gazeta "ngjallja" gusht 2015

Upload: kishaorthodhokse

Post on 07-Aug-2018

236 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Gusht 2015

    1/12

    1GUSHT 2015 NGJALLJA

    NGJALLJANr. 8 (271) Viti XXIII i botimit GUSHT 2015 Çmimi 20 lekë

    Periudha e verës çdo vit shëno-het nga 3 kremtime të rëndësishme

    përvjetorësh që kanë lidhje me ri-ngritjen kanonike të Kishës Ortho-dhokse Autoqefale të Shqipërisë dheveçanërisht me veprën e jashtëza-konshme të Kryepiskopit Anastas.

    1 qershori (2014), shenjtërimi iKatedrales “Ngjallja e Krishtit” nëTiranë ku u mblodhën primatë dhepërfaqësues të të gjitha KishaveOrthodhokse kanonike të botës,duke afirmuar përfundimisht vendine barabartë që Kisha jonë katashmë përkrah simotrave.

    24 qershori (1992), zgjedhja, eFortlumturisë së Tij Anastasit,Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhei Gjithë Shqipërisë nga PatriarkanaEkumenike e Konstandinopojës;nisi ringritja kanonike e Kishëssonë.

    2 gushti (1992), kur Fortlumturiae Tij u prezantua dhe u fronëzuapara besimtarëve si Kryepiskopi ityre dhe mori prej tyre atë mbë-shtetje të patundur që e ka shoqë-ruar në gjithë këto vite.

    Me rastin e një prej këtyre ditë-ve të shënuara, pra të 2 gushtit, në

    Kremtim festiv i Sinodit të Shenjtë

    në përvjetorin e 23-të të Fronëzimit të KryepiskopitKatedralen “Ngjallja e Krishtit”, nëTiranë, u zhvillua të dielën Liturgjia

    Hyjnore festive, e drejtuar nga Krye- piskopi Anastas, ku morën pjesë tëgjithë anëtarët e Sinodit të Shenjtë,klerikë dhe laikë.

     Në këtë ditë të shënuar nderoime praninë e tij Mitropoliti i Pisidi-së, Hirësi Sotiri, anëtar i Sinodit tëShenjtë të Patriarkanës Ekumenikedhe mik prej afro 70 vjetësh i Krye-

     piskopit Anastas, i cili për 40 vjetka drejtuar Kishën Orthodhokse të

    Koresë. Në fund Kryepiskopi Anastas u

    foli të pranishmëve për këtë ditë tëshënuar, duke kujtuar se vështirë-sitë e pengesat nuk e ndalën dotecjen përpara të Kishës sonë.

    Me rastin e këtij përvjetori Krye- piskopin Anas tas e përshëndetiedhe Mitropoliti Sotir, i cili mes të

    tjerash rikujtoi fjalët e Patriarkut,Ekumenik Vartholomeut, se kushdo

    që dëshiron të shikojë mrekulli,duhet të vizitojë Kishën e Shqipërisë.

     Në emër të anëtarëve të Sinodittë Shenjtë, Fortlumturinë e Tij e për-shëndeti Hirësi Ignati.

     Në fund, Kryepiskopi Anastasndau naforën, duke marrë njëkohë-sisht edhe urimet e të gjithë të prani-shmëve “Për shumë vjet, o Kryezot”.

    Në lindjen tënde virgjërinë e ruajte,në fjetjen tënde s’e braktise botën, oVirgjëreshë. Në jetën e qiellit shkon, jetën ti linde këtu mbi dhé; dhe ishpëton gjithnjë prej vdekjes shpirtrattona, o Hyjlindëse.

    (Përlëshorja) 

    Zonjës që është e pafjetur për ndër-mjetime dhe shpresën tonë të patundur

    për çdo mbrojtje, varri dhe vdekja s’ezotëruan dot, se ishte Nëna e Jetës dhepërsëri në jetë e çoi, Ai që banoi nëgjirin e saj të virgjër.

    (Shkurtorja) 

    15 GushtFjetja e Hyjlindëses së Tërëshenjtë

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Gusht 2015

    2/12

    2 NGJALLJA GUSHT 2015

    Gjimnazi “Kryqi i Nderuar” nëSukth të Durrësit ka hapur dyert etij në shtator të vitit 2007 nënkujdesin e veçantë të Fortlumturisësë Tij, Kryepiskopit Anastas. Shko-lla ka filluar të funksionojë me njënumër të kufizuar nxënësish dhevazhdimisht numri i tyre ka ardhur duke u rritur. Kjo si rrjedhojë e dë-shirës së madhe të të rinjve për t’uafruar edhe më shumë me besiminorthodhoks, por edhe si rezultat i

     punës së stafit të zgjedhur pedago-gjik, që gjithmonë ka sjellë produk-tivitet.

    Ky gjimnaz ofron bursë, e cila je- pet nga Fortlumturia e Tij, Anastasi.Ajo përfshin: anën pedagogjike,akomodimin në konvikt dhe ushqi-min për të gjithë nxënësit. Praniminë shkollë bëhet me një konkurs tëzhvilluar në muajin gusht të çdo viti.Konkursi ka në qendër proviminmbi dy lëndët bazë: gjuhën shqipe

    dhe matematikën, gjithashtu edhenjë intervistë me gojë mbi njohuritëe të rinjve për besimin orthodhoks.Për këtë nxënësve konkurrentë iuofrohen qysh më herët programete këtyre lëndëve me pikat kryesoreku duhet të mbështeten.

    Të gjithë janë të lirë të pro-vojnë, por vetëm ai që e meritonmund të jetë nxënës në këtë lice.Kjo ka qenë motoja e funksionimittë këtij institucioni arsimor, theme-luar në gjirin e orthodhoksisë.

    Tashmë nga ky gjimnaz kanëdalë gjashtë breza maturantësh.

     Ndër vite, të gjithë nxënësit që kanë përfunduar maturën kanë vazhduar studimet e larta në universitete tëndryshme, si p.sh: në Universitetine Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Kor-çës, në degët Ekonomike, Inxhinie-rike dhe Sociale; në AkademinëTeologjike “Ngjallja e Krishtit” nëShën Vlash të Durrësit; në Uni-versitetin “Logos”; madje edhe në

    universitete jashtë vendit, në si Itali,Gjermani etj.

     Në mbyllje të vitit shkollor 2014-2015, liceu doli me rezultate shumëtë larta: kalueshmëri 100% dhenotë mesatare 9. Si edhe çdo vit

    tjetër, nxënësit maturantë të gjim-nazit “Kryqi i Nderuar” u përballënme bashkëmoshatarët e tyre në

     provimet e Maturës Shtetërore dhearritën rezultate shumë të mira:notë mesatare 8.7 dhe kalueshmëri100%.

    Por sukseset e liceut “Kryqi i Nderuar” janë edhe të tjera sfidatë kapërcyera me fitore. Kështu,në olimpiadat e zhvilluara në shkallërepublike, nga nxënësit e shkollës

    kanë fituar këto çmime: Në Kimi,çmim të dytë nxënësi Kristi Kër-

    çyku i klasës së dhjetë. Në Mate-matikë çmim të tretë nxënësi Alek-sandër Ranxha i klasës së dhjetë.

     Në Biologji çmim të tretë nxënësi

    Arben Petroshi i klasës së dymbë-dhjetë.

     Ndërsa në olimpiadat e zhvi-lluara në shkallë qarku janë fituar 7 çmime: 3 në Letërsi, 1 në Mate-matikë, 1 në Kimi, 1 në Biologji.

    Gjithashtu, nga nxënësit që ka-në dhënë provimin e gjuhës grekenë Universitetin “Logos”, 4 prejtyre janë vlerësuar shkëlqyeshëmdhe 3 prej tyre me vlerësimin shu-më mirë.

    Për të gjitha këto duhet falënde-ruar i gjithë stafi pedagogjik për 

     punën e palodhur dhe profesionalendër këto vite me të gjithë brezat enxënësve të liceut; drejtori i shko-llës, z. Nikolla Perdhiku për kërke-

    sën e fortë të llogarisë; klerikët,kujdestarët dhe gjithë stafi mbë-shtetës.

     Në mënyrë të veçantë duhet tëfalënderojmë Fortlumturinë e Tij,Kryepiskopin Anastas, për kujdesine vazhdueshëm atëror dhe mbuli-min e të gjitha shpenzimeve e bur-save. Ai është përherë udhërrëfyesdhe shembull në rrugën tonë.

