tetor 2009

662
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr. i vendimit Data PALËT Faqe 288 (00-2009-1184) 01.10.2009......Andrea Duni kundër Foto Ruci, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave prane Prefektures se Qarkut Vlore ne mungese...............7 289 (00-2009-1185) 01.10.2009......Gjovalin Kuraj, Vitore Kuraj kundër Eqerem Grami 14 290 (00-2009-961) 01.10.2009.......Gjek Hasi, ne mungese kundër Pashk Hasi ne mungese 20 291 (00-2009-960) 01.10.2009.......N K. ne mungese kundër I. S. ne mungese 24 292 (00-2009-953) 01.10.2009..........Myftar Skenduli ne mungese kundër Dega e Thesarit Gjirokaster ne mungese...............27 293 (00-2009-979) 01.10.2009............Sulltana Alia ne mungese, Esat Sula ne mungese, Leme Bahiti ne mungese, Burhan Osmani ne mungese, Agustin Cani, kundër Shaqir Hasani ne mungese, Izmir Hasani ne mungese..............30 294 (00-2009-970) 01.10.2009.......Feruze Begteshi kundër Filiali Elektrik Durrës (Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, Drejtoria e Zonës Durrës)..............................34 295 (00-2009-978) 01.10.2009......Agim Mema kundër Fatime Shabani, Besim Hoxha, Stavri Zhupa, Mukades Haxhimanga, Agim Haxhimanga, ne mungese..........40 296 (00-2009-994) 01.10.2009........Marketin Topallaj ne mungese kundër Zyra Permbarimore Tirane ne mungese, Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne mungese 50 1

Upload: vuongcong

Post on 10-Dec-2016

280 views

Category:

Documents


11 download

TRANSCRIPT

Page 1: Tetor 2009

PËRMBAJTJA

Çështje Civile

Nr. i vendimit Data PALËT Faqe

288 (00-2009-1184) 01.10.2009 Andrea Duni kundër Foto Ruci, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave prane Prefektures se Qarkut Vlore ne mungese...................................................7

289 (00-2009-1185) 01.10.2009 Gjovalin Kuraj, Vitore Kuraj kundër Eqerem Grami...........14290 (00-2009-961) 01.10.2009 Gjek Hasi, ne mungese kundër Pashk Hasi ne mungese......20291 (00-2009-960) 01.10.2009 N K. ne mungese kundër I. S. ne mungese.......................24292 (00-2009-953) 01.10.2009 Myftar Skenduli ne mungese kundër Dega e Thesarit

Gjirokaster ne mungese.....................................................27293 (00-2009-979) 01.10.2009 Sulltana Alia ne mungese, Esat Sula ne mungese,

Leme Bahiti ne mungese, Burhan Osmani ne mungese, Agustin Cani, kundër Shaqir Hasani ne mungese, Izmir Hasani ne mungese..................................................30

294 (00-2009-970) 01.10.2009 Feruze Begteshi kundër Filiali Elektrik Durrës (Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, Drejtoria e Zonës Durrës)..............................................................................34

295 (00-2009-978) 01.10.2009 Agim Mema kundër Fatime Shabani, Besim Hoxha, Stavri Zhupa, Mukades Haxhimanga, Agim Haxhimanga, ne mungese.......................................40

296 (00-2009-994) 01.10.2009 Marketin Topallaj ne mungese kundër Zyra Permbarimore Tirane ne mungese, Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne mungese............

50297 (00-2009-995) 01.10.2009 Florina Rrapaj ne mungese kundër Shefqet Hazizi

58298 (00-2009-996) 01.10.2009 Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Tiranë kundër

Komisioni i Shërbimit Civil ne mungese, Arben Bajraktari................................................................64

299 (00-2009-1042) 06.10.2009 Zana Lalica kundër Televizioni “Alsat” Sh.A..................67300 (00-2009-1372) 06.10.2009 Pilo Koçi,ne mungese kundër Drejtoria e Pergjithshme

e Policise se Ndertimit ne mungese, Dega e Policise se Ndertimit Gjirokaster ne mungese....................................73

301 (00-2009-1261) 06.10.2009 Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në mungesë kundër Komisioni i Shërbimit Civil në mungesë, Arjan Pashaj në mungesë..................................................77

302 (00-2009-1354) 06.10.2009 Çezar Toro kundër Administratoret e Shoqerise “Kamberi” shpk ne mungese............................................80

303 (00-2009-1038) 06.10.2009 Gezim Deliallisi ne mungese kundër Bashkia Tirane, Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tirane ne mungese.......................................................................84

304 (00-2009-1054) 06.10.2009 Shoqeria “Eurondertim-2000” sh.a. ne mungese kundër Shoqeria “Albtransport” sh.a. (Aeroporti Nënë Tereza).......

90305 (00-2009-1181) 06.10.2009 Kaso Demo ne mungese kundër Drejtoria e Policisë së

1

Page 2: Tetor 2009

Ndërtimit, Dega Gjirokastër ne mungese..........................94306 (00-2009-1027) 08.10.2009 Anastas Gjikondi kundër Andrea Aleksi ne mungese..........97307 (00-2009-976) 08.10.2009 Vladimir Islami kundër Bashkia Fier ne mungese

101308 (00-2009-1021) 08.10.2009 Jani Qosja ne mungese, Olsa Qosja ne mungese kundër

Nexhedie Qosja ne mungese, Hysen Qosja ne mungese......105309 (00-2009-971) 08.10.2009 Rustem Gorica kundër Drejtoria Arsimore Rajonale

Berat ne mungese............................................................108310 (00-2009-972) 08.10.2009 Liliana Varfi ne mungese kundër Josif Varfi,

Vasilika Varfi ne mungese,.............................................111311 (00-2009-1131) 13.10.2009 Shefqet Popoci kundër Drejtoria e Administrimit dhe

Shitjes se Prones Publike ne mungese............................115312 (00-2009-1053) 13.10.2009 Marie Dimroci kundër Komanda e Doktrines dhe

Stervitjes Tirane (Reparti Ushtarak Nr.5001 Tirane) ne mungese.....................................................................119

313 (00-2009-1303) 13.10.2009 Luan Aliaj ne mungese kundër Ndërmarrja Elektrike Fier ne mungese..............................................................123

314 (00-2009-1286) 13.10.2009 Skënder Nenaj kundër Sorkadh Malaj ne mungese127

315 (00-2009-1132) 13.10.2009 Ardian Sherri ne mungese kundër Nuri Sherri...............131316 (00-2009-1317) 13.10.2009 Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në mungesë

kundër Komisioni i Shërbimit Civil në mungesë, Astrit Llubani..................................................................137

317 (00-2009-1271) 13.10.2009 Mardelian Golemi ne mungese kundër Ministria e Financave Tirane ne mungese, Dega e Buxhetit (Thesarit) Fier ne mungese.............................................140

318 (00-2009-1276) 15.10.2009 Ndue Tusha kundër Ndok Lleshi, Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Mirdite.....................................144

319 (00-2009-1257) 15.10.2009 Thana Jorgo ne mungese kundër Bajram Minga ne mungese.....................................................................148

320 (00-2009-1124) 15.10.2009 Sotiraq Budo, Çlirim Como, Engjell Qorrlaze, Nezire Shkurti Zaim Myftari, Ikbale Dibra, Mitro Todhe, Pal Serreqi, ne mungese kundër Neritan Hazizaj, ne mungese..........................................152

321 (00-2009-986) 15.10.2009 Irena Laha kundër Bashkia Tirane..................................156322 (00-2009-1044) 15.10.2009 Donika Muska kundër Vera Mata, Vasil Mata,

Arqile Mata, ne mungese................................................160323 (00-2009-1123) 15.10.2009 Ahmet Ali Pazari, Ali Pazari, ne mungese kundër

Kastriot Muzhaqi ne mungese, Z.R.P.P. Tirane ne mungese, Zeqine Pazari, Fatbardha Rama,Zana Shima, Engjell Kazazi, Ndricim Kazazi, Donika Kazazi, Nermin Luzi, Jeta Xhema (Pazari), Liri Pazari, Jona Pazari, Etleva Zeqo, K.K.K.P. Tirane, ne mungese.....................................................................166

324 (00-2009-980) 15.10.2009 Karafil Mahilaj, Merushe Mahilaj ne mungese kundër Viron Çuni......................................................................175

325 (00-2009-977) 15.10.2009 Fatie Llanaj kundër Shoqëria “Mele” shpk në mungesë;

2

Page 3: Tetor 2009

Faik Muçaj, Oard Begaj, në mungesë; Bashkia Vlorë ne mungese; Këshilli i Rregullimit të Territorit – Bashkia Vlorë në mungesë..............................................178

326 (00-2009-1020) 15.10.2009 Dylber Blaceri ne mungese kundër Fitrete Blaceri ne mungese, Agron Blaceri ne mungese, Gezim

Blaceri ne mungese, Kreshnik Blaceri ne mungese....................182

327 (00-2009-1159) 15.10.2009 Enti Kombetar i Banesave, Dega Berat ne mungese kundër Sulejman Koci, Petrit Subashi, Luan Shehu, Shkelqim Mece, Lefteri Zoto, Feim Shehu, te gjithe ne mungese.....................................................................186

328 (00-2009-1128) 20.10.2009 Kërkues: Drejtoria Rajonale e Tatimeve Gjirokaster kundër Shoqeria “Rekor Albania” Sh.a. Gjirokaster............

192329 (00-2009-1157) 20.10.2009 Zenel Kalaja kundër Ministria e Financave

ne mungese, Dega e Buxhetit Kruje ne mungese, Bashkia Kruje ne mungese..............................................195

330 (00-2009-1295) 20.10.2009 “H.L. Group” sh.p.k. kundër Njesia e Tatimpagueseve te Medhenj, Drejtoria e Apelimit Tatimor prane Drejtorise se Pergjithshme te Doganave, Komisioni i Apelimit Tatimor, prane Ministrise se Financave

200331 (00-2009-1362) 20.10.2009 Levend Zyberaj kundër Vjollca Ribaj, Votime Ribaj...........205332 (00-2009-1297) 20.10.2009 Lisa Irma Mati Arya kundër Arian Gjeli, Fitnete Gjeli,

Vjollca Gjeli, Manjola Gjeli, Xheladin Gjeli, Aida Gjeli, Mimoza Dashi, Lindita Dashi, në mungesë, Zyra Rajonale e AKKP Qarku Durrës në mungesë

214333 (00-2009-1299) 20.10.2009 Teme Toshi në mungesë kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Dibër në mungesë.......................220334 (00-2009-985) 22.10.2009 Fiqirete Mullaj kundër Këshilli i Lartë i Drejtësisë

në mungesë.....................................................................225335 (00-2009-1040) 22.10.2009 Edmond Goga kundër Këshilli i Lartë i Drejtësisë

në mungesë.....................................................................229336 (00-2009-1141) 22.10.2009 Altin Premti ne mungese kundër Drejtoria e Policise

Elektrike Tirane, Dega e Policise Elektrike Gjirokaster ne mungese.....................................................................233

337 (00-2009-1072) 22.10.2009 Petro Ago, ne mungese kundër Asllan Çabej.................236338 (00-2009-1194) 22.10.2009 Preng Lleshi ne mungese kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqerore Lezhe ne mungese......................240339 (00-2009-1325) 27.10.2009 Shoqeria Tregtare “Vematex” S.R.L. kundër

Shoqeria Tregtare “Mitho’s-Moda” S.R.L......................245340 (00-2009-1287) 27.10.2009 “Amadeus Group” sh.a. kundër Schneider Elektrik

Industries SAS ne mungese, Schneider Elektrik Bulgaria EOOD...............................................................248

341 (00-2009-1183) 27.10.2009 Stavri Cale ne mungese kundër Zhani Osmanlli, Elvira Osmanlli, Emili Osmanlli, ne mungese; Shoqeria “Stefani & CO” sh.p.k ne mungese.................254

342 (00-2009-1158) 27.10.2009 Kërkuese: Vilma Lamce ne mungese kundër ................258

3

Page 4: Tetor 2009

343 (00-2009-1302) 01.10.2009 Shpetim Palloshi kundër Zyra Rajonale e K.K.K.Pronave Elbasan ne mungese..............................261

344 (00-2009-1294) 27.10.2009 “Delta 1” kundër Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tirane, Drejtoria e Apelimit Tatimor prane Ministrise se Finacave......................................................................267

345 (00-2009-1293) 27.10.2009 Shoqeria “Alb-Canaj” sh.p.k. kundër Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Apelimit Tatimor prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve................273

346 (00-2009-1272) 27.10.2009 Ramazan Sefa, ne mungese kundër Zyra e Regjistrimit te Pasurise se Paluajtshme Tirane ne mungese...............280

347 (00-2009-1267) 27.10.2009 Shoqeria “Reynold Y” sh.p.k kundër Drejtoria Rajonalee Tatimeve Kukës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Tiranë, Avokatura e Shtetit.............................285

348 (00-2009-1136) 29.10.2009 Geraldina Bakalli ne mungese Luiza Bakalli ne mungese kundër Mihal Bakalli, Artur Bakalli, ne mungese.....................................................................291

349 (00-2009-1292) 29.10.2009 Osman Jaho kundër Bardhyl Doda ne mungese.............294350 (00-2009-1130) 29.10.2009 Fafri Malko, Misir Malko kundër Sefedin Malko,

Azbi Malko, Lutfi Malko, Myrteza Caushi, Adem Caushi, ne mungese..............................................298

Çështje Penale

225 (00-2009-243) 07.10.2009 E pandehur: Qamile Peqini.............................................305226 (00-2009-254) 07.10.2009 Kërkuese: Miranda Luli..................................................308227 (00-2009-253) 07.10.2009 Kërkues: Edison Begaj....................................................310228 (00-2009-357) 14.10.2009 Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Diber

I pandehur: Saimir Xhediku............................................313238 28.10.2009 Kërkues: Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare

Durres E pandehur: Marsida Kamani.........................................316

466 07.10.2009 I pandehur: Rildo Çeçja..................................................320476 07.10.2009 Të pandehur: Redion Terolli, Maljan Mecolli................324477 (00-2009-252) 07.10.2009 I pandehur: Kujtim Bucpapaj..........................................328478 (00-2009-373) 07.10.2009 Të pandehur: Ardit Hysi, Florian Kura,

Arjan Sina ne mungese...................................................331489 14.10.2009 Të pandehur: Eduard Haska, Florian Haska,

Fatjon Minxha, Alban Çunaj, Kudret Hiraj....................335490 14.10.2009 Kërkues: Prokuroria prane Gjykates se Rrethit

Gjyqesor Shkoder...........................................................342491 (00-2009-225) 14.10.2009 Të pandehur: Genci Logo, Eduart Gjecaj.......................345492 14.10.2009 I pandehur: Sibuel Durresi..............................................347493 14.10.2009 I pandehur: Ilir Xhakja....................................................351501 07.10.2009 E pandehur: Luiza Hoxhaj..............................................356502 14.10.2009 Të pandehur: Fatos Kapllani, Arben Kallo (Osmani)...........361503 (00-2009-301) 14.10.2009 Të pandehur: Ferdinand Sporea......................................368

4

Page 5: Tetor 2009

504 14.10.2009 Të pandehur: Dritan Braho, Kujtim Aliaj.......................372505 14.10.2009 E pandehur: Aurora Topçiu............................................375506 14.10.2009 I pandehur: Klajdi Mato..................................................378527 21.10.2009 Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Shkoder

380528 (00-2009-451) 21.10.2009 Kërkues: Adrian Uka......................................................383529 21.10.2009 I pandehur: Ndue Nikolli................................................386530 (00-2009-299) 21.10.2009 I pandehur: Endrit Toska................................................391531 21.10.2009 Të pandehur: Kastriot Tusha, Robert Isellari,

Edmond Mema, Pajtim Meçe.........................................394532 21.10.2009 I pandehur: Ilir Buza.......................................................397536 (00-2009-337) 27.10.2009 Të pandehur: Alush Xhihani, Rezart Skrapari,

Ilir Vogli, Ardian Lloshi, Tomor Kokomani..................400537 28.10.2009 I pandehur: Hismet Pinderi.............................................415538 28.10.2009 Të pandehur: Nikolin Gjergji,

Livan Mehmeti (Kreka)..................................................419539 28.10.2009 Të pandehur: Paulin Pati, Llesh Gjelaj...........................423540 (00-2009-300) 28.10.2009 I pandehur: Luk Lukaj....................................................428

5

Page 6: Tetor 2009

ÇËSHTJE CIVILE

6

Page 7: Tetor 2009

7

Page 8: Tetor 2009

Nr.11111-00468-00-2006 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1184 i Vendimit (288)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Shpresa Beçaj KryesueseIrma Bala AnetareArdian Dvorani AnetarFatos Lulo AnetarArdian Nuni Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 01.10.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe u perket:

PADITËS: ANDREA DUNI, perfaqesuar ne gjykim nga Av. Ilmie Veliu

TË PADITUR: FOTO RUCI, perfaqesuar ne gjykim nga Av. Erjon Muharremaj.KOMISIONI I KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TE PRONAVE PRANE PREFEKTURES SE QARKUT VLORE, ne mungese.

OBJEKTI:Kundershtim i vendimit nr.501, date 26.11.1999

te Komisionit te K.K.K.Pronave Vlore.Detyrimi i te paditurit te me njohe pronar me parashkrim fitues

mbi nje shtepi banimi te ndodhur ne fshatin Dhermi, Vlore.Baza Ligjore: Ligji nr.7698, date 15.04.1993,

nenet 31 e vijues dhe 233/c te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlore, me vendimin nr.1674, datë 05.10.2004, ka vendosur:

Pranimin e padise se paditesit Andrea Duni.Anullimin e vendimit nr.501 date 26.11.1999 te K.K.K.Pronave Vlore.Detyrimin e te paditurit Foto Ruci te njohe pronar paditesin Andrea Duni mbi nje banese te ndodhur ne Lagjen “Kondraqe”, te perbere nga dy dhoma, korridor, banje, qe kufizohet: Veriu - Spiro Ruci, Lindja - Ullishte, Jugu - Ilo Duni dhe Perendimi - rruge lagjeje.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.590, datë 18.11.2005, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.1674, date 05.10.2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqësor Vlore, ne kete menyre:Rrezimin e padise.

8

Page 9: Tetor 2009

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs Andrea Duni, i cili kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit gjyqesor.

Ka ushtruar kunderrekurs pala e paditur Foto Ruci, i cili kerkon lenien ne fuqi te vendimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Shpresa Beçaj; av. Ilmie Veliu, qe kerkoi prishjen e

vendimit te Gjykates se Apelit Vlore dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore; Av. Erjon Muharemaj, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.590, date 18.11.1999 i Gjykates se Apelit Vlore, i cili ka ndryshuar

vendimin nr.1674, date 05.10.2004 e Gjykates se Rrethit Gjyqësor Vlore dhe ka vendosur rrezimin e padise, eshte i pabazuar ne ligj, per kete arsye vendimi duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Nga aktet e dosjes gjyqesore te administruara ne gjykimet e zhvilluara, rrethanat e çeshtjes kane rezultuar te provuara si me poshte:

Palet ndergjyqese jane ne mardhenie te posaçme, pasi i kane bashkeshortet motra.Objekt i konfliktit gjyqesor eshte nje shtepi banimi nje kateshe, e perbere nga 2

dhoma e korridor me kufij te cituar, e ndodhur ne lagjen “Kondraqe” Dhermi, Vlore.Kjo shtepi eshte shtetezuar ne emer te te paditurit Llaqi Ruci me vendimin nr.47 date

12.06.1967 te Komitetit Ekzekutiv te Keshillit Popullor te Rrethit Vlore. Nga ana tjeter rezulton se qe nga viti 1962, koha kur i padituri Llaqi Ruci eshte

shperngulur nga fshati Dhermi ne Vlore, dhe aktualisht, kjo shtepi posedohet nga paditesi Andrea Duni, i cili pretendon se e ka blere nga kunati i tij Llaqi Ruci, por per shkak te marredhenieve te posaçme mes tyre, shitja nuk eshte bere me akt noterial.

Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Vlore, me vendimin nr.501 date 26.11.1999, e ka njohur pronesine dhe e ka kthyer pronen e mesiperme ne natyre ne favor te te paditurit Llaqi Ruci.

Duke mos qene dakord me kete vendim, paditesi Andrea Duni ka kerkuar kundershtimin e tij gjyqesisht dhe detyrimin e te paditurit Llaqi Ruci per ta njohur pronar mbi pronen e njohur e kthyer me kete vendim, konform bazes ligjore te cituar ne padi, me pretendimin se duke e poseduar qetesisht dhe pa nderprerje qe nga viti 1964, kohe kur e ka blere nga i padituri, i ka kaluar pronesia ne favor te tij me parashkrim fitues sipas nenit 44 te ligjit nr.2083, date 06.07.1955 “Mbi pronesine” , ndersa pronesine mbi truallin e saj e ka fituar me ligjin nr.7501, date 19.07.1991 “Per token”, per rrjedhoje vendimi i K.K.K.Pronave vjen ne kundershtim me nenin 1 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993, per shkak se ne momentin kur eshte marre vendimi per shtetezimin e kesaj banese i padituri nuk ka qene pronar i saj, pasi e ka humbur pronesine qe ne vitin 1964, kohe kur e ka shitur ne favor te paditesit.

Per te vertetuar pretendimin lidhur me blerjen e kesaj prone nga i padituri, paditesi ka paraqitur ne gjykim nje deklarate, e cila ka rezultuar se eshte shkruar nga kunati i perbashket i tyre, Spiro Panajoti, ne prani te vjehrrit Pano Panajoti, e vertetuar nga organet e pushtetit lokal te kohes, sipas te ciles deklarohet se shtepia ne fjale eshte vleresuar 70.000 leke dhe Llaqi Ruci eshte dakord me likuidimin e parave prej Andrea Dunit deri ne fund te vitit 1966.

9

Page 10: Tetor 2009

Ne prapesim te padise, i padituri Llaqi Ruci ka kerkuar rrezimin e saj si te pabazuar ne ligj duke pretenduar se eshte pronar i ligjshem i kesaj prone, se deklarata e paraqitur nga paditesi eshte e fallsifikuar dhe si e tille ajo nuk provon pretendimin e parashtruar ne padi se shtepia e tij eshte shtetezuar nga ana e shtetit dhe me te drejte eshte njohur dhe kthyer pronesia e saj nepermjet vendimit te K.K.K.Pronave...

Gjate gjykimit te çeshtjes ne shkalle te pare rezulton te kete vdekur i padituri Llaqi Ruci dhe ne baze te nenit 199 te K.Pr.Civile eshte bere kalimi procedurial, duke vazhduar gjykimi me te paditur trashegimtarin e tij testamentar, Foto Ruci.

Nga aktet e administruara ne gjykim rezulton gjithashtu se ne lidhje me kete shtepi, midis po ketyre paleve ndergjyqese, jane zhvilluar edhe gjykime te tjera, nje prej te cilave eshte ende per shqyrtim ne Gjykaten e Larte mbi rekursin e paditesit te kunderpaditur ne ate gjykim, Andrea Duni.

Ne perfundim te gjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlore ka pranuar padine e paraqitur duke anulluar vendimin nr.501, date 26.11.1999 te K.K.K.Pronave Vlore dhe duke detyruar te paditurin Foto Ruci te njohe pronar paditesin Andrea Duni mbi banesen objekt konflikti gjyqesor, te ndodhur ne Lagjen “Kondraqe”, Dhermi, me perberje e kufij te cituar ne vendim.

Ne argumentimin e vendimit gjykata arsyeton mes te tjerash se: “... eshte e vertete qe nga akti i shtetezimit i vitit 1967 rezulton qe Llaqi Rucit i eshte shtetezuar nje banese, per shkak se ai kishte me shume se nje vit qe nuk banonte aty pasi eshte larguar me familjen ne Vlore, por, eshte pranuar nga palet dhe provohet se ne momentin e shtetezimit, ne kete banese ka banuar paditesi Andrea Duni me familjen e tij, i cili eshte sjelle si pronar i saj dhe nuk eshte shqetesuar ne kete posedim deri ne vitin 1994 ...”.

Ndersa per debatin gjyqesor te kryer mes paleve ndergjyqese (lidhur me faktin e shitjes se baneses dhe menyren e shitjes se saj, deklarates se paraqitur si prove te kalimit te pronesise dhe vleres se kesaj deklarate), pas marrjes se provave te lira me deshmitare te sjelle nga te dy palet ndergjyqese, me tej ne vendim gjykata argumenton se: “... deklarata e paraqitur nga paditesi, per sa kohe nuk provohet qe eshte e fallsifikuar, ka vlere me fuqi te plote provuese per elementet qe perputhen me provat e tjera ... veprimi i legalizimit te kesaj deklarate nga organet e qeverisjes vendore provon qe nenshkrimet ne kete deklarate jane te personave qe rezultojne aty ... kjo deklarate eshte reale dhe ka sherbyer per te kaluar pronesine nga Llaqi Ruci ne favor te Andrea Dunit ... ne keto kushte gjykata çmon se, bazuar ne nenin 44 te dekretit “Mbi pronesine”, paditesi Andrea Duni eshte bere pronar mbi kete pasuri me parashkrim fitues ...”.

Mbi ankimin e te paditurit, Gjykata e Apelit Vlore ka ndryshuar vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe ka rrezuar padine e paraqitur me arsyetimin se: “... gjykata e shkalles se pare nuk ka zbatuar drejt dispozitat e dekretit “Mbi pronesine”, nenet 44 dhe 48 te tij, si dhe dispozitat proceduriale mbi çmuarjen dhe vleresimin e provave ... ne analize te permbajtjes se nenit 44 te cituar rezulton se paditesi nuk permbush asnje nga kater kriteret qe kerkon ajo dispozite ... lidhur me deklaraten e paraqitur, e cila sipas paditesit provon shitjen e baneses ne favor te tij, te cilen gjykata e shkalles se pare e ka gjetur si prove te plote, nga gjykata e apelit ne perseritje te pjeseshme te hetimit gjyqesor pas adminisrimit te dosjeve civile dhe aktit te ekspertimit grafik adminisruar ne dosje, pavaresisht se akti i ekspertimit i perket nje dosje tjeter civile, tregon se deklarata eshte e fallsifikuar dhe jo vetem kaq, por ky akt ekspertimi eshte ne harmoni me provat e tjera. Keshtu, rezulton se deklarata eshte legalizuar ne vitin 1976 nga nepunesi i pushtetit lokal, ne nje kohe qe eshte pretenduar se shitja eshte bere ne vitin 1964. Por duke qene se firma e Llaqi Rucit eshte e fallsifikuar tregon per ate qe midis tyre nuk ka patur marreveshje per te kryer nje veprim juridik”.

10

Page 11: Tetor 2009

Gjykata e Larte investohet ne kete çeshtje mbi rekursin e paraqitur nga paditesi Andrea Duni, i cili kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore, duke parashtruar ne thelb si shkaqe faktin se banesen objekt gjykimi e ka blere nga i padituri qe ne vitin 1964 kundrejt vleres 70.000 leke; se kete banese e ka poseduar qetesisht dhe pa nderprerje per 41 vjet; se akti i shtetezimit te saj ne vitin 1967 eshte krejtesisht formal, pasi nuk ka sjelle asnje pasoje juridike per te cilin eshte marre (ajo banese nuk ka kaluar asnjehere ne fondin shteteror te banesave dhe as nuk eshte paguar ndonjehere qira ne shtet), pikerisht per kete fakt nuk ka as nderprerje te parashkrimit fitues.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne vleresim te akteve shkresore te administruara gjate gjykimeve, pretendimeve dhe prapesimeve te paleve ndergjyqese, vendimeve te gjykatave respektive dhe shkaqeve te parashtruara ne rekurs, arrin ne konkluzionin se vendimi i Gjykates se Apelit Vlore eshte marre ne zbatim te gabuar te ligjit, si i tille duhet te prishet dhe çeshtja te kthehet per rigjykim ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Neni 44 i Dekretit nr.2083, date 06.07.1955 “Per pronesine”, i cili ka qene ne fuqi ne kohen e krijimit te marredhenies juridike mes paleve ndergjyqese ne kete gjykim, parashikon shpehimisht se: “Personi qe, ne baze te nje veprimi juridik per kalimin e pronesise, veprim i cili nuk eshte i ndaluar nga ligja, ka fituar ne mirebesim nje send dhe e ka mbajtur ne posedimin e tij ose ia ka dhene posedimin nje tjetri, behet pronar i ketij sendi n.q.s. posedimi ka vazhduar pa nderprerje, tre vjet per sendet e luajtshme dhe 6 vjet per sendet e paluajtshme.

Fituesi i sendit eshte ne mirebesim, ne rastin e siperm, kur nuk ka ditur ose nuk ishte i detyruar te dinte, ne kohen e fitimit, se personi nga i cili ka fituar sendin nuk ishte pronar, ose qe veprimi juridik per kalimin e pronesise nuk ishte i vlefshem”.

Ne interpretim te permbajtjes se kesaj dispozite duhet te plotesohen 4 kushte:1. Sendi duhet te jete nga ata sende qe perben objekt te parashkrimit fitues. 2. Fitimi i sendit pasuri e paluajtshme duhet bere ne baze te nje veprimi juridik qe ka

per qellim kalimin e pronesise, por qe nuk eshte i ndaluar nga ligja.3. Personi duhet te jete ne mirebesim.4. Sendi, kur eshte i paluajtshem, duhet te jete mbajtur ne posedim pa nderprerje per

6 vjet.Siç shihet nga arsyetimet e vendimeve gjyqesore, gjykatat respektive kane vleresuar

ne menyre te ndryshme permbajtjen e kesaj dispozite, prandaj ky Kolegj çmon se Gjykata e Apelit Vlore, ne rigjykim te kesaj çeshtje, perpara se te konkludoje nese ne rastin ne gjykim permbushen kriteret e cituara me lart, duhet te hetoje dhe te analizoje disa momente dhe rrethana faktike te rendesishme te kesaj mosmarreveshje, siç jane:

1. Vleresimi i deklarates se paraqitur nga paditesi dhe e permbajtjes se saj ne teresine e provave te tjera te lira me deshmitare, ne perputhje me percaktimet e nenit 233/fundit te K.Pr.Civile. Kjo per shkak te marredhenieve te posaçme qe palet kane me njeri-tjetrin dhe kontradiktave qe jane konstatuar lidhur me te gjate gjykimeve te zhvilluara.

Ne keto gjykime eshte provuar se deklarata nuk eshte shkruar nga i padituri Llaqi Ruci, por eshte shkruar nga kunati i perbashket i paleve ndergjyqese. Ne keto rrethana, gjykates i duhet te hetoje me hollesi rrethanat e perpilimit te saj, vertetesine ose jo te fakteve qe jane cituar ne ate deklarate, nese eshte kryer pagimi i shumes 70.000 leke ne favor te te paditurit, si dhe vleresimin e legalizimit te asaj deklarate nga ana e organeve lokale te pushtetit te asaj kohe. Vetem ne kete menyre kjo gjykate do te jete ne gjendje te vleresoje nese kjo deklarate i ploteson kushtet qe kerkon neni 44 i Dekretit per fitimin e pronesise me parashkrim fitues.

11

Page 12: Tetor 2009

2. Vleresimi i vendimit nr.47, date 12.08.1967 i K.Ekz. te K.P.Rrethit Vlore, i cili, bazuar ne Dekretet e Presidiumit te Kuvendit Popullor date 11.4.1967, ka shtetezuar kete shtepi ne emer te te paditurit Llaqi Grigor Ruci.

Shtetezimi i kesaj shtepie nepermjet ketij vendimi eshte provuar ne gjykimet e meparshme, por, nisur nga fakti tjeter i provuar ne gjykim se paditesi ne momentin e shtetezimit ne vitin 1967 kishte rreth 3 vjet qe e posedonte ate dhe ka vazhduar te sillet si pronar i saj per rreth 40 vjet deri ne marrjen e vendimit te K.K.K.Pronave, Gjykates se Apelit Vlore i duhet te hetoje me hollesisht lidhur me rrethanat e shtetezimit te saj dhe pasojat qe ka sjelle ky vendim (nese kjo banese eshte futur ne fondin e banesave te shtetit, nese po eshte paguar qira per te).

Pas nje vleresimi ne teresi te rrethanave te mesiperme, gjykata do te mund t’i jape pergjigje te drejte problemeve ligjore te ketij procesi e konkretisht; nese deklarata e paraqitur ne gjykim perben “veprimi juridik per kalimin e pronesise, veprim i cili nuk eshte i ndaluar nga ligja”; nese paditesi ka qene ose jo ne mirebesim; nese e ka poseduar ne menyre te qete dhe pa nderprerje per me teper se 6 vjet; nese dalja e vendimit te shtetezimit te baneses ne vitin 1967 ka sjelle pasoja ligjore dhe do te konsiderohet se e ka nderprere kete posedim?

Pas nje analize te plote te te gjithe rrethanave dhe fakteve ligjore, si dhe administrimit te provave te tjera qe vete gjykata mund t’i çmoje si te nevojshme, do te jete ne gjendje te jape nje zgjidhje te drejte dhe te bazuar ne ligj ne lidhje me konfliktin ne gjykim.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.590, date 18.11.2005 te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin

e çeshtjes per rigjykim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 01.10.2009

12

Page 13: Tetor 2009

MENDIMI I PAKICËSSi gjyqtar ne pakice kam mendim te ndryshem nga ai i shumices ne Kolegjin Civil.

Gjykoj se nuk duhet te ishte vendosur prishja e vendimit te gjykates se apelit dhe dergimi i çeshtjes per rishqyrtim, por lenia ne fuqi te atij vendimi.

Shumica ka ardhur ne perfundimin se gjykata e apelit ka zbatuar gabim ligjin dhe se per zgjidhjen e drejte te çeshtjes eshte e nevojshme perseritja e hetimit gjyqesor.

Ne menyre te permbledhur, shumica arsyeton se, per te çmuar drejt nese jemi perpara fitimit te pronesise me parashkrim fitues, ne rigjykim, duhet qe gjykata te lejoje palet te debatojne dhe te vleresoje deklaraten e perpiluar nga kunati i perbashket i paleve ndergjyqese, qe duket se daton ne vitin 1964, sipas se ciles shtepia objekt gjykimi vleresohej ne shumen 70.000 leke dhe i padituri Llaqo Ruci ishte dakord me likuidimin e shumes per shitjen deri ne vitin 1966. I caktohet kjo detyre gjykates se apelit edhe per shkak te marredhenieve te posaçme mes paleve, si dhe per te hetuar me hollesi mbi rrethanat e deklarates, te perpilimit e te vertetesise se fakteve qe ajo permban, perfshire “legalizimin” e saj nga pushteti lokal i kohes.

Ne kete pike, si gjyqtar ne pakice, kam mendim te kundert me shumicen.Sikurse drejt ka zbatuar ligjin gjykata e apelit, jam i mendimit se nuk qendron

pretendimi i paditesit per fitimin e pronesise mbi banesen nepermjet parashkrimit fitues. Ne zbatim te nenit 44 te Dekretit nr.2083, date 06.07.1955 “Mbi pronesine”, akt normativ i cili ka rregulluar marredhenien e pronesise edhe per kohen kur fillojne te ecin afatet e parashkrimit, per fitimin origjinal te pronesise se sendit nevojitet te permbushen njekohesisht te kater kushtet klasike juridiko-civile:

Sendi duhet te jete nga ato qe mund te behet objekt i parashkrimit fitues. Nje nga rastet kur nuk plotesohet ky kusht eshte kur sendi eshte prone e shtetit, kjo edhe ne kuptim te nenit 48 te Dekretit te lartpermendur.

Fitimi i sendit te jete bere ne baze te nje veprimi juridik qe ka per qellim kalimin e pronesise, por qe eshte i pavlefshem, sepse eshte kryer nga personi jopronar ose ne shkelje te formes se kerkuar nga ligji.

Personi qe ka fituar sendin duhet te jete ne mirebesim, pra te mos jete ne dijeni, apo te mos kete detyrimin te ishte ne dijeni se personi nga ka fituar sendin nuk ishte pronar apo se veprimi juridik per kalimin e pronesise eshte i pavlefshem.

Se fundi, sendi i paluajtshem te jete mbajtur ne posedim te panderprere mbi 6 vjet.Duke patur parasysh keto kushte klasike per fitimin origjinal te pronesise nepermjet

parashkrimit fitues, edhe ne çeshtjen objekt i ketij gjykimi, fakti qe ne vitin 1967 sendi rezulton se eshte shtetezuar, nisur edhe nga vete pretendimi i paditesit se ka kryer “veprimin juridik” ne vitin 1964, te sjell ne dy perfundime thelbesore: Se pari, nuk mund te behet fjale per parashkrim fitues, sepse sendi ka kaluar ne pronesi te shtetit dhe, se dyti, nese eventualisht do te pranohej deklarata, nuk kane kaluar 6 vjet nga kryerja e te ashtequajturit “veprim juridik”, pra nuk eshte plotesuar ndonje afat parashkrimi. Sendi ka mbetur ne pronesi te shtetit deri ne vitin 1999, kur te paditurit i jane kthyer te drejtat e pronesise nga K.K.K.Pronave.

Jam i mendimit se drejt ka konkluduar gjykata e apelit, duke rrezuar pretendimin e paditesit se ka kryer me te paditurin nje veprim juridik per kalimin e pronesise, me ane te “deklarates” qe pretendon se ka nenshkruar me te ne vitin 1964. Vleresoj se nuk kemi aspak te bejme me nje veprim juridik per kalim pronesie por vetem nje deklarate, e cila, nga gjykimi ne shkalle te pare dhe apel, eshte pranuar se eshte e fallsifikuar. Aq me teper kur vertetohet se kjo “deklarate” nuk eshte e nenshkruar nga i padituri, nenshkrimi ne emer te tij eshte i fallsifikuar. Njekohesisht kjo “deklarate” nuk eshte perpiluar dhe as e nenshkruar ne vitin 1964, siç pretendon paditesi. Vertetimi dhe vula nga pushteti vendor mbi ate deklarate te perpiluar nga kunati i perbashket i paleve nuk dihet se kur, minimalisht eshte kryer pas vitit

13

Page 14: Tetor 2009

1976. Ne kete menyre, se pari, eshte e vertetuar nga gjykatat e faktit se pala e paditur nuk ka marre pjese dhe as ka shprehur ndonje vullnet te çfaredoshem per kryerjen e ndonje veprimi juridik per kalimin e pronesise, gje qe nuk permbush edhe kushtin tjeter lidhur me mirebesimin e paditesit, keto per efekt te parashkrimit fitues. Se dyti, gjykatat e faktit kane pranuar se nuk mund te behet fjale per ndonje veprim te kryer ne vitin 1964, por minimalisht per kohen pas vitit 1976.

Shumica ne Kolegjin Civil arsyeton edhe se, sipas legjislacionit ne fuqi te asaj kohe dhe vendimit perkates te organit kompetent, ne vitin 1967 eshte bere shtetezimi i baneses me pronar palen e paditur. Por sipas shumices, “rezulton” se tre vjet me pare banesen e posedonte paditesi duke u sjelle si pronar per 40 vjet, prandaj ne rigjykim gjykata duhet te hetoje edhe mbi rrethanat e shtetezimit dhe pasojat qe ka sjelle ky vendim.

Jam i mendimit se te drejta ishin perfundimet e gjykates se apelit edhe ne kete aspekt. Ne kuptim e zbatim te ligjit nuk shikoj se cili do te ishte motivi dhe qellimi i perseritjes se hetimit ne kete pike. Nuk ka vend per te hetuar e vleresuar provat lidhur me shtetezimin ne kushtet kur “deklarata” eshte pranuar nga gjykata se eshte e fallsifikuar.

Nese pranohet qe ajo “deklarate” nuk eshte shkruar dhe as nenshkruar nga i padituri, atehere nuk kemi te bejme as edhe me “veprim juridik”. Kjo sepse “veprimin juridik” “per kalimin e pronesise” nuk mund ta kryeje kunati i perbashket i paleve ndergjyqese ne emer e per llogari te tyre. Kjo te sjell edhe ne perfundimin se mungon nevoja qe, nisur nga “deklarata”, te shqyrtohen rrethanat e vendimit mbi shtetezimin e baneses se te paditurit per efekt te parashkrimit fitues.

Se fundi, gjykatat e faktit kane konkluduar se nga viti 1967 banesa ne pronesi te te paditurit eshte shtetezuar me akt konkret sipas ligjit te kohes, duke kaluar ne pronesi te shtetit. Prandaj, ndryshe nga shumica, kam mendimin se nuk ka me asnje rendesi se cilat jane rrethanat e motivet e shtetezimit. Mjafton fakti qe prona eshte shtetezuar dhe, gjithnje, ne frymen e Kushtetutes, te Konventes e te ligjeve ne fuqi, ky fakt i provuar shkon vetvetiu ne favor te ish pronarit. Vendimtare eshte qe ish pronari eshte “zhveshur” nga pronesia ne menyre te padrejte. Per efekt te procesit kushtetues te njohjes dhe kthimit te pronave konsiderohet se ish pronaret nuk e kane humbur asnjehere pronesine, madje ata mund te quhen “pronare”. Ky proces i rikthen ata ne pronen e tyre, qe quhet se nuk e kane humbur asnjehere, pavaresisht nga aktet normative dhe individuale te kohes me te cilin “jane zhveshur” nga e drejta e prones.

Ne rrethana te tilla, jam i mendimit se vendimi i gjykates se apelit duhet te lihej ne fuqi.

Ardian Dvorani

14

Page 15: Tetor 2009

Nr.11243-01865-00-2006 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1185 i Vendimit (289)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Shpresa Beçaj KryesueseEvjeni Sinoimeri AnëtareFatos Lulo Anëtar Ardian Nuni AnëtarEvelina Qirjako Anëtare

në seancën gjyqësore të datë 01.10.2009 mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËSA: GJOVALIN KURAJVITORE KURAJ, të përfaqësuar me prokurë nga avokat Pjetër Deda.

I PADITUR: EQEREM GRAMI, përfaqësuar me prokurë nga avokat Agim Gogu.

PERSON I TRETË: ZYRA E PËRMBARIMIT TIRANË, në mungesë.

OBJEKTI I PADISË Së paditësit Gjovalin Kuraj:

Kundërshtim i pjesshëm i vendimit për thirrje eksperti nr.679, datë 10.05.2004 të Zyrës së Përmbarimit.

Baza Ligjore: Neni 610 i K.Pr.Civile.OBJEKTI I PADISË

Së paditëses Vitore Kuraj:Kundërshtim dhe anullim i vendimit të pushimit

nr.679, datë 14.06.2004 të Zyrës së Përmbarimit Tiranë.Baza Ligjore: Neni 617 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.2384, datë 22.04.2005, ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesë padisë së paditëses Vitore Kuraj kundër të paditurit Eqerem Grami.Rrëzimin e kërkesë padisë së paditësit Gjovalin Kuraj kundër të paditurit Eqerem Grami.Shpezimet gjyqësore në ngarkim të paditësave Gjovalin Kuraj dhe Vitore Kuraj.Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes për palët prezent në gjykim dhe nga dita e komunikimit për personin e tretë në mungesë, Zyra e Përmbarimit Tiranë.

15

Page 16: Tetor 2009

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.527, datë 09.05.2006, ka vendosur:Mospranimin e ankimit të bërë kundër vendimit nr.2384, datë 22.04.2005 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit kanë ushtruar rekurs paditësat Vitore Kuraj dhe Gjovalin Kuraj, të cilët kërkojnë prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe pranimin e padive, për këto shkaqe:

- Ankimi në gjykatën e apelit është ushtruar brenda afatit 15 ditor, afat i parashikuar shprehimisht në dispozitivin e gjykatës së shkallës së parë.

- Gjykata e shkallës së parë nuk duhet të bënte bashkimin e padive në një shqyrtim të vetëm gjyqësor. Secila prej padive referon në vendime të ndryshme gjyqësore, që janë vënë në ekzekutim të detyrueshëm dhe kanë specifikat e tyre.

- Zyra e Përmbarimit nuk ka ekzekutuar detyrimin e përcaktuar në vendimin nr.7507, datë 19.06.1996 të gjykatës së shkallës së parë.

- Pushimi i ekzekutimit është bërë në kundërshtim me ligjin dhe me provat. - Ne kemi vërtetuar se ky vendim nuk është ekzekutuar.

I padituri Eqerem Grami ka ushtruar kundër rekurs, me të cilin kërkon mospranimin e rekursit, për këto shkaqe:

- Shkaqet që ngrihen në rekurs nuk janë të bazuara dhe përmbajtja e paraqitur në rekrus nuk i përgjigjet provave dhe fakteve të administruara në gjykim.

- Vendimet gjyqësore përmbanin detyrime të ndërsjellta dhe për shumën që unë ngelesha debitor e kam shlyer me mandatin e datës 09.06.2004.

- Ankimi i bërë nga pala paditëse është jashtë afatit ligjor prej 5 ditësh.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Shpresa Beçaj; përfaqësuesin e paditësave Gjovalin

Kuraj dhe Vitore Kuraj, avokatin Pjetër Deda, që kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe pranimin e kërkesë padive; përfaqësuesin e të paditurit Eqerem Grami, avokat Agim Gogu, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NRrethanat e çështjes1. Paditësat Gjovalin Kuraj dhe Vitore Kuraj janë bashkëshortë. Midis tyre dhe të

paditurit Eqerem Grami janë kryer disa veprime juridike. 2. Mbi padinë e Vitore Kuraj, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin

nr.7507, datë 16.09.1996, ka vendosur: “Detyrimin e të paditurit Eqerem Grami të paguajë shumën 580.000 lekë dhe 10% të kësaj shume nga muaji shkurt 1994 deri në ekzekutimin e vendimit. Detyrimin e të paditurit Eqerem Grami t’i paguajë Vitore Kurës shumën prej 210 dollarë vlerën e qirasë mujore të magazinës, duke filluar nga muaji maj 1994 deri në ekzekutimin e vendimit”.

2.1. Pasi vendimi ka marrë formë të prerë nga gjykata e shkallës së parë, me vendimin nr.32 Akti, datë 27.01.1997 është lëshuar Urdhëri i ekzekutimit dhe është vënë në ekzekutim të detyrueshëm nëpërmjet Zyrës së Përmbarimit Tiranë.

3. Gjithashtu, mbi padinë e paditësit të kundërpaditur Eqerem Grami ndaj të paditurit kundërpaditës Gjovalin Kuraj, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.2438, datë 29.03.1996, ka vendosur detyrimin e të paditurit kundërpaditës Gjovalin Kuraj të kthejë

16

Page 17: Tetor 2009

shumën prej 520.000 lekë, plus përqindjen bankare, si dhe 2000 dollarë plus përqindjen bankare në favor të Eqerem Gramit.

3.1. Pasi vendimi ka marrë formë të prerë, nga gjykata e shkallës së parë me vendimin nr.354 Akti, datë 22.10.1996 është lëshuar Urdhëri i ekzekutimit dhe është vënë në ekzekutim të detyrueshëm nëpërmjet Zyrës së Përmbarimit Tiranë.

4. Nga ana e zyrës së përmbarimit, nisur nga fakti që dy vendimet e sipërcituara ishin midis personave me interesa të njëjta, është bërë bashkimi i dosjeve përmbarimore dhe kompensimi i detyrimeve midis palëve kreditore debitore. Përllogaritjet janë bërë nëpërmjet specialistes në datë 30.07.1997.

4.1. Meqënëse palët nuk kanë rënë dakord me vlerën e detyrimeve që do të ekzekutonin janë kryer disa akte ekspertimi, të cilat, për shkak të ecjes së kohës dhe ndryshimit të interesit ligjor, kanë dhënë konkluzione të ndryshme.

5. Personi i tretë i këtij gjykimi, Zyra e Përmbarimit Tiranë, me vendimin nr.679, datë 14.06.2004 ka pushuar ekzekutimin e vendimit gjyqësor të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë nr.7507, datë 19.06.1996, pasi debitori Eqerem Grami ka shlyer detyrimin që i kishte mbetur pa shlyer.

6. Paditësi Gjovalin Kuraj, bazuar në nenin 610 të K.Pr.Civile, me padinë e datës 19.05.2004 ka kundërshtuar pjesërisht vendimin nr.679, datë 10.05.2004 për thirrjen e ekspertit.

7. Paditësja Vitore Kuraj, bazuar në nenin 617 të K.Pr.Civile, me padinë e datës 16.06.2004 ka kërkuar anullimin e vendimit të pushimit nr.679, datë 14.06.2004 të Zyrës së Përmbarimit Tiranë.

8. Gjykata, bazuar në nenin 57 të K.Pr.Civile, me vendim ka bërë bashkimin e të dy çështjeve, duke i gjykuar kërkesë paditë së bashku.

9. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.2384, datë 22.04.2005, ka rrëzuar paditë e paditësave Gjovalin Kuraj dhe Vitore Kuraj kundër të paditurit Eqerem Grami, me person të tretë Zyra e Përmbarimit Tiranë.

10. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.527, datë 09.05.2006 ka vendosur mospranimin e ankimit ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë.

11. Kundër vendimit të gjykatës së apelit kanë ushtruar rekurs paditësat Vitore Kuraj dhe Gjovalin Kuraj, ndërsa i padituri Eqerem Grami ka ushtruar kundër rekurs.

Ligji i Zbatueshëm12. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, në të cilat është parashikuar:12.1. Neni 443 i K.Pr.Civile: “Afati i ankimit në gjykatën e apelit, kundër vendimeve

përfundimtare të gjykatës së shkallës së parë, është 15 ditë.Afati i ankimeve të veçanta është 5 ditë”.12. 2. Neni 611 i K.Pr.Civile: “Ankimi kundër veprimeve ose refuzimit të

përmbaruesit gjyqësor nuk pezullon ekzekutimin, përveç kur gjykata vendos ndryshe.Kundër vendimit të gjykatës bëhet ankim i veçantë”.Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson13. Vendimi nr.527,datë 09.05.2006 i Gjykatës së Apelit Tiranë, me të cilin nuk është

pranuar ankimi i bërë kundër vendimit nr.2384, datë 22.04.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është marrë në zbatim të gabuar të ligjit procedurial e për këtë shkak duhet prishur dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

14. Nga materialet e dosjes gjyqësore dhe gjykimeve të zhvilluara, rezulton se paditësit Vitore Kuraj dhe Gjovalin Kuraj kanë kundërshtuar me padi veprimet përmbarimore që kanë të bëjnë me caktimin e ekspertit dhe pushimin e ekzekutimit nga Zyra e Përmbarimit Tiranë.

17

Page 18: Tetor 2009

15. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka rrëzuar paditë e paditësave Gjovalin Kuraj e Vitore Kuraj ndaj të paditurit Eqerem Grami, person i tretë Zyra e Përmbarimit Tiranë.

16. Gjykata e Apelit Tiranë është vënë në lëvizje mbi ankimin e të dy paditësave dhe me vendimin nr.527, datë 09.05.2006 ka vendosur: “Mospranimin e ankimit të bërë kundër vendimit nr.2384 date 22.04.2005 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”.

17. Në zgjidhjen e dhënë gjykata, pa i hyrë themelit të çështjes, arsyeton: “... duke mbajtur parasysh objektin e kërkesë-padisë të paraqitur prej paditësve – kundërshtim i veprimeve apo mosveprimeve të Përmbaruesit Gjyqësor; parashikim i neneve 610, 611 të K.Pr.Civile, parashikimin e këtyre dispozitave, sipas të cilave (parashikimi i nenit 611/2 të K.Pr.Civile) ndaj vendimit të gjykatës që shqyrton paditë me objektin e sipërcituar, lejohet “ankim i veçantë”, përcaktimin e paragrafit të katërt të nenit 443 të K.Pr.Civile “afati i ankimeve të veçanta” është 5 ditë, çmon se konform kërkesave të pikës “a” ankimi është paraqitur jashtë afatit”, të paragrafit të parë të nenit 450 të K.Pr.Civile ...”.

18. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga gjykata e apelit.

19. Rekursi i paraqitur nga paditësat Vitore Kuraj e Gjovalin Kuraj përmban shkaqe ligjore që e bëjnë të cenueshëm vendimin e gjykatës së apelit.

20. Nga analiza në tërësi e dispozitave proceduriale (nenet 145-152, 442-448), të cilat përcaktojnë mjetet e ankimit, rregullojnë afate proceduriale dhe mënyrën e llogaritjes së tyre, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në konkluzionin se ankimi i veçantë ushtrohet kundër vendimeve të gjykatës së shkallës së parë vetëm në ato raste kur ai është parashikuar shprehimisht. Ndërsa për rastet e tjera si mjet ankimi për goditjen e vendimeve të gjykatës së shkallës së parë ushtrohet ankimi, afati i të cilit është 15 ditor, pra zbatohet rregullimi i përgjithshëm.

21. Kodi i Procedurës Civile parashikon shprehimisht dhe rregullon mjetet e ankimit kundër vendimeve gjyqësore. Secili prej tyre ka funksione, karakteristika dhe disiplinim të veçantë. Sipas nenit 442 të këtij Kodi “mjetet për t’u ankuar ndaj vendimeve të gjykatave janë: Ankimi në gjykatën e apelit, rekursi në Gjykatën e Lartë, kërkesa për rishikim”.

22. Në nenin 442/a është dhënë përkufizimi i ankimit si mjet kundërshtimi të vendimeve gjyqësore, sipas të cilit “Ankimi është akti me të cilin palët ose pjesëmarrësit e tjerë në proces parashtrojnë kundërshtimet e tyre ndaj vendimit të gjykatës dhe veprimeve të përmbaruesit gjyqësor, për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre”.

22.1. Ankimi mund të bëhet në çdo rast që pretendohet cenimi i të drejtave dhe interesave legjitime të subjekteve pjesëmarrës, qoftë në procesin e themelit, ashtu edhe në procesin e ekzekutimit të detyrueshëm.

23. Ndërsa në nenit 443 të K.Pr.Civile janë përcaktuar kufijtë kohorë brenda të cilit duhet të ushtrohen këto mjete kundërshtimi. Sipas paragrafit të parë të kësaj dispozite “Afati i ankimit në gjykatën e apelit, kundër vendimeve përfundimtare të gjykatës së shkallës së parë, është 15 ditë” dhe të paragrafit të fundit “Afati i ankimeve të veçanta është 5 ditë”.

23.1. Pra, ankimi si mjet juridik i zakonshëm i goditjes së vendimeve të gjykatës së shkallës së parë, bazuar në afatin brenda të cilit duhet të ushtrohet, dallohet në: ankimin që duhet të bëhet brenda afatit 15 ditor e që shërben si mjet për të kundërshtuar vendimet përfundimtare dhe; në ankimin e veçantë, që duhet ushtruar brenda afatit 5 ditor.

23.2. Ankimi i veçantë ushtrohet kundër vendimeve të ndërmjetme dhe atyre jo përfundimtare, por ai mund të ushtrohet edhe në rastet kur është parashikuar shprehimisht në ligj, pavarësisht nga lloji i vendimit.

24. Neni 610 i K.Pr.Civile është një dispozitë e përgjithshme, e cila duhet parë e harmonizuar dhe me dispozita të tjera të po këtij Kodi.

24.1. Kjo dispozitë parashikon një nga mjetet nëpërmjet të cilit realizohet kundërshtimi i veprimeve të ekzekutimit të detyrueshëm. Në themel, nëpërmjet këtij mjeti

18

Page 19: Tetor 2009

juridik, palët (debitori, kreditori apo kreditorë të tjerë ndërhyrës) dhe personat të tretë kundërshtojnë aktet e procesit të ekzekutimit që realizohen nëpërmjet kryerjes së veprimeve të përmbaruesit gjyqësor.

24.2. Në këtë dispozitë nuk është parashikuar shprehimisht e drejta e pjesëmarrësve në gjykim të kundërshtojnë vendimin e gjykatës, por kjo nuk do të thotë se vendimi i dhënë nga gjykata është i paankimueshëm. Sipas nenit 452 të K.Pr.Civile mund “të ankimohen në gjykatën e apelit të gjitha vendimet e dhëna nga gjykata e shkallës së parë, me përjashtim të rasteve kur ankimi përjashtohet me ligj”.

25. Për rastin në shqyrtim, çështja shtrohet nëse afati i ankimit është ai i përgjithshëm 15 ditor, që gjykata e shkallës së parë ka përcaktuar në dispozitivin e vendimit e të respektuar nga pala paditëse, apo kjo palë duhet të kishte ushtruar ankimin e veçantë.

26. Në vështrim të dispozitave të Pjesës së Katërt të Kodit të Procedurës Civile, në të cilat janë përcaktuar rregullimet ligjore për ekzekutimin e detyrueshëm dhe mjetet e mbrojtjes kundër ekzekutimit të vendimeve, ankimi i veçantë kundër vendimeve të gjykatës është parashikuar shprehimisht në nenet 512, 516/3, 517/2, 539, 601 dhe 611 të këtij Kodi.

26.1. Në referim të dispozitave të K.Pr.Civile, në të cilat janë parashikuar mjetet e mbrojtjes kundër ekzekutimit të detyreshëm (nenet 609, 610, 612-614), jo për të gjitha rastet është parashikuar se personi i interesuar mund të kundërshtojë vendimet e gjykatës me ankim të veçantë.

26.2. Ligjbërësi, për rastet kur ka çmuar se duhet të ushtrohet ankimi i veçantë, e ka parashikuar këtë mjet ankimi në mënyrë të posaçme. Kjo haset në të gjitha dispozitat kur lejohet ushtrimi i këtij mjeti.

27. Ky Kolegj gjykon se në kushtet kur në nenin 610 të K.Pr.Civile nuk është parashikuar afati i ankimit, sikurse është parashikuar për të gjitha rastet e tjera kur si mjet ankimi lejohet të ushtrohet ankimi i veçantë, atëhere ankimi i nënshtrohet rregullit të përgjithshëm, afatit 15 ditor.

28. Gjykata e apelit ka gabuar, kur referon në nenin 611 të K.Pr.Civile dhe ka vendosur mospranimin e ankimit të paditësave Gjovalin Kuraj dhe Vitore Kuraj, me arsyetimin se ankimi është bërë jashtë afatit ligjor.

29. Në interpretim literal e logjik të kësaj dispozite, ankimi i veçantë i parashikuar në të mund të ushtrohet vetëm kundër vendimit të gjykatës që ka pranuar ose jo kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të veprimeve të përmbaruesit gjyqësor dhe jo ndaj vendimit përfundimtar të gjykatës, që ka shqyrtuar çështjen bazuar në nenin 610 të K.Pr.Civile

30. Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë gjykon se ankimi i paditësave kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë është ushtruar brenda afatit ligjor dhe për rrjedhojë vendimi i gjykatës së apelit duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim po kësaj gjykate, me tjetër trup gjykues.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenet 485/c të Kodit të Procedurës

Civile,

V E N D O SIPrishjen e vendimit nr.527, datë 09.05.2006 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin

e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 01.10.2009

19

Page 20: Tetor 2009

MENDIM I PAKICËSJam kunder vendimit te shumices te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte qe ka prishur

vendimin e Gjykates se Apelit Tirane nr.527, date 09.05.2006 dhe ka derguar çeshtjen per rigjykim ne ate gjykate me tjeter trup gjykues, per arsyet e meposhteme.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendimin nr.2384, date 22.04.2005 ka rrezuar padite e paditesave dhe ne pjesen urdheruese te ketij vendimi ka percaktuar afatin 15 ditor te ankimit dhe jo afatin 5 ditor, qe eshte afati i ankimit te veçante kunder veprimeve permbarimore, parashikuar ne nenin 611/2 te K.Pr.Civile. Paditesit kane bere ankim brenda afatit 15 ditor te parashikuar ne vendimin e gjykates dhe jo brenda afatit 5 ditor te caktuar me ligj.Gjykata e Apelit Tirane me vendimin e siperpermendur ka vendosur mospranimin e ankimit si te paraqitur jashte afatit ligjor te percaktuar ne nenet 443/4 dhe 611/2 te K.Pr.Civile.

Ne interpretim te ligjit procedurial lind pyetja: nese ankimi kunder vendimit te gjykates qe shqyrton padite me objekt kundershtim te veprimeve permbarimore, te parashikuar ne nenin 611/2 te K.Pr.Civile, do te konsiderohet si ankim i veçante me afat 5 ditor apo si ankim i pergjithshem kunder vendimeve perfundimtare te gjykates se shkalles se pare me afat 15 ditor?

Ne referim te dispozitave te K.Pr.Civile per ankimet e veçanta, rezulton se ne rreth 26 nene parashikohet ankimi i veçante, pa percaktimin e ndonje afati te shprehur ne dispozite, kurse ne 4 nene parashikohet ankimi i veçante me afat te shprehur prej 5 ditesh, nga te cilat 3 kane te bejne me ankimet kunder veprimeve dhe denimeve me gjobe te permbaruesit dhe 1 per ankimet kunder vendimeve te ndermjetme te gjykates. Siç del nga kjo tablo e shkurter, dispozitat e K.Pr.Civile per ankimin e veçante kunder vendimeve te gjykates se shkalles se pare dhe ato kunder veprimeve permbarimore, pergjithesisht nuk permbajne afatin 5 ditor, duke ja lene per zgjidhje kete çeshtje parashikimeve te nenit 443/4 te Kodit. Kjo eshte nje dispozite normative rregullatore qe permban afatin e ankimit per te gjitha vendimet perfundimtare te gjykates se shkalles se pare, afatin e rishikimit te vendimit, te rekursit ne Gjykaten e Larte, si dhe afatin e ankimit te veçante qe eshte 5 dite.

Rrjedhimisht, ne te gjitha rastet ne dispozitat e K.Pr.Civile qe parashikohet ankimi i veçante, ai do te jete 5 dite, duke perfshire edhe ankimin qe behet sipas nenit 611/2 te ketij Kodi. Gjithashtu, meqenese afati i ankimit te veçante eshte i parashikuar drejtpersedrejti ne ligjin procedurial civil, ai ka detyrimisht perparesi ne zbatim, si nga gjykata, ashtu dhe nga palet ndergjyqese.

Ne rastin ne shqyrtim, pavaresisht se gjykata e shkalles se pare ne dispozitivin e vendimit ka shpallur si afat te ankimit afatin e pergjithshem 15 ditor, nga sa arsyetohet me lart, çmohet se ky afat i shpallur vjen ne kundershtim me permbajtjen e nenit 443/4 te K.Pr.Civile.

Citimi ne menyre te gabuar nga ana e gjykates i afatit te ushtrimit te te drejtes se ankimit, nuk mund te justifikoje palen ankuese te ushtroje kete te drejte proceduriale ne kundershtim te hapur me permbajtjen e dispozitave perkatese te percaktuara ne K.Pr.Civile, te cilat parashikojne ne menyre eksplicite kete afat.

Per keto arsye, ne kundershtim me vendimin e shumices, mendoj se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.527, date 09.05.2006, qe ka vendosur mospranimin e ankimit si te paraqitur jashte afatit ligjor, eshte i bazuar ne ligj dhe si i tille duhej te lihej ne fuqi.

Shpresa Beçaj

20

Page 21: Tetor 2009

Nr.11115-01298-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-961 i Vendimit (290)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareFatos Lulo Anëtar Ardian Nuni AnëtarEvelina Qirjako Anëtare

ne seancen gjyqesore te dates 01.10.2009 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS (I K/PADITUR): GJEK HASI, ne mungeseI PADITUR (K/PADITËS): PASHK HASI, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Kthimin e siperfaqes se tokes se zene prej 500 m2.

Baza Ligjore: Neni 153 i K.Pr.Civile dhe neni 291 i K.Civil.OBJEKTI I K/PADISË:Shpalljen te pavlefshme

te aktit te marrjes se tokes ne pronesi ne emer te Gjek Hasit, si dhe te vertetimit te pronesise per kete siperfaqe.

Çregjistrimin e kesaj pasurie dhe regjistrimin e saj ne emrin tim.Baza Ligjore: Neni 160 i K.Pr.Civile,

ligji nr.7843, date 13.07.1996 “Per regjistrimin e pasurise se paluajtshme”.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin, me vendimin nr.720/635, date 16.07.2009, ka vendosur:

Te pranoje kerkese padine e paditesit te kunderpaditur Gjek Hasi.Pushimin e cenimit te pronesise nga i padituri kunderpadites Pashk Hasi, duke i kthyer paditesit te kunderpaditur token e zene prej 497 (katerqind e nentedhjete e shtate) m2.Nxjerrjen jashte juridiksioni te kunderpadise.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs i padituri Pashk Hasi, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi, duke parashtruar keto shkaqe:

- Nxjerrja jashte juridiksioni e kunderpadise bie ndesh me detyrimin e gjykates per t’i dhene pergjigje kerkimeve tona, ne kushtet kur paditesi kerkon kthim sendi e shperblim demi. Gjithashtu Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin nuk e percakton se çeshtja e paditesit dhe e imja si i paditur eshte nje e vetme, bazuar ne nenin 55 te K.Pr.Civile.

21

Page 22: Tetor 2009

- Se dyti, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin nuk ka vleresuar se personit nuk mund t’i leshohet akt pronesie, sipas ligjit nr.7501 te dates 19.07.1991, pas vitit 1997, ne rast se ky person nuk disponon formularin nr.6 dhe aq me teper qe nuk eshte azhornuar prona e tij.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri, dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne

teresi,

V Ë R E NVendimi nr.720/635, date 16.07.2009 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin ne pjesen

qe ka vendosur te nxjerre jashte juridiksionit gjyqesor çeshtjen lidhur me kunderpadine e te paditurit, eshte dhene ne shkelje te ligjit e si i tille per kete pjese duhet te prishet dhe çeshtja t’i dergohet asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Ndersa per pjesen tjeter te tij, me te cilin eshte pranuar padia e paditesit dhe eshte detyruar i padituri te pushoje cenimin ne pronesi e t’i ktheje atij token me siperfaqe 497 m2, çeshtja duhet t’i dergohet per kompetence gjykimi gjykates se apelit.

Nga materialet e administruara ne dosjen gjyqesore ka rezultuar se paditesi Gjek Hasi, me “Aktin e marrjes se tokes ne pronesi”, eshte bere pronar, nder te tjera, edhe i dy parcelave, njera me siperfaqe 259 m2 dhe tjetra me siperfaqe 238 m2. Akti eshte regjistruar edhe prane Z.R.P.P., ku dy siperfaqeve u korespondojne numrat e pasurive, respektivisht 634/2 dhe 635/3.

Edhe i padituri, ne zbatim te ligjit nr.7501 te vitit 1991 “Per token” ka marre “Aktin e marrjes se tokes ne pronesi” per nje siperfaqe toke 2000 m2, por ate deri ne momentin e gjykimit e ka patur te paregjistruar nga Z.R.P.P., per shkak te mbivendosjes ne nje pjese te kesaj siperfaqeje me pronen e paditesit.

Paditesi, duke e konsideruar veten pronar, ka kerkuar te detyrohet gjyqesisht i padituri te liroje e dorezoje siperfaqen e zene, ndersa i padituri me kunderpadi ka kerkuar pavlefshmerine e aktit te marrjes se tokes ne pronesi te paditesit per pjeset ne konflikt, si dhe çregjistrimin e kesaj pasurie nga Z.R.P.P.

Gjykata e rrethit, pasi ka thirrur eksperte, ka konstatuar mbivendosje midis pronave te paleve ne siperfaqen e pretenduar nga paditesi. Ajo ka konstatuar gjithashtu qe prona e paditesit eshte regjistruar ne Z.R.P.P., ndersa prona e te paditurit jo. Per kete shkak ajo ka pranuar padine e paditesit, duke e detyruar te paditurin te liroje siperfaqen e mbivendosur. Lidhur me kunderpadine, ajo ka pranuar se i padituri nuk mund t’i drejtohej gjykates para se te ndiqte rrugen per kundershtimin administrativisht te aktit, te parashikuar nga ligji nr.9948, date 07.07.2008 “Per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore”. Per kete shkak ajo ka vendosur nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te kunderpadise.

Ne ankimin e veçante te paraqitur nga i padituri ne Gjykaten e Larte (pavaresisht se ka perdorur termin “rekurs”), ai ka ngritur pretendime jo vetem lidhur me juridiksionin e shqyrtimit te kunderpadise, por edhe pretendime lidhur me zgjidhjen e dhene nga gjykata e rrethit per padine.

Sigurisht qe kjo gjykate eshte kompetente te shqyrtoje ne kete faze te proçesit vetem problemet e juridiksionit, sipas neneve 62 e 63 te K.Pr.Civile, prandaj do te shprehet vetem per kete pjese. Ndersa pretendimet e tjera lidhur me zgjidhjen e dhene nga gjykata e rrethit per kerkimet e padise (edhe pse ato jane bere ne te njejtin akt me kerkimet per juridiksionin), ajo e konsideron veten jo kompetente dhe vlereson se çeshtja i duhet derguar gjykates se apelit si gjykate kompetente.

22

Page 23: Tetor 2009

Kolegji Civil i Gjykates se Larte vleresoi se vendimi i gjykates ne pjesen qe e ka nxjerre çeshtjen jashte juridiksionit gjyqesor eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit.

Qellimi i ligjit nr.9948 date 07.07.2008 “Per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore”, te cilit gjykata i eshte referuar ne vendimin e saj, nuk rezulton te jete krijimi i nje procedure te detyrueshme administrative, e cila do t’i paraprije procedures gjyqesore. Procedura administrative qe te jete e tille e te mos lejoje shqyrtimin gjyqesor te konfliktit pa u shterur paraprakisht ajo, jo vetem duhet te jete parashikuar nga vete ligji si e detyrueshme, por edhe duhet te jete efektive ne kuptim te nenit 13 te KEDNJ. Kjo do te thote qe nepermjet saj duhet t’i jepet zgjidhje çeshtjes ne themel.

Por ne fakt, nga parashikimet e bera ne ligjin e mesiperm, nuk rezulton te jete keshtu. Ky ligj nuk synon te krijoje nje rruge te detyrueshme administrative dhe as te

shmange aksesin e drejtperdrejt ne gjykate te individeve te pajisur me akt te marrjes se tokes ne pronesi. Ne asnje dispozite ligjore nuk eshte parashikuar se ne rast se titulli nuk shqyrtohet fillimisht nga Komisioni Vendor, pala nuk mund t’i drejtohet gjykates.

Qellimi i ligjit eshte te shtoje edhe nje subjekt tjeter ne rrethin e subjekteve te legjitimuar per t’iu drejtuar gjykates dhe per te kerkuar anullimin pjeserisht apo teresisht te akteve te marrjes se tokes ne pronesi qe paraqesin probleme, dhe ky subjekt eshte Komisioni Vendor i vleresimit te titujve te pronesise (K.V.).

Sipas nenit 10 te ligjit Komisioni vendor (K.V.) nuk ka kompetence te anulloje pjeserisht, ose teresisht aktet e marrjes se tokes ne pronesi pa ju drejtuar gjykates, por ai ka funksion verifikues. Ne kete dispozite parashikohet : 1. “Kur KV-ja, gjate verifikimit te dokumentacionit dhe vendimeve perkatese te komisioneve te tokes, veren se krijimi i titullit te pronesise mbi token eshte dhene ne kundershtim me dispozitat e percaktuara ne nenet 2,3 e 4 te ketij ligji dhe me vendimet e tij, te marra sipas neneve 8 pikat 2 e 3 dhe 9 pika 2 te ketij ligji, i paraqitet gjykates se rrethit gjyqesor perkates nje kerkese per anullimin e aktit administrativ, “akt i marrjes se tokes ne pronesi”.

2. Kerkesa i paraqitet subjektit perkates nga prefekti i qarkut brenda 7 diteve nga data e njoftimit te vendimit per paligjshmerine e aktit te pronesise mbi token bujqesore. Objekt i kerkeses se prefektit eshte deklarimi i pavlefshmerise se “aktit te marrjes se tokes ne pronesi”, shfuqizimi i tij dhe kthimi i prones ne pronesi te shtetit.

3. Gjykata shqyrton kerkesen e prefektit brenda 60 diteve, duke thirrur ne proçes gjyqesor edhe Avokatin e Shtetit”.

Pra sikunder rezulton edhe nga permbajtja e dispozites se mesiperme K.V.-ja, pavaresisht nga menyra se si vihet ne levizje (mbi kerkese, ankim, informacion apo kryesisht), ka kompetence te beje verifikimin e situates dhe kur arrin ne konkluzion qe ligji nr.7501 i vitit 21991 “Per token”, si dhe legjislacioni tjeter qe ka rregulluar kalimin ne pronesi private te tokes bujqesore te ish N.B.-ve, tokes pyjore, livadheve e kullotave, eshte zbatuar keq, ka te drejte t’i drejtohet gjykates per te kerkuar anullimin e tij, qofte te pjesshem apo dhe te plote. Ne esence te fundit eshte gjykata ajo qe vendos per sa me siper.

Argumentave te mesiperme i duhet shtuar edhe fakti se gjykata ishte duke shqyrtuar nje padi me objekt kerkim sendi, ku titulli i pronesise se paditesit buron nga akti administrativ qe kerkohet te kundershtohet me kunderpadi. Do te ishte ne interes te zgjidhjes se drejte te çeshtjes qe edhe per kete shkak shqyrtimi te behej nga gjykata ne te njejtin proçes.

23

Page 24: Tetor 2009

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 63 te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.720/635, date 16.07.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor

Kurbin dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues lidhur me kunderpadine, si nje çeshtje e juridiksionit gjyqesor.

Dergimin e çeshtjes per kompetence gjykimi Gjykates se Apelit Tirane per t’u shprehur lidhur me padine.

Tirane, me 01.10.2009

24

Page 25: Tetor 2009

Nr.21003-01298-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-960 i Vendimit (291)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareFatos Lulo Anëtar Ardian Nuni AnëtarEvelina Qirjako Anëtare

ne seancen gjyqesore te dates 01.10.2009 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËSE: N K., ne mungeseI PADITUR: I. S., ne mungese

OBJEKTI:Njohje te atesise se femijes te quajtur S.,

lindur ne date 30.12.2003.Baza Ligjore: Neni 181, 189 e vijues te K.Familjes.

Gjykata e shkalles se pare Kurbin, me vendim nr.487, date 07.11.2005, ka vendosur: Pranimin e kerkese-padise.Vertetimin e faktit te lindjes se femijes i lindur jashte martese S. K., i dtl. 30.12.2003, i seksit mashkull, per atesi te paditurin I. H. S.Zyra e Gjendjes Civile perkatese te beje ndryshimet ne regjistrat e gjendjes civile.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.749, date 20.06.2006, ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.487, date 07.11.2005 te Gjykates se shkalles se pare Kurbin.

Kunder vendimit ka ushtruar rekurs i padituri I. S., i cili kerkon prishjen e vendimeve gjyqesore dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e shkalles se pare Kurbin, duke parashruar keto shkaqe:

- Gjykatat moren vendim duke u bazuar vetem ne deklarime te paprovuara shkencerisht.

- Une nuk kam pranuar te bej analizen e thjeshte te gjakut qe kerkoi gjykata, pasi vete eksperti tha se kjo lloj analize nuk eshte e sakte. E vetmja gje qe verteton kete fakt eshte analiza e A.D.N.-se.

- Eshte e vertete qe kam pasur marredhenie intime me paditesen, por shtatzania e saj eshte krijuar para se ne te kishim marredhenie bashke, kete e ka vertetuar dhe vizita e saj ne nje klinike private ne Tirane. Ne ate kohe une kisha 2 muaj qe njihesha, ndersa paditesja ishte 3 muaj shtatzene.

25

Page 26: Tetor 2009

- Ne keto kushte kerkoj kthimin e çeshtjes per rigjykim dhe kryerjen e analizes se A.D.N., nese rezulton se eshte femija im nuk kam asnje kundershtim per ta njohur dhe permbushur detyrimet e mia prinderore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri, dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne

teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga i padituri I. S. permban shkaqe nga ato te parashikuara ne

nenin 472 te K.Pr.Civile, te cilat e bejne te cenueshem vendimin e Gjykates se Apelit Tirane nr.749, date 20.06.2006, qe ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit, me te cilin eshte pranuar padia e paditeses dhe eshte njohur i padituri si ati i femijes se saj S. K. Per rrjedhoje, vendimi i mesiperm duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet prane po asaj gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se paditesja N. K., me padine ne gjykim, ka kerkuar qe i padituri I. S. te njihet si ati i femijes se saj S. K., i lindur jashte martese ne 30.12.2003. Ajo ka pretenduar se ne kohen e zenies se tij ka bashkejetuar me te paditurin i cili i ka premtuar edhe martese, por qe me pas kjo nuk eshte realizuar.

I padituri nuk e ka mohuar faktin se me paditesen ka bashkejetuar per nje periudhe kohe, por ka pretenduar se ne kohen e zenies se femijes ai ende nuk ka qene i lidhur me te dhe per rrjedhoje nuk mund te jete ai ati i femijes. Sipas te paditurit, ai vazhdimisht ka patur dyshime per kete fakt, por ato i jane shtuar kur mjeku gjinekolog i ka percaktuar paditeses nje moshe shtatezanie, e cila nuk perkonte me kohen e njohjes se tyre.

Gjykata e rrethit, pasi ka pyetur disa deshmitare, ka arritur ne konkluzionin se palet qe prej marsit te vitit 2003 kane bashkejetuar me njeri tjetrin dhe kjo bashkejetese ka zgjatur deri ne muajin tetor - kohe kur paditesja ka marre vesh se i padituri vazhdonte te ishte i lidhur me nje martese te meparshme. Duke llogaritur qe prej ketij momenti, gjykates, i ka rezultuar se femija S. ka lindur ne krye te 9 muajve, prandaj dhe ka pranuar padine, duke e njohur te paditurin si atin e femijes.

Gjykata arsyeton ne vendim se eksperti i thirrur prej saj, pas interesimit prane Qendres se Gjenetikes ne Tirane, kishte marre pergjigje se analiza e AND-se akoma nuk mund te realizohej ne Shqiperi. Ndersa lidhur me analizat e tjera te gjakut ajo arsyeton se nuk duhet domosdoshmerisht te realizohen per te vertetuar atesine e femijes se lindur jashte martese, pasi nje gje e tille nuk rezulton ne asnje dispozite te K.Familjes. Ajo do te ishte nje prove si gjithe provat e tjera.

Ne vendimin e gjykates i eshte dhene pergjigje edhe pretendimit te ngritur ne menyre te vazhdueshme nga i padituri per te kryer analizen e AND-se. Sipas saj gjykata konkludon edhe me prova te tjera dhe bindjen e brendshme, pasi ne te kundert do te mbeteshin pa atesi ato femije qe babai i pretenduar u ka vdekur, apo eshte i larguar dhe ne pamundesi objektive per t’u realizuar AND-ja.

Edhe gjykata e apelit e ka lene ne fuqi vendimin e mesiperm me te njejtin arsyetim. Lidhur me analizen e AND-se, ne ndryshim nga gjykata e rrethit, ajo pranon se gjykata i ka dhene te gjithe mundesite te paditurit, por ky i fundit nuk ka pranuar ta kryeje.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se vendimi i mesiperm i gjykates se apelit eshte rrjedhoje e shkeljeve te renda proceduriale dhe per rrjedhoje, ne kuptim te nenit 472/b, duhet te prishet.

26

Page 27: Tetor 2009

Neni 189 i K.Familjes, ashtu sikunder arsyeton dhe gjykata, si kusht per vertetimin e atesise se femijes se lindur jashte martese, kerkon te provohet se ne kohen e zenies se femijes i ati bashkejetonte me nenen e femijes. Ne te nuk specifikohet se çfare lloj provash do te duhen per te provuar kete fakt e aq me teper se cila prej tyre konsiderohet me e rendesishme. Eshte e qarte se per çmuarjen e provave veprojne parimet e njohura te te drejtes proceduriale civile, sipas se ciles nuk ka prova me vlere te paracaktuar dhe vleresimi i tyre behet ne teresi nga gjykata, sipas bindjes se saj te brendshme dhe ndergjegjes juridike.

Edhe pse ishte e drejta e gjykates te krijonte bindjen mbi provat qe ju serviren nga palet, duke patur parasysh natyren delikate te çeshtjeve me objekt njohje atesie, veshtiresine e te provuarit te tyre per shkak te intimitetit te marredhenies, si dhe kerkesen e vazhdueshme te te paditurit per analizen e AND-se, gjykata nuk duhej te kishte perfunduar gjykimin pa u kryer kjo analize. Ajo ne vetvete nuk ka vlere te paracaktuar ne raport me provat e tjera, por behet e domosdoshme ne kushtet kur i padituri nuk mohon marredheniet me paditesen, por vetem faktin se ne kohen e zenies se femijes nuk ka qene i lidhur me te.

Gjykata e ka vertetuar faktin e bashkejeteses se paleve me deshmitare, ne kohen kur i padituri nuk e mohon si fakt. Por sado te sakta qe te kene qene deshmite e tyre, duke qene se pretendimet e te paditurit ndryshojne vetem me nje muaj me shpjegimet e paditeses (gje kjo qe eshte teper e rendesishme per faktin nese ai eshte ose jo ati i femijes), ato duhet te konfirmoheshin edhe nga nje ekzaminim teper i rendesishem, i cili eshte analiza e AND-se.

Gjykata e rrethit, per te sqaruar faktin nese kjo analize behej ose jo ne Shqiperi, eshte mjaftuar me shpjegimet e dhena nga eksperti i thirrur prej saj. Ajo nuk ka perdorur autoritetin e saj dhe te drejten qe i njeh ligji, per te kerkuar vete para institucioneve qe jane kompetente sqarime per kete fakt.

Nderkohe gjykata e apelit, ne pergjigje te pretendimeve te ngritura ne ankim, pranon te kunderten (se i padituri ka refuzuar ta kryeje kete analize), kur nje fakt i tille nuk rezulton i pranuar nga gjykata e rrethit dhe as i shtruar per diskutim ne gjykaten e apelit ku i padituri nuk ka qene fare i pranishem. Ne kete menyre, kjo gjykate ka vepruar ne kundershtim me kerkesat e nenit 472/b, i cili referon tek neni 467 i K.Pr.Civile.

Ne rigjykim gjykata duhet t’u krijoje paleve mundesine e kryerjes se analizes se AND-se, e cila eshte e realizueshme ne Shqiperi, gje qe do ta ndihmoje ate qe mbas vleresimit ne teresi te provave te arrije ne nje konkluzion te drejte lidhur me zgjidhjen e çeshtjes.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.749, date 20.06.2006 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin

e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues. Tirane, me 01.10.2009

27

Page 28: Tetor 2009

Nr.11118-00160-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-953 i Vendimit (292)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareFatos Lulo Anëtar Ardian Nuni AnëtarEvelina Qirjako Anëtare

ne daten 01.10.2009, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile, qe u perket paleve:

PADITËS: MYFTAR SKENDULI, i biri i Nesipit, i dtl.1978, lindur dhe banues ne Gjirokaster, ne mungese.

I PADITUR: DEGA E THESARIT GJIROKASTER, ne mungese.

PALË E TRETË: PROKURORIA E RRETHIT GJIROKASTER, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Kompensim per burgim te padrejte.

Baza Ligjore: Neni 268, 269 i K.Pr.P., neni 31 e vijues i K.Pr.C.

Gjykata e Shkalles se Pare Gjirokaster, me vendimin nr.542, date 21.06.2006 ka vendosur:

Pranimin e kerkese-padise.Kompensimin e paditesit Myftar Skenduli per burgim te padrejte, duke u detyruar pala e paditur te kompensoje paditesin ne shumen 240.000 (dyqind e dyzet mije) leke per 80 dite burgim.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.309, date 27.09.2006, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.542, date 21.06.2006 te Gjykates se Shkalles se Pare Gjirokaster.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster nr.309, date 27.09.2006, ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.C., brenda afatit ligjor, ka ushtruar rekurs Avokatura e Shtetit - Zyra Vendore Gjirokaster, duke kerkuar ndryshimin e vendimeve dhe rrezimin e padise, per keto shkaqe:

28

Page 29: Tetor 2009

- Gjykatat kane interpretuar gabim ligjin dhe zbatuar keq ate, pasi ne baze te nenit 4 te ligjit nr.9381, date 28.04.2005 dhe nenit 268/1/3 te K.Pr.C., paraburgimi i vuajtur nga shtetasi M. Skenduli ka qene pasoje e veprimeve te pakujdesshme te tij.

- Periudha e paraburgimit e vuajtur nga paditesi, ne kushtet kur ne dyqanin e tij u zbulua lende narkotike, justifikohet me periudhen kur prokuroria kreu veprimet hetimore qe mundesuan pushimin e procedimit penal.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi gjyqtarin Fatos Lulo; ne mungese te paleve ndergjyqese; si dhe pasi

shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NNga aktet ne dosjen gjyqesore rezulton se pala paditese eshte arrestuar ne kushtet e

flagrances ne date 02.06.2005. Arrestimi i ketij shtetasi eshte kryer ne mjediset e nje njesie tregtare qe posedohej prej tij, ku ai ofronte sherbime kancelarie. Ne momentin e ushtrimit te nje kontrolli nga OPGj ne brendesi te lokalit eshte gjetur nje qese, ne te cilen ishte e paketuar nje sasi prej 115 gr. lende bimore, e cila pas analizave ka rezultuar te jete e llojit kanabis sativa. Pavaresisht se qe ne momentin e ndalimit paditesi ka pretenduar se qesen ne fjale e kish lene ne dyqanin e tij shtetasi Sh.B. dhe se ai nuk dinte per permbajtjen e saj, Gjykata e Shkalles se Pare Gjirokaster me vendimin nr.40, date 05.06.2005 ka vendosur te caktoje si mase sigurimi personal ate qe parashikon dispozita e nenit 238 te K.Pr.P., pasi nga organi i ndjekjes penale dyshohej se kish kryer vepren penale te parashikuar nga neni 283 i K.P. Masa e sigurimit rezulton te jete zevendesuar ne vijim me ate qe parashikon neni 234 i K.Pr.P., ne baze te vendimit nr.57, date 19.08.2005 te Gjykates se Shkalles se Pare Gjirokaster.

Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Gjirokaster, me vendimin date 30.08.2005, bazuar ne nenin 328/1/dh, ka vendosur pushimin e çeshtjes penale, duke arsyetuar se paditesi nuk e ka kryer vepren penale per te cilen ndiqej penalisht.

Ne mbeshtetje te dispozitave te nenit 268, 269 te K.Pr.P. dhe ligjit te posaçem nr.9381, date 28.04.2005, paditesi ka kerkuar te demshperblehet per burgim te padrejte, per gjithsej 80 dite paraburgim. Gjate gjykimit, nga ana e gjykates se shkalles se pare eshte urdheruar kryerja e nje akti ekspertimi ne lidhje me fitimin e perditshem qe paditesi siguronte nga veprimtaria e tij tregtare. Perfundimisht, gjykata i ka njohur vleren maksimale te demshperblimit, ate prej 3.000 leke per dite paraburgimi. Nga ana e Avokatures se Shtetit eshte ngritur pretendimi se, ne baze te nenit 4 te ligjit nr.9381, date 28.04.2005, paditesit nuk i takon te trajtohet me demshperblim, per shkak se koha e kaluar prej tij ne paraburgim i eshte nevojitur organit te prokurorise per te ardhur ne konkluzionin se ai nuk e kishte kryer vepren penale per te cilen akuzohej. Pretendimi ne fjale nuk eshte vleresuar si i mbeshtetur ne ligj nga ana e gjykatave te faktit, pasi konstatohet se dhe Gjykata e Apelit Gjirokaster ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare, qe pranoi padine e paditesit.

Edhe rekursi i paraqitur nga ana e Avokatures se Shtetit - Zyra Vendore Gjirokaster, kunder vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster, permban te njejtat pretendime, te cilat pasi u gjeten te pabazuara ne ligj, u rrezuan nga ana e gjykatave te faktit. Per kete arsye, ky Kolegj çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster nuk eshte i cenueshem.

Kolegji Civil nenvizon se rastet kur subjektet e nje procedimi penal kane te drejte te parashtrojne kerkesen per demshperblim per burgim te padrejte parashikohen ne nenin 268 te K.Pr.P., si dhe ne dispozitat e ligjit te posaçem nr.9381, date 28.04.2005 “Per kompensimin e burgimit te padrejte”. Keshtu ne paragrafin e pare dhe te trete te nenit 268 te K.Pr.P. parashikohet si vijon: “1. Ai që është deklaruar i pafajshëm me vendim të formës së prerë ka të drejtën e kompensimit për paraburgimin e vuajtur, me përjashtim të rasteve kur është

29

Page 30: Tetor 2009

provuar që vendimi i gabuar ose moszbulimi në kohën e duhur i faktit të panjohur është shkaktuar tërësisht ose pjesërisht prej tij …3. Dispozitat e paragrafëve 1 dhe 2 zbatohen edhe në favor të personit, për të cilin është vendosur pushimi i çështjes nga gjykata ose prokurori”.

Po keshtu, ne nenin 3, germa a te ligjit nr.9381, date 28.04.2005 “Per kompensimin e burgimit te padrejte” parashikohet si vijon: “Për efekt të këtij ligji, me burgim të padrejtë kuptohet: a) periudha e paraburgimit për një çështje ose akuzë, për të cilën prokuroria ka pushuar hetimet, ose gjykata ka dhënë pafajësi ose ka pushuar çështjen”.

Ne rastin konkret eshte i pavend arsyetimi qe Avokatura e Shtetit - Zyra Vendore Gjirokaster parashtron ne rekurs, duke pretenduar se paditesi ne rastin konkret duhet te trajtohet sipas parashikimit te nenit 4 te ligjit te lartpermendur, ku parashikohet si vijon: “1. Personi, që është deklaruar i pafajshëm me vendim të formës së prerë, ka të drejtën e kompensimit për paraburgimin e vuajtur, me përjashtim të rasteve kur është provuar se vendimi i gabuar ose moszbulimi në kohën e duhur i faktit të panjohur është shkaktuar tërësisht ose pjesërisht prej tij”. Kolegji vlereson se eshte e tepert per te shpjeguar me qarte sesa vete ligjvenesi e ka trajtuar kete rast procedurial, i cili eshte i ndryshem nga rasti qe trajtohet ne çeshtjen qe kemi per gjykim.

I vetmi moment, qe mund te pretendohej nga pala e paditur si shkak per te perjashtuar paditesin nga perfitimi i kompensimit per burgim te padrejte, eshte rasti i parashikuar nga neni 268/1 i K.Pr.P.: “me përjashtim të rasteve kur është provuar që vendimi i gabuar ose moszbulimi në kohën e duhur i faktit të panjohur është shkaktuar tërësisht ose pjesërisht prej tij.” Por kete element te proçesit te te provuarit, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ia kane njohur me te drejte gjykatave te faktit, teksa ne vendimin e tyre nr.3, date 27.03.2003 shprehen: “sipas permbajtjes se pikes 1 te dispozites se nenit 268 te K.Pr.Penale, personi qe ka marre pafajesi ose ndaj te cilit eshte pushuar çeshtja, perjashtohet nga e drejta per kompensim per burgim te padrejte kur: a) eshte provuar qe vendimi eshte i gabuar, teresisht ose pjeserisht, per fajin e tij dhe b) mos zbulimi ne kohen e duhur te fakteve te panjohura, administrimi i te cilave, nga gjykata penale, nuk do ta çonte ate ne marrjen e nje vendimi fajesie per kerkuesin, ka ndodhur teresisht ose pjeserisht per fajin e ketij te fundit… Evidentimi, administrimi dhe konkretizimi, rast pas rasti, i ekzistences se ketyre rrethanave, eshte detyre e gjykates penale ose prokurorit qe, perkatesisht, jep vendimin e pafajesise ose pushon çeshtjen”.

Ne rastin konkret, ne vendimin date 30.08.2005 te organit te prokurorise per pushimin e çeshtjes penale ne ngarkim te paditesit, prokurori ka pershkruar bashkepunimin e shtetasit Myftar me OPGJ qe ne momentin e kryerjes se kontrollit, tregimin e vendndodhjes se qeses ku ishte lenda narkotike dhe rrefimit te faktit se ai nuk dinte permbajtjen e saj, persa kohe ia kish lene shtetasi Sh.B., i identifikuar prej tij gjate paraqitjes per njohje.

Nga ana tjeter, nga ana e gjykatave te faktit, per te percaktuar masen e kompensimit, me te drejte eshte vendosur kryerja e nje akti ekspertimi, ne baze te konkluzioneve te te cilit eshte llogaritur dhe vlera perkatese.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te Kodit te Proçedures Civile

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.309, date 27.09.2006 te Gjykates se Apelit Gjirokaster.

Tirane, me 01.10.2009

30

Page 31: Tetor 2009

Nr.11115-00040-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-979 i Vendimit (293)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareFatos Lulo Anëtar Ardian Nuni AnëtarEvelina Qirjako Anëtare

ne daten 01.10.2009, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile, qe u perket paleve:

PADITËS: SULLTANA ALIA, e bija e Metit, e vtl.1950, banuese ne Shengjin, ne mungese.ESAT SULA, i biri i Eminit, i vtl.1938, banues ne Shengjin, ne mungese.LEME BAHITI, e bija e Osmanit, e vtl.1939, banuese ne Shengjin, ne mungese.BURHAN OSMANI, i biri i Kasemit, i vtl.1960, banues ne Shengjin, ne mungese.AGUSTIN CANI, banues ne Shengjin.

TË PADITUR: SHAQIR HASANI, i biri i Avdylit, i vtl.1946, banues ne Shengjin, ne mungese.IZMIR HASANI, i biri i Shaqirit, i vtl.1987, banues ne Shengjin, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:Sigurimin e padise si mase provizore,

duke urdheruar pezullimin e punimeve nga pala e paditur.Kallezim i nje punimi te ri.

Baza Ligjore: Neni 202/a i K.Pr.C., neni 94, 303 i Kodit Civil.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.249, date 16.09.2003, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.202, date 29.05.2003 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Shkalles se Pare Lezhe, me vendimin nr.125, date 31.03.2006, ka vendosur:Rrezimin e kerkese-padise si te pambeshtetur ne prova dhe ne ligj.

31

Page 32: Tetor 2009

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.351, date 25.10.2006, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.125, date 31.03.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder nr.351, date 25.10.2006, ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.C., brenda afatit ligjor, ka ushtruar rekurs pala paditese S. Alia, L. Bahiti, duke kerkuar prishjen e vendimit, per keto shkaqe:

- Gjykata nuk mori per baze shkresat e prefektures dhe zyres se urbanistikes, ne te cilat pasqyrohet fakti se ndermjet pallateve nuk mund te ndertohet, pasi shkelen normat urbanistike.

- Gjykata gaboi duke mos marre parasysh shkresen e organit te prokurorise date 26.06.2006, ku vertetohet se ne ngarkim te dy eksperteve, qe kane pergatitur aktin e ekspertimit ne gjykaten e shkalles se pare, vazhdon ndjekja penale per ekspertim te rreme.

- Gjykata nuk mori per baze aktin e ekspertimit te ekspertit P. Avdyli, duke u treguar e njeanshme.

- Gjyqtari F. Vjerdha nuk mund te merrte pjese ne shqyrtimin e çeshtjes ne gjykaten e apelit, pasi ky gjyqtar kishte shqyrtuar ankimin e te paditurve ndaj vendimit te ndermjetem te Gjykates se shkalles se pare Lezhe per rrezimin e kerkeses per heqjen e mases se sigurimit te padise.

- Vendimi i gjykates bie ndesh me dispozitat e ligjit per urbanistiken dhe akteve nenligjore te dala ne zbatim te tij.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi gjyqtarin Fatos Lulo; ne mungese te paleve ndergjyqese; si dhe pasi

shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NNga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore rezulton se paditesit jane banore te dy

pallateve te banimit ne hyrje te qytetit te Shengjinit. Pallatet ne fjale jane ndertime, te cilat rezulton te jene privatizuar ne zbatim te ligjit nr.7652, date 23.12.1992 "Për privatizimin e banesave shtetërore”. Nderkohe, te paditurit jane ne marredhenie te posaçme me njeri-tjetrin, babe e bir, dhe rezulton te jene ne cilesine e investitorit ne nje ndertim, qe pretendohet te kryhet ne hapesiren mes dy pallateve, ku ndodhen banesat e paditesave.

Pala paditese i eshte drejtuar fillimisht gjykates me nje padi qe kishte si pjese te kerkimeve te saj dhe goditjen per pavlefshmeri absolute te lejes se ndertimit qe posedojne te paditurit, si dhe te kontrates se shitblerjes se truallit publik, ku do te ngrihej godina. Me pas, paditesat kane ndare kerkimet e tyre, duke u gjykuar objekti i padise “kallezim i nje punimi te ri”, si padi e veçante.

Gjate gjykimit te pare te çeshtjes ne Gjykaten e Shkalles se Pare Lezhe, pasi u administrua nje akt ekspertimi, ajo gjykate vendosi te pranoje pjeserisht padine, duke detyruar te paditurit te spostojne ndertimin e tyre per ate pjese qe cenonte pronesine e pales paditese. Vendimi u prish dhe çeshtja u dergua per rishqyrtim nga Gjykata e Apelit Shkoder. Kjo e fundit, ne vendimin e saj, arsyeton se gjate rigjykimit te çeshtjes duhej te thirrej nje grup ekspertesh per te konkluduar ne lidhje me bazueshmerine e pretendimeve te pales paditese. Gjate rishqyrtimit te çeshtjes, grupi i eksperteve (dy eksperte) arrin ne konkluzionin se persa kohe ndertimi i pales se paditur nuk shtrihet mes dy pallateve te pales paditese, atehere nuk eshte vendi per te zbatuar kushtet urbanistike te parashikuara ne rregulloren perkatese ne lidhje me largesine ndermjet ndertimeve. Sipas mendimit te eksperteve, kushtet

32

Page 33: Tetor 2009

urbanistike ne dhenien e lejes se ndertimit jane respektuar. Vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare Lezhe, pas rigjykimit te çeshtjes, u la ne fuqi nga ana e Gjykates se Apelit Shkoder.

Ne rekursin e paraqitur nga pala paditese, pretendohet se nga ana e Gjykates se Apelit Shkoder nuk u mor parasysh fakti se prokuroria prane Gjykates se shkalles se pare Lezhe kishte filluar nje procedim penal ne ngarkim te eksperteve, qe pergatiten aktin gjate gjykimit te çeshtjes ne gjykaten e shkalles se pare. Kete fakt, kjo pale e pretendon si shkak per pezullimin e gjykimit deri ne perfundimin e çeshtjes penale te lartpermendur. Ne te njejten kohe, pala paditese argumenton se ka qene e nevojshme marrja ne konsiderate e perfundimeve te arritura nga ana e ekspertit gjate gjykimit te pare te çeshtjes, pasi konkluzionet e arritura prej tij jane te ndryshme nga ato qe permban akti i kryer nga ekspertet, per te cilet eshte regjistruar procedimi penal.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se shkaqet e parashtruara ne rekursin e pales se paditur gjejne mbeshtetje ne ligj e per kete arsye vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder duhet te prishet dhe çeshtja te kthehet per rigjykim ne Gjykaten e Apelit Shkoder, me nje tjeter trup gjykues.

Ne vendimin e Gjykates se Apelit Shkoder, edhe pse parashtrohet pretendimi i pales paditese per nje qendrim te njeanshem nga ana e grupit te eksperteve, nuk arsyetohet se pse ky fakt nuk e ben te domosdoshem kryerjen e nje akti te ri ekspertimi. Po ashtu, ky Kolegj vlereson t’i terheqe vemendjen trupit gjykues te çeshtjes ne Gjykaten e Apelit Shkoder, i cili edhe pse ne seancen e date 25.10.2006 vendosi te administroje, nder te tjera, shkresen perkatese te prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare Lezhe, per regjistrimin e procedimit penal ne ngarkim te eksperteve per kryerjen e vepres penale te parashikuar nga neni 309 i Kodit Penal, nuk ia ka bashkangjitur aktin ne fjale dosjes gjyqesore, ne shkelje te dispozites se nenit 172/2 te K.Pr.C.

Sikurse u parashtrua me lart, gjykatat jane investuar ne gjykimin e nje padie qe ka per objekt kallezimin e nje punimi te ri (nunticatio operis novi). Padia ne fjale perfaqeson te drejten subjektive qe ka çdo subjekt qe gezon te drejta reale mbi nje send te paluajtshem per te kerkuar ndalimin, shembjen, pakesimin e nje vepre te re, nga e cila cenohet ushtrimi i tagrave te se drejtes se pronesise. Gjate gjykimit te kesaj padie, e cila nuk ndalet ne hetimin e ligjshmerise se veprimeve per ndertimin e objektit (vepres), eshte detyrim i gjykates qe te dale ne konkluzione te sakta, persa i takon eventualitetit te cenimit te pronesise per shkak te vendosjes, permasave, volumit, orientimit hapesinor, etj., te punimit te ri.

Per shkak te veçorive teknike qe ka ky proçes, ne shqyrtimin e kesaj kategorie çeshtjesh, eshte e nevojshme kryerja e nje akti ekspertimi, ne perputhje me parashikimin e dispozites se nenit 224/a te K.Pr.C. Edhe ne gjykimin konkret, nga ana e gjykates se shkalles se pare, si ne gjykimin e pare, ashtu dhe gjate rigjykimit, eshte vendosur kryerja e nje akti ekspertimi, porse ne keto dy raste konkluzionet e eksperteve kane qene te ndryshme persa i takon thelbit te mosmarreveshjes se shtruar per shqyrtim, cenimit te tagrave te se drejtes se pronesise nga ndertimi i nisur prej pales se paditur. Keshtu, ne rast se ne aktin e ekspertimit te pergatitur nga ing. P. Avdyli, konkludohet per nje zhvendosje te struktures se ndertimit, qe cenon pronesine e pales paditese, ne aktin e ekspertimit te hartuar nga dy eksperte gjate rigjykimit te çeshtjes (topograf dhe inxhinier gjeoded), arrihet ne konkluzion te kundert.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon si te papranueshem arsyetimin e Gjykates se Shkalles se Pare Lezhe, e cila ne vendimin e saj nr.125, date 31.03.2006 pretendon se pavaresisht ndryshimit te mendimit mes eksperteve, nuk mund te kryhej nje akti i ri ekspertimi, persa kohe ky pretendim nuk u paraqit nga ana e pales paditese. Pavaresisht paraqitjes ose jo te pretendimit nga ana e subjekteve te gjykimit, gjykata eshte e detyruar qe, ne rast se ka kundershti mendimesh mes eksperteve, te urdheroje kryerjen e nje ekspertimi te ri (neni 229 i K.Pr.C.). Po kjo gjykate, ne vendimin e saj, shprehet se akti i ekspertimit i hartuar gjate gjykimit te çeshtjes per here te pare eshte i paligjshem, per shkak te qendrimit te mbajtur nga gjykata e

33

Page 34: Tetor 2009

apelit ne vendimin perkates qe prishi vendimin dhe dergoi çeshtjen per rigjykim. Ky qendrim nuk rezulton i mbeshtetur ne aktet e dosjes gjyqesore (neni 309 i K.Pr.C.) dhe per kete shkak ky Kolegj i terheq vemendjen asaj gjykate per shkelje te dispozites se neneve 10 e 14 te K.Pr.C. gjate gjykimit te kesaj çeshtje. Konstatohet se te njejtat mangesi proceduriale lejoi edhe Gjykata e Apelit Shkoder, e cila edhe pse e detyruar nga permbajtja e dispozites se nenit 310/2 te K.Pr.C., nuk arsyeton, ne perputhje me ligjin, se cilat jane arsyet qe e konsideron si te pasakte aktin e ekspertimit te hartuar nga inxh. P. Avdyli.

Ne interpretim te dispozites se nenit 486, 465, 229 te K.Pr.C., gjate rigjykimit te çeshtjes, gjykata e apelit duhet te perserise hetimin gjyqesor, duke urdheruar kryerjen e nje akt ekspertimi tjeter, duke thirrur ne cilesine e ekspertit inxhiniere te fushes se ndertimit, te cilet duhet t’i japin pergjigje pyetjeve nese vendosja ne terren e vepres te pales se paditur eshte kryer ne perputhje me kushtet urbanistike, nese volumi i ndertimit do t’i sillte eventualisht cenim te tagrave te pronesise pales paditese, si dhe çdo pyetje tjeter qe do te çmohet e nevojshme per zgjidhjen e mosmarrveshjes, ne perputhje me ligjin (neni 16 i K.Pr.C.).

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.351, date 25.10.2006 te Gjykates se Apelit Shkoder dhe

kthimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me trup tjeter gjykues.

Tirane, me 01.10.2009

34

Page 35: Tetor 2009

Nr.11115-00129-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-970 i Vendimit (294)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvjeni Sinoimeri AnëtareFatos Lulo Anëtar Ardian Nuni AnëtarEvelina Qirjako Anëtare

ne daten 01.10.2009, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile, qe u perket paleve:

PADITËSE: FERUZE BEGTESHI, përfaqësuar me prokurë nga avokate Flutura Kona.

I PADITUR: FILIALI ELEKTRIK DURRËS (OPERATORI I SISTEMIT TË SHPËRNDARJES,

DREJTORIA E ZONËS DURRËS), përfaqësuar me autorizim nga juriste Blerta Isa.

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin e palës së paditur të kthejë sendin

dhe të paguajë të ardhurat nga përdorimi i sendit, ose vetëm pagimin e të ardhurave nga përdorimi i sendit.

Baza Ligjore: Neni 296 i Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr.334, datë 15.02.2005, ka

vendosur: Rrëzimin e kërkesë padisë së paditëses Feruze Begteshi kundër palës së paditur Filiali Elektrik Durrës, me objekt kthim sendi dhe pagimin e të ardhurave nga përdorimi i tij, ose pagimin vetëm i të ardhurave nga përdorimi i sendit, si të pabazuar në prova e në ligj.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.49, datë 01.02.2006, ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit civil nr.334, datë 15.02.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës përsa i përket objektit “Pagim i të ardhurave nga përdorimi i sendit”.Ndryshimin e vendimit të mësipërm përsa i përket objektit “kthim sendi”, duke u pranuar kërkesë padia për këtë pjesë, duke ja liruar e dorëzuar ambientin me sipërfaqe 29.25 m2, pronë e paditëses Feruze Bekteshi.

35

Page 36: Tetor 2009

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs pala e paditur, Filiali Elektrik “Zona e Shpërndarjes Elektrike Durrës, Agjensia Elektrike Durrës”, duke kërkuar prishjen e vendimit nr.49, datë 01.02.2006 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe lënien në fuqi të vendimit nr.334, datë 15.02.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për këto shkaqe:

- Gjykata e apelit nuk ka respektuar kërkesat e ligjit nr.7962, datë 13.07.1995 “Për Energjinë Elektrike” (nenin 11), si dhe vendimin nr.17, datë 19.12.2001 të Entit të Regullimit të Sektorit të Energjisë Elektrike (Kapitulli i V, pika 5.2 për lidhjet e reja).

- Sipas këtyre dispozitave, pronari i lidhjes është ai që ka bërë shpenzimet për ndërtimin e saj. Shpenzimet për ndërtimin e kabinës objekt gjykimi janë bërë nga firma që ka ndërtuar pallatin.

- Sipas marrëveshjes së lidhur midis filialit elektrik dhe investitorit, është investitori që ka detyrimin të ndërtojë ambient për kabinë elektrike.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; përfaqësuesen e palës së paditur,

juristen Blerta Isa, që kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë; përfaqësuesen e paditëses, avokaten Flutura Kona, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NRrethanat e çështjes.1. Nga aktet e dosjes rezulton se paditësja, Feruze Begteshi, ka qënë pronare e një

sipërfaqe trualli të ndodhur tek ish këndi i lojrave Durrës, lagja nr.12. Këtë sipërfaqe trualli e ka vënë në dispozicion të Shoqërisë “Drenova” shpk për ndërtim pallati. Në përfundim të pallatit i kanë kaluar në pronësi, ndër të tjera edhe dy ambiente me sipërfaqe ndërtimore 41.5 m2.

2. Sipas akteve të pronësisë lëshuar nga Z.V.R.P.P. Durrës më datë 29.04.2004, paditësja Feruze Begteshi ka në pronësi sipërfaqen prej 41.5 m2, ndodhur në qytetin e Durrësit, lagja 12, regjistruar pranë kësaj zyre në regjistrin hipotekor me nr.10602, datë 27.10.1997, nr.pasurie 4/109 Z.K. 8513, vol.29, faqe 148, e ndarë në dy sipërfaqe, respektivisht njëra 29.25 m2 dhe tjetra 12.25 m2.

3. Shoqëria ndërtuese “Drenova” shpk, meqënëse nuk kishte ndërtuar ambient të posaçëm për kabinë elektrike, ka përshtatur ambientin me sipërfaqe 29.25 m2, pronë e paditëses për kabinë elektrike.

3.1. Më pas kjo shoqëri i është drejtuar me kërkesë Filialit Elektrik Durrës për lidhjen e energjisë elektrike të pallatit që ka ndërtuar në lagjen nr.12 (tek ish cirku), me 36 apartamente.

4. Pala e paditur, Filiali Elektrik Durrës, me cilësinë e furnizuesit të energjisë elektrike, pasi ka gjetur se aparaturat (transformator, etj.), të vendosura në ambientin objekt gjykimi, u përgjigjen normave teknike dhe dispozitave ligjore të sigurimit teknik ka lidhur rrjetin elektrik, duke përcaktuar edhe numrat përkatës të kontaktorëve për secilin përdorues.

5. Përshtatja e ambientit të sipërcituar për kabinë elektrike është bërë nga shoqëria ndërtuese, e cila ka qënë dhe investitore e pallatit të ndërtuar mbi truallin pronë e paditëses, pa pëlqimin e paditëses. Midis paditëses dhe shoqërisë së ndërtimit nuk është lidhur ndonjë marrëveshje për përshtatjen e pronës së saj në kabinë elektrike. Kjo gjendje është pranuar në heshtje prej saj.

6. Gjithashtu nuk ka ndonjë marrëveshje, kontratë lidhur midis shoqërisë ndërtuese dhe Filialit Elektrik Durrës apo midis kësaj të fundit dhe paditëses, si për përshtatjen e pronës së saj për kabinë elektrike, apo dhe për përdorimin e saj nga ana e palës së paditur.

36

Page 37: Tetor 2009

7. Paditësja, Feruze Begteshi, me pretendimin se ajo është pronare e ambientit prej 29.25 m2, të cilin që nga viti 1999 e ka vënë në posedim dhe në përdorim pala e paditur, Filiali Elektrik Durrës, pa ndonjë marrëveshje midis tyre dhe pa titull, i është drejtuar gjykatës me padi.

7.1. Me padinë objekt gjykimi është kërkuar lirimi dhe dorëzimi i sendit, pagimi i të ardhurave nga përdorimi i tij, dhe në qoftë se pala e paditur nuk ka mundësi të kthejë sendin të paguajë vetëm të ardhurat nga përdorimi i tij për periudhën e kaluar, si dhe për të ardhmen, deri në dorëzimin e sendit.

8. Nëpërmjet prapësimeve, pala e paditur ka parashtruar se firma ndërtuese e pallatit, që ndodhet po në truallin pronë e paditëses, duhet të kishte vepruar në zbatim të udhëzimit të Entit të Rregullimit të Sektorit të Energjisë Elektrike (ERE), duke lidhur akt marrëveshje, gjë të cilën nuk e ka bërë. Por, përderisa shoqëria ndërtuese ka vendosur aparaturat në pronën e paditëses, kjo është bërë midis paditëses dhe shoqërisë ndërtuese. Paditësja ka pranuar në heshtje këtë gjendje pa lidhur kontratë me ne dhe filiali elektrik nuk mund të përgjigjet për detyrimin e kërkuar prej saj.

9. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr.334, datë 15.02.2005, ka rrëzuar padinë e “paditëses Feruze Begteshi, kundër palës së paditur Filiali Elektrik Durrës me objekt kthim sendi dhe pagimin e të ardhuarve nga përdorimi i tij, ose pagimin vetëm i të ardhurave nga përdorimi i sendit, si të pabazuar në prova e në ligj”

10. Mbi ankimin e paditëses, Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.49, datë 01.02.2006, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës “përsa i përket objektit: “Pagim i të ardhurave nga përdorimi i sendit” dhe ka ndryshuar atë “përsa i përket objektit: “Kthim sendi”, duke u pranuar kërkesë padia për këtë pjesë, duke ja liruar e dorëzuar ambientin me sipërfaqe 29.25 m2 pronë e paditëses Feruze Bekteshi”.

11. Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs pala e paditur, Zona e Shpërndarjes Elektrike Durrës, duke kërkuar prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë.

12. Për shkak se Filiali Elektrik Durrës, më pas Zona e Shpërndarjes Elektrike Durrës, si njësi përbërëse të “KESH” sha, me vendimin nr.862, datë 20.12.2006 të Këshillit të Ministrave, dalë në zbatim të legjislacionit për shoqëritë tregtare dhe ligjit nr.9072, datë 22.05.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, ka mbaruar si person juridik, si institucion i mëvetësuar dhe të drejtat e detyrimet i kanë kaluar Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, bazuar në nenin 199 të K.Pr.Civile, çështja në gjykim vazhdoi duke u thirrur si palë e paditur Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, Drejtoria Zonës Durrës.

Ligji i zbatueshëm13. Neni 296 i Kodit Civil, në të cilin është parashikuar:13.1. Neni 296 i Kodit Civil: “Pronari ka të drejtë të ngrejë padi për të kërkuar

sendin etij nga çdo posedues ose mbajtës. Këtë të drejtë e ka edhe çdo bashkëpronar për sendin e përbashkët, me qëllim që ai t'u dorëzohet gjithë bashkëpronarëve”.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson14. Se vendimi nr.49, datë 01.02.2006 i Gjykatës së Apelit Durrës, me të cilin është

lënë në fuqi vendimi nr.334, datë 15.02.2005 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për pjesën që ka rrëzuar kërkimin për pagimin e të ardhurave nga përdorimi i sendit dhe ndryshuar përsa i përket objektit “kthim sendi”, duke pranuar padinë për këtë pjesë dhe urdhëruar lirimin e dorëzimin ambientin me sipërfaqe 29.25 m2 paditëses Feruze Bekteshi, është i mbështetur në ligj e në provat e administruara gjatë gjykimeve, prandaj duhet të lihet në fuqi.

15. Me padinë në gjykim, paditësja Feruze Begteshi kërkon lirimin dhe dorëzimin e mjedisit prej 29.25 m2, pagimin e të ardhurave nga përdorimi i tij dhe, në qoftë se pala e

37

Page 38: Tetor 2009

paditur nuk ka mundësi të kthejë sendin, të paguajë vetëm të ardhurat nga përdorimi i tij për periudhën e kaluar, si dhe për të ardhmen, deri në dorëzimin e sendit.

16. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka rrëzuar padinë e “paditëses Feruze Begteshi, kundër palës së paditur Filiali Elektrik Durrës, me objekt kthim sendi dhe pagimin e të ardhuarve nga përdorimi i tij, ose pagimin vetëm i të ardhurave nga përdorimi i sendit, si të pabazuar në prova e në ligj”.

16.1. Gjykata arsyeton se firma ndërtuese e pallatit, megjithëse “duhet të kishte krijuar dhe një ambient të posaçëm për kabinë elektrike, nuk e ka bërë një gjë të tillë, por ka adaptuar në kabinë elektrike një objekt që ndodhej po brenda truallit pronë e paditëses dhe me kërkesë me shkrim i është drejtuar palës së paditur për lidhjen me energji elektrike... Paditësja në mënyrë të heshtur ka pranuar këtë gjendje,... Paditësja nuk mund të kërkojë, sot mbas 5 vjetësh nga lidhja e energjisë elektrike, të ardhurat nga pala e paditur apo lirimin e objektit, duke qënë se ajo ka pranuar këtë gjendje pa lidhur ndonjë marrëveshje me palën e paditur dhe kjo e fundit, sipas udhëzimit të sipërpërmendur, nuk mund të përgjigjet për detyrimin e kërkuar”.

17. E vënë në lëvizje mbi ankimin e paditëses, Gjykata e Apelit Durrës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës përsa i përket objektit “Pagim i të ardhurave nga përdorimi i sendit” dhe ndryshuar atë “përsa i përket objektit “kthim sendi”, duke u pranuar kërkesë padia për këtë pjesë, duke ja liruar e dorëzuar ambientin me sipërfaqe 29.25 m2 pronë e paditëses Feruze Bekteshi”.

17.1. Në argumentim të pjesës që ka ndryshuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë duke vendosur pranimin e padisë, gjykata e apelit arsyeton se pala paditëse është pronare e sendit objekt rivendikimi dhe “ajo në çdo kohë mund të kërkojë kthimin e sendit në pronësi të vet duke mos e vazhduar kontratën verbale të lidhur me palën e paditur, meqënëse ata nuk janë marrë vesh për pagimin e qirasë për përdorimin e sendit për të ardhmen, kusht ky i vënë nga pronari kohët e fundit. Meqënëse pala e paditur nuk ka rënë dakord për të paguar qiranë e objektit që është pronë e palës paditëse, këtij të fundit i lind e drejta për të kërkuar lirimin e dorëzimin e objektit e pala e paditur mund të zgjedhë vend tjetër për të vendosur aparaturat e furnizimit me energji elektrike, ose mund të hyjë në negociata për ta zgjidhur në rrugë të tjera ligjore këtë konflikt që është krijuar”.

18. Gjykata e Lartë është vënë në lëvizje mbi rekursin e ushtruar kundër vendimit të gjykatës së apelit nga pala e paditur. Ky Kolegj konstaton se në rekurs janë parashtruar të njëjtat pretendime, të cilat janë parashtruar në gjykimin në shkallë të parë dhe para gjykatës së apelit.

19. Duke parë gjykimin e çështjes në tërësinë e tij, pretendimet dhe prapsimet e palëve, si dhe vendimet respektive të gjykatave të faktit, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arriti në përfundimin se për rastin konkret, lidhur me pretendimet e bëra në rekurs nga gjykata e apelit, është zbatuar drejt ligji.

20. Padia në gjykim nuk ka për shqyrtim kërkime që kanë të bëjnë me vlerën e shpenzimeve të kryera për përshtatjen dhe instalimin e paisjeve, por me te drejta që rrjedhin nga pronësia.

21. Në nenin 296 të Kodit Civil është parashikuar se: “Pronari ka të drejtë të ngrejë padi për të kërkuar sendin e tij nga çdo posedues ose mbajtës. Këtë të drejtë e ka edhe çdo bashkëpronar për sendin e përbashkët, me qëllim që ai t'u dorëzohet gjithë bashkëpronarëve”.

21.1. Në kuptim të kësaj dispozite, për ngritjen e padisë së rivendikimit, kusht i domosdoshëm është që paditësi të provojë se është pronar i sendit që kërkon dhe nga ana tjetër, që i padituri të jetë posedues i paligjshëm i sendit.

22. Për rastin në gjykim rezulton e provuar se paditësja Feruze Begteshi është pronare e mjedisit prej 29.25 m2 objekt kërkimi dhe është e zhveshur nga posedimi i tij.

38

Page 39: Tetor 2009

23. Nga ana tjetër rezulton e provuar se është pala e paditur poseduese dhe përdoruese e këtij mjedisi pa ndonjë titull. Nëse kjo palë është në mirëbesim apo keqbesim nuk pengon pronarin për të kërkuar kthimin e sendit nga poseduesi jo pronar. Mirëbesimi apo keqbesimi ka të bëjë me përcaktimin e shkallës së përgjegjësisë së poseduesit; në lidhje me kërkimin për të ardhurat e sendit, shpërblimin e dëmit në rast se sendi ka humbur ose është dëmtuar pjesërisht, ose për çdo shkak tjetër për të cilin poseduesi nuk është në gjendje që t’i kthejë pronarit sendin.

24. Në rastin konkret, pasi Shoqëria “Drenova” shpk, pa ndonjë marrëveshje me palën paditëse, ka përshtatur mjedisin objekt kërkimi dhe ka instaluar pajisjet e nevojshme, i është drejtuar me kërkesë Filialit Elektrik Durrës për lidhjen me energji elektrike të pallatit që ka ndërtuar në lagjen nr.12 (tek ish cirku) me 36 apartamente. Nga ana e vet, pala e paditur ka realizuar lidhjen elektrike të tensionit të ulët, i cili përfundon tek çdo kasetë kryesore e siguresave të çdo apartamenti, çdo përdoruesi. Sipas rregullimit të bërë në udhëzimin e sipërcituar, kapitulli i pestë pika 5.2, për rastin e e lidhjeve të reja, sikurse është rasti konkret, duhet të bëhet një akt marrëveshje nëse palët bien dakord, ku të përcaktohet që linja e T.M., kabina elektrike dhe linja e T.U. deri në kasetën shpërndarëse të kalojë në pronësi të filialit elektrik, duke u përcaktuar të drejtat dhe detyrimet përkatëse.

25. Në vështrim të nenit 11 të ligjit nr.7962, datë 13.07.1995 “Për energjinë elektrike”, i shfuqizuar, të ligjit nr.9072, datë 22.05.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, dhe udhëzimit të Entit Rregullator të Sektorit të Energjisë Elektrike, pavarësisht se nuk rezulton të jenë formalizuar veprimet midis palës së paditur dhe shoqërisë ndërtuese, pala e paditur është bërë pronare de facto e rrjetit elektrik dhe pajisjeve të brendshme të kabinës elektrike të montuara në këtë mjedis.

25.1. Sipas nenit 56.1 të ligjit nr.9072, datë 22.05.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, “Për sigurimin e shërbimit me energji elektrik, i licensuari mund të kërkojë përdorimin prej tagrave të pronësisë ose vetë të drejtën e pronësisë së të tretëve si më poshtë: a) të drejtën për linjat; b) të drejtën e përdorimit; c) të drejtën e servitutit; ç) shpronësimin.

25.2. Po kështu, rezulton se nga pala e paditur nuk janë zbatuar as nenet 56-60 të ligjit nr.9072, datë 22.05.2003, në të cilat janë parashikuar rregullimet për rastet kur linjat, instalimi dhe funksionimi i rrjetit të transmetimit dhe shpërndarjes bien në pronën e të tretit. Zbatimi i këtyre dispozitave dhe negocimi me palën paditëse është një e drejtë e palëve, por në kushtet kur midis tyre nuk është arritur ndonjë marrëveshje dhe nga pala paditëse është ngritur padia e rivendikimit nuk mund të pengohet realizimi i të drejtës së pronësisë që i përket paditëses.

25.3. Në kuptim të pikës 5.2 të kapitullit të V-të të Vendimit nr.17 datë 19.12.2001 i Entit të Rregullimit të Sektorit të Energjisë Elektrike, Këshilli Drejtues, me të cilin është miratuar udhëzimi mbi furnizimin me energji elektrike të përdoruesve të rinj për rastin e lidhjeve të reja në T.M. në kompleksin e banesave pala investitore, bën një marrëveshje me Filialin Elektrik ku do të vendoset kabina elektrike dhe pas ndërtimit të saj ia kalon në pronësi Filialit Elektrik

25.4. Pra, në kuptim të nenit 11 të ligjit nr.7962, datë 13.07.1995 dhe të dispozitave të ligjit nr.9072, datë 22.05.2003, detyrimet që mund të kenë pala investitore, shoqëria e ndërtimit, me palën e paditur nuk janë objekt shqyrtimi i kësaj padie. Filialit i kanë kaluar në pronësi, pajisjet e instaluara në ambientin pronë e paditëses, por nuk i ka kaluar pronësia e ambientit.

26. Në lidhje me pretendimet e palës së paditur ato mund të zgjidhen midis saj dhe pronares së sendit, nëse ekziston predispozicioni i zgjidhjes së situatës së pretenduar, me anën e mjeteve të tjera juridike, nëpërmjet një kontrate, lloji së cilës është në vartësi të vullnetit të saj dhe të palës që është pronare e mjedisit objekt gjykimi.

39

Page 40: Tetor 2009

27. Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se pretendimet e parashtruara në rekurs nuk motivojnë cenimin e vendimit të gjykatës së apelit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të K.Pr.Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.49, datë 01.02.2006 të Gjykatës së Apelit Durrës.

Tirane, me 01.10.2009

40

Page 41: Tetor 2009

Nr.11115-01685-00-2006 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-978 i Vendimit (295)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Irma Bala KryesueseEvjeni Sinoimeri AnetareEvelina Qirjako AnetareGuxim Zenelaj AnetarFatos Lulo Anetar

ne daten 01.10.2009, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile, qe u perket paleve:

PADITËS I K/PADITUR: AGIM MEMA, perfaqesuar nga av. A. Hajdari.

E PADITUR K/PADITËSE: FATIME SHABANI, perfaqesuar nga av. V.Ikonomi dhe av. R.Ikonomi.

TË PADITUR: BESIM HOXHA, STAVRI ZHUPA, MUKADES HAXHIMANGA, AGIM HAXHIMANGA, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:Kerkim sendi dhe pagim qiraje.

Baza Ligjore: Neni 130 i Kodit Civil te vitit 1981.OBJEKTI I K/PADISË:

Njohje pronare dhe kundershtim i vendimit te K.K.K.P. Elbasan. Baza Ligjore: Nenet 86, 90 te K.Pr.C.,

ligji nr.7698, date 15.04.1993.

Gjykata e Shkalles se Pare Elbasan, me vendimin nr.2457, date 22.11.1993 ka vendosur:

Pranimin pjeserisht te padise se paditesit Agim Mema ndaj te paditurve Avni Haxhimanga, Fatime Shabani, Stavri Zhupa e Besim Hoxha, duke u detyruar keta te fundit te lidhin kontraten e qirase me paditesin Agim Mema, per shtepine objekt gjykimi ndodhur ne Lagjen "Brigada e 17 S" Elbasan, sipas kufizimeve perkatese.

Gjykata e Apelit Durres, me vendim nr.135, date 21.02.1994, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.2457, date 22.11.1993 te Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim, me tjeter trup gjykues.

41

Page 42: Tetor 2009

Gjykata e Shkalles se Pare Elbasan, me vendimin nr.2945, date 23.11.1995, ka vendosur:

Te pranoje pjeserisht padine e paditesit Agim Abdulla Mema, ne kete menyre:Rrezimin e padise per lirimin e baneses prej te paditurve.Detyrimin e te paditurve Fatime Shabani e trashegimtaret e Avni Haxhimanges te lidhin kontraten e qirase.Rrezimin e kunderpadise se paraqitur nga e paditura Fatime Shabani per njohje pronare.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1293, date 06.03.1996, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.2945, date 23.11.1995 te Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim po asaj gjykate, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Shkalles se Pare Elbasan, me vendimin nr.359, date 13.03.1998, ka vendosur:

Te pranoje pjeserisht padine e paditesit Agim Mema ne kete menyre:Rrezimin e padise persa i perket te paditurve Stavri Zhupa dhe Besim Hoxha, me objekt kerkim qiraje.Rrezimin e padise per lirimin e baneses prej te paditurve.Detyrimin e te paditurve Fatime Shabani dhe trashegimtareve te Avni Haxhimanges, Agim e Mukadez Haxhimanga, te lidhin kontraten e qirase dhe te paguajne qirane ne baze te V.K.M. nr.313, date 28.06.1993, ku qiraja per 1 m2 siperfaqe ndertimi eshte 4.865 leke ne muaj.Detyrimi fillon nga dita e vendimit te K.K.K.Pronave, date 01.06.1994.Rrezimin e kunderpadise se paraqitur nga e paditura Fatime Shabani, me objekt detyrimin e paditesit ta njohe pronar, si te pabazuar ne prova e ligj.Rrezimin e k/padise se paraqitur nga e paditura Fatime Shabani, me objekt kundershtim i vendimit nr.350/2, date 01.06.1994 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Elbasan.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.229, date 26.06.1998, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.359, date 13.03.1998 te Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan.

Kolegji Administrativ i Gjykates se Larte, me vendimin nr.8, date 13.01.2000, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.229, date 26.06.1998 te Gjykates se Apelit Durres dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne kete gjykate, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.208, date 26.04.2000, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.359, date 13.03.1998 te Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.94, date 11.02.2002, ka vendosur:Prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Durres dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Durres, me trup gjykues tjeter.

42

Page 43: Tetor 2009

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.390, date 22.07.2002, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.359, date 13.03.1998 te Gjykates se Shkalles Se Pare Elbasan dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes persa i perket te paditurve Besim Hoxha, Stavri Zhupa, Mukadez Haxhimanga, Agim Haxhimanga per shkak te heqjes dore te paditesit nga gjykimi i kesaj pjese te padise.Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm ne pjeset e tjera te tij.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.918, date 13.05.2005, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.390, date 22.07.2002 te Gjykates se Apelit Durres dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne kete gjykate, me nje tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.372, date 10.07.2006, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.359, date 13.03.1998 te Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan si me poshte:Rrezimin e padise se paditesit te k/paditur Agim Mema si te pabazuar ne ligj e ne prova.Pranimin e kunderpadise se te paditures te k/paditur Fatime Shabani, duke njohur pronare ate ne baze te notes se transkriptimit nr.492, date 12.03.1947 per pronat e trashegimlenesit Mustafa Shabani.Anullimin e vendimit te K.K.K.Pronave te Bashkise Elbasan nr.350/2, date 01.06.1994.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres nr.372, date 10.07.2006, ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.C., brenda afatit ligjor, ka ushtruar rekurs pala paditese e kunderpaditur, Agim Mema, duke kerkuar prishjen e vendimit te gjykates se apelit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Prona qe kerkohet ne k/padi aktualisht eshte e regjistruar ne Z.R.P.P. Elbasan ne emer te 10 trashegimtareve te Abdulla Memes, por k/padine e ka bere vetem Agim Mema dhe trashegimtaret e tjere nuk kane leshuar prokure, ku te kene caktuar perfaqesues Agim Memen. Thirrja dhe prania e bashkepronareve te tjere, te cileve u kerkohet t’u merret prona, nuk jane thirrur ne nje kohe qe ishte e domosdoshme te thirreshin dhe nje detyrim per gjykaten.

- Veç sa siper, gjykata, ndonese ishte e detyruar, nuk hetoi apo analizoi asnje prove, nga ato detyra te cilat kerkohen dhe perseriten si shkelje ne vendimet e Gjykates se Larte nr.94, date 11.02.2002 dhe nr.918, date 26.04.2005, duke mbetur çeshtjet pa u sqaruar deri ne fund.

- Kunderpaditesja, pretendimet e saj i ka mbeshtetur ne Vendimin e Kryesise Permbarimit nr.492, date 12.03.1947, vendim te cilin ajo nuk ishte ne gjendje ta paraqiste si prove, perveçse te permendur ne nje vertetim pronesie te leshuar nga hipoteka, gjithnje sipas shkreses, eshte bazuar ne nenin 9 te ligjit nr.355, date 29.11.1946 “Mbi shlyerjen e huave qe kane lindur perpara dates 29.11.1944”.

- Bazuar dhe ne vendimin e Gjykates se Larte kerkuam pavlefshmerine absolute te vendimit te Kryesise se Permbarimit, mbeshtetur ne nenet 32/a, 270, 253, 254, 331 te K.Pr.Civile dhe nenit 117 te K.Pr.Administrative.

- Ligji nr.355, date 29.11.1946 ka vepruar ne subjekte, te cilet ne kohen e daljes se tij ishin te evidentuar ne regjistrat e zyres se permbarimit me cilesine e huadhenesit dhe marresit te lidhur me nje detyrim kontraktor, kjo do te thote se çeshtja e ketij detyrimi kontraktor nuk kishte perfunduar, pra ishte ne levizje dhe evidence te permbarimit, pra ishte ne fazen e ekzekutimit dhe kete e sakteson neni 2 i ketij ligji.

43

Page 44: Tetor 2009

- Gjykata ishte e detyruar te merrte ne vleresim dhe konsiderate vendimin e Bashkise Elbasan nr.591, date 25.12.1992, i cili ishte i mbeshtetur ne ligjin nr.7514, date 30.09.1991 “Per Kthimin e pasurive te konfiskuara ish te denuareve politike”, ku ju kthye prona dhe Abdulla Memes (trashegintareve te tij). Ky vendim verteton faktin se pronat e konfiskuara te Abdulla Memes kaluan ne pronesi te shtetit.

- Vendimi i Kryesise se Permbarimit ne asnje rast dhe asnjehere nuk prodhoi pasoja ligjore dhe fuqi detyruese e per asnje rast nuk gjeti zbatim, duke mbetur i pavlere dhe prona asnjehere, prej vitit 1935 deri ne vitin 1992, nuk kaloi ne pronesi dhe ne posedim te Mustafa Shabanit, apo trashegimtareve te tij.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi gjyqtarin Fatos Lulo; perfaqesuesin e pales paditese, Av. Artan Hajdari, qe

kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Shkalles se Pare Elbasan; perfaqesuesin e pales se paditur, Av.Viktor Ikonomi, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Durres; si dhe pasi shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NNga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore rezulton se, bazuar ne ligjin nr.7514,

date 30.09.1991 "Per kthimin e pasurive te konfiskuara ish te denuarve politike", Bashkia e qytetit te Elbasanit, me vendimin nr.592, date 25.12.1992, ka vendosur kthimin ne pronesi te pasurive te konfiskuara trashegimtareve te te ndjerit Abdulla Mema, perfshire edhe shtepine dhe siperfaqen e kopshtit objekt i ketij gjykimi.

Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ish Pronareve, me vendimin nr.350/2, date 01.06.1994, ka vendosur t’i njohe pronesine ish pronarit Abdulla Mema, trashegimlenes i paditesit, me siperfaqe te pergjithshme prej 2070 m2, duke i kthyer nje shtepi me kopsht me siperfaqe 1160 m2, nje truall me siperfaqe 350 m2 zene nga magazina e ndermarrjes se tregut te lire, se bashku me te drejten e parablerjes, ndersa per siperfaqen e oborrit prej 560 m2, i njihet pronesia dhe e drejta e kompensimit ne vlere, per shkak te zenies me pallat banimi.

Paditesi ka ngritur padi me objekt kthim sendi, kunder te paditurve Fatime Shabani, Avni Haxhimanga, Stavri Zhupa dhe Besim Hoxha, me pretendimin se duke qene pronar te shtepise dhe te kopshtit, te detyrohen te paditurit qe te lirojne shtepine dhe siperfaqet e truallit qe mbahen nga secili prej tyre.

Gjate gjykimit, e paditura, Fatime Shabani, ka ngritur kunderpadi ndaj paditesit Agim Shabani, duke kerkuar qe ky i fundit te detyrohet ta njohe si pronare te baneses objekt gjykimi, si dhe anullimin e vendimit nr.350/2, date 01.06.1994 te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ish Pronareve.

Ne mbeshtetje te pretendimeve dhe prapesimeve te paraqitura prej tij, paditesi Agim Mema ka paraqitur dhe gjykata ka administruar vertetime te pronesise te leshuara nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, si dhe vendime gjyqesore, nota transkriptimi dhe dokumenta te tjere zyrtare te kohes, nga te cilat rezulton se trashegimlenesi i paditesit eshte bere pronar i te gjithe shtepise dhe kopshtit objekt gjykimi ne vitin 1937, duke mbajtur kete pozite deri ne vitin 1949.

Ne veçanti, pretendimet e paditesit mbeshteten ne shenimet e rradhorit te pronesise datuar 04.02.1935, sipas te cilit eshte bere transkriptim ne favor te trashegimlenesit te paditesit te kunderpaditur, te ndjerit Abdullah Sali Mema, kopshti dhe 46/48 pjese te shtepise ne pronesi te trashegimlenesit te pales se paditur kunderpaditese, Mustafa Shabanit. Ndersa me vendimin nr.45, date 8.7.1935 te Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan, shpallej shitja ne ankand e prones objekt gjykimi, per shkak te pamundesise se pjestimit te shtepise ku 46/48 i

44

Page 45: Tetor 2009

takonin Abdullah Sali Memes, ndersa 2/48 te miturit Osman Shabani. Po keshtu, me noten e transkriptimit te dates 03.03.1937 te Zyres se Hipotekes Elbasan, ne perfundim te te gjitha veprimeve permbarimore dhe vendimit te Kryesise se Permbarimit, prona objekt gjykimi u nxorr ne ankand dhe fitues ishte trashegimlenesi i paditesit te kunderpaditur, i ndjeri Abdullah Sali Mema. Perfundimisht prona eshte transkriptuar ne emer te trashegimlenesit te pales paditese te kunderpaditur, ne baze te vendimit te Kryesise se Permbarimit nr.249, date 03.03.1937.

Per shkak te ndjekjes penale, mbeshtetur ne urdherimet e vendimeve gjyqesore penale, me vendimin nr.24, date 10.04.1947 nga Komiteti Ekzekutiv i K.P. te qytetit te Elbasanit, eshte vendosur sekuestrimi i te gjitha pasurive te tundshme dhe te patundshme te trashegimlenesit te paditesit te kunderpaditur, te ndjerit Abdullah Sali Mema. Ndersa me vendimin nr.26 te dates 20.05.1948, Komisioni lokal per konfiskimin e pasurive private te qytetit te Elbasanit ka vendosur konfiskimin e pasurive te te ndjerit, ku ne rubriken "Pasuri te patundshme", perfshihet edhe shtepia me kopsht objekt gjykimi, por e "renduar" me vendimet permbarimore sipas padise se Mustafa Shabanit, bazuar ne ligjin nr.355, date 21.11.1946 "Mbi shlyerjen e huave qe kane lindur para dates 29 Nentor 1944". Ky vendim eshte transkriptuar ne zyren e hipotekes me 26.11.1949.

