gazeta "ngjallja" nëntor 2015

13
1 NËNTOR 2015 NGJALLJA NGJALLJA Nr. 11 (274) Viti XXIII i botimit NËNTOR 2015 Çmimi 20 lekë - Më 7 nëntor 2015, në orën 17:30, u zhvillua ceremonia zyrta- re e dorëzimit të Çmimeve Ndër- kombëtare “Giuseppe Sciacca”, në Aula Magna të Universitetit  Pontifik Urbaniana, qytetin e Vatikanit. Kryepiskopi Anastas ishte një nga personalitetet e nde- ruara me këtë vlerësim të lartë. - Dorëzimi u bë në një sallë të mbushur plot e përplot, në prani të autoriteteve të larta kishtare, ku da- lloheshin kardinalët Dario Kastri- llon Hoyos, George Pell e Raffaele Farina, të përfaqësuesve të lartë  politikë, të mag jistraturës, të For- cave të Armatosura, të intelektu- alëve e artistëve të njohur etj. Kish- te edhe një pjesëmarrje të gjerë të mediave vendase e ndërkombëtare. Vatikan - Kryepiskopit Anastas i jepet Çmimi “Giuseppe Sciacca” (Vijon në faqen 2) Nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë +Anastasi  Në shekullin e kaluar, gjatë vazhdës së  pe rs ek ut imit pa re sh tu r at eist, që e zh yt i Sh qi -  për inë një err ësir ë thel lë shp irt ëro re, dis - kriminimet kundër të krishterëve dhe martirizi- mi mbërritën në kulmin e tyre. Më vjen ndër mend një rast karakteristik: Papa Jorgji ishte prift orthodhoks në Bularat, një fshat i Jugut. Ai kishte studiuar për mësues dhe agronom. Kur persekutimi ateist shpërtheu, e urdhëruan të braktiste detyrat e tij priftë rore dhe të punonte si punëtor i thjeshtë për hapjen Global Christian Forum, Tiranë 3 nëntor 2015 “DISKRIMINI M, PERSEKUTIM, MAR TIRIZIM: DUKE NDJEKUR KRISHTIN SË BASHKU” Një përqasje biblike-theologjike e rrugëve. Një ditë, një i njohuri i tij, besimt ar orthodhoks nga një fshat t jetër, kur e pa që po çlodhej paksa nga puna e rëndë e dielli përvë- lues, iu afrua dhe i tha me zë të ulët: “  botë do të keni shtrëngim”.  Papa Jorgji ngriti me qetësi vështrimin e tij dhe plotësoi vargun biblik, “por kini guxim, unë e kam mundur botën” (Jn.16:33). Edhe në një rast tjetër, pasues fana- tikë të partisë komuniste ateiste, vijëzuan në mes të rrugës një kryq të madh dhe e detyruan  papa Jorg jin të shkelte përsip ër tij. Ai u ul në gjunjë me shpresëtari, shtriu duart dhe e  pu thi. Talljet dhe fyerjet kanë qenë gjithmonë pje- sa hyrëse e dramës. Në pjesët pasuese të saj vijojnë internimet, vuajtjet, burgimet afatgjata, vrasjet. Martirë të besimit janë klerikë, laikë, familje të tëra. Sigurisht, këto gjëra nuk ndo- dhën vetëm në Shqipër i. Shekulli i 20-të është i mbushur me histori tronditëse të njerëzve  besim tar ë, cilët e pa gu an pë rk us ht imi n e tyr e  për Krish tin me tortu ra e vdekje të friks hme. Por edhe në shekullin tonë, kudo ku kanë sun- duar fuqi anti të krishtera, persekutimet e shu- mëllojta kundër të krishterëve ende vazhdojnë. Pika e qëndrueshme e orientimit dhe e ngushë- llimit të besimtarëve ka qenë kundrimi i  par esh tur i fyt yrë s së Jisu Kri sht it. (Vijon në faqen 7)

Upload: kishaorthodhokse

Post on 07-Aug-2018

223 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2015

8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2015

http://slidepdf.com/reader/full/gazeta-ngjallja-nentor-2015 1/12

1NËNTOR 2015 NGJALLJA

NGJALLJANr. 11 (274) Viti XXIII i botimit NËNTOR 2015 Çmimi 20 lekë

- Më 7 nëntor 2015, në orën

17:30, u zhvillua ceremonia zyrta-

re e dorëzimit të Çmimeve Ndër-

kombëtare “Giuseppe Sciacca”,

në Aula Magna të Universitetit 

Pontifik Urbaniana, në qytetin e

Vatikanit. Kryepiskopi Anastas

ishte një nga personalitetet e nde-ruara me këtë vlerësim të lartë. -

Dorëzimi u bë në një sallë tëmbushur plot e përplot, në prani tëautoriteteve të larta kishtare, ku da-lloheshin kardinalët Dario Kastri-llon Hoyos, George Pell e RaffaeleFarina, të përfaqësuesve të lartëpolitikë, të magjistraturës, të For-cave të Armatosura, të intelektu-alëve e artistëve të njohur etj. Kish-te edhe një pjesëmarrje të gjerë tëmediave vendase e ndërkombëtare.

Vatikan - Kryepiskopit Anastasi jepet Çmimi “Giuseppe Sciacca”

(Vijon në faqen 2)

Nga Kryepiskopi i Tiranës,Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

+Anastasi 

 Në shekullin e kaluar, gjatë vazhdës sëpersekutimit të pareshtur ateist, që e zhyti Shqi-përinë në një errësirë të thellë shpirtërore, dis-kriminimet kundër të krishterëve dhe martirizi-mi mbërritën në kulmin e tyre.

Më vjen ndër mend një rast karakteristik:Papa Jorgji ishte prift orthodhoks në Bularat,një fshat i Jugut. Ai kishte studiuar për mësuesdhe agronom. Kur persekutimi ateist shpërtheu,e urdhëruan të braktiste detyrat e tij priftëroredhe të punonte si punëtor i thjeshtë për hapjen

Global Christian Forum, Tiranë 3 nëntor 2015“DISKRIMINIM, PERSEKUTIM, MARTIRIZIM:

DUKE NDJEKUR KRISHTIN SË BASHKU”Një përqasje biblike-theologjike

e rrugëve. Një ditë, një i njohuri i tij, besimtar orthodhoks nga një fshat tjetër, kur e pa që poçlodhej paksa nga puna e rëndë e dielli përvë-lues, iu afrua dhe i tha me zë të ulët: “ Në botë 

do të keni shtrëngim”. Papa Jorgji ngriti meqetësi vështrimin e tij dhe plotësoi vargun biblik,“por kini guxim, unë e kam mundur botën”

(Jn.16:33). Edhe në një rast tjetër, pasues fana-tikë të partisë komuniste ateiste, vijëzuan nëmes të rrugës një kryq të madh dhe e detyruan papa Jorgjin që të shkelte përsipër tij. Ai u ulnë gjunjë me shpresëtari, shtriu duart dhe e puthi.

Talljet dhe fyerjet kanë qenë gjithmonë pje-sa hyrëse e dramës. Në pjesët pasuese të saj

vijojnë internimet, vuajtjet, burgimet afatgjata,vrasjet. Martirë të besimit janë klerikë, laikë,familje të tëra. Sigurisht, këto gjëra nuk ndo-dhën vetëm në Shqipëri. Shekulli i 20-të është

i mbushur me histori tronditëse të njerëzve besimtarë, të cilët e paguan përkushtimin e tyre për Krishtin me tortura e vdekje të frikshme.Por edhe në shekullin tonë, kudo ku kanë sun-duar fuqi anti të krishtera, persekutimet e shu-mëllojta kundër të krishterëve ende vazhdojnë.Pika e qëndrueshme e orientimit dhe e ngushë-llimit të besimtarëve ka qenë kundrimi i pareshtur i fytyrës së Jisu Krishtit.

(Vijon në faqen 7)

Page 2: Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2015

8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2015

http://slidepdf.com/reader/full/gazeta-ngjallja-nentor-2015 2/12

2 NGJALLJA NËNTOR 2015

Vatikan - Kryepiskopit Anastasi jepet Çmimi “Giuseppe Sciacca”

(Vijon nga faqja 1)

 Një nga Çmimet kryesore iudorëzua Kryepiskopit të Tiranës,Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë,Prof. Dr. Anastasit “Për Aktivitethierapostolik, Solidaritet social dheHumanizëm”, duke vlerësuar veprëne jashtëzakonshme dhe rrezatuesetë Tij gjatë gjithë jetës dhe kudo kuka shërbyer, duke veçuar veprën etij si teolog dhe historian i feve, ve-

 prën e madhe sociale në ndihmë tëmë të privuarve, 10 vitet e shërbimit

“Dhënia e çmimit Kryepiskopit Anastas, këtij hierarku të 

rëndësishëm, këtij njeriu unik, që ia përkushtoi jetën e tij njeriut 

dhe qytetërimit, është nder shumë i madh për të gjithë ne. Ai na

udhëheq me anë të urtësisë së tij në fushat plot dritë të spiri-

tualitetit dhe të humanizmit.

