fuqizimi i shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme ... · pdf...

18
Në partneritet me Bashkëfinansuar nga Projekt i financuar nga BE-ja dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë Fuqizimi i shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme UDHËZUES PËR APLIKUES Autoriteti i nën-granteve: “Save the Children International” në Kosovë (SCiK) Referenca e projektit: 2016/383-067 Afati i fundit për dorëzimin e propozimit të plotë: 30 janar 2018 në ora 16:00 Inkurajohen të gjithë aplikuesit që të informojnë “Save the Children” nëse planifikojnë të dorëzojnë aplikacionin e tyre për këtë Thirrje për Propozime duke dërguar email në [email protected] deri më 15 janar 2018 në fund të orarit të punës Kjo nuk është e detyrueshme dhe nuk ndikon në vlerësimin e aplikacionit. Megjithatë, kjo do t’i mundësojë “Save the Children” në Kosovë që të mobilizojë burimet e nevojshme për vlerësimin e aplikacioneve

Upload: truongtu

Post on 07-Feb-2018

224 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Fuqizimi i shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme ... · PDF fileNdërmjetësimi në raportin viktimë-thyes i ligjit derisa mbrohet koncepti i procesit të normalizimit

Në partneritet me Bashkëfinansuar nga

Projekt i financuar nga BE-ja dhe menaxhuar nga

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë

Fuqizimi i shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme

UDHËZUES PËR APLIKUES

Autoriteti i nën-granteve: “Save the Children International” në Kosovë (SCiK)

Referenca e projektit: 2016/383-067

Afati i fundit për dorëzimin e propozimit të plotë: 30 janar 2018 në ora 16:00

Inkurajohen të gjithë aplikuesit që të informojnë “Save the Children” nëse planifikojnë të dorëzojnë aplikacionin e tyre për këtë Thirrje për Propozime duke dërguar email në

[email protected]

deri më 15 janar 2018 në fund të orarit të punës

Kjo nuk është e detyrueshme dhe nuk ndikon në vlerësimin e aplikacionit. Megjithatë, kjo do t’i mundësojë “Save the Children” në Kosovë që të mobilizojë burimet e nevojshme për

vlerësimin e aplikacioneve

Page 2: Fuqizimi i shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme ... · PDF fileNdërmjetësimi në raportin viktimë-thyes i ligjit derisa mbrohet koncepti i procesit të normalizimit
Page 3: Fuqizimi i shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme ... · PDF fileNdërmjetësimi në raportin viktimë-thyes i ligjit derisa mbrohet koncepti i procesit të normalizimit

PËRMBAJTJA

II. PARATHËNIE ......................................................................................................... 3

II. AKRONIMET ......................................................................................................... 4

1. SKEMA E NËN-GRANTEVE PËR FUQIZIMIN E SHËRBIMEVE SOCIALE PËR GRUPET MË TË CENUESHME ............................................................................................................... 5

1.1 Historiku .............................................................................................................. 5

1.2 Qëllimi i kësaj Thirrjeje dhe çështjet prioritare ...................................................... 5

1.3 Alokimi financiar .................................................................................................. 8

2. RREGULLAT PËR KËTË THIRRJE PËR PROPOZIME ..................................................... 9

2.1 Pranueshmëria e aplikuesve .................................................................................. 9

2.2 Pranueshmëria e veprimeve ...............................................................................10

2.3 Veprimet e papranueshme ..................................................................................11

2.4 Dukshmëria/Vizibiliteti ....................................................................................... 11

2.5 Numri i aplikacioneve dhe granteve për aplikues: ............................................... 12

2.6 Pranueshmëria e harxhimeve ..............................................................................12

2.7 Harxhimet e papranueshme ................................................................................13

3. VLERËSIMI DHE PËRZGJEDHJA E APLIKUESVE .......................................................15

LISTA E DOKUMENTEVE DHE SHTOJCAVE PËRKATËSE ...................................................... 17

Page 4: Fuqizimi i shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme ... · PDF fileNdërmjetësimi në raportin viktimë-thyes i ligjit derisa mbrohet koncepti i procesit të normalizimit

I. PARATHËNIE

Kjo është një Thirrje e hapur për Propozime dhe të gjitha aplikacionet do t'i nënshtrohen të njëjtës procedurë. Në rend të parë do të kontrollohen vetëm pranueshmëria e aplikuesëve. Pas verifikimit të pranueshmërisë, propozimi i plotë do të vlerësohet vetëm për aplikuesit e përzgjedhur. Pranueshmëria do të kontrollohet në bazë të dokumenteve mbështetëse që kërkohen nga “Save the Children” dhe do të dorëzohet së bashku me aplikacionin.

