revista paqja, nr. 78, tetor-nëntor 2013

20
SHOQËRIA KOSOVARE KA NEVOJË PËR SHËRBIME PSIKOLOGJIKE DHE PSIKOTERAPEUTIKE Intervistë me prof. mr. sc. Enver Çesko, psikolog/psikoterapeut Viti VIII. Nr. 78. 19 tetor - 19 nëntor 2013. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“ RE VISTË PËR AKTUALITET, KULTURË , ARSIM, ETIKË Editorial ÇKA PAS ZGJEDHJEVE TË NËNTORIT?!... Muhamed J. KAJOLLI KUSH JANË VËLLEZËRIT MUSLIMANË? Amel ILMIU EJA TË TË MASHTROJË EDHE NJË HERË

Upload: revista-paqja

Post on 16-Mar-2016

238 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

Revistë mujore për akutalitet, kulturë, arsim, etikë

TRANSCRIPT

Page 1: Revista Paqja, nr. 78, Tetor-Nëntor 2013

SHOQËRIA KOSOVARE KA NEVOJË PËR SHËRBIME PSIKOLOGJIKE DHE PSIKOTERAPEUTIKE

Intervistë me prof. mr. sc. Enver Çesko, psikolog/psikoterapeut

Viti VIII. Nr. 78. 19 tetor - 19 nëntor 2013. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

Editorial

ÇKA PAS ZGJEDHJEVE TË NËNTORIT?!...

Muhamed J. KAJOLLI

KUSH JANË VËLLEZËRIT MUSLIMANË?

Amel ILMIU

EJA TË TË MASHTROJË EDHE NJË HERË

Page 2: Revista Paqja, nr. 78, Tetor-Nëntor 2013

2 TETOR/NËNTOR'13nNr. 78

SHOQËRIA KOSOVARE KA NEVOJË PËR SHËRBIME PSIKOLOGJIKE DHE PSIKOTERAPEUTIKE

Intervistë me prof. mr. sc. Enver Çesko, psikolog/psikoterapeut

Viti VIII. Nr. 78. 19 tetor - 19 nëntor 2013. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

Editorial

ÇKA PAS ZGJEDHJEVE TË NËNTORIT?!...

Muhamed J. KAJOLLI

KUSH JANË VËLLEZËRIT MUSLIMANË?

Amel ILMIU

EJA TË TË MASHTROJË EDHE NJË HERË

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,KULTURË, ARSIM, ETIKË

Viti VIII / Nr. 7819 tetor - 19 nëntor 2013

Botues

O.J.Q. "Zëri Ynë"

DrejtorMuhamed Jusufi - KAJOLLI

[email protected]

Redaktor përgjegjësAvni AVDIU

[email protected]

Redaktor teknik/GrafikaOsman D. GASHI

[email protected]

e-mail:[email protected]

[email protected] /revistapaqja

@revistapaqjahttp://www.zeri-yne.org

S H O Q A T A K U L T U R O R E

përmbaj t ja

Të nënçmuar si "qentë", fëmijtë Rohingya të Birmanisëjanë të magazinuar në shkolla, u caktohen punë të rënda

Lulzim AhmetiKEDS-i shtrëng konsumatorët

4 Mike Thomson, BBCMasakra e Indisë kundër muslimanëve

20

Intervistë me John L. EspositoIslami politik do të ketë të ardhme

12

14

Page 3: Revista Paqja, nr. 78, Tetor-Nëntor 2013

3Nr. 78nTETOR/NËNTOR'13PAQJA

Editorial

Avni AVDIU

Si zakonisht para zgjedhjeve ka opinione e sondazhe të ndry-shme. Është e pritshme dhe e

natyrshme. Secili me ‘kaçik’ të vet për-piqet t’ia qëllojë se çka do të ndodhë pas zgjedhjeve, si do të dalë rezultati dhe çfarë ndryshimesh priten. Gjëja më e paktë që flitet është për moralin poli-tik, për etikën e zgjedhjeve dhe për niv-elin njerëzor të komunikimit. Gjithçka fokusohet në shifra dhe e vetmja që u intereson të gjithëve është sa vota do të marrë ajo parti e sa tjetra. Kjo na shndër-ron të gjithëve në pitagorian, njerëz të numrave dhe harrojmë thelbësoren: çka pas atyre numrave?!

Në Kosovë zgjedhjet lokale të nën-torit në njëfarë mënyre kuptohen si një dritare ku mund të shihen forcat reale të partive politike në zgjedhjet parlamen-tare të vitit të ardhshëm, të cilat janë më të rëndësishme dhe priten me kurreshtje të madhe për shkak të pamundësisë së parashikimit të koalicioneve.

Përçarjet në partinë më të madhe PDK po shikohen me kurreshtje dhe interesim si nga opinioni i brendshëm, ashtu edhe nga ai i jashtëm. Pritjet janë që ato ta dobësojnë dukshëm fuqinë elektorale të kësaj partie. Kjo realisht është afërmendsh në mos ndodhjes së ndonjë befasie që pak është e pritshme. Ajo çfarë po i ndodh tani kësaj partie nuk është kurrfarë befasie e çuditshme. E njëjta gjë i ndodhi para shtatë vitesh, edhe LDK-së, atëherë partisë më të madhe, pikërisht në nëntor të 2006 në kuvendin e ringut, ku karriga e push-tetit u kërkua përmes rrahjes me kar-

rige. Dallimi në rastin e PDK-së është se përplasjet, plasaritjet dhe armiqësitë nuk kanë eskaluar në qërim fizik të hesapeve. Megjithatë ajo që është dëshpëruese për një qytetar me gjykim e refleksion të shëndoshë politik, është se si një parti e idealeve të mëdha çlirimtare, u katandis në këtë derexhe të përçudnuar, me ç’rast njerëzit, të cilët dikur i bashkoi lufta për liri, sot i ndau lufta për interes; se si njerëzit që deri dje shtrëngonin duart për fitore të përbashkëta dhe gëzonin privilegje e të mira rreth PDK-së, gje-jnë forcë morale ta anatemojnë atë dhe me këtë të hedhin njolla të zeza në tërë historinë e formimit të saj. Ku mbetën e u tretën idealet?! Është kjo pyetje të cilës përpara se t’i kërkohet përgjigjja nga opinionet kontradiktore, duhet t’i paraprijë një ofshamë nga thellësia e ndërgjegjies së secilit anëtar të saj; se përse nuk u gjet fuqia për fashitjen e dallimeve të pakta, por gjithherë ka ten-denca për t’i theksuar ato aq shumë në ekstrem saqë të kërkohet ndarja. Grupa-cioni ‘i ri’ i ndarë, do të vazhdojë lojën, aty ku e ka lënë, duke abuzuar me ku-jtesën e qytetarëve naivë, të cilët shpejt harrojnë se ‘të rinjtë’ e sapoformuar janë ish-anëtarët e partisë në pushtet dhe se kapaciteti ose potenciali i tyre i mundshëm për ndryshime të ardhshme, është ekuivalent me atë të mëparshmin, pra asnjë mrekullibërje s’ka ndodhur. Megjithatë fascinimi i qytetarit të the-jshtë vazhdon në rrethin vicioz, poli-tikanët e vjetër, ndërrojnë uniformën për t’u shndërruar në politikanë të rinj.

Ajo çfarë ndodhi me dy partitë më të mëdha LDK-në dhe PDK-në, do të vazhdojë të shndërrohet në praktikë të

pashmangshme zinxhirore edhe për të gjitha partitë e tjera, madje edhe për ato të rejat të formuara nga nomenkla-turat e vjetra, siç ishte rasti me LDD-në e Nexhat Dacit. Forma e natyrshme e zhvillimit të partive të tilla surrogate, është humbja e identitetit dhe orientimit ideologjik e programor, kështu që kemi lëvizje të befasishme herë djathtas e herë majtas, ashtu siç ishte rasti i LSI-së së Ilir Metës. Problemi i krejt problemeve për zhvillimet e tilla politike është se po shkaktohet huti e panevojshme te qytetarët e papjekur e të paformuar politikisht, në ndërkohë që ka probleme më reale e më serioze për të cilat duhet bashkim e sinqeritet për t’i zgjidhur dhe se kjo luftë mund të bëhet edhe brenda partisë ku përballjet me kundërthënie janë të shumta, pa qenë e nevojshme të kërkohet ndarje, ndonëse sfidat janë të mëdha. Megjithatë suksesi më i madh buron në përballje me sfidat që dalin përpara, pavarësisht obstruksioneve, sesa të kërkohen alternativa që janë aventurë e re me mentalitet të vjetër. Fakt është se llumi i korrupsionit i ka përfshirë pothuajse të gjithë dhe se barra më e rëndë pa mëdyshje bie mbi partinë në pushtet, gjë që mund ta dëmtojë ima-zhin e saj në zgjedhje, por duhet pasur ndërgjegjjen shumë të pastër për ta dre-jtuar gishtin drejt saj, përderisa deri në prag të zgjedhjeve ke qenë pjesë e saj dhe vazhdon të ushtrosh funksione që janë fituar në emër të saj. Ndërgjegjja e pastër nuk formohet duke krijuar formacion të ri, por duke e pastruar formacionin e vjetër. Formimi i formacionit të ri nuk amniston nga përgjegjësitë e trashëguara nga formacioni i vjetër. n

ÇKA PAS ZGJEDHJEVE TË NËNTORIT?!...

Page 4: Revista Paqja, nr. 78, Tetor-Nëntor 2013

PAQJA4 TETOR/NËNTOR'13nNr. 78

Lulzim AHMETI

Mënyra dhe forma se si është zh-villuar procesi i privatizimit të shumë kompanive në Repub-

likën e Kosovës, është kritikuar në vazh-dimësi. Kjo ka bërë që privatizimi i këtyre kompanive, të mos tregohet i suksesshëm në shumë aspekte, duke përfshirë këtu edhe thellimin e papunësisë, e cila arrin në përmasa të mëdha në vendin tonë.

Nga privatizimet e deritanishme shumë pak kompani janë treguar të suk-sesshme, përveç koncesionimit të Aero-portit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në të cilin kompania Limak po punon me intensitet për ta modernizuar dhe nderuar terminalin e ri me kapacitete të shtuara të numrit të udhëtarëve.

Por për dallim nga privatizimet e tjera, privatizim i rrjetit të shpërndarjes dhe furnizimit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për 26.3 milionë euro dhe formimi i kompanisë për furnizim KEDS, kishte ngjallur kritika të shumta, rreth for-mës së privatizimit e sidomos çmimit për të cilin u dha ky aset i rëndësishëm.

Por pavarësisht se kompanitë turke ‘Çalik’ dhe ‘Limak’ morën distribuimin për pak para, ata nuk po arrijnë të jenë stabil. Shitja e këtij rrjeti me këtë çmim, vlerësohet të jetë tepër i ulët kur kihet parasysh shitja e objekteve siç është ob-jekti kryesor i KEK-ut në Rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë, i cili mund të jetë me vlera milionëshe, si dhe objektet e tjera nëpër qendra tjera të Kosovës, numri i automjeteve dhe pajisjet e tjera.

Por, pavarësisht se edhe KEK-u kishte përmirësuar furnizimin me en-ergji elektrike, edhe pse jo në masën e duhur, tash kompania e re kosovare KEDS, nuk po arrin të furnizojë kon-sumatorët me rrymë pandërprerë.

Kjo kompani e krijuar dhe e shtrirë edhe më shumë nëpërmjet kapitalit turk, nuk ka përmirësuar furnizimin, vetëm se ka shtrënguar konsumatorët dhe ka rritur numrin e shkyçjeve të konsuma-torëve, madje edhe për shuma simbolike të borxheve. Madje KEDS shkëput nga furnizimi me rrymë konsumatoret për shuma qesharake të borxheve, të cilat borxhe janë vetëm në dy muajt e fundit.

Investimet e KEDS-it thuhet se për 15 vitet e ardhshme do të shkojnë deri në 300 milionë euro.

KEDS-i së fundi, me ndryshimet kli-matike dhe me rritjen e konsumit të en-ergjisë elektrike, ka filluar me reduktime të energjisë elektrike në disa rajone të vendit, madje edhe në Prishtinë, e le më nëpër komunat tjera dhe vendet rurale, ku reduktimet janë me të theksuara.

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), është shoqëri aksionare, e cila ka ekskluzivitetin e furnizimit me en-ergji elektrike dhe shpërndarjes së saj. KEDS-i është themeluar në vitin 2009, ndërsa ka filluar aktivitetet e saj opera-tive më 8 maj 2013, kur është ndarë për-fundimisht nga KEK-u.