 Primati i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me

 studime në theologji, fetarologji, etnologji, është midis të tjerave

edhe Profesor Nderi i Universitetit kombëtar Kapodistrian të Athi-

nës, Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës dhe Doktor i Theologji-

 së e i Filozofisë në shumë universitete në mbarë botën. Gjitha-

 shtu është zgjedhur President i Këshillit Botëror të Kishave (2006-)

dhe President Nderi i Konferencës “Fetë për Paqen” (2006-).

 Ai ka kryer një vepër të gjerë hierapostolike dhe sociale për 

 shumë vite. Në kuadër të një perspektive globale, luan rol parësor 

në zbatimin e programeve novatore në Shqipëri në fushat e

arsimit, shëndetësisë, përkujdesjes sociale, zhvillimit rural,

kulturës dhe ekologjisë, duke kontribuuar në mënyrë përcaktuese

në krijimin e fytyrës evropiane. Njëkohësisht, ka luajtur rol parë-

 sor në zbutjen e kundërvënieve në Ballkan. Njohës i shumë 

 gjuhëve dhe autor i shumë botimeve, është nderuar me një sërë 

çmimesh ndërkombëtare, ndërsa në vitin 2000 ka qenë kandidat 

 për çmimin Nobel të Paqes...”

(Marrë nga njoftimi para ceremonisë

për akordimin e Çmimit Kryepsikopit Anatas)

(Informacioni u bazua mbi njof-

timet për shtyp të lëshuara nga fon-

dacioni që akordon Çmimin “Giuse-

 ppe Sciacca”, www. premioscia-

cca.it)

Çdo vit Çmimet “GiuseppeSciacca” ofrojnë diploma për merita, akorduar personave që ja-në dalluar në profesionin e tyre.Mes tyre, u nderua edhe piktoriikonograf Kristos Papanikolau,nga Greqia, i cili ka krijuar tekni-kën e “dritëhijes vijëzuese në mo-nokromi”, një risi në pikturën kish-tare bizantine. Ai ka realizuar ve-

 pra të rëndësishme ikonografi-ke,si dekorimi i Attikon në Athinë,në kompleksin më të madh spita-lor të Greqisë etj.

Ai kontribuon prej vitesh edhenë vendin tonë, ku është dalluar veçanërisht për pikturën muraletë paraklisit “Lindja e Krishtit”,

 pjesë e kompleksit të ri të Kate-drales Orthodhokse “Ngjallja eKrishtit”. Z. Papanikolau tha seÇmimin ia dedikonte KryepiskopitAnastas, pa vizionin dhe mbështe-

tjen e të cilit kjo vepër do ishte e pamundur.

në Afrikë dhe veprën e jashtëzakon-shme për ringritjen nga gërmadhattë Kishës Orthodhokse Autoqefaletë Shqipërisë. Mes duartrokitjevetë ngrohta të të pranishmëve,Presidentit i Çmimit, Prof. Rev.Bruno Lima i dorëzoi KryepsikopitAnastas statujën e kristaltë. Më pas, Kryepsikopi bëri një falë-nderim të shkurtër, që u shoqëruame duartrokitje të gjata e të nxehta.

Çmimi ndërkombëtar “GiuseppeSiacca” (www.premiosciacca.it),

është nën përkujdesjen e Presiden-cës së Republikës Italiane, të mini-strive italiane, të komiteteve olim- pike kombëtare, të universiteteveetj. dhe është një prej institucionevemë të mëdha në shkallë botërore.

President Nderi i Çmimit ështëkardinali Dario Castrillon Hoyosdhe President prof. Rev. Bruno Li-ma, klerik e intelektual i njohur, qëështë edhe themeluesi i tij. Krye-

tar i Komisionit të Vlerësimit ështëgjykatësi dhe Presidenti i nderit i

Këshillit të Shtetit, XhuzeppeSantanielo dhe Sekretare e Për-gjithshme, arkeologia dhe specia-listja e çështjeve të komunikimit, prof. Bafataki. Është themeluar  para 14 vjetësh, në kujtim të Giu-seppe Sciacca, studenti 26-vjeçar iarkitekturës, shembull i moralit dhei kontributit në shoqëri.

Page 3: Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2015

8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2015

http://slidepdf.com/reader/full/gazeta-ngjallja-nentor-2015 3/12

3NËNTOR 2015 NGJALLJA

Nga 2-4 nëntor 2015, nëTiranë u zhvillua Konsultimi iparë Ndërkombëtar për temën“Diskriminim, Persekutim,Martirizim” dhe pasojat e tyrete të krishterët në mbarë bo-tën. Në takim morën pjesë mbi150 pjesëmarrës, nga 65 shtete,nga të 6 kontinentet, të gjithëliderë të krishterë në kishat etyre, përfaqësues të të gjitharrymave të Krishterimit botë-

ror, ku përfshiheshin Ortho-dhoksët, Katolikët, Evangjeli-stët dhe Pentekostalët.

Veprimtaria, e organizuar ngaForumi i Krishterë Botëror, i zhvilloipunimet në sallën e madhe në mje-diset e Qendrës Kulturore të Kate-drales Orthodhokse “Ngjallja e Kri-shtit”. Shqipëria u zgjodh si vendpër zhvillimin e Konferencës, për shkak të përvojës historike të

persekutimit të të dyja feve, Mysli-mane dhe të Krishterë, gjatë komu-nizmit dhe dëshirës që ka në shoqë-rinë shqiptare për bashkëjetesëpaqësore ndërfetare.

Kisha Orthodhokse Autoqefalee Shqipërisë, Kisha Katolike nëShqipëri dhe Aleanca Ungjillore eShqipërisë ishin të gjitha të përfshiranë planifikimin, organizimin dhembarëvajtjen e Konferencës.Organizatorët ishin vazhdimisht nëkontakt dhe me organet më të larta

shtetërore.Konferenca nuk ishte drejtuar 

kundër ndonjë feje tjetër apo auto-riteti. Përkundrazi, ajo u përpoq tënxiste komunitetet, organizatat dhekishat që të vepronin me dashuri,tolerancë dhe drejtësi për çështjetqë prekin shumë njerëz në rrethanatë ndryshme globale.

Veprimtaria u hap më 2 nëntor,me fjalimet e mirëseardhjes ngaKryepiskopi Anastas, nga Sekretari

i Konferencës Ipeshkvnore tëShqipërisë, Mons. George Frendo,

nga Sekretari i Global ChristianForum, rev. Larry Miller, Sekretarii Përgjithshëm i Këshillit Botëror tëKishave, Rev. Fr. Olav Fykse Tveit,nga Kardinali Kurt Koch, Presidentii Këshillit Papnor për Promovimine Unitetit të Krishterë (i cili lexoiedhe një mesazh të Papa Fran-ceskut) etj.

Themeluesi i FondacionitSant’Egidio, Prof. Dr. AndreaRikardi mbajti një nga dy fjalimetkyç të veprimtarisë, duke u ndalur në trajtimin historik të synimit tëKonsultimit, me temë “Diskriminim, persekutim dhe martirizim në she-kullin e 21-të”. Kryepiskopi i Tira-nës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipëri-së, Prof. Dr. Anastasi, mbajti temëne dytë kyç të aktivitetit, që ishte e përqendruar në aspektin theologjik të temës: “Perspektiva Biblike dheTheologjike”. Fortlumturia e Tij the-ksoi ndër të tjera se “Një problemtjetër më i përgjithshëm, për të cilin

duhet punuar në mënyrë konstante,është marrëdhënia e ngushtë midis

 paqes globale, drejtësisë dhe zhvi-llimit. Varfëria mbetet lloji më i keqi shtypjes. Në shekullin e 21-të neduhet të kultivojmë më shumë dhetë forcojmë solidaritetin e gjithë tëKrishterëve...”.

Konsultimi pati edhe mjaftdiskutime për temat dhe takime nëgrupe pune dhe në fund të sean-cave të ditës së tretë u aprovua njëMesazh final, në të cilin u përfshinëshumë nga pikat e shtruara në fja-lën e Kryepiskopit, prof. Dr. Ana-stasit. Mesazhi u bën thirrje gjithëqeverive dhe Kishave të botës qëtë “respektojnë dhe mbrojnë lirinëe besimit”, si një e drejtë themeloree njeriut. Liderët e Kishave i bëjnëapel qeverive dhe organizatavendërkombëtare që të ndërmarrinmasa për të “respektuar dhe mbroj-tur të krishterët dhe gjithë njerëzite tjerë me vullnet të mirë nga kër-cënimet e dhunës së ushtruar nëemër të fesë”. Gjithashtu, i bëhet

apel kishave dhe besimtarëve të rri-sin solidaritetin dhe bashkëpunimin,

 për të ndihmuar njëri-tjetrin, për të përballuar këto sfida. Ndër të tjera,në Mesazh u pohua se: “më 1967Shqipëria u deklarua në Kushtetutësi shtet ateist, dhe sot aty kishat pozhvillohen e përparojnë në një ku-adër lirie fetare, pavarësisht se disadiskriminime mbeten ende”.

