revista paqja, nr. 89, tetor-nëntor 2014

20
Viti IX. Nr. 89. 19 tetor - 19 nëntor 2014. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“ RE VISTË PËR AKTUALITET, KULTURË , ARSIM, ETIKË FAKTET JASHTËZAKONISHT TË ÇUDITSHME QË E BËNË SHKENCËTARIN E NASA- s TË PRANOJË ISLAMIN Editorial TORREADORI ME DIRIGJUES Intervistë me publicistin dhe intelektualin, Avni Rudaku POLITIKANËT JANË BURIMI MË I MADH I SË KEQES, POR NUK JANË TË VETMIT

Upload: revista-paqja

Post on 05-Apr-2016

267 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Revistë mujore për aktualitet, kulturë, arsim, etikë

TRANSCRIPT

Page 1: Revista Paqja, nr. 89, tetor-nëntor 2014

1Nr. 89 n TETOR/NËNTOR'14

Viti IX. Nr. 89. 19 tetor - 19 nëntor 2014. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

FAKTET JASHTËZAKONISHT TË ÇUDITSHME QË E BËNË SHKENCËTARINE NASA-s TË PRANOJË ISLAMIN

Editorial

TORREADORIME DIRIGJUES

Intervistë me publicistin dhe intelektualin, Avni Rudaku

POLITIKANËT JANË BURIMI MË I MADH I SË KEQES, POR NUK JANË TË VETMIT

Page 2: Revista Paqja, nr. 89, tetor-nëntor 2014

2 TETOR/NËNTOR'14 n Nr. 89

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,KULTURË, ARSIM, ETIKË

Viti IX / Nr. 8919 tetor - 19 nëntor 2014

Botues

O.J.Q. "Zëri Ynë"

DrejtorMuhamed Jusufi - KAJOLLI

[email protected]

Redaktor përgjegjësAvni AVDIU

[email protected]

Redaktor teknik/GrafikaOsman D. GASHI

[email protected]

e-mail:[email protected]

[email protected] /revistapaqja

@revistapaqjahttp://www.zeriyne.com

përmbaj t ja

Sharif NASHASHIBIGjërat që nuk do t'i dimë për ISIL-in

Lulzim AHMETIPTK-në e shkatërruan

4 Amel ILMIUGjeli që krekoset mbi stoqe plehu

12

Urime Menduh Thaçi - Urime Ali Ahmeti;Ngushëllime popull!

5

16

Page 3: Revista Paqja, nr. 89, tetor-nëntor 2014

PAQJA 3Nr. 89 n TETOR/NËNTOR'14

Editorial

Avni AVDIU

Ngjarja që më së shumti u përfol e me gjasë do të përflitet edhe ditëve në vazhdim është ndeshja

futbollistike në mes Serbisë e Shqipërisë në Beograd, e cila u ndërpre me pretekst të gjoja provokimit që shkaktoi një dron i dirigjuar, i cili fluturoi mbi stadium me flamurin shqiptar, ku ishin dy figurat historike Ismail Qemali e Isë Boletini dhe shkrimi autochthonous. Mirëpo nuk ishte droni në fillim të ndeshjes, kur ti-fozët huliganë me fishkëllimat e tyre nuk lanë të këndohej e të ekzekutohej si duhet as himni kombëtar shqiptar; e as më vonë kur u vendos flamuri serb me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’, e as kur filluan klithjet ‘Vraj e prej që shqiptarë të mos ketë’!. Serbët reaguan si demat ndaj pëlhurës së kuqe; u tur-rën egërsisht kundrejt flamurit shqiptar gjersa toreadori me dirigjues nga larg ua sillte vërdallë mbi kokat e tyre. Fut-bollisti serb Stefan Mitroviç ashtu siç kërcejnë majmunët pas bananes u hodh, duke e tërhequr flamurin shqiptar zvarr. Reagimet e futbollistëve shqiptarë ishin tamam dinjitoze; në mbrojtje të flamu-rit, duke penguar mosshkeljen e tij me këmbë, sepse asnjë njeri normal nuk do të lejonte t’i përdhosej flamuri nga armiku shekullor përpara mbi 50 mijë shikuesve. Egërsisht u sollën futbollistët

serb, të cilët pastaj tentuan t’i qërojnë hesapet fizikisht me futbollistët shqip-tarë, të mbështetur edhe nga huliganët e futur në fushë. Se serbët nuk janë të denjë për lojë, dëshmuan menjëherë pas katër-pesë ditësh kur në derbin ndërm-jet Cërvena Zvezdës dhe Partizanit, ata u kallën mes veti. Nuk u ndihmuan as parullat antishqiptare që i kënduan në kor që të bashkohen, por u bën cope mes veti dhe pothuajse sa nuk e dogjën flakë gjithë stadiumin.

Tash shqiptarët u kishin faj?!Se deri ku shkon histeria huliganeske

serbe dëshmon edhe spostimi i inciden-tit të ndeshjes në diskursin politik, duke politizuar gjithë ndeshjen dhe duke dhë-në deklarata nga më skandalozet. Aq ar-riti çmendia politike serbe, saqë kryemi-nistri serb ia anuloi vizitën e paraparë në Beograd kryeministrit shqiptar.

Incidenti me dronin dëshmoi edhe njëherë se serbët definitivisht janë të dehur nga avujt e nacionalshovenizmit dhe nuk njohin gjuhën që afron, e në këtë mes as atë të lojës. E vetmja gjuhë që kuptojnë është ajo e forcës, ashtu edhe siç u pat thënë pak para fillimit të bom-bardimeve të Nato-s presidenti Bill Klin-ton. Kurrë serbët si kolektivitet nuk kanë dhënë dëshmi se mund të respektojnë të tjerët, me përjashtime individuale (si intelektuali Dimitrije Tucoviç). Shpër-bërja e ish-RSFJ dëshmoi se ata u zunë

me të gjithë dhe s’lanë vend ku mundën pa bërë masakra e gjenocid. Po ashtu serbët nuk kërkuan falje për ato që bën, përkundrazi vazhduan megalomaninë e tyre, duke mohuar gjithmonë se ata janë fajtorët. Gjithmonë ua ka pasur ëndja të shtiren në rolin e viktimës, se kinse të tjerët u kanë hypur në qafë dhe i kanë mbështetur për muri. Kjo ‘logjikë’ mjer-ane e tyre funksionoi edhe në ndeshjen futbollistike Serbi vs Shqipëri, ku duan t’i abstrahojnë të gjitha ato zullume që bën ata dhe kapen vetëm pas një droni, duke dashur ta paraqesin atë të vetmin pretekst për ndërprerjen e ndeshjes. Duken thjesht të lodhur nga vërbëria ksenofobiste, të lodhur si demat e go-ditur me shigjetat e toreadorëve. U janë mjegulluar jo vetëm sytë e të parit, por edhe ata të mendjes. Të tillë, ata kurrë nuk do të jenë në gjendje të përballen në mënyrë të kulturuar me të tjerët, prandaj do të gjenerojnë vetëm probleme.

Ne shqiptarët nuk jemi të vetmit që e kemi provuar këtë.

Megjithatë, ç'është më e keqja, disa shqiptarë duke dashur të shtiren se janë shumë të ngritur, fatkeqësisht po i arsy-etojnë serbët në dëm të kombit të tyre. Kjo ndodhi edhe me rastin e fundit, ku disa të ashtuquajtur intelektualë i aku-zuan shqiptarët si provokatorë.

Çarë t'u thuhet?! Çdo koment për ta është i tepërt. n

Toreadori me dirigjues

Page 4: Revista Paqja, nr. 89, tetor-nëntor 2014

4 TETOR/NËNTOR'14 n Nr. 89 PAQJA

PTK-në e shkatërruan

Lulzim AHMETI

Shkatërrimi i PostëTelekomit të Kosovës (PTK), nuk ka filluar në dy a tre vitet e fundit, por shkatër-

rimi ka shkuar gradualisht që pas fil-limit të punës së PTK pas lufte. Për ketë shkatërrim të kompanisë ndër më prof-itabile në Republikën e Kosovës, kanë ndikuar dhe kanë gisht shumë individ, saqë po t’u bëheshin gjykime e akuza ndaj tyre, kush e di se a do t’i zinin burg-jet Disa fakte lidhur me PTK-në çuan në shkarkimin e kryeshefit të PTK-së, Ejup Qerimi, për të cilat do të duhej të jepnin përgjegjësi shumë zyrtarë tjerë të “zinxhirit udhëheqës”, e besa edhe atë të cilën e kanë sjell në atë pozitë.

Posta dhe Telekomi i Kosovës, e cila ka qenë në mesin e kompanive më prof-itabile dhe me një vlerë të madhe në treg ka filluar të shkatërrohet menjëherë pas futjes në treg të operatorit privat IPKO, i cili është futur nëpërmjet një procesi tepër të mjegullt dhe me shumë paqa-rtësi e parregullsi.

PTK-ja po të privatizohet para futjes së IPKOS-së në treg, do të kishe një vlerë në treg deri në 1 miliard euro, por këtë e pengoi keqmenaxhimi dhe punësimet pa kritere dhe në baza të përkatësisë par-tiake e politike.

Për shkak të

k e q -menaxhimit dhe korrupsionit kishte dështuar edhe shitja e

PTK-së vitin e shkuar ku për të ishte ofruar vetëm 277 milionë euro.

Një kritikë për mosshitjen e 75 për qind të aksioneve të PTK-së ka dhënë edhe Komisioni Evropian në Raportin e Progresit të këtij viti.

Treguesit negativSe shkatërrimi i PTK-së ka ndodhur,

është duke ndodhur, dhe do të ndodh nëse ajo menaxhohet nga njerëz të tillë tregojnë edhe shifrat. Të gjithë treguesit janë me rënie si të hyrave e po ashtu edhe te numrit të konsumatorëve.

Numri i konsumatorëve me parapagim, të cilët i ka humbur Pota dhe Telekomi i Kosovës (PTK), nga vitit 2011 deri në 2013 është rreth 143 mijë.

Se të këqijat nuk kanë të ndalur për PTK-në tregojnë edhe te hyrat totale ku PTK-ja krahasuar me vitin 2013 në krahasim me 2012 kanë rënë për afro 22.7 milionë euro. Ndërsa në vitin 2012 krahasuar me 2011 të hyrat kanë rënë për rreth 19.5 milionë euro.

Ndërkaq, sipas trendit aktual vetëm në vitin 2014 në raport me 2013 rënia mund të jetë rreth 24.8 milionë euro. Nga një përllogaritje e thjesht del se PTK-ja mund të humbasë mbi 120 mil-ionë euro në vlerë gjatë viti 2014. Në bazë t ë

përllogaritjeve të bëra nga 364 milionë euro sa llogaritet aktualisht vlera e PTK-së, gjatë vitit do të bjerë në 277 milionë euro.

Për shkatërrimin e PTK-së dhe de-gradimin e saj deri në ketë “derexhe” duhet të thirret edhe në përgjegjësi ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave Ah-met Shala tash Ambasador në Japoni. Sa ka qenë Shala Ministër ai ka pasur në mbikëqyrje PTK-në respektivisht Ministria e Ekonomisë dhe Financave të cilën e ka drejtuar.

Në përgjegjësi duhet të thirren edhe ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik Be-sim Beqaj tash ministër i Financave, Ministri aktual i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Fadil Ismajli në kohën e tij, ka rënë me të madhe vlera e PTK-së si dhe ka dështuar shitja e saj në shumë prej 277 milionë euro. Por ky dështim nuk është shkatërrimi i vetëm. PTK-në e shkatërruan edhe duke mos investuar në investime kapitale si dhe duke mos investuar në projekte të reja, të cilat do ta rrisnin numrin e konsumatorëve.

Është vonesa e aplikimit të teknologjisë së re siç është ajo 3G, 4G dhe teknologji dhe shpenzime tjera.

PTK-së i duhet një menaxhment vizionar, i cili nuk do ta ngarkojë me punësime dhe me njerëz jo profesional,

por me njerëz të kualifikuar, të cilët do ta çonin PTK-në për-para e jo duke e shkatërruar atë dhe duke e ulur vlerën e saj në vazhdimësi. n

Rënia e vlerës së Postë Telekomit të Kosovës (PTK), është shqetësuese për vetë faktin se trendet negative nuk po ndalen. Po ashtu edhe numri i konsumatorëve të saj po bie në vazhdimësi. Shkarkimi i drejtorit menaxhues nuk do t’i zgjidhë problemet, të cilat janë krijuar me vite

