nëntor 2002

452
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr.i vendimit Data PALËT Faqe 1006 25.10.2002 Petraq Vasili, Valentina Ilo, Marika Pojani kundër Shoqeria “Delta 1”, Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajteshme Tirane...............................7 1042 05.11.2002 Pavlina Nikaj kundër K.K.K.P. prane Bashkise Korçe, Llazi Kreshpanji...... 11 1043 05.11.2002 Flamur Kadena kundër Dega e Bankes se Kursimeve Vlore ne mungese, Anesti Ceko.........................15 1044 05.11.2002 Kozeta Islami Vlore kundër Dega e Policise se Ndertimit Vlore..................19 1045 05.11.2002 Fatmir Lireza kundër Prokuroria e Pergjithshme ne mungese.............22 1046 06.11.2002 Takuina Adami, Arjana Pilika kundër Anton Bonati, Stefan Herczegh, K.K.K.P. prane Bashkise Durres ne mungese, Perikli Truja ne mungese............25 1047 06.11.2002 Shoqeria “Benimpex”sh.p.k. ne mungese kundër Instituti i Sigurimeve Dega Tirane 31 1058 06.11.2002 Shkelqim Copja kundër K.K.K.P. Bashkia Elbasan, Trashegimtaret e Qazim 1

Upload: lethuan

Post on 30-Dec-2016

281 views

Category:

Documents


7 download

TRANSCRIPT

Page 1: Nëntor 2002

PËRMBAJTJA

Çështje CivileNr.i vendimit Data PALËT Faqe

1006 25.10.2002 Petraq Vasili, Valentina Ilo, Marika Pojanikundër Shoqeria “Delta 1”, Zyra Qendroree Regjistrimit te Pasurive te Paluajteshme Tirane............................................................7

1042 05.11.2002 Pavlina Nikaj kundër K.K.K.P. prane Bashkise Korçe, Llazi Kreshpanji..................11

1043 05.11.2002 Flamur Kadena kundër Dega e Bankes se Kursimeve Vlore ne mungese, Anesti Ceko.................................................15

1044 05.11.2002 Kozeta Islami Vlore kundër Dega e Policisese Ndertimit Vlore........................................19

1045 05.11.2002 Fatmir Lireza kundër Prokuroria e Pergjithshme ne mungese...........................22

1046 06.11.2002 Takuina Adami, Arjana Pilika kundër Anton Bonati, Stefan Herczegh, K.K.K.P. prane Bashkise Durres ne

mungese, Perikli Truja ne mungese.............................25

1047 06.11.2002 Shoqeria “Benimpex”sh.p.k. ne mungesekundër Instituti i Sigurimeve Dega Tirane.......

311058 06.11.2002 Shkelqim Copja kundër K.K.K.P.

Bashkia Elbasan, Trashegimtaret e Qazime Refik Kajanaku, Naim Dylgjeri..................34

1059 06.11.2002 Pal Gega kundër Bardhok Perdoda, Ndrek Perdoda, Ndue Perdoda.....................39

1060 07.11.2002 Vasil Karanxha kundër Shoqeria “Vefa” sh.p.k. ne administrim.................................43

1061 07.11.2002 Shoqeria “Italba” sh.p.k. kundër Sali Reka Tirane ne mungese, Shoqeria “General Kontractor” sh.p.k. .....................................46

1062 07.11.2002 Zoica Shkurti Fier ne mungese kundërKomuna Qender-Fier ne mungese ..............49

1063 07.11.2002 Dhoqeria Tregetare “Hazifur” sh.p.k kundër INSIG Dega Tirane ..........................52

1064 07.11.2002 Krenar Bleta kundër Zyra e Permbarimit Gjyqesor prane Gjykates se Rrethit Vlore,Grupi i Administratoreve te Shoqerise

1

Page 2: Nëntor 2002

“Silva” sh.p.k ne administrim ....................561065 07.11.2002 Dega e Shperndarjes se Karburanteve Fier

kundër Selam Hoxha ne mungese ..............591066 07.11.2002 Xhuvi Kiçollari, Lirika Karafili, Pavllo Kiçollari,

Kostandin Kiçollari, Adriana Ropi, Antigoni Kiçollari, Eftali Leka (Kiçollari), Nikoleta Kiçollari, Spiro Kiçollari, Violandi Kiçollari (Kita) kundër Piro Plasa ne mungese

621067 07.11.2002 Henrieta Papadhimitri Tirane kundër

TRANSALBANIA sh.p.k Tirane .....................671110 19.11.2002 Ramadan Kreka ne mungese kundër

Dituri Ago (Kreka) ne mungese...................721111 19.11.2002 Jorgjeta Caci kundër Shoqeria

“Kam Internacional” sh.p.k. Tirane..............751112 19.11.2002 Parku i Transportit Urban te Udhetareve

kundër Roland Gega....................................781113 19.11.2002 Syri Lezha, Sabije Lezha, Servete Pirani

kundër K.K.K.P., Drita Hackaj.......................811115 19.11.2002 Iljaz Fisheku kundër sh.a. Insig Dega Fier........851116 19.11.2002 Federata Baci, Vasfi Haruni kundër

Dhosi Treska, Nesti Treska, etj....................891117 19.11.2002 Seit Beshiri kundër K.K.K.P. prane Keshillit

te rrethit Korçe ne mungese, Shefqet Qelibari,

Bajram Qelibari, Bari Gega, Marjeta Gega, Ferdinand Gega, Namik Gega ne mungese.....

921118 21.11.2002 Teuta Putro, Vullnet Putro kundër Elmaz

Mema ne mungese, Zyra e Regjistrimit te Pasurive te paluajteshme Kuçove ne mungese.................................................96

1119 21.11.2002 Margarita Londo kundër Vita Sinani, Lindita Sinani, Aleksander Sinani, Edmond Sinani ne mungese........................99

1120 21.11.2002 Arben Hodaj Tirane ne mungese, Besnik Resuli Tirane ne mungese kundër

Ndermarrja Komunale Banesa Tirane, Rexhep Nelaj..........

1041121 21.11.2002 Mereme Skiti, etj. kundër Emine Tahiraj..........1072

Page 3: Nëntor 2002

1122 21.11.2002 Vasil Zhonga kundër Ministria e Shendetesise ne mungese.........................110

1123 21.11.2002 Shoqeria “Najuka” sh.p.k. kundër Drejtoria e

Pergjitheshme e Tatimeve.........................1141124 21.11.2002 Ferit Rama etj.Shkoder ne mungese

kundër “Sesa” sh.a. ne mungese..............1171133 21.11.2002 Kozma Koja kundër Andon Kusha..............1211134 21.11.2002 Marie Vata kundër Fililali Elektrik Laç

124

1135 26.11.2002 Ali Dushku, Ismail Dushku, Rexhep Dushku kundër Ismail Vrapi, Dile Begaj, Makbule Katroshi, Bedri Vrapi, Naime Tancica, Hava Lika, Lije Hyka, Haxhire Halla, Qerim Brahja, Derhem Brahja, Bashkim Brahja, Enver Brahja, ................................127

1136 26.11.2002 Evridhiqi Kume kundër Thoma Leka, Ziso Marto, Kaliroi Leka.............................130

1137 26.11.2002 Kërkues: Koli Prifti.....................................1331138 26.11.2002 Lejla Shijaku kundër Policia Ndertimore

Dega Tirane...............................................1361139 26.11.2002 Yllka Spiro kundër Kristofor Vaso,

Konstandin Vaso, Kleanthi Vaso, Robert Vaso, K.K.K.P. prane Keshillit te Qarkut Gjirokaster.................................................139

1140 26.11.2002 Jani Kallojeri kundër Arben Leka, Artur Roshi, Genc Canaj, Mitro Dukshi, Spiro Dukshi, Niko Dukshi, Panajot Gunari, K.K.K.P. prane Bashkise Sarande...............142

1141 26.11.2002 Veli Emini, Sadik Emini kundër Veli Haxhiu, Gezim Teshi, Luljeta Haxhiu, Mario Haxhiu.....

1461142 26.11.2002 Fadil Hasa ne mungese kundër Shoqeria

“Vefa” ne administrim...............................1511143 27.11.2002 Ilir Hoxha ne mungese, Petraq Konduri

ne mungese kundër Mustafa Kusi, Hamit Allkaj...............................................154

1144 27.11.2002 Hate Shabani kundër Administratoret e Shoqerise “Gjallica” sh.p.k........................157

1145 27.11.2002 Moisi Pipero Tirane kundër INSIG Dega

3

Page 4: Nëntor 2002

Tirane ne mugese, Avokatura e Shtetit...........1591146 27.11.2002 Saimir Luga kundër INSIG sh.a. Dega Tirane

ne mungese...............................................1611147 27.11.2002 Firma “Korsel” kundër Bashkia Bilisht,

Ndermarrja Komunale Bilisht ne mungese......1631148 26.11.2002 Osman Kazazi kundër Haxhire Kazazi,

Shadie Kazazi, Zyhra Emiri, Bahudin Kurushi, Tomor Kazazi, Jalldiz Kazazi, Haki Kazazi,

Hava Kazazi, Agim Kazazi, Mynyr Kazazi, Zamira Kazazi, Zenepe Turdiu, Dylbere

Alihmehmeti, Besnik Kazazi, Eda Kazazi, K.K.K.P. Bashkia Tirane.....................................1661149 26.11.2002 Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te

Shqiperise kundër Fatmir Musaku.............170

1150 27.11.2002 Sibe Brahimllari ne mungese, Bujar Brahimllari ne mungese kundër Banka e Kursimeve Fier........................................176

1151 27.11.2002 Ymer Metushi kundër Rustem Gjata ne mungese...............................................180

1152 27.11.2002 Ilia Mani ne mungese kundër Adminstratoret

e perbashket te Shoqerise “Silva” sh.p.k. ......1831154 12.11.2002 Theodhoraq Vangjeli Permet kundër

Firma “Vjosa” sh.p.k..................................1851155 12.11.2002 Neshat Fana Tirane kundër Administratoret

e Shoqerise “Vefa” sh.p.k..........................1891156 27.11.2002 Refat Frasheri kundër Shezai Aliaj

ne mungese, Bashkia Vlore ne mungese.........1921229 21.11.2002 Robert Sinani Tirane kundër Astrit Bejko

Tirane........................................................196

Çështje Penale

599 06.11.2002 Të pandehur: Gazmend Methasa, Besim Uruçi, Ardian Balla, Astrit Gjata ne mungese...............................................202

600 06.11.2002 I pandehur: Zamir Memi............................2064

Page 5: Nëntor 2002

601 06.11.2002 Të pandehura: Vjollca Sinani Elbasan, Hamide Shehetila Elbasan.........................209

602 06.11.2002 Të pandehur: Erion Sota Durres, Romeo Ceroni Durres................................212

604 01.11.2002 I pandehur: Ardian Shtraza........................217605 01.11.2002 Kërkuese: Flora Elezi.................................221607 06.11.2002 I pandehur: Islam Lame.............................224608 06.11.2002 Kërkues: Prokuroria e Pergjitheshme Tirane....228609 06.11.2002 E pandehur: Anila Hasani..........................235611 07.11.2002 I pandehur: Fatmir Koci Tirane..................238612 06.11.2002 I pandehur: Ali Imeri Dhemblan-Tepelene,

i padenuar.................................................242614 06.11.2002 Të pandehur: Besim Masha - Kruje i arrestuar,

Dashamir Masha - Kruje ne mungese245

615 06.11.2002 Të pandehur: Martin Doda, Valentin Doda......249619 06.11.2003 Kërkues: Sadik Taullaj...............................253643 20.11.2002 I pandehur: Vullnet Hyskaj ne mungese..........256644 20.11.2002 Të pandehur: Nikoll Durja, Roland Isaku,

Eqerem Kazazi, Ervin Karriqi......................259645 20.11.2002 I pandehur: Klodian Meraja Mamurras

262

647 20.11.2002 I pandehur: Mezan Haxhiu Shishtavec - Kukes i padenuar.......................................267

648 22.11.2002 I pandehur: Ligor Papa Fier, i padenuar...........271649 20.11.2002 I pandehur: Hilmi Isufaj.............................275650 06.11.2002 I pandehur: Ylli Muca.................................281672 27.11.2002 I pandehur: Defrim Deda banues

ne Gjermani...............................................285675 20.11.2002 Kërkues: Viktor Rrapaj...............................288676 20.11.2002 I pandehur: Gjon Perloshi..........................291677 20.11.2002 I pandehur: Xhevair Myrtaj........................295679 20.11.2002 Të pandehur: Hektor Shehu Vlore,

Argent Grabova Vlore................................298746 22.11.2002 Të pandehur: Vehbi Alimuçaj,

Esat Berxolli, Dritan Avllaj, Dhimiter Gjevreku, Astrit Mece.................302

5

Page 6: Nëntor 2002

ÇËSHTJE CIVILE

6

Page 7: Nëntor 2002

Nr.2347/923 i Regj. Themeltar.Nr.1006 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareAgron Lamaj AnetarZamir Poda Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 22.10.2002 e 25.10.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2347/923 qe i perket:

PADITËS: PETRAQ VASILI, VALENTINA ILO,

MARIKA POJANI, perfaqesuar nga Av. Artan Zeneli

I PADITUR: SHOQERIA “DELTA 1”, perfaqesuar nga Av. A. Cami

ZYRA QENDRORE E REGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTESHME TIRANE, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Shpallje e pavlefshme dhe anullim i

Kontrates se shitblerjes date 02.12.1997, si dhe Akt marreveshjes date 02.12.1997,

duke u kthyer palet ne gjendjen e mepareshme si dhe ç`regjistrimin e transkriptimit te truallit

nr.5646, date 02.12.1997.Baza Ligjore: Nenet 42 e 153 te K.Pr.Civile, si dhe nenet 94/ç, 95, 193, 192/h te K.Civil

dhe Ligji nr.7843, date 13.07.1994.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.616, date 09.03.2000, ka vendosur:

7

Page 8: Nëntor 2002

Pranimin e kerkese padise. Konstatimin e pavlefshem, duke anulluar veprimin juridik te kontrates se shitblerjes date 01.12.1997 dhe te Akt marreveshjes date 02.12.1997, duke i kthyer palet ne gjendjen e mepareshme. Detyrimin e pales se paditur Zyra qendrore e regjistrimit te pasurive te paluajteshme Tirane, te ç`regjistroje transkriptimin e truallit me nr.5646, date 02.12.1997.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.766, date 19.06.2001, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te Vendimit nr.616, date 19.03.2000 te Gjykates se rrethit Tirane.

Kunder vendimit nr.766, date 19.06.2001 te Gjykates se Apelit Tirane, ka bere rekurs, i padituri, duke parashtruar keto shkaqe:

- a. Vendimi behet i cenueshem mbasi sipas nenit 467 te K.Pr.C. ceshtja eshte gjykuar ne mungese dhe ne kundershtim me nenin 461 te K.Pr.C., gjykata nuk ka verifikuar paraqitjen e rregullt te paleve.

- b. Kemi qene te pranishem ne oren dhe daten e caktuar, por sekretaria nuk ka thirrur palen tone. Kete e ka pohuar vete ajo.

- c. Gjykatat kane gabuar edhe ne drejtim te zbatimit te ligjit material dhe te vleresimit te provave dhe fakteve.

- d. Pala jone ka qene ne mirebesim kur jane hartuar kontrata dhe akt marreveshja, mbasi ka menduar se trualli i eshte ofruar i lire. Mirpo sic ka dale trualli ka qene i zene e i regjistruar si kapital i nje shoqerie tjeter.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,pasi degjoi perfaqesuesin e te paditurit, i cili kerkoi prishjen e vendimeve

dhe kthimin e ceshtjes per rishqyrtim ne gjykaten e shkalles se pare,pasi degjoi perfaqesuesin e paditesit, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit

te Gjykates se Apelit,

V Ë R E NVendimi nr.766, date 19.06.2001 i Gjykates se Apelit Tirane, pjeserisht

eshte rrjedhoje e zbatimit dhe respektimit te kerkesave ligjore. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e parashikuara ne nenin 485 te K.Pr.Civile, ai duhet te lihet ne fuqi me disa ndryshime.

Eshte vertetuar se paditesat Petraq Vasili, Valentina Ilo dhe Marika Pojani, kane qene pronare te nje trualli te ndodhur ne Tiranen e Re, me nje siperfaqe prej 1274 m2. Regjistrimi i saj eshte bere ne baze te Vendimeve

8

Page 9: Nëntor 2002

nr.1384, date 24.05.1994 dhe 1992, date 11.04.1995 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Tirane.

Me kontraten e shitblerjes date 02 dhjetor 1997, realizuar ne aktin noterial nr.3789 Rep. dhe 739 Kol., rezulton qe paditesit ne cilesine e shitesit, te kete shitur ne favor te te paditurit Shoqeria “Delta 1» shpk, ne cilesine e bleresit, nje siperfaqe te ketij trualli prej 1115 m2, kundrejt shumes prej 1.900.000 leke.

Me tej, sipas Akt marreveshjes date 02.dhjetor 1997, realizuar me aktin noterial nr.3793 Rep. dhe 740 Kol., rezulton qe paditesit t`i kene dhene te paditurit nje shume prej 196.875 USD per te pronotuar ne nje ndertim qe ky i fundit bente prane Pallateve Agimi. Sipas aktit ne fjale, percaktoheshin pese apartamente, me siperfaqe ndertimi gjithsej 500 m2 ne katin e pare dhe te dyte. Gjithashtu sipas aktmarreveshjes, kjo shume perbente kestin e pare te pageses, ndersa i dyti do te realizohej pas perfundimit te ndertimit te apartamenteve. Se fundi ne akt percaktohej edhe kushti se, ne rast mosdorezimi te apartamenteve deri date 31.12.1998, trualli i shitur i mbetej paditesit.

Pala paditese gjate gjykimit ka pretenduar pavlefshmerine dhe anullimin e akteve si me siper me arsyetimin se i padituri i ka kryer ato me mashtrim dhe se nuk ka respektuar kerkesat e parashikuara, duke mos dorezuar apartamentet ne kohen e caktuar. Po ashtu sipas saj, i padituri ka regjistruar prane te paditurit tjeter-Zyra e regjistrimit te pasurise se palujteshme, tere siperfaqen prej 1274 m2, kur ne kontrate behej fjale vetem prej 1115 m2.

Ne te kundert, pala e paditur-Shoqeria «Delta 1» shpk, ka pretenduar se eshte e vertete lidhja e kontrates dhe akt marreveshja, por se ato nuk kane lidhje me njera tjetren qe te ishte blere e shitur me shkembim. Me tej, pala e paditur pretendon se trualli eshte blere me kusht. Dhe ky kusht ishte ne se do te nxirrej leja e ndertimit. Nje gje e tille nuk u realizua per shkak se trualli rezultonte i zene e jo i lire. Nje gje e tille, me ne fund, solli per rrjedhoje, mos realizimin e dhenies se apartamenteve.

Duke pare ne teresine e tij vendimin e Gjykates se Apelit Tirane, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se ai eshte rrjedhoje e zbatimit te kerkesave ligjore dhe i nje vleresimi objektiv te rrethanave te ceshtjes.

Ne rastin konkret, del qarte se ne veshtrim te kerkesave te ligjes materiale e konkretisht neni 94 e 107 i K.Civil kemi te bejme pikerisht me veprime juridike qe deklarohen te pavlefshme. Nje perfundim i tille i arritur me te drejte nga te dy Gjykatat, si ajo e shkalles se pare ashtu edhe ajo e Apelit Tirane, rezulton qarte nga hetimi gjyqesor dhe analiza qe i behet provave te administruara ne dosjen gjyqesore. Ne thelb te gjitha keto veprime juridike kane patur per qellim, qe pala paditese te vinte ne dispozicion te pales paditur, truallin per ndertim, ndersa tjetra do t`i kalonte ne pronesi te te pares pese apartamente. Pra ndersa paditesi e ka vene truallin ne dispozicion, ne te kundert pala tjeter nuk del qe te kete patur per qellim kalimin ne pronesi te apartamenteve ne favor te pales paditese.

Megjithate Gjykatat kane gabuar persa i perket zgjidhjes se pasojave qe vijne si rrjedhoje e pavlefshmerise se akt marreveshjes dhe kontrates se

9

Page 10: Nëntor 2002

shitblerjes. Pavaresisht se ne vendimet e tyre, ato shprehen dhe i japin pergjigje ne nje fare menyre, kerkeses per kthimin e paleve ne gjendjen e mepareshme, megjithate duhet te shpreheshin konkretisht per kete gje. Nje moment i tille ben te domosdoshme edhe ndryshimin pjeserisht te vendimit.

Persa i perket shkaqeve te parashtruara ne rekursin e paraqitur nga pala paditese e kunderpaditur, cmohet se ato nuk jane nga ato qe parashikohen ne kerkesat e nenit 472 te K.Pr.Civile, qe te motivojne apo perligjin cenimin e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane.

Se pari, pretendohet per cmuarje e vleresim provash, te cilat sikunder u tha, nuk perbejne shkak per shqyrtim nga Gjykata e Larte

Se dyti, persa i perket gjykimit ne mungese ne gjykaten e shkalles se pare, gjykata e apelit ne analizen qe ben i ka dhene pergjigje kerkesave te ngritura ne ankimin e paraqitur, duke arsyetuar drejt per pasjen dijeni lidhur me diten e gjykimit. Edhe pretendimi tjeter per mosthirrjen nga ana e sekretarise se gjykates se apelit, ne oren dhe diten e gjykimit, nuk eshte, i motivuar. Ai mbetet ne kuadrin e nje pretendimi te pa vertetuar.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485 te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.766, date 19.06.2001 te Gjykates se Apelit

Tirane, persa i perket konstatimit te pavlefshmerise se kontrates se shitblerjes dhe akt marreveshjes date 2 dhjetor 1997.

Ndryshimin e vendimit per pjesen tjeter si me poshte:- Kthimin e paleve ne gjendjen e mepareshme, duke detyruar palen e

paditur Shoqeria «Delta 1» shpk, t`i ktheje pales paditese truallin me siperfaqe prej 1270 m2, te percaktuar me kufijte perkates.

- Detyrimin e pales se paditur Zyra e regjistrimit te pasurive te paluajteshme Tirane, te beje ç`regjistrimin e truallit prej 1270 m2 me kufijte perkates nga pronesia ne favor te te paditurit Shoqeria «Delta 1» shpk.

- Detyrimin e pales se paditur Zyra e regjistrimit te pasurive te paluajteshme, te beje regjistrimin e prones ne fjale ne favor te pales paditese Petraq Vasili, Valentina Ilo dhe Marika Pojani.

Tirane, me 25.10.2002

10

Page 11: Nëntor 2002

Nr. 1915/480 i Regj. ThemeltarNr. 1042 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesVladimir Metani AnetarZamir Poda AnetarYlvi Myrtja AnetarEvgjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 05.11.2002 morri ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: PAVLINA NIKAJ përfaqësuar nga av. Dashamir Kore

TË PADITUR: 1. KOMISIONI I KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TE PRONAVE (KKKP) PRANË BASHKISË KORÇË përfaqësuar nga Avokati i Shtetit Delo Isufi

2. LLAZI KRESHPANJI përfaqësuar nga av.Agim Tartari

OBJEKTI I PADISË:Anullim i vendimit nr.965, date 25.07.1995

të KKKP pranë Bashkisë KorçëBaza Ligjore: Ligji nr.7698, date 15.04.1993.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.12, date 15.11.1996 ka vendosur:

Rrëzimin e padisë së paditëses Pavlina Nikaj, si të pabazuar në prova e në ligj.

Gjykata e Kasacionit me vendimin nr.773, date 02.06.1997 ka vendosur:Mospranimin e rekursit të paraqitur nga Pavlina Nika.

11

Page 12: Nëntor 2002

Kolegji Seleksionues i Gjykates se Larte me vendimin nr.P-1, date 09.02.2000 ka vendosur:

Mospranimin e rekursit në interes të ligjit të paraqitur nga paditësja Pavlina Nika, si të pabazuar në ligj.

Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.88, date 07.12.2000 ka vendosur: 1. Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr.12, date 15.12.1996 të Gjykatës së Apelit Tiranë; nr.773, date 02.06.1997 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Kasacionit dhe nr.P-1, date 09.02.2000 të Kolegjit Seleksionues të Gjykatës së Lartë. 2. Çështja t’i dërgohet për shqyrtim Gjykatës së Apelit Tiranë.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.7, date 16.02.2001 ka vendosur:Pranimin e kërkesëpadisë.Ndryshimin e vendimit nr.965, date 25.07.1995 të KKKP pranë Bashkisë Korçë vetëm përsa i përket kthimit ish pronarit Gaqo Kreshpani të një shtëpie dy katëshe e përbërë nga nje dhomë poshtë e nje dhomë lart e vjegësa të tjera.Detyrimin e të paditurve trashëgimtarëve të Gaqo Kreshpanit ta njohin pronare Pavlina Nikën në sipërfaqen 31 m2 truall e ndodhur në ish lagjen nr.4, Rr.”Thanas Mertiri“, ish agjencia e autobuzave me kufizimet përkatëse.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs i padituri Llazi Kreshpanji, i cili parashtron këto shkaqe për prishjen e tij dhe pushimin e gjykimit të çështjes:

- Ndergjyqësia eshte ndertuar gabim prej paditëses, sepse si të paditur duhej të thirreshin te gjithe trashëgimtarët ligjorë të Gaqo Kreshpanjit.

- Gjykata refuzoi të merrte një prove vendimtare për çështjen, dëshminë e Sotir Ristos, i cili dëshmon se, në vitet gjashtëdhjetë, njëri nga hanet e preferuara ka qenë “Hani i Gaqes”.

- Gjykata e mbështet vendimin e saj mbi provat indirekte të paraqitura nga paditësja dhe nuk ka marre parasysh provat direkte te paraqitura prej nesh.

- Fakti i shtetëzimit të shtëpisë është një fakt i njohur botërisht dhe ligjërisht i provuar, duke qenë një prezumim ligjor sipas nenit 13 të K.Pr.C.

12

Page 13: Nëntor 2002

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Perikli Zaharia, përfaqësuesin e

paditëses, av. Dashamir Kore, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit, përfaqësuesin e të paditurit, av. Agim Tartari, i cili kërkoi prishjen e vendimeve dhe pushimin e gjykimit, avokatin e shtetit, Delo Isufi, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim ne gjykaten e rrethit dhe pasi shqyrtoi çështjen ne tërësi,

V Ë R E NVendimi nr.7, date 16.02.2001 i Gjykates se Apelit Tirane kunder te cilit

drejtohet rekursi i paraqitur nga i padituri Llazi Kreshpanji eshte i padrejte, si rrjedhoje e shkeljeve te renda te normave proceduriale (neni 467 I Kodit te Procedures Civile), prandaj ai duhet te prishet.

Rezulton se, me vendimin nr. 965, date 25.07.1995 të KKKP prane Bashkise Korce i eshte kthyer trashegimtareve te ish pronarit Gaqo Kreshpanji midis te tjerave një shtepi dykateshe e ndodhur në qytetin e Korçës.

Gjykata e Apelit, megjithese ka konstatuar se padia eshte ngritur vetem ndaj njerit prej trashegimtareve te mesiperm, te paditurit Llazi Kreshpanji, ka vazhduar gjykimin e ceshtjes pa qendruar ne percaktimin drejt te ndergjyqesise, duke zhvilluar ne kete menyre nje process jo te rregullt gjyqesor.

Nga ana tjeter, Gjykata e Apelit ne vendimin e saj ka pasqyruar si te paditur trashegimtaret e Gogo Kreshpanjit (?), pa hetuar dhe percaktuar se cilet jane keta trashegimtare dhe pa vendosur per kete gjate gjykimit te ceshtjes. Per rrjedhoje, ajo nuk ka thirrur ne gjykim te gjithe trashegimtaret e Gaqo Kreshpanjit, te cileve u eshte kthyer shtepia objekt gjykimi me vendimin e mesiperm te KKKP, duke cenuar te drejten e tyre per t’u degjuar ne gjykim.

Gjykata eshte vene ne dijeni se av.Agim Tartari perfaqesonte vetem te paditurin Llazi Kreshpanji.

Ne keto rrethana, shkelja e mesiperme konsiderohet si shkelje e rende e normave proceduriale, parashikuar nga neni 467/d e Kodit te Procedures Civile dhe perben nje nga shkaqet per prishjen e vendimit, sic parashikohet nga neni 472 I Kodit te Procedures Civile.

Meqenese formimi drejt i ndergjyqesise rregullohet ne gjykaten e shkalles se pare dhe ne zbatim te nje procesi te rregullt gjyqesor, ky Kolegj cmon qe ceshtjen t’ia dergoje per rishqyrtim asaj gjykate.

13

Page 14: Nëntor 2002

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485 të K. Pr. Civile

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.7, date 16.02.2001 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe

dërgimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë Korçë.

Tirane, me 05.11.2002

14

Page 15: Nëntor 2002

Nr. 1930/495 i Regj. ThemeltarNr. 1043 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesVladimir Metani AnetarZamir Poda AnetarYlvi Myrtja AnetarEvgjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 05.11.2002 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: FLAMUR KADENA përfaqësuar nga av.Viktor Konomi

TË PADITUR: 1. DEGA E BANKES SE KURSIMEVE VLORË në mungesë

2. ANESTI CEKO, përfaqësuar nga av. Edmond Hicka

OBJEKTI I PADISË:Detyrim për dorezimin e pasurise trashegimore

lene si depozite bankareBaza Ligjore: Nenet 349 e vijues

dhe neni 1024 i Kodit Civil

Gjykata e shkallës së parë Vlorë me vendimin nr.1240, date 11.12.2000 ka vendosur:

Të pranojë padinë e paditësit Flamur Kadëna, trashëgimtar ligjor i radhës së parë i të ndjerit Tafil Kadena bashkëpronar në pjesë të barabarta me Anesti Ceko, duke u detyruar palët e paditura Dega e Bankes se Kursimeve Vlorë e të paditurin Anesti Ceko për shumën 1 293 175 dhrahmi, që i përkasin periudhës 18.11.1996 – 09.01.1998 deri 30.11.2000 dhe për shumën 1 796 763 lekë, që i përkasin periudhës 11.03.1993 – 17.02.1998 deri më 30.11.2000, që u përkasin kartelave depozitare nr.9061, date 18.11.1996 dhe

15

Page 16: Nëntor 2002

nr.5972/2, date 11.03.1993 në kete menyre:Detyrimin e pales së paditur, Dega e Bankës së Kursimeve Vlorë, t’i kthejë paditësit Flamur Kadena shumën prej 896 587.5 dhrahmi, që i përket kartelës së depozitës nr.9061, date 18.11.1996 dhe shumën prej 898 381.5 lekë, që i përket kartelës së depozitës me nr.5972/2, date 11.03.1993, pra gjysma e detyrimit të përgjithshëm.Detyrimin e pales së paditur Anesti Ceko t’i kthejë pales së paditur Degës së Bankës së Kursimeve Vlorë shumën prej 898 381.5 lekë që i përket kartelës së depozitës me nr.5972/2, date 11.03.1993 dhe shumën 896587.5 dhrahmi, që i përket kartelës së depozitës nr.9061, date 18.11.1996, pra gjysma e detyrimit të përgjithshëm prej 1 293 175 dhrahmi dhe 1 796 763 lekë.

Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.156, date 20.03.2001 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.1240, date 11.12.2000 të gjykatës së rrethit Vlorë dhe duke gjykuar çështjen fakt:Pranimin e padisë. Detyrimin e Bankës së Kursimeve Vlorë t’i kthejë paditësit Flamur Kadena shumën prej 898 381.5 lekë dhe shumën prej 1 293 175 dhrahmi.Prishjen e këtij vendimi dhe pushimin e gjykimit të çështjes për pjesën tjetër.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kane bere rekurs te paditurit, Dega e Bankes se Kursimeve Vlorë dhe Anesti Ceko, te cilët parashtrojnë këto shkaqe për ndryshimin e tij:

Dega e Bankës së Kursimeve Vlorë,- Në të dyja rastet kontrata e depozites ka qene e hapur me dy emra

personash të lidhur me lidhëzën “ose”. Sipas udhëzimit të bankës veprimet e shlyerjes së depozitës mund te kryhen me secilin prej tyre, pa praninë e njëri tjetrit.

- Gjykatat kane interpretuar keq nenet 1024-1026 të Kodit Civil, pasi në këtë rast veprimet e Anesti Cekos jane kryer pa faj, sipas zakonit bankar dhe kontratës se depozitës.

- Gjykata duhet te bënte zëvendësimin tonë pas kërkesës së paraqitur nga Anesti Ceko për të ndërhyrë në gjykim, në bazë të nenit 184 të K. Pr. C.

- Paditësi pasurinë trashëgimore duhet t’ia kerkojë Anesti Cekos dhe jo bankës, sepse ai është poseduesi i pasurisë.

Anesti Ceko:- Gjykatat nuk kane ndertuar mire ndergjyqësinë. Kushdo qe ka

pretendime ndaj të hollave te depozituara duhet te me kundrejtohet

16

Page 17: Nëntor 2002

mua, mbajtësit të tyre dhe në asnjë mënyrë bankes, e cila e ka zgjidhur kontraten e depozites ne momentin e terheqjes se shumave.

- Në gjykate provuam se i vetmi pronar i te hollave te depozituara jam une. Vjehrri, i ndjerit Tafil Kadena ka kryer veprimet me banken meqënëse kam qenë jashte shtetit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Perikli Zaharia, përfaqësuesin e të

paditurit Anesti Cako, av. Edmond Hicka, i cili kërkoi prishjen e vendimeve dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim, përfaqësuesin e paditësit, av.Viktor Konomi, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit te gjykates se apelit dhe pasi bisedoi çështjen ne tërësi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga i padituri, Dega e Bankes se Kursimeve Vlore

dhe ai i paraqitur nga i padituri Anesti Ceko permbajne shkaqe nga ato qe parashikon neni 472 i Kodit te Procedures Civile.

Vendimi nr.156, date 20.03.2001 i Gjykates se Apelit Vlore dhe ai nr.1240, date 11.12.2000 i Gjykates se shkalles se pare Vlore jane te padrejte, rrjedhoje e shkeljeve te renda te normave proceduriale (neni 467/d i K.Pr.C.), prandaj ato duhet te prishen dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim ne gjykaten e shkalles se pare.

Nga aktet e dosjes gjyqesore del se paditesi Flamur Kadena, si nje nga trashegimtaret ligjore te babait te tij, te ndjerit Tafil Kadena, me padine per kerkimin e trashegimit ka kerkuar qe te detyrohet Dega e Bankes se Kursimeve Vlore t’i dorezoje pasurine trashegimore, qe i ndjeri i mesiperm kishte pas depozituar prane saj nepermjet kontrates se depozites.

Pasi eshte vene ne dijeni, i padituri Anesti Ceko ka kerkuar para gjykates qe te jete pale e trete ne kete proces gjykimi, duke pretenduar se parate qe paditesi ia kerkonte te paditures, Dega e Bankes se Kursimeve Vlore, ishin te tijat dhe duke pranuar se ato para i kishte terhequr ai vete nga kjo banke.

Ne keto kushte, gjykata, duke mos pasur nje kuptim te drejte per padine e kerkimit te trashegimit, parashikuar nga neni 349 i Kodit Civil, ka gabuar ne zgjidhjen e ceshtjes.

Sipas ketij neni, trashegimtari mund te kerkoje me padi nga kushdo qe posedon teresisht ose pjeserisht pasurine trashegimore, njohjen e tij si trashegimtar dhe dorezimin e pasurise trashegimore dhe te pasurise se fituar me ane te saj, sipas rregullave mbi posedimin me mirebesim dhe me keqbesim.

Pra, se pari, per te ngritur kete padi lipset te vertetohet se, pasuria qe kerkohet te dorezohet si pasuri trashegimore, te kete qene e trashegimlenesit.

Gjykata eshte mjaftuar me ekzistencen e emrit te trashegimlenesit te paditesit ne kartelat e depozites bankare prane anes se paditur, Dega e

17

Page 18: Nëntor 2002

Bankes se Kursimeve Vlore dhe nuk ka hetuar burimin e parave te depozituara prane kesaj, nese ato para te depozituara ne banke ishin ose jo vertet pasuri e babait te paditesit. Nga rezultati i ketij hetimi rrjedhe edhe legjitimiteti ose jo i paditesit ne kerkimin e parave ne fjale.

Se dyti, dorezimi i pasurise trashegimore kerkohet nga ai qe e posedon ate. Ne rastin ne gjykim jemi perpara faktit qe kete pasuri e posedon Anesti Ceko dhe jo e paditura, Dega e Bankes se Kursimeve Vlore, prandaj ajo nuk mund t’i kerkohej kesaj te fundit.

Ne momentin qe Anesti Ceko ka terhequr shumat e depozituara prane te paditures se mesiperme, eshte zgjidhur kontrata e depozites bankare dhe parate e depozituara kane kaluar ne favor te Anesti Cekos. Ky i fundit keto para i pretendon si te tijat. Keshtu, kushdo qe ka pretendime per to duhet t’i kunderdrejtohej atij, si mbajtes i parave, qe deri ne kete cast prezumohet mbajtes i ligjshem.

Por, Gjykata, pa saktesuar poziten proceduriale te nderhyresit ne gjykim, Anesti Ceko dhe megjithese padia nuk kunderdrejtohet ndaj tij, “e ka marre ate apriori me cilesine e te paditurit”.

Gjithashtu, gjykata nuk ka argumentuar fare ne arsyetimin e vendimit dhe as gjate gjykimit perse e ka vendosur nderhyresin Anesti Ceko me ate cilesi dhe cilat dispozita proceduriale ka zbatuar ne kete rast. Sqarimi i ketyre rrethanave eshte i nevojshem, sepse lidhet me respektimin e te drejtave proceduriale te pjesemarresve ne procesin gjyqesor dhe qe e ben kete proces jo te rregullt.

Nga ana tjeter, Gjykata e Apelit nuk i ka dhene fare pergjigje ankimit te paraqitur nga te paditurit lidhur me ndergjyqesine dhe me poziten e tyre proceduriale.

Si perfundim, ndergjyqesia nuk duhej te ndertohej ne menyren qe pasqyrohet ne gjykimet dhe vendimet e gjykatave te shkalles se pare dhe te apelit. Nese paditesi do te kembengulte ne kerkimin ndaj Deges se Bankes se Kursimeve Vlore, atehere Gjykata duhej t’i pergjigjej, duke pasur parasysh sa me siper lidhur me kuptimin dhe gjykimin e padise se kerkimit te trashegimit.

Ne rishqyrtimin e ceshtjes gjykata duhej te mbaje parasysh vec te tjerave, saktesimin dhe respektimin e te drejtave procedurale qe lidhen me nderhyresin ne gjykimin civil.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/ç te K.Pr.Civile

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.156, date 20.03.2001 të Gjykatës së Apelit Vlorë

dhe te vendimit nr.1240, date 11.12.2000 të Gjykatës së shkallës së Vlorë dhe dergimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e shkallës së parë Vlorë me tjetër trup gjykues.

Tirane, me 05.11.2002

18

Page 19: Nëntor 2002

Nr. 1941/505 i Regj. Themeltar.Nr. 1044 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarZamir Poda AnetarEvgjeni Sinoimeri AnetareValentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 05.11.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1941/505, qe i perket:

PADITËSE : KOZETA ISLAMI, VLORE perfaqesuar nga Ilir Cano

E PADITUR: DEGA E POLICISE SE NDERTIMIT VLORE perfaqesuar nga Laura Mertiri

PERSON I TRETË: ARQILE MONKA, VLORE perfaqesuar nga avokat Kujtim Capo

OBJEKTI I PADISËShfuqizim i urdherit Nr. 90 date 13.04.2000

te Policise se Ndertimit Dega VloreBaza Ligjore: Nenet 324, 325 e 328 te

K.Pr.Civile dhe neni 82 iligjit Nr. 8403 date 07.12.1995.

Gjykata e shkalles se pare Vlore me vendimin Nr. 1317 date 20.12.2000 ka vendosur:

Pranimin e padise.Konstatimin e pavlefshmerise te vendimit Nr. 90 date 13.04.2000 te Policise Ndertimit, Dega Vlore.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin Nr. 132 date 16.03.2001 ka vendosur:Mospranimin e ankimit .

19

Page 20: Nëntor 2002

Kunder vendimit te gjykates ka ushtruar rekurs pala e paditur, Policia e Ndertimit dhe personi i trete, Arqile Monka, i cili kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata nuk eshte perqendruar ne gjykimin e objektit te padise, por ka kaluar padrejtesisht ne themel.

- Ndertimi eshte bere ne kundershtim me ligjin, pasi eshte bere ne vend publik.

- Gjykata ka arritur ne konkluzion ne kundershtim me provat duke dale hapur ne njeanshmeri.

- Gjykata e Apelit Vlore ka keqinterpretuar nenin 196 te K.Pr.Civile.- Mospranimi i ankimit te personit te trete vjen ne kundershtim me nenin

195 te K.Pr.Civile.- Heqja dore nga ankimi nga Kryetari i Policise Ndertimit Vlore eshte

anulluar nga organi me i larte, Policia e Ndertimit Tirane. Ne ligjin Nr. 8408 date 25.09.1998, neni 2 percaktohet varesia e degeve ne rrethe nga qendra.

Pala paditese, Kozeta Islami, ka paraqitur kunderrekurs, me te cilin kerkon lenien ne fuqi te vendimit te gjykates, duke parashtruar keto shkaqe:

- Rekursi i paraqitur nga personi i trete nuk permban asnje nga shkaqet e parashikuara ne nenin 477 te K.Pr.Civile.

- Ne rekurs kerkohet te behet vleresim provash gje qe nuk perben objekt te gjykimit ne Gjykaten e Larte.

- Personi i trete pretendon qe trualli eshte publik, pra prone shteterore, nga ana tjeter pretendon se ka leje per vete.

- Nga ana e personit te trete ka paqartesi te ligjit lidhur me heqjen dore nga ankimi te pales se paditur.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokatin e pales

paditese Ilir Cano, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, ate te pales se paditur Laura Mertiri, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim, perfaqesuesin e personit te trete avokat Kujtim Capo qe kerkoi prishjen e vendimit dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim dhe pasi bisedoi ceshtjen dhe shqyrtoi aktet ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Vlore nuk eshte i drejte, pasi nga ana e saj

jane lejuar shkelje proceduriale qe kane ndikuar ne dhenien e vendimit.Paditesja Kozeta Islami ka paditur Degen e Policise se Ndertimit Vlore

dhe si person i trete eshte thirrur Arqile Monka duke kerkuar shfuqizimin e urdherit nr. 90 date 13.04.2000 te Policise se Ndertimit.

Gjykata e shkalles se pare Vlore me vendimin nr. 1317 date 20.12.2000 ka vendosur pranimin e padise.20

Page 21: Nëntor 2002

Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare ka paraqitur ankim ana e paditur si dhe personi i trete.

Gjykata e apelit ka vendosur mospranimin e ankimit duke arsyetuar se ankimi nuk ploteson kerkesat e nenit 453 te K.Pr.Civile, pasi sipas arsyetimit perfaqesuesja e anes paditur nuk ka pasur akt perfaqesimi.

Konkluzioni i gjykates se apelit nuk eshte i ligjshem.Gjykata e apelit duke pranuar se ankimi nuk ka qene i shoqeruar me

praktiken perkatese, nuk duhet te vendoste mospranimin e ankimit, por ne baze te nenit 455 te K.Pr.Civile duhet te njoftonte palen e interesuar qe te ndreqte te metat brenda 5 diteve, ne te kunderten ankimi quhet si i pa paraqitur.

Megjithese shkelja e siperme proceduriale, passjell detyrimisht prishjen e vendimit te gjykates se apelit, shkelje e kerkesave proceduriale eshte edhe qendrimi i mbajtur nga gjykata e apelit ne lidhje me faktin se personi i trete, qe ka nderhyre ne kete gjykim per te mbeshtetur anen e paditur, pra qe ka hyre ne gjykim si nderhyres dytesor nuk mund te legjitimohet te ankimoje vendimin e dhene.

Arsyetimi i bere nga gjykata e apelit eshte i gabuar.Subjekt i ushtrimit te se drejtes se ankimit jane pjesemarresit ne proces,

midis te cileve dhe personi i trete, qe mund te jete nderhyres kryesor, dytesor ose dhe i thirrur nga gjykata.

Personi i trete bazuar tek neni 195 te K.Pr.Civile ka te drejte te kryeje te gjitha veprimet proceduriale qe u lejohen paleve pervec atyre qe perbejne disponim te objektit te padise. Ankimi eshte mjet mbrojtje ligjore i te drejtes se pretenduar se eshte shkelur si pales ne gjykim ose pales qe ka interes dhe e bashkuar me njeren pale dhe per rrjedhoje mund te ushtrohet dhe nga personi i trete, pasi ne fakt nderhyresi dytesor si ne rastin konkret ka interes prandaj mbeshtet anen e paditur.

Permbajtja e nenit 196 te K.Pr.Civile nuk ka te beje me te drejten e ankimit, por me efektet ne teresi te vendimit ndaj paleve pjesemarrese ne proces, çka do te thote se vendimi sjell po ato pasoja per personin e trete ashtu si dhe per palet e tjera dhe per derisa palet e tjera kane te drejten e ankimit edhe personi i trete ka te drejte ta ushtroje kete te drejte proceduriale per te mbrojtur interesat perkatese.

Persa siper ka vend per prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim po asaj gjykate.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 132, date 16.03.2001 te Gjykates se Apelit Vlore

dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim prane Gjykates se Apelit Vlore me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 5.11.200221

Page 22: Nëntor 2002

Nr.2930 i Regj. Themeltar.Nr.1045 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareVladimir Metani AnetarZamir Poda Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 05.11.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2930 qe i perket:

PADITËS: FATMIR LIREZA, perfaqesuar nga av. Gani Dizdari

E PADITUR: PROKURORIA E PERGJITHESHME, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Konstatim i pavlefshem i

Dekretit te Presidentit te Republikes nr.2456, date 08.10.1999,

si dhe kthim ne punen e mepareshme.Baza Ligjore: Ligji nr.8095, date 21.03.1996,

si dhe neni 1/2 i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Skrapar, me vendimin nr.410 Akti, date 24.11.1999, ka vendosur:

Moskompetencen per gjykimin e ceshtjes dhe dergimin e saj per kompetence gjykimi prane Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte me vendimin nr.184, date 16.02.2000 kane vendosur:

Prishjen e Vendimit nr.410 Akti, date 24.11.1999 te Gjykates Skrapar dhe dergimin e akteve per kompetence gjykimi prane asaj gjykate.

22

Page 23: Nëntor 2002

Gjykata e shkalles se pare Skrapar, me vendimin nr.199, date 06.09.2000, ka vendosur :

Anullimin e Dekretit te Presidentit te Republikes nr.2456, date 08.10.1999 qe i perket padites Fatmir Lireza.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.654 regjistri, date 20.02.2001 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.199, date 6 shtator 2000 te Gjykates se shkalles se pare Skrapar dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim.

Gjykata e shkalles se pare Skrapar, me vendimin nr.179 Akti, date 28.05.2001, ka vendosur:

Pezullimin e gjykimit te ceshtjes civile nr.179 Akti, date 24.04.2001 dhe dergimin e saj ne Gjykaten Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese me Vendimin nr.25, date 13.02.2002 ka vendosur:Shfuqizimin si antikushtetues te pikes «2» te nenit 34 te Ligjit nr.8737, dat 12.02.2001 «Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise » me kete permbajtje:Dekreti i Presidentit te Republikes per shkarkimin nga detyra eshte i paanshem.

Gjykata e shkalles se pare Skrapar, me Vendimin nr.171, date 25.04.2002, ka vendosur:

Te shpalle moskompetencen e kesaj gjykate nga gjykimi i kesaj ceshtje. Te dergoje ceshtjen ne Gjykaten kompetente qe eshte Gjykata e Larte.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,pasi degjoi perfaqesuesin e paditesit, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit

te gjykates se shkalles se pare,

V Ë R E NVendimi nr.171, date 25.04.2002 i Gjykates se shkalles se pare Skrapar,

eshte rrjedhoje e mosrespektimit te kerkesave ligjore. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e parashikuara ne nenin 485/ç te K.Pr.Civile ai duhet te prishet dhe ceshtja duhet kthyer per vazhdimin e gjykimit ne po ate Gjykate.

Eshte vertetuar se me Dekretin nr.2456, date 8 tetor 1999 te Presidentit te Republikes, i quajturi Fatmir Lireza, ate kohe zevendes prokuror ne Prokurorine prane Gjykates se shkalles se pare Skrapar, largohet nga detyra, me motivacionin per shkelje te ligjit. Ky Dekret i eshte komunikuar me shkresen nr.1417, date 14.10.1999 te Prokurorit te Pergjithshem.

23

Page 24: Nëntor 2002

Paditesi Fatmir Lireza, duke mos e pranuar nje gje te tille, i eshte drejtuar me padi Gjykates se shkalles se pare Skrapar, ku referuar ne kerkesat e Ligjit nr.8095, date 21.03.1996, kerkon konstatimin e pavlefshmerise se Dekretit ne fjale dhe kthimin ne pune.

Gjykata e shkalles se pare Skrapar, mbas deklarimit nga Gjykata Kushtetuese si antikushtetues te pikes “2” te nenit 34 te Ligjit nr.8737, date 12.02.2001 “Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise”, konkludon moskompetence te saj dhe dergimin e ceshtjes per kompetence gjykimi prane Gjykates se Larte.

Duke pare ne teresine e tij kete vendim, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se ne kete rast kemi te bejme me shkelje te normave procedurale qe kane te bejne me rregullimin e kompetences se gjykimit.

Keshtu, ne perputhje me kerkesat e nenit 63/2 e 3 te K.Pr.Civile, Gjykata e Larte, nepermjet Kolegjeve te Bashkuara te saj, me vendimin nr.184, date 16.02.2000, eshte shprehur dhe ka vendosur nje here me pare per rregullimin e kompetences, duke percaktuar si kompetente Gjykaten e shkalles se pare Skrapar. Ne keto kushte nuk mund dhe nuk duhet te diskutohet me tej, ceshtja e kompetences nga ana e kesaj te fundit.

Nga sa u tha me lart, arrihet ne perfundimin se Vendimi i Gjykates se shkalles se pare Skrapar, behet i cenueshem.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te kerkesave te nenit 485/ç

te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e Vendimit nr.171, date 25.04.2002 te Gjykates se shkalles se

pare Skrapar dhe dergimin e ceshtjes per vazhdimin e gjykimit prane po asaj gjykate.

Tirane, me 05.11.2002

24

Page 25: Nëntor 2002

Nr. 1927/492 i Regj. ThemeltarNr. 1046 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarVladimir Metani AnetarEvgjeni Sinoimeri Anetare Zamir Poda Anetar

me date 06.11.2002, mori ne shqyrtim ne séance gjyqesore ceshtjen civile nr.1927/492 qe i perket :

PADITËSE E KUNDËRPADITUR: TAKUINA ADAMI, perfaqesuar nga av. Eduart Halimi

ARJANA PILIKA

TË PADITUR KUNDRAPADITËSA : ANTON BONATI

STEFAN HERCZEGH, te perfaqesuar ngaav. Liljana Rruli

I PADITUR : K.K.K.P. PRANE BASHKISE DURRES, (ne padi dhe ne kunderpadi) ne mungese

I PADITUR : PERIKLI TRUJA, ne mungese (ne kunderpadi)

25

Page 26: Nëntor 2002

OBJEKTI I PADISËAnullimin e vendimit nr. 298 date 25.02.1994

te K.K.K.P. prane Bashkise Durres.Detyrimin e te paditurve kundrapadites, te njohinpronesine tone mbi truallin me siperfaqe 817 m2.

Sigurimin e padise, duke urdheruar Z.R.P.P. Durreste mos pranoje veprime tjetersimi nga te paditurit,

per pronen objekt padie.Baza Ligjore : Neni 27/a i ligjit 7698 date 15.04.1993

dhe neni 203 e vijues i K Pr C.

OBJEKTI I KUNDËRPADISËAnullimin e vendimit nr. 705 date 05.12.1994

te K.K.K.P. prane Bashkise Durres.Detyrimin e paditesave te kunderpaditur te njohin

pronesine tone mbi nje truall me siperfaqe 1 000 m2.Deklarimin e pavlefshem te aktit publik

nr. 5963/2883 date 29.08.1941.Regjistrimin ne Z.R.P.P. Durres te ketij vendimi gjyqesor.

Baza Ligjore : Neni 92/c i K C dhe neni 160 i K Pr C.Neni 1031, 1124 dhe 1396 te K C te

vitit 1929, dhe neni 193/h te K C.

Gjykata e shkalles se pare Durres me vendimin nr.177, date 12.02.2001 ka vendosur:

Pranimin e kerkese padise se ngritur nga paditesat e kunderpaditur Takuina Adami, Arjana Pilika duke anulluar vendimin nr. 298 date 25.04.1994 te K.K.K.P. prane Bashkise Durres, per piken 4 te tij.Detyrimin e te paditurve kundrapaditesa Anton Bonati dhe Stefan Hercgh t’i njohin pronare paditeset te kunderpaditura Takuina Adami, Arjana Pilika, per truallin prej 817,5 m2, te ndodhur ne lagjen “ Kala “ Durres, me kufizimet perkatese.Detyrmin e Z R P P Durres te beje ç’regjistrimin e prones, qe rrjedh nga vendimi nr. 298 date 25.04.1994 te K.K.K.P., pika 2 e tij.Rrezimin e kunderpadise se ngritur nga te paditurit kundrapaditesa Anton Bonati dhe Stefan Hercegh me objekt anullim te vendimit nr. 705 date 05.12.1994 te K.K.K.P. prane Bashkise Durres, detyrimin e paditesave te kunderpaditur Takuina Adami dhe Arjan Pilika te njohin pronare per 1 000 m2, dhe deklarimin te pavlefshme te aktit publik 5963/2883 date 29.08.1941 si te pa bazuar ne ligj dhe ne prova.

26

Page 27: Nëntor 2002

Gjykata e apelit Durres me vendimin nr.196, date 24.04.2001 ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit nr.177, date 12.02.2001 te Gjykates se Rrethit Durres.

Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe atij te gjykates se rrethit kane ushtruar rekurs te paditurit kundrapadites: Anton Bonati, Stefan Herczegh , te cilet kerkojne prishjen e tij per shkaqet :

- Gjykatat kane ndertuar gabim ndergjygjesine duke thirrur ne gjykim vetem paditesat. Nga akti i shitjes date 17.09.1941 del se bleres i prones nuk eshte vetem babai i tyre Toma, por dhe Spiro, Vasil dhe Isaija Truja te cilet nuk jane thirrur ne gjykim. Paditesave u takon vetem ¼ e prones objekt konflikti.

- Gjykatat kane shtremberuar faktet. Nga nota e transkiptimit date 17.09.1941 rezulton se bleresat e truallit Toma, Spiro, Vasil dhe Isaija Truja jane bashkepronare te gjysmes se pandare te truallit me siperfaqe 817 m2, pra trashegimlenesi yne Mikel Bumçi ka shitur gjysmen e pandare te kesaj prone.

- K.K.K.P. nuk mund te disponoje me shume se nje here mbi te njejten prone. Prona na eshte kthyer fillimisht ne.

- Ne çeshtjen objekt gjykimi perjashtohet kontrata e shitjes, si menyre e kalimit te pronesise. Shuma e vene ne aktin publik nr. 5963/2883 date 29.08.1941, ka qene per efekt takse. Ky veprim juridik eshte bere per t’i shpetuar shpronesimit.

- Gjykata ka zbatuar gabim ligjin duke interpretuar gabim aktin publik te dates 17.09.1941.

- Gjykatat kane shtruar gabim problemin e shpronesimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit, Ylvi Myrtja, dhe pasi bisedoi ceshtjen ne

teresi

V Ë R E N :Me vendim nr. 298 date 25.02.1994 te K.K.K.P. prane Keshillit te

Bashkise Durres eshte njohur trashegimlenesi i te paditurve kundrapadites, Mikel Bumçi, ish pronar i nje trualli prej 1976 m2, i ndodhur ne plazhin e Durresit, nga i cili, i eshte kthyer atyre trualli me siperfaqe 1000 m2 si truall i lire dhe eshte vendosur kompensimi per diferencen.

Siperfaqja 817,55 m2 nga trualli qe me vendimin e K.K.K.P. te permendur me lart eshte trajtuar si truall i lire, me nje vendim tjeter te K.K.K.P., me nr.705, date 05.12.1994 i eshte kthyer ne natyre paditesave, si trashegimtare ligjore te ish pronarit.

Aktualisht prona eshte regjistruar ne regjistrin ipotekor, ne favor si te 27

Page 28: Nëntor 2002

paditesave te kunderpaditur, ashtu dhe te paditurve kundrapaditesa.Me padine objekt gjykimi, paditesat te kunderpaditur kane kerkuar

anullimin e vendimit nr. 298 date 25.02.1994 te K.K.K.P. prane Bashkise Durres qe ka dale ne favor te te paditurve kundrapadites, si dhe detyrimin e ketyre te fundit t’i njohin ata pronare mbi truallin me siperfaqe 817,55 m2, duke pretenduar se trashegimlenesi i te paditurve kundrapadites ja ka shitur pronen e trajtuar me vendimin e K.K.K.P. qe kundershtohet me padine objekt gjykimi, trashegimlenesit te tyre me aktin publik nr. 5963/2883 date 29.08.1941.

Te paditurit kundrapadites, me kunderpadi kane kerkuar anullimin e vendimit nr. 705 date 05.12.1994 te K.K.K.P. prane Bashkise Durres, detyrimin e paditesave te kunderpaditur t’i njohin ata pronare mbi truallin me siperfaqe 1 000 m2, si dhe deklarimin e pavlefshem te aktit publik nr.5963/2883 date 29.08.1941.

Gjate gjykimit ka rezultuar se :Trualli objekt konflikti ka qene i regjistruar ne regjistrin hipotekor ne

favor te trashegimlenesit te paditesave te kunderpaditur (regjistrimi nr.534 date 25.04.1940 ).

Me dekretin e dates 06.05.1941 eshte vendosur qe te shpronesohet per interes publik, prona e permendur me lart, ne emer te tij.

Me 29.08.1941 ndermjet trashegimlenesit te te paditurve kundrapadites nga njera ane dhe Spiro, Vasil, Isaija dhe Toma Truja (trashegimlenesi i te paditurve kundrapadites) nga ana tjeter eshte nenshkruar akti publik nr. 5963/2883 “ per nje toke te ndodhur ne L. “Kala” te atij qyteti, me siperfaqe 817,55 m2, te kufizuar ......., te regjistruar n’ate zyre mbi emrin e z. Mikel Bumçi, tue renoncue ne virtyt te aktit te nalt permendur, kete toke e kane konsiderue me akordin e tyre te perbashket te zotnuem prej tyre, ne menyre qe gjysma e pandame e tokes se naltpermendur zotnohet prej z. Mikel Bumçi dhe gjysma tjeter e pandame prej zotnive Spiro, Tom, Vasil e Isaija Truja , e cila gjysma toke, simbas deklarimit te paleve ka nje vlefte prej frangash shqiptare 1 500 ”.

Zyra e Hipotekes, ka leshuar vertetimin e pronesise se dates 14.04.1993, sipas te cilit trualli me siperfaqes 817,55 eshte regjistruar ne hipoteke ne emer te vellezerve Truja (midis te cileve dhe trashegimlenesi i te paditurve kundrapadites), mbi bazen e aktit publik te permendur me lart.

Bazuar ne kete vertetim pronesie, ka dale dhe vendimi nr. 705 date 05.12.1994 i K.K.K.P. prane Bashkise Durres ne favor te paditesave te kunderpaditur, qe kundershtohet me kunderpadine objekt gjykimi.

Nga ana e te paditurve kundrapadites eshte pretendur se akti publik nr.5963/2883 date 29.08.1941 eshte absolutisht i pavlefshem pasi :

Ne te nuk eshte percaktuar çmimi i shitjes. Eshte nje veprim juridik fiktiv. Kjo pasi ne momentin qe

trashegimlenesi i te paditurve kundrapadites ka nenshkruar aktin, ka ekzistuar rreziku i shpronesimit te kesaj prone, per interesa publike dhe

28

Page 29: Nëntor 2002

duke pasur parasysh se ne baze te nenit 436 i K C te vitit 1929 ndalohej shpronesimi per aresye publike i nje prone te pandame ne pronesi, per t’i shpetuar ketij te fundit, eshte nenshkruar dhe akti publik nr.5963/2883 date 29.08.1941.Gjykata e shkalles se pare ka pranuar padine duke anulluar vendimin

nr. 298 date 25.04.1994 te K.K.K.P. prane Bashkise Durres qe ka dale ne favor te te paditurve kundrapadites, per piken 4 te tij duke u detyruar keta te fundit te njohin paditesat e kunderpaditur pronare mbi truallin me siperfaqe 817,55 m2,

Rrezimin e kunderpadise se ngritur nga te paditurit kundrapaditesa Anton Bonati dhe Stefan Herzcegh me objekt anullim te vendimit nr. 705 date 05.12.1994 te K.K.K.P. prane Bashkise Durres, detyrimin e paditesave te kunderpaditur Takuina Adami dhe Arjana Pilika te njohin pronare per 1 000 m2, dhe deklarimin te pavlefshme te aktit publik 5963/2883 date 29.08.1941 si te pa bazuar ne ligj dhe ne prova, me arsyetimin :

Trashegimlenesi i te paditurve kundrapadites ja ka shitur pronen e trajtuar me vendimin e K.K.K.P. qe kundershtohet me padine objekt gjykimi, trashegimlenesit te paditesave te kunderpaditur me aktin publik nr. 5963/2883 date 29.08.1941.

Te paditurit kundrapadites nuk legjitimohen te ngrene kunder padine me objekt kundershtim vendimi te K.K.K.P., pasi ata nuk jane subjekt i nenit 1 te ligjit 7698 date 15.04.1993, meqenese prona i eshte shpronesuar para 29.11.1944.

Bazuar ne nenin 2034 te K C te vitit 1929 arrihet ne konkluzionin se eshte parashkruar padia per deklarimin e pavlefshem te aktit publik te vitit 1941.Gjykata e apelit Durres ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit.Nga ana e gjykates se apelit nuk eshte respektuar ligji, gje qe duke ju

referuar nenit 472/a te K Pr C e ben vendimin e saj te cenueshem.Sipas nenit 14 te K Pr C “Gjykata ka per detyre te kryeje nje hetim

gjyqesor te plote dhe te gjithanshem, ne perputhje me ligjin“, nderkohe qe ne rastin konkret, vendimi i gjykates se apelit, ndryshe nga sa kerkohet ne kete dispozite, nuk eshte rrjedhoje e nje hetimi te plote e te gjithanshem.

29

Page 30: Nëntor 2002

Nderkohe qe ne nenin 1 te ligjit 7698 date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve“ thuhet shprehimisht : “Ky ligj u njeh ish pronareve apo trashegimtareve ligjore te tyre te drejten e pronesise per pronat e shtetezuara, te shpronesuarara apo te konfiskuara sipas akteve ligjore, nenligjore, e vendimeve te gjykates te dala pas dates 29 nentor 1944, ose te marra pa te drejte nga shteti, ne ç’do menyre tjeter, .......”, nga ana e gjykates nuk eshte hetuar se ne çfare periudhe eshte marre prona nga shteti si dhe ne emer te kujt eshte marre. Nisur nga keto te dhena, duke ju referuar permbajtjes se dispozites se permendur, nga ana e saj do te arrihet ne konkluzionin nese prona objekt konflikti duhej trajtuar apo jo nga ana e K.K.K.P., pra nese jane te ligjshem apo jo vendimet e K.K.K.P. qe kundershtohen si me padi dhe me kunderpadi.

Per kete, çmohet se duhet prishur vendimi i gjykates se apelit dhe duhet vendosur kthimi per rigjykim i çeshtjes ne gjykaten e apelit.

Vetem ne qofte se, gjate rigjykimit, pas permbushjes se detyrave te permendura me lart, nga ana e gjykates se apelit do te arrihet ne konkluzionin se plotesohen kerkesat e nenit 1 te ligjit per kthimin e K.K.K.P., atehere ne perputhje me provat e paraqitura, gjykata te shprehet ne lidhje me kerkimet e tjera te ngritura ne padi e kunderpadi.

Nga ana e Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, çmohet se gjykata e apelit duke ju referuar nenit 2034 te K C te vitit 1929 sipas te cilit “.... gjitha padinat reale ashtu dhe personale parashkruhen mbas tridhjete vjeteve pa qene i obliguem pretenduesi i parashkrimit me paraqit titull dhe pa mos muejt me i u kundrejtue ketij mungesa e mirebesimit“, me te drejte kane arritur ne konkluzionin se eshte parashkruar kerkimi i te padituve kundrapadites per deklarimin e pavlefshem te aktit publik nr. 5963/2883 date 29.08.1941, pasi ka kaluar afati 30 vjeçar i permendur ne kete dispozite.

Por, kjo gjykate, ne dhenien e vendimit, ka zbatuar keq nenin 309/I te K Pr C, sipas te cilit “Vendimi mbeshtetet vetem ne te dhena qe ndodhen ne aktet dhe qe jane shqyrtuar ne seance gjyqesore”.

Ne rastin konkret, pavaresisht se nga nota e transkiptimit e dates 17.09.1941, e administruar ne dosje, me permbajtje “ ne favor te zotnive Spiro, Vasil, Isaija dhe Toma Truja (trashegimlenesi i te paditurve kundrapadites) kundra zotit Mikel Bumçi (trashegimlenesi i te paditurve kundrapadites), ne baze te aktit publik nr. 5963/2883 date 29.08.1941 ... per nje toke te ndodhur ne L. “Kala” te atij qyteti, me siperfaqe 817,55 m2, te kufizuar ......., te regjistruar n’ate zyre mbi emrin e z. Mikel Bumçi, tue renoncue ne virtyt te aktit te nalt permendur, kete toke e kane konsiderue me akordin e tyre te perbashket te zotnuem prej tyre, ne menyre qe gjysma e pandame e tokes se naltpermendur zotnohet prej z. Mikel Bumçi dhe gjysma tjeter e pandame prej zotnive Spiro, Tom, Vasil e Isaija Truja , e cila gjysma toke, simbas deklarimit te paleve ka nje vlefte prej frangash shqiptare 1 500 ” del e qarte se qellimi i aktit publik, ka qene kalimi ne favor te trashegimlenesit te te paditurve kundrapadites, i gjysmes se prones

30

Page 31: Nëntor 2002

objekt konflikti, dhe jo i te teres, gjykata duke e keqinterpretuar ate ka pranuar te kunderten.

Per te arritur ne nje konkluzion te drejte, eshte e nevojshme, qe gjate rigjykimit te hetohet se çfare te drejtash reale kane rrjedhur per trashegimlenesit e seciles pale ndergjygjese, pas nenshkrimit te aktit prej tyre.

Sa me siper, arrihet ne konkluzionin se rekursi permban shkaqe nga ato qe parashikon neni 472 / a, b te K Pr C , prandaj duhet pranuar.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485 / c te K. Pr. C.

V E N D O S I :Prishjen e vendimit nr. 196, date 24.04.2001 te gjykates se Apelit

Durres dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e apelit, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 06.11.2001

31

Page 32: Nëntor 2002

Nr. 2083/639 i Regj. ThemeltarNr. 1047 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarVladimir Metani AnetarEvgjeni Sinoimeri Anetare Zamir Poda Anetar

me date 06.11.2002, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile nr.2083/639 qe i perket :

PADITËSA : SHOQERIA “BENIMPEX” sh.p.k. , ne mungese

E PADITUR : INSTITUTI I SIGURIMEVE, DEGA TIRANE, perfaqesuar nga avokati i shtetit Shefqet Muçi.

OBJEKTI I PADISË

Pagim shume qe rrjedh nga kontrata e sigurimit.Baza Ligjore : Neni 1113 e vijues i KC.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane me vendimin nr. 3734 date 24.11.2000

ka vendosur : Detyrimi i pales se paditur INSIG, dega Tirane te demshperbleje palen paditese, shoqerine “BENIMPEX” ne shumen 1 884 000 leke.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 600, date 15.05.2001 ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit nr. 3734 date 24.11.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit ka ushtruar rekurs prane Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, pala e paditur I N S I G dega Tirane, e cila ka kerkuar prishjen e tij, per shkaqet :

32

Page 33: Nëntor 2002

- Vjedhja ka ndodhur me 14.09.1998. Ne keto kushte, rasti i vjedhjes se agjencise hyn ne rubriken “Rreziqe te perjashtuara....“ qe parashikohen ne 7/g te kontrates se sigurimit, sipas te ciles “ Sigurimi nga vjedhja nuk mbulon demtimet apo humbjet qe shkaktohen drejtperdrejt apo indirekt prej .... trazirave popullore,....“.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit, Ylvi Myrtja, dhe pasi bisedoi ceshtjen ne

teresi

V E R E N :Pala paditese, me cilesine e te siguruarit, ka lidhur me palen e paditur

(INSIG – dega Tirane), me cilesine e siguruesit, me 24.04.1998 nje kontrate per sigurimin nga vjedhja te objektit “agjensia doganore” ne Laprake, me nje afat nje – vjeçar, duke u siguruar te gjithe paisjet e saj per nje shume te pergjithshme sigurimi 1 884 000 leke. Eshte paguar prej pales paditese primi i sigurimit, ne momentin e lidhjes se kontrates.

Ne daten 14.09.1998 deri ne oren 1600 eshte punuar normalisht ne agjensi. Te nesermen, me 15.09.1998 asnje nga punonjesit e saj nuk eshte paraqitur ne detyre per shkak te trazirave te ndodhura.

Ne mengjesin e dates 16.09.1998, nga ana e pales paditese eshte konstatuar se agjencia eshte vjedhur me thyerje, duke u plaçkitur gjithe materialet e saj (nuk percaktohet sakte momenti kur ka ndodhur vjedhja).

Eshte mbajtur dhe nje proces – verbal midis paleve ndergjygjese per materialet e vjedhura dhe me pas ka filluar çeshtja penale ne lidhje me sa me siper.

Fillimisht paditesi i eshte drejtuar pales se paditur duke i kerkuar shperblimin e demit te shkaktuar nga vjedhja, bazuar ne piken 4 te kontrates se sigurimit, por kjo e fundit e ka refuzuar kete kerkese, duke pretenduar se rasti i vjedhjes se agjencise hyn ne rubriken “Rreziqe te perjashtuara....“ qe parashikohen ne 7/g te kontrates se sigurimit, sipas te ciles “ Sigurimi nga vjedhja nuk mbulon demtimet apo humbjet qe shkaktohen drejtperdrejt apo indirekt prej .... trazirave popullore,....“.

Ne keto kushte paditesi i eshte drejtuar gjykates, duke kerkuar pagimin e shumes qe rrjedh nga kontrata e tij e sigurimit.

Gjykata e rrethit ka pranuar padine, duke detyruar palen e paditur INSIG, dega Tirane te demshperbleje palen paditese ne shumen 1 884 000 leke, me aresyetimin se vjedhja e agjensise doganore nuk eshte pasoje e asnje ngjarjeje, lufte, por rrjedhoje e nje vjedhjeje te rendomte me thyerje dhe si e tille eshte rast tipik qe perfiton nga kushtet e kontrates se sigurimit, e lidhur midis paleve ndergjygjese.

Ky vendim eshte lene ne fuqi nga gjykata e apelit, me te njejtin aresyetim.Vendimet e gjykatave jane rezultat i zbatimit te gabuar te ligjit.Sipas pikes 7/g te kontrates se sigurimit te lidhur midis paleve

33

Page 34: Nëntor 2002

ndergjygjese: “Sigurimi nga vjedhja nuk mbulon demtimet apo humbjet qe shkaktohen drejtperdrejt apo indirekt prej: Veprimeve luftarake pavaresisht nese eshte shpallur lufta ose jo (perfshire luften civile), pushtimit ushtarak, gjendjes se luftes, terrorizmit apo sabotimit te organizuar, revoltave, kryengritjeve, grevave, trazirave popullore, turbullirave civile, eksodeve, konfiskimeve, rekuizimeve, shkaterrimeve apo demtimeve te kryera me urdher te ç’do lloj qeverie apo autoriteti shteteror. Te siguruarit i bie detyrimi te provoje se demi i shkaktuar pasurise se tij, nuk ka lidhje me ngjarje te tilla ”.

Ne kundershtim me sa kane aresyetuar gjykata e apelit dhe ajo e shkalles se pare, eshte provuar se demi i shkaktuar pasurise se pales paditese, eshte rezultat i trazirave popullore, qe kane ndodhur ne datat 14 dhe 15 shtator 1998 dhe, per rrjedhoje, duke ju referuar permbajtjes se pikes 7/g te kontrates se sigurimit, te cituar me siper, arrihet ne konkluzionin se ne rastin konkret sigurimi nga vjedhja nuk mbulon demtimet apo humbjet qe shkaktohen drejtperdrejt apo indirekt .

Siç shihet, rekursi permban shkaqe nga ato qe parashikon neni 472 /a i K Pr C, prandaj duhet vendosur pranimi i tij.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/d te K.Pr.C.

V E N D O S I :Ndryshimin e vendimit nr. 600 date 15.05.2001 te Gjykates se Apelit

Tirane dhe te vendimit nr. 3734 date 24.11.2000 te gjykates se shkalles se pare Tirane dhe rrezimin e kerkese padise.

Tirane, me 06.11.2002

34

Page 35: Nëntor 2002

Nr. 1943/507 i Regj. Themeltar.Nr. 1058 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesVladimir Metani AnetarYlvi Myrtja AnetarZamir Poda AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 06.11.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1943/507 qe i perket:

PADITËS I K/PADITUR: SHKELQIM COPJA

TË PADITUR K/PADITËS:K.K.K.PRONAVE BASHKIA ELBASAN

TRASHEGIMTARET E QAZIM E REFIK KAJANAKU.

NAIM DYLGJERI

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim i vendimit te K.K.K.Pronave

nr. 492/2, date 01.12.1995 dhe nr. 175/4 date 03.01.1996.

Baza Ligjore: Ligji nr.7698, date 15.04.1993.

OBJEKTI I K/PADISE:Kthim sendi.

Pavlefshmeri e lejes se ndertimit.Baza Ligjore: Neni 296 i K.Civil, 160 i K.Pr.Civile

Gjykata e Rrethit Elbasan, me vendimin nr. 743 date 27.06.2000 ka vendosur:

Pranimin e kerkese padise.Pushimin e gjykimit te kunderpadise.

35

Page 36: Nëntor 2002

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr. 559 date 16.11.2000 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr. 743 date 27.06.2000, te Gjykates se Rrethit Elbasan.Rrezimin e kerkese padise se paditesit Shkelqim Çopja si te pabazuar ne prova.Lenien ne fuqi te vendimit te pushimit te kunderpadise.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres, ka bere rekurs pala paditese Shkelqim Copja, i cili kerkon prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Durres dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Elbasan duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi eshte dhene ne zbatim te gabuar te ligjit, me shkelje te renda proceduriale.

- Megjithese pranohet qe paditesi ndertimin e ka bere mbi bazen e lejes se ndertimit, nuk zbaton dispozitat e ligjit 7698 date 15.04.1993.

- Konkluzionet e gjykates se apelit jane arbitrare mbasi nuk bazohen si ne provat e administruara ashtu dhe ne ligj.

- Eshte shkelur parimi themelor i inicimit te procesit gjyqesor.- Eshte shkelur parimi i kontradiktorialitetit ne proces.- Arsyetimet e gjykates se apelit jane te papranueshme si nga pikepamja

e faktit ashtu dhe e ligjit.- Jo vetem qe eshte bere interpretimi i njeaneshem dhe i gabuar i

provave dhe fakteve por nepermjet pjeses arsyetuese te vendimit te saj shpreh mosnjohje dhe deformim te te dhenave te rezultuara gjate hetimit gjyqesor.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Evgjeni Sinoimeri, avokatin e pales

paditese Dritan Misto qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit , avokaten e pales se paditur Luljeta Petani qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga pala paditese permban shkaqe nga ato te

parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, prandaj vendimi i Gjykates se Apelit Durres nr 559 date 16.11.2000, duhet te prishet dhe ceshtja te dergohet per rigjykim prane asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se, me vendim te Komisionit te Kthimit te Pronave nr 492/2 date 01.12.1995 te paditurve trashegimtare te Qazim e Refik Kajanakut, u eshte kthyer midis te tjerash dhe nje truall me siperfaqe 110 (njeqind e dhjete) meter katror, me kufizime te percaktuara te ndodhur ne qytetin e Elbasanit. Po me vendim te 36

Page 37: Nëntor 2002

ketij Komisioni nr. 175/4 date 03.01.1996 te paditurve te tjere trashegimtare te Naim Dylgjerit, u eshte njohur dhe kthyer midis te tjerash dhe nje siperfaqe prej 104 (njeqind e kater) meter katror, te ndodhur kufi me pronen e mesiperme.

Paditesi Shkelqim, ka ndertuar ne kete truall nje ndertese dy kateshe te cilen pretendon se e ka ndertuar me leje te rregullt ndertimi dhe me kete cilesi ai ka kundershtuar vendimet e mesiperme te Komisionit te Kthimit te Pronave. Paditesi ka pretenduar se trualli ne te cilin ai ka ndertuar duhet te konsiderohet i zene dhe t’u kompesohet te paditurve.

Gjykata e Apelit Durres, ne vendimin e saj ka pranuar se ndertimi i paditesit nuk ka ekzistuar deri ne daten 03.03.1994, date kur ka dale vendimi i K.K.Pronave nr.175/2, pra ai nuk eshte bere ne perputhje me lejen e ndertimit, date 06.05.1992. Perseritja e lejes se ndertimit ne vitin 1993, eshte bere ne kundershtim me ligjin nr.7698, date 15.04.1993 ”Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve”. Per kete shkak ajo ka ndryshuar vendimin e Gjykates se Rrethit Elbasan dhe ka rrezuar padine e paditesit.

Konkluzioni i mesiperm i gjykates se apelit, eshte i pambeshtetur ne ligj. Ka rezultuar se ne emer te paditesit Shkelqim Copja, jane dhene dy leje

ndertimi, ajo me numer 156 date 14.05.1992, si dhe leja e perseritur e dhjetorit te vitit 1993. Te dyja keto dokumenta jane administruar nga gjykata. Gjithashtu ne te dy vendimet e Komisionit te Pronave, dhene per te paditurit eshte perdorur shprehja: ”te zene nga banesa dy kateshe e ndertuar me leje nga qytetari Shpetim Copja….”. Pra vete ne kohen e dhenjes se vendimeve Komisioni ka pranuar se banesa ka ekzistuar dhe se ka qene e ndertuar me leje.

Ndodhur ne keto rrethana gjykata e apelit, nuk mund te arrinte ne konkluzionin se banesa e paditesit eshte ndertim i kunderligjshem pa saktesuar me pare kohen kur paditesi ka filluar ndertimin e kesaj banese. Gjykata ka pranuar se ne vitin 1992, nuk ka filluar ndertimi i saj sipas lejes se ketij viti dhe kete e ka mbeshtetur ne faktin se ne vitin 1993, per paditesin eshte perseritur leja. Vetem ky fakt nuk eshte i mjaftueshem per te arritur ne nje konkluzion te tille duke patur parasysh se ligji “Per urbanistiken” percakton afatin nje vjecar te vlefshmerise se lejes se ndertimit dhe detyrimin e perseritjes se saj jo vetem kur ndertimi nuk ka filluar por edhe kur ai nuk ka perfunduar brenda ketij afati. Duke pranuar te mireqene sa me siper, pra se ndertimi nuk ka filluar ne kohen e daljes se ligjit “Per kthimin e pronave” gjykata ka konkluduar se leja e dhene ne vitin 1993, vjen ne kundershtim me kete ligj.

Per te sqaruar sa me siper gjykata ne rigjykim, duhet te administroje praktiken e dhenjes se lejes se ndertimit per paditesin, per c’fare siperfaqe eshte dhene ajo, praktiken e perseritjes se kesaj leje ne vitin 1993, per te pare nese ajo eshte perseritur per shkak te qenies se ndertimit ne vazhdimesi apo te mosfillimit te tij deri ne ate kohe. Gjykata duhet te administroje gjithashtu dhe dosjet perkatese te K.K.Pronave per te paditurit, si dhe po te jete e

37

Page 38: Nëntor 2002

mundur, te therrase me cilesine e deshmitarit ekspertet e ketij komisioni, te cilet kane verifikuar ne ate kohe truallin objekt konflikti.

Ne rigjykim vec sa me siper, gjykata duhet te kerkoje kryerjen e nje ekspertimi per te percaktuar nese paditesi ka ndertuar ne sheshin e miratuar, ky shesh dhe leja e ndertimit e dhene per paditesin perkojne pikerisht me truallin qe u eshte kthyer te paditurve , n.q.se po sa eshte siperfaqja e truallit te kthyer te paditurve qe eshte zene nga ndertimi i paditesit; cila eshte siperfaqja e ndertimit te paditesit- a perfaqeson kjo teresisht banesen apo dhe siperfaqe funksionale dhe sa zene respektivisht sejcila. Ne dosjen gjyqesore ndodhet dhe nje vertetim i K.K.Pronave me nr 1128/1 date 29.09.1998, nga permbajtja e te cilit del se vec truallit te te paditurve, paditesi ka zene truall dhe ne pronen e familjes Librazhdi dhe kesaj te fundit i eshte kompensuar siperfaqja e prej 325 (treqind e njezet e pese) meter katror.Te sqarohet se cfare perfaqeson kjo siperfaqe ne ndertimin e kryer prej paditesit.

Sqarimi sa me siper dhe i problemeve te tjera qe gjykata do te vleresoje do te çojne ne dhenjen e nje vendimi te drejte e te bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/c te K.Pr Civile

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr 559 date 16.11.2000 te Gjykates se Apelit Durres

dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim prane asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane me 06.11.2002

38

Page 39: Nëntor 2002

MENDIM I PAKICËSJemi kunder vendimit te marre nga shumica, ne ceshtjen civile qe u perket

paleve, padites i kunderpaditur Shkelqim Copja dhe te paditur kunderpadites K.K.K.Pronave, prane Bashkise Elbasan dhe trashegimtaret e Qazim e Refik Kajanakut e Naim Dylgjeri, me objekt padie kundershtim i vendimeve te K.K.K.Pronave nr. 492/2 date 01.12.1995 dhe nr. 175/4 date 03.01.1996.

Mendojme se rekursi i paraqitur nga paditesi i kunderpaditur Shkelqim Copja, kunder vendimit nr. 559 date 16.11.2000 te Gjykates se Apelit Durres, nuk i referohet shkaqeve ligjore te parashikuara nga neni 472 te K.Pr.Civile, por ne te trajtohen ceshtje qe kane te bejne me administrimin dhe cmuarjen e provave. Keto te fundit nuk jane objekt shqyrtimi nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte.

Mendojme se drejte ka vendosur Gjykata e Apelit Durres, e cila ka ndryshuar vendimin nr. 473 date 27.06.2000 te Gjykates se Rrethit Elbasan, duke rrezuar kerkese padine e paditesit Shkelqim Copja, si te pabazuar ne prova.