KEDS-i është pronë e kompanive prestigjioze turke ‘Çalik Holding’ dhe ‘Limak’. Ky konzorcium kishte ofertuar me çmimin më të lartë në tenderin e ha-pur për privatizimin e ish- Distribucionit të KEK-ut. KEDS-i aktualisht ka 2631 punëtorë duke qenë një nga punëdhë-nësit më të mëdhenj në Kosovë. n

KEDS-i shtrëngon konsumatorëtMe privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore, në Kosovës është menduar se ato do të funksionalizohen dhe do të afarojnë suksesshëm, por le që ato nuk u funksionalizuar, por krijuan edhe pakënaqësi sociale. Edhe te privatizimi rrjetit të shpërndarjes së furnizimit dhe distribuimit të KEK-ut, nuk po vërehen ndryshime në fillim pasi që po vazhdohet me avazin e vjetër të reduktimeve, por për ketë mbetët të shihet në të ardh-men, mbase për KEDS-it është një dritë në fund të tunelit

Page 5: Revista Paqja, nr. 78, Tetor-Nëntor 2013

PAQJA 5Nr. 78nTETOR/NËNTOR'13

EJA TË TË MASHTROJË EDHE NJË HERËAmel ILMIU

Akrobati i njohur i politikës shq-iptare Menduh Thaçi, këto ditë ia drejtoi edhe një ofertë RDK-

së dhe kreut të saj Rufi Osmanit. Kësaj radhe, oferta kishte të bëjë me shkrirjen e dy forcave në një subjekt të përbashkët. Për ta realizuar këtë iniciativë, PDSH-ja formoi edhe komision partiak të drej-tuar nga kryetari aktual i Strugës, Ziadin Sela, i cili u obligua që të zhvillojë nego-ciatat me partinë e Osmanit. PDSH-ja madje i drejtoi edhe ultimatum prej 24 orësh RDK-së. Në ultimatum oferta ar-syetohej: "Duke e patur parasysh faktin se nuk ka hapësirë për një subjekt të tretë shqiptar dhe duke u nisur nga nevoja për forcimin e opozitës shqiptare, ven-dosëm të ftojmë RDK-në për t’i bash-kuar forcat në një subjekt të përbashkët. Për këtë qëllim, ne kemi formuar një komision, kryetar i së cilit është Ziadin Sela, i cili duhet të zyrtarizojë ofertën ndaj drejtuesve të RDK-së dhe të marrë përgjigjen prej tyre". Përndryshe PDSH-ja ‘bujare’ ‘zemërgjerësinë’ e saj e kishte treguar edhe para zgjedhjeve të vitit 2011 kur RDK-së i kërkoi një koalicion parazgjedhore, të cilin më pas e prishi me arsyetimin se kryetari i RDK-së ishte takuar me kryetarin e komunës

së Strumicës Zoran Zaev. Nga RDK-ja demantuan duke thënë se bëhet fjalë për takim mes kryetarëve të dy komunave dhe të nivelit të drejtuesve partiak. Pas arritjes së asaj marrëveshje PDSH-ja me prepotencë e kishte pandehur veten si tutore të RDK-së, se RDK-ja duhet t’i japë llogari Menduh Thaçit për gjithçka. Arsyetimi i prishjes së koalicionit ishte më tepër se banal dhe më vonë u bë edhe qesharak, sepse pikërisht Men-duh Thaçi më pas lidhi një aleancë an-tiqeveritare me kreun e opozitës maqe-donase Branko Cërvenkovskin, pra për atë çfarë e kishte akuzuar pa bazë Rufi Osmanin. Menduh Thaçi është akro-bat i njohur politik dhe për interesat e ngushta partiake të tij është në gjendje t’i bëjë manovrimet më të çuditshme. Jo rrallë ai i ka quajtur kundërshtarët e tij ‘plehra të fëlliqur’ dhe më pas kur u janë dashur është përqafuar me ta. Ai nuk është treguar konsekuent në deklarimet e tij politike dhe as në zotimet e bëra përpara anëtarëve të partisë së tij se në momentin kur do t’i humbas zgjedhjet do të tërhiqet nga skena politike. Ab-solutisht. Kanë kaluar katër vite nga ky premtim i tij dhe ai megjithatë ndihet komod në opozitë. E vetmja brengë që ka për momentin është që të jetë e vet-mja opozitë shqiptare, sepse edhe nga

ky pozicion ai i ruan interesat e tij të ngushta. Së këtejmi përballë ka vetëm një objektiv: që të mos i dalë përpara ndonjë parti që do të ishte tamam opoz-itë serioze. RDK-ja mbetet tash për tash e vetmja që sadopak rrezikon ‘peran-dorinë’ e fronit opozitar shqiptar në Maqedoni. Rrjedhimisht sipas logjikës së tij ajo duhet të shkrihet, edhe krejt atë në emër të ‘bashkimit e forcimit’. Mirëpo RDK-ja ishte djegur një herë, madje edhe atëherë kur u dogj u dogj nga naiviteti politik. Pranimi i sërishëm i pazareve me PDSH-në jo që vetëm do ta shkrinte këtë parti, por do ta bënte aq marroçe sa të mos u besojnë as ithtarët më të flaktë. Mu për këtë kreu i saj Rufi Osmani nuk ra dy herë në dërrasë të kalbur. Kësaj radhe përgjigjja e tij ishte e prerë negative, megjithëse në këtë rast edhe mospërgjigjja fare do të ishte një përgjigje shumë e urtë dhe e mençur, thjesht një injorim përballë mashtrimit dhe nënçmimit që ia bëri PDSH-ja para dy vitesh. PDSH-ja është parti që i përshtatet elektoratit me mbamendje afatshkurte, për ata që i harrojnë shpejt të bëmat e kaluara dhe biejnë pre e premtimeve dhe rrahagjokseve të reja. Zaten vetëm në saje të këtij elektorati kjo parti vazhdon të luajë edhe më tutje në skakierën politike të Maqedonisë. n

Page 6: Revista Paqja, nr. 78, Tetor-Nëntor 2013

PAQJA6 TETOR/NËNTOR'13nNr. 78

Intervistoi: Jeton ISUFI

PAQJA: Fillimisht i nderuar profe-sor çfarë mund te na thuash për fushën e studimeve dhe profesio-

nin tuaj, një sqarim për lexuesit?Çesko: Profesioni i psikologut në

kulturën tonë e në veçanti pas luftës ka filluar të sensibilizohet, por edhe të ak-tualizohet me nevojat dhe kërkesat që popullata e jonë pas përjetimeve nga traumat e luftës të kërkojnë shërbime për mirëqenien e tyre psiko-emocionale. Në këtë drejtim shërbimet psikologjike nga ana e psikologëve që pas luftës kanë numëruar një deficit për të plotësuar kërkesat e popullatës kosovare, kanë nxitur që shoqëria jonë me institucionet adekuate të mendojnë në hartimin strat-egjik edhe të profesionit të psikologut. Tani popullata kosovare ka filluar t’i thyej barrierat e së kaluarës për të kërkuar ndihmë psikologjike. Tani më nuk është tabu që të vizitohet ose të kërkohet ndi-hmë, këshilla, por edhe trajtime që ofron psikologu, po ashtu është më rëndësi të cekët së profesioni i psikoterapeutistit është ngushtë i lidhur më shërbimet në fushën e shëndetit mendor.

Në krahasim nga zhvillimi i pro-fesionit të psikologut, profesioni i psikoterapeutistit është në njoftim, sen-sibilizim dhe zhvillim e sipër ku akoma ekziston nevoja për përkrahje së pari

institucionale dhe profesioneve simotra (psikologjia dhe psikiatria) që të arrijë

vendin e duhur siç edhe është në vendet që i kanë ligjet për psikoterapi.

PAQJA: Sa është e vështirë që të punoni dhe veproni konform profesionit tuaj në vendin tonë?

Çesko; Duke filluar nga përvoja 30 vjeçare si psikolog dhe si psikoterapeu-tist, popullata kosovare me traditën dhe kulturën dashamirëse për të pranuar çdo risi dhe nevojë për mirëqenien e vet, gjithmonë ka treguar interesim dhe respekt ndaj ofrimit të këtyre shërbi-meve. Mirëpo marrja dhe kërkimi i kë-tyre shërbimeve ka qenë më e inhibuar nga fakti së njerëzit nuk kanë ditur të bëjnë dallimin në mes të profesionit të psikologut dhe psikiatrit. Të gjitha këto shërbime, e që dallohen shumë, janë identifikuar si profesione që ofrojnë

SHOQËRIA KOSOVARE KA NEVOJË PËR SHËRBIME PSIKOLOGJIKE E PSIKOTERAPEUTIKEIntervistë me

prof. mr. sc. Enver Çesku

psikolog/psikoterapeut

“Profesioni i psikologut dhe psikoterapeutistit është një profesion i shenjtë sepse ndikon në zhvillimin e shëndoshë të mirëqenës njerëzore. Prandaj shërbimet të cilat i ofrojnë psikologët dhe psikoterapeutistët janë në shërbim të zhvillimit të mirëqenies shoqërore”,-u shpreh për revistën ‘Paqja” psikologu/psikotera-peutist prof. mr. sc. Enver Çeskon

Page 7: Revista Paqja, nr. 78, Tetor-Nëntor 2013

PAQJA 7Nr. 78nTETOR/NËNTOR'13

SHOQËRIA KOSOVARE KA NEVOJË PËR SHËRBIME PSIKOLOGJIKE E PSIKOTERAPEUTIKE

shërbime për personat që vuajnë nga ndonjë çrregullim psikik. Por me qas-jen dhe trajtimin e personave që kanë kërkuar kësisoj shërbimesh së pari është

treguar fushëveprimi i profesionit të psikologut dhe psikoterapeutistit e që është pjesa e shëndoshë e mirëqenës, prandaj me kohë dhe durim akceptimi

nga ana e popullatës për këto shër-bime ka filluar të pranohet si nevojë e së përditshmes. Sot jemi dëshmitarë të ngarkesave, problemeve, vështirësive dhe tensioneve të shumta, në veçanti në raportet ndërnjerëzore, të cilët janë si pasojë e situatave stresuese. Prandaj një pjesë e shërbimeve psikologjike dhe psikoterapeutike kryhet për klientë që vijnë pikërisht për arsyeje të streseve nga jeta e përditshme. Personalisht në për-vojën time kam pasur momente shumë inkurajuese në ofrimin e shërbimeve nga të cilat klientët kanë rezultuar me përmirësime dhe ndryshime në mirëqe-nien e tyre.

PAQJA: Me cilat probleme ballafaqo-heni më së shpeshti në punën tuaj?

Çesko: Siç e kam cekur më lartë, shoqëria jonë, akoma ka inhibicion në kërkimin e këtyre shërbimeve, ku një nga arsyeje kryesore është edhe frika nga stigmatizimi i mëtejmë. Por problemet më të shpeshta paraqitën në moskoordinimin e profesioneve simotra më qëllim të përmirësimit të mirëqenës së klientëve. Shpeshherë problemet mund të jenë të vonuara ose latente, sepse klientët vijnë me vonesë, duke bredhur nëpër shërbime, të cilat shpeshherë nuk i takojnë fushës adekuat dhe kur vijnë që të kërkojnë shërbime psikologjike/psikoterapeutike trajtimi është më kompleks dhe normalisht që zgjatë më shumë.

PAQJA: Sa janë vetëdijesuar qytetaret, që për problemet e tyre t’i adresohen psikologut/psikoterapeutistit për tejka-limin e atyre problemeve?

Çesko: Mund të them që numri i klientëve ose personave që kërkojnë shërbime të tilla çdo ditë e më tepër është në rritje e sipër. Ky është një tregues që profesioni i psikologut dhe psikotera-peutistit është duke u avancuar dhe zhvilluar pikërisht me ngritjen e vazh-dueshme të popullatës. Është evidente që akoma kemi ngurrime dhe inhibime të ndryshme që paraqitën si frikë nga stigmatizimi, por prapëseprapë sensibi-lizimi dhe profesionalizimi i profesionit të psikologut dhe psikoterapeutistit është në ngritje e sipër. Për shembull sot kemi një numër të konsiderueshëm të OJQ-ëve, ku veprojnë, psikologë të cilët

Biografia Enver S. Çesko, ka lindur më 15 Tetor 1957 në Prizren. Shkollën fillore e të mesmen i ka kryer në vendlind-je. Përfundoi studimet më 1982 në Universitetin e

Sarajevës në degën e psikologjisë dhe pedagogjisë. Pas përfundimit të studimeve punësohet në Industrinë e Gomës dhe Kimike”Ballkan” në Suharekë, ku punon si psikolog në repartin e shëndetësisë. Pas një viti regjistroi studimet postdiplomike në Universitetin e Sarajevës në degën e Andragogjisë Psikologjike ku në vitin 1987 magjistroi me temën ”Problemet Andragogjiko-Psikologjike të Martesës dhe Familjes në Kosovë”. Në vitin 1993 regjistroi ordinancën e parë psikologjike private me emrin “Psikodi-agnostika”, në Prizren. Në vitin 1994 filloi edukimin nga psikoterapia trupore në Beograd, në Klinikën Psikiatrike “Dragisha Mishoviq”. Edukimi zgjati deri në fund të vitit 1998 ku ndërpritet për arsye rrezi-ku të fillimit të luftës në Kosovë. Pas përfundimit të luftës në Kosovë vazhdoi shkollimin nga psikoterapia trupore dhe mësimet e njohura për psikoterapi trupore i merr në SHBA dhe Evropë. Në vitin 2001 licencohet nga Asociacioni Europian për Psikoterapi Trupore me seli në Amsterdam. Nga viti 2002 regjistrohet në Akademinë Interna-cionale për Psikoterapi Pozitive në Wiesbaden të Gjermanisë. Në vi-tin 2005 diplomoi për trajnues nga Psikoterapia Pozitive. Tani është në edukim për Supervizor në Psikoterapi. Është anëtar i Këshillit Botëror për Psikoterapi /WCP,1997/, anëtar i Bordit të Asociacionit Evropian për Psikoterapi /EAP,1998/, anëtar i Bordit të Asociacionit Botëror për Psikoterapi Pozitive /WAPP,2000/, anëtar i Asociacionit Evropian për Psikoterapi Trupore /EABP,2001/, anëtar i Studimeve Evropiane për Stres dhe Traumë /ETSS,2003/, anëtar i Bordit të Aso-ciacionit Aziatik për Psikoterapi /BAAP,2004/, themelues i Shoqa-tës së Psikoterapeutëve të Kosovës dhe njëherësh Kryetar i saj /KAP,2002/, anëtar i Asociacionit të Psikiatërve të Kosovës /APK, 2004/, drejtor i Qendrës Kosovare për Psikoterapi Pozitive/2005/ dhe Kryetar i Asociacionit Kosovar për Psikoterapi Trupore /NOKTA 2007/ Ka marrë pjesë në Kongreset botërore për psikoterapi /Viena, 1999, 2002, Ëiesbaden, 2001, Miami Beach-SHBA,1999, Amstre-dam 2002, Berlin, 2003, Guatemala 2003, Ischia-Napoli 2003, Lviv-Ukraina 2003,Teheran 2004, Odessa 2004, Athinë 2004. Në këto kongrese ka patur prezentime nga lëmia e psikoterapisë. Është tra-jnues me licencë ndërkombëtare nga lëmia e psikoterapisë ku edhe mbanë dhe organizon trajnime nga Psikoterapia Pozitive dhe Tru-pore dhe Supervizor për studentët dhe kandidatët në edukimet nga fusha e Psikoterapisë. Që nga viti 1982 ka botuar rreth 30 punime shkencore dhe mbi 200 artikuj të ndryshme. Pas luftës në Kosovë, ka bërë studime nga fusha e traumës ku njëherësh punon edhe si bashkëpunëtor profesional për stres dhe traumë në Qendrën Kos-ovare për Rehabilitimin e Mbijetuarëve nga Tortura /QKRMT-Prishti-në/ dhe në Qendrën për Menaxhim të Stresit dhe Edukim /CSME/ në Gjakovë. Tani është duke udhëhequr trajnimet nga Psikoterapia Pozitive dhe Trupore në qendrën pranë Shoqatës së Psikoterapeu-tëve të Kosovës.