3

Page 5: Fuqizimi i shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme ... · PDF fileNdërmjetësimi në raportin viktimë-thyes i ligjit derisa mbrohet koncepti i procesit të normalizimit

II. AKRONIMET

MSHSMGC Mbështetje për shërbime sociale më të mira për grupet më të cenueshme OSHC Organizata e Shoqërisë Civile OJQ Organizata Jo-qeveritare BE Bashkimi Evropian QPS Qendra për Punë Sociale PEC Komisioni për Vlerësimin e Propozimeve SCiK Save the Children në Kosovë SCS Save the Children në Suedi NG Nën-granti ZSHSGC Fuqizimi i shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme

4

Page 6: Fuqizimi i shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme ... · PDF fileNdërmjetësimi në raportin viktimë-thyes i ligjit derisa mbrohet koncepti i procesit të normalizimit

1. SKEMA E NËN-GRANTEVE PËR FUQIZIMIN E SHËRBIMEVE SOCIALE PËR GRUPET MË TË CENUESHME

1. Historiku

“Save the Children” në Kosovë dhe Qendra Evropiane për Hulumtim dhe Politika të Mirëqenies Sociale, po zbatojnë projektin "Mbështetje për Shërbime më të mira Sociale për Grupet më të Cenueshme" (që këtej e tutje "Projekti"), i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) sipas numrit të kontratës 2016/383-067.

Projekti do të mbështesë fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve dhe organizatave për të ofruar shërbime sociale më cilësore. Projekti gjithashtu synon të rrisë disponueshmërinë, cilësinë dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve sociale themelore dhe të zgjeruara për fëmijët dhe personat që jetojnë në rrezik të mos përfshirjes sociale. Grupet që synojmë të përfshihen me projekt janë komunitete të cenueshme, veçanërisht fëmijët dhe të rriturit në nevojë, persona të cenueshëm dhe të përjashtuar, viktima të dhunës në familje dhe të trafikimit sidhe të moshuarit. Nëpërmjet skemës për dhënien e nën-granteve, e zbatuar nga “Save the Children” në Kosovë, do të financojë projekte që kanë për qëllim rritjen e ofrimit, disponueshmërisë dhe cilësisë së shërbimeve sociale për grupet e cenueshme në Kosovë.

Data e fillimit të zbatimit projekteve të financuara nga skema:

Projektet pritet të fillojnë më 15 mars 2018.

Qëllimi i thirrjes dhe çështjet me prioritet

Qëllimi i thirrjes është: 1) Të kontribuojë në ofrimin e shërbimeve sociale me cilësi të lartë për grupet më të cenueshme, përfshirë këtu fëmijët dhe personat në nevojë, dhe 2) Të fuqizojë kapacitetet dhe qëndrueshmërinë e organizatave që ofrojnë shërbime sociale për grupet më të cenueshme në Kosovë.

Skema e dhënies së nën-granteve do të mbështesë grupet më të cenueshme në Kosovë përmes ofrimit të ndihmës specifike dhe profesionale për shërbime sociale, për të përmirësuar mirëqenien e tyre të përgjithshme.

Akterët që kanë të drejtë për grante, sipas kësaj skeme për dhënien e nën-granteve, përfshijnë organizatat e shoqërisë civile (OShC) dhe organizatat joqeveritare (OJQ) të angazhuara plotësisht dhe të zotuara për ofrimin e shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme në Kosovë.

Llojet e veprimeve

Organizatat aplikuese duhet të jenë aktive në fushat vijuese:

Page 7: Fuqizimi i shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme ... · PDF fileNdërmjetësimi në raportin viktimë-thyes i ligjit derisa mbrohet koncepti i procesit të normalizimit

Ofrimi i shërbimeve sociale të specializuara për fëmijët dhe të rriturit e pa përfshirë; Ofrimi i shërbimeve rezidenciale me bazë në komunitet dhe/ose shërbimeve të kujdesit ditor për grupet më të cenueshme; Ofrimi i shërbimeve familjare dhe shërbimeve shtëpiake për fëmijët më të cenueshëm dhe të rriturit në nevojë, veçanërisht me të moshuarit; Ofrimi i shërbimeve për viktimat e dhunës në familje, të trafikimit dhe të dhunës seksuale gjatë luftës; Mbështetje në zbatimin e të drejtave të fëmijëve dhe të të drejtave të komuniteteve të cenueshme, veçanërisht të të moshuarve dhe viktimave të dhunës në familje, viktimave të trafikimit dhe viktimat e shfrytëzimit seksual gjatë luftës; Ofrimi i shërbimeve preventive dhe/ose mbrojtëse me bazë në komunitet për grupet më të cenueshme; Sigurimi i qasjes dhe referimit për shërbime sociale publike dhe jopublike për grupet e cenueshme dhe të punohet në përmbushjen e nevojave të tyre fizike, sociale dhe zhvillimore. • Veprime të disejnuara për të rritur standardin e jetesës së përfituesve të shërbimeve sociale në Kosovë, si: mbështetje në krijimin e ndërmarrjes(eve) sociale që do të krijonin mundësi për punësim (kostot e regjistrimit, hartimi i planeve të biznesit, prokurimi i pajisjeve dhe/ose materialeve etj.)