Gjykata e Apelit Durres, bazuar ne materialet e administruara gjate gjykimit te ceshtjes ne shkalle te pare, ka arritur ne perfundimin se ne kohen kur Komisioni i K.K.Pronave me vendimin nr.175/4, date 03.01.1996, ka vendosur njohjen dhe kthimin te paditurve midis te tjerash dhe te nje siperfaqe prej 104 m2, paditesi nuk kishte ndertuar, per rjedhoje ai ka kerkuar perseritjen e lejes se ndertimit ne vitin 1993, perseritje kjo e bere ne kundershtim me ligjin nr. 7698 date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve”.

Mendojme se konkluzioni i mesiperm eshte i drejte dhe konform dispozitave te ligjit te sipercituar dhe udhezimit nr. 3 date 20.06.1993 “Per zbatimin e ligjit “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve”.

Per sa me siper cmojme se, vendimi i Gjykates se Apelit Durres eshte i drejte e i bazuar ne ligj, e si i tille duhej te ishte lene ne fuqi.

Perikli Zaharia Vladimir Metani

39

Page 40: Nëntor 2002

Nr.2114/667 i Regj. Themeltar.Nr.1059 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesVladimir Metani AnetarZamir Poda AnetarYlvi Myrtja AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 06.11.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2114/667 qe i perket:

PADITËS: PAL GEGA perfaqesuar nga av.Dhimitraq Shkodrani

I PADITUR: BARDHOK PERDODA

NDREK PERDODA

NDUE PERDODA perfaqesuar nga av. Zana Hasko

OBJEKTI I PADISË:Kallzim i nje punimi te ri,

pezullim punimesh kthim sendi (te sip. 10 dynym) dhe pagimin e te ardhurave te sendit.Baza Ligjore: Neni 303, 296 te K.Civil.

Gjykata e Rrethit Mirdite, me vendimin nr.45, date 08.03.2001, ka vendosur:

Detyrimin e te paditurve Bardhok Perdoda, Ndrek Perdoda, Ndue Perdoda t`i kthejne paditesit Pal Gega siperfaqen e tokes perkatesisht i padituri Ndrek Perdoda 4635 m2, i padituri Ndue Perdoda 1359 m2 dhe i padituri Bardhok Perdoda 4187 m2 ndodhur ne parcelen kadastrale nr.392 me kufizime.Detyrimin e te paditurit Bardhok Perdoda te shembe ndertimin e

40

Page 41: Nëntor 2002

ri te filluar duke ligjeruar sigurimin e padise. Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.687, date 31.05.2001, ka

vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.45, date 08.03.2001 te Gjykates se rrethit Mirdite.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka ushtruar rekurs pala e paditur Bardhok Perdoda, i cili kerkon prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimin e Gjykates se rrethit Mirdite dhe pushimin e gjykimit duke parashtruar keto shkaqe:

- Paditesi nuk legjitimohet ne ngritjen e padise, paditesi nuk eshte as pronar as posedues i sendit te cilin kerkon dhe per te cilin kallzon punimi i ri (nenet 296, 303 te K.C)

- Paditesi nuk ka titull pronesie dhe as certifikate pronesie per 10 dy. toke sipas kerkesave te Ligjit 7843, date 13.07.1994 por ne gjykim eshte paraqitur vetem me aktin e marrjes se tokes ne pronesi.

- Ne te paditurit token e kemi fituar ne perputhje te plote me ligjin 7501 «Per token» por nuk kemi marre ende certifikate pronesie per faktin qe jemi ne proces gjyqesor.

- Prandaj mund te gjeje mjetin e pershtatshem ligjor per te mbrojtur kriteret por jo me padine e rivendikimit dhe ate te kallzimit te nje punimi te ri.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinoimeri,av. e pales paditese Dhimitraq Shkodrani, qe kerkoi lenien ne fuqi te

vendimit, ate te pales se paditur av. Zana Hasko, qe kerkoi prishjen e vendimeve e pushimin e gjykimit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga pala e paditur permban shkaqe nga ato te

parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile prandaj vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr. 687, date 31.05.2001 duhet te prishet dhe ceshtja te dergohet per rigjykim prane asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

Nga dokumentat e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se paditesit Pal Gega ne zbatim te ligjit nr.7501 ”Per token”, me aktin e marrjes se tokes nr.176, date 20.12.1993 i eshte dhene nje siperfaqe toke prej 10 dynym ne parcelen nr. 392 te fshatit Tarazh – Mirdite. Kjo toke i eshte dhene prej Komisionit te ndarjes se tokes te fshatit Tarazh. Brenda kesaj siperfaqeje ndodhet nje objekt – magazine e ish ndermarrjes “Rruga Ura”. Me vendimin e K.K.Pronave nr. 118, date 12.03.1996 paditesit i eshte dhene dhe e drejta e parablerjes se ketij objekti.

Nga ana tjeter te paditurve Bardhok Perdoda, Ndrek Perdoda dhe Ndue Perdoda me aktet e marrjes se tokes ne pronesi te dates 19.07.1997, te

41

Page 42: Nëntor 2002

dhene nga Komisioni i ndarjes se tokes te fshatit Tene, u eshte dhene perkatesisht Bardhokut 7000 (shtatemije) meter katror, Ndues 4000 (katermije) meter katror dhe Ndrekes 4000 (katermije) meter katror po ne parcelen nr. 392 qe i ishte dhene paditesit. I padituri Bardhok vec kesaj ka hyre per banim ne ndertesen ish magazine dhe po kryen punime ndertimi po ne kete toke.

Gjykata e Apelit ne vendimin e saj arsyeton se pronar i vetem i siperfaqes prej 10 dynym objekt konflikti eshte paditesi, i cili eshte i pajisur me tapi te rregullt ndersa te paditurit pronen e mbajne pa titull. Akti i marrjes ne pronesi date 19.06.1997 per ta eshte i pasakte sepse eshte leshuar nga nje organ jokompetent ne nje kohe qe kjo toke me pare ka qene e ndare ne favor te paditesit. Per kete shkak ajo ka konsideruar te drejte pranimin e padise prej gjykates se shkalles se pare dhe ka lene ne fuqi vendimin e kesaj te fundit.

Konkluzioni i mesiperm i gjykates eshte i pambeshtetur ne ligj.Ligji nr. 7501, date 19.07.1991 “Per token”, Vendimet e K. Ministrave

dhe udhezimet e dala ne baze e per zbatim te tij parashikojne qarte kompetencat dhe kufijte e veprimit te komisioneve te ndarjes se tokave te te gjitha niveleve. Konkretisht ne V.K.M nr.230, date 22.7.1991 vec te tjerash ne kreun II “Komisioni i tokes ne rreth” percaktohen te drejtat e detyrat e ketij komisioni.

Ne kushtet kur te dyja palet disponojne akte te marrjes se tokes ne pronesi per te njejten parcele toke por te dhena nga dy komisione te ndryshme te ndarjes se tokave:komisionit te fshatit Tarazh dhe atij te fshatit Tene, kur per te paditurit ndarja e tokes eshte bere mbeshtetur ne vendimin nr. 32 dat 02.6.1994 te Komisionit te ndarjes se tokes ne rreth, konkluzioni i saj se: “….te paditurit e mbajne token pa asnje titull..” eshte i pargumentuar ”.

Per t`i dhene pergjigje pyetjes se cili nga aktet e mesiperme te marrjes ne pronesi do te jete i ligjshem se pari duhet zgjidhur problemi se cili prej Komisioneve te ndarjes se tokes te dy fshatrave ka qene kompetent per ta shperndare ate, njekohesisht a jane zbatuar kriteret e ligjit dhe akteve nenligjore te tij ne vendimin nr. 32 te komisionit te ndarjes se tokave ne rreth?

Lidhur me sa me siper gjykata nuk ka bere asnje hetim per te konkluduar:

- perse ky komision ja ka kaluar token objekt konflikti per ndarje Komisionit te tokave te fshatit Tene nderkohe qe sikunder del nga akti i marrjes ne pronesi ajo me pare ka qene e ndare ne favor te paditesit,

- a ka qene Komisioni i ndarjes se tokes ne fshatin Tarazh kompetent ne vitin 1993 kur ai e ka disponuar kete toke,

- cili eshte pasqyrimi ne Zyren e Kadastres i kesaj siperfaqeje toke ne momentin kur eshte disponuar prej Komisionit te fshatit Tarazh (pra a ka qene kjo toke e perfshire ne rrethin e tokave qe duhej te ndaheshin prej ketij komisioni) ?

- Gjykata mund te kishte administruar per kete qellim dhe dokumentacionin e nevojshem te ndodhur prane Komisionit te Ndarjes

42

Page 43: Nëntor 2002

se Tokave te Rrethit.Keto detyra gjykata duhet t`i plotesoje ne rigjykim. Ne varesi te

zgjidhjes se tyre do t`i jepet zgjidhje dhe problemeve te tjera te padise lidhur me ndertimin qe po kryhet prej te paditurit.

Vec sa me siper ne rigjykim gjykata duhet te kete parasysh se kerkimi i paditesit eshte per nje siperfaqe toke prej 10 dynym (10 000 m2) dhe, ne rast se padia e tij duhet pranuar, kjo duhet bere per siperfaqen ne kufijte e ketij kerkimi. E theksojme kete sepse si gjykata e rrethit ashtu dhe ajo e apelit ne dispozitivin e vendimit kane percaktuar detyrimin e te tre te paditurve se bashku per t`i kthyer paditesit nje siperfaqe me te madhe se ajo qe kerkohet.

Vetem duke sqaruar sa me siper ne rigjykim si dhe probleme te tjera qe gjykata do t’i quaj te arsyeshme do te arrihet ne dhenien e nje vendimi te drejte e te bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/b te K.Pr.Civile

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.687, date 31.05.2001 te Gjykates se Apelit

Tirane dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 06.11.2002

43

Page 44: Nëntor 2002

Nr. 2452/ 1024 i Regj. ThemeltarNr. 1060 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesMetush Saraci AnetarVladimir Metani AnetarIrma Bala AnetareAgron Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 07.11.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: VASIL KARANXHA, perfaqesuar nga Av.Flamur Cato.

TË PADITUR: SHOQERIA “VEFA” sh.p.k., ne administrim, perfaqesuar nga E. Allajbeu e S.Dackollari.

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim i vendimit te administratoreve

nr.30, date 11.08.1999 shpallur me date 01.09.1999.Baza Ligjore: igji nr.8471, date 08.04.1999,

neni 609 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr. 4, date 17.07.2001 ka vendosur:

Anullimin e titullit ekzekutiv nr.30, date 11.08.1999 te administratoreve te Shoqerise “VEFA” sh.p.k., ne lidhje me shpalljen debitor te shtetasit Vasil Karanxha, me arsyetimin se per detyrimin duhet te pergjigjen te dy administratoret e Shoqerise “Altradin S.A.”

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur ankim, pala e paditur duke paraqitur keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates eshte dhene duke mos respektuar ligjin.

44

Page 45: Nëntor 2002

- Paditesi me mandat pagese nr.550, date 26.09.1996 ka marre nga Shoq. “VEFA” sh.p.k. shumen prej 600 000 USD per te krijuar Shoq. “VEFA – V.S.K.” shoqeri e cila nuk u krijua kurre dhe paditesi nuk e ka kthyer kete vlere.

- Ne kete rast kemi te bejme me nje kontrate huaje me debitor paditesin V.Karanxha dhe jo shoqerine Altradin S.A.

- Kerkojme prishjen e vendimit te gjykates se Apelit dhe lenien debitor te paditesit per shumen prej 600.000 USD.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,perfaq. e paditesit qe kerkoi lenijen ne fuqi te vendimit, perfaq. e te

paditurit qe kerkoi ndryshimin e vendimit, dhe pasi diskutoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N:Vendimi nr.4, date 17.07.2001 i Gjykates se Apelit Gjirokaster eshte

marre ne zbatim te gabuar te ligjit, prandaj duhet te prishet dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim ne ate gjykate.

Ne zbatim te nenit 4 te Ligjit nr.8227, date 30.07.1997 “Per disa shtesa e ndryshime ne Ligjin nr.8215 date 09.05.1997 “Per kontrollin financiar te personave juridike jo bankare qe kane marre hua nga publiku i gjere” “, dhe te neneve 2, 5, 8 te Ligjit nr.8471 date 08.04.1999 “Per nxjerrjen e detyrimeve debitore dhe rikthimin e vlerave pasurore ne llogarite e personave juridike jobankare qe kane marre hua nga publiku i gjere”, administratoret e shoqerise “VEFA” sh.p.k. ne administrim kane nxjerre aktin e detyrimit nr.30, date 31.08.1999 ndaj paditesit Vasil Karanxha dhe shoqerise tregtare “Altradin” sh.a.

Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin nr.4, date 17.07.2001 ka vendosur te anulloje teresisht kete akt – detyrimi (titull ekzekutiv) me arsyetimin se:

Paditesi Vasil Karanxha ne marredheniet me shoqerine “VEFA” – sh.p.k. ka vepruar kurdohere jo per llogari te vet si person fizik, por ne emer e per llogari te shoqerise “Altradin”- sh.a., ku ka pasur cilesine e administratorit dhe te ortakut. Pervec kesaj, te dy ortaket Vehbi Alimuca e Vasil Karanxha kane bere edhe nje marreveshje per te inkluduar ne aktivitetin e tyre te perbashket edhe shoqerine e ortakut te vetem Vasil Karanxha, “VS.K”.

Gjykata e apelit ka arritur ne perfundimin se edhe shuma prej 600 000 U.S.D. e terhequr prej paditesit nga shoqeria “VEFA” – sh.p.k. me mandat pagesen nr. 550, date 26.09.1996 eshte pjese e kontributit te ortakut Vehbi Alimuca per plotesimin e kuotave te tij ne shoqerine e perbashket.

Gjate gjykimit te ceshtjes ne apel pala e paditur eshte kufizuar ne pretendimin e saj per detyrimin e paditesit per te paguar shumen prej 600000 U.S.D. Gjithashtu edhe ne rekursin e paraqitur, si dhe ne shpjegimet e dhena perpara kesaj gjykate, pala e paditur eshte ndaluar vetem ne pretendimet per

45

Page 46: Nëntor 2002

shumen e lartpermendur duke parashtruar edhe argumentat perkatese e duke lene te kuptohet se pjesa tjeter e shumes se perfshire ne aktin e detyrimit te nxjerre nga administratoret i perket shoqerise “Altradin” – sh.a., e cila eshte ne proces likuidimi, dhe jo paditesit Vasil Karanxha si person fizik.

Ne perfundimin qe paditesi duhet te clirohet edhe nga detyrimi per te paguar shumen prej 600 000 U.S.D. ne favor te shoqerise “VEFA”- sh.p.k. ne administrim (te kreditoreve te saj), gjykata e Apelit ka arritur nepermjet nje procesi qe eshte zhvilluar ne kundershtim me kerkesat e neneve 12 e 213 te K.Pr.Civile. Pala paditese pretendon se shuma prej 600 000 U.S.D. eshte terhequr prej saj per llogari te shoqerise se perbashket me ortakun Vehbi Alimuca per plotesimin e kuotes se tij ne kete shoqeri, ndersa pala e paditur e kerkon kete shume si detyrim te paditesit si huamarres i shoqerise “VEFA” – sh.p.k. Sejcili nga palet eshte e detyruar qe, ne perputhje me ligjin, te provoje faktet mbi te cilet bazon pretendimet e saj.

Ne rigjykimin e ceshtjes, ne pajtim me kerkesat e nenit 213 te K.Pr.Civile, gjykata duhet te kerkoje prej sejciles pale qe te saktesoje kerkimet e saj, si dhe faktet mbi te cilat i bazon keto kerkime, duke vendosur per te lejuar marrjen, administrimin dhe vleresimin e provave te seciles pale.

Pretendimi dhe kerkimi i pales se paditur per shumen 600 000 U.S.D. mbeshtetur ne mandat – pagesen nr.550 date 26.09.1996, si dhe ne kontraten e hipotekes me te cilen garantohet detyrimi ne kete shume.

Pala paditese ka te drejten qe t`i kundershtoje pretendimet dhe kerkimet e pales se paditur me pretendimet e saj duke paraqitur provat e saj qe i bejne te papranueshme kerkimet e pales se paditur. Pra, pala paditese ka barren per te provuar qe shuma e terhequr prej saj perbente nje detyrim te ortakut Alimucaj per te permbushur kuoten e tij ne shoqerine e perbashket. I takon paditesit barra e proves per te provuar se shuma e terhequr eshte derdhur ne arken e shoqerise se perbashket per qellimin e mesiperm.

Ne zgjidhjen e drejte te kesaj ceshtjeje do te ndikojne edhe te dhenat e konkluzionet qe do te rezultojne prej procesit te likujdimit te shoqerise “Altradin” –sh.a., ku paditesi ishte ortak, bazuar ne dokumentat dhe provat e tjera te kesaj ceshtjeje.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485, pika “c” te

K.Pr.Civile,

V E N D O S I:Prishjen e vendimit nr.4, date 17.07.2001 te gjykates se Apelit Gjirokaster

dhe kthimin e ceshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 07.11.2002

46

Page 47: Nëntor 2002

Nr. 1919/484 i Regj. Themeltar.Nr. 1061 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesVladimir Metani AnetarAgron Lamaj Anetar Irma Bala Anetar Metush Saraçi Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 07.11.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.1919/484 qe i perket:

PADITËS: SHOQERIA “ITALBA” sh.p.k perfaqesuar nga av. Flamur Çato.

I PADITUR: SALI REKA TIRANE ne mungese,

SHOQERIA “GENERAL KONTRACTOR” sh.p.k. perfaqesuar nga avokate Evelina Qirjako.

OBJEKTI I PADISË:Pushim cenimi ne posedim

dhe mosperseritje ne te ardhmen.Baza Ligjore: Neni 312 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr. 2046 date 22.06.2000 ka vendosur:

Pranimin e padise.Detyrimin e pales se paditur Shoqeria “General Kontractor” sh.p.k te pushoje cenimin ne posedim per siperfaqen 140.457 m2. Detyrimin e te paditurit Sali Reka, te pushoje cenimin ne posedim te siperfaqes prej 20.833 m2.Mosperseritjen e cenimit ne te ardhmen.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr. 307 date 15.03.2001 ka vendosur:

47

Page 48: Nëntor 2002

Ndryshimin e vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane, rrezimin e padise se paditesit Shoqeria “Italba” sh.p.k.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ka bere rekurs pala paditese

e cila kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Te paditurit lejet e shfrytezimit i kane marre ne vitin 1996 nga Keshilli i Rrethit, nderkohe qe nuk eshte ne kompetence te ketij organi.

- Shkresa date 20.10.2000, leshuar nga Drejtori i Drejtorise se Pergjithshme te Minierave, eshte ne kompetence te Ministrit dhe jo te kesaj Drejtorie.

- Vendimi i gjykates se apelit, vjen ne kundershtim me ligjin dhe provat e administruara.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Metush Saraçi, avokatin e pales paditese

Flamur Çato, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit, avokaten e pales se paditur Evelina Qirjako, e cila kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i gjykates se apelit eshte i drejte dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.Pala paditese Shoqeria “Italba” sh.p.k, ka paditur Shoqerine “General

Kontractor” sh.p.k dhe Sali Reka, duke kerkuar pushimin e cenimit ne posedim dhe mos perseritjen ne te ardhmen, mbeshtetur ne nenin 312 te K.Pr.Civile.

Pala paditese ka pretenduar se te paditurit e cenojne ate, ne shfrytezimin e karreres te tipit te dyte te materialeve te ndertimit ne afersi te fshatit Romanat, e miratuar me lejen e Ministrise te Burimeve Minerare dhe Energjitike nr. 20 date 15.07.1994 ne nje siperfaqe prej 0,5 km2.

Gjykata e shkalles se pare, pasi e ka shqyrtuar ceshtjen ka arritur ne perfundimin e pranimit te kerkeses te pales paditese, duke detyruar palen e paditur Shoqerine “General Kontractor” sh.p.k, te pushoje cenimin ne posedim per siperfaqen 140.475 m2, te paditurin Sali Reka, te pushoje cenimin ne posedim ne siperfaqen 20.8 m2 dhe mosperseritjen e cenimit ne te ardhmen.

Gjykata e Apelit Tirane, mbi ankimin e te paditurve ka vendosur; Ndryshimin e vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe rrezimin e kerkese padise te paditesit Shoqeria “Italba” sh.p.k si te pabazuar ne ligj dhe ne prova.

Perfundimi i arritur nga gjykata e apelit, eshte i drejte sepse gjen mbeshtetje ne ligjin nr. 7796, date 17.02.1994. Ne nenin 48 te ketij ligji nder te tjera percaktohet se, “Zona maksimale e lejuar per leje shfrytezimi minerar eshte 15 km2 dhe nje e tere…” ndersa leja e shfrytezimit per paditesin perfshin dy zona te ndara veçuar nga njera tjetra ne nje distance 8 km. Pala paditese nuk e 48

Page 49: Nëntor 2002

ka ne posedim siperfaqen objekt mosmarreveshje dhe njekohesisht ka rezultuar se nuk e ka rinovuar lejen siç percaktohet ne nenin 69/2 te ligjit minerar nr.7796, date 17.02.1994.

Eshte vertetuar ne gjykim se te paditurit Shoqeria “General Kontractor” sh.p.k disponon leje te ligjshme te organit kompetent qe nga viti 1996 dhe ka kryer investime ne karieren e dhene per shfrytezim. Ndersa te paditurit tjeter, i eshte dhene leja e shfrytezimit ne nje siperfaqe te vogel, e cila rezulton se eshte prone e tija dhe ne baze te nenit 10 te ligjit minerar te sipercituar, nuk lejohet asnje person te shfrytezoje karieren per pelqimin e pronarit te tokes.

Ne keto rrethana cmohet se vendimi gjyqesor i dhene nga gjykata e apelit eshte i drejte dhe i mbeshtetur ne ligjin specifik, i cili rregullon dhe zgjidh mosmarreveshjet lidhur me shfrytezimin minerar.

Edhe rekursi i pales paditese nuk parashtron shkaqe te kerkuara nga neni 472 i K.Pr.Civile, te cilat mund te ndikojne ne cenimin e vendimit te gjykates se apelit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.307, date 15.03.2001 te Gjykates se Apelit

Tirane.

Tirane me 07.11.2002

MENDIMI I PAKICËSNe çeshtjen: “ITALALBA” sh.p.k. kunder Reka dhe “GENERAL

KONTRACTOR” sh.p.k.Gjykoj se ne rastin konkret nuk kishte pse kjo çeshtje te zgjidhej

gjyqesisht. Jemi para nje mosmarreveshje qe ka te beje me dy akte administrive te nxjerra nga i njejti organ shteteror, i cili ka edhe te drejten qe te shqyrtoje vendimin e tij. Pra, ne rastin konkret nuk jemi para cenimit te posedimit, por para nje konflikti administrativ, konretisht para nje personi privat dhe nje organi te administrates publike, pra nje mosmarreveshje e tille rregullohet nga e drejta publike. Ne rrethanat e mesiperme çmoj se gjykimi i çeshtjes duhej te pushohej dhe pjesemarresit ne proçes duhej ta zgjidhnin me pare kete konflikt ne rruge administrative duke kerkuar qe te shprehet organi qe ka disponuar mbi autorizimet e leshuara.

Agron Lamaj

49

Page 50: Nëntor 2002

Nr.1935/500 i Regj. Themeltar.Nr.1062 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesVladimir Metani AnetarAgron Lamaj Anetar Irma Bala Anetar Metush Saraci Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 07.11.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.1935/500 qe i perket:

PADITËS: ZOICA SHKURTI, banuese - Fier, ne mungese

I PADITUR: KOMUNA QENDER-FIER, ne mungese

PERSON I TRETË: DREJTORIA E SHERBIMIT PYJOR FIER, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Njohje pronesie per nje siperfaqe pylli prej 24 dy.

Rivendosjen ne afat te kerkeses.Baza Ligjore: Ligji 8337, date 30.04.1998,

V.K.M. nr.560, date 16.10.1995.

Gykata e Rrethit Fier, me vendimin nr.1214, date 21.11.2002, ka vendosur:

Rrezimin e kerkesepadise si te pambeshtetur ne prova dhe ligj.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.25, date 03.04.2001, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se rrethit Fier.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore ka bere rekurs pala paditese e cila kerkon prishjen e dy vendimeve, kthimin e ceshtjes per rigjykim, duke parashtruar keto shkaqe:

50

Page 51: Nëntor 2002

- Gjykata nuk ka luajtur rol aktiv, qe i takon ne zbatim te ligjit material e procedural, si dhe ne cmuarjen e drejte te provave.

- Provat e paraqitura nga une jane prova shkresore te plota qe provojne pronesine dhe te parashikuar nga ligja.

- Gjykatat nuk kane zbatuar ligjin material, me provat qe ka dosja ato duhet te vendosin pranimin e kerkesepadise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Metush Saraci, avokatin e shtetit Kosta

Gazeli, qe u shpreh per lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i gjykates se apelit eshte i drejte dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.Paditesia Zoica Shkurti ka paditur Komunen Qender Fier dhe Drejtorine e

Sherbimit Pyjor Fier duke kerkuar; njohjen pronar mbi nje siperfaqe toke pyll ne 24 dynym me kufizimet perkatese dhe rivendosjen ne afat te kerkeses drejtuar K.K.K. Pronave ne baze te V.K.M. nr.560, date 16.10.1995.

Per te vertetuar kete fakt, paditesia eshte mbeshtetur vetem ne plotesimin e 5 modulareve te percaktuar ne V.K.M. nr. 560, date 16.10.1999 dhe nuk ka paraqitur asnje prove shkresore qe te provoje, qenien pronar te trashegimlenesit K.Shkurti ne siperfaqen 24 dynym toke pyll.

Rrjedhoje e mungeses se provave per te vertetuar objektin e kerkeses ka lejuar gjykaten e shkalles se pare dhe ate te apelit qe te vendosin rrezimin e padise. Ne dosjen gjyqesore nuk eshte paraqitur e administruar asnje prove qe te vertetoje kerkesen e paditeses.

Po keshtu, me te drejte nga gjykata eshte rrezuar edhe kerkimi i dyte, lidhur me rivendosjen ne afat, pasi nga paditesia nuk eshte paraqitur asnje shkak ligjor qe te perligj kete kerkese.

Ne rekursin e paraqitur nga paditesia nuk parashtrohen, asnje nga shkaqet e kerkuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile qe mund te ndikoje ne cenimin e vendimit te gjykates se apelit. Rekursi permban te njejtat pretendime te parashtruara ne kerkesen ankimore dhe ben fjale kryesisht per nje hetim jo te plote e te gjithanshem te ceshtjes.

Ne keto rrethana cmohet se me te drejte eshte vendosur rrezimi i kerkeses se pales paditese. Nuk mund te vertetohet nje fakt juridik pa u paraqitur me pare provat te cilat lejojne vertetimin e ketij fakti. Eshte detyrim vetem i pales kerkuese qe te provoje faktin juridik te qenies pronar.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

51

Page 52: Nëntor 2002

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.25, date 03.04.2001 te Gjykates se Apelit

Vlore.

Tirane, me 07.11.2002

52

Page 53: Nëntor 2002

Nr. 2029/589 i Regj. ThemeltarNr. 1063 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesVladimir Metani AnetarMetush Saraci Anetar Agron Lamaj Anetar Irma Bala Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 7.11.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 2029/589 qe i perket:

PADITËSE: SHOQERIA TREGTARE “HAFIZUR” shpk e perfaqesuar nga avokat Luan Hasani.

I PADITUR: INSIG DEGA TIRANE, perfaqesuar nga Avokati i Shtetit Kosta Gazeli.

OBJEKTI I PADISËPermbushje te detyrimeve

te kontrates se sigurimit date 9.7.1999.Baza Ligjore: Neni 1113 e vijues te K.Civil.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr. 3995 date 14.12.2000 ka vendosur:

Pranimin e kerkese padise. Detyrimin e anes paditur INSIG Dega Tirane t’i ktheje paditesit shoqerise “Hafizur” shumen prej 35257 USD.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 592 date 15.5.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr. 3995 date 14.12.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs INSIG, duke parashtruar keto shkaqe:

- Kontrata e sigurimit eshte e pavlefshme.

53

Page 54: Nëntor 2002

- Ne kohen qe eshte paraqitur kerkesa per demshperblim nuk ka pasur kontrate sigurimi.

- Mallrat i jane dorezuar transportuesit me date 16.6.1999, ndersa lidhja e kontrates eshte bere me date 9.7.1999.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, avokatin e pales paditese

Luan Hasani, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe perfaqesuesin e Avokatit te Shtetit Kosta Gazeli, i cili kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim, pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.592, date 15.05.2000 i Gjykates se Apelit Tirane nuk eshte i

drejte e si i tille duhet prishur.Ne gjykimin e ceshtjes Gjykata e Apelit nuk ka zbatuar nenin 14 te

K.Pr.Civile per nje hetim te plote e te gjithanshem te ceshtjes, dispozitat e Kodit Civil qe rregullojne kontraten e sigurimit, nenet 1121, 1122, 1126, 1127 e vijues.

Rezulton se, shoqeria “Hafizur” shpk me qender ne Tirane, ka pretenduar se ka lidhur nje kontrate sigurimi me te padituren INSIG – Dega Tirane me date 09.07.1999 dhe ka paguar primin e sigurimit ne shumen 377 USD. Sipas paditeses, objekti i kontrates ka qene sigurimi i mallrave, qe kjo shoqeri transportonte me anijen “CMA DJAKARTA” nga Republika Popullore e Kines, per ne Shqiperi.

Pala paditese, ka kerkuar nga INSIG, permbushjen e detyrimeve qe rrjedhin nga kontrata, pagimin e demit per shkak te vertetimit te ngjarjes se sigurimit ne vleren 29.548 $ USA.

Ne vijim, kjo pale ka pretenduar se me date 10.07.1999, anija qe bente transportin e mallrave te siguruara, gjate lundrimit ka ngelur ne rere, ne afersi te Kajros dhe megjithe perpjekjet e bera nuk eshte bere e mundur nxjerrja e saj, duke ju shkaktuar demtime mallit, etj. ne vleren e sipercituar.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.592, date 15.05.2001 ka vendosur: lenien ne fuqi te vendimit nr. 3995, date 14.12.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane ne te cilen eshte vendosur: “Pranimi i kerkese padise. Detyrimi i anes se paditur INSIG – Dega Tirane t’i ktheje paditesit shoqerise “Hafizur” shpk shumen 32257 USD”.

Vendimi i marre nga Gjykata e Apelit duhet prishur dhe ceshtja te dergohet per rigjykim si me poshte:

Neni 1113 i Kodit Civil percakton se:“ … Ne kontraten e sigurimit, njera pale siguruesi, neqoftese vertetohet

ngjarja e parashikuar ne kontrate detyrohet:a. ne rastin e sigurimit te pasurise t’i shperbleje pales tjeter…,

demin e pesuar brenda kufijve te shumes qe eshte parashikuar ne kontrate…”.

Sa siper, gjykata duhet te provoje se pari, ekzistencen e marredhenies 54

Page 55: Nëntor 2002

juridike te sigurimit, pra veprimin juridik te kryer, (Kontraten e sigurimit) mes paleve i cili te shprehe “vullnetin e paleve per krijimin, ndryshimin e shuarjen e te drejtave e detyrimeve”.

Pala e paditur ka pretenduar se, nuk ka shprehur vullnetin e saj per lidhjen e kontrates se sigurimit dhe ndaj personave qe kane nenshkruar ne deshmine e sigurimit, paraqitur si prove nga paditesit eshte bere kallzim penal, pasi nuk kane qene te autorizuar te kryejne veprimin juridik.

Ky fakt, i cili nuk rezulton se eshte verifikuar nga Apeli ka rendesi per ceshtjen dhe ndikon ne dhenien e vendimit. Nga Gjykata e Apelit, t’i kerkohet me shkrim organit te hetimit nese ka kallzim per ndjekje penale dhe ne çfaze eshte hetimi, nese ka filluar nje hetim rreth kesaj ceshtjeje. Pasi te administroje sa siper, gjykata duhet te veje ne bisedime nese jane rastet qe parashikon neni 1121 i Kodit Civil, per “pavlefshmerine e kontrates” kur:

- vertetohet se rreziku i sigurimit nuk ka ekzistuar- ka pushuar se qeni para perfundimit te kontrates

dispozite kjo qe nuk eshte marre fare ne konsiderate, gjate gjykimit te meparshem nga Gjykata e Apelit, e cila pranon apriori ekzistencen e kontrates dhe vlefshmerine e saj.

Nese rezulton e provuar, lidhja e nje kontrate, sigurimi brenda kushteve qe kerkon neni 1113, 1114, 1115 te K. Civil, atehere gjykata shqyrton sipas kerkimeve te paleve efektet e kontrates, permbushjen e te drejtave e detyrimeve reciproke nga palet.

Ne lidhje me sa siper Gjykata e Apelit duke pranuar apriori ekzistencen e veprimit juridik, ka shqyrtuar pasojat e tij, duke percaktuar demin e ardhur anes paditur, ne shumen 29.548 $ USA.

Por, edhe per kete pjese, gjykata nuk ka respektuar, kerkesat e nenit 1113, 1127 te K.Civil, te cilat jane dispozita, qe kane percaktuar si kusht kryesor per shperblimin e demit, vertetimin e ngjarjes se sigurimit dhe te sasise se demit.

Paditesit, i cili ka barren e proves, duhet t’i kerkohet, te paraqese dokumentacionet perkatese, qe vertetojne se ka ndodhur ngjarja e sigurimit (vendi ku ka ndodhur, procesverbalet perkatese mbajtur sipas ligjeve te vendit ku ka ndodhur), perderisa behet fjale per sigurimin e pasurise, provat shkresore qe vertetojne sasine e demit dhe njoftimet qe i ka bere siguruesit, ne lidhje me informatat qe kane patur per ngjarjen.

Sipas nenit 1127 te Kodit Civil, kur nga i siguruari nuk permbushen detyrimet e mesiperme, siguruesi ka te drejte te mos paguaje shperblimin e sigurimit.

Ne rigjykim te hetohet : Elementi faj i domosdoshem per ngarkimin me pergjegjesi te siguruesit per shperblimin e demit.

Nga i siguruari, nese vertetohet ngjarja e sigurimit, konform nenit 1141 te Kodit Civil, jane marre te gjitha masat qe varen nga ai, per te shpetuar dhe ruajtur pasurine e siguruar.

Sipas nenit 1143 te Kodit Civil:“Siguruesi shkarkohet nga detyrimi… nese rasti i sigurimit eshte shkaktuar

55

Page 56: Nëntor 2002

me dashje ose nga pakujdesia e rende e te siguruarit…” gje qe nuk del te jete analizuar me prova nga gjykata.

Per sa siper ka vend per prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit me tjeter trup gjykues.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485 te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 592, date 15.05.2001 te Gjykates se Apelit Tirane

dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Apelit Tirane me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 07.11.2002

56

Page 57: Nëntor 2002

Nr. 2532/1104 i Regj. Themeltar.Nr. 1064 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesMetush Saraci AnetarVladimir Metani Anetar Agron Lamaj Anetar Irma Bala Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 07.11.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2532/1104 qe i perket:

PADITËS: KRENAR BLETA

TË PADITUR: 1. ZYRA E PERMBARIMIT GJYQESOR PRANE GJYKATES SE RRETHIT VLORE

2. GRUPI I ADMINISTRATOREVE TE SHOQERISE “SILVA”sh.p.k.nen administrim.

OBJEKTI:Pavlefshmeri e titullit ekzekutiv te vendimit

nr.7, date 22.07.1999 te grupit te administratorevedhe veprimeve te permbarusit gjyqesor.

Baza Ligjore: Nenet 609 e 610 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin Nr.18.date 19.06.2001 ka vendosur:Te deklaroje te pavlefshem titullin ekzekutiv date 04.09.2000 te Zyres se Permbarimit Vlore dhe vendimit Nr.7 date 22.07.1999 te Grupit te Administratoreve te Shoqerise “Silva”per shumen 1,200.000 leke ne emer te paditesit Krenar Bleta.

Kunder vendimit te Gjykates Apelit Vlore ka ushtruar rekurs Shoqeria “Silva “sh.p.k. ne administrim e cila parashtron keto shkaqe:

- Paditesi eshte shpallur debitor pasi ka mbyllur kontraten pas dates 23.01.1997.

- Paditesi ka kundershtuar vendimin tej afatit ligjor.57

Page 58: Nëntor 2002

- Pretendimi i debitorit se shuma prej 800.000 leke kane qene te vellait nuk qendron.

KOLEGJI CIVIL i GJYKATES SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala,avokatin e pales paditese ne mungese, Administratoreve te shoqerise te

cilet kerkuan prishjen e vendimit te Gjykates Apelit Vlore dhe si shqyrtoi aktet ne teresi ,

V Ë R E N Vendimi nr.18, date 19.06.2001 i Gjykates se Apelit Vlore eshte marre ne

zbatim te gabuar te ligjit e si i tille duhet ndryshuar dhe rrezuar padia.Ka rezultuar se me date 09.08.1996 paditesi Krenar Bleta ka lidhur

kontrate huaje me shoqerin Silva sh.p.k. duke qene ne cilesine e huadhenesit ne shumen 1200.000 leke, per nje periudhe kohe 6 mujore me interes 6% ne muaj.

Me vendimin nr.7, date 22.07.1999 pala e paditur Shoqeria “Silva”sh.p.k.ne administrim e ka shpallur debitor paditesin, per shumen e siperme dhe ka kerkuar nga Zyra e Permbarimit Tirane ekzekutimin e vendimit.

Nga e paditura pretendohet se, paditesi me mandat pagesen nr.132, date 10.02.1997, ka terhequr shumen 1.200.000 leke, ka mbyllur kontraten e huadhenies dhe duhet t’i ktheje shumen sipas ligjit nr.8471, date 08.04.1999.

Gjykata e Apelit ndonese ka vertetuar se jane rastet qe kerkon neni 1.2 i Ligjit 8471, date 08.04.1999 «Per nxjerrjen e detyrimeve debitore dhe rikthimin e vlerave pasurore ne llogarine e personave juridike jo bankare», nuk ka zbatuar kete ligj, ç’fare ka sjelle zgjidhje te gabuar te ceshtjes.

Rezulton se paditesi Krenar Bleta eshte person fizik, ne kuptimin e nenit 2.3 te Ligjit te siperm. Ky person ka mbyllur kontraten e huadhenies me Shoqerine «Silva» sh.p.k., subjekt kontrolli pas dates 23.01.1997. Vlera financiare e terhequr prej tij, eshte mbi 1 milion leke (10 mije dollar amerikan), shume te cilen, duhej ne zbatim te ligjit t`a ktheje, prane administratoreve te shoqerise huamarrese.

Me te drejte ana e paditur, meqenese nuk eshte bere permbushja vullnetare e detyrimit nga paditesi, i ka kerkuar zyres se permbarimit perkates, kerkesen per ekzekutimin e detyrimit sipas nenit 8 te ligjit.

Pretendimi i paditesit se nje pjese e shumes se depozituar, eshte e vellait te tije, nuk e perjashton ate nga detyrimi qe ka, per te kthyer shumen 1200.000 leke. Nga gjykimi shuma eshte provuar se, eshte terhequr nga ai, me mandat pagesen perkatese duke mbyllur keshtu kontraten me shoqerine huamarrese.

Sa siper, Kolegji Civil cmon se, rekursi i paraqitur ka shkaqe qe parashikon neni 472/a i K.Pr.Civile e duhet pranuar duke ndryshuar vendimin e Gjykates se Apelit Vlore.

58

Page 59: Nëntor 2002

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/d te K.Pr.Civile.

V E N D O S INdryshimin e vendimit Nr.18, date 19.06.2001 te Gjykates se Apelit Vlore

dhe rrezimin e padise se paraqitur nga Krenar Bleta.

Tirane, me 07.11.2002

59

Page 60: Nëntor 2002

Nr. 1937/502 i Regj. ThemeltarNr. 1065 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Thimjo Kondi KryesuesMetush Saraçi AnetarAgron Lamaj AnetarIrma Bala AnetareVladimir Metani Anetar

ne daten 07.11.2001, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr. 1937 akti, qe u perket paleve :

PADITËS : DEGA E SHPERNDARJES SE KARBURANTEVE FIER, perfaqesuar nga avokati i shtetit Kosta Gazeli.

I PADITUR : SELAM HOXHA, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË :Shperblim demi.

Baza Ligjore :Nenet 608 dhe vijues te Kodit Civil.

Gjykata e shkalles se pare Fier, me vendimin nr.984 date 27.9.2000, ka vendosur:

Rrezimin e kerkese padise se paditesit Dega e Shperndarjes se Karburanteve Fier kunder te paditurit Selam Hoxha me objekt shperblim demi si te pabazuar ne ligj.

Gjykata e Apelit Vlore, mbi ankimin e paditesit, me vendimin nr.234 date 20.4.2001, ka vendosur :

Ndryshimin e vendimit nr.984 date 27.9.2000 te Gjykates se Rrethit Fier dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt:Detyrimin e te paditurit Selam Hoxha te demshperbleje anen paditese ne shumen 2.640.000 leke.

60

Page 61: Nëntor 2002

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs i padituri Selam Hoxha, i cili kerkon prishjen e vendimit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe :

- Eshte e vertete qe jam larguar nga vendi i punes, por rrethanat e largimit jane te detyrueshme, pasi kisha mbi 48 ore qe isha i vetmi punonjes i asaj pike karburanti, pasi koleget e tjere nuk paraqiteshin ne pune per shkak te situates.

- Vendin e punes nuk e lashe vetem, por ia besova kusheririt tim, i cili pergjigjej para meje.

- Nga pikepamja formale, kjo mund te quhet shkelje, por ne rrethanat kur ka ndodhur, nuk mund te konsiderohet si shkaku i mungeses se karburantit. Pasoja eshte rrjedhoje e faktorit te jashtem, qe nuk lidhet me largimin tim.

- Ngjarja ka ndodhur ne nje kohe kur shteti ishte ne anarki te plote, ndaj nuk mund te dilet ne konkluzionin se fajtor per humbjen jam une. Zhvillimi i ngjarjes do te kishte qene i njejte edhe nese ne vendin e punes do te ndodhesha une.

- Gjykata e Apelit, nuk i referohet Kodit Civil, por Kodit te Punes, duke permendur vetem detyrimet e punemarresit, pa u ndalur ne detyrimet e punedhenesit per te siguruar kushte normale pune.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, pasi degjoi perfaqesuesin e paditesit avokatin e shtetit Kosta Gazeli, i

cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr. 234 date 20.4.2001 i Gjykates se Apelit Vlore me te cilin

eshte vendosur ndryshimi i vendimit civil nr. 984 date 27.9.2000 te Gjykates se Rrethit Fier dhe pranimi i padise, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj, per rrjedhoje ai duhet te lihet ne fuqi.

Nga aktet e dosjes gjyqesore rezulton se te paditurit Selam Hoxha, me cilesine e pronarit te tokes dhe shites i pikes se karburantit, ne date 13.3.1997, paditesi i ka dhene ne dorezim kete pike dhe inventarin fizik me karburant.

Ne daten 17.10.1997 eshte mbajtur nje akt rakordimi nga ka rezultuar nje mungese ne karburante dhe pajisje ne shumen 3.349.296 leke. Per kete shkak eshte nxjerre urdher zhdemtimi nga paditesi, duke filluar dhe ndalesat ne page. Nderkohe i padituri ka nderprere marredheniet e punes me paditesin.

Ne te tilla rrethana eshte ngritur padia ne gjykim, duke kerkuar detyrimin e te paditurit te shperbleje demin e shkaktuar si rezultat i veprimeve te tij te kryera ne kundershtim me detyrimet e rrjedhura nga kontrata. Ne gjykim i padituri eshte mbrojtur duke prapesuar faktin se kjo sasi karburantesh eshte

61

Page 62: Nëntor 2002

vjedhur nga persona te maskuar dhe me arme naten e dates 17 prill 1997 duke u gdhire data 18 dhe nje rrethane e tille nuk mund te ndalej edhe sikur prej te paditurit te ishin respektuar detyrimet kontraktore.

Gjykata e shkalles se pare Fier, pasi ka shqyrtuar çeshtjen, ka vendosur rrezimin e padise me arsyetimin se ne rrethanat kur provohet se sasia e karburantit eshte vjedhur me dhune nga persona te panjohur, i padituri duhet te perjashtohet nga pergjegjesia civile per pagimin e demshperblimit, pasi nuk egziston lidhje e drejtperdrejte shkakesore mes demit te shkaktuar dhe veprimeve me faj te te paditurit dhe demi rezulton te kete ardhur si pasoje e veprimeve te te treteve.

Gjykata e Apelit Vlore, ka shqyrtuar çeshtjen mbi ankimin e paditesit dhe ne perfundim ka vendosur ndryshimin e vendimit te Gjykates se Rrethit Fier dhe detyrimin e te paditurit Selam Hoxha, te demshperbleje anen paditese ne shumen 2.640.000 leke.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon te drejte dhe te bazuar ne ligj vendimin e Gjykates se Apelit Vlore.

Kjo gjykate, ne zbatim te nenit 16 te K.Pr.Civile, dispozite qe i jep asaj te drejten te beje nje cilesim te sakte te fakteve dhe veprimeve qe lidhen me mosmarreveshjen, pa u lidhur me percaktimin qe mund te bejne palet, ka arritur ne perfundimin se ndodhemi para nje konflikti te rrjedhur nga marredheniet juridike te punes, te rregulluara nga Kodi i Punes dhe kontrata e punesimit e lidhur mes paleve. Me tej, ne zbatim te nenit 12 te K.Pr.Civile, duke analizuar dhe vleresuar drejt provat e paraqitura nga palet, ne raport me pretendimet e paditesit dhe prapesimet e te paditurit, gjykata ka arritur ne perfundim te drejte duke konsideruar se largimi nga detyra i te paditurit dhe lenia e nje personi tjeter te rastesishem ne pune, perben shkelje e cila ka sjelle edhe pasojen, shkelje kontraktuale keto qe, ne baze te neneve 22, 26/1 dhe 27 te Kodit te Punes, passjellin pergjegjesi materiale per punemarresin. Duke mbajtur parasysh faktin se demi ka ardhur si rrjedhoje e rrethanave jo te zakonshme, si dhe ne baze te nenit 27 pika 4 te Kodit te Punes, ajo gjykate me te drejte ka ulur masen e demshperblimit me 20%.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485, germa “a” te

K.Pr.C

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 234 date 20.4.2001 i Gjykates se Apelit

Vlore.

Tirane, me 07.11.2001

62

Page 63: Nëntor 2002

Nr. 2089/644 i Regj. ThemeltarNr. 1066 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Thimjo Kondi KryesuesMetush Saraçi AnetarIrma Bala AnetareAgron Lamaj AnetarVladimir Metani Anetar

ne daten 7.11.2002, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr.2089 akti, qe u perket paleve :

PADITËS TË KUNDRAPADITUR: 1. XHUVI KIÇOLLARI

2. LIRIKA KARAFILI

3. PAVLLO KIÇOLLARI

4. KOSTANDIN KIÇOLLARI

5. ADRIANA ROPI

6. ANTIGONI KIÇOLLARI

7. EFTALI LEKA (KIÇOLLARI)

8. NIKOLETA KIÇOLLARI

9. SPIRO KIÇOLLARI

10. VIOLLANDI KIÇOLLARI (KITA) te perfaqesuar nga avokat Luan Hasani

I PADITUR KUNDRAPADITËS : PIRO PLASA, ne mungese.

I PADITUR :K.K.K. TE PRONAVE PRANE BASHKISE

63

Page 64: Nëntor 2002

KORÇE.

OBJEKTI I PADISË :Detyrim per njohje pronar

mbi nje siperfaqe trualli prej 1237m2 dhe lirimin dhe dorezimin e saj;

Pezullimi i punimeve.Baza Ligjore : Nenet 296 te K.Civil

dhe 128 te K.Pr.Civile.

OBJEKTI I KUNDRAPADISË : Anullim i vendimit te K.K.K.Pronave prane

Bashkise Tirane nr.989 date 4.8.1995;Detyrim per njohje pronar

mbi nje siperfaqe trualli prej 1237m2.Baza Ligjore : Neni 27 i ligjit nr.7698 date 15.4.1993

dhe neni 296 te Kodit Civil.

Gjykata e shkalles se pare Korce, me vendimin nr.486 date 23.2.1996, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.989 date 4.8.1995 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Korce, duke u detyruar i padituri kundrapadites Piro Plasa t’u dorezoje trashegimtareve te Guri Kicollarit truallin me siperfaqe 1237m2, i cili, sot sherben si parking i ndertuar ne territorin e Uzines se Stampave Korce.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.6007 date 14.11.1996, ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit nr.486 date 23.2.1996 te Gjykates se Rrethit Korçe.

Gjykata e Kasacionit, mbi ankimin e te paditurit kundrapadites, me vendimin nr.1641 date 27.11.1996, ka vendosur :

Prishjen e vendimit nr.486 date 23.2.1996 te Gjykates se Rrethit Korçe dhe te vendimit nr.1641 date 14.11.1996 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.89 date 6.6.1998, ka vendosur :Dergimin e ceshtjes per kompetence gjykimi ne Gjykaten e Apelit Korçe.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.5 date 21.5.1999, ka vendosur :Rrezimin e padise te trashegimtareve te Vasil Kiçollarit etj, me

64

Page 65: Nëntor 2002

objekt njohje pronar si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.

Pranimin e kundrapadise te kundrapaditesit Piro Plasa duke ndryshuar vendimin nr.989 date 4.8.1995 te Komisionit te Pronave te Bashkise Korçe ne piken 2/c te tij, duke u vendosur kompensimi per siperfaqen prej 1237m2 e cila sherben si parking, me nje nga format e parashikuara nga ligji.

Gjykata e Larte, mbi ankimin e paditesave, me vendimin nr.846 date 14.6.2000, ka vendosur :

Prishjen e vendimit nr.5 date 21.5.1999 te Gjykates se Apelit Korçe dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Korçe me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Korçe, ne rigjykim, me vendimin nr.109 date 6.4.2001, ka vendosur :

Rrezimin e kerkese padise se paditesave si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.Pranimin e kundrapadise te kundrapaditesit Piro Plasa duke ndryshuar vendimin nr.989 date 4.8.1995 te Komisionit te Pronave te Bashkise Korçe ne piken 2/c te tij, duke u vendosur kompensimi per siperfaqen prej 1237m2, ne nje nga format e parashikuara nga ligji.Heqjen e mases se sigurimit te padise per pezullimin e punimeve.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, kane ushtruar rekurs paditesat e kundrapaditur, te cilet kerkojne prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi vjen ne kundershtim me ligjin “Per Urbanistiken” per dhenien e lejes se ndertimit si dhe me ligjin nr.7698 date 15.4.1993 dhe UKM nr.3 date 21.6.1993.

- Kemi kerkuar te administrohet dosja e K.RR.T nga rezulton se leja ka qene provizore, por kerkesa jone nuk eshte pranuar.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin perkates te anetarit Vladimir Metani,pasi degjoi perfaqesuesin e paditesave, av.Luan Hasani qe kerkoi

ndryshimin e vendimit te Gjykates se Apelit dhe kalimin e truallit paditesave, dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Korçe nr.109 date 6.4.2001, me te cilin

eshte vendosur rrezimi i padise dhe pranimi i kundrapadise duke ndryshuar vendimin nr.989 date 4.8.1995 te Komisionit te Pronave te Bashkise Korçe ne

65

Page 66: Nëntor 2002

piken 2/c te tij, eshte i pabazuar ne ligj dhe si i tille duhet te prishet.Nga aktet ka rezultuar si me poshte:Te ndjerit Guri Kicollari, trashegimlenesi i paditesave te kundrapaditur,

me vendim nr.989 date 4.8.1995 te K.K.K.Pronave, nder te tjera i eshte njohur pronesia dhe kthyer ne natyre nje siperfaqe trualli prej 1237m2. Ndersa te paditurit kundrapadites, me vendim nr. 83 date 12.8.1994 te K.RR.T. Korçe, i eshte dhene leje per ndertimin e nje pike spedicioni dhe tregetie me shumice.

Me padine ne gjykim, paditesat kane kerkuar detyrimin e te paditurit t’i njohe pronare mbi kete truall dhe t’ua ktheje ate, pasi pretendojne se kjo siperfaqe trualli, me pa te drejte dhe pa asnje titull pronesie posedohet nga i padituri, i cili ka bere ndertime te kundraligjshme mbi kete truall. Leja e ndertimit qe ka i padituri, sipas pretendimeve te padise eshte e paligjshme, pasi ajo eshte dhene pas daljes se ligjit nr.7698 date 15.4.1993 dhe mbi nje truall qe ka patur pretendime pronesie dhe, sipas Udhezimit te KM nr.3, trualli ne fjale per efekt te ligjit eshte konsideruar truall i lire nga ndertimet.

Me kundrapadine ne gjykim eshte kerkuar anullimi i vendimit te K.K.K.Pronave nr.989 date 4.8.1995, ne pjesen qe ka vendosur kthimin ne natyre te kesaj siperfaqe trualli. Si shkak i kundrapadise, pretendohet se trualli ne fjale, ne rrethanat kur i padituri ka marre leje ndertimi nga K.RR.T, para daljes se vendimit te K.K.K.Pronave dhe ka kryer punime ne zbatim te kesaj leje, duhet te konsiderohet truall i zene.

Gjykata e shkalles se pare Korce, pasi ka shqyrtuar çeshtjen, ka vendosur pranimin e padise duke u detyruar i padituri kundrapadites Piro Plasa t’u dorezoje trashegimtareve te Guri Kicollarit truallin me siperfaqe 1237m2 dhe rrezimin e kundrapadise duke lene ne fuqi vendimin nr.989 date 4.8.1995 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Korçe. Kjo gjykate nder te tjera arsyeton se leja e ndertimit te te paditurit eshte dhene pas hyrjes ne fuqi te ligjit nr.7698 date 15.4.1993 dhe duke patur pretendime pronesie per ate truall, ndaj duhet te konsiderohet e paligjshme.

Pas disa gjykimeve, Gjykata e Larte, me vendimin nr.846 date 14.6.2000, ka vendosur prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Korçe dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Korçe me tjeter trup gjykues, duke lene detyra per gjykaten ne rigjykim.

66

Page 67: Nëntor 2002

Gjykata e Apelit Korçe, pasi ka shqyrtuar çeshtjen, ka vendosur rrezimin e padise si te pabazuar ne prova dhe ne ligj dhe pranimin e kundrapadise duke ndryshuar vendimin nr.989 date 4.8.1995 te Komisionit te Pronave te Bashkise Korçe ne piken 2/c te tij, duke u vendosur kompensimi per siperfaqen prej 1237m2, ne nje nga format e parashikuara nga ligji. Kjo gjykate nder te tjera arsyeton se te gjitha ndertimet e kryera nga i padituri jane bere mbi bazen e nje leje te rregullt, konform rregullave te ligjit “Per Urbanistiken” dhe dalja e vendimit te K.K.K.Pronave pas nje viti nga miratimi i lejes se ndertimit, nuk mund te sjelle apriori pavlefshmeri te lejes se ndertimit dhe te veprimeve te kryera nga i padituri. Ne te tilla rrethana, ne baze te UKM nr.3 date 21.6.1993 pika 1 paragrafi I dhe II, trualli duhet te konsiderohet i zene dhe ish pronari duhet kompensuar.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se ky vendim eshte i pabazuar ne ligj.

Keshtu, ne kundershtim me nenin 486 te K.Pr.Civile, qe percakton se “Udhezimet dhe konkluzionet e Gjykates se Larte jane te detyrueshme per gjykaten qe rishqyrton çeshtjen”, megjithese vendimi i Gjykates se Larte, percakton qendrime te qarta ne lidhje me probleme te se drejtes, Gjykata e Apelit, mban qendrim krejt te kundert me kete vendim, duke bere interpretime ne kundershtim me ligjin nr.7698 date 15.4.1993 dhe UKM nr.3 date 21.6.1993.

Veç kesaj, ne kundershtim me nenin 493 te K.Pr.Civile, rezulton se prej gjykates se apelit ne rigjykim, nuk jane mbajtur parasysh detyrat e lena nga Gjykata e Larte, te cilat kane qene te detyrueshme per gjykaten qe rishqyrton çeshtjen.

Keshtu, ne rrethanat kur provohet se leja e ndertimit per te paditurin eshte miratuar pas hyrjes ne fuqi te ligjit nr.7698 date 15.4.1993 dhe para daljes se vendimit te K.K.K.Pronave qe u njeh dhe kthen pronen paditesave, eshte lene detyre nga Gjykata e Larte qe problemi te analizohet ne aspektin e marrjes se lejes se ndertimit prej te paditurit kundrapadites.

Mosrespektimi i ketyre detyrimeve nga gjykata e apelit, ka ndikuar ne zgjidhjen e drejte te çeshtjes dhe mosanalizimin e pretendimeve te paleve.

Ne rigjykim eshte e nevojshme te administrohet praktika e ndjekur ne miratimin e lejes se ndertimit te te paditurit dhe te analizohet ligjshmeria e ketij akti ne raport me ligjin nr.7693 date 6.4.1993 “Per Urbanistiken”, respektimi i detyrimeve dhe afateve ligjore te rrjedhura nga kjo leje, si dhe te analizohen keto elemente ne raport me ligjin nr.7698 date 15.4.1993 dhe UKM nr.3 date 21.6.1993, kuptimin dhe kriteret qe ato japin per siperfaqet qe do te konsiderohen te lira per efekt te kthimit te prones ish pronareve.

Vetem pasi rrethanat e pretenduara nga palet ne gjykim t’i nenshtrohen nje hetimi gjyqesor te plote dhe te gjithanshem, ne perputhje me ligjin dhe duke bere nje vleresim te provave dhe cilesim te sakte te fakteve qe lidhen me mosmarreveshjen ne shqyrtim ne raport me dispozitat e ligjit nr. 7698 date 15.4.1993 dhe UKM nr.3 date 21.6.1993, mund te arrihet ne nje perfundim te

67

Page 68: Nëntor 2002

drejte, te bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 germa “c” te

K.Pr.C.

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 109 date 6.4.2001 te Gjykates se Apelit Korçe

dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Korçe me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 7.11.2002

68

Page 69: Nëntor 2002

Nr 2063/622 i Regj. ThemeltarNr. 1067 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere prej

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarIrma Bala AnetareMetush Saraçi AnetarVladimir Metani Anetar

mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dt. 07.11.2002 çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proces:

PADITËSE: HENRIETA PAPADHIMITRI, banuese ne Tirane dhe e perfaqesuar ne gjykim nga Av. Haneme Bakia;

I PADITUR: TRANSALBANIA shpk, TIRANE dhe e perfaqesuar ne gjykim nga Av. Zana Hasko,

OBJEKTI: Shperblim demi nga marredhenia e punes;

Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr. 819, dt. 09.03.2001 ka vendosur:

Pranimin e kerkesepadise se paditeses;

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin e saj nr. 692, dt. 05.06.2001 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm;

Kunder vendimit ka paraqitur rekurs i padituri, i cili me pretendimin se:- gjykata ka zbatuar ligjin gabim, pasi veshtiresia ekonomike eshte nje

faktor objektiv qe ndikon ne shkurtimin e punonjesve. dhe se kjo perforcohet edhe nga fakti se jane shkurtuar 26 punonjes;

- kerkon prishjen e vendimit dhe rrezimin e kerkese padise.

69

Page 70: Nëntor 2002

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, degjoi

pretendimin e perfaqesueses se anes se paditur Av. Hasko, e cila kerkoi pranimin e rekursit d.m.th. prishjen e vendimit dhe rezimin e padise dhe perfaqesuesen e paditses Av. Bakia, e cila kerkoi lenien e vendimit ne fuqi. si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen

V E R E NSe rekursi i paraqitur nga ana e paditur nuk eshte i bazuar ne ligj dhe si i

tille nuk mundet te pranohet dhe per pasoje vendimi i gjykates duhet te lihet ne fuqi.

Paditesia ka qene ne marredhenie pune prane anes se paditur, marredhenie kjo e lindur nga kontrata e punes dt. 04.01.1999. Ne kete kontrate, palet pjesemarrese ne proces, kane pranuar detyrimet dhe te drejtat e tyre qe lindin nga marredhenia e punes. Ne Nenin 6 te saj eshte percaktuar edhe menyra e zgjidhjes dhe konkretisht (citim):

“Kontrata eshte me afat te papercaktuar dhe mund te prishet nga punedhenesi kur shkelen kushtet e kesaj kontrate dhe per rastet e parashikuara ne nenet 153/1 dhe 154/1 te Kodit te Punes. Nga punemarresi duke njoftuar minimalisht 30 dite perpara me shkrim punedhenesin.”

Ana e paditur me dt. 22.12.2000 me shkresen nr. 199 drejtuar paditeses, e njofton kete te fundit per zgjidhjen e kontrates se punes me efekt te menjehershem (neni 144 pika 1 e ligjit nr. 7961 dt. 12.07.1995).

Me pas dhe konkretisht me dt. 03.01.2001 me shkresen nr. 2 te anes se paditur (lenda: zgjidhje perfundimtare e kontrates se punes) njoftohet paditesia per zgjidhjen me efekt te menjehershem te kontrates se punes.

Kunder vendimit te mesiperm paditesia ju drejtua organit gjyqesor.

70

Page 71: Nëntor 2002

Marredhenia e punes per nga natyra e saj eshte nje marredhenie juridike (e vazhdueshme) detyrimi. Keshtu Neni 419 i K.C. e percakton detyrimin si “nje marredhenie juridike me anen e se ciles nje person detyrohet te jape dicka ose te kryeje apo te mos kryeje nje veprim te caktuar ne dobi te nje personi tjeter, i cili ka, gjithashtu te drejte te kerkoje t`i jepet diçka, ose te kryhet apo te mos kryhet veprimi”. Te njenjtin kuptim ka edhe marredhenia juridike e punes, e cila per shkak te karakterit te saj juridiko personal ka disa veçori nga marredheniet e tjera juridike te detyrimit. Keshtu ne baze te ligjes marredhenia juridike e punes “eshte nje marredhenie me ane te se ciles njera pale dhe konkretisht “punemarresi merr persiper te ofroje sherbimet e tij per nje kohezgjatje te caktuar ose te pacaktuar, ne kuadrin e organizimit dhe te urdherave te nje personi tjeter, te quajtur punedhenes dhe ky i fundit (pala tjeter) merr persiper te paguaje nje shperblim” (Neni 12 i Ligjit nr.7961 dt. 12.07.1995 Kodi i Punes i RPSH). Pra edhe per zgjidhjen e saj veprojne parimisht te njenjtat arsye zgjidhje si per te gjitha marredheniet e tjera juridike te detyrimit.

Zgjidhja e kontrates se punes eshte shprehje e vullnetit te njeres pale, ne menyre te njeanshme dhe e detyrueshme per njoftim pales tjeter, ne nje forme dhe duke respektuar afate te caktuara juridike, nepermjet se ciles zgjidhet marredhenia e punes per te ardhmen (ex nunc).

Ne vartesi te ketij kuptimi ligja ka percaktuar dy menyra te zgjidhjes se saj, ate normale (qe respekton afatet e percaktuara shprehimisht ne ligj) dhe ate te jashtezakonshme, qe quhet zgjidhje e kontrates me efekt te menjehershem dmth. pa respektuar afatin e njoftimit. Ne rastin konkret ana e paditur ka pretenduar se ndodhemi para nje rasti te tille, pra se ajo e ka zgjidhur kontraten e punes me paditesen per shkaqe te arsyeshme.

Kodi i Punes ne Nenin 153 § 2 ka percaktuar si shkaqe te arsyeshme “te gjitha rrethanat, qe objektivisht nuk lejojne t’i kerkohet atij qe ka zgjidhur kontraten vazhdimi i marredhenies se punes”.

Percaktimi i “shkakut te arsyeshem” ne kuptimin juridik do te thote qe si punedhenesi edhe punemarresi te respektojne ne teresi interesat e marredhenies se punes te lidhur ndermjet tyre nen parimin e besimit dhe besnikerise ndaj njeri tjetrit, si parim i rendesishem i marredhenies juridike te detyrimit (Nenet 704, 698, 674, 422 te KC). Ne kete kuptim, nje shkak i arsyeshem mundet te qendroje atehere kur punedhenesi ne nje rast te veçante megjithese ka marre ne konsiderate te gjitha rrethanat veç e veç dhe ka vleresuar drejt interesat e te dy paleve kontraktuese, arrin ne perfundimin se vazhdimi i marredhenies se punes deri ne perfundimin e afatit te zakonshem te pushimit, ose ne afatin e percaktuar prej tyre, eshte i papershtatshem. Zgjidhja e jashtezakonshme e marredhenies se punes eshte nje ultima ratio.

Si shkak i arsyeshem konsiderohet para se gjithash shkelja e rende e kontrates, e cila konkretisht ushtron nje ndikim te keq mbi marredhenien e

71

Page 72: Nëntor 2002

punes (Neni 153 § 3). Keshtu zgjidhja e menjehersheme e kontrates se punes (pa afat) mundet te jete legjitim nese interesi i punedhenesit, nga qendrimi i punemarresit ne nje nga fushat e marredhenies se punes demtohet ne ate shkalle, sa ne veshtrim te interesave te perbashketa vazhdimesia e marredhenies se punes per te eshte e papranueshme. p.sh. qendrim i keq ne pune, paaftesi ne detyre, qendrim fyes ndaj kolegeve, etj.

Ana e paditur ka pretenduar si shkak te arsyeshem, faktin se “eshte situata e keqe tregetare ne vazhdimesi, mos ekzistenca e metejshme e bisnesit dhe situata ne ekstrem e keqe me agjensite kufitare” per permiresimin e se ciles ajo duhej te zgjidhe marredhenien e punes me paditesen. Barra e proves ne kete rast i takon anes se paditur. Ajo duhet te provoje ekzistencen e nje shkaku, qenia e te cilit e detyron ate te mos prese afatin ligjor por te nderprese menjehere marredhenien e punes. Po ashtu ajo duhet te provonte se sa ndikon nje veprim i tille ne aktivitetin e saj dhe ne cenimin e interesave te pales tjeter. Nje rast te tille ana e paditur nuk e ka provuar dhe me te drejte gjykata ja ka rrezuar.

Duke analizuar me tej pretendimet e anes se paditur konstatohet se nuk jemi para nje shkaku te arsyeshem, per pasoje nuk legjitimohet nderprerja e menjehersheme e marredhenies se punes me paditesen.

Ne rrethanat e mesiperme Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i gjykates se apelit duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar edhe ne nenin 485 § a te

K.Pr.C.

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 629, dt. 05.06.2001 te Gjykates se Apelit

Tirane.

Tirane, me 07.11.2002.

MENDIMI I PAKICËSNuk jemi dakord me menyren e zgjidhjes se ceshtjes nga shumica.Shumica ne vendim pranon se ana e paditur ka pretenduar si shkak te

arsyeshem per zgjidhjen e menjehershme te kontrates se punes me paditesen faktin e situates se keqe tregtare ne vazhdimesi, mos ecurine e metejshme te biznesit dhe situaten e keqe ne ekstrem me agjensite kufitare dhe per

72

Page 73: Nëntor 2002

permiresimin e gjendjes apo ka vendosur te zgjidhe kontraten e punes me paditesen.

Ndryshe nga cfare pranon shumica, per shkakun e mesiperm pala e paditur nuk ka larguar nga puna vetem paditesen, por ka bere nje pakesim masiv te personelit (shkurtim organike) duke larguar nga puna 20 vete.

Shumica arsyeton se pala e paditur kishte barren e proves te provonte shkakun ligjor per nderprerjen e kontrates se punes me paditesen, gje qe nuk e ka bere, prandaj padia e saj eshte pranuar me te drejte.

Lidhur me kete arsyetim pakica eshte e mendimit se ai nuk qendron . Shkaku i paraqitur nga pala e paditur dhe i provuar prej saj gjate gjykimit eshte shkak i arsyeshem, sepse perben nje rrethane qe objektivisht nuk lejonte vazhdimin e metejshem te marredhenieve te punes jo vetem me paditesen, por edhe me nje numer te konsiderueshem personash te tjere punemarres (neni 153/2 i Kodit te Punes). Largimi nga puna eshte bere per arsye ekonomike, teknike dhe te organizimit te punes.

I takonte paditeses barra e proves te provonte te kunderten e shkakut te paraqitur nga pala e paditur si shkak i perligjur i karakterit objektiv. Paditesja gjate gjykimit nuk ka provuar se pala e paditur e ka bere largimin e saj nga puna jo nisur nga shkaku objektiv i lartpermendur, por nisur nga ndonje shkak tjeter jo objektiv, i paperligjur, i paarsyeshem dhe i pamotivuar.

Ne keto rrethane paditesia kishte te drejte te perfitonte vetem shperblimin per vjetersine ne pune.

Vladimir Metani Thimjo Kondi

73

Page 74: Nëntor 2002

Nr. 1944/508 i Regj. ThemeltarNr. 1110 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareZamir Poda AnetarYlvi Myrtja AnetarEvgjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 22.10.2002 dhe 19.11.2002 e mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: RAMADAN KREKA, ne mungese

E PADITUR: DITURI AGO (KREKA), ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Pjestim i pasurisë bashkëshortore

Baza Ligjore: Nenet 207 e 87 të Kodit Civil dhe nenet 369-374 të K.Pr.C.

Gjykata e shkallës së parë Elbasan me vendimin nr.1575, date 22.12.2000 ka vendosur:

Pjestimin e apartamentit të përbërë nga një dhomë, një guzhinë e truall në pallatin 108/2, të ndodhur në lagjen “29 Nëntori” Elbasan, për të cilën është lejuar pjesëtimi në fazën e pare të gjykimit midis palëve ndërgjyqëse Ramadan Kreka e Dituri Ago në këtë mënyrë:E paditura Dituri të marrë në natyrë apartamentin, duke u detyruar t’i paguajë paditësit pjesën e tij në vlerë në masën 556 154 lekë.

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.134, date 27.03.2001 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.1575, date 22.12.2000 të gjykatës së rrethit Elbasan.

74

Page 75: Nëntor 2002

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs paditësi, i cili parashtron këto shkaqe për prishjen e vendimeve dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim:

- Padia jonë është mbështetur ne nenin 207 të Kodit Civil dhe në nenin 369 të Kodit të Procedurës Civile dhe jo në nenin 373 të K.Pr.Civile ku eshte bazuar gjykata. Ky nen aplikohet nga gjykata vetem ne rast se kemi ndarje në natyrë në mënyrë të barabartë të pronës dhe jo në rastin tonë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Perikli Zaharia, dhe si bisedoi ceshtjen

ne tërësi,

V Ë R E NVendimi i Gjykatës se Apelit Durrës, i cili ka lënë në fuqi vendimin e

Gjykates se shkallës se parë Elbasan është rrjedhojë e zbatimit të keq dhe mosrepektimit të ligjit material e atij procedurial, prandaj duhet te prishet.

Rezulton se, palët ndërgjyqëse kanë qenë bashkëshortë. Në në vitin 1999 është zgjidhur martesa midis tyre, duke ju lënë fëmija e lindur nga martesa për edukim paditësit.

Paditësi ka kërkuar pjestimin e pasurisë bashkëshortore, një apartament 1+1, të ndodhur në pallatin nr.108/2, Lagja “28 Nentori” Elbasan dhe me vendim të fazës së parë të pjestimit, i cili ka marre formë të prerë, është vendour lejimi i pjesëtimit të objektit midis palëve ndërgjyqëse në raportin 50% secili.

Në fazën e dytë të pjestimit, gjykata e shkalles se pare ka thirrur ekspert, për të përcaktuar mundësinë e ndarjes së apartamenit, objekt gjykimi, si dhe vlerën e tij.

Sipas akt ekspertimit, te pranuar nga gjykata, zgjidhja funksionale e planimetrise se apartamentit ne kompleks me apartamentin (banesen) ne bashkepronesi, siperfaqja minimale e shfrytezimit te tij nen normat minimale aktuale te strehimit, vendosja dhe kondicionet urbanistike dhe arkitektonike te vete apartamentit, nuk krijojne asnje mundesi per ndarjen e tij (apartamentit) ne natyre, keshtu ai nuk mund te ndahet sepse demtohet qellimi perkates i tij.

Ne keto kushte gjykata e shkallës së parë ka vendosur lënien e apartamentit të paditurës, duke e detyruar t’i shpërblejë paditësit gjysmën e vlerës së tij. Me arsyetimin se, të dy ndërgjyqësit kane nga një fëmijë në ngarkim (e paditura nga martesa e pare) dhe duke qenë në kushte të përafërta ka hedhur ne short se cilit duhej t’i lihej apartamenti.

Pra, megjithese gjykata ka konkluduar se, apartamenti nuk mund te ndahet ne natyre midis paleve ndergjygjese, gabimisht ka zbatuar nenin 373 të Kodit të Procedures Civile. Kujtojme se, kjo dispozite zbatohet kur sendi mund te ndahet ne natyre dhe pjeset ndahen ne menyre te barabarte.

75

Page 76: Nëntor 2002

Ne te kunderten, ne rastin ne gjykim gjykata duhej te zbatonte nenin 207, paragrafi i fundit i Kodit Civil. Sipas kesaj dispozite, kur sendi që nuk mund të ndahet në natyrë, është shtëpi banimi, gjykata ia lë në pjesë, atij nga bashkepronaret që banon në atë shtëpi ose ka nevojë më shumë se të tjerët për atë sipërfaqe banimi.

Mosrespektimi i kesaj dispozite ligjore dhe per rrjedhoje mosmbajtja parasysh e kerkesave te saj, ka bere qe gjykata te mos orientohet drejt ne zgjidhjen e çeshtjes.

Prandaj, ne rishqyrtimin e saj gjykata duhet te perqendroje hetimin gjyqesor ne drejtimin qe orienton dispozita e mesiperme.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c të K.Pr.Civile

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.134, date 27.03.2001 të Gjykatës së Apelit Durrës

dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit Durrrës, me tjetër trup gjykues.

Tirane, me 19.11.2002

76

Page 77: Nëntor 2002

Nr. 2230/779 i Regj. Themeltar.Nr. 1111 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesEvgjeni Sinoimeri AnetareZamir Poda AnetarYlvi Myrtja AnetarValentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 19.11.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2230/779 qe i perket:

PADITËS: JORGJETA CACI

I PADITUR: SHOQERIA “KAM INTERNACIONAL” sh.p.k. TIRANE

OBJEKTI I PADISË:Shperblim i pages per nje vit.

Baza Ligjore: Neni 146 i K.Punes.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr. 4156 date 26.12.2000 ka vendosur:

Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.558, date 09.05.2001 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr. 4156 date 26.12.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane duke detyruar palen e paditur te demshperbleje paditesen me pagen e nje viti.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ka bere rekurs pala e paditur Shoqeria “Kam Internacional” Sh.P.K. Tirane, e cila kerkon prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane nr. 558 date 09.05.2001 dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane duke parashtruar keto shkaqe:

77

Page 78: Nëntor 2002

- Paditesja eshte larguar nga puna pasi me date 13.06.2000 braktisi vendin e punes, zgjidhja e kontrates eshte bere ne perputhje me kontraten e punes te firmosur nga te dy palet.

- Pala paditese nuk ka paraqitur asnje prove per te vertetuar te kunderten e asaj qe ka pretenduar pala e paditur dhe gjykata ne kete rast ka vepruar ne kundershtim me nenin 12 te K.Pr.Civile.

- Nga ana e gjykates se apelit eshte interpretuar gabim neni 235/1 i K.Pr.Civile.

- U provua gjate gjykimit qe paditesja nuk eshte urdheruar qe te kryente detyren e agjentit te nje shoqerie tjeter.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili dhe pasi e bisedoi

ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NGjykata e apelit ka respektuar dhe zbatuar drejt ligjin e per rrjedhoje

vendimi i dhene prej saj eshte i drejte.Paditesja Jorgjeta Caci, ka qene ne marredhenie pune prane anes se

paditur Shoqerise “Kam Internacional” sh.p.k me qender ne Tirane qe ne vitin 1996, por me daten 03.01.2000 ka lidhur kontrate per nje kohe zgjatje te caktuar pune prej dy vjetesh. Kohezgjatja ne kontrate eshte percaktuar me saktesi nga palet, konkretisht ne nenin 2, te saj.

Ne kontrate eshte percaktuar sakte se e punesuara do te punoje ne profesionin e axhentes, duke kryer detyrat e caktuara per vendin e punes per mbarevajtjen dhe ecurine e agjensise.

Ne kontrate gjithashtu eshte parashikuar se zgjidhja e kontrates mund te kerkohet prej se ciles pale, por duke pasur detyrimin e sejciles pale qe te paraqese me shkrim kerkesen pales tjeter te pakten nje muaj perpara.

Ana e paditur sipas kushteve te percaktuara ne kontrate per kater raste, mund te zgjidhte kontraten ne menyre te menjehereshme dhe pa paralajmerim.

Ana e paditur i ka kerkuar paditeses te kryente detyren e axhentes ne Aeroportin e Rinasit per llogari te Shoqerise Ajrore “Turkish Airlines”. Paditesja duke e konsideruar kete detyrim ne kundershtim me detyren e saj, ka kerkuar te specifikoheshin detyrat e caktuara per vendin e punes se saj, arsye qe ka sherbyer si shkak per zgjidhjen e kontrates prej anes se paditur ne menyre te menjehereshme dhe pa paralajmerim.

Nga sa eshte pranuar nga gjykata e apelit, çka ka rezultuar dhe gjate gjykimit, largimi i paditeses nga puna per rrethanat e siperme, me te drejte nuk eshte konsideruar i ligjshem. Per rrjedhoje dhe zgjidhja e menjehereshme e kontrates se punes eshte jo ligjore.

78

Page 79: Nëntor 2002

Eshte e drejte kushtetuese, qe te punesuarit te kene te drejten e mbrojtjes shoqerore te punes. Ne rastin konkret nuk ka asnje veprim te kunderligjshem, ne kerkimet e paditeses per te konkretizuar detyrimet e saj, qe rrjedhin nga marredheniet e punes me anen e paditur.

Persa siper me te drejte gjykata ka vendosur detyrimin e anes se paditur per demshperblimin e paditeses ne shumen e pages per nje vit pune. Ne percaktimin e ketij detyrimi, gjykata ka pasur parasysh rrethanat ne teresi, permbajtjen e kontrates se lidhur midis paleve, detyrimet reciproke, afatin, kryerjen e detyres prej paditeses, mosrespektimin e te drejtave dhe detyrimeve per zgjidhjen e kontrates.

Persa siper konkludohet se ana e paditur ne rekurs nuk ka parashtruar asnje prej shkaqeve ligjore te parashikuara nga neni 472 i K.Pr.Civile, qe mund te conin ne cenimin e vendimit. Ana e paditur ka parashtruar vetem pretendime qe lidhen me vleresimin e provave te bera prej gjykates se apelit, pa paraqitur argumentet ligjore perkatese.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 480/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 558, date 09.05.2001 te Gjykates se Apelit

Tirane.

Tirane, me 19.11.2002

79

Page 80: Nëntor 2002

Nr. 1902 i Regj. ThemeltarNr. 1112 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil te Gjykates se Larte, i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarZamir Poda AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareValentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 19.11.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.1902/467 me pale :

PADITËS: PARKU I TRANSPORTIT URBAN TE UDHETAREVE, TIRANE.

I PADITUR: ROLAND GEGA

OBJEKTI I PADISË:Detyrimi i te paditurit

per te paguar shumen prej 315.405 leke, vlera e 7009 litrave gazoil te padorezuar.

Detyrimi i te paditurit per te paguar fitimin e munguar sipas interesave bankare per periudhen 11.11.1998 dhe ne vazhdim.

Baza Ligjore: Neni 608 dhe 640 i K.Civil

Gjykata e shkalles se pare Tirane me vendimin Nr.711, date 20.03.2000 ka vendosur :

Rrezimin e padise .

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin Nr.1081, date 09.11.2000 ka vendosur :

Ndryshimin e vendimit Nr.711 date 20.03.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane .Pranimin e padise duke detyruar te paditurin Roland Gega t’i paguaje pales paditese Parkut te Transportit Urban te Udhetareve Tirane shumen prej 315.405 leke.

80

Page 81: Nëntor 2002

Kunder vendimit te Gjykates se apelit ka ushtruar rekurs pala e paditur, Roland Gega, e cila kerkon prishjen e vendimit dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne gjykaten e shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe :

- Mosdorezimi i mallit ne destinacion ka ndodhur per shkaqe madhore, pasi malli dhe mjeti me eshte grabitur nga persona te armatosur.

- Legjitimimi pasiv ne kete gjykim eshte i gabuar. Si i paditur duhej thirrur transportuesi dhe jo une. Gjykata duhej te kishte bere zevendesimin procedurial.

- Vendimet jane rezultat i nje hetimi gjyqesor te ceket. Ne te dy gjykatat na u mohua e drejta te paraqesim prova .

- Mbeshtetja e vendimeve gjyqesore ne vendimin e pushimit te ceshtjes nga Prokuroria, perben zbatim te gabuar te ligjit.Me kete rast eshte zbatuar gabim parimi i prezumimit te pafajsise ne procesin penal,ne gjykimin civil.

KOLEGJI I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili avokatin e pales paditese Av. i shtetit Kosta Gazeli i cili kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim dhe si shqyrtoi aktet ne teresi,

V Ë R E N Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane si dhe vendimi i Gjykates se

shkalles se pare Tirane, megjithese eshte i ndryshuar me vendimin e gjykates se apelit, nuk jane te bazuar ne ligj, pasi prej gjykatave jane lejuar shkelje te renda te normave proceduriale. Konkretisht gjykatat kane lejuar shkelje te pikes “d” te nenit 467 te K.Pr.Civile, pasi kane shqyrtuar ceshtjen ne nje kohe kur nuk ishte formuar drejt ndergjyqesia.

Ana paditese Parku i Transportit Urban te Udhetareve Tirane, kane paditur Roland Gegen, duke kerkuar detyrimin e tij per t’i paguar shumen prej 315.405 leke vlere e 7009 litra gazoil te padorezuara.

Pavaresisht nga menyra e zgjidhjes se mosmarreveshjes, gjykatat kane lejuar shkelje te normave proceduriale, pasi nuk ka qene formuar drejt ndergjyqesia.

Sikurse ka parashtruar ne kerkese padi, ana paditese ne daten 12.12.1997, ka lidhur kontrate per transportin e karburantit me tender fituesin Metali Bisha. Ky i fundit ka autorizuar te paditurin Roland Gega, per te kryer veprimet e transportit te karburantit nga pika e furnizimit, prane Deges se Karburantit Tirane, ne drejtim te parkut te anes paditese.

Ne flete daljen nr.3394, date 11.11.1998, i padituri ka terhequr nga Dega e Karburantit Tirane, sasine prej 7009 litra gazoil dhe nuk e ka sjelle prane anes paditese, prandaj dhe ana paditese ka paraqitur kerkese padine perkatese.