Page 5: Revista Paqja, nr. 89, tetor-nëntor 2014

PAQJA 5Nr. 89 n TETOR/NËNTOR'14

Pluralizmi politik në Maqedoni, por edhe në përgjithësi në Ball-kan, gjatë këtyre dy dekadave, ka

sjell kuriozitete nga më të ndryshmet; prej atyre që të shtyjnë të qeshësh e deri tek ato që të shtyjnë të qash. Në mesin e kësaj historie (histerie) të tranzicionit të stërzgjatur ndodhet edhe PDSH, parti kjo fillimisht e ndarë si fraksion nga Par-tia e Prosperitetit Demokratik, e që u quajt Partia e Prosperitetit Demokratik të Shqiptarëve. Atëherë ishte ky trik i menduar mirë nga lideri i saj i ndjerë për të kaluar nga rrafshi qytetar në atë nacional. I ardhur nga Kosova, si ideolog i partive të majta në Kosovë, ai u vu në krye të partisë që u quajt e djathtë, gjë që ia mundësoi ngjitjen majave të push-tetit si partnere ideologjike e të djathtës maqedonase VMRO-DPMNE. Kongresi i Bashkimit me Partinë Popullore solli emërtimin e ri Partia Demokratike Shq-iptare - PDSH, një version i ngjashëm me PDSH (Partinë Demokratike të Shq-ipërisë). Kjo parti në krahasim me PPD hyri më furishëm në skenën politike, duke ndezur ndjenjat e trazuara kom-bëtare. Me pak fjalë dhe pa hyrë në hollë-sira, në krahasim me PPD, PDSH në ko-alicion me VMRO-DPMN vërtet korri disa arritje, por jo edhe të mjaftueshme. Hendeku i thellë dhe i patejkalueshëm, krijoi mundësi dhe rrethana për fillimin e luftës së 2001. Pas përfundimit të luftës PDSH humbi kredon e vetme që e solli në pushtet – ‘kartën patriotike’. Tashmë më radikal konsiderohej ai që ishte vënë në krye të UÇK-së dhe vendimi i tij për

formimin e partisë politike, shënonte edhe tatëpjetën e PDSH-së. PDSH asn-jëherë më nuk mori shumicën e votave. Përkundër gabimeve dhe skandaleve të shumta të BDI-së, PDSH-ja kurrë më nuk u këndell dhe nuk e mori dot veten. Megjithëkëtë, në krye të saj vazhdon të qëndrojë lideri Menduh Thaçi, edhe përskaj paralajmërimeve të tij publike se do të dorëhiqet nëse nuk fiton. Mirë-po, në veçanti, qyshkur partia e tij filloi të humbas, ai më nuk udhëhiqet nga parimet demokratike, por çon politikë inatesh në një anë me oponentin politik BDI (se ka ardhur në pushtet dhunshëm, bile edhe duke shkaktuar luftë të pa-nevojshme për shqiptarët – 2001) dhe në anën tjetër me të gjitha mediet dhe analistët që kërkojnë dorëheqjen e tij. Në këtë mënyrë, tani ai është shndër-ruar në fenomen që dëshiron t’ia kalojë edhe Sali Berishës për nga kohëzgjatja e drejtimit të partisë dhe të hyjë në li-brin e Ginisit. Gjykuar sipas parimeve demokratike e jo putiniste, sikur Men-duh Thaçi të ishte figura më fotogjenike në botë dhe me inteligjencën gjeniale politike më të famshme në historinë e njerëzimit, rendi demokratik e do që të ndërrohet. Jo më kot vendi me traditë më të madhe demokratike SHBA e ka të fiksuar presidencën maksimum dy mandate nga katër vite, pra shkurt në Amerikë aq ka tetë vite dhe pikë, më tepër do të bëhej bajat edhe Bushi, edhe Klintoni edhe Obama etj. Përpiluesit e kushtetutës së shtetit më progresiv në botë sigurisht këtu e kanë pasur para-

sysh edhe komponentën psikologjike; se sado madhështor të jetë një lider, ai me kalimin e kohës bëhet mono-ton, ezaurohet dhe s’ka çka ofron. Pa mohuar afinitetet e Menduh Thaçit, zhdërvjelltësinë e tij makiaveliste, ak-robacionet e shkëlqyera për t’i shpallur edhe ‘plehrat’ më pas në margaritarë, edhe ish-të anatemuarit në të bekuar e kështu me radhë, ai tashmë duhet të jetë lodhur. I duhet pushim si çdo njeriu normal, mbase ai nuk është mbinjeriu niçenian. I duhet pushimi thjesht edhe për shkak të shëndetit fizik e mental. Në kongresin e partisë ai nuk reflektoi në këto fakte, por vazhdoi ta udhëheq partinë e tij në mënyrë jo demokratike, thjesht si korporatë private; pra PDSH është P’D’SH - pseudodemokratike/kua-zidemokratike/hiperdemokratike. Në kongres, po ashtu tërhoqi vëmendjen zgjedhja e Orhan Ibrahimit në postin e zëvendëskryetarit. Ibrahimi para një muaji nokautoi me grushta deputetët e BDI-së në parlamentin e RM dhe ngritja e tij në hierarkinë partiake përcjell sinjal të qartë se çfarë më shumë shpërblehet në këtë parti. Në një takim me bash-këpartiakët e tij Thaçi duke goditur shu-plakën e tij të dorës me grusht, duke buzëqeshur të pranishmëve u tha se në veçanti përshëndeste Orhan Ibrahimin. Në anën tjetër oponenti partiak i Men-duh Thaçit Zijadin Sela po riorganizon të pakënaqurit e partisë. Sela edhe mund të ketë shumicën e simpatizantëve dhe de fakto ai mund të jetë PDSH reale për momentin, por de jure ai s’mund të jetë,

URIME MENDUH THAÇI - URIME ALI AHMETI; NGUSHËLLIME POPULL!

Page 6: Revista Paqja, nr. 89, tetor-nëntor 2014

PAQJA6 TETOR/NËNTOR'14 n Nr. 89

përderisa Thaçi me vete ka deputetët, të cilët përkthyer në vota nënkuptojnë mbi 70 mijë votues. Se a do të kishte kapac-itet Sela të futej në zgjedhjet e ardhshme po ta ketë parasysh këtë fakt, mbetet pikëpytje e madhe. Në këtë mënyrë tani në PDSH realisht kemi dy tabore: e njërit që mund të jetë de fakto dhe e tjetrit de jure. Kjo të kujton pikërisht kohën kur u nda PPD-ja, në kuvendin e famshëm, kur deputetët e PPD-së u quajtën krahu i Xheladin Muratit (Abdurrahman Alitit), kurse shumica tjetër e kuvendarëve krahu i Arbën Xhaferit. Pozita e këtillë nuk mund të sjell reforma, por kaos (si dikur luftën për zyra e vula mes PPD-së dhe PPDSH-së) ose në formën më të drejtë thënë: në formimin e një partie të re - partinë e Zijadin Selës. Kur aka-demik Nexhat Daci u nda nga LDK-ja në kuvendin ku për karrige luftohej me karrige, LDD-së filluan t’i thonë Lidhja Demokratike e Dacit. Edhe në Maqe-doni tani gjendja në PDSH-në e ndarë është luftë mes Partisë‘Demokratike’ të Thaçit dhe Partisë Demokratike të Selës; asnjëra nuk është e barabartë me një PDSH - të fortë opozitare. Pra ç’është më e rëndësishmja secila veç e veç ndi-hmon dhe forcon BDI-në në pushtet. Mund të ketë qenë pikërisht kjo arsyeja kryesore që i pari ndër të parët ishte Ali Ahmeti, ai që e uroi Thaçin për rizgjed-hjen kryetar partie. Kush ka mundur të

ndihej më i gëzuar pas Menduh Thaçit përpos Ali Ahmetit?; urime Menduh Thaçi - urime Ali Ahmeti! NGUSHËL-LIME POPULL! Çfarë të të thuhet tjetër kur je bërë pre e dy figurave të ngjashme si vëllezërit siamez; që të dy luftojnë e ruajnë pozitat e pasuritë e tyre, gjersa ty vazhdimisht të varfërojnë dhe i mash-truar e gënjyer sërish i voton.

*********Pakënaqësia politike ka nxitur disa

individë të ngjallin edhe Partinë për Prosperitet Demokratik, tashmë të sh-uar. Kjo parti ka paralajmëruar se së shpejti do të mbajë kongresin theme-lues ose vazhdues. Mirëpo ende pa u themeluar janë ndarë dy palë kundër-shtare që kontestojnë legjitimitetin e njëra-tjetrës. Logjika se PPD-ja do t’i ngjallë nostalgjikët e dikurshëm dhe se ideja e riaktivizimit të partisë do të dhezë, ka fare pak gjasa të funk-sionojë. Shqiptarët në Maqedoni patën 17 parti, po pak nga to kanë arritur të mbijetojnë në skenën politike. Madje PPD-ja nuk ka bërë ndonjë bujë që të kujtohet me nostalgji. Riaktivizimi i PPD-së për më tepër mund të shihet si një provë e strukturave të vjetra që nuk janë akomoduar në asnjë parti. Ata i kanë hyrë kësaj iniciative më shumë si aventurë sesa si ndonjë projekt i qartë e vizionar.

*********Parti politike kanë paralajmëruar se

do të formojnë edhe një grup intelek-tualësh me orientim proislam. Madje në medie është përfolur si parti e Er-doganit. Thuhet se emri i partisë do të jetë BESA dhe kjo ka mesazhin e vet. Inicuesit e kësaj partie nuk kanë bio-grafi të njollosur me parti të tjera, pra janë figura të reja politike, por jo edhe të panjohura. Disa prej tyrë janë kol-umnistë dhe mjaft aktiv me shkrime. Ky organizim politik synon të jetë më ndryshe nga ato të mëparshmit. Megjithatë që të jetë absolutisht kësh-tu, nuk duhet t’i bëjë gabimet e partive pararendëse ose më drejtë duhet të ketë mësuar prej tyre. n

A. A

Page 7: Revista Paqja, nr. 89, tetor-nëntor 2014

PAQJA 7Nr. 89 n TETOR/NËNTOR'14

PAQJA: Ka kohë që jeni mjaft ak-tiv në medie me shkrime të ndry-shme. Jetojmë kohën e paradoksit

ku ka më shumë që shkruajnë se sa që lexojnë, megjithatë dallohen ata që shk-ruajnë mirë. Cili është vlerësimi juaj për boom-in e madh në të shkruar nga njëra anë dhe mungesën e vullnetit për të lexuar nga anat jetër?

Rudaku: Mirë është që po shkrua-jmë, sepse nëse krahasojmë epokat e të shkruarit në raport me ato të mb-amendjes dhe kulturës orale, e sidomos në traditën tonë historike, ku çiftelia kishte marrë barrë të rëndë në telat e saj, atëherë mund të themi se kemi pasur etje masive të vinte një ditë kur do të shkruanim sa më shumë dhe të regjis-tronim ndodhitë tona për gjeneratat pasaardhëse! Prandaj, në një anë e shoh si proces shumë të rëndësishëm të shk-ruarit me bollëk, ndërsa në anën tjetër, ndonëse po shkruajnë shumë shkrues, mungon pasuria e larmishme ideore dhe kreative rreth problemeve të shumta. Ka shumë pak shkrime të profilizuara dhe për tema të caktuara, ku dominojnë kryesisht temat mbi politikat ditore dhe madje nëse marrim 30 shkrime brenda një jave, do të shihni se asgjë thuajse e re nuk rrjedh, por shkruesit vetëm imito-jnë njëri-tjetrin, ashtu siç bëjnë portalet informative, ku mbi nëntdhjetë përqind, lajmet e ngjashme i publikojnë në loka-cionet e tyre dhe madje më e keqja, më e papërgjegjshmja dhe më joprofesionalja është fakti se as nuk e citojnë burimin e marrjes së informacionit. Duket sikur një gazetar a gazetare punon për të gjitha portalet, ndërsa portalet bile nuk e bëjnë një gjë: ta ruajnë të drejtën autoriale të autorit të informacionit! Prandaj, mua më shqetëson që përkundër aq shumë shkruesve, shumica dërmuese shtjello-jnë të njëjtat ide dhe me fond fjalësh të njëjta. Sikur të kishte më shumë ide ose makineri fjalësh të reja, kjo do të ishte

pasuri ideore, letrare dhe përmbajtjesore për vetë lexuesit, hartuesit e politikave dhe publikun e gjerë, por jo! Problemi kryesor mbetet se këto shkrime me bol-lëk: 1) as nuk lexohen deri në fund; 2) as nuk janë të profilizuara në tema të caktuara, dhe 3) nuk përmbajnë ide/qasje/botëkuptime origjinale rreth zh-villimeve të caktuara. Po ashtu, shumë lexues mësojnë autorët që paraprakisht pëlqejnë dhe posa e shohin autorin X, e lexojnë artikullin, ndërsa disa autorë i bëjnë që në fillim si autorë të pavlef-shëm, sakaq nuk marrin më mundin as ta klikojnë, as ta lexojnë dhe as të men-duakan se në shkrimin tjetër do të ketë ndonjë risi! Mua më vjen keq edhe prej narcizmit të disa shkruesve të viteve të ’80-ta dhe ’90-ta, të cilët menduakan se koha e monopolit të dikurshëm tradi-cional nuk duhet të perëndonte as në shekullin e ri të super-teknologjisë! Nuk besoj që secili mund të bëhet shkrim-tar, poet, publicist, e kështu me radhë, që gabimisht krijohen përshtypje dhe vetëpërshtypje të tilla nga disa, por edhe të kërkosh kontrollin e numrit të shk-ruesve po ashtu është utopike! Nuk e kanë më ndikimin intelektualët sikur në shekullin XVIII, siç thoshte S. Johnson, të cilët zëvendësuan klerikët mesjetarë. Jetojmë në shekullin e lajmit të shpejtë dhe senzacional, të pajisur me figura anonime që bëhen figura të famshme brenda ditës dhe shuhen po aq shpejtë si yje! Jetojmë në epokën e ‘imitimit të imitimit’ (internet meme), me fenomene si Gagnam Style, Harlem Shake, I’m happy, Kova me ujë e akull, etj. Pra, rreziku kryesor mbetet se në vend se të shtohej kreativiteti njerëzor, imitimi u bë pushtet i kohës së sotme! Kuantiteti i shkrimeve nuk solli aq kualitet të tyre!

PAQJA: Si e vlerësoni raportin internet-dije. Më parë studiuesve për ta nxjerrur një të dhënë u është dashur të lexojnë e

POLITIKANËT JANË BURIMI MË I MADH I SË KEQES, POR NUK JANË TË VETMIT

“Nëse unë jam i papunë, mund të jem dembel dhe për problemin individual duhet zgjidhje individuale. Mirëpo, kur mua më shtohen edhe 40 përqind të popullatës si të papunë, ky është problem kolektiv dhe kjo kërkon zgjidhje kolektive. Së këndejmi, faji determinueshëm bie mbi politikanët që janë të korruptuar, janë pasuruar brenda pak kohësh, janë në konflikte interesi, janë mbi ligjin, punësojnë njerëz me mbiemra të ngjashëm me mbiemrin e tyre etj”, - u shpreh në mes tjerash publicisti dhe intelektuali i njohur Avni Rudaku në intervistën dhënë revistës ‘Paqja’

Biografia: Avni Rudaku

është lindur në Gjilan, më

10.11.1984. Mbaroi gjimnazin në drejtimin matema-tikoro-natyror në vendlindje. Nivelet universitare, Rudaku i përfundoi në Departamentin e Psikologjisë dhe të Sociologjisë, si dhe studimet master në So-ciologji (drejtimi akademik), në Universitetin Publik të Prishti-nës. Rudaku është autor i dy librave “Poezi pa frymë” (2010) dhe “Pa frymëzime” (2011), ku është përfshirë edhe në an-tologji rajonale dhe ndërkom-bëtare në gjuhët serbo-kroate dhe angleze. Ka katër vite që është kolumnist i rregullt në shtojcën për kulturë të gazetës së përditshme “Kosova Sot”. Është anëtar aktiv i Qendrës për Art Bashkëkohor “Varg e Vi”. Ka qenë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të Kosovës (2010) dhe ka kohë që është larguar nga angazhimi në ndonjë subjekt politik! Merret edhe me analiza politike, kritikë arti, publicistikë, punime shken-core dhe poezi.