Aktivitetet në vijim mund të planifikohen me buxhet dhe nuk duhet të tejkalojnë në mënyrë kumulative 15%-in e shumës së përgjithshme që kërkohet:

Ndërtimi i kapaciteteve për personelin profesional dhe organizatën

Rritja e kapaciteteve profesionale, si licencat për punëtorë socialë, që shpijnë në licencim nga ana e MPMS-së si ofrues të shërbimeve sociale

Aktivitetet e lidhura me dukshmërinë e projektit

Thirrja e tanishme përmban 3 llote:

Lloti 1 Ofrimi i shërbimeve rezidenciale me bazë në komunitet dhe të kujdesit ditor Lloti 2 Ofrimi i shërbimeve me bazë në komunitet për fëmijët dhe të rriturit në nevojë Lloti 3 Ofrimi i shërbimeve për viktimat e dhunë në familje dhe të viktimave të trafikimit

Objektivat

Intervenimet e sugjeruara - (Lista nuk është e plotë)

Shërbimet rezidenciale me bazë në komunitet dhe të atyre

1. Përmirësimi i qasjes në shërbime rezidenciale dhe të kujdesit ditor me bazë në komunitet

Ofrimi i këshillimit, ushtrimeve, përkrahjes psiko-sociale, përkrahje fizioterapeutike, përkujdesjes në shtëpi, vetë-ndihmës, mbështetjes së shokëve dhe shërbimeve të tjera përkatëse

Page 8: Fuqizimi i shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme ... · PDF fileNdërmjetësimi në raportin viktimë-thyes i ligjit derisa mbrohet koncepti i procesit të normalizimit

me kujdes ditor

2. Rritja e cilësisë e shërbimeve rezidenciale dhe atyre të kujdesit ditor me bazë në komunitet

3. Promovimi i socializimit dhe mirëqenies së përfituesve në qendrat rezidenciale me bazë në komunitet dhe qendrave me kujdes ditor

Zgjerimi i qasjes në shërbime përmes aktiviteteve për rritjen e vetëdijesimit, partneritetit dhe koordinimit ndërmjet ofruesëve të shërbimeve, për një qasje të integruar në ofrimin e shërbimeve për përfituesit e synuar.

Ofrimi i ndihmës dhe shërbimeve për mbështetje sociale me qëllim të përmirësimit të shëndetit psikologjik dhe fizik (p.sh. grupet përkrahëse, shujtat e përbashkëta etj.) dhe fuqizimi i jetesës së pavarur të përfituesve të synuar

Ofrimi i përkrahjes me bazë në komunitet për familjet kujdestare dhe ofruesit e kujdesit familjar për fëmijët e braktisur dhe fëmijët pa përkujdes prindëror

Përmirësimi i hapësirave ekzistuese të ofruesve të shërbimeve sociale për të përmbushur standardet minimale të cilësisë për ofrimin e shërbimeve rezidenciale dhe të kujdesit ditor me bazë në komunitet (d.m.th. prokurimi i pajisjeve dhe/ose materialeve, etj.)

Mbështetja e QPS-ve në përmirësimin e hapësirave të tyre për shërbimet e kujdesit ditor (d.m.th. dhomat e pritjes, sallat rekreative dhe strehimoret e përkohshme).

Shërbimet në shtëpi dhe ato rezidenciale për fëmijët dhe të rriturit në nevojë

1. Përmirësimi i qasjes së fëmijëve dhe të rriturve në nevojë, në shërbime më cilësore në shtëpi dhe atyre rezidenciale

2. Rritja e cilësisë së shërbimeve familjare rezidenciale

3. Përmirësimi i qasjes në shërbime cilësore të kujdesit ditor për fëmijët dhe të rriturit që jetojnë në rrugë

4. Sigurimi i një mbrojtjeje gjithëpërfshirëse të fëmijëve dhe të rriturve në nevojë përmes parandalimit, intervenimit dhe shërbimeve të referimit përkatës

Ofrimi i shërbimeve kompetente dhe të ndjeshme nga aspekti kulturor tek familjet në shtëpi, shërbime që mbështesin jetesën e pavarur dhe fuqizimin e prindërve dhe të anëtarëve të familjes

Ngritja e kapaciteteve për personelin profesional që punon drejtpërdrejt në menaxhimin e rasteve dhe intervenimeve të bazuara në dëshmi për fëmijët dhe të rriturit në nevojë

Ofrimi i shërbimeve preventive, mbrojtëse, të intervenimit të hershëm, ribashkimit dhe shërbimeve alternative të përkujdesjes për fëmijët në nevojë

Ofrimi i këshillimeve, ushtrimeve, përkrahjes psikosociale, fizioterapeutike, terapisë fizikal, terapisë logopedike, ergoterapisë, përkujdesjes, vetë-ndihmës, mbështetjes së njëri-tjetrit dhe shërbimeve të tjera përkatëse për fëmijët dhe të rriturit në nevojë

Rritja e vetëdijesimit dhe mbështetja për të drejtat e fëmijëve në informim, qasje në shërbime gjithëpërfshirëse dhe mbrojtje.

Shërbimet për viktimat e dhunës në familje dhe

1. Sigurimi i masave mbrojtëse ndaj viktimave të trafikimit dhe atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës

Ofrimi i shërbimeve sociale për viktimat e dhunës në familje në kuadër të strehimoreve (përfshirë këtu asistencën elementare dhe mjekësore – d.m.th. ushqim, veshmbathje, higjienë, medikamente etj.)

Page 9: Fuqizimi i shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme ... · PDF fileNdërmjetësimi në raportin viktimë-thyes i ligjit derisa mbrohet koncepti i procesit të normalizimit

të viktimave të trafikimit

2. Ofrimi i shërbimeve të duhura të parandalimit, intervenimit dhe referimit për viktimat e dhunës në familje dhe të viktimave të trafikimit

3. Krijimi i mekanizmave monitorues efektivë për rastet e dhunës në familje dhe të atyre të trafikimit

Ofrimi i trajnimit për punë dhe asistencës për planifikim të karrierës dhe të trajnimeve për të mbijetuarit e dhunës në familje dhe të trafikimit.