Nga ana tjeter, ne mbeshtetje te prapesimeve dhe pretendimeve te paraqitura prej saj, pala e paditur kunderpaditese Fatime Shabani, ka paraqitur dhe gjykata ka administruar nota transkriptimi te leshuara nga Zyra e Hipotekes Elbasan ne favor te Mustafa Shabanit, kunder Abdullah Sali Memes, sipas te cilave, mbeshtetur ne vendimin e kryesise se Zyres se Permbarimit Elbasan, me nr.akti 492, date 12.03.1947, ne baze te nenit 9 te ligjit nr.355, date 21.11.1946 "Mbi shlyerjen e huave qe kane lindur para dates 29 Nentor 1944", eshte vendosur t'i kthehet debitorit Mustafa Shabani, kopshti me siperfaqe 1800 m2, perveç siperfaqes prej 344 m2 te blere nga Hysen Delimeta, si dhe 46/48 pjese te shtepise me kopsht qe ishin transkriptuar me pare ne favor te Abdullah Sali Memes, me daten 04.02.1935. Gjithashtu, eshte administruar ne gjykim edhe vendimi nr.66, date 24.12.1966 i Komitetit Ekzekutiv te K.P. te qytetit te Elbasanit, me te cilen eshte vendosur anullimi i pikes 1 te vendimit nr.26, date 06.05.1961, qe bente fjale per shpronesimin e truallit te qytetares Hamide Kamber Shabani, duke urdheruar kalimin e tij ne pronesi te tyre.

Gjykatat kane administruar edhe nje vertetim pronesie te Zyres se Hipotekes Elbasan, te dates 27.11.1958, me te cilin vertetohet se Josif Dodbiba, kundrejt shumes 140.000 leke, i ka shitur te paditurit ne kete gjykim, Avni Haxhimanga, nje shtepi me kufizime qe perfshihen ne pronat objekt i ketij gjykimi dhe pretendimi nga pala paditese. Sipas kesaj shkrese zyrtare, shitesi e zoteronte pronen sipas transkriptimit nr.18 te dates 26.01.1955.

Para fillimit te shqyrtimit gjyqesor te çeshtjes para Gjykates se Larte, perfaqesuesi i pales se paditur k/paditese paraqiti nje kerkese paraprake, ku pretendohej te pushohej shqyrtimi i çeshtjes ne kete gjykate. Ky pretendim mbeshtetej ne faktin se rekursi kunder vendimit nr.372, date 10.07.2006 te Gjykates se Apelit Durres ishte nenshkruar nga motra e pales paditese te k/paditur, znj. Nimete Mema, e cila, sipas perfaqesuesit te pales se paditur k/paditese nuk gezonte kete tager, bazuar ne permbajtjen e prokures te leshuar nga z. Agim Mema. Kolegji Civil, pasi shqyrtoi permbajtjen e prokures nr.9048 rep., nr.2444 kol., date 14.12.1997 arriti ne perfundimin se kerkesa nuk duhej pranuar. Ne permbajtjen e kesaj prokure u konstatua se paditesi i k/paditur Agim Mema kish emeruar perfaqesuese motren e tij Nimete Mema per te kryer shitjen, dhurimin, administrimin, dhenien me qira, etj., ne lidhje me pronat e trasheguara nga babai i ndjere Abdulla Mema. Ne tekstin e prokures, po ashtu, i perfaqesuari ka saktesuar: “te gjitha veprimet e mesiperme dhe çdo veprim tjeter juridik dhe administrativ qe do te kryeje e porositura prej meje Nimeta Sefa (Mema) do t’i konsideroj te drejta e te mireqena sikur te isha vete prezent”. Ky akt ka sherbyer per te

45

Page 46: Tetor 2009

legjitimuar pjesemarrjen e znj. Nimete Mema gjate shqyrtimit gjyqesor te çeshtjes prej vitit 1998 e ne vijim.

Ne dosjen gjyqesore gjendet e administruar po ashtu dhe prokura date 02.03.2006, hartuar ne zbatim te ligjit nr.8372, date 09.07.1998 “Per ushtrimin e funksioneve konsullore nga perfaqesite diplomatike apo konsullore”, ku paditesi Agim Mema (me vendqendrim ne ShBA), ka autorizuar motren e tij Nimete Sefa (Mema) te heqe dore nga gjykimi i padise, kerkim qe ajo ia parashtroi Gjykates se Apelit Durres. Sa me lart shkon ne vijim te arsyetimit se paditesi Agim Mema ne vijimesi ka qene ne dijeni te zhvillimit te proçesit gjyqesor, perfaqesimit te tij ne kete proçes nga ana e motres Nimeta Sefa (Mema), dhe se me veprimet juridike, si dhe ato konkludente, ka autorizuar dhe miratuar si te mireqena ushtrimin e tagreve, qe ligji procedurial civil i njeh perfaqesuesit gjate zhvillimit te proçesit gjyqesor.

Nisur nga sa me lart, duke vleresuar perfaqesimin ne nje proçes gjyqesor, si nje veprim juridik te parashikuar posaçerisht nga dispozitat e Kodit Civil neni 64 e vijues, ne harmoni me dispoziten e nenit 96 te K.Pr.C., ky Kolegj arriti ne konkluzionin se prokurat e lartpermendura nuk kane mangesi as ne forme dhe as ne permbajtje, per te mos lejuar znj. Nimete Mema te permbushte te gjitha tagret e perfaqesimit te vellait te saj Agim Mema gjate zhvillimit te proçesit gjyqesor, ashtu dhe ne nenshkrimin e rekursit perkates ndaj vendimit te Gjykates se Apelit Durres.

Gjate shqyrtimit te çeshtjes, ky Kolegj konstatoi se nga ana e gjykatave jane lejuar shkelje te renda te dispozitave proceduriale civile ne lidhje me ndertimin e ndergjyqesise, ç’ka detyrojne prishjen e te dy vendimeve dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Shkalles se Pare Elbasan.

U konstatua se pala e paditur k/paditese, Fatime Shabani, eshte thirrur fillimisht ne gjykim ne cilesine e pales se paditur ne nje padi rivendikimi (kerkim sendi), te ngritur nga nje prej bashkepronareve te sendit, qe eshte paditesi Agim Mema. Pala e paditur k/paditese eshte pretenduar se eshte poseduese e sendit e ne keto kushte ndergjyqesia e padise se rivendikimit eshte ngritur e sakte.

Porse gjate gjykimit, kjo e paditur, poseduese sendi, ka ngritur nje kunderpadi qe kundershton titullin e pronesise se pales paditese, qe eshte vendimi i K.K.K.P. Elbasan, nr.350/2 prot., date 01.06.1994.

Sikurse rezulton nga vertetimi i pronesise administruar ne dosjen gjyqesore, nga ky vendim i K.K.K.P. te Bashkise Elbasan, mbi sendin objekt konflikti ka lindur e drejta e pronesise per 10 bashkepronare, mes te cileve edhe paditesi. Pra ne momentin e ngritjes se kunderpadise (shtese e kunderpadise), gjate rigjykimit te dyte te çeshtjes ne Gjykaten e Shkalles se Pare Elbasan, (seanca e dates 17.02.1998 - fq.48 e dosjes perkatese), kundershtimi i vendimit te K.K.K.P. te Bashkise Elbasan (kunderpadia) do te duhej te ishte gjykuar ne prani te te gjithe subjekteve qe kishin fituar te drejten e pronesise e qe gezonin legjitimitetin pasiv, si trashegimtare te subjektit te shpronesuar Abdulla Mema, konform permbajtjes se deshmise se trashegimise date 28.04.1992 (administruar ne fq.7 te dosjes perkatese). Ne rastin konkret, duke thirrur ne cilesine e pales se kunderpaditur vetem paditesin Agim Mema, gjykata ka lejuar ndertim te gabuar te ndergjyqesise (neni 176 i K.Pr.C.) ne gjykimin e kunderpadise, e ne veshtrim te nenit 467/d te K.Pr.C., ky eshte shkak per cenimin e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe asaj te apelit.

Gjithmone duke qendruar tek legjitimiteti ne ngritjen e kunderpadise, ky Kolegj nenvizon nje fakt qe nuk eshte konstatuar me saktesi nga gjykatat. Gjate gjykimit te padise, ne cilesine e te paditures eshte thirrur Fatime Shabani, e cila pretendohet se eshte bashkeshortja e te ndjerit Kamber Shabani. Ne baze te notes se transkriptimit date 02.07.1965 (fq.16 e dosjes perkatese), Kamber Shabani me vendimin nr.507, date 16.06.1965 te Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan eshte njohur si trashegimtar testamentar i babait te tij te ndjere, Mustafa Shabani. Ky i fundit eshte subjekti qe, ne vitin 1947, Kryesia e Permbarimit i ka

46

Page 47: Tetor 2009

kthyer pronen, objekt konflikti, te cilin e kishte blere ne ankand kreditori Abdulla Mema, trashegimlenesi i pales paditese.

Kerkimi qe ngrihet ne kunderpadi (kundershtim i vendimit te K.K.K.P. te Bashkise Elbasan) nga e paditura Fatime Shabani mbeshtetet pikerisht ne ato te drejta pronesie, te cilat ajo i ka fituar per shkak te lidhjes ne martese me shtetasit Kamber Shabani dhe vdekjes se ketij te fundit. U konstatua se ne dosjen gjyqesore nuk eshte administruar asnje akt (noterial apo vendim gjyqesor), ku ne baze te te cilit shtetesja Fatime Shabani te jete njohur si trashegimtare ligjore e te ndjerit Kamber, duke fituar ne keto kushte legjitimitetin aktiv ne ngritjen e kunderpadise (neni 32/a i K.Pr.C.).

Eshte detyrim i Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan qe, te gjitha keto mangesi proceduriale, t’i riparoje gjate rigjykimit te çeshtjes, ne perputhje me dispozitat perkatese te Kodit te Procedures Civile.

Ne vleresim te shkaqeve proceduriale, per te cilat ky Kolegj çmon se vendimet e gjykatave te faktit duhen prishur, nuk u moren ne shqyrtim pretendimet ne lidhje me zgjidhjen ne themel te mosmarreveshjes, sikunder parashtroheshin ne rekurs.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/ç te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.372, date 10.07.2006 te Gjykates se Apelit Durres dhe vendimit

nr.359, date 13.03.1998 te Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Shkalles se Pare Elbasan, me trup tjeter gjykues.

Tirane, me 01.10.2009

47

Page 48: Tetor 2009

MENDIMI I PAKICËSNe çeshtjen civile Agim Mema, etj., kunder Fatime Shabani, Kolegji Civil i Gjykates

se Larte me shumice votash vendosi:“Prishjen e vendimit nr.372, date 10.07.2006 te Gjykates se Apelit Durres dhe

vendimit nr.359, date 13.03.1998 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Elbasan, me trup tjeter gjykues”.

Ne vendimin e saj shumica argumenton se vendimet e te dyja gjykatave duhet te prishen dhe çeshtja duhet te kthehet per rigjykim ne shkalle te pare, pasi nga gjykatat jane lejuar shkelje te renda proceduriale dhe konkretisht:

Nuk eshte ndertuar drejt ndergjyqesia. Kunderpadia e paraqitur ne kete proçes me objekt “Anullimin e vendimit te K.K.P.P. Elbasan me nr.350/2 prot., date 01.06.1994”, nga e paditura Fatime Shabani, nuk eshte kundrejtuar ndaj gjithe trashegimtareve te Abdulla Memes, por vetem ndaj Agim Memes, si pasoje ndergjyqesia eshte ndertuar gabim dhe per kete arsye vendimet e gjykatave jane te cenueshme.

Bazuar ne provat qe ndodhen ne dosjen gjyqesore nuk ndajme te njejtin mendim me te. Dihet qe teorikisht kunderpadia eshte padia qe i padituri mund te ngreje ne gjykim ndaj paditesit, me qellim qe gjykata te vendosi mbi kunderpadine njekohesisht dhe se bashku me padine e ngritur nga paditesi.

Duke qene se kunderpadia nuk eshte gje tjeter veçse padi e te paditurit, ajo duhet te plotesoje te gjitha kushtet themelore te saj (padise), te cilat jane: (i) interesi per te ngritur padi, dhe (ii) legjitimiteti per te vepruar. Te dyja keto elemente baze te padise verifikohen nga gjykata edhe kryesisht, gjate gjykimit ne çdo shkalle te proçesit gjyqesor.

Interesi per te ngritur padi eshte parashikuar qarte ne nenin 32 te K.Pr.Civile. Nga permbajtja e kesaj dispozite del qarte se interesi per te ngritur padi lind nga nevoja per te mbrojtur nje interes material, i cili presupozon njohjen e cenimit te nje interesi qe mund te permbushet duke kerkuar mbrojtje nga gjykata.

Legjitimiteti per te vepruar konsiston ne percaktimin e personit/personave te cilit/te cileve iu perket interesi per te ngritur padine dhe percaktimin e personit/personave kunder te cilit/te cileve duhet te ngrihet padia. E drejta e padise perfshin legjitimitetin aktiv dhe ate pasiv. Persa i perket legjitimitetit pasiv ne kunderpadi (meqe ky ishte edhe objekti i diskutimit ne Kolegjin Civil), eshte e domosdoshme qe rrethi i subjekteve te kunderpaditur duhet te jete i percaktuar qarte, pasi: (i) keta jane personat qe mund te cenohen drejtepersedrejti nga nje vendim gjykate/ose qe terheqin interesa, si dhe (ii) kundrejt ketyre personave do te kete efekt dhe do te veproje vendimi perfundimtar i gjykates per çeshtjen objekt shqyrtimi.

Ne çeshtjen objekt gjykimi rezulton se: Se pari: Padia e depozituar ne daten 23.08.1993 prane Gjykates se Shkalles se Pare

Elbasan ka si pale paditese: Agim Abdulla Mema ne emer e dobi te bashkepronareve te tjere.

Gjithashtu ka rezultuar se ne kerkime te tjera qe jane bere gjate seancave gjyqesore (shtese objekti te kerkese padise), kerkues eshte Agim Mema, etj...

Pikerisht fakti qe Agim Mema nuk ka vepruar vetem ne emrin e tij ne kete gjykim te stergjatur, por dhe ne emer dhe per llogari te bashkepronareve te tjere, perveç shprehjeve te permendura me siper, konfirmohet dhe nga prokura e posaçme me nr.1952 rep. dhe nr.1322 kol., date 06.07.1992 e noteres Majlinda Lato, e cila eshte administruar ne dosjen gjyqesore nga e cila rezulton se te gjithe trashegimtaret ligjore te Abdulla Memes, Neferit Caushi (Mema), Ndriçim Mema, Drita Isaj (Mema), Nimete Sefa (Mema), Liri Maluka (Mema) dhe Vera Mema, kjo e fundit dhe me perfaqesim per dy femijet e saj, i kane dhene te drejte vellait te tyre, Agim Mema, qe t’i perfaqesoje ne çeshtjen civile me objekt “Kthim sendi e shperblim

48

Page 49: Tetor 2009

demi” deri ne perfundim te gjykimit, duke u dhene te gjitha tagrat, si dhe te drejten qe te emeroje perfaqesues ligjor (avokat).

Duke pasur nje akt te tille perfaqesimi, paditesi Agim Mema ka vepruar ne emer te te gjithe trashegimtareve te Abdulla Memes dhe ka kryer nje sere veprimesh, te cilat nuk jane kontestuar asnjehere nga te perfaqesuarit e mesiperm. Ai i eshte drejtuar K.K.P.P. Elbasan per kthimin e prones objekt konflikti gjyqesor, si dhe ka paraqitur pikerisht kete prokure ne Gjykaten e Rrethit Elbasan kur ka filluar procesin kunder Fatime Shabani, etj. Pikerisht, se ka pasur tager perfaqesimi nga te gjithe perfaqesuesit, Agim Mema, vete ne kerkese padi ka shenuar edhe shprehjen “ne emer e dobi te bashkepronareve te tjere”. Ne rast se do te vepronte vetem ne emer dhe per llogari te tij, do te ishte vetem emri i tij.

Ka rezultuar qe gjykata, pasi ka administruar kete akt perfaqesimi, ka vazhduar procesin gjyqesor duke marre te mireqene faktin qe Agim Mema ishte perfaqesuesi ligjor i trashegimtareve te Abdulla Memes, dhe se ai kishte te gjitha tagrat qe t’i perfaqesonte si ne gjykimin e padise, ashtu dhe ne ate te kunderpadise. Vete paditesi ka marre pjese ne nje sere gjykimesh ne shkalle te ndryshme dhe te perfaqesuarit prej tij kane pasur te gjitha mundesite qe te merrnin dijeni per çdo gje qe ndodhte gjate proçesit, duke perfshire ketu dhe paraqitjen e kunderpadise. Dhe jo vetem kaq, por Agim Mema ka leshuar dhe prokure per disa avokate, te cilet kane perfaqesuar personat e mesiperm ne keto gjykime.

Ka rezultuar nga gjykimi se trashegimtaret e Abdulla Memes i kane konsideruar te mireqena te gjitha veprimet qe ka bere Agim Mema, nuk i kane kontestuar ato asnjehere, madje dhe deri ne heqjen dore nga gjykimi i kesaj çeshtje. Ne keto kushte, duke qene se ne te gjitha kerkimet qe ka bere paditesi, qofte ne kerkese padi, qofte dhe ne kerkesat e tjera gjate proçesit gjyqesor, ka qene Agim Mema ne emer dhe te bashkepronareve te tjere, ose etj…, dhe e paditura kunderpaditese, Fatime Shabani, e ka kundrejtuar kunderpadine e saj kunder Agim Mema, etj… (pra jo vetem kunder Agim Memes, si person fizik, por dhe te tjereve, ku nenkuptohet rrethi i bashkepronareve), duke qene e sigurt, nga akti i perfaqesimit i cituar me siper dhe i administruar nga gjykata, se ai ishte perfaqesuesi i gjithe trashegimtareve ligjore te Abdulla Memes.

Se dyti: Ky proçes ka filluar ne vitin 1993 dhe sipas kronologjise qe kjo çeshtje ka ndjekur, rezulton qe te jete gjykuar 5 here ne gjykaten e apelit dhe tre here ne Gjykaten e Larte (kjo e fundit e gjykon per here te katert kete çeshtje). Asnjehere ne keto 16 vjet qe eshte zhvilluar ky proçes gjyqesor, pala paditese nuk ka ngritur pretendimin se trashegimtaret e Abdulla Memes nuk jane te perfaqesuar ne kete gjykim, nuk kane pasur dijeni per kunderpadine, apo nuk eshte ndertuar ne rregull ndergjyqesia.

Siç thame dhe me lart, ky pretendim u ngrit per here te pare ne rekursin e paraqitur ne Gjykaten e Larte kunder vendimit nr.372, date 10.07.2006 te Gjykates se Apelit Durres, duke mos u shqyrtuar as nga gjykata e shkalles se pare dhe as nga gjykata e apelit. Ne keto kushte, ne, pakica mendojme se kjo kerkese ka rene ne dekadence, bazuar edhe ne nenin 459 te K.Pr.Civile.

Çeshtja e legjitimitetit pasiv eshte nje problem kyç ne shqyrtimin qe i behet padise/kunderpadise, qe konstatohet dhe kryesisht nga gjykatat. Si eshte e mundur qe ne 16 vjet te kohezgjatjes se ketij proçesi gjyqesor, asnje nga gjykatat, qofte dhe ajo e Larte, te mos kete konstatuar asnjehere ekzistencen e nje problemi te tille. Duke qene se pala e paditur nuk e ka ngritur asnjehere kete problem gjate gjykimeve te kesaj çeshtje, pasi per gjykatat ka qene e qarte se Agim Mema ka perfaqesuar gjithe trashegimtaret e Abdulla Memes, qofte ne mbrojtjen e interesave te tyre pasurore nepermjet padise, ashtu edhe ne lidhje me kunderpadine e paraqitur nga e paditura.

49

Page 50: Tetor 2009

Per sa me siper, ky konstatim, per mendimin tone, ka si qellim vetem zgjatjen pa fund te proçesit, duke u shkelur keshtu dhe nje nga parimet e rendesishme te proçesit te rregullt gjyqesor, ai i shqyrtimit te çeshtjes brenda nje afati te arsyeshem, bazuar ne nenin 28 te K.Pr.Civile dhe nenin 6 te KEDNJ.

Perveç sa me siper, shumica gjykon se “kerkimi qe ngrihet ne kunderpadi nga e paditura Fatime Shabani mbeshtetet ne ato te drejta pronesie qe ajo i ka fituar per shkak te lidhjes martese me shtetasin Kamber Shabani dhe vdekjes se ketij te fundit…, ne dosjen gjyqesore nuk eshte depozituar asnje akt (noterial apo vendim gjyqesor), ne baze te te cilit Fatime Shabani te jete njohur si trashegimtare ligjore e te ndjerit Kamber, duke fituar ne keto kushte legjitimetin aktiv ne ngritjen e kunderpadise (neni 32/a i K.Pr.Civile)”.

Ne lidhje me sa me siper, pakica çmon se ky fakt nuk eshte pretenduar prej pales paditese gjate gjykimit te çeshtjes. Paditesit kane pranuar faktin se e paditura eshte trashegimtare e te ndjerit Kamber.

Ne baze te nenit 6 te K.Pr.Civile “Gjykata qe gjykon mosmarreveshjen duhet te shprehet mbi gjithçka qe kerkohet dhe vetem per ate qe kerkohet”. Ne analize te kesaj dispozite, gjykata duhet te shprehet vetem per kerkimet e paleve ne proçes dhe, per aq kohe sa konstatimi qe ben shumica e Kolegjit Civil, nuk eshte pretenduar nga palet ndergjyqese, gjykata nuk mund te veproje tej kufijve te saj, qe i percakton neni 6 i K.Pr.Civile, aq me teper qe Gjykata e Larte nuk merret me analizen e provave, por vetem me zbatimin e drejte te ligjit.

Ne keto kushte, gjykojme se ne rastin konkret nuk ka shkelje proceduriale te formimit te gabuar te ndergjyqesise, shkelje te cilat bejne te cenueshem vendimet e gjykatave me te ulta dhe nuk duhej pranuar kerkesa e pales paditese per prishjen e vendimit per shkeljet proceduriale te mesiperme.

Evelina Qirjako Irma Bala

50

Page 51: Tetor 2009

Nr.11243-01301-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-994 i Vendimit (296)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Evjeni Sinoimeri KryesueseFatos Lulo AnëtarArdian Nuni Anëtar Arjana Fullani AnëtareEvelina Qirjako Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 01.10.2009 mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: MARKETIN TOPALLAJ, ne mungese I PADITUR: 1. ZYRA PERMBARIMORE TIRANE,

ne mungese2. ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTSHME, ne mungese

PERSONA TË TRETE: AHMET SULSTAROVA, ROBERT ÇABEJ, LIRI ELEZI, VALDETE SUVALI, AGRON QUKU, GEZIM SULSTAROVA, BESIM BERISHA, NEXHMIE BERISHA, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:

Detyrimi i Zyres Permbarimore Tirane per te bere shpalljen e pavlefshmerise absolute

dhe fshirjen e 2 akteve administrative permbarimore: “Lajmerim dhe Urdher Ekzekutimi Vullnetar Permbarimor

nr.6736 prot., date 25.06.2007” dhe “Urdher per Ekzekutim te Detyruar Permbarimor

nr.7772 prot., date 23.07.2007”.Detyrimi i ZVRPP Tirane per te bere shpalljen e pavlefshmerise absolute

dhe fshirjen e aktit administrativ te çregjistrimit te pasurise nr.4135, date 23.05.1996 te Marketin Topollaj

nga regjistri hipotekor i ZVRPP Tirane. Detyrimin e ZVRPP Tirane per te bere kthimin ne gjendjen fillestare

ne regjistrin hipotekor te regjistrimit te pasurise nr.4135, date 23.05.1996 ne pronesi te Marketin Topollaj.

Detyrimin i ZVRPP Tirane per te bere shpalljen e pavlefshmerise absolute dhe fshirjen e aktit administrativ nr.287 prot., date 10.07.2007

te ZVRPP Tirane te kufizimit te pasurise nr.440/1, vol.10, faqe 36 Z.K., nr.2679 te Marketin Topollaj.

51

Page 52: Tetor 2009

Detyrimin e ZVRPP Tirane per te bere kthimin ne gjendjen fillestare te regjistrimit te pasurise nr.440/1, vol.10, faqe 36 Z.K., nr.2679

te Marketin Topollaj pa asnje kufizim regjistrimi. Detyrimi i Zyres Permbarimore Tirane per te demshperblyer

paditesin Marketin Topollaj per shumen e shpenzimeve gjyqesore ne vleren prej 60.000 (gjashtedhjete mije) leke.

Baza Ligjore: Nenet 515, 517, 518, 522 te Kodit te Procedures Civile, Ligji nr.7843, date 13.07.1994 “Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme”,

neni 115/a, 116/c i Kodit te Procedurave Administrative.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.2221, date 20.03.2009, ka vendosur:

Anullimin e veprimeve permbarimore “Lajmerim per ekzekutim vullnetar” nr.6736, date 25.06.2007 dhe Urdherit per ekzekutim te detyrueshem nr.7772, date 23.07.2007 te Zyres se Permbarimit Tirane. Anullimin e veprimeve te kryera nga Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tirane per ekzekutimin e vendimit nr.2164, date 18.04.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor ne lidhje me kerkimin per fshirjen e aktit administrativ nr.287, date 10.07.2007 te ZVRPP te kufizimit te pasurise nr.440/1, faqe 36, vol.10, Zona Kadastrale nr.2678 ne emer te Marketin Topollaj. Ligjerimin e mases se sigurimit ne lidhje me sekuestron e vendosur per pasurine nr.4135, date 23.05.1996 ne emer te Marketin Topollaj .Heqjen e mases se sigurimit per sekuestron e vendosur per pasurine nr.440/1.Shpenzimet gjyqesore i ngarkohen te paditurve.Kunder vendimit per pjesen e pranuar, mund te behet ankim ne Gjykaten e Apelit Tirane, brenda 15 diteve nga e nesermja e shpalljes se vendimit. Per palet ne mungese, ky afat nga momenti i marrjes dijeni per vendimin .Ne lidhje me nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit mund te behet ankim i veçante ne Gjykaten e Larte.

Paditesi Marketin Topollaj ka ushtruar te drejten e ankimit te veçante kunder vendimit nr.2221, date 20.03.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe kerkon njohjen dhe futjen e kerkimit per fshirjen e aktit nr.287, date 10.07.2007 te kufizimit te pasurise se paluajtshme nr.4401/1, vol.10, faqe 36, ZK 2697 ne pronesi te Markelian Topollaj dhe si rrjedhim, ligjerimin e mases se sigurimit per sekuestron e vendosur per pasurine nr.4401/1, vol.10, faqe 36, dhe paraqet keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates per nxjerrjen e kerkimit per fshirjen e aktit administrativ dhe ligjerimin e mases se sigurimit eshte i kunderligjshem dhe bie ndesh me provat e dosjes gjyqesore dhe konkretisht shkresat e ZVRPP qe jane: 1) Urdher 287 prot., date 10.07.2007 i ZVRPP Tirane, ku urdherohet bllokimi i pasurise nr.4401/1 me urdher te zyres se permbarimit; 2) shkresa e ZVRPP date 14.07.2007 derguar zyres se permbarimit, ku shpjegohet se ... u vendos masa e kufizimit per pasurine 4401/1; 3) vete parashtrimet ne seance te ZVRPP qe bllokimi i pasurise eshte bere me urdher te zyres se permbarimit; 4) shkrese e Drejtorise se Pergjithshme te Permbarimit drejtuar Marketin Topollai, ku sqaron se zyra e permbarimit e ka ekzekutuar pjeserisht vendimin, pasi ZVRPP informon se ekziston nje konflikt midis dy vendimeve gjyqesore qe bien ne kundershtim me njeri tjetrin. Mbi pronen eshte vendosur kufizim

52

Page 53: Tetor 2009

deri ne zgjidhjen e ketij konflikti; 5) shkresa e Zyres se Permbarimit Tirane drejtuar paditesit, ku njofton se nga ana e ZVRPP eshte bere kufizim i pasurise, por kjo pasuri vazhdon te mbetet ne pronesine tuaj; 6) parashtrimet e zyres se permbarimit ne gjykim se ZVRPP ka bere bllokimin e pasurise, bazuar ne nje urdher te zyres se permbarimit;

- Gjykata ka interpretuar gabim nenin 38 te Ligjit nr.7843, date 13.07.1994. Ky nen duhet pare ne korelacion me nenin 51 dhe 52 te ketij ligji. Ligji parashikon si instanca ankimi kryeregjistruesin. E drejta qe regjistruesi ka per te propozuar refuzimin e kerkeses dhe per t’i kaluar me pas dosjen, bashke me urdher refuzimin kryeregjistruesit, i cili me pas shprehet me vendim, nuk duhet kuptuar si nje detyrim i personit te interesuar per t’i kerkuar regjistruesit te ushtroje kete drejte qe njeh ligji.

- Arsyetimet e gjykates per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit jane haptazi te paverteta.

- Gjykata ka vendosur nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor ne menyre flagrante. Ne fillim te gjykimit e ka çmuar çeshtjen brenda juridiksionit gjyqesor dhe ne fund ka vendosur nxjerrjen e saj per kerkimin ne lidhje me pasurine 4401/1 jashte juridiksionit gjyqesor pa asnje shpjegim dhe arsye.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Evelina Qirjako dhe si bisedoi çështjen ne teresi,

V Ë R E NGjykata ka pranuar rrethanat dhe faktet si me poshte vijon:Midis paditesit, Marketin Topollaj dhe shtetasve Ahmet Sulstarova, Robert Çabej,

Lirije Elezi, Valdete Suvali, Gezim Sulstarova dhe Besim Berisha, jane kryer disa veprime juridike, te cilat jane bere objekt i shqyrtimit gjyqesor te çeshtjes civile me nr.506 akti, date 18.04.2006 me pale dhe objekt te pasqyruara ne vendimin nr.2164, date 18.04.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Ne perfundim te gjykimit te cituar me siper, eshte vendosur te pranohet kerkese padia e ngritur nga shtetasit Ahmet Sulstarova, Robert Çabej, Lirije Elezi, Valdete Suvali, Gezim Sulstarova dhe Besim Berisha kunder Marketin Topallaj, duke u konstatuar pavlefshmeria e veprimeve juridike te realizuara midis paleve. Ne kete vendim gjykata ka vendosur fshirjen nga regjistrat hipotekore te pasurise me nr.4135, date 23.05.1996 ne emer te Marketin Topallaj. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga ana e Gjykates se Apelit Tirane. Ne keto kushte, vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me nr.2164, date 18.04.2006 eshte kthyer ne titull ekzekutiv.

Mbi kerkesen e bere nga ana e njerit prej kreditoreve, Ahmet Sulstarova, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka leshuar urdherin e ekzekutimit me vendimin nr.1152 akti, date 25.06.2007. Mbi kete baze ka filluar edhe proçedura per ekzekutimin e detyrueshem te titullit te mesiperm ekzekutiv.

Me shkresen nr.6736 prot., date 25.06.2007 te Zyres Permbarimore Tirane eshte realizuar lajmerimi per ekzekutim vullnetar, per te cilen paditesi Marketin Topallaj nuk ka marre dijeni, per shkak se ky njoftim eshte derguar ne nje adrese ku Marketin Topallaj nuk ishte me rezident.

Ne kuader te ekzekutimit te titullit ekzekutiv dhe te leshimit te Urdherit nr.7772, date 23.07.2007 te Zyres Permbarimore Tirane per ekzekutim te detyruar te titullit ekzekutiv, Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ka bere fshirjen nga regjistrat hipotekore te pasurise nr.4135, date 23.05.1996 ne emer te Marketin Topallaj.

53

Page 54: Tetor 2009

Gjithashtu, mbi bazen e Urdherit te Brendshem nr.287 prot., date 10.07.2007 te regjistruesit te ZVRPP Tirane eshte vendosur kufizim per disponimin e pasurise nr.440/1 ne pronesi po te paditesit (2000 m2), deri ne zgjidhjen e çeshtjes gjyqesore perkatese.

Ka rezultuar gjate gjykimit se pikerisht ky kufizim per pasurine nr.440/1 nuk ka qene e perfshire ne vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane nr.2164, date 18.04.2006, i cili eshte kthyer ne titull ekzekutiv dhe as ne shkresen e Zyres se Permbarimit drejtuar ZVRPP Tirane.

Nga aktet qe ndodhen ne dosje rezulton gjithashtu qe titulli i pronesise mbi pasurine e mesiperme nr.440/1 eshte fituar nga ana e Marketin Topallaj ne baze te nje kontrate shitblerje, qe eshte realizuar midis paditesit dhe shtetasit Besim Berisha dhe Nexhmije Berisha, ne prani te personit te trete Haxhi Bardhi, veprim juridik ky, i cili ne gjykimin e çeshtjes nr.506 akti, me vendimin gjyqesor te formes se prere nr.2164, date 18.04.2006 eshte deklaruar absolutisht i pavlefshem.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendimin nr.2221, date 20.03.2009, ka vendosur:

“Anullimin e veprimeve permbarimore “Lajmerim per ekzekutim vullnetar” nr.6736, date 25.06.2007 dhe Urdherit per ekzekutim te detyrueshem nr.7772, date 23.07.2007 te Zyres se Permbarimit Tirane.

Anullimin e veprimeve te kryera nga Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tirane per ekzekutimin e vendimit nr.2164, date 18.04.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor ne lidhje me kerkimin per fshirjen e aktit administrativ nr.287, date 10.07.2007 te ZVRPP, te kufizimit te pasurise nr.440/1, faqe 36, vol.10, Zona Kadastrale nr.2678 ne emer te Marketin Topollaj.

Ligjerimin e mases se sigurimit ne lidhje me sekuestron e vendosur per pasurine nr.4135, date 23.05.1996 ne emer te Marketin Topollaj

Heqjen e mases se sigurimit per sekuestron e vendosur per pasurine nr.440/1.Shpenzimet gjyqesore i ngarkohen te paditurve.Kunder vendimit per pjesen e pranuar, mund te behet ankim ne Gjykaten e Apelit

Tirane, brenda 15 diteve nga e nesermja e shpalljes se vendimit. Per palet ne mungese, ky afat nga momenti i marrjes dijeni per vendimin.

Ne lidhje me nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit mund te behet ankim i veçante ne Gjykaten e Larte.

Kjo gjykate arsyeton se: “... gjykata nuk mund te marre ne shqyrtim kerkimin e paditesit ne lidhje me kufizimin e pasurise nr.440/1, vol.10, faqe 36 Z.K. nr.2679 te Marketin Topollaj, pasi kjo pjese e objektit te kerkese padise nuk perfshihet ne rrethin e atyre çeshtjeve, te cilat ligji ia ngarkon gjykates per gjykim. Bazuar ne nenin 10 te Ligjit 7843, date 13.07.1994 paditesi duhet te ndiqte fillimisht rrugen administrative tek kryeregjistruesi dhe pastaj te vinte ne gjykate.

Gjykata ka arsyetuar gjithashtu se ky kerkim nuk ka lidhje me kerkimet e tjera te objektit te padise, te cilat kane lidhje me kundershtimin e veprimeve permbarimore dhe as ka lidhje me vendimin gjyqesor nr.2164, date 18.04.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, qe perben titullin ekzekutiv. Per keto arsye, kjo pjese e objektit te kerkese padise duhet nxjerre jashte juridiksionit gjyqesor.

Bazuar ne argumentat e mesiperme, gjykata çmon te heqe masen e sigurimit te padise per vendosjen e sekuestros mbi pasurine nr.440/,1 ndodhur ne Z.Kadastrale nr.2679, vol.10, fq.36, Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare, vetem persa i perket pjeses ku kjo gjykate ka vendosur: “Nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor” per kerkimin e paditesit mbi “Detyrimin e ZVRPP Tirane per te bere shpalljen e pavlefshmerise absolute dhe

54

Page 55: Tetor 2009

fshirjen e aktit administrativ nr.287 prot., date 10.07.2007 te ZVRPP Tirane te kufizimit te pasurise nr.440/1, vol.10, faqe 36 Z.K. nr.2679 te Marketin Topollaj”, paditesi ka bere ankim te veçante perpara Gykates se Larte.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se kjo pjese e vendimit nr.2221, date 20.03.2009 eshte marre ne kundershtim me ligjin dhe per kete arsye ky vendim, ne kete pike duhet te prishet dhe çeshtja duhet derguar ne te njejten gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Ne marrjen e vendimit te mesiperm, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane eshte mbeshtetur ne nenin 10 te Ligjit nr.7843, date 13.07.1994.

Kjo dispozite shprehimisht thote: “Përparësia e regjistrimit përcaktohet në varësi nga radha e paraqitjes në mënyrë të përshtatshme të dokumenteve të tyre te regjistruesi, pavarësisht nga data e përpilimit të tyre dhe pavarësisht se shënimi në kartelë mund të vonohet.

Në rastet kur, për të njëjtën pasuri, janë bërë më shumë se disa regjistrime, të cilat nuk kanë rrjedhur nga njëri-tjetri, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, regjistruesi, me vendim të arsyetuar, i kërkon Kryeregjistruesit të vendosë fshirjen e regjistrimeve të kryera pas regjistrimit të parë, kur ky i fundit është në përputhje me nenet 192-197 të Kodit Civil, duke bërë shënimin në kolonën përkatëse. Deri në nxjerrjen e vendimit të Kryeregjistruesit për miratimin ose refuzimin e kësaj kërkese, regjistruesi bën pezullimin e regjistrimit dhe mbi pasurinë nuk mund të kryhen veprime, si dhe njofton palën/palët e interesuara brenda 10 ditëve. Konfirmimi i marrjes së njoftimit depozitohet në dosjen përkatëse.

Kryeregjistruesi merr vendim brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës. Në rast të mosmarrjes së vendimit nga Kryeregjistruesi, zbatohet neni 328 i Kodit të Procedurës Civile. Vendimi i Kryeregjistruesit i njoftohet palës/palëve të interesuara brenda 10 ditëve dhe konfirmimi i marrjes së njoftimit depozitohet në dosjen përkatëse”.

Ne zbatim te kesaj dispozite eshte miratuar edhe Udhezimi nr.4, date 21.11.2007 “Per miratimin e procedures se fshirjes se regjistrimeve te kryera ne kundershtim me ligjin, dhe te atyre qe krijojne mbivendosje, ne zyren e regjistrimit te pasurive te paluajtshme”.

Ky Kolegj çmon se kjo dispozite nuk eshte e zbatueshme ne rastin konkret. Neni 10 i Ligjit 7843, date 13.07.1994, si dhe Udhezimi nr.4, date 21.11.2007 i dale ne zbatim te ligjit te mesiperm, zbatohen dhe gjejne aplikim ne rastin e fshirjeve te regjistrimeve te pasurise se paluajtshme te kryera ne kundershtim me ligjin, kur per te njejten pasuri jane bere dy a me shume regjistrime, te cilet nuk kane rrjedhur nga njeri tjetri, duke krijuar mbivendosje. Procedura e fshirjeve si me siper nis me kerkese te paleve qe preken nga keto regjistrime, ose kryesisht nga regjistruesi dhe punonjesit e ZVRPP (pika 3 e Udhezimit nr.4, date 21.11.2007), dhe pas procesit te verifikimit te rastit te fshirjes, regjistruesi i ZVRPP ku eshte regjistruar prona i propozon Kryeregjistruesit fshirjen e regjistrimit te kunderligjshem, pjeseve te mbivendosura te pasurise, etj.

Kryeregjistruesi, pasi merr merr vleresimin ligjor te sektorit te apelimit te ZQRPP, merr vendimin per miratimin e plote ose te pjesshem te vendimit (propozimit) te regjistruesit, ose mosmiratimin e tij, vendim ky qe regjistrohet menjehere ne ZVRPP. Kunder vendimit te Kryeregjistruesit palet e interesuara mund te ankohen ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane brenda 30 diteve nga marrja e njoftimit (pika 13 e Udhezimit nr.4, date 21.11.2007). Regjistruesi, ne te njejten kohe qe paraqet propozimin per fshirje tek Kryeregjistruesi, ben edhe pezullimin e çdo veprimi me pasurine e paluajtshme objekt fshirje, pezullim i cili bie kur Kryeregjistruesi merr vendimin perkates si me siper (pika 7 dhe 12 e Udhezimit nr.4, date 21.11.2007).

Pra, ne analize te sa me siper, ky Kolegj konkludon se neni 10 i Ligjit 7843, date 13.07.1994 rregullon nje situate krejtesisht ndryshe nga rasti konkret. Ne çeshtjen objekt gjykimi, paditesi ka kerkuar te deklaroje absolutisht te pavlefshem dhe te fshije aktin administrativ te ZVRPP ne lidhje me kufizimin e pasurise se tij.

55

Page 56: Tetor 2009

Ne referim te provave qe ndodhen ne dosjen gjyqesore dhe konkretisht ne aktin nr.287, date 10.07.2007, shprehimisht thuhet: “Bazuar ne nenin 44 te Ligjit nr.7843, date 13.07.1994”, urdheroj kufizimin e pasurise nr.440/1 ...”.

Pezullimi i veprimeve ne pasurine e paluajtshme sipas nenit 10 te te njejtit Ligj dhe Udhezimit nr.4, date 21.11.2007 te Keshillit te Ministrave eshte nje procedure e ndryshme nga ajo qe zbatohet ne rastin e kufizimit te veprimeve mbi pasurite e paluajtshme, e cila gjen rregullim ne nenin 44 e vijues te Ligjit 7843, date 13.07.1994.

Por, edhe sikur te pranonim se ne rastin konkret do te gjente zbatim neni 10 i ketij ligji, veme re se kjo dispozite parashikon se ankimi ndaj aktit administrativ te kryeregjistruesit behet drejpersedrejti ne gjykate dhe se nuk eshte parashikuar e drejta per ankim administrativ ndaj akteve te regjistruesit (vendim per pezullim, propozim per fshirje, etj.) tek kryeregjistruesi.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon se kerkimi i paditesit:“Detyrimi i ZVRPP Tirane per te bere shpalljen e pavlefshmerise absolute dhe

fshirjen e aktit administrativ nr.287 prot., date 10. 07. 2007 te ZVRPP Tirane te kufizimit te pasurise nr.440/1, vol.10, faqe 36 Z.K. nr.2679 te Marketin Topollaj.

Detyrimin e ZVRPP Tirane per te bere kthimin ne gjendjen fillestare te regjistrimit te pasurise nr.440/1, vol.10, faqe 36 Z.K. nr.2679 te Marketin Topollaj pa asnje kufizim regjistrimi”, eshte brenda juridiksionit gjyqesor.

Kufizimi, si nje urdher qe ndalon ose kufizon veprimet mbi nje pasuri te paluajtshme, eshte nje prej tagrave qe ka regjistruesi i zyres se pasurive te paluajtshme ku eshte regjistruar pasuria, ne rastet qe parashikohen shprehimisht ne ligj.

Kufizimet mbi nje pasuri te paluajtshme vendosen me urdher te regjistruesit te zyres ku eshte regjistruar kjo pasuri, ne baze te nenit 44 te Ligjit nr.7843, date 13.07.1994, qe shprehimisht thote: “Për parandalimin e ndonjë mashtrimi, veprimi të padrejtë ose të pamjaftueshëm, regjistruesi lëshon urdhër për regjistrimin e kufizimit në seksionin përkatës të kartelës, me ose pa kërkesën e personit të interesuar për pasurinë e paluajtshme, kontratën e qirasë ose hipotekën, pasi të ketë udhëzuar që të dëgjohen ata persona që ai i mendon të përshtatshëm. Ky urdhër ndalon ose kufizon veprimet me këtë pasuri të paluajtshme. Një kufizim mund të zgjasë: a) për një periudhë deri ne 30 dite nga data e njoftimit; b) deri me realizimin e një ngjarje të caktuar;c) deri me nxjerrjen e një urdhëri të dytë.

Regjistruesi urdhëron që të regjistrohet një kufizim në rastet kur ai sheh se e drejta e pronarit për të vepruar mbi pasurinë e paluajtshme, kontratën e qirasë, ose hipotekën është e kufizuar”.

Neni 46 i te njejtit ligj parashikon se: “Kur personi i interesuar, me kërkesë të noteruar, vërteton që nuk ka arsye për kufizim në pasurinë e paluajtshme, regjistruesi urdhëron heqjen ose ndryshimn e tij. Pronari që preket nga kufizimi ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës. Kjo vendos për çështjen”.

Ne analize te kesaj dispozite (neni 46 i Ligjit nr.7843, date 13.07.1994), del qarte se pronari qe preket nga kufizimi ka te drejte ta kundershtoje ate drejtepersedrejti ne gjykate dhe kjo e fundit vendos per çeshtjen. Pra, kjo dispozite ne menyre taksative ka percaktuar se kompetente per shqyrtimin e nje ankimi ndaj aktit administrativ, urdherit te kufizimit te pasurise se paluajtshme, eshte posaçerisht gjykata. Ne kete menyre ligji (neni 46 i Ligjit nr.7843, date 13.07.1994) e ka rregulluar ne menyre te posaçme ankimin ndaj aktit administrativ, qe ne rastin konkret eshte urdheri i regjistruesit per vendosjen e kufizimit mbi pasurine e paluajtshme, duke percaktuar si organ kompetent per zgjidhjen e konfliktit drejtpersedrejti gjykaten dhe pa e lidhur ankimin ne gjykate me ezaurimin paraprak te nje procedure ankimi administrativ.

Perveç sa me siper, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne analize teresore te Ligjit nr.7843, date 13.07.1994, konkludon se ky ligj nuk parashikon nje procedure te detyrueshme

56

Page 57: Tetor 2009

ankimi administrativ, mosrespektimi i se ciles pengon kundershtimin e akteve te regjistruesit te ZVRPP drejpersedrejti ne gjykate.

Procedurat e ankimit administrativ jane parashikuar ne nenet 51 dhe 52 te Ligjit te sipercituar.

Neni 51: E drejta e regjistruesit për të dhënë mendim -“Mosmarrëveshjet që i paraqiten kryeregjistruesit në lidhje me ushtrimin e të drejtave ne zbatimin e detyrave, kryeregjistruesi është i detyruar para se të marrë vendim t’i kërkojë regjistruesit mendimin me shkrim”.

Neni 52: Ankimet - “Pala ankuese brenda 30 ditëve nga dita e marrjes së njoftimit të këtij vendimi, udhëzimi, urdhëri, përcaktimi ose akordimi nga kryeregjistruesi, mund të njoftojë regjistruesin me anë të një formulari të caktuar për synimin e tij për t’i bërë ankim gjykatës përkatëse kundër vendimit, udhëzimit, urdhërit, përcaktimit ose akordimit.

Me marrjen e njoftimit të ankimit, regjistruesi përgatit dhe i dërgon gjykatës përkatëse, me një kopje të informacionit të kryeregjistruesit dhe të ankuesit dhe çdo personi tjetër që është në regjistër e që atij i duket se lidhet me ankimin, një raport të shkurtër në lidhje me çështjen në fjalë.

Kur pala ankuese i kërkon regjistruesit t’ia kalojë çështjen gjykatës, kjo palë depoziton tek regjistruesi shumën e nevojshme për të mbuluar shpenzimet e përgatitjes së dokumenteve”.

Ne analize te dispozitave me siper, arrijme ne konkluzionin se vetem ne rast se i drejtohet nje kerkese ankimore kryeregjistruesit per veprimet e regjistruesit, ai duhet te marre mendimin e ketij te fundit, dhe te ktheje pergjigje brenda nje afati te caktuar. Por kjo nuk do te thote qe, ne menyre te domosdoshme, çdo subjekt qe nuk eshte dakord me nje veprim te regjistruesit duhet patjeter te ankohet tek kryeregjistruesi perpara se t’i drejtohet gjykates. Ligji specifik te drejten e ankimit administrativ ndaj vendimeve te regjistruesit e ka lene ne zgjedhjen e pales ankuese dhe nuk shprehet qe mungesa e ezaurimit te ankimit administrativ, pengon ankimin ne rruge gjyqesore.

Perveç sa me siper, ne çeshtjen objekt gjykimi, ndodhemi dhe ne nje situate ndryshe. Nga provat e dosjes gjyqesore rezulton se per pronen me nr.440/1, vol.10, faqe 36 Z.K. nr.2679, qe eshte e regjistruar ne ZVRPP ne emer te paditesit dhe mbi te cilen eshte vendosur kufizimi nga ana e ZVRPP Tirane, eshte disponuar me dy vendime gjykate te formes se prere. Konkretisht me vendimin nr.3609, date 21.07.1997 te Gjykates se Rrethit Tirane eshte vendosur detyrimi i ZVRPP Tirane te regjistroje pronen e siperpermendur ne emer te paditesit, ndersa me vendimin nr.2164, date 18.04.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, nder te tjera eshte vendosur konstatimi i pavlefshmerise absolute te Kontrates se Shitjes nr.6679 rep., nr.3284 kol., date 02.04.1996. Pikerisht kjo kontrate shitje eshte edhe origjina e fitimit te pronesise se pasurise nr.440/1 per paditesin.

Pra per te njejten prone kemi dy vendime gjykate te formes se prere. Ne keto kushte, vlen te permendim parimin e pergjithshem te se drejtes, se vetem gjykata eshte kompetente per zgjidhjen e nje konflikti midis konkurimit te titujve te pronesise per te njejten prone, siç eshte rasti konkret.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se ky kerkim i paditesit eshte ne juridiksionin gjyqesor dhe per nje fakt tjeter. Paditesi ne padine e tij ka kerkuar “shpalljen e pavlefshmerise absolute dhe fshirjen e aktit administrativ nr.287 prot., date 10.07.2007 te ZVRPP Tirane ...”.

Pra, paditesi ka kerkuar pavlefshmerine absolute te nje akti administrativ. Ne baze te nenit 117 te K.Pr.A.: “Aktet administrative absolutisht te pavlefshme, nuk prodhojne pasoja ligjor,e pavaresisht nga fakti nese jane deklaruar apo jo si te tilla. Secila pale e interesuar mund te kerkoje qe akti administrativ te shpallet absolutisht i pavlefshem. Kerkesa ne fjale mund te behet ne çdo kohe. Organi administrativ kompetent, me nismen e tij, mund te deklaroje nje akt administrativ absolutisht te pavlefshem ne çdo kohe”.

57

Page 58: Tetor 2009

Ne analize te dispozites se mesiperme, kur akti qe pretendohet eshte absolutisht i pavlefshem, çdo person i interesuar ka te drejte t’i drejtohet drejtepersedrejti gjykates dhe te kerkoje qe te shpallet si i tille. Kete gje mund ta beje dhe organi qe ka nxjerre aktin me nismen e tij, pa ia kerkuar askush, mjafton qe ta konstatoje pavlefshmerine e aktit. Kjo per faktin se, akti administrativ absolutisht i pavlefshem qe ne momentin e daljes se tij, nuk krijon dhe as qe mund te krijoje pasoja juridike. Nje akt absolutisht i pavlefshem nuk ka fuqi detyruese ndaj subjektit, tek i cili drejtohet. Ne kete rast pavlefshmeria, e cila mund te shprehet nepermjet revokimit qofte nga organi qe e ka nxjerre, ose nga gjykata ka karakter thjesht konstatues. Gjykata, ne kete rast, zgjidh pasojat qe vijne nga nje akt absolutisht i pavlefshem. Sa me siper eshte sanksionuar dhe ne nenin 331 te K.Pr.Civile.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 59 dhe 63 te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.2221, date 20.03.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane,

per pjesen qe ka nxjerre jashte juridiksionit gjyqesor kerkimin e paditesit mbi “Detyrimin e ZVRPP per te bere shpalljen e pavlefshmerise absolute dhe fshirjen e aktit administrativ 287 prot., date 10.07.2007 te ZVRPP Tirane te kufizimit te pasurise nr.440/1, vol.10, faqe 36 Z.K. nr.2678 ne emer te paditesit”, dhe dergimin e çeshtjes prane kesaj gjykate per vazhdimin e gjykimit per kete pjese.

Tirane, me 01.10.2009

58

Page 59: Tetor 2009

Nr.11243-00172-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-995 i Vendimit (297)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Shpresa Beçaj KryesueseEvjeni Sinoimeri AnëtareFatos Lulo Anëtar Ardian Nuni AnëtarEvelina Qirjako Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 01.10.2009 mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:

PADITËS: FLORINA RRAPAJ, ne mungeseI PADITUR: SHEFQET HAZIZI, i pranishem,

perfaqesuar nga avokat Reshat Gjoni

OBJEKTI:Pavlefshmeri e titullit ekzekutiv, vendimit nr.576, date 28.10.1991.

Baza Ligjore: Neni 609 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, me vendimin nr.529, date 24.03.2006, ka vendosur: Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.618, date 22.11.2006, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.529, date 24.03.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt:Pranimin e padise se paditeses Florina Rrapaj. Te deklaroje te pavlefshem titullin ekzekutiv nr.576, date 28.10.1991 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore ka ushtruar rekurs pala e paditur Shefqet Hazizi, i cili kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

- Vendimi i gjykates se apelit bie ne kundershtim me nenin 32 te K.Pr.Civile.- Paditesja Florina Rrapaj nuk ka titull pronesie dhe asaj nuk i eshte shkelur asnje e

drejte nga i padituri, keshtu qe ajo nuk legjitimohet per ngritjen e padise.- Neni 114 i K.Civil nuk eshte pare ne kompleksitet me nenet 168, 169, etj. te K.Civil.

Paditesja Florina Rrapaj ka pushtuar dhe mban me force prej mbi 10 vjetesh nje pjese te truallit te pales se paditur Shefqet Hazizi. Ka mbi 10 vjet qe ajo eshte ne konflikt me pronarin, ka mbi 10 vjet qe nuk ka zbatuar detyrimin ligjor qe buron nga vendimi nr.570, date 28.10.1991 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore per pushimin e cenimit. Nuk jemi ne kushtet e nenit 169 te K.Civil (personi qe ka poseduar qetesisht e pa

59

Page 60: Tetor 2009

nderprerje, duke u sjelle sikur te ishte pronar per njezet vjet ne nje prone te paluajtshme, behet pronar i saj).

- Pala paditese nuk ka bere padi kunder pales se paditur per njohjen e pronesise.- Trualli objekt konflikti para se te behet prone e te paditurit Shefqet Hazizi ka qene

prone publike.- Te dy gjyqtaret e trupit gjykues V.Hanxhari dhe A.Lico kane marre pjese ne gjykimin

e nje ankimi tjeter ku une kam qene pale e paditur dhe padites Ahmet Selmani (komshi tjeter) me padi me te njejtin objekt, pushim cenimi ne pronesi, me te njejtat pretendime parashkrimi. Pavaresisht se padite jane ndare eshte marre i njejti vendim pushim cenimi i pronesise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako; perfaqesuesin e pales se paditur, Av.

Reshat Gjoni, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te shkalles se pare, dhe pasi bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NGjykatat e te dyja shkalleve kane pranuar rrethanat dhe faktet si me poshte:Rezulton qe ne çeshtjen civile me pale padites Shefqet Hazizi, e paditur Florina

Rrapaj, etj., me objekt: pushim cenim pronesie, Gjykata e Shkalles se Pare Vlore, me vendimin e saj me nr.576, date 28.10.1991, ka vendosur: “Detyrimi i te paditures Florina Rrapaj te pushoje cenimin ne pronesi qe i ben paditesit Shefqet Hazizi, duke prishur objektin e bere ne sheshin e ndertimit; Pushimin e gjykimit per sa i takon hyrjes se rruges dhe shtyrjes se gardhit me te paditurit Ahmet Selmani, Mehmet Mahmutaj dhe Florina Rrapaj”.

Rezulton qe sapo vendimi i mesiperm ka marre forme te prere, i padituri ka kerkuar ekzekutimin e detyrueshem te titullit ekzekutiv vendimit nr.576, date 28.10.1991. Zyra e Permbarimit ka filluar procedurat e ekzekutimit, te cilat nuk kane perfunduar, duke e arkivuar kete dosje ne vitin 1993.

Pas kesaj periudhe i padituri ka vazhduar perpjekjet e tij per ekzekutimin e ketij vendimi duke ju drejtuar here pas here dhe Ministrise se Drejtesise, te ciles i ka kerkuar te nderhyje prane Zyres se Permbarimit Vlore per ekzekutimin e vendimit te mesiperm, nga ku ka marre pergjigje me shkresen nr.148, prot., date 02.02.2001 te Ministrise se Drejtesise, Drejtoria e Inspektimit, shkresen nr.211, prot., date 30.06.2004 e Ministrise se Drejtesise, Drejtoria e Pergjithshme e Permbarimit, etj.).

Rezulton qe i padituri, Shefqet Hazizi, i eshte drejtuar gjykates se shkalles se pare me kerkese per “Leshimin e urdherit te ekzekutimit te vendimit nr.576, date 28.10.1991 te Gjykates se Rrethit Vlore”.

Me vendimin nr.453, date 20.09.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore eshte vendosur: “Leshimi i urdherit te ekzekutimit per vendimin nr.576, date 28.10.1991 te Gjykates se Vlore”. Ne baze te ketij vendimi per leshimin e uredhrit te ekzekutimit kane filluar perseri praktikat proceduriale permbarimore.

Sipas shkreses me nr.extra prot., date 17.03.2006 te Zyres se Permbarimit Vlore rezulton se kjo dosje eshte regjistruar per ekzekutim vendimi gjyqesor nr.576, date 28.10.1991. Kjo dosje eshte mbyllur dhe dorezuar ne arkivin e kesaj zyre me date 05.06.1993. Vendimi gjyqesor, se bashku me urdherin e ekzekutimit eshte regjistruar prane kesaj zyre me date 20.01.2006”. Me shkresen nr.179 prot., date 23.01.2006 Zyra e Permbarimit i ka derguar paditeses, ne cilesine e debitores, Lajmerimin per Ekzekutimin Vullnetar. Duke qene se detyrimi nuk eshte zbatuar ne menyre vullnetare nga debitori, kjo zyre ka vijuar me procedurat per ekzekutimin e detyrueshem te titullit ekzekutiv. Me shkresen nr.179 prot., date

60

Page 61: Tetor 2009

16.02.2006 te Zyres se Permbarimit Vlore eshte kerkuar nga Komisariati i Policise Vlore dhe Policia Ndertimore mbeshtetja e forcave te policise dhe policise ndertimore per ekzekutimin e urdherit te ekzekutimit nr.453, date 20.09.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore.

Paditesja Florina Rrapaj, nepermjet padise drejtuar gjykates, ka kerkuar pavlefshmerine e titullit ekzekutiv (Vendimit nr.576, date 28.10.1991 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore), me pretendimin se titulli ekzekutiv eshte shuar per shkak te kalimit te afatit 10 vjeçar.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, me vendimin nr.529, date 24.03.2006 ka vendosur rrezimin e padise.

Kjo gjykate arsyeton se: Duke qene se padia per pushimin e cenimit ne pronesi, si padi mohuese, eshte e pa parashkrueshme, edhe kerkesa per ekzekutimin e ketij vendimi eshte e pa parashkrueshme, konform nenit 113, paragrafi i dyte i K.Civil.

Masa e sigurimit te padise, konform nenit 211 te K.Pr.Civile, bie me rrezimin e padise por zbatohet vetem kur vendimi merr forme te prere. Nga sa me siper, çmojme se titulli i ekzekutimit eshte i vlefshem, pasi parashkrimi nuk vepron per titullin ekzekutiv konkret.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.618, date 22.11.2006, ka vendosur:“Ndryshimin e vendimit nr.529, date 24.03.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor

Vlore dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt, pranimin e padise se paditeses Florina Rrapaj; Te deklaroje te pavlefshem titullin ekzekutiv nr.576, date 28.10.1991 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore”.

Me arsyetimin se: duke qene se padia e cenimit ne pronesi eshte nje padi me pale kundershtare dhe nuk perfshihet ne asnjeren prej pikave te nenit 115 te K.Civil parashkruhet me kalimin e afatit 10 vjeçar, te parashikuar ne nenin 114 te K.Civil, dhe per rrjedhoje, sipas paragrafit te fundit te nenit 113 te K.Civil qe thote “nuk parashkruhen edhe kerkesat per ekzekutimin e detyrueshem te vendimeve qe jane te lidhura me padi, per te cilat nuk zbatohet parashkrimi”, edhe kjo kerkese per ekzekutim eshte parashkruar.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore ka ushtruar rekurs pala e paditur Shefqet Hazizi, i cili kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

- Vendimi i gjykates se apelit bie ne kundershtim me nenin 32 te K.Pr.Civile.- Paditesja Florina Rrapaj nuk ka titull pronesie dhe asaj nuk i eshte shkelur

asnje e drejte nga i padituri, keshtu qe ajo nuk legjitimohet per ngritjen e padise.- Neni 114 i K.Civil nuk eshte pare ne kompleksitet me nenet 168, 169, etj. te

K.Civil. Paditesja Florina Rrapaj ka pushtuar dhe mban me force prej mbi 10 vjetesh nje pjese te truallit te pales se paditur, Shefqet Hazizi. Ka mbi 10 vjet qe ajo eshte ne konflikt me pronarin, ka mbi 10 vjet qe nuk ka zbatuar detyrimin ligjor qe buron nga vendimi nr.570, date 28.10.1991 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore per pushimin e cenimit. Nuk jemi ne kushtet e nenit 169 te K.Civil (personi qe ka poseduar qetesisht e pa nderprerje, duke u sjelle sikur te ishte pronar per njezet vjet ne nje prone te paluajtshme, behet pronar i saj).

- Pala paditese nuk ka bere padi kunder pales se paditur per njohjen e pronesise.- Trualli objekt konflikti, para se te behet prone e te paditurit Shefqet Hazizi, ka

qene prone publike.- Te dy gjyqtaret e trupit gjykues V.Hanxhari dhe A.Lico kane marre pjese ne

gjykimin e nje ankimi tjeter ku une kam qene pale e paditur dhe padites Ahmet Selmani (komshi tjeter) me padi me te njejtin objekt, pushim cenimi ne pronesi, me te njejtat pretendime parashkrimi. Pavaresisht se padite jane ndare, eshte marre i njejti vendim pushim cenimi i pronesise.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se rekursi i paraqitur nga paditesi permban shkaqe nga ato qe parashikon neni 472 i K.Pr.Civile. Ky Kolegj çmon se vendimi i Gjykates

61

Page 62: Tetor 2009

se Apelit Vlore nr.618, date 22.11.2006 eshte nje zbatim i gabuar i ligjes dhe si i tille ky vendim duhet te prishet.

Paditesi me padine e tij ka kerkuar pavlefshmerine e titullit ekzekutiv, konkretisht vendimit gjyqesor 576, date 28.10.1991, bazuar ne nenin 609 te K.Pr.Civile, me arsyetimin se: (i) qe nga çasti qe vendimi i mesiperm ka marre forme te prere kane kaluar me shume se 10 vjet dhe ky vendim nuk eshte ekzekutuar, dhe ne keto kushte titulli ekzekutiv eshte shuar; dhe (ii) pikerisht kete fakt, parashkrimin e kerkeses per ekzekutimin e vendimit, paditesja e ka konsideruar si nje ngjarje qe ka ndodhur pas dhenies se vendimit per te cilin eshte leshuar urdheri i ekzekutimit, ngjarje kjo, qe sipas paditeses, passjell pavlefshmerine e titullit, bazuar ne nenin 609 te K.Pr.Civile.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon te sqaroje fillimisht pretendimet qe ngrihen ne rekurs ne lidhje me aspektin procedurial te ketij proçesi dhe pikerisht te pretendimit qe ngre ana e paditur se paditesja nuk legjitimohet ne ngritjen e kesaj padie. Paditesi e mbeshtet kete pretendim ne faktin se paditesja nuk eshte pronare e truallit qe kerkohet te lirohet.

Ky Kolegj çmon se ne çeshtjen objekt gjykimi paditesja kerkon qe te mbrohet nga ekzekutimi i detyrueshem i nje titulli ekzkekutiv, qe ka si pasoje lirimin e nje trualli mbi te cilin ajo ka ndertuar nje objekt dhe konkretisht banesen ku ajo jeton. Pra, pasoje e ketij ekzekutimi te detyrueshem do te jete shembja e baneses se saj.

Padia qe te jete e vlefshme duhet te plotesoje dy kushte themelore: a) interesi i ligjshem per te ngritur padi, dhe b) legjitimiteti per te vepruar. Ne rast se ekzistojne keto dy kushte mund te konsiderohet qe padia ekziston, ne kuptimin qe per gjykaten lind domosdoshmeria per te marre vendim mbi themelin e saj, pra per ta pranuar ose rrezuar ate.

Ne çeshtjen objekt gjykimi paditesja ka nje interes te ligjshem per te ngritur padi (ne baze te nenit 32/a te K.Pr.Civile), pasi ajo cenohet drejtepersedrejti ne interesat e saj materiale nga ky ekzekutim. Paditesja pretendon se eshte pronare e objektit qe kerkohet te prishet dhe se titulli ekzekutiv i pales se paditur eshte i pavlefshem.

Ne analize te sa me siper interesi per te ngritur padine eshte nje interes procedurial, i cili lidhet dhe me interesin material (llojin e padise qe zgjedh paditesi per te realizuar kerkimet e tij). Interesi per te ngritur padi lind nga domosdoshmeria per te arritur nga proçesi mbrojtjen e interesit material duke iu drejtuar gjykates. Sa me siper eshte më se e mjaftueshme qe gjykata te marre ne shqyrtim padine e ngritur nga paditesja.

Persa i perket legjitimitetit, ky Kolegj çmon se ai eshte i ndertuar drejt. Kjo padi i kundrejtohet pikerisht personit, i cili kerkon te ekzekutoje titullin ekzekkutiv te dale ne favor te tij.

Persa i perket pretendimeve te pales se paditur per zbatim te gabuar nga ana e Gjykates se Apelit Vlore te ligjes materiale, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon te sqaroje se:

Si Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore dhe ajo e Apelit, ne gjykimet perkatese kane trajtuar vetem faktin nese parashkruhet ose jo padia mohuese. Kjo pasi te dyja gjykatat pranojne qe konflikti i zhvilluar midis paleve ne vitin 1991 ka pasur si objekt te saj “Pushim cenimi”, e cila eshte padia mohuese.

Pikerisht, ne analize te sa me siper Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore me vendimin e saj me nr.529, date 24.03.2006 e ka rrezuar padine e paditeses me argumentin se padia mohuese nuk mund te parashkruhet dhe si rrjedhim dhe kerkesa per ekzekutimin e detyrueshem te vendimit nuk mund te parashkruhet, referuar kjo nenit 113 te K.Civil, kurse Gjykata e Apelit Vlore ka ndryshuar vendimin e mesiperm me argumentin se kjo padi parashkruhet.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se drejt ka vendosur Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore kur ka rrezuar kerkese padine e paditeses, por ky Kolegj nuk eshte plotesisht dakord me arsyetimin qe ka perdorur kjo gjykate.

62

Page 63: Tetor 2009

Asnje nga gjykatat nuk ka analizuar nje problem te rendesishem ligjor ate te faktit (i) nese jemi perpara pavlefshmerise se titullit ekzekutiv, bazuar ne nenin 609 te K.Pr.Civile; (ii) nese parashkrimi i kerkeses per ekzekutimin e detyrueshem te titullit ekzkekutiv eshte nga ato fakte, te cilat e bejne te pavlefshem titullin ekzekutiv.

Neni 609 i K.Pr.Civile shprehimisht thote se: ”Debitori mund te kerkoje ne gjykaten kompetente te vendit te ekzekutimit qe te deklarohet se titulli ekzekekutiv eshte i pavlefshem, ose se detyrimi nuk ekziston, ose ekziston ne nje mase me te vogel, ose eshte shuar me pas.

Kur titulli ekzekutiv eshte nje vendim gjyqesor ose vendim arbitrazhi, debitori mund te kundershtoje ekzekutimin e titullit vetem per fakte te ngjara pas dhenies se ketyre vendimeve”.

Ne rastin konkret titulli ekzekutiv eshte nje vendim gjykate (Neni 510 /a i K.Pr.Civile: ”Jane tituj ekzekutive: a) vendimet civile te gjykates qe kane marre forme te prere ……”, dhe ne keto kushte jemi para ekzekutimit te detyrueshem te tij. Titulli ekzekutiv nuk eshte gje tjeter, veçse ekzistenca e nje te drejte subjektive materiale te cenuar ose te papermbushur. Ne keto kushte, titulli ekzekutiv eshte burim i menjehershem dhe i drejteperdrejt i legjitimitetit te kreditorit per te iniciuar proçesin e ekzekutimit te detyrueshem, pasi ai qe ka titullin ekzekutiv ka edhe te drejten e perfshire ne te.

K.Pr.Civile lejon mundesine e kundershtimit te proçesit te ekzekutimit te detyrueshem, duke parashikuar mjetet mbrojtese kunder ekzekutimit te vendimit te formes se prere. Ky kundershtim mund te behet: (i) me kerkesen per pavlefshmerine e titullit ekzkekutiv (neni 609 i K.Pr.Civile); ose (ii) me kerkesen per kundershtim veprimesh permbarimore (neni 610 i K.Pr.Civile); ose (iii) me padine per kerkimin e sendit nga personi i trete (neni 612 i K.Pr.Civile).

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se nuk jemi para asnje nga rasteve te pavlefshmerise se titullit ekzekutiv te parashikuar ne nenin 609 te K.Pr.Civile. Ky Kolegj sqaron se:

E dreja eshte nje koncept juridik dinamik, e cila me kalimin e kohes ndryshon, ajo mund te shuhet, ndryshohet, riperterihet, kompensohet, etj. Ne keto kushte, nese do te kundershtohet titulli ekzekutiv per pavlefshmeri do te kundershtohet dhe e drejta e perfshire ne te. Pikerisht nga ky unitet i titullit te ekzekutimit dhe i se drejtes se perfshire ne te rrjedhin dhe pasojat te cilat kane lidhje me kundershtimin qe i behet titullit.

Persa i perket vendimeve gjyqesore te cilat jane tituj ekzekutive, keto nuk mund te goditen per pavlefshmeri duke ngritur shkaqe, te cilat duhet te ishin ngritur ne procesin e formimit te titullit. Debitori mund te kerkoje pavlefshmerine e titullit duke parashtruar vetem fakte dhe ngjarje me anen e se cilave kundershtohet urdherueshmeria e asaj qe eshte shprehur me perpara ne titullin ekzekutiv, pasi kjo ndikon mbi te drejten proceduriale te ekzekutimit te detyrueshem, pra mbi vete titullin ekzekutiv.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se ne çeshtjen objekt gjykimi, titulli ekzekutiv ne momentin qe eshte kerkuar ekzekutimi i detyrueshem eshte i vlefshem, pasi eshte e vlefshme e drejta qe perfshihet ne kete titull.

Ne gjykimin qe eshte zhvilluar ne 1991 midis paleve ndergjyqese ne Gjykaten e Rrethit Vlore, paditesi ka kerkuar kundrejt te paditures pushimin e cenimit duke pretenduar se ishte pikerisht ai, i cili kishte te drejta per te ndertuar mbi truallin objekt gjykimi (leje ndertimi per ndertimin e nje shtepie ne Lagjen ”4 Heronjte”, Vlore), dhe jo e paditura, e cila kishte realizuar ne ate kohe nje ndertim pa leje. Kjo gjykate, ne perfundim te hetimit gjyqesor, me vendimin e saj me nr.576, date 28.10.1991, ka vendosur: “Detyrimin e te paditures Florina Rrapaj te pushoje cenimin ne pronesi qe i ben paditesit Shefqet Hazizi, duke prishur objektin e bere mbi sheshin e ndertimit te paditesit”.

63

Page 64: Tetor 2009

Nga aktet qe ndodhen ne dosjen gjyqesore nuk rezulton qe paditesja te kete permbushur detyrimin e saj te parashikuar ne vendimin e cituar me lart, qofte pjeserisht apo plotesisht, ose detyrimi qe ajo ka pasur te jete shuar. Nderkohe, nuk rezulton qe ana e paditur ne kete gjykim ta kete realizuar dhe permbushur te drejten e tij te cenuar pavaresisht perpjekjeve te vazhdueshme nder vite.

Pra, kjo e drejte vazhdon te jete e vlefshme dhe e papermbushur (per rrjedhoje edhe titulli ekzekutiv), fakt ky qe i jep te drejte te plote kreditorit per te kerkuar ekzekutimin e detyrueshem te titullit deri ne permbushjen e plote te tij.

Persa i perket pretendimit te paditeses se ky ekzekutim nuk mund te vazhdoje, pasi kjo lloj padie eshte parashkruar dhe si pasoje dhe ekzekutimi i detyrueshem i lidhur me te, ky Kolegj çmon se instituti i parashkrimit nuk futet ne ato fakte dhe ngjarje te cilat sjellin si pasoje pavlefshmerine e titullit te ekzekutimit. Neni 609 i K.Pr.Civile kur shprehet “ngjarje dhe fakte qe kane ndodhur pas dhenies se vendimit”, nuk ka parasysh institutin e parashkrimit, por ngjarje te tjera, si (permbushja plotesisht ose pjeserisht e detyrimeve, shuarja e tyre, pavlefshmeria e titullit, pasi ky i fundit i kundrejtohet gabim debitorit, paqartesia ne dispozitiv, mungesa e elementeve themelore te titullit ekzekutiv, etj...).

Pretendimet dhe kerkimet e paditesit ne lidhje me parashkrimin e kerkeses per ekzekutimim e detyrueshem, kjo pale mund t’i ngreje me nje padi tjeter (jo me padine e pavlefshmerise se titullit ekzekutiv, ne baze te nenit 609 te K.Pr.Civile), duke mbrojtur ne kete menyre interesat e saj materiale nga ekzekutimi i detyrueshem.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/b te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Vlore nr.618, date 22.11.2006 dhe lenien ne

fuqi te vendimit nr.529, date 24.03.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore.

Tirane, me 01.10.2009

64

Page 65: Tetor 2009

Nr.11241-00059-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-996 i Vendimit (298)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Shpresa Beçaj KryesueseEvjeni Sinoimeri AnëtareFatos Lulo Anëtar Ardian Nuni AnëtarEvelina Qirjako Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 01.10.2009 mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: DREJTORIA E PËRGJITHSHME E DOGANAVE TIRANË, perfaqesuar nga juristi Shamet Shabani

I PADITUR: KOMISIONI I SHËRBIMIT CIVIL, ne mungese

PERSON i TRETË: ARBEN BAJRAKTARI, i pranishem, perfaqesuar nga Av. Kosta Gazeli

OBJEKTI I PADISË: Kundërshtim i vendimit nr.361, datë 18.05.2006

të Komisionit Shërbimit Civil.Baza Ligjore: Neni 8/3 i Ligjit 8549, datë 11.11.1999

“Për Statusin e Nëpunësit Civil”.

Komisioni i Shërbimit Civil, me vendimin nr.361 datë 18.5.2006, ka vendosur:Pranimin e ankesës së z. Arben BajraktariShfuqizimin e aktit administrativ nr.3150/34, datë 12.04.2006 të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave “Për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës” për ankuesin A. Bajraktari, si të pabazuar në ligj”.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.200, datë 14.11.2006, ka vendosur:Rrëzimin e padisë së palës paditëse, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.361 datë 18.5.2006 të Komisionit të Shërbimit Civil Tiranë.

Kundër vendimit ka ushtruar rekurs Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, e cila kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit të K.SH.C-së, për këto shkaqe:

- Vendimi i gjykatës është rrjedhojë e zbatimit të keq të ligjit.

65

Page 66: Tetor 2009

- Si gjykata, edhe K.SH.Civil kanë trajtuar personit e tretë, Arben Bajraktari, me status të nëpunësit civil, kur sipas legjislacionit në fuqi ai nuk e gëzon këtë status.

- Vendimi nr.3150/34, date 12.04.2006 i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave është marrë duke ju referuar shkeljeve të konstatuara edhe për kohën kur personi i tretë ka qënë Kryetari i Degës Doganës Durrës.

- Në kuptim dhe vështrim të nenit 246 e vijues të K.Pr.Civile, në veçanti nenet 253-254 të tij, shkresat zyrtare përbëjnë provë të plotë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Evelina Qirjako; perfaqesuesin e pales paditese

Drejtoria e Pergjithshme e Doganave; juristin Shamet Shabani, qe paraqiti kerkese per heqjen dore nga rekursi; personin e trete, Arben Bajraktari, qe paraqiti nje kerkese per heqjen dore nga kunderrekursi dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NNga aktet e ndodhura në dosje rezulton se personi i tretë në këtë gjykim, Arben

Bajraktari, ka qënë në marrëdhënie pune me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Dega Durrës me detyrën e Kryetarit të kësaj dege.

Me motivacionin se ka kryer shkelje në zbatimin e regjimit të Magazinës Doganore dhe mosrespektim të procedurave doganore, me aktin nr.3150/34 prot., datë 12.04.2006 të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave është marrë masa disiplinore “Largim nga puna”, referuar dispozitave të ligjit për statusin e nëpunësit civil dhe vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.

Rezulton qe Arben Bajraktari ka bërë ankim kundër këtij akti në Komisionin e Shërbimit Civil, i cili me vendimin 361, datë 18.05.2006, ka shfuqizuar aktin administrativ të Drejtorit të Përgjithshëm.

Kundër vendimit të Komisionit të Shërbimit Civil është bërë padi në Gjykatën e Apelit Tiranë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ku si palë e paditur është thirrur Komisioni i Shërbimit Civil dhe person i tretë, Arben Bajraktari.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.200, datë 14.11.2006 ka rrëzuar padinë e ngritur nga Drejtoria e Përgjithshme, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Shërbimit Civil, me arsyetimin se vendimi i K.SH.C. është marrë brenda kompetencave ligjore, pasi “... personi i tretë, Arben Bajraktari, është nëpunës i “Kategorisë A”, pra është nëpunës civil. “Akti nr.3150/34 prot., date 12.04.2006, ka dalë në një kohë kur personi i tretë nuk ishte në marrëdhënie pune me palën paditëse D.P.D. Tiranë, në një kohë kur nuk ishte zbatuar akoma urdhëri i ekzekutimit nr.3490 prot., date 14.04.2006 i Zyrës së Përmbarimit Tiranë, me anë të të cilit detyrohet D.P.D. të kthente personin e tretë në punë”.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave me date 14.12.2006 ka paraqitur rekurs kunder vendimit te gjykates se apelit nr.200, date 14.11.2006. Personi i trete, Arben Bajraktari, ka ushtruar te drejten e kunderrekursit me date 05.01.2007.

Ne seancen gjyqesore te dates 01.10.2009 ne Gjykaten e Larte, rekursuesi, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, perfaqesuar nga juristi Shamet Shabani, ka paraqitur nje kerkese me shkrim per heqje dore nga rekursi, kerkese kjo e depozituar ne Zyren e Protokollit te kesaj gjykate me date 29.09.2009.

Po keshtu edhe personi i trete ne kete gjykim, Arben Bajraktari, qe ka ushtruar te drejten e kunder rekursit, ka paraqitur nje kerkese me shkrim per heqje dore nga kunder rekursi.

66

Page 67: Tetor 2009

Keto kerkesa per heqje dore nga rekursi dhe kunder rekursi jane ne paraqitur referuar nenit 490 te K.Pr.Civile, i cili thote: “Pala mund te heqe dore nga rekursi derisa nuk eshte filluar relatimi ne seance gjyqesore. Heqja dore nga rekursi behet me shkrim, e nenshkruar nga vete pala ose avokati i saj, i pajisur me prokure per kete qellim ...”.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se keto kerkesa jane ne perputhje te plote me dispoziten ligjore te cituar me siper. Keto kerkesa jane paraqitur me shkrim, jane nenshkruar nga perfaqesuesit e autorizuar te paleve kerkuese dhe jane paraqitur perpara se te filloje relatimi i çeshtjes ne seance gjyqesore.

Ne keto kushte, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se gjykimi i kesaj çeshtjeje duhet te pushohet, ne zbatim te nenit 490 te K.Pr.Civile

Kolegji Civil i Gjykatës se Larte, mbështetur në nenin 490 të Kodit Procedurës Civile,

V E N D O S IPushimin e gjykimit te çeshtjes ne Gjykaten e Larte me nr.11241-00059-00-2007

Regjistri Themeltar, date regjistrimi 23.01.2007, per arsye te heqjes dore nga rekursi.

Tirane, me 01.10.2009

67

Page 68: Tetor 2009

Nr.11118-00206-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1042 i Vendimit (299)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesArjana Fullani AnetareMirela Fana AnetareAleksander Muskaj AnetarGuxim Zenelaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 06.10.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:

PADITËSE: ZANA LALICA, e pranishme vete I PADITUR: TELEVIZIONI “ALSAT” SH.A.,

perfaqesuar nga juristi Oljon Kaso

OBJEKTI:Detyrimi te njohe riperteritjen e kontrates se qirase

nga data 01.01.2005 deri me date 30.06.2005.Shperblim i demit te shkaktuar nga nderprerja e kontrates.

Detyrimi i te paditurit te heqe aparaturat qe konkurojne veprimtarine time.Shperblimi per investimet e bera.

Baza Ligjore: Nenet 640, 674, 676, 801-825 te K.Civil.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.4414, date 06.07.2005, ka vendosur:

Pranimin pjeserisht te padise.Detyrimin e te paditurit Tv “ALSAT” Sh.a. t’i shperbleje demin e shkaktuar paditeses Zana Lalica, si rezultat i mospermbushjes se detyrimit kontraktor ne masen prej 337.500 leke.Rrezimin e kerkese-padise per pjesen tjeter.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1235, date 21.11.2006, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.4414, date 06.07.2005 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, lidhur me kerkesen e paditesit per shperblimin e demit, duke e rrezuar ate si te pabazuar ne prova e ligj.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs paditesja Zana Lalica, e cila kerkon prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane nr.4414, date 06.07.2005, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

- Gjykata e apelit, ne menyre te padrejte, me vendim te ndermjetem caktoi kryerjen e nje ekspertimi tjeter. Ekspertet kane dhene mendime te ndryshme mbi te njejtat dokumenta kontabel.

68

Page 69: Tetor 2009

- Ekspertja e caktuar ne gjykimin ne apel ka dhene pergjigje teper te thjeshta, qe nuk i pergjigjen realitetit, gje e cila na ben te dyshojme se ka mbajtur njeanshmeri, duke mohuar thelbin kryesor te çeshtjes, pra dokumentimin ligjor, ose ka mungese profesionale per elementet kryesore te ketij akti.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani; mbrojtjen e perfaqesueit te pales se

paditur, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit; dhe si e bisedoi çeshtjen,

V Ë R E NVendimi nr.1235, date 21.11.2006 i Gjykates se Apelit Tirane nuk eshte i mbeshtetur

ne ligj, prandaj duhet te prishet dhe te mbetet ne fuqi vendimi nr.4414, date 06.07.2005 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Rezulton nga vendimet e dhena ne te dy shkallet e gjykimit dhe provat e administruara e te çmuara prej tyre, se palet ndergjyqese, qe nga data 01.04.2003, kane lidhur nje kontrate qiraje me afat nje vjeçar. Me kete kontrate i padituri i jepte pales paditese me qira nje ambient ne ndertesen ne pronesi te saj, per ta perdorur si “Bar Kafe”. Kontrata e qirase eshte riperteritur disa here, fillimisht per nje afat nje vjeçar, dhe me pas per nje afat gjashte mujor. Ne piken 5/3 te kontrates parashikohej se, nese asnjera nga palet nuk njofton palen tjeter per vullnetin e saj per vazhdimin ose mbarimin e kontrates, atehere kontrata riperterihej (me te njejtat kushte), edhe per gjashte muaj te tjere. Prandaj, meqenese ne daten 30.06.2004 perfundonte afati i qirase dhe asnje nga palet kontraktore nuk ka njoftuar palen tjeter per mbarimin e kontrates, ne zbatim te pikes 5/3 te saj, marredheniet e qirase kane vazhduar rregullisht deri ne 31.12.2004.

Me shkresen e dates 31.01.2005, pala e paditur, ne cilesine e qiradhenesit, ka njoftuar palen paditese se marredhenia e qirase, e riperteritur, ka perfunduar me daten 01.01.2005 dhe, sipas nenit 820 te Kodit Civil, kontrata ka mbaruar dhe paditesja duhet te lironte menjehere ambientet e dhena me qira, gje e cila eshte vertetuar se ka ndodhur.

Nga ana tjeter rezulton e provuar ne gjykim se paditesja i ka derdhur pales se paditur, e cila e ka pranuar, detyrimin per qirane per muajin janar 2005 sipas kushteve dhe modaliteteve te parashikuara ne kontraten e qirase se lartpermendur.

Duke pretenduar se pala e paditur ka shkelur detyrimet kontraktore dhe dispozitat e K.Civil, sepse kontrata e qirase nuk kishte mbaruar por ishte riperterire tashme edhe per gjashte muaj te tjere, paditesja Zana Lalica ka ngritur padi ne gjykate. Me ane te padise, kjo pale kerkon detyrimin e pales tjeter te respektoje vazhdimin e kontrates, si dhe t’i demshperbleje demin e pesuar nga nderprerja e paligjshme e perdorimit te sendit, si dhe shpenzimet per investimet e kryera gjate zbatimit te kontrates se qirase.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka vendosur pranimin e pjesshem te padise, vetem per detyrimin e pales se paditur te demshperbleje paditesen per demin e pesuar nga nderprerja e veprimtarise (perdorimi) si Bar-Kafe, e parashikuar ne vete kontraten e qirase.

Kjo gjykate ka cmuar se marredheniet e qirase jane riperteritur per periudhen 01.01.2005 deri ne 30.06.2005. Meqenese, paditesja provoi regjistrim te rregullt te veprimtarise se saj vetem nga data 16.02.2005, gjykata ka çmuar se pikerisht per kete periudhe duhet te pranohet kerkimi per shperblimin e demit kontraktor per humbje pasurore dhe fitim te munguar. Gjykata ka pranuar te rregullt dhe ne perputhje me ligjin aktin e ekspertimit te bere per kete qellim dhe ka disponuar se detyrimi i te paditures per demshperblim te jete ne shumen 335.500 leke.

69

Page 70: Tetor 2009

Gjykata e Apelit Tirane, e investuar mbi ankimin e paraqitur nga pala e paditur, pasi ka perseritur hetimin gjyqesor dhe kryer nje ekspertim te ri, perfundimisht ka vendosur te ndryshoje vendimin e dhene nga gjykata e shkalles se pare, duke e rrezuar padine edhe per pjesen e kerkimit te demshperblimit per fitimin e munguar.

Gjykata e apelit, ndonese me nje arsyetim pjeserisht te ndryshem nga ajo e shkalles se pare, duke çmuar te pambeshtetur ne prova e ligj pretendimin e ankueses, ka ardhur ne perfundimin se marredheniet e qirase ndermjet paleve ndergjyqese jane riperterire per periudhen 01.01.2005 deri me 30.06.2005. Nga ana tjeter, duke vene ne bisedim pretendimin tjeter te ankimit, gjykata e apelit ka perseritur pjeserisht hetimin gjyqesor, ka marre ne shqyrtim prova te reja te paraqitura nga palet dhe ka kryer nje ekspertim te ri. Kjo gjykate ka çmuar se, ne mungese te dokumentacionit tatimor te rregullt, veprimtaria e ushtruar nga paditesja eshte e kunderligjshme. Per rrjedhoje, ndryshe nga sa ka vleresuar e disponuar gjykata e shkalles se pare, kerkimi i padise per shperblimin e demit nga mosushtrimi i veprimtarise sipas kontrates se qirase mbetet i paprovuar, duke u rrezuar padia edhe per kete pjese.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs paditesja Lalica, me te cilen pretendon se eshte zbatuar gabim ligji. Sipas paditeses, ajo dispononte dhe i kishte paraqitur gjykates dokumenta kontabel te rregullta dhe se per veprimtarine Bar-Kafe kishte kryer rregullisht regjistrimin prane autoriteteve tatimore. Prandaj jane te gabuara perfundimet e ekspertes dhe gjykates, se paditesja nuk mund te provonte ushtrimin e rregullt te veprimtarise se parashikuar ne kontraten e qirase.

Kolegji Civil çmon se rekursi i paraqitur nga pala paditese duhet te pranohet. Gjykata e apelit ka zbatuar gabim ligjin material, ne pjesen qe arsyeton dhe arrin ne perfundimin se nuk gjen mbeshtje ne ligj dhe nuk mund te provohet demi i pesuar nga paditesja per shkak te nderprerjes se paligjshme te kontrates se qirase. Po keshtu ka zbatuar gabim ligjin procedurial ne caktimin e objektit dhe te detyrave per te cilat duhet te jape pergjigje eksperti i caktuar prej saj. Per rrjedhoje, edhe ekspertimi i realizuar prej saj tejkalon arsyen dhe kushtet per te cilat ligjvenesi parashikon caktimin e ekspertit, natyren dhe fushen e veprimeve, per te cilat mund te pyetet dhe te detyrohet te jape pergjigje.

Kolegji Civil çmon se, me te drejte, gjykata e apelit ka arritur ne perfundimin ligjor se marredheniet e qirase mes paleve ndergjyqese jane riperterire per periudhen 01.01.2005 deri me 30.06.2006. Por, nga ana tjeter, gjykata e apelit ka zbatuar gabim ligjin procedurial, posaçerisht nenet 224/a, 224/b dhe 227 te K.Pr.Civile, kur i cakton ekspertit pyetje a detyra te natyres juridike, si p.sh. te percaktoje nese dokumentacioni (provat) ploteson kerkesat e ligjit per te qene te vlefshme per te mbeshtetur nje akt ekspertimi. Pyetje a detyra te kesaj natyre kane te bejne me interpetimin e zbatimin e ligjit nga gjykata ne vleresimin dhe çmuarjen e proves. Ne kete rast, njohurite e posaçme qe kerkon neni 224/a i K.Pr.Civile i ka vete gjykata.

Ne zbatim te gabuar te ligjit eshte edhe perfundimi i tjeter i gjykates se apelit, e cila, bazuar ne pergjigjet e ekspertimit te siperpermendur, ka nxjerre konkluzionin se aktet e paraqitura nga paditesja nuk jane te vlefshme per ekspertim ligjor kontabel. Per rrjedhoje, gjykata konkludon edhe se nuk mund te llogaritet fitim i munguar dhe gjithe veprimtaria e paditeses eshte e paligjshme, pavaresisht se ka pranuar qe paditesja eshte regjistruar rregullisht ne organet tatimore per vitin 2005. Pra nuk ka vend per pranimin e kerkimit per shperblimin e demit kontraktor per fitim te munguar nga mosushtrimi i kesaj veprimtarie.

Kolegji Civil çmon se, ne rrethanat kur nga provat e administruara e pranuara nga te dy gjykatat, vertetohej se paditesja kishte kryer regjistrimin e rregullt ne organet tatimore per vitin 2005 duke parapaguar kestin e pare te detyrimit tatimor perkates, perfundimi i gjykates se apelit se veprimtaria e paditeses eshte e paligjshme vjen ne kundershtim me ligjin.

70

Page 71: Tetor 2009

Ne kete aspekt, ndryshe nga gjykata e apelit, drejt ka konkluduar gjykata e shkalles se pare, e cila ka çmuar se periudha e veprimtarise e vlefshme per efekte te llogaritjes se demshperblimit te jete ajo pas regjistrimit te rregullt tatimor (10.01.2005), pikerisht nga dita e nderprerjes dhe bllokimit te aktivitetit (16.02.1005) deri ne ate te mbarimit te afatit 6 mujor te riperteritjes se kontrates (30.06.2005).

Prandaj, Kolegji Civil çmon se gjykata e apelit nuk kishte asnje pengese te caktonte demshperblimin dhe perben zbatim te gabuar te ligjes konkluzioni se kjo pengese vjen nga vertetimi i rrethanes se, perpara vitit 2005 nga paditesja nuk kishte regjistrim tatimor dhe se ne periudhen objekt gjykimi, nga regjistrimi tatimor deri ne bllokimin e veprimtarise (16.02.2005) nuk kishte dokumenta te rregullta per efekte te llogaritjes se demshperblimit.

Nga data 16.02.2005 deri ne 30.06.2005, si periudhe e pranueshme dhe e vlefshme ligjerisht per efekt te llogaritjes se demshperblimit, veprimtaria, pra, perdorimi i sendit te dhene me qira, ishte nderprere. Ne rrethana te tilla, nuk ka vend per te vertetuar me dokumentacion kontabel ushtrimin e veprimtarise nga paditesja per kete periudhe. Ne rrethana te tilla, llogaritja e demshperblimit nga gjykata, mbeshtetur ne mendimin e nje eksperti, behet mbi bazen e parashikimeve te mundshme e te pranueshme, teknikisht e ligjerisht, te fitimit qe do te realizohej nga paditesja pas zbritjes se detyrimeve fiskale. Ne kete aspekt, ndryshe nga gjykata e apelit, drejt ka çmuar e vepruar gjykata e shkalles se pare, e cila, duke caktuar edhe ekspert, ka llogaritur demshperblimin, duke u mbeshtetur ne prognozen e vleres se qarkullimit vjetor dhe fitimit qe mbetjet pas zbritjes se detyrimeve fiskale, qe percaktohet sipas ligjit dhe kritereve rigoroze ligjore e atyre te ekonomise se tregut ne nje vend dhe kohe te caktuar, nga nje organ kompetent per parashikimin e qarkullimit vjetor te nje veprimtarie fitimprurese: Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve.

Kolegji Civil çmon qe drejt ka vepruar gjykata e shkalles se pare, kur per caktimin e demshperblimit mbeshtetet ne mendimin e ekspertit te saj, qe ka nxjerre vleren e demshperblimit nisur nga parashikimet zyrtare te organeve tatimore lidhur me paditesen.

Kolegji Civil vlereson qe, ky parashikim zyrtar, pra kjo prognoze sipas legjislacionit tatimor, ka ne baze te saj kriteret ligjore te perllogaritjes dhe ato te gjendjes se tregut ne nje fushe veprimtarie te caktuar, ne nje shtrirje kohore e ne nje vend te caktuar, duke u nisur nga parimi i trajtimit te barabarte, jo te privilegjuar, por as edhe diskriminues te subjekteve tatimore.

Ne rrethana te tilla, vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet dhe te lihet ne fuqi vendimi i gjykates se shkalles se pare, qe ka vendosur pranimin pjeserisht te padise.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te shkronjes “b” te nenit 485 te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.1235, date 21.11.2006 te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien

ne fuqi te vendimit nr.4414, date 06.07.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Tirane, me 06.10.2009

71

Page 72: Tetor 2009

MENDIMI I PAKICËSNe, gjyqtaret Aleksander Muskaj dhe Ariana Fullani, anetare te trupit gjykues, nuk

jemi dakord me vendimin e gjykates (shumices) dhe shfaqim kete mendim per zgjidhjen e çeshtjes:

Vendimi nr.1235, date 21.11.2006 i Gjykates se Apelit Tirane, eshte marre ne interpretim te gabuar te ligjit precedural civil e si i tille ai duhej te prishej dhe çeshtja te dergohej per rigjykim po ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Ka rezultuar e provuar ne gjykim dhe eshte pranuar nga gjykata e shkalles se pare dhe ajo e apelit, se kontrata e qerase ndermjet paleve ndergjyqese eshte riperterire (per shkak te parashikimit te bere nga vete palet ne nenin 5/3 te kontrates), edhe per periudhen nga data 01.01.2005 deri ne daten 30.06.2005.

Po keshtu, eshte pranuar nga te dyja gjykatat se zgjidhja e kontrates se qerase nga ana e pales se paditur eshte ne kundershtim me ligjin (me parashikimet e bera ne kontrate). Keto rrethana fakti jane pranuar te tilla edhe ne vendimin e Kolegjit Civil te Gjykates se Larte.

Pala paditese, Zana Lalica, i eshte drejtuar Gjykates se Shkalles se Pare Tirane me kerkese padi, me anen e se ciles ka kerkuar: “detyrimin e pales se paditur ta na njohe riperteritjen e kontrates se qirase nga data 01.01.2005 deri ne date 03.06.2005 dhe shperblimin e demit te shkaktuar nga nderprerja e kontrates ...”.

Ne veshtrim te sa me siper eshte e qarte se, pala paditese ka kerkuar detyrimin e pales se paditur te permbushe detyrimin kontraktor, si dhe shperblimin e demit, sipas parashikimeve te nenit 698 te K.Civil (Ne kontrata me detyrime te ndersjellta, kur njera nga palet kontraktuese nuk permbush detyrimet e veta, pala tjeter kontraktuese, sipas rastit, mund te kerkoje permbushjen e detyrimit, ose zgjidhjen e kontrates, perveç shperblimit te demit).

Permbushja e detyrimit sipas kontrates, qe me fjale te tjera, do te thote detyrimin e pales se paditur te vazhdoje kontraten e qirase eshte bere tashme e pamundur (pasi afati ka mbaruar), dhe me te drejte gjykata e shkalles se pare ka vendosur rrezimin e padise per kete pjese dhe per kete pjese vendimi eshte lene ne fuqi edhe ne gjykaten e apelit.

Persa i perket kerkimit tjeter per shperblimin e demit, te shkaktuar nga mospermbushja e detyrimeve te rrjedhura nga kontrata, te dyja gjykatat kane mbajtur qendrime te ndryshme.

Gjykata e shkalles se pare, ka pranuar padine per kete pjese dhe per te llogaritur fitimin e munguar ka urdheruar kryerjen e nje akti ekspertimi. Eksperti i caktuar nga gjykata e shkalles se pare, ka llogaritur fitimin e munguar nisur nga parashikimet zyrtare te organeve tatimore, perfundim, i cili eshte vleresuar i drejte edhe nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte.

Nga ana tjeter, gjykata e apelit ka vendosur rrezimin e padise per kete pjese me arsyetimin se, meqenese nuk disponohet dokumentacioni ligjor, nuk mund te llogaritet fitimi per periudhen e kaluar e rrjedhimisht, as fitimi i munguar per periudhen e ardhme. Per te arritur ne kete perfundim, gjykata e apelit, ne respektim te nenit 465/2 te K.Pr.Civile, ka perseritur pjeserisht shqyrtimin gjyqesor duke urdheruar kryerjen e nje akti te ri ekspertimi.

Vleresimi i Kolegjit Civil, lidhur me zbatimin e gabuar te ligjit procedural nga ana e gjykates se apelit persa i perket aktit te ekspertimit, eshte i drejte. Gjykata e apelit i ka caktuar ekspertit pyetje te natyres juridike, te tilla si: “... nese dokumentacioni ploteson kerkesat e ligjit per te qene te vlefshme per te kryer nje akt ekspertimi ...”. Detyra te tilla nuk jane nga ato qe kerkojne njohuri te posaçme ne fushen e shkences, teknikes ose artit, ne perputhje me rregullin e percaktuar nga ligjvenesi ne nenin 224/a te K.Pr.Civile dhe vijne ne kundershtim me urdherimet e nenit 224/b te K.Pr.Civile (... nuk eshte ne misionin e ekspertit te jape nje mendim juridik ...).

I drejte eshte qendrimi i mbajtur nga Kolegji Civil edhe per vleresimin si te gabuar te qendrimit te gjykates se apelit, se nuk mund te llogaritet fitimi i munguar, pasi gjithe veprimtaria e paditeses ka qene e paligjshme.

72

Page 73: Tetor 2009

Eshte pranuar nga te dyja gjykatat se, paditesja kishte kryer regjistrimin e rregullt ne organet tatimore per vitin 2005, duke parapaguar gjithashtu edhe kestin e pare te detyrimit tatimor perkates.

Ne te tilla rrethana, perfundimi i gjykates se apelit se, meqenese per periudhen e kaluar, paditesja nuk rezulton te kete kryer veprimtarine tregtare duke u regjistruar ne organet tatimore dhe prandaj nuk mund te llogaritet fitimi per te ardhmen (periudhe per te cilen paditesja ka bere regjistrimin ne organet tatimore ne zbatim te ligjit), eshte i gabuar.

Veprimtaria e paditeses per periudhen nga data 01.01.2005 deri ne daten 30.06.2005 eshte nderprere (jo per fajin e paditeses,) dhe per kete periudhe nuk ka vend per te kerkuar dokumentacion kontabel. Po keshtu, gjykata nuk mund te refuzoje te kryeje llogaritjen e demit, apo te konkludoje se eshte e pamundur llogaritja e tij, me arsyetimin se nuk mund te gjendet fitimi ne ardhmen, pasi ai i realizuar para kesaj periudhe nuk eshte i ligjshem. Atehere cili do te ishte arsyetimi i gjykates ne rast se, data e fillimit te ekzekutimit te kontrates se qerase do te ishte data 01.01.2005 e ne te tilla rrethana, nuk do te ekzistonte fare periudha e kaluar per t’u krahasuar fitimi?

Ne keto kushte, ishte detyre e gjykates qe ta zgjidhte kete kerkim te pales paditese.Ne kushtet e mungeses se nje “periudhe te meparshme”, e cila do te sherbente si

“model krahasues” per ekspertin, si dhe te mungeses se veprimtarise, llogaritja e demit te shkaktuar nga mospermbushja e detyrimeve kontraktore (demi efektiv + fitimi i munguar), do te behej mbi perllogaritjet e ekspertit se sa do te ishte fitimi i realizuar nga veprimtaria konkrete e paditeses, duke marre per baze jo parashikimet zyrtare te organeve tatimore, siç arsyeton Kolegji Civil, por kushtet konkrete dhe vendin konkret ku parashikohej te ushtronte veprimtarine paditesja.

Ne te tilla rrethana, ne respektim te nje procesi te rregullt ligjor, ne perputhje me percaktimet e nenit 14 te K.Pr.Civile (gjykata ka per detyre qe te zhvilloje nje proces te rregullt ligjor, nepermjet grantimit te zhvillimit te nje hetimi te plote e te gjithanshem, ne perputhje me ligjin), ishte e nevojshme kryerja e nje akti te ri ekspertimi, per te llogaritur realisht (kuptohet mbi bazen e parashikimeve), se sa do te ishte fitimi qe do te mund te realizonte paditesja nese kontrata do te ekzekutohej sipas kushteve te vendosura nga vete palet.

Per sa me siper, çfaqim mendimin se Kolegji Civil i Gjykates se Larte duhej te kishte vendosur prishjen e vendimit nr.1235, date 21.11.2006 te Gjykates se Apelit Tirane, dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Aleksander Muskaj Ariana Fullani

73

Page 74: Tetor 2009

Nr.11243-00379-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1372 i Vendimit (300)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesArjana Fullani AnetareGuxim Zenelaj AnëtarMirela Fana AnëtareAleksander Muskaj Anëtar

në seancen gjyqesore të datës 29.09.2009 dhe 06.10.2009 mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:

PADITËS: PILO KOÇI, ne mungeseTË PADITUR: DREJTORIA E PERGJITHSHME E

POLICISE SE NDERTIMIT, ne mungeseDEGA E POLICISE SE NDERTIMIT GJIROKASTER, ne mungese

OBJEKTI:Kundershtim i vendimit nr.43, date 06.03.2006

te Drejtorise se Ndertimit Tirane.Baza Ligjore: Neni 82 i ligjit nr.8405, date 17.09.1998.

Gjykata e Shkalles se Pare Gjirokaster, me vendimin nr.612, date 04.07.2006, ka vendosur:

Pranimin e padise.Anullimin e vendimit nr.43, date 06.03.2006 te Drejtorise se Policise te Ndertimit Tirane, qe le ne fuqi vendimin nr.3, date 09.01.2006 te Deges se Policise se Ndertimit Gjirokaster, per gjobitjen e paditesit Pilo Koçi, me 200.000 leke gjobe.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.416, date 06.12.2006, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.612, date 04.07.2006 te Gjykates se Shkalles se Pare Gjirokaster, duke vendosur:Rrezimin e padise.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs paditesi Pilo Koçi, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Gjirokaster nr.612, date 04.07.2006, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

74

Page 75: Tetor 2009

- Policia e Ndertimit, sipas ligjit nr.8408, date 25.09.1998 “Per Policine e Ndertimit”, eshte organ ekzekutiv i specializuar per kontrollin e zbatimit te ligjshmerise ne fushen e punimeve te ndertimit. Sipas percaktimit del se eshte organ kontrolli ne zbatimin e punimeve, te cilin e konstaton ne terren ose ne dokumentacion. Ne rastin konkret, nga ana jone nuk eshte konstatuar asnje shkelje as ne terren dhe as ne dokumentacion. Ne kete menyre kjo polici ka vepruar ne kundershtim me ligjin qe rregullon veprimtarine e saj.

- Nga verifikimi qe eshte bere si ne gjykate te shkalles se pare dhe ne apel rezultoi se dokumentacioni ka qene ne rregull, po ashtu dhe punimet, te cilat kane perfunduar ne afatin e percaktuar.

- Shkaku per gjobitjen time eshte, sipas pales se paditur, shtyrja e afatit te punimeve nga data 01.07.2005 deri me date 30.08.2005. Mirepo gjate gjykimit nuk u paraqit asnje dokument qe te provonte se objekti te jete dorezuar jashte afatit te percaktuar ne kontrate.

- Sipas pikes 15 te formularit: kushteve te veçanta te kontrates se lidhur midis sipermarresit dhe invesitorit (K.Bashkise Gjirokaster) ishte percaktuar se dorezimi i objektit jashte afatit do te kete si penalitet 0.1 % te çmimit ne total te kontrates, per çdo dite vonese. Mirepo duke qene se objekti u dorezua ne afat nuk u penalizua.

- Nga teresia e akteve te administruara ne proçes, u provua plotesisht se une, ne cilesine e mbikqyresit te punimeve, kam permbushur te gjitha detyrimet e mia qe me burojne nga kontrata dhe nga ligji e per rrjedhoje nuk duhet te isha denuar.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NRezulton nga gjykimi se paditesi Pilo Koçi ka ngritur padi ne Gjykaten e Rrethit

Gjyqesor Gjirokaster, me objekt kundershtimin e vendimit nr.43, date 06.03.2006 te te paditurit Drejtoria e Pergjithshme e Policise Ndertimore, i cili ka lene ne fuqi vendimin nr.3, date 09.01.2006 te te paditurit Dega e Policise Ndertimore Gjirokaster, per denimin administrativ te paditesit me gjobe ne masen 200.000 leke.

Vendimi i lartpermendur nr.3, date 09.01.2006 i te paditurit, Dega e Policise Ndertimore Gjirokaster, per denimin e paditesit me gjobe ne masen 200.000 leke, eshte dhene per kryerjen e kundervajtjes administrative te mos ushtrimit te kontrollit periodik dhe te vertetesise se volumit e cilesise se punimeve te realizuara nga Shoqeria “OREA” Shpk, mbeshtetur ne nenin 3, te ligjit nr.8408, date 25.09.1998 “Per policine e ndertimit” dhe ne nenet 7 dhe 15 te ligjit nr.8402, date 10.09.1998 “Per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndertimit”.

Mbeshtetur ne paragrafin e pare te nenit 17 te ligjit nr.8402, date 10.09.1998, paditesi ka ankimuar administrativisht vendimin e dhene nga Dega e Policise Ndertimore Gjirokaster. Pasi ka shqyrtuar ankimin, i padituri, Drejtoria e Policise se Ndertimit, me vendimin nr.43, date 06.03.2006, ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te dhene nga i padituri, Dega e Policise Ndertimore Gjirokaster.

Mbeshtetur ne paragrafin e fundit te nenit 17 te ligjit nr.8402, date 10.09.1998, paditesi ka kundershtuar me padi ne gjykate vendimet e lartpermendura te denimit te tij me gjobe nga ana e te paditurve.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster ka vendosur te pranoje padine duke anulluar vendimet e dhena nga ana e te paditurve.

75

Page 76: Tetor 2009

Te paditurit kane ankimuar prane gjykates se apelit vendimin e dhene nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster.

Gjykata e Apelit Gjirokaster ka vendosur te ndryshoje vendimin e dhene nga gjykata e shkalles se pare, duke e rrezuar padine.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs paditesi Pilo Koçi, me te cilin kerkon prishjen e vendimit te dhene nga gjykata e apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, per shkak se gjykata ka zbatuar gabim ligjin. Veprimet e tij kane qene ne perputhje me ligjin dhe ai nuk ka konsumuar asnje kundervajtje administrative.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet dhe te pushohet gjykimi i çeshtjes ne Gjykaten e Larte.

Paditesi eshte ankuar ne gjykate per denimin administrativ me gjobe te dhene ndaj tij nga ana e te paditurve per kryerjen e nje kundervajtjeje administrative.

Detyrimet ligjore te paditesit, si dhe kundervajtja e denimi administrativ perkates per mospermbushjen e ketyre detyrimeve, ku jane mbeshtetur edhe aktet administrative objekt gjykimi, jane ato te parashikuara nga nenet 7 dhe 15 te ligjit nr.8402, date 10.09.1998 “Per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndertimit”.

Nga ana tjeter, ne nenin 17 te ligjit te lartpermendur parashikohet ndjekja e rruges administrative dhe gjyqesore per kundershtimin e vendimit te denimit me gjobe. Ne kete dispozite parashikohet se:

“Kunder vendimit te denimit me gjobe mund te behet ankese brenda 5 diteve tek drejtori i Policise se Ndertimit.

Kunder vendimit te mesiperm mund te behet ankese brenda 5 diteve ne gjykaten e rrethit ku eshte kryer kundervajtja.”.

Ne kuptim dhe zbatim te drejte te dispozitave te mesiperme rezulton se, nderkohe qe ka parashikuar nje shkalle ankimi administrativ dhe, pas kesaj, te drejten e ngritjes se padise ne gjykate per denimet administrative te dhena, ligjvenesi nuk ka parashikuar shprehimisht te drejten e ankimit kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare ne nje gjykate me te larte.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne vendimin unifikues nr.11, date 18.09.2009, ndermjet te tjerave jane shprehur se:

“… Ligji nr.7697, date 07.04.1993 “Per kundervajtjet administrative” (i ndryshuar), si nje ligj qe percakton rregulla me karakter te pergjithshem mbi kundervajtjet administrative, ne nenin 18 te tij parashikon se:

“Kundër vendimit të dënimit nga organi administrativ mund të bëhet ankim ... brenda 5 ditëve nga dita e shpalljes ose njoftimit në gjykatën e rrethit ku është kryer kundërvajtja, vendimi i të cilës është i formës së prerë ...”.

... Sipas parimit juridik “Lex specialis derogat generali”, përparësi në interpretimin dhe zbatimin e ligjit merr rregullimi i veçantë kundrejt rregullimit të përgjithshëm, nëqoftëse njëri ligj nuk konsiderohet se shfuqizon tjetrin ....

... Nese ligjet e veçanta nuk permbajne parashikime te posaçme, gjejne zbatim parashikimet e pergjithshme te Ligjit kuader per Kundervajtjet Administrative dhe me pas ato me natyre me te pergjithshme te Kodit te Procedures Civile ....

Prandaj … ne zbatim te drejte te nenit 17, 42, pika 2 e nenit 43 te Kushtetutes, te nenit 6, pika 1 te KEDNJ dhe te nenit 2, pika 2 te Protokollit 7 te saj, si dhe duke patur parasysh rregullat e pergjithshme te parashikuara nga Kodi i Procedures Civile dhe Ligji nr.7697, datë 07.04.1993 “Per kundervajtjet administrative” (i ndryshuar). .............. Vendimi i dhene nga gjykata e shkalles se pare qe ka shqyrtuar kundervajtjen administrative eshte i formes se prere dhe i paankimueshem, perveç kur ligji i veçante parashikon shprehimisht te drejten per ndjekjen e rruges se zakonshme te ankimit ndaj ketij vendimi gjyqesor ne nje gjykate me te larte”.

76

Page 77: Tetor 2009

Ne rrethana te tilla, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se, edhe ne çeshtjen objekt gjykimi, Gjykata e Apelit Gjirokaster e ka zbatuar gabim ligjin, duke pranuar per shqyrtim dhe gjykuar çeshtjen mbi ankimin e te paditurve kunder vendimit te dhene nga gjykata e shkalles se pare, qe kishte pranuar padine e tij per kundershtimin e denimit administrativ te dhene nga te paditurit.

Ne zbatim te shkronjes “c” te nenit 450 te Kodit te Procedures Civile “Gjykata qe ka dhene vendimin nuk e pranon ankimin” dhe e kthen ate kur ankimi “eshte bere kunder nje vendimi ndaj te cilit nuk lejohet ankim”. Prandaj, ankimi duhej te ishte kthyer nga vete Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster.

Meqenese gjykata e shkalles se pare nuk ka zbatuar ligjin lidhur me kthimin e ankimit dhe çeshtja i eshte paraqitur per shqyrtim Gjykates se Apelit Gjirokaster, kjo e fundit nuk duhet ta kishte pranuar per gjykim ne themel dhe duhet te kishte vendosur mospranimin e ankimit, ne zbatim te paragrafit te dyte te nenit 450 te Kodit te Procedures Civile, pasi vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster eshte i formes se prere dhe si i tille eshte i pa ankimueshem.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485 te Kodit te Procedures

Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.416, date 06.12.2006 te Gjykates se Apelit Gjirokaster.

Pushimin e gjykimit te çeshtjes ne Gjykaten e Larte.

Tiranë, më 06.10.2009

77

Page 78: Tetor 2009

Nr.11241-00488-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1261 i Vendimit (301)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesArjana Fullani AnëtareAleksandër Muskaj AnëtarMirela Fana AnëtareGuxim Zenelaj Anëtar

ne seancen gjyqesore te dates 06.10.2009 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: DREJTORIA E PËRGJITHSHME E BURGJEVE, në mungesë

I PADITUR: KOMISIONI I SHËRBIMIT CIVIL, në mungesë

PERSON I TRETË: ARJAN PASHAJ, në mungesë

OBJEKTI I PADISË:Kundërshtim i vendimit nr.83, datë 23.02.2006

të Komisionit të Shërbimit Civil. Baza Ligjore: Neni 8/3 i ligjit nr.8549, datë 11.11.1999

“Për statusin e nëpunësit civil”.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.334, datë 22.12.2006, ka vendosur :Rrëzimin e padisë, si të pabazuar në ligj e në prova.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs pala paditese, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila kërkon prishjen e tij, duke parashtruar këto shkaqe:

- Personi i tretë, Arjan Pashaj, është larguar nga puna më datë 18.01.2006 me motivacionin për mosparaqitje në detyrë, nga data 30.12.2005 deri më date 18.1.2006, duke mosparaqitur asnje justifikim.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dёgjoi relatimin e gjyqtarit Guxim Zenelaj; dhe si bisedoi çështjen nё tёrёsi,

V Ë R E NSe vendimin nr.334, datë 22.12.2006 i Gjykates se Apelit Tirane eshte rezultat i

zbatimit te gabuar te ligjit procedurial, e per pasoje duhet te prishet, e çeshtja te kthehet per rigjykim ne ate gjykate.

Rezulton se personi i tretë, Arjan Pashaj, ka punuar si përgjegjës i sektorit të prokurimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

78

Page 79: Tetor 2009

Me urdhërin nr.6844, datë 14.12.2005 është urdhëruar pezullimi i tij nga detyra dhe ndërprerja e marredhënieve financiare. Personi i tretë është ankuar pranë KSHC, i cili me vendimin nr.23, datë 26.01.2006 ka vendosur pushimin e shqyrtimit te ankesës për shkak të mungesës se objektit te shqyrtimit, pasi urdhëri është anulluar nga vetë institucioni.

Më pas, me urdhërin nr.6844/2, datë 18.01.2006, personi i tretë është larguar nga detyra e shefit te sektorit te prokurimit me motivacionin “si rezultat i mospërmbushjes së plotë dhe të rregullt të detyrës” ka sjellë shkelje të dispozitave ligjore mbi prokurimet publike, dëme reale dhe potenciale, si dhe mosparaqitje në detyrë që nga data 04.01.2006 e në vijim pas anullimit te urdhërit të pezullimit datë 31.12.2005.

Pas ankimit të personit të tretë, Arjan Pashaj, KSHC me vendimin nr.83, datë 23.02.2006, ka vendosur shfuqizimin e aktit, si të nxjerrë në kundërshtim me formën dhe procedurën e kërkuar nga ligji.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kundërshtuar vendimin e mësipërm pranë gjykatës së apelit, e cila me vendimin nr.334, datë 22.12.2006 të saj ka rrëzuar padinë, si të pabazuar në ligj e në prova. Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka paraqitur rekurs Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila parashtron se largimi i personit të tretë është bërë për shkak të shkeljeve të tij disiplinore, etj.

Ky Kolegj konstaton se vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë është dhënë në shkelje të rregullave procedurale, nenit 467/d të K.Pr.C., pasi ndërgjyqësia nuk është formuar drejt, pikërisht, duke u thirrur në gjykim me cilësinë e pales së paditur, KSHC.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, në vendimet e tyre unifikuese nr.3, datë 24.01.2007 dhe nr.20, datë 15.11.2007, kanë arritur në konkluzionin se, i veshur me tiparet e nje organi administrativ, te pavarur dhe te ngarkuar me zgjidhjen e ankimeve ndaj vendimeve lidhur me nepunesin civil, KSHC ka tiparet e nje arbitri administrativ, apo te nje trupe (organi) me funksion dhe kompetenca quasi gjyqësore.

Po kështu, duke qenë se fusha e rregullimit të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 “Për statusin e nëpunësit civil” është ajo e marrëdhënieve të punës në administratën publike, edhe konfliktet që lindin gjatë zbatimit të këtij ligji, në institucionet që hyjnë në fushën e veprimit te tij, nuk mund të jenë gjë tjetër veçse mosmarrëveshje që lidhen me një kontratë punësimi. Palët në këto mosmarrëveshje do të jenë nga njëra anë punëdhënësi (i cili ka marrë nje vendim të çfarëdo natyre, qoftë në dëm të punëmarrësit), dhe nga ana tjeter punëmarrësi, që është cënuar nga ky vendim.

Për rrjedhojë, në rast ankimimi te vendimeve te KSHC, qoftë nga personi i interesuar në gjykatën e shkallës së parë, apo nga institucioni i administratës publike në gjykatën e apelit, palët do të jenë po ato te fillimit të proçesit të zgjidhjes së mosmarrëveshjes, punëdhënësi dhe punëmarrësi dhe KSHC nuk duhet të thirret në gjykim me cilesinë e palës së paditur, apo të personit të tretë.

Duke u nisur nga konkluzioni i mësipërm, ku KSHC është trajtuar si një shkallë e parë e një gjykimi administrativ dhe se vendimi i dhënë prej tij është parë i ngjashëm me vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë, në gjykimin e çështjes, gjykata e apelit duhet te zbatojë rregullat qe parashikon Kreu II, në nenet 452 e vijues te K.Pr.C., për paraqitjen e ankimit dhe gjykimin në apel.

Në këtë gjykim duhet të kihet parasysh se, duke qenë se KSHC vepron si një shkallë e parë shqyrtimi, vendimet e te cilit ankimohen ne gjykate dhe i nënshtrohen shqyrtimit gjyqesor, është e detyrueshme që gjykata e apelit të administrojë dhe t’ia nënshtrojë hetimit materialet e çështjes së shqyrtuar nga KSHC, në menyrë që t’u japë përgjigje të bazuar pretendimeve te palëve.

79

Page 80: Tetor 2009

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatёs sё Lartё, mbёshtetur nё nenin 485/c tё K.Pr.C.,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.334, datë 22.12.2006 tё Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin

e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tirane, me 06.10.2009

80

Page 81: Tetor 2009

Nr.11243-00099-00-2008 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1354 i Vendimit (302)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesArjana Fullani AnëtareGuxim Zenelaj AnëtarAleksander Muskaj AnëtarMirela Fana Anëtare

ne seancen gjyqesore te dates 06.10.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen civile, qe u përket:

PADITËS: ÇEZAR TORO, banues ne Tirane, ne mungeseTE PADITUR: ADMINISTRATORET E SHOQERISE

“KAMBERI” SH.P.K., ne mungese

OBJEKTI:Kundershtim i vendimit nr.5, date 02.08.1999 te pales se paditur

per shpalljen debitor ne shumen 100.000 USD dhe rivendosjen ne afat te padise.

Baza Ligjore: Ligji nr.8471 date 08.04.1999, Neni 8, nenet 145, 151 e vijues te Kodit te Procedures Civile.

Gjykata e Apelit Tirane me vendim nr.387, date 08.11.2007, ka vendosur: Pranimin e padise, anullimin e vendimit nr.5, date 02.08.1999 te pales se paditur, me te cilin paditesi shpallet debitor ne shumen 10.000.000 leke, si te pabazuar.

Kunder vendimit ka ushtruar rekurs pala e paditur, Administratoret e Shoqerise “Kamberi” sh.p.k. ne administrim, e cila kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Padia rezulton e paraqitur tej afatit ligjor 10 ditor. Vendimi ka dale ne date 02.08.1999, padia paraqitur ne vitin 2006. Vendimi i ndermjetem i gjykates qe rivendosi ne afat padine eshte i paligjshem, pasi gjykata e rivendos ne afat padine ne rast se afati ka humbur per shkaqe te arsyeshme, nderkohe qe ne rastin konkret nuk rezulton i tille.

- Kjo padi eshte ngritur nje here me pare prej paditesit, por gjykata e apelit e ka pushuar per faktin se paditesit i ka kaluar afati, pra problemi i rivendosjes ne afat te saj eshte zgjidhur me vendim te meparshem, per rrjedhoje rivendosja ne afat e ketij vendimi eshte e paligjshme.

- Edhe ne themel çeshtja eshte zgjidhur ne kundersthim me ligjin, neni 2, 3 i ligjit 8741, date 08.04.1999, pasi paditesi shumen 100.000 dollare e ka terhequr pas dates 31.01.1997 me mandat te rregullt, i cili eshte administruar ne dosje. Kete fakt e ka pranuar vete paditesi ne gjykim.

81

Page 82: Tetor 2009

- Nga ana tjeter, paditesi eshte shpallur person i lidhur me firmat piramidale, ne kuptim te nenit 4 te ligjit 8227, date 30.7.1997.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana; ne mungese te paleve ndergjyqese dhe

pasi bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NRrethanat e çeshtjes.Palet ndergjyqese ne date 22.11.1996 kane lidhur nje kontrate huaje me nr.83. Ne kete

kontrate kane parashikuar se paditesi Çezar Toro i ka dhene hua Shoqerise “Kamberi” sh.p.k shumen prej 300.000 dollare; afati i kesaj kontrate eshte 6 mujore, si dhe interesi per kete hua eshte 10% ne muaj.

Ne mars 1997, pas mbylljes ligjore te veprimtarise se kesaj shoqerie, paditesi Çezar Toro ka terhequr prej shoqerise shumen prej 10.000.000 leke.

Me vendimin nr.5, te date 02.08.1999 Administratoret e Shoqërisë “Kamberi”, Tiranë, ne baze te Ligjit nr.8471, datë 08.04.1999, kane shpallur paditesin debitor, pikerisht per shumen e lartpermendur te terhequr prej tij ne mars te vitit 1997.

Ne baze te nenit 5 te po ketij ligji ky vendim perben titull ekzekutiv dhe per rrjedhoje, paditesi Çezar Toro ne date 26.12.2006 ka paraqitur, ne baze te Ligji nr.8471, datë 08.04.1999, Neni 8, neni 145, 151 e vijues të K.Pr.C., padine ne Gjykaten e Apelit Tirane me objekt kundershtimin e vendimit nr.5, date 02.08.1999 te pales e paditur per shpalljen debitor ne shumen 100.000 USD dhe rivendosjen ne afat te kesaj padie. Paditesi kerkon rivendosjen e kesaj te drejte, pasi e ka humbur afatin ligjor sepse ka qene i larguar jashte Republikes se Shqiperise, ne SH.B.A. (ku i eshte dhene strehim politik), dhe per kete shkak nuk ka mundur te paraqese padine ne afat. Po ashtu paditesi, lidhur me themelin, pretendon se ai nuk duhet te shpallet debitor, vendimi i te paditurit eshte ne kundershtim me ligjin, pasi kontrata nuk eshte e mbyllur me palen e paditur dhe se shoqeria eshte debitore karshi paditesit per nje shume prej 200.000 USD.

Gjykata e Apelit Tirane me vendim nr.387, date 08.11.2007 ka vendosur: “Pranimin e padise, anullimin e vendimit nr.5, date 02.08.1999 te pales e paditur, me te cilin paditesi shpallet debitor ne shumen 10.000.000 leke, si te pabazua”.

Kjo gjykate mbeshtet vendimin ne argumentat se:… shkaku i kalimit te afatit te ngritjes se padise, qenia jashte shtetit ne SHBA, gjendet i arsyeshem … prandaj pranohet paraprakisht duke u rivendosur ne afat padia … Per sa i perket themelit, paditesi nuk mund te konsiderohet debitor, pasi per te qene ne kushtet e nenit 2, pika 2/3 te ligjit 8471, date 08.04.1999, kontrata duhet te konsiderohet e mbyllur dhe shuma te jete mbi 1 000.000 leke. Ne rastin konkret, kontrata me paditesin konsiderohet e hapur, pasi pala e paditur mbetet debitore ndaj tij ne shumen 200.000 dollare, per keto arsye vendimi i administratoreve, objekt i kesaj padie, konsiderohet i pambeshtetur ne ligjin e cituar, si i tille duhet te anullohet…”.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs pala e paditur, Shoqeria “Kamberi” sh.p.k ne administrim, e cila kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar shkaqet e siperpermendura.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit dhe te nje hetimi jo te plote e te gjithanshem, e si e tille duhet te prishet dhe çeshtja duhet te dergohet ne po ate gjykate per rishqyrtim, me tjeter trup gjykues.

82

Page 83: Tetor 2009

Paditesi ka kerkuar rivendosjen e te drejtes se padise, duke pretenduar se ka humbur afatin ligjor te percaktuar ne Ligjin nr.8471, datë 08.04.1999, neni 8, per shkak te mungeses se tij ne Republiken e Shqiperise, pasi ka qene ne SH.B.A. (ku i eshte dhene strehim politik), dhe per kete shkak nuk ka mundur te paraqese padine ne afat. Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin e saj te ndermjetem te dates 02.10.2007, ka pranuar kete kerkese duke vendosur ne afat te drejten e paditesit per te kundershuar vendimin nr.5 te date 02.08.1999 te Administratoreve te Shoqërisë “Kamberi” sh.p.k.Tiranë.

Kolegji Civil çmon se ky vendim eshte rrjedhoje e nje hetimi jo te plote dhe te gjithanshem te gjykates se apelit. Nga provat e administruara ne dosjen civile rezulton se paditesit Çezar Toro, ne vitin 1999, nga autoritetet e shtetit te Nebraskes, USA, i eshte aprovuar statusi i Azilit Politik dhe ne date 29.12.2004 statusi i qendrimit te perhershem (Permanent Rezident).

Por keto fakte, çmon ky Kolegj, nuk mund te provojne qe paditesi Çezar Toro, nga periudha e dates se vendimit nr.5, te date 02.08.1999 te Administratoreve te Shoqërisë “ Kamberi” shpk Tiranë deri ne daten 26.12.2006, nuk kishte dijeni dhe ishte ne pamundesi per te ushtruar te drejten e tij te njohur nga ligji, per te kundershtuar kete vendim te siperpermendur.

Gjate hetimit gjyqesor ne Gjykaten e Apelit Tirane, pala e paditur, Administratoret e Shoqërisë “Kamberi” sh.p.k., kane pretenduar se paditesi e ka ushtruar edhe me pare te drejten e tij per te rivendosur ne afat te drejten e tij per te gaditur vendimin nr.5 te dates 02.08.1999 te Administratoreve te Shoqërisë “Kamberi” sh.p.k., por rezulton se gjykata nuk e ka hetuar kete pretendim te pales se paditur.

Ky Kolegj çmon se gjykata e apelit, me vendim nr.387, date 08.11.2007 te saj, qe ka vendosur pranimin e padise, anullimin e vendimit nr.5, date 02.08.1999 te pales e paditur, me te cilin paditesi shpallet debitor ne shumen 10.000.000 leke, si te pabazuar, ka interpretuar ne menyre te gabuar ligjin nr.8471, datë 08.04.1999.

Ne baze te nenit 2 te ligjit nr.8471, datë 08.04.1999, ne te cilin thuhet se: “quhen te tille personat fizike a juridike qe pas date 23.01.1997 kane mbyllur kontratat e huadhenies dhe vlera financiare e terhequr nga ana e tyre eshte mbi 1 milion leke”... percaktohet drejt se cili person do te konsiderohet “debitor”. Personi do te shpallet debitor vetem ne qofte se do te plotesohen dy kushte, e para, te kete mbyllur kontraten para dates 23.01.1997 dhe e dyta, te kete terhequr shumen mbi 1 milion leke.

Duke u nisur nga percaktimet e mesiperme, paditesi eshte shpallur “debitor”, pasi rezulton nga provat e administruara ne dosje se paditesi ka terhequr ne date 26.06.1997, pra (pas dates 31.01.1997, date te percaktuar nga ligji), shumen prej 10.000.000 leke (pra shumen e kerkuar nga ligji i siperpermendur).

Gjate hetimit gjyqesor ne gjykaten e apelit, pala paditese ka pretenduar se nuk e ka mbyllur kontraten e huadhenies me palen e paditur.

Ne baze te nenit 12 te K.Pr.C., ne te cilen thuhet se: “pala qe pretendon nje te drejte ka detyrimin qe, ne perputhje me ligjin, te provoje faktet mbi te cilat bazon pretendimin”, pala paditese, Çezar Toro, ka barren e proves te provoje pretendimin e tij se nuk e ka terhequr shumen e plote, nuk e ka mbyllur kontraten e huase dhe pala e paditur eshte debitore karshi tij. Gjykata e Apelit, Tirane nuk ka hetuar kete pretendim te paditesit.

Gjithashtu, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte rrjedhoje e nje hetimi jo te plote dhe te gjithanshem te kesaj çeshtjeje civile.

Ne nenin 4 te ligjit 8227, date 30.7.1997, ne te cilen thuhet se: “person i lidhur eshte personi qe eshte i lidhur ne menyre direkte, apo indirekte me drejtimin e subjektit te kontrollit apo, ... kur subjekti i lidhur ka marre ne forma te ndryshme, direkte apo indirekte, mjete financiare nga subjekti i kontrollit”, jepen percaktimi se cili do te konsiderohet person i lidhur me firmat piramidale.

83

Page 84: Tetor 2009

Gjate hetimit gjyqesor ne Gjykaten e Apelit Tirane, pala e paditur, Administratoret e Shoqërisë “Kamberi” sh.p.k., pretendoi se paditesi Çezar Toro, ne baze te Vendimit te Keshillit te Ministrave nr.44, date 21.11.1999, eshte shpallur person i lidhur me shoqerite huamarrese, subjekte te kontrollit.

Por ky Kolegj konstaton se nga Gjykata e Apelit Tirane ky pretendim nuk i eshte nenshtruar hetimit.

Mbasi do te plotesohen sa me siper ne rigjykim te çeshtjes, vendimi i gjykates do te jete i drejte dhe i mbeshtetur ne ligj.

Sa me lart, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.387 date 08.11.2007 eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit dhe te nje hetimi jo te plote e te gjithanshem, e si i tille duhet te prishet dhe çeshtja duhet te dergohet ne po ate gjykate per rishqyrtim, me tjeter trup gjykues.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485 të K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane me nr.387, date 08.11.2007 dhe

dergimin e çeshtjes ne po ate gjykate per rishqyrtim, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 06.10.2009

84

Page 85: Tetor 2009

Nr.11111-00356-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1038 i Vendimit (303)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesArjana Fullani AnetareAleksander Muskaj AnetarGuxim Zenelaj AnetarMirela Fana Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 06.10.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket paleve:

PADITËS: GEZIM DELIALLISI, ne mungeseE PADITUR: BASHKIA TIRANE, perfaqesuar nga

juristja Flora Kalaja, me autorizim ZYRA E REGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTSHME TIRANE, ne mungese

OBJEKTI:Njohjen pronar te truallit te lire (oborr).

Saktesimi i siperfaqes se truallit qe ze shtepia ime me regjistrimin hipotekor nr.4279, date 29.05.1996 (truallin nen banese)

dhe detyrimin e anes se paditur per te me njohur pronar mbi kete siperfaqe trualli dhe regjistrimin perkates te saj ne hipoteke.

Baza Ligjore: Nenet 168, 169, 170, 175, 192, 193 te K.C.; nenet 16/2, 18/1, 24/a dhe 27 te ligjit nr.7843, date 13.07.1994,

ndryshuar me ligjin nr.8090, date, 21.03.1996; neni 32 i K.Pr.Civile;

ligji nr.7512, date 10.08.1991 neni 21; ligji nr.7180, date 27.07.1995, neni 1.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.4717, date 15.07.2005, ka vendosur:

Pranimin e kerkese-padise.Njohjen e pales paditese, Gezim Deliallisi, pronar te nje siperfaqe te pergjithshme trualli prej 160 m2, te ndodhur ne Tirane, zona kadastrale nr.8350, Rr.“Asim Vokshi”, siperfaqe kjo e perbere nga: Siperfaqe ndertimore 81 m2, siperfaqe e lire 79 m2 (Bashkengjitur akti i ekspertimit i ekspertes Elvira Aliaj, date 21.06.2005).

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1097, date 12.10.2006, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.4717, date 15.17.2005 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane.

85

Page 86: Tetor 2009

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, nr.1097, date 12.10.2006, brenda afatit ligjor, ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.C., ka paraqitur rekurs Avokatura e Shtetit - Zyra Vendore Tirane, duke kerkuar prishjen e vendimit nr.1097, date 12.10.2006 te Gjykates se Apelit Tirane dhe te vendimit nr.4717, date 15.17.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes, per keto shkaqe:

- Paditesi nuk rezulton te kete ezauruar rrugen administrative sipas neneve 51, 52, 53 te ligjit nr.7843, date 13.07.1994. Eshte i vertete fakti se ne dosje ndodhet nje shkrese nga zv/Kryeregjistruesi me nr.86/1, date 13.06.2005, e cila e orienton paditesin t’i drejtohet gjykates, por, per efekt te zbatimit korrekt te ligjit, nuk disponohet asnje dokument tjeter shkresor qe te vertetoje faktin e zbatimit te gjithe rruges administrative, duke perfshire dhe afatin 30 ditor per t’iu paraqitur Kryeregjistruesit kerkesa per regjistrim.

- Eshte krijuar gabim ndergjyqesia. Ne mbeshtetje ligjit nr.8743, date 22.02.2001 “Per pronat e paluajtshme te shtetit” dhe ne ligjin nr.8744, date 22.02.2001 “Per transferimin e pronave te paluajtshme publike te shtetit ne njesite e qeverisjes vendore”, nuk rezulton qe keto troje te jene ne pronesi, apo administrim te qeverisjes vendore. Logjika e ligji e percakton se njesite e qeverisjes vendore kane ne pronesi e administrim pronen publike dhe jo pronen shteterore, siç eshte rasti konkret.

- Duke qene se kjo prone eshte regjistruar me titullin ne perdorim, ne baze te nenit 36 te ligjit nr.7843, date 13.07.1994 “Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme”, per te duhet te krijohet nje kartele e veçante, ku ne seksionin perkates si pronar do te shenohet shteti.

- Gjithashtu, transferimi i pronave ende nuk eshte kryer e per pasoje nuk mundet qe pala e paditur, Bashkia Tirane, te njohe pronar paditesin per nje prone qe nuk e disponon.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani; perfaqesuesen e pales se paditur,

Bashkia Tirane, juristen Flora Kalaja, e cila kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes; dhe pasi diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.1097, date 12.10.2006 i Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimi nr.nr.4717,

date 15.07.2005 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane jane te pabazuar ne ligje dhe ne prova dhe si te tille duhet te prishen e te pushohet gjykimi i çeshtjes.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara eshte vertetuar se ne emer te Murat Deliallisit, Gezim Deliallisit dhe Qemal Deliallisit figuron e regjistruar ne vitin 1979 nje pasuri e paluajtshme, e perbere prej: dy dhoma, verande, sallon e banjo, nje pjese oborr para dhe mbrapa shtepise te ndodhur ne Lagjen “17 Nentori” Tirane, Rruga “Asim Vokshi”, nr.39-63, e kufizuar me Sadik Pemen, Poliambulancen dhe rrugice. Sa me lart gjen pasqyrim ne vertetimin e pronesise me nr.247, date 27.10.1979.