      Aleksandra Janaq 

     Mësuese letërsie në Liceun kishtar 

    Gurët e suksesit të liceut “Kryqi i Nderuar” në Sukth të Durrësit

    Ecje shembullore e institucioneve arsimore të Kishës sonë

     Në mbyllje të vitit shkollor 2014-2015, liceu doli me rezultate shumë të larta:kalueshmëri 100% dhe notë mesatare 9. Si edhe çdo vit tjetër, nxënësit maturantë të gjimnazit “Kryqi i Nderuar” u përballën me bashkëmoshatarët e tyre në  provimet e Maturës Shtetërore dhe arritën rezultate shumë të mira: notë mesatare8.7 dhe kalueshmëri 100%.

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Gusht 2015

    3/12

    3GUSHT 2015 NGJALLJA

    Ato që thuhen lidhur me problemet

    shëndetësore të Kryepiskopit të Tiranës,Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Fortlum-

    turisë së Tij, Anastasit, janë trillime, të cilat

    Ato që thuhen për problemet shëndetësoretë Kryepiskopit Anastas janë trillime

    qarkulluan kohët e fundit nga një gazetë politike

    në Shqipëri dhe më vonë u riprodhuan nëmënyrë fragmentare nga disa rrjete sociale.

    Është për t’u vënë re se edhe në vitet e më-

    “Të Festojmë Familjen Ortho-dhokse” kjo ishte tema e kampitfamiljar, të zhvilluar në Elbasan prejdatës 27-31 korrik. 24 familje (75persona) patën mundësi të flisnindhe të reflektonin për të ardhmene tyre, duke u përqendruar për tëkuptuar se cila ishte shpresa dheëndrra që ata kishin për familjen etyre. Duke hedhur vështrimin pas,nga e shkuara në familjet e tyre tëorigjinës, ata patën mundësi tëshikonin cilat ishin gjërat që i sillninplotësi në jetë dhe cilat u kishinshkaktuar thyerje, cilat i sillningëzim dhe cilat dhimbje. Ata patënmundësi të shikonin cilat ishin gjëratpër të cilat duhet të ishin mirënjohësnë jetë dhe për cilat duhej të ofroninapo kërkonin falje. Familjet pjesë-marrëse, duke folur e diskutuar sëbashku, reflektuan për gjërat që eforcojnë themelin e shtëpisë së tyredhe për ato që e dobësojnë atë.

    Familjet pjesëmarrëse u inkura-

    juan që të ndërmerrnin një vendim

     praktik, përmes të cilit do të punonin për ta forcuar themelin e shtëpisëedhe më shumë. Duke u mbë-shtetur te Shkrimi i Shenjtë, ata unxitën që në shtëpitë e tyre të flasin

     për bekimet. Duke parë familjetnga Shkrimi i Shenjtë, por edhe nga

     jeta e tyre personale, pjesëmarrësitkuptuan se Perëndia është në gje-ndje të transformojë familjet tona

    të rëna dhe t’i përdorë ato që të bëj-në vullnetin e Tij, ashtu siç bëri edheme familjet e rëna të Biblës.

     Korresp. “Ngjallja”

    Veprimtari shpirtërore me familje orthodhokse

     parshme, gjatë muajit gusht, janë ndërmarrë

    sulme të çuditshme ndaj Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë.

    Kryepiskopi Anastas është përballur kohët

    e fundit me një problem muskuloskeletal, i cili

    u kurua me fizioterapi. Ai ka kryer në mënyrë

    të përsëritur Liturgji Hyjnore në Tiranë (më dt.

    2, 6, 9, 16 gusht) si edhe për festën e Fjetjes së

    Hyjlindëses, më 15 gusht. Kryesoi mbledhjen

    e Sinodit të Hirshëm më 3 gusht, asamblenë e

    klerikëve të zonës së Kryepiskopatës së

    Tiranës më 11 gusht ndërkohë që, më 10 gusht,

    vizitoi edhe veprën e rëndësishme hidro-energjetike të Kishës së Shqipërisë në qytetin

    e Librazhdit.

    Nga Kryepiskopata e Hirshme,

    20 gusht 2015

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Gusht 2015

    4/12

    4 NGJALLJA GUSHT 2015

    «Lundra ishte tan i nëmes tëdeti t 

    duke u përpj ekur nga valët...»(v.24)

    Zoti, pas shumimit të pesë bukëve, i detyroinxënësit e Tij “të hyjnë në lundër dhe të shkoj-në përtej” v.22. Ai, pasi shpërndau turmat, ungjit në mal që të lutet. Kur nxënësit u nisënatë natë me lundër, deti ishte i qetë. Kur ndryshoidrejtimi i erërave dhe dallgët u bënë shumë tëmëdha, siç bëhen zakonisht në këtë liqen, lundrafilloi të përplasej sa andej-këtej dhe nxënësit utrembën.

    Zoti i paranjihte të gjitha këto. Por i la qëlli-misht nxënësit e Tij, të ekspozohen ndaj rrezikut,në mënyrë që të ndiejnë sa pa ndihmë dhe tëdobët ishin pa Atë, dhe të mbështeten në besën

    e tyre. Në të gdhirë, Jisui shkoi t’i takonte, dukeecur mbi ujëra.

    I

    Kur e panë nxënësit të ecte kështu mbi ujë,menduan se ishte ndonjë fantazmë. U tronditënnga frika dhe filluan të bërtisnin! Por menjëherëJisui u tha: ”Guxim! Mos u frikësoni! Jam unë!”.Petroja i tha:  Zot, në je ti, urdhëromë të vijtek ti duke ecur mbi ujëra”. Edhe Ai i tha: -“Eja”. Kështu, Petroja zbriti nga lundra dhefilloi të ecte mbi ujë, që të shkonte tek Jisui.Por, një moment, duke hequr sytë nga Jisui, eraiu duk shumë e fortë, dhe filloi të zhytej. Dheatëherë thirri: - “Zot, shpëtomë!”. MenjëherëZoti e kapi, duke shtrirë dorën dhe i thotë: - “Obesëpakë! Përse ngurrove?” Dhe sapo atahynë në lundër, përnjëherë pushoi era. Dhe ataqë ishin në lundër, vajtën dhe iu falën duke thënë:- “Me të vërtetë je Bir Perëndie”. Dhe, pasikaluan detin, shkuan në Gjenisaret.

    Me të vërtetë, sa mësim madhështor ështëky për besimtarët, në mënyrë që të mos dëshpë-rohen kur ecin në rrugën që u caktoi Zoti; të

     besojnë se Ai që i dërgoi në rrugën e tyre, kujde-set për ta, duke ditur rreziqet që do të takojnë!

    Por Perëndia, nuk rend menjëherë në ndih-më. Provon besën e njeriut të drejtë, siç provohetari në zjarr. Kështu vepron Perëndia tek ata qëdo. “Sepse Zoti atë që do e mundon, dhe rrehçdo bir që pret pranë vetes” (Hebrenjtë 12:6 ).Dhe, si torturë të fundit, dërgon atë më të ma-dhen, siç thotë shën Joan Gojarti: “Krishti vuaj-ti gjatë gjithë jetës së Tij mbi tokë, dhe kur arriti në fund, në momentin e fitores, vuajtitorturën më të madhe, u kryqëzua dhe uvarros në dhé. Por kjo torturë e madhe, ukapërcye shpejt dhe pas saj u gdhi dita ere, dita e fitores me Ngjalljen e Tij”.

    Tortura të tilla kaluan më vonë shumë ngadëshmorët, për besën e tyre. Në fillim torturat

    ishin të vogla, por dalëngadalë bëheshim më tëmëdha, shumë më të mëdha, derisa përpara

    vdekjes, përballuan martirizimet më të tmerr-shme, ngasjet më të këqija.

    II

    Zoti u tha nxënësve të Tij të tronditur:“Guxim, jam unë, mos u frikësoni” v.27.Dhembshuria dhe dashuria e Tij, nuk i lë kurrëvetëm për shumë kohë njerëzit e Tij, në ngasjetë mëdha. “Guxim, jam unë, mos u frikëso-ni”. Çfarë zë i mrekullueshëm! Çfarë fjalësh

     jetëprurëse! Nga ky zë, demonët ikin, sëmundjet

    largohen, të vdekurit ngjallen. Nga ky zë, morënekzistencë qielli dhe dheu, dielli dhe yjet, engjëjtdhe njerëzit. Ky zë është burimi i çdo të mire,

     jete, shëndeti, urtësie, ngazëllimi.

    “Guxim, jam unë!” Nuk mundet çdokushtë dëgjojë këtë zë. E dëgjojnë oshënarët dhe tëdrejtët, që durojnë për Krishtin. Nuk e dëgjonzërin e Krishtit, ai që vuan në përgjithësi. Si mundta dëgjojnë të gjithë ata që vuajnë për mëkatetdhe padrejtësitë e tyre? Do ta dëgjojnë të gjithëata, që vuajnë për besimin e tyre tek Ai.