 Në mbyllje, mbrëmjen e dt. 4nëntor, pjesëmarrësit morën pjesënë pritjen e organizuar në Pallatine Brigadave nga Presidenti i Repu- blikës, Z. Bujar Nishani

Edhe në datën 5 nëntor, për  pjesëmarrësit që nuk ishin larguar ende, u zhvilluan vizita në kishat endryshme të krishtera, në qytetin eDurrësit, në Manastirin e ShënVlashit etj.

Tiranë, 6 nëntor 2015

(Informacion i bazuar në 

 Njoftimin e Shtypit të lëshuar nga

“Forumi i Krishterë Botëror”, pas mbarimit të veprimtarisë.)

2-4 nëntor 2015, salla e Qendrës Kulturore të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”

  Mbledhje historike e Kishave të Krishtera

  nga 65 vende të ndryshme të Botës

Page 4: Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2015

8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2015

http://slidepdf.com/reader/full/gazeta-ngjallja-nentor-2015 4/12

4 NGJALLJA NËNTOR 2015

Për të gjithë besimtarët e kri-shterë orthodhoksë më 15 nëntorka filluar periudha e përgatitjes për festën e madhe dhe shumë të rëndë-

sishme të Krishtlindjes. Kjo ështënjë prej periudhave kreshmore qëKisha ka vendosur si kohë përgati-tore për të pritur denjësisht festate mëdha. Kreshma e Krishtlindjesështë kreshmë e gëzueshme, sepseedhe vetë ngjarja, Lindja e Krishtit,e cila kremtohet më 25 dhjetor, solligëzim shumë të madh (Matth. 2:10).Gjatë kësaj periudhe të përcaktuar nga Kisha, ne përgatitemi me kre-shmë dhe paralelisht përjetojmë tëgjithë himnologjinë e po kësaj periu-

dhe, në mënyrë që të jetojmë ngja-rjen e madhe të Ardhjes së Perë-ndisë në tokë.

Kreshma është bashkëpunim i pjesës materiale të trupit tonë nëadhurimin e Perëndisë së gjallë.Duke kreshmuar me disa ushqimedhe, nga ana tjetër, duke kreshmuar nga mëkatet, ndihmojmë të gjithënjeriun trup e shpirt të afrohet e tëadhurojë Perëndinë. Çdo e kremte,çdo festë kishtare nuk është një

 paraqitje e thjeshtë, e jashtme e disa

ngjarjeve të kaluara, se në çdo tëkremte ne rijetojmë personalisht atongjarje sikur të ndodhin sot. Kështu,gjatë periudhës së Kreshmës, njeriu

 parapërgatitet për të pranuar Shpë-timtarin Krisht që do të lindë nëgrazhd.

Kreshma është biblike. Kre-shma na është dhënë nga Vetë Kri-shti, i Cili para se të fillonte veprën

shpëtimtare në tokë, pas pagëzimittë Tij, qëndroi në shkretëtirë 40 ditë,duke mbajtur kreshmë (Matth.4:1-11). Kreshma nuk është gjetjee fantazisë sonë, por është një më-nyrë me anën e së cilës njeriu pas-trohet dhe përpiqet t’i dhurojë diçkaPerëndisë dhe kjo kreshmë është

 përmendur që në Dhiatën e Vjetër.Këtë traditë e vazhdoi dhe e bërime shembullin e Tij edhe Vetë Zoti,siç edhe është përmendur.

 Në këtë mënyrë edhe ne para-

 përgatitemi për ardhjen e Perëndisënë tokë me kreshmë 40-ditore. Nëkëtë kreshmë ne privohemi nga

 prodhimet blegtorale (mish, vezë,qumësht, djathë, gjalpë etj.) dhe

 paralelisht me këto përpiqemi të bëjmë edhe një reflektim për jetëndhe veten tonë, duke mos e shndë-rruar kreshmën në një dietë dhe në“poza”, por në një shqyrtim të vër-

 Kujtojmë:

 Në Kreshmë nuk hahet mish,nënproduktet e tij, veza dhe bul-metrat.

Lejohen peshku, frutat e detit, perimet, vaji dhe frutat. Peshkulejohet deri në datën 17 dhjetor.Peshku, vaji e vera nuk lejohen tëmërkurave dhe të premteve.

 Nga data 17 deri më 24 dhjetor,kreshma bëhet më e fortë, ku pe-shku nuk lejohet dhe vera e vajilejohen vetëm të shtunave dhe tëdielave.

* * *

- Kalendari ynë kishtar ështëhartuar në mënyrë të tillë që të nadrejtojë me zell në rrugën e duhur në jetën tonë shpirtërore. Në të kashumë ditë kreshmimi, të cilat na përgatisin për ditët e festave.

- Gjithashtu është e këshillu-eshme që çdo i krishterë ortho-dhoks të këshillohet me atin shpir-tëror (priftin ku rrëfehemi) për sa i përket nevojave personale për tëkreshmuar.

- Ka mënyra të ndryshme kre-shmimi që varen nga udhëzimi i atitshpirtëror.

- Gjatë gjithë kreshmës, Kisharekomandon pakësimin e sasisë sëushqimit që konsumojmë çdo vaktdhe të mos hahet ndërmjet vakte-ve. Disa kanone dhe Etërit e Kishësrekomandojnë, për ata që mun-

den, të hanë vetëm një vakt në ditë.

- Të kreshmojmë (të mos ha-më) disa ushqime dhe pije që na pëlqejnë më shumë (ëmbëlsira,alkool) dhe për disa zakone (të pi-rit duhan, pakësimi i të parit tele-vizor etj.).

- Të bisedojmë me atin shpir-tëror dhe të marrim bekimin e tij për arsye shëndetësore (si gratështatzëna dhe raste të tjera të ve-

çanta).

 Kreshma e Krishtlindjes

tetë e të thellë pendimi të vetes dhetë gjendjes sonë mëkatare.

Kreshma është mjet, jo qëllim!Kreshma na ndihmon dhe na krijonatmosferën për lartësimin shpirtë-ror. Besimtarët gjatë kësaj periu-dhe urojnë njëri-tjetrin: “Kreshmëtë mbara dhe të gëzuara!”

Le të përpiqemi, pra, të gjithë,sa mundemi, të përgatisim grazhdine zemrës sonë, që të lindet brendasaj Krishti foshnjë, Shpëtimtari i

 botës!

Le t’i lutemi Zotit me fjalët enjë prej uratave të Shërbesës sëKungimit: “…dhe siç denjove tështrihesh në shpellë dhe në grazhdtë kafshëve, denjo të hysh edhe nëgrazhdin e shpirtit tim të paarsye-shëm dhe të trupit tim të njollosur.”

Krishtlindje të bekuara!

 Sonila (Dedja) Rëmbeci 

1. Çdo herë të jeni gati për vështirësi dhe, kur vjen,ta pranoni si një vizitor të mirëpritur.

2. Kur ndodh diçka e kundërt me vullnetin tuaj,diçka që ju shkakton hidhërim dhe trazirë, të për-qendroheni brenda shpirtit tuaj dhe të përpiqeni me tëgjithë fuqinë me anë të lutjes, që të mos lindin ndjenjatë këqija dhe zemërimi. Nëse nuk ia lejoni vetes ndjenjatë tilla, atëherë të gjitha do të përfundojnë mirë. Nëse

 përsëri lind një ndjenjë dobësie përbrenda jush, atë-herë, të paktën, të mos e thoni në të tjerë dhe të mos

 bëni gjë derisa të ikë kjo ndjesi. Nëse është e pamu-

ndur, në fund fare, të mos flasim ose të mos ndër-marrim ndonjë veprim, atëherë bindiuni jo ndjenjave

Nga Urtësia e Etërve të Kishës

Si të sillemi përpara vështirësivetuaja, por vullnetit të Perëndisë. Silluni me butësi, qetësidhe frikë Perëndie.

3. Mos pritni dhe mos u lodhni kot që të ndalojnëvështirësitë. Përkundrazi, përgatiteni veten që t’i mbaniato deri në vdekje. Mos e harroni këtë! Është shumëe rëndësishme. Nëse nuk pozicionoheni kështu përparavështirësive, durimi s’do të jetë i fortë në zemrat tuaja.

4. Ata që ju godasin, t’i korrigjoni me dashurinëtuaj, dhe duke mos e mbajtur në zemër të ligën. Mefjalët, sjelljen, madje edhe me vështrimin tuaj, të tregonise pavarësisht nga gjërat që ju bëjnë, vazhdoni t’i do-ni. Dhe sigurisht, mos u përmendni kurrë se sa shumë

 padrejtësi ju bënë juve.

