tetor 2005

589
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr.i vendimit Data PALËT Faqe 1323 04.10.2005 Fevri Mulla në mungesë kundër Bruild Mulla, Manjola Mulla, Frederik Mulla, Brunilda Mulla, Hatixhe Mulla në mungesë, Zyra e Regjistrimit te Pasurive të Paluajteshme Devoll në mungesë 9 1324 04.10.2005 Xhevrie Islami kundër Myfyt Beshikaj, Lule Mato Beshikaj ne mungese, Elona Myfyt Beshikaj ne mungese, Abaz Tefik Beshikaj ne mungese, Lule Tefik Myslymi (Beshikaj) ne mungese, Shefiko Tefik Kasi (Beshikaj) ne mungese, Drejtoria Rajonale e Entit Kombetar te Banesave Dega Gjirokaster ne mungese...........................12 1325 04.10.2005 Agjencia e Autorëve “Albautor” kundër Shoqeria Tregtare “Mondial” shpk.....17 1326 04.10.2005 Trashegimtaret e Spaso Shelqaj ne mungese kundër Trashegimtaret e Kol Gjuraj ne mungese, Trashegimtaret e Jovan Boglajes ne mungese, K.K.K.Pronave te Malesise se Madhe ne mungese, 1

Upload: dangcong

Post on 02-Feb-2017

357 views

Category:

Documents


13 download

TRANSCRIPT

Page 1: Tetor 2005

PËRMBAJTJAÇështje Civile

Nr.i vendimit Data PALËT Faqe

1323 04.10.2005 Fevri Mulla në mungesë kundër Bruild Mulla, Manjola Mulla, Frederik Mulla, Brunilda Mulla, Hatixhe Mulla në mungesë, Zyra e Regjistrimit te Pasurive të Paluajteshme Devoll në mungesë.....................9

1324 04.10.2005 Xhevrie Islami kundër Myfyt Beshikaj, Lule Mato Beshikaj ne mungese, Elona Myfyt Beshikaj ne mungese, Abaz Tefik Beshikaj ne mungese, Lule Tefik Myslymi (Beshikaj) ne mungese, Shefiko Tefik Kasi (Beshikaj) ne mungese, Drejtoria Rajonale e Entit Kombetar te Banesave Dega Gjirokaster ne mungese.......................................................................12

1325 04.10.2005 Agjencia e Autorëve “Albautor” kundër Shoqeria Tregtare “Mondial” shpk...................................17

1326 04.10.2005 Trashegimtaret e Spaso Shelqaj ne mungese kundërTrashegimtaret e Kol Gjuraj ne mungese, Trashegimtaret e Jovan Boglajes ne mungese, K.K.K.Pronave te Malesise se Madhe ne mungese, Trashegimtaret e Bozho Shoqja ne mungese....................19

1349 06.10.2005 Skender Zela kundër Drejtoria e Policise se Ndertimit, Bashkia Tirane.................................................23

1350 06.10.2005 Mojsava Tare, Kadaife Qendro, Sose Bardhi, Hateme Xhufi kundër Shyqyri Rukia...............................28

1351 06.10.2005 Hydri Osmanaj kundër Kristo Ago ne mungese...............321352 06.10.2005 Sami Kasa kundër K.K.K.Pronave Qarku Kavaje,

Prefektura Tirane ne mungese..........................................361353 06.10.2005 Loni Bardho kundër K.K.K.Pronave prane Bashkise

Korce ne mungese, Irena Pellumbi, Enriketa Papa, Enriko Jani, Mirela Xhafa ne mungese.............................40

1354 06.10.2005 Gjergj Tusha kundër Dega e Rezervave te Shtetit Burrel.................................................................................43

1355 06.10.2005 Abedin Mullai, Perlat Bylyshi kundër Reparti Ushtarak Nr.2030 Vlore....................................................46

1356 06.10.2005 Enver Caushaj kundër Zyra e Permbarimit Fier, Meço Lutaj, Qemal Lutaj..................................................49

1384 11.10.2005 Hysen Dohoshishti ne mungese kundër K.K.K.P. Prefektura e Qarkut Tirane................................................53

1385 11.10.2005 Kadrie Bushi, Maliq Bushi, Sejdin Bushi, Naim Bushi, Muhamet Bushi, Hylvie Bushi, Lumturie

1

Page 2: Tetor 2005

Bushi, Çlirim Bushi, Behije Bushi, Lirije Bushi, Shpresa Bushi, Zija Bushi ne mungese kundër K.K.K. Pronave Kavaje,Abdi Bala, Bashkim Hoxha ne mungese..........................56

1386 11.10.2005 Vilma Filaj kundër Enver Isufi ne mungese.....................60

1387 11.10.2005 Kërkues: Bashkia Librazhd, Shaqir Koxha ne mungese, Eduart Dosku ne mungese,Shefqet Bllashmi ne mungese...........................................63

1388 11.10.2005 Kërkues: Partia Socialiste e Shqiperise Tirane ne mungese.......................................................................67

1389 11.10.2005 Mehmet Dollaku kundër Besim Çela në mungesë............701390 11.10.2005 Shpëtim Jolldashi, Luljeta Jolldashi kundër

Trashëgimtarët e Rifat Jolldashit, Ferdinand Jolldashi,Petrit Jolldashi, Bukuroshe Haxhiymeri, Artemis Ademi, Dallandyshe Kita..................................................73

1391 13.10.2005 Rrapi Qereti ne mungese kundër K.K.K.Pronave Qarku Fier ne mungese, Fatmir Xhafa, Alush Xhafa,Hasan Xhafa ne mungese..................................................76

1392 13.10.2005 Gaetano Giovani Castello kundër Giusepe Di Lello, Antonio Di Lello, Fortunato Pinelli..................................79

1393 13.10.2005 Ramazan Sinani kundër Administratoret e Shoqerise"Vefa" sh.p.k. ne mungese................................................83

1394 13.10.2005 Sh.R.S.F.Sh "Bregu" sh.p.k. ne mungese kundër Drejtoria e Institutit te Ekspertimit Mjeko-Ligjor ne mungese.......................................................................86

1395 13.10.2005 E. R. kundër P. R..............................................................881396 13.10.2005 Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve kundër

Shoqeria "Islamaj" sh.p.k..................................................911397 13.10.2005 Jashar Kordha ne mungese kundër Keshilli i Qarkut

Gjirokaster (Zyra e Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes Tepelene) ne mungese, Komuna Qender Tepelene ne mungese, Ndermarrja e Pyje Kullotave Tepelene ne mungese, Bajram Dolomati..........................95

1398 13.10.2005 Fatbardha Shehu kundër Fetah Mustafaraj, Tanine Lloha, Farie Mustafaraj, Sara Resuli, Behaudin Mustafaraj, Mentor Mustafaraj, Orjeta Opingari, K.K.K.Pronave te Qarkut Vlore ne mungese, Telha Shehu, Ramiz Shehu...............................................98

1399 13.10.2005 Mehdi Çela kundër Administratoret e Shoqerise “VEFA” ne administrim ne mungese.............................103

1400 13.10.2005 Shoqeria tregtare "Rira" sh.a. kundër Dega e Tatim

2

Page 3: Tetor 2005

Paguesve te Medhenj, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve.......................................................................105

1401 13.10.2005 Tomorr Ibrushi, Nexhipe Ibrushi kundër Nexhmije Alia (Hylviu)...................................................109

1404 18.10.2005 Kërkues: Niko Tola në mungesë.....................................1121405 18.10.2005 Fatos Spahiu, Aferdita Spahiu kundër K.K.K.Pronave

Prefektura Tirane, Trashegimtaret ligjore teTrashegimlenesit Shaban Farka: Emin Hoxha, Nazire Kika, Hatushe Kika, Suzana Kika, Sadete Kika, Lumturi Tufina, Dylfitar Tufina, Luljeta Tafaruci, Ylli Tafaruci, Arta Dibra, Rajmonda Ramaj,Merita Ramaj, Anila Ramaj, Arben Ramaj.....................114

1406 18.10.2005 Maksim Sotiri ne mungese kundër Banka Kombetare Greke - Dega Korçe ne mungese.................119

1407 18.10.2005 Ministria e Ekonomise Publike ne mungese kundër Komisioni i Sherbimit Civil ne mungese........................123

1408 18.10.2005 Mehmet Ceka kundër Riza Ceka ne mungese, Regjistrimit te Pasurive te Paluajteshme Mat, Zyra e ne mungese..........................................................126

1409 18.10.2005 Sokol Çopa ne mungese kundër Administratoret e Perbashket te Kompanise Cenaj ne mungese..................129

1410 18.10.2005 Nadire Qinami në mungesë kundër Agjencia Kombëtare e Privatizimit, Sefer Dushku........................132

1434 20.10.2005 Vangjel Mukelli, Anesti Mukelli, Ekaterina Mukellikundër Zyra e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme...................................................................135

1435 20.10.2005 Ganimet Angoni, Vitore Angoni, Drita Angoni, Diana Angoni, Kreshnik Angoni, Ylvere Angoni, Mirlinda Angoni, Irena Angoni kundër Salih Angoni, Engjell Angoni, Kimete Angoni, Fatmir Angoni, Bashkim Duli..................................................................138

1436 20.10.2005 Monika Sadiku kundër Mihallaq Vera............................1411437 20.10.2005 Drita Polo, Lefter Polo kundër Blandi Polo....................1431438 20.10.2005 Marjana Kume kundër Skender Reli, Ermira Reli,

Denisa Reli, Flenki Reli, Sadete Reli..............................1461439 20.10.2005 Rakip Lamani ne mungese kundër Agjensia

Elektrike Bulqize.............................................................1501440 20.10.2005 Kudrete Tepelena kundër Aranit Zhegu, Inajete

Ismaili, Sokol Belaj, Rexhie Sadiraj, Kujtim Hamzaraj ne mungese.....................................................153

1442 25.10.2005 Shoqeria "Global Petroleum Albania" Sh.A. kundërDega e Tatimpaguesve te Medhenj, Komisioni i Apelimit Tatimor ne Ministrine e Financave..................156

3

Page 4: Tetor 2005

1443 25.10.2005 Stefan (Fatmir) Bono kundër K.K.K.Pronave Prefektura Korce, Ferrit Bono ne mungese.....................160

1444 25.10.2005 Perparim Lala ne mungese kundër Vilson Kofina, Isa Kaci ne mungese.......................................................164

1445 25.10.2005 Ministria e Drejtësisë në mungesë kundër Nevrije Bodo, Komisioni i Shërbimit Civil....................168

1446 25.10.2005 Ismail Xhura kundër Shefit Tashi, Shefikat Tashi, Asqeri Shehu, Ismete Shehu, Iftimi Berdufi, Rozina Berdufi, K.K.K. Pronave prane Qarkut Tirane ne mungese.....................................................................171

1447 25.10.2005 Sheraf Bistri kundër K.K.K. Pronave Gjirokaster ne mungese, K.R.T. e Qarkut Gjirokaster ne mungese, Besnik Cani ne mungese.................................................174

1448 25.10.2005 Gaqo Gjanci kundër Halim Ombashi, Emine Ombashi, Barize Ombashi....................................176

1449 27.09.2005 Dall Agnese S.P.A. Shoqeri e se Drejtes Italiane kundër "Amadeus Group" sh.a. Shoqeri e se DrejtesShqiptare.........................................................................181

1459 25.10.2005 Petrit Valisi, Kasem Valisi kundër Ruhi Valisi, Adelina Valisi, Defrim Karaj, Z.R.P.P. Tirane ne mungese, Komuna Kashar ne mungese.....................188

1460 25.10.2005 Fatbardha Vokopola ne mungese kundër K.K.K.Pronave Vlore, Marie Caushi, Anesti Caushi ne mungese.....................................................................192

1461 25.10.2005 M G. kundër F. K. ne mungese.......................................1951486 27.10.2005 Gani Mustafa ne mungese kundër Keshilli i

Rregullimit te Territorit prane Bashkise Durres ne mungese.....................................................................198

1487 14.10.2005 Adem Geci kundër Drejtoria Rajonale e SigurimeveShoqerore Tropoje ne mungese......................................200

1488 27.10.2005 “Conard”sh.p.k. kundër Drejtoria e Bujqesise dhe Ushqimit Lushnje............................................................202

1489 27.10.2005 Pjeter Kokaj, Pal Kokaj ne mungese kundër K.K.K.Pronave Malesi e Madhe ne mungese, Terezina Fran Rragami, Nikolin Vesel Rragami, Florinda Vesel Rragami, Gjystina Vesel Rragami, Paulin Vesel Rragami, Sander Vesel Rragami, Alban Vesel Rragami, Pashko Pretash Rragami, Ludovik Zef Rragami, Gjon Zef Rragami, Drande Marash Rragami, Preke Pjeter Rragami, Liza Pjeter Rragami, Vitore Pjeter Rragami, te gjithe ne mungese..................205

1490 27.10.2005 Gjovalin Loka kundër Ministria Rendit Publik..............2081491 27.10.2005 Liliana Lena, Luljeta Leka, Adelina Hysi, Ariana

4

Page 5: Tetor 2005

Kerenxhi, Fullanxe Trokthi, Valentina Avrami kundër K.Sh.K.K. Pronave, K.V.K.K.Pronave ne mungese, Naime Fagu, Kume Spahiu, Reshat Jarani, Ymer Jarani, Hava Zaja, Aishe Qefalia, Haxhi Mema, Beqir Mema, Sofije Reci, Hamide Hyka, Hatixhe Skenderi, Osman Mema, Ali Mema, Ismail Toci...........................210

1492 27.10.2005 Elda Teliti, Fatmira Jahja, Anila Topalli, Shpresa Tartari kundër Komisioni Vendor per K.K.K.Pronave prane Bashkise Tirane, Agjensia Kombetare e Privatizimit Tirane, Brikena Çabej, Shyret Çabej, Autoriteti Shendetesor Tirane.........................................212

1493 27.10.2005 Edmond Alimucaj kundër Shoqeria “Vefa” ne administrim................................................................214

1494 27.10.2005 Ministria Ekonomise Publike dhe Privatizimit Tirane,Shoqeria Anonime “Petrolimpeks” sh.a., Shoqeria Anonime “Armo” sh.a. kundër Ahmet Sulstarova, K.K.K.Pronave prane Bashkise Tirane...........................217

1495 27.10.2005 Ernest Rrozhani ne mungese kundër Projekti “Rritja eprodhimit ushqimor 2 KR ne mungese...........................221

1496 27.10.2005 Adriatik Mukaj, Agron Klosi, Nazire Hoxha, Samie Bedimi, Tete Xheli, Halil Zeneli kundërK.K.K.Pronave Durres, Krasafgji Leka, Marie Leka,Vasiliqi Leka, Karmen Leka...........................................223

1497 27.10.2005 Gezim Koçiu kundër Bashkia e Qytetit Erseke..............227

1559 18.10.2005 Genc Damani, Fjodor Damani, ne mungese kundër K.K.K.Pronave prane Prefektures Korce, Luan Mbreshtani, Shendet Mbreshtani, Qamil Mbreshtani,Pranvera Mbreshtani, Mukades Mbreshtani ne mungese.....................................................................230

Çështje Penale

113 26.09.2005 I pandehur: Arben Kuqi..................................................235118 03.10.2005 Kërkues: Valentin Floriri................................................238121 13.10.2005 Të pandehur: Juli Hoxha, Elis Mersini...........................241657 05.10.2005 Të pandehur: Gezim Çela, Granit Sina...........................244658 05.10.2005 I pandehur: Spartak Çela.................................................247659 05.10.2005 Kërkues: Ilo Bicaj...........................................................250

5

Page 6: Tetor 2005

660 05.10.2005 I pandehur: Lavdosh Serjani...........................................252661 05.10.2005 I pandehur: Prenush Fufi.................................................255662 06.10.2005 I pandehur: Kreshnik Halili............................................258663 05.10.2005 Të pandehur: Skender Kulla...........................................262683 12.10.2005 Të pandehur: Nikolla Maro, Julian Merolli....................265684 12.10.2005 I pandehur: Fetah Mullaymeri........................................268685 12.10.2005 Të pandehur: Dëfrim Baçellari, Sabri Xhixha,

Agim Filaj, Gëzim Haxhia, Çlirim Musaj, Lik Balliu272

686 12.10.2005 Të pandehur: Arben Haxhihyseni, Edmond Tafa, Rudin Sejdini..................................................................275

687 12.10.2005 Të pandehur: Zaim Skuka, Valter Kurti.........................278688 12.10.2005 I pandehur: Gezim Balla.................................................281689 12.10.2005 I pandehur: Ilir Nelaj.......................................................285690 13.10.2005 Kërkues: Gezim Çela......................................................289691 12.10.2005 Të pandehur: Petrit Mane i padënuar,

Andrea Rungaja, Bledar Rungaja...................................291692 12.10.2005 I pandehur: Roland Veliko..............................................293701 20.10.2005 I pandehur: Ylli Muça.....................................................295702 20.10.2005 I pandehur: Agron Sula...................................................298718 20.10.2005 I pandehur: Bashkim Çollaku.........................................301719 20.10.2005 I pandehur: Granit Arifi..................................................304720 20.10.2005 Të pandehur: Demir Dema, Mark Ndoj..........................308722 24.10.2005 I pandehur: Behar Dervish (Sadikaj)..............................311723 24.10.2005 Të pandehur: Arjan Islami, Subi Kasi.............................314738 24.10.2005 Gentian Brija i padënuar, Urim Picari i padënuar...........316739 24.10.2005 Të pandehur: Almaid Guri i padënuar,

Ramadan Nanushi i padënuar.........................................321740 26.10.2005 Të pandehur: Alfons Steaj, Bujar Brahaj........................324741 26.10.2005 I pandehur: Behar Lengu................................................327742 26.10.2005 I pandehur: Totila Koçi...................................................329743 26.10.2005 Të pandehur: Vladimir Kasemi, Bledar Liçaj,

Albert Maskaj.................................................................332744 26.10.2005 Kërkues: Ardian Domi....................................................335745 26.10.2005 Të pandehur: Kreshnik Yzeiri i dënuar,

Aleksandër Kaçaj i padënuar..........................................338746 31.10.2005 I pandehur: Besnik Berhami...........................................340748 31.10.2005 I pandehur: Artor Berhami..............................................345760 26.10.2005 I pandehur: Adriatik Babaliu..........................................351798 26.10.2005 Të pandehur: Besnik Gjata ne mungese,

Besnik Saraçi, Luan Saraçi, Elton Ismaili, Julian Metushi.................................................................354

6

Page 7: Tetor 2005

7

Page 8: Tetor 2005

ÇËSHTJE CIVILE

8

Page 9: Tetor 2005

Nr.2920/770 i Regj. ThemeltarNr.1323 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesArtan Hoxha AnëtarIrma Bala Anetare Evgjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 04.10.2005 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: FEVRI MULLA, në mungesë

TË PADITUR: BRUILD MULLA, MANJOLA MULLA, FREDERIK MULLA, BRUNILDA MULLA,

HATIXHE MULLA, në mungesë

ZYRA E REGJISTRIMIT TE PASURIVE TË PALUAJTESHME (Z.R.P.P.) DEVOLL, në mungesë

OBJEKTI I PADISË:Prishja e shënimeve të bëra në aktin

dhe regjistrin e pronësisë me nr.12 volumi, faqe 215 dhe me numër pasurie 7/212.

Baza Ligjore: Nenet 193 e vijues të Kodit Civil.

Gjykata e shkallës së parë Korçë me vendimin nr.351, date 23.02.2004 ka vendosur:Rrëzimin e kërkesëpadisë, si të pambështetur në ligj e në prova.

Gjykata e Apelit Korçë me vendimin nr.134, date 29.06.2004 ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.351, date 23.02.2004 të Gjykatës së shkallës së parë Korçë.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs paditësi, i cili parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:

- Nuk jemi njoftuar për zhvillimin e gjykimit, ne kundershtim me nenin 460/3 të Kodit të Procedurës Civile (K.Pr.C.).

- Në seancë kemi kërkuar përjashtimin e një gjyqtari, kërkesë që u pranua nga gjykata, e cila komunikoi edhe shtyrjen e gjykimit për një date te ardhshme, njoftimi për të cilën do

9

Page 10: Tetor 2005

të bëhej me shpallje. Gjykata ne kundershtim me ligjin nuk ka bere njoftimin ne baze te nenit 460/3 te K.Pr.C.

- Gjatë gjykimit kemi pretenduar se kalimi i pronësisë së banesës është bërë mbi bazën e një kontrate dhurimi dhe jo testamentit, fakt ky qe nuk eshte marre parasysh nga gjykata.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia dhe bisedoi çështjen ne teresi,

V Ë R E NNga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore rezulton se: Paditësi Fevri Mulla është djali i të ndjerit Nazmi Mulla, ndërsa të paditurit janë nipërit e

tij.Me padine e paraqitur perpara gjykates paditesi ka kerkuar prishjen e shënimeve të bëra

në certifikaten dhe regjistrin e pronësisë lidhur me pasurine nr.7/212, qe i perket zones kadastrale nr.1187. Fjala eshte per nje truall me siperfaqe prej 497 m2, prej te cilave 87 m2 e perben siperfaqja ndertimore. Per kete siperfaqe ndertimore paditesi pretendon se eshte pronar i vetem.

Pranohet se, pasuria e mesiperme ka qene ne pronesi te babait te paditesit, te ndjerit Nazmi Mulla, i cili kete pronesi e ka vertetuar me vendimin nr.1048, date 18.11.1976 te Gjykates se rrethit Korce.

Me kontraten e dhurimit date 25.07.1977 i ndjeri Nazmi Mulla i ka dhuruar ½ pjesë të pandarë të shtëpise, objekt konflikti, Muhamer Mullës (njërit prej djemve të tij). Ky i fundit, me kontraten e shitjes date 09.12.1977 (me cilesine e shitesit) ia ka shitur kete ½ pjesë të pandarë të kesaj shtëpie paditesit Fevri Mulla (vëllai i tij). Kontrata eshte transkriptuar ne regjistrat hipotekorë.

Keshtu, i ndjeri Nazmi Mulla ka mbetur pronar i ½ pjesë të pandarë të kesaj shtëpie, ndersa pjesa tjeter, po prej ½ pjesë të pandarë të saj, i perkiste paditesit.

Me testamentin e dates 09.12.1977 i ndjeri Nazmi Mulla i ka lene ne trashegim paditesit Fevri Mulla kete ½ pjesë të pandarë te kesaj shtëpie (qe i kishte mbetur), si dhe çdo pasuri që vjen pas vdekjes.

Me vendimin e formes se prerë nr.104, date 20.01.2003 të Gjykatës së shkallës së pare Korçë ky testament është konstatuar absolutisht i pavlefshëm për pjesën që ka prekur rezervën ligjore (të paditurit, femijet e mitur te femijve te testatorit te perjashtuar nga trashëgimia. Ky vendim me te cilin te paditurit jane njohur si trashegimtare ne ate pjese është depozituar prane Z.R.P.P. Devoll. Me daten 22.04.2003 kjo e fundit ka lëshuar një akt i ri pronësie (pasi ka anulluar nje akt i meparshem ku rezultonte pronar vetem paditesi). Me kete akt te ri figurojne pronarë mbi një shtëpi banimi 87 m2 dhe sipërfaqe truallit 497 m2 paditesi me ½ pjesë, Bruild Mulla dhe Manjola Mulla me nga 3/24 pjesë, Frederik, Brunilda e Hatixhe Mulla me nga 2/24 pjesë.

Pikerisht me te dhenat e reja te pasqyruara ne aktin e ri te pronesise date 22.04.2003, paditesi ka kundershtim, duke pretenduar se shtepia mbi siperfaqen prej 87 m2 eshte prone vetem e tij, si e fituar qe ne vitin 1977 nepermjet kontrates se lartpermendur.

Të paditurit kanë prapsuar se, shënimet nuk janë bërë të sakta nga Z.R.P.P., pasi nuk eshte transkriptuar ne regjister pjesa qe perfiton paditesi nga testamenti.

Gjykata e shkalles se pare ka sqaruar se, pretendimet e ngritura nga paditesi jane zgjidhur perfundimisht me pare me vendimin e formes se prere nr.104, date 20.01.2003 te Gjykates se shkalles se pare te rrethit gjyqesor Korce. Ne kete vendim gjykata eshte shprehur se, “... testatori Nazmi Mulla ka mbetur pronar mbi gjysmen tjeter te pandare te shtepise, pasi me kontraten e dhurimit ia ka kaluar pronesine ne favor te djalit te tij Muhamer Mulla, vetem mbi ½ pjese te saj. Rrjedhimisht, edhe paditesi me kontraten e shitjes eshte bere pronar vetem mbi kete pjese dhe

10

Page 11: Tetor 2005

pjesa e mbetur prej ½ ka mbetur ne pronesi te testatorit, pra eshte pjese e pasurise se tij te disponuar me testament”.

Gjykata ka konstatuar se, pjeset takuese te te paditurve mbi pasurine trashegimore te disponuara me testament perfaqesojne ½ pjese, kurse ne ½ pjese tjeter te saj trashegimtar mbetet paditesi, pasi testamenti eshte konstatuar pjeserisht i pavlefshem. Meqenese paditesi kete pjese e ka te paregjistruar, gjykata e shkalles se pare, ashtu edhe ajo e apelit kane konkluduar se, eshte e drejta e tij ta regjistroje si transkriptim trashegimie ne favor te tij, duke iu drejtuar Z.R.P.P. ne rruge administrative.

Ky Kolegj gjykon se, ne keto kushte me te drejte gjykata e shkalles se pare ka rrezuar padine dhe po keshtu, me te drejte gjykata e apelit e ka lene ate ne fuqi.

Pretendimi i paditesit lidhur me shkeljen nga gjykata e apelit te nenit 460/3 te K.Pr.C. eshte i pabazuar. Nga aktet e adminisruara ne dosje rezulton se gjykata e apelit ka bere njoftimin per diten dhe oren e gjykimit te ceshtjes me shpallje mbi 10 dite perpara shqyrtimit te ceshtjes ne ate gjykate. Nuk vertetohet e kunderta e ketij fakti apo e mosrespektimit te kerkeses tjeter ligjore qe parashikon dispozita e mesiperme, per mosshpalljen e ketij njoftimi ne Gjykaten e shkalles se pare Korce.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.C.,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.134, date 29.06.2004 te Gjykatës së Apelit Korçë.

Tirane, me 04.10.2005

11

Page 12: Tetor 2005

Nr.2864/719 i Regj. ThemeltarNr.1324 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesIrma Bala AnetareArtan Hoxha AnetarArdian Dvorani AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne daten 04.10.2005, mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore çeshtjen civile me nr.2864/719 Akti, qe u perket paleve:

PADITËSE (E PADITUR): XHEVRIE ISLAMI, perfaqesuar nga Av. Pal Shkembin

I PADITUR (PADITËS): MYFYT BESHIKAJ, present

TË PADITUR: LULE MATO BESHIKAJ, ne mungese

ELONA MYFYT BESHIKAJ, ne mungese

ABAZ TEFIK BESHIKAJ, ne mungese

LULE TEFIK MYSLYMI (BESHIKAJ), ne mungese

SHEFIKO TEFIK KASI (BESHIKAJ), ne mungese

DREJTORIA RAJONALE E ENTIT KOMBETAR TE BANESAVE DEGA GJIROKASTER, ne mungese

PERSON I TRETË: DREJTORIA E INSTITUTIT TESIGURIMEVE DHE KUJDESITSHENDETESOR TEPELENE, ne mungese

PARASHQEVI ISLAMI, ne mungese

OBJEKTI (I PADISË SË PARË):Deklarim i pavlefshem i veprimeve juridike:

1. Kontrata e privatizimit te baneses me nr.733/244, date 10.04.1995.

2. Kontrates se shitjes nr.1054/103, date 18.06.1998.Kthimin e paleve ne gjendjen e mepareshme,

12

Page 13: Tetor 2005

lirimin e dorezimin e baneses. Baza Ligjore: Neni 92 e vijues i K.Civil,

Ligji nr.7652, date 23.12.1992 "Per Privatizimin e Banesave Shteterore", si dhe nenet 32, 154 te K.Pr.Civile.

OBJEKTI (I PADISË SË DYTË):Konstatimi i pavlefshmerise absolute te pjesshme

te veprimit juridik, kontrates se privatizimit te baneses me nr.766/766, date 21.07.1993.

Baza Ligjore: Neni 17/b i K.Civil te vitit 1981,92/a te K.Civil ne fuqi dhe nenet 32 e 154 te K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Tepelene, me vendimin nr.68, date 17.03.2004, ka vendosur:Pranimin e padise se paditeses (te paditur) Xhevrie Islami.Deklarimin e pavlefshem te kontrates se privatizimit te banesave me nr.733/244, date 10.04.1995.Deklarimin e pavlefshem te kontrates se shitjes me nr.1054/103, date 18.06.1998 dhe kthimin e paleve ne gjendjen e meparEshme, duke u liruar dhe dorezuar banesa.Rrezimin e padise se te paditurit (padites) Myfyt Beshikaj, si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.228, date 09.06.2004, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit civil nr.68, date 17.03.2004 te Gjykates se shkalles se Pare Tepelene si me poshte:Rrezimin e padise se paditeses Xhevrie Islami, si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.Pranimin e padise se paditesit Myfyt Beshikaj.Konstatimin e pavlefshmerise absolute te pjesshme te kontrates se privatizimit nr.766/766, date 21.09.1993 te lidhur midis Ndermarrjes Komunale Banesa Tepelen dhe paditeses se paditur Xhevrie Islami, persa i takon ambjenteve nje dhome + nje kuzhine.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs Xhevrie Islami, e cila kerkon prishjen e tij duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata ka gabuar duke e konsideruar te rregullt kontraten e privatizimit te Myfyt Beshikaj, pasi eshte absolutisht e pavlefshme se vjen ne kundershtim me ligjin nr.7652, date 23.12.1992 "Per Privatizimin e Banesave Shteterore", per shkak se ka privatizuar nje banese te privatizuar me pare.

- I padituri Myfyt Beshikaj nuk ka pasur kontrate si qiramarres i kesaj banese por, qiramarrese ka qene paditesja Xhevrie e cila konform ligjit nr.7652, date 23.12.1992 ka realizuar privatizimin e baneses. Gjykata e apelit gabon, duke marre ne konsiderat fakte dhe prova te nxjerra nga vendimi me te cilin i padituri Myfyt ka vertetuar faktin e qenies qiramarres.Vete gjykata pranon se, ky vendim nuk sjell dhe pasoja per paditesen Xhevrie dhe nga ana tjeter merr parasysh te dhenat e ketij vendimi.

- Lidhur me privatizimin e siperfaqes tepert nga paditesja Xhevrie nuk ka asnje shkelje te ligjit "Per privatizimin e banesave shteterore".

13

Page 14: Tetor 2005

- Veprimi juridik absolutisht i pavlefshem eshte privatizimi i te paditurit Myfyt Beshikaj, pasi ai ka privatizuar banesen perveç se pa kontrate qiraje, por pasi kjo banese ka qene e privatizuar nga paditesja Xhevrie.

- Ai me pare duhet te kishte kerkuar pavlefshmerine e privatizimit te Xhevries e pastaj te kishte bere privatizimin.

- Padia e ngritur nga paditesi Myfyt Beshikaj eshte parashkruar si nga Kodi i meparshem edhe ai aktual, pasi elementet e pretenduar nga paditesi nuk jane te karakterit te pavlefshmerise absolute, por privatizimi i tij eshte absolutisht i pavlefshem.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, degjoi perfaqesuesin e pales paditese Av.

Pal Shkembi, i cili kerkon prishjen e vendimit dhe si e diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi nr.228, date 09.06.2004 i Gjykates se Apelit Gjirokaster eshte i drejte dhe i

bazuar ne ligj dhe si i tille, duhet te lihet ne fuqi.Nga gjykimi ka rezultuar se, paditesja (e paditur) Xhevrie Islami ka qene qiramarrese ne

apartamentin objekt konflikti, 2+1, ne Pallatin 21, Lagje "Mustafa Metohiti" Tepelene, kati dyte, apartamenti 4, se bashku me vajzen e saj, personin e trete ne gjykim Parashqevi Islami. Kjo e fundit dhe i padituri (padites) Myfyt Beshikaj, ne vitin 1983 kane rene dakort te shkembejne banesat, qe perdornin Myfit Bashikaj ne ate kohe banonte ne apartamentin 1+1 te ndodhur ne katin e pare te te njejtit pallat. Si rezultat i kesaj marreveshje, te miratuar dhe nga organet e pushtetit vendor te kohes, Myfyt Beshikaj eshte zhvendosur ne nje dhome e nje kuzhine te apartamentit te Xhevrie Islamit, ndersa vajza e saj, ka marre apartamentin e tij ne katin e pare 1+1.

Me kontraten e shitblerjes nr.766/766, date 21.07.1993, paditesja (e paditur) Xhevrie Islami ka privatizuar banesen me nr.219, ne lagjen "M. Matohiti", te perbere nga dy dhoma, kuzhine e ambjentet ndihmese dhe e ka rregjistruar ne hipoteke me nr.472, date 20.09.1993.

Me pas edhe i padituri (padites) Myfyt Beshikaj dhe familja e tij kane kerkuar te privatizojne dy dhomat ku ato banonin, qe i kishte privatizuar me pare paditesja (e paditur) Xhevrie Islami, por ju eshte dhene pergjigje negative, me arsyetimin se, nuk kishin kontrate qiraje dhe se keto dy dhoma, ishin privatizuar nga Xhevrie Islami.

Ne keto kushte, Myfyt Beshikaj, i eshte drejtuar gjykates me padi per tu njohur si qeramarres ne kete banese dhe detyrimin e N.K.B, Tepelene, te beje privatizimin e saj.

Gjykata e shkalles se pare Tepelene, me vendimin nr.317, date 07.09.1993 ka vertetuar faktin juridik te qenies qiramarres ne pallatin 21, dhome e kuzhine dhe detyrimin e N.K.B, Tepelene te privatizoje kete banese, Myfyt Beshikajt. Mbi bazen e ketij vendimi te gjykates, i padituri (padites) Myfyt Beshikaj, ka bere privatizimin e baneses, me kontraten e shitblerjes nr.733/244, date 12.10.1993, duke e rregjistruar ne hipoteke, me nr.2965, date 11.04.1995.

Me vone, me kontraten e shitjes nr.1054/103, date 18.06.1998 keto dy dhoma (1+1) i padituri (padites) Myfyt Beshikaj, ja shet personit te trete, Deges Institutit te Sigurimit e Kujdesit Shendetesor Tepelene.

Sa siper, me qene se nga N.K.Banesa Tepelene, per te njejten banese eshte disponuar dy here ne favor te paleve pjesmarrese ne gjykim, eshte krijuar konflikt midis tyre dhe per zgjidhjen e tij paditesja (e paditur) Xhevrie Islami me padi drejtuar gjykates ka kerkuar deklarimin e pavlefshmerise te kontrates shitblerjes nr.733/244, date 10.04.1993 dhe nr.1054/103, date 19.06.1998 e kthimin e paleve ne gjendje te meparshme lirimin e dorezimin e baneses. Gjithashtu i padituri (padites) Myfyt Beshikaj, me padi tjeter drejtuar gjykates, ka kerkuar konstatimin e pavlefshmerise absolute te pjesshme te kontrates nr.766/766, date 21.07.1993, ne

14

Page 15: Tetor 2005

favor te Xhevrie Islamit. Padite e ngritura rezulton se, jane bashkuar nga gjykata ne kete gjykim, per shkak te lidhjes qe kane me njera tjetren.

Ne perfundim, Gjykata e shkalles se pare Tepelene, ka vendosur, pranimin e padise se paditeses (te paditur) Xhevrie Islami, duke deklaruar pavlefshmerine e kontrates se privatizimit te baneses me nr.733/244, date 10.04.1995, te kontrates shitjes me nr.1054/103, date 18.06.1998 dhe kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme, duke u liruar dhe dorezuar banesa, si dhe rrezimin e padise se te paditurit (padites) Myfyt Beshikaj, si te pa bazuar ne prova dhe ne ligj. Ky vendim eshte ndryshuar, nga Gjykata e Apelit Gjirokaster, e cila, ka vendosur rrezimin e padise se paditeses Xhevrie Islami, pranimin e padise se paditesit Myfyt Beshikaj dhe konstatimin e pavlefshmerise absolute te pjesshme te kontrates se privatizimit nr.766/766, date 21.09.1993, te lidhur mes, Ndermarrjes Komunale Banesa Tepelene dhe paditeses se paditur Xhevrie Islami, sa i takon ambjentit, nje dhome + nje kuzhine, te blera nga Myfyt Beshikaj.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster ka ushtruar rekurs Xhevrie Islami, e cila ka pretenduar se gjykata e apelit gabon, duke konsideruar te rregullt kontraten e privatizimit te Myfyt Beshikaj, pasi eshte absolutisht e pavlefshme se vjen ne kundershtim me ligjin nr.7652, date 23.12.1992 "Per Privatizimin e Banesave Shteterore" per shkak se ka privatizuar nje banese te privatizuar me pare. I padituri Myfyt Beshikaj, nuk ka pasur kontrate, si qiramarres i kesaj banese, por qiramarrese ka qene vete ajo, Xhevria, e cila konform ligjit nr.7652, date 23.12.1992, ka realizuar privatizimin e baneses.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte gjykon se, palet ndergjyqesa me padite e ngritura kane kerkuar, reciprokisht pavlefshmerine e shitjeve te nje banese 2+1, ndodhur ne qytetin e Tepelenes, shitje keto te kryera ne baze te Ligjit " Per privatizimin e banesave shteterore", nr.7652, date 23.12.1992, nga te dy palet ndergjyqesa.

Pala paditese Xhevrie Islami pretendon se, ka patur te drejten ekskluzive, per privatizimin e baneses dhe se nga ky privatizim banese, nuk fitonte te drejten te behej pronar, paditesi Myfyt Beshikaj.

Paditesi tjeter Beshikaj pretendon se, te drejten per privatizimin e 1+1 pjese te kesaj banese e ka fituar edhe ai, pasi ploteson kriteret qe ligji kerkon, per privatizimin. Ne fakt te dy palet rezulton se, mbi bazen e veprimeve juridike te shitjes te realizuara, me pale shitese N.K.Banesa, kane fituar pronesine mbi banesen ne teresi, duke u sjelle si pronar, paditesi Beshikaj ne 1+1 pjese, ndersa ne pjesen tjeter me ambjentet perkatese paditesja Xhevrie.

Ne baze te ligjit "Per privatizimin e banesave shteterore" nr.7652, date 23.12.1992 rezulton se, paditesja Xhevrie, ka patur gjendjen e qiramarreses dhe te strehimit ne ate banese, por qe nga viti 1983 gjendjen e strehimit, ne pjesen 1+1 te baneses e ka patur pa nderprerje edhe paditesi tjeter Beshikaj, i cili me vone me vendimin gjyqesor te formes per vertetim fakti, ka vertetuar edhe qenien e tij si qiramarres ne ate pjese banese, nga viti 1983, deri ne momentin e privatizimit.

Provat e analizuara nga gjykata, kane vertetuar se, strehimi i paditesit ne ambjentin 1+1 qe ne vitin 1983 eshte bere, pasi me autorizim, pra shprehje vullneti te organeve kompetente te pushtetit te kohes, paditesi ka kembyer nje banese tjeter shtetrore 1+1 ne te cilen banonte me familjen e tij, me pjesen 1+1 te baneses ne konflikt, pasi ne banesen e liruar nga paditesi, rezulton se pas kembimit, eshte strehuar vajza e paditeses Xhevrie, Parashqevija, pas marteses. Fakte keto, qe rezulton se, nuk jane kundershtuar, as nga paditesja Xhevrie dhe qe njekohesisht, jane mbeshtetur ne provat e marra gjate gjykimit.

Sa siper duke qene bashkeqiramarres me shtetin ne ate banese dhe duke patur gjendjen e strehimit aty, paditesat, Xhevrie dhe Myfyt, duke plotesuar keto kritere qe ligji baze, kerkon,

15

Page 16: Tetor 2005

kane fituar bashkerisht te drejten e privatizimit te baneses ne pjeset, perkatesisht ne te cilat kane banuar, para, pas vitit 1983, e ne vazhdim.

Sipas nenit 9 te Ligjit nr.7652, date 23.12.1992 "Per privatizimin e banesave shtetrore", banesa qe perdoret nga disa qiramarres, kalon ne pronesi te çdo qeramarresi, ne baze te pjeses qe ka ne kontraten e qirase.

Sa siper, me te drejte nga gjykata e apelit eshte rrezuar kerkesa e paditeses per pavlefshmerine e veprimit juridik te shitjes se pjeses se baneses 1+1 ne favor te paditesit Beshikaj, pasi ajo me ligj, nuk ka fituar te drejten per privatizimin e te teres si banese, por vetem te nje pjese te saj, pasi per pjesen tjeter 1+1 ligji per privatizimin i ka njohur te drejta te barabarta, paditesit tjeter, i cili me te drejten e pronarit te ligjshem te kesaj pjese, ka kerkuar pavlefshmerine e veprimit juridik te shitjes, paditeses, Xhevrie.

Kjo kerkese, me te drejte eshte pranuar nga gjykata pasi, veprimi juridik i shitjes se pjeses 1+1 te apartamentit, eshte veprim juridik ne kundershtim me nenin 9 e 20 te Ligjit nr.7652, date 23.12.1992, qe bazon shitjen e kesaj banese, e per pasoje eshte i pavlefshem, bazuar me nenin 92 e vijues te K.Civil.

Sa siper, gjykohet se pretendimet e kerkueses nuk jane te mbeshtetura ne kerkesat e nenit 473 te K.Pr.Civile e per pasoje rekursi i paraqitur nuk pranohet.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.228, date 09.06.2004 te Gjykates se Apelit Gjirokaster.

Tirane, me 04.10.2005

16

Page 17: Tetor 2005

Nr.2893/745 i Regj. ThemeltarNr.1325 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesArtan Hoxha AnëtarIrma Bala AnetareEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 04.10.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËSE: AGJENCIA E AUTORËVE “ALBAUTOR”, perfaqesuar nga Neshat Tozaj

E PADITUR: SHOQERIA TREGTARE “MONDIAL” shpk, perfaqesuar nga av. I. Selenica

OBJEKTI I PADISË:Shperblim per perdorimin te pronesisë artistike,

si dhe detyrim per lidhje kontrate.Baza Ligjore: Neni 58 i Kushtetutes se Republikes se Shqiperise,

nenet 419 e 420 te Kodit Civil (K.C.), ligji nr.7564, date 19.05.1992 “Per te drejtat e autorit”,

Ligji nr.8826, date 05.11.2001 dhe Vendimi i Këshillit te Ministrave nr.309, date 13.06.2000.

Gjykata e shkalles së pare Tirane me vendimin nr.3280, date 14.07.2003 ka vendosur:Rrezimin e padise

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.599, date 12.05.2004 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.3280, date 14.07.2003 të gjykates së shkalles së pare dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala e paditur, e cila parashtron keto shkaqe per prishjen e tij:

- Eshte vepruar ne kundershtim me nenin 467 te K.Pr.C. Ne asnje pike te ketij neni nuk gjen mbeshtetje vendimi i dhene nga gjykata e apelit, e cila ka vendosur ne baze te nenit 4 te K.Pr.C.

17

Page 18: Tetor 2005

- Edhe në themel te çeshtjes në asnje rast nuk mund te legjitimohet pala paditese në ngritjen e kesaj padie, pasi e drejta e shperblimit per perdorimin e veprës i takon vetem autorit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia, perfaqesuesin e pales se paditur, av. Ilir

Selenica, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, perfaqesuesin e pales paditese, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe si bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NAgjencia e autoreve “ALBAUTOR” ka paditur Shoqerine Tregtare “Mondial” shpk qe te

detyrohet ta shperbleje per perdorimin e pronesise artistike dhe te lidhe kontrate, me pretendimin se ka perdorur muzike ne ambjentet e hotelit, ne kafene, piano bar, etj.

Gjykata e apelit ka prishur vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe e ka derguar ceshjen per rigjykim ne po ate gjykate, mbeshtetur ne nenin 466 te K.Pr.C.

Sipas kesaj dispozite, gjykata e apelit vendos ne kete menyre kur paraqitet qofte edhe nje nga rastet e parashikuara nga neni 467 i K.Pr.C.

Ky Kolegj konstaton se:Se pari, gjykata e apelit nuk ka permendur ne vendimin e saj asnje nga rastet qe

parashikon dispozita e mesiperme, ndonese ishte e detyruar per te mbeshtetur vendimin.Se dyti, duke iu referuar nje per nje te gjitha rasteve qe parashikon neni 467 i K.Pr.C.,

vendimi i gjykates se apelit nuk gjen mbeshtetje ne asnje nga ato raste.Ne keto kushte konkludohet se, vendimi i gjykates se apelit eshte dhene ne mosrespektim

te ligjit.PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.C.,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.599, date 12.05.2004 te Gjykates së Apelit Tiranë dhe dergimin e

ceshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 04.10.2005

18

Page 19: Tetor 2005

Nr.2877/729 i Regj.ThemeltarNr.1326 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil te Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesIrma Bala AnetareArtan Hoxha AnetarEvjeni Sinoimeri AnetarArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 04.10.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËSA: TRASHEGIMTARET E SPASO SHELQAJ, ne mungese

TRASHEGIMTARET E KOL GJURAJ, ne mungese

TRASHEGIMTARET E JOVAN BOGLAJES, ne mungese

TË PADITUR: K.K.K. PRONAVE TE MALESISE SE MADHE, ne mungese

TRASHEGIMTARET E BOZHO SHOQJA, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Ndryshimi i vendimit nr.112, date 28.01.2000

te K.K.K.Pronave te Malesise se Madhe, per siperfaqen 25 dynym

dhe njohje pronesie mbi kete siperfaqe.Baza Ligjore: Ligji nr.7698, date 15.04.1993,

V.K.M. nr.3, date 21.06.1993, pika 20.

Gjykata e shkalles se pare Shkoder, me vendimin nr.1219, date 23.11.2000 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.112, date 28.01.2000 te K.K.K.Pronave te Rrethit Malesi e Madhe, ku siperfaqja prej 25 dynym e trajtuar ne piken 1 te tij, do te njihet ne pronesi te trashegimtareve te Kolo Gjuran (Shelqaj) e Jovan Boglaja.Detyrimin e Z.R.P.P. Shkoder, te beje ndryshimet ne rregjistrat perkates.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.52, date 20.02.2001 ka vendosur:

19

Page 20: Tetor 2005

Prishjen e vendimit nr.1219, date 23.11.2000 te Gjykates se shkalles se pare Shkoder dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim prane kesaj gjykate, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e shkalles se pare Shkoder, me vendimin nr.290, date 18.03.2002 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.112, date 28.01.2000 te K.K.K.Pronave te Rrethit Malsi e Madhe, duke anulluar piken 1-a paragrafi i pare, per siperfaqen 25 dynym, e ndodhur ne parcelen nr.71, harta e Institutit te Studimit te Tokave, duke e njohur kete siperfaqe ne pronesi te Spaso Shelqaj, Kolo Gjuraj dhe Jovan Shelqaj.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.148, date 21.05.2002 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.290, date 18.03.2002 te Gjykates se shkalles se pare Shkoder.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.1880, date 11.12.2003 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.148, date 21.05.2002 te Gjykates se Apelit Shkoder dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim po prane asaj gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.110, date 01.06.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.290, date 18.03.2002 te Gjykates se shkalles se pare Shkoder.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile, kane ushtruar rekurs, Vido e Niko Shoqja, te cilet kerkojne prishjen e ketij vendimi dhe vendimin e Gjykates se shkalles se pare Shkoder nr.290, date 18.03.2002, ndersa pala paditese, Dushan Shelqaj dhe Vojo Shelqaj, kane ushtruar k/rekurs, te cilet kerkojne mospranimin e rekursit dhe lenien ne fuqi te vendimeve, duke parashtruar keto shkaqe:

Shkaqet e parashtruara ne rekurs:- Paditesit nuk legjitimohen ne ngritjen e padise per kundershtimin e vendimit te

K.K.K.Pronave nr.112, pasi duhet te ishin pale ne kete vendim.- Vendimi gjyqesor (vertetim fakti) ku percaktohet se, Jovan Shelqaj eshte i njejti person

me Jovan Boglaj, eshte vendim deklarativ dhe si i tille nuk ka fuqi provuese ndaj te treteve.

- Te dyja gjykatat pretendojne se K.K.K.Pronave u ka njohur te dy paleve ne pronesi te njejten siperfaqe toke, ne fakt ka vetem nje vendim dhe ai eshte vendimi 112, date 28.01.2000.

- Gjykata e apelit provon se nuk e ka shqyrtuar dosjen pasi vendimi 112 i K.K.K.Pronave trajton ish pronen nga 25 dynym toke dhe 10 dynym livadh, ndersa konflikti qendron vetem per 25 dynym toke.

Shkaqet e parashtruara ne k/rekurs:- Rekursi i paraqitur nga pala e paditur nuk permban asnje prej shkaqeve te percaktuara ne

nenin 472 te K.Pr.Civile. Pretendimet kane te bejne me themelin te cilat jane shqyrtuar.- Ne paditesit legjitimohemi ne ngritjen e padise sepse behet fjale per te njejten prone qe

kemi pretendime.- Gjykata nuk ka dale jashte objektit te padise, por per te ndryshuar nje vendim me pare

duhet te anullohet ajo pjese e tij.- Provat e analizuara ne kete gjykim, jane te administruara te gjitha ne kete dosje.

20

Page 21: Tetor 2005

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani, ne mungese te paleve ndergjyqese dhe

si e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi nr.110, date 01.06.2004 i Gjykates se Apelit Shkoder, me te cilin eshte lene ne

fuqi vendimi nr.290, date 18.03.2003 i Gjykates se Rrethit gjyqesor Shkoder, eshte rrjedhoje e mosrespektimit dhe zbatimit te gabuar te ligjit.

Nga hetimi gjyqesor i ceshtjes dhe vendimet e dhena ne te dy shkallet e gjykimit rezulton se:

Ne Gjykaten e Apelit Shkoder, ne rigjykim, eshte shqyrtuar ceshtja gjyqesore me pale paditese trashegimtaret e Spaso Shelqaj, Kol Gjuraj dhe Jovan Bogojes, me pale te paditura Komisionin e Kthimit te Pronave te Malesise se Madhe dhe trashegimtaret e Bozho Shoqja, me objekt dhe shkak ligjor ndryshimin e vendimit nr.112, date 28.01.2000 te Komisionit te Kthimit te Pronave te Malesise se Madhe dhe njohjen e pronesise nga te paditurit, mbeshtetur ne ligjin nr.7698, date 15.04.1993 "Per kthimin dhe kompesimin e pronave ish pronareve".

Nga aktet e administruara dhe pranuara nga gjykata rezulton se, pales paditese, trashegimtareve te Jovan Shelqaj, me vendimin nr.111, date 10.08.1999, te K.K.K.Pronave Malesi e Madhe, i eshte njohur pronesia per 7 dynym ish toke bujqesore e konvertuar ne truall dhe i eshte kthyer po kjo siperfaqe ne zbatim te dispozitave per kthimin dhe kompesimin fizik te prones. Nga ana tjeter, pales se paditur, trashegimtareve te Bozho Shoqjas, me vendimin nr. 112, date 28.01.2000, te K.K.K.Pronave Malesi e Madhe, i eshte njohur pronesia per 25 dynym nga te cilat 20 dynyn jane konvertuar ne truall, si dhe nje siperfaqe toke bujqesore prej 10 dynym. Nga keto siperfaqe, komisioni i ka kthyer gjithsej 11.000 m2, nga te cilat 10.000 m2 ne formen e kthimit fizik dhe 1000 m2 ne ate te kompensimit fizik te prones se njohur. Ne kete vendim, K.K.K.Pronave arsyeton se, per 7 dynym ka mbivendosje me pronen e njohur e kthyer pales paditese.

Te dy palet ndergjyqese kane pretendime se jane ish pronaret e se njejtes siperfaqe prej 25.000 m2, nje pjese e se ciles ne siperfaqen prej 7.000 m2, i eshte njohur e kthyer me pare pales paditese me vendimin nr.111, date 10.08.1999 te K.K.K.Pronave, nderkohe qe po ky komision, me vendimin nr.112, date 28.01.2000 i ka njohur pales se paditur pronesine mbi siperfaqen 25.000 m2 ku perfshihet edhe 7.000 m2 te njohura e kthyer pales paditese.

Permbajtja dhe disponimi sipas vendimit nr.111 te K.K.K.Pronave Malesi e Madhe nuk kontestohet nga asnjera prej paleve ndergjyqese dhe nuk perben objekt shqyrtimi ne kete gjykim. Kerkimet dhe prapesimet e paleve per pronesi, lidhen me permbajtjen dhe disponimet e vendimit nr.112, date 28.01.200 te K.K.K.Pronave Malesi e Madhe.

Ne rigjykim, Gjykata e Apelit Shkoder me vendimin e saj nr.110, date 01.06.2004 ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit nr.290, date 18.03.2003 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Shkoder, me te cilin eshte anulluar vetem pika 1/a e vendimit nr.112, date 28.01.2000 te K.K.K.Pronave Malesi e Madhe per siperfaqen 25.000 m2 te njohur pales se paditur, siperfaqe per te cilen i njihet pronesia pales paditese.

Nuk eshte i mbeshtetur ne ligj pretendimi i pales se paditur se, pala paditese nuk legjitimohet ne ngritjen e padise. Duke zbatuar drejt ligjin, gjykata e apelit ka permbushur detyrat e lena nga Gjykata e Larte, persa i perket saktesimit te identitetit te njerit prej trashegimlenesve te pales paditese. Vertetimi gjyqesor i faktit, si nje nga menyrat e ligjshme per te saktesuar identitetin e personit dhe deshmite e trashegimise, perbejne prova qe ne harmoni me

21

Page 22: Tetor 2005

njera-tjetren vertetojne pretendimin e pales paditese per legjitimin e saj ne kete gjykim. Sipas ligjit, eshte e sakte se vertetimet gjyqesore te faktit kane natyre deklarative, gracioze dhe nuk kane fuqi detyruese per te tretet, pra edhe per palen e paditur qe nuk kane qene pale ne gjykimin e vertetitmit gjyqesor te faktit. Por nga ana tjeter, persa kohe te tretet, pra edhe palet e paditura ne kete gjykim, nuk e kundershtojne disponimin e bere me vendimin gjyqesor te faktit, ky i fundit mbahet parasysh nga gjykata ne administrimin dhe vleresimin e tij si prove se bashku me provat e tjera ne gjykim. Nga shqyrtimi i dosjes gjyqesore, pervec parashtrimit te natyres ligjore te vertetimit gjyqesor te faktit, pala e paditur nuk ka paraqitur asnje prove qe te mbeshtese pretendimin e saj dhe te kundershtoje faktin e vertetuar gjyqesisht lidhur me identitetin e trashegimlenesit Jovan Boglaja (Shelqaj) te pales paditese.

Arsyetimi e dispozitivi i vendimit te gjykates se apelit, me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi i Gjykates se Rrethit gjyqesor Shkoder, persa i perket anullimit te pjesshem te vendimit te K.K.K.Pronave dhe njohjes pronar te paditesve per ate siperfaqe nuk eshte i mbeshtetur ne ligj, pervecse i paharmonizuar me aktin e ekspertimit dhe provat e administruara ne dosjen gjyqesore. Gjykatat ne zgjidhjen e ceshtjes nuk kane mbajtur parasysh kriteret ligjore te njohjes, kthimit dhe kompesimit te pronave ish pronareve, ne veshtrim te permbajtjes dhe dispozitivit te vendimit nr.112 date 28.01.2000 te K.K.K.Pronave Malesi e Madhe, objekt shqyrtimi e gjykimi ne kete ceshtje civile.

Nga shqyrtimi i akteve te administruara ne shqyrtimin gjyqesor te ceshtjes, rezulton se kufijte e siperfaqes prej 11.000 m2 te kthyer dhe kompensuar fizikisht pales se paditur, sipas pikave 1/b e 1/c te vendimit nr.112, date 28.01.2000 te K.K.K.Pronave Malesi e Madhe, duhet te jene pjese e siperfaqes se prones se njohur prej 25.000 m2, parcela 71, qe ben pjese ne permbajtjen e pikes 1/a te ketij vendimi. Nga ana tjeter, sipas vendimeve te te dy gjykatave, pika 1/a e vendimit te K.K.K.Pronave ka mbetur ne fuqi per siperfaqen 10.000 m2 toke bujqesore, ndersa eshte anulluar per siperfaqen 25.000 m2, nderkohe qe vazhdojne te mbeten ne fuqi pika 1/b dhe 1/c te po ketij vendimi, sipas te cilave pales se paditur i mbeten 11.000 m2 siperfaqe e kthyer fizikisht. Ne nje rast dhe zgjidhje te tille do te verehej mungesa e logjikes dhe mbeshtjetjes ligjore, pasi siperfaqja e kthyer eshte pjese e siperfaqes se njohur (te anulluar nga vendimi i gjykates) dhe, nga ana tjeter do te rezultonte se siperfaqja e kthyer (11.000 m2) do te ishte me e madhe se siperfaqja e njohur (10.000 m2), sipas paragrafit te dyte qe mbetet ne fuqi nga pika 1/a te vendimit te K.K.K.Pronave. Ne rrethana te tilla nuk kemi te bejme thjesht me ceshtje te vleresimit te provave nga gjykatat, por ne rradhe te pare me kuptim e zbatim te gabuar te ligjit, ne trajtimin e tyre dhe zgjidhjen e ceshtjes.

Meqenese per dhenien e nje vendimi te drejte e te sakte, persa mesiper eshte e nevojshme kryerja e disa veprimeve procedurale te lidhura edhe me marrje e vleresim provash, ceshtja duhet te rishqyrtohet edhe nje here nga ana e Gjykates se Apelit Shkoder. Ne rigjykim, gjykata e apelit, me qellim dhenien e nje vendimi te mbeshtetur ne ligj, duhet te hetoje ne menyre te plote e te gjithanshme, per te percaktuar edhe me grup ekspertesh vendndodhjen e siperfaqes prej 25.000 m2 dhe te siperfaqes prej 10.000 m2, te njohur pales se paditur sipas pikes 1/a te vendimit nr.112, date 28.01.2000 te K.K.K.Pronave Malesi e Madhe. Ne vijim, te percaktohet vendndodhja e sakte e siperfaqeve te kthyera sipas pikave 1/b dhe 1/c te po atij vendimi (10.000 m2 + 10.00 m2). Ne ndihme te zgjidhjes se drejte te ceshtjes sipas ligjit, gjykata te percaktoje edhe vendosjen e siperfaqes 7 dynym te njohur e kthyer pales paditese me vendimin nr.111, date 10.08.1999 te K.K.K.Pronave Malesi e Madhe, siperfaqe qe sipas pretendimit te pales paditese dhe vendimeve te gjykatave, ndodhen brenda siperfaqes prej 25.000 m2 objekt i ketij gjykimi.

PËR KËTO ARSYE

22

Page 23: Tetor 2005

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne shkronjen "c" te nenit 485 te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.110, date 01.06.2004 te Gjykates se Apelit Shkoder dhe dergimin

e ceshtjes per rishqyrtim ne kete gjykate, me nje tjeter trup gjykues.

Tirane, me 04.10.2005

23

Page 24: Tetor 2005

Nr.1819/145 i Regj. ThemeltarNr.1349 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareAgron Lamaj AnetarArtan Hoxha AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 06.10.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: SKENDER ZELA, perfaqesuar nga av. Sokol Shehu, av. Evelina Qirjako

TË PADITUR: DREJTORIA E POLICISE SE NDERTIMIT, perfaqesuar nga juristja Zana Hoxha.

BASHKIA TIRANE, perfaqesuar nga juristja Lindita Troja dhe nga Av. i Shtetit Abaz Deda

OBJEKTI I PADISË:1. Detyrimin e te paditurve per te demshperblyer solidarisht

paditesin Skender Zela ne shumen 52.850.000 leke si rrjedhoje e demit te shkaktuar nga prishja e objektit shtepi banimi

dhe njesi tregtare prone e paditesit.2. Detyrimin e te paditurit Bashkia Tirane

per te me kompensuar pronarin e truallit prej 218 m2 (paditesin Skender Zela) me truall tjeter

me te njejten siperfaqe dhe ne te njejten zone.Baza ligjore: Nenet 608, 609 te K.Civil,

Ligji nr.8510, date 15.07.1999 “Per pergjegjesine jashte kontraktore

te Administrates shteterore” nenet 2, 3 dhe 8 te tij, si dhe Ligji nr.8654, date 31.07.2000

“Per organizimin dhe funksionimin e Bashkise Tirane”.

Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.1592, date 15.04.2003 ka vendosur:Rrezimin e padise si dhe heqjen e mases se sigurimit te padise date 19.09.2002.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1297, date 24.12.2003 ka vendosur:

24

Page 25: Tetor 2005

Ndryshimin e vendimit nr.1592, date 15.04.2003 te Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane ne kete menyre:Pranimin pjeserisht te padise duke detyruar Drejtorine e Policise se Ndertimit te demshperbleje paditesin Skender Zela ne shumen 52.850.000 leke si rrjedhoje e demit te shkaktuar nga prishja e objektit shtepi banimi dhe njesi tregtare prone e paditesit.Rrezimin e padise kunder Bashkise Tirane per te kompensuar paditesin per 218 m2 truall si dhe per detyrimin e kesaj te fundit (Bashkise) qe te pergjigjet solidarisht me Drejtorine e Policise se Ndertimit ndaj paditesit Skender Zela.

Kunder ketij vendimi te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs Drejtoria e Policise Ndertimore, e cila parashtron si me poshte:

- Pronesia eshte vertetuar nga vendimi nr.3831, date 30.07.1997 i Gjykates se rrethit Tirane, qe eshte vertetim fakti dhe jo nga dokumentacioni ligjor.

- Kolaudimi i objekteve gjen mbeshtetje ne ligjin nr.7720 date 14.06.1993, si dhe Udhezimi i KM per kualidimin e punimeve te ndertimit ka dale me daten 26.06.1995 dhe kjo ben fjale per ndertimet shteterore dhe me nje vlere te larte.

- Ne baze te nenit 4 te dekretit nr.5747, date 29.06.1978, i ndryshuar me dekretin 6703, date 21.01.1993, paditesi duhej te paraqiste tek organet kompetente projektin, situacionet dhe preventivat te miratuara nga organet kompetente.

- Eshte e vertete se ekziston nje leje ndertimi, por rezulton se ne vendimin nr.149, date 10.12.1991, i cili eshte vendimi qe ka miratuar sheshin e ndertimit dhe mbi kete baze eshte dhene kjo leje ndertimi, qe na u vendos ne dispozicion nga Arkivi i Qarkut Tirane me daten 22.12.2003 me shkresen nr.949/1, nuk figuronte emri i paditesit, por bente fjale vetem per leje provizore per kioska.

- Paditesi disponon veten nje format te lejes se ndertimit te pa shoqeruar me ndonje dokument tjeter te domosdoshem.

- Leja e ndertimit sa me siper eshte dhene me afat 6 mujor.Paditesi nuk ka vertetuar ne te dy shkallet e gjykimit se ne ç’periudhe ka filluar dhe perfunduar ndertimi i baneses objekt i ketij gjykimi.

- Gjykata ka arritur ne perfundimin per vleren e demit ne shumen 52.850.000 dhe pagimin e saj nga Drejtoria e Policise Ndertimore Tirane, duke u mbeshtetur ne aktin e ekspertimit dhe vleresimit te bere ne gjykaten e shkalles se pare, por akti i ekspertimit nuk bazohet ne fakte reale dhe dokumente ligjore.

Te njejtin rekurs ka paraqitur dhe Avokatura e Shtetit.

Eshte paraqitur dhe kunderrekurs nga paditesi Skender Zela, i cili parashtron si me poshte:- Argumenti qe paraqitet ne rekurs ka te beje me vleresimin e provave nga gjykatat e uleta

dhe jo me mos respektimin apo zbatimin e gabuar te ligjit nga ana e saj. Rekursuesit nuk sjellin asnje referim se cili ligj nuk eshte mbajtur parasysh apo eshte zbatuar gabim nga gjykata.

- Ne momentin e leshimit te aktit administrativ, vendim prishje nr.10 date 16.09.2002 dhe sot e kesaj dite paditesi figuron pronar i baneses dhe i truallit.

- Rekursuesit ne rekurs sjellin si argument te paligjshmerise te prones se paditesit, faktin qe nuk u kemi paraqitur atyre situacionet e punimeve dhe preventivat e miratuara,

25

Page 26: Tetor 2005

kerkesa keto qe jane parashikuar vetem ne ligjin “Per urbanistiken” te vitit 1998, i cili nuk ka fuqi prapavepruese. Ato nuk shprehen se ku bazohet vendimi per prishje i nxjerre nga i padituri jashte kompetencave qe i jep neni 3 i ligjit 8408, date 25.09.1998 “Per Policine Ndertimore” dhe neni 78 i ligjit 8405, date 17.09.1998 “Per Urbanistiken”, ne te cilat kerkohet qe per ndertimet e perfunduara duhet te shprehen K.RR.T. perkatese.

- Nuk jemi dakord me pavlefshmerine e lejes se ndertimit pas 11 vjetesh per shkak se nuk eshte respektuar afati i ndertimit brenda 6-muajve, cka jo vetem nuk provohet, por edhe sikur ta pranonim per nje cast si te vertete eshte nje afat qe mund te shtyhet, rinovohet, etj. Edhe legjislacioni i dale me vone nuk parashikon prishjen per shkak te mosperfundimit te objektit brenda afatit te parashikuar.

- Akti i ekspertimit eshte perpiluar nga eksperti i gjykates, i cili, pervec matjeve e vleresimit ne vend te objektit, ka bere dhe fotografi.

- Persa me lart kerkoj mospranimin e rekurseve te paraqitura ndaj vendimit te Gjykates se Apelit Tirane nr.1297, date 24.12.2003.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,avokatin e shtetit dhe perfaqesueset e paleve te paditura qe kerkuan prishjen e vendimit

te apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te shkalles se pare, perfaqesuesin e paditesit qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te apelit, dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.1297, date 24.12.2003 i Gjykates se Apelit Tirane, me te cilin eshte

ndryshuar vendimi nr.1592, date 15.04.2003 i Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane, qe kish vendosur rrezimin e padise se paditesit Skender Zela, duke vendosur perfundimisht pranimin e padise per shperblimin e demit qe rrjedh nga prishja e nje objekti ndertimi, eshte rezultat i shkeljeve procedurale qe kane ndikuar ne dhenien e ketij vendimi, prandaj vendimi duhet te prishet dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim.

Gjate gjykimit ne shkalle te pare e ne apel ka rezultuar si me poshte:Paditesi Skender Zela ka ndertuar ne vitin 1992 nje ndertese 3 kateshe te vendosur ne

skerpatin e lumit Lane, me kufinj te percaktuar. Ne vendimet e gjykatave te faktit eshte bere pershkrimi i hollesishem i perberjes, destinacionit dhe perdorimit te nderteses.

Me vendimin nr.39/1, date 24.05.2003 te nxjerre nga K.RR.T. prane Bashkise Tirane eshte vendosur ne menyre te shprehur se: “prishja e ndertimeve pa leje ne segmentin nga Ura prane shkolles “Vasil Shanto” deri tek Ura prane shkolles Teknologjike, ne te dy skarpatet ne anet e Lanes, pa dallim nga viti kur jane ndertuar”.

Bazuar ne kete vendim, Dega e Policise se Ndertimit ka nxjerre vendimin tjeter nr.10, date 17.09.2002 per prishjen. Ky qendrim mbeshtetet ne proces-verbalin nr.10 date 16.09.2002, mbajtur nga inspektoret e kesaj Policie per kundervajtje administrative te parashikuar nga nenet 45, 66, 75 e 77/2 te Ligjit nr.8405, date 17.09.1998 “Per Urbanistiken”.

Vendimi i mesiperm i eshte njoftuar pronarit, i cili ka bere ankim ne rruge administrative dhe Drejtori i Policise se Ndertimit, me aktin e nxjerre prej tij nr.354, date 16.10.2002, ka sanksionuar prishjen teresisht te godines.

Vendimi i sipercituar, pa u shqyrtuar ankimi nga organi epror eshte ekzekutuar me urgjence nga Dega e Policise se Ndertimit Tirane ne daten 19.09.2002, duke realizuar shembjen e objektit.

Ndodhur para nje fakti te tille, paditesi Skender Zela, ka kerkuar gjyqesisht detyrimin e Drejtorise se Policise se Ndertimit Tirane dhe Bashkise te kryeqytetit qe te demshperbleje ate ne

26

Page 27: Tetor 2005

shumen 52.850.000 leke, si dhe detyrimin e bashkise per ta kompensuar pronarin per siperfaqen e truallit prej 218 m2, ne nje zone te lire.

Keto kerkime pala paditese i ka bazuar ne Ligjin nr.8510, date 15.07.1999 “Per pergjegjesine jashte kontraktore te administrates shteterore “ne nenet 608 e 609 te K.Civil, si dhe Ligjin nr.8654, date 31.07.2000”Per Organizimin dhe funksionimin e Bashkise Tirane””.

Gjykata e shkalles se pare Tirane ka vendosur rrezimin e padise se paditesit me arsyetimin se ndertimi i prishur ka qene i kunderligjshem dhe se ai ndertim pengonte realizimin e studimeve urbanistike te miratuara.

Kjo gjykate ka konkluduar se leja e ndertimit ka qene per nje ndertim te perkohshem, i cili, gjithesesi nuk ka perfunduar brenda afatit te percaktuar ne lejen e ndertimit. Gjithashtu kjo gjykate arsyeton se paditesi nuk eshte bere pronar i truallit, sepse paraqitja e nje mandat arketimi per nje shume te paguar per truallin nuk mund te zevendesoje kontraten noteriale te blerjes se truallit dhe se nuk ekziston ndonje vendim i ish komitetit Ekzekutiv per miratimin e sheshit te ndertimit i shoqeruar me dokumentacionin perkates bashkengjitur.

Ne te kundert, gjykata e apelit ka pranuar se paditesi Skender Zela ka bere nje ndertim ne pershtatje te plote me kriteret e legjislacionit te kohes. Sipas gjykates se apelit, nga aktet zyrtare qe ndodhen ne dosje te nxjerra nga arkivi shteteror i Qarkut Tirane, qe ruan fondin e ish Komitetit Ekzekutiv te Keshillit Popullor te Rajonit nr.2, rezulton se paditesit i eshte dhene leja e ndertimit nr.854, date 19.05.1992, se ciles i bashkengjitet plan-vendosja e truallit me kufizimet perkatese, mandat arketimet per blerjen e truallit dhe per pagesen e lejes se ndertimit, si dhe akti i kolaudimit te objektit date 28.03.1993. Sipas gjykates se apelit, gjykata e shkalles se pare ka arritur ne perfundim te gabuar lidhur me vleresimin si prove te lejes se ndertimit duke mos pasur parasysh kerkesat e nenit 254 te K.Pr.Civile. Sipas kesaj dispozite, “Aktet zyrtare qe dalin nga organet kompetente shteterore dhe qe permbajne nje vendim, ose cdo mase tjeter te marre prej tyre, ose tregojne kryerjen e nje veprimi nga ana e ketyre organeve, perbejne prove te plote per permbajtjen e tyre. Lejohet te provohet e kunderta vetem kur pretendohet se shkresa eshte e falsifikuar”.

Sipas gjykates se apelit, pala e paditur ne qofte se ka pretendime per falsitet, ne cdo kohe mund te kerkoje zhvleresimin e lejes se ndertimit dhe te dokumenteve te tjera ne rrugen e parashikuar ne ligj, veprim i cili nuk eshte ndermarre prej saj.

Sipas gjykates se apelit, vendimi i K.RR.T. nr.39/3, date 24.05.2002 urdheron prishjen e ndertimeve pa leje, ndersa ndertimi i paditesit eshte me leje, prandaj nuk perfshihet ne kete vendim, dhe, si rrjedhoje, veprimet e policise se ndertimit per prishjen e objektit jane te kunderligjshme.

Per sa me lart, Kolegji Civil i Gjykates se Larte veren se gjykata e apelit, megjithese ka perseritur hetimin gjyqesor duke administruar si prove shkresore, nder te tjera, edhe vendimin nr.149, date 10.12.1991 te ish Komitetit Ekzekutiv te K.P.te Rajonit nr.2, te cilit i referohet edhe leja e ndertimit nr.854 date 19.05.1992 e leshuar nga Seksioni i Urbanistikes te Komitetit Ekzekutiv te K.P. te rajonit nr.2, nuk e ka analizuar ne vendimin e saj vleren provuese te kesaj prove ne harmoni me lejen e ndertimit dhe provat e tjera te marra gjate gjykimit. Leja e ndertimit nr.854 date 19.05.1992, e vleresuar nga gjykata e apelit si akt zyrtar qe perben prove te plote per permbajtjen e tij, te referon ne vendimin e Komitetit Ekzekutiv nr.149, date 10.12.1991 per miratimin e sheshit te ndertimit. Kjo shkrese ne te cilen behet referimi eshte gjithashtu akt zyrtar qe perben prove te plote per permbajtjen e saj, ne kuptim te nenit 254 te K.Pr.Civile. Ne vleresimin e saj gjykata e apelit duhet te kete parasysh permbajtjen e nenit 249 te K.Pr.Civile.

27

Page 28: Tetor 2005

Sipas kesaj dispozite, “Kur shkresa qe paraqitet referon ne nje shkrese tjeter, ajo bashkohet me kete, pervec kur shkresa qe merret zevendeson shkresen referuese ose permban permbajtjen e saj te plote.

Kur shkresa qe u mor ka permbajtje te ndryshme nga shkresa referuese, atehere parapelqehet permbajtja e kesaj te fundit.”

Ne rastin ne shqyrtim vendimi i miratimit te sheshit te ndertimit dhe leja e ndertimit nuk jane akte zyrtare qe zevendesojne njera-tjetren, por jane akte te mevetesishme qe plotesojne njera-tjetren ne zbatim te procedures se lejimit te nje ndertimi qe konsiderohet i ligjshem. Per rrjedhoje, edhe ne procedimin provues ato duhet te merren e te vleresohen se bashku.

Ne rigjykim ne apel, ne qofte se do te konkludohet se keto dy akte kane reference te gabuar, d.m.th. nuk kane lidhje me njera-tjetren, atehere vendimi nr.149, date 10.12.1991 duhet te perjashtohet si prove ne kete gjykim. Ne keto rrethana duhet te arrihet ne nje perfundim ne se leja e ndertimit bazohet apo jo ne nje vendim per miratimin e sheshit te ndertimit dhe ne se sot ekziston apo jo ky vendim. Mos ekzistenca e vendimit per miratimin e sheshit te ndertimit ve ne dyshim vertetesine e lejes se ndertimit. Procedimi provues gjate rishqyrtimit te ceshtjes ne apel duhet te coje ne perfundimin ne se leja e ndertimit qe pretendohet se eshte kopje e origjinalit te depozituar ne arkiv eshte e vertete apo eshte nje dokument i falsifikuar.

Procedimit provues, konform nenit 213 ne lidhje me nenin 12 te K.Pr.Civile duhet t`i nenshtrohen edhe te gjitha provat e tjera te paraqitura nga palet ne gjykim.

I takon paditesit te provoje se ndertimi i tij ka nje baze te ligjshme. Edhe ne qofte se ai nuk kish arritur te behej de jure pronar i truallit dhe i ndertimit te ngritur mbi te, ai ka te drejte gjithesesi te pretendoje dhe te provoje se investimi i tij, qe eshte prishur nga shteti pas nje kohe relativisht te gjate qe nga koha e ndertimit dhe e venies se tij ne funksion, perben nje interes ekonomik te ligjshem ne kuptim te nenit 1 te Protokollit nr.1 te Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut, sipas te cilit, “Cdo person fizik ose juridik ka te drejte per respektimin e pasurise se tij ...”.

Ne ceshtjen e Oneryildiz kunder Turqise (nr.48939/99, date 18.06.2002), Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut, nder te tjera, shprehet se: “...Gjykata konsideron se as mungesa e njohjes nga legjislacioni i brendshem e nje interesi privat si nje “e drejte”, as fakti qe ky legjislacioni nuk e konsideron nje interes te tille si nje “te drejte pronesie”, ne disa rrethana interesin ne fjale nuk e privon ne menyre te domosdoshme nga konsiderimi si nje “pasuri” brenda kuptimit te nenit 1 te Protokollit nr.1....

Neni 1 i Protokollit nr.1 aplikohet vetem per pasurine ekzistuese te personit dhe nuk garanton te drejten per t`u bere pronar.

... Shkurt, gjykata konsideron se ndertesa e banimit e ndertuar nga kerkuesi dhe banimi i tij atje me familjen e tij perfaqeson nje interes ekonomik substancial. Ai interes, te cilin autoritetet e lejuan ta perfitonte gjate nje periudhe te gjate kohe, ngrihet ne nje “pasuri” brenda kuptimit te rregullit te vendosur ne fjaline e pare te nenit 1 te Protokollit nr.1 ...”.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c, te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.1297, date 24.12.2003 te gjykates se apelit dhe kthimin e ceshtjes

per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

28

Page 29: Tetor 2005

Tirane, me 06.10.2005

29

Page 30: Tetor 2005

Nr.2865/720 i Regj. ThemeltarNr.1350 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareAgron Lamaj AnetarArtan Hoxha AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne daten 06.10.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr.2865/720 akti, qe u perket paleve:

PADITËS: MOJSAVA TARE

KADAIFE QENDRO

SOSE BARDHI

HATEME XHUFI, perfaqesuar nga Av. Dylber Mani

TË PADITUR: SHYQYRI RUKIA, perfaqesuar nga Av. Vitore Tusha

PERSON I TRETË: PELLUMB XHAKA

OBJEKTI I PADISË:Deklarim i pavlefshem i testamentit nr.2282 Rep., nr.76 Kol.,

date 07.05.2002 te testamentleneses Meliqe Rukia.Baza Ligjore: Nenet 407, 410 e 411 te K.Civil.

Ligji nr.7829, date 01.06.1994, nenet 46, 67 dhe 68,si dhe nenet 31 e 154 te K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Tepelene, me vendimin nr.108, date 22.04.2004 ka vendosur:Pranimin e pjesshem te padise.Deklarimin e pavlefshem te testamentit nr.2282 Rep., nr.67 Kol., date 07.05.2002 te testamentares Meliqe Rukia redaktuar ne Zyren e Noterise Tepelene.Pushimin e gjykimit per pjesen tjeter te kerkimit.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.280, date 15.07.2004 ka vendosur:

30

Page 31: Tetor 2005

Ndryshimin e vendimit nr.108, date 22.04.2004 te Gjykates se shkalles se pare Tepelene persa i perket pretendimit te deklarimit te pavlefshem te testamentit nr.2282 Rep., nr.67 Kol., dt. 07.05.2002 ne kete menyre:Rrezimin e padise.Lenien ne fuqi te vendimit per pjesen tjeter.

Kunder vendimit te Gjykates Apelit Gjirokaster, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, kane ushtruar rekurs Mojsava Tare, Hateme Xhufi, Sose Bardhi dhe Kadaife Qendro, te cilet kerkojne prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi vendimin e Gjykates se shkalles se pare Tepelene nr.108, date 22.04.2004, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata nuk ka respektuar nenin 397/2 te K.Civil.- Ne perpilim te testamentit nuk jane respektur nenet 45, 46, e 67/e te ligjit nr.7829, date

01.06.1994 "Per noterine".- Gjykata e apelit ka shkelur kerkesat ne perberjen e trupit gjykues, pasi eshte nderruar

kryesuesi i trupit gjykues pa u mbeshtetur ne nenet 72 dhe 73 te K.Pr.Civile.- Gjykata e apelit ne arsyetimin e vendimit eshte ndalur pa qene e nevojshme ne

interpretime te vendimit te shkalles se pare per fakte qe nuk jane shqyrtuar se seancat gjyqesore as ne shkallen e pare dhe as ne vete gjykaten e apelit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri, perfaqesuesin e pales paditese Av.

Dylber Mani, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tepelene, perfaqesuesin e pales paditur Av. Vitore Tusha, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe si diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga paditeset Mojsava Tare, etj., permban shkaqe nga ato te

parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, prandaj vendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster nr.280, date 15.07.2004, i cili ka ndryshuar pjeserisht vendimin e Gjykates se rrethit lidhur me kerkimin per deklarimin e pavlefshem te testamentit duke e rrezuar ate dhe ka lene ne fuqi vendimin e saj per pjesen tjeter, duhet te prishet dhe te lihet ne fuqi vendimi i Gjykates se Rrethit Tepelene.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se palet ne konflikt jane mes tyre vellezer e motra, te gjithe femije te trashegimleneses Meleqe Rukia. Ne emer te kesaj te fundit rezulton te jete perpiluar nga Zyra e Noterise Tepelene testamenti date 07.05.2002, me te cilin ajo ka disponuar nje pjese te pasurise se saj e konkretisht 1500 strem kullote ne favor te te paditurit Shyqyri per periudhen e pasvdekjes. Per te njejten pasuri me pare trashegimlenesja kishte leshuar nje testament tjeter me date 31.03.1998 ne favor te te gjithe femijeve te saj (paditesa e te paditur) ç’ka do te thote qe me testamentin e dyte te jete lene pa fuqi i pari.

Paditeset kane pretenduar se testamenti me date 07.05.2002 eshte i pavlefshem sepse vjen ne kundershtim me ligjin e konkretisht:

- Vjen ne kundershtim me nenet 407 e 379 te Kodit Civil sepse eshte shkelur rezerva ligjore. Sipas paditeseve ato jane trashegimtare te paafta per pune ne kuptim te nenit 371 (jane mbi 55 vjeç) dhe nuk mund te perjashtoheshin nga trashegimia.

- Eshte hartuar ne kundershtim me kerkesat e ligjit "Per noterine" e konkretisht me nenet 43-46 - gje qe sipas nenit 67 te po ketij ligji e ben ate akt noterial te pavlefshem. Keshtu personi i

31

Page 32: Tetor 2005

pranishem qe ka nenshkruar ne kete akt, meqenese testatorja nuk ka ditur shkrim e kendim eshte nje person i pa identifkuar ne kuptim te ligjit pasi ne akt eshte shkruar vetem emri i tij - Besnik Rukia dhe asnje e dhene tjeter, ndersa ne fund te aktit nenshkrimi eshte vene Besim Rukia.

Lidhur me kerkimin e pare gjykata e rrethit ka konstatuar se ai nuk eshte i bazuar ne ligj. Paditeset nuk perfitojne trashegimine sipas nenit 379 e 363 te Kodit Civil por nese do te zbatohej trashegimija ligjore do te ishin trashegimtare te rradhes se pare te parashikuar ne nenin 361 te tij. Ata nuk perfshihen ne rrethin e personave te paafte per pune ne ngarkim te trashegimlenesit - gje qe do te perbente rezerven ligjore e qe nuk mund te preket - sepse nuk kane bashkejetuar me trashegimlenesen si anetare te familjes se saj te pakten nje vit para vdekjes.

Por gjykata e rrethit ka konstatuar se akti noterial (testamenti) eshte perpiluar ne kundershtim me nenet 43-46 te ligjit "Per noterine". Ka rezultuar se trashegimlenesja nuk dinte shkrim e kendim dhe per kete eshte thirrur nje person i pranishem Besnik Rukia per te cilin nuk jepet asnje e dhene tjeter lidhur me atesine e amesine, moshen e tij, vendlindjen e banimin dhe aq me pak sigurine e noterit per identitetin. Ne fund te aktit nenshkrimi figuron Besim Rukia. Sipas nenit 67 te ligjit te mesiperm nje akt i tille eshte i pavlefshem. Per kete shkak ajo ka pranuar padine e paditesave dhe e ka konsideruar testamentin e pavlefshem.

Me nje shtese te objektit te padise e cila eshte pranuar per shqyrtim dhe nga gjykata, paditeset kane kerkuar edhe detyrimin e te paditurit qe t’i njohe ato trashegimtare ne 1/6 pjese te pasurise sej cilen. Lidhur me kete kerkim gjykata eshte shprehur se nje e drejte e tille buron nga qenia e paleve trashegimtare ligjore apo dhe testamentare sipas testamentit te vitit 1998 dhe nuk ka pse te dublohet me nje vendim gjyqesor. Per kete kerkim ajo ka vendosur pushimin e gjykimit.

Gjykata e apelit ndersa ka quajtur te drejte konkluzionin e gjykates se rrethit se paditeset nuk mund te konsiderohen si pjese e rezerves ligjore, e ka quajtur ate te gabuar lidhur me pavlefshmerine e testamentit per shkak se eshte perpiluar ne kundershtim me kerkesat e ligjit. Ne kete perfundim ajo ka arritur mbasi ka thirrur me cilesine e deshmitarit Besim Rukia i cili ka spjeguar se ka qene ai qe ka nenshkruar ne emer te trashegimleneses. Kjo gjykate pranon se, deshmitari i pranishem ka patur njohje me noterin dhe gabimi ne emrin e tij nuk eshte veçse nje lapsus i noterit. Kjo pasaktesi nuk mund te konsiderohet si difekt i formes se formalizimit te vullnetit te testatores por edhe nese do te konsiderohej i tille nuk mund te passillte pavlefshmeri absolute per arsye se nuk vertetohet paqartesi ne vertetesine e disponimeve. Per sa me siper ajo ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit dhe ka rrezuar padine per pavlefshmerine e testamentit, duke lene ne fuqi kete vendim lidhur me pushimin e gjykimit per pjesen tjeter.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, konkludon se vendimi i gjykates se apelit eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit.

Vete testatori kur i eshte drejtuar noterit per te marre deklarimet e tij lidhur me periudhen e pas vdekjes, ka zgjedhur formen shkresore dhe noteriale te ketij veprimi juridik te njeanshem. Si Kodi Civil ashtu edhe ligji "Per noterine" parashikojne i pari nje forme te caktuar te kryerjes se veprimit juridik me shkrese (e cila mund te jete e thjeshte ose noteriale) dhe i dyti per nje forme e menyre te caktuar te perpilimit te akteve noteriale. Keshtu neni 81 i Kodit Civil parashikon: "Veprimi juridik me shkrese duhet te nenshkruahet nga personi qe e kryen ate" dhe me pas neni 82 "Personi qe nuk di, ose qe per shkak semundje ose te metash fizike nuk mund te nenshkruaj, ngarkon nje person tjeter per kete qellim. Nenshkrimi i ketij personi duhet te vertetohet nga noteri …" Ligji "Per noterine" parashikon ne menyre me te detajuar menyren e perpilimit te nje akti. Ne nenin 45 te tij parashikohet: "Identiteti i çdo personi pjesmarres ne aktin noterial merret nepermjet leternjoftimit ose nje dokumenti tjeter qe jep besim te plote ne kete drejtim, perveç kur eshte i njohur prej tij…. Te gjithe keto permenden shprehimisht ne

32

Page 33: Tetor 2005

akt". Ndersa neni 46 parashikon: "Akti nenshkruhet rregullisht nga palet dhe nga pjesmarresit ne akt ne prani te noterit duke shkruar emrin dhe mbiemrin e plote. Kur ndonjera nga palet nuk di te shkruaje, autorizon te nenshkruaje nje person tjeter, per identitetin e te cilit noteri sigurohet njelloj si dhe per palet".

Siç ka rezultuar nga materialet e çeshtjes ne aktin noterial eshte permendur vetem emri i personit te pranishem dhe asnje e dhene tjeter lidhur me te. Gjykata pranon se ai ka qene person i njohur nga noteri pasi ishin nga nje fshat, por nje gje e tille nuk permendet shprehimisht ne akt siç e kerkon ligji. Emri dhe mbiemri i plote i nenshkruar ne fund te testamentit nuk perputhet me ate te pjeses hyrese te tij.

Pra shihet qarte se akti i marre ka difekte te formes qe ligji kerkon per t’u perpiluar. Ne rastin ne gjykim kjo forme eshte percaktuar si kusht per vlefshmerine e veprimit juridik dhe jo si kusht per provueshmerine e tij gje qe do ti jepte te drejte gjykates t’i hynte hetimit duke pyetur me cilesine e deshmitarit Besim Rukien. Kjo per faktin se vete ligji "Per noterine" ne nenin 67/e parashikon "jane te pavlefshme veprimet juridike kur:… akti noterial eshte hartuar pa u respektuar rregullat e parashikuara ne nenet 43 deri 46 te ketij ligji".

Por edhe nese do te vlente marrja e deshmive nga personi i pranishem, ajo ne rastin konkret nuk mund te krijonte bindje per faktin e thjeshte se per te ne akt nuk jepet asnje e dhene lidhur me atesine, amesine, vendlindjen apo vendbanimin gje qe do te ishte e domosdoshme per te identifikuar nese eshte personi i thirrur nga gjykata pikerisht ai qe shenohet ne testament.

Konkluzioni i arritur nga gjykata e apelit se keto difekte nuk e cenojne vullnetin e testatores i cili eshte i shprehur qarte ne akt, eshte i pambeshtetur. Ligjvenesi kur ka percaktuar ne menyre te qarte e te hollesishme menyren e identifikimit dhe te nenshkrimit ne akt te personit te pranishem, ka patur parasysh vleren e madhe te tij ne verifikimin e shprehjes se vullnetit te pales. Ne nje rast te tille siç eshte padijenia e pales per te shkruar, prania e personit te autorizuar prej saj nuk eshte thjeshte formale, por nje garanci per vullnetin e saj. Ka qene kjo arsyeja qe neni 67 i ligjit "Per noterine", difekte te tilla ne redaktimin e aktit i konsideron teper te rendesishme dhe qe pasjellin pavlefshmeri te aktit.

Nga sa me siper Kolegji Civil konkludon se, i drejte lidhur me kete kerkim eshte vendimi i gjykates se rrethit qe e ka quajtur akt absolutisht te pavlefshem testanmentin.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/b te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.280, date 15.07.2004 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe lenien

ne fuqi te vendimit nr.108, date 22.04.2004 te Gjykates se Rrethit Tepelene.

Tirane, me 06.10.2005

33

Page 34: Tetor 2005

Nr.2922/772 i Rregj. ThemeltarNr.1351 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareAgron Lamaj AnetarArtan Hoxha AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seance gjyqesore date 06.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile nr.2922/772 i akti qe i perket:

PADITËS: HYDRI OSMANAJ, perfaqesuar nga Av. A. Shehu

I PADITUR: KRISTO AGO, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Pushim cenimi. Shperblim demi.

Marrje mase provizore.Baza Ligjore: Neni 302 i K.Civil,

neni 202 i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Korçe, me vendim nr.1073, date 16.04.2004 ka vendosur:Pranimin pjeserisht te kerkese-padise se paditesit Hydri Osmanaj e te paditur Kristo Ago, me objekt pushim cenimi, shperblim demi, duke u detyruar i padituri Kristo Ago te pushoje cenimin qe ben ne pronen e paditesit, nepermjet ndertimit te tij duke zevendesuar ballkonet me llozha me parapet te hapur, ne ballkone te dala ne konsol, ne anen jugore te ndertimit.Detyrimin e te paditurit qe te paguaje ne favor te paditesit vleren e demit te shkaktuar ne fakt, ne shumen 218.350 leke.

Gjykata e Apelit Korçe, me vendim nr.163, date 09.09.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1073, date 16.04.2004 te Gjykates se rrethit gjyqesor Korçe, persa i perket: Detyrimit te te paditurit qe te paguaje ne favor te paditesit vleren e demit te shkaktuar ne shumen 218.350 leke dhe rrezimin e padise per kerkimin e shperblimit te demit 5.838.000 leke, si te pabazuar ne prova e ne ligj.Ndryshimin e pjeses tjeter te vendimit qe i perket pushimit te cenimit qe ka te beje me zevendesimin e ballkoneve ne llozha, me ballkone te hapura ne konsol, duke rrezuar padine si te pabazuar ne prova e ne ligj.

34

Page 35: Tetor 2005

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs paditesi Hydri Osmanaj, i cili kerkon prishjen e vendimeve gjyqesore, perkatesisht te Gjykates se Apelit dhe Gjykates se shkalles se pare Korçe dhe kthiminn e çeshtjes per rigjykim, duke parashtruar keto shkaqe:

- Te dyja gjykatat kane dhene vendime haptaz te padrejta, ne zbatim te gabuar te ligjit, duke dale kunder mendimit te dy akteve te ekspertimit.

- Duke qene pronat ne kufij te njera-tjetres, kemi rene dakort qe te ndertojme sejcili ne pronen e vet, kallkan, duke neneshkruar deklaraten date 02.02.2002. I padituri Kristo jo vetem nuk ka zbatuar marveshjen tone, por ka zene me ndertim sip. 39 m2, prone e imja duke ndertuar godine te re 5-kateshe.

- Gjykatat nuk i jane pergjigjur te gjitha kerkimeve te pales paditese, konkretisht lidhur me faktin se leja e ndertimit per te padituriun eshte dhene ne kundershtim me ligjin dhe se i padituri nuk e ka zbatuar ate leje e ndertimi duke zene me ndertim truallin tone, me ballkone "llozhe" dhe me dritare.

- Te dy gjykatat kane gabuar per sa i perket demit te shkaktuar pasi ne dy aktet e ekspertimit eshte llogaritur demi efektiv ne shumen 5.838.000 leke.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri, perfaqesuesin e pales paditese Av.

Avni Shehu, qe kerkoi pranimin e padise per pushimin e cenimit te pronesise dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga paditesi Hydri Osmanaj permban shkaqe nga ato te parashikuara

ne nenin 472 te K.Pr.Civile, prandaj vendimi i Gjykates se Apelit Korçe nr.163, date 09.09.2004, i cili ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit ne pjesen qe ben fjale per detyrimin e te paditurit per shperblimin e demit dhe ka ndryshuar ate persa i perket pushimit te cenimit te pronesise qe ka te beje me zevendesimin e ballkoneve me llozha ne ballkone te hapura me konsol, dhe ka vendosur per kete pjese rrezimin e padise, duhet te ndryshohet. Padia e paditesit lidhur ne pushimin e cenimit ne pronesi duhet te pranohet dhe te urdherohet i padituri te mbylle te gjithe dritaret dhe ballkonet qe shikojne nga prona e te paditurit. Lidhur me pjesen tjeter te kerkimit qe ka te beje me shperblimin e demit te shkaktuar nga cenimi, vendimi i gjykates duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per rigjykim me tjeter trup gjykues.

Te dyja gjykatat kane pranuar rrethanat e çeshtjes si vijon: Palet kane blere sejcili nga nje magazine ish prone e ndermarrjes shteterore, pronesine mbi te cilat i kane rregjistruar dhe ne Zyren e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme. Paditesi sipas ketij rregjistrimi ka ne pronesi objektin si dhe nje truall funksional me siperfaqe totale 384.7 m2, ndersa i padituri nje magazine dhe truall me siperfaqe totale 333 m2. Pronat e paleve jane kufij me njera -tjetren.

Me lejen e ndertimit nr.19, date 27.02.2002 te dhene nga organi kompetent per rikonstruksionin e magazines ekzistuese dhe ndertimin e tre kateve shtese, paditesi ka filluar punimet ndertuese ne perfundim te te cilave eshte ndertuar nje ndertese pese kateshe plus nje papafingo.Te gjithe kete ndertim, i cili perbehet tashme nga apartamente banimi, i padituri e ka tjetersuar ne persona te trete.

Me fillimin e punimeve te ndertimit, midis paleve dhe ne pranine e perfaqesuesit te Zyres se Urbanistikes, eshte lidhur nje marrveshje sipas te ciles i padituri lejohej te ndertonte ne kufirin e prones se paleve me kusht qe ndertimi ne kete faqe te ishte kallkan (pa dritare dhe ballkone) per t'ju dhene keshtu mundesia pales paditese qe ne te ardhmen te kryente dhe ajo ndertime ne

35

Page 36: Tetor 2005

truallin e saj. Por kjo marreveshje nuk eshte respektuar dhe i padituri ne faqen qe shikon nga prona e paditesit ka ndertuar ballkone ne forme llozhe te cilat ne projekt ishin parashikuar si ballkone te dala me konsol.

Paditesi pretendon se nga kjo shmangje ai eshte cenuar ne pronesi sepse jo vetem qe ballkonet shohin ne pronen e tij, por edhe se ne rast ndertimi ne te ardhmen, ai nuk mund te ndertoje ne kufirin e prones per shkak se bie ndesh me rregullat urbanistike. Veç sa me siper paditesi ka pretenduar se me ndertimin e tij i padituri eshte futur ne truallin e paditesit ndaj me shtesen e objektit te padise veç pushimit te cenimit ne pronesi ai ka kerkuar edhe shperblimin e demit te rrjedhur nga mosshfrytezimi i nje pjese te truallit te tij. Gjykatat e kane pranuar per shqyrtim edhe shtesen e objektit te padise.

Per sqarimin e çeshtjes nga gjykata e rrethit eshte kerkuar kryerja e dy ekspertimeve te cilat kane arritur ne nje perfundim te vetem. Perfundimet e eksperteve lidhur me gjendjen e faktit i kane pranuar njelloj te dyja gjykatat por interpretimi i bere nga sejcila prej tyre lidhur me zgjidhjen e çeshtjes ne themel ka qene i ndryshem.

Keshtu ka rezultuar se:- i padituri me ndertimin e tij ka hyre ne truallin e paditesit ne nje siperfaqe

perafersisht 40 m2;- eshte shmangur nga projekti i miratuar duke mos respektuar koefiçentin e lejuar

per shfrytezimin e truallit ne masen 90 % por duke e tejkaluar ate mbi 100%;- ndertimi eshte shmangur nga projekti i miratuar edhe per faktin se eshte rritur

numurin e kateve (nga rikonstruksion te magazines nje kateshe dhe tre kate shtese ne nje ndertese 5 kate + papafingo) dhe se ballkonet qe ne projekt ishin parashikuar te dala me konsol jane ndertuar ne forme llozhe.

Nga sa me siper, kur ka rezultuar qarte se me veprimet e mesiperme i padituri ka cenuar pronesine e paditesit, gjykatat te dyja e kane pranuar kete fakt ne vendimet e tyre. Por menyra si ato kane vendosur per ti dhene fund cenimit ka qene e ndryshme.

Paditesi edhe pse ka kerkuar fillimisht pushimin e cenimit duke liruar truallin e zene, me pas vete eshte pajtuar me gjendjen faktike dhe per te mos u prishur ndertesa ka kerkuar qe ne kete gjendje qe ajo eshte se paku te respektohet marrveshja mes tyre dhe ndertimi ne faqen qe shikon nga prona e tij te behet kallkan.

Gjykata e rrethit duke pranuar te gjitha sa me siper, konkludon se i padituri duhet te prishe ndertimin e ballkoneve ne forme llozhe dhe ti ndertoje ato me konsol. Ne kete menyre ajo pretendon ti kete dhene zgjidhje cenimit ne pronesi. Veç sa me siper, lidhur me kerkimin tjeter per shperblimin e demit, gjykata ka konkluduar i padituri duhet ti shperbleje paditesit demin qe perfaqeson kundervleren e truallit prej 40 m2 me çmimet e tregut dhe qe kap shumen 218.350 leke. Ekspertet kane llogaritur si dem edhe vleren e truallit te paditesit qe tashme ne kushtet e ketij ndertimi te kryer nga i padituri nuk mund te shfrytezohet me per shkak se nuk e lejojne distancat urbanistike per kryerjen e ndertimeve ne kufi me njeri - tjetrin. Lidhur me kete truall ata kane llogaritur fitimin qe paditesi mund te realizonte nga ndertimi i nje objekti ne te njejtat kushte me te paditurin. Sipas eksperteve ky dem kap shumen 5 838 000 leke. Por gjykata per kete pjese e ka rrezuar padine duke pranuar vetem per shumen 218.350 leke dhe e ka argumentuar kete me faktin se nuk ndodhemi para cenimit ne te drejte sepse paditese ende nuk ka ndertuar - pra interesat e paditesit duhet te jene cenuar ne fakt dhe jo te ekzistoje mundesia potenciale e cenimit.

Gjykata e apelit, mbi te njejtat fakte te pranuara, ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit ne pjesen qe lidhet me cenimin ne pronesi dhe e ka rrezuar padine per kete pjese. Ajo pranon se vertet i padituri lejen e ka marre per ndertimin e ballkoneve me konsol por tashme ne

36

Page 37: Tetor 2005

kushtet e nje ndertimi te perfunduar teknikisht ky ndertim eshte i pamundur pasi ballkonet me konsol kerkojne te kene lidhje te qendrushme me pjesen tjeter te pallatit, gje qe nuk mund te realizohet mbas ndertimit te tij. Aq me shume qe sipas saj, ky ndertim do ta demtonte me shume paditesin pasi ballkonet do te qendronin te dala teje siperfaqes se zene dhe do te hynin me shume ne siperfaqen e tij.

Lidhur me kerkimin tjeter per shperblimin e demit ajo ka lene ne fuqi me te njejtin arsyetim vendimin e gjykates se rrethit.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte konkludon se, gjendje faktike e pranuar nga gjykata e apelit (cenimi ne pronesi i paditesit nga i padituri) vjen ne kundershtim me perfundimin e arritur. Per menyren si ka vendosur ti jape fund cenimit, ajo ne fakt e ka lene konfliktin te pazgjidhur.

Konkretisht sipas ligjit nr.8405, "Per urbanistiken" dhe Rregullores se Urbanistikes te miratuar me V.K.Ministrave nr.722, date 19.11.1998, dale per zbatim te tij "Kur banesat shumekateshe vendosen perbri njera - tjetres dhe faqet ne brinje nuk kane dritare, ato mund te jene te larguara deri ne 1 m, ose ne bashkim te plote me kusht qe te merren masa te caktuara per mbrojtjen nga zjarri,…. Ne çdo rast ndertimet duhet te respektojne kufirin ndares te pronesise dhe bashkimi i plote mund te lejohet vetem mbi bazen e marrveshjes se pronareve fqinje". Dhe ne fakt marrveshja e neneshkruar nga palet ka qene pikerisht ne mbeshtetje te kesaj dispozite per ndertim kallkan. Kjo vlen nese ndertimi do te ishte bere ne kufijte e prones. Por ne fakt ndertimi eshte futur ne nje siperfaqe 40 m2 ne truallin e paditesit. Zgjidhja me e drejte e gjykates lidhur me kerkimin per cenimin ne pronesi ne keto rrethana do te ishte urdherimi per prishjen e ndertimit deri ne kufijte e prones dhe ndertimi konform rregullores dhe marreveshjes qe cituam me lart. Por paditesi ne heshtje e ka pranuar faktin qe ndertimi te qendroje sepse nuk e ka kundershtuar vendimin e gjykatave per kete pjese. Ne keto rrethana, qe ky cenim te mos vazhdoje me, Kolegji Civil konkludon se i padituri duhet te detyrohet te mbylle te gjithe ballkonet dhe dritaret ne menyre qe demi qe i shkaktohet paditesit te mos vazhdoje te shtohet (kjo pasi nese paditesi do te ndertoje, largesia qe duhet respektuar nga nje ndertim i kryer qe ka ballkone ne faqen qe sheh do te ishte shume me e madhe duke i hequr keshtu paditesit mundesine e shfrytezimit dhe te nje siperfaqeje tjeter te truallit veç asaj prej 40 m2). Per kete pjese vendimi i gjykates se apelit duhet te ndryshohet.

Duke u zgjidhur ne kete menyre çeshtja e cenimit ne pronesi ndryshon rrenjesisht dhe koncepti per demin e shkaktuar. Ne kushtet kur ndertimi i te paditurit do te jete kallkan, paditesi mund te kryej ndertimin ngjitur me pronen e tij. Ne kete menyre demi qe atij i shkaktohet lidhet vetem me truallin qe de facto eshte zene dhe jo me mos shfrytezimin per ndertim edhe te nje siperfaqeje tjeter.

Ekspertet per kete pjese kane llogaritur vleren faktike te truallit sipas çmimit te shitjes se tij. Por Kolegji Civil konkludon se, ne vleren e demit perfshihet jo vetem ai faktik por dhe demi qe i eshte shkaktuar paditesit nga mosshfrytezimi pikerisht i kesaj siperfaqeje te zene prej 40 m2. Duke qene se nje perllogaritje e tille nuk rezulton nga aktet e ekspertimit (gje qe do t’i jepte mundesi ketij kolegji te zgjidhte perfundimisht çeshtjen), çeshtja duhet kthyer per rigjykim.

Ne rigjykim gjykata duhet te kerkoje kryerjen e nje ekspertimi te ri ose shtese te atij te kryer me pare nga ku vlera e demit te llogaritet sipas menyres se mesiperme.

Plotesimi sa me siper dhe i problemeve te tjera qe gjykata do te çmoje ne rigjykim do te çojne ne dhenien e nje vendimi te drejte e te bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/d e c te K.Pr.Civile,

37

Page 38: Tetor 2005

V E N D O S INdryshimin e vendimit nr.163, date 09.09.2004 te Gjykates se Apelit Korçe ne pjesen qe

ben fjale per cenimin e pronesise ne kete menyre: Pranimin e padise. Detyrimin e te paditurit te pushoje cenimin ne pronesi duke mbyllur teresisht dritaret dhe ballkonet qe shikojne nga prona e te paditurit.Prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues lidhur me kerkimin per shperblimin e demit nga mosshfrytezimi i siperfaqes prone e tij e zene me ndertim.

Tirane, me 06.10.2005Nr.2620/502 i Regj. ThemeltarNr.1352 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesArtan Hoxha AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareAgron Lamaj AnetarNikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 22.09.2005 dhe 06.10.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:

PADITËS: SAMI KASA, perfaqesuar nga Av. A. Zadrima

TË PADITUR: K.K.K.PRONAVE QARKU KAVAJE,

PREFEKTURA TIRANE, ne mungese

PERSONA TË TRETË: BASHKIM YLVIU, FIQIRET YLVIU, perfaqesuar nga Av. Rifat Aliu

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim vendimi nr.363,

date 06.11.1998 te K.K.K.Pronave.Baza Ligjore: Ligji 7698, date 15.4.1993.

Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.966, date 19.7.2001 ka vendosur: Rrezimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.653, date 26.11.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.966, date 19.07.2001 te Gjykates se Rrethit Durres.

38

Page 39: Tetor 2005

Gjykata e Larte, me vendimin nr.942, date 29.4.2003 ka vendosur:Prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Durres nr.653, date 26.11.2001 dhe kthimin per rigjykim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.94, date 04.03.2004 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.966 date 19.7.2001 te Gjykates se shkalles se pare Durres.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs Sami Kasa, i cili kerkon prishjen e vendimit dhe pranimin e kerkese padise duke parashtruar sa me poshte:

- Gjykata e apelit nuk ka zbatuar detyrat e lena nga Gjykata e Larte.- Ne proven e paraqitur mbi korigjimin e gabimit material ne vendimin vertetim fakti te

gjykates, i cili ka marre forme te prere, gjykata nuk mund ta mari me rezerve, pasi ne kete rast emri qe ben fjale ne kete vendim per konfiskimin e pasurise, eshte emri i babait te paditesit Ramiz Kasa.

- Ne dokumentat e gjendjes civile ka rezultuar se familja Kasa nuk ka pasur person me emrin Ymer por Ramiz, i cili u korigjua dhe ne vendimin e gjykates, gje qe gjykata e apelit nuk e mori parasysh.

- Ne provat e paraqitura nga ana e jone tregojne se kati i dyte i baneses, eshte konfiskuar nga shteti, qe vertetohet me vendimin e vertetimit te faktit te vitit 1973, vendimi i gjykates per denimin dhe konfiskimin e pasurise dhe gazetes zyrtare te vitit 1949, per sekuestrimin e gjithe pasurise se babait te paditesit si kriminel lufte.

Nga ana e personave te trete Bashkim Ylviu e Fiqret Ylviu, eshte ushtruar kunderrekurs duke parashtruar sa me poshte:

- Ndryshe nga sa pretendon paditesi, ne dosje nuk ka asnje prove te vertetoje pronesine e katit te dyte te shtepise nga trashegimlenesi i paditesit.

- Vendimi per korigjimin e gabimit ne vendimnt per vertetim fakti eshte bere pas 30 vjetesh dhe verteton se ata nuk kane patur dokumenta pronesie.

- Vendimi i gjykates se apelit eshte ne mbeshtetje te detyrave te lena nga Gjykata e Larte.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Nikoleta Kita, perfaqesuesin e pales paditese, qe kerkoi

prishjen e vendimeve dhe pranimin e padise, perfaqesuesin e pales se paditur, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, si dhe bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Durres dhe vendimi i Gjykates se shkalles se pare Durres,

duhet te ndryshohen per zbatim te keq te ligjit dhe te vendoset pranimi i padise.Rezulton nga aktet se Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit te Pronave prane Keshillit te

Rrethit Kavaje, me vendimin nr.363, date 06.11.1998, ka vendosur te mos njohe Ramiz Kasen ish pronar mbi katin e dyte te nje shtepie te perbere nga 3+1 dhoma e kuzhine, te ndodhur ne qytetin e Kavajes me adrese te percaktuar per mungese te aktit te pronesise.

39

Page 40: Tetor 2005

Me padi drejtuar gjykates Sami Kasa trashegimtar i ish pronarit ka kundershtuar vendimin e Komisionit te K.K.K.Pronave dhe ka kerkuar anullimin e tij me pretendimin se disponon dokumentat e nevojshme qe vertetojne pronesine e tij mbi objektin e kerkuar.

Ne perfundim Gjykata e shkalles se pare Durres, ka vendosur rrezimin e padise, vendim i cili eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Durres.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres, ka bere rekurs paditesi dhe rezulton se shkaqet e e parashtruara ne te, bejne fjale per zbatim te keq te ligjit nga ana e te dy gjykatave.

Gjykata e shkalles se pare dhe ajo e Apelit, kane rrezuar padine me arsyetimin se, paditesi nuk ka paraqitur ne K.K.K.Pronave, aktin e pronesise nga Zyra e Hipotekes dhe ne mungese te tij vendimin gjyqesor per vertetimin e faktit te pronesise, detyrim ligjor ky sipas Udhezimit nr.3, date 21.06.1993, pika 17 e tij, dale ne zbatim te ligjit nr.7698, date 15.04.1993.

Ky konkluzion i gjykates nuk eshte i bazuar.Rezulton nga aktet se ish pronari Ramiz Kasa, me vendimin penal date 10.08.1947 te

Gjykates Ushtarake Tirane, eshte denuar me vdekje dhe konfiskim te pasurise se luajteshme dhe te paluajteshme.

Ne zbatim te vendimit penal, Komiteti Ekzekutiv i Keshillit Popullor Kavaje me vendimin nr.28 date 05.01.1949, vendim i botuar edhe ne fletore zyrtare te vitit 1949, ka bere konfiskimin e pasurise per katin e dyte te baneses ne favor te shtetit kunder Ramiz Kases, çka tregon se per efekt konfiskimi eshte njohur pronesia e Ramiz Kases mbi banesen objekt gjykimi. Ne keto rrethana ish pronarit duhet t'i njihet e drejta edhe per efekt njohje dhe kthimi te prones se tij.

Ligji nr.7698, date 15.04.1993 "Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish Pronareve" ne nenin 1 te tij, ju njeh dhe ju kthen atyre pronat e marra me shtetezim, shpronesim, konfiskim dhe çdo menyre tjeter te padrejte, duke rivendosur keshtu nje te drejte themelore te shkelur, prandaj ndryshe nga sa arsyetojne gjykatat edhe paditesi duhet te perfitoje nga permbajtja e kesaj dispozite, per efekt njohje dhe kthimi te prones se konfiskuar.

E drejta e kthimit te prones per paditesin, gjen mbeshtetje edhe ne ligjin nr.7514, date 30.09.1991 te ndryshuar. "Per pafajesine, amnistine dhe rehabilitimin e ish te denuarve e te perndjekurve politike", ku ne nenin 5 pika "d" thuhet se, "Personave qe perfitojne nga neni 1 i ketij ligji u njihet e drejta e kthimit ose e kompensimit te pasurive te konfiskuara", prandaj derisa eshte vertetuar ky fakt, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, nuk kishte asnje pengese ligjore per kthimin e prones se konfiskuar me vendim penal.

Ne baze te kontrates noteriale nr.1915, date 24.02.1968, rezulton qe Komiteti Ekzekutiv i Keshillit Popullor te qytetit Kavaje, i ka shitur Rexhep Ylviut nje shtepi banimi, pasuri shteterore, prone e Ramiz Kases, ndodhur ne Lagjen nr.1 Kavaje, akte te cilat vertetojne pronesine e ish pronarit Ramiz Kasa dhe njekohesisht konform dispozitave ligjore detyrojne organet e caktuara te kthejne ate ne favor te ish pronarit.

Paditesi ka bere perpjekje te vertetoje faktin e pronesise se baneses edhe ne rruge gjyqesore, por mbas disa vjet gjykimesh Kolegji Civil i Gjykates se Larte me vendimin nr.1611, date 19.11.1998 ka vendosur prishjen e dy vendimeve te gjykates se apelit dhe gjykates se shkalles se pare dhe pushimin e gjykimit me arsyetimin se paditesi duhet t'i drejtohet K.K.K.Pronave, ndersa Komisioni i K.K.Pronave nuk pranon kerkesen per njohje dhe kthim te prones per mungese te vendimit gjyqesor per vertetim fakti pronesie, duke krijuar keshtu pamundesi per realizimin e te drejtes se pronesise te garantuara ne ligje te veçanta.

Mbas kthimit te çeshtjes nga Gjykata e Larte ne Gjykaten e Apelit Durres, eshte sqaruar edhe fakti, qe Ramiz dhe Reshit Kasa jane vellezer dhe kane ndertuar se bashku banesen dy kateshe te ndodhur ne qytetin e Kavajes, nga e cila katin e pare Reshit Kasa dhe katin e dyte Ramiz Kasa,

40

Page 41: Tetor 2005

fakt i vertetuar me vendim gjyqesor nr.246, date 21.07.1973 dhe korigjuar ne pjesen arsyetuese te tij me vendim tjeter gjyqesor nr.59, date 24.04.2002.

Gjykata ka administruar edhe prova te tjera qe i permend ne vendim te saj, megjithate nuk i ka marre ne konsiderate ne zgjidhjen e konfliktit.

Ne rrethanat kur vertetohet se kati i dyte i baneses objekt gjykimi eshte konfiskuar kunder Ramiz Kases si rezultat i denimit te tij penal, duhet t'i kthehet ne baze te nenit 1 te Ligjit nr.7698, date 15.04.1993 ne fuqi ne kohen e shqyrtimit te çeshtjes. Per zbatim te sakte te ligjit vendimet e dy gjykatave duhet te ndryshohen dhe te vendoset pranimi i padise per anullimin e vendimit te Komisionit te K.K.Pronave nr.363, date 06.11.1998 duke njohur dhe kthyer pronen ne favor te ish pronarit Ramiz Kasa.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485/"d" te K.Pr.Civile,

V E N D O S INdryshimin e vendimit nr.94, date 04.03.2004 te Gjykates se Apelit Durres dhe vendimit

nr.966, date 18.07.2001 te Gjykates se shkalles se pare Durres dhe pranimin e padise per anullimin e vendimit nr.363, date 06.11.1998 te K.K.K.Pronave Kavaje, duke njohur dhe kthyer pronen ish pronarit Ramiz Kasa.

Tirane, me 06.10.2005

MENDIM I PAKICËSNe çeshtjen Kasa kunder K.K.K.Pronave Kavaje, me objekt kundershtim vendimi i anes

se paditur.Gjykoj se ne rastin konkret Kolegji Civil i Gjykates se Larte ka tejkaluar normat

proceduriale civile qe rregullojne dhe percaktojne te drejten e tij te gjykimit. Ne baze te K.Pr.Civile ai ka te drejte te shohe ligjshmerine e nje vendimi te dhene nga

gjykata me e ulet, dhe jo t'i jape fakteve nje interpretim te kundert ose me teper te sjelle ne gjykim nje fakt te ri.

Objekti i kerkese padise eshte pretendimi per aktin administrativ te leshuar nga K.K.K.Pronave, d.m.th. se ky akt eshte nxjerre ne kundershtim me ligjen dhe kjo per faktin se nga ana e ketij organi nuk eshte njohur e drejta e pronesise.

Kolegji çmon se vendimi i ketij organi duhet te anullohet dhe kjo se pronesia eshte njohur ne rruge administrative dhe me tej i njeh dhe kthen pronen ish pronarit.

Nje arsyetim i tille gjykoj se nuk eshte i drejte. 1. Gjykata eshte organ qe nuk krijon drejtesi por jep drejtesi, ajo mundet te orientoje

gjykaten me te ulet qe t'i jape ligjes kuptimin e drejte dhe ta zbatoje drejte ligjen. Njohja dhe kthimi i prones eshte kompetence e nje organi administrativ, qe kete detyre e ka te caktuar nga ligji. Ne perputhje me ligjen Komisioni ka çmuar se paditesi nuk e ka provuar te drejten e tij te pronesise, pra duhet ta provoje njehere ate dhe pastaj ti drejtohet komisionit. Pra organi kompetent nuk ka shprehur akoma vullnetin e tij, pasi çmon se nuk jane zbatuar dispozitat ligjore qe ai te jape nje vendim per pretendimin e ngritur. E drejta e paditesit eshte te ankohet kunder ketij akti, d.m.th. te kerkoje qe ky organ t'i hyje shqyrtimit te pretendimit te tij, por persa kohe qe vullneti i organit te caktuar nga ligji nuk eshte shprehur nuk mundet te jete objekt gjykimi vendimi i tij, pasi nuk ka çfare gjykohet. Komisoni as i ka rrezuar pretendimet dhe as i ka pranuar ato, jemi ne fazen qe paditesi duhet te zbatoje kerkesat e ligjes per t'i paraqitur nje pretendim Komisionit, pra jemi ne nje faze te pergatitjes se çeshtjes.

41

Page 42: Tetor 2005

Ne baze te ligjes ne gjykate paraqiten per ankim vendimet e Komisonit qe kane zgjidhur çeshtjen.

Persa kohe personi nuk pranon te zbatoje dispozitat e ligjes per paraqitjen e dokumentacionit te kerkuar nga ligji nuk mundet te pranojme se çeshtja eshte shqyrtuar ne themel nga Komisioni pra nuk mundet te legjitimohet gjykata te shqyrtoje ligjshmerine e vendimit administrativ.

2. Pas kesaj, mosmarreveshja e paraqitur nuk eshte shqyrtuar as ne shkallen e pare te gjykimit dhe as ne gjykaten e apelit pasi gjykatat jane mbeshtetur ne mungesen e anes proceduriale, pra dhe Gjykata e Larte nuk mundet te pranonte kerkesen por duhej ta dergonte çeshtjen per rigjykim me qellim qe t'i jepte mundesine organit gjyqesor te shprehej mbi pretendimet e pjesemarresve ne proces.

Agron Lamaj

42

Page 43: Tetor 2005

Nr.2867/721 i Regj. ThemeltarNr.1353 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesArtan Hoxha AnetarAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareNikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 06.10.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:

PADITËS: LONI BARDHO, perfaqesuar nga av. R. Xhixho

TË PADITUR: K.K.K.PRONAVE, PRANE BASHKISE KORCE, ne mungese

IRENA PELLUMBI,

ENRIKETA PAPA,

ENRIKO JANI, MIRELA XHAFA,ne mungese

PERSON I TRETË: BASHKIA KORCE, ne mungese

NDËRHYRËS KRYESOR: GJERGJI BALLCO, perfaqesuar nga Av. Fatmir Braka

OBJEKTI I PADISË:Ndryshim i vendimit te K.K.K.Pronave,

nr.667, date 24.02.1995, pika 2 e 3.Baza Ligjore: Ligji 7698, date 15.04.1993.

Gjykata e shkalles se pare Korce, me vendimin nr.1106, date 03.06.2002 ka vendosur:Rrezimin e padise se paditesit Loni Bardho, te paditur K.K.K.Pronave Bashkia Korce, Irena Pellumbi, etj, me objekt ndryshimin e vendimit te Komisionit nr.667, date 24.02.1995, si te pabazuar ne prova dhe ligj.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.276, date 26.09.2002 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.1106, date 03.06.2002 te Gjykates se shkalles se pare Korce, qe u perket paleve Loni Bardho e Irena Pellumbi, etj., me objekt ndryshim

43

Page 44: Tetor 2005

vendimi dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim, prane asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

Gjykata e shkalles se pare Korce, me vendimin nr.230, date 09.02.2004 ka vendosur:Pranimin e pjesshem te padise me padites Loni Bardho, te paditur Irena Pellumbi, Enriketa Papa, Enriko Jani, Mirela Xhafa, Komisioni i Kthimit te Pronave prane Bashkise Korce, person i trete Bashkia Korce, nderhyres kryesor Gjergji Ballco, duke anulluar piken 3 te vendimit nr.667, date 24.02.1995 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Korce, persa i perket njohjes te se drejtes se parablerjes mbi objektin prej 96 m.2, ndodhur ne perendim te baneses dhe truallit funksional te nderhyresit kryesor Gjergji Ballco, si dhe rrezimin e kerkese padise, persa i perket kerkimit tjeter per anullimin e pikes 2 te vendimit nr.667, date 24.02.1995 te K.K.K.Pronave, Bashkia Korce, si e pabazuar ne prova dhe ne ligj.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.123 date, 17.06.2004 ka vendosurNdryshimin e vendimit nr.230, date 09.02.2004 te Gjykates se shkalles se pare Korce si me poshte:Pranimin e pjesshem te padise me padites Loni Bardho, duke anulluar piken 2 te vendimit nr.667, date 24.02.1995 te K.K.K.Pronave Korce, duke kompensuar ish-pronaret per siperfaqen funksionale ne perdorim te paditesit per 81.43 m2. Lenien ne fuqi te vendimit per pjesen tjeter te tij.

Kunder vendimit te Gjykates Apelit Korce, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs Gjergji Ballco, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi vendimin nr.230, date 09.02.2004 te Gjykates se shkalles se pare Korce, duke parashtruar keto shkaqe:

- Nuk jane zbatuar drejte kriteret e percaktuara ne Udhezimin e K.M. nr.3, date 21.06.1993, dale ne zbatim te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 te K.K.K.Pronave, per rastet kur nje siperfaqe mund te konsiderohet "truall i zene".

- Nga ana e Gjykates se Apelit Korce, nuk eshte marre parasysh akti i ekspertimit i administruar ne dosjen gjyqesore, qe i perket vendimit nr.230, date 09.02.2004 te Gjykates se shkalles se pare Korce, qe i jep zgjidhje ceshtjes, lidhur me komunikimin qe paditesi mund te krijoje me objektin 96 m2.

- Nuk eshte respektuar neni 287 dhe 291 i K.Pr.Civile, pasi eshte marre vendim per te realizuar kqyrjen e objektit, ne nje kohe qe ne dosje nuk eshte administruar nje procesverbal i tille.

- Nga ana e gjykates se apelit, nuk jane respektuar nenet 12 dhe 19 i K.Pr.Civile.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e çeshtjes nga gjyqtarja Nikoleta Kita, perfaqesuesin e nderhyresit

kryesor qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e çeshtjes per rishqyrtim ne gjykaten e apelit, perfaqesuesin e pales paditese Av. Riza Xhixho, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit, si dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Korçe, duhet te prishet per shkelje te rende te normave

procedurale.

44

Page 45: Tetor 2005

Rezulton nga aktet se mbi padine e ngritur nga Loni Bardho, kunder te paditurve Irena Pellumbi etj, dhe nderhyres kryesor Gjergji Ballco, per anullimin e vendimit nr.667, date 24.02.1995 te K.K.K.Pronave Bashkia Korçe, fillimisht Gjykata e shkalles se pare Korçe, ka vendosur rrezimin e padise, me arsyetimin se paditesi nuk legjitimohet ne ngritjen e saj.

Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.276, date 26.09.2002 ka vendosur prishjen e ketij vendimi dhe kthimin e çeshtjes per shqyrtim ne themel te konfliktit midis paleve po prane gjykates se shkalles se pare.

Ne rigjykim Gjykata e shkalles se pare Korçe, me vendimin nr.230, date 09.02.2004, ka vendosur pranimin e pjesshem te padise, ne menyren si pershkruhet ne pjesen hyrese te ketij vendimi, vendim i cili eshte ndryshuar nga Gjykata e Apelit Korce, me vendim te saj nr.123, date 17.06.2004.

Ne perberje te trupit gjykues ne gjykaten e apelit, ne shqyrtimin e kesaj çeshtje me date 17.06.2004, ka marre pjese gjyqtarja Meriban Mullaj, e cila kishte marre pjese edhe ne gjykimin e meparshem, po ne gjykaten e apelit kur ishte vendosur prishja e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe kthimi i çeshtjes per rigjykim.

Perderisa kishte marre pjese ne gjykimin e meparshem dhe kishte çfaqur mendim per çeshtjen ne gjykim, ne baze te nenit 72/4 te K.Pr.Civile, gjyqtari ishte i detyruar te hiqte dore nga gjykimi i çeshtjes, veprim te cilin nuk e ka kryer dhe ka ndikuar keshtu ne perberje jo te rregullt te trupit gjykues.

Ne baze te neneve 467/"b" dhe 472/"b", kjo perben shkelje te rende te normave procedurale dhe shkak ligjor per prishjen e vendimit te apelit dhe kthimin e çeshtjes per rishqyrtim po prane asaj gjykate.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/"c" te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.123, date 17.06.2004 te Gjykates se Apelit Korçe dhe kthimin e

çeshtjes per rishqyrtim po prane asaj gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Tirane me 06.10.2005

45

Page 46: Tetor 2005

Nr.2907/728 i Regj. ThemeltarNr.1354 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareArtan Hoxha AnetarAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 06.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile nr.2907/758 qe i perket:

PADITËS: GJERGJ TUSHA, perfaqesuar nga Av. Naim Shehu

E PADITUR: DEGA E REZERVAVE TE SHTETIT BURREL, perfaqesuar nga Av. i Shtetit Flutura Guri

OBJEKTI I PADISË:Anullimi i urdherit te zhdemtimit nr.3, date 31.05.2003,

si dhe ate me nr.3/1, date 02.10.2003.Baza Ligjore: Nenet 27 e 203 te K.Punes,

Ligji nr.6942, date 25.12.1984, "Mbi administrimin e vlerave materiale monetare".

Gjykata e shkalles se pare Mirdite, me vendimin nr.214, date 31.10.2003 ka vendosur:Pranimin e kerkese-padise.Anullimi i urdherit te zhdemtimit nr.3, date 31.05.2003, ne shumen 203.533 leke dhe ate me nr.3/1, date 02.10.2003, ne shumen 567.222 leke, si te paligjshem.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.929, date 16.09.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.214, date 31.10.2003 te Gjykates se shkalles se pare Mirdite.

Kunder vendimit ka ushtruar rekurs pala e paditur, Dega e Rezervave te Shtetit, Burrel, i cili kerkoi prishjen e dy vendimeve, duke parashtruar sa me poshte:

- Dokumenti i firove ligjore behet sipas nje proçedure te caktuar ne V.K.Ministrave nr.256, date 03.08.1995. Magazinieri eshte i detyruar te mbledhe pluhurat dhe lendet e huaja dhe te mbaj proçesverbal, njekohesishte te njoftoje Drejtorine e Pergjitheshme e cila dergon perfaqesues dhe bene asgjesimin e tyre. Kjo proçedure nuk eshte ndjekur.

46

Page 47: Tetor 2005

- Raport analizat e grurit jane kryer ne laboratore te pa autorizuar dhe rezultatet kane qene fiktive.