Sikurse rezulton nga sa parashtron vete ana paditese si dhe nga

81

Page 82: Nëntor 2002

materialet e ceshtjes, ana paditese marredheniet kontraktore per transportimin e mallit i ka lidhur me tender fituesin Metali Bisha. Te drejtat dhe detyrimet e paleve jane percaktuar ne kontraten e lidhur midis anes paditese dhe Metali Bishes, ne daten 02.12.1997.

Sipas nenit 8 te kesaj kontrate problemet e mundeshme qe lindin gjate zbatimit te kontrates, palet do te perpiqen t’i zgjidhin me mirekuptim ndermjet tyre ne te kundert do t’i drejtohen Gjykates se Rrethit Tirane.

Nga sa u parashtrua me siper del qarte se personi i cili i detyrohet anes paditese per zbatimin e kontrates eshte Metali Bisha dhe jo i padituri Roland Gega, i cili ne fakt ka hyre ne marredhenie juridike civile me Metali Bishen dhe te drejtat dhe detyrimet e tij juridike civile jane te lidhura me Metali Bishen.

Persa siper ne zbatim te nenit 184 te K.Pr.Civile, gjykata duhet te kerkonte prej anes paditese formimin drejt te ndergjyqesise duke thirrur te paditur Metali Bishen dhe vetem ne kete rast do t’i jepej nje zgjidhje e drejte ligjore ceshtjes.

PËR KËTO ARSYE

Keshilli gjyqesor i Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/”ç” te K.Pr.Civile.

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 1081 date 09.11.2000 te Gjykates se Apelit

Tirane dhe vendimit nr.711, date 20.03.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Tirane me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 19.11.2002

82

Page 83: Nëntor 2002

Nr. 2378/953 i Regj. ThemeltarNr. 1113 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil te Gjykates se Larte, i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarZamir Poda Anetar Evgjeni Sinoimeri Anetare Valentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 19.11.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2378/953 me pale :

PADITËS SYRI LEZHA

SABIJE LEZHA

SERVETE PIRANI

TË PADITUR K.K.K.PRONAVE

DRITA HACKAJ

PERSON I TRETË FERIT DANI

OBJEKTI I PADISË

Anullimin e pjesshem te vendimit Nr.240, date 02.09.1998 te K.K.K.Pronave Lezhe

per siperfaqen 6 dylym toke.Njohjen per 6 dylym toke paditesave.

Baza ligjore: Ligji Nr.7698, date 21.04.1993.

Gjykata e Shkalles se Pare Lezhe me vendimin Nr.4, date 15.01.2001 ka vendosur:

Pranimin e padise .Anullimin e pjesshem te vendimit te KKK te Pronave te Rrethit Lezhe Nr. 240, date 08.09.1998 per siperfaqen prej 6 dylym toke.

83

Page 84: Nëntor 2002

Njohjen e pronesise para vitit 1945 te Sali Lezhes (trashegimlenes i pales paditese) per token me siperfaqe 6 dylym.

Gjykata e Apelit Shkoder me vendimin Nr. 150 date 29.05.2001 ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit Nr. 4 date 15.01.2001 te Gjykates se Shkalles se Pare Lezhe ne te gjitha pjeset e tij me ndryshimin e kufitareve te siperfaqes 6 dylym si me poshte:Veriu dhe jugu trashegimtaret e Shaban Zenelit (Drita Hackaj), lindja Galo Lezha, perendimi rruga Lezhe-Ishull.

Kunder vendimit te gjykates ka ushtruar rekurs pala e paditur Drita Hackaj, e cila kerkon prishjen e vendimit duke parashtruar keto shkaqe:

1. Pala paditese ka kundershtuar vendimin Nr.240, date 08.09.1998 te KKK te Pronave qe i ka njohur pronesine pales se paditur ne vend qe te kundershtonte vendimin Nr. 416 date 08.11.2000 te KKK te Pronave qe nuk ju ka njohur pronesin atyre.2. Gjykata ne dhenien e vendimit nuk ka patur parasysh vendimin Nr. 416 date 08.11.2000 si dhe vendimin e vertetimit te faktit Nr. 299 date 30.05.1995.3. Po keshtu nga ana e Gjykates nuk eshte patur parasysh fakti qe Syri Lezha nuk ka patur prone dhe qe del nga akti i pjestimit te pasurise te vitit 1944.4. Gjykata ka vendosur kufitar te prones ne kundershtim me kufitaret qe ka vendosur vete pala paditese.5. Gjykatat ne menyre te hapur kane dhene nje vendim te pabazuar ne prova.

KOLEGJI I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokatin e pales

paditese Kirov Babliku qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe si shqyrtoi aktet ne teresi,

V Ë R E NVendimi i gjykates se apelit nuk eshte i bazuar ne ligj e per rrjedhoje ai

duhet te prishet dhe ceshtja t’i kthehet per rigjykim asaj gjykate.Paditesat Syri Lezha etj. kane paditur Komisionin per Kthimin e

Kompesimin e Pronave te rrethit Lezhe e Drita Hackaj duke thirrur si person te trete Ferit Danin, e kane kerkuar anullimin e pjesshem te vendimit nr. 240 date 02.09.1998 te Komisionit per Kthimin e Kompesimin e Pronave Lezhe per siperfaqen prej 6 dynym toke.

Gjykata e shkalles se pare Lezhe ka vendosur pranimin e padise, vendim i cili eshte lene ne fuqi prej gjykates se apelit, por duke ndryshuar

84

Page 85: Nëntor 2002

kufitaret e prones.Vendimi i gjykates nuk eshte i ligjshem per arsye se vendimi duhet te

permbaje bazen ligjore ne te cilen bazohet zgjidhja e mosmarreveshjes, analizen e provave dhe menyren e zgjidhjes se saj.

Gjithashtu ne gjykimin e nje mosmarreveshjeje sipas nenit 12 te K.Pr.Civile pala qe pretendon nje te drejte, ka detyrimin qe ne perputhje me ligjin te provoje faktet mbi te cilat bazon pretendimin e saj.

Gjykata e apelit ne arsyetimin e vendimit nuk ka pasur parasysh kerkesat e siperme ligjore dhe ka vleresuar si prova vendimet per vertetimet e fakteve juridike te marra prej seciles pale per efekt te vertetimit te pretendimeve te tyre te qenies si ish pronare te tokave bujqesore perkatese. Vendimet per vertetimin juridik te faktit te qenies pronare kane karakter deklarativ dhe ato sjellin pasoja per palen ne favor te se ciles merren derisa nuk kundershtohen nga te tjeret. Ne rast se kundershtohet mosmarreveshja midis paleve zgjidhet ne themel.

Ne zgjidhjen e ceshtjes ne themel gjykata eshte bazuar ne nje akt ekspertimi, sipas te cilit rezulton se ekspertet kane percaktuar vendndodhjen e siperfaqes se tokes mbi bazen e vendimeve te gjykates, sipas te cilave rezulton se ka mbivendosje dhe pa parashtruar asnje lloj argumenti ligjor e ka konsideruar kerkesen e paditesave ligjore e percaktuar si kufitare kufitaret e pranuar ne vendimin gjyqesor.

Ky konkluzion nuk eshte i drejte.Gjykata per zgjidhjen drejt te ceshtjes ne baze te nenit 223 te Kodit te

Procedures Civile mund te urdheronte marrjen e provave tek te tretet, si ne rastin konkret te administroheshin regjistrat perkates te Zyres se Kadastres per te percaktuar drejt perkatesine e pronesise dhe mbi bazen e ketij dokumentacioni ekspertet te percaktonin ne rast se do te lindte e nevojshme vendndodhjen e pronave. Mendimi i eksperteve eshte i detyrueshem vetem ne rast se ne pikpamje ligjore palet vertetojne se kane qene ish pronare te tokes bujqesore qe perfitojne nga zbatimi i ligjit nr.7699, date 21.04.1993 “Per kompesimin ne vlere te ish pronareve te tokes bujqesore”. Ne rast se do te konkludohet per faktin e qenies pronar te paditesit pas nje procesi te rregullt ligjor, gjykata duhet te shprehet per menyren e kompensimit, pasi ne fakt te gjitha palet ne pretendimet e tyre parashtrojne kthim ne natyre.

Nisur nga sa siper rezulton se vendimi nuk gjen mbeshtetje ligjore e per rrjedhoje ka vend per prishjen e tij dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim.

Ne rigjykim gjykata duhet te filloje nje proces te rregullt ligjor, persa i perket procesit te te provuarit dhe mandej ne menyre argumentuese te konkludoje per pranimin ose jo te kerkese padise.

Gjykata e apelit ne zbatim te nenit 465 te K.Pr. Civile edhe kryesisht perserit teresisht ose pjeserisht hetimin gjyqesor, cka krijon mundesi juridike edhe per marrjen e provave te reja.

85

Page 86: Nëntor 2002

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te Kodit te

Procedures Civile.

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 150 date 29.5.2001 te Gjykates se Apelit

Shkoder dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim po ne Gjykaten e Apelit Shkoder me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 19.11.2001

86

Page 87: Nëntor 2002

Nr 2056/615 i Regj ThemeltarNr. 1115 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareZamir Poda AnetarYlvi Myrtja AnetarEvgjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 19.11.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2056/615 qe i perket:

PADITES: ILJAZ FISHEKU

I PADITUR: SH.A- INSIG, DEGA FIER.

OBJEKTI: Shperblim demi.

Baza Ligjore: Neni 1113 K.Civil, neni 153 K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Fier, me vendim nr. 1236 date 24.11.2000 ka vendosur:

Pranimin e kerkese padise. Detyrimin e pales se paditur te demshperbleje automjetin “FIAT” me targe FR 7152 A, per demin e pesuar ne vlere 980.000 leke.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendim nr. 284 date 22.5.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr. 1236, dt. 24.11.2000 te Gjykates se Rrethit Fier.

Ndaj vendimit te Gjykates se Apelit Vlore ka paraqitur rekurs pala e paditur I.N.S.I.G sh.a Dega Fier, e cila kerkon prishjen e te dy vendimeve duke parashtruar keto shkaqe:

87

Page 88: Nëntor 2002

- Fajtor ne ardhjen e aksidentit ka qene mjeti i paditesit . Kete fakt e argumentuam me prova ne dy shkallet e gjykimit. Procesverbali i mbajtur nga policia ne momentin e ngjarjes nuk pasqyron realitetin mbasi gjurmet e lena ne aksident flasin per te kunderten e pasqyruar ne procesverbalin perkates.

- Edhe po te gjykohet me versionin e paraqitur nga policia perseri fajtor ne shkaktimin e aksidentit eshte automjeti i paditesit.

- Ne gjykimin ne Apel kemi paraqitur ekspertizen e kryer nga ekspertet tane por gjykata padrejtesisht nuk e konsideroi prove.

- Vleresimi i demit nga eksperti i caktuar ne gjykim eshte bere apriori mbasi ne momentin e kryerjes se ekspertimit mjeti ishte riparuar.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Evgjeni Sinoimeri, avokatin e shtetit

Delo Isufi, i cili kerkoi prishjen e dy vendimeve te gjykatave dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Rrethit Fier dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi:

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Vlore, nr. 284 date 22.05.2001 i cili ka lene

ne fuqi vendimin nr. 1236 date 24.12.2000, eshte rezultat i zbatimit te gabuar te ligjit material, e per rrjedhoje ai duhet te prishet dhe ceshtja te dergohet per rigjykim prane asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se, paditesi Iljaz Fisheku, me cilesine e pronarit te automjetit tip kamjon i markes “Fiat” me targe FR 7152A, ka kerkuar prej pales se paditur I.N.S.I.G Dega Fier, shperblimin e demit qe ky mjet ka pesuar gjate perplasjes me automjetin me targe FR 1941A, te drejtuar nga Agron Xhindi, ne rrugen Fier - Berat. Paditesi ka pretenduar se, demi ka ardhe per faj te mjetit tjeter (sikunder shenohet ne procesverbalin e mbajtur prej policise rrugore) prandaj dhe nisur nga kontrata e sigurimit te mjetit qe ai ka me palen e paditur kjo e fundit duhet ti shperbleje demin .

Paditesi kerkimin e tij per shperblimin e demit e ka bazuar ne nenet 1113 e vijues te Kodit Civil dhe po mbi keto dispozita jane mbeshtetur dhe te dyja gjykatat ne arritjen e konkluzioneve te tyre.

Mbeshtetja ne dispozitat e mesiperme bie ndesh me nenin 1133 te Kodit Civil, i cili sanksionon: ”Dispozitat e ketij kreu nuk shtrihen mbi sigurimin e detyrueshem i cili rregullohet nga dispozita te vecanta…”. Nga sa me siper rezulton se edhe pse ne vetvete kemi te bejme me nje kontrate sigurimi e cila gjen rregullim ligjor ne nenet 1113-1133 te Kodit Civil, duke qene se vete ligjvenesi sigurimit te detyrueshem te mjeteve motorike i ka bere nje rregullim te posacem ne ligjin “Per sigurimin e detyrueshem te mbajtesve te mjeteve motorike per pergjegjesine ndaj paleve te treta” duhen zbatuar pikerisht dispozitat e ketij te fundit.88

Page 89: Nëntor 2002

Qe paditesi te jete subjekt i ligjit te mesiperm duhet se pari qe ai te kete lidhur kontrate sigurimi me palen e paditur. Gjykata ka administruar ne dosjen gjyqesore nje kontrate me numur serie 0382195 dhe date leshimi 23.09.1998 e cila eshte nje fotokopje e pa vertetuar sipas rregullave. Qe kjo kontrate te kete fuqine provuese te nje dokumenti origjinal duhet te kihen parasysh kerkesat e nenit 251 te K.Pr.Civile sipas te cilit ”Kopjet e shkresave kur saktesia e tyre vertetohet nga personi kompetent kane te njejten fuqi provuese me origjinalin”.

Ne rigjykim gjykata duhet te administroje kontraten origjinale ose ate qe ligjerisht merr fuqine e origjinales. Nese vertet do te ekzistoje nje kontrate si ajo e administruar ne dosje duhet te kihet parasysh se ajo eshte e lidhur nga personi prej te cilit paditesi ka blere mjetin. Nisur nga kjo gjykata lidhur me percaktimin e vleres se mjetit nuk duhet te administroje kontraten me te cilen paditesi ka blere mjetin pasi ajo i pergjigjet nje periudhe te mevoneshme nga kontrata e lidhur me palen e paditur dhe pikerisht muajit Janar 1999, por duhet te hetoje ne lidhje me vleren e mjetit ne kohen e sigurimit e cila lidhet dhe me kufirin maksimal me te cilin pala e paditur duhet te shperbleje.

Vec sa me siper nga materialet rezulton se pala e paditur vazhdimisht ka patur kontestime lidhur me percaktimin e fajesise ne kryerjen e aksidentit duke e lidhur kete fajesi me paditesin. Per sqarimin e ceshtjes duke qene se ka patur nevoje per njohuri te posacme eshte thirrur nga Gjykata e Rrethit Fier, ne mbeshtetje te nenit 80 te K.Pr.Civile, eksperti Kujtim Shehu. Pala e paditur e ka kontestuar perfundimin e aktit te ekspertimit duke i bashkengjitur nje akt tjeter ekspertimi te perpiluar prej kater specialisteve te thirrur prej vete kesaj pale, te cilet kane arritur ne nje konkluzion te kundert me te parin. Gjykata e Apelit mbi kete pretendim ka thirrur ne rigjykim perseri nje ekspert dhe bazuar mbi vleresimet e tij ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit. Ne caktimin e eksperteve nuk rezulton qe gjykatat te kene patur parasysh kerkesat e nenit 80 te K.Pr.Civile, qe ka qene ne fuqi ne kohen e gjykimit i cili ne paragrafin e dyte sakteson: ”Ekspertet zgjidhen nga persona te tille te regjistruar ne lista te vecanta dhe sipas rregullave te caktuara ne kete Kod”. Jo vetem kaq, por se paku gjykata nuk mund t’i pergjigjej pretendimeve te pales se paditur (qe ajo i bazonte mbi nje ekspertim te kryer prej kater specialistesh te thirrur prej vete asaj) me nje akt ekspertim te kryer vetem nga nje ekspert edhe sikur ky te plotesonte te gjithe kerkesat e nenit 80 te K.Pr .Civile.

89

Page 90: Nëntor 2002

Pala e paditur ka patur pretendime jo vetem per fajesine por dhe per vleren e demit. Saktesimi i kesaj te fundit paraqet veshtiresi. Duke patur parasysh se demi eshte riparuar ekspertet qe do te thirren ne rigjykim ne arritjen e konkluzioneve duhet te kene parasysh qe ne percaktimin e vleres se demit (nese fajtor do te rezultoje personi tjeter) te mos marrin te mireqena vetem faturat e paraqitura nga pala paditese, por te bejne nje vleresim duke patur parasysh procesverbalin e mbajtur nga punonjesi i policise si dhe pretendimet e pales se paditur si psh lidhur me amortizimin, me percaktimin e pjeseve te demtuara etj.

Plotesimi ne rigjykim i mangesive te mesiperme dhe te tjera qe gjykata do te cmoje do te cojne ne dhenjen e nje vendimi te drejte e te bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 284 date 22.05.2001 te Gjykates se Apelit Vlore

dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim prane asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane me 19.11.2002

90

Page 91: Nëntor 2002

Nr. 2933 i Regj. Themeltar Nr 1116 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareZamir Poda AnetarYlvi Myrtja AnetarEvgjeni Sinoimeri Anetare

ne seance gjyqesore te dates 19.11.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2933 qe i perket:

PADITËS: FEDERATA BACI.

VASFI HARUNI.

TË PADITUR: DHOSI TRESKA,

NESTI TRESKA etj.

ME OBJEKT:Detyrimin e pales se paditur te pushoje

cenimin ne posedimin e ligjshem ne perdorimin e kalimit per ne rruge publike,

te mos e perserite ne te ardhmen.Shperblimin e demit qe na shkaton nga ky cenim.

Marrja e mases se sigurimit per celjen e deres me te cilen pala e paditur ka bllokuar

kalimin e automjeteve te renda per ne rruge publike.Baza Ligjore: Neni 312, 608, 640 K.Civil,

neni 202/a, 205/2 K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Korce, me vendim nr.1346, date 08.7.2002 ka vendosur:

Nxjerrjen e ceshtjes me paditesa Federata Baci e Vasfi Haruni me objekt pushim cenim posedimi etj, mbeshtetur ne nenin 312

91

Page 92: Nëntor 2002

K.Civil jashte juridiksionit gjyqesor duke e cilesuar ceshtjen ne juridiksionin administrativ te pushtetit lokal vendor.Ndaj vendimit kane paraqitur rekurs paditesat te cilet kerkojne prishjen e vendimit duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi eshte mare ne keqzbatim dhe keqinterpretim te ligjes .- Nga pikepamja juridike, mosmarreveshja e krijuar midis paleve

ndergjyqese eshte ceshtje civile e parashikuar dhe rregulluar nga nenet 310-315, 608 e 640 te K.Civil. Si e tille ne baze te nenit 1 dhe 36 te K.Pr.Civile, eshte ne juridiksionin gjyqesor zgjidhja e saj.

- Padia jone eshte ngritur brenda afatit ligjor prej 6-muajsh e nderkohe ky cenim ishte evident ne kohen e ngritjes se padise dhe si i tille vazhdon ende.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Evgjeni Sinoimeri, avokatin e

paditesave, H. Kundraxhiu, i cili kerkoi prishjen e vendimit dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Rrethit Korce dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.1346, date 08.07.2002, i Gjykates se shkalles se pare Korce, i

cili ka vendosur nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit gjyqesor duke e cilesuar ate ne juridiksion administrativ te pushtetit vendor, eshte i pabazuar ne ligj dhe si i tille duhet te prishet dhe ceshtja te dergohet per vazhdimin e gjykimit ne po ate gjykate.

Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se paditesat jane bashkepronare te nje objekti (ish punishte e embelsirave) Korce, me adrese siperfaqe e kufij te cituar ne aktin e pronesise, ndersa te paditurit jane bashkepronare te nje objekti (depo ekonomati) se bashku me truallin perkates ndodhur ne anen veriore te prones se paditesave.

Ne gjykate eshte paraqitur padia me objekt: Detyrim i pales se paditur te pushoje cenimin ne posedimin e ligjshem ne perdorimin e rruges se kalimit per ne rruge publike si dhe te mos e perserise ne te ardhmen, shperblimi i demit qe shkaktohet nga ky cenim dhe marrja e mases se sigurimit (celja e deres), e bazuar ne nenet 312, 640 i K.Civil dhe 202/a te K.Pr.Civile. Pasi kane hequr dore nga pjesa e padise per shperblim demi, gjykimi ka vazhduar me pjesen tjeter te objektit te padise.

Konkretisht pretendohet se te paditurit kane vendosur nje dere e cila ka bllokuar daljen e automjeteve per ne rrugen kryesore, ne anen veriore te objektit. Me kete veprim paditesat pretendojne se jane penguar ne perdorimin e kesaj rruge, te cilen e kane perdorur qetesisht dhe ne kete menyre qysh ne vitin 1992, kohe kur kane blere objektin. Ne te tilla kushte jane detyruar te kerkojne gjyqesisht rivendosjen e te drejtes e konkretisht pushimin e cenimit 92

Page 93: Nëntor 2002

ne posedim te objektit.Ne perfundim te gjykimit, pas nje hetimi te hollesishem gjyqesor,

administrimit te provave te paraqitura nga palet ndergjyqese, aktit te ekspertimit te urdheruar ne gjykim, dhe veprimeve te tjera proceduriale si kqyrje dokumentacioni hipotekor, kqyrje objekti, gjykata ne vendimin e saj ka konkluduar se: “…nuk plotesohen elementet e nevojshem per te qene perpara nje padie te tille posedimore, si per sa i perket posedimit dhe ligjshmerise se nje kerkimi te tille brenda juridiksionit gjyqesor…” duke e nxjerre ceshtjen jashte juridiksionit gjyqesor dhe duke e cilesuar ne juridiksionin administrativ.

Keto arsyetime jane te paargumentuara dhe nuk gjejne mbeshtetje ligjore as ne ligjen proceduriale civile as ne ate materiale civile.

Sipas nenit 32 te K.Pr.Civile: “Padia mund te ngrihet:a) Per te kerkuar rivendosjen e nje te drejte ose interesi te

ligjshem qe eshte shkelur…”.Ne interpretim te dispozites se mesiperme paditesat kane

shkak te ligjshem qe te kerkojne me padi “rivendosjen ne vend te se drejtes se shkelur” te pretenduar, ndaj personave konkrete e konkretisht ndaj te paditurve te cilet sipas tyre me veprime evidente cenojne paditesat ne posedimin e nje sendi konkret.

Po keshtu padia rezulton me nje objekt te qarte civil dhe mbeshtetje te sakte ne dispoziten konkrete te K.Civil.

Ne nje titull te vecante te tij, nenet 304 e vijues, Kodi Civil i Republikes se Shqiperise parashikon shprehimisht “posedimin” si nocion juridik, llojet e posedimit, menyra e fitimit te tij dhe ne nenet 310-315 percakton te drejten e poseduesit per mbrojtjen e sendit ne posedim duke parashikuar dhe afatin 6 mujor brenda te cilit mund te kerkohet pushimi i cenimit dhe mosperseritja ne te ardhmen ne rruge gjyqesore….

Sa me siper gjykata duhej te shqyrtonte ne themel ceshtjen e paraqitur per gjykim dhe ne perfundim ishte e drejta e saj te konsideronte te bazuar ose jo padine e ne varesi te saj te vendoste pranimin ose rrezimin e kerkese padise.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 63 te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 1346 date 08.07.2002 te Gjykates se Rrethit

Korce dhe dergimin e ceshtjes per vazhdimin e gjykimit prane Gjykates se Rrethit Korce.

Tirane me 19.11.2002

93

Page 94: Nëntor 2002

Nr. 2055/614 i Regj. Themeltar.Nr. 1117 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetarEvjeni Sinoimeri Anetar Ylvi Myrtja Anetar Zamir Poda Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 19.11.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2055/614 qe i perket:

PADITËS: SEIT BESHIRI, perfaqesuar nga av. A. Nuni

TE PADITUR: K.K.K. PRONAVE PRANE K.RRETHIT KORCE, ne mungese

SHEFQET QELIBARI,

BAJRAM QELIBARI, perfaqesuar nga av. A. Haxhiu dhe K.Babliku

BARI GEGA, MARJETA GEGA,

FERDINAND GEGA, NAMIK GEGA, ne mungese

NDËRHYRËS KRYESOR BASHKUAR ME PADITËSIN: LUAN BESHIRI, perfaqesuar nga

av. A. Nuni

94

Page 95: Nëntor 2002

OBJEKTI I PADISË:Anullim i pjesshem i vendimit

nr.169, date 28.05.1999 te K.K.K.Pronave ish pronareve.

Detyrim per njohje pronar mbi nje siperfaqe prej 113.000 m2.

Baza Ligjore: Ligji nr.7698, date 15.04.1993, neni 296 I K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Korce, me vendimin nr.275, date 07.02.2001, ka vendosur:

Rrezimin e kerkese padise se paditesit Seit Beshiri dhe te nderhyresit kryesor Luan Beshiri me te paditur Bajram Qelibari, etj., si dhe K.K.K.Pronave, si te pabazuar ne prova e ne ligj.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.172, date 10.05.2001, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.275, date 07.02.2001, te Gjykates se shkalles se pare Korce, si me poshte :Anullimin pjeserisht te vendimit nr.169, date 28.05.1999 te K.K.K.Pronave, pika 1/a, parcela nr.7, per siperfaqen 1200 m2 dhe detyrimin per te njohur paditesin pronar mbi kete siperfaqe toke.

Kunder vendimit nr.172, date 10.05.2001 te Gjykates se Apelit Korce, kane bere rekurs te paditurit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Ne arsyetimin e gjykates se apelit del qarte njeanshmeria, mbasi arsyetimi nuk ka lidhje me ceshtjen objekt gjykimi, mbasi flitet per pronesi te paditesave mbi dy banesa dhe truallin e tyre, kur trualli objekt gjykimi nuk ka lidhje me to.

- Edhe akti i ekspertimit bere nga ekspertet Dangellia dhe Dula, verteton kete gje dhe eshte ne favor te pales sone.

- Gjykata e apelit arsyeton dhe mbeshtetet tek eksperti Haxhi, i cili eshte perjashtuar nga gjykata dhe per rrjedhoje ekspertimi i tij eshte nul.

- Aktet e marrjes se tokes ne pronesi te paditesave jane konsideruar te paligjshme nga Kontrolli i Larte i Shtetit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,pasi degjoi perfaqesuesin e te paditurve, i cili kerkoi prishjen e vendimit te

Gjykates se Apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Korce,

pasi degjoi perfaqesuesin e paditesave, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit,

95

Page 96: Nëntor 2002

V Ë R E NVendimi nr.172, date 10.05.2001 i Gjykates se Apelit Korce, eshte

rrjedhoje e moszbatimit dhe mosrespektimit te ligjit. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e parashikuara ne nenin 485/c te K.Pr.Civile, ai duhet te prishet e ceshtja te kthehet per rishqyrtim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Eshte vertetuar se paditesi Seit Beshiri dhe nderhyresi kryesor i bashkuar me te, Luan Beshiri, me Aktet e marrjes se tokes ne pronesi, respektivisht me nr.599, date s`ka dhe 600 date 11 gusht 2000, nder te tjera kane marre edhe nga 900 m2 toke ne parcelat 117/34 dhe 117/35. Aktet ne fjale, referojne ne kerkesat e Ligjit nr.7501, date 19.07.1991 «Per token». Po ashtu me vendimet nr.1537 dhe 1538, date 14.06.1995 te Gjykates se shkalles se pare Korce, te permendurit kane vertetuar gjyqesisht pronesine mbi dy banesa, te cilat zene respektivisht nga 451 dhe 587 m2, ne qytetin e Korces, me kufizimet perkatese.

Nga ana tjeter, eshte vertetuar se te paditurit Shefqet dhe Bajram Qelibari si dhe Bari, Marjeta, Ferdinand dhe Namik Gega, me vendimin nr.169 date 28.05.1999 te K.K.K.Pronave, jane njohur pronare, duke ju kthyer nder te tjera edhe nje siperfaqe prej 1800 m2 ne parcelen e numertuar «7». Ky numertim eshte bere sipas percaktimit te bere nga studimi urbanistik, realizuar me vendimin date 26.04.1999 te K.Rregullimit te territorit Korce.

Pala paditese pretendon se pikerisht kjo siperfaqe prej 1800 m2 akorduar me vendimin e cituar te K.K.K.Pronave ne favor te te paditurit, mbivendoset ne pronen e tyre, prandaj edhe kerkohet anullimi i atij vendimi.

Ne te kundert te paditurit, kane pretenduar se prona e njohur dhe kthyer ne favor te tyre me vendimin e permendur te K.K.K.Pronave eshte percaktuar qarte dhe nuk ka asnje lidhje me banesat dhe trojet mbi te cilat ato jane vendosur. Po ashtu, sipas tyre aktet e marrjes se tokes ne pronesi nuk mund te jene te sakta, mbasi ne rastin konkret kemi te bejme me toke te ish N. Buqesore, te cilat nuk trajtoheshin nga Ligji «Per token». Keto akte gjithashtu jane konsideruar te paligjshme edhe nga K.Larte i Shtetit.

Duke e pare ne teresine e tij vendimin nr.172 date 10.05.2001 te Gjykates se Apelit Korce, si dhe gjykimin e ceshtjes, rezulton se nuk jane respektuar kerkesat e ligjit, arsyetimi i vendimit eshte kontradiktor, nuk i jane dhene pergjigje nje sere pretendimesh te bera nga palet ne gjykim, si dhe nuk jane kerkuar e marre prova me rendesi vendimtare per zgjidhjen e drejte te ceshtjes. Jane momente keto qe ne veshtrim te kerkesave te parashikuara nga neni 472, te K.Pr.Civile, e bejne vendimin te cenueshem. Gjate gjykimit nuk eshte sqaruar se cila eshte siperfaqja e tokes qe pretendon paditesi dhe nderhyresi kryesor, cila eshte menyra e fitimit te pronesise nga ana e tyre, kur eshte fituar kjo pronesi dhe ku saktesisht ndodhet ajo. Keto momente kane rendesi, mbasi do te saktesojne pozicionin, regjimin juridik, si dhe menyren e trajtimit ligjor te kesaj siperfaqe toke.

Per kete, vec te tjerave duhet te administrohen praktikat qe kane te bejne me vertetimet gjyqesore te faktit, realizuar me vendimet nr.1537 dhe 1538, date 14.06.1995 te Gjykates se shkalles se pare Korce.

96

Page 97: Nëntor 2002

E njejta gje, persa i perket siperfaqes se truallit dhe vendodhjes se saj, duhet saktesuar edhe lidhur me pronesine e pales se paditur. Per kete duhet administruar e gjithe praktika dokumentare qe lidhet me vendimin nr.169, date 28.05.1999 te K.K.K. Pronave.

Gjate gjykimit te ceshtjes, ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga neni 80 i K.Pr.Civile, me te drejte eshte kerkuar kryerja e ekspertimit. Mirepo ne kundershtim me kerkesat e nenit 229 te K.Pr.Civile, ne nje kohe qe kishim te benim me me shume se nje ekspertim, ne kontradikte me njeri tjetrin dhe me te meta e paqartesi, nuk eshte kerkuar kryerja e nje ekspertimi te ri. Riekspertimi, behet i domosdoshem dhe eshte me rendesi vendimtare, pikerisht per t`ju dhene pergjigje problemeve te shtruara dhe pretendimeve te bera nga palet. Kjo nga njera ane. Nga ana tjeter, ne varesi te zgjidhjeve qe do te rezultojne, do te evidentohet eventualisht edhe fakti ne se me te vertete, kemi apo jo mbivendosje te pronave respektive.

Kryerja e veprimeve si me siper si dhe e te tjerave qe mund te lindin gjate gjykimit, do te lejoje Gjykaten e Apelit, qe ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga neni 465 i Kodit te Procedures Civile, ka te drejte te perserise pjeserisht apo teresisht hetimin gjyqesor, te mund te arrije ne perfundime te drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e ceshtjes.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.172 date 10.05.2001 te Gjykates se Apelit Korce

dhe kthimin e ceshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.Tirane, me 19.11.2002

97

Page 98: Nëntor 2002

Nr. 2115/ 668 i Regj. ThemeltarNr. 1118 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareMetush Saraci Anetar Vladimir Metani “ AnetarAgron Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 21.11.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: TEUTA PUTRO, VULLNET PUTRO, perfaqesuar nga Av. E. Kurteshi

TË PADITUR: ELMAZ MEMA, ne mungese.

ZYRA E REGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTESHME KUÇOVE, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin e te paditurit

te beje ndryshimin e kufirit te regjistrimit dhe lejimin e servitutit te kalimit.

Baza Ligjore: Neni 277 i Kodit Civil

Gjykata e rrethit gjyqesor Berat, me vendimin nr.40, date 31.01.2000 ka vendosur:

Pranimin e pjesshem te kerkese padise.Lejimin e servitutit te kalimit per paditesat Teuta Putro, Vullnet Putro ne pronen e te paditurit Elmaz Mema ne formen e trekendeshit jo te rregullt me siperfaqe 14 m2 duke u zhvendosur nga veriu 3,5 m nga kufiri i rrugices se kalimit te paditesave duke u bashkuar pikat ekstreme te segmentit 3.5 m ne jug me gjatesi 11.9 m te gjatesise te rrugices ekzistuese te kalimit te paditesave.

98

Page 99: Nëntor 2002

Rrezimin e kerkeses per ndryshimin e kufive te rregjistrimit te prones.Detyrimin e paditesave te paguajne vleren e tokes per zgjerimin e servitutit te kalimit per siperfaqen 14 m2 te paditurit Elmaz Mema ne vleren 14.000 leke.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.280, date 15.05.2001, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.40, date 31.01.2001 te Gykates se rrethit gjyqesor Berat.

Kunder vendimeve te mesiperme ka ushtruar rekurs i padituri Elmaz Mema, duke parashtrojne si me poshte:

- Gjykatat nuk kane zbatuar kerkesat e nenit 277 te Kodit Civil.- Dalja per ne rruge publike ishte me pare megjithese ishte zene nga

komshiu Llazar Ziu.- Ne gjykaten e apelit jane paraqitur te gjithe dokumentet qe provojne se

pas vendimit te Komunes nr.18, date 20.03.2001 rruga e zene nga shtetasi Llazar Ziu eshte hapur.

- Gjykata e Apelit duke qene e paafte te kuptoje vendimin e Komunes per hapjen e rruges me nje arsyetim jollogjik e rezon pretendimin tone.

- Per sa siper meqenese te dy vendimet nuk kane respektuar kerkesat e ligjit kerkojme prishjen e tyre duke vendosur rrezimin e padise ose pushimin e gjykimit te ceshtjes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,perfaqesuesen e paditesave qe kerkoi lenijen ne fuqi te vendimeve, dhe

pasi diskutoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N:Te dy vendimet e atakuara me rekurs rezultojne te pabazuara ne ligj,

prandaj duhet te ndryshohen dhe ceshtja te zgjidhet nga ky kolegj duke vendosur perfundimisht rrezimin e padise.

Gjykata e rrethit gjyqesor Berat duke i u referuar nenit 277 te K.Civil ka vendosur krijimin e nje servituti kalimi ne token fqinje (te te paditurit) duke urdheruar zgjerimin e rruges per te hyre lirisht mjetet motorike ne truallin ne pronesi te paditesit dhe duke shkeputur per kete qellim nga prona (trualli) e paditesit nje cope toke ne forme trekendeshi me madhesi 14 m2.

Ne zgjidhjen e kesaj ceshtjeje te dy gjykatat i kane lejuar vehtes te bejne interpretim e zbatim te gabuar te nenit 277 te Kodit Civil.

Sipas nenit 277 / 1, 2 te Kodit Civil, “Pronari qe nuk ka dalje ne rrugen publike dhe nuk mund ta siguroje ate, pervec se me shpenzime te medha e

99

Page 100: Nëntor 2002

me veshtiresi, ka te drejte te kete rruge kalimi nga toka fqinje, per perdorim te pershtatshem te prones se vet.

Kalimi duhet te perbeje rrugen me te shkurter per ne rrugen publike dhe me me pak deme per pronen sherbyese”

Nga materialet e ceshtjes rezulton se paditesat kane dalje ne rrugen publike. Madje dalja ne rrugen publike kryesore te fshatit sigurohet nga nje rruge publike midis dy radhe banesash me gjeresi rreth 4 m, te cilen paditesat dhe kufitari i tyre perballe, i quajtur Llazar Ziu, e kane ngushtuar qe ne vitin 1991 duke lejuar mundesine e kalimit vetem per kembesoret.

Paditesat, per perdorim te pershtatshem te prones se tyre ne kushtet e sotme, d.m.th. per te lejuar kalimin e mjeteve motorike, mund ta zgjerojne rrugen qe kane ngushtuar duke rene ne marreveshje me kufitarin perballe Llazar Ziu, ashtu sic kane vendosur me pare per ta ngushtuar. Kjo eshte zgjidhja e pershtateshme qe ka dhene edhe organi i pushtetit vendor (Keshilli i Komunes).

Ne keto rrethana ata e sigurojne nje dalje me te pershtateshme ne rrugen publike duke ruajtur planimetrine e zones se banimit te vendosur nga organet kompetente, duke mos qene e nevojshme te perfitojne te drejten e servitutit te kalimit ne token fqinje te te paditurit.

Servituti i kalimit vendoset vetem ne ato raste kur nuk ka rrugezgjidhje tjeter per servitut kerkuesit. Zgjidhja me e pershtateshme per ta eshte ajo qe eshte vendosur me vendimin e Keshillit te Komunes duke cbllokuar porten e hyrjes dhe duke hequr nga vendi (spostuar) nje shtylle elektriku, gje qe perben zgjerim te rruges ekzistuese te ngushtuar me pare nga paditesat dhe kufitari i tyre perballe.

Kjo zgjidhje, ne kuptim te nenit 277 te Kodit Civil, nuk perben ndonje shpenzim te madh per paditesat e nuk paraqet ndonje veshtiresi te tille qe te justifikoje vendosjen e nje servituti kalimi ne pronen e te paditurit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485, pika “d”, te

K.Pr.Civile,

V E N D O S I:Ndryshimin e vendimit nr.280, date 15.05.2001 te Gjykates se Apelit Vlore

dhe te vendimit nr.40, date 31.01.2000 te Gjykates se rrethit Berat, duke vendosur perfundimisht rrezimin e padise se paditesave.

Tirane, me 21.11.2002

100

Page 101: Nëntor 2002

Nr. 2259/808 i Regj. ThemeltarNr. 1119 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareMetush Saraçi AnetarVladimir Metani Anetar Agron Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 21.11.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËSE: MARGARITA LONDO, e pa perfaqesuar me avokat.

TË PADITUR: 1. VITA SINANI,

2. LINDITA SINANI,

3. ALEKSANDER SINANI,

4. EDMOND SINANI, ne mungese.

PERSON I TRETË: 1. ENTI KOMBETAR I BANESAVE DEGA FIER, perfaqesuar nga Avokatura e Shtetit, prej z.Kosta Gazeli.

2. BASHKIA FIER, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:Pavlefshmeri e kontrates se shitjes

nr.3360 date 08.12.1993.Detyrimi i te paditurve te me njohin pronar

ne dhomen time bashkeshortore dhe ne pjeset e baneses

qe sherbejne per perdorim te perbashket.Baza Ligjore: Neni 92/a i Kodit Civil.

101

Page 102: Nëntor 2002

Gjykata e rrethit gjyqesor Fier, me vendimin nr. 1383, date 22.12.2000 ka vendosur:

Pranimin e padise se pales paditese Margarita Londo ndaj pales se paditur Vita Sinani, Aleksander Sinani, Edmond Sinani, Lindita Sinani duke konstatuar si absolutisht te pavlefshme kontraten noteriale te privatizimit te baneses nr.3360 regj. Date 08.12.1993.Detyrimin e pales se paditur te njohe paditesen Margarita Londo pronare mbi dhomen bashkeshortore si dhe ta njohe bashkepronare ne ambientet e perbashketa.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.317, date 01.06.2001, ka vendosur:

Konstatimin e pavlefshmerise se pjesshme te kontrates se privatizimit te banesave nr.3360 regj., date 08.12.1993 dhe detyrimin e te paditurve Vita Sinani, Lindita Sinani, Aleksander Sinani, Edmond Sinani si dhe te paleve te trete Enti Kombetar i Banesave Dega Fier dhe Bashkise Fier qe te njohin paditesen Margarita Londo pronare ne dhomen me ballkon te kesaj banese (ish dhoma bashkeshortore) dhe bashkepronare ne ambientet e perbashketa te kesaj banese.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kane ushtruar rekurs te paditurit, te cilet kerkojne prishjen e vendimeve dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne gjykaten e rrethit, duke parashtruar si me poshte:

- Gjykimi ne shkalle te pare eshte bere ne mungesen tone pa patur njoftim te rregullt per diten dhe oren e gjykimit.

- Gjykata e Apelit ka dhene nje vendim ne kundershtim me nenin 466 te K.Pr.Civile.

- Ajo gjykate nuk u ka dhene pergjigje pretendimeve te ngritura prej nesh ne ankim.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,perfaqesuesin e Avokatures se Shtetit, dhe pasi diskutoi ceshtjen ne

teresi,

V Ë R E N:Te dy vendimet, si ai i gjykates se rrethit edhe vendimi i apelit, jane marre

ne interpretim e zbatim te gabuar te ligjit, prandaj duhet te ndryshohen dhe perfundimisht te rrezohet padia e paditeses Margarita Londo.

Nga materialet e ceshtjes rezulton se paditesja Margarita Londo dhe i padituri Aleksander Sinani kane qene bashkeshorte dhe e kane zgjidhur martesen me 13.12.1990. Me vendimin e zgjidhjes se marteses eshte 102

Page 103: Nëntor 2002

vendosur, nder te tjera, qe apartamenti i banimit t`i lihet perfundimisht te paditurit Aleksander (ish-bashkeshortit) dhe familjareve te tjere te tij, ndersa paditesja Margarita te mbante nedoresine e perkoheshme te baneses deri sa t`i sigurohej nje siperfaqe tjeter banimi nga organet e pushtetit dhe administrates vendore te asaj kohe. Ky vendim ne kushtet e ndryshimeve te rendit juridik pas viteve 90te eshte i pazbatueshem nga organet e mesiperme.

Te paditurit e kane privatizuar te gjithe apartamentin qe kane pasur me kontrate qiraje, ne zbatim te dispozitave te Ligjit nr. 7652, date 23.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore”, duke perjashtuar paditesen nga e drejta per te fituar bashkepronesine si ish bashkeqiramarrese. Ky qendrim eshte mbajtur duke arsyetuar se paditesja e kish zgjidhur martesen para dates 01.12.1992 dhe per rrjedhoje ajo perjashtohet nga e drejta e privatizimit te baneses ne baze te ketij ligji.

Te dy gjykatat e faktit kane konkluduar se padia e paditeses per konstatimin e pavlefshmerise se kontrates se privatizimit te apartamentit, qe ka pasur me qira me gjithe bashkeqiramarresit e tjere, duhet te pranohet dhe asaj duhet t`i njihet e drejta e pronesise se ish-dhomes bashkeshortore dhe e drejta e bashkepronesise ne ambientet e perdorimit te perbashket te apartamentit.

Kjo zgjidhje e ceshtjes si me siper eshte e pabazuar ne ligj, sepse:1. Paditesja eshte shkeputur nga perberja familjare e familjes

Sinani qe ne vitin 1990, d.m.th. para dates 01.12.1992, prej se ciles i shtrin efektet Ligji nr.7652 date 23.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore.

2. Ne dhomen e pretenduar, pas zgjidhjes se marteses, paditesja ka qene ne pozitat e posedueses se perkoheshme dhe jo te qiramarreses.

3. Paditesja, si perdoruese e perkoheshme, nuk perfiton nga privatizimi i baneses, por trajtohet si e pastrehe.

Ky perfundim del ne menyre eksplicite edhe prej Vendimit te Keshillit te Ministrave nr.49 date 29.01.1993, dale ne zbatim te Ligjit nr.7652, date 23.12.1992. Sipas pikes 1, germa “d”, te ketij akti nenligjor behet percaktimi si me poshte: “Te quhen te pastrehe:

. . . . .d) Qytetaret qe, si pasoje e vendimeve gjyqesore, rezultojne me strehim

te perkohshem”.Perfundimisht, paditesja, duke qene se, sipas vendimit gjyqesor te

zgjidhjes se marteses, qe ne vitin 1990 rezulton me strehim te perkohshem ne ish-dhomen bashkeshortore, ajo ligjerisht perjashtohet nga e drejta e privatizimit te apartamentit ku ka banuar se bashku me te paditurit dhe, per rrjedhoje, nuk mund te perfitoje nga privatizimi i tij dhe te fitoje te drejte pronesie per pjese te vecanta te tij, apo te drejte bashkepronesie se bashku me ish-bashke-qiramarresit e tjere (te paditurit).

Ne keto rrethana padia e saj duhet te rrezohet.

103

Page 104: Nëntor 2002

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485, pika “d”, te

K.Pr.Civile,

V E N D O S I:Ndryshimin e vendimit nr.317, date 01.06.2001 te Gjykates se Apelit

Vlore dhe te vendimit nr.1383, date 22.12.2000 te Gjykates se rrethit gjyqesor Fier dhe rrezimin e padise.

Tirane, me 21.11.2002

MENDIMI I PAKICËSNuk jemi dakord me menyren e zgjidhjes se ceshtjes nga pakica dhe me

menyren e arsyetimit te vendimit sipas interpretimit qe u behen dispozitave perkatese te Ligjit nr.7652, date 23.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore”.

Fillimisht le t`i citojme keto dispozita:“Banesat qe privatizohen, do te rregjistrohen ne emer te qiramarresit

dhe anetareve te tjere madhore te familjes se tij.Banesa qe perdoret nga disa qiramarres, kalon ne pronesi te cdo

qiramarresi, ne baze te pjeses qe ka ne kontraten e qirase” (neni 9).“Per efekt te zbatimit te ketij ligji, te merret per baze perberja familjare

dhe gjendja e strehimit qe rezulton ne rregjistrin themeltar te shtetasve ne date 01.12.1992” (neni 20)

Ndryshe nga sa ka arsyetuar dhe ka vendosur shumica, nga interpretimi i ketyre dispozitave, si dhe i frymes e qellimit te ligjit ne fjale, si dhe ne teresi nisur nga parimi i sigurise juridike dhe i barazise se subjekteve perpara ligjit, duke mos lejuar diskriminime kur nuk ekziston nje pergjigje e arsyeshme dhe objektive, pakica eshte e mendimit se padia e paditeses duhej pranuar duke u vendosur per te e drejta per te qene bashkepronare ne pjese te barabarta per te gjithe apartamentin se bashku me dy te paditurit, Vita e Aleksander, qe kane qene bashkeqiramarres me te ne kete apartament.

Shumica arsyeton se paditesja ne dhomen e pretenduar ka qene ne pozitat e posedueses se perkoheshme dhe jo te qiramarreses. Ky arsyetim nuk eshte i drejte. Paditesja edhe pas zgjidhjes se marteses vazhdonte ta mbante cilesine e qiramarreses per dhomen bashkeshortore, si dhe te bashkeqiramarreses per ambientet ne perdorim te perbashket.

Vendimi gjyqesor i zgjidhjes se marteses nuk i ka dhene fund per te

104

Page 105: Nëntor 2002

marrdhenijes juridike te qiramarrjes, vecse e ka ndryshuar ate ne nje qiramarrje me kusht zgjidhes. Kushti zgjidhes do te ishte pikerisht sigurimi i nje siperfaqeje tjeter banimi prej shtetit.

Gjersa shteti, ne kushtet e reja, nuk mund ta permbushte me detyrimin e tij per t`i siguruar siperfaqe tjeter banimi ne kushte perafersisht te barabarta me kushtet qe ka pasur kur ishte bashkeqiramarrese me te paditurit, atehere ai te pakten nuk mund te vendose paditesen ne kushte te diskriminuara ne raport me te paditurit, sepse nje diskriminim i tille nuk do te ishte i perligjur dhe objektiv. Per me teper legjislacioni yne ka karakter human, duke u siguruar grave dhe femijeve nje mbrojtje te vecante.

Per rrjedhoje, nenet 9 dhe 20 te ligjit ne fjale duhet te interpretohen jo thjesht ne menyre formalo – juridike, duke u nisur vetem nga kuptimi i fjaleve e shprehjeve te perdorura, por ne menyren me te pershtateshme qe do te harmonizohej me qellimet e parimet e parashtruara me lart.

Paditesja, edhe pse me date 01.12.1992 nuk ka qene me ne perberjen familjare te te paditurve, ajo nuk kishte humbur te drejten e bashkeqiramarrjes ne apartamentin perkates dhe gjendja e strehimit te saj ishte posedimi me titull qiraje te perkoheshme i ish-dhomes bashkeshortore dhe i ambienteve ne perdorim te perbashket. Te paditurit jane perpjekur t` i a shkelin kete te drejte paditeses, por Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.3628, date 23.11.1994, ka prishur vendimin e gjykates se shkalles se pare qe urdheronte paditesen te lironte dhomen ne posedim te perkohshem, si ish-dhome bashkeshortore.

Gjykatat, nisur nga arsyetimi i mesiperm, nuk duhet ta merrnin parasysh, por ta anashkalonin per kete ceshtje, piken 1, germa “d”, te Vendimit te Keshillit te Ministrave nr.49, date 29.01.1993, te sipercituar sepse zbatimi i saj do t`u binte ndesh parimeve kushtetuese e ligjore te trajtimit e mbrojtjes se barabarte me ligj e te garantimit te sigurise juridike.

Nisur nga arsyetimi i mesiperm, pakica eshte e mendimit se kolegji civil per kete ceshtje duhej te kish vendosur pranimin e padise se paditeses Margarita Londo dhe te modifikonte vendimet e gjykatave te faktit per ndonje pasaktesi ne arsyetimet dhe urdherimet e tyre.

Agron Lamaj Thimjo Kondi

105

Page 106: Nëntor 2002

Nr. 1854/422 i Regj. Themeltar.Nr. 1120 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Vladimir Metani KryesuesNikoleta Kita AnetarAgron Lamaj Anetar Irma Bala Anetare Metush Saraçi Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 21.11.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.1854/422 qe i perket:

PADITËS: ARBEN HODAJ TIRANE, ne mungese

BESNIK RESULI ne mungese

I PADITUR: NDERMARRJA KOMUNALE BANESA TIRANE

REXHEP NELAJ, perfaqesuar nga av. Kujtim Lloha.

PERSON I TRETË: BASHKIA TIRANE – ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Deklarimi i pavlefshem i veprimit juridik

te zgjidhjes se kontrates se qirase per bodrumin, deklarimi i pavlefshmerise se veprimit juridik

te privatizimit te bodrumit lidhur midis paleve te paditura. Detyrimin e N.K.Banesa

te lidhe kontraten e privatizimit te bodrumit.Baza Ligjore: Neni 99 i K.Civil,

Ligji nr. 7652 “Per privatizimin e banesave shteterore”

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr.2784, date 08.07.1998 ka vendosur:

Rrezimin e padise.106

Page 107: Nëntor 2002

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr. 180, date 15.02.2001 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr. 2784, date 08.07.1998 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ka bere rekurs pala paditese

Arben Hodaj i cili kerkon prishjen e te dy vendimeve pranimin e padise duke parashtruar keto shkaqe:

- Bodrumet nuk jane privatizuar nga ana jone por ne kemi paraqitur kontratat e qirase per to.

- Ndermarrja Komunale duhet te na i privatizonte neve keto bodrume pasi eshte detyrim i ligjit 7652 per privatizimin e banesave.

- I padituri i ka privatizuar ato ne kundershtim me ligjin e mesiperm.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Metush Saraçi, perfaqesuesin e te

paditurit av. Kujtim Lloha qe u shpreh per lenien ne fuqi te vendimit, avokatin e shtetit Kosta Gazeli, qe u shpreh se vendimin e tij e le ne çmim te gjykates dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i gjykates se apelit eshte i drejte dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.Paditesat Arben Hodaj e Besnik Resuli, kane paditur N.K.Banesa Tirane e

Rexhep Nelaj dhe kerkojne deklarimin si te pavlefshem te kontrates noteriale Nr. 2455/1633, date 16.08.1995, per privatizimin e bodrumit, kontrate ne te cilen si shites eshte N.K.Banesa dhe bleres eshte i padituri Rexhep Nelaj. Njekohesisht kane kerkuar dhe lirimin e dorezimin e bodrumit. Ne kete proces gjyqesor eshte thirrur ne cilesine e personit te trete edhe Bashkia Tirane. Ato (paditesat) kane pretenduar se duke qene qiramarres te banesave shteterore ne pallatet “Agimi” kane patur ne kete qiramarrje edhe pjese te bodrumeve qe ndodheshin ne pallatin e banimit.

Si gjykata e shkalles se pare, ashtu dhe gjykata e apelit, kane konkluduar se paditesat nuk kane vertetuar se kane qene qiramarres me shtetin per bodrumet qe pretendojne dhe se ne asnje rast per to nuk kane paguar qira. Edhe kur kane privatizuar apartamentet e tyre, ne baze te ligjit nr. 7652 date 23.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore”, nuk kane parashtruar asnje pretendim per mos privatizimin e bodrumeve nga N.K.Banesa.

Nga aktet e ndodhura ne dosjen gjyqesore eshte provuar se, i padituri Rexhep Nelaj, eshte sistemuar ne keto bodrume si i pastrehe, nga organet kompetente shteterore dhe pas kthimit te tyre ne fond banese, eshte lejuar privatizimi ne favor te te paditurit. Me date 16.08.1995, ne baze te ligjit nr.7652 eshte bere privatizimi i kesaj siperfaqe banimi, nga i padituri Rexhep Nelaj.

Rezulton se para Kolegjit Civil, ka ushtruar rekurs vetem paditesi Arben 107

Page 108: Nëntor 2002

Hodaj, i cili ka pretenduar te njejtat shkaqe, te cilat jane parashtruar me pare ne gjykaten e apelit dhe kane te bejne kryesisht me vleresim provash. Nuk jane parashtruar asnje nga ato shkaqe te kerkuara nga neni 472 i K.Pr.Civile, qe mund te ndikojne ne cenimin e vendimit te gjykates se apelit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/ “a” te

K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.180, date 15.02.2001 te Gjykates se Apelit

Tirane.

Tirane me 21.11.2002

108

Page 109: Nëntor 2002

Nr. 1889/454 i Regj. Themeltar.Nr. 1121 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Vladimir Metani KryesuesNikoleta Kita AnetareAgron Lamaj AnetarIrma Bala AnetareMetush Saraçi Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 21.11.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.1889/454 qe i perket:

PADITËS: MEREME SKITI etj, perfaqesuar nga avokat Kostandin Kazanxhi.

I PADITUR: EMINE TAHIRAJ etj, perfaqesuar nga avokat Dylber Mani.

OBJEKTI I PADISË:Pjestim pasurie te nje shtepie (faza e pare)

se bashku me truallin (2+1).Baza Ligjore: Neni 81 e vijues i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Elbasan, me vendimin nr. – date 06.04.1999 ka vendosur:

Lejimin e pjestimit te shtepise 2+1, ne lagjen “Hekurudha” ne qytetin e Elbasanit, midis paditesave dhe te paditurve duke caktuar dhe pjeset takuese.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.169, date 09.04.2001 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit date 06.04.1999 te Gjykates se Rrethit Elbasan.Rrezimin e kerkese padise se Mereme Skitit etj, me objekt pjestimin e nje shtepie e trualli, si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.

109

Page 110: Nëntor 2002

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres, ka bere rekurs pala paditese e cila kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit, kthimin e ceshtjes per rigjykim duke parashtruar keto shkaqe:

- Pronen e kemi njohur me vertetim fakti ne gjykate qe ne vitin 1993, vendim i cili eshte ne fuqi dhe i ligjshem.

- Te paditurit nuk provojne se shtepia eshte prone e tyre.- Gjykata ne dhenien e vendimit nuk eshte mbeshtetur ne provat e

paraqitura dhe te administruara, ne kundershtim me nenin 29 te K.Pr.Civile.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Metush Saraçi, avokatin e pales paditese

qe kerkoi prishjen e vendimit e dergimin e ceshtjes per rigjykim, av. e pales se paditur qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Durres, eshte i drejte dhe si i tille duhet te

lihet ne fuqi.Nga aktet e ndodhura ne dosjen gjyqesore rezulton se objekt shqyrtimi

gjyqesor midis paleve ndergjyqese eshte pjestim pasurie, nje shtepi banimi 2+1 e ndodhur ne lagjen “Hekurudha” te qytetit te Elbasanit dhe te nje siperfaqe trualli. Shqyrtimi gjyqesor i kesaj ceshtje ka filluar ne vitin 1993 dhe ben fjale vetem per fazen e pare te pjestimit.

Gjykata e Apelit Durres, kete ceshtje e shqyrtonte pas prishjes te vendimit te meparshem te saj, nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte.

Nga rishqyrtimi i ceshtjes ka rezultuar e provuar se, paditesat kerkojne te pjestojne nje pasuri te paluajteshme, te nje shtepie banimi qe ju vjen trashegim nga gjyshja e tyre Saliha Roga. Per te mbeshtetur kete kerkese, kane paraqitur nje vendim gjyqesor te formes se prere me nr. 1954 date 07.09.1993, te Gjykates se Rrethit Elbasan, me te cilin eshte vertetuar fakti juridik i pronesise, se gjyshja e kerkueseve Mereme Skiti dhe Elmiha Drishti, ka patur ne pronesi nje shtepi banimi me nje kat (dy dhoma e nje guzhine) ne kufizimet perkatese. Mbeshtetur ne kete vendim gjyqesor, paditesat kerkojne pjestimin e shtepise se banimit, e cila rezulton se eshte prone e te paditurve. Ne baze te paragrafit te trete te nenit 391 te K.Pr.Civile, “vendimi i vertetimit te faktit juridik nuk ka fuqi provuese kunder personave fizike a juridike, qe nuk kane qene thirrur ne rast se e kundershtojne faktin e vertetuar ne vendim”.

Ne rastin ne shqyrtim te paditurit e kane kundershtuar kete vendim, me pretendimin se shtepia objekt pjestimi, eshte prone e tyre dhe jo e ndonje personi tjeter, sikurse pretendojne paditesat.

Vendimi i vertetimit te faktit te pronesise, qe zoterojne paditesat, eshte nje vendim deklarativ, e nuk ka fuqi ligjore per te paditurit, te cilet pretendojne te drejta reale pronesie per vehte. Pala paditese nuk disponon asnje vertetim pronesie apo dokument te prejardhur qe te beje fjale per pasuri te paluajteshme ne emrin e Saliha Roges, qe te jete fituar ne nje nga menyrat e parashikuara 110

Page 111: Nëntor 2002

nga ligja. Eshte i vertete fakti se vendimi i gjykates me objekt vertetim fakti pronesie eshte regjistruar ne regjistrat e Hipotekes, por ky regjistrim nuk verteton faktin se je pronar i ligjshem i kesaj pasurie, pasi rregjistrimi eshte bere ne baze te nje vendimi deklarativ, i cili kontestohet nga persona te tjere qe nuk kane qene pale ne kete gjykim.

Po keshtu, nuk ekziston asnje prove shkresore, me te cilen te vertetohet fakti i pronesise, ne emer te Saliha Roges, se ka patur ne pronesi siperfaqe toke ne lagjen “Hekurudha” mbi te cilen te jete ndertuar shtepia objekt pjestimi.

Ne kete gjykim paditesat nuk kane paraqitur provat e nevojshme per te vertetuar pronesine mbi objektin qe pretendojne te pjestojne, detyrim ky qe buron nga permbajtja e nenit 12 te K.Pr.Civile.

Rrjedhoje e ketyre perfundimeve gjykata e apelit ka vendosur rrezimin e kerkese padise si te pambeshtetur ne prova. Kete perfundim kolegji civil e çmon te drejte. Pretendimet e parashtruara ne rekurs bejne fjale vetem per ato fakte e prova qe jane vleresuar nga gjykata e apelit. Nuk mund te kerkosh pjestimin e nje sendi te paluajtshem, pa vertetuar me pare pronesine mbi te.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/ “a” te

K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 169, date 09.04.2001 te Gjykates se Apelit

Durres.

Tirane me 21.11.2002

111

Page 112: Nëntor 2002

Nr. 2239/788 i Regj. ThemeltarNr. 1122 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Vladimir Metani KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareMetush Saraçi AnetarAgron Lamaj Anetar

ne daten 21.11.2002, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr. 2239/788, qe u perket paleve :

PADITËS: VASIL ZHONGA, perfaqesuar nga avokat P.Cama.

E PADITUR: MINISTRIA E SHENDETESISE, ne mungese.

PERSON I TRETË: KOMISIONI I SHERBIMIT CIVIL, ne mungese.

OBJEKTI I PADISËShfuqizimi i Urdherit te Ministrit te Shendetesise

nr. 36 date 27.03.2000 dhe kthimin ne detyren e meparshme .

Pagimin e pages qe nga periudha e lirimit nga detyra dhe deri ne rifillimin e saj.

Ngarkimi i te paditurit me shpenzimet gjyqesore.Baza Ligjore: Ligji nr. 8549 date 11.11.1999

“Per statusin e nepunesit civil”,nenet 1, 31, 153 dhe 324 i K.P.Civile.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.3947, date 13.12.2000 ka vendosur:

Rrezimin e padise si te parashkruar.

Gjykata e Apelit Tirane, mbi ankimin e pales paditese, me vendimin nr.502, date 26.04.2001 ka vendosur:

112

Page 113: Nëntor 2002

Ndryshimin e vendimit Nr. 3947 date 13.12.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane.Pranimin e kerkese padise te ngritur nga paditesi Vasil Zhonga, duke e detyruar palen e paditur Ministrine e Shendetesise te pranoje ne punen e meparshme paditesin dhe t’i paguaj pagen per te gjithe kohen qe ka qendruar pa pune.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs e paditura Ministria e Shendetesise, e cila kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Ankimi prane KSHC eshte bere jashte afatit 30 ditor, ndaj ky komision nuk i ka kthyer pergjigje paditesit.

- Urdheri i Ministrit te Shendetesise ka dale si rrjedhoje e masave te meparshme administrative.

- Pozicioni i punes qe kishte paditesi nuk perfshihet nga statusi i nepunesit civil, por nga Kodi i Punes, pra ekzekutimi i tij nga ana e Drejtorise se Personelit eshte i pamundur si nepunes civil.

- Ekzekutimi i ketij vendimi do te sillte kthimin ne pune te nje personi qe, me neglizhencen dhe paaftesine e tij do te pengonte ecurine e puneve ne sektorin qe ai mbulonte prane Ministrise se Shendetesise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin perkates te anetarit Vladimir Metani,pasi degjoi perfaqesuesin e paditesit, avokat P.Cama qe kerkoi lenien

ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit,dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.502, date 26.4.2001, me te cilin

eshte vendosur ndryshimi i vendimit nr.3947, date 13.12.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe pranimi i padise, eshte i pabazuar ne ligj dhe si i tille duhet te prishet.

Ka rezultuar e provuar nga aktet se paditesi Vasil Zhonga, qysh nga janari i vitit 1996, ka qene ne marredhenie pune me palen e paditur si i punesuar, ne detyren e pergjegjesit te ofiçines se transportit, prane Drejtorise se Personel Organizimit dhe Sherbimeve.

Me urdherin nr.36, date 27.3.2000 te Ministrit te Shendetesise, paditesi eshte liruar nga detyra me motivacionin “Inkompetence dhe zvarritje ne realizimin e detyrave te dhena nga titullaret”.

Paditesi, duke pretenduar se urdheri i mesiperm eshte i pabazuar ne permbajtje dhe eshte nxjerre ne kundershtim me ligjin, ka kerkuar me padi ne gjykate deklarimin absolutisht te pavlefshem te zgjidhjes se kontrates se punes dhe kthimin ne detyren e meparshme, duke iu referuar dispozitave te Kodit te Punes. Me vendim gjyqesor nr.1571, date 17.5.2000, mbi prapsimet e

113

Page 114: Nëntor 2002

te paditurit ne ate gjykim, eshte vendosur deklarimi i mungeses se juridiksionit gjyqesor ne shqyrtimin e kesaj padie me arsyetimin se marredheniet e punes se paditesit rregullohen nga ligji nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil ne Republiken e Shqiperise”, si rrjedhim konflikti me punedhenesin duhet te zgjidhet ne rruge administrative duke iu drejtuar Komisionit te Sherbimit Civil.

Paditesi pretendon se i eshte drejtuar KSHC me ankese kunder urdherit te lirimit nga detyra, por ankesa e tij nuk eshte shqyrtuar ende. Per kete shkak, ne baze te nenit 8/2 te ligjit nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil ne Republiken e Shqiperise”, i eshte drejtuar perseri gjykates duke kerkuar anullimin e ketij urdheri si te kundraligjshem.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, ka vendosur rrezimin e padise me arsyetimin se padia eshte parashkruar.

Gjykata e Apelit Tirane, ka shqyrtuar çeshtjen mbi ankimin e paditesit dhe ne perfundim ka vendosur ndryshimin e vendimit dhe pranimin e padise. Ne vendimin e saj, gjykata arsyeton se lirimi nga detyra e paditesit eshte bere ne kundershtim me nenin 25 te ligjit 8549 date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil ne RSH”, duke mos respektuar proçeduren ne dhenien e mases disiplinore.

Kolegji Civil i Gjykates çmon se vendimi i gjykates se apelit eshte rezultat i mosrespektimit dhe zbatimit te gabuar te ligjit.

Keshtu, ne kundershtim me nenin 16 te K.Pr.Civile, i cili e detyron gjykaten per te bere nje cilesim te sakte te fakteve dhe veprimeve qe lidhen me mosmarreveshjen, pa u lidhur me percaktimin qe propozojne palet dhe me nenin 17 qe e detyron gjykaten te orientoje shpjegimet e paleve nga pikepamja e se drejtes qe ajo (gjykata) çmon te nevojshme per zgjidhjen e mosmarreveshjes, prej saj nuk eshte bere nje percaktim i sakte dhe i argumentuar mbi bazen ligjore qe rregullon marredheniet e punes mes paditesit dhe te paditurit. Per me teper, nje detyrim i tille, eshte i domosdoshem per t’u permbushur, po t’i referohemi dhe prapsimeve te te paditurit ne kete gjykim, thelbin e te cilave e perben Baza Ligjore e zgjidhjes se mosmarreveshjes. Nje moment kaq i rendesishem ligjor, eshte i domosdoshem per zgjidhjen e drejte te çeshtjes dhe per faktin se, nga ky percaktim do te kushtezohej dhe zgjidhja e mosmarreveshjes nese hyn ne juridiksionin administrativ apo ne juridiksionin gjyqesor dhe me tej, percaktimi i sakte i kufijve dhe objektit te shqyrtimit gjyqesor, nese objekt do te ishte urdheri i lirimit, apo kundershtimi ne lidhje me lenien pa shqyrtim te ankimit te paditesit nga organi kompetent administrativ, sipas nenit 324 pika 2 e K.Pr.Civile.

Vetem pas permbushjes se nje detyrimi te tille dhe pasi rrethanat e pretenduara nga palet ne gjykim t’i nenshtrohen nje hetimi gjyqesor te plote dhe te gjithanshem, ne perputhje me ligjin duke bere nje vleresim te provave dhe cilesim te sakte te fakteve qe lidhen me mosmarreveshjen ne shqyrtim, mund te arrihet ne nje perfundim te drejte, te bazuar ne ligj.

114

Page 115: Nëntor 2002

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 germa “c” te Kodit

te Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 502 date 26.4.2001 te Gjykates se Apelit Tirane

dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 21.11.2002

115

Page 116: Nëntor 2002

Nr. 1955/519 i Regj. ThemeltarNr. 1123 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Vladimir Metani KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareMetush Saraçi AnetarAgron Lamaj Anetar

ne daten 21.11.2002, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr. 1955/519, qe u perket paleve:

PADITËS: SHOQERIA “NAJUKA” shpk, perfaqesuar nga avokat Skender Kaçupi.

E PADITUR: DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE, perfaqesuar nga avokati i Shtetit Delo Isufi.

OBJEKTI I PADISËAnullimi i urdher pageses nr. 2597/1 date 14.7.1999

te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve.Baza Ligjore: Neni 324 i K.Pr.Civile

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.2156, date 29.6.2000, ka vendosur:

Rrezimin e kerkese-padise si te pambeshtetur ne ligj dhe ne prova.

Gjykata e Apelit Tirane, mbi ankimin e paditesit, me vendimin nr.326, date 20.3.2001, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr. 2156 date 29.6.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe pranimin e kerkesepadise te ngritur nga shoqeria “Najuka” shpk, perfaqesuar nga administratori i saj Naim Kaba, duke e anulluar urdher pagesen nr.2592/1, date 14.7.1999 te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve.

116

Page 117: Nëntor 2002

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve Tirane, e cila kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Inspektoret e tatim-taksave nuk arriten te realizojne kontrollin tek subjekti per shkak te ketij te fundit. Gjoba eshte vendosur ne baze te nenit 57 te ligjit nr. 7928 date 27.4.1995 “Per TVSH-ne”.

- Eshte e vertete se paditesi ka shlyer rregullisht detyrimet tatimore dhe nuk eshte penalizuar ndonjehere me pare.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin perkates te anetarit Vladimir Metani,pasi degjoi perfaqesuesin e paditesit, avokat Skender Kaçupi qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit,pasi degjoi perfaqesuesin e te paditurit, avokatin e Shtetit Delo Isufi, qe

kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane,

dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.32, date 20.3.2001, me te cilin

eshte vendosur ndryshimi i vendimit nr.2156, date 29.6.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe pranimi i padise, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj.

Ka rezultuar e provuar nga aktet se paditesi eshte subjekt tregtar i organizuar ne formen e shpk. Nga ana e inspektoreve te Drejtorise se Tatimeve Tirane eshte njoftuar paditesi se do te ushtrohet kontroll per aktivitetin financiar te tij. Me pretendimin se prej paditesit, edhe pas marrjes se njoftimit per kontroll nga ana e inspektoreve, nuk ka vene ne dispozicion te organeve tatimore dokumentat per kontroll, pala e paditur, ne baze te ligjit nr.7928, date 27.4.1995 “Per TVSH-ne”, eshte gjobitur paditesi ne shumen 1.000.000 leke.

Me padine ne gjykim eshte kerkuar anullimi i gjobes me pretendimin se vonesat jane krijuar per shkaqe shendetesore te punonjeses se autorizuar nga paditesi dhe nuk kane qene te qellimshme.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, ka vendosur rrezimin e padise si te pambeshtetur ne ligj dhe ne prova, duke arsyetuar se paditesi i ka patur te gjitha mundesite per te vene ne dispozicion te inspektoreve dokumentacionin e kerkuar prej tyre per ushtrimin e kontrollit.

Gjykata e Apelit Tirane, ka shqyrtuar çeshtjen mbi ankimin e paditesit dhe ne perfundim ka vendosur ndryshimin e vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane dhe pranimin e padise, duke e anulluar urdher pagesen nr.2592/1, date 14.7.1999 te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, me arsyetimin se pengesat nuk kane qene te qellimshme.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i gjykates se apelit eshte rezultat i respektimit dhe zbatimit te drejte te ligjit.

117

Page 118: Nëntor 2002

Nga aktet kane rezultuar te provuara pretendimet e paditesit mbi shkaqet e arsyeshme te paditesit ne pengesat ne drejtim te ushtrimit te detyres nga inspektoret e Drejtorise se Tatimeve Tirane. Veç kesaj, eshte fakt i pranuar dhe nga i padituri qe, nga kontrolli i ushtruar, paditesi ka rezultuar me dokumentacion te rregullt dhe se ndaj tij nuk eshte marre asnjehere ndonje sanksion, ç’ka tregon se paditesi nuk ka patur asnje motiv per te penguar ushtrimin e kontrollit nga inspektoret e Drejtorise se Tatimeve.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 germa “a” te Kodit

te Procedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 326 date 20.3.2001 te Gjykates se Apelit

Tirane.

Tirane, me 21.11.2002

118

Page 119: Nëntor 2002

Nr. 2194/744 i Regj. ThemeltarNr. 1124 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere prej

Vladimir Metani KryesuesAgron Lamaj AnetarIrma Bala AnetareNikoleta Kita AnetareMetush Saraçi Anetar

mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dt.21.11.2002 çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proçes:

PADITËS: FERIT RAMA, etj. banues ne Shkoder, ne mungese.

I PADITUR: “SESA” sh.a, ne mungese.

OBJEKTI: Moszbatim te procedures se pushimit nga puna

dhe moszbatim te kontrates kolektiveduke e zgjidhur kontraten e punes pa shkaqe te arsyeshme.

Gjykata e rrethit gjyqesor Shkoder, me vendimin e saj nr. 493, dt. 04.05.2001 ka vendosur:

Pranimin e kerkesepadise;

Gjykata e Apelit Shkodere me vendimin nr. 186 dt. 02.07.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm;

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs i padituri, i cili me pretendimin se:

- me paditesit ka patur nje kontrate 1 vjeçare; - njoftimi paditesave i eshte bere ne shkrim;- kerkon prishjen e vendimeve dhe rrezimin e padise.

119

Page 120: Nëntor 2002

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, si shqyrtoi dhe

bisedoi ne teresi çeshtjen

V Ë R E NSe rekursi i paraqitur eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj, si i tille duhet te

pranohet dhe vendimet e gjykates per zbatim te keq te ligjit (Neni 472§a, b te K.Pr.C.) duhet te prishen dhe padia per arsyet e parashtruara me poshte te rrezohet.

Paditesit kane qene ne marredhenie pune prane anes se paditur, marredhenie kjo e lindur nga kontrata punes ndermjet tyre. Ne kete kontrate, palet pjesemarrese ne proces, kane pranuar detyrimet dhe te drejtat e tyre qe lindin nga marredhenia e punes. Mbi bazen e saj pjesemarresit kane lidhur edhe kontraten kolektive te punes, ku nder te tjera eshte parashikuar edhe menyra e dhenies se masave disiplinore perfshire edhe menyren e zgjidhjes se saj.

Ana e paditur me dt. 23.01.2001 me shkresen nr. 43 ka prishur kontraten me paditesit me pretendimin “per rezultate te dobta ne degen e shitjes, per mosrealizim te pikave te rregullores te deges se shitjes”. Me urdherin e mesiperm eshte njoftuar dega ekonomike. Pra ne rastin konkret kemi te bejme me nje nderprerje te menjehersheme te marredhenies se punes.

Kunder vendimit te mesiperm paditesit fillimisht i jane drejtuar sindikates dhe me pas ju drejtuan organit gjyqesor.

Te dy gjykatat kane konkluduar se zgjidhja e kontrates eshte e pavlefsheme pasi ana e paditur nuk ka respektuar proceduren e parashikuar nga ligja. Ne kete interpretim gjykatat kane zbatuar ligjin gabim.

120

Page 121: Nëntor 2002

Marredhenia e punes per nga natyra e saj eshte nje marredhenie juridike (e vazhdueshme) detyrimi. Keshtu Neni 419 i KC e percakton detyrimin si “nje marredhenie juridike me anen e se ciles nje person detyrohet te jape dicka ose te kryeje apo te mos kryeje nje veprim te caktuar ne dobi te nje personi tjeter, i cili ka, gjithashtu te drejte te kerkoje t’i jepet diçka, ose te kryhet apo te mos kryhet veprimi”. Te njejtin kuptim ka edhe marredhenie juridike e punes, e cila per shkak te karakterit te saj juridiko personal ka disa veçori nga marredheniet e tjera juridike te detyrimit. Keshtu ne baze te ligjes marredhenia juridike e punes “eshte nje marredhenie me ane te se ciles njera pale dhe konkretisht “punemarresi merr persiper te ofroje sherbimet e tij per nje kohezgjatje te caktuar ose te pacaktuar, ne kuadrin e organizimit dhe te urdherave te nje personi tjeter, te quajtur punedhenes dhe ky i fundit (pala tjeter) merr persiper te paguaje nje shperblim” (Neni 12 i Ligjit nr.7961, dt. 12.07.1995 Kodi i Punes i RPSH). Pra edhe per zgjidhjen e saj veprojne parimisht te njenjtat arsye zgjidhje si per te gjitha marredheniet e tjera juridike te detyrimit.

Zgjidhja e kontrates se punes eshte shprehje e vullnetit te njeres pale, ne menyre te njeanshme dhe e detyrueshme per njoftim pales tjeter, ne nje forme dhe duke respektuar afate te caktuara juridike, nepermjet se ciles zgjidhet marredhenia e punes per te ardhmen (ex nunc).

Ne vartesi te ketij kuptimi ligja ka percaktuar dy menyra te zgjidhjes se saj, ate normale (qe respekton afatet e percaktuara shprehimisht ne ligj) dhe ate te jashtezakoneshme, qe quhet zgjidhje e kontrates me efekt te menjehershem d.m.th. pa respektuar afatin e njoftimit. Ne rastin konkret ana e paditur ka pretenduar se ndodhemi para nje rasti te tille, pra se ajo e ka zgjidhur kontraten e punes me paditesit per shkaqe te arsyeshme.

Kodi i Punes ne Nenin 153 § 2 ka percaktuar si shkaqe te arsyeshme “te gjitha rrethanat, qe objektivisht nuk lejojne t’i kerkohet atij qe ka zgjidhur kontraten vazhdimi i marredhenies se punes”.

Percaktimi i “shkakut te arsyeshem” ne kuptimin juridik do te thote qe si punedhenesi edhe punemarresi te respektojne ne teresi interesat e marredhenies se punes te lidhur ndermjet tyre nen parimin e besimit dhe besnikerise ndaj njeri tjetrit, si parim i rendesishem i marredhenies juridike te detyrimit (Nenet 704, 698,674, 422 te KC). Ne kete kuptim, nje shkak i arsyeshem mundet te qendroje atehere kur punedhenesi ne nje rast te veçante megjithese ka marre ne konsiderate te gjitha rrethanat veç e veç dhe ka vleresuar drejt interesat e te dy paleve kontraktuese, arrin ne perfundimin se vazhdimi i marredhenies se punes deri ne perfundimin e afatit te zakonshem te pushimit, ose ne afatin e percaktuar prej tyre, eshte i papershtatshem. Zgjidhja e jashtezakonsheme e marredhenies se punes eshte nje ultima ratio.

Si shkak i arsyeshem konsiderohet para se gjithash shkelja e rende e kontrates, e cila konkretisht ushtron nje ndikim te keq mbi marredhenien e punes (Neni 153 § 3). Keshtu zgjidhja e menjehersheme e kontrates se punes

121

Page 122: Nëntor 2002

(pa afat) mundet te jete legjitime nese interesi i punedhenesit, nga qendrimi i punemarresit ne nje nga fushat e marredhenies se punes demtohet ne ate shkalle, sa ne veshtrim te interesave te perbashketa vazhdimesia e marredhenies se punes per te eshte e papranueshme. psh. qendrim i keq ne pune, paftesi ne detyre, qendrim fyes ndaj kolegeve, etj.

Ana e paditur ka pretenduar si shkak te arsyeshem, faktin se “nuk eshte zbatuar disiplina lidhur me pagesen e elektrikut”. Barra e proves ne kete rast i takon anes se paditur. Ajo ka provuar se disiplina eshte thyer dhe per kete ka marre edhe masat disiplinore. Paditesit gjate gjykimit nuk kane paraqitur asnje prove qe te kundershtojne nje pretendim te tille. Ato kane pretenduar vetem faktin se nuk jane vene ne dijeni per nje urdher te tille, d.m.th. se nuk jane respektuar afatet qe parashikon ligja. Siç u analizua edhe me siper keto afate duhet te respektohen kur jane kushtet e parashikuara nga ligja. Per rastin konkret ana e paditur nuk ka pse te prese ndonje afat te caktuar, ajo ka gjetur nje shkak i cili eshte i arsyeshem, qenia e te cilit e detyron ate te mos prese afatin ligjor por te nderprese menjehere marredhenien e punes.

Ne rrethanat e mesiperme Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se jemi para nje shkaku te arsyeshem per prishjen e kontrates dhe per pasoje, vendimi i gjykates duhet te prishet dhe padia te rrezohet.

Argumenti qe paraqet gjykata e apelit ne arsyetimin e saj, se ana e paditur ka lidhur perseri nje aktmarreveshje me disa nga paditesit dhe si pasoje veprimi i saj ka qene i kunderligjshem nuk mundet t`i sherbeje ketij gjykimi pasi ai eshte nje veprim i mevonshem dhe nuk eshte objekt i ketij gjykimi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar edhe ne Nenin 485 § d te

K.Pr.C.

V E N D O S I

Ndryshimin e vendimit si me poshte:Prishjen e vendimit. nr. 186 dt. 02.07.2001 te Gjykates se Apelit

Shkoder dhe te vendimit nr. 493 dt. 04.05.2001 te Gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder dhe rrezimin e padise.

Tirane me 21.11.2002.

122

Page 123: Nëntor 2002

Nr. 2246/795 i Regj. Themeltar.Nr. 1133 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Vladimir Metani KryesuesNikoleta Kita AnetareMetush Saraçi AnetarAgron Lamaj AnetarIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 21.11.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS : KOZMA KOJA, perfaqesuar nga Av.Rustem Syziu .

I PADITUR: ANDON KUSHA perfaqesuar nga Av.Vasil Plaku

OBJEKTI :Detyrimi i te paditurit te paguaje qera per periudhen janar 1999-prill 2001

ne vleren 7200 leke (duke u llogaritur qeraja 256,8 leke ne muaj).

Detyrimi i te paditurit te liroje banesen,per shkak te mospagimit te qerase.

Baza Ligjore: Neni 801e 812 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, me vendimin Nr.530, dt 24.4.2001 ka vendosur :

Pranimin e padise se paditesit Kozma Koja duke detyruar te paditurin Andon Kushi t’i paguaje paditesit qera banese per periudhen 1 janar 1999 deri 30.4.2001 7190 leke dhe ne vazhdim 255,6 leke ne muaj.Rrezimin e pjeses tjeter te objektit te padise se paditesit Kozma Koja kunder te paditurit Andon Kushi per lirimin e dorezimin e baneses nr.245 ndodhur ne Lagjen nr.11 Durres si te pabazuar ne ligj.