    “Gëzohuni se jeni pjesëtarë të pësimevetë Krishtit, që të gëzoheni duke u ngazëlluar edhe në zbulimin e lavdisë së tij. Nëse shahe-ni për emrin e Krishtit, jeni të lumtur; sepseShpirti i lavdisë dhe ai i Perëndisë prehet mbi

     ju; sipas atyre shahet, po sipas jush lavdë-rohet. Sepse asnjë prej jush le të mos pësojë 

     si vrasës, apo si vjedhës, apo si keqbërës, apo si ndërhyrës në punët e huaja. Dhe në pësoftë  si i krishterë, le të mos ketë turp, por le të lavdë-rojë Perëndinë për këtë.” (I Petr. 4:13-16).

    III

    Kjo pjesë e Ungjillit shtrihet në çdo epokëdhe në çdo njeri. Mos vallë ne jemi në një situatëtë ndryshme nga ajo e nxënësve? Është karak-teristike se në gjuhën simbolike të Kishës sonë,

    Kisha përngjasohet me një anije, si ato të her-shmet, me direk Kryqin e Nderuar; me vela,

    flladin e Shpirtit të Shenjtë; me spirancë,shpresën, dhe litar, besën ndaj Krishtit; mevozitës, Apostujt e shenjtë. Me udhëheqës të

     besës sonë, Krishtin, në timonin e anijes. Meyll polar, Ungjillin e shenjtë. Me destinacion,limanin e qetë, Mbretërinë e Qiejve. Me breg,Kanaanin qiellor dhe Jerusalemin e sipërm.

    Sepse gjithmonë në këtë botë, Kisha lufton brenda dallgëve të pabesisë, të dyshimit dhe tëarmiqësisë së botës. Por edhe ne, dhe çdo be-simtar, gjendemi vazhdimisht në një lundër, qërrihet nga dallgët.

    Shën Joan Gojarti vëren: “Me Kishën s’kaasgjë të ngjashme. Është më e lartë nga qiejt dhe më e gjerë se dheu”. Dhe siç na siguronZoti, “Dyert e hadit nuk do të kenë fuqi

     përmbi të” (Matth 16:18). Prandaj, le të kemidurim, guxim e tolerancë në ngasjet e jetës dherrethanat e vështira. Shikimet tona të drejtohente Krishti, pa u shkëputur , që të ecim mbi dallgëte jetës, larg të qenit besëpakë dhe të dëshpëruar.Bashkë me mendimet e besëpakësisë, janë dhemendimet e blasfemisë; këto mendime karakte-rizojnë njerëzit që nuk pranojnë mësimdhëniene Kishës sonë, dhe mohojnë Misteret e saj. Kë-tyre mendimeve u përkasin edhe pasionet emendjemadhësisë, lakmisë, smirës, paragjykimit,që ngrihen si mur dhe na ndajnë nga kontaktime Perëndinë dhe Hirin e Tij. Gjithashtu edhe

     pasionet trupore, që na pengojnë të trashëgojmë

    Mbretërinë e Perëndisë, sipas apostull Pavlit, icili na porosit: “Mos u gënjeni; as të përdalë,as idhujtarë, as kurorëshkelës, as të zhbu-rrëruar, as sodomitë, as vjedhës, as lakmi-tarë, as pijanecë, as fyes, as rrëmbyes nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë”(I Korinthianëve 6:9). Ajo që na shpëton ngatë gjitha këto është pendimi dhe jeta shpirtëroremë Krishtin. Pendimi dhe Hiri i Perëndisë djegingjembat e pasioneve dhe kultivojnë lulet evirtyteve.

    * * *

     Ng a th el lë si të e sh ek uj ve , dë gj oh etinkurajuese jehona e mbretit dhe profetit David:“Zoti është ndriçimi im dhe shpëtimtari im;nga kush do të trembem?” (Psalmi 26:1). Dhezëri kumbues i shën Siluanit të Malit të Shenjtë,thotë: “Zoti përdëllyes dëshiron që, shpirti icili njohu Krishtin, të mos i trembet asgjëjetjetër, përveçse mëkatit! Sepse e di që Zotina do, dhe përderisa na do, përse të kemi

     frikë?” Le të jemi të armatosur me armëtshpirtërore, që të luftojmë ngasjet dhe jo të biemnë përtaci dhe dëshpërim. Le ta kemi të kthyer fytyrën tonë nga personi i Krishtit, që të moszhytemi në detin e ngasjeve të përditshme të

     jetës sonë.H irësi I gnati 

    Ngasjet në jetën tonë

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Gusht 2015

    5/12

    5GUSHT 2015 NGJALLJA

    Të keni nderim të thellë për gjithë Shenjtorët e Kishëssonë, por një mijë herë më tepër të keni për Zonjën tonëHyjlindësen Mari, sepse të gjithë Shenjtorët janë shërbë-

    torë të Krishtit, ndërsa Zonja jonë, Hyjlindësja, është zonjëdhe mbretëreshë e qiellit dhe e dheut dhe e gjithë krijesësshpirtërore dhe materiale, që lutet për mëkatet tona. Emori Hyjlindësen dhe e bëri mbretëreshë dhe nderoi gjininë

    tonë. Prandaj duhet që edhe ne, vëllezër të mi, të nderojmëZonjën tonë Hyjlindëse me kreshmë, lutje, mëshira dhevepra të mira.

     Një njeri, me emrin Joan, u mund dhe u bë hajdut; u bëedhe kapedan në njëqind trima, por kishte nderim të madh

     për Zonjën Hyjlindëse dhe çdo agim dhe çdo mbrëmjethoshte Përshëndetjet e Tërëshenjtës, “Engjëlli kryetar”.Perëndia i tërëmirë, duke dashur të shpëtojë kapedanin,

     për shkak të nderimit që kishte për Hyjlindësen, dërgoinjë asket të shenjtë që të kalonte nga ai mal. Trimat ekapedanit, si panë asketin, e zunë. Asketi u thotë:

    Ju lutem, të më çoni te kapedani juaj dhe aty kam për t’ju thënë një fjalë për të mirën tuaj. E çuan asketin, i cilii tha kapedanit: Më thirr gjithë trimat e tu të vijnë këtu, qët’u them një fjalë. I thirri kapedani dhe ata erdhën. Asketi

    thotë: Nuk ke tjetër? Kam edhe një kuzhinier, - përgjigjetkapedani - por ai është diçka i pacipë. Atëherë asketi ithotë kapedanit: Thirre të vijë këtu. E thirri dhe, si erdhikuzhinieri, nuk mund ta shikonte dot asketin në fytyrë,

    dhe ktheu kokën nga ana tjetër. Atëherë asketi i thotë: Në emrin e Zotit tonë Jisu Krisht, të Kryqëzuarit dhe tëPerëndisë, të urdhëroj të më thuash kush je dhe kush tëdërgoi dhe çfarë bën rri këtu. Kuzhinieri u përgjigj: Unë

     jam gënjeshtar dhe gjithmonë gënjeshtrën flas. Por tani,ngaqë më lidhe me emrin e Krishtit, nuk mund të bëjndryshe, veçse të them të vërtetën: Unë, pra, jam Djalli

    dhe më dërgoi Satanai, ati im, dhe erdha këtu që të punoj,të shtroj dhe të ngre, t’i gatuaj këtij kapedani dhe të ruajqë ta gjej ndonjëherë që të mos lexojë Përshëndetjet e sëTërëshenjtës, që ta vë në terrin e Ferrit. Dhe kam 14 vjetqë po e ruaj dhe nuk e gjeta ndonjë ditë pa lexuar: “Engjëllikryetar”. Atëherë asketi thotë: Të urdhëroj, në emër tëShën Triadhës, të zhdukesh që këtu dhe të krishterët tëmos i ngasësh më. Menjëherë Djalli u zhduk, porsi tymi.

    Dhe atëherë asketi i mësoi hajdutët dhe disa u bënë murgj,të tjerë u martuan dhe bënë të mira e shpëtuan.

    Prandaj, bij të mi, ju këshilloj të mësoni të gjithë“Engjëlli Kryetar”, burra dhe gra, djem edhe vajza dhe ta

    thoni në lutjen tuaj. Dhe nëse dëshironi, merrni edhe një“Shpëtimi i mëkatarëve”, që ka 70 mrekulli të Hyjlindëses,

    nga të cilat ju thashë një për të kuptuar.

    “Ta nderojmë me kreshmë,lutje, mëshirë

    dhe vepra të mira”

    Shën Kozmai rrëfen për Hyjl indësen 

    Kremtohet me madhështiShën Kozmai i Kolkondasit

    Më 24 gusht në fshatin Kolkondas të Fierit, në Manastirin kushtuar shenjtorit,u kremtua në prani të besimtarëve të shumtë të ardhur nga i gjithë vendi dhe nga

     jashtë, e kremtja e martirit të madh, Shën Kozmait të Kolkondasit. Liturgjia Hyjnore

    u krye nga Mitropoliti i Beratit, Hirësi Ignati, së bashku me Hirësi Nikollën dheHirësi Astin.