Intervistë me

prof. mr. sc. Enver Çesku

psikolog/psikoterapeut

Page 8: Revista Paqja, nr. 78, Tetor-Nëntor 2013

PAQJA8 TETOR/NËNTOR'13nNr. 78

ofrojnë shërbimet e tyre profesionale, kemi asociacione psikoterapeutike që ofrojnë edukime dhe trajnime profesio-nale në ngritjen e mëtejme në fushën e psikoterapisë. Kështu që unë mendoj se me sensibilizimin, ngritjen profesionale të shërbimeve nga ana e psikologëve dhe psikoterapeutistëve në mënyrë direket do të ndikohet në ngritjen e vetëdijes së popullatës.

PAQJA: Një shqetësim i madh i qytetarëve pa dyshim që janë problemet e ndryshme brenda në familje, e të cilat më pas reflektohen edhe në shoqëri. A mund të na thoni diç për natyrën e kë-tyre problemeve dhe zgjidhjen e tyre?

Çesko: Tradicionalisht familja kos-ovare, deri vonë është karakterizuar si familje e zgjeruar, por këto 10 vitet e fundit, tani më familja e zgjeruar po shndërrohet në një familje të nuklusit. Prandaj ky transformim nga një familje tradicionale në familje të nukleusit, paraqet një gërshetim shumë kompleks jo vetëm të anëtareve të familjes, por sjell në vete edhe koncepte, mendime, ide dhe veprime që shpeshherë janë kontra-diktore nga ato të familjes tradicionale. Kjo nënkupton konflikt gjeneratash në mendime, punë, raporte dhe koncepte.

Pikërisht sot kemi probleme të cilat paraqiten në nivelin personal, në nivel profesional, në nivel ndërpersonal dhe në nivel filozofik në kuptim të kon-cepteve dhe bindjeve për filozofinë e

jetës. Këto janë katër fushat ku familja në tranzicion ballafaqohet me ankesa dhe probleme të ndryshme.

PAQJA: Çka mendoni ju lidhur me niv-elin e edukues në shkollat tona dhe sjel-ljet devijonte të cilat po përhapen në to?

Çesko: Këto janë mungesë e përkush-timit të prindërve ndaj fëmijëve, sepse fëmijët zhvillohen, edukohen së pari në familje. Hyrja në shoqëri patjetër që ndikon në formimin e mëtejmë të per-sonalitetit, por kjo nuk do të thotë që fëmija të jetë i “humbur dhe harruar” nga edukata familjare në mënyrë që të thuret në shoqëri me sjellje dhe mendime që shpeshherë paraqiten në forma devijante. Një faktor tjetër janë edhe ndryshimet rapide dhe akcelerative të shoqërisë, duke anashkaluar nevojën e përkushtimit të sistemit edukativo-arsimor.

PAQJA: Kush duhet të jete përcjellës i gjendjes edukativo-arsimore nëpër shkollat tona, që më pastaj kjo të refle-ktoj edhe në shoqëri?

Çesko: Mësimëdhënsit që kanë kon-takte të para me nxënsit që nga ditët e para. Ata kanë për detyrë të ofrojnë shërbimet profesionale simbas kur-rikulumeve të hartuara nga sistemi edukativo – arsimor. Më pastaj për të vazhduar në përcjelljen e zhvillimit edukativo-arsimor të nxënësve rol të patjetërsueshëm luajnë pedagogët e shkollave. Roli i tyre është që të ofroj-

në shërbime drejt ngritjes së vetëdijes rreth sjelljeve të arriturave dhe qasjeve të nxënësve në parandalimin e formave jo të pranueshme, shpeshherë edhe të dëmshme dhe të rrezikshme së pari për vetë nxënësit e më pastaj edhe për tërë shoqërinë. Në këtë drejtime unë per-sonalisht mendoj së rikthimi i kuadrit të pedagogut dhe psikologut nëpër shkolla, pa dyshim që do të sjell një mirëqenie më të shëndoshë të nxënësve nëpër shkolla dhe të rinisë në tërë shoqërinë.

PAQJA: Për fund cila kishte më qenë këshilla e juaj drejtuar lexuesve të re-vistës sonë?

Çesko: Profesioni i psikologut dhe psikoterapeutistit është një profesion i shenjtë sepse ndikon në zhvillimin e shëndoshë të mirëqenës njerëzore. Pran-daj shërbimet të cilat i ofrojnë psikologët dhe psikoterapeutistët janë në shërbim të zhvillimit të mirëqenies shoqërore. Këto shërbime nuk do të arriheshin nëse popullata nuk i kërkon, prandaj mesazhi im në fund do të drejtohet dy grupeve: shoqëria kosovare, ka nevojë për shër-bimet psikologjike psikoterapeutike, por edhe psikologët dhe psikoterapeutistët kanë nevojë për shoqërinë. Grupi i dytë janë kuadrat me profesionet e psikologut dhe psikoterapeutistit ku për fat të keq akoma nuk kanë një komunikim të ndërsjellë, prandaj mesazhi im i drejto-het profesionistëve që të kenë komuni-kim më të shpeshtë. n

Page 9: Revista Paqja, nr. 78, Tetor-Nëntor 2013

PAQJA 9Nr. 78nTETOR/NËNTOR'13

Muhamed J. KAJOLLI

Se kush janë Vëllezërit Musli-manë asnjë gazetë shqiptare (në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni)

nuk i ka kushtuar rëndësi gjatë tra-zirave në vitin 2011 më në detaje përveç Gazetës 55, e cila opinionit shqiptar i ka sjell vetëm një artikull dhe atë një përkthim, i cili flet pak më gjerësisht rreth kësaj organizate. Gazetat tjera kanë dhënë informa-cione sporadike të shkëputura rreth kësaj organizate vetëm në saje të ndonjë analize të përgjithësuar rreth ngjarjeve për pranverën arabe.

Vëllezërit Muslimanë fillimisht dolën si një organizatë politiko-ushta-rake e themeluar menjëherë pas rënies së perandorisë osmane (1924) nga një djalosh egjiptian i quajtur Hasan el Benna (1906 -1949). Në asnjë mënyrë kjo organizatë nuk pranon se merret me akte terroriste dhe as që pranon se është marrë ndonjëherë. Ajo që i ka frenuar për veprime terroriste kanë qenë pari-met e tyre islame: “...se kush vret ndo-kend, që s’ka vrarë njeri ose që nuk ka bërë çrregullime në Tokë, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzimin. Dhe, nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e krejt njerëzve...

Parimi i dytë i Vëllezërve Muslimanë është që askush prej anëtarëve të tyre të mos akuzojë asnjë njeri si jo muslimanë, derisa ai nuk mohon haptazi ekzistencën e Zotit dhe Muhammedin si të dërguar të Zotit. Për shkak të mëkateve të mëdha, ata nuk marrin asnjë vendim për ta ekze-kutuar asnjë njeri. Parimi i tretë i kësaj vëllazërie të cilin e kanë në program është të mos marrin pushtetin me anë të përm-bysjes ushtarake ose ndonjë puçi tjetër që për bazë ka dhunën. Por ata duan që shoqëria ku ata jetojnë dhe veprojnë, të vetëdijesohen në këto parime të fesë is-lame dhe ta pranojnë Allahun si Krijuesin e botës me vullnetin e tyre të lirë”.

Programi i parë i V.M u shpalos në vitin 1938 në kuvendin e pestë. Hasan el Benna doli para anëtarëve të kësaj oranizate dhe citoi pikat e programit në

të rës i . M e n -dohet se kjo organizatë është themeluar menjëherë kur Hasan el Benna ka shkuar në qytetin Ismailije me cilësinë e mësuesit në një shkollë fillore. Ka zëra që argumentojnë se është themeluar në vitin 1928-të. Sidoqoftë në këtë qytet forcat britanike kishin lëshuar rrënjë të thella për shkak të ruajtjes së Kanalit të Suezit dhe sigurimit të mall-rave që kalonin nëpër këtë kanal. Rez-istenca e armatosur kundër kolonëve anglez kishte filluar mu në kohën kur ky djalosh kishte shkuar në këtë qytetet, por askush nuk e di saktë se kur ka fil-luar të veprojnë në grup.

Kjo organizatë përgjatë gjithë histo-risë së saj është pasuruar me programe të reja, të cilat e kanë zgjeruar dhe për-forcuar ideologjinë e tyre për mënyrën se si ta marrin pushtetin, por gjithmonë

sipas parimeve islame. Vëllezërit Mus-limanë nuk e ndajnë shtetin nga feja dhe fenë nga shteti. Programi tyre është i qartë si për anëtarët e vet, ash-tu edhe për të gjithë ata që duan të njoftohen me programin e tyre. Push-

teti ka kuptim vetëm nëse Islami nuk njolloset-Hadith, Islami është pushtet

dhe administratë, mu ashtu siç është jurisprudencë dhe arsimim, po ashtu siç është ligj dhe gjykim... Asnjërën nga këto nuk arrijnë ta ndajnë nga njëra-tje-tra. Islami pranon të reformohet vetëm atëherë kur ka udhëheqësin e vet, i cili vendosë për dispoziata të reja bazike në arsim dhe degët e saj. U jep mundësinë ekspertëve të sjellin ligje për umetin në ato fusha ku nuk posedojnë urdhra nga Allahu xh.sh....Kjo do të thotë se asnjë anëtar i V.M. nuk merr vendim kokë më vete.

Gazeta 55 na sjell një tekst shumë të rëndësishëm për opinionin shqiptar të dijë se kush janë anëtarët e Lëvizjes së Vëllezërve muslimane. Teksti i për-piluar nga Carrie Rosefsky Wickham, me temën “Dielemat e integrimit të

Kush janë Vëllezërit Muslimanë?Se a do të kenë sukses puçistët në krye me kolonel Sisin, në veçanti pas vendimit për mbylljen e të gjitha zyrave të kësaj lëvizje dhe shpalljen ilegjitime të tyre, mbetemi në pritje të ditëve (muajve, viteve) në vijim. Por një gjë duket qartë se kjo lëvizje ka përjetuar furtuna edhe më të mëdha se sa këto të Sisit. Urojmë që të ngadhënjejë më e mira për këtë popull

Page 10: Revista Paqja, nr. 78, Tetor-Nëntor 2013

PAQJA10 TETOR/NËNTOR'13nNr. 78

V.M. në epokën pas Mubarakut” kanë bërë që shqiptarët të njihen më për së afërmi me këtë lëvizje, e cila selinë e saj të përhershme e ka në Egjipt. Shtrirja e saj tejkalon Egjiptin dhe mendohet se kjo lëvizje ka shtrirje në gjithë botën arabe përfshirë edhe Turqinë dhe shtete të tjera jo arabe të botës islame.

Kjo lëvizje është themeluar nga Hasan el Benna 1928 dhe ka filluar së vepruari si lëvizje kundër të gjitha sis-temeve që vepronin në kundërshtim me sheriatin. Wickham thotë se kemi prej atyre që i frikësohen rrezikut të “tiranisë islamike”, mendojnë se” Vëllazëria Mus-limane” rrjedh nga një grup anti-sistem i kushtuar për krijimin e sundimit të she-riatit, anëtarët e këtij grupimi kanë kryer akte dhune kundër kundërshtarëve që prej viti 1952 ende vazhdojnë të përdo-rin retorikën anti-perëndimore, anti-sioniste dhe anti-semite”.

Kjo lëvizje ka qenë në shënjestër të gjitha sistemeve para dhe pas revolu-cionit të Abdu el Naserit në Egjipt, i cili në pushtet kishte hipur me ndihmën e kësaj lëvizje më 1952. Në vend se ta përkrahte këtë grup, Abdul el Naseri këtë lëvizje e pa si rivalin kryesor të tij. Për ta siguruar postin e vet, me pretek-stin se një anëtar i kësaj lëvizje tentoi ta vriste, ai do të përpiqet që ta zhdukë një herë e mirë këtë lëvizje duke burgosur mijëra anëtarë, të dërgojë mijëra të tjerë në kampe të përqendrimit dhe duke iu bërë presion mijërave të tjerë të lëshojnë vendlindjen e tyre.