123

Page 124: Nëntor 2002

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin Nr.335, dt 26.6.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.530 date 24.4.2001 te Gjykates se rrethit Durres persa i perket pjeses qe ka pranuar padine duke detyruar te paditurin t`i paguaje paditesit qerane e baneses per periudhen 1.1.1999 e ne vazhdim.Ndryshimin e ketij vendimi per pjesen tjeter duke pranuar padine dhe detyruar palen e paditur Andon Kushi t`i liroje dhe dorezoje paditesit Kozma Koja banesen qe ndodhet ne katin e pare te prones se tij ne rrugen “Bulevardi Tregetar”, nr.245, Lagje nr.2 Durres dhe qe perbehet nga 2 dhoma e 1 kuzhine.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs i padituri Andon Kushi dhe parashtron keto shkaqe :

- Eshte zhvilluar gjykimi ne mungese pa u njoftuar ne gjykaten e apelit.- Ne listen e gjyqit te shpallur per daten 28.5.2001, nuk eshte shenuar

emri im ne kollonen e te paditurit, kjo perben shkelje te rende proceduriale, pasi ka sjelle mos marrjen pjese ne gjykim.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala,avokatin e pales paditese Rustem Syziu, qe kerkoi lenien ne fuqi te

vendimit, ate te pales se paditur Vasil Plaku, qe kerkoi prishjen e vendimit dhe si shqyrtoi aktet ne teresi,

V Ë R E N Vendimi i Gjykates se Apelit Durres duhet te prishet per shkelje te renda

te normave proceduriale.Nga gjykimi ka rezultuar se, paditesi Kozma Koja eshte bashkepronar me

te tjere ne nje shtepi banimi, me pese dyqane ne Lagjen nr.2, Durres, e perbere prej 2 dhomave e guzhine e kthyer ne baze te ligjit nr.7698, date 15.4.1993 ”Mbi kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve”.

Ne kete banese banon i padituri Andon Kushi, ne nje siperfaqe prej 96 m2, 2+1, nga koha kur banesa ishte prone shteterore dhe aktualisht.

Me kalimin e prones nga shteti tek ish pronaret, i padituri Andon Kushi nga qiramarres me shtetin, eshte kthyer qiramarres me paditesin, kane lidhur kontraten e qirase me 1 nentor 1993, duke percaktuar kushtet e pergjithshme ne lidhjen e saj, me cmim sipas tarifave shteterore 217,50 leke ne muaj.

Nga lidhja e kontrates, deri ne dhjetor te vitit 1998, palet nuk kane patur mosmarreveshje. Ne janar te vitit1999, paditesi Kozma Koja harton nje kontrate te re qiraje, duke ndryshuar vleren e qirase, te cilen i padituri ka refuzuar ta nenshkruaje dhe nuk ka paguar qirane nga ajo kohe.

Ne keto kushte paditesi me padine ne gjykim ka kerkuar detyrimin e te paditurit te paguaje qirane e pa paguar dhe te liroje banesen per shkak te mos pagimit te qirase, per me teper se tre muaj. Gjate gjykimit i padituri ka 124

Page 125: Nëntor 2002

kundershtuar lirimin e baneses, me pretendimin se gezon statusin e te pa strehut.

Gjykata e rrethit Durres, ka pranuar pjeserisht padine e paditesit duke detyruar te paditurin te paguaje qirane e baneses per kohen e pa paguar e ne vazhdim 255,6 leke ne muaj dhe ka rrezuar padine per lirimin e baneses.

Mbi ankimin e paditesit gjykata e apelit ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare, persa i perket detyrimit per pagimin e qirase dhe ka ndryshuar ate, per pjesen tjeter duke detyruar te paditurin te liroje dhe dorezoje banesen .

Gjykimi ne gjykaten e apelit eshte zhvilluar ne mungese te te paditurit, pa u bere njoftimi. Sipas nenit 460/3 te K.Pr.Civile: “Njoftimi per diten dhe oren e gjykimit te çeshtjeve behet nga gjykata e apelit me shpallje prane saj dhe ne gjykatat perkatese te shkalles se pare, jo me vone se 10 dite perpara shqyrtimit te ceshtjes”.

Sipas listes se gjyqeve te shpallur per gjykim me daten 26.06.2001, diten qe eshte zhvilluar edhe gjykimi i paleve rezulton se emri i te paditurit Andon Kusha nuk eshte shpallur. Eshte shpallur emri i paditesit Kozma Koja, ndersa emri i te paditurit eshte lene pa u plotesuar. Kjo ka sjelle qe, i padituri te mos marre njoftim per diten e gjykimit dhe mungesen e tij ne gjykim.

Kolegji Civil cmon se, mos shpallja e emrit te paditurit ne listen e shpallur per gjykim e ben te pavlefshem njoftimin per te paditurin dhe perben shkelje te rende te normave procedurale. Sipas neneve 467/ç dhe 472/b te K.Pr.Civile, ky, eshte shkak per prishjen e vendimit te gjykates se apelit e dergimin e ceshtjes per rishqyrtim gjykates se apelit me tjeter trup gjykues.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/c te K.Pr. Civile

VENDOSIPrishjen e vendimit Nr.335, date 26.06.2001 te Gjykates se Apelit

Dures dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Dures me tjeter trup gjykues

Tirane, me 21.11.2002

125

Page 126: Nëntor 2002

Nr. 2225/774 i Regj. Themeltar.Nr. 1134 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Vladimir Metani KryesuesNikoleta Kita AnetareAgron Lamaj Anetar Metush Saraçi Anetar Irma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 21.11.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2225/774 qe i perket:

PADITËS: MARIE VATA, perfaqesuar nga avokat Pashk Gjeci

I PADITUR: FILIALI ELEKTRIK LAC, perfaqesuar nga juristi Dritan Bocaj,

Avokatura e Shtetit juristi Shefqet Muçi.

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin per shperblimin e demit te shkaktuar.

Baza Ligjore: Neni 608 e vijues te K.Civil.

Gjykata e Rrethit Kurbin, me vendimin nr. 220 date 21.05.2001 ka vendosur:

Te pranoje kerkesen e paditeses Marie Vata.Detyrimin e pales se paditur qe t’i paguaje paditeses shumen prej 3.926.432 leke, per demin e shkaktuar ne lokalin e paditeses.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.837, date 11.07.2001 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr. 220 date 21.05.2001 te Gjykates se Rrethit Kurbin.

126

Page 127: Nëntor 2002

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala e paditur Filiali Elektrik Kurbin, i cili kerkon prishjen e tyre duke parashtruar keto shkaqe:

- Fakti i mosekzistences se energjise elektrike ne momentin e djegies se lokalit te paditeses Marie Vata, vertetohet me shkresen e dates 27.04.2001, leshuar nga nenstacioni elektrik Lac, i cili ben kycjen dhe çkycjen e energjise elektrike.

- Ne aktin e ekspertimit te kryer nga ing. Leke Tusha, ka mosperputhje mes vendimit te bere nga Policia Gjyqesore, i cili mban daten 05.04.2001, ndonese akti i ekspertimit mban daten 27.02.2001. Mosperputhje ka edhe ne lidhje me orarin e kycjes dhe çkycjes se energjise elektrike, pasi ne akte theksohet se energjia eshte kyçur ne oren 17.00, ndersa realisht eshte kycur ne oren 1715.

- Po te kishte luhatje energjia, do te kishim demtime edhe ne konsumatoret etj.

- Sipas aktit te ekspertimit te ing. Mehmet Sejdia, i cili eshte edhe shefi i MKZ ne Komisariatin e Kurbinit pranohet ekzistenca e bombulave te gazit ne lokalin e paditeses Marie Vata, e letrave celuloide qe mund te jene bere shkak per burim zjarri, po gjykata nuk i marre parasysh versionet e tjera.

- Gjykata nuk ka zbatuar drejt ligjin, nenin 608 te K.Civil.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, avokatin e pales paditese

Pashk Gjeci, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimeve, avokatin e pales se paditur Dritan Bocaj, i cili kerkoi prishjen e vendimeve dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi Nr.837, date 11.7.2001 i Gjykates se Apelit Tirane, eshte

rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit dhe si i tille duhet te prishet e çeshtja te dergohet per rishqyrtim.

Gjykata e rrethit Lac, me padine e Marie Vates kunder Filialit Elektrik Lac, ka vendosur detyrimin e pales paditur t’i paguaje paditeses shumen prej 3.926.432 leke te rrjedhura nga shkaktimi i demit ne lokalin e paditeses. Vendim ky i lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tirane.

Nga aktet e dosjes rezulton se, me daten 26.02.2001 ora 7.00 ka rene zjarri ne lokalin e paditeses Marie Vata, e cila ka pretenduar se i jane djegur mallrat e ndodhura ne dyqan dhe demtuar ndertesa.

Per kete ngjarje ka filluar çeshtja penale dhe pasi eshte konkluduar se shkaku i zjarrit ka qene rrjeti elektrik eshte pushuar ceshtja. Pas pushimit te ceshtjes penale, paditesja Marije Vata me kerkese padi ka kerkuar ne rruge gjyqesore te detyrohet Filiali Elektrik Laç, te shperbleje demin e shkaktuar nga zjarri ne baze te nenit 608 te K.Civil.

127

Page 128: Nëntor 2002

Gjykatat bazuar ne mendimet e eksperteve, te profilit elektrik, ka konkluduar se zjarri ka rene nga energjia elektrike dhe se pala e paditur eshte fajtore per demin e shkaktuar, gjithashtu mbeshtetur ne konkluzionet e ekspertit kontabel vlera e demit eshte vleresuar ne shumen 3.926.432 leke.

Kolegji Civil i Gjykates Larte cmon se, konkluzioni i siperm i gjykates se apelit, vjen ne kundershtim me ligjin dhe pikerisht me dispozitat qe rregullojne zgjidhjen e mosmarreveshjeve qe kane te bejne me shkaktimin e demit, si dhe ato qe kane te bejne me fuqine provuese te shkresave, nenet 246 260 262 te K.Pr.Civile .

Vleresimi i demit nga eksperti, eshte bere apriori pa patur prova shkesore, qe kane fuqine e proves sipas ligjit, por mbi bazen e deklarimeve te paditeses dhe te disa dublikatave ne forme deklaratash nga furnizuesit e lokalit si dhe te nje preventivi per pjesen ndertimore, te bere nga Pashk Luca, i cili nuk ka qene i thirur me cilesine e ekspertit.

Gjithashtu nga aktet e dosjes nuk del as pronesia e lokalit, ne se ka qene prone e paditeses ose jo, gje qe duhet te sqarohet ne rigjykim e ceshtjes.

Nga pala e paditur eshte pretenduar se ne ate ore kur ka rene zjarri, nuk ka patur energji elektrike. Nga gjykata nuk eshte verifikuar ky pretendim e nuk eshte dhene pergjigje zyrtare per kete fakt te rendesishem per ceshtjen, nga Dega e KESH ne qytetin e Lacit.

Ne baze te nenit 12 te K.Pr.Civile, pala qe pretendon nje te drejte ka detyrim qe ne perputhje me ligjin te provoje faktet mbi te cilat bazon pretendimin e saj.

Megjithate, gjykata ne kushtet e neneve 223 e 234 te K.Pr.Civile mund te kerkoje dhe marrjen e provave te të tretet.

Per te saktesuar sa siper per nje hetim te plote e te gjthaneshem te ceshtjes, ka vend per prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim prane asaj gjykate.

Ne rigjykim ku ajo gjykate ne zbatim te kerkesave te nenit 465 te K.Pr.Civile, mund te perserise teresisht ose pjeserisht hetimin gjyqesor si dhe mund te marre prova te reja, çfare do te bente qe ne perfundim te jepej nje vendim i bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.P.Civile

V E N D O S IPrishjen e vendimit Nr.837 date 11.7.2001 te Gjykates se Apelit Tirane

dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 21.11.2002

128

Page 129: Nëntor 2002

Nr. 1956/520 i Regj ThemeltarNr. 1135 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarZamir Poda AnetarEvgjeni Sinoimeri AnetareValentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 26.11.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile Nr.1956/520 me pale:

PADITËSA: ALI DUSHKU

ISMAIL DUSHKU

REXHEP DUSHKU

TË PADITUR: ISMAIL VRAPI

DILE BEGAJ

MAKBULE KATROSHI

BEDRI VRAPI

NAIME TANCICA

HAVA LIKA

LIJE HYKA

HAXHIRE HALLA

QERIM BRAHJA

DERHEM BRAHJA

BASHKIM BRAHJA

ENVER BRAHJA

129

Page 130: Nëntor 2002

OBJEKTI I PADISËKundershtim i vendimit

nr.478, date 28.02. 2000 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Detyrimin e te paditurve te njohin paditesatsi trashegimtare te Sheqere Pinarit, e cila

trashegon vetem Hamdi Pinarin.Baza ligjore: Nenet 503, 509 te K.Pr.Civile

e 318, 349 e 50 te Kodit Civil.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin Nr.2712, date 15.09.2000 ka vendosur :

Rrezimin e padise se paditesave Ali Dushku, Ismail Dushku e Rexhep Dushku.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr. 316, date 20.03.2001 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr. 2712 date 15.09.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs pala paditese, e cila kerkon ndryshimin e vendimeve.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokatin e pales

paditese Kirov Babliku, qe kerkoi prishjen e vendimeve dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne gjykaten e shkalles se pare dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane si dhe vendimi i Gjykates se

shkalles se pare Tirane, lene ne fuqi me vendimin e gjykates se apelit nuk jane te drejte, sepse prej gjykates se shkalles se pare jane lejuar shkelje te renda te normave proceduriale te perfshira nga germat “d” dhe “e” te Kodit te Procedures Civile, prandaj vendimet duhet te prishen duke u vendosur kthimi i ceshtjes per rigjykim ne gjykaten e shkalles se pare.

Paditesat Ali Dushku, etj. kane paditur Ismail Vrapin, etj. duke kerkuar kundershtimin e deshmise se trashegimise leshuar me vendimin nr.478, date 28.02.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe detyrimin e te paditurve qe t’i njohin paditesat si te vetmit trashegimtare te Sheqere Pinarit, e cila trashegon bashkeshortin e saj Hamdi Pinari, sipas paditesave.

130

Page 131: Nëntor 2002

Gjykata e shkalles se pare ka vendosur rrezimin e padise, vendim i cili eshte lene ne fuqi edhe prej gjykates se apelit. Gjykata e shkalles se pare ka lejuar shkelje te renda proceduriale. Kerkese padia ka qene e parregullt per arsye se paditesat nuk kane percaktuar drejt objektin dhe shkakun e padise.

Paditesat kane kundershtuar vendimin nr.478, date 28.02.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane ne poziten proceduriale te kundershtimit te te tretit ne nje kohe, kur leshimi i deshmise se trashegimise behet sipas rregullave te percaktuara ne Kodin e Procedures Civile per vertetimin gjyqesor te fakteve. Nje vendim i tille ka karakter deklarativ, pra nuk ka fuqi provuese kunder personave fizike e juridike qe nuk kane qene thirrur ne rast se e kundershtojne faktin e vertetuar ne vendim. Interesat e tyre paditesat mund t’i mbrojne me padine e themelit, duke percaktuar drejt objektin dhe shkakun e padise, qe do te zgjidhet si mjet mbrojtes i interesave te tyre te pretenduara te shkelura dhe konkretisht per te drejten e pretenduar se paditesat duhet te njihen si trashegimtaret e vetem te Sheqere Pinarit, e cila trashegon e vetme bashkeshortin e saj, Hamdi Pinarin.

Gjithashtu ne gjykimin e kesaj ceshtje nuk eshte formuar drejt ndergjyqesia, pasi sikurse rezulton interes per ceshtjen kane dhe trashegimtaret e Maliq Pinarit pretendim qe vete paditesat e kane ngritur ne rekurs. Nisur nga sa u parashtrua me siper dhe perderisa vete paditesat pretendojne se nuk eshte formuar drejt ndergjyqesia, ka vend qe ne rigjykim te thirren si pale ne zbatim te kerkesave proceduriale per formimin drejt te ndergjyqesise dhe trashegimtaret e Maliq Pinarit.

Vetem pas percaktimit drejt te objektit dhe shkakut te padise dhe formimit drejt te ndergjyqesise, do te krijohen mundesi ligjore per zhvillimin e nje procesi gjyqesor te rregullt e per rrjedhoje gjykata do te mund te jape nje vendim te drejte, te bazuar ne ligj e ne prova.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te

K.Pr.Civile.

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.316, date 20.03.2001 te Gjykates se Apelit

Tirane si dhe te vendimit nr.2712, date 15.09.2000 te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 26.11.2002

131

Page 132: Nëntor 2002

Nr. 1942/506 i Regj. Themeltar.Nr. 1136 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarZamir Poda Anetar Evjeni Sinoimeri AnetareValentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 26.11.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.1942/506 qe i perket:

PADITËS: EVRIDHIQI KUME

TË PADITUR: THOMA LEKA

ZISO MARTO

KALIROI LEKA

OBJEKTI I PADISË:Lirim e dorezim objekti.

Baza Ligjore: Nenet 31, 32, 153 te K.Pr.CivileNeni 296 e vijues te K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Sarande, me vendimin nr.93, date 13.02.2001 ka vendosur:

Detyrimin e te paditurve Thoma e Kaliroi Leka, t’i lirojne dhe dorezojne paditeses Evridhiqi Kume, ambientet e mbajtura ne nedoresi ne nje shtepi banimi te ndodhur ne fshatin Nivice. Pushimin e gjykimit per pjesen tjeter te objektit te padise, drejtuar te paditurit Ziso Marto.

Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin nr.213, date 24.04.2001 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.93, date 13.02.2001 te Gjykates

132

Page 133: Nëntor 2002

se Rrethit Sarande.Kunder vendimit te Gjykates se Apelit ka bere rekurs pala e paditur

Thoma e Kaliroi Leka, te cilet kerkojne prishjen e vendimeve te Gjykates se rrethit dhe apelit duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykimi i ceshtjes eshte bere ne mungese, mbasi kemi qene te semure dhe nuk jemi njoftuar.

- Megjithese shtepia na eshte shitur nga pala paditese, eshte kerkuar kthimi i saj nga K.K.K.Pronave sikur shtepia i eshte marre nga shteti.

- Shtepia ka qene e rrenuar dhe kemi marre pelqimin e saj per te jetuar atje duke bere dhe riparimet.

- Ne vendimin gjyqesor jemi konsideruar si te pastrehe dhe si te tille, duhet te perfitojme nga ligji nr. 7652 dhe nr. 8030 date 15.11.1995.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokatin e pales

paditese Dh. Shkodrani i cili kerkoi lenien e vendimit ne fuqi, ate te pales se paditur Dino Leli, qe kerkoi prishjen e vendimit dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i gjykates se apelit nuk eshte i bazuar ne ligj, per arsye se ka

lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare, ne nje kohe kur prej kesaj te fundit jane lejuar shkelje te renda te normave proceduriale, parashikuar nga germa “ç” e nenit 467 te K.Pr.Civile.

Paditesja Evridhiqi Kume, ka paditur Thoma Leken, Kaliroi Leken e Ziso Marton, duke kerkuar detyrimin e tyre per lirimin dhe dorezimin e baneses objekt mosmarreveshje.

Gjykimi i ceshtjes prej Gjykates se shkalles se pare Sarande, eshte bere ne mungese te te paditurve Thoma e Kaliroi Leka, pa pasur dijeni per diten e gjykimit te ceshtjes.

Sikurse rezulton prej leter thirrjeve te ndodhura ne dosje, te paditurit jane njoftuar per diten dhe oren e gjykimit te ceshtjes ne daten 06.02.2001, dite ne te cilen jane kryer veprimet pergatitore ne mungese te te paditurit Thoma. Ne daten 06.12.2001, rezulton te jete marre vendimi per kalimin e ceshtjes per gjykim, duke percaktuar per zhvillimin e gjykimit te ceshtjes, daten 13.02.2001. Te paditurit Ziso Marto e Kaliroi Leka per njoftimin kane nenshkruar ne vendimin per kalimin e ceshtjes ne séance gjyqesore, kurse per te paditurin Thoma Leka, eshte nxjerre leter thirrje. Meqenese leter thirrja nuk i eshte komunikuar personit qe percaktohej si marres per njoftimin duhet te respektoheshin kerkesat e neneve 131, 132, e 135 te K.Pr.Civile. Ne fakt rezulton se kerkesat proceduriale per njoftim nuk jane zbatuar prandaj, i padituri nuk eshte njoftuar per diten dhe oren e gjykimit te ceshtjes.

Ne keto rrethana konkludohet se gjykimi i ceshtjes ne gjykaten e shkalles se pare, eshte bere pa pasur dijeni i padituri Thoma, prandaj per te siguruar

133

Page 134: Nëntor 2002

njoftim per diten dhe oren e gjykimit te ceshtjes, cmohet se vendimi i gjykates se apelit, si dhe vendimi i gjykates se shkalles se pare, duhet te prishen dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/ç te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.213, date 24.04.2001 te Gjykates se Apelit

Gjirokaster si dhe te vendimit nr.93, date 13.02.2001 te Gjykates se shkalles se pare Sarande dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Sarande me tjeter trup gjykues.

Tirane me 26.11.2002

134

Page 135: Nëntor 2002

Nr. 2500 i Regj. Themeltar.Nr. 1137 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareEvjeni Sinoimeri AnetareZamir Poda AnetarYlvi Myrtja Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 26.11.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2500 qe i perket:

KËRKUES: KOLI PRIFTI

OBJEKTI:Leshimi i urdherit te ekzekutimit

per vendimin nr. 442 date 29.06.2001 e ndryshuar me vendimin nr.144, date 29.03.2002

te Gjykates se Apelit Vlore.Baza Ligjore: Neni 511 i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Lushnje, me vendimin nr.158,date 18.06.2002 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetences te Gjykates se shkalles se pare Lushnje ne shqyrtimin e kerkeses.Kalimi per kompetence shqyrtimi Gjykates se Apelit Vlore te kesaj kerkese.

Kunder vendimit te Gjykates se shkalles se pare Lushnje ka bere rekurs kerkuesi, i cili kerkon prishjen e vendimit dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Lushnje, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi i Gjykates se shkalles se pare Lushnje qe e ka nxjerre jashte kompetence, eshte i gabuar pasi sipas ligjit te drejten e leshimit te urdherit te ekzekutimit e ka gjykata e shkalles se pare, qe ka shqyrtuar ne themel ceshtjen dhe jo apeli.

135

Page 136: Nëntor 2002

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokatin e kerkuesit

Agim Bega, i cili kerkoi prishjen e vendimit dhe dergimin e ceshtjes per vazhdimin e gjykimit gjykates se rrethit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se shkalles se pare Lushnje, nuk eshte i bazuar ne ligj,

e per rrjedhoje ai duhet te prishet dhe ceshtja t’i dergohet asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Kerkuesi Koli Prifti, ka paraqitur para Gjykates se shkalles se pare Lushnje, kerkesen per leshimin e urdherit te ekzekutimit per vendimin nr.442 date 29.06.2001 te Gjykates se shkalles se pare Lushnje, me te cilin eshte vendosur pranimi i pjesshem i padise, duke vendosur detyrimin e te paditurve kunderpadites per t’i paguar paditesave te kunderpaditur shumat perkatese., sipas dispozitivit te vendimit.

Gjykata e Apelit Vlore, ka vendosur me vendimin nr.144,date 29.03.2002, ndryshimin e vendimit 442, ate 29.06.2001 te Gjykates se shkalles se pare Lushnje, duke vendosur rrezimin e padise.

Gjykata e shkalles se pare Lushnje ka vendosur shpalljen e moskompetences se saj, duke vendosur dergimin e akteve per kompetence Gjykates se Apelit Vlore, pasi ajo eshte gjykate kompetente.

Konkluzioni i Gjykates se shkalles se pare Lushnje, eshte i gabuar e nuk eshte i ligjshem.

Sipas nenit 510 te K.Pr.Civile, ekzekutimi i detyrueshem mund te behet vetem ne baze te nje titulli ekzekutiv.

Titull ekzekutiv jane dhe vendimet civile qe kane marre forme te prere. Vendimi quhet i formes se prere ne rastet e parashikuara nga neni 451 i K.Pr.Civile, midis te cilave dhe ne ato raste te parashikuara nga germa “ç” e nenit te siperm, kur vendimi i gjykates (kuptohet i shkalles se pare) eshte ndryshuar ne shkalle te dyte. Pavaresisht se gjykata e shkalles se dyte, mund t’i jape zgjidhje te ndryshme ceshtjes nga gjykata e shkalles se pare, akti procedurial qe zgjidh ceshtjen ne themel eshte vendimi i gjykates se shkalles se pare (perjashtuar rastin kur gjykata e apelit gjykon si gjykate e shkalles se pare).

Gjykata e shkalles se dyte kontrollon bazueshmerine dhe ligjshmerine e vendimit te dhene nga gjykata e shkalles se pare dhe mund te vendose sipas kerkesave te nenit 466 te K.Pr.Civile. Sipas germes “b” te kesaj dispozite mund te vendose dhe ndryshimin e vendimit si ne rastin konkret.

Gjykata e shkalles se dyte investohet per shqyrtimin e ceshtjes, vetem mbi ankim dhe vendos ne lidhje me vendimin e gjykates se shkalles se pare.

Nisur nga sa u parashtrua me siper rezulton se vendimin per zgjidhjen e ceshtjes, si rregull e jep gjykata e shkalles se pare, kurse gjykata e shkalles se dyte operon ne lidhje me vendimin e kesaj gjykate, e per rrjedhoje gjykata qe ka dhene vendimin eshte gjykata e shkalles se pare, e cila dhe sipas kerkesave ligjore duhej te leshoje urdherin e ekzekutimit se vendimit.136

Page 137: Nëntor 2002

Persa u parashtrua me siper rezulton se Gjykata e shkalles se pare Lushnje eshte kompetente per leshimin e urdherit te ekzekutimit te vendimit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 59 te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.158, date 18.06.2002 te Gjykates se Rrethit

Lushnje dhe dergimin e ceshtjes asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Tirane me 26.11.2002

MENDIMI I PAKICËSNe gjyqtaret Perikli Zaharia dhe Valentina Kondili, ne lidhje me ceshtjen

me kerkues Koli Prifti,me objekt leshim urdher ekzekutimi, parashtrojme se jemi dakord me vendimin e dhene nga shumica persa i perket konkluzionit se gjykata e shkalles se pare, eshte kompetente per leshimin e urdherit te ekzekutimit te vendimit, porse vendimi i dhene per ceshtjen konkrete qe te konsiderohet titull ekzekutiv duhet te jete i ekzekutueshem.

Ne rastin konkret vendimi qe ka marre forme te prere eshte i ndryshuar nga gjykata e apelit, duke u vendosur rrezimi i padise. Vendimi sikurse rezulton nuk eshte i ekzekutueshem, e per rrjedhoje per mos zvarritje te gjykimit te ceshtjes, duke patur parasysh se ceshtja ka te beje me zbatimin e ligjit kish vend per prishjen e vendimit dhe rrezimin e kerkeses per leshimin e urdherit te ekzekutimit te vendimit.

Perikli Zaharia Valentina Kondili

137

Page 138: Nëntor 2002

Nr. 2985 i Regj. Themeltar.Nr. 1138 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesEvgjeni Sinoimeri AnetareZamir Poda AnetarYlvi Myrtja AnetarValentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 26.11.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2985 qe i perket:

PADITËS: LEJLA SHIJAKU

I PADITUR: POLICIA NDERTIMORE DEGA TIRANE

OBJEKTI I PADISË:Anullim i aktit administrativ.

Pezullim i ekzekutimit te vendimit nr. 15 date 13.08.2002 te Policise se Ndertimit.

Baza Ligjore: Neni 324 i K.Pr.Civile,Ligji 8405 date 17.09.1998.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr. 4007 date 16.10.2002 ka vendosur:

Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor dhe kalimin e tij prane Bashkise Tirane, organit kompetent administrativ per juridiksionin administrativ.

Kunder vendimit te Gjykates ka bere rekurs pala paditese dhe pala e paditur te cilet kerkojne prishjen e vendimit duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata ka gabuar ne zbatimin e neneve 36 dhe 59 te K.Pr.Civile.- Nga ana jone eshte kundershtuar akti administrativ dhe kete te drejte e

percakton dhe neni 82 i ligjit nr. 8405 “Per urbanistiken”.

138

Page 139: Nëntor 2002

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokatin e pales

paditese E. Alibej, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se rrethit dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne gjykaten e rrethit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se shkalles se pare Tirane, per nxjerrjen e ceshtjes

objekt shqyrtimi jashte juridiksionit gjyqesor dhe kalimin e saj prane Bashkise Tirane, per juridiksion administrativ nuk eshte i bazuar ne ligj.

Paditesja Lejla Shijaku, ka paditur Policine Ndertimore, Dega Tirane, duke kerkuar anullimin e aktit administrativ, vendimit nr. 15 date 13.08.2002, te Policise se Ndertimit Dega Tirane, bazuar ne nenin 324 te K.Pr.Civile e ligjin nr.8405 date 17.09.1998 “Per urbanistiken”.

Gjykata e shkalles se pare Tirane e ka nxjerre ceshtjen jashte juridiksionit gjyqesor me arsyetimin se mosmarreveshja po shqyrtohet nga ana e Bashkise Tirane.

Konkluzioni i gjykates se shkalles se pare eshte i pabazuar ne ligj.Juridiksioni nuk percaktohet nga fakti se ceshtja po rishqyrtohet nga

Bashkia, por nga fakti nese ceshtja e paraqitur per gjykim hyn ne rrethin e ceshtjeve, ku e drejta dhe detyra e shqyrtimit dhe e zgjidhjes se mosmarreveshjes i eshte caktuar gjykates.

Nga materialet e ceshtjes rezulton se, paditeses nga Dega e Policise se Ndertimit Tirane, i eshte komunikuar vendimi nr.15, date 13.08.2002 i Deges se Policise te Ndertimit Tirane. Kunder ketij vendimi ajo eshte ankuar ne Drejtorine e Policise Ndertimit prane Ministrise se Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, e cila me 26.08.2002, ka lene ne fuqi vendimin e Deges se Policise te Ndertimit Tirane.

Bazuar tek nenet 324 e 328 te K.Pr.Civile e ligjin “Per urbanistiken”, paditesja ka paraqitur padi prane gjykates qe ka kompetence shqyrtimin e mosmarreveshjeve administrative.

Ne rastin konkret ceshtja i perket juridiksionit gjyqesor, pasi paditesja i eshte drejtuar gjykates, pasi ka ndjekur rrugen ligjore per shqyrtimin administrativ dhe mandej ka kerkuar shfuqizimin e aktit administrativ ne rruge gjyqesore.

Persa siper del qarte se, ceshtja i perket juridiksionit gjyqesor e per rrjedhoje gjykata duhet te vazhdoje shqyrtimin e saj, pasi sipas nenit 36 te K.Pr.Civile ne juridiksionin e gjykatave hyjne te gjitha mosmarreveshjet civile dhe mosmarreveshjet e tjera te parashikuara ne kete kod e ne ligje te vecanta.

Mosmarreveshja ka karakter administrativ qe hyjne ne juridiksionin gjyqesor. Po ashtu sipas paragrafit te trete te ketij neni, asnje institucion nuk ka te drejte te pranoje per shqyrtim nje mosmarreveshje civile qe eshte duke u gjykuar

139

Page 140: Nëntor 2002

nga gjykata. Pra ne kete rast kur eshte ndjekur rruga administrative e shqyrtimit te

ceshtjes, gjykata eshte organ qe sipas kerkesave ligjore duhet t’i jape zgjidhje mosmarreveshjes konkrete, prandaj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 59 te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 4007, date 16.10.2002 te Gjykates se shkalles se

pare Tirane dhe dergimin e ceshtjes per vazhdimin e shqyrtimit asaj gjykate.

Tirane me 26.11.2002

140

Page 141: Nëntor 2002

Nr. 2984 i Regj. ThemeltarNr. 1139 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarValentina Kondili AnetarEvgjeni Sinoimeri Anetare Zamir Poda Anetar

me date 26.11.2002, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile nr.2984 qe i perket :

PADITËS: YLLKA SPIRO

TË PADITUR: KRISTOFOR VASO

KLEANTHI VASO

KOSTANDIN VASO

ROBERT VASO

K.K.K.P. PRANE KESHILLIT TE QARKUT GJIROKASTER

PERSON I TRETË :BASHKIA PERMET

141

Page 142: Nëntor 2002

OBJEKTI I PADISËNjohjen e te drejtes se ish pronesise

dhe detyrimin e te paditurve te njohin te ndjerinPilo Gaqe Nikolla si ish pronar te vetem

te nje trualli te ndodhur ne qytetetin e Permetit, ne vendin “Pertej Ures“, me siperfaqe 10 020 m2.

Kundershtimin e pjesshem te vendimit nr.549, date 29.10.1996 te K.K.K.P.

prane Keshillit te Rrethit Permet.Sigurimin e objektit te padise.

Baza Ligjore: Ligji 7698 date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve“.

Gjykata e shkalles se pare Permet, me vendimin e ndermjetem te dates 07.10.2000, ka vendosur :

Mospranimin e kerkeses se paditeses Yllka Spiro, per shpalljen e moskompetences se kesaj gjykate, per gjykimin e çeshtjes.

Kunder vendimit te gjykates ka paraqitur ankim paditesja, e cila kerkon prishjen e tij, deklarimin e moskompetences se Gjykates Permet dhe dergimin e akteve prane seksionit administrativ te gjykates se shkalles se pare Gjirokaster duke parashtruar keto shkaqe :

- Padite me objekt kundershtim i vendimit te K.K.K.P. perbejne çeshtje administrative dhe kompetent per gjykimin e tyre eshte seksioni administrativ i gjykates se shkalles se pare Gjirokaster. Gjykata edhe pse pranon se çeshtja eshte e karakterit administrativ, ka vendosur te kunderten.

- Gjykata gabon kur aresyeton se meqe provat ndodhen ne qytetin e Permetit dhe çeshtja duhet te gjykohet prane kesaj gjykate, per ekonomi gjyqesore. Nuk rastin konkret nuk mund te aplikohet neni 56 i K.Pr.C., pasi ligji parashikon ne menyre te shprehur kompetencen e gjykimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Ylvi Myrtja dhe pasi bisedoi ceshtjen ne

teresi

V Ë R E N :Paditesja duke ju drejtuar Gjykates se shkalles se pare Permet, me

padine objekt gjykimi ka kerkuar detyrimin e te paditurve te njohin trashegimlenesin e saj, pronar te vetem te nje trualli te ndodhur ne qytetin e Permetit, dhe kundershtimin e pjesshem te vendimit nr.549, date 29.10.1996 te K.K.K.P. prane Keshillit te Rrethit Permet qe ka dale ne favor te tyre.

142

Page 143: Nëntor 2002

Gjate gjykimit ajo ka kerkuar deklarimin e moskompetences se Gjykates se shkalles se pare Permet per gjykimin e saj, duke pretenduar se çeshtja objekt gjykimi perben çeshtje administrative dhe kompetent per gjykimin e saj eshte seksioni administrativ i Gjykates se shkalles se pare Gjirokaster. Per kete eshte kerkuar dergimi i akteve prane seksionit administrativ te gjykates se shkalles se pare Gjirokaster.

Gjykata e shkalles se pare Permet nuk ka pranuar kerkesen e paditeses per shpalljen e moskompetences se saj per gjykimin e çeshtjes, me arsyetimin se padia objekt gjykimi permban dhe kerkimin per njohjen e se drejtes se ish pronesise se trashegimlenesit te paditeses, per nje truall te ndodhur ne qytetin e Permetit dhe, meqenese shumica e provave qe sherbejne per kete qellim ndodhet ne qytetin e Permetit, per ekonomi gjyqesore, duhet te vazhdoje gjykimi i saj prane Gjykates se shkalles se pare Permet.

Nga ana e gjykates se rrethit nuk eshte respektuar ligji gje qe e ben vendimin e saj te cenueshem.

Me padine objekt gjykimi eshte kerkuar shfuqizimi i pjesshem i vendimit te K.K.K.P. prane Keshillit te rrethit Permet, qe ka dale ne favor te te paditurve, pra shfuqizimi i aktit administrativ.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon se nga ana e gjykates se rrethit eshte zbatuar keq ligji, gje qe e ben vendimin e saj te cenueshem.

Sipas nenit 324/a te K Pr C “Ne kompetencat e seksioneve per gjykimet administrative eshte padia me te cilen kerkohet shfuqizimi ose ndryshimi i aktit administrativ“, arrihet ne konkluzionin se padia objekt gjykimi hyn ne kompetencen lendore te seksioneve per zgjidhjen e mosmarreveshjeve administrative.

Gjithashtu sipas nenit 327/I te K.Pr.C. “Padia kunder nje akti administrativ shqyrtohet nga seksioni perkates i gjykates, ne zonen e se ciles ka qendren organi administrativ, ndaj te cilit drejtohet padia. Kur padia paraqitet ne gjykaten ne territorin e se ciles ka qendren organi administrativ, kjo ja dergon jo me vone se tri dite gjykates ku eshte krijuar seksioni per gjykimin e mosmarreveshjes administrative”.

Bazuar ne sa me siper, si dhe ne faktin se seksioni administrativ ne zonen e te cilit ka qendren organi administrativ qe ka nxjerre aktin eshte ai prane Gjykates se shkalles se pare Gjirokaster, arrihet ne konkluzionin se kjo e fundit eshte kompetente per zgjidhjen e çeshtjes objekt gjykimi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 62 te K Pr C

143

Page 144: Nëntor 2002

V E N D O S I :Prishjen e vendimit te Gjykates se shkalles se pare Permet, pranimin e

kerkeses se pales paditese dhe dergimin e çeshtjes per vazhdimin e gjykimit ne Gjykaten e shkalles se pare Gjirokaster.

Tirane, me 26.11.2002

144

Page 145: Nëntor 2002

Nr. 2766 i Regj. ThemeltarNr. 1140 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarValentina Kondili AnetareEvgjeni Sinoimeri Anetare Zamir Poda Anetar

me date 26.11.2002, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile nr.1813/527 qe i perket :

PADITËS: JANI KALLOJERI, perfaqesuar nga av. Fatmir Gjika

TË PADITUR : ARBEN LEKA

ARTUR ROSHI

GENC CANAJ

MITRO DUKSHI

SPIRO DUKSHI

NIKO DUKSHI

PANAJOT GUNARI

K.K.K.P. PRANE BASHKISE SARANDE

PERSON I TRETË :KESHILLI I RRETHIT SARANDE (KESHILLI I RREGULLIMIT TE TERRITORIT)

BASHKIA SARANDE (KESHILLI I RREGULLIMIT TE TERRITORIT)

145

Page 146: Nëntor 2002

OBJEKTI I PADISËPushim cenimi ne pronesi

dhe mosperseritjen e tij ne te ardhmen.Kundershtim i vendimit nr.294, date 18.04.1996

te K.K.K.P. prane Bashkise SarandeBaza Ligjore : Neni 302 te K C

dhe 153 dhe 154 e vijues te K Pr C

Gjykata e shkalles se pare Sarande me vendimin nr.238, date 26.04.2000 ka vendosur:

- Anullimin e vendimit nr. 294 date 18.04.1996 te K.K.K.P. prane Bashkise Sarande persa i perket kthimit te siperfaqes 1 000 m2, truall ne zonen Limjon, me kufij te percaktuar.

- Siperfaqja e mesiperme t’i shtohet siperfaqes se percaktuar per kompensim me obligacione ne piken 4 te ketij vendimi.

- Detyrimin e te paditurit Artur Roshi te pushoje cenimin ne pronesi te paditesit Jani Kallojeri duke mos kryer punime sot dhe ne te ardhmen , ne siperfaqen e tyruallit prone e ketij te fundit.

- Pushimin e gjykimit persa i perket pretendimeve te ngritura ndaj te paditurve Arben Lekaj dhe Genc Canaj.

Gjykata e apelit Gjirokaster me vendimin nr.468, date 14.09.2000 ka vendosur :

Ndryshimin e vendimit nr. 238, date 26.04.2000 te Gjykates se rrethit Sarande dhe duke gjykuar çeshtjen ne fakt vendosi :Detyrimin e te paditurit Artur Roshi te pushoje cenimin ne pronesi te paditesit Jani Kallojeri ne pjesen veriore te kufizimit te tij deri tek muri kufizues ne siperfaqen 60 m2.Rrezimin e kerkese padise per pjesen tjeter qe i perket vendimit me nr. 294 date 18.04.1996 te K.K.K.P. prane Bashkise Sarande.Lenien ne fuqi te vendimit nr. 238 date 26.04.2000 te Gjykates se shkalles se pare Sarande ne lidhje me Arben Leken dhe Genc Cenaj.

Gjykata e Larte me vendimin nr.1205, date 13.11.2001 ka vendosur :Prishjen e vendimit nr.468, date 14.09.2000 te Gjykates se apelit Gjirokaster dhe lenien ne fuqi te vendimit nr. 238 date 26.04.2000 te Gjykates se rrethit Sarande.

146

Page 147: Nëntor 2002

Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.152, date 05.07.2002 ka vendosur:

Shfuqizimin si antikushtetuese te vendimit nr.1205, date 13.11.2001 te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte.Dergimin per shqyrtim Kolegjit Civil te Gjykates se Larte.

Ne rekursin e paraqitur nga paditesi Jani Kallojeri, me te cilin eshte kerkuar prishja e vendimit te gjykates se apelit, jane parashtruar keto shkaqe :

- Gjykata nuk ka vleresuar drejt provat. Ne te dy gjykimet rezulton e provuar se jam bere pronar i nje siperfaqeje 1 200 m2 dhe konform gjithe procedurave ligjore mbi te eshte ndertuar nje objekt. Me vendim te K.RR.T. – se prane Keshillit te Rrethit Sarande, ne vitin 1998 i eshte dhene nje siperfaqe funksionale prej 600 m2 atij, e cila nuk eshte hipotekuar per shkak te konfliktit objekt gjykimi.

- Vendimi i K.K.K.P. objekt gjykimi eshte i paligjshem, sepse siperfaqja prej 1 000 m2 nuk i eshte vene ne dispozicion ketij komisioni per t’ia kthyer ish pronareve.

.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Ylvi Myrtja dhe pasi bisedoi ceshtjen

V Ë R E N :Paditesi eshte pronar i nje trualli me siperfaqe 1200 m2, te ndodhur ne

qytetin e Sarandes, ne zonen bregdetare, te cilin e ka blere nga shteti dhe e ka regjistruar ne regjistrin hipotekor ne favor te tij.

Mbi te, ne perputhje me destinacionin per te cilin eshte blere (truall per ndertim) ka ndertuar me leje ndertimi, nje objekt “hotel - restorant”.

Ngjitur me kete prone, ne jug te saj, ndodhet dhe trualli me siperfaqe 1000 m2, i cili me vendimin nr. 294 date 18.04.1996 te K.K.K.P. prane Bashkise Sarande, i eshte dhene ne natyre trashegimtareve ligjore te ish pronares Sanie Dukshi, si kompensim fizik i ish prones se saj te zene, te cilet me pas, me 06.05.1996 ja kane dhuruar ate te paditurit Panajot Gunari. Ky i fundit, gjysmen e ketij trualli (me sip. 500 m2 dhe kufij te percaktuar), me 25.10.1999 ja ka shitur te paditurit Artur Roshi, i cili ka filluar ndertimin mbi te, te nje banese private, me leje ndertimi.

Konflikti midis paleve ndergjygjese ka lindur pikerisht per kete truall.Me 1999 paditesi ka blere nga seksioni i finances prane Keshillit te Rrethit

Sarande truallin me siperfaqe 600 m2, qe do t’i sherbeje si shesh funksional shtese per objektin e tij, pasi K.RR.T. – ja prane Keshillit te Rrethit Sarande, ka miratuar dhenien e tij.

Por paditesi nuk ka mundur ta regjistroje ate ne regjistrin hipotekor ne favor te tij, pasi ai ndodhet brenda siperfaqes 1000 m2 te trajtuar me vendimin e K.K.K.P., qe ka dale ne favor te te paditurve Dukshi dhe qe pas tjetersimeve, aktualisht ndodhet i regjistruar ne favor te te paditurit Panajot Gunari dhe Artur

147

Page 148: Nëntor 2002

Roshi. Paditesi, me padine objekt gjykimi ka kerkuar :Pushimin e cenimin ne pronesi prej te paditurve dhe mosperseritjen

e tij ne te ardhmen.Anullimin e vendimit te K.K.K.P. prane Bashkise Sarande, qe ka dale

ne favor te te paditurve Dukshi, per truallin me siperfaqe 1000 m2.Gjate gjykimit, paditesi ka kerkuar heqjen dore nga gjykimi i çeshtjes ne

lidhje me te paditurit Arben Leka dhe Genc Canaj.Gjykata e shkalles se pare, pasi ka marre parasysh mendimin e

eksperteve, ka vendosur anullimin e vendimit te K.K.K.P. qe ka dale ne favor te te paditurve Dukshi, per truallin me siperfaqe 1 000 m2, si dhe detyrimin e te paditurit Arjan Roshi te pushoje cenimin ndaj paditesit, duke mos kryer punime ne truallin prone e ketij te fundit. Gjithashtu gjykata ka pushuar gjykimin ne lidhje me te paditurit Arben Leka dhe Genc Canaj.

Gjykata e apelit ka vendosur ndryshimin e vendimit te gjykates se rrethit duke vendosur detyrimin e te paditurin Artur Roshi te pushoje cenimin ne pronesi te paditesit per siperfaqen 60 m2 dhe rrezimin e padise ne lidhje me kerkimin anullim i vendimit te K.K.K.P. prane Bashkise Sarande nr.294, date 18.04.1996.

Gjykata e Larte, mbi rekursin e paraqitur nga paditesi, ka prishur vendimin e gjykates se apelit dhe ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit.

Gjykata kushtetuese ka shfuqizuar si antikushtetues vendimin e Gjykates se Larte, me arsyetimin se eshte zhvilluar nje proces jo i rregullt ligjor. Kjo pasi te paditurit Artur Roshi nuk i eshte komunikuar rekursi qe ka bere pala paditese, ndaj vendimit te gjykates se apelit.

Me 22.10.2002, paditesi Jani Kallojeri ka kerkuar heqjen dore nga rekursi i paraqitur (vertetimi i nenshkrimit nga ana e tij e kerkeses eshte bere para noterit me 22.10.2002).

Ne te tilla rrethana çmohet pushimi i gjykimit te çeshtjes.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/e te K Pr C

V E N D O S I :Pushimin e gjykimit te çeshtjes ne Gjykaten e Larte.

Tirane, me 26.11.2002

148

Page 149: Nëntor 2002

Nr.1925/490 i Regj. Themeltar.Nr.1141 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareVladimir Metani Anetar Zamir Poda Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 05.11.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.1925/490, qe i perket:

PADITËS: 1.VELI EMINI

2. SADIK EMINI perfaqesuar nga av. S. Kacupi, B. Mane

TE PADITUR: 1. VELI HAXHIU

2. GEZIM TESHI

3. LULJETA HAXHIU

4. MARIO HAXHIU perfaqesuar nga av. R. Syziu

PERSON I INTRESUAR: K.K.K.PRONAVE, DURRES,perfaqesuar nga Avokati i Shtetit Shefqet Muci

OBJEKTI I PADISË:Rishikim i Vendimit nr.743, date 13.05.1997

i Gjykates se shkalles se pare Durres.Baza Ligjore: Neni 494 e vijues i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.72, date 16.10.2000, ka vendosur:

149

Page 150: Nëntor 2002

Prishjen e vendimit nr.743, date 13 maj 1997 te Gjykates se shkalles se pare Durres. Pranimin e padise se Veli dhe Sadik Emini, duke lene ne fuqi vendimin nr.156, date 14.10.1996 te K.K.K.Pronave per nje siperfaqe trualli prej 10.000 m2 ndodhur ne fshatin Arapaj, Durres. Urdherohet Zyra e Regjistrimit te Pasurise se Paluajteshme te ç`regjistroje pronesine ne emer te Veli Haxhiu, Gezim Teshi, Selim Haxhiu te ardhur si pasoje e vendimit nr.743, date 13.05.1997 te Gjykates se rrethit Durres dhe te beje regjistrimin ne emer te Veli dhe Sadik Emini.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.42 date 05.02.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.72 date 16.10.2000 te Gjykates se rrethit Durres.

Kunder vendimit nr.42, date 05.02.2001 te Gjykates se Apelit Durres, ka bere rekurs, i padituri, duke parashtruar keto shkaqe:

- a. Gjykata e Apelit nuk i ka dhene pergjigje pretendimeve te ngritura nga ana jone ne ankim.

- b. Nuk mund te qendroje pretendimi se aktet e marrjes se tokes ne pronesi nuk jane regjistruar ne kohe. Rendesi ka se ato jane regjistruar ne perputhje me kerkesat e ligjes. Kjo, per faktin, se eshte gje e njohur se vazhdon ende regjistrimi i tokave te marra sipas Ligjit «Per token».

- c. Gjykatat pranojne si prova te reja vertetimin e Kryetarit te K.K.Pronave, shkresen e prefektures, vertetimin e komunes se Rashbullit, apo Librin e ngastrave. Kjo e fundit ku mbeshtetet fort vendimi i gjykates se apelit, nuk mund te trajtohet si prove e re per faktin se libri azhornohet nga nepunesi dhe shenimi eshte i gabuar.

- d. Nga dokumentat qe ndodhen ne dosje parcela nr.203 qe nga viti 1991 e ketej vazhdon te figuroje toke are.

- dh. Kerkesa per rishikim eshte bere jashte afatit 1 vjecar qe parashikon neni 445 i K.Pr.Civile.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,pasi degjoi perfaqesuesin e te paditurit, i cili kerkoi prishjen e vendimeve

dhe mospranimin e kerkeses,pasi degjoi perfaqesuesin e paditesit, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit

te gjykates se apelit,pasi degjoi Avokatin e Shtetit, i cili kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe

mospranimin e kerkeses,

150

Page 151: Nëntor 2002

V Ë R E NSi vendimi nr.42 date 05.02.2001 i Gjykates se Apelit, ashtu edhe vendimi

nr.72 date 16.10.2000 i Gjykates se shkalles se pare Durres, jane rrjedhoje e zbatimit te keq te ligjit. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e parashikuara ne nenin 485/d te K.Pr.Civile, ato duhet te ndryshohen dhe te rrezohet kerkesa.

Eshte vertetuar se te quajturit Gezim Teshi, Selami Haxhiu dhe Veli Haxhiu, kane perfituar respektivisht 3000,4000 dhe 4000 m2, siperfaqe toke are ne fshatin Arapaj, Komuna Rashbull - Durres me Aktet e marrjes se tokes ne pronesi date 6 mars 1996. Keto akte te marrjes se tokes ne pronesi, bashkengjitur te cilave jane edhe procesverbalet e dorezimit te tokes date 06.05.1992, mbajtur nga ana e Komisionit te ndarjes se tokes dhe individeve te permendur, referojne ne kerkesat e Ligjit nr.7501, date 19.07.1991 «Per token».

Gjithashtu eshte vertetuar se me vendimin nr.156 date 14 tetor 1996 te K.K.K.Pronave Durres, ne favor te Veli dhe Sadik Eminit, eshte njohur dhe kthyer nje siperfaqe toke (truall) prej 10.000 m2 ndodhur ne fshatin Arapaj, Komuna Rashbull, Durres.

Pikerisht kete vendim te K.K.Pronave, kane kundershtuar me padi, te quajturit Veli Haxhiu, Selami Haxhiu dhe Gezim Teshi. Ata kane pretenduar se jane bere pronare te ligjshem mbi siperfaqet respektive te tokes, nepermjet akteve te marrjes se tokes ne pronesi. Keto akte jane dhene ne perputhje me kerkesat e Ligjit nr.7501 date 19.07.1991 dhe jane regjistruar ne perputhje me kerkesat e ligjes. Sipas tyre, efektivisht toka u eshte dorezuar qe ne daten 6 maj 1992 me procesverbalet perkatese te Komisionit te ndarjes se tokes.

Ne te kundert gjate gjykimit, Veli dhe Sadik Emini kane pretenduar se jane bere pronare te ligjshem me vendimin nr.156 date 14 tetor 1996 te K.K.K.Pronave. Sipas tyre Aktet e marrjes se tokes ne pronesi ne favor te paditurve nuk jane regjistruar ne zyrat e kadastres dhe te pasurise se paluajteshme, sikunder kerkohet nga Ligji nr.7501, date 19.07.1991 «Per token».

Mbasi eshte zhvilluar gjykimi i ceshtjes, me vendimin nr.743, date 13.05.1997 te Gjykates se shkalles se pare Durres, eshte konkluduar per pranimin e kerkesepadise, duke anulluar vendimin nr.156, date 14 tetor 1996 te K.K.K.Pronave. Ky vendim i gjykates se shkalles se pare, eshte lene ne fuqi edhe nga shkallet e tjera te gjykimit me vendimet nr.2470, date 31.10.1997 te gjykates se apelit dhe nr.660, date 14.05.1998 te Gjykates se Kasacionit.

Ne daten 10.11.1998 nga ana e Veli dhe Sadik Eminit eshte kerkuar rishikimi i vendimit te siperpermendur te gjykates, me arsyetimin se eshte zbuluar nje prove e re - «Libri i ngastrave» ne zyren e kadastres se Keshillit te rrethit Durres.

Si gjykata e shkalles se pare ashtu edhe ajo e apelit, kane vendosur pranimin e kerkeses, duke anulluar vendimin nr.743, date 13.05.1997 te Gjykates se shkalles se pare Durres.

Duke i pare ne teresine e tyre keto vendime, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se ato jane marre ne zbatim te keq te ligjes. Gjykatat ne rastin

151

Page 152: Nëntor 2002

konkret kane zbatuar ne menyre te gabuar kerkesat e nenit 494 te Kodit te Procedures Civile, ku percaktohen rastet e rishikimit te nje vendimi i cili ka marre forme te prere. Ne asnjerin nga referimet qe behen ne kerkesat e kesaj dispozite ligjore, nuk gjen mbeshtetje kerkesa e paraqitur nga ana e Veli dhe Sadik Eminit, per rishikimin e vendimit.

Keshtu, ne veshtrim te germes «a» te nenit 494 te K.Pr.Civile, ku logjikisht referohet kerkesa, mbasi referencat ne germat e tjera te dispozites, nuk kane lidhje me kerkesen ne fjale, rezulton se pala e interesuar mund te kerkoje rishikimin e nje vendimi qe ka marre forme te prere, kur zbulohen rrethana apo prova te reja me shkrese qe kane rendesi per ceshtjen, te cilat nuk mund te diheshin nga pala gjate shqyrtimit te saj.

Sikunder u tha, pala kerkuese mbeshtetet dhe referon si prove te re «Librin e ngastrave» qe ndodhej ne zyren e kadastres prane Keshillit te rrethit Durres. Pare ky dokument, ne raport me sa siper, arrihet ne perfundimin se ai nuk mund te konsiderohet si prove e re. Efektivisht dokumenti eshte i hershem dhe ka qene gjate gjithe kohes i administruar prane Zyres se Kadastres. Keshtu qe presupozohet se dihej ekzistenca e tij qe me pare, nga ana e te dy paleve ne gjykim. Po te shihen te gjitha aktet dokumentare te adminisruara ne gjykimin e ceshtjes, rezulton se ka te tilla te marra apo nxjerra nga zyra e kadastres. Me tej, duke e pare kete «Liber te ngastrave», rezulton se ai nuk ka asnje rendesi per ceshtjen, mbasi ben fjale nder te tjera per parcelen nr.203/1 dhe jo per ate me nr.203 e cila eshte objekt i mosmarreveshjes ne fjale.

Nga ana tjeter, kerkesa per rishikimin e vendimit eshte paraqitur ne daten 10 nentor 1998, ne nje kohe qe vendimi i formes se prere mban daten 31 tetor 1997, pra pas me shume se nje viti. Me fjale te tjera jashte afatit prekluziv te parashikuar ne ligj. Ne veshtrim te kerkesave te nenit 113 te K.Pr.Civile, kerkesa per rishikim eshte akti me te cilin kerkohet rishikimi i nje vendimi te formes se prere te gjykates. Per ceshtjen ne fjale, vendimi i formes se prere eshte ai i Gjykates se Apelit Durres, qe sikunder u tha, ka daten 31 tetor 1997. Duke ju referuar kerkesave te nenit 445 te K.Pr.Civile i cili ben fjale per prekluzivitetin e ankimit, rezulton se rishikimi, si nje nga format e ankimit, pavaresisht nga njoftimi nuk mund te behet, mbasi ka kaluar nje vit nga shpallja e vendimit. Pala kerkuese ka qene prezent dhe ka marre dijeni menjehere per vendimin, keshtu qe nuk ka vend edhe per ndonje pretendim eventual, per mosdijeni te procesit gjyqesor.

Se fundi, «libri i ngastrave», duke qene nje dokument i njohur qe me pare, nuk mund te justifikoje edhe pretendimin eventual lidhur me afatet dhe fillimin e afateve te parashikuara respektivisht ne kerkesat e paragrafeve te fundit te neneve 443 dhe 444 te K.Pr.Civile.

Nga sa u tha dhe analizua me larte, arrihet ne perfundimin se te dy vendimet e Gjykatave te Apelit dhe shkalles se pare Durres, behen te cenueshem.

152

Page 153: Nëntor 2002

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/d te K.Pr.Civile,

V E N D O S INdryshimin e vendimit nr.42 date 05.02.2001 te Gjykates se Apelit e

nr.72, date 16.10.2000 te gjykates se shkalles se pare dhe rrezimin e kerkeses per rishikimin e vendimit nr.743 date 13.05.1997 te Gjykates se shkalles se pare Durres.

Tirane, me 26.11.2002

153

Page 154: Nëntor 2002

Nr.2005/567 i Regj. Themeltar.Nr.1142 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare Valentina Kondili AnetareZamir Poda Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 26.11.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2005/567, qe i perket:

PADITËS: FADIL HASA, ne mungese

I PADITUR: SHOQERIA “VEFA” ne administrim, perfaqesuar nga V. Allajbeu

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim i vendimit nr.30, date 31.08.1999 te

Administratoreve te Shoqerise “Vefa”Baza Ligjore: Ligji nr.8471 date 08.04.1999

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.7, date 28.03.2001 ka vendosur:Pranimin e kerkese padise. Anullimin e vendimit nr.30 date 31.08.1999 te Administratoreve te Shoqerise «Vefa».Anullimin e veprimeve te zyres permbarimit Durres.

Kunder vendimit nr.7, date 28.03.2001 te Gjykates se Apelit Durres, ka bere rekurs, i padituri, duke parashtruar keto shkaqe:

- Fadil Hasa ka marre ne formen e shperblimeve shumen 986.400 leke.- Vendimi eshte i jashte ligjshem, per shkak se nga ana e jone ekziston

mandat pagesa dhe urdheri i Vehbi Alimucajt qe verteton shumen e perfituar.

- Paraqitem kopjen e ketyre dokumentave por nuk u moren ne konsiderate.

154

Page 155: Nëntor 2002

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,pasi degjoi perfaqesuesin e te paditurit, i cili kerkoi prishjen e vendimit dhe

rrezimin e kerkeses,

V Ë R E NVendimi nr.7 date 28.03.2001 i Gjykates se Apelit Durres, eshte rrjedhoje

e mos szbatimit dhe mosrespektimit te kerkesave ligjore. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e parashikuara ne nenin 485/c te

K.Pr.Civile, ai duhet te prishet dhe ceshtja te rikthehet per rishqyrtim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Eshte vertetuar se me vendimin nr.30, date 31.08.1999 te Administratoreve te Shoqerise «Vefa», paditesi Fadil Hasa eshte shpallur debitor per shumen 1.100.000 leke. Vendimi ne fjale referon kerkesat e Ligjit nr.8471 date 08.04.1999 “Per nxjerrjen e detyrimeve debitore dhe rikthimin e vlerave pasurore ne llogarite e personave juridiko jo bankare qe kane marre hua nga publiku i gjere”.

Paditesi Fadil Hasa ka pretenduar se nje vendim i tille eshte i padrejte dhe i pambeshtetur nga ana ligjore, mbasi ai nuk ka depozituar ne asnje rast shume te hollash apo valute ne Shoqerine “Vefa” dhe per pasoje edhe nuk ka marre te tilla.

Ne te kundert, i padituri Administratoret e Shoqerise “Vefa”, ka pretenduar se paditesi eshte debitor, mbasi ekziston nje mandat pagese perpiluar nga “Ndermarrja Vefa”, ne te cilin thuhet se paguan Fadil Hasen ne shumen 10.000 USD. Po keshtu ka nje shenim prezumuar se eshte shkruar nga i quajturi Vehbi Alimuca, ku urdherohet dhenia e shumes prej 10.000 USD ne favor te Fadil Hases, per probleme pune.

Duke pare ne teresine e tij vendimin e Gjykates se Apelit Durres, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se ai eshte rrjedhoje e mos szbatimit te kerkesave ligjore, gje qe ne veshtrim te kerkesave te nenit 472 germa “a” te K.Pr.Civile e ben vendimin te cenueshem.

Keshtu ne kundershtim me kerkesat e nenit 14 te Kodit te Procedures Civile, gjykata nuk ka kryer nje hetim gjyqesor te plote dhe te gjithanshem ne perputhje me ligjin. Ne rastin konkret ajo eshte mjaftuar me administrimin e nje mandat pagese dhe vetem kaq. Per zgjidhjen drejte te mosmarreveshjes, duhet sqaruar dhe saktesuar procedura konkrete e ndjekur, qe kishte te bente me pagesat per rastet e shperblimit sikunder pretendohet nga pala e paditur. Evidentimi i kesaj procedure te konkretizoje edhe autoresine e firmave te vendosura ne mandat pagesen e permendur e per rrjedhoje do t`i jape pergjigje edhe pretendimit te bere nga paditesi.

Gjate rishqyrtimit, gjykata duhet te saktesoje dhe shenoje kontradiktat qe vihen re ne aktet e dosjes gjyqesore lidhur me shumen qe pretendohet, mbasi nuk ka konseguence per te. Keshtu here thuhet per 10.000 USD, here per 1.100.000 leke dhe here per 986.400 leke.

155

Page 156: Nëntor 2002

Nga ana tjeter, gjykata duhet t`u beje te qarte paleve dhe te mbaje parasysh edhe kerkesat e nenit 8 te Kodit te Procedures Civile, sipas te cilave kane pikerisht ato detyrime te paraqesin faktin mbi te cilat mbeshtesin pretendimet e tyre.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.7, date 28.03.2001 te Gjykates se Apelit Durres dhe

kthimin e ceshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 26.11.2002

156

Page 157: Nëntor 2002

Nr 1770/343 i Regj. ThemeltarNr. 1143 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere prej

Vladimir Metani KryesuesAgron Lamaj AnetarIrma Bala AnetareMetush Saraçi AnetarNikoleta Kita Anetare

Mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dt. 27.11.2002 çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proces:

PADITËSA: ILIR HOXHA, ne mungese;

PETRAQ KONDURI, ne mungese;

TË PADITUR: MUSTAFA KUSI

HAMIT ALLKAJ perfaqesuar ne gjykim nga Av. K. Babliku.

OBJEKTI:Njohje bashkepronesie;

Gjykata e rrethit gjyqesor Durres, me vendimin nr.1341, dt 06.11.2000 ka vendosur:

Pranimin e kerkesepadise se paditeses;

Gjykata e Apelit Durres me vendimin e saj nr.96, dt. 23.02.2001 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm;

Kunder vendimit ka paraqitur rekurs i padituri, i cili me pretendimin se:- gjykata ka zbatuar ligjin gabim, kerkon prishjen e vendimit dhe rrezimin

e kerkese padise.

157

Page 158: Nëntor 2002

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SE LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, degjoi

pretendimin e perfaqesuesit te anes se paditur Av. K.Babliku, i cili kerkoi pranimin e rekursit, d.m.th. prishjen e vendimit dhe rrezimin e padise si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen

V Ë R E NSe rekursi i paraqitur nga ana e paditur eshte i bazuar ne ligj dhe si i tille

duhet te pranohet dhe per pasoje vendimet e gjykates per zbatim te gabuar te ligjit duhet te prishen dhe çeshtja te pushohet.

Paditesit me padine objekt gjykimi kane pretenduar kundrejt dy personave te tjere fizike (te paditurve) njohjen e tyre si bashkepronare ne nje shoqeri tregtare qe eshte krijuar dhe regjistruar ne regjistrin tregtar, pretendim te cilin gjykatat e kane konsideruar te drejte.

Duke ju referuar kerkese padise dhe objektit te saj, del qarte se pretendohet detyrimi i nje te treti per t’i njohur si bashkepronare pra pronesia mbi nje shoqeri tregtare, d.m.th. mbi nje person juridik.

Kuptimi i personit juridik jepet ne K.C, nenet 24 e vijues te tij. Ne baze te nenit 26 te K.C personat juridike e fitojne personalitetin juridik ne menyren e caktuar me ligj. Ne kete rast gjykata duhet t`i referohet ligjit baze qe eshte ai mbi shoqerite tregtare (Ligji 7638 dt.19.11.1992). Me tej ne K.C ndodhen edhe dispozita qe kane te bejne me zotesine e personit juridik, me menyren e organizimit te tij si edhe lidhur me marredheniet e tij me te tretet, pra perfaqesimi.

Duke ju referuar ngritjes se padise konstatohet se paditesit i kane drejtuar pretendime te paditurve si persona fizike. Vetem ne kete aspekt, konstatohet se paditesit nuk legjitimohen t’i kunderdrejtohen te paditurve ne cilesine e personit fizik. Perderisa ato pretendojne te drejta pronesie (bashkepronesie) ne nje person juridik duhet t’i kunderdrejtohen personit juridik. Ne baze te normave ligjore te cituara edhe me siper, ka nje dallim te madh ndermjet te paditurve si persona fizike dhe shoqerise tregtare si person juridik. Keto jane subjekte te veçante qe pergjigjen sipas menyres se parashikuar ne ligj. Eshte detyrim i paditesit qe te percaktoje drejte personin te cilit ai i kunderdrejton nje pretendim, detyrim i cili ne çeshtjen ne gjykim eshte permbushur gabim.

Edhe po te jete se pranojme kete pretendim te paditesit lidhur me paraqitjen e padise dhe ndergjyqesine me te paditurit perseri gjykata ka gabuar pasi e ka zbatuar ligjin gabim. Duke ju referuar ligjit baze (Ligji 7638 mbi shoqerite tregtare, dt.19.11.1992) percaktohet se shoqeria themelohet nga dy a me shume persona qe merren vesh nepermjet nje kontrate per te destinuar ne nje sipermarrje te perbashket pasurine ose sherbimet e tyre…neni 1). Pra ne themel te shoqerise ekziston kontrata si nje veprim juridik me ane te se cilit nje ose disa pale krijojne, ndryshojne ose shuajne nje 158

Page 159: Nëntor 2002

marredhenie juridike (Neni 659 K.C). Paditesit nuk jane pale ne kete kontrate dhe ato nuk paraqesin asnje dispozite ligjore permbajtja e se ciles te detyroje nje person tjeter per te pranuar paditesit si pale ne kete kontrate jashte vullneti te lire te themeluesve te saj. Ne keto rrethana nuk mundet qe te paditurit te detyrohen qe jashte vullnetit te tyre te pranojne persona te tjere si pale kontraktuese. Ne te kundert çdo veprim tjeter do te cenonte parimin e lirise kontraktore.

Ne rrethanat e mesiperme paditesit kane gabuar ne ngritjen e padise pasi ato nuk legjitimohen ne ngritjen e kesaje padie, per pasoje vendimet e gjykates duhet te prishen dhe çeshtja te pushohet.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar edhe ne Nenin 485 § e te

K.Pr.C.

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.1341, dt 06.11.2000 te Gjykates se rrethit

gjyqesor Durres dhe te vendimit 96 dt. 23.02.2001 te Gjykates se Apelit Durres dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes.

Tirane, me 27.11.2002.

159

Page 160: Nëntor 2002

Nr. 1989/522 i Regj. Themeltar.Nr. 1144 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Vladimir Metani KryesuesNikoleta Kita AnetareAgron Lamaj Anetar Irma Bala Anetare Metush Saraçi Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 27.11.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.1989/522 qe i perket:

PADITËS: HATE SHABANI, perfaqesuar nga avokat Zef Nika.

I PADITUR: ADMINISTRATORET E SHOQERISE “GJALLICA” sh.p.k, perfaqesuar nga

av. Engjell Allajbeu, Yllka Sejati.

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim vendimi te shpalljes debitor

nga pala e paditur.Baza Ligjore: Neni 609, 610 i K.Pr.Civile dhe

Ligji 8471 date 08.04.1999.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr. 6 date 02.03.2001 ka vendosur:Pranimin e padise se paditesit Hate Shabani.Konstatimin te pavlefshem te vendimit nr. 15 date 11.08.1999 te pales se paditur, administratoreve te perbashket te shoqerise “Gjallica” sh.p.k ne administrim, per shpalljen debitor te paditesit ne shumen 493.200 leke.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs prane Kolegjit Civil te

Gjykates se Larte, konform nenit 472 te K.Pr.Civile, pala e paditur, Administratoret e Shoqerise “Gjallica” sh.p.k, e cila ka kerkuar prishjen e tij duke

160

Page 161: Nëntor 2002

parashtruar shkaqet:- Paditesi eshte shpallur debitor, pasi ka terhequr nga arka e shoqerise

shumen 5.000 USD, me kusht qe ta ktheje ate pas 15 ditesh, gje qe nuk rezulton ta kete bere.

- Ne vendimin e Gjykates se Apelit Vlore, keq interpretohen provat dhe bie ne kundershtim me ligjin 8471 date 08.04.1999, neni 2/4.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Metush Saraçi, perfaqesuesit e te paditurit

E. Allajbeu e Y. Sejati, te cilet kerkuan prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe rrezimin e kerkeses, avokatin e pales paditese Zef Nika, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i gjykates se apelit eshte i drejte dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.Nga aktet e ndodhura ne dosjen gjyqesore rezulton se, paditesi Hate

Shabani, me vendimin nr.15, date 11.08.1999 te pales se paditur Administratoret e Shoqerise “Gjallica” sh.p.k, eshte shpallur debitor ne shumen 493.200 leke dhe duke mos qene dakort me kete vendim, e ka kundershtuar ate, mbeshtetur ne ligjin nr. 8471 date 08.04.1999 “Per nxjerrjen e detyrimeve debitore dhe rikthimin e vlerave pasurore, qe kane marre hua nga publiku i gjere”.

Gjykata e apelit, pasi e ka shqyrtuar ceshtjen ka arritur ne perfundimin se, kerkesa e paditesit eshte e drejte dhe duhet pranuar. Ne vendimin e saj gjykata ka pranuar se paditesi ka patur kontrata me shoqerine huamarrese “Gjallica”, ne te cilat ka depozituar valute te huaj dhe leke dhe nga keto shuma ka terhequr me date 03.12.1996 vleren 493.200 leke. Veprimi i mesiperm eshte kryer para dates 23 Janar 1997, e njekohesisht shuma e terhequr eshte nen limitet e parashikuara ne nenin 2/3 te ligjit 8471 date 08.04.1999.

Kolegji Civil cmon se vendimi i gjykates se apelit eshte i drejte. Paditesi nuk mund te trajtohet si debitor, pasi shuma e terhequr ne shoqerine huamarrese, eshte nen limitet e parashikuara nga ligja dhe perben afro 5% te shumave te depozituara prej tij ne kete shoqeri huamarrese.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.6, date 02.03.2001 te Gjykates se Apelit

Vlore.

Tirane me 27.11.2002

161

Page 162: Nëntor 2002

Nr 2290/887 i Regj. ThemeltarNr. 1145 Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere prej

Vladimir Metani KryesuesAgron Lamaj AnetarIrma Bala AnetareMetush Saraçi AnetarNikoleta Kita Anetare

mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dt. 27.11.2002 çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proces:

PADITËS: MOISI PIPERO, banues ne Tirane, Avokat;

I PADITUR: INSIG-DEGA TIRANE, ne mungese.

AVOKATURA E SHTETIT, perfaqsuar nga K. Gazeli;

OBJEKTI: Shperblim demi;

Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.1720, dt. 11.05.2001 ka vendosur:

Pranimin e kerkesepadise se paditeses;

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin e saj nr. 881 dt. 26.07.2001 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm;

Kunder vendimit ka paraqitur rekurs i padituri, i cili me pretendimin se:- Gjykata ka zbatuar ligjin gabim, pasi paditesi eshte shperblyer njehere

per demin e shkaktuar, dhe se demi eshte vlersuar nga ekspertet, kerkon prishjen e vendimit dhe rrezimin e kerkese padise.

162

Page 163: Nëntor 2002

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, degjoi

pretendimin e Avokatit te Shtetit qe kerkoi pranimin e rekursit, paditesin, i cili kerkoi lenien e vendimit ne fuqi, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen

V Ë R E NSe rekursi i paraqitur nga ana e paditur eshte ne kundershtim me rregullat

proceduriale te paraqitjes se rekursit dhe si i tille nuk mundet te pranohet dhe per pasoje gjykimi i çeshtjes ne Gjykaten e Larte duhet te pushohet.

Duke studiuar materialet e ndodhura ne dosjen ne shqyrtim konstatohet se ndodhet edhe nje Autorizim nepermjet te cilit titullari i organit (anes se paditur) Z. Gaba ka autorizuar juristen e deges Znj. Lelaj per perfaqesim ne gjykim. Edhe ne aktet e tjera dokumentare te ndodhura ne dosje konstatohet se te drejten e veprimit me te tretet e ka drejtori i deges se anes se paditur Z.Gaba. Kjo gje ka ndodhur edhe lidhur me ankimin ne gjykaten e apelit. Nje praktike e tille nuk ndodh ne rastin e rekursit te paraqitur ne Gjykaten e Larte, akt i cili mban nenshkrimin e deges se trajtimit te demeve dhe konkretisht te Z.Janku si drejtor, po ashtu edhe vulen e deges por qe nuk eshte vula zyrtare e Deges Tirane. Keto fakte te krijojne bindjen se rekursi eshte paraqitur nga nje person i cili nuk kishte te drejte te paraqiste nje akt te tille. Dihet se personi juridik vepron nepermjet organeve te tij ose personave te autorizuar prej tije qe ne rastin konkret nuk ndodhemi para ketij veprimi. Akti i nenshkruar nga Z.Janku nuk shpreh pelqimin e titullarit te personit juridik dhe per pasoje eshte i pavlefshem.

Ne rrethanat e mesiperme Gjykata e Larte çmon se gjykimi i rekursit te paraqitur duhet te pushohet pasi kemi te bejme me nje rekurs te parregult dhe te pavlefshem.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar edhe ne nenin 485 § e te

K.Pr.C.

V E N D O S IPushimin e gjykimit te rekursit ne Gjykaten e Larte.

Tirane, me 27.11.2002.

163

Page 164: Nëntor 2002

Nr.2354/930 i Regj. Themeltar.Nr.1146 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Vladimir Metani KryesuesNikoleta Kita AnetareAgron Lamaj Anetar Irma Bala Anetare Metush Saraçi Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 27.11.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2354/930 qe i perket:

PADITËS: SAIMIR LUGA, perfaqesuar nga av. Maksim Ostreni

I PADITUR: I.N.S.I.G., sh.a., DEGA TIRANE, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin e pales se paditur per te zbatuar kushtet qe rrjedhin nga kontrata e sigurimit.

Baza Ligjore: Dekreti nr.295, date 15.09.2002, Ligji nr.7641, date 01.11.1992 “Per sigurimin e detyrueshem

te mbajtesve te mjeteve motorike”.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr.4182, date 26.12.2000, ka vendosur:

Pranimin e padise.Detyrimin e te paditurit I.N.S.I.G. Dega Tirane qe te zbatoje kushtet qe rrjedhin nga kontrata e sigurimit e dates 03.09.1999, duke paguar ne favor te paditesit Saimir Luga, shumen prej 580.500 leke.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.654, date 29.05.2001, ka vendosur:

164

Page 165: Nëntor 2002

Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.4182, date 26.12.2000 te Gjykates se rrethit Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka bere rekurs pala e paditur, e cila kerkon prishjen e dy vendimeve, duke parashtruar keto shkaqe:

- Procesverbali i mbajtur nga policia paraqet nje aksident te montuar.- Sipas fotografive te mjeteve te demtuara, goditjet e tyre nuk perputhen

me skemen e vendit te ngjarjes perpiluar nga policia.- Demtimet e automjetit tip «Ford» qe pretendohet se eshte i demtuar

jane shkaktuar si pasoje e goditjes se shtylles dhe jo nga perplasja me murin ndares te autostrades.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Metush Saraci,av. e pales paditese Maksim Ostreni, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit

dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NSe me vendimin nr.654, date 29.05.2001 te Gjykates se Apelit Tirane

eshte vendosur, lenia ne fuqi e vendimit civil nr.4182, date 26.12.2000 te Gjykates se rrethit Tirane.

Ndaj vendimit te dhene nga gjykata e apelit eshte ushtruar rekurs. Por, nga verifikimi i rekursit rezulton se eshte paraqitur jo nga pala e paditur, gje e cila vjen ne kundershtim me kerkesat ligjore te nenit 474 te K.Pr.Civile. Ne kete dispozite procedurale shprehet se ; «Rekursi qe i drejtohet Gjykates se Larte nenshkruhet nga vete pala, avokati apo perfaqesuesi i tij i pajisur me prokure». Ne rastin ne shqyrtim, rekursi eshte paraqitur nga Dega e Trajtimit Demeve Tirane nenshkruar nga drejtuesi i kesaj dege Agim Janku. Nderkohe qe pala e paditur ne kete proces gjyqesor eshte I.N.S.I.G. sh.a. Dega Tirane, e perfaqesuar nga drejtori M. Gaba. Rezulton se kerkesen ankimore, ndaj vendimit te gjykates se rrethit e ka nenshkruar vete drejtori i ketij Institucioni M.Gaba.

Ne keto rrethana Kolegji Civil cmon se rekursi i paraqitur eshte ne kundershtim me kerkesat ligjore, e per rrjedhoje nuk mund te shqyrtohet.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 480 e 485 te

K.Pr.Civile,

V E N D O S IPushimin e gjykimit te ceshtjes ne kete gjykate.

Tirane, me 27.11.2002 165

Page 166: Nëntor 2002

Nr. 1933 i Regj. Themeltar.Nr. 1147 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Vladimir Metani KryesuesNikoleta Kita AnetareAgron Lamaj Anetar Irma Bala Anetare Metush Saraçi Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 27.11.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.1933 qe i perket:

PADITËS: FIRMA “KORSEL” perfaqesuar ngaavokat Merko Muhametaj.

I PADITUR: BASHKIA BILISHT

NDERMARRJA KOMUNALE BILISHTne mungese

PERSON I TRETË: FIRMA “KUARC” BILISHT-DEVOLL ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin e te paditurve

te zbatojne kontraten e sipermarrjes.Baza Ligjore: Nenet 850 e vijues te K.Civil.

OBJEKTI I PADISË

SË PALËS SË INTERESUAR:Detyrimin e paleve

per te me njohur fitues te tenderit.

Gjykata e Rrethit Korce, me vendimin nr.1840, date 01.11.2001 ka vendosur:

Pranimin e padise, me objekt zbatimin e kontrates se sipermarrjes, dorezimin e sherbimeve publike per periudhen 2000-2005 paditesit.

166

Page 167: Nëntor 2002

Rrezimin e kerkeses.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.7, date 10.01.2002 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1840, date 01.11.2002 te Gjykates se Rrethit Korce.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala e paditur e cila kerkon prishjen e dy vendimeve, dergimin e ceshtjes per rigjykim duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e apelit ka vendosur ne kundershtim me ligjin pasi ka gjykuar ne mungesen tone, pa pasur dhe kerkuar provat tona.

- Te gjitha provat jane ne favorin tone, pasi dokumentacioni i komisionit te tenderimit pasqyron se jemi firmuar me oferten me te ulet.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Metush Saraçi, avokatin e pales paditese

Merko Muhametaj, i cili u shpreh per lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit eshte i drejte dhe si i tille duhet te lihet ne

fuqi.Pala paditese, Firma “Korsel” ka paditur Bashkine Bilisht dhe Ndermarrjen

Komunale te ketij qyteti, duke kerkuar detyrimin e tyre qe te zbatojne kontraten e sipermarrjes te lidhur me date 26.09.2000 per sherbimet publike, pastrim, gjelberim, mirembajtje varreza publike, dekore etj.

Ne shqyrtimin gjyqesor te konfliktit ka rezultuar e provuar, se midis paleve ndergjyqese, eshte lidhur nje kontrate e rregullt sipermarrje, e nenshkruar rregullisht nga te gjitha palet pjesemarrese. Kjo kontrate ploteson te gjitha kushtet ligjore per t’u realizuar. Ajo (kontrata), eshte lidhur pas shpalljes te bere nga komisioni perkates se fitues i tenderit, eshte pala paditese Firma “Korsel”. Firma “Korsel” eshte shpallur fituese e tenderit, mbeshtetur ne ligjen 7971, date 26.07.1995 “Per prokurorimin publik”, e me pas eshte lidhur kontrata e sipercituar.

Ne nenin 690 te K.Civil percaktohet qe, “Kontrata e lidhur rregullisht ka forcen e ligjit per palet. Ajo mund te prishet ose te ndryshohet me pelqimin e ndersjellte te paleve ose per shkaqe te parashikuara me ligj”. Ndersa ne nenin 693 theksohet qe; “Kontrata detyron palet jo vetem persa eshte parashikuar ne ate, por edhe per te gjitha pasojat qe rrjedhin nga zbatimi i ligjit”.

Si gjykata e shkalles se pare dhe ajo e Apelit Korce, kane arritur ne te njejtin perfundim, ne pranimin e kerkeses te pales paditese, duke u mbeshtetur ne dispozitat ligjore qe rregullojne kontraten e sipermarrjes e pikerisht nenet 850 e vijues te K.Civil.

167

Page 168: Nëntor 2002

Pretendimet e pales se paditur kane te bejne kryesisht me prova, te cilat jane analizuar nga gjykata e apelit dhe nuk jane shkaqe ligjore qe percaktohen ne nenin 472 te K.Pr.Civile. Njekohesisht rezulton se rekursi i paraqitur nga pala e paditur (Bashkia Bilisht), eshte me te meta serioze, pasi eshte i nenshkruar nga nje person pa tager perfaqesimi per te ushtruar rekurs, gje e cila vjen ne kundershtim me kerkesat e nenit 474 te K.Pr.Civile.

Persa i perket nderhyresit kryesor, firmes “Kuarc” rezulton se ajo nuk ka ushtruar rekurs prane Kolegjit Civil dhe ankim ne gjykaten e apelit. Me te drejte nga gjykata, kerkimi i kesaj pale eshte trajtuar i paligjshem pasi ajo, mosmarreveshjet ne baze te ligjes, duhet t’i ndjeke e zgjidhe ne rruge administrative.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/”a” te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.7, date 10.01.2002 te Gjykates se Apelit

Korce.

Tirane, me 27.11.2002

168

Page 169: Nëntor 2002

Nr. 1861/428 i Regj. Themeltar.Nr. 1148 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarZamir Poda Anetar Evgjeni Sinoimeri AnetareValentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 05.11.2002 dhe 26.11.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.1861/428 qe i perket:

PADITËS: OSMAN KAZAZI

TË PADITUR: HAXHIRE KAZAZI, SHADIE KAZAZI,

ZYHRA EMIRI, BAHUDIN KURUSHI,

TOMOR KAZAZI, JALLDIZ KAZAZI,

HAKI KAZAZI, HAVA KAZAZI,

AGIM KAZAZI, MYNYR KAZAZI,

ZAMIRA KAZAZI, ZENEPE TURDIU,

DYLBERE ALIHMEHMETI,

BESNIK KAZAZI, EDA KAZAZI.