Ndërtimi i kapaciteteve dhe punësimi i përfituesve të synuar në ndërmarrjet e reja sociale

Përmirësimi i hapsirave ekzistuese për të përmbushur standardet minimale të shërbimeve sociale për viktimat e dhunës në familje dhe të trafikimit (d.m.th. prokurimi i pajisjeve dhe/ose materialeve etj. )

Ndërmjetësimi në raportin viktimë-thyes i ligjit derisa mbrohet koncepti i procesit të normalizimit të marrëdhënieve (ndërmjetësimi vetëm pas pëlqimit dhe informimit të të viktimës).

Qëndrueshmëria

Të gjithë aplikuesit duhet të përshkruajnë mënyrën se si do të sigurojnë qëndrueshmërinë e intervenimeve të tyre të propozuara pas përfundimit të financimit nga Skema për dhënien e nën-granteve. Kjo përfshin, por jo domosdoshmërisht, detajet rreth asaj se si organizatë aplikuese dhe do të vazhdojë të sjellë të hyra për përfituesit e projektit për një periudhë më të gjatë pasi të ketë përfunduar mbështetja financiare në kuadër të kësaj Skeme. Aplikuesit duhet të njoftojnë nëse organizata aplikuese ka marrëveshje ekzistuese ose nëse do të nënshkruajë marrëveshje të reja me komunat dhe/ose Qendrat për Punë Sociale, ku palët pajtohen që së bashku të bëjnë ofrimin e shërbimeve për përfituesit e projektit pas përfundimit të mbështetjes nga kjo Skemë.

Organizatat aplikuese, që janë të licencuara nga MPMS-ja si ofrues të shërbimeve sociale, do të kenë përparësi në këtë Thirrje. Organizatat që aktualisht ofrojnë shërbime sociale, por që janë në proces të licencimit ose që do të pajisen me licenca si pjesë e kësaj Thirrjeje, do të merren parasysh gjithashtu gjatë procesit të vlerësimit.

1.3 Alokimet financiare

Lloti 1: Minimumi 30.000 dhe maksimumi 60.000 euro Lloti 2: Minimumi 30.000 dhe maksimumi 60.000 euro Lloti 3: Minimumi 30.000 dhe maksimumi 60.000 euro

Buxheti i përgjithshëm në dispozicion për të gjitha llotet është deri në 1,500,000 euro.

Skema për dhënien e nën-grantit do të mbulojë 100% të hargjimeve të pranueshme.

Page 10: Fuqizimi i shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme ... · PDF fileNdërmjetësimi në raportin viktimë-thyes i ligjit derisa mbrohet koncepti i procesit të normalizimit

Kohëzgjatja: Kohëzgjatja e planifikuar e nën-granteve nuk duhet të jetë më pak se 12 muaj e as nuk duhet të tejkalojë 17 muaj.

Vendndodhja Të gjitha aktivitetet duhet të zhvillohen në Kosovë.

Kontrata:

“Save the Children” do të nënshkruajë një kontratë me përfituesit e granteve, e cila do të përfshijë informata lidhur me aktivitetet që do të kryhen, vlerën e kontratës, modalitetet e pagesës dhe raportimin.

Pagesa e parë para-financimit që mbulon 60% të shumës së grantit do të bëhet pas nënshkrimit të kontratës nga të dyja palët. 30% e shumës së grantit do të paguhet pas raportimit për periudhën 8 mujore dhe pjesa tjetër prej 10% do të paguhet pas miratimit të raportit përfundimtar të dorëzuar nga përfituesi i grantit.

Secili aplikues nuk mund të dorëzojë më shumë se një (1) aplikacion në kuadër të Thirrjes për Propozime.

5. RREGULLAT PËR KËTË THIRRJE PËR PROPOZIME

Këto udhëzime përcaktojnë rregullat për dorëzimin, përzgjedhjen dhe zbatimin e aktiviteteve të financuara nga kjo Thirrje.

Ekzistojnë tri grupe kriteresh të pranueshmërisë: 1. Pranueshmëria e aplikuesve (organizata që dorëzon formularin e aplikimit) 2. Pranueshmëria e aktiviteteve/veprimeve të projektit për të cilat mund të jepet një nën-grant 3. Pranueshmëria e kostove që duhet të merren parasysh gjatë dorëzimit të buxhetit me hargjimet përcjellëse për nën-grantin e propozuar.

2.1 Pranueshmëria e aplikuesve

Për të qenë i pranueshëm për një nën-grant, aplikuesi duhet të jetë Organizatë e Shoqërisë Civile (OSHC) ose Organizatë Joqeveritare (OJQ) e themeluar dhe që vepron në territorin e Kosovës.

