Tokës

Me rastin e 22 Prillit - Ditës Ndërkombëtare të Tokës, FSK-ja ka organizuar aktivitete të

ndryshme mjedisore në hapësirat e kazermave të FSK-së, me mbjelljen e drurëve dekorativ,

pishave dhe luleve. Përmirësimi i kualitetit të ambientit në vendin ku punojmë dhe jetojmë,

gjithherë mbetet prioritet i pjesëtarëve dhe punonjësve të FSK-së, në funksion të një jete më të

shëndetshme.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku

me kryetarin e Komunës së Kastriotit, z. Xhafer Gashi, zëvendësministrin e Ministrisë së

Mjedisit dhe Planikimit Hapësinor, z. Ferat Shala dhe me bashkëpunëtorë ishin pjesë e

aktivitetit për pastrimin e mbeturinave në fshatin Plemetin të Komunës së Kastriotit, ku në

mënyrë simbolike lluan aksionin e pastrimit të ambientit në shënimin e “Ditës së Tokës”, 22

Prillit.

Për shënimin e kësaj dite, FSK-ja është angazhuar me pajisje dhe personel në shumë lokacione,

të cilat janë pastruar edhe në bashkëpunim me qytetarët. Komandanti i FSK-së

gjenerallejtënant Rrahman Rama ka përgëzuar pjesëtarët e xhenios të FSK-së, të cilët janë

angazhuar në pastrimin e ambienteve të ndryshme e veçmas në fshatin Plemetin të banuar

edhe me pjesëtarë të komuniteteve si serbë, romë etj. Ky aktivitet realizohet çdo vit nëpër

shumë lokacione të ndryshme me qëllim të shënimit të Ditës së Tokës.

15

Page 16: FSK në shërbim të qytetarëve - rks-gov.net...e deri te projektet e xhenios; me ndërtim urash, hapje rrugësh, punë dhe shërbime tjera në të mirë të qytetarëve pa dallime

FSK-ja në mbështetje të institucioneve të Kosovës

1516

Page 17: FSK në shërbim të qytetarëve - rks-gov.net...e deri te projektet e xhenios; me ndërtim urash, hapje rrugësh, punë dhe shërbime tjera në të mirë të qytetarëve pa dallime

17

Page 18: FSK në shërbim të qytetarëve - rks-gov.net...e deri te projektet e xhenios; me ndërtim urash, hapje rrugësh, punë dhe shërbime tjera në të mirë të qytetarëve pa dallime

Bashkëpunimi i FSK-së me Institucione Arsimore

Gjatë këtij viti në kazermat dhe mjediset e FSK-së janë realizuar vizita të shumta nga fëmijë të

institucioneve parashkollore, nga shumë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, si dhe nga studentë të

kolegjeve private.

Në vazhdimësi FSK ka pranuar kërkesa të shumta për vizita nga këto kategori. Dëshira për vizitë

ambienteve tona nga nxënës dhe vizitorë të ndryshëm, na bënë që të ndihemi mirë dhe na motivon që ta

vazhdojmë punën tonë me një përkushtim maksimal.

Vizitat e nxënësve në ambientet e FSK-së

Në kuadër të shumë aktiviteteve që realizon FSK-ja një vend të veçantë nxënë edhe pritjet e nxënësve të

shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës. Edhe gjatë këtij viti janë pranuar shumë kërkesa për vizita në

ambientet e FSK-së. Departamenti i BCU-së në MFSK dhe G9 në KFT kanë koordinuar të gjitha vizitat,

njëherësh kanë organizuar pritje dinjitoze për të gjithë vizitorët, duke u kujdesur me prezantime të

ndryshme rreth punëve dhe aktiviteteve të FSK-së e deri tek shërbimi me dreka për vizitorët.

18

Page 19: FSK në shërbim të qytetarëve - rks-gov.net...e deri te projektet e xhenios; me ndërtim urash, hapje rrugësh, punë dhe shërbime tjera në të mirë të qytetarëve pa dallime

FSK-ja ndihmon Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur

Me qëllim të koordinimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve në ndriçimin e fatit të personave

të zhdukur gjatë luftës së

viteve 1998-1999 edhe gjatë

vitit 2015, MFSK ka vazhduar

të jetë pjesë e Komisionit

Qeveritar për Persona të

Pagjetur.

Duke bashkëpunuar ngushtë

me pa r t n e rë t v e n dor ë e

ndërkombëtarë të përfshirë në

procesin e ndriçimit të fatit të

personave të zhdukur, gjatë

kësaj periudhe kohore, MFSK

ka luajtur rol aktiv në punën e

këtij komisioni. Ka marr pjesë rregullisht në takimet e komisionit qeveritar KQPP, ku FSK ka

mbështetur KQPP, me Togun Ceremonial të FSK-së, për rivarrimin e 28 mbetjeve mortore në

fshatin Rezallë, Komuna e Skenderajt me 05.04.2015 si dhe angazhimin e FSK-së në

transportimin dhe nderimin e 21 viktimave me rastin e rivarrimit në fshatin Çikatov e Vjetër

të Komunës së Drenasit më 17.04.2015

19

Page 20: FSK në shërbim të qytetarëve - rks-gov.net...e deri te projektet e xhenios; me ndërtim urash, hapje rrugësh, punë dhe shërbime tjera në të mirë të qytetarëve pa dallime

Aktivitetet sportive në FSK

Në përgatitjen fizike të pjesëtarëve të FSK-së objektivi i FSK-së ka qenë që të arrihen standardet e NATO-s në fushën e aftësive psiko-fizike. Aplikimi i përgatitjes fizike ka bërë që pjesëtarët e FSK-së, bazuar në misionin e tyre, të jenë të gatshëm të intervenojnë si në kushte vere ashtu edhe kushte dimri, në çdo kohë dhe moment kur e kërkon nevoja. FSK-ja bën edhe kontrollin e aftësive fizike të çdo pjesëtari të FSK-së, duke iu nënshtruar testit vjetor fizik në disiplinat vrapim 3200m, barkore dhe pompa, bazuar në standardet e NATO-s.