Page 5: Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2015

8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2015

http://slidepdf.com/reader/full/gazeta-ngjallja-nentor-2015 5/12

5NËNTOR 2015 NGJALLJA

Është një gëzim i veçantë që të urojmirëseardhjen dhe të përshëndes “në dashurinëe Krishtit’ të gjithë pjesëmarrësit e nderuar tëKonsultimit me temë “Diskriminim, Persekutim,Martirizim: Duke ndjekur Krishtin së bashku”organizuar nga Forumi Botëror i Krishterë nëbashkëpunim me komunitetet e krishtera tëShqipërisë.

Shqipëria është përballur me shumë sprovaserioze gjatë shekullit të njëzetë. Persekutimikundër të gjitha feve në tërë vendin ka pasur 

dy faza. Në të parën, 1944-1967, ishte i ngja-shëm me format e tjera të persekutimit të tëkrishterëve që hasen në Bashkimin Sovjetik dhe në vende të tjera komuniste. Faza e dytë,nga 1967 deri në 1990, ishte një persekutimabsolut që shkatërroi çdo shprehje të jetës fe-tare. Regjimi i Hoxhës imponoi një Kushtetutëqë ndalonte çdo lloj forme shprehjeje të fesë.Ia vlen të kujtojmë se në mbarë historinë botë-rore, asnjë shtet tjetër nuk ka hartuar një llojligji të tillë. Çdo strukturë kishtare u shkatë-rrua, klerikët u persekutuan; shumë vdiqën në

internim apo nëpër burgje, së bashku me laikëtë përkushtuar. Shumica e manastireve dhe

Përshëndetje hapëse e veprimtarisë “Diskriminim, Persekutim, Martirizim”, nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi

 Të propozojmë forma të reja mbështetjeje

 për të krishterët anembanë botës

kishave u shkatërruan, ose ndryshuan desti-nacionin e tyre, duke u kthyer në kinema, stalla,magazina etj. Kisha Orthodhokse u shkatërrua plotësisht.

Pas ndryshimeve të bëra në BashkiminSovjetik dhe me rënien e shumë regjimevekomuniste, Shqipëri më 1991, përqafoi lirinëfetare dhe ka kultivuar një bashkëjetesë paqësore midis komuniteteve fetare, por edheme ata që nuk bëjnë pjesë në ndonjë fe tjetër. Ndryshimi nuk ndodhi me ndonjë revolucion,

 por me këmbimin e roleve në partitë politike.Kur unë mbërrita në Tiranë në vitin 1991,

u prita në aeroport nga një grup i vogël njerë-zish në moshë të madhe e të munduar, që nadrejtoi tek katedralja e shkatërruar, që për de-kada ishte përdorur si një palestër gjimnastike.Që nga ai çast i parë, dëshirova të përcaktojmesazhin esencial të misionit tim. Kështu ukërkova të gjithëve të merrnin një qiri dhe ukërkova se si thonë në shqip: “Krishti u Ngjall”. Ndeza qiriun duke kënduar “Krishti u ngjall”!Besimtarët, njëri pas tjetrit, nisën të ndezin edhe

ata qirinjtë e tyre e u përgjigjën me lot me fjalët:

“Vërtet u ngjall!”. Nga ajo kohë, fraza “Krishtiu Ngjall!”, është bërë motoja me të cilën kemikaluar tërë këto vite. Kjo ndjesi e ndriçoi mela-nkolinë e rëndë të vjeshtës e dimrin e errët dhetë ftohtë që pasuan. Gjatë qëndrimit tuaj nëTiranë, mund të shikoni disa nga shenjat engjalljes e të rritjes së Kishës Orthodhokse qëndodhën gjatë këtyre 23 viteve të fundit.

Perëndia le ta bekojë takimin tonë, le tëna ndihmojë të shqyrtojmë më thellësisht temëntonë dhe që të propozojmë forma të reja mbë-

shtetjeje për të krishterët anembanë botës. Letë na forcojë lidhjet tona vëllazërore dhe të na japë entuziazëm të ri, për tu përballuar me dis-kriminimin, persekutimin dhe martirizimin,duke e ndjekur Krishtin së bashku. Të rrethuar nga martirë të pafund të Kishës, me sytë engulitur tek Krishti, ne vrapojmë drejt qëllimitfinal, aspak të shkurajuar. Ne e dimë se tek cili e kemi vënë shpresën tonë (2Tim.1:12) dhe përballemi me çdo kundërshti, duke parë për- para me besim tek Zoti i Kryqëzuar dhe i Ngja-llur, me sigurinë se Ngjallja nuk vjen pas Kryqit,

 por në të vërtetë, ndodhet përbrenda Kryqit.

Të rrethuar nga martirë të 

 pafund të Kishës, me sytë e

ngulitur tek Krishti, ne

vrapojmë drejt qëllimit final,

aspak të shkurajuar. Ne e

dimë se tek cili e kemi vënë 

 shpresën tonë (2Tim.1:12)dhe përballemi me çdo kun-

dërshti, duke parë përpara

me besim tek Zoti i Kryqë-

 zuar dhe i Ngjallur, me sigu-

rinë se Ngjallja nuk vjen pas

 Kryqit, por në të vërtetë,

ndodhet përbrenda Kryqit.

Page 6: Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2015

8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2015

http://slidepdf.com/reader/full/gazeta-ngjallja-nentor-2015 6/12

6 NGJALLJA NËNTOR 2015

Kryepiskopi Anastas, pasi i falënderoingrohtësisht për nderimin që iu bë medhënien e këtij Çmimi prestigjioz, va-zhdoi:

“Nisa ta kuptoj tragjedinë e his-torisë njerëzore, qëkurse isha fëmijë,

gjatë periudhës së errët të Luftës sëDytë Botërore. Shumë prej kolegëvetë mi, menduan se mund ta gjenin për-mbushjen e aspiratës së tyre për njëbotë të drejtë në ideologji të ndry-shme abstrakte. Një tjetër grupim yni,duke dëshiruar mbizotërimin e lirisë,drejtësisë e kryesisht të dashurisë, ve-ndosëm që për të realizuar vizionintonë, e vetmja rrugë ishte të ndiqnimKrishtin, që jo vetëm foli, por dha je-

tën e Tij për botën.Në librin e frymëzimit tonë, në

Bibël, ka dy vargje që vulosën vendi-min tim. Së pari nga Letra e Parë eShën Joan Ungjillorit, është një varg

që unë e konsideroj më se të qartë dhemadhështor në përkufizimin që jeprreth Realitetit Suprem, gjë që mbetetgjithnjë revolucionare. “Perëndia

është dashuri; dhe ai që qëndron në 

dashuri, qëndron në Perëndinë, dhe

 Perëndia në atë” (1Jn. 4:16). Këtovargje na tregojnë një dashuri dina-mike që nuk njeh kufij. Së dyti, vargunga Ungjilli i Shën Joanit, ku Krishtishpjegon pranimin e vullnetshëm tësakrificës së Tij: “… në mos rëntë kok-

rra e grurit në dhé e të vdesë, ajo mbetet 

e vetme; por në vdektë, sjell shumë 

 pemë”   (Jn.12:24).

Këto vargje, në veçanti, më ofruançelësat për marrjen e vendimit të drej-

të në situata e sfida të vështira: përt’ia dedikuar veten time Kishës, dukei shërbyer në veçanti rinisë; për të pu-nuar në lëmin e hierapostullimit e tëshërbimit midis njerëzve në nevojë në

Dy parimet mbi të cilat është bazuarvendimmarrja e Kryepiskopit Anastas

 - Fjala e falënderimit e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë 

 Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasit, pas dorëzimit të Çmimit prestigjioz 

“Giuseppe Sciacca” “Për Aktivitet hierapostolik, Solidaritet social dhe

 Humanizëm” -

Fjala e Kryepiskopit u ndoq e gjitha në këmbë dhe me duartrokitje nga të pranishmit. Në foto: Çast nga dorëzimi i ÇmimitKryepiskopit Anastas dhe godina e Universitetit Pontifik Urbaniana.

Afrikë; që të pranoja të shkoja nëShqipëri, kur për një gjysmë shekulliKisha ishte tërësisht e shkatërruardhe njerëzit vuanin padrejtësinë e tëqenurit të privuar nga besimi që faldashuri dhe shpresë; dhe që të punoja

për pajtimin dhe solidaritetin midispopujve e komuniteteve të ndryshmefetare në kuadrin e lëvizjes ekume-nike.