Të gjithë aplikuesit duhet të dëshmojnë se janë të regjistruar dhe aktivë duke paraqitur dokumentet e mëposhtme së bashku me aplikimin e tyre:

Certifikata e regjistrimit në Kosovë; Statuti i organizatës; Certifikata e numrit fiskal në Kosovë;

Page 11: Fuqizimi i shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme ... · PDF fileNdërmjetësimi në raportin viktimë-thyes i ligjit derisa mbrohet koncepti i procesit të normalizimit

Një dokument që lëshohet nga Administrata Tatimore e Kosovës që vërteton se organizata nuk ka asnjë obligim financiar të papaguar, si obligim social, shëndetësor ose tatimor – i lëshuar brenda periudhës së Thirrjes;

Deklarata e Aplikuesit (Shtojca V) e nënshkruar. Dokumentet financiare të dy viteve të fundit të organizatës si raportet e auditimit

(nëse është e aplikueshme)

Informatat për verifikim (Shtojca II). CV e organizatës, e nënshkruar nga përfaqësuesi i saj ligjor, përfshirë të gjitha

projektet e tanishme dhe të kaluara në dy vitet e fundit (burimi i financimit dhe kontaktet, afati kohor, rajoni që mbulohet dhe partneritetet);

Nëse aplikuesi përzgjidhet për një nën-grant, dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një fazë të mëvonshme:

Një dokument i lëshuar nga një autoritet ligjor përkatës që vërteton se organizata/përfaqësuesi i saj ligjor nuk ka raste të mëparshme ose të pazgjidhura në gjykatë, prokurori apo polici - i lëshuar brenda tre muajve të fundit nga periudha e Thirrjes; Detajet bankare, duke përfshirë llogarinë bankare, dhe IBAN në emër të organizatës; lëshuar brenda tre muajve të fundit nga periudha e shpalljes së Thirrjes; • Licencat e lëshuara nga agjencitë përkatëse, në rast se veprimtaria e propozuar ofron aktivitete të cilat kanë nevojë për ekspert specifik të licencuar, si shërbimet psikologjike ose shërbime të tjera, të lëshuara brenda tre muajve të fundit nga periudha e shpalljes së Thirrjes.

Vlera e shtuar:

Është shumë e rëndësishme që aplikuesit që propozojnë të realizojnë projekte, të kenë bashkëpunim të mirë me Qendrat për Punë Sociale dhe me komunat ku ata propozojnë të zbatojnë aktivitetet. Aplikuesit që kanë bashkëpunim ekzistues me Qendrat për Punë Sociale dhe me komunat ku do të realizohet projekti, ose aplikuesit që do të demonstrojnë qartë se si do të sigurojnë një bashkëpunim të tillë gjatë gjithë periudhës së realizimit, do të trajtohen si aplikues që kanë sjellë vlerë të shtuar në aplikacionin e tyre.

2.2 Pranueshmëria e veprimeve

Strategjitë e propozuara për intervenim duhet të fokusohen në arritjen e rezultateve dhe duhet të kenë ndikim të fortë në përmirësimin e jetës së përfituesve të synuar në mënyrë të qëndrueshme, ashtu që:

1. Të sigurohet që përfituesit të kenë qasje më të mirë në shërbime rezidenciale me bazë në komunitet dhe në shërbime të kujdesit ditor;

2. Të përmirësohet mirëqenia e përfituesve në qendrat e banimit dhe të kujdesit ditor me bazë në komunitet 3. Të sigurohet se përfituesit kanë qasje më të mjaftueshme në shërbime

cilësore në familje dhe në vendbanime; 4. Të mbështeten fëmijët dhe të rriturit të mbetur në rrugë, në

plotësimin e nevojave të tyre të përditshme, duke përfshirë qasjen në shërbime të kujdesit ditor si dhe strehim;

10

Page 12: Fuqizimi i shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme ... · PDF fileNdërmjetësimi në raportin viktimë-thyes i ligjit derisa mbrohet koncepti i procesit të normalizimit

5. Të mbrohen fëmijët dhe të rriturit në nevojë përmes parandalimit, intervenimit dhe referimit të duhur tek shërbimet publike dhe jo publike;

6. Të ju mundësohet mbrojta e viktimave të dhunës në familje, të viktimave të trafikimit dhe të atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës, nëpërmjet shërbimeve të parandalimit, intervenimit dhe referimit, duke shfrytëzuar në të njëjtën kohë mekanizmat e duhur për përcjelljen dhe monitorimin e rasteve;

2.3 Veprimet/Aktivitetet e papranueshme

Llojet e veprimeve në vijim nuk janë të pranueshme: Të gjitha aktivitetet që nuk kanë të bëjnë me ofrimin e drejtpërdrejtë dhe efektiv

të shërbimeve sociale për përfituesit e synuar, siç është përshkruar më sipër (Veprimet e paranueshme);

Veprimet që kanë të bëjnë vetëm me avokim dhe ngritje të vetëdijesimit, madje edhe nëse një ngritje e tillë e vetëdijesimit ka të bëjë me shërbimet sociale;

Veprimet që nuk paraqesin një koeficient të raportit kosto-përfitim, lidhur me ofrimin e shërbimeve sociale;

Veprimet që kanë të bëjnë vetëm ose kryesisht me ngritjen e kapaciteteve të personelit të projektit ose palëve të interesit;

Konferenca të njëhershme: konferencat mund të financohen vetëm nëse 1) janë të arsyetuara siç duhet dhe nëse bien në kuadër të objektivave të Thirrjes; dhe 2) ato përbëjnë një numër më të madh aktivitetesh që do të zbatohen gjatë jetëgjatësisë së një projekti. Për këto qëllime, aktivitetet përgatitore për një konferencë dhe publikimi i punimeve të një konference, nuk përbëjnë në vete "aktivitete më të gjera";