Page 8: Revista Paqja, nr. 89, tetor-nëntor 2014

PAQJA8 TETOR/NËNTOR'14 n Nr. 89

gjurmojnë shumë, sot një pjesë e madhe është e gatshme në internet. Në këtë kon-tekst, mendoni se po pakësohet dija e individëve apo po shtohet?

Rudaku: Interneti ka shtuar lehtësime të pakontestueshme në pro-cesin e të shkruarit, sistematizimin e të dhënave, ekonomizimin e librave duke mundësuar transportin më të lehtë nga libri prej lënde fizike, prezantimin e përsosur statistikor dhe me grafikone të hulumtimeve empirike me aq shpejtësi për mijëra respodentë etj. U ka lehtë-suar shumë punën shkrimtarëve, të cilët dikur për gabime të caktuara, kishin vështirësi të mëdha. Sot me një “replace all” zëvendëson të gjitha “dabëlljujat” me zanoren shqipe “ë”, madje edhe me programe shqipe që korrigjojnë shpesh gabimet! U lehtësua përkthimi sadopak, që pak nëse e dijmë gjuhën e huaj, ne mund ta kuptojmë mjaft shumë tekstin që lexojmë. Nuk po flasim për “google translate” sikur një përkthyes të përso-sur, por po flasim se ka lehtësime në këtë proces për masat e gjera. Madje, nëse e shohim programin në gjuhën shqipe, ne kemi futur morfologjinë, sintaksën dhe fjalët në përgjithësi, jo aq mjeshtërisht, por në gjuhë të fuqishme si frëngjishta, anglishtja, etj., programet e tilla përk-thejnë edhe struktura të ndërlikuara të gjuhës dhe të fjalëve në nivele më cilë-sore të përkthimit! Rreziku më i rëndë që i kanoset trurit njerëzor mbetet përtacia kognitive, një fenomen i vëre-jtur edhe te psikologët socialë. Të qenit i papërgaditur për të menduar thellë, të lodhurit e shpejtë me leximin, humbja e koncentrimit sa në këtë faqe interneti sa në faqen tjetër, ka bërë që interneti të jetë edhe armë kundër leximit sistema-tik dhe të qëndrueshëm. Një mendim që është futur krejt gabueshëm mbetet mendimi se, “pasi që dija është në in-ternet, s’ka nevojë më për lexim”. Kjo është e papranueshme, sepse njeriu gjatë leximit nuk merr vetëm informacione për kuize diturie ose mbushje fjalëkryqi, por edhe për përmbushje shpirtërore dhe hapje shtigjesh të reja për njohjen e të vërtetës së përafërt mbi botën, universin dhe njeriun. Leximi është dashuri edhe për vetë leximin si ritual, si vrasje e kohës, si reduktim i vetmisë, si nevojë për të kuptuar se ç’kanë men-duar të tjerët dhe krahasimi me dijet tona etj. Në një kuptim, interneti e ka relativizuar rëndësinë e dijes dhe ka rritur shqetësimin e lexuesit: “çfarë të

lexojë më parë?!” Kjo nuk do të ishte aq shqetësuese, sikur shumica të mos i përgjigjeshin kësaj brenge me sjellje të ngjashme, të shoqëruar me fjalinë vi-juese: “ma mirë s’po lexoj fare se s’po di çfarë të lexojë më përpara!”

PAQJA: Kur jemi te kjo temë, na thu-ani diçka edhe për librat elektronik (e-book). Disa thonë se nuk krahasohen me librat e rëndomtë për nga lidhshmëria me lexuesin, se ndryshe është kur kapet libri në dorë, merr shënime, nënvizon etj, pra emocionalisht lexuesi është më i afërt me librin e rëndomtë dhe më i ftohtë është me atë elektronik?

Rudaku: “E-book” në fillim ishte demonizuar shumë më shumë sesa sot edhe nga vetë gjenerata e mesme dhe e moshuar. Sot është bërë më i dashur edhe nga kritikuesit e fillimit të shfaqjes së tij në botën e grimcave. Librat elek-tronik paraqesin disa vështirësi për sytë e tanë për shkak të lodhjes më të shpejtë, por gjeneratat e reja, duke iu nënshtruar ligjësive të evolucionit të vazhdueshëm, do të rrisin aftësitë adaptuese edhe në retinën dhe shkopinjët e syve të tyre. Për ne që jemi rritur me librat fizik, natyrisht se do të ketë gjithmonë nos-talgji dhe admirim shumë më të lartë ndaj tyre, sesa ndaj librave online. Kjo po ndodh edhe me gazeta! Në shumë lokale kanë hequr gazetat fizike, sepse sipas pronarëve të këtyre lokaleve, secili po lexon online me ajfonët e tyre, pran-daj nuk po ka nevojë për gazeta fizike. Natyrisht shijet ndryshojnë varësisht nga gjeneratat e lexuesve, edukimi, zh-villimi intelektual, pasioni për leximin, etj. Për mua mbetet e rëndësishme të lexohet, pavarësisht a është letër fizike apo elektronike! E pranoj se një prej ritualeve që më mbushin shpirtin nga këmba e gjer në maje koke, mbetet kapja e gazetave fizike, shoqërimi me kafe dhe mundësisht të qëndruarit të vetëm në ato momente, ose eventualisht ndonjë mik që edhe ai dëshiron të përfshihet në ritualin e leximit të gazetave. Larg qofshim nga ata që na ulen në tavolinë dhe na thonë: “Le bre atë gazetë!”! Li-brat elektronik gjithnjë e më shumë po pëlqehen dhe ka nga ata/ato lexues/e që e fillojnë elektronikisht dhe e përfun-dojnë si libër fizik, ngase e shtypin pas tërheqjes në lexim online. Ka të tjerë që lexojnë online vetëm librat që s’mund t’i gjejnë, ndërsa fizikisht lexojnë librat që posedojnë. Duhet pranuar se e-book

është mundësi e pakontestueshme edhe në aspektin teknik të lokacionit dhe atë logjistik. Imagjinoni se si me një usb mund të keni qindra libra, ndërsa po të transportonim këta libra në mënyrë fizike, do të na merrnin kohë, financa, hapësirë, energji fizike, por edhe në shumë situata dhe vende, do të ishte e pamundshme t’i radhisnim dhe vendos-nim. Unë vazhdoj të jem adhurues më i madh i librave fizik, sepse na tërheq shq-isa e prekjes, lëvizja më e palodhshme e syve, etj., por nuk i përjashtoj as librat elektronik. Librat cilësorë, pavarësisht në cilin format janë, janë libra cilësorë. Ne lexojmë libra elektronik edhe për faktin se është më lehtë të shkëmbehen me njëri-tjetrin, më lehtë të gjenden dhe më shpejt të manovrohet me ta. Ka edhe shumë libra të cilët nuk janë digjitalizuar akoma dhe nëse duam t’i lexojmë disa tema, nuk mund t’i gjejmë

Page 9: Revista Paqja, nr. 89, tetor-nëntor 2014

PAQJA 9Nr. 89 n TETOR/NËNTOR'14

fare në mënyrë online dhe e kundërta. Pra, librat elektronik nuk janë ardhur për të zhdukur librat fizik, por vetëm për të plotësuar ata. E plotësojnë njëri-tjetrin. Ndoshta në të ardhmen e afërt, do të ndryshojmë edhe më shumë vetë kuptimin mbi leximin dhe librin, sepse evoluimi shkencor dhe epistemologjik sa vjen e ndryshon, por aktualisht, nuk i segregoj për nga rëndësia, as librin fizik, as atë elektronik. Më shumë kam ndarje në librin e dobët dhe librin që na bënë për vete, sesa libër fizik apo elektronik. Ndoshta mund të them se librin fizik e shijoj në disa situata dhe momente, më me glukozë, ndërsa librin elektronik në disa situata dhe momente të tjera, por jo edhe t’ia humbi vlerën librit, vetëm se na qenka fizik apo elektronik! Nuk është aq dallim shijimi i librit fizik apo elek-tronik, si bie fjala, me dallimin e madh që na lind në përjetimin e seksit fizik

në raport me seksin virtual. Këto dy të fundit, pa dyshim se janë krejtësisht në dallime të mëdha me njëri-tjetrin, por jo në këto përmasa dalluese të jetë libri fizik me atë elektronik! Së fundi rreth kësaj, të lexosh librin elektronik, duke qenë se jemi për secilin moment i nxitur nga ‘epshi’ për të klikuar shumë faqe, mundësia për t’u kyçur dhe shkyçur nga leximi, mbetet shumë më e lartë! Kur e kap lexuesi librin fizik, nuk dekoncen-trohet lehtë me maus apo “touch pad” sikur në librin elektronik! Pak ka nga ata lexues që nuk kyçen në ‘patelësi’ (uire-less) gjersa lexojnë librin elektronik! Ndoshta ndodh ndonjëherë, kur rrjeti bie dhe detyrohen të lexojnë diçka që e kanë shkarkuar më parë, por kjo te libri fizik nuk ndodhte që të na dekon-centronte aq shpesh dhe ta ndërprisnim po aq shpesh leximin!

PAQJA: Si e vlerësoni nivelin e zhvillimit të dijes, shkencës e cultures në Kosovë?

Rudaku: Kosova ballafaqohet me krizë të thellë të zhvillimit të dijes, shkencës dhe kulturës. Problem mbetet mjedisi i pafavorshëm i këtij zhvil-limi, vullneti i dobët i elitave arsimore, shoqërore dhe politike për këtë zhvil-lim, mungesa e investimeve në cilësi dhe preokupimi më i madh vetëm në infrastrukturën fizike, ndërhyrja e poli-tikës në këto fusha në mënyrë brutale dhe mizore, buxheti qesharak që ndahet në këto drejtime, nepotizmi në bartësit e dijes, shkencës dhe kulturës, klanizi-met në institucionet që janë bartëse të dijes, shkencës dhe kulturës, korrupsioni akademik dhe universitar, vlerësimi i ar-simimit vetëm si çështje profiti privat, depërtimi i logjikës së ngurtë të tregut në dije, shkencë e kulturë, shkëputja totale e institucioneve të arsimit fillor, të mesëm, të lartë dhe më tej me institucionet kul-turore, mungesa e reformave të thella në institucionet që janë bartëse e zhvillimeve të tilla, motivimi i ulët, papunësia dhe varfëria si dy shkaktarët e ngecjeve në të gjitha fushat e jetës shoqërore, ref-erencat dhe modelet mediokre të dijes, shkencës dhe kulturës në Kosovës, mediokriteti aktiv, gradimi/mirënjoh-jet/vlerësimet me baza të dyshimta në dije, shkencë dhe kulturë të individëve të caktuar, korrupsioni i autoriteteve të thirrura për këto zhvillime, presioni i shoqërisë dhe medieve që individët të bëhen sa më të suksesshëm në para sesa në dije, shkencë e kulturë, përqeshja dhe

cinizmi i inferiorëve me njerëzit e rrallë të dijes, shkencës e të kulturës, vlerësimi jo i duhur, ngarendja pas pushtetit dhe akumulimit të parave në dëm të zhvil-limit të dijes, profesionalizmit, shkencës e kulturës, papërgjegjësia e njerëzve që merren me dije, shkencë e kulturë, rritja e imitimit dhe kopjimit masiv dhe reduk-timi i kreativitetit, shprehitë/shkathtësitë dhe pasioni shumë i ulët për lexim nga të gjitha shtresat shoqërore (e veçmas shqetësuese është fakti se edhe ata që janë të thirrur direkt dhe që mendohet se duhet të lexojnë patjetër, nuk lexojnë sa dhe si duhet, duke përfshirë këtu: mësim-dhënësit, studentët, nxënësit, etj.). Kur ju kaloni kah fakulteti dhe nuk shihni asnjë student me libër në dorë, apo kur ju pyesni nxënësit e shkollës së mesme, se sa prej tyre kanë vizituar njëherë të vetme bibliotekën apo sesa prej tyre dinë ndonjë faqe interneti që ka libra online falas, dhe prej tyre, vetëm dy përqind, e konfirmo-jnë me pohuese, atëherë çfarë mund të shpresohet?! Ka rritje edhe të kritikëve që flasin pa i lexuar fare librat dhe kjo e fun-dit ishte ngritur edhe si çështje problema-tike nga miku im me plot të drejtë. Në Kosovë nuk bëjnë shkencë as profesorët universitarë (me ndonjë përjashtim) dhe universitetet më shumë janë bërë fabrika të dhënies së diplomave, sesa të bërjes së shkencës. Nuk ka shkencë në Kosovë, por ka aty-këtu ndonjë ide e thënë në mënyrë shkencore! Sa rektorë u gjetën që kanë publikuar në revista të rrejshme? Sa pro-fesorë kanë botuar libra për studentët e tyre dhe si është cilësia shkencore e këtyre librave? Ka shumë pak shkencë, dije dhe zhvillim kulturor në Kosovë dhe neve na vjen keq për këtë krizë apo mungesë fare të shkencës! Sa libra shkencorë janë bot-uar për familjen në tranzicionin kosovar? Shumica e studentëve kalojnë provimet me shtypje të testeve nga gjenerata në gjeneratë! Universiteti Publik nuk ka përkthyer dhe botuar libra më shumë se Kolegji “Victory” në Prishtinë, që është kolegj krejt privat! Definitivisht s’ka zh-villim të shkencës, dijes dhe kulturës dhe siç thotë një mik tjetër, e kemi humbur tërësisht luftën me mediokritetin!

PAQJA: Për gjithçka që nuk shkon faji i hidhet politikës dhe politikanëve. Pse ndodh kjo, vërtet politika apo politikanët janë shndërruar në burim të së keqes?