Vazhdon Wickham të sqarojë poz-itën e Vëllezërve Muslimanë pas këtij aksioni të Naserit të tregojë se “krerët e kësaj lëvizje morën mësime shumë të vështira nga përvoja e tyre gjatë viteve kur sundonte Naseri. Disa, ashtu edhe ideologu i Vëllazërisë Sejjid Kutb u ra-dikalizuan dhe nxorën përfundimin se e vetmja mënyrë për të përballur pushtetet shtrënguese të një shteti modern është nëpërmjet xhihadit. Hasan al Hudajd e nxiti lëvizjen drejt maturisë dhe kujdesit më të madh. Umar Tilmisani shpalli dhunën si një strategji të brendshme, kur presidenti Enver el Sadat lejoi këtë grup të bashkohej me politikën”.

Teksti vazhdon të tregojë historikun e kësaj organizate dhe ndryshimet që pësonte për shkak të ndryshimit të ligjeve të herëpashershme brenda shtetit. “Duke filluar më vitin 1984 anëtarët e kësaj lëvizje filluan të kan-didojnë nëpër zgjedhjet e kandidatëve

nëpër borde të sindikatave profesionale të Egjiptit dhe për vendet në parlament, së pari si partnerë të rinj të partive le-gale dhe më vonë kur ligjet elektorale ndryshuan, këta filluan të dalin si kan-didatë të pavarur”.

Kur në pushtet arriti Mubaraku, kjo organizatë sikur pati mundësinë që të veprojë në disa fusha përveç asaj politike “Mirëpo viteve të nëntëdhjeta brenda vëllazërisë po kërkohej reforma e brendshme. Disa u nxitën drejt ri-shikimit të ideologjisë, duke përfshirë edhe pozitat e tyre në pluralizëm dhe të drejtat e grave”. Kështu filluan mos-marrëveshje brenda kësaj lëvizje dhe pas përpjekjeve për ndryshime një grup prej kësaj lëvizje u nda (1996) dhe formoi Partinë e mesme (Hizb el Wasat), lëvizje e cila mori pishtarin e ndryshimeve në

vende me anë të lëvizjes kifaje (mjaf) në periudhën kohore 2004-2005.

Wickham sjell edhe një tjetër detaj shumë interesant në këtë shkrim kur tregon se në këtë periudhë marrëdhëniet e Vëllazërisë Muslimane po zbeheshin edhe me shtetet tjera. “Vëllazëria ka qenë e frenuar në krahasim me analogët e vet; në Marok e në Turqi, për shkak të dobësisë konstante drejt ndrydhjes, e kombinuar kjo edhe me kufizimin e liderëve të vjetër në moshë...Lidershipi i Vëllazrisë është më ndryshe sot, kra-hasuar me disa vite më parë”

Mirëpo këto ndryshime nuk mbetën pa pasoja organizative. Në këtë lëvizje tani mund të thuhet se janë tri grupe të mëdha, të cilat janë për të vazhduar me këtë emërtim, por që kanë mundësinë e fjalës dhe shprehen ashtu siç ata e shohin

Page 11: Revista Paqja, nr. 78, Tetor-Nëntor 2013

PAQJA 11Nr. 78nTETOR/NËNTOR'13

më të favorshme për këtë lëvizje. Vazh-don Wickham duke i sqaruar këto grupe:

Grupi i parë janë konservatorët, të cilët mbajnë kontrollin e burokracisë dhe shpërndarjen e resurseve dhe buri-meve të reja sikur që janë rekrutët e rinj veçanërisht të rinjtë e zonave rurale. Ky veprim ka bërë që ky grupim të ketë një mbështetje të madhe për shkak të prur-jeve të reja.

Grupi i dytë është quajtur kon-servatorizmi pragmatik dhe duket se është grupi i rrymës qendrore. Ky grup kombinon konzervatizmin fetar me një besim në vlerat e pjesëmarrjes dhe an-gazhimit. Ithtarë të këtij grupi janë ish-parlamentarët e njohur në Parlamentin egjiptian sikur Muhamed Mursi dhe Sead el Katatni

Grupi i tretë është grupi reforma-

torë, të cilën zgjodhën të mbeten në këtë lëvizje më mirë se sa të thyheshin.

Dalja e tyre në protesta është e hab-itshme sepse kësaj radhe këta nuk dolën me slogane fetare dhe me kopje të Krua-nit në duart e tyre dhe që bërtisnin se zgjidhja e vetme për ta ishte Islami. Tani kur çdo gjë është qartësuar, vëllazëria e di mirë se ajo do të luajë një rol të rëndë-sishëm pas rënies së Mubarakut, por gjithashtu ajo e ka të qartë se pushtetin duhet ta marrin partitë të pëlqyera nga perëndimi. Për këtë arsye nuk po dëg-johen zërat e tyre se e duan pushtetin.

“Në sferën e politikës së jashtme Vëllazëria Musliamne ngrihet kundër “Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dominimit sionist”, kërkon njohjen e të drejtave të palestinezëve dhe një ditë, pse jo, mund të kërkojë të kontrollojë

marrëdhëniet e Egjiptit me Izraelin përmes kushtetutës. Vëllazëria ka të ng-jarë që nuk do të jetë kurrë mbështetëse e SHBA-ve dhe interesave të Izraelit në rajon ashtu siç ishte Mubaraku”.

Në fund Wickham këshillon SHBA-të të minimizojë rrezikun e shoqëruar me ngjitjet e mundshme në pushtet të tyre dhe të shpërblejë siç i takon, ma-turinë dhe pragmatizmin. Megjithatë ajo parashikon se Vëllazëria Muslimane do të fitojë një vend në tryezën e epokës post-Mubarak. Asnjë ndryshim de-mokratik nuk mund t’ia dalë mbanë pa të. “Vëllazëria Muslimane u shpreh dje se nuk do të heqin dorë për largimin e men-jëhershëm të Mubarakut, por përsëriti se nuk synon të marrë pushtetin”

Se sa janë përcjellë Vëllezërit Mus-limanë flet edhe analiza e Condoleezza Rice, sekretarja e Shtetit (2005-2009) në SHBA-të, “Tani regjimi i Mubarakut përfundoi. Ka një frikë të kuptueshme se gjithë këto ngjarje ndoshta nuk mund të marrin udhë për mirë. Vëllazëria Mus-limane prezanton forcën politike më të organizuar në Egjipt. Mubaraku gjith-monë ka thënë se zgjedhja ka qenë midis tij dhe Vëllazërisë dhe ai ndoqi reforma që përbushnin profecinë e vet”.

Pas gjithë kësaj sa më sipër u tha, parashikimet e këtij autori dolën të jenë pjesërisht të sakta. Lëvizja e Vëllazërisë Muslimane megjithatë u detyrua të dalë me parti të veten edhe pse ishin të vetëdijshëm për vështirësitë nëse do të duhej të udhëhiqnin vendin. Ata fillimisht menduan se pushtetin duhej ta merrnin së bashku me partitë tjera. Mirëpo ndodhi e papëlqyera prej tyre kur në bashkëqeverisje nuk hynë partitë tjera ‘moderniste’. Pas shumë përpjekjeve që ta vendosin rendin dhe sigurinë në shtet, dhe pas arritjes së formulës për ditë më të mira si në fushën ekonomike ashtu edhe në atë politike ndodhi PUÇI, i cili tronditi botën e shteteve të treta, por jo edhe shtetet e zhvilluara të perëndimit duke përjashtuar shumë pak prej tyre.

Se a do të kenë sukses puçistët në krye me kolonel Sisi, në veçanti pas ven-dimit për mbylljen e të gjitha zyrave të kësaj lëvizje dhe shpalljen ilegjitime të tyre, mbetemi në pritje të ditëve (mua-jve, viteve) në vijim. Por një gjë duket qartë se kjo lëvizje ka përjetuar furtuna edhe më të mëdha se sa këto të Sisit. Urojmë që të ngadhënjejë më e mira për këtë popull. n

Page 12: Revista Paqja, nr. 78, Tetor-Nëntor 2013

PAQJA12 TETOR/NËNTOR'13nNr. 78

Si e shihni të ardhmen e Vëllazërisë Muslimane (VM) në Egjipt dhe përgjatë botës arabe dhe të ardh-

men e Islamit politik?John L. Esposito: MË LEJONI

TË THEKSOJ SE UNË NUK JAM I SHQETËSUAR PËR TË MBROJTUR VËLLAZËRINË NË TË VËRTETË, POR TË DREJTAT E NJERIUT DHE PRO-CESIN DEMOKRATIK NË EGJIPT.

Përderisa i respektoj të drejtat e kundërshtuesve të Presidentit Morsi për t’u mobilizuar, demonstruar dhe thirrjeve të tyre për insistim të refor-mave, besoj që rruga për një shtet më shumë demokratik dhe jo autoritar kërkon që ndryshimi të vijë prej kutive e jo plumbave.

“Mbikëqyrësit [që kanë] deklaruar vdekjen e VM-së” do të ishte e mençur të mbajnë në mend frazën e famshme të Mark Tuen-it “Raportet për vdekjen time janë tepër të ekzagjeruara”. Ose, “Ata që nuk e dinë historinë janë të destinuar që ajo t’u përsëritet”, George Santayana.

Kur Xhemajl Abdulnaseri tentoi të çrrënjos VM-në, shumica, përfshirë edhe ekspertë të VM-së, patën përshtypjen e kambanës së vdekjes së saj. Vite më vonë u dëshmua e kundërta. Janë dy mësime të nxjerra për këtë periudhë. E para, gjatë periudhës së Enver Sadat-it, VM-ja u lirua nga burgu dhe nga fshe-hja, e ribashkoi dhe rigjallëroi veten dhe rindërtoi lëvizjen e saj duke u bërë lëvizje e madhe sociale e politike në Egjipt duke funksionalizuar në mënyrë paqësore re-format në pjesën dërrmuese të shoqërisë. E dyta, rezultati negativ i spastrimit të Naserit ishte që anëtarët themelues të VM-së si rezultat i burgosjes dhe tor-turës së tyre të ndahen me Vëllazërinë dhe u bindën se revolucioni i dhunshëm në vend të reformës ishte rruga e vetme për VM-në për të përmbysur regjimin autoritar represiv të kthyer në dhunë dhe terrorizëm, një sundim i terrorit nga një numër i grupeve ekstreme që u shtrinë prej regjimit të Sadatit dhe vrasjes së tij deri në vitet e 1990-ta dhe terrorin gjatë sundimit të Mubarakut.

Përsëri, e njëjta gjë është e vërtetë, në lidhje me ata të cilët kanë deklaruar vdekjen e projektit të Islamit politik. Një reportere e njohur e një publikimi të

madh më pati thirrur, për fjalët e Ajatul-lah Homeinit të Iranit se “duhet ta për-pijë pilulën e hidhur” dhe të deklaronte fundin e luftës Iran-Irak, dhe kërkoi reagimin tim për përfundimin e saj se kjo sinjalizon fundin e Islamit politik. Dhe natyrisht kjo gjë nuk ndodhi. Vite më vonë ajo më thirri prapë për vdekjen e Homeinit që ta përsërisë të njëjtin për-fundim, që tani sigurisht Islami politik kishte vdekur. Kjo nuk ishte si në rastin siç është demonstruar me ribashkimin e VM-së në Egjipt, kthimin e En Nahda dhe Rashid Ganushi-t në Tunizi dhe fitorja e tyre në zgjedhje, fundi i Partisë për Mirëqenie të Erbakanit por vite më vonë shfaqja e AKP-së nën udhëheqjen e Erdoganit dhe Gylit, për të mos për-mendur shembujt prej Marokut e gjetkë. Sikurse të gjitha lëvizjet tjera sociale dhe partitë politike, mbijetesa dhe suksesi i tyre do të jetë niveli në të cilin ata do të jenë në gjendje të mësojnë prej përvo-jave dhe të adaptojnë ideologjinë dhe politikat e tyre në realitetet politike dhe sociale si dhe sfidat e shoqërive të tyre.

Për të ardhmen e parashikueshme, Islami do të jetë pjesë e politikës egji-ptiane dhe shumë popujve tjerë. Por natyrisht do të merr e do të ketë shumë forma, të organizuara e të paorgani-zuara. Kështu që, lëvizjet e tanishme ose lëvizjet e tanishme të rikonfiguruara sikurse lëvizjet e reja sociale dhe politike me zanafillë fetare jo vetëm që janë të mundshme por edhe të besueshme pa marrë parasysh dështimet afatshkurta ose represionin qeveritar.

Periudha e re ndoshta nuk do të jetë periudhë e stilit të vjetër të Islamit politik, por nuk është e mundshme as e imagjinueshme për asnjë lëvizje ose grup të interesit të injorojnë Islamin. E ardhmja e Islamit në politikë në Egjipt nuk është e lidhur me të ardhmen e Islamit politik ose të ardhmen e Vël-lazërisë. Megjithatë, retorika ekstreme e juntës ndaj VM-së, e vendos këtë të fundit në pozitën e përfundimit ashtu siç bënë në regjimin e kaluar -- si një zë i vetëm politik i identifikuar me Islam në vend të ekstremistëve.