Ne vitin 1988, midis Murat Deliallisit nga njera ane, me cilesine e dhuruesit dhe Gezim Deliallisit nga ana tjeter, me cilesine e pranuesit te dhurimit, eshte lidhur nje kontrate dhurimi me nr.892/269, date 12.04.1988. Nepermjet kesaj kontrate, dhuruesi i dhuron paditesit Gezim Deliallisit pjesen e tij ne pronen e siperpermendur, pjese kjo e perbere nga nje dhome, nje korridor, aneks dhe wc (ne pronesi te dhuruesit), dhe nga 1/3 pjese (ne bashkepronesi te pandare ne pjese te barabarta nga 1/3 pjese secili), ne dy dhoma. Ne vitin 1996, ne kuadrin e tjetersimeve te metejshme te prones objekt gjykimi, rezulton se eshte

86

Page 87: Tetor 2009

lidhur nje tjeter kontrate dhurimi midis Qemal Deliallisit, nga njera ane si dhurues dhe Gezim Deliallisit si pranues i dhurimit, kontrate kjo me nr.5698/899, date 29.05.1996, nepermjet te ciles dhuruesi i dhuron Gezim Deliallisit pjesen e tij takuese ne pronen e sipepermendur, e perbere nga 1/3 pjese e pandare e dy dhomave. Me lidhjen e kesaj kontrate ka rezultuar se Gezim Deliallisi eshte bere pronar i vetem i shtepise.

Veprimet e mesiperme mbi pasurine e paluajtshme jane pasqyruar edhe ne regjistrat e Z.R.P.P. Tirane, por ka rezultuar se me vertetimin e pronesise me nr.4279 te leshuar me date 09.03.2004, pasqyrohet ne pronesi te paditesit vetem shtepia me perberjen e saj dhe ne zerin komente, nga regjistruesi percaktohet se oborri eshte ne perdorim. Po keshtu, edhe nga vertetimi i pronesie te leshuar nga Z.R.P.P. Tirane me date 25.05.2005, perseri ka rezultuar se paditesi eshte pronar i nje banese dhe nuk percaktohet e drejta e tij ne lidhje me siperfaqen nen banese dhe oborrin e shtepise. Ndodhur ne kushtet e mesiperme, pala paditese i eshte drejtuar gjykates me kete kerkese-padi, duke kerkuar saktesimin e siperfaqes se shtepise dhe te oborrit, si dhe njohjen e pronesise se tij mbi kete siperfaqe trualli.

Ne perfundim te gjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka vendosur pranimin e kerkese-padise dhe njohjen e pales paditese, Gezim Deliallisi, pronar te nje siperfaqe te pergjithshme trualli prej 160 m2, siperfaqe kjo e perbere nga 81 m2 siperfaqe ndertimore dhe 79 m2 siperfaqe e lire. Ndërsa Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1097 date 12.10.2006, ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka paraqitur rekurs Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Tirane, duke kerkuar prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes, duke parashtruar keto shkaqe:

- Paditesi nuk rezulton te kete ezauruar rrugen administrative sipas neneve 51, 52, 53 te Ligjit nr.7843, date 13.07.1994.

- Ne kete çeshtje eshte krijuar gabim ndergjyqesia, pasi nuk rezulton qe keto troje te jene ne pronesi, apo administrim te qeverisjes vendore.

Duke e pare ne teresine e tij gjykimin e kesaj çeshtjeje, Kolegji Civil i Gjykate se Larte çmon se konluzioni i arritur nga gjykimi ne Gjykaten e Rrethit Tirane, ashtu si edhe ai i arritur nga gjykimi ne Gjykaten e Apelit Tirane, nuk jane ne zbatim te drejte te ligjit.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se, per zgjidhjen e drejte te kesaj çeshtje, duhet si fillim te saktesohen kerkimet e paditesit me padine objekt gjykimi dhe me pas te arsyetohet ne lidhje me çdo kerkim referuar edhe pretendimeve te ngritura ne rekurs. Kolegji vlereson se, referuar formulimit te objektit te padise dhe bazes ligjore ku paditesi e ka mbeshtetur ate, kerkimet e tij jane si me poshte:

- Njohje pronar per siperfaqen e truallit nen banese;- Njohje pronar per oborrin ne perdorim;- Saktesim e siperfaqes se truallit nen banese dhe detyrimin e Z.R.P.P. te beje

regjistrimin perkates. I. Njohje pronar per siperfaqen e truallit nen banese; Saktesimin e siperfaqes se

truallit nen banese dhe detyrimin e Z.R.P.P. te beje regjistrimin perkates:1.1 Kolegji çmon se per siperfaqen e truallit nen banese, paditesi eshte njohur pronar

qe ne vitin 1991, me daljen e ligjit nr.7512, date 10.08.1991 “Per sanksionimin dhe mbrojtjen e prones private te nismes se lire te veprimtarive private te pavaruara dhe privatizimit”, ne nenin 21 te te cilit eshte percaktuar se: “Personat juridike, a fizike vendas, pronare te ndertesave ekzistuese te çdo lloji, jane edhe pronare te truallit qe zene keto ndertesa …”.

1.2 Per regjistrimin e kesaj siperfaqeje trualli nen banese, per te cilen paditesi eshte njohur pronar, ne baze te ligjit nr.7512, date 10.08.1991 “Per sanksionimin dhe mbrojtjen e prones private te nismes se lire te veprimtarive private te pavaruara dhe privatizimit”, duhej

87

Page 88: Tetor 2009

qe te ndiqej procedura per regjistrimin fillestar te prones, qe parashikohet ne ligjin nr.7843, date 13.07.1994 “Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme”. Neni 23 i ketij ligji parashikon te ashtuquajturin “regjistrim fillestar”. Sipas ketij neni: “Regjistrimi fillestar i çdo pasurie te paluajtshme behet me pergatitjen e nje kartele ne pajtim me dispozitat e ketij ligji dhe ne perputhje me dispozitat e çdo akti qe percakton pronesine, ose marreveshjet, apo detyrimet qe ekzistojne per pasurite e paluajtshme.” Ne funksion te regjistrimit fillestar te prones, palet e interesuara ne kete gjykim duhet te kryenin te gjitha veprimet qe parashikon neni 24 i ligjit “Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme”. Ne zbatim te neni 24, germa “a”, regjistruesi, mbi kerkesen e te interesuarve dhe te dokumentave te paraqitura, duhej te percaktonte pronesine e tyre mbi truallin ku shtrihej ndertesa.

Pas ndjekjes se kesaj procedure, nese pala e interesuar (ne rastin konkret paditesi), do te kishte pakenaqesi, duhet fillimisht te ezauronte rrugen administrative te ankimit tek Kryeregjistruesi dhe me pas mund dhe t’i drejtohej gjykates. Sipas nenit 137, 138, 139 e vijues te Kodit te Procedurave Administrative dhe nenit 328 te Kodit te Procedures Civile, parashikohet se ankimi i drejtperdrejte ne gjykate ndaj nje akti administrativ mund te paraqitet vetem nese kjo rruge parashikohet shprehimisht ne ligj. Ne çdo rast tjeter, ankimi ne gjykate mund te paraqitet vetem pasi te jene ezauruar mjetet dhe rruga administrative e ankimimit te aktit adiministrativ. Sipas nenit 51 dhe 52 te ligjit nr.7843, date 13.07.1994 “Per regjistrimin e pasurive e paluajtshme”, ndaj aktit administrativ te te paditurit, Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tirane, nuk mund te behet ankim i drejtperdrejte ne gjykate. Organi me i larte i pales se paditur, te cilit paditesi duhet t’i drejtohet paraprakisht me ankim administrativ eshte Kryeregjistruesi, dhe vetem pas kesaj procedure, brenda 30 diteve, paditesi mund t’i drejtohet me ankim gjykates.

Ne lidhje me çeshtjen e ezaurimit te rruges administrative, gjykatat kane administruar si prove shkresen nr.86/1, date 13.06.2005 te Zv/Kryeregjistruesit, ne te cilin thuhet: “Ne lidhje me ankesen tuaj te dates 02.06.2005, ju sqarojme se pas verifikimit te bere ne Z.R.P.P. ... ne emrin tuaj figuron e regjistruar prona, e cila ka te papercaktuar siperfaqen e shtepise dhe te oborrit, si dhe tagrin e pronesise mbi siperfaqen e oborrit te shtepise (oborr ne perdorim), ne keto kushte, per te zgjidhur problemin tuaj per percaktimin e siperfaqes se prones dhe te gjendjes se prones mbi siperfaqen e oborrit ne perdorim, duhet t’i drejtoheni organeve kompetente gjyqesore”. Kolegji çmon se shkresa nr.86/1, date 13.06.2005 e Zv/Kryeregjistruesit nuk arrin qe te provoje nese eshte ndjekur apo jo procedura per regjistrim fillestar te prones. Akimi administrativ dhe ndjekja e rruges administrative per regjistrimin fillestar te nje prone, nuk jane e njejta gje. Vetem pas ndjekjes se procedures administrative per regjistrim fillestar, nese pala e interesuar do te kishte pakenaqesi, duhet te ezauronte si fillim rrugen administrative te ankimit tek Kryeregjistruesi dhe brenda afatit 30 ditor pas ezaurimit te ankimit administrativ, mund t’i drejtohet gjykates.

II.Njohje pronar per oborrin ne perdorim me parashkrim fitues:2.1 Persa i perket ketij kerkimi, Kolegji çmon se ligji nuk parashikon detyrim per

ezaurim te rruges administrative. Kodi Civil, ne nenin 170, parashikon se: “Personi qe ka fituar me parashkrim nje send te paluajtshem ka te drejte te paraqese padi kunder personit te meparshem, ose trashegimtareve te tij per njohjen e pronesise se vet dhe, ne baze te vendimit gjyqesor perkates, te kerkoje qe te kryhet regjistrimi i sendit nga organi kompetent shteteror.” Madje edhe ne ligjin nr.7843, date 13.07.1994 “Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme”, ne nenin 37 te tij parashikohet se: “Regjistrimi i pasurive te paluajtshme, te fituara me parashkrim fitues, behet me paraqitjen para regjistruesit te nje kopje te vendimit te gjykates te fitimit te pasurise me parashkrim fitues”.

2.2 Ne lidhje me ndergjyqesine, Kolegji vlereson se per kete kerkim ajo nuk eshte ndertuar drejt. Ne baze te ligjit nr.8743, date 22.02.2002 “Per pronat e paluajtshme te shtetit”

88

Page 89: Tetor 2009

eshte bere percaktimi i pronave te shtetit dhe pasuria objekt gjykimi (truall, oborr, shtepi), kategorizohet ne prone jopublike te paluajtshme e shtetit, ne mbeshtetje te neni 3 dhe neni 4 te ketij ligji. Sipas nenit 13 te po ketij ligji, Keshilli i Ministrave cakton organin shteteror pergjegjes per administrimin e çdo njesie te prones se paluajtshme shteterore. Po ashtu, edhe ne baze te ligjit nr.8744, date 22.02.2001 “Per transferimin e pronave te paluajtshme publike te shtetit ne njesite e qeverisjes vendore”, nuk rezulton qe kjo kategori prone shteterore jo publike (oborr ne perdorim) t’i jete kaluar njesive te qeverisjes vendore. Ne kete kendveshtrim, pretendimi i ngritur ne rekurs se si pale e paditur nuk duhej te thirrej Bashkia Tirane eshte i drejte dhe ligjor. Kolegji çmon se Bashkia e Tiranes nuk legjitimohet si pale e paditur per kete kerkim, pasi nuk rezulton qe te jete as pronare dhe as administruese e kesaj kategorie, pasuri shteterore jo publike, siç jane oborret ne perdorim. Pra Bashkia e Tiranes, per kete kategori te prones shteterore, nuk eshte ne poziten e organit qe perfaqeson shtetin si pronar.

2.3 Ne lidhje me fitimin e prones me parashkrim fitues, Kolegji çmon se nisur dhe nga gjendja e faktit e provuar gjate gjykimit ne shkalle te pare me aktin e ekspertimit te ekspertit te caktuar nga gjykata, ka rezultuar nga verifikim ne terren i objektit, se ne posedim te paditesit rezulton ne total nje siperfaqe trualli prej 160 m2, nga te cilat 75 m2 jane siperfaqe e oborrit.

Deri ne vitin 1994, vit ne te cilin ka hyre ne fuqi Kodi Civil aktual, ne vendin tone ka qene ne fuqi Kodi Civil i Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise, i cili ka hyre ne fuqi ne date 1 janar 1982. Ne baze te nenit 92 te ketij Kodi, parashikohej se nuk mund te fitoheshin me parashkrim fitues pronat socialiste. Me hyrjen ne fuqi te Kodit Civil aktual me date 1 nentor 1994, kane hyre ne fuqi dhe dispozitat e ketij Kodi, qe rregullojne institutin e parashkrimit fitues dhe perkatesisht nenet 168, 169, 170 dhe 171. Ne baze te ketyre dispozitave, lejohet qe te fitohet me parashkrim fitues edhe nje prone shteterore, mjafton qe te plotesohen kushtet qe kane te bejne me natyren e prones shteterore dhe afatin e posedimit te sendit te paluajtshem.

Keshtu, ne baze te nenit 168/3, parashikohet se nuk mund te fitohet me parashkrim fitues nje send qe eshte prone publike e patjetersueshme. Ne ne baze te ligjit nr.8743, date 22.02.2002 “Per pronat e paluajtshme te shtetit”, rezulton se pasuria objekt gjykimi eshte kategorizuar ne pronat jo publike te paluajtshme te shtetit, prandaj kjo prone shteterore mund te fitohet me parashkrim fitues. Kusht tjeter per fitimin e prones se paluajtshme me parashkrim fitues eshte posedimi i qete dhe i panderprere, i cili ka rezultuar i provuar gjate gjykimit ne shkallen e pare. Gjithashtu, per fitimin e prones se paluajtshme me parashkrim fitues, kusht tjeter eshte dhe afati. Percaktimi i afatit per fitimin e pronesise se pasurise se paluajtshme lidhet me posedimin ne mirebesim, si dhe me fitimin e sendit ne baze te nje veprimi juridik per kaliminin e pronesise.

Ka rezultuar e provuar gjate gjykimit ne shkalle te pare, se trualli objekt gjykimi eshte poseduar qetesisht e pa nderprerje nga paditesi, i cili eshte sjelle sikur te ishte pronar i oborrit.

Ndersa per sa i perket afatit, ne baze te nenit 168 te Kodit Civil, ai eshte 10 vjeçar nese personi e ka fituar sendin me nje veprim juridik per kalim pronesie, pra e ka fituar me titull, ose 20 vjeçar nese nuk ka fituar me titull (neni 169). Ne veshtrim te rregullimeve si me siper, qe ka parashikuar kuadri ligjor, Kolegji vlereson se ne rastin ne shqyrtim ndodhemi ne kushtet e mungeses se titullit, pasi as babai i paditesit dhe as vellai i tij, me ane te kontratave te dhurimit bere ne favor te paditesit me nr.892/269, date 12.04.1988 dhe nr.5698/899, date 29.05.1996, nuk mund te dispononin mbi nje pasuri te paluajtshme (oborr), i cili ne kohen e lidhjes se ketyre kontratave nuk ka qene ne pronesi te tyre, por kane qene prone shteterore. Ne vitin 1976 hyri ne fuqi Kushtetuta e Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise, ne mbeshtetje te nenit 18 dhe 23 te te ciles, pasuria toke e çdo lloji ishte prone vetem e shtetit.

89

Page 90: Tetor 2009

Kolegji çmon se, duke qene se ne rastin konkret ndodhemi ne kushtet e parashikuara nga neni 169 i Kodit Civil, afati i parashkrimit eshte 20 vjeçar. Ne rastin ne shqyrtim koha per numerimin e viteve te ketij afati fillon nga data e hyrjes ne fuqi te Kodit Civil aktual (i cili mundeson fitimin e prones shteterore me parashkrim fitues), qe eshte perkatesisht data 1 nentor 1994. Ne keto kushte, ne veshtrim te arsyetimit te mesiperm, Kolegji vlereson se ky afat nuk eshte plotesuar ende.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.1097, date 12.10.2006 te Gjykates se Apelit Tirane dhe te

vendimit nr.4717, date 15.07.2005 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes.

Tirane, me 06.10.2009

90

Page 91: Tetor 2009

Nr.11119-00284-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1054 i Vendimit (304)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesArjana Fullani AnetareMirela Fana AnetareAleksander Muskaj AnetarGuxim Zenelaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 06.10.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:

PADITËS: SHOQERIA “EURONDERTIM-2000”, ne mungese

E PADITUR: SHOQERIA “ALBTRANSPORT” SH.A. (AEROPORTI NËNË TEREZA), perfaqesuar nga Juristi Ervin Vasjari

OBJEKTI:Detyrim kthim shume per shpenzimet e kryera.

Baza Ligjore: Nenet 31, 32/a, 153 e vijues te K.Pr.Civile, nenet 655, 656, 658, 445 e 450 te K.Civil,

si dhe 115/dh te ketij Kodi.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.3301, date 26.05.2005, ka vendosur:

Pranimin e padise si te bazuar ne ligj e ne prova.Detyrimin e te paditurit, Shoqerise “Albtransport” sh.a, sot Aeroporti “Nene Tereza” sh.a, t’i paguaje pales paditese, Shoqerise “Eurondertimi-2000” shpk, vleren 4.010.019 leke, vlere e investimeve te kryera.Detyrimin e te paditurit, Shoqerise “Albtransport” sh.a., sot Aeroporti “Nene Tereza” sh.a. t’i paguaje pales paditese Shoqerise “Eurondertimi-2000” shpk, vleren 25.214 USD, vlere qe perfaqeson te ardhurat e perdorimit te sendit.Detyrimin e te paditurit, Shoqerise “Albtransport“ sh.a, sot Aeroporti “Nene Tereza” sh.a, t’i paguaje pales paditese, Shoqerise “Eurondertimi-2000” shpk, vleren e demit te shkaktuar qe perfaqesohet nga kamatat e arrira te vleres 4.010.019, deri ne momentin e ekzekutimit te ketij detyrimi.Vendosjen e sekuestros bankare mbi numrin e llogarise bankare te pales se paditur per vleren 3.500.000 leke (numri i llogarise 21999 BKT dhe 7611 Raiffeisen).

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1167, date 07.11.2006, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.3301, date 26.05.2005 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane.

91

Page 92: Tetor 2009

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, kane ushtruar rekurs “Albtransport” sh.a., sot Aeroporti “Nene Tereza”, te cilet kerkojne prishjen e vendimeve dhe vendosjen e rrezimit te padise, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

Shkaqet e parashtruara ne rekursin e “Albtransport” sh.a., sot Aeroporti “Nene Tereza”.

- Gjykatat kane pranuar nje padi me objekt teresisht te gabuar, pasi pala paditese demin ndaj nesh e kerkon dhe si begatim pa shkak, dhe si shperblim demi, qe jane dy padi krejtesisht te ndryshme (nenet 658 dhe 640). I gabuar eshte dhe referimi i padise ne nenet 445, 450 te K.Civil, pasi lindja e detyrimeve kryhet nga kontrata, ose ligji.

- Ne menyre abuzive padia i referohet nenit 115/dh te K.Civil, pasi kjo padi eshte parashkruar sipas percaktimit te kryer ne nenin 121 te K.Civil dhe si e tille nuk duhej te ishte pranuar nga gjykata.

- Deklarimi i ish-inxhinierit Astrit Sokoli, i cili deklaroi se pala paditese ka kryer punime shtese me miratimin verbal te drejtorise, nderkohe nuk ka perfaqesuar shoqerine ne lidhjen e kontrates se sipermarrjes, eshte i pavlefshem.

Shkaqet e parashtruara ne rekursin e Avokatures se Shtetit:- Gjykata ka pranuar nje padi me shkak ligjor te paqarte, pasi zgjidhja e konfliktit eshte

kerkuar edhe si begatim pa shkak, dhe si shperblim demi.- I gabuar eshte dhe referimi ne nenet 445, 450 te K.Civil.- Mes paleve nuk ka patur kontrate per siperfaqe 69.46 m2 te pretenduar se sa jane

ndertuar nga ai, ne kete rast kerkohet shperblimi i demit si dem jashtekontraktor, por padia e ngritur nuk permbush kriteret qe kerkon neni 640 i K.Civil. Nese paditesi ka ndertuar nje objekt te paluajtshem (fakt i pavertete), pa leje ndertimi, pa pronesi trualli, pa kerkese apo miratim te te paditurit, atehere ku qendron detyrimi i yne ndaj tij?

- Ekspertja e caktuar nga gjykata ne disa momente ka dale jashte detyrimit te saj te percaktuar me ligj, pasi ka dhene mendim juridik.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani; mbrojtjen e perfaqesuesit te pales se

paditur, qe kerkoi ndryshimin e vendimit te gjykates se apelit dhe gjykates se shkalles se pare dhe rrezimin e padise; dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi

V Ë R E NVendimi nr.1167, date 07.11.2006 i Gjykates se Apelit Tirane nuk eshte i mbeshtetur

ne ligj, prandaj duhet te prishet dhe çeshtja t’i dergohet per rishqyrtim po asaj gjykate, me tjeter trup gjykues.

Rezulton nga vendimet e dhena ne te dy shkallet e gjykimit, se pala paditese “Eurondertim 2000” sha ka kerkuar ne gjykate detyrimin e te paditurit “Albtransport” sha t’i ktheje shpenzimet e kryera per punimet e ndertimit (rikonstruksionit) te kerkuara nga ky i fundit, te ardhurat e realizuara nga perdorimi i objekteve te ndertuara, si dhe demin e shkaktuar nga vonesa ne ekzekutimin e ketij detyrimi.

Nga padia, kerkimet dhe aktet e administruara ne gjykim, rezulton qe, ne thelb, shkaku dhe objekti ligjor i kesaj padie eshte detyrimi i te paditurit te shperbleje paditesin per humbjet pasurore sikurse permenden me siper, meqenese eshte begatuar duke fituar pa shkak

92

Page 93: Tetor 2009

te ligjshem nje send te paluajtshem. Ne padi dhe gjate gjykimit, paditesi vijemesisht i referohet titullit VII (neneve 655 deri 658) “Begatimi pa shkak” te Kodit Civil.

Gjykatat e faktit kane pranuar si te provuar se nga ana e paditesit jane kryer punime ndertimi ne dobi te pales se paditur. Mbeshtetur ne prova, te cilat i jane nenshtruar debatit gjyqesor dhe jane administruar prej tyre, gjykatat i kane çmuar ato dhe kane ardhur ne perfundimet perkatese per llojin, natyren dhe vleren e punimeve ndertimore qe jane realizuar nga pala paditese. Gjykatat kane arsyetuar edhe mbi vertetimin e ekzistences se korrespondences ndermjet paleve ndergjyqese dhe te vullnetit e kerkeses se te paditurit qe paditesi te realizonte keto punime ne dobi te tij. Se fundi, gjykatat pranojne se objektet e ndertuara nga paditesi per llogari te te paditurit jane perdorur, apo mund te perdoreshin nga ky i fundit per nxjerrjen e te ardhurave, duke percaktuar edhe vleren perkatese.

Nga ana tjeter, si gjykata e shkalles se pare ashtu edhe gjykata e apelit kane arsyetuar dhe kane çmuar te pranuar se, ndermjet paleve ndergjyqese, ne daten 09.07.2002 ishte lidhur nje kontrate sipermarrje per realizimin e punimeve te ndertimit dhe rikonstruksionit ne objekte te pales se paditur ne aeroportin “Nene Tereza”. Ndersa punimet e kryera nga paditesi per realizimin e objekteve, per te cilat eshte ngritur padia e begatimit pa shkak, gjykatat i kane cilesuar si punime shtese te kryera nga paditesi me kerkese te pales se paditur. Njekohesisht gjykata e apelit pranon se per punimet “shtese” ndermjet paleve nuk eshte lidhur ndonje kontrate me shkrim.

Duke arsyetuar si me siper, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, ne vendimin nr.3301, date 26.05.2005, ka arritur ne perfundimin se pala e paditur eshte begatuar pa shkak ne dem te pales paditese. Prandaj ka vendosur pranimin e padise, duke e detyruar te paditurin t’i paguaje pales paditese shpenzimet per punimet e kryera ne vleren 4.010.019 leke, te ardhurat nga perdorimi i sendit ne shumen 25.214 USD, si dhe demin e shkaktuar nga kamate vonesat per shpenzimet e kryera nga paditese.

Gjykata e Apelit Tirane, e vene ne levizje mbi ankimin e te paditurit, ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te dhene nga gjykata e shkalles se pare, duke parashtruar ne menyre me te detajuar te njejtin qendrim dhe arsyetim sikurse gjykata e shkalles se pare.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs pala e paditur, duke pretenduar, ne thelb, se gjykata ka zbatuar gabim ligjin duke mos identifikuar natyren e marredhenieve qe kane ekzistuar mes paleve ndergjyqese dhe te konfliktit qe ka lindur ndermjet tyre. Po keshtu, sipas nenit 658 te K.Civil, paditesi nuk mund te ngrinte padine e begatimit pa shkak, ne kushtet kur mund te ngrinte nje padi tjeter.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se ne rekursin e parashtruar nga pala e paditur permbahen shkaqe qe lidhen me zbatimin e gabuar te ligjit ne vendimin e dhene nga gjykata e apelit.

Padia e ngritur nga paditesi ka per objekt dhe shkak ligjor begatimin pa shkak te ligjshem te te paditurit sipas neneve 655 - 658 te K.Civil. Me ane te kesaj padie, ai kerkon detyrimin e te paditurit t’i paguaje shpenzimet e kryera per punimet ne objekt, pagesen e te ardhurave nga perdorimi i sendit, si dhe t’i demshperbleje humbjet e tjera te pesuara si rezultat i begatimit pa shkak te te paditurit.

Gjykatat kane arsyetuar se per mosmarreveshjen objekt gjykimi jane te zbatueshme dispozitat materiale civile mbi begatimin pa shkak, meqenese nga paditesi jane kryer disa punime ne dobi te te paditurit me kerkesen (jo me shkrim) te ketij te fundit, te cilat ai i ka vene ne perdorim, duke nxjerre edhe te ardhura, pa i shlyer paditesit shpenzimet e kryera per realizmin e objektit. Nga ana tjeter, gjykatat pranojne dhe arsyetojne se shpenzimet dhe punimet e realizuara nga paditesi per te paditurin jane punime “shtese”, pasi jane realizuar punime te meparshme nga paditesi, ne zbatim te nje kontrate sipermarrje qe kishte lidhur ne daten 09.07.2002 me palen e paditur. Per keto punime te cilesuara “shtese” nga gjykatat nuk ka kontrate te lidhur me shkrim mes paleve ndergjyqese.

93

Page 94: Tetor 2009

Si ne gjykaten e shkalles se pare, ashtu edhe ne ate te apelit, palet ndergjyqese pretendojne dhe prapesojne njera-tjetren lidhur me natyren e marredhenieve juridike qe kane ekzistuar mes tyre dhe te vete konfliktit, per te cilin i jane drejtuar gjykates.

Palet pretendojne dhe gjykata kane pranuar si te vertetuar se midis tyre ka qene lidhur nje kontrate sipermarrje ne daten 09.07.2002, per te cilen palet kane permbushur detyrimet reciproke. Ndersa per objektin e realizuar me punimet “shtese”, paditesi pretendon se ka pasur nje kerkese nga pala e paditur, e cila ka perpiluar edhe dokumentacion teknik per kete qellim, pra edhe nje marreveshje gojore mes paleve, por qe nuk eshte perpiluar ne forme te shkruar mes tyre. Sipas paditesit, ai i eshte permbajtur kerkeses se te paditurit dhe parametrave teknike perkates, por nuk i eshte shlyer vlera e punimeve te realizuara per llogari te te paditurit, sikurse i ishte premtuar nga bisedimet dhe korrespondenca me kete pale.

Ne rrethana te tilla, per te percaktuar dhe zbatuar drejt ligjin, pra per te permbushur misionin dhe detyrimin e saj per zgjidhjen e çeshtjes sipas ligjit, qe eshte i detyrueshem per gjykaten pa u lidhur ne kete aspekt me percaktimet qe propozohen nga palet (neni 16 i K.Pr.Civile), gjykatat duhet te arrinin ne nje perfundim objektiv dhe te mbeshtetur ne ligj lidhur me natyren e marredhenieve qe kishin lidhur palet dhe ate te konfliktit qe kishte lindur ndermjet tyre. Ne kete kontekst, megjithese referohet nga palet dhe nga gjykatat, kontrata e sipermarrjes e dates 09.07.2002 nuk gjendet ne dosjen gjyqesore. Pra, sikurse palet, ashtu edhe gjykata e apelit nuk ka ne dosje proven qe verteton se ka patur nje kontrate sipermarrje mes paleve ndergjyqese, objektin, natyren e sipermarrjes, te drejtat dhe detyrimet perkatese te tyre sipas kesaj kontrate, etj.

Prandaj, qofte edhe per mungesen e kesaj prove dhe debatimit rreth saj ne gjykim, vendimi i dhene nga gjykata e apelit (edhe ai i shkalles se pare), jo vetem qe nuk respekton ligjin procedurial (nenet 10, 20 dhe 29 te K.Pr.Civile) dhe perben shkelje ne kuptim te shkronjes “ë” te nenit 467 te K.Pr.Civile, por sjell Kolegjin Civil edhe ne perfundimin se nuk eshte respektuar neni 14 i ketij Kodi, duke u realizuar nje hetim gjyqesor jo i plote dhe i gjithanshem per llojin dhe natyren e padise ne gjykim dhe te vete pretendimeve qe kane parashtruar palet gjate ketij gjykimi. Pas paraqitjes eventuale te kesaj prove, kontrates se sipermarrjes, sipas rregullave perkatese mbi barren e proves, gjykata e apelit te hetoje duke perseritur per aq sa eshte e nevojshme hetimin gjyqesor, me qellim qe te percaktohet nese punimet “shtese” te pranuara prej saj jane shtesa punimesh ne kuader te marredhenies kontraktore te sipermarrjes, nese jane rene dakord te kryhen e nese jane realizuar ne perputhje percaktimet eventuale perkatese kontraktore.

Ne kete menyre, gjykata do te jete objektive dhe do te respektonte ligjin, duke iu mundesuar paleve ndergjyqese te debatojne dhe qartesojne qendrimet e tyre lidhur me bazueshmerine ose jo ne ligj e ne prova te padise me objekt e shkak ligjor “begatimin pa shkak” te ngritur nga pala paditese, pretendimit ligjor te te paditurit se, edhe ne zbatim te nenit 658 te KCivil, kjo nuk eshte padia e duhur per pretendimet e paditesit, perderisa ky i fundit mund te ngreje padi tjeter ne kuader te marredhenies se sipermarrjes, asaj te demit jashtekontraktor, etj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te shkronjes “c” te nenit 485 te Kodit

te Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.1167, date 07.11.2006 te Gjykates se Apelit Tirane dhe

dergimin e çeshtjes per rishqyrtim po ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 06.10.2009

94

Page 95: Tetor 2009

Nr.31001-00378-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1181 i Vendimit (305)

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përberë nga:

Ardian Dvorani KryesuesArjana Fullani AnëtareGuxim Zenelaj AnëtarMirela Fana Anëtare Aleksandër Muskaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 07.07.2009, 22.09.2009 dhe 06.10.2009, mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: KASO DEMO, ne mungeseI PADITUR: DREJTORIA E POLICISË SË NDËRTIMIT,

DEGA GJIROKASTËR, ne mungese.

OBJEKTI:Shfuqizim akti administrativ.

Baza Ligjore: Nenet 115, 116, 117 të K.Pr.Administrative dhe neni 324 i Kodit të Procedurës Civile.

Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, me vendimin civil nr.418, datë 19.05.2006, ka vendosur:

Pushimin e gjykimit të çështjes civile nr.311 akti, datë 31.01.2006 me paditës Kaso Demo, i paditur Policia e Ndërtimit-Dega Gjirokastër, objekt: Shfuqizim akti administrativ.

Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.390, date 15.11.2006, ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.418, datë 19.05.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs pala paditëse, Kaso Demo, me anën e të cilit ka kërkuar prishjen e vendimit nr.390, datë 15.11.2006 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe të vendimit nr.418, datë 19.05.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në të njëjtën gjykatë, me të njëjtin trup gjykues.

Si shkaqe të ankimit, pala ankuese ka paraqitur: - Në datën 19.05.2006, unë, paditësi, jam paraqitur në gjykatë para orës së caktuar për

zhvillimin e seancës gjyqësore dhe kam pritur derisa sekretarja e seancës të më thërriste, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

- Përfaqësuesi i palës së paditur ka paraqitur një kërkesë për të shtyrë seancën, me të cilën unë u njoha se e takova personalisht përfaqësuesin e palës së paditur. Duke menduar se datën tjetër do të na e njoftonte gjykata, jam larguar nga gjykata.

95

Page 96: Tetor 2009

- Në datën 09.08.2006, jam vënë në dijeni se gjykata kishte pushuar gjykimin.- Arsyetimi i gjykatës së apelit se une kisha detyrimin për të njoftuar gjykatën nuk

qëndron, pasi unë kam qenë në gjykatë 2 orë para se të fillonte gjykimi dhe sipas nenit 174 të K.Pr.Civile, gjykata ka detyrimin që të filloje gjykimin në ditën dhe në orën e caktuar.

- Fakti që unë e kam ndjekur rrugën administrative dhe pastaj i jam drejtuar gjykatës, tregon rëndësinë që unë i kam kushtuar procesit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; ne mungese te paditësit, Kaso

Demo dhe ne mungese te pales se paditur, Drejtoria e Policise Ndertimit - Dega Gjirokaster; si dhe pasi e diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NSe vendimi nr.390, datë 15.11.2006 i Gjykatës së Apelit Gjirokastër është rrjedhojë e

zbatimit korrekt të ligjit dhe si i tillë do të lihet në fuqi nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë.Nga shqyrtimi i çeshtjes gjate gjykimit ne shkalle te pare ka rezultuar e provuar se

pala paditëse, Kaso Demo, i është drejtuar Gjykatës së Shkalles se Pare Gjirokastër me kërkesë padi, me objektin e cituar ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

Në ditën dhe orën e caktuar, për zhvillimin e seancës gjyqësore (date 19.05.2006), pala paditese, Kaso Demo, nuk është paraqitur ne gjykim.

Ndodhur ne keto rrethana, Gjykata e Shkalles se Pare Gjirokastër, me vendimin nr.418, datë 19.05.2006, ka vendosur t’i japë fund procesit gjyqësor civil, pa e zgjidhur çështjen në themel (neni 127 i K.Pr.Civile).

Mbi ankimin e paditësit, Kaso Demo, Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin civil nr.390, datë 15.11.2006, ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr.418, datë 19.05.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër”.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs paditesi, Kaso Demo, me anën e të cilit ka kërkuar prishjen e vendimit nr.390, datë 15.11.2006 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe të vendimit nr.418, datë 19.05.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit.

Ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlereson te drejte qendrimin e mbajtur nga Gjykata e Apelit Gjirokastër e ne keto kushte, vendimi i saj do te lihet ne fuqi.

Gjykata e Apelit Gjirokastër, me të drejtë ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.418, datë 19.05.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Gjykata e shkalles se pare ka vepruar ne perputhje me kerkesat e percaktuara ne nenin 179/1 te K.Pr.Civile, sipas te cilit:“ Nëse paditësi, ose asnjë nga palët, pa ndonjë shkak të arsyeshëm, nuk paraqiten, si në veprimet përgatitore, ashtu edhe në seancën gjyqësore dhe rezulton se kanë dijeni rregullisht, gjykata apo gjyqtari i vetëm vendos pushimin e gjykimit”.

Në rastin në gjykim janë vërtetuar të dyja kushtet që kërkon dispozita e cituar më sipër.

1. Pala paditëse, Kaso Demo, ka patur dijeni rregullisht.2. Pala paditëse, Kaso Demo, nuk është paraqitur në gjykim, pa ndonjë shkak të

arsyeshëm. Shkaqet e parashtruara në rekurs, pasi u analizuan nga Kolegji Civil i Gjykatës së

Lartë kanë rezultuar të pabazuara në ligj (neni 472 Kodit të Procedurës Civile) e si të tilla ato nuk do të pranohen.

96

Page 97: Tetor 2009

Pretendimi i ngritur në rekurs nga ana e paditesit Kaso Demo se : “... në datën 19.05.2006, unë paditësi jam paraqitur në gjykatë para orës së caktuar për zhvillimin e seancës gjyqësore dhe kam pritur derisa sekretarja e seancës të më thërriste, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ...”, është i pabazuar. Nga proces-verbali i seancës gjyqesore të datës 19.05.2006, të zhvilluar në gjykatën e shkallës së parë, rezulton e kundërta. Ndryshe nga sa pretendon paditësi Kaso Demo, ai është thirrur nga sekretaria gjyqësore, por nuk është paraqitur në gjykim.

Edhe pretendimet tjera te paraqitura nga paditesi, Kaso Demo, nuk do të merret në konsideratë nga ky Kolegj.

Nga aktet ka rezultuar se mosparaqitja e palës paditëse në seancë nuk ka ndodhur për shkak sëmundjeje, ose për ndonjë shkak tjetër të ligjshëm, shkaqe këto që do të çmoheshin nga gjykata të ligjshme për të shtyrë gjykimin për një ditë tjetër, në përputhje me kërkesat e nenit 175/2 të K.Pr.Civile. Pala paditëse, Kaso Demo, nuk ka njoftuar gjykatën për shkakun e mosparaqitjes së saj në seancë.

Në këto rrethana, Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, me të drejtë e ka konsideruar mosparaqitjen e saj (palës paditëse) në seancë si “pa ndonjë shkak të arsyeshëm” (neni 179/1 K.Pr.Civile).

Mosparaqitja e palës paditëse në seancë gjyqësore, pa ndonjë shkak të arsyeshëm, passjell detyrimin e gjykatës të vendosë pushimin e gjykimit, në vështrim të nenit 179/1 të K.Pr.Civile.

Për sa sipër, Gjykata e Apelit Gjirokastër, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.418, datë 19.05.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, në zbatim korrekt të ligjit.

Në kushtet e parashtruara, vendimi nr.390, datë 15.11.2006 i Gjykatës së Apelit Gjirokastër është i drejtë, e për këto shkaqe do të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e nenit 485, shkronja “a” të

Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.390, datë 15.11.2006 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Tiranë, më 06.10.2009

97

Page 98: Tetor 2009

Nr.11114-00123-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1027 i Vendimit (306)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Evjeni Sinoimeri KryesueseFatos Lulo Anëtar Ardian Nuni AnëtarEvelina Qirjako AnëtareAleksander Muskaj Anëtar

ne seancen gjyqesore te dates 08.10.2009 mori ne shqyrtim çështjen civile, me palë:

PADITËS: ANASTAS GJIKONDI, perfaqesuar nga av. Agron Gurabardhi

I PADITUR: ANDREA ALEKSI, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Mbrojtje e servitutit te kalimit.

Baza Ligjore: Neni 292 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, me vendimin nr.197, date 06.02.2006, ka vendosur:Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.480, date 27.09.2006, ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.197, date 06.02.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore.

Kunder vendimeve te mesiperme ka ushtruar rekurs paditesi, i cili kerkon prishjen e vendimeve, duke parashtruar keto shkaqe:

- Paditesi ka ndertuar ndertesen e tij me leje ndertimi ne vitin 1973, sipas planit rregullues te asaj kohe, banesa korrespondonte ne rruge ne projekt, rruga objekt gjykimi, e cila ka sherbyer si e vetmja rruge publike edhe per banoret e tjere.

- Rruga ka ekzistuar qe ne vitin 1973 dhe eshte zgjeruar nga paditesi ne vitin 1995 dhe te paditurit i eshte kthyer nga K.K.K.P. pas zgjerimit te saj.

- Gjykata e apelit nuk administroi provat e paraqitura nga paditesi, qe kishin rendesi vendimtare per zgjidhjen e çeshtjes, vertetimin e Keshillit te Rrethit (zyres kadastrale), dhe fotografite ajrore te Institutit Gjeografik Ushtarak.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri; avokatin Agron Gurabardhi, i cili

kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Vlore; dhe pasi bisedoi çeshtjen ne teresi,

98

Page 99: Tetor 2009

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga paditesi Anastas Gjikondi permban shkaqe nga ato te

parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, qe e bejne te cenueshem vendimin e Gjykates se Apelit Vlore nr.480, date 27.09.2006, me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore, qe kishte rrezuar padine e paditesit. Per rrjedhoje ai duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per rigjykim ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se paditesi Anastas Gjikondi eshte pronar mbi nje shtepi banimi te ndodhur ne fshatin Qeparo, me perberjen dhe kufizimet e treguara ne aktin e pronesise. Shtepia eshte ndertuar ne vitin 1973 me leje te organeve te pushtetit te kohes.

Te paditurit Andrea Aleksi, banor gjithashtu i fshatit Qeparo, me vendimin nr.280, date 01.06.1995 te K.K.Pronave te Rrethit Vlore, i eshte njohur pronesia dhe kthyer ne gjendje te lire nje siperfaqe prej 2050 m2 (sipas kufizimeve te hartes perkatese), dhe i eshte njohur e drejta e parablerjes per objektet qe ndodhen mbi kete siperfaqe.

Paditesi ka pretenduar se ne siperfaqen e kthyer te paditurit kalon nje rruge (ajo objekt konflikti), e cila eshte pershtatur per mjete motorike prej tij qe ne vitin 1995 dhe eshte e vetmja rruge e mundshme per dalje ne rruge nacionale me mjete motorike. Sipas tij, i padituri, duke pretenduar pronesine e saj, e ka mbyllur dhe nuk e lejon më te perdoret si e tille. Kjo eshte arsyeja qe me padine e paraqitur ka kerkuar mbrojtjen e servitutit, duke ju referuar nenit 292 te Kodit Civil.

I padituri ka prapesuar se paditesi nuk e ka fituar asnjehere servitutin e kalimit ndaj dhe nuk mund te kerkoje mbrojtjen e tij.

Per sqarimin e çeshtjes gjykata ka kerkuar mendimin e eksperteve, te cilet kane shpjeguar se rruga objekt konflikti ekziston ne harten qe shoqeron çertifikaten e pronesise "Plan rilevimi per regjistrim fillestar". Ajo nuk ka qene asnjehere rruge per mjete motorike. Eshte rruga më e shkurter per te lidhur banesen e paditesit me rrugen kryesore, por nuk eshte e vetmja rruge kalimi, pasi jane dhe dy rruge te tjera, ne te cilat kalohet me kembe ose me kafshe.

Gjykata e rrethit, ne perfundim te gjykimit, ka konkluduar se pretendimi i paditesit per servitut kalimi nuk gjeti mbeshtetje ne provat e administruara ne gjykim. Sipas saj nuk mund te rivendoset nje e drejte qe nuk eshte ushtruar asnjehere. Ajo nuk ka qene asnjehere rruge, sepse me vendim te K.K.K.Pronave i eshte kthyer te paditurit. Se fundi, sipas gjykates, kerkimi i paditesit eshte parashkruar, sepse kane kaluar afatet ligjore te kerkimit gjyqesisht. Per sa me siper, ajo ka rrezuar padine.

Gjykata e apelit e ka konsideruar te drejte e te bazuar vendimin e gjykates se rrethit. Ne vendimin e saj ajo pranon se nga permbajtja e normave juridike te institutit te servitutit, ky i fundit krijohet me ligj ose me vullnetin e paleve. Ne rastin ne gjykim nuk rezulton te jete krijuar servitut ne ndonjeren nga keto menyra. Rruga eshte hapur nga paditesi ne gjashtemujorin e pare te vitit 1995, por per hapjen e saj nuk ka asnje vendim te organeve te pushtetit vendor. Per sa kohe qe nuk eshte krijuar servituti nuk mund te kerkohet mbrojtja e tij.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte arriti ne perfundimin se vendimi i mesiperm i gjykates se apelit duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per rigjykim per arsyet e meposhtme:

Asnjehere nga paditesi nuk eshte pretenduar se nuk ka rruge te tjera per ne rrugen kryesore, siç eshte munduar te arsyetoje gjykata ne vendimin e saj. Perkundrazi, ka rezultuar qarte se banesen e tij me rrugen kryesore e lidhin dy rruge te tjera, te cilat jane rruge per kafshe dhe kembesore. Megjithate edhe nese do te rezultonte ndryshe, nje argument i tille do te ishte i vlefshem ne rast se paditesi do te kishte ngritur padine tjeter - ate te krijimit te servitutit te parashikuar nga neni 277 i K.Civil. Ne fakt, paditesi ka ngritur padine e mbrojtjes

99

Page 100: Tetor 2009

se servitutit (neni 292 i K.Civil), e cila i referohet nje faze tjeter më te avancuar, kur pretendohet qe servituti ekziston por personi ne dobi te te cilit ai eshte vendosur pengohet ne ushtrimin e tij.

Ne keto kushte, gjykata nuk kishte perse te kerkonte mendim te specializuar nese banesa e paditesit ka rruge te tjera komunikimi me rrugen kryesore apo jo, por duhej t’i kishte perqendruar hetimet rreth faktit nese paditesi gezonte ose jo mbi kete rruge servitutin e kalimit.

Nje nder rruget qe ligji parashikon per krijimin e servituteve detyruese eshte edhe ajo e parashikuar nga neni 265/2 i K.Civil, sipas te cilit: "Servituti detyrues mund te krijohet dhe me akt te organit shteteror, ne rastet e parashikuara me ligj". Pikerisht ekzistencen e nje servituti te tille ka pretenduar edhe paditesi. Sipas tij rruga ka ekzistuar per kembesore vite me pare, por eshte zgjeruar per mjete motorike prej tij ne gjashtemujorin e pare te vitit 1995 me miratim te organeve te pushtetit te kohes, te cilat kane patur kompetence ligjore per ta bere nje gje te tille.

Lidhur me kete pretendim, gjykata ka arsyetuar ne vendimin e saj, duke cituar edhe nje vertetim te vitit 1995, te leshuar nga Kryepleqesia e Fshatit Qeparo dhe te vertetuar nga Komuna Himare. Ajo pranon se pavaresisht ekzistences se tij, paditesi nuk vertetoi te kete nje vendim te organeve te pushtetit vendor, apo vendim gjyqesor qe lejon krijimin e servitutit te kalimit ne pronen e te paditurit.

Pikerisht ne kete arsyetim qendron dhe thelbi i kuptimit te gabuar qe gjykata ka patur per servitutin e pretenduar nga paditesi. Ne fakt, paditesi ka pretenduar se servituti eshte krijuar ne gjashtemujorin e pare te vitit 1995. Ne kete kohe, i padituri ende nuk ishte bere pronar i siperfaqes se pretenduar. Ka rezultuar qe gjykimi per vertetimin e faktit te pronesise prej ketij te fundit eshte bere ne 27.04.1995 dhe vendimi i K.K.K.Pronave, qe i ka njohur dhe kthyer pronesine, eshte i dates 01.06.1995. Ne keto rrethana, as paditesi nuk ka pretenduar dhe as nuk mund te behet fjale per vendim te organeve te pushtetit qe krijon servitut ne pronen e te paditurit, pasi ende ai nuk e kishte kete prone, por te nje servituti mbi pronen shteterore.

Ndodhur ne keto rrethana, gjykata duhet te hetonte lidhur me pretendimin e paditesit se, ne kohen kur prona ishte e shtetit, a eshte krijuar mbi te nje servitut per rruge kalimi per mjete motorike ne vendin objekt konflikti. Vertetimi me date 20.06.1995 i Pleqesise se fshatit Qeparo, i ndodhur ne dosjen gjyqesore, edhe pse i leshuar per efekte te tjera (per te vertetuar personat kontribues per ndertimin e saj), më së paku hedh drite per dijenine e organeve te pushtetit vendor te kohes per kete fakt. Gjykata, me autoritetin qe i jep ligji, mund te kerkonte sqarime prane organeve te pushtetit vendor nese ekziston, ose jo nje vendim i tyre per hapjen e kesaj rruge (pavaresisht se mund te jete hapur e re, apo te jete zgjeruar me vone per mjete motorike).

Hetimi lidhur me sa me siper do te ishte teper i rendesishem, pasi nga ky fakt do te arrihet ne perfundimin nese realisht paditesi ka servitut mbi kete rruge dhe nese po, a do te konsiderohet ai i ligjshem (i krijuar sipas kritereve te nenit 265 te Kodit Civil). Ky do te ishte ne fund te fundit dhe drejtimi qe do t’i jepej zgjidhjes se çeshtjes.

Ne vendimin e saj, gjykata ka arsyetuar edhe se kjo rruge nuk e ka kryer funksionin e saj, pasi per ate pjese qe ajo kalon ne pronen e te paditurit, prej ketij te fundit nuk eshte lejuar te kaloje ne kete pjese rruge. Ky eshte nje moment i dyte qe gjykata duhet te kete parasysh pas sqarimit te sa permendem me lart.

Plotesimi i sa me siper ne rigjykim dhe hetimi rreth problemeve te tjera qe vete ajo gjykate do te çmoje, do te çojne ne nje zgjidhje te drejte e te bazuar te konfliktit mes paleve.

100

Page 101: Tetor 2009

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.480, date 27.09.2006 te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin

e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues. Tirane, me 08.10.2009

101

Page 102: Tetor 2009

Nr.11243-00155-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-976 i vendimit (307)

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Evjeni Sinoimeri KryesueseFatos Lulo AnetarArdian Nuni AnetarEvelina Qirjako AnetareAleksander Muskaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 08.10.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen civile, qe i perket:

PADITËS: VLADIMIR ISLAMI, perfaqesuar nga avokat Artan Kodheli.

E PADITUR: BASHKIA FIER, ne mungese.

OBJEKTI:Shfuqizimi i aktit administrativ.

Baza Ligjore: Nenet 324 e 329 të K.Pr.C.

Gjykata e shkalles se pare Fier me vendimin nr.1509, date 21.10.2003 ka vendosur:Rrezimin e padise se paditesave.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.534, date 09.12.2003 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.1590, date 21.10.2003 te Gjykates se shkalles se pare Fier dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt:Shfuqizimin e aktit administrativ nr.7, date 25.07.2003 te Bashkise Fier, vetem per piken 3 "kapitulli te ndryshme", qe i perket paditesve Violeta Kanani e Vladimir Ismaili.

Gjykata e Larte me vendimin nr.805, datë 05.05.2005 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.534, date 09.12.2003 te Gjykates se Apelit Vlore dhe lënien në fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Fier nr.1509, date 21.10.2003 per paditesen Violeta Kanani.Kthimin e çeshtjes per rigjykim po ne ate gjykate (apel), por me tjeter trup gjykues per paditesin Vladimir Islami.

Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.37, datë 15.09.2006 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1509, date 21.10.2003 te Gjykatës së shkallës së parë Fier për paditësin Vladimir Islami.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs paditësi Vladimir Islami, i cili kërkon prishjen e tij, duke parashtruar këto shkaqe:

102

Page 103: Tetor 2009

- Leja e ndërtimit e lëshuar nga organi kompetent, në përputhje me ligjin e kohës, e cila ka sjellë pasojat brenda afateve të vendosura në të, është akt administrativ me fuqi të plotë, të cilin nuk mund ta anullojë asnjë organ tjetër veç gjykatës.

- Muri rrethues i banesës është ndërtuar me leje ndërtimi, e cila është zbatuar në ndërtimin e tij.

- Gjykata e apelit ka vendosur ne kundershtim me aktin e ekspertimit, që është bërë në zbatim të detyrave të lëna nga Gjykata e Lartë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinojmeri; avokatin Artan Kodheli, i cili

kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Vlore dhe pranimin e padise dhe pasi bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga paditesi Vladimir Islami nuk permban asnje shkak ligjor qe te

beje te cenueshem vendimin e Gjykates se Apelit Vlore nr.37, date 15.09.2006, me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi i Gjykates se Rrethit Fier, qe kishte rrezuar padine e paditesit. Per rrjedhoje, vendimi i mesiperm duhet te lihet ne fuqi si i drejte e i bazuar ne ligj.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se me vendimin nr.7, date 25.07.2003 te pales se paditur, Bashkise Fier, eshte vendosur nder te tjera edhe prishja e nje objekti “Garazh” ne pronesi te paditesit. Akti i mesiperm eshte kundershtuar gjyqesisht prej ketij te fundit, me pretendimin se eshte nxjerre ne kundershtim me nenin 77/2 te ligjit nr.8403 te vitit 1998 “Per Urbanistiken”, pasi eshte urdheruar prishja e nje objekti per te cilin nga organi kompetent eshte dhene leje ndertimi.

Gjykatat kane pranuar se ne pronesi te paditesit figurojne te jene dy troje me siperfaqe 461 dhe 166 m2, te transkriptuar ne Hipoteke ne vitin 1999. Nderkohe ne emer te tij, ne dosjen gjyqesore rezultojne te jene administruar tre leje ndertimi: ajo me date 24.04.1992 e leshuar per ndertimin e nje “Lokali artikuj te ndryshem”, ajo me nr.2, date 07.06.1999 e leshuar per ndertimin e “Murit rrethues ne truall te vet” dhe se fundi ajo me nr.8, date 24.08.2000 me destinacion “ Rikonstruksion te baneses ekzistuese, shtese kati dhe ngritje kati”.

Paditesi ka pretenduar se garazhi, per te cilin eshte marre vendimi per prishje, nuk eshte gje tjeter veçse objekti “lokal artikuj te ndryshem”, i ndertuar ne vitin 1992, por qe me pas i eshte ndryshuar destinacioni duke u kthyer ne garazh.

Por gjykates se rrethit i ka rezultuar se megjithe numrin e madh te lejeve te dhene per paditesin, asnjera prej tyre nuk rezulton te jete dhene per objektin per te cilin eshte urdheruar prishja. Per kete shkak, ajo ka rrezuar padine e paditesit.

Ky vendim fillimisht eshte ndryshuar nga gjykata e apelit, pasi eshte konkluduar se ndertimi ka qene i ligjshem (ne respektim te lejes se ndertimit), por qe Gjykata e Larte e konsideroi jo te drejte dhe e ktheu çeshtjen per rigjykim prane po asaj gjykate, me detyrat perkatese. Detyra kryesore kishte te bente me percaktimin e sakte te faktit nese objekti qe permendet ne vendimin e Bashkise per prishje (pavaresisht nga emertimi), eshte i ndertuar me ndonjeren nga keto leje ose jo. Sigurisht plotesimi i kesaj detyre kerkonte terheqjen e mendimit te specializuar (eksperteve).

Ne rigjykim, gjykata e apelit, me qellimin e venies ne dispozicion te eksperteve te dokumentacionit per çeshtjen ne fjale, ka kerkuar te dhena lidhur me lejen e ndertimit te vitit 1992 prane Arkives Vendore Fier. Nga pergjigja e kesaj te fundit nuk rezulton te kete te dhena per lejen e mesiperme.

103

Page 104: Tetor 2009

Nderkohe qe ekspertet, pasi kane shkuar per te bere verifikimin ne terren te dokumentacionit dhe ballafaqimin e tij me gjendjen faktike, kane verejtur se objekti per te cilin behet fjale nuk ndodhej më, pasi eshte prishur dhe ne vend te tij eshte duke u ndertuar nje pallat shumekatesh.

Sipas gjykates, barra per te provuar ligjshmerine e ndertimit i takon paditesit, por ky i fundit, veç lejes se vitit 1992 qe ndodhet e administruar ne dosje, nuk solli asnje dokument tjeter shoqerues, si: projekti perkates apo sheshi i ndertimit te objektit, te cilat duhet te shoqeronin detyrimisht lejen e ndertimit.

Nga ana tjeter gjykates i ka rezultuar se pala e paditur jo vetem e kundershton pasjen e nje leje te tille, por nuk disponon as lejen e ndertimit e as praktiken e saj. Ky objekt nuk pasqyrohet as ne planet rregulluese dhe as ne studimet pjesore urbanistike.

Se fundi ajo pranon se ekspertet kane aplikuar mbi nje planimetri te vitit 1992, e cila nuk ka elementet e nje akti zyrtar, nuk eshte paraqitur nga asnjera prej paleve ne gjykim dhe nuk eshte administruar nga gjykata sipas rregullave proceduriale.

Konkluzioni i gjykates ka qene se nuk mund te individualizohet se objekti qe eshte urdheruar per prishje eshte ai per te cilin eshte dhene leja e ndertimit e vitit 1992. Per sa me siper, ajo ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte arriti ne konkluzionin se vendimi i mesiperm i gjykates eshte i drejte e i bazuar ne ligj.

Me te drejte arsyetohet nga gjykata se barra e proves per te vertetuar ligjshmerine e ndertimit i takon paditesit. Ne fakt, perveç nje leje te vitit 1992 te ndodhur ne dosje e cila eshte fotokopje e noterizuar, nuk eshte administruar asnje dokumentacion shoqerues i saj. Kjo do te ishte e nevojshme jo vetem per ta vene ne dispozicion te eksperteve per zgjidhjen e detyres se ngarkuar, por edhe per te hedhur poshte pretendimet e pales se paditur se ajo nuk ka leshuar asnje leje ne emer te paditesit ne vitin 1992.

Ne kushtet e mungeses se plote te dokumentacionit, te mos pasqyrimit te ketij objekti ne planet rregulluese apo ne studimet pjesore urbanistike, sikunder pranon gjykata, te konfirmimit te ketyre fakteve dhe nga Arkivi vendor Fier, konkluzioni i arritur se paditesi nuk provoi dot faktin e ndertimit te objektit me leje te rregullt ndertimi vleresohet i drejte e i bazuar nga ky Kolegj.

Ne rekursin e paraqitur, paditesi, pasi merr te mireqene faktin se objekti, per te cilin eshte dhene leje ndertimi ne vitin 1992 “lokal artikuj te ndryshem”, eshte ai qe eshte urdheruar te prishet me vendimin nr.7 te Bashkise, por me emertim te ndryshuar ne “garazh”, ka pretenduar se Bashkia nuk mund te nxjerre akte per prishje objekti pa e anulluar ate (lejen e ndertimit) ne rruge gjyqesore. Kete e ka pretenduar si shkak per cenimin e vendimit te gjykates.

Kolegji e vleresoi te pabaze kete pretendim. Pikerisht ajo ç’ka paditesi merr te mireqene (qe te jemi para te njejtit objekt), nuk ka rezultuar gjate gjykimit. Ekspertet e thirrur kane aplikuar mbi bazen e nje planimetrie qe nuk eshte administruar ne gjykim dhe qe nuk perben nje akt zyrtar ne kuptim te ligjit. Nga ana tjeter, ne kohen e zhvillimit te gjykimit objekti ka qene i prishur dhe kjo i ka hequr atyre mundesine e dhenies se nje pergjigje te sakte.

Edhe pretendimi tjeter per moszbatimin nga gjykata e apelit te detyrave te shtruara nga Gjykata e Larte nuk rezultoi i bazuar. Ekspertet nuk kane patur detyre te hetojne lidhur me lejen e ndertimit, pasi ajo eshte nje kompetence e gjykates, por te sqarojne faktin se objekti per te cilin ajo eshte dhene perputhet ose jo me objektin qe kerkohet te prishet, qe ne esence te fundit do te thote nese per kete objekt eshte dhene leje ose jo.

Nga sa me siper nuk rezulton asnje shkak ligjor qe te beje te cenueshem vendimin e gjykates se apelit.

104

Page 105: Tetor 2009

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.37, date 15.09.2006 te Gjykates se Apelit Vlore.

Tirane, me 08.10.2009

105

Page 106: Tetor 2009

Nr. 1115-00230 -00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1021 i Vendimit (308)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Evjeni Sinoimeri KryesueseAleksander Muskaj AnetarFatos Lulo AnetarArdian Nuni AnetarEvelina Qirjako Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 08.10.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen civile, qe u perket paleve:

PADITËS: JANI QOSJA, ne mungeseOLSA QOSJA, ne mungese

I PADITUR: NEXHEDIE QOSJA, ne mungeseHYSEN QOSJA, ne mungese

OBJEKTI: Njohjen e bashkepronesise ne raportin 3/4 mbi nje shtepi banimi,

se bashku me truallin te ndodhur ne qytetin e Korçes, fiksuar ne regjistrat e pronesise me nr.pasurie 5/718.

Baza Ligjore: Neni 199 dhe 296 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korçe, me vendimin nr.1046, date 16.05.2006, ka vendosur:

Pranimin e pjesshem te padise duke detyruar te paditurit Hysen Qosja dhe Nexhedije Qosja te njohin si bashkepronare edhe Jani Qosja dhe Olsa Qosja ne raportet ½ paditesat e ½ te paditurit, ne nje shtepi banimi tek fusha e Druve Korçe me 2 kate, me siperfaqe ndertimi 128 m2 dhe siperfaqe trualli 310.64 m2 me kufizimet: V - pasuria 5/177, J - 5/557, L - 5/864 dhe P - 5/575 dhe 5/558.

Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.226, date 12.10.2006, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1046, date 16.05.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korçe.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kane ushtruar rekurs me date 06.11.2006 te paditurit, Hysen Qosja dhe Nexhedije Qosja, duke kerkuar ndryshimin e vendimeve nr.226, date 12.10.2006 te Gjykates se Apelit Korçe dhe nr.1046, date 16.05.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korçe, dhe rrezimin e kerkese padise, per keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates së apelit dhe ai i gjykates se shkalles pare jane rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit dhe e shkeljeve proceduriale te lejuara prej tyre.

106

Page 107: Tetor 2009

- Gjykatat kane bere vleresim te pasakte te provave. Paditesat jane ndare si familje me vete qe ne vitin 1996 dhe me femijet e tyre jane larguar per ne Greqi, ku kane jetuar deri ne vitin 2003.

- Kemi provuar se truallin per ndertimin e shtepise e kemi blere ne qe ne vitin 1999 dhe, me leket qe siguruam nga shitja e apartamentit, me leje ndertimi ne emer te te paditurit, u ndertua shtepia ne vitet 1999-2002.

- Pala paditese gjate gjykimit nuk paraqiti asnje prove shkresore qe te provonte kontributin e saj ne ndertimin e baneses, por gjykata e shkalles se pare, ne kundershtim me nenet 232 dhe 233 të K.Pr.Civile, lejoi marrjen e provave me deshmitare.

- Edhe deshmitaret e thirrur provuan te kunderten e pretenduar nga paditesit, por gjykata, ne kundershtim me provat shkresore dhe me ato me deshmitare, pranoi pjeserisht padine.

- Te njetin gabim beri dhe gjykata e apelit e cila, duke legalizuar shkeljet proceduriale te gjykates se shkalles pare, vendosi lenien ne fuqi te vendimit te kesaj gjykate.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako, dhe si bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NNga aktet e ndodhura ne dosje, rezulton se paditesi Jani Qosja eshte femija i te

paditurve Hysen e Nexhedije Qosja, ndersa paditesja Olsa Qosja eshte bashkeshortja e tij.Te gjithe palet ndergjyqese jetojne ne nje shtepi banimi te perbere prej dy katesh, me

siperfaqe ndertimore 128 m2 dhe siperfaqe trualli 310.64 m2, te ndodhur prane ish fushes se druve ne qytetin e Korçes.

Sipas vertetimit te pronesise date 19.01.2004 te Z.V.R.P.P. Korçe kjo prone eshte regjistruar ne regjistrin hipotekor nr.224/26, date 18.01.2004, me nr.Pasurie 5/718 ,ne emer te pales se paditur Hysen Qosja.

Paditesat pretendojne se ata jane bashkepronare me te paditurit ne pasurine e mesiperme, pasi kane kontribuar ne ndertimin e saj me te ardhura nga emigracioni.

Ne keto kushte, paditesat i jane drejtuar gjykates me padi duke kerkuar “Njohjen e bashkepronesise ne raportin 3/4 mbi nje shtepi banimi se bashku me truallin te ndodhur ne qytetin e Korçes, fiksuar ne regjistrat e pronesise me nr.pasurie 5/718”.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korçe, me vendimin nr.1046, date 16.05.2006, ka vendosur:

“Pranimin e pjesshem te padise duke detyruar te paditurit Hysen Qosja dhe Nexhedije Qosja te njohin si bashkepronare edhe Jani Qosja dhe Olsa Qosja ne raportet ½ paditesat e ½ te paditurit ne nje shtepi banimi tek fusha e Druve Korçe me 2 kate, me siperfaqe ndertimi 128 m2 dhe siperfaqe trualli 310.64 m2 me kufizimet: V - pasuria 5/177, J - 5/557, L - 5/864 dhe P - 5/575 dhe 5/558”.

Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.226, date 12.10.2006, ka vendosur:“Lenien ne fuqi të vendimit nr.1046, date. 16.05.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor

Korçe”.Kunder vendimit te gjykates se apelit kane ushtruar rekurs te paditurit, Hysen Qosja

dhe Nexhedije Qosja, duke kerkuar ndryshimin e vendimeve nr.226, date 12.10.2006 te Gjykates se Apelit Korçe dhe nr.1046, date 16.05.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korçe dhe rrezimin e kerkese padise, duke parashtuar shkaqet e permendura me siper.

107

Page 108: Tetor 2009

Ne daten 14.11.2007, me nr.H-49, ne zyren e protokollit prane Gjykates se Larte eshte depozituar nje deklarate noteriale nr.4012 Rep., nr.3616/2 Kol. date 10.11.2007 e pales se paditur Hysen Qosja dhe Nexhedije Qosja, me ane te se ciles kjo pale ka hequr dore nga rekursi. E njejta deklarate noteriale eshte depozituar ne zyren e protokollit prane Gjykates se Larte, me date 19.02.2009, me nr.Prot. H-6.

Ne keto kushte, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se deklarata noteriale nr.4012 Rep., nr.3616/2 Kol., date 10.11.2007 e pales se paditur Hysen Qosja dhe Nexhedije Qosja perben heqje dore te kesaj pale nga rekursi qe ata kane paraqitur kunder vendimit nr.226, date 12.10.2006 te Gjykates se Apelit Korçe.

Deklarata noteriale per heqje dore nga rekursi eshte ne perputhje me nenin 490 te K.Pr.Civile, i cili thote: “Pala mund te heqe dore nga rekursi derisa nuk eshte filluar relatimi ne seance gjyqesore. Heqja dore nga rekursi behet me shkrim, e nenshkruar nga vete pala ose avokati i saj i pajisur me prokure per kete qellim ...”, per arsye se kjo deklarate noteriale eshte paraqitur me shkrim, eshte nenshkruar nga pala rekursuese dhe eshte paraqitur perpara se te filloje relatimi i çeshtjes ne seance gjyqesore.

Ne keto kushte, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se gjykimi i kesaj çeshtje duhet te pushohet, ne zbatim te nenit 490 te K.Pr.Civile.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 490 te Kodit Procedures Civile,

V E N D O S IPushimin e gjykimit ne Gjykaten e Larte te çeshtjes me nr.Regjistri themeltar 11115-

00230-00-2007, date regjistrimi 01.02.2007, per arsye te heqjes dore nga rekursi.

Tirane, me 08.10.2009

108

Page 109: Tetor 2009

Nr.11241-00174-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-971 i Vendimit (309)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Evjeni Sinoimeri KryesueseArdian Nuni AnetarEvelina Qirjako AnetareAleksander Muskaj AnetarFatos Lulo Anetar

ne daten 08.10.2009, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile, qe u perket paleve:

PADITËS: RUSTEM GORICA, i biri i Shyqyriut, i vtl.1947, lindur dhe banues ne Velabisht, Berat, perfaqesuar nga av. Sh. Syri.

E PADITUR: DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE BERAT, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:Shperblimi i demit te shkaktuar nga zgjidhja e menjehershme

dhe e pajustifikuar e kontrates se punes.Shperblim per shkak te mosrespektimit nga ana e punedhenesit te procedures.

Kthimi ne vendin e meparshem te punes.Baza Ligjore: Neni 155/3, 144 i Kodit te Punes.

Gjykata e Shkalles se Pare Berat, me vendimin nr.188, date 20.02.2006, ka vendosur:Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.560, date 25.10.2006, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.188, date 20.02.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat.

Kunder vendimit nr.560, date 25.10.2006 te Gjykates se Apelit Vlore, ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.C., brenda afatit ligjor, ka ushtruar rekurs pala paditese Rustem Gorica, duke kerkuar ndryshimin e vendimeve dhe pranimin e padise, per keto shkaqe:

- Ana e paditur ne menyre te njeanshme ka zgjidhur kontraten e punes pa shkaqe te arsyeshme dhe konkretisht per motive politike, pavaresisht se kete gje nuk e shpreh me shkrim.

- Shkaku i zgjidhjes se marredhenies se punes nuk eshte i arsyeshem ne kuptim te nenit 146/1 te Kodit te Punes.

109

Page 110: Tetor 2009

- Pala e paditur nuk ka zbatuar dispozitat ne lidhje me afatin dhe proceduren e zgjidhjes se marredhenies se punes. Zgjidhja e marredhenies se punes ka qene ne kundershtim dhe me dispoziten e nenit 6 te kontrates kolektive te punes, pasi nuk me eshte njoftuar 15 dite perpara.

- Transferimi i ka shkaktuar paditesit ulje dhe perkeqesim te kushteve ekonomike, pasi niveli i pages se tij si mesues me ate te drejtuesit nuk eshte i njejte.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi gjyqtarin Fatos Lulo; perfaqesuesin e pales paditese, av. Shuaip Syri, qe

kerkoi ndryshimin e te dy vendimeve dhe pranimin e padise; ne mungese te pales se paditur, si dhe pasi shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NNga aktet e dosjes gjyqesore rezulton te jete pranuar e provuar nga gjykatat (ne

mungese te administrimit te kopjes se librezes se punes), fakti se pala paditese ka filluar pune si arsimtar qe nga viti 1970 e ne vijim. Prej vitit 1984, pala paditese ka punuar si arsimtar prane shkolles se mesme te bashkuar Starove/Berat. Me vendimin nr.12, date 04.05.2005 te DAR Berat, pala paditese eshte emeruar drejtor i shkolles se lartpermendur. Nderkohe me vendimin nr.35, date 01.12.2005, DAR Berat ka vendosur lirimin e tij nga detyra e drejtorit, me motivacionin “per permiresimin e metejshem te menaxhimit dhe administrimit te institucionit shkollor”, duke e kaluar ne pozicionin e mesuesit. Ky vendim i eshte njoftuar pales paditese ne date 17.12.2005, i cili duke e konsideruar ate si zgjidhje te menjehershme te kontrates se punes, pa shkaqe te justifikuara e ka kundershtuar ate gjyqesisht.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat ka vendosur te rrezoje padine, duke arsyetuar se nuk jemi perpara zgjidhjes se marredhenies se punes. Sipas kesaj gjykate, kontrata e punes e lidhur mes paleve ndergjyqese ne rastin konkret nuk eshte zgjidhur, porse pales paditese i eshte hequr vetem funksioni i drejtimit te shkolles. Ky arsyetim eshte gjetur i mbeshtetur ne ligj dhe nga Gjykata e Apelit Vlore, e cila perfundimisht vendosi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare.

Nderkohe ne rekursin e pales paditese pretendohet se zgjidhja e kontrates se punes eshte bere per shkaqe politike, pa asnje motivacion qe ka te beje me ecurine e punes ne shkollen, ku ai ushtronte detyren e drejtorit. Procedura e ndjekur nga ana e pales se paditur, sipas pretendimeve te ngritura ne rekurs, nuk eshte konform dispozitave te kontrates kolektive te punes, si dhe nenit 143 e vijues te Kodit te Punes.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i gjykates se apelit nuk eshte i cenueshem per shkaqet qe parashtrohen ne rekursin e paraqitur nga pala paditese.

Pretendimet se kemi te bejme me nje zgjidhje te menjehershme te kontrates se punes nga ana e punedhenesit, konstatohet se jane marre ne shqyrtim nga te dyja gjykatat e faktit dhe ne interpretim te dispozitave te Kodit te Punes dhe Kontrates Kolektive, ne perputhje me dispoziten e nenit 16 te K.Pr.C., jane gjetur si te pabazuara nga ato gjykata.

Ky Kolegj vlereson se ne rastin konkret, me te drejte eshte arritur ne konkluzionin se kontrata e punes, e lidhur qe prej vitit 1984, mes dy paleve ndergjyqese nuk mund te konsiderohet si e nderprere per shkak te ndryshimit te funksionit drejtues qe i eshte njohur pales paditese per nje periudhe te caktuar kohe, gjate vitit 2005, per sa kohe jane ruajtur te drejtat dhe detyrimet qe i njihen pozicionit te mesuesit, sikunder jane norma e ngarkeses mesimore, profili i mesimdhenies, etj.

110

Page 111: Tetor 2009

Ne rrethanat e faktit te mesiperm te konstatuara gjate gjykimit te çeshtjes ne gjykaten e shkalles se pare dhe ate te apelit, kur edhe pretendimi se nderprerja e marredhenies se punes eshte bere per shkaqe politike nuk mbeshtetet ne asnje prove, Kolegji Civil i Gjykates se Larte arrin ne perfundimin se, ne rastin konkret, nuk konstatohen shkelje te dispozitave te nenit 143, 144, 155 te Kodit te Punes.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.560, date 25.10.2006 te Gjykates se Apelit Vlore.

Tirane, me 08.10.2009

111

Page 112: Tetor 2009

Nr.11112-00269-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-972 i Vendimit (310)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Evjeni Sinoimeri KryesueseArdian Nuni AnetarEvelina Qirjako AnetareAleksander Muskaj AnetarFatos Lulo Anetar

ne daten 08.10.2009, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile, qe u perket paleve:

PADITES: LILIANA VARFI, e bija e Andonit, e vtl.1954, banuese ne Fier, ne mungese.

TË PADITUR: JOSIF VARFI, i biri i Andonit, i vtl.1955, banues ne Fier.VASILIKA VARFI, e bija e Rashos, banues ne Fier, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:Pjestimin e pasurise ne bashkepronesi, apartament banimi.

Baza Ligjore: Neni 207 i Kodit Civil.

Gjykata e Shkalles se Pare Fier, nr.s’ka, datë 31.10.2001, ka vendosur:Të lejojë pjestimin e një apartamenti banimi të përbërë prej 3 dhomash, 1 guzhine me ankes, me kufizime: veri - jug - perëndim - pasuria 3/92 dhe lindje pasuria nr.3/44, të ndodhur në banesën nr.52, Lagja “Apollonia”, Rruga “Rauf Nallbani”, kati i parë, shkalla e parë, apartamenti nr.27, Fier, duke përcaktuar paditësen Liljana Varfi me 14/25 pjesë takuese dhe të paditurit Josif e Vasilika Varfi me 11/25 pjesë takuese të kësaj banese.

Gjykata e Shkalles se Pare Fier, me vendimin nr.561, date 02.04.2003, ka vendosur:Lejimin e pjestimit në natyrë të sendit objekt gjykimi, apartament banimi të përbërë prej 3 dhomash e 1 kuzhine me aneks, të ndodhur në Lagjen “Apollonia”, Rruga “Rauf Nallbani”, kati i parë, shkalla e parë, apartamenti nr.27, ndërmjet palëve ndërgjyqëse Liljana Varfi, Josif Varfi e Vasilika Varfi, sipas pjesëve takuese.Lënien në natyrë paditëses Liljana Varfi të sipërfaqes S2 me sipërfaqe 40.38 m2, që ka për ambiente ato me nr.1, 2, 3, 4 dhe në planimetri është e pasqyruar me ngjyrë bojë qielli; ndërsa hyrja për në Sip. S2 është ballkoni i kësaj banese, duke qënë se është kati përdhe.

112

Page 113: Tetor 2009

Lënien në natyrë të paditurve Josif e Vasilika Varfi sipërfaqen S1 me sipërfaqe 32.29 m2, që ka ambiente 5, 6, 7, 8 të pasqyruar në planimetrinë me shkallë 1:100 me ngjyrë jeshile. Hyrja për në S1 është ajo ekzistuese.Mbylljen e mureve të pasqyruar me ngjyrë të verdhë sipas skicës së aktit të ekspertimit me shkallë 1:100, me shpenzimet e përbashkëta të dy palëve.Detyrimin e të paditurëve Josif Varfi, Vasilika Varfi të kompensojnë paditësen Liljana Varfi nga pabarazia e krijuar nga ndarja në natyrë për sipërfaqen 0.29 m2. në vlerën 14.612 lekë.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.491, datë 03.10.2006, ka vendosur:Lënien në natyrë të sendit objekt pjestimi, apartamentit të banimit të përbërë nga 3 dhoma, një kuzhinë me aneks të ndodhur në Lagjen “Apollonia”, Rruga “Rauf Nallabani”, kati i parë, shkalla e parë, apartamenti 27, të paditurëve Josif e Vasilika Varfi.Detyrimin e të paditurëve ta kompensojnë paditësen përkundrejt pjesës 14/25 në masën 2.128.000 lekë.

Kunder vendimit nr.491, date 03.10.2006 te Gjykates se Apelit Vlore, ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.C., brenda afatit ligjor, ka ushtruar rekurs pala paditese Liljana Varfi, duke kerkuar prishjen e vendimit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, per keto shkaqe:

- Vendimi i gjykatës së apelit është i padrejtë, rrjedhojë e zbatimit të keq të ligjit material.

- Ai është vendim i njëanshëm dhe subjektiv. Gjykata nuk ka arritur konkluzionin mbi bazën e shqyrtimit të provave, por mbi bazën e çmuarjes së njëanshme të disa problemeve sociale të të paditurëve.

- Gjykata nuk ka marrë parasysh mendimin e ekspertit që sendi është i pjestueshëm në natyrë. Ai ka dhënë dhe versionet e ndarjes së sendit.

- Edhe paditësja është e martuar dhe me fëmijë e për rrjedhojë edhe ajo ka nevojë për një ambient banimi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi gjyqtarin Fatos Lulo; ne mungese te paleve ndergjyqese; si dhe pasi

shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NNga aktet e dosjes gjyqësore rezulton se palët ndërgjyqëse janë në marrëdhënie të

posaçme midis tyre, ku paditësja Liljana të paditurin Josif e ka vëlla, ndërsa të paditurën Vasilika e ka kunatë (gruan e vëllait) dhe kanë në bashkëpronësi apartamentin objekt pjestimi. Nga paditësja, Liljana Varfi, është ngritur padi për prishjen e bashkëpronësisë mbi këtë apartament. Me vendimin e fazës së parë të pjestimit datë 31.10.2001, nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier eshte percaktuar rrethi i bashkepronareve dhe raportet e pjeseve takuese mes tyre.

Gjate gjykimit te fazes se dyte te pjestimit, Gjykata e Shkalles se Pare Fier ka urdheruar kryerjen e nje akti ekspertimi ne lidhje me mundesine eventuale te pjestimit te sendit ne natyre, ne perputhje me pjeset takuese te bashkepronareve.

Eksperti i caktuar nga ana e gjykates ka ardhur ne konkluzionin se sendi (apartament) mund te ndahet ne natyre sipas variantit te administruar ne dosjen gjyqesore, pjese e aktit te ekspertimit. Ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor, gjykata rezulton te kete lejuar pjestimin e

113

Page 114: Tetor 2009

sendit, duke percaktuar menyren e ndarjes sipas variantit te paraqitur nga ana e ekspertit. Pas rivendosjes ne afat te se drejtes se ankimit nga pala e paditur, konstatohet se çeshtja u shqyrtua nga Gjykata e Apelit Vlore. Kjo e fundit perseriti shqyrtimin gjyqesor, duke caktuar nje ekspert, i cili arriti ne te njejtin perfundim, se sendi mund te pjestohej ne natyre sipas pjeseve perkatese, qe palet ne gjykim kishin ne pronesi. Megjithese akti i ekspertimit dhe konkluzionet e tij u administruan ne cilesine e proves, rezulton se Gjykata e Apelit Vlore i dha mosmarreveshjes nje zgjidhje te ndryshme.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Vlore eshte marre ne shkelje te dispozitave proceduriale civile dhe si i tille duhet te prishet, duke e derguar çeshtjen per rishqyrtim ne po ate gjykate.

Edhe pse Gykata e Apelit Vlore caktoi nje ekspert per t’i dhene pergjigje pyetjeve te drejtuara prej saj (nderkohe qe edhe ne shkalle te pare eshte realizuar nje akt ekspertimi), nuk e ka marre ne konsiderate kete prove dhe nuk ka arsyetuar ne vendimin e saj pse ka mendim te kundert me kete akt ekspertimi, dhe pse kjo prove eshte e mete dhe e paqarte, duke vepruar keshtu ne kundershtim me nenin 224/b dhe 310/2 te K.Pr.Civile.

Konstatohet se vendimin e saj kjo gjykate e ka mbeshtetur ne nje interpretim qe ajo i ben paragrafit te fundit te nenit 207 te Kodit Civil, ku sanksionohet se: “Kur sendi që nuk mund të ndahet në natyrë është shtëpi banimi, gjykata ia lë në pjesë, në kushtet e sipërtreguara, atij nga bashkëpronarët që banon në atë shtëpi ose ka nevojë më shumë se të tjerët për atë sipërfaqe banimi”.

Sikunder parashikon dispozita e sipercituar, pjestimi i sendit kur kemi te bejme me shtepi banimi, nuk realizohet vetem ne rastet kur nuk mund te pjesetohet ne natyre. Ne kete rast, sendi i lihet bashkepronarit qe ka nevoje me shume se te tjeret per siperfaqjen e banimit. Megjithese ne te dy aktet e ekspertimit eshte arritur ne konkluzionin se sendi mund te ndahet ne natyre, Gjykata e Apelit Vlore, ne kundershtim me parashikimin e dispozites se nenit 224/b/2 te K.Pr.C., nuk arsyeton se cili ka qene shkaku ligjor, bazuar ne te cilin mendimi i saj ka qene i kundert me ate te eksperteve te fushes.

Ne te njejten kohe i manget eshte arsyetimi ligjor i kesaj gjykate dhe persa i takon percaktimit te faktit se cila nga palet ndergjyqese ka me teper nevoje per ate siperfaqe banimi. Ndonese konstaton se te dyja palet ndergjyqese jetojne momentalisht ne Greqi, gjykata e apelit konkludon se me shume nevoje per siperfaqje banimi ka pala e paditur, duke u ndalur vetem ne elementin se kemi te bejme me nje familje me kater femije, pa hetuar per gjendjen familjare dhe numrin e femijeve edhe te pales paditese, e cila ka kerkuar pjestimin.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se keto mangesi qe Gjykata e Apelit Vlore lejoi gjate gjykimit, duhet te rregullohen gjate rishqyrtimit te kesaj çeshtje. Ne interpretim te dispozites se nenit 486, 465, 229 te K.Pr.C., gjate rigjykimit te çeshtjes, gjykata e apelit duhet te perserise hetimin gjyqesor, duke urdheruar kryerjen e nje akt ekspertimi tjeter, me grup ekspertesh, duke thirrur ne cilesine e ekspertit inxhiniere te fushes se ndertimit (urbaniste), te cilet duhet t’i japin pergjigje pyetjeve: a) nese eshte e mundur qe te kryhet pjestimi ne natyre i sendit, ne perputhje me aktet ligjore dhe nenligjore ne fushen e urbanistikes, b) nese pjestimi lejon qe çdo pjese e ndare e sendit te kete hapesirat e nevojshme per nje banese, perfshire ambientet ndihmese (WC, shkalle komunikuese me ambientin e jashtem, etj.), si dhe çdo pyetje tjeter qe do te çmohet e nevojshme per zgjidhjen e mosmarrveshjes ne perputhje me ligjin (neni 16 i K.Pr.C.).

Po ashtu, eshte detyrim i gjykates, qe gjate rishqyrtimit te çeshtjes, ne rast se pjestimi ne natyre i sendit rezulton i pamundur, te argumentoje ne perputhje me provat e administruara ne gjykim, apo dhe me te tjera qe mund te paraqiten nga palet gjate rigjykimit, se cila prej paleve ndergjyqese ka me shume nevoje per banim, duke arsyetuar ne lidhje me faktin se cili eshte vendbanimi aktual i tyre, gjendja familjare, numri i femijeve, ndarja faktike e ambienteve qe mund te kete ekzistuar gjate jeteses se perbashket, etj.

114

Page 115: Tetor 2009

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.491, date 03.10.2006 te Gjykates se Apelit Vlore dhe kthimin e

çeshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 08.10.2009

115

Page 116: Tetor 2009

Nr.11243-00368-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1131 i Vendimit (311)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Irma Bala KryesueseArjana Fullani AnetareAleksander Muskaj AnetarGuxim Zenelaj AnetarMirela Fana Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 13.10.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket paleve:

PADITËS: SHEFQET POPOCI, perfaqesuar nga Av. Eno Bushi.

E PADITUR: DREJTORIA E ADMINISTRIMIT DHE SHITJES SE PRONES PUBLIKE, ne mungese.

PERSON I INTERESUAR: AVOKATURA E SHTETIT–ZYRA VENDORE DURRES, ne mungese.

PERSON I TRETË: ZENEL GJERGJI, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin e pales se paditur te privatizoje siperfaqen ndertimore

dhe truall prej 122.17 m2.Baza Ligjore: Neni 164, 191/1 dhe 752/2 te K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, me vendimin nr.543, date 19.03.2004, ka vendosur:

Pranimin e kerkese-padise se paditesit Shefqet Adem Popoci, me te paditur A.K.P. Dega Durres dhe personi i trete Zenel Gjergji.Detyrimin e pales se paditur A.K.P. Dega Durres t’i privatizoje (shese) paditesit siperfaqen prej 122.17 m2 truall dhe objekt ish-Magazine Rikupero te U.E.M Durres, e ndodhur ne Lagjen 17, Rruga “Prokop Sorra”, Durres.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.542, date 25.11.2004, ka vendosur: Prishjen e vendimit nr.543, date 19.03.2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, me vendimin nr.547, date 09.03.2006, ka vendosur:

Pranimin e padise se paditesit Shefqet Popoci, me te paditur Agjencia Kombetare e Privatizimit Dega Durres, Avokatura e Shtetit Zyra Vendore Durres, e person te trete Zenel Gjergji, duke e detyruar palen e paditur A.K.P.

116

Page 117: Tetor 2009

Dega Durres t’i privatizoje paditesit siperfaqen prej 122.17 m2 dhe objekt te ish-Magazines se Rikupero te U.E.M. Durres, e ndodhur ne Lagja 17, Rruga “Prokop Sorra”, Durres.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.572, date 11.12.2006, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.547, date 09.03.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres nr.572, date 11.12.2006, brenda afatit ligjor, ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.C., ka paraqitur rekurs Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Prones Publike, duke kerkuar prishjen e vendimit nr.572, date 11.12.2006 te Gjykates se Apelit Durres dhe te vendimit nr.547, date 09.3.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres, per keto shkaqe:

- Bazuar ne ligjin nr.7980, date 27.07.1995 “Per shitblerjen e trojeve”, pika 4/a, VKM nr.169, date 13.03.2003 “Per kriteret dhe procedurat e privatizimit apo transformimit te tyre ne shoqeri tregtare” Kapitulli IV, pika 1, ish A.K.P., sot Ministria e Finances (Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Prones Publike), nuk ka te drejte te shese, madje nuk ka asnje dispozite ligjore qe te detyroje kete institucion te beje shitje te tilla.

- Ne mbeshtetje te nenit 25 te ligjit nr.7512, date 10.08.1991 ish A.K.P., sot Ministria e Finances (Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Prones Publike), kryen vetem procedurat e privatizimit te prones publike shteterore, mbi kete baze nuk eshte ky institucion qe ka prona ne pronesi dhe i shet ato, por eshte Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes perfaqesuesja e pronarit te prones publike shteterore, e cila miraton dhe jep urdhera per kalimin ne privatizim te objekteve te ndermarrjeve apo shoqerive tregtare.

- Ish-A.K.P., sot Ministria e Finances Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Prones Publike, nuk figuron pale ne kontraten me te cilen ka kaluar pronesia ne favor te paditesit, per rrjedhoje nuk mund te detyrohet te shese nje prone, te cilen nuk e ka. Ai qe mund te detyrohet ne kete rast te kryeje njohjen e pronesise eshte shitesi.

- Paditesi nuk legjitimohet ne ngritjen e kesaj padie, duke ngritur pretendime mbi ato fakte qe kane lindur para se te blinte pronen.

- Ne momentin e blerjes se objektit, nenshkrimit te kontrates dhe te marrjes ne dorezim te objektit, paditesi nuk ka pasur pretendime.

- Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne vendimin nr.1956, date 16.11.2004, ka mbajtur qendrim per rastet kur kerkohet te privatizohet nje siperfaqe me e madhe se sa rezulton ne dokumentat e privatizimit.

- Ne veshtrim te nenit 659 e vijues te K.C. per te lidhur nje kontrate, siç eshte ajo e shitblerjes, kerkohet domosdoshmerisht vullneti i paleve. Nderkohe qe rezulton se njera nga palet konkretisht ish A.K.P. nuk ka vullnet per te lidhur kontraten e shitblerjes per diferencen e objektit te pretenduar.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani; perfaqesuesin e paditesit Shefqet

Poci, Av. Eno Bushi, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Durres dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

117

Page 118: Tetor 2009

V Ë R E NSe vendimi nr.572, date 11.12.2006 i Gjykates se Apelit Durres dhe vendimi nr.547,

date 09.3.2006 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres jane rezultat i zbatimit jo te drejte te ligjit, rrjedhimisht duhet te prishen dhe te pushohet gjykimi i çeshtjes ne Gjykaten e Larte.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar e provuar se shtetasi Gezim Allushi ka blere nga ish UEM Durres, nepermjet Agjencise Kombetare te Privatizimit - Dega Durres, objektin “Magazine Rikupero” me siperfaqe 120 m2. Blerja e objektit eshte bere me kontraten e shitjes nr.384/275, date 28.01.1997 dhe blerja e siperfaqes se truallit eshte bere me kontraten nr.561/397, date 11.02.1997. Kontratat e mesiperme jane regjistruar ne regjistrat e pasurive te paluajtshme prane Z.R.P.P. Durres me nr.9514, date 29.01.1997 dhe nr.9581, date 14.02.1997.

Pas kesaj blerje, shtetasi Gezim Alushi, me kontraten e shitjes nr.261/105, date 10.12.2000, i ka shitur paditesit Shefqet Popoci siperfaqen prej 60 m2. Me te njejten kontrate, Gezim Alushi i ka shitur dhe Naim dhe Zenel Gjergjit nga 30 m2 secilit. Kontrata eshte regjistruar ne regjistrat e pasurive te paluajtshme me nr.347, date 15.05.2000.

Me kontraten e shitjes nr.2741/175, date 25.07.2000, shtetasi Naim Gjergji i ka shitur paditesit siperfaqen qe kishte ne pronesi te tij prej 30 m2. Kontrata eshte regjistruar ne regjistrat e pasurive te paluajtshme me nr.608, date 14.07.2000.

Pas realizimit te ketyre kalimeve te pronesise, paditesi Shefqet Popoci figuron me 90 m2 objekt dhe truall nen objekt, ndersa pjesa tjeter prej 30 m2, objekt dhe truall nen objekt, figurojne ne pronesi te personit te trete Zenel Gjergji.

Paditesi Shefqet Popoci pretendon se prona e tij brenda kufijve te percaktuar ne aktin e pronesise nuk eshte 90 m2, me dimensione 15 m x 6 m, por eshte me e madhe dhe pikerisht 238 m2, me dimensione 17 m x 14 m. Meqenese 90 m2 nga kjo siperfaqe jane blere nje here, paditesi kerkon qe ne rruge gjyqesore te realizoje detyrimin e A.K.P. Dega Durres t’i shese paditesit siperfaqen tjeter te dale shtese, si dhe siperfaqen funksionale te objektit.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, pasi ka marre ne shqyrtim mosmarreveshjen dhe ka administruar provat ne seance gjyqesore, me vendimin nr.547, date 09.03.2006 ka vendosur pranimin e padise se paditesit Shefqet Popoci, duke e detyruar palen e paditur A.K.P. Dega Durres t’i privatizoje paditesit siperfaqen prej 122.17 m2 dhe objekt te ish-Magazines se Rikupero te U.E.M. Durres, e ndodhur ne Lagja 17, Rruga “Prokop Sorra”, Durres.

Gjykata arsyeton se: “siperfaqja e tepert qe rezulton si objekt ne perdorim faktikisht te paditesit i duhet privatizuar atij nga pala e paditur, pasi nuk ka asnje mundesi tjeter te perdoret apo te blihet prej dikujt tjeter. ... Kjo e drejte e paditesit buron nga fakti i menyres se fitimit te pronesise se tij ne forme te ligjshme, ç’ka legjitimon ate per te kerkuar plotesimin e te metave per sendin e blere prej tij”.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur ankim ne Gjykaten e Apelit Durres pala e paditur, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Prones Publike. Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.572, date 11.12.2006, ka vendosur te lere ne fuqi vendimin nr.547, date 09.03.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres.

Duke e pare ne teresine e tij gjykimin e kesaj çeshtjeje, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se konluzioni i arritur nga gjykimi ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Durres, ashtu si edhe ai i arritur nga gjykimi ne Gjykaten e Apelit Durres, nuk jane ne zbatim te drejte te ligjit.

Nga shqyrtimi gjyqesor ka rezultuar se privatizimi i objektit “Magazine Rikupero” me siperfaqe 120 m2, qe perben dhe objektin e gjykimit te kesaj çeshtje, eshte bere nga shtetasi Gezim Allushi me ane te kontrates se shitjes se objektit nr.384/275, date 28.01.1997 dhe kontrates se blerjes se truallit nen objekt nr.561/397, date 11.02.1997, kontrata te cilat jane regjistruar ne regjistrat e pasurive te paluajtshme prane Z.R.P.P. Durres me nr.9514, date

118

Page 119: Tetor 2009

29.01.1997 dhe nr.9581, date 14.02.1997. Pas realizimit te procedures se privatizimit te objektit “Magazine Rikupero” dhe blerjes se truallit nen objekt nga shtetasi Gezim Allushi, me kete pasuri rezulton te jene kryer nje sere kalimesh pronesie me ane kontratash shit-blerje dhe ne perfundim, ka rezultuar se paditesi Shefqet Popoci eshte bere pronar i 90 m2 objekt dhe truall nen objekt.

Paditesi, me cilesine e pronarit te 90 m2 objekt dhe truall nen objekt, pavaresisht faktit se nuk ka qene pjesemarres ne procedurat e privatizimit te ketij objekti, ka kerkuar me ane te padise objekt gjykimi detyrimin e pales se paditur qe t’i privatizoje atij siperfaqen ne total prej 122.17 m2, nga te cilat 87.67 m2 siperfaqe nen objekt, e dale shtese nga matjet e mevonshme, dhe 34.5 m2 siperfaqe funksionale e objektit.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se referuar kuadrit ligjor per privatizimin, e drejta e privatizimit te truallit, i takon atij subjekti qe ka qene drejtperdrejt pjesemarres ne procedurat e privatizimit te objektit, duke lidhur kontraten e privatizimit.

Ne kohen e ngritjes se padise objekt gjykimi, ne fuqi ka qene VKM nr.169, date 13.03.2003 “Per kriteret dhe procedurat e vleresimit dhe te shitjes se trojeve te ndermarrjeve shteterore, qe i nenshtrohen privatizimit ose transformimit te tyre ne shoqeri tregtare”. Ne kreun IV te titulluar “Procedurat e shitjes se truallit te ndermarrjeve dhe objekteve qe jane privatizuar”, ne piken 2 te tij, parashikohet se personi fizik ose juridik privat, i cili deshiron te bleje truallin e ndermarrjes ose te objekteve qe ka privatizuar me pare, duhet te beje kerkese ne Agjencine Kombetare te Privatizimit, duke paraqitur edhe dokumentacionin e privatizimit te objektit. Ne interpretim te drejte te kesaj dispozite dhe referuar rrethanave konkrete te çeshtjes objekt gjykimi, paditesi nuk mund te beje kerkime qe lidhen me proçesin e privatizimit ne te cilin ai nuk ka qene pjesemarres, pasi nje gje te tille VKM nr.169, date 13.03.2003 ia njeh vetem bleresit te pare, qe ne rastin konkret ka qene shtetasi Gezim Allushi, i cili rezulton qe te kete qene pjesemarres i vetem ne kete procedure privatizimi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimeve te Gjykates se Rrethit Gjyqesor dhe Apelit Durrres dhe

pushimin e gjykimit te çeshtjes me padites Shefqet Popoci dhe e paditur Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Prones Publike.

Tirane, me 13.10.2009

119

Page 120: Tetor 2009

Nr.31001-00541-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1053 i Vendimit (312)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Irma Bala KryesueseArjana Fullani AnetareAleksander Muskaj AnetarGuxim Zenelaj AnetarMirela Fana Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 13.10.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen civile, qe i perket:

PADITËS: MARIE DIMROCI, perfaqesuar nga Av. Remzi Krujen

I PADITUR: KOMANDA E DOKTRINES DHE STERVITJES TIRANE (REPARTI USHTARAK Nr.5001 TIRANE), ne mungese

OBJEKTI: 1. Shfuqizim i pjesshem i urdherit te Komandantit te Doktrines dhe Stervitjes

nr.265, date 27.01.2005 “Per daljen ne lirim”, pika 2, lidhur me daljen time ne lirim, si dhe pjeserisht pika II persa lidhet me piken 2,

si dhe detyrimin e Komandes se Doktrines dhe Stervitjes per rikthim ne detyre ne perputhje me graden ushtarake.

2. Dhenia e pages, shtesave dhe shperblimeve.Baza Ligjore: Ligji nr.9171, date 22.01.2004

“Per gradat dhe karrieren ushtarake ne FA te RSH-se.Ligji nr.9210, date 23.03.2004 “Per Statusin e Ushtarakut ne FA te RSH-se”.Ligji nr.8485, date 12.05.1999 “Kodi i Procedures Administrative te RSH-se”

VKM nr.554, date 02.07.2004 “Per njehsimin e gradave ushtarake me funksionet organike ne te gjitha nivelet e hirarkise se komandimit

dhe te drejtimit te FA te RSH”;VKM nr.524, date 30.07.2004 “Per menyren e kompensimit te qirase se baneses

dhe te ushqimit te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te RSH-se.Urdheri i Komandantit te Doktrines dhe Stervitjes

nr.265, date 27.01.2005 “Per daljen ne lirim”.Shkresa e Shefit te SHP te FA nr.903, date 01.02.2005

“Mbi largimin nga rradhet e FA te RSH te N/oficerave me grade Tetar dhe n/tetar me moshen mbi 50 vjeç”.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.5056, date 15.09.2005, ka vendosur:

Pranimin e padise.

120

Page 121: Tetor 2009

Anullimin e Urdherit nr.265, date 27.04.2005 per pjesen e paditeses Marie Dimroci.Detyrimin e pales se paditur t’i paguaje paditeses pagen qe nga data e nderprerjes se punes, deri ne momentin qe ky vendim te marre forme te prere.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1179, date 09.11.2006, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.5056, date 15.09.2005 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ne baze nenit 472 te K.Pr.Civile, kane bere rekurs paditesja Marije Dimroci dhe pala e paditur, Komanda e Doktrines dhe Stervitjes Tirane, te cilet kane kerkuar prishjen e tij per keto shkaqe:

Pala e paditur Komanda e Doktrines dhe Stervitjes Tirane:- Gjykatat kane zbatuar keq ligjin.- Paditesja nuk ka konsumuar rrugen e ankimit administrativ te ankimit ne Ministrine e

Mbrojtjes.- Urdheri i daljes ne lirim eshte bazuar ne piken 1 (b) dhe 2 te nenit 24 te ligjit 9171,

date 22.01.2004 dhe eshte trajtuar me pagese kalimtare gjykata ka urdheruar te paguhet paditesja ne te njejten perjudhe dy here nga buxheti shtetit.

- Paditesja eshte nxjerre ne lirim per shkak te papershtatshmerise me vendin e punes, pasi nuk ka bere asnje kualifikim per perparimin ne grade.

- Motivacioni tjeter i urdherit te lirimit eshte se paditesja nuk ploteson kriterin e arsimimit dhe nuk ka kryer kualifikimin e nevojshem per te mbajtur graden kapter e aq me pak te keshilltares se Komandantit te Batalionit, funksion qe kerkon kualifikim arsimor.

Marie Dimroci: - Gjykata nuk eshte shprehur per rikthimin ne vendin e punes, ne perputhje me graden

qe mbaj ne Komanden e Doktrines e Stervitjes dhe pagesen e kompensimit per ushqimin; gjykata e shkalles se pare ne dispozitiv shprehet per anullimin e urdherit nr.265, date 27.04.2005, nderkohe qe urdheri objekt kundershtimi mban daten 27.01.2005.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala; Avokati Remzi Kruja, i cili kerkon lenien

ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane; dhe si diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.1179, date 09.11.2006 i Gjykates se Apelit Tirane persa i perket lenies ne

fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, ne lidhje me anullimin e urdherit te lirimit, eshte i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Per pjesen tjeter, ne lidhje me kerkimin e pages, vendimi i sipercituar, si dhe vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare Tirane nr.5056, date 15.09.2005, nuk jane te bazuar ne ligj dhe si te tille duhen ndryshuar.

Ka rezultuar nga gjykimi se, paditesja Marie Dimroci ka qene pjesetare e Forcave te Armatosura (FA) te RSH qe nga viti 1979, ne detyra te ndryshme ne strukturat e ketyre Forcave. Se fundi ka qene me grade Kaptere, me detyre “Keshilltare per N/oficer, sekretare-

121

Page 122: Tetor 2009

operator ne Batalionin e Mbrojtjes Logjistike” ne komanden e Doktrines dhe Stervitjes Tirane.

Me Urdherin nr.265, date 27.01.2005 Komandanti i Doktrines dhe Stervitjes (Repartit 5001), ka urdheruar lirimin nga detyra te paditeses dhe daljen e saj ne lirim me motivacionin “ka mbushur kohen minimale te qendrimit ne grade sipas nenit 10 te ligjit per gradat, per mosperputhje te grades me funksionin organik, per mosplotesim te kriterit te arsimit, kualifikimit per graden kapter, sipas nenit 16, pika 2, germa c dhe mosperparim ne grade, sipas nenit 24 te ligjit nr.9171, date 22.01.2004 “Per gradat dhe karrieren ne Forcat e Armatosura”.

Me padine objekt gjykimi, paditesja Marie Dimroci ka kerkuar shfuqizimin e urdherit per daljen ne lirim, rikthimin ne pune dhe pagimin e pages.

Ne perfundim te gjykimit, Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.5056, date 15.09.2005, ka vendosur: “Pranimin e padise. Anullimin e Urdherit nr.265, date 27.04.2005 per pjesen e paditeses Marie Dimroci.

Detyrimin e pales se paditur t’i paguaje paditeses pagen qe nga data e nderprerjes se punes deri ne momentin qe ky vendim te marre forme te prere”. Ky vendim eshte lene ne fuqi me vendimin nr.1179, date 09.11.2006 te Gjykates se Apelit Tirane, me arsyetimin se urdheri nr.265, date 27.04.2005, objekt gjykimi, nuk eshte i bazuar ne dispozitat ligjore e nenligjore qe u referohet.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kane ushtruar rekurs paditesja dhe pala e paditur, te cilet kane parashtruar si vijon.

Paditesja pretendon se, gjykata nuk eshte shprehur per rikthimin ne pune dhe pagen sipas objektit te padise.

Dispozitivi i vendimit eshte shprehur gabim ne daten e vendimit qe kundershtohet.Pala e paditur pretendon se eshte zbatuar keq ligji, pasi urdheri i daljes ne lirim te

paditeses eshte i bazuar ne ligjin nr.9171, date 22.01.2004 “Per gradat dhe karrieren ushtarake ne Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise”.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte gjykon se vendimi i gjykates se apelit, qe ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare, persa i perket anullimit te urdherit te lirimit nga detyra te paditeses dhe daljen e saj ne lirim, eshte i bazuar ne ligj dhe duhet te lihet ne fuqi.

Ndersa persa i perket detyrimit te pales se paditur per pagimin e pages ndaj paditeses, nuk eshte i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te ndryshohet.

Kolegji Civil arrin ne konkluzionin e siperm per keto arsye:Urdheri nr.265, date 27.01.2005 i pales se paditur nuk bazohet ne asnje nga dispozitat

e ligjit nr.9191, date 22.01.2004 “Per gradat dhe karrieren ne Forcat e Armatosura”, te cilave ju referohet.

Sipas permbajtjes se urdherit te sipercituar, paditesja eshte liruar nga detyra dhe ka dale ne lirim me motivacionin “ka mbushur kohen minimale te qendrimit ne grade mbi 5 vjet sipas nenit 10, per mosperputhjen e grades me funksionin organik, per mosplotesim te kriterit arsimor, kualifikim per graden e kapteres, sipas nenit 16 /2, c dhe per mosperparim ne grade, sipas nenit 24 te ligjit nr.9171, date 22.001.2004 “Per Gradat dhe karrieren Ushtarake ne Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise”.

Kolegji konstaton se asnje nga keto shkaqe nuk perben shkak ligjor per largimin e paditeses nga puna dhe konkretisht:

- Koha minimale mbi 5 vjet te qendrimit ne grade, sipas nenit 10 parashikohet, koha minimale e qendrimit ne nje grade per fitimin e grades pasardhese dhe nuk eshte shkak per largimin nga puna, kurse koha maksimale eshte 27 vjet, neni 11, qe paditesja nuk e ka plotesuar akoma.

Arsimi, sipas nenit 16, eshte nje nga kriteret per te fituar graden e rradhes dhe jo shkak per nxjerrjen ne lirim.

122

Page 123: Tetor 2009

Gjithashtu mosperputhja e grades me funksionin organik per paditesen nuk qendron, sepse me VKM nr.554, date 02.07.2004 eshte vendosur njehsimi i grades se ushtarakut me funksionin organik ne te gjithe nivelet hirarkike te Komandimit dhe Drejtimit, ne lidhje me paditesen pasqyra 7/1 tregon se grada e saj i pergjigjet funksionit qe ajo mban para daljes ne lirim.

Gjithashtu mosperparimi ne grade sipas nenit 24 te ligjit, nuk perben shkak qe ushtaraku te dale ne lirim.

Sa siper, Kolegji çmon te drejte vendimin e gjykates se apelit persa i perket lenies ne fuqi te vendimit gjykates se shkalles se pare, qe ka anulluar urdherin per lirimin e paditeses nga puna .

Persa i perket detyrimit per pagimin e pages qe nga data e nderprerjes se punes deri ne momentin qe vendimi i gjykates merr forme te prere, çeshtja nuk eshte zgjidhur drejt, si gjykata e shkalles se pare dhe gjykata e apelit nuk jane bazuar ne asnje dispozite te ligjit specifik dhe te K.Punes, kur kane caktuar detyrimin per pagimin e pages ne kete menyre.

Ne zbatim te qendrimit te mbajtur nga Kolegjet e Bashkuara me vendimin nr.31, date 14.004.2003, ne lidhje me punonjesit publike (te ushtarakeve), qe kane detyra te caktuara nga shteti, kur kontrata e punes zgjidhet pa shkaqe te arsyeshme punedhenesi duhet te paguaje nje demshperblim qe te perfaqesoje demin e pesuar, duke pasur parasysh se Kodi i Punes, neni 146/3, ne rastet analoge ka percaktuar si vlere maksimale te demshperblimit pagen e nje viti, ne kete mase duhet te jete dhe detyrimi i te paditures per t’i paguar demshperblimin per zgjidhjen e marredhenieve te punes pa shkaqe te arsyeshme. Prandaj, Kolegji vlereson qe ky vendim per kete pjese duhet te ndryshohet dhe te detyrohet pala e paditur t’i paguaje paditeses pagen e nje viti.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a,d te Kodit te Proçedures

Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.1179, date 09.11.2006 te Gjykates se Apelit Tirane,

persa i perket lenies ne fuqi te vendimit nr.5056, date 15.09.2005 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, ne lidhje me anullimin e urdherit te lirimit.

Ndryshimin e vendimeve te dy gjykatave ne lidhje me kerkimin per pagen ne kete menyre:

Detyrimin e anes se paditur t’i paguaje pales paditese demshperblimin per pagen e nje viti pune.

Tirane, me 13.10.2009

123

Page 124: Tetor 2009

Nr.11241-00448-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1303 i Vendimit (313)

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Irma Bala KryesueseMirela Fana AnetareArjana Fullani AnetareGuxim Zenelaj AnetarAleksander Muskaj Anetar

në seancën gjyqësore të datës 13.10.2009 mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: LUAN ALIAJ, ne mungeseE PADITUR: NDËRMARRJA ELEKTRIKE FIER,

ne mungese

OBJEKTI:Detyrimin e palës së paditur të paguajë pagën e papaguar

për periudhën Mars 2003 - Qershor 2004 (përfshirë dietat), si dhe shpërblimin për ndërprerjen e pajustifikuar nga puna

Qershor 2004 – Dhjetor 2004, në masën 325.000 leke.Baza Ligjore: Nenet 21/1, 2, 4, 116/1, 120, 155/1, 3 dhe 202 të Kodit të Punës.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin nr.300, datë 22.02.2006, ka vendosur: Rrëzimin e padisë së paditësit Luan Aliaj kundër palës së paditur Ndërmarrja Elektrike Fier, me objekt: detyrimin e palës së paditur të më paguajë pagën e papaguar për periudhën Mars 2003 deri në Qershor 2004 (përfshi dietat), si dhe shpërblimin për ndërprerjen e pajustifikuar nga puna Qershor 2004 - Dhjetor 2004, si të pa bazuar në ligj dhe në prova.

Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.654, datë 08.12.2006 ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit civil nr.300, date 22.02.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për pjesën që ka rrëzuar padinë e paditësit për pagën e shpërblimit për zgjidhjen e pajustifikuar të kontratës se punës. Ndryshimin e vendimit për pjesën tjetër e duke e gjykuar çeshtjen ne fakt: Detyrimin e pales se paditur t’i paguaje paditesit pagen per periudhen Mars 2003 - Qershor 2004.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë nr.654, datë 08.12.2006, brenda afatit ligjor, bazuar në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur, Zona e Shpërndarjes Elektrike Fier, duke kërkuar prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë nr.654, datë 08.12.2006 dhe lënien në fuqi të vendimit nr.300, datë 22.02.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

124

Page 125: Tetor 2009

Si shkaqe te rekursit, pala ankuese ka paraqitur:- Nuk është lidhur kontratë midis Zones se Shpërndarjes së Energjisë Fier dhe z. Luan

Aliaj për periudhën Mars 2003 - Qershor 2004, pasi, sipas librezës së punës, rezulton se z. Luan Aliaj i janë ndërprerë marrëdhëniet e punës në datë 01.03.2003, për shkak të ristrukturimit të zonës. Punonjësve që iu është zgjidhur kontrata për motivet e sipër përmendura u është akorduar asistencë sociale.

- Vërtetimi i lëshuar nga pergjegjesi i sportelit Vlorë për periudhën 01.10.2003 deri në 30.05.2004, nuk justifikon nga ana ligjore fillimin e marrëdhënieve të punës, apo transferimin, të cilat bëhen mbi bazën e një marrëveshje, sipas Kodit të Punës, midis punëdhënësit që përfaqësohet nga Drejtoria e Z.SH.E. Fier dhe jo nga përfaqësuesi i filialit Vlorë dhe nga pala tjetër, punëmarrësi, z. Luan Aliaj.

- Faturat tatimore të shitjes, si dhe mandatet e arkëtimit të paraqitura nga pala paditëse nuk përbëjnë prova që të justifikojnë vazhdimin e marrëdhënieve të punës, pasi për këtë periudhë që tregojnë faturat ishte zgjidhur kontrata e punës me punëmarrësin Luan Aliaj në datën 01.03.2003, si rezultat i ristrukturimit të zonës, periudhe në të cilën këta punonjës fituan asistencën sociale.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; në mungesë të pjesëmarrësve në

proçes dhe si e shqyrtoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NSe vendimi nr.654, datë 08.12.2006 i Gjykatës së Apelit Vlorë është marrë në

interpretim e zbatim te gabuar të ligjit dhe për këtë shkak ai duhet prishur, duke u lënë në fuqi vendimi nr.300, datë 22.02.2006 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

I. Rrethanat e faktit (dhe pretendimet e paleve)1. Paditësi ka qenë në marrëdhënie pune në Ndërmarrjen

Elektrike Fier për periudhën nga data 30.03.1994 deri në datën 01.03.2003, datë në të cilën i janë ndërprerë marrëdhëniet e punës, me arsyetimin e ristrukturimit të kësaj ndërmarrje.

2. Paditësi pretendon se nga muaji Mars 2003 deri në muajin Maj 2004, ka vazhduar marrëdhëniet e punës me këtë ndërmarrje dhe nuk është paguar. Ai pretendon se, brenda kësaj periudhe me urdhër të Ndërmarrjes Elektrike është transferuar në filialin Vlorë nga data 01.10.2003 deri në 30.05.2004. Për këtë periudhë paditësi i ka paraqitur gjykatës si prova disa mandate arkëtimi dhe fatura tatimore shitjeje, të cilat janë mbajtur prej tij gjatë ushtrimit të detyrës së lexuesit të kontaktorit, si dhe një vërtetim të lëshuar nga krye-sportelisti Vlore, ku thuhet se paditësi ka punuar si faturist në filialin Vlorë nga 1.10.2003 deri në 30.05.2004.

3. Gjithashtu paditësi pretendon se nga muaji Qershor 2004 e deri në Dhjetor 2004, Ndërmarrja e Elektrikut i ndërpreu marrëdhëniet e punës me paditësin pa asnjë arsye.

4. Mbështetur në këto pretendime, paditësi kërkon pagimin e pagave të papaguara për periudhën Mars 2003 deri Qershor 2004, si dhe shpërblimin për ndërprerjen e pajustifikuar të marrëdhënieve të punës, Qershor 2004 deri në Dhjetor 2004.

5. Pagesa e paditësit gjatë periudhës 30.03.1994 deri më 01.03.2003, ka qenë 12.000 lekë në muaj, kjo sipas vërtetimit datë 08.02.2006.

II. Procedurat gjyqësore6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, pasi ka shqyrtuar në

themel pretendimin e paditësit, me vendimin nr.300, datë 22.02.2006, ka vendosur:

125

Page 126: Tetor 2009

“Rrëzimin e padisë së paditësit Luan Aliaj kundër palës së paditur Ndërmarrja Elektrike Fier, me objekt detyrimin e palës së paditur të më paguajë pagën e papaguar për periudhën Mars 2003 deri në Qershor 2004 (përfshirë dietat), si dhe shpërblimin për ndërprerjen e pajustifikuar nga puna, Qershor 2004 -Dhjetor 2004, si të pa bazuar në ligj dhe në prova”.

Arsyetimi i gjykatës: “Në rastin konkret nuk rezulton që midis paditësit Luan Aliaj dhe të paditurit Ndërmarrja Elektrike Fier për periudhën Mars 2003 - Qershor 2004 të jetë lidhur kontratë pune, pasi në bazë të librezës së punës rezulton se paditësit Luan Aliaj i janë ndërprerë marrëdhëniet e punës me datën 01.03.2003, për shkak të ristrukturimit të zonës. Vërtetimi i lëshuar nga pergjegjesi i sportelit Vlorë ... se Luan Aliaj ka filluar punë si faturist në filialin Vlorë më datën 01.10.2003 deri në datën 30.05.2004 gjykata nuk e merr në konsideratë, pasi fillimi i marrëdhënieve të punës, transferimi i marrëdhënieve të punës, bëhet mbi bazën e marrëveshjes (kontratës së punës) midis punëdhënësit ... dhe punëmarrësit ... dhe jo nga përfaqësuesi i filialit Vlorë.

Faturat tatimore të shitjes, si dhe mandatet e arkëtimit të paraqitura nga paditësi Luan Aliaj nuk janë prova që tregojnë vazhdimin e marrëdhënieve të punës, pasi për periudhën që këto fatura bëjnë fjalë, punëdhënësi ... e kishte zgjidhur kontratën e punës me punëmarrësin Luan Aliaj që në datën 01.03.2003 për shkak të ristrukturimi të zonës”.

7. Mbi ankimin e paditësit Luan Aliaj, Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.654, date 08.12.2006, ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit civil nr.300, date 22.02.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për pjesën që ka rrëzuar padinë e paditësit për pagën e shpërblimit për zgjidhjen e pajustifikuar të kontratës së punës.

Ndryshimin e vendimit për pjesën tjetër, duke e gjykuar çështjen në fakt:Detyrimin e palës së paditur t’i paguajë paditësit pagën për periudhën Mars 2003 -

Qershor 2004.”Arsyetimi i gjykatës: “Gjykata e Apelit Vlore, pasi dëgjoi palët dhe përsërit pjesërisht

shqyrtimin gjyqësor të çështjes, ku pyeti dhe dëshmitarë … konkludon se konkluzioni i gjykatës për rrëzimin e padisë së paditësit totalisht është i pabazuar. …

Mos hartimi i kontratës si dokument me shkrim nuk duhet t’i cenoje të drejtën e pagesës kur vete pala e paditur e ka lejuar paditësin të punoje, mungesa e kontratës passjell vetëm përgjegjësinë e punëdhënësit, sipas nenit 202, pika 2 e Kodit të Punës. Mungesa e lidhjes me shkrim të kontratës është shkelje e detyrimit nga punëdhënësi ndaj paditësi pagën për periudhën Mars 2003 - Qershor 2004, që është vërtetuar dhe me faturat që ndodhen të administruara si prova në dosje, duhet ta marre. Lidhur me kërkimet e tij për pagimin e pagës së papaguar e shpërblimit për zgjidhjen e pajustifikuar të kontratës së punës, vendimi është i drejtë e duhet të lihet në fuqi, sepse është vërtetuar nga libreza e punës, nga palët dhe në vendim se largimi i tij është bërë për ristrukturim të zonës dhe nuk ndodhemi para një zgjidhjeje të pajustifikuar të marrëdhënieve të punës siç pretendon paditësi”.

8. Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Vlore nr.654, datë 08.12.2006, brenda afatit ligjor, bazuar në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, ka ushtruar rekurs Zona e Shpërndarjes Elektrike Fier, duke kërkuar prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë nr.654, date 08.12.2006 dhe lënien në fuqi të vendimit nr.300, date 22.02.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, duke parashtruar edhe shkaqet perkatese.

II. Arsyetimi ligjor9. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson të drejtë

vendimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier nr.300, datë 22.02.2006.10. Është vërtetuar gjatë të dy gjykimeve se, midis palëve

paditësit Luan Aliaj dhe të paditurit Ndërmarrja Elektrike Fier, është zgjidhur marrëdhënia juridike e punës në datën 01.03.2003. Pas kësaj date, në janar 2005, paditësi ka rifilluar marrëdhënien e punës me palën e paditur.

126

Page 127: Tetor 2009

11. Paditësi nuk arriti të vërtetojë që midis tij dhe palës së paditur, për periudhën Mars 2003 - Qershor 2004, të ketë pasur kontratë formale për marrëdhënien e punës, apo të ketë qenë në marrëdhënie pune me palën e paditur.

“Kontrata e punës është një marrëveshje midis punëdhënësve e punëmarrësve që rregullon marrëdhëniet juridike të punës, si dhe të drejtat e detyrimet e secilës palë që rregullohen nga këto marrëdhënie” (Neni 12 i Kodit të Punës).

12. Është e vërtetë që kontrata e shkruar nuk është kusht i domosdoshëm për vendosjen e marrëdhënies juridike të punës midis punëdhënësit dhe punëmarrësit. Por, që të ekzistojë marrëdhënia juridike e punës në fakt duhet që, së pari, të ekzistojë vullneti i palëve për lidhjen e kësaj kontrate.

“Punëdhënësi punëson në mënyrë të drejtpërdrejtë punëmarrësin” (Neni 19/1 i Kodit të Punës).

13. Vullneti i punëdhënësit për lidhjen e një kontrate pune, pa respektuar formën me shkrim, shprehet në shumë mënyra. E para, është pagimi i pagës. Në marrëdhënien juridike të punës së pretenduar për periudhën 01.03.2003 deri në 01.05.2004 mungon vullneti i punëdhënësit në krijimin e kësaj marrëdhënie, ose së paku, paditësi nuk arriti të vërtetonte ekzistencën e kësaj marrëdhënie juridike.

“Kontrata e punës quhet e përfunduar kur punëdhënësi pranon kryerjen e punës për një kohë të caktuar ose të pacaktuar, në kuadrin e organizimit dhe nën urdhrat e tij, kundrejt pagesës” (Neni 21/2 i Kodit të Punës.)

14. Faturat tatimore të shitjes, mandate arkëtimi, apo vërtetime të lëshuara nga punonjës të sportelit të degës Vlorë, nuk mund të provojnë që midis paditësit Luan Aliaj dhe të paditurit Z.SH.E. Fier të jetë lidhur kontratë pune. Ndërsa, edhe në mundësinë e pretendimit të ndonjë transferimi të mundshëm, pretendimi është i pabazuar, për shkak se jo vetëm nuk ka akt transferimi, por është pranuar nga palët që marrëdhëniet e punës janë zgjidhur në datën 01.03.2003.

III. Në lidhje me rekursin.15. Shkaqet e parashtruara në rekurs, pasi u analizuan nga

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, kanë rezultuar të bazuara në ligj (neni 472 Kodit të Procedurës Civile).

16. Gjykata e Apelit Vlorë ka zbatuar keq dispozitat materiale që rregullojnë marrëdhënien juridike të punës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka zgjidhur drejt çështjen dhe për këtë shkak vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë do të prishet, duke u vlerësuar e drejtë zgjidhja e çështjes nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e nenit 485, shkronja “b” të

Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit civil nr.654, datë 08.12.2006 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe lënien

në fuqi të vendimit civil nr.300, datë 22.02.2006 te Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Tiranë më 13.10.2009

127

Page 128: Tetor 2009

Nr.11243-00490-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1286 i Vendimit (314)

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Irma Bala KryesueseArjana Fullani AnëtareMirela Fana AnëtareGuxim Zenelaj AnëtarAleksandër Muskaj Anëtar

në seancën gjyqesore të datës 13.10.2009, mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS I K/PADITUR: SKËNDER NENAJ, i perfaqesur ne gjyq nga av. Agim Tartari.

I PADITUR K/PADITËS: SORKADH MALAJ, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin e të paditurit të përmbushë kushtet e

Akt-Marrëveshjes nr.2486 rep., nr.149 kol., datë 21.11.2004.Nenet 476 dhe 479 të Kodit Civil.OBJEKTI I KUNDËRPADISË:

Shpallja e pavlefshmërisë së Akt-Marrëveshjes nr.2486, datë 21.11.2004

dhe kthimi i shumës së paguar.Baza Ligjore: Neni 160 i K.Pr.Civile,

Nenet 94, 95, 106, 107 dhe 102 të K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin civil nr.7642, datë 22.12.2005, ka vendosur:

Pushimin e gjykimit të çështjes civile me paditës te kundërpaditur Skënder Nenaj dhe të paditur kundërpaditës Sorkadh Malaj përsa i përket objektit të padisë.Pranimin e kundërpadisë. Shpalljen të pavlefshme të veprimit juridik, Akt Marrëveshjes së datës 21.11.2004, me nr.2486, rep., nr.149 kol., të lidhur midis palëve ndërgjyqëse si marrëveshje e lidhur në mashtrim, parashikuar nga neni 94/ç të Kodit Civil.Detyrimin e palës paditëse të kundërpaditur Skënder Nenaj t’i kthejë palës së paditur kundërpaditëse Sorkadh Malaj shumën prej 75.000 lekë.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.18, datë 16.01.2007, ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.7642, datë 22.12.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

128

Page 129: Tetor 2009

Kundër vendimit ka bërë rekurs paditësi i kundërpaditur Skënder Nenaj, me anën e të cilit kërkon: Prishjen e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim, me tjetër trup gjykues në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Si shkaqe të rekursit, pala ankuese ka paraqitur: - Vendimet e gjykatave janë dhënë pa respektuar ligjin e në kundërshtim me të. Ato

kanë mbajtur një qëndrim të njëanshëm dhe kanë paragjykuar zgjidhjen e çështjes.- Bazuar në nenin 14 të ligjit nr.7698, datë 15.04.1993 “Për Kthimin dhe Kompensimin

e Pronave ish-Pronarëve”, për arsye se kam qënë qiramarrës në banesën objekt gjykimi gëzoj edhe statusin i pastrehë.

- Me të paditurin kemi lidhur një marrëveshje dypalëshe me detyrime të ndërsjellta dhe nëse ajo shpallet e pavlefshme, ashtu si e kanë zgjidhur çështjen gjykatat, atëherë gjykata, bazuar në nenin 107 të Kodit Civil, duhet të urdhëronte që ne palët t’i kthenim njëra-tjetrës çdo gjë që kemi përfituar nga ky veprim juridik i pavlefshëm. Megjithëse edhe i padituri kundërpaditës ka kërkuar kthimin në gjendjen e mëparshme, gjykata hesht lidhur me atë që kundërpaditësi duhet të më kthente, pikërisht apartamentin, të cilin për shkak të kësaj marrëveshje e posedon paditësi i kundërpaditur.

- Gjykata e apelit referon në interpretimin e nenit 681 të Kodit Civil, por anashkalon qëllimin e vërtetë të marrëveshjes, që ka qënë realizimi i sigurimit të strehimit të të paditurit kundërpaditës nga ana e paditësit të kundërpaditur (për një periudhë 2 vjeçare), nga data 27.11.2004 deri në datë 27.11.2006 dhe përkundrejt plotësimit të këtij detyrimi ai (paditesi), të merrte posedimin e apartamentit.

- Gjykata referon në proces verbalin e datës 01.08.1994, realizuar midis N.K. Banesa dhe ish-pronarëve dhe sipas saj, meqënëse Skënder Nenaj nuk figuron si qiramarrës ai nuk gëzon as statusin i pastrehë mbi këtë objekt. Faktin se nuk kam qënë nënshkrues i atij proces verbali e kam parashtruar që në hyrje të padisë, sepse në atë kohë ka qënë gjallë ati im dhe ka nënshkruar ai.

- Nga aktet e Bashkisë Tiranë (Nr.S-532/1, datë 19.04.2005; nr.7559/1, datë 23.09.2005, etj.) është konfirmuar se gëzoj statusin i pastrehë, por gjykata disa akte shkresore zyrtare i pranon si prova të plota dhe referon në nenin 253 të Kodit të Procedurës Civile, ndërsa të tjerat i ka përjashtuar nga analiza si të tilla.

- Gjykata e apelit citon pikën 2 të VKM nr.49, datë 29.01.1993, por edhe këtë citim e bën jo të plotë.

- VKM nr.250 datë 16.04.1996, në të cilin referon gjykata, është një vendim që nuk është botuar në Fletoren Zyrtare dhe si i tillë nuk është në fuqi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; dëgjoi përfaqësuesin e paditësit

të kundërpaditur, avokatin Agim Tartari, i cili kërkoi prishjen e vendimit nr.18, datë 16.01.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimin nr.7642, datë 22.12.2005, të Gjykatës së shkallës së parë; ne mungese të të paditurit kundërpaditës; dhe si shqyrtoi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NSe vendimi nr.18, datë 16.01.2007 i Gjykatës së Apelit Tiranë është i drejtë përsa i

përket pushimit të gjykimit të padisë së paditësit të kundërpaditur Skënder Nenaj dhe si i tillë ai do të lihet në fuqi për këtë pjesë, ndersa ai (vendimi) është rrjedhojë e gjykimit me shkelje

129

Page 130: Tetor 2009

të rënda të rregullave procedurale dhe në zbatim të keq të ligjit material dhe për këto shkaqe ai do të prishet për këtë pjesë dhe çështja duhet të dërgohet për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit Tiranë, me tjetër trup gjykues.

A. Rrethanat e faktit.1. Palët janë banorë të qytetit të Tiranës. Paditësi i kundërpaditur Skënder Nenaj

ka pasur cilësinë e qiramarrësit mbi banesën e ndodhur në Rrugën “Reshit Çollaku”, nr.36/3, ndërsa i padituri Sorkadh Malaj ka fituar cilësinë e pronarit mbi këtë banesë, pas kontratës së shitjes midis ish pronarëve dhe atij.

2. Në datë 22.12.2005, midis palëve është lidhur një marrëveshje, sipas të cilës paditësi Skënder Nenaj do të lironte dhe dorëzonte banesën e ndodhur në Rrugën “Reshit Çollaku”, nr.36/3, të cilën e posedonte me cilësinë e qiramarrësit, ndërsa i padituri Sorkadh Malaj, me cilësinë e pronarit të banesës që do të lirohej, për shkak se paditësi kishte statusin e të pastrehit, do t’i siguronte një sipërfaqe banimi tjetër, për një afat dy vjeçar, duke i paguar qiranë prej 15.000 lekë në muaj.

3. Me padinë objekt gjykimi, Skënder Nenaj ka kërkuar detyrimin e të paditurit të përmbushë kushtet e Akt-Marrëveshjes nr.2486 rep., nr.149 kol., datë 21.11.2004.

4. I padituri kundërpadites Sorkadh Malaj ka përmbushur detyrimin e përcaktuar në marrëveshje për rreth pesë muaj, pastaj nuk ka vazhduar të paguajë më qiranë e banesës, me pretendimin që paditësi nuk gëzon statusin e të pastrehit. Kjo rrethanë fakti ka shërbyer si shkak i padisë.

5. Gjatë gjykimit i padituri kunderpadites Sorkadh Malaj ka ngritur kundërpadi, me objekt “Shpallja e pavlefshmërisë së Akt-Marrëveshjes nr.2486,datë 21.11.2004 dhe kthimi e shumës së paguar gjatë pesë muajve”.

B. Arsyetimi ligjor 6. Gjykata e Apelit Tiranë ka arritur në përfundimin që, vendimi i gjykatës së

rrethit gjyqësor, me të cilin është vendosur pushimi i gjykimit te padise se paditësit te kundërpaditur Skender Nenaj, është i bazuar në ligj.

7. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se qëndrimi i mbajtur në lidhje me pushimin e gjykimit të padisë dhe vazhdimit të gjykimit të kundërpadisë është rrjedhojë e zbatimit korrekt të ligjit dhe të praktikës gjyqësore, të shprehur nëpërmjet Vendimit Unifikues të Gjykatës së Lartë nr.4, datë 01.02.2006.

8. Gjykatat kanë zbatuar drejt kërkesat e ligjit, duke vendosur pushimin e gjykimit të padisë për shkak të mosparaqitjes së paditësit në gjykim.

9. Për këtë shkak, Kolegji Civil i Gjykates së Lartë do të vendosë lënien në fuqi të vendimit në lidhje me pushimin e gjykimit të padisë.

10. Por vendimi i gjykatës së apelit është rrjedhojë e shkeljeve të rënda të rregullave procedurale, në formën e një hetimi jo të plotë dhe të mjaftueshëm, përsa i përket gjykimit të kundërpadisë. Për këtë shkak, do të vendoset prishja e tij dhe kthimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit Tiranë, me tjetër trup gjykues.

11. Në lidhje me kundërpadinë, gjatë gjykimit në shkallë të parë dhe në apel kanë ngelur të pa sqaruara rrethana fakti, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në njohjen dhe realizimin e të drejtës.

12. Në rigjykim, nga ana e gjykatës së apelit duhet të hetohet se kur është futur paditësi i kundërpaditur në banesën në pronësi të të paditurit kunderpadites dhe me çfarë titulli.

13. Rigjykimi i çështjes duhet të sqarojë nëse posedimi i realizuar nga paditësi i kundërpaditur ka qënë i ligjshëm apo i paligjshëm (me dhunë). Nëse do të rezultonte posedimi i ligjshëm i banesës, kjo gjendje fakti do të shoqëronte cilësinë e të pastrehut të shprehur në status, pavarësisht “parregullsive” të organeve të administratës.

130

Page 131: Tetor 2009

14. Të qënit i pastrehë është gjendje fakti e njohur nga ligji dhe nga aktet nënligjore. Pamundësia e shoqërimit të saj me akte shkresore, apo gabime të mundshme në aktet që i përkasin vërtetimit të saj, nuk ndikon në gjendjen e subjektit, nëse është apo jo i pastrehë. Kur kjo gjendje përbën rrethanë që përdoret si shkak i padisë apo kundërpadisë, ekzistenca e saj duhet të hetohet në kompleksitet, sepse pikërisht nga prania e saj varet zgjidhja drejt e mosmarrëveshjes.

15. Në këto rrethana, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konstaton shkelje të renda te rregulave procedurale që lidhen me hetim të pamjaftueshëm, ne mosrespektim te urdhërimeve te ligjvënësit ne nenin 14 te K.Pr.Civile (gjykata ka për detyrë të kryejë një hetim gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm në perputhje me ligjin).

C. Në lidhje me zgjidhjen e çështjes.16. Në kushtet e parashtruara, vendimi nr.18, datë 16.01.2007 i Gjykatës së Apelit

Tiranë dhe vendimi nr.7642, datë 22.12.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, gjenden të bazuar në fakt dhe në ligj, përsa i përket padisë dhe për këtë pjese vendimi do të lihet në fuqi.

17. Gjykimi i kundërpadisë është rrjedhoje e shkeljeve të rënda të rregullave procedurale dhe për këtë shkak do të vendoset prishja e vendimit dhe dërgimi çështjes në Gjykatën e Apelit Tiranë për rishqyrtim.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e nenit 485, shkronja “a” dhe

“c” të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.18, datë 16.01.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë përsa i

përket pushimit te gjykimit të padisë së paditësit të kundërpaditur Skënder Nenaj. Prishjen e ketij vendimi, persa i përket gjykimit të kundërpadisë të të paditurit

kundërpaditës Sorkadh Malaj dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit Tiranë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 13.10.2009

131

Page 132: Tetor 2009

Nr.11111-00427-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1132 i Vendimit (315)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Irma Bala KryesueseArjana Fullani AnetareAleksander Muskaj AnetarGuxim Zenelaj AnetarMirela Fana Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 13.10.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket paleve:

PADITËS: ARDIAN SHERRI, ne mungese. I PADITUR: NURI SHERRI, perfaqesuar nga

Av. Flutura Guri.PERSON I TRETË: FATBARDHA SHERRI, perfaqesuar

nga Av. Flutura Guri.

OBJEKTI I PADISË:Detyrimi per te me njohur bashkepronar ne 1/3 pjese te pasurise,

shtepi banimi te formes trekateshe dhe truall, ndodhur ne lagjen 1 ne Pogradec, me sip. 130 m2.Baza Ligjore: Nenet 199, 200 e vijues te K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Pogradec, me vendimin nr.379, date 26.06.2006, ka vendosur:

Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.292, date 15.12.2006, ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.379, date 26.06.2006 te Gjykates se Shkalles se Pare Pogradec, si me poshte: Pranimin e padise. Detyrimin e te paditurit Nuri Sherri te njohe paditesin Ardian Sherri bashkepronar ne 1/3 pjese te nje siperfaqe trualli prej 130 m2 dhe nderteses se formes tre kateshe te ndertuar mbi te, e ndodhur ne qytetin e Pogradecit, me kufizime: V - pasuria nr.138, J - pasuria nr.1/47, L - pasuria nr.1/139 dhe P - pasuria nr.1/20.

Kunder vendimit nr.292, date 15.12.2006 te Gjykates se Apelit Korçe, ka ushtruar rekurs i padituri Nuri Sherri dhe personi i trete Fatbardha Sherri, duke kerkuar prishjen e vendimit nr.292, date 15.12.2006 te Gjykates se Apelit Korçe dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.379, date 26.6.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Pogradec, per keto shkaqe:

132

Page 133: Tetor 2009

- Gjykata e apelit, ne dhenien e vendimit, nuk i eshte referuar ligjit por tradites, duke krijuar precedent gjyqesor negativ. Te thuash se çdo veprim juridik i te paditurit Nuri Sherri eshte lejuar nga paditesi vetem ne shenje respekti ndaj te atit nuk eshte nje arsyetim ligjor.

- Ne baze te neneve 8, 10 dhe 16 te K.Pr.C. gjykata shqyrton te gjitha faktet e paraqitura ne gjykim nga palet dhe jep nje vendim te bazuar mbi keto fakte, sipas dispozitave ligjore.

- Paditesi ka barren e proves per te provuar pretendimet e tij per kontribut, konform nenit 12 te K.Pr.C., nderkohe qe ne te dy shkallet e gjykimit nuk ka paraqitur asnje prove per te vertetuar kontributin e tij.

- Gjykata e apelit ka prezumuar bashkepronesine ne pjese te barabarta, nderkohe qe ne rastin konkret kemi: bashkepronesia duhet te provohet dhe jo te prezumohet.

Paditesi Ardian Sherri ka paraqitur kunderrekurs, ne te cilin parashtron keto shkaqe: - Vendimi nr.292, date 15.12.2006 i Gjykates se Apelit Korçe eshte i drejte dhe i bazuar

ne ligj.- Paditesi asnjehere nuk eshte ndare nga familja, pavaresisht se ka qene i ndare ne

gjendje civile. Edhe kur eshte kthyer nga Greqia ai ka jetuar ne te njejten banese me prinderit.

- Vetem pas disa divergjencave te krijuara ndermjet bashkeshortes se paditesit dhe te paditurit, paditesi eshte ndare nga familja prinderore, duke jetuar ne familje me vete ne hyrjen e ndertuar per motren e tij.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani; perfaqesuesin e te paditurit Nuri

Sherri dhe personit te trete Fatbardha Sherri, Av. Flutura Guri, e cila kerkoi prishjen e vendimit nr.292, date 15.12.2006 te Gjykates se Apelit Korçe dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.379, date 26.06.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Pogradec dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NSe vendimi nr.292, date 15.12.2006 i Gjykates se Apelit Korçe eshte rezultat i

zbatimit jo te drejte te ligjit, rrjedhimisht duhet te prishet dhe te lihet ne fuqi vendimi nr.379, date 26.06.2006 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Pogradec.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara eshte vertetuar se paditesi Ardian Sherri te paditurin Nuri Sherri e ka baba, ndersa personin e trete Fatbardha Sherri e ka nene. Paditesi Ardian, se bashku me bashkeshorten e tij, qe prej marteses dhe deri ne 02.07.1992, kane figuruar ne te njejtin trung familjar me te paditurin dhe personin e trete. Pas dates 02.07.1992 ata figurojne ne trungje familjare te ndara.