Rudaku: Politikanët marrin vendi-met më të rëndësishme për jetët tona. Varësisht se çfarë sistemi kanë ngri-

Intervistë me

publicistin dhe intelektualin,

Avni Rudaku

Page 10: Revista Paqja, nr. 89, tetor-nëntor 2014

PAQJA10 TETOR/NËNTOR'14 n Nr. 89

tur, të tjerat janë vetëm pasoja. Gjërat nuk duhet goditur nga bishti, por nga politika, pra nga koka! E më pas, secili është përgjegjës, sepse në secilën shoqëri, sidomos pas zhvillimit të demokracisë bashkëkohore, janë krijuar shumë mik-roqendra pushteti, por politikanët mbe-sin përgjegjësit më të mëdhenj, pasi që nga mënyra se si ata marrin vendimet e tyre, ndërtohet ‘makina e funksionimit të jetës shoqërore dhe qytetare’. Politikanët janë burimi më i madh i së keqes, por pa dyshim se nuk janë të vetmit. Madje, ndonjëherë qoftë për të mirë, qoftë për të keq, sa më shumë që ia japim fuqinë, aq më shumë sjellin pasoja. Politika ndërton sistemin dhe sistemi ndërton individët dhe këta të fundit janë po aq të fuqishëm. Prandaj, adresa kryesore e përgjegjësisë mbetet në projektuesit kryesorë të siste-mit, sepse nëse i ndërtojnë keq dhe me themele jo të shëndosha këto sisteme, natyrisht se do të sendërtohen edhe qytetarë të pandërgjegjshëm. Nëse push-teti vendos se kush do të jetë profesor në universitet, kush do të gradohet në struk-turën hierarkike të policisë dhe FSK-së, cakton emrat e bordit të ndërmarrjeve dhe institucioneve më të rëndësishme të vendit, emëron udhëheqësit e rektoratit, ndërhynë se kush duhet të merr tenderët, se kush do të bëhet ambasador jashtë vendit etj., pa dyshim se faji duhet t’i hidhet bash për gjithçka dhe togfjalëshi më i duhur mbetet: “kapja e shtetit dhe shoqërisë”! Kur nuk zgjidhen njerëzit dhe kompanitë, në përputhje me kushtet e kërkuara në konkurs publik, me baza profesionale, etike dhe ligjore, natyrisht se për gjithçka mbajnë fajin politikanët! Nëse unë jam i papunë, mund të jem dembel dhe për problemin individual duhet zgjidhje individuale. Mirëpo, kur mua më shtohen edhe 40 përqind të po-pullatës si të papunë, ky është problem kolektiv dhe kërkon zgjidhje kolektive. Së këndejmi, faji determinueshëm bie mbi politikanët që janë të korruptuar, janë pasuruar brenda pak kohësh, janë në konflikte interesi, janë mbi ligjin, pu-nësojnë njerëz me mbiemra të ngjashëm me mbiemrin e tyre etj.

PAQJA: Shqiptarët kudo në Ballkan për-ballen me shumë probleme të natyrave të ndryshme. Ndër shkaktarët thuhet të jetë ndarja e tyre, sistemet nëpër të cilat kanë kaluar dhe pamundësia për t’u këndellur pas ndryshimeve të thella politike, ekonomike e shoqërore; madje

ende thuhet edhe pas kaq vitesh se jemi në periudhë tranzicioni (të stërzgjatur). Qëndron kjo apo thuhet sa për alibi?

Rudaku: Bashkimi Kombëtar përderisa nuk është i realizuar në mënyrë klasike deri më tani, ne mund ta shfrytëzojmë edhe si arsye që ne nuk jemi faktorizuar sa duhet në Ballkan dhe në një dimension mund të ketë edhe të vërtetë në këtë pikëpamje! Por e vërteta mbetet edhe më e ndërlikuar! Estonia është shtet me më pak banorë se Kosova, por mbetet ndër vendet me indeksin më të mirë të jetesës! Nuk është numri i banorëve të shtetit tënd që të jep siguri të plotë për sukses kombëtar, por vullneti, barazia, fuqia dhe vetëdija e organizimit dhe përkthimi i organizimit në kreativitet, zhvillim dhe qitje poten-cialesh qytetare! Bashkimi Kombëtar nuk i zgjidh problemet e shqiptarëve domosdoshmërisht, ndonëse është një prej alternativave që mendohet për t’i lehtësuar zgjidhjet e disa problemeve në aspektin e historisë, sigurisë, rritjes së tregut për investime dhe tërheqje të kompanive të botës, zgjerim të tregut, plotësim të turizmit veror të Shqipërisë me turizmin malor e dimëror të Kosovës, bashkëpunimin në fushën e energjetikës, rëndësia gjeopolitike dhe gjeostrategjike, sublimimi i sakrificave të gjeneratave të ndryshme për projekte të tilla, etj. Shqip-tarët janë më të faktorizuar se kurdoherë, por në anën tjetër, përgjegjësia krye-sore mbetet në të gjitha elitat politike në Luginë të Preshevës, Tetovë e Shkup, Tiranë e Prishtinë dhe diasporë, të cilët kanë ngarendur në agjenda partiake, e jo gjithëshoqërore dhe gjithëkombëtare qytetare. Të gjitha këto elita luftojnë për kauzat e tyre personale/grupore dhe nuk e kanë në qendër mirëqenien e përgjithshme shoqërore dhe kombëtare. Punojnë me inercionin e klientelizmit. Bashkëpunojnë në korrupsion, asete dhe aksione në ndërmarrje të privatizuara e të abuzuara, kontrabandë, krim të orga-nizuar, tregje të pista etj. Imagjinoni sa biznesmenë u vranë në Shqipëri dhe dre-jtësia nuk bëri thuajse asgjë për zbatimin e ligjit. Shihni se çfarë cirku bëhet me Fullanin, ndërsa janë humbur miliona! I njëjti rast është me Kosovën dhe rasti më i fundit ishte vrasja e Elvis Pistës dhe asgjë nuk kemi deri më tash nga drejtësia për zbardhjen e këtij rasti. Dënohet me më shumë muaj burg një i varfër teksa pret 10 metra dru ilegalisht, sesa ndonjë diler droge i kapur nga policia e Kosovës!

Po ashtu, raporti i fundit i inteligjencës së NATO-s thotë se të gjitha partitë politike në Kosovë kanë individë, madje edhe disa nga figurat kryesore të partive poli-tike kosovare, janë të lidhura direkt me krimin e organizuar, drogën, trafikimin me qenie njerëzore dhe kontrabandë të naftës e kafesë, haraç etj. Pa sundim të ligjit, pa ndjekje të politikanëve të kor-ruptuar, pa rekrutim të elitave të gjen-eratës së re, pa platforma të përbashkëta kreative, vetëdijësim të përgjithshëm, nuk ka shpresë!

PAQJA: Çka mendoni për pluralizmin politik në Kosovë, keni besim te ndonjë parti se njëmend ngërthen vlera, ka-pacitete intelektuale dhe potencia ltë përgjithshëm për t’i çuar gjërat përpara?

Rudaku: Secila parti politike është sprovuar deri më tash dhe ia njohim punën, me përjashtim të ndonjërës, e cila akoma nuk ka qenë në ekzekutiv të nivelit republikan. Mirëpo, në bazë të sjelljeve të përgjithshme, të gjitha janë thuajse me vlera, potenciale dhe kuadro jo bindëse për të drejtuar vendin. Këto dallojnë për nga fuqia e kapjes së shtetit, ku aktualisht PDK-ja prinë bindshëm në këtë shtrëngim grushti, por edhe të tjerat janë të njohura për individë të korrup-tuar deri në palcë, të dyshuar për krim të organizuar dhe raporti i inteligjencës së NATO-s, na tregoi se janë thuajse krejt të ngjashëm. Ka lindur thuajse nevoja për forca të reja politike, sepse këto ekzistueset janë peng të liderëve dhe disa sejmenëve të tyre, por zhgënjimi gjeneral qytetar me secilin, do të ndikojë që edhe për kohë të gjatë, qytetarët të bëhen mosbesues ndaj secilit lider të ri! Sidoqoftë, shumica e liderëve aktualë të partive kryesore kosovare janë përfolur për korrupsion të lartë, përveç për njërin a dy prej tyre që nuk ka pasur ndonjë përfolje të tillë!

PAQJA: Si e vlerësoni ngërçin e tan-ishëm politik?

Rudaku: Ngërçi i tanishëm nuk vjen nga partitë politike apo koalicionet para dhe paszgjedhore! Ngërçi vjen nga

Page 11: Revista Paqja, nr. 89, tetor-nëntor 2014

PAQJA 11Nr. 89 n TETOR/NËNTOR'14

liderët e partive politike! Gjersa koalicio-ni parazgjedhor që e udhëheq PDK-ja, e ka bekimin e Gjykatës Kushtetuese, është përkufizuar si grupimi më i madh parlamentar (!), koalicioni paszgjedhor LVAN i ka numrat në Kuvend. Mirëpo, PDK-ja dy herë e konsumoi të drejtën për kryeparlamentar nga radhët e veta dhe nuk mori votat e nevojshme, ndërsa Gjykata Kushtetuese ndonëse ka thënë opinionin e saj se “cili është grupimi më i madh parlamentar”, askush nuk mund t’i detyrojë deputetët të votojnë për të! Ky ngërç po dëmton vetëm vendin dhe nga kjo do të shihni se nuk do të humbin as liderët e këtyre koalicioneve, as par-titë e tyre! Ky ngërç është edhe rezultat i dështimit të opozitës që të realizonte ndryshimet me zgjedhjet e fundit par-lamentare. Imagjinoni një kandidat për kryeministër si Hashim Thaçin, me dy mandate pushtet, me shumë skandale të ministrave dhe deputetëve të tij për korrupsion dhe krim të organizuar, me të njëjtat shifra për papunësi dhe varfëri enorme, me huqje premtimesh siç ishte liberalizimi pas 15 muajve, me njerëz të rrethuar, të cilët dyshohen për krime, pa kredibilitet profesional e moral, dhe fiton 37 ulëse (pa votën tashmë të G. K.)! Fakti që Merkeli fitoi edhe për manda-tin e tretë nuk është habi, por me cilin sukses mund të fitonte Thaçi edhe për mandatin e tretë?! Ky ngërç është edhe për faktin që PDK-ja krejt i mendoi, por jo edhe se do të vinte një moment që të gjithë të tjerët, do të bëheshin aleancë kundër saj! Pra, i fitoi zgjedhjet, por jo Qeverinë dhe Parlamentin, sepse nuk gjeti partnerë dhe votat e nevojshme! Në demokraci ka ‘shumicë’ dhe kjo shu-micë po i mungon PDK-së! Në anën tjetër, LVAN ndau postet paraprakisht në mënyrë krejt bizare, duke rehatuar njëri-tjetrin individualisht, por jo edhe me program të unifikuar qeverisës ndër-mjet subjekteve të ndryshme të majta, të djathta e të qendrës! Deri më tash në Kosovë, kush fitonte zgjedhjet, të gjithë ata që ishin në radhë pas fituesit të parë, bënin gara se kush do t’i bash-këngjiteshin fituesit të parë, ndërsa tani

ishte krejt ndryshe dhe këtu ishte ‘thy-erja e parë’ e kësaj tradite dhe përvoje të deritashme politike në Kosovë, por jo edhe e demokracisë së numrave!

PAQJA: Si e vlerësoni rolin e Gjykatës Kushtetuese?

Rudaku: Roli i GJK-së vetëm e legji-timoi edhe zyrtarisht togfjalëshin: ngërç politik! Ngërçit politik, ia shtoi mpirjen përmes autoritetit juridiko-kushtetues. LVAN e pranoi verdiktin e GJK-së, por nuk ia votoi kryeparlamentarin PDK-së! Dhe në këtë moment, hyri në skenë ngërçi! Ngërçi hyri sepse zgjedhjet para-shiheshin të shpalleshin vetëm pasi të dështonte zgjedhja e kryeministrit, por jo edhe e kryeparlamentarit! Në një anë, nëse verdikti thoshte se duhej votuar kryeparlamentarin duhet zgjedhur nga koalicioni fitues parazgjedhor, askush nuk mund t’ia impononte deputetit se cilin kandidat duhej ta votonte! Ndërsa në anën tjetër, PDK-ja kishte armën e fortë, verdiktin e GJK-së, që e quante atë si grupi më i madh parlamentar, por nuk mund t’i siguronte numrat. Prandaj, në këtë rast, PDK-ja dhe LVAN, me ndër-mjetësim të presidentes, realisht duhej gjendur një kompromis: secili të jepte diçka nga vetvetja! Përndryshe, ishte pozicion jo i zgjidhshëm shahu politik! Prandaj, GJK-ja punën ia la në dorë de-putetëve dhe partive politike, rrjedhi-misht kompromisit të ri! Siç do të shihni, s’do të bëhet as qysh po thotë krejtësisht PDK-ja, as LVAN!

PAQJA: Si e vlerësoni rolin e presiden-tes dhe bashkësisë ndërkombëtare?

Rudaku: Presidentja e ka pasur të vështirë rolin e saj sepse dy forcat poli-tike të identifikuara si PDK dhe LVAN, kishin marrë pozicion strikt dhe të paluhatshëm. Presidentja e kishte edhe një të kaluar jo aq legjitime, pa ndonjë shkathtësi politike dhe pa ndonjë adut të lartë moral edhe për vetë mënyrën se si erdhi në këtë post, prandaj edhe ajo e kishte shumë të vështirë ta luante rolin që i kërkohej nga Kushtetuta. Në anën tjetër, po kjo presidente pa asnjë dyshim ka shkelur Kushtetutën e vendit me vazhdimin e mandateve të tre gjy-qtarëve të GJK-së. Sidoqoftë, së fundi, ajo ishte mjaft e mbrojtur nga Bash-kësia Ndërkombëtare, por me debatin se a e ka shkelur kushtetutën apo jo, u krijua një përshtypje se erdhi momenti për ta larguar nga posti i saj me arsy-

etimin se ka shkelur kushtetutën, dhe të lirohej edhe një post super-relevant për kompromiset e pesë liderëve krye-sorë të partive politike. Ndërsa bash-kësia ndërkombëtare thoshte se s’do të ndërhyjmë, ndërsa e përsëriste se nuk duhet të ketë zgjedhje të jashtëzakon-shme, respektone vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duhet vazhduar negociatat me Serbinë pa kushte, nuk duhet të jetë në Qeveri dikush që trazon negociatat e deritashme, formone më shpejtë Qever-inë, ZARFI 2, është anuluar vizita e Tina Kajdanov-it dhe amerikanët janë të hid-hëruar në liderët kosovarë, e kështu me radhë. Sidoqoftë, nëse marrim prezan-timin e Kosovës jashtë vendit nga presi-dentja Jahjaga dhe shumë liderë të tjerë, natyrisht ajo dukshëm më pozitivisht po e paraqet vendin sesa këta liderë që kanë qenë në pozita të rëndësishme që nga lufta! Bile presidentes Jahjaga, askush nuk po i thotë në mediet botërore aose takimet e nivelit të lartë ndërkombëtar: kriminele, e korruptuar, etj.