F o r c a e S i g u r i s ë s ë K o s o v ë s k a o r g a n i z u a r e d h e s h u m ë gara sportive b r e n d a njësiteve të saj si: krosin pranveror, garat në brezin e kalitjes, futboll, basketboll, shenjëtari, shah etj. Përveç garave brenda njësiteve, FSK-ja ka marrë pjesë në garat e futbollit të vogël, të organizuara nga Federatat e sporteve të Kosovës, duke u bërë kampione për vitin 2014 në mesin e 11 ekipeve. FSK-ja ka luajtur edhe dy ndeshje të rëndësishme, si ndeshjen me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe ndeshjen me Forcat e Armatosura të Malit të Zi.

20

Page 21: FSK në shërbim të qytetarëve - rks-gov.net...e deri te projektet e xhenios; me ndërtim urash, hapje rrugësh, punë dhe shërbime tjera në të mirë të qytetarëve pa dallime

Asistenca mjekësore

Ekipet mjekësore të FSK-së, përveç punëve të përditshme të shumta, kanë realizuar vizita mjekësore duke ofruar asistencë mjekësore dhe barna esenciale për komunitetin serb në fshatrat e Komunës së Istogut dhe të Novobërdës. Prezenca e personelit mjekësor të FSK-së dy herë në muaj dhe puna e tyre

profesionale çmohet edhe nga banorët serbë lokalë, të cilët për një kohë të gjatë pranojnë shërb ime të ndryshme shëndetësore falas.

Ky projekt me mision

h u m a n i t a r i e k i p e v e

mjekësore të FSK-së që

zhvillohet me komunitete,

korrespondon me politikën

integruese që MFSK-ja dhe

shteti i Kosovës po tregon

me vlerat e një shoqërie

shumetnike, demokratike,

të lirë dhe të barabartë!

21

Page 22: FSK në shërbim të qytetarëve - rks-gov.net...e deri te projektet e xhenios; me ndërtim urash, hapje rrugësh, punë dhe shërbime tjera në të mirë të qytetarëve pa dallime

22

Page 23: FSK në shërbim të qytetarëve - rks-gov.net...e deri te projektet e xhenios; me ndërtim urash, hapje rrugësh, punë dhe shërbime tjera në të mirë të qytetarëve pa dallime

MFSK, Kazerma ,,Adem Jashari”, Prishtinë

Botues: Ministria për Forcën e Sigurisë së KosovësDepartamenti për Marrëdhënie me Publikun

Departamenti për Bashkëpunim Civilo - Ushtarak

www.mksf-ks.org

Përmbajtja EditorialFSK-ja e gatshme për mision të ri........................................................................................3FSK-ja me objektiva të realizuara .......................................................................................4Bashkëpunimi Civilo - Ushtarak gjatë vitit 2015..............................................................5Marrëveshjet e bashkëpunimit me institucionet tjera të Kosovës ................................5Trajnimi për parandalimin e dukurive të vetëvrasjeve.............................................................7 Trajnimi për Operacionet Civilo - Ushtarake....................................................................8Kadetët e SHBA-ve dhe të Kosovës pastrojnë ambientet e qytetit në Ferizaj..............9Hapja dhe ndërtimi i rrugëve të reja................................................................................10 Rregullimi i ambientit të Shkollës Fillore ,,Daut Rexhepi'' në Shtërpcë......................10Rregullimi i fushës së futbollit në fshatin Izvor të Artanës...........................................11Çmontimi i urës mobile të FSK-së mbi lumin Drini i Bardhë ......................................11Dhurimi vullnetar i gjakut.................................................................................................12 Ligjërata për vetëdijesimin e nxënësve për rrezikun nga minat ...............................12Kampi Rinor - 2015.............................................................................................................13Projekte për mbrojtjen e mjedisit.......................................................................................14FSK-ja në aksionin 'Ta pastrojmë Kosovën'.....................................................................14 Shënimi i Ditës së Tokës.....................................................................................................15FSK-ja në mbështetje të institucioneve të Kosovës .......................................................16Bashkëpunimi i FSK-së me Institucione Arsimore.........................................................18Vizitat e nxënësve në ambientet e FSK-së .......................................................................18FSK-ja ndihmon Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur..................................19Aktivitetet sportive në FSK................................................................................................20 Asistenca mjekësore............................................................................................................21

SHKURTESAT

- MFSK – Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës

- FSK – Forca e Sigurisë së Kosovës

- KFT – Komanda e Forcave Tokësore

- BCU – Bashkëpunimi Civilo – Ushtarak

- OJQ – Organizata Joqeveritare

- NAT – Ekipi Këshillues i NATO-së

Page 24: FSK në shërbim të qytetarëve - rks-gov.net...e deri te projektet e xhenios; me ndërtim urash, hapje rrugësh, punë dhe shërbime tjera në të mirë të qytetarëve pa dallime

* *

FSK

www.mfsk-ks.org