- Miratimin dhe shkarkimin e firove e ka vetem Drejtori Pergjithshem i Rezervave te Shtetit dhe administrata e deges ka te drejte te beje propozim i cili duhet te mbeshtet ne analiza te kryera ne laboratore te liçensuara per kete qellim. Ne rastin konkrete Drejtori i Pergjithshem ka miratuar firo tej normave ligjore ne peshe 5561 kg. Sasia tjeter prej 16.683 kg rezulton mungese ne grure dhe eshte vene ne ngarkim pasi nuk jane zbatuar proçedurat ligjore sipas udhezimit te drejtorise se pergjitheshme pika 7.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Nikoleta Kita, perfaqesuesin e paditesit qe kerkoi lenien

ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, perfaqesuesin e pales paditur, Av. e shtetit Flutura Guri, qe kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe pushimin e gjykimit dhe si bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i gjykates se apelit dhe vendimi i Gjykates se shkalles se pare Mirdite duhet te

ndryshohen per zbatim te keq dhe mosrespektim te ligjit.Rezulton nga aktet se paditesi Gjergj Tusha eshte ne marredhenie pune magazinier prane

Deges Rezervave te Shtetit Burrel - Agjensia Nderfushaz. Mbas kontrollove te ushtruara nga viti 1997 e ne vazhdim, ana e paditur ka konstatuar mungesa ne sasine e grurit ne magazinen e paditesit dhe per kete ka nxjerre urdher zhdemtimet ne ngarkim te tij nr.3, date 31.05.2003 ne shumen 203.533 leke dhe nr.3/1, date 02.10.2003 ne shumen 567.222 leke.

Mbi padine e ngritur nga Gjergj Tusha, Gjykata e shkalles se pare Mirdite ka anulluar dy urdher zhdemtimet si te paligjshem me arsyetimin se paditesi nuk ka faj ne shkaktimin e demit duke analizuar me kete rast edhe te gjithe elementet e pergjegjesise nga shkaktimi i demit, vendim i cili eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs para e paditur dhe nder shkaqe te tjera parashtron se gjykata nuk duhet te shqyrtonte konfliktin ne themel, por te vendoste pushimin e gjykimit dhe te orientonte palen e paditur te ngrinte padi kunder Gjergj Tushes per shperblimin e demit te shkaktuar prej tij.

Konstatohet nga Kolegji Civil i kesaj gjykate se ky shkak ka te beje me zbatim te keq te ligjit, gjen mbeshtetje ne nenin 472 te K.Pr.Civile dhe dikton prishjen e dy vendimeve te gjykates se shkalles se pare dhe vendimin e Gjykates se Apelit Tirane qe ka lene ne fuqi vendimin e kesaj gjykate.

Te dyja gjykatat mbeshtetur ne urdher zhdemtimet e nxjera nga ana e paditur ne vleftat qe permenden me lart, kane analizuar pergjegjesine e paditesit per mungesat e konstatuara ne sasine e grurit ne magazinen ku punonte dhe nuk kane patur parash se legjislacioni aktual, Kodi i Punes nuk njeh institutin e pergjegjesise materiale.

Ne rast se ana e paditur ka pretendime per dem te shkaktuar gjate punes nga paditesi, per shperblimin e tij ajo duhet ti drejtohet gjykates me padi ne baze te nenit 27 te K.Punes dhe ne kete rast gjykata eshte e detyruara konform kerkesave te kesaj dispozite te analizoje pergjegjesine e personit per shkaktimin e demit dhe shperblimin e tij.

Instituti i pergjegjesise materiale nuk gjen rregullim ligjor ne Kodin e Punes. Konflikti midis paleve do te shqyrtohet ne themel vetem ne rast se ana e paditur do t’i drejtohet gjykates me padi ne rruge civile, prandaj ndodhur ne keto rrethana urdher zhdemtimet e nxjera nga Dega e Rezervave te Shtetit Burrel jane akte te pabazuara ne ligj. Ato jane akte absolutisht te pavlefshme qe

47

Page 48: Tetor 2005

nuk sjellin asnje pasoje juridike dhe qe gjykata pa i shqyrtuar ne themel nuk i mbetet vetem ti konstatoje ato si te tilla.

48

Page 49: Tetor 2005

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485/d te K.Pr.Civile,

V E N D O S INdryshimin e vendimit nr.929, date 16.09.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimit

nr.214, date 31.10.2004 te Gjykates se shkalles se pare Mirdite dhe konstatimin si akte absolutisht te pavlefshem te dy urdher zhdemtimeve me nr.3, date 31.05.2003 dhe 3/1, date 02.10.2003 nxjerre prej anes se paditur ne ngarkim te paditesit Gjergj Tusha.

Tirane, me 06.10.2005

49

Page 50: Tetor 2005

Nr.2881/733 i Regj. ThemeltarNr.1355 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinojmeri AnetareArtan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 06.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me nr.2881/733, qe i perket:

PADITËS: ABEDIN MULLAI

PERLAT BYLYSHI

I PADITUR: REPARTI USHTARAK Nr.2030 VLORE, perfaqesuar nga av. e shtetit Flutura Guri

OBJEKTI I PADISË: Detyrimi per te vazhduar

trajtimi financiar i bashkeshorteve. Baza Ligjore: Ligji nr.7496, date 3.7.1991

dhe ligji nr.8521, date 30.7.1999 dhe nr.8087, date 13.3.1996.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Vlore, me vendimin nr.1127, date 25.06.2003, ka vendosur:Rrezimin e padise se paditesave.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.322, date 18.06.2004, ka vendosur:Pranimin e padise.Detyrimin e anes se paditur, Rep. Ushtarak nr.2030 Vlore per te vazhduar trajtimin financiar te bashkeshorteve te paditesave Abedin Mullai dhe Perlat Bylyshi.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs Reparti Ushtarak nr.2240 Vlore, i cili parashtron persa me poshte vijon:

- Gjykata e apelit ka zbatuar keq ligjin. Konkretisht per ushtaraket e dale ne rezerve ligji nuk eshte shprehur nese atyre u takon ta marrin trajtimin financiar per bashkeshortet pas

50

Page 51: Tetor 2005

daljes se ushtarakut ne rezerve apo jo. Duke qene ne keto kushte komanda ua ka nderprere pa te drejte trajtimin finaciar te bashkeshorteve.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SE LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha,avokaten e shtetit Flutura Guri, e cila kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe

lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i gjykates se apelit eshte i mbeshtetur ne ligj e per kete shkak duhet lene ne

fuqi.Paditesat Abedin Mullai e Perlat Bylyshi respektivisht ne vitin 1990 e 1996 jane

transferuar me detyre ne repartin nr.2030, Vlore ku kane sherbyer deri ne daten 31.12.2002, kohe ne te cilen ata kane dale ne rezerve. Gjate kohes qe kane punuar si ushtarake aktive ne kete repart dhe per faktin se per bashkeshortet e tyre nuk kishte vende pune, ne baze te ligjit nr.7496, date 03.07.1991, “Per statusin e ushtarakut” e V.K.Ministrave nr.86, date 12.03.1992, bashkeshortet e paditesave kane perfituar page papunesie. Ne daten 01.01.2003, date prej te ciles paditesat jane trajtuar me pagese kalimtare per shkak te daljes ne rezerve sipas percaktimeve te ligjit nr.8087, date 13.03.1996, pagesa e papunesise per bashkeshortet eshte nderprere. Paditesat kane kundershtuar kete nderprerje, duke paditur repartin ushtarak dhe pretenduar se edhe pse ata kane dale ne rezerve, trajtimi financiar per bashkeshortet duhet te vazhdoje.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Vlore e ka rrezuar padine e paditesave me arsyetimin e permbledhur se me daljen e tyre ne lirim (rezerve), bashkeshortet nuk perfitojne pagesen e papunesise pasi ligji kete te drejte ja njeh vetem ushtarakeve aktive.

Gjykata e Apelit Vlore, duke pranuar te kunderten e asaj qe ka arsyetuar gjykata e shkalles se pare, ka ndryshuar vendimin e saj dhe ka pranuar padine e paditesave.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte e gjen te mbeshtetur ne ligj arsyetimin dhe perfundimin e arritur nga Gjykata e Apelit Vlore dhe se pretendimet e pales se paditur te ngritura ne rekurs nuk kane mbeshtetje ligjore. Paditesat, si ushtarake aktive, kane patur detyrimin ligjor qe te zbatojne urdherimin e organit te emerteses per te sherbyer aty ku percaktohet prej ketij organi. Ndryshe nga punonjesit e tjere te administrates publike ata jane te detyruar te zbatojne urdherat e organeve eprore te emerteses dhe nuk mbetet ne vleresimin apo zgjedhjen e tyre nese duhet te pranojne te sherbejne ne nje repart a rreth te caktuar te ndryshem nga ai ku jane. Per kete, shkak ligjvenesi ka percaktuar dhe nje trajtim te posacem te ushtarakeve ne nje sere ligjesh si ai per statusin e ushtarakeve i vitit 1991, i cili eshte zevendesuar me ligjin nr.9210, date 23.03.2004, ligji nr.8087, date 13.03.1996, “Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve”, si dhe akte te tjera nenligjore. Nder te tjera ne to eshte parashikuar se, kur ushtaraku transferohet ne nje rreth tjeter nga ai ku ka sherbyer deri ne ate kohe dhe kur per bashkeshortet e tyre nuk gjendet pune, atehere ata perfitojne page papunesie per periudhen qe sherbejne, por jo me shume se 15 vjet.

Eshte e vertete qe ligji per statusin e ushtarakut i vitit 1991 qe eshte dhe ligji i aplikueshem per kete ceshtje, nuk eshte shprehur ne menyre eksplicite nese kete te drejte e perfitojne edhe bashkeshortet e ushtarakeve te dale ne rezerve, megjithate ligji nuk percakton se atyre ju hiqet kjo pagese kur bashkeshortet dalin ne lirim. Nga ana tjeter ligji i ri nr.9210, date 23.03.2004, per statusin e ushtarakut te forcave te armatosura ne Republiken e Shqiperise, ne nenin 37/3 te tij percakton “Bashkeshortja/i e/i ushtarakut e perfiton pagen e papunesise edhe

51

Page 52: Tetor 2005

per periudhen kur ushtaraku nxirret ne rezerve/lirim apo vdes, por jo me shume se periudha e percaktuar ne piken 2 te ketij neni”.

52

Page 53: Tetor 2005

Ne keto kushte, Kolegji cmon se vullneti i ligjvenesit ka qene i njejte dhe se ai eshte plotesuar me tej me kufizimin e zvogelimit te kohezgjatjes nga 15, ne 7 vjet, per trajtimin me pagesen papunesise per bashkeshortet e ushtarakeve qe dalin ne rezerve. Llogjika e ketij percaktimi dhe rregullimi i metejshem ligjor, mbetet i lidhur me te njejtin fakt, ate qe ushtaraku ka detyrim te shkoje ne vendin e caktuar te punes, ndersa shteti merr persiper t’i garantoje disa te drejta te cilat percaktojne edhe statusin e ushtarakut aktiv, ose ne rezerve.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te Kodit Procedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.322, date 18.06.2004 te Gjykates se Apelit Vlore.

Tirane, me 06.10.2005

53

Page 54: Tetor 2005

Nr.2910/760 i Regj. ThemeltarNr.1356 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinojmeri AnetareArtan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 06.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me nr.2910/760, qe i perket:

PADITËS: ENVER CAUSHAJ, perfaqesuar nga av. R. Xhixha

TË PADITUR: ZYRA E PERMBARIMIT FIER

MEÇO LUTAJ

QEMAL LUTAJ

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim veprimi permbarimor

duke perjashtuar sendin nga sekuestro dhe pezullim te veprimeve permbarimore.

Baza Ligjore: Neni 612 dhe 202 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Fier, me vendimin nr.1425, date 08.10.2003, ka vendosur:Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.61, date 26.03.2004, ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.1425, date 08.10.2003 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Fier.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, ka paraqitur rekurs paditesi Enver Caushaj, duke parashtruar keto shkaqe:

- Nuk eshte zbatuar drejte ligji dhe eshte zbatuar keq ai. Te dy gjykatat kane rrezuar padine duke u bazuar ne nenin 614 te K.Pr.C., dispozite e cila nuk ka te beje me personin qe e pretendon pronen (neni 612 te K.Pr.C.), por me bleresin pas shitjes nga ankandi.

- Nga zyra e permbarimit nuk jane zbatuar drejte procedurat e sekuestrimit, pasi eshte vene ne dijeni se pronare kam qene une sipas kontrates se shitblerjes.

- Po keshtu dhe procedurat e ankandit per shitje jane bere ne kundershtim me ligjin.

54

Page 55: Tetor 2005

- Edhe arsyetimi i gjykatave se paditesi nuk eshte bere pronare pasi nuk e ka regjistruar pronen ne zyren e R.P.P (neni 83 i K.C.) nuk eshte i sakte.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha,av. Riza Xhixha, i cili kerkoi prishjen e te dy vendimeve dhe kthimin e akteve per

rishqyrtim ne gjykaten e shkalles se pare me tjeter trup gjykues dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimet e te dyja gjykatave jane marre ne zbatim te gabuar te ligjit e per kete shkak ato

duhet te prishen.Paditesi Enver Caushaj ka paditur zyren e permbarimit si dhe kreditorin dhe debitorin ne

nje ceshtje tjeter civile, duke kerkuar kundershtimin e veprimeve permbarimore dhe perjashtimin e sendit nga sekuestro, pasuri e paluajteshme ne pronesi te tij, si dhe ka kerkuar marrjen e mases provizore te pezullimit te veprimeve permbarimore, bazuar ne nenet 612 e 202 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Fier ka rrezuar padine me vendimin nr.1425, date 08.10.2003, i cili eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Vlore, nr.61, date 26.03.2004.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i gjen te pambeshtetura keto vendime dhe shkaqet e paraqitura ne rekurs te bazuara ne ligj e ne fakt. Keshtu nga aktet e administruara ne kete gjykim dhe te pranuara nga te dyja gjykatat, rezulton se ne daten 06.04.1998, i padituri Qemal Lutaj me kontrate noteriale i ka shitur paditesit Enver Caushaj pasurine e paluajteshme, lokal me siperfaqe 74 m2 te ndodhur ne qytetin e Mallakastres. Kjo kontrate noteriale nga paditesi Enver Caushaj nuk eshte regjistruar ne zyren e regjistrit te pasurive te paluajteshme. Meqenese ky veprim juridik per kalimin e pronesise se sendit te paluajtshem nuk eshte pasqyruar ne zyren e regjistrit te pasurive te paluajtshme, per te tretet pronar i sendit ka figuruar i padituri Qemal Lutaj.

Ne keto kushte, si rezultat i nje detyrimi civil qe i padituri Qemal Lutaj ka patur ndaj te paditurit tjeter ne kete gjykim Meço Lutaj, sendi i paluajtshem ne fjale eshte sekuestruar nga zyra e permbarimit per shlyerjen e detyrimit nga i padituri Qemal Lutaj. Paditesi Enver Caushaj ka kundershtuar veprimin permbarimor te sekuestrimit te sendit prone e tij dhe ka kerkuar njekohesisht pezullimin e tyre. Gjate kohes qe ceshtja ka qene ne gjykim, per shkak se pezullimi eshte bere me vonese, sendi ka dale per shitje ne ankand dhe eshte blere nga i padituri Meço Lutaj.

Ne vendimet e tyre, ne vecanti gjykata e apelit, ka vene ne dyshim pronesine e paditesit mbi sendin e paluajtshem per shkak se kontrata noteriale nuk ka qene e regjistruar ne zyren e regjistrit te pasurive te paluajteshme.

Po t’i referohemi nenit 83/1 te Kodit Civil, ne interpretim gramatikor rezulton se per vlefshmerine e veprimit juridik me objekt kalimin e te drejtave reale mbi sendet e paluajteshme, ligjvenesi ka percaktuar jo vetem formalitetin, aktin noterial, por edhe regjistrimin e veprimit juridik. Problemi qe shtrohet per zgjidhje ka te beje me ate nese regjistrimi i kontrates, perfshihet ne formalitetin e kerkuar per vlefshmerine e vete veprimit juridik.

Dispozita e nenit 676 te K.C. percakton se konsensusi i arritur ndermjet subjekteve qe kryejne nje veprim juridik, apo vullneti i deklaruar nga palet, nuk kerkon respektimin e nje forme te caktuar si kusht per vlefshmerine e veprimit juridik. Megjithate, ne raste perjashtimore, sipas Kodit Civil, ka veprime juridike ne te cilat forma eshte kusht per vlefshmerine e tyre.

55

Page 56: Tetor 2005

Ne keto raste, forma e percaktuar nga ligji eshte element thelbesor, ad validitatem, per pasoje, mosrespektimi i saj, sanksionohet me pavlefshmeri absolute te veprimit juridik. Pra forma e veprimit juridik, kur e kerkon ligji, perben kusht te nevojshem per lidhjen dhe vlefshmerine e veprimit juridik dhe konsiston ne menyren se si konkretisht shfaqet vullneti, pelqimi i subjekteve per kryerjen e veprimit si nje element thelbesor per vlefshmerine e tij, nenet 83/2 dhe 663 te K.C. Prej ketej dilet ne perfundimin se me forme te veprimit juridik duhet kuptuar, menyra e deklarimit te vullnetit, apo menyra e materializimit te permbajtes se veprimit juridik.

Duke ju rikthyer fakteve ne ceshtjen ne gjykim, kontrata e shitjes, deklarimi i vullneteve te paleve Enver Caushaj dhe Qemal Lutaj ne formen e nje akti noterial, a do te ishte e mjaftueshme per ardhjen e pasojave juridike te synuara prej tyre? Kolegji cmon se tjetersimi i pasurise se paluajteshme realizohet si rezultat i kontrates se lidhur mes paleve, duke respektuar kushtet thelbesore per vlefshmerine e saj. Ne vleresimin tone, vullneti i paleve, shfaqur ne formen e kerkuar nga ligji-perpara noterit-eshte i nevojshem dhe i mjaftueshem per te transferuar te drejten e pronesise nga shitesi tek bleresi.

Bazuar ne arsyetimin e mesiperm, do te linde logjikshem pyetja se cili do te ishte roli i regjistrimit. Referuar nenit 690 te K.C., rezulton se kontrata ka karakter relativ, pra sjell efekte vetem per palet pjesmarrese ne te. Megjithate, kur ligji ka percaktuar formen e publicitetit te regjistrimit te te drejtave reale mbi sendet e paluajteshme ka patur parasysh qe ai eshte nje formalitet qe i referohet kryesisht mbrojtjes se interesave te te treteve jo pjesemarrese ne veprimin juridik.

Meqenese e drejta e pronesise, si e drejte reale duhet te respektohet edhe nga te tretet, ligji parashikon nje menyre publikimi te ketyre te drejtave ne menyre qe te tretet te marrin dijeni per ekzistencen e tyre. Nepermjet ketij regjistrimi, te tretet, ndonese nuk marrin pjese ne kryerjen e veprimit juridik, u jepet mundesi te njohin permbajtjen e tij, jo vetem per te respektuar te drejtat reale te subjekteve te tjere, por edhe per te mbrojtur te drejtat e te treteve ne raport me keto marredhenie juridike.

Ne keto kushte, Kolegji arrin ne perfundimin se kontrata e shitjes e kryer perpara noterit e ben paditesin pronar te sendit, neqoftese nuk eshte rasti i kryerjes se veprimit juridik ne mashtrim te ligjit, apo ne marreveshje mes paleve pa patur per qellim te sjelle pasoja juridike (veprim juridik fiktiv apo i simuluar).

Gjykatat kane gabuar gjithashtu edhe lidhur me kuptimin e nenit 614 te K.Pr.Civile, duke orientuar paditesin qe te kerkoje “pjesen e shumes se sendit te shitur ne ankand”. Kerkimi i paditesit ne thelb eshte nje padi rivendikimi, ai kerkon sendin e tij nga poseduesi jo pronar. Duhet evidentuar fakti se ne kohen kur ka filluar gjykimi sendi akoma nuk ishte tjetersuar tek te tretet dhe se paditesi ka qene ne kushtet e nenit 612 te K.Pr.Civile, por qe per shkak se shitja e sendit te tij eshte kryer gjate gjykimit, ka shtyre gjykaten ta konsideroje poziten e tij ne kushtet e nenit 614 te K.Pr.Civile. Pavaresisht nga dispozita e aplikuar, ne secilin rast, paditesi nuk kerkon vleren e sendit, por vete sendin me te drejten e pronarit i cili i ndjek te drejtat e tij tek cdo posedues.

Te dyja gjykatat interpretojne gabim fjaline e dyte te paragrafit te pare te nenit 614 te K.Pr.Civile, e cila nuk i kundrejtohet pronarit te sendit, por kreditorit qe ka blere sendin, i cili mund te kompensohet ne vlere per shkak te diferences se cmimit te shitjes dhe vete vleres se pasurise se paluajteshme. Ndersa personi i trete i cili eshte pronar i sendit qe padrejtesisht i vihet sekuestro mbi pronen e tij, apo i shitet ajo, gjithmone ka te drejten te kerkoje pezullimin e shitjes apo vete sendin e tij nga personat e trete ne qoftese shitja eshte kryer. Permbarimi ne permbajte,

56

Page 57: Tetor 2005

ka shitur pronen e dikujt tjeter (personit te trete), per shlyerjen e detyrimeve qe pale te tjera jo pronare te sendit, kane mes tyre.

Ne keto kushte, Kolegji Civil cmon se ceshtja duhet kthyer per rigjykim ne shkalle te pare me qellim qe te saktesohet padia per shkak te gjendjes se faktit dhe meqenese i padituri Qemal Lutaj ne te gjitha veprimet permbarimore eshte sjelle si pronar i sendit, te verifikohen kerkesat ligjore lidhur me vlefshmerine e veprimit juridik, neqoftese ka pretendime te kesaj natyre.

57

Page 58: Tetor 2005

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/ç te Kodit Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.1425, date 08.10.2003 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Fier dhe

vendimit nr.61, date 26.03.2004, te Gjykates se Apelit Vlore dhe kthimin e akteve per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Fier, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 06.10.2005

58

Page 59: Tetor 2005

Nr.2937/786 i Regj.ThemeltarNr.1384 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil te Gjykates se Larte i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesuesePerikli Zaharia AnetarAgron Lamaj AnetarIrma Bala AnetareArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 11.10.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS I K/PADITUR: HYSEN DOHOSHISHTI, ne mungese

I PADITUR K/PADITËS: K.K.K.PRONAVE PREFEKTURA E QARKUT TIRANE, perfaqesuar nga Av. i Shtetit Kosta Gazeli

PERSON I TRETË: REVISTA "HOSTENI", perfaqesuar nga Av. A. Çeliku

OBJEKTI I PADISË:Ndryshim i vendimit nr.171, date 23.06.1995

ne piken 2 lidhur me 3 ambjente.Baza Ligjore: Nenet 13/1, 27/a te ligjit nr.7698, date 15.04.1993.

OBJEKTI I K/PADISË:Anullim i pjesshem i vendimit nr.171, date 23.06.1995

lidhur me truallin e zene me ambjente pune.Baza Ligjore: Ligji nr.7698, date 15.04.1993.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.3717, date 23.09.2003 ka vendosur:Pranimin e padise.Ndryshimin e pjesshem te vendimit nr.171, date 23.06.1995 te K.K.K.Pronave ne piken 2 te pjeses urdheruese duke shtuar: "dhe kthimin e tre ambjenteve shtese mbi truallin e kthyer ish pronarit me siperfaqe 78.35 m.2, sipas nenit 13/1 te ligjit 7698, date 15.04.1993".Ne mbeshtetje te nenit 193 te K.Civil, ky vendim te rregjistrohet ne Zyren e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme Tirane.Rrezimin e k/padise si te pabazuar ne ligje e ne prova.

59

Page 60: Tetor 2005

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.955, date 20.09.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.3717, date 23.09.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur k/paditese Revista "Hosteni", e cila kerkon prishjen e ketij vendimi dhe vendimin e Gjykates se shkalles se pare Tirane nr.3717, date 23.09.2003 e kthimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Tirane, duke parashtruar shkaqet e meposhteme:

- Gjykata e apelit ka zbatuar gabim nenin 13 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 dhe udhezimin e Keshillit te Ministrave nr.3, date 21.06.1993.

- Po keshtu gjykata ka arsyetuar gabim lidhur me hyrjen ne godine, duke thene se nuk ka zgjidhje per hyrje te vecante, ne nje kohe qe me pas perfundimit te kesaj ceshtje, mund te kerkonim servitut kalimi.

- Ne gjykaten e apelit eshte ndryshuar ndergjyqesia ku ne nga pale e paditur jemi vendosur person i trete.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani, ne mungese te pales paditese te

kunderpaditur, pasi degjoi mbrojtjen dhe mendimet e perfaqesuesit te te paditurit kunderpadites K.K.K.P. prane Prefektures se Qarkut Tirane, avokatit te shtetit Kosta Gazheli, i cili kerkoi prishjen e vendimit nr.955, date 20.09.2004 te Gjykates se Apelit Tirane e te vendimit nr.3717, date 23.09.2003 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane dhe kthimin e ceshtjes per rishqyrtim ne gjykaten e shkalles se pare me tjeter trup gjykues, mbrojtjen dhe mendimet e perfaqesuesit te person i trete Revista Hosteni, avokatit Andi Celiku, i cili kerkoi prishjen e vendimit nr.955, date 20.09.2004 te Gjykates se Apelit Tirane e te vendimit nr.3717, date 23.09.2003 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane dhe kthimin e ceshtjes per rishqyrtim ne gjykaten e shkalles se pare me tjeter trup gjykues dhe si e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi nr.955, date 20.09.2004 te Gjykates se Apelit Tirane, me te cilin eshte lene ne

fuqi vendimi nr.3717, date 23.09.2003 i Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane, eshte rrjedhoje e shkeljeve te renda te normave procedurale, te lejuara gjate shqyrtimit gjyqesor te ceshtjes ne gjykaten e apelit.

Nga hetimi gjyqesor i ceshtjes dhe vendimet e dhena ne te dy shkallet e gjykimit rezulton se:

Ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor Tirane, me daten 08 Prill 2003 eshte rregjistruar padia e paraqitur nga paditesi i kunderpaditur Hysen Dohoshishti, me pale te paditur Komisionin e Kthimit te Pronave ish Pronareve prane Prefektures se Qarkut te Tiranes, me objekt dhe shkak ligjor ndryshimin e pjesshem te vendimit nr.171, date 23.06.1995, te nxjerre nga ana e paditur, mbeshtetur ne nenin 13 e 27/a te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 "Per kthimin dhe kompesimin e pronave ish pronareve".

Nga aktet e administruara dhe pranuara nga gjykatat rezulton se, me vendimin nr. 171 date 23.06.2003 te Komisionit te Kthimit te Pronave ish Pronareve, prane Prefektures se Qarkut te Tiranes, paditesit te kunderpaditur i eshte njohur pronesia dhe kthyer nje pasuri e paluajtshme truall dhe ndertese trekateshe, me siperfaqe 546 m2, te ndodhur ne rrugen "Punetoret e Rilindjes", ndermjet rrugicave "Xhorxhi Martini" dhe asaj "Myrteza Kellici", ne qytetin e Tiranes. Nga ana tjeter, ne vitin 1989, mbeshtetur ne muret e godines kryesore dhe ne truallin e

60

Page 61: Tetor 2005

paditesit te kunderpaditur, jane bere shtesa ndertimi nje kateshe nga institucionet shteterore, sipas ligjit te kohes. Ndertimet shtese i jane dhene ne perdorim dhe administrim personit te trete, Revistes "Hosteni", gje qe vertetohet edhe sipas vendimit me te fundit te Keshillit te Ministrave nr.487, date 19.11.1992.

Gjate zhvillimit te seancave gjyqesore, me kerkese te paditesit te kunderpaditur, eshte thirrur e pranuar ne gjykim me cilesine e te paditurit Revista "Hosteni", aktualisht me cilesine e personit te trete, ne perfundim te gjykimit ne apel.

Nga ana tjeter, personi i trete Revista "Hosteni", ka paraqitur kunderpadi me pale ndergjyqese: i paditur kunderpadites Revista "Hosteni" dhe padites i kunderpaditur Hysen Dohoshishti dhe me objekt anullimin e pjesshem te vendimit nr.171, date 23.06.1995 te Komisionit te Kthimit te Pronave ish Pronareve prane Prefektures se Qarkut te Tiranes.

Nga shqyrtimi i akteve procedurale, si procesverbali i seances gjyqesore ne Gjykaten e Apelit te dates 20.09.2004 (faqe 18), rezulton se Revista "Hosteni" deri ne ate cast ne cilesine e pales se paditur kunderpaditese, tashme eshte vendosur ne poziten procedurale te personit te trete. Kjo pozite procedurale e pales eshte vendosur edhe ne permbajtjen e vendimit te gjykates se apelit ku, edhe pala e paditur Komisioni i Kthimit te Pronave ish Pronareve prane Prefektures se Qarkut te Tiranes, deri ne ate seance ne poziten e te paditurit, tashme rezulton te jete ne poziten e te paditurit kunderpadites.

Keto veprime dhe akte te Gjykates se Apelit Tirane jane kryer duke shkelur rende normat procedurale civile, ne kuptim te nenit 467/d dhe 472/b te Kodit te Procedures Civile, shkelje te cilat duhen rishqyrtuar e riparuar nga po kjo gjykate. Ne aktet procedurale nuk rezulton te jete bere dhe administruar ndonje kerkese e paleve, apo pelqim i tyre, lidhur me ndryshimin e ndergjyqesise (p.sh. neni 192 te Kodit te Procedures Civile), si dhe nuk ka ndonje vendim te ndermjetem te gjykates lidhur me kete ndryshim ndergjyqesie (neni 194 i ketij Kodi).

Po keshtu Revista "Hosteni", personi i trete ne perfundim te gjykimit ne apel, ka patur poziten e te paditurit kunderpadites. Eshte kjo pale qe ka paraqitur kunderpadine ndaj pales paditese te kunderpaditur. Nga ana tjeter, sipas nenit 195 te Kodit te Procedures Civile, personi i trete, ne nje pozite te tille, nuk ka si mjet te kerkimit e mbrojtjes se interesave te tij kunderpadine, sepse ai nuk mund te kryeje veprime procedurale qe perbejne disponim te objektit te padise.

Se fundi, edhe pala e paditur Komisioni i Kthimit te Pronave ish Pronareve prane Prefektures se Qarkut te Tiranes, qe ne gjykaten e apelit eshte vendosur ne poziten e te paditurit kunderpadites, nuk ka bere ndonje kunderpadi ne kete gjykim.

Si rrjedhoje e ketyre shkeljeve procedurale edhe permbajtja e pjeses aresyetuese te vendimit te gjykates se apelit, i referohet e permban analiza dhe aresyetime per te dhena, pretendime e prapesime qe i adresohen ne menyre te gabuar paleve respektive ndergjyqese.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne shkronjen "c" te nenit 485 te Kodit te

Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.955, date 20.09.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e

ceshtjes per rishqyrtim ne kete gjykate, me nje tjeter trup gjykues.

Tirane, me 11.10.2005

61

Page 62: Tetor 2005

62

Page 63: Tetor 2005

Nr.2998/844 i Regj.ThemeltarNr.1385 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil te Gjykates se Larte, i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesuesePerikli Zaharia AnetarAgron Lamaj AnetarIrma Bala Anetare Ardian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 11.10.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: KADRIE BUSHI, MALIQ BUSHI,

SEJDIN BUSHI, NAIM BUSHI,

MUHAMET BUSHI, HYLVIE BUSHI,

LUMTURIE BUSHI, ÇLIRIM BUSHI,

BEHIJE BUSHI, LIRIJE BUSHI,

SHPRESA BUSHI, ZIJA BUSHI, ne mungese

TË PADITUR: K.K.K.PRONAVE KAVAJE

ABDI BALA, BASHKIM HOXHA, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Anullim i vendimit nr.282, date 26.12.1997

te K.K.K.Pronave Kavaje, kthimin dhe lirimin e sendit.Baza Ligjore: Neni 27/a i ligjit nr.7698, date 15.04.1993,

neni 4 i ligjit nr.7980, date 27.07.1995.

Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.767, date 20.07.1999 ka vendosur:Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.55, date 14.02.2000 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.767, date 20.07.1999 te Gjykates se shkalles se pare Durres dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.1446, date 23.11.2000, ka vendosur:Pranimin e padise se paditesave, trashegimtare te Emro Bushtatit: Kadrije Bushi, Maliq Bushi, Sejdin Bushi, Naim Bushi, Muhamet Bushi, Hylvije Bushi, Shega

63

Page 64: Tetor 2005

Bushi, Lumturije Bushi, Clirim Bushi, Behije Bushi, Lirije Bushi, Shpresa Bushi, Zija Bushi, duke ndryshuar vendimin nr.282, date 26.12.1997 te K.K.K.Pronave Kavaje si vijon:1. Te njohe trashegimtaret e Emro Bushit, pronare mbi nje siperfaqe toke prej 10 dynym e ndodhur ne Kryeluzaj Kavaje.2. Te ktheje ne natyre paditesave, trashegimtare te Emro Bushit siperfaqen e truallit prej 224 m2 me permasa (2x112) si pjese funksionale e objekteve ne pronesi te paditesave.3. Te percaktoje rruge kalimi sip. prej 504 m2 me permasa (4.5x112 m2).4. Te detyrohet i padituri Bashkim Hoxha, te liroje siperfaqen e tokes 504 m2, duke shembur murin rrethues te ndertuar prej tij.5. Siperfaqja prej 7390 m2, i kompesohet paditesave trashegimtare te Emro Bushit, sipas nenit 16/b te ligjit 7698, date 15.04.1993.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.263, date 28.05.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1446, date 23.11.2000 te Gjykates se shkalles se pare Durres.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.512, date 11.03.2003 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.263, date 28.05.2001 te Gjykates se Apelit Durres dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.267, date 17.05.2004 ka vendosur:Prishjen e vendimit civil nr.1446, date 23.11.2000 te Gjykates se shkalles se pare Durres persa i perket:1. Kthimit ne natyre paditesave, trashegimtare te Emro Bushit, siperfaqen e truallit prej 224 m2, me permasa (2x112) si pjese funksionale e objekteve ne pronesi te paditesave.2. Percaktimin rruge kalimi te siperfaqes prej 504 m2 me permasa (4.5 x 112) me kufij: Jug: me rruge per Kryeluzaj, Veri: me pronen e Abdi Baletes, Lindje: me prone e familjes Bushi dhe Perendim: me pronen e te paditurit Bashkim Hoxha.3. Detyrimin e te paditurit Bashkim Hoxha te liroje siperfaqen e tokes per 504 m2, me kufij sipas pikes se mesiperme te dispozitivit te ketij vendimi duke shembur murin rrethues te ndertuar prej tij.4. Kompensimin per siperfaqen prej 7390 m2 me pushimin e gjykimit te ceshtjes per shkak se pala paditese hoqi dore nga gjykimi per kete pjese.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres, ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs pala paditese e cila kerkon ndryshimin e ketij vendimi dhe vendimin e Gjykates se shkalles se pare Durres nr.1446, date 23.11.2000 e shqyrtimin ne fakt te ceshtjes.

- Ne gjykaten e apelit kemi hequr dore nga gjykimi per pikat 2, 3 ,4 dhe gjykata e pranoi kerkesen, por ne dispozitivin e vendimit kjo gjykate eshte shprehur sikur ne kemi hequr dore nga gjykimi edhe per siperfaqen e dhene ne kompensim (pika 5) prej 7390 m2, e cila nuk ka qene fare objekt konflikti ndermjet nesh dhe paleve te tjera ndergjyqese, duke u shkelur neni 6 i K.Pr.Civile.

- Gjykata ka gabuar edhe per siperfaqen 224 m2, qe na u hoq si siperfaqe e kthyer, duhej ta shtonte tek siperfaqja e dhene ne kompensim, duke e bere kete nga 7390 m2 ne 7614 m2 me qellim qe te plotesohet siperfaqja e njohur prej 10 dynym.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

64

Page 65: Tetor 2005

pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani, ne mungese te paleve ndergjyqese dhe si e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi nr.267, date 17.05.2004 i Gjykates se Apelit Durres eshte rrjedhoje e

mosrespektimit dhe zbatimit te gabuar te ligjit, prandaj duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rishqyrtim ne ate gjykate.

Nga hetimi gjyqesor i ceshtjes dhe vendimet e dhena ne te dy shkallet e gjykimit rezulton se ne Gjykaten e Apelit Durres, ne rigjykim, eshte shqyrtuar ceshtja gjyqesore me pale paditese Kadrie Bushi, Maliq Bushi, etj., me pale te paditura Komisionin e Kthimit te Pronave Kavaje, Abdi Bala dhe Bashkim Hoxha, me objekt dhe shkak ligjor anullimin e vendimit nr.282, date 26.12.1997 te Komisionit te Kthimit e Kompensimit te Pronave Kavaje, kthimin dhe lirimin e sendit, mbeshtetur ne nenin 4 e 27/a te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 "Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve".

Nga aktet e administruara dhe pranuara nga gjykata rezulton se, paditesit Kadrie Bushi, Maliq Bushi, etj., jane trashegimtare te te ndjerit Emro Bushi. Ne kete cilesi ata i jane drejtuar K.K.K.Pronave Kavaje, per njohjen dhe kthimin e pronave te ish pronarit trashegimlenesit Emro Bushi. Ky komision, me vendimin nr.282, date 26.12.1997, i ka njohur dhe kthyer pales paditese nje siperfaqe prej 2386 m2, per siperfaqen 224 m2 komisioni eshte shprehur se eshte e zene me rruge dhe per kompesimin e saj, nderkohe qe megjithese permendet ne pjesen hyrese arsyetuese te vendimit te komisionit, ky i fundit nuk shprehet per siperfaqen 10.000 m2 te pretenduar nga paditesat ne kete gjykim.

Ne rrethana te tilla, pala paditese ka ngritur padi kunder K.K.K.Pronave Kavaje, duke kerkuar anullimin e vendimit te saj nr.282, date 26.12.1997 per pjesen qe ben fjale per rrugen e kalimit prej 224 m2, qe ky komision e konsideronte te zene. Gjate gjykimit, per pretendimin e njohjes dhe kthimit te siperfaqes ne teresi prej 10.000 m2, paditesi ka bere shtese te objektit te padise, nderkohe qe, fillimisht me cilesine e personave te trete dhe me pas ne ate te pales se paditur, si pale ndergjyqese jane vendosur edhe Bashkim Hoxha e Abdi Bala. Per te paditurin Bashkim Hoxha, paditesi pretendonte se duhet t’i liroje e ktheje nje siperfaqe trualli sepse ka zene me shume siperfaqe se ka marre ne pronesi, duke e cenuar keshtu ne te drejtat e tij. Ndersa per te paditurin Abdi Bala paditesit pretendonin qe ai t’u lironte siperfaqen prej 224 m2 si pjese funksionale te objekteve ne pronesi te tyre.

Ne rigjykim, Gjykata e Apelit Durres, pasi ka permbushur detyrat e lena nga Gjykata e Larte, per shkak te heqjes dore nga gjykimi nga ana e pales paditese, me vendimin nr.267 date 17.05.2004 ka vendosur prishjen e vendimit nr.1446, date 23.11.2001 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Durres persa i perket paragrafeve 2, 3, 4 dhe 5 te ketij vendimi dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes per keto disponime.

Ne rekursin e pales paditese pretendohet se, gjykata e apelit ka kryer shkelje procedurale te tilla qe kane ndikuar ne dhenien e vendimit sipas rastit te parashikuar ne nenin 472, shkronja "c" te Kodit te Procedures Civile.

Nga shqyrtimi i proces-verbalit te seances gjyqesore te dates 17.05.2004 rezulton se, pala paditese ka deklaruar heqjen dore nga gjykimi i padise per paragrafet e dyte, te trete dhe te katert te dispozitivit te vendimit nr.1446, date 23.11.2001 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Durres, por duke deklaruar shprehimisht se nuk heqin dore nga pjeset e tjera te dispozitivit lidhur me siperfaqen prej 10 dynym.

65

Page 66: Tetor 2005

Ne pjesen arsyetuese te vendimit, Gjykata e Apelit Durres shprehet se, duhet te vendoset prishja e vendimit e pushimi i gjykimit te ceshtjes, nisur vetem nga fakti qe paditesit kane hequr dore nga gjykimi i padise per paragrafet e dyte, te trete e te katert te dispozitivit te vendimit nr.1446, date 23.11.2001 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Durres, vetem per shkak te te cilave ishte investuar gjykimi ne apel mbi ankimin e te paditurit Hoxha. Por, Gjykata e Apelit Durres, verehet se ka perfshire ne prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes edhe paragrafin e peste te vendimit nr.1446, date 23.11.2001 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Durres.

Prishja dhe pushimi i gjykimit te ceshtjes gjate gjykimit ne apel, per shkak te heqjes dore te paditesit nga gjykimi i padise eshte i mbeshtetur ne permbajtjen dhe interpretimin e harmonizuar te neneve 201 paragrafi i pare, 299 shkronja "b", 465 paragrafi i pare dhe 466 shkronja "c" te Kodit te Procedures Civile. Por, nga ana tjeter, ne kuptim te ketyre dispozitave dhe te neneve 467 shkronja "c", 468, 472 shkronja "b", etj., te Kodit te Procedures Civile perben shkelje te rende procedurale prishja e vendimit e pushimi i gjykimit te ceshtjes pa nje kerkese per heqjen dore nga gjykimi i padise dhe pa treguar ne pjesen arsyetuese-pershkruese, provat dhe arsyet ku mbeshtetet dhenia e vendimit.

Ne ceshtjen ne gjykim, per prishjen e vendimit e pushimin e gjykimit te ceshtjes, lidhur me paragrafin e peste te vendimit nr.1446, date 23.11.2001 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Durres, pjesa arsyetuese-pershkruese e vendimit te Gjykates se Apelit Durres, nuk permban asnje prove dhe arsye ku mbeshtetet dhenia e tij.

Meqenese jemi perpara shkeljeve procedurale te kryera gjate gjykimit ne Gjykaten e Apelit Durres, ne zbatim te nenit 485, shkronja "c" te Kodit te Procedures Civile, ceshtja duhet te dergohet per rishqyrtim prane kesaj gjykate. Me kete rast, per shkak te natyres se tyre, pala paditese mund te parashtroje gjate rigjykimit ne apel edhe pretendimet e tjera qe jane parashtruar ne rekursin drejtuar Gjykates se Larte.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne shkronjen "c" te nenit 485 te Kodit te

Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.267, date 17.05.2004 te Gjykates se Apelit Durres dhe dergimin e

ceshtjes per rishqyrtim ne kete gjykate, me nje tjeter trup gjykues.

Tirane, me 11.10.2005

66

Page 67: Tetor 2005

Nr.2985/831 i Regj. ThemeltarNr.1386 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesuesePerikli Zaharia AnetarAgron Lamaj AnetarArdian Dvorani AnetarIrma Bala Anetare

ne daten 11.10.2995, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile qe u perket paleve:

PADITËS VILMA FILAJ, perfaqesuar nga Av. Liljana Ruli.

I PADITUR ENVER ISUFI, ne mungese

OBJEKTI I PADISË: Lirim e dorezim apartamenti

qe ndodhet ne Rrugen "Dervish Hekali".Baza Ligjore: Neni 296 i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.4450, date 03.11.2003, ka vendosur:Pranimin e kerkese padise .Detyrimin e te paditurit Enver Isufi, te liroje dhe dorzoje apartamentin e ndodhur ne Rr. "Dervish Hekali", pall.1, ap.3, ne favor te paditeses Vilma Filaj.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.930, date 16.09.2004, ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.4450, date 3.11.2003 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe duke e gjykuar ceshtjen ne fakt rrezimin e kerkese padise te paditeses Vilma Filaj, kunder te paditurit Enver Isufi, me objekt lirim e dorezim sendi.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs pala paditese Vilma Filaj, e cila kerkon prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates se apelit eshte dhene ne kundershtim me ligjin. Eshte e vertete se me vendim gjyqesor te paditurit i eshte njohur e drejta te qendroje me qira ne kete banese, per aq kohe sa do te caktohet nga Keshilli i Ministrave, ndersa ne na eshte dhene e drejta te privatizojme ate, po kjo nuk do thote se i padituri nuk duhet te lidhe kontrate qeraje dhe te mos paguaje qira fare. I padituri per 10 vjet nuk ka paguar qira.

- Gjykata ka dhene vendimin ne kundershtim me provat qe ndodhen ne dosje, duke mbajtur qendrim te njeaneshem. Keshtu gjykata pranon se i padituri ka bere te gjitha

67

Page 68: Tetor 2005

perpjekjet per kredi, nderkohe qe nuk eshte e vertete, pasi vertetohet me shkresen e Bankes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, perfaqesuesen e pales paditese Av. Liljana

Ruli, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.930, date 16.09.2004, i Gjykates se Apelit Tirane, eshte i drejte si i tille

duhet lihet ne fuqi.Siç pranon gjykata, paditesja Vilma Filaj rezulton se, ka qene bashkeqiramarrese me

nenen e saj Dituri Banaj, ne nje banese shteterore ap. 1+1 objekte ndihmese, ne Rrugen "Dervish Hekali" Tirane deri ne vitin 1990.

Pas dates 23.10.1990, ish Ndermarrja Komunale Banesa, meqenese paditesja largohet si emigrante jashte shtetit, zgjidh kontraten e qirase me paditesen dhe me autorizim te organeve te pushtetit te kohes, apartamenti i jepet te paditurit Enver Isufi.

Pas daljes se ligjit nr.7652, date 23.12.1992 "Per privatizimin e banesave shteterore" ka kerkuar me padi drejtuar gjykates te drejten e privatizimit te baneses, pasi Ndermarrja Komunale Banesa, padrejtesisht kishte zgjidhur kontraten e qirase qe ajo kishte me shtetin, per ate banese.

Me vendimin nr.1483, date 23.10.1994 te Gjykates se shkalles se pare Tirane, eshte vendosur qe paditeses t'i njihet e drejta e privatizimit, te drejte te cilen e ka realizuar bashke me prinderit e saje bashkeqeramarres, duke fituar pronesine mbi banesen, siç rezulton nga vertetimi nr.87370, date 07.05.2003 i Zyres se Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme.

Me padine per kthim sendi, bazuar ne nenin 296 te K.Civil, kerkon lirimin dhe dorezimin e baneses nga i padituri, i cili sipas saj qendron ne banese pa asnje titull.

Gjykata e Apelit Tirane ndryshe nga gjykata e shkalles se pare, e cila pranon padine ka vendosur rrezimin e saj si te pabazuar.

Kolegji Civil i Gjykates se gjykon se Ligji nr.7652, date 23.12.1992 "Per privatizimin e banesave shteterore" neni 23/9 Ligji "Per nje shtese ne ligjin 7652, date 23.12.1992" Ligji nr.10, date 06.12.1993, "Per trajtimin e banesave te emigranteve" Ligji nr.8030, date 15.11.1995, "Per kontributin e shtetit per familjet e pastreha", me ndryshimet perkatese, kane parashikuar nje rregjim te posaçem juridik, ne lidhje me "emigrantet" e vitit 1990 dhe personat qe, me autorizim te organeve te pushtetit, jane bere qiramarres te ketyre banesave, pas zgjidhjes se kontrates se qirase me emigrantet.

Ligjet e siperme, krahas njohjes te se drejtes se privatizimit te baneses nga emigranti, ish qiramarres, marrin ne mbrojtje edhe interesat e qytetareve te tjere, qe vete shteti i vendosi ne pozitat e qiramarresit, duke i paisur me autorizim perkates, per te perdorur banesen.

Kjo kategori personash, qe kane kete status ne banese, sipas ligjit nr.7652, date 23.12.1992, me shtese, nenet 23, 23/"a", qendrojne ne pozitat e qiramarresit ne banese tashme jo më me pronarë shtetin, derisa shteti te zgjidhe problemin e strehimit, ne nje banese tjeter te pershtatshme per banim ne nje afat te pacaktuar. Pra, detyrimin e tij shteti e ka lidhur, deri ne sistemimin e tij ne nje banese tjeter, te pershtatshme per banim.

Nga provat e marra gjate gjykimit dhe analizuara nga gjykata e apelit, ka rezultuar se, i padituri, ka ndjekur nje procedure te caktuar, per t'u trajtuar me kredi nga shteti si i pastrehe, por qe nuk rezulton te jete provuar se i eshte akorduar nje kredi e tille qe t'i kete zgjidhur problemin e strehimit te tij ne nje banese tjeter.

68

Page 69: Tetor 2005

Sa siper palet ndergjyqese, per shkak te regjimit juridik e te veçante qe kane lidhje me sendin e paluajteshem dhe nga vete statusi qe ligji i njeh qytetareve qe shteti i ka pajisur me autorizim per te hyre ne banese, pa u plotesuar detyrimi ligjor nga shteti per zgjidhjen e problemit te strehimit te paditurit, paditesi nuk mund te kerkoje lirimin e dorezimin e sendit nga mbajtesi jo i paligjshem i tij.

Pretendimeve te pales paditese ne lidhje me dhenien apo jo te kredise nga Banka e Kursimeve, i eshte dhene pergjigje ne vendimin e gjykates se apelit, pas analizes se provave te marra gjate gjykimit dhe nuk perbejne shkak per investimin e Gjykates se Larte.

Ndersa pretendimet e tjera te ngritura ne rekurs ne lidhje me marredhenien juridike te qirase parashikuar, nga neni 803 e vijues te K.Civil, rezulton se, nuk jane objekt i ketij gjykimi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, konform nenit 485/"a" te K.Pr.Civile,

V E N D O S I Lenien ne fuqi te vendimit nr.930, date 16.09.2004, te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 11.10.2005

69

Page 70: Tetor 2005

Nr.2956/804 i Regj. ThemeltarNr.1387 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesueseAgron Lamaj AnetarPerikli Zaharia AnetarArdian Dvorani AnetarIrma Bala Anetare

ne daten 11.10.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile qe u perket paleve:

KËRKUES: BASHKIA LIBRAZHD, perfaqesuar nga Av. i Shtetit P. Myftari

SHAQIR KOXHA, ne mungese

EDUART DOSKU, ne mungese

SHEFQET BLLASHMI, ne mungese

PALË E INTERESUAR: MUSA XHEPA, ne mungese

K.K.K.PRONAVE PRANE PREFEKTURES SE QARKUT ELBASAN, ne mungese

OBJEKTI I PADISË: Kundershtim te vendimit nr.805, date 08.07.1999

te Gjykates se shkalles se pare Elbasan.Baza Ligjore: Nenet 114-503 te K.Pr.Civile,

neni 507 i K.Pr.Civile, ligji 7698, date 15.04.1993

"Per kthimin dhe kompensimin e pronave".

Gjykata e shkalles se pare Elbasan, me vendimin nr.1689, date 20.11.2003, ka vendosur:Pranimin e pjesshem te kerkeses.Anullimin e pjesshem te vendimit nr.805, date 08.07.1999 te Gjykates se shkallles se pare Elbasan, duke shfuqizuar pjesen ne lidhje me truallin nr.2, kthyer si i lire ish pronarit Musa Xhepa, per siperfaqet e zena per nevoja publike te Bashkise Librazhd, ku 35 m2 lulishte (shenuar me ngjyre te gjelbert) dhe 53 m2 hapesira te tjera publike (shenuar me ngjyre portokalli), sipas planvendosjes nr.5/a bashkangjitur aktit te ekspertimit, pjese perberese e ketij vendimi.

70

Page 71: Tetor 2005

Anullimin teresisht te vendimit nr.805, date 08.07.1999, per pjesen qe ka lidhje me truallin nr.4, cilesuar si i tille ne ate vendim, percaktuar sipas planvendosjes nr.5/a te aktit te ekspertimit, pjese perberese e ketij vendimi.Rrezimin e kerkeses per pjesen tjeter, ne lidhje me shfuqizimin e pjeseve te tjera te vendimit nr.805, date 08.07.1999 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Elbasan.Pushimin e gjykimit per pjesen e objektit te kerkeses qe i perket kerkuesve Shefqet Blloshmi dhe Eduart Dosku, qe nuk u paraqiten pa shkaqe te arsyeshme ne kete gjykim.Nje kopje e ketij vendimi, t’i komunikohet Zyres se Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme Librazhd, duke urdheruar kryerjen e crregjistrimeve perkatese ne rregjistrimin e pasurive te paluajteshme te administruara nga kjo zyre, ne lidhje me pronen objekt gjykimi.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.296, date 28.05.2004, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1689, date 20.11.2003 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Elbasan.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs pala e interesuar Musa Xhepa, i cili kerkon prishjen e tij duke parashtruar keto shkaqe:

- Per zbatim te keq te ligjes dhe shkelje proceduriale qe kane ndikuar ne dhenien e vendimit.

- Sipas nenit 192/3 te K.Pr.C, ne kete proces gjyqesor duhej thirrur me cilesine e personit te trete, trashigimtaret ligjor te ish pronarit te te ndjerit Demir Peni, sepse ato jane cenuar ne te drejten e pronesise.

- Gjykata ka vendosur ne kundershtim me nenin 224/b te K.Pr.Civile dhe pa arsyetuar te kunderten e mendimit te eksperteve pa patur asnje prove dhe argument ligjor, arsyeton se, gjithe siperfaqja prej 880 m2, eshte lulishte.

- Gjykatat kane gabuar ne zgjidhjen e ceshtjes ne themel te saj, duke i quajtur prona publike ndertimet qe ka bere kerkuesi Shaqir Koxha (Supermarket 3 kateshe) etj., ne truallin qe me eshte kthyer fizikisht per siperfaqen 880 m2, i cili ka marre leje per shesh ndertimi ne dhjetor 1999.

- Keto prona ne vitin 1999 kane qene ne pronesine time, sipas vertetimit te pronesise se Z.R.P.P. dhe me pa te drejte, Bashkia Librazhd me ka xhveshur nga pronesia, duke e trajtuar kete prone si prone te saj.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, degjoi Av. e Shtetit P.Myftari, i cili kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit, si dhe pasi e diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.296, date 28.05.2004 i Gjykates se Apelit Durres, eshte rrjedhoje e

mosrespektimit dhe zbatimit te keq te ligjit, si i tille duhet te prishet.Nga gjykimi rezulton se, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave te ish

Pronareve Librazhd, me vendimin nr.4, date 27.04.1994, ju ka njohur pronesine trashegimtareve te Mustafa Xhepes, per siperfaqen prej 9.400 m2, nga e cila ju eshte kthyer truall i lire 100 m2

71

Page 72: Tetor 2005

(percaktuar me numurat 1, 2, 3 respektivisht 60, 20, 20 m2), ju eshte kompensuar 7523 m2 dhe pjesa tjeter ju eshte kthyer me te drejten e parablerjes te objekteve mbi truall.

Me vendimin nr.805, date 08.07.1999 te Gjykates se shkalles se pare Elbasan, eshte ndryshuar vendimi nr.4, date 27.04.1994 i K.K.K.Pronave duke ju njohur ish pronarit Mustafa Xhepa, pronesia per siperfaqen e truallit prej 9.400 m2 dhe i eshte kthyer e lire siperfaqja me nr.1-220 m2, nr.2-730 m2, nr.3- 80 m2 dhe nr.4- 880 m2, kompensuar 5772 m2.

Me vendimin nr.139, date 01.02.2002 te Gjykates se shkalles se pare Librazhd, i ndryshuar me vendimin nr.11, date 16.01.2003 te Gjykates se Apelit Durres, eshte ndryshuar perseri vendimi nr.4, date 27.04.1994 i K.K.K.P. Librazhd, duke i njohur pronesine ish pronarit Mustafa Xhepa, per siperfaqen e truallit prej 7020 m2 (pra eshte zbritur nga 9400 m2 ne 7020 m2). Nga trualli i kthyer me nr.4 eshte zbritur 196 m2, duke i ngelur 684 m2, pasi 196 m2 i eshte kthyer pales paditese ne kete gjykim, Demir Penit.

Sa siper rezulton se, ish pronarit Mustafa Xhepa, i eshte njohur pronesia, per siperfaqen e truallit prej 7.020m2 dhe kthyer truall i lire ne parcelat nr.1- 220m2, nr.2-750 m2, nr.3- 80 m2 dhe nr.4-684 m2.

Me padine objekt gjykimi, paditesat Bashkia Librazhd, Shaqir Koxha Eduart Dosku dhe Shefqet Bllashmi, kane kundershtuar vendimin nr.805, date 08.07.1999 te Gjykates se shkalles se pare Elbasan, te formes se prere bazuar ne nenin 503 te K.Pr.Civile te pandryshuar, me pretendimin se ky vendim ju cenon interesat e tyre.

Ne perfundim te gjykimit Gjykata e shkalles se pare Librazhd, ka vendosur:Anullimin e pjesshem te vendimit nr.805, date 08.07.1999 te Gjykates se Rrethit

gjyqesor Elbasan, duke shfuqizuar pjesen ne lidhje me truallin nr.2, kthyer si i lire ish pronarit Musa Xhepa, per siperfaqet e zena per nevoja publike te Bashkise Librazhd, ku 35 m2 lulishte (shenuar me ngjyre te gjelbert) dhe 53 m2 hapsira te tjera publike (shenuar me ngjyre portokalli), sipas planvendosjes nr.5/a bashkangjitur aktit te ekspertimit, pjese perberese e ketij vendimi.

Anullimin teresisht te vendimit nr.805, date 08.07.1999 per pjesen qe ka lidhje me truallin nr.4, cilesuar si i tille ne ate vendim, percaktuar sipas planvendosjes nr.5/a te aktit te ekspertimit, pjese perberese e ketij vendimi.

Rrezimin e kerkeses per pjesen tjeter, ne lidhje me shfuqizimin e pjeseve te tjera te vendimit nr.805, date 08.07.1999 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Elbasan.

Pushimin e gjykimit per pjesen e objektit te kerkeses qe i perket kerkuesve Shefqet Blloshmi dhe Eduart Dosku, qe nuk u paraqiten pa shkaqe te arsyeshme ne kete gjykim. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Durres.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka ushtruar rekurs pala e interesuar Musa Xhepa, duke parashtruar keto shkaqe:

Gjykata ka vendosur ne kundershtim me nenin 224/b te K.Pr.Civile pa arsyetuar te kunderten e mendimit te eksperteve, per siperfaqen prej 880 m2, ajo gabon duke e quajtur prona publike, ndertimin e bere nga paditesi Shaqir Koxha, per te cilen ka marre lejen e ndertimit ne Dhjetor te vitit 1999, ne kohen qe trualli ka qene ne pronesine time.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte gjykon se, vendimi i gjykates se apelit eshte rrjedhoje e mosrespektimit dhe zbatimit te keq te ligjit.

Nga gjykata nuk rezulton te jete hetuar, ne drejtim te kritereve qe lejojne ose jo zbatimin e nenit 4/1 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 "Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve", ndryshuar me ligjin nr.8084, date 07.03.1996 "Per miratimin me disa shtesa e ndryshime te Dekretit nr.1359, date 5.2.1996", "Per disa ndryshime ne dekretin nr.1254, date 19.10.1995 "Per kompensimin e ish-pronareve te tokes bujqesore, jo bujqesore dhe te trojeve te

72

Page 73: Tetor 2005

zena, me troje ne zonat turistike dhe ne qendrat e banuara", ndryshuar me ligjin nr.8024, date 2.11.1995", konform nenit 14 te K.Pr.Civile.

Ndonese, ka rezultuar se, siperfaqja mbi te cilen ngrihet ndertimi i pales kerkuese Shaqir Koxha, eshte 180 m2, nuk eshte sqaruar sa eshte siperfaqja mbetur truall i lire, qe ne zbatim te nenit 4/1 mund t'i kthehet ish pronarit "Xhepa".

Me ekspert, te saktesohet nese siperfaqja tjeter, eshte truall i lire apo i zene, nese nuk eshte siperfaqe e gjelberuar, cili eshte akti i organit kompetent qe ndryshon statusin e kesaj siperfaqe nga "e gjelberuar", ne "truall te lire" dhe aktet qe shoqerojne vendimin e siperm.

Nese, per kete zone ka ndonje studim pjesor urbanistik, cili eshte qellimi i studimit dhe shkaqet, qe organet kompetente shteterore, Bashkia, Zyra e Urbanistikes, etj., kane disponuar mbi kete truall duke e dhene per ndertime.

Nese shihet e nevojshme, gjykata te therrase ne gjykim punonjes te Zyres se Urbanistikes dhe Bashkise qe jane marre me proçeduren perkatese qe kerkon ligji "Per Urbanistiken", ne lidhje me ndertimet e parashikuara mbi truallin objekt konflikti.

Ne varesi sa siper, gjykata te konkludoje per zgjidhjen e mosmarreveshjes sipas nenit 126 te K.Pr.Civile.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.296, date 28.05.2004 te Gjykates se Apelit Durres dhe dergimin e

ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Durres, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 11.10.2005

73

Page 74: Tetor 2005

Nr.1971 i Regj.ThemeltarNr.1388 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil te Gjykates se Larte i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesuesPerikli Zaharia AnetarAgron Lamaj Anetar Irma Bala Anetare Ardian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 11.10.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

KËRKUES: PARTIA SOCIALISTE E SHQIPERISE TIRANE, ne mungese

PALË E INTERESUAR: ASTRIT DERVISHI LUSHNJE, perfaqesuar nga Av. Genti Sinani

K.Q.Z.V., ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit.Baza Ligjore: Neni 59/1 i K.Pr.Civile

dhe nenet 146 e 151/4 te Kodit Zgjedhor te Republikes se Shqiperise.

Gjykata e shkalles se pare Lushnje, me vendimin nr.342 akti, date, 15.02.2005 ka vendosur:

Rrezimin e kerkeses se personit te interesuar Astrit Dervishi, per nxjerrjen jashte juridiksionit si te pabazuar ne ligj.

Kunder vendimit te ndermjetem te Gjykates se shkalles se pare Lushnje, ne baze te nenit 59 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs ankim te vecante Astrit Dervishi, i cili kerkon prishjen e vendimit dhe pranimin e ankimit per deklarimin e mungeses se juridiksionit gjyqesor, duke parashtruar keto shkaqe:

- Ne baze te nenit 146 te Kodit Zgjedhor te Republikes se Shqiperise palet e interesuara ne nje proces zgjedhor ankohen kunder vendimeve te K.Z.Q.V. ne K.Q.Z. brenda dy diteve nga marrja e vendimit.

- Ne baze te nenit 151/4 te Kodit Zgjedhor kunder vendimit te K.Q.Z. per mospranimin e ankimit zgjedhor behet ankimi ne Kolegjin Zgjedhor te Gjykates se Apelit Tirane.

74

Page 75: Tetor 2005

- Ne baze te nenit 168/2 te Kodit Zgjedhor ankimi ndaj vendimeve te K.Q.Z.behet brenda dy diteve nga shpallja e tyre, me perjashtim te ankimit ndaj vendimeve te K.Q.Z. me objekt pavlefshmerine e zgjedhjeve.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani, mbrojtjen dhe mendimet e perfaqesuesit

te personit te interesuar Astrit Dervishi, avokatit Gent Sinani, qe kerkoi prishjen e vendimit nr.342, date 15.02.2005 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Lushnje dhe pranimin e kerkeses se tij per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te ceshtjes, ne mungese te pales kerkuese Partia Socialiste e Shqiperise dhe si e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.342, date 15.02.2005 i Gjykates se Rrethit gjyqesor Lushnje, per rrezimin e

kerkeses se personit te interesuar Astrit Dervishi per nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit, eshte rrjedhoje e respektimit dhe zbatimit te drejte te ligjit dhe per kete shkak, duhet te lihet ne fuqi.

Nga hetimi gjyqesor i ceshtjes rezulton se ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor Lushnje, me daten 30.06.2004, eshte rregjistruar kerkesa e paraqitur nga kerkuesi Partia Socialiste e Shqiperise, me persona te interesuar Astrit Dervishi e K.Z.Q.V. Terbuf Lushnje dhe me objekt, goditjen per falsitet te vendimit nr.3, date 18.11.2003 te K.Z.Q.V. Terbuf Lushnje, mbeshtetur ne nenet 32/c dhe 270 te Kodit te Procedures Civile.

Kerkuesi pretendon se permbajtja e vendimit nr. 3 date 18.11.2003 te K.Z.Q.V. Terbuf Lushnje dhe me konkretisht, nenshkrimi i nje anetari te ketij komisioni eshte i fallsifikuar. Ne lidhje me kete kerkim, sipas kerkesave procedurale, kjo pale ka paraqitur shkresa, mjete provuese dhe dy akte te ekspertimit grafik.

Ne seancen gjyqesore te dates 28.04.2005, personi i interesuar Astrit Dervishi, ka kerkuar nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit me pretendimin se, jane ezauruar te gjitha te drejtat, afatet dhe procedurat e parashikuara ne nenet 146, 151/4, etj., te Kodit Zgjedhor te kohes, lidhur me ankimimin ne rruge administrative dhe gjyqesore te akteve te komisioneve zgjedhore. Ne fakt, nga aktet e administruara ne dosje rezulton se, per kerkimet dhe prapesimet e paleve jane investuar e kane dhene vendime Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor i Gjykates se Apelit te Tiranes, sipas kompetencave perkatese te caktuara ne Kodin Zgjedhor.

I mbeshtetur ne ligj eshte arsyetimi dhe vendimi i ndermjetem i Gjykates se Rrethit gjyqesor Lushnje, per rrezimin e kerkeses se personit te interesuar Astrit Dervishi, lidhur me nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

Kodi Zgjedhor i zbatueshem per ceshtjen ne gjykim nuk parashikon ne menyre te shprehur apo te posacme rastin e paraqitjes se kerkeses goditje per falsitet te akteve e vendimeve te komisioneve zgjedhore, ne rruge administrative a gjyqesore. Ky Kod parashikon se me perjashtim te ceshtjeve lidhur me listat e zgjedhesve ku zbatohej nje rregjim juridik i vecante, vendimet e komisioneve zgjedhore, mund te ankimoheshin ne rruge administrative ne K.Q.Z. dhe ne rruge gjyqesore ne Kolegjin Zgjedhor prane Gjykates se Apelit Tirane. Ne kuptim te ketyre dispozitave dhe Kodit Zgjedhor te kohes ne teresi, per periudhat e zhvillimit te proceseve zgjedhore, ankimimi administrativ e gjyqesor edhe pse nuk perjashton shprehimisht rastin e goditjes per falsitet, ka patur per qellim dhe objekt pretendimet per zbatimin e kritereve e

75

Page 76: Tetor 2005

procedurave ne zhvillimin e zgjedhjeve, per vlefshmerine e bazueshmerine ne ligj te akteve te komisioneve zgjedhore.

Ne lidhje me ceshtjen ne gjykim, gjate periudhes zgjedhore, sipas procedurave e afateve te Kodit Zgjedhor te kohes, nuk rezulton te kete patur kerkese te drejtuar dhe vendim te K.Q.Z. a Kolegjit Zgjedhor per goditjen per falsitet te vendimit nr.3, date 18.11.2003 te K.Z.Q.V. Komuna Terbuf Lushnje.

Nga ana tjeter, ne kuptim te Kodit Zgjedhor te kohes, psh neni 171/1, 172, etj., ne ceshtjen objekt shqyrtimi nuk jemi perpara ndonjerit prej rasteve qe perben gjykim te mosmarreveshjeve administrative, gjykim i posacem dhe procedure, zbatimi i se ciles ishte lene ne kompetencen e Kolegjit Zgjedhor te Gjykates se Apelit Tirane, per ankimet gjyqesore te subjekteve zgjedhore. Ne ceshtjen ne shqyrtim jemi perpara rastit dhe procedures te goditjes per falsitet te parashikuar ne menyre te posacme ne nenet 253, 254, 270 e vijues te Kodit te Procedures Civile. Ne kete kuptim nuk qendron as edhe pretendimi i personit te interesuar Astrit Dervishi se jemi perpara nje kerkimi qe perben gje te gjykuar, te ezauruar nga gjykimet administrative e gjyqesore te mepareshme. Perfundimisht per shkaqet ligjore te mesiperme dhe ne zbatim te parimeve te pergjithshme te procesit gjyqesor civil, gjykata eshte e detyruar te shqyrtoje ceshtjen dhe te jape vendimin e saj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 59 te Kodit Procedures Civile,

V E N D O S I Lenien ne fuqi te vendimit nr.342, date 15.02.2005 te Gjykates se Rrethit gjyqesor

Lushnje per rrezimin e kerkeses se personit te interesuar Astrit Dervishi, per nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

Tirane, me 11.10.2005

76

Page 77: Tetor 2005

Nr. 2968/814 i Regj. ThemeltarNr.1389 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesueseAgron Lamaj AnetarIrma Bala AnetareArdian Dvorani AnetarPerikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 11.10.2005 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: MEHMET DOLLAKU, përfaqësuar nga av. Lili Robo

I PADITUR: BESIM ÇELA, në mungesë

OBJEKTI I PADISË:Pushim cënimi në pronësi

dhe shpërblim i demit të shkaktuar.Baza Ligjore: Nenet 31 e 185 të K.Pr.C.

dhe neni 302 i Kodit Civil.

Gjykata e shkallës së parë Krujë me vendimin nr.215, datë 19.04.2002 ka vendosur:Pranimin pjesërisht të padisë.Pushimin e cënimit të pronësisë nga ana e të paditurit Besim Çela dhe detyrimin e tij që t’i paguajë paditësit Mehmet Dollaku vlerën e truallit të zënë me sipërfaqe 21.40 m2, në vlerën 107.000 lekë.Heqjen e tubit të gazit që bie mbi pronën e paditësit.Rrëzimin e padisë për pjesën që i përket superluçes së banjos në katin e pare të banesës së të paditurit Besim Çelo.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.984, date 08.10.2002 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.215, date 19.04.2002 të Gjykatës së shkallës së parë Krujë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Gjykata e Lartë me vendimin nr.139, date 23.01.2003 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.984, date 08.10.2002 te Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim pranë asaj gjykate, me tjetër trup gjykues.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.538, date 29.04.2004 ka vendosur:

77

Page 78: Tetor 2005

Ndryshimin e vendimit nr.215, date 19.04.2002 të Gjykatës së shkallës së parë Krujë në këtë mënyrë:Pranimin e pjesëshëm të padisë.Detyrimin e të paditurit Besim Çela të pushojë cënimin e pronësisë së paditësit dhe të mos e përsërisë më në të ardhmen, duke hequr tubin e shkarkimit të gazrave që bie mbi pronën e paditësit Mehmet Dollaku.Rrëzimin e padisë për pjesët e tjera të saj.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs paditësi, i cili parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:

- Nga akti i ekspertimit është provuar se, i padituri ka prishur murin rrethues dhe ka zenë me ndërtim të ri një sipërfaqe trualli prej 21.40 m2, pronë e paditësit.

- Gjatë gjykimit është vërtetuar se i padituri ndërtimin e ka kryer pa lejen e organeve përkatëse.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia, perfaqesuesin e paditesit, av. Lili Robo, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe si bisedoi çështjen ne teresi,

V Ë R E NPalët ndërgjyqese janë banorë të qytetit te Krujës dhe fqinjë me njëri tjetrin.Paditësi ka blerë prej shtetasit Muharrem Çopani me anë të kontratës date 10.10.1967 një

shtëpi banimi te rrethuar me avlli të ndodhur në lagjen nr.4, Krujë, me kufizimet përkatëse. Prona është transkriptuar në regjistrat hipotekore.

Paditesi me padine ne gjykim kerkon pushimin e cenimit te pronesise, pasi i padituri Besim Cela ka ndërtuar një banesë trekateshe (më pare ka pasur një banesë njekatëshe), duke përdorur si mure anësore një pjesë të avllisë se paditesit në anën verilindore, ku ka hapur një dritare tip superluce ne banje e që shikon ne oborrin e atij dhe ka nxjerrë edhe një tub per shkarkimin e gazrave dhe tymit të oxhakut.

Nga akt-ekspertimi i bere ne gjykimin në gjykaten e shkalles se pare ka rezultuar se, ndërtimi i ri i bërë nga i padituri është brenda kufijve te pronës së paditësit, duke zene nje siperfaqe prej 21.40 m2; superluce e banjos nuk krijon problem per paditësin, ndersa tubi i gazit qe ka dale nga bodrumi dhe futet ne oxhakun e ndertimit te ri, ashu si e gjthe e dala e ketij oxhaku, bie mbi pronen e paditesit.

Ne keto kushte ky Kolegj cmon se, me te drejte vendimi i gjykates se shkalles e pare eshte konsideruar i padrejte dhe eshte ndryshuar nga gjykata e apelit. Kjo e fundit e ka bere te qarte se, persa kohe paditesi pretendon se i padituri me ndertimin e ri i ka zene nje pjese te truallit ne pronesi te tij, duke e zhveshur nga posedimi, ai nuk mund te mbrohet me padine mohuese. Sipas nenit 302 te K.C., me padine mohuese pronari ka te drejte te kerkoje nga cilido qe e cenon ne pronesine e tij, por pa e zhveshur nga posedimi, te pushoje cenimin dhe te mos e perserise kete ne te ardhmen dhe kur eshte rasti, te shperbleje demet qe mund t’i kete shkaktuar. Pra, ne kushtet kur paditesi eshte zhveshur nga posedimi dhe posedues i siperfaqes se truallit ne konflikt eshte i padituri, paditesit i duhet te mbrohet me padine per kerkimin e sendit (padine e rivendikimit). Sipas nenit 296 te K.C., me kete padi pronari ka te drejte te kerkoje sendin e tij nga cdo posedues ose mbajtes.

Gjykata e apelit e gjendur perpara ketij rasti duhej te vendoste pushimin e gjykimit te ceshtjes ne kete pjese, mbeshtetur ne nenin 468 te K.Pr.C., per shkak se padia nuk mund te ngrihej.

78

Page 79: Tetor 2005

Persa i perket kerkeses tjeter te paditesit, per heqjen nga i padituri te tubit per shkarkimin e gazrave dhe tymit të oxhakut qe bie mbi pronen e paditesit gjykata me te drejte ka pranuar padine ne kete pjese, pasi ne kete rast plotesohen kushtet e kerkuara nga neni 302 i K.C. dhe rezulton se i padituri e ka cenuar paditesin ne pronesine e tij.

Pretendimet e paditesit te ngritura ne rekurs nuk gjejne mbeshtetje ligjore.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.C.,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.538, date 29.04.2004 te Gjykatës së Apelit Tiranë me

ndryshimin ne pjesen qe ben fjale per rrezimin e padise per pjeset e tjera te saj, ne kete menyre: Pushimin e gjykimit të çështjes per pjeset e tjera te saj.

Tirane, me 11.10.2005

79

Page 80: Tetor 2005

Nr.2957/805 i Regj. ThemeltarNr.1390 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesuesePerikli Zaharia AnetarAgron Lamaj Anetar Irma Bala AnetareArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 11.10.2005 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: SHPËTIM JOLLDASHI, LULJETA JOLLDASHI, përfaqësuar nga Av. Rifat Demiri

TË PADITUR: TRASHËGIMTARËT E RIFAT JOLLDASHIT: FERDINAND JOLLDASHI, PETRIT JOLLDASHI, BUKUROSHE HAXHIYMERI, ARTEMIS ADEMI, DALLANDYSHE KITA, përfaqësuar nga Av. Dylber Mani

OBJEKTI I PADISË:Njohje bashkëpronësie dhe

pavlefshmëri e kontratës së dhurimit date 12.03.1998.Baza Ligjore: Nenet 199 e 111 të Kodit Civil.

Gjykata e shkalles se pare Elbasan me vendimin nr.806, date 06.07.2001 ka vendosur:Pranimin e padisë.Njohjen e paditësave Shpetim Jolldashi dhe Luljeta Jolldashi bashkepronarë mbi një pjese shtepie banimi e përbërë prej tre dhomash e dy aneksesh te ndodhura në Elbasan.Pavlefshmerinë e pjesshme te veprimit juridik, kontratës së dhurimit date 12.03.1996 lidhur mes Rifat Jolldashit dhe Petrit Jolldashit, Bukuroshe Haxhiymeri, Artemis Ademi dhe Dallandyshe Kita, për aq sa cënon pjesën e Shpetim Jolldashit për shkak trashegimie nga e jema dhe kontributit dhe pjesen e Luljeta Jolldashit per shkak te kontributit te saj.

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.631, datë 19.11.2001 ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.806, datë 06.07.2001 te Gjykatës së shkallës së parë Elbasan.

80

Page 81: Tetor 2005

Gjykata e Lartë me vendimin nr.1035, date 05.06.2003 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.631, date 19.11.2001 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.24, datë 26.01.2004 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.806, datë 06.07.2001 te Gjykatës së shkallës së parë Elbasan, si më poshtë:Rrëzimin e padisë si të pabazuar në ligj e në prova.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kanë bere rekurs paditësit, të cilët parashtrojnë këto shkaqe për prishjen e tij:

- Gjykata e apelit ka gabuar kur arsyeton se jemi përpara gjësë së gjykuar, pasi është tjetër objekt dhe shkak padie.

- Babai ka dhuruar me ane te kontrates date 12.03.1996 hyrjen tjeter të shtëpisë prej tre dhomash ku banojnë paditësit. Të paditurit janë të gjithë të sistemuar në hyrje shtetërore.

- Nëpërmjet shtesës së padisë ne kemi kerkuar ate qe na ka orientuar gjykata e apelit ne vendimin e saj, pjesën që na takon nga trashëgimia e nënës.

Të paditurit kanë paraqitur kundërrekurs, duke kërkuar mospranimin e rekursit për këto shkaqe:

- Gjykata e apelit ka zbatuar detyrat e lëna prej Gjykatës së Lartë. Nga aktet e administruara ne gjykim u provua plotësisht se jemi përpara gjësë së gjykuar.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia, perfaqesuesin e paditesave Av. Rifat

Demiri, i cili kerkoi prishejn e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te gjykates se shkalles se pare, perfaqesuesin e te paditurve av. Dylber Mani, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe si bisedoi çeshjen ne teresi,

V Ë R E NPaditësi Shpetim Jolldashi dhe të paditurit jane fëmijët e të ndjerëve Rifat e Nashifer

Jolldashi dhe paditesja Luljeta është bashkeshortja e paditesit Shpetim.Me vendimin date 23.06.1993 te Gjykates së shkallës se pare Elbasan është njohur i

ndjeri Rifat Jolldashi pronar mbi një shtëpi banimi te perbere prej 5 dhomash, 2 anekse e nje korridor te ndodhur në lagjen “Brigada e 17 S”, Elbasan. Prona eshte regjistruar ne regjistrat hipotekore.

Me vendimin e formes së prere nr.3278, date 30.12.1996 të Gjykates se shkallës së pare Elbasan eshte vendosur njohja e paditesave bashkepronare së bashku me Rifat, Nashifer, Petrit, Ferdinand, Dhurata e Fatime (vellezer e kunata te paditesit) mbi dy dhoma të ndertuara me kredi ne vitin 1977 dhe 1985 te shtepise së banimit të mesiperme.

Me padine objekt gjykimi, paditësit kane kërkuar të njihen bashkepronarë edhe mbi tre dhomat e tjera te shtepise, me pretendimin se kanë kontribuar për ndërtimin e tyre.

Po kështu, meqenese me kontratën e dhurimit date 12.03.1996 i ndjeri Rifat Jolldashi, me cilesine e dhuruesit, u ka dhuruar të paditurve pjesen e pandare të nje siperfaqeje prej tre dhomash e dy anekse, paditesit kerkojnë konstatimin e pavlefshmerise absolute të saj, me pretendimin se jane prekur interesat e paditesit Shpetim, si trashëgimtari i nënës së tij (e cila ka

81

Page 82: Tetor 2005

vdekur në vitin 1997 dhe nuk ka lene testament), si dhe interesat e paditeses Luljeta si kontribuese ne ndërtimin e kësaj shtepie banimi.

Gjykata e apelit, ne zbatim te detyrave te caktuara nga Gjykata e Larte, me vendimin nr.1035, date 05.06.2003, ka ndryshuar vendimin e gjykates se shkalles se pare, duke e rrezuar padine si te pabazuar ne ligj dhe ne prova, me arsyetimin se, ne kete rast jemi perpara gjësë se gjykuar, pasi paditesat jane njohur me pare bashkepronare mbi sendin (dy dhomat e shtepisë se banimit), i cili nuk mund të konsiderohet i copëzuar dhe se paditësit mund te mbrohen me padine per kërkimin e trashegimit ne baze te nenit 349 të K.C.

Ky Kolegj e cmon te drejte vendimin e gjykates se apelit.Kjo gjykate e ka bere te qarte se, i ndjeri Rifat Jolldashi ka pasur te regjistruar ne emrin e

tij nje shtepi te vetme te perbere nga 5 dhomas, 2 anekse e nje korridor të ndodhur në lagjen e lartpermendur dhe jo dy shtepi banimi, nga te cilat njera e perbere nga dy dhoma dhe tjetra me tre dhoma dhe aksesoret perkates. Duke qene se regjistrimi i shtepise eshte bere mbi bazen e nje vendimi vertetim fakti pronesie, pra mbi bazen e nje vendimi deklarativ, paditesi ka kerkuar njohjen bashkepronar mbi ate shtepi, me pretendimin se kishte marre pjese ne shlyerjen e kredive per ndertimin dhe meremetimin e saj.

Gjykata e apelit ka argumentuar se jemi perpara nje sendi te vetem te paluajtshem dhe deri ne marrjen e vendimit nr.3278, date 30.12.1996 nga Gjykata e shkallës së pare Elbasan, ky send i perkiste te ndjerit Rifat Jolldashi, i zhveshur nga cdo bane dhe hipoteke. Konflikti qe lindi per pronesine e ketij sendi u zgjidh me vendimin e lartpermendur, i cili, duke qene i formes se prere, nuk mund te vihet ne diskutim.

Por kerkimi i ri, duke e konsideruar sendin e mesiperm te copezuar ne menyre mekanike, me te drejte nuk eshte pranuar nga gjykata e apelit.

Pretendimi i paditesave se, konfliktin me te atin dhe nenen e paditesit e kishin zgjidhur pjeserisht nuk gjen mbeshtetje ne dispozitat ligjore qe bejne fjale per bashkepronesine.

Gjykata e apeiit me te drejte ka vene ne dukje se, te marresh kredi per meremetim apo te kesh ndihmuar per shlyerjen e kesaj kredie nuk do te thote qe te konsiderohesh bashkepronar i sendit ne pronesi te dikujt tjeter.

Nga ana tjeter, gjykata e apelit ka pranuar se, megjithese paditesat kane pretenduar per njohjen e te drejtes se bashkepronesise se sendit objekt gjykimi, nuk kane paraqitur prova per te vertetuar kete pretendim.

I drejte konsiderohet konkiuzioni i gjykates se apelit se, ne rast se paditesit i rrjedhin te drejta pasurore mbi kete send per shkak te trashegimise se njerit prej ish bashkepronareve te vdekur dhe keto te drejta i mohohen nga te tretet, ai mund t’i realizoje ato nepermjet padise se kerkimit te trashegimit, parashikuar nga neni 349 i K.C.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.24, date 26.01.2004 te Gjykatës së Apelit Durrës.

Tirane, me 11.10.2005

82

Page 83: Tetor 2005

Nr.2967/813 i Rregj. ThemeltarNr.1391 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarBesnik Imeraj AnetarArdian Dvorani AnetarNikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 13.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proces:

PADITËS: RRAPI QERETI, ne mungese

TË PADITUR: K.K.K.PRONAVE QARKU FIER, ne mungese

FATMIR XHAFA, ALUSH XHAFA, HASAN XHAFA, ne mungese

OBJEKTI:Anullim vendimi i anes se paditur.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Fier, me vendimin nr.37, date 13.01.2004 ka vendosur:Pranimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.334, date 22.06.2004 ka vendosur: Ndryshimin e vendimit te mesiperm dhe duke gjykuar çeshtjen ne fakt rrezimin e kerkese padise.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs paditesi, i cili me pretendimin se gjykata ka zbatuar ligjen gabim dhe konkretisht:

- Ankimi eshte paraqitur nga ne dhe gjykata nuk mundet te rendoje poziten tone.

- Nuk eshte percaktuar menyra e kompensimit.- Kerkon prishjen e vendimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi

çeshtjen,

83

Page 84: Tetor 2005

V Ë R E N Me vendim te anes se paditur, paditesit i eshte njohur e drejta e pronesise per nje

siperfaqe prej 2500 m2, duke ju kthyer benesa, dhe si truall i lire vetem 300 m2.Paditesi ka pretenduar se gjithe prona eshte e lire dhe ka goditur vendimin e mesiperm.Gjykata e shkalles se pare ne perfundim ka pranuar kerkese padine, duke arsyetuar se:Nga perllogaritjet e bera, paditesit i takojne t'i kthehet nje siperfaqe prej 891 m2, pasi

toka eshte disponuar ne baze te ligjes per token.Gjykata e apelit ka rrezuar kerkese padine duke arsyetuar se derisa kemi disponim me

ligjin per token nuk mundet te pranohet kerkese padia.Kolegji gjykon se vendimi i gjykates se apelit, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj dhe si i

tille duhet te lihet ne fuqi.Eshte e vertete se, paditesi (trashegimtar) eshte subjekt, i cili perfiton ne kuptim te nenit

1 te Ligjes 7698 "Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve" pasi i ati eshte person i denuar me vendim penal te formes se prere, shoqeruar me konfiskim te pasurise. Ne kete kuptim vendimi i K.K.K.Pronave, lidhur me kthimin e prones se perbere nga nje shtepi eshte i drejte dhe i bazuar. Por nga gjykimi eshte vertetuar dhe, kete fakt e ka provuar edhe ekspertia dhe e pranon edhe gjykata, se toka e cila ka qene ne pronesi te familjes se paditesit, eshte trajtuar nga Ligji per token, duke ju dhene te paditurve, ç'ka perben pengese ne zbatimin e ligjes nr.7698, dhe konkretisht Neni 2 i tij. Ne kete pike vendimi i gjykates se apelit permban nje analize te gjere juridike.

Paditesi pretendon se, i eshte renduar pozita pasi ankimin ne gjykaten e apelit e kishte bere vete ai. Ne rastin konkret, jemi ne nje proces civil, ku gjykata vihet ne levizje nga kerkimi i pales (Neni i 2 K.Pr.C.), pra nuk behet fjale per institutin e rendimit te pozites, parim i cili i perket te drejtes penale. Paditesi nuk ishte dakord me vendimin e gjykates se rrethit dhe per kete arsye, ju drejtua gjykates se apelit, e cila ka shqyrtuar kerkesen e paditesit dhe ka marre nje vendim duke i rrezuar pretendimet e tij.

Edhe lidhur me pretendimin e kompensimit, ky nuk qendron pasi organi kompetent K.K.K.Pronave, eshte shprehur duke e njohur kete kompensim ne formen e obligacioneve.

Ne keto rrethana pretendimet e parashtruara nga paditesi ne rekurs nuk qendrojne dhe nuk provohen, per pasoje duhet te rrezohen dhe vendimi i gjykates duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te Nenit 485§a te K.Pr.C.,

V E N D O S I Lenien ne fuqi te vendimit nr.334, date 22.06.2004 te Gjykates se Apelit Vlore.

Tirane, me 13.10.2005

MENDIMI I PAKICËS

84

Page 85: Tetor 2005

Ndryshe nga shumica, kemi mendimin per prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Vlore dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Fier.

Rezulton nga aktet se, K.K.K.Pronave Lushnje, i ka njohur paditesit Rrapi Qereti, pronesine mbi nje siperfaqe trualli 2500 m2 dhe kthim prej saj te nje siperfaqe 300 m2.

Me padi drejtuar gjykates, Rrapi Qereti ka kundershtuar vendimin nr.6 date 27.9.1993 te K.K.K.Pronave Lushnje, me pretendimin se ekziston me teper siperfaqe trualli e lire qe duhet t'i kthehet atij dhe ne perfundim Gjykata e shkalles se pare Fier, ka vendosur pranimin e padise duke kthyer si te lira ne favor te paditesit si ish pronar edhe dy parcela me siperfaqe 596 m2 dhe 295 m2 me kufi te percaktuar.

Paditesi nuk ka qene dakord me kete vendim dhe, duke patur pretendime per kthimin si te lire te nje siperfaqe trualli me te madhe, ka bere ankim ne gjykaten e apelit, e cila ka vendosur ndryshimin e vendimit te Gjykates se shkalles se pare Fier dhe rrezimin ne teresi te padise.

Mendojme se konkluzioni i gjykates se apelit, eshte ne zbatim te keq te ligjit procedural.Sipas nenit 454 te K.Pr.Civile, qe ben fjale per permbajtjen e ankimit ne gjykaten e

apelit, nder te tjera ne germat "c" dhe "ç" te tij thuhet se, ne ankim duhet te tregohen shkaqet per te cilat behet ankimi dhe çfare kerkohet me ankimin.

Ne keto rrethana, duke shqyrtuar ne shkalle te dyte vetem mbi ankimin e paditesit, gjykata e apelit ishte e detyruar t'ju referohej shkaqeve dhe kerkimeve ne ankim dhe ne rast se ato nuk ishin te bazuara dhe nuk gjenin mbeshtetje ligjore, gjykata mund te shprehej per lenien ne fuqi te vendimit te gjykates, por nuk mund te ndryshonte ate duke rrezuar ne teresi padine.

Menyra si ka vendosur gjykata, tregon se ka dale tej kerkimeve ne ankim, duke prekur edhe te drejtat qe paditesi kishte realizuar nepermjet vendimit te gjykates se shkalles se pare. Pala e paditur nuk ka bere ankim ne gjykaten e apelit, ka qene dakord me vendimin e gjykates se shkalles se pare, prandaj duke shqyrtuar vetem mbi ankimin e paditesit, gjykata e apelit nuk mund te dilte tej kerkimeve te tij dhe te kufizonte te drejtat qe paditesi kishte fituar me vendimin e gjykates se shkalles se pare. Ne te kundert ne rast se rrezikonte ne kete drejtim, paditesi nuk kishte arsye te bente ankim ose mund te hiqte dore prej tij dhe gjykata e apelit, ishte e detyruar te vendoste pushimin e gjykimit te çeshtjes, sipas nenit 463 te K.Pr.Civile.

Nikoleta Kita Thimjo Kondi

85

Page 86: Tetor 2005

Nr.2897/749 i Rregj. ThemeltarNr.1392 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareArtan Hoxha AnetarNikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 06.10.2005 dhe 13.10.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proces:

PADITËS: GAETANO GIOVANI CASTELLO, perfaqesuar ne gjykim nga Av. A. Çami

TË PADITUR: GIUSEPE DI LELLO,ANTONIO DI LELLO,FORTUNATO PINELLI, te perfaqesuar ne gjykim nga Av. A. Tartari

OBJEKTI:Te konsiderohen te paqena titujt ekzekutive

te konceptuar ne kontratat noteriale te shitblerjes dhe kundershtim i veprimeve te permbaruesit,

ne baze te Nenit 510 d, 609, 610, 611 te K.Pr.C.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres me vendimin nr.19, date 09.01.2004 ka vendosur: Rrezimin e kerkese padise te paditesit.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.383 date 23.07.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm persa i perket rrezimit te padise ne lidhje me konstatimin si te paqene te titullit ekzekutiv te konceptuar ne kontraten e kalimit te kredise date 29.09.1999 dhe ndryshimin e vendimit, duke e konsideruar titullin ekzekutiv te konceptuar ne kontraten e shitjes se pjeseve te kapitalit themeltar si te paqene dhe anullimin e veprimeve permbarimore te kryera ne zbatim te tij.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs ana paditese, e cila me pretendimin se gjykata ka zbatuar ligjen gabim, pasi nuk kemi te bejme me titull ekzekutiv, kerkon prishjen e vendimit dhe pranimin e kerkese padise.

86

Page 87: Tetor 2005

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga gjyqtari Agron Lamaj, degjoi paditesin, i cili kerkoi

pranimin e rekursit, anen e paditur qe kerkoi rrezimin e saj, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen;

V Ë R E N Me padine objekt gjykimi (date 12.09.2003) paditesi ka kerkuar te konsiderohen te

paqena titujt ekzekutive te konceptuar ne kontratat noteriale te shitblerjes (nr.4663 dhe nr.4665), si dhe kundershtimin e veprimeve te permbaruesit.

1. Rrethanat konkreteA. Me date 29.09.1999 eshte lidhur ndermjet shitesit "RIGIDAL AG" dhe paditesit si

bleres nje kontrate per shitjen e 60 % te kapitalit themeltar te Shoqerise "LIALBGAS" ShpK. Paditesi (Blersi) ka marre persiper detyrimin per pagimin e shumes nepermjet urdherxhirimit bankar te bankes se shitesit, brenda nje afati kohor 1 vit nga data e lidhjes se kontrates. Kontrata eshte siguruar edhe me garanci (kontrate hipotekimi).

B. Me date 29. 09. 1999 palet Giuseppe Di Lello dhe Fortunato Pinelli, (cedues) si kreditore te Shoqerise "Lialbgas", kane lidhur nje kontrate kalim kredie me paditesin (cesionar). Ne baze te saj paditesi ka pranuar nje kredi ne shumen prej 90.000.000 Lir. Kjo kredi ka qene e lire dhe per efekt te kontrates Shoqeria "Lialbgas" shpk detyrohej t'i paguante drejtperdrejt cesionarit kredine. Njoftimi i kesaje kontrate debitorit ("Lialbgas" ShpK) do te behej nga cesionari ne momentin qe ai do ta gjykonte oportune.

C. Zyra e Permbarimit me shkresen nr. 569, njofton paditesin se ne baze te Urdherit te Ekzekutimit nr.235, date 19.07.2002, ky detyrohej te kthente shumen prej 90 000 000 Lir, sipas kontrates noteriale nr.4665 dhe shumen prej 40.000.000 Lir. sipas kontrates noteriale nr.4663.

Ne keto rrethana paditesi ju drejtua gjykates.2. Arsyetimi Juridik2.1. Paditesi ka pretenduar se keto tituj jane te paqene dhe ka kerkuar kundershtimin e

veprimeve te permbaruesit. Ai ka pretenduar se aktet e mesiperme noteriale, nuk mund te konsiderohen si titull ekzekutiv.

2.2. Gjykata e shkalles se pare ka vendosur rrezimin e kerkese padise se paditesit, me arsyetimin se ne kuptim te Nenit 510 § d te K.Pr.C., kontratat e mesiperme perbejne titull ekzekutiv.

Gjykata e apelit ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm persa i perket rrezimit te padise ne lidhje me konstatimin si te paqene te titullit ekzekutiv te konceptuar ne kontraten e kalimit te kredise date 29.09.1999, nr.4665 dhe ndryshimin e vendimit, d.m.th. konsiderimin si titull ekzekutiv te konceptuar ne kontraten e shitjes se pjeseve te kapitalit themelor date 29.09.1999, nr.4663, si te paqene dhe anullimin e veprimeve te permbarimore te kryera ne zbatim te tij.

Ajo ka arsyetuar se akti noterial nr.4663 rep eshte nje kontrate shitblerje dhe si i tille nuk eshte titull ekzekutiv, pra dhe veprimet e permbaruesit duhet te anullohen; Lidhur me kontraten tjeter (cedimi i kredise) ka arsyetuar se kemi te bejme me titull ekzekutiv pasi kemi nje detyrim

87

Page 88: Tetor 2005

te percaktuar qarte, te pakushtezuar nga rrethana te tjera dhe i pakontestueshem prej paditesit, per pasoje ky akt noterial i cedimit te kredise eshte titull ekzekutiv;

Kunder vendimit ka paraqitur rekurs vetem paditesi, qe do te thote se gjykata ne shqyrtimin e rekursit duhet ti permbahet vetem parashtrimeve te tij, lidhur me vendimin e gjykates dhe jo vleresimit te vendimit ne pergjithesi; konkretisht gjykata kufizohet ne pjesen qe ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare, e cila eshte dhe objekti i parashtrimeve ne rekurs.

2.3. Neni 510 i K.Pr.C. ka percaktuar si titull ekzekutiv nder te tjera edhe (§ d) aktet noteriale me te cilat autorizohet shlyerja e nje detyrimi kontraktual ose cdo detyrim tjeter te meparshem drejtperdrejt nga depozitat bankare ose nga paga e autorizuesit dhe ne kredite e tij te te tretet. Kjo dispozite me Ligjen nr.8812, date 17.05.2001 eshte ndryshuar duke u percaktuar se: Tituj ekzekutiv jane aktet noteriale qe permbajne detyrim ne te holla, si dhe aktet per dhenien e kredive bankare. Kete norme juridike ka pranuar edhe gjykata si te zbatueshme.

2.4. Padia e paditesit bazohet ne Nenin 609 te K.Pr.C. (Pavlefshmeria e titullit ekzekutiv). Nepermjet kesaj padia debitori (paditesi) ka te drejte te pretendoje kundershtime juridiko-materiale kunder titullit ekzekutiv. Nepermjet vendimit gjyqesor qe bazohet ne kete padi nuk mohohet titulli ekzekutiv por vetem zbatimi i tij. Pra realizohet pavlefshmeria e titullit ne kuptimin e pengimit te zbatimit. Ne kete kuptim padia e mesiperme si mjet kunder ekzekutimit te vendimeve (titujve ekzekutiv) dallohet nga mjetet e tjera juridike proceduriale (Neni 32 i K.Pr.C.). Keshtu psh. ngritja e padise negative (padia e konstatimit) nuk e mohon zbatimin e titullit ekzekutiv, megjithese vendimi gjyqesor i bazuar ne kete padi ka te beje me pretendime juridiko-materiale. Ose padia e rishikimit (Neni 494 i K.Pr.C.) ka cilesine te nderprese fuqine juridike te nje vendimi te formes se prere te meparshem por jo ekzekutimin e titullit ekzekutiv. Pra padia e parashikuar nga Neni 609 i K.Pr.C. eshte nje padi e llojit te veçante (lex spezialis).

Meqenese padia e mesiperme drejtohet kunder ekzekutimit te nje titulli, ajo eshte e lejueshme vetem kunder permbajtjes se nje titulli, pra titullit te detyrimit ose te kryerjes se nje veprimi dhe per sa kohe qe titulli eshte bere ekzekutiv dmth. nepermjet vendimit te gjykates, i eshte njoftuar debitorit dhe nuk ka perfunduar ekzekutimi i tij. Padia eshte e pranueshme vetem nese debitori argumenton nje pretendim juridiko-material kunder titullit ekzekutiv. Ne rastin ne gjykim debitori ka pretenduar se akti noterial nuk mund te konsiderohet si titull ekzekutiv.

Ne kuptim te Nenit 510§d te K.Pr.C., qe te pranohet padia e paditesit duhet qe akti noterial te mos permbaje detyrim ne te holla ose per dhenien e kredise bankare.

Detyrimi eshte nje marredhenie juridike me ane te se ciles nje person (debitori) detyrohet te jape diçka ose te kryeje apo te mos kryeje nje veprim te caktuar ne dobi te nje personi tjeter (kreditori) i cili ka gjithashtu te drejte te kerkoje t'i jepet diçka ose te kryhet apo te mos kryhet veprimi (Neni 419 i K.C.).

Me aktin noterial nr. 4663 kemi deklarimin e vullnetit per lindjen e nje marredhenie detyrimi (kontrate shitje), detyrimi i shitesit per dhenien e nje shume qe i pergjigjet detyrimi i bleresit per pranimin e kesaj shume (60% te kapitalit themeltar te shoqerise baraz me 40.000.000 Lireta). Ky objekt pra ka nje vleresim ekonomik dhe nje menyre te caktuar te ekzekutimit te saj. Ne kete kuptim kemi te bejme me nje detyrim ne te holla, pra me nje titull ekzekutiv. Nese ky detyrim eshte zbatuar ose jo nuk eshte ne pretendimet e paditesit. Me arsyetimin e mesiperm ky kolegj eshte i mendimit se gjykata e rrethit ka vepruar drejte qe e ka konsideruar nje akt te tille noterial si titull ekzekutiv, vendim i cili ne menyre te padrejte eshte ndryshuar nga gjykata e apelit, cenim i cili nuk mund te ndreqet, pasi kunder vendimit ka paraqitur rekurs vetem paditesi,

88

Page 89: Tetor 2005

qe do te thote se gjykata ne shqyrtimin e rekursit duhet ti permbahet vetem parashtrimeve te tij, lidhur me vendimin e gjykates dhe jo vlersimit te vendimit ne pergjithesi; konkretisht Kolegji kufizohet ne pjesen qe ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare, e cila eshte dhe objekti i parashtrimeve ne rekurs.

Ne keto rrethana vendimi i Gjykates ne kete pike do te lihet ne fuqi duke u mjaftuar me verejtjen qe i behet gjykates se apelit.

Titulli ekzekutohet mbi bazen e kerkeses se kreditorit dhe drejtohet kunder debitorit, lidhur me detyrimin e ketij te fundit. Ne rastin e aktit noterial nr.4665 Kolegji gjykon se kemi kalimin e kredise, qe kreditoret (te paditurit) ja kalojne paditesit. Neni 499 i K.C. percakton se kreditori mund t’ia kaloje kredine e tij nje personi tjeter edhe pa miratimin e debitorit me kusht qe … Me poshte ne Nenin 502 te K.C. percaktohet vlefshmeria e kalimit te kredise qe per debitorin fillon nga dita qe debitori e ka pranuar ose i eshte njoftuar nga kreditori i meparshem ose nga kreditori i ri. Ne kuptim te ketyre dispozitave me kontraten e lidhur ndermjet tyre pjesmarsit ne process kane bere kalimin (cedimin) e kredise tek nje kreditor i ri qe eshte paditesi duke lene te pandryshuar debitorin. Pra nje akt i tille ekzekutiv nuk mund te drejtohet kunder paditesit, i cili nga ana e tij eshte kreditor. Pra ne kuptim te Nenit 510§d te K.Pr.C. nuk kemi te bejme me nje mardhenie detyrimi dhe per pasoje akti noterial i mesiperm nuk mund te jete titull ekzekutiv. Me kontraten e lidhur paditesi nuk ka marre persiper ndonje detyrim, detyrimi qendron perseri tek debitori. Meqenese natyra e detyrimit nuk ndryshon dhe kontrata e lidhur nuk ka si qellim kalimin e detyrimit, Kolegji eshte i mendimit se ne kete rast nuk kemi te bejme me nje titull ekzekutiv ne kuptim te Nenit 510§d te K.Pr.C. Nese akti noterial do te drejtohej kunder debitorit atehere do te lindte nevoja e interpretimit te dispozites, po per sa kohe nuk kemi te bejme me paditesin ne cilesine e debitorit, nuk kemi te bejme as edhe me nje titull ekzekutiv. Ne kete aspekt titulli ekzekutiv i nxjerre ndaj paditesit eshte i pavlefshem dhe me te drejte ne kete konstatim ka arritur edhe gjykata e apelit.

PËR KËTO ARSYE Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te Nenit 485§d te K.Pr.C.,

V E N D O S I Ndryshimin e vendimit nr.19, date 09.01.2004 te Gjykates se Rrethit Durres dhe te

vendimit nr.383, date 23.07.2004 te Gjykates se Apelit Durres dhe pranimin e kerkese padise se paditesit.

Tirane, me 13.10 2005

89

Page 90: Tetor 2005

Nr.2971/817 i Regj. ThemeltarNr.1393 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareBesnik Imeraj AnetarAgron Lamaj AnetarArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 13.10.2005, mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: RAMAZAN SINANI, perfaqesuar nga Av. Qemal Meta

I PADITUR: ADMINISTRATORET E SHOQERISE "VEFA" sh.p.k, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:

Shfuqizim dhe anullim vendimi te aktit administrativ vendimit nr.436, date 21.08.2004,

per shpalljen debitor te paditesit ne shumen 3.432.450 leke.Baza Ligjore: Neni 324/a i K.Pr.Civile dhe

ligji nr.8471 e 8386 "Per Shoqerite Huamarrese".

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.82, date 05.10.2004 ka vendosur:Anullimin e vendimit nr.436, date 21.08.2004 i cili ka shpallur debitor paditesin Ramazan Sinani, ne shumen 3.432.450 leke, si te pabazuar.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs Shoqeria "Vefa" sh.p.k ne administrim, i cila kerkon prishjen e vendimit, dhe rrezimin e padise se paditesit Ramazan Sinani, duke parashtruar sa me poshte:

- Shpallja debitor eshte bere konform me ligjin nr.8471, date 08.04.1999, pasi jane plotesuar njekohesisht te dyja kerkesat qe parashikon ky ligj ne nenin 2 te tij.

- Argumenti ligjor qe ka perdorur Gjykata e Apelit Tirane, duke i pranuar padine e paditesit Ramazan Sinani, eshte i pabazur ne ligj e ne prova pasi nuk jane deshmitaret ata qe percaktojne veprimet e kryera me ish Shoqerine "Vefa" sh.p.k.

- Vete debitori Ramazan Sinani ka pranuar mbylljen e kesaj kontrate dhe terheqjen e ketyre parave.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

90

Page 91: Tetor 2005

pasi degjoi relacionin e gjyqtares Nikoleta Kita, perfaqesuesin e paditesit Av. Qemal Meta, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe si bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane duhet te ndryshohet per zbatim te keq te ligjit.Rezulton nga aktet se paditesi Ramazan Sinani ne vitin 1995 ka lidhur me ish shoqerine

huamarrese "VEFA" sh.p.k kontrate huaje per shumen 3.432.450 leke, shume te cilen e ka terhequr me date 20.06.1997, duke mbyllur keshtu kontraten e huadhenies me nr.7444, date 24.07.1995.

Ne zbatim te Ligjit nr.8471, date 08.04.1999 "Per Shoqerite Huamarrese", neni 2 te tij, Administratoret e Shoqerise "VEFA" sh.p.k. ne administrim me vendimin nr.436, date 21.08.2004 kane shpallur debitor paditesin Ramazan Sinani ne shumen 3.432.450 leke. Ne baze te nenit 5 te Ligjit te sipercituar, ky vendim perben titull ekzekutiv dhe ne baze te nenit 8 te po ketij ligji eshte kundershtuar si i tille ne rruge gjyqesore.

Ne perfundim Gjykata e Apelit Tirane ka vendosur anullimin e vendimit nr.436, date 21.08.2004, per shpalljen debitor te paditesit ne shumen 3.432.450 leke, si te pa bazuar me arsyetimin se, nga pyetja e disa deshmitareve rezulton qe kjo shume ndonese ne nje kontrate nuk i perket paditesit, por 6 personave te ndryshem dhe per sejcilin nuk kalon shuma mbi 1.000.000 leke.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala e paditur dhe shkaqet e parashtruara ne te bejne fjale per zbatim te keq te ligjit per zgjidhjen e konfliktit ne rastin konkret.

Shpallja debitor e paditesit nga Administratoret e perbashket te Shoqerise "VEFA" sh.p.k. ne administrim eshte e bazuar ne nenin 2 te Ligjit nr.8471, date 08.04.1999 "Per nxjerrjen e detyrimeve debitore dhe rikthimin e vlerave pasurore ne llogarite e personave juridike, jo bankare qe kane marre hua nga publiku i gjere", per shkak se terheqja e shumes eshte mbi 1.000.000 leke dhe eshte bere mbas dates 23 Janar 1997.

Kontrata e huase eshte lidhur midis paditesit Ramazan Sinani dhe perfaqesuesit te ish shoqerise "VEFA" sh.p.k dhe pranohet nga palet pa asnje kontestim.

Nuk ka rendesi ne se paditesi me kontraten e huas ka dorezuar leket e veta apo te personave te tjere te aferm te tij.

Kontrata e huas eshte nje marredhenie juridike qe sjell pasoja vetem per palet kontraktuese, prandaj ndryshe nga sa pranon gjykata e apelit nuk mund te konsiderohen huadhenes edhe persona te tjere, emri i te cileve nuk figuron ne kontrate.

Kontrata e huase, si veprim juridik i perpiluar konform kerkesave te ligjit, per deklarimet e pasqyruara ne te, ne baze te nenit 253 te K.Pr.Civile perben prove te plote dhe sipas nenit 232 te K.Pr.Civile tej permbajtjes se ketij akti qe perben prove te plote nuk lejohet prova me deshmitare, prandaj edhe pyetja e disa deshmitareve qe pranojne se i kane dhene leke paditesit per kontraten e huase ka qene e panevojshme edhe pa asnje efekt juridik per zgjidhjen e konfliktit. Edhe shenimet ne kontrate per ndarjen e shumes se pergjitheshme ne shuma te tjera me te vogla ne leke apo dollare amerikan, kur nuk shoqerohen me emra konkrete, nuk kane rendesi dhe nuk ndikojne per zgjidhjen ndryshe te konfliktit.

Simbas kontrates se huas qe permendet me lart vetem paditesi Ramazan Sinani figuron huadhenes ne shumen 3.432.450 leke e perderisa kete shume e ka terhequr mbas dates 23.01.1997, me te drejte eshte shpallur debitor ne baze te nenit 2 te Ligjit nr.8471, date 08.04.1999.

91

Page 92: Tetor 2005

Per zbatim te sakt te ligjit, vendimi i Gjykates se Apelit Tirane duhet te prishet dhe duke gjykuar çeshtjen ne fakt te vendoset rrezimi i padise te ngritur nga Ramazan Sinani per anullimin e titullit ekzekutiv per shpalljen e tij debitor si te pabazuar ne ligj.

92

Page 93: Tetor 2005

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/d te K.Pr.Civile,

V E N D O S INdryshimin e vendimit nr.82, date 05.10.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe rrezimin

e padise te paditesit Ramazan Sinani per anullimin e titullit ekzekutiv nr.436, date 21.08.2004 per shpalljen e tij debitor, si te pabazuar ne ligj.

Tirane, me 13.10.2005

93

Page 94: Tetor 2005

Nr.2930/779 i Regj. ThemeltarNr.1394 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesArdian Dvorani AnetarAgron Lamaj AnetarBesnik Imeraj AnetarNikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 13.10.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:

PADITËS: SH.R.S.F.SH "BREGU" SH.P.K., me seli ne Tirane, ne mungese

E PADITUR: DREJTORIA E INSTITUTIT TE EKSPERTIMIT MJEKO-LIGJOR, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Pagimi i pages per 8-muaj i punonjesve te sherbimit

(roje) te mbajtur padrejtesisht.Baza Ligjore: Nenet 477, 698, 923, 925 te K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendim nr.363, date 03.02.2004 ka vendosur: Pranimin e padise. Detyrimin e pales se paditur Drejtoria e Institutit te Ekspertimit Mjeko-Ligjor, qe t’i paguaje pales paditese vleren e punes se papaguar ne shumen 452.274 leke.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendim nr.391, date 16.04.2004, ka vendosur: Mospranimin e ankimit.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka uashtruar rekurs pala e paditur Instituti i Mjekesise Ligjore, i cili kerkon ndryshimin e vendimit dhe vazhdimin e gjykimit nga gjykata e apelit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Ndryshe nga sa arsyetohet ne vendim, juristja L. Bakalli, e cila ka perpiluar dhe nenshkruar ankimin ndaj vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane, e ka detyre funksionale te saj, perfaqesimin ligjor te institucionit po keshtu ajo eshte pajisur me autorizim te veçante per ceshtjen civile ne gjykim ne te gjithe instancat gjyqesore.

- Sa me siper juristja eshte pajisur me autorizim te plote perfaqesimi per rrjedhoje eshte legjitimuar plotesisht per te paraqitur dhe ankim ndaj vendimit.

94

Page 95: Tetor 2005

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e çeshtjes nga gjyqtarja Nikoleta Kita, ne mungese te paleve

ndergjyqese, si dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi, V Ë R E N

Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane, duhet te prishet per zbatim te keq te ligjit procedural.Mbi padine e ngritur nga Shoqeria "Bregu" shpk Gjykata e shkalles se pare Tirane ka

vendosur detyrimin e pales se paditur, Drejtorise se Institutit te Ekspertimit mjeko-ligjor, qe te paguajne vleren e punes se papaguar per sherbimin e rojeve ne shumen 452.247 leke.

Kunder ketij vendimi, ka bere ankim pala e paditur dhe Gjykata e Apelit Tirane, ne baze te nenit 450/"ç" te K.Pr.Civile, ka vendosur mospranimin e ankimit me arsyetimin se, ankimi eshte bere nga juristja pa autorizim te titullarit te institucionit, pra nga person i pa autorizuar.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala e paditur dhe shkaqet e parashtruara ne te, bejne fjale per zbatim te keq te ligjit procedurial dhe ne baze te nenit 472/a te K.Pr.Civile, diktojne prishjen e vendimit te gjykates se apelit.

Nga materialet e çeshtjes rezulton se, ankimi ne gjykaten e apelit eshte neneshkruar nga juristja e anes se paditur, qe me autorizim te Drejtorit te Institutit Mjeko-Ligjor, perfaqesonte palen e paditur ne te gjitha shkallet e gjykimit.

Ne rast se gjykata e apelit autorizimin ne emer te perfaqesues te pales se paditur, nuk e konsideronte te plote nga ana ligjore edhe per te drejten e ankimit ne gjykaten e apelit, ishte e detyruar te kerkonte prej saj prokure te posaçme konform ligjit, per ushtrimin e te drejtes se ankimit.

Kjo e mete, mund te ndreqej brenda afatit 5 ditor, qe gjykata duhej t'i jepte pales se interesuar konform kerkesave te nenit 455 te K.Pr.Civile, veprime te cilat gjykata nuk i ka kryer dhe pa te drejte ka vendosur direkt mospranimin e ankimit. Per me teper qe perfaqesuesja e pales se paditur, ka marre pjese ne gjykimin e çeshtjes ne gjykaten e apelit dhe mbi njoftimin e gjykates, mund te shfrytezonte afatin ligjor per plotesimin e te metave, duke paraqitur prokuren per ushtrimin e te drejtes se ankimit.

Mbi sa siper, vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet dhe çeshtja te kthehet per rishqyrtim po prane gjykates se apelit, ne menyre qe ajo konform kerkesave te nenit 455 te K.Pr.Civile, t'i krijoje mundesine pales se interesuar, te ndreqe te metat, duke paraqitur me ankimin edhe aktet e tjera te nevojshme.

Ne qofte se ana e paditur nuk ploteson te metat ne afatin e parashikuar ne kete dispozite, vetem atehere gjykata mund te vendose mospranimin e ankimit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.391, date 16.04.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e

çeshtjes per rigjykim po prane Gjykates se Apelit Tirane, por me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 13.10.2005

95

Page 96: Tetor 2005

Nr.2999/845 i Regj. ThemeltarNr.1395 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 13.10.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: E. R., perfaqesuar nga av. Vitore Tusha

I PADITUR: P. R., i pa perfaqesuar me avokat

OBJEKTI I PADISË: Zgjidhje martese,

lenie e femijeve per rritje dhe edukim.

Gjykata e rrethit gjyqesor Durres, me vendimin nr.842, date 30.04.2004 ka vendosur:Zgjidhjen e marteses ne mes paleve E.R. (Ç.) e P. R. pa u diskutuar problemi i fajesise.Paditesja te mbaje mbiemrin para martese (Ç).Femijet D. R. i datelindjes 01.01.1995 dhe D. R. i datelindjes 08.12.1997 i lihen per rritje dhe edukim te paditurit P. R. me te drejte qe paditesja te takoje keta femije te shtunen e pare e te trete te cdo muaji nga ora 16:00 deri ne te njejten ore te dites se djele.Njekohesisht paditesja do t’i marre per takim femijet nga data 2-6 Janar te cdo viti dhe 1-10 Gusht te cdo viti per periudhen e pushimeve shkollore.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.423, date 29.09.2004 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.842, date 30.04.2004 te Gjykates se rrethit Durres, persa i perket zgjidhjes se marteses ndermjet E. R. dhe P. R.Ndryshimin e ketij vendimi persa i perket lenies per rritje dhe edukim te femijeve.Femija D. R. i datelindjes 08.12.1997 i lihet per rritje dhe edukim paditeses E. R., ndersa femija D. R. i datelindjes 01.01.1995 i lihet per rritje dhe edukim te paditurit P. R.

96

Page 97: Tetor 2005

Paditesja E. R. ka te drejte te takohet me femijen D. R. te shtunen e pare e te trete te c`do muaji nga ora 10:00 deri ne oren 17:00 te dites se djele si dhe gjithe muajin Korrik te cdo viti.I padituri P. R. ka te drejten e takimit me femijen D. R. te shtunen e dyte dhe te katert te cdo muaji nga ora 10:00 deri ne oren 17:00 te dites se Djele, si dhe gjithe muajin Gusht te cdo viti.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs paditesja E. R. (Ç.) duke parashtruar si me poshte:

- Te dy vendimet si ai i rrethit, ashtu edhe ai i apelit, jane te pabazuara ne ligj dhe ne provat e administruara ne dosje. Une punoj ne dy pune, ndersa i padituri nuk ka shtepi dhe as te ardhura per te mbajtur vehten dhe jo me femijet.

- Informacioni i dhene nga punonjesja sociale eshte i rreme, pasi nuk qendron asgje nga ato qe ka shkruar.

- Per femijen D. R. eshte shkelur ligji, pasi nuk jane respektuar ndjenja dhe deshira e tij sipas nenit 6 te Kodit te Familjes.

- Nga te dhenat e fundit del se i padituri eshte martuar dhe ne keto kushte do te doja t`i rrisja une femijet dhe jo njerka.

- Tani jemi perpara faktit qe te dy femijet aktualisht jetojne me mua pasi nuk duan te qendrojne me te paditurin.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,perfaqesuesen e paditeses qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin

e ceshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate, dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NPala paditese, E. R. ka paditur P. R. duke kerkuar zgjidhjen e marteses me pretendimin se

martesa e kishte humbur qellimin e saj dhe se marredheniet e tyre bashkeshortore jane tronditur thelle.

Rrezulton se palet ndergjyqese kane lidhur martesen me date 20.06.1994 dhe se nga kjo martese kane lindur femijet D. i datelindjes 01.01.1995 dhe D. i datelindjes 08.12.1997.

Gjykata e rrethit gjyqesor Durres e ka zgjidhur martesen pa u diskutuar problemi i fajesise, dhe femijet D. R., i datelindjes 01.01.1995 dhe D. R. i datelindjes 08.12.1997, i jane lene per rritje dhe edukim te paditurit P. R., me te drejte qe paditesja te takoje keta femije te shtunen e pare e te trete te cdo muaji, nga ora 16.00 deri ne te njejten ore te dites se diel.

Gjykata e rrethit vendosi qe njekohesisht paditesja do t`i marre per takim femijet nga data 2-6 janar te cdo viti dhe 1-10 gusht te cdo viti ne periudhen e pushimeve shkollore.

Kete vendim gjykata e rrethit e mori pasi, sipas saj, ne zbatim te nenit 6 e 155 te K.Familjes , mbasi u terhoq edhe mendimi i punonjeses sociale per te saktesuar gjendjen morale, materiale te familjeve ku jetojne palet per te vleresuar se ku eshte mire dhe ku jane kushtet me te pershtateshme per te dy femijet, si dhe pasi u pyeten te dy femijet, cmoi se ata duhej t`i liheshin te paditurit. Sipas gjykates, me moshen qe kane femijet disa sherbime te tyre per rritje dhe edukim ne jeten e perditeshme mund te plotesohen edhe nga i padituri si baba, me ndihmen e prinderve te tij.

97

Page 98: Tetor 2005

Gjykata arsyeton gjithashtu se edhe gjendja e tij ekonomike eshte me mire se e paditeses, si dhe nje arsye me shume eshte dhe deshira qe shfaqen femijet per te qendruar me te paditurin.

Gykata e Apelit Durres, kete vendim e ka lene ne fuqi persa i perket zgjidhjes se marteses dhe e ka ndryshuar persa i perket lenies per rritje dhe edukim paditeses Enkeleida Rubjeka njerin femije dhe lenien per rritje dhe edukim femijen tjeter te paditurit.

Gjykata e apelit e ka marre kete vendim me aresyetimin se zgjidhja qe i eshte dhene nga gjykata e rrethit per rritjen dhe edukimin e femijeve te paditurit, jo vetem nuk eshte e mbeshtetur ne ligj por dhe nuk gjen baze ne provat e admnistruara ne gjykim.

Ka rezultuar se paditesja gjate jetes bashkeshortore ka qene nene e rregullt duke u marre me rritjen dhe edukimin e femijeve te saj duke mos i munguar keshtu si mundesia ashtu edhe e drejta per te vazhduar kete edukim edhe mbas zgjidhjes se marteses. Fakti qe ekonomikisht i padituri eshte me mire se paditesja nuk mund ta conte gjykaten ne perfundimin se ai mund t`i rriste dhe edukonte femijet me mire se paditesja, mbasi ata, vec nevojave ekonomike qe mund te plotesohen edhe duke ngarkuar prinderit me detyrim ushqimor, kane nevoje edhe per pranine e nenes.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte veren se vendimet e te dyja gjykatave jane marre ne interpretim dhe zbatim te gabuar te ligjit.

Te dyja gjykatat kane zbatuar dhe interpretuar gabim ligjin. Sipas nenit 155 te K.Familjes, para se gjykata te marre nje vendim te perkohshem ose perfundimtar lidhur me ushtrimin e pergjegjesise prinderore, duhet te therrase nje psikolog ose punonjes social, i cili para se te jape mendimin, duhet te marre te dhena per gjendjen materiale dhe morale te familjes, kushtet ne te cilat jetojne dhe ku eshte me e pershtateshme te jetoje femija.

Ne rastin konkret gjate gjykimve nuk eshte arritur qe te vertetohet se nena nuk ka kushte morale dhe ekonomike per te rritur femijet e saj.

Per kete arsye vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rigjykim ne kete gjykate me tjeter trup gjykues, duke iu lene si detyre gjykates se apelit te rikryej nje hetim te ri te provave qe kane te bejne me gjendjen ekonomike, sociale dhe morale te te dy prinderve, duke i vleresuar keto prova gjithmone ne interes te femijeve, ne menyre qe ata ta ndjejne sa me pak pasojat e zgjidhjes se kesaj martese.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/ c, te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Durres dhe kthimin e ceshtjes per rishqyrtim ne

ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 13.10.2005

98

Page 99: Tetor 2005

Nr.3001/847 i Regj. ThemeltarNr.1396 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareAgron Lamaj AnetarArdian Dvorani AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 13.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile nr.3001/847 qe i perket:

PADITËS: MINISTRIA E KULTURES, RINISE DHE SPORTEVE, perfaqesuar nga Av. i Shtetit Petrit Myftari

I PADITUR: SHOQERIA "ISLAMAJ" sh.p.k., perfaqesuar nga Av. Eduart Shoshi

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin e te paditurit te paguaje

qirane e papaguar ne shumen 4.450 USD dhe shumen 949.333 leke, si dhe kamate vonesat.

Baza Ligjore: Neni 801 e vijues Kodi Civil, Neni 5 i Kontrates, Ligji nr.6341, date 27.06.1981,

Dekreti nr.6703, date 21.01.1983.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.4359, date 28.10.2003 ka vendosur:Pranimin e padise.Detyrimin e te paditurit te paguaje qirane e papaguar prej 4.450 USD dhe shumen 949.333 leke.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.990, date 23.09.2004 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.4359, date 28.10.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.Rrezimin e padise si te pabazuar ne ligj e ne prova.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs Avokatura e Shtetit, e cila kerkon ndryshimin e vendimit dhe rrezimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe:

99

Page 100: Tetor 2005

- Gjate hetimit gjyqesor u provuar se pala e paditur nuk i ka shlyer vullnetarisht dhe me mirekuptim detyrimet qe buronin nga nenshkrimi i kontrates.

- Pretendimet e M.K.R.S. jane te mbeshtetura ne ligj, pasi, kontrata e nenshkruar mes paleve ndergjyqese i ploteson teresisht konditat e nevojshme per te qene e vlefshme ne baze te neneve 663 dhe 801 e vijues te Kodit Civil.

- Pala e paditur nuk arriti te provoje faktin e shqetesimit nga institucioni i Q.K.K.F., te perdorimit te ambjentit te dhene me qira, per me teper, as me ane te thirrjes se deshmitarit Iqmet Kuka, nga deshmia e te cilit rezultoi e kunderta.

- Shoqeria "Islamaj" sh.p.k nuk i ka drejtuar asnje shkrese M.K.R.S. ku te shprehe ankimin per ndonje shqetesim ne perdorimin e sendit si dhe per mosmarrjen ne dorezim te objektit sipas nenit 14 te kontrates.

- M.K.R.S. nuk pretendon pagimin e qerase deri ne momentin qe pala e paditur kerkon zgjidhjen e kontrates, por pagesen per perdorim te sendit deri ne diten e kerkeses per zgjidhje kontrate.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne mbeshtetje te Nenit 472 te K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs pala paditese M.K.R.S., e cila kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:

- Shoqeria "Islamaj" sh.p.k qe nga momenti i nenshkrimit te kontrates dhe deri me sot nuk ka bere per asnje moment prezent pretendimet e tij dhe as problemet qe i kane lindur per marrjen ne dorezim te objektit.

- Pretendimet e M.K.R.S. jane te mbeshtetura ne ligj, pasi, kontrata e nenshkruar mes paleve ndergjyqese i ploteson teresisht konditat e nevojshme per te qene e vlefshme ne baze te neneve 663 dhe 801 e vijues te Kodit Civil.

- Pala e paditur nuk arriti te provoje faktin e shqetesimit nga institucioni i Q.K.K.F., te perdorimit te ambjentit te dhene me qira, per me teper, as me ane te thirrjes se deshmitarit Iqmet Kuka, nga deshmia e te cilit rezultoi e kunderta.

- Shoqeria "Islamaj" sh.p.k nuk i ka drejtuar asnje shkrese M.K.R.S. ku te shprehe ankimin per ndonje shqetesim ne perdorimin e sendit si dhe per mosmarrjen ne dorezim te objektit sipas nenit 14 te kontrates.

- M.K.R.S. nuk pretendon pagimin e qerase deri ne momentin qe pala e paditur kerkon zgjidhjen e kontrates, por pagesen per perdorim te sendit deri ne diten e kerkeses per zgjidhje kontrate.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri, perfaqesuesin e pales paditese Av. i

shtetit Petrit Myftari, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, perfaqesuesin e pales se paditur Av. Eduard Shoshi, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga pala paditese Ministria e Kultures Rinise dhe Sporteve nuk

permban asnje nga shkaqet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, prandaj vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.990, date 23.09.2004, i cili ka ndryshuar vendimin e Gjykates se Rrethit Tirane dhe ka rrezuar padine, duhet te lihet ne fuqi.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se midis paleve ne gjykim eshte lidhur kontrata e qirase date 30.08.2000 nepermjet te ciles pala paditese - Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve i jepte me qira pales se paditur Shoqerise "Islamaj" nje objekt me siperfaqe 100 m2 dhe terren sportiv me siperfaqe 400 m2 te ndodhura ne Qendren

100

Page 101: Tetor 2005

Kombetare Kulturore te Femijeve Tirane. Ne kontrate eshte percaktuar çmimi mujor prej 300 U.S.D. per objektin dhe 64.000 (gjashtedhjeteekatermije) leke per terrenin, kohezgjatja prej 5 vjetesh e kontrates e cila do t’i fillonte efektet ne daten 30.11.2000, si dhe nje sere problemesh qe lidhen me te drejtat e detyrimet e paleve, garancite, zgjidhjen e kontrates ne menyre te njeaneshme apo edhe zgjidhjen e mosmarrveshjeve qe lidhen me zbatimin e saj.

Pala paditese nuk ka marre nga pala e paditur qofte dhe nje pagese te vetme te qirase perkundrazi ne daten 25.2.2002, kjo e fundit ka depozituar ne gjykate nje padi per zgjidhjen e kontrates se qirase per shkak se ambjentet e percaktuara ne kete kontrate nuk jane marre asnjehere ne perdorim si rrjedhoje e pengesave te shkaktuara nga Qendra Kombetare Kulturore e femijeve.

Me padine ne gjykim pala paditese ka kerkuar detyrimin e te paditures t'i paguaj qirane sipas kontrates deri ne momentin e ngritjes se padise prej kesaj te fundit.

Gjykata e rrethit ne vendimin e saj i eshte referuar nenit 4 te kontrates se lidhur mes paleve qe parashikon: "ne rast se qiramarresi per ndonje arsye heq dore nga kontrata ai duhet te njoftoje me shkrim qiradhenesin 30 dite para". Sipas saj pala e paditur ka shkelur detyrimin e mesiperm pasi nuk ka provuar se ka bere njoftimin. Perkundrazi ajo vete pa patur asnje pengese nuk ka marre ne shfrytezim ambjentet. Per sa me siper kjo gjykate ka pranuar teresisht padine duke e detyruar palen e paditur te paguaje qirane e papaguar prej 4.450 U.S.D. dhe 949.333 leke, si dhe kamate-vonesat mbi shumat perkatese.