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Gusht 2015

    6/12

    6 NGJALLJA GUSHT 2015

    PIERRE BATIFFOL

    I.

    Berati është një qytet i vogël osman, ivendosur në hyrje të qafëmalit Apsus [Osumi isotëm]. Për të arritur në Berat nga porti më i

    afërt, Vlora, duhen pesëmbëdhjetë orë kalërim;rruga pothuajse nuk ekziston fare. Qyteti ështëi besimit mysliman; nga larg dallohen minaret,të cilat zgjaten mbi shtëpitë e bardha dhekopshtet e tyre; në hyrje të qytetit ndeshim varre-zat e vjetra të të parëve. Tregu është në qendër të qytetit: ndeshim haxhi dhe hoxhë me turbannë kokë, ushtarë dhe zyrtarë turq; herë pas hereedhe gegë e vllehë, tregtarë nga rrethinat eElbasanit; përfundimisht edhe shumë hebrej, tëcilët dallohen nga fesi i zi; por, gjithsesi, dominojnëshqiptarët dhe gjuha shqipe. Pjesa e qytetit të

    vjetër është e rrethuar me mure gjysmë të rrë-nuara nga koha bizantine; këtu është lagjja“Kala”, tokë e grekëve [ortodoksëve], e të kri-shterëve, në të cilën nuk gjejmë asnjë gjurmë tëxhamive apo pazarit, ngaqë banorët janë të gjithëgrekë [ortodoksë]. Në këtë pjesë ndodhet edheshtëpia e ipeshkvisë, e quajtur “Mitropolia eshenjtë”. Zbrita tatëpjetë në brendi të kalasë,ku mora me qera një shtëpi, dritaret e së cilësshikonin bedenat e kalasë; kisha përshtypjensikur po vështroja jetën mesjetare bizantine, “nëthemën Beratase”.

     Në “mitropoli” [ipeshkvi] më priti mitropoliti

    ortodoks, shkëlqesia e tij, prelati i shumëditur,imzot Anthime Alexoudis. Peshkopi i mitropolisësë shenjtë i ishte përkushtuar arkeologjisë, kur këtë ia lejonin punët dhe detyrat e shumta zyr-tare. Ai është anëtar i jashtëm i Sinodit të Sta-mbollit [i Patrikanës?!], ku çdoherë e thërrasinme nofkën: “miku i artit”, nofkë të cilën imzotAnthime Alexoudis vërtet e meriton. Ka zbuluar disa mbishkrime, ka botuar disa medalione ; nështëpinë e tij ka një koleksion modest, me shumëeksponate antike, me një vlerë të jashtëzakonshme,koleksion që i bën nder të veçantë Mitropolisë.

    Vetë qyteti i Beratit nuk është vendbanimantik, ngase nuk janë zbuluar mbishkrime,

    ndërtesa, apo gjëra të tjera nga lashtësia. Nëqytet kanë arritur disa eksponate nga antikiteti, por jo shumë të rëndësishme. Mirëpo në qytetruhen disa dorëshkrime, të cilat janë tepër tëveçanta dhe shumë të vjetra. Është e domos-doshme të theksoj se si i kam zbuluar dhe kushmë ka treguar për ekzistencën e tyre.

    Kur, në vitin 1875, [Ludovico] Duchenseishte i ngarkuar me delegacionin që do tëshkonte në malin Athos [Malin e Shenjtë], ushkëput nga rruga dhe vajti deri në Patmos për të përshkruar disa pjesë të dorëshkrimit nëgreqisht, N, të Testamentit të Ri [sot “Codice N

    Vaticana”?], kustosi i bibliotekës së “Théolo-gut”, imzot Sakkélioni, i cili tash jeton në Athinë,

    i tërhoqi vëmendjen për një vëllim tjetër të njëdorëshkrimi greqisht, për të cilin mendonte seishte i ngjashëm me pjesët e dorëshkrimit N,ngaqë, sikurse ky i fundit, ishte i shkruar meshkronja argjendi dhe në pergamenë të purpurt.Duke shënuar këtë të dhënë, Duchense e përmend këtë dorëshkrim vetëm një herë, nëvitin 1881, në një studim të tij kritik, si një kujtimtë veçantë.

     Në Greqi ky njoftim nuk ka shqetësuar askënd, por në Gjermani po; dhe mund të thuhetse në vitin 1884 Duchense ishte i vetmi që në botën shkencore kishte njohuri për ekzistencën

    e këtij dorëshkrimi [në pergamenë] të purpurt.Kur më ftoi që ta shikoja, kam kërkuar shënime

    Po botojmë një fragment nga studimi i shek. XIX, i kryer nga

    francezi Pierre Batifol, ku vihen në dukje vlerat e jashtëzakonshme

    të kodikëve orthodhoksë të Shqipërisë, kësaj pasurie të paçmuar 

    kombëtare. Studimi u botua për herë të parë në Paris, më 1886,

    nga Imprimerie Nationale, me titullin në origjinal: “Lesmanuscripts

    grecs de Bérat d’Albanie et le Codex Purpureus F”. Gjithashtu, po

     japim edhe një fragment nga vepra e Mitropolitit të Beratit, Imzot

    Anthimit (Aleksudhit), i cili u botua në greqisht me titullin: “Vështrim

    i shkurtër historik i mitropolisë së shenjtë të Belegradit, Beratit të

    sotëm”, ku jepen të dhëna shumë të vlefshme.

    DORËSHKRIMI GREQISHT NGA BERATI I SHQIPËRISË

     Në “mitropoli” [ipeshkvi] më priti mitropoliti ortodoks, shkëlqesia e tij, prelati i shumëditur, imzot Anthime Alexoudis. Peshkopi i mitropolisë së shenjtë i ishte përkushtuar arkeologjisë, kur këtë ia lejonin punët dhe detyrat e shumta zyrtare. Ai është anëtar i jashtëm i Sinodit të Stambollit [i Patrikanës?!], ku çdoherë e thërrasin me nofkën:“miku i artit “, nofkë të cilën imzot Anthime Alexoudis vërtet e meriton. Ka zbuluar disambishkrime, ka botuar disa medaljone; në shtëpinë e tij ka një koleksion modest, me shumë eksponate antike, me një vlerë të jashtëzakonshme, koleksion që i bën nder të veçantë Mitropolisë.

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Gusht 2015

    7/12

    7GUSHT 2015 NGJALLJA

    plotësuese, të cilat m’i ka ofruar Sauvaire,konsulli francez në Janinë, me anë të letrës sëdatës 27 nëntor 1884, ku, ndër të tjera, shkruan:“Ipeshkvi i mitropolisë së Beratit, imzot Anthime

    Alexoudis, para disa vjetësh, ka botuar nëgjuhën greke studimin: “Description abrégée e

    historique de la sainte métropole de Belgrade,aujourd’hui Bérat” [Vështrim i shkurtër historik i mitropolisë së shenjtë të Belegradit, Beratit tësotëm], vepër kjo shumë pak e njohur dhe, sipasmendimit tim, nuk ekziston asnjë përkthim [i saj]në ndonjë gjuhë tjetër...

    Me këtë pjesë të veprës së Alexoudis-it ne unjohëm me dorëshkrimet ungjillore të Beratit.

    Mendoj se është e domosdoshme të shpjegojdiçka këtu fillimisht, ngase duhen sqaruar disahipoteza të dyshimta, për të cilat më ka folur nëAthinë Sakkélioni . Ky pretendon se zbulimi i

    parë i Beratinusit i takon Alexoudisit dhe, për tëpërforcuar një ide të tillë për ipeshkvin arkeolog,bën citimin e këtyre radhëve, të cilat ne ipërkthyem, duke pretenduar se [më parë]nuk kishte asnjë njohuri për këtë, gjë që hapur vërehetse nuk është e saktë...

    Mitropoliti i Beratit Athim Aleksudhi

    KAPITULLI IXA

     Një ungjill që ndodhet në Kishën e shenjtë të Ungjillëzimit të Hyjlindë-ses në lagjen e Kalasë së Beratit besohet se ka një histori të hershme tëtrashëguar, dhe për këtë nderohet nga të gjithë banorët e krishterë. Kjogojëdhënë thotë se Ungjilli është shkruar me dorën e vetë atit tonë shenjtor ndër shenjtorët, Joan Krisostomit, kryepeshkop i Konstandinopojës. Nëkujtim të këtij shenjti, çdo vit, më 27 janar, bëhet meshë e shenjtëkryepriftërore dhe panair. Me këtë rast nxirret edhe ky Ungjill, për nderim,në kishën e shenjtë. Të gjithë të krishterët, e mbledhur nga çdo anë, vijnëdhe e puthin me shumë shpresëtari, nder dhe respekt.