Në mesin e shumë segmenteve egjip-tiane, një fobi për Vëllazërinë dukshëm është zhvilluar, veçanërisht në para-lele me fushatat e fuqishme mediale (të iniciuara kryesisht nga platforma mediale në pronësi të biznesmenëve) që ndërlidhnin grupin e VM-së me “ter-rorizmin” dhe dhunën. Si mendoni se Vëllazëria duhet të ballafaqohet me këso lloj fushatash që i përshkruajnë ata si të dhunshëm dhe “terroristë”? A ka strategji të caktuara që duhet të adaptohen për t’iu kundërvënë këtyre akuzave drejtuar kundër VM-së?

John L. Esposito: Udhëheqësia e Vël-lazërisë është sfiduar përballë dhunës, represionit dhe terrorit që tanimë u është imponuar, shumë nga ta të mbesin apo jo, jo të dhunshëm në deklaratat publike dhe taktika. Por, natyrisht, lidershipi i VM-së nuk mund të kontrollojë të gjithë pasuesit e tij. Shumë nga ta, në përballje me përdorimin e kalkuluar dhe të qël-

Intervistë me profesor John L. Esposito dhënë për portalin Islamist Gate

ISLAMI POLITIK DO TË KETË TË ARDHME

Page 13: Revista Paqja, nr. 78, Tetor-Nëntor 2013

PAQJA 13Nr. 78nTETOR/NËNTOR'13

Noam Chomsky Nga ana tjetër edhe filozofi, so-ciologu e gjuhë-

tari i njohur amerikan Noam Chomsky duke folur në një seminar të organizuar nga Shoqata e Studentëve egjiptian në Nju Jork theksoi se askush nuk mund të shuajë Vëllazërinë Myslimane në Egjipt. Ai kritikoi grusht shtetin ushtarak i cili rrëzoi presidentin e Egjiptit Mu-hamed Mursi. Ai tha se autorët e grusht shtetit janë duke bërë një gabim të madh, duke shtuar se një regjim ushtarak nuk mund të ndërtojë një shtet të mirëfilltë, dhe vuri në dukje se do të ishte e pasaktë të thuhet se përmes grusht shtetit do të arrihet stabil-itet. Profesor Chomsky u kërkoi krerëve të ushtrisë për të shman-gur përdorimin e termit " vullnet i popullit" sa i përket aksionit që ata morën në korrik. Ai pranoi se një turmë protestuesish dolën në rrugë më 30 qershor për të protestuar kundër Vëllazërisë Myslimane, por ajo që ndodhi më pas ishte patjetër një grusht shteti ushtarak. "Është e gabuar të mendohet se gjeneralët do të ndërtojnë një shtet demokra-tik," shtoi Chomsky. "Ata do të veprojë ashtu si oficerët e ush-trisë veprojnë zakonisht, ata do të kërkojnë për të kontrolluar sistemin ekonomik, ndërsa his-torikisht kanë qenë kundërshtarë të të drejtave njerëzore. "Ata që e mirëpresin grusht shtetin do të kthehen në viktimat e tij, para-lajmëroi ai.

limshëm të forcës vdekjeprurëse kundër civilëve dhe vdekjes së familjes dhe miqve do vihen në lojë nga ana e ush-trisë dhe policisë forca vdekjeprurëse e të cilëve ka për qëllim të provokojë dhunë dhe kësisoj të legjitimojë orvatjet e tyre për të shtypur dhe rrëzuar Vëllazërinë. Veprimet e islamistëve vigjilues që nuk i përkasin Vëllazërisë dhe hajdutët natyr-isht që i kontribuojnë problemit.

E planit afatgjatë është çështja se Vëllazëria a do të mbijetojë dhe a do të ribashkohet dhe të detyrohet të mësojë për përvojën e saj në qeverisje dhe gabi-met e saj. Do të duhej të lëvizet prej or-ganizatës dhe lidershipit tepër hierarkik të të vjetërve dhe mentalitetit konserva-tiv, të cilat janë produkt i dekadave nën rrethim prej qeverisë, në një lidership dhe ideologji më diverse (në terma të moshës dhe mentalitetit) dhe të përqa-fohet një stil më përfshirës, pluralist dhe përfaqësues të politikës. Është thënë se duhet t’i kushtohet vëmendje qeverisë së udhëhequr nga ushtria dhe mbështetësit e saj ngase nuk kanë bërë sa duhet në lidhje me premtimet fillestare për një sistem politik më gjithëpërfshirës dhe pretimet e tyre për zgjedhje parlamen-tare dhe presidenciale. VM-ja në të ar-dhmen duhet të ketë dhe duhet qartas të ndahet prej partisë pasardhëse politike (Partisë për Liri dhe Drejtësi, FJP dhe trashëgimtarit të saj) nga vetë udhëheqja e Vëllazërisë.

Nëse qeveria e udhëhequr nga ush-tria dëshiron të margjinalizojë dhe dobë-sojë VM-në, duke besuar se ajo është refuzuar nga shumica e egjiptianëve (gjë e cila mundet me qenë), atëherë pse ata thjeshtë nuk bëjnë thirrje për zgjedhje? Nga se frikësohen?

Ka ekspertë që i karakterizojnë liderët e Vëllazërisë në Kutbianë (v.j. Seid Kutb) dhe jo Kutbianë: Deri në ç’masë ky kat-egorizim është i saktë? Cilat janë dal-limet kryesore ideologjike dhe taktike ndërmjet liderëve të Vëllazërisë?

John L. Esposito: Kjo është qe-sharake dhe e dukshme. Nëse ata donë ta përdorin emrin e Kutb-it si simbol, ata mund ta thonë këtë. Por me sa duket çfarë në të vërtetë ata duan të bëjnë është, të themi se VM-ja për më shumë se 40 vite ka vazhduar të ketë një krah ushtarak që pajtohet me rrugën e dhunshme ushtarake (Kutbi) si dhe anën jo Kutbiane jo të dhunshme. Kjo është akuza se VM-ja qenkëshin ujq në

lëkurën e deles. VM-ja duhet të gjyko-het se a po ec rrugës që është folur për 40 vitet e kaluara, që nga lirimi i tyre prej burgut dhe mundësisë së tyre të funksionojnë në shoqëri. Kujtojeni kur provokimet e regjimit të Mubarakut (arrestimet dhe ndalesat, torturat) nuk drejtuan në dhunë këtë lëvizje dhe në të vërtetë terroristë si Ajman Zavahiri dhe të tjerë kanë kritikuar VM-në për këtë gjë. Nëse ka pasur ndonjë celulë sekrete Kutbiane, le ta thonë kritikët kush është, kur dhe ku janë angazhuar ata në dhunë.

Tani, nëse ushtria insiston në demon-izimin, represionin dhe rrëzimin total të VM-së përmes përdorimit të tepruar të dhunës dhe masakrave, arrestimeve masive dhe gjyqeve ushtarake, etj. atëherë ata, ushtria dhe mbështetësit e saj do kenë krijuar një profeci të vetë-përmbushur.

Shumë ekspertë paralajmërojnë se masat energjike brutale të bëra nga regjimi kundër Vëllazërisë në Egjipt tani do t’i shtyjë ata – dhe anëtarët e rinj – të bëhen më radikalë ose madje burim i dhunës. Nëse kjo ndodh a të jetë e arsyeshme?

John L. Esposito: Nëse qeveria Morsi ose në të vërtetë ndonjë qeveri do të angazhonte 10% se çfarë ka bërë qeveria e udhëhequr nga ushtira, do të karakterizohej nga opozita dhe bash-kësia ndërkombëtar si një mbretëri e terrorit. Është shumë e vërtetë se dhuna shkakton dhunën. Shikoni në Algjeri dhe nivelin në të cilin ushtria e ka vënë në lëvizje një qark të dhunës dhe kundër dhunës që ka dërguar në radikalizim të tani për tani shumicës dërmuese të mus-limanëve dhe janë vënë përballë sektorit të ushtrisë, duke i referuar ata si shkatër-rues, kundër këtyre ushtarakëve.

Cila është këshilla juaj për lidershipin e VM-së dhe anëtarëve të caktuar të saj që përballen me situatën në Egjipt dhe duke pasur parasysh goditjen e madhe të autoriteteve mbi ta? (Ka zëra që këshillojnë që ata të vazhdojnë me protesta dhe shkallëzim nëpër rrugë, por të tjerë hedhin poshtë plotësisht se kjo vetëm inkurajon goditje më të ashpra nga regjimi dhe ndikon nega-tivisht shtresën e varfër të shoqërisë egjiptiane, ata që vuajnë çdo ditë që t’i vije fundi kësaj. Të tjerë zëra këshillojnë ata të pranojnë “dialogun” dhe “kom-promisin” me ushtrinë dhe regjimin që të evitojnë për të qenë të përjashtuar

krejtësisht e të shkohet prapa siç pati ndodhur në periudhën e Naserit. Por disa Vëllezër përgjigjen duke thënë se insistimi i refuzimit për të marrë me ushtrinë, të cilët besojnë se ata po e sun-dojnë Egjiptin në mënyrë të kundër-ligjshme, do t’ua marrin popullarite-tin dhe mbështetjen prej segmenteve të egjiptianëve, të cilët do të befasohen nga vendosmëria e këmbëngulja e Vëllezërve përballë masave energjike të pajustifikueshme dhe arrestimeve ar-bitrare e vrasjeve.) Cilën rrugë e këshil-loni që Vëllazëria të zgjedh?

John L. Esposito: Por çështja është

Page 14: Revista Paqja, nr. 78, Tetor-Nëntor 2013

PAQJA14 TETOR/NËNTOR'13nNr. 78

se qeveria e udhëhequr nga ushtria nuk i ka realizuar premtimet për një qeveri më gjithëpërfshirëse; dera është mbyllur me përplasje për VM-në. Problemi qendror dhe fondamental është se kjo qeveri e ashtuquajtur dhe veprimet e ushtrisë dhe forcave të sigurisë e kanë bërë të qartë se nuk ka opsion për të “pranuar dialogun” dhe “kompromisin” me ushtrinë dhe regjimin për të evituar kështu të qenit përjashta tërësisht dhe duke shkuar prapa përtej hekurave ashtu siç pati ndodhur në periudhën e Naserit. Vëllazëria u për-jashtua dhe burimet e tyre po zaptohen, shumica e udhëheqësisë së saj dhe shumë pasues janë prapa grilave, Vëllazëria dhe mbështetësit e saj kanë qenë viktimat e tarifës më të madhe të vdekjes në një ditë të vetme në historinë moderne të Egjiptit.

Këshilla ime do të ishte se VM-ja do të duhej të mbante një profil të ulët, përkundër represionit. Nuk do të zg-jasë shumë kur autoriteti ushtarak të fillojë represionin e tij mbi “liberalët” dhe “sekularët” , në fakt tashmë ka fil-luar, mbi ata kush janë mbështetës të de-mokracisë dhe atyre që aktualisht flasin hapur. Shembulli më i mirë është ai kar-rierës jetëshkurtër të Baradeit i cili pati mbështetur grusht shtetin dhe mbante një pozitë të lartë qeveritare por i është dashur të lëshonte vendin. Fundi është se junta nuk mund të jetë avokat i rremë i demokracisë për gjatë kohë dhe autori-tarizmi i vërtetë i ushtrisë do dal në pah.

Në çfarë niveli po ndikon ajo që po ndodh në Egjipt në situatën në Tunizi dhe si? Dhe cilat janë politikat që ju besoni se lëvizja En-Nahda do të duhet t’u përmbahet?

John L. Esposito: Ajo çfarë ka ndod-hur në Egjipt me mbështetje të drejtpër-drejtë dhe indirekte prej disa vendeve tjera arabe fuqizon dorën e regjimeve anti-demokratike. Ndërsa disa forca opozitare në Tunizi (sikurse në Turqi) kanë parë të arsyeshme të rivalizojnë demonstrata të gjera dhe të iniciojnë rënien e qeverive të tyre, kjo nuk ndo-dhi. Ushtria dhe policia në Tunizi ashtu si në Turqi nuk intervenuan dhe qeveritë janë në proces të ballafaqimit me çësht-jet e reformave.

Tunizia, siç e dini, prej fillimit ka sinjalizuar dëshirën për një qeveri gjithëpërfshirëse me caktimin e një jo-islamisti si president dhe ftesën për të përfshirë dy partitë e mëdha socialiste. n

Përktheu: Shpresa ZEQAJ

Dhjetëvjeçari orvatet mbi pirg, duke bartë një strajcë të mbushur përplot me gurë. Kështu ai pro-

von të mbajë veten si të guximshëm për-ballë shokëve të tij, me rrethin e syve të tij përplot me lot. ‘Çdo centimetër e trupit të tij dhemb’, - thotë ai, dhe ndje-het i lodhur e i trullosur prej peshës.

“E urrej”, - pëshpërit Enver Sardad. Ai duhet t’i ofrojë ndihmesë familjes së tij, po dëshiron që të ekzistonte ndonjë mënyrë tjetër se sa e punës për agjencinë qeveritare të ndërtimit.

Ai shton: “Nuk do të kisha këso jete po që se nuk do të isha mysliman”.

Jetët e qindra mijëra fëmijëve Ro-hingya sikur Enveri po rriten pa shpresë në Birmani, edhe pas fitimit të çmimit për fundin e dekadave të diktaturës së këtij kombi kryesisht budist të përbërë prej 60 milionë banorë.