Projektet që përmbajnë plotësisht ose kryesisht punë përgatitore ose studime; Projektet që mbështesin partitë politike individuale; Financimi kryesor i aplikuesve ose (aty ku është relevante) partnerët e tyre; Financimi i deficitit dhe dhënia e kapitalit; Subvencionet financiare për organizatat e tjera; Blerja e tokës, ndërtesës apo të zyreve; Financim retroaktiv për projektet që janë tashmë në zbatim ose që kanë

përfunduar;

2.4 Dukshmëria/Vizibiliteti Të gjithë aplikuesit e përzgjedhur do të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm për të publikuar faktin se Bashkimi Evropian ka financuar skemën e nën-granteve "Fuqizimi i shërbimeve sociale për grupet e cenueshme" në kuadër të projektit "Mbështetje për shërbime më të mira sociale për grupet më të cenueshme". Masat e tilla duhet të jenë në përputhje me Udhëzuesin për Komunikim dhe Dukshmëri për aktivitetet me publikun të Bashkimit Evropian të përcaktuara dhe të publikuara nga Komisioni Evropian, i cili mund të gjendet në: https://ec.europa.BE/europeaid/funding/communicationand-visibility-manual-BE-external-actionsen ose në përputhje me çdo udhëzim tjetër mbi të cilin pajtohen Bashkimi Evropian dhe Aplikuesi.

Aplikuesit duhet të jenë në përputhje me objektivat dhe prioritetet e Thirrjes dhe duhet të sigurojnë dukshmëri maksimale të financimit të BE-së

Page 13: Fuqizimi i shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme ... · PDF fileNdërmjetësimi në raportin viktimë-thyes i ligjit derisa mbrohet koncepti i procesit të normalizimit

2.5 Numri i aplikacioneve dhe granteve për aplikues:

Aplikuesi nuk mund të dorëzojë më shumë se një (1) aplikacion në këtë Thirrje për Propozime.

2.6 Pranueshmëria e shpenzimeve

Vetëm shpenzimet e pranueshme mund të mbulohen nga një grant. Shpenzimet që konsiderohen të jenë të pranueshme dhe të papranueshme tregohen në vijim. Buxheti i paraqitur konsiderohet si vlerësim kostoje dhe një kufi (limit) për kostot e pranueshme.

Kostoja e buxhetuar duhet të jetë reale dhe duhet të jetë e orientuar drejt kostos më efektive për arritjen e rezultateve të pritshme të aktivitetit të propozuar.

Kostot e pranueshme janë kostot reale të Aplikuesit të cilat përmbushin të gjitha kriteret e mëposhtme:

Ato që janë bërë gjatë implementimit të aktivitetit: a) Kostot që kanë të bëjnë me shërbimet dhe punët në lidhje me aktivitetet e kryera

gjatë periudhës së implementimit. Kostot që kanë të bëjnë me furnizimet që lidhen me shpërndarjen dhe instalimin e gjësendeve gjatë periudhës së implementimit.

b) Ato paraqiten në buxhetin e përgjithshëm të vlerësuar për Aktivitetin; c) Ato janë të nevojshme për implementimin e Aktivitetit; d) Ato janë të identifikueshme dhe të verifikueshme, në veçanti duke u regjistruar

sisteme të rregullta të kontabilitetit dhe në llogaritë e Aplikuesve, të përcaktuara sipas standardeve të kontabilitetit dhe praktikave të aplikueshme për shpenzimet, , dhe duke përdorur një libër adekuat për rrjedhën e parasë;

e) Pagesa me para në dorë do të lejohet vetëm deri maksimum 85 euro. f) Ato duhet të jenë në përputhje me kërkesat e legjislacionit të aplikueshëm për tatime

dhe mirëqenie sociale; g) Ato janë të arsyeshme, të justifikuara dhe në përputhje me kërkesat e menaxhimit

të mirë financiar, në veçanti në lidhje me ekonominë dhe efikasitetin. i) Aktivitetet për zhvillimin e kapaciteteve të organizatës - deri në 10% të vlerës totale

të shumës së grantit të dhënë.

Kostot direkte të pranueshme

Sipas Nenit 2.6, kostot e drejtpërdrejta vijuese të Aplikantëve do të jenë të pranueshme: a) Të hyrat e personelit të caktuara për projektin, duhet të korrespondojnë me pagat

aktuale bruto duke përfshirë shpenzimet e sigurimeve sociale dhe shpenzimet e tjera të lidhura me pagesën; pagat dhe shpenzimet nuk duhet të tejkalojnë ato që zakonisht mbulohen nga Aplikuesit;

b) Kostot e udhëtimit dhe të automjeteve për personelin dhe personat e tjerë që janë pjesë e projektit, me kusht që ato nuk tejkalojnë kostot që normalisht barten nga Aplikuesi;

Page 14: Fuqizimi i shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme ... · PDF fileNdërmjetësimi në raportin viktimë-thyes i ligjit derisa mbrohet koncepti i procesit të normalizimit

c) Shpenzimet për blerjen e pajisjeve dhe furnizimeve, në mënyrë specifike për qëllime të projekteve, me kusht që pronësia e këtyre pajisjeve dhe furnizimeve të transferohet në fund të projektit tek përfituesit përfundimtarë kur kërkohet;

d) Kostot e materialit shpenzues; e) Kostot që rrjedhin nga implementimi i drejtpërdrejtë i projektit, siç janë:

shpërndarja e informatave, vlerësimi specifik për projektin (nëse aplikohet), përkthimi, etj.

f) Kostoja e shërbimit, furnizimit dhe kontakteve të punës që bëhen nga Aplikuesit për qëllime të projektit.