    Elemente të fjalëve të këtij Ungjilli të shenjtë janë të arta. Po kështuedhe shkronjat e para, të cilat janë të gjitha të mëdha. Gjithashtu, të katër Ungjijtë që përfshihen në të, zbukurohen duke pasur në fillim shëmbëllimine portretit të secilit ungjillor, të pikturuar me ar.

    B Një tjetër dorëshkrim shumë i hershëm, që përmban tekstin e dy

    ungjillorëve, të Mattheut dhe Markut, gjendet në kishën e Shën Gjergjittë po kësaj lagjeje. Fjalët e tekstit janë të shkruara me argjend mbimembranë (pergamenë) me ngjyrë vishnje të errët, ndërsa shkronjat epara janë të gdhendura në ar dhe argjend, të harkuara.

    CEkziston dhe një dorëshkrim tjetër, i ngjashëm me këtë Ungjill, në

    membranë, i madh dhe me shumë fletë. Dy kapakët i ka të veshur meargjend dhe të larë në ar. Ka dy shënime lart, ku thuhet se është pronë ekishës katedrale të Mitropolisë sonë të Beratit (gr. “Velegradon”). Në të

    njëjtën kishë gjendet edhe një ungjill tjetër, i shkruar mbi pergamenë, meformat të vogël.

    DKa edhe dy Ungjij të tjerë të shkruar me dorë mbi pergamenë të

     bardhë, që ruhen në kishën e lagjes Mangalem.

    Një shënim i vetë autorit:“Mbi njërin prej dy kapakëve (në tekst, shprehimisht: “pllakave”) gjendetnjë shënim, i shkruar me germa të epokës së lashtë, ku thuhet: “Shikojinigermat e Shën Joan Krisostomit (Gojartit), që gjenden në këtë Ungjill,(të shkruar) me vetë dorën e tij, kur ai ishte në Antioki, në atdheun e vet,shërbëtor i Krishtit. Deri në epokën kur ai jetoi, nga shumë veta shkruhejme germa të thjeshta. Por theksimi i fuqisë së shkronjave nëpërmjet“shenjave të arta”, domethënë nëpërmjet “oksias”, “varias”,“perispomenit”, “dhasisë” dhe “psilisë” (thekse dhe tone gjuhësore nëgreqishten antike), nuk mjaftonte. Megjithëse këto tekste kanë pasur të

    katër Ungjijtë, ky që ka mbetur ka vetëm Ungjillin sipas Mattheut dheatë sipas Markut. Ndërsa Ungjijtë sipas Llukës dhe Koanit humbën.

     Ndërtuesi i manastirit të Theologut e mori dorëshkrimin në manastir, ngakujdesi dhe admirimi, në shenjë nderimi ndaj Shën Joan Gojartit dhe sidëshmi e devocionit që kishte për Krishtin. Ndërsa humbja e Ungjijve qëmungojnë ndodhi kur librat e Theologut u grabitën nga frankët, të quajtur kampanezë (frankët e Shampanjës). Shikoni sa i veçantë është ngjyrimii shkronjave, por edhe sa e bukur është forma e tyre! Ungjilli i Theologut,i shkruar në Patmo, është i varfër me këto shkronja, siç pashë me vetësytë e mi në Efes”.

    (Ky ështënjëfr agment nga li bri i M it ropol it it tëBerati t, An thimi t,(A leksudhi t) “Përshkr im i shkurtër hi stori k i mi tr opoli sësëBerati t 

    dhe i vendeve qëjanënën var tësinëe saj shpir tërore”, botuar në Kor fuz, nështypshkron jën “ I on ia” tëvëllezërve Kaonë, 1868.) 

    “Vështr im histor ik për histor inëe mi tropol isësëshenjtëtëqyteti t Belegradon,tan i Berat, dhe për vendet nën vartësinëe saj ”,

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Gusht 2015

    8/12

    8 NGJALLJA GUSHT 2015

    Është një bekim i veçantë që tërinjtë dhe të rejat orthodhokse ma-rrin pjesë çdo verë në kampet shpir-tërore. Kjo tashmë është kthyer nënjë nga veprimtaritë më të rëndë-sishme dhe tradicionale që KishaOrthodhokse Autoqefale e Shqipë-risë organizon çdo vit prej dy deka-dash për argëtimin, formimin dheedukimin e brezit të ri.

    Sivjet kampet nisën më 2 dhe 4korrik dhe përfunduan në fillim tëgushtit. Si gjithmonë ato ishin ndarënë tri turne, sipas moshave: fëmijë,

    gjimnazistë dhe studentë, të ardhur nga Kryepiskopata dhe tri Mitro-

     politë.Tema e përbashkët shpirtërore

    e të gjitha kampeve për këtë vitishte “Udhëto me Zotin”. Ajo u për-qendrua në shembullin që na jep

     jeta e Apostull Pavlit dhe u zhvilluame veprimtari e referate, në mëny-rë që edhe të rinjtë të kuptonin seashtu si Apostulli, mund të ecin së

     bashku me Perëndinë në rrugëtimine tyre në jetë.

    Kampet u dalluan edhe për ve- primtaritë e larmishme si, shfaqjeartistike e konkurse, aktivitete spor-tive, ekskursione në vende histo-rike, shkuarje në plazh etj.

    Kampet zhvillohen nën kujdesindhe me mundësitë e krijuara ngaFortlumturia e Tij, KryepiskopiAnastas, i cili i konsideron ato si“shkolla verore”.

    Dy turnet e para të kampit tëdjemve u zhvilluan afër qytetit tëDurrësit, në mjediset e bukura dhetë pajisura me të gjitha kushtet tëManastirit të ri të Shën Vlashit dheAkademisë Theologjike “Ngjallja eKrishtit”, ndërsa kampi i tretë, aime studentët, u zhvillua mes naty-rës së mrekullueshme të bregdetitnë Manastirin e Shën Jorgjit, nëÇukë, afër Sarandës. Në të tri tur-net morën pjesë rreth 250 fëmijëdhe të rinj.

    Të tri kampet e vajzave u zhvi-lluan në mjediset e bukura dhe me

    të gjitha kushtet të Manastiri histo-rik të Shën Joan Vladimirit, afër El-

     basanit dhe në to morën pjesë rreth300 vajza të të gjitha moshave.

    Shumica e shpenzimeve për këto kampe është mbuluar ngaFortlumturia e Tij Anastasi. Kështu,

     për kampet e djemve, nga vetë pje-sëmarrësit është paguar një kuotësimbolike, 3 mijë lekë secili, ndërsanë kampet e vajzave 2.5 mijë lekë,

    që në total janë sa rreth 20 për qinde shpenzimeve (1.13 milionë lekë

     janë paguar nga kampistët dhe 4.56milionë janë mbuluar nga Kryepi-skopi).

    Kampi i t retëme studentë 

    Me bekimin e KryepiskopitAnastas, në periudhën 23 korrik -1 gusht 2015 u zhvillua në mjedisete manastirit të Shën Jorgjit në Sara-ndë kampi i të rinjve orthodhoksë“Rilindja”. Në të morën pjesë rreth50 të rinj të ardhur nga të gjitha mi-tropolitë e Kishës sonë. Qëllimi ikëtij aktiviteti të përvitshëm ishtenjohja dhe krijimi i shoqërisë mëKrishtin, rritje në besim me anë tëlutjes, bisedave shpirtërore, prediki-meve etj., në frymën e Ungjillit dhetë shenjtorëve, si dhe çlodhja qëafrohet nga natyra e mrekullue-shme e këtij vendi.

    Çdo ditë të rinjtë merrnin pjesënë një program të larmishëm: meshërbesën e Mëngjesores dhe të

    Mbrëmësores, me bisedën shpirtë-rore të mbrëmjes, me shfaqen e se-

    risë së filmave të katekizmit, me broshura me tema fetare që u shpër-ndaheshin, me kohën e përbashkëttë ngrënies në mensën e kampit etj.

    Ditën e diel, në 26 korrik, atamorën pjesë në Liturgjinë Hyjnorenë kishën e Shën Harallambit, nëSarandë. Mjaft mbresëlënës ishteedhe pelegrinazhi në qendrën histo-

    rike të Butrintit, duke u ndalur sido-mos në vende që lidheshin me Kri-shterimin e lashtë: kishat e shumta,

     pagëzimorja e famshme, amfiteatri,si dhe bazilika e madhe, ku u zhvi-llua edhe një lutje. Një bekim imadh për këtë kamp ishte edhe pje-sëmarrja në misterin e Pendim-Rrëfimit me atë Jani Trebickën.