Gjykata e apelit i ka pranuar ne menyre te ndryshme nga gjykata e rrethit faktet. Keshtu ajo pranon se kontrata e qirase e lidhur me vullnetin e paleve nuk eshte vene asnjehere ne ekzekutim. Me gjithe kerkesat e te paditurit per dorezimin e sendit ne kohe, kjo gje nuk eshte bere e mundur asnjehere. Detyrimi per dorezimin e sendit buron nga neni 802 i Kodit Civil. Pala paditese nuk ka respektuar nje nga kushtet e kontrates e per rrjedhoje nuk mund te kerkoje vjeljen e qirase. Sa me siper kjo gjykate ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit dhe ka rrezuar padine.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte konkludon se perfundimi i gjykates se apelit eshte i drejte e i bazuar ne ligj.

Zgjidhja e drejte e çeshtjes se mesiperme eshte e lidhur kryesisht me kuptimin e natyres se kontrates se qirase sipas percaktimeve qe ligji i ka dhene kesaj te fundit. Neni 801 parashikon: "Qeraja eshte kontrata me te cilen njera pale (qiradhenesi) detyrohet t’i jape pales tjeter (qiramarresit) nje send te caktuar ne gezim te perkohshem kundrejt nje shperblimi te caktuar" . Ndersa neni 802/1 parashikon "Qiradhenesi duhet t’i dorezoje qiramarresit sendin ne kohen e caktuar dhe ne gjendje qe te lejoje perdorimin per te cilen jane marre vesh palet".

Nga percaktimi qe ligjvenesi u ka bere dispozitave te mesiperme konkludohet se kontrata e qirase eshte nje kontrate reale çka do te thote qe ajo konsiderohet e lidhur jo me perpilimin e kontrates (qofte kjo e thjeshte apo dhe noteriale), por me dorezimin e sendit nga ana e qiradhenesit dhe me marrjen ne dorezim prej tij te qiramarresit. Jo vetem kaq, por sipas percaktimeve te ligjit sendi duhet dorezuar edhe ne gjendje te tille qe te lejoje palen qiramarrese ta perdore ate sipas qellimit per te cilin eshte lidhur kontrata.

Pikerisht ne kete pike ka gabuar gjykata e rrethit nga arsyetimi i te ciles (pavaresisht se nuk eshte perdorur ky term) kontrata eshte konsideruar konsensuale-pra eshte konsideruar se ajo i fillon efektet qe ne momentin e redaktimit dhe te nenshkrimit te saj nga palet. Kjo ka sjelle dhe arsyetimin tjeter te gabuar sipas te ciles ishte pala e paditur qe duhet te njoftonte palen paditese per zgjidhjen e njeaneshme te kontrates brenda 30 diteve per shkak te mosshfrytezimit te sendit.

Perkundrazi arsyetimi i gjykates se apelit lidhur me sa me siper eshte i drejte e i bazuar ne ligj. Eshte vertetuar se pavaresisht nga data e perpilimit te kontrates ne 30 gusht 2000, ajo do

101

Page 102: Tetor 2005

te hynte ne fuqi ne daten 30 nentor 2000. Duke qene detyrim ligjor per palen paditese dorezimi i sendit dhe duke qene se kjo gje nuk rezulton nga permbajtja e kontrates, ishte kjo e fundit qe do te kishte barren per te provuar ne gjykim se e ka bere nje gje te tille. Siç pranon gjykata sendi asnjehere nuk eshte vene ne shfrytezim prej pales se paditur dhe kjo per faktin se pala paditese nuk ka respektuar nje nga kushtet e kontrates. Meqenese kontrata e qirase nga sa thame me lart eshte kontrate reale dhe quhet e lidhur me dorezimin e sendit, arrihet ne konkluzionin se ajo nuk eshte lidhur asnjehere. Per rrjedhoje pala paditese nuk mund te kerkoje plotesimin e nje kushti te kesaj kontrate-pagimin e çmimit i cili padyshim eshte i ndervarur dhe rrjedhoje e perdorimit te sendit sipas qellimit te kontrates.

Nga sa me siper nuk rezulton asnje shkak ligjor qe te beje te cenueshem vendimin e gjykates se apelit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.990, date 23.09.2004 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 13.10.2005

102

Page 103: Tetor 2005

Nr.2755/622 i Regj. ThemeltarNr.1397 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareArdian Dvorani AnetarAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 21.07.2005 dhe 13.10.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: JASHAR KORDHA, ne mungese

TË PADITUR: KESHILLI I QARKUT GJIROKASTER (ZYRA E ADMINISTRIMIT DHE MBROJTJES SE TOKES TEPELENE), ne mungese

KOMUNA QENDER TEPELENE, ne mungese

NDERMARRJE E PYJE KULLOTAVE TEPELENE, ne mungese

BAJRAM DOLOMATI, perfaqesuar nga av. Vitore Tusha

OBJEKTI I PADISË:Vertetim i faktit juridik te qenies ish-pronar

te Selam, Sefer e Mato Kordha mbi nje siperfaqe kullote prej 18.3 ha ne territorin e fshatit Dukaj,

vendin e quajtur “Derrasa e Hime”.Detyrimin e te paditurit Bajram Dulomati

te njohe pronesine e kullotes “Derrasa e Hime” me siperfaqe 18.3 ha ne favor te ish pronareve

Selam, Sefer e Mato Kordha, ne baze te neneve 32, 154, 388 te K.Pr.Civile,

Ligjit nr.7699, date 21.04.1993, Vendimit te K.Ministrave nr.560, date 16.10.1995, Vendimit te K.Ministrave nr.66, date 11.02.1997.

Gjykata e rrethit gjyqesor Tepelene, me vendimin nr.58, date 10.03.2004 ka vendosur:

103

Page 104: Tetor 2005

Pranimin e padise.Vertetimin e faktit juridik te qenies ish-pronar te Selam, Sefer e Mato Kordha mbi nje siperfaqe kullote prej 18.3 ha ne territorin e fshatit Dukaj ne vendin e quajtur “Derrasa e Hime” me keto kufizime: Veriu - perroi i gjermanit dhe perroi i Kordhajt; Jugu - me perrua dhe kullote te Lile Merros, Lindje - Perroi Kordhajt, Perendimi - me majen e kodres e fundit e arrave.Detyrimin e te paditurit Bajram Dulumani te njoh pronesine e kullotes “Derrasa e Hime” me siperfaqe 18.3 ha ne favor te ish-pronareve Selam, Sefer e Mato Kordha.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.249, date 01.07.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.58, date 10.03.2004 te Gjykates se rrethit gjyqesor Tepelene.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs i padituri Bajram Dulomati, duke parashtruar si me poshte:

- Paditesi nuk legjitimohet te ngreje padine e qenies ish-pronar te Selam, Sefer e Mato Kordha.

- Siperfaqja brenda kufinjve te pretenduar nga paditesi me eshte kthyer mua dhe trashegimtareve ligjore te Latif Dulomatit me vendimin e K.K.K.Pronave Tepelene nr.140, date 12.04.2002.

- Paditesi nuk eshte pajisur me asnje nga formularet-tip (1-5) qe parashikon V.K.M. nr.560, date 16.10.1995.

- Ne gjykim nuk duhet te isha thirrur vetem une si i paditur, por te gjithe bashkepronaret e kesaj siperfaqe si trashegimtare ligjore te Latif Dulomatit. Nukeshte regulluar sic duhet ndergjyqesia, pretendim qe eshte ngritur ne te gjitha shkallet e gjykimit.

- Nuk eshte administruar ne gjykim vendimi i K.K.K.Pronave Tepelene nr.140, date 12.04.2002.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,perfaqesuesen e te paditurit B. Dulomati, qe kerkoi prishjen e te dy vendimeve dhe

pushimin e gjykimit te ceshtjes dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.249, date 01.07.2004 i Gjykates se Apelit Gjirokaster eshte i bazuar ne ligj

per pjesen qe le ne fuqi vendimin nr.58, date 10.03.2004 te Gjykates se rrethit Tepelene per vertetimin e faktit juridik te pronesise se ish-pronareve Kordha mbi nje siperfaqe kullote me madhesi, vendosje dhe kufinj te percaktuar. Te dy vendimet jane te pabazuara ne ligj per pjesen qe detyrojne te paditurin Dulomati te njohe pronare trashegimlenesit e paditesit mbi kete siperfaqe kullote. Per kete pjese te dy vendimet duhet te prishen dhe te vendoset pushimi i gjykimit te ceshtjes.

Te dy gjykatat e faktit kane gabuar kur kane bashkuar ne nje gjykim te vetem dy ceshtje te natyrave te ndryshme.

Ceshtja e pare lidhet me nje gjykim vertetim fakti juridik te pronesise se ish-pronarit per efekt te paraqitjes se nje dokumenti prane Komisionit te Pronave, ne mungese te nje akti qe do te perbente titull pronesie. Ky vendim i gjykates se shkalles se pare, i lene ne fuqi nga gjykata e apelit, bazohet ne provat e marra dhe te vleresuara nga gjykata e faktit. Bazueshmeria ne prova e ketij vendimi nuk perben objekt shqyrtimi prej Kolegjit Civil te Gjykates se Larte.

104

Page 105: Tetor 2005

Ky vendim gjyqesor vertetim fakti nuk ka fuqi detyruese ndaj te treteve, sic eshte edhe i padituri Dulomati. Ky i fundit nuk legjitimohet pasivisht per t`u thirrur si i paditur ne nje gjykim te tille. (Ne nje ceshtje me pale kundershtare te bashkuar me ceshtjen e pare). Ai zoteron nje titull pronesie per nje siperfaqe kullote te percaktuar sipas vendimit nr.140, date 12.04.2002 te Komisionit te Pronave.

Ne qofte se Komisioni i Pronave ne te ardhmen do te nxjerre nje vendim qe refuzon pretendimin e paditesit per kthimin e kullotes perkatese, ose nje vendim qe i kthen paditesit nje siperfaqe toke (kullote) me mbivendosje me ate qe i eshte kthyer me pare te paditurit, atehere paditesi legjitimohet te ngreje padi themeli kunder te paditurit me objekt kundershtim te vendimeve te Komisionit te Pronave.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/ “a” dhe “e” te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.249, date 01.07.2004 te Gjykates se Apelit Gjirokaster

persa i perket vertetimit te faktit te pronesise per trashegimtaret Kordha, prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes per pjesen e detyrimit te te paditurit Dulomati per te njohur pronare paditesit Kordha.

Tirane, me 13.10.2005

105

Page 106: Tetor 2005

Nr.2880/732 i Regj. ThemeltarNr.1398 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 13.10.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS I K/PADITUR: FATBARDHA SHEHU, perfaqesuar nga av. Vitore Tusha dhe Petraq Curri

TË PADITUR K/PADITËS: FETAH MUSTAFARAJ

TANINE LLOHA

FARIE MUSTAFARAJ

SARA RESULI

BEHAUDIN MUSTAFARAJ

MENTOR MUSTAFARAJ, perfaqesuar nga av. Vasil Plaku

ORJETA OPINGARI

TË PADITUR: K.K.K.PRONAVE TE QARKUTVLORE, ne mungese

TELHA SHEHU

RAMIZ SHEHU

PERSON I TRETË: Z.R.P.P. VLORE, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim e anullim te vendimit nr.80,

date 30.05.1995 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Vlore.Baza ligjore: Neni 27/a i ligjit nr.7698, date 15.04.1993

OBJEKTI I K/PADISË:Anullim i vendimit nr.80, date 30.05.1995 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Vlore

ne favor te trashegimtareve e Seit, Ismail e Muhamet Shehut.

106

Page 107: Tetor 2005

Baza ligjore: Neni 27/a i ligjit nr.7698, date 15.04.1993.

Gjykata e rrethit gjyqesor Vlore, me vendimin nr.932, date 28.05.2003 ka vendosur:Pranimin e padise se paditeses te kunderpaditur Fatbardha Shehu.Anullimin e vendimit nr.80, date 30.05.1995 te K.K.K.Pronave Bashkia Vlore per njohjen e kthimin e 24.000 m2 truall te ish pronarit Behar Mustafaraj.Rrezimin e kunderpadise te paditesave Fetah Mustafaraj, Tanine Lloha, Faire Mustafaraj, Mentor Mustafaraj e Orjeta Opingari ngritur kunder kunderpaditesave te kunderpaditur, me objekt anullim i vendimit nr.80, date 30.05.1995 per kthimin e prones ish pronareve Seit, Ismail e Muhamet Shehu.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.315, date 09.06.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.932, date 28.05.2003 te Gjykates se rrethit gjyqesor Vlore.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs i padituri Fetah Mustafaraj duke parashtruar si me poshte:

- Vendimi i gjykates se apelit eshte i padrejte pasi eshte shkelur ligji material dhe procedural.

- Nuk jane shqyrtuar e vleresuar drejte provat dhe pretendimet e ngritura prej nesh.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,perfaqesuesin e te paditurit kunderpdites qe kerkoi ndryshimin e vendimeve, rrezimin e

padise dhe pranimin e kunderpadise, perfaqesuesin e paditeses se kunderpaditur qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.315, date 09.06.2004 i Gjykates se Apelit Vlore, me te cilin eshte lene ne

fuqi vendimi nr.932, date 28.05.2003 i Gjykates se rrethit gjyqesor Vlore eshte i bazuar ne ligj, prandaj duhet te lihet ne fuqi.

Gjate gjykimit ne shkalle te pare e ne apel kane rezultuar faktet dhe rrethanat e ceshtjes si me poshte:

Me vendimin nr.80, date 30.05.1995 Komisioni i Pronave Vlore ka vendosur te njohe pronesine e trashegimlenesit Behar Mustafaraj per nje siperfaqe trualli ne “Skele” Vlore dhe t`ua ktheje ne natyre trashegimtareve te tij.

Me nje vendim tjeter qe mban te njejtin numer e date (nr.80, date 30.05.1995) i njejti Komision ka vendosur te njohe ish pronare trashegimlenesit Shehu per kete siperfaqe trualli me kufij te percaktuar dhe t`ua ktheje ne natyre kete siperfaqe trashegimtareve te tyre.

Ne maj 1996 Sherbimi i Kontrollit te Shtetit ka ngritur padi ne gjykaten e rrethit gjyqesor Vlore me objekt shpalljen te pavlefshem te vendimit nr.80, date 30.05.1995 te Komisionit te Pronave Vlore dhene ne favor te trashegimtareve te Shehut te Kanines. Gjate shqyrtimit gjyqesor te ceshtjes eshte vendosur te thirren ne gjykim si te paditur edhe trashegimtaret e Behar Mustafaraj duke kerkuar anullimin e vendimit nr.80, date 30.05.1995 te dhene ne favor te tyre.

107

Page 108: Tetor 2005

Ne kete gjykim jane pranuar me cilesine procedurale te personave te interesuar Sevim Peshkepia, Vojo Dervishi dhe Fatbardha Vokopola. Sherbimi i Kontrollit te Shtetit ka pretenduar ne gjykim se ish-pronaret Seit, Ismail dhe Muhamet Shehu pronen prej 120 vretene e kane shitur ne vitet 1933 dhe 1938 ne favor te bleresit Ferit Vokopola, 100 vretene, dhe ne favor te Behar Mustafaraj 20 vretenet e mbetur nga siperfaqja e pergjitheshme.

Gjykata e rrethit Vlore me vendimin nr.519, date 24.03.1998 ka vendosur te anullohet vendimi nr.80, date 30.05.1995 i dhene ne favor te trashegimtareve te trashegimlenesit Mustafaraj dhe te lihet ne fuqi vendimi nr.80, date 30.05.1995 i dhene ne favor te trashegimtareve Shehaj.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.419, date 02.10.1998 e ka ndryshuar vendimin e shkalles se pare duke vendosur anullimin e vendimit te Komisionit te Pronave dhene ne favor te Shehajve, si dhe ka prishur vendimin e shkalles se pare dhe ka pushuar gjykimin per vendimin e Komisionit te Pronave dhene ne favor te trashegimtareve Mustafaraj.

Si gjykata e shkalles se pare, ashtu edhe gjykata e apelit, ne vendimet e tyre nuk u kane dhene zgjidhje pretendimeve e kerkimeve te personave te interesuar pjesemarres ne gjykim.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte me vendimin nr.1056, date 14.10.1999 ka vendosur prishjen e vendimit nr.419, date 02.10.1998 te Gjykates se Apelit Vlore dhe te vendimit nr.519, date 24.03.1998 te Gjykates se shkalles se pare Vlore dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Vlore. Ne kete vendim Kolegji Civil i Gjykates se Larte eshte shprehur, nder te tjera, si me poshte:

“... Ne fakt, mosmarrveshja ne kete gjykim eshte e kuptueshme dhe e qarte. Ajo ka lindur midis dy paleve, e konkretisht trashegimtareve te Shehut te Kanines dhe trashegimtareve te Behar Mustafarajt. Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave prane Bashkise Vlore, per te njejten prone kane nxjerre nje vendim komisioni nr.80, date 30.05.1995, duke i njohur pronare te dy palet. Pra, objekt i shqyrtimit gjyqesor te kesaj ceshtjeje eshte goditja e ketij vendimi komisioni. Gjykata do te vleresoje e vendose se cila nga palet eshte pronarja e vertete e kesaj prone per te cilen komisioni ka njohur dy pronare. E rregullt e ligjore, do te ishte qe ky konflikt te shqyrtohej e zgjidhej mbi bazen e nje kerkese padie e kunderpadie te ngritur nga palet, trashegimtaret “Mustafaraj” e “Shehaj” dhe i paditur njekohesisht eshte K.K.K. Pronave Vlore.

E megjithate kjo ceshtje tani ndodhet ne gjykim, e ajo duhet te rishqyrtohet pasi te dy vendimet gjyqesore (i faktit dhe apelit) nuk te krijojne bindje te plote per pronesine e sejciles pale e njekohesisht ato jane allogjike me provat e administruara ne dosjen gjyqesore.

Njekohesisht ne gjykim duhet t`u jepet pergjigje edhe kerkimeve te personave te interesuar, duke pranuar ose jo kerkesat e tyre, por gjithnje duke u shprehur me vendim.

Ne gjykim, gjykata duhet te mbaj parasysh zbatimin e kerkesave te ligjes te kohes kur ka ndodhur ndryshimi i pronesise nga nje person tek nje tjeter.

E themi kete se te dy gjykatat, dispoziten ligjore e interpretojne dhe e zbatojne ne menyre te ndryshme. Prandaj gjykatat duhet ta kene te qarte, se kalimi i pronesise nga nje person tek nje tjeter nuk mund te behet vetem me sekuestro konservative. Vendosja e sekuestros konservative eshte nje mase provizore qe sherben per mbrojtjen e interesave te kreditorit, por nuk i njeh te drejten e pronesise mbi te. Sipas ligjit te kohes, duhej nje vendim gjyqesor qe natyra e sekuestros te ndryshohej nga konservative (ruajtje), ne ekzekutive. Pas ketij vendimi lejohej te veprohej me pronen per te cilen eshte vene sekuestrua. I gjithe ky cikel juridik, duhej te gjeje pasqyrim ne dokumentat e kohes, qe te vertetohet kalimi i pronesise ne kete menyre nga pala qe e pretendon...”.

108

Page 109: Tetor 2005

Pas kesaj, Gjykata e rrethit gjyqesor Vlore, nuk ka dale me nje vendim perfundimtar ne perfundim te rigjykimit te ceshtjes, por, me vendimin nr.1285, date 29.10.2001, ka vendosur pushimin e gjykimit per shkak te mosparaqitjes se paditesit, Sherbimi i Kontrollit te Shtetit, i cili as nuk e ka kundershtuar kete vendim e as e ka ndjekur me ceshtjen.

Ceshtja qe kemi ne shqyrtim bazohet ne nje padi te re te paditeses Fatbardha Shehu kunder te paditurve Mustafaraj, me objekt anullimin e vendimit nr.80 date 30.05.1995 te Komisionit te Pronave dhene ne favor te te paditurve. Gjate gjykimit eshte plotesuar bashkendergjyqesia, si dhe eshte pranuar per gjykim edhe kunderpadia e Munstafarajve kunder Shehajve per anullimin e vendimit me te njejten numur e date te Komisionit te Pronave dhene ne favor te paditesave te kunderpaditur Shehaj. Ne kete gjykim nuk kane marre pjese me personat e interesuar Vokopola, Peshkepia e Dervishi.

Te dy gjykatat e faktit kane arritur ne perfundimin se vendimi i Komisionit te Pronave ne favor te te paditurve kunderpadites Mustafaraj, etj., eshte i pabazuar ne ligj, prandaj e kane anulluar ate duke pranuar padine e paditesave te kunderpaditur Shehaj, si dhe kane rrezuar kunderpadine me objekt anullimin e Vendimit te Komisionit te Pronave ne favor te Shehajve.

Duke hetuar per origjinen e prones ne kontestim eshte konstatuar se Komisioni i Pronave u a ka njohur dhe kthyer truallin trashegimtareve te Behar Mustafaraj bazuar ne nje rregjistrim hipotekor te vitit 1933, ne te cilin pasqyrohet vendosja e nje sekuestroje konservative mbi nje siperfaqe toke prej 20 vreteve (24.000 m2 sipas sistemit te sotem metrik) ne favor te kreditorit Behar Mustafaraj kunder debitorit Shehut te Kanines per sigurimin e kredise prej 750 napolona flori. Te dy gjykatata e faktit arsyetojne drejt kur shprehen qe sekuestroja konservative eshte nje mase e perkoheshme per te siguruar interesat e kreditorit, por ajo nuk mund te konsiderohet si menyre e kalimit te pronesise se sendit te sekuestros nga debitori ne pronesi te kreditorit. Te paditurit kunderpadites nuk kane mundur te provojne fitimin me vone te pronesise se 20 vreteve toke per te cilen ishte vendosur sekuestroja konservative. Transkriptimi i vendimit te gjyqit te Paqit Vlore date 24.03.1933 qe permban sekuestron konservative nuk mund te sherbeje si prove per kalimin e pronesise.

Nga ana tjeter, paditesit e kunderpaditur Shehaj kane provuar me akt te rregullt hipotekor te vitit 1933 pronesine mbi 120 vreteve toke, nga e cila pronesine e 100 vreteneve i a kane kaluar me kontrate te rregullt shitjeje dhe me transkriptim ne rregjistrat e hipotekes ne vitin 1938 bleresit Ferid Vokopola.

Ne rekurs pala e paditur kunderpaditese ka pretenduar se nuk ekziston asnje e dhene apo dokument per shuarjen e sekuestros konservative. Kjo eshte e vertete, por kjo nuk eshte e mjaftueshme per te provuar kalimin e pronesise se sendit te sekuestruar tek kreditori.

Edhe pretendimet e tjera te parashtruara ne rekurs, sipas te cilave toka ne fjale eshte hipotekuar ne favor te kreditorit jo vetem qe nuk kane gjetur mbeshtetje ne provat e administruara ne gjykim, por nuk justifikohen as juridikisht. Hipoteka, edhe sikur te rezultonte e vendosur, ajo nuk perbente ne vetvehte kalim ne menyre automatike te pronesise se sendit te hipotekuar ne favor te kreditorit. Duhet te provohet ekzekutimi i hipotekes dhe fakti se kujt i ka kaluar pronesia e sendit vene ne hipoteke pas ekzekutimit te hipotekes. Gjithashtu, i paprovuar ka mbetur edhe pretendimi i fitimit te pronesise nepermjet parashkrimit fitues.

Gjithashtu, vertetimi arkivor sipas te cilit trashegimlenesi Behar Mustafaraj figuron ne listen e personave te prekur nga reforma agrare, duke i u marre 50 dynym toke, pa u specifikuar vendndodhja dhe kufinjte e prones, nuk eshte prove e mjaftueshme per te provuar se kjo toke bujqesore eshte e njejte me siperfaqen e tokes objekt kontestimi ne kete gjykim.

Gjate gjykimit te ceshtjes ne Gjykaten e Larte ka nderhyre me nje kerkese edhe shtetesja Fatbardha Vokopola, e cila ka pretenduar, ashtu si edhe ne nje gjykim te meparshem te pushuar,

109

Page 110: Tetor 2005

se siperfaqja prej 20 vretenesh (24.000 m2), qe percaktohet ne vendimin e Komisionit te Pronave te dhene ne favor te trashegimtareve Shehaj, nuk duhet te vendoset, ashtu sic eshte vendosur ne fakt, brenda siperfaqes prej 100 vretene ne pronesi te trashegimlenesit te saj Ferid Vokopola. Nisur nga ky pretendim ajo ka kerkuar prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate. Ky kerkim nuk mund te merret ne shqyrtim nga Kolegji Civil sepse shqyrtimi i ceshtjes ne Kolegjin Civil kufizohet vetem brenda pretendimeve te paleve qe kane marre pjese ne gjykim ne shkalle te pare e ne apel, per probleme te interpretimit e zbatimit te ligjit material e te dispozitave procedurale.

Gjithashtu, ky vendim ka fuqi detyruese per palet qe kane marre pjese ne gjykim, Shehajt dhe Mustafarajt, dhe jo per personat e trete jo pjesemarres ne gjykim. Nga materialet e dosjes rezulton se znj.Vokopola i eshte drejtuar Komitetit Shteteror te Pronave, si dhe ka ngritur padi ne gjykate per te mbrojtur te drejtat e saj si trashegimtare e ish-pronarit Ferid Vokopola.

Ky vendim i Kolegjit Civil nuk perben ndonje pengese procedurale per sa me lart.

110

Page 111: Tetor 2005

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a, te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.315, date 09.06.2004 te Gjykates se Apelit Vlore.

Tirane, me 06.10.2005

111

Page 112: Tetor 2005

Nr.2673/543 i Rregj. ThemeltarNr.1399 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani AnetarNikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 13.10.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proces:

PADITËS: MEHDI ÇELA, perfaqesuar ne gjykim nga Av. Haneme Bakia

TË PADITUR: ADMINISTRATORET E SHOQERISE “VEFA” NE ADMINISTRIM, ne mungese

PERSON I TRETË: ZYRA E PERMBARIMIT TIRANE, ne mungese

OBJEKTI I PADISË: Anullim titulli ekzekutiv.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.22, date 20.04.2004 ka vendosur:Rrezimin e kerkese padise.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs paditesi, i cili pretendon se gjykata ka zbatuar ligjen gabim dhe konkretisht:

- Nuk eshte percaktuar identiteti i debitorit.- Jane disa persona me te njejtin identitet.- Nuk ka lidhje me detyrimin qe pretendohet.- Kerkon prishjen e vendimit dhe pranimin e kerkese padise;

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga gjyqtari Agron Lamaj, degjoi pretendimin e paditesit,

i cili kerkoi pranimin e rekursit, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E N

112

Page 113: Tetor 2005

Paditesi ka pretenduar se ana e paditur ka nxjerre ndaj tij nje urdher ekzekutiv ne shumen prej 2.850.000 leke dhe pasi e ka derguar ne Zyren e Permbarimit ka kerkuar ekzekutimin e tij.

Ai ne kerkese padine e tij, ka percaktuar permbajtjen e ketij urdheri, momentin e venies ne dijeni dhe paligjshmerine e tij.

Gjykata e apelit, pasi ka gjykuar çeshtjen, ka gjetur te drejta pretendimet mbi shumen e urdherit dhe te drejten e ankimit te paditsit ndaj tij, por ka rrezuar pretendimet e paditesit mbi kunderligjshmerine e urdherit ekzekutiv.

Ajo ka arsyetuar se: nga aktet financiare te anes se paditur paditesi rezulton te kete terhequr shumen 2.850.000 leke. Paditesi nuk provoi se nuk ka terhequr shumen per te provuar se detyrimi ne titullin ekzekutiv nuk ekziston.

Kolegji Civil krijon bindjen se vendimi i mesiperm eshte ne kundershtim me ligjen per arsyet e meposhteme:

Ne zbatim te parimit te barres se proves (Neni 12 K.Pr.C.) pala qe pretendon nje te drejte, ka detyrimin qe, ne perputhje me ligjin te provoje faktet mbi te cilet bazon pretendimin e saj.

Pala e paditur ka paraqitur vetem nje te dhene kompjuterike ku figuron Mehdi Çela per shumen objekt gjykimi. Ana e paditur nepermjet kesaj te dhene pretendon se kemi te bejme me nje kontrate, ne te cilen paditesi ka marre nje kredi nga ana e paditur.

Secila pale duhet te provoje pretendimet e saj, paditesi te provoje se nuk ekziston nje detyrim i tille ose se ky detyrim nuk eshte i tij dhe ana e paditur qe detyrimi i perket paditesit. Ne keto kushte gjykata niset nga kriteret juridike dhe konkretisht kushtet e lidhjes dhe vlefshmerise se kontrates. Ana e paditur nuk arrin te provoje asnje kusht te tille perveç te dhenave kompjuterike te cilat nuk kane nje vlere paraprovuese ne krahasim me kerkesat e ligjes. Po nga ana tjeter keto kane deshmuar se me identitet te paditesit jane disa persona dhe nuk e dine se kush eshte debitori i vertete.

Pra derisa ana e paditur nuk ishte ne gjendje te provonte pretendimet e saj dhe paditesi mohon qenien e nje detyrimi kontraktor me anen e paditur, duhet te pranohet kerkese padia.

PËR KËTO ARSYE Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te Nenit 485 § d te K.Pr.C.,

V E N DO S I Ndryshimin e vendimit nr.22, date 20.04.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe pranimin

e kerkese padise.

Tirane, me 13.10.2005

113

Page 114: Tetor 2005

Nr.2810/669 i Rregj. ThemeltarNr.1400 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareAgron Lamaj AnetarArdian Dvorani AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seance gjyqesore date 13.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile nr.2810/669 akti qe i perket;

PADITËS: SHOQERIA TREGTARE "RIRA" sh.a., perfaqesuar nga Av. Arben Hakani

TË PADITUR: DEGA E TATIM PAGUESVE TE MEDHENJ

DREJTORIA E PERGJITHESHME E TATIMEVE, perfaqesuar nga Av. i Shtetit Kosta Gazeli

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim i vleresimit tatimor nr.1634/4 prot., date 18.6.2002

dhe akt verifikimi perkates date 01.6.2002.Kundershtimi i vleresimit tatimor nr.2202/3 prot., date 18.07.2002

dhe akt verifikimi perkates date 15 Korrik 2002.Baza Ligjore: Nenet 324, 329 e 331 te K.Pr.Civile,

Ligji nr.8560, date 22.12.1999, Ligji nr.7928, date 27.04.1995, udhezimi nr.5, date 11.02.2002.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendim nr.2694, date 13.6.2003 ka vendosur:Rrezimin e kerkese-padise.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendim nr.804, date 25.06.2004 ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.2694, date 13.06.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane. Pranimin e kerkese-padise.

114

Page 115: Tetor 2005

Anullimin e vleresimit tatimor nr.1634/4, date 18.06.2002 dhe akt verifikimi date 01.6.2002.Anullimin e vleresimit tatimor nr.2202/3, date 18.07.2002 dhe akt verifikimit date 15.07.2002.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka ushtruar rekurs pala e paditur, Dega e Tatim Paguesve te Medhenj, e cila kerkon ndryshimin e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane, duke parashtruar keto shkaqe:

- Se pari: Gjykata e apelit, persa i perket akt vleresimit date 18.06.2002, gabimisht i eshte referuar Udhezimit nr.5, date 11.02.2002 nderkohe qe duhej t’i referohej Udhezimit nr.2, date 13.04.2000, dale ne zbatim te nenit 36 te Ligjit nr.8710, date 15.12.2000 "Per proçedurat tatimore". Ky referim i gabuar i dispozites ka çuar ne zgjidhje te gabuar te çeshtjes.

- Se dyti: Fakti i manipulimit te çmimit te shitjes, u provua gjate gjykimit me aktin e ekspertimit sipas te cilit shoqeria ka shitur nen kosto ne Janar 2002 per importet nr.610, 620 dhe 621 dhe ne Maj 2002 per importet nr.8848, 8849, 8854, 9192, 9191, 9193, 9198, 9199.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri, perfaqesuesin e pales paditese Av.

Arben Hakani, i cili kerkoi te lihet ne fuqi vendimi i gjykates se apelit, perfaqesuesin e pales se paditur Av. i Shtetit Kosta Gazeli, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe si bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga pala e paditur Drejtoria e Pergjitheshme e Tatimeve permban

shkaqe nga ato te parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, prandaj vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.804, date 25.06.2004, i cili ka ndryshuar vendimin e Gjykates se Rrethit Tirane duke pranuar teresisht padine dhe anulluar dy vleresimet tatimore, duhet te prishet dhe te lihet ne fuqi vendimi nr.2694, date 13.06.2003 qe ka rrezuar padine e paditesit.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se pala paditese eshte person juridik qe ushtron veprimtari ne fushen e tregetimit te naftes dhe nenprodukteve te saj. Si e tille ajo eshte rregjistruar prane Deges se Tatimpaguesve te Medhenj. Nga pala e paditur eshte ushtruar kontroll prane kesaj shoqerie lidhur me faturat e shitjes se karburanteve dhe çmimet e aplikuara per periudhat janar-prill 2002 dhe maj-qershor 2002. Nga kontrolli eshte konstatuar se çmimet e aplikuara per produktet qe tregtonte ishin te tilla, qe i beri kontrolloret te dyshonin per manipulim me to. Per kete pala e paditur ne mbeshtetje te udhezimit nr.5, date 11.02.2002 dale per zbatim te ligjit nr.8560, date 22.12.1999 "Per proçedurat tatimore" ka bere vleresim te detyrimit tatimor te pales paditese me metoda alternative e konkretisht duke krahasuar çmimet e aplikuara nga pala paditese me ato te aplikuara nga shoqeria "ARMO" e cila eshte gjithashtu shoqeri anonime qe operon ne treg me te njejtin mall por me ndryshimin qe ai eshte prodhim vendas. Mbi kete baze pala e paditur ka arritur ne perfundimin se paditesi ka paguar T.V.SH. me pak per shkak te deklarimit me te ulet te çmimit te shitjes. Dy vleresimet tatimore me date 18.06.2002 dhe 18.07.2002, nxjerre ne ngarkim te pales paditese perbejne pikerisht T.V.SH. te papaguar dhe gjobe per kete shkelje te kryer. Sa me siper jane bazuar ne nenet 36 te ligjit "Per proçedurat tatimore" dhe 57 te ligjit nr.7928 "Per T.V.SH.-ne"

115

Page 116: Tetor 2005

Gjykata e rrethit per sqarimin e çeshtjes ka kerkuar mendimin e ekspertit qe eshte shprehur se nga krahasimi i te njejtes periudhe tatimore midis pales paditese dhe shoqerise "ARMO" ka rezultuar çmimet e kesaj te fundit kane qene me te larta se çmimet e aplikuara nga pala paditese por pamvaresisht nga kjo shitjet nuk kane qene nen kosto. Duke patur parasysh shumen e shitjeve, sipas ekspertit shoqeria duhet te kishte paguar T.V.SH. me shume. Por megjithe kete konkluzioni i ekspertit ka qene se akt vleresimet tatimore jane bere duke mos ju permbajtur kerkesave te ligjit dhe Udhezimit te dale ne zbatim te tij per menyren sesi eshte proçeduar ne llogaritjen e tyre.

Gjykata e rrethit, duke arsyetuar mendimin kunder spjegimeve qe ka dhene eksperti lidhur me kunderligjshmerine e akteve te nxjerra nga pala e paditur, pranon se neni 36 i ligjit "Per proçedurat tatimore" dhe Udhezimi nr.5, lejojne rikarakterizimin e situates ekonomike nepermjet perdorimit veç te tjerash dhe te çmimeve krahasuese. Krahasimi me shoqerine "ARMO", sipas gjykates, eshte me oportuni per faktin se jane shoqeri te organizuara si Sh.A. dhe kane te njejtin objekt veprimtarie. Aq me shume qe shoqeria "ARMO" prodhon nafte dhe gazoil te nje cilesie me te ulet per shkak se prodhohen ne vend dhe i nenshtrohen nje perpunimi jo shume te plote ndersa pala paditese jo vetem qe tregeton nafte te huaj te nje cilesia me te mire, por edhe shpenzimeve te blerjes i shtohen dhe ato te transportit, taksave doganore, etj. Gjykata arsyeton se per keto arsye çmimi i pales paditese minimalisht nuk duhet te ishte me i ulet se i shoqerise ARMO. Per sa me siper ajo i ka quajtur te drejta vleresimet tatimore dhe ka rrezuar padine.

Gjykata e apelit ka verejtur se proçedurat e ligjit si dhe te udhezimit te dale per zbatim lidhur me perdorimin e metodes alternative nuk jane respektuar pasi nuk rezulton te jene bere sontazhe dhe te jete mbajtur proçesverbal. Per se me siper ajo ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit dhe ka pranuar teresisht padine.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i gjykates se apelit eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit.

Ne zgjidhjen qe i ka dhene çeshtjes, kjo gjykate eshte mbeshtetur ne konkluzionet e arritura nga eksperti, te cilit i eshte kerkuar edhe nje akt shtese per te plotesuar mendimin e tij te dhene gjate gjykimit ne shkalle te pare. Por ajo ka marre per baze vetem nje ane te aktit te ekspertimit - ate qe lidhet me proçeduren per rikarakterizimin e situates ekonomike. Kjo gjykate nuk ka hedhur poshte konkluzionet e gjykates se rrethit lidhur me ate pjese qe argumenton se çmimet e shitjes se pales paditese kane qene relativisht te uleta dhe te tilla qe i linin pales se paditur shkak per te dyshuar per nje manipulim me to e per rrjedhoje per te perdorur metodat alternative te vleresimit te detyrimit tatimor. Ajo vetem se ka konstatuar se nga pala e paditur ne percaktimin e çmimit real te tregut nuk jane respektuar proçedurat e parashikuara ne piken 2/c te Udhezimit nr.5, dhe per kete shkak ka pranuar padine.

Veprimet e pales se paditur per percaktimin e detyrimit tatimor jane bazuar ne nenin 36 te ligjit nr.8560, date 22.12.1999 "Per proçedurat tatimore" sipas te cilit: "Organet tatimore rikarakterizojne transaksionet edhe ne rastin kur tatimpaguesit manipulojne me çmimet e shitjes. Ne kete rast ato marrin per baze çmimet reale te tregut…..". Ne kete pike eksperti ka spjeguar dhe gjykata e rrethit ka pranuar se pala e paditur ka patur shkak per dyshime per manipulim me çmimet (Citoj ekspertin: Theksoj se shoqeria duke patur parasysh shumen e shitjeve duhet te kishte paguar T.V.SH. me shume …). Pra gjendja faktike eshte e tille qe çmimet e shitjes kane qene relativisht te ulta e dyshuese.

Edhe pse pranon kete gjendje fakti, gjykata e apelit konkludon se per mosrespektim te procedurave akt vleresimet tatimore duhen anulluar. Ne zbatim te nenit 36 qe cituam me lart ka dale Udhezimi nr.5, date 11.02.2002 i cili ne piken 2/c parashikon: “Organet tatimore bejne

116

Page 117: Tetor 2005

vleresim te detyrimit tatimor me metoda alternative edhe ne rastin kur tatimpaguesit manipulojne dukshem e ne menyre te qarte me cmimet e shitjes. Çmimet reale te tregut percaktohen ne baze te kontrolleve sontazheve te herepashereshme te administrates tatimore prane tatimpaguesve. Keto sondazhe apo kontrolle jane te perpikta ne vend dhe kryhen posaçerisht per te konstatuar çmimet reale te shitjes nga ana e tatimpaguesve ne momente te caktuara. Ato kryhen ne menyre te befasishme, 3 deri ne 4 here ne muaj, dhe shoqerohen kurdohere me ane te nje proçesverbali konstatimi, te cilet futen ne dosjen e tatimpaguesit …".

Eshte vertetuar qe pala e paditur nuk i ka respektuar keto proçedura dhe kjo eshte nje shkelje te kryer prej saj. Por ne kushtet kur pranohet manipulimi me çmimet, nuk mund te jete ky shkaku i vetem qe vleresimi tatimor te konsiderohet i pabazuar. Kjo per faktin se shoqeria "ARMO" qe eshte perdorur si krahasim me palen paditese siç pranon edhe gjykata e rrethit operon me çmimet me te uleta ne treg dhe keto çmime jane te mbrojtura nga nje manipulim i mundshem sepse ajo eshte nje shoqeri anonime ku shteti eshte njeri prej ortakeve. Veç kesaj cilesia e mallrave qe ajo tregeton eshte me e ulet per shkak se prodhimi eshte teresisht vendas ndersa pala paditese importon kryesisht mall nga jashte vendit. Krahasimi me çdo shoqeri tjeter, ne çmimet e te ciles ekziston gjithashtu mundesia e manipulimit si dhe pa u respektuar proçedura e sondazheve e cituar me lart, do te perbente shkak per te anulluar vleresimet tatimore.

Per sa me siper vendimi gjykates se apelit duhet te prishet dhe te lihet ne fuqi vendimi i gjykates se rrethit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/b te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.804, date 25.06.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne

fuqi te vendimit nr.2694, date 13.06.2003 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Tirane, me 13.10.2005

117

Page 118: Tetor 2005

Nr.2655/523 i Regj. ThemeltarNr.1401 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 13.10.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2655/523 qe i perket:

PADITËS: TOMORR IBRUSHI, NEXHIPE IBRUSHI, perfaqesuar nga Av. Agim Hysi

I PADITUR: NEXHMIJE ALIA (HYLVIU), perfaqesuar nga Av. Ilia Koha

OBJEKTI I PADISË:Pavlefshmeri absolute e njoftimit (leter - thirrjeve)

lidhur me vendimin gjyqesor nr.631, date 30.12.1998 te Gjykates se Rrethit Kavaje.

Baza Ligjore: Neni 119 vijues i K.Pr.Civile, si dhe neni 41 i Kushtetutes se Republikes se Shqiperise.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Kavaje me vendimin nr.476, date 29.12.2003 ka vendosur:Rrezimin e kerkese padise se paditesave Tomorr e Nexhipe Ibrushi, kunder te paditurve Nexhmije Hylviu (Alia) si te pambeshtetur ne ligj.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.276, date 24.05.2004 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.476, date 29.12.2003 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Kavaje.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres, ka ushtruar rekurs pala paditese Tomorr e Nexhipe Ibrushi, te cilet kerkojne prishjen e vendimit duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates eshte haptazi ne kundershtim me ligjin. - Neve nuk kemi marre pjese ne asnje shkalle te gjykimit dhe, si rezultat eshte zhvilluar

nje process ligjor jo i rregullt, per shkak te mosnjoftimit tone apo fallsifikimit te njoftimit.

- Gjykimi i padise per shpalljen e pavlefshmerise te nje akti procedurial, nuk eshte kryer ne formen qe parashikon shprehimisht ligji.

118

Page 119: Tetor 2005

- Gjykata qe gjykon mosmarreveshjen, duhet te shprehet per gjithçka qe kerkohet dhe vetem per ate qe kerkohet, duke vepruar ne kundershtim me nenin 6 te K.Pr.Civile.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Nikoleta Kita, perfaqesuesin e pales paditese, qe kerkoi

prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe pranimin e padise, perfaqesuesin e pales se paditur, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, si dhe bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Durres duhet te prishet, per shkak se vjen ne kundershtim me

ligjin.Rezulton se, me vendimin gjyqesor nr.631, date 30.12.1998 te Gjykates se shkalles se pare

Kavaje qe ka marre forme te prere, eshte vendosur pranimi i padise se paditeses Nexhmije Hylviu kunder Entit Kombetar te Banesave dhe te paditurve Edmond Rrokaj, etj., midis te cileve te paditur edhe Tomorr dhe Nexhmije Ibrushi, duke konstatuar pavleshmerine e kontratave te shitblerjes te disa objekteve brenda Repartit Ushtarak 7700 Shijak, perfshire ketu edhe objektet e privatizuara nga Nexhmije dhe Tomorr Ibrushi.

Vendimi i gjykates se shkalles se pare si permendet me lart, eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Durres me vendim te saj nr.146, date 16.03.1999 dhe Kolegji Civil i Gjykates se Larte me vendimin nr.107, date 28.01.2000 ka vendosur mospranimin e rekursit.

Nexhmije dhe Tomorr Ibrushi, nuk kane marre pjese ne asnje nga gjykimet e lartpermendura dhe pretendojne se nuk kane marre njoftim ose ato jane fallcifikuar, prandaj mbeshtetur ne nenet 119 e vijues te K.Pr.Civile, kane bere kerkese dhe kerkojne shpalljen e e pavlefshmerise se njoftimeve.

Gjykata e shkalles se pare Kavaje, ka vendosur rrezimin e padise dhe gjykata e apelit ka vendosur lenien ne fuqi te ketij vendimi, me arsyetimin se, si ne gjykaten e apelit dhe ne Gjykaten e Larte, nuk jane ngritur pretendime per pavlefshmerine e njoftimeve dhe ne rast se do qendronin shkelje proceduriale per efekt njoftimi, ato do te ishin konstatuar nga vete gjykata qe ka shqyrtuar çeshtjen ne themel, ne tre shkallet e gjykimit te saj.

Ky konkluzion i gjykates se apelit, eshte ne zbatim te keq te ligjit procedural.Paditesat pretendojne se, te gjitha gjykimet jane zhvilluar ne mungese te tyre, pa patur ato

asnje njoftim per diten dhe oren e gjykimit dhe nese ekzistojne te tilla midis akteve ato jane te fallcifikuara. Kerkesa e tyre bazohej ne nenet 119 e vijues te K.Pr.Civile dhe gjykata mbasi te administronte provat e nevojshme, do te shprehej per bazueshmerine ose jo te saj ne ligj.

Ne kundershtim me sa pranon gjykata e apelit ne vendim te saj, perderisa Nexhmije dhe Tomorr Ibrushi nuk kane marre pjese ne gjykimin e çeshtjes ne asnje shkalle gjykimi dhe nuk kane bere ankim kunder vendimeve gjyqesore, nuk mund te ngrinin pretendime per pavlefshmeri njoftimi si kerkon gjykata. Sipas paditesave ata jane vene ne dijeni te vendimeve gjyqesore mbas disa vjet te shpalljes se tyre dhe menjehere jane vene ne levizje per te mbrojtur interesat e tyre.

Gjykata e apelit dhe Gjykata e Larte, shqyrtojne mbi ankim dhe rekurs konform kerkesave te neneve 454 e vijues te K.Pr.Civile dhe neneve 464 e vijues te K.Pr.Civile, pra brenda shkaqeve te parashtruara nga pala e interesuar dhe ndryshe nga sa pranon gjykata e apelit ne vendim te saj, gjykata nuk mund te konstatoje dhe te prishe vendimin per shkelje proceduriale qe ju perkasin paleve te tjera ne gjykim kur nuk rezulton qe ato vete te kene bere ankim kunder vendimeve te gjykates.

119

Page 120: Tetor 2005

Paditesat kane qene ne mungese dhe kerkojne te vertetojne se nuk kane qene ne dijeni te procesit gjyqesor, per shkak te pavleshmerise se njoftimeve, fakte te cilat konform kerkesave te nenit 445 te K.Pr.Civile, kane rendesi edhe per llogaritjen e afateve dhe prekluzivitetin e ankimit, prandaj gjykata e apelit eshte e detyruar te marre ne shqyrtim dhe te administroje te gjitha provat e nevojshme dhe te konkludoje per bazueshmerine ose jo ne ligj te kerkeses te paraqitur. Kete detyre gjykata e apelit mund ta plotesoje konform kerkesave te nenit 465 te K.Pr.Civile, prandaj vendimi i saj duhet te prishet dhe çeshtja te kthehet per rishqyrtim po prane Gjykates se Apelit Durres.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485/"c" te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.276, date 24.05.2004 te Gjykates se Apelit Durres dhe kthimin e

çeshtjes per rigjykim po prane asaj gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 13.10.2005

120

Page 121: Tetor 2005

Nr.3060/905 i Regj. Themeltar Nr.1404 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesArtan Hoxha AnetarEvgjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 18.10.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen civile me pale:

KËRKUES: NIKO TOLA, në mungesë

OBJEKTI I PADISË: 1. Nderhyrje dytesore ne procesin gjyqesor

qe zhvillohet ndermjet Sokol Biloshmit, si padites dhe Zyra se Regjistrimit te Pasurive te Paluajteshme Librazhd, si e paditur, me objekt: “Kundershtimin e aktit administrativ”.

2. Detyrimin e Sokol Blloshmit ta njohe dhe te pushoje cenimin ne pronesi.

Baza ligjore: Nenet 191e 193 te K.Pr.C. dhe nenet 149, 150, 153, 154, 163, 164, 302 e vijues te K.C.

Gjykata e shkallës se pare Librazhd me vendimin e ndermjetem date 09.03.2004 ka vendosur:

Mospranimin e kërkes se kërkuesit Niko Tola per nderhyrje dytesore ne gjykimin civil te filluar nga Sokol Blloshmi kunder Zyra se Regjistrimit te Pasurive te Paluajteshme Librazhd, me objekt: “Kundershtimin e aktit administrativ”.

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.23, date 21.09.2004 ka vendosur:Lënien ne fuqi të vendimit te ndermjetëm date 09.03.2004 te Gjykates se shkalles së pare Librazhd.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs paditësi, i cili parashtron këto shkaqe per prishjen e tij:

- Kërkuesi duhej të pranohej si person i trete ne gjykim. Ai se bashku me Sadete Tola jane bashkepronare mbi siperfaqen 13.3 m2 per te cilen paditesi kerkon kundershtimin e aktit administrativ.

121

Page 122: Tetor 2005

- Per kete shkak gjykata kryesisht duhet te therriste kerkuesin si person i trete, ne baze te nenit 192 e 193 të K.Pr.C.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia dhe si bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NKërkuesi Niko Tola i ka paraqitur kerkese Gjykates se shkalles se pare Librazhd per te

nderhyre ne procesin gjyqesor qe zhvillohet ndermjet Sokol Blloshmit, si padites dhe Zyres se Regjistrimit të Pasurive të Paluajteshme (Z.R.P.P.) Librazhd, si e paditur, me objekt: “Kundershtimin e aktit administrativ”. Ky akt ben fjale per regjistrimin e nje siperfaqeje trualli prej 11.3 m2 në emer te Sadete Toles (ish bashkeshortja e tij).

Objekti i kerkeses se kerkuesit, pervec “nderhyrjes si nderhyres dytesor” ne ate proces, permban edhe nje kerkim tjeter, “detyrimin per njohje pronar dhe pushimin e cenimit ne pronesi”, me pretendimin se, siperfaqen e truallit prej 11.3 m2 e ka ne bashkepronesi me Sadete Tolen.

Gjykata e shkallës se pare Librazhd me vendimin e ndërmjetëm date 09.03.2004 ka vendosur mospranimin e kerkeses per nderhyrje dytesore me arsyetimin se, ka mosperputhje midis dy kërkimeve te kërkuesit. Nga njera ane ky i fundit kërkon te nderhyje si nderhyres dytesor, qe nekupton mbështetjen e njeres ose tjetres pale ne proces, nga ana tjeter pretendon per vete të drejtën që është në themel të gjykimit, te drejten e pronesise mbi siperfaqen e truallit prej 11.3 m2 Keshtu, kerkimi i dyte mund te perfshihej vetem brenda kufijve te nje kerkese per nderhyrje kryesore, sic parashikohet nga neni 189 i K.Pr.C. dhe jo te kërkesës per nderhyrje dytesore, te parashikuar nga nenet 191 e 193 të K.Pr.C., ku eshte mbeshtetur kerkuesi dhe qe bejne fjale per thirrjen e personit të tretë.

Ky Kolegj konstaton se, ne keto kushte me te drejte Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur lënien në fuqi te vendimit të ndermjetem date 09.03.2004 të Gjykates së shkallës së pare Librazhd.

Kerkuesi ka kerkuar te nderhyje si nderhyres dytesor pa percaktuar se cilen nga palet ne proces kerkon te mbeshtese me nderhyrjen e tij.

Nderkohe, ai e ka pretenduar per vete te drejten e pronesise qe eshte ne themel te atij gjykimi, megjithese nuk figuron ne regjistrat e pronesise prane Z.R.P.P. Librazhd qe te jete bashkepronar i siperfaqe se truallit ne konflikt.

Perderisa pozita e kerkuesit nuk perligjet me ate cfare ai ka kerkuar ne mbeshtetje te neneve 191-193 te K.PrC., ky Kolegj i cmon te drejta vendimet e gjykatave te mesiperme.

Ne kete menyre, pretendimet e kerkuesit te paraqitura ne rekurs kosiderohen te pambeshtetura ne ligj.

PER KETO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.C.,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.23, date 21.09.2004 te Gjykates së Apelit Durres.

Tirane, me 18.10.2005

122

Page 123: Tetor 2005

Nr.2765/630 i Regj.ThemeltarNr.1405 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesArtan Hoxha AnetarIrma Bala Anetare Evjeni Sinoimeri Anetare Ardian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 26.07.2005 dhe 18.10.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale :

PADITËS: FATOS SPAHIU, AFERDITA SPAHIU, perfaqesuar nga Av. Bashkim Merkaj

TË PADITUR: K.K.K.PRONAVE PREFEKTURA TIRANE

TRASHEGIMTARET LIGJORE TE TRASHEGIMLENESIT SHABAN FARKA:

EMIN HOXHA, NAZIRE KIKA,

HATUSHE KIKA, SUZANA KIKA,

SADETE KIKA, LUMTURI TUFINA,

DYLFITAR TUFINA, LULJETA TAFARUCI,

YLLI TAFARUCI, ARTA DIBRA,

RAJMONDA RAMAJ, MERITA RAMAJ,

ANILA RAMAJ, ARBEN RAMAJ, perfaqesuar nga Av. Maksim Ostreni.

PERSONI I TRETË: SHERBIMI INFORMATIV SHTETEROR, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Anullim i pjesshem i vendimit

nr.305, date 27.03.1994 te K.K.K.Pronave, prane Bashkise Tirane qe i ka kthyer pjesen e prones

prej dy dhomave dhe depo te godines se ndodhur ne Rr."Gjon Muzaka" nr.24, Tirane.

Detyrimin e te paditurve per te me njohur pronar mbi banesen e perbere nga dy dhoma, depo dhe oborr

123

Page 124: Tetor 2005

te ndodhur ne Rr."Gjon Muzaka" nr.24/1, Tirane.Baza Ligjore: Nenet 31, 32, 102, 156 dhe 192 te K.Pr.Civile,

ligji nr.7698, date 15.04.1993 "Per Kthimin dhe Kompesimin e Pronave te Ish Pronareve".

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.878, date 05.03.2003 ka vendosur:Pranimin e pjesshem te padise.Anullimin e pjesshem te vendimit nr.305, date 27.03.1994 te K.K.K.Pronave per pjesen e prones prej dy dhoma te ndodhura ne Rr."Gjon Muzaka" nr.24/1 dhe kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme.Pushimin e gjykimit te ceshtjes per pjesen tjeter te padise.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.528, date 28.04.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.878, date 05.03.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur Emin Hoxha, etj., te cilet kerkojne ndryshimin e ketij vendimi dhe te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane nr.878, date 05.03.2003 e vendosjen e rrezimit te padise, duke parashtruar keto shkaqe:

- Shpronesimi eshte bere per llogari te Ministrise se Puneve te Brendshme me vendim te Komitetit Ekzekutiv te Keshillit Popullor te Rrethit Tirane, por qe shperblimi nuk eshte bere i plote. Gjykatat kane gabuar ne interpretim te nenit 6 te ligjit 7698, date 15.04.1993 "Mbi Kthimin dhe Kompensimin e Pronave te ish Pronareve".

- Me marrjen e vendimit te K.K.K.Pronave trashegimtaret e Shaban Farkes kane derdhur shumen e marre duke zbatuar dhe kete kerkese te ligjes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani, mbrojtjen dhe mendimet e perfaqesuesit

te pales paditese Fatos Spahiu dhe Aferdita Spahiu, avokatit Bashkim Merkaj, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit nr.528, date 28.04.2004 te Gjykates se Apelit Tirane, mbrojtjen dhe mendimet e perfaqesuesit te pales se paditur Emin Hoxha, Nazire Kika, etj., avokatit Maksim Ostreni, qe kerkoi ndryshimin e vendimit nr.528, date 28.04.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe te vendimit nr.878, date 05.03.2003 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane dhe rrezimin e padise, ne mungese te te paditurit K.K.K.P. prane Prefektures se Tiranes dhe personit te trete Sherbimi Informativ Shteteror dhe si e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi nr.528, date 28.04.2004 i Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimi nr.878, date

05.03.2003 i Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane, jane rrjedhoje e mosrespektimit dhe zbatimit te gabuar te ligjit, prandaj duhet te ndryshohen dhe te rrezohet padia.

Nga hetimi gjyqesor i ceshtjes dhe vendimet e dhena ne te dy shkallet e gjykimit rezulton se:

I ndjeri Shaban Farka, trashegimlenesi i te paditurve ne kete gjykim Emin Hoxha etj, ka qene pronar i nje ndertese trekateshe ne qytetin e Tiranes me oborr dhe kufizime e siperfaqe te njohura. Origjina e pronesise se tij rezulton e provuar dhe mbeshtetur ne noten e transkriptimit

124

Page 125: Tetor 2005

nr.218, date 15.03.1935, deri ne rregjistrimin e bere ne baze te kontrates noteriale te pjestimit te pasurise nr. 311 Rep. dhe nr.190 Kol., te dates 31.03.1972.

Me vendimin nr.184, date 31.10.1983 Komiteti Ekzekutiv i K.P. te Rrethit te Tiranes ka vendosur shpronesimin e prones objekt gjykimi ne favor te shtetit, per llogari te ish Ministrise se Puneve te Brendshme. Sipas kritereve dhe procedurave te ligjit te kohes se shpronesimit, prona e shpronesuar eshte vleresuar ne masen 26.829 leke ndersa ish pronari i shpronesuar ka marre nje shperblim ne shumen 3000 leke. Meqenese nga ky akt shpronesimi, pavaresisht nga shperblimi i pjesshem qe iu be, nje pjese e te paditurve mbeteshin te pastrehe, sipas akteve te organeve kompetente te kohes ata jane strehuar ne kushtet e qiramarrjes ne dy apartamente prone shteterore.

Ne zbatim te ligjit nr.7652, date 23.12.1992 "Per privatizimin e banesave shteterore", i padituri Emin Hoxha kundrejt pageses se cmimit dhe detyrimeve perkatese ligjore ka bere privatizimin e apartamenteve te siperpermendur duke u bere pronar i tyre sipas kontrates se privatizimit te dates 12.05.1993.

Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ish Pronareve prane Bashkise se Tiranes, me vendimin nr.305, date 27.03.1994 i ka njohur dhe kthyer ish pronarit Shaban Farka, trashegimlenesi i paleve te paditura Emin Hoxha, Nazire Kika, Lumturi Tufina, Arben Ramaj, etj., pronen e paluajteshme e perbere nga nje ndertese trekatese dhe oborrin qe ndodhet ne qytetin e Tiranes me kufitare dhe permasa te percaktuara. Sipas pikes 2 te ketij vendimi, ne zbatim te nenit 7 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 "Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve", ish pronaret ngarkoheshin me detyrimin per te kthyer ne favor te shtetit shumen e shperblimit te marre ne kohen e shpronesimit ne vleften 3.000 leke, e cila, e konvertuar me indeksin e rritjes se cmimeve u percaktua ne masen 23.013 leke. Menjehere pas permbushjes se ketij detyrimi ligjor, sipas vertetimit te pronesise nr.2276 te dates 14.06.1994 rezulton te jete bere edhe regjistrimi i pronesise ne Rregjistrin e Pasurive te Paluajteshme ne emer te trashegimtareve te te ndjerit Shaban Farka, te paditurve Emin Hoxha, etj.

Nga ana tjeter, pas kryerjes se shpronesimit dhe sipas motivimeve te permbajtura ne aktet e kohes, ne pronen objekt gjykimi eshte sistemuar per nevojat e punes se Ministrise se Puneve te Brendshme, paditesi Fatos Spahiu dhe familja e tij te cilit i eshte dhene edhe nje autorizim strehimi per kete qellim ne 28.12.1984. Mbi kerkesen e pales paditese, me vendimin e saj nr.91, date 09.04.1993 te Gjykates se rrethit Tirane eshte vendosur detyrimi i Ndermarrjes Komunale Banesa nr.3 qe te lidhe kontraten e qirase me paditesin Fatos Spahiu. Se fundi, me kontraten e privatizimit te lidhur me daten 11.12.1997 me Ndermarrjen Komunale Banesa ne cilesine e pronares shitese te prones objekt gjykimi, rezulton qe edhe paditesit, sikurse te paditurit te jene pronare te saj.

Me padine e ngritur ne kete gjykim paditesit kerkojne anullimin e pjesshem te vendimit te K.K.K.P. persa i perket prones objekt gjykimi dhe detyimin e te paditurve qe t’i njohin pronar te saj. Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane ka vendosur pranimin e padise persa i perket anullimit te pjesshem te vendimit te K.K.K.P. dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes per pjesen tjeter te padise lidhur me detyimin e te paditurve per te njohur paditesit si pronar te sendit. Ky vendim eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tirane.

Sipas arsyetimit te te dy gjykatave, vendimi nr.305, date 27.03.1994 i K.K.K.P. te Bashkise se Tiranes duhet anulluar pjeserisht per pjesen e prones objekt gjykimi per shkak se te paditurit ne kohen e shpronesimit jane shperblyer ne vlefte te plote me shumen 3000 leke dhe me dy apartamente shteterore te dhena per strehim ne kushtet e marredhenieve te qirase, te cilat jane bere prone e tyre me procesin e privatizimit te banesave ne vitin 1993. Duke e konsideruar kete veprim te fundit si mbyllje te ciklit te shperblimit ne vlefte te plote te shpronesimit te kryer ne

125

Page 126: Tetor 2005

vitin 1984, gjykatat arsyetojne se "ne fakt" te paditurit jane shperblyer perfundimisht ne vlefte te plote. Ne rrethana te tilla sipas gjykatave, nga K.K.K.P. nuk eshte respektuar neni 6 i ligjit nr.7698 "Per kthimin dhe kompesimin e prones ish pronareve" qe parashikon se nuk perfitojne nga ky ligj ish pronaret te cilet ne kohen e shpronesimit jane shperblyer me vlefte te plote. Nga ana tjeter gjykatat kane pushuar gjykimin e ceshtjes per kerkimin e paditesave per detyrimin e te paditurve qe te njohin ata si pronare te prones objekt gjykimi me arsyetimin se eshte nje kerkim qe nuk mund te ngrihet sepse nuk mbeshtetet me ne nje shkak ligjor dhe se nuk mund t’i kunderdrejtohet te paditurit perderisa vendimi qe u ka kthyer atyre pronen duhet anulluar.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se te dy vendimet e gjykatave jane rrjedhoje e mosrespektimit dhe zbatimit te gabuar te ligjit.

Nisur nga aktet e administruara gjate gjykimeve dhe dispozitat ligjore qe rregullojne ceshtjet e kthimit dhe kompesimit te pronave ish pronareve, rezulton se vendimi nr.305, date 27.03.1994 i Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ish Pronareve prane Bashkise se Tiranes qe ka njohur dhe kthyer pronen pales se paditur Emin Hoxha, etj., provohet se eshte i mbeshtetur ne ligj.

Ndryshe nga sa arsyetojne te dy gjykatat, neni 6 i ligjit nr.7698, date 15.04.1993 "Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve" parashikon se nuk perfitojne ish pronaret e shpronesuar qe jane shperblyer me vlefte te plote. Por, kjo dispozite permban kushtin qe prona aktualisht te jete e zene per nevoja publike. Prandaj dispozita vijuese, neni 7 i ketij ligji, parashikon se nese kjo prone nuk perdoret per nevoja publike dhe nuk eshte shembur, me kerkese i kthehet ish pronarit kundrejt kthimit te shperblimit te marre per shpronesimin, qofte ky i plote apo i pjesshem, te konvertuar me indeksin e rritjes se cmimeve.

Mbeshtetur ne kete kuader ligjor dhe sipas provave te administruara ne gjykim, te paditurit e kane fituar pronesine mbi pronen objekt gjykimi, perderisa prona objekt gjykimi nuk ka qene dhe nuk eshte e zene per nevoja publike por aty jane te strehuar paditesit. Nga ana tjeter, te paditurit i kane kthyer shtetit shperblimin e marre per shpronesimin. Nga ana tjeter, pretendimi se te paditurit duhet t’i kthejne shtetit edhe apartamentet e banimit qe kane privatizuar ne vitin 1993 dhe ku ishin strehuar ne kushtet e qirase ne kohen e shpronesimit nuk eshte i mbeshtetur ne ligj. Strehimi ne kushtet e qirase i te shpronesuarve, edhe sipas ligjit te kohes se shpronesimit, nuk perben menyre shperblimi per shpronesim por zbatim te dispozitave te atehershme per strehimin e qytetareve sipas gjendjes familjare qe ne rrethana te ndryshme kishin nevoje per nje trajtim te tille. Se dyti, ligji nr.7698, date 15.04.1993 e lidh shperblimin e plote te shpronesimit me permbushjen e tij ne kohen e shpronesimit, gje qe ne cdo rast perjashton veprimet e kryera nga te paditurit me shtetin ne kuader te privatizimit te banesave shteterore pas vitit 1992.

Po keshtu, privatizimi i banesave shteterore, ne zbatim te ligjit nr.7652, date 23.12.1992 "Per privatizimin e banesave shteterore", trajton ne menyre te barabarte dhe pa asnje perjashtim te gjithe shtetasit madhore qe ne kohen e hyrjes ne fuqi te tij jane pjestare te familjeve qe banonin ne kushtet e qirase ne banesa te ndertuara nga shteti. Ky proces privatizimi nuk ka asnje lidhje me procesin e kthimit te pronave te ish pronareve sipas ligjit nr.7698, date 15.04.1993, perderisa ne te dy ligjet, nuk permbahet ndonje dispozite qe te kushtezoje njohjen dhe kthimin e prones ish pronareve me kthimin ne favor te shtetit te banesave shteterore te privatizuara prej tyre dhe anasjelltas.

Si perfundim, per arsyet e lartpermendura, Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se vendimi nr.305, date 27.03.1994 i K.K.K.P. te Bashkise se Tiranes, ne teresine e tij eshte i mbeshtetur ne ligj dhe kerkimi i pare i paditesit per anullimin e pjesshem te tij duhet te rrezohet.

126

Page 127: Tetor 2005

Padia duhet te rrezohet edhe lidhur me kerkimin e dyte te paditesit per te detyruar te paditurit qe ta njohin pronar per pjesen e prones objekt gjykimi. Pervec faktit se ky kerkim ishte i lidhur me kerkimin e pare i cili duhet te rrezohet si i pambeshtetur ne ligj, detyrimi i nje pale te paditur per te njohur pronar paditesin ne procesin gjyqesor civil e ngarkon se pari kete te fundit me barren e proves qe te provoje perpara gjykates pronesine e tij. Nese nuk provohet origjina dhe titulli i pronesise se paditesit nuk ka asnje rendesi per dhenien e vendimit fakti nese i padituri eshte ose jo pronar apo posedues i sendit objekt gjykimi.

Per keto arsye kane gabuar ne arsyetimin e tyre te dy gjykatat qe nuk e kane vleresuar e çmuar si duhet bazueshmerine ne prova dhe ligj te titullit te pretenduar te pronesise nga ana e paditesve. Nga ana tjeter, te paditurit Emin Hoxha, etj., ne te dy shkallet e gjykimit kane pretenduar dhe kerkuar nga gjykata qe te konstatoje pavlefshmerine absolute te kontrates se privatizimit te prones objekt gjykimi ne favor te paditesit, e cila perben origjinen e pretenduar te prones se paditesave dhe ku bazohet edhe kerkimi i tyre per t’i detyruar te paditurit qe t’i njohin pronare. Nderkohe qe gjykatat nuk kane mbajtur parasysh se per konstatimin e pavlefshmerise absolute te nje veprimi juridik nuk eshte e nevojshme paraqitja e ndonje kerkimi ne formen e padise se vecante, por ajo zgjidh pasojat e tij sipas kerkimeve te paleve rast pas rasti.

Sipas provave te administruara ne kete gjykim rezulton se paditesi nuk eshte pronar i prones objekt gjykimi. Paditesi pretendon se ka fituar pronesine e tij ne baze te kontrates se privatizimit te lidhur me Ndermarrjen Komunale Banesa ne 11.12.1997 dhe vertetimin e pronesise te leshuar sipas kesaj kontrate, pasi me pare ka perdorur sendin ne kushtet e marredhenieve te qirase me shtetin.

Ligji nr.7652, date 23.12.1992 "Per privatizimin e banesave shteterore", ku jane mbeshtetur paditesi dhe Ndermarrja Komunale Banesa ne kryerjen e veprimit juridik te shitblerjes se prones objekt gjykimi, permban nje dispozite urdheruese sipas se ciles banesat shteterore ish prone private nuk privatizohen sipas ketij ligji. Ne gjykim rezulton e provuar se prona objekt gjykimi ka qene banese shteterore ish prone private e anes se paditur, trashegimtareve te te ndjerit Shaban Farka.

Ne fakt paditesit kane qene qiramarres te pjeses perkatese te prones objekt gjykimi dhe se Ndermarrja Komunale Banesa nuk ka qene me pronare e tij ne vitin 1997 kur eshte bere privatizimi dhe eshte lidhur kontrata e shitblerjes ndermjet tyre, perderisa prona i ishte njohur, kthyer e rregjistruar ne emer te te paditurve Emin Hoxha, etj, qe ne vitin 1994. Ne rrethana te tilla banesa ishte prone private dhe Ndermarrja Komunale Banesa nuk kishte asnje tager dhe shkak juridik per te vepruar si pronar dhe aq me teper per te disponuar per pronen tashme te kthyer anes se paditur.

Per arsyet e mesiperme dhe ne zbatim te nenit 92/a te Kodit Civil, privatizimi dhe kontrata e shitblerjes se dates 11.12.1997 lidhur ndermjet Ndermarrjes Komunale Banesa dhe paditesave jane veprime juridike absolutisht te pavlefshme, pasojat e te cilit parashikohen e rregullohen sipas dispozitave vijuese te Kodit Civil. Perfundimisht, duke mos provuar pronesine e tij, rrezohet edhe kerkimi i dyte i padise se paditesve per te detyruar anen e paditur Emin Hoxha etj, qe t’i njohin si pronare mbi pjesen e prones objekt gjykimi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne shkronjen "d" te nenit 485 te Kodit te

Procedures Civile,

V E N D O S I

127

Page 128: Tetor 2005

Ndryshimin e vendimit nr.528, date 28.04.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe te vendimit nr.878, date 05.03.2003 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane dhe rrezimin e padise.

Tirane, me 18.10.2005

128

Page 129: Tetor 2005

Nr.3037/882 i Regj. ThemeltarNr.1406 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesArtan Hoxha AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareBesnik Imeraj AnetarArdian Dvorani Anetar

ne daten 18.10.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile me nr.3037/882 akti, qe ju perket paleve:

PADITËS: MAKSIM SOTIRI, ne mungese

E PADITUR: BANKA KOMBETARE GREKE- DEGA KORCE, ne mungese

OBJEKTI PADISË:Shperblim demi.

Baza Ligjore: Nenet 608, 649 te K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Korce, me vendimin nr.42, date 08.01.2002, ka vendosur: Rrezimin e kerkese padise se paditesit Maksim Sotiri, me te paditur Banka Kombetare Greke - Dega Korce, per mungese te legjitimitetit te paleve ndergjyqese.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.111, date 09.04.2002, ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.42, date 08.01.2002 te Gjykates se shkalles se pare Korce si me poshte:Pranimin e kerkese padise se paditesit Maksim Sotiri, duke u detyruar ana e paditur Banka Kombetare Greke - Dega Korce, t’i paguaje paditesit shperblimin e demit te shkaktuar ne shumen 1.200.000 leke te reja dhe plus 5% interesa bankare ne muaj deri ne ekzekutimin te vendimit.

Gjykata e Larte me vendimin nr.1786, date 06.11.2003 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.111, date 09.04.2002 te Gjykates se Apelit Korce dhe dergimin e ceshtjes per shqyrtim po asaj gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Gjykata Apelit Korce me vendimin nr.138, date 17.08.2004 ka vendosur:

129

Page 130: Tetor 2005

Ndryshimin e vendimit nr.42, date 08.01.2001 te Gjykates se shkalles se pare Korce si me poshte:Pranimin e kerkese-padise se paditesit Maksim Sotiri, duke u detyruar ana e paditur Banka Kombetare Greke - Dega Korce t’i paguaje paditesit shperblimin e demit te shkaktuar ne shumen 1.588.727 leke.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Banka Kombetare e Greqise sh.a, dega Korce, e cila parashtron keto shkaqe:

- Pala e paditur Banka Kombetare e Greqise nuk legjitimohet si pale e paditur ne kete proces.

- Gjykata ngaterron detyrimet e paleve qe lindin nga kontrata e sipermarrjes mes paditesit me shtetasin grek dhe marredheniet e ketij te fundit me palen e paditur Banken Greke.

- Gjykata e apelit nuk i ka dhene zgjidhje ligjore porosive te Gjykates se Larte se kontrata e sipermarrjes qe permban kushtin qe i njihet Maksim Sotirit e drejte per te terhequr dhe dorzuar para ne llogarine personale te bankes, eshte akt perfaqesimi, d.m.th. prokure dhe ka fuqi per banken derisa llogarimbajtesi e ndalon shprehimisht banken qe nga llogaria e tij personale te kryhen veprime ndaj personave te trete.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani, ne mungese te paleve ndergjyqese dhe

si e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.138, date 17.08.2004 i Gjykates se Apelit Korce me te cilin eshte ndryshuar

vendimi nr.42, date 08.01.2001 i Gjykates se Rrethit gjyqesor Korce dhe vendosur pranimi i kerkese-padise me detyrimin e te paditurit t’i paguaje paditesit shperblimin e demit ne shumen 1.588.727 leke eshte rrjedhoje e mosrespektimit dhe zbatimit te gabuar te ligjit.

Ne Gjykaten e Apelit Korce, ne rigjykim, eshte shqyrtuar ceshtja civile me pale paditese Maksim Sotiri dhe pale te paditur Banka Kombetare e Greqise - Dega Korce, me objekt dhe shkak ligjor shperblimin e demit te shkaktuar nga pezullimi i veprimeve mbi llogarine bankare te celur prane te paditurit ne emer te shtetasit grek Aristodou Theofilis Ioanis, mbeshtetur ne nenet 608 dhe 640 te Kodit Civil.

Nga aktet e administruara dhe pranuara nga gjykatat rezulton se me daten 13.04.2000 me prokuren e pergjithshme me nr.1439 Rep. dhe nr.380 Kol., shtetasi grek Aristodou Ioanis ka caktuar paditesin Maksim Sotiri si perfaqesues te tij, duke e autorizuar te kryeje ne emer te te perfaqesuarit, ndermjet te tjerave, edhe veprime e pagesa me llogarine rrjedhese te hapur prej tij prane anes se paditur Banka Kombetare te Greqise, Dega Korce.

Me daten 07.09.2000, te dy personat e lartpermendur, shtetasi grek Aristodou Ioanis ne cilesine e porositesit dhe paditesi Maksim Sotiri ne cilesine e sipermarresit, kane lidhur kontrate sipermarrje, te nenshkruar perpara noterit publik me nr.3392 rep. dhe nr.977 kol. Sipas kesaj kontrate mbi porosine e shtetasit grek te lartpermendur, paditesi, ne cilesine e sipermarresit, merrte persiper te realizonte veprimet dhe procedurat e nevojshme me te trete, edhe nenkontraktore, qe lidheshin me botimin e shperndarjen e librave shkollore. Ne kete kontrate, ndermjet te tjerave, te dy palet kishin rene dakort qe te konfirmonin ate qe ishte percaktuar ne prokuren e pergjithshme te lartpermendur, pra paditesi te lejohej te kryente veprime financiare per nevoja te realizimit te sipermarrjes, nepermjet te njejtes llogari rrjedhese te porositesit qe ishte e celur prej ketij te fundit prane te paditurit, Bankes Kombetare e Greqise, Dega Korce. Kopje e kesaj kontrate sipermarrje i eshte njoftuar edhe te paditurit.

130

Page 131: Tetor 2005

Ne muajin nentor, shtetasi grek Aristodou Ioanis, mbajtes i llogarise rrjedhese ne raport me te paditurin dhe porosites ne raport me paditesin, ka njoftuar e urdheruar te paditurin B.K.G.-Dega Korce qe te pezulloje cdo veprim te te treteve me llogarine rrjedhese te tij, perfshire edhe ato me paditesin. Duke u referuar e patur parasysh se per veprimet ne llogarine e tij kishte caktuar si perfaqesues me prokure paditesin, pala e paditur i kerkon shtetasit grek si mbajtesit te llogarise bankare qe te paraqese shprehjen e ketij vullneti te tij po me akt noterial, ne kuptim te dispozitave mbi perfaqesimin dhe atyre te kontrates se llogarise rrjedhese. Ky akt noterial u realizua dhe depozitua prane te paditurit me daten 14.05.2001.

Ne rrethana te tilla, paditesi ka paraqitur kerkesepadi duke pretenduar se me pezullimin e pagesave dhe veprimeve te tij me llogarine rrjedhese te celur nga shtetasi grek prane te paditurit, ky i fundit i ka shkaktuar atij dem ekonomik dhe per kete shkak kerkon ne rruge gjyqesore shperblimin e demit. Arsyet dhe bazen juridike per kete kerkim, paditesi nuk i mbeshtet ne marredheniet e perfaqesimit ndermjet tij dhe shtetasit grek mbajtes i llogarise, as ne kontraten e llogarise rrjedhese ku pale jane shtetasi grek dhe i padituri, por ne ate te sipermarrjes ku pale kontraktore jane shtetasi grek dhe paditesi.

Sipas paditesit, duke kryer pezullimin e veprimeve te tij me llogarine rrjedhese te shtetasit grek, nga ana e te paditurit Banka Kombetare e Greqise jane bere veprime te paligjshme dhe me faj qe i kane shkaktuar deme ne pasurine e tij. Paligjshmeria dhe faji, sipas paditesit, konsiston ne mosrespektimin nga i padituri (edhe pse nuk eshte pale kontraktore) te klauzoles se kontrates se sipermarrjes qe i lejon atij si sipermarres te kryeje veprime me llogarine rrjedhese te shtetasit grek, ne cilesine e porositesit sipas kontrates.

Nga ana tjeter, pala e paditur Banka Kombetare e Greqise, Dega Korce ka pretenduar se duke pezulluar veprimet e te treteve me llogarine rrjedhese te shtetasit grek ka vepruar ne perputhje me dispozitat juridiko-civile, normat juridike zakonet bankare qe kane te bejne me marredheniet kontraktore te llogarise rrjedhese bankare ndermjet tij dhe shtetasit grek si mbajtes i llogarise. Sipas te paditurit, ajo nuk eshte pale e kontrates se sipermarrjes, dispozitat e se ciles kane forcen e ligjit vetem ndermjet paleve te saj, porositesit dhe sipermarresit.

Ne rigjykim, Gjykata e Apelit Korce me vendimin e saj nr.138, date 17.08.2004 ka vendosur ndryshimin e vendimit nr.42, date 08.01.2001 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Korce dhe pranimin e kerkesepadise duke e detyruar anen e paditur, Banken Kombetare te Greqise Dega Korce, qe t’i paguaje paditesit shperblimin e demit te shkaktuar ne shumen 1.588.727 leke. Arsyetimi e dispozitivi i ketij vendimi te gjykates se apelit eshte rrjedhoje e kuptimit dhe zbatimit te gabuar te ligjit.

Ne rigjykim, gjykata e apelit ka perseritur pjeserisht hetimin gjyqesor vetem persa i perket kryerjes se ekspertimit per saktesimin e mases se shperblimit te demit te pretenduar nga paditesi per t’u paguar nga ana e paditur. Kjo gjykate, ne pjesen arsyetuese te vendimit i eshte referuar dhe citon detyrat e lena nga vendimi nr.1786, date 06.11.2003 i Gjykates se Larte. Keshtu ne vendimin e saj, Gjykata e Larte ka lene si detyre e ngarkon me barren e proves palen paditese qe te paraqese prova per te vertetuar se kontrata e sipermarrjes ka nje shkak ligjor konkret qe ka efekte detyruese per nje pale te trete jo kontraktore (neni 691 i Kodit Civil), pra qe ana e paditur te permbushe detyrimet e parashikuara ne kontraten ne te cilen nuk eshte pale. Por, nga shqyrtimi i akteve te dosjes gjyqesore rezulton se, vecanerisht nga ana e pales paditese, e ngarkuar me barren e proves, nuk jane paraqitur me prova te tjera te reja dhe nga ana tjeter, vete gjykata, nuk ka zhvilluar hetime te metejshme mbi orientimet e dhena nga Gjykata e Larte. Ne kete menyre, perseri, nisur nga pretendimet ekzistuese te paleve, ne analizen dhe konkluzionet qe ka arritur gjykata e apelit konstatohen mosperputhje dhe mungesa e bazes juridike te tyre.

131

Page 132: Tetor 2005

Gjykata e apelit, sikurse ne gjykimin e meparshem, megjithe detyrat e lena nga Gjykata e Larte, perserit te njejtin arsyetim te gabuar e perpiqet te argumetoje se me paraqitjen prane anes se paditur Banka Kombetare e Greqise te kontrates se sipermarrjes dhe me njohjen e permbajtjes se kesaj kontrate, kjo pale i "ka pranuar efektet" e asaj kontrate, sepse me kete njoftim e njohje "kane lindur efektet ligjore te saj tek te tretet" dhe kemi "pjesemarrje aktive" te anes se paditur ne marredheniet e sipermarrjes.

Kjo gjykate nuk ka mbajtur parasysh se mundesia dhe e drejta e paditesit per te kryer veprime e pagesa me llogarine rrjedhese te shtetasit grek nuk buron nga kontrata e sipermarrjes e lidhur mes paditesit (sipermarresi) dhe shtetasit grek (porositesi), por nga kontrata e llogarise rrjedhese e lidhur ndermjet te paditurit (banka) dhe shtetasit grek (klienti apo mbajtesi i llogarise bankare), si dhe nga akti i perfaqesimit (prokura e pergjithshme) qe ishte ne fuqi ndermjet shtetasit grek (i perfaqesuari) dhe paditesit (perfaqesuesi). Ne mungese te nje prokure te pergjithshme a te posacme, askush nuk mund te lejohet nga banka per te vepruar mbi depozitat a llogarite rrjedhese bankare, per shkak se ne kontratat bankare marredheniet disiplinohen sipas kushteve te parashikuara ne ate lloj kontrate dhe urdherimeve e delegimeve direkte te bera nga klienti sipas formes e modaliteteve te parashikuara ne kushtet perkatese te kontrates bankare te lidhur midis bankes dhe klientit. Se fundi, nisur nga e drejta jone civile dhe institutet e saj te sendertuara ne ligj, jane te pambeshtetura juridikisht arsyetimet se perfaqesuesi mund te ushtroje dhe pretendoje me shume te drejta se sa i perfaqesuari qe eshte pale e nje kontrate, si dhe qe perfaqesuesi te demshperblehet ne rrethana te tilla jo nga i perfaqesuari por nga nje person i trete.

Ne rrethana te tilla Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se vendimi nr.138, date 17.06.2004 i Gjykates se Apelit Korce eshte jo vetem i pambeshtetur por edhe rrjedhoje e kuptimit dhe interpretimit te gabuar te dispozitave te Kodit Civil lidhur me perfaqesimin (nenet 64 e vijues), shkaktimin e demit dhe shperblimin e tij (nenet 608 e vijues), efektet e kontratave (nenet 690 e vijues), kontraten e sipermarrjes (nenet 850 e vijues) dhe kontraten e llogarise rrjedhese (nenet 1041 e vijues). Gjithashtu, arsyetimi i vendimit te gjykates se apelit nuk gjen asnje mbeshtetje edhe ne normat e posacme qe rregullojne veprimtarine bankare dhe ne kushtet e kontrates se llogarise rrjedhese qe disiplinon marredheniet ndermjet te paditurit (banka) dhe shtetasit grek mbajtes i llogarise rrjedhese (klienti).

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne shkronjen "b" te nenit 485 te Kodit te Procedures Civile,

V E N D OS IPrishjen e vendimit nr.138, date 17.08.2004 te Gjykates se Apelit Korce dhe lenien ne

fuqi te vendimit nr.42, date 08.01.2002 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Korce.

Tirane, me 18.10.2005

132

Page 133: Tetor 2005

Nr.2730/598 i Regj. ThemeltarNr.1407 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesArtan Hoxha AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani AnetarIrma Bala Anetare

ne daten 18.10.2005, ne seance gjyqesore mori ne shqyrtim ceshtjen civile me nr.2730/598 akti, qe ju perket paleve:

PADITËSE: MINISTRIA E EKONOMISE PUBLIKE, ne mungese

I PADITUR: KOMISIONI I SHERBIMIT CIVIL, ne mungese

PERSON I INTERESUAR: DREJTORIA E ADMINISTRATES PUBLIKE PRANE KESHILLIT TE MINISTRAVE

LILJANA LELI, perfaqesuar nga Av. G. Mete

OBJEKTI PADISË:Kundershtim i vendimit nr.187, date 21.11.2002

te Komisionit te Sherbimit Civil.Baza Ligjore: Neni 8 i Ligjit nr.8549, date 11.11.1999

"Statusi i Nepunesit Civil".

Gjyqtari i vetem i Gjykates se Apelit Tirane, me vendimin date 11.04.2003 ka vendosur:Pushimin e gjykimit.

Kunder vendimit te gjyqtarit te vetem te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs Ministria e Ekonomise, e cila parashtron keto shkaqe:

- Gjykata e apelit ka shkelur ligjin.- Gjykata po e gjykonte ceshtjen si shkalle e pare dhe duhet te njoftonte palen paditese,

ashtu siç parashikon neni 141 i K.Pr.Civile "njoftimi per personat juridike".- Njoftimi ne kete menyre, nuk eshte bere pasi nuk ekzistojne flete thirrje te nenshkruara

nga punonjes te protokollit si person i caktuar me ligj per kete qellim.

133

Page 134: Tetor 2005

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, perfaqesuesin e personit te interesuar degjoi

Av. G. Mete, qe kerkoi te lihet ne fuqi vendimi, si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi date 11.04.2003 i gjyqtarit te vetem te Gjykates se Apelit Tirane eshte rrjedhoje

e shkeljeve te renda te normave procedurale, si i tille duhet te prishet.Nga materialet e ceshtjes rezulton se, e interesuara Liljana Leli, ka qene e punesuar ne

Ministrine e Ekonomise, me detyren e Specialistes prane Njesise se Menaxhimit te Projekteve nga viti 1998, si e tille ajo ka gezuar "Statusin e Nepunesit Civil".

Me Urdherin nr.123, date 22.08.2002 te Sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Ekonomise, e interesuara Liljana Leli eshte caktuar te punoje si "Specialiste ne Zyren e Antidumping", me arsyetimin se, eshte bere levizje paralele.

Mbi ankimin e te interesuares, Komisioni i Sherbimit Civil, me vendimin nr.187, date 21.11.2002 ka vendosur:

"Pranimin e ankeses se zj.Liljana Leli.Anullimin e urdherit nr.123, date 22.08.2002 te Sekretarit te Pergjithshem te Ministrise

se Ekonomise, si te pabazuar ne ligj.Kthimin e ankueses ne detyren e mepareshme te Specialistes ne Njesine e Menaxhimit te

Projekteve.Pagimin e pages se pales se interesuar Liljana Leli, nga data e nderprerjes se

marredhenies se punes, (20.08.2002) deri ne momentin e zbatimit te ketij vendimi".Pala paditese, Ministria e Ekonomise, i eshte drejtuar gjykates me kerkese per anullimin

e vendimit te Komisionit te Sherbimit Civil. Gjyqtari i vetem i Gjykates se Apelit Tirane, me vendimin nr. s'ka, date 11.04.2003, ka

vendosur pushimin e gjykimit te çeshtjes, ne baze te nenit 179 te K.Pr.Civile, me arsyetimin se pala paditese, ndonese ka marre dijeni rregullisht me leter thirrje ne tre seanca te veprimeve pregatitore nuk eshte paraqitur.

Ndaj vendimit te gjyqtarit te vetem ka ushtruar rekurs Ministria e Ekonomise, e cila pretendon se nuk i jane bere njoftimet ashtu sic e parashikon neni 141/1 te K.Pr.Civile, kur ben fjale per njoftimet per personat juridike shteterore.

Sipas paragrafit te pare te nenit 141 te K.Pr.Civile, njoftimet per institucionet, ndermarrjet dhe personat e tjere juridike shteterore, behet nepermjet dorezimit te kopjes Zyres se titullarit dhe personave te ngarkuar per te pranuar akte.

Nga flete-thirrjet e ndodhura ne dosje, drejtuar Ministrise se Ekonomise, per datat e seancave 12.03.2003, 19.03.2003, 11.04.2003 rezulton se, nuk jane dorezuar personave te ngarkuar per pranimin e akteve sipas nenit 141 te K.Pr.Civil, pasi keto njoftime nuk permbajne asnje shenim qe verteton se personi qe i ka marre, ka cilesine e nepunesit te zyres se titullarit, apo personave te ngarkuar per te pranuar akte, duke u nenshkruar sipas rregullave te institucionit nga marresi ne dorezim.

Sa siper, pala paditese Ministria Ekonomise rezulton se nuk ka marre dijeni, rregullisht per seancat pregatitore.

134

Page 135: Tetor 2005

Ne keto rrethana, Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se, vendimi i gjyqtarit te vetem, me te cilin eshte pushuar gjykimi i ceshtjes, ka shkelje te renda te normave procedurale.

Sipas nenit 179 te K.Pr.Civile, nese paditesi ose asnje nga palet, pa shkaqe te arsyeshme, nuk paraqiten ne veprimet pregatitore, ashtu edhe ne seancen gjyqesore dhe rezulton se kane dijeni rregullisht, gjykata apo gjyqtari i vetem vendos pushimin e gjykimit.

Pala paditese Ministria Ekonomise nuk eshte paraqitur ne veprimet pregatitore, por ajo nuk ka pasur dijeni rregullisht sipas kerkesave te nenit 141/1 te K.Pr.Civile, per rrjedhoje pushimi i gjykimit eshte bere ne kundershtim me nenin 179 te K.Pr.Civile.

Ne baze te nenit 467/"c" lidhur me nenin 472/b te K.Pr.Civile, vendimi i gjyqtarit te vetem duhet te prishet per shkelje te renda te normave procedurale dhe te dergohet ceshtja per rishqyrtim po asaj gjykate.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit date 11.04.2003 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e ceshtjes

per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 18.10.2005

135

Page 136: Tetor 2005

Nr.3009/855 i Regj. ThemeltarNr.1408 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesIrma Bala AnetareArtan Hoxha AnetarEvjeni Sinojmeri AnetareArdian Dvorani Anetar

ne seance gjyqesore date 18.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me nr.3009/855 akti qe ju perket paleve:

PADITËS: MEHMET CEKA, i perfaqesuar nga Av. A. Shehu

TË PADITUR: RIZA CEKA, ne mungese

ZYRA E REGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTESHME MAT, ne mungese

OBJEKTI PADISË:1. Detyrimin e te paditurit Riza Ceka te me ktheje nje sip. toke prej 650 m2

me emrin tradicional "Livadhi i Hasanit", ndodhurne fshatin Klos katund te Bashkise Klos me kufizime:

ne lindje - me pyll shteti, jugu - pyll shteti, perendim - me perrua dhe veri - Riza Ceka.

2. Detyrimin e anes se paditur Z.R.P.Paluajteshme Mat te rregjistroje ne emrin tim sip. prej 650 m2 te parceles “Livadhi i Hasanit” e lene pa rregjistruar ne kete zyre.

Baza Ligjore: Nenet 296 e 192 e vijues te K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Mat, me vendimin nr.396, date 11.11.2003, ka vendosur:Pranimin e padise se paditesit Mehmet Ceka.Detyrimin e te paditurit Zyra e Regjistrimit te Pasurise se Paluajteshme Mat te regjistroje ne emer te Mehmet Cekes sip. prej 650 m2 pjese e parceles me emrin tradicional "Livadhi i Hasanit" sipas planvendosjes se percaktuar ne harten e punuar nga kryerja e ekspertimit.Detyrimin e te paditurit Riza Ceka t'i ktheje paditesit siperfaqen prej 650 m2, si prone e tij e cila percaktohet sipas planvendosjes ne harten e ekspertit.

136

Page 137: Tetor 2005

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1969, date 06.10.2004, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.396, date 11.11.2003 te Gjykates se shkalles se pare Mat.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile ka ushtruar rekurs Riza Ceka, i cili parashtron keto shkaqe:

- Paditesi nuk legjitimohet ne ngritjen e padise, pasi nuk provon te jete pronare i prones qe kerkonte.

- Akti ekspertimit nuk eshte i sakt, pasi siperfaqja objekt konflikti nuk pozicionohet ne vendin objekt mosmarveshje qe kerkon ti kthehet sendi.

- Toka objekt konflikti eshte ne parcelen e quajtur Xana Cekut, ku paditesi nuk ka prone.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, perfaqesuesin e pales paditese Av. Avni

Shehu, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe si diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.1969, date 06.10.2004 i Gjykates se Apelit Tirane eshte i bazuar ne ligj, si i

tille duhet te lihet ne fuqi.Nga gjykimi ka rezultuar se, ne mbeshtetje te ligjit per token nr.7501, date 19.07.1991,

paditesi Mehmet Ceka ka marre ne pronesi toke, gjithsej 6.650 m2, me aktin 148, date 01.04.2003.

Ne baze te aktit te marrjes se tokes ne pronesi, Zyra e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme ka rregjistruar ne pronesi te paditesit 6000 m2, dhe i ka lene pa rregjistruar siperfaqen prej 650 m2, me pretendimin se kjo siperfaqe posedohet nga i padituri Riza Ceka.

Ne keto kushte, paditesi me padine objekt gjykimi ka kerkuar te detyrohet Z.R.P.Paluajteshme te rregjistroje siperfaqen e tokes te pa rregjistruar prej 650 m2 dhe detyrimin e te padituri Riza Ceka ta ktheje kete siperfaqe, ne baze te neneve 296 te K.Civil.

Ne perfundim, Gjykata e shkalles pare Mat ka vendosur pranimin e padise te paditesit Mehmet Ceka, duke detyruar Z.R.P.Paluajteshme Mat te rregjistroje ne emer te Mehmet Cekes siperfaqen prej 650 m2, pjese e parceles me emrin tradicional "Livadhi Hasanit" dhe detyrimin e te paditurit Riza Ceka t'i ktheje paditesit siperfaqen prej 650 m2, sipas plan vendosjes se percaktuar nga eksperti, vendim i cili eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ka bere rekurs pala e paditur, me pretendimin se, paditesi nuk legjitimohet ne ngritjen e padise per kthimin e sendit ne baze te nenit 296 te K.Civil per shkak se, nuk ka vertetuar pronesine per kete toke, nuk e ka te rregjistruar ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajteshme.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se, vendimi i gjykates se apelit eshte i drejte, shkaqet e ngritura ne rekurs nuk jane asnje nga rastet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile.

Pretendimi i rekursuesit se, paditesi nuk legjitimohet per te kerkuar kthimin e siperfaqes se tokes prej 650 m2, pasi nuk eshte e rregjistruar ne Z.R.P.Paluajteshme nuk mbeshtetet ne ligj.

Ligji nr.7501, date 19.07.1991 "Per Token" ka per qellim qe toka bujqesore t’u jepet ne pronesi ose ne perdorim personave fizik ose juridik vendas pa shperblim, (neni3). Sipas nenit 2 e 3 te po ketij ligji, shteti u jep toke personave fizike a juridike dhe keto persona, gezojne te drejten e pronesise, mbi siperfaqen e tokes dhe te gjitha te drejtat qe parashikohen ne kete ligj.

137

Page 138: Tetor 2005

Gjithashtu ne baze te nenit 7, per dhenien e tokes ne pronesi ose ne perdorim personave juridik a fizik, si dhe menjanimin e çrregullimeve te ketij proçesi, me vendim te Keshillit Ministrave nr.230, date 22.07.1991, jane krijuar komisionet e ndarjes se tokave, qe ndjekin proçedurat perkatese te ndarjes se tokes dhe paisin me akt marrje toke ne pronesi, personat, qe plotesojne kriteret qe ligji percakton.

Nga gjykimi eshte provuar se, paditesi Mehmet Ceka, eshte paisur me akt marrje toke ne pronesi, me nr.148, date 01.04.2003, nga Komisioni i fshatit Klos, Mat, me te cilin i jepet ne pronesi siperfaqja prej 6.650 m2, ne vendin e quajtur "Livadhi i Hasanit" me kufizimet perkatese. Me marrjen e ketij akti, paditesi sipas ligjit, fiton pronesine mbi token, duke gezuar te gjitha tagrat e tij si pronar i sendit.

Ne ligjin e sipercituar, qe perben nje menyre te veçante te fitimit te pronesise mbi token, nuk parashikohet si kusht per kalimin e pronesise, rregjistrimi i tokes ne Zyren e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme, i cili eshte nje proçes, qe kryhet me vone, pas pajisjes se pronarit me aktin e marrjes dhe sipas proçedurave e afateve kohore te nevojshme, per proçesin e rregjistrimit.

Sa siper, duke pasur cilesine e pronarit te ligjshem te siperfaqjes se tokes prej 6.650 m2, paditesi ka te drejte te mbroje pronesine e tij, nga çdo posedues ose mbajtes, duke ngritur padine per kerkim sendi, bazuar ne nenin nr.296 te K.Pr.Civile.

Siperfaqja 650 m2, prone e paditesit, objekt konflikti, siç eshte analizuar me provat e administruara nga gjykata rezulton se, posedohet nga i padituri Riza Ceka, ne menyre te paligjshme dhe duhet ti dorezohet paditesit, si me te drejte eshte vendosur nga gjykata e apelit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.1969, date 06.10.2004 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 18.10.2005

138

Page 139: Tetor 2005

Nr.3061/906 i Regj. ThemeltarNr.1409 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesArtan Hoxha AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani AnetarIrma Bala Anetare

ne daten 18.10.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr.3016/906 akti, qe u perket paleve:

PADITËS: SOKOL ÇOPA, ne mungese

I PADITUR: ADMINISTRATORET E PERBASHKET TE KOMPANISE CENAJ, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Anullimin e vendimit nr.10, date 14.07.1999

per shumen 4.886.446 leke.Baza Ligjore: Nenet 111, 453, 609 te K.Pr.Civile

dhe neni 8 i Ligjit nr.8471, date 08.04.1999.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.19, date 28.04.2000, ka vendosur: Pranimin e kerkeses se kerkuesit Sokol Çopa, duke anulluar vendimin nr.10, date 14.07.1999 te Administratoreve te Perbashket te Kompanise "Cenaj", sipas te cilit kerkuesi ngarkohet si debitor per shumen 4.383.446 leke.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.1380, date 17.07.2003 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.19, date 28.04.2000 te Gjykates se Apelit Durres dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim po ne ate gjykate.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.2, date 22.04.2004 ka vendosur:Pranimin e kerkeses se kerkuesit Sokol Çopa, duke anulluar vendimin nr.10, date 14.07.1999 te Administratoreve te Perbashket te Shoqerise "Cenaj" per pjesen qe detyron kerkuesin Sokol Çopa.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur Administratoret e Shoqerise "Cenaj & CO", e cila kerkon prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

139

Page 140: Tetor 2005

- Gjykata e Apelit Durres, ka nxjerre vendimin ne kundershtim me ligjin, pasi gjykimi eshte zhvilluar ne mungese te pales se paditur, duke mos na dhene mundesi per te vertetuar me fakte dhe dokumenta arsyen e shpalljes debitor.

- Nuk eshte permbushur detyra e lene nga Gjykata e Larte, per marrjen ne shqyrtim te te gjitha kartelave origjinale qe disponoheshin nga administratoret e Shoqerise "Cenaj".

- Administratorja nuk pati mundesi ti paraqiste dokumentacionin e kerkuar ne gjykaten e apelit, pasi ndodhej jashte shtetit per arsye shendetesore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, ne mungese te paleve ndergjyqese, si dhe

diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.2, date 22.04.2004 i Gjykates se Apelit eshte marre ne shkelje te renda te

ligjit procedural neni 141 e 486 te K.Pr.Civile, si i tille duhet prishur dhe çeshtja te dergohet per rigjykim.

Ne gjykimin e çeshtjes, jane shkelur rende nenet 175 e 486 te K.Pr.Civile. Nuk jane zbatuar vendimet e dhena nga Gjykata e Larte, gjyqi eshte zhvilluar ne mungese te pales se paditur pa hetuar shkaqet e mosparaqitjes.

Rezulton se, ne gjykim eshte padia e ngritur nga Sokol Çopa, kunder Administratoreve te Shoqerise "Cenaj & CO" me objekt "Anullimin e vendimit nr.10, date 14.07.1999 per shumen 4.886.446 leke, per te cilat paditesi eshte shpallur debitor.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.19, date 28.04.2000 ka vendosur "Pranimin e kerkeses se kerkuesit Sokol Çopa, duke anulluar vendimin nr.10, date 14.07.1999 te Administratoreve te Perbashket te Kompanise "Cenaj" per shumen 4.383.446 leke".

Kolegji Civil i Gjykates se Larte me vendimin nr.1380, date 17.07.2003 ka vendosur: "Prishjen e vendimit nr.19, date 28.04.2000 te Gjykates se Apelit Durres dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim Gjykates se Apelit Durres.

Ne vendimin e saj, Gjykata e Larte ka udhezuar gjykaten e apelit qe te zbatoje kerkesat e nenit 14 te K.Pr.Civile, per nje hetim te plote e te gjithanshem te çeshtjes, duke administruar provat e nevojshme qe sqarojne pretendimet e paleve ne lidhje me faktin e qenies ose jo "person i lidhur” me ish shoqerine huamarrese, kriteret qe ligjet materiale te zbatueshme kerkojne per shpalljen ose jo "person i lidhur", personin shpallur si "debitor" nga Administratoret e Kompanise dhe hetimin mbi shumat mbi te cilat eshte shpallur debitor.

Gjykata e Apelit Tirane, duke e konsideruar te mjaftueshme ne lidhje me provueshmerine theniet e paditesit, arsyeton se ato duhet te merren te verteta, pasi nuk provohet e kunderta, sepse barra e proves sipas gjykates i takon te paditures e cila nuk eshte paraqitur ne gjykim, ne perfundim vendos pranimin e padise, pa zbatuar Udhezimet e dhena nga Gjykata e Larte.

Vendimi i gjykates se apelit, per anullimin e vendimit nr.10, date 15.07.1999, per shumen 6.888.446 leke, gjykohet se, eshte marre ne shkelje te renda te normave procedurale neni 486 i K.Pr.Civile, qe parashikon zbatimin e detyrueshem te Udhezimeve te Gjykates se Larte, gje qe nuk eshte respektuar gjate gjykimit dhe perben shkak per prishjen e vendimit te asaj gjykate dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim, per te zbatuar udhezimet e dhena nga Gjykata e Larte me vendimin nr.1380, date 17.07.2003.

Nga gjykata e apelit rezulton gjithashtu se, ne gjykimin e çeshtjes nuk jane respektuar kerkesat e nenit 175 te K.Pr.Civile, pasi eshte zhvilluar gjyqi ne mungese te paditures, pa u hetuar shkaqet e mosparaqitjes ne gjykim.

140

Page 141: Tetor 2005

Keshtu rezulton se ne seancen e dates 16.02.2004, nuk eshte paraqitur pala e paditur dhe seanca eshte shtyre per daten 17.03.2004.

Me date 17.03.2004, ne seancen gjyqesore rezulton se jane paraqitur te dy palet ndergjyqesa, por seanca eshte shtyre me date 22.04.2004 me kerkesen e pales se paditur per t'i dhene mundesi, per t'u pregatitur per perfaqesimin ne gjykim.

Me date 22.04.2004 rezulton se, gjykata ka konstatuar se e paditura nuk eshte paraqitur, ka vendosur gjykimin ne mungese te saj pa hetuar siç kerkon neni 175 i K.Pr.Civile, shkaqet e mosparaqitjes te paditures ne gjykim.

Sa siper perben shkak tjeter per prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim, bazuar ne nenet 175, 485 te K.Pr.Civile,

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, konform nenit 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.2, date 22.04.2004 te Gjykates se Apelit Durres dhe dergimin per

rigjykim Gjykates se Apelit Durres, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 18.10.2005

141

Page 142: Tetor 2005

Nr.2799/660 i Regj. ThemeltarNr.1410 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareArdian Dvorani AnetarArtan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 18.10.2005 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: NADIRE QINAMI, në mungesë

TË PADITUR: AGJENCIA KOMBËTARE E PRIVATIZIMIT (A.K.P.), përfaqësuar nga Avokati i Shtetit Petrit Myftari

SEFER DUSHKU, në mungesë

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin e pales paditur të privatizojë

një pjesë ndihmëse të objektit zdrukthtari.Baza Ligjore: Neni 3 i ligjit nr.7512, datë 10.08.1991

“Për saksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, nismës së lirë të veprimtarive të pavarura dhe privatizimit”

Gjykata e shkallës së parë Tiranë me vendimin nr.4635, date 20.11.2002 ka vendosur:Pranimin e padisë.Detyrimin e palës së paditur A.K.P. Tiranë të privatizojë në favor të paditëses Nadire Qinami sipërfaqen prej 62 m2, pjesë funksionale e objektit “marangoz”, të ndodhur në Rrugën e Dibrës, Tiranë.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1138, date 05.11.2003 ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.4635, date 20.11.2002 te Gjykatës së shkallës së parë Tiranë.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs pala e paditur A.K.P. Tiranë, e cila parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:

- Gjykatat kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, me Vendimin e Këshillit të Ministrave (V.K.M.) nr.562, date 09.10.1995 “Për shitjen e truallit të ndërmarrjeve që privatizohen”

142

Page 143: Tetor 2005

ku percaktohet se, shitja e truallit te behet nga organet e percaktuara ne kete vendim dhe sipas genplaneve te ndermarrjeve ne dosjet e privatizimit, per rrjedhojë, A.K.P. nuk ka te drejte te shese siperfaqe jashte asaj te percaktuar ne dosjen e privatizimit.

- Gjykata nuk mund te detyroje A.K.P. per shitje te siperfaqeve qofte dhe funksionale, pasi palet vullnetarisht kane pranuar faktin e shitblerjes.

- Duke qene se prona ka kaluar ne pronesi te paditeses ajo nuk legjitimohet per kete kerkim, pasi kete te drejte e ka pronari i cili ka privatizuar objektin.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia, avokatin e shtetit Petrit Myftari, i cili

kerkoi ndryshimin e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe te atij te gjykates se apelit dhe rrezimin e padise dhe si bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NPaditesia Nadire Qinami ka blere nga i padituri Sefer Dushku, me ane te kontrates se

shitjes date 09.04.2001, nje objekt i emertuar “Zdrukthtari”, me siperfaqe 202 m2. Kalimi i pronesise eshte regjistruar ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme (Z.R.P.P.).

I padituri Sefer Dushku, si punonjes i kesaj “Zdrukthtarie”, e kishte blere kete objekt me kontraten e shitjes date 23.03.1992 te lidhur me palen e paditur, A.K.P., e cila ka vepruar ne emer te shtetit ne procesin e privatizimit te objektit. Ndersa per siperfaqen e truallit prej 202 m2 ka paguar qira deri ne kohen qe e ka blere edhe ate me kontraten e shitjes date 04.06.2001.

Paditesja ka pretenduar pas blerjes nga i padituri Sefer Dushku se, siperfaqja e truallit te objektit te mesiperm nuk eshte 202 m2, por me shume dhe konkretisht 264 m2.

Keshtu, ajo ka kerkuar qe te detyrohet pala e paditur, A.K.P., ta kaloje per privatizim ne favor te saj edhe kete siperfaqe te tepert prej 62 m2, si pjese funksionale e objektit te mesiperm. Padia eshte mbeshtetur ne ligjin nr.7512, date 10.08.1991 “Per sanksionimin dhe mbrojtjen e prones private, te nismes se lire te veprimtarive private te pavarura dhe privatizimit”.

Ne keto rrethana, pas shqyrtimit te ceshtjes, gjykata e shkalles se pare Durres ka pranuar padine dhe ka detyruar palen e paditur, A.K.P. Tirane te privatizoje ne favor te paditeses siperfaqen prej 62 m2, si pjese funksionale e objektit te lartpemendur. Vendimi i kesaj gjykate eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Durres.

Ky Kolegj gjykon se, te dyja keto gjykata nuk kane respektuar ligjin nr.7980, date 27.07.1995 “Per shitblerjen e trojeve”. Sipas ketij ligji dhe V.K.M. nr.562, date 09.10.1995 “Per shitjen e truallit te ndermarrjeve qe privatizohen”, i dale ne baze dhe per zbatim te tij, A.K.P. nuk mund te shese siperfaqe trualli, per te cilen nuk eshte e autorizuar ose siperfaqe trualli funksional me shume se cfare ka qene e autorizuar.

Vertet shitja e truallit, siperfaqe e domosdoshme per ushtrimin e veprimtarise te ndermarrjeve dhe objekteve qe privatizohen, behet nga A.K.P. dhe deget e saj ne rrethe, por kjo shitje duhet te behet sipas percaktimit ne autorizimin e kalimit te pronesise te leshuar per kete qellim per ndermarrjen apo objektin perkates.

Keshtu, A.K.P. vepron ne emer te shtetit ne procesin e privatizimit te ndermarrjeve dhe ben shitjen e atyre objekteve dhe trojeve perkatese, qe ka nxjerre shteti per shitje.

Ajo nuk mund te shese ne vazhdim te procesit te privatizimit te objekteve siperfaqe trualli qe shteti nuk i disponon ne baze te dokumentacionit perkates.

Pra, eshte shteti ai qe percakton siperfaqen e truallit qe do te shitet, pas nje procesi qe kalon ne disa hallka dhe qe percaktohet ne V.K.M. te mesiperm.

143

Page 144: Tetor 2005

Rezulton se, pala e paditur, A.K.P., ka kryer privatizimin e objektit te mesiperm duke u bazuar ne dokumentacionin perkates te privatizimit. Siperfaqja e ketij objekti kur eshte bere privatizimi ka qene 202 m2. Ko eshte pasqyruar ne kontratat dhe aktin e vleresimit dhe dorezimit te objektit.

Per rrjedhoje, ne rastin ne gjykim shitja e truallit prej 62 m2 nuk mund te behet ne kundershtim me ligjin, pasi perben tejkalim te kompetencave te percaktuara ne ligj dhe konsiderohet si veprim juridik absolutisht i pavleshem, qe nuk sjell asnje pasoje juridike.

Aq me teper qe paditesja nuk ka qene pale ne kontraten qe A.K.P. ka lidhur me te paditurin Sefer Dushku per shitblerjen e objektit te mesiperm.

Kalimi i pronesise se ketij objekti tek paditesia nuk i jep kesaj te fundit te drejten per te kerkuar detyrimin e pales se paditur, A.K.P., te privatizoje ne favor te saj nje siperfaqe objekti, si pjese funksionale te tij, qe sipas saj nuk eshte privatizuar nepermjet kontrates se mesiperme, ku ajo nuk ka qene pale.

Nga ana tjeter, ne rast se paditesia do te kishte ndonje kontestim lidhur me siperfaqen funkonale te objektit te mesiperm, mund t’ia ngrinte te paditurit Sefer Dushku perpara se te lidhte kontraten e shitjes me ‘të. Ky i fundit nuk ka pasur kontestime lidhur me siperfaqen e objektit qe bleu nga pala e paditur, A.K.P. Pra, ai, si ish punonjes i atij objekti, ka pranuar vullnetarisht kushte e kontrates te lidhur me A.K.P.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/d te K.Pr.C.,

V E N D O S INdryshimin e vendimit nr.4635, date 20.11.2002 te Gjykates se shkalles se pare Tirane

dhe te vendimit nr.1138, date 05.11.2003 te Gjykates se Apelit Tirane dhe rrezimin e padise te ngritur nga paditesja Nadire Qinami.

Tirane, me 18.10.2005

144

Page 145: Tetor 2005

Nr.3046/891 i Regj. ThemeltarNr.1434 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareEvjeni Sinoimeri AnetareBesnik Imeraj AnetarArtan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.10.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: VANGJEL MUKELLI

ANESTI MUKELLI

EKATERINA MUKELLI, perfaqesuar nga av. Lulzim Koka.

E PADITUR: ZYRA E RREGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTESHME

PERSON I TRETË: LIRIKA MUKELLI

VASILIKA MUKELLI

PIRRO MUKELLI, perfaqesuar nga av. Roland Samarxhi

OBJEKTI I PADISË: Fshirrje e rregjistrimit mr nr.80/2, date 16.10.1992,

si dhe detyrimin per rregjistrimin e pasurise sipas deshmise se trashegimise nr.rregj.230, date 22.11.1990.

Baza Ligjore: Nenet 584/b e 193/c te K.Civil.

Gjykata e rrethit gjyqesor Korce, me vendimin nr.18, date 07.01.2004 ka vendosur:Pranimin e padise me padites Vangjel Mukelli, Ekaterina Mukelli, e paditur Zyra e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme Korce, person i trete Piro Mukelli, Valentina Mukelli, Lirika Mukelli duke u fshire rregjistrimi me nr.80/2 date 16.10.1992 i Zyres se Hipotekes Korce e perbere prej nje shtepie banimi se bashku me vendin qe okupon dhe aksesoret e saj me kufizime L. - Rruga “Komuna e Parizit”, P. - P. Opari, V. - Ilo Deliu, J. - Dhimiter Cani me nr.11, ndodhur ne qytetin e Korces, duke iu takuar trashegimtareve ligjore te

145

Page 146: Tetor 2005

trashegimlenesit te quajturve Qyrana Mukelli, Katerina Mukelli, Kristaq Mukelli, Vangjel Mukelli, Anesti Mukelli nga 1/5 pjese e pandare e kesaj pasurie.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.158, date 07.09.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.18, date 07.01.2004 te Gjykates se shkalles se pare Korce.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs personi i trete Piro Mukelli, duke parashtruar si me poshte:

- Gjykatat kane krijuar ndergjyqesi te gabuar. Zyra e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme ne kete gjykim duhej te thirrej person i trete dhe jo pale e paditur, ndersa ne qe na preken direkt interesat pasurore duhej te thirreshim si te paditur.

- Baza ligjore e perdorur ne kete padi dhe ne vendimet gjyqesore, neni 584/b, 193/c te K.Civil, nuk justifikojne kerkimet e padise dhe aq me shume te vendimeve gjyqesore.

- Megjithese nuk eshte i qarte objekti i padise, po t`i referohemi nenit 114 te K.Civil, afati i parashkrimit te gjithe padive eshte 10-vjet, ne rastin konkret padia eshte ngritur pas 11-vjetesh.

- Gjykatat kane shkelur rende normat procedurale ne menyren si kane ndare shpenzimet gjyqesore, ne kundershtim me nenin 109 te K.Pr.Civile, sipas te cilit personi i trete perjashtohet nga shpenzimet gjyqesore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,perfaqesuesin e personit te trete, qe kerkoi prishjen e te dy vendimeve dhe pushimin e

gjykimit, perfaqesuesin e paditesave, qe kerkuan lenien ne fuqi te vendimit te apelit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.158, date 07.09.2004 i Gjykates se Apelit Korce, me te cilin eshte lene ne

fuqi vendimi nr.18, date 07.01.2004 i Gjykates se rrethit gjyqesor Korce, eshte i bazuar ne ligj, prandaj duhet te lihet ne fuqi.

Gjykatat e faktit kane pranuar rrethanat e ceshtjes si me poshte:Trashegimlenesi Nandi Mukelli figuron pronar i nje shtepie banimi te ndodhur ne qytetin

e Korces, me siperfaqe, perberje, kufij dhe vendndodhje te percaktuar, te pakontestuara nga palet ne gjykim. Pronesia e trashegimlenesit eshte fituar me kontratat noteriale nr.7021 Rep., nr.3432 Kol., date 03.09.1958 dhe nr.12156 Rep., 5033 Kol., date 26.03.1962. Kjo prone eshte e rregjistruar me nr.567/27, date 27.03.1962 ne radhoret e pronesise te Zyres se Hipotekave Korce. Sipas deshmise se trashegimise nr.230, date 22.11.1990, secili prej trashegimtareve te trashegimlenesit Nandi trashegon nga 1/5 pjese te pasurise trashegimore, ku perfshihet shtepia e banimit e permendur me lart.

Rezulton se, ne kundershtim me percaktimin e pjeseve sipas deshmise se trashegimise dhe pa u zhvilluar ndonje gjykim me pale kundershtare, ne rregjistrin e Zyres se Hipotekave me nr.80/2, date 16.10.1992 shtepia, qe perben pasurine trashegimore, nuk eshte rregjistruar ne bashkepronesi te trashegimtareve, sipas pjeseve te percaktuara ne deshmine e trashegimise, por ne menyre qe bashkeshortes se trashegimlenesit t`i takojne 6/10 pjese dhe femijeve te tij 1/10 pjese secilit.

146

Page 147: Tetor 2005

Paditesit kane pretenduar se ky rregjistrim eshte bere nga nepunesi i hipotekes pa u bazuar ne ndonje akt juridik, prandaj kane kerkuar fshirjen e ketij rregjistrimi dhe rregjistrimin e pjeseve sipas deshmise se trashegimise. Ky kerkim i paleve eshte pranuar nga te dy gjykatat e faktit dhe perben nje zgjidhje te drejte te ceshtjes.

Nepunesi i Zyres se Hipotekave nuk kishte asnje te drejte te bente percaktim te ndryshem te pjeseve te trashegimtareve ne pasurine trashegimore duke shtremberuar permbajtjen e deshmise se trashegimise.

Gjithsesi, vendimi gjyqesor per leshimin e deshmise se trashegimise eshte vendim vertetimi fakti juridik (gracioz). Si i tille trashegimtaret e percaktuar ne deshmine e trashegimise, si dhe cdo person i trete qe pretendon te jete trashegimtar, mund ta kundershtojne ate ne cdo kohe duke iniciuar nje gjykim me pale kundershtare (kontencioz) nepermjet ngritjes se padise per kerkimin e trashegimit (nenet 349, 350 te K.Civil).

Sipas nenit 350 te Kodit Civil, “Padia per kerkimin e trashegimit mund te ngrihet edhe kunder personit qe mban pasurine trashegimore ne baze te nje deshmie trashegimi ...”. Vetem ne kete menyre mund te realizohen pretendimet dhe kerkimet e parashtruara ne kete gjykim dhe ne rekurs nga personat e trete.

Vendimi qe kundershtohet me rekurs nuk ka bere gje tjeter vecse ka urdheruar te koregjohet sipas kerkesave ligjore nje rregjistrim i gabuar qe ka bere nepunesi i Zyres se Hipotekave, i cili ka vepruar ne kundershtim me kompetencat e tij. Rekursuesi ka te drejte ne pretendimin qe referimi ne nenin 584 “b” te Kodit Civil eshte i gabuar. Fshirja e rregjistrimit te hipotekes ka te beje me konceptin e hipotekes si mjet per te siguruar ekzekutimin e detyrimeve dhe jo me fshirjen e nje rregjistrimi te gabuar lidhur me pjeset e bashkepronareve (bashketrashegimtareve) te nje pasurie te caktuar. Megjithate, ky gabim juridik nuk ka ndikuar ne zgjidhjen e ceshtjes ne gjykim.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a, te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.158, date 07.09.2004 te Gjykates se Apelit Korce.

Tirane, me 20.10.2005

147

Page 148: Tetor 2005

Nr.3607/1498/39 i Regj. ThemeltarNr.1435 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetarShpresa Beçaj AnetareArtan Hoxha AnetarBesnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.10.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: GANIMET ANGONI,

VITORE ANGONI,

DRITA ANGONI,

DIANA ANGONI,

YLVERE ANGONI,

KRESHNIK ANGONI,

MIRLINDA ANGONI,

IRENA ANGONI, perfaqesuar nga av. V. Tusha

TË PADITUR: SALIH ANGONI,

ENGJELL ANGONI,

KIMETE ANGONI,

FATMIR ANGONI,

BASHKIM DULI, perfaqesuar nga av. Arben Vani

OBJEKTI I PADISË:Detyrim per njohje bashkepronar.

Baza ligjore: Nenet 422, 22 e 199 te K.Civil.

Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.1772, date 31.05.2000 ka vendosur:Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1164, date 30.11.2000 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane.

148

Page 149: Tetor 2005

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.103, date 29.01.2002 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.1164, date 30.11.2000 te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e ceshtjes per rishqyrtim po ne gjykaten e apelit, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.135, date 03.02.2003 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.1772, date 31.05.2000 te Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane duke pranuar kerkese-padine.Detyrimin e te paditurve Salih Angoni, Engjell Angoni, Drita Angoni, Ylvere Angoni, Mirlinda Angoni dhe Irena Angoni te njohin paditesit bashkepronare mbi pronat dhe te drejtat e njohura dhe te kthyera me vendim nr.170, date 15.12.1993 te K.K.K.Pronave, prane Bashkise se qytetit Tirane, ne raport bashkepronesie ½ pjese paditesave sipas pjeseve takuese te percaktuara si trashegimtare te te ndjerit Kahreman Angoni.

Kunder ketij vendimi kane ushtruar rekurs te paditurit Salih Angoni, Engjell Angoni, Kimete Angoni, Fatmir Duli dhe Bashkim Duli, te cilet parashtrojne si me poshte:

- Gjykata ka zbatuar keq ligjin procedural dhe material civil.- Gjykata nuk ka zbatuar detyrat e lena nga Gjykata e Larte duke shkelur urdherimet e

nenit 486 te K.Pr.Civile.- Gjykata e apelit ka vendosur ne kundershtim me provat e administruara ne seance

gjyqesore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,perfaqesuesin e te paditurve, qe kerkoi prishjen e vendimit te apelit dhe lenien ne fuqi te

vendimit te shkalles se pare, perfaqesuesin e paditesave, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te apelit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.135, date 03.02.2003 i Gjykates se Apelit Tirane, ndrequr me vendimin

nr.128, date 16.09.2003 te asaj gjykate, me te cilin eshte ndryshuar vendimi nr.1772, date 31.05.2000 i Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane duke pranuar padine e paditesave, eshte rrjedhoje e interpretimit e zbatimit te gabuar te ligjit, prandaj duhet te prishet dhe te lihet ne fuqi vendimi nr.1772, date 31.05.2000 i Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane, qe eshte i bazuar ne ligj.

Gjate gjykimit ne shkalle te pare e ne apel rezultojne faktet dhe rrethanat e ceshtjes si me poshte:

Komisioni i Pronave prane Bashkise Tirane me vendimin nr.170, date 15.12.1993 ka njohur pronesine e nje trualli prej 1054 m2 te ndare ne dy parcela (1010 m2 + 44 m2) ne favor te trashegimtareve te ish-pronarit Islam Angoni. Paditesat, si trashegimtare te trashegimlenesit te tyre Kahreman Angoni, qe ka qene vellai i trashegimlenesit te te paditurve Islam Angoni, kane kerkuar me padine objekt shqyrtimi te njihen edhe ata bashkepronare ne pronen ne fjale, duke pretenduar se prinderit e tyre kane qene bashkepronare ne disa prona dhe se, pas vdekjes se babait te tyre Kahreman ne vitin 1929, bashkepronesia ne keto prona ka vazhduar midis xhaxhait te tyre Islam dhe nenes se tyre Hatixhe. Pavaresisht se dy parcelat objekt konflikti jane blere nga i ndjeri Islam ne vitin 1935 e 1936 nepermjet nje kontrate noteriale ku ai paraqitet si bleres i vetem dhe jane transkriptuar ne Rregjistrin e Hipotekave ne emer te tij, paditesat kane pretenduar

149

Page 150: Tetor 2005

se trojet ne fjale duhet te konsiderohen ne bashkepronesi si te gjithe pronat e tjera te trashegimlenesve te tyre.

Gjykata e shkalles se pare ka pranuar ne vendimin e saj se deri ne vitin 1929 te dy vellezerit Islam e Kahreman kane pasur disa prona ne bashkepronesi ne raporte te percaktuara, ashtu sic kane pasur edhe prona te blera dhe te rregjistruara ne emer te sejcilit prej tyre. Gjithashtu ka rezultuar se palet ne gjykim per pronat qe trashegimlenesit e tyre i kane pasur ne beshkepronesi (bazuar ne kontratat noteriale te shitjes dhe rregjistrimit hipotekor) i jane drejtuar Komisionit te Pronave bashkarisht dhe i kane perfituar se bashku duke u bere bashkepronare, sic ndodh me vendimin nr.1172, date 16.02.1995 te Komisionit te Pronave. Ndersa per pronat objekt konflikti, Komisionit te Pronave i jane drejtuar vetem te paditurit si trashegimtare te te ndjerit Islam ne emer te vetem te te cilit jane blere, jane transkriptuar dhe jane shtetezuar ato prona.

Duke qene keshtu, drejt ka vepruar gjykata e shkalles se pare qe ka lene ne fuqi vendimin nr.170, date 15.12.1993 te Komisionit te Pronave. Ashtu si dhe sot, edhe ne kohen kur jane blere trojet objekt konflikti, persa i perket fuqise provuese te akteve zyrtare te perpiluara nga personat qe ushtronin veprimtari publike, brenda kufinjve te kompetences se tyre dhe ne formen e caktuar nga ligji, pranohej rregulli qe ato perbenin prove te plote per deklarimet e bera para tyre, faktet qe kane ngjare ne prani te tyre, ose per veprimet e kryera prej tyre. Lejohet te provohet e kunderta vetem kur pretendohet se shkresa eshte e falsifikuar (neni 253 i K.Pr.Civile). Te gjitha provat e tjera te paraqitura nga paditesit dhe te administruara ne gjykimin e kesaj ceshtjeje ne shkalle te pare e ne apel kane vlere provuese per faktet dhe rrethanat qe pasqyrohen ne to, por ato nuk kane vlere aq sa te ndryshojne permbajtjen e nje akti zyrtar te perpiluar nga noteret apo nepunesit e tjere publike, brenda kufijve te kompetences se tyre dhe ne formen e caktuar nga ligji. Pra, keto prova te tjera nuk mund te provojne te kunderten e faktit qe i ndjeri Islam Angoni ka qene pronar ekskluziv i dy trojeve objekt konflikti. Vertetimi i fakteve e rrethanave te tilla, si p.sh. bashkejetesa ne nje familje, permbajtja e akteve te gjendjes civile, menyra e administrimit te pasurive dhe e disponimit te te ardhurave, deklarimet perpara autoriteteve publike ne rrethana apo kohe te ndryshme, e te tjera si keto, nuk mund te ndryshojne raportet e pronesise te pasqyruara ne dokumente zyrtare qe perbejne prove te plote e qe mund te goditen vetem per falsitet, gje qe nuk eshte pretenduar asnjehere gjate gjykimit te kesaj ceshtjeje. Gjate gjykimit eshte pretenduar nga paditesit se trashegimlenesit kane qene pjesetare te nje “familjeje bujqesore”, apo te nje “familjeje patriarkale”, prandaj edhe pronat e tyre duhet te konsiderohen ne bashkepronesi. Keto percaktime, edhe sikur te konsiderohen te mireqena ne pikepamje faktike, nuk kane asnje vlere per zgjidhjen eceshtjes, sepse ato sipas legjislacionit te kohes, nuk mund te lindnin marrdhenije juridike pronesie.

Bazuar ne arsyetimin e mesiperm, Kolegji Civil i Gykates se Larte arrin ne perfundimin se vendimi i Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane, me te cilin eshte rrezuar padia, eshte i bazuar ne ligj, ndersa vendimi i gjykates se apelit nuk ka baze ligjore.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/b te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.135, date 03.02.2003 te Gjykates se Apelit Tirane, ndrequr me

vendimin nr.128, date 16.09.2003 te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.1772, date 31.05.2000 te Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane.