Jam i bindur se, për të gjetur ve-ten tonë, ne duhet ta ofrojmë veten,duke ndarë me të tjerët çfarë kemimarrë nga Perëndia. Dhe ky është njëparim që mbetet shumë i rëndësishëmpër persona, familje e popuj. Atëherëvullnetarizmi nuk është thjesht një

ideologji, por një vizion për t’iu për-qasur realitetit suprem që është Perë-ndia i dashurisë dhe për t’i shërbyernjerëzimit në mënyrë efikase.”

Page 7: Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2015

8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2015

http://slidepdf.com/reader/full/gazeta-ngjallja-nentor-2015 7/12

7NËNTOR 2015 NGJALLJA

A) Martiri kryesor: Jisui.Apostujt në gjurmët e Tij

1. Jisui, qysh në hapat e para të ecurisë sëTij të përmbidheshme, përjetoi përndjekjen.Kërcënimet ndaj jetës së Tij për shkak të ma-nisë së Herodit, e detyruan të gjente strehë nëEgjipt. Prej fillimit të veprës së Tij publike, upërball me agresivitetin e tërbuar të farisenjvedhe të skribëve, të cilët mbërritën në pikën qëshpifën kundër Atij se “nuk i nxjerr djajtë,

veçse me anë të Velzevulit, të parit të djaj-

ve” (Matth.12:24).

Jisui e dinte se vepra e Tij shpëtimtare dotë kryhej me pranimin e martirizimit, të sa-

krificës së Kryqit. Nuk ua fshehu nxënësve tëTij anën tragjike, por edhe shpëtimtare, të vuaj-tjes e të persekutimit. Përkundrazi i paralaj-mëroi dhe i ftoi ta pasojnë, duke pranuar edheata nga ana e tyre, kryqin e tyre personal. “ Kush

të dojë të vijë pas meje, le të mohojë veten e

tij dhe le të ngrejë kryqin e tij, dhe le të më 

vijë pas” (Mark.8:34). Jisui, kur persekutohet,ka besim tek Ati i Tij, I Cili e dërgoi dhe ështëgjithmonë bashkë me Atë. Ai caktoi vendimine vetësakrifimit që zbatohet në praktikë, si pa-rakusht, që dikush të jetë nxënësi i Tij i vërtetë.

Kryqi u bë simboli kryesor i krishterë. Bashkëme Ngjalljen përcaktoi ADN-në e Kishës.

Pas Ngjalljes së Tij, morali sakrifikues dotë përcaktojë identitetin e apostujve.“Siç më 

dërgoi Ati, edhe unë ju dërgoj ju” Jn.20:21,

shih edhe 17:18). Në gjurmët e mia do të ecni,të çliruar prej shqetësimit dhe frikës. Jo mefuqinë tuaj, por me energjinë e Shpirtit tëShenjtë. Para Ngritjes në Qiell, Ai tha: “ Por 

do të merrni fuqi , kur të vijë Shpirti i Shenj-

të mbi ju (Vep. 1:8). Jo që të rrini në meditimintheologjik dhe në shijimin shpirtëror të

dhuratave të mia, por që të bëheni dëshmitarëtë veprës sime shpëtimtare në mbarë botën:“Dhe do të më jeni dëshmitarë edhe në Jeru-

salem edhe në gjithë Judenë edhe në Samari

edhe deri në fund të dheut” (Vep. 1:8).

Fjalët martis= martir, martiria= dëshmi,martirizim, në tekstin origjinal greqisht të Dhia-tës së Re kanë kuptim të dyfishtë: Së pari, de-ponim i së vërtetës për një ngjarje konkrete;së dyti vulosje e kësaj dëshmie me çmimin emartirizimit. Jeta e Kishës për njëzet shekujka qenë një martiria, përgjithësisht me këtëkuptim të dyfishtë: shpallja e Ungjillit të Krishtit

dhe sigurimi i kësaj dëshmie shpesh, me ofrimine gjakut.

2. Apostujt ndoqën me konsekuencë tëgjitha “sa i porositi ata” Mësuesi. Ata përje-tuan realitetin e persekutimeve e të martirizimit.Jeta e tyre u zhvillua sipas fjalës së apostullPavlit: “në lavdi e në çnderim, në emër të 

mirë e në emër të keq,... si të munduar, por 

 jo të vdekur, si të hidhëruar, po gjithnjë të 

 gëzuar” (2Kor. 6:8-10). Siç ai e shpjegon vetë“kjo tepricë fuqie” prej Perëndisë dhe jo prejvetë atyre: “ Në çdo gjë shtrëngohemi, por 

nuk jemi në ngushticë; jemi të ngatërruar, por nuk dëshpërohemi; ndiqemi, por nuk 

 jemi të braktisur nga Perëndia; jemi të 

mposhtur, po jo të humbur” (2 Kor. 4:8-9). Në Librin e Zbulesës (Zbul.3:14), tregimet

 për përndjekjet dhe fitoret e martirëve - të atyreqë, duke ndjekur me përkushtim Martirin eMadh, dhanë në Kishë dhe në botë dëshminëe gjakut të tyre - arrijnë kulmin. Mesazhi hyjnor që jepet është i fortë: “ Bëhu besnik deri në 

vdekje, dhe do të të jap kurorën e jetës”

(Zbul. 2:10). I gjithë libri i fundit i Shkrimit tëShenjtë himnon sprovën dhe lavdinë e heronjvetë besimit.

B) Kisha është“apostolike” dhe martirike

Kisha u themelua mbi marti-rizimin e lavdishëm të Krishtit“...edhe unë në u ngritsha lart 

nga toka, do t’i tërheq të gjithë 

 pas vetes sime” (Jn.12:32).

Kisha si “trup i Krishtit” ftohett’i ofrojë Perëndisë dëshminë egjakut, për shpëtimin e njerë-zimit. Në historinë e saj, marti-rizimi fiton një rëndësi të ve-çantë, të cilën e zbulon vetë Jisui.Këtu kemi të bëjmë me imitimine Krishtit, duke marrë pjesë në

martirizimin dhe në veprën e Tijshpëtimtare (Jn. 15:20). Nxë-nësve u zbuloi se “në mos rëntë 

kokrra e grurit në dhé e të 

vdesë, ajo mbetet e vetme; po

në vdektë, sjell shumë pemë”

(Jn.12:24).

Kisha ka përvetësuar Psalti-rin si udhërrëfyesin kryesor tëlutjes së saj. Psalmet na flasin për trysni të jashtme, për padrejtësi, për rrugë pa krye, që durojnë të

drejtët, të përkushtuarit tePerëndia: “Shpëtomë nga të 

 gjithë ata që më përndjekin (Ps.7:2). “Shpë-

tomë prej armiqve të mi, o Zot, se te ti gjeta

 strehë” (Ps. 142:9). Thirrja e shqetësimit dhee besimit që kumbon brenda në Psaltir,shprehjet e dhimbjes, përgjëratës, shpresës e pritjes, s’reshtin së mbështeturi të krishterëtndër shekuj.

Kisha është “apostolike”, jo vetëm sipasdoktrinës së saj dogmatike dhe vijueshmërisëepiskopale, por edhe sipas traditës së saj mar-

tirike. Dikush nuk mund të bëjë pjesë në Kishë, pa marrë pjesë -qoftë edhe për pak- në pësimine Krishtit, “Të gjithë sa duan të rrojnë me

 përkushtim në Jisu Krishtin, do të për-

ndiqen” (2Tim.3:12). Ka shumë mundësi qëshumë të krishterë të vuajnë nga njerëz të tjerëme besim të njëjtë “rreziqe ndër vëllezër të 

rremë” (2Kor. 11:26). Sigurisht nuk është emundur të gjithë të bëhemi martirë, sepse mar-tirizimi është një prej dhuratave të veçanta bre-nda në Kishë. Por megjithatë, të gjithë duhettë ndjekim Krishtin, të gatshëm për çdo llojsprove...

(Vijon në numrin e ardhshëm)

Një përqasje biblike-theologjike(Vijon nga faqja 1)

Page 8: Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2015

8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2015

http://slidepdf.com/reader/full/gazeta-ngjallja-nentor-2015 8/12

8 NGJALLJA NËNTOR 2015

 Edlira Çaushi është një nga restauratoret 

më të njohura në vend. Duart e saj prej

eksperteje kanë rivitalizuar me dhjetëra

vepra të njohura të trashëgimisë kombëtare.

Së bashku me kolegë të tjerë ajo ka restau-

ruar piktura e afreske të njohura...

Këto ditë ka ndodhur diçka e ndryshmenga akti vandal, që duket si papërgjegj-shmëri e institucioneve të rendit në fakt,por në fakt bëhet fjalë për ikona të njohura,artefakte të trashëgimisë që kanë qëndruarpa të drejtën e veprimit të institucionit nëGalerinë Kombëtare dhe vjen një ditëfurgoni i policisë e i ngarkon, siç tha edhekolegu juaj F. Stamati, “si dru zjarri”. Si eshihni ju këtë akt me syrin e specialistessë trashëgimisë?