PAQJA: A mund të ketë zgjidhje pa zgjedhje, a janë zgjedhjet zgjidhja apo mos vallë vetëm do të riciklohet prob-lemi në rreth vicioz?

Rudaku: Po, mund të ketë zgjidhje pa zgjedhje! Zgjedhjet aktualisht do t’i konvenonin më së shumti PDK-së, por më së paku qytetarëve, qoftë për nga humbja e kohës, qoftë për nga milionat e tjerë që do të shpenzoheshin në zgjed-hje, por edhe në tensionet e mundshme që do të mund të shfaqeshin për prani-min e rezultateve! As ndërkombëtarët nuk kanë shprehur pajtim për zgjedhje të reja, prandaj më shumë mund të bëhet se çfarë kërkohet nga ta sesa direkt se çfarë vjen nga poshtë-lartë!

PAQJA: Për fund nëse keni për të shtuar diçka të rëndësishme që nuk e kemi përf-shirë në pyetjet tona….

Rudaku: Jo, vetëm do t’i heqja disa gjëra që i thashë për lexuesit, sepse në këtë kohë, është e mundimshme aftë-sia e koncentrimit në përgjigje të gjata! Jetojmë në epokën e dobësimit radikal të vëmendjes dhe durimit për të lexuar tekste të gjata. Epokë e shkurtesave, ak-ronimeve dhe përpjekjes për të thënë shumë, me pak fjalë! Ka rritje të përta-cisë kognitive në të lexuar dhe mosduri-min e shkruesve! Ju faleminderit shumë për intervistën! nIntervistoi: A. A.

Page 12: Revista Paqja, nr. 89, tetor-nëntor 2014

PAQJA12 TETOR/NËNTOR'14 n Nr. 8912

Amel ILMIU

Arrestimi, lirimi, pastaj sërish ar-restimi dhe loja në vazhdimësi e organeve të (pa)drejtësisë në

Kosovë ndaj hoxhallarëve, figurativisht shprehur të kujton krekosjen e gjelit mbi stoqe plehu. Gjelit ia ka ënda edhe të ka-karis, madje edhe kur është mbi stokun e plehut. Kjo është forma e shprehjes së krenarisë së tij, ani pse vendi ku e manifeston atë kundërmon.

Të tilla janë edhe organet e (pa)dre-jtësisë në Kosovë.

Kosovën e stërmbushur me mijëra të liga, të zeza e të këqija, ato dëshirojnë ta paraqesin si oazë të mirëqenies, ku ujin po e turbulluakan vetëm një kategori njerëzish: hoxhallarët (ose në përgjithësi besimtarët muslimanë). Stigmatizimi i tyre si terroristë dhe shpërlarës parash, është kulmi që mund të arrijë. Edhe pse pa e thënë gjyqësia verdiktin e saj përfundim-tar, është e udhës të mos prejudikohet fajë-sia ose pafajësia e tyre, shumë medie dhe individë shpejtuan t’i anatemonin hoxhall-rët si e keqja më e tmerrshme që i kanoset vendit. Edhe më e trishtueshme është të lexosh komentet e shumë xhahilave në internet, poshtë lajmeve që informojnë rreth arrestimit të imamëve. Ka prej tyre që shajnë në formën më të poshtër të mundshme, në nderin e tyre dhe familjes së tyre, ka prej tyre që kërkojnë shfaros-jen e tyre dhe madje të tilla komente që kërkojnë prerjen, pushkatimin dhe ma-sakrimin masiv të të gjithë besimtarëve muslimanë në Kosovë. Kjo frymë eks-treme e artikulimit të ksenofobisë, blas-femisë dhe mizantropisë, merr formatin e vet në formën pak më eufemike në pron-oncimet e pseudointelektualëve shqiptarë, që kërkojnë me çdo kusht linçimin e gjithë besimtarëve muslimanë, me arsyetimin se ata na qenkan hija e rëndë e vendit, që po prishkan imazhin e mirë të shtetit. Kur bëhet fjalë për imamët, hoxhallarët dhe besimtarët muslimanë, sikur përnjëherë harrohen politikanët e korruptuar, dilerët e drogës, trafikanët e prostitucionit dhe matrapazët e ndryshëm, të cilët po shto-hen dita-ditës si bari i keq. Të gjithë këta ‘janë’ e keqja më e vogël, sepse ‘është’ një e keqe më e madhe, që quhet ekstremizmi, fundamentalizmi dhe terorrizmi islamik.

Nga polli kjo ‘ide’ idiotestke nuk është zor të dihet.

Shoqëritë të cilat kalojnë nëpër peri-udhën e stërzgjatur të tranzicionit janë të mbushur përplotë me individë të frus-truar. Frastrimet rëndom shkaktohen nga pengesat dhe krizat e ndryshme psikike, por që ndërlidhen me faktorë të jashtëm. Individët të cilët dikur shquheshin në shoqëri duke e kritikuar nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar, tanimë nuk e kanë të hapur këtë tabelë qitjeje. Ata janë në kërkim të hapësirave tjera. Meqë si më në zë në rrafshin global është terorrizmi islamik, ata tashmë e kanë gjetur terrenin e përshtatshëm për të bërë zhurmë, për të bërë bujë dhe për të ngritur rejtingun e tyre, duke u ekspozuar mediatikisht gjoja se po thonë diçka. Jo më kot shumica e prokurorisë speciale që inkriminon hox-hallarët janë persona që dikur punonin me mish e me shpirt për Serbinë dhe ren-din e saj juridik, duke dënuar patriotët shqiptarë si nacionalist dhe irredentistë që cënonin integritetin territorial të Serbisë. Meqë tani këtë mundësi nuk e kanë, pra s’mund t’i dënojnë patriotët, tani bëjnë yrish në hoxhallarët. Mbështetja morale që gëzojnë nga të ashtuquajturit analistë, intelektualë e publicistë, dëshmon se fryma proserbe dhe ajo komuniste, janë transformuar konform kohës, duke ve-shur gëzofin kameleonian. Kësisoj, pasi që nuk pi më ujë të qenit projugosllav, zgjedhet forma perfide e të proklamuar-it si properëndimor. Ç’është më e keqja ‘logjika’ e tyre si vlera perëndimore di t’i shohë vetëm ato aspekte nga të cilat tashmë ka fillur të gërditet edhe vetë Ev-ropa dhe SHBA. Dhe pasi që hoxhallarët i kritikojnë ato dukuri, ata duhet linçuar sipas tyre sepse predikojnë regresin dhe kthimin mbrapa në shekujt e mesjetës. Harrojnë ose shtiren se nuk e dinë se me Islamin mesjeta u ndriçua dhe që atëherë filluan të vihen bazat e progresit në Ev-ropë pikërisht nga shkencëtarët muslima-në, prandaj me të drejtë akademik Ferid Muhiqi në librin “Identiteti Islam i Eu-ropës”, konstaton se Evropa është e veshur edhe me iden-titetin e saj Islam.

Fush-ata e e gë r,

anticivilizuese dhe jodemokratike kundër imamëve, hoxhallarëve dhe në përgjithësi kundër besimtarëve muslimanë, nga or-ganet e (pa)drerjtësisë, të shtetit, mediet dhe individë të ndryshëm, ka vetëm një emërues të përbashkët: ‘devalvimin e vler-ave islame, duke i nënçmuar, përbuzur, përndjekur dhe akuzuar pjesëtarët e kësaj feja si njerëz ‘non grata’ për shoqërinë’. Ky është projekt diabolik, përmes të cilit synohet ndërtimi i një shoqërie ku do të abstrahoheshin vlerat universale të së mirës, të cilat kanë Garantues Qiellor, ashtu që si i mirëqenë të pranohet ver-sioni sartian i përjashtimit të Zotit dhe i përvetësimit të formulës protagoriane se ‘njeriu është masë e të gjitha gjërave’. Në këtë mënyrë s’ka më gjë të ndaluar dhe kriteri i së mirës së diçkas matet me kënaqësinë sa më të madhe të mundshme që ofron. Kështu dëshirohet të ndërtohet një shoqëri utilitariste e hedoniste që nuk di për Zot e moral, por veç për shthurje e kënaqësi. Hapi i parë që duhet hedhur në këtë drejtim është degradimi i figurës së imamit ose hoxhës si njeri përfaqësues i Islamit. Meqë ai identifikohet me fenë, goditja është me dy presa: edhe në insti-tucionin e xhamisë-hoxhës edhe në atë që ai përfaqëson, pra të fesë. Prezentimi i hoxhallarëve si njerëz matrapaz, shpër-larës parash dhe njerëz që rekrutojnë për terorizëm, është mesazhi i qartë që u përçohet të rinjve: ‘shikoni, këta që ju i besoni se çfarë janë, andaj mos u besoni as atyre dhe as asaj që u thonë ata!’. Në thelb kjo është esenca që ngërthen kjo lojë e fëlliqur me institucionin e hoxhës, aq të respektueshëm e të dashur për një popull që beson. Këtë mision dikur e kishte komunizmi, në veçanti ai enverist: pasqyrimin e krerëve të fesë si njerëz që meritojnë nënçmimin dhe përbuzjen e të gjithëve, prandaj kinse nga gjiri i popullit lindi edhe iniciativa për prishjen e tempu-jve fetare: xhamisë e kishave. Ky projekt vazhdon edhe tani nga marksistët, stalin-istët dhe enveristët e vegjël, për dallim

se këta ia kanë mësyrë vetëm Islamit me arsyetimin banal se kështu u hyn

në hatër perëndimorëve, i donë më tepër Amerika dhe me këtë e fusin

më shpejt vendin në BE. Çfarë t’u bësh, aq dinë!!!... n

GJELI QË KREKOSET MBI STOQE PLEHU

Page 13: Revista Paqja, nr. 89, tetor-nëntor 2014

PAQJA 13Nr. 89 n TETOR/NËNTOR'14

Shejtani! (7)KUSH ËSHTË KY?

Dr. Muhamed J. KAJOLLI

Vendndodhja e Iblisit:

Kur i hedhim një vështrim të përgjithshëm universit, s’do mend se gjëja e parë që të shkon

ndërmend është të themi se, ne nuk jemi planeti i vetëm që ka jetë aktive në të. Mirëpo syri ynë deri më sot nuk ka ‘zbuluar’ një gjë të tillë, përkundër për-dorimit të mjeteve ndihmëse që e bëjnë syrin të sheh në distanca të largëta. Kjo vetvetiu shtron pyetjen, a mos vallë ky është zbulimi i fundit i njerëzimin, apo teknologjia nuk di të ndalur? Sido që të jetë përgjigja, ne mund të thuhet se kemi edhe një sy tjetër që arrin të sheh përtej kësaj teknologjie.

Por sa jemi ne të aftë t’i shohim ato me syrin e mendjes, kjo varet nga mënyra e parametrave ose paraqitjes sonë karshi këtij universi. Ata të cilët mbështeten në forca të tjera përveç mendjes, i marrin si të mirëqena të gjitha thëniet origjinale që paraqiten si ndihmues të mendjes. Mirëpo, ka shumë prej qenies sonë njerëzore që këtë “ndihmë” nuk duan ta pranojnë dhe në mënyrë kategorike refuzojnë prezencën e një forceje tjetër inteligjente përveç të njeriut. Ashtu siç kishim theksuar më lartë, kohëve të fundit sikur kemi të dhëna shkencore për ekzistimin e qe-nieve të tjera inteligjente, por që ende nuk i janë prezantuar masës së gjerë.

Për të treguar saktë vendndodhjen e kësaj qenieve (jo njerëzore) inteligjente, personalisht do të duhej të isha njëri prej atyre personave që do të kisha lidhje bashkëpunimi me këtë qenie, mirëpo, që këtu unë deklaroj se nuk kam asnjë lidhje me këto krijesa, thjesht jam një besimtar, i cili i është dorëzuar forcës ndihmëse të mendjes, e ajo forcë është besimi në deklaratat e parimeve të Is-lamit, burimi i të cilit është Kurani dhe thëniet e Pejgamberit s.a.v.s., gjithsesi edhe në shkrimet e dijetarëve që janë

bazuar në këto dy burime. Ndodh që dikush për bazë t’i marrë

edhe thëniet e atyre që bashkëpuno-jnë me këtë qenie inteligjente, mirëpo ne nuk jemi të tillë. Ne i referohemi vetëm thënieve Qiellore ose zbuli-meve të vërteta shkencore. Deklaratat e atyre që shpjegojnë për mënyrën dhe formën e bashkëpun-imit me këtë qenie, ne nuk i përjashto-jmë, mirëpo njëkohë-sisht prej m a s ë s së gjerë kërkojmë që të mos vizitohen deklaruesit e këtij bashkëpunimi.1 Ajo që mund të themi për këta bashkëveprues me ta është se këta duhet të kenë njohuri praktike për këtë krijesë, si dhe do të duhej ta dinë vendndodhjen ose vendbanimin e tyre të saktë. Besoj se atyre iu është e ndaluar të flasin hollësira të kësaj natyre.2

Argumentet tona mbi vendndodhjen e tyre janë si më poshtë. Kur melekët e pyetën Krijuesin e universit se pse do të krijonte një qenie tjetër në tokë (njer-iun) kur ata do të merren me degjen-erim dhe do të shkaktojnë gjakderdhje, Krijuesi iu përgjigj: Ai e dinte atë që ata (melekët) nuk e dinin. Duke qenë se kjo përgjigje nuk e ndihmoi shumë mendjen njerëzore, atëherë dijetarët muslimanë u pyetën se nga e dinin melekët se atje do të ketë gjakderdhje?

Dijetarët muslimanë thuajse të gjithë janë të një mendimi se, melekët e dinin ngase në Tokë atëkohë kishte jetë, kishte qenie të gjalla të shumta të cilat për shkak të mbijetesës, të fortët e një lloji vritnin të dobëtit e llojit tjetër. Gjithash-tu në këtë planet jetonin edhe xhinët, të cilët për dallim nga gjallesat tjera, kishin

lirinë e përzgjedhjes, dhe, si rezultat i kësaj lirie

shkaktohej edhe te ta gjakderdhja, mirëpo te këta gjakderdhja

bëhej edhe midis llojit të vet. Duke qenë se në këtë planet shkaktohej

gjakderdhje, melekët presupozuan se edhe kjo krijesë e re (njerëz-

it) nuk do të janë imun ndaj këtij vendimi të Alla-hut xh.sh.