Me kontraten per privatizimin e baneses date 13.05.1993, i padituri Nuri Sherri ka privatizuar apartamentin ku banonte ne qytetin e Gramshit, te perbere prej dy dhomash dhe nje kuzhine, per te cilin ka lidhur dhe kontrate noteriale date 23.07.1993, si dhe ka paguar çmimin prej 4464 leke. Kjo blerje eshte transkriptuar dhe ne regjistrat hipotekore, fakt ky qe rezulton nga vertetimi i Hipotekes Gramsh i dates 26.07.1993.

Gjithashtu rezulton se i padituri Nuri Sherri ka ushtruar aktivitet privat (lokal/restorant) per vitet 1991-1996 ne qytetin e Gramshit, aktivitet per te cilin ka qene i regjistruar rregullisht dhe ka shlyer te gjitha detyrimet tatimore.

133

Page 134: Tetor 2009

Me kontrtaten e shitjes nr.142, date 16.02.1995 te redaktuar para noterit, i padituri Nuri Sherri e ka shitur apartamentin e blere nga shteti ne vitin 1993. Po keshtu, sipas vertetimit hipotekor date 16.02.1995, rezulton se i padituri ka shitur dhe lokalin qe e kishte per te ushtruar aktivitetin privat (lokal/restorant) ne qytetin e Gramshit ne shumen 1.000.000 leke.

Me pas i padituri Nuri ka blere nje truall prej 130 m2 ne qytetin e Pogradecit, te cilin e ka regjistruar ne emer te tij. Mbi kete truall eshte ndertuar nje ndertese trekateshe sipas lejes se ndertimit me nr.41, date 15.03.2000 per objektin lokal-banese te dhene ne emer te te paditurit, ndertese e cila eshte regjistruar po ne emer te tij me nr.pasurie 1/137 (me siperfaqe 130 m2 truall dhe ndertese e ndodhur ne qytetin e Pogradecit). Sa me siper rezulton sipas vertetimit hipotekor te leshuar nga ZRPP Progradec nr.293, date 23.02.2001.

Po keshtu, rezulton se i padituri Nuri Sherri ka vazhduar te ushtroje veprimtari private edhe pas shpernguljes ne qytetin e Pogradecit.

Paditesi Ardian Sherri eshte larguar ne emigracion dhe eshte kthyer serish ne vitin 2000. Pas kthimit nga emigracioni eshte strehuar ne banesen e ndertuar ne qytetin e Pogradecit, ku aktualisht banojne ne hyrje te ndara familjet e te dy paleve ndergjyqese.

Me padine e paraqitur per gjykim paditesi ka kerkuar detyrimin e te paditurit per t’a njohur bashkepronar ne 1/3 pjese te pasurise, truall dhe shtepi banimi tre kateshe, e ndodhur ne lagjen nr.1 Pogradec, me sip. 130 m2, duke pretenduar se pavaresisht se kjo prone figuron vetem ne emer te te atit, ne fakt ajo eshte ndertuar me kontributin e perbashket te tyre. Paditesi pretendon se ka bere nje veçim formal te trungjeve per arsye ekonomike. Ai pretendon se ka jetuar ne banesen ne qytetin e Gramshit, gje qe, sipas tij, provohet edhe nga çmimi i ulet me te cilin eshte privatizuar banesa ne emer te te atit. Paditesi pretendon se gjithe te ardhurat qe ka realizuar jane perdorur per ndertimin e shtepise, e cila sipas tij eshte ndertuar edhe me te ardhurat e krijuara nga shitja e apartamentit ne Gramsh.

I padituri pretendon se ka qene i ndare ligjerisht dhe faktikisht prej paditesit prej vitit 1992, kohe ne te cilen kane lindur dhe konflikte familjare midis paleve. Ai pretendon se blerja e truallit dhe ndertimi i baneses ne Pogradec eshte bere teresisht me te ardhurat e tij te siguruara nga aktivitetit privat dhe nga profesioni i tij i kuzhinjerit, dhe se strehimi i paditesit ne banesen e tyre ne Pogradec, pas kthimit te tij nga Greqia, eshte bere vetem pasi ai ishte i pastrehe dhe jo per shkak se ai ishte bashkepronar, pasi per ndertimin e kesaj banese ai nuk ka dhene asnje kontribut.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Pogradec, pasi ka marre ne shqyrtim mosmarreveshjen dhe ka administruar provat ne seance gjyqesore, me vendimin nr.379, date 26.06.2006 ka vendosur rrezimin e padise. Gjykata arsyeton se: “pretendimi i paditesit Adrian Sherri per qenien bashkepronar mbetet i paprovuar prej tij edhe pse ai kishte barren e proves (neni 12 i K.Pr.C.), per te provuar çdo pretendim te ngritur para gjykates per kontributin, llojin dhe masen”.

Paditesi Ardian Sherri ka paraqitur ankim kunder vendimit nr.379, date 26.06.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Pogradec ne Gjykaten e Apelit Korçe, e cila me vendimin nr.292, date 15.12.2006 ka vendosur: “Ndryshimin e vendimit nr.379, date 26.06.2006 te Gjykates se Shkalles se Pare Pogradec, si me poshte: Pranimin e padise. Detyrimin e te paditurit Nuri Sherri te njohe paditesin Ardian Sherri bashkepronar ne 1/3 pjese te nje siperfaqe trualli prej 130 m2 dhe nderteses se formes tre kateshe te ndertuar mbi te, e ndodhur ne qytetin e Pogradecit, me kufizime: V - pasuria nr.138, J - pasuria nr.1/47, L - pasuria nr.1/139 dhe P - pasuria nr.1/20”.

Gjykata e Apelit Korçe arsyeton se: “Ligji nr.7652, date 23.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore” ndergjyqesat i ka gjetur ne kete apartament ... Duke qene bashkeqiramarres ne kete apartamet dhe te ndare ne gjendje civile (date 1 dhjetor 1992), ndergjyqesat kane rene dakord qe apartamenti te privatizohet ne emer te te paditurit Nuri

134

Page 135: Tetor 2009

Sherri si kryefamilja, qe ishte gje qe e lejon dhe ligji (shih nenin 9, paragrafi III i ligjit nr.7652, date 23.12.1992), ç’ka u be realitet me kontraten e dates 10.05.1993 ..., si dhe vertetimin e ZRPP ... 1993. Me kontraten e shitjes nr.142, date 26.02.1995 i padituri ka shitur apartamentin... kundrejt çmimit 650.000 leke, si dhe lokalin ... ne qytetin e Gramshit ne vleren 1.000.000 leke. Me keto leke i padituri Nuri Sherri ka blere nje truall prej 130 m2 ne qytetin e Pogradecit (si fillim nepermjet nje kontrate dhurimi dhe me pas kontrate shitblerje), truall te cilin e regjistroi ne ZRPP ... Me pas mbi kete truall ndertoi nje godine trekateshe, te cilen dhe e ka regjistruar ne ZRPP ... Ne kete shtepi aktualisht banojne palet ndergjyqese, si dhe motra e paditesit dhe njekohesisht vajza e te paditurit, e quajtur Valbona Sherri ...

Jane marredheniet e tyre te ngushta familjare, at e bir, qe kane çuar ne te tilla veprime qe gjithçka te regjistrohet ne emer te te atit. ...

Eshte fakt qe ne marredheniet at e bir, inisiativa per te ndertuar shtepi nuk shoqerohet kurre me formalitete juridike per te rregulluar dhe percaktuar marredheniet midis tyre. ...Keshtu ka ndodhur edhe midis paleve ndergjyqesa qe, si apartamenti, lokali ne Gramsh dhe me pas trualli dhe shtepia e re ne Pogradec, te regjistrohen ne emer te te paditurit Nuri. ... paditesi eshte ne moshen 40 vjeç dhe pranohet edhe nga i padituri ... se ai ... ka realizuar te ardhura si emigrant ... Te dy [familjet] jane larguar se bashku nga Gramshi dhe po bashkerisht dhe per nje jete me te mire jane instaluar ne Pogradec, ku kane ndertuar dhe shtepine e banimit ne te cilen jetojne.

Vete forma e ndertimit te shtepise ne Pogradec, trekateshe, me hyrje te veçanta, flet per kontribut te perbashket ...

Gjykata çmon se grindjet dhe mosmarreveshjet e ndodhura kohet e fundit midis ndergjyqesave kane çuar ne mohimin e bashkepronesise”.

Kunder vendimit nr.292, date 15.12.2006 te Gjykates se Apelit Korçe, ka ushtruar rekurs i padituri Nuri Sherri dhe personi i trete Fatbardha Sherri, duke kerkuar prishjen e vendimit nr.292, date 15.12.2006 te Gjykates se Apelit Korçe dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.379, date 26.06.2006 te Gjykates e Rrethit Gjyqesor Pogradec, per keto shkaqe:

- Gjykata e apelit ne dhenien e vendimit nuk i eshte referuar ligjit por tradites, duke krijuar precedent gjyqesor negativ. Te thuash se çdo veprim juridik i te paditurit Nuri Sherri eshte lejuar nga paditesi vetem ne shenje respekti ndaj te atit nuk eshte nje arsyetim ligjor.

- Ne baze te neneve 8, 10 dhe 16 te K.Pr.C., gjykata shqyrton te gjitha faktet e paraqitura ne gjykim nga palet dhe jep nje vendim te bazuar mbi keto fakte sipas dispozitave ligjore.

- Paditesi ka barren e proves per te provuar pretendimet e tij per kontribut, konform nenit 12 te K.Pr.C., nderkohe qe ne te dy shkallet e gjykimit nuk ka paraqitur asnje prove per te vertetuar kontributin e tij.

- Gjykata e apelit ka prezumuar bashkepronesine ne pjese te barabarta, nderkohe qe ne rastin konkret kemi bashkepronesia duhet te provohet dhe jo te prezumohet.

Ndersa paditesi Ardian Sherri ka paraqitur kunderrekurs, ne te cilin parashtron se: - Vendimi nr.292, date 15.12.2006 i Gjykates se Apelit Korçe eshte i drejte dhe i

bazuar ne ligj.- Paditesi asnjehere nuk eshte ndare nga familja, pavaresisht se ka qene i ndare ne

gjendje civile. Edhe kur eshte kthyer nga Greqia ai ka jetuar ne te njejten banese me prinderit.- Vetem pas disa divergjencave te krijuara ndermjet bashkeshortes se paditesit dhe te

paditurit, paditesi eshte ndare nga familja prinderore duke jetuar ne familje me vete ne hyrjen e ndertuar per motren e tij.

Duke e parë në tërësinë e tij gjykimin e kësaj çështjeje, Kolegji Civil i Gjykatë së Lartë, i çmon si jo te drejta konkluzionet e Gjykates se Apelit Korçe. Ato jane rezultat i nje zbatimi te gabuar te ligjit. Ne te kundert vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Pogradec, Kolegji Civil i Gjykates se Larte e çmon si te drejte dhe te bazuar ne ligj dhe ne prova.

135

Page 136: Tetor 2009

Ky qendrim i Kolegjit bazohet ne arsyetimin se padia objekt gjykimi eshte nje padi per njohje bashkepronesie. Mbeshtetur ne nenin 12 te K.Pr.C., “Pala qe pretendon nje te drejte, ka detyrimin qe, ne perputhje me ligjin, te provoje faktet mbi te cilet bazon pretendimin e saj”, per rrjedhoje ne padine objekt gjykimi barra e proves i takon paditesit, per te provuar se ka kontribuar per blerjen e truallit dhe ndertimin e objektit trekatesh shtepi banimi te ndodhur ne qytetin e Pogradecit, ne te cilen pretendon se eshte bashkepronar se bashku me te paditurin.

Referuar pretendimeve te paditesit ne gjykimet e zhvilluara, nje nga menyrat se si ai pretendon se ka kontribuar per krijimin e kesaj pasurie ka qene nepermjet perdorimit te te ardhura te krijuara nga shitja e baneses ne qytetin e Gramshit, per blerjen e truallit dhe ndertimin e shtepise ne qytetin e Pogradecit.

Gjate shqyrtimit gjyqesor ka rezultuar e provuar se paditesi Ardian, se bashku me bashkeshorten e tij qe prej marteses dhe deri ne 02.07.1992, kane figuruar ne te njejtin trung familjar me te paditurin dhe personin e trete. Ndersa pas dates 02.07.1992 ata figurojne ne trungje familjare te ndara.

Megjithese paditesi dhe i padituri kane bashkejetuar ne qytetin e Gramshit ne te njejten banese, deri ne momentin e largimit te paditesit dhe familjes se tij ne emigracion, ka rezultuar e provuar se qiramarres ne kete banese ka figuruar vetem i padituri Nuri Sherri dhe se banesa eshte privatizuar vetem ne emer te tij, me ane te kontrates se privatizimit date 13.05.1993 dhe kontrates noteriale date 23.07.1993. Gjithashtu kjo blerje banese rezulton te jete transkriptuar dhe ne regjistrat hipotekore te Hipotekes Gramsh date 26.07.1993.

Edhe po t’i referohemi ligjit nr.7652, date 23.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore” ne nenin 1 te tij percaktohet se: ky ligj ka per qellim te realizoje privatizmin e banesave shteterore “duke u dhene te drejten qiramarresve te banesave shteterore te behen pronare te tyre”, ndersa ne nenin 20 te tij percaktohet se: “Per efekt te zbatimit te ketij ligji te merret per baze perberja familjare dhe gjendja e strehimit qe rezulton ne regjistrat themeltare te shtetasve ne daten 1 dhjetor 1992”.

Nga sa me siper, me te drejte ka rezultuar e provuar ne gjykimin ne shkalle te pare, se paditesi me 01.12.1992 ka qene ne trung familjar me vete, nuk ka qene qiramarres i baneses dhe se me te drejte drejte nuk ka perfituar nga privatizimi i kesaj banese e per pasoje nuk mund qe te pretendoje se ka qene bashkepronar me palen e paditur ne banesen e ndodhur ne qytetin e Gramshit. Gjithsesi vlefshmeria e kontrates se privatizimit te baneses shteterore nuk eshte objekt i ketij gjykimi.

Veç sa me siper, paditesi ka pretenduar ne gjykimet e zhvilluara, se ka kontribuar per krijimin e pasurise objekt gjykimi truall dhe objekt trekatesh banimi i ndodhur ne qytetin e Pogradecit, nepermjet te ardhurave te krijuara nga puna e tij ne emigracion, si dhe kontributeve te mundshme nga bashkejetesa ne nje ekonimi te perbashket me te paditurin, per aq kohe sa mund te kete zgjatur ajo.

Edhe per sa i perket ketyre pretendimeve, Kolegji vlereson se me te drejte nuk kane rezultuar te provuara, pasi ne gjykimet e zhvilluara nuk jane administruar akte shkresore ose prova te tjera qe te provojne se paditesi ka krijuar ndonje depozite kursimesh, apo ka paguar ndonje fature duke perballuar shpenzime per ndertimin e shtepise apo blerjen e truallit.

Per me teper, familjet e ndergjyqesave nuk rezulton te kene jetuar ndonjehere ne harmoni familjare, gje qe do te mund te justifikonte premisen per mbeshtetjen reciproke ekonomike midis tyre.

Nga ana tjeter, Kolegji vlereson se me te drejte, ne shqyrtimin gjyqesor te çeshtjes ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Pogradec, ka rezultuar plotesisht e provuar pronesia e te paditurit Nuri Sherri mbi truallin dhe objektin trekatesh ne qytetin e Pogradecit. I padituri pavaresisht se rezulton se ka dale ne pension qe ne vitin 1993, ka ushtruar veprimtari ekonomike private nga viti 1991 deri ne 2005, veprimtari prej te ciles ka krijuar te ardhura.

136

Page 137: Tetor 2009

Ne veshtrim te sa me siper, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Korçe nuk eshte i bazuar ne prova dhe ne ligj. Pretendimi i paditesit per bashkepronesi mbi baze kontributi eshte çeshtje provueshmerie nga pala qe e ngre kete pretendim dhe nuk perben nje prezumim ligjor te bashkepronesise ne pjese te barabarta, pavaresisht qenies ne marredhenie te aferta familjare, apo jetese ne te njejtin objekt per nje periudhe te caktuar kohe. Per gjithe sa me siper drejt eshte arsyetuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Pogradec duke rrezuar padine e paditesit, vendimi i te ciles eshte i drejte, i bazuar ne ligj dhe ne prova dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.292, date 15.12.2006 te Gjykates se Apelit Korçe dhe lenien ne

fuqi te vendimit nr.379, date 26.06.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Pogradec.

Tirane, me 13.10.2009

137

Page 138: Tetor 2009

Nr.11241-00573-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1317 i Vendimit (316)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Irma Bala KryesueseArjana Fullani AnëtareAleksandër Muskaj AnëtarMirela Fana AnëtareGuxim Zenelaj Anëtar

ne seancen gjyqesore te dates 13.10.2009 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TATIMEVE, në mungesë

I PADITUR: KOMISIONI I SHËRBIMIT CIVIL, në mungesë

PERSON I TRETË: ASTRIT LLUBANI, i pranishëm, pa avokat

OBJEKTI I PADISË:Kundërshtim i vendimit nr.522, datë 07.07.2006

të Komisionit të Shërbimit Civil.Baza Ligjore: Nenet 328 dhe 442 të K.Pr.C.

dhe ligji nr.8549, date 11.11.1999 “Për statusin e nëpunësit civil”.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.287, date 12.12.2006, ka vendosur:Pushimin e gjykimit te çështjes me palë paditëse Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Tiranë, i paditur Komisioni i Shërbimit Civil dhe person i tretë Astrit Llubani.

Kunder këtij vendimi ka bërë rekurs pala paditëse, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Tirane, e cila kërkon prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

- Më datën 12.12.2006, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, përveç proçesit me personin e tretë Astrit Llubani, ka qenë palë ndërgjyqëse edhe ne tre proçese gjyqësore, që zhvilloheshin në gjykaten e apelit.

- Gjyqtari i çështjes, duke mos e ditur se ishim në gjykimin e një çështjeje në sallën tjetër, ka vendosur pushimin e gjykimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dёgjoi relatimin e gjyqtarit Guxim Zenelaj; dhe si bisedoi çështjen nё tёrёsi,

138

Page 139: Tetor 2009

V Ë R E NSe vendimi nr.287, date 12.12.2006 i Gjykatës së Apelit Tiranë eshte rezultat i

zbatimit te gabuar te ligjit procedurial e per pasoje çeshtja duhet te prishet dhe te dërgohet për rishqyrtim ne ate gjykate, me tjetër trup gjykues.

Rezulton se, personi i tretë, Astrit Llubani, ka punuar si inspektor tatimor pranë Degës së Tatimeve të Rrethit Krujë prej vitit 2004.

Me vendimin nr.792, datë 05.05.2006 te Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, ai është larguar nga shërbimi civil.

Pas ankimit të personit të tretë, Komisioni i Shërbimit Civil, me vendimin nr.522, datë 07.07.2006, ka vendosur:

Pranimin e ankesës së ankuesit Astrit Llubani.Shfuqizimin e aktit nr.792, datë 05.05.2006 të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve

për dhënie masë disiplinore “Largim nga shërbimi civil”, për shkak të moszbatimit të proçedurave disiplinore.

Kthimin e ankuesit në detyrën e mëparshme si inspektor pranë Degës së Tatimeve të Rrethit Krujë.

T’i paguhet paga ankuesit për gjithë kohën e qëndrimit pa punë padrejtësisht, deri në zbatimin e këtij vendimi.

Vendimin e mësipërm e ka kundërshtuar në Gjykatën e Apelit Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Gjykata e Apelit me vendimin nr.287, datë 12.12.2006 ka vendosur pushimin e gjykimit të çështjes, për shkak se nuk ishte paraqitur përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke ju referuar nenit 179 të K.Pr.C.

Ky Kolegj konstaton se, gjykata e apelit është mbështetur gabimisht në nenin 179 të K.Pr.C., pasi në këtë rast ajo duhej të zbatonte rregullat proceduriale të shqyrtimit të çështjes si gjykatë apeli, meqënëse është vënë në lëvizje nëpërmjet ankimit kundër vendimit të Komisionit të Shërbimit Civil.

Në vendimin unifikues nr.20, datë 15.11.2007 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë percaktohet se, procedura e shqyrtimit nga gjykata e apelit e mosmarrëveshjeve, që lidhen me ankimin ndaj një vendimi të dhënë nga Komisioni i Shërbimit Civil, do te jetë ajo e parashikuar nga neni 461 i K.Pr.C., pra gjykata zbaton procedurën e shqyrtimit të çështjes si gjykatë apeli.

Për rrjedhojë, mosparaqitja e palëve në gjykimin në gjykatën e apelit, ku njoftimi bëhet me shpallje, nuk pengon shqyrtimin e çështjes, me përjashtim të rastit kur janë njoftuar shkaqe të arsyeshme për mungesën.

Megjithëse nuk ka pasur njoftime për shkaqe të arsyeshme të mungesës dhe palët kanë qenë të njoftuara për ditën dhe orën e gjykimit, siç e kërkon dispozita e mësipërme, Gjykata e Apelit Tiranë nuk e ka zbatuar këtë dispozitë dhe nuk ka vazhduar shqyrtimin e ankimit, në mungesë të palëve, pasi padia e paraqitur duhej trajtuar si ankim.

Për sa më sipër, vendimi i gjykatës së apelit duhet të prishet dhe çështja do të kthehet për rishqyrtim në po atë gjykatë, e cila gjatë rishqyrtimit, duhet t’i referohet edhe vendimeve unifikuese të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.3, datë 24.01.2007 dhe nr.20, datë 15.11.2007.

139

Page 140: Tetor 2009

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatёs sё Lartё, mbёshtetur nё nenin 485/c tё K.Pr.C.,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.287, date 12.12.2006 tё Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim Gjykatës së Apelit Tiranë, me tjetër trup gjykues.

Tirane, me 13.10.2009

140

Page 141: Tetor 2009

Nr.11118-00726-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1271 i Vendimit (317)

VENDIMNЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përberë nga:

Irma Bala KryesueseMirela Fana AnetareAriana Fullani AnetareAleksander Muskaj AnetarGuxim Zenelaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 13.10.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:

PADITËS: MARDELIAN GOLEMI, i biri i Abazit, i dtl.1975, lindur dhe banues ne Roskovec, Fier, ne mungese

I PADITUR: MINISTRIA E FINANCAVE TIRANE,ne mungeseDEGA E BUXHETIT (THESARIT) FIER, ne mungese

PERSON I INTERESUAR: PROKURORIA E RRETHIT GJYQESOR FIER, ne mungese

OBJEKTI: Kompensim per burgim te padrejte per periudhen

nga data 22.10.2004 deri ne daten 21.01.2005, ne masen 5000 leke ne dite.

Baza ligjore: Neni 268, 269 te K.Pr.Penale, neni 57 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me vendimin nr.635, date 12.05.2005, ka vendosur:Pranimin e kerkese padise se paditesit Mardelian Golemi.Detyrimin e pales se paditur te paguaje ne favor te paditesit Mardelian Golemi shumen prej 455.000 (katerqind e pesedhjete e pese mije) si vlere kompensimi per paraburgimin e padrejte te vuajtur nga paditesi, nga data 22.10.2004 deri ne daten 21.01.2005.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.93, date 28.02.2006, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.635, date 12.05.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier e duke gjykuar çeshtjen ne fakt:Rrezimin e kerkeses se paditesit si te pabazuar.

141

Page 142: Tetor 2009

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka bere rekurs paditesi Mardelian Golemi, duke kerkuar prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

- Me vendimin nr.223, date 25.10.2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier eshte vleresuar i ligjshem ndalimi dhe eshte caktuar si mase sigurimi ajo e arrestit ne burg.

- Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Fier ka vendosur nepermjet vendimit, pushimin e akuzes ne ngarkimin tim per vepren penale te vjedhjes me dhune, te kryer ne bashkepunim.

- Jam hetuar dhe liruar me cilesine e te paraburgosurit nga dhomat e paraburgimit te Komisariatit te Policise Fier, ku kam qendruar nga data 22.10.2004 deri ne daten 21.01.2005, gjithsej 91 dite.

- Une i permbush kushtet dhe kriteret e parashikuara nga nenet 268 dhe 269 te Kodit te Procedures Penale.

- Nga vendimi i pushimit te akuzes, nuk rezulton qe une te jem bere shkak per marrjen time ne cilesine e te pandehurit.

- Pretendimi per kompensim eshte ngritur brenda afateve te parashikuara nga neni 269 i Kodit te Procedures Penale

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana; ne mungese te paleve ndergjyqese; si

dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.93, date 28.02.2006 i Gjykates se Apelit Vlore eshte i pabazuar ne ligj,

dhe si i tille duhet te prishet dhe te lihet ne fuqi vendimi nr.635, date 12.05.2005 i Gjykates se Rrethit gjyqesor Fier.

Rrethanat e çeshtjes. Nga gjykimi ka rezultuar se paditesi Mardelian Golemi, ne date 22.10.2004 eshte

ndaluar nga Policia Gjyqesore prane Prokurorise se Rrethit Fier, si i dyshuar per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me dhune ne bashkepunim, parashikuar nga neni 139 i K.Penal.

Me kerkese te Prokurorise se Rrethit Fier, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me vendimin nr.223 akti, date 25.10.2004, ka vendosur: Vleresimin si te ligjshem te ndalimit te shtetasit Mardelian Golemi dhe caktimin si mase sigurimi “arrest ne burg”.

Pas kryerjes se veprimeve proceduriale gjate hetimeve paraprake, organi i Prokurorise, me vendimin e dates 21.05.2008, ka vendosur, ne baze te nenit 328, pika 1, germa “dh“ te K.Pr.P., pushimin e akuzes per paditesin Mardelian Golemi, duke urdheruar lirimin e menjehershem te tij nga dhomat e paraburgimit.

Ne kete gjendje paraburgimi paditesi ka qendruar nga data 22.10.2004 deri ne date 21.01.2005 qe eshte vendosur pushimi i akuzes.

Paditesi Mardelian Golemi i eshte drejtuar Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier me padi, duke kerkuar nga pala e paditur, Ministria e Financave, kompensimin per burgim te padrejte, ne baze te nenit 268-296 te K.Pr.Penale dhe nenit 57 te K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier ka vendosur detyrimin e pales se paditur, Ministria e Financave, te kompensoje per burgim te padrejte paditesin Mardelian Golemi ne shumen prej 455.000 leke, qe perfshin 91 dite paraburgim.

Kunder vendimit gjyqesor te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier ka bere ankim organi i Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Fier, duke kerkuar prishjen e vendimit dhe rrezimin e kerkese padise, pasi ne kushtet e arrestimit te paditesit dyshimi ka qene i bazuar per kryerjen e vepres penale per te cilen eshte akuzuar dhe nuk duhet te kompensohet per burgim te padrejte.

142

Page 143: Tetor 2009

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.93 date 28.02.2006, ka vendosur te ndryshoje vendimin gjyqesor nr.635, date 12.05.2005 dhe duke gjykuar çeshtjen ne fakt ka rrezuar padine e ngritur nga paditesi Mardelian Golemi.

Gjykata e Apelit Vlore ka arsyetuar se veprimet e organit te prokurorise jane kryer konform kerkesave procedurale dhe ne ecurine e hetimeve, pasi jane kryer veprimet e nevojshme me ekspertimet perkatese e deklarimet e te demtuarit dhe kur, nga provat e grumbulluara, nuk eshte sqaruar bindshem per fajesine e te pandehurit, organi i prokurorise ka vendosur menjehere pushimin e akuzes ndaj te pandehurit.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore ka bere rekurs paditesi Mardelian Golemi, i cili pretendon se: Gjykata e Apelit Vlore, nuk ka bere hetim te plote e te gjithanshem, dhe se kerkese padia e tij eshte mbeshtetur ne kushtet dhe kriteret e parashikuara nga nenet 268 dhe 269 te Kodit te Procedures Penale dhe te nenit 57 te Kodit Penal.

Nga provat e administruara, rezulton se paditesi, Mardelian Golemi, eshte ndaluar me vendimin e prokurorit. Me vendimin e prokurorit, date 21.01.2005, eshte vendosur pushimi i akuzes dhe lirimi i menjehershem i tij nga dhomat e paraburgimit.

Vendimi i prokurorit per pushimin e akuzes ndaj te pandehurit (paditesit), nuk eshte ankimuar dhe ka marre formen e prere.

Nga permbajtja e vendimit te prokurorit date 21.01.2005 per pushimin e akuzes ndaj te pandehurit (paditesit) Mardelian Golemi, nuk rezulton qe paditesi te jete bere shkak per marrjen e tij te pandehur.

Kerkese padia e paditesit Mardelian Golemi eshte paraqitur brenda 3 vjeteve nga dita qe eshte marre vendimi i prokurorit per pushimin e akuzes.

Me te drejte Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier pranon se, ne kushtet kur me vendim te prokurorit eshte vendosur pushimi i akuzes, jemi para rasteve te parashikuara nga neni 268/1 i K.Pr.Penale, i cili parashikon se: “Ai qe eshte deklaruar i pafajshem me vendim te formes se prere ka te drejten e kompensimit per paraburgimin e vuajtur, me perjashtim te rasteve kur eshte provuar qe vendimi i gabuar, ose moszbulimi ne kohen e duhur i faktit te panjohur eshte shkaktuar teresisht ose pjeserisht prej tij”.

Sipas permbajtjes te dispozites se sipercituar, personi qe ka marre pafajesi, ose ndaj te cilit eshte pushuar çeshtja, perjashtohet nga e drejta per kompensim per burgim te padrejte kur: a) eshte provuar qe vendimi eshte i gabuar teresisht ose pjeserisht, per fajin e tij dhe b) mos zbulimi ne kohen e duhur te fakteve te panjohura, administrimi i te cilave nga gjykata penale, nuk do ta çonte ate ne marrjen e nje vendimi fajesie per kerkuesin, ka ndodhur teresisht ose pjeserisht per fajin e ketij te fundit.

Ne rastin konkret, nga gjykimi nuk eshte provuar ekzistenca e ndonje prej rrethanave, prania e te cilave, sipas ligjit, perjashton te drejten per kompensim per burgim te padrejte.

Duke gjykuar ne teresi çeshtjen, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Vlore eshte marre ne kundershtim me ligjin dhe provat e administruara gjate gjykimit. Gjykata e Apelit Vlore ka gabuar ne vleresimin e provave dhe ne zbatimin e kerkesave te parashikuara ne nenet 268 e 269 te Kodit te Procedures Penale. Nga ana e saj nuk eshte bere analiza e plote dhe e gjithanshme e rrethanave dhe provave shkresore te administruara gjate gjykimit.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier ka zbatuar kriteret e rregulluara me praktiken gjyqesore te Gjykates se Larte, duke ju referuar vendimit unifikues nr.3, date 27.03.2003 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, ku eshte pranuar masa e kompensimit per nje dite burg do te jete 5.000 leke, sipas paragrafit te trete te nenit 57 te K.Penal.

Ne rrethanat e siperme, Kolegji Civil çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Vlore duhet te prishet dhe duhet te lihet ne fuqi vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier.

143

Page 144: Tetor 2009

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/b te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.93, date 28.02.2006 te Gjykates se Apelit Vlore dhe lenien ne

fuqi te vendimit nr.635, date 12.05.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier.

Tirane, me 13.10.2009

144

Page 145: Tetor 2009

Nr.11111-01986-00-2006 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1276 i Vendimit (318)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Shpresa Beçaj KryesueseEvjeni Sinoimeri AnetareFatos Lulo AnetarArdian Nuni AnetarEvelina Qirjako Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 15.10.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen civile, qe u perket:

PADITËS: NDUE TUSHATË PADITUR: NDOK LLESHI

ZYRA E REGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTSHME MIRDITE

PERSON I TRETË: ZYRA E ADMINISTRIMIT DHE MBROJTJES SE TOKES MIRDITE

OBJEKTI:Anullimin e tapise me nr.16, date 07.04.1993

dhe çregjistrimi i prones nga regjistrat e pasurise se paluajtshme.Baza Ligjore: Neni 92 i K.Civil,

Ligji nr.7501, date 19.07.2001 “Per Token”, VKM nr.230, date 23.09.1991.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Mirdite, me vendimin nr.113, date 07.10.2005, ka vendosur:

Anullimin pjeserisht te aktit te marrjes se tokes ne pronesi nr.16, date 07.04.1993 per te paditurin Ndok Lleshi per parcelen nr.470/1, me siperfaqe prej 6500 m2.Detyrimin e ZRPP Mirdite te beje çregjistrimin nga regjistrat e pasurise se paluajtshme te pasurise nr.470/1, me siperfaqe 8400m2, vol.2, faqe 106, regjistruar ne emer te te paditurit Ndok Lleshi.Detyrimin e ZAMT Mirdite te pajise paditesin Ndue Tusha me 3753m2 toke bujqesore.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1150, date 02.11.2006, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.113 date 07.10.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Mirdite.Anullimin pjeserisht per 3753 m2 toke te aktit te marrjes ne pronesi te tokes me nr.16, date 07.04.1993, per parcelen 470/1 nga i padituri Ndok Lleshi.

145

Page 146: Tetor 2009

Detyrimin e Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Mirdite te beje çregjistrimin e kesaj pjese te pasurise nga pronesia e te paditurit Ndok Lleshi.Detyrimin e Zyres se Administrimit e Mbrojtjes se Tokes Mirdite te pajise paditesin Ndue Tusha me 3753 m2 toke bujqesore.

Kunder vendimit të gjykates së apelit ka ushtruar rekurs paditesi dhe i padituri, te cilet kerkojne prishjen e vendimit te apelit, duke parashtruar si me poshte:

Paditesi:- Nuk jam cenuar vetem per sasine e tokes se marre, por edhe persa i perket normes per

fryme, pasi kjo percaktohet nga sasia qe ka kooperativa ne momentin e ndarjes se tokes.

I padituri:- Gjykata e apelit ka dhene nje vendim te pazbatueshem, pasi nuk ka percaktuar se ne

cilen ane do te hiqet siperfaqja prej 3753m2.- Ne gjykim duhet te thirreshin edhe pjesetaret e tjere te familjes, per te mbrojtur

interesat e tyre.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Shpresa Beçaj; ne mungese te paleve ndergjyqese

dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NSe vendimi nr.1150, date 02.11.2006 i Gjykates se Apelit Tirane eshte i bazuar ne ligj,

si i tille duhet te lihet ne fuqi. Nga shqyrtimi i akteve te dosjes gjyqesore, te administruara ne gjykimet e zhvilluara,

rezulton e provuar si vijon:Paditesi Ndue Tusha, banor i fshatit Lurth, komuna Qender Rreshen, eshte pajisur me

2890 m2 toke bujqesore dhe 300 m2 truall, me kufizimet perkatese, nepermjet aktit te marjes se tokes ne pronesi nr.30, date 23.10.1992. Nga ana tjeter rezulton se i padituri Ndok Lleshi, banor i fshatit Rrushkull, komuna Kthelle, nepermjet aktit te marjes se tokes ne pronesi nr.16, date 07.04.1993, eshte pajisur me toke bujqesore ne siperfaqen 8400 m2 ne vendin e quajtur “Sheshi i kumones”. Prona e ketij te fundit eshte regjistruar ne regjistrat e Z.R.P.P. Rreshen.

Me pretendimin se nuk eshte plotesuar me siperfaqen e tokes qe i takon sipas numrit te anetareve te familjes ne baze te gjendjes civile te vitit 1991 dhe ligjit nr.7501, date 10.07.1991, si dhe nisur nga fakti se toka e ndodhur ne vendin “Sheshi i kumones”, e cila i eshte dhene te paditurit Ndok Lleshi, ne fakt ka qene prone e tij, me padine e paraqitur per gjykim, paditesi Ndue Tusha ka kerkuar anullimin e aktit te marjes se tokes ne pronesi dhene ne favor te te paditurit si akt absolutisht i pavlefshem dhe çregjistrimin e saj nga Zyra e Regjisrimit te Pasurive te Paluajtshme Rreshen. Pavlefshmeria e aktit, sipas pretendimeve te te paditurit, konsiston edhe per faktin se ky akt eshte nxjerre nga Komisioni i Ndarjes se Tokes Rrushkull, i cili nuk eshte kompetent per ndarjen e kesaj toke.

Nga aktet rezulon se paditesi eshte ankuar ne rruge adminisrative prane organeve te pushtetit lokal dhe Ministrise se Bujqesise, por ka mare pergjigje negative, me argumentin se toka eshte ndare dhe nuk ka më siperfaqe te lira, duke e orientuar per zgjidhjen e konfliktit ne rruge gjyqesore.

146

Page 147: Tetor 2009

Pas gjykimit te kesaj çeshtje ne tre shkallet e gjykimit dhe kthimit te saj per rigjykim ne Gjykaten e Apelit Tirane, kjo e fundit, me vendimin nr.187, date 17.02.2005, ka kthyer çeshtjen per rigjykim ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Mirdite, pasi ka konkluduar se per te plotesuar detyrat e lena nga Gjykata e Larte duheshin administruar prova te reja, marrja e te cilave ka paraqitur veshtiresi per ate gjykate.

Ne perfundim te rigjykimit te çeshtjes, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Mirdite, me vendimin nr.113, date 07.10.2005, ka anulluar pjeserisht aktin e marrjes se tokes ne pronesi nr.16, date 07.04.1993 per te paditurin Ndok Lleshi per parcelen nr.470/1, me siperfaqe 6500 m2. Detyrimin e Z.R.P.P. Mirdite te beje çregjistrimin nga regjistrat e pasurise se paluajtshme te pasurise nr.470/1 me siperfaqe 8400 m2, vol.2, faqe 106, regjistruar ne emer te te paditurit Ndok Lleshi dhe detyrimin e Zyres se Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes Mirdite te pajise paditesin Ndue Tusha me 3753 m2 toke bujqesore.

Mbi ankim te te paditurit, Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1150, date 02.11.2006, ka ndryshuar vendimin nr.113, date 07.10.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Mirdite, duke anulluar pjeserisht per siperfaqen 3753 m2 toke aktin e marjes se tokes ne pronesi nr.16, date 07.04.1993, per parcelen 470/1 nga i padituri Ndok Lleshi. Detyrimin e Z.R.P.P. Mirdite te beje çregjistrimin e kesaj pjese te pasurise nga pronesia e te paditurit Ndok Lleshi. Detyrimin e Zyres se Administrimit e Mbrojtjes se Tokes Mirdite te pajise paditesin Ndue Tusha me 3753 m2 toke bujqesore, me arsyetimin se “… gjykata e shkalles se pare duke anulluar plotesisht aktin nr.16, date 07.04.1993 per siperfaqen 6500 m2 ka legjitimuar paditesin per më shume siperfaqe se sa eshte interesi i tij i ligjshem… eshte vertetuar ne gjykim se ndarja e tokes se ndodhur ne vendin “Sheshi i kumones” nga komisioni i ndarjes se tokes se fshatit Rrushkull ne favor te te paditurit vjen ne kundershtim me ligjin nr.7501, date 19.07.1991 dhe V.K.M. nr.255, date 02.8.1991 … me vendimin nr.3, date 12.09.1991 te Komisionit te Ndarjes se Tokes te Rrethit Mirdite eshte vendosur qe kjo toke te ndahej banoreve te fshatit Lurth, banor i te cilit eshte paditesi, per kete shkak paditesi ka mbetur pa u plotesuar me toke bujqesore sipas frymeve… pavaresisht se e gjithe kjo siperfaqe eshte ndare ne kundershtim me ligjin, paditesi Ndue Tusha legjitimohet ne padine e tij vetem per siperfaqen 3753 m2 mbetur pa u plotesuar ne baze te ligjit nr.7501…

Kete vendim e kane rekursuar te dy palet ndergjyqese, duke pretenduar perkatesisht paditesi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit gjyqesor, i cili ka pranuar padine e paraqitur, ndersa i padituri kerkon prishjen e vendimit dhe ndryshimin e tij, duke pretenduar se vendimi i kesaj gjykate eshte i pazbatueshem.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, pasi shqyrtoi aktet e ndodhura ne dosjen civile, pretendimet e parashtruara ne rekurset e paraqitura, arsyetimet e vendimeve te gjykatave respektive dhe pasi i ballafaqoi me ligjin, çmon se rekurset e paraqitura nuk permbajne shkaqe ligjore nga ato qe parashikon neni 472 i K.Pr.Civile, per rrjedhoje vendimi i Gjykates se Apelit Tirane, objekt rekursi, eshte rrjedhoje e zbatimit te drejte te ligjit, si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Nga shqyrtimi i mosmarreveshjes ne gjykim, rezulton qarte se shkak per lindjen e saj nuk jane veprimet e kunderligjshme te paleve ndergjyqese (paditesit Ndue Tusha, apo te paditurit Ndok Lleshaj). Te siperpermendurit, ashtu si te gjithe banore te tjere te familjeve me banim te fshat, duke gezuar te drejten e pajisjes me toke bujqesore konform ligjit nr.7501, date 19.07.1991 “Per token”, jane pajisur me toke bujqesore, fakt qe vertetohet me aktet respektive te marrjes se tokes ne pronesi te administruara ne gjykim. Por, siç rezulton nga kronologjia e ngjarjeve, paditesi ka pasur pretendime, pasi, sipas tij, i eshte dhene toke me pak se sa i takon ne baze te numrit te anetareve te familjes se tij sipas gjendjes civile te vitit 1991 dhe meqenese toka e ndodhur tek “Sheshi i kumones” ka qene prone e tij para se te

147

Page 148: Tetor 2009

shtetezohej, ka kerkuar qe te anullohet akti i ndarjes se kesaj toke ne favor te te paditurit Ndok Lleshaj.

Gjykatat kane konkluduar se toka e ndodhur ne vendin “Sheshi i kumones” eshte ndare ne kundershtim me ligjin dhe aktet nen/ligjore ne baze e per zbatim te tij, pasi ajo toke ishte e caktuar per t’iu ndare banoreve te fshatit Lurth; si i tille vendimi i Komisionit te Ndarjes se Tokes te fshatit Rrushkull eshte shfuqizuar me vendimin perkates te Komsionit te Ndarjes se Tokes ne Rrethin e Mirdites.

Ne keto rrethana, ashtu si me te drejte ka konkluduar edhe gjykata e apelit, kerkimi i paditesit per t’u plotesuar me toke bujqesore, sipas kritereve dhe percaktimeve te ligjit “Per token” dhe akteve nen/ligjore dale ne zbatim te tij, eshte i mbeshtetur ne ligj dhe per realizimin e kesaj te drejte, ne baze te ligjit te cituar me lart, i lind detyrimi Zyres se Adminisrimit dhe Mbrojtjess se Tokes Mirdite, e cila nepermjet ketij vendimi eshte e detyruar te pajise paditesin Ndue Tusha me 3753 m2 toke bujqesore, siperfaqe e perllogaritur ne gjykim ne baze te kritereve te percakuara me vendim te Keshillit te Ministrave ne ate zone.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.1150, date 02.11.2006 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 15.10.2009

148

Page 149: Tetor 2009

Nr.11119-01966-00-2006 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1257 i Vendimit (319)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Shpresa Beçaj KryesueseEvjeni Sinoimeri AnetareFatos Lulo AnetarEvelina Qirjako AnetareArdian Nuni Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 15.10.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe u perket:

PADITËS: THANAS JORGO, ne mungese.I PADITUR: BAJRAM MINGA, ne mungese.

OBJEKTI:Kthimi i shumes qe paditesi ka bere ne favor te te paditurit,

pa shkak te ligjshem.Baza Ligjore: Nenet 655 - 658 te K.Civil,

nenet 123 te K.Civil, neni 202 e vijues te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, me vendimin nr.3461, datë 02.06.2005 ka

vendosur:Rrezimin e padise se paditesit Thanas Jorgo si te pabazuar ne ligj.Shpenzimet gjyqesore paditesit.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.938, datë 14.09.2006, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.3461 date 02.06.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqësor Tirane.Pranimin e pjesshem te kerkese padise.Detyrimin e te paditurit Bajram Minga te paguaje ne favor te paditesit Thanas Jorgo shumen prej 77.745 leke.Shpenzimet gjyqesore ne masen 15.000 leke (per akt ekspertimin) ne ngarkim te te paditurit Bajram Minga.

Kundër vendimit të mesiperm ka ushtruar rekurs i padituri Bajram Minga, i cili kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane nr.3461, date 02.06.2005.

- Vendimi i gjykates se apelit eshte dhene ne zbatim te gabuar te ligjit.- Gjate gjykimit ne apel jane konstatuar shkelje proceduriale qe kane ndikuar ne

dhenien e vendimit.

149

Page 150: Tetor 2009

- Persa i perket vleres fillestare te ndertimit (dhe truallit) i padituri e ka bere pagesen e pjeses se vet. Berja e pageses provohet dhe me vendimin nr.396, date 10.01.1997 te Gjykates se Apelit Tirane.

- Persa parashtrojme ne rekurs kerkojme prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqësor Tirane nr.3461, date 02.06.2005, si te bazuar ne ligj e ne prova.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Shpresa Beçaj; ne mungese te paleve ndergjyqese

dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.938, date 14.09.2006 i Gjykates se Apelit Tirane, i cili ka ndryshuar

vendimin nr.3461, date 02.06.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqësor Tirane dhe ka vendosur pranimin pjeserisht te padise, eshte i pabazuar ne ligj. Per kete arsye vendimi i Gjykates se Apelit Tirane duhet te prishet dhe te lihet ne fuqi vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqësor Tirane, me te cilin eshte rrezuar padia.

Nga aktet e dosjes gjyqesore te administruara ne gjykimet e zhvilluara, rrethanat e çeshtjes kane rezultuar te provuara si me poshte:

Palet ndergjyqese kane qene punonjes te Ndermarrjes Riparim Sherbimeve Tepelene, si te tille, ne baze te ligjit nr.7512, date 10.08.1991, u ka lindur e drejta e privatizimit te nje lokali sherbimesh “Rrobaqepsi”. Ne keto kushte, midis paleve ndergjyqese, nje personi tjeter (jo pjesemares ne kete gjykim) dhe Ndermarrjes se Riparim Sherbimeve Tepelene eshte lidhur kontrata e shitjes date 27.02.1992. Po ne kete date eshte bere dorezimi i lokalit dhe mjeteve kryesore me akt-dorezimin perkates, sipas te cilit figurojne bleres te tre punonjesit qe nenshkruan kontraten e shitjes date 27.02.1992, por eshte nenshkruar vetem nga paditesi Thanas Jorgo.

Megjithese veprimet e para te privatizimit te ketij objekti jane kryer rrregullisht nga tre punonjesit qe duhej te perfitonin prej tij, rezulton se ne perpilimin e kontrates te shitjes se objektit para noterit ne date 21.05.1994, bleres i vetem i objektit eshte paraqitur paditesi Thanas Jorgo. Shuma e blerjes se objektit, sipas mandat-pageses te administruar ne dosje, eshte ne vleren 19.386 leke.

I padituri Barjam Minga ka kerkuar gjyqesisht pavlefshmerine e kontrates se mesiperme dhe me vendim te formes se prere te Gjykates se Rrethit Gjyqësor Tepelene eshte deklaruar e pavlefshme kontrata e shitjes date 21.05.1994 dhe kthimi i paleve ne gjendjen e meparshme, duke u lene ne fuqi kontrata e shitjes date 27.02.1992.

Pas regjistrimit te prones ne emer te dy paleve ndergjyqese, Thanas Jorgo dhe Bajram Minga, palet i kane dhene fund bashkepronesise ne objekt duke u kryer pjestimi i saj ne rruge gjyqesore. Gjykimi i pjestimit te objektit ka perfunduar dhe me vendimin nr.194, date 12.09.2002 te Gjykates se Rrethit Gjyqësor Tepelene eshte vendosur qe objekti “Rrobaqepsi” te shitet ne ankand, duke u percaktuar edhe çmimi i shitjes se tij, nga i cili palet ndergjyqese do te perfitojne sipas pjeseve te cituara ne fazen e pare te pjestimit, perkatesisht 2/3 pjese paditesi dhe 1/3 pjese i padituri.

Pas perfundimit te gjykimeve te zhvilluara mes paleve lidhur me pronesine e ketij objekti dhe dhenies fund te bashkepronesise mes tyre, paditesi Thanas Jorgo ka vene ne levizje gjykaten me padine e paraqitur per gjykim, nepermjet te ciles ka kerkuar detyrimin e te paditurit Bajram per kthimin e nje shume, konform nenit 123, 655 dhe 658 te K.Civil, e cila, sipas pretendimeve te parashtruara ne padi, perfaqeson pjesen e çmimit te blerjes se objektit te cilen duhet te kryente i padituri, por, qe sipas tij, e ka kryer paditesi ne favor te te

150

Page 151: Tetor 2009

paditurit pa shkak te ligjshem dhe se lidhur me vendimin gjyqesor qe konstatoi te pavlefshme kontraten e shitjes, paditesi eshte vene ne dijeni ne vitin 2004, ne momentin e ekzekutimit nga ana e punonjesve te Zyres se Permbarimit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, duke ju referuar kerkimeve te paraqitura nga paditesi dhe bazes ligjore ne te cilen ka mbeshtetur padine e tij, ka rrezuar padine e paraqitur si te pabazuar ne ligj e ne prova, duke konkluduar se : “... ne analize te permbajtjes se nenit 655 te K.Civil del se per te kerkuar nje shperblim te tille duhet te ekzistojne dy elemente ... nga teresia e provave te administruara ne gjykim rezulton qe i padituri pjesen e tij ne lokalin "Rrobaqepsi" e ka fituar me nje shkak te ligjshem ne baze te ligjit nr.7512, date 10.08.1991 dhe se nuk provohet qe paditesi te jete demtuar ne pasurine e tij, pasi gjykatat kane caktuar pjeset takuese si te paditesit, ashtu dhe te te paditurit ...”

Ndryshe nga gjykata e shkalles se pare, Gjykata e Apelit Tirane e ka gjetur padine e paraqitur te bazuar ne ligj e ne prova dhe ka ndryshuar vendimin e mesiperm, me arsyetimin se “... nga i padituri nuk u provua me prova shkresore, konform nenit 12 te K.Pr.C., pagimi i kesaj shume per llogari te blerjes te objektit ... ne kushtet kur nuk rezulton qe problemi i humbjes se kesaj pasurie te paditesit Jorgo te jete zgjidhur me vendimet gjyqesore qe kane lejuar pjestimin dhe zhdukjen e bashkepronesise çmohet se kerkimi i paditesit eshte i bazuar ne ligj, duke percaktuar vleren 77.745 leke sipas aktit te ekspertimit kontabel te kryer ne kete gjykim ...”.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte konkludon se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte mare ne zbatim te keq te ligjit, perkundrazi, vendimi i gjykates se rrethit gjyqesor eshte rrjedhoje e zbatimit te drejte te dispozitave ligjore e konkretisht nenin 655 e vijues te K.Civil.

“Begatimi pa shkak”, si institut i veçante i te drejtes civile, parashikohet shprehimisht ne nenin 655 e vijues te K.Civil.

Neni 655 i Kodit Civil parashikon se: “Personi qe, pa shkak te ligjshem, ka fituar ose ka kursyer diçka ne dem te nje personi tjeter, detyrohet te shperbleje kete te fundit per humbjet pasurore qe ka pesuar, brenda caqeve te begatimit”.

Ne interpretim te permbajtjes te kesaj dispozite veçohen tre elemente; Pasuria e personit ndaj te cilit kerkohet demshperblimi (te paditurit) duhet te jete fituar (shtuar ose te jete kursyer) pa shkak te ligjshem; ky fitim te jete bere ne dem te paditesit, duke i sjelle humbjen apo pakesimin e pasurise te tij dhe masa e demshperblimit te behet brenda caqeve te begatimit.

Por çfare rezulton ne konfliktin ne gjykim? Nga teresia e fakteve dhe rrethanave te analizuara ne gjykim rezulton se permbyllja e

kontrates se shitjes perpara noterit vetem ne emer paditesit eshte konstatuar si veprim juridik absolutisht i pavlefshem me vendim civil te formes se prere, i cili i ka kthyer palet ne gjendjen e meparshme.

Ndryshe nga sa pretendohet ne padine e paraqitur per shqyrtim, se per vendimin gjyqesor qe konstatoi te pavlefshme kontraten e shitjes paditesi eshte vene ne dijeni ne vitin 2004, ne momentin e ekzekutimit nga ana e punonjesve te Zyres se Permbarimit, nga shqyrtimi i akteve rezulton e kunderta. Paditesi (i paditur ne ate gjykim) eshte perfaqesuar ne gjykim me perfaqesuesin e tij dhe e ka ushtruar te drejten e tij ligjore te ankimit duke konsumuar te gjitha shkallet e gjykimit, deri ne Gjykaten e Larte.

Veç sa me siper, me vendim gjyqesor te formes se prere palet ndergjyqese i kane dhene fund bashkepronesise. Ne kete gjykim eksperti i caktuar nga gjykata ka bere vleresimin e kesaj prone, ne te cilin eshte mbajtur parasysh vlera fillestare e blerjes se ketij objekti plus kritere te tjera te vleresimit te prones se paluajtshme, sipas normave te tregut te lire. Paditesi ka qene prezent ne ate gjykim dhe ka parashtruar pretendimet e tij lidhur me kete vleresim, duke u shqyrtuar çeshtja ne te gjitha shkallet e gjykimit.

151

Page 152: Tetor 2009

Pra, ne analize te rrethanave te çeshtjes dhe ne ballafaqim me kerkesat e nenit 665 te K.Civil, ky Kolegj e çmon te drejte perfundimin qe ka arritur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane lidhur me rrezimin e saj si te pabazuar ne ligj, pasi ndryshe nga sa parashikon padia e “begatimit pa shkak”, i padituri 1/3 pjese te ketij lokali e ka fituar ne menyre te ligjshme konform ligjit nr.7512, date 10.08.1991, po keshtu gjate gjykimit te kesaj çeshtje nuk u provua qe paditesi te jete demtuar ne pasurine e tij. Qe nga momeni i perpilimit te kontrates ne vitin 1994 e ne vazhdim, deri ne momentin kur, me vendim civil te formes se prere, palet jane kthyer ne gjendjen e mepareshme, paditesi e ka perdorur kete prone duke u hequr si pronar i vetem i saj.

Per keto arsye vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqësor Tirane duhet te lihet ne fuqi si i bazuar ne ligj e ne prova.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/b te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.938, date 14.09.2006 te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne

fuqi te vendimit nr.3461, date 02.06.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqësor Tirane.

Tirane, me 15.10.2009

152

Page 153: Tetor 2009

Nr.11115-00362-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2008-1124 i Vendimit (320)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:

Irma Bala KryesueseAleksander Muskaj AnëtarArjana Fullani AnëtareGuxim Zenelaj AnëtarMirela Fana Anëtare

në seancen gjyqesore të datës 15.10.2009 mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:

PADITËS: SOTIRAQ BUDO, ÇLIRIM COMO, ENGJELL QORRLAZE, NEZIRE SHKURTI, ZAIM MYFTARI, IKBALE DIBRA, MITRO TODHE, PAL SERREQI, ne mungese te perfaqesuar nga Av. Frederik Xholi

I PADITUR: NERITAN HAZIZAJ, ne mungese

OBJEKTI: Kallezim i nje punimi te ri, pushim i cenimit te posedimit,

pushim i cenimit te bodrumit. Baza Ligjore: Nenet 303, 209-211, 217/2/3, 312 te K.Civil,

Ligji nr.8405, date 17.09.1998.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.368, date 04.02.2003, ka vendosur:Rrezimin e padise si te pabazuar ne ligj e ne prova.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1156, date 11.11.2003, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.368, date 04.02.2003 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.224, date 10.02.2005, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.1156, date 11.11.2003 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim po ne kete gjykate, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1284, date 11.12.2006, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.368, date 04.02.2003 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, ne kete menyre:Pranimin pjeserisht te kerkese padise.Detyrimin e pales se paditur Neritan Hazizaj te pushoje cenimin mbi pronen e perbashket te paditesave, e konkretisht te shesh pushimit ne siperfaqen 2,7 m2 dhe te rampes se shkalleve te pallatit ne siperfaqen 3,5 m2 dhe kthimin ne gjendjen e meparshme. Rrezimin e padise per kerkimet e tjera.

153

Page 154: Tetor 2009

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka bere rekurs pala paditese Sotirq Budo, Çlirim Como, Engjell Qorlazi, Nazire Shkurti, Zaim Myftari, Ikbale Dibra, Mitro Todhe, Pal Sereqi, te cilet kane kerkuar prishjen e tij per keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates se apelit eshte dhene ne kundershtim me ligjin e provat e administruara ne gjykim.

- Gjykata e apelit, pa asnje arsyetim, rrezon padine per cenimin e pronesise te bordurave rreth pallatit qe jane zene nga ana e te paditurit rreth 23 metro gjatesi, ne kete gjatesi rreth pallatit eshte ndryshuar dhe fasada e tij, çfare pranohet edhe nga eksperti.

- Gjykatat, ndonese pranojne nderhyrjet pa leje ndertimi e ne kundershtim me ligjen e urbanistikes, ligjerojne nderhyrjet e paligjshme te anes paditur.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala; Av. Frederik Xholi, i cili kerkoi

ndryshimin e dy vendimeve dhe pranimin e padise, si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.1284, date 11.12.2006 i Gjykates se Apelit Tirane eshte i bazuar ne ligj, si

i tille lihet ne fuqi.Nga gjykimi ka rezultuar se palet ndergjyqese kane ne pronesi apartamente te veçanta,

sipas çertifikatave te pronesise, ne pallatin nr.9, ndodhur ne Rr.“Emin Duraku”.I padituri, Neritan Hazizaj, ka ndertuar nje lokal, te cilin e ka lidhur me banesen e tij

qe ndodhet ne katin perdhes te ketij pallati, duke bere rregullime e pershtatje ne funksion te lokalit, duke kthyer dritaret ne dyer komunikimi me lokalin, bodrumin e ka kthyer ne guzhine, etj.

Paditesat, me padine e ngritur me objekt kallezimin e nje punimi te ri, kane kerkuar pushimin e cenimit te posedimit te bodrumit, per shkak se jane shkelur kerkesat mbi bashkepronesine e detyrueshme, bazuar ne nenet 303, 209-211, 217/2/3, 312 te K.Civil dhe ligjin nr.8405, date 17.09.1998.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.368, date 04.02.2003, ka vendosur: Rrezimin e padise si te pabazuar ne ligj e ne prova.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1156, date 11.11.2003, ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.368, date 04.02.2003 te Gjykates se Shkalles se Pare

Tirane.Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.224, date 10.02.2005, ka vendosur: Prishjen e vendimit nr.1156, date 11.11.2003 te gjykates se apelit dhe dergimin e

çeshtjes per rigjykim.Gjykata e Larte, me udhezimet e saj, orienton gjykaten te hetohet çeshtja ne menyre te

plote e te gjithanshme dhe t’i jepet pergjigje pretendimeve te paditesave nese i padituri ka kryer punime ne objekte per perdorim te perbashket, te cilat i shkaktojne deme objekteve te perbashketa.

Gjykata e Apelit Tirane, pasi ka perseritur teresisht hetimin gjyqesor, ne baze te nenit 465 te K.Pr.Civile dhe ka zbatuar udhezimet e Gjykates se Larte, ka vendosur: “Ndryshimin e vendimit nr.368, date 04.02.2003 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, ne kete menyre:

Pranimin pjeserisht te kerkese padise.

154

Page 155: Tetor 2009

Detyrimin e pales se paditur Neritan Hazizaj te pushoje cenimin mbi pronen e perbashket te paditesave, e konkretisht te shesh pushimit ne siperfaqen 2,7 m2 dhe te rampes se shkalleve te pallatit ne siperfaqen 3,5 m2 dhe kthimin ne gjendjen e meparshme.

Rrezimin e padise per kerkimet e tjera”.Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala paditese, e cila pretendon se

vendimi gjykates se apelit eshte ne kundershtim me ligjin, pasi nuk jep shpjegime per zenien e bordures rreth pallatit me 23 m gjatesi, duke ligjeruar nderyrjet e paligjshme.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte gjykon se jane te drejta konkuzionet e arritura nga gjykata e apelit se punimi i ri, objekt konflikti, i cili ka perfunduar kur pala e paditur, nga ndertimet e bera, ka cenuar paditesit ne perdorimin e shesh pushimit dhe shkallet e perbashketa, duke vendosur pushimin e cenimit per kete pjese te cenuar.

Sipas kerkese padise, pala paditese ka kerkuar kallezimin e nje punimi te ri dhe pushimin e cenimit te posedimit ne bodrumin e perbashket.

Baza ligjore ku eshte bazuar kerkese padia eshte neni 303, 209, 217, 312 te K.Civil.Kallezimin e nje punimi te ri dhe te nje demi te mundshem e parashikon neni 303 i

K.Civil, ne te cilin thuhet: “Pronari, personi, qe gezon nje te drejte tjeter reale ose poseduesi, te cilet kane arsye te shqetesohen se nga nje punim i ri i filluar prej te tjereve ne token e tyre ose te tjeterkujt, mund t’i vije dem sendit ne pronesi ose ne posedimin e tij, mund t’i drejtohet gjykates, me kusht qe ky punim te mos kete perfunduar ose te mos kete kaluar nje vit nga fillimi i tij …, etj”.

Nga permbajtja e dispozites se siperme rezulton se, per ngritjen e kesaj padie, ligjvenesi kerkon te plotesohen disa kritere: Kallezuesi te kete posedimin e nje prone, e nje te drejte reale, ose te nje sendi tjeter; vepra e nisur duhet te jete e re, d.m.th. çdo punim, ndertim, etj., i cili ndryshon gjendjen aktuale te sendit; vepra e re nuk duhet te jete e mbaruar, as nuk duhet te kete kaluar me teper se nje vit nga fillimi i saj, d.m.th .qe kjo padi nuk mund te ushtrohet më kur vepra eshte perfunduar, megjithese ka kaluar nje vit qe prej fillimit te saj; si dhe kur sado qe vepra nuk eshte mbaruar edhe ka kaluar me teper se nje vit qe prej dites ne te cilen eshte filluar, pasi ne te dyja rastet pushon arsyeja e urgjences qe justifikon kete padi, pasi kallezimi i bere per ndertimin e ri duhet te kete shkaqe te arsyeshme.

Per rastin ne gjykim, eshte vertetuar nga provat e administruara e analizuara nga gjykata, se pala e paditur ka perfunduar ndertimin e ri, shtesen anesore me siperfaqe 95 m2, qe shtrihet ne anen lindore dhe jugore te prones se tij (apartamentit) dhe nuk jane vertetuar shkaqe te arsyeshme qe vepra e re t’i demtoje sendin, prone e tyre (apartamentet e banimit) dhe t’i cenoje te drejtat reale mbi sendin ne pronesi, siç citohet ne dispoziten e siperme qe perben nje nga bazat ligjore te kerkimeve te padise.

Kolegji Civil vlereson se, me te drejte, gjykata e apelit, duke ndryshuar vendimin e gjykates se shkalles se pare ka rrezuar padine persa i perket kallezimit te nje punimi te ri, me arsyetimin se nuk plotesohen kerkesat e nenit 303 te K.Civil.

Persa i perket kerkeses per pushimin e cenimit ne bashkepronesi e bazuar ne nenet 209 e 217 te K.Civil, konstatohet se ne nenin 209 te K.Civil parashikon se:

“Ne katet ose njesite e ndara te kateve te nje ndertese qe ndodhet ne pronesi te veçante te pronareve te ndryshem, jane ne bashkepronesi te detyrueshme te tyre, gjersa ne aktin e pronesise nuk eshte caktuar ndryshe, keto objekte:

a) trualli mbi te cilin eshte ngritur ndertesa, themelet, muret kryesore, muret ndarese te brendshme, shkallet, hollet, çatia ose taraca, oxhaqet, si edhe te gjitha ato objekte te nderteses qe kane karakter te tille dhe sherbejne per perdorim te perbashket;

b) puset, instalimet e ujit, instalimet elektrike, te gazit, te telefonise e te ngrohjes qendrore, duke perfshire edhe tubacionet dhe linjat perkatese, si dhe kanalet e ndryshme deri ne piken e degezimit te tyre brenda njesive te ndara te kateve”.

155

Page 156: Tetor 2009

Gjykata e apelit, pasi ka analizuar provat e marra gjate gjykimit, aktin e ekspertimit, etj., duke bazuar vendimin e saj ne kerkesat e nenit 209 te K.Civil, mbi detyrimin e bashkepronareve per te mos cenuar pjeset qe jane ne bashkepronesi te detyrueshme (sipas dispozites), ka arritur ne konkluzionin lidhur me pjeset qe cenohet bashkepronesia, duke u detyruar i padituri te pushoje cenimin mbi shesh pushimin me siper 2.7 m2 dhe rampes se shkalleve 3.5 m2, dhe kthimin ne gjendjen e meparshme dhe ka rrezuar si te pabazuar ne ligj, ne nenin 303 e 209 te K.Civil, qe rregullojne kallezimin e punimit te ri dhe bashkepronesine e detyrueshme te nje ndertese, pjeset e se ciles ndodhen ne pronesi te veçante te bashkepronareve. Pretendimet e tjera ne lidhje me pjese te tjera me te drejte jane rrezuar nga gjykata, pasi nuk gjenden te bazuara ne dispozitat mbi te cilat bazohet padia e ngritur.

Sa siper, Kolegji gjykon se shkaqet e ngritura ne rekurs nuk jane ato qe parashikohen ne nenin 479 te K.Pr.Civile, mbi te cilat bazohet rekursi ne Gjykaten e Larte dhe vendimi i gjykates se apelit lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.1284, date 11.12.2006 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tiranë, më 15.10.2009

156

Page 157: Tetor 2009

Nr.11243-00655-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-986 i Vendimit (321)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Shpresa Beçaj KryesueseEvjeni Sinoimeri AnetareFatos Lulo Anëtar Ardian Nuni AnëtarEvelina Qirjako Anëtare

ne seancen gjyqesore te dates 15.10.2009 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËSE: IRENA LAHA, perfaqesuar nga Av. Vangjel Kosta

E PADITUR: BASHKIA TIRANE, perfaqesuar nga Juristja Flora Kalaja

OBJEKTI:Detyrimin e te paditurit te me paguaje shperblim

per perdorimin e prones per interesa publike, si dhe zhvleresimin e pjeses tjeter te pasurise.

Baza Ligjore: Neni 153 i K.Civil, nenet 2, 3, 4, 6, 7, 9/1 te Ligjit nr.8561, date 10.12.1999,

nenet 30, 31, 62 te Ligjit nr.8405, date 17.09.1998.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendimin nr.8417, date 23.11.2007 ka vendosur:

Pranimin e kërkesë padisë.Detyrimin e palës së paditur Bashkia Tirane të shpërblejë paditësen Irena Laha në shumën 13.969.822 (trembëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e tetëqind e njëzet e dy) lekë.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.2146 akti, date 22.12.2008, ka vendosur:Pezullimin e gjykimit te çeshtjes civile nr.2146, date 31.01.2008 deri ne perfundim te gjykimit te çeshtjes civile qe u perket paleve paditese Bashkia Tirane, te paditur K.Shteteror i K.K.Pronave, Zyra Rajonale Tirane, Sedat Braja dhe Irena Laha, persona te trete Banka Popullore, Vlash Gjerka, Drita Bimi, etj., me objekt kundershtim i aktit administrativ te pales se paditur, vendimit nr.875, date 19.04.2006 te K.K.K.Pronave, anullimin e vendimit nr.211, date 16.08.2006 te K.Sh.K.K.Pronave, nr.123, date 09.11.2003 te K.K.Pronave.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka ushtruar rekurs paditesja Irena Laha, e cila kerkon prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, duke parashtruar keto shkaqe:

157

Page 158: Tetor 2009

- Gjykata e apelit ka tejkaluar kompetencat qe parashikon ligji procedurial per kete gjykate. Gjykata e apelit kontrollon gjykimin e realizuar ne gjykaten e shkalles se pare, ndersa neni 465 i K.Pr.Civile, i cili parashikon zbatimin e dispozitave te gjykates se shkalles se pare gjate gjykimit ne apel, nuk ka vend per t’u aplikuar ne rastin konkret.

- Pezullimi i gjykimit perfaqeson nje veprim procedurial qe lidhet me pengesa ligjore per te vazhduar gjykimin. Ne kushtet kur ky gjykim ka perfunduar nepermjet nje vendimi perfundimtar ne gjykaten e faktit nuk mund te flitet me per pengesa ne gjykimin e çeshtjes.

- Gjykata e apelit ka gabuar ne vleresimin e kushteve ligjore te pezullimit. Neni 297 i K.Pr.Civile, kerkon ekzistencen e dy kushteve. Ne rastin konkret gjykimi qe po vazhdon nuk ka lidhje te drejtperdrejte me kete gjykim, pasi Irena Laha ne ate gjykim, megjithese eshte thirrur si e paditur, ne fakt nuk eshte kontestuar gjyqesisht titulli i saj i pronesise. Vete pala paditese ne ate gjykim, Bashkia Tirane, ka kerkuar ndryshimin e statusit procedurial te saj nga e paditur ne person te trete.

- Ne ate gjykim eshte kundershtuar vendimi i K.K.K.Pronave ne favor te trashegimtareve te ish-pronarit Njazi Bimi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri; Avokatin Vangjel Kosta, i cili

kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane; Juristen Flora Kalaja, e cila kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane; si dhe pasi bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga paditesja Irena Laha permban shkaqe nga ato te parashikuara

ne nenin 472 te K.Pr.Civile, qe e bejne te cenueshem vendimin e Gjykates se Apelit Tirane date 31.01.2008, me te cilin eshte vendosur pezullimi i gjykimit te çeshtjes deri ne perfundimin e gjykimit te nje çeshtje tjeter civile. Per rrjedhoje vendimi i mesiperm duhet te prishet dhe çeshtja t’i dergohet asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara, ka rezultuar se paditesja Irena Laha ka ne pronesi te saj nje truall me siperfaqe 22.3m2 te ndodhur prane nderteses se ish Ekspozites “Shqiperia Sot”. Pronesine mbi te e ka fituar me kontraten e shitblerjes date 18.10.1997, e cila eshte regjistruar edhe ne Z.R.P.P.

Paditesja ka pretenduar se nje pjese e kesaj siperfaqeje eshte perdorur nga Bashkia Tirane ne kuader te projektit per rikonstruksionin e nje blloku banimi, duke u shfrytezuar per zgjerimin e rruges, ndersa pjesa e mbetur ka dale jashte funksionit, pasi nuk mund te perdoret me prej saj per ndertime.

Me padine objekt gjykimi eshte kerkuar te detyrohet Bashkia ta shperbleje paditesen per perdorimin e prones se saj referuar kerkesave te ligjit nr.8561, date 10.12.1999 “Per shpronesimet dhe marrjen ne perdorim te perkohshem te pasurise prone private per interes publik”.

Gjykata e rrethit, duke e trajtuar te drejten e paditeses per t’u shperblyer si nje te drejte kushtetuese e ligjore, per percaktimin e vleres se truallit ka kerkuar mendimin e eksperteve, te cilet kane percaktuar nje vlere 13.969.822 (trembedhjetemilione e nenteqind e gjashtedhjete e nentemije e teteqind e njezetedy) leke. Pikerisht per kete shume e ka detyruar gjykata palen e paditur te demshperbleje paditesen.

Gjate gjykimit ne gjykaten e apelit, pala e paditur, njekohesisht dhe ankuese e vendimit, ka pretenduar se çeshtja e te drejtes se pronesise se paditeses mbi truallin ne gjykim, eshte objekt i nje konflikti tjeter gjyqesor te iniciuar nga Bashkia Tirane. Nepermjet

158

Page 159: Tetor 2009

ketij gjykimi kjo e fundit ka kontestuar vendimin e K.K.Pronave qe ka njohur pronesine dhe ua ka kthyer ate ish pronareve, te cilet ja kane shitur me vone paditeses. Ky eshte paraqitur si shkak ligjor per te kerkuar pezullimin e gjykimit te çeshtjes ne gjykaten e apelit, ne baze te nenit 297/a te K.Pr.Civile

Gjykata e apelit ka vleresuar se çeshtja objekt gjykimi nuk mund te zgjidhet para se te zgjidhet çeshtja e mesiperme e ngritur nga Bashkia Tirane, pasi nje nga faktet e rendesishme per zgjidhjen e çeshtjes, e drejta e pronesise se paditeses, eshte vene ne diskutim. Per kete shkak, bazuar ne nenin 297/a te K.Pr.Civile, ka vendosur te pezullohet gjykimi i çeshtjes deri sa te perfundoje gjykimi i çeshtjes civile per kundershtimin e vendimit te K.K.Pronave.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte arriti ne perfundimin se vendimi i mesiperm eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit dhe konkretisht te nenit 297/a te K.Pr.Civile.

Ne kete nen eshte parashikuar se: “Gjykata vendos pezullimin kur çeshtja nuk mund te zgjidhet para se te zgjidhet nje çeshtje tjeter penale, civile ose administrative”. Ne veshtrim te rregullimit te bere ne kete dispozite, gjykata mund te pezulloje shqyrtimin e çeshtjes, atehere kur nderthurja midis dy çeshtjeve eshte e tille qe e vendos ate ne pamundesi objektive per te perfunduar gjykimin e nisur nese nuk perfundon çeshtja tjeter.

Per rastin ne shqyrtim jane te vleresueshme interesa thelbesore qe kane te bejne me te drejtat e individit te sanksionuara ne Kushtetuten e Republikes dhe ne Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut, te cilat nuk mund te cenohen nga veprime abuzive apo heshtje relativisht e gjate nga ana e organeve te administrates publike.

Nje nga parimet e rendesishme te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut eshte ai i sigurise juridike, qe ne rastin konkret i referohet marredhenieve juridike te krijuara ne vitin 1993, respektivisht nje vendimi te ish Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave prane Bashkise Tirane dhe nje kontrate shitblerje.

Paditesja Irena Laha, nepermjet kontrates se shitblerjes ka terhequr te drejta pronesie mbi sendin, siperfaqe trualli prej 22.3 m2, nga tjetersuesit e saj, ish pronaret, te cileve organet kompetente shteterore, ne zbatim te ligjit “Per kthimin dhe Kompensimin e Pronave” ju kane njohur te drejten e pronesise dhe kthyer fizikisht kete siperfaqe.

Menyra e fitimit te pronesise dhe ushtrimi i tagrave te pronesise nga paditesja ka qene konform kerkesave ligjore per nje periudhe 13 vjeçare.

Pala e paditur deri ne vitin 2006 nuk ka patur ndonje kontestim. Ne pergjigje te kerkeses se paditeses, Bashkia Tirane ka pranuar te drejte kerkesen e saj per pagimin e demshperblimit, duke e orientuar te plotesoje dokumentacionin e duhur per te bere vleresimin e prones.

Megjithate ka qene vete Bashkia qe nje vit me vone (ne vitin 2006) ka iniciuar gjykimin per kundershtimin e vendimit te K.K.Pronave.

Pezullimi i gjykimit per kete shkak (deri sa te perfundoje ky gjykim) do t’i vinte individet perfitues nga vendimi i K.K.Pronave ne nje gjendje pasigurie te vazhdueshme, te palidhur me ndonje afat kohor, si dhe do t’i linte shteg edhe mundesive te ngritjes se padive abuzive vetem e vetem me qellim te shmangies se pagesave per raste te tilla, siç eshte ai i shpronesimit per interes publik i pretenduar nga paditesja.

Ne keto rrethana, gjykata duhej te vazhdonte gjykimin dhe te shprehej per drejtesine e vendimit te dhene nga gjykata e rrethit, e cila megjithese e ka ditur kete rrethane (padine e paraqitur nga Bashkia) nuk e ka konsideruar si shkak per pezullimin e gjykimit.

159

Page 160: Tetor 2009

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.2146 akti, date 22.12.2008 te Gjykates se Apelit Tiranë dhe

dergimin e çeshtjes ne ate gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Tirane, me 15.10.2009

160

Page 161: Tetor 2009

Nr.11115-00171-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1044 i Vendimit (322)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Shpresa Beçaj KryesueseEvjeni Sinoimeri AnëtareFatos Lulo Anëtar Ardian Nuni AnëtarEvelina Qirjako Anëtare

ne seancen gjyqesore te dates 15.10.2009 mori ne shqyrtim çështjen civile, me palë:

PADITËS: DONIKA MUSKA, perfaqesuar nga Av.Thimjo Kondi

TË PADITUR: VERA MATA, VASIL MATA, ARQILE MATA, ne mungese

PALË E TRETË: ISMAIL MERKAJ, TODI NANO, ne mungese

OBJEKTI:Lirim e dorezim sendi.

Baza ligjore: Neni 296 i K.Civil.

Gjykata e Shkallës së Parë Berat, me vendimin nr.547, datë 04.07.2003, ka vendosur: Pranimin e padisë.Detyrimin e të paditurve t’i lirojnë e dorëzojnë paditëses 1026.9 m2 are te ndodhur ne fshatin Çiflik, Komuna Poshje-Berat, si me poshtë:I padituri Arqile Mata të lirojë e dorëzojë 490.6 m2, me kufijte perkates.E paditura Vera Mata të lirojë e dorëzojë 446.5 m2, me kufijte perkates.I padituri Vasil Mata të lirojë e dorëzojë 89.6 m2, me kufijte perkates.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.425, datë 11.10.2005, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.547, date 04.07.2003 te Gjykatës së Shkallës së Parë Berat dhe duke e gjykuar çështjen në fakt, rrëzimin e padisë.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs paditësja, e cila kërkon prishjen e tij, duke parashtruar këto shkaqe:

- Siperfaqja e tepërt qe ka pasur personi i trete nuk kalonte 10% të sipërfaqes, prandaj është regjistruar e gjithë sipërfaqja në emër të tij. Duke qenë pronar i ligjshëm, janë kryer edhe shitjet tek persona të tjerë.

161

Page 162: Tetor 2009

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri; avokatin Thimjo Kondi, i cili

kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Vlore dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Berat; si dhe pasi bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga paditesja Donika Muska permban shkaqe nga ato te

parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, qe e bejne te cenueshem vendimin e Gjykates se Apelit Vlore nr.425, date 11.10.2005. Me kete vendim eshte ndryshuar vendimi i Gjykates se Rrethit Berat, e cila kishte pranuar padine e paditeses per siperfaqen 1102 m2 dhe duke u gjykuar çeshtja ne fakt, eshte rrezuar padia e saj si e pabazuar. Per rrjedhoje ky vendim duhet te prishet dhe te lihet ne fuqi vendimi i Gjykates se Rrethit Berat.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se paditesja Donika Muska eshte vajza e personit te trete, Todi Nano. Ky i fundit, bazuar ne ligjin nr.7501 te vitit 1991 “Per token”, ka marre me “Aktin e marrjes se tokes ne pronesi” nr.59, date 11.03.1992, nder te tjera, edhe parcelen me numur 377/5 te ndodhur ne fshatin Çiflik te Rrethit Berat, me kufizimet e treguara ne kete akt. Sipas ketij dokumenti, parcela e mesiperme figuron me nje siperfaqe 12.792 m2. Mbas kryerjes se veprimeve per regjistrimin e prones ne Z.R.P.P., kesaj te fundit, ne procesin e azhornimit i ka rezultuar se parcela 377/5, brenda kufijve te caktuar ne aktin e pronesise, ka patur nje siperfaqe me te madhe e konkretisht 14.624 m2. Pikerisht per kete siperfaqe, duke mos patur asnje kontestim nga persona te tjere, brenda afatit ligjor, eshte kryer regjistrimi prane Z.R.P.P. ne emer te personit te trete, Todi Nano.

Te gjithe kete siperfaqe, me kontraten e shitjes date 14.07.2000 ky i fundit ja ka shitur personit tjeter te trete, Ismail Merkaj. Ky kalim eshte pasqyruar edhe ne Z.R.P.P.

Paditesja Donika eshte bere pronare mbi nje siperfaqe 1624 m2 me nje kontrate shitje date 12.3.2001 nga personi i trete Ismail Merkaj. Kjo siperfaqe, sipas azhornimit te bere ne Z.R.P.P. figuron e regjistruar me numer 377/16, nderkohe qe siperfaqja prej 13.000 m2, qe i ka mbetur ne pronesi personit te trete, figuron me numer 377/15.

Paditesja ka pretenduar se brenda siperfaqes ne pronesi te saj te paditurit kane zene secili nga nje siperfaqe te caktuar (njeri prej tyre Arqile Mata ka ndertuar edhe nje shtepi). Me cilesine e pronares ajo i ka kerkuar gjykates t’i detyroje ata te lirojne e dorezojne siperfaqet qe mbajne.

Nderkohe gjykates i ka rezultuar se ne emer te te paditurve Arqile Mata, Vera Mata (bashkeshortja e Nasi Mates) dhe Vasil Mata jane dhene “Aktet e marrjes se tokes ne pronesi”, perkatesisht date 29.08.2000 per siperfaqen 484 m2, date 18.08.2000 per siperfaqen 500 m2 dhe date 20.08.2000 per siperfaqen 400 m2. Keto akte nuk jane te regjistruara ne Z.R.P.P.

Per sqarimin e çeshtjes, gjykates i eshte dashur te kerkoje dhe mendimin e eksperteve, te cilet kane shpjeguar se te paditurit Arqile Mata, Vera Mata e Vasil Mata kane rrethuar perkatesisht siperfaqet 502 m2, 454 m2 e 146 m2, qe ndodhen ne siperfaqen 1624 m2 te regjistruar ne pronesi te paditeses.

Pasi ka analizuar pretendimet e ngritura, si nga pala paditese, ashtu dhe nga te paditurit, te cilet kane kontestuar titullin e pronesise se paditeses me pretendimin se vete Todi Nano (shitesi i pare i kesaj prone) nuk ka qene pronar i saj, gjykata e rrethit ka konkluduar se padia duhet pranuar per nje siperfaqe totale 1102 m2.

Sipas gjykates, pavaresisht se siperfaqja e shenuar ne aktin e pronesise se Todi Nanos per parcelen 377 ka qene 12.792 m2, e azhornuar ne vend sipas kufizimeve te permendura ne te ka rezultuar 14.624 m2. Z.R.P.P. ka qene brenda kompetencave te saj per te bere

162

Page 163: Tetor 2009

regjistrimin sipas asaj qe i ka rezultuar nga azhornimi dhe qe brenda afatit ligjor nuk eshte kontestuar nga persona te tjere. Ne keto kushte, pronesia e paditeses (e prejardhur mbas disa shitjesh nga personi i trete), me origjine te saj vitin 1992, eshte e ligjshme. Aktet e pronesise te paraqitura nga te paditurit jo vetem qe jane fotokopje, por edhe mbajne nje date te mevonshme (vitin 2000), e si te tilla ato nuk duhen marre ne konsiderate, sepse ne kete kohe paditesja (personi nga i cili ajo e ka blere) ishte bere pronare.

Gjykata e apelit, ndryshe nga ajo e rrethit, ka konstatuar se kontratat e shitjes mes te gjithe paleve jane veprime juridike zinxhir absolutisht te pavlefshme. Sipas saj, siperfaqja prej 1624 m2, e cila eshte tej siperfaqes 12.792 m2, asnjehere nuk ka qene ne pronesi te personit te trete, Todi Nano, pavaresisht se ajo ishte pjese e parceles nr.377. Z.R.P.P. nuk kishte pse te regjistronte nje siperfaqe me te madhe se ajo qe pasqyrohet ne aktin e pronesise. Per sa me siper, paditesja, duke mos qene pronare, nuk gezon legjitimitetin aktiv ne ngritjen e padise ndaj dhe ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit dhe ka rrezuar padine e paditeses.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte arriti ne perfundimin se vendimi i gjykates se apelit eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit, si i tille ai duhet te prishet dhe te lihet ne fuqi vendimi i gjykates se rrethit qe ka pranuar padine e paditeses.

Me te drejte gjykata e apelit arsyeton se regjistrimi i pasurive te paluajtshme nuk perben menyre fitimi te pronesise, por pasqyron gjendjen juridike te nje sendi te paluajtshem. Por duhet thene ky arsyetim nuk eshte adekuat per rastin ne shqyrtim. Kjo pasi, referuar dokumentacionit te ndodhur ne dosje, pronesia e regjistruar ne emer te paditeses rezulton te kete origjinen nga nje akt administrativ - akti i marrjes se tokes ne pronesi nga personi i trete Todi Nano.

Duke qene se ky akt perfaqeson origjinen e pronesise, mbi te cilen jane kryer te gjithe kalimet e mevoneshme deri te kontrata e shitjes ne favor te paditeses, do te ndalemi fillimisht ne analizen e ligjshmerise se tij.

Ka rezultuar se akti i pronesise i eshte dhene Todi Nanos ne vitin 1992 nga organi kompetent per ndarjen e tokes, ne baze te ligjit nr.7501 te vitit 1991 “Per token”. Nuk ka asnje pretendim lidhur me faktin nese kjo siperfaqe ndodhet ose jo ne fondin e tokes bujqesore per t’u ndare nga Komisioni i Tokes i fshatit Çiflik. Sipas aktit te pronesise, atij i eshte dhene parcela me numur 377/5, me kufizimet perkatese te shenuara ne akt dhe perbri saj eshte shenuar se siperfaqja e parceles eshte 12.792 m2.

Ne fakt parcela me kete numer dhe e ndodhur brenda ketyre kufizimeve ne procesin e azhornimit te bere nga Z.R.P.P. ka rezultuar me nje siperfaqe me te madhe (1624 m2 me shume). Me te drejte gjykata e rrethit arsyeton se ne veprimet e regjistrimit te saj ne Z.R.P.P. ne emer te Todi Nanos nuk ka asnje veprim te paligjshem. Gjate kryerjes se veprimeve te regjistrimit, ne zbatim te procedurave te parashikuara ne ligjin nr.7438 te vitit 1994 “Per regjistrimin e Pasurive te Paluajtshme” dhe te afateve te vendosura ne kete ligj per te kryer kontestimet e mundshme (afati 90 ditor i parashikuar nga neni 25 i ligjit), asaj nuk i ka rezultuar qe te paditurit, apo persona te tjere te kene patur ndonje pretendim.

Pra parcela me numer 377/5, me kufijte e permendur ne kete akt, i eshte dhene Todi Nanos dhe asnje personi tjeter, pavaresisht ndryshimeve ne siperfaqen e shenuar ne akt me ate te rezultuar mbas matjeve faktike.

Prandaj Kolegji Civil, ndryshe nga gjykata e apelit, konkludoi se paditesja Donika, e cila e ka fituar pronesine mbi siperfaqen 1624 m2, ka legjitimitet te plote per te kerkuar, me cilesine e pronares, lirimin e siperfaqes.

Nga ana tjeter, titujt e pronesise te paraqitura nga te paditurit i perkasin vitit 2000. Duke lene menjane mangesite qe jane evidentuar nga gjykata e rrethit lidhur me qenien fotokopje, apo mosqenien e tyre ne arkiven ku ndodhet dokumentacioni i fshatit, Kolegji konkludoi se ne thelb ata jane absolutisht te pavlefshem, pasi Komisioni ka shperndare pas 8 vitesh nje toke qe ne vitin 1992 i ishte dhene personit te trete dhe qe ishte regjistruar ne emer

163

Page 164: Tetor 2009

te tij ne Z.R.P.P. Pra eshte disponuar mbi nje toke, qe nuk ishte me ne fondin qe duhej shperndare.

Lidhur me lejet e ndertimit te dhene ne emer te te paditurve per ndertimin e shtepive, te cilat sigurisht qe i perkasin viteve te mevonshme, si dhe me vertetimin e Komunes se keto siperfaqe jane lene per ndertim si parcela buze rruges, Kolegji konstaton pavlefshmerine e tyre, duke i pare ne teresi me dokumentacionin e administruar ne dosje. Keto dokumenta vijne ne kontradikte me aktet e pronesise te paraqitura nga te paditurit. Dihet se me ligjin “Per token” jane kaluar ne pronesi vetem toka te ndodhura ne fondin e tokes bujqesore dhe jo toka te destinuara per ndertim (toke truall). Nese do te ishte e vertete se kjo siperfaqe eshte lene per ndertime (sikunder pretendohet nga Komuna), ajo nuk mund te ishte ndare si toke bujqesore ne favor te te paditurve, pra aktet e pronesise se tyre edhe ne kete kendveshtrim do te ishin pa vlere. E kunderta (ndarja si toke bujqesore) do te nxirrte pa vlere lejet e ndertimit.

Ndodhur ne keto kushte, kur paditesja eshte pronare e ligjshme e tokes dhe kur te paditurit sipas akteve te ekspertimit mbajne perkatesisht siperfaqet 502 m2, 454 m2 dhe 146 m2, me te drejte gjykata e rrethit i ka detyruar ata t’i lirojne e dorezojne keto siperfaqe.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/b te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.425, date 11.10.2005 te Gjykates se Apelit Vlore dhe lenien ne

fuqi te vendimit nr.734, date 15.10.2004 te Gjykates se Rrethit Berat.

Tirane, me 15.10.2009

MENDIMI I PAKICËSNdryshe nga shumica, kemi mendimin se vendimi i Gjykates se Apelit Vlore, i cili ka

ndryshuar vendimin nr.547, date 04.07.2003 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt, ka rrezuar padine e paraqitur, eshte i drejte dhe si i tille duhej lene ne fuqi per keto shkaqe.

Para gjykates eshte paraqitur per gjykim nje padi rivendikimi, e mbeshtetur ne nenin 296 te K.Civil. Nepermjet saj paditesja Donika Muska, me cilesine e pronares te nje siperfaqe toke prej 1624 m2 e ndodhur ne fshatin Çiflik te Rrethit Berat, ka kerkuar detyrimin e te paditurve Vera Mata, Vasil Mata dhe Arqile Mata te lirojne e dorezojne siperfaqet respektive te cituara ne padi, me pretendimin se te paditurit i posedojne ato pa titull ligjor.

Nga aktet e administruara ne dosje, rezulton e provuar se paditesja Donika Muska eshte vajza e personit te trete Todi Nano, i cili me "Aktin e marrjes se tokes ne pronesi" nr.59, date 11.03.1992, ne baze te ligjit nr.7501 te vitit 1991 "Per token", eshte pajisur me toke bujqesore, nder te tjera edhe ne parce1en me numer 377/5, me kufizime te cituara ne akt. Sipas ketij dokumenti, parcela e mesiperme figuron me nje siperfaqe 12.792 m2, por meqenese gjate procesit te azhornimit te kesaj prone ne Z.R.P.P., ka rezultuar se brenda kufijve te caktuar ne aktin e pronesise, ka patur nje siperfaqe me te madhe e konkretisht 14.624 m2, me arsyetimin se per kete prone nuk ka patur asnje kontestim nga persona te tjere gjate afatit ligjor te publikimit, eshte kryer regjistrimi i siperfaqes 14.624 m2 prane Z.R.P.P. ne emer te personit te trete, Todi Nano.

164

Page 165: Tetor 2009

Kete prone, personi i trete ne gjykim, Todi Nano, ja ka shitur me kontraten e shitjes date 14.07.2000 personit tjeter te trete ne kete gjykim, Ismail Merkaj. Kontrata e shitjes eshte regjistruar rregullisht ne Z.R.P.P. Berat.

Ky i fundit, me cilesine e pronarit te ri te kesaj prone, i ka shitur paditeses Donika siperfaqen 1624 m2, me nje kontrate shitje date 12.03.2001.

Te paditurit kane prapesuar pretendimet e parashtruara ne padi, me argumentin se siperfaqet objekt konflikti gjyqesor i mbajne me titull pronesie te ligjshme e konkretisht me aktet e marrjes se tokes ne pronesi, perkatesisht date 29.08.2000 per siperfaqen 484 m2, date 18.08.2000 per siperfaqen 500 m2 dhe date 20.08.2000 per siperfaqen 400 m2. Keto akte nuk jane te regjistruara ne Z.R.P.P.

Akti i ekspertimit teknik i urdheruar ne gjykim ka konkluduar se siperfaqet e tokes 502 m2, 454 m2 dhe 146 m2 te poseduara perkatesisht nga te paditurit Arqile Mata, Vera Mata e Vasil Mata ndodhen ne siperfaqen 1624 m2, e regjistruar ne pronesi te paditeses Donika Muska.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat e ka pranuar padine e paraqitur si te bazuar ne prova e ne ligj, duke i detyruar te paditurit te lirojne e dorezojne ne favor te paditeses siperfaqet respektive ne posedim te tyre.

Kjo gjykate, ne vendimin e saj, megjithese konstaton se siperfaqja ne pronesi te Todi Nanos, sipas aktit te marjes se tokes ne pronesi ne emer te tij ka qene 12.792 m2, e konsideron pronar te ligjshem mbi 14.624 m2, me argumentin se Z.R.P.P. ka qene brenda kompetencave te saj per te bere regjistrimin, sipas asaj qe i ka rezultuar nga azhornimi dhe qe brenda afatit ligjor nuk eshte kontestuar nga persona te tjere. Ne keto rrethana, kjo gjykate, pronesine e paditeses (e prejardhur mbas disa shitjesh nga personi i trete), me origjine aktin e marrjes se tokes ne pronesi nr.59, date 11.03.1992, e ka konsideruar te ligjshme, per rrjedhoje dhe padine e saj te bazuar ne ligj e ne prova.

Ndryshe nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat, Gjykata e Apelit Vlore e ka ndryshuar vendimin e mesiperm dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt, e ka rrezuar padine e paraqitur, duke arsyetuar se: "... siperfaqja prej 1624 m2 objekt konflikti ne gjykim eshte tej siperfaqes 12.792 m2 (e fituar nga Todi Nano nepermjet aktit te marrjes se tokes ne pronesi), e perderisa kjo siperfaqe asnjehere nuk ka qene ne pronesi te personit te trete Todi Nano, pavaresisht se ajo ishte pjese e parceles nr.377 dhe Z.R.P.P. e ka regjisruar ne emer te tij, kontratat e shitjes mes paleve ndergjyqese jane veprime juridike zinxhir absolutisht te pavlefshme ... paditesja duke mos qene pronare e ligjshme e kesaj siperfaqeje nuk gezon legjitimitetin aktiv ne ngritjen e padise se paraqitur ...".

Kete vendim e çmojme te bazuar ne ligj e ne prova.Padia e rivendikimit te sendit, sipas nenit 296 te K.Civil, parashikon te drejten e

pronarit (jo posedues) te ngreje padi per te kerkuar sendin e tij nga çdo posedues apo mbajtes (jo pronar). Ne interpretim te kesaj dispozite, paditesi ne kete padi duhet te provoje pronesine e tij mbi sendin objekt rivendikimi (legjitimitetin aktiv) dhe nga ana tjeter posedimin pa titull ligjor te sendit nga ana e pales se paditur (legjitimitetin pasiv).

Ne rastin konkret, objekt i rivendikimit eshte nje pasuri e paluajtshme, e cila megjithese nga ana e paditeses eshte fituar nepermjet nje akti noterial te kryer perpara noterit dhe eshte regjistruar ne regjistrat e Z.R.P.P., ne analize kronologjike te origjines se fitimit te kesaj prone nga pronari i pare, Todi Nano, deri tek veprimi i fundit noterial i kryer ne favor te paditeses, perben veprime absolutisht te pavlefshme. Keto veprime me te drejte jane çmuar si te tilla edhe nga Gjykata e Apelit Vlore.

Kodi Civil ne kapitullin "Fitimi dhe humbja e pronesise", ne nenin 163, parashikon shprehimisht se: "Pronesia fitohet nepermjet menyrave te caktuara ne kete Kod dhe menyrave te tjera te caktuara me ligj te veçante", duke parashikuar ne dispozitat ne vijim menyrat konkrete te fitimit te pronesise me kontrate, me trashegim, etj...

165

Page 166: Tetor 2009

Po te analizosh origjinen e fitimit te pronesise se prones ne konflikt me siperfaqe 1624 m2, rezulton qarte se kjo siperfaqe nuk eshte fituar me ligj te veçante, siç eshte ligji nr.7501, date 19.07.1991 "Per token". Pronari i pare i kesaj prone, Todi Nano, nepermjet aktit te marrjes se tokes ne pronesi (i cili parashikohet si nje nga menyrat e fitimit te pronesise me ligj te veçante ne kuptim te nenit 163 te K.Civil), ka fituar pronesine vetem mbi siperfaqen 12.792 m2. Siperfaqja tjeter prej 1624 m2 eshte shtuar ne pronesine e tij nga ana e Z.R.P.Paluajtshme. Nje veprim i tille nuk parashikohet si menyre fitimi i pronesise nga dispozitat e mesiperme te K.Civil.

Ligji nr.7843, date 13.07.1994, i ndryshuar disa here me ligje te mevonshme, nga vete titulli i tij "Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme" ne teresine dispozitave te tij ka per objekt regjistrimin ne regjistrat e Z.R.P.P. te pasurive se paluajtshme. Ne nenin 24 te ketij ligji percaktohen qarte se "... pronesia dhe kufijte e pasurive te paluajtshme duhet te konsiderohen te percaktuara nga dokumentat e pronesise, sipas ligjit nr.7501, date 19.07.1991, kontratat e privatizimit te bera sipas ligjit nr.7652, date 23.12.1992, vendimet e K.K.K.Pronave sipas ligjit nr.7698, date 15.04.1993, ligje, apo dokumente te tjera zyrtare, te cilat njohin pronesine private, apo vendime gjykate ...".

Kjo dispozite e ligjit eshte ndryshuar me ligjin nr.8090 te vitit 1996 dhe ligjin nr.9701, viti 2007, sipas te cilit shkronjat "a", "b"dhe "c"ndryshohen si me poshte: "... Pronesia dhe kufijte e pasurive te paluajtshme percaktohen nga aktet e fitimit te pronesise sipas nenit 193 te K.Civil …".

Nga permbajtja e kesaj dispozite, rezulton qarte se regjistrimi i pasurise se paluajshme ne regjisrat e Z.R.P.P. nuk perben menyre te fitimit te pronesise mbi nje pasuri se paluajtshme, perkundrazi, nga vazhdimi i permbajtjes se saj rezulton se regjistruesi i ka ekzaktesisht te percaktuara aktet e pronesise se pasurise se paluajtshme dhe dokumentacionin tjeter shoqerues te saj, siç jane planvendosja apo gentplani i pasurise, te cilat regjisruesi ka per detyre, sipas ligjit t’i regjistroje ne regjistrat perkates, duke zbatuar nje procedure te caktuar ne kete dispozite dhe ne ato ne vijim te ligjit.

Sa me siper, ndryshe nga sa ka konkluduar shumica ne çeshtjen ne shqyrtim, çmojme se paditesja, pronesine mbi siperfaqen ne konflikt nuk e ka fituar ne menyre te ligjshme, per rrjedhoje, ne rastin konkret ajo nuk gezon legjitimitet aktiv ne ngritjen e padise se rivendikimit te saj ndaj te paditurve, prandaj me te drejte eshte ndryshuar vendimi dhe eshte rrezuar nga ana e Gjykates se Apelit Vlore.

Fatos Lulo Shpresa Beçaj

166

Page 167: Tetor 2009

Nr.11115-00295-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1123 i Vendimit (323)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Evjeni Sinoimeri KryesueseFatos Lulo AnetarEvelina Qirjako AnetareGuxim Zenelaj AnetarAleksander Muskaj Anetar

ne daten 15.10.2009, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile, qe u perket paleve:

PADITËS TË K/PADITUR: AHMET ALI PAZARI, ALI PAZARI, ne mungese

TË PADITUR K/PADITËS: KASTRIOT MUZHAQI, ne mungeseTË PADITUR NË K/PADI: Z.R.P.P. TIRANE, ne mungese

ZEQINE PAZARI, FATBARDHA RAMA, ZANA SHIMA, ENGJELL

KAZAZI, NDRIÇIM KAZAZI, DONIKA KAZAZI, NERMIN LUZI, JETA XHEMA (PAZARI), LIRI PAZARI, JONA PAZARI, ETLEVA ZEQO, K.K.K.P. TIRANE, ne mungese

PERSONA TË TRETË: ZENEL MUSA, NEDINE MUSA, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Kthimin e menjehershem te siperfaqes se tokes

me regjistrim hipotekor nr.267, date 16.10.2000, qe mbahet pa asnje titull nga i padituri Kastriot Muzhaqi

dhe detyrimin per shperblimin e demit.Baza Ligjore: Neni 32/1 i K.Pr.Civile,

neni 296-298 i Kodit Civil.OBJEKTI I K/PADISË:

Kundershtimi i vendimit nr.276, date 18.08.2000 (pika 1SL) te K.K.K.P. te Bashkise Tirane

dhe fshirjen nga regjistrat e hipotekes te siperfaqjes se truallit prej 450 m2 me regjistrim hipotekor nr.267, date 16.10.2000, qe figuron aktualisht

ne emer te trashegimtareve te ish pronarit sheh Ali Pazari.Baza Ligjore: Neni 160 i K.Pr.Civile,

Ligji nr.7698, date 15.04.1993 dhe VKM nr.301, viti 1993.

167

Page 168: Tetor 2009

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.288, date 30.01.2003, ka vendosur:Pranimin e kerkese-padise se ngritur nga Ahmet Pazari dhe Kadri Pazari, kunder Kastriot Muzhaqit dhe Zyres se Regjistrimit te Pasurise se Paluajtshme Tirane.Detyrimin e te paditurit Kastriot Muzhaqi t'i ktheje siperfaqen e truallit prej 490,7 metra katrore paditesave Ahmet Pazari dhe Kadri Pazari.Pushimin e gjykimit, per pagimin e demit te shkaktuar nga i padituri Kastriot Muzhaqi, pasi paditesat heqin dore nga ky objekt i padise.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1133, date 04.11.2003, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.288, date 30.01.2003 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim, me tjeter trup gjykues, ne ate gjykate.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.2492, date 20.05.2004, ka vendosur:

Pranimin e padisë dhe detyrimin e të paditurit kundërpaditës Kastriot Muzhaqi për t’i kthyer paditësave të kundërpaditur Ahmet Pazari dhe Kadri Pazari sipërfaqen e truallit prej 490,7 m2, pronë e këtyre të fundit e që në hipotekë figuron me regjistrimin hipotekor nr.267, date 16.10.2000. Pushimin e gjykimit me heqje dorë për pjesën tjetër të padisë që lidhet me kërkimin e dëmit të shkaktuar nga i padituri kundërpaditës Kastriot Muzhaqi.Rrëzimin e kundërpadisë (të ngritur nga i padituri/kundërpaditës Kastriot Muzhaqi), si të pabazuar në prova e në ligj.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.405, date 25.03.2005, ka vendosur:Prishjen e vendimit civil nr.2492, date 20.05.2004 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Apelit Tirane, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.2, date 26.01.2006 ka vendosur:Pranimin e padise, detyrimin e te paditurit (kunderpadites) Kastriot Muzhaqi t’i ktheje paditesave (te kunderpaditur) Ahmet dhe Kadri Pazari siperfaqjen e truallit prej 490,7 m2 qe eshte prone e paditesave (me nr.hipotekor 267, date 16.10.2000).Rrezimin e kunderpadise te paditurit (kunderpadites) Kastriot Muzhaqi si te pabazuar.

Kunder vendimit nr.2, date 26.01.2006 te Gjykates se Apelit Tirane, ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.C., brenda afatit ligjor, ka ushtruar rekurs pala e paditur k/paditese, Kastriot Muzhaqi, duke kerkuar ndryshimin e vendimeve, rrezimin e padise dhe pranimin e kunderpadise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Fatos Lulo; si dhe pasi shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

168

Page 169: Tetor 2009

V Ë R E NNga provat qe ndodhen ne dosjen gjyqesore rezulton se K.K.K.P. ish pronareve

Tirane me vendimin nr.276, date 18.08.2000 i ka kthyer disa troje te konsideruara te lira trashegimtareve te ish pronarit Sheh Ali Pazari, te cilet ne kete gjykim jane me cilesine e paditesave. Vendimi i K.K.K.P. ish pronareve eshte regjistruar ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme me nr.267, date 16.10.2000.

Nga ky vendim ka rezultuar se paditesit i eshte kthyer midis te tjerave dhe nje truall i cilesuar SL 11 me siperfaqe prej 685 m2.

Nje pjese e ketij trualli, dhe pikerisht siperfaqja prej 490,7 m2, rezulton qe te jete zene nga i padituri kunderpadites me nje banese dy kateshe, te cilen ai pretendoi se e ka blere nga Zenel e Nedine Musai me kontraten e shitblerjes nr.3369, date 25.10.1999. I padituri pretendon gjithashtu se ndertimi eshte i ligjshem, pasi eshte ndertuar me leje ndertimi te leshuar nga organet kompetente.

Ne keto kushte, paditesit Ahmet e Kadri Pazari, ne rruge gjyqesore, kane kerkuar “Kthimin e siperfaqes se tokes me regjistrim hipotekor nr.267, date 16.10.2000 qe mbahet nga i padituri Kastriot Muzhaqi, bazuar ne nenin 296-298 te K.Civil”.

Nga ana tjeter ka rezultuar qe i padituri ne kete gjykim ka paraqitur nje kunderpadi, me anen e se ciles ai kerkon: “Anullimin e vendimit te K.K.K.P. ish pronareve nr.276, date 18.08.2000, pika 1, i cili ka kthyer ne natyre siperfaqen e truallit paditesave”, me arsyetimin se eshte ai pronar i ketij trualli dhe i nderteses, ai ka fituar titullin e pronesise ne menyre te prejardhur me ane te kontrates se shitblerjes, bazuar ne nenin 160 te K.Pr.Civile dhe Ligjin nr.7698, date 15.04.1993 .

Ne gjykim jane thirrur me cilesine e personit te trete dhe Zenel dhe Nedine Musa, te cilet kane qene personat qe i kane shitur pronen objekt gjykimi te paditurit. Nga aktet qe ndodhen ne dosjen gjyqesore ka rezultuar se personi i trete, Zenel Musa, mbas viteve 1992 ka gjetur te lira disa ambiente qe me pare kishin sherbyer si depo per vegla ndertimi dhe pasi i ka marre ato ne perdorim i ka prishur dhe mbi truallin ka ndertuar nje banese dy kateshe. Ai eshte njohur bashkepronar mbi kete ndertese me te shoqen Nedine Musa nepermjet nje vendimi gjykate me objekt vertetim juridik te faktit te ndertimit dhe e ka regjistruar kete prone ne Z.R.P.P. ne vitin 1997.

Pas regjistrimit te prones ne Z.R.P.P., personat e trete kane realizuar shitjen e prones (truall 450 m2 dhe shtepi) me te paditurin/kundrapadites.

Lidhur me çeshtjen objekt gjykimi.Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.288, date 30.01.2003 ka

vendosur:“Pranimin e kerkese padise se ngritur nga Ahmet dhe Kadri Pazari kunder Kastriot

Muzhaqit dhe Zyres se Regjistrimit te Pasurise se Paluajtshme Tirane.Detyrimin e te paditurit Kastriot Muzhaqi t’u ktheje siperfaqen e truallit prej 490,7

m2, paditesave Ahmet Pazari dhe Kadri Pazari.Pushimin e gjykimit per pagimin e demit te shkaktuar nga i padituri Kastriot Muzhaqi,

pasi paditesat heqin dore nga ky objekt i padise”.Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1133, date 04.11.2003, ka vendosur:“Prishjen e vendimit nr.288, date 30.01.2003 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane

dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim”.Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.2492, date 20.05.2004, ka

vendosur:“Pranimin e padise dhe detyrimin e te paditurit kunderpadites Kastriot Muzhaqi per t’i

kthyer paditesave te kunderpaditur Ahmet Pazari dhe Kadri Pazari siperfaqen e truallit prej

169

Page 170: Tetor 2009

490,7 m2, prone e ketyre te fundit e qe ne hipoteke figuron me regjistrimin hipotekor nr.267, date 16.10.2000.

Pushimin e gjykimit me heqje dore per pjesen tjeter te padise qe lidhet me kerkimin e demit te shkaktuar nga i padituri kunderpadites Kastriot Muzhaqi.

Rrezimin e kunderpadise (te ngritur nga i padituri/kunderpadites Kastriot Muzhaqi), si te pabazuar ne prova e ne ligj”.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.405, date 25.03.2005, ka vendosur:“Prishjen e vendimit nr.2492, date 20.05.2004 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane

dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim, ne Gjykaten e Apelit Tirane, me tjeter trup gjykues”.Kjo gjykate arsyeton se gjykata e faktit ka lejuar shkelje te renda proceduriale ne

lidhje me formimin e drejte te ndergjyqesise.Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.2, date 26.01.2006, ka vendosur: “Pranimin e padise, detyrimin e te paditurit (kunderpadites) Kastriot Muzhaqi t’i

ktheje paditesave (te kunderpaditur) Ahmet dhe Kadri Pazari siperfaqen e truallit prej 490,7 m2, qe eshte prone e paditesave (me nr.hipoteke 267, date 16.10.2000). Rrezimin e kunderpadise te paditurit (kunderpadites) Kastriot Muzhaqi si te pabazuar”.

Gjykata e apelit arsyeton se, trualli objekt konflikti eshte prone e paditesave te kunderpaditur, te cileve ju eshte kthyer nga K.K.K.P. ne menyre te ligjshme. I padituri kunderpadites nuk mund te behej pronar mbi bazen e nje kontrate shitblerje, ku shitesi nuk eshte pronar, pasi askush nuk mund te tjetersoje nje pasuri mbi te cilen nuk ka pronesine.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka bere rekurs pala e paditur kunderpaditese Kastriot Muzhaqi, i cili ka parashtruar nje sere pretendimesh te permendura me lart, per mosrespektim nga ana e Gjykates se Apelit Tirane si te normave proceduriale, ashtu dhe te atyre materiale.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se rekursi i paraqitur nga i padituri kunderpadites permban shkaqe nga ato te parashikuara nga neni 472 i K.Pr.Civile, ekzistenca e te cilave e ben te cenueshem vendimin e Gjykates se Apelit Tirane nr.2, date 26.01.2006.

Ky Kolegj çmon se gjykata e apelit nuk ka bere nje hetim te plote dhe te gjithanshem te çeshtjes objekt gjykimi ne perputhje me ligjin, dhe nuk i ka dhene pergjigje te gjitha kerkimeve qe ka bere ana e paditur, duke bere qe te cenohen disa norma proceduriale, siç eshte neni 14 i K.Pr.Civile, qe shprehimisht thote: “Gjykata duhet te kryeje nje hetim gjyqesor te plote dhe te gjithanshem ne perputhje me ligjin”. Gjykata duhet te bente nje analize objektive dhe teresore te provave (neni 126 i K.Pr.Civile) dhe perfundimisht te zgjidhte “mosmarreveshjen ne perputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera ne fuqi, qe jane te detyrueshme te zbatohen prej saj” (neni 16 i K.Pr.Civile).

Kolegji Civil i Gjykates se Larte e çmon te drejte pretendimin e ngritur nga i padituri ne rekurs se gjykata nuk ka marre ne shqyrtim dhe nuk ka bere hetim te plote ne lidhje me kerkimet e paraqitura prej tij ne kunderpadi.

Ne kunderpadi i padituri ka pretenduar se vendimi i K.K.K.P. ish pronareve me nr.276, date 18.08.2000, i cili ka vendosur midis te tjerave kthimin ne natyre ne favor te pales paditese te nje trualli te cilesuar SL 11 me siperfaqe prej 685 m2, eshte dhene haptazi ne kundershtim me ligjin. Kjo, pasi ky komision me vendimin e tij me nr.56, date 19.06.1997 ishte shprehur njehere per kete siperfaqe dhe kishte vendosur njohjen e paditesave si pronare te kesaj siperfaqe dhe kompensimin e tyre me nje nga menyrat e parashikuara ne ligj, me arsyetimin se kjo siperfaqe ishte e zene.

Per kete qellim ai i referohet Ligjit nr.7698, date 15.04.1993, i ndryshuar, neni 27/a i te cilit parashikon: “Kundër vendimit të komisionit për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve, pjesëmarrësit në proces kanë të drejtë të bëjnë ankim në gjykatën e rrethit. Vendimi që jepet në këtë rast nga gjykata e rrethit është i ankueshëm, sipas rregullave të

170

Page 171: Tetor 2009

përcaktuara në Kodin e Procedurës Civile. Procesi i kthimit të pronave ish-pronarëve nuk mund të pengohet.

Vendimet e komisioneve të kthimit të pronave nuk mund të pezullohen, as me vendim gjykate edhe kur ka filluar apo vazhdon procesi gjyqësor. Zbatohen vetëm vendimet e gjykatave që kanë marrë formë të prerë".

Ne veshtrim te kesaj dispozite, rezulton se ndaj vendimit te K.K.K.P. nuk eshte parashikuar ankim administrativ, ndaj goditjen e ketyre lloj vendimesh pala e interesuar mund ta beje drejtpersedrejti ne gjykate.

Pavaresisht se pretendimi i mesiperm ka lidhje me zbatimin e drejte apo te gabuar te ligjit, Kolegji Civil i Gjykates se Larte konstaton se gjykata e apelit ne vendimin e saj nuk ka bere fare analize ligjore te ketij kerkimi. Gjykata e Apelit Tirane, ne vendimin e saj, ndersa ben analize se perse duhet te pranohet padia, nuk shprehet aspak dhe nuk analizon se perse nuk qendon kunderpadia.

Kunderpadia eshte padia qe i padituri mund te ngreje ne gjykim ndaj paditesit me qellim qe gjykata te vendose mbi kunderpadine njekohesisht dhe se bashku me padine e ngritur nga paditesi. Kunderpadia i nenshtrohet te njejtave rregullave qe rregullojne padine (neni 31 e vijues i K.Pr.Civile).

Ne baze te nenit 310 te K.Pr.Civile, gjykata eshte e detyruar qe ne pjesen pershkruese dhe arsyetuese, krahas pershkrimit te rrethanave te çeshtjes duhet te analizoje te gjithe çeshtjet e diskutuara, duhet te tregoje dispozitat ligjore dhe parimet e se drejtes qe ajo ka zbatuar. Gjithashtu, gjykata ne vendimin e saj duhet te shqyrtoje ne menyre te plote dhe objektive, provat e administruara ne seance gjyqesore, te cilat kane çuar ne formimin e bindjes se brendshme te gjykates. Gjykata duhet qe ne vendimin e saj te jape ne menyre te mjaftueshme arsyet perse ka arritur ne konkluzionin perkates.

Ne vendimin nr.2, date 26.01.2006 te Gjykates se Apelit Tirane persa i perket trajtimit te kunderpadise arsyetimi mungon. Arsyetimi i vendimit eshte detyrim i sanksionuar ne nenin 142 te Kushtetutes te Republikes se Shqiperise, qe parashikon se “vendimet gjyqesore duhet te jene te arsyetuara …”. Ky detyrim jo vetem qe perben garancine qe vendimi te shqyrtohet thelle dhe me pergjegjshmeri nga ana e gjykates, por ne te njejten kohe kjo ndihmon dhe gjykaten me te larte te shqyrtoje mosmarreveshjen ne perputhje me ligjin.

Ne keto kushte, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon se gjykata e apelit ne rigjykim, pasi te analizoje ne perputhje me ligjin kete kerkim te paditesit (ne lidhje me ligjshmerine e vendimit nr.276, date 18.08.2000 te K.K.P.P., nese ky vendim eshte apo jo ne perputhje me ligjin), duhet te analizoje dhe te shprehet ne vendimin e saj dhe per arsyet se perse e pranon, ose rrezon kunderpadine.

Gjithashtu ne rigjykim, gjykata e apelit duhet te hetoje ne menyre te plote dhe ne lidhje me kerkimin e bere nga ana e paditur per ligjshmerine e ndertimit te tij

Nga aktet e adminstruara ne kete gjykim dhe qe ndodhen ne dosjen gjyqesore, rezulton se i padituri kete kerkim e mbeshtet ne disa prova shkresore siç jane: (i) Shkresa e leshuar nga K.RR.T. nr.14881, date 29.11.1996, (ii) Vendim per shesh ndertimi nr.protokoll 14881/1, date 29.11.1996, (iii) Leje Ndertimi nr.protokoll 14881/2, date 29.12.1996, ne te cilat thuhet se:

“Me vendim te K.RR.T. Bashkise Tirane nr.30, date 18.09.1996 eshte miratuar sheshi i ndertimit dhe eshte dhene leja e ndertimit per Zenel Musen per ndertimin e nje shtepie dykateshe ne rrugen Stavri Themeli”.

Pikerisht keto akte rezulton qe te jene marre nga arkivi i Bashkise dhe te kene ekstremitetet perkatese.

I padituri ka pretenduar se Drejtoria e Pergjithshme e Planifikimit Urban, Bashkia Tirane, e cila ka derguar shkresen me nr.17-192/1 prot., date 21.11.2002 nuk eshte kompetente te mbaje dokumentacionin e subjekteve qe i eshte dhene leja e ndertimit, po

171

Page 172: Tetor 2009

keshtu keto dokumenta nuk ndodhen as ne Drejtorine e Urbanistikes. Sipas te paditurit, keto dokumenta ndodhen vetem ne Arkiven e Bashkise. Gjykatat duhej qe te hetonin ne lidhje me kete pretendim te pales se paditur, duke iu referuar dispozitave te Ligjit nr.9154, datë 06.11.2003 "Për arkivat" dhe akteve nenligjore te dala ne zbatim te tij. Organi qendror qe ruan dhe administron dokumentacionin ndertimor eshte Arkivi Qendror Teknik i Ndertimit (“AQTN”), krijuar me Vendimin e Keshillit te Ministrave nr.337, date 26.03.1993. Ky organ eshte institucion publik dhe ben pjese ne rrjetin arkivor te Republikes se Shqiperise. Prane çdo njesie te qeverisjes vendore ndodhet zyra vendore e arkivit teknik te ndertimit, qe administron dokumentacionin arkivor dhe pas nje periudhe te caktuar kohe ia dorezon kete dokumentacion per ruajtje e administratim AQTN.

Ne keto kushte, duke qene se kemi dy lloj pergjigjesh, nje nga Arkiva e Bashkise, e cila parashtron se ekziston leja e ndertimit, si dhe shkresat nga Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Drejtoria e Urbanistikes, te cilat sqarojne se nuk ekziston nje dokumentacion i tille, ishte mëse e domosdoshme qe gjykata e apelit te hetonte ne lidhje me kete çeshtje per zgjidhjen sa me drejt te mosmarreveshjes. Rezulton qe gjykata e apelit nuk e ka hetuar nje fakt te tille, duke mos marre parasysh kerkimin e te paditurit per kete çeshtje, por ajo eshte mjaftuar me provat te cilat ndodheshin ne dosje, pavaresisht se kjo ishte dhe nje nga detyrat e lena nga gjykata e apelit, duke mos respektuar kerkesat e neneve 486 dhe 493 te K.Pr.Civile.

Gjykata e apelit ne rigjykim, bazuar dhe ne nenin 465 te K.Pr.Civile, duhet te hetoje dhe njehere kete kerkim te paditesit, duke iu drejtuar organeve kompetente, qe ruajne dokumentacionin perkates, per marrjen e nje pergjigje te sakte dhe perfundimtare ne lidhje me ligjshmerine e ketij ndertimi, bazuar ne nenin 224 te K.Pr.Civile.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se persa analizuam me siper vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nuk eshte bindes dhe i mjaftueshem per t’i dhene nje zgjidhje perfundimtare ketij konflikti, ne keto kushte ai duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per rigjykim.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane nr.2, date 24.01.2006 dhe dergimin e

çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 15.10.2009

172

Page 173: Tetor 2009

MENDIM I PAKICËSNe, gjyqtaret ne pakice, nuk jemi dakord me vendimin qe mori shumica e Kolegjit

Civil ne perfundim te shqyrtimit te çeshtjes me pale paditese te k/paditur A. Pazari, etj., te paditur k/padites K. Muzhaqi.

Nga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore ka rezultuar se me vendimin nr.56, date 19.06.1997 te K.K.K.P. Tirane, ne favor te trashegimtareve te ish pronarit Ali Pazari jane trajtuar nje sere pronash, per disa prej te cilave ne formen e siperfaqjes se truallit, eshte vendosur qe te kompensohen. Nderkohe, me vendimin e K.K.K.P. te Bashkise Tirane nr.276, date 18.08.2000 eshte vendosur qe prej siperfaqjes 13497 m2 truall njohur per kompensim ne vitin 1997, t’u kthehej e lire nje siperfaqe prej 4679 m2, e ndare kjo ne disa parcela. Vendimi i mesiperm rezulton te jete regjistruar si titull pronesie i pales paditese ne regjistrat e Z.R.P.P. Tirane.

Konstatohet se pala e paditur, nepermjet kontrates se shitblerjes nr.3369 rep., nr.450 kol., date 25.10.1999 kishte blere nga Zenel e Nedime Musa nje banese dy kateshe dhe truallin prej 450 m2, mbi te cilin ajo ngrihej. Kontrata eshte lidhur bazuar ne nje vertetim hipotekor, date 08.10.1999, nga ku rezultonte se pronesia mbi kete pasuri kishte origjine nje vendim gjyqesor per vertetim fakti, siç shprehet dhe regjistruesi i Z.R.P.P. Tirane, ne shkresen date 13.11.2002.

Perfundimisht, familja Pazari ka pretenduar sipas objektit te padise. Nderkohe, pala e paditur ka paraqitur nje kunderpadi, ku kundershtohet vendimi i K.K.K.P. Tirane i vitit 2000, me pretendimin se ndertimi i kryer mbi kete truall eshte kryer konform legjislacionit per urbanistiken dhe si i tille ai duhet te konsiderohet i zene ne zbatim te ligjit nr.7698, date 15.04.1993. Jane paraqitur ne cilesine e proves shkresore, kopje te vertetuara te Vendimit te K.RR.T. Bashkia Tirane, leje shesh ndertimi, leje ndertimi, plan vendosje e sheshit te ndertimit, te nxjerra ne emer te shtetasit Zenel Musa, te cilat mbajne shenimin “marre nga arkivi i bashkise”, firmen e punonjesit I. Lila dhe vulen e ketij institucioni. I padituri k/padites ka pretenduar po ashtu se, per shkak se K.K.K.P. Tirane ishte shprehur njehere per kompensimin e siperfaqes se truallit objekt konflikti, vendimi i marre rishtaz per kthimin e tij ishte i kunderligjshem.

Gjate gjykimit jane administruar dy shkresa te Drejtorise se Pergjithshme te Urbanistikes prane Bashkise Tirane (date 21.11.2002, date 14.01.2003), ku vertetohet se me vendimin nr.30, date 18.09.1996 te K.RR.T. Bashkia Tirane nuk rezulton te jete trajtuar shtetasi Zenel Musa.

Konstatohet se Gjykata e Shkalles se Pare Tirane me vendimin nr.288, date 30.01.2003 pranoi padine dhe rrezoi kunderpadine. Ky vendim u prish nga ana e gjykates se apelit, duke u kthyer çeshtja per rishqyrtim. Gjate rishqyrtimit, gjykata e shkalles se pare serish vendosi pranimin e padise dhe rrezimin e kunderpadise. Gjykata e apelit, pasi konstatoi shkelje te ligjit ne formimin e ndergjyqesise, per shkak se çeshtja gjykohej per here te dyte ne kete shkalle te gjykimit, vendosi prishjen e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe shqyrtimin e çeshtjes si gjykate e shkalles se pare. Gjate gjykimit u administruan provat ne formen e akteve shkresore te permendura dhe me lart ne kete mendim te pakices, sikunder u administruan theniet ne seance gjyqesore te personit te trete, Zenel Musa. Ky i fundit ka pranuar se posedimin e kesaj siperfaqe trualli nuk e ka ushtruar mbeshtetur ne ndonje titull te fituar ne nje nga menyrat e parashikuara nga ligji. Perfundimisht, Gjykata e Apelit Tirane arsyeton ne vendimin e saj se: “Nga teresia e materialeve te ndodhura ne dosje, si dhe nga shpjegimet e personit te trete Zenel Musai te bera para gjykates se apelit, u sqarua se ky i fundit mbas viteve 1992, duke gjetur te lira disa ambiente qe kishin sherbyer si depo te vogla per te vendosur vegla ndertimi, u vu ne perdorim te tyre duke banuar aty, per kete ai pagoi nje shume lekesh duke pretenduar se i bleu, por njekohesisht mori dhe nje siperfaqe trualli, te cilen e gjeti te lire. Me vone, pa leje ndertimi dhe pa ndonje dokument, mbasi prishi depon,

173

Page 174: Tetor 2009

mbi ate truall ndertoi nje banese dy kateshe, e cila nepermjet rruges gjyqesore u njoh prone e tij, duke kryer dhe regjistrimin e saj ne shkelje te ligjit, neni 193 i Kodit Civil… Kunderpaditesi nuk mund te behet pronar, mbasi askush s’mund te tjetersoje nje pasuri mbi te cilen nuk ka pronesine, prandaj ne keto rrethana çeshtja doli e sqaruar plotesisht dhe gjykata nuk e çmoi te arsyeshme, qe mbi kerkesen e te paditurit (kunderpadites), t’i drejtohet bashkise per te kerkuar dokumentat e lejes se ndertimit ne nje kohe kur kjo çeshtje eshte sqaruar ne gjykimet e meparshme”.

Shumica e Kolegjit Civil argumenton ne vendimin e saj se gjykata e apelit nuk ka zbatuar drejt ligjin, persa kohe ne vendimin e saj nuk ka arsyetuar ne lidhje me objektin e kerkimit te kunderpadise, qe ka te beje me ligjshmerine e nxjerrjes se vendimit nr.276, date 18.08.2000 te K.K.K.P. te Bashkise Tirane. Ne pjesen vijuese te arsyetimit te vendimit, shumica e Kolegjit Civil ka arritur ne konkluzionin se gjykata e apelit nuk ka zbatuar drejt permbajtjen e dispozites se nenit 14 te K.Pr.C., pasi duke mos kryer nje hetim te plote e te gjithanshem nuk u ka dhene pergjigje pretendimeve te pales se paditur k/paditese ne lidhje me ekzistencen e dokumentacionit ligjor per ndertimin e pretenduar ne pronesi te tyre.

Ne gjyqtaret ne pakice, perkunder qendrimit qe mban shumica e Kolegjit Civil, jemi te mendimit se Gjykata e Apelit Tirane ka zgjidhur drejt si kerkimet qe perbenin objektin e padise, ashtu dhe ato te parashtruara ne kunderpadi. Duke qene se çeshtja u shqyrtua ne juridiksionin gjyqesor per shkak te ngritjes se padise nga ana e familjes Pazari, me te drejte fillimisht u moren ne shqyrtim kerkimet e ketij subjekti te gjykimit. Per shkak te kerkimeve te objektit te padise dhe bazes ligjore, ku familja Pazari mbeshtet te drejten e saj materiale te cenuar, gjykata shqyrtoi ne rastin konkret nje padi rivendikimi. Nje nder kushtet e verifikimit te legjitimitetit aktiv ne ngritjen e kesaj padie eshte ekzistenca e titullit te pronesise per subjektin qe rivendikon sendin, familja Pazari. Keshtu, kjo pale ka pretenduar pronesine mbi nje siperfaqe trualli, duke paraqitur ne cilesine e proves, titullin e saj te pronesise, vendimin nr.276, date 18.08.2000 te K.K.K.P. te Bashkise Tirane, nxjerre ne zbatim te ligjit nr.7698, date 15.04.1993. Fakti se me pare, po ky organ administrativ kishte trajtuar kerkesen e familjes Pazari duke disponuar per trajtimin e tyre ne formen e kompensimit, ne vleresimin tone nuk e ndalonte po kete organ administrativ, qe ne interpretim te dispozitave te K.Pr.A. (neni 128), te ndryshonte qendrimin e mbajtur, persa kohe siperfaqet e trajtuara per kompensim nuk mund te konsideroheshin te zena ne veshtrim te permbajtjes se udhezimit te K.M. nr.3, date 21.06.1993. Perfundimisht, regjistrimi i ketij vendimi te K.K.K.P. te Bashkise Tirane nr.276, date 18.08.2000 ne regjistrat e Z.R.P.P. gjendet i kryer ne perputhje me parashikimet e dispozites se nenit 193/h te Kodit Civil dhe dispozitat e ligjit funksional qe rregullojne regjistrimin e pasurive te paluajtshme ne Republiken e Shqiperise.

Ne analize te elementeve te padise se rivendikimit eshte provuar po ashtu gjate gjykimit, se posedimi i siperfaqjes se truallit i takon pales se paditur k/paditese K. Muzhaqi. Si titull pronesie, ç’ka pretendohej se legjitimonte rrjedhimisht edhe posedimin e sendit nga ana e kesaj pale, eshte paraqitur nje kontrate shitblerje nr.3369 rep., nr.450 kol., date 25.10.1999, ku K. Muzhaqi blinte nga personat e trete, Zenel dhe Nedine Musa, nje siperfaqe trualli dhe banesen e ndertuar mbi te. Ne baze te akteve shkresore te administruara ne gjykim, si titull pronesie ne regjistrat hipotekore, personi trete ka paraqitur nje vendim gjyqesor per vertetim fakti. Ne interpretim te permbajtjes se nenit 193 te Kodit Civil, ky lloj akti gjyqesor nuk mund te regjistrohej ne regjistrat e Z.R.P.P., pasi nuk parashikohet si nje nga menyrat e fitimit te saj sipas percaktimeve te nenit 163 te Kodit Civil. Çdo veprim juridik vijues ne lidhje me tjetersimet e te drejtave juridike-civile mbi kete send eshte absolutisht i pavlefshem. Ne keto kushte, me te drejte Gjykata e Apelit Tirane ka pranuar padine, duke arritur ne konkluzionin se posedimi i sendit nga pala e paditur k/paditese kryhet pa titull te ligjshem, per shkak se origjina e titullit te pretenduar, nuk parashikohet si e tille ne ligj.

174

Page 175: Tetor 2009

Ne rrethanat ligjore te mesiperme, ne, gjyqtaret ne pakice, nuk biem dakord me qendrimin e mbajtur nga ana e shumices ne lidhje me cenueshmerine e vendimit te gjykates se apelit per shkak te mungeses se hetimit gjyqesor ne lidhje me ekzistencen e dokumentacionit ligjor per ndertimin e baneses ne posedim te pales se paditur k/paditese. Me te drejte, gjykata e apelit, pasi ka administruar e vleresuar ne cilesine e proves pergjigjet e dhena nga organi kompetent me ligj per dhenien e lejes se ndertimit se ne emer te subjektit z. Musa nuk ekziston asnje vendim per dhenien e kesaj leje, ne zbatim te permbajtjes se nenit 253 te K.Pr.C., ka konkluduar se çdo kerkim i metejshem nuk do te sillte nje rezultat te ndryshem. Ky konkluzion i gjykates se apelit çmohet i drejte edhe per faktin se ne vitin 1996, kur pretendohet te jete nxjerre leja e ndertimit ne emer te personit te trete, ka qene ne fuqi ligji nr.7693, date 06.04.1993 “Per urbanistiken”, i ndryshuar, dhe VKM nr.593, date 13.12.1993 “Rregullore e Urbanistikes”, dispozitat e te cileve legjitimojne kerkimin e lejes per shesh ndertimi dhe lejes se ndertimit vetem nga subjektet qe gezojne nje titull te ligjshem mbi siperfaqen e truallit mbi te cilin kerkohet te ndertohet.

Ne rastin konkret, pronesia e truallit nuk ka qene asnjehere e personit te trete, sikunder pranohet dhe nga ai vete, e ne keto kushte dhe ne eventualitetin e ekzistences se nje leje ndertimi nga ana e organit kompetent te qeverisjes vendore, do te ishim perballe nje akti absolutisht te pavlefshem, per shkak se eshte nxjerre ne kundershtim me formen dhe proceduren e kerkuar nga ligji (neni 116/c i K.Pr.A.).

Per kete shkak, ne gjyqtaret ne pakice, vleresojme se pales se paditur k/paditesenuk mund t’i njihet nje interes i ligjshem i cenuar (neni 32 i K.Pr.C.) ne nxjerrjen e vendimit nr.276, date 18.08.2000 te K.K.K.P. te Bashkise Tirane, e per rrjedhoje me te drejte kunderpadia eshte rrezuar nga ana e Gjykates se Apelit Tirane. Ne keto kushte, mendojme se vendimi nr.2, date 26.01.2006 i Gjykates se Apelit Tirane duhet te lihet ne fuqi.

Fatos Lulo Aleksander Muskaj

175

Page 176: Tetor 2009

Nr.11115-00314-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-980 i Vendimit (324)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Shpresa Beçaj KryesueseEvjeni Sinoimeri AnetareFatos Lulo AnetarArdian Nuni AnetarEvelina Qirjako Anetare

ne daten 15.10.2009 mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile, qe u perket paleve:

PADITËS: KARAFIL MAHILAJ, i biri i Sadikut, i vtl.1947, lindur dhe banues ne Vlore, perfaqesuar nga av. Mirela Muço (Papa).MERUSHE MAHILAJ, e bija e Fetiut, e vtl.1952, lindur dhe banuese ne Vlore, ne mungese.

I PADITUR: VIRON ÇUNI, i biri i Arjanit, i vtl.1959, lindur dhe banues ne Vlore, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:Lirim dhe dorezim sendi.

Shperblim per perdorimin e sendit.Baza Ligjore: Neni 296 e 298 i Kodit Civil.

Gjykata e Shkalles se Pare Vlore, me vendimin nr.298, date 22.02.2006 ka vendosur:1. Pranimin e kerkesepadise se paditesave Karafil Mahilaj dhe Merushe Mahilaj, kunder te paditurit Viron Cuni, si te bazuar ne prova dhe ne ligj.2. Detyrimin e te paditurit Viron Çuni t’i liroje dhe t’i dorezoje paditesave Karafil Mahilaj dhe Merushe Mahilaj, apartamentin e banimit te perbere nga nje dhome, nje kuzhine dhe ambientet ndihmese, me siperfaqe 54.02 m2, te ndodhur ne Lagjen “Lef Sallata”, Rruga “H. Kushta”, Pallati Nr.1045, kati i trete, shkalla e pare, Vlore, e regjistruar ne ZRPP me nr. pasurie 27/14+1-7, e ndodhur ne ZK nr.8603, Volumi 3, faqe 155.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.441, date 12.09.2006, ka vendosur:Mospranimin e ankimit.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, nr.441, date 12.09.2006, ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.C., brenda afatit ligjor, ka ushtruar rekurs pala e paditur Viron Çuni, duke kerkuar prishjen e vendimeve, per keto shkaqe:

176

Page 177: Tetor 2009

- Kam qene i pranishem ne seancen gjyqesore, por gjykata, pa i hyre shqyrtimit te shkaqeve, nuk pranoi pretendimin tim se kam qene i semure, e per rrjedhoje nuk kam mundur te plotesoj ankimin brenda afatit.

- Ne ankimin e paraqitur kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare kam permendur se vendimi eshte marre ne kundershtim me ligjin. Paraqitja e ketij argumenti e bente te mundshme nga ana ligjore qe gjykata t’i hynte shqyrtimit te çeshtjes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi gjyqtarin Fatos Lulo; perfaqesuesin e pales paditese av. Mirela Muço

(Papa), qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Vlore; ne mungese te pales se paditur; si dhe pasi shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NNga aktet e dosjes gjyqesore rezulton se paditesi Karafil dhe i padituri Viron kane

qene te dy punonjes te Portit te Vlores. Kjo ndermarrje shteterore kishte nisur para vitit 1991 ndertimin e nje godine banimi per punonjesit e saj. Kjo godine rezulton te jete perfunduar se ndertuari nga ana e Entit Kombetar te Banesave. Nga aktet e dosjes konstatohet se me shkresen date 09.08.1993 te Komisionit te Strehimit te Portit, palet ndergjyqese jane vendosur te banojne ne kete pallat, perkatesisht ne banesat e Fejzi Licos dhe Shamet Salatit.

Nderkohe, me vendimin e Keshillit Bashkiak nr.76, date 08.10.1996 eshte vendosur qe Filip Jeto te merrte banesen e Fejzi Licos, kurse Karafil Mahilaj te merrte banesen e Shamet Salatit, aty ku banonte nderkohe i padituri konkret Viron Çuni. Ne vitin 2001, paditesi Karafil Mahilaj ka ngritur nje padi kunder Keshillit te Bashkise dhe shtetasit Filip Jeto, duke goditur vendimin e Keshillit Bashkiak te lartpermendur. Ne kete gjykim eshte futur ne cilesine e paditesit dhe i padituri i gjykimit konkret Viron Çuni. Pala e paditur, ne gjykimin e vitit 2001 F. Jeto, ka ngritur nje kunderpadi per deklarimin e pavlefshem te autorizimit te Komisionit te Strehimit te Portit dhe detyrimin e Karafil Mahilaj te lironte dhe dorezonte apartamentin, per sa kohe F. Jeto kishte lidhur kontraten e shitjes me Entin Kombetar te Banesave. Perfundimisht, me vendimin nr.751, date 06.06.2001 eshte vendosur rrezimi i padise dhe pranimi i kunderpadise.