KKK TE PRONAVE, BASHKIA TIRANE

OBJEKTI I PADISËKundershtimi dhe ndryshimi i vendimit

nr. 352, date 18.09.1995 te KKKP,Bashkia Tirane dhe vendimit nr.349, date 18.9.1995

te KKK te Pronave, Bashkia Tirane.Baza ligjore: Neni 86 i K.Pr.Civile

dhe neni 27/a te ligjit nr.7698, date 15.4.1993.169

Page 170: Nëntor 2002

Ne rigjykim si gjykate e shkalles se pare, Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr. 23 date 11.12.2000 ka vendosur:

Rrezimin e padise.

Kunder vendimit te gjykates ka ushtruar rekurs pala paditese, Osman Kazazi, qe kerkon prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nuk ka respektuar kerkesat e nenit 126 te K.Pr.Civile.

- Vendimi eshte haptazi jo logjik dhe nuk ka bere nje analize objektive te vendimit nr. 58 date 23.03.1950.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokatet e pales

paditese V.Konomi dhe Kujtim Capo qe kerkuan prishjen e vendimit te gjykates se apelit, ate te pales se paditur Lili Robo qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte i bazuar ne ligj e per rrjedhoje

duhet te lihet ne fuqi. Paditesi Osman Kazazi (i ri), si trashegimtar i trashegimlenesit Sulejman

Kazazi, i biri i trashegimlenesit Osman Kazazi (te vjeter) djalit te Ali Kazazit ka paditur trashegimtaret e trashegimlenesve Hysen dhe Ibrahim Kazazit, djemte e Ali Kazazit, duke kerkuar ndryshimin e vendimit nr. 352 date 18.09.1995 te KKK te Pronave ish Pronareve prane Bashkise Tirane dhe te vendimit nr. 349 date 18.09.1995 te po ketij komisioni ne menyre qe t’i njihet pronesia mbi nje truall prej 1500 m2, truall i ndodhur ne Tregun e Ri Tirane.

Me vendimin nr. 352 date 18.09.1995 te KKK te Pronave ish Pronareve Tirane nuk eshte pranuar kerkesa me arsyetimin se trashegimlenesi Osman Kazazi prej te cilit paditesi pretendon se ka fituar pronesine ne lidhje me truallin prej 1360 m2 me kufi te ditur e ka zgjidhur ceshtjen e pronesise per pjesen qe i takon me bashkepronaret e tjere sipas vendimit gjyqesor dhe me vendimin nr. 349 date 18.09.1999 te KKK te Pronave Tirane ka njohur pronesine trashegimtareve te Hysen dhe Ibrahim Kazazit.

Paditesi Osman ka kerkuar ndryshimin e vendimeve perkatese te KKK te Pronave Tirane duke kerkuar detyrimin e te paditurve qe ta njohin ate pronar mbi siperfaqen objekt kerkimi.

Gjykata e Apelit Tirane qe ka shqyrtuar ceshtjen si gjykate e shkalles se pare ka vendosur rrezimin e padise.

Paditesi ne rekursin e paraqitur ka pretenduar se vendimi i gjykates se apelit eshte i padrejte sepse gjykata nuk ka respektuar ligjin dhe se vendimi eshte haptazi jo logjik.

170

Page 171: Nëntor 2002

Pretendimet e ngritura ne rekurs nuk jane te bazuara. Gjykata ne zgjidhjen e mosmarreveshjes ka respektuar ligjin si dhe vendimi ploteson kerkesat ligjore ne lidhje me analizen e provave dhe menyren e zgjidhjes se ceshtjes.

Paditesi ka pretenduar se trualli objekt mosmarreveshje duhet t’i njihet si prone e tij, sepse ky fakt, sipas tij ka rezultuar i vertetuar nga vendimi i Gjykates se Larte nr. 58 date 23.03.1950, mbi bazen e te cilit eshte vendosur pjestimi i pasurise dhe pjeseve perkatese midis trashegimtareve te Osman Kazazit (te vjeter). Sipas pretendimeve te tij rezulton se ne vitin 1919 eshte bere pjestimi midis trashegimlenesve Hysen, Ibrahim dhe Osman Kazazit. Paditesi pretendon se kjo prone i eshte lene vetem trashegimlenesit Sulejman dhe shpronesimi eshte bere ne emer te Sulejman Kazazit.

Pretendimet e paditesit nuk jane te bazuara. Ne lidhje me kete prone prej 2 dynym toke nuk mund te pranohet se eshte bere pjestimi midis tre trashegimtareve Hysen, Ibrahim dhe Osman (i vjeter), pasi sikurse rezulton nga vertetimi i Zyres se Hipotekave Tirane me nr. 328/35 date 4 prill 1928 ne pronesi te zotnive Hysen e Ibrahim çunat e Ali Kazazit qe kane nga 4263 pjese dhe nena e tyre zonja Havaje ka 2706 pjese, zonja Hatixhe gruaja e Osman Kazazit ka 476 pjese dhe çuni i Osmanit zoti Sulejman ka 728 pjese, ndersa gocat e Osman Kazazit zonjat Emine, Merjeme, Sabrije, Ishja e Zenebeja kane nga 364 pjese, figuron e regjistruar nje toke ndertimi qe ndodhet ne lagjen Sulejman Pashe i Tiranes (sot Pazari i Ri) me kufi te caktuar, me vone jane shenimet perkatese te vendimit te Gjykates se Larte si dhe transkriptimi me nr. 727 date 30 tetor 1959 per kalimin e prones ne favor te shtetit.

Perderisa kjo prone figuron e regjistruar ne Zyren e Hipotekes Tirane ne emer te personave te permendur me siper dhe pjeset takuese te secilit, nuk mund te pranohet fakti qe me pjestim vullnetar te vitit 1919 kjo prone i eshte lene ne pronesi trashegimtarit te Osman Kazazit djalit te tij Sulejman (paditesi Osman eshte djali i Sulejmanit, djalit te Osmanit te pare).

Nga sa parashtrohet me siper rezulton se kjo siperfaqe trualli ka qene ne pronesi te disa bashkepronareve.

Nga vendimi i Gjykates se Larte me nr. 58 date 23 mars 1950, qe ka ndryshuar vendimin nr. 422 date 14.12.1949 te Kolegjit Arbitrar te formuar prane Gjykates se Prefektures Tirane eshte vendosur pjestimi midis trashegimtareve te Osman Kazazit (te vjeter) per nje siperfaqe toke, prej ketij trualli, prej 592 m2 qe i perkasin po te behen llogaritjet e pjeseve te bashkepronareve midis tyre, trashegimtareve te Osman Kazazit. Pjeset e ketij trualli me vendim te kesaj gjykate u jane lene trashegimtareve te Osman Kazazit, Sabrije Kazazi (Fortuzit) si dhe trashegimtareve te vajzes tjeter Aishe Kazazi, bashkeshorte e Ismail Ndroqi (Gugashit).

Ky vendim eshte transkriptuar sipas dispozitivit te tij.Nga sa siper rezulton qarte se trashegimtaret e Osman Kazazit i kane

disponuar pjeset e tyre duke zgjidhur dhe problemet e bashkepronesise midis

171

Page 172: Nëntor 2002

tyre. Me bashkepronaret e tjere nga sa rezulton nuk kane pasur probleme ne lidhje me madhesine dhe vendndodhjen e pjeses se tyre.

Shpronesimi eshte bere duke patur parasysh bashkepronaret ne teresi, prandaj eshte cituar shpronesimi i prones se Sulejman Kazazit e te tjere, ne fakt kur Sulejmani nuk rezulton te ish bashkepronar, pasi bashkeshpronesise me trashegimtaret e tjere te Osman Kazazit i eshte dhene fund, duke iu lene pjesa motrave te Sulejman Kazazit, eshte permendur si pjestar, por qe ky fakt nuk mund te vertetoje bashkepronesine dhe jo mandej pronesine e kerkuar mbi sendin ne teresi.

Ne keto rrethana ku del qarte se trashegimtaret e trashegimlenesit Osman Kazazi e kane fituar dhe zgjidhur bashkepronesine mbi pjesen qe u ka takuar tek siperfaqja prej 2000 m2, pjesa e disponuar prej KKK te Pronave per te paditurit u perket trashegimlenesve te tyre si ish pronare e per rrjedhoje, gjykata e apelit e ka zgjidhur ceshtjen drejt.

Persa siper rezulton se shkaqet e parashtruara ne rekurs nuk jane te mbeshtetura ne materialin gjyqesor dhe per rrjedhoje ato nuk mund te konsiderohen se jane ligjore.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.23, date 11.12.2000 te Gjykates se Apelit

Tirane.

Tirane, me 26.11.2002

172

Page 173: Nëntor 2002

Nr. 2314/911 i Regj. ThemeltarNr.1149 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareZamir Poda AnetarYlvi Myrtja AnetarEvgjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 19 dhe 26.11.2002 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: BASHKIMI I SINDIKATAVE TE PAVARURA TE SHQIPERISE (BSPSH) përfaqësuar nga av. Vitore Tusha

I PADITUR: FATMIR MUSAKU përfaqësuar nga av.Viktor Konomi dhe av. Dashamir Kore

PERSONA TË TRETË: 1. SINDIKATA E PAVARUR E SHENDETESISE

2. SINDIKATA E PAVARUR E INDUSTRISE SE LEHTE E TEKSTILE

3. SINDIKATA E PAVARUR E USHQIMIT

4. SINDIKATA E PAVARUR E NDERTIM SHERBIMEVE KOMUNALE

5. SINDIKATA E PAVARUR E TRANSPORTIT

6. SINDIKATA E PAVARUR E ARSIMIT

7. SINDIKATA E PAVARUR E

173

Page 174: Nëntor 2002

PUNONJESVE TE NAFTES

8. SINDIKATA E PAVARUR E KIMISE

9. SINDIKATA E PAVARUR E MINIERAVE DHE METALURGJISE

10. SINDIKATA E PAVARUR E PENSIONISTEVE

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim i të tretit

ndaj vendimit nr.3058, date 19.08.1998 te Gjykates se Rrethit Tirane

Baza Ligjore: Nenet 503, 505 e 507 të K.Pr.C.

Gjykata e shkallës së parë Tiranë me vendimin nr.2964, date 18.10.1999 ka vendosur:

Pranimin e kërkesëpadisë.Kundërshtimin e vendimit nr.3058, date 19.08.1998 të Gjykatës së rrethit Tiranë, duke e prishur atë në te gjithë pjesët e tij.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1430, date 21.12.1999 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.2964, date 18.10.1999 të Gjykatës së rrethit Tiranë.

Gjykata e Lartë me vendimin nr.816, date 23.05.2000 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.1430, date 21.12.1999 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.2964, date 18.10.1999 të Gjykatës së shkalles se pare Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e shkalles se pare Tiranë.

Gjykata e shkallës së parë Tiranë me vendimin nr.927, date 16.03.2001 ka vendosur:

Pranimin e kërkesëpadisë.Kundërshtimin e vendimit nr.3058, date 19.08.1998 të Gjykates se rrethit Tirane, duke e prishur këtë vendim në të gjithë pjesët e tij.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.691, date 04.06.2001 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.927, date 16.03.2001 të Gjykatës së

174

Page 175: Nëntor 2002

shkallës së parë Tiranë dhe rrëzimin e padisë me objekt kundërshtim i të tretit, vendimit nr.3058, date 19.08.1998, si të pabazuar në ligj.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala paditëse, e cila parashtron këto shkaqe për prishjen e tij :

- Me kete vendim krijohet një precedent i rrezikshëm, gje qe i jep mundësi një grupi njerëzish të okupojnë dhe shkatërrojnë çdo organizatë.

- Edhe pse pranohet se gjykata në dhënien e vendimit i ka kaluar kompetencat e saj, nuk urdherohet ndreqja e gabimit.

- Në analizën e provave gjykata e apelit ka qene e njëaneshme, duke shkelur nenet 28 e 29 të K.Pr.C.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Perikli Zaharia, perfaqesuesen e pales

paditese, av. Vitore Tusha, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, perfaqesuesit e te paditurit, av. Viktor Konomi dhe av. Dashamir Kore, qe kerkuan lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.691, date 04.06.2001 i Gjykates se Apelit Tirane, me te cilin

eshte ndryshuar vendimi nr.927, date 16.03.2001 i Gjykates se shkalles se pare Tirane eshte rrjedhoje e mosrespektimit te ligjit procedurial, prandaj ai konsiderohet i padrejte.

Gjykata e apelit e ka mbeshtetur vendimin ne fakte qe nuk jane paraqitur gjate hetimit gjyqesor, gje qe vjen me kundershtim me nenin 10 te K. Pr. Civile dhe ka ndikuar ne dhenien e vendimit.

Si paraqiten rrethanat e ceshtjes: Me vendimin nr.3058, date 19.08.1998 të Gjykates se rrethit (Gjykates

se shkalles se pare) Tirane është vendosur miratimi i ndryshimeve (amendamenteve) te neneve 21/2, 46, 47/2 e 49 të statutit të BSPSH, (mbi kerkesen e bere nga Fatmir Musaku si president i BSPSH), duke zgjedhur Këshillin Kombëtar me 50 anëtare dhe president z. Fatmir Musaku. Ky vendim është i formës së prerë.

Pala paditëse, BSPSH ka kërkuar kundershtimin e këtij vendimi me cilësinë e të tretit, me pretendimin se ndryshimet ne statut janë kërkuar nga një person që nuk legjitimohej, pasi president i BSPSH i zgjedhur ne kongresin e dyte te saj te mbledhur ne Tirane ka qene Xhevdet Lubani.

Në gjykim kanë nderhyrë edhe personat e trete me cilësinë e ndërhyrësit dytësor te bashkuar me palen paditëse, duke qene se kane interes per çështjen.

Nga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore rezulton se, BSPSH eshte krijuar ne vitin 1991. Kjo organizate eshte regjistruar ne Ministrine e Drejtesise me 11.03.1991, bazuar ne ligjin 7516, date 07.10.1991 “Per

175

Page 176: Nëntor 2002

Sindikatat ne Republiken e Shqiperise”.Në kongresin e pare të BSPSH qe ka perfunduar më 23.03.1994 janë

zgjedhur president Valer Xheka dhe Këshilli Kombëtar, në bazë të nenit 20 të statutit.

Organet e BSPSH sipas nenit 19 te Statutit jane:- Kongresi- Keshilli kombetar- Komisioni Drejtues- Komisioni i revizionimit, verifikimit te mandateve, kontrollit financiaro- ekonomik;- Komisioni i konflikteveSipas pretendimeve te pales paditëse qe jane pranuar nga gjykata e

shkalles se pare, i padituri Fatmir Musaku ka qene shkarkuar nga të gjitha funksionet dhe përjashtuar si anëtar i BSPSH me vendim të Këshillit Kombëtar date 27.11.1996, sipas propozimit date 24.09.1996 te Komisionit Drejtues per shkelje te renda te statutit, bazuar ne nenet 6 dhe 26/3 te statutit.

Ne vend te tij dhe te anetareve te tjere te larguar, keshilli kombetar ka kooptuar te tjere, bazuar ne nenin 21 te statutit.

Më 07.08.1997 keshilli kombetar ka miratuar doreheqjen e presidentit Valer Xheka dhe në vend të tij zgjodhi Xhevdet Lubanin deri në kongresin e dytë të BSPSH, sipas nenit 21 te statutit.

Kongresi i dytë i mbajtur në Tiranë ka zgjedhur më 23.01.1998 president po Xhevdet Lubanin, i cili me kete cilësi ka kerkuar ne emer te BSPSH kundershtimin e vendimit të formes se prere te Gjykates së rrethit Tirane nr.3058, date 19.08.1998.

Ndersa sipas të paditurit dhe arsyetimit te gjykates se apelit, më 23.11.1996 eshte mbledhur nje kongres i jashtezakonshëm, ku eshte shkarkuar Valer Xheka si president dhe eshte zgjedhur i ndjeri Azem Hajdari. Meqënesë ky i fundit nuk hoqi dorë nga funksionet drejtuese qe kishte në Partinë Demokratike, më 11.05.1997 Këshilli Kombëtar i BSPSH i dale nga ky kongres e ka shkarkuar per mospajtueshmeri te funksioneve dhe me 21.08.1997 ka zgjedhur president te paditurin Fatmir Musaku. Më 20.01.1998 eshte zhvilluar kongresi i dytë i BSPSH në Elbasan, i cili ka bere ndryshime statutore, si Këshilli Kombetar të përbëhet nga 51 veta dhe president i BSPSH të jetë i padituri Fatmir Musaku.

Për regjistrimin e këtyre ndryshimeve te statutit ne gjykate ka paraqitur kerkese me cilësinë e presidentit i padituri Fatmir Musaku.

Vendimi nr.3058, date 19.08.1998 i formes se prere i Gjykates se rrethit Tirane qe ka miratuar keto ndryshime, sic u lartpermend, është objekt kundershtimi i të tretit, sipas neneve 503 e vijues te K. Pr. Civile.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte ne vendimin nr.816, date 23.05.2000, me te cilin eshte kthyer ceshtja per rishqyrtim, ka konkluduar dhe udhezuar se, gjykata me vendimin nr.3058, date 19.08.1998 i ka tejkaluar ne fakt kompetencat e saj, pasi ajo eshte shprehur për miratimin e ndryshimeve ne statut, ne vend qe

176

Page 177: Nëntor 2002

te mjaftohej me pasqyrimin e ndryshimeve statutore ne regjistrat e saj. Por, perpara se gjykata te arrinte ne kete perfundim, ajo ishte e detyruar njekohesisht qe te verifikonte plotesisht nese ndryshimet e bera ne statut ishin rezultat i vendimarrjes se organit kompetent e te ligjshëm te sindikates, ne perputhje me percaktimet e statutit te saj, gje qe duhet te kihet parasysh nga gjykata ne rigjykimin e ceshtjes

Sipas nenit 486 te K. Pr. Civile, udhezimet dhe konkluzionet e Gjykates se Larte jane te detyrueshme per gjykaten qe rishqyrton ceshtjen.

Ne keto kushte, gjykata duhej te verifikonte pikerisht nese ndryshimet e bera ne statut ishin rezultat i vendimarrjes se organit kompetent e te ligjshem ne perputhje me percaktimet e statutit te saj. Pra, gjykata duhej te verifikonte legjitimitetin e organeve te BSPSH qe kishin te drejte te merrnin vendime per te bere ndryshime ne statutin e kesaj organizate.

Per rrjedhoje, ne kete menyre ajo do te verifikonte nese i padituri legjitimohej si president i BSPSH, gje qe do t’i jepte te drejten ose jo te kerkonte perpara gjykates regjistrimin apo depozitimin e ndryshimeve ne statutin e mesiperm.

Kete verifikim gjykata do ta realizonte duke hetuar pikerisht, nese ishin respektuar normat e statutit te BSPSH lidhur me thirrjen e organeve te saj te ligjshem dhe te drejten e vendimarrjes se ketyre organeve per keto ndryshime. Pra, nese ne kete rast ishte respektuar ose jo nje proces i rregullt ligjor.

Per kete gjykates i duhej te mbeshtetej ne aktet e administruara gjate hetimit gjyqesor dhe pikerisht ne ato akte qe pasqyrojne zhvillimin e mbledhjeve te organeve te larta te BSPSH dhe qe permbajne vendimet e marra nga keto organe sipas statutit pra, procesverbalet e rregullt te ketyre mbledhjeve qe tregojne per nje vendimarrje te bazuar ne statutin e organizates.

Ne kete veshtrim, konkluzioni i gjykates se apelit nuk gjen mbeshtetje ne te dhenat qe ndodhen ne aktet dhe qe jane shqyrtuar ne seance gjyqesore, prandaj eshte i gabuar.

Keshtu, ne nenin 20 te statutit parashikohet se, kongresi i jashtezakonshem mund te mblidhet kur kete e kerkojne jo me pak se 1/10 e anetareve te BSPSH. Delegatet zgjidhen 50% nga kongreset e sindikatave te rretheve dhe 50% nga sindikatat e degeve te ekonomise. Normat per organizimin e kongreseve ne nivele te ndryshme dhe per zgjedhjen e delegateve ne kongres miratohen nga keshilli kombetar. Ky i fundit vendos dhe kontrollon raportin midis te regjistruarve (anetareve) dhe numrit te delegateve te zgjedhur.

Kongresi i Jashtezakonshem i mbajtur ne Durres me 23.11.1996 nuk del te jete thirrur ne perputhje me keto kerkesa te statutit te miratuar nga kongresi i pare i BSPSH dhe per rrjedhoje organet e zgjedhura prej tij nuk mund te legjitimohen.

Pra, ndryshimet ne statut qe, sipas te paditurit Fatmir Musaku jane bere ne kongresin e dyte te BSPSH te thirrur nga kongresi i jashtezakonshem dhe

177

Page 178: Nëntor 2002

mbledhur ne qytetin e Elbasanit me 20.01.1998 nuk del te jene bere nga nje organ i ligjshem i kesaj organizate, sipas percaktimeve te statutit te saj.

Per rrjedhoje, i padituri Fatmir Musaku nuk ka te drejte te kerkoje ne emer te BSPSH depozitimin e ndryshimeve te satutit te saj perpara gjykates, sepse ai nuk rezulton te jete zgjedhur nga nje organ i ligjshem i kesaj organizate ne pajtim me normat e statutit.

Nga ana tjeter, Xhevdet Lubani, i cili ka kerkuar ne emer te BSPSH kundershtimin e vendimit të formes se prere te Gjykates së rrethit Tirane nr.3058, date 19.08.1998 legjitimohet plotesisht ne kete kerkim, pasi sic del nga te dhenat qe ndodhen ne aktet dhe qe jane shqyrtuar ne seance gjyqesore ne shkalle te pare, ai eshte zgjedhur rregullisht president i BSPSH sipas statutit më 23.01.1998 nga kongresi i dyte i rradhes se kesaj organizate i mbajtur ne Tirane.

Ne keto rrethana, vendimi i gjykates se shkalles se pare eshte rrjedhoje e zbatimit te drejte te neneve 486 dhe 493/2 te K.Pr.Civile. Gjykata e shkalles se pare ne rigjykim i eshte permbajtur udhezimeve dhe konkluzioneve te vendimit nr.816, date 23.05.2000 te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte.

Prandaj, vendimi i saj eshte i drejte, i bazuar ne ligj. Per rrjedhoje, vendimi i gjykates se apelit qe e ka ndryshuar ate duhet te

prishet. Per te siguruar nje zbatim te drejte te vendimit te gjykates se shkalles se

pare qe lihet ne fuqi, shihet e nevojshme qe ne dispozitivin e tij te behet nje plotesim.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/b te K.Pr.Civile

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.691, date 04.06.2001 te Gjykates se Apelit Tirane

dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.927, date 16.03.2001 te Gjykates se shkalles se pare Tirane me plotesimin:

Mospranimin e kerkeses se Fatmir Musakut per depozitimin e ndryshimeve ne statutin e BSPSH (Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise).

Tirane, me 26.11.2002

178

Page 179: Nëntor 2002

Nr. 1831/400 i Regj. ThemeltarNr. 1150 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Vladimir Metani KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareMetush Saraçi AnetarAgron Lamaj Anetar

ne daten 27.11.2002, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr. 1831 akti, qe u perket paleve :

PADITËS : 1. SIBE BRAHIMLLARI, ne mungese.

2. BUJAR BRAHIMLLARI, ne mungese.

I PADITUR : BANKA E KURSIMEVE FIER, perfaqesuar nga Entiola Lazri.

OBJEKTI I PADISË :Konstatimi i pavlefshmerise

se kontrates se hipotekimit nr.169 date 21.8.1995 si dhe akt detyrimit te kredise nr.55 date 25.8.1995.

Baza Ligjore : Nenet 92, 560 - 584 te Kodit Civil dhe neni 153 te K.Pr.C.

Gjykata e Shkalles se Pare Fier, me vendimin nr.781 date 2.6.1999, ka vendosur:

Pranimin pjeserisht te padise, duke konstatuar teresisht te pavlefshme kontraten e hipotekimit nr169 date 21.5.1995 te Zyres se Hipotekes Fier, duke urdheruar kete zyre qe te beje fshirjen e regjistrit te notes se transkriptimit ne favor te Bankes se Kursimeve dega Fier, mbi nje lokal dhe truall te ndodhur ne qytetin e Patosit.Te konstatoje pjeserisht te pavlefshem akt detyrim kredine nr.55, date 25.8.1995 i vertetuar prej noterit nr.12330 date 28.8.1995 per paditesen Sibe Brahimllari.

179

Page 180: Nëntor 2002

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.456 date 13.7.1999, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.781 date 2.6.1999 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier persa i perket pavlefshmerise pjeserisht te akt-detyrimit te kredise nr.55 date 25.8.1995.Ndryshimin e vendimit te mesiperm per pjeset e tjera dhe duke e gjykuar ceshtjen ne fakt: Rrezimin e padise se paditesave per kete pjese.

Gjykata e Larte, me vendimin nr.1470 date 12.10.2000, ka vendosur :Prishjen e vendimit nr.456 date 13.7.1999 te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Vlore, ne rigjykim, me vendimin nr.146 date 16.3.2001, ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit nr.781 date 2.6.1999 te Gjykates se Rrethit Fier.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile , ka ushtruar rekurs i padituri Banka e Kursimeve - Dega Fier, i cili kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar vetem kerkese per zenien e afatit te rekursit per shkak te mosnjohjes me permbajtjen e vendimit te Gjykates se Apelit Vlore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin perkates te anetarit Vladimir Metani,pasi degjoi perfaqesuesin e te paditurit, E.Lazri qe kerkoi prishjen e

vendimit te Gjykates se Apelit Vlore,dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Vlore nr.146, date 16.3.2001, me te cilin

eshte vendosur lenia ne fuqi e vendimit nr.781, date 2.6.1999 te Gjykates se Rrethit Fier qe ka pranuar pjeserisht padine, eshte i pabazuar ne ligj.

Ka rezultuar e provuar nga aktet se mes paditesave nga njera ane si kredimarres dhe te paditurit si kredidhenes, ne date 25.8.1995, eshte lidhur kontrata e huase, per shumen 2 milion leke me afat tre vjet. Per sigurimin e ekzekutimit te ketij detyrimi, eshte lidhur kontrata e hipotekes mes paditesit Bujar si hipotekues dhe te paditurit si perfitues duke lene ne hipoteke nje lokal dhe truallin rreth tij, pronesi kjo e paditesit Bujar e fituar ne vitin 1995.

180

Page 181: Nëntor 2002

Me padine ne gjykim, paditesja Sibe Brahimllari, ka kerkuar pavlefshmerine absolute te ketyre veprimeve juridike, me pretendimin se kontratat jane lidhur pa pelqimin e paditeses Sibe, per shkak se nenshkrimi ne emer te saj ne kontraten e huase eshte i fallsifikuar, ndersa ne kontraten e hipotekes nuk eshte marre pelqimi i saj si bashkepronare mbi sendin e hipotekuar, (bashkepronesi e fituar nga martesa).

Gjykata e Shkalles se Pare Fier, pasi ka shqyrtuar çeshtjen, ka vendosur pranimin pjeserisht te padise, duke konstatuar teresisht te pavlefshme kontraten e hipotekimit per shkak se sendi i lene ne hipoteke eshte ne bashkepronesi edhe te paditeses Sibe Brahimllari, si send i vene gjate marteses, e cila nuk ka shprehur vullnetin e saj per lidhjen e kesaj kontrate, ndersa kontrata e huase eshte pjeserisht e pavlefshme per paditesen, pasi nga akti i ekspertimit grafik, rezulton se nenshkrimi ne emer te paditeses ne kete kontrate eshte i fallsifikuar, pra nuk ka shprehur vullnetin e saj kjo pale.

Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Vlore, persa i perket pavlefshmerise pjeserisht te kontrates se huase dhe eshte ndryshuar per pjeset e tjera dhe duke u gjykuar ceshtja ne fakt, eshte vendosur rrezimi i padise per kete pjese, me arsyetimin se ne kontraten e hipotekimit nuk eshte i nevojshem pelqimi i bashkepronarit per shkak se te drejtat e tij parashikohen dhe ne paragrafin e dyte te nenit 569 te K.Civil.

Gjykata e Larte, ka vendosur prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate me tjeter trup gjykues, duke lene si detyre qe, per vleresimin e ligjshmerise se kesaj kontrate, gjykata duhet te verifikoje faktin nese eshte dhene ose jo pelqimi prej paditeses per lidhjen e ketyre kontratave.

Ne rigjykim, Gjykata e Apelit Vlore ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Fier, me arsyetimin se, nga teresia e provave ne gjykim rezulton qe paditesja Sibe si bashkepronare nuk ka dhene pelqimin per lidhjen e ketyre kontratave.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit eshte rezultat i mosrespektimit dhe zbatimit jo te drejte te ligjit.

Keshtu, gjykata e apelit, ne kundershtim me nenin 493 paragrafi II te K.Pr.Civile, ne rigjykim eshte mjaftuar me deklarimet e perfaqesueses se paditeses e cila eshte shprehur se paditesja nuk ka dhene pelqimin per lidhjen e veprimeve juridike te mesiperme. Mbi detyen e lene nga Gjykata e Larte, Gjykata e Apelit kishte detyrimin qe, ne zbatim te nenit 493 paragrafi II te K.Pr.C dhe nenit 182 paragrafi i I i K.Pr.Civile qe percakton “…te drejten e gjykates, qe ne çdo faze te gjykimit, te kerkoje qe palet te paraqiten personalisht per t’u pyetur, per rrethana qe çmon se kane rendesi per zgjidhjen e çeshtjes, pavaresisht se kane perfaqesues ose qe gjykimi zhvillohet ne mungese te tyre…”, te kerkonte paraqitjen personalisht te paditeses ne gjykim dhe pyetjen e saj per te provuar kete moment te rendesishem ne zgjidhjen e drejte te çeshtjes.

181

Page 182: Nëntor 2002

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vleresimi i ligjshmerise se kontrates se hipotekimit do te ishte i sakte vetem pasi te verifikohej fakti nese eshte dhene pelqimi i kerkuar nga ligji prej paditeses per lidhjen e kesaj kontrate. Vetem nje analize juridike e fakteve te provuara ne gjykim ne raport me elementet e kontrates se hipotekimit dhe kerkesat e ligjit, mund ta çoje gjykaten ne perfundime te drejta dhe ligjore mbi pavlefshmerine ose jo te ketij veprimi juridik.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 germa “c” te

K.Pr.C.

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.146 date 16.3.2001 te Gjykates se Apelit Vlore

dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Vlore, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 27.11.2002

182

Page 183: Nëntor 2002

Nr. 2300/897 i Regj. ThemeltarNr. 1151 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Vladimir Metani KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareMetush Saraçi AnetarAgron Lamaj Anetar

ne daten 27.11.2002, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr. 2300/897 akti, qe u perket paleve :

PADITËS : YMER METUSHI, perfaqesuar ne gjykim nga av.K.Jano.

I PADITUR : RUSTEM GJATA, ne mungese .

OBJEKTI I PADISË :Pushim cenimi ne pronesi

te nje siperfaqe toke are prej 392m2 dhe mosperseritje me ne te ardhmen.

Baza Ligjore : Neni 302 i Kodit Civil.

Gjykata e shkalles se pare Lushnje, me vendimin nr.274, date 6.4.2001, ka vendosur:

Pranimin e padise.Detyrimin e te paditurit t’i ktheje paditesit siperfaqen e tokes prej 389 m2.Detyrimin e te paditurit te heqe murin dhe gardhin rrethues te siperfaqes se tokes se permendur me lart, me shpenzimet e tij.

Gjykata e Apelit Vlore, mbi ankimin e te paditurit, me vendimin nr.346 date 15.6.2001, ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit 274 dt.06.04.2001 te Gjykates se Rrethit Lushnje.

183

Page 184: Nëntor 2002

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs i padituri Rustem Gjata, i cili kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykimi ne apel eshte zhvilluar ne mungese te pales se paditur dhe shpallje per diten e gjykimit nuk ka ne dosje.

- Akti i ekspertimit te Gjykates se Rrethit Lushnje, eshte kundershtuar, keshtu qe nga ana e gjykates se apelit duhet te ishte kryer ekspertim tjeter.

- N.q.s. do te ishin marre te gjitha provat e kerkuara, objekti i padisë do te kishte ndryshuar nga pushim cenimi ne kthim sendi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTEpasi degjoi relacionin perkates te anetarit Vladimir Metani,pasi degjoi perfaqesuesin e paditesit, av.K.Jano qe kerkoi lenien ne fuqi

te vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Vlore nr.346 date 15.6.2001, me te cilin

eshte vendosur lenia ne fuqi te vendimit 274 dt.06.04.2001 te Gjykates se Rrethit Lushnje, qe ka pranuar padine, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj.

Nga aktet ka rezultuar e provuar se palet ndergjyqese, jane banore te fshatit “Ngurez” dhe kane perfituar toke bujqesore ne pronesi, nga ligji “Per token”. Me padine ne gjykim, paditesi, duke pretenduar se nga ana e te paditurit, me te padrejte dhe pa patur asnje titull, posedohet nje pjese e siperfaqes prej 392m2 toke ne pronesi te tij, ka kerkuar detyrimin e te paditurit te pushoje cenimin qe i ben.

Padia fillimisht eshte ngritur me objekt pushim cenimi ne pronesi ne baze te nenit 302 te K.Civil. Mbi mendimin e ekspertit, i cili ka konstatuar se i padituri ka zene nje siperfaqe toke prej 389m2, prone e paditesit, ky i fundit ka ndryshuar objektin e padise duke kerkuar kthimin e siperfaqes se tokes bujqesore, nen posedimin e te paditurit pa titull pronesie, ne baze te nenit 296 te Kodit Civil, kerkese e cila eshte pranuar nga gjykata me vendim te ndermjetem.

Gjykata e shkalles se pare Lushnje, ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor, pasi ka konstatuar se i padituri pa asnje tager pronesie ose posedimi ka zene nje pjese te siperfaqes, prone e te paditurit. ka vendosur pranimin e padise duke detyruar te paditurin t’i ktheje paditesit siperfaqen e tokes prej 389 m2

dhe te heqe murin dhe gardhin rrethues te siperfaqes se tokes se permendur me lart, me shpenzimet e tij. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Vlore.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i gjykates se apelit eshte rezultat i respektimit dhe zbatimit te drejte te ligjit.

Nga aktet ka rezultuar i provuar pretendimi i paditesit mbi cenimin qe i ben i padituri ne gezimin e qete te tagreve te tij si pronar te siperfaqes se 184

Page 185: Nëntor 2002

tokes bujqesore. Gjykatat, duke zbatuar drejt detyrimin mbi barren e proves te percaktuar ne nenin 12 te K.Pr.Civile, dhe analizuar dhe vleresuar provat e paraqitura prej paleve ne perputhje me dispozitat procedurale, kane bere nje cilesim te sakte dhe te drejte te fakteve dhe veprimeve te te paditurit.

Pretendimin e ngritur ne rekurs prej te paditurit ne lidhje me gjykimin e çeshtjes ne Gjykaten e Apelit ne mungese te tij, pa patur dijeni per diten dhe oren e gjykimit, Kolegji Civil i Gjykates se Larte e gjen te pabazuar. Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se njoftimi i te paditurit eshte bere me shpallje, ne perputhje me kerkesat e nenit 460 paragrafi i III te K.Pr.Civile.

Sa me siper Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Vlore duhet te mbetet i pacenuar.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 germa “a” te

K.Pr.C.

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.346, date 15.6.2001 te Gjykates se Apelit

Vlore.

Tirane, me 27.11.2002

185

Page 186: Nëntor 2002

Nr. 2020/582 i Regj. ThemeltarNr. 1152 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Vladimir Metani KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareMetush Saraçi Anetar Agron Lamaj Anetar

ne daten 27.11.2002, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr. 2020/582, qe u perket paleve:

PADITËS : ILIA MANO, ne mungese.

TË PADITUR: ADMINISTRATORET E PERBASHKET TE shpk “SILVA”, perfaqesuar nga av. E.Allajbeu.

OBJEKTI I PADISË Pavlefshmeri e titullit ekzekutiv.

Baza Ligjore: Nenet 609 dhe 610 te K.Pr.C.dhe neni 8 i ligjit nr. 8471 date 8.4.1999.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.48, date 12.12.2000, ka vendosur:Rrezimin e padise se paditesit Ilia Mano.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs paditesi Ilia Mano, i cili kerkon prishjen e vendimit dhe pranimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe:

- Nga gjykata nuk u be hetim i plote dhe i gjithanshem pasi nuk u pyet deshmitari yne i cili ka qene menaxher prane firmes, per te provuar se jo e gjithe shuma e terhequr eshte marre prej nesh, por vetem 8,5 milion leke.

- Nga ana jone jane kontestuar kontratat dhe faturat e terheqjes dhe kerkuam ekspertimin e firmes ne kontrate dhe ne fatura, pasi ato nenshkrime nuk jane tonat, por jane te falsifikuara.

186

Page 187: Nëntor 2002

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin perkates te anetarit Vladimir Metani,pasi degjoi perfaqesuesin e te paditurit, E.Allajbeu qe kerkoi lenien ne

fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Vlore,dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Vlore nr.48, date 12.12.2000, me te cilin

eshte vendosur rrezimi i padise, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj.Ka rezultuar e provuar nga aktet se paditesi Ilia Mano, me vendim nr.7,

date 22.7.1999 te administratoreve te shoqerise “Silva” shpk nen administrim, eshte shpallur debitor per shumen 1.025.856 leke.

Duke mos qene dakort me kete vendim, eshte ngritur padia ne gjykim duke kerkuar deklarimin e pavlefshem te tij, me pretendimin se eshte deklaruar debitor ne kundershtim me ligjin.

Gjykata e Apelit Vlore, pasi ka shqyrtuar çeshtjen, ka vendosur rrezimin e padise se paditesit Ilia Mano, me arsyetimin se te gjitha pretendimet e ngritura ne padi jane te pabazuara.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i gjykates se apelit eshte rezultat i respektimit dhe zbatimit te drejte te ligjit.

Nga aktet ka rezultuar i provuar fakti i terheqjes nga paditesi te shumes, e cila ka qene ne vlere mbi 1 milion leke, pra mbi kufirin minimal te parashikuar ne ligj dhe se kjo shume eshte terhequr pas dates 23.1.1997, konkretisht ne shkurt 1997, fakt ky i provuar edhe nga pohimi gjyqesor i paditesit.

Sa me siper, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Vlore duhet te mbetet i pacenuar.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 germa “a” te

K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 48 date 12.12.2000 te Gjykates se Apelit

Vlore.

Tirane, me 27.11.2002

187

Page 188: Nëntor 2002

Nr. 1850/419 i Regj. Themeltar.Nr. 1154 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesYlvi Myrtja AnetarAgron Lamaj Anetar Irma Bala AnetareNikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 24.10.2002 dhe 12.11.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.1850/419 qe ju perket:

PADITËS I KUNDËRPADITUR: THEODHORAQ VANGJELIPERMET, perfaqesuar nga avokat Avni Shehu

E PADITUR KUNDËRPADITËSE: FIRMA “VJOSA” shpk, perfaqesuar nga avokate

Haneme Bakia

OBJEKTI I PADISËZgjidhje e kontrates se sipermarrjes

shuarje e detyrimeve reciproke me ane kompensimi

dhe njohje e se drejtes se pronesise ne apartamentin nr. 6.

Nenet 850, 869,514 te K. CivilNenet 32, 153 te K.Pr.Civile.

OBJEKTI I KUNDËRPADISËZgjidhje e kontrates

se sipermarrjes date 15.3.1995.Detyrimin e paditesit te kunderpaditur

te liroje apartamentin nr. 6 dhe pagimin e demit te shkaktuarnga rritja e interesave bankare.Nenet 679, 690, 850 te K.Civil

dhe nenet 296 e 640 te Kodit Civil.188

Page 189: Nëntor 2002

Gjykata e rrethit gjyqesor Permet, me vendimin nr.351, date 7.12.2000 ka vendosur:

Pranimin e pjesshem te kerkese padise dhe zgjidhjen e kontrates se sipermarrjes date 15.3.1995 midis paleve ndergjyqese.Detyrimin e pales se paditur kunderpaditese firma “Vjosa” shpk Permet te njohe pronesine e paditesit te kunderpaditur Theodhoraq Vangjeli mbi apartamentin nr.6 kati i dyte teknik.Rrezimin e kerkese padise per pjeset e tjera te kerkimit.Pranimin e pjesshem te kunderpadise dhe detyrimin e paditesit te kunderpaditur Theodhoraq Vangjeli t’i paguaje firmes “Vjosa” shpk Permet shumen 661.892 leke.Rrezimin e kunderpadise te firmes “Vjosa” shpk Permet me padites te kunderpaditur Theodhoraq Vangjeli per lirim e dorezim apartamenti si e pabazuar ne prova dhe ne ligj.

Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendim nr.194, date 12.4.2001 ka vendosur:

Prishjen e vendimit civil nr. 351 date 7.12.2000 te Gjykates se rrethit Permet ne lidhje me zgjidhjen e kontrates se sipermarrjes dhe pushimin e ceshtjes.Lenien ne fuqi te vendimit per pjeset e tjera me kete plotesim:Detyrimin e firmes “Vjosa” te lidhe kontraten e shitjes me paditesin e kunderpaditur Theodhoraq Vangjeli per apartamentin nr. 6 kati i dyte.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala e paditur kunderpaditese firma “Vjosa” shpk dhe parashtron keto shkaqe per prishjen e tij:

- Gjykata ka zbatuar keq ligjin.- Gjykata ka urdheruar zgjidhjen e kontrates sesipermarrjes date

15.3.1995 konform nenit 698 te K.Civil duke ndryshuar shkakun ligjor dhe bazen juridike te saj dhe duke vepruar keshtu ne kundershtim me kerkesat e neneve 16 dhe 185 te K.Pr.Civile.

- Detyrimi jone per te njohur pronar paditesin per apartamentin nr. 6 vjen ne kundershtim me nenet 162 e vijues te Kodit Civil qe parashikojne menyrat e fitimit te pronesise.

- Vendimi eshte alogjik dhe kontradiktor se zgjidh kontraten pa percaktuar shkakun e saj dhe pasojat nga zgjidhja e kontrates.

- Paditesi nuk ka permbushur asnje detyrim kontraktor. Ky eshte shkak per zgjidhjen e kontrates ndersa gjykata na detyron ta njohim ate pronar per apartamentin nr. 6.

- Gjykata e apelit nuk ka zgjidhur konfliktin sipas objektit te padise, por ka vendosur pushimin e gjykimit duke shkelur kerkesat e ligjit procedurial per disponimin e padise.

189

Page 190: Nëntor 2002

- Ne kundershtim me provat, gjykata e apelit ka pranuar se te dy palet jane fajtore per mospermbushjen e detyrimeve kontraktore.

- Investimet e paditesit ne apartamentin e pushtuar nuk mund t’i japin atij titullin e pronarit.

Ka paraqitur kunderrekurs edhe paditesi i kunderpaditur Theodhoraq Vangjeli dhe duke kerkuar lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit parashtron:

- Ne rekurs nuk paraqitet asnje nga shkaqet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile.

- Gjykatat kane gjykuar me objektivitet dhe duke patur parasysh udhezimet e Kolegjit Civil te Gjykates se Larte nr.1267 date 16.7.1999.

- Gjykata nuk ka ndryshuar bazen juridike te padise sepse nenet 698 dhe 869 te Kodit Civil nuk kundershtojne por plotesojne njera tjetren. Sipas nenit 704 te Kodit Civil per zgjidhjen e kontrates zbatohen si dispozitat e pjeses se pergjithshme te detyrimeve ashtu edhe dispozitat qe rregullojne kontratat e vecanta.

- Paditesi do te fitoje pronesine mbi bazen e kontrates dhe nenit 164 te Kodit Civil.

- Gjykata ka percaktuar edhe detyrimet reciproke te paleve per realizimin e kontrates se shitjes. Paditesi te paguaje vleren e mbetur ne shumen 661.892 leke dhe firma “Vjosa” shpk t’i njohe atij pronesine per apartamentin nr. 6.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Nikoleta Kita, perfaqesuesin e pales se

paditur kunderpaditese qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe rrethit dhe rrezimin e padise, si dhe pranimin e kunderpadise, perfaqesuesin e paditesit te kunderpaditur qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, pasi shqyrtoi dhe analizoi ne teresi çeshtjen

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster eshte i drejte dhe i mbeshtetur ne

ligj.Me kontrate sipermarrje date 15.03.1995 pala e paditur kunderpaditese

firma “Vjosa” shpk ka marre persiper ndertimin e nje apartamenti 2+1 dhoma e kuzhine ku do te strehohej paditesi i kunderpaditur Theodhoraq Vangjeli. Afati i dorezimit te baneses ishte percaktuar data 31.5.1995 kundrejt cmimit 1.100.000 leke, cmim i cili do te shlyhej ne dy keste ne shumat 300.000 leke me date 15.3.1995 dhe 800.000 leke me 31.5.1995. Per mosplotesim te detyrimeve kontraktore ne kohen e duhur nga te dy palet jane krijuar mosmarreveshje midis tyre, te cilat i kane zgjidhur gjykatat mbi bazen e padise dhe te kunderpadise te ngritur nga palet.

190

Page 191: Nëntor 2002

Perfundimisht mbas ndryshimeve qe ka bere edhe gjykata e apelit vendimit te gjykates se shkalles se pare eshte pranuar padia e paditesit Theodhoraq Vangjeli duke detyruar firmen “Vjosa” shpk te lidhe kontraten e shitjes me paditesin e kunderpaditur Theodhoraq Vangjeli per apartamentin nr.6 kati i dyte dhe pranimin e pjesshem te kunderpadise duke u detyruar Th.Vangjeli t’I paguaje firmes “Vjosa” shpk shumen 661.892 leke.

Ne kundershtim me sa parashtrohet ne rekurs ky konkluzion i gjykates se apelit eshte i bazuar ne ligj dhe ne zbatim te detyrave te vena nga Gjykata e Larte ne rigjykim te ceshtjes.

Kontrata e sipermarrjes nuk eshte realizuar per mosplotesim te detyrimeve kontraktore nga ana e te dy paleve e duke mos gjetur shkak ligjor per zgjidhjen e saj gjykata ka detyruar te dy palet ne permbushjen e detyrimeve reciproke, ne menyre qe te realizohet kontrata e sipermarrjes konform kushteve te percaktuara ne te.

Paditesi Theodhoraq Vangjeli ka hyre ne apartamentin 2+1 objekt gjykimi ne vitin 1996 dhe vazhdon te banoje aty, pas perfundimit nga ana e tij te punimeve qe e benin kete apartament te banueshem.

Fakti qe ai ka hyre aty me pelqimin e pales se paditur, firmes ndertuese, pranohet nga gjykata ne vendimin e saj, konkluzioni i nxjerre mbi bazen e fakteve dhe provave te administruara gjate gjykimit, e drejte kjo ne baze te nenit 29 te K.Pr.Civile dhe qe nuk ka te beje me shkelje te ligjit parashikuar ne nenin 472 te K.Pr.Civile.

Pallati qe ndertohej nga firma “Vjosa” shpk ka qene me barre hipotekore per kredine e marre nga BKT Permet por ne kohen e shqyrtimit te ceshtjes kjo prone ishte liruar nga barra dhe ishte hipotekuar ne favor te pales se paditur kunderpaditese. Keshtu, duke mos patur asnje pengese ligjore gjykata ka detyruar firmen “Vjosa” shpk te lidhe me paditesin Theodhoraq Vangjeli kontraten e shitjes se baneses duke zbritur nga cmimi i pergjithshem 1.100.000 leke, vleren e punimeve te kryera nga ky i fundit dhe detyrimin e tij ne shumen 661.892 leke, vlere e perllogaritur nga eksperte te caktuar nga gjykata.

Ndryshe nga sa thuhet ne rekurs gjykata nuk i ka dhene paditesit titull pronesie per apartamentin pa paguar asnje lek. Gjykata ka detyruar firmen ndertuese te lidhe me paditesin kontraten e shitjes se objektit, shitje qe gjithashtu, detyron paditesin te paguaje çmimin perkates dhe vetem pas plotesimit te ketij detyrimi nga ana e tij, ai fiton titullin e pronesise konform nenit 164 te Kodit Civil.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte ne mbeshtetje te nenit 485/a te

K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 194, date 12.4.2001 te Gjykates se Apelit

Gjirokaster. Tirane, me 12.11.2002

191

Page 192: Nëntor 2002

Nr. 1901/466 i Regj. Themeltar.Nr. 1155 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Agron Lamaj KryesuesNikoleta Kita AnetareYlvi Myrtja Anetar Irma Bala Anetare Vladimir Metani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 12.11.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.1901/466 qe i perket:

PADITËS: NESHAT FANA TIRANE

I PADITUR: ADMINISTRATORET E SHOQERISE “VEFA” sh.p.k, perfaqesuar ne gjykim nga av. Engjell Allajbeu me autorizim.

OBJEKTI I PADISË:Anullimin si te pavlefshem

te vendimit nr. 30 date 31.08.1999 te Administratoreve te Shoqerise “Vefa” sh.p.k.

Baza Ligjore: Ligji 8471 date 08.04.1999 Neni 609, 610 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.26, date 09.04.2001 ka vendosur:Pranimin e kerkese padise duke anulluar titullin ekzekutiv te paditesit Neshat Fana, mbasi detyrimi nuk ekziston.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit ka bere rekurs prane Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, konform nenit 472 te K.Pr.Civile, pala e paditur, Administratoret e Shoqerise “Vefa” sh.p.k, e cila kerkon prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

192

Page 193: Nëntor 2002

- Sipas praktikes se ndjekur nga shoqeria, ne momentin kur mbyllej kontrata e huase nga huadhenesi, ky i fundit dorezonte kopjen origjinale te saj. Fakti qe paditesi nuk disponon kopjen origjinale te kontrates se huase te permendur me lart, verteton se ai e ka dorezuar ate pasi e ka mbyllur.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Nikoleta Kita, perfaqesuesin e pales se

paditur qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe rrezimin e padise, dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane, duhet te prishet per shkak se nuk

eshte mbeshtetur ne ligj.Ka rezultuar gjate gjykimit se paditesi Neshat Fana, me kontrate huaje

nr.54236 ne datat 10 dhe 13.08.1996, ka depozituar prane Shoqerise “Vefa” sh.p.k, shumen 2.000.500 leke me afat 6 mujor dhe interes 8% ne muaj.

Sipas ligjit nr. 8471, date 08.04.1999 “Per nxjerrjen e detyrimeve debitore dhe rikthimin e vlerave pasurore ne llogarite e personave juridike, jo bankare qe kane marre hua nga publiku i gjere, neni 23, konsiderohen debitore personat fizike dhe juridike qe pas dates 23.01.1997, kane mbyllur kontratat e huadhenies dhe vlera financiare e terhequr nga ana e tyre eshte mbi 1 (milion) leke (10 mije USD te konvertuar).

Ne list pagesen nr. 291 date 15.04.1997, qe disponon ana e paditur nder persona te tjere, rezulton qe ne emer te paditesit Neshat Fana, te jete terhequr shuma 2.000.000 leke dhe te jete mbyllur kontrata e huase midis tij dhe anes se paditur. Ne keto rrethana, meqenese behet fjale per terheqje te shumes mbi 1 milion leke, mbas dates 23.01.1997, ne zbatim te ligjit te sipercituar me vendim nr. 30 date 31.08.1999, Administratoret e Perbashket te Shoqerise “Vefa” sh.p.k ne administrim, kane shpallur debitor paditesin Neshat Fana, per shumen 2.000.000 leke.

Ky vendim si titull ekzekutiv, konform nenit 609 te K.Pr.Civile, eshte kundershtuar ne gjykaten e apelit dhe kjo e fundit me vendim te saj, ka vendosur anullimin e titullit ekzekutiv nr.30, date 31.08.1999, ndaj paditesit Neshat Fana mbasi detyrimi nuk ekziston.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs ne Gjykaten e Larte, pala e paditur dhe shkaqet e parashtruara prej saj, gjenden te bazuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile dhe bejne te cenueshem vendimin e gjykates.

Gjykata e Apelit Tirane, ka anulluar vendimin e pales se paditur per shpalljen debitor te paditesit, me arsyetimin se leket e terhequra sipas liste pageses nr.291, date 15.04.1997, nuk jane terhequr nga paditesi por nga person tjeter i panjohur dhe autorizuar prej tij dhe ne kete konkluzion ka arritur mbas ekspertimit grafik, sipas te cilit firma, ne formularin perkates perbri emrit Neshat Fana, nuk eshte origjinale e ketij te fundit.

193

Page 194: Nëntor 2002

Ky fakt i rezultuar edhe mbas ekspertizes grafike, nuk eshte kontestuar asnjehere edhe nga pala e paditur, por ndryshe nga sa arsyeton gjykata, nenshkrimi i huadhenesit, nuk ishte e vetmja prove qe te vertetonte ose jo terheqjen e lekeve.

Ana e paditur ka pretenduar se, prane saj ndodhet kopja origjinale e kontrates se huase, veprim i cili mbi bazen e praktikes tregon per mbylljen e saj nga personi i interesuar.

Ne keto kushte, gjykata nuk duhej te mjaftohej me ekspertizen grafike te nenshkrimit te paditesit, por te sqaronte ne teresi, proceduren e terheqjes se lekeve dhe mbylljen e kontrates. Ajo kishte per detyre te sqaronte ne sa kopje perpilohej kontrata e huase midis paleve ndergjyqese, cfare kopje i jepej huadhenesit, dhe ne rast se prane anes se paditur ndodhet kopja origjinale e kontrates, kujt i perket ajo dhe cilat jane arsyet dhe mundesite qe ajo disponohet prej anes se paditur. Gjithashtu te sqarohet ne se terheqja e lekeve mund te behej vetem nga huadhenesi dhe person i autorizuar ne rruge ligjore prej tij apo me dorezimin e kontrates origjinale ajo mund te mbyllej pavaresisht nga personi qe bente terheqjen e lekeve. Gjithashtu te shikohet rasti konkret ne krahasim edhe me procedurat per raste te tjera analoge, qe i perkasin afersisht te njejtes periudhe te terheqjes se lekeve.

Mbasi te plotesoje dhe sqaroje sa me siper, gjykata do te kete mundesi te krijoje bindje te sakte dhe te plote, nese vendimi per shpalljen e paditesit debitor eshte ose jo konform kerkesave te Ligjit 8471, date 08.04.1999.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.26, date 09.04.2001 te Gjykates se Apelit Tirane

dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim po prane asaj gjykate por me tjeter trup gjykues.

Tirane me 12.11.2002

194

Page 195: Nëntor 2002

Nr. 2644/1216 i Regj. Themeltar.Nr. 1156 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Vladimir Metani KryesuesNikoleta Kita AnetareMetush Saraçi Anetar Agron Lamaj Anetar Irma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 27.11.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2644/1216 qe i perket:

PADITËS: RIFAT FRASHERI, perfaqesuar nga avokate Liljana Ruli

I PADITUR: SHEZAI ALIAJ, ne mungese

BASHKIA VLORE, ne mungese

OBJEKTI I PADISËPavlefshmeri kontrate shitje

me nr. rep.2004, date 18.10.1996, fshirje nga regjistri i hipotekes,

lirim e dorezim trualli.Baza Ligjore: Neni 92, 196, 175 te K. Civil

Ligji nr. 7698 date 15.4.1993,Udhezimi nr. 3 date 21.6.1993,VKM nr. 213 date 23.6.1990.

Gjykata e rrethit Vlore, me vendimin nr.417, date 26.4.2000 ka vendosur: Rrezimin e padise se Rifat Frasherit kunder Shezai Aliaj e Bashkise Vlore me objekt pavlefshmerine e kontrates se shitjes date 18.10.1996, fshirje nga regjistrat e hipotekes dhe lirim e dorezim te truallit prej 874 m2.

195

Page 196: Nëntor 2002

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.644, date 19.12.2000 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.417, date 26.4.2000 te Gjykates se Rrethit Vlore.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore ka ushtruar rekurs pala paditese, duke parashtruar keto shkaqe:

- Se pari, prona qe ka shitur Bashkia e Vlores nuk eshte prone e saj, ka shitur pronen e te tjereve.

- Se dyti, kur miratohet sheshi i ndertimit miratohet edhe pjesa funksionale, keshtu qe s’ka qene nevoja te rrembente edhe 274 m2 te tjera paditesit.

- Se treti, nuk eshte zbatuar ligji nr.7693, date 6.4.1993 “Per urbanistiken”.

- Se katerti, gjykata gabon duke vene si baze ligjore, ligjin nr.7980, date 27.7.1995 “Per shitjen e trojeve” sepse neni 3 i ketij ligji nuk lejon shitjen e trojeve shtetasve pa u kompensuar ish pronaret me perjashtim te rasteve.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, avokaten e pales paditese

Liljana Ruli, qe kerkoi prishjen e vendimeve te gjykates, ate te pales se paditur ne mungese dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.644, date 19.12.2000 i Gjykates se Apelit Vlore eshte marre

ne zbatim te keq te ligjit dhe si i tille duhet prishur.Nga gjykimi ka rezultuar se, me vendim nr.75, date 21.3.1995 te KKK te

Pronave prane Bashkise Vlore nder te tjera eshte vendosur:Pika 1/a “… te njohe ish pronare Nimete Vlora (trashegimtaret e saj me

nje siperfaqe trualli prej 6600 m2 ne qytetin e Vlores me kufizimet perkatese…”Ne piken 1/b vendoset - Te kompensohet ish pronari per siperfaqen e

truallit 5000 m2 ne baze te nenit 16 te ligjit nr.7698, date 15.4.1993.Ky vendim i KKK te Pronave Vlore eshte kundershtuar me padi ne gjykate

nga Rifat Frasheri. Gjykatat ne lidhje me kete ceshtje kane dhene vendimet si me poshte:

Gjykata e Rrethit Vlore me vendimin nr.2725, date 9.11.1995, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.75, date 21.3.1995 te KKK te Pronave Vlore duke i kthyer ne natyre paditesit Rifat siperfaqen 3131 m2 dhe diferenca 3469m2 te kompensohet”.

Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.1874, date 29.3.1996. Mbi bazen e ketij vendimi gjyqesor paditesi ka regjistruar ne emer te tij siperfaqen e truallit 3131 m2.

196

Page 197: Nëntor 2002

Duke pretenduar pronesine e tij mbi truallin fituar me ligj, me padine ne gjykim ka kerkuar pavlefshmerine e kontrates se shitjes date 18.10.1996 per siperfaqen 874 m2 te te njejtit truall, kontrate kjo lidhur mes Seksionit te Finances prane Bashkise Vlore si shitese dhe bleres i padituri Shezai Aliaj, si veprim juridik ne kundershtim me ligjin. I padituri ne prapsimet e tij, ka pretenduar se i eshte dhene sheshi i ndertimit ne vitin 1992 dhe eshte lejuar ndertimi i nje lokali tregtie 600 m2, ne vitin 1997 i eshte bere rinovimi i lejes se ndertimit nga KRT Vlore dhe ka filluar ndertimin. Me date 18.10.1996 ka realizuar blerjen e truallit prej 874 m2 nga Seksioni i Finances prane Bashkise Vlore.

Perfundimet e gjykatave qe rrezojne padine e paraqitur nga paditesi jane te gabuara, jo ne zbatim te ligjeve dhe pasoje e nje hetimi jo te plote e te gjithanshem te ceshtjes, konform nenit 14 te K.Pr.Civile.

Objekti i padisë eshte pavlefshmeria e nje veprimi juridik shitje, kryer mes Seksionit te Finances prane Bashkise Vlore shitese dhe bleres Shezai Aliaj.

Sipas nenit 705 te Kodit Civil … “Kontrata e shitjes ka per objekt kalimin e pronesise se nje sendi ose kalimin e nje te drejte kundrejt pagimit te nje çmimi”.

Neni 750 i Kodit Civil i cili ben fjale per shitjen e sendeve te paluajtshme, siç eshte rasti konkret kerkon qe shitja e tyre te kryhet sipas menyrave te parashikuara ne nenin 83 te Kodit Civil, perndryshe eshte e pavlefshme. Kjo dispozite parashikon qe te behet me akt noterial dhe te regjistrohet perndryshe veprimi juridik eshte i pavlefshem.

Sa siper, nje nder kushtet kryesore te vlefshmerise se veprimit juridik eshte qe, personi qe kalon pronesine e sendit nje tjetri me veprim juridik shitje, te vertetoje se eshte ai pronar i sendit objekt shitje dhe po e kalon pronesine e sendit nje personi tjeter, kundrejt çmimit, ne formen e parashikuar nga ligji.

Sa siper, duhet te hetohet pronesia mbi sendin ne momentin e shitjes ne se e kishte pala e paraqitur si shitese apo i kishte kaluar paditesit pas daljes se ligjit nr. 7698 date 15.4.1993 “Per kthimin e kompensimin e pronave ish pronareve”. Lidhur me pronesine e sendit, Gjykata e Apelit eshte bazuar ne vendimin e Gjykates se Apelit nr.474, date 14.9.1999 qe ka rrezuar padine e Rifat Frasherit per kthim sendi, vendim i cili eshte prishur me vendimin nr.54 date 29.6.2002 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte dhe ceshtja eshte derguar per rigjykim.

Vec sa siper, per te vleresuar qenien ose jo pronar te paditurit per pronesine e fituar me blerje te kerkohet te paraqitet ne gjykim akti noterial i shitjes.

Ndonese, ligji nr.7512, date 10.08.1991 (neni 21), lejonte shitjen e trojeve shteterore, shitja e trojeve te shtetit per ndertim, behej vetem nga organi financiar i pushtetit lokal te rrethit dhe jo qytetit, sipas VKM nr.364, date 05.10.1991, gje qe nuk eshte zbatuar nga gjykata.

Gjykatat, ne vleresimin e kushteve te vlefshmerise se veprimit juridik te shitjes, nuk kane patur parasysh ligjin nr.7693, date 06.04.1993 “Per urbanistiken”, ku sipas nenit 36 te tij, veprimet financiare per blerjen e truallit,

197

Page 198: Nëntor 2002

mund te kryhen nga Seksioni i Finances ne rreth dhe jo nga ai i Bashkise siç eshte vepruar ne rastin konkret, duke mosrespektuar perseri nenin 705 e 149 te K.Civil.

Gjykatat per te vleresuar faktin e ligjshmerise se lejeve te ndertimit te te paditurit nuk kane patur parasysh, nenin 15 te ligjit te siperm “Per urbanistiken”, sipas te cilit miratimi per shesh ndertimi behet nga Keshilli i Bashkise dhe jo nga KRT-ja e rrethit dhe ka afate te caktuara per paraqitjen e kerkeses dhe sanksione per mospermbushje te detyrimeve.

Ne rigjykimin e ceshtjes, eshte e nevojshme administrimi i nje sere provash shkresore qe lidhen me pretendimet e ngritura nga palet, saktesia e te cilave nuk eshte verifikuar e per rrjedhoje ka ndikuar ne dhenien e vendimit. Secila nga palet ne rigjykim duhet te zbatoje kerkesat e ligjit material ne lidhje me padine e pavlefshmerise se veprimit juridik si dhe ato qe lidhen me procesin e te provuarit te vlefshmerise ose jo te tij.

Sa siper ka vend per prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Vlore me tjeter trup gjykues.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte konform nenit 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.644, date 19.12.2000 te Gjykates se Apelit Vlore

dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Vlore, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 27.11.2002

198

Page 199: Nëntor 2002

Nr. 1588 i Regj. ThemeltarNr. 1229 Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere prej

Kristaq Ngjela KryesuesAgron Lamaj AnetarMetush Saraçi AnetarSpiro Spiro AnetarVladimir Metani Anetar

mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dt. 21.11.2002 çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proces:

PADITËS: ROBERT SINANI, banuese ne Tirane dhe i perfaqsuar ne gjykim nga Av. Viktor Konomi

I PADITUR: ASTRIT BEJKO, banues ne Tirane dhe i perfaqesuar ne gjykim nga Av. Vitore

Tusha

OBJEKTI: Kthim sendi,

lirim dhe dorezim banese, shperblim demi;

Ne baze te neneve 296, 298 te KC dhe 31 e 45 te KPrC.

Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.1220, dt.25.04.2000 ka vendosur

Pranimin e padise;

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin e saj nr. 875 dt. 03.10.2000 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm;

Kunder ketij vendimi, ka paraqitur rekurs i padituri, i cili me pretendimin

199

Page 200: Nëntor 2002

se:- gjykata ka zbatuar ligjin gabim, pasi paditesi nuk mundet te legjitimohet

ne ngritjen e padise dhe se ai eshte posedues i ligjshem i baneses objekt gjykimi,

- kerkon prishjen e vendimit dhe rrezimin e padise..

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, degjoi

pretendimin e perfaqesuesit te paditurit Av. Tusha, e cila kerkoi pranimin e rekursit dmth. prishjen e vendimit dhe rrezimin e padise dhe perfaqesuesin e paditesit Av. Konomi, i cili kerkoi lenien e vendimit ne fuqi, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen

V Ë R E NSe rekursi i paraqitur nga i padituri nuk eshte i bazuar ne ligj dhe si i tille

nuk mundet te pranohet dhe per pasoje vendimi i Gjykates duhet te lihet ne fuqi.Paditesi ka pretenduar se ka kryer nje veprim juridik detyrimi (kontrate

shitje me klausolen e pronesise) dhe mbi bazen e saj ka fituar pronesine mbi banesen objekt gjykimi dhe meqenese kjo banese eshte zene ne menyre te kunderligjeshme nga i padituri, kerkon prej tij kthimin e saj (condictio ob iniustam causam).

I padituri ka pretenduar se eshte posedues i ligjshem i baneses objekt gjykimi dhe paditesi nuk legjitimohet ne kerkimin e tij.

Gjykata ne gjykimin e çeshtjes ka arritur ne konkluzionin se paditesi eshte pronar i baneses objekt gjykimi dhe se i padituri ne kundershtim me ligjen e posedon kete banese.

Ne kuptim te nenit 12 te K.Pr.C secili nga pjesemarresit ne proçes ka detyrimin qe ne perputhje me ligjin te provoje faktet mbi te cilet bazon pretendimin e tij. Ne kete kuptim, paditesi ka paraqitur si prove kontraten e shitblerjes lidhur me Entin Kombetar te Banesave (me poshte EKB) dhe i padituri nje vertetim te leshuar nga Keshilli Bashkiak.

Duke analizuar ne teresi pretendimet e paleve, bazueshmerine e tyre ne ligj konstatohet sa me poshte:

Ndermarja Petrolimpex, punonjes i se ciles ishte edhe paditesi, ka lidhur nje aktmarreveshje me E.K.B, ne baze te se ciles ajo ka financuar kete te fundit per ndertimin e disa apartamenteve per plotesimin e nevojes per strehim te punonjesve te saj. Ne kete inisiative ajo i eshte referuar V.K.M. Nr.577, dt. 06.12.1993 pika 1 dhe 2.

Ne akte te ndryshme nenligjore eshte percaktuar edhe pozita juridike e ketij institucioni. Keshtu ne baze te VKM Nr. 198 dt. 04.05.1993 EKB eshte person juridik, i cili ka si detyre te realizoje financimin, ndertimin dhe administrimin e banesave (pika 1). Me tej (ne piken 2) edhe perfundimin dhe shitjes e saj (pika 7 e VKM nr. 577 dt. 06.12.1993)

200

Page 201: Nëntor 2002

Pas ndertimit te objektit, Petrolimpex si ndermarrje shteterore ne kuptim te pikes 3 te vendimit te mesiperm, ka pajisur me autorizim paditesin (nr.47, dt.28.01.1997 per 1+1) dhe ky i fundit ka lidhur edhe kontraten e blerjes me EKB.

Me lidhjen e kesaj kontrate paditesi ka pretenduar se ka fituar te drejten e pronesise mbi banesen objekt gjykimi, pasi kjo kontrate eshte lidhur me pronarin e baneses, i cili ne kuptim te nenit 149 te K.C. kishte te drejten e gezimit dhe disponimit te lire brenda kufijve te parashikuar nga ligja mbi objektin e blere. Per me tej kjo blerje eshte bere me kredi nga shteti duke u garantuar kjo kredi me banesen objekt gjykimi.

Nga ana e tij i padituri pretendon se paditesi nuk eshte bere pronar dhe si i tille nuk legjitimohet ne ngritjen e padise.

Siç pranohet nga pjesemarresit ne proçes, paditesi ka lidhur nje veprim juridik (kontrate shitje me klauzolen e pronesise). Ky veprim juridik ka nje natyre te dyfishte: nga njera ane eshte veprim juridik detyrimi pasi kemi te bejme me marredhenie detyrimi ndermjet dy individeve ku secili (kreditori dhe debitori) detyrohen te permbushin detyrimet e tyre reciproke; por nga ana tjeter ka edhe nje natyre juridike pronesie, e cila qendron ne ate se kemi te bejme me marredhenien (e pronesise) e nje personi kundrejt nje sendi.

Ndersa marredhenia e detyrimit i jep kreditorit te drejten per kryerjen e nje veprimi ndaj nje personi, pra eshte nje e drejte relative qe i kunderdrejtohet nje personi te veçante - debitorit, e drejta e sendit (e drejta e pronesise) i jep zoteruesit te sendit (pronarit), nje te drejte absolute, ajo drejtohet ndaj kujdo personi.

Ne rast normal, shitesi (ne baze te kontrates se shitjes) detyrohet ti jape bleresit sendin dhe bashke me te edhe kalimin e pronesise. Megjithate derisa te mos jete paguar çmimi, shitesi ka te drejte qe te mos permbushe detyrimin e tij kundrejt bleresit d.m.th. te prishe kontraten. Nepermjet shitjes me rezerve shitesi dhe bleresi arrijne nje marreveshje sipas se ciles, shitesi i kalon bleresit menjehere sendin ndersa pronesine vetem me rastin e pagimit te plote te çmimit (klauzola e pronesise). Deri ne rastin e vertetimit te kushtit (pagimi i plote i çmimit) shitesi mbetet pronar i sendit dhe vetem pas saj ai e humbet pronesine.

Pasoja e ketij veprimi juridik, ne kuptimin e marredhenies se detyrimit, eshte se: shitesi i kalon sendin bleresit dhe detyrohet t’i kaloje edhe pronesine (ne menyre te vonuar) mbi sendin. Pronesine e plote bleresi e fiton me pagimin e plote te çmimit. Pra pronesine mbi sendin bleresi e fiton pavaresisht nga deshira e shitesit me kusht qe ai te plotesoje detyrimin e tij qe eshte pagimi i kestit te fundit.

201

Page 202: Nëntor 2002

Ne kuptimin e marredhenies se pronesise pasoja eshte se shitesi, deri ne momentin e pagimit te plote te çmimit nga bleresi, mbetet pronar i sendit te shitur, pra ai ka te drejte te kerkoje sendin e shitur nga bleresi.

Nga ana tjeter te drejtes se shitesit per te pretenduar kthimin e sendit i takon e drejta e bleresit per posedimin e tij.

Bleresi me kalimin e kushtezuar (te vonuar) te pronesise fiton megjithate nje te drejte pronesie paraprake, dhe kjo per faktin se ai ka posedimin mbi sendin dhe jane marre vesh me shitesin edhe per kalimin e pronesise se vonuar me plotesimin e kushtit. Pra kjo e drejte pritje eshte nje hap per fitimin e plote te se drejtes se pronesise. Kjo e drejte si e drejte sendi qendron aq kohe sa vazhdon edhe kushti. Plotesohet kushti i pageses atehere shnderrohet kjo e drejte ne te drejte pronesie. Por edhe nga ana tjeter, bleresi ka fituar zoterimin mbi sendin, pra ai mbi bazen e te drejtes se ndermjetme te pronesise fiton nje te drejte absolute zoterimi dhe mundet t’i kunderdrejtohet kujtdo.

Ne kete menyre ligja garanton poziten juridike te bleresit pasi ai ka fituar sundimin ekonomik mbi sendin dhe ka realizuar nje pjese te detyrimit te tij. Ai duhet te jete po ashtu i garantuar me qellim qe te drejtat e fituara te mos i cenohen nga ndonje person tjeter.

Ne kete kendveshtrim rrezohet pretendimi i te paditurit se paditesi nuk legjitimohet ne padine e tij. Paditesi me veprimin juridik te kryer ka fituar te drejta pronesie mbi sendin ne zoterim dhe ka te drejte qe per mbrojtjen e tyre t’i kunderdrejtohet çdo personi, qe i mohon ose kufizon ato.

Po ashtu nisur edhe nga kontrata e kredise paditesi eshte bashkepronar mbi sendin se bashku me dhenesin e kredise dhe ne kuptim te nenit 200 § d K.C. legjitimohet te kerkoje gjyqesisht kthimin e gjithe sendit te perbashket.

Lidhur me pretendimin e te paditurit se eshte zoterues i ligjshem i baneses objekt gjykimi, kolegji arrin ne konkluzionin e meposhtem:

I padituri me vendim nr.146, dt. 10.10.1996 te KB (Keshilli Bashkiak) Tirane i eshte leshuar autorizimi per banesen objekt gjykimi. Por me vone ky akt eshte anulluar dhe te paditurit i eshte dhene autorizim per banese ne nje vend tjeter (Vendimi i KB Nr. 87 dt. 15.05.1997). Goditja ne rruge gjyqesore qe i padituri i ka bere ketij akti nuk solli ndonje pasoje dhe perfundimisht ky akt eshte ne fuqi. Pra i padituri qendron ne banesen objekt gjykimi ne menyre te kunderligjshme. Edhe po te marrim per baze pretendimet e te paditurit se ai qendron aty ne baze te nje akti te pushtetit vendor, perseri ky pretendim nuk qendron pasi ai nuk ka mundur te provoje se per banesen objekt gjykimi ka fituar te drejta pronesie ne nje nga menyrat qe parashikon ligja. Edhe ligjshmeria e kontrates qe ka lidhur paditesi nuk ka qene ndonjehere objekt gjykimi.

Megjithate, nese i padituri çmon se ne rastin konkret kemi veprime te parregullta te administrates shteterore, te cilat kane penguar ate ne gezimin e prones, ai duhet t’i drejtohet me padine perkatese organit gjyqesor per te provuar pretendimet e tij ose per te kerkuar shperblimin e demit qe i eshte

202

Page 203: Nëntor 2002

shkaktuar nga veprimet e parregullta te organit. Nje pretendim i tille nuk eshte objekt gjykimi per çeshtjen e mesiperme.

Ne rrethanat e mesiperme kur i padituri nuk ka arritur te provoje pretendimet e tij, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se Gjykata ka vendosur drejte dhe ne perputhje me ligjin lidhur me pranimin e padise persa i perket lirimit dhe dorezimit te baneses. Per pjesen tjeter te padise lidhur me shperblimin e demit, ky kolegj çmon se padia duhet te rrezohet pasi nuk jemi para rastit te veprimit me keqbesim.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar edhe ne Nenin 485 § d te

K.Pr.C.

V E N D O S INdryshimin e vendimit nr.875, dt. 03.10.2000 te Gjykates se Apelit

Tirane dhe te vendimit nr.1220, dt. 25.04.2000 te Gjykates se rrethit Tirane si me poshte:

Lenien ne fuqi te vendimit nr. 875 dt. 03.10.2000 te Gjykates se Apelit Tirane dhe te vendimit nr.1220, dt. 25.04.2000 te Gjykates se rrethit Tirane lidhur me detyrimin e te paditurit Astrit Bejko te liroje dhe dorezoje banesen objekt gjykimi paditesit Robert Sinani dhe rrezimin e saj per pjesen tjeter (detyrimi per shperblimin e demit).

Tirane, me 21.11.2002.

Mungon pakica

203

Page 204: Nëntor 2002

ÇËSHTJE PENALE

204

Page 205: Nëntor 2002

Nr. 322 i Regj.Themeltar.Nr. 599 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri AnetarArtan Hoxha AnetarNatasha Sheshi Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 06.11.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 322 qe i perket :

TË PANDEHURVE: GAZMEND MET’HASA

BESIM URUÇI

ARDIAN BALLA

ASTRIT GJATA, ne mungese

A K U Z U A R:Vjedhje me arme e kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 140e 25 i K. Penal

Gjykata e Rrethit gjyqesor Librazhd, me vendimin nr.65, date 23.11.2001, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Gazmend Met’hasa, per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 140 e 25 te K.Penal, denimin e tij me 16 vjet burgim.Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale, denimin e tij perfundimisht me 10 vjet e 8 muaj burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Besim Uruçi, per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 140 e 25 te K.Penal, denimin e tij me 15 vjet burgim.Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale, denimin e tij perfundimisht me 10 vjet burgim.

205

Page 206: Nëntor 2002

Deklarimin fajtor te te pandehurit Astrit Gjata, per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 140 e 25 te K.Penal, denimin e tij me 15 vjet burgim.Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale, denimin e tij perfundimisht me 10 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Ardian Balla, per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 140 e 25 te K.Penal, denimin e tij me 15 vjet burgim.Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale, e denon ate perfundimisht me 10 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin Nr.57, date 27.02.2002, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.65, date 23.12.2001, te Gjykates se Rrethit gjyqesor Librazhd .

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres , kane bere rekurs te gjykuarit Gazmend Methasa, me ane te avokatit Prel Martini dhe Besim Uruci, Ardian Balla, Astrit Gjata, me avokatin Sami Velcani, te cilet kerkojne, prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Durres duke bere klasifikim te ri te vepres penale, ne ate te parashikuar nga neni 139 i K.Penal, si dhe duke u mbeshtetur ne rrethanat lehtesuese, ulje nen denimin minimal, duke parashtruar keto shkaqe:

- 1. Klasifikimi si veper penale eshte bere ne kundershtim me te verteten dhe ne pozita renduese per te gjykuarit, mbasi vepra duhet te klasifikohet ne baze te nenit 139 te K.Penal, sepse nuk kemi perdorur arme dhe se arma qe i eshte gjetur njerit prej nesh, eshte arme sportive.

- 2. Edhe sikur ky kualifikim te mos behej, ekzistojne rrethana te parashikuara nga neni 48 e 53 te K.Penal, qe duhet te kiheshin parasysh ne masen e denimit te dhene nga gjykatat.

- 3. Ne masen e denimit tone duhej te merreshin parasysh edhe rrethanat e tjera, si mosha e re, mos qenia i denuar me pare etj, qe do te çonin ne nje denim me te bute.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Natasha Sheshi, prokurorin Saliko

Hajno, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit, dergimin e ceshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Apelit Durres dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi i Gjykates se Apelit Durres, duhet te prishet per shkelje te

renda proceduriale dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim po ne kete gjykate me tjeter trup gjykues.206

Page 207: Nëntor 2002

Nga aktet e ndodhura ne dosjen gjyqesore, ka rezultuar se me daten 17 korrik 2001, te kater te pandehurit Gazmend Met’hasa, Besim Uruçi, Ardian Balla e Astrit Gjata, te cilet jane kusherinj midis tyre, pasi kane pire pije alkolike ne nje lokal prane agjensise se qytetit te Librazhdit, jane nisur per ne fshatin Orenje. Pasi kane fjetur ate nate jashte ne pyll, te nesermen ne mengjes, kane realizuar vjedhjen me dhune, ndaj deshmitareve Mehmet Hysa e Agim Kasa, duke ju marre te gjithe leket qe kishin me vehte, e pastaj pasi kane ndare leket midis tyre jane larguar.

I gjykuari Gazmend Met’hasa ka patur arme, ndersa 3 te tjeret kane patur ne dore nga nje hu druri.

Nga shqyrtimi ne teresi i vendimit te gjykates se apelit, del se ai eshte marre ne kundershtim me dispozitat e K.Pr.Penale, siç jane zhvillimi i gjykimit ne mungese te te gjykuarve dhe papajtueshmerine e funksionit te gjyqtarit ne gjykim. Keto shkelje jane pare kryesisht nga Gjykata e Larte, sipas nenit 434 i K.Pr.Penale. Keto shkelje kane bere qe te gjykuarve t’u mohohet procesi i rregullt ligjor, ashtu siç parashikohet nga neni 42 i Kushtetutes.

Megjithese gjykimi ne gjykate eshte zhvilluar ne disa seanca, ne dosjen gjyqesore ndodhet vetem nje njoftim per komisariatin e policise per seancen e dates 24.01.2002, por nuk ka konfirmim per marrjen dijeni nga ana e te gjykuarve dhe per dhenien e pelqimit nese deklarojne te marrin pjese ose jo ne gjykim.

Ne seancen gjyqesore te dates 26.02.2002, avokatet perfaqesues te te gjykuarve, te cilet kane patur prokure te posaçme, kane deklaruar se te gjykuarit nuk kane pretendime per pjesemarrjen e tyre ne gjykim, por kjo gje nuk del as nga prokura apo ndonje akt i shkruar nga te gjykuarit , ku te jete shprehur vullneti i tyre per gjykimin ne mungese. Ne dosje ndodhet nje shkrese drejtuar avokatit Nazmi Koka, ku i gjykuari Astrit Gjata, ka bere shenimin qe ne seancen e dates 11.02.2002, do te marre pjese avokati i tij, por pa u vertetuar kjo nga pergjegjesi i dhomave te paraburgimit. Pra gjykata e apelit, ka vepruar ne kundershtim me kerkesat e nenit 139, 426 te K.Pr.Penale.

Gjithashtu kjo gjykate ka shkelur dhe nenet 16, 17 te K.Pr.Penale, pasi nje nga anetaret e trupit gjykues nuk ka patur kushtet per te qene gjyqtar ne çeshtjen konkrete, per shkak te lidhjeve te krushqise me prokurorin e seances (shkelje qe eshte vene ne dukje dhe ne nje vendim te meparshem te ketij kolegji). Kjo lloj lidhje (prokurori i çeshtjes Z. Bujar Hoti, ka per bashkeshorte motren e anetarit te trupit gjykues Z. Agim Ferizaj) ne baze te nenit 16 te K.Pr.Penale sjell pengese ligjore pjesemarrjen e trupit gjykues ne gjykim qe jane ndermjet tyre ….. me pjesemarresit ne gjykim….. ose krushqi e afert (…… kunate).

Shkelja e dispozitave te siper permendura si neni 16, 17, 139, 426, te K.Pr.Penale, sjell si pasoje pavlefshmerine absolute te akteve proceduriale, ashtu siç parashikon neni 128/a, c i K.Pr.Penale.

207

Page 208: Nëntor 2002

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/ç te K.Pr.Penale,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.57, date 27.02.2002 te Gjykates se Apelit Durres

dhe dergimin e akteve per rishqyrtim po ne kete gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 06.11.2002

208

Page 209: Nëntor 2002

Nr.357 i Regj. ThemeltarNr. 600 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri AnetarArtan Hoxha AnetarNatasha Sheshi Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 06.11.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen penale nr. 357,qe i perket:

TË PANDEHURIT : ZAMIR MEMI, perfaqesuar ngaavokat Neshat Fana.