Për ta ndihmuar pak më s h u m ë

m e n d j e n tonë i jemi r e f e r u a r

shkrimit të di-jetarit musliman Hasan el Basriu, i cili rrëfen një ngjarje në të cilën thotë: Ib-lisi është xhin,3 kur ata kishin kaluar kufijtë e degjenerimit në Tokë, Allahu i Lartëmadhëruar e dërgoi një ushtri melekësh.4 U zhvillua një betejë derisa xhinët u tërhoqën dhe u vendosën nëpër ishujt e detit të hapur. Në këtë betejë Iblisi ishte nxënë rob dhe kështu ai u dërgua në qiell. Në kohën kur Allahu i Lartëmadhëruar i urdhëroi melekët që t’i bëjnë sexhde (për hir të Ademit, kom. im), Iblisi u ndalua nga kjo,5 Allahu prej tij kërkoi të spostohej, mirëpo ai u hid-hërua dhe ngriti kokë. Atëherë Allahu e përzuri dhe e largoi nga Rahmeti Tij. Al-lahu përpara krijesave të Tij atë e shpalli Iblis (e dëboi nga Rahmeti për shkak të rebelimit të tij) dhe kështu sërish e zbriti nga Qielli në Tokë, kokëulur dhe të poshtëruar...6

Pra, Iblisi është një banor i qenies së xhinëve, i cili në kohërat e hershme duket të ketë qenë një kryekomandant i forcave të ushtrisë së xhinëve, i cili

Sikur të mos ishte kjo fuqi punëtore, ai në atë kohë, në asnjë mënyrë nuk do kishte arritur ta ndërtonte pallatin madhështor të theksuar në historinë e hebrenjve. Shkencëtarët të bazuar në shkencën e evolucionit, ende, në asnjë mënyrë nuk po arrijnë të kuptojnë se si janë vendosur shkëmbinj aq të mëdhenj në atë pallat ose në pallate të tjera sikur që kemi piramidat në Egjipt, Iliri e tj. Për mua, enigma e stërmundimshme e shkencëtarëve evolucionistë sqarohet thjesht me ajet Kuranor

Page 14: Revista Paqja, nr. 89, tetor-nëntor 2014

PAQJA14 TETOR/NËNTOR'14 n Nr. 89

ka humbur betejën kundrejt melekëve. Kemi edhe një mendim tjetër, i cili del nga dijetari më i njohur i shekullit XX-të (gregorian) Muhamed Muteveli el Sharawi, i cili thotë se Iblisi ishte një fig-urë shumë e respektuar në të kaluarën e hershme dhe ai shkonte të vizitonte krijesat tjera në Qiell. Kur Allahu ju tre-goi melekëve se do të krijonte njeriun në Tokë, ai ishte prezent...7 .

Pra, duke qenë se, ishte i privilegjuari i banorëve të Qiellit, sikur tregoi se nuk ishte i pajtimit me vendimin e Krijuesit, sepse e ndjeu veten se do të ketë një rival në planetin “e tij”. Cilado formë e tregim-it të jetë më e drejtë për mënyrën se si ndodhi që Iblisi të ishte prezent në Qiell në kohën e vendimit të Krijuesit kur hapi lajmin përpara melekëve se do të krijonte njeriun në Tokë, neve na mjafton të dimë se Iblisi dhe lloji i tij prej xhinëve ishin krijuar në planetin Tokë dhe se këta janë banorë të përhershëm të këtij planeti.

Pas kësaj sa u tha, njeriu është am-bicioz të dijë më shumë detaje rreth kësaj krijese dhe për këtë arsye kemi sjellë edhe një thënie tjetër, e cila del nga njëri prej sahabëve të Pejgamberi s.a.v.s., Abdullahu i biri i Omerit r.a.i cili ka thë-në: “Xhinët ishin në Tokë para Ademit një mijë vjet më parë, grindeshin dhe shkaktonin gjakderdhje. Allahu xh.sh. dërgoi një ushtri melekësh dhe i përzuri ato drejt ishujve në det të hapur”.8

Në një mënyrë tjetër të shpjegimit, por që ia vlen për argumentimin tonë kemi tregimin, i cili është në Bibël në të cilën thuhet: “Pashë një engjëll që zbriste nga qielli me çelësin e humnerës dhe me një zinxhir të madh në dorë. Ai e kapi dragoin, gjarprin e hershëm, i cili është Djalli dhe Satanai dhe e lidhi për një mijë vjet. Pastaj e hodhi në humnerë, e mbylli dhe e vulosi humnerën mbi të, që të mos i mashtronte më kombet, derisa të mbaronin një mijë vjetët. Pas këtyre gjërave, ai do të zgjidhet për pak kohë”. (Zbul. 20:1-3)

Këtë citat e solla në këtë paragraf me qëllim të tregoj se edhe krishterët besojnë se kjo krijesë jeton në Tokë. Mirëpo duket qartë se nuk e bëjnë dal-limin midis djallit (shejtanit) dhe Iblisit (Satanait). Për më shumë ky citat do të na shërbejë në temat në vijim.

Transmetohet nga Imam Ahmedi si dhe nga Muslimi se, Xhabir i biri i Abdullahit thotë se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë.: “Froni i Iblisit është në det, i dërgon përfaqësuesit e tij çdo ditë për

të mashtruar njerëzit. Më i afërti tek ai është ai i cili ka bërë mashtrimin më të madh”. Këto ishin disa argumente shtesë që tregojnë se vendbanimi ose streha e xhinit të rebeluar (Iblisit) është në detin e hapur...9 . Përderisa nuk kemi ndonjë të dhënë tjetër, mund të supozojmë se banorët e tjerë të xhinëve mund të janë kudo në planet, mirëpo Iblisi është në ndonjë Ishull në det.

Për vendndodhjen e kësaj krijese, ne me këto të dhëna do të mjaftoheshim edhe pse ka shumë transmetime të tjera në literaturën islame, por që ndryshojnë pak në esencën e kësaj sa u tha. Ajo për të cilën ishim të interesuar ishte vendn-dodhja e kësaj krijese dhe ajo u tha se është planeti Tokë në përgjithësi.10

Jeta e tyreMënyra dhe forma se si jeton kjo

krijesë është e panjohur për ne, mirëpo s’do mend se edhe kjo krijesë përderisa është e lirë në veprime, nga përvoja e jetës së tyre do të duhej të kishin zh-villim që t’ia lehtësonin jetën vetvetes dhe sigurisht që edhe këta do të duhej të kishin teknologji të përshtatur për jetën e tyre. Bazuar në thëniet e Kri-juesit, kjo krijesë sikurse edhe ne, ka mundësinë të fluturojnë në hapësirë. Bile, kjo krijesë, shumë kohë para nesh ka fluturuar nëpër hapësirë. Allahu xh.sh. në Kuran për xhinët thotë: “...e prekëm qiellin dhe e gjetëm me roje të forta me shihab.11 Uleshim nëpër vende të përshtatshme për të dëgjuar diçka, mirëpo tani, ai i cili përgjon do të hasë në shihab të furishëm”. (72/ Kuran,8-9)

Komentatorët janë të një fjale në lid-hje me këtë tregim Kuranor, por ne do të mjaftohemi me interpretimin e Imam el Sidij i cili thotë: “ para se të caktohej Muhamedi s.a.v.s. Pejgamber i Allahut të Lartëmadhëruar, qielli nuk mbrohej nga askush. Xhinët shkonin sipër në qiellin e hapur për të dëgjuar se ç’po ndodhte atje, mirëpo kur filloi mesazhin e tij Muhamedi s.a.v.s. një ditë prej dite kur xhinët u ngjitën në Qiell, u goditën fortë me shihab. Nga zjarri i madh që u shkaktua u frikësuan edhe njerëzit në tokë dhe shumica prej tyre (xhinëve) mendoi se Qielli u “çrregullua”.12

Këtë na e sqaron më në detaje ha-dithi i poshtëshënuar, i cili ka bazë të fuqishme edhe në Kuran: Ibën Abasi ka thënë: Qëndronim me të Dërguarin e Al-lahut s.a.v.s. dhe kur papritmas ra një yll dhe u ndriçua hapësira. Na pyeti: Ç’thoni për këtë që patë? I thamë, se ne thoshim se do të lind një personalitet i lartë si dhe, do vdiste një tjetër. “Jo nuk është ashtu dhe shtoi: Kur Allahu i Lartëmadhëruar ka vendosur për ndonjë gjë, atë vendim fil-limisht e Madhërojnë bartësit e Arshin,13 pastaj ky Madhërim përcillet te banorët e Qiellit pasues, duke vazhduar ta mad-hërojnë banorët e Qiejve të tjerë, derisa ai vendim arrin në planetin Tokë. Pas këtij Madhërimi banorët e Qiellit kërkojnë të informohen se ç’ishte ky Madhërim i banorëve të Arshit. Ndërsa edhe bartësit e Arshin kërkojnë nga bartësit e tjerë të Arshin të dinë se çfarë tha Zoti? Ata in-formohen dhe kështu secili banor i Qi-ellit e informon banorin e Qiellit tjetër, derisa nuk mbetet askush nga banorët e

Page 15: Revista Paqja, nr. 89, tetor-nëntor 2014

PAQJA 15Nr. 89 n TETOR/NËNTOR'14

qiejve të painformuar. Disa prej xhinëve përvidhen për të dëgjuar lajmin, mirëpo goditen. Ajo se çfarë ata arrijnë të dësh-mojnë, sikur të mos ishin të përçarë, dhe sikur të mos i shtojnë informacionet, ato lajme janë të vërteta.”14

Për atë natë, në dukje që është cilësuar si natë e tmerrshme, kanë raportuar edhe disa të tjerë, dhe pasi janë konsultuar me Muhamedin s.a.v.s. ata kanë këshilluar banorët e Taifit duke ju thënë: “O taifas, përqendrohuni te pasuria juaj dhe mos u merrni me yjet, sepse atë çfarë kishit shi-kuar nuk do të thotë se kemi të bëjmë me ndonjë çrregullim qiellor, mirëpo ajo ishte për shkak të Muhammedit s.a.v.s. Gjithash-tu edhe shejtanët atë natë ishin tronditur. Shkuan tek Iblisi dhe i treguan se ç’kishte ndodhur, ndërsa ai i urdhëroi që t’i sillnin atij grusht dheu nga e gjithë sipërfaqja e planetit. Kur atij ia sollën, ai po i merrte erë secilës veç e veç dhe ju tha: Shkaktari qenka në Mekë, dhe menjëherë i dërgoi shtatë grupe prej tyre për të shikuar se çfarë ishte duke ndodhur atje. Kur ata ar-ritën atje, e panë Muhamedin s.a.v.s. duke lexuar Kuran derisa ai po falej në Qabe. Iu afruan për të dëgjuar dhe u mahnitën nga ajo ç’kishin dëgjuar dhe e pranuan Islamin. Pas kësaj ngjarje Allahu i Lartëmadhëruar i zbriti të Dërguarit të tij suren el Xhin.”15

Që nga ky tregim dhe argumentet e Allahu xh.sh. në Kuran, ne mësojmë se xhinët, më, nuk arrijnë të ngjiten në Qiellin e hapur të largët: “O ju xhin dhe ju njerëz, nëse keni fuqi të përshkoni kufijtë e qiejve dhe të Tokës, atëherë përshkoni ato! Por nuk do të mund ta bëni këtë, përveçse me një fuqi të madhe (nga Allahu)”.16

A i dinë sekretet e Zotit?Shpesh herë ndodhë që hoxhallarët

të pyeten se si është e mundur që orakujt

ose magjistarët t’i dinë sekret e Zotit? Përgjigja qëndron si më poshtë:

Hadithet e sipërtheksuar, si dhe shumë hadithe të tjera, shpjegojnë mënyrën se si Muhamedi s.a.v.s. përveçse që ua mësoi qenies njerëzore fenë, ai ua mësoi edhe xhinëve. Ky veprim është një argument shtesë se, xhinët kanë mësuar përveç mësimeve të tyre edhe nga njerëz-it. Nëse ne nuk i dimë sekretet e tyre, atëherë si mund t’i dinë nxënësit e tyre. Se kjo krijesë nuk ka parainformacionet (ose sekretet) e Zotit na e vërtetoi thënia e vetë Iblisit “.. që t’i sillnin atij grusht dheu nga e gjithë sipërfaqja e planetit. Kur atij ia sollën, ai po i merrte erë secilës veç e veç dhe ju tha: Shkaktari qenka në Mekë..,”.

Mirëpo, kemi dijetarë të cilët ngjitjen e xhinëve lart në qiell për t’i marrë in-formacionet para se të zbresin në plan-etin Tokë, e quajnë si të mirëqenë dhe thonë se ato mbajnë sekrete. Themi se ky argument nuk qëndron. Momentin kur është dhënë vendimi, ai nuk mund të konsiderohet sekret. si p.sh. Nëse një institucion ka dhënë një vendim, derisa ai nuk është zbatuar, në një farë mënyre mund të thuhet se është sekret, por për një numër të caktuar e jo të thuhet se është sekret absolut. Nëse dikush nga personeli i atij institucioni e di se çfarë do të ndodhë në një ditë të afërt, ai më nuk është sekret, por mbetet i tillë deri në zbatimin e tij. Sekret mund të quhet, kur dikush e di se çfarë ka në mendjen e tjetrit ende pa e thënë, ose ende pa ia treguar të tjerëve vendimin.

Kurani na tregon për ushtrinë e larmishme të Sulejmanit a.s. Ai përveç ushtarëve të qenies njerëzore kishte shpezët, kafshët dhe xhinët. “Para Sule-jmanit u tubua ushtria e Tij e përbërë prej xhinëve, njerëzve dhe shpendëve, të gjithë të radhitur në çeta të gatshme”. (K uran, 27/Neml, 17) Ky pejgamber i Al-lahut xh.sh. për ndërtimin e pallatit të tij, kishte angazhuar edhe xhinët. Sikur të mos ishte kjo fuqi punëtore, ai në atë kohë, në asnjë mënyrë nuk do kishte arritur ta ndërtonte pallatin madhësh-tor të theksuar në historinë e hebrenjve. Shkencëtarët të bazuar në shkencën e evolucionit në asnjë mënyrë nuk po arrijnë të kuptojnë se si janë vendosur shkëmbinjtë aq të mëdhenj në atë pallat, ose në pallate të tjera sikur piramidat e tj. Për mua, enigma e stërmundimshme e shkencëtarëve evolucionistë sqarohet thjesht me këtë ajet Kuranor.