Ne vijim, ne vitin 2001 paditesi Karafil ka lidhur nje kontrate shitje me Entin Kombetar te Banesave per privatizimin e apartamentit me siperfaqe prej 54.02 m2, qe mbahej nga i padituri. Perfundimisht, pas pageses se plote te çmimit, pronesia e apartamentit i ka kaluar paditesit dhe bashkeshortes se tij, sikurse rezulton dhe nga çertifikata e pronesise, date 24.05.2005.

Gjate gjykimit te padise se rivendikimit, pala e paditur nuk rezulton te kete paraqitur prapsime ne lidhje me ligjshmerine e titullit te pronesise te pales paditese, apo ligjshmerine e posedimit te saj.

Ne perfundim te gjykimit, gjykata e shkalles se pare pranoi padine, duke vendosur detyrimin e te paditurit per lirimin dhe dorezimin e apartamentit. Kunder vendimit konstatohet se ushtroi ankim pala e paditur. Rezultoi se ne kete ankim u parashtrua vetem pretendimi se vendimi ishte marre ne kundershtim me ligjin. Ne lidhje me shkaqet konkrete ku bazohej ky pretendim, pala e paditur sqaronte se do te plotesoheshin pasi te njihej me dosjen gjyqesore.

Gjykata e Apelit Vlore hapi shqyrtimin gjyqesor te çeshtjes ne seancen e dates 14.07.2006 dhe pasi konstatoi se ankimi nuk ishte i plote, ne veshtrim te nenit 454 te K.Pr.C., ne perputhje me dispoziten e nenit 455 te K.Pr.C., vendosi nje afat 5 ditor per plotesimin e tij. Seanca pasardhese u caktua te zhvillohej me date 12.09.2006.

177

Page 178: Tetor 2009

Ne seancen e dates 14.07.2006 pala e paditur nuk ishte prezente, keshtu qe njoftimi i tij u krye nepermjet flete-thirrjes, e cila iu njoftua vajzes se pales se paditur me date 28.07.2006. Ne flete-thirrje eshte shenuar se pala ne fjale duhet te plotesonte shkaqet e ankimit brenda afatit 5 ditor.

Ne date 12.09.2006, rezulton se pala e paditur ishte e pranishme ne gjykim. Mbi kerkesen e gjykates se apelit, pala e paditur pretendoi se nuk e kishte plotesuar ankimin brenda afatit 5 ditor per shkak se kishte qene ne Itali, duke u kuruar. Megjithate u konstatua se ne mbeshtetje te ketij pretendimi nuk u paraqit para gjykates asnje prove. Perfundimisht, gjykata e apelit vendosi mospranimin e ankimit.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se pretendimet e parashtruara ne rekursin e pales se paditur nuk e bejne te cenueshem vendimin qe mori Gjykata e Apelit Vlore.

Persa i takon permbajtjes se ankimit, me te drejte gjykata e apelit ka kerkuar plotesimin e tij, pasi ne te shkruhet vetem se vendimi i gjykates se shkalles se pare vjen ne kundershtim me ligjin, pa paraqitur shkaqet e kerkuara nga neni 454 i K.Pr.C. Gjykata e Apelit Vlor, ka zbatuar drejt proceduren e percaktuar nga dispozita e nenit 455/b, duke i lene nje afat 5 ditor pales se paditur per te plotesuar ankimin. Mosplotesimi i ketij ankimi eshte shkak per mospranimin e tij ne zbatim te dispozites se nenit 450/b te K.Pr.C., sikunder me te drejte ka konkluduar Gjykata e Apelit Vlore.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.441, date 12.09.2006 te Gjykates se Apelit Vlore.

Tirane, me 15.10.2009

178

Page 179: Tetor 2009

Nr.90100-01160-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-977 i Vendimit (325)

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga :

Shpresa Beçaj KryesueseEvjeni Sinoimeri AnëtareFatos Lulo AnëtarArdian Nuni AnëtarEvelina Qirjako Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 15.10.2009 mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËSE: FATIE LLANAJ, përfaqësuar me prokurë të posaçme nga avokate Hanëme Bakia

TË PADITUR: SHOQËRIA “MELE” SHPK, ne mungeseFAIK MUÇAJ, OARD BEGAJ, ne mungese BASHKIA VLORË, ne mungeseKËSHILLI I RREGULLIMIT TE TERRITORIT, BASHKIA VLORË, në mungesë

OBJEKTI:

Marrja e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e punimeve, që do të kryhen nga pala e paditur, Shoqëria “Mele” shpk,

në zbatim të lejes së sheshit të ndërtimit, lëshuar me vendimin nr.4123, datë 14.12.2007,

si dhe për dhënien e lejes së ndërtimit me vendimin nr.2166, datë 06.05.2008 të K.RR.T. pranë Bashkisë Vlorë.

Baza Ligjore: Neni 202 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.2065 Akti, datë 30.06.2008, ka vendosur:

Pranimin e kerkesës.Marrjen e masës për sigurimin e padisë, duke pezulluar çdo lloj punimi, në zbatim të lejes përkatëse për shesh ndërtimi vendim nr.4123, datë 14.12.2007, si dhe për dhënien e lejes së ndërtimit me vendimin nr.2166, datë 06.05.2008 të Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, punime këto që mund të kryhen nga ana e palës së paditur shoqëria “Mele” shpk deri në përfundim të gjykimit të kësaj çështje nga gjykata.

179

Page 180: Tetor 2009

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.43, datë 04.03.2009, ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.2065 Akti, datë 30.06.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka bërë rekurs shoqëria “Mele” shpk, e cila kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës së apelit dhe vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe rrëzimin e kërkesës, për këto shkaqe:

- Vendimet e gjykatave janë dhënë në shkelje të ligjit procedurial dhe material.- Në momentin e depozitimit të këtij rekursi ka përfunduar gjykimi në shkallë të parë,

ku është vendosur rrëzimi i padisë me dy objektet e saj, si dhe heqja e masave për sigurimin e padisë në kuptim të nenit 211 të K.Pr.Civile.

- Pala paditëse është pronare vetëm e nje banesë private me sipërfaqe 70.8 m2 dhe nuk është kufitare me pronarët e truallit Oard Begaj dhe Faik Muçaj.

- Kërkimin e saj pala paditëse nuk e ka mbështetur në prova me shkresë, siç kërkohet nga neni 202/a i K.Pr.Civile.

- Jemi përpara një investimi me vlera monetare të konsiderueshme. Pala kërkuese nuk ka depozituar garanci pasurore për të mbuluar dëmin që mund të na shkaktohet nga pezullimi ekzekutimit. Marrja e masës së sigurimit të padisë bie ndesh me vendimin unifikues nr.10, datë 24.03.2004 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni, përfaqësuesen e paditëses, avokate

Hanëme Bakia, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NRrethanat e çështjes1. Nga aktet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësja Fatie Llanaj është pronare e një

banese të ndodhur në qytetin e Vlorës, Lagja “Lef Sallata”, Rr.“Arianit Sërbi”, me sipërfaqe 70.8 m2, me nr.pasurie 26/206-ND, zona kadastrale 8603, me kufij: veriu - pasuria nr.26/204, lindja - pasuritë nr.26/204, 26/120, jugu - pasuritë nr.26/2004, 26/120 dhe perëndimi - pasuria nr.26/204.

2. Nga ana tjetër, Shoqërisë “Mele” shpk i është dhënë leje për shesh ndërtimi (vendimi nr.4123 datë 14.12.2007) dhe leja e ndërtimit (Vendimi nr.2166 datë 06.05.2008) nga K.RR.T.-ja e Bashkisë Vlorë për ndërtimin e një objekti 7-8 katësh, mbi truallin e Faik Muça dhe Oard Begaj.

3. Paditësja Fatie Llanaj, bazuar në nenet 302 e 303 të K.Civil, i është drejtuar me padi gjykatës më datë 26.05.2008, duke kërkuar pushimin e cenimit dhe anullimin e vendimit nr.4123, datë 14.12.2007 të sheshit ndërtimit dhe vendimit nr.2166, datë 06.05.2008 të lejes ndërtimit dhënë në favor të shoqërisë “Mele” shpk.

3.1. Paditësja pretendon se nga ndërtimi i objektit të ri prej palës së paditur do të cenohet në gëzimin dhe përdorimin e sendit (shtëpisë së saj), pasi objekti i parashikuar për ndërtim nuk respekton kondicionet urbane (në një distancë 2 m lineare larg banesës), do ta privojë atë nga ajrimi, ndriçimi dhe banesa do të dalë jashtë përdorimit për shkak të lagështirës që do të krijohet nga ky ndërtim.

4. Gjatë gjykimit, pala paditëse ka kërkuar dhe marrjen e masës së sigurimit të padisë.5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 30.06.2008, ka marrë

masën e sigurimit të padisë, “duke pezulluar çdo lloj punimi në zbatim të lejes përkatëse për shesh ndërtimi vendim nr.4123, datë 14.12.2007, si dhe për dhënien e lejes së ndërtimit me

180

Page 181: Tetor 2009

vendimin nr.2166, datë 06.05.2008 të Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, punime këto që mund të kryhen nga ana e palës së paditur Shoqëria “Mele” shpk deri në përfundim të gjykimit të kësaj çështje nga gjykata”.

6. Mbi ankimin e veçantë të palës së paditur, Shoqërisë “Mele” shpk, Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.43, datë 04.03.2009, ka lënë në fuqi vendimin e datës 30.06.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

7. Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs pala e paditur Shoqëria “Mele” shpk.

Ligji i Zbatueshëm8. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat parashikohet: 8.1. Neni 202 i K.Pr.Civile: “Me kërkesën e paditësit, gjykata lejon marrjen e masave

për sigurimin e padisë, kur ka arsye të dyshohet se ekzekutimi i vendimit për të drejtat e paditësit do të bëhet i pamundur ose i vështirë. Sigurimi i padisë lejohet kur:

a) padia mbështetet në prova me shkresë;b) paditësi jep garanci, në masën dhe në llojin e caktuar nga gjykata, për dëmin që

mund t’i shkaktohet të paditurit nga sigurimi i padisë.Garancia mund të kërkohet edhe për rastin e parashikuar nga shkronja “a” e këtij

neni”.8.2. Neni 203 i K.Pr.Civile: “Sigurimi i padisë lejohet për të gjitha llojet e padive dhe

në çdo fazë të gjykimit, derisa vendimi të marrë formë të prerë. Sigurimi i padisë lejohet edhe nga gjykata e apelit, kur padia është duke u shqyrtuar prej saj”.

8.3. Neni 205 i K.Pr.Civile: “Sigurimi i padisë mund të lejohet për të gjithë padinë, ose vetëm për ato pjesë të saj, që gjykata i gjen të bazuara, në përputhje me rregullat e parashikuara në nenin 202 të këtij Kodi.

Kërkesa, si rregull, shqyrtohet në prani të palëve, por në raste të veçanta ose të ngutshme, mund të shqyrtohet edhe pa u thirrur pala tjetër”.

8.4. Neni 206§1 i K.Pr.Civile: “Sigurimi i padisë bëhet:a) me sekuestrimin e sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe të kredive të

debitorit;b) me marrjen nga ana e gjykatës të masave të tjera të përshtatshme, duke përfshirë

edhe pezullimin e ekzekutimit”.Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë Vlerëson:9. Vendimi nr.43, datë 04.03.2009 i Gjykatës së Apelit Vlorë, që ka lënë në fuqi

vendimin e datës 30.06.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë është marrë në respektim të ligjit dhe si i tillë duhet të lihet në fuqi.

10. Objekt shqyrtimi në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë nuk është themeli i çështjes, padisë së ngritur, por shqyrtohet vetëm ligjshmëria e vendimeve të gjykatave të faktit në lidhje me masën e sigurimit të padisë, ç’ka do të thotë se ky shqyrtim nuk është i lidhur me zgjidhjen përfundimtare të konfliktit.

11. Nga administrimi i dokumentacionit që iu përket gjykimeve të zhvilluara në gjykatën e rrethit dhe atë të apelit, rezulton se pala paditëse, Fatie Llanaj, me padinë në gjykim ka kërkuar nga të paditurit pushimin e cenimit në pronësinë e saj, shtëpi banimi dhe anullimin e “vendimit nr.4123, datë 14.12.2007 për miratimin e sheshit të ndërtimit për Shoqërinë “Mele” shpk dhe vendimit nr.2166, datë 06.05.2008 për miratimin e lejës së ndërtimit për Shoqërinë “Mele” shpk”.

12. Sipas pretendimeve të paditëses, shkaku i padisë konsiston në të drejtën e saj të pronësisë mbi një banesë, por që cenohet në ushtrimin e lirë të tagrave të pronësisë, për arsye se me lejet e ndërtimit përkatëse nuk janë respektuar rregullimet ligjore të kondicioneve

181

Page 182: Tetor 2009

urbanistike dhe nga veprimet e palës së paditur shkelen të drejtat dhe detyrimet që lindin nga marrëdhëniet e fqinjësisë (neni 160 i K.Civil).

13. Gjithashtu, pala paditëse, referuar në nenit 202 e vijues të K.Pr.Civile, ka kërkuar marrjen e masës së sigurimit të padisë nëpërmjet pezullimit të çdo lloj ndërtimi, që mund të bëhet nga pala e paditur sipas lejes për shesh ndërtimi dhe lejes së ndërtimit.

14. Gjykata e shkallës së parë ka shqyrtuar këtë kërkesë në seancën e datës 30.06.2008 dhe, duke arsyetuar se paditësi, në mbështetje të padisë dhe të kërkimit të tij, ka paraqitur prova me shkresë në lidhje me pronësinë që pretendon se cenohet në ushtrimin e tagrave të pronësisë, si dhe nisur nga fakti se ka “arsye të dyshohet se ekzekutimi i vendimit për të drejtat e paditësit do të bëhet i pamundur ose i vështirë” në përfundim të këtij gjykimi nëse do të relizohet ndërtimi nga ana e palës së paditur, ka vendosur marrjen si masë të përkoshme për sigurimin e objektit të padisë pezullimin e pezulluar çdo lloj ndërtimi nga ana e palës së paditur.

15. Me të njëjtin arsyetim gjykata e apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Kjo gjykatë, pasi ka verifikuar pretendimet e palës së paditur dhe ju ka dhënë përgjigje atyre, ka arritur në konkluzionin se nga gjykata e shkallës së parë nuk janë lejuar shkelje proceduriale. Paditësja “ka vërtetuar pronësinë e saj” me prova me shkresë. Gjykata ka shqyrtuar kërkesën pa praninë e palës së paditur që, megjithëse ka patur dijeni rregullisht për datën dhe orën e seancës, pa ndonjë shkak të arsyeshëm nuk është paraqitur në gjykim.

16. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke iu referuar përmbajtjes së materialeve që ndodhen në dosjen gjyqësore, pretendimeve të palëve dhe vendimeve të gjykatave të faktit, arrin në konkluzionin se vendimi i gjykatës së apelit është marrë në respektim të ligjit.

17. Ky Kolegj vlerëson se gjykata, për rastin konkret, në marrjen e masës së përkohshme të sigurimit të padisë ka çmuar se kërkesa e palës paditëse është në përputhje me kërkesat e nenit 202 të Kodit të Procedurës Civile dhe në veçanti ka argumentuar se ka arsye të dyshohet se ekzekutimi i vendimit eventual për të drejtat e palës paditëse do të bëhet i pamundur ose i vështirë.

18. Pretendimet e parashtruara në rekurs janë të njëta me ato të kërkesës ankimore në gjykatën e apelit, të cilat janë marrë në analizë dhe vlerësuar dhe nga ajo gjykatë.

18.1. Referimi që bën pala rekursuese në vendimin unifikues nr.10, datë 24.03.2004 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ky Kolegj vlerëson se nuk i përgjigjet rastit konkret, pasi masa me të cilën është siguruar objekti i padisë, nuk është ajo ç’ka kërkohet të arrihet nëpërmjet padisë dhe nuk ka të njëjtin kuptim “me urdhërimin për përmbushjen e kërkimit të palës paditëse të shprehur në objektin e padisë”.

19. Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se pretendimet e parashtruara në rekurs nuk motivojnë ligjërisht cenimin e vendimit të gjykatës së apelit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të K.Pr.Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.43, datë 04.03.2009 të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Tiranë, më 15.10.2009

182

Page 183: Tetor 2009

Nr.11115-00412 -00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1020 i Vendimit (326)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Shpresa Beçaj KryesueseEvjeni Sinoimeri AnetareFatos Lulo AnetarArdian Nuni AnetarEvelina Qirjako Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 15.10.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen civile, qe u perket paleve:

PADITËS: DYLBER BLACERI, ne mungeseI PADITUR: FITRETE BLACERI, ne mungese

AGRON BLACERI, ne mungeseGEZIM BLACERI, ne mungeseKRESHNIK BLACERI, ne mungese

OBJEKTI: Detyrimin per lirimin e dorezimin e truallit, pushim cenimi.

Baza Ligjore: Neni 296, 302 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Pogradec, me vendimin nr.469, date 18.07.2006, ka vendosur:

Pranimin e kerkese padise, dhe detyrimin e te paditurve Agron Blaceri, Gezim Blaceri, Kreshnik Blaceri te lirojne dhe dorezojnë paditesit Dylber Blaceri dhe bashkepronareve te tjere Bajram Blaceri, Neki Blaceri, Arefi Blaceri, Lytfije Blaceri, Orhan Blaceri, Bujar Blaceri, Lindita Blaceri, Urma Blaceri, Bukurije Blaceri, Manushaqe Blaceri, Hajrie Blaceri, siperfaqen 640 m2 truall, ndodhur ne lagjen nr.4, Pogradec, sipas Çertifikates se Pronesise me nr.1831, date 29.03.2006, me kufizime: në V - 11/17, L - 11/19, J - 11/271, P – 271; te pushoje cenimin e pronesise ne kete siperfaqe trualli dhe te mos e perserise me ne te ardhmen. Pushimin e gjykimit te çeshtjes ndaj te paditures Fitrete Blaceri, me heqje dore nga gjykimi.

Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.280, date 04.12.2006, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.469, date 18.07.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Pogradec persa i perket pranimit te padise te paditesit Dylber Blaceri kunder te paditurve Agron Blaceri, Gezim Blaceri e Kreshnik Blaceri, si dhe per shpenzimet gjyqesore. Ndryshimin e vendimit persa i perket padise te paditesit Dylber Blaceri kunder te paditures Fitrete Blaceri, si me poshte:

183

Page 184: Tetor 2009

Rrezimin e padise te paditesit Dylber Blaceri ndaj te paditures Fitrete Blaceri per shkak te heqjes dore nga e drejta e padise.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kane ushtruar rekurs te paditurit Agron, Gezim dhe Kreshnik Blaceri, depozituar me date 05.01.2007, me te cilen kerkohet prishja e vendimeve nr.280, datë 04.12.2006 te Gjykates se Apelit Korçe dhe nr.469, date 18.07.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Pogradec dhe rrezimi i padise, per keto shkaqe:

- Të dy vendimet vijne ne kundershtim me ligjin material dhe ate procedurial.- Gjykatat nuk kane vleresuar drejt provat qe u administruan gjate gjykimit.- Me akt marreveshjen e dates 19.04.1996 ne palet ndergjyqese kemi kembyer

siperfaqet e truallit dhe prej asaj kohe i kemi patur ne posedim sipas saj. Mbi kete truall kemi bere dhe ndertime.

- Ne kemi fituar pronesine me parashkrim fitues. Jemi para plotesimit te kushteve te fitimit te pronesise me parashkrim fitues, por gjykata, megjithe kerkimin tone, nuk e trajtoi kete çeshtje.

- Arsyetimet e gjykatave se me kete akt marreveshje eshte bere vetem kembimi midis paditesit dhe te paditures Fitrete Blaceri nuk i pergjigjet realitetit dhe permbajtjes se marreveshjes.

- Bashkepronaret e tjere nuk vijne ne gjykim ,sepse ata e kane pranuar kembimin dhe se nuk kane asnje pretendim, siç paraqet paditesi Dylber Blaceri.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako; dhe si bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NPaditesi, se bashku me te tjere jane bashkepronare te nje siperfaqe trualli prej 925 m2,

te ndodhur ne Lagjen nr.4, Pogradec. Pronesia mbi kete truall vertetohet me çerifikaten e pronesise me nr.1831, date 02.05.2006 te leshuar nga Z.R.P.P. Pogradec.

Paditesi pretendon se te paditurit kane zene nje siperfaqe prej 640 m2 nga siperfaqja e mesiperme dhe e mbajne ate pa asnje titull.

Te paditurit nuk e mohojne faktin qe posedojne kete siperfaqe trualli, por ata pretendojne se e kane fituar kete prone nga shkembimi i tokave qe kane bere ndermjet vellazerise ne vitin 1996. Si prove per kete shkembim kane paraqitur proces verbalin e dates 19.04.1996.

Ne keto kushte, paditesi i eshte drejtuar gjykates duke kerkuar lirimin dhe dorezimin e kesaj siperfaqeje, si dhe pushimin e cenimit ne pronesi qe i behet prej tyre.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Pogradec, me vendimin nr.469, date 18.07.2006, ka vendosur:

“Pranimin e kerkese padise, dhe detyrimin e te paditurve Agron Blaceri, Gezim Blaceri, Kreshnik Blaceri te lirojne dhe dorezojne paditesit Dylber Blaceri dhe bashkepronareve te tjere Bajram Blaceri, Neki Blaceri, Arefi Blaceri, Lytfije Blaceri, Orhan Blaceri, Bujar Blaceri, Lindita Blaceri, Urma Blaceri, Bukurije Blaceri, Manushaqe Blaceri, Hajrie Blaceri, siperfaqen 640 m2 truall ndodhur ne lagjen nr.4, Pogradec, me kufizime sipas Çertifikates se Pronesise date 29.03.2006 me nr.1831; në V - 11/17, L - 11/19, J - 11/271, P - 271, te pushoje cenimin e pronesise ne kete siperfaqe trualli dhe te mos e perserise me ne te ardhmen. Pushimin e gjykimit te çeshtjes ndaj te paditures Fitrete Blaceri, me heqje dore nga gjykimi”.

184

Page 185: Tetor 2009

Me arsyetimin se: “Paditesi ka titull te rregullt pronesie per siperfaqen e truallit prej 925 m2. Bashkepronesine mbi kete truall ai e provon me çertifikaten e pronesise nr.1831, date 29.03.2006. Ka rezultuar se te paditurit e mbajne siperfaqen prej 625 m2 pa asnje titull pronesie. Proces verbali i dates 19.04.1996, me te cilin te paditurit pretendojne se kane shkembyer pronat, ben fjale vetem per 285 m2 qe i eshte lene te paditures Fitrete Blaceri, ndaj te ciles eshte hequr dore nga kerkimi. Ky proces verbal nuk perben ne vetvete titull pronesie, pasi nuk ka formen e kerkuar nga ligji, si i tille ai nuk sjell asnje efekt ligjor. Ne kete proces verbal nuk behet fjale fare per te paditurit Agron, Gezim e Kreshnik Blaceri ….”

Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.280, date 04.12.2006, ka vendosur:“Lenien ne fuqi te vendimit nr.469, date 18.07.2006 të Gjykates se Rrethit Gjyqesor

Pogradec persa i perket pranimit te padise te paditesit Dylber Blaceri kunder te paditurve Agron Blaceri, Gezim Blaceri e Kreshnik Blaceri, si dhe per shpenzimet gjyqesore. Ndryshimin e vendimit persa i perket padise te paditesit Dylber Blaceri kunder te paditures Fitrete Blaceri, si më poshte: Rrezimin e padise te paditesit Dylber Blaceri ndaj te paditures Fitrete Blaceri per shkak te heqjes dore nga e drejta e padise”.

Me te njejtin arsyetim si Gjykata e Rrethit Gjyqesor Pogradec. Kunder vendimit te gjykates se apelit kane ushtruar rekurs te paditurit Agron, Gezim

dhe Kreshnik Blaceri, te cilet kerkojne prishjen e vendimit nr.280, date 04.12.2006 të Gjykates se Apelit Korçe, prishjen e vendimit nr.469, date 18.07.2006 të Gjykates se Rrethit Gjyqesor Pogradec dhe rrezimin e padise, duke parashtuar shkaqet e permendura me siper.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne seancen gjyqesore te dates 15.10.2009, konstatoi se rekursi i paraqitur nga pala e paditur eshte ushtruar jashte afatit ligjor te parashikuar ne K.Procedures Civile dhe konkretisht:

Ne nenin 472, paragrafi i fundit te K.Pr.Civile parashikohet se: “... Kundershtimi i vendimit ne Gjykaten e Larte behet brenda 30 diteve nga data e dhenies se vendimit. Kur palet jane ne mungese, ky afat fillon nga data e njoftimit”.

Ne nenin 443, paragrafi i trete te K.Pr.Civile, parashikohet se: “Afati per te bere rekurs ne Gjykaten e Larte, kunder vendimeve te gjykates se apelit eshte 30 dite”,

Ne nenin 444, paragrafi i pare, i K.Pr.Civile parashikohet se “Afatet e caktuara ne nenin e mesiperm (443) jane te prere dhe fillojne nga dita e neserme e shpalljes se vendimit perfundimtar. Kur çeshtja eshte gjykuar nga gjykata e shkalles se pare ose nga gjykata e apelit ne mungese te njeres pale, ky afat fillon nga data e njoftimit te vendimit”.

Pra, ne analize te dispozitave ligjore te mesiperme, afati ligjor per ushtrimin e te drejtes se rekursit eshte 30 dite nga e nesermja e shpalljes se vendimit nga gjykata e apelit. Per palet ne mungese ky afat fillon nga dita e njoftimit te vendimit.

Rezulton qe rekursi i pales se paditur eshte depozituar ne gjykate me date 05.01.2007 (e premte) dhe eshte nenshkruar nga te paditurit Agron, Gezim e Kreshnik Blaceri. Nga proces verbali i seances gjyqesore, mbajtur ne Gjykaten e Apelit Korçe, rezulton qe gjate ketij gjykimit kane qene prezent Agron dhe Gezim Blaceri, te perfaqesuar me deklarim dhe nga avokati Ylli Topalli, ndersa i padituri Kreshnik Blaceri ka qene ne mungese.

Vendimi i gjykates se apelit eshte dhene me date 03.12.2006 dhe data e fundit e ushtrimit te se drejtes se rekursit ka qene data 03.01.2007. Sipas kalendarit zyrtar rezulton qe kjo date ka qene pushim zyrtar, per arsye se me date 31 Dhjetor 2006, dite e diele ka qene “Dita e Bajramit”. Si rregull, ne baze te nenit 148, paragrafi i fundit te K.Pr.Civile qe parashikon se “Kur dita e fundit e nje afati bie ne dite pushimi, afati mbaron ne diten e punes qe vjen pas asaj te pushimit”, dita e hene, date 01.01.2007, duhej te ishte pushim zyrtar, por meqe kjo dite dhe dita e marte, date 02.01.2007, kane qene festa zyrtare (festat e fundvitit), pushimi per festen e Bajramit eshte shtyre per ne daten 03.01.2007.

185

Page 186: Tetor 2009

Ne referim dhe te nenit 148, paragrafi i fundit te K.Pr.Civile, dita e fundit per ushtrimin e rekursit ndaj vendimit te gjykates se apelit per te paditurit Agron dhe Gezim Blaceri ka qene data 04.01.2007. Siç theksuam me siper, rekursi eshte paraqitur prej te paditurve ne daten 05.01.2007, pra nje dite me vone. Ne keto kushte, çmohet nga ky Kolegj se rekursi eshte paraqitur tej afatit ligjor te parashikuar shprehimisht ne ligj.

Ka rezultuar qe i padituri Kreshnik Blaceri ka qene jashte shtetit. Per marrjen dijeni per vendimin e gjykates se apelit eshte vendosur shpallje me date 22.01.2007. Gjithashtu rezulton qe ky i paditur ka nenshkruar te njejtin rekurs te dates 05.01.2007, qe kane paraqitur dhe dy te paditurit e tjere Agron dhe Gezim Blaceri dhe qe eshte paraqitur jashte afatit te parashikuar shprehimisht ne ligj.

Ndodhur perpara ketij fakti, qe i padituri Kreshnik Blaceri e ka firmosur rekursin (per aq kohe sa ky nenshkrim nuk eshte kontestuar), Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se edhe i padituri Kreshnik Blaceri ka patur dijeni per vendimin e gjykates se apelit njesoj si te paditurit e tjere, por e ka ushtruar te drejten e rekursit jashte afatit ligjor.

Edhe ne rast se do te pranohej e kunderta, se i padituri Kreshnik Blaceri ka qene jashte shtetit pasi per te eshte vendosur dhe shpallje per njoftimin e vendimit te gjykates se apelit, e cila mban daten 22.01.2007, rezulton se pas kesaj date ai nuk ka paraqitur asnje rekurs ndaj vendimit te Gjykates se Apelit Vlore.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës se Larte, mbeshtetur ne nenin 485 te Kodit Procedures Civile,

V E N D O S IPushimin e gjykimit ne Gjykaten e Larte te çeshtjes me nr.Regjistri Themeltar 11115-

00412-00-2007, date regjistrimi 26.02.2007.

Tirane, me 15.10.2009

186

Page 187: Tetor 2009

Nr.11115-00425-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1159 i Vendimi (327)

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Shpresa Beçaj KryesueseEvjeni Sinoimeri AnetareFatos Lulo AnetarArdian Nuni AnetarEvelina Qirjako Anetare

ne seancen gjyqesore daten 15.10.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me nr.11115-00425-00-2007, qe u perket paleve:

PADITËS: ENTI KOMBETAR I BANESAVE, DEGA BERAT, ne mungese

TË PADITUR: SULEJMAN KOCI, ne mungesePETRIT SUBASHI, NE MUNGESELUAN SHEHU, ne mungeseSHKELQIM MECE, ne mungeseLEFTERI ZOTO, ne mungeseFEIM SHEHU, ne mungese

OBJEKTI I PADISË: Pushimi i cenimit, kthimi i prones ne gjendjen e meparshme dhe humbjen e te drejtes per te privatizuar kete apartament;

detyrimin e anes se paditur te paguaje qirane per periudhen e qendrimit ne banese nga viti 1996 deri me date 01.06.2005.

Baza ligjore: Neni 296 e vijues K.Civil, neni 153 e vijues i K.Procedures Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat, me vendimin nr.630, date 06.06.2005, ka vendosur: Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.33, datë 01.02.2006, ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.630, date 06.06.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Vlore, qe kerkon ndryshimin e vendimit te gjykates se apelit nr.33, date 01.02.2006, si dhe te vendimit nr.630, date 06.06.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat, duke parashtruar keto shkaqe:

187

Page 188: Tetor 2009

- Paditesi eshte pronar i objekteve shtepi banimi qe posedohen nga te paditurit. Paditesi, ne baze te tagrit qe ka, i ka kerkuar te paditurve te lidhin kontraten e shitjes dhe te kryenin pagesat periodike, gje e cila nuk eshte realizuar nga pala e paditur, duke i shkaktuar dem ekonomik shtetit.

- Eshte kerkuar te lirohen keto objekte nga te paditurit, pasi ata e kane humbur te drejten e fitimit te pronesise dhe trajtohen si qytetare qe i kane zene me force banesat ne baze te VKM nr.586, date 13.12.1993, VKM nr.210, date 01.04.1996, VKM nr.882, date 16.12.1996, VKM nr.622, date 21.09.1998, VKM nr.90, date 25.02.1999, VKM nr.429, date 04.08.2000.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NKolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se rekursi i paraqitur nga paditesi, perfaqesuar

nga Avokatura e Shtetit-Zyra Vendore Vlore, permban shkaqe nga ato qe parashikohen ne neni 472 te K.Pr.Civile.

Gjykatat kane pranuar rrethanat dhe faktet e çeshtjes si vijon:Rezulton qe Enti Kombetar i Banesave, Dega Berat, eshte pronar i disa apartamenteve

banimi qe posedohen perkatesisht nga te paditurit. Sa me siper provohet nga dokumentat e Z.R.P.P. Çertifikate pronesie date 11.11.2004 per apartamentin ku banon Petrit Subashi; Vertetim pronesie date 16.02.1998 per apartamentin ku banon Lefteri Zoto; Vertetim pronesie date 28.06.2000 per apartamentin ku banon Feim Shehu; Vertetim pronesie date 09.06.1999 per apartamentin ku banon Sulejman Koci; Vertetim pronesie date 25.06.1999 per apartamentin ku banon Shkelqim Mece; Vertetim pronesie date 25.06.1999 per apartamentin ku banon Luan Shehu.

Te gjithe te paditurit posedojne banesat e tyre, prone e paditesit, ne baze te Vendimeve te Keshillit Bashkiak Berat dhe autorizimeve perkatese te leshuara nga autoriteti kompetent (Vendimi nr.108, date 29.12.1993 i Keshillit Bashkiak Berat, Vendimi nr.98/1, date 29.12.1993 i Keshillit Bashkiak Berat, Vendimi nr.107, date 29.12.1993 i Keshillit Bashkiak Berat, Urdher Kontraktimi te Keshillit Popullor 14.04.1992 me qytetarin Petrit Subashi, Urdher Kontraktimi te Keshillit Popullor me qytetarin Sulejman Koci, date s’ka).

Paditesi ne kete gjykim pretendon se te paditurit nuk jane paraqitur per te lidhur kontraten e shitjes se apartamenteve respektive dhe kryerjen e procedurave perkatese, edhe pse paditesi i ka njoftuar disa here ata per te permbushur keto detyrime. Keto mosveprime i kane shkaktuar shtetit dem ekonomik.

Ne keto kushte, paditesi kerkon gjyqesisht qe te detyrohen te paditurit te lirojne apartamentet dhe te paguajne vleren e qirase per periudhen e shfrytezimit ne menyre te paligjshme nga viti 1996 e deri ne 01.06.2005.

Ka rezultuar qe midis te paditurve Shkelqim Mece, Luan Shehu, etj., ne cilesine e paditesave dhe Entit Kombetar te Banesave, ne cilesine e te paditurit, ka patur mosmarreveshje ne lidhje me perllogaritjen e çmimit te shitjes se ketyre apartamenteve. Pikerisht per te percaktuar nje vlere te sakte te shitjes se tyre midis paleve te mesiperme eshte zhvilluar nje proces gjyqesor me objekt detyrim per lidhje kontrate shitje (privatizim banese).

Ne lidhje me kete çeshtje, Gjykata e Shkalles se Pare Berat me vendimin nr.2350, date 19.12.1996 ka vendosur “Rrezimin e kerkese padise”. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.1212, date 28.02.1997. Gjykata e Kasacionit me vendimin nr.930, date 26.03.1998 ka vendosur prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne te njejten gjykate. Me vendimin nr.10, date 15.12.1998 te

188

Page 189: Tetor 2009

Gjykates se Apelit Vlore eshte vendosur detyrimi i Entit Kombetar te Banesave te lidhe kontratat e shitjes se apartamenteve me paditesat sipas vlerave te sendit te percaktuara ne dispozitivin e vendimit. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Larte, me vendimin nr.636, date 17.05.2000.

Paditesi ne kete gjykim ka pretenduar qe, ne baze te vendimit te Keshillit te Ministrave nr.429, date 04.08.2000 “qytetaret e trajtuar me banese nga organet perkatese dhe qe nuk kane lidhur ende kontratat e shitblerjes se apartamenteve te financuara nga Enti Kombetar i Banesave, brenda afatit nje mujor nga dita e lajmerimit prej tij, humbasin te drejten e perfitimit te pronesise se apartamentit, dhe kete te drejte Enti Kombetar i Banesave ia kalon nje personi te trete, duke zbatuar radhen ne listat e te pastreheve”.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat, me vendimin nr.630, date 06.06.2005, ka vendosur:

“Rrezimin e padise”.Kjo gjykate arsyeton se: “… te paditurit nuk e kane cenuar paditesin, pasi ata kane

hyre ne banesa shume me heret nga momenti qe paditesi eshte bere pronar i tyre. Shkaku ligjor i kerkimit te paditesit per pushim cenimi eshte neni 296 i K.Civil, nen ky qe nuk i pergjigjet cenimit te pronesise, pasi ne rastin konkret duhet te jete neni 302 i K.Civil…. Edhe per pjesen e dyte te objektit te padise, pra per detyrimin e te paditurve te paguajne qira per periudhen 1996 – 2005, baza ligjore qe ka perdorur paditesi eshte neni 296 i K.Civil, qe ka te beje me lirimin dhe dorezimin e sendit te zene nga çdo posedues. Per kete kerkim, shkaku ligjor duhet te lidhet me nenin 801 te K.Civil, duke shikuar nese jemi perballe nje kontrate qiraje dhe nese kemi detyrime reciproke midis paleve kontraktuese, etj. Ne kushtet kur shkaku ligjor, baza ligjore mbi te cilen paditesi ben kerkimin, nuk perputhet me objektin e kerkesave te padise, gjykata konkludon se padia duhet te rrezohet si e pabazuar ne ligj”.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.33, date 01.02.2006, ka vendosur: “Lenien ne fuqi te vendimit nr.630, date 06.06.2005 te Gjykates së Rrethit Gjyqesor Berat”, me te njejtin arsyetim si gjykata e shkalles se pare.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Vlore, qe kerkon ndryshimin e vendimit te gjykates se apelit nr.33, date 01.02.2006, si dhe te vendimit nr.630, date 06.06.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat, duke parashtruar keto shkaqe:

- Paditesi eshte pronar i objekteve shtepi banimi qe posedohen nga te paditurit. Paditesi, ne baze te tagrit qe ka, i ka kerkuar te paditurve te lidhin kontraten e shitjes dhe te kryenin pagesat periodike, gje e cila nuk eshte realizuar nga pala e paditur, duke i shkaktuar dem ekonomik shtetit;

- Eshte kerkuar te lirohen keto objekte nga te paditurit, pasi ata e kane humbur te drejten e fitimit te pronesise dhe trajtohen si qytetare qe i kane zene me force banesat ne baze te VKM nr.586, date 13.12.1993, VKM nr.210, date 01.04.1996, VKM nr.882, date 16.12.1996, VKM nr.622, date 21.09.1998, VKM nr.90, date 25.02.1999, VKM nr.429, date 04.08.2000.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Vlore nr.33, date 01.02.2006, i cili ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqsor Berat nr.630, date 06.06.2005, eshte nje vendim i marre ne zbatim te gabuar te ligjes dhe si i tille ky vendim duhet te prishet.

Te dyja gjykatat ne vendimet e tyre kane arritur ne konkluzionin se padia e ngritur nga Enti Kombetar i Banesave Berat duhet rrezuar, pasi (i) nuk jemi para cenimit te pronesise. Sipas gjykatave, te paditurit nuk e kane cenuar paditesin, pasi ata kane hyre ne banesa para se paditesi te behej pronar i ketyre banesave dhe jane futur ne keto banesa ne baze te nje urdheri, ose akti shkresor te nxjerre nga organi kompetent qe eshte Bashkia; dhe (ii) te paditurit nuk duhet te paguajne qira, pasi nuk ekziston asnje kontrate qiraje midis paleve.

189

Page 190: Tetor 2009

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se te dyja keto konkluzione te arritura nga gjykatat me te uleta vijne ne kundershtim me ligjin. Si Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat dhe Gjykata e Apelit Vlore nuk kane hetuar aspak natyren e vertete te mosmarreveshjes dhe, pavaresisht fakteve dhe rrethanave te paraqitura dhe bazes ligjore qe ka vendour paditesi, ato nuk kane arritur te bejne dallimin midis padise se rivendikimit dhe padise mohuese.

Si pasoje e moskuptimit te qarte te mosmarreveshjes te dyja gjykatat nuk kane bere “nje hetim gjyqesor te plote dhe te gjithanshem ne perputhje me ligjin” (neni 14 i K.Pr.Civile), nuk i kane dhene pergjigje kerkimeve te paditesit te ngritura dhe ne gjykimin ne apel, nuk kane bere nje analize teresore dhe objektive te provave (neni 126 i K.Pr.Civile), dhe si rezultat nuk e kane zgjidhur “mosmarreveshjen ne perputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera ne fuqi, qe jane te detyrueshme te zbatohen prej saj” (neni 16 i K.Pr.Civile).

Ky Kolegj konstaton se objekti i kerkese padise se ngritur nga Enti Kombetar i Banesave Berat eshte i perbere nga dy kerkime:

Se pari:- Pushimi i cenimit, kthimi i prones ne gjendjen e meparshme dhe humbjen e se drejtes per te privatizuar keto apartamente nga ana e paditur;

Se dyti:- Detyrimin e anes se paditur te paguaje qirane per periudhen e qendrimit ne banese nga viti 1996 deri me 07.06.2005.

Si baze ligjore per objektin e padise eshte vendosur neni 296 i Kodit Civil (padia e rivendikimit), qe parashikon se: “Pronari ka te drejte te ngreje padi per te kerkuar sendin e tij nga çdo posedues ose mbajtes. Kete te drejte e ka dhe çdo bashkepronar per sendin e perbashket, me qellim qe ai t’u dorezohet gjithe bashkepronareve”.

Pra, rezulton qe paditesi ne kerkese padine e tij te jete shprehur per pushimin e cenimit te pronesise (Padia mohuese), kurse si baze ligjore te kete vendosur nenin 296 te K.Civil (Padia e rivendikimit).

Fillimisht çmojme te sqarojme se ka nje ndryshim midis ketyre dy padive:Padia e rivendikimit eshte e vetmja padi, e cila mund te ngrihet nga pronari i nje sendi

ndaj poseduesit jo pronar. Gjate ketij gjykimi, paditesi legjitimohet ne ngritjen e padise per lirimin dhe dorezimin e sendit, nese plotesohen dy kushte: (i) paditesi duhet te jete pronar i sendit per te cilin kerkon kthimin, dhe (ii) i padituri, kunder te cilit drejtohet padia, duhet te jete posedues i paligjshem i sendit ose mbajtes i tij.

Ne kete lloj padie pronari kerkon qe t’i kthehet sendi, i cili mbahet ne menyre te paligjshme ose ne posedim nga persona jo pronare. Quhet posedues i paligjshem personi qe mban sendin ne posedimin e tij qofte edhe te perkohshem pa pasur nje shkak te ligjshem, ose pasi shkaku juridik (kontrata, akti administrative, etj.) ka rene nga fuqia. Per posedimin e paligjshem nuk ka rendesi fakti nese poseduesi, ne kohen qe ka fituar posedimin mbi sendin, ka qene ne mirebesim ose ne keqbesim. Posedues i paligjshem konsiderohet dhe poseduesi i ligjshem, i cili refuzon t’ia ktheje sendin pronarit kur ai behet i kerkueshem prej tij.

Ne kete lloj gjykimi ka rendesi thelbesore sqarimi i titullit te pronesise. Gjykata duhet te beje nje hetim thelbesor mbi ekzistencen, vlefshmerine dhe relevancen e titullit te pronesise se paditesit mbi sendin.

Ndersa padia mohuese (qe konkludojne gjykatat se eshte kerkimi i paditesit), (neni 302 i K.Civil) eshte e dreja e pronarit kundrejt atij qe pretendon te kete nje te drejte reale me te vogel mbi sendin. Padia per pushimin e cenimit mund te ngrihet dhe nga poseduesi jo pronar qe ka pesuar cenim ne posedim, ndaj çdo personi tjeter perveç ndaj atij, nga i cili i vijne keto te drejta. Per kete arsye kjo padi duhet te ngrihet brenda nje afati prej 6 muajsh, sipas parashikimeve te nenit 311 dhe 312 te K.Civil.

190

Page 191: Tetor 2009

Neni 311 i K.Civil: “E drejta per te mbrojtur posedimin i njihet edhe mbajtesit te sendit, kunder çdo personi tjeter, perveç ndaj atij, nga i cili i vijne keto te drejta”; dhe neni 312 i K.Civil: “Personi qe cenohet ne posedimin e sendit, mund te kerkoje brenda 6 muajve pushimin e cenimit dhe mosperseritjen e tij ne te ardhmen …”.

Ne çeshtjen objekt gjykimi, duke iu referuar te gjitha provave shkresore te cilat ndodhen ne dosjen gjyqesore, kerkimeve, dhe pretendimeve qe ka parashtruar paditesi, si gjate hetimit gjyqesor dhe ne pretendimet e fundit apo ne ankim, konstatohet lehte se pavaresisht se paditesi ne objektin e kerkese padise literalisht ka kerkuar “Pushim te cenimit”, ai nuk kerkon gje tjeter, por veçse te mbroje te drejtat e tij si pronar nepermjet padise se rivendikimit.

Ne baze te nenit 16 te K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarreveshjen ne perputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera ne fuqi qe jane te detyrueshme per t’u zbatuar prej saj. Ajo ben nje cilesim te sakte te fakteve dhe veprimeve qe lidhen me mosmarreveshjen, pa u lidhur me percaktimin qe mund te propozojne palet. Megjithate, gjykata nuk mund te ndryshoje bazen juridike te padise pa kerkesen e pales”.

Ne analize te kesaj dispozite, çmojme se nga paraqitja e fakteve dhe rrethanave te çeshtjes, gjykata krijon idene e saj rreth natyres se vertete te mosmarreveshjes ne gjykim, ç’ka do te thote qe pavaresisht nga percaktimi qe propozojne palet, gjykata e qarteson vete veten rreth cilesimit juridik te tyre. Mirepo bazen juridike e percakton vete paditesi ne kerkese padi, duke bere dhe referencen perkatese ne dipoziten e ligjit material (Vendimi Unifikues i Gjykates se Larte nr.9, date 09.03.2006).

Ne rastin konkret, paditesi ka percaktuar si baze ligjore te kerkimeve te tij nenin 296 te K.Civil dhe te gjitha faktet, rrethanat, pretendimet e tij, jane te drejtuara ne kete cilesim ligjor. Ne keto kushte, gjykatat duhet ta kishin zhvilluar hetimin gjyqesor drejt ketij cilesimi juridik dhe nuk duhet te kishin lene te pa shqyrtuar mosmarreveshjen, me argumentin se nuk jemi para kerkimit te pushimit te cenimit te pronesise, apo perpara rastit te nje kontrate qiraje.

Ne rekursin e paraqitur prane Gjykates se Larte, paditesi ka pretenduar se apartamentet qe posedohen nga te paditurit jane ndertuar me fondet e tij dhe se ky person juridik publik (Enti Kombetar i Banesave) ka fituar titullin e pronesise ne baze te ligjit (Ligji 7652, date 23.12.1992, me ndryshime, Vendimit te Keshillit te Ministrave nr.882, date 16.12.1996 dhe VKM nr.90, date 25.02.1999, etj.)

Gjithashtu, paditesi ka pretenduar se, ne baze te nje sere aktesh ligjore (Vendimet e Keshillit te Ministrave nr.210, date 01.04.1996, nr.882, date 16.12.1996, nr.90, date 25.02.1999, nr.429, date 04.08.2000), qytetaret e trajtuar me banese shteterore nga organet kompetene duhet te nenshkruajne brenda nje afati te caktuar kontratat e qirase ose te shitblerjes, ne rast te kundert Enti Kombetar i Banesave ka te drejte qe keto banesa t’ia kaloje personave te trete, duke zbatuar radhen ne listat e te pastreheve. Keto akte nenligjore kane parashikuar edhe se qytetaret qe nuk permbushin detyrimet e mesiperme per blerjen e apartamenteve trajtohen si qytetare qe i kane zene me force keto apartamente (VKM nr.90, date 25.02.1999). Po ne keto akte ligjore eshte parashikuar dhe menyra se kur dhe si realizohet transferimi i pronesise se ketyre apartamenteve nga Enti Kombetar i Banesave tek te tretet.

Ne rigjykim, gjykata e apelit duhet te beje nje hetim te plote dhe te gjithanshem qe t’u jape pergjigje pikerisht ketyre pretendimeve te paditesit ne perputhje me ligjet specifike dhe aktet nenligjore te cituara me lart; duhet te hetoje nese jane permbushur te drejtat dhe detyrimet e ndersjellta te paleve per te fituar te drejten e pronesise te parashikuara ne keto akte normative, si dhe ne vendimin nr.10, date 15.12.1998 te Gjykates se Apelit, Vlore, etj

Persa i perket kerkimit te dyte te pales paditese ne lidhje me qirane per perdorimin e banesave shteterore, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se perseri analiza qe i bejne ketij problemi gjykatat me te uleta nuk eshte ne perputhje me ligjin.

191

Page 192: Tetor 2009

Nga aktet qe ndodhen ne dosjen gjyqesore rezulton qarte (dhe ky fakt pranohet dhe nga te paditurit), se qe nga viti 1993 keto banesa posedohen nga te paditurit. Menyra se si keta qytetare do te qendrojne ne keto banesa, pra çfare statusi do te kene ata eshte rregulluar me Vendimin e Keshillit te Ministrave nr.586, date 13.12.1993, pika 1, qe shprehimisht parashikon se: “Qytetaret, para hyrjes ne banese jane te detyruar te lidhin aktin e blerjes ose te dhenies me qira te apartamentit me Entin Kombetar te Banesave sipas dispozitave ne fuqi. Ne qofte se ky veprim nuk behet brenda nje muaji nga dhenia e autorizimeve dhe qytetaret hyjne ne banese, ata do t’i nenshtrohen nje qiraje mujore sa pesefishi i qirase shteterore nga ana e Entit Kombetar te Banesave. Kur kjo shkelje eshte mbi 6 muaj, qytetarit do t’i hiqet e drejta e strehimit ne kete banese”.

Ne keto kushte nuk ka nevoje te kete nje kontrate qiraje te veçante midis paleve, pasi sa me siper kjo lloj marredhenie juridike eshte rregulluar me akte nenligjore. Gjykata e apelit, ne perputhje me nenin 224, 465 te K.Pr.Civile, duke u bazuar ne aktet normative qe jane ne fuqi, mund te caktoje ekspertin perkates, i cili, duke u mbeshtur ne provat qe ndodhen ne dosjen gjyqesore dhe ne aktet normative perkatese, te llogarise vleren e qirase qe duhet te paguaje secili nga te paditurit per posedimin e apartamenteve ne pronesi te paditesit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.33, date 01.02.2006 te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin e

çeshtjes per rigjykim po ne kete gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 15.10.2009

192

Page 193: Tetor 2009

Nr.41201-01484-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1128 i Vendimi (328)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareEvelina Qirjako AnetareMirela Fana AnetareAleksander Muskaj Anetar

ne seance gjyqesore te dates 20.10.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen civile, qe i perket:

KËRKUES: DREJTORIA RAJONALE E TATIMEVE GJIROKASTER.

PERSONI I TRETË: SHOQERIA “REKOR ALBANIA” SH.A. GJIROKASTER.

OBJEKTI:Çelje e procedures se falimentimit.

Baza Ligjore: Ligji nr.8901, date 23.05.2002 “Per falimetimin”, i ndryshuar me ligjin nr.9919, date 19.05.2008, ligji nr.9920/2008.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin mbi nxjerrjen e çeshtjes jashte kompetences me nr.6659, date 21.07.2009, ka vendosur:

Shpalljen e moskompetences se Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane - seksioni tregtar ne gjykimin e çeshtjes civile me nr.7969 akti.Dergimin e akteve ne gjykaten kompetente te Rrethit Gjyqesor Gjirokaster - seksioni tregtar.

Kunder vendimit te mesiperm ka ushtruar ankim te veçante ankuesi, Shoqeria “Rekor Albania” sh.a, e cila kerkon prishjen e vendimit te mesiperm, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi i mesiperm eshte i gabuar dhe eshte ne kundershtim me ligjin.- Kerkesen tone e bazojme ne faktin se Ministria e Ekonomise Tregtise dhe

Energjitikes, si bashkeaksionere ne Shoqerine “Rekor Albania” Sh.a., kishte bere padi prane Gjykates se Shkalles se Pare Gjirokaster me objekt shpallje falimentimi te kesaj shoqerie. Me vendimin e dates 05.05.2009, ka vendosur rrezimin e padise se paditesave. Pastaj pala paditese ka bere ankim prane Gjykates se Apelit Gjirokaster, duke kerkuar prishjen e vendimit.

- Ne keto kushte, kur ekziston edhe nje çeshtje tjeter me te njejtin objekt gjykimi, nuk eshte normale qe paralelisht te gjykohet edhe kjo çeshtje, po per shpallje falimentimi kunder te njetit subjekt. Ne Gjykaten e Tiranes beme kerkese per pushimin ose pezullimin e gjykimi por nuk u mor parasysh nje gje e tille, duke e nisur dosjen per ne Gjykaten e Gjirokastres.

193

Page 194: Tetor 2009

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NAnkimi i veçante i paraqitur nga personi i trete, Shoqeria “Rekor Albania” sh.a., nuk

permban asnje shkak ligjor qe te beje te cenueshem vendimin nr.6659, date 21.07.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, e cila ka vendosur moskompetencen e saj per shqyrtimin e çeshtjes dhe dergimin e akteve Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster si gjykate kompetente. Per rrjedhoje, vendimi i mesiperm duhet te lihet ne fuqi si i drejte e i bazuar ne ligj.

Nga materialet e administruara ne gjykimin e zhvilluar ka rezultuar se pala kerkuese, Drejtoria Rajonale e Tatimeve Gjirokaster i eshte drejtuar Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me nje kerkese per çeljen e procedures se falimentimit per personin e trete, Shoqerine “Rekor Albania” sh.a. Kerkesa eshte bazuar ne ligjin nr.8901, date 23.05.2002 “Per Falimentimin” me ndryshimet e mevonshme, i cili i jep te drejte, nder te tjere edhe autoriteteve fiskale qe, kur jane rastet e parashikuara ne kete ligj, si dhe ne ligjin “Per Procedurat Tatimore ne Republiken e Shqiperise”, te kerkojne fillimin e procedurave te falimentimit.

Gjykates i ka rezultuar se debitori eshte nje person juridik, Shoqeri tregtare e regjistruar prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane ne vitin 1993, me seli ne qytetin e Gjirokastres. Ne keto kushte, ajo ka konstatuar se nuk eshte kompetente nga pikepamja territoriale per ta shqyrtuar çeshtjen, pasi referuar nenit 4 te ligjit “Per Falimentimin”, jane seksionet tregtare prane gjykatave te rretheve ku debitori ka vendbanimin, apo seline e tij ato qe kane kompetencen ta shqyrtojne çeshtjen. Per sa me siper, ajo ka shpallur moskompetencen e saj dhe ja ka derguar çeshtjen Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster si gjykate kompetente.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte arriti ne perfundimin se vendimi i mesiperm eshte dhene ne zbatim te drejte te ligjit.

Me te drejte gjykata ne vendimin e saj i eshte referuar ligjit nr. 8901, date 23.05.2002 “Per Falimentimin”, sepse mosmarrveshja objekt gjykimi eshte e natyres tregtare dhe ne veçanti i referohet falimentimit, i cili ka nje rregullim specifik.

Ligji i mesiperm ka rregulluar nder te tjera edhe problemet e kompetences lendore e te asaj territoriale per gjykimin e çeshtjeve te kesaj natyre. Keshtu, ne nenin 3 eshte parashikuar se realizimi i procedurave te falimentimit eshte detyre e seksioneve tregtare te gjykates se rrethit (gjykata e falimentimit). Kjo dispozite ka patur qellim te rregulloje kompetencen e lendes qe gjykojne, nder te tjera, seksionet e gjykates se rrethit. Por ajo qe eshte e rendesishme per çeshtjen ne gjykim eshte kompetenca tokesore e rregulluar ne nenin 4 te ketij ligji. Kjo dispozite parashikon: “… procedura e falimentimit shqyrtohet dhe gjykohet ne seksionin tregetar te gjykates se rrethit ku debitori, i cili eshte person juridik, ka vendbanimin ose seline”.

Paraqitja e padise para Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane eshte bere bazuar ne ndryshimet qe i jane bere nenit 3 te ligjit te mesiperm me ligjin nr.9919 te vitit 2008, i cili, kur ben fjale per llogaritjen e afatit te shqyrtimit te ketyre çeshtjeve, perdor shprehjen “nga dorezimi i kerkeses ne sekretarine e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, seksioni tregtar”.

Me te drejte gjykata arsyeton se, pavaresisht nga ky percaktim, ligji duhet pare ne teresine e tij. Nese ligjvenesi do te kishte dashur te rregullonte kompetencen territoriale te gjykates ndryshe nga percaktimet e nenit 4, do te kishte bere ndryshimin edhe te kesaj dispozite.

194

Page 195: Tetor 2009

Rregullimet e mesiperme konvergojne dhe me rregullimin e bere ne nenin 334/dh te K.Pr.Civile, i cili parashikon: “Ne kompetence te seksioneve per gjykimin e mosmarrveshjeve tregtare prane gjykatave te shkalles se pare jane: dh) procedurat e falimentimit”, si dhe me nenin 335/1, i cili parashikon: “padia sipas nenit 334 te ketij Kodi shqyrtohet nga seksioni perkates i gjykates se shkalles se pare, ne zonen e te ciles ka qendren personi juridik, a fizik tregtar i paditur, perveç kur palet ne kontrate kane caktuar nje gjykate tjeter, qe edhe ajo eshte kompetente”.

Per sa me siper, duke qene se selia e personit juridik eshte ne qytetin e Gjirokastres, kompetente per ta gjykuar çeshtjen eshte Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster.

Ne ankimin e veçante te paraqitur nga personi i trete eshte pretenduar se çeshtja duhej te gjykohej nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, e cila duhej te vendoste pushimin e gjykimit, ose pezullimin e çeshtjes, per shkak se e njejta çeshtje per fillimin e procedures se falimentimit, kunder te njejtit subjekt, eshte duke u gjykuar edhe nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster mbi kerkesen e Ministrise se Ekonomise. Keto pretendime ne thelb nuk lidhen me problemin e kompetences, por i perkasin nje faze te mevonshme te gjykimit. Gjithesesi, vendimmarrja ne lidhje me to eshte e drejte vetem e gjykates qe e çmon veten si kompetente per ta gjykuar kete lloj çeshtje.

Nga sa me siper nuk rezulton asnje shkak ligjor qe te beje te cenueshem vendimin e dhene nga gjykata e rrethit.

PËR KËTO ARSYEKolegji civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 63 te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.6659, date 21.07.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor

Tirane.

Tirane, me 20.10.2009

195

Page 196: Tetor 2009

Nr.11243-00442-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1157 i Vendimit (329)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvjeni Sinoimeri AnëtareEvelina Qirjako Anëtare Mirela Fana AnëtareAleksander Muskaj Anëtar

ne seancen gjyqesore te dates 20.10.2009 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: ZENEL KALAJA, perfaqesuar nga Av. Flutura Guri

TË PADITUR: MINISTRIA E FINANCAVE, ne mungeseDEGA E BUXHETIT KRUJE, ne mungeseBASHKIA KRUJE, ne mungese

OBJEKTI:Detyrimin e pales se paditur per te me shperblyer ne leke,

per vleren reale qe ka banesa ne momentin e dorezimit tek ish-pronari Sulejman Bedini

Baza ligjore: Neni 10 i Ligjit nr.7698, date 15.04.1993 dhe nenet 420, 445 e vijues te K.Pr.Civile.

Gjykata e Shkalles se Pare Kruje, me vendimin nr.175, date 23.04.2004, ka vendosur:Pranimin e kerkese padise duke detyruar Ministrine e Financave te paguaje ne favor te paditesit masen e shperblimit prej 4.166.170 Leke ne momentin e dorezimit te saj date 27.11.2002 tek trashegimtaret ligjore te Sulejman Abedinit, sipas vendimit nr.179, date 25.05.1995 te KKKP Bashkia Kruje.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.194, date 17.02.2005, ka vendosur: Prishjen e vendimit nr.175, date 23.04.2004 te Gjykates se Shkalles se Pare Kruje dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kruje, me vendimin nr.552, date 15.11.2005, ka vendosur:Pranimin e padise. Detyrimin e pales se paditur Ministria e Financave per t’i paguar Zenel Kalajes shperblimin real te baneses prone private ne shumen prej 4.166.170 Leke, ne momentin e dorezimit date 27.11.2002 tek trashegimtaret ligjore te Sulejman Abedinit, sipas vendimit nr.179, date 25.05.1995 te KKKP Bashkia Kruje.

196

Page 197: Tetor 2009

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1166, date 07.11.2006, ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.552, date 15.11.2007 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kruje”.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ka ushtruar rekurs i padituri Ministria e Financave, qe kerkon prishjen e vendimit dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne po kete gjykate, me trup tjeter gjykues dhe ka parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata ka vepruar ne kundershtim me ligjin procedurial dhe provat e administruara ne gjykim.

- Akti i ekspertimit ka mangesi te theksuara, duke nxjerre nje vlere shume me te larte sa vleresohet aktualisht banesa. Gjykata nuk lejoi ekspertimin e kerkuar nga ne.

- Banesa eshte shtetezuar ne vitin 1955 dhe paditesi eshte futur ne te ne vitin 1969. Ekspertet nuk kane dhene pergjigje te sakte nese amortizimi duhej pranuar per 47 vjet (siç eshte aktualisht), apo per 34 vjet (siç eshte pranuar).

Pala paditese ka paraqitur kunder-rekurs, me ane te te cilit kerkon mospranimin e rekursit te paraqitur nga Ministria e Financave, duke parashtruar se rekursi nuk permban asnje prej shkaqeve qe parashikon neni 472 i K.Pr.Civile.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako; perfaqesuesin e pales paditese,

avokaten Flutura Guri, e cila kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe si bisedoi çështjen ne teresi,

V Ë R E NGjykatat e te dyja shkalleve kane pranuar rrethanat dhe faktet si me poshte:Paditesi Zenel Kalaja ka blere nga ish Komiteti Ekzekutiv i K.P. te Rrethit Kruje nje

shtepi te perbere prej 3 dhoma dhe anekset perkatese. Titulli i pronesise eshte fituar ne menyre te prejardhur me ane te kontrates se shitblerjes me nr.399 regj., date 07.01.1969. Çmimi i shitblerjes i prones se mesiperme ishte 13.000 leke.

Rezulton qe kjo prone i eshte shtetezuar nga Komiteti Ekzekutiv i K.P. te Rrethit Kruje, me vendimin nr.18, date 09.02.1955, shtetasit Sulejman Bedeni.

Ka rezultuar nga provat shkresore qe ndodhen ne dosje qe paditesi nder vite ka bere rikonstruksione meremetime te ndryshme dhe te vazhdueshme ne kete banese, duke e mirembajtuar ate dhe duke ia pershtatur nevojave te tij te banimit.

Bazuar ne Ligjin nr.7698, date 15.04.1993 “Per Kthimin dhe Kompensimin e Prones ish pronareve”, KKKP i Bashkise Kruje, me vendimin e tij nr.179, date 25.05.1995, i ka kthyer trashegimtareve te Z. Sulejman Bedeni, pronen e mesiperme. Rezulton qe prona i eshte dorezuar ish pronarit.

Ne keto kushte paditesi, i cili pretendon se ishte pronar i ligjshem i kesaj prone fituar me nje nga menyrat e parashikuara shprehimisht ne ligj, kerkon nga shteti, ne baze te nenit 10 te Ligjit nr.7698, date 15.04.1993, masen e shperblimit sipas çmimit te shitjes ne kohen e tjetersimit, e konvertuar me indeksin e rritjes se çmimeve. Nderkohe ai, nepermjet kesaj kerkese padie, kerkon dhe vleren e meremetimeve te kryera nder vite per mirembajtjen e kesaj banese, pasi ka qene ne kushtet e mirebesimit te plote, bazuar ne nenin 420, 445 te K.Civil.

Gjykata e Shkalles se Pare Kruje, me vendimin nr.175, date 23.04.2004, ka vendosur: “Pranimin e kerkese padise, duke detyruar Ministrine e Financave te paguaje ne favor te paditesit masen e shperblimit prej 4.166.170 Leke ne momentin e dorezimit te saj

197

Page 198: Tetor 2009

date 27.11.2002 tek trashegimtaret ligjore te Sulejman Abedinit, sipas vendimit nr.179, date 25.05.1995 te KKKP Bashkia Kruje”.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.194, date 17.02.2005, ka vendosur: “Prishjen e vendimit nr.175, date 23.04.2004 te Gjykates se Shkalles se Pare Kruje dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues”.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kruje, me vendimin nr.552, date 15.11.2005, ka vendosur:

“Pranimin e padise. Detyrimin e pales se paditur Ministria e Financave per t’i paguar Zenel Kalajse shperblimin real te baneses prone private ne shumen prej 4.166.170 Leke ne momentin e dorezimit date 27.11.2002 tek trashegimtaret ligjore te Sulejman Abedinit, sipas vendimit nr.179, date 25.05.1995 te KKKP Bashkia Kruje”.

Kjo gjykate arsyeton se paditesi ka te drejte te kerkoje sipas objektit te padise, ne baze te nenit 10 te Ligjit nr.7698, date 15.04.1993. Vlera e shperblimit rezultoi nga ekspertimi dhe kjo vlere eshte shperblimi i drejte dhe i plote, ne baze te nenit 420 te K.Civil.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1166, date 07.11.2006, ka vendosur: “Lenien ne fuqi te vendimit nr.552, date 15.11.2007 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor

Kruje. Shpenzimet gjyqesore te paditurit”.Me te njejtin arsyetim si gjykata e shkalles se pare dhe sakteson se shpenzimet

gjyqesore i ngarkohen gjyqhumbesit. (Kjo per arsye se edhe paditesi kishte ankimuar vendimin e shkalles se pare vetem per pjesen qe i takon shpenzimeve gjyqesore).

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs i padituri, Ministria e Financave, qe kerkon prishjen e vendimit dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne po kete gjykate, me trup tjeter gjykues, per ato shkaqe te cilat jane parashtruar ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

Rezulton qe te kete paraqitur kunder-rekurs edhe paditesi Zenel Kalaja, i cili kerkon mospranimin e rekursit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane me nr.1166, date 07.11.2006, i cili ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kruje me nr.552, date 15.11.2006, eshte marre ne respektim te ligjit dhe si i tille ai duhet te lihet ne fuqi

Ky Kolegj vlereson se rekursi i paraqitur nga ana e paditur Ministria e Financave nepermjet Avokatures se Shtetit, Zyra Vendore Tirane, nuk permban shkaqe nga ato te parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile.

Nepermjet kerkese padise se ngritur nga paditesi, ky i fundit kerkon “Detyrimin e pales se paditur per te me shperblyer ne leke per vleren reale qe ka banesa ne momentin e dorezimit tek ish-pronari Sulejman Bedeni”.

Nga aktet qe ndodhen ne dosjen gjyqesore, si dhe nga pretendimet e paleve ne proces, Kolegji Civil i Gjykates se Larte konstaton se ana e paditur gjate gjykimit ne te dyja shkallet ka pranuar faktin se ne baze te Ligjit nr.7698, date 15.04.1993, neni 10, si dhe te vendimit te Gjykates Kushtetuese nr.12, date 21.03.2000, paditesi ka te drejten ligjore te demshperblehet per vleren reale te baneses ne momentin e dorezimit tek ish pronari, kjo pasi: (i) paditesi e kishte fituar pronen ne menyre te ligjshme nepermjet kontrates se shitblerjes nr.399 rregj., date 07.01.1969, dhe (ii) aq sa e drejte dhe kushtetuese eshte kthimi i pronave ish pronareve, po aq e drejte dhe kushtetuese eshte edhe sigurimi nga shteti i nje shperblimi te drejte dhe te plote te personave te trete.

Rezulton nga rekursi qe ana e paditur nuk ka qene dakord vetem me vleren e demshperblimit, vlere kjo e cila eshte caktuar nga nje grup ekspertesh te caktuar nga gjykata.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte konstaton se te dyja gjykatat kane zgjidhur drejt mosmarreveshjen; ato kane respektuar si ligjin materiale dhe ate proceduriale.

198

Page 199: Tetor 2009

Ne lidhje me zbatimin e ligjit materiale, Kolegji çmon se fakti qe paditesi duhet te demshperblehet nga shteti, ne baze te vleres reale qe ka ndertesa ne momentin e dorezimit tek ish pronari, eshte sanksionuar ne ligj.

Neni 10 i Ligjit nr.7698, date 15.04.1993 parashikonte: “Ne rastin kur ndertesa te ish-pronareve jane tjetersuar ne persona te trete, u kthehen ish pronareve, ndersa personave te trete shteti u kthen masen e shperblimit sipas çmimit te shitjes ne kohen e tjetersimit, e konvertuar me indeksin e rritjes se çmimeve”.

Pikerisht fraza e permendur me siper e nenit 10 te Ligjit nr.7698, date 15.04.1993, “ndersa personave te trete shteti u kthen masen e shperblimit sipas çmimit te shitjes ne kohen e tjetersimit, e konvertuar me indeksin e rritjes se çmimeve”, eshte shfuqizuar si antikushtetuese nga Gjykata Kushetuese me vendimin e saj me nr.12, date 21.03.2000. Ne baze te ketij vendimi “personat e trete do te marrin nga shteti nje shperblim te drejte dhe te plote, duke marre per baze çmimet e tregut, domethene vleren reale qe ka ndertesa ne momentin e dorezimit tek ish pronari”.

Persa i perket vleres se riparimeve qe paditesi ka kryer mbi sendin objekt gjykimi, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se drejt kane vendosur te dyja gjykatat. Keto shpenzime duhet t’i kthehen paditesit nga shteti duke zbritur amortizimet perkatese, pasi ai ka qene posedues me mirebesim i prones, bazuar kjo dhe ne nenin 229 te K.Civil, qe shprehimisht thote: “Poseduesi me mirebesim ka te drejte te kerkoje pagimin e shpenzimeve te nevojshme qe ka bere per sendin dhe shpenzimet e dobishme ne masen qe ato i kane shtuar vleren sendit, neqoftese kjo vazhdon te jete ne kohen e kthimit te sendit”.

Pretendimet e anes se paditur ne rekurs kane lidhje me mosrespektimin e nga ana e gjykatave me te uleta te normave proceduriale, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se edhe keto pretendime nuk qendrojne. Te dyja gjykatat kane bere nje hetim te plote dhe te gjithanshem ne perputhje me ligjin (neni 14 i K.Pr.Civile), ne lidhje me dy kerkimet e paditesit te cilat jane: (i) caktimi i vleres se plote dhe reale te nderteses sipas tregut ne momentin e dorezimit tek ish pronari, vlere e cila do te perbeje dhe shperblimin qe shteti duhet t’i jape paditesit; dhe (ii) percaktimi i vleres se shpenzimeve te kryera per mirembajtjen e sendit deri ne momentin e dorezimit.

Gjykatat e kane zgjidhur mosmarreveshjen duke vleresuar dhe argumentuar me objektivitet te gjitha provat, te cilat ndodhen ne dosje dhe ne perputhje me ligjin (neni 16 i K.Pr.Civile).

Ne dosjen gjyqesore rezulton qe paditesi te kete paraqitur nje sere provash, te cilat vertetojne fitimin e titullit te pronesise, kontraten e shitblerjes nr.399 regj., date 07.01.1969 ku eshte shenuar çmimi i shitblerjes se prones qe ne ate kohe ka qene 13.000 leke, ashtu dhe nje sere dokumentash te cilat vertetojne meremetimet dhe rikonstruksionet qe ka bere paditesi nder vite, siç jane: (i) Leje per ndertim meremetim, (ii) kontrate punimesh, (iii) Preventiv punimesh, (fq. 6 e dosjes gjyqesore), (iv) pagesat perkatese per kete qellim, etj...

Keto dokumenta per asnje moment nuk jane kundershtuar nga pala e paditur, duke marre ne keto kushte fuqi te plote provuese, ne baze te nenit 246 te K.Pr.Civile.

Per nje zgjidhje sa me te drejte te konfliktit dhe duke qene se çeshtja objekt gjykimi kerkonte dhe njohuri te posaçme, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kruje, bazuar ne nenin 224/a te K.Pr.Civile, caktoi dhe nje grup ekspertesh, te cilet u kane dhene pergjigje pyetjeve te drejtuara nga gjykata dhe nga palet me aktin e ekspertimit date 26 shkurt 2004, duke ndihmuar ne kete menyre dhe ne zgjidhjen perfundimtare te çeshtjes. Ka rezultuar qe ana e paditur ka paraqitur pyetje shtese rreth aktit te ekspertimit dhe ekspertet i jane pergjigjur me akt ekspertimin shtese date 30.03.2004. Pyetjet kane qene ne lidhje me çmimet e aplikuara (nese keto çmime jane te referuara tek INSTAT), si dhe çfare perfaqeson TVSH ne ndertim.

199

Page 200: Tetor 2009

Ana e paditur ne rekurs ngre po ato pretendime qe i ka ngritur si ne gjykimin ne shkalle te pare dhe ne gjykaten e apelit, per te cilat u eshte dhene pergjigje e plote nga ekspertet, dhe te cilat jane analizuar dhe vleresuar si nga gjykata e shkalles se pare dhe ajo e apelit. Kerkimin qe ata kane bere ne lidhje me perseritjen pjeserisht te hetimit gjyqesor dhe caktimin e nje grupi tjeter ekspertesh, me te drejte gjykata e apelit nuk e ka pranuar, pasi kjo kerkese nuk ka qene e bazuar ne nenin 229 te K.Pr.Civile, qe shprehimisht thote: “Kur shihet se ekspertimi eshte i mete ose i paqarte, si dhe kur ka ndryshim mendimesh midis eksperteve, gjykata, kryesisht, ose me kerkesen e ndonjeres nga palet, mund te kerkoje sqarime plotesuese, ose te urdheroje kryerjen e nje ekspertimi te ri, duke thirrur eksperte te tjere”.

Sa me siper, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se te dyja gjykatat kane zbatur drejt normat proceduriale, dhe nuk ekziston asnje prej shkaqeve te parashikuara ne ligj per prishjen e vendimit te gjykates se apelit. Ne rastin konkret, prova e rendesishme per kete proces eshte marre ne perputhje me ligjin, akti i ekspertimit eshte i plote, i qarte dhe u jane dhene pergjigje dhe sqarime plotesuese te gjitha pyetjeve te ngritura ne rekurs gjate gjykimit ne gjykatat me te ulta.

Perveç sa me siper, Gjykata e Larte, si gjykate ligji, nuk i hyn analizes se provave, gje qe realizohet nga dy gjykatat me te uleta; ajo vetem evidenton shkeljet qe mund te kene lejuar keto dy gjykata qofte te normave proceduriale dhe atyre material, duke kerkuar respektimin e tyre.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.1166, date 07.11.2006 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 20.10.2009

200

Page 201: Tetor 2009

Nr.31003-01487-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1295 i Vendimit (330)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përberë nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvjeni Sinoimeri AnëtareEvelina Qirjako AnëtareMirela Fana AnëtareAleksandër Muskaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 20.10.2009 mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: “H.L. GROUP” SH.P.K., e perfaqesuar ne gjyq nga av. Arben Rakipi.

I PADITUR: NJESIA E TATIMPAGUESEVE TE MEDHENJ, e perfaqesur ne gjyq nga av. shtetit Kadri Skera. DREJTORIA E APELIMIT TATIMOR, PRANE DREJTORISE SE PERGJITHSHME TE DOGANAVE, e perfaqesuar ne gjyq nga av. shtetit Kadri Skera.KOMISIONI I APELIMIT TATIMOR PRANE MINISTRISE SE FINANCAVE, i perfaqesuar ne gjyq nga av. shtetit Kadri Skera.

OBJEKTI:Anullim i “Njoftim Vleresimit Tatimor”

nr.5061/7 prot., date 22.05.2008, per shumen ne total 32.846.231 leke

te Njesise se Tatim Paguesve te Medhenj, lene ne fuqi nga Kominsioni i Apelimit,

akti administrativ, vendimi nr.561, date 08.08.2008. Baza Ligjore: Nenet 31, 32, 36, 41, 42, 153, 324 te K.Pr.Civile;

Ligji nr.8560, date 22.12.1999, neni 55; Ligji nr.9920, date 19.05.2008

“Per Procedurat Tatimore ne Republiken e Shqiperise”; neni 134 i K.Pr.Administrative.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.2233 akti, date 29.06.2009, ka vendosur:

Rrezimin e kerkeses per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

201

Page 202: Tetor 2009

Kunder ketij vendimi ka bere ankim te veçante pala e paditur, Drejtoria Rajonale Tatimore e Tatimpaguesve te Medhenj, me anen e te cilit ka kerkuar prishjen e vendimit nr.2233 akti, date 29.06.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

Si shkaqe të ankimit, pala ankuese ka paraqitur: - Vendimi i gjykates se shkalles se pare eshte rezultat i zbatimit te keq te ligjit nr.9920,

date 19.05.2008 “Per Procedurat Tatimore ne Republiken e Shqiperise ” dhe neneve 59 dhe 60 te K.Pr.Civile.

- “Njoftimi i Vleresimit Tatimor” i eshte komunikuar pales paditese ne daten 26.05.2008, fakt ky i pranuar nga vete paditesi.

- Drejtoria e Apelitmit Tatimor ka vendosur refuzimin e kerkeses per apelim, per shkak se eshte konsideruar i papranueshem, pasi kerkesa eshte paraqitur jashte afatit 30 ditor te parashikuar ne nenin 106, pika 3 te ligjit “Per Procedurat Tatimore ne R.SH.”.

- Pala paditese ka marre dijeni per “Njoftim Vleresimin Tatimor” ne daten 26.05.2008, ndersa ankimin e ka paraqitur ne daten 04.07.2008. Pra siç shihet, pala paditese kishte afat deri ne daten 26.06.2008 per te paraqitur kerkesen e tij ne Drejtorine e Apelimit Tatimor.

- Gjykata nuk i ka dhene pergjigje qendrimit te organeve aministrative nese ato, kane patur motivin e arsyeshem apo, jane ndodhur perpara pamundesise ligjore per te marre ne shqyrtim ne themel çeshtjen qe iu eshte paraqitur permes ankimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Aleksander Muskaj; degjoi perfaqesuesin e pales se

paditur, avokatin e shtetit Kadri Skera, i cili kerkoi prishjen e vendimit nr.2233 akti, date 29.06.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane; degjoi perfaqesuesin e pales paditese, av. Arben Rakipi, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit nr.2233 akti, date 29.06.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe si e shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NSe vendimi nr.2233 akti, date 29.06.2009 i Gjykates se Shkalles se Pare Tirane eshte

marre ne zbatim te gabuar te ligjit e si i tille ai duhet te prishet dhe çeshtja duhet te nxirret jashte juridiksionit gjyqesor.

A. Rrethanat e faktit.1. Pala paditese, Shoqeria “H.L. GROUP” sh.p.k., eshte shoqeri tregtare me

objekt te veprimtarise “tregti automjetesh, motoçikleta, pjese kembimi dhe servis” dhe eshte e regjistruar me vendimin nr.28954, date 30.01.2003 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane.

2. Pala e paditur, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve (Njesia e Tatimpaguesve te Medhenj), pas kontrollit te ushtruar prane pales paditese per periudhen Nentor 2004 deri ne Mars 2008,per TVSH-ne dhe periudhen 2004, 2005, 2007 per Tatim-Fitimin, ka konstatuar se kjo shoqeri ka detyrime tatimore.

3. Mbi kete baze, pala e paditur ka nxjerre edhe “Njoftim Vleresimin Tatimor” nr.5061/7 prot., date 22.05.2008 per shumen 32.846.231 leke, ne total. Nga kjo shume, detyrimi tatimor eshte 17.533.064 leke, ndersa pjesa tjeter eshte gjobe.

4. “Njoftim Vleresimi Tatimor” nr.5061/7 prot., date 22.05.2008, i cituar me siper, i eshte komunikuar pales paditese “H.L. GROUP” sh.p.k., ne date 26.05.2008.

5. Pala paditese, Shoqeria “H.L. GROUP” sh.p.k., ka bere ankim kunder “Njoftim Vleresimit Tatimor” nr.5061/7 prot., date 22.05.2008, prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve ne Drejtorine e Apelimit Tatimor.

202

Page 203: Tetor 2009

6. Drejtoria e Apelimit Tatimor, me aktin administrativ nr.1236, date 24.09.2008, pasi ka marre ne shqyrtim kerkesen me nr.23, date 03.07.2008 te pales paditese me anen e se ciles kundershtohet “Njoftim Vleresimi Tatimor” nr.5061/7 prot., date 22.05.2008, ka konstatuar se: “... Kerkesa per apelim e subjektit nuk eshte dorezuar brenda 30 diteve kalendarike nga data kur vleresimi, ose vendimi i administrates tatimore eshte marre ose vleresohet te jete marre nga tatimpaguesi, kerkese kjo e nenit 106, pika 3 e ligjit nr.9920, date 19.05. 2008 ...”.

7. Ne keto rrethana, Drejtoria e Apelimit Tatimor ka vendosur: “Refuzimin e kerkeses per apelim, te shoqerise “H.L. Group” LTD Tirane, per shkak se e konsideron te papranueshem.

8. Pala paditese, Shoqeria “H.L. GROUP” sh.p.k., i eshte drejtuar Komisionit te Apelimit Tatimor prane Ministrise se Finacave, i cili me vendimin nr.561, date 08.08.2008 ka vendosur rrezimin e kerkeses se pales paditese “H.L. GROUP” sh.p.k., pasi mungon dokumenti qe provon procedimin ne shkalle te pare te apelimit ne Drejtorine e Apelimit Tatimor, prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve.

9. Me shkresen nr.2762/3 prot., date 29.09.2008, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ka njoftuar palen paditese “H.L. Group” sh.p.k. dhe Drejtorine Rajonale Tatimore, Degen e Tatimpaguesve te Medhenj, per detyrimin tatimor.

B. Procedurat gjyqësore10. Pala paditese “H.L. Group” sh.p.k., i eshte drejtuar Gjykates se Shkalles se

Pare Tirane me kerkese padi, me objektin e pershkruar ne pjesen hyrese te ketij vendimi, me anen e te cilit ka kerkuar “Anullimin e “Njoftim Vleresimit Tatimor” per shumen ne total prej 32.846.231 leke, te Njesise se Tatimpaguesve te Medhenj, lene ne fuqi nga Komisioni i Apelimit, akti administrativ nr.561, date 08.08.2008”.

11. Kerkimi i pales paditese “H.L. Group” sh.p.k., bazohet ne nenet 31, 32, 324 e vijues te K.Pr.Civile, si dhe ne nenin 134 te K.Pr.Administrative.

12. Ne seancen e dates 04.06.2009, perfaqesuesja e pales se paditur ka kerkuar nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te kesaj çeshtje, pasi nuk eshte ezauruar rekursi administartiv e, sipas pales se paditur, çeshtja nuk ben pjese ne juridiksionin gjyqesor.

13. Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin e ndermjetem nr.2233 akti, date 29.06.2009, ka vendosur: “Rrezimin e kerkeses per nxjerrjen çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor”.

14. Kundër këtij vendimi ka paraqitur rekurs pala e paditur, Drejtoria Rajonale e Tatimpagueseve te Medhenj, me anen e te cilit ka kerkuar prishjen e vendimit nr.2233 akti, date 29.06.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

C. Arsyetimi ligjor i vendimit të ankimuar15. Gjykata e Shkalles se Pare Tirane ka arritur në përfundimin që

mosmarreveshja qe ka per shqyrtim nuk i perket juridiksionit administrativ, por atij gjyqesor.16. Gjykata e Shkalles se Pare Tirane ka arsyetuar se: “... kerkesa e bere nga pala

e paditur duhet te rrezohet ... pala paditese ... ka ushtruar ankimin administrativ ndaj njoftim vleresimit tatimor brenda afatit 30-ditor qe parashikon ligji, pa marre parasysh faktin se cilit organ administrativ i eshte drejtuar me pare, pasi kjo pjese i takon gjykimit te themelit ...”.

17. Me tej, Gjykata e Shkalles se Pare Tirane arsyeton: “... pra ne keto kushte, nga pikepamja ligjore, gjykata çmon se nga ana e pales paditese eshte ezauruar rruga administrative ...”.

203

Page 204: Tetor 2009

D. Në lidhje me ankimin18. Shkaqet e parashtruara në rekurs, pasi u analizuan nga Kolegji Civil i Gjykatës

së Lartë, kanë rezultuar të bazuara në ligj (Neni 472 i Kodit të Procedurës Civile) dhe si të tilla do të pranohen.

19. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlereson se Gjykata e Shkalles se Pare Tirane ka interpretuar e zbatuar gabim ligjin e per rrjedhoje perfundimi i arritur prej saj eshte i gabuar.

20. Nga aktet e ndodhura ne dosje, ndryshe nga konkluzioni i arritur nga Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, nuk rezulton qe pala paditese, “H.L. Group” sh.p.k., te kete ezauruar rrugen administrative.

21. Ka rezultuar e provuar nga aktet se “Njoftim Vleresimi Tatimor” nr.5061/7 prot., date 22.05.2008, i eshte komunikuar pales paditese “H.L. Group” sh.p.k. ne daten 26.05.2008 (akti i ndodhur ne fq.36 te dosjes).

22. Po keshtu, ka rezultuar nga aktet se pala paditese, “H.L. Group” sh.p.k., e ka paraqitur ankimin prane Drejtorise se Apelimit Tatimor ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve ne daten 04.07.2008.

23. Mirepo ligjvenesi ka percaktuar nje afat prej 30 ditesh per paraqitjen e ankimit ne Drejtorine e Apelimit Tatimor (... Tatimpaguesi e dorezon ankimin ne Drejtorine e Apelimit Tatimor brenda 30 diteve kalendarike nga data kur vleresimi ose vendimi i administrates tatimore eshte marre ose vleresohet te jete marre nga tatimpaguesi... neni 106, pika 3 e ligjit nr.9920, date 19.05.2008 “Per Procedurat Tatimore ne Republiken e Shqiperise”).

24. Ne rrethanat kur pala paditese, “H.L.Group” sh.p.k., e ka paraqitur kerkesen ankimore jashte afatit te parashikuar ne ligj, me te drejte Drejtoria e Apelimit Tatimor prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve ka vendosur refuzimin e kerkeses.

25. Po drejt e ne perputhje me ligjin ka vendosur edhe Komisioni i Apelimit Tatimor prane Ministrise se Financave duke rrezuar kerkesen, me arsyetimin se ankimi nuk eshte marre ne shqyrtim ne shkalle te pare te procedimit administrativ.

26. Ne te tilla rrethana, rezulton fare qarte se pala paditese “H.L. Group” sh.p.k., nuk e ka ezauruar me pare rrugen administrative, siç gabimisht ka konkluduar gjykata e shkalles se pare.

27. Aktet administative te vleresimit tatimor, si edhe ato te gjobave dhe penaliteteve te vendosura nga autoritetet tatimore, jane te tilla qe mund te goditen ne rruge gjyqesore vetem pasi te jete ezaururar me pare rruga administrative.

28. Kjo per shkak se ligji i posaçem e konkretisht, ligji nr.8560, date 22.11.1999, i ndryshuar me ligjin nr.9920, date 19.05.2008 “Per Procedurat Tatimore ne Republiken e Shqiperise”, qe rregullon marredheniet e posaçme ne fushen e tatimeve, parashikon ne menyre te detyrueshme ndjekjen e nje procedure administrative per shqyrtimin e akteve te vleresimit tatimor, si edhe ato te gjobave dhe penaliteteve te vendosura nga autoritetet tatimore.

29. Ne keto kushte, meqenese pala paditese, “H.L. Group” sh.p.k., nuk e ka ezauruar rrugen administrative, mosmarreveshja objekt i ketij gjykimi eshte mosmarreveshje administrative dhe per kete shkak nuk mund te shqyrtohet nga gjykata.

E. Në lidhje me zgjidhjen e çështjes30. Vendimi i Gjykatës së Shkalles se Pare Tiranë është rrjedhojë e intrepretimit e

zbatimit te gabuar te ligjit. Ajo (gjykata), gabimisht ka vendosur rrezimin e kerkeses se pales se paditur per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes objekt gjykimi.

31. Ne kushtet e parashtruara, vendimi nr.2233 akti, date 29.06.2009 i Gjykates se Shkalles se Pare Tirane do te prishet e çeshtja te nxirret jashte juridiksionit gjyqesor.

204

Page 205: Tetor 2009

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e nenit 59 të Kodit të Procedurës

Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.2233 akti, datë 29.06.2009 të Gjykatës së Shkalles se Pare

Tirane dhe nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

Tiranë, më 20.10.2009

205

Page 206: Tetor 2009

Nr.11115-00443-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1362 i Vendimit (331)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareEvelina Qirjako AnetareMirela Fana AnetareGuxim Zenelaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.10.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe u perket paleve:

PADITËS: LEVEND ZYBERAJ, banues ne Vlore, perfaqesuar nga av. Hilmie Veliu.

TË PADITUR: VJOLLCA RIBAJ, banuese ne Tirane VOTIME RIBAJ, perfaqesuar ne gjykim

nga av. Haneme Bakia

OBJEKTI: Detyrimin e të paditurve të më lirojnë 200 m2 truall

të ndodhur në Lagjen “Uji i Ftohtë” duke prishur banesën e ndërtuar pa leje,

si dhe shpërblimin e dëmit.Baza Ligjore: Nenet 296 e 298 të Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.1327, datë 09.10.1998, ka

vendosur:Të pranojë padine e paditësit Levend Zyberi duke detyruar të paditurat Vjollca Ribaj e Votime Ribaj të lirojnë truallin prej 372 m2, të ndodhur në Lagjen “Uji i Ftohtë”, V – J - prona e të zot; L - Batie Zyberi; P - rrugë, duke prishur ndërtimet e paligjshme në këtë sipërfaqe 8,5 x 4,5 m dhe 4,5 x 3,5 m, që janë dy godinat mbi këtë sipërfaqe.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.37, datë 02.02.1998, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.1327, datë 09.10.1998 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim po në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.1635, datë 24.12.2001, ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesë-padisë së paditësit Levend Zyberaj kundër të paditurave Vjollca dhe Votime Ribaj, me objekt lirimin e dorëzimin e truallit prej 372m2, si të pabazuar në ligj dhe prova.

206

Page 207: Tetor 2009

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.439, datë 25.09.2002, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.1635, datë 24.12.2001 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, dhe duke gjykuar çështjen në fakt:Pranimin e kërkesë padisë.Detyrimin e të paditurave t’i lirojnë dhe dorëzojnë paditësit pronën e tij me një sipërfaqe 372 m2, të ndodhur në “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Gjykata e Lartë, me vendimin nr.907, datë 11.05.2004, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.439, datë 25.09.2002 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.608, datë 17.11.2006, ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.1635, datë 24.12.2001 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Kundër vendimit nr.608, datë 17.11.2006 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe vendimit nr.1635, datë 24.12.2001 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka paraqitur rekurs paditësi Levend Zyberaj duke kërkuar ndryshimin e dy vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë nr.907, datë 11.05.2004 dhe të Gjykatës së Apelit Vlorë, nr.608, datë 17.11.2006 dhe gjykimin e çështjes në fakt, dhe duke vendosur pranimin e padisë, detyrimin e të paditurave të lirojnë dhe dorëzojnë 372 m2 truall, në bazë të neneve 485/d dhe 472/a, c të Kodit të Procedures Civile. Kjo pale ka parashtruar keto shkaqe ne rekurs:

- Të dyja gjykatat nuk kanë gjykuar me dashje në bazë të ligjit dhe kuadrit ligjor të kohës për ndërtimin e kryer nga të paditurat Vjollca dhe Votime Ribaj në vitin 1988, në vendimin nr.4, datë 23.01.1988, përkundrazi e kanë pranuar si ndërtim me leje.

- Ne kemi vërtetuar se kjo leje (vendimi nr.4, datë 23.01.1988) është e fallsifikuar. Nëse gjykatat do të analizonin provat do të vërtetohej paligjshmëria e tij.

- Në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.361, datë 01.11.1977, lejet e banimit jepeshin sipas kritereve ligjore, të zgjedhurve dhe familjarëve të tyre, me rastin e martesës, pensionistëve, ose vajzës, ose motrës së ve, si dhe personave për arsye të forta familjare, ose për arsye të rënda shëndetësore. Asnjë nga këto kritere nuk e kanë plotësuar të paditurat. Në bazë të ligjit nr.5747, datë 29.06.1978, kriter kryesor është jo vetëm leja e banimit, por dhe fakti që ky truall të jetë brenda planit rregullues dhe brenda vijës së verdhë të qytetit apo fshatit. Neni 10 i ligjit parashikon në qytete 140-170 m2, jo 370 m2 që kanë zaptuar të paditurat.

- Kemi depozituar çertifikatën e Zyrës së Gjëndjes Civile se ato pasaportizimin e kanë bërë në vitin 1995 në qytetin e Vlorës. Edhe për këtë kriter mungon, trualli objekt gjykimi ka qenë tokë bujqësore deri në vitin 1996, kohë kur me vendim nr.5 të K.Rr.T. të Republikës së Shqipërisë është kthyer në truall.

- Kemi vërtetuar se të paditurat Vjollca dhe Votime Ribaj, janë nga fshati Vranisht-Vlorë, kanë banuar në Vranisht deri në vitin 1995, janë trajtuar me tokë bujqësore dhe pasaportizimin në qytetin e Vlorës e kanë bërë në datën 31.08.1995, çertifikata e lëshuar nga Rajoni nr.2, datë 24.03.1999. Kjo çertifikatë ishte zhdukur nga dosja kur gjykimi i çështjes, mbi bazën e rekursit të të paditurave, u prish nga Gjykata e Lartë dhe u kthye për rigjykim. Është rivendosur si provë në rigjykim. Duke u mbështetur në këtë provë shkresore, e cila në bazë të nenit 254 të K.Pr.Civile ishte provë e plotë për gjykatën, gjykata ishte e detyruar të gjykonte ligjërisht pamundësinë e të paditurave, duke qenë banore të fshatit deri në vitin 1995, të kenë përfituar leje ndërtimi në qytetin e Vlorës në vitin 1988, për më tepër që ishte pronë ullishte e NB Rinisë.

207

Page 208: Tetor 2009

- Konkluzioni i gjykatës bie në kundërshtim me vendimin nr.1213, datë 13.05.1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për vërtetimin e faktit se me vendimin nr.23, datë 05.06.1988 i është dhënë leje të ndërtojë një banesë te blloku nr.2 një dhomë me përmasa 4 m x 4 m dhe një verandë gjysëm të mbyllur.

- Mosdashja e gjykatave arrin deri atje sa të mohojë pretendimet tona lidhur me fallsitetin e dokumentit. Vetëm se është pretenduar nga ana jonë fallsifikimi i lejes së ndërtimit, gjykimi në apel është shtyrë mbi një vit.

- Vendimi i trupit gjykues ka qenë për të verifikuar deri në fund lejen e ndërtimit. Nga ana jonë është paraqitur vërtetimi i datës 25.06.2002 i Arkivit Shtetëror të Qarkut Vlorë, ku rezulton se nuk disponohet në këtë Arkiv as shesh e as leje ndërtimi në emër të Vjollca dhe Votime Ribaj.

- Vendimi i ndërmjetëm i gjykatës ka patur qëllim të paraqitet dokumentacioni origjinal, protokolli i mbledhjes së datës 23.01.1988, ku figuron leja nr.4, projekti dhe sheshi i ndërtimit. Në fakt, përsëri u paraqit vendimi i fotokopjuar pa protokoll mbledhje. Ajo që është më e rëndësishme në këtë vendim, është fallsiteti i tij me adresë banimi në Vlorë, duke përcaktuar ligjet, ndërsa të paditurat nuk kanë adresë.

- Leja e ndërtimit ka qenë për 60 m2, ndërsa vendimi për vërtetimin e faktit juridik është për 16 m2, por sipas aktit të ekspertimit, të paditurat posedojnë 372 m2. Kjo sipërfaqe është trajtuar e gjitha e zënë nga gjykata, duke u rrëzuar padia.

- Nga provat e administruara është provuar se të paditurat e kanë bërë ndërtimin në vitet 1996-1997.

- Nga ana jonë është paraqitur përpara gjykatës vendimi nr.91, datë 12.12.1995 i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Vlorë, me të cilin na është kthyer në natyrë sipërfaqja e lirë 10.000 m2, si dhe vërtetimin se kjo tokë është regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Vlorë, me nr.138 datë 16.01.1997.

- Kemi vërtetuar me prova të pakundërshtueshme legjitimitetin e paditësit për të ngritur këtë padi dhe se aktualisht të paditurat janë poseduese të paligjshme, duke zaptuar këtë pasuri në vitin 1996. Posedimin e paligjshëm e kemi vërtetuar me paraqitjen e 12 dokumentave që ndodhen në dosje, datë 26.1.1997, nr.906 prot. Akt-pezullimi, Akt-bllokimi datë 22.09.1997, Akt-bllokimi datë 30.09.1997, pezullim punimesh datë 18.09.1997, shkresa datë 14.08.1996, Rajoni nr.2, shkresa nr.25.06.2002, çetifikata e lëshuar në datë 24.03.1999, ku rezulton pasaportizimi në Vlorë, datë 31.08.1995, lista e ndërtimeve pa leje, të paditurat nr.2 në listë, etj.

- Të gjitha këto shkresa janë lëshuar nga Urbanistika, Rajoni, Policia e Ndërtimit, Komisariati i Policisë dhe të gjitha këto, gjykata, ndonëse në bazë të nenit 310 të Kodit të Procedurës Civile, është e detyruar të bëjë analizën e provave, as që i ka marrë parasysh përpara një shkrese të fallsifikuar.

- Nuk kemi qenë dakord me akt-ekspertizën, duke parashtruar pretendimet tona për një diferencë prej 70 m2. Kemi kërkuar plotësim akti ose kryerjen e ekspertimit të ri, por gjykata ka rrëzuar kërkesën tonë.

- Kemi bërë kallëzim penal për fallsifikimin dhe përdorimin e dokumentave fallco, ish-kryetarja e Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të qytetit, vërteton fallsitetin e firmës së saj.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana; degjoi perfaqesuesen e pales paditese,

av. Hilmie Veliu, e cila kerkoi prishjen e dy vendimeve te Gjykates se Apelit Vlore dhe te Gjykates se Rrethit Gjyqësor Vlore dhe pranimin e padise; degjoi perfaqesuesen e pales se paditur, av. Haneme Bakiu, e cila kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Vlore; si dhe pasi diskutoi çeshtjen ne teresi,

208

Page 209: Tetor 2009

V Ë R E NVendimi nr.608, datë 17.11.2006 i Gjykatës së Apelit Vlorë është rrjedhojë e

mosrespektimit dhe zbatimit të gabuar të ligjit dhe, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.C., ky vendim duhet të prishet dhe të kthehet për rigjykim po në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Rrethanat e faktit.Me vendimin nr.91, datë 12.12.1995 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të

Pronave Vlore, në favor të trashëgimtarëve të ish-pronarit Kadri Zyberaj është njohur pronësia një sipërfaqe prej 14.000 m2, e ndodhur ne Lagjen “Uji i Ftofte” Vlore, me kufizime: nga V - Sulo Sinani; nga J - Isuf Luzi; nga L - Fejzi Halili dhe nga P - Fusha e Aviacionit, dhe kthyer ne natyre siperfaqja e truallit prej 10.000 m2, te ndodhur ne lagjen “Uji i Ftohte” Vlore, me kufizime: nga V - Sulo Sinani; nga J - Isuf Luzi 6 metra larg pallatit; nga L - prone e te zotit (sipas planvendosjes se bashkengjitur ketij vendimi); dhe nga P - Fusha e Aviacionit.

Paditesi Levend Zyberaj eshte nje nder trashegimtaret ligjore te trashegimlenesit Kadri Zyberaj.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlore, mbi kerkese padine e trashegimtareve te trashegimlenesit Kadri Zyberaj me objekt pjestimin ne natyre te prones se tyre te lartepermendur, ka vendosur ne piken 1 te vendimit te saj ne date 24.12.1996 dhe nr.3792, se paditesi Levend Zyberaj eshte pronar mbi nje siperfaqe prej 1096 m2, e kufizuar nga V - Sulo Sinani, nga J - rruge kalimi e perbashket me pronen e Behar Zyberaj; nga P - ish fusha e aviacionit dhe nga L - me pronen e Batie Zyberaj.

Kjo prone eshte regjistruar ne Zyren e Regjistrimit te Pasurise se Paluajtshme, Vlore me nr.137, date 16.01.1997.

Ne materialet e kesaj dosje civile, rezulton se sipas vërtetimit datë 20.09.2001 të Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Vlorë, në favor të palës së paditur, Votime Ribaj, figuron e regjistruar me nr.1047, datë 04.06.1996 një banesë me një dhomë e verandë, në zonën kadastrale nr.8602, Lagja “Uji i Ftohtë”. Ky regjistrim eshte bere ne baze te vendimit gjyqesor te Gjykates se Rrethit Gjyqësor Vlore, me objekt vertetim fakti pronesie me nr.1213, date 13.05.1996.

Rezulton nga materialet e dosjes civile se, ne Zyren e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Vlorë, figuron e regjistruar nje kontrate dhurimi midis paleve te paditura Vjollca Ribaj dhe Votime Ribaj me nr.2040 Rep., nr.1176 Kol., te dates 04.06.1996.

Paditesi Levend Zyberi, duke konstatuar se nje pjese e pronesise te tij është zënë në mënyrë të paligjshme nga pala e paditur, Votime Ribaj, ne daten 06.02.1998, i eshte drejtuar Gjykates se Rrethit Gjyqësor Vlore me nje padi, duke kerkuar, ne baze te neneve 296, 298 te Kodit Civil, lirimin e dorezimin e siperfaqes se zene, prone te tij. Paditesi pretendon se e paditura e ka ndertuar banesen e saj, te perbere prej nje dhome e nje verande, pa leje te organeve kompetente.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.1327, datë 09.10.1998, ka vendosur: “Të pranojë padine e paditësit Levend Zyberi, duke detyruar të paditurat Vjollca Ribaj e Votime Ribaj të lirojnë truallin prej 372 m2 të ndodhur në lagjen “ Uji i Ftohtë”, V – J - prona e të zot; L - Batie Zyberi; P - rrugë, duke prishur ndërtimet e paligjshme në këtë sipërfaqe 8,5 x 4,5m dhe 4,5 x 3,5 m, që janë dy godinat mbi këtë sipërfaqe”.

Kunder ketij vendimi ka bere ankim pala e paditur, Votime Ribaj, duke pretenduar se ndertimi i saj eshte i ligjshem, ne baze te lejes se ndertimit te leshuar nga organet kompetente te atehershme.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.37, datë 02.02.1998, ka vendosur:“Prishjen e vendimit nr.1327, datë 09.10.1998 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë

dhe dërgimin e çështjes për rigjykim po në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues”. Me

209

Page 210: Tetor 2009

arsyetimin se: “... gjykata nuk ka patur parasysh faktin në se në kohën që KKKP i ka kthyer paditësit sipërfaqen prej 1096 m2 ka qenë e lirë apo e zënë, e për këtë, të udhëzonte të paditurat për të kundërshtuar vendimin e KKKP ... në rigjykim gjykata duhet të sqarojë nëse në kohën e kthimit të sipërfaqes së truallit paditësit, ka qenë i lirë ky truall .... gjykata duhet të thërrasë një grup ekspertësh për të konkluduar se sa sipërfaqe kanë zënë të paditurat me ndërtime e sipërfaqe funksionale ...”.

Ne rigjykim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.1635, datë 24.12.2001, ka vendosur: “Rrëzimin e kërkesë padisë së paditësit Levend Zyberaj kundër të paditurave Vjollca dhe Votime Ribaj, me objekt lirim e dorëzimin e truallit prej 372 m2 si të pabazuar në ligj dhe prova”.Kjo gjykate ka arsyetuar se ndertimet e kryera nga te paditurat jane realizuar 7 vjet perpara se paditesit, si trashegimtar i ish pronarit Kadri Zyberaj, t’i njihej dhe t’i kthehej prona e shtetezuar dhe se ndertimi i bere nga te paditurat jane ne baze te lejes se ndertimit te leshuar nga organet kompetente te atehershme.

Paditesi Levend Zyberaj, duke mos qene dakord me me vendimin nr.1635, datë 24.12.2001 te Gjykates se Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka bere ankim ne Gjykaten e Apelit Vlore.

Gjykata e Apelit Vlorë, duke gjykuar çeshtjen ne fakt, ka vendosur me vendimin nr.439, datë 25.09.2002: “Ndryshimin e vendimit nr.1635, datë 24.12.2001 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Pranimin e kërkesë padisë dhe detyrimin e të paditurave t’i lirojnë dhe dorëzojnë paditësit pronën e tij me një sipërfaqe 372 m2, të ndodhur në “Uji i Ftohtë” Vlorë.

Mbi rekursin e te paditurave Votime dhe Vjollca Ribaj, Kolegji Civil i Gjykates se Lartë, me vendimin nr.907, datë 11.05.2004, ka vendosur: “Prishjen e vendimit nr.439, datë 25.09.2002 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues”. Kolegji Civil arsyeton se vendimi nr.439, datë 25.09.2002 të Gjykatës së Apelit Vlorë eshte marre ne zbatim te gabuar te ligjit dhe ka lene detyra per t’u zbatuar nga Gjykata e Apelt Vlore ne rishqyrtim si:

1. “... Megjithëse në shqyrtimin e çështjes janë administruar një sërë provash shkresore që lidhen me ndërtimin e banesës një dhomë e një verandë, e cila rezulton e regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme, nuk është saktësuar se cila është sipërfaqja ndërtimore dhe ajo që objekti efektivisht ka zënë në truallin, për të cilin pretendon pronësinë pala paditëse”.

2. “Për sa më sipër, ndër të tjera, në vështrim të kërkesave të nenit 224/1 të Kodit të Procedurës Civile, bëhet e domosdoshme të vendoset dhe të realizohet ekspertimi përkatës”.

3. “Në dosje janë administruar disa akte të policisë ndërtimor, Zyrës së Urbanistikës, Bashkisë, etj., ku kërkohet pezullimi i punimeve apo prishjeve të ndërtimeve ndaj palës së paditur. Sa sipër, kërkon sqarimin se për cilat ndërtime bëhet fjalë dhe nëse ato kanë ekzekutuar apo jo”.

Ne rishqyrtim, Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.608, datë 17.11.2006, ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr.1635, datë 24.12.2001 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë”.Me arsyetimin se:“... të paditurat kanë ndërtuar banesën në bazë të lejes së ndërtimit nr.4, datë 1988, pra banesa është ndërtuar përpara dhënies së vendimit nr.91, datë 12.12.1995 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Vlorë, fakt i cili provohet me akt-ekspertimin e ekspertit. Mbi këtë bazë, të paditurat janë poseduese të ligjshme dhe të truallit mbi të cilën ndodhet banesa e për rrjedhojë nuk mund të detyrohen të lirojnë dhe dorëzojnë truallin ... Gjatë gjykimit, pala paditëse paraqiti disa urdhëra të policisë ndërtimore për prishje ndërtimi pa leje në emër të Vjollca Ribaj e Votime Ribaj, duke pretenduar se ndërtimi i bërë nga Vjollca Ribaj është bërë pas marrjes së Vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ... Pretendimi i ngritur nga paditësi nuk duhet pranuar, pasi në aktet e prishjes së ndërtimeve pa leje është specifikuar që prishen ndërtimet pa leje të bëra dhe që po bëhen nga e paditura Vjollca Ribaj. Gjatë gjykimit u

210

Page 211: Tetor 2009

provua se ndërtimin e banesës e paditura Vjollca Ribaj e ka bërë me leje ndërtimi para vitit 1990 ... Gjatë gjykimit, paditësi pretendoi se leja e ndërtimit në emër të të paditurës Vjollca Ribaj është e pavlefshme, pasi në vitin 1988 e paditura nuk ka qenë banore e qytetit Vlorë, por e fshatit Vranisht ... Ky pretendim i ngritur nga paditësi nuk duhet pranuar, pasi vendimi nr.4, datë 23.01.1988 i Komitetit Ekzekutiv të qytetit Vlorë për dhënien e lejes së ndërtimit të paditurës Vjollca Ribaj është akt zyrtar dhe si i tillë, në vështrim të nenit 254 të K.Pr.Civile, përbën provë të plotë ... Nga ana e paditësit nuk u paraqitën dhe as u pretendua se akti i mësipërm të jetë i fallsifikuar”.

Kundër vendimit nr.608, datë 17.11.2006 të Gjykatës së Apelit Vlorë, ka paraqitur rekurs paditësi, Levend Zyberi, duke kërkuar ndryshimin e dy vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe të Gjykatës së Apelit Vlorë, në bazë të neneve 485/d dhe 472/a, c të Kodit të Procedures Civile dhe duke gjykuar çështjen në fakt, duke pranuar kërkesë padinë.

Sa me lart, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se gjykatat nuk kane kryer nje hetim gjyqesor te plote dhe te gjithanshem, ne perputhje me ligjin.

Në Gjykatën e Apelit Vlorë, pas vendimit nr.907, datë 11.05.2004 të Gjykatës së Lartë, me të cilin është vendosur prishja e vendimit nr.439, datë 25.09.2004 të Gjykatës së Apelit Vlorë, ka filluar shqyrtimi në shkallë të dytë i çështjes civile.

Në seancën gjyqësore të datës 17.12.2004, Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur me vendim të ndërmjetëm, në bazë të nenit 465 të Kodit të Procedurës Civile, përsëritjen pjesërisht të hetimit gjyqësor.

Por ky Kolegj vlereson se ne kete perseritje te hetimit gjyqesor nuk jane zbatuar detyrat e lena nga Gjykata e Larte.

Në vështrim të përmbajtjes së nenit 486 të Kodit të Procdurës Civile, udhëzimet dhe konkluzionet e Gjykatës së Lartë janë të detyrueshme për gjykatën që rishqyrton çështjen.

Në nenin 493 “Rigjykimi” të Kodit të Procedurës Civile parashikohet: “Gjykata e shkallës së pare, apo gjykata e apelit kur dërgohet çështja për rigjykim zbaton të njëjtat rregulla procedurale të parashikuara në atë shkallë gjykimi.

Detyrat e lëna nga Gjykata e Lartë janë të detyrueshme për gjykatën që rishqyrton çështjen, e cila, pasi zbaton këto detyra, vendos sipas bindjes së saj ...”

Rezulton se Gjykata e Apelit Vlorë, në rigjykimin e çështjes, nuk ka plotësuar udhëzimet e konkluzionet e Gjykatës së Lartë, që janë:

1. Lidhur me saktësimin se sa ndërtime të reja janë bërë, cila është koha e ndërtimit të tyre, nëse janë realizuar me leje, etj., duke mos hetuar nëse objektet e tjera në sipërfaqen e pretenduar si pronësi të tij nga paditësi ishin ndërtuar me leje nga organi kompetent apo jo.

2. Lidhur me detyrën e verifikimit të akteve urdhëra të policisë ndërtimore, zyrës së urbanistikës, Bashkisë, etj., ku kërkohet pezullimi i punimeve apo prishjeve të ndërtimeve ndaj palës së paditur. Sa sipër, kërkon sqarimin se për cilat ndërtime bëhet fjalë dhe nëse ato janë ekzekutuar apo jo.

Gjykata e apelit arsyeton dhe konfirmon qendrimin e Gjykates se Rrethit Gjyqësor Vlore nr.1635, datë 24.12.2001, se te paditurat jane poseduese te ligjshme te prones se tyre objekt gjykimi. Por Gjykata e Apelit Vlore nuk i jep pergjigje detyres se lene nga Gjykata e Larte, ne lidhje me ligjshmerine e ketyre ndertimeve, pra nese keto ndertime te bera nga te paditurat jane ndërtuar me leje nga organi kompetent, apo jo.

Me padine objekt gjykimi, paditesi ka kerkuar lirimin e dorezimin e sendit, e drejte kjo e parashikuar nga neni 296 i K.C. Padia e rivendikimit eshte padia e pronarit jo posedues kunder poseduesit jo pronar, qe e posedon sendin ne menyre te kunderligjshme. Ndryshe nga qendrimi i mbajtur dhe sa arsyeton gjykata e apelit dhe ajo e faktit, ne kete lloj gjykimi, i padituri ka te drejten qe, me ane te prapesimeve te tij, te kontestoje titullin e pronesise se

211

Page 212: Tetor 2009

paditesit. Duke zbatuar normat procedurale mbi barren e proves, gjykata ka detyrimin t’i jape pergjigje pretendimit te paditesit qe ngrihet ne gjykim nga paditesi, ne lidhje me qenien e te paditurit posedues i ligjshem, apo i paligjshem i sendit objekt gjykimi.

Në seancën gjyqësore të datës 13.05.2005, është paraqitur akti i ekspertimit teknik nga eksperti, i cili nuk eshte kontestuar nga palet persa i perket pergjigjes se i eshte dhene nga eksperti per sa i perket saktesimit te siperfaqes ndertimore dhe asaj qe ze objekti ne momentin e kryerjes se ketij akti, çeshtjes nese ka ndertime te tjera ne truallin qe pretendon ta kete ne pronesi paditesi.

Nga shqyrtimi i aktit te ekspertimit, ku shprehimisht thuhet se: “Nuk mund të jepet afat i prerë për kohën e ndërtimit, por përdorimi në brezin e themeleve të hekurit të rrumbullakët, si dhe përdorimi i tullave të plota (të fabrikës së tullave të Vlorës,) për ndërtimin e mureve të banesës, mendoj se koha e ndërtimit është në vitet e fundit të viteve 1990. Ndërsa soleta mendoj është rreth 10-15 vjet përpara nga dita e sotme, ndërtimi është bërë rreth viteve 1990-99. Aritur ne kete konkluzion nga përdorimi i brezit të betonit dhe materialet e përdorura”.

Rezulton se ky akt eshte me te meta e i paqarte ne kuptim te nenit 229 te K.Pr.C., persa i perket kohes se ndertimit te baneses objekt gjykimi.

Por ky Kolegj e gjen te pambeshtetur ne ligj vendimin e ndërmjetëm te gjykates, qe ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga avokatja e paditësit, ne lidhje me kontenstimin e bere per pergjigjen qe ka dhene eksperti ne lidhje me kohen e ndertimit te baneses objekt gjykimi.

Megjithëse në vendimin gjyqësor nr.608, datë 17.11.2006 Gjykata e Apelit Vlorë ka argumentuar se: “pretendimi i ngritur nga paditësi nuk duhet pranuar, pasi në aktet e prishjes së ndërtimeve pa leje është specifikuar që prishen ndërtimet pa leje të bëra dhe që po bëhen nga e paditura Vjollca Ribaj. Gjatë gjykimit u provua se ndërtimin e banesës e paditura Vjollca Ribaj e ka bërë me leje ndërtimi dhe para vitit 1990”, konstatohet se gjykata nuk ka verifikuar se për cilat ndërtime bëhet fjalë.

Në gjykimin e çështjes janë administruar shume prova shkresore, te cilat nuk i jane nenshtruar hetimit gjyqesor nga gjykata e apelit, e si te tilla jane: një akt shkresor i datës 17.05.2005 të ZRPP Vlorë, ne te cilen thuhet se është verifikuar dokumenti nr.1646, datë 04.06.1996 ndodhur në Arkivën e ZRPP dhe rezultoi të hipotekuar një shtëpi të përbërë nga një dhomë e verandë gjysmë e mbyllur. Ky hipotekim është bërë mbi bazën e një vërtetimi fakti juridik me vendimin nr.1213, datë 13.05.1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Më pas figuron një kontratë dhurimi midis Vjollca Ribaj dhe Votime Ribaj nr.2040 rep., nr.1176 kol., datë 04.06.1996 e noterit Ylli Mehmeti; Vërtetim-Pronësie datë 04.06.1996, me anë të cilit vërtetohet se shtetësja Votime Ribaj, në Lagjen “Uji i Ftohtë”, tek vendi i quajtur shtatë pallatet, regjistrohet pasuria e paluajtshme e përbërë nga një banesë familjare një dhomë dhe verandë gjysëm e mbyllur. Pasuria regjistrohet me nr.1647, datë 04.06.1996; ne dosje ndodhen dy shkresa: shkresa e parë pa numër protokolli datë 25.06.2002 e Arkivit Shtetëror Qarku Vlorë, me anë të të cilit vërtetohet se në fondin arkivor të Arkivit Shtetëror Qarku Vlorë nuk disponohet projekt për shesh ndërtimi të shtëpisë së qytetares Vjollca Ribaj dhe vërtetimi tjetër është me nr.456/1 prot., datë 07.11.2005 i Arkivit Shtetëror Vendor Vlorë, i cili vërteton se vendimi i Komitetit Ekzekutiv i Këshillit Popullor Vlorë nr.4, datë 23.01.1988 ku emri i Vjollca Ribaj mban numrin rendor 13 (trembëdhjetë), në dosjen gjyqësore civile nr.872 regj.themeltar, datë 10.02.1998 dhe me numër vendimi 1327 datë 09.10.1998, është administruar një shkresë “Akt-pezullimi” datë 26.11.1998 i Policisë Ndërtimore Vlorë, në të cilën bëhet fjalë për ushtrimin e kontrollit në subjektin privat Votime dhe Vjollca Ribaj, në objektin Shtëpi (rrethim toke dhe shtëpie), në të cilin përshkruhet se ka ndërtim muri rrethues pa projekt dhe leje ndërtimi dhe gjëndja fizike në momentin e kontrollit është: ka filluar betonimi i themeleve. Në përfundim të Akt-pezullimit është vendosur: “Të pezullohen punimet”. Po në këtë dosje është administruar shkresa nr.11 prot., datë

212

Page 213: Tetor 2009

09.02.1196 e Kryetarit të Bashkisë së qytetit Vlorë drejtuar përgjegjësit të administratës së lagjes nr.2, Komisariatit të Policisë dhe qytetares Vjollca Ribaj, ku urdhërohet: “Të prishet dhoma e ndërtuar pa leje në pronën e Kadri Zyberaj. Toka të kthehet në gjëndjen e mëparshme. Të bëhet ekzekutimi i menjëhershëm i vendimit. Pala e dëmtuar të sigurojë mjetet dhe njerëzit për prishjen e ndërtimit pa leje. Shpenzimet t’i ngarkohen kundravajtësit”. Nga aktet shkresore të administruara në dosjet gjyqësore, rezulton vendim gjyqësor me nr.3792, date 24.12.1996 i Gjykates se Rrethit Gjyqësor Vlore, qe ka vendosur pjestimin ne natyre te prones prej 10.000 m2 midis trashegimtareve te ish pronarit Kadri Zyberaj, ne te cilen cilesohet se: “pavarësisht se në sipërfaqen prej 10.000 m2 janë bërë ndërtime, këto janë pa leje dhe për efekt të ligjës sipërfaqja quhet truall i lire”.

Në dosjen gjyqësore me nr.1635 vendimi, datë 24.12.2001, është administruar vërtetimi nga dokumentet hipotekore, ku thuhet: “në regjistrin hipotekor me nr.138, datë 16.01.1997, figuron e regjistruar në pronësi të Levend Zyberaj pasuria e ndodhur në zonën kadastrale nr.8602, me sipërfaqe 1096 m2, në adresën Lagja “Uji i Ftohtë” Vlorë. Vërtetimi i pronësisë është lëshuar sipas kërkesës nr.1793, datë 14.06.2001.

Në dosjen gjyqësore për rigjykim, është administruar vërtetimi nga dokumentet hipotekorë në të cilin thuhet: “në regjistrin hipotekor nr.137, datë 16.01.1997 figuron e regjistruar në pronësi të Levend Zyberaj pasuria e ndodhur në zonën kadastrale 8602, me sipërfaqe 1096 m2, në adresën Lagja “Uji i Ftohtë” Vlorë. Vërtetimi i lëshuar sipas kërkesës nr.1838, datë 02.05.2005.

Konkluzioni i Gjykatës së Apelit Vlorë bie në kundërshtim me vendimin nr.1213, datë 13.05.1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për vërtetimin e faktit se, me vendimin nr.23, datë 05.06.1988, i është dhënë leje të ndërtojë një banesë te blloku nr.2 një dhomë me përmasa 4 m x 4 m dhe një verandë gjysëm të mbyllur.

Në vendimin nr.1213, datë 13.05.1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me objekt “Vërtetimi i faktit juridik të pronësisë mbi një shtëpi banimi”, rezulton se gjykata ka pranuar faktin se: “shtetësja Vjollca Ribaj është banore e Lagjes “Uji i Ftohtë” dhe në vitin 1988 me vendimin nr.23, datë 5 qershor i është dhënë leje për ndërtimin e një banese tek blloku nr.2 të Lagjes “Uji i Ftohtë” Vlorë dhe është miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të qytetit të asaj kohe. U vërtetua se ndërtesën e ka të ndërtuar me kontributin e vet personal dhe banesa është e përbërë nga një dhomë me përmasa 4 x 4 m verandë përpara gjysëm e mbyllur dhe ka konstruksion mur tulle, e mbuluar me çati”.

Gjithashtu vendimi i gjykates se apelit eshte rrejdhoje e nje hetimi jo te plote dhe zbatimi i gabuar te ligjit.

Ne baze te neneve 8, 9 dhe 10 të Dekretit nr.5747, datë 29.06.1978, ndryshuar me Dekretet nr.6703, datë 21.01.1983 e nr.7011, datë 03.12.1985, ne te cilen thuhet se: Neni 8: “Ndërtimet në qytete dhe në fshatra me qendrat e tjera të banuara brenda tyre fillojnë me marrjen e lejes së ndërtimit, e cila lëshohet pasi është bërë shpronësimi, është përgatitur sheshi i ndërtimit dhe është miratuar projekti përkatës. Leja për ndërtime të reja të çdo lloji dhe për shtesa e meremetime jepet nga: “Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të qytetit ose këshilli popullor i qytetit, kur nuk ka komitet ekzekutiv, ose të lagjes për qytetin e Tiranës, për ndërtime te reja, shtesa dhe meremetime brenda vijës kufizuese të ndërtimit të qytetit, pasi të jenë miratuar projekti dhe sheshi i ndërtimit nga zyra e urbanistikës dhe e projektimit në rreth ....”. Neni 9: “Në qytete lejohet ndërtimi i banesave të reja vetjake me të ardhurat e vetë shtetasit, në raste të rralla e të domosdoshme, brenda vijës kufizuese të ndërtimit, kur nuk bie në kundërshtim me planin rregullues dhe vetëm në formë të grupuar, sipas projekteve tip e normativave përkatëse të miratuara ...”. Neni 6 i Dekretit: “Planet rregulluese dhe vijat kufizuese të ndërtimit të qyteteve dhe të fshatrave me qendrat e tjera të banuara brenda tyre projektohen nga organet që caktohen me dispozita të Këshillit të Ministrave dhe miratohen nga “Kryesia e Këshillit të Ministrave për të gjitha qytetet, vendet e pushimit e turistike

213

Page 214: Tetor 2009

kombëtare dhe studimet pjesore urbanistike të rëndësishme kur janë kërkuar, të cilat paraqiten nga Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Rrethit ...”, percaktohet drejt se cilat jane kriteret e dhenies se lejeve te ndertimit dhe organet kompetente per dhenien e ketyre lejeve te ndertimit.

Gjykata e Apelit Vlore nuk ka analizuar gjate rishqyrtimit gjyqesor shkresat e administruara me nr.141/2 prot., datë 17.10.2006 te Arkivit Shtetëror Vendor Vlorë, në të cilin thuhet se:“Nga kërkimet e deritanishme, me të cilën kërkoni të dhëna personale për pronësinë të znj.Vjollca Ribaj, Lagja “Uji i Ftohtë”, për vitin 1988, po ju dërgojmë 2 (dy) fletë fotokopje të vendimin nr.4, datë 23.01.1988 të Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor Qytetit Vlorë”, bashkëngjitur vërtetimit është vendimi nr.4, datë 23.01.1988 “Mbi dhënien e lejes së ndërtimit qytetarëve me forcat e veta” i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Qytetit Vlorë, ku me nr.13 (trembëdhjetë) figuron: 13. Qytetari Vjollca Ribaj të ndërtoje dy dhoma dhe korridor me sipërfaqe 60 m2 në lagjen “Uji i Ftohtë” (7 Pallatet). Konstatohet se për të gjithë qytetarët e tjerë, në vendim është shënuar se banor i kujt lagje është, për shtetasen Vjollca Ribaj nuk është bërë ky shënim.

Gjykata e Apelit Vlorë, në vendimin nr.439, datë 25.09.2009, i referohet një prove shkresore që është vërtetimi i Këshillit të Qarkut Vlorë datë 23.04.2002, që sipërfaqja është kthyer në truall me datë 11.06.1996.

Gjykata, në rigjykimin e çështjes, nuk ka verifikuar pretendimin e palës paditëse që sipërfaqja, ku përfshihet edhe sipërfaqja prej 1096 m2 e paditësit Levend Zyberaj, ka qenë tokë bujqësore dhe është kthyer në sipërfaqe truall pas viteteve 1990 (1996 me vendimin nr.4 të KRRT të Republikës).

Ne keto kushte, ky Kolegj e gjen vendimin e Gjykates se Apelit Vlore jo ne pajtim me ligjin.

Gjykata e apelit ne rigjykim duhet te hetoje ne lidhje me detyrat e lena nga Gjykata e Larte, te cilat nuk jane plotesuar ne rigjykimin nga gjykata e apelit, te cilat kane te bejne me kohen e ndërtimit të paditeseve, nëse janë realizuar me leje nga organi kompetent apo jo; kane te bejne me verifikimin e akteve urdhëra të policisë ndërtimore, zyrës së urbanistikës, Bashkisë, etj., ku kërkohet pezullimi i punimeve apo prishjeve të ndërtimeve ndaj palës së paditur. Sa sipër kërkon sqarimin se për cilat ndërtime bëhet fjalë dhe nëse ato janë ekzekutuar apo jo.

Plotesimi i ketyre detyrave ne rishqyrtim, si edhe degjimi i ndonje eksperti te kesaj fushe do te lejoje Gjykaten e Apelit Vlore te arrije nje perfundim te drejte dhe objektiv lidhur me zgjidhjen e kesaj çeshtjeje civile.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Vlore nr.608, date 17.11.2006 dhe dergimin

e kesaj çeshtje per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 20.10.2009

214

Page 215: Tetor 2009

Nr.31003-01480-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1297 i Vendimit (332)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareEvelina Qirjako AnetareMirela Fana AnetareGuxim Zenelaj Anetar

ne seance gjyqesore te dates 20.10.2009, mori ne shqyrtim ne publike, çeshtjen civile qe u perket paleve:

PADITËS: LISA IRMA MATI ARYA, e bija e Enisit dhe Julia, lindur me date 03.07.1968 ne NewYork dhe rezidente ne San Diego, USA, përfaqësuar nga z.Adriatik Gjashta, ne baze te Prokures me nr.125134, date 25.05 2005 leshuar ne San Diego California perpara noterit publik Theresa Canup dhe av.Luan Ndregjoni.

TË PADITUR: ARIAN GJELI, i biri i Qemalit, dtl.1957, banues Durres, Rruga “De Rada”, nr.331. FITNETE GJELI, Rruga “Shinasi Dragoti”, nr.39, Tirane.VJOLLCA GJELI, Rruga “4 Shkurti”, Tirane. MANJOLA GJELI, Rruga “4 Shkurti”, Tirane.XHELADIN GJELI, Rruga “De Rada”, pall.331,

Durres.AIDA GJELI, Rruga “4 Shkurti”, Tirane.MIMOZA DASHI, Rruga “4 Shkurti”, Tirane.LINDITA DASHI, Rruga “4 Shkurti”, Tirane,

në mungesëZYRA RAJONALE E AKKP QARKU DURRËS,

në mungesë

OBJEKTI: 1. Kundërshtim i pjesshëm i vendimit nr.306 (pikën b), date 18.10.2007

të Zyrës Rajonale të AKKP Qarku Durrës, duke vendosur kthimin në natyrë të sendit të paluajtshëm

një sipërfaqe trualli prej 500 m2, e ndodhur në lagjen nr.13 “Plazh” të qytetit të Durrësit në Z.K.8518, pasuria nr.39/102

(ish parcela nr.28, pronë e trashëgimlënësit Abdurrahman Mati) i trashëgimtares së ligjshme Lisa Irma Mati Arya.

215

Page 216: Tetor 2009

2. Detyrimin e të paditurve për njohjen e pronësise së Lisa Irma Mati Arya mbi sendin e paluajtshëm (truall)

me sipërfaqe 500 m2 e ndodhur në ZK 8518, Pasuria nr.39/102 (ish- Parcela 28),

si trashëgimtare e ligjshme trashëgimlënësit Abdurrahman Mati.3. Kthimin e truallit në posedim të trashëgimtares së ligjshme Lisa Irma Mati Arya.

4. Detyrimin e ZRPP Durrës të bëjë ndryshimet në regjistrimin e pronës së sipërpërmendur, duke e regjistruar në emër të Lisa Irma Mati Arya

si trashëgimtare e ligjshme e pronës.Baza Ligjore: Kodi Civil, neni 32, pika a, neni 45, paragrafi 1, neni 161

dhe nenet 202, 296, 316, 330, 331 dhe 349.Ligji nr.9235, datë 29.07.2004

“Për kthimin dhe kompensimin e pronës” i ndryshuar;Kodi i Procedurës Civile, neni 328;

Kodi i Procedurës Administrative, neni 141.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr.31001-01606 (1914), datë 30.06.2009, ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës së palës së paditur Arjan Gjeli, Fitnete Gjeli, Manjola Gjeli, Alban Dashi dhe Aida Gjeli për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile nr.31001-01606 (1914), datë regjistrimi 30.04.2009, si të pabazuar në ligj dhe prova.

Kundër vendimit gjyqësor të mësipërm kanë paraqitur ankim të vecantë të paditurit Arian Gjeli, Fitnete Gjeli, Vjollca Gjeli, Manjola Gjeli, Xheladin Gjeli, Aida Gjeli, Mimoza Dashi, Lindita Dashi dhe Alban Dashi, duke kërkuar ndryshimin e vendimit me datë 30.06.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës në këtë mënyrë dhe pranimin e kërkesës së të paditurve që kjo cështje nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor, duke parashtruar si shkaqe:

- Vendimi i Zyrës Rajonale të AKKP është akt administrativ dhe duke patur parasysh nenin 16 të ligjit nr.9583, datë 17.07.2006 dhe nenin 2 të ligjit nr.9684, datë 06.02.2007, kundër vendimit të Zyrës Rajonale të AKKP në qark, subjekti i shpronësuar ose Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim brenda 30 ditëve nga njoftimi i vendimit në Zyrën Qëndrore të AKKP. Përderisa paditësja ka goditur vendimin nr.306, datë 18.10.2007 të Zyrës Rajonale të AKKP në qark, çështja nuk hyn në juridiksionin gjyqësor.

- Përfaqësuesi i palës paditëse ka paraqitur dy kërkesa, duke kërkuar të ndryshohet shkaku dhe objekti i padisë, duke shkelur kërkesat e nenit 185 të Kodit të Procedurës Civile.

- Duke kërkuar ndryshimin edhe të shkakut edhe të objektit të padisë, siç ka vepruar pala paditëse në fakt, bëhet fjalë për padi të re.

- Kërkesë padia është nënshkruar dhe depozituar në gjykatë në datën 29.04.2008 nga avokati. Në bazë të nenit 154/a të Kodit të Procedurës Civile, kërkesë padia paraqitet në gjykatë e nënshkruar nga paditësi ose përfaqësuesi i tij i pajisur me prokurë. Nuk konstatohet as njëra dhe as tjetra. Paditësja jeton në SHBA. Avokati nuk ka prokurë për ta bërë, nënshkruar e as depozituar. Për prokurën, ajo është redaktuar në SHBA në datën 25.05.2005 dhe ndodhet në dosje dhe sipas kësaj prokure, avokatit i është dhënë e drejtë të përfaqësojë paditësen dhe të paraqitet në rolin e paditësit por jo të bëjë,

216

Page 217: Tetor 2009

nënshkruajë apo depozitojë padi. Me prokurë avokatit nuk i është dhënë e drejta që të vërë në lëvizje gjykatën.

- Padia është paraqitur në kundërshtim me kërkesat e nenit 154/a të Kodit të Procedurës Civile dhe nuk mund të shqyrtohet.

- Vendimi nr.483, datë 05.05.2008 i AKKP i është komunikuar avokatit me shkresën nr.1145/1, datë 09.06.2008. Në bazë të pikës 2 të nenit 18 të ligjit nr.9583, datë 17.07.2006, ankimi bëhet brenda 30 ditëve nga njoftimi. Ky afat kohor është njësoj edhe për ankimin administrativ në bazë të nenit 140 të Kodit të Procedurës Administrative. Nga momenti i njoftimit me shkresën përcjellëse nr.1145/1, datë 09.06.2008 deri në paraqitjen e ankimit në gjykatë, rezulton se ka kaluar një periudhë prej 11 muaj nga 30 ditë, që është afati ligjor.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana; degjoi perfaqesuesin e pales paditese,

Av.Luan Ndregjonin, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor, Durres; ne mungese te paleve te paditura; si dhe pasi diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i ndermjetem nr.31001-01606 (1914)Akti, datë 30.06.2009 i Gjykatës së

Rrethit Gjyqësor Durrës është marre ne interpretim te drejte te ligjit dhe si i tille duhet të lihet të fuqi.

Rrethanat e faktitPaditesja Lisa Irma Mati Arya eshte trashegimtare ligjore e shkalles se pare e

trashegimlenesit Abdurrahman Mati.Zyra Rajonale e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Durrës, me

vendimin nr.306, datë 18.10.2007, ka vendosur:- njohjen e së drejtës së pronësisë së znj.Lisa Irma Mati Arya, si trashëgimtare e

vetme e subjektit të shpronësuar Abdurrrahman Mati për pronën prej 500 m2 e ndodhur ne lagjen 13 “Plazh” te qytetit te Durresit në ZK 8518, Pasuria nr.39/102 (ish-Parcela 28) me kufizimet përkatëse, si dhe

- nuk është shprehur për kthimin në natyrë apo kompensimin e sipërfaqes prej 500 m2, pasi kjo prone eshte e regjistruar ne emer te te paditurve, është në pronësi të familjes Gjeli. Kjo prone eshte e regjistruar ne emer te familjes Gjeli ne baze te vendimit nr.1286, datë 16.10.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Pala paditëse Lisa Irma Mati Arya, duke mos qene dakord me vendimin e Zyres Rajonale e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Durrës, me nr.306, datë 18.10.2007, ka paraqitur ankim në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, me pretendimin se siperfaqja prone e saj e njohur nga pala e paditur eshte e lire dhe duhet t’i kthehet asaj ne natyre.

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, pasi ka marre ne shqyrtim kerkesen e paditeses me shkresën nr.1145/1 prot., datë 09.06.2008, i kthen pergjigje pales paditese duke i bashkengjitur vendimin nr.483, datë 05.05.2008.

Ne vendimin nr.483, datë 05.05.2008, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit nr.306, date 18.10.2007 te Zyres Rajonale te Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Durrës,

Paditëse Lisa Irma Mati Arya, duke mos qene dakord me vendimin e Zyres Rajonale e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Durrës, me nr.306, datë 18.10.2007 dhe me vendimin nr.483, datë 05.05.2008 te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, qe ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit nr.306, date 18.10.2007 te Zyres

217

Page 218: Tetor 2009

Rajonale e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Durrës, i drejtohet me nje padi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Durrës.

Ne kete padi paditesja kerkon kundershtimin pjeserisht te vendimit te Zyres Rajonale e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Durrës, me nr.306, datë 18.10.2007, vetem piken “b” te tij, duke kerkuar kthimin ne natyre te prones se saj; Detyrimin e të paditurve për njohjen e pronësisë së Lisa Irma Mati Arya mbi sendin e paluajtshëm (truall) me sipërfaqe 500 m2, si trashëgimtare e ligjshme e trashëgimlënësi Abdurrahman Mati. Kthimin e truallit në posedim të trashëgimtares së ligjshme Lisa Irma Mati Arya. Detyrimin e ZRPP Durrës të bëjë ndryshimet në regjistrimin e pronës së sipërpërmendur duke e regjistruar në emër të Lisa Irma Mati Arya, si trashëgimtare e ligjshme e pronës.

Ne datën 11.06.2008 dhe date 24.03.2009 pala paditëse ka paraqitur perpara Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dy kërkesa, duke kerkuar ndryshim dhe rregullim i bazës juridike dhe shtimin e objektit te padise ne baze te nenit 185 te K.Pr.C., i cili konsiston ne: Ndryshimi i vendimit nr.483, date 05.05.2008 te Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tirane, te mbeshtetur ne bazen ligjore: neni 41 i Kushtetutes RSH, nenet 161, 296, 316, 330,dhe 331 te K.C. nenet 32/a, 45/1,153 dhe 154/a te K.Pr.C., dhe ligji nr.9235, date 29.07.2004 “Per kthimin dhe konpensimin e pronave”.