A K U Z U A R :Per vrasje me paramendim ne bashkepunim

dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga nenet 78, 25

dhe 278/2 te K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.722, date 07.11.2001, ka vendosur:

Deklarimin te pafajshem te te pandehurit Zamir Memi, per vepren penale te vrasjes se shtetasit Agron Gjuzi, parashikuar nga neni 78 i K.Penal.Deklarimin te pafajshem te te pandehurit Zamir Memi, per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake .Ne baze te nenit 389 te K.Pr.Penale, urdherohet lirimi i menjehershem i te pandehurit Zamir Memi.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.82, date 27.02.2002 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.722 date 07.11.2001 te Gjykates se Rrethit Tirane, duke deklaruar fajtor te pandehurin Zamir Memi, per vepren penale te vrasjes me paramendim te kryer ne

209

Page 210: Nëntor 2002

bashkepunim dhe ne baze te nenit 78,25 te Kodit Penal, e denon me 18 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Zamir Memi, per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe ne baze te nenit 278/2 te K.Penal, e denon me 1 vit burgim.Ne bashkim te denimeve ne baze te nenit 55 te Kodit Penal, e denon me 18 vjet burgim.Vuajtja e denimit fillon nga dita e ekzekutimit te vendimit, duke zbritur kohen e paraburgimit.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka ushtruar rekurs per te gjykuarin Zamir Memi, perfaqesuesi me deklarim ne séance gjyqesore, avokati Neshat Fana, i cili kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit , duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e apelit pa asnje prove, por vetem me hamendje, nderton mekanizmin e ngjarjes me elemente te cilat kurrsesi nuk mund te cojne ne ate perfundim.

- Ajo megjithse pranon faktin se sipas nenit 36 te K.Pr.Penale deklarimi i bere nga Zamir Memi ne polici, nuk mund te perdoret si deshmi ne kundershtim me sa thote vete e nderton ngjarjen sipas kesaj deshmie .

- Gjykata nuk ka asnje prove qe ne vend ngjarje te mos kete patur asnje deshmitar.

- Perkundrazi i pandehuri Zamir Mema, ka shpjeguar se lokali ishte i hapur e se kishte njerez ne te.

- Te gjitha arsyetimet e gjykates se apelit ne maksimumin e tyre, mund te cojne thjesht ne dyshime, por dihet se dyshimet ligjerisht shkojne ne favor te te pandehurit.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Natasha Sheshi, prokurorin Saliko

Hajno, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe dergimin per rigjykim ne apel, vokatin mbrojtes Neshat Fana, i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane e dergimin e ceshtjes per rigjykim, e si e analizoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i gjykates se apelit, duhet te prishet per shkelje te rregullave

proceduriale dhe aktet te dergohen per rishqyrtim.Nga materialet e ndodhura ne dosjen gjyqesore, ka rezultuar se me

date 27.05.1997, rreth ores 22.00 ne Sauk, tek lokali “Pizza” afer xhamise, eshte vrare me arme zjarri shtetasi Agron Gjuzi dhe eshte plagosur rende i gjykuari Zamir Memi. Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, e ka deklaruar te pafajshem te gjykuarin Zamir Memi, per vepren penale te vrasjes me paramendim dhe armembajtje pa leje, ndersa gjykata e apelit per keto vepra, 210

Page 211: Nëntor 2002

perfundimisht e ka denuar me 18 vjet burgim.I pare ne teresine e tij, vendimi i gjykates se apelit, eshte marre ne

kundershtim me rregullat e procedures penale qe kane te bejne me njoftimin e te pandehurit ne gjykim. Shkelja e ketyre rregullave sjell si pasoje pavlefshmerine absolute te akteve proceduriale, si dhe mosgarantimin e nje procesi te rregullt ligjor, i garantuar nga Kushtetuta.

Gjykimi ne apel eshte bere ne mungese te te pandehurit Zamir Memi. Ne dosjen gjyqesore ndodhen 2 flete thirrje perkatesisht te datave 16.01.2002 dhe 30.01.2002, drejtuar te pandehurit, por ky i fundit nuk ka marre dijeni per keto senca, pasi siç del nga shenimi, ky i pandehur nuk ndodhet ne banese, sepse e ka shitur ate. Gjykimi ne apel ka vazhduar me avokatin mbrojtes te tij.

Eshte e vertete se i pandehuri Zamir Memi ne seancen gjyqesore te dates 10.10.2001 te gjykates se shkalles se pare ka deklaruar se “…i jap te drejte avokatit te me perfaqesoje dhe ne mungese”, por kjo eshte nje shprehje e vullnetit te te pandehurit ne nje shkalle gjykimi.

Ky vullnet i tij duhet te shprehet dhe ne gjykaten e apelit, prandaj, njoftimi i te pandehurit per pjesemarrjen ne gjykim duhet te behet sipas rregullave proceduriale. Eshte gjykata organi qe, pas njoftimit sipas ketyre normave, do te deklaroje mungesen e te pandehurit ne gjykim , gje qe ne rastin konkret nuk e ka bere. Ajo ka vepruar ne kundershtim me nenin 139/4, 140 e 426 te K.Pr.Penale, gje qe sjell si pasoje pavlefshmerine e akteve ne baze te nenit 128/c te K.Pr.Penale.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal I Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/ç te

K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 82 date 27.02.2002 te Gjykates se Apelit Tirane

dhe dergimin e akteve per rishqyrtim po ne ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 06.11.2002

211

Page 212: Nëntor 2002

Nr. 330 i Regj. ThemeltarNr. 601 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga

Kristaq Ngjela KryesuesArtan Hoxha AnetarNatasha Sheshi AnetareSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 06.11.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen penale Nr.330, qe i perket :

TË PANDEHURAVE : VJOLLCA SINANI, e bija e Mustafait dhe e Fatushit, e datelindjes 1967, lindur e banuese ne Elbasan.

HAMIDE SHEHETILA, e bija e Hasanit dhe e Zyrase, e datelindjes 1958, lindur e banuese ne Elbasan.

TË AKUZUARA : E pandehura Vjollca Sinani :

Per kryerjen e vepres penale te vjedhjes duke shperdoruar detyren,

parashikuar nga neni 135 i K.Penal.E pandehura Hamide Shehetila :

Per kryerjen e vepres penale te shperdorimit tedetyres, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Elbasan, me vendimin Nr.61 date 29.4.1998, ka vendosur :

“Deklarimin fajtore te te pandehures Vjollca Sinani, per vepren penale te vjedhjes me ane te shperdorimit te detyres ne shumen 1.968.753 leke dhe ne baze te nenit 135 te K.Penal, denimin e saj me 8 vjet burgim.

212

Page 213: Nëntor 2002

Pushimin e ceshtjes penale ne ngarkim te te pandehures Hamide Shehetila, akuzuar per vepren penale te shperdorimit te detyres, parashikuar nga neni 248 i K.Pr.Penale, per shkak amnistie te vepres”.

Gjykata e Apelit Durres, mbi apelin e rivendosur ne afat te te pandehures Vjollca Sinani, me vendimin Nr.9, date 16.1.2002, ka vendosur :

“Lenien ne fuqi te vendimit Nr.61, date 29.4.1998 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Elbasan”.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres dhe vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan, ka paraqitur rekurs, e gjykuara Vjollca Sinani, e cila kerkon prishjen e tyre dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor Elbasan, duke parashtruar keto shkaqe :

- Vendimet jane te padrejta dhe te pambeshtetura ne prova dhe fakte, pasi :

- Dokumentat per te cilat akuzohet e pandehura nuk jane pare drejte, por ne menyre te percipte, duke perfituar dhe nga mungesa e saj.

- Revizionimi i dokumentave eshte bere ne mungesen time, nga njerez jo kompetente dhe me qellime te caktuara, per te perfituar vete nepermjet zhdukjes se dokumentave.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Saliko Hajno,

qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin per rishqyrtim ne ate gjykate, e si analizoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NNe gjykimin e çeshtjes nga Gjykata e Apelit Durres, nuk jane zbatuar

kerkesat proceduriale per thirrjen e te pandehurit, e per pasoje vendimi nr. 9 date 16.01.2002 duhet te prishet.

Nga aktet qe ndodhen ne dosje, rezulton se, mbi ankimin e te pandehures Vjollca Sinani, çeshtja ka kaluar per shqyrtim ne Gjykaten e Apelit Durres.

Edhe se, eshte njohur detyrueshmeria per te thirrur ne gjykim te pandehurin, gjykata e apelit, nuk e ka realizuar kete kerkese duke vepruar ne kundershtim me nenin 426 te K.Pr.Penale.

I pandehuri, si subjekt e pale ne procesin penal, duhet te gezoje realisht te drejtat qe burojne nga Kushtetuta e K.Pr.Penale, e sidomos ate te mbrojtjes. Ne cdo gjykim, eshte i pandehuri ai qe do te percaktoje nese te drejten e mbrojtjes do ta realizoje vete, apo me mbrojtes te caktuar prej tij, te cilit mund t’i jape te drejten qe ta mbroje edhe ne mungesen e tij (te te pandehurit).

Ne keto rrethana gjykata e apelit, duke patur parasysh edhe nenin 426 213

Page 214: Nëntor 2002

te K.Pr.Penale, duhet te njoftoje te pandehurin per daten e gjykimit dhe mund ta zhvilloje gjykimin vetem pasi te kete konfirmim te sakte per pjesemarrjen apo jo te pandehurit ne gjykim, apo se ate do ta perfaqesoje mbrojtesi i autorizuar prej tij.

Rezulton se, gjykimi ne Gjykaten e Rrethit Elbasan, eshte bere ne mungese te se pandehures (ndonese ne dosje nuk ka asnje dokument qe te vertetoje se ajo ka marre njoftim) dhe ne gjykim ka marre pjese avokati Viktor Mertiri, i caktuar kryesisht me vendim te ndermjetem ne seancen e dates 22.01.1997. Me daten 24.12.2001, nga Gjykata e Apelit Durres, i eshte derguar shkrese Komisariatit te Policise Elbasan, ku i kerkohet te njoftoje te pandehuren Vjollca Sinani, per gjykimin e çeshtjes me daten 16.01.2002 dhe te konfirmohet nese ajo do te merrte apo jo pjese ne gjykim.

Ne kete shkrese eshte bere shenimi se “e pandehura nuk ndodhet ne dhomat e izolimit”.

Ne seancen e dates 20.12.2001, eshte vendosur shtyrja e gjykimit per shkak te mos paraqitjes te se pandehures dhe te mbrojtesit. Ka vazhduar gjykimi me daten 16.01.2002, megjithese nuk eshte paraqitur e pandehura Vjollca Sinani dhe nuk ka asnje dokument qe te vertetoje njoftimin e saj, si dhe deklarimin e mungeses. Ne gjykim ka marre pjese avokati Viktor Mertiri, i cili nuk ka qene i autorizuar per ta perfaqesuar te pandehuren edhe ne mungesen e saj.

Ky qendrim i Gjykates se Apelit Durres, eshte ne kundershtim me kerkesat ligjore. Sikurse u tha, te pandehures nuk i eshte bere asnje njoftim. Ndonese gjykimi ne shkalle te pare, eshte bere ne mungese te se pandehures, gjykata e apelit, duhej qe te bente njoftime te rregullta per te, kjo edhe per faktin se, e pandehura, mbasi eshte vene ne dijeni per vendimin e gjykates se rrethit, ka kerkuar rivendosjen ne afat te ankimit per ne gjykaten e apelit dhe gjykata e rrethit me vendimin nr. 131 date 05.11.2001, e ka rivendosur ne afat duke pranuar se e pandehura Vjollca Sinani ka qene jashte shtetit e s’ka qene ne dijeni per gjykimin dhe vendimin e marre. Keto veprime krijojne mendimin se e pandehura duhet te kete qene ne vend banimin e saj, por gjykata e apelit nuk ka kryer asnje veprim per ta njoftuar per daten e gjykimit.

Ne baze te nenit 128 te K.Pr.Penale, jane absolutisht te pavlefshme aktet proceduriale, kur nuk jane respektuar dispozitat qe lidhen me thirrjen e te pandehurit ne gjykim, e per pasoje vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenet 128/c e 441/ç te

K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.9, date 16.01.2002 te Gjykates se Apelit Durres e

dergimin e akteve per rishqyrtim po asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

214

Page 215: Nëntor 2002

Tirane me 06.11.2002

215

Page 216: Nëntor 2002

Nr. 360 i Regj. ThemeltarNr. 602 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga :

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarNatasha Sheshi AnetareArtan Hoxha AnetarVladimir Bineri Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 06.11.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen penale Nr.360,qe i perket :

TË PANDEHURVE : ERION SOTA, i biri Leandros dhe Luljetes, i datelindjes 1978, lindur ne Tirane dhe banues ne Durres.

ROMEO CERONI, i biri Cezarit dhe Havase, i datelindjes 1982, lindur e banues ne Durres.

A K U Z U A R :

Per kryerjen e veprave penale te vrasjes me paramendim e ne bashkepunim

dhe te mbajtjes pa leje te armeve luftarake,te parashikuara nga nenet 78 e 25

dhe 278/2 te K.Penal. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, me vendimin Nr.246 date 8.10.1999,

ka vendosur :“Deklarimin fajtor te pandehurit Erion Sota per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim e ne baze te neneve 76, 25 te K.Penal e denon me 17 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Erion Sota per vepren penale te armembajtjes pa leje e ne baze te nenit 278/2 te K.Penal e denon me 1 vit burgim.

216

Page 217: Nëntor 2002

Ne bashkim te denimeve, konform nenit 55 te K.Penal, perfundimisht i pandehuri Erion Sota denohet me 17 vjet burgim.Vuajtja e denimit i fillon te pandehurit Erion Sota nga dita e ekzekutimit te vendimit.Deklarimin fajtor te pandehurit Romeo Ceroni per vepren penale te vrasjes se kryer ne bashkepunim e ne baze te neneve 76,25 e 51 te K.Penal e denohet me 6 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Romeo Ceroni per vepren penale te armembajtjes pa leje e ne baze te nenit 278/2 te K.Penal e denon me 1 vit burgim.Ne bashkim te denimeve, konform nenit 55 te K.Penal, perfundimisht i pandehuri Romeo Ceroni denohet me 6 vjet burgim.Vuajtja e denimit i fillon te pandehurit Romeo Ceroni nga data 9.3.1999, dite kur eshte arrestuar”.

Gjykata e Apelit Durres, mbi apelin e te pandehurve, me vendimin Nr.233 date 13.12.1999, ka vendosur :

“Mospranimin e ankimit te bere nga avokatet Agim Hoxha dhe Viron Sadiraj per te pandehurin Erion Sota ndaj vendimit penal Nr.246 date 8.10.1999, per shkak se eshte bere nga persona te cilet nuk legjitimohen per berjen e ankimit.Lenien ne fuqi te vendimit penal Nr.246 date 8.10.1999 te Gjykates se Rrethit Durres per te pandehurin Romeo Ceroni”.

Gjykata e Apelit Durres, mbi apelin e rivendosur ne afat te te pandehurit Erion Sota, me vendim Nr.77 date 29.3.2001, ka vendosur :

“Prishjen e vendimit penal Nr.246 date 8.10.1999 te Gjykates se Rrethit Durres per te pandehurin Erion Sota dhe dergimin e akteve per rigjykim ne po ate gjykate per ta rigjykuar me tjeter trup gjykues”.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, ne rigjykim, me vendim Nr.221 date 7.11.2001,ka vendosur :

“Deklarimin fajtor te te pandehurit Erion Sota per vepren penale te vrasjes me dashje dhe ne baze te nenit 76 e 25 te K.Penal e denon me 13 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Erion Sota per vepren penale te armembajtjes pa leje dhe ne baze te nenit 278/2 te K.Penal e denon me 1 vit burgim.Ne aplikim te nenit 55 te K.Penal, e denon perfundimisht te pandehurin Erion Sota me 13 vjet burgim.Vuajtja e denimit i ka filluar nga dita e arrestimit 10.11.2001”.

217

Page 218: Nëntor 2002

Gjykata e Apelit Durres, mbi apelin e prokurorit dhe te te pandehurit Erion Sota, me vendim Nr.30 date 4.2.2002, ka vendosur :

“Lenien ne fuqi te vendimit Nr.221 date 7.11.2001 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres”.

Kunder vendimit Nr.30 date 4.2.2002 te Gjykates se Apelit Durres dhe vendimit Nr.221 date 7.11.2001 te Gjykates Rrethit Gjyqesor Durres, ka paraqitur rekurs, ne baze te nenit 432 te K.Pr.Penale, i gjykuari Erion Sota, i cili kerkon prishjen e tyre dhe deklarimin e pafajshem per vepren penale te parashikuar nga neni 76 i K.Penal, duke parashtruar keto shkaqe :

- Vendimet jane marre ne mosrespektim te normave procedurale qe parashikojne si pasoje pavlefshmerine dhe pikerisht ato lidhur me perdorimin e provave te marra ne kundershtim me ligjin, neni 151/2/4 ne lidhje me nenin 129/2/3 te K.Pr.Penale, kur :

- 1. Gjykata e Shkalles se Pare ka perdorur si prove per marrjen e vendimit deshmine e dhene ne seance sigurimi prove te deshmitareve Ylli dhe Genta Jakupi, sigurim prove ky qe eshte bere ne kundershtim me nenet 316, 317, 319 e 320 te K.Pr.Penale sepse mungon vendimi gjyqesor, gjykata nuk ka degjuar te pandehurin dhe mbrojtesin e tij dhe ne daten qe eshte bere sigurimi i proves Erion Sota nuk ishte marre i pandehur per vepren per te cilen akuzohet aktualisht ne gjykim.

- 2. Eshte perdorur si prove sigurimi i proves se deshmitarit Ylli Jakupi, sigurim i cili eshte bere ne kundershtim me nenet 155 e 156 te K.Pr.Penale, pasi ky deshmitare eshte handikap dhe si i tille nuk ka zotesine per te deshmuar.

- 3. Vendimet jane marre ne kundershtim me ligjin penal, mbasi i pandehuri vepren e ka kryer ne kushtet e mbrojtjes se nevojshme dhe ne veshtrim te nenit 19 te K.Penal nuk ka pergjegjesi per vepren per te cilen gjykata e ka deklaruar fajtor.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Kristaq Ngjela,Prokurorin Saliko Hajno, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se

apelit e dergimin e ceshtjes per rishqyrtim, av. Ilia Ilia, qe kerkoi prishjen e vendimit e dergimin per rishqyrtim dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi nr.30, date 04.02.2002 i Gjykates se Apelit Durres duhet te

prishet e ceshtja te kthehet per rishqyrtim pasi ajo gjykate nuk ka zbatuar kerkesat ligjore qe kane te bejne me thirrjen e te pandehurit ne gjykim.

Nga aktet qe ndodhen ne dosje rezulton se me daten 04.12.2001, nga Gjykata e Apelit Durres i eshte derguar nje shkrese Komisariatit te Policise

218

Page 219: Nëntor 2002

Durres me te cilen njoftohet ai komisariat se, me daten 20.12.2001, do te zhvillohej gjykimi i ceshtjes ne ngarkim te te pandehurit Erion Sota. Njekohesisht i kerkoi komisariatit qe te merrej konfirmim i te pandehurit ne se deshironte apo jo te merrte pjese ne gjykim. Ne ate shkrese, nuk ka asnje shenim ne se eshte njoftuar i pandehuri, por ka te shenuar vetem daten 06.12.2001 dhe jane dy nenshkrime qe nuk del se kujt i takojne.

Per gjykimin me daten 14.01.2002, nuk ka asnje akt per njoftimin e te pandehurit por relatorja e ceshtjes, ka vene ne dijeni faktin se s`ka konfirmim nga i pandehuri ne se kerkon ose jo te marre pjese ne gjykim. Mbi kete baze gjykata e apelit ka vendosur te shtyje seancen per me daten 04.02.2000 «per te njoftuar te pandehurin dhe per te marre konfirmimin ne se deshiron te marre pjese ne gjykim».

Po me daten 14.01.2002, i eshte derguar shkrese Komisariatit te Policise Kruje ku shenohet se me daten 04.02.2002 do te zhvillohej gjykimi i ceshtjes ne ngarkim te te pandehurit Erion Sota me shenimin «te merret konfirmimi i te pandehurit ne se deshiron te marre pjese ne gjykim».

Nuk del qe komunikimi t`i jete bere te pandehurit e per pasoje nuk ka asnje shenim prej tij ne se deshironte apo jo te merrte pjese ne gjykim.

Terheq vemendjen fakti qe ne proces verbalin e seances gjyqesore te dates 04.02.2002, nuk ka asnje shenim ne se i pandehuri ishte vene ne dijeni te dates se gjykimit e megjithese ishte vendosur shtyrja e gjykimit per te marre konfirmimin nga i pandehuri, ka vazhduar gjykimi vetem me pjesemarrjen e mbrojtesit duke vepruar ne kundershtim me kerkesat e nenit 426 te K.Pr.Penale qe ben fjale per thirrjen e te pandehurit ne gjykimin e ceshtjes ne apel.

Ne gjykim ka marre pjese mbrojtesi E. Saliu, i cili eshte kerkuar per te realizuar mbrojtjen nga i pandehuri Erion Sota ne seancen gjyqesore te gjykates se rrethit te dates 15.05.2001 dhe nuk ka asnje deklarim prej te pandehurit se e autorizonte ta perfaqesonte ne mungesen e tij. Gjithashtu rezulton se i pandehuri me anen e prokures se posacme te dates 21.11.2001 (pasi kishte perfunduar gjykimi ne gjykaten e shkalles se pare) ka autorizuar avokatin Ilia Ilia per te realizuar mbrojtjen ne shkallet e tjera te gjykimit por nuk eshte shprehur se i jepte te drejten per ta perfaqesuar ne mungese te tij.

Duke zhvilluar gjykimin ne mungese te te pandehurit, Gjykata e Apelit Durres ka vepruar ne kundershtim me kerkesat procedurale per thirrjen e te pandehurit ne gjyq. Eshte e detyrueshme per gjykaten e apelit qe ne cdo rast te urdheroje thirrjen e te pandehurit ne gjykim per t`i dhene mundesi te plota per te realizuar mbrojtjen. Njekohesisht eshte e detyrueshme qe te saktesohet venia ne dijeni e te pandehurit per daten e oren e gjykimit dhe ne se ai deshiron te marre pjese ne gjykim. Ne se nuk realizohen keto detyrime (sic eshte vepruar ne rastin konkret) kemi te bejme me shkelje te kerkesave te nenit 426 te K.Pr.Penale per thirrjen e te pandehurit.

Sipas Kushtetutes, akteve nderkombetare e K.Pr.Penale, te pandehurit duhet t`i sigurohet e drejta per t`u mbrojtur ne gjykim, e drejte kjo individuale

219

Page 220: Nëntor 2002

dhe qe vetem ai mund te autorizoje per te realizuar mbrojtjen mbrojtes te cilet veprojne brenda tagrave qe u jepen nga i pandehuri. Mbrojtesi mund te marre pjese ne gjykimin e ceshtjes ne mungese te te pandehurit vetem ne se ky u jep shprehimisht kete te drejte. Sikurse u permend, mbrojtesi nuk ka qene i autorizuar nga i pandehuri Erion Sota qe ta perfaqesonte ne mungese te tij e per pasoje gjykata e apelit ka vepruar ne menyre te gabuar duke zhvilluar gjykimin vetem me pranine e mbrojtesit te pa autorizuar.

Duke u ndodhur para ketij fakti, jane shkelur kerkesat procedurale per thirrjen e te pandehurit ne gjykim. Ne baze te nenit 128/c te K.Pr.Penale jane absolutisht te pavlefshme aktet procedurale kur nuk respektohen dispozitat qe lidhen me thirrjen e te pandehurit kur ajo eshte e detyrueshme e ne keto rrethana vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 128/6 e 441/ç te

K.Pr.Penale,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.30, date 04.02.2002 te Gjykates se Apelit Durres

e dergimin e akteve per rishqyrtim po asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 06.11.2002

220

Page 221: Nëntor 2002

Nr 141 i Regj.ThemeltarNr 604 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Spiro Spiro KryesuesNatasha Sheshi AnetareArtan Hoxha AnetarBashkim Caka AnetarVladimir Bineri Anetar

ne seance gjyqesore, ne date 1.11.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket :

TË PANDEHURIT : ARDIAN SHTRAZA

A K U Z A :Vjedhje me arme e kryer ne bashkepunim,

dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake,parashikuar nga nenet 140-25

dhe 278/2 te Kodit Penal.

OBJEKTI : Caktim i mases se sigurimit personal,

nenet 228, 229, 230 dhe 244/1 te K.Pr.P.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kavaje, me vendimin nr 41, date 3.5.2002, ka vendosur :

Caktimin si mase sigurimi personal, arrest ne burg, per te pandehurin Ardian Shtraza.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.40, date 27.5.2002, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit, nr.41, date 3.5.2002 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kavaje, duke caktuar si mase sigurimi personal per te pandehurin Ardian Shtraza, detyrim per paraqitje ne policine gjyqesore.

221

Page 222: Nëntor 2002

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka bere rekurs prokurori i cili, me arsyetimin se ai eshte i pabazuar ne ligj, ka kerkuar prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËmbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,mmasi degjoi prokurorin Artur Selmani, i cili kerkoi prishjen e vendimit te

gjykates te apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates te shkalles se pare,Mbrojtesi i te pandehurit nuk u paraqit dhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Durres, i cili ka ndryshuar vendimin e

Gjykates te Rrethit Gjyqesor Kavaje, duke caktuar, per te pandehurin Ardian Shtraza, si mase sigurimi personal, ne vend te arrestit ne burg, detyrimin per paraqitje, ne policine gjyqesore, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj. Duke qene i tille ai duhet te lihet ne fuqi.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kavaje, caktimin ndaj Ardian Shtrazes te mases se sigurimit personal arrest ne burg, e ka vendosur me arsyetimin e vetem, duke u bazuar ne kerkesat e nenit 228, pika 1 te Kodit te Procedures Penale, se ekziston dyshimi i arsyeshem, i bazuar ne fakte dhe te dhena te plota, se ai eshte autori i veprave penale, per te cilat eshte akuzuar.

Gjykata e Apelit Durres, duke e ndryshuar vendimin e mesiperm, ne vendimin e saj ka arsyetuar se ai nuk eshte i bazuar ne ligje, mbasi per caktimin e masave te sigurimit personal eshte e domosdoshme qe krahas konstatimit te ekzistences te dyshimit te arsyeshem te bazuar ne prova te plota, te ekzistoje dhe nje ose disa prej kushteve te parashikuara ne piken 3, te nenit 228 te Kodit te Procedures Penale.

Lidhur me kete perfundim te Gjykates se Apelit Durres, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se ai eshte i drejte dhe i bazuar.

Sic del nga aktet ne dosje dhe sikunder pranohet ne vendimet e te dy gjykatave, ne ngarkim te te pandehurit Ardian Shtraza kane ekzistuar fakte dhe te dhena te plota, mbi bazen e te cilave krijohej dyshimi i arsyeshem se ai i kishte kryer veprat penale, per te cilat kerkohej caktimi i mases te sigurimit personal.

Konstatimi i vepres penale te kryer dhe ekzistenca e provave te plota, qe percaktojne autorin e dyshuar te saj, eshte kushti i pare dhe i domosdoshem, ne kuptim te nenit 228, pika 1 te Kodit te Procedures Penale, qe nje personi t’i hiqet liria.

Megjithate, vetem ekzistenca e kushtit te mesiperm, simbas kerkesave te pikes 3 te nenit 228 te Kodit te Procedures Penale, nuk i jep te drejte prokurorit te kerkoje dhe gjykates te vendose per caktimin e masave te sigurimit personal, pa u plotesuar dhe nje apo disa prej tre kushteve te tjera, te paraqitura ne kete dispozite.222

Page 223: Nëntor 2002

Tre kushtet e tjera, per te cilat lejohet caktimi i masave te sigurimit personal, jane : Ekzistenca e shkaqeve te rendesishme qe vene ne rrezik marjen ose vertetesine e proves; kur i pandehuri eshte larguar ose ekziston rreziku qe ai te largohet; kur per shkak te rrethanave te faktit dhe personalitetit te te pandehurit ka rrezik qe ai te kryeje krime te renda ose te te njejtit lloj me ate per te cilin procedohet.

Duke patur parasysh sa u paraqit, Kolegji Penal i Gjykates se Larte veren se, ne kerkesen e organit te prokurorise, qe ka kerkuar caktimin ndaj Ardian Shtrazes te mases se sigurimit personal arrest ne burg, dhe ne vendimin e gjykates qe ka vendosur per nje gje te tille, nuk behet fjale per pranine e asnje prej tre kushteve te parashikuara, ne piken 3 te nenit 228 te Kodit te Procedures Penale.

Mos paraqitja nga prokurori, ne menyre te argumentuar, me te dhena te plota dhe bindese ne kerkesen me shkrim per caktimin e masave te sigurimit personal, si dhe ne gjykim, te nje apo disa prej tre kushteve te mesiperme, nuk e legjitimon gjykaten per vendosur ndaj nje personi, nje prej llojeve te masave te sigurimit personal.

Duke qene perpara ketij fakti, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se perfundimi i arritur nga Gjykata e Apelit Durres, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligje.

Pervec sa u parashtrua, Kolegji Penal i Gjykates se Larte veren se ne kerkesen e prokurorit dhe ne vendimin e gjykates te shkalles se pare, ne kuptim te pikave 1 dhe 2 te nenit 229 te Kodit te Procedures Penale, nuk ka asnje arsyetim lidhur me kriteret qe jane patur parasysh per caktimin ndaj Ardian Shtrazes, te mases se sigurimit arrest ne burg.

Dispozita e permendur e detyron prokurorin dhe gjykaten qe perkatesisht ne kerkese dhe ne vendim, per caktimin e masave te sigurimit personal te mbajne parasysh, duke arsyetuar mbi fakte dhe te dhena te plota, pershtatshmerine e seciles prej tyre, shkallen e nevojave te sigurimit qe duhet marre per rastin konkret, rendesine e faktit te ndodhur ne raport me sanksionin qe parashikohet ne vepren penale konkrete, vazhdimesine, perseritjen, rrethanat lehtesuese dhe renduese te parashikuara ne Kodin Penal, etj.

Gjykata e Apelit Durres,duke patur parasysh sa u parashtrua, vendimin e Gjykates te Rrethit Gjyqesor Kavaje, per caktimin ndaj Ardian Shtrazes, si mase sigurimi personal arrest ne burg, e ka cmuar te pabazuar, duke vendosur ndryshimin e tij dhe caktimin si mase sigurimi personal, detyrimin per paraqitje ne policine gjyqesore.

Per shkaqet qe u parashtruan,Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se rekursi i prokurorit eshte i pabazuar ne ligje dhe si i tille nuk duhet te pranohet.

Vendimi i Gjykates te Apelit Durres cmohet i drejte dhe i bazuar dhe per kete shkak duhet te lihet ne fuqi.

223

Page 224: Nëntor 2002

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441, pika 1,

germa a te Kodit te Procedures Penale

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 40, date 27.5.2002 te Gjykates te Apelit

Durres.

Tirane me 1.11.2002

224

Page 225: Nëntor 2002

Nr 143 i Regj ThemaltarNr 605 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga

Spiro Spiro KryesuesNatasha Sheshi AnetareBashkim Caka AnetarArtan Hoxha AnetarVladimir Bineri Anetar

ne seance gjyqresore, ne date 1.11.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen penale me:

KËRKUESE : FLORA ELEZI

OBJEKTI :Kerkohet pushimi i procedimit penal,

per shkak te parashkrimit te ndjekjes penale,nenet 290, pika 1, germa d te K.Pr.Penale

dhe neni 66, pika c te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr 670 akti, ka vendosur:

Konstatimin e mungeses se juridiksionit per shqyrtimin e kerkeses se kerkueses Flora Elezi dhe dergimin e akteve Prokurorise se Pergjithshme si organ kompetent.

Kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane Flora Elezi ka paraqitur rekurs duke parashtruar keto shkaqe :

- Se gjykata duke shpallur moskompetencen e saj pa te drejte nuk e ka marre ne shqyrtim kerkesen time per pushimin e ndjekjes penale.

- Se ne kushtet kur Prokurori i Pergjithshem nuk i pergjigjet kerkeses time per pushimin e procedimit penal eshte gjykata ajo qe vendos per te drejten te cilen mendoj se eshte shkelur nga prokuroria.

225

Page 226: Nëntor 2002

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËmbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,mbasi degjoi prokurorin Artur Selmani i cili kerkoi lenien ne fuqi te

vendimit te gjykates se shkalles se pare,mbasi degjoi mbrojtesin e Flora Elezit i cili kerkoi prishjen e vendimit te

gjykates se shkalles se pare dhe gjykimin e kerkeses po nga ajo gjykatedhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

V Ë R E NSic del nga aktet ne dosje, Flora Elezi ne daten 2.2.2002, nga organi i

prokurorise, eshte marre me cilesine e te pandehures per kryerjen e vepres penale te mashtrimit, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Duke pretenduar se marrja e saj me kete cilesi eshte bere ne kundershtim me kerkesat e nenit 66, pika c te Kodit Penal, per shkak te kalimit te afatit 5 vjecar te parashkrimit te ndjekjes penale, kerkuesja, ne daten 6.7.2002, i eshte drejtuar Prokurorit te Pergjithshem, me kerkese per pushimin e ndjekjes penale.

Duke mos marre pergjigje nga Prokurori i Pergjithshem kerkuesja i eshte drejtuar gjykates duke kerkuar prej saj, qe per shkaqet e parashtruara, te vendoset pushimi i ndjekjes penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, pa e marre kerkesen e kerkueses ne shqyrtim, me vendimin e saj, ka vendosur deklarimin e mungeses te juridiksionit dhe dergimin e akteve per kompetence shqyrtimi Prokurorit te Pergjithshem.

Lidhur me kete vendim te gjykates, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se ai eshte i pabazuar ne ligj.

Bazuar ne dispozitat e Titullit II, kreu i I i Kodit te Procedures Penale, te cilat bejne fjale per juridiksionin, del se ceshtja objekt shqyrtimi i perket juridiksionit penal.

Duke qene ne keto kushte vendimi i gjykates, me te cilin eshte deklaruar mungesa e juridiksionit, nuk eshte i bazuar ne keto dispozita, mbasi le te nenkuptohet per nje lloj tjeter juridiksoni si ai civil, administrativ, etj.

Pervec ketij fakti dhe deklarimi i gjykates se ceshtja nuk mund te shqyrtohet prej saj per shkak moskompetence, eshte i gabuar dhe ne kundershtim me ligjin.

Dispozitat e Kodit te Procedures Penale, ne teresine e tyre, i japin te drejte paleve ne proces qe per cdo veprim, i cili mendojne se ju cenon te drejtat dhe lirite e tyre, t’i drejtohen drejtperdrejt gjykates per zgjidhje.

Ne kete fryme eshte dhe neni 387 i Kodit te Procedures Penale, simbas te cilit cdo i interesuar, ne cdo faze te procedimit, ka te drejte te kerkoje ne gjykate pushimin e ceshtjes, kur ekzistojne kushtet ligjore per mosfillimin e ndjekjes penale, mosvazhdimin e ndjekjes penale, shuarjen e vepres penale, etj.226

Page 227: Nëntor 2002

E drejta per t’ju drejtuar gjykates, kur personi cmon se i cenohen te drejtat, lirite dhe interesat e tij kushtetuese dhe ligjore, del dhe nga permbajtja e nenit 42, pika 2 e Kushtetutes se Shqiperise.

Simbas kesaj dispozite “Kushdo, per mbrojtjen e te drejtave, te lirive dhe te interesave te tij kushtetuese dhe ligjore, ose ne rastin e akuzave te ngritura kunder tij, ka te drejten e nje gjykimi te drejte dhe publik brenda nje afati te arsyeshem nga nje gjykate e pavarur dhe e paaneshme, e caktuar me ligj”.

Bazuar ne sa u paraqit dhe duke patur parasysh sa kerkuesja ka paraqitur ne kerkesen e saj, gjykata duhej qe ceshtjen ta shqyrtonte ne themel, duke vendosur ne vartesi me sa do te dilte ne gjykim, pranimin ose rrezimin e kerkeses.

Duke qene ne keto kushte, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se rekursi i Flora Elezit eshte i drejte dhe duhet te pranohet.

Vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane duhet te prishet dhe kerkesa e Flora Elezit duhet te shqyrtohet po nga ajo gjykate, me tjeter trup gjykues.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 72 te Kodit te

Procedures Penale

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr 670 akti te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.Dergimin e akteve per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup

gjykues.

Tirane, me 01.11.2002

227

Page 228: Nëntor 2002

Nr 342 i Regj.ThemeltarNr 607 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates te Larte, i perbere nga

Kristaq Ngjela KryesuesNatasha Sheshi AnetareArtan Hoxha AnetarSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri Anetar

ne seance gjyqesore, ne date 6.11.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket :

TË PANDEHURIT : ISLAM LAME

A K U Z A : Vrasje me paramendim ndaj dy personave

dhe mbajtje pa leje te armes luftarake,parashikuar nga nenet 78, 78 dhe 278/2 te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane,me vendimin nr 281, date 4.5.2000, ka vendosur :

Deklarimin fajtor te te pandehurit Islam Lame, per vrasjen me paramendim te shtetasit Ilirian Duja, dhe ne baze te nenit 78 te Kodit Penal, e denon me burgim te perjetshem.Deklarimin fajtor te te pandehurit Islam Lame, per vrasjen me paramendim te shtetasit Dritan Sharku dhe ne baze te nenit 78 te Kodit Penal,e denon me 25 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Islam Lame, per mbajtje pa leje te armes luftarake, dhe ne baze te nenit 278/2 te Kodit Penal,e denon me 1 vit burgim.Ne bashkim te denimeve, ne baze te nenit 55 te Kodit Penal te pandehurin Islam Lame e denon me burgim te perjetshem.

Gjykata e Apelit Tirane,me vendimin nr 88,date 28.2.2002, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr 281, date 4.5.2000 te Gjykates te Rrethit Gjyqesor Tirane.

228

Page 229: Nëntor 2002

Kunder vendimit te gjykates te apelit ka bere rekurs i gjykuari duke parashtruar keto shkaqe :

- Se eshte e vertete qe kam vrare dy persona por veprat i kam kryer ne kushtet e tronditjes te forte psiqike te castit.

- Se gjykimet ndaj meje jane zhvilluar ne shkelje te ligjit, mbasi dy deshmitaret e ngjarjes,Blerina Lame dhe Edlira Duja,nuk jane thirur per te deshmuar perpara gjykates.Gjykata e shkalles se pare eshte mjaftuar vetem me leximin e thenieve te tyre, te bera perpara policise gjyqesore.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS TË LARTËmbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,mbasi degjoi prokurorin Artur Selmani, i cili kerkoi lenien ne fuqi te

vendimit te gjykates te apelit,mbrojtesi i te gjykuarit nuk u paraqitdhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

V Ë R E NVendimi i Gjykates te Apelit Tirane, i cili ka lene ne fuqi vendimin per

deklarimin fajtor dhe denimin e te gjykuarit Islam Lame, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligje dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Nga aktet e ndodhura ne dosje del se gjykata e shkalles se pare dhe ajo e apelit kane pranuar te provuar si me poshte :

I gjykuari Islam Lame qe prej tre vjetesh ka qene i martuar me viktimen Blerina Lame, me te cilen kane dhe nje femije.

Te dy kane banuar ne qytetin e Tiranes,ne nje banese ne territorin e ish fabrikes se qelqit.

Marredheniet midis te gjykuarit dhe bashkeshortes se tij Blerina Lame kane qene jo te mira per shkak se ai perflitej se kishte relata dashurie me nje grua tjeter.

Rreth dy jave perpara ngjarjes, i gjykuari viktimen Blerina, bashke me femine, i ka perzene nga banesa bashkeshortore.

Ne paraditen e dates 4.5.1998, viktima, me femijen, ka shkuar ne banesen e motres te saj Edlira Duja.

Ne mbremjen e kesaj date, bashkeshorti i Edlires, viktima Ilirian Duja, kishte ftuar ne banese per darke, shokun e tij, viktimen tjeter, Dritan Sharka.

Rreth ores 01.45 te dates 5.5.1998, i gjykuari, duke patur me vete nje arme luftarake, ka hyre ne shtepine e viktimes. Me pas ai ka hyre ne dhomen ku ndodheshin vetem duke ngrene dhe pire, Ilirian Duja dhe Dritan Sharka dhe pa folur asnje fjale ka qelluar me arme, me nje te shtene mbi viktimen Dritan, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme.

Viktima tjeter,Ilirian Duja, mbasi ka pare kete ngjarje, ka tentuar per t’u larguar. Ne kohen qe ai ka dale ne oborrin e shtepise, eshte qelluar nga i gjykuari me arme, dy here, duke ju shkaktuar dhe ketij vdekja e

229

Page 230: Nëntor 2002

menjehereshme.Mbas kryerjes te ketyre veprimeve, i gjykuari ka hyre ne dhomen ku

ndodhej bashkeshortja e tij Blerina dhe motra e saj Edlira, te cilave ju ka thene se ato nuk do t’i vriste. Per dy vrasjet e kryera ai ka sqaruar se ato i ka bere per hakmarrje ndaj Blerines dhe me qellimin qe te dy motrat t’i rrisin femijet jetime.

Mbas ketyre fjaleve, i gjykuari, duke mare dhe armen me vete, eshte larguar nga banesa.

Lidhur me sa te dy gjykatat kane pranuar te provuar ne vendimet e tyre, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se ato jane te bazuara ne prova te plota, te gjithaneshme dhe objektive.

Duke patur parasysh keto prova, Kolegji Penal i cmon te drejta dhe te bazuara vendimet e te dy gjykatave, dhe per deklarimin fajtor te te gjykuarit, per kryerjen prej tij te dy vrasjeve me paramendim dhe mbajtjes pa leje te armes luftarake.

Cilesimi juridik i veprimeve te kryera nga i gjykuari, ne baze te nenit 78 te Kodit Penal, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj.

Te dy gjykatat, ne kushtet kur kane pranuar te provuar se i gjykuari vrasjen e dy personave e ka kryer me paramendim dhe per shkak hakmarrje, me te drejte veprat i kane cilesuar ne baze te nenit 78 te Kodit Penal.

Duke analizuar rrethanat e ndodhjes se ngjarjes, pasojat e shkaktuara, rrezikshmerine qe paraqet krimi i vrasjes ne pergjithesi dhe perhapja e tij ne shkalle vendi, rrezikshmerine qe paraqet vete i gjykuari, faktin se ai ka qene i denuar me pare, ne vitin 1987 me 23 vjet burgim, per vepren penale te vrasjes me dashje per motive te dobta, etj, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane te gjykuarin e ka denuar me burgim te perjetshem.

Denimi i te gjykuarit me llojin dhe masen e dhene cmohet i drejte dhe i bazuar.

Duke patur parasysh sa u paraqit, Kolegji Penal cmon se vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, i cili eshte lene ne fuqi nga vendimi i Gjykates se Apelit Tirane, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj.

I gjykuari dhe mbrojtesi i tij, ne gjykimin ne shkalle te pare, ne gjykimin ne gjykaten e apelit dhe dhe ne rekursin e paraqitur ne Gjykaten e Larte, kane pretenduar se vrasjet jane kryer ne kushtet e tronditjes te forte psiqike te castit dhe per kete shkak eshte kerkuar ndryshimi i cilesimit ligjor te vepres.

Pretendimi i te gjykuarit dhe i mbrojtesit te tij eshte marre ne shqyrtim nga te dy gjykatat, te cilat ne vendimet e tyre, mbi baze te analizes te provave direkte dhe indirekte, kane argumentuar ne menyre bindese se ai eshte i pabazuar.

Ne kete drejtim, Kolegji Penal nuk konstaton shkelje ligji.Lidhur me pretendimin tjeter qe i gjykuari paraqet ne rekursin e tij se

shtetaset Blerina Lame dhe Edlira Duja nuk jane thirrur per t’u degjuar ne gjykim dhe se gjykata eshte mjaftuar vetem me leximin e thenieve te tyre te bera ne policine gjyqesore, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se ai eshte

230

Page 231: Nëntor 2002

i pabazuar.Sic del nga aktet ne dosje, gjykata e shkalles se pare nepermjet

telegrameve, flete thirjeve dhe kerkesave me shkrim, drejtuar policise per thirrjen forcerisht, i ka bere te gjitha perpjekjet e mundeshme per te siguruar pranine e Blerina Lames dhe Edlira Dujes ne gjykim. Per shkak te mosparaqitjes se tyre ne gjykate, seancat gjyqesore jane shtyre ne 21 raste.

Mbas konfirmimit zyrtar se shtetaset ne fjale ndodheshin jashte shtetit dhe se adresa e tyre nuk dihej, Gjykata,me kerkese te prokurorit, ka vendosur dhe kryer leximin e thenieve te tyre, te bera menjehere mbas ngjarjes ne policine gjyqesore.

Lidhur me kete veprim, ne gjykim por dhe me pas, mbrojtesi i te gjykuarit si dhe vete i gjykuari nuk kane paraqitur asnje pretendim.

Ky veprim i gjykates eshte ne perputhje te plote me urdherimet e nenit 369, pika 3 te Kodit te Procedures Penale, simbas te cilit “…Leximi i deklarimeve te bera nga shtetasi shqiptar ose i huaj, banues jashte shtetit, mund te behet ne qoftese ai eshte thirrur dhe nuk eshte paraqitur ose nuk gjindet, megjithe kerkimet e bera nga policia gjyqesore …”.

Duke patur parasysh sa u paraqit, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se rekursi i te gjykuarit Islam Lame eshte i pabazuar ne ligje.

Per kete shkak, vendimi i Gjykates te Apelit Tirane, i cili ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates te Rrethit Gjyqesor Tirane, qe ben fjale per deklarimin fajtor dhe denimin e te gjykuarit Islam Lame, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligje.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441, pika 1,

germa a te Kodit te Procedures Penale

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr 88,date 28.2.2002 te Gjykates te Apelit

Tirane, me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi nr 281, date 4.5.2000, i Gjykates te Rrethit Gjyqesor Tirane, qe ben fjale per te gjykuarin Islam Lame.

Tirane me 6.11.2002

231

Page 232: Nëntor 2002

Nr.344 i Regj.Themeltar.Nr. 608 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesNatasha Sheshi AnetareVladimir Bineri AnetarArtan Hoxha AnetarSpiro Spiro Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 06.11.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.344 qe i perket :

KËRKUES: PROKURORIA E PERGJITHESHME, TIRANE

OBJEKTI:Venia e sekuestros preventive

mbi ndertesen (karabina) te Shoqerise tregtare «EDV CONSTRUCTION»

ne bulevardin «Deshmoret e Kombit» prane lulishtes «Vellezerit Frasheri».

Me vendimin Nr.188 Akti, date 18.01.2002, te Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane eshte vendosur:

Sekuestro preventive mbi ndertesen (karabina) te Qendres se Bisnesit e Apartamenteve Rezidenciale qe po ndertohet nga Shoqeria « EDV CONSTRUCTION » me administrator te pergjithshem shtetasin arab Artur Abdel Waed Elzaing, ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”, prane lulishtes “Vellezerit Frasheri”.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr.84, date 27.02.2002, vendosiMiratimin e vendimit te mesiperm.

Kunder te dy vendimeve te gjykates jane paraqitur tre rekurse te vecanta ne Gjykaten e Larte, nga:

232

Page 233: Nëntor 2002

1. Administratori i shoqerise «Karavan Construction & Development» Amr Abd Elwahab Elzainy.

2. Marsel Skendo, Behar Male, Vasil Naci, Besnik Shtino, Vladimir Kosta dhe

3. Shoqeria Tregtare “KARAVAN” sh.p.k, Vladimir Kosta, Maksim Haxhia e Artan Hajdari, me te cilat kerkojne ndryshimin e tyre dhe heqjen e sekuestros preventive, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

Administratori i shoqerise “KARAVAN CONSTRUCTION & DEVELOPMENT, Amr Abd Elwahab Elzainy:

- Si trualli, ashtu edhe ndertimi jane ne bashkpronesi te disa subjekteve dhe sipas kontrates perfundimtare, date 08.11.2000, Marsel Skendos i takon 10%, Vladimir Kostes 20%, Vasil Nacit 10%, Besnik Shtinos, 18.7 % dhe asnje nga keto objekte nuk eshte ne ndjekje penale.

- Shtetasi Yassin Kadi nuk eshte bashkepronar ne keto ndertime, por ai zoteron 55 % te kapitalit te shoqerise tregtare “Karavan”, prandaj edhe sikur vendimi i sekuestros te gjente mbeshtetje ne ligj , kjo mase nuk mund te vihej vecse per pjesen 17.28% te godines, e cila eshte pjesa qe i takon atij.

- Ne vendimin e gjykates nuk permenden faktet dhe provat qe sjellin dyshime per kryerjen e vepres penale, pasi nuk dihet ne se prokuroria disponon ndonje dokument, nga ndonje gjykate nderkombetare, apo vendim ku Yassin Kadi te jete shpallur fajtor ose te jete i implikuar per veprimtarite e kunderligjshme qe permenden ne vendimet e gjykatave.

- Venia e sekuestros u shkakton deme serioze edhe bashkepronareve, te cilet nuk jane ne ndjekje penale.

Marsel Skendo , Behar Male, Vasil Naci, Besnik Shtino dhe Vladimir Kosta

- Te dy gjykatat kane zbatuar gabim ligjin procedural penal, mbasi nuk kane percaktuar sakte objektin e sekuestros preventive. Prona jone nuk ka lidhje as me “KARAVAN, as me shtetasin Yassin Kadi, per te cilin prokuroria kryen hetime paraprake. Kjo pasi, me kontraten date 08.11.2000, eshte bere ndarja ne perqindje dhe eshte percaktuar fizikisht prona e secilit nga bashkepronaret e ketyre ndertesave.

Shoqeria Tregtare “KARAVAN” sh.p.k., Vladimir Kosta, Maksim Haxhia dhe Artan Hajdari:

- Nga ana e gjykatave nuk eshte patur parasysh fakti qe shtetasi Yassin Kadi ndaj te cilit ka filluar ceshtja penale eshte njeri nga bashkepronaret, ne masen 18,28% te dy kullave qe po ndertohen ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”, duke cenuar keshtu, padrejtesisht interesat e bashkepronareve te tjere, duke perfshire edhe interesat e

233

Page 234: Nëntor 2002

klienteve qe kane nenshkruar kontratat e sipermarrjes per siperfaqe te caktuara.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Spiro Spiro,prokurorin z. Aleksander Goga, i cili kerkoi lenie ne fuqi te vendimeve,

perfaqesuesit e rekursuesve, avokatet : Dashamir Kore, Evelina Qirjako, Maksim Haxhia dhe Mirash Martini, te cilet kerkuan prishjen e vendimeve te dy gjykatave dhe heqjen e sekuestros preventive si dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi nr.84, date 27.02.2002, i Gjykates se Apelit Tirane eshte marre

ne kundershtim me ligjin dhe provat shkresore te administruara gjate gjykimit dhe per rrjedhoje, duhet te prishet dhe aktet t`i kthehen po asaj gjykate, per rishqyrtim.

Nga shqyrtimi i akteve qe ndodhen ne dosje dhe gjate gjykimit te ceshtjes ne Gjykaten e Larte, u konstatua se, me kerkese te prokurorit te Prokurorise se Pergjithshme, Aleksander Goga, Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.188-Akti, date 18.01.2002, ka vendosur sekuestro preventive mbi ndertesen (karabina) te Qendres se Bisnesit e Apartamenteve Rezidenciale qe po ndertohen nga shoqeria «EDV CONSTRUCTION», ne bulevardin «Deshmoret e Kombit», prane lulishtes «Vellezerit Frasheri» ne qytetin e Tiranes, vendim, i cili u miratua edhe nga Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin e saj nr.84, date 27.02.2002.

U konstatua gjithashtu se, sipas vendimeve te te dy gjykatave, sekuestro preventive mbi kete objekt u vendos per shkak se prokuroria prane Gjykates se shkalles se pare Tirane, me 28.12.2001, ka filluar nje procedim penal per krimin e pastrimit te parave te pista, parashikuar nga neni 187/a i K.Penal, ne ngarkim te shtetasit Yassin Kadi, i cili sipas dokumentacionit qe ndodhet ne dosje, eshte ortak i disa shoqerive tregtare te regjistruara ne regjistrin Tregtar te Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane, perfshire edhe i shoqerise tregtare «KARAVAN CONSTRUCTION & DEVELOPMENT»- sh.p.k, qe eshte nje nga pronaret e truallit mbi te cilin jane duke u ndertuar objektet mbi te cilat eshte vendosur sekuestro preventive, njekohesisht edhe nje nga investitoret per ndertimin e tyre.

Nga ana e dy gjykatave pranohet se, ne rastin konkret, krijohen dyshime te bazuara per kryerjen e nje veprimtarie te jashteligjshme ekonomiko-financiare nga shtetasi arab Yassin Kadi, nepermjet shoqerive tregtare te regjistruara ne emrin e tij apo ne ortakeri me persona te tjere, konstatim ky qe, ne gjendjen e akteve ne fazen ne te cilen ndodhen hetimet e ceshtjes penale ne ngarkim te ketij personi, nga ana e Kolegjit Penal te Gjykates se Larte, cmohet se eshte i drejte.

Mirepo, sikurse rezulton nga nje seri aktesh qe jane administruar ne te 234

Page 235: Nëntor 2002

dy fazat e gjykimit te ceshtjes, bashkepronare te truallit dhe investitore ne ndertimin e objektit mbi te cilin eshte vendosur sekuestro, pervec shoqerise «KARAVAN CONSTRUCTION & DEVELOPMENT» sh.p.k., te ciles i takon 33,25 % e siperfaqes se ndertimit, jane edhe disa persona te tjere fizike e juridike dhe konkretisht: Marsel Skendo, Vladimir Kosta, Vasil Naci, Besnik Shtino, Abdul Salah dhe shoqeria tregtare «Tirana Internacional Development» sh.p.k., te cileve u takojne respektivisht, 10%, 20%, 10%, 5,5% dhe 18,75% te kesaj siperfaqeje.

Nga shqyrtimi i akteve qe ndodhen ne dosje, Kolegji Penal i Gjykates se Larte konstaton se, per asnjerin prej ketyre personave qe u permenden me siper, nuk rezulton qe te kete procedim penal ose te jene vene nen hetim per veprimtarine keqeberese per te cilen aktualisht ndodhet nen hetim shtetasi arab Yassin Kadi, fakt ky qe pranohet edhe nga gjykata e apelit ne vendimin e saj, ne pjesen arsyetuese te te cilit, vec te tjerave, thuhet se, ne gjendjen qe jane aktet e paraqitura nga Prokuroria e Pergjithshme rezulton se eshte filluar ceshtja penale ne ngarkim te njerit prej bashkepronareve e financuesve te ketij ndertimi, per vepren penale te pastrimit te parave te pista (paragrafi i III-te i faq.5 te vendimit nr.84, date 27.02.2002 te Gjykates se Apelit Tirane)

Me tej, ne fund te pjeses arsyetuese te vendimit, nga ana e kesaj gjykate, megjithese pranohet fakti se, sipas dokumentave shkresore te paraqitura ne shkalle te dyte rezulton se investitoret ne ndertimin e dy kullave (mbi te cilat eshte vene sekuestro), ne marreveshje me sipermarresin, kane te percaktuar per secilin pjeset ne raport me te teren dhe pjesen ne natyre, arrihet ne perfundimin sipas te cilit, duke qene se funksionimi i ketyre ndertesave eshte i atille qe pengesa per njeren pale sjell domosdoshmerisht edhe pengesa per palen tjeter, vendimi per vendosjen e sekuestros preventive mbi dy kullat duhet miratuar, pavaresisht nga marredheniet midis te lartepermendurve, perfundim ky, te cilin Kolegji Penal i Gjykates se Larte nuk e gjen plotesisht te bazuar.

Keshtu, gjate gjykimit te ceshtjes ne apel, vec akteve te tjera, eshte administruar edhe nje kontrate, e perpiluar rregullisht me 08.11.2000 (d.m.th. rreth nje vit para se te niste procedimi penal per Yassin Kadin) me pale: a) Pronaret e truallit qe jane edhe investitore te ndertimit te objektit (Marsel Skendaj, Vladimir Kosta, Vasil Naci dhe Shoqeria Karavan Construction & Development), b) Investitore te tjere te objektit qe kane lidhur kontrata shkembimi te mepareshme me pronaret e truallit qe nuk jane dhe investitore (Shoqeria « Karavan Construction & Development » dhe shoqeria tregtare « Tirana Internacional & Development ») dhe c) Pronaret e truallit qe nuk jane edhe investitore te ndertimit te objektit (Besnik Shtino dhe Abdyl Latif Saleh).

Sipas kesaj kontrate, pjesa ne pronesi te shoqerise tregtare «Karavan Construction & Development» perbehet nga katermbedhjete objektet qe perfshihen ne piken 4.6 te saj, trembedhjete prej te cilave jane kryesisht me vete, me vendodhje dhe kufij saktesisht te percaktuara, kurse njeri (objekti ne katin nen toke) ne bashkepronesi, ne masen 33,25%, me bashkepronaret e

235

Page 236: Nëntor 2002

tjere.Ne te njejten menyre jane percaktuar edhe objektet qe jane ne pronesi

te paleve te tjera pjesemarrese ne hartimin e kesaj kontrate, kontrate kjo qe, sikunder percaktohet ne piken 6.2.2 te saj, eshte deklarimi perfundimtar i ndarjes se siperfaqes se ndertimit ndermjet te gjitha paleve, e detyrueshme per to dhe qe asnjera prej tyre nuk ka te drejte t`i shmanget respektimit te saj, deklarim ky qe u konfirmua edhe nje here, nga perfaqesuesit e te gjitha ketyre paleve edhe gjate gjykimit te ceshtjes ne Gjykaten e Larte.

Mirepo, ne kundershtim me percaktimin perfundimtar te pjeseve takuese te secilit prej bashkepronareve (paleve pjesemarrese ne hartimin e kontrates date 08.11.2000), si me siper, gjykatat kane vendosur sekuestro preventive jo vetem ne pjeset e objektit ne pronesi te shoqerise tregtare «Karavan Construction & Development» sh.p.k., ortak i se ciles, ne kohen e hartimit te kesaj kontrate, ishte vetem shtetasi arab Yassin Kadi, por ne te gjithe objektin ne ndertim e siper, perfshire edhe truallin.

Duke mos u percaktuar me specialiste te thirrur si eksperte, fakti nese eshte apo jo i drejte perfundimi ne te cilin ka arritur gjykata e apelit, sipas te cilit funksionimi i ketyre ndertesave eshte i atille qe pengesa per njeren pale sjell domosdoshmerisht edhe pengesa per palen tjeter, ekziston rreziku i cenimit te interesave te paleve te tjera pjesemarrese ne hartimin e kesaj kontrate, percaktim qe duhet te behet gjate rigjykimit te ceshtjes.

Ne keto perfundime arrihet duke u nisur nga interpretimi i permbajtjes se dispozites se nenit 274 te K.Pr.Penale, ne te cilen behet fjale posacerisht per objektin e sekuestros preventive.

Sipas kesaj dispozite, gjykata, me vendim te arsyetuar, urdheron sekuestrimin e nje sendi kur ka rrezik qe disponimi i lire i tij mund te rendoje, te zgjase ose te lehtesoje kryerjen e veprave penale te tjera, duke vene si kusht te domosdoshem faktin qe ky send te kete lidhje me vepren penale.

Lidhja e sendit me vepren penale, per efekte te zbatimit te dispozites se nenit 274 te K.Pr.Penale, nenkupton ne rradhe te pare faktin qe ky send te jete ne pronesi te personit qe dyshohet si autor i mundshem i nje kategorie veprash penale, perfshire edhe ate te pastrimit te parave te pista, qe parashikohet nga neni 287/a i K.Penal dhe se dyti, qe ky send te kete sherbyer ose te mund te sherbeje ne te ardhmen, ne rastin e ceshtjes objekt gjykimi, per pastrimin e parave te pista, thene ndryshe, t`i sherbeje veprimtarise kriminale.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/ç, te

K.Pr.Penale,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.84, date 27.02.2002 te Gjykates se Apelit Tirane

dhe kthimin e akteve per rishqyrtim, ne po ate gjykate, me trup gjykues tjeter.

Tirane, me 06.11.2002 236

Page 237: Nëntor 2002

MENDIM I GJYQTARIT NE PAKICËKam mendimin se vendimi i shumices eshte i gabuar dhe vendimi i

Gjykates se Apelit Tirane eshte i drejte e i bazuar ne ligj.Kerkesa e prokurorit dhe vendimet e gjykatave per venien ne

sekuestros preventive mbi ndertesen e Qendres se Bisnesit e Apartamenteve Rezidenciale qe po ndertohen ne qytetin e Tiranes nga Shoqeria «EDV Construction» jane te drejta. Me 28.12.2001, kunder shtetasit Yassin Kadi , ka nisur procedimi penal per vepren penale te parashikuar nga neni 187/a i K.Penal (pastrimi i parave te pista). Yassin Kadi eshte ortak i Shoqerise «Karavan Construzion & Development» qe eshte nje nga pronaret e truallit ku po ndertohen objektet dhe nje nga investitoret e ndertimit te tyre.

Nga kushtet e siperme problemi kryesor qe shtrohet per zgjidhje eshte ne se vendosja e mases se sekuestros preventive bazohet ne dispozitat ligjore. Ne kete drejtim edhe une jam i te njejtit mendim se gjykatat jane bazuar ne kerkesat ligjore per venien e sekuestros dhe kane vepruar drejt. Sipas nenit 208 te K.Pr.Penale «gjyqtari ose prokurori disponojne me vendim te arsyetuar sekuestrimin e provave materiale dhe te sendeve qe lidhen me vepren penale kur ato jane te domosdoshme per vertetimin e fakteve». Ne rastin ne shqyrtim, duke u ndodhur para faktit qe ceshtja eshte ne hetime paraprake, vendosja e sekuestros eshte e drejte pasi, ashtu sic percaktohet ne nenin 274 te K.Pr.Penale, ka rrezik qe disponimi i lire i objekteve qe lidhen me vepren penale mund te rendoje, te zgjase ose te lehtesoje kryerjen e veprave penale te tjera.

Duke qene ne nje mendim per kete problem e gjej te arsyeshem qe te mos bej analize tjeter. Problemi qe kontenstohet prej pakices, eshte se nuk duhet pranuar fakti qe pranon shumica se venia e sekuestros preventive mbi objektet ne teresi eshte e gabuar pasi bashkepronare te truallit dhe investitore ne ndertimin e dy objekteve jane “Karavan Construction $ Development” dhe Marsel Skendo, Vasil Naci, Vladimir Kosta, Abdul Salah, Besnik Shtino e shpk “Tirana International Development” qe zoterojne perqindjet e vertetuara me dokumentet qe jane administruar ne gjykim.

Vertetohet me provat e deritanishme te ndodhura ne dosje qe procedimi penal ka filluar vetem ndaj shtetasit Yassin Kadi dhe jo ndaj personave te tjere ortake ne ndertim dhe se dyshimi per veprimtari te kunderligjshme ka vetem nga shtetasi i siper mendur.

Ne keto kushte problemi qe shtrohet per zgjidhje eshte ne se mbi keto objekte qe po ndertohen me investimet e disa ortakeve a mund te vihet masa e sekuestros preventive kur vetem per njerin nga ortaket ka filluar procedimi penal?

Konstatoj se kjo ceshtje ka terhequr edhe vemendjen e Gjykates se Apelit Tirane e cila i ka patur parasysh pretendimet qe ngrihen nga bashkeortaket, ka analizuar ne teresi ligjshmerine e vendimit te Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane, e ka gjetur ate te drejte dhe i ka dhene pergjigje faktit qe ka rezultuar ne gjykim se investitoret ne ndertimin e dy objekteve kane te

237

Page 238: Nëntor 2002

percaktuar pjeset mbi objektet ne natyre dhe si duhet vepruar ne kete rast.Eshte e vertete qe ne dosje ndodhet nje kontrate e dates 08.11.2000 ku

pale jane pronaret e truallit dhe investitoret e ndertimit te objekteve (per ligjshmerine e se ciles nuk mund te shprehem) dhe ne te percaktohet ndarja e objektit ne natyre vec per secilin e duke mbetur perseri ne bashkepronesi nje pjese e objektit. Ne kete drejtim Gjykata e Apelit Tirane (qe sic thame e pranon faktin) arsyeton se funksionimi i ndertesave detyrimisht kur sjell pengesa per nje pale, sjell pengesa dhe per palet e tjera e per pasoje pranon venien e sekuestros e ka miratuar vendimin e ankimuar.

Shumica eshte e mendimit se konkluzioni i gjykates se apelit eshte i pabazuar pasi sekuestroja preventive eshte vendosur jo vetem ne pronesi te shtetasit arab Yassin Kadi, por ne gjithe objektet ne ndertim ku jane bashkepronare edhe persona te tjere (ankuesit) per pasoje prish vendimin e Gjykates se Apelit dhe kthen aktet per rishqyrtim.

Me kete arsyetim nuk jam i te njejtit mendim me shumicen dhe arsyetimi i gjykates se apelit eshte i drejte. Pavaresisht se eshte e drejte sa thuhet ne vendimin e Kolegjit Penal te Gjykates se Larte se me nje vendim per venien e sekuestros nuk duhen demtuar interesat ekonomike te personave te tjere, (ortake, bashkepronare, bashkeinvestitore) ndaj te cileve nuk ka nje procedim penal, fakti qe aktiviteti ekonomik eshte i perbashket me nje person ndaj te cilit ka nje procedim penal, ben qe edhe interesat e te tjereve te cenohen per kete shkak.

Pavaresisht se keta persona kane nje bashkepronesi te ndare (e te pa ndare) ne pjese te percaktuara sipas marreveshjes se dates 08.11.2000, duke qene se objekti ndodhet ne ndertim e siper, eshte e pamundur qe investimi te ece perpara duke vene sekuestron mbi pjesen e Yassin Kadi pasi vete veprimtaria ekonomike ne kete rast nuk mund te zhvillohet e shkeputur. Nuk ka mundesi qe te vihet sekuestro mbi nje pjese te objekteve ne ndertim, e te vazhdoje rregullisht ndertimi i tyre prandaj duhet te sekuestrohet e gjithe prona ose ne qoftese nuk jane kushtet qe kerkon ligji, te hiqet fare sekuestroja.

Ne keto dy alternativa, pakica ka mendimin se vendosja dhe qendrimi i sekuestros preventive per gjithe objektet, eshte i drejte deri sa nga hetimi i ceshtjes, te sqarohet kontributi dhe pozita qe ka cdo bashkepronar e bashkeinvestitor ne ato objekte. Per pasoje kam mendimin se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane duhej te lihej ne fuqi.

Kristaq Ngjela

238

Page 239: Nëntor 2002

Nr 350 i Regj.ThemeltarNr 609 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga

Kristaq Ngjela AnetarNatasha Sheshi AnetareArtan Hoxha AnetarSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri Anetar

ne seance gjyqesore, ne date 6.11.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket :

TË PANDEHURËS : ANILA HASANI

A K U Z A : Pengim i ekzekutimit te vendimit te gjykates,

parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me vendimin nr 333, date 8.11.2001, ka vendosur :

Deklarimin fajtore te te pandehures Anila Hasani, per kryerjen e vepres penale te pengimit te ekzekutimit te vendimit te gjykates, parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal, duke e denuar me 50.000 leke gjobe.Gjoba te paguhet brenda 12 muajve, nga dita qe vendimi merr formen e prere.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr 31, date 26.2.2002, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr 333, date 8.11.2001 te Gjykates te Rrethit Gjyqesor Fier, persa i perket fajesise te se pandehures dhe cilesimit ligjor te vepres te kryer prej saj.Ndryshimin e vendimit persa i perket llojit te denimit, duke e denuar te pandehuren Anila Hasani me 3 muaj burgim, duke e pezulluar denimin, ne zbatim te nenit 59 te Kodit Penal, per nje kohe prej 18 muajsh.

239

Page 240: Nëntor 2002

Kunder vendimit te gjykates te apelit ka bere rekurs prokurori, duke parashtruar keto shkaqe :

- Se gjykata e apelit ka zbatuar gabim ligjin. Ne kushtet kur apeluese ka qene e pandehura, simbas nenit 425, pika 3 te Kodit te Procedures Penale, ndaj saj nuk mund te caktohej nje mase denimi me e rende se ajo e caktuar nga gjykata e shkalles se pare.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËmbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,mbasi degjoi prokurorin Artur Selmani, i cili kerkoi prishjen e vendimit te

gjykates te apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare,

mbrojtesi i te gjykuares nuk u paraqit,dhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

V Ë R E NVendimi i Gjykates te Apelit Vlore, i cili ka ndryshuar vendimin e

Gjykates te Rrethit Gjyqesor Fier, eshte i pabazuar ne ligje dhe per kete shkak duhet te prishet.

Ne gjykimin e zhvilluar, ka dale e provuar se, e gjykuara Anila Hasani, me veprime aktive, ka penguar permbaruesin gjyqesor per te ekzekutuar vendimin civil nr 574, date 25.5.2000 te Gjykates te Rrethit Gjyqesor Fier, me te cilin ishte lejuar dhe rregulluar e drejta e takimit te prinderve te ish bashkeshortit te saj te vdekur me mbesen e tyre te mitur.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, duke e vleresuar akuzen te bazuar dhe te mbeshtetur ne prova te plota dhe bindese, te gjykuaren Anila Hasani e ka deklaruar fajtore, duke e denuar me 50.000 leke gjobe.

Gjykata, ne vendimin e saj, dhenien e ketij denimi e ka argumentuar me ekzistencen e disa rrethanave lehtesuese si: personaliteti i mire i te gjykuares, pendimi i thelle i saj per vepren e kryer, se mbas nisjes te procedimit penal dhe ne vazhdim ka ekzekutuar vullnetarisht vendimin civil, se eshte e padenuar me pare dhe ne gjendje te veshtire ekonomike.

Gjykata e Apelit Vlore, duke e gjykuar ceshtjen mbi ankim te te gjykuares, ne vendimin e saj, ka pranuar se vendimi i gjykates se shkalles se pare lidhur me fajesine e te gjykuares, eshte i drejte dhe i bazuar.

Po ashtu, ne kete vendim, gjykata e apelit ka pranuar plotesisht ekzistencen e te gjitha rrethanave lehtesuese, te konstatuara nga gjykata e shkalles se pare.

Duke e cmuar gjendjen ekonomike te te gjykuares teper te rende dhe duke argumentuar se per kete shkak ajo eshte ne pamundesi te shlyerjes se gjobes, gjykata ka vendosur ndryshimin e vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier, vetem per llojin e denimit, nga denim me gjobe ne masen 50.000 leke, ne denim me 3 muaj burgim dhe urdherimin e pezullimit te denimit, duke e vene ate ne prove per 18 muaj, me kusht qe gjate kesaj kohe 240

Page 241: Nëntor 2002

te mos kryeje ndonje veper tjeter penale po aq te rende apo dhe me te rende.Lidhur me sa u paraqit, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se

vendimi i Gjykates se Apelit Vlore, vetem persa i perket ndryshimit te llojit te denimit te dhene ndaj te gjykuares Anila Hasani, eshte i gabuar dhe ne kundershtim me ligjin.

Gjykata e Apelit Vlore, duke caktuar denimin me 3 muaj burgim, me kusht pezullimi per 18 muaj kohe, te gjykuaren ne fakt e ka denuar me nje lloj denimi me te rende nga ajo e caktuar nga gjykata e shkalles se pare.

Neni 29 i Kodit Penal, parashikon llojet e denimeve qe jepen nga gjykata, te cilat ne kete dispozite jane te vendosura simbas nje rendi te caktuar, duke filluar nga me i rendi deri tek me i lehti.

Dispozita ne fjale, denimin me gjobe e rendit mbas denimit me burgim dhe per kete shkak ai vleresohet me i lehte.

Neni 425, pika 3 i Kodit te Procedures Penale, percakton rregullin se per cdo rast qe apelues eshte vetem i pandehuri, gjykata per asnje lloj shkaku nuk mund te caktoje nje denim me te rende se ai i caktuar nga gjykata e shkalles se pare.

Duke patur parasysh sa u paraqit si dhe urdherimin e kesaj dispozite, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se ne kushtet qe ceshtja eshte shqyrtuar mbi ankimin e te gjykuares, denimi i saj nga gjykata e apelit, me nje mase denimi me te rende nga ajo e dhene nga gjykata e shkalles se pare, perben shkelje ligji mbasi rendon pa te drejte poziten e saj.

Duke qene perpara ketij fakti, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se rekursi i prokurorit eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj. Per kete shkak, vendimi i Gjykates se Apelit Vlore duhet te prishet dhe vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier duhet te lihet ne fuqi, me ndryshimin qe gjoba e dhene ndaj te gjykuares, te shlyhet per nje periudhe prej 2 vjet e 6 muaj, duke u paguar me keste, nga 10.000 leke per cdo 6 muaj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne piken 1, germat b dhe

d te Kodit te Procedures Penale

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr 31, date 26.2.2002 te Gjykates se Apelit Vlore.Lenien ne fuqi te vendimit nr 333, date 8.11.2001te Gjykates se Rrethit

Gjyqesor Fier, me ndryshimin qe gjoba prej 50.000 leke te shlyhet brenda afatit prej 2 vjet dhe 6 muaj, duke u paguar me keste nga 10.000 leke per cdo 6 muaj.

Tirane, me 6.11.2002

241

Page 242: Nëntor 2002

Nr.149 i Regj.Themeltar.Nr. 611 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesPerikli Zaharia AnetarSpiro Spiro AnetarBashkim Caka AnetarVladimir Bineri Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 07.11.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.149 qe i perket :

TË PANDEHURIT: FATMIR KOCI, i biri i Qamilit dhe Aishes, i datelindjes 1961, lindur ne Korce dhe banues ne Tirane, perfaqesuar nga av. Hysni Beti

OBJEKTI I KËRKESËS:Caktimin e mases se sigurimit «arrest ne burg»,

parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.Baza Ligjore: Neni 244 i K.Pr.Penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin Nr.848 Akti , date 06.09.2002 , ka vendosur:

Caktimin si mase sigurimi personal per te pandehurin Fatmir Koci ate te «arrestit ne burg», parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Gjykata e Apelit Tirane , mbi apelin e te pandehurit, me vendimin Nr.139, date 26.09.2002, ka vendosur:

«Miratimin e vendimit nr.848, date 06.09.2002 te Gjykates se Rrethit Tirane».

Kunder vendimit te Gjykates Apelit Tirane dhe vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, ka paraqitur rekurs Fatmir Koci, i cili kerkon ndryshimin e tyre dhe caktimin e nje mase sigurimi te ndryshme nga ajo e «arrestit ne burg», duke parashtruar keto shkaqe:242

Page 243: Nëntor 2002

- Ne asnje rast nga ana ime nuk eshte kryer vepra penale e mashtrimit ne dem te qytetareve Gezim Ibro e Flamuar Mahmutaj per ndonje qellim fitimi apo qellim tjeter.

- Nuk eshte e vertete qe une kam marre ndonjehere nga keta persona apo te afermit e tyre ndonje sasi parash dhe qe te mos ia ktheje.

- Kallzimet e bera nga keta persona ne organin e policise jane teper te dyshimta, per faktin se nga njera ane ato bejne fjale per veprime te kryera ne muajin maj 2001, ndersa nga ana tjer keto kallzime mbajne daten 18.11.2001.

- Gjykatat kane injoruar, duke anashkaluar shkeljen procedurale qe ka te beje me arrestimin tim ne flagrance, ne kundershtim me te gjitha rregullat procedurale penale.

- Une ju kam paraqitur gjykatave prova te pakundershtueshme, qe kane te bejne me veprime te kundraligjshme te personave kallzues ne demin tim, pasi qe me date 18.12.2001 une kam paraqitur kunder tyre kallzime penale.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit, Kristaq Ngjela,prokurorin z.Artur Selmani, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit,

mbrojtesin e te pandehurit, Hysni Beti, qe kerkoi ndryshimin e vendimit duke caktuar nje mase tjeter sigurimi dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N I pandehuri Fatmir Koci eshte akuzuar per vepren penale te trafikimit te

njerezve te kryer ne bashkepunim me vellane e tij Shkelqim Koci.Mbi kerkesen e Prokurorise prane Gjykates se rrethit Tirane, gjykata ka

caktuar ndaj tij masen e sigurimit arrest ne burg, vendim qe eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tirane.

Gjykatat, pranojne ne vendimet e tyre se ka dyshime te arsyeshme te bazuara ne prova per kryerjen e vepres penale per te cilen akuzohet i pandehuri. Pranohet ne vendime se ka dyshime qe i pandehuri Fatmir, ne bashkepunim me Shkelqim Kocin, u ka premtuar familjareve te shtetasve Gezim Ibro e Flamur Mahmutaj per t`i kaluar nepermjet Bullgarise ne SH.B.A. duke marre prej tyre perkatesisht 35.000 dhe 12.000 dollare amerikan.

Per caktimin e mases se sigurimit jane marre parasysh dy kallzime te bera ne Prokurorine e rrethit Tirane. Keshtu, me 18.11.2001, ka bere kallzim shtetasi Flamur Mahmutaj ne te cilin pretendon se vellai i tij Roland eshte mashtruar nga dy vellezerit Koci duke i premtuar se do ta nisnin ne Amerike kundrejt shperblimit prej 12.000 dollare (qe sipas tij ja ka dhene ne dy keste te pandehurit). Ai shpjegon se e nisen te vellane ne Bullgari pa kryer asnje veprim tjeter dhe se prej gjashte muaj i vellai ndodhej ne Bullgari se nuk e linte policia te kthehej.

243

Page 244: Nëntor 2002

Shtetasi Gezim Ibro, me daten 09.04.2002, ka deklaruar ne kallzimin e bere se i ka dhene te pandehurit Fatmir Koci 35.000 dollare amerikane per te derguar ne Amerike vellane Adrian Ibro bashke me gruan dhe vajzen dhe se mbasi i coi ne Bullgari, i pandehuri nuk ndermori asnje veprim tjeter duke i lene aty per mbi 20 dite.

Ne dosjen gjyqesore, jane administruar edhe nje kontrate huaje e bere para noterit me daten 19.12.2001 ku del se, Florenc Qepa me cilesine e huadhenesit, ne ate dite i jepte 23.000 U.S.D. hua, huamarresit, Fatmir Koci te cilat do t`i kthente pas dhjete ditesh, pra me daten 29.12.2001 dhe nje deklarate noteriale e dates 18.01.2002 nga del se Dhimiter Fani (Roland Mahmuti) i ka dhene hua Gezim Ibros 11.500 U.S.D. ne muajin maj te vitit 2001 te cilen Gezimi e shlyente perfundimisht ne daten e nenshkrimit te deklarates.

Gjate gjykimit te ceshtjes ne Gjykaten e rrethit (ku i pandehuri ne shpjegimet e tij ka kerkuar qe ndaj tij te caktohej masa e sigurimit detyrimi per paraqitje ne policine gjyqesore ndersa mbrojtesi ka kerkuar qe te caktohej si mase sigurimi nje tjeter e jo ajo e arrestit ne burg, gje qe e kerkoi edhe ne gjykimin prane ketij Kolegji) i pandehuri ka pretenduar se nuk i njihte fare kallzuesit.

Ne ankimin e bere kunder vendimit te gjykates se rrethit dhe ne gjykimin e ceshtjes ne gjykaten e apelit i pandehuri ka pretenduar se nuk duhej te merreshin parasysh kallzimet e bera per kryerjen e vepres penale prej tij, sepse me 18.12.2001 ai eshte marre peng nga disa persona eshte keqtrajtuar duke qene nder ta edhe dy kallzuesit, Gezim Ibro e Florenc Qepa dhe se ndaj tyre ai ka bere kallzim perkates duke ju drejtuar per mbrojtjen e te drejtave te tij edhe Avokatit te Popullit.

E pare ne teresi ceshtja, arrihet ne perfundimin se ne marrjen e vendimeve, gjykatat kane patur parasysh kerkesat ligjore dhe i kane zbatuar drejt ato.

Nga permbajtja e nenit 228 te K.Pr.Penale del qarte se kushti thelbesor qe ndaj nje personi te merret masa e sigurimit personal eshte ekzistenca e nje dyshimi te arsyeshem te bazuar ne prova. Ne rastin ne shqyrtim eshte i pranishem ekzistenca e dyshimit qe krijohet mbi materialet e paraqitura nga organi i akuzes gje qe e ben te ligjshme caktimin e mases se sigurimit njekohesisht, ne rastin konkret nuk ka shkaqe padenueshmerie dhe ekzistojne shkaqe qe vene ne rrezik marrjen e proves.

Edhe ne caktimin e llojit te mases se sigurimit, gjykata ka patur parasysh pershtatshmerine e saj me shkallen e nevojave te sigurimit, rrezikshmerine e vecante te vepres per te cilen akuzohet i pandehuri si dhe sanksionin qe parashikon neni 110/a i K.Penal.

244

Page 245: Nëntor 2002

I pandehuri ka pretenduar ne rekursin e paraqitur dhe ne gjykimin e ceshtjes ne kete Kolegj (mbrojtesi) se te afermit e kallzuesve kane patur marredhenie me vellane e tij Shkelqim Koci e jo me te dhe se ai ka paraqitur prova qe vene ne dyshim vertetesine e deklarimeve te bera prej kallzuesve por duke qene ne fazen e caktimit te mases se sigurimit, keto pretendime nuk mund te gjejne zgjidhje pasi kerkojne kryerjen e nje seri veprimesh hetimore qe duhet te realizohen gjate hetimit te ceshtjes.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/a te

K.Pr.Penale,

V E N D O S I Lenien ne fuqi te vendimit Nr.848 Akti, date 06.09.2002 te Gjykates se

Rrethit Gjyqesor Tirane dhe nr.139, date 26.09.2002 te te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 07.11.2002

245

Page 246: Nëntor 2002

Nr. 339 i Regj.Themeltar.Nr. 612 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesNatasha Sheshi AnetareVladimir Bineri AnetarArtan Hoxha AnetarSpiro Spiro Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 06.11.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 339 qe i perket :

TË PANDEHURIT: ALI IMERI, i biri i Jonuzit, i datl. 1952, banues ne fshatin Dhemblan (Tepelene), i padenuar.

A K U Z U A R:Per krimin e perdorimit te dokumentave te falsifikuara,

parashikuar nga neni 186/I i K.Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tepelene, me vendimin Nr.61, date 13.12.2001, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Ali Imeri, per krimin e perdorimit te dokumentave te falsifikuara dhe ne baze te nenit 186/i, ne lidhje me nenin 49 te K.Penal, e denoi me 50 mije leke gjobe.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin Nr.18, date13.02.2002, ka vendosur:

Prishjen e vendimit te mesiperm dhe pushimin e çeshtjes ne ngarkim te te pandehurit Ali Imeri.

Kunder vendimit te gjykates apelit ka bere rekurs, ne Gjykaten e Larte,prokurori prane Gjykates se Apelit Gjirokaster me te cilin kerkon prishjen e tij dhe lenien ne fuqi te vendimit nr. 61 date 13.12.2001, te Gjykates se Rrethit Tepelene, duke parashtruar shkaqet e meposhteme:246

Page 247: Nëntor 2002

- Nga ana e gjykates se apelit eshte zbatuar keq ligji dhe ne teresi vendimi pasqyron mungesen e arsyetimit dhe karakterizohet haptazi jo logjik.