150

Page 151: Tetor 2005

Tirane, me 20.10.2005

151

Page 152: Tetor 2005

Nr.3055/900 i Regj. ThemeltarNr.1436 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareBesnik Imeraj AnetarEvjeni Sinojmeri AnetareArtan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me nr.3055/900, qe i perket:

PADITËSE: MONIKA SADIKU

I PADITUR: MIHALLAQ VERA

PERSON I TRETË: ZYRA E PERMBARIMIT TIRANE

OBJEKTI I PADISË:Kundershtimi i veprimeve te permbaruesit gjyqesor

dhe pezullimi i ekzekutimit te vendimit.Baza Ligjore: Neni 60, 612, 615 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.3988, date 07.10.2003, ka vendosur:Te rrezoje si te pabazuar padine e paditeses Monika Sadiku me te paditur Mihallaq Vera me objekt kundershtim i veprimeve permbarimore.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendim nr.1007, date 28.09.2004, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.3988, date 07.10.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane e duke e gjykuar ceshtjen ne fakt:Pranimin e padise se paditeses Monika Sadiku. Anullimin e veprimeve te permbaruesit gjyqesor te njoftuara me shkresen nr.564/gj ne dem te shoqerise “Dimal & Co” sh.p.k.

Kunder vendimit te Gjykates Apelit Tirane, ka paraqitur rekurs Mihallaq Vera, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykimi u zhvillua ne mungese te avokatit tim megjithe insistimin qe mos te zhvillohej gjykimi.

152

Page 153: Tetor 2005

- Veprimet e permbaruesit jane veprime te ligjeshme pasi jane ne zbatim te nje titulli ekzekutiv dhe Venigjar Begaj eshte bashkepronar ne “Dimal $ CO” sh.p.k.

- Pasuria qe disponon aktualisht shoqeria “Dimal & CO” sh.p.k. ka ne themelin e krijimit te saj kapitalin prej 162.300 $ qe eshte marre hua nga Venigjar Bega se bashku me Rrahman Sulejmanin si bashkepunetor te shoqerise “Dimal & CO”.

- Gjykata e apelit ka vepruar ne kundershtim me provat dhe ligjin ku nuk e trajton shoqerine si pasuri bashkeshortore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha, mbrojtesi i pales se paditur, av. Hysen

Spahiu, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, mbrojtesin e pales paditese, av. Fatmir Braka, i cili kerkoi lenin ne fuqi te vendimit, dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i gjykates se apelit eshte i mbeshteur ne ligj e per kete shkak duhet lene ne fuqi.Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se paditesja Monika Sadiku ka kundershtuar

veprimet permbarimore me ane te te cilave eshte vene sekuestro mbi pasurine e shoqerise tregtare “Dimal & Co” sh.p.k, ku ajo eshte ortake e vetme, per shkak te detyrimeve financiare qe bashkeshorti i saj Venigjar Bega, ka ndaj Mihallaq Vera. Ajo ka kundershtuar veprimin permbarimor te dates 07.05.2003 me ane te ciles eshte vene sekuestro konservative mbi nje central telefonik me kapacitet 5000 numra, prone e shoqerise “Dimal & Co” sh.p.k. sipas vendimit per leshimin e urdherit te ekzekutimit te Gjykates se rrethit Tirane te dates 14.04.2003. Me kete vendim eshte pranuar kerkesa e Mihallaq Veres qe akti noterial me te cilin deklarohet detyrimi i Venigjar Bega e Rrahman Sulejmanaj ndaj kerkuesit Mihallaq Vera, eshte titull ekzekutiv qe permban detyrimin ne te holla e per kete shkak ai duhet vene ne ekzekutim nga zyra e permbarimit.

Meqenese nuk eshte gjetur pasuri per shtetasin Venigjar Bega, zyra e permbarimit ka urdheruar ekzekutimin e ketij detrimi nga pasuria e konsideruar bashkeshortore, duke sekuestruar asete te shoqerise private “Dimal & Co”sh.p.k., ku ortake dhe pronare e vetme eshte paditesja Monika Sadiku, njekohesisht bashkeshorte e debitorit Venigjar Bega.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte e gjen te mbeshtetur arsyetimin e vendimit te gjykates se apelit, i cili ka ndryshuar sit e pambeshtetur ne ligj ate te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane. Sipas nenit 32/2 i K.Civil, personi juridik pergjigjet per detyrimet e tij brenda kufijve te pasurise se tij, ndersa personi qe ka vepruar me cilesine e organit te personit juridik ka pergjegjesi vetjake. Nga aktet e ndodhura ne dosje, po ashtu edhe sipas urdherit per ekzekutimin e titullit ekzekutiv, nuk rezulton qe detyrimi te jete i shoqerise, por ndaj dy personave, Venigjar Bega e Rrahman Sulejmanaj.

Gjithashtu nje fakt i rendesishem ka ndodhur gjate gjykimit ne shkalle te dyte, ku ka rezultuar se perpara dhenies se vendimit nga kjo gjykate, zyra e permbarimit ka marre vendimin per pushimin e ekzekutimit te urdherit te ekzekutimit ndaj shtetasit Venigjar per shkakun se ai ka permbushur detyrimin e tij ne shumen 83.584 $, nderkohe qe eshte vendosur te vazhdoje ekzekutimi per shtetasin Rrahman Sulejmanaj per te njejten shume qe perben gjysmen e detyrimit te marre persiper prej tyre ndaj shtetasit Mihallaq Vera. Marr per baze kete rezulton se automatikisht zyra e permbarimit ka pushuar edhe veprimet e metejshme permbarimore te

153

Page 154: Tetor 2005

lidhura me shoqerine “Dimal & Co” sh.p.k., gje qe ka perbere gjithashtu shkak per gjykaten e apelit te pranoje kerkesen e paditeses qe te anulloje veprimet permbarimore.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te Kodit Procedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.1007, date 28.09.2004 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 20.10.2005Nr.3029/875 i Regj. ThemeltarNr.1437 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareBesnik Imeraj AnetarEvjeni Sinojmeri AnetareArtan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me nr.3029/875, qe i perket:

PADITËSE: DRITA POLO

LEFTER POLO

I PADITUR: BLANDI POLO, perfaqesuar nga av. Arqile Nini

OBJEKTI I PADISË:Deklarimin e pavlefshmerise se testamentit nr.5344,

date 05.07.1994, te leshuar nga Ismete Dervishi.Baza Ligjore: Neni 371, 379 dhe 407 te K.Civil.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Vlore, me vendimin nr.1860, date 10.11.2003, ka vendosur:Pranimin e padise, duke konstatuar pavlefshmerine absolute te testamentit nr.5344, date 05.07.1994.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.221, date 04.05.2004, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Vlore, me ndryshimin:

154

Page 155: Tetor 2005

Konstatimin e pavlefshmerise absolute te testamentit noterial nr.5344, date 05.07.1994. te testatores Ismete Dervishi, per 2/3 pjese te pasurise se disponuar me kete testament per shkak te prekjes se rezerves ligjore.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs i padituri Blandi Polo, i cili parashtron ne menyre te permbledhur keto shkaqe:

- Gjykata ka keq interpretuar kuptimin ligjor te personave te paafte per pune, paditesat duhet te vertetonin se kane bashkejetuar me trashegimlenesen dhe te kane qene ne ngarkim te saj, pra mjetet e jeteses t’jua siguronte trashegimlenesia.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha, perfaqesuesi i pales se paditur av.Arqile Nini, i cili kerkon ndryshimin e vendimeve dhe

rrezimin e padise, pala e paditur u parait pa mbrojtes, dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i gjykates se apelit eshte i mbeshtetur ne ligj e per kete shkak ai duhet lene ne

fuqi.Paditesat Drita Polo e Lefter Polo jane femijet e trashegimleneses Ismete Polo e cila ka

vdekur ne daten 18.04.1999 dhe qe ka disponuar me testament nje apartament ne pronesi te saj te perbere nga nje dhome e nje kuzhine te ndodhur ne qytetin e Vlores ne favor te te paditurit Blandi Polo, nip i trashegimleneses. Paditesat kane kerkuar ne gjykate te deklarohet i pavlefshem testamenti leshuar ne vitin 1994 nga trashegimlenesja, per shkak se me kete testament eshte prekur rezerva ligjore sepse paditesat duke qene ne moshen qe parashikon ligji nuk mund te perjashtoheshin nga trashegimia ligjore.

Gjykatat e Rrethit gjyqesor Vlore, ka pranuar padine duke konstatuar teresisht te pavlefshem testamentin e lene nga trashegimlenesja, ndersa, gjykata e apelit me vendimin 221, date 04.05.2004 e ka lene ne fuqi vendimin me ndryshimin e konstatimit te pavlefshmerise absolute te testamentit per 2/3 pjese te disponuar ne te.

Kolegji Civil e gjen te mbeshtetur kete vendim pasi rezulton se paditesat ne momentin e leshimit te testamentit kane qene, Drita Polo mbi 55 vjec dhe Lefter Polo mbi 60 vjec. Ata te dy kane qene beqar dhe njekohesisht sipas nenit 361 te K.Civil kane qene trashegimtare ligjor te rradhes se pare te trashegimleneses, e cila ne momentin e vdekjes ka lene te gjalle 3 femijet e saj, paditesat dhe babain e te paditurit Blandi Polo. Duke qene se ata kane qene trashegimtare te rradhes se pare dhe ne gjykim eshte provuar se ata kane qene te paafte per pune, Kolegji cmon te bazuar perfundimin e gjykatave se me testamentin e vitit 1994 eshte prekur rezerva ligjore dhe se paditesit nuk duhej te ishin perjashtuar nga trashegimia ligjore.

Lidhur me pjesen e pasurise qe nuk prek rezerven ligjore, ka qene e lire per disponim per trashegimlenesen, vullnet ky qe permbushet nga ndryshimi qe i eshte bere vendimit te gjykates se shkalles se pare nga gjykata e apelit, i cili e ka konstatuar pavlefshmerine e testamentit jo teresisht, por vetem per pjesen me te cilen eshte prekur kjo rezerve. Ne keto kushte, Kolegji cmon se drejte eshte aplikuar neni 407 dhe 379 i Kodit Civil.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te Kodit Procedures Civile,

V E N D O S I

155

Page 156: Tetor 2005

Lenien ne fuqi te vendimit nr.221, date 04.05.2004, te Gjykates se Apelit Vlore.

Tirane, me 20.10.2005

MENDIMI I PAKICËSPakica ka mendimin se vendimi nr.221, date 04.05.2004, lenia ne fuqi e vendimit te

Gjykates se Apelit Vlore eshte i gabuar. Nga aktet e administruara ne dosje ka rezultuar se trashegimlenesja Ismete Dervishi ka

patur tre femije dhe ne çastin e çeljes se trashegimise te tre i ka lene te gjalle. Trashegimlenesja, me testament noterial, te vetmen pasuri qe ka patur, nje apartament 1+1 e ka disponuar ne favor te nipit te saj, te paditurit Blandi Polos. Te dy paditesat Drita Polo dhe Lefter Polo (moter e vella) kane kerkuar ne gjykate qe testamenti te deklarohet pjeserisht i pavlefshem, me pretendimin se ne momentin e perpilimit te tij eshte prekur rezerva ligjore, pasi ata kane qene te paafte per pune. Gjykata e shkalles se pare ka pranuar padine duke e kontatuar apsolutisht te pavlefshem testamentin, ndersa Gjykata e Apelit Vlore e ka ndryshuar ate vendim, duke konstatuar pavlefshmeri te testamentit per 2/3 pjese te pasurise te disponuar me te, vendim ky i lene ne fuqi nga Kolegji Civil.

Pakica ka mendimin se nga te gjitha gjykatat eshte bere intrepretimi i gabuar i dispozitave te neneve 371 e 379 te K.Civil dhe jane anashkaluar ato te neneve 360, 361 paragrafi i dyte dhe 363 te K.Civil. Duke pranuar se te dy paditesat Drita dhe Lefter ne kohen e celjes se trashegimise ne daten 18.04.1999, kane qene te paafte per pune pasi Lefteri ka qene mbi 60 vjec dhe Drita mbi 55 vjec, ne referim te nenit 371 dhe 379 te K.C. eshte arritur ne perfundimin se trashegimlenesja me testamentin noterial nr.5344, date 05.07.1994, ka cenuar rezerven ligjore.

Kolegji Civil ka gabuar kur pranon te mbeshtetur ne ligj vendimin e gjykates se apelit e cila arsyeton se: “trashegimtari i paafte per pune” dhe “personi i paafte per pune” jane dy nocione te ndryshme dhe se kriteret e percaktuara ne nenin 363 te K.Civil, do te zbatohen vetem per “personat e paafte per pune”, qe nuk jane gjini me trashegimlenesin, ndersa per “trashegimtaret e paafte per pune”, pra per ata trashegimtare qe jene gjini me trashegimlenesin, nuk do te zbatohen kriteret e percaktuara ne nenin 363 te K.Civil”.

Mendojme se ne nenin 360 te K.Civil, percaktohet ne menyre taksative se kush mund te jene trashegimtare ligjor, ndersa ne nenin 363 percaktohet rrethi i trashegimtareve te rradhes se dyte, ku perfshihen prinderit dhe personat e paafte per pune, duke percaktuar dhe kriteret qe duhet te plotesohen, qe keta persona duhet te perfitojne nga e drejta trashegimore dhe konkretisht:

1. Nje vit perpara vdekjes se trashegimlenesit te bashkejetonin me te, si anetare te familjes2. Te kene qene ne ngarkim te trashegimlenesit.Nga ana tjeter, neni 371 i K.Civil eshte nje dispozite perkufizuese dhe nuk percakton

kategori apo rreth trashegimtaresh te ndryshem nga ata te percaktuar ne nenin 360 te K.Civil. Kjo dispozite percakton kriteret per te konsideruar nje trashegimtar te paafte per pune qe lidhen me moshen dhe shkallen e invaliditetit.

Ne te gjitha dispozitat rrethi i personave te paafte per pune, ne ngarkim te trashegimlenesit perfshihet ne termin “trashegimtare” dhe nuk ka ndonje percaktim te posacem,

156

Page 157: Tetor 2005

nese personi i paafte per pune ne ngarkim te trashegimlenesit duhet te kete, ose jo lidhje gjinie me trashegimlenesin, por percaktohet se personi i paafte per pune duhet te kete bashkejetuar nje vit me trashegimlenesin dhe te kete qene ne ngarkim te tij.

Ne rastin konkret eshte vertetuar se te dy paditesat, Lefter dhe Drita Polo, vertet jene te paafte per pune, por nuk perfitojne nga rezerva ligjore sepse nuk plotesojne kriteret e percaktuara ne nenin 363 te K.Civil. Asnje nga paditesit nuk ka bashkejetuar me trashegimlenesin ne kuptimin ligjor dhe asnje prej tyre nuk ka qene ne ngarkim te saj. Secili prej tyre ka qene dhe eshte familje me vete, e ndare ligjerisht nga trashegimlenesja. Paditesja, Drita eshte ndare qe ne vitin 1965, kur eshte martuar, ndersa paditesi Lefter, qe nga viti 1968, kur eshte ndare ligjerisht, kjo sipas certifikatave te gjendjes familjare.

Ne dosje, si prova, jane administruar edhe dy vendime civile, ai me nr.537, date 15.08.1972, me padites Lefter Polo dhe te paditur trashegimlenesen Ismete Dervishaj, me objekt “pushim cenimi”, padi qe eshte rrezuar, si dhe vendimi tjeter nr.536, date 15.08.1972, me objekt “detyrimi i Lefterit t’i paguaje pension ushqimor nenes se tij”, trashegimleneses Ismete. Pra asnje nga paditesit nuk ka qene ne ngarkim te trashegimleneses, ne kuptim te ligjit.

Mendojme si perfundim se kufizimi i rezerves ligjore nuk duhet te intrepretohet ne menyre te zgjeruar, perparesi sipas legjislacionit tone por edhe ne pergjithesi, merr liria, autonomia e disponimit te vullnetit te trashegimlenesit, gje qe eshte prekur ne kete gjykim.

Evjeni Sinojmeri Artan Hoxha

Nr.3053/898 i Regj. ThemeltarNr.1438 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareEvjeni Sinoimeri AnetareArtan Hoxha AnetarBesnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile nr.3053/898 qe i perket:

PADITËS: MARJANA KUME, perfaqesuar nga Av. E. Qirjako

TË PADITUR: SKENDER RELI, ERMIRA RELI, DENISA RELI, FLENKI RELI, SADETE RELI, perfaqesuar nga Av. M. Haxhia

OBJEKTI I PADISË:

157

Page 158: Tetor 2005

Detyrimin e te paditurve te lirojne e dorezojne banesen. Pagimin e qirase se papaguar.

Baza Ligjore: Neni 145, 149, 304, 309, 450, 659, 812, 818, te K.Civil,

V.K.Ministrave nr.250, date 16.04.1996.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr.4561, date 06.11.2003 ka vendosur:Pranimin e padise.Detyrimin e te paditurve te lirojne dhe dorezojne ne favor te paditeses banesen e ndodhur ne Rr. "H.Tasim" nr.36.Detyrimin e te paditurve te paguajne qirane e papaguar ne masen 97.119 leke si dhe 30.000 leke ne muaj nga data 15.06.2001 deri ne lirimin te baneses.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin civil nr.940, date 16.09.2004 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.4561, date 06.11.2003 te Gjykates se rrethit Tirane.Pranimin e pjeshem te padise.Detyrimin e te paditurve Skender Reli, Ermira Reli, Denisa Reli, Flenki Reli e Sadete Reli, te dorezojne banesen objekt gjykimi, pasi te sigurojne siperfaqe tjeter banimi.Detyrimin e te paditurve Skender Reli, Ermira Reli, Denisa Reli, Flenki Reli e Sadete Reli, te paguajne qirane e papaguar nga viti 1999 e deri sa te lirojne kete banese sipas tarifave te percaktuar nga V.K.Ministrave nr.250, date 16.04.1996 dhe ndryshimeve te mevoneshme.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala paditese Marjana Kume, duke kerkuar prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane, duke parashtuar sa me poshte:

- Gjykata ka lejuar shkelje procedueriale qe kane ndikuar ne dhenien e vendimit, pasi nuk ka zbatuar dispozitat e detyrueshme per te dhe nuk ben nje analize te pretendimeve te ngritura ne proçes, shoqeruar me bazen ligjore, ku ajo bazon zgjidhjen e çeshtjes.

- Vendimi i gjykates nuk eshte i mbeshtetur ne provat e dosjes, por ka vendosur sipas bindjes se saj, gje qe e ben te cenueshem vendimin.

- Gjykata gabimisht i refrohet parimeve te pergjitheshme te K.Civil, duke mos aplikuar ligjin e posaçem.

- Gjykata ka verpuar ne kundershtim me ligjin nr.8030, date 15.11.1995 "Per kontributin e shtetit per familjet e pastreha dhe vendimit te K.Ministrave nr.49, date 20.01.1993 "Per percaktimin e kritereve per te pastrehet".

- Gjykata ka bere interpretim te gabuar te ligjit dhe nuk i referohet normes se posaçme per te interpretuar marredhenien e posaçme qe eshte krijuar midis paleve ndergjyqese.

- Gjykata ka vendosur gabim ne lidhje me çmimin e qirase se baneses, duke mos pasur parasysh ligjet perkatese qe rregullojne kete marredhenie.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e antares Nikoleta Kita, perfaqesuesin e pales paditese qe kerkoi

prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se

158

Page 159: Tetor 2005

pare, perfaqesuesin e pales paditur qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane duhet te prishet si ne kundershtim me ligjin ne pjesen

qe ben fjale per lirimin e baneses dhe te lihet ne fuqi vendimi i gjykates se shkalles se pare si i drejte dhe i bazuar ne ligj per kete pjese.

Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane duhet te lihet ne fuqi ne pjesen tjeter te tij ku ben fjale per pagimin e qirase se baneses.

Rezulton nga aktet se K.K.K.Pronave prane Bashkise Tirane me vendimin nr.324, date 13.01.1993 ka kthyer ne favor te paditeses Marjana Kume nje pallat te ndodhur ne Rr. "H. Tasim" nr.36. Ne kete pallat ne nje apartament 2+1 dhome e kuzhine, banonte me cilesine e qeramarresit i padituri Skender Reli me familjen e tij, i cili mbas vitit 1993 ka vazhduar kontraten e qirase me pronarin e ri te baneses paditesen Marjana Kume.

Deri ne vitin 1999 nuk ka patur konflikt midis paleve por mbas kesaj periudhe i padituri ka refuzuar te paguaje qirane e baneses me pretendimin se kishte bere shpenzime te domosdoshme per mirembajtjen e saj.

Ne keto rrethana me padi drejtuar gjykates, Marjana Kume ka kerkuar nga i padituri detyrimin per pagimin e qirase, dhe lirimin e baneses.

Ne perfundim gjykata e shkalles se pare Tirane ka vendosur, pranimin e padise sipas kerkimeve te paditeses ndersa Gjykata e Apelit Tirane ka vendosur ndryshimin e ketij vendimi duke pranuar pjeserisht padine. Ajo ka vendosur te detyroje te paditurin Skender Reli e familjen e tij, te dorezojne banesen objekt gjykimi pasi te sigurojne siperfaqe tjeter banimi dhe te paguaje qirane nga viti 1999 e ne vazhdim sipas tarifave te percaktuara ne V.K.Ministrave nr.250, date 16.04.1996.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs paditesja dhe shkaqet e parashtruara ne te bejne fjale per zbatim te keq te ligjit nga gjykata e apelit.

Gjykata e Apelit Tirane ka ndryshuar vendimin e gjykates se shkalles se pare Tirane dhe ka lejuar te paditurin te qendroje ne banese derisa te siguroje nje siperfaqe tjeter banimi me arsyetimin se ai ka qene qeramarres ne banese para vitit 1993 kur banesa ishte prone shteterore dhe ne baze te nenit 306 te K.Civil konsiderohet posedues i ligjshem ne banese dhe jo i paligjshem si ka pranuar gjykata e shkalles se pare.

Ne rastin konkret nuk diskutohet qe i padituri ka hyre ne banese ne menyre te paligjshme. Perderisa banesa objekt gjykimi ka qene prone shteterore dhe i padituri ka hyre aty me cilesine e qiramarresit ai ka qene edhe posedues i ligjshem, por nga viti 1999 kur ka refuzuar te paguaje edhe qerane e baneses, me te drejte gjykata e shkalles se pare ka konkluduar se ai pa arsye te perligjura i eshte shmangur ketij detyrimi dhe eshte kthyer ne nje posedues te paligjshem.

Gjykata e apelit lejon te paditurit te qendrojne ne banese deri sa te sigurojne siperfaqe tjeter banimi por nuk percakton ne se ky kusht per qendrimin e tyre ne banese do te plotesohet nga vete te paditurit apo nga organe te tjera kompetente te ngarkuara me ligj. Ligji nr.8030, date 15.11.1995 ben fjale per kontributin e shtetit per familjet e pastreha por si pranon gjykata e shkalles se pare te paditurit per shkaqe ligjore nuk perfitojne statusin e te pastrehit, prandaj nuk ka arsye te qendrojne ne banese deri ne trajtimin e tyre si te tille.

Sipas pikes 1, 2, 3 te V.K.Ministrave nr.250, date 16.04.1996 "Per proçedurat dhe prioritetet ne zbatim te Ligjit nr.8030, date 15.11.1995 nuk perfitojne nga ky ligj familjet e pastreha ne te cilat qofte edhe njeri prej anetareve te tyre ushtron veprimtari ekonomike dhe eshte subjekt i takses se vleres se shtuar".

159

Page 160: Tetor 2005

I padituri me vendim nr.16511, date 18.12.1996 te Gjykates se shkalles se pare Tirane eshte rregjistruar si person juridik "Reli" sh.p.k dhe simbas dokumentacionit perkates rezulton se vazhdon rregullisht aktivitetin, fakt i cili nuk eshte kontestuar edhe prej te paditurit prandaj ndodhur ne keto rrethana me te drejte gjykata e shkalles se pare ka konkluduar qe i padituri perderisa nuk perfiton statusin e te pastrehit, nuk duhet te qendroje me ne banese por ta liroje ate ne favor te pronarit duke zgjidhur vete problemin e strehimit dhe te gjetjes se nje banese tjeter.

Per kete pjese vendimi i Gjykates se Apelit Tirane duhet te prishet dhe te lihet ne fuqi vendimit i Gjykates se shkalles se pare Tirane qe ka zgjidhur drejt dhe konform kerkesave te ligjit konfliktin midis paleve.

Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane duhet te lihet ne fuqi ne pjesen qe ben fjale per pagimin e qirase ne menyre qe nga viti 1999 e ne vazhdim i padituri ta likujdoje ate konform kerkesave te V.K.Ministrave nr.250, date 16.04.1996 dhe jo me çmime te liberalizuara si ka pranuar gjykata e shkalles se pare.

Ne baze te nenit 4 te Ligjit nr.8647, date 24.07.2000 "Per disa ndryshime ne Ligjin nr.8030, date 15.11.1995 "Per kontributin e shtetit per familjet e pastreha", deri ne zgjidhjen e strehimit, qytetaret e pastrehe qe banojne ne banese ish prone private, do te paguajne qira sipas tarifave qe paguanin ne kohen e hyerjes ne fuqi te Ligjit nr.7698, date 15.04.1993 "Per kthimin e kompensimin e pronave ish pronareve".

Ndodhur ne keto rrethana çmohet se gjykata e apelit ka zbatuar drejt dispozitat ligjore per pagimin e qirase prandaj per kete pjese vendimi i saj eshte i drejte dhe duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485/a, b te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.940, date 16.09.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne fuqi

te vendimit nr.4561, date 06.11.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane ne pjesen qe ben fjale per lirimin e baneses.

Lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ne pjesen tjeter te tij ku ben fjale per pagimin e qirase se baneses.

Tirane, me 20.10.2005MENDIM I PAKICËS

Jemi dakort per lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ne pjesen qe ben fjale per pagimin e qirase me arsyetimin qe pranohet ne vendimin e shumices, por ndryshe nga ajo per pjesen tjeter te vendimit qe ben fjale per lirimin e baneses kemi mendimin per prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim po prane asaj gjykate.

Gjykata e Apelit Tirane ne baze te nenit 306 te K.Civil i konsideron te paditurit Skender Reli, etj., posedues te ligjshem edhe pse nuk kane fituar statusin e te pastrehit dhe i detyron ata te lirojne banesen pasi te sigurojne siperfaqe tjeter banimi.

Referimi i gjykates ne nenin 306 te K.Civil eshte i gabuar. Kjo dispozite ben fjale per llojet e posedimit dhe nuk ka te beje aspak me zgjidhjen e konfliktit ne rastin konkret.

Gjykata ka kushtezuar lirimin e baneses me sigurimin e nje siperfaqe tjeter banimi per te paditurit por nuk ka percaktuar nga kush duhet te plotesohet ky kusht, nga vete te paditurit apo organe te tjera te ngarkuara me ligj dhe gjithashtu nuk i referohet per kete dispozitave ligjore ku ajo mbeshtet zgjidhjen ne kete menyre te konfliktit midis paleve.

160

Page 161: Tetor 2005

Referuar ne kerkesat e nenit 126 te K.Pr.Civile nder te tjera vendimi perfundimtar duhet te permbaje edhe bazen ligjore mbi te cilat bazohet zgjidhja e mosmarreveshjes, mungesa e se ciles ne rastin konkret dikton prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim po prane asaj gjykate.

Nikoleta Kita Artan Hoxha

161

Page 162: Tetor 2005

Nr.3027/873 i Regj. ThemeltarNr.1439 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesArtan Hoxha AnetarBesnik Imeraj AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareNikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 20.10.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:

PADITËS: RAKIP LAMANI, ne mungese

I PADITUR: AGJENSIA ELEKTRIKE BULQIZE, perfaqesuar nga Av. i Shtetit Kosta Gazeli dhe juristja Miralba Disha

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin e te paditurit te shperbleje

demin e shkaktuar ne vleren 3.300.000 leke.Baza Ligjore: Neni 608 e vijues i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Bulqize, me vendimin nr.209, date 26.12.2003, ka vendosur:Pranimin e pjesshem te padise.Detyrimin e pales se paditur, Agjensia Elektrike Bulqize, Zona e Shperndarjes Burrel, t'i shperbleje paditesit Rakip Lamani, demin ne masen 1.000.000 (njemilion) leke.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1082, date 08.10.2004, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.209, date 26.12.2003 te Gjykates se Rrethit Bulqize.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, kane bere rekurs Avokati i Shtetit dhe Zona e Shperndarjes Burrel, qe kerkojne prishjen e vendimit dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykatat nuk kane caktuar eksperte te fushes elektrike, ose grup ekspertesh, per te saktesuar shkakun e renies se zjarrit. Dhe eksperti i caktuar nga vete pala paditese, nuk ka dhene mendim kategorik ne lidhje me shkakun e renies se zjarrit.

- Zjarri ka rene per faj te paditesit, pasi ka bere instalime te brendeshme mbi kufijte e lejuar te kontrates se lidhur midis paleve, duke mos ju permbajtur kontrates me Ndermarrjen Elektrike.

162

Page 163: Tetor 2005

- Paditesi per nevoja te tij personale ka blere pajisje elektronike-shtepiake, ngarkese e cila nuk i pergjigjet instalimeve te brendeshme te baneses se tij.

Rekursi i paraqitur nga Zona e Shperndarjes Burrel: - Vendimi i gjykatave vjen ne kundershtim me provat e paraqitura nga ana e jone, si dhe

ligjin per energjine elektrike, ku percaktohet pergjegjesia per linjat elektrike dhe instalimet e brendeshme.

- Gjykata nuk ka marre parasysh se, shkaku i zjarrit ka ardhur si pasoje e instalimeve te vjetra dhe paisjeve elektro-shtepiake te vendosura ne kete shtepi qe nuk perballojne ngarkesen, duke shkaktuar qark elektrik ne ambientet e brendshme.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e çeshtjes nga gjyqtarja Nikoleta Kita, perfaqesuesin e pales se

paditur qe kerkoi ndryshimin e dy vendimeve dhe rrezimin e padise, si dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane, eshte i drejte dhe duhet te lihet ne fuqi.Paditesi Rakip Lamani eshte banor i fshatit Vajkal rrethi Bulqize.Me daten 24.12.2002, si rezultat i zjarrit eshte djegur banesa e tij dhe sende te tjera

shtepiake. Ne banese nuk ka patur persona dhe mbi njoftimin e banoreve te fshatit, kane shkuar menjehere ne vend ngjarje punonjes te grupit operativ zjarrfikes, te cilet simbas raportit te perpiluar kane konstatuar se, zjarri ishte rezultat i nje shkendie elektrike ne rrjetin e brendeshem.

Per demin e pesuar, fillimisht paditesi ka kerkuar ndihme nga organet e pushtetit lokal, por Keshilli i Qarkut Diber ka njoftuar se, ne baze te Vendimit te Keshillit te Ministrave nr.206, date 26.03.1998 te ndryshuar "Per kriteret e pjesemarrjes se shtetit ne perballimin e fatkeqesive", nuk disponon fonde per te ndihmuar paditesin.

Mbi padine e ngritur nga Rakip Lamani, kunder Agjensise Elektrike Bulqize, per shperblimin e demit te shkaktuar nga shkendia ne rrjetin elektrik, Gjykata e shkalles se pare Bulqize, ka vendosur pranimin e pjesshem te padise dhe detyrimin e pales se paditur, te shperbleje paditesin ne shumen 1.000.000 leke, vendim i cili eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka bere rekurs pala e paditur, por shkaqet e parashtruara ne te, nuk gjejne mbeshtetje ne rastet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile.

Te njejta shkaqe ana e paditur, ka parashtruar edhe ne ankim ne gjykaten e ainpelit dhe kjo e fundit, i ka marre ne shqyrtim dhe ka dhene pergjigje ne vendim e saj.

Ne kundershtim me sa parashtrohet ne rekurs, gjykata ka administruar te gjitha provat per ngjarjen e ndodhur, shkakun e renies se zjarrit, duke marre per kete edhe mendimin e specialisteve perkates, prandaj çmohet se ajo ka bere nje hetim te plote dhe te gjithaneshem, konform kerkesave te nenit 14 te K.Pr.Civile.

Lidhur me vlersimin e demit te shkaktuar, gjykata gjithashtu ka marre mendimin e specialistit dhe njekohesisht, i eshte referuar raportit te vlersimit te bere posaçerisht nga Komisioni i Qarkut Diber.

Ne demin e shkaktuar gjykata ka patur parasysh edhe fajin e vet personit te demtuar, per instalime jo te pershtatshme ne rrjetin e brendeshem elektrik, prandaj ka ulur masen e zhdemtimit nga 2.932.636 leke qe ishte ne fakt ne 1.000.000 leke per t'u shperblyer nga ana e paditur.

163

Page 164: Tetor 2005

Gjykata ka analizuar te gjithe elementet e shkaktimit te demit dhe pergjegjesise per shperblimin e tij, konform dispozitave te Kodit Civil dhe konstatohet se i ka zbatuar drejt ato, prandaj ne kundershtim me sa kerkohet ne rekurs, nuk ka vend per cenimin e vendimit.

164

Page 165: Tetor 2005

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/"a" te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.1082, date 08.10.2004 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 20.10.2005

165

Page 166: Tetor 2005

Nr.2716/584 i Regj. ThemeltarNr.1440 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareArtan Hoxha AnetarShpresa Beçaj AnetareBesnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.10.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 2716/584 qe i perket:

PADITËS: KUDRETE TEPELENA, perfaqesuar nga Av. Viktor Ikonomi

TË PADITUR: ARANIT ZHEGU, perfaqesuar nga Av. A. Shehu

INAJETE ISMAILI, SOKOL BELAJ,

REXHIE SADIRAJ, KUJTIM HAMZARAJ, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Shpallje e pavlefshmerise se veprimit juridik te kontrates se shitblerjes date 27.12.1995.

Baza Ligjore: Nenet 92/a, 204 e 207 te K.C.

Gjykata e shkalles se pare Vlore, me vendimin nr.366 date 2.6.2001 ka vendosur: Rrezimin e padise se paditeses Kudrete Tepelena, kunder te paditurve Aranit Zhegu, Inajete Ismaili, Sokol Belaj, Rexhije Sadiraj, Kujtim Hamzaraj, me objekt shpallje te pavlefshmerise se veprimit juridik te kontrates se shitblerjes nr.4771 Rep., date 27.12.1995.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.454, date 16.10.2001 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.366, date 15.03.2001 te Gjykates se Rrethit Vlore.

Gjykata e Larte, me vendimin nr.1708, date 23.10.2003 ka vendosur: Prishjen e vendimit nr.454, date 16.10.2001 te Gjykates se Apelit Vlore dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.296, date 02.06.2004 ka vendosur:

166

Page 167: Tetor 2005

Lenien ne fuqi te vendimit nr.366, date 13.03.2001 te Gjykates se shkalles se pare Vlore.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs paditesja Kudrete Tepelena, e cila kerkon prishjen e vendimeve te gjykatave dhe pranimin e kerkese padise, duke parashtruar sa me poshte:

- Ne dhenien e vendimit gjykata e apelit nuk ka zbatuar detyrat dhe udhezimet e lena nga Gjykata e Larte, por ka vepruar ne kundershtim me to.

- Gjykata e apelit ka vepruar ne kundershtim me konkluzionet e Gjykates se Larte, pasi kemi te bejme me nje send ne bashkepronesi, send i cili nuk eshte ndare, apo pjestuar mes bashkepronareve, pra kontrata pbjekt gjykimi eshte pa objekt.

- Veprimi juridik, kontrata e shitjes, i kryer nga palet e paditura eshte ne kundershtim me ligjin, gje e konkluduar nga Gjykata e Larte, nderkohe gjykata e apelit vendos ne kundershtim me te, pa asnje baze ligjore.

- Vendimi i gjykates se apelit eshte i njeanshem dhe ne kundershtim me ligjin, pasi ne rigjykim ajo ka dale jashte objektit te padise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Nikoleta Kita, perfaqesuesin e paditeses, qe kerkoi

prishjen e dy vendimeve dhe pranimin e padise, perfaqesuesin e te paditurit, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, si dhe bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Vlore, eshte i drejte dhe duhet te lihet ne fuqi.Rezulton nga aktet se me vendim te K.K.K.Pronave nr.75, date 21.03.1995, paditesja

Kudrete Tepelena dhe 4 motrat e saj, Inajete Ismaili, Nihajete Belaj, Rexhije Sadiraj dhe Myrvete Hamzaraj, si trashegimtare te atit te tyre Faik Shehu, jane bere bashkepronare mbi nje siperfaqe trualli prej 2000 m2 te ndodhur ne qytetin e Vlores me kufij te percaktuar ne 1/5 pjese secila.

Me kontrate shitblerje nr.4771 Rep., date 27.12.1995 te paditurat Nihajete Belaj dhe Myrvete Hamzaraj nepermjet perfaqesuesve te tyre i kane shitur te paditurit Aranit Zhegu 800 m2 me kufij te percaktuar, e barabarte kjo me 2/5 pjese te siperfaqes se pergjithshme.

Me padi drejtuar gjykates Kudrete Tepelena ka kerkuar pavlefshmerine e kesaj kontrate shitblerje, me pretendimin se nuk jane respektuar kerkesat e nenit 204 te Kodit Civil dhe eshte cenuar e drejta e parablerjes se saj per kete prone ne raport me personat e trete.

Ne perfundim, Gjykata e shkalles se pare Vlore ka vendosur rrezimin e padise si te pabazuar, vendim i cili eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Vlore.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore eshte bere rekurs nga paditesja Kudrete Tepelena, por shkaqet e parashtruara ne te, nuk gjejne mbeshtetje ne rastet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile.

Ne rigjykim te ceshtjes mbas prishjes se vendimit nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte, Gjykata e Apelit Vlore ka konstatuar se akti i njoftimit date 27.12.1995 i perpiluar nga noteri ne prani edhe te personave te tjere eshte i sakte dhe perben prove te plote konform kerkesave te ligjit.

Ne permbajtje te tij pranohet qe me cilesine e bashkepronares, paditesja ka deklaruar se nuk deshironte te blinte pjesen qe shitej ne favor te te paditurit Aranit Zhegu, por ka refuzuar te firmose per sa siper.

Perveç dy bashkepronareve qe shisnin pjesen e tyre, akti i njoftimit per te drejten e parablerjes eshte nenshkruar edhe nga dy bashkepronaret e tjera Rexhije Sadiraj dhe Inajete Ismaili,

167

Page 168: Tetor 2005

te cilat kane qene te pranishme dhe kane nenshkruar se jepnin pelqimin per shitjen e 2/5 pjese te siperfaqes se truallit, pa patur pretendime per te drejta parablerje.

Me gjithe pretendimet, paditesja nuk ka vertetuar se ky akt ishte i fallsifikuar prandaj ne rrethanat e mesiperme me te drejte gjykata e ka vleresuar ate me fuqi te plote provuese per njoftimin e paditeses per te drejten e parablerjes dhe ka arritur ne konkluzionin e drejte se dy bashkepronaret Nihajete Belaj dhe Myrvete Hamzaraj kane permbushur detyrimet ligjore ndaj bashkepronareve te tjere per shitjen e pjeseve te tyre ne bashkepronesi.

Sipas nenit 204 te Kodit Civil bashkepronari para se t'ia shese pjesen e vet ne sendin e paluajteshem nje personi qe nuk eshte bashkepronar detyrohet te njoftoje me shkrim bashkepronaret e tjere nese deshirojne te blejne pjesen me te njetat kushte, detyrim ligjor ky qe rezulton se te paditurat e kane plotesuar dhe nuk ka shkak per pavlefshmerine e kontrates se shitblerjes.

Ne padi paditesja pretendon se per sendin objekt konflikti nuk eshte bere pjestim gjyqesor apo pjestim vullnetar, nderkohe qe nga provat e administruara rezulton qe ne nje siperfaqje prej 400 m2 te rrethuar para vitesh, paditesja ka ndertuar pallat, çka tregon per nje ndarje faktike dhe vullnetare midis bashkepronareve sipas pjeseve takuese, prandaj seicili prej tyre duke ditur pjesen e vet mund te dispononte lirshem edhe per efekt shitje ne favor te personave te trete pa qene i detyruar te njoftonte paraprakisht per te drejten e parablerjes bashkepronaret e tjere.

E pare edhe ne kete prizem konstatohet se paditeses, nuk i eshte cenuar e drejta e parablerjes konform kerkesave te nenit 204 te K.Civil, prandaj me te drejte gjykata ka rrezuar padine si te pambeshtetur ne ligj.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485/"a" te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.296, date 02.06.2004 te Gjykates se Apelit Vlore.

Tirane, me 20.10.2005

168

Page 169: Tetor 2005

Nr.2177 i Regj. ThemeltarNr.1442 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesuesPerikli Zaharia AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 25.10.2005, mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: SHOQERIA "GLOBAL PETROLEUMALBANIA" Sh.A., perfaqesuar nga Av. Alban Çaushi.

TË PADITUR: DEGA E TATIMPAGUESVE TE MEDHENJ, KOMISIONI I APELIMIT TATIMOR NE MINISTRINE E FINANCAVE, perfaqesuar nga Av. i Shtetit Kosta Gazeli

OBJEKTI I PADISË:

Anullimi i pjesshem i njoftim vleresimit tatimore nr.1907/5, date 26.07.2004;

Anullimi i vendimit nr.121, date 12.11.2004 te Komisionit te Apelimit te Tatimeve.

Baza Ligjore: Nenet 324 e vijues te K.Pr.Civile, neni 118 i ligjit nr.8485, date 12.05.1999

"Per K.Pr.Adiministrative".

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr.2011 Akti, date 06.06.2005 ka vendosur:Rrezimin e kerkeses se paraqitur nga Dega e Tatimpaguesve te Medhenj per nxjerjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs, Avokati i Shtetit, e Dega e Tatim Paguesve te Medhenj, te cilet kerkojne prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit duke parashtruar sa me poshte:

Rekursi i Avokatit te Shtetit.- Vendimi i gjykates nuk eshte i drejte e i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet prishur.

169

Page 170: Tetor 2005

- Gjykata nuk ka patur parasysh kerkesat e ligjit 8560 "Per proçedurat tatimore", ku percaktohet se tatimpaguesit qe perpara se te paraqitin kerkesen per apelim duhet te parapaguajne detyrimin tatimor, ku nje gje e tille nuk eshte bere nga ana e pales paditese.

- Kthimi i pergjigjes me shkrese nuk mund te kosiderohet si vendim, pasi nuk ploteson kerkesat e ligjit per te qene nje akt administrativ ne kuptim te nenit 105 te K.Pr.Administrative, dhe si i tille nuk krijon pasoja juridike ne raste individuale.

- Gjykata duhej te konstatonte pavlefshmerine e vendimit Komisionit te Apelimit te tatimeve dhe te nxirte çeshtjen jashte juridiksionit gjyqesor, pasi nuk eshte ezuaruar rruga administrative.

Rekursi i Deges Tatimpaguesve te Medhenj.- Gjykata arsyeton gabim kur e konsideron pergjigjen e shkreses qe kemi bere neve pales

paditese, si nje akt administrativ sipas nenit 105 te K.Pr.Administrative.- Ne kete nen eshte percaktuar se kush do te konsiderohet akt administrativ, te cilat

krijojne pasoja juridike. Shkresa date 20.09.2004 nuk krijon pasoja juridike ndaj pales paditese dhe si e tille nuk perben akt administrativ.

- Ligji "Per proçedurat tatimore" parashikon nxjerjen e nje vendimi 30 dite nga paraqitja e apelimit, ku nje gje e tille nuk eshte bere nga ana jone qe pala paditese te bente ankim.

- Ligji 8560 "Per proçedurat tatimore ne R.Sh." parashikon dhe detyron tatimpaguesit qe perpara se te paraqiten per apelim duhet te parapaguajne detyrimin tatimor. Nje gje e tille nuk eshte bere nga paditesi, pra gjykata ka vepruar ne kundershtim me ligjin.

- Gjykata duhej te konstatonte dhe te shprehej per pavleshmerine e vendimit te Komisionit te apelimit te tatimeve dhe te nxirte çeshtjen jashte juridiskionit gjyqesor, pasi rruga administrative per apelim nuk eshte ezauruar.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Nikoleta Kita, perfaqesuesin e pales paditur qe kerkoi

prishjen e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe pushimin e gjykimit, perfaqesuesin e pales paditese qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe si bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se shkalles se pare Tirane per rrezimin e kerkeses se pales se paditur

per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor eshte i drejte dhe duhet te lihet ne fuqi.Rezulton nga aktet se shoqeria "Global Petroleum Albania" sh.a, ushtron aktivitet per

tregetimin e karburanteve. Mbas nje kontrolli te ushtruar nga Dega e Tatim Paguesve te Medhenj, me akt njoftim vleresimi tatimor nr.1907/5, date 26.07.2004 eshte percaktuar detyrimi i pales paditese ne shumen 298.970.262 leke.

Kunder ketij akti pala paditese eshte ankuar ne drejtorine e pergjitheshme te tatimeve, D.T.Paguesve te Medhenj dhe ka marre prej saj pergjigje negative me shkresen nr.1907/8 prot., date 20.09.2005. Ne zbatim te Ligjit 8560, date 22.12.1999 "Per proçedurat tatimore ne R.Shqiperise" eshte ankuar edhe ne Komisionin e Apelimit Tatimor prane Ministrise se Financave dhe ky i fundit me vendim nr.121, date 12.11.2004 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.1907/5, date 26.07.2004 te Deges se Tatim Paguesve te Medhenj.

Mbasi ne rruge administrative ka marre pergjigje negative, me padi drejtuar gjykates, shoqeria "Global Petroleum Albania" sh.a., ka kerkuar anullimin e pjesshem te njoftim Vleresimit Tatimor nr.1907/5, date 26.07.2004 dhe anullimin e vendimit nr.121, date 12.11.2004 te Komisionit te Apelimit Tatimor.

170

Page 171: Tetor 2005

Ne gjykim pala e paditur Dega e Tatim Paguesve te Medhenj ka kerkuar nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor me pretendimin se pala paditese nuk ka konsumuar rrugen administrative dhe ne zbatim te Ligjit 8560, date 22.12.1999 "Per proçedurat Tatimore ne R.Shqiperise" nuk ka parapaguar detyrimin tatimor.

Gjykata e shkalles se pare Tirane ka vendosur rrezimin e kerkeses se pales se paditur per nxjerrjen e çeshtjes jashte juriksionit gjyqesor dhe ne kundershtim me sa parashtrohet ne rekurs te anes paditur ky konkluzion i gjykates eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj.

Ndryshe nga sa pretendon pala e paditur, shoqeria "Global Petroleum Albania" sh.a. ka kundershtuar ne rruge administrative aktin e njoftimit te vleresimit tatimor nr.1907/5, date 26.07.2004 dhe mbasi ka marre pergjigje negative prej tyre i eshte drejtuar gjykates per anullimin e ketij akti. Ne rrethana te tilla, gjykata ishte e detyruar te shqyrtonte konfliktin midis paleve, prandaj me te drejte ka rrezuar kerkesen per nxjerrje te çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor. Pala paditese ka marre pergjigje nga Drejtoria e Pergjitheshme e Tatimeve, D.T.Paguesve te Medhenj me nr.1907/8 prot, date 20.09.2004 dhe ne kundershtim me sa pretendon pala e paditur kjo nuk mund te konsiderohet shkrese sqaruese, por vendim ne pergjigje te ankeses me nr.prot 1795, date 25.08.2004 per anullimin e pjesshem te Njoftimit te Vleresimit Tatimor, ç’ka pasqyrohet qarte edhe tek lenda ne hyrje te pergjigjes qe i drejtohet shoqerise "Global Petroleum Albania" sh.a.

Nga aktet si me siper rezulton gjithashtu se paditesi te kete marre pergjigje edhe nga Komisioni i Apelimit Tatimor prane Ministrise Financave, por ndryshe nga sa pretendon ana e paditur vendimi i saj nuk ka arsye ligjore te konstatohet si nje akt i pavlefshem. Ky komision ka marre ne shqyrtim ankesen e pales paditese konform kerkesave te Ligjit 8560, date 22.12.1999 "Per proçedurat Tatimore ne R.Shqiperise" dhe ka dhene pergjigje negative, ka ushtruar kompetencat e veta ligjore si organ me i larte i shqyrtimit te ankesave ne rruge administrative, prandaj ne kundershtim me sa kerkon ana e paditur nuk kishte arsye ligjore qe gjykata te konstatonte pavlefshmerine e vendimit te tij dhe te mos e merrte ate ne konsiderate per efekt te shqyrtimit te konfliktit ne rruge administrative.

I pabazuar gjendet edhe pretendimi tjeter i pales paditur qe shoqeria "Global Petroleum Albania" sh.a, para apelimit nuk ka plotesuar detyrimin ligjor per parapagimin e detyrimit tatimor.

Ne baze te nenit 43 te Ligjit 8560, date 22.12.1999 "Per proçedurat Tatimore ne R.Shqiperise", tatim paguesit duhet te paguajne te gjitha detyrimet tatimore, perfshire ketu edhe detyrimet administrative e interesat, ose te paraqesin garancite e nevojshme perpara se te paraqiten per apelim dhe ne rastin e garancise, per periudhen e apelimit llogariten te gjitha interesat, çka tregon krahas pagimit paraprak para apelimit ligji lejon si alternative edhe garancite e nevojshme.

Ne ankesen e pales paditese drejtuar Ministrise Financave dhe Drejtorise se Pergjitheshme D.T.P. te Medhenj per anullimin e aktit te njoftimit te Vleresimit Tatimor nr.1907/5, date 26.07.2004, shoqeria "Global Petroleum Albania" sh.a, sqaron poziten e saj financiare dhe vleren e aktiveve te asaj shoqerie, si rezultat i investimeve te vazhdueshme, gjendjen e nje T.V.Sh-je te kreditueshme per investime dhe parapagim te detyrimeve tatimore ne shuma te konsiderueshme, rrethana qe te gjitha se bashku sherbejne si garanci te nevojshme konform dispozites se lart permendur dhe justifikojne mospagimin paraprak te detyrimit tatimor.

Ana e paditur ka pranuar per shqyrtim ne rruge administrative apelin e bere nga shoqeria "Global Petroleum Albania" sh.a, e perderisa nuk ka kerkuar vete pagimin paraprak tregon se ajo ka gjetur garancite e nevojshme financiare prane kesaj shoqerie, prandaj mospagimi paraprak i detyrimit nuk mund te pretendohet si shak per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

171

Page 172: Tetor 2005

Ne rrethanat e mesiperme me te drejte gjykata nuk ka pranuar kerkesen per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor. Vendimi i saj duhet te lihet ne fuqi si i drejte dhe i bazuar ne ligj.

172

Page 173: Tetor 2005

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485/a dhe 59 te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.2011 akti, date 06.06.2005 te Gjykates se shkalles se pare

Tirane.

Tirane, me 25.10.2005

173

Page 174: Tetor 2005

Nr.2793/657 i Regj.ThemeltarNr.1443 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil te Gjykates se Larte, i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesuesPerikli Zaharia AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare Irma Bala Anetare Ardian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 26.07.2005 dhe 25.10.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: STEFAN (FATMIR) BONO, perfaqesuar nga Av. P. Petriti.

TË PADITUR: K.K.K.PRONAVE PREFEKTURA KORCE

FERRIT BONO, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Anullim vendimi komisioni, detyrim per njohje pronar.

Marrje mase sigurimi.Baza Ligjore: Neni 27/a i ligjit 7698, date 15.04.1993

dhe neni 202/a i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Pogradec, me vendimin nr.74, date 16.02.2004 ka vendosur:Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.151, date 15.07.2004 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.74, date 16.02.2004 te Gjykates se shkalles se pare Pogradec.

Kunder vendimit te Gjykates Apelit Korce, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs paditesi Stefan Bono, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Pogradec nr.74, date 16.02.2004 e dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne gjykaten e shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykatat kane zbatuar keq ligjin.- K.K.K.Pronave ne marrjen e vendimeve nuk ka respektuar nenin 14 te ligjit 7699, date

21.04.1993 V.K.M. nr.560, date 16.10.1995 dale ne baze e per zbatim te tij. I padituri nuk i ka plotesuar ato dokumenta dhe duke mos kryer procedurat qe kerkon ky V.K.M.

174

Page 175: Tetor 2005

- K.K.K.Pronave ka shkelur germen "a" te pikes 5 te V.K.M nr.560, date 16.10.1995 pasi aktin kadastral me nr.1250/2 te arkivit kadastral te rrethit Pogradec paraqitur si akt pronesie e ka trajtuar si akt para reformes agrare nderkohe qe keto te dhena jane nxjerre nga rregjistrat e tokave te vitit 1947. Nderkohe qe neni 1 i ligjit 7699 njeh te drejten e kompesimit per tokat ne pronesi para daljes se ligjit nr. 108, date 29.08.1945.

- Ne dhenien e vendimit ne favor te te paditurit, K.K.K.Pronave ka mashtruar pasi siperfaqja 4000 m2, nuk ka qene asnjehere ne perdorim te te paditurit, duke shkelur nenin 6/2 te ligjit 7699, date 21.04.1993.

- I padituri Ferrit Bono eshte banor i qytetit Pogradec qe para daljes se ligjit nr.7501, date 19.07.1991 "Per token". Ne kete kuptim nuk mund te perfitonte as toke ne perdorim as ne pronesi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani, mbrojtjen dhe mendimet e perfaqesuesit

te pales paditese Stefan Bono, avokatit Petrit Petriti, qe kerkoi prishjen e vendimit nr.151, date 15.07.2004 te Gjykates se Apelit Korce dhe vendimit nr.74, date 16.02.2004 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Pogradec dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne kete gjykate me nje tjeter trup gjykues, ne mungese te paleve te paditura Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ish Pronareve te Prefektures Korce dhe Ferrit Bono, si dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi nr.151, date 15.07.2004 i Gjykates se Apelit Korce me te cilin eshte lene ne

fuqi vendimi nr.74, date 16.02.2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Pogradec, eshte rrjedhoje e mosrespektimit dhe zbatimit te gabuar te ligjit.

Nga hetimi gjyqesor i ceshtjes dhe vendimet e dhena ne te dy shkallet e gjykimit rezulton se:

Ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor Pogradec me date 03.07.2003 eshte rregjistruar kerkese-padia e paditesit Stefan Bono me pale te paditura Komisionin e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ish Pronareve te Prefektures se Korces dhe Ferrit Bono, me objekt dhe shkak ligjor ndryshimin e vendimeve nr.45, date 26.08.1997 te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ish Pronareve te Rrethit Pogradec dhe pikes 2/2 te vendimit nr.195, date 18.08.2000 te po ketij Komisioni, si dhe detyrimin e anes se paditur per ta njohur pronar per siperfaqen 4000 m2, mbeshtetur ne nenin 27/a te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 "Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve" dhe nenin 202 te Kodit te Procedures Civile.

Nga aktet e administruara dhe pranuara nga gjykatat rezulton se pales paditese, trashegimtareve te te ndjerit Xhemal Feim Bono, sipas pikes 2/2 te vendimit nr.195, date 18.08.2000 te K.K.K.Pronave te Rrethit Pogradec, te nxjerre bazuar ne ligjin nr.7699, date 21.04.1993, eshte vendosur qe per siperfaqen prej 4000 m2 e cila "ka qene pjese e ish repartit ushtarak", t’i drejtohen gjykates per shkak te mbivendosjes qe krijohet me pronen e kthyer te paditurit me vendimin nr.45 te dates 26.08.1997 te po atij Komisioni.

Nga ana tjeter bazuar ne ligjin nr.7699, date 21.04.1993 (neni 6/2), me vendimin nr.45, date 26.08.1997 te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ish Pronareve te Rrethit Pogradec, te paditurit Ferit Bono i eshte dhene e drejta te rregjistroje ne pronesi 4000 m2 toke qe sipas Komisionit "eshte mbajtur ne perdorim nga i padituri", e patrajtuar me ligjin nr.7501, date 19.07.1991, me toponimin "Vakefke" e ndodhur ne fshatin Verdove Pogradec.

175

Page 176: Tetor 2005

Te dy palet ndergjyqese kane pretenduar se jane ish pronaret e se njejtes siperfaqe prej 4000 m2 toke, per te cilen kane kerkuar ne K.K.K.Pronave te Rrethit te Pogradecit qe te trajtohen sipas ligjit nr.7699, date 21.04.1993 ne formen e kompensimit ne vlere ose me troje. Sikurse rezulton nga provat e administruara ne gjykim dhe nga vete pretendimet e paleve ndergjyqese, siperfaqja e tokes objekt gjykimi eshte administruar dhe ka sherbyer per qellime te mbrojtjes se vendit, si pjese e infrastruktures se nje reparti ushtarak. Kjo siperfaqe toke, ne kuptim dhe zbatim te ligjit nr.7501, date 19.07.1991 dhe te ligjit nr.7698, date 15.04.1993, nuk eshte trajtuar e ndare si toke dhe as eshte trajtuar si truall brenda vijave kufizuese te qendrave te banuara.

Ne perfundim te hetimit gjyqesor, Gjykata e Rrethit gjyqesor Pogradec ka vendosur rrezimin e padise si "kerkime te pambeshtetura ne prova dhe ne ligj". Kjo gjykate pa bere arsyetim te plote dhe analize te provave, shprehet se pretendimet e paditesit i referohen vetem te dhenave dhe rregjistrave kadastrale te vitit 1950 pa u plotesuar me elementet e kerkuar nga vendimi nr.560, date 16.10.1995 i Keshillit te Ministrave, ndersa ato te te paditurit i referohen dokumentave me te hershme, atyre te vitit 1947. Sipas gjykates, ne keto dokumente, meqenese behen referime qe ne reformen agrare se i padituri "mori toke aq sa kishte", kjo tregon se ky i fundit nuk "kishte arsye t’i referohej vendimit te Keshillit te Ministrave nr.560, date 16.10.1995".

Gjykata e Apelit Korce ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare me arsyetimin se eshte i bazuar ne prova dhe ne ligj. Megjithate, po kjo gjykate apeli ka cmuar se per dhenien e nje vendimi ishte e domosdoshme te perseritej pjeserisht hetimi gjyqesor duke thirrur edhe nje ekspert. Kjo gjykate ne dhenien e vendimit te saj, pa e harmonizuar me analizen e provave dhe te pretendimeve te tjera te paleve te administruara ne te dy fazat e gjykimit, eshte mbeshtetur ne konkluzionet e nje ekspertimi, qe ne vetvehte permban disa kundershti te cilat ajo nuk i ka analizuar e biseduar per te vendosur mbi motivet e pranimit ose jo te tyre ne funksion te zgjidhjes se ceshtjes. Sipas aktit te ekspertimit prona e pretenduar nga paditesit nuk ndodhet, pra nuk mbivendoset me pronen objekt gjykimi e cila duke qene truall, i ishte dhene ne pronesi te paditurit si nje nga format e kompesimit te ish pronareve te tokave bujqesore te patrajtuara me ligjin nr.7501, date 18.07.1991 "Per token".

Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se arsyetimi dhe dispozitivi i vendimit te Gjykates se Apelit Korce me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Pogradec nuk eshte i mbeshtetur ne ligj. Gjykatat ne zgjidhjen e ceshtjes nuk kane mbajtur parasysh kriteret ligjore qe, sipas ligjit nr. 7699, date 21.04.1993, duhet te permbushe personi ish pronar per te perfituar kompesimin ne vlere ose me troje te tokave bujqesore qe ka patur ne pronesi deri ne vitin 1945. Nga shqyrtimi i vendimeve dhe akteve te dosjes gjyqesore rezulton se nuk kemi te bejme thjesht me ceshtje te vleresimit te provave nga gjykatat por ne rradhe te pare me kuptim e zbatim te gabuar te ligjit, ne trajtimin e tyre dhe zgjidhjen e ceshtjes. Meqenese per dhenien e nje vendimi te drejte per sa mesiper eshte e nevojshme kryerja e disa veprimeve procedurale te lidhura edhe me marrje e vleresim provash, ceshtja duhet te rishqyrtohet edhe nje here nga ana e Gjykates se Apelit Korce.

Ne rigjykim, gjykata e apelit duhet te hetoje ne menyre te plote e te gjithanshme, per te percaktuar me grup ekspertesh vendndodhjen e sakte te siperfaqes objekt gjykimi prej 4000 m2 edhe sipas akteve e dokumentave te kohes qe jane paraqitur nga secila prej paleve ndergjyqese dhe atyre te administruar nga K.K.K.Pronave ne nxjerrjen e dy vendimeve te tij te lartpermendura. Per t’i mundesuar gjykates dhenien e nje vendimi te mbeshtetur ne ligj dhe objektiv, eshte barra e proves se ish pronareve, ne rradhe te pare per paditesin dhe me pas per te paditurin qe te japin ndihmesen e tyre per zhvillimin normal te hetimit gjyqesor dhe qe te sjellin

176

Page 177: Tetor 2005

ne gjykim prova te plota per te vertetuar menyren se si kane fituar dhe mbanin titullin e pronesise mbi siperfaqen objekt gjykimi, per vendndodhjen, kufitaret natyrore e njerezore te prones qe pretendojne, etj.

Zgjidhja e mbeshtetur ne ligj e kesaj ceshtje lidhet jo vetem me hetimin per bazueshmerine ne ligj e provueshmerine e pretendimeve te paditesit dhe me pas te te paditurit lidhur me ekzistencen e pronesise se tyre mbi siperfaqen objekt gjykimi. Sipas ligjit nr.7699, date 21.04.1993, zbatimi i tij dhe me konkretisht njohja dhe kompesimi ne vlere a me troje i pronesise kushtezohet nga fakti qe palet te kene patur dokumenta hipotekore ose kadastrale te cilat vertetojne titullin e pronesise se tyre mbi siperfaqen objekt gjykimi. Ne mungese te tyre kerkohet vertetimi i kesaj pronesie me vendim gjyqesor. Edhe ne kete drejtim, per efekt te ketij ligji dhe te pikes 5 e vijuese te vendimit nr.560, date 16.10.1995 te Keshillit te Ministrave apo ne pergjithesi, ne kuptim te dispozitave procedurale civile, gjykata nuk ka analizuar vlefshmerine e fuqine provuese te shkresave, akteve zyrtare a kopjeve te tyre, si psh te disa provave te cilat nuk jane vertetime hipotekore apo kadastrale apo kane vetem natyre referuese ne shkresa te tjera (akte zyrtare) por qe nuk jane kerkuar a analizuar si duhet nese tregojne me saktesi origjinen, pronarin, madhesine apo kufitaret e prones.

Nga ana tjeter, ne kuptim te ligjit, zgjidhja e ceshtjes varet nga rregjimi i siperfaqes se tokes objekt gjykimi, nese ka qene dhe eshte toke bujqesore, truall etj, si dhe nga fakti i qenies ose jo jashte vijave kufizuese te qendrave te banuara. Sipas vendimeve te te dy gjykatave dhe sikurse pretendojne palet kjo siperfaqe nuk eshte toke e ndare sipas ligjit nr.7501, date 19.07.1991 "Per token". Por, nga ana tjeter, ne gjykim nuk rezulton se cfare statusi dhe mbi cilat dispozita kjo siperfaqe objekt gjykimi eshte trajtuar si truall. Nese ka qene pjese e nje reparti ushtarak, duhet te hetohet nese eshte ende ne inventarin e pasurive te paluajteshme te Ministrise se Mbrojtjes dhe nese nuk eshte me, me cfare baze ligjore, kur dhe me cilet akte, kushte e destinacion i ka kaluar komunes ne juridiksionin e te ciles ndodhet siperfaqja objekt gjykimi. Gjykata duhet te mbaje parasysh se prona publike ne formen e tokes ne asnje rrethane nuk mund te prezumohet si e braktisur, nisur edhe nga kuptimi e interpretimi i neneve 152/2, 168/3 e vijues te Kodit Civil.

Plotesia e hetimit gjyqesor lidhur me regjimin e tokes, madhesine e kufitaret e siperfaqes se tokes objekt gjykimi, do te ndihmonte gjykaten ne arritjen e konkluzioneve te tjera te mbeshtetura ne ligj lidhur edhe me disa rrethana e pretendime te paleve ndergjyqese. Sikurse pasqyrohen ne dosjet dhe vendimet e K.K.K.Pronave, edhe ne gjykim nga palet ka patur pretendime ne kundershti me njera - tjetren, sipas te cilave kjo siperfaqe ka qene repart ushtarak (pra ka qene truall) apo toke bujqesore. Nga gjykata nuk eshte hetuar dhe konkluduar per faktin qe, ne rast se siperfaqja eshte truall (pra jo toke bujqesore), i padituri nuk ka dhe nuk mund te kete ndonje akt te marrjes se tokes ne perdorim. Po keshtu, edhe perse i padituri nuk ka paraqitur ndonje prove shkresore se si e kishte fituar te drejten per marrjen ne perdorim te siperfaqes objekt gjykimi. Nga ana tjeter, ne gjykim eshte pretenduar edhe se siperfaqja objekt gjykimi nuk eshte truall por toke bujqesore. Ne rrethana te tilla, rregjimi i tokes dhe vertetesia e marrjes ne perdorim te saj percaktojne zbatimin ose jo ne kete ceshtje te ligjit nr.7699, date 21.04.1999, e ne vecanti te nenit 4, 6/1, 6/2 e vijues te tij, lidhur me rradhen e kompesimit, kompesimin ne vlere ose ne natyre, me te drejten e kompensimit dhe rregjistrimit te tokes se marre ne perdorim etj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne shkronjen "c" te nenit 485 te Kodit te

Procedures Civile,

177

Page 178: Tetor 2005

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.151, date 15.07.2004 te Gjykates se Apelit Korce dhe dergimin e

ceshtjes per rishqyrtim ne kete gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 25.10.2005

178

Page 179: Tetor 2005

Nr.2837/694 i Regj. ThemeltarNr.1444 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesuesePerikli Zaharia AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareArdian Dvorani Anetar

ne daten 25.10.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr.2837/694 akti, qe u perket paleve:

PADITËS: PERPARIM LALA, ne mungese

TË PADITUR: VILSON KOFINA, perfaqesuar nga Av. A. Shehu

ISA KACI, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Pushim cenimi ne posedim dhe rivendosje ne posedim

per siperfaqen 400 m2 pemetore.Baza Ligjore: Neni 312 e vijues te K.Civil

dhe neni 153, 154 te K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Sarande, me vendimin nr.1252 date, 29.10.2003 ka vendosur:Pranimin pjeserisht te padise se paditesit Perparim Lala.Detyrimin e te paditurve Vilson Kofina dhe Isa Kaci, te ndalojne pushimin e cenimit ne posedim ne siperfaqen e tokes prej 126 m.2, prone e paditesit Perparim Lala, sipas planvendosjes se kryer nga eksperti Hektor Hado, date 22.10.2003 te ndodhur ne dosjen gjyqesore. Si dhe kthimin e kesaj siperfaqe toke ne gjendjen e mepareshme paditesit, me shpenzimet e te paditurve.Rrezimin e padise per pjesen tjeter te objektit.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendim nr.31 date, 27.01.2004 ka vendosur :Lenien ne fuqi te vendimit nr.1252, date 29.10.2003 te Gjykates se shkalles se pare Sarande, persa i perket detyrimit te te paditurit Vilson Kofina, te pushoje cenimin ne posedim te siperfaqes 126 m2 te paditesit Perparim Lala, sipas planvendosjes se kryer nga eksperti Hektor Hado, date 22.10.2003 te ndodhur ne

179

Page 180: Tetor 2005

dosjen gjyqesore, si dhe kthimin e kesaj siperfaqe toke ne gjendjen e mepareshme paditesit me shpenzimet e te paditurit Vilson Kofina.Prishjen e vendimit per pjesen tjeter te disponimit dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Kunder vendimit te Gjykates Apelit Gjirokaster, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs Vilson Kofina dhe Isa Kaci, te cilet kerkojne prishjen e ketij vendimi dhe vendimin e Gjykates se shkalles se pare Sarande nr.1252, date 29.10.2003, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykatat kane vendosur ne kundershtim me provat e administruara ne dosje, pasi sipas aktit te marrjes se tokes ne pronesi ne emer te Perparim Lales, ai nuk kufizohet me Vilson Kofinen, por me Tajar Lalen.

- Gjykata nuk mori parasysh kundershtimin tone per aktin e ekspertimit ku nga ana e ekspertit nuk u mor si pike referuese perroi.

- Gjykata ka vepruar ne kundershtim me ligjin 7501, date 19.07.1991, ndryshuar me ligjin 7715, date 02.06.1993.

- Arsyetimi i gjykates eshte jo logjike dhe kjo qellimisht per t’ju shmangur analizes se provave.

- Paditesi ka kerkuar pushimin e cenimit ne posedim per 400 m2 pemishte te zene nga te paditurit, por cuditerisht si paditesi dhe eksperti nuk kane konstatuar demtimin e asnje cope pemishteje.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani, mbrojtjen dhe mendimet e perfaqesuesit

te pales se paditur Vilson Kofina, avokatit Avni Shehu, qe kerkoi prishjen e vendimit nr.31, date 27.01.2004 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate me nje tjeter trup gjykues, ne mungese te pales paditese Perparim Lala e te paditurit Isa Kaci dhe si e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N

Vendimi nr.31, date 27.01.2004 i Gjykates se Apelit Gjirokaster me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi nr.1252, date 29.10.2003 i Gjykates se Rrethit gjyqesor Sarande, eshte i mbeshtetur ne ligj e per kete shkak duhet te lihet ne fuqi.

Nga hetimi gjyqesor i ceshtjes dhe vendimet e dhena ne te dy shkallet e gjykimit rezulton se :

Sipas padise se rregjistruar me daten 17 Korrik 2003 ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor Sarande, paditesi Perparim Lala kerkon nga palet e paditura Vilson Kofina dhe Isa Kaci, pushimin cenimit ne posedim dhe rivendosjen ne posedim per nje nje siperfaqe prej 400 m2 ne baze te nenit 312 e vijues te Kodit Civil dhe nenit 153 e 154 te Kodit te Procedures Civile.

Paditesi Perparim Lala ka pretenduar se ne baze te aktit te marrjes se tokes ne pronesi te dates 01.10.1995 i eshte dhene ne pronesi nje siperfaqe gjithsej 6300 m2, ku perfshihet edhe siperfaqja pemishte objekt gjykimi prej 400 m2 me kufij te percaktuar e ndodhur ne Koder Shkalle, Borsh. Sipas ketij akti, si kufitar jugor i paditesit rezulton te jete shtetasi Tajar Lala.

Nga ana tjeter, rezulton se mbeshtetur ne vendimin nr.1 date 04.09.2000 te KRRT te Rrethit te Sarandes te paditurit Isa Kaci i jane miratuar destinacioni i sheshit te ndertimit dhe kondicionet urbanistike te tij per ndertime banesash me siperfaqe te pergjithshme 2000 m2 e siperfaqe ndertimore 600 m2. Sipas ketij dokumenti siperfaqja prones se sheshit te ndertimit, ne anen veriore kufizohet me pronen e paditesit Perparim Lala.

180

Page 181: Tetor 2005

Sipas vertetimit te dates 01.12.2002 te Komunes Lukove deklarohet se me vendimin nr.89, date 30.11.2001 i eshte dhene leje e ndertimit te paditurit Vilson Kofina. Njekohesisht, ana e paditur ka pretenduar dhe ne gjykim ka paraqitur si prove nje vertetim te dates 12.09.2003 te Komunes Lukove sipas se ciles prona e paditesit Perparim Lala "eshte e lire dhe nuk eshte e cenuar nga ana e z. Vilson Kofina".

Gjykata e Rrethit gjyqesor Sarande, per te saktesuar pretendimet e pales paditese dhe asaj te paditur, lidhur me siperfaqen e tokes objekt gjykimi, caktoi ekspert topograf per te percaktuar planvendosjen e pronave te paleve dhe te prones objekt gjykimi. Sipas aktit te ekspertimit rezulton se ndertimi i kryer nga te paditurit nuk e cenojne ne pronesi paditesin ne siperfaqen prej 400 m2, ndersa mbivendosje, pra cenim, posedim e zenie nga parcela qe eshte ne pronesi te paditesit prej 400 m2 ka per nje siperfaqe prej 126 m2.

Ne rrethana te tilla, Gjykata e Rrethit gjyqesor Sarande ka arritur ne konkluzionin se ndertimi i kryer nga te paditurit nuk e cenon pronen e paditesit, por nga ana tjeter per nje siperfaqe 126 m2 dhe jo per 400 m2, e cila, njekohesisht, eshte jashte siperfaqes se sheshit te ndertimit e percaktuar ne masen 2000 m2, te paditurit padrejtesisht kane zene e cenuar pronen e paditesit. Perfundimisht, kjo gjykate ka cmuar se padia duhet te pranohej vetem persa i perket siperfaqes prej 126 m2 e qe duhet te pushohet cenimi pra te lirohet nga te paditurit.

Ky vendim i gjykates se shkalles se pare eshte lene ne fuqi nga ana e gjykates se apelit, por me disa ndryshime sipas te cilave eshte shkarkuar nga detyrimi i padituri Isa Kaci sepse ndodhemi perpara nje padie qe nuk mund te ngrihej apo gjykimi nuk duhet te vazhdonte. Eshte i drejte ky vendim dhe arsyetim i gjykates se apelit perderisa eshte vertetuar se siperfaqja e cenuar prej 126 m2 e poseduar nga paditesi eshte brenda siperfaqes prej 400 m2 prone e tij por jashte siperfaqes prej 2000 m2 prone e te paditurit Isa Kaci dhe qe perben siperfaqen e pergjithshme te sheshit te ndertimit per te cilen ka marre lejen e ndertimit i padituri tjeter Vilson Kofina.

Kolegji Civil cmon se vendimi nr.31, date 27.01.2004 i Gjykates se Apelit Gjirokaster eshte i drejte dhe i mbeshtetur ne ligj, ndersa pretendimet e paraqitura nga te paditurit ne rekurs dhe qe kane te bejne me aspekte te pronesise dhe jo atyre posedimore, si dhe me juridiksionin gjyqesor duhet te rrezohen.

Padia eshte ngritur dhe gjykimi i ceshtjes eshte bere ne mbeshtetje te dispozitave juridiko-civile lidhur me posedimin dhe mbrojtjen e tij dhe, me konkretisht, ne nenet 310 e vijues te Kodit Civil. Padia posedimore, per nga natyra e kerkimeve dhe pjesemarresve ne proces, si dhe gjykimi i saj behet nga gjykatat dhe ne kete kuptim nuk mund te behet fjale per nje juridiksion tjeter nga ai gjyqesor.

Me padite posedimore te parashikuara ne nenet 312 dhe 313 te Kodit Civil duhet te kuptohet e te mbrohet kryesisht posedimi ne vetvehte pavaresisht nga e drejta e pronesise mbi sendin. Sipas kuptimit dhe zbatimit te padise posedimore, poseduesi i sendit, pavaresisht nese eshte ose jo pronar, kur zhvishet nga posedimi i sendit ne menyre te kunderligjshme, ose pa iu hequr posedimi cenohet ne ushtrimin e posedimit. Prandaj, per shqyrtimin e ketyre padive gjykata nuk eshte e domosdoshme te perqendrohet ne shqyrtimin e ceshtjes se kush eshte pronar i sendit, as faktit nese i padituri ka ndonje te drejte me te forte se paditesi. Por, si ne padine e pushimit te cenimit ne posedim ashtu edhe ne ate te rivendosjes ne posedim, pala e paditur mund t’i kunderdrejtohet gjykates duke pretenduar se personi e ka fituar posedimin me dhune ose fshehurazi. Nuk eshte e rastit qe ndryshe nga padite e mbrojtjes se pronesise ne ato te mbrojtjes se posedimit, Kodi Civil ben fjale jo per "pronarin" por per "poseduesin" ose "personin" qe cenohet ne posedimin e nje sendi.

Vendimet e gjykatave, provat e administruara ne gjykim, vertetojne se nuk jemi perpara rastit qe paditesi te kete fituar posedimin e sendit me dhune ose fshehurazi. Nje pretendim i tille

181

Page 182: Tetor 2005

nuk eshte ngritur ne gjykim dhe as ne rekurs nga ana e pales se paditur. Ndersa cenimi ne posedim i paditesit rezultoi i vertetuar nga provat e administruara dhe akti i ekspertimit.

Sipas tyre, ndertimi (pra siperfaqja ndertimore) i realizuar nga i padituri Vilson Kofina por edhe siperfaqja e pergjithshme e sheshit te ndertimit nese i referohemi asaj te miratuar nga KRRT e Rrethit te Sarandes nuk ndodhen, jane ne kufi, pra edhe nuk e cenojne ne posedim siperfaqen e tokes se paditesit.

Por, nga ana tjeter, ne gjykim vertetohet se, nga matjet ne terren, ndertesat nuk e cenojne paditesin, kurse siperfaqja e pergjithshme e vijes se ndertimit tejkalon edhe ate te miratuar me lejen e sheshit te ndertimit duke hyre dhe cenuar ne menyre te kunderligjshme ne posedim ne masen 126 m2 siperfaqen e tokes se poseduar nga ana e paditesit. Ne kete menyre, sipas ligjit dhe provave te administruara vertetohet se paditesi eshte ne kushtet e cenimit ne menyre te kunderligjshme nga i padituri ne ushtrimin e posedimit dhe te zhveshjes nga posedimi i sendit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne shkronjen "a" te nenit 485 te Kodit te

Procedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.31, date 27.01.2004 te Gjykates se Apelit Gjirokaster.

Tirane, me 25.10.2005

182

Page 183: Tetor 2005

Nr.3104/949 i Regj. ThemeltarNr.1445 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesueseIrma Bala AnetareArdian Dvorani Anetar Evjeni Sinoimeri AnetarePerikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 25.10.2005 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËSE: MINISTRIA E DREJTËSISË, në mungesë

TË PADITUR: NEVRIJE BODO, e përfaqësuar vetë

KOMISIONI I SHËRBIMIT CIVIL (K.SH.C.), i përfaqësuar nga Alkend Shpendi

OBJEKTI I PADISË:Anullimin e vendimit nr.95, date 29.04.2004 të K.Sh.C.

Baza Ligjore: Ligji nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil” dhe V.K.M. nr.306, datë 13.06.2000

“Per Disiplinën në Shërbimin Civil”.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.81, date 05.10.2004 ka vendosur:Rrëzimin e kërkesës.Lenien ne fuqi te vendimit nr.95, date 29.04.2004 të K.Sh.C., me te cilin është kthyer në punën e mëparëshme Nevrije Bodo.

Kunder këtij vendimi ka paraqitur rekurs pala paditese, Ministria e Drejtesise, e cila parashtron keto shkaqe për prishjen e tij:

- Gjykatat kane bere shkelje procedurale qe kane ndikuar ne dhenien e vendimit, referuar neneve 16, 309 e 29 te K.Pr.C.

- Shkak per largimin e te paditures eshte bere shkelja e rende e disiplines ne pune, mospermbushja e detyrimeve administrative dhe kryerja e fallsifikimeve te shkreses nr.6132, date 02.10.2003. Me marrjen e kesaj shkrese e paditura nuk ka realizuar perfaqesimin ne gjykimin ne Gjykaten e Larte per shkak të mosberjes së rekursit.

183

Page 184: Tetor 2005

- Po keshtu, per nje kohe te gjate nuk jane vene ne dijeni perfaqesuesit e Ministrisë së Drejtesisë për mosberjen e rekursit dhe mosperfaqesimin ne Gjykatën e Larte.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia, te padituren dhe perfaqesuesin e

K.SH.C., te cilet kerkuan lenien ne fuqi te vendimi te gjykates se apelit dhe si bisedoi çështjen ne teresi,

V Ë R E NE paditura Nevrije Bodo ka punuar si inspektore pranë pales paditese, Ministria e

Drejtesisë. Kjo e fundit me vendimin datë 18.03.2004 ka vendosur largimi e saj nga sherbimi civil, per shkelje te rende te disiplines ne pune, mbeshtetur ne ligjin nr. 8549, date 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” dhe VKM nr.306, datë 13.06.2000 “Per Disiplinën në Shërbimin Civil.”

Sipas pales paditese, e paditura nuk ka zbatuar urdherin per perfaqesimin e Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve (D.P.B.) ne gjykimin e nje ceshtje civile ne Gjykaten e Larte.

Keshtu, pala paditese ka pretenduar se, e paditura jo vetem nuk ka ndjekur dhe nuk ka perpiluar rekursin, por me qellim per humbjen e afatit te tij ka bere koregjime mbi shenimet qe eproret e saj kishim bere ne shkresen nr.352, date 30.09.2003 te D.P.B.

E paditura eshte ankuar ne K.SH.C., i cili me vendim nr.95, date 29.04.2004 ka vendosur pranimin e ankeses se saj dhe shfuqizimin e aktit administrativ datë 18.03.2004 te pales paditese, kthimin e saj ne pozicionin e meparshem te punes, si dhe pagimin e pages per te gjithe kohen, nga momenti i nderprerjes se mardhenieve financiare deri ne zbatimin e vendimit te K.SH.C. Sipas këtij komisioni, mospergatitja e rekursit nuk ka lidhje direkte as me veprimet ose mosveprimet e fajshme te ankueses, as me gabimet qe jane verejtur ne qarkullimin e dokumentave; rekursi do te pergatitej nga D.P.B. dhe se shkresa nuk eshte dorezuar sipas rregullave te brendshme. Nuk eshte vertetuar fajesia e drejtperdrejte e saj dhe vleresimi i punes se saj ka qene maksimal, ka ka vjetersi mbi 30 vjet pune ne organet e drejtesise, ka qene nepunese serioze dhe e pergjegjshme.

Pala paditëse ka kërkuar perpara Gjykates se Apelit Tirane anullimin e vendimit të këtij komisioni me pretendimin se, ky i fundit ka shfuqizuar vendimin e largimit, duke tejkaluar rrethanen qe ka sherbyer si shkak per largim nga sherbimi civil.

Gjykata e Apelit Tiranë, pasi e ka shqyrtuar ceshtjen ne teresi, ka vendosur rrezimin e kërkesës se pales paditese dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.95, date 29.04.2004 të K.SH.C., me arsyetimin se: ... Detyra e ankueses, sipas shenimeve te bera nga eproret, konsistonte vetem ne përfaqësimin e çështjes ne Gjykaten e Larte, ndërsa përsa i perket konceptimit te rekursit, kjo ishte detyre e perfaqesuesve te D.P.B., si pale ne procesin gjyqesor. Mospergatitja e rekursit ne afat nuk ka lidhje direkte as me veprimet ose mosveprimet e te paditures, as me gabimet ne qarkullimin e dokumentave në organizmat e pales paditese. Nuk u provua qe e paditura te kete bere fallsifikimin e datave te shkreses, sic ka pretenduar pala paditese.

Ky Kolegj cmon se, vendimi i gjykates se apelit eshte i drejte.Konstatohet se, ndryshe nga sa pretendon pala paditese ne rekurs, ky vendim eshte

mbeshtetur ne provat e paraqitura nga palet ndergjyqese dhe ne te dhenat qe ndodhen ne aktet, te marra dhe te shqyrtuara ne seance gjyqesore, ne respektim te neneve 29 dhe 309 te K.Pr.C.

184

Page 185: Tetor 2005

Pra, ai eshte rezultat i shqyrtimit te plote te te gjitha rrethanave te ceshtjes ne teresine e tyre. Gjykata e mesiperme ka respektuar dispozitat ligjore qe lidhen me zgjidhjen e mosmarreveshjes ne gjykim.

Keshtu, pretendimi i pales paditese, se jane lejuar shkelje procedurale qe kane ndikuar ne dhenien e vendimit nuk qendron.

Perfundimi i arritur nga gjykata e apelit se, detyra e te paditures ishte vetem perfaqesimi i ceshtjes ne Gjykaten e Larte eshte vec te tjerave, rrjedhoje e zberthimit te kuptimit te shenimeve te bera ne shkresen e lartpermendur te D.P.B. Ne kete shkrese nuk behet fjale per konceptimin e rekursit. Kete detyre, sic ka argumentuar gjykata e apelit, e ka pasur D.P.B., si pale ne procesin gjyqesor.

Megjithese nuk eshte provuar qe e paditura te kete kryer fallsifikim ne shkresen objekt ekspertimi tekniko-grafik, pala e paditur perserit se, shkak per largimin e saj eshte edhe kryerja e fallsifikimit ne ate shkrese.

Keshtu, pretendimet e pales paditese jane te pambeshtetura ne ligj Nga ana tjeter, pretendimet e kesaj pale gjejne pergjigje ne vendimin e gjykates se apelit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.C.,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.81, date 05.10.2004 te Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tirane, me 25.10.2005

185

Page 186: Tetor 2005

Nr.2801/662 i Regj. ThemeltarNr.1446 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesuesePerikli Zaharia AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareArdian Dvorani Anetar

ne daten 25.10.2005, ne seance gjyqesore mori ne shqyrtim çeshtjen civile me nr.2801/662 akti qe ju perket paleve:

PADITËS I K/PADITUR: ISMAIL XHURA, perfaqesuar nga Av. T. Jorgji

TË PADITUR K/PADITËS: SHEFIT TASHI, perfaqesuar nga Av. I. Kundraxhi

SHEFIKAT TASHI, perfaqesuar nga Av. I. Kundraxhi

ASQERI SHEHU, perfaqesuar nga Av. I. Kundraxhi

ISMETE SHEHU, perfaqesuar nga Av. I. Kundraxhi

IFTIMI BERDUFI, perfaqesuar nga Av. F. Tartare

ROZINA BERDUFI

I PADITUR: KOMISIONI I KTHIMIT DHE I KOMPENSIMIT TE PRONAVE PRANE QARKUT TIRANE, ne mungese

PRSON I TRETË: BASHKIA TIRANE

OBJEKT I PADISË:Kthimin e sendit paditesit, siperfaqe trualli prej 260 m2,

i cili mbahet me pa te drejte nga te paditurit te cilet kane ndertuar godine pa leje ndertimi.

Shperblimin e paditesit per perdorimin e sendit nga ana e te paditurve

dhe kthimin e sendit ne gjendjen e meparshme.

186

Page 187: Tetor 2005

OBJEKTI K/PADISË:Anullimin e pjesshem te vendimit

nr.23, date 11.08.1999 te K.K.K.Pronave Tirane vetem per piken 1 dhe 2.

Baza Ligjore: Nenet 296 e 298 te K.Cvil, neni 12 i ligjit 7698, date 15.04.1993, pika 1 e V.K.M. nr.3, date 21.06.1993,

neni 106 i K.Civil, neni 160 i K.Pr.Civile dhe ligji 7698, date 15.04.1993

"Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve".

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.3141, date 07.07.2003 ka vendosur:Pranimin e kerkes padise dhe rrezimin e kundrapadise.Detyrimin e te paditurve kunderpaditesa t'i kthejne paditesit te kundrapaditur truallin prej 260 m2 qe ndodhet ne Rr. "M. Shyri" Tirane te zene prej tyre me ndertime pa leje, duke e kthyer truallin ne gjendjen e meparshme me shpenzimet e tyre.Detyrimin e te paditurve kunderpaditesa Shefit e Shefikat Tashi t'i paguajne paditesit te kunderpaditur per perdorimin e sendit shumen 833.785leke.Detyrimin e te paditurve kunderpaditesa Asqeri dhe Ismete Shehu t'i paguajne paditesit te kunderpaditur per perdorimin e sendit shumen 582.933 leke.Detyrimin e te paditurve kunderpaditesa Iftimi dhe Rozina Berdufi t'i paguajne paditesit te kunderpaditur per perdorimin e sendit shumen 288.986 leke.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.727, date 08.06.2004 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.3141, date 07.07.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile ka ushtruar rekurs Ismail Xhura, i cili parashtron keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates se apelit eshte konkluzion i zbatimit te gabuar te ligjit procedurial dhe kushtetues.

- Gjykata ka prishur vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe ka kthyer çeshtjen per rigjykim pa patur asnje nga rastet e parashikuara nga nenet 467 e 466/c te K.Pr.Civile.

- Vendimi i gjykates se apelit vjen ne kundershtim me vendimin unifikues te Kolegjeve te Gjykates se Larte nr.25, date 28.03.2003, ku nder te tjera shprehet: "Personi qe eshte bere pronare i objektit te privatizimit nuk legjitimohet te ngreje padi per siperfaqen e truallit te vendimit te K.K.K.P-ve".

- Gjykata e apelit ka gabuar dhe ne arsyetimin se K.K.K.P. duhej te parashikonte rrugedalje per shfrytezimin e prones se tyre, duke dale jashte objektit te kerkeses se tyre, neni 6 i K.Pr.Civile.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, degjoi Av. T. Jorgji, i cili kerkoj prishjen e

vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, Av. I.

187

Page 188: Tetor 2005

Kundraxhi dhe F. Tartari, te cilet kerkuan lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi nr.727, date 08.06.2004 i Gjykates se Apelit Tirane eshte marre ne kundershtim

me normat procedurale, si i tille duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per rigjykim.Me padine objekt gjykimi, paditesi Ismail Xhura, ka kerkuar kthimin e sendit dhe

shperblimin per perdorimin e tij, meqenese siperfaqja eshte zene nga ndertimet pa leje te paditurve.

Me kunderpadi te paditurit Shefik Tashi etj, kane kerkuar anullimin e pikes 1 dhe 2 te vendimit nr.23, date 11.08.1999 te K.K.K.Pronave Tirane, me pretendimin se, me kete vendim i eshte kthyer paditesit te kunderpaditur siperfaqja prej 260 m2, e cila nuk eshte prone e tij, por, prone shteterore.

Ka rezultuar se, ne baze te ligjit nr.7652, date 23.12.1992 "Per privatizimin e banesave shteterore" te paditurit kunderpaditesa, kane privatizuar ne P.117, Rr."Myslim Shyri", apartamentet me keto siperfaqe: Shefit e Shefikat Tashi 49,16 m2, Asqeri e Ismete Shehu 16 m2, Iftimi e Rozina Berdufi 35,9 m2. Te paditurit kunderpaditesa, perveç privatizimeve kane bere edhe disa ndertime te tjera shtese, duke zene teritorin e ish depos se armatimit.

Me vendimin nr.23, date 11.08.1999 te K.K.K.Pronave ish pronareve, nder te tjera paditesit te kunderpaditur Ismail Xhura i eshte kthyer nje siperfaqe prej 260 m2 e zene nga disa ndertime shtese, te paditurve kunderpaditesa dhe per banesen e privatizuar nga te paditurit kunderpadites, eshte vendosur bashkepronesia. Ky vendim eshte rregjistruar ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajteshme.

Gjykata e shkalles se pare Tirane ka vendosur pranimin e padise dhe ka rrezuar kunderpadine, duke detyruar te paditurit kunderpaditesa t'i kthejne, paditesit te kunderpaditur truallin prej 260 m2, qe ndodhet ne Rr. "M. Shyri" Tirane, te zene prej tyre me ndertime pa leje, duke e kthyer truallin ne gjendjen e meparshme me shpenzimet e tyre. Ka detyruar te paditurit kunderpaditesa, Shefit e Shefikat Tashi, t'i paguajne paditesit te kunderpaditur per perdorimin e sendit shumen 833.787 leke, Asqeri dhe Ismete Shehu shumen 582.933 leke, Iftimi dhe Rozina Berdufi 288.986 leke.

Vendimi i sipercituar eshte prishur nga Gjykata e Apelit Tirane dhe çeshtja eshte kthyer per rigjykim, me arsyetimin se, gabimisht gjykata e shkalles se pare ka rrezuar kunderpadine per mungese te legjitimitetit te te paditurve kunderpaditesa, sepse ato, duke qene pronare te objektit, legjitimohen te kundershtojne vendimin e K.K.K.Pronave.

Gjithashtu gjykata e apelit arsyeton se, ne kushtet kur gjykata nuk i ka dhene zgjidhje objektit te kunderpadise, çeshtja konsiderohet me shkelje procedurale qe nuk mund te behen nga gjykata e apelit, pasi eshte kompetence e gjykates se shkalles se pare, qe te shprehet, per gjithçka qe kerkohet si ne objektin e padise dhe te kunderpadise.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte gjykon se, vendimi i Gjykates se Apelit Tirane, qe ka prishur vendimin e Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe ka derguar çeshtjen per rigjykim, nuk referohet ne asnjerin nga shkaqet e parashikuara ne nenin 467 i K.Pr.Civile, per te cilat gjykata e apelit prish vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe e dergon çeshtjen per rigjykim.

Ndryshe sa arsyeton gjykata e apelit, gjykata e shkalles se pare rezulton se e ka zgjidhur ne themel çeshtjen, duke u shprehur pas analizes se provave qe ajo ka administruar dhe ligjit per pranimin e padise dhe rrezimin e kunderpadise. Sa siper ne rigjykim duke respektuar dispozitat e K.Pr.Civile qe bejne fjale per gjykimin ne apel nr.465, 466 te K.Pr.Civile, gjykata e apelit duhet

188

Page 189: Tetor 2005

te shqyrtoje ne themel çeshtjen duke u shprehur sipas rastit ne vendimin e saj, bazuar ne nenin 466 te K.Pr.Civile

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.727, date 08.06.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e

çeshtjes per rigjykim Gjykates se Apelit Tirane, me tjeter trup gjykues.Tirane, me 25.10.2005

Nr.2686/554 i Regj. ThemeltarNr.1447 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesuesePerikli Zaharia AnetarAgron Lamaj AnetarIrma Bala AnetareArdian Dvorani Anetar

ne seance gjyqesore date 11.10.2005 dhe 25.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me nr.2686/554 akti qe ju perket paleve:

PADITËS: SHERAF BISTRI, perfaqesuar nga Y. Kameri

I PADITUR: K.K.K. PRONAVE, GJIROKASTER,ne mungese

K.R.T E QARKUT GJIROKASTER, ne mungese

BESNIK CANI, ne mungese

PERSON I TRETË: KESHILLI I KOMUNES CEPO, ne mungese

OBJEKTI PADISË:Ndryshimin e pjesshem te vendimit

te K.K.K.Pronave nr.153, date 22.09.2000.Anullimin e vendimit nr.59, date 24.02.2003

te K.R.T Qarkut Gjirokaster per shesh ndertimi.Anulimin e lejes se ndertimit me vendimin

nr.5, date 14.05.2003 te K.R.T Qarkut Gjirokaster. Baza Ligjore: Ligji nr.7698, date 15.04.1993,

nenet 32,185 e 324 te K.Pr.Civile.

189

Page 190: Tetor 2005

Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster, me vendimin nr.243, date 16.04.2004 ka vendosur:

Rrezimin e kerkese padise se paditesit Sherif Bistri si te pabazuar ne ligj e ne prova.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.247, date 24.06.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.243, date 16.04.2004 te Gjykates se shkalles se pare Gjirokaster.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit ne baze te nenit 472 te K.P.Civile ka ushtruar rekurs Sherif Bistri i cili parashtron keto shkaqe:

- Gjykatat kane zbatuar keq ligjin ne zgjidhjen e çeshtjes.- Gjykata arsyeton nenin 3 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993, duke mos marre parasysh

nenin 4 /1 te ketij ligji ku thuhet se "U njihet e drejta e pronesise dhe ju kthehet ose u kompensohet ne natyre ish pronareve apo trashegimtareve te tyre ligjore, pronat ne formen e kullotes, livadhit, tokes pyjore, apo toke bujqesore te pa trajtuar nga ligji nr.7501, date 10.07.1991 "Per Token" qe jane ne pronesi te shtetit kur keto prona do te tjetersohen ne truall duke u perfshire brenda siperfaqes se vijave te reja kufizuese ndertimore te qendrave te banimit".

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, perfaqesuesin e pales paditese Av. Y.

Kameri, i cili kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe pranimin e padise dhe si diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.247, date 24.06.2004 i Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe i Gjykates se

shkalles se pare Gjirokaster duhet te prishen dhe te pushohet gjykimi i çeshtjes.Nga gjykimi ka rezultuar se paditesi Sheraf Bistri me vendimin nr.153, date 22.09.2000

te K.K.K.Pronave Gjirokaster i eshte njohur si trashegimtar i Refat e Hatixhe Bistrit, pronesia prej 34 dynym, ndodhur ne Mashkullore Gjirokaster.

Ne marrjen e ketij vendimi K.K.K.Pronave rezulton se eshte mbeshtetur ne ligjin nr.7699, date 21.04.1993 "Per kompensimin ne vlere te ish pronareve te tokes bujqesore". Ligji e siperm, u njihte te drejten e pronesise per efekt kompensimin ne vlere, te tokes bujqesore, duke perfshire ullinjte, pemetoret, vreshtat ish pronareve, personave fizik e juridik qe e kane patur ne pronesi token, ne kohen e daljes se ligjit nr.1080, date 29.08.1945 "Per reformen agrare".

Sipas paditesit ne vitin 2003, me vendim te K.R.T Qarku Gjirokaster "toka bujqesore" ne kuptimin e rregjimit juridik, te ligjit te siperm, eshte tjetersuar ne truall dhe i eshte dhene per ndertim te paditurit.

Paditesi me padine ne gjykim duke pretenduar se, toka nuk eshte me bujqesore por "toke truall" kerkon kthimin si te lire, te siperfaqes 250 m2 (pjese e siperfaqes 34 dynym), ndryshimin e vendimit te K.K.K.Pronave nr.153, date 22.09.2000 dhe anullimin e akteve administrative qe i lejojne ndertimin pales se paditur, duke pretenduar se, ka te drejten e ligjeshme per te zgjidhur ne gjykate mosmarreveshjen, duke kerkuar te zbatohet neni 4/1 i Ligjit nr.7898, date 15.04.1993.

190

Page 191: Tetor 2005

Kolegji Civil i Gjykates se Larte gjykon se, paditesit i eshte njohur e drejta e pronesise, per efekt kompensimi, nga Ligji nr.7699, date 21.04.1993 Per kompensimin ne vlere te "tokes bujqesore".

Meqenese nga gjykimi ka rezultuar se, ne vitin 2003, siperfaqja e "tokes bujqesore" njohur paditesit per efekt kompensimi, nuk eshte me e tille por eshte "toke truall" te drejtat qe mund te fitoje nga cilesia "ish pronarit" mbi kete toke, rregullohen me ligjin e ri "Per kthimin e kompensimin e pronave nr.9235, date 29.02.2004, i cili, per mosmarreveshjet qe lindin me ish pronaret, ka parashikuar ndjekjen e nje procedure administrative, perpara se ti drejtohej gjykates, gje qe nuk eshte respektuar nga paditesi.

Sa siper padia e ngritur eshte e tille qe s'mund te ngrihet, bazuar ne nenin 468 te K.Pr.Civile, duhet te vendoset prishja e vendimeve dhe pushimi i gjykimit te çeshtjes.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.247, date 24.06.2004 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe

vendimit nr.243, date 16.04.2004 te Gjykates se shkalles se pare Gjirokaster dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes. Tirane, me 25.10.2005

191

Page 192: Tetor 2005

Nr.2918/768 i Regj. ThemeltarNr.1448 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesuesePerikli Zaharia AnetarAgron Lamaj AnetarArdian Dvorani AnetarIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 04.10.2005, 11.10.2005 dhe 25.10.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:

PADITËS: GAQO GJANCI, perfaqesuar nga Av. P. Petriti

TË PADITUR: HALIM OMBASHI, EMINE OMBASHI, BARIZE OMBASHI, perfaqesuar nga A. Tabaku

PALË E TRETË: K.K.K.PRONAVE TE RRETHIT DHE BASHKISE KORÇE, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:

Anullim i vendimit te K.K.K.Pronave te Bashkise Korçe nr.1593, date 22.10.1996.

Anullim i pikes 2 te vendimit nr.34, date 15.05.1998 te K.K.K.Pronave te Rrethit Korçe.

Detyrimin e te paditurve te njohin pronar paditesin per siperfaqen 4000 m2.

Baza Ligjore: Neni 27/1 i ligjit 7698, date 15.04.1993 dhe neni 296 i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Korce, me vendimin nr.1421, date 14.10.1999 ka vendosur:Pranimin e padise se paditesit Gaqo Gjanci, me te paditur Barize Ombashi, Zera Ombashi, Emine Ombashi e Halim Ombashi, me persona te interesuar K.K.K.Pronave prane Bashkise dhe te K.K.K.Pronave prane Keshillit te Rrethit Korce, duke u anulluar vendimi nr.1593, date 22.10.1996 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Korce dhe vendimi nr.34, date 15.05.1998 pika 2 te K.K.K.Pronave prane Keshillit te Rrethit Korce.Detyrimi i te paditurit duke njohur paditesin pronar per siperfaqen prej 4000 m.2.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.137, date 06.04.2000 ka vendosur:

192

Page 193: Tetor 2005

Prishjen e vendimit nr.1421, date 14.10.1999 te Gjykates se shkalles se pare Korce dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Gjykata e shkalles se pare Korce, me vendimin nr.624, date 26.03.2001 ka vendosur:Pranimin e padise te paditesit Gaqo Gjanci, me te paditur Halim, Emine dhe Barize Ombashi dhe me persona te interesuar K.K.K.Pronave Bashkia Korce dhe K.K.K.Pronave Rrethit Korce si me poshte:Anullimin e vendimit nr.1593, date 22.10.1996 te K.K.K.Pronave te Bashkise Korce per siperfaqen 4000 m.2, qe ju eshte kthyer te paditurve me kufizime te percaktuara ne kete vendim.Anullimin e pikes "2" te vendimit nr.34, date 15.05.1998 te K.K.K.Pronave te Rrethit Korce, duke njohur dhe kthyer paditesit dhe trashegimtareve te tjere te ish pronarit Pandeli Thimi Kristo Gjanci siperfaqja prej 5000 m.2Detyrimin e te paditurve Halim, Emine dhe Barize Ombashi te njohin pronar paditesin dhe bashketrashegimtaret e tjere te ish pronarit Pandeli Thimi Kristo Gjanci per siperfaqen 4000 m.2, qe K.K.K.Pronave te Bashkise Korce ja u kishte kthyer te paditurve.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.402, date 08.11.2001 ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.624, date 26.03.2001 te Gjykates se shkalles pare Korce, si me poshte:Rrezimin e padise se paditesit Gaqo Gjanci, ngritur ndaj Halim Ombashit, etj. Me objekt, anullim vendimi te K.K.K.Pronave nr.1593, date 22.10.1996 dhe nr.34, date 15.05.1998 si dhe detyrim per njohje pronar, si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.666, date 10.04.2003 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.402, date 08.11.2001 te Gjykates se Apelit Korce dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim asaj gjykate, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.141, date 09.07.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.624, date 26.03.2001 te Gjykates se shkalles se pare Korce.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Korce, kane ushtruar rekurs pala e paditur Halim, Emine dhe Barize Ombashi, te cilet kerkojne prishjen e ketij vendimi dhe vendimin e Gjykates se shkalles se pare Korçe dhe rrezimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e apelit nuk i ka analizuar sipas nenit 126 dhe 310 te K.Pr.Civile provat e konkretisht origjinen e proves.

- Nuk jane pasqyruar faktet ne vendim ashtu siç ka rezultuar net e vertete ne gjykimin e çeshtjes dhe pikerisht per aktin teknik shtese.

- Prona e paditesit eshte ne forme trekendeshi dhe rezulton çuditerisht me kater kufitare.

- Gjykata e apelit paraqiti rrethana te paverteta ne lidhje me mosperputhjen e kufitareve detyre kjo e caktuar nga Gjykata e Larte.

- Eksperti Gjergji Xhillari nuk ka bere betimin sipas nenit 226 te K.Pr.Civile.

193

Page 194: Tetor 2005

194

Page 195: Tetor 2005

KOLEGJI CIVIL I 1GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani; mbrojtjen dhe mendimet e perfaqesuesit

te pales paditese Gaqo Gjanci, avokatit Petrit Petriti, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit nr.141, date 09.07.2004 te Gjykates se Apelit Korce; mbrojtjen dhe mendimet e perfaqesuesit te pales se paditur Halim Ombashi, etj., avokatit Albens Tabaku, qe kerkoi prishjen e vendimit nr.141, date 09.07.2004 te Gjykates se Apelit Korce, si dhe te vendimit nr.624, date 26.03.2001 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Korce dhe rrezimin e padise; ne mungese te personave te trete K.K.K.Pronave te Rrethit dhe atij te Bashkise Korce dhe si e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi nr.141, date 09.07.2004 i Gjykates se Apelit Korce me te cilin eshte lene ne fuqi

vendimi nr.624, date 26.03.2001 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Korce, eshte rrjedhoje e mosrespektimit dhe zbatimit te gabuar te ligjit.

Ne Gjykaten e Apelit Korce, ne rigjykim, eshte shqyrtuar ceshtja civile me pale paditese Gaqo Gjanci dhe pale te paditur Halim, Emine dhe Barize Ombashi, me objekt dhe shkak ligjor anullim te vendimeve te K.K.K.Pronave dhe detyrimin e te paditurve te njohin pronar paditesin per pronen objekt gjykimi dhe kthyer ate, mbeshtetur ne nenin 27/1 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 dhe nenin 296 te Kodit Civil.

Nga aktet e administruara dhe pranuara nga gjykatat rezulton se, me vendimin nr.1593, date 22.10.1996 te ish Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ish Pronareve te Bashkise Korce, pala e paditur Halim Ombashi etj. eshte njohur si ish pronare dhe kthyer pronesia per nje prone me siperfaqe 4000 m2, sipas kufizimeve qe permbahen ne ate vendim.

Nga ana tjeter, per palen paditese Gaqo Gjanci, njerit prej trashegimtareve te te ndjerit Pandeli Thimi Kristo Gjanci, sipas pikes 2 te vendimit nr.34, date 15.05.1998 te K.K.K.Pronave te Rrethit Korce, eshte vendosur te mos i miratohet kerkesa per njohje pronesie per siperfaqen prej 5000 m2 ish toke are e sot truall, pasi e njejta siperfaqe i eshte njohur dhe kthyer me pare pales se paditur me vendimin nr.1593, date 22.10.1966 te ish K.K.K.Pronave te Bashkise Korce.

Me ane te padise se ngritur ne kete gjykim pala paditese pretendon se eshte ajo qe duhet t’i njihej dhe kthehej pronesia mbi pronen objekt gjykimi duke anulluar vendimet e K.K.K.Pronave sipas ketij kerkimi. Njekohesisht paditesi rivendikon gjyqesisht edhe njohjen e kthimin e kesaj prone nga ana e pales se paditur. Gjate gjykimit te dy palet ndergjyqese kane pretenduar se jane ish pronaret e se njejtes prone te paluajteshme, siperfaqe trualli prej 4000m2 per te cilen kane disponuar me vendimet e tyre ish K.K.K.Pronave te Bashkise Korce dhe ai i Rrethit te Korces.

Gjykata e Larte me vendimin nr.666 te dates 10.04.2003 ka prishur vendimin e meparshem te Gjykates se Apelit Korce dhe e ka derguar ceshtjen per rishqyrtim ne po ate gjykate me trup tjeter gjykues per shkak se ajo gjykate jo vetem nuk kishte analizuar provat dhe pretendimet e pales paditese, por edhe se e kishte mbeshtetur ate vendim ne akt ekspertime e konkluzione qe nuk konstatonin e sqaronin faktet qe jane percaktuese per natyren e mosmarreveshjes ndermjet paleve dhe per zgjidhjen e saj nga gjykata. Gjykates se apelit, nder te tjera, i ishte lene si detyre perseritja e hetimit gjyqesor, duke kryer ekspertim te ri me grup ekspertesh per te sqaruar vendndodhjen e pronave, mbivendosjen ose jo te tyre jo vetem mbi te dhenat dhe kufizimet e permbajtura ne vendimet perkatese te K.K.K.Pronave, por domosdoshmerisht edhe ne akte te tjera zyrtare e dokumenta shkresore qe palet duhet te paraqitin per te mbeshtetur pretendimet perkatese te tyre.

195

Page 196: Tetor 2005

Gjykata e Apelit Korce, ne rigjykim, ka perseritur pjeserisht hetimin gjyqesor duke caktuar nje grup tjeter ekspertesh dhe ka administruar si prova dosjet e plota te paleve ne K.K.K.Pronave, etj. Ne perfundim te hetimit gjyqesor, mbeshtetur kryesisht ne akt ekspertimet e paraqitura nga grupi i eksperteve gjykata e apelit ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit nr.624, date 26.03.2001 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Korce me te cilin ishte pranuar padia ne te gjitha kerkimet e saj.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se aresyetimi dhe dispozitivi i vendimit te Gjykates se Apelit Korce me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi i Gjykates se Rrethit gjyqesor Korce nuk eshte i mbeshtetur ne ligj. Nga shqyrtimi i permbajtjes dhe arsyetimit te vendimit si dhe te akteve te dosjes gjyqesore rezulton se nuk kemi te bejme thjesht me ceshtje te cmimit e vleresimit te provave nga gjykata, por ne rradhe te pare me kuptim e zbatim te gabuar te ligjit ne trajtimin e tyre dhe zgjidhjen e ceshtjes, sipas natyres se mosmarreveshjes dhe kerkimeve te paleve ndergjyqese.

Ne nje gjykim civil, nje nga parimet themelore eshte ai i barres se proves. Jane palet ndergjyqese ato qe kane detyrimin te provojne, sipas ligjit, faktet mbi te cilat bazojne pretendimet e tyre (nenet 8 e 12 te K.Pr.Civile). Nderkohe qe gjykata "ka per detyre te kryeje nje hetim gjyqesor te plote dhe te gjithanshem ne perputhje me ligjin" (neni 14 K.Pr.Civile), nga ana tjeter ajo duhet te mbeshtese vendimin e saj vetem mbi kerkimet, faktet, shpjegimet dhe provat e tjera te treguara e te sjella nga palet, te marra ne seance gjyqesore (nenet 6, 10, 14, 20, 29 etj. te K Pr Civile). Vetem per konstatim dhe sqarim te fakteve percaktuese per zgjidhjen e mosmarreveshjes per te cilat kerkohen njohuri te posacme shkencore e teknike gjykata cakton eksperte.

Objekti i mosmarreveshjes eshte anullimi i vendimeve te K.K.K.Pronave dhe kerkimi (rivendikimi) i sendit, siperfaqes se truallit. Nisur nga natyra e mosmarreveshjeve dhe marredhenieve juridike perkatese, eshte barra e proves per ish pronaret, ne rradhe te pare per paditesin qe ka vene ne levizje gjykaten, per te sjelle ne gjykim prova te plota qe te vertetojne pronesine e tyre mbi siperfaqen konkrete objekt i ketij gjykimi, per vendndodhjen, kufitaret natyrore e njerezore te kesaj prone, etj. Nese vertetohet qe prona e paditesit gjendet ne vendndodhjen e pretenduar prej tij, gjykata vendos pranimin e padise pa u lidhur me ndonje detyrim te metejshem per te percaktuar vendndodhjen e prones se te paditurit.

Gjykata e Apelit Korce ka vendosur pranimin e padise por arsyetimi dhe konkluzionet e saj nuk jane te harmonizuara me analizen e provave dhe pretendimeve te tjera te paleve te administruara ne te dy fazat e gjykimit. Vendimi i saj eshte mbeshtetur ne konkluzione per fakte dhe ngjarje shoqerore edhe te supozuara pertej atyre te parashtruara ne aktet e ekspertimeve, provat e administruara dhe ne pretendimet e shpjegimet e paleve. Gjykata ka per detyre te beje cilesimin ligjor te sakte te fakteve dhe veprimeve qe lidhen me mosmarreveshjen por, nga ana tjeter, gjykata jep vendimin e saj mbi faktet dhe provat e pranuara si te tilla ne gjykim, te paraqitura nga palet dhe administruar prej saj ne seance gjyqesore.

Gjykata e apelit arsyeton se konkluzioni i grupit te eksperteve eshte "kategorik" lidhur e planvendosjen e prones se te paditurit jo ne pronen objekt gjykimi. Po keshtu kjo gjykate, me perjashtim te nje ane kufitare (asaj perendimore), arsyeton se mendimi i eksperteve eshte kategorik per kufitaret natyrore ne tre anet e tjera te horizontit. Keto konkluzione ne arsyetimin e gjykates jane te pambeshtetura ne ligj dhe ne provat qe ajo vete ka administruar gjate gjykimit te ceshtjes.

Te dy akt ekspertimet e administruara ne gjykim, ato te dates 29.02.2004 dhe 13.04.2004, ne teresine e tyre, por edhe per rrethanat e faktet qe kane lidhje me mosmarreveshjen nuk jane "kategorike" dhe nuk i kane sqaruar plotesisht ato. Perfundimisht ekspertet jane shprehur se "...

196

Page 197: Tetor 2005

te gjitha argumentat e permendura me lart veshtiresojne dhenien e mendimit tone, qe prona objekt gjykimi eshte ose nuk eshte prona e pales paditese." Po keshtu, akti i ekspertimit eshte hipotetik dhe nuk sqaron e sakteson rrethanat dhe faktet qe lidhen me mosmarreveshjen. Ekspertet shprehen per "perafrim" dhe jo per "vendosje" te prones se paditesit apo te paditurit me pronen objekt gjykimi, apo te kufijve te vecante natyrore sipas aneve te horizontit te kesaj prone. Pra ekspertet nuk kane percaktuar planvendosjen e sakte te prones se paditesit ne pronen objekt gjykimi sikurse kerkohet e pretendohet ne padine e paditesit. Njekohesisht ekspertet shprehen se "nuk kemi marre parasysh siperfaqet e pronave per te dy palet" sepse ka veshtiresi me saktesine e matjeve para 70 vjetesh", per shkak te "natyres grafike te matjeve", per "mungesen e njohurive per njesine e matjes "fare vent", etj.

Gjykata, ne menyre te gabuar ka konsideruar si perfundime e mendime kategorike keto mangesi te ekspertimit, ne kundershtim me qellimin per te cilin ai eshte bere, duke mos arritur ne sqarimin e posacem shkencor e teknik te planvendosjes se prones objekt gjykimi ne raport me pretendimin e paditesit dhe te paditurit mbi te. Gjithashtu gjykata ka supozuar sjellje njerezore e ngjarje shoqerore qe nuk jane konstatuar me prova gjate gjykimit si psh kur shprehet se "perligjet me ndryshimet qe mund te kete pesuar prona duke kaluar tek pronare te tjere" apo "ndryshimet qe mund te kene ndodhur rreth pronave me hapjen e rrugeve te reja midis tyre", etj. Ne kete menyre gjykata jo vetem ka vendosur ne kundershtim me kerkesat e neneve 10, 20, 29 dhe 310 te K.Pr.Civile, por nuk ka patur parasysh edhe se supozimet e lartpermendura nuk jane te natyres se tille per t’u kualifikuar si "fakte te njohura boterisht", apo per te cilat ekziston nje "prezumim ligjor" ne kuptim te nenit 13 te K.Pr.Civile.

Sipas nenit 14 te K.Pr.Civile gjykata ka detyrimin te kryeje nje hetim gjyqesor te plote dhe te gjithanshem ne perputhje me ligjin. Ne kete kontekst gjykata e apelit nuk ka permbushur detyrimet per zbatimin e udhezimeve te detyrueshme per te qe i ishin caktuar me vendimin nr.666, date 10.04.2003 te Gjykates se Larte. Gjykata ben cilesimin juridik te fakteve por ajo nuk mund te zevendesoje ekspertimin dhe ekspertet qe per shkak te njohurive te posacme shkencore dhe teknike kane si mision te tyre ligjor konstatimin, saktesimin dhe sqarimin faktevr dhe rrethanave qe kane lidhje me mosmarreveshjen ne gjykim. Nese grupi i eksperteve nuk ka arritur te zbatoje detyren e tij, gjykata eshte e detyruar te caktoje nje grup tjeter ekspertesh.

Meqenese per dhenien e nje vendimi te drejte per sa me siper eshte e nevojshme te behet perseritje e pjesshme e hetimit gjyqesor, Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se ceshtja duhet te rishqyrtohet edhe nje here nga ana e Gjykates se Apelit Korce. Per t’i mundesuar gjykates dhenien e nje vendimi te mbeshtetur ne ligj dhe objektiv, eshte barra e proves se paleve ndergjyqese qe te sjellin ne gjykim dhe te vene ne dispozicion te eksperteve prova te plota per te vertetuar vendosjen e pronave te tyre sipas vendimeve respektive te K.K.K.Pronave dhe sipas dokumentave te tjere te hershem dhe aktuale te pronesise, qe hedhin drite e saktesojne kufijte natyrore dhe njerezore te meparshem dhe aktuale me pronen objekt, si dhe prova te tjera qe mund te paraqiten e administrohen, per te arritur ne konkluzione te sakta, objektive e ligjore per zgjidhjen e ceshtjes. Ne rigjykim, gjykata e apelit duhet te hetoje ne menyre te plote e te gjithanshme, per te percaktuar edhe me grup ekspertesh vendndodhjen e sakte te siperfaqes objekt gjykimi, madhesine e saj, vendosjen ose jo, te plote a te pjesshme, te prones se pales pales paditese mbi pronen objekt gjykimi, mbivendosjen ose jo, te plote a te pjesshme te pronave te paleve ndergjyqese mbi pronen objekt gjykimi.

PËR KËTO ARSYE

197

Page 198: Tetor 2005

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne shkronjen "c" te nenit 485 te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.141, date 09.07.2004 te Gjykates se Apelit Korce dhe dergimin e

ceshtjes per rishqyrtim ne kete gjykate, me nje tjeter trup gjykues.

Tirane, me 25.10.2005

198

Page 199: Tetor 2005

Nr.2232 i Regj.ThemeltarNr.1449 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesueseAgron Lamaj AnetarPerikli Zaharia AnetarIrma Bala AnetareArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.09.2005 dhe 27.09.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me pale:

PADITËSA: DALL AGNESE S.P.A. SHOQERI E SE DREJTES ITALIANE

TË PADITUR: "AMADEUS GROUP" SH.A. SHOQERI E SE DREJTES SHQIPTARE

OBJEKTI I PADISË:Detyrimi i te paditurit te paguaje çmimin e blerjes se mallrave,

pagimi i kamate vonesave që rrjedhin nga mospërmbushja e detyrimit. Sigurimi i padise dhe vendosja e sekuestros mbi pasuritë e të paditurit.

Baza Ligjore: Neni 663, 676, 714, 717, 730, 743 i K.Civil Shqiptar. Neni 202 e vijues i K.Pr.Civile te Republikes se Shqiperise.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.1768 akti, date 30.05.2005, ka vendosur:

Rrezimin e kerkeses se pales se paditur "Amadeus Group" sh.a, per nxjerrjen e çështjes jashte juridiksionit gjyqesor.

Kunder vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane, ne baze te nenit 59/2 te K.Pr.Civile, ka ushtruar ankim te veçante Shoqeria "Amadeus Group" Sh.a., i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe vendosjen e nxjerrjes se çështjes jashte juridiksionit te Gjykates se shkalles se pare Tirane, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi i ndermjetem i dates 30.05.2005 i Gjykates se Shkalles se Pare Tirane eshte marre ne kundershtim me nenin 690 te Kodit Civil.

- Paditesi si shoqeri Italiane eshte e detyruar ti nenshtrohet akteve te BE ne lidhje me marreveshjet apo kontratat qe ajo nenshkruan me palet e treta.

- Nuk eshte patur parasysh neni 18 pika "b" e ligjit Nr.3920, date 21.11.1964 "Per gezimin e te drejtave civile nga te huajt dhe zbatimin e ligjit te huaj".

199

Page 200: Tetor 2005

- Ne te dyja legjislacionet civile Shqiptare dhe Italiane kriter i vetem vlefshmerie per kushtet e pergjitheshme te kontrates mbetet qe "pala kontraktuese e dobet" t'i kete njohur dhe pranuar ato. Ne rastin konkret eshte perdorur nje formular e parapergatitur nga pala paditese, e cila ka inkorporuar dhe faturen e shitjes, konform nenit 1341 te Kodit Civil Italian ekuivalent i nenit 686 te Kodit Civil Shqiptar, duke ruajtur ne te njejten kohe rekomandimet e direktives 93/13 te Komunitetit Europian.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani; mbrojtjen dhe mendimet e pales

paditese Dall'Agnese s.p.a, e perfaqesuar nga avokatja Erinda Ballanca, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit nr.1768, date 30.05.2005 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane per rrezimin e kerkeses se pales se paditur per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor shqiptar te çeshtjes; mbrojtjen dhe mendimet e pales se paditur Amadeus Group sh.a, e perfaqesuar nga avokati Alban Torro, qe kerkoi prishjen e ketij vendimi dhe nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor shqiptar te çeshtjes dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi me nr.1768 te rregjistrit themeltar, date 30.05.2005 i Gjykates se Rrethit

gjyqesor Tirane per rrezimin e kerkeses se pales se paditur per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor shqiptar te çeshtjes, eshte rrjedhoje e kuptimit dhe zbatimit te gabuar te ligjit, prandaj duhet te prishet dhe çeshtja te nxirret jashte juridiksionit gjyqesor shqiptar.

Rezulton nga vendimi i gjykates dhe aktet e administruara ne dosjen gjyqesore se ndermjet paleve ndergjyqese, ne vijimesi, per nje periudhe te qendrueshme kohore, jane zhvilluar veprimtari tregtare te shitblerjes nderkombetare te mallrave mbeshtetur ne veprimet dhe aktet e propozimit, pranimit, dergimit, dorezimit dhe pageses se çmimit te (sendeve) mallrave te kontraktuara, si dhe veprime te tjera te komunikimit te paleve ndergjyqese qe ne cilesine e paleve kontraktore jane te njohura apo duhet te njiheshin reciprokisht ndermjet tyre. Keto marredhenie, ne teresine e tyre, perbejne kontraten e lidhur nga palet ndergjyqese dhe qe, si e tille, ka forcen e ligjit per to.

Pala paditese Dall'Agnese, nje shoqeri e se drejtes italiane, ne cilesine e pales kontraktore shitese, ka ngritur padi kunder anes se paditur, shoqerise se te drejtes shqiptare Amadeus Group Sh.a, me objekt detyrimin e anes se paditur per pagimin e çmimit te mallrave dhe te kamatevonesave qe rrjedhin nga mospermbushja e detyrimit, duke u mbeshtetur ne nenet 663, 676, 714, 730, 743 te Kodit Civil shqiptar dhe 202 te Kodit shqiptar te Proçedures Civile. Paditesi pretendon se ana e paditur nuk ka permbushur detyrimin kontraktor te pageses se çmimit prej 18.202.25 Euro per nje pjese te mallrave (sendeve) qe i jane shitur prej tij, ne periudhen e fundit te marredhenieve te tyre kontraktore.

Gjate zhvillimit te gjykimit, ne seancen gjyqesore te dates 04.03.2005, pala e paditur, shoqeria e se drejtes shqiptare "Amadeus Group sh.a", i paraqiti gjykates kerkesen per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor shqiptar per shkak se, ne kushtet e pergjithshme te kontrates se shitjes (nderkombetare) te lidhur mes paleve, ato kane njohur dhe pranuar me vullnetin e tyre qe per juridiksionin gjyqesor, gjykate kompetente per zgjidhjen e mosmarreveshjeve ndermjet tyre eshte Gjykata e Pordenones se Republikes Italiane.

Ne vijim te paraqitjes se pretendimeve perkatese te paleve ndergjyqese, ne seancen e dates 30.05.2005, gjykata ka vendosur rrezimin e kerkeses se anes se paditur per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor shqiptar. Gjykata arsyeton se, i padituri eshte person juridik i se drejtes shqiptare me seli ne Republiken e Shqiperise dhe per kete shkak gjen zbatim paragrafi i dyte i nenit 37 te Kodit shqiptar te Proçedures Civile, i cili, ne kete rast, nuk lejon kalimin me marreveshje te juridiksionit nje gjykate te huaj. Gjithashtu, gjykata arsyeton se, palet

200

Page 201: Tetor 2005

nuk kane percaktuar me shkrim juridiksionin ne rast konflikti sepse ne kushtet e pergjithshme permbahen me shume se nje alternative per zgjedhjen e gjykates se huaj kompetente nderkohe qe pala e paditur nuk eshte ne gjendje te provoje se palet kane zgjedhur Gjykaten Italiane te Pordenones.

Ky vendim i gjykates eshte rrjedhoje e kuptimit dhe zbatimit te gabuar te ligjit dhe per kete shkak duhet te prishet e çeshtja te nxirret jashte juridiksionit gjyqesor shqiptar.

Gjykata, ne shqyrtimin e çeshtjes duhet te mbante parasysh qe, pavaresisht nga kerkimi i pales paditese, per zgjidhjen e çeshtjes ligji i zbatueshem eshte ai italian, duke zbatuar edhe te drejten shqiptare procedurale, persa i perket dhenies se vendimit per jurdiksionin gjyqesor.

Gjykata, ne arsyetimin e saj, shprehet se sipas nenit 37/2 te Kodit Shqiptar te Proçedures Civile, pretendimi per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor shqiptar nuk eshte i mbeshtetur perderisa pala e paditur eshte person juridik i se drejtes shqiptare, si dhe per shkakun qe kjo pale ka seline ne Republiken e Shqiperise. Ne kushte te tilla, sipas gjykates, nuk ka vend dhe mbeshtetje ligjore qe te pranohet kalimi me marreveshje i juridiksionit gjyqesor shqiptar ne nje juridiksion te huaj.

Ky arsyetim i gjykates eshte rrjedhoje e interpretimit dhe zbatimit te gabuar te ligjit procedural dhe material civil. Neni 37 i Kodit shqiptar te Proçedures Civile, ne paragrafin e dyte te tij, parashikon rastet kur eshte i pranueshem caktimi apo kalimi me marreveshje i zgjidhjes se konflikteve civile ne nje juridiksion i huaj. Kjo dispozite e njeh marreveshjen per juridiksionin e huaj kur te dy palet, qofshin persona fizike apo juridike, jane te huaj. Po keshtu edhe ne rastin kur njera pale eshte e huaj (person juridik a fizik) dhe pala tjeter eshte person fizik (shtetas) shqiptar, por qe nuk ka banim dhe qendrim ne Republiken e Shqiperise.

Ne kuptim dhe zbatim te drejte te nenit 37 te Kodit shqiptar te Procedures Civile, perveç perjashtimeve te tjera qe mund te parashikohen me marreveshje nderkombetare, ndryshe nga sa arsyeton gjykata, rasti tjeter i lejimit te marreveshjes per zgjidhjen e konflikteve nga nje juridiksion i huaj eshte ai kur njera pale eshte e huaj (person juridik a fizik) dhe pala tjeter eshte person juridik i se drejtes shqiptare.

Gjykata ka interpretuar ne menyre te gabuar fjalet "pa banim dhe qendrim ne Shqiperi" qe permbahen ne nenin 37 te K.Pr.Civile (shqiptar), duke i vendosur ne lidhje me personin juridik. Detyra e gjykates eshte qe te beje interpretim jo thjesht gramatikor te normes qe lidhet me mosmarreveshjen ne gjykim, por edhe menyrat e tjera te interpretimit (ate logjik e sistematik) per te mundesuar zberthimin e permbajtjes se saj ne perputhje te plote me qellimin dhe vullnetin e ligjvenesit per natyren e marredhenies juridike qe rregullohet dhe subjektet qe lidhen me ate norme.

Ne rast se dispozita procedurale e nenit 37/2 do te interpretohej thjesht ne menyre literale, do te "kuptohej" se, mund te ndodhemi perpara rasteve kur personat juridike te se drejtes shqiptare, veshtruar ne optiken e se drejtes tregtare, te mos kene seli (qender) te tyre ne Republiken e Shqiperise. Nje kuptim dhe interpretim i tille nuk mund te pranohet dhe eshte ne kundershtim te hapur me permbajtjen e dispozitave te Kodit Civil dhe legjislacionit tregtar, si atij shqiptar ashtu edhe italian.

Natyrshem personat fizike, shtetasit shqiptare, duke mbajtur shtetesine e tyre mund te zgjedhin, te jetojne dhe te ushtrojne veprimtarine e tyre ne shtete te tjera pa patur ndonje vendbanim a vendqendrim, formal ose faktik te detyrueshem, ne territorin e Republikes se Shqiperise. Kjo vlen edhe per shtetasit e vendeve te tjera. Por nuk mund te ekzistoje dhe te pranohet e njejta gjendje juridike e faktike edhe per personat juridike.