Ajo që vërteton se xhinët nuk i dinë

sekret është vazhdimi i tregimit në Kuran mbi vdekjen e Sulejmanit a.s. “Ata punonin për atë çfarë të dëshironte: faltore dhe statuja, enë të gjera si puse dhe kazanë të mëdhenj të palëvizshëm. “O familje e Daudit! Bëni falënderim (për Allahun)!” Megjithatë, pak nga robërit e Mi, janë falënderues. Kur Ne ia caktuam atij vdekjen, atyre17 nuk u dha shenjë askush për vdekjen e tij, pos brejtësve të tokës që hëngrën shkopin e tij18. Dhe kur u rrëzua (Sulejmani), xhinëve iu bë e qartë (për vdekjen e tij). Sikur ta dinin sekretin, nuk do të vijonin dënimin e stëmundimshëm”. (Kuran, 34/ Sebe’, 13-14). Ky ajet shpjegon qartë se xhinët nuk i dinë sekretet e Zotit, përndryshe do ta kishin ditur se Sulejmani kishte vdekur prej kohësh. n

(Vazhdon në numrin e ardhshëm inshaAllah)

1 Muhamedi s.a.v.s. thotë: “Ai i cili viziton fall-torët (bashkëpunuesit me xhin) dhe nuk i beson se ç’thonë, atij nuk i pranohet namazi 40 ditë. Ndërsa ai i cili ju beson, ka fsheh të vërtetën Time”.2 Për më shumë lexo librin: ‘Jerusalemi në Kuran’, Imran Husein (bot., Zëri Ynë, Prishtinë)3 Përkundër argumentit kuranor, shumë dijetarë të ngatërruar nga dituritë paraislame nuk ar-rin t’i dallonin melekët nga xhinët, prandaj ky dijetar e fillon fjalinë kështu. 4 Mu ashtu siç ka dërguar edhe kundër njerëzve. Na janë të njohura tregimet kuranore kur Allahu xh.sh. ka dërguar melekë për shkatërrimin e popujve në masë më të vogël ose më të madhe... 5 Në fakt sipas këtij dijetari del se Iblisi rastësisht ka ndodhur atje ( rob lufte), përkundër kësaj, ai do të duhej t’i bënte sexhde. 6 Mahmud el Sejid Hasan, Teemulat fi Alem el xhin we esrarihi min wahj el Kur’an el Kerim, f. 22. 7 Për më shumë lexo “Mrekullitë e Kuranit” përkthyer nga unë.8 Po aty, f.729 Mbase nëpër oqeanet e Atlantikut e Paci-fikut...Allahu e di më së miri. Për më shumë lexo”Jerusalemi në Kuran”.10 Ka dijetarë që thonë: xhinët nuk mund të qëndrojnë për gjatë kohë, aty ku ka hekur, mu sikur që njeriu nuk mund të qëndron për gjatë kohë aty ku ka azot. Allahu xh.sh. e di më së miri 11 Mjet goditës shumë i fuqishëm (në mendësinë tonë hë për hë është raketa), disa dijetarë thonë se janë meteorët... Allahu e di më së miri.12 Mahmud el Sejid Hasan, Teemulat fi Alem el xhin we esrarihi min wahj el Kuran el Kerim, f. 51.13 Banorët e klasës më e lartë të universit 14 Musnedi I Imam Ahmedit 1/ 218.15 Mahmud el Sejid Hasan, Teemulat fi Alem el xhin we esrarihi min wahj el Kuran el Kerim, f. 52.16 Kuran, 55/er Rahman, 3317 D.m.th. xhinëve18 Krimbi brejti shkopin ku Sulejmani mbështetetj i vdekur. Thuhet se Sulejmani ka qëndruar i vdekur në këmbë i mbështetur në shkopin e tij një kohë të gjatë (derisa janë për-funduar punët finale të pallatit).

Page 16: Revista Paqja, nr. 89, tetor-nëntor 2014

PAQJA16 TETOR/NËNTOR'14 n Nr. 89

Sharif NASHASHIBI /Al Jazeera/

Për 24-orë të tëra raportimi medial i luftimeve kundër Shtetit Islamik të Irakut dhe

Levantit, dukshëm ka munguar prej zonave aktuale të konfliktit. Duke pasur parasysh rrezikun serioz në përfshirje, kjo është e kuptueshme. Nëse ligësitë kundër civilëve dhe ekzekutimit të gazetarëve nuk qenë të mjaftueshme për t’u kthyer mendjen korrespondentëve, komunikata këtë javë e rregullave1 tëtij përmes të cilave mediat duhet të pajtohen përbën që një raportim i besueshëm jo që është i rrezikshëm, por edhe i pamundshëm.

Gazetarët duhet t’i betohen për besn-ikëri udhëheqësit të ISIL-it Ebu Bekër el Bagdatit dhe puna e tyre do të jetë nën mbikëqyrje ekskluzive të zyrave të tij për media. Reporterët janë të ndaluar që të punojnë “në asnjë mënyrë” me kanalet televizive në listë të zezë, në mes tyre edhe ato që kanë peshë e ndikimi në rajon siç janë Al Jazeera dhe Al Ara-biya. Më shqetësuesja, “rregullat nuk janë përfundimtare dhe janë subjekt i ndryshimit çdo kohë”, kështu gazetarët s’do të mund të jenë kurrë të sigurt nëse ata po i shkelin këto rregulla.

Sido që të jetë, rreziku nuk vjen vetëm nga ISIL, por nga forca të ndryshme që po bombardojnë pozicionet e tyre. Ush-tritë irakiane e siriane kanë treguar një mosrespekt për jetën e civilëve, ndo-nëse ka pasur edhe dëshmitarë okularë që kanë dëshmuar për ligësitë e milicisë shiite të udhëhequr nga iranianët që kanë marrë territore prej ISIL-it.

Gazetarët po ashtu do të ishin në rrezik prej aeroplanëve luftarak të ko-alicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, të cilët kanë shkaktuar vdekje të civilëve dhe kanë bombarduar caqe civilësh. Secili që mendon se këto do të jenë in-cidente të izoluara duhet të mendojë edhe njëherë. Shtëpia e Bardhë ka pran-uar2 në fund të shtatorit që standardet strikte që ka vënë Presidenti Barak Obama vitin e kaluar për të paranda-luar vdekjet e civilëve prej goditjeve të dronëve të SHBA-së nuk aplikohen në operacionet ushtarake të SHBA-së në Siri dhe Irak.

Vuajtja e civilëveKjo është mjaft alarmuese pa marrë

parasysh atë se në bazë të zyrtarëve të SHBA-së këtë muaj, pothuajse 90 përq-ind e sulmeve ajrore3 janë kryer nga aeroplanët luftarak amerikanë. Kësisoj, civilët vuajnë në saje të sulmuesve të koalicionit, që jo vetëm që janë të pae-vitueshme, por nga Uashingtoni shihen edhe si të pranueshme.

Pasur parasysh tërë këto rreziqe, gazetarët mund të arsyetohen që i shohin detyrat në zonat e konflikteve si misione vetëvrasëse. Më së afërmi që ata guxojnë të shkojnë është në distancën e dukshme të reve të tymit në horizont, ose aq afër sa dëgjojnë të shtënat ose eksplodimet në sfond – jo aq afër sa të shohin çfarë, apo kush është goditur.

Për më tepër, sidoqoftë, korrespo-dentët po raportojnë prej vendeve fqinje për ngjarjet që ata s’janë askund afër.

Rezultati është se audiencat po mar-rin një pikturë mjerisht jo komplete. Mediave po u duhet të bazohen në deklaratat e palëve në luftë – me tërë propagandën që përmbajnë – dhe në burimet e dorës së dytë saktësia dhe besueshmëria e të cilave s’mund të verifikohet. Pa pasur mundësinë për

t’i verifikuar pretendimet dhe kundër-pretendimet, formatet mediale janë si pipëza, deshën a s’deshën ato.

Në vend të raportimit aktual prej vendngjarjes, ekziston një bollë i konfer-encave për shtyp, postimeve, ekspertëve televizivë dhe pamjeve jo të qarta ajrore të videove. Ekzistojnë agjenda prapa tërë këtyre rrugëve të përhapjes së informa-cionit. Mediat e dinë këtë, por është e pa-mundur për të bërë më tepër për shkak të rreziqeve të sipërpërmendura.

Formate të caktuara mediale po ash-tu që kanë dëshirë ta luajnë rolin, qoftë ngase ato janë pronë e qeverive që janë të përfshira në luftë kundër ISIL, ose nga ndjenja e patriotizmit ose mbështetjes për “trupat tona”.

Ne jemi dëshmitarë të një lufte të paketuar, të koreografuar, të një lufte ku imazhi më i shpeshtë është ai i Obamës duke folur me bindje e siguri para mi-krofonit. Intervistat dhe imazhet rrez-atues të një piloteje femër të Emirateve janë kudo dhe pjesëmarrja e saj si një femër çmohet e festohet, por ku janë fotografitë e civilëve sirianë – përfshirë gra e fëmijë – të vrarë nga bombardi-met e koalicionit? Ne s’dimë asgjë për ta, prapavijën e tyre, arritje, shpresat dhe

Gjërat që nuk do t’i dimë për ISIL-in

Page 17: Revista Paqja, nr. 89, tetor-nëntor 2014

PAQJA 17Nr. 89 n TETOR/NËNTOR'14

Gjërat që nuk do t’i dimë për ISIL-infrikën e tyre. Ata thjesht janë një statis-tikë - madje më keq një bezdi shqetë-suese e Marrëdhënieve me Publikun.

Gazetarët e integruarMungesa e qasjes mediale ka qenë

gjithmonë një problem në luftë, por veçanërisht kjo është në një nivel të ri, veçanërisht krahasuar me konflikte tjera të rajonit. Gazetarët e integruar me trupat janë shndërruar në një vulë të raportimit që nga lufta e Gjirit e vitit 1991, përkundër problemeve të qarta në termat e qasjes dhe paanshmërisë. Integrimi në thelb favorizon anën më të fuqishme ushtarake - është më e sigurt për gazetarët të jenë me trupat që bom-bardojnë sesa me ata që bombardohen.

Sidoqoftë, edhe në konfliktet me fuqi pakrahasimisht dalluese, mediat kanë zgjedhur të kenë prezencën e tyre prapa vijave të “armikut”. Për shem-bull, Al Jazeera ka bërë emër në Irak dhe Afganistan, shpesh duke qenë i vetmi format ndërkombëtar i lajmeve me korrespodentë në vatra zjarri që shiheshin si tepër të rrezikshme dhe të padëshirueshme prej të tjerëve.

Përkundër kufizimeve të ashpra qeveritare që prej fillimit të Pranverës

Arabe, mediat kanë menaxhuar - me shkallë të ndryshme të suksesit - që të marrin storiet e njerëzve. Megjithatë, mungesa e mediave në terren në Irak dhe Siri sot është posaçërisht e zymtë.

Mediat sociale dhe gazetaria qytetare kanë mbushur boshllëkun, duke shtuar një trend gjatë viteve ku media tradicio-nale po humb ndikimin dhe relevancën. Ndonëse, shumë e më tepër njerëzit po

e përdorin median sociale si burim të lajmeve, këto faqe më shumë janë bërë një platformë e dezinformimit sesa in-formimit. Shumë shpesh, thashethemet, gënjeshtrat dhe teoritë e konspiracionit përhapen dhe nuk verifikohen e as që pyetet për to, thjesht përthithen.

Ngase gazetaria qytetare është dëshmuar si e pavlerë kur qasja mediale është e kufizuar, bazimi i tepërt në të është problematike në termat e objektiv-itetit dhe profesionalizmit. Tekefundit, çdokush mund të bëhet gazetar amator (qytetar) nëse janë në vendin e duhur në kohën e duhur me një telefon mo-bil, dhe ata më nuk janë pjesë e ndonjë agjende të caktuar sesa një tjetër burim lajmi. Mbulimi i fushatës kundër ISIL-it ndoshta mund të jetë me bollëk, por kjo nuk do të thotë që audiencat janë mirë të informuara. n

Sharif Nashashibi është gazetar fitues i çmimeve dhe analist mbi çësht-jet arabe. Ai është kontribuues i rregullt i Al Jazeera English, Al Arabiya News, The National, The Middle East maga-zine dhe the Middle East Eye.

1 http://www.ibtimes.co.uk/syria-isis-news-islamic-state-issues-11-rules-journalists-who-must-swear-allegiance-caliph-1468914 2 http://news.yahoo.com/white-house-ex-empts-syria-airstrikes-from-tight-standards-on-civilian-deaths-183724795.html?soc_src=mediacontentstory 3 http://english.alarabiya.net/en/News/middle-east/2014/10/07/U-S-Air-Force-dominates-campaign-against-ISIS.html

Page 18: Revista Paqja, nr. 89, tetor-nëntor 2014

18 TETOR/NËNTOR'14 n Nr. 89 PAQJA

Prof.dr. Halid el-Ubejdi

Karner e dha edhe këtë dëshmi: “NASA PARA DHJETË VITESH E KA ZBULUAR MREKULLINË

E NATËS SË KADRIT, POR NUK E KA BËRË TË MADHE NGA FRIKA SE KUR TA MARRIN VESH NJERËZIT NGA E GJITHË BOTA E TA KRAHA-SOJNË FAKTIN SHKENCOR ME AJE-TIN KURANOR, ME TË MADHE DO TË HYJNË NË ISLAM”.