Grupi etnik musliman ka vuajtur gjatë prej diskriminimit që grupet për të drejtat e njeriut e konsiderojnë si dis-kriminim i të drejtave ndër më i keqi në botë. Por këtu në shtetin verior Rakh-ine, banojnë deri në 80% të vendit ku një milion janë Rohingya, dhe përbën vështirësi më të madhe për fëmijët të marrin shkollimin, ushqimin dhe ku-jdesin e duhur mjekësor se sa ka qenë gjatë kohës së juntës ushtarake. Ata kanë pak mundësi veç punës së rëndë për një dollar në ditë.

Vizita e Associated Press-it (AP) në këtë hapësirë ishte e para e reporterëve të huaj. Zyrtarët lokal përgjigjeshin me dyshim të thellë, duke u tërbuar kur intervistohen ndonjë Rohing-ya. Thirreshim në takime policore, gazetarët përcilleshin prej policisë dhe njerëzit trembeshin pasi intervisto-heshin, përfshirë edhe fëmijët.

Në një vend të shqyer prej dhunës etnike në 15 muajt e fundit, ky është një regjion ku grupe muslimanësh kanë vrarë budistë dhe anasjelltas. Dhe me vetëm 10 budistë të vdekur nga 240 vdekjet e shkaktuara këtu, ky është i vetmi regjion ku një popullatë e tërë është dënuar, përmes kufizimit të lëvizjes e udhëtimit dhe politikave tjera përjashtuese.

Shkollat islame të njohura si me-drese janë mbyllur, duke i çuar në grumbullim në shkollat qeveritare, ku Rohingya, që e përbëjnë 90% të popul-latës në këtë qoshe të vendit, mësohen prej arsimtarëve budistë në një gjuhë, të cilën shumica nuk e kuptojnë.

Në fshatin e Ba Gone Nar, ku një murg u vra gjatë dhunës së vitit të kaluar,

TË NËNÇMUAR SI “QENTË”, FËMIJËT ROHINGYA TË BIRMANISË JANË TË MAGAZINUAR NË SHKOLLA, U CAKTOHEN PUNË TË RËNDA

Fëmijët muslimanë mbledhin zhavorr prej shtratit të lumit për ta përdorur në ndërtimin e rrugës afër fshatit Lay Maing, Maungdaw, shteti Rakhine, Bir-mani. Për shumë familje musli-mane të goditura nga varfëria, edhe puna e rëndë është zgjid-hje më e mirë për djemtë e tyre të rinj se sa sistemi i shkatër-ruar e i keq arsimor. Qeveria u ofron fëmijëve nga një dollar në ditë për të ndihmua për ri-parimin e rrugëve.

Page 15: Revista Paqja, nr. 78, Tetor-Nëntor 2013

PAQJA 15Nr. 78nTETOR/NËNTOR'13

TË NËNÇMUAR SI “QENTË”, FËMIJËT ROHINGYA TË BIRMANISË JANË TË MAGAZINUAR NË SHKOLLA, U CAKTOHEN PUNË TË RËNDA

regjistrimi në një shkollë të vogël pub-like ka arritur në lartësinë e 1,250 nxë-nësve. Fëmijët që prej parashkollarëve e deri tek e teta klasë janë të dyndur aq ngushtë në dysheme saqë pothuajse është e pamundur të ecësh mes tyre.

“Mësuesit tanë shkruajnë shumë gjëra në tabelë, por nuk na mësojnë si t’i lexojmë ato”, - thotë 8 vjeçari Enver Sjak. “Është shumë e vështirë të mëso-jmë ndonjë gjë në këtë shkollë”.

Janë vetëm 11 arsimtarë të caktuar nga qeveria – një për 114 nxënës. Në ditën e vizitës së reporterëve, ata dështu-an të paraqiten – një dukuri e zakonshme.

Vullnetarët Rohingya mundohen të mbajnë rendin. Një njeri rrethon dhomën me thupra palme, duke reduk-tuar zhurmat dërdëllitëse të dyshemesë së betonit të mbushur me bërllok që është hedhur aty.

Pak fëmijë kanë karrige ose tavolina. Shumë nga ta kolliten. Të tjerët flasin

ndërmjet vete, duke shfletuar fletoret boshe. Ata i shikojnë të rinjtë e porsaa-rdhur me vështrime të habitura.

“Nëse do të bëhem diçka, do të doja të jem mjek kur të rritem”, - thotë Enveri. “Sepse kurdo që dikush në familjen time të sëmuret dhe ne shkojmë në spital, stafi kurrë nuk kujdeset për ne. Ndje-hem shumë keq për këtë gjë”.

“Por e di që kjo kurrë nuk do të ndodhë”, - shton nxënësi i klasës së tretë. “Qeveria nuk do ta lejojë këtë”.

Rohingya-sit nuk lejohen të stu-diojnë mjekësinë në Birmani. Nuk ka universitete në Rakhine-n veriore, dhe Rohingya-sit janë mbyllur që mos të lënë këtë hapësirë për më shumë se një dekadë. Një përjashtim që ka lejuar pak Rohingya-s të studiojnë në Sittwe, kryeqendrën e vendit, përfundoi pas gjakderdhje së vitit të kaluar.

“Ata nuk duan të në na mësojnë”,- thotë Sojed Alum, një 25-vjeçar prej

fshatit bregdetar Myinn Hlut, i cili mbanë mësime private në shtëpinë e tij për fëmijët Rohingya-s.

“Ata na quajnë neve ‘kalar’ (një fjalë nënçmuese raciste për muslimanë). Ata thonë, “Ju madje nuk jeni qytetarë. Pse ju duhet edukimi?”

Çdo vit, mijëra Rohingyas ikin prej Rakhines Veriore dhe marrin rrugët e rrezikshme detare në shpresë të mar-rin statusin e refugjatit në ndonjë vend tjetër. Për shkak të dhunës së fundit sek-tare, në të cilën 250 mijë njerëz, shumica Rohingyas, u dëbuan prej shtëpive të tyre, duke u vlerësuar prej punëtorëve për të drejtat e njeriut se së shpejti do të fillojë një eksod edhe më i madh sapo të përfundojë sezoni i monsuneve këtë muaj dhe detet e regjionit të qetësohen.

Disa historianë thonë se Rohingya-sit kanë qenë në Rakhinen Veriore me shekuj, ndonëse disa që kanë jetuar aty kanë migruar prej Bangladeshit fqinj ko-hëve të fundit. Të gjithë atyre u refuzo-het shtetësia, duke i lënë ata pa shtetësi.

“Të gjithë ata janë ilegalë,” - thotë në mënyrë monotone avokati i shtetit gjeneral Hla Thein.

Ata mbetën të ndaluar prej të qenit qytetarë, ose prej punës në sektorët e shërbimit civil. Nuk janë dhënë certi-fikata të lindjes për Rohingyas që nga meset e viteve të 1990-ta. Fëmijët e Ro-hingyasve janë të vënë “në lista të zeza” – u mohohen madje edhe shërbimet elementare – nëse prindërit e tyre nuk janë të martuar zyrtarisht ose më herët kanë arritur kufirin prej dy fëmijëve gjë që aplikohet vetën në grupin e tyre etnik.

Neglizhenca zyrtare zakonisht kalon në urrejtje.

Një roje e caktuar nga qeveria qen-drore për të ndihmuar ekipin e AP-së pyeste pse jemi kaq të interesuar t’i in-tervistojmë këta “qenë”.

Kur vajzat e reja Rohingyase shfaqeshin në dritaret e hapura të ve-turave të ekipit, roja hidhërueshëm murmuriste sharje të fëlliqura ndaj tyre.

Një gjë që qeveria u ofronte fëmijëve Rohingyas është puna, edhe po që se ata janë të ri të moshës 10 vjeç. Ministria e Ndërtimit, më e madhja e punësimit u

Page 16: Revista Paqja, nr. 78, Tetor-Nëntor 2013

PAQJA16 TETOR/NËNTOR'13nNr. 78

Fëmijët muslimanë të fshatit Lay Maing mbajnë çantat e kaltra shkollore të dhëna dona-cion për ta, derisa po shkojnë në shkollë në Maungdaw, shteti Rakhine, Birmani. Në këtë qoshe të vendit që është shu-micë muslimane, këta fëmijë janë fatlumët. Dhjetëra nga mija të lindur jashtë martese nuk pranohen nga autoritetet budiste dhe nuk kanë fare qa-sje në arsimim.

ofron atyre 1,000 kyat – një dollar – për tetë orë të mbledhjes dhe bartjes së gurëve nën diellin tropikal.

Herët në mëngjes, kamionë të mëd-henj të ngarë nga fshatarët mbledhin djelmoshat sy-fjetur – të gjithë nga ta janë Rohingya – dhe i dërgojnë në sh-tretërit e lumenjve.

“E shihni? Ata duan të punojnë”, - thotë UHla Moe, administratori i Lay Maing.

Më vonë atë ditë, ai do të thërrasë fëmijët, të cilët janë intervistuar nga gazetarët në zyrën e tij - për sigurinë e AP-së”, - thotë ai. Fëmijët thonë se ai i frikëson ata kur kërkon të dijë pyetjet që u janë bërë dhe përgjigjet e tyre.

Në mesin e fëmijëve të thirrur bren-da është edhe Enver Sardad, bartësi dh-jetë vjeçar i gurëve.

Prej orës 8 të mëngjesit deri në perëndim, ai punon përkrah vëllezërve të tij binjakë dhe pesë ose gjashtë djel-moshave tjerë prej fshatit të tij, duke ngrehur e mbledhur gurët e lumenjve dhe duke i sjell me gjallëri ata në breg. Ata më shumë duken si burra të vegjël sesa djelmosha: Pa buzëqeshje. Çdo hap të guximshëm e të vendosur. Duke mos

humbur kot as gramin e energjisë.Enveri është i këputur nga lodhja,

por punon shpejt. Ai madje ndalet për t’i ndihmuar shokët kur ata mundohen me strajcat e tyre.

Ndonëse puna është rraskapitëse, do t’u ndihmojë këtyre fëmijëve dhe familjeve të tyre të ushqehen. Regjioni ka normat më të larta kronike të paush-qyerjes, në bazë të një raporti të lëshuar vitin e kaluar nga Komisioni Evropian për Ndihmë Humanitare dhe Departa-menti i Mbrojtjes Civile. Kjo mungesë ka ndikuar seriozisht në zhvillimin mental dhe fizik.

Puna e organizatave humanitare dukshëm është e kufizuar në Rakh-inen Veriore. Mungesa e vaksinimit në hapësirën e braktisur nënkupton sa ata janë të ekspozuar ndaj pothuajse çdo sëmundje parandaluese, thotë Vickie Hawkins, zëvendëskryetare e misionit në Birmani të Mjekëve pa Kufij, e cila ka punuar në këto hapësira për 15 vite.

Nëse fëmijët Rohingyas sëmuren seriozisht, me siguri që nuk mund t’ia dalin për të shkuar në spital, qoftë sepse familjet e tyre nuk mund t’i përballo-jnë ryshfetet që u kërkohen nëpër pika kontrolli ose për shkak të ndalimit të udhëtimit për në qytetin Sittwe.

Muhamed Tojub, një Rohingyas dh-jetë vjeçar, ka marrë një kujdes mjekësor, por jo ndërhyrjen kirurgjike që kanë rekomanduar mjekët.

Ai ngre përpjetë bluzën e tij, duke prekur anën e tij të djathtë të stomakut, ku ai ka një dhembje të fortë në tri vitet e fundit. “Nuk e di se çfarë kam”, - thotë ai. “Më bëhet se ndjej diçka si ndonjë gjësend brenda”.

Një diagnozë mes raftit, të cilën ai e ka ruajtur thotë “masë abdominale”, e pasuar me një varg të shenjave të pikëpyetjes.

Mjekët e kontrolluan Muhamedin në një spital publik me kapacitete të ku-fizuara, të cilat janë të pamjaftueshme për ndërhyrjen e duhur kirurgjike për t’i shpëtuar jetën atij. Për ta pasur një ndërhyrje të tillë, atij i duhet të shkojë në Sittwe, gjë e cila është e parealizueshme, ose në Bangladesh. Kjo e fundit është e mundshme, nëse familja e tij paguan një ryshfet të majmë, por ai nuk do të jetë në gjendje të kthehet më prapa në shtëpinë e tij.

Paraja është një tjetër pengesë: Familja e tij madje nuk mund ta përbal-lojë mjekimin e tij, e jo më operacionin.

Ai kontrollon në xhepin e tij dhe nxjerr jashtë dy pako plastike të mbush-ura me pilula të kuqe, rozë, të verdhë dhe kaltra të çelëta. Ato kushtojnë 200 kyat (20 cent) në ditë.

Për të fituar paratë, Muhamedi pu-non shumë me fëmijët e tjerë të fshatit në shtratin e lumit, duke u orvatur të ngrejë gurët. Kjo ndonjëherë e bën dhimbjen edhe më të fuqishme.

“Babai im e humbi punën e tij pas dhu-nës”, - thotë ai. “Kur ai punonte, ne mund ta përballonim. Por tani ne s’kemi asgjë”. “Më duhet të kujdesem për veten”. n+++++++++++++++++++++++++++

SHËNIM I BOTUESIT˝(AP) – Ky tregim është pjesë e “Portrete të Ndryshi-mit”, një seri njëvjeçare e Associated Press që tregon se si Birmania është e hapur pas sundimit ushtarak disa dekadash dhe nuk po ndryshohet jeta në këtë vend juglindor aziatik të izoluar për një kohë të gjatë.

Përktheu: Besa GASHI

Page 17: Revista Paqja, nr. 78, Tetor-Nëntor 2013

PAQJA 17Nr. 78nTETOR/NËNTOR'13

Samia NAKHOUL /Reuters/

Në një fotografi, dy njerëz qëndro-jnë krah më krah, një i gjatë dhe i bëshëm, dhe njëri më i rëndë.