Nje person juridik, publik ose privat, ka nje cilesi te tille, per shkak se njihet nga Kushtetuta ose ligji. Ne kushte te tjera ata krijohen nga personat (fizike a juridike te tjere) ne

201

Page 202: Tetor 2005

menyren e caktuar nga ligji dhe rregjistrohen. Nje nga elementet thelbesore, te ekzistences, qe lejon krijimin dhe rregjistrimin e nje personi juridik eshte ai i percaktimit te qendres (selise) se tij ne territorin e shtetit ku themelohet. Kjo mbeshtetur, persa i perket legjislacionit italian: nenet 11, 12, 13, 43, 46, 47, 2328 e vijues te Kodit Civil dhe, atij shqiptar, nenet 25, 28 e vijues te Kodit Civil, neni 4 e vijues te ligjit Nr.7638, date 19.11.1992 "Per shoqerite tregtare".

Ndryshe nga personat fizike (shtetasit) qe natyrshem mund te zgjedhin e te ndryshojne vendbanimin a vendqendrimin e tyre edhe jashte territorit te Republikes se Shqiperise, gje e cila nuk kushtezon ekzistencen e tyre si qenie njerezore dhe si shtetas shqiptare, kjo gje nuk mund te pranohet edhe per personat juridike. Personi juridik mund te ushtroje veprimtarine e tij jo vetem ne shtetin ku eshte themeluar dhe ka seline, por edhe ne shtete te tjera duke krijuar dege, filiale, seli administrative etj. Por, ne asnje rast, personi juridik nuk mund te "zhvendose" apo "krijoje" qender (seli) te ndryshme nga ajo e shtetit sipas se drejtes te te cilit eshte themeluar. Perfundimisht, ne lidhje me permbajtjen e nenit 37/2 te Kodit shqiptar te Proçedures Civile, nuk ka sens juridik te ekzistoje a te perkufizohet nje person juridik shqiptar me "qender" (seli) ne nje shtet tjeter. Qendra e personit juridik ne shtetin sipas te drejtes se te cilit ai eshte themeluar eshte element percaktues per ekzistencen e personit juridik. Kjo qender nuk mund te ekzistoje apo "transferohet" ne nje shtet tjeter, duke mbetur person juridik i se drejtes se shtetit ku ai eshte themeluar.

Per arsyet e mesiperme, gjykata duhet te mbante parasysh se, ne kuptimin e nenit 37/2 te Kodit shqiptar te Proçedures Civile, pavaresisht nga teknika gjuhesore e perdorur ne formulimin e normes, shprehja "pa banim ose qendrim ne Shqiperi" lidhet vetem me personat fizike, "shtetasit shqiptare", dhe ne asnje rrethane me personat juridike te se drejtes shqiptare, te cilet detyrimisht kane seline e tyre (te shoqerise tregtare) ne Republiken e Shqiperise. Prandaj perben nje nga rastet e lejimit te kalimit me marreveshje te zgjidhjes se konflikteve nje juridiksioni te huaj, ai kur njera pale eshte e huaj (person fizik a juridik) dhe pala tjeter eshte person juridik i se drejtes shqiptare. Ne çeshtjen ne gjykim ndodhemi perpara nje rasti te tille, perderisa paditesi eshte person juridik i huaj (i se drejtes italiane) dhe i padituri eshte person juridik i se drejtes shqiptare, me seli ne Republiken e Shqiperise dhe qe, ne çdo rast, nuk ka ndonje dege, agjenci apo seli administrative jashte ketij territori perfshire ate te shtetit italian.

Per te mbeshtetur kete perfundim si dhe per momentet e tjera te trajtuara ne kete vendim, mund te mbahen parasysh, ne legjislacionin shqiptar, permbajtja e nenit 37, 220 e vijues te Kodit te Proçedures Civile, nenet 17, 18, 25, 26, 27, 30, 31 te ligjit shqiptar Nr.3920, date 21.11.1964 "Per gezimin e te drejtave civile nga te huajt dhe zbatimin e ligjes se huaj". Ndersa ne legjislacionin italian, neni 1 dhe 5 i Kodit te Proçedures Civile, nenet 3, 4, 25 e vijues te ligjit Nr.218, date 31.05.1995 "Per reformen e sistemit italian te se drejtes nderkombetare private", te cilat, ne rrethanat e çeshtjes konkrete, pranojne qe ne cilesine e te paditurit ne gjykaten italiane te gjykohet edhe per nje person fizik a juridik te huaj.

Duke rrezuar kerkesen e pales se paditur per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor shqiptar, megjithese eshte shprehur njehere ne arsyetimin e saj se nuk ndodhemi perpara njerit nga rastet e parashikuara ne nenin 37/2 te Kodit shqiptar te Proçedures Civile, gjykata perseri vazhdon arsyetimin e vendimit, duke mbajtur qendrimin se, palet ndergjyqese (kontraktore), nuk kane patur ndonje marreveshje me te cilen te kene percaktuar jurdiksionin gjyqesor te ndonje shteti per zgjidhjen e konflikteve potenciale ndermjet tyre.

Sipas gjykates, e cila nuk shprehet dhe nuk ben referime konkrete ne ligjin italian apo ate shqiptar, ne kushtet e pergjithshme ka dy opsione lidhur me marreveshjen per juridiksion: gjykaten e Pordenones (Itali), ose Dhomen e Tregtise Nderkombetare Paris - seksioni zviceran. Palet nuk kane percaktuar, me shkrim, juridiksionin e njeres prej tyre ne rast mosmarreveshjesh.

202

Page 203: Tetor 2005

Per rrjedhoje, gjykata konkludon se, keto kushte te pergjithshme nuk mund te prodhojne efekte juridike pasi mungon vullneti i paleve per zbatimin e tyre. Ky arsyetim i gjykates, ne veshtrim te provave te administruara dhe shpjegimeve te paleve ne seancat gjyqesore, eshte i pambeshtetur ne ligj.

Rezulton nga aktet e administruara ne gjykim se, ndermjet paleve ndergjyqese ka patur, ne vijimesi, marredhenie kontraktore per periudhen Prill 2002 - Janar 2003. Gjate kesaj periudhe, periodikisht, pala paditese, ne cilesine e shitesit, i ka levruar pales se paditur (bleresit), nje sasi mallrash (sendesh te luajteshme), kundrejt pagimit te çmimit te tyre nga ky i fundit. Duke pretenduar se, nga ana e paditur nuk jane kryer disa nga pagesat e çmimit te sendeve te shitura, ana paditese ka ngritur padi ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor Tirane, duke kerkuar detyrimin e te paditurit qe te paguaje çmimin e blerjes se mallrave te levruara si dhe kamate vonesat.

Po keshtu, rezulton e vertetuar se, ndermjet paleve ndergjyqese nuk ka patur ndonje kontrate te lidhur me shkrim, apo ndonje detyrim tjeter ne kuptimin e nenshkrimit te saj nga te dy palet. Megjithate, lidhja dhe zbatimi i kontrates ndermjet tyre rezulton e provuar nga administrimi dhe vleresimi ne teresi i provave te paraqitura nga vete palet ne gjykim. Vete padia eshte ngritur nga paditesi, per shkak te pretendimit te mospermbushjes se detyrimeve qe vijne nga kontrata objekt gjykimi dhe palet nuk mohojne ekzistencen e saj, edhe pse paditesi i eshte referuar ne menyre jo te sakte ne ligjin material civil shqiptar dhe jo ne ate italian.

Duke patur parasysh nenet 1322, 1325, 1326 e vijues te Kodit Civil italian por edhe ne nenet 662, 663, 664, 676 e vijues te Kodit Civil shqiptar, kontrata e shitjes se sendeve te luajteshme (mallrave), ne rastin ne gjykim, nuk eshte nje kontrate formale ne kuptimin qe nevojitet respektimi i nje forme te caktuar si nje kusht i domosdoshem per vlefshmerine dhe provueshmerine e saj. Ajo eshte kontrate e dyanshme, me detyrime te ndersjellta te paleve, e cila, ne teresi permbush kushtet e nevojshme per lidhjen dhe vlefshmerine e saj: pelqimi i paleve per marrjen persiper te detyrimeve te ndersjellta, shkakun e ligjshem, objektin qe formon lenden e kontrates (shitja - kalimi i pronesise se sendeve kundrejt pagimit te çmimit) dhe formen e saj te kerkuar ligjerisht.

Ne respektim te dispozitave te lartpermendura, por edhe te nenit 1341 e vijues te Kodit Civil italian (neni 686 e vijues te Kodit Civil shqiptar), palet kane shfaqur ne menyre te ndersjellte vullnetin e tyre per te gjitha kushtet thelbesore te saj, te shprehur ne te gjitha komunikimet me shkrim (ofertat, propozimet, dergimet e mallit dhe pagesat e çmimit etj), por edhe ne menyre te heshtur. Pjese e marreveshjes (kontrates) ndermjet paleve, shfaqje e vullnetit te tyre, jane edhe kushtet e pergjithshme te kontrates se shitjes, te derguara nga ana e paditesit, rregullisht, bashkelidhur dokumentave e faturave qe shoqeronin sendet e shitura dhe vertetonin permbushjen e detyrimit te shitesit. Nga ana tjeter, ne vijimesi, edhe ana e paditur (bleresi), ka kryer veprime dhe permbushur detyrime te kesaj kontrate, duke qene i njohur, edhe sipas perkujdesjes se zakonshme, me permbajtjen e kushteve te pergjithshme te kontrates se shitjes (nderkombetare), pra duke i pranuar e zbatuar ato. Njekohesisht, kjo pale ka pranuar sendet (mallrat) dhe ka bere likuidimin e çmimit te shitjes se rene dakort paraprakisht dhe te treguara ne dokumentat kontraktore, te pergatitura e derguara nga pala paditese.

Rezulton ne gjykim lidhur me marredheniet kontraktore te paleve se, kushtet e pergjithshme te kontrates se shitjes jane parapergatitur e derguar nga ana e pales paditese. Ndermjet tyre, eshte percaktuar ne menyre te shprehur edhe juridiksioni per zgjidhjen e mosmarreveshjeve te mundeshme te paleve. Ne kete menyre, pala paditese ka shprehur vullnetin e saj te lire per pranimin dhe zbatimin e kushteve te pergjithshme te kontrates. Nga ana tjeter, kjo pale, nuk i ka vene ne dukje apo kerkuar shprehimisht pales tjeter, si dhe nuk rezulton qe ne

203

Page 204: Tetor 2005

keto kushte te pergjithshme apo akt tjeter te marredhenieve kontraktore, te jete parashikuar ndonje "kusht" apo "detyrim", dypalesh apo per palen e paditur, qe te shprehet me shkrim, per pranimin dhe miratimin e teresise se kushteve te pergjithshme te kontrates apo te ndonje klauzole te veçante te tyre.

Rezulton ne gjykim se, megjithese nuk perbente ndonje kusht vlefshmerie per klauzolat kontraktore, i padituri ka patur mundesine dhe te drejten te shprehej per pranimin ose jo te ketyre kushteve, gje qe nuk e ka bere, duke shprehur ne kete menyre, ne menyre te heshtur vullnetin (nje nga format e shfaqjes se tij), per pranimin e tyre. I padituri, duke i njohur apo patur mundesi t'i njihte me nje kujdes, te thjeshte e te zakonshme, ka vazhduar te permbushe vijimesisht kushtet e detyrimet kontraktore qe buronin nga kontrata e lidhur ndermjet paleve.

Pala paditese ka pretenduar se klauzola e juridiksionit gjyqesor eshte e vlefshme vetem nese eshte miratuar me shkrim, veçmas, nga te dy palet. Ky pretendim, i pranuar nga gjykata, nuk eshte i mbeshtetur ne ligj. Edhe ne veshtrim te nenit 1341 e vijues te Kodit Civil italian (neni 686 e vijues te Kodit Civil shqiptar), megjithese ne mbrojtje te pales pritese te propozimit (ne kete gjykim pala e paditur), parashikohen detyrime per miratim me shkrim te nje numri klauzolash kontraktuale, perseri çeshtja e caktimit ne ate dispozite (me marreveshje) te juridiksionit gjyqesor nuk eshte e perfshire. Kjo per faktin se ne kete dispozite gjejme te fokusuar çeshtjen e "kompetences" se autoritetit gjyqesor qe, nuk mund te njejtesohet me çeshtjen e "juridiksionit gjyqesor".

Per kete arsyetim, duke qene legjislacion i zbatueshem per çeshtjen konkrete, gjejme mbeshtetje ne nenet 1, 5, 6, 7 e vijues te pjeses se pergjithshme te Kodit italian te Proçedures Civile (nenet 36-40, 41-54, 55 e vijues te Kodit shqiptar te Proçedures Civile), por edhe per faktin se ligji italian Nr.218, date 31.05.1995 qe trajton te drejten nderkombetare private dhe permban parashikime per "juridiksionin" gjyqesor italian apo te huaj, nuk permban ndalime apo detyrime per miratim veçmas me shkrim te marrveshjes per juridiksion. Ne veçanti, sipas nenit 3, paragrafi i dyte te ketij ligji, referohet konkretisht zbatimi i konventave nderkombetare dhe praktikes gjyqesore te Gjykates se Luksemburgut, te cilat nuk kerkojne detyrimisht miratimin me shkrim (edhe veçmas) te marreveshjes per juridiksion, çeshtje qe trajtohet ne vijim te arsyetimit te ketij vendimi.

Sikurse eshte permendur mesiper ne kete vendim, ne kerkimet e paditesit dhe arsyetimin e vendimit te gjykates ka paqartesi ne lidhje me ligjin e zbatueshem. Lidhur me kete çeshtje, ndonese nuk ka nje parashikim te shprehur ne kushtet e pergjithshme, eshte evidente se duhet te zbatohet ligji italian, gje qe rezulton ne teresi nga vete rrethanat qe kane te bejne me palet dhe marredheniet kontraktore qe ato kane zhvilluar, nga permbajtja, kushtet e vendosura dhe referencat juridike te kushteve te pergjithshme te kontrates, te akteve e dokumentave te tjere te marredhenieve kontraktore te paleve.

Kolegji Civil çmon se, duke qendruar ne kete konkluzion, si dhe ne çdo rast, edhe po te gjente zbatim ligji shqiptar, apo ne referim te se drejtes nderkombetare private e zakoneve tregtare per shitjen nderkombetare, eshte i pambeshtetur pretendimi i paditesit per miratimin e detyrueshem, me shkrim (veçmas), te klauzoles se juridiksionit gjyqesor qe zgjedhin palet ne marredheniet kontraktore te shitjes nderkombetare.

Ne nje aspekt tjeter, ne interpretim te nenit 1341 i Kodit Civil italian (por edhe nenit 686 i Kodit Civil shqiptar), per shkak se, si rregull, pergatiten nga pala qe ka pozite te posaçme ne treg (qarkullim civil), apo veprimtari te konsoliduar ne lidhje me ate qe perben objekt te kontrates, kushtet e pergjithshme te kontrates kane si qellim qe ne rradhe te pare te japin garanci per palen "pritese" te nje propozimi apo oferte, mbeshtetur ne parimet e mirenjohura te lirise, paanesise e barazise kontraktore. Ne kete kontekst nuk mund t'i jepet efekt juridik atyre kushteve

204

Page 205: Tetor 2005

te pergjithshme te kontrates qe nuk jane njohur apo duhet te ishin njohur nga ana e pales qe nuk i ka parapergatitur ato. Ne veçanti, kjo mbrojtje, mbi te gjitha e adresuar ne favor te palet pritese te propozimit, eshte e theksuar per çeshtje te tilla, si caktimi i juridiksionit gjyqesor ne rast mosmarreveshjesh ku kerkohet, si rregull, qe te kete nje miratim te posaçem me shkrim nga pala pranuese e propozimit (kushteve).

Por, ne nje marredhenie juridike te tille, thelbesore eshte qe te garantohet mundesia e pales pranuese qe te shprehe vullnetin e saj, ne nje nga format klasike, ne menyre te heshtur ose me shkrim, sipas rrethanave, kur çmohet prej saj (pales marrese te propozimit), apo i kerkohet nje miratim i tille ne menyre te shprehur (me shkrim) ne propozimin e parapergatitur nga ana e pales tjeter. Persa i perket pales propozuese, ajo tashme ka te shprehur vullnetin e saj, me ane te vete parapergatitjes dhe dergimit te propozimit mbi kushtet e pergjithshme te kontrates.

Kolegji Civil çmon se, ne rastin e percaktimit te juridiksionit gjyqesor, qellimi i normave ligjore te lartpermendura dhe qe kane te bejne me parapergatitjen, miratimin dhe efektet e kushteve te pergjithshme te kontrates ndermjet paleve kontraktuese, eshte qe te siguroje shprehjen e qarte dhe te sakte te vullnetit (pelqimit), per njohjen e zbatimin e tyre, ne menyre qe jo vetem palet por edhe te tretet, e ne veçanti, gjykatat, te jene ne gjendje qe t'i interpretojne dhe vertetojne ato. Ne kete kontekst perfshihet (pa ndonje perjashtim) edhe çeshtja (klauzolat) e ligjit te zbatueshem dhe juridiksionit gjyqesor kompetent per zgjidhjen e mosmarreveshjes.

Pra, ne lidhje me çeshtjen objekt gjykimi, gjykata kishte detyrimin qe ne hetimin e çeshtjes te mbante parasysh nese, ne rrethanat konkrete te saj, ne fakt, jane te pranishme dhe te vertetuara klauzolat e juridiksionit gjyqesor kompetent, nese palet kane patur konsensus (pelqim) per njohjen e zbatimin e tyre. Gjykata heton rreth ekzistences e vlefshmerise se ketij konsensusi ne kohen kur "marreveshja" per juridiksionin eshte formuluar dhe caktuar nga palet ne kuader te marredhenieve kontraktore te tyre. Nga ana tjeter, gjykata heton, ne varesi edhe te ligjit te zbatueshem ne te cilin mbeshtetet kontrata, se cili eshte qartesisht e saktesisht juridiksioni gjyqesor i zbatueshem. Kjo kerkohet, aq me teper, kur, ashtu si ne rastin e çeshtjes ne kete gjykim, nisur edhe nga praktikat tregtare kombetare e nderkombetare, klauzola (marreveshja) konkrete per juridiksion nuk permban ndonje formulim ne te cilin dukshem dhe qarte t'i jete kerkuar pales pritese te propozimit qe te nenshkruaje veçmas se e njeh dhe pranon ate klauzole, ne menyre qe ajo te jete e vlefshme, e provueshme dhe e zbatueshme.

Ne çeshtjen ne gjykim, eshte e qarte dhe e sakte se, palet kane zgjedhur juridiksionin gjyqesor italian, gjykaten e Pordenones, qe eshte njeri nga juridiksionet gjyqesore te paleve kontraktuese ne kuptim te perkatesise se te drejtes ne baze te se ciles ato, si persona juridike, jane themeluar.

Perfundimisht, ne çeshtjen ne gjykim, jemi perpara marreveshjes per zgjidhjen e konflikteve ndermjet paleve ndergjyqese nga juridiksioni gjyqesor italian. Ne kushtet e kontratave te tregetise (perfshire "shitjet") nderkombetare, nisur jo vetem nga parimet e normat e legjislacionit te te dy shteteve te paleve kontraktuese, por edhe ne kuader te se drejtes dhe zakoneve nderkombetare private, nese marredheniet kontraktore dhe kushtet e pergjithshme te kontrates perbejne nje praktike vazhduese, te zakonshme, te zbatuar ndermjet paleve, atehere marreveshja per juridiksionin gjyqesor kompetent quhet e lidhur pa qene nevoja qe propozimi i saj te miratohet, paraprakisht dhe domosdoshmerisht, me shkrim, nga pala pritese e propozimit.

Klauzola e percaktimit dhe posaçerisht ajo e miratimit te juridiksionit gjyqesor kompetent nuk eshte e nevojshme, ne çdo rast, qe te rezultoje thjesht e vetem ne formulimin gjuhesor te kontrates a marreveshjes, por edhe nga teresia e akteve, veprimeve dhe rrethanave qe perbejne kontraten dhe, me pas, ne vijim te permbushjes se detyrimeve perkatese, duke filluar

205

Page 206: Tetor 2005

nga çasti i formulimit te nje klauzole te tille dhe deri ne çastin perpara se palet te fillonin proçedurat per zgjidhjen e mosmarreveshjeve konkrete ndermjet tyre.

Ne çeshtjen ne gjykim, ky perfundim perforcohet me teper per faktin se, respektohet vullneti e kerkimet e pales se paditur, pales kontraktuese me te "dobet", e cila jo vetem ka njohur, por edhe kerkon nga gjykata shqiptare te pranoje dhe te zbatohet klauzola e juridiksionit gjyqesor italian, sipas vullnetit te shprehur ne formulimin e saj dhe te propozuar nga vete pala paditese qe eshte person juridik i se drejtes italiane.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 37 dhe 59 te Kodit Proçedures

Civile,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.1768, date 30.05.2005 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane dhe

nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor shqiptar te çeshtjes civile me paditese Dall'Agnese S.p.a dhe pale te paditur Amadeus Group Sh.a.

Tirane, me 27.09.2005

206

Page 207: Tetor 2005

Nr.11111-00113-00-2005 i Regj.ThemeltarNr.00-2005-03 i Vendimit (1459)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil te Gjykates se Larte i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesuesePerikli Zaharia AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare Irma Bala AnetareArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 25.10.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS TË K/PADITUR: PETRIT VALISI, KASEM VALISI, perfaqesuar nga Av. V. Germenji

TË PADITUR K/PADITËS: RUHI VALISI, ADELINA VALISI,

DEFRIM KARAJ,

Z.R.P.P.TIRANE, ne mungese

E PADITUR NË K/PADI: KOMUNA KASHAR, ne mungese

PERSONA TË TRETË: KESHILLI I QARKUT TIRANE,

BASHKIA VORE (TIRANE) ne mungese

DREJTORIA RAJONALE E BUJQESISE E USHQIMIT TIRANE

KOMISIONI I NDARJES SE TOKES SE FSHATIT KATUNDI I RI - KOMUNA KASHAR, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Sigurim i padise.

Urdherimi i anes se paditur Z.R.P.P. Tirane te bllokoje pronen nr.972/1/11 ne emer te Ruhi Valisit.

Fshirjen e regjistrimit hipotekor nr.972/1/11, zona Kadastrale 2105 ne emer te Ruhi Valisit

per siperfaqen 8.100 m.2.Detyrimin e anes se paditur te na njohe

ne paditesat pronare mbi siperfaqen 8.100 m.2.Detyrimin e Z.R.P.P. Tirane

207

Page 208: Tetor 2005

te regjistroje ate siperfaqe ne pronesine tone.Baza Ligjore: Nenet 32, 154, 158, 2002, 2005 e vijues te K.Pr.Civile,

Nenet 92/a, 583/d, 584/b e vijues te K.Civil.

208

Page 209: Tetor 2005

OBJEKTI I K/PADISË:Konstatim i pavlefshmerise se veprimit juridik

te aktit te dhenies se tokes ne pronesi me nr.316 ne emer te Petrit Valisit dhe Kasem Valisit.Detyrimin e Z.R.P.P. Tirane te rregjistroje

kontraten e shitjes se tokes are me nr.316/93, date 27.02.2004 dhe te pajise Defrim Karajin

me çertifikate pronesie per 8.100 m.2 toke are.Baza Ligjore: Nenet 55, 160, 161 te K.Pr.Civile,

neni 92/a ne kembim me nenet 163, 196 te K.Civil, neni 28 i ligjit nr.7843

"Per rregjistrimin e pasurise se paluajteshme".

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.4149, date 24.06.2005 ka vendosur:Te nxjerre jashte juridiksionit gjyqesor ceshtjen civile me nr.2468 akti.

Kunder vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane, ne baze te nenit 59/2 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar ankim te vecante Petrit dhe Kasem Valisi, te cilet kerkojne ndryshimin e ketij vendimi dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata ka vepruar ne kundershtim me vendimin unifikues nr.901, date 21.06.2000 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte Tirane, ku ne asnje menyre nuk mund te shqyrtohet ne nje gjykim te vecante padia dhe k/padia, ne nje kohe qe ne kete te fundit, nuk eshte ajo ndergjyqesi qe eshte pasqyruar ne kete padi.

- Po keshtu eshte vepruar ne kundershtim me vendimin unifikues te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte Tirane, nr.3, date 18.01.2002, pasi aktin e marrjes se tokes ne pronesi te cilen e kishte dhene Komisioni i Tokes Komuna Kashar, duhej ta kundershtonte ne rruge administrative, prane kesaj te fundit.

- Krejt ndryshe ka ndodhur me ne si pale paditese, ku perpara se ti drejtoheshim gjykates, ju drejtuam Komunes Kashar qe te konfirmonte aktet e pronesise.

- Komuna Kashar, pjesemarrese ne ate gjykim, ka konstatuar aktin me nr.81, ne emer te Ruhi Valiasit si teresisht te fallsifikuar.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani mbrojtjen dhe mendimet e perfaqesuesit

te ankuesit pala paditese e kunderpaditur Petrit Valisi e Kasem Valisi, avokatit Vladimir Germenji, qe kerkoi prishjen e vendimit nr.4149, date 24.06.2005 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane, per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te ceshtjes, ne mungese te paleve te tjera ndergjyqese dhe si e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.4149, date 24.06.2005 i Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane, per nxjerrjen

jashte juridiksionit gjyqesor te ceshtjes civile nr.2468 Akti, eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar

209

Page 210: Tetor 2005

te ligjit dhe, per kete shkak, duhet te prishet e te vazhdoje shqyrtimi gjyqesor i ceshtjes nga kjo gjykate.

Nga hetimi gjyqesor i ceshtjes rezulton se, paditesit e kunderpaditur pretendojne se jane pronare te nje siperfaqe toke prej 8100 m2, duke paraqitur si prova ndermjet te tjerave, aktet e marrjes se tokes ne pronesi leshuar ne vitin 1992 nga komisioni i tokes. Nderkohe qe, edhe te paditurit kunderpadites Ruhi dhe Adelina Valisi, pretendojne se per te njejten siperfaqe jane pronare sipas akteve te marrjes se tokes ne pronesi leshuar ne vitin 1994. Keta te fundit, siperfaqen e tokes objekt gjykimi ia kane shitur te paditurit kunderpadites Defrim Karaj ne vitin 1996.

Ne rrethana te tilla, ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane, kane ngritur padi paditesit Petrit Valisi dhe Kasem Valisi me pale te paditura Z.RR.P.P. Tirana 1, Ruhi Valisi, Adelina Valisi e Defrim Karaj dhe person te trete Komunen Kashar, me objekt fshirje te rregjistrimit te prones nr.972/1/11, zona kadastrale nr.2105 ne emer te te paditurve per siperfaqe toke 8100 m2, pavlefshmerine e kontrates se shitblerjes se pasurise se paluajteshme nr.316 rep. e 53 kol., date 27.02.2004 per kete siperfaqe toke, si dhe detyrimin e te paditurve te njohin paditesit si pronare te saj me detyrimin e Z.RR.P.P. te rregjistroje pronen ne emer te paditesave.

Gjate shqyrtimit gjyqesor te ceshtjes, pala e paditur ka paraqitur kunderpadi, duke kerkuar konstatim te pavlefshmerise se aktit te marrjes se tokes ne pronesi, ne emer te paditesave dhe detyrimin e Z.RR.P.P. Tirana 1 te rregjistroje kontraten e shitblerjes se lartpermendur. Njekohesisht, pala e paditur ka paraqitur edhe kerkese per thirrje si person te trete te disa institucioneve shteterore. Kunderpadia dhe kerkesa per thirrje te personave te trete, jane pranuar nga gjykata.

Ne gjykim, ndermjet provave te tjera shkresore u administrua vendimi nr.2, date 20.06.1996 i Komisionit te Tokes se Rrethit Tirane, me te cilin nje numer parcelash, ku perfshihet dhe siperfaqja e tokes objekt gjykimi, kaloheshin nga Komuna (sot Bashkia) Vore ne Komunen Kashar. Po keshtu u administrua edhe vendimi nr.9 i dates 03.09.2004 i Komisionit te Tokes se Qarkut Tirane me te cilin behet "… shpallja absolutisht e pavlefshme e vendimit nr.2, date 20.06.1996 te Komisionit te Tokes se Rrethit Tirane".

Ne rrethana te tilla, nisur edhe nga qendrimet e pretendimet e kunderta te perfaqesuesve te Komunes Kashar e te Bashkise Vore, Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane, ka cmuar se ndodhemi perpara mosmarreveshjeve administrative, ndermjet njesive vendore per te cilat eshte marre edhe vendimi per shpalljen absolutisht te pavlefshem te vendimit nr.2, date 20.06.1996.

Persa me siper, sipas gjykates, perderisa nuk jane zgjidhur mosmarreveshjet per juridiksionin administrativ ndermjet ketyre njesive vendore, ku perfshihet edhe prona objekt gjykimi, edhe kerkimet e padise dhe te kunderpadise jane ceshtje qe i perkasin juridiksionit administrativ. Keshtu gjykata ka disponuar per nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

Ky vendim i gjykates eshte rrjedhoje e kuptimit te gabuar te saj, per objektin e padise dhe kunderpadise, natyren e konfliktit mes paleve dhe ligjin e zbatueshem lidhur me kerkimet e prapesimet e paleve ndergjyqese. Ne thelb te tyre jane mosmarreveshjet e pronesise dhe kerkimet lidhur me ceshtje themeli, per pronen objekt gjykimi, ndermjet paleve ndergjyqese te legjitimuara si te tilla nga aktet perkatese te marrjes se tokes ne pronesi, etj. Po keshtu edhe padite per kerkimin e shfuqizimit te nje akti administrativ perbejne nje nga rastet e juridiksionit gjyqesor. Keto ceshtje detyrimisht jane ne juridiksionin gjyqesor ne kuptim te nenit 36 e vijues te Kodit te Procedures Civile.

Nga ana tjeter, ne kete gjykim, mosmarreveshjet ndermjet organeve administrative, te treguara nga gjykata si arsye per nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit, nuk jane elemente te kerkimeve, prapesimeve dhe disponimeve te paleve sipas kuptimit e permbajtjes se objektit te

210

Page 211: Tetor 2005

padise e kunderpadise dhe shkakut ligjor te tyre. Prandaj gjykata eshte e detyruar te shqyrtoje ceshtjen dhe te shprehet mbi gjithshka qe kerkohet dhe vetem per ate qe kerkohet sipas nenit 6 e vijues i Kodit te Procedures Civile.

211

Page 212: Tetor 2005

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 59 te Kodit Procedures Civile,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.4149, date 24.06.2005 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane dhe

dergimin e akteve ne ate gjykate, per vazhdimin e gjykimit te ceshtjes.

Tirane, me 25.10.2005

212

Page 213: Tetor 2005

Nr.11111-00193-00-2005 i Regj. ThemeltarNr.00-2005-9 i Vendimit (1460)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesuesePerikli Zaharia AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 25.10.2005, mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: FATBARDHA VOKOPOLA, ne mungese

TË PADITUR: K.K.K.PRONAVE VLORE,

MARIE CAUSHI, ANESTI CAUSHI ne mungese

OBJEKTI I PADISË:

Anullimi i vendimit nr.100, date 19.04.1996 te K.K.K.Pronave Vlore.

Baza Ligjore: Nenet 41, 42, 181 te Kushtetutes, nenet 1, 2, 3 dhe 6/1 te Ligjit 9235, date 29.07.2004

"Per Kthimin dhe Kompensimin e Prones".

Gjykata e Rrethit Vlore, nr. s’ka, date 20.07.2005 ka vendosur:Te deklaroje mungesen e juridiksionit te çeshtjes civile qe i perkete paditeses Fatbardha Vokopola, i paditur K.K.K.Pronave, Marie Caushi, Anesti Caushi, me objekt: anullimin e vendimit nr. 100, date 19.04.1996 te K.K.K.Pronave Vlore, pasi çeshtja hyne ne juridiksionin administrativ.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs, pala paditese Fatbardha Vokopola, e cila kerkon prishjen e vendimit, dhe rikthimin e çeshtjes Gjykates se rrethit Vlore, duke parashtruar sa me poshte:

- Gjykata nuk mund te vendose pushimin e çeshtjes per mungese juridiksioni, dhe aq me teper te kthej te gjitha aketet e çeshtjes.

- Ne nenin 59 e vijus te K.Pr.Civile ku eshte referuar gjykata, percaktohet se ne rastin kur gjykata shqyrton nese çeshtja qe po gjykohet, i perkete juridiksionit administrativ apo gjyqesor, mosmarveshja zgjidhet nga Gjykata e Larte, gjykimi pezullohet deri sa te jepet vendimi per zgjidhjen e mosmarveshjes se juridiksionit.

213

Page 214: Tetor 2005

- Gjykata duke u mbeshtetur ne nenin 297/a, duhet te shpalle pezullimin e çeshtjes deri ne perfundim te gjykimit administrativ, nga Komiteti Shteteror i K.K.K.Pronave, ku eshte paraqitur kerkesa perkatese.

- Nga gjykata nuk eshte marre parasysh, kerkesa jone per bashkimin e mases se sigurimit te padise, me dosjen objekt gjykimi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Nikoleta Kita, ne mungese te paleve ndergjyqese dhe si

bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i gjyqtarit te vetem prane Gjykates se shkalles se pare Vlore date 20.07.2005,

per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor nuk eshte i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te prishet dhe çeshtja te kthehet per vazhdimin e gjykimit.

Rezulton se mbeshtetur ne Ligjin 9235, date 29.07.2004 "Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve", paditesja Fatbardha Vokopola ka kundershtuar ne Gjykaten e shkalles se pare Vlore vendimin e K.K.K.Pronave nr. 100, date 19.04.1996 qe i perket Familjes Caushi dhe ka kerkuar anullimin e tij me pretendimin se ka trajtuar nje siperfaqe trualli qe eshte prone e familjes Vokopola.

Vendimi i K.K.K.Pronave nr.100. date 19.04.1996 eshte nxjerre ne zbatim te Ligjit 7698, date 15.04.1993 te shfuqizuar me Ligjin 9235, date 29.07.2004 "Per kthimin e kompensimin e pronave ish pronareve" e me qene se ky ligj ishte ne fuqi ne kohen e ngritjes se padise, gjyqtari i vetem ka nxjerre çeshtjen jashte juridiksionit gjyqesor me arsyetimin qe ne baze te ketij ligji paditesja duhet te ndjeke rrugen administrative, pra ti drejtohet Komitetit Shteteror per kthimin dhe kompensimin e pronave.

Ky konkluzion i gjyqtarit te vetem nuk eshte i bazuar ne ligj.Ne baze te nenit 16/2 te Ligjit 9235, date 29.07.2004 "Per kthimin dhe kompensimin e

pronave ish pronareve", Komiteti Shteteror i kthimit dhe kompensimit te pronave verifikon vendimet e komisioneve te kthimit dhe kompensimit te pronave, te ngritura sipas Ligjit 7698, date 15.04.1993 "Per kthimin dhe kompensimin e pronave". Kerkesa per verifikimin e vendimeve te dhena paraqitet ne menyre te motivuar nga organet e qeverisjes vendore ose subjektet e shpronesuara brenda 6 muajve nga hyrja ne fuqi e ketij ligji dhe Komisioni ka te drejte te shfuqizoje vendimin administrativ te dhene, ose te kerkoje shfuqizimin e tij ne rruge gjyqesore.

Si kunder rezulton nga permbajtja e kesaj dispozite paditesja nuk perfshihet ne rrethin e subjekteve qe kane te drejte t’i drejtohen Komitetit Shteteror te Kthimit dhe Kompensimit te pronave. Ajo kundershton ne rruge gjyqesore nje vendim te Komisionit te K.K.Pronave qe ju perket personave te trete me pretendimin se nga permbajtja e tij jane cenuar interesa te ligjeshme te pronesise, keshtu pavaresisht se padia eshte ngritur mbas hyrjes ne fuqi te Ligjit 9235, date 29.07.2004, gjykata eshte e detyruar ta pranoje per shqyrtim dhe te zgjidhe ne themel konfliktin midis paleve.

Ne kete konkluzion kane arritur edhe Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne vendimin nr.4, date 24.03.2005 te cilat per efekt te unifikimit te praktikes gjyqesore kane arritur ne konkluzionin se pamvaresisht nga momenti i rregjistrimit te çeshtjes para apo pas hyrjes ne fuqi te Ligjit te Ri per kthimin dhe kompensimin e pronave, ne te gjitha rastet kur padia eshte ngritur nga persona te trete qe pretendojne se jane cenur nga permbajtja e nje vendimi te K.K.K.Pronave, eshte gjykata ajo qe ka juridiksionin per shqyrtimin e ketyre çeshtjeve.

Mbi sa siper vendimi i gjyqtarit te vetem te Gjykates se shkalles se pare Vlore duhet te prishet dhe çeshtja te kthehet per vazhdimin e gjykimit po prane Gjykates se shkalles se pare Vlore.

214

Page 215: Tetor 2005

215

Page 216: Tetor 2005

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485/ç te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit date 20.07.2005 te gjyqtarit te vetem prane Gjykates se shkalles se

pare Vlore dhe kthimin e çeshtjes per vazhdimin e gjykimit te çeshtjes, po prane kesaj gjykate.

Tirane, me 25.10.2005

216

Page 217: Tetor 2005

Nr.23000-00110-00-2005 i Regj. ThemeltarNr.00-2005-13 i Vendimit (1461)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesuesPerikli Zaharia AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani AnetarIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 25.10.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:

PADITËSE: M. G. perfaqesuar nga Av. E. Face

I PADITUR: F. K., ne mungese

OBJEKTI I PADISË: Kerkoj heqjen e mundesise se ushtrimit te pergjegjesise prinderore te paditurit

dhe lenien e pergjegjesise prinderore mua paditeses.Baza Ligjore: Neni 349/dh i K.Pr.Civile,

nenet 224, 225, 228 te K.Familjes.

Gjykata e shkalles se pare Korce, me vendimin nr.1445, date 08.07.2005, ka vendosur:Moskompetencen tokesore te Gjykates se Rrethit gjyqesor Korce, per shqyrtimin e ceshtjes civile me nr.1548 akti me:Paditese: M. G. I Paditur: Filip Kaceli.Objekti i padise: heqjen e mundesise se ushtrimit te pergjegjesise prinderore te paditurit dhe lenien e pergjegjesise prinderore mua paditeses.Dergimin e akteve Gjykates se Rrethit gjyqesor Durres si gjykate kompetente per gjykimin e saj.

Kunder vendimit te Gjykates se shkalles se pare Korce, ne baze te nenit 59 Kodit te Proçedures Civile, ka bere ankim te vecante M. G., e cila kerkon prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e shkalles se pare Korce, ka vendosur transferimin e ceshtjes ne Gjykaten e shkalles se pare Durres, ne kundershtim me kerkesat e nenit 350 te K.Pr.Civile, ne te cilin parashikohet se, kompetente per vendosjen ose heqjen e kujdestarise, si dhe per heqjen ose kthimin e pushtetit prinderor, eshte seksioni perkates i gjykates se shkalles se pare ku banon i mituri. Ne rastin tone, siç rezulton nga çertifikata personale e te miturit Kristo Kaceli, vendbanimi i tij ndodhet ne qytetin e Korces.

217

Page 218: Tetor 2005

218

Page 219: Tetor 2005

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, perfaqesuesen e pales paditese Av. E. Face,

qe tha se gjykata kompetente per shqyrtimin e kesaj çeshtje eshte Gjykata e Rrethit gjyqesor Korçe, si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.1445, date 08.07.2005, i Gjykates se shkalles se pare Korçe, per shpalljen e

moskompetences ne rigjykimin e çeshtjes eshte marre ne zbatim te keq te ligjit e si i tille duhet prishur dhe çeshtja te M. G., eshte ngritur padia me objekt heqje e pergjegjesise prinderore per femijen K. K. te prindit F.K., me cilesine e te paditurit ne gjykim.

Palet ndergjyqese, kane qene bashkeshorte dhe me vendim gjyqesor te formes se prere (viti 2001), kane zgjidhur martesen, femija K. i eshte lene per rritje dhe edukim paditeses M.

Te paditurit Filip, babai i femijes i eshte lene e drejta e takimit te femijes sipas vendimit dhe detyrimin per te paguar pension ushqimor ne masen e caktuar.

Paditesja, duke pretenduar se, i padituri ka shperdoruar pergjegjesine prinderore, nuk ka treguar asnje kujdes ne ushtrimin e saj me padine drejtuar gjykates, bazuar ne nenet 224, 225, 228 te K.Familjes, ka kerkuar heqjen e pergjegjesise prinderore te paditurit.

Gjykata e shkalles se pare Korçe, ka shpalluar moskompetencen ne gjykimin e kesaj ceshtje, duke e derguar çeshtjen Gjykates se shkalles se pare Durres, me arsyetimin se, paditesja banon ne Greqi, nuk mund te zbatohet neni 350 i K.Pr.Civile, por dhe neni 42/1 i ketij kodi, duke e derguar çeshtjen ne gjykaten ku ka vendbanimin i padituri.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte gjykon se, vendimi eshte marre jo ne zbatim te ligjit procedurial, neni 350 i K.Pr.Civile dhe nenit 215, 228 te K.Familjes, si dhe nenit 12, 13 te K.Civil.

Padia e ngritur, ka si objekt, heqjen e pergjegjesise prinderore, bazuar ne nenin 228 te K.Familjes. Ne kete Kod, pergjegjesia prinderore, e cila rregullohet nga Titulli III, Kreu I, ne dispozita te veçanta, neni 215 e vijues jepet kuptimi i pergjegjesise prinderore, kufijte e pergjegjesise, menyra e ushtrimit te perbashket te pergjegjesise dhe rastet e humbjes apo heqjes se pergjegjesise prinderore me vendim gjykate, si neni 228/I Kodi i Proçedures Civile. Neni 350 i ketij kodi, ka parashikuar, si gjykate kompetente per shqyrtimin e nje padie te tille, qe ka te beje me heqjen e pergjegjesise prinderore, gjykaten e shkalles se pare, ku banon i mituri.

Pergjegjesia prinderore, sipas nenit 215 te K.Familjes, perfshin teresine e te drejtave dhe detyrave qe kane per qellim te sigurojne mireqenie emocionale, sociale dhe materiale te femijes, duke u kujdesur per te, duke mbajtur raporte vetjake me te, duke i siguruar atij mirerritje e edukim, arsim etj. Prandaj ndryshe nga dispozitat e tjera qe K.Pr.Civile, parashikon kompetencen tokesore te gjykatave per padite e ndryshme qe ngrihen, per kete lloj padie, jo pa qellim ne menyre specifike, ka percaktuar gjykaten e shkalles se pare, ku banon i mituri, duke i dhene perparesi mbrojtjes se teresise te drejtave te femijes se mitur.

Ne rastin konkret i mituri K. K. rezulton se jeton me paditesen M., nenen e tij, nuk ka mbushur moshen 14 vjeç dhe prinderit kane banime te ndryshme. Sipas nenit 13 te K.Civil i mituri, konsiderohet se, ka per banim ate te prindit, prane te cilit jeton, pra te paditeses M., te ciles i eshte lene per rritje dhe edukim (sipas vendimit gjyqesor te formes se prere) dhe eshte vertetuar se femija jeton me kete prind.

Ne kuptimin qe ka banimi sipas nenit 12 te K.Civil, banimi i prindit (Mirela) me te cilin jeton femija eshte Shqiperia, qyteti i Korçes, bazuar ne aktet e gjendjes civile te administruara si prova ne gjykim dhe jo Greqia, siç ka arsyetuar shkalla e pare, vend i cili sipas nenit 14 te K.Pr.Civile ne rastin konkret, konsiderohet vendqendrim i saj dhe jo banim.

219

Page 220: Tetor 2005

Sa siper konkludohet se, Gjykata e shkalles se pare Korçe, eshte kompetente per gjykimin e kesaj çeshtje.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.1445 date 08.07.2005 te Gjykates se shkalles se pare Korçe dhe

dergimin e çeshtjes per gjykim, Gjykates se shkalles se pare Korçe, si gjykate kompetente.

Tirane, me 25.10.2005

MENDIMI I PAKICËSUne, gjyqtari ne pakice, Perikli Zaharia jam kunder qendrimit qe mban shumica ne

zgjidhjen e ceshtjes civile me pale: Paditese M.G. dhe i paditur F.K., per arsyet e meposhteme:Sic rezulton nga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore, palet ndergjyqese kane qene

bashkeshorte dhe me vendim gjyqesor qe ka marre forme te prere kane zgjidhur martesen. Femija K.K. i eshte lene per rritje dhe edukim paditeses M., ndersa te paditurit F., i eshte lene e drejta e takimit me femijen.

Paditesja ka kerkuar heqjen e kesaj te drejte te paditurit me pretendimin se, ai nuk ka treguar kujdes per femijen.

Gjykata e rrethit gjyqesor Korce ka vendosur moskompetencen e saj per shqyrtimin e ceshtjejes dhe dergimin e akteve Gjykates se rrethit gjyqesor Durres, si gjykate kompetente.

Ndryshe nga shumica, mendoj se ky vendim eshte i drejte, pasi paditesja banon ne Greqi dhe per rrjedhoje, nuk mund te zbatohet neni 350 i Kodit te Procedures Civile (K.Pr.C.), i cili parashikon nder te tjera se, kompetent per heqjen ose kthimin e pushtetit prinderor eshte seksioni perkates i gjykates se shkalles se pare ku banon i mituri. Pavaresisht se ne certifikaten personale te femijes Kristo vendbanimi i tij figuron ne qytetin e Korces, Gjykata e rrethit gjyqesor Korce, duke gjykuar se femija i mitur realisht nuk banon aty, me te drejte i eshte referuar nenit 42/I te K.Pr.C. per percaktimin ne kete rast te gjykates kompetente. Sipas kesaj dispozite, padite ngrihen ne gjykaten e vendit ku i padituri ka vendbanimin ose vendqendrimin e tij.

Duke qene se i padituri banon ne Durres, aty ku eshte bere edhe zgjidhja e marteses, cmoj se vendimi i mesiperm i Gjykates se rrethit gjyqesor Korce eshte i drejte, prandaj duhet te lihet ne fuqi.

Perikli Zaharia

220

Page 221: Tetor 2005

Nr.2899/751 i Regj. ThemeltarNr.1486 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareArtan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 27.10.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: GANI MUSTAFA, ne mungese.

I PADITUR: KESHILLI I RREGULLIMIT TE TERRITORIT PRANE BASHKISE DURRES, ne mungese

PERSON I TRETË: SHOQERIA “TURKESHI” sh.p.k., ne mungese

JORGJI IKONOMI, ne mungese

PETRAQ IKONOMI, ne mungese

KRISTAQ IKONOMI, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Pezullim i aktit administrativ (sigurimin e padise),

anullimin e lejes se ndertimit nr.6, date 26.08.2003 te K.RR.T. Durres.

Baza ligjore: Nenet, 32, 202, 325, 331 te K.Pr.Civile.

Gjykata e rrethit gjyqesor Durres, me vendimin nr.70, date 05.01.2004 ka vendosur:Rrezimin e kerkese padise si te pabazuar ne prova e ne ligj.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.330, date 17.06.2004, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.70, date 05.01.2004 te Gjykates se rrethit gjyqesor Vlore.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs paditesi Gani Mustafa, duke parashtruar si me poshte:

- Te dy vendimet e gjykatave bien ndesh me ligjin dhe si te tilla duhet te prishen.

221

Page 222: Tetor 2005

- Distanca midis dy objekteve eshte ne hyrje te rruges 9.7 metra dhe 7.82 metra ne fund te rruges, ndersa, sipas pikes 120 te Rregullores se Urbanistikes, distanca duhet te jete jo me pak se 13 metra.

- Leja e ndertimit eshte leshuar ne kundershtim me ligjin, prandaj ajo eshte e pavlefshme dhe duhet anulluar.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.330, date 17.06.2004 i Gjykates se Apelit Durres, me te cilin eshte lene ne

fuqi vendimi nr.70, date 05.01.2004 i Gjykates se rrethit gjyqesor Durres, eshte i bazuar ne ligj, prandaj duhet te lihet ne fuqi.

Gjate gjykimit ne gjykatat e faktit ka rezultuar si me poshte:Paditesi Gani Mustafa ka paditur K.RR.T. prane Bashkise Durres duke ngritur padine per

anullimin e lejes se ndertimit nr.6, date 26.08.2003 dhene ne favor te personave te trete Ikonomi. Fillimisht eshte miratuar sheshi i ndertimit ne truallin ne pronesi te familjes Ikonomi dhe me pas leja e ndertimit per ndertimin e objektit banese 2 deri 10 kateshe. Personat e trete Ikonomi kane lidhur kontrate sipermarrjeje me shoqerine Turkeshi sh.p.k. dhe eshte realizuar ndertimi i objektit.

Pala paditese ka kerkuar anullimin e lejes se ndertimit me pretendimin se nuk eshte respektuar distanca e parashikuar ne Rregulloren e Urbanistikes me objektin ne pronesi te saj, si dhe i pengohet drita, ajrosja e i krijohet lageshti.

Te dy gjykatat me provat e administruara ne gjykim, ne vecanti duke marre mendimin e eksperteve, kane arritur ne perfundimin se leja e ndertimit eshte e ligjeshme, mbasi eshte miratuar nga organi kompetent, sic eshte K.RR.T., dhe respekton kondicionet urbanistike sipas Rregullores se Urbanistikes.

Gjykata e apelit arsyeton gjithashtu se kerkesa e nenit 120 te Rregullores se Urbanistikes per ruajtjen e distances prej 13 m midis dy objekteve nuk eshte e domosdoshme, sepse ndertimet nuk jane ne vazhdimesi te njeri-tjetrit, por ndahen me rrugen publike; dhe se vete pala paditese ne ndertimin qe ka bere nuk ka respektuar kerkesat e lejes se ndertimit.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se vendimi i gjykates se apelit eshte i drejte dhe duhet te lihet ne fuqi, pavaresisht se ajo gabon kur shprehet se mosrespektimi i distances 13 m midis dy ndertimeve ne vetvehte nuk mund te konsiderohet shkelje e nenit 120 te Rregullores se Urbanistikes. Mirepo, ashtu si veren gjykata e apelit, eshte vete paditesi i pari qe nuk ka respektuar kondicionet urbanistike persa i perket respektimit te distances nga ndertimi i tij ne truallin prone te tij deri ne hapesirat ne pronesi publike (rruge, trotuare). Sic ka rezultuar gjate gjykimit paditesi jo vetem qe ka ndertuar ne kufi te prones se tij, por, per me teper, ai ka hyre edhe mbi trotuarin qe eshte prone publike, ndersa personat e trete Ikonomi kane respektuar kondicionet urbanistike te miratuara sipas lejes se ndertimit. Nje person qe kryen vete nje veprim te kunderligjshem nuk mund te kerkoje e siguroje mbrojtje ligjore per te.

Gjithashtu rezulton se leja e ndertimit e miratuar nga pala e paditur i ka prodhuar tashme efektet e saj si akt administrativ, prandaj kundershtimi i saj ne rruge gjyqesore nuk mund te shuaje pasojat e ardhura, edhe ne eventualitet te anullimit te saj. Pra, si perfundim, kundershtimi i lejes se ndertimit si akt administrativ nuk perben me nje mjet juridik te pershtatshem per mbrojtjen e interesave te ligjeshme te paditesit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a, te K.Pr.Civile,

222

Page 223: Tetor 2005

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.330, date 17.06.2004 te Gjykates se Apelit Durres.

Tirane, me 27.10.2005

223

Page 224: Tetor 2005

Nr.31001-00111-00-2005 i Regj. ThemeltarNr.00-2005-1 i Vendimit (1487)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareArtan Hoxha AnetarIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 27.10.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITES: ADEM GECI, perfaqesuar nga av. A. Kukeli

E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQERORE TROPOJE, ne mungese

OBJEKTI I PADISË: Rivendosje ne afat te kerkese padise.

Shperblim demi.Baza ligjore: Nenet 608. 640 te K.Civil,

si dhe ligji nr.7703, date 11.05.1993 “Per Sigurimet Shoqerore te Republikes se Shqiperise”.

Gjykata e rrethit gjyqesor Tropoje, me vendimin nr.117, date 22.07.2005 ka vendosur:Moskompetencen e ceshtjes nr.122 qe shqyrtoi, pasi kjo ceshtje ben pjese ne juridiksionin administrativ.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs perfaqesuesja e paditesit, Prenda Geci, duke

parashtruar si me poshte:- Pretendimi i gjykates se nuk eshte konsumuar rruga administrative nuk qendron pasi ne

dosje ndodhet vendimi i Komisionit te apelimit te Rajonit te Kukesit, si dhe shkresa e Institutit te Sigurimeve Shoqerore te Republikes, qe flasin per nje gje te tille.

- Argumenti i gjykates se shkresa qe eshte kthim pergjigje nga Instituti i Sigurimeve nuk mund te quhet akt ligjor eshte i gabuar, dhe per kete duhet te pergjigjen drejtuesit e institucionit qe nuk kane marre vendim dhe jo te rendohet mbi mua.

- Kerkojme qe ceshtja te kthehet ne Gjykaten e rrethit Tropoje per shqyrtim.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,

224

Page 225: Tetor 2005

perfaqesuesen e paditesit qe kerkoi prishjen e vendimit dhe dergimin e ceshtjes per vazhdimin e gjykimit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.117, date 22.07.2005 i Gjykates se rrethit gjyqesor Tropoje, me te cilin eshte

vendosur nxjerrja jashte juridiksionit gjyqesor e ceshtjes per arsye se ajo ben pjese ne juridiksionin administrativ dhe se, pa u ezauruar ankimi ne rruge administrative, nuk mund te shqyrtohet e te zgjidhet ne rruge gjyqesore, eshte i pabazuar ne ligj, prandaj duhet te prishet dhe ceshtja te dergohet ne ate gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Gjykata e rrethit gjyqesor Tropoje ne vendimin e saj per kete ceshtje pranon se perfaqesuesja e paditesit i eshte drejtuar me ankese Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore dhe ajo me vendimin e saj nr.62, date 28.12.2004 i eshte pergjigjur ankeses se paditesit, por nuk jane ndjekur procedurat e Apelimit ne K.Q.A. te Institutit Sigurimeve Shoqerore Tirane. Mirepo, nga materialet e dosjes rezulton qe paditesi (perfaqesuesja e tij) i eshte drejtuar Institutit te Sigurimeve Shoqerore (Komisionit te Apelit) dhe me daten 11.02.2005 ka marre pergjigjen perkatese prej ketij institucioni, nga ku rezulton se pergjigja eshte e njejte me ate cfare ka vendosur Komisioni Rajonal.

Pra, ekziston nje pergjigje nga institucioni ku behet ankimi ne rruge administrative. Ne se ky institucion nuk e ka marre ne shqyrtim ceshtjen ne formen e parashikuar nga ligji, per kete nuk mban pergjegjesi paditesi.

Ai ka pritur disa muaj deri sa ka ngritur padi ne gjykate me daten 30.05.2005.Ne keto rrethana Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se paditesi e ka ezauruar rrugen

e ankimit administrativ dhe se nuk ka asnje pengese per t`iu drejtuar gjykates. Kjo e drejte nuk mund te mohohet ne rastet kur organi administrativ perkates nuk denjon te ktheje pergjigje ne menyre te pershtateshme apo refuzon te ktheje pergjigje.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.117, date 22.07.2005 te Gjykates se rrethit gjyqesor Tropoje dhe

dergimin e ceshtjes ne ate gjykate, per vazhdimin e gjykimit.

Tirane, me 27.10.2005

225

Page 226: Tetor 2005

Nr.2962/809 i Regj. ThemeltarNr.1488 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 13.10.2005 dhe 27.10.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: “CONARD”, sh.p.k. perfaqesuar nga av. Haneme Bakia

E PADITUR: DREJTORIA E BUJQESISE DHE USHQIMIT LUSHNJE, perfaqesuar nga Av.i Shtetit Abaz Deda

PERSON I TRETË: MINISTRIA E BUJQESISE DHE USHQIMIT TIRANE, perfaqesuar nga Yllka Terihati dhe Av.i Shtetit Abaz Deda

OBJEKTI I PADISË:Shuarje e detyrimit per pamundesi ekzekutimi,

ne baze te nenit 526 te Kodit Civil.

Gjykata e rrethit gjyqesor Lushnje, me vendimin nr.871, date 17.10.2003 ka vendosur:Shuarjen e detyrimit per pamundesi ekzekutimi dhe pa faj te paditesit ne vleren 27.928.248 leke ndaj te paditurit D.B.U. Lushnje, qe rrjedh nga kontrata e dates 28.02.1995.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.386, date 08.09.2004 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.871, date 17.10.2003 te Gjykates se rrethit Lushnje dhe duke e gjykuar ne fakt:Shuarjen e detyrimit te paditesit Sh.p.k. “Conard” me administrator Kostandin Prifti, qe ai ka ndaj Drejtorise Bujqesore dhe Ushqimit Lushnje, ne baze te kontrates date 28.02.1995, ne shumen 19.764.154 leke dhe rrezimin e padise per pjesen tjeter.

226

Page 227: Tetor 2005

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs pala e paditur Drejtoria Rajonale e Bujqesise dhe Ushqimit Fier, Sektori Lushnje, duke parashtruar si me poshte:

- Paditesi ka likuiduar nje vlere shume te vogel te truallit dhe nje pjese te mjeteve shume te vogel.

- Pretendimi i pales paditese se ai nuk ka mundesi per te shlyer detyrimin pasi trazirat e vitit 1997 e kane shkateruar kete objekt, nuk mund te qendroje pasi ne nuk kemi asnje faj qe paditesi nuk e ka ruajtur objektin e tij, por e ka lene ate te shkaterrohet.

- Te zgjidhet kontrata e shitblerjes dhe paditesi, duke qene debitor ndaj nesh, te pergjigjet dhe per vonesat e shkaktuara prej tij ne shlyerjen e detyrimit.

Eshte ushtruar rekurs dhe kunderrekurs nga pala paditese Sh.p.k. “Conard”, e cila parashtron si me poshte:

- Gjykata e apelit ka vendosur pjeserisht gabim, ajo ka njohur vendimin e Gjykates se rrethit Lushnje per njohjen ligjore te demeve, por ajo eshte ne shumen 27.928.248 leke pa futur vleren e truallit. Vlera e truallit nuk mund te zbritet nga vlera e demeve totale.

- V.K.M. nr.562, date 09.10.1995, i cili thote se shlyerja e truallit behet vetem me leke, nuk mund te merret parasysh ne kete rast sepse ky vendim nuk mund te kete fuqi prapavepruese; Kontrata e shitblerjes se objektit eshte date 28.02.1995 dhe mbeshtetet ne V.K.M. nr.510, date 26.10.1993, i cili pranon letra me vlere privatizimi pa kufi, si per objektet edhe per truallin, posacerisht vetem per komplekset blektorale dhe fabrikat e ushqimit per blektorine.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,perfaqesuesin e pales se paditur, qe kerkoi prishjen e vendimit te apelit dhe kthimin e

ceshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate, perfaqesuesin e paditesit, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te apelit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.386, date 08.09.2004 i Gjykates se Apelit Vlore, me te cilin eshte ndryshuar

vendimi nr.871, date 17.10.2003 i Gjykates se rrethit gjyqesor Lushnje, eshte i pabazuar ne ligj, prandaj duhet te prishet, ndersa vendimi i Gjykates se rrethit gjyqesor Lushnje duhet te lihet ne fuqi, pasi e ka zgjidhur drejt ceshtjen.

Gjate gjykimit ne shkalle te pare e ne apel kane rezultuar faktet dhe rrethanat e ceshtjes si me poshte;

Me kontraten e shitjes date 28.02.2995 paditesi Kostandin Prifti, me cilesine e administratorit te shoqerise “Conard” sh.p.k. Lushnje, ka blere nga pala e paditur objektin “fabrika e ushqimit te blektorise” kundrejt cmimit prej 41.278.760 leke. Si pjese e kesaj kontrate eshte edhe akt-marreveshja date 25.02.1995 per pagese te mevoneshme per shlyerjen me keste te cmimit te objektit brenda afatit 10 vjecar. Deri me daten 28 shkurt 1997 paditesi ka shlyer shumen prej 13.350.512 leke. Pala paditese ka pretenduar dhe ka provuar gjate gjykimit se ne kohen e ngjarjeve te Marsit 1997 objekti eshte shkaterruar plotesisht nga turma njerezish te armatosur kundrejt te cilave nuk kane mundur te rezistojne rojet civile te ngarkuara per ruajtjen e objektit, si dhe organet e ruajtjes se rendit. Per kete ngjarje paditesi ka njoftuar rregullisht palen e paditur dhe ka kerkuar prej saj rinegociimin e kontrates per shkak te gjendjes se krijuar dhe pasojave te ardhura pa faj te pales blerese, si dhe ka bere kallzim per ndjekje penale ne

227

Page 228: Tetor 2005

Komisariatin e Policise Lushnje. Mirepo ceshtja penale eshte pushuar per pamundesi te identifikimit te autoreve te vepres penale, ndersa pala e paditur nuk u eshte pergjigjur pretendimeve te paditesit.

Ne keto rrethana paditesi i eshte drejtuar gjykates me padi per kerkimin e shuarjes se detyrimit per pjesen e mbetur te cmimit per pamundesi te ekzekutimit te tij pa faj te debitorit, ne baze te nenit 526/1 te Kodit Civil. Gjykata e shkalles se pare e ka konsideruar kete pretendim dhe kerkim te bazuar ne dispoziten e sipercituar dhe ka vendosur pranimin e padise. Ne baze te provave te administruara, duke bere edhe llogartitjet perkatese, gjykata ka arritur ne perfundimin se paditesi ka shlyer rregullisht kestet e detyrimit deri me daten 28.02.1997, ne shumen prej 13.350.512 leke, dhe se pas kesaj date demet qe i jane shkaktuar objektit, i cili eshte shkaterruar pothuajse teresisht, e mbulon teresisht pjesen e pashlyer te detyrimit qe, sipas kontrates se lidhur midis paleve, do te shlyej me keste brenda afatit 10 vjecar. Pra, gjykata ka arritur ne perfundimin e drejte se detyrimi per pagimin e kesteve te tjera duhet te konsiderohet i shuar sepse ekzekutimi eshte bere i pamundur pa fajin e debitorit dhe para se ky te jete vene ne vonese per shlyerjen e tij (neni 526/1 i K.Civil).

Ndryshe nga zgjidhja e dhene ne vendimin e gjykates se shkalles se pare, gjykata e apelit ka arritur ne perfundimin qe paditesit duhet t’ì njihet pamundesia objektive per shlyerjen e detyrimit jo ne shumen prej 27.928.248 leke, por ne shumen prej 19.764.154 leke, duke vendosur rrezimin e padise per diferencen. Kete perfundim gjykata e apelit e arrin duke arsyetuar se Vendimi i Keshillit te Ministrave nr.510 date 26.10.1993 dhe Udhezimi nr.2, date 26.11.1993 “Per privatizimin e mjeteve themelore, pasuri shteterore e N.B.-ve”, parashikojne vetem privatizimin e mjeteve themelore, duke mos perfshire ne to edhe token, prandaj dhe e gjithe vlera e paguar nga paditesi me letra me vlere apo bono privatizimi nuk duhet te llogaritet per vleren e tokes.

Gjykata e apelit arsyeton me tej se toka ku ishin ngritur objektet vazhdon dhe do te vazhdoje te kete te gjithe vleren e percaktuar ne kontrate, prandaj edhe paditesi do ta paguaje ate sipas percaktimeve te bera ne Vendimin e Keshillit te Ministrave nr.562 date 09.10.1995 dhe Udhezimit perkates te A.K.P., sipas te cilit pagesa e truallit te ndermarrjeve dhe objekteve qe jane privatizuar ose do te privatizohen behet vetem me leke sipas cmimit te percaktuar nga Keshilli i Ministrave.

Arsyetimi i mesiperm i gjykates se apelit nuk gjen mbeshtetje ne vendimin nr.510, date 26.10.1993 dhe ne Udhezimin nr.2, date 26.11.1993 te Keshillit te Ministrave, te cituara prej saj, prandaj perfundimi i nxjerre eshte i gabuar.

Persa u perket Vendimit te Keshillit te Ministrave nr.562 date 09.10.1995 dhe Udhezimit perkates te A.K.P., qe parashikojne pagimin ne cdo rast te vleres se truallit vetem me leke, gjykata e apelit duhej te kish parasysh se ato kane hyre ne fuqi pas lidhjes se kontrates midis paleve. Si te tilla, ato nuk mund te kene fuqi prapavepruese dhe, per rrjedhoje nuk mund te ndryshojne kushtet e kontrates te lidhur ne baze te nje kuadri ligjor e nenligjor te meparshem.

Gjithesesi, problematika e trajtuar me lart del jashte kuadrit te shqyrtimit te ceshtjes mbi bazen e padise se ngritur nga paditesi me objekt shuarje detyrimi per pamundesi ekzekutimi pa faj te debitorit. Ne kete kend veshtrimi, i drejte eshte, gjithashtu, arsyetimi i gjykates se apelit, sipas se ciles pretendimi i bere prej pales se paditur per te deklaruar te pavlefshme kontraten e shitjes me paditesin, me arsyetimin se ajo nuk eshte firmosur nga Kryetari i A.K.P. Lushnje, por nga Drejtori i Bujqesise dhe Ushqimit Lushnje, nuk mund te merret parasysh se mungon kunderpadia.

228

Page 229: Tetor 2005

Per te njejtat arsye, d.m.th. per mosushtrimin qe ne shkalle te pare te mjeteve juridike te parashikuara prej ligjit procedural, nuk mund te merren parasysh e te behen objekt shqyrtimi ne Kolegjin Civil edhe te gjitha pretendimet e tjera te parashtruara ne rekursin e pales se paditur.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/b, te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.386, date 08.09.2004 te Gjykates se Apelit Vlore dhe lenien ne

fuqi te vendimit nr.871, date 17.10.2003 te Gjykates se rrethit gjyqesor Lushnje.

Tirane, me 27.10.2005

229

Page 230: Tetor 2005

Nr.3058/903 i Regj. ThemeltarNr.1489 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareEvjeni Sinoimeri AnetareAgron Lamaj AnetarArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.10.2005 dhe 27.10.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: PJETER KOKAJ

PAL KOKAJ, ne mungese

TË PADITUR: K.K.K.PRONAVE MALESI E MADHE, ne mungese

TEREZINA FRAN RRAGAMI, NIKOLIN VESEL RRAGAMI, FLORINDA VESEL RRAGAMI, GJYSTINA VESEL RRAGAMI, PAULIN VESEL RRAGAMI, SANDER VESEL RRAGAMI, ALBAN VESEL RRAGAMI, PASHKO PRETASH RRAGAMI, LUDOVIK ZEF RRAGAMI, GJON ZEF RRAGAMI, DRANDE MARASH RRAGAMI, PREKE, LIZA, VITORE PJETER RRAGAMI, te gjithe te lindur e banues ne Bajze-Malesi e Madhe, ne mungese

OBJEKTI I PADISË: Ndryshim vendimi nr.10, date 23.01.1995

te K.K.K.Pronave Malesi e Madhe. Njohje e se drejtes se pronesise se ish-pronarit

per siperfaqen 15.300 m2, Kodra e Sheganit - Malesi e Madhe.Baza ligjore: Neni 32 te K.Pr.Civile

dhe neni 27/a i Ligjit nr.7698, date 15.04.1993.

Gjykata e rrethit gjyqesor Shkoder, me vendimin nr.151, date 03.02.2003 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.10, date 23.01.1995 te K.K.K.Pronave te Rrethit Malesi e Madhe, duke anulluar piken 2 te tij, ku komisioni konstaton se ne siperfaqen e

230

Page 231: Tetor 2005

livadhit jane ndertuar dy ndertesa, njera - pompe uji, tjetra ndertesat e peshkimit dhe te gjitha pikat e tij, qe rrjedhin nga ky konstatim.Njohjen pronare te Pjeter Kokaj e Pal Kokaj per pronen e quajtur Kodra e Sheganit, me siperfaqe 15.300 m2, e kufizuar: Veriu - Kodra e Sheganit (ish-Vakthi), Jugu - Rruga e Virit, Lindja - Rruga e Vjeter me Kodren e Sheganit, Perendimi - Livadhi i vet dhe Syri i Sheganit-Malesi e Madhe.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.64, date 23.03.2004 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.151, date 03.02.2003 te Gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder dhe rrezimin e padise te paditesave Pjeter e Pal Kokaj si te pabazuar.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs paditesat Pjeter Kokaj dhe Pal Kokaj, duke parashtruar si me poshte:

- Vendimi i gjykates se apelit eshte i padrejte pasi eshte marre ne kundershtim me provat e administruara ne dosje gjate gjykimit ne shkalle te pare.

- Megjithese ceshtja ishte rigjykim ajo duhej te gjykohej ne fakt, sipas nenit 460/3 te K.Pr.Civile, gjykata e apelit jo vetem qe nuk mbajti parasysh kete kerkese te ligjit por realizoi nje gjykim pre 10 minutash.

- Konflikti vjen per faktin se keto dy ndertesa nuk jane te ndertuara mbi siperfaqen e ardhur ne trashegim te te paditurve Rragami por jane te ndertuara ne vendin e quajtur “Kodra e Sheganit” e cila gjendet jashte kufizimeve te prones te njohur ne pronesi te te paditurve nga vendimi nr.10, date 23.01.1995 e nr.10, date 06.06.1994 te K.K.K.Pronave te rrethit Malesi e Madhe, pra jane ndertuar ne siperfaqene e prones, pronesine e se ciles e kemi ne si padites, pasuri kjo e ardhur ne trashegim nga trashegimlenesi yne Ujk Gjeto Shyti.

Eshte paraqitur dhe kunderrekurs nga pala e paditur Ludovik Rragami, Gjon Rragami dhe Nikolin Rragami, te cilet parashtrojne si me poshte:

- Gjykata e apelit duke mos patur ndonje prove te re nga palet ka proceduar me provat e shkalles se pare pasi ligji procedurial nuk lejon gjykaten qe te marre vete prova.

- Ne te kundert sa paraqesin ankuesit nuk eshte shkelur parimi i kontradiktorialitetit, pasi konflikti mes paleve ekziston, ndersa shpjegimet e eksperteve dhe menyra e interpretimit te aktit nga gjykata nuk eleminon kontradikten mes paleve.

- Nuk ka shkelje te rende te normave procedurale qe kane ndikuar ne dhenien e vendimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.64, date 23.03.2004 i Gjykates se Apelit Shkoder eshte i pabazuar ne ligj, prandaj duhet te prishet, ndersa vendimi nr.151, date 03.02.2003 i Gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder

duhet te lihet ne fuqi per pjesen e vertetimit te faktit juridik te pronesise se ish-pronarit, trashegimlenes i paditesave, si dhe duhet te prishet per pjesen qe ka ndryshuar vendimin e Komisionit te Pronave te dhene ne favor te te paditurve, trashegimtare te trashegimlenesit

Rragami.

231

Page 232: Tetor 2005

Paditesat, ne mungese te nje titulli pronesie te trashegimlenesit te tyre per nje siperfaqe toke livadhi prej 15.300 m2, kane kerkuar vertetimin e ketij fakti gjyqesisht dhe gjykata e shkalles se pare e ka pranuar te vertetuar kete fakt. Vertetimi i ketij fakti juridik, si per te gjitha rastet e ketij

lloji, i perket llojit te gjykimit te natyres gracioze, pa pale kundershtare. Ky lloj vendimi i vertetimit te faktit juridik te pronesise se ish-pronarit, nuk ka fuqi detyruese per te tretet dhe as

per institucionet shteterore ku mund te paraqitet.Ai vendim ka fuqi juridike per aq kohe sa nuk kundershtohet nga te tretet.

Per rrjedhoje, ky vendim sherben per te vene ne levizje Komisionin e Pronave per te shqyrtuar kerkesen e ish-pronarit (trashegimtareve), por Komisioni ka te drejte t`i vleresoje faktet dhe

rrethanat e pranuara ne te ne harmoni me dokumentat e tjera, duke i u referuar kerkesave te ligjit per kthimin e kompensimin e pronave.

Mirepo, si gjykata e shkalles se pare, edhe ajo e apelit, kane gabuar qe kane bashkuar edhe nje padi me pale kundershtare me nje gjykim te vertetimit te faktit juridik, qe sipas K.Pr.Civile zhvillohet pa pale kundershtare dhe qe, sipas nenit 22 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993, kerkohet te paraqitet edhe pale kundershtare, duke u konsideruar e tille prej praktikes gjyqesore nje organ apo institucion shteteror qe ka te drejten e administrimit te prones publike.

Ne rastin ne shqyrtim trashegimtaret e trashegimlenesit Rragami nuk legjitimohen si te paditur ne kete gjykim. Ata kane ne dore nje vendim te Komisionit te Pronave dhe ne baze te tij jane bere titullare te te drejtave qe disponohen me te.

Nga ana tjeter, edhe paditesat aktualisht nuk legjitimohen te kundershtojne vendimin e Komisionit te Pronave te dhene ne favor te te paditurve, sepse ata ende nuk kane ne dore nje akt te nje organi kompetent shteteror (Komisioni Pronash) qe u ka kaluar te drejta, apo u ka mohuar te drejtat e pretenduara si trashegimtare te ish-pronarit.

Pasi Komisioni i Pronave te shprehet me vendim edhe lidhur me kerkimet e te paditurve, ne qofte se palet do te kene pretendime lidhur me disponimet respektive ne favor te njeres apo tjetres pale nga Komisioni i Pronave, atehere secili prej tyre legjitimohet te ngreje padi ndaj pales tjeter dhe ndaj Komisionit, duke kerkuar shfuqizimin apo ndryshimin e vendimit (vendimeve) perkates.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/“b” dhe “e” te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.64, date 23.03.2004 te Gjykates se Apelit Shkoder.Lenien ne fuqi te vendimit nr.151, date 03.02.2003 te Gjykates se rrethit gjyqesor

Shkoder per pjesen qe verteton faktin e pronesise se ish-pronareve trashegimlenes te paditesave Pjeter Kokaj e Pal Kokaj.

Prishjen e vendimit nr.151, date 03.02.2003 te Gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder dhe pushimin e gjykimit per padine me objekt ndryshimin e vendimit nr.10, date 23.01.1995 te K.K.K.Pronave Malesi e Madhe dhene ne favor te trashegimtareve te ish-pronareve Rragami.

Tirane, me 27.10.2005

232

Page 233: Tetor 2005

Nr.3153/998 i Rregj. ThemeltarNr.1490 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareArtan Hoxha AnetarIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 27.10.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proces:

PADITËS: GJOVALIN LOKA, perfaqesuar ne gjykim nga Av. Petrit Seriani

E PADITUR: M.R.P. (MINISTRIA RENDIT PUBLIK), perfaqesuar ne gjykim nga E. Meco

OBJEKTI I PADISË:

Anullim akti administrativ.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.3932, date 26.07.2004 ka vendosur:Pranimin pjeserisht te kerkese padise.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.1181, date 26.10.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs ana e paditur, e cila me pretendimin se gjykata ka zbatuar ligjen gabim dhe konkretisht:

- Gjykimi eshte zhvilluar ne mungese.- Nuk jane analizuar drejt provat.- Kerkon prishjen e vendimit dhe rigjykimin e çeshtjes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, degjoi pretendimin e paditesit, i

cili kerkoi rrezimin e rekursit, anen e paditur, qe kerkoi pranimin e tij, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E N

233

Page 234: Tetor 2005

Paditesi ka qene ne marredhenie pune prane anes se paditur, e cila me urdherin nr.1877, date 27.08.2003, ka vendosur lirimin e tij nga detyra me motivacion "per mungese pergjegjesie e korrektesie ne kryerjen e detyrave, mungese efektiviteti ne goditjen e veprimtarise kriminale dhe mosrespektim te kritereve ligjore ne pranimin e punonjesve te policise…", duke urdheruar lenien e tij ne dispozicion te D.P.Policise. Pas kesaj, paditesi i eshte drejtuar komisionit disiplinor, i cili ka rekomanduar emerimin e paditesit ne nje detyre tjeter me graden Komisar.

Me pas me urdherin nr.40/1, date 14.01.2004, perseri me urdher te anes se paditur, paditesi perjashtohet nga Policia e Shtetit me motivacionin, "shkelje e betimit policor dhe abuzim me atributet e policise…".

Kete urdher paditesi e ka bere mosmarreveshje gjyqesore.Gjykata e Rrethit Tirane ka vendosur pranimin pjeserisht te padise duke arsyetuar se:Jemi para gjykimit per te njejten shkelje, pra parimi i gjese se gjykuar, se jo te gjitha

shkeljet e paditesit qendrojne dhe se ka mangesi edhe ne qendrimin e anes se paditur.Gjykata e apelit, e cila ka lene ne fuqi vendimin e mesiperm ka arsyetuar ne te njejten

menyre, si gjykata e rrethit.Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se, vendimet e gjykates nuk jane te drejta dhe te

bazuara dhe si te tille, duhet te prishen dhe çeshtja te dergohet edhe nje here per shqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane.

Gjykata eshte e detyruar t'i jape zgjidhje te gjitha pretendimeve te pjesemarresve ne proces. Ana e paditur ka pretenduar per shkelje te ndryshme te kryera nga paditesi, shkelje te cilat nuk i jane nenshtruar hetimit gjyqsor. Vetem mbas nje hetimi te plote dhe te gjithaneshem, gjykata duhet te jape nje vendim, i cili pranon ose rrezon kerkese padine. Pra, gjykata e apelit mbi bazen e parimit te kontradiktoritetit, duhet te lejoje palet te paraqesin provat e tyre dhe te provojne pretendimet e tyre.

PËR KËTO ARSYE Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te Nenit 485 § c te K.Pr.C.,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.1181, date 26.10.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e

çeshtjes per shqyrtim ne ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 27.10.2005

MENDIMI I PAKICËSGjykoj se, ne rastin konkret kemi te bejme me zbatimin e parimit qe per te njejten

shkelje, nuk mund te kete dy gjykime, d.m.th. dy masa disiplinore. Paditesi eshte liruar nje here nga detyra me nje motivacion te caktuar dhe per kete shkelje te pretenduar, u mor edhe nje mase e caktuar. Ne rastin e dyte, kemi te bejme me nje mase me te rende se para, pasi eshte vendosur

234

Page 235: Tetor 2005

largimi nga arma e policise, pa u provuar ndonje shkelje tjeter, e cila te kishte qene jashte objektit te gjykimit administrativ per rastin e pare.

Po ashtu, gjykata i ka vleresuar te gjitha provat dhe ka krijuar nje bindje te caktuar te shprehur ne vendim, bindje se ciles ne nuk lejohet t’i hyjme.

Mendoj se vendimi i gjykates duhej te lihej ne fuqi.

Agron Lamaj

235

Page 236: Tetor 2005

Nr.2146 i Rregj. ThemeltarNr.1491 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareArtan Hoxha AnetarIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 27.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proces:

PADITËS: LILIANA LENA, LULJETA LEKA, ADELINA HYSI, ARIANA KERENXHI, FULLANXE TROKTHI, VALENTINA AVRAMI te perfaqesuar nga Av. K. Loloçi

TË PADITUR: K.SH.K.K. PRONAVE, K.V.K.K.PRONAVE, ne mungese

NAIME FAGU, KUME SPAHIU, RESHAT JARANI, YMER JARANI, HAVA ZAJA, AISHE QEFALIA, HAXHI MEMA, BEQIR MEMA, SOFIJE RECI, HAMIDE HYKA, HATIXHE SKENDERI, OSMAN MEMA, ALI MEMA, ISMAIL TOCI, te perfaqesuar nga Av. E. Qafmolla

OBJEKTI I PADISË:Anullim akti administrativ.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.3190, date 24.05.2005 ka vendosur:Nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs paditesi, i cili me pretendimin se gjykata ka zbatuar ligjen gabim, dhe konkretisht:

- Ligja nuk ka perparesi ndaj Kushtetutes.- Gjykata duhet te zbatoje se pari dispozitat procedurale.- Kerkon prishjen e vendimit dhe vazhdimin e gjykimit te çeshtjes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

236

Page 237: Tetor 2005

pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, degjoi pretendimin e paditesit, i cili kerkoi pranimin e rekursit, anen e paditur, e cila kerkoi rrezimin e tij, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E N Me kerkese padine objekt gjykimi, paditesit i jane drejtuar gjykates me pretendimin se

vendimi nr.36, date 05.04.2001 i K.K.K.Pronave eshte dhene ne kundershtim me ligjen.Gjykata e rrethit si ka gjykuar çeshtjen ka vendosur, nxjerrjen e çeshtjes jashte

juridiksionit gjyqesor, me arsyetimin se kerkese padia eshte paraqitur pasi ka hyre ne fuqi ligji i ri nr.9235, date 29.07.2004 "Per kthimin dhe kompensimin e prones".

Arsyetimi i mesiperm i gjykates, eshte ne zbatim te gabuar te Ligjes dhe te vendimeve Unifikuese te Gjykates se Larte. Keshtu me vendimin nr.4, date 24.03.2005, me te cilin eshte unifikuar praktika gjyqsore ne interpretim te ligjes, sipas se ciles Komitetit Shteteror mund t'i drejtohen vetem subjektet e shpronesuara, ose organet e qeverisjes vendore, eshte interpretuar qe subjektet e tjera qe kane pretendime mbi vendimet e K.K.K.Pronave, apo qe kane fituar te drejta pronesie, duhet t'i drejtohen gjykates per kundershtimin e vendimeve te mesiperme.

Ne rrethanat e mesiperme, me te drejte paditesit i jane drejtuar gjykates, si organ kompetent per shqyrtimin e mosmarreveshjes se paraqitur.

PËR KËTO ARSYE Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te nenit 59§2 dhe 63§3 te K.Pr.C.,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.3190, date 24.05.2005 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe dergimin

e çeshtjes ne ate gjykate, per vazhdimin e metejshem te gjykimit.

Tirane, me 27.10.2005

237

Page 238: Tetor 2005

Nr.11111-00115 -00-2005 i Regj.ThemeltarNr.00-2005-4 i Vendimit (1492)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinojmeri AnetareIrma Bala AnetareArtan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 27.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile, qe u perket paleve:

PADITËSE: ELDA TELITI, FATMIRA JAHJA

ANILA TOPALLI, SHPRESA TARTARI

TË PADITUR: KOMISIONI VENDOR PER K.K.K.PRONAVE PRANE BASHKISE TIRANE

AGJENSIA KOMBETARE E PRIVATIZIMIT TIRANE

BRIKENA ÇABEJ, SHYRET ÇABEJ

AUTORITETI SHENDETESOR TIRANE

PERSON I TRETË: MINISTRIA E EKONOMISE DHE PRIVATIZIMIT TIRANE

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim i vendimit nr.223, date 15.09.1995

te K.K.K.Pronave te Bashkise Tirane.Pavlefshmeria absolute e veprimit juridik

te kontrates se shitjes me nr.1564 rep. dhe 486 kol., date 08.04.2005, te lidhur

midis te paditurve Brikena Çabej dhe Shyrete Çabej, si dhe Agjensise Kombetare te Privatizimit Tirane.

Sigurimin e padise duke u bllokuar prona objekt gjykimiper mostjetersimin gjate gjykimit.Baza Ligjore: Neni 92/a i K.Civil

dhe neni 32, 202 e vijues dhe 324 i K.Pr.Civile dhe nenet 115/a, 116/b dhe 117 te K.Pr.Administrative

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.4644, date 13.7.2005, ka vendosur:

238

Page 239: Tetor 2005

Te deklaroje mungesen e juridiksionit gjyqesor per ceshtjen civile nr.4894 akti, date 18.05.2005, pasi ceshtja hyn ne juridiksionin administrativ.Kunder ketij vendimi lejohet ankim i vecante ne Gjykaten e Larte.

Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare, ka paraqitur rekurs pala paditese, e cila kerkon prishjen e vendimit dhe dergimin e ceshtjes per kompetence gjykimi ne po ate gjykate, duke parashtruar keto shkaqe:

- Çeshtja civile objekt konflikti hyn ne ato lloj konfliktesh qe zgjidhet vetem nga gjykatat.- Gjykata i eshte referuar nenit 59 te Ligjit nr.9235, date 29.07.2004, “Per kthimin e

kompensimin e prones”. Ne asnje pike te ketij ligji ne paditesat nuk parashikohemi i subjekte qe mund t’i drejtohemi Komitetit Shteteror per Kthimin e Kompensimin e Prones, per verifikimin e vendimeve te mepareshme te K.K.K.Pronave.

- Per sa mesiper vetem subjektet e shpronesuara mund t’i drejtohen K.Sh.K.K.Pronave dhe jo ne paditeset qe nuk jemi subjekte te sipercituara, prandaj nuk mund te aplikohet ligji i ri ndaj nesh.

- Meqenese ne nuk perfshihemi ne rrethin e atyre subjekteve qe mund te paraqesin kerkese prane K.SH.K.K.Pronave, atehere per paditeset vetem rruga gjyqesore eshte e vetmja mundesi per te kundershtuar vendimet e K.K.K.Pronave.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha, mbrojtesin e pales paditese av. Genti

Sinani, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates dhe kthimin e ceshtjes per vazhdimin e gjykimit nga ajo gjykate dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane eshte marre ne kundershtim me ligjin e

per kete shkak ai duhet prishur e ceshtja te kthehet per vazhdimin e gjykimit.Paditeset kane paditur K.K.K.Pronave Tirane, Agjensine Kombetare te Privatizimit,

Autoritetin Shendetesor Rajonal Tirane, Brikena e Shyret Çabej duke kerkuar qe te anullohet vendimi i K.K.K.Pronave qe i ka kthyer ish pronareve pronen dhe te konstatohet pavlefshmeria absolute e veprimit juridik, kontrata e shitblerjes te objekteve ne te cilat paditeset ushtrojne aktivitetin e tyre si farmaciste me kontrate qiraje me shtetin. Ato jane legjitimuar ne kete gjykim me te drejten qe kane sipas ligjit nr.7512, date 10.08.1991 per te privatizuar objektet e marra me qira nga shteti per te ushtruar aktivitetin e tyre profesional.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, meqenese ka hyre ne fuqi ligji i ri per K.K.K.Pronave ish pronareve dhe per faktin se padia eshte ngritur pasi ka hyre ne fuqi ky ligj, duke iu referuar vendimit nr.7, date 24.3.2005 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte per unifikimin e praktikes gjyqesore, ka deklaruar mungesen e juridiksionit gjyqesor duke e konsideruar se ceshtja hyn ne juridiksionin administrativ dhe pala paditese duhet t’i drejtohet Komitetit Shteteror te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave.

Kolegji e gjen te gabuar kete vendim pasi gjykata nuk ka patur parasysh faktin se me vendimin nr.4, date 24.03.2005 te Kolegjeve te Bashkuara, eshte unifikuar praktika gjyqesore sipas te ciles, Komitetit Shteteror mund ti drejtohen vetem subjektet e shpronesuara ose organet e qeverisjes vendore, ndersa te gjithe subjektet e tjera qe kane pretendime, apo qe kane fituar te drejta pronesie duhet t’i drejtohen gjykates per kundershtimin e vendimeve te K.K.K.Pronave.

PËR KETO ARSYE

239

Page 240: Tetor 2005

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 63/3 te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.4644, date 13.7.2005 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane dhe

kthimin e akteve per vazhdimin e gjykimit prej saj.Tirane, me 27.10.2005

240

Page 241: Tetor 2005

Nr.2926/775 i Regj. ThemeltarNr.1493 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinojmeri AnetareIrma Bala AnetareArtan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 27.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me nr.2926/775, qe i perket:

PADITËS: EDMOND ALIMUCAJ

I PADITUR: SHOQERIA VEFA ne administrim

OBJEKTI I PADISË: Shfuqizim i aktit administrativ nr 57, date 06.12.1999

Baza Ligjore: Nenet 324, 329 te K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.902, date 15.3.2001, ka vendosur:Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1397, date 22.11.2001, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.902, date 15.3.2001 te gjykates se shkalles se pare dhe mbajtjen per kompetence per gjykim ne Gjykaten e Apelit Tirane te ceshtjes.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.80, date 18.12.2002, ka vendosur:Pushimin e gjykimit te ceshtjes civile me nr.179/34 akti.Shfuqizimin e vendimit te ndemjetem me nr.179/34 akti, date 22.02.2002, per pezullimin e urdherit administrativ nr.57, date 06.12.1999.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.411, date 17.02.2003, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.80, date 18.12.2002, te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.75, date 27.09.2004, ka vendosur:Te rrezoje si te pabazuar padine e paditesit Edmond Alimuça.

241

Page 242: Tetor 2005

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs paditesi Edmond Alimucaj, i cili kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim po ne kete gjykate, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykates se Apelit Tirane i eshte kthyer ceshtja per rigjykim nga Gjykata e Larte, duke lene edhe detyrat perkatese sipas te cilave kjo gjykate duhet te te zhvillonte gjykimin e ceshtjes dhe t’i jape zgjidhje te drejte mosmarreveshjes ne fjale, ajo duhet te kryente nje hetim te plote e te gjithaneshem ne perputhje me nenin 14 te K.Pr.Civile, si dhe faktin nese paditesi ishte apo jo nje person i lidhur me shoqerite huamarrese. Kjo gjykate ka vepruar ne kundershtim me nenin 486 te K.Pr.Civile ajo nuk e ka shqyrtuar ceshtjen ne themel. Gjykata e apelit nuk ka bere nje hetim te gjithaneshem te ceshtjes dhe nuk ka zbatuar detyrat e lena nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte.

- Konkluzioni i gjykates se apelit se vendimi i K.Ministrave nr.44, date 21.01.1999 nuk eshte kundershtuar sipas rregullit te percaktuar ne aktin normativ, eshte ne kundershtim me normat e Kushtetutes dhe me dispozitat ligjore.

- Gjykata e apelit ka vendosur edhe ne kundershtim me vete ligjin nr.8227, date 30.07.1997, ku e mbeshtet vendimin e saj.

- Shkaku i rrezimit te padise me kete vendim te gjykates se apelit eshte i njejte me shkakun e pushimit te gjykimit te ceshtjes ne vendimin e meparshem, i cili eshte prishur nga Gjykata e Larte.

- Gjykata e apelit i ka mohuar paditesit mundesine e garantuar me ligj per te provuar se asnjehere nuk ka qene i lidhur me subjektet e kontrollit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha,perfaqesuesin e pales se paditur Lazer Sokoli, i cili kerkon lenien ne fuqi te vendimit te

gjykates se apelit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i gjykates se apelit eshte marre ne perputhje me ligjin e per kete shkak ai duhet

lene ne fuqi.Paditesi Edmond Alimuça ka kerkuar te shfuqizohet akti administrativ me te cilin

administratoret e shoqerise “Vefa Hollding” sh.p.k. ne administrim kane vene ne shitje per rikompensim te kreditoreve banesen e ndodhur ne rrugen “Aleksander Moisiu”, nder te tjere prone edhe e paditesit, e cila eshte urdheruar te lirohet prej tij brenda dates 09.12.1999.

Ne rigjykim te ceshtjes pas prishjes se vendimit te meparshem te gjykates se apelit nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.75, date 27.09.2004, gjykata e apelit ka rrezuar padine e paditesit me arsyetimin se ai eshte shpallur person i lidhur me shoqerine huamarrese “Vefa Hollding” sh.p.k. e per kete shkak ne zbatim te ligjit nr.8227, date 30.07.1997, shoqeria e vene ne administrim ka te drejte te disponoje lidhur mbi pasurite e ketyre personave.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, nuk i gjen te mbeshtetura pretendimet e ngritura ne rekursin e paditesit. Keshtu shkelja e dispozites se nenit 486 te K.Pr.Civile lidhur me moszbatimin e detyrave te vena ne rigjykim nuk gjen mbeshtetje, mbasi, ne dosje rezultojne te administruara te gjitha aktet e nevojshme per gjykaten ne arritjen e perfundimeve te saj.

Lidhur me pretendimin tjeter se V.K.Ministrave nr.44, date 21.01.1999, nuk eshte akt normativ, por eshte akt individual dhe si i tille nuk eshte nevoja qe ai te publikohet, nuk gjen mbeshtetje ne vete dispozitat e ligjit nr.8227, date 30.07.1997. Sipas nenit 5 te ketij ligji, personi

242

Page 243: Tetor 2005

i prekur, ka te drejte te ankoje vendimin e K.Ministrave “brenda 5 diteve nga publikimi” i tij. Kolegji e gjen te mbeshteur arsyetimin e ankuesit se nuk kemi te bejme me nje akt normativ, por individual, por nga ana tjeter vete ligji per shkak te natyres se posacme qe ka akti individual ne kete rast, ka bere rregullim te posacem lidhur me njoftimin e tij duke percaktuar publikimin e tij, gje qe sherben edhe per njoftimin e vete aktit.

Persa pretendohet me tej se paditesi nuk eshte person i lidhur me shoqerine huamarrese “Vefa Hollding” sh.p.k., gjykata e apelit ne vendimin e saj duke iu referuar vendimeve te K.Ministrave nr.220, date 04.04.1998 dhe 44, date 21.01.1999, ka arritur ne perfundimin se paditesi eshte subjekt i ligjit per kontrollin financiar te personave juridik qe kane marre hua nga publiku i gjere. Ne keto kushte duke iu referuar provave te administruara ne gjykim dhe dispozitave ligjore gjykata e apelit ka krijuar bindjen se padia e ngritur prej Edmond Alimuçaj nuk eshte e mbeshtetur dhe se akti administrativ i kundershtuar ne gjykate eshte marre ne perputhje me ligjin, perfundim ky qe ne vleresimin e Kolegjit Civil gjendet i mbeshtetur ne ligj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te Kodit Procedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.75, date 27.09.2004, te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 27.10.2005

243

Page 244: Tetor 2005

Nr.2685/553 i Regj. ThemeltarNr.1494 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinojmeri AnetareIrma Bala AnetareArtan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 27.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me nr.2685/553, qe i perket:

PADITËS: MINISTRIA EKONOMISE PUBLIKE DHE PRIVATIZIMIT TIRANE

SHOQERIA ANONIME “PETROLIMPEKS” SH.A.

SHOQERIA ANONIME “ARMO” SH.A, perfaqesuar te tre nga Avokati i Shtetit Kosta Gazeli

TË PADITUR: AHMET SULSTAROVA, perfaqesuar nga av. Gjelosh Çotaj

K.K.K.PRONAVE PRANE BASHKISE TIRANE

PERSON I TRETË: MARKETIN TOPALLAJ, perfaqesuar nga av. Agim Hoxha

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim i te tretit kunder vendimit civil

nr.862, date 13.02.1996 dhe nr.3286, date 24.04.1996 dhe njohjen si pronar te vetem objekteve

dhe truallit (nje pjese e tij).Baza Ligjore: Neni 503/1 i K.Pr.Civile, neni 149, 302 dhe neni 296 i K.Civil.

Mbas gjykimeve te vecuara te padive te paditesave, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, me vendimin nr.705, date 12.05.2000, kane vendosur:

Prishjen e vendimit nr.1142, date 22.12.1999, te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, te vendimit nr.992, date 20.07.1999 te Gjykates se Apelit Tirane, te

244

Page 245: Tetor 2005

vendimit nr.200, date 02.02.1999 te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Tirane.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.4198, date 28.12.2000, ka vendosur:Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.660, date 29.05.2001, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.4198, date 28.12.2000, te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.589, date 18.03.2003, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.660, date 29.05.2001 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim po ne Gjykaten e Apelit Tirane, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendim nr. 616 date, 13.05.2004, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.4198, date 28.12.2000 te Gjykates se shkalles se pare Tirane ne kete menyre:Pranimin e padise.Prishjen e vendimeve nr.862, date 13.02.1996 dhe nr.3286, date 24.04.1996 te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe pushimin e shqyrtimit te ceshtjeve.

Kunder vendimit te Gjykates Apelit Tirane, kane paraqitur rekurs i padituri Ahmet Sulstarova i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane dhe personi i trete Marketin Topallaj, i cili kerkon prishjen e vendimeve dhe rrezimin e padise dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes, duke parashtruar keto shkaqe:

Ahmet Sulstarova:- Perberja e trupit gjykues nuk ka qene e rregullt, pasi nuk ka qene pjestare te trupes

gjyqesore te Gjykates se Apelit Tirane.- Perberja e trupit gjykues vjen ne kundershtim dhe me nenin 135/2 te Kushtetutes se

R.Sh., ku thuhet se mund te krijohen gjykata ne fusha te vecanta, por ne asnje rast gjykata te jashtezakoneshme, sic eshte vepruar ne rastin konkret.

- Gjykata e apelit nuk e ka shqyrtuar fare ceshtjen ne themel, por eshte marre me aspektet proceduriale te disa gjykimeve te vitit 1996, c’ka tregon se eshte marre me rishikimin e tyre dhe jo me kundershtimin e te tretit.

- Gjykata e apelit nuk mori ne shqyrtim dhe as qe i ka permendur fare detyrat e lena ne vendimin e Gjykates se Larte.

- Gjykata ka vepruar ne kundershtim me kerkesat e nenit 503 e vuijues te K.Pr.Civile duke tejkaluar kopetencat, pasi ka prekur vendimin dhe ne pjese te tjera te tij ku nuk jane cenuar interesat e personit te trete.

Marketin Topallaj:- Nuk jane zbatuar udhezimet dhe detyrat e lena nga Gjykata e Larte te cilat jane te

detyrueshme per gjykatat me te ulta.

245

Page 246: Tetor 2005

- Vendimi i vertetimit te faktit juridik nr.862, date 13.02.1996 te Gjykates se shkalles se pare Tirane eshte nje vendim qe ka marre forme te prere dhe nje vendim gjyqesor nuk mund te deklarohet i pavlefshem.

- Gjykata e apelit ka dal jashte detyrave te lena nga Gjykata e Larte e cila nuk ka lene asnje detyre lidhur me vendimin nr.862, date 13.02.1996 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

- Gjykata e apelit nuk i ka analizuar vendimet gjyqesore nr.5621, date 17.06.1996 te Gjykates se shkalles se pare Tirane te lene ne fuqi me vendimin nr.5798, date 28.10.1996 te gjykates se apelit dhe vendimin nr.610, date 12.05.1997 te Gjykates se Larte.

- Vendimet nr.862 dhe 3286 jane lene ne fuqi me dy vendime te mevoneshme qe kishin per objekt kundershtimin e veprimeve permbarimore e per rrjedhoje vendimet e mevoneshme qe jane marre jane perpara gjese se gjykur.

- Te gjithe provat e paraqitura ne gjykim nuk jane ne formen e parashikuar ne nenin 11 e vijues te K.Pr.Civile pasi jane dokumente fotokopje dhe pa firme e vule te personit zyrtar qe i ka leshuar.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha,avokati i shtetit Kosta Gazeli, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit,av. Gjelosh Çotaj dhe Agim Hoxha, te cilet kerkuan prishjen e vendimit te gjykates se

apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i gjykates se apelit eshte marre ne kundershtim me ligjin e per kete shkak

ceshtja duhet te kthehet per rigjykim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues. Ky gjykim ka filluar me ceshtje te vecuara te cilat jane bashkuar te gjitha kerkimet mbasi

vendimet e mepareshme gjyqesore jane prishur nga Kolegjet e Bashkuara dhe ceshtja eshte kthyer per rigjykim. Ne rigjykim pale paditese jane Ministria e Ekonomise Publike, Shoqeria “Petrolimpex” sh.a. dhe “Armo” sh.a., te cilat kane paditur Ahmet Sulstaroven, K.K.K.Pronave te Rrethit Tirane, duke kerkuar kundershtimin e te tretit per anullimin e vendimit nr.862, date 13.02.1996 dhe nr.3286, date 24.04.1996, me te cilet eshte bere njohja dhe kthimi i prones ish pronareve qe me vendimin nr.290, date 07.03.1996, te K.K.K.Pronave Tirane ju ishte refuzuar.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, ne rigjykim, me vendimin nr.4198, date 28.12.2000, ka rrezuar padine e paditesave dhe eshte lene ne fuqi nga gjykata e apelit me vendimin nr.660, date 29.05.2001. Ky vendim eshte prishur nga Gjykata e Larte ne date 18.03.2003 dhe eshte kthyer me detyra te percaktuara per rigjykim ne gjykaten e apelit me tjeter trup gjykues. Kolegji Civil i Gjykates se Larte duke marre per baze faktin se K.K.K.Pronave per te arritur ne perfundimin e vet e ka konsideruar se siperfaqja e tokes e kerkuar nga ish pronaret eshte jashte vijave kufizuese te fshatit Mezes, ka refuzuar kerkesen, ndersa gjykata nuk kane percaktuar saktesisht se me cilin ligj duhet te trajtohet siperfaqja e tokes se kerkuar, e ka kthyer ceshtjen per rigjykim per te bere saktesimet ligjore per trajtimin e ketij konflikti. Po ashtu, Gjykata e Larte ka vene detyre qe te verifikohet siperfaqja qe lejohet te kthehet sipas ligjit nr.7698, date 15.04.1993.

Gjykata e apelit ne rigjykim, nuk ka bere asnje nga detyrat e lena nga Gjykata e Larte, por ka analizuar vendimin gjyqesor te vertetimit te faktit dhe vendimin qe ka ndryshuar vendimin e K.K.K.Pronave duke i vleresuar ato te pavlefshme nga pikepamja procedurale. Po ashtu, gjykata ka gabuar edhe persa i perket perfundimit te saj, kur nga njera ane ka pranuar padine, pra ka shfuqizuar vendimet dhe nga ana tjeter, ka pushuar gjykimin e ceshtjes. Ne fakt

246

Page 247: Tetor 2005

gjykata e ka zgjidhur ceshtjen ne pjesen e pare te dispozitivit te saj dhe nuk kuptohet se per cfare pjese te kerkimit te paleve ka pushuar gjykimin.

Kolegji konstaton se ne vendimin e gjykates se apelit nuk eshte merre fare ne shqyrtim dhe analize vendimi i gjykates se shkalles se pare me te cilin eshte rrezuar kerkese padia. Vendimi i gjykates se apelit duke qene i ndryshem me ate te shkalles se pare minimalisht duhet te arsyetonte pse vendimi i asaj gjykate ka qene i gabuar, nderkohe qe asgje e kesaj natyre nuk verifikohet ne vendimin e kesaj gjykate.

Kolegji Civil cmon se ceshtja duhet te rishqyrtohet nga gjykata e apelit, ku duhet te marrin pergjigje detyrat qe ka vene Gjykata e Larte me vendimin e saj nr.589, date 18.03.2003, ashtu sikurse percakton dispozita e nenit 486 te K.Pr.Civile si nje detyrim per ate gjykate.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/c te Kodit Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.616, date 13.05.2004, te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e

akteve per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 27.10.2005

247

Page 248: Tetor 2005

Nr.11211-00114-00-2005 i Rregj. ThemeltarNr.00-2005-5 i Vendimit (1495)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareArtan Hoxha AnetarIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 27.10.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proces:

PADITËS: ERNEST RROZHANI, ne mungese

I PADITUR: PROJEKTI RRITJA E PRODHIMIT USHQIMOR 2 KR, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Zgjidhje kontrate,

ne baze te Nenit 705 te K.C.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Lezhe me vendimin nr.361 date 30.05.2005 ka vendosur:Nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs paditesi, i cili me pretendimin se gjykata ka zbatuar ligjen gabim, dhe konkretisht:

- Prona ndodhet ne rrethin e Lezhes.Kerkon prishjen e vendimit dhe vazhdimin e gjykimit te çeshtjes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga gjyqtari Agron Lamaj, si shqyrtoi dhe bisedoi ne

teresi çeshtjen;

V Ë R E N Paditesi ka pretenduar se me anen e paditur ka lidhur nje kontrate shitje. Meqenese ai

nuk eshte ne gjendje te permbushe detyrimin e tij nga kjo kontrate, ka kerkuar zgjidhjen e saj. Padine e ka paraqitur para Gjykates se Rrethit Lezhe, pasi eshte vendbanimi i tij.

Gjykata ka vendosur moskompetencen e saj per shqyrtimin e kesaj mosmarreveshje, duke e derguar çeshtjen para Gjykates se Rrethit Tirane, si gjykate kompetente.

248

Page 249: Tetor 2005

Paditesi ankimon kete vendim me arsyetimin se prona ndodhet ne rrethin e Lezhes dhe per pasoje, eshte kjo gjykate kompetente per zgjidhjen e mosmarreveshjes.

Kolegji gjykon se vendimi i Gjykates se Rrethit Lezhe, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj. Ne rastin konkret nuk kemi te bejme me pasuri te paluajteshme dhe se vendqendrimi (qendra e personit juridik) i anes se paditur eshte Tirana, per pasoje eshte kjo gjykate kompetente per zgjidhjen e mosmarreveshjes.

PËR KËTO ARSYE Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te Nenit 62 te K.Pr.C.,

V E N D O S I Lenien ne fuqi te vendimit nr.334, date 30.05.2005 te Gjykates se Rrethit Lezhe.

Tirane, me 27.10.2005

249

Page 250: Tetor 2005

Nr.3000/846 i Rregj. ThemeltarNr.1496 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani AnetarNikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 13.10.2005 dhe 27.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proces:

PADITËS: ADRIATIK MUKAJ,

AGRON KLOSI,

NAZIRE HOXHA,

SAMIE BEDIMI,

TETE XHELI,

HALIL ZENELI, te perfaqesuar ne gjyim nga av. A. Hoxha

TË PADITUR: K.K.K.PRONAVE DURRES

KRASAFGJI LEKA,

MARIE LEKA,

VASILIQI LEKA

KARMEN LEKA, te perfaqesuar ne gjyim nga Av. V. Plaku

OBJEKTI I PADISË:

Anullim vendimi i anes se paditur.

Gjykata e Rrethit gjyqsor Durres me vendimin nr.710, date 28.05.2001 ka vendosur:Pranimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.481, date 24.09.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.

250

Page 251: Tetor 2005

Gjykata e Larte me vendimin nr.484, date 04.03.2003 ka vendosur:Prishjen e vendimit te mesiperm dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Apelit Durres.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.387, date 06.09.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.710, date 28.05.2001 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Durres.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs ana e paditur, e cila me pretendimin se gjykata ka zbatuar ligjen gabim, dhe konkretisht:

- Nuk ka zbatuar Udhezimet e Kolegjit Civil.- Nuk jane vlersuar drejte provat dhe faktet.- Kerkon prishjen e vendimit dhe rrezimin e kerkese padise.

Paditesit kane paraqitur kunderrekurs ku pretendojne se vendimi eshte i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, degjoi pretendimin e anes se

paditur, e cila kerkoi pranimin e rekursit,paditesit, i cili kerkoi rrezimin e rekursit, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E N Pretendimet e parashtruara ne rekursin e paraqitur nga ana e paditur jane te drejta dhe

rekursi duhet te pranohet.Me padine objekt gjykimi, paditesit kane kundershtuar vendimin e KKKPronave Durres

(nr.6, date 29.07.1993) te dhene ne favor te anes se paditur, me pretendimin se eshte ne kundershtim me ligjen dhe konkretisht se:

- objekti eshte prone shteterore nga viti 1945 dhe me pas ka kaluar ne fond banese.- te paditurit nuk provojne se jane pronare;Te paditurit nga ana e tyre kane pretenduar se kemi te bejme me prone private dhe se

vendimi i K.K.K.Pronave (objekt shqyrtimi) eshte i drejte dhe i ligjshem.Gjykata e apelit ne vendimin e saj (duke lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se

pare dmth. pranimin e kerkese padise) ka arsyetuar se vendimi i anes se paditur eshte ne kundershtim me ligjin, pasi:

- nga pronari duhej te paraqitej vertetimi i pronesise dhe akti i shtetezimit te prones;

- Komisioni padrejtesisht i eshte referuar pikes 6 te notes se transkriptimit ku behet fjale per nje shtepi ne lagjen nr.1;

- Te paditurit kane vertetuar pronesine ne rruge gjyqesore, por duhet te jete banesa nr. 16 dhe ajo 15 nisur nga kufite e caktuar;

- Provat e paraqitura nga ana e paditur nuk jane te vlefshme;- Banesa eshte sekuestruar dhe konfiskuar nga shteti ne baze te ligjit te

kohes.

Ana e paditur ka pretenduar gjate gjykimit se ka paraqitur prova, te cilat vertetojne pretendimin e saj.

251

Page 252: Tetor 2005

Keshtu ajo ka pretenduar se trualli mbi te cilen eshte ngritur banesa, eshte prone private e bashkeshortes se trashegimlenesit Leka. Ajo ka paraqitur kontraten e shitjes se truallit dhe te kalimit per ne pronat e tjera (servituti) duke pasqyruar edhe kufitaret konkret (Nr. 4566, date 09.07.1938, f. 7e dosjes). Po ashtu ajo ka paraqitur prova te cilat vertetojne ndertimin e nje banese private, dmth. te kontrates se sipermarjes se ndertimit te baneses (date 16.09.1942, f.22 e dosjes), dhe perfundimisht prova qe banesa objekt i kesaje kontrate eshte e njejte me banesen objekt gjykimi (f.44 e dosjes), si dhe aktet e ekspertimit.

Ne kuadrin e provave te paraqitura nga pjesemarresit ne proces, dhe te pranuara nga gjykata, arsyetimi i saj eshte ne kundershtim me provat e pranuara ne seance gjyqesore.

Ne kuptim te Ligjes nr.7698, date 15.04.1993 "Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve" Neni 1 ka percaktuar te drejten e pronesise se ish pronareve dmth. trashegimtareve te tyre per pronat e marra nga shteti pas dates 29.11.1944.

Komisioni ka pranuar kete fakt, d.m.th. se te paditurit jane shpronsuar per pronen e tyre. Kete fakt e ka pranuar edhe gjykata duke permenduar noten e traskriptimit.

Ne kete Note (vertetim pronesise date 13.11.1991) eshte percaktuar se ne favor te shtetit kunder Aristidh Lekes figuron (pika 6) nje shtepi e ndodhur ne lagjen nr.1 e ndertuar ne truallin e zoteruar bashkerisht me bashkezotenuesin e tij te vdekur Marija me kufij…

Ne keto rrethana kur subjekti i permendur ne ligjin e mesiperm provon se eshte shpronesuar ne pronen e tij, ka provuar edhe te drejten e tij te pronesise mbi ate prone.

Lidhur me provat e paraqitura nga ana e paditur, paditesi nuk ka paraqitur asnje pretendim per pavlefshmeri te tyre, ose per falsitet.

Ne rrethanat e mesiperme pretendimet e te paditurit jane te provuara.Ne baze te Nenit 12 te K.Pr.C., pala qe ben nje pretendim ka barren e proves lidhur me

kete pretendim, pra i takon paditesit qe ne perputhje me ligjin te provoje edhe ai faktet mbi te cilet bazon pretendimin e tij. Ne keto rrethana i takon paditesit te provoje se kemi te bejme me prone shteterore. Gjykata duhet te hetoje mbi provat qe do te paraqese paditesi ne kete drejtim (parimi i kontradiktoritetit) dhe te mbeshtese vendimin e saj vetem ne mjetet, spjegimet, dokumentat e provat e tjera te treguara ose te sjella nga palet. Arsyetimi i gjykates eshte jo vetem ne kundershtim me provat e paraqitura por edhe i lidhur me percaktimin qe ka bere njera pale ndergjygjese. Ajo eshte e detyruar t'i jape zgjidhje pretendimeve te pjesemarresve ne proces dhe ketu perfshihet edhe pretendimi i paditesit se kemi te bejme me prone shteterore. Ne rigjykim te çeshtjes, paditesi te parashtroje argumentat e tij si dhe provat qe vertetojne kete pretendim (se kemi te bejme me prone shteterore) dhe ne perfundim gjykata te jape vendimin e saj ne perputhje me ligjen.

PËR KËTO ARSYE Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te Nenit 485§c te K.Pr.C.,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.387, date 06.09.2004 te Gjykates se Apelit Durres dhe dergimin e

çeshtjes per rishqyrtim asaj gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 27.10.2005

252

Page 253: Tetor 2005

MENDIM I PAKICËSNdryshe nga shumica, kam mendimin per ndryshimin e dy vendimeve te Gjykates se

Apelit Durres dhe Gjykates se shkalles se pare Durres dhe rrezimin e padise si te pabazuar ne ligj.

Rezulton se, K.K.K.Pronave Bashkia Durres, me vendim nr.6, date 29.07.1993, i ka njohur dhe kthyer trashegimtareve te Aristidh Lekes, pronesine mbi nje ndertese 4 kate, te ndodhur ne qytetin e Durresit me kufi te percaktuar.

Ne kete banese, kane banuar paditesit me cilesine e qiramarresve, prandaj per te mbrojtur interesat e tyre i jane drejtuar me padi gjykates dhe kane kerkuar anullimin e vendimit te K.K.K.Pronave si permendet me lart, me pretendimin se ndertesa objekt gjykimi nuk eshte prone e familjes Leka, por prone shteterore.

Ne perfundim, Gjykata e shkalles se pare Durres ka vendosur pranimin e padise, duke anulluar vendimin nr.6, date 29.07.1993, te K.K.K.Pronave Bashkia Durres, vendim i cili eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Durres.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres, ka bere rekurs pala e paditur dhe shkaqet e parashtruara ne te, bejne fjale per zbatim te keq te ligjit dhe gjejne nbeshtetje ne nenin 472 te K.Pr.Civile.

Ne baze te nenit 12 te K.Pr.Civile, pala qe pretendon nje te drejte, ka detyrime qe, ne perputhje me ligjin te provoje faktet mbi te cilat bazon pretendimin e saj, detyrim ligjor qe pala paditese nuk e ka plotesuar, ndonese ceshtja eshte prishur dhe kthyer per rigjykim nga Gjykata e Larte, prandaj per kete shkak mendoj se, nuk ka vend per prishjen e vendimit dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim.

Pala paditese ka pretenduar se, banesa objekt konflikti eshte prone shteterore dhe jo prone private e familjes Leka dhe ka paraqitur per kete te gjitha provat qe dispononte, prandaj gjykates nuk i ngelej vetem te bente vlersimin e tyre konform kerkesave te nenit 29 te K.Pr.Civile, ne baze te bindjes se saj te brendeshme te formuar nga shqyrtimi ne teresine e tyre i rrethanave te ceshtjes.

Megjithe pretendimet qe ka patur pala paditese, se banesa objekt konflikti eshte prone shteterore, ajo nuk e ka vertetuar kete fakt. Vete shumica pranon ne vendim te saj se arsyetimi i vendimit te gjykates se apelit qe ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare, eshte ne kundershtim me provat e paraqitura dhe te pranuara ne seance gjyqesore, per rrjedhoje, vendimi i gjykates se apelit dhe ai i gjykates se shkalles se pare vijne ne kundershtim me kerkesat e paragrafit te pare te nenit 29 dhe 309 te K.Pr.Civile, sipas te cilave gjykata mbeshtet vendimin ne provat e paraqitura nga palet, te marra ne seance gjyqesore dhe se vendimi mbeshtetet vetem ne te dhena qe ndodhen ne aktet dhe qe jane shqyrtuar ne seance gjyqesore.

Ne rrethana te tilla vendimi i K.K.K.Pronave nuk mund te anullohet prandaj kam mendimin per ndryshimin e dy vendimeve dhe rrezimin e padise si te pabazuar ne ligj.

Nikoleta Kita

253

Page 254: Tetor 2005

Nr.3064/909 i Regj. ThemeltarNr.1497 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesArtan Hoxha AnetarAgron Lamaj AnetarIrma Bala AnetareEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seance gjyqesore date 27.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile nr.3064/909 akti qe i perket:

PADITËS: GEZIM KOÇIU, perfaqesuar nga Av. Roland Samarxhi

I PADITUR: BASHKIA E QYTETIT ERSEKE, perfaqesuar nga Av. e Shtetit Flutura Guri

PERSON I TRETË: SEKSIONI ADMINISTRIMIT DHE MBROJTJES TOKES KOLONJE

OBJEKTI I PADISË: Kerkohet vertetimi i faktit juridik te pronesiese se Qazim Malukes (trashegimlenes i paditesit)

mbi siperfaqet e meposhteme: a) Siperfaqe prej 2000 m2 e quajtur "Ara ne Keshella",

b) Siperfaqe prej 2000 m2 e quajtur "Bahçe e pambjelle", c) Siperfaqe prej 7.500 m2 e quajtur "Ara tek Gazermat".

Baza Ligjore: Ligji nr.7698, date 15.04.1993 dhe neni 388 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Kolonje, me vendimin nr.207, date 27.11.2003 ka vendosur:Pranimin e pjeseshem te padise se paditesit Gezim Koçiu. Vertetimin e faktit juridik te pronesise te nje siperfaqe trualli 200 m2 me emertimin popullor "Ara ne Keshella" Erseke, ne emer te Qazim Malukes me kufij te percaktuar, L - me pronesine e ish pronarit Ligor Prodanit, P - me gazermat ushtarake, J - ish pronesia e vllazerise Perdhiku, nga V - pronesia e ish pronarit Ligor Prodani, me keto dimesione te siperfaqes, te ditur, gjeresi lindje - perendim 20 m dhe gjeresi jug - veri 100 m.Rezimin e pjeses tjeter te padise si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.

254

Page 255: Tetor 2005

Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.45, date 09.03.2004 ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.207, date 27.11.2003 te Gjykates se rrethit Kolonje.Pranimin e padise te paditesit Gezim Koçiu duke vertetuar faktin e pronesise ne emer te Qazim Malukes mbi siperfaqen 2.000 m2 "Ara ne Keshella" sip. 2000 m2 "Bahçe e pambjelle" dhe sip. 7500 m2 tek "Arat tek Gazermat" me kufijte e percaktuar ne vendim.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs avokati i shtetit, i cili kerkon prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Korçe, duke parashtruar keto shkaqe:

- Sipas aktit te ekspertimit vendi objekt gjykimi "Bahçe e pambjelle", 2 dynym nuk ka kete emer, nuk perputhen dimesionet qe jane paraqitur ne planvendosje, duke mos e evindetuar me asnje dokument ligjor, duke mos u harmonizuar me kufitaret.

- Gjykata e apelit duhet te kryente nje ekspertim te ri, per te dhene nje konkluzion me te sakte.

- Deshmitaret e paraqitur ne gjykate ishin kontradiktore ne theniet e tyre, duke mos percaktuar drejt kufitaret.

- Ne lidhje me sip 7.5 dy u vertetua se kjo siperfaqe eshte blere nga italianet per kazerma dhe eshte shtetezuar nga shtetit pas çlirimit.

- Gjykata ka intrepetuar keq provat qe ndodhen ne dosje.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri, perfaqesuesin e pales paditur Av.

Roland Samarxhi, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, perfaqesuesen e pales se paditur Av. e shtetit Flutura Guri, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e çeshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga avokati i shtetit permban shkaqe nga ato te parashikuara ne nenin

472 te K.Pr.Civile, prandaj vendimi i Gjykates se Apelit Korçe nr.45, date 09.03.2004, i cili ka ndryshuar vendimin e Gjykates se rrethit Kolonje dhe ka pranuar padine ne teresine e saj, duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per rigjykim ne po ate gjykate por, me tjeter trup gjykues.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se paditesi eshte trashegimtar ligjor i trashegimlenesit Qazim Maluka. Me padine ne gjykim ka kerkuar njohjen e pronesise se ketij te fundit mbi tre siperfaqe toke prej 2000 m2, 2000 m2 dhe 7500 m2 me emrat perkates "Ara ne Keshella", "Baçe e pambjelle" dhe "Ara te Gazermat" per te cilat nuk disponon dokumentacionin e plote ligjor per ta paraqitur prane Komisionit te Kthimit te Pronave. Ne funksion te pretendimeve te tij paditesi ka paraqitur para gjykates vendimin nr.9, date 26.07.1945 te Komitetit Ekzekutiv Kolonje me te cilen eshte vene sekuestro ndermjet te tjerash dhe te dy prej siperfaqeve objekt gjykimi.

Per sqarimin e çeshtjes veç provave me deshmitare, gjykata ka kerkuar edhe mendimin e ekspertit lidhur me faktin nese parcelat me emrat e cituar me lart sipas kufizimeve te percaktuara ne vendimin e sekuestrimit perputhen ose jo me ato te pretenduara nga paditesi ne skicat planimetrike bashkengjitur. Ne perfundimet e tij eksperti ka gjetur perputhje te plote te kerkimeve te paditesit me dokumentacionin vetem ne lidhje me njeren prej parcelave - ate "Ara te Keshellat". Lidhur me siperfaqen e quajtur "Baçe e pambjelle" ai eshte shprehur se nuk ka

255

Page 256: Tetor 2005

emer vendi ose toponim i vjeter dhe dimensionet e paraqitura ne planvendosjen e kesaj pronesie nuk rezultojne te evidentuara ne asnje dokument e nuk harmonizohet me kufitaret. Ndersa per siperfaqen me emrin "Ara te Gazermat" ne akt nuk gjendet asnje spjegim.

Bazuar ne keto spjegime te harmonizuara dhe me provat e tjera te marra gjykata e rrethit ka pranuar padine vetem per njeren prej ketyre siperfaqeve - per te cilen edhe vete ana e paditur nuk ka patur kontestime dhe e ka rrezuar ate per dy siperfaqet e tjera.

Gjykata e apelit megjithese ka marre vendim per perseritjen e pjesshme te hetimit gjyqesor, nuk ka bere asnje hetim teje atij te bere nga gjykata e rrethit. Ajo pranon ne vendimin e saj se "akti i ekspertimit nuk ka bere gje tjeter veçse ka planvendosur pronen e Ferit Daut Fames (person jashte proçesit qe pretendohet te jete kufitar me paditesin) por jo ate te paditesit pasi nuk i perputhen kufitaret e prones". Dhe ate gje qe nuk e ka bere eksperti, kjo gjykate ka marre persiper ta beje vete duke pozicionuar pronen sipas spjegimeve te deshmitareve. Ne perfundim ajo ka ndryshuar vendimin e gjykates duke pranuar padine dhe per dy siperfaqet e tjera.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte konkludon se, nga gjykata e apelit nuk jane respektuar kerkesat e ligjit procedural civil.

Vete gjykata ka vleresuar se per zgjidhjen e drejte te çeshtjes nevojiten njohuri te posaçme ndaj ka kerkuar mendimin e ekspertit. Por qendrimet e mbajtura nga te dyja gjykatat karshi te njejtit akt kane qene te ndryshme. Ndersa gjykata e rrethit, bazuar ne mendimin e ekspertit konkludon per pranimin pjeserisht te padise, gjykata e apelit bazuar po ne ate akt ekspertimi te marre nga gjykata e rrethit, ka pranuar teresisht padine. Neni 229 i K.Pr.Civile parashikon: "Kur shihet se ekspertimi eshte i mete ose i paqarte, si dhe kur ka ndryshim mendimesh midis eksperteve, Gjykata kryesisht ose me kerkesen e ndonjeres nga palet, mund te kerkoje sqarime plotesuese ose te urdheroje kryerjen e nje ekspertimi te ri duke thirrur eksperte te tjere".

Kryerja e nje ekspertimi te ri ka qene e nevojshme edhe per faktin e pranuar nga vete gjykata e apelit ne vendimin e saj se "akti i ekspertimit nuk ka bere gje tjeter veçse ka vendosur pronen e Ferit Fames por jo ate te paditesit", dhe ne fakt ka rezultuar se pyetjet e shtruara nga gjykata per ekspertin dhe per rrjedhoje pergjigjet e dhena prej tij kane qene jo direkte per pronen e pretenduar nga paditesi. Atij i eshte kerkuar qe sipas aktit nr.1888, dhe skices bashkengjitur me te cilat i eshte njohur prona Ferit Fames te hidhet dhe njehere se ku ndodhet kjo prone dhe te percaktohet ne pronen e Ferit Fames se ku ndodhet prona e Qazim e Frosina Qerimit. Gjykata nuk ka patur parasysh se ne rradhe te pare eksperti duhet t’i referohet akteve qe disponon paditesi lidhur me vendndodhjen e prones dhe pastaj akteve te kufitareve.

Sa me siper duhet te plotesohet ne rigjykim. Hetimi i sa me siper dhe i atyre problemeve qe ajo gjykate do te çmoje do te cojne ne dhenjen e nje vendimi te drejte e te bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.45, date 09.03.2004 te Gjykates se Apelit Korçe dhe dergimin e

çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 27.10.2005

256

Page 257: Tetor 2005

Nr.3049/894 i Regj.ThemeltarNr.1559 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesArtan Hoxha AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare Besnik Imeraj Anetar Ardian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 18.10.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: GENC DAMANI, FJODOR DAMANI, ne mungese

TË PADITUR: K.K.K.PRONAVE PRANE PREFEKTURES KORCE,

LUAN MBRESHTANI, SHENDET MBRESHTANI, QAMIL MBRESHTANI,

PRANVERA MBRESHTANI

MUKADES MBRESHTANI, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Ndryshimi i vendimit nr.452, date 16.12.1997

te K.K.K.Pronave te Rrethit Kolonje. Ndryshim i vendimit nr.527, date 20.03.2001

te K.K.K.Pronave Kolonje.Baza Ligjore: Neni 296 i K.Civil dhe ligji 7698, date 15.04.1993.

Gjykata e shkalles se pare Korce, me vendimin nr.482, date 08.03.2002 ka vendosur:Pranimin e pjesshem te padise se paditesave Genc Damani e Fjodor Damani, duke ndryshuar vendimin e K.K.K.Pronave te Keshillit te Rrethit Kolonje nr.527, date 20.03.2001, duke ju kthyer paditesave si e lire edhe siperfaqja e truallit prej 3164 m2 brenda prones 6000m2Detyrimin e te paditurve te njohin paditesat pronare mbi kete siperfaqe prej 3164 m2, duke anulluar vendimin e K.K.K.Pronave Kolonje nr.452, date 16.12.1997 per njohjen dhe kthimin e kesaj siperfaqeje.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.158, date 30.05.2002 ka vendosur:

257

Page 258: Tetor 2005

Ndryshimin e vendimit nr.482, date 08.03.2002 te Gjykates se shkalles se pare Korce si me poshte:Rrezimin e padise se paditesave Genc Damani e Fjodor Damani kunder te paditurve Luan Mbreshtani, etj. dhe K.K.K.Pronave ish Pronareve Prefektura Korce, me objekt ndryshim vendimi si te pambeshtetur ne prova dhe ne ligje.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.103, date 21.01.2004 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.158, date 30.05.2002 te Gjykates Apelit Korce dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.96, date 14.05.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.482, date 08.03.2002 te Gjykates se shkalles se pare Korce.

Kunder vendimit te Gjykates Apelit Korce, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, kane ushtruar rekurs Luan, Shendet, Qamil, Pranvera dhe Mukades Mbreshtani, te cilet kerkojne prishjen e ketij vendimi dhe kthimin per rigjykim prane Gjykates se Apelit Korce, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykimi ne Gjykaten e Apelit Korce eshte zhvilluar ne mungese te pales tone, pasi nuk u njoftuam, duke mos na u dhene mundesia per te paraqitur provat.

- Gjykata me te drejte ka provuar se ka mbivendosje te pronave ne siperfaqen objekt gjykimi, por zgjidhja ne favor te Damaneve eshte e padrejte dhe jo si rezultat i nje analize te provave te marra. Po keshtu nuk eshte sqaruar se c'fare toke ka qene kur eshte trajtuar, toke are apo truall.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani, ne mungese te paleve ndergjyqese dhe

si e bisedoi ceshtjen ne teresi,V Ë R E N

Vendimi nr.96, date 14.05.2004 i Gjykates se Apelit Korce eshte rrjedhoje e shkeljeve te renda procedurale dhe per kete shkak duhet te prishet e ceshtja te dergohet per rigjykim ne po ate gjykate me nje tjeter trup gjykues.

Nga vendimi i gjykates se apelit dhe aktet e administruara ne dosjen gjyqesore rezulton se me vendimin nr.452, date 16.12.1997 te Komisionit te Kthimit dhe Kompesimit te Pronave ish Pronareve te Rrethit te Kolonjes, trashegimlenesit te te paditurve Luan Mbreshtani, Shendet Mbreshtani, etj., ish pronarit, te ndjerit Ethem Mbreshtani, i eshte njohur pronesia dhe kthyer nje siperfaqe toke prej 3164 m2.