Gjate shqyrtimit gjyqesor ne seancen e dates 30.06.2009, perfaqesuesi i pales se paditur, ka kërkuar nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqesor me argumentin se çështja nuk është në juridiksionin gjyqësor.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr.31001-01606 (1914), datë 30.06.2009, ka vendosur: “Rrëzimin e kërkesës së palës së paditur Arjan Gjeli, Fitnete Gjeli, Manjola Gjeli, Alban Dashi dhe Aida Gjeli për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile nr.31001-01606 (1914), datë regjistrimi 30.04.2009 si të pabazuar në ligj dhe prova.

Kundër vendimit gjyqësor të mësipërm, kanë paraqitur ankim të veçantë të paditurit Arian Gjeli, Fitnete Gjeli, Vjollca Gjeli, Manjola Gjeli, Xheladin Gjeli, Aida Gjeli, Mimoza Dashi, Lindita Dashi dhe Alban Dashi, duke kërkuar ndryshimin e vendimit nr.31001-01606 (1914) Akti, datë 30.06.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në këtë mënyrë : Pranimin e kërkesës së të paditurve që kjo çështje nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon te drejte vendimin e dhene nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me nr.31001-01606 (1914) Akti, datë 30.06.2009.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ne arsyetimin e vendimit nr.31001-01606 (1914), datë 30.06.2009, ka argumentuar se: Pala paditëse fillimisht ne kete gjykim ka ankuar vendimin nr.306, datë 18.10.2007 të Zyrës Rajonale të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ankim brenda afateve ligjore. Pas disa seancash gjyqesore, kur kjo pale eshte vene ne dijeni, përfaqësuesi i palës paditëse Lisa Irma Mati Arya ka paraqitur kërkesë për shtesë objekti të padisë, duke kerkuar edhe kundërshtimin ndaj vendimit nr.483, datë 05.05.2008 të Agjencisë për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave Tiranë. Ky vendim nr.483, datë 05.05.2008 i Agjencisë për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave Tiranë, tregon se pala paditëse ka konsumuar rrugën administrative për ankimin ndaj vendimit nr.306, datë 18.10.2007. Për ankimin e paditëses, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë duhej të ishte shprehur brenda 45 ditëve, gjë që nuk e ka bërë. Duke u ndodhur përpara këtyre kushteve, pala paditëse ka kundërshtuar fillimisht vendimin nr.306, datë 18.10.2007 të Zyrës Rajonale të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Durrës dhe më pas me kërkesë për shtesë objekti të padisë, ka kerkuar edhe kundërshtimin e vendimit nr.483, datë 05.05.2008 të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë. Pra shihet qartë se pretendimi i palës së paditur se padia është paraqitur jashtë afatit 30 ditor nuk qëndron.

218

Page 219: Tetor 2009

Kolegji Civil i Gjykates se Larte e gjen te mbeshtetur ne ligj dhe ne prova argumentin e Gjykates se Rrethit Gjyqësor Durrës se mosmarreveshja objekt gjykimi eshte ne juridiksionin gjyqesor, pasi pala paditese e ka ezauruar rrugen administrative.

Në nenin 18/1 të Ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i ndryshuar, parashikohet se: “1. Kundër vendimit të njohjes së të drejtës së pronësisë, kthimit ose kompensimit të pronës, si dhe të të drejtave të tjera reale të zyrës rajonale të AKKP-së në qark, subjekti i shpronësuar, ose Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim brenda 30 ditëve nga njoftimi i këtij vendimi, në zyrën e AKKP-së në qendër. Kundër vendimit të njohjes të së drejtës së pronësisë, kthimit ose kompensimit të pronës, si dhe të të drejtave të tjera reale të ish-komisioneve vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe ish-komisioneve të rretheve ose bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish-pronarëve, subjekti i shpronësuar ose Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim në zyrën e AKKP-së në qendër. Jo më vonë se 45 ditë nga regjistrimi i ankimit, Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së merr vendim për objektin e ankimit. Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së ka të drejtë të shqyrtojë kryesisht, brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit, vendimet e dhëna nga zyrat rajonale të AKKP-së në qark. Drejtori i Përgjithshëm shqyrton edhe vendimet e dhëna nga ish-komisionet vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe ish-komisionet e rretheve ose bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish-pronarëve. Pas shqyrtimit kryesisht ose shqyrtimit të ankimit, Drejtori i Përgjithsëm i AKKP-së vendos:..2. Kundër vendimit të AKKP-së në qendër për kompensim të pronës, subjekti i shpronësuar ka të drejtë të bëjë ankim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, brenda 30 ditëve nga njoftimi i këtij vendimi. AKKP-ja përfaqësohet në gjykim nga zyra e AKKP-së në qendër”.

Ne nenin 3 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, ne te cilin thuhet se: “Subjekt i shpronësuar” nënkupton personat juridikë ose fizikë apo trashëgimtarët e tyre, prona e të cilëve është shtetëzuar, shpronësuar, konfiskuar ose marrë me çdo mënyrë të padrejtë nga shteti”, percaktohen kriteret qe duhet te plotesoje nje person qe te quhet person i shpronesuar .

Ne baze te ligjeve te lartpermendura dhe e provuar ne materjalet e dosjes civile se mbi bazen e një fletë e Gazetës Zyrtare datë 30 maj 1946, në të cilën është botuar: “vendimi nr.48, datë 5-2-1946 i Komitetit Ekzekutiv të Durrësit ku është urdhëruar sekuestrimi i pasurisë së të arratisurit politik Abdurrahman Mati, dhe në listën e pasurive të paluajtëshme është përcaktuar në pikën 10 ) nje vend për banjë për 500 m kare, kufizuar me parcellën nr.27 e 29 nga një anë deti”, dhe ne bazë të Vërtetimit nga dokumentet hipotekore datë 20.04.2006 të Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Rrethi Durrës, vërtetohet se në regjistrin hipotekor nr.323, datë 20.07.1933 figuron e regjistruar në pronësi të shtetasit Abdurrahman Sali Mati “një vend për banjo në plazhin e Durrësit parcela nr.28 përbërë prej metra kare 500 dhe kufizime njëra anë parcela nr.27 e zotit Ferid Vokopola, nga një anë nga parcela nr.29 e z.Shyqyri Thejani, njëra anë banjo deti, me detyrimin që brenda tre vjetësh me grehë godinën në rast të kundërt trualli kthehet në zotërimin e shtetit dhe çmimi i paguem mbetet në favor të shtetit “, se trashegimlenesi Abduraman Mati eshte person i shpronesuar.

Në bazë të vendimit nr.1297, datë 08.11.2001 të Gjykatës së Apelit Tiranë, rezulton se paditësja Lisa Irma Mati Arya është trashëgimtare e vetme e subjektit të shpronësuar Abdurrahman Mati në këtë mënyrë, ajo bën pjesë në rrethin e “Subjekte të shpronësuar”.

Ky Kolegj e gjen te mbeshtetur argumentin e Gjykates se Rrethit Gjyqësor Durrës se pala paditëse, e prekur nga një akt administrativ të dhënë në favor të një subjekti tjetër, ka ndjekur fillimisht rrugën administrative për kundërshtimin e tij dhe vetëm pasi është ezauruar kjo rrugë, ajo i është drejtuar juridiksionit gjyqësor të zakonshëm.

219

Page 220: Tetor 2009

Paditesja duke mos qene dakort me vendimin nr.306, datë 18.10.2007 të Zyrës Rajonale të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Durrës, ka paraqitur ankim nëpërmjet avokatit, përfaqësuesit të saj.

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave me qendër në Tiranë, me vendimin nr.483, datë 05.05.2008, ka marre ne shqyrtim kerkesen e paditeses dhe ka vendosur :”Lënien në fuqi të vendimit nr.306, datë 18.10.2007 të Zyrës Rajonale të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Durrës”.

Nga përmbajtja e vendimit nr.483, datë 09.06.2008 të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, nuk konstatohet që pala paditëse, nëpërmjet përfaqësuesit të saj, të ketë paraqitur jashtë afatit të përcaktuar në nenin 18 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, ankimin ndaj vendimit nr.396, datë 18.10.2007 të Zyrës Rajonale së Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave qarku Durrës.

Rezulton se Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë ka shqyrtuar ankesën e palës paditëse dhe është shprehur me vendimin nr.483, datë 05.05.2008, i cili është komunikuar palës paditëse, përfaqësuesit të saj me shkresën nr.1145/1 prot., datë 09.06.2008.

Ky Kolegj e gjen te pa mbeshtetur ne prova pretendimin e pales se paditur te parashtruar ne ankimin e tyre, duke pretenduar se perfaqesuesi i pales paditese, Z.Adriatik Gjashta, nuk ka tager per te nenshkruar padi, apo te paraqese shtesa objekti padie ne emer te paditeses

Referuar prokures me nr.125134, date 25.05 2005 leshuar ne San Diego California perpara noterit publik Theresa Canup, pala paditese Lisa Irma Mati Arya i jep perfaqesuesit te saj, Z.Adriatik Gjashta, te gjitha tagrat qe i njeh ligji per ta perfaqesuar ate ne te gjitha organet ligjore e administrative, ku ajo ka dhe mund te kete konflikte.

Ne kuptim te nenit 64 e vijues te K.C., prokura e lene nga paditesja Lisa Irma Mati Arya perfaqesuesit te saj, Z.Adriatik Gjashta, eshte nje akt perfaqesimi i mbeshtetur ne ligjin shqiptar per te ushtruar te gjitha tagrat ligjore te paditeses, sikur ajo t’i ushtronte vete ato.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka kuptuar dhe zbatuar drejt ligjin dhe me te drejte ka vendosur rrezimin e kerkeses se pales se paditur per nxjerrjen e kesaj çeshtjeje jashte juridiksionit gjyqesor.

Sa me lart, vendimi i ndermjetem me date 30.06.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres eshte i drejte dhe do te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit te ndermjetem date 30.06.2009 te Gjykates se Rrethit

Gjyqesor Durres.

Tirane, me 20.10.2009

220

Page 221: Tetor 2009

Nr.11243-01479-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1299 i Vendimit (333)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareEvelina Qirjako AnetareMirela Fana AnetareGuxim Zenelaj Anetar

seancen gjyqesore te dates 20.10.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe u perket paleve:

PADITËSE: TEME TOSHI, banuese ne Hurdhe-Reç, Diber, në mungesë

E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE DIBËR, në mungesë

OBJEKTI:

Njohje e pavërtetësisë së shënimeve ne vërtetimin arkivor nr.255 prot., në date 10.02.2009 të DRSSH Dibër

mbi shënimet e regjistrit nr.1, fleta 80, përsa i përket emrit nga “Fatime” që është e pasaktë,

duke e njohur si të saktë në “Teme”. Baza Ligjore: Neni 43 dhe 32 të K.Pr.C.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, me vendimin nr.419, date 21.07.2009, ka vendosur:Nxjerrjen jashtë juridiksionit të çështjes civile nr.421 akti të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, pasi është në juridiksionin administrativ të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Dibër.

Kundër këtij vendimi, ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse, duke kërkuar prishjen e vendimit gjyqësor civil nr.419, datë 21.07.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër dhe dërgimin e çështjes po kësaj gjykate për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor, duke parashtruar:

- Gjykata nuk ka respektuar drejt kërkesat ligjore të neneve 32, 36 të Kodit të Procedurës Civile që lidhen me përcaktimin e juridiksionit të çështjes, pasi mosmarrëveshja në gjykim ka për objekt njohjen e pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësen dhe në thelb është një marrëdhënie juridiko-civile, që rregullohet nga dispozitat e Kodit të Procedurës Civile dhe çështja objekt shqyrtimi hyn në rrethin e çështjeve që duhet të shqyrtohej nga gjykata e faktit si gjykatë kompetente.

- Pala e paditur DRSSH Dibër nuk ka juridiksion administrativ për zgjidhjen e mosmarrëveshjes dhe çështja nuk rregullohet nga dispozitat e ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.

221

Page 222: Tetor 2009

- Paditësja ka legjitimitetin aktiv në ngritjen e padisë së saj për faktin se plotëson dy kushtet ligjore të kërkuara nga kjo dispozitë, që janë njohja e pavërtetësisë së dokumentit dhe pasojat juridike që sjell ky dokument lidhur me të drejtën e njohjes së vjetërsisë në punë të paditëses.

- Në gjykimin e mosmarrëveshjes paditësja ka thirrur si palë të paditur DRSSH Dibër, për faktin se kjo ka në ruajtje dhe administrim gjithë dokumentacionin e vjetërsisë në punë, por pala e paditur nuk mund të bëjë njohje të vërtetësisë apo të pavërtetësisë të dokumentave për shkak se nuk është fond-krijuesi i tij, por ajo ka vetëm të drejtën e ruajtjes së dokumentacionit, të verifikimeve dhe lëshimeve të vërtetimeve mbi bazën e të dhënave që disponojnë këto regjistra të vjetërsisë në punë.

- Pala paditëse i ka kërkuar palës së paditur DRSSH Dibër të saktësonte emrin e paditëses në regjistrin e vjetërsisë në punë, duke ndrequr gabimin e bërë nga fond-krijuesi, por duke mos e patur një të drejtë ligjore të tillë, vetë pala e paditur i ka lëshuar paditëses vërtetimin nr.255 prot., datë 10.02.2009 dhe fletën nr.80 të regjistrit nr.1 të vjetërsisë në punë në kooperativën bujqësore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana; ne mungese te paleve ndergjyqese; si

dhe pasi diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi gjyqësor nr.419, datë 21.07.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër është

rrjedhojë e mosrespektimit dhe zbatimit të gabuar të ligjit e për këtë shkak ai duhet të prishet dhe çështja të kthehet për të vazhduar gjykimin në atë gjykatë.

Rrethanat e faktit.Paditësja Teme Toshi eshte banuese ne fshatin Hurdhe-Reç te Rrethit te Dibres.Nisur nga fakti qe ajo ka mbushur moshen ligjore per te perfituar te drejten e

pensionit te pleqerise, ka paraqitur aplikimin prane DRSSH Diber per te perfituar pension pleqerie.

Por gjate pergatitjes se dokumentacionit, paditesja konstaton se vërtetimi arkivor nr.255 prot., date 10.02.2009 i leshuar nga DRSSH Dibër, i cili verteton periudhen e punes se saj ne Kooperativen bujqesore Zall-Reç (te ndodhura prane DRSSH Dibër), eshte i pasakte.

Paditesja pretendon se ne kete vertetim thuhet se ne regjistrin nr.1, fleta 80, emri i saj eshte “Fatime”. Ky fakt nuk perkon me provat e tjera dhe realitetin, emri i saj eshte i pasakte ne kete vertetim dhe kjo pasaktesi konsiston ne shenimin gabim te emrit te saj nga “Teme” në “Fatime”.

Paditesja pretendon se shenimet e tjera te pasqyruara si ne regjister, ashtu edhe ne vertetimet e tjera te leshuara nga DRSSH Diber rezultojne qe te jene te sakta, perputhen me gjeneralitetet e saj dhe nuk kane asnje ndryshim me te dhenat e saj te Gjendjes Civile.

Per rrjedhim, bazuar ne nenin 32 e 43 te K.Pr.C., paditesja Teme Toshi ka paraqitur padi ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Diber, duke kerkuar: Njohjen e pavërtetësisë së shënimeve ne vërtetimin arkivor nr.255 prot., date 10.02.2009 të DRSSH Dibër mbi shënimet e regjistrit nr.1, fleta 80, përsa i përket emrit nga “Fatime”, që është e pasaktë, duke e njohur si të saktë në “Teme”.

Gjate shqyrtimit gjyqesor, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Diber, me kerkese te paraqitur ne seancen gjyqesore te dates 15.07.2009 te pales paditese, ne baze te nenit 185 te K.Pr.C., vendosi te saktesoje objektin e padise nga objekti i vendosur ne padi: Njohje e pavërtetësisë së shënimeve ne vërtetimin arkivor nr.255 prot., date 10.02.2009 të DRSSH Dibër mbi

222

Page 223: Tetor 2009

shënimet e regjistrit nr.1, fleta 80, përsa i përket emrit nga “Fatime” që është e pasaktë, duke e njohur si të saktë në “Teme”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, me vendimin nr.419, datë 21.07.2009, ka vendosur: “Nxjerrjen jashtë juridiksionit të çështjes civile nr.421 akti të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, pasi është në juridiksionin administrativ të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Diber”.

Gjykata arrin ne kete vendim duke argumentuar se pala paditëse nuk kishte ezauruar rekursin administrativ për zgjidhjen e kësaj çështje, se ne baze te nenit 328 i K.Pr.C., pavarësisht se është një dispozitë që ka si qëllim parësor rregullimin e afateve të kundërshtimit të aktit administrativ, sanksionon që ankimi në gjykatë kundër aktit administrativ paraqitet kundër vendimit të organit më të lartë administrativ, ose pas skadimit të afatit ligjor të këtij organi për shqyrtimin e ankimit; se duke u nisur nga neni 137 i Kodit të Procedurave Administrative sanksionon se “palët e interesuara mund t’i drejtohen gjykatës vetëm pasi të kenë ezauruar rekursin administrative”.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Diber, bazuar ne arsyetimin e saj, ka konkluduar se mosmarveshja objekt i ketij gjykimi nuk i perket juridiksionit gjyqesor, por atij administrativ.

Kundër këtij vendimi, ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse, duke kërkuar prishjen e vendimit gjyqësor civil nr.419, datë 21.07.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër dhe dërgimin e çështjes po kësaj gjykate për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Diber eshte marre ne zbatim te gabuar te ligjit dhe per rrjedhim duhet te prishe .

Ky Kolegj gjen te bazuara ne ligj (Nenin 472 te K.Pr.C.), shkaqet e parashkruara ne ankimin e veçante nga pala paditese .

Rezulton nga aktet e kesaj çeshtjeje civile se paditesja i eshte drejtuar Gjykates se Rrethit Gjyqesor Diber me objekt: “Njohje e pavërtetësisë së shënimeve ne vërtetimin arkivor nr.255 prot., në date 10.02.2009 të DRSSH Dibër mbi shënimet e regjistrit nr.1, fleta 80, përsa i përket emrit nga “Fatime”, që është e pasaktë duke e njohur si të saktë në “Teme”.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Diber, bazuar ne percaktimin e nenit 59 te K.Pr.C., ne te cilen thuhet se: “Gjykata, ne çdo faze dhe shkalle te gjykimit, qofte edhe kryesisht, merr ne shqyrtim nese çeshtja qe shqyrton ben pjese ne juridiksionin gjyqesor, apo ne ate administrative ...” mbi kerkesen e perfaqesuesit te pales se paditur per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, ka marre ne shqyrtim çeshtjen nese kjo mosmarreveshje objekt shqyrtimi ben pjese ne juridiksionin gjyqesor, apo ate administrativ.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Diber, pas ketij shqyrtimi, ka arritur ne konkluzionin se kjo mosmarreveshje objekt shqyrtimi nuk i perket juridiksionit gjyqesor, por atij administrativ.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se konkluzioni i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Diber eshte marre ne zbatim te gabuar te ligjit.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Diber ne menyre te gabuar arrin ne konkluzionin se kjo mosmarreveshje eshte objekt i shqyrtimit administrativ dhe nuk hyn ne juridiksionin gjyqesor.

Ne nenin 32 te K.Pr.C. eshte percaktuar se: “Padia mund te ngrihet edhe per ...C) per njohjen e vertetesise ose pa vertetesise se nje dokumenti me pasoja juridike per paditesin”.

Ne zbatim te percaktimeve te ketij neni, paditesja me te drejte i eshte drejtuar gjykates me kete padi, duke kerkuar sipas objektit te kesaj padie.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Diber ne arsyetimin e vendimit te saj nuk analizon kete pretendim te pales paditese.

Kolegji gjen te drejte pretendimin e pales paditese se ajo ka legjitimitetin aktiv, ne kuptim te nenit 32 te K.Pr.C., per te ngritur kete padi. Fakti se paditesja ploteson dy kushtet e percaktuara nga ky nen, ate te njohjes se pavertetesise se dokumentit dhe te pasojave juridike

223

Page 224: Tetor 2009

qe sjell ky dokument per paditesen, lidhur me te drejten e saj per njohjen e vjetersise ne pune, e ben ate legjitime per te ngritur kete padi perpara kesaj gjykate.

Ne arsyetimin e vendimit Gjykata e Rrethit Gjyqesor Diber shprehet se ne baze te nenit 59 te K.Pr.C. gjykimi i kesaj padie nuk eshte juridiksioni i kesaj gjykate, por juridiksion i organit administrativ, pra pales se paditur, por nuk e mbeshtet ne asnje ligj te veçante, ku percaktohet e drejta e paleve per te ndjekur rrugen administrative, apo te percaktohet kjo procedure administrative, apo organet administrative kompetente per te shqyrtuar aplikimet e paleve kunder akteve administrative.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon te drejte pretendimin e pales paditese se pala e paditur DRSSH Diber nuk ka juridiksion administrativ per shqyrtimin e mosmarreveshjeve.

Ne baze te ligjit te posaçem nr.7703, date 11.05.1993, i ndryshuar, “Per Sigurimet Shoqerore ne RSH”, nuk parashikohet kundershtimi i nje akti administrativ apo ndonje proçedure administrative te posaçme, apo ndonje organ kompetent per te zbatuar kete procedure administrative.

Në bazë të ketij ligji nr.7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, nuk parashikohet ndreqja apo korrigjimi i akteve, të cilat përbëjnë fondin arkivor më dokumentacionin e periudhës së sigurimit për punonjësit e ndërmarrjeve buxhetore e jo buxhetore dhe institucioneve.

Ne respektim te ketij ligji rezulton se pala e paditur nuk ka kompetence per te shqyrtuar kerkesen e pales paditese per “Njohje te pavërtetësisë së shënimeve ne vërtetimin arkivor nr.255 prot., date 10.02.2009 të DRSSH Dibër mbi shënimet e regjistrit nr.1, fleta 80, përsa i përket emrit nga “Fatime” që është e pasaktë duke e njohur si të saktë në “Teme”.

Po ne interpretim te ketij ligji, Kolegji e gjen te mbeshtetur pretendimin e perfaqesuesit te pales paditese Teme Toshi se gjykimi i kesaj padie hyn ne juridiksionin gjyqesor.

Ne Vendimin e KM me nr.761, date 19.11.2004 “Per krijimin e akivit qendror per sistemimin, ruajtjen dhe shfrytezimin e dokumentacionit te periudhes se sigurimit prane Sigurimeve Shoqerore”, percaktohet se krijohet Arkivi Qendror, rrjeti i tij, percaktohen kriteret e veprimtarise se tij, administrimit te dokumentave, por nuk percaktohet se ky organ ka te drejte te shqyrtoje ankimet e paleve per dokumentat, aktet te nxjera nga ky organ.

Në Vendimin me nr.761, datë 19.11.2004 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e arkivit qëndror për sistemimin, ruajtjen dhe shfrytëzimin e dokumentacionit të periudhës së sigurimit pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore”, Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, sipas përmbajtjes së pikës 5, pranojnë regjistrat themeltarë pasi dokumentacioni i periudhës së sigurimit të punonjësve të jetë përditësuar plotësisht, duke përputhur liste pagesat me regjistrat themeltarë dhe librezën e punës.

Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, para marrjes në dorëzim të këtij dokumentacioni, të numërtojnë, kontrollojnë dhe konfirmojnë saktësinë e çdo flete të regjistrave themeltarë të vjetërsisë në punë.

Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore nuk kanë asnjë të drejtë ligjore të korrigjojnë aktet e dokumentacionit të depozituar pranë arkivave të tyre për ruajtje.

Mbi bazën e kërkesës së paditëses, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Qarku Dibër, me vërtetimin nr.255 prot., datë 10.02.2009, ka vërtetuar për shtetasen Fatime Sadik Toshi, e dtl.28.05.1949, lindur në Prep-Lurë të Rrethit Dibër, me banim në fshatin Hurdhë-Rec, Rrethi Dibër, se ka hyrë në kooperativën bujqësore në vitin 1967 dhe figuron në regjistrin themeltar nr.1, fleta nr.80 të fshatit Hurdhë-Rec.

Ne baze te ketij vendimi, Kolegji Civil e gjen te drejte pretendimin e pales paditese se gjykimi i kesaj padie hyn ne juridiksionin gjyqesor, dhe nuk ka asnje rruge administrative dhe asnje organ administrativ i percaktuar nga ndonje ligj i posaçem qe pala paditese t’i drejtohet me ankim per te kerkuar “Njohje e pavërtetësisë së shënimeve ne vërtetimin arkivor nr.255

224

Page 225: Tetor 2009

prot., date 10.02.2009 të DRSSH Dibër mbi shënimet e regjistrit nr.1, fleta 80, përsa i përket emrit nga “Fatime” që është e pasaktë, duke e njohur si të saktë në “Teme”.

Ne baze dhe interpretim te ligjeve te permendura, rezulton se çeshtja objekt i ketij shqyrtimi gjyqesor hyn ne juridiksionin gjyqesor te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Diber, pasi kjo mosmarreveshje eshte nje mosmarreveshje juridiko civile, e cila eshte e parashikuar dhe e rregulluar nga normat e K.Pr.C. Nuk kemi te bejme me nje procedure paraprake administrative te parashikuar nga ligji i posaçem, procedure qe duhej te ndiqej paraprakisht nga pala paditese Teme Toshi, e cila pasi ta kishte ezauruar kete procedure, pastaj duhej t’i drejtohej gjykates.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Diber ka kuptuar dhe zbatuar gabim ligjin, ajo ne menyre te gabuar ka vendosur “Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes”.

Sa me lart, vendimi nr.419 dhe date 21.07.2009 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Diber do te prishet dhe çeshtja do te dergohet per vazhdimin e gjykimit ne po ate gjykate.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 59 te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.419, date 21.07.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Diber dhe

dergimin e kesaj çeshtje ne po ate gjykate, per vazhdimin e gjykimit.

Tirane, me 20.10.2009

225

Page 226: Tetor 2009

Nr.90300-01293-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-985 i Vendimit (334)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesIrma Bala AnëtareArdian Nuni AnëtarArjana Fullani AnëtareGuxim Zenelaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 22.10.2009 mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËSE: FIQIRETE MULLAJ, përfaqësuar me prokure nga avokate Irena Reso

I PADITUR: KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË, në mungesë

OBJEKTI I PADISË: Rivendosje në afat e kërkesë padisë.

Pezullimi i vendimit të K.L.D. që ka shpallur vendet vakante në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Kundërshtimin dhe anullimin e vendimit nr.172/2, datë 14.04.2005 të K.L.D. dhe kthimin tim në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës Apelit Tiranë.

Pagimin e diferencës së pagës që rezulton midis pagës së gjyqtarit të shkallës së parë me atë të apelit.

Baza Ligjore: Neni 42/2 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Neni 32 e 329 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.6046, datë 06.07.2009, ka vendosur:

Moskompetencën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e çështjes civile me nr.104 regj. Them. me datë regjistrimi 03.04.2006, me palë ndërgjyqëse paditëse Fiqirete Mullaj, i paditur Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me objekt kundërshtimin dhe anullimin e vendimit nr.172/2, datë 14.04.2005 të KLD, kthimin e saj në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, etj.Dërgimin e akteve në Gjykatën e Apelit Tiranë si gjykatë kompetente për shqyrtimin e çështjes.

Kundër vendimit të gjykatës së shkallës parë ka ushtruar ankim të veçantë pala e paditur Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit, për këto shkaqe:

226

Page 227: Tetor 2009

- Vendimi i gjykatës është marrë në zbatim të gabuar të ligjit nr.9877, datë 18.02.2008 “Për Organizmin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, ligj që ka hyrë në fuqi më datë 15.03.2008.

- Arsyetimi i gjykatës është i gabuar, pasi qoftë në dispozitën ligjore ku është referuar, neni 36 i ligjit nr.9877, datë 18.02.2008, por as në dispozitat e tjera të këtij ligji, nuk parashikohet se ai ka fuqi prapavepruese dhe për pasojë shtrihet edhe në çështjet që janë paraqitur për gjykim dhe për të cilat është vendosur mbi bazën e ligjit nr.8436, datë 26.12.1998, sikurse është rasti konkret.

- Ligji në fuqi do të zbatohet vetëm për ato çështje (duke përfshirë këtu edhe vendimet e KLD për marrjen e masave disiplinore për gjyqtarët), të cilat kanë ndodhur pas datës së hyrjes në fuqi të tij.

- Jo vetëm vendimi nr.172/2, datë 14.04.2005 është marrë para hyrjes në fuqi të ligjit nr.9877, datë 18.02.2008, por edhe padia e paditëses Fiqirete Mullaj është paraqitur për gjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe ka si bazë ligjore ligjin nr.8436, datë 28.12.1998.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; përfaqësuesen e paditëses, avokate Irena

Reso, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NRrethanat e çështjes1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësja Fiqirete Mullaj ka qënë

gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.2. Me vendimin nr.172/2, datë 14.04.2005 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me

motivacionin se nga ana e gjyqtares Fiqirete Mullaj janë kryer veprime në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, është vendosur transferimi “në një gjykatë tjetër, të një niveli më të ulët, duke u caktuar gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

3. Vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, paditësja Fiqirete Mullaj, bazuar në nenin 34 të ligjit nr.8811, datë 17.05.2001 “Për organizmin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, e ka kundërshtuar në Gjykatën e Lartë.

4. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.6, datë 08.03.2006, kanë pushuar gjykimin e çështjes në Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, që i përket kërkueses Fiqirete Mullaj.

5. Në këto kushte, paditësja i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe, krahas kundërshtimit të vendimit nr.172/2, datë 14.04.2001 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka kërkuar dhe rivendosjen në afat të kërkesës padisë.

6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr._, datë 26.09.2007, ka rivendosur në afat kërkesë padinë e “paditëses Fiqirete Mullaj, me objekt kundërshtimin e vendimit nr.172/2, datë 14.04.2005 të palës së paditur, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, etj.”.

7. Mbi ankimin e veçantë të palës së paditur, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.42, datë 10.02.2009, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

8. Në vazhdim të shqyrtimit të themelit të padisë, paditësja Fiqirete Mullaj, në seancë gjyqësore ka kërkuar shpalljen e moskompetencës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shqyrtimin e kërkesë padisë dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Apelit Tiranë.

227

Page 228: Tetor 2009

9. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.6046, datë 06.07.2009, ka vendosur: “Moskompetencën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e çështjes civile me nr.104 Regj. Them., me datë regjistrimi 03.04.2006, me palë ndërgjyqëse paditëse Fiqirete Mullaj, i paditur Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me objekt kundërshtimin dhe anullimin e vendimit nr.172/2, datë 14.04.2005 të KLD, kthimin e saj në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, etj. Dërgimin e akteve në Gjykatën e Apelit Tiranë si gjykatë kompetente për shqyrtimin e çështjes”.

Ligji i Zbatueshëm10. Neni 36 i ligjit nr.9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor”,

në të cilin është parashikuar:10.1. Neni 36 i ligjit nr.9877, datë 18.02.2008:“1. Ndaj vendimit të shkarkimit nga detyra, gjyqtari ka të drejtë të ankohet, brenda 15

ditëve nga njoftimi i vendimit, në Gjykatën e Lartë, e cila vendos ne Kolegjet të Bashkuara. 2. Për masat e tjera disiplinore, ankimi bëhet në Gjykatën e Apelit Tiranë”.Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson11. Vendimi nr.6046, datë 06.07.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të

cilin është vendosur moskompetenca e kësaj gjykate për gjykimin e çështjes civile me nr.104 Regj. Them., datë 03.04.2006, duke dërguar aktet në Gjykatën e Apelit Tiranë si gjykata kompetente për shqyrtimin e çështjes, është marrë në respektim të ligjit dhe për rrjedhojë duhet të lihet në fuqi.

12. Paditësja, Fiqirete Mullaj me padinë në gjykim ka bërë objekt shqyrtimi gjyqësor vendimin nr.172/2, datë 14.04.2005 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke kërkuar anullimin e tij, kthimin në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe pagimin e diferencës së pagës që rezulton midis pagës së gjyqtarit të gjykatës së shkallës së parë me atë të apelit.

13. Në vijimësi të procedurave gjyqësore, gjatë shqyrtimi të themelit të padisë, paditësja Fiqirete Mullaj ka kërkuar shpalljen e moskomptencës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Apelit Tiranë.

14. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka pranuar kërkesën, duke vendosur moskompetencën e saj për çështjen në shqyrtim dhe kalimin e akteve Gjykatës së Apelit Tiranë si gjykata kompetente.

15. Gjykata e Lartë është vënë në lëvizje mbi ankimin e veçantë të palës së paditur, Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

16. Në argumentim të vendimit dhe në referim të ligjit nr.9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor”, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë arsyeton:“Pavarësisht se ligji i sipërcituar ka hyrë në fuqi pas ngritjes së padisë nga ana e paditëses ai duhet të zbatohet përsa i përket zbatimit të normave të tij proceduriale, siç është e drejta e ankimit. Këto norma kanë zbatim të menjëhershëm (përveç kur ligji parashikon të kundërtën), pavarësisht se padia mbështetet në dispozita materiale të ligjit të mëparshëm të shfuqizuar. Për kryerjen e një veprimi procedurial zbatohet gjithmonë ligji që është në fuqi në kohën e kryerjes së tij, pra ligji aktual me nr.9877, datë 18.02.2008, ndërsa për zgjidhjen e çështjes në themel zbatohen dispozitat materiale të ligjit që ka qënë në fuqi në kohën e lindjes së mosmarrëveshjes, pra ligji nr.8436, datë 28.12.1998. Në këto rrethana e drejta e padisë, ankimit dhe gjykimi i çështjes, në kuptimin procedurial, rregullohen sipas ligjit të ri, për më tepër që e drejta e ankimit të gjyqtarëve për masat disiplinore, përjashtuar shkarkimit nga detyra, nuk ishte parashikuar në ligjin e shfuqizuar, ndërsa me ligjin e ri ... kjo e drejtë është rregulluar në mënyrë taksative, duke u shqyrtuar këto masa nga Gjykata e Apelit Tiranë”.

17. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë përfundimin e arritur nga gjykata e shkallës së parë e gjen të drejtë dhe në respektim të parimeve “ratio legis” dhe “ratio iuris”.

228

Page 229: Tetor 2009

18. Ky Kolegj vlerëson se, ndonëse në ligjin nr.9877, datë 18.02.2008 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor” nuk ka ndonjë dispozitë që në mënyrë të shprehur t’i japë fuqi prapavepruese këtij ligji, në kushtet e mungesës së një ligji apo rregullimi të mëparshëm, pas shfuqizimit të nenit 34/1 të ligjit nr.8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë” nga Gjykata Kushtetuese 1, si dhe duke iu referuar faktit se ligji i ri ka për qëllim shkurtimin e procedurave lidhur me ankesat e gjyqtarëve për masat disiplinore që mund të merren ndaj tyre, është pikërisht ligji i ri, i cili do të zbatohet. Fuqia e këtij ligji edhe për paditë e ngritura para hyrjes së tij në fuqi rezulton nga vetë qëllimi i ligjit.

19. E drejta e padisë/ankimit kundër vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në kuptimin procedurial dhe përcaktimi i juridiksionit gjen rregullim në normat proceduriale të ligjit në fuqi, të cilat kanë zbatim të menjëhershëm, pavarësisht se padia mbështetet në dispozitat materiale të ligjit të mëparshëm të shfuqizuar.

19.1. Në këtë konteks është i vlerësueshëm parimi se për kryerjen e një veprimi procedurial, apo dhe për përdorimin e një mjeti mbrojtës procedurial, siç është ankimi dhe mënyra e shqyrtimit të tij, zbatohet gjithmonë ligji që është në fuqi në kohën e kryerjes së tij, ndërsa për zgjidhjen në themel të mosmarrëveshjes zbatohen dispozitat e ligjit material që ka qënë në fuqi në kohën e lindjes së mosmarrëveshjes, prandaj e drejta e ankimit dhe gjykimi i çështjes rregullohen me ligjin e ri.

20. Në lidhje me pretendimet e parashtruara në ankimin e veçantë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se ato nuk motivojnë ligjërisht cenimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë.

21. Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë gjykon se vendimi i gjykatës së shkallës së parë që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e kësaj çështje dhe dërgimin për kompetencë Gjykatës së Apelit Tiranë duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenet 485/a të Kodit të Procedurës

Civile.

V E N D O SILënien në fuqi të vendimit nr.6046, datë 06.07.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Tiranë.

Tiranë, më 22.10.2009

1 Vendimi nr.29, datë 09.11.2005 i Gjykatës Kushtetuese

229

Page 230: Tetor 2009

Nr.90300-01294-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1040 i Vendimit (335)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesIrma Bala AnëtareArdian Nuni AnëtarArjana Fullani AnëtareGuxim Zenelaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 22.10.2009 mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: EDMOND GOGA, përfaqësuar me prokure nga avokat Avni Shehu

I PADITUR: KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË, në mungesë

OBJEKTI PADISË:Rivendosje në afat e kërkesë padisë.

Pezullim i vendimit të KLD nr.175/2, datë 28.04.2005, që ka shpallur vendet vakante në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Kundërshtimin dhe anullimin e vendimit nr.175/2, datë 28.04.2005 të KLD dhe kthimin tim në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Pagimin e diferencës së pagës që rezulton midis pagës së gjyqtarit të shkallës së parë me atë të apelit.

Baza Ligjore: Neni 42/2 i Kushtetutës së RSH, nenet 32, 329, 151, e 152 të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.6180, datë 09.07.2009 ka vendosur:

Moskompetencën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e çështjes civile me nr.9104 regj. Them., me datë regjistrimi 14.05.2009, me palë ndergjyqëse paditës Edmond Gogo, i paditur Këshilli i Lartë Drejtësisë, me objekt kundërshtimin dhe anullimin e vendimit nr.175/2, datë 28.04.2005 të KLD, kthimin e tij në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë. Dërgimin e akteve në Gjykatën e Apelit Tiranë si gjykatë kompetente për shqyrtimin e çështjes.

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bazë të nenit 62 e 472 të K.Pr.Civile, ka ushtruar ankim të veçantë pala e paditur ,Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me të cilin kërkon: “Prishjen e vendimit nr.6180, datë 09.07.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes pranë asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit të çështjes civile”, duke parashtruar këto shkaqe:

230

Page 231: Tetor 2009

- Vendimin e saj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka bazuar në nenin 36 të ligjit nr.9877, datë 18.02.2008 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i cili parashikon: “Ndaj vendimit të shkarkimit nga detyra, gjyqtari ka të drejtë të ankohet brenda pesëmbëdhjetë ditëve nga njoftimi i vendimit në Gjykatën e Lartë, e cila vendos me Kolegje të Bashkuara. Për masat e tjera disiplinore, ankimi bëhet në Gjykatën e Apelit Tiranë”.

- Vendimi i mësipërm i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është marrë në zbatim të gabuar të ligjit nr.9877, datë 18.02.2008 "Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor ne Republikën e Shqipërisë", ligj i cili ka hyrë në fuqi më datë 15.03.2008.

- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendimin e saj e ka bazuar në nenin 36 i ligjit nr.9877, datë 18.02.2008, i cili, sipas saj, duhet zbatuar edhe për ankimimet e paraqitura ndaj vendimeve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të marra para hyrjes në fuqi të tij. Ky arsyetim i gjykatës është tërësisht i gabuar, pasi qoftë në dispozitën ligjore ku është referuar kjo gjykatë, neni 36 i ligjit nr.9877, datë 18.02.2008, por as në dispozitat e tjera të këtij ligji, nuk parashikohet se ai ka fuqi prapavepruese dhe për pasojë shtrihet edhe në çështjet që janë paraqitur për gjykim dhe për të cilat është vendosur mbi bazën e ligjit nr.8436, datë 28.12.1998, sikurse është në rastin konkret vendimi nr.175/2, datë 28.04.2005 i Këshillit, objekt i kundërshtimit para asaj gjykate.

- Ligji nr.9877, datë 18.02.2008, i sipërcituar, i cili ka hyrë në fuqi më datë 15.03.2008, do të zbatohet vetëm për ato çështje (duke përfshirë këtu edhe vendimet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për marrjen e masave disiplinore për gjyqtarët), të cilat kanë ndodhur pas datës së hyrjes në fuqi të tij. Jo vetëm vendimi nr.175/2, datë 28.04.2005, i sipërcituar është marrë para hyrjes në fuqi të ligjit nr.9877, datë 18.02.2008, por edhe padia e paditësit Edmond Gogo është paraqitur për gjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe ka si bazë ligjore të saj ligjin nr.8436, datë 28.12.1998, të përmendur më lart.

- Gjithashtu të gabuar e gjejmë këtë vendim të gjykatës, pasi vetëm tre muaj më parë, Gjykata e Apelit Tiranë (pra pasi ligji i ri për pushtetin gjyqësor kishte hyrë në fuqi), ka prishur vendimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me nr.8368, datë 23.11.2007 dhe ka dërguar çështjen për rigjykim në atë gjykatë të shkallës së parë, duke e përcaktuar atë si gjykatë kompetente për shqyrtimin e këtij konflikti gjyqësor.

- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane me një vendim të tillë ka krijuar një precedent të gabuar lidhur me zbatimin në kohë të ligjit nr.9877, datë 18.02.2008.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Guxim Zenelaj, përfaqësuesin e paditësit avokat Avni

Shehu, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NVendimi nr.6180, datë 09.07.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilin

është vendosur moskompetenca e kësaj gjykate për gjykimin e çështjes civile me nr.9104 regj. them., datë 14.05.2009, duke dërguar aktet në Gjykatën e Apelit Tiranë si gjykate kompetente për shqyrtimin e çështjes, është marrë në respektim të ligjit dhe për rrjedhojë duhet të lihet në fuqi.

Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësi Edmond Goga ka qënë gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

231

Page 232: Tetor 2009

Me vendimin nr.175/2, datë 28.04.2005 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë është vendosur transferimi “në një gjykatë tjetër, të një niveli më të ulët, duke u caktuar Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër”.

Vendimin e mesiperm, paditësi Edmond Goga, bazuar në nenin 34 të ligjit nr.8811, datë 17.05.2001 “Për organizmin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, e ka kundërshtuar në Gjykatën e Lartë.

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.6, datë 08.03.2006, kanë pushuar gjykimin e çështjes në Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë që i përket kërkuesit Edmond Goga.

Në këto kushte, paditësi Edmond Goga ka kerkuar ne rruge te zakonshme me padi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë rivendosje në afat të kërkesë padisë, pezullim i vendimit të KLD nr.175/2, datë 28.04.2005, që ka shpallur vendet vakante në Gjykatën e Apelit Tiranë, kundërshtimin dhe anullimin e vendimit nr.175/2, datë 28.04.2005 të KLD dhe kthimin në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, pagimin e diferencës së pagës që rezulton midis pagës së gjyqtarit të shkallës së parë me atë të apelit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.8368 të datës 23.11.2007, ka vendosur: “rrëzimin e padisë si të paraqitur tej afatit ligjor”.

Mbi ankimin e palës paditëse, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.468, datë 09.04.2009, ka vendosur: “Prishjen e vendimit nr.8368 të datës 23.11.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po këtë gjykatë, por me tjetër trup gjykues”.

Në vazhdim të shqyrtimit të themelit të padisë, paditësi Edmond Goga, në kërkesat paraprake në seancën gjyqësore të datës 09.07.2009, ka kërkuar shpalljen e moskompentenës së kësaj gjykate për shqyrtimin e kërkesë padisë dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.6180, datë 09.07.2009 ka vendosur:

“Moskompetencën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e çështjes civile me nr.9104 regj. them., me datë regjistrimi 14.05.2009, me palë ndergjyqëse paditës Edmond Gogo, i paditur Këshilli i Lartë Drejtësisë, me objekt kundërshtimin dhe anullimin e vendimit nr.175/2 datë 28.04.2005 të KLD kthimin e tij në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Dërgimin e akteve në Gjykatën e Apelit Tiranë si gjykatë kompetente për shqyrtimin e çështjes”.

Gjykata e Lartë është vënë në lëvizje mbi ankimin e veçantë të palës së paditur, Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Në argumentim të vendimit dhe në referim të ligjit nr.9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor”, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë arsyeton:“Pavarësisht se ligji i sipërcituar ka hyrë në fuqi pas ngritjes së padisë nga ana e paditësit, ai duhet të zbatohet përsa i përket zbatimit të normave të tij proceduriale, siç është e drejta e ankimit. Këto norma kanë zbatim të menjëhershëm (përveç kur ligji parashikon të kundërtën), pavarësisht se padia mbështetet në dispozita materiale të ligjit të mëparshëm të shfuqizuar... Për kryerjen e një veprimi procedurial zbatohet gjithmonë ligji që është në fuqi në kohën e kryerjes së tij, pra ligji aktual me nr.9877, datë 18.02.2008, ndërsa për zgjidhjen e çështjes në themel zbatohen dispozitat materiale të ligjit që ka qënë në fuqi në kohën e lindjes së mosmarrëveshjes, pra ligji nr.8436, datë 28.12.1998... Në këto rrethana e drejta e padisë, ankimit dhe gjykimi i çështjes në kuptimin procedurial rregullohen sipas ligjit të ri, për më tepër që e drejta e ankimit të gjyqtarëve për masat disiplinore, përjashtuar shkarkimit nga detyra, nuk ishte parashikuar në ligjin e shfuqizuar, ndërsa me ligjin e ri ... kjo e drejtë është rregulluar në mënyrë taksative, duke u shqyrtuar këto masa nga Gjykata e Apelit Tiranë”.

232

Page 233: Tetor 2009

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë përfundimin e arritur nga gjykata e shkallës së parë e gjen të drejtë.

Ky Kolegj vlerëson se, ndonëse në ligjin nr.9877, datë 18.02.2008 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor” nuk ka ndonjë dispozitë që në mënyrë të shprehur t’i japë fuqi prapavepruese këtij ligji, në kushtet e mungesës së një ligji apo rregullimi të mëparshëm, pas shfuqizimit të nenit 34/1 të ligjit nr.8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë” nga Gjykata Kushtetuese, si dhe duke iu referuar faktit se ligji i ri ka për qëllim shkurtimin e procedurave lidhur me ankesat e gjyqtarëve për masat disiplinore që mund të merren ndaj tyre, është pikërisht ligji i ri i cili do të zbatohet. Fuqia e këtij ligji edhe për paditë e ngritura para hyrjes së tij në fuqi rezulton nga vetë qëllimi i ligjit.

E drejta e padisë/ankimit kundër vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në kuptimin procedurial dhe përcaktimi i juridiksionit gjen rregullim në normat proceduriale të ligjit në fuqi, të cilat kanë zbatim të menjëhershëm, pavarësisht se padia mbështetet në dispozitat materiale të ligjit të mëparshëm të shfuqizuar.

Në këtë kontekst është i vlerësueshëm parimi se për kryerjen e një veprimi procedurial, apo dhe për përdorimin e një mjeti mbrojtës procedurial, siç është ankimi dhe mënyra e shqyrtimit të tij, zbatohet gjithmonë ligji që është në fuqi në kohën e kryerjes së tij, ndërsa për zgjidhjen në themel të mosmarrëveshjes, zbatohen dispozitat e ligjit material që ka qënë në fuqi në kohën e lindjes së mosmarrëveshjes, prandaj e drejta e ankimit dhe gjykimi i çështjes rregullohen me ligjin e ri.

Në lidhje me pretendimet e parashtruara në ankimin e veçantë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se ato nuk motivojnë ligjërisht cenimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë.

Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë gjykon se vendimi i gjykatës së shkallës së parë, që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e kësaj çështje dhe dërgimin për kompetencë Gjykatës së Apelit Tiranë, duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenet 485/a të Kodit të Procedurës

Civile,

V E N D O SILënien në fuqi të vendimit nr.6180, datë 09.07.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Tiranë.

Tirane, me 22.10.2009

233

Page 234: Tetor 2009

Nr.31001-00545-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2008-1141 i Vendimit (336)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesIrma Bala AnetareArdian Nuni AnëtarArjana Fullani AnëtareGuxim Zenelaj Anëtar

në seancen gjyqesore të datës 22.10.2009 mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: ALTIN PREMTI, ne mungese I PADITUR: DREJTORIA E POLICISE ELEKTRIKE

TIRANE DEGA E POLICISE ELEKTRIKE GJIROKASTER, ne mungese

OBJEKTI:Kundershtim i aktit administrativ duke e deklaruar te pavlefshëm.

Baza Ligjore: Neni 118/2 i K.Pr.Administrative.

Gjykata e Shkalles se Pare Gjirokaster, me vendimin nr.668, date 14.07.2006, ka vendosur:

Pranimin e padise.Deklarimin teresisht te pavlefshem te procesverbalit te demit nr.018670, date 08.02.2006 te mbajtur nga Dega e Policise Elektrike Gjirokaster dhe te vendimit nr.175, date 21.02.2006 te Drejtorit te Policise Elektrike Tirane.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.359, date 25.10.2006, ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.668, date 14.07.2006 te Gjykates se Shkalles se Pare Gjirokaster.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka bere rekurs Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Gjirokaster, e cila ka kerkuar prishjen e tij.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala; ne mungese te paleve ndergjyqese; si dhe

diskutoi çeshtjen ne teresi,

234

Page 235: Tetor 2009

V Ë R E NVendimi nr.359, date 25.10.2006 i Gjykates se Apelit Gjirokaster eshte marre ne

zbatim te keq te ligjit, si i tille prishet dhe dergohet çeshtja per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Gjirokaster.

Nga gjykimi i çeshtjes ka rezultuar se, pala e paditur, Policia Elektrike Dega e Qarkut Gjirokaster, ne baze te akt kontrollit nr.009271, date 08.02.2006, ka mbajtur proces verbalin e demit nr.PE018670, date 08.02.2006, me te cilin eshte detyruar paditesi Altin Premti te shlyeje demin e shkaktuar ne masen 1.260.000 leke.

Paditesi eshte ankuar ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise Elektrike, e cila me vendimin nr.175, date 21.02.2006, ka vendosur te lere ne fuqi demin me vlere 1.260.000 leke.

Paditesi, duke mos qene dakord me aktet e siperme, eshte ankuar ne rruge gjyqesore, me padine objekt gjykimi ka kundershtuar aktet e siperme, duke kerkuar deklarimin e pavlefshmerise se tyre, me pretendimin se nuk vertetohet se i eshte shkaktuar dem te paditures.

Ne perfundim te gjykimit, Gjykata e Shkalles se Pare Gjirokaster ka pranuar padine, duke deklaruar teresisht te pavlefshem proces verbalin e demit nr.018670, date 08.02.2006 te mbajtur nga Dega e Policise Elektrike Gjirokaster dhe te vendimit nr.175, date 21.02.2006 te Drejtorit te Policise Elektrike Tirane.

Gjykata e shkalles se pare arsyeton se neni 10 i ligjit nr.8637, date 06.07.2000 “Per Policine Elektrike” parashikon qe, kur shkelja nuk perben veper penale, denohet me gjobe, pra ligja ka ndaluar denimin si kundervajtes te energjise elektrike kur shkelja perben veper penale. Per kete shkak aktet jane konsideruar te pavlefshme si ne kundershtim me nenin 10 te ligjit te siper cituar. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Gjirokaster, me arsyetimin se denimi si kundervajtje administrative duhet te kryhet kur shkelja, sipas nenit 10, nuk perben veper penale.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs Avokati i Shtetit, i cili pretendon se vendimi i gjykates eshte ne kundershtim me ligjin, pasi demi qe i eshte ngarkuar paditesit ekziston, gjykata duhej te pezullonte gjykimin ne baze te nenit 297/5 te K.Pr.Civile.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte gjykon se vendimi i gjykates se apelit eshte marre ne zbatim te gabuar te ligjit, pretendimet e rekursit duhen pranuar.

Ne nenin 10 te ligjit nr.8637, date 06.07.2000 “Per Policine Elektrike” parashikohet se “Lidhja elektrike pa kontrate, lidhja elektrike para aparatit mates dhe cenimi i vulave, ose demtimi i sistemit mates te energjise elektrike nga konsumatori, kur keto shkelje nuk perbejne veper penale, denohet me gjobe si me poshte …”.

Sipas proces verbalit objekt i padise ne gjykim, paditesi eshte ngarkuar me detyrimin per shlyerjen e demit pasuror te shkaktuar te paditures ne masen 1.260.000 leke.

Me padine ne gjykim eshte kerkuar kundershtimi i proces verbalit te paditures, qe permban demin e shkaktuar dhe jo kundershtimi i denimit me gjobe, si kundervajtes ne baze te ligjit “Per Policine Elektrike”.

Ne keto rrethana, si nga gjykata e shkalles se pare dhe ajo e apelit eshte zbatuar keq ligji “Per Policine Elektrike”, neni 10, pasi proces verbali ben fjale per shperblim demi, qe do te thote se kerkohet riparimi i nje demi qe pretendohet se i ka ardhur pales se paditur nga paditesi, si pasoje e veprimeve te paligjshme te paditesit mbi rrjetin elektrik dhe mospagimin e mases se detyrimit te energjise elektrike te konsumuar si kontraktor.

Sa siper Kolegji Civil i Gjykates se Larte, gjykon se vendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster duhet te prishet dhe te dergohet çeshtja per rishqyrtim ne ate gjykate.

235

Page 236: Tetor 2009

Ne rigjykim, gjykata, bazuar ne nenin 465 te K.Pr.Civile, te perserise teresisht hetimin gjyqesor, te administroje provat e nevojshme dhe me deshmitare qe te vertetojne, ose jo, pretendimet e paleve per demin e shkaktuar dhe pasi te kete marre edhe mendimin e eksperteve specialiste, te konkludoje sipas kerkesave te nenit 608 te K.Civil, per ekzistencen e demit, paligjshmerine dhe fajin e pales paditese. Sa siper, do te çoje gjykaten ne arritjen e perfundimit te drejte per zgjidhjen e çeshtjes, duke pranuar ose rrezuar pretendimet e ngritura.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.359, date 25.10.2006 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe

dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Gjirokaster, me tjeter trup gjykues.

Tiranë, më 22.10.2009

236

Page 237: Tetor 2009

Nr.11115-00505-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2008-1072 i Vendimit (337)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesIrma Bala AnetareArdian Nuni AnëtarArjana Fullani AnëtareGuxim Zenelaj Anëtar

në seancen gjyqesore të datës 22.10.2009 mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: PETRO AGO, ne mungese. I PADITUR: ASLLAN ÇABEJ, perfaqesuar nga

Av. Altin Shegani.

OBJEKTI: Njohje pronesie, kthim sendi dhe te ardhurat e tij

te perfituara per shkak te shfrytezimit te sendit nga ana e te paditurit.Baza Ligjore: Nenet 296, 298 te K.Civil

dhe neni 32 e vijues i K.Pr.Civil.

Gjykata e Shkalles se Pare Kolonje, me vendimin nr.90, date 31.05.2006, ka vendosur:

Pranimin e pjesshem te kerkese padise se paditesit Petro Ago.Detyrimin e te paditurit Asllan Çabej t’i ktheje paditesit Petro Ago sendin mulli bloje, me te gjitha agregatet, sipas percaktimit te bere ne tabelen e materialit te perpiluar ne raportin e ekspertimit shtese.Detyrimin e te paditurit Asllan Çabej t’i shlyeje paditesit Petro Ago shumen prej 800.491 leke, si te ardhura nga perdorimi i sendit “mulli bloje” prej tij, si posedues me keqbesim, per periudhen 1 janar 2001 deri me 31 dhjetor 2005.Pushimin e gjykimit per pjesen tjeter te padise, lidhur me kthimin e objektit “Ndertese”.

Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.8, date 09.01.2007 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.90, date 31.05.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kolonje.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Korçe, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka bere rekurs i padituri Asllan Çabej, i cili ka kerkuar prishjen e tij per keto shkaqe:

- Vendimet e te dy gjykatave jane marre ne zbatim te gabuar te ligjit material, perkatesisht me ato qe kane te bejne me keqbesimin dhe mirebesimin.

237

Page 238: Tetor 2009

- Nuk kam qene ne keqbesim, perkunderazi, nga aktet e administruara gjate gjykimit ka dale se kam qene gjate gjithe kohes ne mirebesim.

- Pales paditese nuk i eshte mohuar pronesia mbi mullirin, por ne kuptim te neneve 297, 305 dhe 309 e vijues te K.Civil, ai dhe te ardhurat e nxjerra prej tij jane bere te kerkueshme ne kohen e ngritjes se padise dhe jo si kane pranuar gjykatat me date 01.01.2001.

- Kam kontenstuar aktin e ekspertimit si te paplote e me te meta, duke kerkuar kryerjen e nje akti te ri ekspertimi, por gjykata nuk e ka marre parasysh kerkesen time.

- Ne vendimet e gjykatave nuk eshte bere analize e provave dhe nuk jane marre ne shqyrtim provat vendimtare.

- Gjykatat nuk kane kryer nje hetim te plote e te gjithanshem konform kerkesave te nenit 14 te K.Pr.Civile. Ato apriori kane pranuar te mireqene si ne rastin e mirebesimit apo te keqbesimit, pa u provuar nga pala paditese, e cila sipas nenit 12 te K.Pr.Civile, ka patur barren e proves.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala; Av. Altin Shegani, i cili kerkoi prishjen e

dy vendimeve dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Shkalles se Pare Kolonje; si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.8, date 09.01.2007 i Gjykates se Apelit Korçe lihet ne fuqi per pjesen e

pushimit te gjykimit per kerkimin e kthimit te objektit “Ndertese”, pasi eshte i bazuar ne ligj.Per pjesen tjeter vendimi eshte marre ne zbatim te keq te ligjit, si i tille prishet dhe

dergohet çeshtja per rigjykim ne Gjykaten e Apelit Korçe.Siç rezulton nga gjykimi, paditesi Petro Ago me te paditurin Asllan Çabej, ne vitin

1998 kane rene dakord gojarisht te fillojne nje aktivitet tregtar per bluarje drithi ne qytetin e Ersekes dhe te ndajne fitimet qe rrjedhin prej tij.

Ne baze te marreveshjes, palet, me kontribut te perbashket, kane blere me date 09.11.1998, nje pjese te depove te S.M.T te Ersekes ne shumen 200.000 leke, me destinacion vendosjen e nje mulliri per bluarje drithi, ndersa me date 16.11.1998, paditesi Petro Ago ka pretenduar se ka blere i vetem nje mulli bloje ne Greqi ne shumen 6.000.000 Dhrahmi. Kete mulli palet e kane montuar gjate vitit 1998, duke shpenzuar per montim 180.000 leke. Ka rezultuar se ato kane bere edhe shpenzime tjera te perbashketa.

Gjithashtu, palet kane rene dakord qe mulliri do shfrytezohej nga i padituri Asllan Çabej kundrejt nje page mujore prej 40.000 leke, e cila do te dilte nga te ardhurat gjate punes se fabrikes se “miellit”, kurse diferenca e tyre do te depozitohej ne banke dhe pasi te shlyheshin shpenzimet, te ardhurat do ndaheshin midis ortakeve ne raport nga 50% per secilin, gje qe nuk eshte kontestuar gjate gjykimit.

Rezulton se aktiviteti ka filluar ne Gusht te vitit 1999 dhe ka vazhduar normalisht deri ne fund te vitit 2000, sipas marreveshjes. Per shkak te mosmarreveshjeve qe kane lindur, ne janar te vitit 2001 paditesi ka kerkuar nderprerjen e punes, me pretendimin se i padituri nuk po i paguante pjesen qe i takonte dhe ka kerkuar shitjen e mullirit tek persona te trete.

Ne keto rrethana, me padine objekt gjykimi, paditesi Petro Ago ka kerkuar detyrimin e te paditurit Asllan Çabej ta njohin pronar dhe t’i ktheje sendin mullirin e blojes prone e tij, si dhe te ardhurat nga perdorimi i mullirit per periudhen 2001-2005, bazuar ne nenet 296, 298 te K.Civil.

238

Page 239: Tetor 2009

Paditesi Petro Ago ka pretenduar se eshte pronar i mullirit cilindrik se bashku me aksesoret te blere ne Greqi me date 16.01.1998, ne vleren 6.000.000 dhrahmi dhe ka shlyer 700,000 leke per venien ne pune te mullirit, se i padituri i ka pervetesuar te ardhurat nga Janari 2001 deri ne dhjetor te vitit 2005.

Nga ana tjeter i padituri Asllan Çabej ka pretenduar se ai ka bere shpenzimet e montimit te mullirit dhe se e ka vene ne pune mullirin vetem 6 (gjashte) muaj ne vite, duke perdorur pjesen e tij.

Gjate gjykimit, ne baze te nenit 299/b te K.Pr.Civile, paditesi ka hequr dore nga gjykimi i kerkeses per kthimin e objektit “Ndertese”.

Ne perfundim te gjykimit, Gjykata e Shkalles se Pare Kolonje ka vendosur: “Pranimin e pjesshem te kerkese padise, duke detyruar te paditurin Asllan Çabej t’i ktheje paditesit Petro Ago, sendin mullirin e blojes me te gjithe agregatet, sipas percaktimit te bere ne tabelen e materialit te perpiluar ne raportin e ekspertit shtese. Detyrimin e te paditurit t’i shlyeje paditesit Petro Ago shumen prej 800,491 leke, si te ardhura nga perdorimi i mullirit prej tij, si posedues me keqbesim per periudhen Janar 2001 deri me 31 Dhjetor 2005.

Pushimin e gjykimit per pjesen tjeter te padise lidhur me kthimin e objektit “Ndertese”.

Ne vendimin e saj, gjykata e shkalles pare arsyeton se, paditesi eshte pronar i mullirit cilindrik se bashku me aksesoret e tij, te cilin e ka blere 6.000.000 dhrahmi dhe i padituri pas janarit 2001 ka qene ne posedim me keqbesim dhe ka vendosur kthimin e tij Petro Agos dhe t’i shlyeje ato pjese te pashlyera ne masen 81% dhe 19%. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Korçe, me te njejtin arsyetim.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs i padituri Asllan Çabej, i cili ka pretenduar se vendimet e gjykatave jane marre ne zbatim te gabuar te ligjit.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte gjykon se, vendimi i gjykates se apelit lidhur me pushimin e gjykimit per kerkimin e kthimit te objektit “Ndertese” eshte i bazuar ne ligj, ne nenin 299/b te K.Pr.Civile, sepse paditesi Petro Ago ka hequr dore nga gjykimi i padise per kete pjese.

Per pjesen tjeter te vendimit te gjykates se apelit, Kolegji gjykon se eshte marre ne zbatim te gabuar te ligjit per keto shkaqe:

Siç rezulton nga gjykimi, palet ndergjyqese kane lidhur marreveshje per ushtrimin e nje aktiviteti ekonomik, bluarje drithi, me qellim qe te ndajne fitimet qe rrjedhin prej tij. Ato kane marre persiper te bashkojne kontributet e tyre dhe te veprojne bashkerisht per te arritur qellimin ekonomik te perbashket.

Ne keto kushte, marredhenia juridike e krijuar nga palet eshte kontrate e shoqerise se thjeshte, e cila gjen rregullim juridik ne Kreun XXII “Per Shoqerine e Thjeshte” te Kodit Civil, nenet 1047 e vijues.

Sipas nenit 1074 te Kodit Civil: “Shoqeria eshte nje kontrate me te cilen dy apo me shume persona merren vesh per te ushtruar nje aktivitet ekonomik, me qellim qe te ndajne fitimet qe rrjedhin prej tij.

Personi, anetar i shoqerise duhet te vere ne dispozicion te ketij aktiviteti para, sende apo sherbime”.

Sikurse eshte permendur me lart, palet ne gjykim, me aktivitetin tregtar qe jane marre vesh te kryejne, kane plotesuar element karakteristik te shoqerise se thjeshte, pasi eshte realizuar marreveshja gojore per ushtrimin e aktivitetit ekonomik, bluarje drithi, me qellim qe te ndajne fitimet qe rrjedhin prej tij, kane bashkuar kontributet dhe veprimtarine e tyre per realizimin e qellimit te kontrates, etj.

Ne keto kushte, mosmarreveshja objekt konflikti gjyqesor rregullohet ne baze te kontrates dhe neneve 1074 e vijues te K.Civil.

239

Page 240: Tetor 2009

Gjykatat kane detyruar te paditurin t’i paguaje paditesit shumen prej 800.491 leke, qe perfaqeson fitimin e realizuar nga Janari 2001 deri 31 dhjetor 2005, ne raport me shpenzimet qe ka bere secili, ne masen 81% Petro dhe 19% Asllani.

Sipas nenit 690: “Kontrata e lidhur rregullisht ka forcen e ligjit per palet. Ajo mund te prishet ose te ndryshohet me pelqimin e ndersjellte te paleve, ose per shkaqe te parashikuara me ligj. Ne rastin konkret, kontrata e lidhur mes paleve nuk eshte prishur dhe as ndryshuar, por eshte ne fuqi siç e kane miratuar vete palet me vullnet te lire.

Gjithashtu kjo kontrate eshte ne kundershtim me kerkesat e nenit 1086 te K.Civil, ne te cilin parashikohet se: “Pjeset qe u takojne anetareve ne fitimet ose ne humbjet prezumohen ne perpjestim me kuotat e kontribuara. Ne qofte se vlera e kontributeve nuk percaktohet nga kontrata, caktohet nga gjykata. Ne qofte se kontrata percakton vetem pjesen e çdo anetari ne fitimet, ne te njejten mase prezumohet se duhet te percaktohet edhe pjesemarrja ne humbje”.

Sipas kesaj dispozite, ne qofte se kontrata percakton vetem pjesen e çdo anetari ne fitimet, ne te njejten mase prezumohet se duhet te percaktohet edhe pjesemarrja ne humbje, tregon se ne percaktimin e pjeseve takuese te antareve ne fitimet ose ne humbjet behen sipas percaktimit qe eshte bere ne kontraten e paleve.

Ne keto rrethana, gjykata duhej te percaktonte pjesen e fitimit sipas percaktimit qe kane miratuar palet ne kontraten, ose marreveshjen gojore te lidhur mes tyre per ndarjen e barabarte te fitimeve. Mbi bazen ligjore te siperme, gjykata te arsyetoje duke marre mendimin e eksperteve per ndarjen e fitimeve mes paleve dhe te caktoje vleren perkatese te detyrimeve te pashlyera sic pretendon paditesi, nese ka te tilla siç pretendon paditesi.

Ne lidhje me kerkesen per kthimin e sendit (mulli bloje), gjykata te zgjeroje hetimin gjyqesor per te percaktuar sakte blerjen e tij me kontributin e perbashket te paleve, apo vetem nga paditesi, siç eshte pretenduar. Sa siper, duhet te administrohen te gjitha dokumentat e duhura qe vertetojne kalimin e pronesise te mullirit Petro Ago, koha kur eshte kryer veprimi juridik, dokumentat doganore qe vertetojne arritjen e sendit ne dogane, çdoganimin e tij, etj., veprime doganore, me te cilat paditesi ka futur sendin (mallin) ne Shqiperi dhe qe sipas pretendimeve ne ate kohe ka vene ne dispozicion per objektin tregtar qe ka kryer, gje qe do t’i krijoje gjendje gjykates mbi bazueshmerine ne ligj te pretendimit te tij per kthimin e sendit.

Sa siper, vendimi i Gjykates se Apelit Korçe duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per rishqyrtim ne ate gjykate.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a, c te Kodit te Proçedures

Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.8, date 09.01.2007 te Gjykates se Apelit Korçe, ne

lidhje me pushimin e gjykimit per kerkimin e kthimit te nderteses.Prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Korçe e dergimin e çeshtjes per rigjykim per

pjesen tjeter ne Gjykaten e Apelit Korçe, me tjeter trup gjykues.

Tiranë, më 22.10.2009

240

Page 241: Tetor 2009

Nr.31003-01494-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1194 i Vendimit (338)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesIrma Bala AnetareArdian Nuni AnetarArjana Fullani AnetareGuxim Zenelaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 22.10.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket paleve:

PADITËS: PRENG LLESHI, ne mungese.E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE

SHOQERORE LEZHE, ne mungese.

OBJEKTI:Anullimi i vendimit nr.125, date 18.01.2008

dhe urdher mbyllje nr.0111072, date 18.01.2008.Detyrimin e pales se paditur te me njohe vjetersine ne pune si punetor kerkimor nentoke ne N.M.Sh. Baker-Kurbnesh

per peridhen 14.01.1975-28.12.1978.Baza Ligjore: Nenet 32, 154, 324, 325 te Kodit te Procedures Civile;

Ligji nr.7703, date 11.05.1993 “Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise”;

Neni 150 i ligjit nr.8485, date 12.05.1999 “Kodi i Procedurave Administrative”.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe me vendim nr.1410, date 22.12.2008 ka vendosur:Nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe.

Kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe nr.1410, date 22.12.2008 ka ushtruar ankim te veçante ne Gjykaten e Larte paditesi Preng Lleshi, duke kerkuar prishjen e vendimit nr.1410, date 22.12.2008 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe, per keto arsye:

- Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe ka dhene nje vendim te gabuar dhe ne shkelje te ligjit. Çeshtja objekt shqyrtimi eshte ne juridiksionin dhe kompetencen e gjykates per gjykimet administrative, parashikuar ne nenin 324 e vijues te K.Pr.C.

- Gjykata ka arsyetuar ne menyre te gabuar kur i referohet nenit 59 te K.Pr.C. duke nxjerre jashte juridiksionit kete çeshtje, pasi mbeshtetur ne nenet 149 e 150 te K.Pr.A., çdo akt diskrecional me kerkese te pales behet objekt shqyrtimi gjyqesor.

- Vendimi nr.125 dhe urdheri i mbylljes 2008 jane absolutisht te pavlefshem. Paditesi disponon te gjithe dokumentacionin per te provuar se i ploteson kriteret per perfitimin e pensionit.

241

Page 242: Tetor 2009

- Pretendimi i te paditurit se ka konstatuar parregullsi ne dokumentacion, pasi per periudhen e punes 14.01.1975 - 28.12.1978 emri dhe atesia eshte shkruar me boje te ndryshme, si dhe hyrja dhe profesioni ishin shenuar me boje tjeter, nuk mund t’i ngarkohet punemarresit pasi ai nuk eshte pergjegjes te plotesoje apo te ruaje dokumentacionin e punedhenesit.

- Ne referim te nenit 618 te K.C., paditesi nuk ka asnje pergjegjesi per veprimet qe jane kryer per faj te punonjesve qe kane qene ne sherbim te punemarresit.

- Gjithe dokumetacioni ndodhet prane pales se paditur, DRSSH Lezhe, dhe nese ky dokumentacion vihet ne dyshim, bazuar ne nenet 267, 273 e 274 te K.Pr.C., pala qe e pretendon fallsitetin e nje shkrese eshte e detyruar qe t’a provoje ate.

- Ne keto kushte, meqenese paditesit i eshte mohuar nje e drejte e ligjshme per shkak te nje akti administrativ absolutisht te pavlefshem, bazuar ne nenet 154, 324, 325 e vijues te K.Pr.C., i eshte drejtuar Gjykates se Rrethit Gjyqesor Leshe, e cila eshte kompetente per zgjidhjen e mosmarreveshjes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi nr.1410, date 22.12.2008 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe eshte i

pabazuar ne ligj, si i tille duhet te prishet dhe t’i dergohet çeshtja po asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara eshte vertetuar se Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore Lezhe, me vendimin nr.125, date 30.11.2001, i ka caktuar paditesit Preng Llashi pensionin nr.133 me te drejte pagese prej dates 01.04.2001 ne shumen 5148 leke, ne mbeshtetje te ligjit nr.8685, date 09.11.2000 “Per nje trajtim te veçante te punonjesve qe kane punuar ne miniera nentoke”.

Rezulton se paditesi e ka perfituar kete pension deri ne date 18.01.2008, kur pala e paditur me vendimin nr.125 dhe urdher mbyllje nr.0111072, date 24.01.2008 ka vendosur te mbylle pensionin, duke arsyetuar se nuk plotesohen kushtet ligjore te parashikuara ne nenin 2 te ligjit nr.8685, date 09.11.2000, duke e konsideruar debitor ne shumen 584.256 leke.

Paditesi pretendon se vendimi nr.125 dhe urdher mbyllje nr.0111072, date 24.01.2008 jane te pavlefshem. Ai pretendon se i permbush kriteret per perfitimin e pensionit dhe per kete i ka paraqitur Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe nje sere provash shkresore si:

Libreza e punes nr.925 e leshuar ne Kurbnesh me date 04.01.1975 nga ish Miniera e Bakrit Kurbnesh ne emer te Preng Ndue Lleshit, sipas te ciles provohet kryerja e puneve si vijon:

14.01.1975 deri 28.12.1978 -punetor nentoke ne ish Miniera e Bakrit Kurbnesh;

28.12.1975 - shkon ushtar; 03.02.1981 deri 11.06.1985 - numerues nentoke, punetor nentoke ne ish

Minieren e Bakrit Spaç; 17.06.1985 deri 30.06.1996-punetor magazinier ne ish Ndermarrjen

Gjeologjike Rubik; 01.11.1996 deri 15.07.2000 - mekanik punetor nentoke ne ish Minieren e

Bakrit Spaç; 15.07.2000 deri 29.03.2001 - trajtuar me ARN;

242

Page 243: Tetor 2009

Vertetimin e Deges se Mobilizimit Rreshen nr.124, date 28.03.2001, sipas te cilit provohet se paditesi Preng Lleshi ka kryer sherbimin e detyruehem ushtarak prej dates 5 janar 1979 deri ne daten 6 janar 1981;

Akt verifikimet e borderove te mbajtuara me date 07.09.2001, date 01.10.2001, date 23.10.2001 dhe date 09.11.2001 nga pala e paditur, te dhenat e te cilave perputhen me faktet e shenura ne librezen e punes se paditesit per vitet perkatese.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe, pasi ka marre ne shqyrtim mosmarreveshjen dhe ka administruar provat ne seance gjyqesore, me vendimin nr.1410, date 22.12.2008 ka vendosur nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor. Gjykata arsyeton se: “... veprimtaria administrative ne fillim i nenshtrohet kontrollit te brendshem administrativ dhe vetem pas ketij kontrolli mund t’i nenshtrohet kontrollit gjyqesor. Perjashtimi behet prej vete ligjvenesit ne menyre te shprehur ne ligje te caktuara, duke i njohur pales se interesuar te drejten e ankimit direkt ne gjykate, pa ezauruar rekursin administrativ. ...Gjykata çmon se ndonese ligji nr.8685/2000 nuk percakton organin ku paraqitet ankimi, afatin e ankimit, jane dispozitat e K.Pr.A. qe duhen zbatuar, nenet 135-146. Percaktimet e nenit 139 te K.Pr.A. orientojne depozitimin e ankimit ne organin qe ka nxjerre aktin, ose ne organin epror. Vendimin per mbylljen e perfitimit ndaj Preng Lleshit e ka nxjerre DRSSH Lezhe e per rrjedhoje, ne zbatim te nenit 139 te K.Pr.A., ankimi mund te drejtohet ne Drejtorine Rajonale Lezhe ose Drejtorine Qendrore te ISSH Tirane”.

Kunder ketij vendimi te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe ka paraqitur ankim te veçante ne Gjykaten e Larte paditesi Preng Lleshi, i cili kerkon lenien e çeshtjes ne juridiksion gjyqesor.

Duke e parë në tërësinë e tij gjykimin e kësaj çështjeje, Kolegji Civil i Gjykatë së Lartë çmon se konluzioni i arritur nga gjykimi ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Lezhe nuk eshte ne zbatim te drejte te ligjit.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlereson se per zgjidhjen e drejte te kesaj çeshtje duhet si fillim te saktesohen kerkimet e paditesit me padine objekt gjykimi dhe me pas te arsyetohet ne lidhje me çdo kerkim, referuar edhe pretendimeve te ngritura ne rekurs. Kolegji vlereson se, referuar formulimit te objektit te padise dhe bazes ligjore ku paditesi e ka mbeshtetur ate, kerkimet e tij jane si me poshte:

- Anullimi i vendimit nr.125, date 18.01.2008 dhe urdher mbyllje nr.0111072, date 18.01.2008.

- Detyrimin e pales se paditur te me njohe vjetersine ne pune si punetor kerkimor nentoke ne N.M.Sh. Baker Kurbnesh per peridhen 14.01.1975-28.12.1978.

1. Ne lidhje me kerkimin e pare per anullimin e vendimit nr.125, date 18.01.2008 dhe urdher mbyllje nr.0111072, date 18.01.2008 per mbyllje pensioni:

Mosmarreveshja ne gjykim ka lindur pasi paditesi eshte trajtuar me perfitim, sipas nenit 2 te ligjit nr.8685, date 09.11.2000 “Per nje trajtim te veçante te punonjesve qe kane punuar ne miniere ne nentoke”, i cili parashikon se: “Punonjesit qe kane punuar ne miniera per nje periudhe jo me pak se 11 vjet e gjysme ne nentoke dhe kane nje periudhe sigurimi jo me pak se 23 vjet, ne rastet kur nuk ushtrojne veprimtari ekonomike trajtohen me perfitim”.

Kete perfitim te drejte te njohur paditesi ka vazhduar ta marre deri ne vitin 2008, kur me vendimin nr.125 dhe urdher mbyllje nr.0111072, date 24.01.2008 eshte vendosur mbyllja e pensionit, vendim i cili eshte kundershtuar me padine drejtuar gjykates.

Kolegji çmon se padia objekt gjykimi eshte ne juridiksion gjyqesor. Ligji i posaçem nr.8685, date 09.11.2000 “Per nje trajtim te veçante te punonjesve qe kane punuar ne miniere ne nentoke” nuk ka parashikuar rrugen administrative te ankimit per kete rast, perpara se pala t’i drejtohet gjykates, prandaj me te drejte padia eshte ngritur ne gjykate dhe duhet te zgjidhet ne rruge gjyqesore”.

243

Page 244: Tetor 2009

Ky Kolegj sqaron se si Kodi i Procedurave Administrative, ashtu dhe Kodi i Procedures Civile, parashikojne te drejten e paleve te interesuara per t’iu drejtuar gjykates per akte ose veprime te paligjshme te organeve te administrates shteterore vetem pasi te kene ezauruar rrugen administrative.

Nenet 18/a, 135, 137 dhe 139 te K.Pr.A. percaktojne parimin e kontrollit te brendshem administrativ, menyrat e ankimit adminstrativ, subjektet para te cilave depozitohet ankimi administrativ, si dhe qe kontrolli gjyqesor mund te ushtrohet ne parim vetem pasi palet e interesuara te kene ezauruar rekursin administrativ. Ligjvenesi me keto dispozita ka sanksionuar rregullin qe kontrolli gjyqesor i veprimtarise administrative ushtrohet vetem pas ezaurimit te kontrollit te brendshem administrativ. Renditja e bere nga ligjvenesi ne nenin 18 te K.Pr.A. per menyrat e kontrollit te veprimtarise administrative (menyra administrative para asaj gjyqesore), formulimi i perdorur ne nenin 137/3 te ketij Kodi “ne parim”, provon vullnetin e ligjvenesit per sanksionimin e parimit qe si rregull veprimtaria administrative ne fillim i nenshtrohet kontrollit te brendshem administrativ dhe vetem pas ketij kontrolli mund t’i nenshtrohet kontrollit gjyqesor.

Po te njejtin qendrim mban ligjvenesi edhe ne nenin 328 te K.Pr.C., ku percaktohet se: “Afati për paraqitjen e padisë ndaj një akti administrativ është tridhjetë ditë nga dita e shpalljes ose e njoftimit të vendimit të organit më të lartë administrativ, që ka shqyrtuar ankesën në rrugë administrative, përveç kur ligji parashikon ankimin e drejtpërdrejtë në gjykatë”.

Nga interpretimi i drejte i dispozitave te mesiperme vjen perfundimi se perjashtimi nga ky rregull behet vetem ne ato raste kur prej vete ligjvenesit, ne menyre te shprehur ne ligje te caktuara, i eshte njohur pales se interesuar e drejta e ankimit direkt ne gjykate pa ezauruar rekursin administrativ, si dhe ne te gjitha ato raste kur ligji nuk shprehet per proceduren dhe organin ku do te ushtrohet e drejta e ankimit. Ne kushtet kur ne ligjin e posaçem nuk eshte parashikuar shprehimish procedura dhe organi prane te cilit mund te ushtrohet e drejta e ankimit administrativ, nuk mund te ngarkohet subjekti i interesuar per te percaktuar ai vete proceduren dhe organin pergjegjes per shqyrtimin e ketij ankimi, kur nje gje te tille nuk e ka bere vete ligji specifik. Ne kete rast, gjykata do t’a konsideroje te ezauruar rrugen e ankimit administrativ per arsye se nje mjet i tille nuk ekziston, pavaresisht se ligji i posaçem nuk e thote shprehimisht se ankimi behet drejtperdrejt ne gjykate.

Ne veshtrim te gjithe sa me siper, Kolegji Civil çmon se çeshtja objekt gjykimi eshte ne juridiksion gjyqesor per sa i perket kerkimit te pare ne lidhje me anullimin e vendimit nr.125, date 18.01.2008 dhe urdher mbyllje nr.0111072, date 18.01.2008 per mbyllje pensioni.

2. Ne lidhje me kerkimin e dyte per detyrimin e pales se paditur te njohe vjetersine ne pune paditesit Preng Lleshi si punetor kerkimor nentoke ne N.M.Sh. Baker Kurbnesh per periudhen 14.01.1975 - 28.12.1978.

Paditesi, me kerkimin e dyte ne padine objekt gjykimi, kerkon vertetimin e qenies se marredhenies se punes per peridhen 14.01.1975 - 28.12.1978 mbeshtetur ne nenin 32/c te K.Pr.C. Ky kerkim perben ne thelb nje padi njohje, me anen e te ciles paditesi synon te percaktohet ose te njihet me anen e gjykimit, vertetimi i qenies se nje marredhenie juridike te caktuar apo te nje te drejte, qe ne rastin konkret ka te beje me vertetimin e qenies se paditesit Preng Lleshi ne marredhenie pune per peridhen 14.01.1975 - 28.12.1978. Thene sa me siper, Kolegji çmon se edhe kerkimi i dyte ne objektin e padise eshte ne juridiksion gjyqesor.

244

Page 245: Tetor 2009

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.1410, date 22.12.2008 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe

dhe dergimin e çeshtjes po asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Tirane, me 22.10.2009

245

Page 246: Tetor 2009

Nr.11243-00453-00-2007 i Regj.ThemeltarNr.00-2009-1325 i Vendimi (339)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareEvelina Qirjako AnetarAleksander Muskaj AnetarMirela Fana Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 27.10.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen civile me pale:

PADITËS: SHOQERIA TREGTARE “VEMATEX” S.R.L.E PADITUR: SHOQERIA TREGTARE “MITHO’S-MODA” S.R.L.

OBJEKTI:Detyrim per te paguar vleren e pashlyer prej 31.124,749 Euro

se bashku me interesat,.Baza Ligjore: Nenet 450, 476, 481 e 486 te K.Civil.

Gjykata e Shkalles se Pare Vlore, me vendimin nr.426, date 09.03.2006, ka vendosur:Pranimin e padise.Detyrimin e te paditurit, Shoqeria Tregtare “Mitho’s- Moda” S.R.L. t’i paguaje paditesit shumen 37.326,42 Euro.Te pushoje gjykimin per pjesen e objektit te padise ku kerkohet shperblimi i demit.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.706, date 27.12.2006, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.426, date 09.03.2006 te Gjykates se Shkalles se Pare Vlore dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Shoqeria “VEMATEX” S.R.L., e cila kerkon prishjen e ketij vendimi dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim po kesaj gjykate, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

- Gjykata e apelit ka marre nje vendim ne zbatim te gabuar te ligjit procedurial e konkretisht te dispozitave qe kane te bejne me juridiksionin e kompetencen.

- Gjykata i eshte referuar nenit 37 te K.Pr.Civile dhe ne ligjin nr.3920, date 21.11.1964 “Per gezimin e te drejtave civile nga te huajt dhe zbatimin e ligjit te huaj”, si dhe ne baze te marreveshjes, e pikerisht te pikes 11 te saj. Ky qendrim i gjykates eshte rrjedhoje e mungeses se nje hetimi te plote e te gjitheanshem te rrethanave qe i pergjigjen juridiksionit, duke anashkaluar ate çfare kane parashikuar vete palet ne marreveshjen e dates 30.11.1995 dhe ne kundershtim me vullnetin e tyre.

246

Page 247: Tetor 2009

- Nuk eshte respektuar neni 17 i ligjit nr.3920, date 21.11.1964, ku thuhet: “Personat qe lidhin kontrate mund te zgjedhin legjislacionin qe do te rregulloje marredheniet e tyre pasurore... Legjislacioni i zgjedhur nga kontraktuesit zbatohet vetem ne rast se per kete del ne menyre te sakte vullneti i shfaqur prej tyre”.

- Ne marreveshjen e bere nga ana jone ishte parashikuar, ne piken 11, qe kompetente per shqyrtimin e mosmarreveshjeve te ishte gjykata e Macerates. Mirepo kete pike nuk e pranoi pala e paditur dhe duke rene dakord vetem me 10 pikat e para te marreveshjes. Kete gje gjykata e apelit e ka anashkaluar.

- Duke qene se pala e paditur nuk ra dakord per kompetencen e shqyrtimit te mosmarreveshjeve ne Gjykaten Italiane, atehere natyrshem kompetente eshte nje nga gjykatat shqiptare.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani; mbrojtjen e perfaqesuesit te

paditesit “Vematex” S.R.L, avokatin Altin Shegani, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim po ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues; dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.706, date 27.12.2006 i Gjykates se Apelit Vlore nuk eshte i mbeshtetur ne

ligj, prandaj duhet te prishet dhe çeshtja t’i dergohet per rishqyrtim po asaj gjykate, me tjeter trup gjykues.

Me padine objekt gjykimi, paditesi, Shoqeria “Vematex” S.R.L., person juridik i se drejtes italiane, ka paditur Shoqerine “Mitho’s-Moda” shpk, person juridik i se drejtes shqiptare, duke kerkuar nepermjet gjykates detyrimin e pales se paditur qe t’i shlyeje shumen 31.124,749 Euro se bashku me interesat, si dhe t’i shperbleje demin kontraktor, si rezultat i mospermbushjes se detyrimit kontraktor qe rrjedh nga kontrata e furnizimit e lidhur ndermjet paleve ndergjyqese.

Nga aktet e administruara dhe te vena ne bisedim ne te dy shkallet e gjykimit, gjykatat pranojne se kontrata e furnizimit eshte perpiluar, pra edhe i eshte propozuar pales se paditur nga ana e pales paditese. Sipas kushteve te pergjithshme te kontrates se furnizimit se lidhur mes paleve ndergjyqese, keto te fundit kane pranuar se, pergjithesisht, ligji i zbatueshem material per marredheniet kontraktore mes tyre eshte ligji material civil Italian.

Ne kushtet e pergjithshme te kontrates, te perpiluara nga paditesi, permbahet edhe pika 11, ku parashikohej edhe se, lidhur me mosmarreveshjet mes tyre, juridiksioni gjyqesor i pranuar nga te dy palet do te ishte ai Italian, nen kompetencen territoriale te Gjykates se Macerrata-s ne Itali.

Por ne paragrafin e fundit te kontrates parashikohet dhe konfirmohet shprehimisht e konkretisht, me ane te nenshkrimit nga vete pala e paditur, se kjo e fundit pranon kushtet e pergjithshme te kontrates nga pika 1 deri ne piken 10 te saj. Ne kete propozim te pales paditese, sikunder edhe ne pranimin e konfirmimin te pales se paditur, nuk perfshihet pika 11 e kushteve te pergjithshme te kontrates, qe ka te beje me juridiksionin gjyqesor te zbatueshem ne rast te mosmarreveshjes mes paleve kontraktore.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore ka vendosur pranimin e padise persa i perket kerkimit te shlyerjes se detyrimeve ne te holla dhe interesave perkatese, duke e pushuar gjykimin per kerkimin e shperblimit te demit kontraktor.

Kunder ketij vendimi eshte ankuar pala e paditur, e cila, ndermjet te tjerave, ka pretenduar se paditesi eshte subjekt juridik i huaj dhe se gjykata e shkalles se pare ka shkelur

247

Page 248: Tetor 2009

dispozitat mbi juridiksionin e kompetencen. Ne kontraten e furnizimit eshte percaktuar si gjykate komptente ajo e Macerrata-s ne Itali.

Gjykata e Apelit Vlore ka vendosur te prishe vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe te pushoje gjykimin e çeshtjes, per shkak te lejimit te shkeljeve proceduriale qe kane te bejne me juridiksionin dhe kompetencen. Sipas nenit 37 te K.Pr.Civile, juridiksioni i gjykatave shqiptare per personat fizike e juridike te huaj rregullohet me ligj. Nderkohe qe palet ndergjyqese ne kontrate, e cila nuk vjen ne kundershtim me nenin 37 te K.Pr.Civile, parashikojne si ligj te zbatueshem ate Italian dhe sipas pikes 11 te saj, si juridiksion e gjykate kompetente Gjykaten e Macerrata-s ne Itali.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs pala paditese, e cila ne thelb pretendon se ajo gjykate ka zbatuar gabim ligjin procedurial dhe ne veçanti nenin 37 te K.Pr.Civile dhe ligjin nr.3920, date 21.11.1964 “Per gezimin e te drejtave civile nga te huajt dhe zbatimin e ligjit te huaj”. Po keshtu, gjykata e apelit ka gabuar kur ka njohur si te zbatueshme ne marredheniet mes paleve piken 11 te kushteve te pergjithshme te kontrates, nderkohe qe kjo klauzole nuk eshte miratuar edhe nga vete pala e paditur.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se rekursi i parashtruar nga paditesi permban shkaqe nga ato qe parashikon shkronja “a” e nenit 472 te Kodit te Procedures Civile. Vendimi i gjykates se apelit eshte dhene ne zbatim te gabuar te ligjit.

Ndryshe nga sa arsyeton gjykata e apelit, çeshtja hyn ne juridiksion gjyqesor shqiptar. Nga provat qe kane çmuar vete gjykatat e faktit rezulton se palet ndergjyqese jane njeri person juridik i huaj (paditesi) dhe tjetri person juridik shqiptar (i padituri). Po keshtu, ndryshe nga sa arsyeton gjykata e apelit, nuk ka marreveshje mes paleve ndergjyqese (kontraktore) per te caktuar nje juridiksion gjyqesor te huaj per shqyrtimin e mosmarreveshjeve mes tyre. Ne paragrafin e fundit te kontrates se furnizimit parashikohet ne menyre te shprehur se pala blerese (e paditur) pranon e miraton pikat 1 deri 10 te kushteve te pergjithshme te kontrates, te propozuara nga pala shitese (paditesi).

Pra, rezulton qarte se palet ndergjyqese nuk kane shprehur vullnetin dhe as nuk kane miratuar piken 11 te kushteve te pergjithshme te kontrates ku parashikohej zbatimi i juridiksionit gjyqesor Italian dhe Gjykata e Macerrata-s si gjykate kompetente per mosmarreveshjet mes tyre. Prania e nenshkrimit te pales se paditur, e cila eshte person juridik shqiptar, per miratimin e pikave 1 deri 10 te kushteve te kontrates, por jo te pikes 11 te saj, verteton vullnetin e kesaj pale per te mos pranuar kete klauzole te fundit kontraktore.

Ne rrethana te tilla, ne zbatim te drejte te ligjit, juridiksioni gjyqesor i zbatueshem eshte juridiksioni gjyqesor shqiptar. Ne kushtet kur i padituri eshte person juridik me seli ne qytetin e Vlores, sipas nenit 43 te K.Pr.Civile, gjykata kompetente per shqyrtimin e çeshtjes eshte Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore.

Ne kushtet kur Gjykata e Apelit Vlore nuk e ka shqyrtuar çeshtjen ne themel, duke u shprehur vetem per pushimin e gjykimit te çeshtjes, eshte vendi qe vendimi i saj te prishet dhe çeshtja t’i dergohet po asaj gjykate per rigjykim per te shqyrtuar shkaqet e tjera eventuale te ankimit te pales se paditur qe kishte vene ne levizje gjykaten e apelit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te shkronjes “c” te nenit 485 te Kodit

te Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.706 date 27.12.2006 te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin

e çeshtjes per rishqyrtim po ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 27.10.2009

248

Page 249: Tetor 2009

Nr.11243-01489-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1287 i Vendimit (340)

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përberë nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvjeni Sinoimeri AnëtareEvelina Qirjako AnëtareMirela Fana AnëtareAleksandër Muskaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 27.10.2009, mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: “AMADEUS GROUP” SH.A., e perfaqesuar ne gjyq nga av. Arben Rakipi.

I PADITUR: SCHNEIDER ELEKTRIK INDUSTRIES SAS, ne mungeseSCHNEIDER ELEKTRIK BULGARIA EOOD, e perfaqesuar ne gjyq nga av. Flonja Tashko.

OBJEKTI:Zgjidhja e kontrates se distribucionit

te dates 22.05.2008, te lidhur midis paleve. Shperblimin e demit te shkaktuar nga mospermbushja e detyrimit kontraktor,

ne shumen prej 897.000 (teteqind e nente dhjete e shtate mije) Euro, qe perben demin efektiv te shkaktuar nga mospermbushja e detyrimit kontraktor,

si dhe shperblimin e demit per fitimin qe do nxirrej ne kushtet e zakonshme te tregut, ne shumen prej 650.400 (gjashteqind e pesedhjete mije e katerqind) Euro.

Baza Ligjore: Nenet 31, 32/a, 35/a, 36/1, 43/2, 49 te K.Pr.Civile.Nenet 419, 420, 476/b, 485, 486, 489, 491, 690, 698, 704, 772-783 te Kodit Civil.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin e ndermjetem nr.2453 akti, date 01.06.2009, ka vendosur:

Mospranimin e kerkeses se bere nga i padituri, “Schneider Elektric Bulgaria EOOD”, per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te gjykates shqiptare te çeshtjes civile me nr.2453 akti, e regjistruar me date 02.10.2008.

Kunder ketij vendimi ka bere ankim te veçante pala e paditur, Shoqeria “Schneider Elektric Bulgaria EOOD” sh.a., me anen e te cilit ka kerkuar prishjen e vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane me nr.2453 akti, marre ne date 01.06 .2009, ne lidhje me rrezimin e kerkeses se pales ankuese per nxjerrjen jashte juridiksionit te gjykates shqiptare, gjykimin e çeshtjes gjyqesore nr.2453, date 02.10.2008. Nxjerrjen jashte juriksionit te gjykates shqiptare nga gjykimi i çeshtjes gjyqesore nr.2453, date 02.10.2008.

249

Page 250: Tetor 2009

Si shkaqe të ankimit, pala ankuese ka paraqitur: - Palet kontraktuese, ne marreveshjen e distribucionit, kane zgjedhur nje juridiksion dhe

legjislacion te ndryshem nga ai i gjykatave shqiptare.- Ne nenin 10, pika 10.5 e marreveshjes, eshte percaktuar se, per kushtet e pergjithshme

te ditribucionit, palet bien dakord se: “Çdo çeshtje, e cila nuk eshte shprehur ketu, rregullohet nga Afatet e Pergjithshme te Schneider dhe ligjeve te Republikes Bullgare”. Pra te zbatueshme jane ligjet e Republikes Bullgare.

- Ndersa ne piken 10.6 te po kesaj marreveshje, per kushtet e pergjithshme te distribucionit palet bien dakord per: “Çdo konflikt ndermjet paleve, i ngritur si pasoje ose jo e interpretimit, zbatimit ose mosrespektimit, vlefshmerise ose e mungeses se detyrueshmerise se kesaj marreveshje, sikurse dhe çdo gje tjeter ndermjet paleve, do te rregullohet nepermjet nje akordi te perbashket. Nese nuk eshte e mundur nje zgjidhje e perbashket, konflikti i nenshtrohet zgjidhjes ne rruge gjyqesore, duke ju referuar K.Pr.Civile”.

- Ne vijim te logjikes te pikes 10.5 te “Marreveshjes se Distribucionit”, qe therret legjislacionin Bullgar per zgjidhjen e konflikteve, eshte e qarte qe edhe Kodi i Procedures Civile, nuk mund te jete tjeter veçse Kodi i Procedures Civile te Republikes se Bullgarise.

- Palet kane zgjedhur me vullnetin e tyre te lire qe çdo konflikt qe rrjedh prej marredhenies se distribucionit dhe per te cilen ata nuk arrijne dot nje marreveshje dypaleshe, do t’ia nenshtrojne legjislacionit Bullgar dhe juridiksionit te gjykatave te Republikes se Bullgarise.

- Marreveshja e bere nga palet kontraktuese mbi zgjedhjen e ligjislacionit te zbatueshem eshte e parashikuar dhe e lejuar edhe nga ligjislacioni shqiptar, pikerisht ne ligjin 3920, date 21.11.1964 “Per gezimin e te drejtave civile nga te huajt dhe zbatimi i ligjit te huaj”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Aleksander Muskaj; degjoi perfaqesuesen e pales se

paditur, av. Flonja Tashko, e cila kerkoi prishjen e vendimit te ndermjetem nr.2453 akti, date 01.06.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor; degjoi perfaqesuesin e pales paditese, av. Arben Rakipi, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te ndermjetem nr.2453 akti, date 01.06.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane; dhe si e shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NSe vendimi ndermjetem nr.2453 akti, date 01.06.2009 i Gjykates se Shkalles se Pare

Tirane eshte marre ne interpretim e zbatim korrekt te ligjit, e si i tille ai duhet te lihet ne fuqi.A. Rrethanat e faktit (dhe pretendimet e paleve).

1. Pala paditese “Amadeus Group” sh.a., eshte person juridik i regjistruar ne regjistrin tregetar, ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane, me date 25.02.1997.

2. Pala paditese, “Amadeus Group” sh.a., ushtron veprimtari sipas statutit te saj, ne fushen e prodhimeve te konfeksioneve, improt-eksport te prodhimeve te gatshme, shitje me shumice e pakice te prodhimeve te industrise se lehte dhe ushqimore, pajisje elektroshtepiake, elektronike te fushave te ndryshme, etj.

3. Midis pales paditese “Amadeus Group” sh.a. dhe te paditurve Schneider Elektrik Industries SAS dhe Schneider Elektrik Bulgaria EOOD, me daten 18.04.2007, eshte lidhur nje kontrate distribucioni (e furnizimit) me afat 3 vjeçar, sipas se ciles pala e paditur “Schneider Elktric” i jepte Shoqerise “Amadeus Group” sh.a. eskluzivitetin e shitjeve (pra

250

Page 251: Tetor 2009

distribucionin) e kesaj shoqerie, si ndaj furnitorit, ashtu dhe ne shitje, apo manaxhim me nje vlere totale se bashku me kostot financiare qe kapin shumen rreth 300.000 Euro.

4. Po keshtu, ne kontrate eshte parashikuar se pala paditese, Shoqeria “Amadeus Group” sh.a., do te kishte te drejte dhe eskluzivitet ne promovimin e markes “Schneider” ne te gjithe Shqiperine.

5. Pala paditese “Amadeus Group” sh.a., ka pretenduar se, ne zbatim te kesaj kontrate, ka promovuar prane te gjithe klienteve te saj, sidomos ne fushen e energjise, zhvillimin e nje rrjeti te shperndarjes ekskluzive nga “Amadeus Group” sh.a. vetem per produktet “Schneider”, krijimin e relacioneve te veçanta me kompani instaluese (konform ekzigjencave te “Schneider”), si ITE GROUP, SOPI sh.p.k., Elektro-Teknik.

6. Gjithashtu, pala paditese “Amadeous Group” sh.a. ka pretenduar se ka organizuar panairin me te madh ne Shqiperi ne fushen e industrise “Klik Expo Klik”, ne Pallatin e Kongreseve, takime te ndryshme dhe emisione televizive. Pra, gjithe ky promocion i bere nga pala paditese “Amadeus Group” sh.a. ka mundesuar, sipas paditesit, nje prezantim te produktit te markave “Schneider” ne vend.

7. Por, vazhdon pretendimi i pales paditese, pala e paditur nuk e ka finalizuar kontraten, megjithese prej saj eshte permbushur detyrimi per vitin 2007. Me gjithe perpjekjet e saj (pales paditese), verbale dhe me shkrim, per te percaktuar “Kushtet vjetore te Marreveshjes se Ditribucionit” per vitin 2008, me qellimin qe pala paditese te ishte “Distributori Eskluziv” edhe per kete vit ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise, kjo marreveshje nuk eshte nenshkruar.

8. Po sipas pales paditese, “Amadeus Group” sh.a., pala e paditur ne menyre te njeanshme ka ndryshuar kushtin themelor te marreveshjes “Kushtin Eskluziv”, duke ia njohur kete te drejte edhe personave te tjere fizike dhe juridike.

B. Procedurat gjyqësore9. Nisur nga sa siper, pala paditese, “Amadeus Group” sh.a. (meqenese nuk

eshte bere e mundur zgjidhja me mirekuptim e kesaj mosmarreveshje), i eshte drejtuar Gjykates se Shkalles se Pare Tirane me kerkese padi, me objekt “Zgjidhjen e “Kontrates se Ditribucionit” te dates 18.04.2007, te lidhur midis paleve. Shperblimin e demit te shkaktuar nga mospermbushja e detyrimit kontraktor ne shumen prej 897.000 euro, qe perben demin efektiv te shkaktuar nga mospermbushja e detyrimit kontraktor, si dhe shperblimin e demit per fitimin qe do te nxirrej ne kushtet e zakonshme te tregut, ne shumen prej 650.400.00 leke”.

10. Gjate gjykimit, perfaqesuesja e pales se paditur “Schneider Elektrik Bulgaria EOOD”, ka kerkuar qe çeshtja te nxirret jashte juridiksionit te gjykatave shqiptare.

11. Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin e ndermjetem nr.2453 akti, date 01.06.2009, ka vendosur: “Mospranimin e kerkeses se bere nga i padituri “Schneider Elektric Bulgaria EOOD”, per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te gjykates shqiptare te çeshtjes civile me nr.2453 akti, e regjistruar me date 02.10.2008.”.

12. Kundër këtij vendimi, ka bere ankim te veçante pala e paditur, “Schneider Elektrik Bulgaria EOOD”, me anen e te cilit ka kerkuar prishjen e vendimit te ndermjetem nr.2453 akti, date 01.06.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, me shkaqet dhe pretendimet e cituara me siper, ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

C. Arsyetimi ligjor i vendimit të ankimuar.13. Gjykata e Shkalles se Pare Tirane ka arritur në përfundimin që

mosmarreveshja qe ka per shqyrtim i perket juridiksionit gjyqesor shqiptar.

251

Page 252: Tetor 2009

14. Gjykata e Shkalles se Pare Tirane ka arsyetuar se: “... duke patur parasysh kriteret e nenit 419 e vijues dhe nenet 476/b e vijues te K.Civil, nenet 690, 698, 772-283 te K.Civil, si dhe nenin 10, pika 5 e kontrates se distribucionit, ne te cilen eshte percaktuar se çdo çeshtje, e cila nuk eshte shprehur ne kontraten e distribucionit, rregullohet nga afatet e pergjithshme te shitjes te Schneider dhe ligjeve te Republikes se Bullgarise, ku ne rastin objekt gjykimi, konflikti nuk eshte per çeshtje qe nuk jane shprehur ne kontrate, por per çeshtje qe jane shprehur ne kontrate, duke patur parasysh kriteret e nenit 36 te K.Pr.Civile, i cili percakton se: “Ne juridiksionin e gjykatave hyjne te gjitha mosmareveshjet civile dhe mosmareveshjet e tjera, te parashikuara ne kete kod e ne ligje te veçanta…”.

15. Me tej, Gjykata e Shkalles se Pare Tirane arsyeton: “ ... shkaku ligjor i kerkimit ne padi rregullohet nga dispozitat e Kodit Civil shqiptar dhe Kodit te Procedures Civile shqiptare ... bazuar ne faktet te cilat u analizuan me siper, gjykata çmon qe çeshtja objekt gjykimi eshte ne juridiksionin gjyqesor shqiptar ...”

D. Në lidhje me ankimin.16. Shkaqet e parashtruara në ankim, pasi u analizuan nga Kolegji Civil i

Gjykatës së Lartë, kanë rezultuar të pabazuara në ligj dhe si të tilla, nuk do të pranohen. 17. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlereson se Gjykata e Shkalles se Pare

Tirane, ka interpretuar e zbatuar drejte ligjin e per rrjedhoje perfundimi i arritur prej saj eshte i drejte.

18. Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se, pala e paditur “Schneider Elektrik Bulgaria EOOD”, eshte person juridik i huaj.

19. Ne keto kushte, per te zgjidhur sa me drejt çeshtjen e juridiksionit ky Kolegj do te bazohet ne rregullimin e bere nga ligjvenesi ne Kreun e II-te, te Titullit te III-te te Pjeses se Pare te K.Pr.Civile e konkretisht ne nenin 37 te tij.

20. Ne paragrafin e pare te nenit 37 te K.Pr.Civile, percaktohet se: “Juridiksioni i gjykatave shqiptare per personat fizike e juridike te huaj rregullohet me ligj ...”.

21. Ligji qe rregullon keto marredhenie eshte pikerisht ligji nr.3920, date 21.11.1964 “Per gezimin e te drejtave civile nga te huajt dhe zbatimi i ligjit te huaj”.

22. Ky ligj, ne parim, shtetasit e huaj i barazon me shtetasit shqiptare, ne kuptimin qe ata gezojne te drejta procedurale civile te barabarta me shtetasit shqiptare (neni 27 i tij).

23. Ndersa problemet e juridiksionit rregullohen ne nenin 30 te tij e konkretisht: “... kur nuk jane rastet e parashikuara ne nenet e meparshme (behet fjale per nenet 28 dhe 29, te cilet rregullojne juridiksionin ne rastet e deklarimit te zhdukjes ose te vdekjes se nje personi dhe zgjidhjet e marteses dhe pavlefshmerine e saj), shtetasi ose personi juridik i huaj mund te paditet para gjykatave shqiptare: “... b) kur padia ka te beje me sende te luajtshme ose te paluajtshme qe ndodhen ne territorin e Republikes se Shqiperise, ose me detyrime qe kane lindur ose do te ekzekutohen ne territorin e Republikes se Shqiperise ...”.

24. Ne rastin ne shqyrtim, jemi pikerisht perpara parashikimit te bere ne dispoziten e cituar me siper pasi plotesohen te dyja kushtet e kerkuara nga kjo dispozite: (i) pala e paditur “Scheider Elektrik Bulgaria EOOD” eshte person juridik i huaj dhe (ii) padia ka te beje me detyrime qe kane lindur dhe do te ekzekutohen ne teritorrin e Republikes se Shqiperise e ne te tilla rrethana, mosmarreveshja objekt gjykimi i perket juridiksionit te gjykatave shqiptare.

25. Ne vijim te sa me siper, edhe ne referim te paragrafit te dyte te nenit 37 te K.Pr.Civile arrihet ne te njejtin perfundim, pra qe çeshtja objekt gjykimi hyn ne juridiksionin e gjykatave shqiptare.

252

Page 253: Tetor 2009

26. Ligjevenesi, ne paragrafin e dyte te nenit 37 te K.Pr.Civile, percakton se si rregull, juridiksioni i gjykatave shqiptare nuk mund t’í kalohet me marreveshje nje juridiksionit te huaj.

27. Pra rregulli i vendosur nga ligjvenesi eshte qe te gjitha mosmarreveshjet civile, dhe mosmarreveshjet e tjera te parashikuara ne K.Pr.Civile dhe ne ligje te tjera te veçanta, bejne pjese ne juridiksionin e gjykatave te Republikes se Shqiperise.

28. Mirepo nga ky rregull ligjvenesi ka lejuar disa perjashtime, kur juridiksioni i gjykatave shqiptare mund t’i kaloje nje juridiksioni te huaj.

29. Perveç perjashtimeve te tjera qe mund te parashikohen ne marreveshjet nderkombetare, apo ne konventat ne te cilat Republika e Shqiperise mund te jete pale, nje perjashtim i bere nga legjislatori shqiptar eshte edhe ai i parashikuar ne nenin 37/2 te K.Pr.Civile e konkretisht (... juridiksioni i gjykatave shqiptare nuk mund t’i kalohet me marreveshje nje juridiksioni te huaj, perveç kur gjykimi ka lidhje me nje detyrim ndermjet te huajve, ose ndermjet nje te huaji e nje shtetasi shqiptar, ose personi juridik pa banim ose qendrim ne Shqiperi ...).

30. Ne veshtrim te ketij percaktimi ligjor, qe juridiksioni i gjykatave shqiptare t’i kalohet nje juridiksioni te huaj, duhet te ekzistoje nje marreveshje dhe kjo marreveshje nuk mund te jete tjeter veçse midis paleve pjesemarrese ne marredhenien juridike te lidhur mes tyre.

31. E thene ndryshe, marreveshja per zgjedhjen e juridiksionit eshte kusht pa te cilin juridiksioni i gjykatave shqiptare nuk mund t’i kaloje nje juridiksioni te huaj (si rast perjashtimor, perveç perjashtimeve te tjera qe u permenden me siper ne pjesen pershkruese-arsyetuese te ketij vendimi, siç jane marreveshjet nderkombetare, apo ne konventat ne te cilat Republika e Shqiperise mund te jete pale)

32. Vetem neqoftese provohet ekzistenca e nje marreveshje te tille, gjykata (qe do te vendose per juridiksionin), mund te verifikoje nese ekzistojne e edhe kushtet e tjera te percaktuara ne nenin 37/2 te K.Pr.Civile per kalimin e juridiksionit te gjykatave shqiptare nje juridiksioni te huaj.

33. Nga aktet e ndodhura ne dosje, ndryshe nga pretendimi i perfaqesueses se pales se paditur “Schneider Elektrik Bulgaria EOOD”, nuk rezulton qe palet pjesemarrese ne kontraten e distribucionit te lidhur midis ndergjyqesve date 18.04.2007, me marreveshje te kene zgjedhur nje juridiksion te ndryshem nga ai i gjykatave shqiptare.

34. Pala e paditur “Schneider Elektrik Bulgaria EOOD” (e cila ka pretenduar se mosmarreveshja objekt gjykimi i perket nje juridiksioni te huaj), nuk ka provuar ne gjykim ekzistencen e kesaj marreveshjeje.

35. Pretendimi i pales se paditur “Schneider Elektrik Bulgaria EOOD” se palet kane zgjedhur, me vullnetin e tyre te lire, ligjin bullgar si ligj te zbatueshem dhe juridiksionin bullgar, nuk gjen mbeshtetje ne aktet e paraqitura nga palet e konkretisht ne konraten e distribucionit, pretendim ky i bazuar ne percaktimet e bere nga palet ne nenet 10.5 dhe 10.6 te kontrates.

36. Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ndryshe nga sa ka pretenduar pala e paditur, vlereson se percaktimet e bera nga palet ne nenet 10.5, dhe 10.6 te kontrates se distribucionit nuk te çojne ne perfundimin se palet kane zgjedhur me vullnetin e tyre te lire ligjin bullgar, si ligj te zbatueshem dhe juridiksionin bullgar.

37. Ne nenin 10.5 te kesaj kontrate eshte percaktuar se: “... Çdo çeshtje, e cila nuk eshte shprehur ketu, rregullohet nga Afatet e Pergjithshme te Schneider dhe ligjeve te Republikes Bullgare”.

38. Ne rastin me te mire (sipas pretendimit te pales se paditur), ky parashikim i bere nga palet ne kontrate, ka te beje me ligjin e aplikueshem dhe jo me juridiksionin.

253

Page 254: Tetor 2009

39. Pra, palet me vullnetin e tyre te lire kane rene dakord qe per çdo çeshtje, e cila nuk eshte shprehur ketu (domethene qe nuk eshte rregulluar ne kete kontrate), do te aplikohen Afatet e Pergjithshme te Schneider dhe ligjeve te Republikes Bullgare”.

40. Ne te tilla rrethana, shihet qarte se ky percaktim i paleve nuk ka te beje me zgjedhjen e juridiksionit, siç eshte pretenduar nga pala e paditur.

41. Ndersa ne nenin 10.6 te kontrates se distribucionit, palet kane rene dakord qe:“... nese nuk eshte e mundur nje zgjidhje e perbashket, konflikti i nenshtrohet zgjidhjes ne rruge gjyqesore, duke iu referuar Kodit te Procedures Civile ...”.

42. Ky rregullim i zgjedhur nga palet nuk te çon ne konkluzionin se behet fjale per Kodin e Procedures Civile te Republikes se Bullgarise, perkundrazi, ky percaktim nenkupton qe behet fjale per Kodin e Procedures Civile te Republikes se Shqiperise, pasi neqoftese palet do te kishin si qellim te zgjidhnin nje ligj te ndryshem nga ai shqiptar (sepse kontrata eshte lidhur ne territorin e Republikes se Shqiperise dhe detyrimet e rrjedhura prej saj do te ekzekutohen po ketu), e pikerisht Kodin e Procedures Civile te Republikes se Bullgarise, do ta kishin shprehur ashtu siç kane bere me zgjedhjen e ligjit te zbatueshem, ne rastin e parashikuar ne piken 10.5 te kontrates.

43. Ne te tilla rrethana, Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson te drejte perfundimin e arritur nga Gjykata e Shkalles se Pare Tirane se kjo çeshtje eshte ne juridiksionin e gjykatave shqiptare.

E. Në lidhje me zgjidhjen e çështjes.

44. Vendimi i Gjykatës së Shkalles se Pare Tiranë është rrjedhojë e intrepretimit e zbatimit te drejte te ligjit. Ajo (gjykata), me te drejte ka vendosur rrezimin e kerkeses se pales se paditur per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes objekt gjykimi.

45. Ne kushtet e parashtruara, vendimi nr.2453 akti, date 01.06.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, do te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e nenit 37 të Kodit të Procedurës

Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.2453 akti, date 01.06.2009 te Gjykates se Shkalles se

Pare Tirane.

Tiranë, më 27.10.2009

254

Page 255: Tetor 2009

Nr.11216-00183-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1183 i Vendimit (341)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareEvelina Qirjako AnëtareAleksander Muskaj AnëtarMirela Fana Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 27.10.2009 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: STAVRI CALE, ne mungeseTË PADITUR: ZHANI OSMANLLI, ELVIRA OSMANLLI,

EMILI OSMANLLI, ne mungeseSHOQERIA “STEFANI & CO” SH.P.K, ne mungese

OBJEKTI:Pavlefshmerine absolute te kontrates se qirase

lidhur ndermjet te paditurve me nr.1558 rep., date 06.11.2004.Detyrimin e te paditurve te respektojne vazhdimin e kontrates se qirase

per lokalin “Panda”, kati i pare.Baza ligjore: Neni 32/a i K.Pr.Civile,

nenet 92/a, 659, 801 e vijues te K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korçe, me vendimin nr.798, date 19.04.2006, ka vendosur:

Rrezimin e kerkese padise te ngritur nga paditesi Stavri Cale, kunder te paditurve Zhani Osmanlli, Elvira Osmanlli, Emili Osmanlli e Shoqeria “Stefani & Co” shpk. Tirane, me objekt detyrimin te respektojne vazhdimin e zbatimit te kontrates se qirase per pjesen poshte te objektit “Panda”, si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.Pushimin e gjykimit per pjesen tjeter te padise ne lidhje me pavlefshmerine absolute te kontrates te qirase me nr.1558 rep. e 1100 kol., te dates 06.11.2004.

Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.218, date 26.09.2006, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.798, date 19.04.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korçe.

255

Page 256: Tetor 2009

Kunder vendimeve te mesiperme ka ushtruar rekurs paditesi Stavri Cale, i cili kerkon prishjen e vendimeve te mesiperme dhe pranimin e kerkese padise, duke parashtruar keto shkaqe:

- Kontrata e lidhur mes te paditurve dhe Shoqerise “Stefani & CO”, eshte nje kontrate e kundraligjshme, pasi nuk eshte zgjidhur kontrata e pare me personat qe kishin marre me qira katin e dyte.

- E paditura Elvira, edhe ne gjykim ka deklaruar qe ka marre kete qira dhe eshte dakord qe te vazhdoje pagimi i qirase dhe perdorimi me qira nga ana e paditesit. Edhe Zhani e ka marre qirane ne menyre te vazhdueshme dhe ne gjykim ka bere pretendime te ndryshme.

- Pavaresisht nga mos lidhja e kontrates me shkrim, derisa nga bashkepronaret pranohet qiraja, kontrata konsiderohet e lidhur midis tyre.

- Ne gjykim jane bere dhe shkelje proceduriale, ku nga ana e gjykates jane bere dhe veprime pa pranine e pales paditese.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri; ne mungese te paleve ndergjyqese

dhe pasi bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga paditesi Stavri Cale nuk permban asnje shkak nga ato te

parashikuara ne nenin 485 te K.Pr.Civile qe te beje te cenueshem vendimin e Gjykates se Apelit Korçe nr.218, date 26.09.2006, me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi i Gjykates se Rrethit Korçe, qe ka rrezuar padine e paditesit. Per rrjedhoje vendimi i mesiperm duhet te lihet ne fuqi si i drejte e i bazuar ne ligj.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se midis paditesit me cilesine e qiramarresit dhe te paditurve ne cilesine e qiradhenesit, eshte lidhur kontrata e qirase per katin e poshtem te lokalit me emrin “Panda” te ndodhur ne qytetin e Korçes. Kontrata ka qene me nje afat tre vjeçar kundrejt qirase mujore 60.000 leke dhe ka perfunduar ne 1 Tetor 2004. Me pas te paditurit Zhani, Elvira dhe Emili, te tre bashkepronare mbi lokalin, kane lidhur nje kontrate te re qiraje me qiramarres te paditurin - Shoqerine “Stefani & Co”. Kontrata mban daten 06.11.2004 dhe nepermjet saj eshte disponuar per te gjithe lokalin (katin e poshtem dhe te siperm), kundrejt qirase mujore prej 180.000 leke.

Paditesi Stavri, me padine objekt gjykimi, ka kerkuar pavlefshmerine absolute te kontrates se lidhur mes te paditurve, duke pretenduar kunderligjshmerine e saj, per shkak se ka qene ne vazhdimesi zbatimi i kontrates se meparshme ne te cilen ai ka qene qiramarres. Njekohesisht ka kerkuar te detyrohet pala e paditur per te vazhduar marredhenien kontraktore me te. Sipas tij te gjithe te paditurit, edhe pse kane lidhur nje kontrate te re me te paditurin tjeter, kane pranuar te marrin prej tij qirane per periudhen ne vazhdim pas perfundimit te kontrates. Ndersa per dy te paditurat Emili dhe Elvira eshte pretenduar se jo vetem kane terhequr pjesen e tyre te qirase, por kane shprehur edhe vullnetin nepermjet nje deklarate per vazhdimin e kontrates me paditesin.

Gjykata e rrethit, mbasi ka analizuar te gjithe dokumentacionin dhe provat e paraqitura nga palet, ka konstatuar se jo te gjithe te paditurit bashkepronare mbi objektin kane patur vullnet per te perseritur kontraten me paditesin. Perkundrazi kane qene te tre ata qe kane shfaqur vullnetin qe i gjithe objekti t’i jepet me qira te paditurit tjeter, Shoqerise “Stefani & Co”.

256

Page 257: Tetor 2009

Per kete eshte marre edhe parapagimi i qirase mujore per 6 muajt e pare te kontrates. Nderkohe, i padituri Zhani ka rezultuar ta kete kthyer perseri te paditesi shumen qe ky i fundit kishte derdhur ne banke dhe qe pretendohej se ishte kundervlera e pjeses se qirase te periudhes ne vazhdim per kete te paditur. Veç sa me siper, gjykata ka konstatuar se te paditurit vazhdimisht kane kerkuar lirimin e objektit, pasi kane ngritur disa padi per lirim e dorezim sendi, njera prej te cilave eshte e pezulluar dhe eshte ne pritje per gjykim prane gjykates se rrethit.

Te gjithe sa u permenden me siper e kane çuar gjykaten ne perfundimin se mungon vullneti i dyanshem per vazhdimin e kontrates me paditesin, pasi per kete duhet te jene dakord te gjithe bashkepronaret dhe kjo gje te rezultoje ne menyre te shprehur dhe ne formen e kerkuar nga ligji. Per sa me siper, ajo ka rrezuar padine e paditesit ne pjesen qe ben fjale per vazhdimin e kontrates si te pambeshtetur ne ligj. Lidhur me kerkimin tjeter, per pavlefshmerine e kontrates se lidhur mes te paditurve, eshte pushuar gjykimi, pasi vete pala paditese ka hequr dore nga ky kerkim.

Gjykata e apelit ka lene ne fuqi me te njejtin arsyetim si i gjykates se rrethit vendimin e kesaj te fundit. Po keshtu, prej saj i eshte dhene pergjigje edhe pretendimeve te ngritura nga paditesi ne kerkesen ankimore lidhur me shkelje proceduriale te lejuara gjate gjykimit ne shkalle te pare.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte arriti ne perfundimin se vendimi i gjykates se apelit duhet te lihet ne fuqi si i drejte e i bazuar ne ligj.

Ne referim te fakteve te pranuara nga te dyja gjykatat, me te drejte eshte arritur ne perfundimin se mungon vullneti i dyanshem ne lidhjen e nje kontrate te re me paditesin, qe do te ishte vazhdim i asaj te meparshmes, vullnet ky qe eshte kushti pa te cilin kontrata humbet kuptimin e saj. Jo vetem se nuk ka formalizim te ketij vullneti ne nje forme te shkruar, por ai nuk rezulton i shprehur qofte edhe nepermjet ndonje forme tjeter nga ato qe pretendon paditesi. Keshtu gjykatat kane pranuar se njeri prej bashkepronareve, i padituri Zhani, ka refuzuar te marre shumen e derdhur nga paditesi ne llogarine e tij bankare dhe qe i korrespodonte pjeses se qirase mujore per periudhen ne vazhdim (pas perfundimit te afatit te kontrates).

Ky ka mbetur vetem nje veprim i njeanshem i paditesit, pra eshte nje shprehje e njeanshme e vullnetit vetem prej tij.

Perkundrazi te tre te paditurit bashkepronare mbi objektin kane shprehur vullnetin per lidhjen e nje kontrate me te paditurin tjeter, Shoqerine “Stefani & Co”, duke marre prej saj dhe nje pjese te mire te qirase si paradhenie.

Ne rekursin e paraqitur paditesi ka pretenduar edhe per shkelje proceduriale te lejuara nga gjykata e rrethit dhe te pa pranuara si te tilla edhe nga gjykata e apelit. Kolegji Civil i Gjykates se Larte vleresoi te drejte e te bazuar arsyetimin e bere prej gjykates se apelit ne vendimin e saj lidhur me pabazueshmerine e ketyre pretendimeve.

Keshtu, persa i perket pretendimit qe ka te beje me kryerjen e veprimeve proceduriale ne seancen e dates 27.01.2006, ne nje kohe qe pala ka qene ne mungese dhe seanca eshte shtyre, ky Kolegj vleresoi te drejte arsyetimin e gjykates se apelit se nga gjykata nuk eshte kryer asnje shkelje proceduriale. Ka rezultuar qe ne ate seance te jene krye veprime vetem lidhur me verifikimin e paraqitjes se paleve dhe marrjen e masave per njoftimin e tyre per seancen pasardhese. Me te drejte keto veprime jane cilesuar nga gjykata e apelit jo si shkelje proceduriale, por si veprime qe vijne ne mbrojtje dhe garantim te te drejtes se paleve per nje proces te rregullt ligjor.

Edhe pretendimi tjeter per paligjshmerine e vendimit te ndermjetem te gjykates, qe kishte refuzuar perjashtimin nga trupi gjykues te gjyqtares se çeshtjes, me te drejte eshte konsideruar i pabaze nga gjykata e apelit. Gjykates nuk i ka rezultuar asnje nga kushtet e nenit 72 te K.Pr.Civile, te cilat duhet te çonin ne perjashtimin e gjyqtarit.

257

Page 258: Tetor 2009

Nga sa me siper, nuk rezulton asnje shkak ligjor qe te beje te cenueshem vendimin e Gjykates se Apelit Korçe.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.218, date 26.09.2006 te Gjykates se Apelit Korçe.

Tirane, me 27.10.2009

258

Page 259: Tetor 2009

Nr.11243-00581-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1158 i Vendimit (342)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvjeni Sinoimeri AnëtareEvelina Qirjako Anëtare Mirela Fana AnëtareAleksander Muskaj Anëtar

ne seancen gjyqsore te dates 27.10.2009 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

KËRKUESE: VILMA LAMCE, ne mungese

OBJEKTI:Njohje e vendimit nr.596/99, date 17.07.1999

te Gjykates Civile te Macareta, provinca Macareta Itali. Baza ligjore: Nenet 395 - 396 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.7, date 12.02.2007 ka vendosur: Rrezimin e kerkeses.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka ushtruar rekurs kerkuesja Vilma Lamce, e cila kerkon prishjen e vendimit dhe ka parashtruar keto shkaqe:

- Mosha e percaktuar ne Kodin e Familjes nuk perben nje nga parimet baze te Legjislacionit Shqiptar, te percaktuar ne nenin 394/dh te K.Pr.Civile.

- Sipas doktrines proceduriale civile kontrolli i gjykates shqiptare ne njohjen e nje vendimi te huaj do konsistoje ne pamundesine e atij vendimi te cenoje rregulla te rendit publik, si dhe te vije ndesh me rregullat e gjithepranuara te moralit te shendoshe shoqeror.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako dhe si bisedoi çështjen ne teresi,

V Ë R E NKerkuesja eshte shtetase shqiptare, e datelindjes 12.05.1977, lindur ne Elbasan dhe

banuese ne Itali, ne provincen Macerata.Me vendimin nr.596/99, date 17.07.1999 te Gjykates Civile te Macareta, provinca

Macareta Itali, eshte miratuar biresimi i kerkueses Vilma Lamce nga shtetasja italiane Lauretta Grugnaletti.

Kerkuesja i eshte drejtuar Gjykates se Apelit Tirane per njohjen e vendimit te mesiperm te gjykates italiane, ne baze te nenit 395 e vijues te K.Pr.Civile.

259

Page 260: Tetor 2009

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.7, date 12.02.2007 ka vendosur: “Rrezimin e kerkeses”.

Kjo gjykate arsyeton se, ne baze te nenit 241/1 te Kodit te Familjes, mund te biresohet vetem i mituri, nderkohe qe kerkuesja eshte e datelindjes 1977. Ne keto kushte ka pengese ligjore per zbatimin e vendimit te gjykates italiane.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka ushtruar rekurs kerkuesja Vilma Lamce, e cila kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar shkaqet e permendura ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane me nr.7, date 12.07.2007 eshte marre ne respektim te ligjit dhe si i tille ai duhet te lihet ne fuqi.

Rekursi i paraqitur nga kerkuesja Vilma Lamce nuk permban shkaqe nga ato te parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, te cilat bejne te cenueshem vendimin e Gjykates se Apelit Tirane.

Kerkuesja i eshte drejtuar Gjykates se Apelit Tirane me kerkesen per “Njohjen e vendimit te shtetit te huaj, sipas nenit 393 e vijues te K.Pr.Civile”.

Pasi i eshte rrezuar kerkesa nga Gjykata e Apelit Tirane, kerkuesja ne rekursin e saj ka pretenduar se kjo gjykate ka zbatuar gabim ligjen materiale kur i eshte referuar nenit 394/dh te K.Pr.Civile. Sipas kerkueses, ndryshimi i moshave te pranuara si kufi per biresimin mes dy legjislacioneve atij italian dhe atij shqiptar nuk mund te perbeje nje kundershti me “parimet baze te legjislacionit”.

Ndryshe nga sa pretendon kerkuesja ne rekursin e saj, Kolegji Civil i Gjykates se Larte konstaton se vendimit te marre nga Gjykata e Macerates Itali nuk duhet t’i jepet fuqi ne Republiken e Shqiperise.

Neni 394 te K.Pr.Civile, parashikon: “Vendimit te nje gjykate te shtetit te huaj nuk i jepet fuqi ne Republiken e Shqiperise kur:

.... dh) nuk pajtohet me parimet baze te legjislacionit shqiptar”.Ne analize te kesaj dispozite, kur themi vendimi i nje shteti te huaj “nuk pajtohet me

parimet baze te legjislacionit shqiptar”, kemi parasysh qe e drejta materiale e zbatuar ne çeshtjen konkrete ne gjykaten e shtetit te huaj (konkretisht ne Gjykaten Italiane), e cila ka leshuar vendimin, te mos bjere ndesh me te drejten materiale qe zbatohet per te njejten çeshtje ne Republiken e Shqiperise.

Siç dihet, nje nga parimet kryesore dhe baze te legjislacionit shqiptar eshte “E Drejta”. Elementi baze i sistemit te se drejtes eshte “norma juridike”, e cila konsiston ne rregulla dhe sjellje te detyrueshme. Respektimi i normave juridike eshte detyre per gjithesecilin.

Keto norma baze jane te detyrueshme per t’u respektuar nga organet gjyqesore, ne menyre qe te sigurohet permbushja efektive e se drejtes. Normat e se drejtes materiale jane ato norma qe rregullojne ne menyre te drejteperdejte marredheniet qe krijohen mes subjekteve te se drejtes ne jeten e tyre te perditeshme.

Mosrespektimi i tyre sjell si pasoje nje gjykim jo te drejte, te pabazuar ne ligj dhe ne normat e tjera qe jane ne fuqi.

Pra, kur themi, ne referim te nenit 394/dh te K.Pr.Civile, nuk i jepet fuqi vendimit te nje shteti te huaj pasi ai “nuk pajtohet me parimet baze te legjislacionit shqiptar”, kemi parasysh qe urdherimet e vendimit gjyqesor te shtetit te huaj te mos vijne ne kundershtim me te drejten e shtetit shqiptar. Nuk ka rendesi rregulla e normes juridike te se drejtes se huaj qe zbatohet nga gjykata e huaj, e rendesishme eshte qe efektet qe rrjedhin nga njohja dhe dhenia fuqi e vendimit gjyqesor te nje shteti te huaj te mos vijne ne kundershtim me parimet baze te legjislacionit shqiptar.

260

Page 261: Tetor 2009

Kur flasim per parime baze te legjislacionit shqiptar, ligjvenesi nuk ka parasysh vetem ato parime te parashikuara ne K.Pr.Civile, te cilat permenden nga kerkuesja ne rekursin e saj (siç mund te jene juridiksioni, kompetenca, pavaresia e gjyqesorit, barazia, aksesi ne gjykim, kontradiktorialiteti, garancia, etj.), por ai ka parasysh dhe te gjitha parimet baze, te cilat jane te percaktuara ne normat materiale qe rregullojne mosmarreveshjen dhe qe ne rastin konkret jane te parashikuara ne Kodin e Familjes.

Ka rezultuar qe kerkuesja, e cila ishte shtetase shqiptare, eshte adoptuar nga shtetasja italiane Grugnaletti Lauretta ne 17 Korrik 1999.

Ne legjislacionin shqiptar, ne Kodin e Familjes jane te percaktuara disa parime baze, respektimi i te cilave eshte i detyrueshem per biresimin e nje shtetasi shqiptar nga nje shtetas i huaj, te cilat jane: (i) biresohet vetem i mituri, ç’ka nenkupton qe femija duhet te jete nen moshen 18 vjeç; (ii) pelqimi per biresim, qe nenkupton dhenien e pelqimit e prindit/prinderve biologjike per biresimin; (iii) deklarimin e braktisjes se te miturit, i cili ndodhet prane nje institucioni te perkujdesjes sociale, publik ose privat, me vendim gjykate; iv) biresohen vetem te miturit qe jane ne listat e Komitetit Shqiptar te Biresimit; (v) ndjekja e procedures gjyqesore per biresimin e te miturit, etj...

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se pikerisht vendimi i biresimit me nr.596/99, date 17 Korrik 1999 i marre nga Gjykata e Macerates, Itali bie ndesh me normat e se drejtes sone te cituara me siper, dhe konkretisht kerkuesja ne momentin e biresimit nuk ka qene e mitur.

Siç rezulton nga aktet qe ndodhen ne dosjen gjyqesore, çertifikata familjare e leshuar nga Zyra e Gjendjes Civile, Njesia Bashkiake nr.3, Tirane, e dates 06.07.2006, kerkuesja eshte e datelindjes 1977. Ne vitin 1999, kur eshte kryer biresimi ajo ka qene 22 vjeç, pra nuk ka qene e mitur. Kodi yne i Familjes nuk e njeh biresimin e personave madhore, kjo dhe per faktin se qellimi kryesor i biresimit eshte qe t’i siguroje nje familje femijes se mitur, kur nuk e ka nje te tille, si dhe mundesi oportune per t’u rritur dhe edukuar si femijet e tjere. Kjo mbrojtje qe gezon i mituri bazohet ne parimin universal qe ne biresim shihet interesi me i larte i femijes. Do te ishte pa kuptim biresimi i nje personi i cili eshte madhor, i afte te krijoje familje ne ate moshe, i afte per pune, etj.

Per sa me siper, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte i drejte i bazuar ne ligj dhe si i tille ai duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.7, date 12.02.2007 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 27.10.2009

261

Page 262: Tetor 2009

Nr.31001-01297-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1302 i Vendimit (343)

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përberë nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvelina Qirjako AnëtareBesnik Imeraj AnëtarMirela Fana AnëtareAleksandër Muskaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 01.10.2009 dhe 27.10.2009, mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: SHPETIM PALLOSHI, i perfaqesuar ne gjyq nga av. Ardian Kalia.

I PADITUR: ZYRA RAJONALE E K.K.K. PRONAVE ELBASAN, ne mungese

PERSONA TË TRETË: SYMIR DEMIRI, i perfaqesuar ne gjyq nga av. Spiro Kaso. ALBERT PALLOSHI, i perfaqesuar ne gjyq nga av. Spiro Kaso.ILIR DEMIRI, i perfaqesuar ne gjyq nga av. Spiro Kaso. ENKELEJDA DEMIRI (PICI), e perfaqesuar ne gjyq nga av. Spiro Kaso.ARIF STAMBOLLXHIU, i perfaqesuar ne gjyq nga av. Alket Hyseni.SHYQYRI ARAPI, i perfaqesuar ne gjyq nga av. Alket Hyseni.

OBJEKTI:Ndryshimi i vendimit nr.75, date 30.05.2006

te K.K.K.Pronave, Qarku Elbasan (Zyra Rajonale), lene ne fuqi me vendimin nr.200, date 09.08.2006

te Komitetit Shteteror te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Tirane. Baze Ligjore: Neni 42 i Kushtetutes;

nenet 118 e vijues dhe 137/3 te K.Pr.Administrative;nenet 1, 2, 18/2 te ligjit nr.9235, date 29.07.2004

“Per Kthimin dhe Kompensimin e Prones”, i ndryshuar me ligjin nr.9583, date 17.07.2006;

nenet 32, 153 dhe 324 te K.Pr.Civile.

262

Page 263: Tetor 2009

Gjykata e Shkalles se Pare Elbasan, me vendimin e ndermjetem nr.1916, date 23.07.2009, ka vendosur:

Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes civile me nr.990 akti, date 16.01.2009 me pale: Padites - Shpetim Palloshi; e Paditur - Zyra Rajonale e K.K.Pronave Elbasan; Persona te trete - Symir Demiri (Palloshi), Shyqyri Arapi, Albert Palloshi, Arif Stambollxhiu, Ilir Demiri, Enkelejda Demiri (Pici); me objekt: “Ndryshim i aktit administrativ, vendimi nr.75, date 30.05.2006 i Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Qarku Elbasan”.

Kundër këtij vendimi, ka ankim te veçante, pala e paditese, Shpetim Palloshi, me anën e të cilit ka kërkuar prishjen e vendimit te ndermjetem nr.1916, datë 23.07.2009 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe kthimin e çeshtjes per vazhdimin e gjykimit në të njëjtën gjykatë.

Si shkaqe të ankimit, pala ankuese ka paraqitur: - Vendimi i gjykates se shkalles se pare vjen ndesh me nenin 36 e vijues te K.Pr.Civile.

Gjykata ka interpretuar e zbatuar gabim ligjin ne lidhje me juridiksionin, ajo nga njera ane pranon faktin se pala paditese ka ndjekur rrugen administrative, nga ana tjeter çuditerisht e nxjerr çeshtjen jashte juridiksionit.

- Vendimi i gjykates se shkalles se pare vjen ne kudershtim me nenin 18 te ligjit nr.9235, date 29.07.2004 “Per Kthimin dhe Kompensimin e Prones”. Ne kuptim te ketij neni paditesi pasi ka ezauruar rrugen administrative, potencialisht ka patur te drejten (sikunder ka vepruar) per te vene ne levizje autoritetin gjyqesor. Logjika e perdorur nga gjykata nuk ka lidhje me ligjin organik te pronave dhe perben shkelje flagrante te parimeve te pergjithshme te sanksionuara ne K.Pr.Administrative.

- Vendimi i Gjykates se Shkallës së Parë Elbasan vjen ndesh me nenin 137 te K.Pr.Administrative dhe me vendimin unifikues nr.2, date 06.01.2009 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte. Pala paditese ka qene mjaft skurpuloze ne ndjekjen e procedures adminstrative dhe vetem pasi ka ezauruar kete rruge i eshte drejtuar juridiksionit te zakonshem.