Që të dy buzëqeshin para fotografit. Fotografia nga Teherani është një e dhënë e rrallë e një takimi mes ud-hëheqësit klerik të vendit Ayatollah Ali Khamenei me Sayyed Hassan Nasrallah, udhëheqësin e lëvizjes shia paraushta-rake të Libanit, Hezbollah. Fotografia është bërë në prill gjatë një vizite të fshehtë të shefit të Hezbollahut për pa-dronin e tij financiar dhe ideologjik. Ajo është bërë në një pikë kthese në luftën civile të Sirisë dhe përleshjes më të gjerë mes sunive dhe shiave. Ishte një çast kur Irani bëri publik dëshirën e vet që Hez-bollahu të bashkohet në betejë për të ndihmuar në shpëtimin e pushtetit të presidentit të Sirisë Bashar al-Assad. Në atë kohë, Assad dhe sekti i tij alevi, një degë shias, po humbitnin terren për-ballë kryengritjes suni. Pak ditë pas kthimit në shtëpi, Nasrallah mbajti një fjalim në televizion, ku bëri të qartë se Hezbollahu do të luftojë krahas Assadit për të ndalur rrëzimin e tij nga pushteti dhe rënien e Sirisë në “duart” e radi-kalëve të xhihadit suni, Shteteve të Bash-kuara dhe Izraelit. Ai tha se vetë mbi-jetesa e shiave ishte në lojë. Shpejt pas kësaj, luftëtarë nga Hezbollahu, - të cilët deri në këtë pikë kishin qëndruar gjerë-sisht jashtë luftës civile në vendin fqinj – hynë në Siri. Në qershor ata ndihmuan forcat e Assadit për të pushtuar qytezën strategjike Kusair, si dhe territore të tjera, duke kthyer luftën në favor të As-sadit. Zyrtarë të sigurisë së rajonit i thanë “Reuters” se tashmë janë diku mes dy mijë dhe katër mijë luftëtarëve, ekspertëve dhe rezervistëve nga Hezbol-lahu që po luftojnë në territorin e Sirisë. Burime thanë se Hezbollahu ka “skuadra vrasësish” me luftëtarë shumë mirë të stërvitur, detyra e të cilëve është që të vrasin udhëheqësit ushtarakë të rebelëve suni. Hezbollahu refuzoi të komentojë për këtë raport, përzierjen e vet në Siri. Nasrallah ka thënë më herët se është e nevojshme për Hezbollahun të luftojë radikalët suni në aleancë me Al-Kaedën. Zyrtarët në Iran nuk iu përgjigjën kërke-save për komente. Zëdhënësi i Minis-

trisë së Jashtme të Iranit, Marzieh Afkham, tha se Irani nuk ka prani ush-tarake zyrtare në Siri, por po ofronte ndihmë humanitare. Shtatorin e kaluar, Mohammad Ali Jafari, kreu i Gardës Revolucionare, tha se disa anëtarë të forcave elitare Kuds qenë në Siri, por kjo nuk përbënte një “prani ushtarake”. Roli i Hezbollahut në Siri ka pasoja jo vetëm në shtëpinë e vet në Liban, por në të gjithë rajonin. Nëse Assadi fiton, ndi-kimi i Iranit në brigjet e Mesdheut do të rritet. Nëse ai humbet, Hezbollahu dhe Irani do të kenë marrëdhëniet e tyre të dëmtuara. Për disa anëtarë të grupit, lufta që po kryhet është me të vërtetë ekzistenciale. “Reuters” ka mësuar se disa zëra brenda Hezbollahut, e cila është konsideruar si organizatë terror-iste nga Shtetet e Bashkuara dhe Europa, kundërshtuan hyrjen në konfliktin e Sirisë. Dy anëtarë të lartë patën frikë se ndërhyrja do të tërhiqte Hezbollahun dhe popullatën shia në një kënetë; ata shtruan pyetjen se deri ku do të ndërhyjë Hezbollahu pas betejës së Kusairit. Sheikh Subhi al-Tufayli, i cili udhëhoqi Hezbollahun nga 1989, më 1991, tha se vendimi për të ndërhyrë është ndër-marrë tërësisht nga Republika Islamike e Iranit. “Unë isha sekretar i përgjith-shëm për partinë dhe e di se vendimi është marrë nga iranianët, ndërsa alter-nativa ndaj saj do të ishte një përballje me iranianët”, - tha Tufayli, i cili pati mosmarrëveshje me Iranin dhe me He-zbollahun, ndërsa fliste nga shtëpia e tij

në luginën Bekaa pranë kufirit me Siri-në. “Unë e di se libanezët e Hezbollahut dhe vetë Sayyed Hassan Nasrallah, nuk janë shumë të bindur mbi këtë luftë.” Dyshime të tilla ekzistojnë në të gjithë Lindjen e Mesme. Grupimet shia, klerikët dhe popullatat në vende të tilla si Iraku janë në dilema të mëdha nëse duhet ta mbështesin Assad apo jo. Por zërat kritikë u injoruan dhe në fund, ata heshtën. “Edhe nëse Hezbollahu ka njerëzit e vet të mençur, vendimi (për të luftuar në Siri), nuk është i tyre”, - tha një zyrtar i sigurisë së Libanit, i cili, si shumica e njerëzve me të cilët “Reuters” foli për këtë raport, refuzoi të citohej me emër. “Vendimi për këtë është ndër-marrë nga ata që e krijuan dhe theme-luan organizatën. Ata janë të detyruar të ndjekin urdhrat e Iranit.” Një politi-kan libanez e përmblodhi situatën me pak fjalë: “Nasrallah nuk mund t’i thotë ‘Jo’ dikujt që i ka dhënë atij 30 miliardë dollarë përgjatë 30 viteve të fundit”. Forca sulmuese Grupimi paraushtarak – emri i të cilit do të thotë Partia e Zotit në Arabisht – u konceptua fillimisht në ambasadën e Iranit në Damask më 1982. Synimi kryesor ishte të luftonte forcat e Izraelit që e patën pushtuar një pjesë të Libanit atë vit. Ajo u bë e famshme për bomba vetëvrasëse, rrëmbime dhe peng-marrje, ndërsa përzuri Izraelin drejt kufirit të vet me Libanin; ajo gjithashtu përzuri forcat amerikane dhe europiane jashtë Bejrutit, pas sulmit izraelit dhe gjatë luftës së Iranit kundër Irakut, shtet

Roli i Hezbollahut në Siri dhe rajon

Page 18: Revista Paqja, nr. 78, Tetor-Nëntor 2013

PAQJA18 TETOR/NËNTOR'13nNr. 78

që Perëndimi e pati mbështetur dhe ar-matosur. Hezbollahu shërbeu si nënkon-traktor për interesat strategjike të paguesve iranianë, duke formuar një front ushtarak me Sirinë dhe Iranin kundër Izraelit dhe Shteteve të Bash-kuara. Në shtëpinë e vet, ajo drejtoi ngritjen e shiave të Libanit nga një po-pullatë e klasës së ulët te sekti më i fuq-ishëm i vendit. Forcat e veta paraushta-rake tashmë janë më të fuqishme sesa ushtria e Libanit dhe madje edhe se disa ushtri arabe, komentojnë ekspertët e rajonit. Organizata ka një forcë sulm-uese të trajnuar nga Irani me rreth 7 mijë vetë, disponon rreth 20 mijë rezerv-istë dhe kontrollon zona të konside-rueshme në Liban. Në Siri, disiplina dhe aftësitë stërvitore të luftëtarëve të Hez-bollahut rezultuan shumë të efektshme në qershor, kur regjimi i Assad ripushtoi qytetin Kusair, rreth 10 kilometra larg kufirit të Libanit. Një ekspert rajonal i sigurisë tha: “(Beteja për) Kusair ishte në thelb një operacion i Hezbollahut, nga planifikimi te menaxhimi i siste-meve kyçe të armëve. Ne kuptojmë se skuadrat e Hezbollahut po përdornin tanket e Sirisë të modeleve T-55 dhe T-54, si dhe sisteme domethënëse artile-rie, raketa antitank e kështu me radhë.” Që nga ajo kohë, Hezbollahu ka zgje-ruar praninë e vet në Siri në çdo zonë ku rebelët kanë aktivitet, tha një burim nga sektori i sigurisë. Grupimi ka rritur praninë e vet përreth kryeqytetit Dam-ask, zonë kufitare dhe në qytetin e Homsit, i cili ka një vendndodhje strat-egjike mes Damaskut dhe zonës malore të banuar nga minoriteti i Assadit, sek-ti alevi. Synimi i tij kryesor është të ndalojë grupimet e rebelëve, më së shumti xhihadistë suni të lidhur me Al-Kaedën, të tilla si Fronti Al-Nusra, nga depërtimi në zemër të kryeqytetit. “Aty kemi përballjen mes Hezbollahut kundër Frontit Al-Nusra e xhihadistëve të tjerë”, tha një vëzhgues ushtarak. Burimi i sigurisë nga rajoni tha: “Në këto vende, Hezbollahu po zhvillon pozicione fikse, për shkak se kupton se luftimet do të jenë të gjata dhe do të përcaktojnë fatin e saj në Liban. Aksio-net e saj ndërmerren me koordinim të plotë me ushtrinë e Sirisë dhe ekspertët nga Irani sigurojnë ndihmën teknologjike dhe ushtarake.” Hezbollahu po zë gjithashtu rrënjë në Bosra al-Sh-am, jugu i Damaskut dhe zona të tjera në anën siriane të lartësive Golan, një

rrafshnaltë strategjike në jugperëndim të Sirisë që është pushtuar nga Izraeli. Grupimi dëshiron që të ndalojë rrugën e transportimit të armëve nga Libani në drejtim të rebelëve të Sirisë dhe të ndalo-jë rebelët të lëvizin në krah të kundërt. Për ta bërë këtë, ajo ka ngritur pika kur-thesh dhe ka vendosur mina në shtigjet ndërkufitare. “Ndërsa në të shkuarën, prania e Hezbollahut në Siri ishte përqendruar në mbrojtjen e popullatës shia, tashmë ajo është e shpërndarë gjithkund ku ka luftime me kryengitësit”, - tha burimi. Luftëtarët Hezbollah kanë shërbyer si instruktorë të cilësisë së lartë për militantët e Sirisë, të cilët përbëjnë edhe forcat më besnike të Assad. Hezbollahu ka gjithashtu edhe skuadra vrasësish, njësi sekrete të përzgjedhur nga luftëtarët e vet më të mirë dhe të trajnuar nga ira-nianët, misioni i të cilëve është të vrasin ud-hëheqësit e opozitës suni dhe komandantët e Ush-trisë së Sirisë së Lirë në Damask dhe Alepo. He-zbollahu nuk e komentoi angazhimin e vet në Siri. Krahas armëve të veta standarde, Hezbollahu po përdor armatime të reja, më së shumti të ar-dhura nga Irani dhe që transportohen me avionë për në Damask ose Be-jrut. Hezbollahu ka mar-rë armë edhe nga ushtria e Sirisë, përfshirë zjar-rhedhës. Armët zhven-dosen nga Libani në Siri me frekuencë të lartë dhe me shumë pak vështirësi, për shkak të kontrollit që ushtrojnë regjimi i Sirisë dhe Hezbollahu mbi pi-kat e kalimit kufitar. Rojet Revolucio-nare të Iranit dhe forcat Kuds, si dhe komanda e lartë ushtarake e Sirisë, dre-jtojnë në dhomë lufte për të koordinuar ushtrinë e Sirisë me forcat Hezbollah. Kjo dhomë lufte ishte fillimisht përgjegjëse për përcaktimin e zonave të luftës për Hezbollahun në operacione specifike. Por së fundmi, “Hezbollahut iu dha përgjegjësia mbi zona gjeografike dhe mbi baza të ndryshme të sigurisë”, - tha një burim. Për të mbështetur luftëtarët në Siri është rrjeti i Hezbol-

lahut i interesave politike dhe tregtare në Liban. Grupi ka 12 deputetë në Par-lament, dy ministra në qeverinë aktuale të përkohshme, një radio dhe një tele-vizion satelitor, si dhe një rrjet shoqëror që ofron çdo gjë, nga shërbimet shën-detësore dhe arsimi te pensionet dhe strehimi. Përveç faktit që kanë depër-tuar në ushtri dhe në shërbimet e sig-urisë, ajo ka aleatë në çdo ministri të rëndësishme, zyrë të qeverisë ose ndër-marrje shtetërore, sipas burimeve poli-tike të Libanit. Në gjirin e Bejrutit, He-zbollahu ka një port të vetin, sipas dy burimeve të sigurisë nga Libani. Treg-tarë shia të lidhur me Hezbollahun

sjellin mallra përmes këtij porti dhe shmangin pagesën e doganës, i shesin këto mallra me çmime më të ulëta sesa konkurrentët dhe dhurojnë një pjesë të fitimeve tek organizata. Për më tepër, grupimi ka investime në Liban dhe jashtë vendit, përfshirë ndërtim super-marketesh, pika benzine e projekte in-dustriale. “Ata kanë operacionet e tyre të pastrimit të parave”, - tha një politikan libanez. “Ata legalizojnë para të nxehtë përmes bizneseve që kanë shkallë të lartë të përdorimit të parasë kesh, si dhe kompanive fiktive që veprojnë në fusha të tilla, si pronat e patundshme, dyqanet