- Nga teresia e materialit hetimor dhe provave, del e provuar akuza e perdorimit te dokumentave te falsifikuara, por gjykata e apelit interpreton gabim kerkesat e vepres penale, parashikuar nga neni 186/I i K.Penal.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Spiro Spiro; prokurorin Artur Selmani, i

cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi nr. 18, date 13.12.2002, i Gjykates se Apelit Gjirokaster eshte i

bazuar ne ligj dhe ne prova dhe si i tille, duhet te lihet ne fuqi.Nga shqyrtimi i akteve qe ndodhen ne dosje dhe gjate gjykimit te

ceshtjes ne Gjykaten e Larte, u konstatua se, mbi bazen e kallezimit te shtetasit Sokrat Imeri, prokuroria prane Gjykates se shkalles se pare Tepelene, ka filluar procedimin penal per vepren penale te perdorimit te dokumentave te falsifikuara, parashikuar nga neni 186/I i K.Penal, per te cilen, me date 04.07.2000, u muarr si i pandehur i quajturi Ali Imeri.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tepelene, me vendimin nr. 61, date 13.12.2001, pasi arriti ne perfundimin se, i pandehuri Ali Imeri, ka konsumuar plotesisht elementet e figures se vepres penale per te cilen ishte akuzuar, e deklaroi ate fajtor dhe ne zbatim te nenit 186/I, ne lidhje me nenin 49 te K.Penal, e denoi ate me 50 mije leke gjobe, vendim i cili u prish nga Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr. 18, date 13.02.2002, te saj, duke vendosur perfundimisht, pushimin e ceshtjes ne ngarkim te ketij te pandehuri, me arsyetimin se nuk eshte provuar qe dokumenti i emertuar “Akti i marrjes se tokes ne pronesi” te jete i falsifikuar.

Ne lidhje me pretendimin e parashtruar nga prokurori i apelit, ne rekursin e paraqitur prej tij sipas te cilit, nga ana e gjykates se apelit, eshte zbatuar keq ligji, pasi vendimi i saj pasqyron mungesen e arsyetimit dhe karakterizohet haptazi jo logjik, (duke patur parasysh se me ndryshimet qe ka pesuar dispozita e nenit 432 te K.Pr. Penale me ligjin nr. 8813, date 13.06.2002, me te cilin eshte shfuqizuar shkronja “c” e kesaj dispozite, e cila, si nje nder shkaqet per te cilat mund te behet rekurs ne Gjykaten e Larte rendiste mungesen e arsyetimit te vendimit ose karakterin haptazi jo logjik te ketij arsyetimi), Kolegji Penal i Gjykates se Larte, arriti ne perfundimin se ky pretendim nuk mund te merret ne shqyrtim prej tij.

Te njejtin qendrim ky kolegj mban edhe ne lidhje me pretendimin tjeter te parashtruar ne rekurs sipas te cilit, nga teresia e materialit hetimor dhe

247

Page 248: Nëntor 2002

provave, del e provuar akuza, por gjykata e apelit interpreton gabim kerkesat e vepres penale parashikuar nga neni 186/I i K.Penal, qendrim ky qe ka te beje me zbatimin e kerkesave qe rrjedhin nga interpretimi i permbajtjes se dispozites se nenit 434 te K.Pr.Penale ne lidhje me kufijte e shqyrtimit ne Gjykaten e Larte.

Sipas kesaj dispozite, Gjykata e Larte, e shqyrton çeshtjen brenda kufijve te shkaqeve te ngritura ne rekurs dhe per ceshtjet ligjore qe duhet te shihen kryesisht (sidomos per ato qe kane te bejne me pavlefshmerine e akteve) nga gjykata, kur ato nuk jane pare prej shkalleve te tjera, Gjykata e Larte, ka te drejte te vendose.

Nga sa u tha ne paragrafin menjehere me lart, arrihet ne perfundimin se Gjykata e Larte shqyrton vetem ato shkaqe per te cilat mund te behet rekurs kunder vendimeve te formes se prere, ne rradhen e te cilave nuk perfshihet shkaku i mesiperm i ngritur ne rekursin e paraqitur nga prokurori i Apelit Gjirokaster.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/a te

K.Pr.Penale,

V E N D O S I Lenien ne fuqi te vendimit Nr.18, date 13.02.2002 te Gjykates se Apelit

Gjirokaster.

Tirane, me 06.11.2002

248

Page 249: Nëntor 2002

Nr.353 i Regj.Themeltar.Nr. 614 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri AnetarNatasha Sheshi AnetareBashkim Caka Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 06.11.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.353 qe i perket :

TË PANDEHURVE: 1. BESIM MASHA-Kruje (arrestuar)

2. DASHAMIR MASHA - KRUJE (ne mungese)

A K U Z U A R:Per veprat penale te vrasjes ne bashkepunim mbetur ne tentative dhe armembajtje pa leje.

Baza Ligjore: Nenet 76-22-25 (tre here) dhe neni 278/2 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kruje, me vendimin nr.80 date 24.12.2001 ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Besim Masha per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim mbetur ne tentative dhe ne baze te neneve 76-22-25 te Kodit Penal e denon me 6 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Besim Masha per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe ne baze te nenit 278/2 te K.Penal e denon me 1 vit burgim.Ne zbatim te nenit 55 te Kodit Penal perfundimisht i pandehuri Besim Masha denohet me 6 vjet burgim.Vuajtja e denimit te te pandehurit Besim Masha i fillon nga data 12.11.2000.Deklarimin fajtor te te pandehurit Dashamir Masha per vepren

249

Page 250: Nëntor 2002

penale te vrasjes ne bashkepunim mbetur ne tentative dhe ne baze te nenit 76-22-25 te K.Penal e denon me 3 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Dashamir Masha per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe ne baze te nenit 278/2 te K.Penal e denon me 6 muaj burgim.Ne zbatim te nenit 55 te K.Penal i pandehuri Dashamir Masha denohet me 3 vjet burgim.Vuajtja e denimit te te pandehurit Dashamir Masha i fillon sipas vendimit te ekzekutimit te vendimit.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.86 date 27.02.2002 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.80 date 24.12.2001 te Gjykates se rrethit Kruje si vijon:Te deklaroje fajtor te pandehurin Besim Masha per veprat penale te vrasjes me dashje mbetur ne tentative ne dem te shtetasve Muharrem Hoxha, Bujar Hoxha e Arsen Dedgjoni dhe ne baze te nenit 76-22-25 (tre here) dhe 278/2 te K.Penal per armbajtje pa leje.Ne baze te nenit 76-22-25 te K.Penal e denon me 10 vjet burgim.Ne baze te nenit 76-22-25 te K.Penal e denon me 8 vjet burgim.Ne baze te nenit 76-22-25 te K.Penal e denon me 8 vjet burgim.Ne baze te nenit 278/2 te K.Penal e denon me 1 vit burgim.Ne bashkim te denimeve ne baze te nenit 55 te K.Penal e denon perfundimisht te pandehurin Besim Masha me 10 vjet burgim.Vuajtja e denimit i fillon nga data 12.11.2000.Deklarimin fajtor te te pandehurit Dashamir Masha se ka kryer vepren penale te vrasjes me dashje mbetur ne tentative ne dem te shtetasve Muharrem Hoxha, Bujar Hoxha dhe Arsen Dedgjoni dhe armbajtje pa leje dhe ne baze te neneve 76-22-25 te K.Penal e denon:Ne baze te nenit 76-25-22 te K.Penal me 5 vjet burgim.Ne baze te nenit 76-25-22 te K.Penal me 4 vjet burgim.Ne baze te nenit 76-25-22 te K.Penal me 4 vjet burgim.Ne baze te nenit 278/2 te K.Penal e denon me 6 muaj burgim.Ne bashkim te nenit 55 te K.Penal e denon te pandehurin Dashamir Masha me 5 vjet burgim.Vuajtja e denimit i fillon nga nga koha e ekzekutimit te vendimit duke u zbritur koha e paraburgimit.

Kunder ketyre vendimeve kane ushtruar rekurs te gjykuarit, te cilet kerkojne, prishjen e vendimeve duke parashtruar keto shkaqe :

250

Page 251: Nëntor 2002

Mbrojtesi i te gjykuarit Dashamir Masha :- Besim Masha dhe Dashamir Masha nuk kane dale per te vrare njeri

pasi:- Ato nuk kishin asnje ngaterrese me te demtuarit.- Me te demtuarit jane njerez te aferm.- Po te donin t’i vrisnin ato shume mire mund te fshiheshin ne ane te

rruges ku mos ti shihte askush dhe jo te dilnin ne mes te rruges.- Po te kishin qellim per ti vrare ato shume mire mund te maskoheshin. - Edhe sikur te kishte ndonje ngaterrese Besim Masha me te demtuarit ai

kurrsesi ne kete ngaterrese nuk do te implikonte edhe djalin e tij.- Po te kishin dale te pandehurit per te vrare te demtuarit ata nuk do te

kishin qelluar vetem dy here, njehere me pushke dhe njehere me pistolete, por do te qellonin derisa t’i vrisnin, pasi municion kishin.

- Sa me siper kerkoj prishjen e vendimeve te gjykatave duke deklaruar te pafajshem Dashamir Mashen.

I gjykuari Besim Masha :- Vendimet e gjykatave jane pasoje e zbatimit te gabuar te ligjit penal

persa i perket vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative.- Te demtuarit i kam njerez shume te afert dhe midis nesh nuk ka patur

shkaqe e motive qe te me shtynin per t’i vrare, fakt qe eshte pranuar nga vete ata si gjate hetimit dhe ne gjykim.

- Po te deshiroja vrasjen e tyre une i kisha te gjitha mundesite per ta kryer nje veprim te tille, pasi pozicioni gjeografik, afersia me ta e rrethana te tjera m’i jepnin keto mundesi.

- Organi i akuzes gjate hetimit ka qene i bindur se nuk jemi para vepres penale te vrasjes e per kete qellim ndryshoi kualifikimin ligjor.

- Per llojin dhe natyren e plages qe ka marre Arsen Dedgjoni nuk eshte bere asnje ekspertim, pasi ajo nuk ka patur nevoje per nderhyrje mjekesore te specializuar per t’i ardhur ne ndihme.

- Gjithashtu si organi i akuzes dhe vete gjykata jane bazuar vetem ne spjegimet qe ai ka dhene ne polici vetem me date 11.11.2001 dhe nuk e kane pyetur si deshmitar.

- Sa me siper kerkoj ndryshimin e cilesimit ligjor te vepres.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Bashkim Caka, prokurorin Artur

Selmanidhe avokatet Qazim Gjoni e Baftjar Rusi, qe kerkuan prishjen e vendimit

te Gjykates se Apelit Tirane per shkelje procedurale dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

251

Page 252: Nëntor 2002

V Ë R E N Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane duhet te prishet sepse gjykimi i

ceshtjes ne ngarkim te te gjykuarit Dashamir Masha eshte bere ne mungese te tij pa patur ai dijeni per diten e gjykimit.

Rezulton se te gjykuarit Besim Masha dhe djali i tij Dashamir jane derguar per gjykim per vepren penale te vrasjes me dashje mbetur ne tentative dhe armembajtje pa leje. Me vendim te Gjykates se rrethit Kruje ata jane deklaruar fajtore dhe jane denuar ne baze te neneve 76-22-25 dhe 278/2 te K.Penal me 6 vjet dhe 3 vjet burg.

Mbi ankimin e prokurorit, te te gjykuarit Besim Masha dhe te ankimit te te gjykuarit Dashamir Masha te paraqitur nepermjet mbrojtesit te tij, ceshtja eshte gjykuar nga Gjykata e Apelit Tirane, e cila me vendimin e saj nr.86, date 27.02.2002 ka vendosur ndryshimin e vendimit te Gjykates se shkalles se pare Kruje, duke i deklaruar fajtore te gjykuarit Besim e Dashamir Masha per vrasje me dashje ne bashkepunim, mbetur ne tentative ne dem te tre personave dhe armembajtje pa leje dhe pasi ka caktuar masen e denimit per secilen veper penale, perfundimisht ne bashkim te denimeve i ka denuar te gjykuarit respektivisht me 10 vjet dhe 5 vjet burgim.

Nga gjykata e apelit, nuk jane respektuar dispozitat procedurale per thirrjen dhe njoftimin e te pandehurit Dashamir (426/1 i K.Pr.Penale) per gjykimin qe po zhvillohej ne kete gjykate ne ngarkim te tij. Ne dosjen gjyqesore ndodhet e administruar vetem nje shkrese ne te cilen gjykata vihet ne dijeni se i gjykuari Dashamir Masha nuk ndodhet ne dhomat e paraburgimit Kruje dhe nuk rezulton qe gjykata e apelit te kete zbatuar rregullat procedurale per njoftimin e tij, sic percaktohen edhe ne vendimin unifikues te Gjykates se Larte nr.1, date 15.02.2001.

Nga mos respektimi i kerkesave te parashikuara ne nenin 426/I te K.Pr.Penale lidhur me thirrjen e te pandehurit ne gjykim, jane shkelur te drejtat kushtetuese te te gjykuarit per nje proces te rregullt ligjor dhe ne baze te nenit 128 te K.Pr.Penale aktet procedurale te realizuara nga gjykata e apelit jane absolutisht te pavlefshme.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441, germa «ç»

te K.Pr.Penale,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.86, date 27.02.2002 te Gjykates se Apelit Tirane

dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 06.11.2002

252

Page 253: Nëntor 2002

Nr.347 i Regj. ThemeltarNr.615 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesArtan Hoxha AnetarNatasha Sheshi AnetareSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 6.11.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale Nr.347, qe i perket:

TË PANDEHURVE: MARTIN DODA

VALENTIN DODA

A K U Z A:Vjedhje me arme ne bashkepunim,

parashikuar nga neni 140 e 25 i Kodit Penal. Per te pandehurin Martin Doda

edhe kundershtimi i punonjesit te policise se rendit dhe kanosje per shkak te detyres,

parashikuar nga nenet 236/2 dhe 238 i Kodit Penal

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Mirdite, me vendimin Nr.15, date 27.4.2000 ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Martin Doda per vepren penale te vjedhjes me dhune dhe ne baze te nenit 139 e 25 te K.P. denimin e tij me 6 vjet burgim.Deklarimin fajtor per vepren penale te armembajtjes pa leje dhe ne baze te nenit 278/2 te K.P., denimin e tij me 3 muaj burgim.Deklarimin fajtor te tij per vepren penale te kundershtimit me dhune te punonjesit te policise dhe ne baze te nenit 236/2 te K.P., denimin me 2 vjet burgim.

253

Page 254: Nëntor 2002

Deklarimin fajtor per vepren penale te kanosjes per shkak te detyres dhe ne baze te nenit 238 te K.P., denimin e tij me 3 muaj burgim.Ne aplikim te nenit 55 te K.P., denimin e tij perfundimisht me 7 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Valentin Doda per vepren penale te vjedhjes me dhune ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 139 e 25 te K.P., denimin e tij me 6 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr.66, date 15.2.2002, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit Nr.15, date 27.4.2000 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Mirdite per te pandehurin Valentin Doda.Prishjen e ketij vendimi dhe pushimin e ceshtjes per te pandehurin Martin Doda.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit dhe vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Mirdite ka paraqitur rekurs mbrojtesi i te gjykuarit Valentin Doda, i cili kerkon prishjen e vendimeve dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne shkalle te pare, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimet jane marre ne shkelje te renda te dispozitave te K.P.P., pikerisht me ato qe parashikohen ne Seksionin e IV-ert, per akuzat e reja (nenet 372 – 377), per arsye se:

1. Te gjitha aktet e marra ne seancen gjyqesore te dates 27.4.2000 ne gjykimin ne shkalle te pare jane marre ne kundershtim me nenet 372, 375 dhe 378 te K.P.P., sepse prokurori ne kundershtim me nenin 372 te K.P.P. i ka paraqitur kerkese gjykates per ndryshimin e akuzes dhe nuk ka proceduar vete me vendim. Nuk eshte marre vendim per ndryshim akuze as nga prokurori dhe as nga gjykata, nuk i eshte njoftuar te pandehurit ne mungese ekstrakti i procesverbalit gjyqesor ku te ishte perfshire akuza e re. Nuk eshte nderprere shqyrtimi gjyqesor per t’i dhene kohe mbrojtjes per tu mbrojtur per nje akuze te re per te pandehurin ne mungese.

2. Kete kerkese ia parashtruam dhe gjykates se apelit, e cila nuk e mori parasysh dhe arsyetimi i vendimit te saj eshte i gabuar, pasi nuk jane interpretuar drejt kerkesat e dispozitave qe kane te bejne me akuzat e reja.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha, prokurorin Artur Selmani, i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se

Apelit dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim,mbrojtesin e te gjykuarit Av.Neshat Fana, i cili kerkoi prishjen e te dy

vendimeve dhe kthimin per rigjykim ne gjykaten e shkalles se pare, dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

254

Page 255: Nëntor 2002

V Ë R E NVendimi Nr.34, date 6.2.2002, i Gjykates se Apelit Durres, eshte marre

ne kundershtim me dispozitat e K.P.Penale dhe si i tille duhet te prishet.Me vendimin Nr.15, date 27.4.200 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor

Mirdite, i gjykuari Martin Doda eshte deklaruar fajtor per veprat penale te vjedhjes me dhune ne bashkepunim, armembajtjes pa leje, kundershtimit me dhune te punonjesit te policise, kanosjes per shkak te detyres, parashikuar nga nenet 139 e 25, 278/2, 236/2 dhe 238 te K.P. dhe eshte denuar me 7 vjet burgim. I gjykuari Valentin Doda eshte deklaruar fajtor per vepren penale te vjedhjes me dhune ne bashkepunim, parashikuar nga neni 139 e 25 dhe eshte denuar me 6 vjet burgim. Kunder ketij vendimi ka bere ankim mbrojtesi i te gjykuarit Valentin Doda dhe Gjykata e Apelit Tirane me vendimin Nr.66, date 15.2.2002, ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se shkalles se pare Mirdite per te gjykuarin Valentin Doda nderkohe qe e ka prishur ate dhe e ka pushuar ceshtjen per te gjykuarin Martin Doda per shkak se ne kohen qe shqyrtohej ceshtja ne apel, ai kish vdekur.

Nga shqyrtimi akteve rezulton se gjykimi i ceshtjes ne Gjykaten e Apelit eshte bere pa pjesmarrjen e te gjykuarit Valentin Doda. Kolegji cmon se ne keto rethana atij i eshte mohuar e drejta per tu degjuar perpara se te gjykohet, sikurse parashikon neni 33 i Kushtetutes dhe dispozitat perkatese te K.P.Penale. Per garantimin e kesaj te drejte, ligjvenesi ne nenin 426/1 te K.P.P., i ve detyre kryetarit te kolegjit qe te siguroje pjesmarrjen e te pandehurit ne gjykim nepermjet thirrjes se tij. Ne dosjen gjyqesore nuk ndodhet asnje akt, nga i cili te dale se i pandehuri eshte njoftuar per diten dhe oren e gjykimit, por ndodhen disa akte njoftimi per Komisariatin e Policise Mirdite ne nje kohe qe i pandehuri nuk ishte ne gjendje arresti, por i lire dhe njoftimi i tij duhej te behej sipas procedures qe parashikohet ne nenin 140 e 141 te K.P.P. Per pasoje nuk ka konfirmim me shkrim nga i pandehuri per daten dhe oren e gjykimit.

Ne keto kushte, Kolegji Penal i Gjykates se Larte arrin ne perfundimin se Gjykata e Apelit ka vepruar ne kundershtim me nenin 426/1 dhe 140 e 141 te K.P.P., duke mos marre masat e domosdoshme ligjore per thirrjen e te pandehurit ne gjykim. Per pasoje, ne baze te nenit 128, pika 1, germa “c” te K.P.P., Kolegji cmon se gjykimi ne apel per shkak te mosrespektimit te dispozitave qe lidhen me thirrjen e te pandehurit ne gjykim, eshte i pavlefshem.

Nisur nga sa mesiper, vendimi i Gjykates se Apelit Tirane duhet te prishet dhe aktet duhet ti kalojne per rigjykim po asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/ç te Kodit te

Proçedures Penale,

255

Page 256: Nëntor 2002

V E N D O S I Prishjen e vendimit Nr.66, date 15.2.2002, te Gjykates se Apelit Tirane

dhe kthimin e akteve per rishqyrtim po ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 6.11.2002

256

Page 257: Nëntor 2002

Nr 542 i Regj.ThemeltarNr 619 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, i perbere nga

Kristaq Ngjela KryesuesNatasha Sheshi AnetareArtan Hoxha AnetarSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri Anetar

ne dhomen e keshillimit, ne date 6.11.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket :

KËRKUES : SADIK TAULLAJ

OBJEKTI :Rishikim i vendimit penal nr 17, date 15.8.1966

te Gjykates te Rrethit Durres.Baza Ligjore : Neni 450 i Kodit te Procedures Penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, me vendimin nr 4, date 14.3.2001, ka vendosur :

Pushimin e gjykimit te kerkeses te kerkuesit Sadik Taullaj me objekt rishikimin e vendimit penal nr 17, date 15.8.1966 te Gjykates te Qarkut Durres.

Gjykata e Apelit Durres,mbi ankim te kerkuesit, me vendimin nr.139, date 12.6.2001, ka vendosur :

Prishjen e vendimit nr 4, date 14.3.2001 te Gjykates te Rrethit Gjyqesor Durres, dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim po ne ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Kolegji Penal I Gjykates se Larte, me vendimin nr.647, date 12.11.2001, ka vendosur :

Mospranimin e rekursit te prokurorit si te pabazuar ne ligje.

257

Page 258: Nëntor 2002

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, me vendimin nr 4/22, ka vendosur :Te shpalle moskompetencen e saj lendore per shqyrtimin e ceshtjes penale nr 4/22, date 6.7.2001, qe i perket kerkuesit Sadik Taullaj, me objekt rishikimin e vendimit penal, nr 17, date 15.8.1966, bazuar ne nenin 74 e 75/b te Kodit te Procedures Penale, te ndryshuar me ligjin nr 8813, date 13.6.2002.Dergimin e ceshtjes per kompetence shqyrtimi ne Gjykaten e Larte.

KOEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËmbasi degjoi relatimin perkates dhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

V Ë R E NNga aktet e ndodhura ne dosje del se, kerkesa e kerkuesit Sadik Taullaj

nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, eshte vleresuar se eshte bere ne perputhje me kushtet e parashikuara ne nenin 450 te Kodit te Procedures Penale, dhe per kete shkak, ne dhomen e keshillimit, eshte vendosur kalimi per shqyrtim ne seance gjyqesore.

Ne seancen gjyqesore te dates 14.3.2001, gjykata duke e shqyrtuar kerkesen e kerkuesit ne themel, ka vendosur pushimin e gjykimit.

Mbas prishjes te vendimit, nga gjykata e apelit, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, duke mos e gjykuar ceshtjen dhe duke shpallur mos kompetencen e saj, ka vepruar ne kundershtim me ligjin.

Arsyetimi i gjykates se, ne baze te nenit 453 te Kodit te Procedures Penale, i ndryshuar me ligjin nr 8813, date 13.6.2002, kompetente per gjykimin e kerkeses te kerkuesit eshte Gjykata e Larte, eshte i pabazuar ne ligje.

Neni 453, i Kodit te Procedures Penale, i ndryshuar, ben fjale se te gjithe kerkesat per rishikim vendimi penal, mbas hyrjes ne fuqi te ligjit nr.8813, date 13.6.2002, shqyrtohen nga Gjykata e Larte.

Simbas kesaj dispozite, Gjykata e Larte merr ne shqyrtim fillestar vetem kerkesat per rishikim vendimi penal, te paraqitura mbas hyrjes ne fuqi te ligjit te cituar, si dhe ato te paraqitura perpara kesaj kohe per te cilat, nga gjykatat e shkalles se pare, nuk kane filluar procedurat e shqyrtimit.

Duke patur parasysh sa u paraqit si dhe faktin se procedurat e shqyrtimit te kerkeses te kerkuesit Sadik Taullaj kane filluar perpara hyrjes ne fuqi te ligjit nr 8813, date 13.6.2000, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se kompetente per gjykimin e ceshtjes nuk eshte Gjykata e Larte por Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres.

Ne keto kushte,vendimi, me te cilin eshte shpallur moskompetenca per gjykimin e kerkeses te Sadik Taullajt eshte i pabazuar ne ligje.

Bazuar ne kete shkak, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se vendimi i Gjykates te Rrethit Gjyqesor Durres duhet te prishet dhe aktet t’i kalojne po asaj gjykate, per shqyrtim.258

Page 259: Nëntor 2002

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 86, pika 2 te

Kodit te Procedures Penale

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr 4/22,date 15.7.2002 te Gjykates te Rrethit

Gjyqesor Durres qe ben fjale per deklarimin e moskompetences te gjykimit te kerkeses te Sadik Taullajt, per rishikim te vendimit penal.

Dergimin e akteve per shqyrtim, me tjeter trup gjykues, Gjykates te Rrethit Gjyqesor Durres.

Tirane, me 6.11.2002

259

Page 260: Nëntor 2002

Nr. 367 i Regj.Themeltar.Nr. 643 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarBashkim Caka AnetarArtan Hoxha AnetarNatasha Sheshi Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 20.11.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.367, qe i perket :

TË PANDEHURIT: VULLNET HYSKAJ, ne mungese

A K U Z U A R:Per vepren penale te vrasjes me paramendim.

Baza Ligjore: Neni 78 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me vendimin Nr. 265, date 11.07.2000, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Vullnet Hyskaj per vepren penale te vrasjes me paramendim dhe ne baze te nenit 78 te K.Penal e denon me 23 vjet burg.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin Nr.3, date 18.01.2002, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.265, date 11.07.2000 te Gjykates se Rrethit Fier.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore dhe vendimit te Gjykates se shkalles se pare Fier ka paraqitur rekurs i gjykuari Vullnet Hyskaj, me ane te av. te tij Luan Xhuveli, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi i Gjykates se shkalles se pare Fier dhe ai i Apelit Vlore eshte ne kundershtim te hapur me ligjin material, keshtu nga ana e gjykates se shkalles se pare Fier dhe nga ajo e Apelit Vlore, eshte gabuar ne cilesimin juridik te faktit penal dhe duke e cilesuar ate gabimisht si

260

Page 261: Nëntor 2002

vrasje me paramendim ne nje kohe qe ajo edhe si vrasje e thjeshte eshte e sforcuar.

- Gjykata e shkalles se pare nuk ka vleresuar rrethanat lehtesuese e cila ka te beje me qendrimin e thelle pendues te te pandehurit ne te gjitha fazat e shqyrtimit te ceshtjes si ne fazen e hetimeve paraprake ashtu edhe gjate gjykimit, gjithashtu gjykatat e te dy shkalleve nuk kane patur parasysh edhe provokimin e rende te viktimes.

- Per sa siper gjykata duhet te ule denimin ne kufijte qe parashikon ligji.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Natasha Sheshi,prokurorin Saliko Hajno, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te

Gjykates se Apelit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi nr.265, date 11.07.2000 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier dhe

vendimi nr.3, date 18.01.2002 i Gjykates se Apelit Vlore jane te bazuara ne ligj dhe si te tilla duhet te lihen ne fuqi.

Nga shqyrtimi i akteve qe ndodhen ne dosje si dhe gjate shqyrtimit te ceshtjes ne Gjykaten e Larte, del se Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier e ka deklaruar fajtor te gjykuarin Vullnet Hyskaj per vepren penale te vrasjes me paramendim dhe ne baze te nenit 78 te K.Penal e ka denuar me 23 vjet burgim. I gjykuari Vullnet Hyskja e ka patur viktimen Arjan Belaj burrin e motres dhe per shkak te grindjeve e mosmarreveshjeve qe kishte viktima me gruan e tij, kane jetuar te ndare. I gjykuari Vullnet duke mos duruar faktin qe motra e tij ishte kthyer ne shtepi dhe duke bere fajtor viktimen per krijimin e kesaj gjendjeje me date 25 gusht 1999 e ka vrare ate me lopate.

Vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Vlore.

Shkaqet e parashtruara ne rekursin e paraqitur nga i gjykuari, me te cilin kerkon prishjen e vendimeve, Kolegji Penal i Gjykates se Larte i gjen te pabazuara ne ligj. Ne kete perfundim u arrit, pasi sic del nga aktet, te dyja gjykatat kane arritur ne perfundimin se i gjykuari e ka kryer vrasjen per shkak se, sipas tij ishte viktima ai qe i kishte lene te motren dhe qe ishte shprehur se do ta vriste per kete gje. Ne rekursin e paraqitur nga i gjykuari, kerkesat e parashtruara prej tij i mbeshtet ne po ato prova qe jane analizuar nga te dyja gjykatat dhe ai kerkon rivleresimin e tyre. Kjo gje ne baze te K.Pr.Penale ne fuqi, nuk behet nga ana e Gjykates se Larte, pasi sic del nga permbajtja e dispozites se nenit 432 te ketij kodi, rekursi ne Gjykaten e Larte mund te behet vetem per shkaqet e parashikuara shprehimisht ne kete dispozite sic jane :

a) mosrespektimi ose zbatimi i gabuar i ligjit , b) shkelje qe kane si pasoje pavlefshmerine absolute te vendimit te gjykates, sipas nenit 128 te ketij kodi si dhe c) shkeljet procedurale qe kane ndikuar ne dhenien e vendimit.

261

Page 262: Nëntor 2002

I pabazuar eshte dhe pretendimi tjeter i ngritur ne rekurs sipas te cilit Gjykata e Apelit ka bere shkelje procedurale, duke renduar poziten e te pandehurit. Ne rigjykimin e ceshtjes nga gjykata e apelit, te pandehurit nuk i eshte renduar pozita Gjykata e Larte me vendimin e saj nr.323, date 30.05.2001 ka prishur vendimin e Gjykates se Apelit Vlore nr.165, date 10.10.2000 dhe e ka derguar ceshtjen per rigjykim per shkak se gjykimi eshte zhvilluar ne mungese te te pandehurit dhe mbrojtesit te tij, shkelje keto qe e bejne te pavlefshem gjykimin e tij ne apel. Ne keto rrethana gjykata e apelit ne rigjykim nuk kishte asnje pengese qe ceshtjen ta shqyrtonte ne themel, pra ne aspektin e zbatimit te drejte te ligjit material dhe atij procedural.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/a te

K.Pr.Penale,

V E N D O S I Lenien ne fuqi te vendimit Nr.3, date 18.01.2002 te Gjykates se Apelit

Vlore.

Tirane, me 20.11.2002

262

Page 263: Nëntor 2002

Nr.414 i Regj. ThemeltarNr. 644 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarBashkim Caka AnetarArtan Hoxha AnetarNatasha Sheshi Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 20.11.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale Nr. 414, qe i perket:

TËPANDEHURVE: 1. NIKOLL DURJA

2. ROLAND ISAKU, perfaqesuar nga av. Aben Gorgini

3. EQEREM KAZAZI

4. ERVIN KARRIQI

A K U Z A:Per vrasje me paramendim

te mbetur ne tentative e kryer ne bashkepunim per te pandehurit Nikoll Durja dhe Roland Isaku,

parashikuar nga nenet 78, 22, 25 dhe 278/2, ndersa te pandehurit Eqerem Kazazi dhe Ervin Karriqi,

per armembajtje pa leje, parashikuar nga neni 278/2 te K.P.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kavaje, me vendimin nr. 99, date 4.10.2001, ka vendosur :

Pushimin e ceshtjes penale nr.58, date 08.03.2001, per te pandehurit Nikoll Durja, Roland Isaku, akuzuar per veprat penale parashikuar nga nenet 78, 22, 25 (dy here) e 278/2 te K.P., Ervin Karriqi dhe Eqerem Kazazi te parashikuar nga neni 278/2 te K.P.

263

Page 264: Nëntor 2002

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin Nr.54, date 25.02.2002, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit penal nr.99, date 04.10.2001, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kavaje.

Kunder vendimit te gjykates se Apelit Durres, ka bere rekurs Prokurori i Apelit, i cili kerkon prishjen e te dy vendimeve dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim me tjeter trup gjykues, duke parashtruar keto shkaqe:

- Te gjitha argumentimet e Gjykates se shkalles se pare Kavaje dhe asaj te Apelit jane marre nga vendimi Nr.270, date 04.09.2000, te Gjykates se Larte me objekt rekursin e te pandehurve Ervin Karriqi dhe Eqerem Kazazi, lidhur me masen e sigurimit te caktuar ndaj tyre.

- Vendimi i Gjykates se Larte, i marre si model ne pushimin e ceshtjes penale nga gjykata e shkalles se pare Kavaje, eshte kontradiktor ne vetvete. Pranon se prokuroria nuk duhej te rifillonte hetimet dhe ne te njejten kohe nuk vendos sipas kompetences qe parashikon K.Penal, neni 387/1 i saj.

- Gjykata e Larte duhej te merrte vendim pushimi nese pranon ato argumenta te parashtruara ne vendim, qe kane sherbyer si shkak per shuarjen e mases ndaj te pandehurve.

- Prokurori eshte pale ne proces dhe duhet te ushtroje te drejten e tij si palet e tjera.

- Duke mos i njohur te drejten prokurorit, te ankimeve ndaj vendimeve te pushimit, sipas nenit 329 te K.Pr.P, llogjikisht tregon se kete te drejte prokurori e ka sipas kritereve qe parashikon neni 24/4 te K.Pr.P.

- Shtesat e mevoneshme ne ligjin Nr. 8460, date 11.02.1999, per K.Pr.P mendojme se jane rregullime ne keq interpretime te lindura per rastet praktike.

- Persa i perket interpretimit lidhur me fuqine prapavepruese te ligjit procedural nga te dyja gjykatat mendojme se ky argumentim nuk gjen baze ligjore. Fuqia ndaluese e prapaveprimit te ligjit kur ajo ekziston eshte e parashikuar sipas rastit ne ligj, ne dispozitat kalimtare te tij. Interpretimi i gabuar ne rastin objekt gjykimi eshte ndrequr nga vete Gjykata e Larte, me vendimin Nr. 699, date 21.11.2001, ku eshte rast analog i pushimit te ceshtjes.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Natasha Sheshi, prokurorin Saliko Hajno, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se

apelit dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne gjykaten e apelit, avokatin Arben Gorgini, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

264

Page 265: Nëntor 2002

V Ë R E N Vendimi i Gjykates se Apelit Durres duhet te prishet dhe ceshtja te

dergohet per rishqyrtim.Nga aktet e ndodhura ne dosje del se vendimi i gjykates se apelit eshte

marre ne kundershtim me dispozitat e Kodit te Procedures Penale qe bejne fjale per papajtueshmerine me funksionin e gjyqtarit ne gjykim, dispozita keto te parashikuara ne seksionin e dyte te pjeses se pare. Ne perberjen e trupit gjykues, nje anetar i saj, z. Agim Ferizaj ka lidhje krushqie me prokurorin e seances z. Bujar Hoti, pasi ky i fundit ka per bashkeshorte motren e gjyqtarit.

Ne nenin 16 te K.Pr.Penale eshte parashikuar se me te njejtin procedim nuk mund te marrin pjese si gjyqtare personat qe jane ndermejt tyre ose me pjesemarresit ne gjykim…. krushqi e afert (…. dhender, nuse, kunate….). Gjykimi ne kundershtim me dispoziten e sipercituar, sjell si pasoje pavlefshmerine absolute te akteve procedurale, ashtu sic eshte parashikuar ne nenin 128/a te K.Pr.Penale. Shkelja ne gjykim e kushteve per te qene gjyqtar sjell si pasoje dhe mohimin e se drejtes kushtetuese per nje proces te rregullt ligjor parashikuara nga neni 42 i Kushtetutes.

Ne te tilla rrethana vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet per zbatim te normave procedurale penale.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/ç te Kodit te

Proçedures Penale,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.54, date 25.02.2002 te Gjykates se Apelit Durres

dhe kthimin e akteve per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Durres me tjeter trup gjykues.

Tirane, me, 20 .11.2002

265

Page 266: Nëntor 2002

Nr. 430 i Regj.Themeltar.Nr. 645 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarArtan Hoxha AnetarBashkim Caka AnetarNatasha Sheshi Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 20.11.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 430 qe i perket :

TË PANDEHURIT : KLODIAN MERAJA, i biri Vehbiut dhe Flutures, i dtl. 1977, lindur dhe banues ne Mamurras, mbrojtur nga avokat Bashkim Sulstarova.

A K U Z U A R :Per kryerjen e veprave penale

te vjedhjes ne 20 raste dhe mbajtjes se narkotikeve, parashikuar nga nenet 134 - 20 here

dhe 283/1 te K.Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin Nr.38 date 24.1.2002,ka vendosur :

“Deklarimin e fajtor te te pandehurit Klodian Meraja per kryerjen e veprave penale te vjedhjes ne 20 raste dhe bazuar ne nenin 134 te K.Penal e denon :Per vjedhjen e baneses se shtetasit Filip Nina me 4 muaj burgim.Per vjedhjen e baneses se shtetasit Isa Lame me 7 muaj burgim.Per vjedhjen e baneses se shtetasit Rexhep Bulku me 7 muaj burgim. Per vjedhjen e baneses se shtetasit Flamur Pasha me 3 muaj burgim. Per vjedhjen e baneses se shtetasit Lefter Cuko me 4 muaj burgim.

266

Page 267: Nëntor 2002

Per vjedhjen e baneses se shtetasit Flamur Agalliu me 3 muaj burgim. Per vjedhjen e baneses se shtetasit Mirel Idrizi me 7 muaj burgim. Per vjedhjen e baneses se shtetasit Trifon Dhamo me 3 muaj burgim. Per vjedhjen e baneses se shtetasit Tahir Shtylla me 4 muaj burgim. Per vjedhjen e baneses se shtetasit Fuat Loloci me 4 muaj burgim. Per vjedhjen e baneses se shtetasit Arben Rama me 2 muaj burgim. Per vjedhjen e baneses se shtetasit Zija Xholi me 7 muaj burgim. Per vjedhjen e baneses se shtetasit Luan Gjoci me 2 muaj burgim. Per vjedhjen e baneses se shtetasit Ylli Caci me 4 muaj burgim. Per vjedhjen e baneses se shtetasit Albert Pata me 4 muaj burgim. Per vjedhjen e baneses se shtetasit Aida Mengjesi me 2 muaj burgim. Per vjedhjen e baneses se shtetasit Bajram Vllace me 4 muaj burgim. Per vjedhjen e baneses se shtetasit Rushan Nano me 5 muaj burgim. Per vjedhjen e baneses se shtetasit Petrit Gjoka me 2 muaj burgim. Per vjedhjen e baneses se shtetasit Vladimir Bozo me 4 muaj burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Klodian Meraja per vepren penale te mbajtjes se lendeve narkotike,parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal dhe ne baze te nenit 283/1 te K.Penal e denon me 5 vjet burgim.Ne zbatim te nenit 55 te K.Penal,ne bashkim te denimeve,e denon me 10 vjet burgim.Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale i ulet 1/3 e denimit, duke u denuar perfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim.Ne zbatim te nenit 56/1 dhe 55 te K.Penal, ne bashkim te denimeve te dhena te pavuajtura me vendimin Nr.112 date 5.11.2001 te Gjykates se Rrethit Lezhe, perfundimisht e denon me 8 vjet burgim.Vuajtja e denimit i fillon nga data e arrestimit 24.1.2001”.

Gjykata e Apelit Tirane, mbi apelin e te pandehurit, me vendimin Nr.178, date 12.4.2002, ka vendosur :

267

Page 268: Nëntor 2002

“Lenien ne fuqi te vendimit Nr.38 date 24.1.2002 te Gjykates se Rrethit Tirane ne te gjitha pjeset.Ndryshimin e vendimit lidhur me pjesen e bashkimit te denimit te pavuajtur me denimin e ri dhe ne baze te nenit 56-55 te K.Penal e denon perfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim”.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, ka paraqitur rekurs, ne baze te nenit 432 te K.Pr.Penale, i gjykuari Klodian Meraja, i cili kerkon ndryshimin e tyre dhe deklarimin e pafajshem te tij per vepren penale te parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal ose kthimin e ceshtjes per rigjykim, duke parashtruar keto shkaqe :

- Gjykatat kane zbatuar gabim ligjin penal kur me kane deklaruar fajtor per vepren penale te parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal, pasi vete ligji perjashton nga pergjegjesia penale perdoruesin e droges qe mban sasi te vogla per perdorim vetjak, sic eshte dhe rasti im.

- Gjykata e Apelit me ka mohuar te drejten e pjesmarrjes ne gjykim, gje te cilen e kam kerkuar dhe shprehur ne komunikimin e derguar asaj, si dhe nuk me ka njoftuar per seancen e radhes te shtyre prej saj.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Artur Selmani

qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit e dergimin e ceshtjes per rishqyrtim, mbrojtesin Bashkim Sulstarova qe kerkoi vazhdimin e gjykimit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr. 178 date 12.04.2002 duhet te

prishet, pasi eshte marrre ne kundershtim me dispozitat proceduriale penale qe bejne fjale per thirrjen e te pandehurit ne gjykim.

Nga aktet qe ndodhen ne dosje, rezulton se, me shkresen nr. 201, date 19.03.2002 te Gjykates se Apelit Tirane, i eshte kerkuar toges se shoqerimit qe te njoftohej i pandehuri Klodjan Meraja (qe ndodhej prane repartit nr. 313), se me daten 05.04.2002, do te zhvillohej gjykimi ne ngarkim te tij. Njekohesisht eshte kerkuar qe i pandehuri te konfirmonte per pjesemarrjen e tij ne gjykim dhe qe, nese ai do te merrte pjese, ta shoqeronin ne daten dhe oren e caktuar per ne gjykaten e apelit.

Ne deftesen e komunikimit per te pandehurin eshte shkrojtur “une Klodjan Meraja mora dijeni se me daten 05.04.2002, zhvillohet ne Gjykaten e Apelit Tirane, gjykimi kunder meje. Une do te marr pjese ne gjykim” dhe tek vendi i pandehuri eshte shenuar emer mbiemri dhe nenshkrimi mbi te cilat eshte hequr vize.

Ne pjesen tjeter te defteses se komunikimit te derguar nga gjykata ku shkruhet (ne leter standart) se nuk do te marr pjese eshte emer mbiemri dhe nenshkrimi i te pandehurit pa asnje shenim prej tij.268

Page 269: Nëntor 2002

Me daten 05.04.2002 meqenese nuk u paraqit i pandehuri dhe mbrojtesi i tij, gjykata e apelit ka vendosur shtyrjen e gjykimit per me daten 12.04.2002. Per kete date i pandehuri nuk ka asnje njoftim dhe eshte shenuar ne proces verbal “u thirr i pandehuri e u paraqit per te avokat Vladimir Germenji (megjithese ne dosje nuk ndodhet prokura). Me tej thuhet se “nga aktet rezulton se i pandehuri nuk don te marre pjese ne gjykim” dhe eshte vendosur gjykimi i ceshtjes ne mungese te te pandehurit “i cili nuk don te vije ne gjyq”.

Ky konkluzion i gjykates nuk gjen mbeshtetje ne aktet qe ndodhen ne dosje perkundrazi ne deftesen e komunikimit ka shenim nga i pandehuri Klodian Meraja ne pjesen qe flet per deshiren e tij per te marre pjese ne gjykim, pavaresisht se ka nenshkruar edhe ne pjesen qe thote se nuk do te marr pjese ne gjykim.

Me kete rast, duke u nisur nga fakti i mesiperm qe mund te kete ngaterruar edhe gjykaten ne trajtimin e ketij problemi, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, terheq vemendjen e gjykatave te apelit qe te tregohen me te kujdesshme me dokumentin qe i dergohet te pandehurit per te shprehur deshiren per pjesemarrjen ose jo ne gjykim. Keshtu ne rastin konkret i kerkohet te pandehurit te shpehe deshiren ne nje flete komunikimi qe vetem ne njeren faqe ka te shtypura ne largesi te vogel njeri shenim qe do te marre pjese, e tjetri qe nuk do te marre pjese. Eshte e drejte qe njoftimet te mos merren ne te njejten flete, sepse mund te behen ngaterresa pasi merren dy firma gje qe le shteg per te operuar sipas rastit, sikurse shprehet i pandehuri ne rekursin e paraqitur se ai ka bere shenimin se do te merrte pjese ne gjykim por eshte ngaterruar me vendin e nenshkrimit.

Rezulton se i pandehuri Klodian Meraja, ka disponuar vete se do te merrte pjese ne gjykim dhe nuk i ka dhene tager mbrojtesit per ta perfaqesuar ne mungese te tij. Ne keto kushte, gjykata e apelit ishte e detyruar te siguronte pjesemarrjen e te pandehurit ne gjykim per te ushtruar ai te drejten qe i jep ligji per tu mbrojtur vete. Ne baze te nenit 426 te K.Pr.Penale, gjykata eshte e detyruar te siguroje njoftimin e te pandehurit dhe pjesemarrjen e tij ne gjykim me perjashtim te rasteve kur verteton se ai nuk deshiron qe ta ushtroje vete kete te drejte. Ne rastin konkret gjykata e apelit nuk ka siguruar thirrjen e te pandehurit e ka zhvilluar gjykimin ne mungese te tij duke lejuar shkelje te rendesishme te se drejtes se mbrojtjes te te pandehurit. K.Pr.Penale nuk e ka lene thirrjen e te pandehurit ne deshiren e gjykates por ja ka caktuar ate si detyrim nga i cili ajo nuk mund te shmanget. Mospjesemarrja e te pandehurit Klodian Meraja ne gjykim ne nje kohe qe ai ka kerkuar te marre pjese vete, e ben te cenueshem vendimin e gjykates. Sipas nenit 128/c e K.Pr.Penale, jane absolutisht te pavlefshme kur nuk respektohen dispozitat qe lidhen me thirrjen e te pandehurit kur ajo eshte e detyrueshme e per pasoje, aktet e marra nga gjykata e apelit jane te pavlefshme.

269

Page 270: Nëntor 2002

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, e gjen me vend rekursin e te pandehurit dhe kerkesen e prokurorit, per shkak te lejimit te shkeljeve te renda proceduriale nga gjykata e apelit. Njekohesisht ky kolegj e gjen te pambeshtetur kerkesen e mbrojtesit per vazhdimin e gjykimit pamvaresisht nga ekzistenca e shkeljes se mesiperme. Kjo per faktin se neni 128/c i konsideron absolutisht te pavlefshme aktet e marra nga gjykata kur nuk jane respektuar dispozitat qe kane te bejne me thirrjen e te pandehurit si edhe se qendrimi i tij eshte i ndryshem nga sa pretendohet prej te pandehurit ne rekursin e nenshkruar prej tij. Disponibiliteti i kesaj te drejte eshte vetem i te pandehurit dhe mbrojtesi nuk mund te shprehet kunder saj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 128/c dhe 441/ç

te K.Pr.Penale,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr. 178, date 12.04.2002 te Gjykates se Apelit

Tirane dhe kthimin e akteve per rishqyrtim po asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 20.11.2002

270

Page 271: Nëntor 2002

Nr. 387 i Regj.Themeltar.Nr. 647 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesNatasha Sheshi AnetareBashkim Caka AnetarArtan Hoxha AnetarSpiro Spiro Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.11.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 387 qe i perket :

TË PANDEHURIT: MEZAN HAXHIU, i biri i Zarifit, i datl. 1980, banues ne Shishtavec (Kukes), i padenuar.

A K U Z U A R:Per krimet e vjedhjes me arme

dhe te mbajtjes pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga nenet 141 dhe 278/2 te K.Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Kukes, me vendimin Nr. 122, date 26.10.2000, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Mezan Haxhiu, per krimin e vjedhjes me arme dhe duke zbatuar nenin 141 te K.Penal, ne lidhje me nenin 51 te tij, e denoi me 10 (dhjete) vjet burgim. Deklarimin fajtor te te pandehurit Mezan Haxhiu per krimin e mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe duke zbatuar nenin 278/2 te K.Penal, ne lidhje me nenin 51 te tij, e denoi ate me 6 (gjashte) muaj burgim.Ne zbatim te nenit 55 te K.Penal, i pandehuri Mezan Haxhiu, u denua perfundimisht me 10 (dhjete) vjet burgim.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin e saj nr. 44, date 19.02.2002, ka

271

Page 272: Nëntor 2002

vendosur

Prishjen e vendimit te mesiperm dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Kunder vendimit nr. 44, date 19.02.2002 te Gjykates Apelit Shkoder, ka paraqitur rekurs, ne Gjykaten e Larte, prokurori i apelit, me te cilin kerkon prishjen e tij dhe lenien ne fuqi te vendimit nr. 122, date 26.10.2000, te Gjykates se Rrethit gjyqesor Kukes, duke parashtruar shkaqet e meposhteme:

- Nga shqyrtimi i provave te administruara gjate gjykimit te ceshtjes ne shkalle te pare krijohet bindja se, autori i vrasjes eshte i pandehuri Mezan Haxhiu.

- Gjykata e apelit ka zbatuar gabim ligjin material dhe ate procedurial penal ne vleresimin e provave.

Nga ana e te pandehurit perfaqesuar nga av. Fatos Shanaj, eshte paraqitur kunder rekurs, me te cilin parashtrohet se:

- Rekursi i paraqitur nga prokurori nuk permban shkaqe nga ato te parashikuara ne nenin 432 te K.Pr.Penale.

- Gjykata e Apelit Shkoder nuk ka lejuar mosrespektim te normave procedurale penale. Vendimi i saj eshte i arsyetuar dhe krejtesisht logjik.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Spiro Spiro, prokurorin Saliko Hajno, i

cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit gjyqesor Kukes, mbrojtesin e te gjykuarit av. Fatos Shanaj, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi nr. 44, date 19.02.2002, i Gjykates se Apelit Shkoder, eshte

marre duke mos u bazuar ne prova qe jane marre ose verifikuar ne shqyrtimin gjyqesor te ceshtjes ne ngarkim te te gjykuarit Mezan Haxhiu dhe per rrjedhoje, duhet te prishet dhe aktet t’i kthehen po asaj gjykate, per rishqyrtim, por me tjeter trup gjykues.

Nga shqyrtimi i akteve qe ndodhen ne dosje dhe gjate gjykimit te ceshtjes ne Kolegjin Penal te Gjykates se Larte, u konstatua se, me vendimin nr. 122, date 26.10.2000, te Gjykates se Rrethit Kukes, i gjykuari Mezan eshte deklaruar per krimet e vjedhjes me arme dhe te mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe ne zbatim te neneve 141, ne lidhje me nenin 51 dhe 278/II te K.Penal, u denua me 10 (dhjete) vjet burgim.

Ky vendim u prish nga Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin e saj nr. 44, date 19.02.2002, me te cilin u vendos edhe pushimi i gjykimit te ceshtjes.272

Page 273: Nëntor 2002

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, gjate shqyrtimit te kesaj ceshtjeje, ne zbatim te nenit 434 te K.Pr.Penale, konstatoi, kryesisht, shkelje te ligjit procedural penal qe kane te bejne me argumentet qe u perdoren prej gjykates se apelit si prova ne marrjen e vendimit, te permendur me lart, prej saj dhe per kete shkak arriti ne perfundimin se duhet te vendoset prishja e ketij vendimi dhe aktet t’i kthehen po asaj gjykate per rishqyrtim.

Ne lidhje me provat qe mund te perdoren, per te marre vendimin, ligjevenesi ka parashikuar nje dispozite te veçante ne K.Pr.Penale, konkretisht nenin 380 te tij, te cilen e ka vendosur ne seksionin e pare te kreut te III te tij, krahas dispozitave te tjera qe duhet te respektohen nga gjykata ne momentin final te gjykimit te nje ceshtjeje penale, moment te cilin e perben marrja e vendimit.

Rregullat e vendosura ne kete dispozite jane te detyrueshme per t’u zbatuar nga gjykata ne te gjithe rastet. Ato jane te detyrueshme si ne rastet kur gjykata jep vendim fajesie, ashtu edhe kur jep vendim pafajesie ose kur vendos pushimin e gjykimit te çeshtjes, sikurse ka vendosur Gjykata e Apelit Shkoder ne perfundim te gjykimit prej saj te ceshtjes penale ne ngarkim te te gjykuarit Mezan Haxhiu.

Nga permbajtja e kesaj dispozite, del se per te marre vendimin, gjykata nuk mund te perdore prova te tjera veç atyre qe jane marre ose verifikuar ne shqyrtimin gjyqesor qe, me fjale te tjera, duhet kuptuar se vendimi gjyqesor duhet te bazohet vetem ne provat qe jane administruar gjate ketij shqyrtimi.

Provat ne te cilat gjykata duhet te zbatoje vendimin e saj mund te jene, sipas rastit, prova qe e fajesojne te pandehurin (kur jepet vendim fajesie) ose prova qe e shfajesojne ate (kur jepet vendim pafajesie ose kur vendoset pushimi i gjykimit te ceshtjes).

Gjate shqyrtimit te akteve te ceshtjes penale objekt gjykimi, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, konstatoi se, ndersa gjykata e shkalles se pare, vendimin e saj te fajesise e bazon ne prova, te cilat sipas çmimit te bere prej saj, ishin te mjaftueshme per ta deklaruar te gjykuarin Mezan fajtor per vjedhjen me arme ne dem te viktimes Mendu Pashai dhe mbajtje pa leje te nje arme luftarake, krime keto te parashikuara respektivisht nga nenet 141 dhe 278/II te K.Penal, gjykata e apelit arriti ne perfundimin se ky vendim duhet prishur dhe gjykimi i ceshtjes te pushohet, duke mos u bazuar ne prova konkrete pafajesie, por duke bere silogjizma mbi baze hamendjesh qe rrjedhin nga rezultatet e supozuara te disa veprimeve qe duhej te ishin kryer nga gjykata e shkalles se pare.

Keshtu, ne vendimin e saj kjo gjykate, vec te tjerave, arsyeton se nga hetimi dhe gjykimi rezulton se naten e ngjarjes ka qene erresire, duke lene te nenkuptohet se autori i krimit nuk mund te njihej nga viktima ne momentin e shtenies me arme dhe per te argumentuar perfundimin e arritur prej saj, i referohet thenieve te deshmitareve Arsim Basha, Asllan Bega etj, ne nje kohe kur dihet qe verifikimi i thenieve te personave ne lidhje me mundesine ose jo te pamjes dhe njohjes, ne kushte te caktuara, behet nepermjet

273

Page 274: Nëntor 2002

eksperimentimit, duke i rivendosur faktet, njerezit dhe veprimet e tyre ne kushte sa me te aferta me ato ne te cilat ka ndodhur ngjarja, veprim ky qe ne shkencen e kriminalistikes emertohet “eksperiment hetimor” dhe qe mund te kryhet edhe nga gjykata, perfshire edhe nga gjykata e apelit, detyre kjo realizimi i se ciles rrjedh nga permbajtja e pikes 3 te nenit 427 te K.Pr.Penale sipas se ciles perseritja teresore ose e pjeseshme e shqyrtimit gjyqesor vendoset edhe kryesisht nga gjykata e apelit kur ajo e çmon te domosdoshme nje gje te tille.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, arriti ne perfundimin se, perderisa ky veprim nuk eshte kryer ne fazat e mepareshme te ketij procedimi penal, ai mund te ishte bere edhe nga vete gjykata e apelit, gje qe duhet realizuar gjate rigjykimit te ceshtjes prej saj.

Po keshtu, gjykata e apelit, ndersa konstaton mangesi ne veprimet e organit te ndjekjes penale ne lidhje me mosekspertimin e teshave te viktimes “…per te vertetuar largesine mes viktimes dhe personave qe e kane vrare ate” per ç’ka ka veshtiresuar, siç shprehet kjo gjykate ne pjesen arsyetuese te vendimit te saj, nxjerrjen e te vertetes per kete ngjarje, ajo eshte mjaftuar me kaq dhe nuk eshte shprehur per ate qe duhej bere, bazuar ne faktin qe ne procesverbalin e kqyrjes se vendit te ngjarjes jane fiksuar distancat midis gezhojave dhe njolles se gjakut te gjetur atje, mangesi kjo qe duhet te plotesohet prej saj gjate rigjykimit te ceshtjes nepermjet rindertimit te vendit te ngjarjes.

Ne te njejtin perfundim ky kolegj arriti edhe ne lidhje me realizimin e kerkeses bere nga mbrojta e te gjykuarit per te bere ekzumimin e viktimes, veprim ky qe sikurse pranohet ne vendim nga vete gjykata e apelit, ka qene i nevojshem per sqarimin e shume problemeve ne nje kohe kur kqyrja e kufomes nuk ishte kryer konform kerkesave te ligjit nga grupi hetimor qe mori pjese ne kqyrje.

Hipotetik dhe te paqarte konsideron ky kolegj edhe argumentin qe perdoret si rrethane negative ne vendimin e gjykates se apelit kur arsyetohet se nuk eshte provuar qe deshmitaret Idriz Sokoli, Hamid Basha dhe Bajram Bega, nuk kane sqaruar faktin nese e kishin takuar te gjykuarin para apo pasi viktima ishte qelluar me arme, ne nje kohe kur vete kjo gjykate, ne menyre te shprehur, ka pranuar qe, “…sqarimi i ketij momenti nga organet e hetimit e te gjykimit do te zbardhte pak a shume kete ngjarje”.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte bazuar ne nenin 441/“ç” te

K.Pr.Penale,

V E N D O S I Prishjen e vendimit Nr. 44, date 19.02.2002, te Gjykates se Apelit

Shkoder dhe kthimin e akteve per rishqyrtim po asaj gjykate me trup gjykues tjeter.274

Page 275: Nëntor 2002

Tirane, me 20.11.2002

275

Page 276: Nëntor 2002

Nr. 159 i Regj.Themeltar.Nr. 648 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesVladimir Bineri AnetarBashkim Caka AnetarArtan Hoxha AnetarSpiro Spiro Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 22.11.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.59 qe i perket :

TË PANDEHURIT: LIGOR PAPA, i biri i Vangjelit i datl. 1958, banues ne Fier, i padenuar.

A K U Z U A R:Per krimin e marredhenieve seksuale me dhune,

te kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 102/II

ne lidhje me nenin 25 te K.Penal.

OBJEKTI:Caktimi i mases se sigurimit.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Fier, me vendimin Nr. 205, date 07.08.2002, ka vendosur:

Te vleresoje te paligjshem ndalimin e dates 04.08.2002 te te pandehurit Ligor Papa, duke urdheruar lirimin e menjehershem te tij. Rrezimin e kerkeses per caktimin e mases se sigurimit te “arrestit ne burg” si te pabazuar ne prova e ne ligj.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin e saj Nr. 57, date 30.08.2002, vendosi:

Ndryshimin e vendimit te mesiperm, vleftesimin te ligjshem te ndalimit te te pandehurit Ligor Papa dhe ndaj tij caktoi, si mase

276

Page 277: Nëntor 2002

sigurimi personal, ate te “arrestit ne burg”.Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs ne Gjykaten e Larte, i

pandehuri me te cilin kerkon ndryshimin e tij dhe miratimin e vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar shkaqet e meposhteme:

- Jam ndaluar pas rreth dy muajve nga dita e ngjarjes dhe per asnje moment nuk u isha fshehur hetimeve, prandaj nuk ishte prezent asnje nga rastet e parashikuara nga neni 253 i K.Pr.Penale.

- Ne kallzimin e shtetases Mimoza Robo nuk behet fare fjale qe une te kem qene bashkepunetor me te pandehurin Petrit Osmani. Perkundrazi, siç e pranon vete ajo, une kam tentuar ta mbroja nga Petriti dhe per kete shkak, jam keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht prej tij.

- Gjykata merr si shkak te bazuar ne prova, kallezimin e shtetases Mimoza Robo, por vet kallezimi nuk eshte prove, kurse ne sigurimin e proves, ajo ka theksuar qe une nuk kam kryer asnje veprim te kunderligjshem ndaj saj, perkundrazi, qe jam munduar te mos lejoje Petritin te kryeje vepren.

- Vendimi eshte rrjedhoje e shkeljeve te renda procedurale, pasi une kam qene prezent ne gjykate, por nuk jam thirrur me ne seance dhe jam larguar nga gjykata ne mbyllje te orarit zyrtar dhe nuk eshte, sikurse pranon gjykata, se jam paraqitur ne seance dhe me pas jam larguar.

- Gjykata ka pranuar si perfaqesuesin tim av. Luan Xhuveli pa marre nje vendim me pare per te per shkak se ai nuk ka patur prokure prej meje dhe as nuk ka patur kerkese ne seance prej meje qe te perfaqesohesha prej tij. Gjithashtu, nuk eshte marre as vendim per gjykimin ne mungese dhe per caktimin e av. Luan Xhuveli, si mbrojtes kryesisht, çka bazuar ne nenin 128 te K.Pr.Penale, e bene vendimin e gjykates absolutisht te pavlefshem.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Spiro Spiro, prokurorin Artur Selmani, i

cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Nga shqyrtimi i akteve qe ndodhen ne fashikullin e procedimit penal qe i

perket te pandehurit Ligor Papa dhe gjate gjykimit te ceshtjes ne Gjykaten e Larte, u konstatua se, me date 03.08.2002, shtetesja Mimoza Robo ka bere kallezim perpara oficerit te policise gjyqesore te prokurorise prane Gjykates se Rrethit gjyqesor Fier, Eduard Hida sipas te cilit, me 07.06.2002, i quajturi Petrit Osmani kishte kryer marredhenie seksuale me dhune me te, i ndihmuar nga i pandehuri Ligor Papa, ne mjediset e hotelit prone e te parit.

Te nesermen, date 04.08.2002, u be ndalimi i te pandehurit Ligor Papa 277

Page 278: Nëntor 2002

dhe me 06.08.2002, u be kerkese ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor Fier per velftesimin te ligjshem te ndalimit dhe caktimin ndaj ketij te pandehuri , si mase sigurimi personal, ate te “arrestit ne burg”.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Fier, me vendimin nr. 205, date 07.08.2002, vendosi te vleresoje te paligjshem ndalimin e te pandehurit Ligor Papa dhe rrezimin e kerkeses per caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg” per te, duke urdheruar lirimin e menjehershem te tij.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr. 57 date 30.08.2002, vendosi ndryshimin e vendimit te mesiperm, vleftesimin te ligjshem te ndalimit te te pandehurit Ligor Papa dhe ndaj tij caktoi, si mase sigurimi personal, ate te “arrestit ne burg”.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, pasi e shqyrtoi ceshtjen ne teresi, arriti ne perfundimin qe ky vendim duhet te ndryshohet, si persa i perket pjeses ku behet fjale per vleftesimin te ligjshem te ndalimit, ashtu edhe llojit te mases se sigurimit personal qe eshte caktuar ndaj ketij te pandehuri.

Persa i perket mases se ndalimit, ndersa gjykata e shkalles se pare, ne pjesen arsyetuese te vendimit te saj, parashtron dhe analizon shkaqet ne te cilat ka bazuar vendimin per ta konsideruar ndalimin te paligjshem, gjykata e apelit, pa e vene fare ne bisedim kete moment te vendimit, vetem ne dispozitivin e vendimit te saj, eshte shprehur per ndryshimin e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe vleftesimin te ligjshem te ndalimit.

Duke u nisur nga fakti qe nga aktet qe ndodhen ne dosje, nuk rezulton qe te kete ekzistuar ndonjeri nga shkaqet e parashikuara ne dispoziten e nenit 253 te K.Pr.Penale, ne te cilen behet fjale per ndalimin e te dyshuarit per nje krim, si dhe nga fakti qe, ndersa ngjarja per te cilen behet fjale ne kallezimin e se demtuares Mimoza Robo ka ndodhur me 07.06.2002, kurse ndalimi i te pandehurit Ligor u be me date 04.08.2002 dhe qe gjate gjithe kesaj kohe nuk ka patur shkaqe te bazuara, por as edhe ndonje indicje per te menduar se i pandehuri paraqiste rrezik ikjeje, ky kolegj arriti ne perfundimin se vendimi i Gjykates se Rrethit gjyqesor Fier ne kete pike te tij, eshte i drejte, i bazuar ne ligj dhe ne aktet qe ndodhen ne dosje.

Ndersa, persa i takon mases se sigurimit personal qe eshte caktuar ndaj te pandehurit Ligor, nga ana e gjykates se apelit, kolegji, duke u bazuar ne aktet qe ndodhen ne dosje, cmon se, edhe nga permbajtja e kallezimit te te demtuares Mimoza Robo, rezultojne te dhena, te cilat sherbejne si baze per krijimin e dyshimeve te arsyeshme qe ky person mund te jete bashkepunetor ne krimin e marredhenieve seksuale me dhune me te quajturin Petrit Osmani, lloji i mases se sigurimit personal, “arrest ne burg” qe eshte caktuar ndaj ketij te pandehuri duhet te ndryshohet.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/ “b” te

K.Pr.Penale,

278

Page 279: Nëntor 2002

V E N D O S I Ndryshimin e vendimit Nr. 57, date 30.08.2002 te Gjykates se Apelit

Vlore, duke e vleresuar te paligjshem ndalimin date 04.08.2002, te te pandehurit Ligor Papa dhe caktimin ndaj ketij te pandehuri, si mase sigurimi personal, ate te detyrimit per t’u paraqitur ne policine gjyqesore te prokurorise prane Gjykates se Rrethit gjyqesor Fier, çdo dite te hene, ora 10; parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdherohet lirimi i menjehershem i te arrestuarit Ligor Vangjel Papa.Te njoftohet prokurori prane Gjykates se Larte, per zbatimin e ketij

vendimi.

Tirane, me 22.11.2002

279

Page 280: Nëntor 2002

Nr. 401 i Regj. ThemeltarNr. 649 i vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga :

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarNatasha Sheshi AnetareArtan Hoxha AnetarBashkim Caka Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.11.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen penale me Nr.401, qe i perket:

TËPANDEHURIT: HILMI ISUFAJ

A K U Z U A R :Per kryerjen e vepres penale

te trafikimit te njerezve,parashikuar nga neni 110/a i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder, me vendimin Nr.21, date 05.02.2002, ka vendosur :

“Deklarimin fajtor te te pandehurit Hilmi Shyqyri Isufaj per vepren penale te moskallzimit te krimit,te parashikuar nga neni 300 i K.Penal dhe denimin e tij me 6 muaj burgim.Ne baze te nenit 57 te K.Penal dhe 238/2 te K.Pr.Penale,i denuari Hilmi Shyqyri Isufaj e ka vuajtur denimin.Urdherohet heqja e mases se sigurise garanci pasurore dhene me vendimin Nr.355 date 31.12.2001 nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder,ngurtesuar ne numurin e llogarise 503/2711 ne Degen e Bankes se Kursimeve Shkoder”.

Gjykata e Apelit Shkoder, mbi apelin e prokurorit dhe te te pandehurit,

me vendimin Nr.67 date 26.03.2002, ka vendosur :“Te ndryshoje vendimin Nr.21 date 05.02.2002 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder si me poshte :

280

Page 281: Nëntor 2002

Deklarimin fajtor te te pandehurit Hilmi Isufaj per vepren penale te trafikimit njerezor, te parashikuar nga neni 110/a/1 te K.Penal dhe ne baze te kesaj dispozite e denon me 5 vjet burgim.Koha e vuajtjes se denimit nga i pandehuri Hilmi Isufaj per periudhen 01.09.2001 deri me 31.12.2001 t’i zbritet mases se denimit prej 5 vjetesh burgim, pasi eshte kryer per llogari te kesaj vepre penale”.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder dhe vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder, ka paraqitur rekurs, ne baze te nenit 432 te K.Pr.Penale, i gjykuari Hilmi Isufaj, i cili kerkon prishjen e tyre dhe deklarimin e pafajshem te tij, duke parashtruar keto shkaqe :

- a) Nga gjykatat eshte zbatuar gabim ligji penal dhe normat e tjera juridike, sepse :

- 1. Fakti nuk perben veper penale, sepse qe te deklarohesh fajtor per vepren penale te trafikimit te njerezve duhet te jesh ose trafikanti ose pjese e nje rrjeti trafiku ku ai duhet te kishte nje rol te caktuar si bashkepunetor, duke ekzistuar marreveshja per te kryer vepren penale per qellime fitimi material apo cdo lloj perfitimi tjeter.

- 2. I pandehuri nuk ka cenuar asnje marredhenie juridike te mbrojtur nga dispozita per te cilen eshte akuzuar, pra as ka cenuar lirine personale, as jeten dhe as shendetin e pasagjereve apo rregullat e vendosura per kalimin e kufirit shteteror.

- 3. I pandehuri nuk ka kryer asnje veprim aktiv te kunderligjshem per te trafikuar njerezit, per te kaluar njerezit nga territori shqiptar ne territorin e nje shteti te huaj.

- 4. I pandehuri vertet ka moshe per pergjegjesi penale, por nuk ka qene asnjehere i denuar dhe eshte person i rregullt.

- 5. I pandehuri te vetmin qellim e dashje qe ka patur ka qene afrimi i sherbimit te transportit te pasagjereve kundrejt fitimit te cmimit te biletes.

- 6. Ne rastin konkret mungojne te gjitha elementet e figures se vepres penale sepse i pandehuri nuk ka bere trafik te jashteligjshem, por transport te ligjshem pasagjeresh sipas licenses qe ka.

- 7. I pandehuri ne momentin qe ka kuptuar se personat qe kishte ne makine ishin shtetas te huaj i ka zbritur ata per te mos u paragjykuar veprimet e tij, sic u paragjykuan ne fakt, pra me vullnetin e tij ka hequr dore nga transportimi i tyre ne linjen urbane ku kryente sherbimin taksi dhe per rrjedhoje nuk ka pergjegjesi penale sipas nenit 24 te K.Penal.

- b) Gjykatat nuk kane respektuar normat proceduriale, sepse :- 1. Gjykata e Apelit, duke shkelur procedurat e parashikuara ne nenin

427 te K.Pr.Penale, pa perseritur shqyrtimin gjyqesor, pa marre apo

281

Page 282: Nëntor 2002

rimarre asnje prove, ka verejtur se vendimi i gjykates se shkalles se pare duhet ndryshuar.

- 2. Gjykata e Apelit ka dhene vendim jo ne baze te provave te shqyrtuara e te verifikuara ne seance gjyqesore, kerkese kjo e nenit 3/2 te K.Pr.Penale, si dhe duke mos pasur parasysh permbajtjen e neneve 4 dhe 152 te K.Pr.Penale, per cmuarjen e provave, sipas te cilave, cdo dyshim shkon ne favor te te pandehurit dhe se ekzistenca e nje fakti nuk mund te nxirret nga indiciet, perveçse kur keto jane te rendesishme, te sakta dhe ne perputhje me njera tjetren.

- 3. Gjykata pretendon se del i provuar fakti se makina ka shkuar e i ka marre kurdet ne shtepine ku kishin fjetur, gje qe nuk eshte e vertete po te lexohen me kujdes deklaratat e shtetasve turq.

- 4. Gjykata ka pranuar si te provuar faktin se policia eshte vene ne ndjekje te te pandehurit dhe ai prej saj i ka zbritur pasagjeret kurde, kur nga deklaratat e shtetasve turq dhe raportet e sherbimit te policise rezulton ndryshe, se i pandehuri transportin e ka kryer rreth ores 11.00-11.30 dhe se policia ka marre njoftim se nje furgon po transportonte klandestine ne oren 14.30.

- 5. Gjykata e ka paragjykuar ceshtjen ne pjesen e vendimit ku thuhet : “se i pandehuri eshte marre me trafik njerezish e tregon fakti se ai me te pare policine qe i eshte vene ne ndjekje i ka zbritur kurdet nga makina dhe eshte larguar ne drejtim te fshatit te tij. Ky veprim i te pandehurit e denoncon ate si trafikant njerezish. Edhe kurdet duke e ditur se jane futur ilegale ne Shqiperi. Keshtu qe i pandehuri e kurdet kane qene te bindur se veprojne ne kundershtim me ligjet e shtetit shqiptar”, pjese e vendimit kjo qe eshte dhe me e erreta e tij.

- c) Vendimi i Gjykates se Apelit eshte haptazi jologjik, sepse :- 1. Konkluzioni i gjykates se “Nga provat qe jane administruar del i

provuar fakti se i pandehuri ka qene nje pjestar qe merrej me trafikim njerezish, ai ka shkuar direkt ne shtepine ku ndodheshin te strehuar kurdet dhe i ka marre per t’i sjelle ne Shkoder”, eshte haptazi jologjik sepse qe te kemi trafik i pandehuri duhej t’i kishte transportuar kurdet, duke i kaluar nga territori i shtetit shqiptar ne territorin e nje shteti tjeter dhe jo nga Bajza per ne Shkoder.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Bashkim Caka, prokurorin Saliko Hajno

qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, avokatin Bujar Hoti, qe kerkoi prishjen e vendimeve dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes,

282

Page 283: Nëntor 2002

V Ë R E NVendimi i gjykates se Apelit Shkoder nr.67, date 26.03.2002 duhet te

prishet per shkak se eshte zbatuar gabim ligji penal dhe vendimi i Gjykates se shkalles se pare Shkoder duhet te lihet ne fuqi si i bazuar ne ligj.

Eshte pranuar ne gjykimin e ceshtjes se i gjykuari Hilmi Isufaj, i cili ushtron dhe profesionin e taksistit me license te rregullt, me daten 01.09.2001 ka shkuar ne fshatin Bajze dhe ka marre 13 shtetas turq me kombesi kurde qe ishin strehuar nje nate me pare ne nje shtepi te ketij fshati. Keta shtetas kishin kaluar nga Turqia, ne Bullgari, ne Beograd, Mal te Zi dhe me ndihmen e disa shtetasve te tjere te paidentifikuar kishin kaluar ne menyre klandestine kufirin shqiptar. I pandehuri i ka marre keta persona ne automjetin e tij per t’i transportuar ne qytetin e Shkodres kundrejt pageses qe do te benin .Kur automjeti taksi ka arritur ne fshatin Shtoj i Vjeter, i gjykuari duke dyshuar se ndiqej nga policia i ka lene kurdet ne rruge dhe eshte larguar per ne shtepine e tij ne fshatin Gradec. Shtetasit kurde jane fshehur ne teritorin ku i la i gjykuari. Rreth ores 14.00 komisariati i Policise, i vene ne dijeni per kete veprim, ka organizuar kapjen e kurdeve dhe te Hilmi Isufaj.

I gjykuari Hilmi Isufaj eshte akuzuar nga organi procedues per vepren penale te trafikimit te njerezve ne baze te nenit 110/a pika 1 e Kodit Penal, per shkak se sipas ketij organi i gjykuari i ka marre shtetasit kurde ne shtepine ku ishin strehuar dhe kjo provon faktin se ai eshte nje prej anetareve te nje grupi personash qe merren me trafik njerezish. Bazuar ne provat e administruara ne gjykimin e ceshtjes, nga gjykata e shkalles se pare eshte arritur ne perfundimin se nuk ekziston asnje fakt i provuar qe i gjykuari te jete pjestar i ndonje grupi qe merret me trafikimin e njerezve. Transportimi i kurdeve per ne Shkoder nga ana e te gjykuarit do te kyhej kundrejt pageses qe ata do te benin direkt ne favor te te gjykuarit.

Gjykata e shkalles se pare pranon ne vendimin e saj se i gjykuari eshte vene ne dijeni gjate udhetimit se kurdet kishin ardhur ne Shqiperi duke kaluar kufirin shqiptar ne menyre te kunderligjeshme dhe se qellimi i tyre ishte qe te kalonin po ne menyre te kunderligjeshme ne Itali. Duke pranuar te vertetuar keto momente gjykata e shkalles se pare e ka cilesuar vepren e kryer nga ana e te gjykuarit si moskallzim te krimit parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal dhe e ka denuar ate me 6 muaj burgim.

Gjykata e Apelit Shkoder, vepren e mesiperme e ka cilesuar si trafik te njerezve dhe duke e ndryshuar vendimin e gjykates se shkalles se pare e ka denuar te gjykuarin me 5 vjet burgim. Nga ana e kesaj gjykate, edhe pse veprimet e te gjykuarit dalin te shkeputura nga e gjithe veprimtaria e kalimit te paligjshem te kurdeve nga Turqia per ne Shqiperi dhe me pas ne Itali, arsyetohet ekzistenca e krimit te trafikimit te njerezve vetem me faktin se “i gjykuari ka shkuar ne fshatin ku ishin strehuar kurdet per ti sjelle ne Shkoder” dhe se ai” me te ardhur ne dijeni te ndjekjes nga ana e policise ka ndaluar

283

Page 284: Nëntor 2002

kurdet ne rruge dhe eshte larguar”.

E pranuar si e vertetuar ngjarja sipas arsyetimit te gjykatave, rezulton se gjykata e apelit ka cilesuar gabimisht vepren e te gjykuarit si trafikim te njerezve, parashikuar nga neni 110/a i K.Penal. Ne kete nen si dispozite e bardhe nuk jepet percaktimi i nocionit “trafik njerezish”, por ne Konventen e Kombeve te Bashkuara kunder krimit te organizuar nderkombetar dhe protokollet shtese te saj, te ratifikuar nga vendi yne, me trafik personash kuptohet nje veprimtari e gjere e kryer ne kushte dhe rrethana te caktuara te cilat parashikon hollesisht ne nenin 3 te Protokollit nr.1 .Veprimet e kryera nga ana e te gjykuarit qe konsistojne ne marrjen dhe transportimin e shtetasve kurd, edhe duke qene ne dijeni te kalimit te paligjshem te kufirit nga ana e tyre, nuk mund te cilesohen si trafikim njerezish perderisa nuk jane vertetuar rrethanat qe kerkohen per ekzistencen e vepres penale te trafikimit te njerezve dhe qenjes se te gjykuarit si bashkepunetor ne kryerjen e saj.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se ne gjykimin e shkalles se pare dhe ne ate te apelit eshte rrezuar pretendimi i te gjykuarit se ne veprimet e tij mungojne elemente te vepres penale, per arsye se ai duke qene i licensuar si taksist mund te transportoje shtetas shqiptare apo te huaj kundrejt pageses si nje sherbim qe eshte i lejuar nga legjislacioni shqiptar. Ne gjykim eshte vertetuar se ai e dinte qe shtetasit kurde e kane kaluar kufirin ne menyre te kundraligjshme, ishte ne dijeni se ky veprim kryhet me ndihmen e personave te tjere kundrejt pageses, pavaresisht nga fakti se ai nuk njihte personat qe e kishin kryer kete veprimtari dhe nuk kishte bashkepunuar me ta. Me ane te mos veprimit, pra duke mos kallzuar kete veprimtari kriminale te kryer, i gjykuari duhet te pergjigjet per vepren penale te moskallzimit te krimit parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. Ndryshe nga sa arsyeton gjykata e Apelit Shkoder per mos ekzistencen e kesaj vepre ne ngarkim te te pandehurit per shkak se sipas saj kalimi i paligjshem i kufirit eshte kundervajtje penale, Kolegji Penal cmon se nga vazhdimi i permbajtjes se nenit 297 te K.Penal, rezulton se kur kalimi i paligjshem i kufirit organizohet per qellime fitimi vepra konsiderohet si krim. Nga ana tjeter, moskallzimi si veper penale e te gjykuarit nuk qendron ne moskallzimin e kalimit te paligjshem te kryer nga kurdet, e cila ne baze te dispozitave ligjore per te huajt dhe per ruajtjen dhe kontrollin e kufijve shteterore (ligji nr.8492, date 27.5.1999 dhe ligji nr.8772, date 19.4.2001) konsiderohet kundervajtje administrative, por moskallzimi i krimit qendron ne mos veprimin e tij per te kallzuar ne organet kompetente kalimin e paligjshem te kufirit te kurdeve nga persona te tjere te organizuar per qellime fitimi.

Kolegji Penal cmon se ne veprimtarine e te gjykuarit Hilmi Isufaj ekziston vetem vepra penale e moskallzimit te krimit te parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. I gjykuari do te pergjigjej penalisht per vepren penale te dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit (neni 298) dhe jo per vepren penale te mesiperme, ne rast se do te ishte vertetuar se ai

284

Page 285: Nëntor 2002

kishte vene ne dispozicion mjetin e tij me qellim per te ndihmuar kurdet per kalim te paligjshem te kufirit me ose pa qellime fitimi.

Sic rezulton e vertetuar gjate gjykimit te kesaj ceshtje, rrethanat e transportimit te kurdeve nga Bajza per ne Shkoder nuk permbajne elementet e kesaj vepre penale.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 441, pika “d” te Kodit

te Procedures Penale

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.67, date 26.03.2002 te Gjykates se Apelit

Shkoder dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.21, date 05.02.2002 te Gjykates se shkalles se pare Shkoder.

Tirane, me 20.11.2002

285

Page 286: Nëntor 2002

Nr.331 i Regj.Themeltar.Nr.650 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarNatasha Sheshi AnetareVladimir Bineri AnetarBashkim Caka Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 06.11.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.331, qe i perket :

TË PANDEHURIT: YLLI MUCA

A K U Z U A R:Per vepren penale te vrasjes

me paramendim ne bashkepunim,ne baze te nenit 78-25 te K.Penal.

Gjykata e rrethit gjyqesor Elbasan, me vendimin Nr.124, date 26.11.2001, ka vendosur:

Pranimin e kerkeses. Rivendosje ne afat per berjen e ankimit ndaj vendimit penal nr.164, date 28.12.1999 te Gjykates se rrethit Elbasan nga i denuari Ylli Muca.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin Nr.31, date 04.02.2002, ka vendosur:

Mospranimin e ankimit te te denuarit Ylli Muca kunder vendimit penal nr.164, date 28.12.1999 te Gjykates se rrethit Elbasan.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kane ushtruar rekurs mbrojtesit e te gjykuarit, avokatet Gezim Veleshnja e Sokol Shehu, te cilet kerkojne prishjen e vendimit te gjykates se apelit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Duke mos u marre ne shqyrtim ankimi ne gjykaten e apelit jane lejuar shkelje te Kushtetutes dhe te drejtave te njeriut. I denuari eshte gjykuar

286

Page 287: Nëntor 2002

ne mungese dhe nuk i eshte krijuar mundesia jo vetem te degjohet, por nuk eshte marre ne shqyrtim ankimi i tij.

- Ceshtja nuk eshte gjykuar per pjesen qe i takon Ylli Muces.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Bashkim Caka,prokurorin Saliko Hajno dhe avokatin Sokol Shehu, te cilet kerkuan

prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe dergimin e ceshtjes ne ate gjykate per te shqyrtuar ankimin e paraqitur dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Rezulton se Ylli Muca, Blerim Cela, Bardhyl Qosja, jane akuzuar se me

daten 29.05.1996, rreth ores 22.00 kane kryer vrasjen e shtetasit Zharin Dushku, me paramendim dhe ne bashkepunim.

Gjykata e rrethit gjyqesor Elbasan, me vendimin nr.164, date 28.12.1999, i ka deklaruar ata fajtore per vepren penale te parashikuar nga neni 78 e 25 te K.Penal dhe i ka denuar me 20 vjet burgim Ylli Mucen dhe 15 vjet burgim Blerim Celen e Bardhyl Qosen.