-Nuk jam shumë në dijeni të ndodhive dhe procesit të transferimit të veprave të sekuestru-ara. Nga imazhet që qarkullojnë në media, mundtë them se është vërtet e papranueshme, madjeindinjuese të përballesh me një mënyrë aspak 

 profesionale e të papërgjegjshme për mënyrënsesi transportohen vlera të kulturës materiale.

Është vështirë të përcaktohet sasia e dëmitqë iu është bërë ikonave pa i parë ato. Pjesa mëe madhe e veprave janë të pikturuara e paraqe-sin figura shenjtorësh, motive floreale, e minia-tura.. ku nuk është e vështirë të dallohet delikate-sa e njëkohësisht mjeshtëria e punimit. Kontaktime materiale të forta dhe afërsia fizike mes një-ra-tjetrës, mund të sjellë dëme të pakthyeshme.

Keni një mendim tuajin për mënyrën siu morën ikonat nga koleksionisti...? Mesa jeni në dijeni, vijojnë ende të grabiten

artefaktet e trashëgimisë, ka një treg të zitë tyre?

Ditët e fundit asistuam në një skenë aspak të denjë për një shtet serioz. Ikonat dhe pjesëte ikonostaseve të sekuestruara një koleksionisti privat të arrestuar, të cilat qartësisht janë sende

të grabitura nga kishat orthodhokse, utransferuan nga Galeria e Arteve, ku ruheshin, për në Muzeun Kombëtar. Por si u krye kjo?

Ikonat e shenjta dhe pjesët e ikonostaseve ustivuan në një makinë policie si dru zjarri, paasnjë masë mbrojtëse, pa praninë dheshoqërimin e specialistëve, pa respekt dhekujdes për vlerën e tyre të paçmuar shpirtërore, por edhe të trashëgimisë kombëtare. Dhe përgjegjësinë për këtë nuk e mori askush, ndërsazemrat e besimtarëve u mbushën me dhimbje

Ikonat e shenjta transportohen si dru zjarri

Restauratorja Çaushi: Ikonave të sekuestruaraiu janë bërë dëme të pallogaritshme

 -Me sa kam parë në vendgrumbullimin etyre në Galerinë e Arteve, numri i ikonave dhefragmenteve të ikonostaseve është i madh. Sirrjedhojë edhe dëmi i shkaktuar ndaj trashëgi-misë kulturore materiale është serioz. Dallohenndërmjet tyre vepra të mirëfillta të artit pasbiza-ntin, si në pikturimin e ikonave ashtu dhe në atëtë gdhendjes së drurit, të realizuara nga mjeshtër të mëdhenj. Më kanë bërë përshtypje fragme-

ntet e një ikonostasi marrë nga kisha e Mana-stirit të Shën Mërisë së Spilesë, që për nga tipo-logjia e gdhendjes dhe motivet floreale e guas-kore, konsiderohet i rrallë.

Duke u bazuar në datimin e njërës prejikonave të ikonostasit, sipas studiuesit të artit

 bizantin Kostantinos Giakoumis, mendohet të jenë realizuar në vitin 1623. Ato i atribuohen piktorit nga Linotopi me emrin Mihal. Ky piktor ka zhvilluar një veprimtari shumë të pasur nëBallkan, si dhe ka dekoruar edhe një sërë kishashnë krahinat e Shqipërisë Jugore (edhe ikonostasii është atribuuar kësaj atelieje).

Më tërhoqën vëmendjen, përveç të tjerash,disa fragmente ikonostasi të gdhendura me mo-tive floreale dhe të pikturuara në planin e rrafshëtme ngjyrë blu dhe të kuqe. Nuk kam sigurinë tathem, por më kujtoi ikonabartësin e kishës sëShën Thanasit në Voskopojë... Përderisa ikonate ikonostaset janë bërë vazhdimisht pre e grabit-

 jeve ndër vite, rrjedhimisht kjo të bën të mendoshqë ato, jo vetëm janë vjedhur, por edhe janëtregtuar.

...Transportimi i veprave të luajtshme tëTK-së, është një proces mjaft delikat ... Në ve-nde të Evropës perëndimore, ky proces kryhetnga kompani që janë të specializuara dhe merren

me këtë shërbim. Në Shqipëri, këtë punë shpeshe kryejmë ne konservuesit. Në rastet kur kemi

transportuar vepra pranë laboratorëve të IMK-së për qëllime restaurimi, jemi kujdesur maksi-malisht që paketimi të bëhet në mënyrë të për-shtatshme dhe me materiale të çliruara ngaacidet, për të pasur garanci sa më të lartë dheqë siguron stabilitetin e tyre maksimal. Pas gjithëkalvarit të procedurave për spostimin e tyre të

 përkohshëm, transporti kryhej në praninë eekspertëve institucionalë nga Instituti i Monu-

menteve të Kulturës, Muzeu Historik Kombëtar dhe Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pa-surive Kulturore, e cila regjistronte me rigorozi-tet të gjitha lëvizjet dhe veprimtarinë që kryhejme veprat.

  Çfarë roli duhet të luante IMK-ja nëkëtë histori? A ka vërtet specialistë tëtrashëgimisë në këtë institucion?

 -Nuk di të them çfarë roli duhet të luanteIMK-ja dhe sa i përfshirë ka qenë institucioninë këtë histori. IMK-ja ka pasur dhe ka një roltë rëndësishëm për dokumentimin, konservimindhe restaurimin e ikonave e objekteve të tjera

liturgjike, rol të cilin e ka kryer me profesionali-zëm e me konsekuencë ndër vite. Nga sektori irestaurimit të veprave të artit, ka një sërë kole-gësh të cilët janë specializuar për vite me radhëdhe kanë eksperiencë të mirë në konservimin e

 pikturave murale, veprave në dru dhe të ikonave.Ata kanë kryer ndërhyrje serioze, si dhe kanëkontribuuar me artikuj shkencorë e punime hulu-mtuese lidhur me ikonografinë, mënyrat analitiketë diagnostikimit apo teknikat e realizimit të tyre.Me keqardhje e them se një pjesë e mirë e këtyrekolegëve, sot nuk janë pjesë e institucioneve tëTrashëgimisë Kulturore, institucione të cilat kanënevojë të madhe për profesionalizëm.

 Marrë me shkurtime nga gazeta

“Shqiptarja.com”, 22 nëntor 2015

therëse për një trajtim të tillë përdhosës të këtyresimboleve të besimit.

 Një problem tjetër është se kujt i takojnë ato.Dihet se çdo gjë e vjedhur duhet kthyer tek i

zoti, pra te Kisha Orthodhokse Autoqefale eShqipërisë. Askush nuk mund të pretendojë qënjë pjesë ikonostasi apo ikonat e tyre, enët dhelibrat liturgjikë janë pronë e tyre. Ato janë krijuar vetëm për të shërbyer në kisha. Një pjesë etyre tashmë janë identifikuar se nga cilat kisha janë grabitur, ndërsa për të tjerat duhet bërë ende punë hulumtuese që ato të gjitha të kthehen për qëllimin për të cilin janë krijuar, lutjen ndajPerëndisë.

Page 9: Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2015

8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2015

http://slidepdf.com/reader/full/gazeta-ngjallja-nentor-2015 9/12

9NËNTOR 2015 NGJALLJA

Në lidhje me paketën e re të shpifjeve të Nikolla Markut

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Para disa ditësh, 27 - 28 tetor 2015, z. Nikolla Marku u rikthye përmesmediave, me një sajesë tjetër, shpifjesh të pabaza dhe kërcënimesh tëpaturpshme kundër Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dheprimatit të saj. Jemi të detyruar përsëri të informojmë përmbledhtaziopinionin publik se:

1. Nikolla Marku nuk ka asnjë lidhje me Kishën OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë, të njohur nga Shteti Shqiptar. Marrëdhënietmidis Kishës Orthodhokse dhe Shtetit janë përcaktuar përfundimisht meligjin nr. 10057/22.1.2009, “Marrëveshja ndërmjet Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës sëShqipërisë për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella”, të hartuar sipasdetyrimit të përcaktuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

2. Asnjë Kishë Orthodhokse dhe asnjë Kishë tjetër në botë nuk enjeh atë si klerik.

3. Si përdhosës, që nuk ndalet përpara asgjëje, ai ka uzurpuar nëmënyrë të paligjshme kishën e së Tërëshenjtës Mari në Elbasan, që ështëmonument kulture dhe, sipas ligjit të lartpërmendur (neni 23/1), është nëpronësi të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

“Komiteti për mbrojtjen e pavarësisë së kishës ortodokse të pavarur kombëtare shqiptare”, kryetar i të cilit ai e deklaron veten, nuk është“Kishë”, është thjesht një komitet lagjeje i një qyteti dhe nuk njihet nga

Komiteti Shtetëror i Kulteve të Shqipërisë si komunitet fetar. Si vulëzyrtare përdor në mënyrë tinëzare titullin: “Kisha Or thodhokse AutoqefaleKombëtare Shqiptare, Kala, Elbasan.” Në këtë rast kemi një falsifikimfare të dukshëm dhe një mashtrim të madh. Në bazë të ligjit tëlartpërmendur, nr. 10057/ 22.01.2009, Neni 5, paragrafi 1, përcaktohetnë mënyrë të qartë se: “Shteti respekton Kishën Orthodhokse Autoqefaletë Shqipërisë dhe njeh si përfaqësues të saj vetëm personat e autorizuar nga Sinodi i Shenjtë i kësaj Kishe dhe garanton mbrojtjen e KishësOrthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nga çdo person ose grup që pretendon emrin, objektet e kultit, pronat, simbolet ose vulën e saj”.