- Vendimi i gjykates se shkalles se pare eshte rezultat i vleresimit te gabuar te tekstit integral te padise objekt gjykimi dhe i akteve provuese qe ndodhen ne fashikullin e gjykates.

- Vendimi i gjykates vjen ne kundershtim me vendimin nr.393, date 05.04.2007 te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte. Duke i dhene pergjigje kompetences tokesore te Gjykates se Shkallës së Parë Elbasan, ne mendojme se Gjykata e Larte e ka zgjidhur edhe çeshtjen e juridiksionit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; degjoi perfaqesuesin e paditesit,

avokatin Ardian Kalia, qe kerkoi prishjen e vendimit te ndermjetem nr.1916 akti, date 23.07.2009 te Gjykates se Shkallës së Parë Elbasan dhe kthimin e çeshtjes per vazhdimin e gjykimit ne ate gjykate; degjoi perfaqesuesit e personave te trete, av. Spiro Kaso dhe Alket Hyseni, te cilet kerkuan lenien ne fuqi te vendimit te ndermjetem me nr.1916 akti, date 23.07.2009 te Gjykates se Shkallës së Parë Elbasan; ne mungese te pales se paditur; Zyres Rajonale te Kthimit dhe Kompensimit te Prones te Qarkut Elbasan; dhe pasi e diskutoi çështjen ne teresi,

263

Page 264: Tetor 2009

V Ë R E NSe vendimi i ndermjetem, nr.1916, date 23.07.2009 i Gjykatës së Shkallës së Parë

Durres është marre ne interpretim e zbatim te gabuar te ligjit procedural civil dhe si i tille ai duhet te prishet e çeshtja te dergohet per vazhdimin e gjykimit, ne po ate gjykate.

A. Rrethanat e faktit.1. Paditesi Shpetim Palloshi, eshte trashegimtar ligjor i ish-pronarit Ahmet

Palloshi (i ati i tij). Ai eshte banor i qytetit te Elbasanit dhe ne zbatim te ligjit i eshte drejtuar Zyres Rajonale te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave te Qarkut Elbasan per njohjen dhe kthimin/kompensimin e prones se pretenduar prej tij.

2. Ka rezultuar e provuar nga aktet e administruara ne dosje se, Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave te Qarkut Elbasan, me vendim nr.75, date 30.05.2006, ka vendosur: “1. Ne baze te nenit 6 te ligjit nr.9235, date 29.04.2004 “Per Kthimin dhe Kompensimin e Prones” t’i njohe Ahmet Palloshi, Hamit Palloshi, Alemshah Palloshi, Nazmije Arapi e Fatime Palloshi (trashegimtareve Refik Palloshi, Shefikat Garunja, Demir Palloshi, Liri Labinoti, Emine Palloshi, Agim Palloshi, Hamid Palloshi, Shpetim Palloshi, Shyqyri Palloshi, Ruzhdi Palloshi, Arif Stamollxhiu, Petrit Stamollxhiu, Qemal Stamollxhiu, Benu Stamollxhiu, Ermira Stamollxhiu e Gentian Stamollxhiu), te drejten e pronesise per siperfaqen prej 15.360 m2 truall (zene me terren sportiv) sipas planvendosjes bashkengjitur.3. Ne baze te nenit 7 dhe 11 te ligjit te ligjit nr.9235, date 29.04.2004 “Per Kthimin dhe Kompensimin e Prones”, t’í kompensoje Ahmet Palloshi, Hamit Palloshi, Alemshah Palloshi, Nazmije Arapi e Fatime Palloshi (trashegimtareve Refik Palloshi, Shefikat Garunja, Demir Palloshi, Liri Labinoti, Emine Palloshi, Agim Palloshi, Hamid Palloshi, Shpetim Palloshi, Shyqyri Palloshi, Ruzhdi Palloshi, Arif Stamollxhiu, Petrit Stamollxhiu, Qemal Stamollxhiu, Benu Stamollxhiu, Musa Stamollxhiu, Ermira Stamollxhiu e Gentian Stamollxhiu) per siperfaqen prej 15.360 m2 truall (sipas planvendosjes bashkengjitur).

3. Kunder ketij vendimi, paditesi Shpetim Palloshi eshte ankuar ne organin epror te Zyres Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave te Qarkut Elbasan e konkretisht, prane Komitetit Shteteror te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Tirane.

4. Komiteti Shteteror i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Tirane, me vendimin nr.200, date 15.08.2006, ka vendosur: “Lenien ne fuqi te vendimit nr.75, date 30.05.2006, te Komisionit Vendor Qarku Elbasan”.

B. Procedurat gjyqësore5. Paditesi Shpetim Palloshi, duke mos qene dakord me kete vendim te Komitetit

Shteteror te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Tirane, i eshte drejtuar Gjykates se Shkallës së Parë Elbasan me kerkese padi, me objektin e cituar ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

6. Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, me vendimin civil nr.516, date 12.03.2007, ka vendosur:

Pranimin e kerkese padise. Ndryshimin e vendimit nr.75, date 30.05.2006 te marre nga K.V.K.K.P. te Qarkut Elbasan, i lene ne fuqi me vendimin nr.200, date 09.08.2006, te K.SH.K.K. Prones, ne kete menyre: prona e permendur dhe e pershkruar ne kete vendim njihet ne emer te ish pronarit te vetem te saj, te ndjerit Ahmet Palloshi (sot trashegimtareve te tij). Saktesimin e siperfaqes se permendur ne kete vendim nga 15.360 m2 ne 19.400 m2 ne kete menyre:

a) Me terrene sportive nje siperfaqe prej 13.616 m2.b) Nje siperfaqe prej 4.320 e zene me ndertime me leje e pa leje ndertimi.c) Me ndertime te tjera me siperfaqe 530 m2.d) Me rruge nje siperfaqe prej 934 m2.Skica nr.4 e aktit te ekspertimit eshte pjese perberese e ketij vendimi.

264

Page 265: Tetor 2009

7. Kunder ketij vendimi kane bere ankim personat e trete, Saimir Palloshi dhe Shyqyri Arapi, prane Gjykates se Apelit Durres.

8. Gjykata e Apelit Durres, pasi ka shqyrtuar çeshtjen, me vendimin civil nr.493, date 26.11.2008, ka vendosur:

Prishjen e vendimit civil nr.516, date 12.03.2007 te Gjykates se Shkallës së Parë Elbasan dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

9. Gjate rigjykimit te çeshtjes ne Gjykaten e Shkallës së Parë Elbasan, perfaqesuesi i personave te trete, av. Alket Hyseni, ka kerkuar nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

10. Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, me vendimin e ndermjetem nr.1916, date 23.07.2009, ka vendosur: “Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes civile me nr.990 akti, date 16.01.2009, me pale: Padites - Shpetim Palloshi; e Paditur - Zyra Rajonale e K.K.Pronave Elbasan; Persona te Trete Symir Demiri (Palloshi), Shyqyri Arapi, Albert Palloshi, Arif Stambollxhiu Ilir Demiri, Enkelejda Demiri (Pici); me objekt: Ndryshim i aktit administrativ, vendimi nr.75, date 30.05.2006 i Komisionit te Kthimit e Kompensimit te Qarkut Elbasan, lene ne fuqi me vendimin nr.200, date 09.08.2006 te K.SH.K.K.P. Tirane”.

C. Ne lidhje me vendimin e ankimuar.11. Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka arritur në përfundimin që

mosmarreveshja objekt i gjykimit nuk ben pjese ne juridiksionin gjyqesor, por ne ate administrativ.

12. Gjykata e shkalles se pare arsyeton se: “... paditesi, ndonese ka konsumuar rrugen administrative, ne gjykate kundershton vendimin e Zyres Rajonale te K.K.Pronave Qarku Elbasan, qe nuk eshte ne juridiksionin gjyqesor dhe jo vendimin e A.K.K.P. ne qender ...”.

13. Pasi ka cituar nenin 18 te ligjit nr.9235, date 29.07.2004 “Per Kthimin dhe Kompensimin e Prones”, i ndryshuar, gjykata e shkalles se pare vazhdon: “... nga analiza qe i behet kesaj dispozite dalim ne perfundimin se objekt i shqyrtimit gjyqesor jane vetem vendimet e dhena nga AKKP-ja ne qender dhe jo atyre te Zyres Rajonale te AKKP-ve ne qarqe ... perveç percaktimit te vendimit per te cilin paraqitet ankim ne gjykate, kjo dispozite percakton edhe gjykaten kompetente, ne varesi te disponimit te AKKP-se ne qender ... ne padine objekt gjykimi kundershtohet vendimi nr.75, date 30.05.2006, i Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Qarku Elbasan, lene ne fuqi me vedimin nr.200, date 09.08.2006, te Komitetit Shteteror te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Tirane ...”.

14. Duke u bazuar ne kete arsyetim, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka konkluduar se mosmarreveshja objekt i ketij gjykimi nuk i perket juridiksionit gjyqesor, por atij administrativ.

D. Arsyetimi ligjor.15. Shkaqet e parashtruara në rekurs, pasi u analizuan nga Kolegji Civil i Gjykatës së

Lartë, kanë rezultuar të bazuara në ligj (neni 472 i Kodit të Procedurës Civile) dhe si të tilla do të pranohen.

16. Siç eshte permendur me siper ne pjesen pershkruese-arsyetuese te ketij vendimi, nga aktet rezulton se paditesi Shpetim Palloshi i eshte drejtuar Gjykates se Shkallës së Parë Elbasan me kerkese padi me objekt: Ndryshim i aktit administrativ, vendimi nr.75, date 30.05.2006 i Komisionit te Kthimit e Kompensimit te Qarkut Elbasan, lene ne fuqi me vendimin nr.200, date 09.08.2006 te K.SH.K.K.P. Tirane”.

17. Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, bazuar ne percaktimet e nenit 59, te K.Pr.Civile (Gjykata ne çdo faze dhe shkalle te gjykimit, qofte dhe kryesisht, merr ne shqyrtim nese çeshtja qe shqyrton ben pjese ne juridiksionin gjyqesor, apo ate administrativ ...), mbi kerkesen e perfaqesuesit te personave te trete per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit

265

Page 266: Tetor 2009

gjyqesor, ka marre ne shqyrtim çeshtjen nese mosmarreveshja qe ka per shqyrtim, ben pjese ne juridiksionin gjyqesor apo ate administrativ.

18. Ne perfundim te shqyrtimit, gjykata e shkalles se pare ka arritur ne konkluzionin se shqyrtimi i kerkese padise se paraqitur nga paditesi Shpetim Palloshi nuk i perket juridiksionit gjyqesor, por atij administrativ.

19. Kolegji Civil i Gjykates se Larte e vlereson te gabuar, ne interpretim e zbatim te gabuar te ligjit, perfundimin e arritur nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan.

20. Ne ligjin nr.9235, date 29.07.2004, i ndryshuar me ligjin nr.9684, date 06.02.2007, ne nenin 18/1 percaktohet se: “... Kunder vendimit te njohjes te se drejtes se pronesise, kthimit dhe kompensimit te prones, si dhe te drejtave te tjera reale te AKKP-se ne qark, subjekti i shpronesuar, ose avokatura e shtetit kane te drejte te bejne ankim brenda 30 diteve nga njoftimi i ketij vendimi ne zyren e AKKP-se ne qender... Drejtori i Pergjithshem shqyrton edhe vendimet e dhena nga ish-komisionet vendore per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve, si dhe vendimet e ish-komisionet e rretheve ose bashkive per kthimin dhe kompesimin e pronave ish-pronareve... Pas shqyrtimit kryesisht ose shqyrtimit te ankimit, Drejtori i Pergjithshem i AKKP-se vendos: a. lenien ne fuqi te vendimit, b. shfuqizimin e vendimit dhe zgjidhjen ne themel te saj, c. kthimin per rishqyrtim ne zyren rajonale te AKKPse.

21. Ne veshtrim te ketij parashikimi te ligjvenesit, Drejtori i Pergjithshem ka te drejte, mbi bazen e kerkesave ankimore, qofte edhe kryesisht, te shqyrtoje çeshtjen dhe vendose: (i) lenien ne fuqi te vendimit, (ii) shfyqizimin e vendimit dhe zgjidhjen ne themel te saj, (iii) kthimin per rishqyrtim ne Zyren Rajonale te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave.

22. Pas shqyrtimit te kerkeses nga Drejtori i Pergjithshem, personi i interesuar (subjekti i shpronesuar), ose Avokatura e Shtetit, mund t’i drejtohet gjykates se shkalles se pare.

23. Kjo eshte procedura e percaktuar nga ligjvenesi, e parashikuar nga neni 18 i ligjit nr.9235, date 29.07.2004 “Per Kthimin dhe Kompensimin e Prones”, i ndryshuar me ligjin nr.9583, date 17.07.2006.

24. Ne respektim korrekt te ketij parashikimi ligjor, paditesi Shpetim Palloshi i eshte drejtuar fillimisht Agjensise Rajonale te Kthimit dhe Kompensimit te Prones, Qarku Elbasan.

25. Ne zbatim pikerisht te nenit 18 te ligjit nr.9235, date 29.07.2004 “Per Kthimin dhe Kompensimin e Prones”, i ndryshuar me ligjin nr.9583, date 17.07.2006, paditesi i eshte drejtuar AKKP-se ne qender, e cila me vendimin nr.200, date 15.08.2006, ka vendosur: “Lenien ne fuqi te vendimit nr.75, date 30.05.2006, te Komisionit Vendor Qarku Elbasan”.

26. Me kaq, paditesi Shpetim Palloshi e ka ezauruar plotesisht proceduren e ankimit administrativ ne te gjitha fazat e tij, procedure kjo e detyrueshme per t’u ndjekur.

27. Vetem pasi ka ndjekur rrugen e ankimit administrativ, paditesi i eshte drejtuar gjykates se shkalles se pare me kerkese padi, me objektin e cituar ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

28. Gjykata e shkalles se pare, ne menyre te gabuar, arrin ne perfundimin se kjo mosmarreveshje eshte objekt i shqyrimit administrativ dhe jo atij gjyqesor.

29. Arsyetimi i gjykates se shkalles se pare eshte kontradiktor ne konstatimet e bera dhe ne konkluzionet e arritura. Ajo nga njera ane pranon se: “... paditesi, ndonese ka konsumuar rrugen administrative ...”, nga ana tjeter konkludon se kjo mosmarreveshje eshte objekt i shqyrimit administrativ dhe jo atij gjyqesor, duke zgjidhur keshtu ne menyre te gabuar çeshtjen nese mosmarreveshja qe shqyrton ben pjese ne juridiksionin gjyqesor apo ate administrativ, detyrim ky i parashikuar ne nenin 59 te K.Pr.Civile.

30. Arsyetimi i gjykates se: “... objekt i shqyrtimit gjyqesor jane vetem vendimet e dhena nga AKKP-ja ne qender dhe jo atyre te Zyres Rajonale te AKKP-ve ne qarqe ... perveç percaktimit te vendimit per te cilin paraqitet ankim ne gjykate, kjo dispozite percakton edhe gjykaten kompetente, ne varesi te disponimit te AKKP-se ne qender ... ne padine objekt

266

Page 267: Tetor 2009

gjykimi kundershtohet vendimi nr.75, date 30.05.2006 i Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Qarku Elbasan, lene ne fuqi me vednimin nr.200, date 09.08.2006 te Komitetit Shteteror te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Tirane ...”, eshte i gabuar.

31. Zgjidhja e çeshtjes nese mosmarreveshja qe gjykata ka per shqyrtim ben pjese ne juridiksionin gjyqesor apo ate administrativ, eshte nje gje dhe zgjidhja e problemeve te tjera qe dalin gjate shqyrtimit gjyqesor si legjitimimi i paleve, gjetja e sakte e bazes ligjore apo zgjidhja e kompetences tokesore per te cilen aludon gjykata e shkalles se pare ne vendimin e saj, eshte nje gje tjeter.

32. Formimi i gabuar i ndergjyqesise (thirrja me cilesine e te paditurit e Zyres Rajonale te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Prones dhe jo e Agjensise Qendrore te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Prones Tirane), nga ana e pales paditese, nuk passjell nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, siç arsyeton gjykata e shkalles se pare.

33. E thene ndryshe, mungesa e legjitimitetit pasiv ne rastin tone (por qofte edhe atij aktiv), mund te perbeje shkak qe passjell rrezimin e padise, por kurrsesi mungesen e juridiksionit gjyqesor.

34. Nje çeshtje (mosmarreveshje) qe e ka ezauruar gjithe rrugen administrative, nuk mund te rishqyrtohet me brenda ketij juridiksioni, siç gabimisht ka konkluduar dhe vendosur Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan.

E. Në lidhje me zgjidhjen e çështjes.35. Gjykatës e Shkallës së Parë Elbasan ka kuptuar dhe zbatuar gabim ligjin, ajo ne

menyre te gabuar ka vendosur “Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes”.36. Në kushtet e parashtruara, vendimi i ndermjetem nr.1916, date 23.07.2009 i Gjykatës

se Shkallës së Parë Elbasan, do te prishet e çeshtja te dergohet per vazhdimin e gjykimit ne ate gjykate.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e nenit 59 të Kodit të Procedurës

Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit te ndermjetem nr.1916, date 23.07.2009 te Gjykates se Shkallës së

Parë Elbasan dhe dergimin e çeshtjes per vazhdimin e gjykimit, ne po ate gjykate.

Tiranë, më 27.10.2009

267

Page 268: Tetor 2009

Nr.31001-01299-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1294 i Vendimit (344)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesMirela Fana Anetare Besnik Imeraj Anetar Evelina Qirjako Anetare Aleksander Muskaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 29.09.2009 dhe 27.10.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me pale:

PADITËS: “DELTA 1”, perfaqesuar ne gjyq nga av. Petraq Gusho.

I PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E TATIMEVE TIRANE, perfaqesuar ne gjyq nga Avokati Shtetit Kadri Skera. DREJTORIA E APELIMIT TATIMOR PRANE MINISTRISE SE FINACAVE, perfaqesuar ne gjyq nga Avokati i Shtetit Kadri Skera.

OBJEKTI:Kundershtimi i Vleresimit Tatimor.

Kundershtimi i Vendimit te Komisionit te Apelimit nr.491, date 10.07.2008.Baza Ligjore: Neni 324 e vijues i K.Pr.Civile,

nenet 108 dhe 109 te K.Pr.Administrative, Ligji nr.9920, date 19.05.2008 “Per Procedurat Tatimore ne R.SH.”.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.6111, date 08.07.2009, ka vendosur:

Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes civile me nr.1971, date 08.07.2009.

Kunder ketij vendimi ka bere ankim te veçante pala paditese, “Delta 1” sh.p.k., me anen e te cilit ka kerkuar prishjen e vendimit nr.6111, date 08.07.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, e cila ka nxjerre çeshtjen civile me nr.1971 akti, date 08.07.2009 jashte juridiksionit gjyqesor.

268

Page 269: Tetor 2009

Si shkaqe te rekursit pala paditese ka paraqitur: - Vendimi i mesiperm i Gjykates se Shkalles se Pare Tirane vjen ne kundershtim

flagrant me dispozitat e Kodit te Procedures Civile, qe bejne fjale per juridiksionin dhe kompetencen dhe sidomos, vjen ne kundershtim me Vendimin Unifikues te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte me nr.3, date 12.02.2008.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Aleksander Muskaj; degjoi perfaqesuesin e pales

paditese, av. Petraq Gusho, i cili kerkoi prishjen e vendimit nr.6111, date 08.07.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe kthimin e çeshtjes prane asaj gjykate, me tjeter trup gjykues; degjoi perfaqesuesin e pales se paditur, av. e shtetit Kadri Skera, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit nr.6111, date 08.07.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe si e shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NSe vendimi nr.6111, date 08.07.2009 i Gjykates se Shkalles se Pare Tirane eshte

marre ne zbatim korrekt te ligjit e si i tille ai duhet te lihet ne fuqi.I. Rrethanat e faktit. 1. Pala paditese “Delta 1” sh.p.k., me perfaqesues ligjor Drini Baboçi, me objekt te

veprimtarise ne fushen e ndertimeve civile, figuron e regjistruar me vendim gjyqesor ne daten 06.09.1996 dhe me nr.NIPT K2172800W.

2. Pala e paditur, Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tirane, pas kontrrollit te ushtruar prane pales paditese “Delta 1” sh.p.k., per periudhen Dhjetor 2004 deri ne Dhjetor 2008, ka konstatuar se kjo shoqeri rezulton debitore.

3. Mbi kete baze, pala e paditur ka nxjerre “Njoftim Vleresimin Tatimor”, duke aplikuar edhe penalitetet per shumen prej 7.890.840 leke, ku perfshihet 4.100.960 leke T.V.SH. dhe 3.789.885 leke detyrimet per sigurimet shoqerore. Gjithashtu detyrimet per tatim fitimin per vitin 2007 kapin shumen prej 25.168.229 leke, e llogaritur kjo shume me te ardhurat e realizuara nga shitja ne ndertim, te rivleresuar, per shumen 187.211.299 leke.

4. Pala paditese, “Delta 1” sh.p.k., ka bere ankim kunder “Njoftimit te Vlersimit Tatimor” ne Drejtorine e Apelimit Tatimor, prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, e cila me vendimin nr.212, date 05.05.2008, mbi ankimin e subjektit padites, ka vendosur: “ ... te mos marre ne shqyrtim kerkesen per apelim te bere nga shoqeria, pasi nuk ploteson kushtin ligjor, nuk ka parapaguar detyrimet pa gjoba e interesa te Njoftim Vleresimit Tatimor nr.151/3 i prot., date 05.03.2008, nxjerre nga Dega e Tatimeve Tirane ...”.

5. Pala paditese, “Delta 1” sh.p.k., ka bere ankim kunder ketij vendimi te Drejtorise se Apelimit Tatimor ne Komisionin e Apelimit te Tatimeve prane Ministrise se Financave, me date 11.06.2008.

6. Pala e paditur, Komisioni i Apelimit Tatimor prane Ministrise se Financave, me vendimin nr.491, date 10.07.2008, ka vendosur: “... te lere ne fuqi vendimin nr.4316/1 prot., date 05.05.2008, percjelle me shkresen nr.4316/2 prot., date 08.05.2008, me te njejtat argumenta dhe arsyetim i perdorur nga kjo e fundit. Tatimpaguesi nuk verteton parapagimin e te gjithe detyrimit sipas ligjit, te Njoftim Vleresimit nr.151/3, date 05.03.2008 te Deges se Tatimeve Tirane ...”.

7. Me shkresen nr.542/1 prot., date 15.07.2008, eshte njoftuar Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, Dega e Tatimpaguesve te Medhenj, te cilet kane njoftuar palet e interesuara per detyrimin tatimor.

269

Page 270: Tetor 2009

8. Pala paditese “Delta 1” sh.p.k., i eshte drejtuar Gjykates se Shkalles se Pare Tirane me kerkese padi, me anen e se ciles ka kerkuar kundershtimin e Vleresimit Tatimor, kundershtimin e vendimit te aktit administrativ me nr.491, date 10.07.2008 te Komisionit te Apelimit Tatimor prane Ministrise se Financave.

9. Kerkimi i pales paditese “Delta 1” sh.p.k., bazohet ne nenet 324 e vijues te K.Pr.Civile, ne nenet 108 e 109 te K.Pr.Administrative, si dhe ne ligjin nr.9920, date 19.05.2008 “Per Procedurat Tatimore ne R.SH.”.

10. Pala paditese, “Delta 1” sh.p.k., ka kerkuar pakesimin e objektit te padise, duke kundershtuar “Njoftim Vleresimin Tatimor” nr.105/3, date 05.03.2008, vetem per pjesen qe i takon pikes 10, e qe ben fjale per detyrimin per te paguar tatim-fitimin mbi shitjen e objektit.

11. Ne seancen e dates 08.07.2009, perfaqesuesit e pales se paditur dhe Avokati i Shtetit kane kerkuar qe çeshtja te dale jashte juridiksionit gjyqesor, pasi sipas pales se paditur, i perket juridiksionit administrativ.

12. Pala paditese, “Delta 1” sh.p.k., ka kundershtuar pretendimin e pales se paditur, duke kerkuar rrezimin e kerkeses per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, vazhdimin e gjykimit dhe zgjidhjen e çeshtjes ne themel.

13. Ne perfundim, Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.6111, date 08.07.2009, ka vendosur nxjerrjen e çeshtjes civile me nr.1971 akti, jashte juridiksionit gjyqesor.

14. Pala paditese, “Delta 1” sh.p.k., e ka ankimuar vendimin, duke argumetuar se vendimi eshte i pambeshtetur ne ligj, me shkaqet e pretendimet e cituara ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

II. Arsyetimi juridik.15. Nga aktet e administruara rezulton se pala paditese, “Delta 1” sh.p.k., i eshte

drejtuar Gjykates se Shkalles se Pare Tirane me kerkese padi, me objekt “kundershtimin e Vlersimit Tatimor, kundershtimin e vendimit te Komisionit te Apelimit, aktit administrativ me nr.491, date 10.07.2008”.

16. Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, bazuar ne percaktimet e nenit 59 te K.Pr.Civile (Gjykata ne çdo faze dhe shkalle te gjykimit, qofte edhe kryesisht, merr ne shqyrtim nese çeshtja qe shqyrton ben pjese ne juridiksionin gjyqesor apo ate administrativ ...), mbi kerkesen e pales se paditur per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, ka marre ne shqyrtim çeshtjen nese mosmarreveshja qe ka per shqyrtim ben pjese ne juridiksionin gjyqesor, apo ate administrativ.

17. Ne perfundim te shqyrtimit, Gjykata e Shkalles se Pare Tirane ka arritur ne konkluzionin se pala paditese Shoqeria “Delta 1” sh.p.k. nuk e ka konsumuar rrugen administrative, e ne te tilla rrethana kerkese padia nuk mund te shqyrtohet ne themel dhe çeshtja duhet te nxirret jashte juridiksionit gjyqesor.

18. Kolegji Civil i Gjykates se Larte e vlereson te drejte perfundimin e arritur nga Gjykata e Shkalles se Pare Tirane.

19. Pala paditese, Shoqeria “Delta 1” sh.p.k., perpara se t’i drejtohej me ankim organit me te larte administrativ, duhej te paguante detyrimin tatimor.

20. Pasi te bente parapagimin ne respektim te ligjit, pala paditese, “Delta 1” sh.p.k., duhej t’i drejtohej me ankim administrativ Drejtorise se Apelimit Tatimor prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve.

270

Page 271: Tetor 2009

21. Kunder vendimit te Drejtorise se Apelimit Tatimor prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, pala paditese ne respektim te rregullit te parashikuar ne nenin 55, pika 4, shkronja “c” te ligjit te 8560, date 22.11.1999 “Per Procedurat Tatimore ne R.SH.”, duhej te ankohej ne Komisionin e Apelimit te Tatimeve prane Ministrise se Finacave dhe vetem pas vendimit te ketij te fundit, mund t’i drejtohej gjykates se shkalles se pare me kerkese padi.

22. Aktet administative te vleresimit tatimor, si edhe ato te gjobave dhe penaliteteve te vendosura nga autoritetet tatimore, jane te tilla qe mund te goditen ne rruge gjyqesore vetem pasi te jete ezaururar me pare rruga administrative.

23. Kjo per shkak se ligji i posaçem e konkretisht, ligji nr.8560, date 22.11.1999, i ndryshuar me ligjin nr.9920, date 19.05.2008 “Per Procedurat Tatimore ne R.SH.”, i cili rregullon marredheniet e posaçme ne fushen e tatimeve, parashikon ne menyre te detyrueshme ndjekjen e nje procedure administrative per shqyrtimin e akteve te cituara ne paragrafin e mesiperm te ketij vendimi (... tatimpaguesi, pasi ka ndjekur te gjitha shkallet e ankimit administrativ te parashikuar ne kete ligj, ka te drejte t’i drejtohet gjykates, neni 59 i ligjit nr.5860, date 22.12.1999 “ Per Procedurat Tatimore ne R.SH.”).

24. Po keshtu, ne nenin 107 te ligjit nr.9920, date 19.05.2008 “Per Procedurat Tatimore ne R.SH.”, eshte percaktuar se: “ ... 1) Tatimpaguesi, i cili kerkon te ankimoje, sipas pikes 1 te nenit 106 te ketij ligji, duhet qe, bashke me ankesen, te paguaje shumen e plote te detyrimit tatimor, te percaktuar ne njoftimin e vleresimit te administrates tatimore. 2) Shuma e paguar sipas pikes 1 te ketij neni, perjashton gjobat e perfshira ne vleresimin tatimor te ankimuar. 3) Ankimi merret ne shqyrtim vetem kur tatimpaguesi ka paguar detyrimin tatimor, qe eshte subjekt i ankimit ...”.

25. Ne veshtrim te ketij parashikimi ligjor, nisur nga fakti qe nuk eshte paguar shuma e vleres se aktit administrativ, si parakusht per shqyrtimin e ankimit ndaj akteve administrativ te Drejtorive Rajonale te Tatim Taksave, organi me i larte i administrates nuk e ka marre ne shqyrtim ankimin e pales paditese.

26. Moskryerja e ketij detyrimi ligjor qe nuk lejon ndjekjen e rruges administrative, ben te pamundur qe akti administrativ te ankimohet ne rruge gjyqesore, ne respektim te rregullit te parashikuar ne piken 4 te dispozites se cituar me siper.

27. Ne rastin konkret, meqenese pala paditese “Delta 1” sh.p.k., nuk ka paguar detyrimin ne perputhje me percaktimet e ligjvenesit, me te drejte pala e paditur nuk e ka marre ne shqyrtim ankimin e paraqitur prej saj.

28. Ne te tilla rrethana, ka rezultuar se pala paditese, Shoqeria “Delta 1” sh.p.k., nuk e ka ezauruar rekusin administrativ.

29. Ne keto kushte, mosmarreveshja objekt i ketij gjykimi eshte mosmarreveshje administrative dhe per kete shkak nuk mund te shqyrtohet nga gjykata.

III. Ne lidhje me ankimin.30. Shkaqet e parashtruara në ankimin e veçante, pasi u analizuan nga Kolegji Civil i

Gjykatës së Lartë, kanë rezultuar të pabazuara në ligj (Neni 472 i Kodit të Procedurës Civile) dhe si të tilla, nuk do të pranohen.

31. Pretendimi i ngritur ne ankimin e veçante nga ana e pales paditese se: “ ... ne seancen gjyqesore, paditesi ka kundershtuar Njoftim Vleresimin nr.151 prot., date 05.03.2008, jo persa i perket menyres se llogaritjes se tatim fitimit, por e ka kundershtuar per pavlefshmeri per shkak se vjen ne kundershtimin me Udhezimin nr.10910/1, date 30.11.2006 te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve ...”, gjendet i pabazuar ne ligj.

271

Page 272: Tetor 2009

(i) Ndryshe nga sa eshte pretenduar ne ankim, objekti i gjykimit i percaktuar nga vete pala paditese nepermjet ushtrimit te kerkese padise (parimi i disponibilitetit), eshte: “Kundershtimi i Vlersimit Tatimor, kundershtimin e vendimit te Komisionit te Apelimit, aktit administrativ me nr.491, date 10.07.2008”.

(ii) Ligji i posaçem i permendur me siper ne pjesen pershkruese arsyetuese te ketij vendimi, kur flet per goditjen e akteve administrative te Vleresimit Tatimor, si dhe gjobave te vendosura dhe percakton se ato jane te tilla qe mund te goditen ne rruge gjyqesore vetem pasi te jete ezaururar me pare rruga administrative, nuk ben dallim nese ato goditen pjeserisht apo teresisht, per pavlefshmeri relative apo absolute, per formen apo per themelin.

(iii) Vete pala paditese, duke qene e bindur per kete detyrim ligjor, i eshte drejtuar me ankim Drejtorise se Apelimit Tatimor prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve dhe Komisionit te Apelimit Tatimor prane Ministrise se Financave duke kundershtuar aktin administrativ te nxjerre nga Dega e Tatimeve Tirane, pra ne respektim te ligjit, duke filluar procedurat per ndjekjen e rruges administrative.

(iv) Ndryshe nga sa ka pretenduar pala paditese, gjykata e shkalles se pare e ka kuptuar drejte thelbin e çeshtjes. Ne thelb pala paditese ka kerkuar, goditjen e aktit administrativ nr.491, date 10.07.2008 te Drejtorise Rajonale te Tatimeve Tirane, i cili permban: “ ... pagimin e detyrimt tatimor dhe penalitetet per periudhen dhjetor 2004 deri me dhjetor 2008”.

32. Edhe pretendimi tjeter i pales paditese “Delta 1” sh.p.k. se: “ ... ndonese perfaqesuesi i te paditurit, mbi kerkimin tone, nuk paraqiti bazen juridike te nxjerrjes e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, gjykata mori ne konsiderate kerkesen, pa arsyetuar shkaqet qe kane çuar ne nxjerjen e çeshtjes jashte juridiksionit...”, eshte i pabazuar.

33. Baza juridike e kerkimit te pales se paditur, per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit, eshte neni 56 dhe 57 i ligjit nr.8560, date 22.12.1999, si dhe neni 107 i ligjit nr.9920, date 19.05.2008 “Per Procedurat Tatimore ne R.SH.” dhe pala e paditur e ka bere prezent kete perpara gjykates.

34. Gjithsesi, ne veshtrim te parashikimit ligjor te bere nga ligjvenesi ne nenin 59 te K.Pr.Civile edhe pa patur kerkim nga palet pjesemarrese ne proçes, gjykata eshte e detyruar qe, ne çdo faze dhe shkalle te gjykimit, qofte edhe kryesisht, te marre ne shqyrtim nese çeshtja qe shqyrton ben pjese ne juridiksionin gjyqesor apo ate administrativ.

35. Te pabazuar e gjen Kolegji Civil i Gjykates se Larte edhe pretendimin e ngritur nga perfaqesuesi i pales paditese se gjykata duhej te pranonte per shqyrtim çeshtjen, pasi pala paditese ka pakesuar objektin e padise dhe ka kerkuar kundershtimin e “Njoftim Vleresimit Tatimor” nr.151 prot., date 05.03.2008, vetem per pjesen qe i takon pikes 10 e qe ben fjale per detyrimin per te paguar tatim-fitimin per shitjen e objektit.

36. Rezulton e provuar se, pala paditese ka pakesuar objektin e padise, duke kerkuar kundershtimin e “Njoftim Vleresimit Tatimor” vetem per piken 10 te tij, ate te detyrimit per pagimin e tatimit per shitje te objektit, duke pretenduar se per kete detyrim akti administrativ objekt i ketij shqyrtimi, eshte relativisht i pavlefshem.

37. Pavaresisht argumetit te perdorur nga pala paditese, pika 10 e “Njoftim Vleresimit Tatimor” qe kundershtohet nga pala paditese, eshte pjese e aktit administrativ nr.105/3, date 05.03.2008, objekt shqyrtimi dhe si i tille, rregullat procedurale te vendosura nga ligjvenesi per kundershtimin e aktit ne teresi jane te njejta edhe per pjese te veçanta te tij (natyrisht ne proporcion te drejte me ate pjese qe kundershtohet ne lidhje me vleren).

IV. Ne lidhje me zgjidhjen e çeshtjes.38. Gjykata e Shkalles se Pare Tirane ka kuptuar dhe zbatuar drejt ligjin. Ajo

(gjykata), me te drejte ka vendosur nxjerrjen e çeshtjes objekt gjykimi, jashte juridiksionit gjyqesor.

272

Page 273: Tetor 2009

39. Ne kushtet e parashtruara, vendimi nr.6111, date 08.07.2009 i Gjykates se Shkalles se Pare Tirane eshte i drejte dhe do te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar ne percaktimet e nenit 59, te K.Pr.Civile,

V E N D O S I Lenien ne fuqi te vendimit nr.6111, date 08.07.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare

Tirane.

Tirane, me 27.10.2009.

273

Page 274: Tetor 2009

Nr.31003-01491-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1293 i Vendimit (345)

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përberë nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvjeni Sinoimeri AnëtareEvelina Qirjako AnëtareMirela Fana AnëtareAleksandër Muskaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 27.10.2009, mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: SHOQERIA “ALB-CANAJ” SH.P.K., perfaqesuar ne gjyq nga av.Gramoz Çela.

I PADITUR: DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE, perfaqesuar ne gjyq nga Avokati i Shtetit Kadri Skera.DREJTORIA E APELIMIT TATIMOR PRANE DREJTORISE SE PERGJITHSHME TE TATIMEVE, perfaqesuar ne gjyq nga Avokati i Shtetit Kadri Skera.

OBJEKTI:Konstatimin si te pavlefshem te proces-verbalit te konfiskimit

nr.0058993, i mbajtur ne Durres ne date 06.09.2008 i Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve.

Detyrimin e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve te heqe konfiskimin e 40640 kg mineral kromi (Cr2O3) dhe kthimin e tij. Detyrimin e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve

te paguaje demin e shkaktuar nga konfiskimi i paligjshem. Detyrimin e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve

te paguaje shpenzimet gjyqesore. Baza Ligjore: Nenet 106, 154, 324, 328 te K.Pr.Civile;

nenet 116, 117 te K.Pr.Administrative; Ligji nr.9920, date 19.05.2008 “Per Procedurat Tatimore ne R.SH.”,

nenet 608 dhe 640 e vijues te Kodit Civil.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin civil nr.2504 akti, date 01.06.2009, ka vendosur:

Rrezimin e kerkeses per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor si te pabazuar ne ligj dhe prova.

274

Page 275: Tetor 2009

Kunder ketij vendimi, ka bere ankim te veçante pala e paditur, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve dhe Avokatura e Shtetit, me anen e te cilit kane kerkuar, prishjen e vendimit nr.2504 akti, date 01.06.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe nxjerrjen e çeshtjes me pale paditese shoqeria “Alb-Canaj” sh.p.k., me te paditur Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, me objekt: pavlefshmeri te proces-verbaleve te konfiskimit, jashte juridiksionit gjyqesor.

Si shkaqe të ankimit, pala ankuese ka paraqitur: - Pala paditese, Shoqeria “Alb-Canaj” sh.p.k., perpara se t’í drejtohej gjykates me padi,

ne zbatim te nenit 18/a e 137, pika 1 dhe 2 te K.Pr.Administrative, nenit 328/1 te K.Pr.Civile, nenit 107, pika 4 e ligjit “Per Procedurat Tatimore ne R.SH.”, duhet te shteronte me pare rekursin administrativ perpara organit qe ka nxjerre aktin.

- Ne keto raste, shqyrtimi behet nga Drejtoria Rajonale ose Drejtoria e Investigimit (Taske-Force) dhe sipas percaktimeve te nenit 139, pika 1/a dhe 124, pika 1 te K.Pr.Administrative, ne organin epror, Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve.

- Vendimi i mesiperm i Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, vjen ne kundershtim flagrant me dispozitat e Kodit te Procedures Civile qe bejne fjale per juridiksionin dhe kompetencen dhe sidomos, vjen ne kundershtim me Vendimin Unifikues te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, nr.3, date 12.02.2008.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Aleksander Muskaj; degjoi perfaqesuesin e pales se

paditur, avokatin e shtetit Kadri Skera, qe kerkoi prishjen e vendimit nr.2504 akti, date 01.06.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor; degjoi perfaqesuesit e pales paditese, avokat Gramoz Çela, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te ndermjetem me nr.2504 akti, date 01.06.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe si e shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NSe vendimi nr.2504 akti, date 01.06.2009 i Gjykates se Shkalles se Pare Tirane eshte i

drejte persa i perket vendimmarrjes dhe si i tille ai duhet te lihet ne fuqi, por me tjeter arsyetim.

A. Rrethanat e faktit (dhe pretendimet e paleve).1. Pala paditese “Alb-Canaj” sh.p.k., me administrator Urim Canaj, i regjistruar

ne Degen e Tatim Taksave Mat me date 30.03.2002, me nr.NIPT-I K 0772990 W, i pajisur nga Ministria e Ekonomise dhe e Energjitikes me lejen nr.481, date 02.08.1999, ushtron veprimtari tregtare me objekt import-eksport, shfrytezim te mineralit te Kromit.

2. Grupi i kontrollit te Sektorit te Zbatimit (Task-Force), strukture prane pales se paditur Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, gjate ushtrimit te kontrollit ne rrugen afer Portit te Durresit, ne daten 06.09.2008, ka konstatuar se pala paditese “Alb-Canaj” sh.p.k., bente transportimin e nje sasie mineral kromi, te pa shoqeruar me dokumente tatimore.

3. Grupi i kontrollit te Sektorit te Zbatimit (Task-Force) ka konstatuar se pala paditese gjendet perpara shkeljeve administrative ne formen e kundervajtjes administrative. Per kete shkak, ka mbajtur ne vend proces-verbalin perkates me nr.0058993, duke vendosur edhe denimin administrativ qe parashikon ligji per kete rast, konfiskimin e te gjithe sasise se mineralit te kromit qe transportohej ne kundershtim me ligjin.

4. Ky denim eshte i mbeshtetur ne kompetencen dhe percaktimet qe parashikon neni 121 i ligjit nr.9920, date 19.05.2008 “Per Procedurat Tatimore ne Republiken e Shqiperise”.

275

Page 276: Tetor 2009

5. Pala paditese, Shoqeria “Alb-Canaj” sh.p.k., duke pretenduar se nuk ka kryer ndonje kundervajtje administrative, i eshte drejtuar Gjykates se Shkalles se Pare Tirane me kerkese padi, me anen e se ciles ka kerkuar “Konstatimin si te pavlefshem te proces-verbalit te konfiskimit nr.0058993 i mbajtur ne Durres, me daten 06.09.2008 te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve dhe detyrimin e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve te heqe konfiskimin e 40.640 kg mineral kromi dhe kthimin e tij. Detyrimin e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve te paguaje demin e shkaktuar nga konfiskimi i paligjshem. Detyrimin e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve te paguaje shpenzimet gjyqesore”.

6. Ne te njejten kohe, pala paditese, Shoqeria “Alb-Canaj” sh.p.k., duke vleresuar se ligji i lartpermendur i njeh te drejten e paraqitjes se ankimit administrativ ne Drejtorine e Apelimit Tatimor prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, me daten 19.09.2008, ka depozituar ankimin perkates.

7. Pala e paditur, Drejtoria e Apelimit Tatimor, ne pergjigjen me shkresen nr.11431/2/1 prot., date 22.10.2008, njofton paditesin se, me vendimin nr.1355, date 10.10.2008, ka vendosur te refuzoje ankimin e paditesit, per shkak se e konsideron ankimin te papranueshem, duke mos e marre ne shqyrtim pasi akti administrativ objekt i ketij ankimi eshte akt i krahasueshem me nje mase te mbledhjes me force.

8. Sipas pales se paditur, keto lloj masash nuk jane nga ato te parashikuara ne nenin 106 te ligjit 9920, date 19.05.2008, pra nuk jane objekt apelimi administrativ ne Drejtorine e Apelimit Tatimor. Per sa siper, pala e paditur nuk e ka marre ne shqyrtim ankimin e pales paditese, Shoqeria “Alb-Canaj” sh.p.k., duke i kujtuar asaj (pales paditese) te drejten e ankimit kunder ketij vendimi ne gjykate brenda 30 diteve.

B. Procedurat gjyqësore9. Pas ketij vendimi te pales se paditur, pala paditese, me daten 19.09.2008, i eshte

drejtuar Gjykates se Shkalles se Pare Tirane me nje tjeter kerkese padi, me objekt “Anullimin e aktit administrativ, proces-verbalit te konfiskimit nr.0058993, date 06.09.2008 te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, vendimit nr.1355, date 10.10.2008 te te paditurit, Drejtoria e Apelimit Tatimor prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve”.

10. Pala e paditur dhe avokatura e shtetit kane kerkuar bashkimin e te dy gjykimeve ne nje gjykim te vetem, kerkese kjo e pranuar nga gjykata.

11. Kerkimi i pales paditese, “Alb-Canaj” sh.p.k., bazohet ne nenet 106, 154, 324 e 328 te K.Pr.Civile, si dhe ne nenet 116 e vijues te K.Pr.Administrative, ne ligjin nr.9920, date 19.05.2008 “Per Procedurat Tatimore ne R.SH.”, Udhezimin nr.24, date 02.09.2008 te Ministrit te Financave dhe nenet 608 dhe 640 e vijues i Kodit Civil.

12. Ne seancen gjyqesore te dates 18.05.2008, perfaqesuesit e pales se paditur dhe Avokati i Shtetit kane kerkuar qe çeshtja te dale jashte juridiksionit gjyqesor, pasi, sipas pales se paditur, ajo i perket juridiksionit administrativ dhe jo atij gjyqesor.

13. Pala paditese, Shoqeria “Alb-Canaj” sh.p.k., ka kundershtuar pretendimin e pales se paditur, duke kerkuar rrezimin e kerkeses per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit, vazhdimin e gjykimit dhe zgjidhjen e çeshtjes ne themel.

14. Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, bazuar ne percaktimet e nenit 59 te K.Pr.Civile (Gjykata ne çdo faze dhe shkalle te gjykimit, qofte dhe kryesisht, merr ne shqyrtim nese çeshtja qe shqyrton ben pjese ne juridiksionin gjyqesor apo ate administrativ...), mbi kerkesen e pales se paditur per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, ka marre ne shqyrtim çeshtjen nese mosmarreveshja, qe ka per shqyrtim, ben pjese ne juridiksionin gjyqesor apo ate administrativ.

15. Ne perfundim, Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.2504 akti, date 01.06.2009, ka vendosur: “Rrezimin e kerkeses per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, si te pabazuar ne ligj e prova”.

276

Page 277: Tetor 2009

16. Kundër këtij vendimi ka bere ankim te veçante pala e paditur, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve dhe Avokatura e Shtetit, me anen e te cilit kane kerkuar prishjen e vendimit nr.2504 akti, date 01.06.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, me shkaqet dhe pretendimet e cituara me siper, ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

C. Arsyetimi ligjor i vendimit.17. Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, ne menyre te gabuar,

arsyeton se: “…paditesi, brenda afatit ligjor 30 ditor, ka paraqitur ankim ne Drejtorine e Apelimit Tatimor kunder aktit te konstatimit te kundervajtjes administrative dhe dhenies se mases se konfiskimit te mallit, e cila nga ana e saj ka vendosur te refuzoje ankimin, per shkak se ka konsideruar te papranueshem ate ... ne kete menyre, paditesi ka permbushur detyrimet qe rrjedhin nga neni 328 i K.Pr.Civile, neni 137 i K.Pr.Administrative dhe nenet 106 e vijues te Kreut te XIII te ligjit 9920, date 19.05.2008 “Per Procedurat Tatimore”, keshtu qe, sipas nenit 108 dhe pikes 2 te nenit 109 te ketij ligji, paditesit i ka lindur e drejta te paraqese ankimin ne gjykate kunder vendimit te Drejtorise se Apelimit Tatimor ...”.

18. Me kete arsyetim, gjykata pranon se qendrimi i Drejtorise se Apelimit Tatimor per refuzimin e shqyrtimit te ankimit eshte i pambeshtetur ne ligj. Per sa siper, gjykata ka arritur ne perfundimin se paditesi ka ezauruar rrugen administrative te ankimit dhe çeshtja eshte ne juridiksionin gjyqesor.

19. Kolegji Civil i Gjykates se Larte, vlereson se disponimi i vendimit te gjykates se shkalles se pare per mospranimin e kerkeses per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor eshte i mbeshtetur ne ligj, por ky Kolegj vlereson se gjykata e shkalles se pare ka mbeshtetur vendimin e saj edhe ne disa arsyetime e perfundime, qe jane rrjedhoje e interpretimit te gabuar te dispozitave procedurale civile, si dhe atyre te ligjit material e procedural administrativ. Prandaj, vendimi i gjykates se shkalles se pare duhet te lihet ne fuqi, por me nje tjeter arsyetim.

20. Ky Kolegj vlereson se ne ankimin e Avokatures se Shtetit, me te drejte parashtrohet qe Drejtoria e Apelimit Tatimor nuk ka ne kompetence te shqyrtoje ankime, kunder akteve te nxjerra per konstatimin dhe caktimin e denimit per veprime apo mosveprime qe perbejne kundervajtje administrative, ne veshtrim te kreut te XVI-te te ketij ligji.

21. Gjykata e shkalles se pare interpreton ne menyre te gabuar ligjin, kur shprehet se paditesi ka permbushur detyrimin ligjor per te paraqitur ankimin administrativ dhe se e ka ezauruar rrugen administrative te ankimit. Ne kete menyre, gabimisht gjykata ka pranuar se kunder akteve te konstatimit te kundervajtjes administrative dhe caktimit te mases se konfiskimit (sipas nenit 121 te ligjit nr.9920, date 15.09.2008), paditesi kishte detyrimin qe t’i drejtohej me ankim nje organi administrativ, pas pergjigjes se te cilit, duhet te konsiderohet se ankuesi e ka ezuruar kete rruge ankimi.

22. Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se per zgjidhjen e çeshtjes objekt gjykimi, perfshi edhe juridiksionin e zbatueshem, gjykata duhet te mbeshtet ne dispozitat me karakter te pergjithshem per zgjidhjen e mosmarreveshjeve administrative te K.Pr.Civile (neni 324-333), ato te K.Pr.Administrative, ne dispozitat e ligjit nr.7697, date 07.04.1993“Per kundervajtet administrative”, si edhe ne dispozitat me natyre te posaçme per objektin e gjykimit, te parashikuara ne ligjin nr.9920, date 19.05.2008, “Per Proceduarat Tatimore ne Republiken e Shqiperise”.

23. Ne nenin 328 te K.Pr.Civile parashikohet se padia kunder nje akti administrativ mund te paraqitet ne gjykate pas dhenies se vendimit te organit administrativ kompetent per shqyrtimin e ankeses, perveç se kur ligji parashikon ankimin e drejtperdrejte ne gjykate.

277

Page 278: Tetor 2009

24. Po keshtu, Kodi i Procedurave Administrative ne nenin 137 parashikon se, parimisht palet e interesuara mund t’i drejtohen gjykates vetem pasi te kene ezauruar rekursin administrativ.

25. Ne interpretim te drejte te dispozitave te cituara me siper, arrihet ne perfundimin se pala e interesuar mund t’i drejtohet gjykates per te kundershtuar nje akt administrativ, vetem nese ligji parashikon te drejten e ankimit ndaj aktit drejtperdrejte ne gjykate, ose ne rastet kur ligji nuk parashikon nje procedure dhe modalitete konkrete qe i perkasin juridiksionit administrativ, si rruge te detyrueshme, per paraqitjen e ankimit kunder aktit administrativ.

26. Ne çeshtjen objekt i ketij gjykimi, shqyrtohet padia e ngitur nga paditesi per kundershtimin (shfuqizimin) e aktit administrativ te konstatimit te kondravajtjes administrative dhe caktimit te denimit perkates, mases se konfiskimit mbi mallin e transportuar ne menyre te paligjshme nga paditesi.

27. Keto akte, jane nxjerre ne mbeshtetje te nenit 121 te ligjit nr.9920, date 19.05.2008, “Per Proceduarat Tatimore ne Republiken e Shqiperise”.

sipas te cilit: “.... tatimpaguesi, qe mban ne ruajtje, perdor ose transporton mallra te pa shoqeruara me dokumente tatimore, ne perputhje me dispozitat e ketij ligji, denohet me konfiskim te te gjithe sasise se mallit, qe mbahej ne ruajtje, perdorej apo transportohej, i pashoqeruar me dokumente tatimore ...”.

28. Kjo dispozite, gjendet ne kreun e XVI-te “Sanksionet”, ku parashikohen llojet e kundravajtjeve administrative ne fushen tatimore, llojet dhe masat e denimeve per secilen prej tyre dhe vetem per disa prej kundervajtjeve konkrete edhe organet kompetente per konstatimin, apo per caktimin e denimit, a rishqyrtimin e ankimit kunder llojit dhe mases se denimit te dhene per ate shkelje konkrete (neni 111, 112/5, 125/2, 127/2, etj.).

29. Ne asnje dispozite tjeter te ketij ligji, nuk parashikohet ndjekja e nje rruge administrative per ankimin e akteve qe konstatojne kundervajtje administrative dhe caktojne denime perkatese.

30. Ndryshe nga kundervajtjet administrative dhe denimet perkatese, te parashikuara ne kreun e XVI-te (nenet 11-132), ligji nr.9920, date 19.05.2008, “Per Proceduarat Tatimore ne Republiken e Shqiperise”, ne Kreun e XIII-te “Ankimi administrativ tatimor”, parashikon ne menyre te detajuar rastet dhe detyrueshmerine e ankimit administrativ tatimor, lidhur me njoftimet e vleresimit tatimor, aktet qe ndikojne ne detyrimin tatimor te tatimpagueseve, etj., afatet dhe organet perpara te cilave paraqiten dhe shqyrtohen ankimet administrative.

31. Ne nenin 106 te ketij ligji, parashikohet edhe objekti i mundshem i ankimit administrativ tatimor: “... tatimpaguesi mund te ankimoje kunder çdo njoftimi vleresimi, çdo vendimi qe ndikon ne detyrimin e tij tatimor, çdo kerkese per rimbursim ose lehtesim tatimor, ose çdo akti ekzekutiv te posaçem tatimor, ne lidhje me tatimpaguesin …”. Ndersa neni 108 i ketij ligji percakton Drejtorine e Apelimit ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve si organi kompetent qe shqyrton keto lloj ankimesh administrative. Sipas nenit 109, vetem pas dhenies se vendimit te kesaj strukture, tatimpaguesi mund te ngreje padi ne gjykate.

32. Ne veshtrim te dispozitave te sipercituara dhe rrethanave te çeshtjes objekt gjykimi, Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se: (i) akti administrativ i konstatimit te kundervajtjes administrative, si dhe ai i caktimit te mases se denimit administrativ ndaj paditesit me konfiskim malli, nuk bejne pjese ne ato akte qe disiplinohen nga Kreu i XIII–te (neni 106 e vijues) i ligjit nr.9920, date 19.05.2008 “Per Proceduarat Tatimore ne Republiken e Shqiperise”, sepse nuk kane te bejne me vleresime tatimore a detyrime tatimore, por kane te bejne me konsumim te nje lloji te posaçem te kundervajtjes administrative. Per rrjedhoje, per kundershtimin e ketyre akteve nuk gjejne zbatim dispozitat e Kreut te XIII-te te ketij ligji por, ato te kreut te XVI-te te tij. (ii) Ne Kreun e XVI-te, qe ben fjale per kundervajtjen administrative konkrete parashikuar ne nenin 121 te tij, ligjvenesi nuk

278

Page 279: Tetor 2009

ka parashikuar asnje detyrim, afat e procedure per palen e denuar per t’iu drejtuar me ankim administrativ ndonje organi administrativ tatimor.

D. Në lidhje me ankimin.33. Shkaqet e parashtruara në rekurs, pasi u analizuan nga Kolegji Civil i Gjykatës

së Lartë, kanë rezultuar të pabazuara në ligj (Neni 472 i Kodit të Procedurës Civile) dhe si të tilla nuk do të pranohen.

34. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlereson se Gjykata e Shkalles se Pare Tirane (pavaresisht se ka arsyetuar ne menyre te gabuar, siç eshte permendur me siper ne pjesen pershkruese-arsyetuese te ketij vendimi), ka zgjidhur drejt çeshtjen e per rrjedhoje perfundimi i arritur prej saj eshte i drejte.

35. Nryshe nga sa ka pretenduar pala e paditur ne ankimin e veçante, Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se paditesi nuk kishte asnje detyrim t’iu drejtohej organeve per t’u ankuar ne rruge administrative kunder aktit (proces-verbalit) te konstatimit te kundervajtjes administrative dhe denimit te tij me konfiskim te mallit, si i pashoqeruar me dokumenta tatimore.

36. Ne kete kontekst, me te drejte Drejtoria e Apelimit Tatimor ka vendosur te refuzoje shqyrtimin e ankimit si te papranueshem, me arsyetimin se nuk eshte ne kompetencen dhe objektin e veprimtarise se saj. Ndersa eshte i gabuar ligjerisht arsyetimi i gjykates qe konsideron vendimin e Drejtorise se Apelimit Tatimor si shkalle ankimi, ezaurim te rruges administrative te ankimit administrativ.

37. Nisur nga sa me siper, ne mungese te rregullimeve te posaçme nga legjislacioni tatimor, duke qene se kemi te bejme me nje kundervajtje administrative dhe me konstatimin e caktimin e demit per nje kundervajtje te tille, Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se per formimin e ndergjyqesise, parashtrimin e kerkimeve e prapsimeve te paleve ndergjyqese dhe per zgjidhjen e çeshtjes, duhet te gjejne zbatim edhe dispozitat me karakter te pergjithshem te ligjit nr.7697, date 07.04.1993 “Per kundervajtjet administrative”.

38. Ne ligjin nr.7697, date 07.04.1993, “Per kundervajtjet administrative”, jepet kuptimi i kundervajtjes administrative, llojet e denimeve dhe masave perkatese administrative, afatet e procedurat e zbatueshme per konstatimin e kundervajtjeve dhe caktimin e denimeve, etj. Ndermjet te tjerave, ne nenin 11 te tij parashikohet se: “Kundervajtjet administrative shqyrtohen sipas rastit nga organi perkates i administrates shteterore, ose nga gjykata ne teritorin e te ciles eshte kryer kundervajtja”.

39. Sipas dispozitave te ketij ligji (neni 3, 11, 13 e vijues), rregulla te hollesishme per shkeljet qe perbejne kundervajtje administrative, apo procedurat e organet qe merren me konstatimin e tyre dhe denimet perkatese, mund te caktohen nga ligje te veçanta. Ndersa ne nenin 18 parashikohet se: “Kunder vendimit te denimit nga organi administrativ mund te behet ankim ose proteste ... ne gjykaten ku eshte kryer kundervajtja, vendimi i se ciles eshte i formes se prere”.

40. Ne çeshtjen objekt gjykimi, aktet qe kundershtohen (proces-verbali i konstatimit te kundervajtjes administrative dhe konfiskimi i mallit), jane mbeshtetur ne nenin 121 te ligjit 9920, date 19.05.2008 “Per Procedurat Tatimore ne R.SH.”. Sikurse u arsyetua me siper, ky ligj nuk ben parashikime te posaçme dhe as dallime mbi organin qe shqyrton shkeljen e konstatuar me qellim dhenien ose jo te denimit administrativ perkates, as edhe per mundesine apo detyrimin per t’u ankuar administrativisht kunder konstatimit apo caktimit te denimit per kryerjen e kundervajtjes administrative.

41. Prandaj Sektori i Zbatimit (Task-Force) prane pales se paditur, ka kryer njekohesisht veprimet per konstatimin e kundervajtjes administrative dhe caktimin e sanksionit perkates, konfiskimit te mallit si i pashoqeruar me dokumenta tatimore (neni 121).

279

Page 280: Tetor 2009

42. Ne te tilla rrethana, paditesi nuk kishte asnje detyrim te bente ankim administrativ. Ai, duke zbatuar nenin 328 te K.Pr.Civile, si dhe nenin 18 te ligjit nr.7697, date 07.04.1993 “Per kundervajtjet administrative”, kishte te drejten qe te parashtronte ankim te drejteperdrejte ne gjykate.

43. Duke qene ne keto kushte, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, vlereson te drejte perfundimin e arritur nga Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, se kjo çeshtje i perket juridiksionit gjyqesor.

E. Në lidhje me zgjidhjen e çështjes.44. Gjykata e Shkalles se Pare ka zgjidhur drejt çeshtjen. Ajo (gjykata), me te drejte

ka vendosur rrezimin e kerkeses se pales se paditur per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes objekt gjykimi.

45. Ne kushtet e parashtruara, vendimi nr.2453 akti, date 01.06.2009 i Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, do te lihet ne fuqi.

46. Perfundimisht, ne kuptim dhe interpretim te permbajtjes se nenit 43 te Kushtetutes se Republikes se Shqipersie e ne kombinim me nenin 2 te Protokollit te Konventes per Mbrojtjen e Njeriut dhe Lirive Themelore dhe jurisprudencen perkatese te konsoliduar te Gjykates per te Drejtat e Njeriut, ne te cilen parashikohet se nga e drejta e ankimit ne nje gjykate me te larte mund te behet perjashtimi nga ligji vendas (… kjo e drejte mund te kete perjashtime per shkelje te lehte, siç jane percaktuar nga ligji…), si dhe bazuar ne praktiken gjyqesore te Gjykates se Strasburgut, ku keto perjashtime lidhen me shkeljet te natyres se lehte, kryesisht te llojit administrativ e disiplinor, gjykata e shkalles se pare, duke vazhduar gjykimin, te mbaje parasysh se per zgjidhjen e mosmareveshjes ne gjykim nuk gjejne zbatim dispozitat mbi ankimin kunder akteve qe kane te bejne me vleresimet tatimore dhe detyrimet tatimore (kreu i XIII-te), por ato mbi kundervajtjet administrative tatimore te parashikuara nga kreu i XVI-te i ligjit nr.7697, date 07.04.1993 “Per kundervajtjet administrative”.

47. Prandaj, nisur nga natyra e ketij lloji gjykimi te posaçem, ku si objekt shqyrtimi eshte ankimi kunder vendimit te denimit te paditesit per kryerjen e kundervajtjes administrative duhet te çmohet edhe ndergjyqesia, afatet dhe modalitetet e tjera qe lidhen me kete çeshtje. Ne perfundim te shqyrtimit te saj, sikurse parashikon paragrafi i dyte i nenit 18 te ligjit nr.7697, date 07.04.1993 “Gjykata qe shqyrton ankimin … vendos lenien ne fuqi te vendimit, ndryshimin e tij, pushimin e çeshtjes ose prish dhe e gjykon vete çeshtjen . Vendimi i gjykates eshte i formes se prere dhe i pa ankimueshem”.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar ne percaktimet e nenit 59 te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.2504 akti, date 01.06.2009 te Gjykates se Shkalles se

Pare Tirane.

Tiranë, më 27.10.2009

280

Page 281: Tetor 2009

Nr.11111-01543-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1272 i Vendimit (346)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareEvelina Qirjako AnetareMirela Fana AnetareAleksander Muskaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 27.10.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe u perket paleve:

PADITËS: RAMAZAN SEFA, ne mungeseI PADITUR: ZYRA E REGJISTRIMIT TE PASURISE

SE PALUAJTSHME TIRANE, ne mungese

OBJEKTI: Detyrimin e ZRPP Tirane per regjistrimin e prones time,

ne baze te ligjit nr.7843 date 13.07.1994 “Per regjistrimin e prones se paluajtshme”.

Baza Ligjore: Ligji nr.7843, date 13.07.1994 “Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin gjyqësor nr.6457, datë 16.07.2009, ka vendosur:

Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes nr.1331 akti, me paditës Ramazan Sefa dhe pale te paditur Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurise se Paluajtshme Tirane.

Kundër këtij vendimi, pala paditëse ka paraqitur ankim të veçantë, i cili është depozituar në datën 20.07.2009 ne kryesekretarinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me nr.3149 prot., datë 20.07.2009. Ne kete ankim paditesi ka kerkuar prishjen e vendimit gjyqesor te mesiperm dhe kthimin per vazhdimin e gjykimit te çeshtjes nga e njejta gjykate, duke parashtruar si me poshte:

- Eshte bere vleresim i gabuar i provave nga ana e gjykates.- Eshte konsumuar rruga administrative dhe kjo vertetohet me provat shkresore, si: leje

ndertimi, plan-vendosje miratuar nga pergjegjesi i Urbanistikes, konfirmuar nga arkivi i Qarkut Tirane, akt-kolaudimi nga nje inxhinier i liçensuar, azhornimi me topograf te liçensuar, vertetim nga lagja, vertetim prone te truallit, por nuk eshte marre konfirmimi nga arkivi vendor i qarkut.

- I jemi drejtuar Prefektures Tirane, por ajo na ka orientuar t’i drejtohemi Arkives se Shtetit, dhe me pas Arkives se Qarkut Tirane, nga e cila kemi marre konfirmimin negativ.

281

Page 282: Tetor 2009

- Edhe mbas pezullimit te çeshtjes kemi bere te gjitha perpjekjet per te zgjidhur çeshtjen, por nuk eshte bere e mundur. Kemi aplikuar prane Zyres se Regjistrimit se Pasurise se Paluajtshme Tirane ne daten 27.11.2008, duke bere dhe mandat pagesen nr.16634 date 27.11.2008. Kjo zyre, me pergjigjen e dates 04.12.2008, me pretendimin se vertetimi i faktit juridik nuk njihet per efekt regjistrimi pas dates 01.11.1994. Por ne keto dokumente, ndodhen edhe leja origjinale dhe gjithe dokumentacioni qe duhej ne ate kohe.

- Kemi ushtruar te drejten e ankimit kunder refuzimit prane Zyres Qendrore te Regjistrimit te Pasurise se Paluajtshme, por ky institucion na ka kthyer pergjigje negative.

- Kemi kerkuar prane ZRPP Tirane, si dhe ZRPP Qendrore, ku kemi bere kerkese ne daten 22.06.2009, per pajisje me te gjitha dokumentet por nuk na jane dhene.

- Kemi konsumuar te gjithe rrugen administrative per nje objekt qe eshte ndertuar me dokumentacion te rregullt ligjor qe ne vitin 1991, dhe keto veprime jane shoqeruar dhe me vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane nr.4587, date 31.05.1996, vertetimit te faktit, ku ne dosje jane te gjitha dokumentat e nevojshme qe kerkoheshin ne ate periudhe per ndertimin e objekteve te reja.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana; ne mungese te paleve ndergjyqese; si

dhe pasi diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NSe vendimi nr.6457, date 16.07.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është i

bazuar në ligj dhe prova dhe duhet të lihet në fuqi.Rrethanat e faktitPaditësi Ramazan Sefa, ne baze te lejes se ndertimit me nr.57, date 24.05.1991 te

Komitetit Ekzekutiv te Rajonit nr.4 Tirane, ka ndertuar nje objekt Bar-Bufe (gjellëtore dhe magazine).

Paditesi ne date 05.06.02008 i është drejtuar me kërkesë palës së paditur, Zyra e Regjistrimit te Pasurise se Paluajtshme Tirane, në rrugë postare, duke kërkuar regjistrimin e objektit të ndërtuar prej tij Bar-Bufe (gjellëtore dhe magazinë), duke bashkëngjitur dhe dokumentacionin e nevojshëm, konkretisht lejen e ndërtimit, plan vendosjen e objektit, aktin e kolaudimit dhe azhornimin e pronës.

Pala e paditur, Zyra e Regjistrimit te Pasurise se Paluajtshme Tirane, me shkresën nr.5196/1 prot., datë 24.06.2008 drejtuar paditesit Ramazan Sefa, i ka kërkuar paditësit te paraqese kerkesen e tij, duke zbatuar kriteret e percaktuara ne Regulloren per Punën në ZRPP, pra shoqërimin e kërkesës me dokumentacionin e nevojshëm, të konfirmuar nga institucionet që i kanë lëshuar.

Pala paditese, duke mos qene dakord me pergjigjen e pales se paditur, ne datën 01.07.2008, i është drejtuar Zyrës Qëndrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, duke kerkuar regjistrimin e pronës nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë.

Pala e paditur, Zyra Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Tiranë, me shkresen me datën 04.12.2008, orienton paditësin Ramazan Sefa të paraqitet pranë ketij institucioni për të aplikuar për regjistrimin e pronës, duke paraqitur dhe dokumentacionin origjinal që vërteton ndërtimin e objektit dhe marrëdhëniet e pronësisë me truallin.

Pala paditese pretendon se ajo i ka paraqitur dokumentacionin, ne baze te ligjit, per te bere regjistrimin e prones se pretenduar prej tij prane pales se paditur.

282

Page 283: Tetor 2009

Ne baze te shkreses me nr.773/1 Prot., me date 10.02.2009, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Tiranë ka informuar paditësin dhe Zyrën Qëndrore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme, se nuk mund të iniciojë procedimin administrativ të regjistrimit të pronës, në kushtet kur kërkesa nuk respekton kriteret formale të kërkuara nga Rregullorja per Punën e nuk shoqërohet me dokumentacionin origjinal të ndërtimit të objektit dhe pronësisë së truallit. Po ashtu, pala e paditur orienton perseri palen paditese te paraqese kerkesen ne baze te kritereve te kerkuara nga ligji.

Paditësi Ramazan Sefa, duke e konsideruar të konsumuar rrugën administrative, i është drejtuar Gjykatës se Rrethit Gjyqesor Tirane, duke kerkuar detyrimin gjyqesisht te pales se paditur, Zyra e Regjistrimit te Pasurise se Paluajtshme Tirane, në bazë të neneve 324 dhe 331 të Kodit të Procedurës Civile, të regjistrojë pronën e ndërtuar prej tij, me pretendimin se disponon të gjithë dokumentacionin e nevojshëm ligjor për regjistrimin e saj dhe pala e paditur refuzon të veprojë në bazë të ligjit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin gjyqësor nr.6457, datë 16.07.2009, ka vendosur:

- Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes nr.1331 akti me paditës Ramazan Sefa dhe palë të paditur Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Tiranë.

Kundër këtij vendimi, pala paditëse Ramazan Sefa ka paraqitur ankim të veçantë, duke kërkuar prishjen e vendimit gjyqësor nr.6457, datë 16.07.2009 të Gjykates se Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin për vazhdimin e gjykimit të çështjes nga e njëjta gjykatë.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte arsyeton se:Nga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore rezulton se paditesi Ramazan Sefa i

eshte drejtuar Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me kerkese padi, me objekt Detyrimin e ZRPP Tirane per regjistrimin e prones time ne baze te ligjit nr.7843, date

13.07.1994 “Per regjistrimin e prones se paluajtshme”.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranën, ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor ne datë

16.07.2009, ne baze te nenin 59 te K.Pr.C., i cili percakton se: “Gjykata, ne çdo faze dhe shkalle gjykimi, qofte edhe kryesisht, merr ne shqyrtim nese çeshtja qe shqyrton ben pjese ne juridiksionin gjyqesor apo ate administrativ), ka vendosur: Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes nr.1331 akti, me paditës Ramazan Sefa dhe palë të paditur Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Tiranë, pasi pala paditese nuk ka konsumuar rrugen administrative e ne rrjedhim te saj, kerkese padia nuk mund te shqyrtohet ne themel, çeshtja duhet te nxiret jashte juridiksionit gjyqesor.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte e vlereson te drejte perfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, dhe argumentin e saj se pala paditese Ramazan Sefa duhet me perpara te ezauroje rrugen administrative dhe pastaj t’i drejtohet gjykates per te kerkuar detyrimin e pales se paditur per te regjistruar pronen e pretenduar prej tij.

Ne nenin 48 te Kushtetutes, ne te cilen thuhet se: “Kushdo, vete ose se bashku me te tjeret, mund t’u drejtoje kerkesa, ankesa ose verejtje organeve publike, te cilat jane te detyruara te pergjigjen ne afatet dhe kushtet e caktuara me ligj”, garantohet e drejta e individeve per t’iu drejtuar organeve te administrates per te kerkuar nje te drejte dhe detyrimi i organeve te administrates per t’u dhene ketyre kerkesave te individeve pergjigje ne afatet dhe kushtet e caktuara me ligj. Por individi, ne kerkesen e tij drejtuar organit administrativ, kerkesen e tij per te iniciuar procesin hetimor administrative, duhet te respektoje parimet e pergjithshme te percaktuara ne Kodin e Procedures Administrative, por edhe kerkesat e ligjeve te posaçme qe rregullojne fushen konkrete te veprimtarise administrative objekt procedimi.

283

Page 284: Tetor 2009

Ne nenin 66 te Kodit te Proçedurave Administrative, ne te cilin thuhet se: “Me perjashtim te rasteve te parashikuara ne ligj, kerkesa fillestare e paleve te interesuara behet me shkrim dhe duhet te permbaje: Emrin e organit administrativ, te cilit i drejtohet; emrin e plote te aplikantit, gjendjen civile, profesionin dhe vendbanimin te tij; shpjegim ne lidhje me faktet rreth te cilave behet kerkesa, si dhe kur eshte e mundur bazen ligjore per kete kerkese; shpjegime te qarta ne lidhje me pretendimet, daten dhe firmen e aplikantit, apo te ndonje personi tjeter ...”, percaktohen kriteret qe duhet te plotesoje individi ne kerkesen fillestare drejtuar organit administrativ, per te iniciuar procesin hetimor administrativ.

Ne ligjin nr.7843, date 13.07.1994 percaktohen kriteret e posaçme per te regjistruar te drejtat reale te individeve apo personave te tjere mbi pasurite e paluajtshme.

Ne zbatim te ketij ligji, Regullorja per Punen ne Zyren e Regjistrimit te Pasurise se Paluajtshme percakton proceduren administrative per regjistrimin e titujve te pronesise te regjistrueshem, te percaktuara ne baze te 193 te K.C.

Ne Kapitullin VI te Regullores per Punen ne Zyren e Regjistrimit te Pasurise se Paluajtshme, ne piken 3 te tij, percaktohen kriteret qe duhet te plotesoje nje aplikant ne plotesimin e kerkeses se tij drejtuar Zyres se Regjistrimit te Pasurise se Paluajtshme, dhe konkretisht ne kete pike thuhet se: “Pranimi i dokumentave per regjistrim. Gjate pranimit te dokumentave per regjistrim duhet te kihet parasysh qe: 3.1. Te gjitha Aktet ligjore (ku perfshihet dhe planrilevimi i bashkelidhur) te jene dokumenta origjinale. 3.2. Dokumentat e tjera mbeshtetese mund te jene origjinale ose kopje te njehsuara me origjinalin ...”. Gjithashtu ne piken 4 te ketij kapitulli te lartpermendur, percaktohen kriteret e plotesimit te Aplikimit, “Kerkeses per regjistrim dhe leshimit te deshmise e çertifikates nga Kryeregjistruesi”.

Nga provat e administruara gjate hetimit gjyqesor te zhvilluar nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, rezulton se pala paditese nuk ka respektuar kriteret e percaktuara nga dispozitat ligjore te lartpermendura. Nuk perben sipas ketyre dispozitave te Rregullores per Punen ne Zyren se Regjistrimit te Pasurise kerkese ne formen e aplikimit, bashkengjitur dokumentat origjinale dhe pagesen e tarifes se regjistrimit, kerkesa e bashkengjitur saj fotokopje te dokumentave e postuar nga paditesi Ramazan Sefa drejtuar pales se paditur.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i quan te drejta kerkesat e pales se paditur, qe ne baze te nenit 68 te Kodit te Proçedurave Administrative, ne te cilen thuhet se: “Ne qofte se kerkesa fillestare nuk eshte hartuar ne perputhje me kerkesat e nenit 66 te Kodit te Proçedurave Administrative, kerkuesit i kerkohet t’i korrigjoje te metat ekzistuese” nepermjet shkresave te datave 24.06.2008, ate 04.12.2008, dhe date 10.02.2009 drejtuar paditesit Ramazan Sefa.

Ne veshtrim te dispozitave ligjore te lartpermendura, nisur nga fakti qe paditesi nuk ka paraqitur aplikimin e tij duke respektuar kriteret e vendosura nga Rregullorja per Punen ne Zyren se Regjistrimit te Pasurise se Paluajtshme e dispozita e lartpermendur, e perben ate, nje kerkese me te meta, e si nje para kusht per mos shqyrtimin e ketij aplikimi nga organi administrativ, pra nga pala e paditur, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Tiranë.

Mos kryerja e ketij detyrimi ligjor nuk lejon ndjekjen e rruges administrative, dhe per me teper ezaurimin e saj dhe per rrjedhim, ndjekjen e rruges gjyqesore te ankimimit te aktit administrativ ne gjykate.

Sa me lart, Kolegji vlereson te drejte mos marrjen ne shqyrtim te kerkesepadise te paraqitur nga pala paditese

Ne keto kushte, kjo mosmarreveshje objekt i ketij gjykimi eshte mosmarreveshje administrative dhe per rrjedhim ajo nuk mund te shqyrtohet nga gjykata.

284

Page 285: Tetor 2009

Gjithashtu ky Kolegj vlereson si te pambeshtetura ne prova dhe ne ligj pretendimet e pales paditese te parashtruara ne ankimin e veçante te pales paditese, se kjo pale e ka ezauruar rrugen administrative. Kolegji vlereson se shkresa me nr.183/2, date 23.01.2009 e shkresa me nr.773/1, date 10.02.2009 nuk eshte refuzim per regjistrim nga ana e pales se paditur per regjistrimin e prones se tij, por ne keto shkresa, me te drejte pala e paditur orienton paditesin te plotesoje kerkesen e tij ne baze te kritereve te ligjit. Per me teper, keto shkresa nuk perbejne pergjigje te organit administrativ ne kuptim te dispozitave te lartpermendura, duke perbere aq me teper ezaurimin e rruges administrative te kesaj çeshtjeje objekt gjykimi.

Ne kushtet e parashtruara, vendimi date 16.07.2009 me nr.6457 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane eshte i drejte dhe do te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.6457, date 16.07.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor

Tirane.

Tirane, me 27.10.2009

285

Page 286: Tetor 2009

Nr.31003-01544-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1267 i Vendimit (347)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvjeni Sinomeri AnetareEvelina Qirjako AnetareMirela Fana AnetareAleksander Muskaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 27.10.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe u perket paleve:

PADITËS: SHOQERIA “REYNOLD Y” SH.P.K, me adrese Myc-Mamez, Komuna Kolsh, Kukes,

TËPADITUR: DREJTORIA RAJONALE E TATIMEVE KUKËS.DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TATIMEVE TIRANË. ME PJESEMARRJEN E AVOKATURES SE SHTETIT, perfaqesuar nga Av. Kadri Skera.

OBJEKTI: Kundërshtimi i vlerësimit dhe zgjidhja e pasojave financiare

të vendimit nr.941, datë 04.07.2008, nr.7412/1 prot., date 04.07.2008 të Drejtorisë së Apelimit Tatimor

pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, me të cilën është vendosur të mos marrë në shqyrtim kërkesën për apelim

nga Shoqëria “Reynold-Y” sh.p.k. Kukës, pasi nuk ka bërë pagesën e plotë të detyrimeve, pa gjobat,

të njoftimit të vlerësimit tatimor nr.549/1 prot., datë 16.05.2008 nxjerrë nga Dega e TatimTaksave Kukës,

për detyrimet e penalitetet e raportit të kontrollit të dates 06.05.2008, etj.Baza Ligjore: Neni 109/20 i ligjit nr.9920, datë 19.05.2008

“Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.Neni 324 e vijues i Kodit të Procedurës Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin gjyqësor nr.7317 datë 16.09.2009, ka vendosur:

Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes nr.10678/1736 akti, me paditës Shoqëria “Reynold Y” sh.p.k., si çështje që hyn në juridiksionin administrativ të Drejtorisë së Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

286

Page 287: Tetor 2009

Kundër këtij vendimi, pala paditëse, Shoqeria “Reynold Y” sh.p.k., ka paraqitur ankim të veçantë i cili është depozituar në kryesekretarinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me nr.4041 prot., datë 25.09.2009.

Pala paditëse në ankimin e veçantë ka kërkuar prishjen e vendimit gjyqësor nr.7317, datë 16.09.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke argumentuar:

- Me datë 03.06.2008 me kërkesën nr.25 prot., nga ana e Shoqërisë “Reynold Y” sh.p.k është bërë ankim administrativ (kërkesë), drejtuar Drejtorisë së Apelimit Tatimor prane Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, për anullimin (heqjen) e detyrimeve dhe gjoba e vënë nga Raport-kontrolli datë 06.05.2008, pasuar nga Njoftim Vlerësimi Tatimor i Degës së Tatim Taksave Kukës datë 16.05.2008, nr.549/1 prot.

- Me shkresën nr.7412/2 prot., datë 08.07.2008 është dërguar vendimi i Drejtorisë së Apelimit Tatimor, ku shprehet e kundërta e asaj që shpreh gjykata në vendimin gjyqësor nr.7317, datë 16.09.2009, pasi vërteton se Drejtoria e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Tatimeve Tiranë e ka gjykuar administrativisht ankimin administrativ (kërkesën) për anullimin (heqjen) e detyrimeve tatimore të vëna nga Raport kontrolli datë 06.05.2008, pasuar nga Njoftim Vleresimi Tatimor i Degës së Tatim Taksave Kukës datë 16.05.2008 (nr.549/1 prot.).

- Drejtoria e Apelimit të Tatimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në zbatim të kërkesave të Kodit të Procedurës Administrative dhe Ligjit nr.9920, datë 16.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 55 të ligjit të mësipërm, parashikohet se apeli kundër akteve të administratës tatimore bëhet në organet e apelimit tatimor të cilat kanë shkallë hierarkike nga më i uleti tek më i larti. Në paragrafin e dytë të këtij neni parashikohet se hierarkia e Apelimit Tatimor nga më i uleti tek më i larti është: a) Dega e Tatimeve të rretheve për tatim taksat nacionale; b) Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve; c) Komisioni i Apelimit të Tatimeve pranë Ministrisë së Financave; d) sistemi gjyqësor. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë anashkalon faktin se është ezauruar tërësisht rruga administrative e gjykimit tonë administrativ, dhe ne jemi të detyruar të drejtohemi me padi për këtë çështje.

- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në marrjen e vendimit nr.7317, datë 16.09.2009 nuk i është referuar ligjit, edhe për faktin se shqyrtimi i ankimeve të administratës tatimore është i lidhur pazgjidhmërisht me zbatimin e procedurave të përcaktuara si në Ligjin për Procedurat Tatimore, ashtu edhe në Kodin e Procedurës Administrative. Sipas neneve 21, 56, 57 të ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Drejtoria e Apelimit të Tatimeve e Komisoni i Apelimit të Tatimeve janë parashikuar si organe administrative me kompetenca të plota për shqyrtimin e kundravajtjeve administrative në fushën e tatimeve, kjo në përputhje me nenin 13 të ligjit nr.7697, datë 07.04.1993 “Për kundravajtjet administrative”.

- Vendimi gjyqësor nr.7317, datë 16.09.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është marrë pa një hetim të plotë dhe të gjithanshëm. Nxjerrja jashtë juridiksionit gjyqësor bën që paditësit “Reynold Y” sh.p.k. t’i mohohet e drejta për t’u gjykuar dhe për t’u dëgjuar nga gjykata, nga ana tjetër nuk lejon ushtrimin e verifikimit e kontrollit gjyqësor mbi aktin administrativ, vendimin nr.941 datë 04.07.2008 të Drejtorisë së Apelimit Tatimor, elementë këta të domosdoshëm për një proces të rregullt ligjor.

287

Page 288: Tetor 2009

- Vendimi gjyqësor nr.7317, datë 16.09.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i mohon Shoqërisë “Reynold Y” sh.p.k. të drejtën e ankimit efektiv e proces të rregullt ligjor, duke rënë ndesh me kërkesat e neneve 6 dhe 13 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe nenin 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

- Me vendimin nr.7317, datë 16.09.2009, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë anashkalon kërkesat e neneve 18/b dhe 137 të Kodit të Procedurave Administrative, duke eleminuar kështu kontrollin për ligjshmërinë e aktit dhe veprimeve të administratës publike të cilat kontestohen para gjykatës, siç është vendimi nr.941, datë 04.07.2008 i Drejtorisë së Apelimit të Tatimeve.

- Paditësi ka ngritur pretendime vetëm në lidhje me gjobën për moslëshim të faturës tatimore (TVSH), rishikimin e tatimfitimit dhe heqjen e pjesëshme të gjobës. Gjykata duhej të merrte në shqyrtim pretendimin e paditësit për heqjen e gjobës për moslëshimin e faturës tatimore (TVSH), duke qenë se pagesa e gjobës nuk përbën kusht për marrjen në shqyrtim të pretendimit të paditësit.

- Argumentimi i gjykatës nuk është i plotë dhe i saktë, duke qenë se i referohet vetëm pretendimit për heqjen e gjobës prej 8.808.400 lekë për moslëshimin e faturës tatimore. Gjykata ka arritur në konkluzionin se akti administrativ i njoftimit të vlerësimit për detyrimet tatimore është një akt i vetëm dhe nuk mund të konsiderohet si i ndarë, duke mos treguar bazën ligjore përkatëse dhe duke shkelur rrjedhimisht dispozitat e nenit 126 të Kodit të Proceudrës Civile.

- Me nxjerrjen jashtë juridiksionit, gjykata nuk ka marrë parasysh objektin e padisë dhe është shprehur përtej pretendimeve të paditësit, duke konsideruar detyrime të tjera të paankimuara nga paditësi, siç janë Sigurimet Shoqërore në shkelje të dispozitave 5 e 6 të Kodit të Procedurës Civile.

- Vendimi gjyqesor nr.4149 akti, datë 18.05.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë bie ndesh me Vendimin Unifikues nr.3, datë 12.02.2008.

- Paditësi ka shlyer të gjitha detyrimet e nxjerra me urdhër pagesë nga administrata tatimore dhe ka paraqitur provat përkatëse (dokumentet shoqëruese) pranë gjykatës. Ky fakt vërtetohet nga pagesa e tatim fitimit në datën 15.05.2009 sipas urdhër pagesës së nxjerrë nga organi tatimor. Nuk është në faj të paditësit mospagimi i kamatë-vonesave të mundshme tatimore, nëse për shkak të qëndrimit e sjelljes abuzive të organit tatimor nuk i mundësohet paditësit pagimi i këtyre kamatë-vonesave dhe rrjedhimisht ushtrimi i të drejtës së ankimit në rrugë gjyqësore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana; degjoi perfaqesuesin e pales paditese,

Av. Myrteza Myftari, i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe dergimin e çeshtjes per vazhdimin e gjykimit po ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane, me tjeter trup gjykues; perfaqesuesin e Avokatures se Shtetit, Kadri Skera, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane; si dhe pasi diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.7317, date 16.09.2009 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane eshte marre

ne zbatim korrekt te ligjit e si e tille ai duhet te lihet ne fuqi.Rrethanat e faktitPala paditëse, Shoqeria “Reynold Y” sh.p.k. është person juridik, ne baze te vendimit

gjyqesor te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me nr.38644, date 25.06.07.

288

Page 289: Tetor 2009

Pala paditese ushton aktivitetin e saj ne fushen e “Tregtimit dhe prodhimit te materialeve inerte.

Kjo shoqeri eshte e regjistruar për aktivitetin tatimor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Kukës ne date 26.06.2007, me Nipt K77524209U.

Në bazë të kontrollit te ushtruar me datë 06.05.2008 nga Dega e Tatim Taksave Kukës (sot Drejtoria Rajonale Tatimore Kukës) tek pala paditëse, per periudhen 26.06.2007 deri 31.03.2008 eshte konstatuar se kjo shoqeri rezulton debitore.

Mbi kete baze, Dega e Tatim Taksave Kukës (sot Drejtoria Rajonale Tatimore Kukës) ka nxjerre “Njoftim Vlerësimin Tatimor” me nr.549, date 16.05.2008, duke aplikuar ndaj paditesit penalitet ne shumen prej 5.215.258 leke, ku perfshihet TVSH per kete periudhe, detyrimin prej 3.476.839 lekesh dhe gjoben ne vlerën prej 1.738.419 lekesh.

Ndaj këtij njoftim vlerësimi, pala paditëse, Shoqeria “Reynold Y” sh.p.k., ka bere ankim në Drejtorinë e Apelimit Tatimor prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, e cila me vendimin nr.941 dhe nr.7425/1 Prot., datë 04.07.2008, ka vendosur të mos marre ne shqyrtim ankimin për apelimin administrativ te bere nga paditesi, pasi shoqëria nuk ka respektuar kerkesat ligjore paguar detyrimet pa gjobat te percaktuara ne Njoftim Vlerësimin Tatimor.

Pala paditëse, Shoqeria “Reynold Y” sh.p.k., pasi eshte njoftuar per vendimin e lartpermendur dhe duke mos qene dakord me te, ne baze te nenit 109/20 te ligjit nr.9920, date 19.05.2008 dhe nenit 324 e vijues te K.Pr.C., i eshte drejtuar në datën 18.07.2008 Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me nje padi, duke kerkuar Anullimin e vendimit nr.941 dhe vendimin nr.7425/1 Prot., datë 04.07.2008 te Drejtorisë se Apelimit Tatimor prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve.

Pala paditëse, Shoqeria “Reynold Y” sh.p.k., ne baze nenit 185 te K.Pr.C., ka kerkuar saktesimin dhe pakesimin e objektit te padise vetem persa i perket gjobave te percaktuar ne vendimin e pales se paditur, i cili kundershtohet, pasi ato jane falur, dhe shtimin e ndergjyqesise, duke thirrur me cilesine e pales se paditur edhe Drejtorine Rajonale te Tatimeve Kukës.

Ne pretendimet e fundit te dates 11.09.2009, pala paditese kerkoi nga gjykata pranimin e padise sipas objektit te padise, kurse perfaqesuesit e pales se paditur, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, kerkuan rrezimin e padise si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.

Ne perfundim, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.7317 te dates 16.09.2009 ka vendosur nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes civile me nr.10678/1736Akti.

Kunder ketij vendimi ka bere ankim te veçante pala paditese, Shoqeria “Reynold Y” sh.p.k., me pretendimin se vendimi eshte i padrejte dhe i pambeshtetur ne ligj dhe per kete duhet prishur.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane eshte i drejte dhe gjykata ka zbatuar drejt ligjin.

Ky Kolegj çmon se pala paditese, Shoqeria “Reynold Y” sh.p.k., para se t’i drejtohej me ankim organit administrativ duhej te paguante detyrimin tatimor, duke respektuar ne kete menyre ligjin.

Ne baze te nenit 107 te ligjit nr.9920, date 19.05.2008 “Per procedurat tatimore ne RSH”, eshte percaktuar se: “... 1. Tatimpaguesi, i cili kerkon te ankimoje, sipas pikes 1 te nenit 106 te ketij ligji, duhet qe, bashke me ankesen, te paguaje shumen e plote te detyrimit tatimor te percaktuar ne njoftimin e vleresimit te administrates tatimore. 2. Shuma e paguar sipas pikes 1 te ketij neni perjashton gjobat e perfshira ne vleresimin tatimor te ankimuar. 3. Ankimi merret ne shqyrtim vetem kur tatimpaguesi ka paguar detyrimin tatimor, qe eshte subjekt i ankimit ...”.

289

Page 290: Tetor 2009

Ne veshtrim te ketij neni, nisur nga fakti qe pala paditese nuk ka paguar shumen e vleres se aktit administrativ, si kusht i vendosur nga ligji per t’u plotesuar, dhe qe plotesimi i ketij kushti detyron organin tatimor per te marre ne shqyrtim ankimin e subjekteve ndaj akteve administrative, ka detyruar palen e paditur, Drejtorinë e Apelimit Tatimor, te marre vendimin per te mos shqyrtuar ankimin e pales paditese.

Ligji i posaçem nr.9920, date 19.05.2008 “Per procedurat tatimore ne RSH”, percakton rregullat e marredhenieve ne fushen e tatimeve, parashikon ne menyre te detyrueshme ndjekjen e nje procedure administrative per shqyrtimin e ankimeve ndaj akteve administrative. Dhe konkretisht neni 59 i ligjit percakton se: “... tatim paguesi, pasi ka ndjekur te gjitha shkallet e ankimit administrativ te parashikuara ne kete ligj, ka te drejte t’i drejtohet gjykates”.

Tatimpaguesi do te ndjeke rrugen gjyqesore per te goditur aktet administrative te vleresimit tatimor, duke perfshire edhe vendosjen e gjobave e te penaliteteve te nxjerra nga organet tatimore, vetem atehere kur te kene ezauruar me pare rrugen administrative.

Ne kete rast konkret, meqenese pala e paditur, Drejtoria e Apelimit Tatimor, me vendimin e saj ka vendosur te mos shqyrtoje ankimin e pales paditese, perben mos ezaurim te rruges administrative nga pala paditese Shoqeria “Reynold Y” sh.p.k.

Ne keto kushte, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka percaktuar drejt se mosmarreveshja objekt gjykimi eshte mosmarreveshje administrative dhe me te drejte ka vendosur se per kete shkak ajo nuk mund te gjykohet nga gjykata.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson si te pabazuara ne ligj shkaqet e paraqitura ne ankimin e veçante te pales paditese.

Pala paditese, ne padine e paraqitur perpara Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, ne objektin e saj ka kerkuar: “Kundërshtimi i vlerësimit tatimor dhe zgjidhja e pasojave financiare të vendimit nr.941, datë 04.07.2008, nr.7412/1 prot., date 04.07.2008, të Drejtorisë së Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë”.

Ligji i posaçem nr.9920, date 19.05.2008 “Per procedurat tatimore ne RSH”, kur flet per goditjen e akteve administrative te vleresimit tarimor, percakton se ato jane te tilla qe mund te goditen ne rrugen gjyqesore vetem pasi te jete ezauruar rruga administrative.

Vete pala paditese, ne respekt te ligjit, ka filluar procedurat administrative, i eshte drejtuar me ankim Drejtorise se Apelimit Tatimor prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, duke kundershtuar aktin njoftimit tatimor dhe duke qene e bindur per kete detyrim.

Ky Kolegj e gjen te pambeshtetur pretendimin e pales paditese se ai ka paguar detyrimin tatimor, kjo ne baze te kreditimit te TVSH prej tyre per periudhen e kontrollit nga organi tatimor.

Por ndryshe nga sa pretendon pala paditese, Kolegji e gjen te mbeshtetur ne prova argumentin e pales se paditur, i cili pretendon se paditesi nuk e ka shlyer detyrimin e tij tatimor, po vetem nje pjese te ketij detyrimi dhe konkretisht shumen prej 2.886.111 leke, dhe jo shumen prej 5.215.258 leke. Kjo, ne baze te urdher xhirimeve te dates 30.05.2008 ne shumen prej 1.000.000 lekesh, te dates 04.06.2008 ne vleren 1.886.236 lekesh.

Pala paditese pretendon se, meqenese kjo shoqeri ushtron veprimtarine e saj tregtare edhe ne fushen tregtimit te karburanteve, ajo ka bere kreditimin e TVSH ne baze te ligjit.

Kolegji e vlereson te drejte pretendimin e pales se paditur, qe kundershton kete pretendim se pala paditese nuk e ka bere kete kreditim te TVSH ne perputhje me kerkesat e nenit 33, pika 5 te ligjit 7928, date 27.04.1995 “Per Tatimin mbi Vleren e Shtuar”, pasi nuk disponon autorizim per lejimin e ketij kreditimi nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve Tirane.

Gjithashtu Kolegji e gjen te drejte argumentin e pales se paditur dhe te gjykates, se pagimi i nje pjese te detyrimit (ne baze te urdher xhirimeve te administruara gjate gjykimit) jane bere me date me pas nxjerrjes se vendimit te pales se paditur .

290

Page 291: Tetor 2009

Ky fakt provon se vendimi nr.941, datë 04.07.2008, nr.7412/1 prot., date 04.07.2008, të Drejtorisë së Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj.

Ne keto kushte, vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane eshte i drejte dhe do te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 59 e 485/a te Kodit te Procedures

Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.7317, date 16.09.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor

Tirane.

Tirane, me 27.10.2009

291

Page 292: Tetor 2009

Nr.11111-00617-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2008-1136 i Vendimit (348)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesIrma Bala AnetareEvjeni Sinoimeri AnëtareArjana Fullani AnëtareGuxim Zenelaj Anëtar

në seancen gjyqesore të datës 29.10.2009 mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:

PADITËS: GERALDINA BAKALLI, ne mungeseNDËRHYRËS KRYESOR: LUIZA BAKALLI, ne mungese I PADITUR: MIHAL BAKALLI, ARTUR BAKALLI,

ne mungese

OBJEKTI: Detyrimin e te paditurve per njohjen bashkepronar.

Konstatimin e pavlefshmerise se kontrates se shitblerjes nr.104, date 09.02.2004.Baza Ligjore: Neni 31, 32, 153-157 te K.Pr.Civile

dhe 92/a, 200, 208 e vijues te K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me vendimin nr.787, date 18.05.2006, ka vendosur:Rrezimin e padise se paditeses Geraldina Bakalli dhe te nderhyreses kryesore Luiza Bakalli.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.665, date 12.12.2006, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.787, date 18.05.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka bere rekurs pala paditese dhe nderhyresja kryesore Geraldina e Luiza Bakalli, te cilat kane kerkuar prishjen e tij per keto shkaqe:

- Vendimet e dy gjykatave jane ne kundershtim me ligjin.- Ne kundershtim me sa kane pranuar dy gjykatat, siperfaqja e truallit objekt gjykimi

prej 265 m2 ka qene ne pronesi te te ndjerit babait tone, Leksi Bakalli, deri ne momentin e vdekjes se tij.

- Babai yne nuk ka lene testament dhe nuk ka bere dhurim te truallit para vdekjes se tij, ky truall ka qene i regjistruar ne emer te tij edhe pas vdekjes, pas vitit 1991.

292

Page 293: Tetor 2009

- Ne vendimin e gjykates se apelit theksohet: “Lidhur me burimin e prones te te paditurit Mihajl Bakalli (objekt gjykimi), ndonese nuk ka nje dokument te mirefillte per kalimin e pronesise, rezulton se eshte pranuar e vertetuar qe “kjo siperfaqe trualli i eshte dhene te paditurit nga gjyshi i tij, Ndini Bakalli”.

- Pra gjykata e apelit pranon faktin qe i padituri Mihal nuk ka asnje dokument te mirefillte ligjor per kalimin e pronesise.

- Ndersa per faktin e dyte nuk rezulton me asnje prove shkresore qe pronari i truallit te kete qene gjyshi yne, i ndjeri Ndini Bakalli, dhe nuk ka asnje prove qe ai te kete kryer ndonje veprim per kalimin ne pronesi te truallit te paditurit Mihal Bakalli.

Kunder rekursit te paraqitur nga e paditura Garaldina Bakalli dhe nderhyresja kryesore Luiza Bakalli kane bere kunder rekurs te paditurit Mihal Bakalli dhe Artur Bakalli, te cilet kerkojne te mos pranohet rekursi, pasi nuk ka shkaqe nga ato qe parashikon neni 472 i K.Pr.Civile.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala; ne mungese te paleve ndergjygjese; si

dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.665, date 12.12.2006 i Gjykates se Apelit Vlore eshte i drejte, si i tille

lihet ne fuqi. Siç rezulton nga gjykimi çeshtjes, palet ndergjyqese jane ne marredhenie te posaçme,

paditesja Geraldina Bakalli eshte motra e te paditurit Mihal Bakalli dhe nderhyresja kryesore Luiza Bakalli eshte kunata e Mihalit dhe Geraldines (bashkeshortja e vellait te tyre, te ndjerit Frederik Bakalli).

Me vendimin nr.108, date 06.07.1995 te K.K.K.Pronave te ish Pronareve te Bashkise Fier, eshte njohur i padituri Mihal Bakalli pronar mbi nje siperfaqe trualli prej 300 m2, te ndodhur ne lagjen “29 Nentor” Fier. Nga kjo siperfaqe i eshte kthyer 280 m2 dhe 20 m2 i eshte kompensuar. Ky vendim eshte regjistruar ne Z.R.P.Paluajtshme Fier me nr.73, date 09.02.2004.

Me kontraten e shitjes nr.821/104, date 09.02.2004, i padituri Mihal Bakalli i ka shitur te paditurit Artur Bakalli siperfaqen e truallit prej 265 m2, kundrejt 200.000 leke.

Me padite objekt gjykimi, paditesja Geraldina Bakali dhe nderhyresja kryesore Luiza Bakalli, kane kerkuar detyrimin e te paditurve Mihal e Artur Bakalli per njohjen bashkepronare ne truallin prej 265 m2, ndodhur ne Lagjen “29 Nentori” Fier dhe konstatimin e pavlefshmerise se kontrates se shitblerjes nr.821/104, date 09.02.2004.

Paditesja dhe nderhyresja kryesore kane pretenduar se siperfaqja e truallit prej 300 m2, qe ka disponuar K.K.K.Pronave ne favor te paditurit Mihal Bakalli, eshte perfshire brenda siperfaqes prej 600 m2, e cila ka qene ne pronesi te te ndjerit Leko Bakalli, trashegimtare te cilit jane edhe paditesja Geraldina Bakalli, si femije e tij dhe nderhyresja kryesore Luiza Bakalli (trashegimtare e te ndjerit Frederik Bakalli, i cili ka qene femije i trashegimlenesit Leksi Bakalli).

Nga ana tjeter, i padituri Mihal Bakalli pretendon se siperfaqja e truallit prej 300 m2, qe i eshte kthyer nga Komisioni i Pronave, nuk rrjedh nga trashegimia e babait te tij, te ndjerit Leko Bakalli, dhe se ka qene prone e tij para se te vdiste.

Ne perfundim te gjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me vendimin nr.787, date 18.05.2006, ka vendosur rrezimin e padise se paditeses Geraldina Bakalli dhe te nderhyreses kryesore Luiza Bakalli. Ne kete vendim, gjykata arsyeton se nuk eshte provuar se trualli prej

293

Page 294: Tetor 2009

300 m2, objekt konflikti, te kete qene ne pronesi te ndjerit Leko Bakalli ne kohen e vdekjes tij, por eshte provuar se kjo prone figuron e regjistruar ne emer te paditurit Mihal Bakalli qe nga viti 1965, pra para se te vdiste trashegimlenesi Leko. Gjithashtu ne deshmine e trashegimise flitet per trashegimtaret, por jo se cila eshte prona qe trashegohet, te paditurit i eshte bere shpronesimi i shtepise dhe pemeve frutore ne vitin 1985, trualli dhe shtepia e te paditurit Mihal me ato te trashegimlenesit figurojne te ndara sipas hartes se vitit 1979. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Vlore.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore ka bere rekurs pala paditese dhe nderhyresja kryesore Geraldina e Luiza Bakalli, te cilat kane pretenduar se vendimet e gjykatave jane ne kundershtim me ligjin, sepse trualli objekt gjykimi prej 265 m2 ka qene ne pronesi te ndjerit Leksi Bakalli deri ne momentin e vdekjes se tij.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte gjykon se vendimi i gjykates se apelit eshte i drejte i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Sipas neneve 92/a, 200, 208 e vijues te K.Civil, paditesat kane kerkuar te njihen bashkepronare ne truallin e kthyer te paditurit Mihal Bakalli nga K.K.K.Pronave dhe konstatimin e pavlefshem te kontrates se shitblerjes nr.821/104, date 09.02.2004 te paditurve.

Gjykata e apelit, ne veshtrim te ketyre dispozitave, pasi ka analizuar provat shkresore te administruara, si: vendimi nr.108, date 06.07.1995 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Fier, me te cilin eshte njohur dhe kthyer pronesia te paditurit Mihal Bakalli; Noten e Inskriptimit nr.23, date 25.07.1966, ku rezulton se i padituri Mihal ka vene si garanci per shlyerje kredie, shtepine me truallin, te cilet i ka pasur te regjistruar ne Zyren e Kadastres; vertetimin date 31.05.1996 te kesaj zyre, me te cilin vertetohet se i padituri Mihal Bakalli ka patur te regjistruar 70 m2 toke truall dhe 230 m2 toke pemishte, mbi te cilen ka qene banesa e tij; vendimin nr.23, date 21.01.1985 te ish Komitetit Ekzekutiv te K.P. Rrethit Fier, me te cilin i padituri Mihal Bakalli eshte shpronesuar, drejt ka konkluduar ne rrezimin e padise se ngritur.

Nga gjykimi eshte vertetuar se trualli objekt konflikti eshte siperfaqja e truallit prej 300 m2, kthyer te paditurit Mihal Bakalli, ne baze te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve”, ka qene ne pronesi te paditurit Mihal Bakalli nga viti 1966 deri me date 21.05.1985, i eshte shpronesuar atij para se te vdiste trashegimlenesi Leko Bakalli, per te cilin nuk eshte vertetuar gjate gjykimit te kete patur ne pronesi kete siperfaqe trualli, sikurse pretendohet nga paditesit, te cilet kane kerkuar njohjen bashkepronare per shkak se prona rrjedh nga trashegimlenesi i perbashket Leko Bakalli.

Nga ana tjeter, pretendimi qe ngrihet ne rekurs se trualli objekt konflikti ka qene ne pronesi te trashegimlenesit Leko Bakalli e kane rrezuar gjykatat dhe ka te beje me vleresim e analize te provave te marra nga gjykata, qe nuk perben shkak per pranimin e rekursit ne Gjykaten e Larte.

Sa siper, Kolegji Civil gjykon se vendimi i Gjykates se Apelit Vlore te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.665, date 12.12.2006 te Gjykates se Apelit Vlore.

Tiranë, më 29.10.2009

294

Page 295: Tetor 2009

Nr.11118-00449-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1292 i Vendimit (349)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere prej:

Ardian Dvorani KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareArjana Fullani AnetareGuxim Zenelaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 29.10.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket paleve:

PADITËS: OSMAN JAHO, perfaqesuar nga Av. Serafin Guca I PADITUR: BARDHYL DODA, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:Shperblim demi i ardhur per shkak te marrjes

se mases se sigurimit te padise per pezullim punimesh.Baza Ligjore: Neni 211 i K.Pr.C.

dhe neni 608 i K.C.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me vendimin nr.351, date 28.02.2006, ka vendosur:Pranimin e pjesshem te padise se paditesit Osman Jaho kunder te paditurit Bardhyl Doda, me objekt shperblim demi, si te bazuar ne ligj e ne prova shkresore.Detyrimin e pales se paditur, Bardhyl Doda, te paguaje ne favor te pales paditese, Osman Jaho, shumen 1.000.000 leke si shperblim demi nga vendosja e mases se sigurimit te padise per pezullimin e punimeve te ndertimeve te Osman Jahos, ne lagjen “1 Maji” Fier ,me vendim te ndermjetem te dates 15.07.2002 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier.Urdherimin e Reiffeisen Bank, Dega Fier (Ish-Banka e Kursimeve, Dega Fier), te beje ç’ngurtesimin e shumes prej 1.000.000 leke ne llogarine e saj bankare 03/0000101 dhe kalimin e saj shume ne favor te paditesit Osman Jaho.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.593, date 10.11.2006, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.351, date 28.02.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier.

Kunder vendimit nr.593, date 10.11.2006 te Gjykates se Apelit Vlore ka ushtruar rekurs i padituri Bardhyl Doda, duke kerkuar prishjen e vendimit nr.593, date 10.11.2006 te Gjykates se Apelit Vlore dhe te vendimit nr.351, date 28.02.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier, per keto shkaqe:

- Vendimet gjyqesore jane haptazi te paligjshem.

295

Page 296: Tetor 2009

- Gjykatat ne menyre te qellimshme kane shkelur rende ligjin material civil e konkretisht nenin 640 te K.Civil, pasi nepermjet ketyre vendimeve paditesit i eshte dhene demshperblim, megjithese nderton ne menyre te paligjshme, me leje te fallsifikuar, ne nje kohe qe ndertimi i paditesit eshte pezulluar nga Bashkia Fier. Per kete shkak eshte marre dhe vendimi i pezullimit te tij.

- Ne kohen qe eshte marre vendimi i pezullimit nga gjykata paditesi nuk ka pasur leje ndertimi, pasi leja e fallsifikuar eshte e vitit 2000, ndersa pezullimi i punimeve nga gjykata eshte bere ne vitin 2002, kur lejes se ndertimit i kishte kaluar afati per ndertim dhe paditesi nuk mund te ndertonte.

- Gjykatat kane shkelur ligjin procedurial civil e konkretisht dispozitat qe flasin per ekspertimin, si dhe dispozitat per pezullimin e gjykimit. Gjykata e apelit duhej te pezullonte gjykimin e kesaj çeshtje deri sa te perfundonte gjykimi penal lidhur me fallsitetin e lejes se ndertimit.

Paditesi Osman Jaho ka paraqitur kunderrekurs, ne te cilin parashtron keto shkaqe: - Rekursi nuk permban asnje nga shkaqet ligjore qe parashikon neni 472 i K.Pr.Civile. - Vendimet gjyqesore objekt rekursi jane te bazuar ne ligj e ne prova. - Vendimi penal, per te cilin pretendohet se perben shkak per pezullimin e ketij

gjykimi, nuk ndikon ne kete vendim, mbasi jo vetem ai nuk ka marre forme te prere, por edhe sikur te pranojme se do te merrte forme te prere, ai mund te perbente vetem shkak per rishikimin e vendimit civil.

- Gjykimi ne apel nuk eshte zhvilluar shpejt dhe me qellim si pretendohet, por eshte zhvilluar me dy seanca gjyqesore.

- Ne kundershtim me çdo ligj e moral, nepermjet ketij rekursi i behet presion Gjykates se Larte.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani; perfaqesuesin e paditesit Osman

Jaho, Av. Serafin Guca, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Vlore dhe te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.593, date 10.11.2006 i Gjykates se Apelit Vlore eshte i drejte dhe i bazuar

ne ligj dhe ne prova dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi. Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara eshte vertetuar se midis

paditesit Osman Jaho dhe te paditurit Bardhyl Doda eshte zhvilluar nje gjykim i meparshem. Ne ate gjykim, padites i k/paditur ka qene shtetasi Bardhyl Doda dhe te paditur k/padites kane qene shtetasit Iliaz Vrioni dhe Osman Jaho. Konflikti midis ketyre paleve ndergjyqese ka lindur per shkak se paditesi i k/paditur Bardhyl Doda ka pretenduar se ishte bashkepronar, se bashku me persona te tjere te trete ne k/padi, mbi nje siperfaqe toke truall prej 981 m2 te ndodhur ne qytetin e Fierit, ne Lagjen “1 Maji”, te fituar me vendimin nr.150, date 24.07.1996 te KKKP Fier dhe te regjistruar ne ZRPP, siperfaqe mbi te cilen po ndertonte ne menyre te paligjshme i padituri k/padites Osman Jaho. Ndersa i padituri k/padites Ilijaz Vrioni ka pretenduar se me vendimin nr.259, date 30.11.1995 te KKKP Fier i eshte njohur pronesia mbi truallin prej 525 m2 te ndodhur ne qytetin e Fierit, Lagja “1 Maji”, duke i kthyer ne natyre si siperfaqe te lire 323 m2 me kufizimet perkatese, prone te cilen, pasi e ka regjistruar ne ZRPP, ia ka shitur te paditurit k/padites Osman Jaho. Ky i fundit ka pretenduar se pasi eshte bere pronar ne menyre te ligjshme mbi kete truall me ane te kontrates se shitblerjes dhe regjistrimit perkates ne ZRPP, eshte pajisur me leje ndertimi, miratuar me

296

Page 297: Tetor 2009

vendimi nr.1 date 07.01.2000 te KRRT Fier, per te ndertuar nje objekt 1 kat lokal dhe tre kate banese.

Gjate shqyrtimit te asaj çeshtje ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Fier, rezulton se paditesi i k/paditur Bardhyl Doda ka paraqitur nje kerkese per sigurimin e objektit e padise. Kjo kerkese eshte pranuar nga gjykata, e cila me vendim te ndermjetem te dates 15.07.2002, ka vendosur pezullimin e punimeve te ndertimit te te paditurit Osman Jaho deri ne perfundimin e shqyrtimit ne themel te çeshtjes, kundrejt garancise pasurore te parapaguar nga paditesi i k/paditur Bardhyl Doda ne shumen 1.000.000 leke.

Ne perfundim te atij gjykimi, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me vendim nr.873, date 21.06.2004, ka vendosur, nder te tjera, rrezimin e padise se paditesit te k/paditur Bardhyl Doda; Heqjen e mases se sigurimit te padise, si dhe pranimin e pjesshem te k/padise te te paditurve k/padites Iljaz Vrioni dhe Osman Jaho, duke ndryshuar pjeserisht vendimin nr.150, date 24.07.1996 te KKKP Bashkia Fier. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.579, date 07.12.2004 dhe rezulton te kete marre forme te prere.

Me marrjen e vendimit forme te prere, paditesi ne çeshtjen objekt shqyrtimi Osman Jaho, i eshte drejtuar Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier me padi kunder te paditurit Bardhyl Doda, duke kerkuar shperblimin e demit te ardhur per shkak te marrjes se mases se sigurimit te padise per pezullimin e punimeve. Ai pretendon se qe nga data 17.07.2002 deri ne date 07.12.2004, date ne te cilen ka marre forme te prere vendimi nr.873, date 21.06.2004 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier dhe eshte hequr masa e sigurimit te padise per pezullim punimesh, i eshte shkaktuar dem, i cili konsiston ne faktin se paditesi nuk ka mundur te realizoje te ardhurat nepermjet perfundimit te objektit lokal plus tre kate banese, i cili ka mbetur i pezulluar si ndertim per nje periudhe prej 2 vjet e 6 muaj.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me vendimin nr.351, date 28.02.2006, ka vendosur pranimin e pjesshem te padise. Detyrimin e pales se paditur Bardhyl Doda te paguaje ne favor te pales paditese Osman Jaho shumen 1.000.000 leke, si shperblim demi nga vendosja e mases se sigurimit te padise per pezullimin e punimeve te ndertimeve te Osman Jahos. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.593, date 10.11.2006.

Duke e pare ne teresine e tij gjykimin e kesaj çeshtjeje, Kolegji Civil i Gjykate se Larte çmon se perfundimi i arritur nga gjykimi i kesaj çeshtje eshte i drejte dhe ligjor. Paditesi Osman Jaho, ne çeshtjen objekt shqyrtimi, ka kerkuar shperblimin e demit per shkak te marrjes se mases se sigurimit te padise, duke u pezulluar punimet e tij te ndertimit. Nga shqyrtimi i akteve ne dosje rezulton se kjo mase sigurimi padie eshte kerkuar nga paditesi i k/paditur ne ate gjykim Bardhyl Doda, padia e te cilit eshte rrezuar nga gjykata dhe vendimi rezulton te kete marre forme te prere. Ne te tilla kushte, drejt eshte arsyetuar nga gjykatat se marrja e mases se sigurimit te padise kane sjelle nje pasoje te caktuar dhe ndonese nuk ka qene e deshiruar ardhja e demit, ai realisht ka ardhur. Ne vijim te ketij arsyetimi dhe ne mbeshtetje te Nenit 202 § 2/b te K.Pr.C., ku parashikohet se: “Paditesi jep garanci ne masen dhe llojin qe cakton gjykata per demin qe mund t’i shkaktohet te paditurit nga sigurimi i padise”, caktimi i mases se garancise per demin, llojit te saj dhe afatet, jane lene ne diskrecion te gjykates. Ne rastin konkret kjo çeshtje eshte vleresuar ne ate gjykim nga gjykata, e cila pasi ka shqyrtuar kerkesen, ka percaktuar se demi eventual qe mund t’i shkaktohej pales se paditur nga sigurimi i padise garantohet nga shuma prej 1.000.000 leke, perllogaritje kjo per te cilin pala paditese e k/paditur ne ate gjykim, Bardhyl Doda, rezulton se ka qene dakord, pasi nuk e ka ankimuar vendimin e ndermjetem, por ka depozituar ne banke shumen e te hollave, duke ekzekutuar vullnetarisht kete vendim. Gjithashtu ne çeshtjen objekt shqyrtimi, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier dhe Gjykata e Apelit Vlore, gjate shqyrtimit gjyqesor, duke analizuar rrethanat, provat e faktet, kane vleresuar drejt se masa e demit te shkaktuar nga pezullimi i punimeve eshte 1.000.000 leke, vleresim ky i cili eshte ne diskrecion te tyre.

297

Page 298: Tetor 2009

Ndersa persa i perket pretendimit se gjykata e apelit duhej te pezullonte gjykimin e kesaj çeshtje deri sa te perfundonte gjykimi penal, Kolegji çmon se pari se gjykimi i kesaj çeshtje penale nr.299 e vitit 2004, lidhur me fallsitetin e lejes se ndertimit nuk perben nje çeshtje paragjykimore per çeshtjen objekt shqyrtimi, ne te cilen gjykohet kerkimi per shperblimin e demit te ardhur per shkak te marrjes se mases se sigurimit te padise per pezullim punimesh. Se dyti, ne momentin e gjykimit te kesaj çeshtje ne Gjykaten e Larte, vendimi penal per akuzen e fallsifikimit te dokumentave ne çeshtjen penale te permendur me siper ka marre forme te prere dhe ne çdo rast nje vendim i ri mund te sherbeje si shkak rishikimi te vendimit dhe jo per pezullimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.593, date 10.11.2006 te Gjykates se Apelit Vlore.

Tirane, me 29.10.2009

298

Page 299: Tetor 2009

Nr.11115-00277-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-1130 i Vendimit (350)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareArjana Fullani AnetareGuxim Zenelaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 29.10.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket paleve:

PADITËS: FAFRI MALKO, MISIR MALKO, perfaqesuar nga Av. Kujtim Capo.

TËPADITUR: SEFEDIN MALKO, AZBI MALKO, LUTFI MALKO, MYRTEZA CAUSHI, ADEM CAUSHI, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:Kthim sendi.

Baza Ligjore: Neni neni 269 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lushnje, me vendimin nr.537, date 17.05.2005, ka vendosur:

Pranimin e padise pjeserisht.Detyrimin e te paditurit Sefedin Malko te liroje e t’i dorezoje paditesit Fafri Malko e bashkepronareve te tjere siperfaqen 4425 m2, ndodhur ne pasurine nr.32/11, zona kadastrale 3921, e vijezuar me viza roze nga ekspertja. Te detyrohet i padituri Myrteza Caushi te liroje e t’i dorezoje paditesit Fafri Malko dhe bashkepronareve te tjere siperfaqen 2750 m2, ndodhur ne pasurine nr.70/4, zona kadastrale 3921, e konturuar nga ekspertja me jeshile. Te detyrohet ky i paditur te prishe dhe objektin e ndertuar mbi kete pasuri.Te detyrohet i padituri Lutfi Vrapi te liroje e dorezoje paditesit Fafri Malko e bashkepronareve te tjere siperfaqen 1250 m2 ndodhur ne pasurine nr.67, zona kadastrale 3921, e konturuar nga ekspertja me te verdhe. Te rrezoje padine per te paditurit Azbi Malko dhe Adem Caushi, si te pabazuar ne prova e ne ligj. Vendimi eshte i vlefshem bashkengjitur me planvendosjet e aktit te ekspertimit te firmosur edhe nga gjykata.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.119, date 07.03.2006, ka vendosur: Prishjen e vendimit nr.537, date 17.05.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lushnje dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes.

299

Page 300: Tetor 2009

Kunder vendimit nr.119, date 07.03.2006 te Gjykates se Apelit Vlore kane ushtruar rekurs paditesit Fafri Malko dhe Misir Malko, duke kerkuar prishjen e vendimit nr.119, date 07.03.2006 te Gjykates se Apelit Vlore dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.537, date 17.05.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lushnje, per keto shkaqe:

- Argumenti i gjykates se apelit, sipas te cilit te dy palet jane pajisur me tituj pronesie dhe nuk mund t’i jepet zgjidhje çeshtjes me kete gjykim, eshte i gabuar.

- Mes nesh eshte zhvilluar nje gjykim tjeter, i cili ka marre forme te prere, ku te paditurit ne kete padi kane qene paditesa dhe padia e tyre ndaj nesh eshte rrezuar me vendimin nr.653, date 31.10.2000 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lushnje. Per keto arsye, pretendimet e te paditurve Sefedin Malko, Lutfi Vrapi dhe Myrteza Caushi jane gje e gjykuar.

- Ne titulli i pronesise na buron nga nje vendim gjyqesor, ndersa titujt e te paditurve jane me data te mevonshme.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani; perfaqesuesin e paditesave Fafri

Malko dhe Misir Malko, Av. Kujtim Capo, i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me nje tjeter trup gjykues dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi nr.119, date 07.03.2006 i Gjykates se Apelit Vlore eshte rezultat i zbatimit jo

te drejte te ligjit, rrjedhimisht duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per rigjykim ne po ate gjykate, me nje tjeter trup gjykues.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara eshte vertetuar se paditesi Misir Malko eshte trashegimtar ligjor i trashegimlenesit Shaqir Malko, i cili me vendimin nr.409, date 29.02.1996 te KKKP Lushnje, eshte njohur pronar per 8100 m2 truall, ndodhur ne Zharnec Lushnje. Po keshtu, ka rezultuar se paditesi Fafri Malko eshte trashegimtar ligjor i trashegimlenesit Sali Malko, i cili me vendimin nr.408 date 29.02.1996 te KKKP Lushnje eshte njohur pronar per 13500 m2 truall, ndodhur ne Zharnec Lushnje.

Te dy vendimet e mesiperme te KKKP Lushnje jane kundershtuar ne gjykate dhe me vendimin nr.752, date 15.05.1996, trashegimtareve te Sali Malkos ju eshte kthyer fizikisht 10000 m2 ne dy parcela dhe trashegimtareve te Shaqir Malkos ju eshte kthyer fizikisht 8100 m2.

Paditesit i kane regjistruar ne ZRPP Lushnje siperfaqet respektive te kthyera fizikisht me vendim gjykate.

Me padine objekt gjykimi, paditesi Misir Malko ka kerkuar nga i padituri Azbi Malko kthimin e siperfaqes prej 2650 m2 dhe prishjen e objektit te ndertuar mbi te. Ndersa paditesi Fafri Malko ka kerkuar kthimin e siperfaqes prej 1250 m2 te zene nga i padituri Lutfi Vrapi, te siperfaqes prej 2750 m2 te zene nga i padituri Myrteza Caushi, duke prishur edhe objektin qe eshte ndertuar mbi te, si dhe te siperfaqes prej 4425 m2 te zene nga i padituri Sefedin Malko.

Gjate gjykimit te paditurit kane pretenduar se nuk jane posedues te paligjshem, pasi e kane fitur ne menyre ligjore pronesine mbi token ne baze te ligjit nr.7501, date 19.07.1991 “Per token”. Ata kane pretenduar se i kane pasur fillimisht keto siperfaqe toke ne perdorim dhe me pas iu kane kaluar ne pronesi, duke u pajisur dhe me tapite perkatese. Gjithashtu ata kane pretenduar se keto siperfaqe jane toke are te ndara nga ligji nr.7501, date 19.07.1991 “Per token” dhe nuk mund te ndahen fizikisht, ne baze te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve”.

300

Page 301: Tetor 2009

Ne perfundim te gjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lushnje, me vendimin nr.537, date 17.05.2005, ka vendosur: “Pranimin e padise pjeserisht. Detyrimin e te paditurit Sefedin Malko te liroje e t’i dorezoje paditesit Fafri Malko e bashkepronareve te tjere siperfaqen 4425 m2 … Te detyrohet i padituri Myrteza Caushi te liroje e t’i dorezoje paditesit Fafri Malko dhe bashkepronareve te tjere siperfaqen 2750 m2 … . Te detyrohet ky i paditur te prishe dhe objektin e ndertuar mbi kete pasuri. Te detyrohet i padituri Lutfi Vrapi te liroje e dorezoje paditesit Fafri Malko e bashkepronareve te tjere siperfaqen 1250 m2 … Te rrezoje padine per te paditurit Azbi Malko dhe Adem Caushi, si te pabazuar ne prova e ne ligj. …”.

Kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lushnje ka paraqitur ankim ne Gjykaten e Apelit Vlore paditesi Misir Malko. Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.119, date 07.03.2006, ka vendosur: “prishjen e vendimit nr.537 date 17.05.2005 te Gjykastes se Rrethit Gjyqesor Lushnje dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes”. Gjykata e apelit arsyeton se: “… ne gjendjen e titujve te pronesise qe disponojne nuk mund te zgjidhet padia e ngritur nga paditesi Fafri e Misir Malko … sepse dhe te paditurit dispononje tituj pronesie, ne baze te ligjit 7501, te cilat ndodhen te administruara ne dosje … ne kushtet kur titujt e pronesise, aktet e marrjes se tokes ne pronesi ne baze te ligjit 7501… Megjithese gjykata e faktit ne vendimin e saj e provon se te dy palet jane te pajisur me tituj pronesie e per pasoje s’mund t’i jepet zgjidhje çeshtjes objekt gjykimi, prape se prape e ka vendosur pranimin pjeserisht te padise. Ne kushtet kur titujt e pronesise te paleve qendrojne te pagoditura e te pashprehura, secila prej tyre eshte e drejte. Padia e paditesit eshte padi qe nuk mund te ngrihet dhe, ne veshtrim te nenit 468 te K.Pr.C., duhet vendosur pushimi i gjykimit te kesaj padie”.

Duke e pare ne teresine e saj gjykimin e kesaj çeshtjeje, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se nuk jane sqaruar nje sere problemesh, qe lidhen me zgjidhjen e drejte te çeshtjes dhe se perfundimi i arritur ne vendimin e Gjykates se Apelit Vlore nuk eshte ne zbatim te nenit 14 te K.Pr.C. per nje hetim te plote dhe te gjithanshem te çeshtjes.

Gjykata e apelit, ne zbatim te gabuar te ligjit dhe pa i hyre themelit te çeshtjes, ka vendosur pushimin e gjykimit, me arsyetimin se jemi para nje padie qe nuk mund te ngrihej.

Kolegji çmon se padia objekt gjykimi eshte nje padi rivendikimi dhe se gjykimi i padise se rivendikimit nga natyra eshte nje gjykim petitor, qe do te thote se i hyn themelit te bazueshmerise se te drejtave te pronesise qe pretendojne palet.

Ne mbeshtetje te nenit 296 te K.C., padia e rivendikimit eshte padia e pronarit jo posedues kunder poseduesit jo pronar per kthimin e sendit. Nga ketej del se, kusht i domosdoshem per ngritjen e nje padie rivendikimi eshte nga njera ane qe paditesi te jete pronar i sendit qe rivendikon, dhe nga ana tjeter qe i padituri te jete posedues i paligjshem i sendit.

Per te vertetuar keto dy kushte, gjykata duhet te hetoje dhe shqyrtoje ligjshmerine dhe bazueshmerine e te drejtave te pronesise qe pretendojne palet ndergjyqese gjate gjykimit te padise se rivendikimit.

Çeshtja e provimit ne padine e rivendikimit zgjidhet ne baze te rregullave te pergjithshme mbi barren e proves. Keshtu paditesi ne kete lloj padie duhet te provoje fakte, ne baze te te cilave, sipas ligjes, i ka kaluar pronesia mbi sendin. Pra menyren e fitimit te pronesise, qofte kjo origjinale ose e prejardhur. Ndersa i padituri duhet te provoje rrethanat e faktit, mbi te cilat bazon prapesimet e tij kunder kerkimeve te paditesit.

Ne veshtrim te sa me siper, vendimi nr.119, date 07.03.2006 i Gjykates se Apelit Vlore eshte i cenueshem per zbatim te gabuar te ligjit dhe moskryerjen e nje hetimi te plote dhe te gjithaneshem te çeshtjes, ne perputhje me nenin 14 te K.Pr.C.

Ne rigjykim, Gjykata e Apelit Vlore duhet te hetoje dhe shqyrtoje ligjshmerine dhe bazueshmerine e te drejtave te pronesise qe pretendojne palet ndergjyqese.

301

Page 302: Tetor 2009

Gjykata duhet te mbaje parasysh se ne mosmarreveshjet ne lidhje me te drejtat e pronesise mbi toka te ish ndermarrjeve dhe kooperativat bujqesore jane hasur disa kategori subjektesh ne raport me token, siç jane ish pronaret, bashkethemeluesit dhe perdoruesit. Hetimi i qarte ne lidhje me kete status te subjektit eshte i domosdoshem per zgjidhjen e drejte te kesaj çeshtje.

Gjithashtu, gjykata duhet te hetoje ne lidhje me daten ne te cilen ngastrat e tokes, me numrat respektive qe i jane kthyer ish pronareve, jane shnderruar ne troje dhe kur ka ndodhur ky ndryshim i statusit te tokes.

Gjykata e Apelit Vlore, ne rigjykim, duhet te caktoje nje ekspert, i cili te identifikoje saktesisht vendndodhjen ne terren te ngastrave te tokes mbi te cilat kane pretendimime pronesie palet ndergjyqese, si dhe te saktesoje nese ka mbivendosje, ne çfare mase rezulton qe te jete ajo dhe per cilat nga palet ndergjyqese.

Kryerja e veprimeve si me siper dhe e te tjerave qe evetualisht mund te lindin gjate rigjykimit do te lejoje gjykaten e apelit qe, ne perputhje me kerkesat e parashikuara ne nenin 465 te K.Pr.C., ka te drejte te perserise pjeserisht apo teresisht hetimin gjyqesor, te mund te arrije ne perfundime te drejta ligjore, ne lidhje me çeshtjen.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.119, date 07.03.2006 te Gjykates se Apelit Vlore dhe kthimin e

çeshtjes per rishqyrtim po ne ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 29.10.2009

302

Page 303: Tetor 2009

303

Page 304: Tetor 2009

ÇËSHTJE PENALE

304

Page 305: Tetor 2009

305

Page 306: Tetor 2009

Nr.61004-00746-00-2009 i Regj.ThemeltarNr.00-2009-243 i Vendimit (225)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnetarFatos Lulo AnetarAndi Çeliku AnetarMajlinda Andrea Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 07.10.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.61004-00746-00-2009, qe i perket:

TË PANDEHURËS: QAMILE PEQINI

A K U Z U A R:Per kryerjen e vepres penale te ushtrimit te prostitucionit,

parashikuar nga neni 113 i K.Penal.OBJEKTI:

Vleftesim i ligjshem i arrestimit ne flagrance dhe caktim i mases se sigurimit.

Baza Ligjore: Neni 238 i K.Pr.Penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, me vendimin nr.245, date 14.07.2009, ka

vendosur:Vleftesimin e ligjshem te arrestit ndaj shtetases Qamile Peqini.Caktimin si mase sigurimi ndaj shtetases Qamile Peqini arrest ne burg, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.181, date 12.08.2009, ka vendosur:Miratimin e vendimit nr.245, date 14.07.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs e pandehura nepermjet perfaqesuesit, av. Ilir Murra, i cili kerkon ndryshimin e vendimit deklarimin e paligjshem te arrestit ne flagrance dhe lirimin e menjehershem, duke parashtruar keto shkaqe:

- 1. Te dyja gjykatat, duke mosrespektuar parimet e percaktuara ne nenet 3/2, 49, 128, germa “c”, 152, 228, 229 dhe 230 te K.Pr.Penale, i kane dhene zgjidhje te gabuar çeshtjes.

- Eshte zbatuar keq ligji penal. Cilesimi juridik i vepres penale, ushtrim prostitucioni, eshte i gabuar. Me provat e administruara vepra nuk mund te cilesohej si e tille.

306

Page 307: Tetor 2009

- Jam arrestuar ne flagrance me date 10.07.2009 rreth ores 12.00, jam shoqeruar ne dhomat e paraburgimit ku jam marre ne pyetje ne kundershtim me ligjin procedural dhe konkretisht nenet 252 e 255 te K.Pr.Penale. Une, ne momentin e nderhyrjes se agjenteve te policise, jam gjendur ne ambientet e motel “Turist”, pa pranine e ndonje personi tjeter.

- Gjate kohes se marrjes ne pyetje nga oficeret e policise gjyqesore kam kerkuar te me caktohet nje mbrojtes nga organi procedues, kerkese e cila, ne kundershtim me nenin 31 te Kushtetutes dhe nenin 49 te K.Pr.Penale, me eshte refuzuar, per kete shkak deklarimet e mia nuk mund te merren te vlefshme pasi jane marre ne kundershtim me ligjin procedural dhe jane firmosur nga ana ime pa m’i lexuar.

- Masa e sigurimit arrest ne burg eshte mjaft e ashper, me pasoja te renda psikologjike, sociale dhe ekonomike dhe ne kundershtim me nenin 230 te K.Pr.Penale, ajo nuk i pergjigjet nevojave te sigurimit, pasi nuk eshte ruajtur nje raport i drejte midis rendesise se faktit dhe sanksionit qe parashikohet per vepren penale konkrete, neni 113 i K.Penal, e cila parashikon nje denim me gjobe ose burgim deri ne tre vjet.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Majlinda Andrea; prokurorin Artur Selmani, i cili

kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit; pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E N Se ne ngarkim te shtetases Qamile Peqini, Prokuroria e Rrethit Elbasan ka filluar

procedimin penal per vepren penale te “Prostitucionit”, parashikuar nga neni 113 i K.Penal.Sipas akteve të paraqitura nga organi i akuzes, kjo shtetase ne daten 10.07.2009, rreth

ores 19.00 eshte arrestuar ne flagrance duke pritur persona të ndryshëm për të ushtruar prostitucion, aktivitet që kishte disa kohë që e ushtronte në lokalin “Turisti” te shtetasit Madrit Gurakuqi. Sipas deklarimeve të vetë të arrestuarës, ajo ishte punësuar në lokal nga shtetësja Pranvera Buzo, e cila kishte punësuar edhe gra të tjera në lokal, me qëllimin për të ushtruar prostitucion.

Duke çmuar se ekziston nje dyshim i bazuar ne prova ne ngarkim te personit nen hetim, Qamile Peqini, per kryerjen e vepres penale te prostitucionit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe ajo e Apelit Durrës, kane pranuar kerkesen e organit te akuzes, duke vlerësuar të ligjshëm arrestin në flagrancë dhe caktuar asaj masen e sigurimit personal “arrest ne burg ”.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se te dyja gjykatat e faktit kane vepruar drejt duke vleftësuar të ligjshëm arrestin në flagrancë dhe duke caktuar nje mase sigurimi personal per shtetasen Qamile Peqini, por ato kane gabuar në llojin e mases se sigurimit personal te caktuar, duke vepruar kështu në kundërshtim me kërkesat e nenit 229 dhe 230 te K.Pr.Penale.

Gjykatat e faktit me te drejte kane pranuar se ne ngarkim te personit nen hetim ka dyshime te bazuara ne prova se ajo ka ushtruar prostitucion. Keto dyshime bazohen ne proçes verbalin e kapjes ne flagrance, raportet e vëzhgimit të Sektorit të Policisë kundër krimit të organizuar, deklarimet e dhena nga shtetësja Sanije Veliu, Pranvera Buzo, nga deklarimet e dhena prej vetë të arrestuarës të datës 10.07.2009.

Por ne caktimin e llojit te mases se sigurimit personal, te dyja gjykatat kane gabuar, pasi, ndryshe nga percaktimi i dispozites se nenit 230 te K.Pr.Penale, edhe pse kane qene te gjitha rrethanat qe çdo mase tjeter veç asaj te “arrestit ne burg” ka qene e pershtatshme per t’iu caktuar personit nen hetim, i kane caktuar masen me te rëndë e që çmohet e

307

Page 308: Tetor 2009

papërshtatshme. As vepra penale dhe as vete e arrestuara Qamile Peqini nuk rezultojne te paraqesin rrezikshmeri te veçante, ne kuptim te kerkesave te nenit 230 te K.Pr.Penale.

Vepra per te cilen akuzohet Qamile Peqini parashikon denim me gjobe dhe nese ekzistojne te gjitha rrethanat renduese, denimi per kete veper eshte deri ne 3 vjet burgim. Vete personi nen hetim eshte e seksit femer, ne moshe te re. Nuk ka asnje te dhene se ajo mund t’i shmanget hetimit, apo te vihet ne rrezik marrja ose vertetesia e ndonje prove. Analiza e te gjitha ketyre rrethanave duhet t’i kishin çuar gjykatat e faktit ne perfundimin se arresti ne burg ka qene masa më e papershtatshme e sigurimit personal per të arrestuarën Qamile Peqini.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se masa me e pershtatshme per t’i caktuar personit nen hetim eshte ajo e detyrimit per t’u paraqitur ne policine gjyqesore, mase e cila nuk e pengon organin e akuzes te zhvilloje hetimet e metejshme te kesaj çeshtje.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/b te Kodit te Proçedures

Penale,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.181, date 12.08.2009 të Gjykatës së Apelit Durrës përsa

i përket vleftësimit të ligjshëm të arrestit në flagrancë.Ndryshimin e vendimit nr.181, date 12.08.2009 te Gjykates se Apelit Durrës, në lidhje

me masën e sigurimit.Caktimin si mase sigurimi për të pandehurën Qamile Peqini ate te detyrimit per t’u

paraqitur ne policine gjyqesore të premten e pare te çdo muaji, ne oren 12.00.Urdherohet lirimi i menjehershem i të pandehurës Qamile Peqini, nese nuk mbahet

per ndonjë shkak tjeter ligjor.Nje kopje e ketij vendimi i dërgohet per ekzekutim Prokurorise se Pergjithshme.

Tirane, me 07.10.2009

308

Page 309: Tetor 2009

Nr.61004-00740-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-254 i Vendimit (226)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesFatos Lulo AnetarBesnik Imeraj AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 07.10.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:

KËRKUESES: MIRANDA LULI

OBJEKTI: Kundërshtim i vendimit nr.241, date 20.08.2009

të Gjykatës së Apelit Tirane për caktimin e mases se sigurimit personal.

A K U Z U A R:Per vepren penale

te “dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit”, parashikuar nga neni 298 i K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.677, date 07.08.2009, ka vendosur:Pranimin e kerkeses se Prokurorise se Krimeve te Renda.Vleftesimin e ligjshem te arrestit ne flagrance ndaj personit nen hetim Miranda (Gomes) Luli.Caktimin si masë të sigurimit personal per shtetasen Miranda Luli ate te “arrestit ne burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.241, date 20.08.2009, ka vendosur:Miratimin e vendimit nr.677, date 07.08.2009 të Gjykatës së shkalles se pare Tirane.