2.7 Kostot e papranueshme

Kostot vijuese janë të papranueshme:

a) Taksat

b) Blerja, marrja me qira ose dhënia me qira e tokës dhe ndërtesave ekzistuese;

c) Gjobat, dënimet financiare dhe shpenzimet gjyqësore;

d) Shpenzimet operative të organizatave aplikuese (vetëm kostot administrative që lidhen me implementimin e veprimeve mund të jenë të pranueshme)

e) Pajisjet e dorës së dytë

f) Tarifat bankare, kostot e garancioneve dhe hargjimet e ngjashme.

(i) tarifat bankare për hapjen dhe administrimin e llogarive, ku implementimi i një operacioni kërkon një llogari ose disa llogari të veçanta që duhet/n hapur;

(ii) shpenzimet e pë sigurimin e garancioneve nga banka ose institucionet e tjera financiare, deri në atë shkallë që garancitë kërkohen nga legjislacioni nacional ose komunal;

g) Çdo kosto e këmbimit, tarifave dhe humbjet gjatë këmbimit të lidhura me ndonjë nga llogaritë konkretisht të llogarive me Euro, si dhe shpenzimet e tjera thjesht financiare (nëse aplikohen);

h) Kontributet në natyrë;

i) Kostot e amortizimit;

j) Borxhet dhe pagesat e shërbimeve të borxheve;

k) Provizionet për humbje ose detyrime potenciale të ardhshme;

l) Interesat e detyrimeve;

m) Kostot e deklaruara nga Aplikuesit dhe të mbuluara nga ndonjë veprim tjetër ose program pune;

n) Kreditë tek palët e treta.

2.8 Si të aplikoni dhe proceduat që duhet të ndiqni

Aplikacionet duhet të dorëzohen në përputhje me udhëzimet e përshkruara në këtë Thirrje për Propozime. Formularët e aplikimit dhe shtojcat e tjera janë në dispozicion në uebfaqen vijuese: https://kosovo.savethechildren.net/sub-grants

13

Page 15: Fuqizimi i shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme ... · PDF fileNdërmjetësimi në raportin viktimë-thyes i ligjit derisa mbrohet koncepti i procesit të normalizimit

Aplikacionet duhet të dorëzohen në Zyrën e “Save the Children” në Prishtinë (shih adresën më poshtë) brenda afatit të përcaktuar në këtë Thirrje për Propozime.

Aplikacionet e pranuara pas datës dhe orarit të përcaktuar në Thirrjen për Propozime do të refuzohen.

2.9 Formularët e aplikimit

Aplikuesit duhet të plotësojnë kriteret e pranueshmërisë dhe Propozimet duhet të përgatiten në gjuhën angleze, shqipe ose serbe.

Aplikacionet duhet të përmbajnë të gjitha dokumentet e listuara në Shtojcën I: Formulari i Listës kontrolluese. Nuk duhet të dërgohet asnjë shtojcë më tepër se e kërkuar.

2.10 Ku dhe si të dërgohen aplikacionet

Aplikacionet duhet të dorëzohen duke përdorur formatet e formularit për aplikim, të ofruara si pjesë e kësaj Thirrjeje për Propozime. Këto dokumente duhet të përmbajnë të gjitha informatat përkatëse në lidhje me aktivitetin e propozuar dhe nuk duhet të dërgohet asnjë shtojcë më tepër se e kërkuar.

Çdo gabim dhe mospërputhje e madhe që lidhet me udhëzimet e aplikimit dhe me dokumentet e kërkuara mund të rezultoj në refuzimin e aplikimit.

Aplikacionet duhet të dorëzohen në një kopje të shtypur dhe të gjitha dokumentet e paraqitura për aplikim duhet të dorëzohen edhe në formë elektronike në CD/USB.

Dokumentet e aplikimit dhe CD/USB-ja duhet të mbyllen në një zarf ku aplikuesi duhet të shkruajë: (a) numrin e referencës dhe titullin e thirrjes për propozim, (b) emrin e organizatës aplikuese dhe (c) titullin e projektit të propozuar.

Aplikacionet duhet të dorëzohen në një zarf të mbyllur përmes postës së regjistruar, shërbimit të korrierit privat ose me dorëzim individual (një certifikatë e nënshkruar dhe me datë të shënuar do t'i jepet dorëzuesit) në adresën fizike të mëposhtme:

Save the Children në Kosovë Rr. Gazmend Zajmi, nr 01 10000 Prishtinë, Kosovë tel: +381 (0) 38 23 26 91

Aplikacionet e dërguara përmes ndonjë mjeti tjetër (p.sh. faks ose me email) ose të dërguara në adresa të tjera, do të refuzohen.