Nga ana tjeter, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ish Pronareve prane Prefektures Korce me vendimin nr.527, date 20.03.2001, i ka njohur ish pronarit Selim Damani, trashegimlenes i paditesave, pronesine per siperfaqen 6000 m2, duke i kthyer 2573 m2, ndersa per siperfaqen 3427 m2 eshte shprehur se per mosshqyrtimin e metejshem per shkak se ka mbivendosje me pronen qe i eshte njohur me pare anes se paditur Mbreshtani.

Paditesit Genc Damani dhe Fjodor Damani, ne kete gjykim kane kerkuar ndryshimin e te dy vendimeve te Komisioneve te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ish Pronareve si dhe detyrimin e te paditurve Luan Mbreshtani, etj., qe t’i njohin pronar per siperfaqen 3427 m2 e cila perkon me siperfaqen e tokes qe i eshte njohur dhe kthyer me pare ketyre te paditurve.

Kjo ceshtje eshte kthyer per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Korce me vendimin nr.1031, date 21.01.2004 te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, per shkak se nga ana e gjykates se apelit nuk jane respektuar nenet 29, 126, 310, etj., te Kodit te Procedures Civile per dhenien e

258

Page 259: Tetor 2005

vendimit gjyqesor ne baze te nje hetimi gjyqesor te plote, te gjithanshem dhe te mbeshtetur ne analizen e provave te paraqitura nga palet dhe te shqyrtuara ne seance gjyqesore. Ndermjet te tjerave gjykata e apelit kishte administruar nje dosje gjyqesore per vertetim fakti pa bere perseritje te shqyrtimit gjyqesor dhe pa bere analize provash mbi te cilat duhet te formohet bindja juridike per dhenien e vendimit.

Ne rishqyrtim, ne nje seance gjyqesore te vetme e ne mungese te paleve te paditura, Gjykata e Apelit Korce me vendimin nr.96, date 14.05.2004 ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit nr.482, date 08.03.2002 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Korce.

Kunder ketij vendimi te Gjykates se Apelit Korce kane paraqitur rekurs ne Gjykaten e Larte, te paditurit Luan Mbreshtani, etj., te cilet kerkojne prishjen e tij dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate. Pervec pretendimeve te tjera lidhur me zgjidhjen ne themel te ceshtjes, rekursuesit kerkojne prishjen e vendimit te gjykates se apelit per shkelje te rende te normave procedurale per shkak se ceshtja eshte gjykuar ne apel ne mungese te tyre pa pasur dijeni per diten e gjykimit.

Ky pretendim i parashtruar ne rekursin e anes se paditur eshte i mbeshtetur ne ligj dhe ne zbatim te neneve 467/ç dhe 472/b te Kodit te Procedures Civile perben shkak per prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Korce.

Nga shqyrtimi i akteve procedurale te administruara ne dosjen gjyqesore rezulton se nga ana e kesaj gjykate nuk jane bere njoftimet me leterthirrje per palet ndergjyqese per t’i njoftuar ato sipas afateve ligjore lidhur me diten e gjykimit. Sipas nje shenimi te administruar ne dosjen gjyqesore rezulton se gjykimi nuk eshte zhvilluar ne daten 14.04.2004 per shkak se nuk mund te formohej trupi gjykues dhe se "Palet do te njoftohen me shpallje" per diten e gjykimit. Nderkohe, nuk eshte administruar ndonje akt procedural qe te evidentoje nese palet ndergjyqese ishin njoftuar me leterthirrje apo qofte edhe me shpallje lidhur me seancen e asaj dite (e cila nuk u zhvillua), si dhe ndonje rrethane per pranine e paleve a konfirmimin per marrjen dijeni te ketij fakti.

Sipas procesverbalit te seances gjyqesore te dates 14.05.2004, rezulton qe paditesit jane te pranishem nepermjet avokatit te tyre, ndersa te paditurit nuk jane paraqitur dhe gjykimi do te zhvillohej ne mungese te tyre pasi sipas gjykates se apelit ata "... kane dijeni me shpalljen e dates 04.05.2004". Ne dosjen gjyqesore eshte administruar edhe lista e gjykimeve qe do te zhvilloheshin ne Gjykaten e Apelit Korce ne daten 14.05.2004, ku rezulton te jete shpallur edhe ceshtja ndermjet paleve ndergjyqese objekt i ketij gjykimi.

Veprimet dhe aktet procedurale te lartpermendura lidhur me njoftimet e paleve ndergjyqese per rigjykimin e ceshtjes ne gjykaten e apelit perbejne shkelje te rende procedurale pasi jane kryer ne kundershtim me rregullimet urdheruese qe permbahen ne nenin 460 paragrafi i katert i Kodit te Procedures Civile. Ndryshe nga menyra se si ka vepruar Gjykata e Apelit Korce, kjo dispozite parashikon se "Per ceshtjet me rigjykim, ... njoftimi u behet drejtperdrejt paleve, perfaqesuesve te tyre dhe prokurorit." Ne kuptim dhe zbatim te kesaj dispozite, kur Gjykata e Larte prish vendimin e gjykates se apelit dhe ceshtja kthehet per rishqyrtim ne ate gjykate por me tjeter trup gjykues, lidhur me diten e gjykimit palet ndergjyqese njoftohen "drejtperdrejt", qe do te thote sipas rregullave per njoftimet qe zbatohen ne gjykimin e shkalles se pare, te parashikuara vecanerisht ne Pjesen e pare, Titulli i gjashte, Kreu i katert i Kodit te Procedures Civile.

Ne kushtet e shkeljeve te renda procedurale lidhur me njoftimet dhe gjykimin ne apel te ceshtjes ne mungese e pa dijenine e anes se paditur per kete dite gjykimi, ndodhemi perpara nje procesi jo te rregullt ligjor, perderisa kesaj pale ndergjyqese i jane cenuar interesat dhe te drejtat qe lidhen me poziten procedurale te te paditurit ne gjykimin civil. Prandaj ceshtja duhet derguar per rigjykim ne gjykaten e apelit, per t’i krijuar mundesine qe te paditurit te marrin pjese dhe

259

Page 260: Tetor 2005

paraqesin te gjitha pretendimet, prapesimet e kerkimet qe u perkasin paleve ndergjyqese ne kete faze te gjykimit te ceshtjes.

260

Page 261: Tetor 2005

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne shkronjen "c" te nenit 485 te Kodit te

Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.96, date 14.05.2004 te Gjykates se Apelit Korce dhe dergimin e

ceshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 18.10.2005

261

Page 262: Tetor 2005

ÇËSHTJE PENALE

262

Page 263: Tetor 2005

Nr.122 i Regj. ThemeltarNr.113 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarYlvi Myrtja AnetarBesnik Imeraj AnetarShpresa Beçaj Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 03.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.122, qe i perket:

TË PANDEHURIT: ARBEN KUQI

A K U Z U A R:Per vepren penale te vrasjes me paramendim

ne bashkepunim te mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 78, 25, 22 te Kodit Penal.

OBJEKTI:Caktim mase sigurimi,

parashikuar nga nenet 238, 244 e 245 te K.Pr.Penale.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.117 akti, date 25.01.2005, ka vendosur:

Caktimin si mase sigurimi personal per te pandehurin Arben Kuqi ate te arrestit ne burg (ne mungese) parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.181, date 24.06.2005, ka vendosur:Miratimin e vendimit nr.117, date 26.01.2005 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs i pandehuri Arben Kuqi, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi, duke parashtruar keto shkaqe:

- Procedimi penal ne ngarkim te pandehurit Arben Kuqi ka filluar me date 13.08.1998 dhe me date 16.04.2000, nga Prokuroria e Tiranes eshte vendosur pushimi i ndjekjes penale. Gjate kesaj periudhe jane caktuar si mase sigurimi ndaj tij arrest ne burg me afat 30 ditor, 1 mujor, 10 ditor dhe se fundi me vendimin nr.1694, date 07.11.1998, arrest ne shtepi.

- Vendimi i pushimit eshte shfuqizuar dhe eshte vendosur vazhdimi i hetimeve ne gjendje te lire. Pas kryerjes se hetimeve ndaj ketij te pandehuri eshte vendosur perseri pushimi i procedimit penal dhe konkretisht me date 08.07.2002.

263

Page 264: Tetor 2005

- Ky vendim perseri eshte shfuqizuar me vendimin date 07.12.2004, duke u urdheruar vazhdimi i hetimeve. Vendimi i shfuqizimit, vjen ne kundershtim me vendimin nr.56, date 29.11.2001, te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte, pasi kompetent ne kete rast eshte vetem Prokurori i Pergjithshem dhe jo nje prokuror ne Prokurorine e Pergjithshme.

- Ndaj te pandehurit Arben Kuqi eshte shuar masa e sigurimit qe me date 01.08.1999 dhe se hetimi ndaj tij eshte bere ne gjendje te lire dhe ne ngarkim te tij kane perfunduar te gjitha afatet procedurale.

- Masa e sigurimit, arrest ne burg e marre ndaj ketij te pandehuri, bie ne kundershtim me kushtet dhe kriteret per caktimin e masave te sigurimit (Neni 228/3 te K.Pr.Penale, pasi nuk ekzistojne shkaqe qe vene ne rrezik marrjen ose vertetesine e proves, per faktin se ato jane marre dhe administruar qe ne hetimet e mepareshme.

- Masa e sigurimit ndaj tij eshte shuar dhe nuk mundet qe ndaj tij, per te njejten akuze, te merret nje mase tjeter sigurimi siç eshte ajo e arrestit ne burg.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Shpresa Beçaj, prokurorin Skender Breca, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, Av.S.Zeqiri, qe kerkoi pranimin e rekursit dhe si shqyrtoi aktet ne dosje,

V Ë R E N Prokuroria e rrethit gjyqesor Tirane mbi bazen e materialeve te ardhura nga Autoriteti

Proçedues Gjerman, nepermjet Ministrise se Drejtesise, ka regjistruar proçedimin penal nr.1885, date 13.08.1998 ne ngarkim te te pandehurve Arben Kuqi dhe Alban Halili, akuzuar per kryerjen e vepres penale te "vrasjes me paramendim", ne bashkepunim, mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 78, 22 dhe 25 te K.Penal.

Sipas regjistrit te veprave penale, me daten 15.08.1998 eshte bere regjistrimi per marrjen si te pandehur te shtetasit Arben Kuqi per vepren penale te siperpermendur, ndersa shtetasi Alban Halili eshte marre i pandehur me daten 24.06.2002 per te njejten ngjarje kriminale te ndodhur ne Gjermani, per te cilen eshte akuzuar dhe i pandehuri Arben Kuqi.

Pas hetimeve te kryera per çeshtjen penale ne ngarkim te te gjykuarit Arben Kuqi, ne daten 16.04.2002, Prokuria e rrethit gjyqesor Tirane ka vendosur pushimin e ndjekjes penale sipas nenit 328/1, germa "dh" te K.Pr.Penale.

Me daten 09.09.2000, vendimi i pushimit i dates 16.04.2000 eshte shfuqizuar dhe eshte urdheruar vazhdimi i hetimeve te metejshme.

Pas kryerjes se hetimeve, me daten 08.07.2002 eshte vendosur perseri pushimi i proçedimit penal ne baze te nenit 328/1 germa "f" te K.Pr.Penale, duke percaktuar si shkak mbarimin e afateve te proçedimit penal ndaj te pandehurit Arben Kuqi.

Me vendimin e dates 07.12.2004 te Prokurorise se Pergjithshme eshte shfuqizuar vendimi i pushimit i dates 08.07.2002 dhe eshte urdheruar kryerja e veprimeve te tjera hetimeve per te pandehurin Alban Halili, ndersa per te pandehurin Arben Kuqi eshte konkluduar qe te perdoren vetem provat e marra deri me daten 09.01.2001 kur ka mbaruar afati 2 vjeçar i proçedimit penal ndaj tij.

Nga aktet e ndodhura ne dosje nuk rezulton qe i pandehuri Arben Kuqi te kete kundershtuar ne rruge ligjore vendimin "per shfuqizimin e vendimit te pushimit te dates 08.07.2002". Keto pretendime mbrojtja e tij i ka ngritur mbasi eshte gjykuar kerkesa e Prokurorit te rrethit gjyqesor Tirane "per caktimin e mases se sigurimit", dhe eshte vendosur nga gjykata e shkalles pare Tirane, caktimi si mase sigurimi personal per te pandehurin Arben Kuqi "arrest ne burg" (ne mungese), parashikuar nga neni 238 te K.Pr.Penale.

264

Page 265: Tetor 2005

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, si shqyrtoi aktet e ndodhura ne fashikullin e hetimit dhe te dosjes gjyqesore "per caktimin e mases se sigurimit", si shqyrtoi pretendimet e ngritura ne rekurs, si degjoi pretendimet e paleve, çmon se pretendimet e mbrojtjes te parashtruara ne rekurs nuk jane te bazuara.

Kolegji arrin sa me siper, se nga aktet e ndodhura ne dosje e te shqyrtuara nga Gjykata e rrethit dhe Apelit Tirane, ka rezultuar se ekziston dyshimi i arsyeshem e i bazuar ne prova te shumta per kryerjen nga i pandehuri te vepres penale te "vrasjes me paramendim ne bashkepunim te mbetur ne tentative", parashikuar nga neni 78, 25 dhe 22 te K.Penal. Ne baze te nenit 228, pika 3, germa "b" e K.Pr.Penale, rezulton se ka ekzistuar rreziku i largimit te te pandehurit Arben Kuqi pasi vendimi per caktimin e mases se sigurimit "arrest ne burg" per te pandehurin, eshte marre me date 25.01.2005 ne mungese. Per shkak se ai i eshte shmangur drejtesise, me vendimin date 24.03.2005 eshte deklaruar ikja e tij dhe me daten 07.06.2005 eshte bere i mundur arrestimi i tij. Gjithashtu ne rastin e te pandehurit Arben Kuqi kemi te bejme me nje veper penale te rende, te kryer ne bashkepunim, qe sipas nenit 230 te K.Pr.Penale, justifikon masen e "arrestit ne burg".

Arsyetimi i bere nga Gjykata e Apelit Tirane, se pretendimet e ngritur nga mbrojtja ne lidhje me pafajsine dhe per shuarjen e mases se sigurimit, duhet t'i nenshtrohen gjykimit ne shkalle te pare ku çeshtja aktualisht eshte duke u gjykuar, eshte i drejte.

Per sa u arsyetua me siper Kolegji Penal çmon se rekursi i paraqitur nga i pandehuri Arben Kuqi nuk eshte i bazuar ne ligj, dhe vendimi nr.181, date 24.06.2005 i Gjykates se Apelit Tirane qe ka miratuar vendimin e gjykates shkalles pare nr.117, date 25.01.2005 eshte i bazuar ne ligj dhe duhet lene ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441, germa "a" te K.Pr.Penale,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.181, date 24.06.2005 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 03.10.2005

265

Page 266: Tetor 2005

Nr.126 i Regj. ThemeltarNr.118 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Kristaq Ngjela KryesuesShpresa Beçaj AnetareBesnik Imeraj AnetarSpiro Spiro AnetarYlvi Myrtja Anetar

në seancen gjyqesore të datës 03.10.2005, mori në shqyrtim çështjen penale nr.126 Akti, që i përket:

KËRKUES: VALENTIN FLORIRI

OBJEKTI:Zevendesimin e mases se sigurimit.

Baza Ligjore: Nenet 260/2 të K.Pr.Penale.

Gjykata Ushtarake e Shkallës së Parë Shkoder, me vendimin nr.172, datë 11.05.2005, ka

vendosur:Rrezimin e kerkeses si te pabazuar ne ligj e ne prova.Lenien ne fuqi te mases se sigurimit ate te arrestit ne shtepi, parashikuar nga neni 237 te K.Pr.Penale per te pandehurin Valentin Floriri.

Gjykata Ushtarake e Apelit Tirane, me vendimin nr.44, datë 31.05.2005, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.172, date 11.05.2005 te Gjykates Ushtarake te shkalles se pare Shkoder duke e zevendesuar masen e sigurimit per te pandehurin Valentin Floriri nga ajo e arrestit ne shtepi ne ate te detyrimit per t’u paraqitur ne Policine Gjyqesore sipas nenit 234 te K.Pr.Penale, çdo dite te hene ne oren 10.00.

Kunder vendimit te gjykatës së apelit ka bërë rekurs prokurori i Prokurorise Ushtarake te

Apelit Tirane, duke parashtruar keto shkaqe për prishjen e tij:- 1. Vendimi i gjykates se apelit eshte i pabazuar ne ligj, pasi me te vertete te pandehurit i

ka mbetur nje akuze pas shpalljes se moskompetences se Gjykates se rrethit Shkoder ajo e shperdorimit te detyres, parashikuar nga neni 70/2 i K.P.Ushtarak, por ligjvenesi ka caktuar sanksione qe variojne nga 3 deri ne 8 vjet burgim, pra masa e sigurimit e dhene me pare per te eshte e harmonizuar me rrethanat dhe kerkesat e ligjit.

- 2. Zbutja e mases se sigurimit eshte e pamotivuar, pasi bie ne kundershtim me sanksionet e percaktuar nga ligjvenesi dhe nga hetimet e deritanishme nuk eshte konstatuar ndonje fakt apo rrethane qe te justifikoje zbutjen.

266

Page 267: Tetor 2005

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Artur Selmani, qe kerkoi

prishjen e vendimit te gjykates se apelit e lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NKerkuesi Valentin Floriri, eshte ndaluar me daten 19.01.2005 dhe ndaj tij, Gjykata e

Rrethit gjyqesor Shkoder, ka vendosur masen e sigurimit arrest ne shtepi me arsyetimin se ka dyshime te arsyeshme te bazuara ne ligj per kryerjen e vepres penale te shperdorimit te detyres parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe falsifikimit te dokumenteve parashikuar nga neni 186 i K.Penal. Eshte pranuar se kerkuesi, duke qene me detyren e shefit te uniformave ne Komisariatin e Policise Shkoder, ne kundershtim me permbushjen e rregullte te detyres, ka ndikuar per dhenien e pasaportes per jashte shtetit personit ne kerkim Gezim Marku. Lidhur me kete çeshtje jane vene para pergjegjesise penale Margarita Dushi e Gjergj Dodani, si te pandehur ndersa kerkuesi ka qene me cilesine e personit ndaj te cilit zhvillohen hetime.

Me daten 29.04.2005 Valentin Floriri, i ka drejtuar nje kerkese Gjykates se Rrethit gjyqesor Shkoder per zvendesimin e mases se sigurimit nga arrest ne shtepi ne detyrim per paraqitje para oficerit te policise gjyqesore. Ne kete kerkese ai shprehet se ishin kryer shume veprime procedurale, ishin zbutur rrethanat mbi te cilat u vendos masa e sigurimit e per pasoje ajo nuk i pergjigjet rendesise se faktit, se rrezikshmeria e tij ishte e vogel.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Shkoder, me vendimin nr.163, date 04.05.2005, nisur nga fakti se ishte bere ndryshimi i cilesimit ligjor te vepres per te tre personat nga shperdorim detyre parashikuar nga neni 248 i K.Penal ne shperdorim detyre nga ushtaraku, parashikuar nga neni 70/2 i K.P.Ushtarak dhe se çeshtja penale i eshte derguar seksionit ushtarak, deklaroi moskompetencen duke ja derguar çeshtjen per kompetence Gjykates Ushtarake te shkalles se pare Shkoder. Kjo gjykate, me vendimin nr.172, date 11.05.2005, vendosi rrezimin e kerkeses se Valentin Floririt si te pabazuar ne ligj e ne prova me arsyetimin se nuk ekzistojne kushtet e percaktuara ne nenin 260 te K.Pr.Penale, se edhe se çeshtja eshte derguar per kompetence ne gjykaten ushtarake, ndodhemi para vepres penale te shperdorimit te detyres ne te dyja rastet dhe se masa e sigurimit, eshte ne perputhje me rrezikshmerine e vepres dhe te personit.

Mbi ankimin e kerkuesit Valentin Floriri, çeshtja eshte shqyrtuar ne Gjykaten Ushtarake te Apelit, e cila me vendimin nr.44, date 31.05.2005, ka vendosur ndryshimin e vendimit te Gjykates Ushtarake te shkalles se pare Shkoder duke zvendesuar masen e sigurimit nga arrest ne shtepi ne detyrimin per t'u paraqitur ne policine gjyqesore. Ne vendimin e saj, gjykata ushtarake e apelit, arsyeton se, gjykata ushtarake e shkalles se pare pa te drejte ka rrezuar kerkesen pasi duhet mbajtur parasysh edhe raporti midis mbrojtjes se te drejtave te kerkuesit ose te dyshuarit me detyrimin e organit procedues ne ushtrimin e funksioneve te ngarkuara per te garantuar nje proçes te rregullte, se nuk eshte vleresuar fakti qe, qe nga data 23.01.2005 qe eshte caktuar masa e sigurimit, deri me date 11.05.2005, organi procedues nuk ka konkluduar qe kerkuesi te marre cilesine e te pandehurit e, ky organ, nuk duhet te abuzoje me cilesine e kerkuesit si person i dyshuar, se masa e sigurimit nuk mund te jepet ose te zvendesohet per te lehtesuar organin e akuzes ne ushtrimin e funksioneve te veta. Me tej ne vendim theksohet se koha e kaluar, duhet te

267

Page 268: Tetor 2005

vleresohet si rrethane ku kerkuesi, me masen e sigurimit te zbatuar, nuk ka patur mundesi te rrezikoje marrjen e provave, se me qendrimin konkret, kerkuesi nuk paraqet rrezik per largimin e tij.

Duke ju referuar kerkesave te parashikuara nga neni 260 K.Pr.Penale per zvendesimin e masave te sigurimit, Kolegji Penal i Gjykates se Larte arrin ne perfundimin se, vendimi i gjykates ushtarake te shkalles se pare, eshte i drejte e i bazuar ne ligj ndersa vendimi i gjykates ushtarake te apelit eshte i gabuar dhe arsyetimi ne kundershtim me kerkesat ligjore. Sipas nenit 260/2 te K.Pr.Penale "Kur nevojat e sigurimit zbuten ose kur masa e zbatuar nuk i pergjigjet me rendesise se faktit ose denimit qe mund te caktohet, gjykata e zvendeson masen me nje tjeter me te lehte". Marrja e vendimit per zvendesimin e mases se sigurimit tej kritereve qe permban ky nen eshte e kundraligjshme. Masat e sigurimit kane per qellim sigurimin ne vazhdimesi te nje hetimi ne perputhje me kerkesat procedurale e zvendesimi i tyre lidhet me pershtatshmerine me kushtet dhe kriteret e zbatimit te tyre. Eshte e qarte perveç te tjerash se, masa e sigurimit mund te zvendesohet me nje mase sigurimi me te lehte kur per shkak te ndryshimit te cilesimit juridik te vepres ulet rendesia e faktit dhe masa e denimit qe mund te caktohet por ne çdo rast, ky problem duhet trajtuar me kujdes e duke ju refruar dispozitave perkatese te K.Penal. Gjykata ushtarake e apelit pranon se duhet te zvendosohet masa e sigurimit pasi eshte bere ndryshimi i cilesimit ligjor te vepres nga nenet 248 e 189 i K.Penal ne nenin 70/2 i K.P.Ushtarak se neni 248 parashikonte nje denim me gjobe ose me burgim gjer ne shtate vjet ndersa neni 70/2 i K.P.Ushtarak parashikon denim nga 3 deri ne 8 vjet burgim gje qe, per rastin ne shqyrtim, tregon se nuk ka sjelle ndonje ndryshim ne nevojat e sigurimit.

Eshte e kuptueshme qe organi i prokurorise duhet te realizoje funksionet e tij ne perputhje me kerkesat e K.Pr.Penale por, ne se ai lejon shkelje apo zvarritje ne hetime, mangesi keto te rendesishme e qe cenojne interesat e te drejtat e te pandehurit apo personit ndaj te cilit zvillohen hetime, nuk mund te pranohet se ndodhemi para rastit te zbutjes se nevojave te sigurimit e zvendesimit te nje mase sigurimi me nje mase sigurimi me te lehte.

Ne perputhje me kriteret ligjore dhe sa u tha me siper, vendimi i gjykates ushtarake te apelit eshte marre ne kundershtim me ligjin procedural penal e duhet te prishet duke lene ne fuqi vendimin e gjykates ushtrake te shkalles se pare.

Gjate shqyrtimit te çeshtjes ne kete Kolegj, mbi kerkesen e tij, Prokuroria e Rrethit Shkoder, me shkresen nr.22/8, date 22.08.2005, njofton se, ne perfundim te hetimeve ne ngarkim te Margarita Dushit, Gjergj Dodanit e Valentin Floririt akuzuar per vepren penale te shperdorimit te detyres nga ushtaraku parashikuar nga neni 70/2 i K.P.Ushtarak, ka rezultuar se Valentin Floriri, nuk i ka konsumuar elementet e kesaj vepre dhe ndaj tij nuk eshte ngritur akuze gje qe perben shkak per heqjen e mases se sigurimit te caktuar ndaj tij.

Sipas nenit 34 te K.Penal, dispozitat qe zbatohen per te pandehurin, zbatohen edhe per personin nen hetim per te cilin shtrihen edhe te drejtat e detyrimet qe jane parashikuar per te pandehurin. Ne baze te pikes 2 te nenit 34 te K.Pr.Penale, cilesia e te pandehurit ruhet ne çdo gjendje dhe shkalle te proçesit derisa te kete marre forme te prere vendimi i pushimit, i pafajesise ose i denimit gje qe shtrihet edhe per personat ne hetim.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/c te K.Pr.Penale,

V E N D O S I

268

Page 269: Tetor 2005

Prishjen e vendimit nr.44, date 31.05.2005 te Gjykates Ushtarake te Apelit Tirane dhe heqjen e mases se sigurimit te caktuar ndaj Valentin Floririt.

Tirane, më 03.10.2005

269

Page 270: Tetor 2005

Nr.125 i Rregj. ThemeltarNr.121 i vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarBesnik Imeraj AnetarShpresa Beçaj AnetareYlvi Myrtja Anetar

në seancen gjyqesore të datës 13.10.2005 mori në shqyrtim çështjen penale me nr.125 akti që i përket :

KËRKUES: JULI HOXHA

ELIS MERSINI

OBJEKTI:

Revokim mase sigurimi.Baza ligjore: Nenet 260/1, 263 te K.Pr.Penale

dhe Vendimi Unifikues nr.6, date 11.11.2003 i Gjykates se Larte.A K U Z U A R:

Per veprat penale te vrasjes se kryer ne bashkepunim, vrasjes se kryer ne bashkepunim, te mbetur ne tentative,

mbajtje pa leje te armeve luftarake,parashikuar nga nenet 76-25, 76-22-25 dhe 278/2 te K.Penal.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin e dates 18.02.2005, per çeshtjen me nr.217 akti, ka vendosur:

Rrezimin e kerkeses se te pandehurve Juli Hoxha dhe Elis Mersini, per revokimin e mases se sigurimit.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, kane paraqitur rekurs mbrojtesit e te pandehurit Juli Hoxha dhe Elis Mersini, te cilet kane kerkuar prishjen e tij per shkaqet:

- Qe nga dita e arrestimit, deri ne diten e shqyrtimit te kerkeses nga Gjykata e Apelit Vlore, kane kaluar me shume se 4 vjet kohe paraburgimi, duke u tejkaluar keshtu afatet maximale te kohezgjatjes se paraburgimit, te parashikuara nga neni 263 pika 6 e K.Pr.Penale.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

270

Page 271: Tetor 2005

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ylvi Myrtja, pasi degjoi prokurorin Skender Breca, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, degjoi mbrojtesit e te pandehurve Juli Hoxha dhe Elis Mersini, qe kerkuan prishjen e vendimit te gjykates se apelit, shuarjen e afateve te paraburgimit dhe lirimin e menjehershem te tyre, dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NTe pandehurit Juli Hoxha, Adriatik Paja, Elis Mersini dhe Elton Merkaj, jane akuzuar per

kryerjen e veprave penale te vrasjes se kryer ne bashkepunim, vrasjes me dashje te kryer ne bashkepunim te mbetur ne tentative dhe armembajtjes pa leje, vepra keto te parashikuara nga nenet 76 - 25, 76 - 25 - 22 dhe 278/2 i K.Penal.

Me vendimin nr.128, date 03.05.2001 Gjykata e shkalles se pare Fier ka caktuar ndaj tyre, si mase sigurimi personal, ate te arrestit ne burg.

Me vendim nr.302, date 12.12. 2002 po te Gjykates se shkalles se pare Fier, jane deklaruar fajtore te pandehurit Juli Hoxha, Elis Mersini dhe Adriatik Paja per veprat penale per te cilat akuzoheshin, duke u denuar me burgim perkatesisht 22 vjet, 20 vjet dhe 10 vjet.

Per te pandehurin Elton Merkaj gjykata ka ndryshuar cilesimin ligjor te perkrahjes se autorit te krimit, parashikuar neni 302 /1 i K.Penal dhe e ka denuar me 2 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.320, date 09.12.2003 ka lene ne fuqi vendimin per te pandehurin Elton Merkaj, si dhe ka ndryshuar ate per te pandehurit e tjere, duke ulur per to masat e denimit perkatesisht 15 vjet burg per Juli Hoxhen, 12 vjet burg per Elis Mersinin dhe 5 vjet e 6 muaj burg per Adriatik Pajen.

Duke qene qe te denuarit Elton Merkaj dhe Adriatik Paja, kane vuajtur denimet e dhena me vendimet gjyqesore te siperpermendura, jane liruar nga burgu.

Nderkohe, Gjykata e Larte, me vendimin nr.672, date 22.12.2004 ka prishur vendimin nr.320, date 09.12.2003 te Gjykates se Apelit Vlore dhe e ka kthyer çeshtjen per rigjykim po prane asaj gjykate.

Gjate rigjykimit ne Gjykaten e Apelit Vlore, ne seancen gjyqesore te dates 03.06.2005 nga te pandehurit Juli Hoxha dhe Elis Mersini, eshte paraqitur me shkrim nje kerkese, me objekt revokimin e mases se sigurimit "arrest ne burg" dhe lirimin e menjehershem te tyre. Si baze ligjore ne te cilen keta te pandehur e mbeshtesin kerkimin ata kane vendosur nenin 260/1 dhe 263 te K.Pr.Penale.

Pavaresisht nga sa me siper, sipas permbajtjes se kerkeses, te pandehurit Juli Hoxha dhe Elis Mersini, pretendojne se qe nga momenti i arrestimit dhe deri ne ate moment kishin qendruar ne paraburgim plot 3 vjet dhe 9 muaj, duke tejkaluar ne kete menyre afatet maksimale te zgjatjes se afateve te paraburgimit, te parashikuara nga neni 263/6 i K.Penal.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin e dates 18.02.2005, per çeshtjen me nr.217 akti ka vendosur rrezimin e kerkeses se te pandehurve Juli Hoxha dhe Elis Mersini, per revokimin e mases se sigurimit, me arsyetimin se, ne rastin e kalimit te afateve maksimale te paraburgimit, nuk mud te kerkohet revokimi i mases se sigurimit, por konstatimi i humbjes se fuqise se mases se sigurimit, qe jane dy nocione juridike procedurale krejt ndryshe.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, çmon se me te drejte gjykata e apelit ka arritur ne konkluzionin se kerkesa per revokimin e mases se sigurimit dhe ajo e humbjes se fuqise se saj, per shkak te plotesimit te afateve te paraburgimit, jane dy nocione juridike proceduriale krejt ndryshe. Por gjykata e apelit ka gabuar duke mos u shprehur per kerkimin e te pandehurit ne lidhje me humbjen e fuqise se paraburgimit, per shkak te plotesimit te afateve maksimale te tij, kerkim te cilin, te pandehurit e kane shprehur ne kerkesen drejtuar gjykates, duke percaktuar dhe bazen ligjore te tij, nenin 263 te K.Pr.Penale.

271

Page 272: Tetor 2005

Ne keto kushte, duhet prishur vendimi i Gjykates se Apelit Vlore dhe çeshtja duhet kthyer per rigjykim ne po ate gjykate, gjate te cilit ajo duhet te shprehet nese plotesohen apo jo kerkesat e nenit 263 te K.Pr.Penale, per dy te pandehurit e siperpermendur.

272

Page 273: Tetor 2005

PËR KËTO ARSYEKolegji penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/ç te K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.217 akti, date 18.02.2005 te Gjykates se Apelit Vlore dhe kthimin

e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 13.10.2005

273

Page 274: Tetor 2005

Nr.553 i Regj. ThemeltarNr.657 i vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro Anetar Besnik Imeraj AnetarShpresa Beçaj AnetareYlvi Myrtja Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 05.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale me nr.553 akti, qe i perket:

TË PANDEHURVE: GEZIM ÇELAGRANIT SINA

A K U Z U A R:Per vepren penale te "Vjedhjes me dhune".

Parashikuar nga neni 139 te K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Lushnje, me vendimin nr.48, date 13.05.2004 ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Gezim Cela dhe Granit Sina, per vepren penale te vjedhjes me dhune ne bashkepunim dhe, ne baze te nenit 139 e vijues te K.Penal e denon te pandehurin Gezim Cela me 6 vjet burg, duke i filluar vuajtja e denimit nga dita e ndalimit.Ne baze te nenit 139 dhe 25 te K Penal e denon te pandehurin Granit Sina me 6 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.360, date 23.11.2004 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.48, date 13.05.2004 te Gjykates se shkalles se pare Lushnje dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim, ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, ka paraqitur rekurs prokurori, i cili ka kerkuar prishjen e tij, per shkaqet :

- Nga gjykata e shkalles se pare, nuk jane kryer shkelje proceduriale nga ato te parashikuara nga neni 428, pika 1, germa "c" te K.Pr.Penale, qe çojne ne prishjen e vendimit dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim.

-

274

Page 275: Tetor 2005

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e anetarit Ylvi Myrtja, prokurorin Saliko Hajno, qe kerkoi

rigjykimin ne apel, avokatin Agim Gogu, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne ate gjykate, si dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V E N D O S ITe pandehurit Gezim Cela dhe Granit Sina, jane kusherinj me njeri tjetrin. Me daten

26.05.2002, te lartpermendurit pasi kane pire alkol ne nje lokal, rreth ores 24.00 kane shkuar tek banesa e te demtuarit Tare Rrasa ne fshatin Kemishtaj, me qellim per te vjedhur. Mbasi kane shkuar tek banesa, i pandehuri Gezim Cela ka hyre ne katin e dyte te baneses, kurse i pandehuri tjeter Granit Sina, ka qendruar roje jashte oborrit te shtepise.

Pronaret e baneses, pasi kane degjuar zhurme kane dale jashte per te verifikuar. Perjashta kane pare te pandehurin Gezim Cela qe po dilte nga banesa me nje valixhe ne dore. Per kete shkak, jane zene me te pandehurin, por ai eshte larguar sebashku me te pandehurin tjeter Granit Sina, duke lene valixhen e cila eshte gjetur me vone nga policia.

Mbi kete baze, te pandehurit jane akuzuar per vepren penale te vjedhjes ne bashkepunim, te parashikuar nga neni 139 e 25 te Kodit Penal.

Gjykata e shkalles se pare Lushnje, me vendimin nr.48, date 13.05.2004 ka vendosur: "Deklarimin fajtor te pandehurit Gezim Cela e Granit Sina, per vepren penale te vjedhjes me dhune ne bashkepunim, e ne baze te nenit 139 e 25 te Kodit Penal, e denon te pandehurin Gezim Cela me 6 (gjashte) vjet burg, duke i filluar vuajtja e denimit nga dita e ndalimit.

Ne baze te nenit 139 e 25 te Kodit Penal e denon te pandehurin Granit Sina me 6 (gjashte) vjet burgim”.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr. 360, date 23.11.2004 ka vendosur: "Prishjen e vendimit nr.48, date 13.05.2004 te Gjykates se Rrethit Lushnje dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues".

Shkaku pse gjykata e apelit ka vendosur kthimin e ceshtjes per rigjykim, ka qene mosberja e njoftimit per te pandehurin Granit Sina, konform kerkesave te nenit 140 te Kodit te Procedures Penale.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte konstatoi se, nga aktet e administruara ne dosje rezulton e kunderta per shkaqet qe po i radhisim me poshte:

1. Ne dosje eshte administruar flete thirrja per njoftimin e te pandehurit Granit Sina, derguar ne adresen e vendbanimit te tij, nga Filiali i Postes Lushnje. Kjo flete thirrje me vulen e postes dhe nenshkrimin e punonjesit te asaj zyre, eshte kthyer me shenimin: "Eshte jashte shtetit ne Itali". Mbasi ka administruar kete flete thirrje, gjykata ka marre vendim per shtyrjen e seances, duke ju drejtuar disa here Komisariatit te Policise Lushnje, per te kerkuar, gjetur dhe shoqeruar te pandehurin ne gjykate. Ne seancen gjyqesore te dates 19.12.2003, gjykata e faktit ka administruar pergjigjen zyrtare nr.865/1, date 27.10.2003 te Komisariatit te Policise Lushnje, ku konfirmohet se, nga kerkimet e policise ka rezultuar se, i pandehuri ishte larguar jashte shtetit. Ne keto rrethana konform nenit 351 te Kodit te Procedures Penale, gjykata me te drejte ka deklaruar me vendim mungesen e ketij te pandehuri dhe ka vazhduar gjykimin ne prani te mbrojtesit te tij.

2. Ndryshe nga sa arsyeton gjykata e apelit, ne dosje eshte administruar flete thirrja ne emer te babait te te pandehurit Granit, te quajturit Skender Sina, e cila mban daten 27.10.2003. Kjo flete thirrje eshte firmosur rregullisht dhe pa verejtje nga i jati te pandehurit Granit Sina.

275

Page 276: Tetor 2005

Me ane te kesaj flete thirrje, babai i te pandehurit Granit Sina, i quajturi Skender Sina, eshte vene ne dijeni per gjykimin e djalit te tij.

3. Ne proces verbalin gjyqesor te dates 03.03.2004 (faqe 71) rezulton qe, babai i te pandehurit Granit i quajtur Skender Sina, ka marre pjese ne gjykim dhe eshte njohur me te drejten qe kishte ne baze te nenit 158 te Kodit te Procedures Penale, per te mos deshmuar kunder te birit.

Per sa u arsyetua me siper, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, konstaton se nga Gjykata e shkalles se pare Lushnje, nuk eshte bere asnje shkelje e dispozitave procedurale penale, lidhur me njoftimin e te pandehurit Granit Sina gjykuar ne mungese.

Ne keto rrethana, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, cmon se vendimi i Gjykates se Apelit Vlore, duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet perseri per t’u gjykuar nga ajo gjykate, me tjeter trup gjykues.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/1, pika "c" te Kodit te Procedures

Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.360, date 23.11.2004 te Gjykates se Apelit Vlore dhe kthimin e

akteve te kesaj ceshtje per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Vlore, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 05.10.2005

276

Page 277: Tetor 2005

Nr.736 i Rregj. ThemeltarNr.658 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro Anetar Besnik Imeraj AnetarShpresa Beçaj AnetareYlvi Myrtja Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 05.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale me nr.736 akti, qe i perket:

TË PANDEHURIT: SPARTAK ÇELA

A K U Z U A R:Per kryerjen e vepres penale

te "Plagosjes se rende me dashje".Parashikuar nga neni 88/1 i K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Pogradec, me vendimin nr.45, date 17.06.2004 ka vendosur:Pushimin e gjykimit te çeshtjes penale, nr.22/88 akti, qe i perket te pandehurit Spartak Çela, akuzuar per vepren penale te "Plagosjes se lehte me dashje", te parashikuar nga neni 88 i K.Penal, me heqjen dore nga ankimi te te demtuarit Olti Lipo nga ankimi. Urdherohet lirimi i te pandehurit Spartak Çela nga salla e gjyqit.

Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.146 date 02.12.2004 ka vendosur:Prishjen e vendimit te Gjykates se shkalles se pare Pogradec dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim, prane po asaj gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs mbrojtesi i te gjykuarit, i cili ka kerkuar prishjen e tij, per shkaqet:

- Shkaqet e parashtruara nga gjykata per kthimin per rigjykim te çeshtjes, nuk jane nga ato qe parashikon neni 428/ç te K Penal.

- Shkeljet e konstatuara nga gjykata e apelit, nuk kane ndikuar ne gjykimin e zhvilluar ne gjykaten e shkalles se pare dhe as nuk mund te zgjidhen gjate rigjykimit te çeshtjes.

- Gjykata e apelit , ne vendimin e saj vetem ka parashtruar pretendimet e paleve, pa u dhene pergjigje atyre.

277

Page 278: Tetor 2005

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e anetarit Ylvi Myrtja, prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi lenien ne

fuqi te vendimit te gjykates se apelit, si dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NMe daten 19.04.2004, ne nje bilardo ne qytetin e Pogradecit, i pandehuri Spartak Çela,

pasi eshte grindur me fjale dhe me pas e ka goditur me thike te demtuarin Oltion Lipe, eshte larguar nga vendngjarja duke ju shmangur hetimit dhe gjykimit.

Mbi kallezimin e te demtuarit me date 24.04.2003 (pra 5 dite pas ngjarjes), oficeri i policise gjyqesore, po ate dite ka vendosur caktimin e nje eksperti mjeko - ligjor per kryerjen e aktit te ekspertimit mbi ekzaminimin e te demtuarit.

Sipas akt deshmise mjeko - ligjore te dates 30.04.2003, te kryer prej tij (duke ju referuar karteles klinike te te demtuarit) ka rezultuar se tek i demtuari jane konstatuar plage shpuese ne bark, çarje te zorres se trashe, peritonik hemoragjik, te shkaktuara me mjet shpues, demtime keto qe hyjne ne kategorine e plagosjes se rende, pasi kane qene te rrezikshme per jeten ne momentin e shkaktimit.

Po me date 30.04.2003 (pra 11 dite pas ngjarjes), eshte regjistruar procedimi penal. Afersisht 5 muaj pas ngjarjes, me date 22.09.2003, i eshte njoftuar mbrojtesit te te

pandehurit Spartak Çela, akuza per vepren penale te plagosjes se rende me dashje, te parashikuar nga neni 88 i K Penal.

Me date 17.11.2003, pasi mbrojtesi i te pandehurit eshte njohur me materialet e çeshtjes dhe nuk ka kerkuar kryerjen e veprimeve te metejshme, i eshte kerkuar gjykates gjykimi i çeshtjes.

Gjykata e shkalles se pare, me vendim te ndermjetem ka kostatuar pavlefshmerine absolute te vendimit te caktimit te ekspertit mjeko - ligjor dhe aktit te kryer prej tij, pasi nuk i jane njoftuar te pandehurit apo mbrojtesit te tij. Me pas ajo ka thirrur ne gjykim tre eksperte mjeko - ligjor, te cilet, bazuar po ne kartelen klinike te te demtuarit kane deklaruar se demtimet e tij hyjne ne kategorine e plagosjeve te lehta.

Nisur nga mendimi i eksperteve, gjykata ka ndryshuar cilesimin ligjor te vepres penale te kryer nga i pandehuri, nga plagosje e rende ne plagosje te lehte, dhe duke qene se i demtuari ka hequr dore nga ankimi, gjykata e shkalles se pare me vendimin nr.45, date 17.06.2004 ka pushuar çeshtjen ne ngarkim te te pandehurit.

Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.146, date 02.12.2004 ka prishur vendimin e gjykates se shkalles se pare te siperpermendur dhe e ka kthyer ate per rigjykim ne gjykaten e shkalles se pare, duke pranuar se vendimi i gjykates se shkalles se pare eshte rrjedhoje e nje hetimi me shkelje te shumta procedurale. Ka rezultuar se eshte zgjatur dy here afati hetimor, pa asnje shkak, pa ju njoftuar mbrojtesit te te pandehurit, nderkohe qe nuk jane kryer veprime proceduriale gjate tyre. Spiegimet e te demtuarit flasin per tre goditje me thike dhe nuk eshte sqaruar ana subjektive e te pandehurit dhe qellimi i tij, lidhur kjo me rrethanat e kryerjes se vepres penale.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, çmon se vendimi i gjykates se apelit qe ka prishur vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe e ka kthyer çeshtjen per rigjykim ne te, eshte i drejte dhe si i tille duhet lene ne fuqi.

Gjithashtu çmohet se gjykata e shkalles se pare, ka gabuar ne cilesimin si absolutisht i paflefshem te aktit te ekspertimit te kryer gjate hetimit te çeshtjes, pasi ai eshte kryer mbi bazen

278

Page 279: Tetor 2005

e nje vendimi te rregullt procedurialisht te organit te akuzes, qe ka dale afro 5 muaj para njoftimit te akuzes se pandehurit Spartak Çela. Nderkohe mbrojtesi i te pandehurit te hetuar ne mungese, ne momentin e njoftimit te akuzes dhe perfundimit te hetimeve, nuk e ka kontestuar ate (aktin e ekspertimit). Gjithashtu nga ana e gjykates se shkalles se pare, duhej te ishte thirrur eksperti qe e kishte kryer ate, per te dhene sqarime.

Gjate rigjykimit, ne kushtet kur per te njejten çeshtje ekzistojne dy akte ekspertimi, me konkluzione te ndryshme, del e domosdoshme kryerja e nje ekspertimi te ri mjeko ligjor, per percaktimin e demtimeve te te demtuarit Olti Lipo, konkluzion qe do te sherbente per percaktimin e cilesimit ligjor te vepres penale te kryer nga i gjykuari.

Sa me siper, duhet lene ne fuqi vendimi i gjykates se apelit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/"a" te K Pr Penale,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.146, date 02.12.2004 te Gjykates se Apelit Korçe.

Tirane, më 05.10.2005

279

Page 280: Tetor 2005

Nr.921 i Rregj.ThemeltarNR.659 i Vendimit

VENDIM

NË MËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykakes se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarShpresa Beçaj AnetareYlvi Myrtja AnetarBesnik Imeraj Anetar

ne daten 05.10.2005 mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen penaleqe i perket:

KËRKUES: ILO BICAJ

OBJEKT:Ankim kunder vendimit te mosfillimit

te procedimit penal nr.46, viti 2004 te Prokurorise, prane Gjykates se shkalles se pare Korce.

Baza Ligjore: Neni 291, pika 2 i K.Pr.Penale.

Gjykata e shkalles se pare Korçe, me vendimin nr.106, date 20.12.2004, ka vendosur:Pranimin e kerkeses se ankuesit Ilo Bicaj, ndaj vendimit te mosfillimit te procedimit penal nr.46 date 15.06.2004 te organit te Prokurorise prane Gjykates se shkalles se pare Korce.Urdherohet organi i prokurorise te filloje hetimet ne baze te kallezimit te bere nga kerkuesi Ilo Bicaj.

Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.6, date 29.03.2005 ka vendosur :Ndryshimin e vendimit nr.106, date 20.12.2004 te Gjykates se shkalles e pare Korçe, si me poshte:Rrezimin e kerkeses se kerkuesit Ilo Bicaj, kunder vendimit te mosfillimit te procedimit penal, nr.46, viti 2004 te Prokurorise prane Gjykates se shkalles se pare Korçe.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Korce ka paraqitur rekurs kerkuesi, i cili ka kerkuar prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

- Nuk eshte detyre e imja, por e organit te akuzes te provoje falsitetin e dokumentit te paraqitur prej meje, nepermjet akteve te ekspertimit grafik etj.

- Pretendimet per falsitet te dokumentave nuk i kam ngritur gjate gjykimit civil te meparshem, pasi jam vene ne dijeni te ketij fakti pas zhvillimit te ketij gjykimi.

280

Page 281: Tetor 2005

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatorin Besnik Imeraj, Prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi lenien ne fuqi te

vendimit te gjykates se apelit, si dhe pasi shqyrtoi ne teresi ceshtjen,V Ë R E N

Se vendimi nr.6, date 29.03.2005 i Gjykates se Apelit Korce, eshte rrjedhoje e zbatimit drejt te ligjit dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Kerkuesi Ilo Bicaj ka paraqitur ne Prokurorine prane Gjykates se shkalles se pare Korce, kallzim per fillimin e procedimit penal ndaj shtetasve Perparim Mema, Aleko Papakozmai dhe Rapi Haxhiu, perkatesisht i pari fqinji i tij, me te cilin ka patur nje konflikt gjyqesor civil, ndersa te tjeret arkitekti dhe topografi qe kane perpiluar dokumentacionin duke i akuzuar keta per vepren penale te fallsifikimit te dokumentave, te parashikuar nga neni 186/2 i K Penal.Sipas kerkuesit, pretendimin per falsifikimin e dokumentave e ka ngritur me pare ne konfliktin civil, qe ka patur me shtetasin Perparim Mema, ne te gjitha shkallet e gjykimit, por nuk i eshte marre parasysh nga gjykata.

Ne lidhje me kete kallezim, prokuroria, bazuar ne nenin 290, pika 1, germa "ç" te K.Pr.Penale, ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, duke arsyetuar se:

Ne rastin konkret jemi perpara nje konflikti civil, qe aktualisht eshte zgjidhur nga gjykata. Ne baze te nenit 273 te K.Pr.Civile, eshte detyrimi i pales qe pretendon falsitetin e dokumentit ta provoje ate ne gjykimin civil deri dhe ne kryerjen e ekspertimit perkates, perndryshe pretendimi i saj eshte i papranueshem.

Gjykata, gjate atij procesi gjyqesor civil, nuk eshte shprehur me vendim per shpalljen e ketyre dokumentave te falsifikuara, pra nuk i ka marre parasysh pretendimet e kallezuesit.

Me te drejte, Gjykata e Apelit Korce, duke ndryshuar vendimin nr.106, date 20.10.2004 te Gjykates se Rrethit Korce ka rrezuar kerkesen e kerkuesit, mbasi rezulton se kjo kerkese nuk eshte e mbeshtetur ne ligj.Siç eshte edhe e parashikuar ne dispoziten proceduarile penale, procedimi penal nuk mund te filloje kur del qarte qe fakti nuk ekziston.

Sipas kallzimit te bere ne Prokurori, kerkuesi Ilo Bicaj ka pretenduar se dokumentacioni teknik i perpiluar nga disa specialiste e konkretisht Aleko Papakozmai dhe Rapi Haxhiu, eshte i falsifikuar nderkohe qe ky fakt nuk rezulton te ekzistoje. Pervec pretendimeve te kerkuesit te cilat jane shqyrtuar dhe nuk jane marre parasysh edhe ne konfliktin gjyqesor civil, nuk ka asnje dyshim qe skicat e paraqitura si prova te jene te falsifikuara. Ato jane leshuar nga specialiste ne fushe dhe ne rast se nga ana e kerkuesit do te ishin paraqitur skica te tjera origjinale me fshirje apo falsifikime, do te detyronin organin e prokurorise te fillonte nje procedim penal, nderkohe qe ky organ me te drejte, i ndodhur para nje kallzimi qe nuk tregon ekzistencen e ndonje fakti qe dokumentat jane fallco, ka vendosur mosfillimin e procedimit.

Te papranueshem e bente fillimin e procedimit per kete kallzim edhe fakti qe kerkuesi, duke pretenduar ne falsitetin e disa skicave, nuk ka mundur te bashkangjise me kallzimin edhe skicat origjinale por fotokopje, te cilat ne rast se do dyshohej per falsitet jane dokumenta qe nuk sherbejne per ekspertim.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar ne kerkesat e nenit 441/a te K.Pr.Penale,

V E N D O S I

281

Page 282: Tetor 2005

Lenien ne fuqi te vendimit nr.6, date 29.03.2005 te Gjykates se Apelit Korce.

Tirane me 05.10.2005

282

Page 283: Tetor 2005

Nr.742 i Regj. ThemeltarNr.660 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarYlvi Myrtja AnetarBesnik Imeraj AnetarShpresa Beçaj Anetare

ne seance gjyqesore, me date 05.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:

TË PANDEHURIT: LAVDOSH SERJANI

A K U Z U A R:Kundershtim i vendimit te ekzekutimit date 02.06.2004.Baza ligjore: Nenet 463, 464, 465, 470 te K.Pr.Penale.

Gjykata e shkalles se pare Kolonje, me vendimin nr.2, date 13.07.2004 ka vendosur:Pranimin e pjesshem te kerkeses se te denuarit Lavdosh Serjani.Ndryshimin e urdherit te ekzekutimit date 02.06.2004 per ekzekutimin e vendimit nr.1, date 15.01.1997 te Gjykates se Rrethit Kolonje ndaj te denuarit Lavdosh Serjani, persa i perket dates se lirimit te tij nga 30.08.2006 e percaktuar nga prokurori ne date 19.11.2005.

Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.17, date 11.10.2004 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.2, date 13.07.2004 te Gjykates se shkalles se pare Kolonje si me poshte:Ndryshimin e urdherit te ekzekutimit date 02.06.2004 per ekzekutimin e vendimit nr.1, date 15.01.1997 te Gjykates se Rrethit Kolonje ndaj te denuarit Lavdosh Serjani persa i perket dates se lirimit te tij nga 30.08.2006 e percaktuar nga prokurori i rrethit Kolonje me date 01.07.2006.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs i gjykuari Lavdosh Serjani, nepermjet mbrojteses se tij avokates Flora Gjini, e cila ka kerkuar prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e apelit ne kundershtim te hapur me ligjin ka ndryshuar vendimin e gjykates se shkalles se pare me arsyetimin se koha e paraburgimit te te pandehurit ne rastin konkret eshte 1 vit, ne zbatim te nenit 263 te K.Pr.Penale.

283

Page 284: Tetor 2005

- Ne rastin konkret prokurori ka llogaritur si kohe te paraburgimit periudhen e ndalimit, deri ne vendimin e Gjykates se shkalles se pare Kolonje, ne kundershtim me nenin 462 te K.Pr.Penale, pasi pranimi i kerkeses se rivendosjes ne afat, shqyrtimi i çështjes ne themel nga gjykata e apelit kushtezon qe ky vendim ka marre forme te prere me date 11.03.2004.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e anetares Shpresa Beçaj, prokurorin Saliko Hajno, qe kerkoi lenien

ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe mbasi shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E N Me daten 21.06.2004 kerkuesi Lavdosh Serjani i eshte drejtuar Gjykates shkalles se pare

Kolonje me kerkese per kundershtimin e urdherit te Prokurorit rrethit Kolonje, me te cilin eshte urdheruar te ekzekutohet vendimi i denimit me burgim, nr.1, date 15.01.1997 i Gjykates rrethit Kolonje ndaj te denuarit Lavdosh Serjani, i cili duhet te lirohet nga burgu me date 30.08.2006.

Nga aktet e ndodhura ne dosje dhe te shqyrtuara nga Gjykata e faktit Kolonje dhe e Apelit Korçe ka rezultuar se kerkuesi eshte denuar me 8 vjet burg nga Gjykata e shkalles se pare Kolonje, me vendimin e dates 15.01.1997, duke i filluar vuajtja e denimit nga data e ndalimit me date 27.05.1996. Ne trazirat e dates 13.03.1997 i denuari Lavdosh eshte larguar nga burgu dhe me date 15.10.1999 eshte riarrestuar dhe ka vazhduar te kryej denimin. Me vendimin e dates 15.10.2003 eshte pranuar kerkesa e te denuarit Lavdosh Serjani, duke e rivendosur ne afat per te ushtruar ankim ndaj vendimit penal nr.1, date 15.01.1997 te Gjykates se rrethit gjyqesor Kolonje. Me vendimin nr.22, date 11.02.2004 te Gjykates se Apelit Korçe eshte vendosur lenia ne fuqi e vendimit nr.1, date 15.01.1997 i Gjykates se rrethit Kolonje.

Me pretendimin qe te njihet si kohe paraburgimi periudha 15.10.1999 (data e riarrestimit) deri me date 11.02.2004 (data kur eshte dhene vendimi i Gjykates se Apelit Korçe ku vendimi i dates 15.01.1997 ka marre forme te prere), kerkuesi ka paraqitur kerkesen duke kundershtuar urdherin e ekzekutimit date 02.06.2004, llogaritjen e denimit dhe lirimin e tij me daten 26 Maj 2004.

Gjykata e shkalles se pare Kolonje ka pranuar pjeserisht kerkesen e te denuarit Lavdosh Serjani dhe ka ndryshuar urdherin e ekzekutimit persa i perket dates se lirimit te tij, nga data 30.08.2006 e percaktuar nga prokurori, me date 19.11.2005.

Gjykata e Apelit Korçe me vendimin nr.17, date 11.10.2004 ka ndryshuar vendimin e Gjykates se shkalles se pare Kolonje, ka ndryshuar urdherin e ekzekutimit date 02.06.2004 persa i perket dates se lirimit te te denuarit Lavdosh Serjani nga data 30.08.2006 e percaktuar nga prokurori i rrethit Kolonje, ne daten 01.07.2006.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Korçe ka paraqitur rekurs i denuari Lavdosh Serjani duke parashtruar se vendimi i Gjykates se Apelit Korçe eshte ne kundershtim te hapur me ligjin dhe se duhej t’i llogaritej si kohe paraburgimi afati nga pranimi i kerkeses per zenie afati deri me daten 11.02.2004, koha ne te cilin vendimi i gjykates se rrethit ka marre forme te prere.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte si shqyrtoi aktet e ndodhura ne dosje, shkaqet e parashtruara ne rekurs, çmon se dy vendimet e dy gjykatave jane te pabazuara, dhe i pabazuar eshte dhe rekursi i paraqitur nga i pandehuri.

Kolegji Penal arrin ne kete konkluzion, sepse Gjykata e shkalles se pare Kolonje ka gabuar kur ka pranuar si kohe paraburgimi periudhen nga paraqitja e kerkeses se te denuarit per rivendosjen ne afat te ankimit deri ne diten e gjykimit te çeshtjes ne Gjykaten e Apelit Korçe. Nga aktet e shqyrtuara nga kjo gjykate ka rezultuar i provuar fakti se i denuari Lavdosh Serjani eshte ndaluar me date 27.05.1996 dhe ka qendruar i paraburgosur deri me daten 26.01.1997.

284

Page 285: Tetor 2005

Pretendimet e te denuarit ne kerkese per ndryshimin e urdherit te prokurorit date 02.06.2004, gabimisht kjo gjykate i ka marre ne konsiderate.

I pabazuar eshte dhe vendimi i Gjykates se Apelit Korçe, e cila ka marre parasysh ne argumentin e saj referimin ne nenin 263 te K.Pr.Penale, duke marre ne konsiderate kohezgjatjen teresore te paraburgimit prej 1 viti te cilin per efekt te shlyerjes se denimit e ka llogaritur me 1 dite e gjysem, e ne perfundim te llogaritjeve te saj, ka konkluduar se te denuarit i takon te lirohet me date 01.07.2006.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte ndonese e gjen te pabazuar vendimin e Gjykates se Apelit Korçe, per shkak se çeshtja ka ardhur per shqyrtim me rekurs te te denuarit dhe pozita e tij nuk mund te rendohet, çmon lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates Apelit Korçë.

Pretendimi i te denuarit ne rekurs se Gjykata e Apelit Korçe duhet te llogariste si kohe paraburgimi afatin nga pranimi i kerkeses per rivendosje ne afat per te ushtruar ankim ndaj vendimit penal nr.1, date 15.01.1997, deri me date 11.02.2004 kur vendimi ka marre forme te prere, eshte i pabazuar. Kjo per faktin se vendimi ne rruge te zakonshme ka marre forme te prere me daten 26.01.1997. Pas kesaj date i denuari ka filluar te vuaj denimin dhe prej kesaj date qendrimi i tij ne burg nuk eshte si rrjedhoje e aplikimit ndaj tij te mases se sigurimit, por rrjedhoje e zbatimit te nje vendimi te formes se prere. Eshte i vertete fakti se kerkuesi eshte gjykuar ne gjykaten e apelit dhe me vendimin e saj ka marre forme te prere vendimi i dates 26.01.1997, por gjate gjithe kesaj kohe i denuari ka qene duke vuajtur denimin ne repartin e vuajtjes se denimit dhe jo ne paraburgim.

Ne rrethanat e arsyetuara me siper çmojme, lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Korçe.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441 germa "a" te K.Pr.Penale,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.17, date 11.10.2004 te Gjykates se Apelit Korçe.

Tirane, me 05.10.2005

285

Page 286: Tetor 2005

Nr.531 i Regj. ThemeltarNr.661 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarYlvi Myrtja AnetarShpresa Beçaj AnetareBesnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 05.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:

TË PANDEHURIT: PRENUSH FUFI

A K U Z U A R:Per vepren penale te vrasjes me paramendim,

ne bashkepunim dhe te armbajtjes pa leje.Baza ligjore: Nenet 78-25 e 278/2 te Kodit Penal.

Gjykata e shkalles se pare Kurbin, me vendimin nr.53, date 15.04.2004 ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Prenush Fufi, per vepren penale te vrasjes me paramendim ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 78-25 te Kodit Penal dhe denimin e tij me 16 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Prenush Fufi, per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga neni 2778/2 te Kodit Penal dhe denimin e tij me 2 vjet burgim.Ne zbatim te nenit 55 te Kodit Penal, denimin e te pandehurit Prenush Fufi perfundimisht me 16 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.778, date 17.11.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.53, date 15.04.2004 te Gjykates se shkalles se pare Kurbin.

Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe te gjykates se shkalles se pare ka paraqitur rekurs i gjykuari Prenush Fufi, nepermjet mbrojtesit te tij avokatit Fatos Shanaj, i cili ka kerkuar prishjen e vendimeve dhe kthimin e çështjes per rigjykim prane Gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimet e gjykatave jane dhene ne kundershtim me ligjin penal dhe ate proçedurial, si dhe ne kundershtim me provat e administruara ne dosje.

286

Page 287: Tetor 2005

- Ne hetimin paraprak jane lejuar shkelje te renda te ligjit proçedural penal ne perpilimin e akteve qe perbejne fashikullin hetimor, mosnjoftimi dhe pjesemarrja e mbrojtesit ne veprimet hetimore si dhe perfshirja e informacioneve fiktive te pambeshtetura nga mbajtesi i tyre, madje dhe te kontestuara nga ai pas urdherit te prokurorit per firmosjen e tij.

- Te dyja gjykatat kane gabuar kur kane perdorur ne vendimet e tyre prova qe nuk i jane nenshtruar shqyrtimit gjyqesor, siç eshte deshmia e babait te te pandehurit Pjeter Fufi.

- Te dyja gjykatat e kane bazuar arsyetimin e vendimeve te tyre me deklarimet e deshmitareve Sali Babuni dhe Ramadan Emrullaj, te cilet kane devijime nga njeri deklarim tek tjetri, si dhe persa i perket deklarimeve te secilit ne kohe te ndryshme si dhe ndermjet tyre.

- Gjykata duhet te kishte plotesuar kushtet dhe kriteret qe parashikon neni 169 i K.Pr.Penale qe lejon ballafaqimin ndermjet dy personave qe jane pyetur ne rastin konkret Ramadan Emrullai dhe Sali Babuni dhe pastaj te pyeste shtetasit e pretenduar si lajmesa.

- Gjykatat ne vendimin e tyre nuk sqarojne se cili mund te kete qene shkaku i kryerjes se kesaj vepre penale. Ato duhet te kishin hetuar se cili mund te kete qene motivi i kesaj vepre.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Shpresa Beçaj, prokurorin Artur Selmani qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, Av. F. Shanaj, qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane e kthimin e çeshtjes per rigjykim dhe mbasi shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NOrgani proçedues ka marre ne pergjegjesi penale te pandehurin Prenush Fufi per kryerjen

e vepres penale te vrasjes me paramendim ne bashkepunim dhe mbajtjes pa leje te armes luftarake, parashikuar nga nenet 78, 25 dhe 278/2 te K.Penal dhe me kete akuze e ka derguar per gjykim.

Gjykata e shkalles se pare Kurbin me vendimin nr.53, date 15.04.2004 e ka deklaruar fajtor te pandehurin per kryerjen e dy veprave penale dhe ne perfundim e ka denuar me 16 vjet burgim.

Ne dhenien e vendimit te mesiperm gjykata e faktit Kurbin eshte mbeshtetur ne deshmine e deshmitarit okular Sali Babuni, sipas te cilit personi qe ka qelluar viktimen Hasan Emrullaj, ka shume mundesi te kete qene shtetasi Prenush Fufi dhe makinen "Fuoristrade" nga ku kane dale dy persona me automatik ne dore, ua ka pare fisit te Fufaje qe e perdornin. Gjithashtu ky deshmitar, ka arsyetuar gjykata i eshte pergjigjur trupit gjykues se autor i vrasjes se viktimes Hasan Emrullaj eshte shtetasi Prenush Fufi sipas fjales qe i kane çuar sipas zakonit nepermjet dajes se tij. Ne analizen e provave Gjykata e faktit Kurbin ka pranuar se deshmitari Pjeter Fufi ka deklaruar para trupit gjykues se vrasjen e shtetasit Hasan Emrullaj e ka bere djali i tij, Prenush Fufi, por pa dashje, sepse e ka ngaterruar me nje tjeter, dhe ata po bejne te gjitha perpjekjet per te realizuar pajtimin midis dy fiseve, pasi ata me fisin Emrullaj nuk kishin asnje lloj kontradikte. Ne analizen e elementeve te vepres penale gjykata e faktit ka pranuar se ekzistojne kater elementet e vepres penale te vrasjes me paramendim ne bashkepunim dhe kjo veper e kryer nga i pandehuri Prenush Fufi ka sjelle si pasoje vdekjen e shtetasit Hasan Emrullaj.

287

Page 288: Tetor 2005

Mbi ankimin e te gjykuarit Prenush Fufi çeshtja penale ne ngarkim te tij eshte gjykuar nga Gjykata e Apelit Tirane e cila me vendimin nr.778, date 17.11.2004 ka vendosur lenien ne fuqi te vendimin nr.53, date 15.04.2004 te Gjykates se shkalles pare Kurbin. Ne vendimin e dhene prej saj lidhur me fajesine e te gjykuarit Prenush Fufi, Gjykata e Apelit Tirane ju referohet deklarimeve te deshmitareve Sali Babuni, Pjeter Fufi si dhe aktit te ekspertimit balistik dhe aktit te ekspertimit mjeko-ligjor per shkakun e vdekjes se shtetasit Hasan Emrullaj.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte si shqyrtoi aktet ne fashikullin hetimor dhe ne dosjen gjyqesore, pretendimet e parshtruara ne rekurs, si degjoi palet, konstaton se ne rekursin e paraqitur nga i gjykuari Prenush Fufi, ngrihen shkaqe nga ato te parashikuara nga neni 432 te K.Pr.Penale.

Kolegji Penal arrin ne kete konkluzion pasi nga ana e gjykatave jane pranuar per prova fakte e rrethana qe nuk i jane nenshtruar shqyrtimit gjyqesor, siç eshte rasti kur ne vendimet e tyre kane arsyetuar se deshmitari Pjeter Fufi ka pranuar se vrasjen e viktimes e ka kryer djali i tij, i pandehuri Prenush Fufi duke e ngaterruar me nje person tjeter. Nga aktet e gjendura ne dosjet hetimore dhe gjyqesore, ne asnje nga deshmite e deshmitarit Pjeter Fufi, si ato te dhena para gjykates, respektivisht te dates 07.07.2003 dhe ato te dhena para policise gjyqesore gjate hetimit paraprak me date 17.01.2002, nuk rezulton qe deshmitari Pjeter Fufi te kete pranuar nje gje te tille. Gjithashtu dhe deshmitari Preng Lala, te cilit i referohen te dy deshmite e deshmitareve Sali Babuni dhe Ramadan Emrullaj, e quan te pavertete qe ka qene i derguar nga fisi i Fujave per te pranuar vrasjen, por se vetem ka pire kafe per ngushellim sipas tradites, si gjithe te njohurit e tjere.

Ne keto rrethana kur dy deshmite e deshmitareve Sali Babuni dhe Ramadan Emrullaj per te provuar fajesine, i referohen si burim shtetasit Preng Lala ne nje kohe kur ky nuk pranon te kete qene i derguari i fisit te Fujave, nga gjykata ishte e domosdoshme qe ne baze te nenit 169 te K.Pr.Penale te behej ballafaqimi mes deshmitarit Ramadan Emrullaj dhe deshmitareve Preng Lala e Ndrec Shpani, si dhe midis ketyre dy te fundit dhe deshmitareve te pretenduar nga i ati i viktimes se kane qene te pranishem kur deshmitaret Preng Lala e Ndrec Shpani kane sjell lajmesin se ne baze te zakonit e keni gjakun te fisi i Fujave.

Nga shqyrtimi i akteve kryesore te dosjes hetimore dhe gjyqesore rezulton se ndonese i gjykuari eshte akuzuar se ka kryer vepren penale te vrasjes me paramendim, ne arsyetimin e vendimit te gjykates nuk del se ku qendron paramendimi, kush eshte shkaku dhe motivi i kryerjes se vrasjes etj, ne nje kohe qe sipas arsyetimit te bere nga gjykatat del se midis paleve nuk ka ekzistuar asnje mosmarreveshje.

Sa me siper duke konstatuar se nga gjykata e apelit jane pranuar per prova fakte dhe rrethana te cilat nuk i jane nenshtruar shqyrtimit gjyqesor dhe nuk gjenden ne aktet e dosjes; dhe se vendimi ne lidhje me fajesine e te pandehurit nuk eshte i arsyetuar; çmojme se ai eshte dhene ne kundershtim me dispozitat e parashikuara nga nenet 152 e 112/3 te K.Pr.Penale dhe si i tille duhet te prishet e çeshtja te kthehet per rishqyrtim.

PËR KËTO ARSYEKoelgji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441 germa"ç" te K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.778, date 17.11.2004 te Gjykates se Apelit Tirane e kthimin e

çeshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

288

Page 289: Tetor 2005

Tirane, me 05.10.2005

289

Page 290: Tetor 2005

Nr.562 i Regj.ThemeltarNr.662 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Kristaq Ngjela KryesuesShpresa Beçaj AnëtareYlvi Myrtja AnëtarBesnik Imeraj AnëtarSpiro Spiro Anëtar

ne seancën gjyqësore të datës 05.10.2005 mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:

TË PANDEHURIT: KRESHNIK HALILI, i biri i Bajramit i datl. 1974, banues në fshatin Shtiqen Kukës, i padënuar.

A K U Z U A R:Për krimin e trafikimit të mjeteve motorike, parashikuar nga neni 141/"a" i Kodit Penal.

Gjykata e shkallës së parë Kukës, me vendimin nr.25, date 18.03.2004, vendosi:Të deklarojë fajtor të pandehurin Kreshnik Halili, për krimin e vjedhjes dhe, duke zbatuar nenin 134/1 të K.Penal, e dënoi me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Ky vendim u la në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.200, datë 28.09.2004 të saj.

Kunder vendimit te gjykatës së apelit ka paraqitur ankim në Gjykatën e Lartë, prokurori i apelit me të cilin kërkon prishjen e tij dhe kthimin e çështjes, për rishqyrtim, në po atë gjykatë, duke parashtruar:

- Ndryshimi i cilësimit ligjor të veprës nga neni 141/"a", në nenin 134/1 të K.Penal, është bërë në kundërshtim me kërkesat e nenit 375 të K.Pr.Penale dhe vendimit nr.50, datë 30.07.1999 të Gjykatës Kushtetuese, pasi nuk është çelur seanca dhe nuk u vune në dijeni palët.

- Ndryshimi i cilesimit ligjor të veprës është bërë në kundërshtim me provat e administruara.

- Pretendimi i të gjykuarit se automjeti është futur në Shqipëri nëpërmjet pikave doganore, u rrezua me akte shkresore të lëshuara nga institucionet përkatëse.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

290

Page 291: Tetor 2005

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Spiro Spiro; prokurorin Skender Breca, i cili kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe kthimin e akteve, për rishqyrtim, në po atë gjykatë dhe pasi e bisedoi cështjen në tërësi,

291

Page 292: Tetor 2005

V Ë R E N Se, gjate shqyrtimit të akteve që ndodhen në fashikullin e procedimit penal që i përket të

gjykuarit Kreshnik Halili u konstatua se, si Gjykata e shkallës së parë Kukës, ashtu edhe ajo e Apelit Shkoder, në vendimet e tyre (përkatësisht nr.25, datë 18.03.2004 dhe nr.200, datë 28.09.2004), kanë pranuar të provuar faktin se më 26.02.2002, i gjykuari është kapur nga organet e policise, duke qarkulluar me automjetin "Benz"-WDB 124120 A 248001 C, i cili rezultoi se i qe vjedhur shtetasit Kosovar Elhami Syla, më 29.11.2001, në Rrugën "Adem Jashari" Gjilan (Kosovë), ku ai e kishte parkuar dhe se kjo targë i përkiste një automjeti tjetër në pronësi të të gjykuarit.

Megjithëse, për këtë fakt, i gjykuari është akuzuar nga prokuroria për krimin e trafikimit të mjeteve motorike, parashikuar nga neni 141/"a" i K.Penal, (qëndrim që ky organ ka mbajtur gjatë gjithë fazave të këtij procedimi penal, përfshirë edhe seancën dëgjimore në Gjykatën e Lartë), gjykatat, veprën e tij e cilësuan si vjedhje, krim për të cilin u deklarua fajtor dhe u dënua me 6 (gjashtë) muaj burgim. Për ndryshimin e cilësimit ligjor, si më sipër, gjykatat kanë arsyetuar se, "… nisur nga fakti që u administrua si provë shkresore vërtetimi i hyrjes së mjetit Benz, datë 20.01.2002 … nuk kemi të bëjmë me importim të mjetit motorik jashtë pikave doganore" dhe se, meqënëse "… ky automjet i vjedhur është përdorur nga i pandehuri Kreshnik Halili për nevojat e veta personale, pa u bërë objekt shitjeje, pa u tjetërsuar, duke përjashtuar në këtë mënyrë edhe elementin tjetër të tregtimit me qëllim përfitimi material që kërkon ana objektive e kësaj figure krimi (neni 141/"a" i K.Penal), vepra e tij përbën figurën e krimit të vjedhjes, arsyetim, të cilin Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e gjen të pabazuar, si në aktet që ndodhen në dosje, ashtu edhe përsa i përket interpretimit ligjor që u është bërë, nga të dy gjykatat, dispozitave të neneve 134 dhe 141/"a" të K.Penal.

Përsa i përket akteve të dosjes, prej tyre rezulton e kundërta. Rezulton se, kërkesës së vetë gjyqtares që gjykoi çështjen në shkallë të parë, lidhur me Vërtetimin -Hyrje, nr.470375, lëshuar në emër dhe për llogari te Degës së Doganës Durres, me shkresën nr.250, datë 24.02.2004, firmosur nga kryetari i asaj dege, i është dhënë përgjigje negative. Nga përmbajtja e kësaj shkrese del që vërtetimi i paraqitur nga mbrojtësi i të gjykuarit në mbështetje të pretendimit të bërë prej tij për, gjoja dërgimin e autoveturës së bllokuar nga Italia, nëpërmjet Doganës Durrës, (nga vëllai i tij), nuk është lëshuar nga Dega e Doganës Durrës.

Sikundër u përmend, ky Kolegj gjen të pabazuar edhe interpretimin që i është bërë përmbajtjes së dispozitës së nenit 141/"a" të K.Penal, nga ana e dy gjykatave. Në lidhje me këtë, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, konstaton se formulimi i përmbajtjes së kësaj dispozite është i qartë dhe nuk lë shteg për keqinterpretime të natyrës që u cituan më lart. Kështu, edhe pse kjo dispozite është vendosur, nga ligjvënësi, në të njëjtin seksion me dispozitën e nenit 134 të K.Penal që parashikon figurën e krimit të vjedhjes, elementët e figurës së krimit që parashikohet prej saj, nuk janë të njëjta me ato të vjedhjes. Pikërisht kjo është edhe arsyeja që ligjvënësi e ka shtuar atë si fugurë të re krimi disa vjet pas hyrjes në fuqi të K.Penal. E veçanta e kësaj figure krimi konsiston sa në objektin e posaçëm, ashtu edhe në anën objektive të saj. Kështu, objektin e posaçëm të figurës së krimit që parashikohet nga neni 141/"a" i K.Penal, e përbëjnë marrëdhëniet që mbrojnë jo vetëm pasurinë, por veç të tjerave, edhe veprimtarine normale në fushën e doganave, pasi jo vetëm që objektin (sendin) material ndaj të cilit drejtohet veprimi i keqberesit e "përbëjnë mjetet motorike te vjedhura", por sikurse ne çështjen objekt gjykimi edhe cenimi i veprimtarise normale të doganave në fushën e import eksportit të mallrave. Me këtë duhet kuptuar që përsa i përket sendit material (mjetit motorik) për të cilin bëhet fjalë, kushti i domosdoshem është që ai duhet të jetë i vjedhur dhe të jetë importuar, eksportuar apo tregtuar,

292

Page 293: Tetor 2005

ne kundërshtim me ligjin. Me shprehjen, në kundërshtim me ligjin, në rastin e importimit (të mjetit motorik të vjedhur, sikurse në çështjen objekt gjykimi), kuptohet që ai të futet në territorin e Republikës së Shqipërisë fshehurazi (pa iu nënshtruar kontrollit doganor) ose jashtë pikave kufitare ku janë vendosur dhe funksionojnë doganat e Shtetit Shqiptar.

Përsa i përket mjetit motorik, ai mjafton të jetë i vjedhur, kurse personi që e importon, eksporton, tranziton apo e tregton atë, ta dijë kete faktë (që është i vjedhur). Nëqoftëse, personi që e importon, eksporton, tranziton apo tregton mjetin e vjedhur është edhe autor apo bashkëpunëtor në vjedhjen e mjetit, (gjë që, nga aktet e dosjes në çështjen në gjykim, nuk rezulton të ketë ndodhur nga ana e të gjykuarit), do të aplikohet konkurimi i këtyre dy figurave krimi. (neneve 134 dhe 141/a te K.Penal).

Bazuar sa u parashtruan më lart, Kolegji Penal, arriti në përfundimin se të dy vendimet janë marrë në kundërshtim me provat e administruara dhe ligjin material penal. Çmon gjithashtu se, për të arritur në përfundime të sakta edhe lidhur me importimin e mjetit që iu bllokua të gjykuarit, fshehurazi apo jashtë kontrollit doganor, veç verifikimit që u bë në Degën e Doganës Durrës, duhet verifikuar (nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithëshme të Doganave), edhe në degët e tjera të Doganave Shqiptare, veprime këto që në rigjykim duhet të kryhen nga gjykata e apelit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/"ç" të K.Pr.Penale,

V E N D O S I Prishjen ë vendimit nr.200, date 28.09.2004 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe kthimin e

akteve, për rishqyrtim në po atë gjykatë, me trup gjykues tjetër.

Tirane, me 06.10.2005

MENDIMI I PAKICËSNdryshe nga sa ka argumenatuar dhe vendosur shumica, mendojme se vendimi i

Gjykates se Apelit Shkoder duhet te lihet ne fuqi, mbasi eshte rrjedhoje e zbatimit drejt te ligjit material penal.

Sic pranohet edhe ne arsyetimin qe shumica i ka bere vendimit nr.66, date 05.10.2005 te Kolegjit Penal, ka rezultuar i provuar fakti se ne daten 26.02.2002, i gjykuari Kreshnik Halili eshte kapur nga organet e policise duke qarkulluar me automjetin Benz-WDB 124120 A248001 C. Ky mjet ne daten 29.11.2001 i eshte vjedhur shtetasit kosovar Elhami Syla ne rrugen “Adem Jashari” te Gjilanit, ku e kishte parkuar.

I gjykuari ka pretendurar se mjetin ja ka derguar nga Italia vellai i tij dhe per te provuar kete pretendim ka paraqitur edhe nje vertetim hyrje te leshuar nga Dega e Doganes Dunes me nr.470375.

Mbasi kane provuar se ky vertetim hyrje nuk eshte leshuar nga ana e Deges se Doganes Dunes, si dhe qe automjeti i kapur te gjykuarit eshte i vjedhur ne Kosove, me te drejte gjykatat e kane cilesuar vepren si vjedhje e parashikuar nga neni 134 i K.Penal.

293

Page 294: Tetor 2005

Qe veprimet kriminale te te gjykuarit Kreshriik Halili te kualifikoheshin nga gjykatat ne baze te nenit 141/a te K.Penal duhet te ekzistonin disa prej elementeve te kesaj vepre penale. Nga ana subjetive, vepra e trafikimit te mjeteve motorike kryhet me veprime qe konsistojne ne importimin, eksportimin, tranzitimin dhe tregtimin e ketyre mjeteve, veprime keto qe nuk rezultojne te jene kryer nga i gjykuari. Ai mjetin e kishte ne perdorim vetjak kur eshte kapur nga organet e policise.

Nderkohe qe vepra penale e trafikimit te mjeteve motorike kerkon si qellim te autorit qe nga tregtimi, tranzitimi, eksportimi apo importimi i ketyre mjeteve te kete perfitim material, ne ceshtjen ne gjykim nuk ka asnje prove qe te coje gjykaten ne perfundimin se veprimet e te gjykarit jane kryer me qellim fitimi. Perkundrazi mjeti i eshte kapur te gjykarit me dokumenta te failsifikuara ne emer te tij.

Pakica mendon se provat e administruara ne gjykim jane te mjaftueshme per te bindur gjykaten se i gjykuari ka kryer vjedhjen e automjetit objekt i ketij gjykimi dhe se ai duhet te deklarohej fajtor dhe denohej sipas nenit 134 te K.Penal. Keshtu eshte provuar se mjeti eshte vjedhur ne Gjilan te Kosoves ne daten 29.11.200 1. Ky mjet i vjedhur i eshte kapur te gjykuarit ne flagrance. I gjykuari ka ngritur nje alibi e cila nuk qendron, mbasi me shkresen nr.250, date 24.02.2004 te Deges se Doganes Durres sqarohet se vertetimi i hyrjes i paraqitur nga i gjykuari eshte i fallsifikuar.

Besnik Imeraj Kristaq Ngjela

294

Page 295: Tetor 2005

Nr.559 i Regj. ThemeltarNr.663 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarShpresa Beçaj AnetareBesnik Imeraj AnetarYlvi Myrtaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 05.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.559 Akti, qe i perket:

TË PANDEHURIT: SKENDER KULLA, mbrojtur nga avokat Baftjar Rusi

A K U Z U A R:Për kryerjen e veprës penale të

"Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave,

të mbetur në tentativë, dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake,

të parashikuar nga neni 79/e - 22 e 278/2 i K.Penal.

Gjykata e shkallës së parë Tiranë, me vendimin e saj nr.536, datë 24.05.2004 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Skendër Kulla, për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, të mbetur në tentativë, e në bazë të nenit 79/e - 22 të K.Penal e dënon me 18 vjet burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Skënder Kulla, për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake, bombave, dhe në bazë të nenit 278/2 të K.Penal e dënon me 2 vjet burgim.Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të K.Penal e dënon me 18 vjet burgim dhe në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale e dënon përfundimisht me 12 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.846, datë 06.12.2004 ka vendosur si më poshtë:Lënien në fuqi të vendimit nr.536, datë 24.05.2004 të Gjykatës së shkallës së parë Tiranë.

295

Page 296: Tetor 2005

Kundër vendimit nr.846, datë 06.12.2004 të Gjykatës së Apelit Tiranë ka bërë rekurs i pandehuri Skënder Kulla për shkaqet:

- Në aktin e ekspertimit e nr.9, date 22.03.2003 janë bërë shkelje të rënda të dispozitave të ligjit procedurial dhe pikërisht të neneve 179 e vijues të K.Pr.Penale duke e bëre këtë akt absolutisht të pavlefshëm.

- Kualifikimi i veprës penale është i gabuar pasi kjo vepër duhet kualifikuar si kanosje për vrasje.

- Është shkelur pika 2 e nenit 179 të K.Pr.Penale pasi vendimi i organit procedures nuk i është njoftuar të pandehurit ose mbrojtësit të tij.

- Është shkelur pika 1 e nenit 183 të K.Pr.Penale, për sa i përket betimit të ekspertëve, etj.- Mohimi i këtyre të drejtave ka bërë procesin e parregullt duke cënuar barazinë e armëve

në proces norma të njohura nga Kushtetuta jonë në nenin 42 dhe Konventa e te Drejtave te Njeriut në nenin 6 të saj.

- Gjykata e apelit edhe përse konstatoi se akti i vlerësuar në shkallë të parë ishte marrë e vlerësuar në shkelje të rëndë të ligjit, ajo bëri ballafaqimin midis ekspertëve dhe akteve, dhe përsëri vlerëson si të drejt në konkluzion aktin e bërë nga organi procedures duke bërë vendimin e saj të cënueshëm.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Artur Selmani, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit, mbrojtesin Baftjar Rusi, qe kerkoi prishjen e vendimit e kthimin per rigjykim dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte i bazuar ne ligj e ne prova e duhet te lihet te

fuqi.Eshte provuar duke pranuar dhe nga i gjykuari Skender Kulla se, me daten 20.03.2003,

rreth ores 21, ai ka vendosur ne deren e apartamentit te shtetases Liljana Beqaj nje qese brenda se ciles kishte vendosur nje kuti kartoni te veshur me natribande nje granate mbrojtese se ciles i kishte hequr telin e sigureses dhe sigurimin. Mbas vendosjes se granates, i gjykuari, ka marre ne telefon familjen Beqaj duke u thene te dilnin te shihnin se çfare kishin tek doreza e deres. Liljana Beqaj dhe djali i saj Endri kane hapur deren, pane qesken e varur te cilen e vendosen ne ballkon dhe njoftuan organet e policise. Pas ardhjes se punonjesve te policise e kryerjes se veprimeve perkatese, qeska u morr nga ekspertet xhenjere. Nga akti i ekspertimit te objektit te gjetur date 22.03.2003 rezulton se ne kutine objekt ekspertimi ishte nje granate mbrojtese kunder kembesorise qe klasifikohet ne mine kurth e pergatitur posaçerisht per te shperthyer.

Fakti i vendosjes te kesaj granate eshte pranuar edhe nga i pandehuri por eshte pretenduar se nuk kishte per qellim qe te shkaktonte vrasjen e personave por te kanoste pjestaret e familjes Beqaj. Ky pretendim i ngritur para gjykates se rrethit dhe te apelit nuk eshte pranuar prej tyre duke arsyetuar se, ne menyren si ishte pregatitur granata ishte ne gjendje te shperthente ne se do te hapej kutia duke shkaktuar pasoja teper te renda nisur nga forca shperthyese dhe siperfaqja e madhe qe kap kjo lloj granate por pasojat nuk erdhen pasi ajo nuk u hap nga personat e familjes duke bere qe vepra te mbetet ne tentative. Kolegji Penal i Gjykates se Larte konstaton se, per verifikimin e pretendimeve te te pandehurit per kanosje e ne se granata nuk do te shperthente edhe sikur te hapej kutia, gjykata e apelit ka perseritur gjeresisht hetimin gjyqesor.

296

Page 297: Tetor 2005

Ka vendosur kryerjen e nje ekspertimi tjeter dhe perfundimisht ka bere arsyetimin te qarte e te plote nga pikepamja faktike dhe ligjore se perse jane te pabazuar pretendimet e te gjykuarit.

Edhe ne rekursin e paraqitur dhe ne zhvillimin e gjykimit ne kete Kolegj, nga mbrojtesi u ngriten te njejta pretendime qe sikurse u tha jane trajtuar ne gjykaten e rrethit e te apelit dhe Kolegji pranon arsyetimin e bere ne vendimet e gjykatave per te mos pranuar pretendimet e ngritura.

Gjykata e apelit ka trajtuar nga pikpamja ligjore aktet e ekspertimit duke pranuar te drejte aktin e eksperteve te pare qe moren kutine, konstatuan gjendjen qe ishte granata e bene, shperthimin e saj. Sipas K.Pr.Penale ekspertimi eshte nje prove e rendesishme qe synon te sqaroje fakte qe kane rendesi per çeshtjen penale per te cilat kerkohen njohuri te posaçme teknike, shkencore e kulturore te dhena nga specialiste qe kane njohuri per keto fusha. Akti i ekspertimit qe i paraqitet organit procedues, duhet te permbaje vetem probleme qe lidhen me çeshtjet teknike e jo ligjore, ai ndihmon gjykaten ne sqarimin e çeshtjes dhe eshte gjykata ajo qe e çmon nga ana juridike e ne lidhje me gjithe provat e tjera per te nxjerre perfundime per zgjidhjen e çeshtjes.

Ne rekursin e paraqitur eshte pretenduar se akti i ekspertimit mbi te cilin jane mbeshtetur gjykatat ne dhenien e vendimit (pretendim qe eshte ngritur edhe ne gjykaten e rrethit e te apelit) eshte absolutisht i pavlefshem pasi vendimi per kryerjen e ekspertimit nuk i eshte njoftuar te pandehurit ose mbrojtesit te tij. Referuar akteve te administruara, rezulton i pa bazuar ky pretendim. Ne baze te nenit 129/2 te K.Pr.Penale, pretendimet per pavlefshmerine e akteve te realizuara gjate hetimit paraprak duhet te ngrihen para fillimit te shqyrtimit gjyqesor te çeshtjes gje qe nuk eshte bere e nuk jep te drejten mbrojtesit apo te pandehurit te kete pretendime ne Gjykaten e Larte, pasi mos kerkimi i pavlefshmerise e ben aktin te ligjshem.

Perveç sa me siper, Kolegji ka parasysh edhe faktin se ngjarja ka ndodhur me daten 20.03.2003, vendimi per kryerjen e ekspertimit xhenjer eshte marre me date 21.03.2003 dhe akti i ekspertimit eshte mbajtur me date 22.03.2003.

Nga te dhenat fillestare nuk ka qene i mundur zbulimi i autorit te vepres penale dhe Skender Kulla eshte vene nen akuze me daten 11.09.2003 kur, pas kryerjes se nje seri veprimesh hetimore e ekspertimesh daktiloskopike te nje numri te konsiderueshem personash, nga akti nr.3427, date 09.09.2003, ka rezultuar se gjurmet e gishtave te gjetura ne vendin e ngjarjes, ishin formuar nga gishtat e te dyshuarit Skender Kulla.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/a te K.Pr.Penale,

V E N D O S I Lenien ne fuqi te vendimit nr.846, date 06.12.2004 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 05.10.2005

297

Page 298: Tetor 2005

Nr.626 i Rregj.ThemeltarNr.683 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Spiro Spiro KryesuesShpresa Beçaj AnetareYlvi Myrtja AnetarArdian Dvorani AnetarBesnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 12.10.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket:

TË PANDEHURVE: NIKOLLA MARO

JULIAN MEROLLI

A K U Z U A R:Për kryerjen e veprës penale të "kanosjes"

dhe "armembajtje pa leje", parashikuar nga nenet 84, 278/2 dhe 278/3 të K.Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqësor Korçë, me vendimin nr.214, date 13.07.2004 ka vendosur:Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikolla Maro (Bardhyl Lime), për kryerjen e veprës penale të kanosjes, parashikuar nga neni 84 i K.Penal e në vështrim të nenit 406 të K.Pr.Penale e dënon me tre muaj burg.Për kryerjen e veprës penale të armembajtjes pa leje, parashikuar nga neni 278/2 të K.Penal dhe në vështrim të nenit 406 të K.Pr.Penale, e dënon me 5 muaj burgim.Për kryerjen e veprës penale të mbajtjes së municionit luftarak, parashikuar nga neni 278/3 të K.Penal e në vështrim të nenit 406 të K.Pr.Penale e dënon me dy muaj burg.Përfundimisht të pandehurin Nikolla Maro (Bardhyl Lime), në vështrim të nenit 55 të K.Penal e dënon me 6 muaj burg.Deklarimin fajtor të të pandehurit Julian Merolli, për kryerjen e veprës penale të kanosjes, parashikuar nga neni 84 i K.Penal e në vështrim të nenit 406 të K.Pr. Penale e dënon me tre muaj burg.Për kryerjen e veprës penale të armembajtjes pa leje, parashikuar nga neni 278/2 të K.Penal dhe në vështrim të nenit 406 të K.Pr.Penale, e dënon me 4 muaj burgim. Përfundimisht të pandehurin Julian Merolli, në vështrim të nenit 55 të K.Penal e dënon me 4 muaj e 15 ditë burg.

298

Page 299: Tetor 2005

Gjykata e Apelit Korçë me vendimin nr.118, date 08.10.2004 ka vendosur si më poshtë:Lënien në fuqi të vendimit nr.214, datë 13.07.2004 të Gjykatës së Rrethit gjyqësor Korçë.

Kundër vendimit nr.118, date 08.10.2004 të Gjykatës së Apelit Korçë ka bërë rekurs Prokurori i Apelit, për shkaqet:

- Vendimet e gjykatave, janë te pabazuara në prova dhe në ligj, përsa u përket masave të dënimit.

- Gjykatat në dhënien e masës së dënimit nuk kanë mbajtur parasysh kërkesat e nenit 47 e vijues të K.Penal.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga gjyqtari Besnik Imeraj, prokurorin Bujar Sheshi, qe

kerkoi ndryshimin e vendimit vetem persa i perket masave te denimit te caktuar ndaj dy te pandehurve si dhe pasi shqyrtoi ne teresi ceshtjen,

V Ë R E NSe vendimi nr.118, date 08.10.2004 i Gjykates se Apelit Korce, duhet te ndryshohet ne

pjesen qe ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se shkalles se pare Korçe, lidhur me masat e denimit te caktuar ndaj dy te pandehurve mbasi kjo pjese e vendimit vjen ndesh me kerkesat e nenit 47 e vijues te K.Penal.

Ka rezultuar se të pandehurit Nikolla Maro (Bardhyl Lime) dhe Julian Merolli, janë banorë të fshatit Bitinckë të rrethit Devoll. Marredhëniet mes dy të pandehurve, kanë qenë të acaruara për shkak të një muri që ndan shtëpitë e tyre respektive. Kështu, në date 27.04.2004 i pandehuri Nikolla Maro, ka fyer dhe goditur të pandehurin tjetër Julian Merolli dhe në vazhdim, ka shkuar brenda në shtëpi, duke dalë prej andej me një pushkë, me të cilën kanos të pandehurin Julian duke qëlluar në ajër. Nga ana e tij dhe i pandehuri Julian Merolli, shkon në shtëpinë e tij dhe merr një pistoletë që e mbante pa leje dhe qëllon me të në ajër, duke kanosur të pandehurin Nikolla Maro.

Nga kontrolli i baneses te te pandehurit Nikolla, u gjeten dhe 277 fisheke luftarake qe i mbante pa leje, ndersa te pandehurit Julian ju gjet dhe nje granate difensive qe e mbante pa leje.

Me te drejte gjykatat kane kualifikuar veprimet e te pandehurve si veper penale qe parashikohen nga nenet 84,278/2-3 te K.Penal, duke edhe i deklaruar ata fajtor sipas ketyre dispozitave.

Por ne caktimin e denimit te dhene, gjykatat nuk kane respektuar dispozitat e pjeses se pergjitheshme te K.Penal, si dhe nuk kane mare parasysh rrezikshmerine e veprave penale si dhe rethanat renduese prezente ne kete ngjarje. Vec sa siper, masat e denimit te caktuara vijne ndesh edhe me qendrimin e mbajtur ne praktiken gjyqesore te viteve te fundit per denimin e ketyre lloj veprave, per shkak te perhapjes qe kane ne vend.

Sic edhe ka rezultuar e provuar gjate shqyrtimit gjyqesor ne te dyja shkallet e gjykimit, te pandehurit, per shkak te nje zenke te vogel, kane nxjere armet qe mbanin pa lejen e organeve kopetente dhe rrezikshmeria e ketij veprimi shtohet mbasi ata me keto arme, kane filluar edhe te shtien ne ajer duke kryer keshtu edhe nje tjeter veper penale, ate te kanosjes per vrasje.

299

Page 300: Tetor 2005

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar ne kerkesat e nenit 441/a-b te K.Pr.Penale,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.118, date 8.10.2004 te Gjykates se Apelit Tirane, persa i

perket kualifikimit ligjor te veprave penale dhe deklarimit fajtor te te pandehurve Nikolla Maro e Julian Merolli.

Ndryshimin e ketij vendimi, persa i perket masave te denimit te caktuar si vijon:Denimin e te pandehurit Nikolla Maro, per vepren penale te parashikuar nga neni 84 i

K.Penal me tre muaj burgim.Denimin e ketij te pandehuri per vepren penale te parashikuar nga neni 278/2 te K.Penal

me tre vjet burgim.Denimin e ketij te pandehuri per vepren penale te parashikuar nga neni 278/3 te K.Penal

me dy muaj burgim.Ne bashkim te denimeve, ne baze te nenit 55 te K.Penal i pandehuri Nikolla Maro

denohet me tre vjet burgim.Ne zbatim te kerkesave te nenit 406 te K.Pr.Penale, perfundimisht i pandehuri Nikolla

Maro denohet me dy vjet burgim.Duke aplikuar nenin 59 te K.Penal, urdherohet pezullimi i ekzekutimit te metejshem te

ketij vendimi, duke u vene i pandehuri Nikolla Maro, ne prove per nje periudhe kohe prej tre vjetesh.

Denimin e te pandehurit Julian Merolli, per vepren penale te parashikuar nga neni 84 i K.Penal me tre muaj burgim.

Denimin e ketij te pandehuri per vepren penale te parashikuar nga neni 278/2 te K.Penal me tre vjet burgim.

Ne bashkim te denimeve, ne baze te nenit 55 te K.Penal i pandehuri denohet me tre vjet burgim.

Ne zbatim te kerkesve te nenit 406 te K.Penal, i pandehuri Julian Merolli denohet perfundimisht me dy vjet burgim.

Duke aplikuar nenin 59 te K.Penal, urdherohet pezullimi i ekzekutimit te metejshem te ketij vendimi, duke u vene i pandehuri Julian Merolli ne prove per nje periudhe kohe prej 3 vjetesh.

Tirane, me 12.10.2005

300

Page 301: Tetor 2005

Nr.1005 i Rregj. ThemeltarNr.684 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Spiro Spiro KryesuesShpresa Beçaj AnetareYlvi Myrtja AnetarArdian Dvorani AnetarBesnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 12.10.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen penale qei perket:

TË PANDEHURIT: FETAH MULLAYMERI

A K U Z U A R:Per vepren penale te vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese,

parashikuar nga neni 79/dh i K.P. dhe prodhimit e mbajtjes pa leje

te armeve luftarake dhe municionit, parashikuar nga neni 278/4 i K.P.

Gjykata e shkalles se pare per Krimet e Renda Tirane, me vendimin nr.16, date 16.03.2005, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Fetah Mullaymeri, per vepren penale te vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese, parashikuar nga neni 79/dh i K.P. e ne baze te nenit 48/b te K.P. denimin e tij me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Fetah Mullaymeri, per vepren penale te prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municioneve, parashikuar nga neni 278/4 i K.P. e denimin e tij me 5 vjet burgim.Perfundimisht ne bashkim te denimeve sipas nenit 55 te K.P. e denon te pandehurin Fetah Mullaymeri me 20 vjet burgim.

Gjykata e Apelit per Krimet e Renda Tirane, me vendimin nr.21, date 17.05.2005, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.16, date 16.03.2005 te Gjykates se shkalles se pare te Krimeve te Renda Tirane, si me poshte:Deklarimin fajtor te te pandehurit Fetah Mullaymeri, per kryerjen e vepres penale te vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese, parashikuar nga neni 79/dh i K.P. e ne baze te nenit 48/b te K.P. denimin e tij me 20 vjet burgim.

301

Page 302: Tetor 2005

Deklarimin fajtor te te pandehurit Fetah Mullaymeri, per vepren penale te prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municioneve, parashikuar nga neni 278/2 i K.P. e denimin e tij me 2 vjet burgim.Perfundimisht ne bashkim te denimeve sipas nenit 55 te K.P. e denon te pandehurin Fetah Mullaymeri me 20 vjet burgim.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit per krime te renda Tirane, ka paraqitur rekurs i gjykuari Fetah Mullaymeri, i cili kerkon ndryshimin e ketij vendimi lidhur me cilesimin ligjor te vepres, lloin dhe masen e denimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- I pandehuri lidhur me ngjarjen e dates 12.06.2004, ka mbajtur qendrim pohues dhe pendues duke kerkuar dhe gjykim te shkurtuar.

- Gjykatat kane gabuar ne cilesimin ligjor te vepres, pasi i gjykuari hedhjen e granates tek kembet e deshmiatrit Eqerem Kuqo, e ka bere per shkak te çrregullimit psikik te tij, jo vetem nga vetevarja e vajzes, por dhe nga veprimet e jashteme, fyese dhe poshteruese, qe manifestoi viktima se bashku me deshmitarin Eqerem.

- Ndonese gjykata e apelit, ka ligjeruar ekzistencen e rrethanes lehtesuese, qe vepra eshte kryer nen ndikimin e tronditjes psikike te shkaktuar nga provokimi i viktimes, nuk e kualifikon vepren ne baze te nenit 82 te K.P.

- Gjykata e apelit gabon ne arsyetimin e vendimit lidhur me kerkesen per ndryshimin e cilesimit te vepres, kur permend lidhjen shkakesore te veprimit te te pandehurit me "shkakun" dhune ose fyerje e rende e viktimes, e cila te kete sjelle tronditjen e forte psikike te te pandehurit.. Nga shpjegimet e deshmitareve, rezulton se po te ishte vetem vdekja e vajzes, ajo qe shkaktoi çrregullime, ai do te vepronte menjehere ndaj viktimes dhe nuk do te qendronte rreth 2 ore e gjysem ne shtepi, por ajo qe ndikoi ne humbjen e kontrollit te veprimeve nga i gjykauri, ishin pikerisht veprimet jo njerezore, poshteruese te viktimes dhe vellait te tij.

- Gjykata ka aplikuar gabim germen "dh" te nenit 79 te K.P., pasi objekti i prekur nga i gjykuari, ishte vetem Eqerem Kuqo dhe jo personat e tjere.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË pasi degjoi relatorin Besnik Imeraj, Prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi lenien ne fuqi te

vendimit te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane, av. H. Spahiu, qe kerkoi ndryshimin e vendimit te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane, si dhe pasi shqyrtoi ne teresi ceshtjen,

V Ë R E NSe vendimi nr.21 date 17.05.2005 i Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane, duhet

te prishet dhe aktet duhet te kthehen per rigjykim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.Rezulton e provuar se, i pandehuri banon ne fshatin Laminot te Korçes, ndersa viktima

Besnik Kuqo, se bashku me te vellane, te demtuarin Eqerem Kuqo, ushtronin ne kete fshat aktivitet tregtar, duke shitur prodhime te ndryshme bujqesore, nepermjet nje fugoni mallrash, qe e kishin improvizuar si nje dyqan ambulant.

Pasi eshte vene ne dijeni se vajza e tij Nertila kishte probleme me personat e mesiperm, te cilet e kishin ngacmuar, i pandehuri ka kontaktuar me ta. Si viktima dhe i demtuari e kane mohuar nje gje te tille dhe sipas te pandehurit, i demtuari Eqerem e ka fyer dhe kercenuar. I pandehuri, nga ane tij, i ka paralajmeruar se kjo pune do te perfundonte keq dhe pastaj eshte larguar.

Persa sa siper, i pandehuri ka vene ne dijeni dhe pjestaret e familjes si dhe vajzen, Nertilen.

302

Page 303: Tetor 2005

Diten e ngjarjes, me date 12.06.2004, i pandehuri ka qene ne shtepi se bashku me dy vajzat e tij, Nertilen dhe Elisianen. Paradite ai ka fjetur gjume dhe kur eshte ngritur rreth ores 1200, ka pare vetem vajzen e vogel Elisianen dhe te dy se bashku kane kerkuar Nertilen, te cilen e kane gjetur te varur ne kasollen e bagetive.

I pandehuri eshte munduar qe t'i jape vajzes ndihmen e pare, por ajo ishte e vdekur dhe sipas aktit te ekspertimit mjeko-ligjor, rezulton se shkaku i vdekjes eshte asfiksia mekanike (ne qafe nje vrazhde strangulaconi).

Menjehere jane njoftuar pjestaret e familjes, te cilet jane grumbulluar ne shtepi dhe nderkohe i pandehuri per nje moment ka qene ne korridor duke folur ne telefon dhe duke u treguar per ngjarjen, kur ka degjuar muzike qe vinte nga altoparlanti i furgonit te viktimes. Per t’u bindur nese ishte viktima ose jo, i pandehuri ka pyetur te birin deshmitarin Gani dhe ky i fundit i eshte pergjigjur "ai djali eshte".

Menjehere i pandehuri eshte nisur me vrap nga furgoni dhe ne ikje e siper, ai ka marre ne dore nje granate, te cilen e mbante pa leje te organeve kompetente.

Ndonese deshmitaret Kajan Dinoshi, Luan Mullaymeri jane perpjekur per ta ndaluar, nuk kane mundur dhe i pandehuri ka vazhduar me shpejtesi ne drejtim te furgonit, i ndjekur nga deshmitaret. Ne furgon ne ate kohe, kane qene 3 persona, viktima Besnik Kuqo, ulur ne vendin e shoferit, i demtuari Eqerem, i ulur ne pjesen e pasme te fugonit, ne karroceri, qe sherbente per mbajtjen dhe shitjen e mallit dhe nipi i tyre Andrea, ne vendin e pasagjerit perpara.

I pandehuri, i eshte afruar nga prapa fugonit, i cili ne keto momente ka qene duke levizur ngadale, ka verifikuar qe prane tij nuk kishte njerez per te blere dhe ne largesine rreth 2-3 metra, nga dera anesore e fugonit, pasi ka pare qe aty ishte Eqeremi, e ka hedhur granaten ne mes te karrocerise.

Shperthimi ka qene i fuqishem dhe si pasoje ka gjetur vdekjen Besnik Kuqo, e demtuar deshmitari Eqerem dhe Andrea.

Nga aktet e ekspertimit mjeko-ligjor demtimet e konstatuara tek te demtuarit, hyjne nen kategorine e atyre te lehta, pasi nuk lene pasoja per shendetin dhe per mjekimin e tyre nevoiten me shume se 9 dite pushim.

Sic ka rezultuar dhe eshte pranuar edhe nga te dyja gjykatat, shkak qe ka cuar te pandehurin ne hedhjen e granates dhe qe si pasoje ka sjelle edhe vdekjen e viktimes, lidhet me gjendjen e tronditur te tij pas vet varjes se vajzes. Gjithashtu provohet se, i pandehuri ka hedhur granaten tek furgoni qe kaloi perpara shtepise se tij, ne moment krejtesisht te papershtatshem dhe se nuk ka qene ai qe ka shkuar per te gjetur viktimen se ku ndodhej.

Duke vleresuar te provuara sa me siper, Gjykata e Apelit per krime te renda Tirane, perpara se te kualifikonte vepren sipas nenit 79/dh te K.Penal, duhet te perjashtonte qe i pandehuri vepren penale ta kishte kryer ne gjendjen e tronditjes se forte psikike te castit.

Edhe pse nga ana e gjykates eshte kerkuar kryerja e nje ekspertimi psikiatrik te te pandehurit, fakti qe mjeket kane konkluduar se i pandehuri eshte i pergjegjshem para ligjit per veprimet e kryera, nuk perjashtojne qe ai vepren ta kete kryer ne gjendje qe kerkon neni 82 i K.Penal.

Per te percaktuar gjendjen psikike qe eshte ndodhur i pandehuri ne momentin e kryerjes se vepres penale, me te cilen sipas dispozites materiale te parashikuar ne nenin 82 te K.Penal, kerkohet te provohet nese i pandehuri ka qene i tronditur fort psiqikisht dhe kjo tronditje te jete shkaktuar ne ate cast si rezultat i dhunes ose fyerjes se rende nga viktima. Pra kerkohet qe i pandehuri per shkak te kesaj dhune apo fyerje te shkaktuar, te humbase momentalisht ndergjegjen e veprimeve te tij, duke ju kufizuar mundesia per te kuptuar rendesine e tyre dhe te pasojes.

303

Page 304: Tetor 2005

Eshte pikerisht kjo detyre qe duhet te plotesohet nga ana e gjykates se krimeve te renda gjate rigjykimit te ceshtjes, duke hetuar se pari nga deshimtaret e pranishem se ne cfare gjendje ka qene i pandehuri para, gjate dhe menjehere pas vrasjes se kryer, cilat kane qene lidhjet e tij me vajzen, cili ishte reagimi i tij kur u vu ne dijeni per vdekjen e saj dhe cili qe reagimi i tij kur degjoi muzike.

Pasi me pare te jene administruar keto prova, eshte e domozdoshme qe nje grup mjekesh psikiater, t'i jape pergjigje pyetjes nese ne momentin e kryerjes se vepres, i pandehuri ka qene ne gjendje te kuptoje dhe kontrolloje rendesine e veprime dhe pasojen e ardhur. Eshte e vertete qe cilesimi juridik i vepres se kryer nga i pandehuri do te behet nga gjykata, por gjykata me pare ka te nevojshme ndihmen e specialisteve psikiater, te cilet jane ne gjendje te vleresojne te pandehurin dhe gjendjen e tij mendore, ne momentin e kryerjes se vepres penale.

Ne vendimin e Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane, eshte arsyetuar se, ndermjet vrasjes se viktimes Besnik Kuqo dhe gjendjes se tronditur te te pandehurit per shkak te pranise se viktimes dhe muzikes qe ai kishte vene, nuk ka lidhje shkakesore por, nga teresia e provave te administruara ne dosje, rezulton se, gjendja tejet e tronditur e te gjykuarit, nga fatkeqsia e ndodhur ne familje, eshte perkeqesuar me shume dhe nga veprimet e te demtuarit dhe viktimes, te cilet kane kaluar para shtepise se tij, duke ngritur zerin e muzikes. Nese kjo gjendje psikike ka qene e forte, deri ne masen qe i pandehuri si rezultat i saj te kete kryer edhe vrasjen, duhet te percaktohet mbasi me pare te kryen detyrat qe ky Kolegj, i ngarkon gjykates se apelit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar ne kerkesat e nenit 441/1-c te K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.21, date 17.05.2005 te Gjykates se Apelit per Krime te Renda

Tirane dhe kthimin e akteve per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 12.10.2005

304

Page 305: Tetor 2005

Nr.631 i Regj. ThemeltarNr.685 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Spiro Spiro KryesuesYlvi Myrtja AnetarShpresa Beçaj AnetareBesnik Imeraj AnetarArdian Dvorani Anetar

ne seance gjyqesore, me date 12.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:

TË PANDEHURIT: DËFRIM BAÇELLARI

A K U Z U A R:Per kryerjen e veprës penale të

"Vjedhjes së armatimit, të municionit, fallsifikimit të dokumenteve",

parashikuar nga nenet 55/1, 57/1 të K.P.Ushtarak e neni 186/2 të Kodit Penal.

TË PANDEHURVE: AGIM FILAJ

GËZIM HAXHIA

ÇLIRIM MUSAJ

LIK BALLIU

A K U Z U A R:Për veprën penale

të shpërdorimit të detyrës nga ushtaraku, parashikuar nga neni 70/1 i K.Penal.Ushtarak.

TË PANDEHURIT: SABRI XHIXHA

A K U Z U A R:Për veprën penale të shpërdorimit të detyrës,

parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.176, date 24.09.2002 ka vendosur:

305

Page 306: Tetor 2005

Deklarimin fajtor të të pandehurit Dëfrim Baçellari për veprën penale të vjedhjes së armatimit, të vjedhjes së municionit, të fallsifikimit të dokumenteve dhe e ka dënuar përkatësisht me 15 vjet e 6 vjet sipas neneve 55/1 e 57/1 të K.P.Ushtarak dhe 4 vjet në bazë të nenit 186/2 të K.Penal.Përfundimisht në bazë të nenit 55 të K.Penal i pandehuri është dënuar me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Çlirim Musaj për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës nga ushtaraku, parashikuar nga neni 70/1 i K.P.Ushatarak dhe dënimin e tij në bazë të këtij neni me 4 vjet burgim.Deklarimin e pafajshëm të të pandehurve, Gëzim Filaj, Gëzim Haxhia e Lik Balliu për veprën e shpërdorimit të detyrës nga ushtaraku, parashikuar nga neni 70/1 i K.P.Ushtarak.Deklarimin të pafajshëm për të pandehurin Sabri Xhixha për veprën e shpërdorimit të detyrës të parashikuar nga neni 248 të K.Penal.

Gjykata Ushtarake e Apelit Tiranë, me vendimin nr.67, date 14.12.2004 ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.176, datë 24.09.2004 të Gjykatës Ushtarake të shkallës së parë Tiranë.

Kundër vendimit te Gjykates se shkalles se pare dhe vendimit të Gjykatës Ushtarake të Apelit Tirane ka bërë rekurs i gjykuari Defrim Baçellari, nepermjet mbrojtesit te tij Av. Maksi Ostreni, i cili kerkon ndryshimin e vendimeve duke parashtruar keto shkaqe:

- Jam i pafajshëm për veprën penale të "vjedhjes së armatimit" për të cilën akuzohem pasi kam kryer vetëm veprime në kundërshtim me përmbushjen e rregullt te detyrës.

- Nuk kam nxjerrë përfitime pasurore për vete apo për të tretë.- Ekspertimi është bërë i përcipët, vetëm kontabël jo fizik, pa zbritur amortizimin e

armëve. Vleresimi i armeve eshte bere jo me çmimin real por me ate te rritur, ne nje kohe qe dihet se shteti demtohet ne kesi rastesh.

Kundër vendimit nr.67, date 14.12.2004 të Gjykatës Ushtarake të Apelit Tirane ka bërë rekurs i gjykuari Çlirim Musaj duke parashtruar keto shkaqe:

- Nuk jam subjekt i dispozitave të K.P.Ushtarak pasi kam pasur detyren e shefit të zyrës së Armatimit në Ministrinë e Rendit.

- Urdhëri i Ministrit të Brendshëm nr.01-60, datë 15.06.1984 është shfuqizuar.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e anetares Shpresa Beçaj, prokurorin Skender Breca, qe kerkoi

mospranimin e rekursit, Av. A. Haxhia, qe kerkoi pranimin e rekursit dhe mbasi shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NGjate shqyrtimit te materialeve te çeshtjes gjyqesore penale qe u perket te gjykuarve

Defrim Baçellari e Çlirim Musaj u konstatua se, dy rekurset e te gjykuarve, kunder vendimit nr.67, date 14.12.2004 te Gjykates Ushtarake te Apelit Tirane, jane paraqitur tej afatit 30 ditor te parashikuar nga neni 435 te K.Pr.Penale.

Ne rastin e te gjykuarve ka rezultuar se vendimi i Gjykates Ushtarake te Apelit eshte shpallur me date 14.12.2004 ne prani te avokateve mbrojtes te te gjykuarve. Te dy rekurset e te gjykuarve, sipas shenimeve te vena mbi to nga ana e kryesekretarise se gjykates, jane paraqitur e depozituar ne gjykate me daten 13.01.2005. Data e paraqitjes se rekurseve nuk bie dite pushimi

306

Page 307: Tetor 2005

apo dite feste zyrtare por bie dite e enjte. Nga perllogaritjet e bera del qe dy rekurset e te gjykuarve jane paraqitur nje dite jashte afatit 30 ditor te parashikuar nga neni 435 i K.Pr.Penale.

Ne keto rrethana bazuar ne nenin 420/"c" te K.Pr.Penale nuk ka vend per shqyrtimin e rekurseve nga ana e Kolegjit Penal e per pasoje duhet te vendoset mospranimi i tyre.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 420/"c" te K.Pr.Penale,

V E N D O S IMospranimin e rekursit te paraqitur kunder vendimit nr.67, date 14.12.2004 te Gjykates

Ushtarake te Apelit Tirane.

Tirane, me 12.10.2005

307

Page 308: Tetor 2005

Nr.1096/406 i Regj. ThemeltarNr.686 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Spiro Spiro KryesuesYlvi Myrtja AnetarArdian Dvorani AnetarBesnik Imeraj AnetarShpresa Beçaj Anetare

ne seance gjyqesore, me date 12.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:

TË PANDEHURVE: ARBEN HAXHIHYSENI

EDMOND TAFA

RUDIN SEJDINI

A K U Z U A R:Per vepren penale te

"Vrasjes me dashje" ne bashkepunim.Per vepren penale te

"Plagosjes se rende me dashje" ne bashkepunimBaza ligjore: Nenet 76 dhe 25 te Kodit Penal,

Nenet 88/1 dhe 25 te Kodit Penal.

Gjykata e shkalles se pare Elbasan, me vendimin nr.10, date 16.01.2003 ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Arben Haxhihyseni per vepren penale të "vrasjes me dashje" ne bashkepunim ndaj viktimes Kirtjon Allkja, parashikuar nga nenet 76 dhe 25 te Kodit Penal dhe denimin e tij me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Arben Haxhihyseni per vepren penale të "plagosjes se rende me dashje" ne bashkepunim ndaj te demtuarit Altin Boçi, parashikuar nga nenet 88/1 dhe 25 te Kodit Penal dhe denimin e tij me 7 vjet burgim.Ne aplikim te nenit 55 te K.Penal denimin perfundimisht te te pandehurit Arben Haxhihyseni me 25 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Edmond Tafa per vepren penale të "vrasjes me dashje" ne bashkepunim ndaj viktimes Kirtjon Allkja, parashikuar nga nenet 76 dhe 25 te Kodit Penal dhe denimin e tij me 10 vjet burgim.

308

Page 309: Tetor 2005

Deklarimin fajtor te te pandehurit Edmond Tafa per vepren penale të "plagosjes se rende me dashje" ne bashkepunim ndaj te demtuarit Altin Boçi, parashikuar nga nenet 88/1 dhe 25 te Kodit Penal dhe denimin e tij me 3 vjet burgim.Ne aplikim te nenit 55 te K.Penal denimin perfundimisht te te pandehurit Edmond Tafa me 11 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Rudin Sejdini per vepren penale të "vrasjes me dashje" ne bashkepunim ndaj viktimes Kirtjon Allkja, parashikuar nga nenet 76 dhe 25 te Kodit Penal dhe denimin e tij me 10 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Rudin Sejdini per vepren penale të "plagosjes se rende me dashje" ne bashkepunim ndaj te demtuarit Altin Boçi, parashikuar nga nenet 88/1 dhe 25 te Kodit Penal dhe denimin e tij me 3 vjet burgim.Ne aplikim te nenit 55 te K.Penal denimin perfundimisht te te pandehurit Rudin Sejdini me 11 vjet burgim.Provat materiale te sekuestruara me proçes-verbalin e dates 07.12.2001, "nje thike me doreze e perbere nga dy pjese metalike si te nikeluara" te asgjesohet pasi vendimi te kete marre forme te prere.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.121, date 10.04.2003 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit penal nr.10, date 16.01.2003 te Gjykates se shkalles se pare Elbasan per te pandehurit Arben Haxhihyseni dhe Edmond Tafa.

Gjykata e Larte Tirane, me vendimin nr.519, date 08.10.2003 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.121, date 10.04.2003 te Gjykates se Apelit Durres dhe kthimin e akteve, per rishyrtim me trup tjeter gjykues ne po ate gjykate.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.178, datë 04.06.2004 ka vendosur: Prishjen e vendimit nr.10, date 16.01.2003 te Gjykates se shkalles se pare Elbasan dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, por me trup tjeter gjykues.

Kunder vendimit nr.178, date 04.06.2004 te Gjykates se Apelit Durres ka paraqitur rekurs Prokuroria e Apelit Durres, e cila ka kerkuar prishjen e ketij vendimi dhe kthimin e akteve per rishqyrtim ne po ate gjykate, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e shkalles se pare ka zbatuar te gjitha kerkesat ligjore proçedurale per njoftimin e te pandehurve dhe zhvillimin e gjykimit.

- Gjykata ka vendosur ne seancen gjyqesore te dates 24.10.2002 deklarimin e mungeses se te pandehurve, pasi sipas nenit 352/4 te K.Pr.Penale eshte provuar se ata i fshihen drejtesise.

- Argumentimi i i gjykates se apelit se nuk ka asnje proçesverbal qe te konfirmoje kerkimet e bera per te pandehurit, eshte i gabuar, pasi siç percaktohet ne nenin 141 te K.Pr.Penale, urdherimi i kerkimit behet nga prokurori me qellim per te nxjerre vendimin e mosgjetjes. Pra kerkesat e ketij neni jane te zbatueshme vetem ne hetimet paraprake.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

309

Page 310: Tetor 2005

pasi degjoi relatimin e anetares Shpresa Beçaj, si degjoi prokurorin Skender Breca, qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Durres dhe kthimin e çeshtjes per rishqyrtim, Av. Q. Gjonaj, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Durres dhe mbasi shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Durres me te cilin eshte prishur vendimi nr.10, date

16.01.2003 i Gjykates se shkalles se pare Elbasan dhe eshte derguar çeshtja per rigjykim, duhet te prishet sepse nuk eshte i bazuar ne ligj.

Rekursi i paraqitur nga ana e prokurorit eshte i bazuar sepse ngre probleme qe parashikohen nga neni 432, pika 1, germa "c" i K.Pr.Penale te cilat perbejne shkak per shqyrtimin e çeshtjes nga Kolegji Penal.

Çeshtja penale ne ngarkim te te gjykuarve Arben Haxhihyseni, Edmond Tafa e Rudin Sejdini, eshte shqyrtuar me pare nga Gjykata e Apelit Durres, e cila me vendimin nr.121, date 10.04.2003, ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Elbasan nr.10, date 16.01.2003. Mbi rekursin e te gjykuarve, kjo çeshtje eshte shqyrtuar nga ana e Kolegjit Penal te Gjykates se Larte, i cili, duke mos konstatuar shkelje proçedurale ne gjykimin ne shkalle te pare, ka prishur vetem vendimin e Gjykates se Apelit Durres nr.121, date 10.04.2003, per shkelje te dispozitave proçedurale "mbi njoftimet" e "deklarimin e mungeses te te gjykuarve" dhe e ka kthyer çeshtjen per rishqyrtim ne kete gjykate, me trup gjykues tjeter.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, si shqyrtoi aktet ne dosje, pretendimet e parashtruara ne rekursin e prokurorit, si degjoi palet, konstaton se shkaqet e ngritura ne rekursin e prokurorit per prishjen e vendimit nr.178, date 04.06.2004 te Gjykates se Apelit Durres, jane te drejta e te bazuara ne ligj.

Gjykata e Apelit Durres ne rishqyrtimin e çeshtjes, pasi ka zhvilluar gjashte seanca gjyqesore per periudhen 20.01.2004 deri me 21.05.2004, nuk i ka riparuar shkeljet per te cilat Kolegji Penal ja kishte kthyer çeshtjen per rishqyrtim, dhe ne menyre te padrejte nuk e ka gjykuar çeshtjen ne themel por e ka kthyer ate per rigjykim ne gjykaten e shkalles se pare, pikerisht per ato shkelje per te cilat Kolegji Penal ja kishte kthyer çeshtjen asaj per rishqyrtim. Qendrimi i mbajtur nga Gjykata e Apelit Durres vjen ne kundershtim me dispoziten "zbatimi i detyrueshem e detyrave te vendimit", sipas te ciles "detyrimet dhe konkluzionet e vendimit te Gjykates se Larte jane te detyrueshme per gjykaten qe rishqyrton çeshtjen.

Duke qene ne keto kushte Kolegji Penal çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Durres duhet te prishet dhe aktet te kthehen per rishqyrtim ne menyre qe detyrat dhe konkluzionet e vendimit nr.519. date 08.10.2003 te zbatohen ne menyre te detyrueshme.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441 germa "ç" te K.Pr.Penale

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.178, date 04.06.2004 te Gjykates se Apelit Durres dhe dergimin e

çeshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 12.10.2005

310

Page 311: Tetor 2005

Nr.776 i Regj. ThemeltarNr.687 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Spiro Spiro KryesuesShpresa Beçaj Anetare Besnik Imeraj AnetarArdian Dvorani AnetarYlvi Myrtja Anetar

ne seance gjyqesore te dates 21.09.2005, 12.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale me nr.776 akti, qe i perket:

TË PANDEHURVE: ZAIM SKUKA

VALTER KURTI

A K U Z U A R:Për veprën penale të "Vrasjes nga pakujdesia".

Parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal.

Gjykata e shkallës së parë Tiranë me vendimin nr.703, datë 29.06.2004 ka vendosur:Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Zaim Skuka, për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes nga pakujdesia" parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal.Deklarimin fajtor të të pandehurit Valter Kurti, për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes nga pakujdesia" parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me gjashtë muaj burgim.Bazuar në nenin 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi me kusht që i pandehuri Valter Kurti, për një periudhë prove prej tre vjetësh të mos kryejë vepër tjetër penale po kaq të rëndë apo më të rëndë

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.48, datë 26 .01.2005 ka vendosur si më poshtë:Lënien në fuqi të vendimit nr.703, datë 29.06.2004 të Gjykatës së shkallës së parë Tiranë për të pandehurin Valter Kurti.Ndryshimin e vendimit të mësipërm duke deklaruar fajtor të pandehurin Zaim Skuka për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia dhe në bazë të nenit 85 të K.Penal e dënon me 500.000 (pesëqind mijë) lekë gjobë.

Kundër vendimit nr.48, datë 26 .01.2005 të Gjykatës së Apelit Tirane ka bërë rekurs i pandehuri Zaim Skuka, i cili kerkon prishjen e tij, për shkaqet:

- Vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë është i njëanshëm, haptazi i padrejtë dhe alogjik.

311

Page 312: Tetor 2005

- Gjykata e apelit ka vepruar në kundërshtim me kërkesat e nenit 383, pika 1 "ç" të K.Pr.Penale.

- Gjykata e apelit ndryshe nga ajo e Shkallës së Parë, nuk ka bërë dallimin midis detyrës së administratorit të pallatit Karavan që është kryer nga i pandehuri Zaim Skuka dhe Administratorit të firmës ndërtuese Karavan (që është kryer nga z. Amer Elzy).

- Sipas akt-marrëveshjes së datës 06.09.200, pallati "Karavan" është administruar në mënyrë të dyfishtë: nga njëra anë, ruajtjes së objektit dhe për pastërtinë e qetësinë në pallat, administrohej nga administratori, i pandehuri Zaim Skuka. Nga ana tjetër, për sa i përket administrimit teknik, i ngelet kompleksit Karavan, i cili sipas akt marrëveshjes, do të ketë në ngarkim të gjitha difektet që do të ndodhin, në ujë, ashensor, energji, etj.

- Gjykata e apelit ka vepruar haptazi në kundërshtim me kërkesat e nenit 152/1,2 të K.Pr.Penale.

- Nga dëshmitarët Mihal Dhamo, Haxhi Xhindi, etj., deklarohet se administratori përgjegjës për gjendjen teknike të ashensorëve ka qenë vetëm Amer Elzay dhe jo Zaim Skuka.

- I pandehuri Zaim Skuka, nuk ka konsumuar asnjë element të kësaj vepre penale, sepse mungon lidhja shkakësore ndërmjet mosveprimeve të tij dhe pasojës së ardhur.

- Në qëndrimin e të pandehurit Zaim Skuka, nuk ka veprime neglizhente që të kenë sjellë drejtpërdrejt pasojën.

- Kërkojmë prishjen e vendimit nr.48, datë 26.01.2005 të Gjykatës së Apelit Tiranë, dhe lënien në fuqi të vendimit nr.703, datë 29.06.2004 të Gjykatës së shkallës së parë Tiranë.

Kundër vendimit nr.703, date 29.06.2004 të Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, si dhe vendimit nr.48, datë 26 .01.2005 të Gjykatës së Apelit Tirane ka bërë rekurs i gjykuari Valter Kurti, i cili ka kerkuar prishjen e tij, për shkaqet:

- Gjatë shqyrtimit gjyqësor në të dy shkallët e gjykimit nuk u provua shkaku i aksidentit.- Dy aktet e ekpertimit që janë kryer në lidhje me ngjarjen e dates 10.09.2002 ku vdiq

viktima Besim Reka, janë kondradiktore me njëri-tjetrin në lidhje me konkluzionet e nxjerra prej tyre.