Në Univers vazhdimisht po regjistro-hen fakte që dëshmojnë kohë pas kohe vërtetësinë islame. Me dëshmitë më të reja, shkenca qëndron duke e folur të vërtetën për ‘Gjykatësen e feve’ përpara gjykatësve, këshilltarëve dhe avokatëve të tjerë. Skenca gjithnjë e më shumë mbështet tekste kuranore e sunetike. Kjo bën që te disa të mbretërojë pasioni dhe krenaria, e madje disa me entuziazëm të pranojnë: “Po pasha Zotin, Islami është feja e vërtetë!”. James M. Karner, njëri nga shkencëtarët e njohur nga lëmia e astronomisë dhe hulumtimeve kozmike, nuk mund të vinte në vete nga magj-epsja, pasi që dituria e tij e solli deri te dëshmitari i ri në gjithësi, që t’i thotë se Islami është feja e vërtetë. Kjo ndodhi kur u dëshmua se rrezet kozmike janë shumë më të rrezikshme për mbështjel-lësin atmosferik të Tokës sesa rrezet nukleare dhe se është e pamundshme të kalohet me anije kozmike, sepse kallin gjithçka që godasin, përpos nëpërmjet vetëm një dritareje të mbështjellësit që e

kishin zbuluar astronomët e që i dhanë emrin ‘Van Allen’. Megjithatë, Karner shpejt e kuptoi se ky nuk ishte ndonjë zbulim i ri, sepse për dritaren e njëjtë ka folur Zoti në shpalljen e fundit në Kuran: “Edhe sikur atyre t’ua hapnim një dritare në qiell, e ata të ngjiteshin përmes saj, ata sërish do të thonin: “Vetëm po na duket ashtu, ne jemi njerëz të magjepsur”. (El Hixher 14-15) Pasi u njoftua me këtë ajet, Karner e shpalli se konvertohet në Islam dhe se do të përkushtohet edhe më shumë në profesionin e tij në Agjencinë Amerikane Kozmike NASA. Karner vazhdoi rrugëtimin e tij hulumtues, tani më përmes Islamit, duke u përpjekur të kuptojë dhe interpretojë ritin e puthjes së Gurit të Zi (Haxherul Esued) të ven-dosur në Qabe dhe arriti në përfundim se Guri i Zi regjistron dhe shënon çdo haxhi që arrinë ta puth ose përshëndet atë gjatë ritualit të tavafit rreth Qabës. Zbuloi në bazë të analizës së mostrës së Gurit të Zi, se ai lëshon 20 lloje të paduk-shme rrezesh, në drejtime të ndryshme përmes valëve të shkurta, kurse secila nga ato rreze depërton nëpërmes 10.000 njerëzve. Ky zbulum i Karnerit, na ku-jton thënien e imam Shafiut, i cili ka thënë se: “Guri i Zi regjistron çdo haxhi, që kalon afër Qabes qoftë për haxh ose umre, ai e fotografon atë, duke lënë gjur-më të shenjës së rrezes sipas numrit të sjelljes së haxhiut përreth Qabes”. Këtë të dhënë e ka konfirmuar edhe shkencëtari dr. Abdul-Basit Muhamed Sejjid, drej-tor i Institutit për Hulumtimin e Dijeve

Transcedentale të Kuranit në Egjipt. Ba-zuar në mostrën e Gurit të Zi, Karner erdhi në rezultatet për të cilat ka folur edhe dr.Abdul Basiti në intervistën e tij për gazetën ‘Al-Shuruk al Xhezairije’, ku ai zbuloi vjedhjen e një cope nga Guri i Zi nga Britania e Madhe, e cila kishte angazhuar në mënyrë perfide njeriun e saj spiun, e kishte dërguar në Marok, ku dhjetë vjet studioi gjuhën arabe, e pastaj shkoi në Egjipt për ta kryer punën e tij. Në të vërtetë ai në Egjipt u përdrodh e depërtoi në mesin e haxhinjve dhe kur qëndroi në Meke, një orë para agimit shfrytëzoi rastin, sepse atë kohë para 100 vitësh nuk kishte përforcime rojesh rreth Qabes, kështu që individi vetë mund të bënte tavafin e të sillej rreth Qabes. Ky spiun arriti të shkëpus tri pjesë të vogla të Gurit të Zi, me qëllim që anglezët të dinë të vërtetën e madhe rreth atij Guri. Njëzet vjet pas kësaj, Muzeu Britanik shpalli se Guri i Zi (Haxherul Esvued) nuk ka rënë nga sistemi diellor, pra nga galaktika jonë dhe se haxhinjtë e puthin një Gur që nuk ka prejardhje as nga Toka e as nga Sistemi ynë diellor, por se ka rënë nga ndonjë sistem tjetër. Ky është rrëfimi që Karner dëgjoi pasi e pranoi Islamin, prandaj shkoi për ta vizituar Muzeun Britanik, mori mostrën e Gurit të Zi, të cilën e shkëputi me ndihmën e laserit, ashtu që t’i vërtetojë zbulimet e tij. Rrëfimi për vjedhjen e pjesës së

FAKTET JASHTËZAKONISHT TË ÇUDITSHME QË E BËNË SHKENCËTARIN E NASA-s TË PRANOJË ISLAMIN

Page 19: Revista Paqja, nr. 89, tetor-nëntor 2014

19Nr. 89 n TETOR/NËNTOR'14PAQJA

FAKTET JASHTËZAKONISHT TË ÇUDITSHME QË E BËNË SHKENCËTARIN E NASA-s TË PRANOJË ISLAMIN

gurit të Zi, të cilën e kishte organizuar Anglia, e kanë theksuar shumë studi-ues, në mesin e të cilëve edhe gjeologu i njohur egjiptian Zaglul Nexhdzhar, i cili ofroi dëshmi se ai spiuni anglez, pas këtij akti kishte pranuar Islamin dhe kishte shkruar librin “Rruga drejt Mekës’, ku e kishte pas shpalosur edhe nënshtrimin e tij ndaj Zotit të Botëve, Allahut xh.sh. Karner kishte vazhduar me zbulimet e tij, duke u fokusuar në sekretin e qetë-sisë dhe sigurisë që ofron nata e Lejletul Kadrit. Kurani na lajmëron për atë natë, në suren El Kadër, ku thuhet: “Siguria e asaj nate është deri sa të zbardh agimi” (El Kadër 5) Për pushtetin e kësaj nate vërteton edhe hadithi i Muhamedit s.a.v.s: “Nata e Lejletul Kadrit është e kthejlltë dhe e ndritshme, në të s’ka as vapë as acar, në të s’ndodhin gjuajtjet me yje (s’ka yjerënës), atë mëngjes Dielli lind pa rreze të forta, sikur të ishte enë ovale, sikur ai të ishte Hënë dritëdhë-nës”. Shkencërisht është argumentuar se në Tokë bijnë vetëm brenda një dite, prej jacisë e deri në sabah në mes 10.000 deri ne 20.000 meteorë, përveç në natën e Lejletul Kadrit, në të cilën natë në Tokë nuk bie asnjë trup qiellor e asnjë rreze. Kjo është konfirmuar së fundmi edhe nga NASA. Dr.Abdul Basit tërhoqi vëre-jtjen në faktin se as arabëve e as musli-manëve, të cilët i përmbahen kësaj feje të vërtetë të Zotit, nuk u shkoi dot për dore t’i argumentojnë faktet kuranore, por si duket vetë Zoti deshti që atë ta zbulojnë të tjerët dhe përmes dritës së fakteve dhe udhëzimit të Tij ta pranojnë Islamin, të argumentojnë fjalët e Alla-hut, të kuptojnë pse thotë: “Siguria e asaj nate është deri sa të zbardhë agimi” dhe se në atë natë Toka nuk goditet nga yjet (nuk ka yjerënëse). Karner e dha edhe këtë dëshmi: “NASA PARA DHJETË VITESH E KA ZBULUAR MREKULLI-NË E NATËS SË KADRIT, POR NUK E KA BËRË TË MADHE NGA FRIKA SE KUR TA MARRIN VESH NJERËZIT NGA E GJITHË BOTA E TA KRAHA-SOJNË FAKTIN SHKENCOR ME AJE-TIN KURANOR, ME TË MADHE DO TË HYJNË NË ISLAM”. Burimi: http://khalid-alubaidy.com/ n

Përktheu Avni Avdiu

/Washington Post/

Zyrtarët serbë akuzuan Shqipërinë për provokim politik të paramen-duar pasi një dron me një baner

nacionalist shqiptar fluturoi mbi sta-dium në Beograd gjatë ndeshjes mes dy rivalëve ballkanik, duke nxitur dhunë mes lojtarëve dhe shikuesve.

Shihej se do të kanosen trazirat kësh-tu që kjo detyroi gjyqtarin anglez Martin Atkinson të ndërpresë ndeshjen Serbi-Shqipëri e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2016. Kryesorja: Pse UEFA, trupi drejtues i futbollit, i cili mbikëqyr turneun, lejoi short të fshehtë që dërgoi në këtë ndeshje të veçantë në rend të parë?

Sigurisht, zyrtarët e turneut ishin të vetëdijshëm për një luftë 78-ditëshe të udhëhequr nga NATO-ja të zhvil-luar në fund të viteve ‘90 të shek. 20 në Kosovë, një territor që bota pjesërisht tani e njeh si të pavarur, derisa Serbia vazhdon ta pretendojë si pjesë të saj. Është një territor që është vendi i shu-micës etnike shqiptare, përfshirë të tillë

edhe si anëtarë të ekipit të Shqipërisë. Edhe nëse delegacionet e dy vendeve do të siguronin se organizimi do të shkojë në çdo hap në rregull, përvoja e kaluar do të duhej të dërgonte së paku njërin nga organizatorët të pyes: “Çfarë do të mund të shkojë gabim?” dhe ndoshta të parandalojë atë se çfarë ka ngjarë.

Kjo ndeshje e tmerrshme që ndodhi mbrëmjen e së martës nuk ishte hera e parë që UEFA kishte telashe derisa pro-vonte që të takojë dy ekipe prej vendeve që kohëve të fundit kishin pasur një histori lufte. Kur shorti i fshehtë për kualifikimet e Euro 2008 i vendosi Azer-bajxhanin dhe Armeninë në të njëjtin grup, UEFA s’bëri gjë. Ishin dy vendet të cilat kishin zhvilluar luftë për terri-torin e diskutuar të Nagorno-Karabhit, dhe përfundimisht vendosën të evitojnë konfliktin, të anulojnë ndeshjen dhe të humbasin pikët për turne. WorldSoccer.com1 pati raportuar:

“Azerët refuzuan të përballen me ekipin armen në territor vendës, përkundër vullnetit që të paguajë faturat e sigurisë në të dy përballjet. Azerbajx-

Pse UEFA e la që të ndodhë kualifikimi Shqipëri-Serbi për Evropianin 2016?

Page 20: Revista Paqja, nr. 89, tetor-nëntor 2014

PAQJA20 TETOR/NËNTOR'14 n Nr. 89

hani ofroi që të zhvillojë ndeshjet në një territor neutral, por Armenia vuri veton mbi këtë propozim dhe UEFA përdori të vetmen kartë që i kishte mbetur dhe thjesht i anuloi të dy ndeshjet”.

Duke marrë mësim, ndoshta, kur 19 palëve u ra shorti në grupe që të takohen në turneun e 2014-tës, UEFA vendosi një hap tutej dhe ndryshoi rezultatet e shortit. Armenia u zhvendos prej grupit 4 në grupin 9, News.am2 i Armenisë ra-portoi më 2013 që dy vendet zhvilluan garat paqësisht.

Tani së fundi, gjatë shortit të njëjtë që vendosi Serbinë dhe Shqipërinë bashkë në të njëjtin grup për kualifikimet e Euro 2016, UEFA vendosi të ndryshojë rezultatin kur Spanja dhe Gjibraltari për-funduan në të njëjtin grup. Dy territoret kanë pasur një konflikt me shekuj, por së fundi (dekadat e fundit), lufta për sovra-nitet është zhvilluar në parlamente në vend të fushëbetejave. Ndarja e fabrikuar e UEFA-s së Spanjës dhe Gjibraltarit në

të vërtetë është parë e pakuptimtë për disa për shkak të mungesës së përceptuar për intensitetin e situatës për të huajt. Guardian3 pati shkruar:

“Kush tenton të jetë më i keq: poli-tikanët që tentojnë të bëjnë administri-min sportiv, apo administruesit sportivë që tentojnë të bëjnë politikë?... Ata kanë pasur një takim në lidhje me këtë në Bil-bao, mesa duket dhe është raportuar se është vendosur se për shkak të ‘ndjesh-mërive’ mes Spanjës e Gjibraltarit, mbi të cilin Spanja pretendon se ka sovranitet, por që formalisht është e klasifikuar si Territori i Jashtëm Britanik”.

Ndoshta mund të duket pa kuptim që vendet nuk mund të lënë mënjanë historinë dhe politikën për një lojë 90 minuta, është më mirë për UEFA që të gabojë në lidhje me sigurinë, nëse vërtet ka çfarëdo shqetësimi sa i përket sigurisë;

E cila na sjellë të martën në Beo-grad ku atje kishte shumë, vërtet shumë shqetësime reale për sigurinë. Trajneri

i Shqipërisë Giovanni de Biazzi i Ital-isë ka raportuar për mediat shqiptare se katër nga lojtarët e tij ishin lënduar në përleshje (raporton ESPN4). Mediat serbe ankohen se vëllai i kryeministrit shqiptar nxiti trazirat me një dron të dirigjuar. Nuk është e drejtë për asnjërin ekip -- ose për asnjërin prej spektatorëve të ekipeve -- që t’u kërkohet të luajnë një lojë fer ku nuk janë vënë kushtet e drejta e fer për të realizuar një gjë të tillë. Duke pasur këtë në mendje, a nuk do të ishte më mirë për secilin nëse UEFA të bënte me Shqipërinë e Serbinë ashtu siç bëri me Spanjën dhe Gjibraltarin?

“Është një situatë plot keqardhje mbi të cilën ne duhet të raportojmë: referi, unë dhe këshilltari i sigurisë”, tha Harry Been, delegati i UEFA-s për ndeshjen e së martës mbrëma e cila u ndërpre, raporton Guardian5. “Ju të gjithë keni parë çfarë ndodhi, dhe unë s’mund të komentoj se kush është për t’u fajësuar dhe çfarë të fajësojmë. Unë do të për-pilojë një raport me kolegët e mi për UEFA-në dhe UEFA do të vendosë se çfarë do të ndodhë më tutje”. n

1 http://www.worldsoccer.com/news/armenia-and-azerbaijan-pairing-was-the-last-thing-uefa-wanted 2 http://sport.news.am/eng/news/34015/uefa-changes-draw-results-armenia-will-not-face-azerbaijan.html 3 http://www.theguardian.com/football/2013/dec/18/euro-2016-uefa-spain-gibraltar 4 http://www.espnfc.us/european-champion-ship-qualifying/story/2088456/qualifier-in-serbia-abandoned-because-of-drone-carrying-albanian-flag5 http://www.theguardian.com/football/2014/oct/14/serbia-albania-euro-2016-flag-halted