     Ndërsa dita e fundit e kampit u ku-rorëzua me pagëzimin e tre të rinj-ve në det nga episkop Asti dhe atëKozmai, të cilët iu shtuan kështufamiljes së madhe orthodhokse. Kykamp kishte një staf me katekistëdhe vullnetarë të Zyrës së Katekiz-mit dhe Zyrës Rinore të Kryepisko-

     patës.Kampi i tr etëme studente 

     Nga 25 korrik deri në 3 gusht uzhvillua kampi III në mjediset e ma-nastirit të hirshëm të shën Joan Vla-dimirit, ku morën pjesë 70 vajza.

    Tema e përzgjedhur për këtë vitishte “Udhëto me Zotin” dhe pro-

    grami përfshinte lutje, këngë,diskutim në grupe, lojëra, konkurse

    “Udhëto me Zotin”- U zhvi l luan kampet verore për fëmijët dhe tërinjtëor thodhoksë- 

    të ndryshme, tema sociale, punëdore, dramatizime, filma katekizuesdhe vajtje në pishina.

    Pjesë e rëndësishme e progra-mit ishte leximi i Ungjillit sipasLlukait dhe i librit të KryepiskopitAnastas me mesazhet e Pashkësndër vite “Tani të gjitha u mbushënme dritë”. Një ditë vajzat mësuan

    të bënin bukën e Meshës (Pros-forën).

    Tek vajzat u mbajtën mjaft refe-rate interesante si “Udhëtoj meKrishtin”, nga Hirësi Joani, “Si ta

     jetojmë besimin tonë në realitetine përditshëm”, “Misteri i Marte-sës”, “1000-vjetori i shën Joan Vla-dimirit” etj.

     Në udhëtimin dhjetëditor vajzat përjetuan misteret e besimit tonë,duke marrë pjesë në misterin e Pa-gëzimit (tri vajza), në misterin ePendim-Rrëfimit, ku morën pjesë

     pothuajse të gjitha vajzat e pagë-zuara dhe në misterin e KungimitHyjnor.

    Data 2 gusht ishte një tjetër ditëe paharruar për vajzat, pasi atomorën pjesë në Liturgjinë Hyjnorenë katedralen “Ngjallja e Krishtit”në Tiranë, të kryer nga KryepiskopiAnastas së bashku me anëtarët eSinodit të Shenjtë, për të kremtuar 

     përvjetorin e Fronëzimit të Krye-

     bariut tonë.

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Gusht 2015

    9/12

    9GUSHT 2015 NGJALLJA

    Kisha e Shën Marinës në pjesënveriore të kodrës së Apollonisë, në

    fshatin Havaleas të Fierit, ka pasur dhe ka pranë varrezat e banorëvetë fshatit dhe fshatrave përreth.Nga të gjithë njihen si varrezat eKishës së Shën Marinës, e cila ishtee shkatërruar dhe kishte mbetur vetëm një gur i altarit ku edhe nëkohën e komunizmit besimtarëtndiznin qirinj në fshehtësi dhe lu-teshin me shpresëtari. Por cilaështë historia e kësaj kishe?

    Atë Sokrat Lako, që është dhekleriku i zonës, ka mbledhur të

    dhëna që dëshmojnë për ekzisten-cën e hershme të saj. Ajo u ndërtuarreth shek. XXVII, dhe ishte ma-dhështore dhe e bukur. Në të kry-heshin të gjitha shërbesat, edhe pseishte një kishë që përdorej kryesishtpër shërbesën e varrimit. Deri nëvitet 50‘ kisha ka shërbyer edhe sivend shkollimi për banorët e fshatit.Në vitin 67’, me prishjen e fesë, ki-sha u kthye në repart ushtarak. Mëpas ajo u kthye në stallë të koope-rativës. Në vitet 80‘- 85‘ ndodhidhe shkatërrimi përfundimtar. Ajou dogj me gjithçka që kishte brenda,përfshirë dhe ikonostasin. Thuhetse disa materiale të saj i morën disajobesimtarë për të ndërtuar shtëpitëe tyre.

    E vetmja gjë që mbeti ishte gurii altarit dhe porta hyrëse e territoritme një kryq në majë. Porta ështëpunuar dhe dhuruar nga vëllezëritSpiro, Xoxi dhe Loni Naçi në vitin1933. Restaurimi i fundit i saj u bë

    më 10 qershor 1943, nën kujdesine Irakli Dimos dhe specialistitmurator Spiro Naçi, të dy nga fsha-ti Pojan, të ndihmuar nga ushtarëtitalianë që strehoheshin aty gjatëluftës.

     Në vitin 2013, me bekimin eMitropolitit të Beratit, Imzot Ignatit,filluan punimet për rindërtimin eParaklisit. Ai u financua kryesishtnga besimtari Aristir Dimo ngaPojani, konsull i Ambasadës Shqip-tare në Bullgari. Me këtë ai për-

    mbushi amanetin që i kishte lënë igjyshi, Irakli Dimo.

    Më 17 korrik 2013, kur kremtoj-më Shën Marinën, u hodhën the-melet e kishëzës së re nga ImzotIgnati. Në shërbesën e themelimitmerrnin pjesë edhe klerikët e zonës.

     Një vit më vonë u krye Liturgjia e parë Hyjnore.

    Më 17 korrik 2015, kur u kryeLiturgjia Hyjnore e së kremtes,

    kishëza ishte plotësuar edhe meikonostas, ikona, karrige e shan-danë, të cilët u dhuruan nga besim-tarë të shtatë fshatrave përreth dhenga zona të tjera të vendit. Kishëzaqëndron e hapur nga kishtari VasilLina, i cili trashëgon me devot-shmëri dhe besim rrugën e të atitdhe gjyshit.

    Le të nxitemi nga shembuj tëtillë, që ndërtojnë dhe dhurojnë për shtëpinë e Zotit tonë. Gjithsecili ngane ta mendojë kishën si një shtëpitonën, për të cilën duhet të kujde-semi dhe ta mirëmbajmë.

    Vangjeli L ako,

    I ngrida Bida 

    Me www.orthodoxalbania.org

    do tëgjeni nëinternet Kishën Orthodhokse Autoqefale tëShqipërisë 

    Shihemi, lexohemi e dëgjohemi në moment dhe kudo në të gjithë globin me

    www.orthodoxalbania.org

    Kisha jonë Orthodhokse me faqen e sajzyrtare përpiqet të përcjellë mesazhin dhe

    informacionin e saj edhe në internet.Ajo i njeh vizitorët e saj me:

    - besimin e krishterë orthodhoks,- organizimin dhe veprimtarinë e strukturave

    institucionale,- lajmet më të fundit,- arsimin, edukimin dhe shërbimin social e

    kulturor që ofron në shoqëri,- ndërtimin dhe restaurimin e kishave dhe

    manastireve,- botimet kishtare etj.

    Teksti këtu ndërthuret me fotografi, mesazh zanor,muzikor e filmik.

    Këtë informacion do ta gjeni në tri gjuhë: shqip,anglisht e greqisht.

    Një shembull që duhet ndjekur në ndërtimin e vendeve të shenjta

    Kisha e Shën Marinës-Havaleas, Fier

     Kisha e Shën Marinës në fshat in

     Havaleas është ndër të tjera shembull 

     se si duhet të ringjallen traditat tona më 

    të mira orthodhokse. Në shekuj kishat 

     janë ngritur dhe mirëmbajtur me kontri-

    butin e besimtarëve. Kjo kishë u ngrit 

    me donacionin e një pasardhësi të atyre

    që ishin kujdesur për kishën e vjetër.

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Gusht 2015

    10/12

    10 NGJALLJA GUSHT 2015

    Kalendarii Liturgjive Hyjnore,

    SHTATOR 2015

    NGJALLJA

    Kryeredaktor: Thoma Dhima

    Adresa:Kryepiskopata Orthodhokse,

     Rruga e Kavajës, Nr. 151Tiranë

    Tel: (04) 2234 117, 2235 095.Fax: 2232 109

    Shtypur në shtypshkronjën “Ngjallja”

    Organ i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

     Del nën kujdesin

    e Këshillit Botues

    Themelues:Kryepiskopi Anastas

     “T’i përgjigjemi thirrjes së Zotit për të shërbyer”, kjo ishte tema e

    kampit ditor për këtë vit, i zhvilluar nga 12-16 gusht 2015, në fshatinKryezjarrth, Elbasan. Kisha Or-thodhokse nëpërmjet Zyrës së Ka-tekizmit organizoi këtë kamp meqëllim rritjen e nivelit shpirtëror,edukativ të fëmijëve, si dhe argëti-min e tyre. Kjo u bë përmes një

     programi të larmishëm me lutje,këngë të krishtera, biseda shpirtëro-re, punëdore, lojëra argëtuese etj.