- Gjykatat në vendimet e tyre arsyetojnë se shkaku i aksidentit është mungesa e dyerve të brendshme, pra merr në konsideratë vetëm një akt ekpertimi.

- Nuk është provuar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e mosveprimit të të akuzuarit Valter Kurti.

- Vendimet si i gjykatës së shkallës së parë, ashtu dhe i apelit jane te gabuar dhe nuk mbështeten në ligjin material siç është Kodi Penal.

- Vepra penale "vrasje nga pakujdesia" kërkon që pasoja të ketë ardhur drejtpërdrejt nga mosveprimi i subjektit të krimit, ndërsa në rastin konkret një fakt i tillë nuk u provua.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ylvi Myrtja, prokurorin Saliko Hajno, qe tha se rekursi

eshte paraqitur jashte afatit ligjor dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NTe pandehurit Zaim Skuka dhe Valter Kurti jane akuzuar dhe derguar per gjykim per

vepren penale te vrasjes nga pakujdesia te parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal.Gjykata e shkalles se pare Tirane me vendimin nr.703, date 29.06.2004 ka deklaruar

fajtor dhe denuar vetem te pandehurin Valter Kurti, ndersa te pandehurin Zaim Skuka e ka deklaruar te pafajshem.

312

Page 313: Tetor 2005

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.48, date 26.01.2005 ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se shkalles se pare Tirane per te pandehurin Valter Kurti dhe ka ndryshuar vendimin e mesiperm per te pandehurin Zaim Skuka duke e deklaruar fajtor e denuar me 500.000 (peseqind mije) leke gjobe.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, kane ushtruar rekurs te dy te pandehurit. Rekurset e tyre jane depozituar ne gjykate me daten 25.02.2005. Nga perllogaritja rezulton se rekurset jane paraqitur nje dite jashte afatit te parashikuar nga neni 435 i Kodit te Procedures Penale. Sipas kesaj dispozite rekursi duhet te paraqitet brenda tridhjete diteve nga dita qe vendimi ka marre forme te prere. Vendimi i gjykates se apelit ka marre forme te prere me daten 26.01.2005. Dita e fundit e mundeshme per te paraqitur rekursin i bie data 24.02.2005. Ne fakt rekurset jane paraqitur me daten 25.02.2005.

Meqenese nuk jane respektuar dispozitat ligjore per paraqitjen e rekursit ne afatin e caktuar, Kolegji Penal i Gjykates se Larte konkludoi se, rekurset e te pandehurve nuk duhet te pranohen.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 420/1, pika "c" te Kodit te Procedures

Penale,

V E N D O S IMospranimin e rekurseve paraqitura nga te pandehurit Zaim Skuka dhe Valter Kurti

kunder vendimit nr.48, date 26.01.2005 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 12.10.2005

313

Page 314: Tetor 2005

Nr.627 i Regj. ThemeltarNr.688 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Spiro Spiro KryesuesShpresa Beçaj AnetareBesnik Imeraj AnetarArdian Dvorani AnetarYlvi Myrtja Anetar

ne seance gjyqesore te dates 12.10.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen penale me nr.627 akti, qe i perket:

TË PANDEHURIT: GËZIM BALLA

A K U Z U A R:Për kryerjen e veprës penale të vjedhjes me armë,

te kryer në bashkëpunim.Parashikuar nga nenet 140 e 25 të K.Penal.

Gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin nr.42, date 09.11.2004 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Balla për kryerjen e veprës penale të vjedhjes me armë në bashkëpunim dhe në bazë të neneve 140 dhe 25 të KPenal dënimin e tij me 13 vjet burgim.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë me vendimin nr.25, date 22.12.2004 ka vendosur si më poshtë:

Lënien në fuqi të vendimit nr.42, datë 09.11.2004 të Gjykatës për Krime të Rënda Tiranë.

Kundër vendimit nr.25, date 22.12.2004 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Tirane ka paraqitur rekurs i gjykuari Gëzim Balla, i cili ka parashtruar shkaqet:

- Përgjimi ambjental është i paligjshëm dhe nuk i është nënshtruar shqyrtimit gjyqësor.- Vendimet e gjykatave janë marrë në kundërshtim me normat procedurale që përcaktojnë

shqyrtimin e provave në seancë gjyqësore.- Është shkelur neni 152/1 i K Pr Penale (çmuarja e provave)- Janë shkelur kërkesat e nenit 50 të K.Pr.Penale pasi pa praninë e avokatit, merret

vendimi për njohjen e personit nëpërmjet zërit.- Deklaruesja Irma Kulloli deklaroi se zëri i të pandehurit Gëzim ngjan me atë të

grabitësit, dyshim ky që shkon në favor të të pandehurit.

314

Page 315: Tetor 2005

- Në 12 orë e gjysëm përgjim janë rregjistruar vetëm 4 fjali pa lidhje e kuptim.- Dëshmitarët në gjykim deklaruan se kanë qenë me të pandehurin deri në orët e para të

mëngjesit të asj dite që ka ndodhur grabitja.- Në kontrollet e banesës së të pandehurit Gëzim Balla nuk është gjetur asgjë e

kundraligjshme.- I paligjshëm është dhe pretendimi i gjykatave përsa i përket rrekjes për të bërë të

pabesueshme deshmitë e dëshmitarëve qëë vërtetojnë alibinë e të pandehurit.- Kërkojmë prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe kthimin e

akteve për rishqyrtim.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Ylvi Myrtja, Prokurorin Saliko Hajno, qe kerkoi lenien

ne fuqi te vendimeve te te dy gjykatave, perfaqesuesin e te gjykuarit Gezim Balla, Av. Neshat Fana, qe kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne gjykaten e shkalles se pare, si dhe bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NMe date 31.12.2003 rreth orës 00.30, kur shtetasit Genci Shima dhe Irma Kullolli ishin

duke udhetuar me mjetin e tyre tip "Tojota" me targa Greke, ne rrugen nacionale Elbasan - Tirane, në nje kthese te dyfishte, ne vendin e quajtur Qafa e Kërrabës i kanë dalë përpara 3 (tre) persona të armatosur e të maskuar, njeri prej te cileve i pandehuri Gezim Balla.

I pandehuri Gezim Balla, se bashku me dy bashkepuntoret e tij, nen kercenimin e armeve kane arritur te ndalojne makinen me te cilen po udhetonin shtetasit Genci Shima dhe Irma Kullolli.

Ne momentin e ndalimit, personat e armatosur u kane marre të dy të demtuarve sendet vetjake si unaze e byzylyk floriri, aparatin celular e nje sasi lekesh. I pandehuri Gezim Balla, i ndodhur ne krahun e pasagjerit i ka marre te demtuares, Irma Kullolli, nje telefon celular, canten vetjake si dhe nje xhup.

Pasi kane realizuar vjedhjen, autoret i kane detyruar te demtuarit te devijonin rrugen duke e futur autoveturen ne nje rruge qorre.

Menjehere mbas ngjarjes te demtuarit kane shkuar ne piken me te afert te karburantit dhe kane kerkuar ndihme. Punonjesi i pikes se karburantit ju ka dhene telefonin e vet celular, me te cilin te demtuarit kane njoftuar policine.

Ne kallzimin e saj e demtuara Irma Kullolli ka dhene disa tipare te personit qe e ka vjedhur duke e pershkruar si me poshte: "Personi i cili me ka grabitur mua ishte me gjatesi 1.72 cm.; i shendetshem, dhe mbante veshur rroba te cilat me duket se kane qene me shume ne ngjyre jeshile dhe ky nuk kishte arme fare, dhe nga dialekti me fjalet qe me ka folur mua me eshte dukur se ishte nga veriu…"

Pas marrjes se kallzimeve nga te demtuarit, organi i prokurorise ka filluar procedimin penal dhe ka ndaluar te pandehurin Gezim Balla. Mbi kerkimin e prokurorise, Gjykata e shkalles se pare Tirane, pasi ka vleftesuar te ligjshem ndalimin ka caktuar per te pandehurin Gezim Balla masen e sigurimit arrest ne burg.

Me daten 05.01.2004, te demtuares Irma Kullolli, i eshte paraqitur per t’u njohur me ane te zerit i pandehuri Gezim Balla. Kjo paraqitje per njohje eshte bere ne pajtim me nenin 174 te Kodit te Procedures Penale. Pas paraqitjes per njohje me ane te zerit e demtuara ka deklaruar: "… zeri i shtetasit Gezim Balla ngjan me zerin e njerit prej autoreve dhe pikerisht te atij qe eshte

315

Page 316: Tetor 2005

afruar tek dera e makines … nuk jam kategorike ne percaktimin tim por them se me nje perqindje te larte zeri i ketij personi i takon njerit prej autoreve te ngjarjes".

Me daten 06.01.2004, prokuroria ka vendosur pergjimin e bisedave dhe komunikimeve midis shtetasve Gezim Balla dhe Enver Basha (ndaluar dhe arrestuar per te njejten ngjarje per te cilin eshte vendosur pushimi i akuzes). Biseda e pergjuar eshte zbardhur nga oficeri i policise gjyqesore.

Me daten 07.01.2004, prokuroria ka kerkuar nga gjykata te vleftesohet i ligjshem vendimi per lejimin e pergjimit midis shtetasve Gezim Balla dhe Enver Basha. Gjykata e shkalles se pare Tirane me vendimin nr.01 akti, te dates 08.01.2004 ka vendosur: "Vleftesimin si te ligjshem te vendimit per lejimin e pergjimit te dates 06.01.2004 per pergjimin midis shtetasve Gezim Balla dhe Enver Basha".

Ne perfundim te hetimeve, mbasi jane vecuar e pezulluar hetimet per dy autoret e tjere, i pandehuri Gezim Balla eshte derguar per gjykim nen akuzen e vjedhjes me arme ne bashkepunim te parashikuar nga nenet 140 dhe 25 te Kodit Penal.

Gjykata e shkalles se pare per Krimet e Renda Tirane me vendimin nr.42, date 09.11.2004 ka vendosur: "Deklarimin fajtor te te pandehurit Gezim Balla per kryerje te vepres penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim dhe ne baze te neneve 140 dhe 25 te Kodit Penal denimin e tij me 13 (trembedhjete) vjet burg, duke filluar vuajtjen e denimit nga data e ndalimit 05.01.2004".

Vendimin e dhene nga gjykata e shkalles se pare e ka ankimuar avokati i te pandehurit Gezim Balla. Ne ankim pretendohet se gjykata ne kundershtim me ligjin dhe kerkesen e avokatit te te pandehurit nuk ka shqyrtuar ne gjyq shiritin e pretenduar te rregjistruar gjate pergjimit ambiental. Avokati i te pandehurit ka kerkuar qe shiriti te degjohej nga gjykata dhe ajo padrejtesisht e ka refuzuar. Sipas avokatit te te pandehurit neni 152 i Kodit te Procedures Penale sanksionon se cdo prove i nenshtrohet shqyrtimit gjyqesor dhe nuk ka vlere te paracaktuar. Avokati i te pandehurit ka pretenduar se pergjimi ambjental eshte cmuar pa u shqyrtuar. Kerkesa e avokatit ka qene qe pergjimi te shqyrtohej ne seance duke u degjuar.

Avokatet e te pandehurit me ane te nje kerkese me shkrim te paraqitur diten e gjykimit ne gjykaten e apelit, kane kerkuar perseritjen pjeserisht te shqyrtimit gjyqesor. Ne kerkese thuhet: "Te merret ne cilesine e proves kaseta e pergjimit te bisedes midis te pandehurit Gezim Balla dhe shtetasit Enver Basha, e te degjohet ne seancen gjyqesore ne prani te oficerit te policise gjyqesore dhe specialistit, te cilet kane kryer pergjimin dhe qe duhet te japin shpjegimet e tyre lidhur me permbajtjen e kasetes dhe transkriptimin e saj".

Me vendim te ndermjetem nuk eshte pranuar kerkesa e mbrojtesve me arsyetimin: "… nuk shikohen kushtet e perseritjes te shqyrtimit gjyqesor sipas nenit 427 te Kodit te Procedures Penale … gjate gjykimit ne apel nuk ka dale asnje situate e re, qofte juridike apo e te provuarit …".

Pas shqyrtimit te ankimit, Gjykata e Apelit per Krime te Renda me vendimin nr.25, date 22.12.2004 ka vendosur: "Lenien ne fuqi te vendimit nr.42, date 09.11.2004 te Gjykates per Krime te Renda.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit per Krime te Renda ka paraqitur rekurs avokati i te pandehurit Gezim Balla.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se pretendimi i ngritur ne rekurs ne lidhje me degjimin e pergjimit qendron. Vendimet e gjykatave jane marre ne kundershtim me normat procedurale qe percaktojne shqyrtimin dhe cmuarjen e provave te sanksionuara ne nenet 3/2, 152/1 dhe 380 te Kodit te Procedures Penale. Keto nene percaktojne se:

316

Page 317: Tetor 2005

1. Gjykata jep vendimin ne baze te provave qe shqyrtohen e verifikohen ne seance gjyqesore.

2. Cdo prove i nenshtrohet shqyrtimit dhe nuk ka vlere te paracaktuar.3. Per te marre vendimin gjykata nuk mund te perdore prova te tjera vec atyre qe jane

marre ose verfifikuar ne shqyrtimin gjyqesor.Te gjitha dispozitat procedurale te cituara me siper e ngarkojne gjykaten me detyrimin

per te shqyrtuar dhe verifikuar cdo prove ne seance gjyqesore drejtpersedrejti. Gjykatat padrejtesisht kane refuzuar kerkesen e mbrojtesve te te pandehurit Gezim Balla per degjimin e shiritit te pergjimit. Duke rrezuar kerkesen per degjim, gjykatat, e kane cmuar kete prove pa e shqyrtuar e verifikuar plotesisht ne seance gjyqesore. Per te percaktuar vertetesine dhe fuqine provuese te pergjimit dhe rezultatit te dale nga pergjimi duhet qe ai te degjohet drejtpersedrejti ne seance gjyqesore.

Per rrjedhoje, Kolegji Penal i Gjykates se Larte konludon se vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet dhe aktet te kthehen per rishqyrtin ne te njejten gjykate. Ne zbatim te kerkesave te nenit 440 te Kodit te Procedures Penale, i vihet detyre gjykates se apelit qe shirtin e pergjimit ta administroje si prove vetem pasi ta shqyrtoje e verifikoje, duke e degjuar drejtpersedrejti ne seance gjyqesore.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/1, pika "c" te Kodit te Procedures

Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.25, date 22.12.2004 te Gjykates se Apelit per Krime te Renda dhe

kthimin e akteve te kesaj ceshtje per rishqyrtim ne te njejten gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 12.10.2005

317

Page 318: Tetor 2005

Nr.1159 i Regj. ThemeltarNr.689 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Spiro Spiro KryesuesShpresa Beçaj Anetare Besnik Imeraj AnetarArdian Dvorani AnetarYlvi Myrtja Anetar

ne seance gjyqesore te dates 12.10.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen penale me nr.1159 akti, qe i perket:

TË PANDEHURIT: ILIR NELAJ

A K U Z U A R:Për veprën penale të

"Vjedhjes me arme te kryer ne bashkepunim".Baza ligjore: Neni 140 dhe 25 i Kodit Penal.

Gjykata e shkallës së parë Vlore me vendimin nr.161, datë 21.05.2004 ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Ilir Nelaj per vepren penale te vjedhjes me arme te kryer ne bashkepunim te parashikuar nga neni 140 dhe 25 i K.Penal dhe denimin e tij me 10 (dhjete) vjet burgim.Vuajtja e denimit fillon nga data e ekzekutimit te mases se sigurimit dhe do te kryhet ne nje burg te Sigurise se Larte.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.264, datë 01.10.2004 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr. 161 date 21.05.2004 te Gjykates se shkalles se pare Vlore.

Kundër vendimit nr. 161 date 21.05.2004 te Gjykates se shkalles se pare Vlore dhe

vendimit nr. 264 date 01.10.2004 te Gjykates se Apelit Vlore ka bërë rekurs i pandehuri Ilir Nelaj, i cili kerkon prishjen e te dy vendimeve dhe duke e gjykuar ceshtjen ne fakt te vendose pushimin e ceshtjes ne ngarkim te te gykuarit Ilir Nelaj duke parashtruar këto shkaqe:

- Organi i procedures dhe policia gjyqesore kane kapur ne flagrance shtetasin Adriatik Kozhupa duke e arrestuar ate dhe me pas i gjithe hetimi dhe gjykimi i kesaj ceshtje nuk eshte bere duke ndjekur parimet proceduriale te objektivitetit dhe te zbulimit te se vertetes, por eshte manipuluar ne menyre te tille per te bere sa me komode poziten te denuarit Adriatik Kozhupa, i cili eshte autori kryesor i vepres penale.

- Nuk ekzistojne prova qe vertetojne kryerjen e vepres penale prej te gjykuarit Ilir.

318

Page 319: Tetor 2005

- Deklarimet e shtetasit Adriatik Kozhupa qe jane marre si te mireqena si nga organi procedues ashtu edhe nga gjykata vijne ne kundershtim me deklarimet e tij, ne momentin e kapjes ne flagrance te dates 29.01.1999.

- I pandehuri Ilir Nelaj nuk ka qene ne momentin e pare person i dyshuar si autor i kesaj vepre penale, fakt ky i vertetuar plotesisht me ate qe urdheri per ndalimin e tij nga ana e prokurorit ka dale 20 dite pas ngjarjes dhe kerkesa per mase sigurimi eshte bere rreth nje muaj me mbrapa.

- Gjithashtu nga ana e prokurorit u kerkuan te administrohen prova te nje procedimi tjeter penal dhe nuk u pranua qe ne seance te degjohej drejperdrejt Adriatik Kozhupa, pretendim ky, qe u mor ne konsiderate nga gjykata.

- Perdorimi si prove i deklarimeve te Adriatik Kozhupes vjen ne kundershtim me me nenin 156 te K Pr Penale.

- Gjykata ne qofte se do te merrte nje prove te tille duhet ta degjonte ate ne menyre te drejtperdrejte pasi vendimi per Adriatik Kozhupen ka marre forme te prere dhe ne keto kushte ai duhet te pyetej si deshmitar ne lidhje me te gjykuarin Ilir Nelaj.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ylvi Myrtja, prokurorin Saliko Hajno, qe kerkoi lenien

ne fuqi te dy vendimeve, si dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NMe daten 29.01.1999, i pandehuri Ilir Nelaj sebashku me nje person tjeter te

paidentifikuar, ka shkuar ne lokalin e fshatit Drashovice te rrethit Vlore dhe atje ka gjetur te denuarin Adriatik Koxhupa, me te cilin ka patur njohje te meparshme. I pandehuri Ilir ka patur me vete nje cante sportive ne te cilen ndodheshin dy arme zjarri dhe dy maska.

Pasi kane dale nga lokali i pandehuri Ilir u ka propozuar qe te tre sebashku "te benin nje pune". Ne pergjigje te propozimit te te pandehurit Ilir, ata kane vajtur ne afersi te Ures se fshatit Peshkepi.

Ne kohen kur po vinte nje automjet ne afersi te ures, i pandehuri Ilir dhe shoku i tij i paidendifikuar kane vendosur maskat, kane marre nga nje arme dhe kane zbritur poshte ures per t'i dale perpara automjetit. Te denuarin Adriatik e kane lene siper ne koder per te bere roje.

Automjeti qe po i afrohej ures ka qene furgon tip "Iveko" me targa VL 0376 A, prone e firmes "Fotokola" dhe drejtohej nga Tedi Bollano. Ne automjet pervec shoferit kane qene edhe dy punetore te quajturit Elidon Loshi dhe Sulejman Cela.

Per ta detyruar automjetin qe te ndalonte, i pandehuri Ilir dhe bashkepuntori i tij, qe te dy te maskuar, kane filluar te gjuajne me armet qe kishin ne ajer. Nen kercenimin e armeve i pandehuri Ilir dhe shoku i tij i kane kerkuar shoferit dhe deshmitareve te tjere qe shoqeronin ate te dorezonin te gjitha leket qe kishin me vehte. Shoferi dhe deshmitaret kane refuzuar duke thene se nuk kishin leke me vehte. Ne kete kohe i pandehuri Ilir dhe bashkepunetori i tij kane qelluar me arme brenda gabines se automjetit. Ne keto rrethana deshmitaret Tedi Bollano, Elidon Loshi dhe Sulejman Cela jane detyruar te dorezojne 300.000 leke qe kane patur me vehte.

Mbas marrjes se lekeve qe te tre autoret e kesaj vjedhje jane larguar ne drejtim te kodrave te fshatit.

Pas marrjes se denoncimit forcat e policise kane mberritur menjehere ne vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit qe i kane bere zones perreth, kane gjetur te fshehur ne nje ullishte te denuarin Adriatik dhe canten ku ishin armet dhe maskat e perdorura gjate kryerjes se vepres

319

Page 320: Tetor 2005

penale. Meqenese i denuari Adriatik eshte kapur menjehere pas kryerjes se vepres penale me armet dhe prova e tjera materiale, nga te cilat dukej se ai e kishte kryer vepren penale, forcat e policise, e kane arrestuar ne flargrance. I pandehuri Adriatik ka shpieguar se ne vjedhje kane marre pjese ai i pandehuri Ilir Nelaj dhe nje person tjeter i panjohur prej tij.

Mbi kete baze jane derguar per gjykim te pandehurit Adriatik Koxhupa dhe Ilir Nelaj. Me vendim te ndermjetem te marre ne seancen e gjyqesore te dates 16.09.1999, Gjykata e shkalles se pare Vlore ka vecuar ceshtjen ne ngarkim te te pandehurit Adriatik, pasi ky i fundit ka kerkuar gjykim te shkurtuar. Perfundimisht Gjykata e shkalles se pare Vlore me vendimin nr.74, date 16.09.1999 ka deklaruar fajtor dhe denuar te pandehurin Adriatik Koxhupa. Vendimi gjyqesor me te cilin eshte deklaruar fajtor dhe denuar i pandehuri Adriatik ka marre forme te prere pa u ankimuar.

Gjykata e shkalles se pare Vlore me vendimin nr.161, date 21.05.2004 ka vendosur:"Deklarimin fajtor te te pandehurit Ilir Nelaj per vepren penale te vjedhjes me arme te

kryer ne bashkepunim te parashikuar nga neni 140 dhe 25 i Kodit Penal dhe denimin e tij me 10 (dhjete) vjet burgim".

Mbi ankimin e te pandehurit Ilir Nelaj ceshtja eshte gjykuar edhe nga Gjykata e Apelit Vlore e cila me vendimin nr.264, date 01.10.2004 ka vendosur:

"Lenien ne fuqi te vendimit nr.161, date 21.05.2004 te Gjykates se Rrethit Vlore".Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe gjykates se apelit ka bere rekurs i

pandehuri i cili ka kerkuar prishjen e te dy vendimeve, gjykimin e ceshtjes ne fakt dhe pushimin e ceshtjes ne ngarkim te tij.

Sikunder rezulton nga aktet e dosjes, nga rrethanat dhe faktet e pranuara si dhe analiza dhe vleresimi i provave te marra dhe verifikuara ne shqyrtimin gjyqesor, te dy gjykatat me te drejte kane krijuar bindjen se i pandehuri Ilir Nelaj ka konsumuar elementet e vepres penale te vjedhjes me arme te kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 140 e 25 te Kodit Penal.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte konstaton se ne rekursin e te pandehurit Ilir Nelaj nuk rezulton asnje nga shkaqet e parashikuara ne nenin 432 te Kodit te Procedures Penale. Pretendimi i te pandehurit Ilir se nuk e ka kryer vepren penale per te cilen akuzohet, nuk qendron pasi si gjykata e faktit dhe ajo e apelit ne vendimet e tyre i jane referuar provave te cilat i kane marre ne pajtim me kerkesat e ligjit procedural. Gjithashtu Kolegji Penal i Gjykates se Larte konstaton se gjykatat i kane cmuar provat ne perputhje me kerkesat e ligjit procedural pasi i kane shqyrtuar ato (provat) ne teresine e tyre. Provat e pakontestueshme mbi te cilat jane bazuar gjykatat jane:

1. Deklarimet e deshmitareve Tedi Bollano, Elidon Loshi e Sulejman Cela, te cilet kane shpieguar se u kane dale perpara dy persona te maskuar e te armatosur te cilet kane qelluar ne ajer dhe brenda ne gabine dhe u kane marre leket.

2.Proces verbali i kqyrjes se automjetit tip "Iveko" me targa VL.0376A, si dhe tabela fotokrafike qe ka shoqeruar kete veprim. Nga keto veprime ka rezultuar se ne xhamin paraprites dhe porten e pasagjerit jane konstatuar vrima te shkaktuara nga arme zjarri. Keto fakte jane konfirmuar edhe nga deklarimet e shoferit dhe dy punetoreve qe e shoqeronin ate.

3. Proces verbali i kqyrjes se vendit te ngjarjes dhe skica shoqeruese. Ne kqyrje jane fiksuar pese cope gezhoja te cilat jane sekuestruar si prova materiale te gjetura ne vendin e ngjarjes.

4. Proces verbali mbi gjetjen dhe bllokimin e provave te tjera materiale sikunder jane canta sportive, dy arme zjarri dhe dy maska si dhe proces verbali per sekuestrimin dhe marrjen e tyre si prova.

320

Page 321: Tetor 2005

5. Akt ekspertimi nr.23, date 10.01.1999 me ane te te cilit konfirmohet se gezhojat e gjetura ne vendngjarje jane qitur nga armet qe jane gjetur ne vendngjarje.

6. Akt ekspertimi nr. 211, date 10.02.1999 i cili konfirmon se armet e gjetura ne vendin e ngjarjes ishin te rregullta teknikisht dhe se me ato jane realizuar qitjet e gezhojave te gjetura ne vend ngjarje.

7. Deponimet e te denuarit Adriatik Koxhupa bere qe ne momentin e arrestimit ne flagrance. Ky i denuar ka identifikuar si autore te vjedhjes pervec vetes edhe te pandehurin Ilir Nelaj (neni 152/3 K.Pr.Penale).

Provat e analizuara me siper jane marre prej burimeve te parashikuara nga Kodi i Procedures Penale (neni 149 K.Pr.Penale) dhe ne perputhje me rregullat e caktuara nga ky kod. Keto prova kane vertetuar se vepra penale objekt akuze eshte kryer nga i pandehuri Ilir Nelaj. Edhe cmuarja e ketyre provave eshte bere ne perputhje me kerkesat e nenit 152 te Kodit te Procedures Penale. Prandaj me te drejte ai eshte deklaruar fajtor e denuar nga gjykata.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 441/1 pika "a" te Kodit te Procedures

Penale,

V E N D O S ILenien ne fuqit te vendimit te vendimit nr.264, date 01.10.2004 te Gjykates se Apelit

Vlore.

Tirane, me 12.10.2005

321

Page 322: Tetor 2005

Nr.1200 i Regj. ThemeltarNr.690 i vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarBesnik Imeraj AnetarShpresa Beçaj AnetareYlvi Myrtja Anetar

në seancen gjyqesore të datës 13.10.2005 mori në shqyrtim çështjen penale me nr.1200 akti që i përket:

KËRKUES: GEZIM ÇELA

OBJEKTI: Ndryshimi i mases se sigurimit.

Baza ligjore: Neni 260 te K.Pr.Penale.

Gjykata e shkalles se pare Lushnje, me vendimin e dates 10.06.2005, ka vendosur:Te shpalle moskompetencen e saj lendore per gjykimin e çeshtjes penale nr.24 regjistri themeltar, regjistruar me date 08.06.2005, qe i perket kerkeses se te pandehurit Gezim Çela, me objekt ndryshimin e mases se sigurimit.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr. 52 date 24.06.2005 ka vendosur:Mos shqyrtimin e çeshtjes dhe dergimin e akteve per kompetence ne Gjykaten e Larte.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ylvi Myrtja, degjoi prokurorin Artur Selmani, qe kerkoi

kthimin e akteve administrativisht prane gjykates se apelit dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NKerkuesi Gezim Çela, eshte akuzuar se ne bashkepunim me te pandehurin Granit Sina,

kane kryer vepren penale te vjedhjes me dhune, te parashikuar nga nenet 139 dhe 25 te K.Penal. Me vendimim nr.50, date 12.06.2002, Gjykata e shkalles se pare Lushnje ka caktuar per te pandehurin Gezim Çela si mase sigurimi personal, ate te arrestit ne burg.

Gjykata e shkalles se pare Fier, me vendimin nr.48, date 13.05.2004, e ka deklaruar fajtor ate, per vepren penale per te cilen akuzohej, duke caktuar dhe denimin prej 6 vjet burg. Ky

322

Page 323: Tetor 2005

vendim eshte prishur nga Gjykata e Apelit Vlore dhe çeshtja eshte kthyer per rigjykim ne gjykaten e apelit, vendim ky qe eshte rekursuar ne Gjykaten e Larte.

Nderkohe, me date 07.04.2005, i pandehuri Gezim Çela, i ka paraqitur Gjykates se shkalles se pare Lushnje, nje kerkese per ndryshimin e mases se sigurimit, ne nje mase me te lehte, bazuar ne nenin 260 te K.Pr.Penale.

Me vendimin nr.50, date 26.05.2005 Gjykata e shkalles se pare Lushnje, ka shpallur moskompetencen lendore te saj, bazuar ne nenin 83/1 i K.Penal, duke orientuar kerkuesin t’i drejtohet me kerkese gjykates qe ka ne shqyrtim themelin e çeshtjes.

Kunder vendimit te shpalljes se moskompetences lendore, te siperpermendur, kerkuesi ka paraqitur kerkese ankimore ne Gjykaten e Apelit Vlore dhe kjo e fundit, me vendimin nr.52, date 24.06.2005, ka vendosur mos shqyrtimin e çeshtjes dhe dergimin e akteve per kompetence ne Gjykaten e Larte. Nga ana e gjykates se apelit eshte arsyetuar se ne kushtet qe gjykata e shkalles se pare ka shpallur moskompetencen e saj dhe i ka derguar aktet ne gjykaten kompetente, ne zbatim te nenit 86 te K.Pr.Penale, ankimi nuk do te shqyrtohet prej saj, pasi kjo çeshtje eshte kompetence gjykimi e Gjykates se Larte.

Gjykata ka gabuar ne dhenien e vendimit te siperpermendur.Gjykata e Apelit Vlore, eshte vene ne levizje mbi ankimin e kerkuesit, kunder vendimit

te gjykates se shkalles se pare, pra ne rrugen normale te ardhjes se çeshtjeve per gjykim prane saj.

Ne keto kushte, ndryshe nga konkluzioni i arritur prej saj, kjo si gjykate kompetente ishte e detyruar te merrte ne shqyrtim ankimin dhe te vleresonte vendimin gjyqesor qe kundershtohej.

Sa me siper, duhet vendosur prishja e tij dhe dergimi i çeshtjes per vazhdimin e gjykimit prane gjykates se apelit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/ç te K.Pr.Penale,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.52, date 24.06.2005 te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin e

çeshtjes per vazhdimin e gjykimit, ne po ate gjykate.

Tirane, me 13.10.2005

323

Page 324: Tetor 2005

Nr.803 i Regj.ThemeltarNr.691 i Vendimit

VENDIM

NË EMER TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Spiro Spiro KryesuesShpresa Beçaj AnëtareYlvi Myrtja AnëtarArdian Dvorani AnëtarBesnik Imeraj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 12.10.2005, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:

TË PANDEHURVE: PETRIT MANE, i biri i Vllasit, i dtl. 1983, banues në Vlorë, i padënuar.

ANDREA RUNGAJA, i biri i i Koçit, i dtl. 1947, banues në Vlorë.

BLEDAR RUNGAJA, i biri i Andresë, banues në Vlorë.

A K U Z U A R:I pari: për kundërvajtjen penale të plagosjes së lehtë me dashje,

kurse dy të tjerët: për kundërvajtjen penale të dëmtimëve të tjera me dashje,

vepra të parashikuara, përkatësisht nga nenet 89 e 90 të K.Penal.

Gjykata e shkallës së parë Vlorë, me vendimin nr.221, datë 20.07.2004, vendosi:Të deklarojë fajtor të pandehurin Petrit Mane për kundërvajtjen penale të plagosjes së lehtë me dashje dhe, në zbatim të nenit 89 të K.Penal, e dënoi me 60.000 (gjashtë dhjetë mijë) lekë gjobë.Të deklarojë fajtor të pandehurin Andrea Rungaja për kundërvajtjen penale të dëmtimeve të tjera me dashje në dëm të shtetasit Spiro Lila dhe, në zbatim të nenit 90 të K.Penal, e dënoi me 20.000 (njezetë mijë) lekë gjobë.Të deklarojë fajtor të pandehurin Bledar Rungaja për kundërvajtjen penale të dëmtimeve të tjera me dashje në dëm të shtetasit Spiro Lila dhe, në zbatim të nenit 90 të K.Penal, e dënoi me 20.000 (njëzetë mijë) lekë gjobë.

324

Page 325: Tetor 2005

Të deklarojë të pafajshëm të pandehurit Andrea e Bledar Rungaja për kundërvajtjen penale të dëmtimeve të tjera me dashje në dëm të shtetasit Petrit Mane.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.404, datë 22.12.2004, vendosi:Mospranimin e apelit.

Kundër këtij vendimi kanë paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, të gjykuarit Andrea dhe Bledar Rungaja me të cilin kërkojnë prishjen e tij, duke parashtruar:

- Meqënëse vendimi i gjykatës së shkallës së parë u dorëzua në sekretari vetëm dy ditë para mbarimit të apelit 10-ditor, u detyruam që, derisa të na krijohej mundësia për studimin e dosjes, të paraqesim kërkesë për zënie afati. Më datë 10.12.2004, 12 ditë përpara seancës gjyqësore, kemi dorëzuar në sekretarinë e gjykatës, ankimin e plotë.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Spiro Spiro; prokurorin Artur Selmani, i cili kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NSe, nga aktet e fashikullit të procedimit penal që i përket të gjykuarve Petrit Mane dhe

Andrea e Bledar Rungaja, rezulton se, me vendimin 221, datë 20.07.2004 të Gjykatës së shkallës së parë Vlorë, ata janë deklaruar fajtorë dhe dënuar me gjobë; i pari, për kundërvajtjen penale të plagosjes së lehtë me dashje, parashikuar nga neni 89 i K.Penal, kurse dy të tjerët, për kundërvajtjen penale të dëmtimeve të tjera me dashje, parashikuar nga neni 90 i tij. Rezulton gjithashtu se, ditën e dhjetë mbas dhënies së vendimit (me datë 29.07.2004), të gjykuarit Andrea e Bledar Rungaja kanë paraqitur, pranë asaj gjykate, nje kërkesë të titulluar "Për zënie afati", me të cilën kërkonin fotokopjimin e dosjes, me qëllim studimi të saj, nga avokati, për të paraqitur ankimin e plotë, të cilin, sipas shënimit që ndodhet në të, e paraqitën me datën 10.12.2004, (d.m.th. 12 ditë para fillimit të gjykimit të çështjes). Këtë ankim Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.404, datë 22.12.2004, të saj, duke arsyetuar vetëm për mosplotësimin, sipas saj, të kërkesave të dispozitës së nenit 412 të K.Pr.Penale, të kërkesës së parë (asaj, të titulluar për zënie afati), jo vetëm që nuk e mori në shqyrtim, por as që e përmendi se ekziston në dosje, vendim të cilin Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e gjen të pabazuar në ligj dhe për rrjedhojë, të cënueshëm.

Kolegji arriti në këtë përfundim, pasi edhe pse kërkesa e datës 29.07.2004, nga emërtimi, formalisht ka formën e një kërkese për zënie afati, (nocion ky që, nga gjykata e apelit, me të drejtë është konsideruar jashtprocedural), në përmbajtjen e saj bën fjalë për një ankim, ndonëse të paplotë, kundër një vendimi gjyqësor konkret. Kjo pasi në lëndën e saj, permendet jo vetëm gjykata që e ka dhënë, por edhe numri dhe data e dhënies së tij. Për më tëpër, veç kësaj kërkese, nga ana e të gjykuarve, i është drejtuar me kërkesë të veçantë sekretarisë së gjykatës që ka dhënë vendimin, thuajse me të njëjtën përmbajtje, veprim ky që dëshmon, si për pamundësinë, për shkaqe që nuk vareshin prej tyre, te paraqitjes se ankimit të plotë kundër vendimit të gjykatës, ashtu edhe për insistimin serioz dhe dëshirën subjektive të tyre për të paraqitur ankim kundër tij.

Kolegji çmon se ankimin e plotësuar sipas kërkesave të ligjit, në zbatim të kërkesave të pikës 2, të dispozitës së nenit 415 të K.Pr.Penale, të gjykuarit e paraqitën sikundër u përmend, më datën 10.12.2004 - dymbëdhjetë ditë para fillimit të gjykimit. Ndodhur para këtyre rrethanave, ky Kolegj çmon se, nga ana e gjykatës së apelit, të gjykuarve, nuk iu krijuan kushtet

325

Page 326: Tetor 2005

ligjore për të realizuar të drejtën e ankimit ndaj një vendimi fajësie që gjykata e shkallës së parë ka dhënë ndaj tyre.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/ç të K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.404, datë 22.12.2004 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe kthimin e

akteve për rishqyrtim në po atë gjykatë, me trup gjykues tjetër.Tiranë, më 12.10.2005

Nr.932 i Regj.ThemeltarNr.692 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Spiro Spiro KryesuesShpresa Beçaj AnëtareYlvi Myrtja AnëtarArdian Dvorani AnëtarBesnik Imeraj Anëtar

ne seancën gjyqësore të datës 12.10.2005, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:

KËRKUESIT: ROLAND VELIKO, i biri i Aliut, i datl.1969, banues në Vlorë

OBJEKTI:Kundërshtim i vendimit të sekuestrimit të një autoveture.

Gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin nr.20, datë 07.03.2005, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin nr.6, datë 07.04.2005, vendosi:

Mospranimin e ankimit të kërkuesit Roland Veliko.

Kundër këtij vendimi kanë paraqitur rekurs, në Gjykatën e Lartë, avokatët Basri Mana e Tanusha Selimi, me të cilin kërkojnë prishjen e tij, duke parashtruar:

- Vendimi i gjykatës së apelit vjen në kundërshtim me nenin 43 të Kushtetutës. Vendimi i gjykatës së shkallës së pare nuk mund të konsiderohet si një urdher, ose si nje vendim jo përfundimtar.

326

Page 327: Tetor 2005

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Spiro Spiro; prokurorin Artur Selmani, i cili kërkoi

lenien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Tirane; përfaqesuesen e kërkuesit - Av. Tanusha Selimi, e cila kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe pasi e bisedoi cështjen në tërësi,

V Ë R E N Se, vendimi nr.6, datë 07.04.2005 i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tirane, është

marrë në kundërshtim me dispozitat e K.Pr.Penale dhe prandaj, duhet të prishet.Nga aktet e fashikullit të procedimit penal që i përket kërkuesit Roland Veliko, rezulton

se, Gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin nr.20, datë 07.03.2005, rrëzoi kërkesën, me të cilën ai kundërshtonte vendimin e sekuestrimit të një autoveture. Kundër këtij vendimi nga ana e avokatëve të autorizuar me prokurën nr.443 Kol. dhe 1661 Rep., datë 01.03.2005, u bë ankim në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me të cilin kërkohej prishja e tij dhe pranimi i kërkesës. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, megjithëse pranon se, sipas nenit 208 të K.Pr.Penale, vendimi me të cilin prokurori ka vendosur sekuestrimin e një objekti, ankimohet në gjykatën e shkallës së parë, e cila garanton ligjshmërinë e veprimeve të këtij organi gjatë hetimeve paraprake, me arsyetimin se, vendimi që disponon sekuestron mbetet ai i prokurorit, kurse, pas shqyrtimit të ankimit, gjykata nuk del me vendim për disponimin për të drejtën e kësaj sekuestroje, me vendimin nr.6, datë 07.04.2005, të saj, vendosi mospranimin e ankimit.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë konstaton se, nga ana e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, në marrjen e këtij vendimi, nuk janë interpretuar dhe zbatuar drejt kërkesat e dispozitave të neneve 212, 301 dhe 407 të K.Pr.Penale, në të cilat parashikohet, përkatësisht, e drejta e ankimit në gjykatë kundër vendimit të sekuestrimit (neni 212) dhe vleftësimit të sekuestros së vënë, në raste të ngutëshme, nga policia gjyqësore nga ana e prokurorit (neni 301), si dhe rastet e mjetet e ankimit kundër vendimeve dhe urdhërave të gjykatës, në përgjithësi (neni 407).

Kështu, në një kohë kur, si nga forma, ashtu dhe nga përmbajtja dhe pjesët përbërëse të tij, akti me të cilin ka dalë gjykata e shkallës së parë për krime të rënda, në përfundim te shqyrtimit që, në zbatim të dispozitës së 212 të K.Pr.Penale, i qe paraqitur asaj, pavarësisht nga zgjidhja, plotëson kërkesat e pikës 3 të dispozitës së nenit 112 të K.Pr.Penale, rreth vendimit gjyqësor, gjykata e apelit, duke arsyetuar sikundër u përmend më lart, vendosi mospranimin e ankimit të paraqitur ndaj tij.

Nisur edhe nga formulimi i paragrafit të parë të dispozitivit të vendimit të saj, sipas të cilit është vendosur "mospranimi i ankimit ndaj vendimit të gjykatës për krime të rënda" konstatohet se, edhe terminologjia e përdorur nga vete gjykata e apelit vjen ndesh me arsyetimin e përdorur po nga vete ajo.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/"ç" të K.Pr.Penale,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.6, date 07.04.2005 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda,

Tiranë dhe kthimin e akteve, për rishqyrtim në po atë gjykatë, me trup gjykues tjeter.

327

Page 328: Tetor 2005

Tirane, me 12.10.2005

328

Page 329: Tetor 2005

Nr.616 i Rregj. ThemeltarNr.701 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro Anetar Besnik Imeraj AnetarShpresa Beçaj AnetareYlvi Myrtja Anetar

ne seance gjyqesore te dates 20.10.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen penale me nr.616 akti, qe i perket:

TË PANDEHURIT: YLLI MUÇA

A K U Z U A R:Se ka kryer vepren penale

te vrasjes me paramendim ne bashkepunim. Parashikuar nga neni 78 e 25 i K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Elbasan, me vendimin nr.164, date 28.12.1999, ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Ylli Muça per vepren penale te vrasjes me paramendim te kryer ne bashkepunim dhe ne baze te neneve 78 e 25 te K.Penal, denimin e tij me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurve Blerim Çela dhe Bardhyl Qosja per vepren penale te vrasjes me paramendim te kryer ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 78 e 25 te K.P., denimin e tyre perkatesisht me nga 15 vjet burg.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.190, date 09.06.2003, ka vendosur: Prishjen e vendimit nr.164, date 28.12.1999 te Gjykates se shkalles se pare Elbasan vetem per te pandehurin Ylli Muça dhe dergimin e akteve nje kolegji tjeter te kesaj gjykate per rigjykim.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, me vendimin nr. 632, date 17.12.2003, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.190, date 09.06.2003 te Gjykates se Apelit Durres dhe kthimin e akteve per rigjykim po aty, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr. 281, date 01.10.2004, ka vendosur:Mospranimin e ankimit te paraqitur nga i pandehuri Ylli Muça, ndaj vendimit nr.164, date 28.12.1999 te Gjykates se shkalles se pare Elbasan, sepse ka marre forme te prere ne te gjitha shkallet e gjykimit.

329

Page 330: Tetor 2005

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs i gjykuari Ylli Muça, i cili ka kerkuar prishjen e tij dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne ate gjykate, duke parashtruar keto shkaqe:

- Ky vendim eshte rrjedhoje e keqinterpretimit te arsyetimeve dhe dispozitivit te vendimeve te Gjykates se Larte, duke mos ju futur themelit te çeshtjes, por duke riperseritur te njejtin dispozitiv me ate te vendimit nr.31, date 04.02.2002, te Gjykates se Apelit Durres, qe ka vendosur mospranimin e ankimit te pandehurit Ylli Muça, sepse vendimi ka marre forme te prere.

- Gjykata e apelit, ne kundershtim me sa ka arsyetuar ne vendim, fillimisht ka pranuar kerkesen per pyetjen e te pandehurit, i cili dha shpjegime dhe rrezoi kerkesen per paraqitjen e disa provave dhe pyetjen e disa deshmitareve, pa argumentuar lidhur me kete fakt.

- Nese gjykata e apelit ka pengesa ligjore, çeshtja te kaloje ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte per t’u zgjidhur.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Ylvi Myrtja, degjoi prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi

prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim po ne gjykaten e apelit dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NI gjykuari Ylli Muça dhe te denuarit Blerim Çela dhe Bardhyl Qosja, jane akuzuar se me

date 29.05.1996, rreth ores 2200 kane kryer vrasjen e shtetasit Zharin Dushku, me paramendim dhe ne bashkepunim.

Gjykata e shkalles se pare Elbasan, me vendimin nr.164, date 28.12.1999 i ka deklaruar ata fajtore per vepren penale te parashikuar nga neni 78 e 25 te KPenal dhe ka denuar me 20 vjet burgim Ylli Muçen dhe nga 15 vjet burgim Blerim Çelen dhe Bardhyl Qosen.

Kunder ketij vendimi kane paraqitur ankim te pandehurit Blerim Çela e Bardhyl Qosja, si dhe avokati i caktuar kryesisht per te pandehurin Ylli Muça. Ne gjykimin ne gjykaten e apelit, mbi kerkesen paraprake te bere nga prokurori i seances gjyqesore, nga ana e gjykates, me vendim te ndermjetem eshte vendosur mospranimi i ankimit te te gjykuarit Ylli Muça, me aresyetimin se ankimi eshte bere nga mbrojtesi Bujar Dyrmyshi, i caktuar kryesisht gjate gjykimit ne gjykaten e shkalles se pare, pra nga nje person qe nuk legjitimohet te beje ankim. Mbas ketij vendimi te gjykates, gjykimi ka vazhduar pa pranine te ndonje mbrojtesi te te gjykuarit Ylli Muça. Ne vendimin e saj perfundimtar nr.62, date 31.03.2000, Gjykata e Apelit Durres arsyeton edhe lidhur me fajesine e ketij te gjykuari, duke argumentuar shqyrtimin e çeshtjes, ne ngarkim te Ylli Muçes, per aq sa ka lidhje me ankimet e dy te pandehurve te tjere.

Mbi rekursin e te gjykuarit Blerim Çela, Kolegji Penal i Gjykates se Larte me vendimin nr.37, date 18.01.2001 ka lene ne fuqi vendimet e ankimuara.

I gjykuari Ylli Muça, i cili ka qene ne mungese ne gjykimet e zhvilluara, me daten 23.05.2001 eshte kapur nga Interpoli ne Athine dhe me date 06.09.2001 eshte bere dorezimi i tij. Duke pretenduar se me vendimin e gjykates se shkalles se pare eshte njohur pas kontaktit me avokatin, me daten 20.09.2001, Ylli Muça ka kerkuar rivendosjen ne afat, per te bere ankim, kunder vendimit gjyqesor nr.164, date 28.12.1999 te Gjykates se shkalles se pare Elbasan, kerkese kjo qe i eshte pranuar.

330

Page 331: Tetor 2005

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.31, date 04.02.2002 ka vendosur mospranimin e ankimit te te pandehurit Ylli Muça, duke aresyetuar se "Vendimi nr. 164 i gjykates se shkalles se pare eshte marre nje here ne shqyrtim nga gjykata e apelit, e cila ka lene ne fuqi vendimin dhe persa i perket fajesise dhe mases se denimit, ne lidhje me te pandehurin Ylli Muça. Vendimi eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Larte, prandaj gjykata e apelit nuk mund te marre ne shqyrtim rishtaz te njejten çeshtje".

Gjykata e Larte, me vendimin nr.650, date 06.11.2002 ka prishur vendimin e gjykates se apelit te siperpermendur (nr.31, date 04.02.2002) dhe ka derguar aktet po ne Gjykaten e Apelit Durres per vazhdimin e gjykimit, duke aresyetuar se "Gjykata e apelit shqyrton çeshtjen dhe per bashketepandehurit e tjere qe nuk kane bere ankim, por kurdohere brenda shkaqeve te ngritura ne ankim nga ankimuesit. Ne rrethanat kur ankimi i te denuarit Blerim Çela permban shkaqe personale qe kane te bejne me alibine e tij, nuk mund te konsiderohen se gjykata brenda shkaqeve te ankimit te bere prej Blerim Çeles kishte te drejte te shqyrtonte dhe pjesen e te gjykuarit Ylli Muça qe pretendonte gjithashtu alibi, qenien e tij ne Greqi, ne kohen e ndodhjes se krimit"“.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.190, date 09.06.2003, ka prishur vendimin nr.164, date 28.12.1999 te Gjykates se shkalles se pare Elbasan vetem per te pandehurin Ylli Muça, pasi ka konstatuar pavlefshmerine e njoftimin e tij dhe e ka kthyer çeshtjen per rigjykim ne kete gjykate.

Mbi rekursin e te gjykuarit Ylli Muça, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, me vendimin nr.632, date 17.12.2003, ka prishur vendimin nr.190, date 09.06.2003 te Gjykates se Apelit Durres dhe ka kthyer çeshtjen per rigjykim, me orientimin se gjykata e apelit duhet te shqyrtoje vete çeshtjen dhe ne eventualitetin e nevojes se perseritjes se shqyrtimit gjyqesor, ajo mund ta beje nje gje te tille kryesisht, ose me kerkesen e paleve, sikurse kerkon neni 427 i K.Pr.Penale.

Gjykata e Apelit Durres, pasi ka arritur ne konkluzionin se kishte pengese ligjore dhe kushtetuese per te vazhduar gjykimin e kesaj çeshtjeje, pasi ajo kishte perfunduar me vendim te formes se prere, me vendimin nr.281, date 01.10.2004, ka vendosur mospranimin e ankimit te paraqitur nga i pandehuri Ylli Muça, kunder vendimit nr.164, date 28.12.1999 te Gjykates se Rrethit Elbasan.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se gjykata e apelit, nuk ka respektuar kerkesat e nenit 440 dhe 447/2 te K.Pr.Penale. Ne dhenien e vendimit te siperpermendur nuk ka zbatuar detyrat e lena nga Gjykata e Larte, ne dy vendimet nr.650, date 06.11.2002 dhe nr.632, date 17.12.2003, me te cilat eshte urdheruar rigjykimi i çeshtjes nga gjykata e apelit, duke u marre ne shqyrtim ankimi i paraqitur nga i pandehuri Ylli Muça.

Sa me siper, duhet prishur vendimi i gjykates se apelit dhe çeshtja duhet kthyer per rigjykim, po ne gjykaten e apelit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/ç te K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.281, date 01.10.2004 te Gjykates se Apelit Durres dhe kthimin e

akteve per rigjykim, ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, më 20.10.2005

331

Page 332: Tetor 2005

Nr.1171/480 i Rregj. ThemeltarNr.702 i vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro Anetar Besnik Imeraj AnetarShpresa Beçaj AnetareYlvi Myrtja Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale me nr.1171/480 akti, qe i perket:

TË PANDEHURIT: AGRON SULA

A K U Z U A R:Për kryerjen e veprës penale të vrasjes me dashje,

parashikuar nga neni 76 i K Penal.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.344, date 14.04.2003, ka vendosur:Te deklaroje fajtor te pandehurin Agron Sula, per vepren penale te vrasjes me dashje, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal e denon ate me 15 (pesembedhjete) vjet burgim.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.508, date 01.10.2003, ka vendosur :Lenien ne fuqi te vendimit nr.344, date 14.04.2003,te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Gjykata e Larte, me vendimin nr.129, date 25.02.2004, ka vendosur :Prishjen e vendimit nr.508, date 01.10.2003 te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e akteve per rigjykim, ne po ate gjykate, me trup gjykues tjeter.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.717, date 28.10.2004, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.344, date 14.04.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs i gjykuari Agron Sula, nepermjet avokatit te tij, i cili kerkon prishjen e vendimit dhe kthimin e akteve per rishqyrtim, duke parashtruar këto shkaqe:

- Vendimi i gjykates se apelit eshte marre ne shkelje te renda proceduriale qe kane ndikuar ne dhenien e vendimit, pasi eshte vepruar ne kundershtim me nenin 427, pika 2 dhe 440/1 te K.Pr.Penale, duke mos iu permbajtur dhe mos kryer asnje prej detyrave te lena

332

Page 333: Tetor 2005

nga Gjykata e Larte me vendimin nr.129, date 25.02.2004 te saj, aq me teper qe ne kete vendim te Gjykates se Larte, eshte arritur ne konkluzionin se me ato prova nuk mund te percaktohet fajesia.

- Duke mos marre ne rigjykim asnje prove te re, gjykata e apelit e ka bazuar vendimin e tij ne aktin e ekspertimit mjeko-ligjor nr.72, date 01.04.1997, i cili dhe eshte bere ne kundershtim me nenet 179, 182 e 183 te K.Pr.Penale, por per me teper, nuk eshte arritur ne konkluzione kategorike, pasi nuk percaktohet ne menyre shkencore drejtimi i qitjes, shkaku i vdekjes dhe lloji i armes.

- Po ashtu, kjo gjykate ka bere te njejtat gabime si ne gjykimet e mepareshme, pasi ka pranuar nje procesverbal te sekuestrimit te sendeve, date 21.07.1997, sipas te cilit vellai i viktimes ka dorezuar me date 21.07.1997, nje pasaporte me nr.528657, qe i perket te pandehurit dhe se gjoja eshte gjetur ne vendngjarje nga dorezuesi, kur ne kallzimin e dates 02.04.1997, te bere po nga ky person nuk eshte pretenduar se eshte gjetur nje gje e tille, pra vetem pas tre muajsh.

- Gjykata e apelit me vendimin nr.185, date 19.04.2002, ka prishur vendimin e gjykates se shkalles se pare, duke i rekomanduar organit te akuzes qe te kerkoje kalimin e akteve prokurorit, pasi te gjitha veprimet procedurale mbi te cilat bazohej vendimi, jane konsideruar te pavlefshme dhe nuk kuptohet se si ka vazhduar gjykimi dhe me te njejtat akte, si gjykata e shkalles se pare dhe ajo e apelit kane arritur ne perfundimin qe i pandehuri qenka fajtor, per me teper qe ky gabim behet dhe pas detyrave te lena nga Gjykata e Larte.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Ylvi Myrtja, degjoi prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi

prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin per rigjykim te saj, degjoi avokatin Qazim Gjonaj, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe atij te shkalles se pare dhe kthimin e saj per rigjykim ne gjykaten e shkalles se pare dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NI gjykuari Agron Sula dhe viktima Basri Dema, kane qene te njohur dhe disa kohe para

ngjarjes se dates 01.04.1007, i pandehuri kishte marre hua prej tij (viktimes), nje sasi parash. Meqenese ishte vonuar ne kthimin e borxhit, viktima duke perfituar nga mungesa e te pandehurit, i cili ndodhej jashte shtetit, si kunderveprim ka shkuar ne shtepine e tij, ku ne pranine e te atit, i ka marre nje automjet-kamion qe ndodhej ne oborr, te cilin ja shiti per llogari te tij deshmitarit Kadri Ziu.

Kur eshte kthyer ne Shqiperi, me t’u vene ne dijeni te ketij fakti, i pandehuri i ka kerkuar bleresit te mjetit dorezimin e tij, duke i kthyer shumen e te hollave te paguara per blerje.

Diten e ngjarjes, me date 01.04.1997, i pandehuri ka qene duke udhetuar me automjetin e siperpermendur, ne rrugen automobilistike Vlore - Fushe Kruje dhe ne afersi te fshatit Budull, eshte kryqezuar me automjetin qe drejtohej nga viktima. Menjehere kane dhene sinjale dhe pasi kane ndaluar dhe kane dale ne rruge qe te dy, jane degjuar te shtena armesh dhe ka mbetur i vdekur viktima.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.344, date 14.04.2003 ka deklaruar fajtor te pandehurin per vrasjen me dashje te parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, duke e denuar me 15 vjet burgim, vendim ky qe eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.508, date 01.10.2003.

333

Page 334: Tetor 2005

Gjykata e Larte, me vendimin nr.129, date 25.02.2004, ka prishur vendimin nr.508, date 01.10.2003, te Gjykates se Apelit Tirane dhe ka kthyer çeshtjen per rigjykim ne po ate gjykate, me trup gjykues tjeter.

Sipas saj, gjykatat duhej te kishin thirrur si deshmitare ekspertin kriminalistik Artan Rexhepi dhe oficerin e policise gjyqesore Besnik Qycolli, pjesemarres ne kqyrjen e kufomes, per te dhene sqarime rreth vertetesise se permbajtjes se ketij akti, duke i ballafaquar ne rast nevoje me mjekun Xhemal Zeneli dhe kete te fundit dhe me vete aktin, i cili mbante nenshkrimin e tij.

Pavaresisht nga sa me siper, gjykata e apelit gjate rigjykimit te çeshtjes ka revokuar vendimin per thirrjen e tyre, me aresyetimin se nuk gjenden.

Ne perfundim te gjykimit, gjykata e apelit, me vendimin nr.717, date 28.10.2004 ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se, gjykata e apelit, gjate rigjykimit te çeshtjes, nuk ka zbatuar detyrat e lena nga gjykata, nderkohe qe sipas nenit 447/2 te K.Pr.Penale "Gjykata e rigjykimit i permbahet vendimit te Gjykates se Larte per çdo çeshtje te se drejtes qe eshte vendosur me te".

Nuk jane njoftuar personat qe kolegji ka orientuar per t’i pyetur dhe nje here lidhur me sqarimin e disa veprimeve te kryera prej tyre, detyrim ligjor qe parashikohet ne nenin 440 te K.Pr.Penale.

Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se njoftimet e ketyre personave nuk jane derguar ne adresat e duhura ku ato punojne apo banojne.

Keshtu per deshmitarin Xhemal Zeneli, flete thirrjet jane derguar ne Spitalin Ushtarak, ne nje kohe qe ky person i pyetur ne gjykim ne seancen e dates 04.11.2002, ka dhene adresen e sakte te tij, ku ai banon.

Po keshtu lidhur me ekspertin kriminalist Artan Rexhepi, flete thirjet ne adrese te tij jane derguar ne Sherbimin Qendror te Ekspertimeve Mjeko-ligjore, ne nje kohe qe ai nuk eshte punonjes prane ketij sherbimi dhe me te drejte ky institucion ka konfirmuar se prane tyre nuk ka mjek me kete emer.

Nga aktet e dosjes, rezulton se veprimet e para hetimore per kete ngjarje, jane kryer prane Komisariatit te Policise nr.4 Tirane, pra si eksperti kriminalist Artan Rexhepi dhe oficeri i policise gjyqesore, kane qene punonjes prane ketij Komisariati.

Sa me siper, arrihet ne konkluzionin se duhet prishur vendimi i gjykates se apelit dhe çeshtja duhet kthyer per rigjykim po ne gjykaten e apelit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/ç te K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.717, datë 28.10.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e

akteve per rigjykim, ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, më 20.10.2005

334

Page 335: Tetor 2005

Nr.529 i Regj. ThemeltarNr.718 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarYlvi Myrtja AnetarBesnik Imeraj AnetarShpresa Beçaj Anetare

ne seance gjyqesore, me date 20.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:

TË PANDEHURIT: BASHKIM ÇOLLAKU

A K U Z U A R:Per vepren penale te "Shkaterrimit te rrjetit telefonik",

parashikuar nga neni 156 i Kodit Penal

Gjykata e shkalles se pare Lushnje, me vendimin nr.70, date 13.07.2004 ka vendosur:Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Bashkim Çollaku i akuzuar per kryerjen e vepres penale te "Shkaterrimit te rrjetit telefonik", te parashikuar nga neni 156 i Kodit Penal, pasi fakti nuk perben veper penale, kjo ne referim te nenit 388/b te K.Pr.Penale.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.303, date 26.10.2004 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.70, date 13.07.2004 te Gjykates se shkalles se pare Lushnje ne kete menyre:Deklarimin fajtor te te pandehurit Bashkim Çollaku per vepren penale te shkaterrimit me dashje te rrjetit telefonik dhe ne baze te nenit 156 paragrafi i pare i Kodit Penal denimin e tij me 200.000 leke gjobe.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs i gjykuari Bashkim Çollaku, nepermjet mbrojtesit te tij avokatit Ilirjan Deshalla, i cili ka kerkuar prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e apelit ne menyre te gabuar ne vendimin e saj pranon se i pandehuri ne kundershtim me ligjin ka kryer veprime per vendosjen e shtylles elektrike si pasoje e se cilave ka ardhur pasoja.

335

Page 336: Tetor 2005

- Ndryshe nga sa pranon gjykata e apelit ne vendimin e saj spostimi i rrjetit elektrik eshte bere me leje te organit kompetent e vertetuar kjo me faktin sepse per kete arsye duhej dhe eshte nderprere energjia per disa ore.

- Hapja e gropes dhe shkaterrimi i kabllit edhe sikur te ishin kryer nga i pandehuri dhe jo nga eskavatoristi siç ka ndodhur ne te vertete nuk mund te kishte konsumuar vepren penale te shkaterrimit te rrjetit telefonik sepse kjo veper nga ana subjektive nuk mund te kryhet veç me dashje pra i pandehuri duhet te parashikonte pasojen, shkaterrimin e kabllit elektrik dhe ta deshironte ate.

- Vete gjykata e apelit ne vendimin e saj i shmanget kesaj kerkese kategorike te ligjit, pa te cilin nuk mund te ekzistoje kjo vepre penale dhe arsyeton si shkak te demtimit te kabllit veprime te te pandehurit qe vijne ne kundershtim me ligjin.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Shpresa Beçaj, prokurorin Artur Selmani, qe kerkoi

prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Vlore dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates faktit Lushnje, Av. E. Kurteshi, qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Vlore dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se rrethit Lushnje dhe si shqyrtoi aktet ne teresi,

V Ë R E NProkuroria e rrethit gjyqesor Lushnje ka paraqitur kerkese perpara Gjykates se shkalles

se pare Lushnje per gjykimin e proçedimit penal ne ngarkim te te gjykuarit Bashkim Çollaku, i akuzuar per kryerjen e vepres penale te "Shkaterrimit te rrjetit telefonik", veper kjo e parashikuar nga neni 156 te K.Penal.

Gjykata e rrethit Lushnje si ka shqyrtuar kerkesen dhe provat e ndodhura ne fashikullin e hetimit dhe dosjen gjyqesore, ka vendosur deklarimin e pafajshem te te gjykuarit Bashkim Çollaku per akuzen e ngritur ndaj tij, duke u shprehur se, fakti nuk perben veper penale ne referim te nenit 388/b te K.Pr.Penale.

Gjykata e Apelit Vlore, ndryshe nga Gjykata e rrethit Lushnje, bazuar ne te njejtat prova, ka arritur ne konkluzionin se, "I gjykuari, ne kundershtim me ligjin, ka kryer veprime per vendosjen e shtylles elektrike dhe si rrjedhoje e ketyre veprimeve te kundraligjshme ka ardhur pasoja. I pandehuri ka patur detyrim ligjor per t'iu drejtuar organeve perkatese qe kane patur ne administrim rrjetin telefonik dhe ate elektrik, duke kerkuar miratimin e lejes perkatese dhe pasi te lejohej nje gje e tille, kishte te drejten te vepronte".

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, si shqyrtoi shkaqet e ngritura ne rekurs, provat e ndodhura ne fashikullin e dosjes hetimore dhe gjyqesore, si degjoi palet ne proçesin penal, çmon se, rekursi i paraqitur nga pala e gjykuar eshte i bazuar ne nenin 432 germa "a" te K.Pr.Penale.

Kolegji Penal arrin ne konkluzionin e mesiperm, sepse, nga aktet e ndodhura ne dosje, rezulton se ne akuzen e ngritur nga organi i akuzes, ndaj te gjykuarit Bashkim Çollaku, mungon elementi i anes subjektive te vepres penale.

Nga gjykimet e kryera nga dy gjykatat ka rezultuar se i gjykuari Bashkim Çollaku eshte pronar i nje hoteli te ndodhur ne vendin e quajtur "Kthesa e Plugut", ne dalje te qytetit te Lushnjes. Se bashku me te gjykuarin, ne ate vend ushtrojne aktivitete te ndryshme sherbimi e tregtie dhe shtetas te tjere te cilet duke pasur probleme te ndryshme me linjen elektrike, kane rene dakort te vendosin ne ate zone nje shtylle elektrike dhe kane ngarkuar te gjykuarin Bashkim qe te merret me proçedurat perkatese per te shtuar linjen elektrike. I gjykuari ka kontaktuar me Zyren e Shperndarjes Elektrike te Drejtorise Berat qe ka ne juridiksion qytetin e Lushnjes dhe pas kerkeses se tij, kjo zone shperndarje, ka lejuar Agjensine Elektrike Lushnje, per te ndertuar piken e lidhjes me energji elektrike nga Fidri nr.4 ne fidrin nr.5, qe vertetohet nga vertetimi me nr.663 prot., date 17.05.2004 i leshuar dhe nenshkruar nga drejtori i zones se shperndarjes,

336

Page 337: Tetor 2005

ing.Foto Duka. Ne hapjen e gropave nen mbikqyrjen e punonjesve te Agjensise Elektrike Lushnje, per hapjen e gropes se trete eshte dashur nderhyrja e nje fadrome, pasi toka ka rezultuar e forte. Gjate punes fadromisti, duke mos ditur se aty kalonte kablli optik i Albtelecomit, ka demtuar kabllin optik ne oren 11.50 te dates 20.01.2004. Ne baze te proçesverbalit te mbajtur per kete qellim, rezulton se demi eshte riparuar ne oren 16.50 pas njoftimit qe i gjykuari ka bere ne zonen Albtelecom Sh.a Lushnje, dhe sipas mandat arketimit nr.47, date 22.01.2004, vlera e demit prej 188.968 leke eshte arketuar per subjektin Albtelecom, nga i gjykuari Bashkim Çollaku.

Ne rrethanat e kryrjes se demtimit te rrjetit kabllor optik nuk rezulton qe veprimi i kryer te jete i formes se kundraligjshem, por i kryer nga pakujdesia dhe mos dijenia, pasi kablli ka qene ne thellesi ne toke dhe pa shenja sinjalistike.

Fakti qe i gjykuari nuk ka respektuar kerkesat e ligjit per t’u pajisur me leje nga organet perkatese te Albtelecomit, nuk perben shkak qe ai te pergjigjet per vepren penale te parashikuar nga neni 156 i K.Penal. Mospasja dijeni nga ana e tij se duhej te merrej edhe miratimi i Albtelecom per hapjen e gropave perkatese nuk e perligj marrjen e tij ne pergjegjesi penale. Siç ka dale nga provat e shqyrtuara nga dy gjykatat, i gjykuari ka kryer punimet me miratimin dhe nen mbikqyrjen e Agjensise Elektrike Lushnje.

Ne rastin konkret, Kolegji Penal çmon se ne veprimet e te gjykuarit nuk provohet dashja ne sjelljen e pasojes se ardhur dhe ne keto kushte duhet te prishet vendimi i Gjykates se Apelit Vlore per zbatim te gabuar te ligjit penal dhe te lihet ne fuqi vendimi i Gjykates se shkalles se pare Lushnje, si i bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441 germa "d" te K.Pr.Penale.

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.303, date 26.10.2004 te Gjykates se Apelit Vlore dhe lenien ne

fuqi te vendimit nr.70, date 13.07.2004 te Gjykates se shkalles se pare Lushnje.

Tirane, me 20.10.2005

337

Page 338: Tetor 2005

Nr.600 i Regj. ThemeltarNr.719 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarBesnik Imeraj AnetarArtan Hoxha AnetarShpresa Beçaj Anetare

ne seance gjyqesore me date 20.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:

TË PANDEHURIT: GRANIT ARIFI, perfaqesuar nga Av. T.Haxhia

A K U Z U A R:Per vepren penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim, mbetur ne tentative,

parashikuar nga neni 140-22-25 i Kodit Penal.

Gjykata e shkalles se pare per Krimet e Renda Tirane, me vendimin nr.16, date 05.07.2004 ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Granit Arifi per vepren penale te vjedhjes me arme te kryer ne bashkepunim, mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 140, 22, 23, 25 e 49 te Kodit Penal dhe denimin e tij me 10 vjet burgim.

Gjykata e Apelit per Krimet e Renda, me vendimin nr.19, date 13.12.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.16, date 05.07.2004 te Gjykates se shkalles se pare per Krimet e Renda Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare per krimet e renda dhe vendimit te gjykates se apelit per krimet e renda ka paraqitur rekurs i gjykuari Granit Arifi, nepermjet mbrojtesit te tij, avokateve Bashkim Nikolla dhe Tomor Haxhiaj, i cili ka kerkuar prishjen e vendimeve dhe pushimin e gjykimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimet e te dy gjykatave jane ne kundershtim me provat e administruara ne dosje gjyqesore dhe ate hetimore, pasi ne asnje nga provat shkencore me perjashtim te deklarimeve te deshmitarit Arlind Doçi nuk doli e provuar se vepra eshte kryer nga i pandehuri Granit Arifi, fakt i cili eshte pranuar indirekt nga gjykata kur eshte shprehur se hetimet kane qene te cekta dhe me mjaft mangesi per te provuar fajesine e te pandehurit.

338

Page 339: Tetor 2005

- Akuza ngrihet mbi thenie jo te qendrueshme e te pa vertetuara nga te demtuarit pasi mes tyre ka paqartesi, pasaktesi e mosperputhje dhe akuza ndaj te pandehurit bazohet vetem ne thenjet e nje personi dhe ne kundershtim me provat shkencore e shkresore, ne nje kohe qe dhe po tu referohesh vete kesaj deshmie qe e implikon te pandehurin aktet e ekspertimit e perjashtojne ne menyre kategorike nje gje te tille.

- Ne gjykimin e zhvilluar ne gjykaten e apelit u administrua nje prove qe tregonte teresisht te kunderten e asaj qe pretendohej nga akuza, pasi sipas aktit te ekspertimit daktiloskopik nr.4877/1, date 15.09.2004, arrihet ne konkluzionin se gjurmet papilare te fiksuara ne vendin e ngjarjes jane formuar nga gishtat e mesit te unazes te majta te shtetasit Shpetim Neza, te cilat po t’i referohemi te vetmeve deklarime qe implikojne te pandehurin Granit, do te thote qe jane krijuar nga njeriu me maske, gje qe tregon se ky person nuk ka qene i pandehuri Granit.

- Pikerisht nisur nga kjo situate e re e krijuar si dhe nga fakti se ne gjykaten e shkalles se pare ka vazhduar gjykimi ndaj shtetasit Shpetim Neza ku sipas proçesverbalit te seances gjyqesore pranohet se kete vjedhje me arme e ka bere ai se bashku me shtetasin Sami Koka, ne kundershtim me te gjitha provat shkresore dhe me provat shkencore qe e perjashtojne mundesine qe gjurmet e gjetura t’i perkasin te pandehurit Granit, te dyja gjykatat kane deklaruar fajtor te pandehurin Granit per nje veper qe nuk ka asnje lloj lidhje me te.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e antares Shpresa Beçaj, prokurorin Artur Selmani, qe kerkoi lenien

ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit per krimet e renda, Avokatin T. Haxhia, qe kerkoi ndryshimin e dy vendimeve dhe deklarimin e pafajshem te te gjykuarit, si shqyrtoi aktet ne dosje,

V Ë R E NMbi kallzimin e bere nga shtetasi Arlind Doçi, organi proçedues ka marre ne pergjegjesi

penale shtetasin Granit Arifi per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim, mbetur ne tentative, parashikuar nga nenet 140, 22-25 te K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare per krimet e renda, bazuar ne deshmine e deshmitarit Arlind se "nga karakteristikat trupore dhe te zerit autori me maske duhej te ishte shtetasi Granit Arifi", dhe bazuar ne proçesverbalin e njohjes se personit me ane te zerit te dates 14.11.2003, ka deklaruar fajtor te gjykuarin Granit Arifi per vepren panle te "vjedhjes me arme te kryer ne bashkepunim, mbetur ne tentative dhe ne baze te neneve 140, 22, 23, 25, 49 te K.Penal e ka denuar me 10 vjet burgim.

Mbi ankimin e bere nga mbrojtesit e te gjykuarit, çeshtja penale ne ngarkim te tij eshte gjykuar nga gjykata e apelit per krimet e renda, dhe ne perfundim eshte lene ne fuqi vendimi i gjykates se shkalles se pare per krimet e renda persa i perket cilesimit ligjor dhe deklarimit fajtor te te gjykuarit Granit Arifi, dhe eshte ndryshuar vendimi persa i perket mases se denimit nga 10 vjet burgim ne 8 vjet burgim duke aplikuar nenin 23 te K.Penal. Ne vendimin e dhene prej saj gjykata e apelit per krimet e renda nuk i ka marre ne konsiderate pretendimet e mbrojtjes per pafajsine e te pandehurit duke arsyetuar se fajesia ne ngarkim te te pandehurit provohet me deklarimet e deshmitareve Arlind e Rushe Doçi, proçesverbali i kqyrjes se vendit te ngjarjes, proçesverbali i kqyrjes se personit, proçesverbalit te njohjes se personit me ane te zerit. Ndersa pretendimit te mbrojtjes, se gjurmet papilare te fiksuara ne vendin e kryerjes se vjedhjes me arme

339

Page 340: Tetor 2005

ne banesen e shtetasit Ahmet Doçi me date 27.08.2003 i perkasin shtetasit Shpetin Neza, te konfirmuara edhe nga Instituti i Policise Shkencore, gjykata e apelit per krimet e renda ka arsyetuar se: "ky fakt nuk e perjashton te pandehurin Granit Arifi nga pergjegjesia penale lidhur me akuzen ne ngarkim te tij pasi ne vendngjarje kane qene dy persona te cilit kane kryer veprime te caktuara pavarsisht se jane lene apo jo gjurme gishtash nga i pandehuri Granit Arifi".

Kolegji Penal i Gjykates se Larte si shqyrtoi aktet e ndodhura ne fashikullin e hetimit dhe te dosjes gjyqesore, pretendimet e parashtruara ne rekurs, konstaton se ne rekursin e paraqitur nga i gjykuari Granit Arifi ngrihen shkaqe nga ato qe parashikohen ne nenin 432 te K.Pr.Penale.

Kolegji Penal çmon si me siper sepse gjykata e apelit per krimet e renda ne kundershtim me kerkesat e nenit 3/2 e 152 te K.Pr.Penale nuk e ka bazuar vendimin mbi bazen e provave te marra apo te verifikuara gjate shqyrtimit gjyqesor, duke qene se keto prova mund te merreshin nga ajo, me qellim qe vendimi i dhene prej saj te permbante, parashtrimin e permbledhur te rrethanave te faktit, provat mbi te cilat bazohet vendimi, si dhe arsyet per te cilat gjykata e quan te papranueshme provat e kunderta. Marrja e te gjitha provave te zbuluara nga organi i hetimit per çeshtjen penale objekt gjykimi dhe shqyrtimi i tyre nga gjykata jane te rendesishme per te arritur ne nje perfundim te sakte lidhur me autoresine ne kete ngjarje kriminale.

Sikurse u arsyetua me siper, rezulton se te dy vendimet e gjykatave per deklarimin fajtor te te gjykuarit Granit Arifi jane bazuar ne deklarimet e deshmitarit Arlind Doçi, dhe bazuar ne proçesverbalin e njohjes se personit me ane te zerit te dates 14.11.2003, ku ky deshmitar ka identifikuar si zerin e njerit prej grabitesve, zerin e te pandehurit Granit Arifi.

Ne seance gjyqesore ne gjykaten e apelit te krimeve te renda, mbrojtja e te pandehurit ka parashtruar se nga ana Institutit te Policise Shkencore ne Ministrine e Rendit Publik eshte konstatuar se disa nga gjurmet e gishtave te gjetura ne vendngjarje i perkisnin shtetasit Shpetim Neza, aktualisht i arrestuar. Pas korospondences zyrtare te kryer, Instituti Policise Shkencore prane Ministrise se Rendit Publik ka konfirmuar se: "Gjurmet papilare te fiksuara ne vendin e ngjarjes 'V/jedhje me arme ne banesen e shtetasit Arlind Doçi me date 27.08.2003 ne Tirane' dhe te pasqyruara ne foton [c] jane formuar nga gishtat e mesit dhe te unazes te majta [8, 9] te Shpetim Azret Neza (me kartelen date 07.06.2004), ndersa gjurmet e tjera nuk jane formuar nga gishtat e personit te lartpermendur".

Ne rrethanat kur para gjykates se apelit per krimet e renda, mbrojtja ka kerkuar te shqyrtohen e te verifikohen prova shkencore qe kane te bejne me autoresine ne ngjarjen kriminale te dates 27.08.2003, ne baze te nenit 427 te K.Pr.Penale, kjo gjykate duhej te vendoste marrjen e provave qe disponon organi akuzues ne lidhje sa me siper. Marrja, çmuarja dhe shqyrtimi i provave te tjera pas dhenies se vendimit te gjykates se shkalles se pare te krimeve te renda, ishte me rendesi per çeshtjen, sepse deklarimi fajtor i te gjykuarit Granit Arifi eshte bere vetem ne baze te nje prove te vetme qe eshte paraqitja per njohje nepermjet zerit, ku rezulton se nga organi proçedues nuk jane zbatuar me pikmeri percaktimet e neneve 172 dhe 174 te K.Pr.Penale, duke patur parasysh se per te bere paraqitjen per njohje nepermjet zerit duhet jo vetem ngjashmeri ne ze te personave por edhe ne dialekt, pasi i demtuari duke qene vete tropojan e ka dalluar lehtesisht dialektin tropojan nga dialektet e tjera qe jane perzgjedhur nga organi proçedues (dibran, pukjan, kuksian dhe tropojan). Gjithashtu nga akt ekspertimi daktiloskopik nr.4847, date 11.12.2003 i Institutit te Policise Shkencore prane Ministrise se Rendit eshte dhene konkluzioni "Gjurmet e gishtave dhe pellembes te fiksuara ne vendin e ngjarjes vjedhje me arme e baneses se shtetasit Arlind Doçi, ndodhur ne daten 27.08.2003 ne Kamez - Tirane, nuk jane formuar nga ndonjeri prej gishtave dhe pellembeve te te dyshuarit Granit Gani Arifi.

Duke qene para provave qe kundershtojne njera - tjetren, Kolegji Penal konstaton se pamjaftueshmeria e shqyrtimit gjyqesor nga ana e Gjykates Apelit per Krimet e Renda,

340

Page 341: Tetor 2005

konsiston ne moszgjerimin e ketij shqyrtimi ne drejtim te identifikimit e percaktimit te dy autoreve te vepres penale te vjedhjes me arme ne banese e te demtuarve Rushe e Arlind Doçi.

Para Kolegjit Penal ne Gjykaten e Larte u parashtrua nga mbrojtja e te gjykuarit Granit Arifi se ne Gjykaten e shkalles se pare per Krimet e Renda eshte ne vazhdim gjykimi i çeshtjes penale ne ngarkim te te pandehurit Shpetim Neza, i akuzuar edhe per kryerjen e vepres penale per te cilen eshte marre ne pergjegjesi penale i gjykuari Granit Arifi.

Kolegji Penal çmon se ky fakt ben te domosdoshme terheqjen e akteve qe permban dosja penale ne ngarkim te te gjykuarit Shpetim Neza, dhe shqyrtimin e tyre per te konkluduar drejt nese i gjykuari Granit Arifi eshte pergjegjes per vepren penale per te cilen eshte akuzuar, apo jane pergjegjes persona te tjere.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441 germa "ç" te K.Pr.Penale

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.19, date 13.12.2004 te Gjykates se Apelit te Krimeve te Renda dhe

kthimin e çeshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 20.10.2005

341

Page 342: Tetor 2005

Nr.1196 i Regj. ThemeltarNr.720 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarShpresa Beçaj AnetareYlvi Myrtja AnetarBesnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.1196 Akti, qe i perket:

TË PANDEHURIT: DEMIR MEMA

A K U Z U A R:Per veprat penale te kanosjes,

mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe vjedhje te pasurise ne bashkepunim,

parashikuar nga nenet 84, 278/2 dhe 134/2 te K.Penal.

TË PANDEHURIT: MARK NDOJ, mbrojtur nga avokat Marash Ibra

A K U Z U A R:Per vepren penale te vjedhjes ne bashkepunim,

parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.641, date 14.06.2004, ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Demir Mema per kryerjen e kundravajtjes penale te kanosjes serioze dhe ne baze te nenit 84 te K.Penal denimin e tij me 1 vit burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Demir Mema per kryerjen e vepres penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe ne baze te nenit 278/2 te K.Penal denimin e tij me 1 vit burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Demir Mema per kryerjen e vepres penale te vjedhjes se pasurise ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 134/2 te K.Penal denimin e tij me 9 vjet burgim.Ne bashkim te denimeve ne baze te nenit 55 te K.Penal i jep nje denim te vetem te pandehurit Demir Mema me 9 vjet burgim.Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale i ulet 1/3 e denimit te mesiperm dhe perfundimisht e denon te pandehurit Demir Mema me 6 vjet burgim.

342

Page 343: Tetor 2005

Deklarimin fajtor te te pandehurit Mark Ndoj per kryerjen e vepres penale te vjedhjes se pasurise ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 134/2 te K.Penal denimin e tij me 5 vjet burgim.Ne zbatim te nenit 51 te K.Penal i ulet ½ e denimit dhe perfundimisht e denon te pandehurin Mark Ndoj me 2 vjet e 6 muaj burgim.Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale i ulet 1/3 e denimit te mesiperm dhe perfundimisht e denon te pandehurin Mark Ndoj me 1 vit e 8 muaj burgim.

Gjykata Apelit Tirane, me vendimin nr.739, date 05.11.2004, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.641, date 14.06.2004 te Gjykates se shkalles se pare Tirane per te pandehurin Demir Mema lidhur me fajesine e kualifikimin ligjor dhe masat e denimit per veprat penale parashikuar nga nenet 84 e 278/2 te K.Penal.Ndryshimin e vendimit te mesiperm per te pandehurin Demir Mema vetem per masen e denimit, per vepren penale te parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal dhe e denon ate me 5 vjet burgim.Ne zbatim te nenit 55 te K.Penal denimin e te pandehurit Demir Mema me 5 vjet burgim. Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale i pandehuri Demir Mema denohet perfundimisht me 3 vjet e 4 muaj burgim.Lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane nr.641, date 14.06.2004, lidhur me fajesine dhe kualifikimin ligjor te vepres per te pandehurin Mark Ndoj.Ndryshimin e vendimit te mesiperm ne masen e denimit dhe ne zbatim te nenit 134/2 te ndryshuar dhe 51 te K.Penal e denon me 2 vjet burgim.Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale duke i ulur 1/3 e denimit perfundimisht e denon me 16 muaj burgim.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs i gjykuari Mark Ndoj, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e shkalles se pare Tirane, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi eshte marre pa u mbeshtetur ne provat e administruara ne seance. I pandehuri Demir Mema ka deklaruar se, i pandehuri Mark Ndoj, as ka vjedhur dhe as ka patur dijeni per vjedhjen e kryer. Po keshtu dhe ky i pandehur mohon akuzen e vjedhjes per te cilen ai akuzohet.

- I pandehuri Mark Ndoj ndonese i mitur, ai eshte marre ne pyetje, nga oficeri i policise gjyqesore, pa pranine e avokatit, e cila ka qene e detyrueshme. Per pasoje ky proçesverbal eshte i pavlefshem.

- Ndonese kam kerkuar ne te dyja shkallet e gjykimit pavlefshmerine e ketij akti, te dyja keto gjykata kane vepruar ne kundershtim me proçeduren penale duke pranuar si prove nje akt absolutisht te pavlefshem.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Saliko Hajno qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit, mbrojtesin av.Marash Ibra qe kerkoi prishjen e vendimit dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

343

Page 344: Tetor 2005

V ËR E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte i bazuar ne ligj e ne prova e duhet te lihet ne

fuqi.Nga Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane dhe ajo e Apelit Tirane, pas analizes teresore te

provave, eshte arritur ne perfundimin se i gjykuari Demir Mema ka kryer vepren penale te kanosjes parashikuar nga neni 84 i K.Penal, te mbajtjes pa leje te armeve luftarake parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe se ne bashkepunim me te gjykuarin Mark Ndoji, ka kryer vepren penale te vjedhjes parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.

Duke analizuar provat e administruara, gjykatat kane deklaruar fajtor te gjykuarin Demir Mema per veprat penale te kanosjes e mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe dy te gjykuarit per vepren penale te vjedhjes te kryer ne bashkepunim, duke arsyetuar se, me daten 17.02.2004, ne banesen e shtetasit Medar Hasa kane vjedhur sende te ndryshme si nje televizor, nje stabilizator, tavoline, elektromotor, etj qe, sipas vleresimit te bere nga eksperti kapin vleren prej 59.700 leke. Perveç ketyre, i gjykuari Demir Mema ka vjedhur edhe nje motoçiklete te shtetasit Flamur Traksi.

Problemi i te provuarit per vjedhjen e kryer ne bashkepunim dhe te pretendimeve te paraqitura, eshte analizuar nga te dyja gjykatat qe kane çmuar se ajo veper eshte kryer. Nisur nga fakti qe eshte vendosur pranimi i kerkeses per gjykim te shkurtuar, gjykata e rrethit dhe e apelit, kane bere analizen mbi aktet e marra gjate hetimit paraprak e te administruara ne gjykim. Ne pyetjen si i pandehur te dates 27.02.2004, Demir Mema ka pohuar se vjedhjen e kishte kryer ne bashkepunim me te gjykuarin Mark, i cili ne pyetjen e bere me cilesine e personit ndaj te cilit zhvillohen hetimet me daten 01.03.2004, ka bere te njejtin deklarim duke pranuar, sikurse pranon edhe i gjykuari Demir, se ai mori stabilizatorin, ndersa sendet e tjera te vjedhura i mori i gjykuari Demir. Me pas, i pyetur si i pandehur, Mark Ndoji ka mohuar pjesmarrjen e tij ne vjedhje, gje qe e kane bere te dy edhe gjate gjykimit ne gjykaten e rrethit e ate te apelit.

Nga proçesverbali i kontrollit te baneses se te gjykuarit Demir Mema e ai i sekuestrimit te proves nateriale, rezulton se jane gjetur disa nga sendet e vjedhura, si tavolina mesi, karroce dore metalike, kater kaseta audio ndersa nga proçesverbali i sekuestrimit te proves materiale te dates 02.02.2004, rezulton se ne banesen e te gjykuarit Mark Ndoji eshte gjetur nje stabilizator.

Ne analizen teresore te provave dhe sendeve te vjedhura e te gjetura ne banesat e te gjykuarve, gjykatat kane arritur ne perfundimin se akuza ne ngarkim te tyre per vjedhje ne bashkepunim eshte e provuar.

Ne rekursin e paraqitur nga i gjykuari Mark Ndoji pretendohet se vendimet e gjykatave jane marre ne shkelje te kerkesave te K.Pr.Penale, pasi kane pranuar si prove deklarimet e bera para oficerit te policise gjyqesore me cilesine e personit ndaj te cilit zhvillohen hetime pa pranine e mbrojtesit.

Duke ju referuar akteve te administruara del se oficeri i policise gjyqesore ka vepruar ne kundershtim me kerkesat e nenit 296 te K.Pr.Penale sipas te cilit "oficeret e policise gjyqesore marrin te dhena nga personi ndaj te cilit zhvillohen hetime ne pranine e detyrueshme te mbrojtesit te tij" pasi nuk eshte patur parasysh pjesmarrja e mbrojtesit. Por, ne kundershtim me sa pretendohet ne rekurs se gjykata nuk ka pranuar kerkesen e mbrojtesit per deklarimin e pavlefshem te atij akti, sipas proçes verbalit te seances gjyqesore te dates 24.05.2004, mbi kerkesen e mbrojtesit, gjykata e ka deklaruar te pavlefshem proçesverbalin e deklarimeve te Mark Ndojit per te cilin edhe prokurori eshte shprehur se nuk do t'a perdorte.

PËR KËTO ARSYE

344

Page 345: Tetor 2005

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/a te K.Pr.Penale,

V E N D O S I Lenien ne fuqi te vendimit nr.739, date 05.11.2004, te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 20.10.2005

345

Page 346: Tetor 2005

Nr.619 i Rregj.ThemeltarNr.722 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga :

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarYlvi Myrtja AnetarShpresa Beçaj AnetareBesnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 24.10.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket:

TË PANDEHURIT: BEHAR DERVISHAJ (SADIKAJ)

A K U Z U A R:Per vepren penale te vjedhjes me shume se nje here,

parashikuar nga neni 134/2 te K.Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Durres, me vendimin nr.563, date 9.09.2004, ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Behar Dervishaj, per vepren penale te vjedhjes me shume se nje here dhe ne baze te nenit 134/2 te K.Penal, e denon me 10 vjet e 6 muaj burgim.Ne aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e denimit dhe perfunddimisht i pandehui Behar Dervishaj, denohet me 7 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.392, date 16.12.2004, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.563, date 09.09.2004 te Gjykates se shkalles se pare Durres, persa i perket deklarimit fajtor te pandehurit Behar Dervishaj (Sadikaj).Ndryshimin e vendimit ne lidhje me cilesimin juridik te vepres penale dhe mases se denimit.Ne baze te nenit 134/3 te K.Penal, 48/"ç" te K.Penal, denimin e te pandehurit Behar Dervishaj me 4 vjet e 6 muaj burgim.Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale, denohet perfundimisht i pandehuri Behar Dervishaj me 3 vjet burgim.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs i gjykuari Behar Dervishaj, i cili ka kerkuar ndryshimin e ketij vendimi, duke parashtruar keto shkaqe:

- Une duhet te isha denuar ne baze te nenit 134/2 te K.Penal, sepse nuk mund te konsiderohet pasoje e rende vlera e te dy mjeteve. Vleresimi i demit eshte subjektiv, pasi nuk eshte bere me çmimin e tregut dhe pasoja eshte ndaj dy personave te ndryshem.

346

Page 347: Tetor 2005

- Masa e denimit eshte mjaft e rende, duke marre parasysh gjithe rrethanat lehtesuese.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË pasi degjoi relatimin e çeshjtes nga gjyqtari Besnik Imeraj, prokurorin Skender Breca, qe

kerkoi ndryshimin e vendimit te gjykates se apelit dhe deklarimin fajtor e denimin e te pandehurit sipas nenit 134/2 te K.Penal, si dhe pasi shqyrtoi ne teresi ceshtjen:

V Ë R E NSe vendimi nr.392, date 16.12.2004 i Gjykates se Apelit Durres, duhet te ndryshohet, si

persa i perket cilesimit ligjor te vepres, ashtu edhe lidhur me masen e denimit te caktuar ndaj te pandehurit.

Sic edhe ka rezultuar e provuar ne gjykim, ne daten 17.07.2003, ne lagjen 18 te qytetit te Durresit, ne oret e vona te nates, shtetasit L. Hymeti i eshte vjedhur makina tip "Mercedes-Benz" 2500, pa targa.

Nga kqyrja e vendit te ngjarjes rezulton se, autori i vjedhjes ka levizur nga vendi nje makine tip "Ford" me targa DR 97820, ne pronesi te shtetases Joana Hymeti, me qellim qe te lironte rrugen dhe ka demtuar deren e pare te pasagjerit te ketij mjeti. Nga kqyrja qe i eshte bere deres, eshte gjendur nje gjurme pellembe dore, qe nga akti i ekspertimit daktiloskopik, nr.1114, date 2.03.2004, ka rezultuar qe i perket pellembes se dores se majte te pandehurit Behar Dervishaj (Sadikaj).

Me date 17.12.2003, i pandehuri ka vjedhur ne qytetin e Patosit automjetin tip "Mercedes-Benz" 2400 me targa FR 2479 B, qe i perket shtetasit Bilbil Bozhaj. Kjo makine eshte gjetur pas disa ditesh, e hedhur ne nje gremine ne afersi te fshatit Drenove, ne te cilin jeton gjyshi i te pandehurit, ku ky i fundit kishte shkuar me makinen e vjedhur.

Nga akti i vleresimit date 31.05.2004, rezulton se automjeti tip "Mercedes-Benz" 2400, me targe FR 2479 B, me çmimin e tregut te lire vleresohet 300.000 leke, automjeti tip "Mercedes-Benz" 2500 pa targa, me çmimet e tregut te lire vleresohet 700.000 leke (vleresimi i bere ne mungese), ndersa demtimet ne automjetin tip "Ford" me targa DR 9820, vleresohet ne shumen 7.500 leke.

I pandehuri e ka pranuar akuzen ne ngarkim te tij, duke u treguar i penduar dhe nderkohe ka kerkuar gjykim te shkurtuar.

Gjykata e Apelit Durres, duke cmuar se vlera totale e vjedhjes se kryer nga i gjykuari kalon shumen 1.000.000 leke, e ka kualifikuar vepren sipas nenit 134/3 te K.Penal, duke edhe e denuar te gjykuarin me kete dispozite.

Kolegji Penal e gjen te pa mbeshtetur ne prova dhe ne ligj kete vendim te Gjykates se Apelit Durres per aresye se:

Edhe pse ne gjykim eshte provuar se i pandehuri ka vjedhur vetem dy automjete me vlere respektive 300.000 dhe 700.000 leke, ne percaktimin e shumes se vjedhur nga i gjykuari, gjykata e apelit ka perfshire edhe vleren prej 7500 lekesh, qe eshte demi i shkaktuar mjetit "Ford" gjate spostimit qe ai i ka bere makines se vjedhur. Pa dashur te analizojme elementet e figures se vepres penale te vjedhjes, konstatohet lehtesisht qe vlera prej 7500 lekesh, nuk eshte vjedhur nga i gjykuari dhe si e tille, ajo nuk mund t'i bashkohej shumes totale te cilen ne fakt e ka vjedhur i gjykuari dhe qe nga aktet e eksperttimit rezulton ne total 1.000.000 leke.

347

Page 348: Tetor 2005

Ne Vendimin Unifikues te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, nr.5, date 11.11.2003, eshte percaktuar si pasoje e rende ne kuptim te paragrafit te trete te nenit 134/3 te K.Penal "sendet me vlere mbi 1.000.000 leke, kur ato u vidhen individeve".

Duke rezultuar se vlera e sendeve te vjedhura ne total nga i gjykuari eshte 1.000.000 leke dhe jo mbi kete vlere, vepra e kryer prej tij, duhet te kualifikohet ne baze te nenit 134/2 te K.Penal, per shkak se provohet qe kete veper i gjykuari e ka kryer me shume se nje here, element perberes ky i paragrafit te dyte te nenit 134 te K.Penal.

PËR KËTO ARSYEBazuar ne kerkesat e nenit 441/1-"b" te K.Pr.Penale, Kolegji Penal i Gjykates se Larte,

V E N D O S INdryshimin e vendimit nr.392 date 16.12.2004 te Gjykates se Apelit Durres.Deklarimin fajtor te te pandehurit Behar Dervishaj, per vepren penale te vjedhjes se kryer

me shume se nje here dhe ne baze te nenit 134/2 e 48/"ç" te K.Penal, denimin e tij me 4 (kater) vjet burgim.

Ne zbatim te nenit 406 te K.Pr.Penale, i pandehuri Behar Dervishaj denohet perfundimisht me 2 (dy) vjet e 8 (tete) muaj burgim.

Tirane, me 24.10.2005

348

Page 349: Tetor 2005

Nr.1197/503 i Rregj.ThemeltarNr.723 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarYlvi Myrtja AnetarShpresa Beçaj AnetareBesnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 24.10.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket:

TË PANDEHURVE: ARJAN ISLAMI

SUBI KASI

A K U Z U A R:Per vepren penale te falsifikimit

apo perdorimit te dokumentave te falsifikuara, parashikuar nga neni 186/1 i K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster, me vendimin nr.12, date 11.02.2004, ka vendosur:Pushimin e çeshtjes penale ne ngarkim te te pandehurve Arjan Islami dhe Subi Kasi, te akuzuar per vepren penale te falsifikimit apo perdorimit te dokumentave te falsifikuara, parashikuar nga neni 186/1 te K.Penal.

Gjykata Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.107, date 06.10.2004, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.12, date 11.02.2004, te Gjykates se shkalles se pare Gjirokaster.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster, ka paraqitur rekurs prokurori i apelit, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe deklarimin fajtor te te gjykuarve, per vepren penale te parashikuar nga neni 186/1 i K.Penal, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi eshte dhene ne kundershtim me ligjen, mbasi me pa te drejte jane pushuar akuzat per perdorim te dokumentit te falsifikuar nga te dy te pandehurit.

- Kontratat lidheshin me afat 6-mujor dhe jo 5-vjeçar, sikurse eshte kontrata e dates 2.03.1998.

- Ne kete kontrate, nuk ka firmosur Hiqmet Shtino, pasi ai ka qene jashte shtetit. Firma e tij eshte e montuar me fotokopim.

- Te dy te pandehurit kane perdorur dokumenta te falsifikuara gjate shqyrtimit gjyqesor ne proceset civile.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

349

Page 350: Tetor 2005

pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga gjyqtari Besnik Imeraj, prokurorin Artur Selmani, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe dergimin e akteve per rigjykim ne po ate gjykate, si dhe pasi shqyrtoi ne teresi ceshtjen,

V Ë R E NSe vendimi nr.107, date 06.10.2004, i Gjykates se Apelit Gjirokaster, duhet te lihet ne

fuqi mbasi eshte rrjedhoje e zbatimit drejte te ligjit material e procedural penal.Sic ka rezultuar gjate gjykimit, dy te pandehurit akuzohen se kane falsifikuar dhe vene ne

perdorim dokumentin kontrate qiraje, perpiluar me date 02.03.1998, ku si pale me cilesine e qiramarresit, jane dy te pandehurit Subi Kasi dhe Arjan Islami, ndersa ne cilesine e qiradhenesit, Bashkia Islamike Gjirokaster e perfaqesuar nga z. Hiqmet Shtino.

Myftinia Gjirokaster, ka pretenduar se kjo kontrate qiraje, eshte falsifikuar nga te pandehurit, per interesat e tyre, pasi per periudhat e meparshme, kontratat lidheshin me afat gjashte mujor e jo 5 vjeçar, sikurse kontrata e dates 02.03.1998; ne kete kontrate nuk ka firmosur z. Hiqmet Shtino dhe ne ate periudhe, nuk ka qene Hiqmet Shtino si myfti por z. Sabri Hushi. Po keshtu, eshte pretenduar se Hiqmet Shtino ne periudhen qe eshte perpiluar kjo kontrate, nuk ka qene ne Shqiperi, por jashte shtetit dhe se firma ne kontrate eshte e tija, por e montuar me fotokopje.

Te pandehurit ne spjegimet e tyre kane sqaruar se, kontrata eshte perpiluar nga avokati e me pas, eshte firmosur nga palet dhe eshte noterizuar, me date 05.03.1998.

Duke mos mundur te siguroje kontraten origjinale objekt i ketij gjykimi, organi i prokurorise nuk ka mundur as te kryej ekspertimin grafik te saj e megjithate, ka derguar dy te gjykuarit per gjykim ne Gjykaten e Rrethit Gjirokaster.

Kjo gjykate, me te drejte duke vleresuar si te paprovuar akuzen ndaj dy te pandehurve, mbasi nuk eshte paraqitur asnje prove shkencore qe te beje fjale per fallsifikim te kontrates se qirase, ka vendosur pushimin e gjykimit, vendim i cili eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Gjirokaster.

Pretendimi i ngritur ne rekurs nga ana e Prokurorit prane Gjykates se Apelit Gjirokaster, lidhur me moskryerjen e aktit te ekspertimit nga gjykata gjendet i pabazuar nga ky Kolegj.

Ne nenin 367 te K.Pr.Penale, eshte parashikuar e drejta e gjykates per te marre prova te reja, kur eshte e nevojeshme, por ne rastin konkret nuk jemi perpara nje prove te re, qe nuk eshte ditur nga organi procedues dhe ne pamundesi te marrjes prej tij, do te ishte gjykata qe te dispononte rreth kesaj prove. Kjo dispozite proceduriale, nuk mundet te ktheje gjykaten ne pale ne procesin penal, pasi ne te kundert do te shkelet parimi i percaktuar ne nenin 11/1 te K.Pr.Penale, qe gjykata eshte organi qe realizon dhenjen e drejtesise.

Ne nenin 331 te K.Pr.Penale eshte parashikuar qe dergimi i ceshtjes ne gjykate nga prokurori kerkon "... prova te plota per fajesine e te pandehurit ...".

Ne ceshtjen ne gjykim, edhe pse akuza ndaj dy te pandehurve eshte fallsifikim e perdorim i dokumentit te fallsifikuar, organi i akuzes nuk ka paraqitur proven kryesore qe verteton akuzen, pra dokumentin e fallsifikuar. Ne fashikullin e hetimit dhe ne dosjen gjyqesore nuk ka asnje kerkese apo akt ekspertimi grafik lidhur me kontraten e qirase, akt i cili nuk mund dhe nuk duhet te merrej nga gjykata edhe per faktin se, organi i akuzes nuk ka mundur te siguroje as kontraten origjinale te qirase.

PËR KËTO ARSYEBazuar ne kerkesat e nenit 441/"a" te K.Pr.Penale, Kolegji Penal i Gjykates se Larte,

350

Page 351: Tetor 2005

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.107 date 06.10.2004 te Gjykates se Apelit Gjirokaster.

Tirane, me 24.10.2005

Nr.1201/507 i Regj.ThemeltarNr.738 i Vendimit

VENDIM

NË EMER TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Kristaq Ngjela KryesuesShpresa Beçaj AnëtareYlvi Myrtja AnëtarBesnik Imeraj AnëtarSpiro Spiro Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 24.10.2005, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:

TË PANDEHURVE: GENTIAN BRIJA, i biri i Osmanit, dtl.1983 banues në Shëmri (Kukës), i padënuar

URIM PICARI, i biri i Hysniut, i dtl.1979, banues në Shëmri (Kukës), i padënuar

A K U Z U A R:Për krimet e vjedhjes me armë,

të kryer në bashkëpunim dhe krimin e mbajtjes pa leje të armëve luftarake,

të parashikuara, përkatësisht, nga neni 140 e 25 të K.Penal dhe 278/II të tij.

Gjykata e shkallës së parë Kukës, me vendimin nr.8, datë 16.01.2004, vendosi:1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentian Brija për krimin e vjedhjes me armë, të kryer në bashkëpunim dhe, duke zbatuar nenin 140 të K.Penal, në lidhje me nenet 25 e 51 të tij, dënimin me 5 (pesë) vjet burgim.Deklarimin fajtor të këtij të pandehuri për krimin e mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe, duke zbatuar nenin 178/II të K.Penal, dënimin me 6 (gjashtë) muaj burgim.Në zbatim të nenit 55 të K.Penal, i pandehuri Gentian Brija u dënua, përfundimisht, me 5 (pesë) vjet burgim.

351

Page 352: Tetor 2005

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Urim Picari për krimin e vjedhjes me armë, të kryer në bashkëpunim dhe, duke zbatuar nenin 140 të K.Penal, në lidhje me nenin 25 të tij, dënimin me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.Deklarimin fajtor të këtij të pandehuri për krimin e mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe, duke zbatuar nenin 178/II të K.Penal, dënimin me 1 (një) vit burgim.Ne zbatim të nenit 55 të K.Penal, i pandehuri Urim Picari u dënua, përfundimisht, me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim. U urdhërua që, ky i pandehur, denimin t'a kryejë në burgun e sigurisë së lartë. Armët automatike model 56 me nr.12109768 dhe 10181879, t'i kalojnë Komisariatit të policisë Kukës, kurse provat materiale të sekuestruara në proçesverbalin datë 10.02.2001, t'u kthehen pronarëve.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.134, datë 15.06.2004, vendosi:Prishjen e këtij vendimi dhe dërgimin e akteve, për rishqyrtim në po atë gjykatë, me trup gjykues tjetër.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë prokurori i apelit, me të cilin kërkon prishjen e tij dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duke parashtruar:

- Arsyetimi i gjykatës së apelit se njëri prej gjyqtarëve ka marrë pjesë në shqyrtimin e çeshtjes për vlerësimin e arrestit e caktimin e masës së sigurimit është i pa harmonizuar me aktet e dosjes. Gjyqtari Isuf Shehu, më datë 14.02.2001 ka caktuar masën e sigurimit për Lulzim, Ilir e Arben Tushën, çështja e të cilëve është shqyrtuar si çështje më vete, më datë 23.10.2002 nga Gjykata e shkallës së parë Kukës. Nuk rezulton që, po ky gjyqtar, të këtë marrë pjesë në vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurimit për të pandehurit Gentian Brija e Urim Picari.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Spiro Spiro; prokurorin Skënder Breca, i cili kërkoi

prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe kthimin e akteve, për rishqyrtim, në po atë gjykatë; mbrojtësit e të pandehurve Gentian e Urim përkatësisht, avokatët Myrteza Myftari e Ferit Muça, të cilët kërkuan lënien në fuqi të vendimit dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NSe shkaqet që parashtrohen në rekursin e Prokurorisë së Apelit Shkodër gjejnë

konfirmim në aktet e dosjes. Për rrjedhojë, vendimi nr.134, datë 15.06.2004 i Gjykatës së Apelit Shkodër është i cënueshëm.

Nga aktet e procedimit penal që i përket të pandehurve Gentian Brija e Urim Picari, rezulton se, me vendimin nr.8, datë 16.01.2004 të Gjykatës së shkallës së parë Kukës, ata janë deklaruar fajtorë dhe dënuar për krimet e vjedhjes me armë, të kryer në bashkëpunim dhe të mbajtjes pa leje të armëve luftarake, të parashikuara, përkatësisht nga neni 140 në lidhje me nenin 52 dhe 278/II, të K.Penal, vendim, i cili me vendimin nr.134, datë 15.06.2004 të Gjykatës së Apelit Shkodër u prish, duke u kthyer aktet për rishqyrtim në po atë atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Sipas vendimit të gjykatës së apelit, si shkak për prishjen e vendimit, kanë shërbyer shkeljet procedurale që kanë të bëjnë me papajtueshmërinë me funksionin e gjyqtarit në gjykim, të parashikuara nga dispozita e nenit 15 të K.Pr.Penale. Nga gjykata e apelit, si shkaqe të tilla, janë konsideruar: pjesëmarrja në përbërje të trupit gjykues, në disa seanca gjyqësore, për gjykimin e çështjes penale me të pandehur Gentian Brija, etj, e gjyqtares Viollca Spahiu, e cila,

352

Page 353: Tetor 2005

me vendimin nr.s'ka, datë 28/05/2002 të Gjykatës së shkallës së parë Kukës, ka bërë deklarimin e ikjes të të pandehurve Gentian e Urim; ndërsa gjyqtari Isuf Shehu, që ishte në përbërjen e trupit gjykues që mori vendimin nr.8, datë 16.01.2004, për deklarimin fajtor të të pandehurve Gentian e Urim, me vendimin nr.07, datë 14.02.2001 të asaj gjykate, ka bërë vlerësimin e arrestit në flagrancë të të gjykuarve Arben, Ilir e Lulzim Tusha, duke caktuar për ta masën e sigurimit personal - arrest në burg; si dhe gjykata, me vendim të ndërmjetëm, ka pranuar të administrojë si provë fajësie proçesverbalin e seancës gjyqësore zhvilluar për të gjykuarit Arben, Ilir e Lulzim në të cilin implikohen edhe të pandehurit Gentian e Urim.

Gjatë shqyrtimit të akteve që ndodhen në dosje, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë konstatoi se, me kërkesën datë 05.06.2002 të Prokurorisë së Rrethit Kukës, është kërkuar gjykimi i çështjes penale nr.18. me të pandehur Arben Tusha, Ilir Tusha, Lulzim Tusha, Gentian Brija dhe Urim Picari, për krimet e parashikuara nga nenet 140 dhe 278 të K.Penal, në lidhje me nenin 25 të tij. Me vendimin e ndërmjetëm të gjykatës, datë 08.10.2002, u vendos veçimi i çështjes për të pandehurit Gentian e Urim nga ajo e tre të tjerëve, të cilët kishin kërkuar gjykim të shkurtuar, kërkesë që u pranua nga gjykata në po atë seancë. Në përfundim të gjykimit, me vendimin nr.94, datë 23.10.2003, të Gjykatës së shkallës së parë Shkodër, të pandehurit Arben, Ilir e Lulzim Tusha, u deklaruan fajtorë dhe u dënuan për veprat penale, sipas akuzës. Në përbërje të trupit gjykues që dha këtë vendim, ishin gjyqtarët Granit Qypi, Drita Veliu dhe Izet Dushaj. Kurse gjykimi i çështjes penale me të pandehurit Gentian Brija dhe Urim Picari u gjykua me trup gjykues tjetër, të përbërë nga gjyqtarët Xhelal Elezi, Isuf Shehu e Fran Prendi, duke filluar që në seancën e parë (datë 21.03.2003), deri në seancën e fundit (datë 16.01.2004) kur u shpall vendimi nr.8, me të cilin, edhe këta të pandehur, u deklaruan fajtorë dhe u dënuan për veprat penale sipas akuzës. U konstatua gjithashtu se, gjyqtarja Viollca Spahiu, e cila me vendimin nr.27, datë 20.05.2002 ka caktuar masën e arrestit në burg për të pandehurit Gentian e Urim, mbas ndarjes së çështjes së tyre nga ajo e tre të pandehurve të tjerë, nuk ka qënë në përbërje të trupit gjykues që gjykoi çështjen e tyre dhe dha vendimin nr.08, date 16.01.2004 pjesëmarrje që, sipas përmbajtjes së pikës 2 të nenit 15 të K.Pr.Penale do të përbënte papajtueshmëri për shkak të pjesëmarrjes në procedim, në të njëjtën kohë, edhe shkak pavlefshmerie absolute për mosrespektim të urdhërimit që parashikohet në shkronjën "a" të pikës 1, të dispozitës së nenit 128 të K.Pr.Penale, lidhur me kushtet për të qënë gjyqtar në çështjen konkrete.

Kolegji konstaton se, nga interpretimi sistematik që i bëhet përmbajtjes së pikës 2, të dispozitës së nenit 15 të K.Pr.Penale, ballafaquar me përmbajtjen e shkronjës "a", të pikës 1, të dispozitës së nenit 128 dhe 93 të tij, kuptohet që nuk mund të marrë pjesë në gjykim gjyqtari që ka vleftësuar masën e sigurimit, ose çdo kërkesë tjetër të prokurorit gjatë hetimit paraprak, në të njëjtin procedim dhe se termi "procedim" ka të njëjtin kuptim me termin "çështje" që përdoret në nenin 93, si dhe me termin togfjalësh "çështje konkrete" që përdoret në nenin 128 të këtij Kodi. Fare qartë kuptimi, si më sipër, jepet në dispozitën e nenit 93 të K.Pr.Penale, i cili përcakton rastet se kur mund të vendoset ndarja e çështjeve. Në pikën 2 të kësaj dispozite, parashikohet që ndarja e (çështjeve) mund të vendoset edhe me marrëveshje të palëve, sikundër ka ndodhur në çështjen objekt gjykimi ku kërkesës së mbrojtësit të të pandehurve Tusha për ndarje, i është përgjigjur pozitivisht edhe prokurori i seancës. (Shiko proçes - verbalin e seancës gjyqësore datë 08.10.2002, të çështjes me të pandehurit Tusha). Në këto kushte, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e gjen të pabazuar në ligj arsyetimin e gjykatës së apelit, sipas të cilit, konsiderohet shkelje procedurale, caktimi i masës së sigurimit për të pandehurit Gentian e Urim, pasi sikundër u përmend ajo nuk ka marrë pjesë në trupin gjykues që gjykoi procedimin - çështjen, që i përket atyre.

353

Page 354: Tetor 2005

I njëjti argument vlen edhe për pabazueshmërinë e dy arsyetimeve të tjera për ato që, sipas saj konsiderohen shkelje procedurale në vendimin e Gjykatës së Apelit Shkodër, të cilat u përmendën më lart.

Kështu, gjyqtari Isuf Shehu, që ishte në përbërje të trupit gjykues që shqyrtoi çështjen e të pandehurve Gentian e Urim, me vendimin nr.7, datë 14.02.2001, kishte caktuar masën e sigurimit, personal, arrest në burg, për Lulzim, Ilir e Arben Tusha, që ishin të pandehur në një procedim - çështje tjetër.

354

Page 355: Tetor 2005

Kurse lidhur me përdorimin, si prova fajësie, në ngarkim të të pandehurve Gentian e Urim, të proçes-verbaleve të datave 10 dhe 11 Shkurt 2001, që përmendet si shkelje në favor të vendimit të saj, ato janë akte të përpiluar nga oficerët e policisë gjyqësore në fazën e hetimit dhe, për shkak të gjykimit të shkurtuar, janë administruar, në gjëndje fillestare, edhe gjatë shqyrtimit gjyqësor, që u zhvillua (në gjëndjen që ishin aktet) në çështjen penale me të pandehurit Tusha.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/"ç" të K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.134, datë 15.06.2004 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe kthimin e

akteve për rishqyrtim në po atë gjykatë me trup gjykues tjetër.

Tirane, më 24.10.2005

MENDIMI I PAKICËSPakica ka mendimin se vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder nr.134, date 15.06.2004 me

te cilin eshte vendosur prishja e vendimit te Gjykates se Rrethit gjyqesor Kukes nr.8, date 16.01.2004 e dergimi i akteve per rishqyrtim ne ate gjykate me tjeter trup gjykues, eshte i bazuar ne ligj e duhej te lihej ne fuqi.

Ne marrjen e vendimit, gjykata e apelit, ka arritur ne perfundimin se nga gjykata e rrethit jane lejuar shkelje procedurale qe kane te bejne me papajtueshmerine e gjyqtarit per shkak te pjesmarrjes ne procedim parashikuar nga neni 15/2 i K.Pr.Penale qe, ne baze te nenit 128/a te K.Pr.Penal i ben aktet procedurale absolutisht te pavlefshme.

Respektimi i kerkesave ligjore ne procesin penal perben garanci per mbrojtjen e te drejtave te te pandehurit ne gjykim e ne kete drejtim paraqet rendesi te posaçme edhe shqyrtimi i çeshtjes nga nje gjykate e paanshme gje qe perben edhe nje parim Kushtetues te parashikuar ne nenin 42/2, sipas te cilit kushdo per mbrotjen e te drejtave, te lirive dhe te interesave te tij kushtetuese e ligjore, ose ne rastin e akuzave te ngritura kunder tij, ka te drejten e nje gjykimi te drejte nga nje gjykate e pavarur dhe e paaneshme. Ne zbatim te kesaj dispozite, ne nenin 15 te K.Pr.Penale jane parashikuar rastet ne te cilat gjyqtari nuk mund te marre pjese ne gjykim e, ne paragrafin e dyte, percaktohet se "nuk mund te marre pjese ne gjykim gjyqtari qe ka vleftesuar masen e sigurimit ose çdo kerkese tjeter te prokurorit te paraqitur gjate hetimit paraprak ne te njejtin procedim". Eshte e njohur dhe tashme eshte e konsoliduar praktika gjyqesore e Kolegjit Penal te Gjykates se Larte qe, mosrespektimi i parimit kushtetues te zhvillimit te nje procesi gjyqesor nga nje gjykate e paaneshme te sanksionuar ne nenin 42 te Kushtetutes, si dhe ne nenin 6 te Konventes Europiane te te drejtave te njeriut pas sjell detyrimisht prishjen e vendimit te gjykates dhe mendoj se nuk ka asnje arsye qe po ky Kolegj te dale kunder praktikes se tij.

Ka rendesi te kuptohet e interpretohet drejt kerkesa e nenit 15/2 te K.Pr.Penale e pavaresisht nga ndonje mendim se permbajtja e tij eshte shume e gjere, ai duhet te zbatohet me rigorozitet.

355

Page 356: Tetor 2005

Ne vendimin e saj gjykata e apelit perveç te tjerash arsyeton se ndodhemi para nje çeshtje penale me 5 te gjykuar te akuzuar per vjedhje me arme ne bashkepunim parashikuar nga neni 140 - 25 e 278/2 te K.Penal qe jane Arben Tusha, Ilir Tusha, Lulzim Tusha, Gentian Brija e Urim Picari. Nga vendimi i Gjykates se Rrethit gjyqesor Kukes nr.94, date 23.10.2002, me te cilin jane deklaruar fajtore e denuar sipas akuzes Arben Tusha, Ilir Tusha e Lulzim Tusha rezulton se vepra penale eshte kryer ne bashkepunim edhe me te pandehurit Gentian Brija e Urim Picari.

Referuar akteve te administruara pas ngjarjes se ndodhur me date 07.02.2001 pranohet pjesmarrja ne kryerjen e vepres e bashkepunimi i pese te pandehurve, gje qe del edhe nga pyetja qe u eshte bere me daten 27.05.2001 te pandehurve Ilir, Arben e Lulzim Tusha ku kane pranur bashkepunimin me te pandehurit Gentian Brija e Urim Picari. Duke mos u zgjatur ne kete drejtim theksoj se, edhe kerkesa e prokurorit per gjykimin e çeshtjes e dates 12.12.2001 eshte per te pese te pandehurit dhe qe nga data 13.12.2001 qe ka filluar shqyrtimi gjyqesor i çeshtjes deri me date 29.04.2002 qe gjykata ka pranuar kerkesen e prokurorit per kthimin e akteve, gjykimi ka vazhduar per te pese te pandehurit. E njejta situate paraqitet edhe ne shqyrtimin gjyqesor filluar me date 03.07.2002. Ne seancen e dates 16.07.2002, gjykata ka vendosur deklarimin e mungeses se te pandehurve Gentian Brija e Urim Picari por nuk ka pranuar kerkesen e mbrojtesit Ramiz Lala per veçimin e çeshtjes per keta dy te pandehur, veçim ky qe eshte pranuar te behet nga gjykata ne seancen e dates 08.10.2002 mbi kerkesen e prokurorit. Ne vendimin nr.94, date 23.10.2002 me te cilin jane deklaruar fajtore te pandehurit llir, Arben e Lulzim Tusha per vepren penale te vjedhjes me arme theksohet se vepra ishte kryer edhe ne bashkepunim me te pandehurit Gentian Brija e Urim Picari.

Me pas eshte zhvilluar gjykimi per te pandehurit Gentian Brija e Urim Picari qe jane deklaruar fajtore e denuar per vepren penale te vjedhjes me arme te kryer ne bashkepunim me Ilir, Arben e Lulzim Tusha me vendimin nr.8, date 16.01.2004 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Kukes. Ne perberjen e trupit gjykues ka marre pjese edhe gjyqtari Isuf Shehu.

Nga aktet qe ndodhen ne dosje, rezulton se ky gjyqtar ka vleftesuar arrestin dhe ka vendosur masen e sigurimit arrest ne burg me vendimin nr.7, date 14.02.2001 per te pandehurit Lulzim, llir e Arben Tusha. Ne keto rrethana jane shkelur kerkesat e nenit 15/2 te K.Pr.Penale, pasi ndodhemi para papajtueshmerise se gjyqtarit per shkak te pjesemarrjes ne procedim. Edhe se ne kushtet e te dhenave dhe hetimeve paraprake ky gjyqtar ka vepruar si me siper, ai nuk mund te merrte pjese ne gjykim e per pasoje duke marre pjese ne gjykim eshte shkelur paanshmeria e gjykimit.

Pakica ka mendimin se nuk gjen baze vendimi i Kolegjit Penal se, nuk ndodhemi para se njejtes çeshtje por para dy çeshtjeve pasi realisht ndodhemi para gjykimit te nje grupi personash prej pese vetesh qe kane kryer ne bashkepunim vjedhjen me arme.

Ne keto kushte, duke ju referuar nenit 128/a te K.Pr.Penale, ndodhemi para mos respektimit te kushteve per te qene gjyqtar ne çeshtjen konkrete, gje qe i ben te pavlefshme absolutisht aktet procedurale e per pasoje, vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder eshte i drejte e duhej te lihej ne fuqi.

Kristaq Ngjela

356

Page 357: Tetor 2005

Nr.1202/508 i Regj.ThemeltarNr.739 i Vendimit

VENDIM

NË EMER TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Kristaq Ngjela KryesuesShpresa Beçaj AnëtareYlvi Myrtja AnëtarBesnik Imeraj AnëtarSpiro Spiro Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 24.10.2005, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:

TË PANDEHURVE: ALMAID GURI, i biri i Alushit, i dtl. 1987, banues në Çorovodë, i padënuar

RAMADAN NANUSHI, i biri i Ramazanit, i dtl.1987, banues në Çorovodë, i padënuar

A K U Z U A R:Për krimin e vrasjes me dashje,

të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76 i K.Penal,

në lidhje me nenin 25 të tij.

Gjykata e shkallës së parë Skrapar, me vendimin nr.14, datë 15.06.2004, vendosi:1. Të deklarojë fajtor të pandehurin Almaid Guri për krimin e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese (vrasje me dashje ndaj të miturit), të kryer në bashkëpunim dhe, në zbatim të nenit 79/a të K.Penal, në lidhje me nenin 25 të tij, dënimin e tij me 23 (njëzetetre) vjet burgim.Në zbatim të nenit 51 të K.Penal, i pandehuri Almaid Guri u dënua, përfundimisht, me 11 (njëmbëdhjetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.2. Te deklarojë fajtor të pandehurin Ramadan Nanushi për krimin e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese (vrasje me dashje ndaj të miturit), të kryer në bashkëpunim dhe, në zbatim të nenit 79/a të K.Penal, në lidhje me nenin 25 të tij, dënimin e tij me 20 (njëzetë) vjet burgim.Në zbatim të nenit 51 të K.Penal, i pandehuri Ramadan Nanushi u dënua përfundimisht, me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.279, datë 08.10.2004, vendosi:Ndryshimin e këtij vendimi, duke i deklaruar të pandehurit fajtorë për krimin e vrasjes me dashje, të kryer në bashkëpunim dhe në zbatim të nenit 76 të K.Penal,

357

Page 358: Tetor 2005

në lidhje me nenet 25 dhe 51 të tij, dënimin e tyre, përkatësisht: të pandehurin Almaid Guri, me 7 (shtatë) vjet burgim, kurse të pandehurin Ramadan Nanushi, me 6 (gjashtë) vjet burgim.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka paraqitur rekurs, në Gjykatën e Lartë, prokurori i apelit Vlorë dhe i gjykuari Ramadan Nanushi, me të cilin kërkojnë përkatësisht: prokuroria - prishjen e tij dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, kurse i gjykuari Ramadan, prishjen dhe pushimin e çështjes.

Në rekurset e paraqitura parashtrohen:

Në rekursin e Prokurorisë së Apelit Vlore: - Vendimi është marrë, duke interpretuar gabim përmbajtjen e nenit 79/a të K.Penal, pasi

prej saj, është pranuar se, për të patur krimin e vrasjes me dashje ndaj të miturit, duhej që të gjykuarit të kenë qënë në dijeni për moshën e viktimës, në një kohë që kjo dispozitë kërkon vetëm që viktima të jetë i mitur. Atje ku ligjvënësi ka dashur të përcaktojë edhe detyrimin për dijeninë e viktimës, sikurse në shkronjat "b" dhe "c" të së njëjtës dispozitë, e ka parashikuar shprehimisht.

Në rekursin e të gjykuarit Ramadan Nanushi: - Nuk është zbatuar neni 129/1 i K.Pr.Penale në lidhje me njoftimin e akuzës, mbrojtësit

tim, shkelje, të cilën e ngritëm edhe përpara gjykatës së apelit, e cila nuk disponoi me vendim.

- Në pyetjen time të datës 03.05.2003 ka asistuar një avokat, i cili është edhe mbrojtësi i të bashkëtëpandehurit me të cilin kam papajtueshmëri interesash.

- Është shkelur dispozita e nenit 182 të K.Pr.Penale, pasi mbi bazën e një vendimi për caktimin e ekspertimit, janë dhënë tre akte ekspertimi mjeko- ligjor.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Spiro Spiro; prokurorin Skënder Breca, i cili kërkoi

prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë; mbrojtësit e të gjykuarve Almaid e Ramadan - përkatësisht, avokatët Sokol Hazizaj e Flamur Çato, të cilët kërkuan lënien në fuqi të vendimit dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NSe vendimi nr.279, datë 08.10.2004 i Gjykatës së Apelit Vlorë është marrë duke mos u

respektuar kërkesat e ligjit material penal. Për rrjedhojë ai duhet të prishet.Kolegji arriti në këtë përfundim pasi, arsyetimi i vendimit të mësipërm, me të cilin u

ndryshua vendimi nr.14, datë 15.06.2004 i Gjykatës së shkallës së parë Skrapar, nuk është në përputhje me kuptimin e përmbajtjes së shkronjës "a" të nenit 79 të K.Penal në të cilën parashikohet vrasja e kryer ndaj të miturit, si një nga rastet e figurës së krimit të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese.

Të dy gjykatat në vendimet e tyre pranojnë të provuar se, më datë 29.03.2003, të gjykuarit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë vrarë, në tregun e qytetit të Çorovodës, shtetasin Alban Osmani, i datëlindjes 17.08.1985. Ndërsa gjykata e shkallës së parë, bazuar vetëm në faktin që viktima ishte i mitur (nën 18 vjeç), veprën e të gjykuarve e cilësoi si vrasje në rrëthana të tjera cilësuese, parashikuar nga shkronja "a" e nenit 79 të K.Penal, gjykata e apelit, me arsyetimin se nuk u provua dijenia e tyre për qënien e viktimës i mitur, bëri ndryshimin e cilësimit ligjor të veprës në vrasje me dashje (të thjeshtë), të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76 i K.Penal, në lidhje me nenin 25 të tij, vepër për të cilën i deklaroi fajtorë dhe i dënoi ata, ndryshim, të cilin Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e gjeti të pabazuar në ligj.

358

Page 359: Tetor 2005

Në këtë përfundim u arrit, pasi, ndryshe nga arsyetimi i gjykatës së apelit sipas së cilës, për të patur figurën e krimit të parashikuar nga shkronja "a" e nenit 79 të K.Penal, duhet që autorët e vrasjes (të gjykuarit) të kishin dijeni për faktin që viktima Alban ishte i mitur, ky Kolegj çmon se, nga mënyra se si është formuluar kjo dispozitë dhe nga interpretimi i përmbajtjes së saj, duhet kuptuar që, mjafton vetëm fakti real që viktima, kur ndodhi ngjarja, ishte i mitur (nën 18 vjeç) që vepra të cilësohet sipas kësaj dispozite. Çmon gjithashtu, se dijenia ose jo e subjektit të figurës së veprës penale për këtë fakt (për qëniën ë viktimës i mitur) nuk ka rëndësi për cilësimin ligjor të veprës penale sipas kësaj dispozite, por, duhet të kihet parasysh, rast pas rasti, si rrethanë për lehtësimin ose rëndimin e dënimit që do të caktohet nga gjykata ndaj tij.

Pas interpretimit të drejtëpërdrejtë, gramatikor, që i duhet bërë shkronjës "a" të kësaj dispozite, përfundimi i mësipërm mbeshtetet edhe në rezultatet e interpretimit sistematik që i bëhet përmbajtjes së kësaj forme vrasjeje, me format e tjera të vrasjeve të cilësuara që parashikohen nga shkronjat "b", "c" dhe"ç" të po kësaj dispozite. Nga përmbajtja e tyre del se, për t'u cilësuar vrasja si vrasje e cilësuar, parashikuar nga neni 79 i K.Penal, duhet që autori, sipas rradhës, të ketë ditur që viktima kishte mangësi fizike, ose psikike, apo që ishte i sëmurë rëndë ose shtatzënë (shkronja "b", dhe veprimin ose mosveprimin ta ketë drejtuar ndaj një personi, duke e ditur që ai është deputet, gjyqtar, prokuror, avokat, polic, ushtarak apo funksionar tjetër publik), si dhe që veprimin ose mosveprimin për ta vrarë atë ta ketë kryer gjatë kohës së kryerjes së detyrës respektive prej tyre ose për shkak të kësaj detyre, kërkesa këto që nuk janë përmendur nga ligjvënësi në vrasjen e cilësuar që parashikohet nga shkronja "a" e kësaj dispozite.