Page 19: Revista Paqja, nr. 78, Tetor-Nëntor 2013

PAQJA 19Nr. 78nTETOR/NËNTOR'13

e celularëve, kompani shërbimesh e fon-dacione fetare.” Ish-zyrtari i Thesarit të SHBAsë, Matthew Levitt, studiues në Institutin e Uashingtonit dhe autor i një libri për Hezbollahun, tha se grupimi është angazhuar jashtë vendit në një seri aktivitetesh ilegale, nga falsifikimi i monedhave, dokumenteve e mallrave te mashtrimet me karta krediti, pastrim parash, trafik armësh e lëndësh nar-kotike. Hezbollahu, tha një hetues, është si një organizatë kriminale e mafies ital-iane. Hezbollahu në mënyrë të përsëri-tur ka hedhur poshtë akuzat e tilla. Poli-tikisht, Hezbollah është në gjendje të mbajë ose të rrëzojë Tammam Salam,

politikanin suni, që në prill u ngarkua të krijojë një qeveri të re në Liban. Gru-pimi gëzon të drejtën e vetos në të gjitha vendimet mbi politikat – një fuqi që i është dhënë pas një përplasjeje të gjatë mes saj dhe qeverisë së udhëhequr nga sunitë, e cila filloi të punojë pas luftës së vitit 2006 me Izraelin. “Nëse Hezbollahu dëshiron që Libani të ketë një qeveri, atëherë vendi do ta ketë; nëse nuk dëshi-ron, atëherë nuk do ta ketë. Ata janë forca më e fuqishme në terren. Ata janë më të fuqishëm sesa shteti”, tha një dip-lomat perëndimor. Hegjemonia shtypëse e Hezbollahut në Liban filloi pas vitit

2005, kur u vra ish-kryeministri Rafik al-Hariri, një miliarder suni që përdori paratë, ndikimin dhe mbështetjen ndërkombëtare për të fituar mbështetje mbi ndarjet sektare të Libanit. Hariri, i cili kishte lidhje të ngushta me Arabinë Saudite dhe Perëndimin, u vra në Bejrut nga një makinë bombë. Një hetim i OKB-së zbuloi se atentati mbante gjur-mët e Sirisë dhe për të, katër anëtarë të Hezbollahut u akuzuan. Asnjë prej të katërve nuk është arrestuar, ndërsa He-zbollahu hedh poshtë akuzat për përzi-erje në vrasje. Vrasja e Haririt solli një zemërim aq të madh ndërkombëtar, sa aleati i Hezbollahut, Siria, u detyrua t’i

japë fund pranisë ushta-rake 29-vjeçare në Liban. Por ai hoqi nga skena edhe njeriun që mund të përbënte një sfidë për dominimin e Hezbolla-hut. “Nëse ai do të ishte ende gjallë, do të kishte mazhorancën në qeveri dhe pozicioni i Hezbol-lahut do të ishte më i vështirë”, tha Tufayli, ish-udhëheqësi i Hezbolla-hut. Një burim nga forcat e sigurisë së Libanit tha se Hariri u vra në një plan të përbashkët mes Iranit dhe Sirisë, që u ekzekutua nga elementë të Hezbol-lahut pa dijeninë e Nas-rallahut. Hezbollahu ka demonstruar se nuk ka vullnet as të tolerojë kër-cënimet më të vogla. Në qershor, kur shiat e paar-matosur protestuan para ambasadës së Iranit në Bejrut kundër përzierjes së këtij vendi në Siri, një

ushtar i Hezbollahut hapi zjarr me një pistoletë, duke vrarë një prej pro-testuesve. Siria përmban rreziqe të mëdha. Nën udhëheqjen e Nasrallahut, Hezbollahu fillimisht u përpoq të ruante një balancë mes rolit të vet në Liban dhe ambicies si pararojë e Iranit në rajon. Ndërhyrja në Siri i dha fund kësaj pa-sigurie, duke e vënë Hezbollahun në linjën e frontit në konfliktin rajonal mes fuqive arabe suni dhe shias së Iranit. Kaosi kërcënon të përshkallëzohet në luftë sektare nga Bejruti deri në Bagdad. Hakmarrjet ndaj Hezbollahut kanë fil-luar sakaq. Në maj, raketa u lëshua

kundër një lagjeje të kontrolluar nga Hezbollahu në Bejrut dhe që nga ajo kohë shumë makina bombë kanë shpër-thyer. “Hezbollahu hyri në konfliktin suni-shia, duke deklaruar xhihad, kësh-tu që ata duhet të presin edhe kundërx-hihad”, tha një figurë suni në opozitë. Tufayli, ish-udhëheqësi i Hezbollahut, tha se ndërhyrja e këtij grupi në Siri është një keqllogaritje fatale. Konflikti, tha ai, po bëhet një luftë sektare e tër-thortë, që minoranca shia nuk është në gjendje ta fitojë. “Deri së fundmi, kam menduar se rezistenca e armatosur (kundër Izraelit), është prioriteti kryesor dhe synimi më i shtrenjtë... ata që për-piqen të forcojnë rezistencën nuk duhet të na tërheqin në një luftë mes sunive dhe shiave. Kjo luftë do të konsumojë të dyja palët”, - tha ai. Lufta ka sjellë kosto të stërmëdha si për Hezbollahun ashtu edhe për Iranin, vend që sakaq po rrëno-het nën sanksionet ndërkombëtare, për shkak të ambicieve të veta bërthamore. Vlerësohet se të ardhurat vjetore të He-zbollahut janë mes 800 milionë dhe 1 miliard dollarëve, ku 70 deri në 90 për qind vijnë nga Irani. Kjo shumë varet pjesërisht nga çmimi i naftës. Pjesa e mbetur e të ardhurave të grupit vijnë nga dhuratat private shia, “shantazh, gjobëvënie e rrjete biznesi mafioz në Liban”, - tha një burim. Përveç angazhi-mit të vet në Siri, Hezbollahu paguan rroga për 60 mijë deri në 80 mijë njerëz që punojnë për organizata ‘bamirësie’, shkolla, klinika dhe institucione të tjera, përveç aparatit të vet ushtarak e policor. Burime të tjera nga sektori i sigurisë thanë se Hezbollahu tashmë po merr fonde shtesë për luftën në Siri. “Siria po gllabëron rezervat e Iranit, ku Republika Islamike po paguan mes 600 dhe 700 milionë dollarëve në muaj (thjesht për koston e luftimeve në Siri)”, tha një zyr-tar libanez. Këto shifra nuk mund të konfirmohen dot. Çmimi i paguar nuk është vetëm financiar: angazhimi i Hez-bollahut në Siri ka dëmtuar mbështetjen për organizatën në shtëpi. “Nuk ka as-një fshat në jug që nuk ka pësuar së paku një humbje njerëzore në Siri”, - tha Ali al-Amin, një opinionist dhe kritik i He-zbollahut. Megjithatë, shumica e shiave të Libanit vijojnë ta mbështesin këtë gru-pim. “Një pjesë e madhe e shoqërisë po mbështetet te Hezbollahu, për shkak se e shohin atë si ekzistenciale”, - tha Amin. “Ata thonë se do të qëndrojnë me të pa-varësisht nëse ajo shkon në ferr… n

Page 20: Revista Paqja, nr. 78, Tetor-Nëntor 2013

20 TETOR/NËNTOR'13nNr. 78 PAQJA

Mike THOMSON/BBC/

Kur India u nda më 1947-n, rreth 500 mijë vetë u vranë në përlesh-jet ndërfetare, përgjithësisht

përgjatë kufirit me Pakistanin. Por një vit më vonë, një masakër tjetër ndodhi në Indinë qendrore, ngjarje për të cilën nuk është folur kurrë. Në shtator dhe tetor 1948, shpejt pas pavarësisë nga Pe-randoria Britanike, dhjetëra mijë njerëz u masakruan në mënyrë brutale në In-dinë Qendrore. Disa u vunë pas murit dhe u ekzekutuan nga ushtarët e ush-trisë së Indisë. Megjithatë, për të zbu-luar se çfarë ndodhi një raport i komis-ionit qeveritar, nuk u publikua kurrë dhe shumë pak njerëz në Indi sot e dinë që kjo ngjarje ka ndodhur. Kritikët aku-zojnë qeveritë e njëpasnjëshme të In-disë për fshehje të së vërtetës. Masakra ndodhi një vit pas dhunës së ndarjes në atë që ishte shteti Hiderabad, në zemër të Indisë. Ai ishte një nga 500 shtetet princërore që patën gëzuar autonomi nën sundimin kolonial të Britanisë. Kur mbërriti pavarësia më 1947-n, pothu-ajse të gjitha këto shtete ranë dakord të bëhen pjesë të Indisë. Nizami mysliman i Hiderabadit, ose princi, këmbënguli që të mbetet i pavarur. Kjo zemëroi udhëheqësit e shtetit të ri, të cilët në shumicë qenë hindu. Pas një përballjeje mes Dehlit dhe Hiderabadid, qeveria në fund humbi durimin. Për më tepër, dëshira për të ndaluar një shtet të pa-varur nën udhëheqjen e myslimanëve në zemër të Indisë hindu, ishte shumë e madhe. Nën pretekstin se anëtarët e milicisë së fuqishme Razakar, dega e ar-matosur e partisë më të fuqishme mys-limane të Hiderabadit, po terrorizonin shumë fshatarë hindu në shtator të vitit

1948, ushtria e kryeministrit Jauaharlal Nehru pushtoi Hiderabadin. Në atë që gabimisht u njoh si një “aksion poli-cor”, forcat e Nizam u mposhtën pas pak ditësh lufte pa asnjë humbje të madhe në jetët e civilëve. Por në Dehli mbër-ritën fjalë se grabitjet, zjarrvëniet dhe vrasjet masive të muslimanëve pasuan pushtimin. I vendosur për të zbuluar se çfarë ndodhi, Nehru i alarmuar urd-hëroi krijimin e një skuadre ndërfetare për të vizituar Hiderabadin dhe për të hetuar. Komisioni u udhëhoq nga kongresmeni hindu Pandit Sunderlal. Por raporti i prodhuar që mban emrin e tij nuk u publikua kurrë. Skuadra e Sunderlal vizitoi dhjetëra fshatra në të gjithë shtetin. Në secilin prej tyre u mbajtën shënim të dhënat e treguara nga muslimanët e mbijetuar. Ato flisnin për dhunë rrëqethëse: “Ne kemi prova të pamohueshme se kishte shumë raste kur burra që i përkisnin ushtrisë së In-disë dhe policisë vendase morën pjesë në vjedhje, madje edhe në krime të tjera. Gjatë udhëtimit tonë ne mblodhëm në jo pak vende, informacion që tregonte se ushtarët nxitën dhe detyruan turma hindush të vidhnin dyqanet dhe shtëpitë e muslimanëve.” Skuadra hetimore ra-portoi se ndërsa fshatarët myslimanë qenë çarmatosur nga ushtria e Indisë, hindutë qenë lejuar të mbanin armët. Në disa raste, thotë ai, vetë ushtarët e Indisë morën një rol aktiv në kasapha-në: “Në një numër vendesh, forcat e armatosura morën muslimanët mesh-kuj të rritur nga fshatrat dhe qytetet e i masakruan me gjakftohtësi.” Skuadra hetuese raportoi gjithashtu se kishte edhe raste kur ushtria u soll mirë dhe mbrojti muslimanët. Masakrat u tha se qenë përgjigje për shumë vite frikësim dhe dhunë kundër hinduve nga milicia

Razakars. Në shënime konfidenciale të shtuara te raporti Sunderlal, autorët detajuan natyrën barbare të hakmar-rjes së hinduve: “Në shumë vende ne na treguan puse që qenë ende përplot me trupat që po kalbeshin. Në një të tillë ne numëruam 11 trupa, mes të cilave ishte edhe trupi i një gruaje me një fëmijë në krahët e vet.” Dhe pastaj vijonte: “Ne pamë mbetjet e trupave që qenë hedhur nëpër pellgje. Në shumë vende mund të shihnim kockat dhe kafkat e karbonizuara.” Raporti vlerësoi se mes 27 mijë dhe 40 mijë njerëz qenë vrarë. Nuk është dhënë ndonjë shpjegim zyr-tar për mospublikimin e raportit nga Nehru, megjithëse ka gjasa që në ato vite të dhunshme pas pavarësisë, një lajm i tillë mund të kishte shkaktuar edhe më shumë përleshje e viktima. Mbetet gjithashtu e paqartë se pse, shumë dekada më vonë, nuk ka ende asnjë të dhënë mbi ngjarjen nëpër li-brat e historisë. Edhe sot, shumë pak indianë e dinë se çfarë ndodhi. Raporti Sunderlal , megjithëse i panjohur për shumicën e indianëve, tashmë është i hapur në Muzeun Përkujtimor të Ne-hrus në Nju Dehli. Ka pasur thirrje në median e Indisë që ai të publikohet për t’u lexuar nga më shumë njerëz. Disa argumentojnë se ai mund të shkaktojë përleshje të reja mes muslimanëve dhe hinduve. “Duke jetuar në këtë vend me të gjitha konfliktet dhe problemet, unë nuk do të ankohesha shumë (për mospublikimin)”, thotë Burgula Nara-singh Rao, një hindu 80 vjeç që jeton në Hiderabad. “Mund të ketë reagime dhe kundërreagime e gjëra të pakëndshme, por në nivelin akademik e studimor, në nivelin e publikimit, këto gjëra duhet të bëhen publike. Unë nuk kam problem me këtë”. n

MASAKRA E INDISË KUNDËR MUSLIMANËVE