     Nga ky program përfituan 45 fëmijëtë moshave 5-15 vjeç.

     Në bisedat shpirtërore u disku-tua rreth thirrjes që ka gjithsecili nga

    ne, si përgjigje e vetme dhe e vazh-dueshme ndaj thirrjes së Krishtit,

     për të dashur Perëndinë me gjithëzemrën, shpirtin, mendjen dhefuqinë tonë dhe të afërmit porsiveten. Kampi pritej me padurimnga fëmijët, sepse, siç ata shprehen,i mëson të ecin përpara në jetë me

     besim te Perëndia, për të arritur ëndrrat e tyre.

    Ai u organizua me bekimin eKryepiskopit dhe në të kontribuuankatekistë dhe studentë të Akademi-së Teologjike “Ngjallja e Krishtit”,Shën Vlash-Durrës.

    Armand Oga katekist 

    Me bekimin e KryepiskopitAnastas dhe me bekimin e Mitro-

     poli tit Joan, në Mit ropolinë eKorçës, në Voskopojë, në mjedisete Manastirit të Shën Joan Prodho-mit u organizua edhe këtë vit kampirinor i djemve. Kampi u zhvillua nga14 deri më 24 korrik. Pjesëmarrësitishin nga zona të ndryshme tëMitropolisë: nga Pogradeci, Korça,Vithkuqi, Polena, Pleshishti,

    Hoshteça, si edhe nga Librazhdi.Mosha e përzgjedhur për të marrë pjesë ishte 10 deri në 14 vjeç.

    Tema e kampit ishte “Udhëtojme Krishtin” . Programi i tij ishte imbushur me aktivitete të ndryshmesi lojëra, ekskursione, lutje dhe

     biseda shpirtërore. Gjatë gjithë periudhës së qëndrimit në kamp,fëmijët u njohën me qëllimin e kam-

     pit, pse ai zhvillohej në një manastir,

    me historikun e manastirit, si edhetë qytetit të famshëm të Voskopo-

     jës; ata vizituan disa nga kishat e bukura dhe të vjetra.

    Kamp ditor në fshatrat e Elbasanit

    Kamp mes natyrës dhe historisë së Voskopojës

    Me kontributin e besimtarëve,në kishën e fshatit Kolonjë,Lushnje, u bënë këto punime:

    - U pastrua nga dheu gjithësheshi para hyrjes kryesore, së

     bashku me sheshin anësor të saj.- U bë mbushja me çakëll, pjesa

    e sheshit para hyrjes kryesore tëkishës dhe të sheshit anësor.

    - U larguan nga fusha, prapa go-dinës 23 makina me dhé e mbeturina.

    Edhe mbulimi i punimeve tëmëtejshme, shpenzimeve të legali-zimit etj., kërkohet të mbulohet medhuratat e besimtarëve. Kjo ështëfryma e drejtë që duhet të ketë çdoenori, që para se të kërkojë nga“qendra”, t’u drejtohet besimtarëvetë vet.

    1 E Martë † Fillimi i Vitit të Ri

    Kishtar.  Simeon Stiliti. 40

    oshdg. (Urania etj.).

    5 E Shtunë † Zaharia, i ati i

    Joan Pagëzorit. Hierod. Abdai

    në Persi.

    6 E DIEL † 14 MATEUT.

    Çudia e Kryeengjëllit Mihail.

    Dësh. Romili.

    8 E Martë † Lindja e Hyjli-

    ndëses Mari.  Dësh. Seviri,

    Artemidori.

    9 E Mërkurë † HyjprindëritJoakim e Ana. Etërit e Sinodit

    III Ekumenik. (Vaj e verë)

    12 E Shtunë † Mbyllja e Li-

    ndjes.  Hierod. Autonomi.

    Dësh. Juliani, Tatjani.

    13 E DIEL † PARA LAR-

    TËSIMIT.  Kisha e Ngjalljes

    Jerusalem. Kornili kr/qind.

    14 E Hënë † Lartësimi i Kryqit

    të Nderuar (Stavros). Sin. VI

    Ekumenik. (Kreshmë) 17 E Enjte † Sofia e vajzat dësh.:

    Besa, Shpresa, Dashuria.

    Dëshg. Agathoklia.

    19 E Shtunë † Dësh. Trofimi,

    Sabati e Dorimedonti. Dëshg.

    Suzana.

    20 E DIEL † PAS LARTË-

    SIMIT.  Dëshm. Efstathi e

    familja e tij. Dësh. Seviri.

    21 E Hënë Mbyllja e Lar-

    tësimit. Pr. Jona. Ap. Kodratinga të 70-t. Dësh. Eusebi.

    23 E Mërkurë † Ngjizja e

    Joan Pagëzorit. Oshg. Ksan-

    thipi e Polikseni në Spanjë.

    (Vaj e verë)

    26 E Shtunë † Jetëndërrimi i

    Ap. e Ungj. Joan Theologut.

    Gedeoni i Drejtë.

    27 E DIEL † 1 LLUKAIT.

    Ap. Aristarku, Zinai nga të 70-t.

    Dësh. Kalistrati etj.

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Gusht 2015

    11/12

    11GUSHT 2015 NGJALLJA

    Kjo është një shërbesë martese në Siri, e kryer në njëkishë orthodhokse të shkatërruar nga bombardimet. Një

    gjest i tillë është bërë simboli i shpresës për banorët e qytetit

    Homs, zonë e prekur nga lufta. Çifti i të krishterëve ortho-

    dhoksë, Fana e Rana, ishin arratisur për disa vjet nga qyteti

    i tyre, i goditur nga përleshje e bombardime të vazhdue-

    shme. Por ata u kthyen në vendlindje dhe vendosën që ta

    bëjnë shërbesën e kurorëzimit në enorinë e tyre të dëm-

    tuar. Në shërbesë ndodheshin rreth 2000 persona, banorë

    të qytetit. Ata kërkuan që të përcillnin mesazhin se mund

    të ecet përpara edhe pas shumë vuajtjesh dhe dhimbjesh.

    SIRI Kurorëzimi në një kishë

    orthodhokse të shkatërruarbëhet simbol i shpresës

    QËLLIMI & SYNIMI Në kuadër të përpjekjes kri-

    juese 23-vjeçare të Fortlumturisësë Tij, Kryepiskopit Anastas, për ringritjen e strukturave të Kishësdhe sidomos atë të arsimit kishtar është hapur Shkolla e MuzikësBizantine.

    Qëllimi i saj konsiston në kuali-fikimin muzikor sistematik, në

    shërbimin liturgjik të “Psaltit”, dukeu mbështetur fort në traditën, për-

    muzikor, të mësuar gjatë studimitnë shkollë, e cila do të sjellë mëshumë efikasitet në kualifikiminliturgjik dhe psaltik të studentëve.Vendi ku do të realizohen shërbesate përditshme kishtare është kishae shkollës “Metamofoza e Shpë-timtarit”.

    BURSA SHKOLLORE

    Kjo shkollë zyrtare e Kishës Or-thodhokse Autoqefale të Shqipërisëmundëson për çdo kandidat si më-simdhënien ashtu dhe akomodimine ushqimin në kompleksin modern“Thavor”. Në përfundim të studi-meve, merret certifikata që mundta përdorë për të shërbyer në ki-shat e enorive.

    KRITERET E PRANIMITMosha e kandidatëve: 18-45 vjeç.Kushtet e kandidatëve:

    1. Letër rekomandimi nga Mitro- politi i dioqezës.

    2. Të jenë të pagëzuar në KishënOrthodhokse.

    3. Diplomë të shkollës së mesme.4. Të kenë aftësi vokale dhe vesh

    muzikor.5. Të gjithë kandidatët do t’i nën-

    shtrohen konkursit të pranimit.

     Për më tepër informacion kon-taktoni:

    Email:

    [email protected]: 0692636132

    vojën, studimet shkencore, si dhemetodat bashkëkohore. Filozofia eshkollës është të nxjerrë psaltë të

     përgatitur profesionalisht për tëndihmuar me talentin e tyre kryer-

     jen e shërbesave të adhurimit hyj-nor dhe për të lartësuar shpirtrat e

     besimtarëve më pranë Perëndisë.Gjithashtu, synimi i shkollës

    është ruajtja, përhapja dhe promo-

    vimi i Muzikës Bizantine, si vazh-dimësi tradicionale e trashëgimisësonë kulturore, artistike dhe shpir-tërore.