Përsa i përket pretendimeve të tjera që përmban rekursi i të gjykuarit Ramadan, ky Kolegj çmon se atyre u është dhënë përgjigje ligjore, që çmohet e drejt, nga gjykata e apelit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/"d" të K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.279, datë 08.10.2004 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe lënien në

fuqi të vendimit nr.14, datë 15.06.2004 të Gjykatës së shkallës së parë Skrapar.

Tirane, më 24.10.2005

359

Page 360: Tetor 2005

Nr.557 i Regj.ThemeltarNr.740 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarYlvi Myrtja AnetarShpresa Beçaj AnetareBesnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 26.10.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen penale me:

TË PANDEHUR: ALFONS STEAJ

BUJAR BRAHAJ

A K U Z U A R:Për kryerjen e veprës penale të

"Vrasjes me paramendim" e kryer në bashkëpunim

dhe "armembajtje pa leje", parashikuar nga neni 78-25 e 278/2 te K.Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqësor Tropojë me vendimin nr.20, datë 26.03.2004 ka vendosur:Deklarimin fajtor të të pandehurit Alfons Steaj, për kryerjen e veprave penale të "Vrasjes me paramendim", e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 78-25 K.P., dhe "armembajtje pa leje" të parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe e ka dënuar përfundimisht me 22 vjet burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Brahaj, për kryerjen e veprave penale të "Vrasjes me paramendim", e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 78-25 K.P. dhe e ka dënuar me 18 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.182, date 21.09.2004 ka vendosur si më poshtë:

Ndryshimin e vendimit nr.20, datë 26.03.2004 të Gjykatës së Rrethit Tropojë.Deklarimin fajtor të të pandehurit Alfons Steaj, për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me paramendim", parashikuar nga neni 78 i K.Penal dhe dënimin e tij me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Alfons Steaj, për kryerjen e veprës penale të "Armembajtjes pa leje” parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

360

Page 361: Tetor 2005

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal e dënon përfundimisht me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Brahaj, për kryerjen e veprës penale të "Moskallzimit të krimit" parashikuar nga neni 300 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni e dënon me 3 (tre) vjet burgim.Miratimin e vendimit për pjesët e tjera.

Kundër vendimit nr.182, date 21.09.2004 të Gjykatës së Apelit Shkodër kane bërë rekurs Prokurori i Apelit Shkodër dhe i gjykuari Alfons Steaj.

Prokurori ka paraqitur keto shkaqe ne rekurs:- Vendimi i gjykates se apelit vjen ndesh me kerkesat e nenit 152 dhe 375 te K.Pr.Penale.- Nga ana e Gjykatës së Apelit Shkodër, nuk janë vlerësuar drejt provat e administruara në

fashikullin e gjykimit.- I pandehuri Bujar Brahaj, sipas deshmitares Dukate Prebibaj, i ka dhenë armën të

pandehurit Alfons Steaj.- Eshtë i padrejtë cilësimi i veprës penale "moskallëzim krimi" për të pandehurin Bujar

Brahaj.

I pandehuri Alfons Steaj ka paraqitur keto shkaqe ne rekurs:- Vrasjen e kam kryer si pasojë e pakujdesisë dhe nen efektin e pijeve alkolike.- Dënimi i dhënë nga gjykatat është i rëndë dhe nuk janë marrë parasysh disa rrethana

lehtësuese si mosha e re, gjendja ekonomike, etj.- Kërkoj uljen e masës së dënimit.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatorin Besnik Imeraj, Prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi prishjen e

vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim, av. A. Cami, qe kerkoi ndryshimin e vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder dhe deklarimin fajtor te te pandehurit Alfons Steaj per vepren penale te moskallzimit te krimit, si dhe pasi shqyrtoi ne teresi ceshtjen,

V Ë R E NSe vendimi nr.182, date 21.09.2004 i Gjykates se Apelit Shkoder, duhet te prishet dhe

aktet te kthehen per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.Ka rezultuar se, me datën 31.12.2002, rreth orëve të vona të mbrëmjes, dy të pandehurit

Alfons Steaj dhe Bujar Brahaj, kanë shkuar te shtëpia e shtetasit Guxim Bushgjokaj (me të cilin ishin shokë dhe ishin duke pirë se bashku, në një lokal të zonës vetëm disa orë përpara ngjarjes) dhe i kanë thirrur atij nga jashtë. Në kohën që ka dalë jashtë shtetasja Dukate Prebibaj, e cila është nëna e shtetasit Guxim Bushgjokaj, dy të pandehurit i kanë thënë asaj që të thërrasë Guximin të dalë jashtë. Në këtë kohë, shtetasi Guxim Bushgjokaj ka dalë në derën e jashtme të shtëpisë. I pandehuri Alfons Steaj, ka qëlluar me armë automatike në drejtim të tij dhe e ka vrarë atë menjëherë. Më pas të dy të pandehurit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjykata e rrethit, duke aresyetuar se te dy te pandehurit, ne bashkepunim kane vrare me paramendim viktimin, i ka deklaruar ata fajtor dhe denuar sipas nenit 78 e 22 te K.Penal. Nderkohe Gjykata e Apelit Shkoder, mbeshtetur vetem ne provat e administruara gjate gjykimit ne shkalle te pare, ka ndryshuar kualifikimin e vepres penale te kryer nga i pandehuri Bujar

361

Page 362: Tetor 2005

Brahaj, nga vrasje me paramendim ne moskallzim krimi, duke bere keshtu te ndryshueshem edhe pjesen e vendimit qe deklaronte te pandehurin Alfons, sipas nenit 22 te K.Penal.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se, vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder, duhet te prishet mbasi ne marrjen e ketij vendimi, kjo gjykate ka vepruar ndesh me kerkesat e nenit 380 te K.Pr.Penale.

Per te bere nje kualifikim ligjor te vepres se kryer nga te gjykuarit, Gjykata e Apelit Shkoder gjate rigjykimit te ceshtjes, duhet te perserisi shqyrtimin gjyqesor per te bere te mundur administrimin e disa provave te rendesishme dhe te domosdoshme.

I gjykuari Alfons Steaj eshte akuzuar sipas nenit 78 te K.Penal, nderkohe qe gjykata nuk ka bere asnje veprim per te percaktuar motivin e kesaj vrasje. Per kete eshte e nevojeshme te ripyeten deshmitaret Ekzon Paploka, Ilir Gjoni, Ermal Gjoni, lidhur me marredheniet e te gjykuarve me viktimen apo familjeve te tyre, bisedat e zhvilluara gjate dites para ngjarjes, sjelljet e ndersjellta te tyre, nese ne tavolione ka patur ndonje grindje dhe perse dy te gjykuarit jane larguar nga klubi per tu rikthyer perseri me arme etj. Eshte e domozdoshme te pyetet pronari i lokalit ku kane pire te gjykuarit me viktimen, lidhur me hollesi te asaj dite, a ka patur grindje ose jo, si jane sjellur te gjykuarit kur kane riardhur ne lokal, nese kishin arme dhe kush e mbante, cfare kane thene dhe hollesi te tjera qe mund te hedhin drite rreth anes subjektive te dy te gjykuarve, ne kryejen e vepres penale. Eshte gjithashtu e nevojshme te thiret dhe pyetet Dardan Mrishaj, i cili ka spjeguar per nje grindje te mepareshme ndermjet viktimes dhe vellait te te gjykuarit Alfons, grindje per te cilin nuk eshte administruar asnje prove.

Kryerja e ketyre detyrave dhe te tjera qe mund te dalin gjate rigjykimit, do te qartesoje edhe pozitet e te gjykuarit Bujar Brahaj, per te cilin gjykata e apelit ka bere ndryshimin e cilesimit juridik te vepres. Sic ka rezultuar nga spjegimet e nenes se viktimes, armen ne momentin e ngjarjes e ka patur ne dore i gjykuari Bujar. Duke pyetur pronarin e lokalit dhe personat qe jane ndodhur atje pasi te gjykuarit jane rikthyer ne lokal, do te sqarohet se kush e kishte armen, ku e mbante, a ishte e dukshme apo e fshehur kjo arme e rrethana te tjera nga te cilat gjykata do te mund te kualifikoje objektivisht vepren e kryer nga ky i gjykuari, pra nese ndodhemi perpara bashkepunimit ne vrasje apo mos kallzimit te krimit per te cilin eshte e nevojshme te shtrihet hetimi gjyqesor edhe rreth veprimeve te ketij te gjykuari menjehere mbas ngjarjes.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar ne kerkesat e nenit 441/ç te K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.182, date 2.09.2004 te Gjykates se Apelit Shkoder dhe dergimin e

akteve per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 26.10.2005

362

Page 363: Tetor 2005

Nr.863 i Regj. ThemeltarNr.741 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarYlvi Myrtja AnetarShpresa Beçaj AnetareBesnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 26.10.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket:

TË PANDEHURIT: BEHAR LËNGU

A K U Z U A R:Per kryerjen e vepres penale

te shkaterrimit te rrjetit elektrik, parashikuar nga neni 156 i K.Penal

Gjykata e shkalles se pare Korçe, me vendimin nr.403, date 28.12.2004 ka vendosur:Te deklaroje te pafajshem te pandehurin Behar Lëngu, per vepren penale te shkaterrimit te rrjetit elektrik, parashikuar nga neni 156 i K Penal.

Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.18, date 15.02.2005 ka vendosur :Prishjen e vendimit nr.403, date 28.12.2004 te Gjykates se shkalles se pare Korçe dhe kthimin per rigjykim prane po asaj gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Korçe ka paraqitur rekurs prokurori, i cili ka kerkuar prishjen e tij, per shkaqet :

- Ndryshe nga sa arsyeton gjykata e apelit, sipas nenit 122 te K.Pr.Penale, procesverbali i seances gjyqesore eshte i pavlefshem vetem kur nuk eshte nenshkruar nga perpiluesi i tij, pra nga sekretari gjyqesor. Mosfirmosja e procesverbalit prej kryetarit te seances, qe ne rastin konkret eshte nje harrese, nuk sjell pavlefshmerine e ketij akti dhe per me teper te vendimit gjyqesor.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga gjyqtari Besnik Imeraj, prokurorin Artur Selmani, qe

kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Korce, si dhe pasi shqyrtoi ne teresi ceshtjen,

V Ë R E N

363

Page 364: Tetor 2005

Se vendimi nr.18, date 15.02.2005 i Gjykates se Apelit Korce eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit procedural penal dhe, si i tille duhet te prishet dhe aktet te dergohen per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Sic ka rezultuar ne gjykim, i pandehuri Behar Lëngu, eshte pronar i nje banese kolektive ne qytetin e Korçes, per furnizimin e se ciles me energji elektrike, i eshte dhuruar nga "Zona Elektrike e Shperndarjes Korçe" nje rrjet T.M. kabllor dhe nje kabine transformacioni. Sipas aktmarreveshjes se dates 15.09.2003, te realizuar per kete qellim KESH-i, kishte detyrimin qe te paiste me kontrate per furnizimin me energji elektrike, personat qe do banonin ne kete objekt, sipas listes se paraqitur prej te pandehurit.

Siç pranon dhe organi i prokurorise, kallezuesi Tahir Demiri, eshte vendosur ne posedim te nje apartamenti ne objektin prone e te pandehurit, pa lidhur kontrate shitblerjeje me te dhe nuk ndodhet ne listen e banoreve, qe i pandehuri i ka derguar KESH-it per funizim me energji elektrike. Pavaresisht nga kjo, kallezuesi eshte furnizuar me energji elektrike, duke lidhur dhe nje kontrate individuale me KESH dhe per kete shkak, i pandehuri i ka hequr atij lidhjet duke shkeputur matesin elektrik.

Ne lidhje me keto veprime, i pandehuri eshte akuzuar dhe derguar per gjykim per vepren penale te shkaterrimit te rrjetit elektrik, te parashikuar nga neni 156 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Korce, ne perfundim te gjykimit ka vendosur te deklaroje te pafajshem te pandehurin, vendim ky qe eshte ankimuar nga prokurori ne Gjykaten e Apelit Korce.

Kjo gjykata, duke arsyetuar se proces verbalet e seances gjyqesore te dates 04.11.2004 dhe dates 16.12.2004, nuk jane nenshkruar nga kryesuesi i seances gjyqesore ka vendosur prishjen e ketij vendimi dhe kthimin e akteve gjykates se rrethit me aresyetimin se, vendimi eshte i pavlefshem.

Kolegji cmon se vendimi i Gjykates se Apelit Korce eshte rezultat i interpretimit te gabuar te ligjit dhe si i tille duhet te prishet.

Eshte e vertete qe sipas kerkesave te nenit 345/1-2 K.Pr.Penale procesverbali i seances gjyqesore, mbahet nga sekretari qe menjehere pas mbylljes se seances gjyqesore, pasi e nenshkruan ate ne çdo flete, ja paraqet kryetarit te seances per ta vistuar. Por ky proces verbal nuk behet i pavlevshem nese nuk eshte vistuar nga kryetari i senaces, mbasi rastet e pavlevshmerise jane te percaktuara ne menyre te qarte ne nenin 122 te K.Pr.Penale.

Kjo dispozite percakton rastet e pavlefshmerise se procesverbalit, te cilat jane kur ka dyshime rreth personave, qe kane marre pjese ne gjykim ose kur mungon nenshkrimi i nepunesit qe e ka perpiluar.

Ne ceshtjen ne gjykim, ndryshe nga konkluzioni i arritur nga gjykata e apelit, duke qene se proces-verbalet e seancave gjyqesore te datave 04.11.2004 dhe 16.12.2004, te permendura ne vendimin e gjykates se apelit jane te nenshkruara nga sekretari gjyqesor, ato jane te vlefshme dhe vete vendimi i Gjykates se Rrethit Korce, nuk mund te konsiderohet i pavlevshem ne kuptim te kerkesave te germes "C" te nenit 428 te K.Pr.Penale.

PËR KËTO ARSYEBazuar ne kerkesat e nenit 441/"ç" te K.Pr.Penale, Kolegji Penal i Gjykates se Larte,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.18, date 15.02.2005 te Gjykates se Apelit Korce dhe dergimin e

akteve per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

364

Page 365: Tetor 2005

Tirane, me 26.10.2005

365

Page 366: Tetor 2005

Nr.614 i Regj. ThemeltarNr.742 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarShpresa Beçaj AnetareYlvi Myrtja AnetarBesnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.10.2005 dhe 26.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.614 Akti, qe i perket:

TË PANDEHURIT: TOTILA KOÇI, mbrojtur nga avokate Veronika Vangjeli

A K U Z U A R:Per vepren penale te marredhenies seksuale me dhune

me te mitura te moshes 14-18 vjeç, parashikuar nga neni 101/1 i K.Penal.

Gjykata e rrethit gjyqesor Elbasan, me vendimin nr.184, date 20.07.2004, ka vendosur:Te deklaroje te pafajshem te pandehurin Totila Koçi, per kryerjen e vepres penale te marredhenieve seksuale me dhune me te mitur te moshes 14-18 vjeç, ne formen e kryerjes se marredhenies seksuale me dhune me te mituren Valbona Dika, parashikuar nga neni 101/1 i K.Penal.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.362, date 22.11.2004, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.184, date 20.07.2004, te Gjykates se shkalles se pare Elbasan.Deklarimin fajtor te te pandehurit Totila Koçi per kryerjen e vepres penale te marredhenieve seksuale ose homoseksuale me dhune me te mitur te moshes 14-18 vjeç dhe ne baze te nenit 101/1 te K.Penal denimin e tij me 5 vjet burgim.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs i gjykuari Totila Koçi, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se rrethit gjyqesor Elbasan, duke parashtruar keto shkaqe:

- Eshte e demtuara ajo qe ka ardhur e me ka takuar mua dhe pasi me pyeti per te dashurin e saj dhe mori vesh se ai po festonte festen e Bajramit me te shoqen, me ka kerkuar qe ta festonim ate se bashku.

366

Page 367: Tetor 2005

- Une nuk e kam detyruar te demtuaren per te shkuar ne lokal, por ajo ka dashur vete. Po keshtu dhe ne dhome nuk kam ushtruar dhune ndaj saj, gje qe e provoi dhe deshmitarja Natasha Luta, e cila ka ardhur dhe ka sherbyer ne dhome, pasi dhoma ishte e hapur. Ne dhome as nuk eshte degjuar zhurme, as eshte kerkuar ndihme dhe as eshte thyer ndonje xham, siç pretendon e demtuara.

- Ishte e demtuara ajo qe kerkoi per te kryer marredhenie seksuale me mua, gje qe nuk u realizua pasi ajo ishte e semure.

- Ne jemi larguar te dy se bashku nga lokali, pasi kemi bere likuidimin e shpenzimeve. Ne Elbasan jam kthyer me makinen e deshmitarit Hekuran Sheshi.

- I dashuri i saj Lirim Berisha, sapo meson faktin se ajo ka dale me mua, u hakmorr duke bere kallzim e demtuara ndaj meje, nderkohe qe ky person ndiqet penalisht per shfrytezim prostitucioni ne dem te te demtuares.

- Gjykata e apelit, ne kundershtim me ate te faktit, deklarimin fajtor e ka mbeshtetur vetem ne deklarimet e te demtuares, mbi kallzimin e saj te cilat jane kontradiktore.

- Te gjitha provat e administruara ne seance vertetuan mungesen e dhunes, qe eshte e domosdoshme per vepren per te cilen akuzohem.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Saliko Hajno, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, mbrojtesin av. Veronika Vangjeli, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Durres eshte i pa bazuar ne ligj e ne prova e duhet te

prishet.Gjykata e Rrethit gjyqesor Elbasan, me vendimin nr.184, date 20.07.2004, ka deklaruar

te pafajshem te gjykuarin Totila Koçi per vepren penale te marredhenieve seksuale me dhune me te mitur te moshes 14 -18 vjeç parashikuar nga neni 101/1 i K.Penal duke arsyetuar se akuza ne ngarkim te te pandehurit mbeshtetet vetem ne deklarimet e te demtuares Valbona Duka te pa shoqeruara me prova te tjera. Duke ju referuar kerkesave te nenit 152 te K.Pr.Penale gjykata e rrethit ka analizuar gjeresisht faktin se ne deklarimet e te demtuares ka kontradikta e mosperputhje qe paraqiten prej vete asaj ne pyetjet qe i jane bere si dhe, me deklarimet e shpjegimet e gjithe deshmitareve te pyetur gjate proçesit gjyqesor.

Sipas akuzes, me daten 24.11.2003 rreth ores 12.30, e demtuara Valbona Dika, eshte takuar me te gjykuarin Totila Koçi i cili, pasi i ka dhene si dhurate nje varese floriri e nje ore dore, ka thirrur shoferin e taksise Kadri Krasniqin dhe, pasi e ka hipur forcerisht ne makine, kane shkuar ne lokalin e shtetasit Madrit Arapi, ku si e demtuara ka pire nje birre e i gjykuari raki, u futen ne nje dhome ne te cilen, duke ndeshur ne rezistencen e saj, nen kercenimin me nje pistolete e thike, i gjykuari kreu disa here marredhenie seksuale me dhune. Mbas kesaj, sipas te demtuares, ata dolen jashte e u kthyen ne Elbasan me makina te ndryshme dhe ne daten 20.12.2003, ajo denoncoi per ndjekje penale te gjykuarin.

Jane pyetur gjithe deshmitaret e mundshem te paraqitur nga organi i akuzes e te kerkuar nga i pandehuri dhe, duke analizuar deshmite e tyre, gjykata e rrethit arsyeton e pranon se e demtuara ka shkuar ne lokalin e Madrit Arapit me deshiren e saj, se nuk ka asnje prove qe te vertetoje se i gjykuari ka perdorur dhune ndaj saj, se pasi kane dale nga dhoma ata kane qene te qete e jane kthyer bashke ne te njejten makine ne Elbasan. Referuar ketyre fakteve, gjykata e

367

Page 368: Tetor 2005

rrethit arrin ne perfundimin se i gjykuari Totila Koçi nuk e ka kryer vepren per te cilen akuzohet pasi nuk provohet asnje nga pretendimet e se demtuares.

Gjykata e Apelit Durres mbi te njejtat prova deklaron fajtor te gjykuarin Totila Koçi, duke pranuar se pasi u futen ne dhome, ai ka kryer marredhenie seksuale me dhune me te demtuaren. Ne vendimin e saj gjykata e apelit, bazohet teresisht ne deklarimet e se demtuares pa hyre ne analize se perse nuk pranon shpjegimet e gjithe deshmitareve te pyetur ne seance gjyqesore, pa ju permbajtur kerkesave te nenit 152 te K.Pr.Penale dhe faktit te kerkeses ligjore se çdo dyshim kalon ne favor te te pandehurit.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte e gjen te bazuar vendimin e gjykates se rrethit e te pa bazuar ate te gjykates se apelit jo vetem se bazohet teresisht mbi te dhenat e vetem nje personi (te se demtuares) por edhe se nuk eshte vertetuar fakti e nje seri deshmitaresh rrezojne pretendimet e se demtuares. Ne kushtet si eshte trajtuar çeshtja, sikurse u permend, ka nenvleftesim te zbatimit te kerkesave te nenit 152 te K.Pr.Penale, nuk ka analize provash, percaktim te vertetesise dhe fuqise provuese te tyre.

Ne proçesin penal, nuk mund te pranohet fajesia e personit vetem me nje prove te pa mbeshtetur e te kundershtuar nga provat e tjera por ne analizen teresore e obvjektive te tyre pa i dhene vlere te paracaktuar asnje prove gje qe nuk eshte patur parasysh nga gjykata e apelit dhe nuk e bejne bindes vendimin e marre prej saj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/ç te K.Pr.Penale,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.362, date 22.11.2004 te Gjykates se Apelit Durres dhe lenien ne

fuqi te vendimit nr.184, date 20.07.2004 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Elbasan me te cilin eshte deklaruar i pafajshem i pandehuri Totila Koçi per vepren penale te marredhenieve seksuale me dhune me te mitur te moshes 14-18 vjeç, parashikuar nga neni 101/1 i K.Penal.

Per ekzekutimin e vendimit njoftohet prokurori prane Gjykates se Larte.

Tirane, me 26.10.2005

368

Page 369: Tetor 2005

Nr.682 i Regj. ThemeltarNr.743 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarShpresa Beçaj AnetareYlvi Myrtaj AnetarBesnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 26.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.682 Akti, qe i perket:

TË PANDEHURVE: VLADIMIR KASEMI

BLEDAR LIÇAJ

ALBERT MASKAJ

A K U Z U A R:Per vepren penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim

Baza Ligjore: Nenet 140 e 25 te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Vlore, me vendimin nr.311, date 19.12.2002 ka vendosur:Te deklaroje fajtor te pandehurin Vladimir Kasemi per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim dhe ne baze te neneve 140 e 22, 48/ç te Kodit Penal e denon me 10 vjet burg.Te deklaroje fajtor te pandehurinVladimir Kasemi per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim dhe ne baze te neneve 140 e 22, 48/ç te Kodit Penal e denon me 10 vjet burg.Ne zbatim te Nenit 55 te Kodit Penal, perfundimisht e denon te pandehurin Vladimir Kasemi me 10 vjet burgim.Te deklaroje fajtor te pandehurin Bledar Liçaj per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim dhe ne baze te neneve 140 e 22 te Kodit Penal e denon me 10 vjet burg.Urdherohet policia gjyqesore per kapjen e te pandehurit Bledar Liçaj dhe ekzekutimin e vendimit.Te deklaroje te pafajshem te pandehurin Albert Maskaj per kryerjen e vjedhjes me arme ne bashkepunim te parashikuar nga nenet 140 e 22 te Kodit Penal.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.50, date 28.02.2003 ka vendosur:Mospranimin e ankimit.

369

Page 370: Tetor 2005

Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe te gjykates se rrethit gjyqesor ka paraqitur rekurs i gjykuari Bledar Liçaj, i cili ka kerkuar prishjen e vendimeve dhe kthimin e çështjes per rigjykim ne gjykaten e shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:

- Une nuk kam patur dijeni se kam proçeduar penalisht dhe gjykohesha per vjedhje. Une nuk kam kryer vjedhje me arme te pasurise as vetem dhe as ne bashkepunim me persona te tjere.

- Gjate gjykimit ne arsyetimin e fajesise time jane marre per baze vetem deklarimet e te pandehurit Vladimir Kasemi ne kundershtim me kerkesat e nenit 37 te K.Pr.Penale.

- Edhe deklarimi i mungeses time ne gjykim eshte bere ne kundershtim me kerkesat e nenit 351 te K.Pr.Penale. Ne kohen e gjykimit te kesaj çështje dhe ne kohen e deklarimit te mungeses kam qene ne qytetin e Vlores dhe nuk kam marre asnje dijeni.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Skender Breca, qe kerkoi

mospranimin e rekursit, dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga Bledar Liçaj nuk eshte i bazuar ne ligj e duhet te mos pranohet.Nga aktet qe ndodhen ne dosje rezulton se, i gjykuari Bledar Liçaj, me vendimin 311,

date 19.12.2002 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Vlore eshte deklaruar fajtor per kryerjen e vepres penale te vjedhjes ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 140 e 22 te K.Penal eshte denuar me 12 vjet burgim. Gjykimi i çeshtjes eshte zhvilluar ne mungese te te gjykuarit. Kunder ketij vendimi ka ushtruar ankim mbrojtesi i te gjykuarit, Av. Arsen Zotaj i caktuar kryesisht nga gjykata dhe gjykata e apelit Vlore, me vendimin nr.50, date 28.02.2003, ka vendosur mospranimin e ankimit me arsyetimin se, mbrojtesi i caktuar kryesisht, nuk mund te beje ankim pa akt perfaqesimi te leshuar nga i pandehuri, pasi nje gje e tille kerkohet nga neni 410 i K.Pr.Penale.

Me daten 01.02.2005 Bledar Liçaj ka paraqitur rekurs kunder vendimeve te mesiperme, duke pretenduar se rekursin e paraqiste ne kete kohe pasi nuk ka qene ne dijeni te proçedimit e se per vendimet ishte vene ne dijeni para pese diteve, Sikurse shihet, rekursi eshte paraqitur nga i gjykuari mbas rreth dy vjetesh nga data e dhenies se vendimit nga gjykata e apelit, kerkohet shqyrtimi i tij dhe prishja e vendimit te gjykates se rrethit e atij te gjykates se apelit.

Ne menyren e paraqitjes se rekursit, para Kolegjit Penal te Gjykates se Larte shtrohen si probleme per zgjidhje:

a) A duhet te shqyrtohet ky rekurs dhe a mund qe nje person gjykimi per te cilin eshte zhvilluar ne mungese te ushtroje rekurs brenda nje afati te caktuar apo kur i gjykuari pretendon se ka marre dijeni per vendimin?

Ankimi kunder vendimeve penale perben nje mjet te rendesishem per mbrojtjen e intereseva te te gjykuarve si sipas akteve nderkombetare, Kushtetutes se Republikes se Shqiperise apo dispozitave te K.Pr.Penale. Keshtu ne nenin 43 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise percaktohet "Kushdo ka te drejten te ankohet kunder nje vendimi gjyqesor ne nje gjykate me te Larte, perveçse kur ne Kushtetute eshte parashikuar ndryshe".

Eshte e vertete se, ne kohen qe ne gjykaten e apelit shqyrtohej ankimi i bere nga mbrojtesi i te gjykuarit, ne baze te nenit 410 te K.Pr.Penale kerkohej qe mbrojtesi te ishte i paisur me akt te veçante perfaqesimi nga i gjykuari, gje qe del edhe nga vendimi i gjykates se apelit me te cilin eshte vendosur mospranimi i ankimit. Por, si ne ushtrimin e ankimit e te

370

Page 371: Tetor 2005

rekursit, ne K.Pr.Penale, parashikohen afate tej te cilave kjo e drejte nuk mund te ushtrohet me. Ne nenin 415/1 i K.Pr.Penale percaktohet se "afati per te bere ankim eshte dhjete dite. Ky afat fillon nga dita e neserme e shpalljes ose njoftimit te vendimit" sikurse shihet afati per berjen e ankimit fillon nga dita e neserme e shpalljes se vendimit ose njoftimit te vendimit.

Rekursi, eshte mjet i veçante ankimi qe paraqitet ne Gjykaten e Larte por jo ne te njejtat kushte si ankimi, Sipas nenit 432 te K.Pr.Penale, rekursi ne Gjykaten e Larte, paraqitet kunder vendimeve te gjykates se apelit por, sipas nenit 435/1 te K.Pr.Penale, rekursi duhet te paraqitet brenda 30 diteve nga data qe vendimi ka marre forme te prere". Nga ky percaktim del qarte se ka nje afat rigorozisht te percaktuar, 30 ditor nga dita qe vendimi ka marre forme te prere dhe jo nga dita e njoftimit te vendimit, Ne se personi i gjykuar ne mungese nuk e paraqit rekursin brenda 30 diteve nga dita qe vendimi i gjykates se apelit ka marre forme te prere, ai nuk mund ta paraqese direkt rekursin ne Gjykaten e Larte me pretendimin e kohes kur i eshte komunikuar apo ka marre dijeni per vendimin. I gjykuari qe e ka humbur kete afat per te ushtruar rekurs, nuk mund t'a paraqese direkt ne Gjykaten e Larte, por duhet qe ne baze te nenit 147 te K.Pr.Penale, te kerkoje ne gjykaten e shkalles se pare rivendosjen ne afat per te bere rekurs dhe vetem ne se gjykata e pranon kerkesen, mund te paraqese rekurs ne Gjykaten e Larte. Duhet theksuar gjithashtu se ne nenin 147/2 te K.Pr.Penale percaktohet se "ne qofte se eshte dhene vendimi ne mungese, i pandehuri mund te kerkoje rivendosjen ne afat per te bere ankim kur provon se nuk ka marre dijeni per vendimin" qe do te thote se, kerkesa behet vetem nga i pandehuri apo nga mbrojtesi i autorizuar prej tij.

I gjykuari Bledar Liçaj nuk ka respektuar keto kerkesa ligjore, nuk ka bere kerkese per rivendosjen ne fat por, e ka derguar rekursin direkt ne Gjykaten e Larte gje qe e ben ate te mos shqyrtohet nga kjo gjykate.

b) Ne rekursin e paraqitur para Gjykates se Larte, shtrohen probleme per ligjshmerine e vendimit te gjykates se shkalles se pare me pretendimin se eshte denuar padrejtesisht e kerkon prishjen e tij.

Pavaresisht se rekursi nuk mund te pranohet pasi i gjykuari Bledar Liçaj nuk ka respektuar kerkesat ligjore per berjen e rekursit, Kolegji Penal e sheh te nevojshme te theksoje se, ne rast se vendimi penal i gjykates se shkalles se pare nuk i eshte neneshtruar shqyrtimit ne gjykaten e apelit per shkaqe ligjore (siç ne rastin konkret qe eshte vendosur mospranimi i ankimit) ky Kolegj nuk mund te hyje ne analizen e ligjshmerise se vendimit te marre nga gjykata e shkalles se pare.

Te gjykuarit Bledar Liçaj nuk mund t'i mohohet e drejta per te bere rekurs por vetem ne rast se ben kerkese per rivendosje ne afat e kjo kerkese t'i pranohet nga gjykata.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 420/c te K.Pr.Penale,

V E N D O S I Mospranimin e rekursit te paraqitur nga i gjykuari Bledar Liçaj.

Tirane, me 26.10.2005

371

Page 372: Tetor 2005

Nr.624 i Rregj.ThemeltarNr.744 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Kristaq Ngjela KryesuesShpresa Beçaj AnëtareArdian Dvorani AnëtarYlvi Myrtja AnëtarSpiro Spiro Anëtar

ne seancën gjyqësore të datës 26.10.2005, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:

KËRKUESIT: ARDIAN DOMI, i biri i Zenelit, i dtl. 1974, banues në Shijak, i dënuar

OBJEKTI:Rivendosje në afat e ankimit.

Gjykata e shkallës së parë Durrës, me vendimin nr.104, datë 07.04.2004, vendosi:Pranimin e kërkesës së kërkuesit për rivendosjen në afat të ankimit, ndaj vendimit penal nr.38, datë 23.02.1999 të Gjykatës së shkallës së parë Durrës.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.366, datë 01.12.2004 vendosi:Mospranimin e ankimit.

Kunder këtij vendimi ka paraqitur rekurs, në Gjykatën e Lartë, mbrojtësi i kërkuesit Av. Ylli Bino, me të cilin kërkon prishjen e tij dhe kthimin e akteve për rishqyrtim, duke parashtruar:

- Vendimi vjen në kundërshtim me nenin 410 të K.Pr.Penale dhe vendimin nr.15, datë 17.04.2003 të Gjykatës Kushtetuese.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Spiro Spiro; prokurorin Skënder Breca, i cili paraqiti

kërkese alternative: ose kalimin e çështjes në Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ose prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe kthimin e akteve për rishqyrtim në po atë gjykatë; mbrojtësin e kërkuesit Av.Ylli Bimo, i cili kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë dhe pasi e bisedoi cështjen në tërësi,

V Ë R E N

372

Page 373: Tetor 2005

Se vendimi nr.104, datë 07.04.2004 i Gjykatës së Apelit Durrës është marrë duke mos u respektuar standartet në lidhje me sigurimin e të drejtës kushtetuese të mbrojtjes së të pandehurit në procesin penal. Për rrjedhojë, ai është i cënueshëm.

Gjatë shqyrtimit të akteve të fashikullit të procedimit penal që i përket kërkuesit Ardian Domi u konstatua se, me vendimin nr.38, datë 23.02.1999 të Gjykatës së shkallës së parë Durrës ai u deklarua fajtor dhe u dënua me 25 (njëzetepesë) vjet burgim për dy vrasje të kryera më 07.04.1997 dhe për mbajtje pa leje të armëve luftarake, krime këto të parashikuara dy herë nga neni 76 i K.Penal, si dhe nga neni 278/II i ketij Kodi. U konstatua gjithashtu se, në të njëjtën çështje me të, u gjykua edhe Mentor Kurti, i cili u deklarua fajtor dhe u dënua me 22 (njezet e dy) muaj burgim për krimin e mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe kundërvajtjen penale të kanosjes, të parashikuara përkatësisht nga nenet 278/II dhe 84 të K.Penal.

Nga procesverbali i seancave gjyqësore, që u zhvillua gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes në gjykatën e shkallës së parë, rezultoi se gjykimi u zhvillua në mungesë të kërkuesit Ardian, i cili është mbrojtur nga avokat Sami Velçani, për pjesëmarrjen e të cilit në këtë gjykim, në dosje nuk rezulton që të ketë patur ndonjë akt përfaqësimi, qoftë ai edhe autorizim apo deklaratë e thjeshtë.

Rezultoi gjithashtu se vendimi i gjykatës së shkallës së pare u ankimua nga prokuroria, sipas aktit të apelimit të së cilës është kërkuar "…veçimi i materialit dhe dërgimi i tij në prokurori për të ushtruar funksionin e ndjekjes penale në nje procedim të ri për krimin e moskallzimit, parashikuar nga neni 300/I i K.Penal, ndaj të gjykuarit Mentor Kurti", si dhe nga vetë i gjykuari Mentor nëpërmjet ankimit të veçante dhe apelit kundërshtues, me të cilat kërkonte, përkatësisht, pushimin e gjykimit për akuzën e parashikuar nga neni 84 i K.Penal e uljen e masës së denimit për krimin e mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe mospranimin e apelit të paraqitur nga prokuroria. Rezultoi edhe se vetë kërkuesi Ardian dhe mbrojtësi që kishte marre pjesë ne gjykim, apo ndonje mbrojtës tjetër i autorizuar, nuk kishin paraqitur ankim. Edhe gjate shqyrtimit të ankimeve si më sipër, në gjykatën e apelit nuk është paraqitur as kërkuesi Ardian, as ndonjë mbrojtës i autorizuar, por u paraqit vetëm mbrojtësi i te bashkëtëgjykuarit tjetër, Mentor Kurti.

Në procesverbalin e seancës së vetme (datë 25.03.1999), që u zhvillua në apel, është shënuar që është thirrur mbrojtësi i të pandehurit Ardian av. Sami Velçani, i cili nuk është paraqitur, por nga aktet, ndryshe nga urdhërimet e dispozitës së nenit 426 të K.Pr.Penale, nuk rezulton që as për këtë e as për ndonjë mbrojtës tjetër, as edhe për vetë kërkuesin Ardian, të jetë bërë njoftim për datën dhe orën e gjykimit të çështjes në gjykatën e apelit. Kurse gjykata e apelit, në kundërshtim me ç’ka parashikohet në dispozitën e nenit 425 të K.Pr.Penale, në një kohë kur, sikundër u parashtrua më lart, ankimi ishte paraqitur vetëm nga i gjykuari tjetër, (i cili jo vetëm që kishte parashtruar pretendime që kishin të bënin vetëm me të, por edhe veprat penale për të cilat ishte deklaruar fajtor dhe dënuar ishin të ndryshme nga ato të kërkuesit), në kundërshtim me çka parashikohet në dispozitën e nenit 445 të K.Pr.Penale, madje pa ia nënshtuar shqyrtimit, doli me vendim edhe për kërkuesin, megjithëse në shkaqet e ngritura nga i gjykuari Mentor nuk bëhej fjalë fare për të (kërkuesin). Për më tepër, sikundër u përmend, veç krimit të mbajtjes pa leje të armëve luftarake, parashikuar nga neni 278/II i K.Penal, për të cilin ishin deklaruar fajtorë e dënuar të bashkëtëgjykuarit, veprat e tjera penale janë të ndryshme dhe pa lidhje midis tyre.

Në këto kushte, edhe pse rekursi i paraqitur nga kërkuesi Ardian, drejtohet vetëm kundër vendimit nr.366, datë 01.12.2004 të Gjykatës së Apelit Durrës, me të cilin është vendosur mospranimi i ankimit te tij kundër vendimit nr.38, datë 23.02.1999, (pasi sipas saj, vendimi është i paankimueshëm), Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në përmbajtjen e dispozitës së nenit 435 të K.Pr.Penale, sipas së cilës për çështjet ligjore që duhet të shihen kryesisht, Gjykata e

373

Page 374: Tetor 2005

Lartë ka të drejtë të vendosë në çdo gjëndje e shkallë të procesit dhe, duke e konsideruar procedimin penal që i përket kërkuesit një të vetëm, meqënëse gjykimin që u zhvillua në apel më 25.03.1999, bazuar në shkronjën "C" të dispozitës së nenit 128 të K.Pr.Penale, për shkaqet që u parashtruan më lart, e konsideron absolutisht të pavlefshëm, çmon se bëhet pjesërisht i cënueshëm edhe vendimi nr.57, që është marrë në përfundim të seancës së asaj date, nga Gjykata e Apelit Durrës, vetëm në pjesën që i përket kërkuesit Ardian Domi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/"ç" të K.Pr.Penale,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.366, date 01.12.2004 dhe, vetëm për të pandehurin Ardian Domi

edhe të vendimit nr.57, datë 25.03.1999 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe kthimin e akteve për rishqyrtim në po atë gjykatë, me trup gjykues tjeter.

Tirane, me 26.10.2005

374

Page 375: Tetor 2005

Nr.940 i Regj.ThemeltarNr.745 i Vendimit

VENDIM

NË EMER TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Kristaq Ngjela KryesuesShpresa Beçaj AnëtareYlvi Myrtja AnëtarBesnik Imeraj AnëtarSpiro Spiro Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 26.10.2005, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:

TË PANDEHURVE: KRESHNIK YZEIRI, i biri i Sherifit, i dtl.1986, banues në Vlorë, i dënuar.

ALEKSANDËR KAÇAJ, i biri i Kudretit, i dtl.1972, banues në Vlorë, i padënuar.

A K U Z U A R:Të dy për krimin e vjedhjes të kryer në bashkëpunim,

parashikuar nga neni 134/II i K.Penal, kurse i pandehuri Kreshnik edhe për krimin e vjedhjes me dhunë,

parashikuar nga neni 139 i tij.

Gjykata e shkallës së parë Vlorë, me vendimin nr.278, datë 25.11.2004, vendosi:1. Të deklarojë fajtor të pandehurin Kreshnik Yzeiri për krimin e vjedhjes në bashkëpunim dhe, duke zbatuar nenin 134/II të K.Penal, e dënoi me 2 (dy) vjet burgim.Të deklarojë fajtor këtë të pandehur për krimin e vjedhjes me dhunë dhe duke zbatuar nenin 139 të K.Penal, e dënoi me 6 (gjashtë) vjet burgim.Në zbatim të nenit 55 të K.Penal, u dënua, me 6 (gjashtë) vjet burgim.Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i pandehuri Kreshnik Yzeiri u dënua, përfundimisht, me 4 (katër) vjet burgim.2. Të deklaroje fajtor të pandehurin Aleksandër Kaçaj për krimin e vjedhjes të kryer në bashkëpunim dhe duke zbatuar nenin 134/II të K.Penal, e dënoi me 21 (njëzet e një) muaj burgim.Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i pandehuri Aleksandër Kaçaj u dënua, përfundimisht, me 14 (katërmbëdhjetë) muaj burgim.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.93, datë 05.04.2005, vendosi:

375

Page 376: Tetor 2005

Mospranimin e ankimit të të pandehurve kundër vendimit të mësipërm.

Kundër këtij vendimi ka paraqitur rekurs, në Gjykatën e Lartë, i gjykuari Kreshnik Yzeiri, me të cilin kërkon prishjen e tij dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim, duke parashtruar:

- Mbrojtja ime nga i njëjti avokat me të gjykuarin tjetër nuk është në përputhje me nenin 54/1 të K.Pr.Penale. Si në gjykim në shkallë të parë, ashtu edhe në gjykimin në shkallë të dytë, unë nuk kam patur të njëjtin interes me të gjykuarin Aleksandër. Megjithëse, heqja dorë nga ankimi prej mbrojtësit, për Aleksandrin, ishte në interes të tij, për mua nuk ishte. Ai ka hequr dorë nga ankimi pa marrë pëlqimin tim.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Spiro Spiro; prokurorin Saliko Hajno, i cili kërkoi

prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe kthimin e akteve, për rishqyrtim, në po atë gjykatë dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NSe, gjatë shqyrtimit të akteve të procedimit penal që i përket kërkuesit Kreshnik Yzeiri u

konstatua se, me vendimin nr.278, datë 25.11.2004, të Gjykatës së shkallës së parë Vlorë, ai u deklarua fajtor dhe u dënua, përfundimisht, me 4 (katër) vjet burgim, për krimet e vjedhjes, të kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, si dhe të vjedhjes me dhunë, të parashikuara, përkatësisht, nga nenet 134/II e 139 të K.Penal. U konstatua gjithashtu se, për krimin e vjedhjes, të kryer në bashkëpunim me të, parashikuar nga neni 134/II i K.Penal, u deklarua fajtor dhe u dënua, përfundimisht, me 14 (katërmbëdhjetë) muaj burgim, edhe i gjykuari Aleksandër Kaçaj, vendim ky, i cili, për llogari të të dyve, u apelua nga mbrojtësi i tyre - avokat Lulo Ymeri.

Meqënëse në seancën gjyqësore zhvilluar në gjykatën e apelit më datë 05.04.2005, ky avokat paraqiti një deklaratë për heqje dorë nga ankimi, (duke deklaruar se ky ishte edhe vullneti i dy të mbrojturve prej tij), gjykata e apelit Vlorë, me vendimin nr.93, datë 05.04.2005, vendosi mospranimin e ankimit, vendim, të cilin Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e gjeti të pabazuar në ligj. Në këtë përfundim, u arrit pasi nga ana e gjykatës së apelit është konsideruar "heqje dorë" në kuptimin procedural të këtij termi një deklaratë, e cila, jo vetëm nga forma, por sidomos nga përmbajtja e saj, nuk plotëson kushtet që, sipas dispozitës së nenit 418 të K.Pr.Penale, duhet të plotësojë akti i paraqitur për t'u konsideruar heqje dorë nga ankimi.

Kështu, në një kohë kur, megjithëse sipas pikës 2 të kësaj dispozite, i pandehuri mund të heqi dorë nga ankimi edhe nëpërmjet mbrojtësit, gjykata e apelit, pa kryer verifikimet e nevojshme, ka pranuar të mirëqënë deklarimin e mbrojtësit të të gjykuarve, sipas të cilit heqja dorë nga ankimi i paraqitur prej tij ishte edhe vullneti i tyre. Duke bërë interpretimin gramatikor të dispozitës së përmendur, Ky Kolegj konstaton se, nga përmbajtja e saj rezulton se, për të qënë i vlefshëm akti i heqjes dorë, ai jo vetëm që duhet të paraqitet duke respektuar, në pikëpamje të formës, kërkesat e dispozitës së nenit 412 të K.Pr.Penale (të përmbajë vendimin e ankimuar, ditën e tij dhe gjykatën që e ka dhënë), por, edhe kur nuk bëhet drejtpërdrejt nga i pandehuri, po nëpërmjet mbrojtësit apo përfaqësuesit të tij, duhet të jetë shprehje e vullnetit të lirë të tij, kërkesë kjo që në mungesë të autorizimit lëshuar mbrojtësit, për këtë qëllim nga i gjykuari Yzeiri, nuk ka gjetur zbatim në çështjen objekt shqyrtimi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/ç të K.Pr.Penale,

376

Page 377: Tetor 2005

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.93, datë 05.04.2005 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe kthimin e

akteve, për rishqyrtim në po atë gjykatë, me trup gjykues tjetër. Tirane, më 26.10.2005

Nr.1043/355 i Regj. ThemeltarNr.746 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Thimjo Kondi KryesuesKristaq Ngjela AnetarYlvi Myrtja AnetarArdian Dvorani AnetarShpresa Beçaj Anetare

në seancen gjyqesore te datës 05.10.2005 dhe 31.10.2005, mori në shqyrtim çështjen penale nr.1043/355 që i përket:

TË PANDEHURIT: BESNIK BERHAMI

A K U Z U A R:Për veprën penale të "Krijimit dhe financimit

te organizates kriminale me qellim trafikimin e paligjshem te narkotikeve".

Baza Ligjore: Neni 284/a, pika 1 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Durres, me vendimin nr.86, datë 20.02.2004 ka vendosur:Te deklaroje fajtor te pandehurin Besnik Berhami per vepren penale te krijimit, financimit e drejtimit te organizates kriminale me qellimin e trafikimit te paligjshem te narkotikeve, parashikuar nga neni 284/a/1 e 48/c e 49 te K.Penal, e denimin e tij me 10 vjet e 6 muaj burgim.Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale i ul 1/3 e denimit te tij, perfundimisht me 7 (shtate) vjet burgim.Vuajtja e denimit i fillon nga data e arrestimit 02.11.2002.Veçimin e proçedimit penal nr.767, per te pandehurin Artor Berhami per t’u gjykuar si çeshtje me vete.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.199, datë 15.06.2004 ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.86, date 20.02.2004 te Gjykates se Rrethit Durres.

377

Page 378: Tetor 2005

Deklarimin fajtor te te pandehurit Besnik Berhami per vepren penale te prodhimit e shitjes se narkotikeve e ne baze te nenit 283/1 te K.Penal te pandryshuar nga ligji 8733 date 24.01.2001 dhe 48/c e 49 te K.Penal denimin e tij me 8 (tete) vjet burgim.Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale i ulet 1/3 e denimit duke i mbetur perfundimisht per te vuajtur 5 (pese) vjet e 4 (kater) muaj burgim.Vuajtja e denimit ka filluar nga data e arrestimit 02.11.2002.

Kundër vendimit nr.199, date 15.06.2004 te Gjykates se Apelit Durres ka bërë rekurs

Prokuroria e Apelit Durres, e cila kerkon prishjen e vendimit nr.199, date 15.06.2004 te Gjykates se Apelit Durres dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.86, date 20.02.2004 te Gjykates se shkalles se pare Durres, duke parashtruar këto shkaqe:

- I pandehuri e ka kryer vepren penale ne bashkepunim me persona te tjere e provuar kjo me rastet e evidentuara ne kete proçedim penal, ne kohe te mjaftueshme, me aktivitet kriminal, me qellim perfitimet materiale dhe financiare nga ky aktivitet i kundraligjshem.

- Gjykata e apelit ne kundershtim me provat e administruara ne hetim dhe gjykim ka ndryshuar cilesimin juridik te vepres penale duke mos patur argumenta bindes ne lidhje me kete.

- Gjykata e apelit ka gabuar ne zbatimin e Dispozitave te K.Penal, pasi ajo e pranon ne argumentimin e saj bashkepunimin, por nuk e cileson ate me nenin 25 te K.Penal.

- Gjykata gabon edhe ne zbatimin e nenit 47 te K.Penal ne evidentimin e te gjitha rrethanave qe kane te bejne me vepren penale dhe te autorit te saj, te cilat duhen pasur parasysh ne caktimin e mases se denimit.

Kundër vendimit nr.199, date 15.06.2004 te Gjykates se Apelit Durres ka bërë rekurs edhe i pandehuri Besnik Berhami, i cili kerkon ndryshimin e vendimit nr.199, date 15.06.2004 persa i perket cilesimit juridik te vepres duke e percaktuar ate ne baze te nenit 283/1 dhe jo 283/2, si dhe caktimim e nje mase denimi me te bute per te pandehurin Besnik Berhami, duke parashtruar këto shkaqe:

- Gjykata e apelit gabon ne arsyetimin e vendimit te saj kur e cileson marredhenien shites bleres si marredhenie midis bashkepunetoresh. Marredhenia e shitjes dhe e blerjes nuk mbulon, nuk presupozon dhe as mund te provoje bashkepunimin.

- Te gjitha telefonatat dhe komunikimet (telefonike) te bera nga i pandehuri Besnik i sherbenin vetem realizimit te shitjes dhe nuk ka te beje me bashkepunimin.

- Vete ligjvenesi ben dallim midis shitjes se thjeshte dhe bashkepunimit ku parashikon ne paragraf te veçante shitjen 283/1 dhe ne paragraf te veçante bashkepunimin 283/2, duke renduar ne kete rast edhe masen e denimit.

- Ne favor te te pandehurit Besnik Berhami ekziston nje sere rrethanash qe duhen marre ne konsiderate nga Gjykata e Larte per uljen e mases se denimit nen ate te dhene nga Gjykata e Apelit Durres, si: pendimi sinqeriteti, gjendja familjare, i padenuar me pare dhe qendrimi i tij korrekt ne komunitetin ku jeton te cilat tregojne rrezikshmerine e tij te ulet per shoqerine.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Shpresa Beçaj, prokurorin Artur Selmani, qe kerkoi

prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, mbrojtesin Av. B. Mane, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Durres dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

378

Page 379: Tetor 2005

Prokuroria e rrethit Tirane, bazuar ne dokumentacionin e sjelle nga autoritetet gjyqesore Italiane, ne perputhje me dispozitat e K.Pr.Penale te Shqiperise, me ndermjetesimin ligjor te Ministrise se Drejtesise te Shtetit Shqiptar, ka nisur hetimet sipas proçedimit penal nr.657 te vitit 2001, ne ngarkim te te pandehurve Arben Grori, Agron Tresa, Besnik Berhami, Artor Berhami, per vepren penale "te krijimit, financimit te organizates kriminale me qellim trafikimin e paligjshem te narkotikeve", parashikuar nga neni 284/a te K.Penal. Me vendimin e dates 30.07.2002, organi i akuzes Tirane ka vendosur ndarjen e proçedimit penal 657 ne dy proçedime me vete, ne proçedimin penal nr.657 ne ngarkim te te pandehurve Arben Grori dhe Agron Tresa dhe proçedimin penal nr.657/1 ne ngarkim te te pandehurve Besnik Berhami dhe Artor Berhami. Meqenese nga aktet e proçedimit penal nr.657/1 rezultonte se aktiviteti kriminal i kryer nga te pandehurit Besnik Berhami e Artor Berhami ishte kryer ne teritorin e rrethit Durres, me vendimin e dates 10.10.2002 eshte vendosur shpallja e moskompetences dhe kalimi i akteve Prokurorise se rrethit Durres, ndersa proçedimi penal nr.657 ne ngarkim te te pandehurve Arben Grori, etj., eshte derguar per gjykim ne Gjykaten e Rrethit Tirane.

Ne seancen gjyqesore te dates 11.12.2003, para fillimit te shqyrtimit gjyqesor i pandehuri Besnik Berhami dhe avokati i tij kane kerkuar gjykim te shkurtuar ne baze te nenit 403 te K.Pr.Penale. Prokurori i çeshtjes ka qene pro kerkeses se te pandehurit per gjykim te shkurtuar dhe gjykata bazuar ne nenin 404 e vijues te K.Pr.Penale ka pranuar kerkesen e te pandehurit qe çeshtja te zgjidhet ne gjendjen qe ndodhen aktet. Ne seancen gjyqesore te dates 06.01.2004 gjykata ka pranuar kerkesen e paleve dhe duke u bazuar ne nenin 93 pika 2 e K.Pr.Penale ka vendosur veçimin e çeshtjes per dy te gjykuarit.

Ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor Gjykata e Rrethit Durres ka deklaruar fajtor te gjykuarin Besnik Berhami per vepren penale te krijimit, financimit e drejtimit te organizates kriminale me qellim trafikimin e paligjshem te narkotikeve dhe e ka denuar me 10 vjet e gjashte muaj burgim. Ne zbatim te nenit 406 te K.Penal e ka denuar perfundimisht me 7 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Durres si ka shqyrtuar aktet e dosjes hetimore e gjyqesore ne shkalle te dyte dhe pretendimet e te gjykuarit ne ankimin e paraqitur asaj, me vendimin nr.199, date 15.06.2004 ka vendosur ndryshimin e vendimit nr.86, date 20.02.2004 te Gjykates se Rrethit Durres duke deklaruar fajtor te gjykuarin Besnik Berhami per vepren penale te prodhimit e shitjes se narkotikeve e ne baze te nenit 283/1 te K.Penal te pandryshuar e ka denuar me 8 vjet burgim. Ne zbatim te nenit 406 te K.Penal e ka denuar perfundimisht me 5 vjet e 4 muaj burgim.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, si shqyrtoi provat e ndodhura ne fashikullin e hetimit dhe ne dosjen gjyqesore, shkaqet e rekursit, pretendimet e paleve çmon se rekursi i paraqitur nga Prokuroria e Apelit Durres nuk eshte i bazuar ne nenin 432 te K.Pr.Penale.

Kolegji Penal arriti ne kete perfundim pasi nga aktet e ndodhura ne fashikullin e hetimit qe i perket te te gjykuarve, te akuzuar per vepren penale "te krijimit dhe financimit te organizates kriminale me qellim trafikimin e paligjshem te narkotikeve", u konstatua se, fillimisht Prokuroria e Rrethit Tirane ka vendosur ndarjen e proçedimit penal ne proçedimin penal nr.657 ne ngarkim te te gjykuarve Arben Grori dhe Agron Tresa dhe ne proçedimin penal nr.657/1 ne ngarkim te te pandehurve Besnik Berhami e Artor Berhami. Me nje vendim te meparshem te Prokurorise se Rrethit Durres, (siç u arsyetua ne pjesen e pare te vendimit) eshte vendosur shpallja e moskompetences dhe kalimi i akteve te proçedimit penal nr.657/1, Prokurorise se rrethit Durres. Me pas ne Gjykaten e Rrethit Durres me miratimin e paleve eshte vendosur veçimi i proçedimit penal nr.767 per te pandehurin Artor Berhami per t’u gjykuar si çeshtje me vete. Ne menyren se si eshte vepruar nga organi i akuzes dhe nga gjykata e faktit per çeshtjen objekt shqyrtimi, Kolegji Penal konstaton se eshte vendosur ne kundershtim me nenin 93 te K.Pr.Penale, pasi jane

379

Page 380: Tetor 2005

demtuar interesat e çeshtjes per te cilen jane nisur hetimet dhe kjo ndarje ka ndikuar negativisht ne sqarimin e te vertetes e provimin e akuzes.

Lloji i gjykimit te ndjekur nga Gjykata e shkalles se pare Durres per te gjykuarin Besnik Berhami eshte ai i gjykimit te posaçem (gjykimit te shkurtuar), qe do te thote se ky gjykim ne thelb te tij ka pranimin e akteve te grumbulluara gjate fazes se hetimit paraprak duke evituar marrjen e provave ne seance gjyqesore dhe debatin e lidhur me to. Kerkesen e te pandehurit dhe te mbrojtesit per gjykim te shkurtuar Gjykata e shkalles se pare Durres e ka pranuar pa qene e bindur se mund te perfundoj çeshtjen ne gjendjen qe jane aktet, pa qene nevoja per t'ja nenshtruar ato shqyrtimit gjyqesor. Konsensusi i prokurorit lidhur me pranimin nga gjykata te kerkeses se te gjykuarit per gjykim te shkurtuar dhe mosberja ankim ndaj ketij vendimi, ka bere qe çeshtja te gjykohet ne gjendjen qe ndodheshin aktet, pa qene nevoja per t'ja nenshtruar ato shqyrtimit gjyqesor. Ne shqyrtimin gjyqesor ne Gjykaten e faktit Durres ka rezultuar se aktet qe i bashkangjiten proçedimit penal nr.767, ne ngarkim te te gjykuarit Besnik Berhami, jane derguar nga autoritet gjyqesore italiane, ne baze te kerkesave te organit te prokurorise ne perputhje me dispozitat e K.Pr.Penale te Shqiperise, dhe ne baze te Konventes Europiane "per ndihme juridike ne fushen penale" dhe me ndermjetesimin ligjor te Ministrise se Drejtesise te Shtetit Shqiptar. Kryesisht keto materiale jane proçesverbalet e pergjimeve te bisedave telefonike te bera nga te gjykuarit. Nga provat e administruara ne gjykimin ne shkalle te pare (proçesverbalet e pergjimeve telefonike) ka rezultuar se i gjykuari Besnik Berhami nepermjet te denuarit Dilaver Varaku ka nisur ne Itali per te shitur rreth 8 kg heroine te cilen i pandehuri Dilaver e ka transportuar te fshehur ne kamionin e tij se bashku me pjesen tjeter te marre nga persona te tjere qe jane hetuar e gjykuar ne Itali e ne Tirane.

Ne perfundim gjykata e faktit Durres ka vendosur deklarimin fajtor te te gjykuarit Besnik Berhami sipas akuzes. Ne vendimin e dhene nga Gjykata e faktit Durres nuk eshte bere asnje analize se ku konsiston bazueshmeria e akuzes per ta deklaruar te gjykuarin Besnik fajtor per kryerjen e vepres penale te parashikuar nga neni 284/a te K.Penal. Gjykata nuk arsyeton se ku konsistojne veprimet e te gjykuarit ne organizimin, drejtimin apo financimin e organizates kriminale per trafikimin e lendeve narkotike. Vepra nga ana objektive kryhet nepermjet organizimit, drejtimit dhe financimit te organizatave kriminale. Kjo do te thote se veprimtaria e mesiperme nuk kryhet nga persona te veçante, por eshte e organizuar, e drejtuar dhe e financuar nga nje organizate kriminale qe ka per objekt te saj drogen. Arsyetimi i vendimit te gjykates se faktit eshte nje permbledhje e kerkeses per gjykim te organit te prokurorise dhe nuk eshte i bazuar ne provat qe ndodhen ne dosje per sasine prej 100 kg heroine per te cilin hetimi eshte bere ne Itali. Nuk rezulton te kete ne dosje proçesverbale te pyetjes se hollesishme te te gjykuarve per qendrimin e tyre ndaj akuzes, per ballafaqim me materialet e grumbulluara, etj. Gjithashtu nuk jane marre dhe administruar ne proçedimin e bere ndaj te gjykuarit Besnik Berhami, vendimet gjyqesore te marra nga autoritetet italiane ndaj te gjykuarve Dilaver Varaku, Avni Neza, Arben Koldashi, Michele Markanxhelo, Paolo Judice etj, qe do te benin te mundur te sqarohej roli e veprimtaria e secilit te gjykuar.

Keto te meta te lejuara gjate hetimeve paraprake nuk mund te rrgulloheshin gjate gjykimit, pasi gjykata faktit me qendrimin e mbajtur per veçimin e çeshtjeve dhe pranimin e gjykimit te posaçem (gjykimit te shkurtuar) ka evituar marrjen e provave ne seancen gjyqesore dhe debatin lidhur me to. Gjithashtu organi i akuzes eshte pajtuar me keto te meta.

Çeshtja eshte gjykuar ne Gjykaten e Apelit Durres mbi ankimin e te gjykuarit Besnik Berhami i cili ka parashtruar para asaj gjykate se kualifikimi ligjor i vepres penale nga gjykata e rrethit eshte i gabuar dhe per rrjedhoje masa e denimit eshte e ashper.

380

Page 381: Tetor 2005

Aktet mbi te cilat gjykata e faktit ka bazuar vendimin e saj per deklarimin fajtor te te gjykuarit Besnik Berhami sipas akuzes jane pergjimet e bisedave telefonike e shpjegimet e dhena nga vete i gjykuari Besnik, nga te cilat ka rezultuar e provuar se i gjykuari Besnik Berhami ka nisur per te shitur ne Itali 8 kg lende narkotike te tipit heroine me shoferin Dilaver Varaku (i denuar ne Itali).

Konkluzioni i arritur nga Gjykata e Apelit Durres se vepra penale e kryer nga i pandehuri Besnik Berhami duhet cilesuar ne baze te nenit 283/1 te K.Penal te pa ndryshuar ne bashkepunim me persona te tjere qe jane gjykuar ne çeshtje tjeter, eshte i drejte.

Kolegji Penal arrin ne kete perfundim, pasi nga aktet e paraqitura nga organi i akuzes ka rezultuar se i gjykuari Besnik Berhami nuk ka patur dijeni per te gjithe sasine e heroines qe transportonte i denuari Dilaver Varaku ne Itali, perveç 8 kg qe ka pranuar ai vete se ja ka dhene per ta shitur Dilaver Varakut.

Nuk rezulton e vertetuar se i gjykuari Besnik Berhami te kete organizuar, krijuar, drejtuar apo financuar ndonje organizate kriminale me qellim kultivimin, prodhimin, fabrikimin apo trafikimin e paligjshem te narkotikeve siç kerkon dispozita e nenit 284/a te K.Penal, ne baze te te ciles eshte deklaruar fajtor dhe eshte denuar i gjykuari.

Nuk ka rezultuar e provuar qe i gjykuari Besnik Berhami te kete patur dijeni per vepra penale te kryera nga persona te tjere si dhe te kete bashkepunuar per kryerjen e disa veprave penale, siç kerkon neni 28 i K.Penal.

Duke konstatuar se, nga aktet mbi te cilat gjykatat kane bazuar vendimet e tyre, nuk eshte e provuar fajesia e te gjykuarit Besnik Berhami per kryerjen e vepres penale "te krijimit dhe financimit te organizates kriminale me qellim trafikimin e paligjshem te narkotikeve", Kolegji Penal çmon te drejte vendimin e Gjykates se Apelit Durres me te cilin eshte ndryshuar vendimi nr.86, date 20.02.2004 i Gjykates se faktit Durres dhe eshte deklaruar fajtor i pandehuri Besnik Berhami per vepren penale te prodhimit e shitjes se narkotikeve te parashikuar nga neni 283/1 te K.Penal te pandryshuar.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/"a" te K.Pr.Penale,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.199, date 15.06.2004 te Gjykates se Apelit Durres.

Tirane, më 31.10.2005

381

Page 382: Tetor 2005

Nr.1044/356 i Regj. ThemeltarNr.748 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesKristaq Ngjela AnetarShpresa Beçaj AnetareYlvi Myrtja AnetarArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 24.10.2005 dhe 31.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.1044/356 Akti, qe i perket:

TË PANDEHURIT: ARTOR BERHAMI, mbrojtur nga Av. Islam Llapi

A K U Z U A R:Për veprën penale të

"Organizimit e drejtimit te organizatave kriminale me qellim trafikimin e paligjshem te narkotikeve".

Baza Ligjore: Neni 284/a/1 i Kodit Penal.

Gjykata e shkallës së parë Durres, me vendimin nr.164, datë 23.03.2004 ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Artor Nexhmie Berhami per vepren penale te organizimit e drejtimit te organizatave kriminale me qellim trafikimin e paligjshem te narkotikeve dhe ne baze te nenit 284/a, 48/c e 49 te Kodit Penal e denon me 10 vjet burg.Ne zbatim te nenit 406 te K.Pr.Penale i zbritet 1/3 e denimit, duke ngelur perfundimisht masa e denimit 6 vjet e 8 muaj burg.Vuajtja e denimit fillon nga data 02.11.2002, diten e arrestimit te tij.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.198, date 15.06.2004 ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.164, date 23.03.2004 te Gjykates se Rrethit Durres.Deklarimin fajtor te te pandehurit Artor Berhami per vepren penale te prodhimit e shitjes se narkotikeve e ne baze te nenit 283/1 te K.Penal te pandryshuar nga ligji nr.8733, date 24.01.2001 e neni 48/c e 49 te K.Penal denimin e tij me 7 vjet e 6 muaj burgim.Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale i ulet 1/3 e denimit duke i mbetur perfundimisht per te vuajtur 5 (pese) vjet burgim.Vuajtja e denimit i ka filluar nga data e arrestimit date 02.11.2002.

382

Page 383: Tetor 2005

Kundër vendimit nr.198, date 15.06.2004 te Gjykates se Apelit Durres ka bërë rekurs Prokuroria e Apelit Durres, e cila kerkon prishjen e vendimit nr.198, date 15.06.2004 te Gjykates se Apelit Durres dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.164, date 23.03.2004 te Gjykates se shkalles se pare Durres duke parashtruar këto shkaqe:

- Nga te gjitha provat e administruarra ne dosje provohet se i pandehuri ne bashkepunim me persona te tjere ka konsumuar vepren penale te "organizimit dhe drejtimit te organizatave kriminale".

- Gjykata e apelit gabon kur arsyeton se ndodhemi perpara nje bashkepunimi te thjeshte pasi nga bisedat telefonike, sasia e droges dhe nga veprimet e secilit bashkepunetor tregon se ndodhemi perpara nje organizate kriminale.

- Gjate gjykimit ka rezultuar se Artor Berhami eshte marre me gjetjen e droges dhe organizimin e transportit.

- Gjykata e apelit ne kundershtim me te gjitha provat e administruara ne dosje ka ndyshuar cilesimin juridik te vepres penale.

- Gjykata e apelit ka gabuar ne zbatimin e dispozitave te K.Penal edhe per ate veper per te cilen ajo e ka deklaruar te pandehurin fajtor pasi ajo pranon se vepra eshte kryer ne bashkepunim, por nuk e cileson ate me nenin 25 te K.Penal.

- Gjykata e apelit ka gabuar edhe ne zbatimin e nenit 47 te K.Penal ne evidentimin e rrethanave qe kane te bejne me vepren penale dhe te autorit te saj, te cilat duhen patur parasysh ne caktimin e mases se denimit.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Artur Selmani, qe kerkoi

prishjen e vendimit te gjykates se apelit, mbrojtesin av. Islam Llapi, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E N Organi i prokurorise ka derguar per gjykim te pandehurit Artor Berhami e Besnik

Berhami nen akuzen e organizimit dhe drejtimit te organizatave kriminale parashikuar nga neni 284/a i K.Penal. Ne seancen gjyqesore te dates 06.01.2004, me kerkese te mbrojtesit dhe te pandehurit Besnik Berhami, Gjykata e Rrethit gjyqesor Durres, ka vendosur veçimin e çeshtjes dhe vazhdimin me gjykim te shkurtuar per kete te pandehur, vendim me te cilin ka qene i te njejtit mendim edhe prokurori dhe i pandehuri Artor Berhami. Ne perfundim te gjykimit, gjykata e rrethit me vendimin e dates 20.02.2004, e ka deklaruar fajtor te pandehurin Besnik Berhami dhe e ka denuar ate per vepren penale te drejtimit dhe organizimit te organizates kriminale me qellim trafikimin e paligjshem te lendeve narkotike.

Me daten 04.03.2004, ka nisur proçesi gjyqesor kunder te pandehurit Artor Berhami dhe mbrojtesi e i pandehuri kane kerkuar zhvillimin me gjykim te shkurtuar, kerkese kjo qe eshte pranuar me vendim te gjykates dhe eshte shtyre seanca per t'i dhene kohe prokurorit per te pregatitur konkluzionet me shkrim.

Kolegjit Penal i Gjykates se Larte, i terheq vemendjen fakti qe, gjykata e rrethit, menjehere pas kerkeses per gjykim te shkurtuar, ka vendosur pranimin e saj duke u shprehur se ne gjendjen qe jane aktet çeshtja mund te zgjidhet ne nje kohe qe nuk ka krijuar asnje mundesi per njohjen e materialeve te çeshtjes duke patur parasysh jo vetem faktin e dokumentacionit voluminoz te çeshtjes por edhe se vepra per te cilen gjykohet i pandehuri Artor Berhami, eshte me nje rrezikshmeri te veçante shoqerore dhe e kryer nga nje numur i konsiderueshem

383

Page 384: Tetor 2005

personash. Ne kete drejtim Kolegji terheq vemendjen e gjykates per nje kuptim me te drejte te pranimit te kerkesave per gjykim te shkurtuar qe, ne rradhe te pare te shqyrtoje interesat e zgjidhjes se çeshtjes, mundesine e zgjidhjes se saj ne gjendjen qe jane aktet gje qe nuk mund te behet menjehere pas kerkeses pa u konsultuar me materialet dhe provat e paraqitura nga organi i akuzes (qe ne rastin ne shqyrtim perbehen nga 9 fashikuj me rreth 3500 flete).

Duke pranuar fajesine sipas akuzes, te te gjykuarit Artor Berhami gjykata e rrethit arsyeton se çeshtja ka filluar mbi bazen e provave te derguara nga gjykata e Milanos ne Itali ne ngarkim te disa personave shqiptare e italiane si i pandehuri Artor Berhami, Besnik Berhami, Arben Grori, Avni Neza, Michele Darkanxhela, Paola Jodice, etj. Ne vendim theksohet se i pandehuri Artor ka pranuar se ka bashkepunuar me shtetasin italian Michele Darkanxhela, se ne rastin e dyte, ka derguar 8 kg heroine bashke me pjesen tjeter qe dergonte Besnik Berhami nepermjet shoferit Dilaver Varaku (i arrestuar ne Itali) por se nga provat e administruara rezulton se implikimi i te pandehurit ne kete rrjet trafikimi te droges nga Shqiperia ne Itali, provohet ne dy raste. Ne rastin e pare, pranohet ne vendimin e gjykates, trafikimi eshte bere me date 09.11.1999 kur Dilaver Varaku me kamionin e tij, ka transportuar 50 kg lende narkotike heroine e drejtuar per tek Avni Neza, i cili ka biseduar ne telefon me te pandehurin Artor Berhami, Besnik Nezen dhe anetaret e tjere te organizates per transportimin dhe shperndarjen e droges.

Ne rastin e dyte, pranohet ne vendimin e gjykates, kryer me date 02.12.1999, eshte vepruar po si ne rastin e pare duke derguar 50 kg droge me te njejtin transportues e prites malli dhe se keto veprime kriminale te kryera nga nje numer i madh personash shqiptare e italiane provohen ne aktet e derguara nga pala italiane e te administruara ne gjykimin e çeshtjes e sidomos nga pergjimet e bisedave telefonike realizuar ne perputhje me kerkesat ligjore nga del se i pandehuri Artor Berhami ka biseduar per transportin e droges me pjesetare te tjere te organizates kriminale italiane apo shqiptare qe banojne ne Itali e qe i jane neneshtruar proçesit gjyqesor.

Gjykata e Apelit Durres qe ka shqyrtuar çeshtjen mbi ankimin e te pandehurit Artor Berhami, mbi te njejtat materiale e prova, ka bere çmim te ndryshem per cilesimin ligjor te vepres dhe me vendimin nr.198, date 15.06.2004, ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit duke e deklaruar fajtor te pandehurin Artor Berhami per vepren penale te prodhimit e shitjes se lendeve narkotike, parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal.

Ndryshe nga sa pranohet ne vendimin e gjykates se rrethit, ne vendimin e gjykates se apelit arsyetohet se i pandehuri Artor Berhami, me date 02.12.1999, ka derguar ne Itali me Dilaver Varakun 2 kg heroine, i cili, sasine prej 2 kg e ka transportuar ne Itali bashke me 48 kg tjeter marre nga persona te tjere. Sipas vendimit te gjykates se apelit, materialet ne ngarkim te te pandehurit Artor jane derguar nga autoritetet italiane te cilat fillimisht i jane vene ne dispozicion Prokurorise se Rrethit Tirane per autore te tjere si Arben Grori, Agron Tresa e, nga kjo çeshtje eshte veçuar procedimi penal ne ngarkim te te pandehurve Artor e Besnik Berhami.

Arsyetohet me tej se, cilesimi ligjor i pranuar nga gjykata e rrethit nuk eshte i bazuar ne ligj e ne prova, se nuk eshte provuar qe i pandehuri Artor te kete krijuar, drejtuar apo financuar ndonje organizate kriminale me qellim prodhimin apo trafikimin e paligjshem te lendeve narkotike, se fakti qe organi i prokurorise ka ndare çeshtjen ne ngarkim te te pandehurve Artor e Besnik Berhami nga te pandehurit e tjere qe kishin lidhje me organizaten kriminale qe vepronte ne Itali e ne Shqiperi per trafikimin e lendeve narkotike flet se i pandehuri Artor, nuk ka qene pjestar i asaj organizate dhe se per transportimin e shitjen e sasise prej 2 kg heroine, i pandehuri ka bashkepunuar me te pandehurit Dilaver Varaku, Avni Nezaj, Michele Darkanxhelo e Paolo Jodica por, nuk provohet qe ai te kete patur dijeni per sasine prej 100 kg heroine te transportuar per ne Itali.

384

Page 385: Tetor 2005

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, duke ju referuar materialeve dhe provave te paraqitura nga organi i akuzes dhe administruar ne seance gjyqesore, arrin ne perfundimin se, jane lejuar shkelje te rendesishme qe kane te bejne me te provuarit e vepres penale dhe analizes se elementeve te vepres penale te organizimit dhe drejtimit te arganizates kriminale parashikuar nga neni 284/a i K.Penal. Ne menyre te pa drejte dhe ne kundershtim me kerkesat e nenit 93 te K.Pr.Penale prokuroria ka vendosur ndarjen ne disa çeshtje me te pandehur qe bashkarisht jane akuzuar per vepren penale te parashikuar nga neni 284/a i K.Penal. Kjo ndarje ka demtuar rende interesat e çeshtjes, ka ndikuar negativisht ne sqarimin e se vertetes dhe provimin e akuzes, nuk eshte bere e mundur te sqarohet roli dhe veprimtaria e sejcilit te gjykuar dhe ku pikerisht konsiston (qofte dhe per te gjykuarin Artor Berhami) ajo çka kerkon neni 284/a i K.Penal ne organizimin, drejtimin dhe financimin e organizatave kriminale me qellim kultivimin, prodhimin ose trafikun e paligjshem te narkotikeve. Organi i akuzes thuajse eshte perqendruar vetem ne materialet e derguara nga autoritetet italiane bazuar ne leter porosine e derguar ne baze te Konventes Europiane per ndihme juridike ne fushen penale e kryesisht ne proçesverbalet e pergjimeve te bisedave telefonike te bera nga te gjykuarit dhe, duke mos realizuar detyrimet qe rrjedhin nga K.Pr.Penale, nuk kane kryer veprimet e nevojshme hetimore per te sqaruar sa me shume veprimtarine kriminale te te gjykuarit Berhami, te personave te tjere te vene nen akuze ne Shqiperi apo ne Itali qe do te sherbenin edhe per percaktimin e rolit te sejcilit te gjykuar per kete veprimtari kriminale. Ne gjithe materialet e organit te akuzes, ne konkluzionet e dhena nga prokurori ne te gjitha shkallet e gjykimit, nuk ka asnje analize se ku konsiston bazueshmeria e akuzes per vepren penale te parashikuar nga neni 284/a i K.Penal, perse ndodhemi para kesaj vepre e jo para ndonje vepre tjeter penale gje qe, lidhur edhe me mungesat e shumta te rrjedhura nga moskryerja e veprimeve hetimore, me te drejte ka vene ne dyshim akuzen e ngritur ndaj te gjykuarit Artor Berhami. Nuk ka ne aktet e administruara proçesverbale te pyetjes se hollesishme te te gjykuarit, per qendrimin e tij ndaj akuzes, per ballafaqimin me materialet e grumbulluara e qendrimin e tij ndaj tyre. Per nje perfundim me te sakte per akuzen do te sherbenin edhe marrja e materialeve te kerkuara me leter porosine e dates 21.12.2001 nga autoritetet italiane te vendimeve gjyqesore marre ndaj shtetasve Dilaver Varaku, Avni Neza, Arben Koldashi, Mikele D'Arkanxhelo, Paolo Jodice, Vitoria Nezi, Atilio Gargare, Armir Zaimi, Mauricio Manxhore, Dritan Kopliku etj, te cilat nuk jane te administruara ne procedimet e bera ndaj te gjykuarve Artor Berhami e Besnik Berhami, etj.

Keto te meta te rendesishme te lejuara gjate hetimit paraprak jo vetem qe nuk munden te rregullohen gjate gjykimit por vete gjykata e rrethit me qendrimin e saj ndikoi thellimin e tyre duke lejuar gabime te metejshme e veprime jo ne perputhje te plote me kerkesat e K.Pr.Penale.

Rezulton nga aktet se, Gjykates se Rrethit Durres, i eshte derguar per gjykim çeshtja me te pandehur Artor e Besnik Berhami te akuzuar per vepren penale te parashikuar nga neni 284/a i K.Penal. Ne seancen gjyqesore te dates 11.12.2003, mbrojtesi i te pandehurit Besnik Berhami dhe vete i pandehuri, ka kerkuar gjykim te shkurtuar dhe veçimin e çeshtjes se tij nga ajo e te pandehurit Artor Berhami. Duke qene dakort edhe prokurori qe ka marre pjese ne seance, gjykata e rrethit, ne seancen e dates 06.01.2004, ka pranuar kerkesen, ka vendosur veçimin e çeshtjes per te pandehurin Artor Brhami dhe vazhdimin me gjykim te shkurtuar te çeshtjes per te pandehurin Besnik. Bie lehtesisht ne sy fakti qe, gjykata e rrethit, nuk jep asnje arsyetim se ku e gjen te bazuar kerkesen e te pandehurit Besnik Berhami per te cilin ka proceduar veças te pandehurit Artor Berhami duke mos respektuar kerkesat ligjore dhe vendimin Unifikues te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte nr.2, date 29.01.2003.

Rregullat per zhvillimin e gjykimit te shkurtuar percaktohen ne nenet 403 - 406 te K.Pr.Penale, por Kolegji Penal duke ju referuar çeshtjes ne shqyrtim dhe disa parregullsive te

385

Page 386: Tetor 2005

lejuara ne veprimtarine e gjykatave per gjykimin e shkurtuar, duke i terhequr vemendjen Gjykates se Rrethit gjyqesor Durres e çmon te nevojshme te ndalet ne disa probleme te zbatimit te ligjit ne gjykimet e shkurtuara.

Duhet kuptuar drejt se gjykimi i shkurtuar ka rendesi per ekonomi gjyqesore qe perben edhe qellimin kryesor e te kuptuarit drejt te ligjit pasi rrit shpejtesine e gjykimit e, ne perfundim pasjell si perfitim uljen e 1/3 te mases se denimit te dhene ndaj te pandehurit. Kur çeshtja ka dy ose me shume te pandehur, nuk mund te procedohet me gjykim te shkurtuar per njerin prej tyre e jo per te tjeret. Ne keto raste, sikurse theksohet ne vendimin Unifikues te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, ne se jane kushtet e percaktuara ne nenin 93 te K.Pr.Penale, gjykata mund te vendose ndarjen e çeshtjes e ne se çmon se çeshtja mund te zgjidhet ne gjendjen qe jane aktet, te vendose per pranimin e kerkeses per gjykim te shkurtuar. Ne kete rast, gjykata eshte e detyruar te arsyetoje se cilat jane shkaqet e parashikuara ne nenin 93 te K.Pr.Penale qe lejojne ndarjen e çeshtjeve dhe jo te shprehen vetem me vendim se pranojne ndarjen e çeshtjeve siç ka vepruar gjykata e rrethit ne çeshtjen me te pandehurin Artor Berhami e Besnik Berhami. Duhet kuptuar qarte se veçimi i çeshtjes nuk mund te behet ne asnje rast per shkak te gjykimit te shkurtuar por vetem ne se ekzistojne kushtet e parashikuara ne nenin 93 te K.Pr.Penale e me tej, ne se jane kushtet, mund te pranohet gjykimi i shkurtuar.

Me daten 04.03.2004, ka filluar shqyrtimi gjyqesor i çeshtjes ne ngarkim te te gjykuarit Artor Berhami dhe mbi kerkesen e te pandehurit te mbrojtesit eshte proceduar me gjykim te shkurtuar. Terheq vemendjen fakti qe, ne seancen e dates 23.03.2004 pas pretendimeve te paleve shenohet ne proçesverbal qe administriohen si prova shkresore 9 fashikuj, ku jane pasqyruar provat shkresore te marra nga autoritetet italiane. Terheq vemendjen fakti se provat nuk i jane neneshtruar debatit gjyqesor duke patur parasysh edhe faktin se jane 9 fashikuj me rreth 400 faqe sejcili.

Gjykata e rrethit ka vendosur deklarimin fajtor te te pandehurit Artor Berhami per vepren penale te organizimit e drejtimit te organizatave kriminale me qellim trafikimin e narkotikeve, por ne vendim nuk ka arsyetuar ekzistencen e asnjerit element te kesaj vepre. Ne vendim pranohet se ka rezultuar se ne trafikimin e droges nga Shqiperia ne Itali ne grup eshte implikuar edhe i pandehuri Artor Berhami duke derguar ne tre raste lende narkotike ne Itali dhe me tej, pa asnje analize shprehet se, me veprimet e kryera nga i pandehuri Artor Berhami jane konsumuar elementet e plote te vepres penale te organizimit, drejtimit e fanancimit te veprimtarise kriminale per trafikimin e lendeve narkotike duke bashkepunuar me disa persona brenda e jashte vendit dhe, ndonese nuk ka marres ndonje organizate kriminale me emer, veprimet duhen kualifikuar ne baze te nenit 284/a te K.Penal si elemente te anes objektive te kesaj vepre. Me tej, duke mos i shprehur fare se ku konsistojne veprimet e te pandehurit Artor ne organizimin, drejtimin apo financimin e organizatave kriminale per trafikimin e lendeve narkotike, gjykata e rrethit pranon ne vendim se, veprimet e te pandehurit ne pjesmarrjen e tij ne trafikimin e lendeve narkotike jane ne kufijte e bashkepunimit ne organizimin e financimin e veprimtarise kriminale duke mos njohur e kuptuar shkallen e veprimtarise dhe te personave bashkepunetore ne keto veprime te kundraligjshme.

Sikurse shihet, gjykata e rrethit, me arsyetimin e bere, nuk ka mundur te dale tej kryerjes se vepres ne bashkepunim pa asnje spjegim se ku konsiston akuza ne ngarkim te te pandehurit ne organizimin, drejtimin apo financimin e organizatave kriminale me qellim kultivimin, prodhimin, fabrikimin ose trafikun e paligjshem te lendeve narkotike.

Gjykata e Apelit Durres, mbi ankimin e te pandehurit Artor Berhami, ka vendosur ndryshimin e vendimit te gjykates se rrethit duke e deklaruar fajtor te pandehurin per vepren penale te shitjes se lendeve narkotike parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal. Ne vendim si behet

386

Page 387: Tetor 2005

analiza e prova theksohet se, kualifikimi ligjor i vepres i bere nga organi i prokurorise dhe gjykata e rrethit ne baze te nenit 284 te K.Penal eshte gabuar pasi nuk eshte provuar qe i pandehuri te kete kryer veprime apo te kete patur dijeni per gjithe rastet e dergimit te lendeve narkotike apo per vepra penale te kryera nga persona te tjere. Gjithashtu theksohet ne vendim nuk pranohet qe ky i pandehur te kete organizuar, krijuar, drejtuar apo financuar ndonje organizate kriminale me qellim kultivimin, prodhimin apo trafikimin e paligjshem te lendeve narkotike.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte e gjen te bazuar arsyetimin dhe vendimin e Gjykates se Apelit Durres. Per te pasur vepren penale te parashikuar nga neni 284/a i K.Penal duhet patur parasysh se nga ana objektive kryehet nepermjet organizimit, drejtimit dhe financimit te organizatave kriminale qe do te thote se, kjo veprimtari kriminale eshte e organizuar, e drejtuar dhe e financuar nga nje organizate kriminale gje qe, sikurse u theksua, nuk eshte argumentuar nga organi i akuzes dhe nga gjykata e shkalles se pare.

387

Page 388: Tetor 2005

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/a te K.Pr.Penale,

V E N D O S I Lenien ne fuqi te vendimit nr.198, date 15.06.2004 te Gjykates se Apelit Durres.

Tirane, me 31.10.2005

388

Page 389: Tetor 2005

Nr.573 i Regj. ThemeltarNr.760 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesArtan Hoxha AnetarSpiro Spiro AnetarBesnik Imeraj AnetarYlvi Myrtja Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 26.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:

TË PANDEHURIT: ADRIATIK BABALIU

A K U Z U A R:Per vepren penale te “vjedhjes”.

Baza Ligjore: Neni 134/2 i Kodit Penal.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.743, date 05.07.2004 ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Adriaktik Babaliu per vepren penale te moskallezimit te krimit parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal dhe denimin e tij me 1 vit e 6 muaj burgim.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.811, date 26.11.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.743, date 05.07.2004 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs Prokuroria e Apelit Tirane, e cila ka kerkuar prishjen e ketij vendimi dhe dergimin e akteve per rishqyrtim po kesaj gjykate, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimet e gjykatave jane rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit penal, mosvleresimit siç duhet te faktit te ndodhur e te lidhjes se te pandehurit Adriatik Babaliu me ate fakt.

- Shitesi ambulant Afrim Xhabolika deklaruar para organeve te policise se sendet e arta ia kishin çuar dhe shitur Olti Xhambeu e Adriatik Babaliu.

- Ndersa nje nga autoret e vepres penale, Olti Xhambeu eshte deklaruar fajtor e denuar nga gjykata e faktit per vepren penale te vjedhjes se pasurise te kryer ne bashkepunim, per te pandehurin Adriatik Babaliu gjykata e faktit ka arritur ne konkluzionin e gabuar, duke i paraprire kesaj me veçimin e çështjes.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

389

Page 390: Tetor 2005

pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Bujar Sheshi qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e akteve per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues e si analizoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte i bazuar ne ligj e ne prova e duhet te lihet ne

fuqi.I gjykuari Adriaktik Babaliu eshte akuzuar per kryerjen e vepres penale te vjedhjes se

kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal. Organi i akuzes ka pretenduar se i gjykuari Adrikatik, me daten 21.07.2003, ka shtyre te miturin 10 vjeçar Ali Xhambeu ne prani te vellait te tij Olti Xhambeu per te kryer vjedhje ne banesen e te demtuares Sentiliana Dekolli ku, Ali Xhambeu, pasi ka hyre brenda duke perfituar nga mungesa e njerezve, ka vjedhur nje unaze dhe nje varese floriri. Pranohet nga organi i akuzes se sendet e vjedhura Aliu ja dorezoi vellait te tij Olti Xhambeu i cili me pas ka takuar te gjykuarin Adriatik Babaliu dhe bashkarisht ja shiten shtetasit Afrim Zhabolli.

Pasi ka marre provat ne seance gjyqesore, gjykata ka bere analizen e plote te tyre dhe ka arritur ne perfundimin se i gjykuari Adriatik nuk duhet te pergjigjet per vepren penale te vjedhjes te kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal por per ate te moskallzimit te krimit parashikuar nga neni 300/1 i K.Penal. Rezultoi e provuar, arsyetohet ne vendimin e gjykates, se i pandehuri Ardriatik nuk ka patur dijeni dhe nuk ka qene ne vendin e ngjarjes dhe se deshmitari Ali Xhambeu qe eshte ekzekutori i vjedhjes, deklaroi se kishte kryer vete vjedhjen bashke me vellane e tij Olti Xhambeu ndersa i pandehuri Adriatik, nuk kishte dijeni dhe nuk kishte marre pjese ne vjedhje. Bazuar ne provat e administruara, gjykata e rrethit, ka pranuar se i gjykuari nuk ka patur dijeni per vjedhjen, nuk ka qene ne vendin e ngjarjes por eshte vene ne dijeni per vjedhjen e vareses dhe unazes nga i pandehuri Olti Xhambeu te cilin e ka shoqeruar per t'i shitur tek Afrim Zhabolli dhe duke mos kallzuar per sa u vu ne dijeni, ka konsumuar vepren penale te moskallzimit te krimit.

Ne te njejtat perfundime ka arritur edhe gjykata e apelit e cila ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, duke ju referuar provave te administruara e arsyetimeve te bera, çmon se vendimet e gjykatave jane te bazuara ne ligj e ne prova, Deklarimet e deshmite e Olti e Ali Xhambeut ne vazhdimesi jo vetem qe nuk jane bindese por jane teresisht kontradiktore sa here jane pyetur gje qe i ben ato te dyshimta e te pabesueshme. I pandehuri Olti Xhambeu ne deklarimet e bera me date 24.07.2003 me cilesine e personit ndaj te cilit zhvillohen hetime, thote se Adriatiku i tha te vellait tim Aliut te hynte ne shtepine e nje komshies e te merrte çfare te gjente e, Aliu hyri ndersa ata priten jashte. Ne te njejten kohe me pas deklaron se pasdite Aliu i dha varesen e unazen se e pyeti ku i kishte marre dhe pasi ushtroi dhune, ai i tregoi se i kishte vjedhur ne shtepine i Isufit. Me tej deklaron se te nesermen kishte takuar Adriatikun, i tregoi per sendet e vjedhura e bashke shkuan i shiten.

Ne pyetjen si i pandehur me daten 25.07.2003, Olti Xhambeu ka deklaruar se Adriatiku s'kishte qene fare me te dhe se nje dite para, vellai i vogel i kishte thene se gjeti varesen dhe unazen.

I pyetur gjate hetimeve paraprake me date 24.07.2003, Ali Xhambeu ka deklaruar se Olti bashke me Adriatikun, i thane te futej nga dritarja ne banese e, ne se kishte gje me vlere, t'i merrte. Ne seancen gjyqesore te dates 07.04.2004 ai ka mohuar deklarimet e mesiperme duke then se me Adriatikun nuk kishte biseduar fare e se per te hyre tek shtepia e Sentilianes i kishte thene vellai Olti.

390

Page 391: Tetor 2005

Ne rrethanat e paraqitura, drejt kane vepruar gjykatat duke i dhene vepres penale nje cilesim tjeter ligjor e duke ndryshuar akuzen per vjedhje ne bashkepunim.

Ne rekursin e prokurorit pretendohet se gjykata e rrethit dhe e apelit kane gabuar duke e cilesuar vepren ne ngarkim te te gjykuarit Adriatik Babaliu ne moskallzim krimi, parashikuar nga neni 300/1 i K.Penal, ne nje kohe qe Olti Xhambeu eshte deklaruar fajtor e denuar per vepren penale te vjedhjes te kryer ne bashkepunim me te gjykuarin Adriatik parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal. Nisur nga ky pretendim, Kolegji Penal i Gjykates se Larte i ben verejtje gjykates se rrethit per mos zbatimin e kerkesave te nenit 93 te K.Pr.Penale per veçimin e çeshtjeve dhe atyre per gjykimin e shkurtuar. Ky gjykim ne asnje rast nuk mund te pranohet kur demton interesat e zgjidhjes se çeshtjes e veçimi i çeshtjeve duhet bere vetem kur ekzistojne kushtet e parashikuara nga neni 93 i K.Pr.Penale e jo me qellim per te pranuar kerkesen per gjykim te shkurtuar bere nga nje i pandehur siç eshte vepruar ne rastin ne shqyrtim.

Megjithate ne analizen teresore te materialeve dhe vendimeve te gjykatave, Kolegji çmon se ato jane te bazuara ne prova e ne ligj persa i perket cilesimit ligjor te vepres ne ngarkim te te gjykuarit Adriaktik Babaliu ne moskallzim krimi parashikuar nga neni 300/1 i K.Penal, pamvaresisht nga zgjidhja qe ka bere gjykata per deklarimin fajtor dhe denimin e Olti Xhambeut per vepren penale te vjedhjes ne bashkepunim.

Kjo edhe per faktin se per Olti Xhambeun eshte vepruar me gjykim te shkurtuar ndersa per te gjykuarin Adrikatik Babaliu, eshte zhvilluar gjykim i rregullt ku jane paraqitur, i jane nenshtruar debatit e jane administruar gjithe provat e paraqitura nga palet.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/a te K.P.Penale,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.811, date 26.11.2004 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 26.10.2005

391

Page 392: Tetor 2005

Nr.805 i Regj. ThemeltarNr.798 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarShpresa Beçaj AnetareYlvi Myrtja AnetarBesnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 26.10.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.805 Akti, qe i perket:

TË PANDEHURVE: BESNIK GJATA, ne mungese

BESNIK SARAÇI, mbrojtur nga avokat Ali Meta

LUAN SARAÇI, mbrojtur nga avokat M. Pellumbi

ELTON ISMAILI,

JULIAN METUSHI, mbrojtur nga avokat Z. Culaj

A K U Z U A R:Për veprën penale të "rrembimit

dhe mbajtjes peng te personit", ne bashkepunim dhe dy te fundit edhe per armembajtje pa leje".

Baza Ligjore: Nenet 109/1, 25 e 278/2 te Kodit Penal.

Gjykata e shkallës së parë Vlore, me vendimin nr.181, datë 18.06.2004 ka vendosur:Te deklaroje fajtore te pandehurit per vepren penale te "rrembimit dhe mbajtjes peng te personit" ne bashkepunim dhe sipas nenit 109/1 dhe 50/gj te K.Penal i denon:Te pandehurin Besnik Gjata me 10 vjet burgim.Te pandehurin Besnik Saraçi me 10 vjet burgim.Te pandehurin Luan Saraci me 15 vjet burgim.Te pandehurin Elton Ismaili me 14 vjet burgim.Te pandehurin Julian Metushi me 14 vjet burgim.Te deklaroje fajtor te pandehurit Elton Ismaili dhe Julian Metushi per vepren penale te armembajtjes pa leje dhe ne baze te nenit 278/2 te K.Penal i denon ata me 3 vjet burgim, duke i denuar perfundimisht te pandehurit Elton Ismaili dhe Julian Metushi me 14 vjet burgim.

392

Page 393: Tetor 2005

Vuajtja e denimit te te pandehurve u fillon nga dita e ndalimit te tyre dhe do te vuhet ne nje burg te sigurise se zakonshme.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.402, datë 21.12.2004 ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.181, date 22.12.2004 te Gjykates se shkalles se pare Vlore dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt:Te deklaroje fajtore te pandehurit per vepren penale te rrembimit dhe mbajtjes peng te personit, ne rrethana lehtesuese dhe sipas nenit 109/a dhe 50/gj te K.Penal i denon:Te pandehurin Besnik Gjata me 3 vjet burgim.Te pandehurin Besnik Saraçi me 3 vjet e 6 muaj burgim.Te pandehurin Luan Saraçi me 4 vjet burgim.Te pandehurin Elton Ismaili me 4 vjet e 6 muaj burgim.Te pandehurin Julian Metushi me 4 vjet e 6 muaj burgim.Lenien ne fuqi te vendimit persa i perket cilesimit ligjor te vepres, fajesise dhe masave te denimit per te pandehurit Elton Ismaili dhe Julian Metushi per vepren penale te armembajtjes pa leje, sipas nenit 278/2 te K.Penal si dhe per provat materiale. Perfundimisht, sipas nenit 55 te K.Penal, te pandehurit Elton Ismaili dhe Julian Metushi i denon me nga 5 vjet burgim secilin.

Kundër te dy vendimeve ka bërë rekurs i pandehuri Julian Metushi, i cili kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe kthimin e çeshtjes per rishqyrtim ne gjykaten e shkalles se pare, duke parashtruar këto shkaqe:

- Megjithese i pandehuri Julian Metushi nuk ka bashkepunuar ne marrjen dhe mbajtjen peng te personit dhe nuk ka kryer vepren penale te armembajtjes pa leje, gjykata e shkalles se pare dhe ajo e apelit jane mbeshtetur ne prova te cilat jane marre ne shkelje te renda proceduriale e jo ne formen e parashikuar nga ligji.

- Gjykata e shkalles se pare Vlore ka kryer shkelje te renda proceduriale gjate gjykimit te çeshtjes dhe te dyja gjykatat nuk kane vleresuar drejt provat e paraqitura nga mbrojtja.

- Ne gjykim eshte vertetuar qe Klajdi Shehi eshte rrembyer dhe eshte mbajtur peng ne daten 21.04.2003 reth ores 20.40 ne vendin e quajtur Belik dhe me pas ne fshatin Sherishte dhe eshte liruar vullnetarisht prej rrembyesve ne date 24.04.2003. I pandehuri nuk ka marre pjese dhe nuk ka bashkepunuar ne rrembimin dhe mbajtjen peng te Klajdi Shehit, pasi diten e rrembimit rreth ores 20.40 eshte vertetuar qe i pandehuri ka qene ne lokalin e babait te tij dhe eshte larguar prej ketij lokali rreth ores 22.00 dhe ka vajtur ne shtepi bashke me te jatin, deshmitarin Luan Metushi.

- Si gjykata e shkalles se pare, ashtu edhe gjykata e apelit per deklarimin fajtor te te pandehurit Julian Metushi jane mbeshtetur vetem ne deklarimet e te pandehurit Besnik Gjata, fillimisht me cilesine e personit ndaj te cilit zhvillohen hetime dhe me pas me cilesine e te pandehurit, deklarime keto ne thelb kontradiktore dhe te marra ne ushtrim te dhunes nga policia.

- Ne seancen e dates 24.02.2004 i pandehuri Besnik Gjata deklaroi perpara gjykates se i pandehuri Julian Metushi nuk ka marre pjese dhe nuk ka bashkepunuar ne rrembimin e Klajdi Shehit. Ai percaktoi rrethin prej 3 personash qe kane kryer rrembimin e Klajdi Shehit duke perjashtuar te kete marre pjese ne rrembim i pandehuri Julian Metushi.

393

Page 394: Tetor 2005

- Edhe te pandehurit Luan e Besnik Saraçi dhe Elton Ismaili nuk e kane implikuar te pandehurin Julian Metushi te kete marre pjese ne kete rrembim.

- Gjykata ne dhenien e vendimit te saj eshte mbeshtetur ne prova te marra gjate hetimeve paraprake jo ne formen e parashikuar nga ligji dhe ne shkelje te renda procedurale, te cilat jane absolutisht te pavlefshme.

- Deklarimet e te pandehurit Besnik Gjata te dates 25.04.2003 jane absolutisht te pavlefshme sepse ai eshte pyetur pa pranine e mbrojtesit i cili me pas e ka gjetur te pandehurin Besnik ne ambjentet e komisariatit te policise te dhunuar nga punonjesit e sherbimeve te policise.

- Mbrojtesi i te pandehurit Besnik Gjata nuk ka mare pjese ne veprimet e mevoneshme qe prokuroria ka kryer me te dhe as te paraqitej per ta mbrojtur ne sallen e gjyqit diten e vleresimit te ndalimit te tij dhe caktimit te mases se sigurimit.

- Edhe paraqitjet per njohje te vendeve, deshmitarit e te demtuarit Klajdi Shehit dhe te pandehurit Besnik Gjata jane bere ne kundershtim me ligjn procedurial.

- Gjykata e shkalles se pare jo vetem qe ka rrezuar kerkesen per pavlefshmerine e ketyre akteve, por ajo ne vendimin e saj eshte munduar te arsyetoje se perse ato jane te vlefshme dhe duke lene ne harrese shkeljet qe ne fakt jane evidente ne marrjen e provave.

- Nuk ka asnje prove tjeter qe te implikoje te pandehurin Julian Metushi ne rrembimin e pengut qe deklarimet e Besnik Gjates te mund te vleresoheshin me to.

- I demtuari Klajdi Shehi deklaroi perpara gjykates se nuk kishte njohur asnjerin prej pengmarresve dhe ai argumentoi se kane qene tre persona dhe jo sa jane te pandehur.

- Edhe vete deshmitari Krenar Mehmeti , ne momentin e rrembimit ka pare tre persona qe i dolen perpara makines se Klajdi Shehit dhe jo pese siç pretendon organi i akuzes.

- Perpara gjykates u pyeten nje seri deshmitaresh te kerkuar nga organi i akuzes por asnje prej tyre nuk ka deklaruar asnje fakt qe te vertetoje direkt apo indirekt qe i pandehuri Julian Metushi eshte bashkepunetor ne rrembimin dhe mbajtjen peng te Klajdi Shehit.

- Jane bere kqyerje makinash e provash te tjera materiale, jane perpunuar me metoda kriminalistike dhe asnje gjurme daktiloskopike e gjurme te tjera nuk jane gjetur qe te vertetojne se i pandehuri Julian Metushi eshte bashkepunetor ne kete rrembim.

- Ne gjykimin e çeshtjes ne shkalle te pare jane lejuar shkelje te renda ne gjykim te cilat e bejne vendimin jo te ligjshem, shkelje keto qe u anashkaluan dhe nga gjykata e apelit.

- Ne seancen e daten 12.05.2004 mungoi i pandehuri Besnik Gjata dhe mbrojtesi i tij dhe gjykata vazhdoi gjykimin duke e quajtur largim te vullnetshem dhe caktoi mbrojtes kryesisht, i cili nuk kishte lexuar asnje rrjesht te qindra akteve.

- Mungonin mbrojtes te tjere te pandehurve te pranishem dhe megjithese ata kerkuan shtyerjen e seances, gjykata u caktoi mbrojtes kryesisht duke vazhduar seancen gjyqesore.

- Gjykata refuzoi arbitrarisht kerkesen per nderprerjen e diskutimit perfundimtar dhe ekstradimin e te pandehurit Julian Metushi, i arrestuar ne Itali per llogari te kesaj çeshtje. I pandehuri eshte ekstraduar 11 dite pas dhenies se vendimit nga gjykata e shkalles se pare.

- Gjykata me veprimet e saj i ka mohuar te pandehurit Julian Metushi te drejten te marre pjese drejtperdrejte ne gjykim, te beje deklarime ne çdo faze te gjykimit, te kerkoje perseritjen e shqyrtimit gjyqesor meqe eshte gjykuar ne mungese, t'i nenshtrohet pyetjes nga prokurori e palet, te drejta keto te garantuara me Kushtetute dhe me ligjin procedural penal.

- Gjykata e Apelit Vlore nuk ka vleresuar drejt pjesemarrjen e secilit te pandehur ne rrembimin e mbajtjen peng te personit.

394

Page 395: Tetor 2005

Kundër te dy vendimeve ka bërë rekurs i pandehuri Elton Ismaili, i cili kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe pushimin e çeshtjes ne ngarkim te te pandehurit Elton Ismaili, duke parashtruar këto shkaqe:

- Gjate shqyrtimit gjyqesor organi i akuzes nuk solli asnje prove ne te cilen te vertetonte se autor i kesaj vepre penale te ishte i pandehuri Elton Ismaili.

- E vetmja prove pas te ciles eshte kapur organi i akuzes si gjate hetimit paraprak ashtu edhe gjate gjykimit te çeshtjes jane deklarimet e te pandehurit tjeter Besnik Gjata te bera gjate fazes se hetimit paraprak.

- Eshte krejtesisht absurde qe per ndermarrjen e nje aksioni te tille te marrin pjese dhe ta kryejne vepren ne bashkepunim persona qe nuk njiheshin fare me njeri tjetrin. Keshtu i pandehuri Elton Ismaili nuk njihej fare me shtetasin Besnik Gjata, Luan Saraçi, Besnik Saraçi para se te ndodhte kjo ngjarje.

- Besnik Gjata ne shpjegimet e tij e ka permendur vetem ne nje rast episodik te pandehurin Elton Ismaili si te pranishem. Per te gjithe periudhen e mepasshme Besnik Gjata nuk thekson se çfare veprimesh ka bere i pandehuri Elton Ismaili, gjate gjithe kesaj periudhe qe eshte mbajtur pengu.

- Gjate gjykimit te çeshtjes eshte provuar se i pandehuri ne diten dhe oren e ngjarjes ka qene ne vendin e tij te punes.

- Midis te pandehurit Besnik Gjata dhe te pandehurit Elton Ismaili eshte bere nje paraqitje per njohje e cila nuk eshte pasqyruar nga ana e organit procedues duke shkelur rende ligjin.

- Te gjitha provat e ashtuquajtura pa ze jane prova te cilat perjashtojne ne menyre kategorike te pandehurin Elton Ismaili si autor te kesaj vepre penale.

- Nga ana e organit te akuzes eshte administruar si prove nje makine ford eskorte e ku ka dale plotesisht e vetetuar qe kjo makine nuk eshte e te pandehurit Elton Ismaili.

- Gjate gjykimit te çeshtjes te gjithe deshmitaret e akuzes perjashtuan si autor te kesaj vepre penale te pandehurin Elton Ismaili. Nje gje te tille e theksoi dhe vete deshmitari Klajdi Shehi i cili eshte personi i rrembyer.

- Te gjithe deshmitaret e mbrojtjes perjashtuan ne menyre kategorike pranine e te pandehurit Elton Ismaili ne vendin e ngjarjes dhe ne kohen e kryerjes se saj.

Kundër vendimit nr.402, date 22.12.2004 te Gjykates se Apelit Vlore ka bërë rekurs Prokurori i Apelit Vlore, i cili kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Vlore, duke parashtruar këto shkaqe:

- Arsyetimi i vendimit te gjykates se shkalles se pare eshte i plote lidhur me cilesimin juridik te vepres te kryer nga pese te pandehurit. Ndryshimi i cilesimit juridik te vepres i bere nga gjykata e apelit eshte ne kundershtim me provat e administruara ne te dy gjykimet

- Rezulton prania e kater elementeve te vepres penale qe jane: vullnetarizimi i dorezimit te pengut, afati i dorezimit te pengut deri ne shtate dite nga dita e rrembimit, mos realizimi i qellimit te krimit dhe mos ushtrimi i tortures dhe demtimeve te tjera te shendetit ndaj personit te rrembyer. Mendojme ndryshe nga sa ka konkluduar gjykata e apelit se kane qene te pranishem ne veprimet e te pandehurve tre prej ketyre rrethanave, me perjashtim te kushtit te vullnetarizmit.

- Ka rezultuar se arrestimi i te pandehurit te pare Besnik Gjata eshte kryer perpara se te lirohej pengu, gje qe ka sherbyer si trysni dhe frike per bashkeautoret e tjere. Gjithashtu

395

Page 396: Tetor 2005

kane ndikuar dhe shoqerimet ne polici te familjareve te te pandehurve para lirimit te pengut.

- Objektivisht rezulton se lirimi i pengut nuk eshte bere ne menyre vullnetare nga te pandehurit, por eshte bere si rezultat i trysnise se ushtruar ndaj tyre.

- Kualifikimi ligjor i vepres penale te kryer nga te pandehurit i bere nga Gjykata e apelit eshte ne kundershtim me ligjin penal dhe me rrethanat konkrete te provuara te ndodhjes se faktit penal.

- Gjykata e apelit ka arritur ne konkluzione te gabuara lidhur me kuptimin teorik te institutit te bashkepunimit dhe te pergjegjesise ne kryerjen e vepres penale. Gjykata e apelit nuk ka bere nje analize te rrethanave konkrete te faktit penal te ndodhur, veprimet konkrete te sejcilit te pandehur mbi bazen e marreveshjes se meparshme.

- Gjykata e apelit ne vendimin e saj u ka veshur te pandehurve veprime te cilat dhe vete te pandehurit nuk i kane shprehur dhe pretenduar ndonjehere, madje as edhe me veprime objektive nuk rezultojne te jene kryer prej tyre.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Artur Selmani, qe kerkoi

prishjen e vendimit te gjykates se apelit e lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit, avokatin Ali Meta, qe kerkoi prishjen e dy vendimeve e pushimin e çeshtjes per te gjykuarin Besnik Saraçi, avokatin Mark Pellumbi, qe kerkoi lenien te fuqi te vendimit te gjykates se apelit, avokatin Zeqir Culaj, qe kerkoi prishjen e dy vendimeve e pushimin e çeshtjes per te gjykuarin Julian Metushi e pasi e analizoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NTe gjykuarit Besnik Gjata, Besnik Saraçi, Luan Saraçi, Elton Ismaili e Luan Metushaj

jane akuzuar e derguar per gjykim nen akuzen e vepres penale te rrembimit te personit kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 109/1 e 25 te K.Penal dhe veças Elton Ismaili e Julian Metushaj edhe per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal.

Duke e konsideruar akuzen te provuar, Gjykata e Rrethit gjyqesor Vlore, i ka deklaruar fajtore e denuar duke pranuar ne vendimin e saj se:

Me daten 21.04.2003 rreth ores 20.40, ne afersi te ish fabrikes se makaronave ne lagjen "24 Maji" ne qytetin e Vlores, te gjykuarit Besnik Gjata, Besnik Saraçi, Luan Saraçi, Elton Ismaili e Julian Metushi, ne bashkepunim me njeri tjetrin e ne baze te nje plani te parapregatitur, kane rrembyer shtetasin Klaudio Shehu. Sipas vendimit, kater te gjykuarit Besnik Gjata, Luan Saraçi, Elton Ismaili e Julian Metushaj, kane pritur para deres se palestres ku stervitej i demtuari duke qene ne nje makine tip Ford Escort qe e kishin sjelle Julian Metushaj e Elton Ismaili qe kishin marre me vehte dhe nje arme zjarri automatike. Kur i demtuari eshte afruar me makinen e tij, tre te gjykuarit Besnik Gjata, Luan Saraçi e Elton Ismaili, si i gjykuari Julian Metushaj i zuri rrugen me makine te demtuarit, ju afruan makines se te demtuarit dhe i gjykuari Besnik Gjata, ka shkuar tek dera e shoferit e i ka nxjerre Klaudio Shehut nje pistolete. I gjykuari Luan Saraçi ka dale nga ana e sediljes se pare te makines ndersa i gjykuari Elton Ismaili me automatik ne dore, eshte futur ne sediljet e mbrapme te makines. Si kane hyre ne makine, arsyetohet ne vendimin e gjykates se rrethit, te gjykuarit, neutralizuan te demtuarin duke e terhequr ne sediljen e mbrapme dhe duke drejtuar makinen i gjykuari Besnik Gjata, jane larguar me dy makinat (njeren nga te cilat e drejtonte i gjykuari Julian Metushaj), kane shkuar te fusha e aviacionit ku e nxoren te demtuarin nga makina e tij dhe e futen ne makinen Ford Escort duke i hedhur nje bluze ne koke, i vune prangat ne duar dhe e futen ne portobagazh. Me tej pranohet ne vendim, te gjykuarit Besnik Gjata e Luan Saraçi u larguan me makinen Ford ku ndodhej i demtuari ndersa Elton

396

Page 397: Tetor 2005

Ismaili e Julian Metushaj, moren automjetin e te demtuarit, u larguan dhe e braktisen mjetin ne lagjen "Kushtrimi".

Ne vazhdim te arsyetimit te saj, gjykata e rrethit pranon se i gjykuari Luan Saraçi ka zbritur nga makina Ford e ka shkuar te merrte makinen e tij, ndersa i gjykuari Besnik Gjata bashke me te demtuarin eshte nisur me makinen Ford ne drejtim te fshatit Kote ku ka shkuar me pas edhe Luan Saraçi me automjetin tip Benz qe ja kishte marre te vellait te tij, te gjykuarit Besnik Saraçi. Si kane marre numurin e tefonit te Agron Shehut (babait te te demtuari) te gjykuarit Besnik Gjata e Luan Saraçi, kane folur me te dhe lejuan te demtuarin te fliste ne telefon me xhaxhane e tij Sulo Shehu e t'i thoshte mos beheshin merak e te priste udhezimet e te gjykuarve. Me pas ata kane çuar te demtuarin ne nje banese ku nuk banonte njeri dhe e futen ne nje dhome te pashtruar.

Rreth ores 01 te dates 22.04.2003, te gjykuarit Luan Saraçi e Besnik Gjata kane hedhur ne liqenin e fashtit Amonice makinen Ford. I gjykuari Besnik Gjata, ka ndryshuar me pas vendin e mbajtjes peng te te demtuarit duke çuar ne nje banese afer shtepise se tij. Ai bashke me te gjykuarin Luan, kane marre te demtuarin me makinen e Besnik Saraçit dhe e futen ne shtepine e Gjergji Bedinit ne fashtin Sherrishte. Ketu, pasi u largua i gjykuari Luan, Besnik Gjata i eshte drejtuar te demtuarit qe te bisedonte me babain qe t'u jepte te hollat qe do t'i kerkonin.

Familjaret e te demtuarit bene kallzimin perkates dhe organet e policise u vune ne veprim per te gjetur e liruar pengun dhe me date 23.03.2003 kane kapur, ndaluar e shoqeruar ne Komisariat te gjykuarin Besnik Gjata. Makinat e policise kane ecur edhe ne fshatin Sherrishte ku mbahej pengu, por nuk kane mundur t'a gjejne. Me daten 24.03.2003 rreth ores 23, ne vendin ku mbahej pengu ka ardhur i gjykuari Besnik Saraçi me nje person tjeter, kane marre te demtuarin Klaudio Shehu, e çuan ne fshatin Kanine ku e lane te lire per t'u larguar.

Nuk rezulton qe ndaj personit te marre peng te jete ushtruar torture apo t'i jene shkaktuar demtime te shendetit. Mbi deklarimet e te gjykuarit Besnik Gjata eshte gjetur e nxjerre nga liqeni artificial i fshatit Amonice automjeti Ford Escort, ne te cilen u gjeten nje automatik me nje kreher me 11 fisheke.

Duke analizuar ne teresi si me siper, gjykata e rrethit ka pranuar se, te gjykuarit, ne bashkepunim kane konsumuar vepren penale te rrembimit e mbajtes peng te personit parashikuar nga neni 109/1 e 25 te K.Penal, ndersa te gjykuarit Elton e Julian edhe per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe nuk ka pranuar duke e konsideruar te pa bazuar pretendimin e mbrojtjes per ndryshimin e cilesimit ligjor te vepres nga neni 109 ne nenin 109/a, rrembim ose mbajtje peng e personit ne rrethana lehtesuese. Ne arsyetimin e saj, gjykata shprehet se nuk ndodhemi para lirimit vullnetar, pasi personi i marre peng eshte liruar prej te pandehurve jo ne menyre vullnetare por si pasoje e qendrimit psikik te brendshem te tyre dhe veprimeve aktive e te panderprera te forcave te policise te cilat kishin shkuar shume afer vendit ku ndodhej i demtuari.

Gjykata e Apelit Vlore, qe ka shqyrtuar çeshtjen mbi ankimin e te pandehurve, shprehet ne vendimin e saj se pranon rrethanat e faktit ashtu siç i ka parashtruar organi i akuzes dhe gjykata e rrethit ne vendimin e saj por ka çmuar se faktit i duhet dhene nje cilesim tjeter ligjor nga ai qe ka bere gjykata e rrethit duke e cilesuar vepren si rrembim i kryer ne rrethana lehtesuese parashikuar nga neni 109/a i K.Penal.

Duke analizuar gjithe elementet e vepres penale, gjykata e apelit arsyeton se, gjykata e rrethit pranon se, ne veprimet e kunderligjshme te te pandehurve, jane te pranishem tre nga elementet e domozdoshem te kesaj figure e se, mungon elementi i vullnetarizmit per lirimin e pengut pasi te pandehurit e liruan ate si rrjedhoje e presionit te policise dhe se Besnik Gjata ka qene i ndaluar ne kohen qe eshte liruar pengu. Per pranimin e vepres penale te rrembimit ne

397

Page 398: Tetor 2005

rrethana lehtesuese parashikuar nga neni 109/a i K.Penal. Gjykata e apelit, ben analizen e ekzistences se veprimeve dhe qendrimeve te te pandehurve e arsyeton se, ne lirimin e pengut mund te kene ndikuar shume faktore objektive e subjektive siç mund te jete edhe presioni i organeve te policise por rendesi paraqet fakti se cili faktor ka determinuar per lirimin. Per çdo veper penale eshte i pranishem presioni i policise, shoqerise, medias, por arsyetohet me tej ne vendim, te pandehurit e liruan pengun shume ore pas perfundimit pa sukses te operacionit te forcave te policise dhe ne nje kohe qe i kishin te gjitha mundesite per te vazhduar me mbajtjen e tij.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte ne analizen e arsyetimeve te bera ne vendimet e dy gjykatave, konstaton te meta qe kane ndikuar ne zgjidhjen perfundimtare te çeshtjes. Gjykata e rrethit dhe ajo e apelit edhe se me qendrime te ndryshme per cilesimin ligjor te vepres, nuk kane respektuar me korektesi kerkesat e nenit 152 te K.Penal per çmuarjen e provave, vleren qe paraqesin ato per fajesimin e gjithe te gjykuarve, rolin qe ka luajtur çdo i gjykuar dhe nuk ka arsyetime bindese perse nuk merr ne konsiderate provat e paraqitura nga te gjykuarit.

Del qarte nga materialet e çeshtjes se gjithe ndertimi i ngjarjes, eshte bere mbi deklarimet e deshmite e te gjykuarit Besnik Gjata qe ne teresine e tyre, jane marre si te verteta per mekanizmin e kryerjes se vepres penale e te personave qe kane marre pjese ne kryerjen e vepres penale pa ju nenshtruar ato thenie nje arsyetimi objektiv e teresor. Influenca e kryerjes se nje vepre penale te rende, nuk duhet te ndikoje ne zgjidhjen e drejte te çeshtjes. Gjykata ka per detyre ta shqyrtoje çeshtjen jashte çdo ndikimi, vetem mbi bazen e provave te administruara per te dhen nje vendim te drejte e te bazuar ne ligj.

Se pari ne trajtimin e kesaj çeshtjeje kane rendesi deklarimet e te demtuarit Klaudio Shehu i cili ndonese ne rrethana te veshtira, ka mundur te konstatoje e shpjegoje per numurin e pjesmarresve ne vepren penale, veprimet e tyre, vendet e mbajtjes peng, trajtimin qe i eshte bere dhe veprimet per lenien e tij te lire. Ne deklarimet e bera me date 24.12.2003, ai shprehet se, pasi nje makine i zuri rrugen, ne makinen e tij u futen tre persona te cilet realizuan rrembimin e tij, deklarime keto qe gjejne mbeshtetje dhe ne deklarimet e dates 24.11.2003 te te vetmit deshmitar okular Krenar Mehmeti. Eshte fakt se keta persona nuk jane njohur nga i demtuari e as nga Krenar Mehmeti.

Gjithe ngjarja pranohet se eshte kryer nga pese te gjykuarit e kjo kryesisht, behet mbi pohimet e te gjykuarit Besnik Gjata i cili sa here qe eshte pyetur, ka bere shpjegime te ndryshme. I pyetur me daten 25.04.2003 me cilesine e personit ndaj te cilit zhvillohen hetime ai ka deklaruar se, pasi ishte takuar me Luan Saraçin e biseduan qe t'i merrnin Sulo Shehut dike peng me qellim qe ai t'u jepte parate nga data 13.04.2003, biseduan me Eltonin e Julianin qe t'i ndihmonin ne realizimin e rrembimit e pasi bene planin, bashkarisht realizuan rrembimin.

Ne shpjegimet me cilesine e te pandehurit me daten 11.06.2003, Besnik Gjata ka thene se pasi u takua me Eltonin e Julianin qe i njihte vetem si fytyre, ata i thane t'u bente nje nder duke mbajtur ne ruajtje nje person emrin e te cilit nuk e treguan e se do e shperblenin per kete veprim.

Ndryshe ka deshmuar ky i gjykuar ne seancen gjyqesore te dates 24.02.2004, duke thene se kishte takuar Luan Saraçin e nje person tjeter qe e therrisnin Doni qe i thane se donin t'i benin shaka nje shokut te tyre se, Eltonin e kishte njohur si fytyre, ndersa Julian Metushi qe e njihte si fytyre, nuk ka marre pjese ne ngjarje.

Eshte e vertete se vetem i gjykuari Besnik Gjata ka qene ne pozita te pjesshme pohuese (pamvaresisht nga qendrimi kontradiktor qe ka mbajtur) se mbi deklarimet e tij eshte gjetur makina e hedhur ne liqenin artificial, se pengu eshte mbajtur ne po ato vende ku ai ka shpjeguar por kjo nuk i heq detyrimin gjykates qe te pranoje te verteta ato qe mbeshteten dhe ne prova apo

398

Page 399: Tetor 2005

indicje te tjera, t'i analizoje ne vazhdimesi e te shprehet se cilin variant pranon dhe arsyet se perse e pranon.

Per pjesemarrjen e te gjykuarit Julian Metushaj ne kryerjen e rrembimit, eshte shprehur gjate hetimeve paraprake vetem i gjykuari Besnik Gjata, gje qe ne gjykim e ka mohuar e megjithate per kete te fundit gjykatat pranojne fajesine vetem atribuimet e Besnik Gjates.

Analiza e bere nga gjykata e apelit ne vendimin e saj lidhur me ndryshimin e cilesimit ligjor te vepres nga rrembim ne bashkepunim parashikuar nga neni 109/1 e 25 i K.Penal ne rrembim e mbajtje peng ne rrethana lehtesuese, parashikuar nga neni 109/a i K.Penal ka baze ligjore por nuk eshte e plote, persa i perket te gjykuarit Besnik Gjata. Eshte e provuar se ne kohen qe u lirua pengu, ai ka qene i ndaluar ne komisariatin e policise fakt ky qe e permendin ne vendimet e tyre te dyja gjykatat. Por ndersa gjykata e rrethit arsyeton midis te tjerash se nuk ndodhemi para kryerjes se vepres penale te rrembimit ne rrethana lehtesuese sepse i gjykuari Besnik Gjata ne kohen e lirimit te pengut ishte i ndaluar, gjykata e apelit arsyeton se fakti qe ai ka qene i ndaluar ne komisariatin e policise ne momentin e lirimit te pengut, nuk mund te perjashtoje mundesine e lirimit vullnetar te pengut se, deri sa pranohet qe vepra eshte kryer ne bashkepunim mes pese te pandehurve, pergjigjet njesoj si te tjeret.

Kjo çeshtje kerkon marrjen e provave dhe nje analize me te plote e ligjore per te arritur ne perfundime te drejta per cilesimin ligjor te vepres ne teresi apo edhe ne veçanti per te gjykuarin Besnik Gjata duke sqaruar mundesite qe kishte ai duke qene i ndaluar per te ndikuar e bashkepunuar ne lirimin vullnetar te pengut, gje qe duhet te pasqyrohet edhe ne cilesimin ligjor te vepres.

Kolegji, sikurse u theksua, konstaton se duke u bazuar kryesisht ne deshmite e te gjykuarit Besnik Gjata, gjykatat nuk kane realizuar detyren per percaktimin dhe individualizimin e pergjegjesise per çdo te akuzuar pamvaresisht se pranohet kryerja ne bashkepunim e vepres penale. Duke marre per baze kryesisht deshmite e te gjykuarit Besnik Gjata, gjykatat, skane nje arsyetim te qarte per shkakun e mospranimit te provave te kunderta te paraqitura nga te pandehurit e tjere. Keshtu jane thirrur e pyetur si deshmitare disa persona te kerkuar nga te pandehurit ne gjykim qe kane shpjeguar se, te gjykuarit Elton Ismaili e Julian Metushi, kane qene me ta ne kohen qe eshte kryer rrembimi, por deshmite e tyre nuk jane marre per baze vetem me arsyetimin se, ata deshmitare s'mund te besohen se jane shoke apo te aferme te te pandehurve. Eshte e drejta e gjykates qe shqyrton çeshtjen te çmoje provat ne teresine e tyre, te shprehet se cilat jane te pranueshme ne favor te akuzes apo te kunder saj por, gjithmone ajo, ne zbatim te kerkesave te nenit 383/c te K.Pr.Penale per elementet e vendimit, ne vendim duhet te pasqyroje parashtrimin e permbledhur te rrethanave te faktit dhe provat mbi te cilat bazohet, si dhe arsyet per te cilat i quan te papranueshme provat e kunderta, gje qe, ne rastin ne shqyrtim, nuk eshte zbatuar nga gjykata e rrethit dhe ajo e apelit.

Te gjykuarit Elton Ismaili e Julian Metushaj jane deklaruar fajtore e denuar edhe per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal. Ne vendimin e gjykates se rrethit ne analizen e provave ku mbeshteten akuzat permendet proçesverbali per kqyrjen, marrjen dhe sekuestrimin e provave materiale date 27.04.2003 ku del se, eshte sekuestruar me cilesine e proves materiale nje automatik Zastava me nje kreher me fisheke te mbeshtjelle me natriban me ngjyre te zeze. Me tej arsyeton gjykata, kjo arme eshte gjetur gjate kqyrjes se automjetit Ford Eskort dhe eshte siguruar nga te pandehurit Elton Ismaili e Julian Metushi te cilen e mbanin pa lejen e organit kompetent". Ne vendim nuk ka asnje nalize apo arsyetim se ku bazohet gjykata qe arrin ne konkluzionin qe armen automatike e kane mbajtur te pandehurit Elton e Julian. Nxjerrja e konkluzioneve per fajesine apo pafajesine e te pandehurve, perben nje nga fazat me te rendesishme te proçesit penal dhe, per çdo akuze,

399

Page 400: Tetor 2005

detyrimisht duhet te paraqiten provat ku ajo bazohet gje qe, sikurse u permend, gjykata e rrethit nuk e ka realizuar. Edhe ne vendimin e gjykates se apelit nuk eshte bere asnje arsyetim per provueshmerine e akuzes per mbajtjen pa leje te armeve luftarake vetem se shprehet qe vendimi i gjykates se rrethit per kete akuze duhet te lihet ne fuqi e se, lidhur me masen e denimit per te pandehurit Elton Ismaili e Julian Metushi, ka parasysh edhe faktin se ata kane konsumuar dhe vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake. parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal.

Lidhur me kete akuze, duke ju referuar materialeve te administruara, del se, ne proçesverbalin e kqyrjes se vendit te ngjarjes date 27.04.2003, ne liqenin artificial te fshatit Amonice, eshte gjetur nje automjet i markes Ford Escort pa targa, brenda te cilit ne vendin e pare te pasagjerit, ishte nje arme automatike Zastava. Ne kerkesen e prokurorit per gjykimin e çeshtjes vetem sa permendet akuza per mbajtje pa leje te armeve luftarake ne ngarkim te te pandehurve Elton Ismaili e Julian Metushi pa u bere prezent asnje analize apo prove se ku bazohet kjo akuze, gje qe duket edhe ne diskutimin perfundimtar te prokurorit. Ne kete diskutim theksohet se armen e kane patur dy te pandehurit pa ju referuar ndonje prove se perse arrihet ne kete perfundim, duke patur parasysh edhe sa pranojne gjykatat se Julian Metushi, nuk ka hipur ne makinen me te cilin eshte transportuar pengu, gje qe ve ne dyshim kete akuze dhe shtron detyren para gjykates qe te saktesoje provat, te arsyetoje se kush jane personat qe kane mbajtur armen e te konkludoje per fajesine apo pafajesine e te gjykuarve Elton Ismaili e Julian Metushi.

Ndodhur ne rrethat qe u pershkruan, vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet e çeshtja te kthehet per rishqyrtim. Ne rishqytimin e çeshtjes, ajo gjykate duhet te perserise shqyrtimin gjyqesor, te realizoje detyrimet qe rrjedhin nga neni 152 i K.Pr.Penale per çmuarjen e provave, te arsyetoje akuzen qe qendron ne ngarkim te gjithe te gjykuarve, te paraqese provat konkrete qe e fajesojne ose jo te gjykuarim Julian Metushi per te dhene nje vendim te bazuar ne prova e ne ligj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/ç te K.Pr.Penale,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.402, date 21.12.2004 te Gjykates se Apelit Vlore dhe kthimin e

akteve per rishqyrtim po asaj gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 26.10.2005

400