4. Për ata që i njohin çështjet fetare, deklaratat e Nikolla Markut janëfjalë boshe dhe qesharake, që përsëritin fantazi mjerane dhe dyshime të pabaza. Atë e përdorin qarqe ekstreme, që kanë pranueshmëri në me-dia, për të akuzuar vazhdimisht dhe pa ndonjë shkak Kishën Orthodhokse,si dhe për të mbajtur gjallë një propagandë të sëmurë antigreke, gjë qësigurisht nuk i shkon për shtat orientimit evropian të vendit.

 Çdo qytetar i interesuar mund të gjejë edhe deklaratat e mëparshmetë Kishës sonë, të cilat hedhin poshtë qartazi dhe me hollësi të gjithadeklarimet e tij, që i përsërit herë pas here në mënyrë monotone.

  30 tetor 2015

  Nga Kryepiskopata e Hirshme

Dy grupe besimtarësh; ngaqyteti i Përmetit dhe miq nga kishae Shën Nikollës, Elbasan, u mblo-dhën e kryen Liturgjinë Hyjnorejashtë kishës së shkatërruar dhe tërekuizuar nga shteti, të “Shën Ma-risë së Pazarit”, në qytetin e Për-metit. Nga ky objekt kulti ortho-dhoks, u morën e u hodhën në njëmakinë plehrash të bashkisëikonat, enët dhe librat e shenjtë,ndërsa besimtarët e klerikët uposhtëruan jo vetëm nga përmba-rimi privat i ardhur nga Tirana, por edhe nga forcat e rendit. Por,besimtarët u lutën me bindjen sebesimi i krishterë orthodhoks, saherë që është përndjekur, ështëbërë më i fortë. Ndaj, besimtaret

vijnë rregullisht të kryejnë Litur-gjinë Hyjnore jashtë shtëpisë së

Vizitë e besimtarëve elbasanas në Përmet

Meshimi u bë në kishën e shkatërruardhe të rrëmbyer “Shën Maria e Pazarit”

tyre (por gjithmonë në vend tëshenjtë, se kisha dhe territori rrethsaj kanë qenë mbi 6 mijë m2).

Sërish i fton në lutje kambana e redhe ata janë të vendosur, që të moslargohen nga vendi i tyre i shenjtë.

Kambana bie për ata që kanë ve-shë e jo për të shurdhrit.

 Atë Stavri Çipi 

 Besimtarët 

dhe kleriku

nga

 Elbasani

 përpara

kishës “Shën

 Maria e

 Pazarit”, në 

 Përmet, me

klerikun dhe

besimtarët 

orthodhoksë 

 përmetarë.

Page 10: Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2015

8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2015

http://slidepdf.com/reader/full/gazeta-ngjallja-nentor-2015 10/12

10 NGJALLJA NËNTOR 2015

Kalendarii Liturgjive Hyjnore,

DHJETOR 2015

NGJALLJA

Kryeredaktor: Thoma Dhima

Adresa:Kryepiskopata Orthodhokse,

 Rruga e Kavajës, Nr. 151Tiranë

Tel: (04) 2234 117, 2235 095.Fax: 2232 109

Shtypur në shtypshkronjën “Ngjallja”

Organ i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

 Del nën kujdesin

e Këshillit Botues

Themelues:Kryepiskopi Anastas

Me www.orthodoxalbania.org

do të gjeni në internet Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë 

Shihemi, lexohemi e dëgjohemi në moment dhe kudo në të gjithë globin mewww.orthodoxalbania.org

Kisha jonë Orthodhokse me faqen e saj

zyrtare përpiqet të përcjellë mesazhin dheinformacionin e saj edhe në internet.

Ajo i njeh vizitorët e saj me:

- besimin e krishterë orthodhoks,- organizimin dhe veprimtarinë e strukturave

institucionale,- lajmet më të fundit,- arsimin, edukimin dhe shërbimin social e

kulturor që ofron në shoqëri,- ndërtimin dhe restaurimin e kishave dhe

manastireve,- botimet kishtare etj.

Teksti këtu ndërthuret me fotografi, mesazh zanor,muzikor e filmik.

Këtë informacion do ta gjeni në tri gjuhë: shqip,anglisht e greqisht.

 Nga 11 - 15 nëntor 2015, në mje-diset e Pallatit të Kongreseve nëTiranë, u zhvillua Edicioni i 18-të iPanairit të Librit “Tirana 2015”,

organizuar nga Shoqata e Botu-esve Shqiptarë. Qëllimi i tij ështënjohja e lexuesve me botimet e rejadhe veçanërisht promovimi i tyredhe nxitja e dëshirës për të lexuar tek brezat e rinj.

Siç është bërë tashmë traditë,në të merrte pjesë edhe Kisha Or-thodhokse Autoqefale e Shqipërisëme një stendë të veçantë, ku ishinekspozuar botimet e reja, por edheato ndër vite. Ato tërhoqën intere-simin e një numri të madh lexu-esish, të cilëve iu shërbyen të rinjorthodhoksë, që u morën membarëvajtjen e stendës.

Stendë me botimet e Kishës në Panairin e Librit

Të nderuar organizatorë tëPanairit të Librit. Kisha Orthodho-kse Autoqefale e Shqipërisë ka qe-në prej shumë vitesh pjesëmarrësee rregullt e veprimtarisë së organi-zuar nga ju dhe i ka përmbushur me

korrektesë të gjitha detyrimet ndaj jush, si dhe ato ligjore. Por, na shqe-tëson fakti se në Panair lejohet tëqarkullojnë libra që fyejnë në më-nyrë të hapur e të dënueshme Ko-munitetin Orthodhoks dhe drejtu-esin e tij, Kryepiskopin Anastas.

Qarkullojnë botime që mbjellin urrejtje dhe dasiProtestë drejtuar organizatorëve të Panairit të Librit

 Një libër i tillë është edhe ai“Djaj në veladon”, i autorit SejdiKondi, i cili si nga ana vizive, ashtudhe e përmbajtjes është një dhunimi të gjitha rregullave të etikës e ligje-ve që garantojnë harmoninë fetare

dhe të drejtat e komuniteteve fetare.Besojmë e shpresojmë se detyra

 juaj nuk është vetëm përcaktimi ihapësirave dhe marrja e pagesës, por dhe zbatimi i një kodi etik e mbrojtjambi bazën e ligjeve të Shtetit të

 pjesëmarrësve ne Panairin tuaj.

Shpresojmë që kjo protestë dotë merret parasysh për të tashmen,

 por sidomos për t’u pasur parasyshnë të ardhmen, për të përcaktuar ezbatuar një kod etik mbi bazën eligjeve në fuqi, por edhe për të har-

tuar një rregullore që ndalon fyerjene diskriminimin ndaj klientëve tuaj.Tiranë, 14 nëntor 2015

Zyra e Shtypite Kishës Orthodhokse

Autoqefale të Shqipërisë

4 E Premte † * Dëshmg. Varvara.Osh. Joan Damaskini. Hierod.Serafimi.

5 E Shtunë † # Osh. Sava i Shenj-tëruar. Dësh. Diogjeni. Osh. Noni.

6 E DIEL † #10 LLUKAIT. Nikollai Mirës së Likisë. Dësh. Niseri.8 E Martë † # Ap. Qesari (i Durrë-sit), Sostheni, Tihiku, nga të 70-t.Osh. Patapi.9 E Mërkurë † * Ngjizja e shënAnës, nënës së Hyjlindëses. Pro-fetesha Ana.12 E Shtunë † # Spiridhoni i Trimi-thundës. Hermani i Alaskës. Osh.Anthi.

13 E DIEL † # 11 LLUKAIT. EParaetërve të Zotit Krisht.  Dësh.Oresti etj.

15 E Martë  † # Hierod. Elefteri iVlorës dhe Anthia, e ëma. Oshdg.Suzana.19 E Shtunë † Dësh. Bonifati,Agllaia, senatore. Dësh. Ari.Grigjenti i Etiopisë.