    VENDNDODHJAdhe AMBIENTET

    Shkolla ndodhet në Tiranë, nëambientet e kompleksit “Thavor”.Ajo disponon kushte moderne si

     për mësimdhënien, ashtu dhe për akomodimin e studentëve. Kykompleks është i pajisur me audi-

    torë mësimorë, sallë kompjuterike, bibliotekë, kishë, konvikt, si dhekënd lojërash.

    ADMINISTRIMIdhe STAFI PEDAGOGJIK 

    Shkolla e Muzikës Bizantinembikëqyret nga Sinodi i Shenjtë iKishës Orthodhokse Autoqefale tëShqipërisë.

    President i shkollës është Fort-lumturia e Tij, Kryepiskopi i Ti-ranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqi-

     përisë, Prof. Dr.† Anastasi.Stafi Pedagogjik përbëhet nga

    Filluan regjistrimet në Shkollën e Muzikës Bizantine pedagogë të kualifikuar dhe me përvojë në fushat përkatëse. Herë pas here realizohen dhe seminarenga pedagogë të huaj të muziko-logjisë bizantine.

    KURIKULA MËSIMOREKurikula e shkollës është kon-

    ceptuar në bazë të kushteve dhenevojave të Kishës sonë, duke e

     përmbledhur brenda dy viteve aka-demike, të ndarë nga katër se-mestra.

    Mësimi kryhet intensivisht pesëherë në javë, nga katër orë në ditë,nga e hëna deri të premten. Progra-mi mësimor përfshin lëndën especialitetit dhe katër lëndë të tjeratë formimit të përgjithshëm.

    Lënda e specialitetit: Teoriadhe Praktika e Artit Psaltik (Pro-theoria-Anastasimatari- Irmologjio-Stihirar-Dhoksastar-Papadhika.)

    Lëndët e përgjithshme: Hi-storia e Artit Psaltik, RepertoriPsaltik në periudhën bizantine dhe

     pasbizantine, Liturgjikë 1 dhe 2,Himnologji dhe interpretim him-nesh, Tipiko etj.

    JETA LITURGJIKEShkolla e Muzikës Bizantine

    është e lidhur ngushtë dhe me jetënliturgjike e shpirtërore të studen-tëve. Shërbesat e shenjta, përveç

    dimensionit lutës, do të funksio-nojnë dhe si praktikim i materialit

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Gusht 2015

    12/12

    12 NGJALLJA GUSHT 2015

    Sot, dt. 20 gusht 2015, në qy-tezën e Dhërmiut, në Himarë, ko-muniteti lokal i besimtarëve Ortho-dhoksë, në periudhën festive të sëKremtes së Tërëshenjtës Mari, u

     provokua nga një incident i rëndë,shkaktuar nga struktura të pushtetitlokal me mbështetjen e organevetë rendit. Në mënyrë të befasishme,

     punonjës të Bashkisë, Himarë, shku-an në kishën e Shën Athanasit, ho-qën ikonat dhe sende të tjera tëshenjta dhe nisën ta shkatërroninatë. Këto veprime u bënë pa dijeni-në e Komunitetit Orthodhoks, paasnjë njoftim paraprak dhe pa asnjëdokumentacion ligjor.

    Sapo ky veprim u bë i njohur, besimtarë bashkë me kleriku nshkuan në kishë, protestuan, ndër-

    hynë dhe e ndaluan shkatërrimin emëtejshëm. Ata shprehën indinjatëne tyre për këto akte flagrante dhe

     janë të gatshëm në çdo moment tambrojnë kishën e tyre, nëse do tëritentohet të shembet ky vend ishenjtë. Edhe pasdite ata u mblo-dhën përsëri për të protestuar.

    Tentativa për të dëbuar besim-tarët nga një kishë e tyre, pronë eKomunitetit Orthodhoks, ështëedhe më skandaloze po të mendoshse u bë në shkelje të të gjitha ligjevetë mundshme, fshehurazi dhe nëmënyrë tinëzare. Ngjarja dëshmoinjë mungesë të thellë të respektitndaj besimit dhe komunitetit fetar,

    të ngjashëm me atë të sistemitateist komunist, që shkatërroi ki-shën për herë të parë në vitin 1972

    dhe gurët i përdori për të ndërtuar depon e ujit. Në vitin 1992, në ve-ndin ku kishte qenë kisha e vjetër,

     banorët ngritën një kishë të thje-shtë, e cila ka 23 vjet që i shërbensi vend adhurimi komunitetit. Por 

     përsëri dikush po përpiqet ta she-mbë, si 43 vjet më parë!

    Ky veprim abuziv i disa puno-njësve shtetërorë, përbën veç tëtjerash edhe shkelje flagrante tëLigjit nr. 10057/22.01.2009/ “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjetKëshillit të Ministrave të Republi-kës së Shqipërisë dhe Kishës Or-thodhokse Autoqefale të Shqipë-risë”, që garanton paprekshmërinë

    e vendeve të kultit dhe mbrojtjen etyre nga shteti. Iniciativa të tillaabuzive private nën petkun zyrtar,

    duke iu nënshtruar interesave ogur-zeza, duhen dënuar me forcë ngaorganet shtetërore, pasi cenojnë

    rëndë marrëdhëniet me komunitetetfetare. Aq më shumë që akte tëtilla kanë ndodhur vetëm me objek-tet orthodhokse të kultit.

    Shpresojmë që në vazhdim ataqë u implikuan në këtë skandal, dotë kuptojnë se kanë vepruar në më-nyrë të gabuar dhe do të pendohen

     përpara Perëndisë dhe komunitetit për përdhosjen e një vendi të shenj-të dhe do të respektojnë ligjin.

    Zyra e Shtypit

    e Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

    Sot, e premte, 21 gusht 2015, njëngjarje edhe më e rëndë ndodhi në

    kishën e shenjtë të Shën Athanasitnë Dhërmi. Persona të paidentifi-kuar dhe me makina pa targa, dukeshfrytëzuar kohën e drekës, rrëzu-an vandalisht mbulesën me soletëtë kishës. Në momentin që u diktu-an nga prifti, banor i Dhërmiut, nëngutje për t’u larguar gati e shtypën,duke i rrezikuar seriozisht jetën.

     Nga ana e autoritetit kishtar lo-kal u bë denoncimi penal ndaj aktittë shkatërrimit të pronës me cilësitë veçanta, për tentativë të qëllim-

    shme aksidentimi dhe nxitje kon-flikti social.

    Besimtarët orthodhoksë tëDhërmiut janë të shokuar nga kjo

    dhunë e verbër ndaj këtij vendi tëshenjtë për ta dhe nga përshkallë-zimi i përdhosjes dhe shkatërrimittë tij. Ata kërkojnë me forcë qëautoritetet shtetërore kompetentetë reagojnë në mënyrë urgjente për gjetjen e fajtorëve dhe të ndërhyjnë

     për të ndalur çdo lloj tentative tëmëtejshme shkatërrimi. Besimtarët

     janë të revoltuar veçanërisht edhenga qëndrimi i disa mediave dheindividëve, që përpiqen ta politizojnëdhe legjitimojnë shkatërrimin dhe

    dhunën, madje edhe të krijojnë për-çarje pseudonacionaliste.

    Kisha Orthodhokse Autoqefalee Shqipërisë dënon ashpër këto

    ngjarje, që cenojnë pronën dhe lirinëe besimit fetar. Ajo i bën thirrje be-simtarëve që të ruajnë qetësinë

     përpara këtyre provokimeve dhe tëqëndrojnë të vendosur në mbrojtjetë kishës. Ajo kërkon nga shteti tëmarrë përsipër detyrimet ligjore qërrjedhin nga Ligji nr. 10057/22.01.2009/ “Për ratifikimin e ma-rrëveshjes ndërmjet Këshillit të Mi-nistrave të Republikës së Shqipë-risë dhe Kishës Orthodhokse Auto-qefale të Shqipërisë”, që garanton

     paprekshmërinë e vendeve të kultitdhe mbrojtjen e tyre nga shteti.

    Kisha Orthodhokse Autoqefalee Shqipërisë do ta rikonstruktojë

    kishën e Shën Athanasit në Dhërmi,e cila është pronë e saj sipas akteveligjore dhe vendimeve gjyqësore.Kisha është i vetmi autoritet i njohur nga ligji që mund të ndërmarrë ngri-tjen e objekteve orthodhokse tëkultit. Siç njihet dhe nga Ministriae Kulturës dhe Instituti i Monu-menteve, kjo kishë nuk është monu-ment kulture.

    Zyra e Shtypite Kishës Orthodhokse

    Autoqefale të Shqipërisë

    Dhunohet sërish kisha e Shën Athanasit dhe kërcënohet jeta e priftit

    Dhërmi - u përpoqën të shkatërrojnë kishën orthodhokse