Aplikuesit duhet të verifikojnë se aplikacioni i tyre është i plotë duke përdorur listën e kontrollit (Shtojca I). Aplikacionet e pa kompletuara mund të refuzohen.

Page 16: Fuqizimi i shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme ... · PDF fileNdërmjetësimi në raportin viktimë-thyes i ligjit derisa mbrohet koncepti i procesit të normalizimit

2.11 Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve Afati i fundit për është dorëzimin e aplikacioneve 30 janari 2018, siç dëshmohet nga data e dërgimit, vula postare ose data e depozitimit. Në rastin e dërgesave individuale, afati i fundit për pranim është ora 16:00 sipas kohës në Prishtinë, siç dëshmohet me dëftesën për pranim, të nënshkruar dhe me datë. Çdo aplikacion i dorëzuar pas afatit të fundit do të refuzohet.

2.12 Informata të mëtejshme për Aplikacionet

Shpallja e tanishme për Thirrje për Propozime publikohet në uebfaqen: https://kosovo.savethechildren.net/sub-grants dhe një shpallje do të publikohet edhe në gazeta vendore dhe do të jetë e hapur për 45 ditë.

Për më tepër, në Prishtinë dhe Mitrovicë do të mbahen seanca informuese.

Aplikuesit potencialë do të njoftohen paraprakisht për datën, orën dhe vendin ku do të mbahen këto sesione dhe në cilin qytet.

Përveç kësaj, aplikuesit e interesuar mund të drejtojnë pyetje përmes email-it më së largu deri më 9 janar 2018 në ora 16:00 për dorëzimin e aplikacioneve në adresën e mëposhtme, duke treguar qartë referencën e thirrjes për propozime

Adresa e email-it: <[email protected]>

“Save the Children International” në Kosovë nuk ka asnjë obligim të japë sqarime për pyetjet e pranuara pas kësaj date.

Përgjigjet do të jepen më së largu deri më 16 janar 2018 dhe ato do të publikohen në faqen e internetit.

1. VLERËSIMI DHE PËRZGJEDHJA E APLIKUESVE

Të gjitha aplikacionet do të vlerësohen sipas procedurave të detajuara në këtë Thirrje për Propozime dhe duke ndjekur hapat dhe kriteret e mëposhtme:

HAPI 1 - Hapja dhe kontrollimi administrativ HAPI 2 - Vlerësimi teknik HAPI 3 - Vlerësimi përfundimtar, vendimi dhe njoftimi HAPI 4 - Mekanizmi i ankesave dhe përgjigjeve (CRM) HAPI 5 - Faza e negocimit dhe e kontraktimit

Page 17: Fuqizimi i shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme ... · PDF fileNdërmjetësimi në raportin viktimë-thyes i ligjit derisa mbrohet koncepti i procesit të normalizimit

Ju lutemi, vini re se të gjitha aplikacionet do të vlerësohen sipas kritereve të vlerësimit të përshkruara në vijim:

KRITERET Pikët maksimale

1. Relevanca (nëse propozimi është në përputhje me qëllimin e përgjithshëm dhe ato specifike)

20

2. Kapacitetet financiare dhe operacionale të aplikuesit dhe/ose të partnerëve

10

3.

Cilësia, efektiviteti dhe realizueshmëria e aktiviteteve të propozuara

(qartësia e propozimit, cilësia e programit dhe metodologjisë së

projektit, shkalla se sa janë aktivitetet e parashikuara janë të

përshtatshme, praktike dhe në përputhje me objektivat dhe rezultatet

e pritshme, aktivitetet e zbatimit dhe të monitorimit, përcjellja dhe

qëndrueshmëria)

4. Pjesëmarrja dhe vetëdijesimi i komunitetit (promovimi i

vetëdijesimit publik për ofrimin e shërbimeve sociale, mobilizimi

i komunitetit, angazhimi i shoqërisë civile).

30

5. Ndikimi (efektet e prekshme në grupet e synuara, efektet shumëfishuese, qëndrueshmëria)

10

6. Dukshmëria e Veprimit (plan i qartë dhe koherent për të siguruar dukshmërinë e Veprimit dhe rezultatet e tij)

10

7.

8.

Buxheti dhe kosto-efektiviteti i veprimit

Ky kriter vlerëson buxhetin dhe raportin midis kostove të vlerësuara të

veprimit të propozuar dhe kostove reale. Në rast se aktiviteti i

propozuar parashikon kontribute nga donacione të tjera, kjo duhet të

përcaktohet qartë në Formularin e Aplikimit dhe në Formularin e

Buxhetit.

20

100

Page 18: Fuqizimi i shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme ... · PDF fileNdërmjetësimi në raportin viktimë-thyes i ligjit derisa mbrohet koncepti i procesit të normalizimit

LISTA E DOKUMENTEVE PËRKATËSE DHE SHTOJCAVE

Të gjithë aplikuesit në këtë Thirrje duhet t’i referohen dokumenteve vijuese:

Udhëzuesit për Aplikues

Shtojcave

SHTOJCAT PËRKATËSE PËR APLIKUESIT

• Shtojca I Formulari i listës së kontrollit

• Shtojca II Vërtetimi i informatave

• Shtojca III Forma e aplikimit të projektit

• Shtojca IV Formati i buxhetit

• Shtojca V Deklarata e Aplikuesit

• Shtojca VI Formulari i raportit narrativ

17