20 E DIEL  † PARA KRISHT-LINDJES. Ignat Hyjmbajtësi.(Bëhet efqeli.)22 E Martë † Dëshmg. Anastasia.Dësh. Krisogoni etj. Dësh. Flaviani.23 E Mërkurë † Osh. Naumi nëOhër, çudibërës. 10 dëshmorët eKretës.24 E Enjte  † Vigjilja e Krisht-

lindjes. Dësh. Evgjenia e Filipi.(Shërbesa e Orëve)25 E Premte †LINDJA TRUPO-RE E ZOTIT TONË JISU KRISHT.26 E Shtunë   † Mbledhja eHyjlindëses Mari. Omol. Efthimi. Nikodhimi në Tismana.

27 E DIEL † PAS KR/LINDJES.Josifi i Marisë. Pr. David.Kr/dhjak. Stefani.

Page 11: Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2015

8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2015

http://slidepdf.com/reader/full/gazeta-ngjallja-nentor-2015 11/12

11NËNTOR 2015 NGJALLJA

 Nga datat 17-20 shtator 2015 uzhvillua në Otoçec (Lubljanë)Slloveni Takimi VIII vjetor Ndër-othodhoks i Rrjetit të IniciativaveOrthodhokse të Studimeve të Fevedhe të Adhurimeve shkatërruese(RIOSFA). Tema e përgjithshmeishte “Adhurimet, Neopaganizmi,Sekularizmi”. I gjithë aktiviteti umbështet nga Mitropolia e Shenjtëe Zagrebit dhe Lubljanës, nënkujdesin e Mitropolitit të saj z. Porfir.Në këtë eveniment morën pjesë të

gjitha Kishat Orthodhokse me stafete tyre të kualifikuara, të përbëra ngadekanë e profesorë universitetesh,si dhe nga Lidhjet dhe Unionet ePrindërve (afro 100 persona) tëspecializuar në këtë fushë.

Konferenca Ndërkombëtare uhap nga Kryebariu i zonës meceremoninë përkatëse kishtare dhemë pas vijuan mesazhet e urimitdhe ato përshëndetëse të Primatë-ve të Patriarkanave të Vjetra e tëReja dhe të Kishave Autoqefale.

Kisha jonë u përfaqësua ngaArkimandrit Kozma Sovjani.

Gjithsej u zhvilluan 4 seanca dheu mbajtën 6 referate shkencore. Nëdatën 19 shtator Eurodeputetislloven Aliog Peterlig mori pjesë nëkëtë takim dhe përshëndeti Konfe-rencën duke iu referuar temës, ecila, sipas tij, ishte mjaft aktuale.Pjesë e referateve dhe diskutimeveishte edhe çështja e fondamentaliz-mit dhe radikalizmit fetar të ush-

truar nga militantët e ISIS në dëmtë Kishave (vendeve të adhurimit)dhe popullsisë së krishterë nëLindjen e Mesme. Sipas referues-ve dhe statistikave, vlen për t’upërmendur fakti se në vitin 1948 tëkrishterët e Lindjes së Mesmepërbënin 20 % të popullsisë. Ndërsapas ndryshimeve politike (prej vitit2011 e deri më sot) ata numërojnëvetëm 4% të popullsisë.

Referati i përfaqësuesit tëPatriarkanës së Antiokisë (Siri)

Arkimandrit Jakov Khalil (Pro-fesor i Shkollës Theologjike

U zhvillua Takimi VIII vjetor Ndërothodhoks i RIOSFA, Lubljanë - Slloveni

“Adhurimet, Neopaganizmi, Sekularizmi”

Balamad, Liban) u ndoq meinteresim shumë të madh meinformacionet që ai solli dhe për faktin se u përmendën mjaft ngjarjetë gjalla nga “fusha e betejës”.Rreth temës u zhvilluan diskutimefrytdhënëse.

 Në seancën e fundit Konferen-ca votoi 10 pika me konkluzione esugjerime ku, në përgjithësi, ushpreh: a) mbështetja dhe solida-riteti i Kishave për të krishterët eLindjes së Mesme, të cilët pokalojnë këto momente jashtë-zakonisht të vështira; b) u dënuanaktet e shkatërrimit të objekteve

dhe simboleve të adhurimit tëkrishterë, si dhe ato teroriste tëfanatizmit fetar ndaj popullsisë së pambrojtur e të pafajshme; dhe c)simpatia për refugjatët e luftës meurimin që konflikti të marrë fund samë shpejt.

 Nga sugjerimet e bëra do tëveçonim mbështetjen me vepra,ndihmë e domosdoshme dheemergjente ekonomike e me barnafarmaceutike, si dhe futjen në lutjete përditshme të Kishave Lokale për të krishterët e këtyre zonave.

Konferenca u mbyll ditën e diel,dt. 20, me Liturgjinë Hyjnore, të

drejtuar prej Fort të Ndershmit,Kryepiskopit të Kretës, z. Irine(Patriarkana Ekumenike) në tëcilën morën pjesë edhe shumë ngaklerikët përfaqësues të Kishave dheu shprehën falënderimet ndajMitropolitit Porfir për mikpritjen

 bujare, si dhe ndaj Kishave ePrimatëve që iu përgjigjën poziti-visht ftesës së organizatorëve.Takimi i radhës u vendos që tëzhvillohet në Shkollën Theologjike“Joan Damaskinoi” Balamand -Liban, me shpresën dhe lutjen ndajZotit që të mbretërojë paqja në Siri,Irak e kudo tjetër.

 Arkim. Kozma Sovjani

 Aktori amerikan me

origjinë japonezeCary-Hiroyuki 

Tagawa, i cili ka

luajtur në shumë 

 filma të Hollivudit, u

 pagëzua orthodhoks.

 Kjo ndodhi pas një 

 filmi, ku ai luajti 

rolin e një prifti 

orthodhoks, gjë që i 

nxiti një reflektim të 

thellë shpirtëror, që 

e drejtoi në rrugën ebesimit orthodhoks.

Page 12: Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2015

8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Nëntor 2015

http://slidepdf.com/reader/full/gazeta-ngjallja-nentor-2015 12/12

12 NGJALLJA NËNTOR 2015

Kryeministri Edi Rama vizitoi Patriarkanën Ekumenike

 Në mesditën e së premtes, më 20 nëntor 2015, gjatë vizitës në Turqi, Kryeministri Edi

Rama, vizitoi Patriarkanën Ekumenike, ishoqëruar nga zonja Lindita Nikolla, Ministree Arsimit dhe e Sporteve, si dhe nga të tjerë.Ai u prit me nderimet e rastit në hyrjenqendrore të Patriarkanës nga Mitropoliti iKaliupolit dhe Madhitës, Stefani, Proto-singjeli dhe klerikë të tjerë.

Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik Vartholomeu I, e priti Shkëlqesinë e Tij nëZyrën Patriarkale ku, në prani të klerikëvetë lartë të Patriarkanës, patën një bisedë tëgjatë e të përzemërt, për mbi një orë, rrethtemave të tilla si dialogu ndërfetar, roli i

arsimit dhe i edukimit fetar për përballimin efondamentalizmit dhe të terrorizmit, roli dhe pozicioni i minoriteteve në shoqërinë multi-kulturore bashkëkohore dhe Kisha Ortho-dhokse e Shqipërisë, .

Kryeministri shprehu ndjenjën e gëzimitqë përjetonte nga kjo vizitë dhe theksoi prestigjin që gëzon Patriarkana, ndërsaPatriarku iu përgjigj, duke kujtuar vizitat eTij në Shqipëri, duke falënderuar Shkëlqesinë për ndihmën e Autoriteteve Shqiptare për dëshminë paqedashëse dhe konstruktive tëKishës Orthodhokse Autoqefale në këtëvend dhe iu referua veprës mbi 23-vjeçarerindërtuese e restauruese të perëndishme ngaana e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit tëTiranës dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit,si dhe u bënë fotografi përkujtimore dhe ushkëmbyen dhurata.

 Në vazhdim, Kryeministri Rama bashkëme grupin që e shoqëronte vizituan KishënPatriarkale.

(Nga njoftimi për shtyp

i Patriarkanës Ekumenike,

www.patriarchate.org)

Dhimbje dhe vuajtje në zemër ndjemë sapo dëgjuam lajmin e

sulmit terrorist, në mbrëmjen e 13 nëntorit 2015 në Paris.

Shprehim hidhërimin tonë të thellë për këtë ngjarje makabre.

 Në këto çaste marrim pjesë në dhimbjen e popullit të dashur 

francez.Edhe një herë tjetër dënojmë çdo formë dhune, frike, terrorizmi

nga cilado anë që ajo vjen.

Marrim pjesë në dhimbjen e popullit të dashur francez

 Ngushëllime familjeve të viktimave të pafajshme.

Perëndia le t’i prehë shpirtrat e tyre dhe t’u falë paqe e shpresë

familjeve dhe të afërmve të tyre.

  Tiranë, 14.11.2015

  Nga Kryepiskopata e Hirshme