Kunder ketij vendimi kane paraqitur ankim te pandehurit Blerim Cela e Bardhyl Qosja, si dhe avokati i caktuar kryesisht per te pandehurin Ylli Muca. Gjykata e Apelit Durres, duke lene ne fuqi vendimin e ankimuar, eshte shprehur per mospranimin e ankimit te te pandehurit Ylli Muca, pasi eshte bere nga nje person qe nuk legjitimohet te beje ankim (avokati i caktuar kryesisht nga gjykata). Ne vendimin e saj nr.62, date 31.03.2000 gjykata e apelit arsyeton edhe lidhur me fajesine e ketij te gjykuari, duke argumentuar shqyrtimin e ceshtjes ne ngarkim te Ylli Muces, per aq sa ka lidhje me ankimet e dy te pandehurve te tjere.

Mbi rekursin e te gjykuarit Blerim Cela, Kolegji Penal i Gjykates se Larte ka lene ne fuqi vendimet e ankimuara.

I gjykuari Ylli Muca, i cili ka qene ne mungese ne gjykimet e zhvilluara, me daten 23.05.2001 eshte kapur nga Interpoli ne Athine dhe me daten 06.09.2001 eshte bere dorezimi i tij. Duke pretenduar se me vendimin e gjykates se rrethit eshte njohur mbas kontaktit me avokatin me daten 20.09.2001, Ylli Muca ka kerkuar rivendosjen ne afat per te bere ankim kunder vendimit gjyqesor nr.164. Gjykata e rrethit gjyqesor Elbasan ka pranuar kerkesen e tij per vendosjen ne afat per berjen e ankimit.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.31, date 04.02.2002 ka vendosur mospranimin e ankimit te te pandehurit Ylli Muca, duke arsyetuar se «vendimi nr.164 i gjykates se rrethit eshte marre njehere ne shqyrtim nga gjykata e apelit, e cila e ka lene ne fuqi vendimin edhe persa i perket fajesise dhe mases se denimit ne lidhje me te pandehurin Ylli Muca. Vendimi eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Larte, prandaj gjykata e apelit nuk mund te marre ne shqyrtim rishtaz te njejten ceshtje»

287

Page 288: Nëntor 2002

Vendimi i gjykates se apelit nuk eshte i bazuar.Sipas ligjit tone procedural penal gjykata e apelit e shqyrton ceshtjen ne

teresi, duke mos u kufizuar vetem ne shkaqet e ngritura ne ankim, me qellim qe nga shqyrtimi ne teresi i ceshtjes te zgjidhen te gjitha problemet e ngritura. Dihet se gjykata e apelit shqyrton edhe pjesen qe u takon bashke te pandehurve qe nuk kane bere ankim brenda kufijve qe referojne shkaqet e ngritura ne ankim (neni 425, pika 1 i K.Pr.Penale). Kur nuk bazohet vetem ne motive personale, ankimi i bere nga nje i pandehur vlen edhe per te pandehurit e tjere (neni 416, pika 1 i K.Pr.Penale).

Duke mbajtur parasysh permbajtjen e ligjit, ne cdo rast te paraqitjes se ankimit nga disa dhe jo te gjithe bashke te pandehurit, gjykatat e apelit duhet te vleresojne nese ankimet e paraqitura jane vetem per motive personale ose jo dhe mbi kete baze te percaktojne kufijte e shqyrtimit te ceshtjes, pra, nese do te shqyrtoje ose jo edhe pjesen e bashketepandehurve te tjere qe nuk kane bere ankim. Ne rast se shqyrton edhe pjesen e te pandehurit qe nuk ka bere ankim gjykata e apelit duhet t`u permbahet shkaqeve te ankimit te bashketepandehurve.

Ne analizen e bere nga Kolegji Penal te ankimeve te paraqitura ne Gjykaten e Apelit Durres prej te gjykuarve Blerim Cela e Bardhyl Qose, rezulton se ato si shkaqe per prishjen e vendimit te Gjykates se shkalles se pare Durres nr.164, paraqesin motive personale. Keshtu, te tre te gjykuarit akuzohen se me daten 29.05.1996, rreth ores 22.00 ne fshatin Gjergjan te Elbasanit kane vrare me arme zjarri shtetasin Zharin Dushku dhe nga gjykata e shkalles se pare ata jane deklaruar fajtore per vepren penale te vrasjes me paramendim ne bashkepunim, ne baze te nenit 78 e 25 te K.Penal. Ne ankimin e paraqitur kunder vendimit te kesaj gjykate, i gjykuari Blerim Cela ka ngritur pretendimin per mosqenie bashkepunetor ne krim, duke referuar se ne kohen e ndodhjes se krimit ai se bashku me disa persona qe permenden ne ankim ka qene duke udhetuar nga Tirana per ne Gramsh. Edhe ne ankimin e mbrojtesit te caktuar kryesisht, te te gjykuarit Ylli Muca, ngrihen shkaqe personale, duke pretenduar qenien e tij ne Greqi, te cilat natyrisht qe nuk permbaheshin ne ankimin e bashke te pandehurve te tjere Blerim Cela e Bardhyl Qosja. Ne gjykimin ne gjykaten e apelit, mbi kerkesen paraprake te bere nga prokurori i seances gjyqesore nga ana e gjykates eshte vendosur mospranimi i ankimit te te gjykuarit Ylli Muca me arsyetimin se ankimi eshte bere nga mbrojtesi i caktuar kryesisht Bujar Dyrmishi pa patur prokure, pra eshte bere nga nje person qe nuk legjitimohet te beje ankim. Pas ketij vendimi te gjykates, gjykimi ka vazhduar pa prani te ndonje mbrojtesi per te gjykuarin Ylli Muca dhe ne vendimin perfundimtar gjykata shprehet edhe per pjesen qe i takon ketij te gjykuari dhe masen e denimit.

288

Page 289: Nëntor 2002

Sic u theksua edhe me lart, gjykata e apelit shqyrton ceshtjen edhe per bashketepandehurit e tjere qe nuk kane bere ankim, por kurdohere «brenda shkaqeve te ngritura ne ankim». Ne rrethanat kur ankimi i te gjykuarit Blerim Cela permban shkaqe personale qe kane te bejne me alibine e tij, nuk mund te konsiderohen se gjykata brenda shkaqeve te ankimit te bere prej B.Celes kishte te drejte te shqyrtonte edhe pjesen e te gjykuarit Ylli Muca qe pretendonte gjithashtu alibi, qenien e tij ne Greqi ne kohen e ndodhjes se krimit.

Persa u argumentua ne kete vendim, jane shkaqe qe bejne vendimin e Gjykates e Apelit Durres te cenueshem. Ajo gjykate duhet te shqyrtoje ankimin e te gjykuarit Ylli Muca dhe ne perfundim te vendose ne perputhje me provat dhe ligjin.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441, germa « ç »

te K.Pr.Penale,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.31, date 04.02.2002 te Gjykates se Apelit Durres

dhe dergimin e akteve ne ate gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Tirane, me 06.11.2002

289

Page 290: Nëntor 2002

Nr.157 i Regj.Themeltar.Nr. 672 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri AnetarBashkim Caka AnetarNatasha Sheshi Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 27.11.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.157, qe i perket :

TË PANDEHURIT: DEFRIM DEDA, i biri i Rexhepit, i datl. 1963, banues ne Gjermani

A K U Z U A R:Per krimin e trafikimit te narkotikeve,

parashikuar nga neni 283/a paragrafi i II i K.Penal.

OBJEKTI:Revokimi i mases se arrestit ne burg.Baza Ligjore: Neni 260 i K.Pr.Penale.

Gjykata e rrethit gjyqesor Durres , me vendimin Nr.62, date 22.07.2002 , vendosi

Rrezimin e kerkeses se kerkuesit Defrim Deda per revokimin e mases se arrestit ne burg si te pambeshtetur ne prova e ne ligj.

Gjykata e apelit Durres, me vendimin e saj nr.78, date 03.10.2002 , vendosi

Ndryshimin e vendimit nr.62, date 22.07.2002, te Gjykates se rrethit Durres, pranimin e kerkeses dhe revokimin e mases se sigurimit personal «arrest ne burg» te te pandehurit Defrim Deda e zevendesimin e saj me « garanci pasurore ne shumen 2 (dy) milion leke, duke urdheruar qe ekzekutimi i ketij vendimi te behet mbas paraqitjes se mandatit te depozitimit.

290

Page 291: Nëntor 2002

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs ne Gjykaten e Larte prokurori i apelit Durres me te cilin kerkon prishjen e tij dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.62, date 22.07.2002, te Gjykates se rrethit gjyqesor Durres, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

- Gjykata e apelit nuk ka vleresuar ne teresi provat e administruara gjate gjithe hetimit paraprak, por i referohet vetem procesverbaleve te pyetjes se te pandehurit Muhamet Muca ne datat 24.05.2002 dhe 26.06.2002 ne nje kohe qe ka administruar vetem procesverbalin e dates 26.06.2002.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Natasha Sheshi,prokurorin Alfred Progonati, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates

se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se rrethit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi nr.78, date 03.10.2002, i Gjykates se apelit Durres eshte marre

ne kundershtim me ligjin dhe si i tille, duhet te prishet.Nga shqyrtimi i akteve qe ndodhen ne dosje, konstatohet se, ndersa

Gjykata e rrethit gjyqesor Durres qe shqyrtoi, ne shkalle te pare, ceshtjen vendosi rrezimin e kerkeses se te pandehurit Defrim Deda per revokimin e mases se arrestit ne burg si te pambeshtetur ne prova e ne ligj, gjykata e apelit Durres vendosi revokimin e kesaj mase dhe zevendesimin e saj me nje mase tjeter me te lehte, sikurse eshte ajo e garancise pasurore, parashikuar nga neni 236 i K.Pr.Penale.

Ne lidhje me caktimin e kesaj mase gjykata e apelit, ne vendimin e saj arsyeton se niset nga fakti qe hetimi ndaj ketij te pandehuri vazhdon dhe se mendon qe prokuroria nuk do te pengohet ne vazhdimin e hetimit te ceshtjes penale ne ngarkim te tij.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte arriti ne perfundimin se, vendimi i Gjykates se Apelit Durres eshte marre ne kundershtim me kerkesat e dispozites se nenit 260 te K.Pr.Penale ne te cilen, formalisht, ajo e mbeshtet vendimin e saj.

Ne kete perfundim u arrit, pasi si nga titulli, ashtu edhe nga permbajtja e dispozites se nenit 260 te K.Pr.Penale, kuptohet fare qarte fakti qe ligjevenesi ketu ben fjale per revokimin krejtesisht ose per zevendesimin e mases se sigurimit personal qe eshte caktuar me pare nga gjykata ndaj te pandehurit, me kusht qe te vertetohet ekzistenca qofte edhe e njeres prej rrethanave te parashikuara ne piken 1 dhe 2 te kesaj dispozite. Revokimi, sipas kesaj dispozite, vendoset ne rastet kur bazueshmeria ne ligj e masave te sigurimit personal te caktuara me pare, (per shkak se, nga hetimet e metejshme, rezulton se mungojne kushtet e kriteret e zbatimit te tyre) bie, kurse

291

Page 292: Nëntor 2002

zevendesimi i mases se mepareshme me nje mase me te lehte, vendoset atehere kur nevojat e sigurimit zbuten ose kur ajo (masa e mepareshme) nuk i pergjigjet me rendesise se faktit ose denimit qe mund te caktohet ndaj te pandehurit, rrethana keto, per asnjeren prej te cilave, nuk behet fjale se ekzistojne, ne rastin e te pandehurit Defrim, ne vendimin e gjykates se apelit.

Perkundrazi, vet kjo gjykate, ndersa nga njera ane, pasi pranon se, ne kohen kur u vendos masa e sigurimit personal «arrest ne burg», ekzistonte dyshimi i arsyeshem qe justifikonte caktimin e kesaj mase, nga ana tjeter, po ne pjesen arsyetuese te vendimit te saj, shprehet se «… edhe ai dyshim fillestar qe ekziston tashme nuk ekziston me» dhe ne kundershtim me keto pohime te bera nga vet ajo, cakton mase sigurimi personal ndaj te pandehurit Defrim, e cila, pavaresisht se eshte me e bute se e para, per t`u caktuar, duhet te plotesohen, ne menyre te domosdoshme, kerkesat e dispozites se nenit 228 te K.Pr.Penale ne te cilen behet fjale posacerisht rreth kushteve per caktimin e masave te sigurimit personal.

Ne lidhje me pabazueshmerine ne ligj edhe kontradiktorialitetin e vendimit te marre per zevendesimin e mases se sigurimit personal per te pandehurin Defrim, arrihet ne perfundimin edhe duke u nisur nga fakti qe, ne pjesen arsyetuese te vendimit te gjykates se apelit, nuk behet fjale aspak nese ekzistojne kushtet per zbutjen e nevojave te sigurimit caktuar ndaj ketij te pandehuri me vendimin nr.62, date 22.07.2002 te Gjykates se rrethit gjyqesor Durres.

Perkundrazi, duke u nisur edhe nga fakti qe ne dispoziten e nenit 283/a-II e K.Penal, me te cilen eshte cilesuar vepra e ketij te pandehuri, parashikohet vetem denimi me burgim (nga dhjete gjer ne njezet vjet), zbutjen e mases se sigurimit personal nga «arrest ne burg», parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ne «garanci pasurore», parashikuar nga neni 236 i ketij Kodi, ky Kolegj e gjen krejtesisht te pajustifikuar.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/ «d» te

K.Pr.Penale,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.78, date 03.10.2002, te Gjykates se apelit Durres

dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.62, date 22.07.2002 te Gjykates se rrethit gjyqesor Durres.

Tirane, me 27.11.2002

292

Page 293: Nëntor 2002

Nr.426 i Regj. ThemeltarNr.675 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarNatasha Sheshi AnetareBashkim Caka AnetarArtan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.11.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale Nr.426, qe i perket:

KËRKUESIT: VIKTOR RRAPAJ

OBJEKTI I KËRKESËS:Kerkohet rivendosja ne afat e ankimit

kunder vendimit penal Nr.320, date 4.10.2000, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier.Baza Ligjore: Neni 147 i K.P.Penale

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me vendimin Nr.16, date 24.1.2002, ka vendosur:

Pranimin e kerkeses se kerkuesit Viktor Rrapaj, duke rivendosur ne afat ankimin e tij kunder vendimit Nr.320, date 4.10.2000 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin Nr.41, date 15.3.2002, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit Nr.16, date 24.1.2002, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier dhe duke e gjykuar ceshtjen ne fakt:Rrezimin e kerkeses.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, ka paraqitur rekurs kerkuesi Viktor Rrapaj, i cili kerkon prishjen e tij dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier, duke parashtruar keto shkaqe:

293

Page 294: Nëntor 2002

- Vendimi eshte i padrejte dhe i pabazuar ne ligj, pasi gjykata ka shkelur kerkesat e neneve 431 te K.P.P, qe ka te beje me lirite personale te kerkuesit.

- Gjykata ka shkelur nenin 147 te K.P.P, pasi prokuroria nuk ka ankimuar vendimin perfundimtar dhe bashke me te dhe vendimin per rivendosjen ne afat, por vetem kete te fundit, nderkohe qe ankim mund te behej vetem kunder vendimit te refuzimit te kerkeses per rivendosje ne afat.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha, prokurorin Artur Selmani, i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se

Apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, mbrojtesin, ne mungese megjithe njoftimin me shpallje, dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Vlore eshte marre ne aplikim te gabuar te

ligjit e per kete shkak duhet shfuqizuar.Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me vendimin Nr.320, date 4.10.2002,

ka vendosur te njohe vendimin penal te Gjykates se Apelit te Patras Nr.28, date 8.4.1998, per te pandehurin Viktor Rrapaj dhe ka konvertuar denimin e dhene nga ajo gjykate per vepren penale te vrasjes me paramendim, te tentatives se vjedhjes ne bashkepunim, armembajtjes pa leje dhe kalimit te paligjshem te kufirit, duke caktuar perfundimisht 24 vjet burgim. Ne daten 8.8.2001, mbasi kane perfunduar procedurat perkatese per transferimin, i denuari Viktor Rrapaj eshte transferuar ne Shqiperi dhe eshte vendosur te vuaje denimin e mbetur ne institutin e riedukimit ne rrethin e Lushnjes. Brenda afatit ligjor ai ka bere kerkese per rivendosje ne afat te ankimit kunder vendimit Nr.320, date 4.10.2000, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier, duke ngritur pretendimin se ne kohen kur eshte transferuar ai ka rene ne dijeni te ketij vendimi te dhene ne mungese te tij.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me vendimin Nr.16, date 24.1.2002, ka pranuar kerkesen e te gjykuarit Viktor Rrapaj dhe e ka vendosur ne afat per te bere ankim ndaj vendimit qe ka njohur dhe ka konvertuar vendimin penal te huaj. Kunder ketij vendimi ka bere ankim ne gjykaten e apelit prokurori dhe kjo gjykate me vendimin Nr.41, date 15.3.2002, ka ndryshuar vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe ka rrezuar kerkesen e te gjykuarit duke arsyetuar se gjykata ka vepruar gabim kur ka konsideruar kerkuesin Viktor Rrapaj ne kushtet qe parashikon neni 147/2 i K.P.P.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, duke mos patur kundershtime per zgjidhjen ne themel me vendimin e Gjykates se Apelit, konstaton se procedura e ndjekur ne shqyrtimin e ceshtjes ka qene e gabuar. Sipas nenit 147/5 te K.P.P, vendimi qe lejon rivendosjen ne afat per te bere ankim mund te ankimohet vetem bashke me vendimin perfundimtar. Ankim te vecante Kodi, 294

Page 295: Nëntor 2002

ne paragrafin e 6 te ketij neni, lejon kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare ne gjykaten e apelit, kur e para refuzon kerkesen per rivendosjen ne afat. Ligjvenesi ka pranuar ankim te posacem ne favor te kerkuesit vetem kur atij i refuzohet ankimi. Ne te kundert, kete te drejte prokurorit nuk ia njeh kur pranohet kerkesa per rivendosje ne afat, por i jep atij mundesine qe se bashku me vendimin perfundimtar te ngreje pretendime lidhur edhe me vete rivendosjen ne afat. Ligjvenesi ne kete rast ka patur per qellim qe kerkuesit te mos i mohohet nje e drejte kur ai duhet ta perfitoje ate sipas ligjit dhe rrethanave te faktit. Dhe ajo qe eshte e rendesishme, eshte qe kete te drejte kerkuesi t`a fitoje ne nje kohe sa me te shpejte te mundshme. Per kete shkak, ligji ka parashikuar qe procesi gjyqesor mos te kete zgjatje te tilla nepermjet futjes ne procedura ankimi, te cilat ne vetvete do te demtonin dhe do te humbisnin kohe ne dem te interesave te personave te gjykuar ne mungese.

Nga ana tjeter, ne qofte se ligji, ne rastin e rivendosjes ne afat te ankimit, do te ishte aplikuar gabim nga gjykata, organit te akuzes nuk i eshte mohuar e drejta e ankimit. Atij i njihet e drejta qe vete rivendosjen ne afat ta kundershtoje, me kushtin qe ta beje se bashku me kundershtimin e vendimit perfundimtar.

Kolegji Penal mendon se nje zgjidhje e tille eshte ne perputhje me Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut dhe Kushtetuten e Shqiperise dhe sherben per mbrojtjen rigoroze te te drejtave te gjykuarit ne mungese. Ligjvenesi ne percaktimet e tij ka patur parasysh nje te drejte qe duhet rivendosur atehere kur jane rastet e percaktuara sipas ligjit. Pra, ai eshte nisur nga prezumimi se vetem ne rastet e percaktuara ne ligj, gjykata do te pranoje kerkesen e te gjykuarit ne mungese per t`u rivendosur ne afat per te bere ankim. Gabimet gjyqesore, te cilat vijne si rezultat i zgjerimit te kuptimit qe ka neni 147 i K.P.P, kursesi nuk mund ta legjitimojne ankimin e posacem ne gjykaten e apelit, kur nje gje te tille nuk e parashikon ligji.

Ne rastin ne gjykim, edhe se gjykata e shkalles se pare mund te kete gabuar ne vendimin e saj, perseri Gjykata e Apelit nuk legjitimohej te shqyrtonte ankimin, por ne baze te nenit 147/5 dhe 420 pika 1 germa “b” te K.P.P, duhej te vendoste mospranimin e ankimit te prokurorit, duke e orientuar ate, qe pretendimet lidhur me rivendosjen ne afat t`i ngrinte bashke me kundershtimin e vendimit perfundimtar.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/d te Kodit te

Proçedures Penale,

V E N D O S I Prishjen e vendimit Nr.41, date 15.3.2002, te Gjykates se Apelit Vlore

dhe lenien ne fuqi te vendimit Nr.16, date 24.1.2002 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier.

Tirane, me 20.11.2002295

Page 296: Nëntor 2002

Nr.343 i Regj. ThemeltarNr. 676 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarNatasha Sheshi AnetareVladimir Bineri AnetarArtan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.11.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale Nr.343, qe i perket:

TËPANDEHURIT: GJON PERLOSHI

A K U Z A:Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor,parashikuar nga neni 290/2 i Kodit Penal

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin Nr.785, date 26.11.2001, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Gjon Perloshi per kryerjen e vepres penale te shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor me pasoje vdekjen e shtetaseve Albana e Jonida Dauti dhe ne baze te nenit 290/2 te K.P denimin e tij me 5 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr.50, date 12.2.2002, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit 785, date 26.11.2001, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane ka paraqitur rekurs i gjykuari i cili kerkon prishjen e tyre dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim, duke parashtruar keto shkaqe:

- 1. Akt ekspertimi autoteknik i dates 15.1.2001 eshte i pavlefshem, kur nuk jane respektuar kerkesat e neneve 179/2 dhe 183 te K.P.P, sepse vendimi per kryerjen e tij nuk i eshte njoftuar te pandehurit e mbrojtesit

296

Page 297: Nëntor 2002

te tij dhe nuk ka deklarate e paralajmerim per pergjegjesine ligjore per ekspertim.

- 2. Gjykata padrejtesisht na ka rrezuar kerkesen per deklarimin e pavlefshem te ekspertimit autoteknik dhe per kryerjen perseri te tij, kur ajo ishte konform neneve 129/2 dhe 131 te K.P.P.

- 3. Ekspertimet mjeko – ligjore Nr.4 dhe Nr.5, te dates 14.1.2001, jane kryer ne kundershtim me nenet 179/2 dhe 183 te K.P.P dhe per rrjedhoje duhej te deklaroheshin te pavlefshme.

- 4. Ekspertimi mjeko – ligjor Nr.4, date 14.1.2001, nuk eshte kategorik, pasi ne konkluzionin e tij eshte perdorur shprehja “duhet”, aq me teper qe i pandehuri nuk pranon qe te kete aksidentuar shtetasen Albana Dauti.

- 5. Gjykata nuk pranoi kerkesen tone per t`i dhene faktit cilesim juridik te ndryshem nga ai qe ka bere prokurori, prandaj ajo ka gabuar ne zbatimin e normave te K.P.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha, prokurorin Saliko Hajno, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimeve,mbrojtesin e te gjykuarit, av. Nik Progri, i cili kerkoi prishjen e vendimit te

gjykates se apelit dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne ate gjykate,dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi

V Ë R E NVendimet e te dyja gjykatave jane marre ne perputhje me ligjin e per

kete shkak duhen lene ne fuqi.Nga aktet e ndodhura ne dosje dhe ashtu sikurse kane pranuar gjykatat

ne vendimet e tyre, ka rezultuar se i gjykuari Gjon Perloshi, ne daten 14.1.2001, rreth ores 13.00, ne kryqezimin e rruges se Repartit Ushtarak 3700 me rrugen Tirane – Dajt, ka aksidentuar me pasoje vdekje shtetaset Albana dhe Jonida Dauti me automjetin qe ai drejtonte, kamion i tipit “Saurel” me targe Tr 3794 D. Ka rezultuar e provuar se aksidenti ka ardhur per shkak te shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor nga drejtuesi i automjetit, i gjykuari Gjon Perloshi, i cili nuk ka marre masat e nevojshme per te parandaluar aksidentin si dhe ka manovruar gabim mjetin, duke shkaktuar pasojat ne fjale. Veprimet dhe mosveprimet e kundraligjshme qe kane sjelle pasojen, jane kualifikuar vec te tjerave si shkelje te nenit 154 e 139 te kodit rrugor, miratuar me ligjin Nr.8378, date 22.7.1998. I gjykuari ka pranuar ngjarjen, por ka pretenduar se ai nuk eshte shkaktar i vdekjes se viktimes Albana Dauti dhe se ai pranon qe eshte fajtor vetem per aksidentimin me pasoje vdekje te viktimes Jonida Dauti. Per kete shkak kerkon qe vepra penale duhet kualifikuar me paragrafin e pare te nenit 290 te K.P, e jo me paragrafin e dyte sikurse kane vendosur dy gjykatat ne gjykimin e kesaj ceshtje.

297

Page 298: Nëntor 2002

I gjykuari ka ngritur probleme te pavlefshmerise relative te akteve te marra gjate fazes se hetimit paraprak, konkretisht te ekspertimit autoteknik te mjetit te dates 15.1.2001 dhe ekspertimeve mjeko – ligjore Nr.4 dhe Nr.5, te dates 14.1.2001. Pretendimet kryesore te ngritura jane se keto akte jane kryer ne kundershtim me nenin 179/2 e 183 te K.P.P.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte konstaton se ne njoftimin e te pandehurit, ose mbrojtjes te tij, ne fazen e hetimit paraprak, organi i procedures nuk ka zbatuar plotesisht kerkesat e nenit 179/2 te K.P.P., lidhur me te drejtat e personit nen hetim per caktimin e eksperteve perkates, aktet e te cileve kontestohen nga i gjykuari. Organi procedues duhej te kish patur parasysh faktin se pavaresisht se dispozita perkatese e K.P.P. flet per detyrimin per njoftimin e te pandehurit, ose mbrojtesit te tij, lidhur me caktimin e eksperteve, kjo e drejte nuk u mohohet edhe personave ndaj te cileve zhvillohen hetime, por qe nuk e kane marre akoma cilesine e te pandehurit. Kjo buron nga vete fryma e ligjit dhe qe per te evituar qendrime jo te njejta, ligjvenesi e ka plotesuar poziten e personave qe dyshohen ne kryerjen e nje vepre penale dhe te cileve ju atribuohet ajo, duke j`u dhene te drejta te njejta me ato te te pandehurit sipas nenit 34/4 te K.P.P.

Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se gjykata e shkalles se pare, mbi pretendimet e ngritura nga i gjykuari, lidhur me sa mesiper, ka thirrur ne gjykim ekspertet qe kane bere aktin autoteknik te dates 15.1.2001 si dhe ate mjeko-ligjor perkatesisht, Islam Qebini dhe Gramoz Ylli. Ne perputhje me nenin 183 te K.P.P., jane betuar perpara gjykates per te kryer detyren e kerkuar dhe se ata kane dhene shpjegime te plota lidhur me perfundimet qe kane arritur me aktet e ekspertimit qe kane formuluar gjate fazes se hetimit paraprak. Ne perputhje me kerkesat e nenit 179 te K.P.P., ata u jane pergjigjur pyetjeve te bera ne seance gjyqesore nga mbrojtesi i te gjykuarit dhe kane dhene shpjegime te plota, duke ruajtur te njejtin qendrim qe ata kane mbajtur ne aktet e ekspertimit.

Ndodhur ne keto kushte, si prova te plota tashme, per gjykaten jane konsideruar me te drejte jo vetem aktet e prodhuara nga ekspertet ne fjale, por dhe shpjegimi i tyre ne seance gjyqesore, i cili i eshte nenshtruar debatit dhe verifikimit gjyqesor. Nga ana tjeter, vete i gjykuari, ose mbrojtesi i tij, nuk kane kontestuar paanesine, apo pamundesine e eksperteve ne fjale per te nxjerre konkluzione te drejta dhe nuk eshte kerkuar per asnje rast perjashtimi i tyre.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se, gjate gjykimit te ceshtjes ne gjykaten e shkalles se pare jane riparuar te metat e konstatuara gjate fazes se hetimit paraprak lidhur me caktimin e eksperteve. Kolegji, duke patur parasysh faktin se cdo prove e marre gjate fazes se hetimit paraprak, i nenshtrohet debatit gjyqesor dhe konfirmohet ne gjykate per te qene e tille, gje qe ka ndodhur ne fakt, konstaton se ato jane te plota, te marra dhe te vleresuara ne perputhje me ligjin. Te gjitha ato se bashku, te analizuara ne teresine e tyre dhe ne harmoni me njera tjetren, sikurse kerkon neni 380 i K.P.P., i kane bindur te dyja gjykatat po ashtu edhe Gjykaten e Larte, se i gjykuari Gjon

298

Page 299: Nëntor 2002

Perloshi eshte fajtor per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor me pasoje vdekjen e dy shtetaseve dhe se masa e denimit e caktuar per te, ne cmimin e Gjykates se Larte, perputhet me rrezikshmerine shoqerore te vepres dhe te autorit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/a te Kodit te

Proçedures Penale,

V E N D O S I Lenien ne fuqi te vendimit nr. 50, date 12.02.2002 te Gjykates se Apelit

Tirane.

Tirane, me 20.11.2002

299

Page 300: Nëntor 2002

Nr.377 i Regj. ThemeltarNr.677 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesArtan Hoxha AnetarNatasha Sheshi AnetareSpiro Spiro AnetarBashkim Caka Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.11.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale Nr.377, qe i perket:

TË PANDEHURIT: XHEVAIR MYRTAJ

A K U Z A:Kultivimi i bimeve narkotike,

parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me vendimin Nr.265, date 7.9.2001, ka vendosur:

Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Xhevair Myrtaj nga akuza e kultivimit te bimeve narkotike, parashikuar nga neni 284/1 i K.Penal.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin Nr.5, date 22.1.2002, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit Nr.265, date 7.9.2001, te gjykates se shkalles se pare Fier, gjykimin e ceshtjes ne fakt, deklarimin e te pandehurit Xhevair Myrtaj fajtor per vepren penale te kultivimit te bimeve narkotike dhe ne baze te nenit 284/1 te K.P e ka denuar me 3 vjet burgim.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs mbrojtesja e te gjykuarit Xhevair Myrtaj, e cila kerkon prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Vlore dhe deklarimin e pafajshem, ose kthimin per rigjykim, duke parashtruar keto shkaqe:

300

Page 301: Nëntor 2002

- 1. Gjykimi i ceshtjes ne apel eshte bere ne mungese te te pandehurit, ne nje kohe qe nuk jane zbatuar rregullat e percaktuara ne nenin 140/1 te K.P.P, per njoftimin e te pandehurit te lire.

- 2. Organi i prokurorise, ne menyre te padrejte dhe ne kundershtim me nenin 332 te K.P.P, ka futur deshmine e Liri Tahirit ne fashikullin e gjykimit dhe gjykata padrejtesisht ka bazuar vendimin e vet ne deshmine e kesaj deshmitare e aq me teper pa i verifikuar theniet e saj ne seancen gjyqesore, duke vepruar ne kundershtim me nenet 152/1 e 380 te K.P.P.

- 3. Vendimi i gjykates se apelit eshte jo llogjik, mbasi lidhur me deshmine e deshmitares Liri Tahiri ka nje arsyetim te pakuptueshem si nga pikepamja ligjore ashtu dhe nga pikepamja e menyres te formulimit.

- 4. Ne themel ceshtja nuk eshte zgjidhur drejte, mbasi provat qe permend gjykata ne vendim nuk vertetojne fajesine e te pandehurit.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha, prokurorin Artur Selmani, i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se

Apelit dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim, mbrojtesen e te gjykuarit Av.Mimoza Tato, e cila kerkoi prishjen e

vendimit te Gjykates se Apelit dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi ,

V Ë R E NVendimi Nr.5, date 22.1.2002, i Gjykates se Apelit Vlore, eshte marre ne

kundershtim me dispozitat e K.P.Penale dhe si i tille duhet te prishet.Me vendimin Nr.265, date 7.9.2001, te Gjykates se rrethit gjyqesor Fier,

i gjykuari Xhevair Myrtaj eshte deklaruar i pafajshem per vepren penale te kultivimit te bimeve narkotike, parashikuar nga neni 284/1 i K.P. Kunder ketij vendimi ka bere ankim prokurori prane Gjykates se shkalles se pare Fier dhe Gjykata e Apelit Vlore me vendimin Nr.5, date 22.1.2002, ka ndryshuar vendimin e Gjykates se shkalles se pare Fier per te gjykuarin Xhevair Myrtaj, duke e deklaruar fajtor per vepren penale te kultivimit te bimeve narkotike dhe ne baze te nenit 284/1 te K.P. e ka denuar me 3 vjet burgim.

Nga shqyrtimi i akteve rezulton se gjykimi i ceshtjes ne Gjykaten e Apelit eshte bere pa pjesemarrjen e te gjykuarit Xhevair Myrtaj, pasi njoftimi per daten e gjyqit nuk eshte bere i rregullt, duke ju mohuar e drejta per tu degjuar perpara se te gjykohet, sikurse parashikon neni 33 i Kushtetutes dhe dispozitat perkatese te K.P.Penale. Per te garantuar kete te drejte, ligjvenesi ne nenin 426/1 te K.P.P., i ve detyre Kryetarit te Kolegjit qe te siguroje pjesemarrjen e te pandehurit ne gjykim nepermjet thirrjes se tij. Ne dosjen gjyqesore ndodhet flete-thirrja e cila nuk ka nenshkrimin e atij qe ka bere njoftimin, si dhe nuk del nese Hekuran Tahiraj, qe ka vene firmen ne te, ka

301

Page 302: Nëntor 2002

marre apo jo persiper njoftimin e te pandehurit. Per me teper, kjo flete-thirrje eshte nenshkruar nga Hekuran Tahiraj, qe eshte nje person pozicioni i te cilit lidhur me kete veper, ne raport me te gjykuarin, eshte ne interesa te kunderta.

Ndodhur ne keto kushte, Kolegji arrin ne perfundimin qe njoftimi i te gjykuarit nuk eshte bere sipas procedures qe parashikon neni 140 i K.P.P dhe ne baze te nenit 143/b te K.P.P, njoftimi eshte i pavlefshem. Gjykata e apelit ka vepruar ne kundershtim me nenin 426/1, 140, 141 dhe 143/b te K.P.P., duke mos marre masat e domosdoshme ligjore per thirrjen e te pandehurit ne gjykim. Per pasoje, ne baze te nenit 128, pika 1, germa “c” te K.P.P., rezulton se gjykimi ne apel per shkak te mosrespektimit te dispozitave qe lidhen me thirrjen e te pandehurit ne gjykim, eshte i pavlefshem.

Nisur nga sa me siper, vendimi i Gjykates se Apelit Vlore duhet te prishet dhe aktet duhet t’i kalojne per rigjykim po asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/ç te Kodit te

Proçedures Penale,

V E N D O S I Prishjen e vendimit Nr.5, date 22.1.2002, te Gjykates se Apelit Vlore

dhe kthimin e akteve per rigjykim po aty me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 20.11.2002

302

Page 303: Nëntor 2002

Nr. 423 i Regj.Themeltar.Nr. 679 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesNatasha Sheshi AnetareBashkim Caka AnetarArtan Hoxha AnetarSpiro Spiro Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.11.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.423 qe i perket:

TË PANDEHURVE: 1. HEKTOR SHEHU, i biri i Muhametit, i datelindjes 1980, banues ne Vlore.

2. ARGENT GRABOVA, i biri i Fuatit, i datelindjes 1965, banues ne Vlore.

TË AKUZUAR:I pandehuri Hektor, per krimin e vrasjes

me paramendim te kryer ne bashkepunimdhe dy here per krimin

e mbajtjes pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga nenet 78

ne lidhje me nenin 25, 278/II e 278/III te K.P., kurse i pandehuri Argent,

per krimin e moskallzimit te krimit, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Gjykata e rrethit gjyqesor Vlore, me vendimin nr. 161, date 17.07.2001, ka vendosur:

Te deklarohet i pafajshem i pandehuri Hektor Shehu per krimin e vrasjes me paramendim dhe nje here per krimin e mbajtjes pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga nenet 78, ne lidhje me nenin 25 dhe 278/II te K. Penal.

303

Page 304: Nëntor 2002

Te deklaroje fajtor kete te pandehur nje here per krimin e mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe ne zbatim te nenit 278/II, ne lidhje me nenin 50/”c” te K. Penal, e denoi me 19 (nentembedhjete) muaj e 15 (pesembedhjete) dite burgim.Te deklaroje te pafajshem te pandehurin Argent Grabova.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr. 21, date 08.02.2002 vendosi:Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.

Kunder te dy vendimeve ka paraqitur rekurs, ne Gjykaten e Larte, prokurori, me te cilin kerkon prishjen e tyre, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

- Te dy vendimet jane ne kundershtim me ligjin material penal dhe me normat proceduriale, si dhe arsyetimi i tyre eshte haptazi jo logjik, pasi nga shqyrtimi gjyqesor rezultoi se akuzat ne ngarkim te te pandehurve u provuan plotesisht, kurse te dy gjykatat kane bere interpretim te gabuar te ketyre provave, gje qe ka ndikuar edhe ne konkluzionet e gabuara te tyre.

- Te dy gjykatat kane arsyetuar se deshmitaret L. Lushaj dhe Sh. Pjero jane pyetur ne papajtueshmeri me detyren e deshmitarit sepse, sipas tyre, ato kane qene te pandehura ne nje kohe kur atyre nuk u eshte njoftuar asnje akuze.

- Nisur nga permbajtja e ligjit per organizimin gjyqesor, ndryshe nga Gjykata e Kasacionit, Gjykata e Larte ka baze ligjore qe, krahas kontrollit te ligjshmerise se vendimeve te rekursuara te kryeje edhe revizionimin e plote te tyre.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Spiro Spiro; prokurorin Saliko Hajno, i cili

kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e akteve per rigjykim ne po ate gjykate; mbrojtesin e te pandehurit Hektor Shehu – avokatin Petrit Seriani dhe mbrojtesin e te pandehurit Argent Grabova – avokatin Pelivan Malaj, te cilet kerkuan lenien ne fuqi te dy vendimeve dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimet : nr. 161, date 17.07.2001, i gjykates se rrethit gjyqesor dhe

nr.21, date 08.02.2002, i Gjykates se Apelit Vlore, jane marre ne perputhje me ligjin dhe si te tille, duhet te lihen ne fuqi.

Nga shqyrtimi i akteve qe ndodhen ne dosje dhe gjate gjykimit te ceshtjes ne Gjykaten e Larte u konstatua se, me vendimin nr. 161, date 17.07.2001, te Gjykates se rrethit gjyqesor Vlore eshte vendosur te deklarohet i pafajshem i pandehuri Hektor Shehu per krimin e vrasjes me paramendim, te kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 78, ne lidhje me nenin 25 te Kodit Penal 304

Page 305: Nëntor 2002

dhe (nje here) per akuzen e mbajtjes pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga neni 278/II i ketij kodi, si dhe te deklarohet fajtor, ky i pandehur (nje here), per krimin e mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe ne zbatim te nenit 278/II, ne lidhje me nenin 50/“ç” te Kodit Penal e denoi ate me 19 (nentembedhjete) muaj e 15 (pesembedhjete) dite burgim.

Eshte vendosur, gjithashtu, te deklarohet i pafajshem i pandehuri Argent Grabova.

Vendimi i mesiperm eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin e saj nr. 21 date 08.02.2002.

Shkaqet e parashtruara ne rekursin e paraqitur nga prokurori, me te cilin kerkohet prishja e ketyre vendimeve dhe kthimi i akteve per rigjykim, Kolegji Penal i Gjykates se Larte i gjen te pabazuara ne ligj.

Ne kete perfundim u arrit, pasi, sikurse del nga aktet, te dy keto gjykata, ne vendimet e tyre, arrijne ne konkluzionin se fajesia e te pandehurve Hektor dhe Argent per krimet, per te cilat akuzohen, bazuar ne analizen e provave qe u administruan gjate shqyrtimit gjyqesor zhvilluar prej tyre, nuk eshte e provuar.

Ne rekursin e paraqitur, kerkesat e parashtruara prej tij, prokurori i mbeshtet ne analizen e po atyre provave qe u analizuan edhe nga te dy gjykatat, duke kerkuar rivleresimin e tyre, gje qe, ne baze te Kodit te Procedures Penale ne fuqi, nuk eshte e lejueshme per tu bere nga ana e Gjykates se Larte. Kjo, pasi sikurse del nga permbajtja e dispozites se nenit 432 te ketij kodi, rekursi ne Gjykaten e Larte, mund te behet vetem per shkaqet e parashikura shprehimisht ne kete dispozite, siç jane:

a) mosrespektimi ose zbatimi i gabuar i ligjit penal, b) shkelje qe kane si pasoje pavlefshmerine absolute te vendimit te gjykates, sipas nenit 128 te ketij kodi, si dhe shkeljet procedurale qe kane ndikuar ne dhenien e vendimit dhe per asnje shkak tjeter.

Ky eshte edhe shkaku qe edhe pretendimi tjeter i parashtruar ne rekurs, sipas te cilit, Gjykata e Larte ka baze ligjore qe, krahas kontrollit te ligjshmerise te vendimeve te rekursuara, te kryeje edhe revizionimin e plote te tyre, nuk u muar parasysh nga ky kolegj, si i pabazuar ne ligj.

Persa i perket pretendimit te prokurorit, bere ne kerkesat paraprake, sipas te cilit, vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet dhe aktet t’i kthehen po asaj gjykate, per rishqyrtim, pasi nuk jane respektuar kerkesat e ligjit per pjesemarrjen e te pandehurit Hektor ne gjykimin e ceshtjes ne ngarkim te tij ne ate gjykate, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmoi se ajo nuk duhet pranuar, pasi nje kerkese e kesaj natyre, ne rastin konkret, nuk eshte ne pershtatje me frymen e legjislacionit shqiptar ne fuqi ne lidhje me te drejtat e pjesemarresve ne procesin penal.

Kerkesa e prokurorit prane Gjykates se Larte, ne rastin konkret, ka te beje me mosrespektimin e urdherimeve te ligjit procedural penal per thirrjen e te pandehurit per te marre pjese ne gjykimin e tij ne apel, e drejte kjo qe edhe sipas frymes se Kushtetutes se Republikes se Shqiperise edhe sipas Kodit te Procedures Penale ne fuqi, i sherben te pandehurit, ne kuptimin qe atij t’i

305

Page 306: Nëntor 2002

sigurohet e drejta e mbrojtjes se interesave te tij edhe ne kete shkalle gjykimi.Mirepo, ne kushtet kur edhe gjykata e apelit, njelloj si gjykata e shkalles

se pare, arriti ne perfundimin se te pandehurit jane te pafajshem per akuzat ne ngarkim te tyre dhe ceshtja ne Gjykaten e Larte vjen vetem me ankim nga ana e prokurorit, pranimi i kerkeses per zbatimin formal te urdherimeve te K.Pr.Penale ne lidhje me njoftimet, jo vetem qe do te ishte thjeshte nje formalizem juridik, por edhe do te shkonte ne drejtim te rendimit te pozites se te pandehurve Hektor e Argent, gje qe eshte e palejueshme nga ligji procedural penal ne fuqi ne Republiken e Shqiperise.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 441/a te K.Pr.Penale,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimeve: nr.161, date 17.07.2001, te Gjykates se

rrethit gjyqesor Vlore dhe nr. 21, date 08.02.2002, te Gjykates se Apelit Vlore.

Tirane, me 20.11.2002

306

Page 307: Nëntor 2002

Nr.243 i Regj. ThemeltarNr. 746 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarNatasha Sheshi AnetarVladimir Bineri AnetarBashkim Caka Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 6.11.2002 dhe 22.11.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale Nr.243, qe i perket:

TË PANDEHURVE: 1. VEHBI ALIMUÇAJ

2. ESAT BERXOLLI.

3. DRITAN AVLLAJ

4. DHIMITER GJEVREKU

5. ASTRIT MECE

A K U Z U A R:Pёr veprёn penale

tё vjedhjes me anё tё mashtrimit tё kryer nё bashkёpunim

nё shumёn 32.087.592.000 lekё nё dёm tё 68 mijё shtetasve

dhe atё tё kryerjes tё krimeve nё formёn e organizatёs kriminale,

vepra kёto tё parashikuara nga nenet 143-25 dhe 334-1 tё Kodit Penal.

Gjykata e rrethit Tiranё me vendimin Nr 376 datё 31.5.2000, ka deklaruar fajtor tё pandehurit dhe i ka dёnuar si mё poshtё:

1. Tё pandehurin Vehbi Alimuça pёr veprёn penale tё vjedhjes me anё mashtrimi nё dёm tё 68.857 kreditorёve tё kryer nё

307

Page 308: Nëntor 2002

bashkёpunim dhe nё bazё tё nenit 143-25 tё Kodit Penal e ka dёnuar me 5 vjet burgimKa deklaruar tё pafajshёm tё pandehurin Vehbi pёr veprёn penale tё kryerjes tё krimeve nga organizata kriminale parashikur nga neni 334-1 i Kodit Penal2. Tё pandehurin Esat Bёrxolli pёr veprёn penale tё pengimit nё zbulimin e sё vёrtetёs nё bazё tё nenit 301 tё Kodit Penal e ka dёnuar me 1 vit burgim dhe e ka deklaruar tё pafajshёm pёr veprёn penale tё kryerjes tё krimeve nga organizata kriminale parashikuar nga neni 334-1 i Kodit Penal3. Tё pandehurin Astrit Meçe.pёr veprёn penale tё pengimit nё zbulimin e tё vёrtetёs e nё bazё tё nenit 301 tё Kodit Penal e ka dёnuar me 1 vit burgim dhe e ka deklaruar tё pafajshёm pёr veprёn penale tё parashikuar nga neni 334-1 i Kodit Penal.4. Tё pandehurin Dhimitёr Gjevreku e ka deklaruar tё pafajshёm nga akuza e pёrkrahjes pas kryerjes tё krimit parashikuar nga neni 302-1 i Kodit Penal5. Tё pandehurin Dritan Avllaj e ka deklaruar tё pafajshёm nga akuza e krimit nё formёn e organizatёs kriminale parashikuar nga neni 334-1 i Kodit Penal dhe ka pushuar çёshtjen pёr akuzёn e pengimit nё zbulimin e sё vёrtetёs parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

Gjykata e Apelit Tiranё me vendimin Nr.536, datё 24.12.2001, ka vendosur:

1. Lёnien nё fuqi tё vendimit tё mёsipёrm pёr tё pandehurit Dritan Avllaj e Dhimitёr Gjevreku.2. Lёnien nё fuqi tё vendimit tё mёsipёrm pёr pjesёt qё deklaron tё pafajshёm tё pandehurit Vehbi Alimuça, Esat Bёrxolli e Astrit Meçe pёr veprёn penale tё parashikuar nga neni 334-1 i Kodit Penal.3. Ndryshimin e vendimit tё mёsipёrm pёr tё pandehurin Vehbi Alimuça pёr veprёn penale tё vjedhjes me anё mashtrimi dhe duke e deklaruar fajtor nё bazё tё nenit 143-2 tё Kodit Penal e ka dёnuar me 20 vjet burgim.4. Prishjen e vendimit tё mёsipёrm dhe pushimin e çёshtjes pёr tё pandehurit Esat Bёrxolli e Astrit Meçe pёr veprёn penale tё pengimit nё zbulimin e tё vёrtetёs parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal

Kundёr tё dy vendimeve ka paraqitur rekurs i gjykuari Vehbi Alimuça i cili kёrkon prishjen e tyre dhe pushimin e çёshtjes pёr arsyet e mёposhtme:

308

Page 309: Nëntor 2002

- 1. I pandehuri Vehbi Alimuça ёshtё dёnuar pa pasur prova tё mjaftueshme qё tё vёrtetojnё fajesinё e tij pёr veprёn penale tё vjedhjes me anё tё mashtrimit.

- 2. Gjykata e apelit nё mёnyrё tё padrejtё e nё kundёrshtim me ligjin material e proçedurial e ka dёnuar tё pandehurin Vehbi Alimuça nё bazё tё paragrafit tё dytё tё nenit 143 tё Kodit Penal nё njё kohё qё ky paragraf ka hyrё nё fuqi shumё kohё pas kryerjes tё veprёs penale dhe kur ky paragraf rёndon pozitёn e tё pandehurit. Po kёshtu ky ndryshim i kualifikimit ligjor tё veprёs tё pandehurit ёshtё bёrё nё vendimin pёrfundimtar duke i shkelur tё pandehurit tё drejtёn e mbrojtjes. Me kёto veprime gjykata e apelit ka shkelur nenet 34, 372 e 376-1 tё K.Pr.Penale.

- 3. Gjykata e apelit edhe pse ka caktuar ekspert, ka marrё njё vendim qё nuk ka marrё nё konsideratё konkluzionet e aktit tё ekspertimit.

- 4. Gjykata duke mos vlerёsuar karakterin serioz tё veprimtarisё huamarrёse tё të pandehurit, nuk ka bёrё hetime tё mjaftueshme, nuk ka pyetur huamarrёsit nёse ata kanё ose jo ankim pёr tё pandehurin dhe nё kёtё kuptim nё kundёrshtim me pikёn 3 tё nenit 27 tё Kushtetutёs e ka vёnё para pёrgjegjёsisё penale vetёm pse nuk ka qёnё nё gjёndje tё pёrmbushё njё detyrim kontraktor.

- 5. Eshtё pёr t’u theksuar se edhe konkluzioni i mёsipёrm i gjykatёs lidhur me fajësinё e tё pandehurit nuk i pёrgjigjet tё vёrtetёs, mbasi i pandehuri ka pasur shumё pasuri tё luajtёshme e tё paluajtёshme qё pёrmёnden nё rekurs, me tё cilat ai i kishte mundёsitё qё t’i pёrgjigjej detyrimeve qё kishte ndaj kreditorёve. Pёr mё tepёr kjo pasuri nё pronёsi tё pandehurit nё mёnyrё tё njёanёshme ёshtё ulur nё vlerё nё dёm tё të pandehurit

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Bashkim Caka, prokurorin Saliko Hajno, qe kerkoi ndryshimin e cilesimit ligjor te vepres

se kryer nga i pandehuri Vehbi Alimuca, duke e akuzuar 57.923 here ne baze te nenit 143 te K.Penal dhe denimin e tij perfundimisht me 20 vjet burgim, avokatin Qazim Gjoni e Baftjar Rusi, te cilen kerkuan prishjen e vendimeve dhe pushimin e gjykimit, dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi

V Ë R E NMe vendimin Nr.376, date 31.05.2000 te Gjykates se shkalles se pare

Tirane dhe me vendimin gjyqesor nr.536, date 24.12.2001 te Gjykates se Apelit Tirane, pranohet e vertetuar se i gjykuari Vehbi Alimuca si drejtues i shoqerise “VEFA“ ka vjedhur pasurine e nje numri shume te madh personash dhe me vlera teper te medha, me ane te genjeshtres apo shperdorimit te besimit.

Nga nje material i gjere shkresor, dokumentesh, ekspertimesh e te tjera te administruara ne gjykimin e shkalles se pare dhe ne gjykimin ne gjykaten e

309

Page 310: Nëntor 2002

apelit, ka rezultuar se i gjykuari ka terhequr shuma te konsiderueshme ne para dhe ne valute te huaj nga publiku i gjere, me premtimin e genjeshtert te kthimit te tyre si dhe te interesave teper te larta, duke e ditur se nuk mund te bente kete kthim. Ne kundershtim me pretendimet e ngritura nga i gjykuari Vehbi Alimuca, gjykatat kane vertetuar se marrja e huave nga publiku ne shuma te konsiderueshme, te quajtura hua, eshte bere me qellimin e vetem per te fituar pasuri per vehte dhe persona te tjere. Duke u bazuar vetem ne parate e marra nga publiku ne kete forme, i gjykuari nuk ka mundur te siguronte dhe e dinte qe nuk mund te siguronte fitimin e te ardhurave ne menyre te ligjshme per te shlyer shumat e marra gjoja si hua.

Detyrimet per shlyerjen e parave nga publiku i gjere, ne kete menyre nuk mbeshteteshin ne fitimet e rregullta te shoqerise, por bazoheshin vetem ne mundesine potenciale te grumbullimit perseri te parave, nepermjet te se njejtes forme nga ana e popullates. Gjykatat kane vertetuar se asnje veprimtari normale dhe e ligjshme e nje shoqerie tregetare nuk mund te siguroje norma te tilla fitimi, sa te mbulonte normat e larta te interesit qe i gjykuari nepermjet shoqerise Vefa u afronte personave nga te cilat kishte grumbulluar shumat jashtezakonisht te medha, ne disa miliona dollare.

Nepermjet genjeshtres, duke zmadhuar ne publik investimet e kryera, te realizuara edhe keto nga parate e marra po publikut te gjere, i gjykuari ka patur si qellim terheqjen ne kete veprimtari te nje numri me te madh personash, ne konkurim edhe me te ashtuquajtura fondacione e skema te tjera piramidale qe zhvillonin veprimtarine e tyre ne ate periudhe, dhe per te krijuar pershtypjen e rreme se dispononin pasuri e asete te tjera dhe mund te garantonin detyrimet e medha qe kishin marre persiper. E kesaj natyre ka qene edhe rritja e interesave per kreditoret apo shkurtimi i afateve te kthimit te shumave te marra, te cilat kryheshin ne momente te vecanta te konkurences me firmat e tjera mashtruese.

Nga teresia e provave te administruara ne gjykimin e ceshtjes, te analizuara ne menyre teper te detajuar e te hollesishme nga Gjykata e shkalles se pare Tirane dhe nga perseritja pjeserisht e shqyrtimit gjyqesor nga Gjykate e Apelit Tirane, ka rezultuar se nepermjet grumbullimit te parave nga publiku i gjere, i gjykuari Vehbi Alimuca, ka krijuar nje piramide, bazen e te ciles e perbenin kreditimet e parave nga publiku i mashtruar, ndersa kulmin e saj e perbenin shlyerjet, te cilat, sic kane vertetuar gjykatat gjate gjykimit te ceshtjes nuk kane qene te mjaftueshme per te permbushur detyrimet.

I pandehuri Vehbi, eshte regjistruar si person juridik, me emertimin “Vefa”, ne Gjykaten e faktit Tirane, me objekt “Tregtimin e artikujve ushqimore dhe industriale”, me vendimin Nr.7274, date 28.02.1992.

Ne vitin 1993 me vendimin Nr.8613, date 14.12.1993 te Gjykates se rrethit Tirane, eshte regjistruar si person juridik me te njejtin emer, duke rritur objektin e veprimtarise se saj edhe ne fushen e prodhimit, ndersa me vendimin e gjykates Nr.430, date 14.10.1994, Shoqeria “Vefa” sh.p.k., rrit veprimtarine e aktivitetit te saj ne nje game me te gjere, gati ne te gjithe deget

310

Page 311: Nëntor 2002

e zhvillimit te ekonomise. Me vendimin Nr.8613/5, date 03.02.1997, te Gjykates Tirane, ndryshon emertimin ne “VEFA HOLLDING“ sh.p.k.

Sikunder provohet, nga i gjithe materiali hetimor e gjyqesor, mendimi kriminal per te realizuar vjedhje me ane te mashtrimit, te pandehurit i ka lindur ne vitin 1994, nepermjet veprimtarise se huamarrjes, ku me kalimin e kohes ky mendim ka evoluar duke e thelluar me tej veprimtarine duke arritur permasa te jashtezakonshme, pasi u shtri ne gjithe territorin e vendit deri me 23.01.1997, date qe shenon fundin e skemes se tij piramidale.

Fillimisht, dokumentacioni i perdorur per huamarrjen, i ofruar nga kompania, ka qene ne formen e nje shkrese te thjeshte ose te nje mandati, ku interesat e dhena fillimisht ishin 5-6 % ne muaj, behet fjale per fundin e vitit 1994 dhe fillimin e vitit 1995.

Me kalimin e kohes, dokumentacioni i huamarrjes fillon te ndryshoje duke i dhene trajta stereotipe, ku evidentohej emri dhe mbiemri se bashku me firmen e huadhenesit, te cilet jane quajtur kreditore dhe nga ana tjeter emri i huamarresit Vehbi Alimuça.

Ky dokumentacion, i cili eshte i njejte si edhe ne firmat e tjera piramidale te ashtuquajtura fondacione, eshte perdorur ne menyre te njetrajtshme dhe sistematike si mjet “ligjor“, per te genjyer, per te mashtruar e per te shperdoruar besimin e qindra mijra njerezve te varfer, te cilet enderronin se keshtu do te fitonin leke, nga i pandehuri .

Ne vitin 1996, i pandehuri arrin ne nje “perfeksion“, ne aplikimin e mashtrimit dhe genjeshtres, pasi nxorri te vetequajturat Libreza Kursimi, te cilat asnjehere nuk jane vene ne perdorim.

Me qellim qe te rriste besimin tek kreditoret dhe njeherazi per t’i vjedhur e mashtruar me lehte ata, i pandehuri, aplikoi rritjen e interesit deri ne 8 %, ndersa per njerezit e tij te afert, te cilet propagandonin cudite e kesaj firme, aplikoi interesa me te larta.

Ne funksion te ketij qellimi dhe ne konkurence me firmat e tjera piramidale, per te thithur sa me shume kliente dhe parate e tyre, i pandehuri, vuri ne perdorim shtypin dhe televizionin privat, per rrjedhoje te kesaj propagande dhe te rritjes se perqindjes se interesave, gjate periudhes Janar 1996 – Janar 1997, u shumefishua fluksi i thithjes se huase nga masa e gjere e njerezve. Kjo solli, qe nje numer i konsiderueshem kreditoresh, te nisur nga interesat marramendese te kompanise “VEFA”, te mbyllin bizneset e vogla, te shesin ate pak pasuri qe kishin deri tek banesat e tyre e sikunder dihet, ne fshat, te shisnin edhe bagetite.

Dokumentacioni i huamarrjes nga i pandehuri percaktonte afate maturimi nga 2, 6 deri ne 12 muaj.

Eshte evident fakti se shoqeria “VEFA“, duke qene njesi ekonomike financiare, me shtrirje ne te gjithe vendin dhe shume filiale, ka funksionuar si njesi e vetme. Ne kete menyre edhe bilanci ekonomik financiar i kompanise eshte paraqitur unik per tere shoqerine, kjo sipas viteve te aktiviteteve financiare, konkretisht, bilanci i vitit 1993 paraqitet nga vete kompania, me nje

311

Page 312: Nëntor 2002

mbyllje te aktivitetit ekonomik, me nje fitim neto te kompanise ne shumen 63.000 leke, dhe me personel prej 6 personash, kurse sipas bilancit te vitit 1994, fitimi neto ne fund te ketij viti ka qene 305.928 leke, shifer kjo e barabarte me 0,04% te borxhit te mbetur ne fund te vitit, si pasoje e procesit te huamarrjes.

Sikunder theksuam, gjate vitit 1995, ka patur rritje te fluksit te procesit te huamarrjes, per pasoje dhe ne bilancin e shoqerise “VEFA“, ka nje rritje te vlerave te pasqyruara, nderkohe qe fitimi i shoqerise per kete vit, kap shumen 73.150.201 leke, e barabarte kjo me 0.02%, te borxhit te terhequr nga kreditoret.

Per vitin 1996, procesi i huamarrjes ka marre permasa te jashtezakonshme e per rrjedhoje fitimi i shoqerise ne fund te ketij viti kap shumen 2.125.882 USD e barabarte kjo me 0.004% te totalit te borxhit qe ajo u ka kreditoreve .

Nga analiza e bilancit te vitit 1996, bere nga Drejtoria e Tatimeve , rezulton se i pandehuri Vehbi Alimuça dhe bashkepunetoret e tij qe kane perpiluar bilancin, me qellim kane bere devijim dhe ndryshim te paraqitjes se bilancit ne elemente te rendesishem sikunder eshte huamarrja.

Sipas shkreses Nr.2974, date 19.07.1997 te Deges Tatim Taksave Tirane , thuhet se, ne bilancin e vitit 1995, pasqyrohet nje hua me afat kthimi mbi nje vit, e trasheguar kjo, qe ne fazat e para te krijimit te shoqerise. Ne bilancin e vitit 1996, nje hua e tille nuk del si ze me vete, pa shpjeguar se ç’eshte bere me te. Kjo shume, e cila sipas bilancit kap vleren 45.278.125.303 leke, pasqyrohet si detyrim i kerkueshem, por nuk percaktohet se kujt zeri i perket.

Nga hartuesi i bilancit, mungon analiza dhe shpjegimi perkates i detyrimit qe ka shoqeria ndaj ortakut, gje qe pasqyrohet per here te pare ne dokument , por qe ne realitet duhet te konsiderohet si detyrim ndaj te treteve. Sikunder shihet nga ana e te pandehurit Vehbi Alimuça, ne bashkepunim me persona te tjere, huaja e marre nga publiku i gjere dhe detyrimet financiare karshi tyre, jane pasqyruar si kontribut i ortakut ne shoqeri, duke krijuar nje llogari te vecante me Nr.4561 e emertuar “Ortak llogarite kontributit“, ne vend te llogarise Nr.168 “Hua dhe detyrime te tjera“.

Eshte e kuptueshme,qe keto veprime nga i pandehuri jane bere per disa arsye, te cilat jane:

- Sipas ligjit mbi shoqerite tregtare, nuk lejohej marrja e huave nga publiku i gjere .

- Nga ana e shoqerise, ne bilanc, nuk jane perfshire interesat qe jepte kompania, si shpenzime kjo pasi neqoftese do te llogariteshin, kuptohet do te ndryshonin raportet e bilancit dhe ky i fundit do te rezultonte me vlera te theksuara negative.

- Duke mos pasqyruar realisht ne bilanc, detyrimet ndaj kreditoreve, i pandehuri, qellimisht, mbulonte para organeve shteterore, vjedhjet ne perpjestime te medha, qe ai i bente publikut te gjere .

312

Page 313: Nëntor 2002

- Ne bilanc, ne menyre te qellimshme, nuk jane pasqyruar me saktesi marredheniet reale qe ka patur ortaku me shoqerine, lidhur me derdhjet dhe terheqjen e lekeve.Me te drejte, gjykata e rrethit ka arritur ne konkluzionin se, fondet e

terhequra nga ana e shoqerise dhe e te pandehurit, jane keqperdorur dhe shperdoruar, pavaresisht se ne thelb ato perfaqesonin paret e djerses dhe sakrifices te mijera qytetareve.

Te terheq vemendjen fakti se, nga shqyrtimi i dokumentacionit, lidhur me fondin e blerjes se pronave, rezulton se kjo vlere eshte fiktive dhe nuk i pergjigjej vleres reale dhe asaj te tregut.

Jane te shumta rastet e pageses se objekteve nga i pandehuri, ne shume ane jashtezakonisht te larta dhe pa u lidhur nje kontrate e mirefillte premtim – shitje, ku te percaktoheshin detyrimet dhe te drejtat e paleve.

Ne mjaft raste, keto jane bere me biseda gojore e mandej jane dhene ne dore shuma lekesh si paradhenie, ndersa kontrata eshte bere me vone. Ndersa gjyqesisht jane vertetuar raste ku jane dhene leke, ose valute kesh per blerjen e objekteve, por kontrata nuk eshte realizuar asnjehere.

Sikunder del nga aktet e dosjes gjyqesore dhe hetimore, nga i pandehuri Vehbi Alimuça, me leket e vjedhura nga debitoret, jane sponsorizuar aktivitete te ndryshme ne shuma 853.731 USD e barabarte kjo me 37 % te kompanise, gje qe pasqyrohet ne bilancet e saj.

Po keshtu, fondi i Presidentit (qe ne rastin konkret eshte i pandehuri), kap nje vlere shpenzimi prej 172.619.000 leke, ose 1.749.990 USD, te dhena keto qe kalojne cdo kufi normal te nje llogjike te thjeshte dhe jo me te nje llogjike ekonomike. Edhe personeli ndihmes organizativ, prites, apo sherbyes ne dispozicion te te pandehurit ka qene tejet i fryre dhe me paga mjaft te larta. Shpenzime mjaft te medha te fondeve jane bere nga i pandehuri edhe ne sektorin e reklamave me hapjen e nje stacioni privat televiziv te quajtur “EUROVEFA”, si dhe ngritjen e nje sektori reklamash elektronike ne Tirane dhe disa rrethe. Shuma e shpenzuar ne kete sektor kap vleren 239.782.000 leke, ose 2.430.880 USD. Njekohesisht nga provat e administruara ne dy shkallet e gjykimit rezulton se rreth 8.997.722.497 leke te kompanise te te pandehurit Alimuça, jane shpenzuar si fonde pa destinacion, duke levizur sasira lekesh te pa dokumentuara, ku ne disa raste kane shkuar per bashkepunetoret e tij ne Itali, Zvicer, etj. Te para ne kompleksitet, veprimet e mesiperme cuan ne ate, qe ne fillim te vitit 1997, leket dhe interesat e depozituara nga huadhenesit te mos jepeshin nga i pandehuri ne afatet e percaktuara ne te ashtuquajturat kontrata, ku dhe interesat ne menyre te njeanshme nga i pandehuri erdhen duke u ulur nga 3 % duke i nderprere perfundimisht.

I pandehuri Vehbi Alimuca, duke pare falimentimin de fakto te tij dhe njeherazi renien e njepasnjeshme e te menjehershme te firmave analoge piramidale te krijuara ne vend, per te mashtruar kreditoret dhe perballjen me ta si dhe me institucionet shteterore, ne vitin 1997 ka vendosur te regjistroje, te

313

Page 314: Nëntor 2002

gjitha objektet qe ishin ne emer te shoqerise “VEFA”, sh.p.k.. Keshtu ne date 25.6.1997, eshte paraqitur ne Gjykaten e rrethit Tirane per miratimin e eksperteve vleresues, per vleresimin e pasurise te VEFES, kerkese kjo qe eshte marre ne konsiderate nga gjykata duke u shprehur me vendimin e saj Nr.8613/6, date 27.6.1997. Sikunder provohet, ne vleresimin e ketyre objekteve ne vleren prej 33.656.291.500 leke, nuk pasqyrohet realiteti, pasi vleresimi i tyre eshte bere i njeanshem dhe sidomos duke u rritur ne menyre fiktive vlera e cdo objekti ne raport me cmimin e blerjes dhe vleren reale te tregut.

Ne vleresimin e pasurise te shoqerise VEFA, te bere pas marrjes ne administrim, me vendim te posacem te Qeverise nga ana e administratoreve, te bere nga 7 eksperte te caktuar po nga administratoret, rezulton se vleresimi perfundimtar i pasurive te kesaj shoqerie eshte 2.202.523.900 leke, tregues keto te pasqyruar dhe ne akt ekspertimin kontabel te dates 17.10.2001, te kryer nga Gjykata e Apelit Tirane.

Duke marre per baze pretendimin e te pandehurit, gjate gjykimit ne apel, lidhur me numrin e pergjithshem te kreditoreve dhe shumes se pergjithshme ne leke qe ai u detyrohej atyre, nga kjo gjykate u thirr grupi i eksperteve dhe mbi bazen e ekspertimit kontabel date 17.10.2001 eshte konkluduar se numri i pergjithshem i kreditoreve eshte 57.923, ndersa detyrimi karshi tyre eshte i barabarte me shumen 29.249.622.461 leke, ndersa gjendja financiare e kompanise “VEFA – HOLLDING” duke perfshire asetet fizike + debitoret + parate kesh ne banke + parate ne arkat e kompanise eshte e barabarte me shumen 6.875.481.331 leke, nderkohe qe detyrimi ndaj kreditoreve eshte 29.249.622.461 leke pra, + 22.374.141.130 leke, sikunder shihet shume kjo ne pamundesi objektive per t’u shlyer nga i pandehuri, kreditoreve.

Gjykata e apelit arsyeton ne vendimin e saj se shifra eshte mbeshtetur ne komjuterat e kompanise “VEFA”, sepse eshte provuar se ka qene ne praktiken e punes te kesaj shoqerie mos mbajtja e dokumentacionit tjeter si kartele apo regjister. Ndryshimi i kesaj shifre me te dhenat e aktit te pare te ekspertimit date 21.04.1999, qe rezultonin 68.857 kreditore ne shumen 33.466.000.000 leke, te pranuar edhe nga gjykata e shkalles se pare, eshte sqaruar nga gjykata e apelit se ka ndodhur per arsye se jane zbritur rikapitalizimet e interesave, si dhe jane zbritur edhe kartelat qe nuk kishin te dhena te sakta per identitetin e kreditorit. Fakti qe sipas deklaratave te kreditoreve, te bera pas renies se firmave piramidale dhe venies se tyre nen administrim, kane qene 38.652 kreditore ne shumen 19.052.951.621 leke, eshte argumentuar se nuk mund te merret si e sakte, me arsyetimin se jo te gjithe kreditoret jane paraqitur ne zyrat e ngritura ne kete periudhe, nje pjese nga popullsia ka levizur jashte shtetit dhe nje pjese e kreditoreve depozitat i kane patur ne emer te personave te tjere qe shpesh luanin rolin e sekserit.

Keto rrethana jane cmuar nga gjykata e apelit, si gjykate fakti dhe eshte arritur ne konkluzionin e mesiperm. Çdo ndryshim eventual i numrit te kreditoreve, nuk ndikon ne fajesine e te gjykuarit dhe masen e denimit ndaj tij

314

Page 315: Nëntor 2002

per vepren e kryer. Vendimi penal i formes se prere eshte i detyrueshem per gjykaten qe shqyrton pasojat civile vetem persa i perket faktit nese vepra penale eshte kryer dhe nese eshte kryer nga i gjykuari, keshtu qe nuk sjell asnje pasoje ne zgjidhjen e ceshtjes civile, qe ndoshta mund te lindin.

Ne fazen e hetimeve paraprake, ne gjykimin ne shkalle te pare, ne gjykimin ne gjykaten e apelit dhe ne rekursin ne Gjykaten e Larte, nga ana e te gjykuarit dhe mbrojtesit te tij, pervec pretendimit per mos ekzistence te vepres penale te mashtrimit, per shkak se veprimet e te pandehurit me kreditoret perbejne marredhenie juridiko-civile ne formen e detyrimit kontraktor qe buron nga huamarrja, e cila, sic u argumentua eshte rrezuar nga gjykatat si krejtesisht e pa bazuar, eshte ngritur edhe pretendimi tjeter per mos ekzistence te vepres penale per shkak se vlera e pasurise qe i gjykuari ka patur ne pronesi ka qene disa here me e madhe se vlera e detyrimeve qe i pandehuri u ka patur kreditoreve.

Gjykatat, duke qene ne kompetence te tyre administrimi, cmimi e vleresimi i provave kane arritur ne perfundimin se ky pretendim eshte i pabazuar dhe se paraqitja e te pandehurit ne publik si pronar i aseteve te medha, ka qene nje nga format e mashtrimit te perdorur nga i gjykuari per terheqjen e shumave te medha te te ardhurave nga qytetaret. Lidhur me kete fakt, kolegji penal konstaton se gjykatat jane bazuar ne arritjen e ketij perfundimi ne dokumente voluminoze, shpjegime te specialisteve rreth tyre dhe, ndryshe nga sa pretendohet, edhe ne aktet e ekspertimit te kryera. Per kete fakt gjykata e apelit e mbeshtet vendimin ne faktet e permendura me lart. Ne vleresimin e objekteve (te pranuara me vendimin 8613/6 te gjykates se rrethit) vlera e objekteve nuk pasqyron realitetin, pasi vleresimi eshte i njeanshem dhe jane rritur ne menyre fiktive vlera e objekteve ne raport me cmimin e blerjes dhe vleren reale te tregut. Me nje arsyetim me te hollesishem, ne kete perfundim ka arritur edhe Gjykata e shkalles se pare Tirane.

Ne rrethanat e argumentuara me siper, gjykatat kane pranuar te vertetuar se i gjykuari Vehbi Alimuça ka kryer vepren penale te vjedhjes me ane te genjeshtres dhe shperdorimit te besimit.

Nga Gjykata e shkalles se pare Tirane, i gjykuari eshte deklaruar fajtor dhe eshte denuar per vepren penale te mashtrimit, duke e aplikuar vetem njehere nenin 143 te Kodit Penal. Gjykata e Apelit Tirane, ndersa ka konstatuar me te drejte se cilesimi i vepres te te gjykuarit vetem nje here na baze te nenit 143, eshte i pambeshtetur ne ligj, ka bere ne menyre te gabuar ndryshimin e cilesimit ligjor te vepres, duke e deklaruar fajtor dhe denuar te gjykuarin Vehbi Alimuça ne baze te nenit 143/2 te Kodit Penal. Ne vendimin e saj kjo gjykate ka arsyetuar se, duke u mbeshtetur ne nenin 3/3 te Kodit Penal, vepra duhet te cilesohet ne baze te nenit 143/2 te K.Penal, per arsye se si dizpozite e re penale, eshte me e favorshme se dispozita e meparshme.

Argumenti i perdorur nga gjykata e shkalles se ndodhemi para nje vepre penale te mashtrimit te kryer nga i pandehuri, per shkak te qenies se krimit

315

Page 316: Nëntor 2002

vazhdues , pasi i pandehuri qe ne fillim te veprimtarise se tij kriminale kishte te qartesuar ne mendjen e tij nje mashtrim te qytetareve sa me te madh qe te ishte e mundur, pavaresisht nga numri i personave qe u mashtruan dhe shumellojshmerise se se veprimeve te anes objektive, nuk eshte i bazuar ne vete mashtrimin e kryer dhe qe e pranon gjykata ne vendimin e saj.

Per te patur krim vazhdues, duhet te jene te pranishem elemente te tille si - secila veper nuk duhet te qendroje si akt me vehte, - veprimet ose mosveprimet te konsumojne te njejten figure te vepres penale, - te ekzistoje nje mendim kriminal i cili te bashkoje aktet e vecanta ne nje teresi te vetme e te pandashme.

Ne rastin konkret, gjykatat kane pranuar se i gjykuari Vehbi Alimuça ka kryer veprime te ndryshme ne periudha te ndryshme kohe, aktiviteti kriminal eshte zhvilluar per nje kohe te gjate dhe sic u argumentua edhe me lart, ajo nuk ka qene si rezultat i te njejtit mendim kriminal. Ky i fundit ka pesuar ndryshime te vazhdueshme ne varesi te konkurences te paligjshme te firmave te tjera rentiere, nepermjet ndryshimeve te perqindjes se interesave, ndryshimit te menyres se mashtrimit ne pershtatje me persona te ndryshem dhe rrethana te ndryshme, ndertimi i strategjive te larmishme per te bere te besueshem mashtrimin, si nepermjet propagandes elektronike ashtu edhe perpjekjeve per ta konsideruar veprimtarine kriminale si nje veprimtari te rregullt bankare, e te tjera.

Kolegji Penal mban te njejtin qendrim me vendimin unifikues nr.284, date 15.9.2000 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte se, personi qe ka kryer mashtrime, do te pergjigjet penalisht per vepren penale te mashtrimit parashikuar nga neni 143 i K.Penal, aq here sa eshte numuri i personave te mashtruar.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se arsyetimi i bere nga gjykata e Apelit Tirane, se duhet te aplikohet neni 143/2 i K.Penal per shkak se ajo eshte dispozite me e favorshme per te gjykuarin, nuk ka mbeshtetje ligjore. Keshtu, neni 82/2 e Kodit te Procedures Penale ka te percaktuar rregullin se “ndermjet krimeve ose ndermjet kundervajtjeve penale, konsiderohet me e rende vepra penale per te cilen parashikohet denim maksimal me i larte ose, kur maksimumet jane te barabarta, denimi minimal me i larte…”. Bazuar ne kete dispozite, duke vleresuar masen maksimale te denimit si kriter vleresues per krimin me te rende, rezulton se neni 143 te Kodit Penal, qe ishte ne fuqi ne kohen e kryerjes se vepres penale, duke parashikuar nje mase denimi ne maksimum 5 vjet burgim, eshte dispozite me e favorshme se paragrafi i dyte i ri, qe i eshte shtuar kesaj dispozite, i cilin maksimumin e denimit e ka 20 vjet burgim. Fakti qe ne bashkim te denimit, ne baze te nenit 55 te Kodit Penal, mund te caktohet per te pandehurin nje mase denimi me e madhe edhe se maksimumi i parashikuar ne nenin 143/2 te K.Penal, sic u sqarua edhe me siper, nuk mund te sherbeje si argument se neni 143 qe zbatohej ne kohen e kryerjes se vepres penale eshte dispozite penale me favorizuese. Gjykata ne percaktimin e dispozites me favorizuese duhet te kishte mbajtur paraysh

316

Page 317: Nëntor 2002

dispozitat e analizuara me siper.Per keto shkaqe, gjykata e apelit, per shkak te rendimit te pozites, nuk

duhet te kishte cilesuar vepren e te gjykuarit Vehbi ne baze te nenit 143/2 te K.Penal. I gjykuari Vehbi Alimuça, per shkaqet e analizuara, duhet te deklarohet fajtor dhe te denohet per vepren penale te mashtrimit 57.923 here ne baze te nenit 143 te Kodit Penal, sa edhe eshte numri i personave te mashtruar.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte e cmon te pabazuar ligjerisht pretendimin e rekursit te te pandehurit se, ndryshimi i kualifikimit ligjor te vepres nga neni 143 ne nenin 143/2 te K.Penal, ne vendimin perfundimtar te gjykates se apelit, pa ju dhene e drejta e mbrojtjes te pandehurit, eshte ne kundershtim me nenin 372, 376/1 te Kodit te Procedures Penale si dhe me nenin 31, germa “a“ te Kushtetutes.

Gjykata duke i dhene nje percaktim te ndryshem faktit, mund te beje qe cilesimi i ri i vepres te jete per nje veper tjeter penale me te lehte apo me te rende, dhe, ne rastin e fundit nuk do te thote se rendohet pozita e te pandehurit. Sipas nenit 375 te Kodit te Procedures Penale, gjykata mund t’i jape faktit nje percaktim te ndryshem nga ai qe ka bere prokurori, sepse gjykata eshte e pavarur dhe disponon vete, pavaresisht nga disponimi i bere nga ana e akuzes.

Per kete qellim, ligji ne nenin 375 nuk parashikon detyrimin per gjykaten qe t’i jape kohe te gjykuarit per te bere ndonje mbrojte te interesave te tij, kur ne nenet 372, 373 dhe 374, te pandehurit i jepet kohe kur kerkohet per mbrojtjen lidhur me akuzat e reja te bera nga prokurori. Keto te fundit jane dispozita, te cilat i referohen organit te akuzes, qe perpara perfundimit te shqyrtimit gjyqesor ka te drejte te ndryshoje akuzen, te jape nje akuze tjeter, ose te akuzoje te gjykuarin per nje akuze te re.

Per keto raste, per shkak se i pandehuri ne situaten e krijuar duhet te mbrohet per keto akuza, ligji parashikon qe nga gjykata i vihet kohe ne dispozicion per te realizuar mbrotjen e tij per akuzat e reja. Ndersa ne rastin e nenit 375 te K.Pr.Penale, nuk kemi procedure te njejte te detyrueshme si per akuzat e reja te bere nga ana e prokurorit gjate gjykimit te ceshtjes, por me disponim te gjykates ne vendimin perfundimtar. Gjykata, duke analizuar rrethanat e ngjarjes i jep faktit nje percaktim juridik te ndryshem dhe ligji procedural penal nuk parashikon shtyrje te seances gjyqesore dhe dhenien e afatit kohor per mbrojtje, kur ky ndryshim cilesimi ligjor behet nga ana e gjykates ne vendimin e saj perfundimtar. Ndryshe nga sa pretendohet ne rekursin e paraqitur, ne kete rast nuk kemi te bejme me shkelje procedurale dhe cenim te te drejtave te te pandehurit ne gjykim.

Fryma e ligjit (neni 375 i K.Pr.P.) ka qene e tille dhe, ndryshimi i bere kesaj dispozite me ligjin nr.8813, date 13.06.2002, tregon qe ligjvenesi ka patur si qellim qe ta saktesoje me mire permbajtjen e saj. Ne ndryshimin e bere percaktohet se “Me vendimin perfundimtar gjykata mund t`i jape faktit nje percaktim te ndryshem nga ai qe ka bere prokurori ose i demtuari akuzues,

317

Page 318: Nëntor 2002

me te lehte ose me te rende, me kusht qe vepra penale te jete ne kompetencen e saj, e cila eshte e njejte me qendrimin e Kolegjit Penal te arsyetuar me siper.

Pretendimi i ngritur nga mbrojtesit e te pandehurit ne rekusin e paraqitur ne Gjykaten e Larte per shkelje te renda procedurale, qe konsistojne ne mospyetjen nga ana e gjykates te te gjithe kreditoreve te shoqerise “Vefa “ te drejtuar nga i gjykuari, jane te pabazuara per shkak se organi procedues dhe gjykata kane pyetur si deshmitare aq persona sa e kane vleresuar te nevojshme, dhe se pyetja e te gjithe ketyre personave nuk perben asnje domosdoshmeri ligjore, sepse mashtrimi nuk eshte nje veper penale qe ndiqet vetem mbi bazen e ankimit dhe se nuk ka qene e nevojshme per sqarimin e vertetimin e akuzes ne ngarkim te te gjykuarit.

I pa bazuar ne ligj, eshte edhe pretendimi i ngritur ne rekurs se ndryshimi i prokurorit te apelit nga ana e Prokurorit te Pergjithshem gjate gjykimit te ceshtjes ne gjykaten e apelit, eshte bere ne kundershtim me nenin 27/1 i K.Pr.Penale. Rezulton se zvendesimi i prokurorit te ceshtjes eshte bere nga ana e Prokurorit te Pergjithshem ne perputhje me nenin 27 te Kodit te Procedures Penale, sepse sipas Prokurorit te Pregjithshem prokurori i ceshtjes ka shfaqur mendim mbi objektin e procedimit.

Per sa me siper, Kolegji Penal arrin ne perfundimin se i gjykuari Vehbi Alimuça duhet te deklarohet fajtor per kryerjen 57.923 here te vepres penale te mashtrimit, ne baze te nenit 143 te Kodit Penal. Ne caktimin e mases se denimit per kete te gjykuar, Kolegji vlereson rrezikshmerine shoqerore te vepres dhe te te pandehurit, numrin e madh te personave te demtuar dhe vleren e konsiderueshme te demit te shkaktuar dhe gjykon se ndaj tij duhet te caktohet denimi me 20 vjet burgim.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte bazuar ne nenin 441, germa “a“ dhe

“b“ te Kodit te Procedures Penale

V E N D O S INdryshimin e vendimit nr.536, date 24.12.2001 te Gjykates se Apelit

Tirane lidhur me cilesimin ligjor te vepres te kryer nga i gjykuari, nga neni 143/2 te Kodit Penal dhe deklarimin fajtor te tij 57.923 here ne baze te nenit 143 te Kodit Penal dhe denimin e tij me 5 vjet burgim per secilin rast. Ne aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, ne bashkim te denimeve, denimin e te gjykuarit Vehbi Alimuça me 20 (njezet) vjet burgim.

Lenien ne fuqi te vendimit nr.536, date 24.12.2001 te Gjykates se Apelit Tirane, lidhur me te gjykuarit e tjere.

Tirane, me 22.11.2002

318