Kunder ketij vendimi, ka paraqitur rekurs kerkuesja Miranda Luli, duke kerkuar prishjen e tij, per shkak se:

- Vepren e pandehura e ka kryer vetem per shkaqe humanitare dhe pa asnje interes.- Per shkak se eshte nene e tre femijve te mitur, masa e caktuar eshte masa me e

papershtatshme.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; prokurorin, Artur Selmani, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe si shqyrtoi çështjen në tërësi,

309

Page 310: Tetor 2009

V Ë R E NOrgani i prokurorise ka filluar procedimin penal ne ngarkim te shtetases Miranda

Luli, per kryerjen e vepres penale te parashikuar nga neni 298 i K.Penal.Duke pretenduar se ekzistojne dyshime te bazuara ne prova se kjo shtetase ka tentuar

te japi ndihme per kalim te paligjshem te kufirit, organi i prokurorise, pasi ka bere arrestimin e saj ne flagrance, ka kerkuar ne gjykate qe t’i caktohet si mase sigurimi personal ajo e “arrestit ne burg”, duke u vleftesuar i ligjshem edhe arrestimi ne flagrance.

Te dyja gjykatat, duke arsyetuar se ekziston nje dyshim i arsyeshem, i bazuar ne prova, se kjo e pandehur mund ta kete kryer vepren penale per te cilen akuzohet, kane pranuar kerkesen e prokurorise dhe i kane caktuar asaj si mase sigurimi personal ate te “arrestit ne burg”.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, duke gjetur te pabazuara ne ligj pretendimet e ngritura ne rekurs nga ana e personit nen hetim, çmon se vendimet e te dyja gjykatave duhet te lihen ne fuqi.

Ne ngarkim te kerkueses ekzistojne dyshime te bazuara ne prova se ajo ka kryer vepren penale te dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit te femijes Saed Palini. Organet e policise duke e kapur ate ne flagrance, me te drejte kane realizuar edhe arrestimin e saj, keshtu qe vendimi i gjykatave te faktit, lidhur me vleftesimin te ligjshem te arrestit ne flagrance dhe te caktimit ndaj kesaj shtetase te mase sigurimi personal, jane te drejta dhe te bazuara ne ligj.

Edhe lidhur me llojin e mases se sigurimit personal te caktuar ndaj shtetases Miranda Luli, Kolegji Penal çmon se te dyja gjykatat kane vepruar konform kerkesave te nenit 228 e 229 te K.Pr.Penale. Vepra qe dyshohet te kete kryer kerkuesja paraqet rrezikshmeri te veçante shoqerore, per shkak te perhapjes qe ajo ka. Vete kerkuesja, edhe per shkak te vepres qe dyshohet te kete kryer, qe eshte dhenia ndihme per te kaluar kufirin, paraqet rrezik ikje.

Per keto arsye, masa e sigurimit personal “arrest ne burg” caktuar ndaj saj eshte masa me e pershtatshme ne raport me rendesine e faktit dhe me sanksionin qe parashikohet nga vepra e kryer, si dhe eshte mbajtur parasysh pershtatshmeria e saj me shkallen e nevojave te sigurimit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/a te K.Pr.Penale,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.241, date 20.08.2009 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 07.10.2009

310

Page 311: Tetor 2009

Nr.61004-00652-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-253 i Vendimit (227)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesFatos Lulo AnetarBesnik Imeraj AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 07.10.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen qe i perket:

KËRKUESIT: EDISON BEGAJ

A K U Z U A R:Per kryerjen e vepres penale

te trafikimit te narkotikeve dhe trafikimit te armeve, parashikuar nga nenet 283/a-2 dhe 278/a-2 te K.Penal.

OBJEKTI:Revokimi i mases se sigurimit “arrest ne burg”,

e marre ndaj kerkuesit me vendimin nr.35, date 22.02.2008 nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore

Gjykata e Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane, me vendimin nr.253, date 11.12.2008, ka vendosur:

Caktimin e mases se sigurimit personal “arrest ne burg” ndaj personit nen hetim Edison Begaj, i akuzuar per veprat penale te trafikimit te narkotikeve dhe trafikimit te armeve, parashikuar nga nenet 282/a/2 e 278/a/2 te K.Penal.

Gjykata e Apelit per Krimet e Renda Tirane, me vendimin nr.16, date 10.07.2009, ka vendosur:

Mospranimin e ankimit.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs mbrojtesi i te pandehurit Edison Begaj, i cili kerkon prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit per Krimet e Renda dhe ndryshimin e vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates se apelit eshte haptazi ne kundershtim me ligjin, pasi asnje prej rrethanave te permenduara prej saj nuk mund te behet shkak qe ankimi i paraqitur prej nesh te mos pranohet.

- Te pandehurit, nga ana e gjykates se apelit, i eshte shkelur nje parim i rendesishem kushtetues, qe eshte e drejta per te ushtruar ankim.

311

Page 312: Tetor 2009

- Edhe Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda ka vendosur ne kundershtim me ligjin qe ka pranuar kerkesen e organit te akuzes per caktimin e mases se sigurimit personal.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; prokurorin Artur Selmani, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit per Krime te Renda; mbrojtesin e te pandehurit, av. Baftjar Rusi, i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit per Krime te Renda dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NSe, mbi bazen e kerkeses se organit te akuzes, Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te

Renda Tirane ka vendosur t’i caktoje te pandehurit Edison Begaj si mase te sigurimit personal ate te “arrestit ne burg”. Ky vendim eshte ankimuar nga mbrojtesi i te pandehurit, por Gjykata e Apelit per Krime te Renda, duke arsyetuar se ky mbrojtes nuk legjitimohej te ushtronte ankim, me vendimin nr.3, date 06.01.2009 ka vendosur mospranimin e ankimit.

Ne daten 18.06.2009, mbrojtesi i te pandehurit Edison Begaj, duke pretenduar se tashme legjitimohet per te ushtruar ankim ndaj vendimit te gjykates se shkalles se pare lidhur me masen e sigurimit personal, i eshte drejtuar gjykates se apelit me ankim.

Me vendimin nr.16, date 10.07.2009, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tirane ka vendosur perseri mospranimin e ankimit, por tashme me arsyetimin se ankimi ishte bere nje here objekt i shqyrtimit ne gjykaten e apelit ne daten 06.01.2009.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda vjen ndesh jo vetem me rregullimet proceduriale penale lidhur me ankimin, por edhe me te drejten kushtetuese te personit per te ankuar ndaj nje vendimi gjyqesor, te parashikuar nga dispozita e nenit 43 te Kushtetutes. Te pandehurit Edison Begaj i eshte mohuar e drejta per t’u ankuar ndaj nje vendimi gjyqesor ne nje gjykate me te larte dhe kjo ka sjelle si pasoje qe ligjshmeria e vendimit nr.253, date 11.12.2008 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane te mos jete bere objekt shqyrtimi nga Gjykata e Apelit per Krime te Renda Tirane.

Siç rezulton e provuar, kunder vendimit nr.253 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane, me te cilin te pandehurit Edison Begaj i eshte caktuar masa e sigurimit personal “arrest ne burg”, ka paraqitur ankim mbrojtesi i te pandehurit por gjykata e apelit, duke arsyetuar se ky vendim ishte i pa ankimueshem per sa kohe nuk ishte ekzekutuar dhe se lidhur me kete vendim nuk rezultonte qe palet te ishin njoftuar nga organet shteterore, gjykata e apelit nuk pranoi ta merrte ne shqyrtim kete ankim.

Ne daten 17.06.2009, me nje shkrese te Prokurorise se Pergjithshme qe mban numrin 1019/6, mbrojtesi i te pandehurit Edison Begaj (i cili vazhdon te jete mbrojtesi i tij edhe ne gjykimin e çeshtjes ne themel), vihet “zyrtarisht” ne dijeni per vendimin nr.253, date 11.12.2009. Per kete shkak, nje dite pasi eshte vene ne dijeni, ai i drejtohet me ankim Gjykates se Apelit per Krime te Renda, e cila, perseri me arsyetimin alogjik se çeshtja ishte shqyrtuar nje here nga ajo gjykate, vendosi mospranimin e ankimit, duke vazhduar te lere te pa shqyrtuar vendimin nr.253, date 11.12.2008 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda, edhe pse eshte vene ne dijeni nga mbrojtja se per efekt te ekzekutimit te ketij vendimi, i pandehuri eshte arrestuar ne shtetin italian disa muaj me pare.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se vendimi i mesiperm i Gjykates se Apelit per Krime te Renda vjen ndesh me dispozitat proceduriale penale dhe si i tille duhet te prishet.

312

Page 313: Tetor 2009

Me vendimin nr.3 te dates 06.01.2009, Gjykata e Apelit per Krime te Renda, duke mos pranuar ankimin e te pandehurit, i ka orientuar palet qe ky ankim mund te behet vetem pasi te ekzekutohet, ose pasi i pandehuri apo mbrojtesi te marrin dijeni ne rruge zyrtare lidhur me vendimin e caktimit te mases se sigurimit. Kjo do te thote qe, nese palet plotesojne njeren prej ketyre kerkesave, gjykata me e larte do te shqyrtoje ankimin. Por edhe pasi plotesohet kerkesa dhe mbrojtesi merr njoftim, siç e kerkon Gjykata e Apelit per Krime te Renda (arsyetim ky qe vjen ndesh me vendimin unifikues nr.4, date 24.06.2009 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte), e njejta gjykate vendos mospranimin e ankimit, por tashme me arsyetimin se e ka shqyrtuar nje here ate dhe ndodhemi perpara gjësë së gjykuar.

Kolegji çmon se ne rastin objekt gjykimi, Gjykata e Apelit per Krime te Renda, ne zbatim te detyrimeve qe parashikon dispozita e nenit 426 e vijues te K.Pr.Penale, duhet te kishte shqyrtuar ankimin, pasi nuk kane qene rastet e parashikuara nga neni 420 i K.Pr.Penale per te vendosur mos pranimin e ankimit.

Bazuar në sa më sipër, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda duhet të prishet dhe aktet t’i dergohen per rishqyrtim asaj gjykate, me tjeter trup gjykues.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/ç te Kodit te Proçedures Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.16, date 10.07.2009 te Gjykates se Apelit per Krimet e Renda

Tirane dhe dergimin e akteve per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 07.10.2009

313

Page 314: Tetor 2009

Nr.61004-00694-00-2009 i Regj. ThemeltarNr. 00-2009-357 i Vendimit (228)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnetarFatos Lulo AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 14.10.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen penale me:

KËRKUES: PROKURORIA E RRETHIT GJYQESOR DIBER

OBJEKTI:Zevendesimin e mases se sigurimit “Arrest ne burg”

per nje afat kohor prej 15 ditesh, ne “detyrim per t’u paraqitur ne policine gjyqesore”

sipas nenit 260 te K.Pr.Penale.

I ARRESTUAR: SAIMIR XHEDIKU

ARRESTUAR: Ne daten 19.06.2009, ora 10.00, per vepren penale

“Plagosje e rende me dashje” e kryer ne bashkepunim, e parashikuar nga neni 88/1 e 25 K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Diber, me vendimin nr.48, date 05.07.2009, ka vendosur:Lirimin e menjehershem (te arrestuarit), personit nen hetim, Saimir Xhediku, nga masa e sigurimit personal “Arrest ne burg” nese nuk mbahet per tjeter gje, per shkak te humbjes se fuqise se paraburgimit, pasi ka mbaruar afati i caktuar.Te njoftohet prokurori per ekzekutimin e vendimit, per pjesen qe kerkon ekzekutim te menjehershem.Caktimin e mases se sigurimit personal “Detyrimin per t’u paraqitur ne policine gjyqesore” per (te arrestuarin) personin nen hetim, Saimir Xhediku.Urdherimin e te (arrestuarit) personit nen hetim, Saimir Xhediku, qe te paraqitet ne nje nga zyrat e policise gjyqesore ne katin e pare, prane Prokurorise se Rrethit Diber, çdo te hene ora 10.00.

314

Page 315: Tetor 2009

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.220, date 28.07.2009, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.48, date 05.07.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Diber dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka bere rekurs, i arrestuari Saimir Xhediku, dhe prokurori prane Gjykates se Apelit Tirane, te cilet kerkojne prishjen e vendimit duke parashtruar sa me poshte:

Rekursi i te arrestuarit Saimir Xhediku.- Vendimi i gjykates, eshte ne kundershtim me kriteret e percaktuara ne nenin 249/6 te

K.Pr.Penale.- Gjykata e apelit, megjithese vjen ne perfundimin se masa e sigurimit te caktuar nga

gjykata e rrethit eshte vendosur ne kundershtim me ligjin, ajo e trajton çeshtjen si nje gjykim themeli dhe jo si mase sigurimi.

- Prishja e vendimit dhe dergimi i akteve per rigjykim Gjykates se Rrethit Diber, nuk eshte vendosur per asnjerin nga rastet e parashikuara ne nenin 428/c te K.Pr.Penale, per prishjen e vendimeve.

- Gjykata e rrethit, megjithese ka konstatuar se kerkesa per zevendesimin e mases, e paraqitur nga prokuroria, eshte paraqituar jashte afatit ligjor, dhe kohezgjatja e paraburgimit kishte humbur fuqine, ajo padrejtesisht, cakton mase tjeter sigurimi, ate te “detyrimit per t’u paraqitur ne policine gjyqesore”.

Rekursi i Prokurorit te Apelit Tirane.- Vendimi i gjykates se apelit eshte i pambeshtetur ne ligj.- Gjykata e apelit duhet te mbeshteste gjykimin e saj mbi bazen e dispozites 249 te

K.Pr.Penale, pasi masa e sigurimit me burgim humbte fuqine pas afatit te caktuar 15 ditor, dhe se masa e re e sigurimit “detyrim per paraqitje” eshte nje mase e re sigurimi.

- Ne baze te pikes 6 te nenit 249 te K.Pr.Penale, gjykata e apelit ka tre opsione per te vendosur, si: miratimin, ndryshimin ose ç’fuqizimin e vendimit te dhene nga gjykata e rrethit.

- Pra vendimi i dhene eshte i pambeshtetur ne ligj, pasi ai ka prishur vendimin dhe ka kthyer çeshtjen per rigjykim ne gjykaten e rrethit.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; prokurorin Artur Selmani, i cili kerkoi

prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne ate gjykate; e pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NSe gjatë shqyrtimit të akteve të fashikullit gjyqësor në lidhje me gjykimin e kërkesës

së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, me objekt zëvendësimin e masës së sigurimit në ngarkim të pandehurit Saimir Xhediku, nga ana e organit të akuzës është kërkuar zëvendësimi i masës së sigurimit “Arrest në burg” me afat 15 ditë me masën e sigurimit të parashikuar në nenin 234 të K.Pr.Penale, “Detyrim për t‘u paraqitur në policinë gjyqësore”. Masa e sigurimit me afat 15 ditor, për të pandehurin, rezulton se është vendosur me vendimin nr.44, date 21.06.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.

315

Page 316: Tetor 2009

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, me vendimin nr.48, date 05.07.2009, ka vendosur lirimin e menjëhershëm të të arrestuarit për shkak të humbjes së fuqisë së paraburgimit, pasi kishte mbaruar afati i caktuar dhe gjithashtu ka caktuar për të arrestuarin masën e kërkuar nga prokurori, në kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit.

Mbi ankimin e të dy palëve (prokurorit dhe të arrestuarit), Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur prishjen e vendimit të mësipërm të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë.

Gjykata e apelit, si shkak për prishjen e vendimit, ka përcaktuar mosrespektimin e dispozitave proceduriale nga gjykata e faktit, pasi kjo e fundit nuk ka shqyrtuar ligjshmërinë e kërkesës së prokurorit dhe të vendoste për pranimin ose rrëzimin e kërkesës.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, vendimin e gjykatës së apelit e gjen të pabazuar dhe në shkelje të dispozitave proceduriale penale.

Gjykata e apelit, gjatë shqyrtimit të ankimit, duhej t’i ishte referuar nenit 249 të K.Pr.Penale. Në mbështetje të pikes 6 te nenit 249 te K.Pr.Penale, gjykata e apelit ka tre opsione per te vendosur ne lidhje me ankimet kunder masave te sigurimit, e konkretisht: miratimin, ndryshimin e shfuqizimin e vendimit te dhene nga gjykata e rrethit gjyqesor. Vendimmarrja e gjykatës së apelit nuk është në përputhje me këtë dispozitë, pasi dhe shkeljet e pretenduara proceduriale te ngritura nga kjo gjykate nuk ekzistojne.

Përsa më sipër, ky Kolegj çmon se vendimi duhet të prishet dhe gjykata e apelit, nepermjet nje trupi tjeter gjykues, duhet të marrë në shqyrtim vendimin e ankimuar dhe të vendosë sipas përcaktimeve të nenit 249/6 të K.Pr.Penale.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/ç te Kodit te Proçedures

Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.220, date 28.07.2009, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe

dergimin e çeshtjes per rigjykim në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tirane, me 14.10.2009

316

Page 317: Tetor 2009

Nr.142 i Regj. ThemeltarNr.238 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesArdian Dvorani AnetarBesnik Imeraj AnetarMajlinda Andrea AnetareFatos Lulo Anetar

ne daten 28.10.2009 mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen penale me nr.142, qe i perket:

KËRKUES: PROKURORIA PRANE GJYKATES SE SHKALLES SE PARE DURRES.

PERSON NËN HETIM: MARSIDA KAMANI, e bija e Rolandit, e vtl.1990, lindur dhe banuese ne Elbasan, shtetase shqiptare, e padenuar.

DYSHUAR:Për kryerjen e veprës penale

te “Vjedhjes”, kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.

OBJEKTI: Vleresimin si te ligjshem te arrestit ne flagrance.

Caktimin e mases se sigurimit personal.Baza Ligjore: Nenet 228-230, 232/dh, 238, 253

dhe 244-245 te K.Pr.Penale.

Gjykata e Shkalles se Pare Durres, me vendimin nr.104, date 22.02.2009, ka vendosur:

Vleftesimin si te ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetases Marsida Roland Kamani, kryer me daten 18.02.2009, ora 23.00, e dyshuar se ka kryer vepren penale te parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.Te caktoje si mase sigurimi personal per te ate te “Arrestit ne burg”, parashikuar nga nenet 232/dh dhe 238 te K.Pr.Penale.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.59, date 17.03.2009, ka vendosur:Miratimin e vendimit nr.104, date 22.02.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres.

317

Page 318: Tetor 2009

Kunder vendimit nr.59, date 17.03.2009 te Gjykates se Apelit Durres, brenda afatit ligjor, ne mbeshtetje te nenit 432 te K.Pr.P., ka paraqitur rekurs personi nen hetim, Marsida Kamani, duke kerkuar ndryshimin e vendimeve dhe lirimin e menjehershem, per keto arsye:

- Vendimet nuk jane rezultat i nje gjykimi te drejte. Zgjidhja e çeshtjes nuk eshte rezultat i vleresimit ne teresi te provave te çeshtjes.

- Duke mos respektuar parimet e percaktuara ne nenin 152 te K.P.Penale, gjykata i ka dhene zgjidhje te gabuar çeshtjes.

- Cilesimi juridik i vepres penale eshte nje konkluzion i gabuar i gjykates. Me provat e administruara gjate seances, vepra penale nuk duhet te cilesohet si vjedhje ne bashkepunim, pasi e pandehura nuk ka kryer asnje veprim kriminal, por vetem se ka marre dijeni lidhur me kryerjen e kesaj vjedhje.

- Nga deklarimet e Benereta Varfaj, perjashtohet kategorikisht pjesemarrja e te pandehures Marsida ne vjedhje.

- Vendosja e nje mase te tille sigurimi, eshte ekstreme, duke u mbeshtetur ne nje apo disa indicje, te cilat duhet te jene te rendesishme, te sakta dhe ne perputhje me njera-tjetren.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi gjyqtarin Fatos Lulo; prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi ne kerkese

paraprake mospranimin e rekursit; ne mungese te perfaqesuesit te personit nen hetim dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NNga aktet e dosjes gjyqesore perkatese rezulton se personi nen hetim, Marsida

Kamami, ka lidhje shoqerore me shtetasen Brunilda Varfaj dhe te dyja bashke jane banore te qytetit te Elbasanit, ku banon e punon edhe shtetasi turk Rexhep Uçar. Ky i fundit ka punesuar si punonjese sherbimi ne shtepine e tij, qe ka me qira, shtetasen Brunilda.

Me date 17.02.2009, Brunilda ka ftuar ne shtepine e Rexhepit, motren e saj Benereta dhe shoqen e saj Marsida. Pretendohet se ato kane rene dakord qe pasi te vene ne gjume shtetasin Rexhep, t’i vidhnin nje sasi te hollash qe ai mbante ne shtepi. Per kete qellim, prokuroria pretendon se, ne bashkepunim me njera tjetren, shtetaset e lartpermendura i kane hedhur shtetasit turk ne filxhan te kafese qetesues, per ta vene ne gjume. Medikamentin ne fjale shtetasi turk e perdorte per nevoja shendetesore.

Pasi e kane vene ne gjume, pretendohet se te treja vajzat kane marre 700 $ dhe 30.000 leke, si dhe disa lira turke, te cilat posedoheshin nga shtetasi turk ne fjale. Te nesermen, pasi ka konstatuar vjedhjen e parave shtetasi Rexhep Uçar ka bere kallezimin ne organin procedues, i cili ne vijim ka realizuar arrestimin ne flagrance te shtetaseve ne fjale.

Per shkak se personi nen hetim Benereta Varfaj ka rezultuar te jete e mitur, procedimi i eshte transferuar Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare Durres, e cila ka kerkuar dhe vendosjen e mases se sigurimit personal.

Gjykata e Shkalles se Pare Durres, me vendimin nr.104, date 22.02.2009, ka vendosur:

“Vleftesimin si te ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetases Marsida Roland Kamani kryer me daten 18.02.2009, ora 23.00, e dyshuar se ka kryer vepren penale te parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.

Te caktoje si mase sigurimi personal per te ate te “Arrestit ne burg” parashikuar nga nent 232/dh dhe 238 te K.Pr.Penale”.

318

Page 319: Tetor 2009

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.59, date 17.03.2009, ka vendosur:“Miratimin e vendimit nr.104, date 22.02.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor

Durres”.Kunder vendimit nr.59, date 17.03.2009 te Gjykates se Apelit Durres, brenda afatit

ligjor, ne mbeshtetje te nenit 432 te K.Pr.P., ka paraqitur rekurs personi nen hetim, Marsida Kamani, duke kerkuar ndryshimin e vendimeve dhe lirimin e menjehershem.

Ky vendim eshte ankimuar me rekurs ne Gjykaten e Larte, por Kolegji Penal i kesaj gjykate, duke konstatuar se rekursi i personit nen hetim Marsida Kamani eshte bere duke mos respektuar dispozitat qe lidhen me formen e tij, çmon se ai nuk duhet te pranohet.

Siç rezulton e provuar, akti i rekursit eshte i nenshkruar vetem prej personit nen hetim, Marsida Kamani, dhe ne te mungon nenshkrimi i mbrojtesit. Ne kuptim te dispozites se nenit 435/2 te K.Pr.Penale, mungesa e nenshkrimit te rekursit nga ana e mbrojtesit eshte me efekt mospranimi. Kete qendrim kane mbajtur edhe Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte me vendimin unifikues nr.5, date 15.09.2009 sipas te cilit “…rekursi penal duhet te nenshkruhet nga mbrojtesi, ne te kundert ai nuk pranohet per shqyrtim ne Gjykaten e Larte.”.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 420/c dhe 435/2 te K.Pr.Penale,

V E N D O S IMospranimin e rekursit te paraqitur nga e gjykuara Marsida Kamani ndaj vendimit

nr.59, date 17.03.2009 te Gjykatës së Apelit Durres.

Tirane, me 28.10.2009

MENDIMI I PAKICËSSi gjyqtare ne pakice kemi mendim te ndryshem nga ai i shumices ne Kolegj. Ne kete

gjykim, nga Kolegji Penal duhet te ishte vendosur shtyrja e seances gjyqesore, me qellim qe, nepermjet njoftimit nga sekretaria e Gjykates se Larte, te gjykuares Marsida Kamani t’i garantohej mundesia per te plotesuar te meten e rekursit, mungesen e nenshkrimit te tij nga mbrojtesi i caktuar prej saj, apo eventualisht, i caktuar kryesisht nga gjykata.

Ne arsyetimin e saj, shumica pranon se ne rekursin e paraqitur nga e gjykuara mungon nenshkrimi i mbrojtesit te saj. Prandaj shumica ka ardhur ne perfundimin se kjo gjendje vjen ne kundershtim me dispoziten e pikes 2 te nenit 435 te K.Pr.Penale, sipas te cilit nenshkrimi i rekursit, me efekt mospranimi, duhet te behet nga mbrojtesi. Ne kete kontekst shumica, mbeshtetet edhe ne vendimin unifikues nr.5, date 15.09.2009 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, sipas te cilit “… rekursi penal duhet te nenshkruhet nga mbrojtesi, ne te kundert ai nuk pranohet per shqyrtim ne Gjykaten e Larte”.

Por, nga ana tjeter, jemi te mendimit se shumica nuk ka mbajtur parasysh qe, po ne ate vendim unifikues, Kolegjet e Bashkuara kane percaktuar ne menyre te qarte dhe te drejtperdrejte te drejten dhe detyrimin e sekretarive gjyqesore ku depozitohet rekursi per “….. te vene ne dijeni te pandehurit ne rastet kur rekursi paraqitet i pa nenshkruar nga mbrojtesi, me qellim qe, ne zbatim te kerkesave te nenit 415/2 te K.Pr.Penale, ai te kete mundesine per plotesimin e tij”.

Jemi te mendimit se nepermjet nje interpretimi te tille te ligjit, ne harmoni me Kushtetuten dhe KEDNJ, duke patur ne konsiderate respektimin e parimeve themeltare te

319

Page 320: Tetor 2009

shtetit ligjor, te se drejtes se ankimit ne nje gjykate me te larte, etj., Kolegjet e Bashkuara kane patur parasysh ate qe kane arsyetuar vete ne vendimin unifikues nr.5, date 15.09.2009, se: “… E rendesishme eshte qe kufizimi i vendosur te mos reduktoje mundesine e individit ne nje mase, apo menyre te tille sa te cenoje vete thelbin e te drejtes per t’u ankuar, pra kufizimi te mos kthehet ne mohim te se drejtes”. Pra, vullneti i te gjykuarit per te kundershtuar vendimin gjyqesor penal eshte thelbesor. Nese vullneti i tij eshte per te mos kundershtuar vendimin, nje gje te tille nuk ka te drejte ta beje mbrojtesi i tij. Prandaj, roli i mbrojtesit nuk eshte gje tjeter veçse te percjelle kete vullnet te te gjykuarit prane organit te procedimit, duke e veshur natyrshem vullnetin e tij me elementet formalo-juridike e argumentat perkates te domosdoshem profesionale. Aq me teper ky raport mes te gjykuarit dhe mbrojtesit, si dhe ky rol i mbrojtesit, evidentohet ne rekursin drejtuar Gjykates se Larte dhe ne mbrojtjen perpara kesaj gjykate.

Jemi te mendimit se me ane te ketij qendrimi te drejte, Kolegjet e Bashkuara udhezojne te gjitha gjykatat te mbajne parasysh se, ne kuader te respektimit te procesit te rregullt ligjor, nepermjet sekretarive gjyqesore duhet te njoftohen te gjykuarit se rekursi i tyre ka nje mangesi thelbesore, me efekt mospranimi: mungesen e nenshkrimit nga mbrojtesi. Por kjo mangesi nuk eshte e barazvlefshme me ato qe lidhen me aspekte te tjera te formes e permbajtjes se ankimit, apo te afateve per ushtrimin e tij.

Nga ana tjeter, jemi te mendimit se ne procedimin penal nuk ka dhe nuk mund te kete nje qendrim, nje standart te mbrojtjes se interesave te pales qe gjykohet, me te ulet sesa ne procedimin civil, ne te cilin pales i jepet mundesia te ndreqe e plotesoje nje numer te listuar te metash te ankimit, apo rekursit ndaj vendimit gjyqesor brenda nje afati te caktuar (nenet 455 e 576 te K.Pr.Civile). Nderkohe qe ne procedimin penal, i gjykuari, nese nuk provon pafajesine, rrezikon sanksione te renda deri ne kufizimin e njeres prej lirive themeltare, paprekshmerine e lirise se tij (neni 27 i Kushtetutes), perveç efekteve te tjera te denimit penal. Prandaj, duke mbetur, ndonje aspekt tjeter ne çmimin e ligjvenesit, pavaresisht se ligji hesht, nuk mund te mos mbahet parasysh e te respektohet detyrimi i gjykates ku depozitohet rekursi qe te njoftoje te gjykuarin per te plotesuar te meten e mos nenshkrimit te rekursit nga ana e mbrojtesit te tij. Ne rast te nje qendrimi te kundert, heshtja, ne kete aspekt te pikes 2 te nenit 435 te K.Pr.Penale, do ta bente kete norme antikushtetuese (per pjesen qe hesht), ne raport me nenet 17 e 43 te Kushtetutes.

Se fundi, ne vendimin unifikues nr.5, date 15.09.2009, duke ua ngarkuar detyrimin e lartpermendur me efekte mbi procesin e rregullt ligjor sekretarive te gjykatave me te uleta, Kolegjet e Bashkuara nuk kane perjashtuar nga i njejti detyrim edhe sekretarine gjyqesore te Gjykates se Larte, nese eventualisht, kjo e fundit nuk ka bere detyren, perfshire edhe rastin kur nuk i kerkon administrativisht sekretarive te gjykatave me te uleta te njoftojne te gjykuarin.

Madje, nese eventualisht çeshtja eshte ne gjykim, pikersisht ne seance gjyqesore ne Kolegjin Penal te Gjykates se Larte, kur ky i fundit konstaton se asnje sekretari gjyqesore nuk ka bere detyren e njoftimit te te gjykuarit per mungesen e nenshkrimit te mbrojtesit ne rekurs, atehere duhet te urdheroje vete sekretarine e saj ta permbushe kete detyrim.

Per te gjitha arsyet e mesiperme, aq me teper ne rrethanat kur çeshtja ishte seleksionuar per gjykim, kjo perpara vendimit unifikues nr.5, date 15.09.2009 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, dhe tashme ishte ne seance gjyqesore ne Kolegjin Penal, jemi te mendimit se kjo seance gjyqesore duhet te shtyhej, per te mundesuar kryerjen nga sekretaria gjyqesore te veprimeve te nevojshme per njoftimin e te gjykuares lidhur me mundesine e ushtrimit prej saj te se drejtes se ndreqjes e plotesimit te mungeses se nenshkrimit te mbrojtesit ne rekursin qe ajo i kishte paraqitur Gjykates se Larte.

Ardian Dvorani Gani Dizdari

320

Page 321: Tetor 2009

Nr.1279/497 i Regj. ThemeltarNr.466 i Vendimi

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnetarFatos Lulo AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 07.10.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale, qe i perket:

TË PANDEHURIT: RILDO ÇEÇJA

A K U Z U A R:Per vepren penale te vrasjes me dashje, parashikuar nga nen 76 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane me vendimin nr.1240, date 11.12.2006 ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Rildo Çeçja per vepren penale te vrasjes me dashje, dhe ne baze te nenit 76 te Kodit Penal denimin e tij me 18 vjet burgim.Ne zbatim te nenit 406 te K.Pr.Penale, uljen e 1/3 se mases se ketij denimi dhe denimin e te pandehurit Rildo Çeçja perfundimisht me 12 vjet burgim.Vuajtja e denimit te pandehurit Rildo Çeçja i fillon nga data 13.04.2006, dita e arrestimit te tij ne flagrance nga policia.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.326, date 26.04.2007 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1240, date 11.12.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Kunder vendimit nr.326, date 26.04.2007 te Gjykates se Apelit Tirane ka bere rekurs i gjykuari Rildo Çeçja, per shkaqet:

- Konkluzionet e gjykatave nuk jane ne harmoni me provat e administruara.- Vepra penale ka ndodhur ne perleshje e siper me viktimen dhe shkrepja e armes ka

ardhur nga pakujdesia.- Deshmite e administruara jane mbledhur nga te njohur dhe te aferm te viktimes.- I pandehuri eshte goditur dhe fyer perpara se te ndodhte ngjarja.- Nga akt-ekspertimi i njollave te gjakut nuk eshte konkluduar se kujt i perkasin, por ne

fakt ato jane te te pandehurit Rildo Çeçja.- Plaga, sipas akt-ekspertimit, ka qene qorre dhe me puthitje te pjeseshme, ç’ka tregon

se ajo eshte bere nga pakujdesia.- I pandehuri ka qene polic prej shume vitesh, i shquar per zbatimin e rregullt te

detyres.

321

Page 322: Tetor 2009

- I ndodhur perballe nje sulmi te befasishem, ka perdorur te drejten per t’u mbrojtur, per keto arsye i pandehuri duhet te deklarohet fajtor per vepren penale te “Vrasjes ne kapercim te kufijve te mbrojtjes se nevojshme”.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari; prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit nr.326, date 26.04.2007 te Gjykates se Apelit Tirane; Av. Fariz Xhurxhi ,qe kerkoi ndryshimin e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe Gjykates se Apelit Tirane lidhur me cilesimin ligjor te vepres penal,e duke e deklaruar fajtor te gjykuarin Rildo Çeçja per vepren penale te “vrasjes se kryer ne gjendje te tronditjes se forte psikike”, parashikuar nga neni 82 te K.Penal. dhe pasi bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NSe vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.326, date 26.04.2007 persa i perket fajesise

dhe cilesimit ligjor te vepres eshte i drejte e i bazuar ne ligj e si i tille per kete pjese duhet te lihet ne fuqi, ndersa ne lidhje me masen e denimit per te gjykuarin Rildo Çeçja duhet ndryshuar.

Nga aktet e administruara ne gjykim ka rezultuar se ne daten 13.04.2006, rreth ores 7:30 shtetasi Besim Selimi, tregtar ambulant ne tregun prane rruges “S. Kosturi”, si zakonisht ka shkuar tek vendi i punes me automjetin e tij, por ka vene re se vendi i tij ishte i bllokuar nga nje automjet tjeter.

Duke i rene borise se mjetit te tij, deshmitari Besim ka pare se me automjetin qe i kishte zene vendin ishte i gjykuari Rildo Çeçja, te cilin nuk e njihte me pare dhe me te ka filluar te debatoje me tone te larta, pse i kishte zene vendin, pasi per kete vend ai paguante, etj. Edhe i gjykuari i eshte pergjigjur po me nervozizem sjelljes se Besimit, duke komunikuar ashper me te se “perse flet me kete gjuhe” e fjale te tjera te zhargonit te zakonshem te ketyre situatave. Nderkohe i ka mbyllur deren e automjetit Besimit, duke vazhduar me tej me replika te dyanshme, te bera me ze te larte, replika te cilat jane degjuar nga viktima, i cili i kthyer nga rruga per ku ishte nisur, ka filluar t’i flasi ashper te gjykuarit “… kush je ti qe shtyn deren…”, etj.

Disa prej te pranishmeve, te gjithe tregtare dhe te njohur me viktimen dhe Besimin, kane nderhyre duke qetesuar ne dukje situaten, kohe gjate se ciles i gjykuari eshte larguar nga turma dhe duke patur rrugen e zene nga perpara ka levizur mjetin, per t’u ndalur vetem pak metra me tutje. Pozicioni i vendosjes se mjetit, sipas gjykates, ka perkuar me rrugen qe do te ndiqte viktima per te shkuar ne kafe, e ne keto kushte ata jane takuar me njeri tjetrin dhe jane perleshur, moment ky qe, edhe pse nuk behet evident nga deklaruesit, eshte vertetuar nga kqyrja e vendit te ngjarjes ku eshte sekuestruar me cilesine e proves materiale nje rryp telefoni dhe qime floku, qe sipas akt ekspertimit biologjik kane rezultuar te viktimes dhe sipas akt ekspertimit mjeko-ligjor nr.78, date 13.04.2006 jane evidentuar dermishje tek viktima ne mollezen e majte e ne hunde, ç’ka tregon per pasojat e perleshjes ne mes tyre.

Duke qene ne perleshje e siper, i gjykuari Rildo me njeren dore ka kapur viktimen prej rrobash ne pjesen e gjoksit dhe me doren tjeter ka kapur armen me te cilen e ka qelluar ate nje here fare prane pjeses se qafes, duke i shkaktuar demtime ne pjesen vitale te organizmit, qe ka sjelle si pasoje vdekjen e tij.

Pas ketij momenti i gjykuari Rildo eshte munduar t’i nderprese hemoragjine viktimes duke u perkulur mbi te per rreth nje minute e me pas eshte larguar per t’u dorezuar vullnetarisht ne polici.

322

Page 323: Tetor 2009

Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se ne ndryshim me sa pretendohet ne rekurs, si nga Gjykata e shkalles se pare dhe nga Gjykata e Apelit Tirane, jane marre dhe çmuar drejt provat e administruara e per rrjedhoje edhe perfundimi i arritur prej tyre si persa i perket fajesise, ashtu dhe kualifikimit ligjor te vepres, eshte i drejte e i bazuar ne ligj.

Mbi kerkesen e te gjykuarit dhe te avokatit te tij mbrojtes, gjykata ka proceduar me gjykim te shkurtuar, e ne keto kushte ajo nuk ka marre prova te tjera, por ka administruar si prove, sipas percaktimeve ligjore dhe vendimit Unifikues te Kolegjeve te Bashkuara nr.2, date 29.012003, te gjitha aktet e fashikullit te prokurorit.

Gjykata e shkalles se pare ne pjesen arsyetuese te vendimit ka bere evidentimin dhe analizen e plote te provuar mbi te cilat ajo eshte mbeshtetur, si ato shkresore, akt-ekspertimet mjeko-ligjore, etj. dhe deshmite e personave qe kane lidhje me çeshtjen.

Keshtu, vendimin e saj gjykata e ka mbeshtetur edhe ne deklarimet e shtetasve Mexhit Dedej dhe Luan Lemnusha te dates 13 prill 2006, te marra nga policia gjyqesore menjehere pas ngjarjes, nga te cilat nuk rezultojne rrethana qe te mbeshtesin pretendimin e rekursit se ngjarja ka ndodhur ne kushtet e nje sulmi te padrejte dhe te rastesishem te viktimes ndaj te gjykuarit. Perkundrazi, menyra se si ato e shpjegojne ngjarjen eshte bindese dhe harmonizohet edhe me provat e tjera, ndaj gjykatat kane arritur ne perfundimin se i gjykuari Rildo Çeçja duhet deklaruar fajtor dhe denuar me krimin e “vrasjes me dashje” dhe jo per ate te kryer ne kushtet e kapercimit te kufijve te mbrojtjes se nevojshme.

Edhe i gjykuari, ne shpjegimet e tij si person ndaj te cilit zhvillohen hetimet, nuk paraqet ndonje rrethane qe te vertetoje se viktima ka kryer ndaj tij nje sulm te rrezikshem per jeten dhe ta vinte ate ne kushte qe mos kishte asnje mundesi tjeter te shmangte ngjarjen, pra ne kushte pa rrugedalje tjeter dhe qe e ka detyruar ate te nxjerre dhe te perdore armen e zjarrit.

Ne kushtet e gjykimit te shkurtuar, kur siç e parashikon vete ligji, gjykatat jane bazuar ne provat e mbledhura ne hetimin paraprak, Kolegji Penal gjen pa vend pretendimet e ngritura ne rekurs ne lidhje me ekspertimet mjeko-ligjore, apo veprime te tjera hetimore qe sipas rekursit duheshin kryer per te vertetuar se i gjykuari ka qene i rrezikuar per jeten nga sulmi i viktimes. Ne rast se do te kishte pretendime te tilla, fare mire, si i gjykuari, ashtu dhe mbrojtja mund t’ia parashtronin gjykatave dhe te mos kerkonin gjykim te shkurtuar, por te zhvillonin nje gjykim te rregullt dhe te kerkonin marrjen e provave te reja.

Por Kolegji Penal i Gjykates se Larte konstaton se pretendimet e te gjykuarit ne lidhje me caktimin e mases se denimit jane te drejta e te bazuara ne ligj, mbasi nga ana e gjykatave nuk eshte bere si duhet individualizimi i denimit ne perputhje me kerkesat e dispozitave ligjore te parashikuara ne nenet 47, 48, dhe 49 te K.Penal, e per rrjedhoje denimi i dhene me 18 vjet burgim, afer maksimales qe parashikon dispozita perkatese, eshte i pabazuar, ç’ka ben qe per kete pjese vendimi i gjykates se apelit duhet ndryshuar.

Ne caktimin e mases se denimit, gjykatat jane bazuar kryesisht ne rrezikshmerine shoqerore te vepres penale, pa analizuar sa dhe si duhet edhe rrezikshmerine shoqerore te autorit, personalitetin e tij, faktet se provokimin e ngjarjes dhe sulmin ndaj te gjykuarit e kane filluar te paret shoket e viktimes e se fundi edhe vete viktima.

Gjykatat, ne caktimin e mases se denimit, duhet te çmonin më drejt edhe pranine e disa rrethanave lehtesuese, siç eshte pendimi i thelle i te gjykuarit, perpjekjet e tij te menjehershme per t’i dhene ndihme me qellim qe te ndalonte rrjedhjen e gjakut dhe te parandalonte pasojen e ardhur, dorezimi i tij vullnetar ne organet kompetente menjehere pas kryerjes se krimit, rrethana lehtesuese keto te parashikuara nga neni 48, germa “ç” dhe “dh” dhe nenit 49 te Kodit Penal.

Ne kushtet si me siper, Kolegji Penal çmon se per kete pjese vendimi i Gjykates se Apelit Tirane duhet ndryshuar, duke i dhene te gjykuarit Rildo Çeçja nje mase denimi me te pershtatshme, me te bute.

323

Page 324: Tetor 2009

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 44/1, germa “a” dhe “b” te

K.Pr.Penale,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.326, date 26.04.2007 te Gjykates se Apelit Tirane persa

i perket fajesise dhe kualifikimit ligjor te vepres penale.Ndryshimin e ketij vendimi lidhur me masen e denimit, duke e denuar te gjykuarin

Rildo Zyhdi Çeçja me 12 vjet burgim per vepren penale te “vrasjes me dashje”, parashikuar nga neni 76 te K.Penal.

Ne zbatim te nenit 406 te K.Pr.Penal, denimin e tij me 8 (tete) vjet burgim.

Tirane, me 07.10.2009

324

Page 325: Tetor 2009

Nr.1432/637 i Regj. ThemeltarNr.476 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesFatos Lulo AnetarBesnik Imeraj AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 07.10.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen penale, qe i perket:

TË GJYKUARVE: REDION TEROLLI i dtl. 24.05.1987MALJAN MECOLLI, i dtl. 05.08.1987

A K U Z U A R:

Për kryerjen e veprës penale “Marredhenie seksuale me dhune me te rritura”,

parashikuar nga neni 102/2 i K.Penal dhe “Vjedhje me dhune”,

parashikuar nga neni 139 e 25 të K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçe me vendimin nr.26, date 22.01.2007 ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Redion Terolli per vepren penale te kryerjes se marredhenieve seksuale me dhume me te rritura dhe ne baze te nenit 102/2 te K.Penal, denimin e tij me 12 vjet burgimNe aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale, denimin e te pandehurit Redion Terolli denimin e tij me 8 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Redion Terolli per vepren penale te “Vjedhjes me dhune”, kryer ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 139 e 25 te K.Penal, denimin e tij me 9 vjet burgim.Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale, denimin e te pandehurit Redion Terolli denimin e tij me 6 vjet burgim.Ne bashkim te denimeve, ne mbeshtetje te nenit 55 te K.Penal, i pandehuri Redion Terolli denohet perfundimisht me 13 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Maljan Mecolli per vepren penale te kryerjes te marredhenieve seksuale me dhume me te rritura dhe ne baze te nenit 102/2 te K.Penal, denimin e tij me 12 vjet burgim.Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale, denimin e te pandehurit Maljan Mecolli denimin e tij me 8 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Maljan Mecolli per vepren penale te “Vjedhjes me dhune” kryer ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 139 e 25 te K.Penal, denimin e tij me 9 vjet burgim.

325

Page 326: Tetor 2009

Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale denimin e te pandehurit Maljan Mecolli me 6 vjet burgim.Ne bashkim te denimeve, ne mbeshtetje te nenit 55 te K.Penal, i pandehuri Maljan Mecolli denohet perfundimisht me 13 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Korçe me vendimin nr.46, date 06.04.2007 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.26, date 22.01.2007 te Gjykates se Rrethit Gjyqësor Korçe ne lidhje me deklarimin fajtor te te pandehurit Redion Terolli per veprat penale te kryerjes te marredhenies seksuale me dhune me te rritura, parashikuar nga neni 102/2 te K.Penal dhe per vepren penale te vjedhjes me dhune, kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 139 e 25 i K.PenalLenien ne fuqi te vendimit nr.26 date 22.01.2007 te Gjykates se Rrethit Gjyqësor Korçe ne lidhje me deklarimin fajtor te te pandehurit Maljan Mecolli per veprat penale te kryerjes te marredhenies seksuale me dhune me te rritura, parashikuar nga neni 102/2 te K.Penal dhe per vepren penale te vjedhjes me dhune, kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 139 e 25 i K.PenalDenimin e te pandehurit Redion Terolli per vepren penale te parashikuar nga neni 102/2 i K.Penal, me 9 vjet burgimNe aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale, denimin e te pandehurit Redion Terolli me 6 vjet burgim.Denimin e te pandehurit Redion Terolli per vepren penale te parashikuar nga neni 139 e 25 i K.Penal, me 6 vjet burgim.Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale, denimin e te pandehurit Redion Terolli me 4 vjet burgim.Ne bashkim te denimeve, ne mbeshtetje te nenit 55 te K.Penal, i pandehuri Redion Terolli denohet perfundimisht me 8 vjet burgimDenimin e te pandehurit Maljan Mecolli per vepren penale te parashikuar nga neni 102/2 i K.Penal dhe denimin e tij me 9 vjet burgimNe aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale, denimin e te pandehurit Maljan Mecolli me 6 vjet burgim.Denimin e te pandehurit Maljan Mecolli per vepren penale te parashikuar nga neni 139 e 25 te K.Penal me 6 vjet burgim.Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale, denimin e te pandehurit Maljan Mecolli me 4 vjet burgim.Ne bashkim te denimeve, ne mbeshtetje te nenit 55 te K.Penal, i pandehuri Maljan Mecolli denohet perfundimisht me 8 vjet burgim.Lenien ne fuqi te vendimit dhe per pjeset e tjera te tij.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Korçe, ka bërë rekurs Prokurori i Apelit Korçe, për shkaqet:

- Vendimi i gjykatave eshte marre ne shkelje te vendimit Unifikues te Kolegjeve te Bashkuara nr.2, date 29.01.2003, persa i perket aplikimit te denimit te shkurtuar.

- Vendimet e gjykatave ne lidhje me zbutjen e denimit vijne ne kundershtim me nenet 47, 48 dhe 50 te K.Pr.Penale, mbasi ata kane kryer njekohesisht dy vepra penale me rrezikshmeri te madhe shoqerore, per me shume ne bashkepunim me njeri tjetrin dhe i jane fshehur drejtesise.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Korçe ka bere rekurs i gjykuari Maljan Mecolli, duke kerkuar prishjen e dy vendimeve dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne gjykaten e shkalles se pare, me arsyetimin se:

326

Page 327: Tetor 2009

- Gjykimi eshte zhvilluar ne mungese te Maljan Mecollit, pasi eshte zhvilluar me mbrojtes te caktuar kryesisht.

- Ne gjykaten e apelit te dy te pandehurit jane mbrojtur nga i njejti avokat, edhe pse kane pasur konflikt ndermjet tyre.

- Nuk ka asnje prove qe vjedhja te jete kryer ne bashkepunim ndermjet dy te gjykuarve.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; Prokurorin Hysen Keta, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit te gjykates; av. M.Angjellari, qe kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe kthimin e akteve per rishqyrtim; av. A.Leka, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit; dhe si shqyrtoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E NTe demtuaret Alena Kodadkov dhe Robert Tropek, shtetas çeke, ne daten 30.07.2006

jane nisur nga Tirana me mjete udhetimi te rastit dhe kane arritur ne fshatin Zvezde te rrethit Korçe, ku kane marre rrugen me kembe per ne drejtim te fshatit Prespe, per nevoja studimi.

Rruges i ka ndaluar nje automjet tip Benz i drejtuar nga i pandehuri Redion Terolli dhe si pasagjer i pandehuri tjeter Maljan Mecolli, te cilet i kane ofruar ndihme nepermjet gjestesh, per t’i çuar ne fshatin Prespe. Pas nje hezitimi dy te demtuarit kane pranuar ndihmen e ofruar nga te pandehurit.

Me pas te pandehurit kane devijuar nga rruga kryesore duke ndaluar ne nje vend te veçuar.

Duke kercenuar dy shtetasit çekë, ne fillim i pandehuri Redion Terolli ka marre forcerisht shtetasen çeke Alena Kodadkov, duke kryer marredhenie seksuale me dhune afer nje shkurreje pavaresisht te qarave te saj (i pandehuri tjeter mbante forcerisht shtetasin tjeter çek). Me pas me te demtuaren çeke ka kryer marredhenie seksuale i pandehuri tjeter Maljan Mecolli. Rezulton se i pandehuri Redion Terolli, vepren penale te kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune e ka kryer dy here.

Pas ketyre veprimeve te pandehurit i kane marre me force te demtuarve dhe te holla dhe sende personale si dollare, euro, leke, forinta hungareze, etj., si dhe nje kamera dixhitale, nje celular, etj.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte mori çeshtjen ne shqyrtim vetem lidhur me rekursin e paraqitur nga organi i akuzes, ndersa rekursi i te gjykuarit Maljan Mecolli u gjend jashte afatit procedurial dhe si i tille nuk mund te pranohet per shqyrtim.

Kolegji Penal çmon te bazuar ne prova e ne ligj vendimin e Gjykates se Apelit Korçe si lidhur me fajesine dhe kualifikimin ligjor te veprave te kryera nga dy te gjykuarit, ashtu edhe lidhur me masen e denimit te caktuar ndaj tyre. Ne caktimin e denimit per dy te gjykuarit, Gjykata e Apelit Korçe ka marre parasysh rrezikshmerine e vepres, individualizimin e fajit dhe shkallen e tij, moshen e te gjykuarve, si dhe rrethanat renduese e lehtesuese.

Por Kolegji Penal çmon se nga te dyja gjykatat,dispozita e nenit 47 te K.Penal eshte aplikuar gabim dhe te dy vendimet vijne ndesh me vendimin unifikues nr.2, date 29.01.2003 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, persa i perket aplikimit te denimit me gjykim te shkurtuar. Ndryshe nga si kane vepruar gjykatat e faktit, sipas ketij vendimi, kur i pandehuri deklarohet fajtor per disa vepra penale, duhet te caktohet fillimisht denimi per çdo njeren prej tyre dhe pasi aplikohet bashkimi i denimeve, sipas nenit 55 te K.Penal, behet zbritja nga denimi i bashkuar me nje te treten, siç parashikon neni 406/1 i K.Pr.Penale.

327

Page 328: Tetor 2009

Por, duke konstatuar se menyra e perdorur nga gjykatat e faktit ne aplikimin e nenit 47 te K.Penal ne rastin ne gjykim nuk cenon denimin perfundimtar te caktuar ndaj dy te gjykuarve, Kolegji çmon se eshte rasti t’i terheqe vemendjen te dyja gjykatave te faktit dhe veçanerisht Gjykates se Apelit Korçe per menyre e gabuar qe ka perdorur ne caktimin e denimit per te gjykuarit Redjon Terolli e Maljan Mecolli, por pa cenuar vendimin e saj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/a dhe 420/c te

K.Pr.Penale,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.46, date 06.04.2007 te Gjykates se Apelit Korçe.Mospranimin e rekursit te te gjykuarit Maljan Mecolli, pasi eshte bere jashte afatit

procedurial.

Tirane, me 07.10.2009

328

Page 329: Tetor 2009

Nr.56430-00296-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-252 i Vendimit (477)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesFatos Lulo AnetarBesnik Imeraj AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 07.10.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen penale me:

TË GJYKUAR: KUJTIM BUCPAPAJ

A K U Z U A R:Për veprën penale të shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor

qe ka sjelle pasoja te renda, parashikuar neni 290/2 i Kodit Penal.

Gjykata e shkallës së parë Tropoje, me vendimin nr.33, datë 15.04.2008, ka vendosur:Deklarimin te pafajshem te te pandehurit Kujtim Bucpapaj per vepren penale te shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor qe ka sjelle pasoja te renda, te parashikuar nga neni 290 i K.P., pasi nuk provohet qe i pandehuri te kete kryer vepren penale per te cilen akuzohet, bazuar ne nenin 388/d te K.Pr.P.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.59, datë 27.02.2009, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.33, datë 15.04.2008 te Gjykates se shkalles se pare Tropoje ne kete menyre:Deklarimin fajtor te te pandehurit Kujtim Bucpapaj per vepren penale te shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor qe ka sjelle pasoja te renda, te parashikuar nga neni 290/2 te K.P. dhe denimin e tij me 5 vjet burgim.Ne aplikim te nenit 59 te K.P., urdherohet pezullimi i ekzekutimit te denimit me burgim per nje afat kohe 3 vjet, me kusht qe gjate kohes se proves te mos kryeje veper tjeter penale.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka bërë rekurs i gjykuari Kujtim Bucpapaj, nepermjet avokatit te tij, i cili kerkon prishjen e tij dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:

- Gjykata e apelit ka zbatuar gabim ligjin, pasi ne rastet e veprave penale, te parashikuara nga neni 290 i K.P., e vetmja prove shkresore e shkencore eshte akti ekspertimit autoteknik. Sipas ketij akti, rezulton se i gjykuari nuk ka bere shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor.

329

Page 330: Tetor 2009

- Aktet procedurale te marra ne hetimet paraprake kane pasur mangesi, pasi kqyrja e vendit te ngjarjes eshte bere me pas dhe jo ne momentin e duhur. Prandaj gjykata duhej te vleresonte akt ekspertimin e bere gjate gjykimit.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; Prokurorin Hysen Keta, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit; av. I.Golemi, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe si shqyrtoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E NMe date 13.01.2006 i gjykuari Kujtim Bucpapaj eshte nisur nga qyteti i Bajram Currit,

me automjetin tip “Toyota” me targa Tr 4566 A, i cili ka qene ne pronesi te Institutit te Sigurimeve, Dega Tropoje. Ne automjet me te gjykuarin, i cili ka qene drejtuesi i tij, ka qene edhe shtetas te tjere.

Ne afersi te fshatit Gegaj automjeti ka dale nga rruga dhe ka rene poshte ne gremine ne nje pjerresi prej 150 m, duke humbur jeten shtetasit Vebi dhe Arber Mema, ndersa jane plagosur rende shtetasit Ruke e Ardit Mema, si dhe vete i gjykuari.

Organi i prokurorise ka filluar procedimin penal ndaj te gjykuarit Kujtim Bucpapaj per vepren penale te shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor, qe ka sjelle pasoja te renda, te parashikuar nga neni 290/2 te K.Penal.

Nga kqyrja e vendit te ngjarjes eshte konstatuar se rruga ka qene e shtruar me çakull dhe ne pjese te veçanta me bore e akull.

Nga akt ekspertimi date 30.03.2006 ka rezultuar se i gjykuari ka shkelur nenet 79/4, 13 dhe 6/e te Kodit Rrugor, ndersa nga riekspertimi i bere gjate gjykimit te çeshtjes ne Gjykaten e shkalles se pare Tropoje, ka rezultuar se i gjykuari ka shkelur nenin 79 te Kodit Rrugor, por kjo nuk ka qene shkaku i ngjarjes, pasi shkak i ngjarjes, sipas eksperteve, ka qene gjendja e veshtire dhe e paqendrueshme e rruges.

Gjykata e shkalles se pare Tropoje, duke çmuar se ne veprimet e te gjykuarit nuk ka patur elemente te vepres penale te shkeljes se rregullave te qarkullimit ligjor, pasi pasoja e ardhur nuk kishte lidhje me veprimet e te gjykuarit, ka vendosur ta deklaroje ate te pafajshem. Ky vendim eshte ndryshuar nga Gjykata e Apelit Shkoder, e cila mbi bazen e çmuarjes dhe vleresimit te te njejtave provave, ka konkluduar se ndermjet veprimeve e mos veprimeve te te gjykuarit dhe pasojes se ardhur ka patur lidhje shkakesore.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, duke gjetur te drejte dhe te bazuar ne ligj vendimin e Gjykates se shkalles se pare Tropoje, çmon se vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet.

Duke çmuar nevojen per marrjen e te dhenave teknike dhe per vleresime qe kerkonin njohuri te posaçme per ngjarjen e dates 13.01.2006, Gjykata e shkalles se pare Tropoje caktoi nje grup ekspertesh, konkluzioni i te cileve ishte se aksidenti kishte ndodhur per shkak te gjendjes se veshtire dhe te paqendrueshem te rruges. Nisur nga ky perfundim dhe nga vleresimi i nje sere provash te shqyrtuara ne seance, me te drejte gjykata e shkalles se pare vendosi te deklaroje te pafajshem te gjykuarin. Gjykata me te drejte ka konstatuar se i gjykuari, duke pare gjendjen e rruges, eshte perpjekur te marre masat perkatese per te qarkulluar me kujdes maksimal, pasi ka levizur me shpejtesi minimale (marshi 1), me ridoto te takuar, duke u munduar te rregulloje shpejtesine ne raport me veshtiresine e rruges.

330

Page 331: Tetor 2009

Nderkohe Gjykata e Apelit Shkoder, edhe pse ne gjykim eshte pranuar se koha u perkeqesua ne menyre te papritur, se ne aksin rrugor ku ndodhi aksidenti mungonte sinjalistika qe do te paralajmeronte perdorimin e zinxhireve apo mjeteve te tjera te nevojshme, se terreni ishte i reshqitshem, etj., ka arritur ne perfundimin se i gjykuari duhet te kishte marre te gjitha masat per te evituar aksidentin. Ky perfundim i Gjykates se Apelit Shkoder nuk gjen mbeshtetje ne provat e administruara ne gjykim, duke bere qe nga ana e kesaj gjykate, ne marrjen e vendimit, te jene shkelur kerkesat e nenit 152 dhe 380 te K.Pr.Penale.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/d te K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.59, datë 27.02.2009 e Gjykates se Apelit Shkoder dhe lenien ne

fuqi te vendimit nr.33, datë 15.04.2008 te Gjykates se shkalles se pare Tropoje.

Tirane, me 07.10.2009

331

Page 332: Tetor 2009

Nr.53108-00182-00-2008 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-373 i Vendimit (478)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnetarFatos Lulo AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 07.10.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:

TË PANDEHURVE: ARDIT HYSIFLORIAN KURA

A K U Z U A R:Se kane kryer vepren penale

te vjedhjes me pasoje vdekjen, ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 141 dhe 25 te K.Penal.

TË PANDEHURIT: ARJAN SINA, ne mungese

A K U Z U A R:Se ka kryer vepren penale te moskallezimit te krimit,

parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

Gjykata e Shkalles se Pare Gjirokaster, me vendimin nr.2, date 14.01.2005, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Ardit Hysi per vepren penale te vjedhjes me pasoje vdekjen, ne bashkepunim dhe ne baze te neneve 141, 25 e 50/gj te K.Penal, denimin e tij me 17 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Florian Kura per vepren penale te vjedhjes me pasoje vdekjen, ne bashkepunim dhe ne baze te neneve 141, 25 e 50/gj te K.Penal, denimin e tij me 17 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Arjan Sina per vepren penale te moskallzimit te krimit dhe ne baze te nenit 300 te K.Penal, denimin e tij me 1 vit burgim.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.121, date 10.11.2005, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit penal nr.2, date 14.01.2005 te Gjykates se Shkalles se Pare Gjirokaster persa i perket disponimit per te pandehurin Arjan Qani Sina, vuajtjen e denimit dhe shpenzimet gjyqesore.Ndryshimin e ketij vendimi per pjesen tjeter, ne kete menyre:

332

Page 333: Tetor 2009

Deklarimin fajtor te te pandehurit Ardit Hysi per vepren penale te vjedhjes me pasoje vdekjen, ne bashkepunim, mbetur ne tentative, parashikuar nga nenet 141, 25, 22 e 50/gj te K.Penal, dhe denimin e tij me 17 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Florian Kura per vepren penale te vjedhjes me pasoje vdekjen, ne bashkepunim, mbetur ne tentative, parashikuar nga nenet 141, 25, 22 e 50/gj te K.Penal, dhe denimin e tij me 17 vjet burgim.

Gjykata e Larte, me vendimin nr.70, date 09.02.2007, ka vendosur:Mospranimin e rekurseve te paraqitur nga te gjykuarit Ardit Hysi dhe Florian Kura ndaj vendimit ne.121, date 10.11.2005 te Gjykates se Apelit Gjirokaster.

Mbas ekstradimit te te pandehurit Ardit Hysi:Gjykata e Shkalles se Pare Gjirokaster me vendimin nr.24, date 03.05.2007, ka rivendosur ne afat kerkesen ankimore te ketij te pandehuri.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.159, date 12.11.2007, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.2, date 14.01.2005 te Gjykates se Shkalles se pare Gjirokaster, si me poshte:Deklarimin fajtor te te pandehurit Ardit Hysi per vepren penale te vjedhjes me pasoje vdekjen, ne bashkepunim, mbetur ne tentative, parashikuar nga nenet 141, 25, 22 e 50/gj te K.Penal, dhe denimin e tij me 17 vjet burgim.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster kane paraqitur rekurs i gjykuari Ardit Hysi, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe kthimin e akteve per rishqyrtim, duke parashtruar keto shkaqe:

- I gjithe arsyetimi i gjykates se apelit ne kete vendim eshte fakti se çeshtja eshte gjykuar njehere nga Gjykata e Apelit Gjirokaster dhe si e tille do te konsiderohet gje e gjykuar.

- Kjo fryme bie ndesh me vendimin unifikues te Gjykates se Larte nr.2, viti 2002- Gjykata e apelit ka shkelur nenin 427 te K.Pr.Penale, pasi nuk ka çelur hetimin

gjyqesor, ne nje kohe qe i gjykuari Ardit eshte ekstraduar nga Greqia ne Shqiperi.- Gjykata e apelit ka kryer shkelje procedurale qe kane ndikuar ne dhenien e nje

vendimi te njeanshem dhe te padrejte.- Gjykata ka gabuar dhe lidhur me akuzen e vrasjes ne bashkepunim, duke u shkelur

dispozitat e nenit 149, 1551 e 156/b te K.Pr.Penale.- Ne respektim te nenit 151/2 te K.Pr.Penale, gjykatat duhet te perjashtonin si prove

theniet e Bake Hysotocit.- Edhe nga shpjegimet e deshmitareve rezulton se shtetasi Ardit Hysi nuk eshte autor i

kesaj vepre penale. - Brunilda Orhani, sipas nenit 15 te K.Pr.Penale, ka papajtueshmeri per shkak te

pjesemarrjes ne procedim.- Ne seancat gjyqesore te zhvilluara ne Gjykaten e Apelit Gjirokaster, e cila ka dhene

vendimin nr.121, date 10/11.2005, kemi konstatuar se ne dy seanca, dhe pikerisht ne seancat e dates 25.04.2005 dhe ne seancen e dates 20.05.2005, ka marre pjese gjyqtarja e Brunilda Orhani, e cila me pas eshte zevendesuar nga nje gjyqtare tjeter.

- Nga ana tjeter eshte pikerisht e njejta gjyqtare, Brunilda Orhani, e cila ka qene anetare e trupit gjykues, e cila ka dhene vendimin nr.159, date 12.11.2007 per te njejtin te pandehur (Ardit Hysa) dhe me te njejtin objekt.

333

Page 334: Tetor 2009

- Kjo pjesëmarrje cenon parimin e paanshmërisë në gjykim, i cili eshtë element i rëndësishëm i procesit të rregullt ligjor, garantuar nga neni 42 i Kushtetutës dhe neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; prokurorin Artur Selmani, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster; av. M.Arberi, qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe zgjidhjen e çeshtjes pa e kthyer per rishqyrtim; dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NGjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, me vendimin nr.2, date 14.01.2005, nder te

tjera ka vendosur: deklarimin fajtor te te pandehurit Ardit Hysi per vepren penale te vjedhjes me pasoje vdekjen, ne bashkepunim dhe ne baze te neneve 141, 25 e 50/gj te K.Penal, denimin e tij me 17 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.121, date 10.11.2005, persa i perket te pandehurit Ardit Hysi, ka vendosur: ndryshimin e ketij vendimi, duke deklaruar fajtor te pandehurin Ardit Hysi per vepren penale te vjedhjes me pasoje vdekjen ne bashkepunim, mbetur ne tentative, parashikuar nga nenet 141, 25, 22 e 50/gj te K.Penal, dhe denimin e tij me 17 vjet burgim.

Gjykata e Larte, me vendimin nr.70, date 09.02.2007, ka vendosur mospranimin e rekurseve te paraqitur nga te gjykuarit Ardit Hysi, etj., ndaj vendimit nr.121, date 10.11.2005 te Gjykates se Apelit Gjirokaster.

Mbas ekstradimit te te pandehurit Ardit Hysi, me kerkesen e tij, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, me vendimin nr.24, date 03.05.2007, ka rivendosur ne afat kerkesen ankimore te ketij te pandehuri kunder vendimit nr.2, date 14.01.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster.

Ne keto rrethana, mbi ankimin e te pandehurit, çeshtja u mor ne shqyrtim nga Gjykata e Apelit Gjirokaster, e cila me vendimin nr.159, date 12.11.2007, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.2, date 14.01.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, si me poshte:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Ardit Hysi per vepren penale te vjedhjes me pasoje vdekjen, ne bashkepunim, mbetur ne tentative, parashikuar nga nenet 141, 25, 22 e 50/gj te K.Penal, dhe denimin e tij me 17 vjet burgim.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs i gjykuari Ardit Hysi, per shkaqet e pershkruara ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte vlereson se gjykata e apelit ka argumentuar drejt ne pjesen arysetuese te vendimit, kur e vlereson shqyrtimin e nje çeshtje te tille si nje çeshtje te gjykuar e rrjedhimisht te paankimueshme nga ana e te gjykuarit, konform Neneve 7 dhe 420 te Kodit te Procedures Penale. Nga ana tjeter, ne menyre kontradiktore, ne dispozitivin e vendimit, gjykata e apelit, ne kundershtim me sa ka argumentuar ne pjesen arsyetuese, ka konkluduar me shqyrtim ne themel te çeshtjes, duke vendosur ndryshimin e vendimit te gjykates se rrethit gjyqesor persa i perket cilesimit ligjor te vepres, dhe denimin me te njejten mase denimi te ketij te gjykuari. Nga procesverbali gjyqesor ne ate gjykate, nuk rezulton qe te jete diskutuar mbi themelin e çeshtjes, per me teper qe vete gjykata e apelit qe ka zhvilluar ate shqyrtim gjyqesor, ka pranuar ne arsyetimin e vendimit se ndodhemi perpara nje çeshtje te gjykuar më parë, qe kishte kaluar te gjitha shkallet e gjykimit, kunder vendimeve te te cilave nuk mund te behej ankim dhe se i gjykuari ishte rivendosur ne afat per te drejten e ankimit kunder nje vendimi gjyqesor, i cili tashme ishte i shqyrtuar ne themel nga gjykata e

334

Page 335: Tetor 2009

apelit e madje per te cilin ishte shprehur edhe Gjykata e Larte, duke vendosur mospranimin e rekursit. Per nje fakt te tille te konstatuar, Kolegji Penal i Gjykates se Larte vlereson te terheqe vemendjen e gjykates se apelit per te mos lejuar ne asnje rast ne te ardhmen mosperputhje te tilla midis pjeses arsetuese dhe dispozitivit te vendimit, gje qe bie ndesh hapur me Nenin 383 te Kodit te Procedures Penale. Perfundimisht, Kolegji Penal i Gjykates se Larte vlereson se vendimi nr.159, date 12.11.2007 i Gjykates se Apelit Gjirokaster duhet te prishet dhe, ne baze te Nenit 420/b te Kodit te Procedures Penale, te vendoset mospranimi i ankimit kunder vendimit nr.2, date 14.01.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, per shkak se eshte bere kunder nje vendimi gjyqesor qe nuk mund te ankimohet.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/c te K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.159, date 12.11.2007 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe

mospranimin e ankimit kunder vendimit nr.2, date 14.01.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, per shkak se eshte bere ndaj nje vendimi qe nuk mund te ankimohet.

Tirane, me 07.10.2009

335

Page 336: Tetor 2009

Nr.1485/689 i Regj. ThemeltarNr.489 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnetarFatos Lulo AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 14.10.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.1485/689 Akti, qe i perket:

TË PANDEHURVE: EDUARD HASKA, FLORIAN HASKA, FATJON MINXHA, ALBAN ÇUNAJ, KUDRET HIRAJ

A K U Z U A R:Për kryerjen e vepres penale të

“Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve, kryer ne bashkepunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.1164, date 30.11.2006, ka vendosur:

1. Deklarimin fajtor te te pandehurit Eduard Haska për veprën penale të prodhimit dhe shitjes se narkotikeve, kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 7 (shtate) vjet e 6 (gjashte) muaj burgim. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, e denon perfundimisht të pandehurin Eduard Haska me 5 (pese) vjet burgim.Vuajtja e denimit per kete te pandehur fillon nga dita e ndalimit, 08.04.2006.2. Deklarimin fajtor te te pandehurit Florian Haska për veprën penale të prodhimit dhe shitjes se narkotikeve, kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 7 (shtate) vjet e 6 (gjashte) muaj burgim. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, e denon perfundimisht të pandehurin Florian Haska me 5 (pese) vjet burgim.Vuajtja e denimit per kete te pandehur fillon nga dita e ndalimit, 08.04.2006.3. Deklarimin fajtor te te pandehurit Fatjon Minxha për veprën penale të prodhimit dhe shitjes se narkotikeve, kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 7 (shtate) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale e denon perfundimisht të pandehurin Fatjon Minxha me 4 (kater) vjet e 8 (tete) muaj burgim.

336

Page 337: Tetor 2009

Vuajtja e denimit per kete te pandehur fillon nga dita e ndalimit, 08.04.2006.4. Deklarimin fajtor te te pandehurit Alban Çunaj për veprën penale të prodhimit dhe shitjes se narkotikeve, kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal e në bazë të këtij neni dënimin e tij me 7 (shtate) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale e denon perfundimisht të pandehurin Alban Çunaj me 4 (kater) vjet e 8 (tete) muaj burgim.Vuajtja e denimit per kete te pandehur fillon nga dita e ndalimit, 08.04.2006.5. Deklarimin fajtor te te pandehurit Kudret Hiraj për veprën penale të moskallezimit te krimit, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 1 (nje) vit e 6 (gjashte) muaj burgim. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale e denon perfundimisht të pandehurin Kudret Hiraj me 1 (nje) vit burgim.Vuajtja e denimit per kete te pandehur fillon nga dita e ndalimit, 08.04.2006.Ne baze te nenit 190 te K.Pr.Penale, lenda narkotike e sekuestruar ne cilesine e proves materiale te asgjesohet.Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të pandehurve.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë, brënda 10 ditëve nga e nesermja e shpalljes.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.453, date 06.06.2007, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.1164, date 30.11.2006 te Gjykates se shkalles se pare Tirane, persa i perket te pandehurve Eduart Haska, Alban Cunaj dhe Fatjon Minxha.Ndryshimin e ketij vendimi per pjesen tjeter ne kete menyre:Deklarimin fajtor te te pandehurit Kudret Hiraj për veprën penale të prodhimit dhe shitjes se narkotikeve, kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 7 (shtate) vjet e 6 (gjashte) muaj burgim.Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale e denon perfundimisht të pandehurin Kudret Hiraj me 5 (pese) vjet burgim.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, kane paraqitur rekurs te gjykuarit

Eduart Hasko dhe Fatjon Minxha, nepermjet avokatit te tyre, i cili ka kerkuar prishjen e tij dhe pushimin e çeshtjes, duke parashtruar keto shkaqe:

- Ndjekja penale ka filluar si rezultat i provokimit te nje fakti penal, pasi punonjesi i infiltruar ka provokuar duke kerkuar lende narkotike, por sipas nenit 294/b/1 e 2 te Kodit Procedures Penale, meqenese fakti penal eshte provokuar, rezultati i perfituar nuk duhet te perdoret per fillimin e procedimit penal, apo per ngarkimin me pergjegjesi penale te te peste te pandehurve.

- Vendimet e te dy gjykatave i kundershtojme, pasi kane rezultuar me shkelje dhe mosrespektim te urdherimeve te ligjit procedurial penal, meqenese te dy gjykatat nuk kane patur parasysh shkaqet ligjore qe pengojne dhe nuk lejojne vazhdimin e procedimit penal, qe rrjedh nga nje akt i provokuar nga punonjesi i policise i infiltruar, pra pa nderhyrjen e tij nuk do te ishte kryer vepra penale, gje qe tregon cenueshmerine e vendimeve gjyqesore dhe passjell pavlefshmerine e tyre.

337

Page 338: Tetor 2009

- Duke qene se te dy vendimet bazohen ne prova te marra ne kundershtim me rregullat e vena nga ligjvenesi, ne rastin konkret, bazuar ne nenin 294/b pikat 1, 2, 3, 4 te K.Pr.Penale, te dy keto vendime jane dhene ne kundershtim flagrant me ligjin procedurial penal, prandaj kemi te bejme me nje proces penal te kundraligjshem, i cili nuk duhej te fillonte.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ka paraqitur rekurs i gjykuari Kudret Hiraj, nepermjet avokatit te tij, i cili ka kerkuar prishjen e tij dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:

- Ky vendim nuk eshte i drejte, sepse organi i akuzes nuk ka ngritur nje akuze te drejte, nuk solli qofte dhe nje prove qe te provonte fajesine e te gjykuarit Kudret Hiraj ne vepren penale te prodhimit dhe shitjes se narkotikeve, parashikuar nga neni 283/2 te Kodit Penal, pra nuk arriti te provonte se te pandehurit e tjere te kishin marre lenden narkotike tek ky i gjykuar, por ky i fundit u gjend i perfshire vetem ne rrethana shoqerore e njohjeje.

- Ne proçesverbalet e pergjimeve ndermjet te pandehurve dhe personave te infiltruar nga organet e policise asnjehere nuk eshte permendur emri i te gjykuarit Kudret Hiraj, gje qe tregon se nuk ka ekzistuar bashkepunimi ndermjet tij dhe te pandehurve te tjere, por klienti im eshte gjendur ne makine vetem per te ndihmuar shokun e tij Alban Cunaj, meqenese ky i fundit nuk kishte patente, por pa patur dijeni se per çfare malli behej fjale te ishte ngarkuar ne makine.

- Po keshtu ne sendet e sekuestruara ne cilesine e proves materiale, sipas akteve te ekspertimit daktiloskopik nr.2042, date 21.04.2006, nuk gjejme te vertetuar se gjurmet e fiksuara ne vendin e ngjarjes apo ne pakot e lendes narkotike te jene formuar nga gjurmet e gishtave te ketij te gjykuari, ç’ka forcon bindjen se lenda narkotike as nuk eshte prodhuar, amballazhuar apo transportuar nga ky person.

- Organi i akuzes ka kundershtuar vendimin e dhene nga gjykata e shkalles se pare duke bere nje analize teresisht ne kundershtim me ligjin, duke arsyetuar se fakti qe avokati i te gjykuarit Kudret Hiraj ka kerkuar te procedohet me gjykim te shkurtuar tregon se ai e ka pranuar fajesine, kur ne te vertete gjykimi i shkurtuar eshte nje marreveshje per te reduktuar procedurat e gjykimit dhe nuk lidhet me asnje kusht ne lidhje me fajesine, madje gjykata mund te jape dhe pafajesi.

- Gjykata e apelit ka vepruar ne kundershtim me ligjin, pasi bazuar ne te njejtat prova, pra pa riçelur shqyrtimin gjyqesor ka arritur ne nje konkluzion te ndryshem nga gjykata e shkalles se pare, duke bere keshtu nje interpretim te gabuar te ligjit penal.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ka paraqitur rekurs i gjykuari Florian Haskaj, nepermjet avokateve te tij, i cili ka kerkuar ndryshimin e vendimit persa i perket cilesimit ligjor te vepres, duke parashtruar keto shkaqe:

- Si gjykata e shkalles se pare, ashtu dhe ajo e apelit nuk ka respektuar ligjin penal, pasi kane tejkaluar kompetencen tokesore ne gjykimin e kesaj çeshtje per faktin se jo vetem qe vepra penale e ka fillimin ne Lazarat te Rrethit Gjirokaster dhe ka perfunduar ne Fier, por dhe te gjithe te pandehurit jane me banim ne Rrethin e Tepelenes apo te Gjirokastres, pra kane vepruar ne kundershtim me kerkesat e nenit 76/1 i K.Pr.Penale.

338

Page 339: Tetor 2009

- Gjykatat kane gabuar dhe ne cilesimin ligjor te vepres penale, pasi ne rastin konkret, per te pandehurin Florian Hasko provat e administruara tregojne se nuk kemi te bejme me elementet e vepres penale te parashikuar nga neni 283/2 te Kodit Penal, meqenese nuk ekziston asnje nga format si shitja, ofrimi per shitje, dhenia apo marrja, tregtimi apo transportimi i lendes narkotike, pra perfundimisht nuk ekziston as mbajtja e lendes narkotike.

- Nga ana e gjykates eshte vleresuar si prove determinante dhe e pakundershtueshme vetem pergjimi i bisedave telefonike, te nxitura dhe te provokuara ne menyre te perseritur nga personat e prezantuar me emrin “Mario” e “Landi”, te cilet nen pretekstin e blerjes se stimuluar e kane shtyre te pandehurin Florian per te siguruar lende narkotike ne Lazarat te Gjirokastres, per me teper qe te dy keto pseudonime jane persona anonime, ndersa per ate nuk ekziston asnje prove fajesie.

- Florian Haska nuk ka kryer asnje veprim te kundraligjshem, pasi nuk ka qene drejtues i asnjeres prej makinave ku ka qene lenda narkotike, nuk eshte gjetur asnje gjurme qe te lidhe ate me lenden narkotike, por i vetmi faj pse eshte gjetur ne autogril, ku eshte bere ndalimi i tij se bashku me te pandehurit e tjere.

- Pretendimi i gjykates se apelit se nuk mund te behet ndryshimi i cilesimit ligjor te vepres penale, meqenese eshte proceduar me procedurat e gjykimit te shkurtuar, eshte alogjik dhe vjen ne kundershtim me nenin 425 te Kodit Procedures Penale dhe per me teper me vendimin unifikues te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte nr.2, date 29.01.2003, ku citohet se: “… eshte detyrim i gjykates te vleresoje nese ne ate gjendje qe jane aktet mund te jape vendim pa cenuar drejtesine dhe interesat e ligjshme te te pandehurit....

- Gjykata e apelit ka vendosur ne kundershtim dhe me vendimin e Gjykates Kushtetuese nr.51, date 30.07.1999, kur ka ndryshuar cilesimin ligjor te vepres per te pandehurin Kudret Hira, ne kohen kur eshte terhequr per vendim dhe kur trupi gjykues nuk e riçeli seancen gjyqesore dhe nuk krijoi mundesine per t’u pergatitur lidhur me kete ndryshim.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SE LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari, prokurorin Hysen Keta qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, mbrojtesin e te gjykuarit Kudret Hiraj, av.Andi Duraj qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.453, date 06.06.2007 i Gjykates se Apelit Tirane, per te gjykuarit Eduart

Haska, Florian Haska, Fatjon Minxho dhe Alban Cunaj, eshte i drejte e i bazuar ne ligj e si i tille duhet te lihet ne fuqi, por per sa i perket te gjykuarit Kudret Hiraj, ky vendim duhet te prishet si i pabazuar, duke lene ne fuqi vendimin nr.1164, date 30.11.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, vetem per kete pjese.

Nga aktet e administruara ne dosje ka rezultuar se Sherbimet e Policise Gjyqesore te Luftes kunder Droges kane pasur informacione, ne baze te te cilave dyshohej se te pandehurit Florjan Haska dhe Eduard Haska merreshin me shperndarjen e lendeve narkotike, veprimtari te cilen e kryenin ne bashkepunim me persona te tjere.

Mbi bazen e ketyre te dhenave, nga ana e punonjesve te Sektorit te Luftes kunder Droges eshte siguruar nje moster e lendes qe disponohej nga dy te gjykuarit e siperpermendur dhe ne baze te aktit te ekspertimit kimiko-ligjor nr.1588, ka rezultuar marijuane, produkt herbal i bimes Cannabis Sativa.

339

Page 340: Tetor 2009

Ne keto rrethana, eshte organizuar puna per blerjen e sasise se lendes narkotike nga dy te gjykuarit, si dhe jane mbajtur ne vezhgim veprimet e kryera prej tyre, madje duke bere dhe pergjimin ambiental te bisedes me date 28.03.2006.

Ne baze te te dhenave si me siper eshte regjistruar procedimi penal nr.1178 dhe me date 30.03.2006, dhe bazuar ne nenin 294/a te K.Pr.Penale, prokurori ka “autorizuar lejimin e perdorimit te metodes speciale te hetimit per blerje te simuluar, si dhe per lejimin e pergjimit dhe te vezhgimit”.

Ne vijim te planit per te realizuar blerjen e lendes narkotike, mes dy te gjykuarve Eduart Haskaj, Florian Haskaj dhe punonjesit te infiltruar te policise eshte rene dakord qe shitja e lendes narkotike te ishte ne masen 100 kg lende Cannabis Sativa me vlere 8.500 leke per kilogram, por sipas kesaj marreveshje sasia e lendes narkotike do te sillej ne Tirane, ne nje kohe qe shkembimi i lendes narkotike me parate do te behej ne qytetin e Fierit dhe per transportin e lendes narkotike i pandehuri Eduard Haska do te merrte 80.000 leke.

Ne keto kushte, dy te gjykuarit e siperpermendur jane mbajtur ne mbikqyrje nga ana e punonjesve te policise dhe ne date 08.04.2006, ne vendin ku ishte rene dakord qe te behej dorezimi i lendes narkotike (konkretisht ne aksin rrugor Ballsh - Fier, ne vendin e quajtur “Autogrilat”) eshte bere ndalimi ne flagrance i te gjykuarve Eduard Haska, Florian Haska, Fatjon Minxha, Alban Çunaj dhe Kudret Hiraj, pasi ne kabinen e automjetit te tipit kaminon Benz me targe TP 1769 B jane gjetur tre çanta me ngjyre te zeze dhe nje thes plasmasi me ngjyre te bardhe, ku ndodheshin rreth 100 kilogram lende narkotike.

Sipas aktit te ekspertimit nr.1801, date 02.04.2006, ka rezultuar se materiali bimor i sekuestruar ne ngjarjen e dates 08.04.2006 eshte marijuana, produkt herbal i bimes Cannabis Sativa.

Nga kryerja e veprimeve te metejshme hetimore dhe konkretisht vendimit te prokurorit per lejimin e pergjimit te bisedave telefonike, jane vene ne pergjim numrat e telefoneve celulare te te gjykuarve Alban Çunaj, Florian Haska dhe Eduard Haska, ku nga zbardhja e bisedave te kryera ka rezultuar se ata kane bashkepunuar me njeri-tjetrin dhe kane bere te mundur sigurimin e bimes narkotike me synim shitjen e saj.

Lenda narkotike e sigururar ne fshatin Lazarat eshte transportuar deri ne qytetin e Tepelenes me mjetin tip “Mercedes Benz”, me targa TP 2208 B, nga ana e te gjykuarit Alban Çunaj, i cili i ka kerkuar ndihme te gjykuarit Kudret Hiraj (me te cilin kishte krijuar njohje gjate kohes qe kishin qene emigrant ne shtetin Grek), per te drejtuar autoveturen per shkak se nuk kishte patente me vete.

Ne vendin e quajtur Agjensia e Vjeter, lenda narkotike eshte zhvendosur dhe ngarkuar ne automjetin e tipit kamion “Mercedez Benz” me targa TP 1769 B, i cili drejtohej nga te gjykuarit Eduard Haskaj dhe Fatjon Minxha dhe te gjykuarit, siç ishin te ndare ne mjetet respektive, kane vazhduar rrugen deri tek vendi i quajtur “Karburanti Autogrila” ne Fier, ku eshte bere ndalimi i tyre ne flagrance.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.1164, date 30.11.2006, ka deklaruar fajtore te gjykuarit Eduard Haska, Florian Haska, Fatjon Minxha, e Alban Cunaj per vepren penale te prodhimit dhe shitjes se narkotikeve, kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal, ndersa per te gjykuarin Kudret Hiraj ka bere ndryshimin e kualifikimit ligjor te vepres se kryer nga ky i gjykuar, duke e deklaruar fajtor per vepren penale te moskallzimit te krimit, parashikuar nga neni 300 i Kodit penal.

Ne arritjen e ketij konkluzioni, gjykata e shkalles se pare ka analizuar nje per nje te gjitha provat e administruara si deklarimet bashke te pandehurve te tjere, te cilet nuk njiheshin me pare me te gjykuarin Kudret Hiraj, shpjegimet e te gjykuarit Alban Cunaj, qe deklaron se eshte ai qe i ka kerkuar ndihme te gjykuarit Kudret Hiraj, meqenese nuk kishte patente, por pa i treguar se çfare ishte malli qe po transportonte, fakt ky i pohuar dhe ne seance gjyqesore prej tij, aktin e ekspertimit daktiloskopik te gjurmeve te gishtave te fiksuara

340

Page 341: Tetor 2009

ne vendin e ngjarjes, si dhe proçesverbalet e pergjimit ndermjet te gjykuarve dhe personit te infiltruar.

Gjykata e Apelit Tirane ka lene ne fuqi vendimin e mesiperm te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane persa i perket te pandehurve Eduart Haska, Fation Minxha, Florian Haska dhe Alban Cunaj, por ka ndryshuar kete vendim ne lidhje me te gjykuarin Kudret Hiraj, duke e deklaruar ate fajtor per vepren penale te prodhimit dhe shitjes se narkotikeve, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Kjo gjykate, jo vetem qe nuk ka riçelur shqyrtimin gjyqesor, pra eshte bazuar ne dhenien e vendimit te saj ne te njejtat prova mbi te cilat eshte bazuar dhe gjykata e shkalles se pare, por dhe nuk ka arsyetuar se cilat ishin veprimet apo mosveprimet konkrete te te gjykuarit Kudret Hiraj, qe e lidhin kete te gjykuar me elementet e vepres penale te prodhimit dhe shitjes se narkotikeve.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon te nevojshme te citoje te vetmen fjali te Gjykates se Apelit Tirane, me te cilen arsyeton fajesine e te gjykuarve, kur thote se: ... fajesia e te pandehurve eshte e provuar teresisht dhe nuk ka vend asnje pretendim i ngritur ne gjykimin ne apel ne lidhje me pafajesine apo masen e denimit ..., por nuk permend se mbi cilat prova eshte bazuar ne arritjen e konkluzionit te saj dhe pse nuk pranon pretendimet e te gjykuarit Kudret Hiraj.

Kolegji Penal çmon se ky vendim eshte i paarsyetuar, nuk permban provat mbi te cilat bazohet, si dhe arsyet per te cilat i quan te papranueshme provat e kunderta, per me teper qe ne kete vendim mungon pikerisht argumentimi ligjor se ku konsiston bashkepunimi i te gjykuarit Kudret Hiraj me te gjykuarit e tjere ne vepren penale te prodhimit dhe shitjes se narkotikeve.

Ne te kundert me konkluzionin e Gjykates se Apelit Tirane, me te drejte gjykata e shkalles se pare ka arsyetuar se nuk ekziston asnje prove qe te implikoje te gjykuarin Kudret Hiraj ne kryerjen e vepres penale per te cilen akuzohet.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se nga aktet e fashikullit nuk rezulton e provuar qe i gjykuari Kudrejt Hiraj te jete pjese e marreveshjes se sigurimit, transportimit dhe shitjes se lendes narkotike, per me teper qe as nga pergjimi i bisedave telefonike mes te gjykuarve dhe punonjesit te infiltruar te policise nuk permendet emri i tij dhe as nga proçes-verbali i pyetjes se bashke te pandehurve nuk rezulton qe ai te njihej me te gjykuarit Eduard Haska, Florian Haska dhe Fatjon Minxha.

Ne konformitet me keto eshte dhe pohimi i bashke te pandehurit tjeter Alban Cunaj, i cili perjashton mundesine qe i gjykuari Kudret Hiraj te ishte ne dijeni se personat qe ishin bashke me te ne ate moment po transportonin lende narkotike, si dhe konkluzioni i aktit te ekspertimit daktiloskopik nr.2042, date 21.04.2006, qe konfirmon faktin se gjurmet e fiksuara ne vendin e ngjarjes nuk jane formuar nga gjurmet e gishtave te duarve te shtetasit Kudret Hiraj.

As organi i akuzes, as gjykata e apelit, nuk kane mundur te provojne se midis te gjykuarit Kudret Hiraj dhe te gjykuarve Eduart Haska, Fation Minxha, Florian Haska, Alban Cunaj, ka patur marreveshje te meparshme per sigurimin, transportimin dhe shitjen e lendes narkotike.

Ne keto rrethana, Kolegji Penal çmon se vetem fakti qe i pandehuri Kudret Hiraj ne momentin e ndalimit ka qene bashkerisht me te gjykuarit e tjere, apo kerkesa per t’u proceduar sipas rregullave te gjykimit te shkurtuar nuk nenkupton qe ai ka konsumuar vepren penale per te cilen akuzohet, pasi ne asnje moment nuk rezulton te provohet se cili eshte roli i tij ne kete veper.

341

Page 342: Tetor 2009

Mirepo, ky Kolegj çmon te drejte perfundimin e arritur nga gjykata e shkalles se pare, kur kjo e fundit konstaton se ne veprimet e te gjykuarit Kudret Hiraj gjenden elementet e vepres penale te “moskallezimit te krimit”, parashikuar nga neni 300/1 i K.Penal, pasi ne momentin kur lenda narkotike eshte zhvendosur nga automjeti i drejtuar prej tij ne automjetin, i cili drejtohej nga te gjykuarit Eduard Haska dhe Fatjon Minxha, ai i ka patur te gjitha mundesite per te arritur te kuptoje se personat e tjere qe ishin bashke me te ishin te perfshire ne veprimtarine e kundraligjshme te transportimit dhe shitjes se lendes narkotike Cannabis Sativa.

Nisur nga sa me siper, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane duhet te prishet vetem per pjesen qe i perket te gjykuarit Kudret Hiraj, ku per kete pjese duhet lene ne fuqi vendimi i Gjykates se shkalles se pare Tirane.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te neneve 441/d te K.Pr.Penale,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.453, date 06.06.2007, te Gjykates se Apelit Tirane per te

gjykuarit Eduard Haska, Florian Haska, Fatjon Minxha dhe Alban Cunaj.Prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.1164, date 30.11.2006, te

Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane per te gjykuarin Kudret Hiraj.

Tirane, me 14.10.2009

342

Page 343: Tetor 2009

Nr.1614.806 i Regj. ThemeltarNr.490 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnetarFatos Lulo AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 14.10.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.1614 Akti, qe i perket:

KËRKUES: PROKURORIA PRANE GJYKATES SE RRETHIT GJYQESOR SHKODER.

OBJEKTI:

Dergim materiali kallzues per kompetence gjykimi.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder, me vendimin nr.144, date 20.04.2007, ka

vendosur:Moskalimin e çeshtjes me nr.230 Regj. Them., date 16.04.2007, ne seance gjyqesore.Kthimin e ketij fashikulli gjyqesor, ku perfshihet materiali kallzues nr.295, date 29.03.2007, ne ngarkim te shtetasit Luigj Gegaj, Prokurorise prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder.Ky vendim t’u njoftohet, Prokurorise prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder, shtetasve Nikolin Tom Ulaj dhe Luigj Gjek Gegaj, banues ne Boge, Malesi e Madhe.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.55, date 12.07.2007, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.144, date 20.04.2007 te Gjykates se Shkalles se Rrethit Gjyqesor Shkoder.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder, ka paraqitur rekurs Prokurori i apelit ne cilesine e kerkuesit, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

- Gjykata e apelit, ne marrjen e vendimit, ka vepruar ne kundershtim me rregullat proceduriale, duke lene ne fuqi nje vendim te marre pa u bazuar ne asnje dispozite te Kodit te Proçedures Penale.

- Trupi gjykues, ne gjykaten e faktit per marrjen e vendimit, i eshte referuar 12 dispozitave te K.Pr.Penale dhe dy te Kushtetutes se Republikes, por ne asnjeren prej tyre nuk behet fjale per nje veprim procedurial si ai qe eshte kryer.

343

Page 344: Tetor 2009

- Te dy gjykatat, ne menyre te gabuar, shkresen administrative te Prokurorise per dergimin e materialeve ne gjykate e kane trajtuar si vendim. Ne nenin 59 te K.Pr.Penale eshte sanksionuar e drejta e te demtuarit akuzues per te kerkuar ne gjykate gjykimin e vepres penale te “Demtime te tjera me dashje” te trajtuar dhe parashikuar ne kete dispozite. Kjo dispozite nuk perjashton prokurorine nga ky proces perkundrazi e trajton ate si pale ne proces, madje dhe aktive. Duke i dhene te drejten te demtuarit per te kerkuar gjykimin e faktit, dispozita ne fjale ka perjashtuar organin procedues nga detyrimi per te njoftuar akuzen (marre te pandehur), per te bere kerkese per gjykim konform nenit 331 dhe 332 te K.Pr.Penale, apo per te vendosur regjistrimin e procedimit penal.

- Duke arsyetuar se “Gjykata si organ nuk ushtron ndjekjen penale, nuk ngre akuze” trupi gjykues ka vepruar ne kundershtim dhe me vendimin e Gjykates Kushtetuese nr.39, date 23.06.2000.

- Vendimi i mesiperm rezulton gjithashtu ne kundershtim dhe me nenet 333 dhe 383 te K.Pr.Penale. Gjykata nuk rezulton, se konform nenit 333 te K.Pr.Penale, te kete caktuar seance gjyqesore, te kete njoftuar palet e tjera, detyrime keto per te patur nje proces ligjor ne gjykimin e nje çeshtjeje penale, qofte dhe direkte. Pra ky vendim eshte i padrejte edhe persa i perket menyres se marrjes dhe permbajtjes ne aspektin formal te tij, pasi te pakten ne vendim trupi gjykues nuk ka shprehur referimin ndaj ndonje dispozite te K.Pr.Penale.

- Vendimi nuk merr ne konsiderate as regullat ligjore te parashikuara ne K.Pr.Administrative. Megjithese gjykata ben perpjekje qe ta trajtoje faktin si proces administrativ, duke hapur proces gjykimi pa pranine e paleve, prej saj nuk eshte marre ne konsiderate neni 26/1/a i K.Pr.Administrative, ku shprehimisht sanksionohet: “n.q.s. organi kompetent i perket te njejtes ministri apo institucion kerkesa do t’i dergohet atij me nje shkrese zyrtare” (siç realisht eshte vepruar nga ana e Prokurorise se Rrethit Shkoder).

- Vendimi ne fjale rezulton edhe ne kundershtim me parimet kushtetuese te gjykimit. Vendimi ne menyre absurde rezulton ne kundershtim me parimin e nje gjykimi te hapur, te drejte dhe te paanshem. Trupi gjykues ne menyre te pashpjeguar ne vendim eshte mbledhur (ka studiuar dosjen penale) dhe ka konkluduar ne vendim. Prej tij nuk jane thirrur qofte dhe formalisht palet ne proces.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari; prokurorin Hysen Keta, qe kerkoi

prishjen e vendimit dhe dergimin e akteve per rishqyrtim gjykates se rrethit dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi

V Ë R E NMe daten 25.03.2007, ne fshatin Boge te Rrethit Malesi e Madhe, shtetasi Luigj Gega

ka goditur me grushta, duke e gjakosur, te demtuarin shtetasin Nikolin Ulaj, i cili per sa me siper ka paraqitur kallezim prane oficerit te policise gjyqesore.

Pas marrjes se disa deklarimeve, aktet i jane referuar prokurorit, i cili me daten 10.04.2007, duke konstatuar faktin se ne baze te nenit 59 te K.Pr.Penale, vepra penale demtime te tjera me dashje parashikuar nga neni 90 Kodit Penal ndiqet nga gjykata mbi kerkesen e te demtuarit akuzues, ia ka derguar aktet per kompetence gjykimi Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder.

344

Page 345: Tetor 2009

Me vendimin nr.144, date 20.04.2007, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder ka vendosur moskalimin e çeshtjes ne seance gjyqesore dhe kthimin e fashikullit prokurorise prane Gjykates se Rrethit Shkoder.

Me vendimin e marre, gjykata arsyeton se prokurori ka gabuar duke ja derguar aktet asaj, pasi gjykata nuk ushtron ndjekje penale, nuk ngre akuza, se prokurori nuk ka bere kerkese per procedim dhe nuk eshte ai qe percakton nese nje çeshtje eshte ne kompetencen e tij apo jo dhe t’i percjelle aktet gjykates.

Vendimi i gjykates se rrethit eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Shkoder me vendimin nr.55, date 12.07.2007, me te cilin gjithashtu gjendet i pabazuar ligjesisht veprimi per dergimin e akteve per kompetence gjykates se rrethit.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i gjen te pabazuara vendimet e mesiperme. Nga aktet nuk rezulton qe prokurori te kete ngritur akuze ndaj shtetasit Luigj Gega, por, pasi ka konstatuar se ndodhemi para nje vepre penale gjykimi i se ciles behet mbi kerkesen e te demtuarit akuzues, veper qe ndiqet direkt nga gjykata, ia ka derguar aktet per kompetence gjykates se rrethit.

Ne baze te nenit 58 te K.Pr.Penale, personi i demtuar nga vepra penale ka te drejte te kerkoje procedimin e fajtorit e per kete, duhet te paraqese ankim prane organit procedues. Per disa vepra penale, ligjvenesi, ne nenin 59 te K.Pr.Penale, ka percaktuar se kerkesa paraqitet ne gjykate duke u depozituar ne sekretarine e saj. Ketyre caktimeve u perket edhe neni 90 i K.Penal.

Keto rregulla duhen detyrimisht te zbatohen, por sidomos, kushti kryesor qe ve ne levizje gjykaten, eshte domosdoshmeri e shprehjes se vullnetit dhe kerkesa e te demtuarit per procedimin e fajtorit. Ne kete aspekt nuk mund te pretendohet se ndodhemi ne shkelje te ligjit, nese kerkesa ankimore e paraqitur ne prokurori i dergohet gjykates per kompetence gjykimi, duke respektuar kerkesen e nenit 74 te K.Pr.Penale per kompetencen e gjykates se rrethit.

Kushtet qe kerkon ligji duhet detyrimisht te zbatohen dhe per te mbrojtur te drejtat e paleve ato duhen zbatuar, sado formalo-proceduriale qe mund te mendohet se jane. Por ne rastet kur veprime te caktuara ne K.Pr.Penale nuk i percakton si shkelje, apo qe ne thelb nuk cenojne te drejtat e paleve dhe as kerkesat proceduriale, ato nuk mund te konsiderohen te paligjshme, siç kane vepruar gjykatat ne rastin ne shqyrtim. Gjykata, per çeshtjet qe ndiqen mbi ankim, nuk ngre akuza, por shqyrton kerkesen e te demtuarit akuzues per procedimin e fajtorit.

Ne rishqyrtimin e çeshtjes, mbas verifikimit te kerkeses e realizimit te kritereve qe parashikohen ne nenet 59 e 60 te K.Pr.Penale, duhet te shqyrtoje çeshtjen dhe ta zgjidhe ate.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjyaktes se Larte, ne baze te nenit 441/ç te K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.55, date 12.07.2007 te Gjykates se Apelit Shkoder, prishjen e

vendimit nr.144, date 20.04.2007 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder dhe dergimin e akteve per shqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 14.10.2009

345

Page 346: Tetor 2009

Nr.53100-00465-00-2008 i Regj.ThemNr.00-2009-225 i Vendimi (491)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesFatos Lulo AnetarBesnik Imeraj AnetarMajlinda Andera AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 14.10.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen penale me :

TË GJYKUARVE: GENCI LOGO, EDUART GJECAJ

A K U Z U A R:Per vepren penale te

“Vjedhjes se pasurise e kryer ne bashkepunim”,mbetur ne tentative.

Baza Ligjore: Nga neni 134/2 dhe 22 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, me vendimin nr.1046, date 04.10.2007, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Genci Logu per vepren penale te “Vjedhjes se pasurise kryer ne bashkepunim”, te mbetur ne tentativ, parashikuar nga neni 134/2 dhe 22 te K.Penal dhe ne baze te nenit 134/2 dhe 22 ne lidhje me nenin 51 te K.Penal, e denon me 10 (dhjete) muaj burgim.Ne aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale ulet 1/3 e denimit te mesiperm dhe mbetet si denim perfundimtar ndaj te pandehurit Genci Logu denimi prej 6 (gjashte ) muaj e 20 (njezet) dite burgim.Vuajtja e denimit per te pandehurin fillon nga dita e arrestimit te tij, qe eshte data 28.05.2007.Deklarimin fajtor te te pandehurit Eduart Gjecaj per vepren penale te “Vjedhjes se pasurise kryer ne bashkepunim”, te mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 134/2 dhe 22 te K.Penal dhe ne baze te nenit 134/2 te K.Penal e denon me 1 (nje) vit burgim.Ne aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale ulet 1/3 e denimit te mesiperm dhe mbetet si denim perfundimtar ndaj te pandehurit Eduart Gjecaj denimi prej 8 (tete) muaj burgim.Vuajtja e denimit per te pandehurin fillon nga dita e ekzekutimit te vendimit.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.270, date 30.04.2008, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1046, date 04.10.2007 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

346

Page 347: Tetor 2009

Kundër vendimit nr.270, date 30.04.2008 të Gjykatës së Apelit Tirane ka bërë rekurs i gjykuari Eduart Gjecaj, për shkaqet:

- Ne rastin ne fjale plotesohen te gjitha kriteret per aplikimin e nenit 59 te K.Penal.- Gjykatat nuk kane marre parasysh faktin qe pasoja nuk ka ardhur dhe ne baze te nenit

53 te K.Penal duhet te behej ulja e denimit nen minimum.- I pandehuri nuk ka pasur precedente penale, eshte i penduar thelle dhe nuk i eshte

shmangur per asnje çast hetimit.- Ne momentin e kryerjes se vepres i pandehuri kishte konsumuar nje sasi te

konsiderueshme alkooli.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit B. Imeraj; Prokurorin A. Selmani, qe kerkoi lenien

ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, por duke aplikuar nenin 59 te K.Penal per te gjykuarin E.Gjecaj; av. B.Bajri, qe kerkoi qe ndaj te mbrojturit prej tij, te gjykuarit E.Gjecaj, te aplikohet neni 59 i K.Penal dhe si shqyrtoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E NNe date 28.05.2007, rreth ores 01.50, ne vendin e quajtur Lagja nr.12, Rruga

“Arkitekt Kasemi”, ne parkimin e ndodhur prane nje pallati, te pandehurit Eduart Gjecaj, Genc Logu dhe Shkelzen Gjoni, ne bashkepunim me njeri tjetrin, kane tentuar te vjedhin kasetofonin e makines tip Wolksvagen Golf 3, prone e shtetasit Edi Maska.

Shqyrtimi gjyqesor per te gjykuarit Eduart e Genc u zhvillua me gjykim te shkurtuar ne perputhje me nenin 403 e vijues te K.Pr.Penale, ndersa per te gjykuarin Shkelzen Gjoni, me vendim te ndermjetem date 02.10.2007 eshte vendosur veçimi i çeshtjes.

Ne perfundim, gjykatat e faktit, duke krijuar bindjen se dy te gjykuarit ne bashkepunim kane konsumuar vepren penale te vjedhjes se mbetur ne tentative, i kane deklaruar ata fajtore dhe denuar sipas nenit 134/2 e 22 te K.Penale.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, duke i gjetur te bazuar ne ligj vendimet e te dyja gjykatave, çmon se ato duhet te lihen ne fuqi.

Por, nisur nga rrethanat e kryerjes se vepres penale nga i gjykuari Eduart Gjecaj, i cili vepren e ka kryer nen efektin e pijes alkolike, rrezikshmerine e vogel te tij, pasi rezulton i pa denuar me pare, fakti qe vepra ka mbetur ne fazen e tentatives, moshen e ketij te gjykuari dhe masen e denimit prej 8 muajsh burgim te caktuar ndaj tij nga gjykata, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se ekzistojne te gjitha kriteret qe parashikon dispozita e nenit 59 te K.Penale qe ndaj ketij te gjykuari te vendoset pezullimi i ekzekutimit te vendimit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/a te K.Pr.Penale dhe 59 te

K.Penal,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.270, date 30.04.2008 te Gjykates se Apelit Tirane.Urdherohet pezullimi i ekzekutimit te metejshem te ketij vendimi persa i perket te

gjykuarit Eduart Gjecaj, duke u vene ne prove per nje afat prej 18 muajsh.

Tirane, me 14.10.2009

347

Page 348: Tetor 2009

Nr.1501/702 i Regj. ThemeltarNr.492 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnetarFatos Lulo AnetarAndi Çeliku AnetarMajlinda Andrea Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 14.10.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.1501/702, qe i perket:

TË GJYKUARIT: SIBUEL DURRESI

A K U Z U A R:Per veprat penale

te vjedhjes me arme ne bashkepunim dhe armembajtje pa leje.

Baza Ligjore: Nenet 140, 25 e 278/2 te K.Penal.

Gjykata e Shkalles se Pare Shkoder, me vendimin nr.210, date 11.09.2002, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Sibuel Durresi per vepren penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 140, 25 te K.Penal dhe denimin e tij me 10 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Sibuel Durresi per vepren penale te armembajtjes pa leje, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe denimin e tij me 1 vit burgim.Ne baze te nenit 55 te K.Penal, perfundimisht denimin e tij me 10 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.225, date 24.12.2002, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.210, date 11.09.2002 te Gjykates se Shkalles se Pare Shkoder dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim po ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, me vendimin nr.254, date 14.05.2003, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.225, date 24.12.2002 te Gjykates se Apelit Shkoder dhe dergimin e çeshtjes per vazhdimin e gjykimit ne po ate gjykate.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.194, date 21.10.2003, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.210 date 11.09.2002 te Gjykates se Shkalles se Pare Shkoder.

348

Page 349: Tetor 2009

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, me vendimin nr.206, date 23.04.2004, ka vendosur:Mospranimin e rekursit te paraqitur prej te gjykuarit Sibuel Durresi, kunder vendimit nr.194, date 21.12.2003 te Gjykates se Apelit Shkoder.

Gjykata Kushtetuese, me vendimin nr.7, date 27.04.2005, ka vendosur:Shfuqizimin si antikushtetues te vendimeve nr.210, date 11.09.2002 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder, nr.194, date 21.10.2003 te Gjykates se Apelit Shkoder, dhe nr.206, date 23.04.2004 te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte.Degimin e çeshtjes per shqyrtim ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Shkoder.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder, me vendimin nr.122, date 02.05.2006, ka vendosur:

Te deklaroje te pafajshem te pandehurin Sibuel Durresi per vepren penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim, parashikuar nga neni 140- 25 te K.Penal, per shkak se nuk provohet qe i pandehuri te kete kryer vepren penale, konform nenit 388/1-d te K.Pr.Penale.Te deklaroje te pafajshem te pandehurin Sibuel Durresi per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga neni 278/2 te K.Penal, per shkak se nuk provohet se i pandehuri te kete kryer vepren, konform nenit 388/1-d te K.Pr.Penale.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.106, date 18.06.2007, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.122, date 02.05.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder, ne kete menyre:Deklarimin fajtor te te pandehurit Sibuel Berhan Durresi per kryerjen e vepres penale te moskallzimit te krimit, veper e parashikuar nga neni 300 i K.Penal dhe denimin e tij me 3 vjet burgim.Vuajtja e denimit fillon nga data e ndalimit date 25.09.2001.Lenien ne fuqi te vendimit persa i perket akuzes se armembatjes pa leje, parashikuar nga neni 278/2 te K.Penal.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs i gjykuari Sibuel Durresi, i cili kerkon prishjen e vendimit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates se apelit, eshte i paligjshem, pasi ajo ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit, pa bere shqyrtimin e fakteve dhe te provave.

- Arsyetimi i gjykates se i pandehuri Sibuel Durresi ka qene pasagjer ne taksi, kur i eshte rrembyer taksia shtetesit Pajtim Serjanit, nuk qendron, pasi nga provat e grumbulluara ne gjykim, rezulton se i pandehuri, nuk ka qene fare ne ate ngjarje.

- Ne arsyetimin e saj gjykata mbeshtet paraqitjen per njohje per te lidhur te pandehurin me ngjarjen, eshte jo i drejte, pasi paraqitja per njohje eshte konstatuar si shkelje e rende qe ka si pasoje pavlefshmerine absolute te veprimeve proceduriale, sipas nenit 128 te K.Pr.Penale.

- U provua ne gjykim se i demtuari Pajtim Serjani ka deklaruar se me kane thene punonjesit e policise se autor eshte i pandehuri Sibuel Durresi, dhe se para se te kryhej paraqitja per njohje kam qene ne nje dhome me te pandehurin Sibuel Durresi.

- I pandehuri, nga dhuna e ushtruar ndaj tij, eshte me crregullime mendore dhe asnje nga ata qe e shkaktuan kete gjendje nuk jane denuar, por eshte denuar i pandehuri Sibuel Durresi, per te mbuluar shkeljet e tyre.

349

Page 350: Tetor 2009

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Majlinda Andrea; prokurorin Bujar Sheshi, i cili

kerkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër; mbrojtesin, av. Fatos Shanaj, i cili kerkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër; pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NSe vendimi nr.106, date 18.06.2007 i Gjykatës së Apelit Shkodër, është i bazuar në

ligj dhe si i tillë duhet të lihet në fuqi.Nga aktet e dosjes gjyqësore në ngarkim të të gjykuarit Sibuel Durrësi, ka rezultuar se

mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Pajtim Serjani, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ka regjistruar procedimin penal nr.351 të vitit 2001, për veprën penale të vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 140 - 25 i K.Penal. Pas përfundimit të hetimeve, çështja penale është dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në ngarkim të të gjykuarit Sibuel Durrësi e persona të tjerë, ku më pas është bërë veçimi i çështjes dhe ka vazhduar gjykimi në ngarkim të të gjykuarit Sibuel. Sipas vendimit të të dy gjykatave, ka rezultuar se ngjarja e kallëzuar prej të dëmtuarit Pajtim Serjani ka ndodhur si më poshtë: Në datën 10.09.2001, i dëmtuari Pajtim Serjani, i cili prej vitesh punonte taksist në qytetin e Durrësit, duke ndenjur në hyrje të Portit të Durrësit me mjetin e tij tip Benz me targa DR 1122 C, i janë afruar dy djem të moshës 25 vjeç, të panjohur prej tij, të cilët i kanë kërkuar që t’i çonte në qytetin e Shkodrës. Pasi kanë rënë dakord për çmimin prej 6000 lekë që duhet të paguanin dy të rinjtë, janë nisur për në qytetin e Shkodrës. Rrugës, kanë ndaluar vetëm një herë për t’u furnizuar me karburant dhe për një kafe, ku vlerën prej 2000 lekë për karburantin ia kanë dhënë të dëmtuarit dy të rinjtë dhe kanë vazhduar rrugën për në Shkodër, ku kanë arritur në të errësuar. Në afërsi të ish ndërmarrjes së fermentimit, dy të rinjtë i kanë thanë shoferit se do të zbrisnin, e kanë paguar vlerën prej 4000 lekë dhe e kanë paralajmëruar që të kishte kujdes në rrugën ku ishin, pasi kishte hasmëri për probleme të gjakmarrjeve. Në momentin kur të rinjtë po zbrisnin, janë afruar dy persona me kapele në kokë, ku njëri kishte pistoletë, ndërsa tjetri një automatik dhe kanë thënë: “keni ardhur për të na vrarë”. Nën kërcënimin e armëve, i kanë kërkuar drejtuesit të mjetit të zbriste nga makina dhe i kanë urdhëruar atë dhe dy të rinjë që kishin udhëtuar nga Durrësi, që të hipnin në makinë në sediljen e pasme të makinës. Janë nisur dhe në të dalë të Urës së Mesit, rrëmbyesit i kanë thënë shoferit të zbriste dhe pasi e ka kontrolluar personi që mbante pistoletë, i ka marrë pasaportën, aparatin celular, një unazë floriri dhe një shumë lekësh e kanë braktisur në rrugë e më pas janë larguar me makinën e të dëmtuarit, duke marrë me vete edhe dy pasagjerët. I dëmtuari ka shkuar në postën e policisë më të afërt dhe ka bërë kallëzim, ku ka përshkruar dhe personat që kishin udhëtuar me të. Mbi bazën e përshkrimit, policia ka ndaluar më datë 25.09.2001 të gjykuarin Sibuel Durrësi, për të cilin i dëmtuari ka deklaruar i pyetur në gjykim se ishte një nga personat që ka marrë si pasagjer nga qyteti i Durrësit.

Kjo ngjarje, është pranuar nga të dy gjykatat si më sipër, por Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka deklaruar të pafajshëm të gjykuarin pas analizës së provave, duke konkluduar se i pandehuri Sibuel Durrësi nuk vërtetohej ta kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohej.

Gjykata e Apelit Shkodër ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe e ka deklaruar fajtor të gjykuarin për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”, të parashikua nga neni 300 i K.Penal.

350

Page 351: Tetor 2009

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në ndryshim me sa pretendohet në rekurs, arrin në konkluzion se drejt ka vendosur gjykata e apelit, e cila ka vlerësuar drejt provat në mbështetje të nenit 152 të K.Pr.Penale e për rrjedhojë edhe përfundimi i arritur në lidhje me fajësinë, cilësimin ligjor të veprës dhe masën e dënimit, është i drejtë dhe i bazuar në ligj.

Me të drejtë gjykata e apelit ka pranuar të analizojë e vlerësojë deklarimet e të dëmtuarit Petrit Seriani në gjykim, në të cilat ai ka njohur të gjykuarin si personin që ka qenë pasagjer në makinën e tij ditën që i kishin vjedhur mjetin, por për të cilin nuk mund të përcaktonte rolin e tij në vjedhje, pasi nuk ka parë asgjë të dyshimtë në veprimet e tij gjatë udhëtimit. Mbi këtë bazë, kjo gjykatë ka konkluduar se nuk mund të provohej akuza e të gjykuarit për veprën penale të parashikuar nga neni 140 e 25 i K.Penal.

Gjithashtu ky Kolegj e gjen të bazuar konkluzionin e gjykatës së apelit se i gjykuari ka konsumuar veprën penale të moskallëzimit të krimit, pasi është provuar se i gjykuari ka qenë në vend ngjarje dhe pasi është lënë i lirë nga rrëmbyesit, ka patur detyrimin që të kallëzonte në organet e policisë për vjedhjen që i ishte bërë taksistit me të cilin ai kishte udhëtuar nga Durrësi. Pra, i gjykuari deri në ditën e ndalimit nuk ka kallëzuar krimin për të cilin ai kishte dijeni, duke konsumuar elementë të veprës penale të moskallëzimit të krimit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/a te Kodit te Proçedures

Penale,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.106, datë 18.06.2007 të Gjykatës së Apelit Shkodër.

Tirane, me 14.10. 2009

351

Page 352: Tetor 2009

Nr.1391/633/60 i Regj. ThemeltarNr.493 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareArjana Fullani AnetareAleksander Muskaj Anetar

ne daten 14.10.2009 mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen penale, qe i perket:

TË GJYKUARIT: ILIR XHAKJA, i biri i Azemit, i vtl.1974, lindur dhe banues ne Sukth, i denuar.

A K U Z U A R:Per kryerjen e vepres penale

“Vrasja me paramendim”, kryer ne bashkepunim dhe“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit”.

Baza Ligjore: Neni 78/1-25 dhe 278/2 i K.Penal.

Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane, me vendimin nr.15, date 27.03.2006 ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Ilir Xhakja per vepren penale te “Vrasjes me paramendim” ne bashkepunim ne dem te viktimes Qerim Maloku, te parashikuar nga nenet 78-25 te K.Penal dhe denimin e tij me 21 (njezet e nje) vjet burgim.Pushimin e çeshtjes persa i perket akuzes se “Mbajtjes pa leje te armeve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal ne ngarkim te te pandehurit Ilir Xhakja.Vuajtja e ketij denimi per te pandehurin Ilir Xhakja te kryhet ne burg te sigurise se larte.

Gjykata e Apelit per Krime te Renda Tirane, me vendimin nr.46, date 19.06.2006 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.15, date 27.03.2006 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane.

Kunder vendimit nr.46, date 19.06.2006 te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane, ne mbeshtetje te nenit 432 te K.Pr.P., brenda afatit ligjor, ka ushtruar rekurs i gjykuari Ilir Xhakja, mbrojtesi i tij, duke kerkuar prishjen e vendimeve dhe pushimin e çeshtjes penale per kryerjen e vepres penale te parashikuar nga neni 78-25 i Kodit Penal per keto shkaqe:

352

Page 353: Tetor 2009

- Te dy gjykatat kane marre nje vendim ne kundershtim me provat e administruara ne seance gjyqesore dhe ne zbatim te gabuar te ligjit penal, pasi ne asnjeren nga aktet dhe provat e administruara nga gjykata nuk permendet emri i Ilir Xhakes qe te kete qene ne vendngjarje dhe jo më te vertetohet fajesia e tij, por gjykatat nisen thjesht nga akti i ekspertimit dhe ekspertimi balistik i gjurmes se gjetur ne njeren nga fisheket model 56 qe ndodhej brenda dy kreherve te bashkuar eshte e gishtit te madh te dores se te pandehurit dhe arrijne ne konkluzionin se autori i vrasjes se viktimes Qerim Maloku eshte Ilir Xhakja.

- Eshte jashte logjike qe i pandehuri te kete lene gjurme gishti ne njeren nga fisheket te futura ne kreherin e automatikut dhe te mos kete lene gjurme ne kreher, si dhe ne shtresen e natribanit me te cilen jane bashkuar dy karikatore se bashku, per me teper qe asnje nga gezhojat e shumta ne numer te gjetura ne vendngjarjen e dates 26.07.1998, nuk eshte konstatuar asnje gjurme e te pandehurit Ilir Xhakja.

- Ne asnje rast nuk eshte vertetuar qe pikerisht automatiku ku u gjet gjurma e gishtit eshte arma e zjarrit e perdorur ne vendngjarje, ne vrasjen e shtetasit Qerim Maloku, ne 26 korrik 1998. Gjurma e gishtit te shtetasit Ilir Xhakja eshte gjetur ne fishekun e ndodhur ne nje nga kreheret dyshe te lidhur me natriban ngjyre bezhe, qe rezulton te kete qene i vendosur ne automatikun me numer 14236682, i cili nuk ka marre pjese ne vrasjen e shtetasit Qerim Maloku, prandaj logjikisht lind pyetja se per çfare e ka marre gjykata kete konkluzion shkencor si prove fajesie apo pafajesie.

- Rrethane tjeter e pakontestueshme eshte vertetimi i banimit i leshuar nga Zyra e Regjistrimit te popullsise ne qytetin e Memmingemit te Gjermanise, vertetim i cili permban dhe vulen e Ambasades Shqiptare ne Berlin me nr.330, date 13.03.2003, qe tregon qarte se ne kohen e ndodhjes se vrasjes se shtetasit Qerim Maloku, Ilir Xhakja ka qene ne Gjermani, me mijera km larg, per me teper qe organi i akuzes pretendoi se mbrojtja nuk kishte sjelle asnje prove qe te vertetonte se i pandehuri Ilir Xhakja nuk ka hyre dhe ka dale nga Shqiperia, duke dhe aluduar se nuk jane mbajtur te rregullta regjistrat e hyrjeve dhe daljeve nga aeroporti shqiptar dhe duke mohuar dhe parimin e njohur se çdo dyshim shkon ne favor te te pandehurit dhe ne procesin penal eshte organi i akuzes qe ka barren e proves.

- Nga ana e gjykates se apelit nuk u mor parasysh kerkesa jone per perseritjen e shqyrtimit, meqenese kishim arritur te siguronim nje sere dokumentash te leshuara nga autoritetet gjermane, me ane te te cilave provohej fakti se ne kohen kur ka ndodhur vrasja e shtetasit Qerim Maloku, Ilir Xhakja ka qene ne qytetin e Memmingemit, ku ndermjet te tjerave eshte dhe vertetimi i dates 13.08.1998 i lidhjes se marteses se tij me shtetasen Monika Kirchner, gje qe perputhet dhe me deklarimet e deshmitarit Maksim Zhiti, i cili ka qene dhe inspektor i policise kriminale dhe ka kryer veprime proceduriale dhe policore per kete ngjarje dhe ka qene ai vete qe ka deshmuar se diten e ngjarjes ka folur ne telefon me te pandehurin Ilir Xhakja diten e vrasjes se shtetasit Qerim Maloku.

- Asnje nga deshmitaret e pyetur nje pjese e te cileve jane dhe familjare e te aferm te viktimes nuk ka deklaruar se kane pare te pandehurin ne vendin e ngjarjes, per me teper qe njeri prej tyre Agron Maloku qe eshte dhe nipi i viktimes i ka pare autoret e krimit, te cilet kane qene te pa maskuar dhe nuk ka arritur t’i njohe, gje qe tregon se ata nuk kane qene banore te fshatit, kur nderkohe te pandehurin apo qe se do te ishte ne vend ngjarje do ta kishin njohur fare mire meqenese jane dhe komshinj.

353

Page 354: Tetor 2009

- Te pretendosh se duke paraqitur si prove shkresore nje vendim gjyqesor penal per nje ngjarje te tetorit te vitit 1999, i cili eshte ne rigjykim dhe nuk ka vendim gjyqesor penal akoma, pasi gjykimi nuk ka perfunduar ende ne shkalle te pare ligjerisht eshte krejtesisht e pafalshem, pasi ngjarja per te cilen akuzohet Ilir Xhakja ka ndodhur nje vit me pare, pra ne 26 Korrik 1998. Kurrsesi nuk mund te hamendesohet se meqenese personi akuzohet per nje ngjarje te vitit 1999, atehere na rezultoka se personi paska qene ne Shqiperi dhe ne 26 Korrik 1998.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Ajana Fullani; Prokurorin Artur Selmani, i cili

kerkoi lenien e ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane; mbrojtesin e te gjykuarit Ilir Xhakja, Av. Aldo Shala, i cili parashtroi se çeshtja objekt gjykimi eshte gjykuar nga gjykata me te ulta ne mungese te kompetences lendore dhe per kete kerkoi prishjen e vendimeve te Gjykates se Shkalles se Pare dhe Apelit per Krime te Renda Tirane dhe dergimin e akteve per gjykim ne Gjykaten e Shkalles se Pare Durres, si gjykate kompetente; si dhe pasi bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NSe vendimet, nr.15, date 27.03.2006 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te

Renda Tirane dhe nr.46, date 19.06.2006 te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane, jane marre duke mos u respektuar kerkesat e dispozitave te K.Pr.Penale per kompetencen lendore te ketyre gjykatave. Per rrjedhoje, ato duhet te prishen dhe aktet e procedimit penal qe i perket te gjykuarit Ilir Xhakja t’i dergohen gjykates kompetente.

Nga shqyrtimi i akteve te ketij procedimi penal rezulton se i gjykuari Ilir Xhakja eshte akuzuar nga Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda per disa vepra penale dhe perktesisht per krimin e vrasjes me paramendim parashikuar nga neni 78/1 K.Penal kryer ne bashkepunim, si dhe armembajtje pa leje, parashikuar ne nenin 278/2 te K.Penal. Dosja e prokurorise i ka kaluar per gjykim, sipas kompetences lendore, Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda ne daten 29.09.2004, kohe ne te cilen ishte ne fuqi ligji nr.8813, date 13.06.2002 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne Kodin e Procedures Penale te Republikes se Shqiperise” sipas te cilit gjykimi i vepres penale te parashikuar ne nenin 78/1-25 te K.Penal, per te cilen akuzohet i gjykuari, ishte ne kompetence lendore te Gjykates per Krime te Renda.

Me pas, rezulton se me date 22.10.2004, vetem disa jave pasi dosja e prokurorise mbi te gjykuarin Ilir Xhakja per veprat penale te permendura me siper, i kishte kaluar per gjykim Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda, ka hyre ne fuqi ligji nr.9276, date 16.09.2004 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne Kodin e Procedures Penale te Republikes se Shqiperise” me ane te te cilit u ndryshua neni 75/a i ketij Kodi, ku ishte percaktuar kompetenca lendore e gjykatave per krimet e renda. Me kete ndryshim veprat penale te parashikuara ne nenet 78 te K.Penal, per te cilat akuzohet i gjykuari, u hoqen nga kompetenca lendore e gjykates per krimet e renda, duke kaluar ne komptence te gjykatave te zakonshme te rretheve gjyqesore.

Megjithese, ashtu si u permend edhe me siper, ky ligj ndryshoi kompetencen lendore te ketyre gjykatave, nga shqyrtimi i akteve ne dosje gjyqesore konstatohet se, edhe pas hyrjes ne fuqi te ketij ndryshimi, thuajse i gjithe shqyrtimi gjyqesor i çeshtjes ne ngarkim te te gjykuarit Ilir Xhakja, eshte zhvilluar nga Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane ne mungese te kompetences lendore per gjykimin e kesaj çeshtjeje, me perjashtim te seances se pare gjyqesore, e cila eshte zhvilluar me date 21.10.2004, date ne te cilen ende nuk

354

Page 355: Tetor 2009

kishte hyre ne fuqi ligji nr.9276, date 16.09.2004, i cili parashikonte ndryshimet e nenit 75/a te K.Pr.Penale, ne lidhje me kompetencen lendore te kesaj gjykate.

Mbi ankimin e paraqitur nga i gjykuari Ilir Xhakja dhe ne vijimesi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare te Krimeve te Renda, kjo çeshtje eshte gjykuar edhe nga Gjykata e Apelit te Krimeve te Renda, duke mos u konstatuar as nga kjo e fundit, mungesa e kompetences per gjykimin e kesaj çeshtje.

Ndodhur perpara nje situate te tille faktike dhe juridike, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon, se per mungese te kompetences lendore, si vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda, ashtu edhe ai i Gjykates se Apelit per Krime te Renda, jane ligjerisht te cenueshem.

Ky Kolegj çmon se nisur nga qendrimet e Gjykates Kushtetuese ne nje sere vendimesh, ndryshe nga e drejta penale materiale, ku zbatohet parimi se ligji i ri nuk ka fuqi prapavepruese, me perjashtim te rasteve kur ai eshte ne favor te te pandehurit, ne te drejten procedurale penale vepron parimi sipas te cilit, ligji i ri ka fuqi edhe ndaj marredhenieve procedurale te lindura para hyrjes se tij ne fuqi, per çeshtje qe gjenden ne hetim apo gjykim, me perjashtim te rasteve kur vete ligji ka vendosur shprehimisht ndryshe.

Mbeshtetur ne kete parim, si dhe ne faktin se ne ligjin nr.9276, date 16.09.2004, qe ndryshoi kompetencen lendore te gjykatave te krimeve te renda, nuk parashikohen dispozita transitore per çeshtjet qe ishin regjistruar nga Prokuroria e Krimeve te Renda, apo ishin duke u gjykuar nga gjykatat e krimeve te renda perpara hyrjes ne fuqi te ketij ligji, arrihet ne perfundimin, se keto gjykata nuk kane qene kompetente nga pikepamja lendore per te shqyrtuar çeshtjen objekt gjykimi.

Keshtu nepermjet ndarjes se kompetencave te gjykatave, qe japin drejtesi ne Republiken e Shqiperise, perfshire edhe ato per krime te renda, sipas llojit te veprave penale, dispozitat e sipercituara, veç te tjerave, garantojne edhe realizimin e te drejtave te subjekteve procedurale e pjesemarresve ne procesin penal, perfshire edhe te drejtave qe u takojne personave te akuzuar. Kjo eshte edhe nje nga arsyet per te cilat moskompetenca lendore, sikunder parashikohet ne dispoziten e nenit 83 te K.Pr.Penale (veç rasteve kur kerkohet nga palet), duhet te shqyrtohet dhe zgjidhet edhe kryesisht nga gjykata qe shqyrton çeshtjen, jo vetem ne çdo shkalle, por edhe pavaresisht gjendjes ne te cilen ndodhet shqyrtimi gjyqesor i çeshtjes, kur ajo (moskompetenca), konstatohet prej vete asaj (gjykates).

Percaktimi i kritereve ligjore nga te cilat eshte nisur dhe ku eshte bazuar ligjvenesi per ndarjen e veprave penale te pjeses se posaçme te K.Penal, per efekt te kompetences lendore, ne dispozitat perkatese te Kodit te Procedures Penale (nenet 74, 75, 75/a dhe 75/b) eshte atribut vetem i tij dhe jo edhe i gjykatave.

Gjykatat kane detyre vetem t’i zbatojne me korrektesi ato. Ne çeshtjen objekt shqyrtimi qe i perket te gjykuarit Ilir Xhakja rezulton se

kompetenca lendore ndryshoi me ligj gjate zhvillimit te proçesit te gjykimit ne shkallen e pare, ndryshim ky, i cili duke u nisur nga parimi i gjithepranuar i permendur edhe me siper, ne lidhje me zbatimin ne kohe te ligjit procedural penal, detyronte Gjykaten e Shkalles se Pare per Krime te Renda te nderpriste vazhdimin e metejshem te gjykimit dhe aktet, ne gjendjen qe ishin deri ne ate faze, t’ia dergonte, per kompetence lendore gjykates kompetente qe ne çeshtjen objekt gjykimi, eshte Gjykata e Shkalles se Pare Durres, ne juridiksionin tokesor te se ciles perfshihet vendi ku kane ndodhur veprat penale per kryerjen e te cilave akuzohet i gjykuari Ilir Xhakja.

Per te njejtin shkak, perveç vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare, Kolegji çmon se edhe vendimi i Gjykates se Apelit per Krime te Renda behet i cenueshem. Kjo e fundit, ndryshe nga urdherimi qe permban dispozita e nenit 86 te K.Pr.Penale, sipas te cilit kur ajo konstaton se gjykata e shkalles se pare (fjala eshte per Gjykaten e Shkalles se Pare per Krime

355

Page 356: Tetor 2009

te Renda) nuk ka qene kompetente, prish vendimin e apeluar dhe e dergon çeshtjen ne gjykaten kompetente. Ne kete fryme duhet te kuptohet edhe permbajtja e pikes 3 te dispozites se nenit 14 te K.Pr.Penale, sipas se ciles Gjykata e Apelit per Krime te Renda shqyrton ne shkalle te dyte çeshtjet e gjykuara nga gjykata (kuptohet e shkalles se pare) per krime te renda dhe ketu behet fjale jo per te gjitha llojet e çeshtjeve, te gjykuara nga Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda, por vetem per ato, te cilat, sipas nenit 75/a te K.Pr.Penale, jane ne kompetence lendore te saj.

Keto qendrime ka mbajtur edhe me pare Kolegji Penal i Gjykates se Larte me vendimet nr.395, date 08.07.2009 dhe nr.223, date 21.05.2008, etj. Madje referuar praktikes se Gjykates Kushtetuese, konkretisht vendimit nr.11, date 23.04.2009 te asaj gjykate, vendimet e Gjykatave per Krime te Renda te marra nga ato ne mungese te kompetences se tyre lendore, jane shfuqizuar si antikushtetuese pasi: “Mosrespektimi i kompetences lendore e ben vendimin gjyqesor absolutisht te pavlefshem dhe pretendimi per respektimin e kesaj kompetence mund te ngrihet si nga i pandehuri /i gjykuari, ashtu edhe kryesisht ne çdo faze te procesit.”.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/ç te K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.46, date 19.06.2006 te Gjykates se Apelit per Krimet e Renda

dhe vendimit nr.15, date 27.03.2006 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane.

Dergimin e akteve per gjykim ne Gjykaten e Shkalles se Pare Durres si gjykate kompetente.

Tirane, me 14.10.2009

356

Page 357: Tetor 2009

Nr.1386/597 i Regj. ThemeltarNr.501 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnetarFatos Lulo AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 07.10.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:

TË GJYKUARËS: LUIZA HOXHAJ

A K U Z U A R:Se ka kryer vepren penale te shperdorimit te detyres,

parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.818, date 20.09.2006, ka vendosur:

Deklarimin fajtore te te pandehures Luiza Hoxhaj per kryerjen e vepres penale te shperdorimit te detyres dhe, ne baze te nenit 248 te K.P., denimin e saj me 1 vit burgim dhe 700.000 leke gjobe.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.372, date 11.05.2007, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.818, date 20.09.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Kunder vendimeve te mesiperme ka paraqitur rekurs e gjykuara Luiza Hoxhaj, nepermjet av.Fatmir Braka, e cila kerkon prishjen e ketyre vendimeve dhe deklarimin e pafajshem te saj, duke parashtruar keto shkaqe:

- Ne veprimet e te pandehures mungojne elementet e vepres penale dhe nuk ka asnje pasoje. Çmimi i shitjes se emisionit me tematike “50 vjet Europe” ka qene aq sa eshte arketuar prej Postes Shqiptare dhe nuk ka asnje ndryshim apo zvogelim te çmimit nga sa eshte kontraktuar e ofruar prej vete bleresit. Pra ne rastin konkret mungon ana objektive e vepres.

- Organi i akuzes dhe gjykatat, ekzistencen e demit ekonomik e bazojne ne nje akt ekspertim-vleresimi krejtesisht te pavlefshem, ku prokuroria nuk ka kryer asnje komunikim as lidhur me caktimin e ekspertit dhe as me detyrat e shtruara para tij.

- Mungon ana subjektive e vepres, pasi nuk rezulton nga asnje akt apo shkrese qe e pandehura te kete kryer me dashje veprime ne kundershtim me permbushjen e detyres.

357

Page 358: Tetor 2009

- E pandehura eshte marre per shperdorim detyre se ka realizuar nje kontrate per kete emision pulle, te destinuar jo per hedhje ne treg e perdorim tradicional te pulles nga sherbimet postare, por vetem ekskluzivisht per qellime publicitare e filatelike, te kerkuar me porosi te veçante nga bleresi, ku perjashtohet kategorikisht hedhja ne treg.

- Percaktimi i çmimit te shitjes se ketij emisioni nuk ka qene aspak subjekt i nenshtrimit ndaj vleres nominale qe do te mbartnin produktet e porositura nga bleresi, por çmimi, siç u provua nga deklarimet e deshmitareve dhe korrespondenca midis Postes Shqiptare dhe bleresit, eshte percaktuar nga ky i fundit, ku prej tij ka qene vendosur si kusht limiti prej 650.000 euro, qe kishin ne dispozicion.

- Vete deshmitari Etienne de Cherisey ka deshmuar se shoqeria blerese ne asnje rast nuk do te blinte ndonje emision pulle me vlere me te madhe se fondi limit qe kishin ne dispozicion dhe nuk do te blinte kurre pulla ne vleren faciale dhe as me ulje 20% ose 50% nga kjo vlere, pasi e pergjithshmja e programit te shoqerise eshte blerja me me pak se 10% te vleres nominale te pullave. Ky pretendim u vertetua dhe me kontratat e nenshkruara nga kjo shoqeri me homologet ballkanike te Postes Shqiptare, po per kete emision me te njejten tematike, ku ne te gjitha kontratat e administruara rezultoi se eshte aplikuar e njejta procedure dhe çmim per produktin, biles çmimi i arketuar nga Posta Shqiptare eshte me i larte krahasuar me ate te afruar homologeve, kundrejt sasive me te medha te prodhuara prej tyre.

- Ne rastin ne fjale nuk jane shkelur as VKM nr.405, date 27.07.2000 dhe Udhezimi nr.2484, date 18.07.2002, pasi nga permbajtja e tyre del se ato trajtojne e normojne vetem çmimin e shitjes se pullave postare shqiptare per nevoja sherbimi postar dhe jo per ato qe nuk jane te destinuar per nevojat e sherbimit postar.

- Vetem per 10.000 cope pulla te prodhuara ne kete emision e qe ne baze te marreveshjes i jane lene Postes Shqiptare per perdorim postar, mund te pretendohej se duhet te aplikohej ne rastin e shitjes se kesaj sasie, çmimi nominal i pulles dhe parashikimet e tjera te VKM dhe udhezimit te mesiperm.

- Pretendimi se e pandehura nuk ka mare miratimin e Keshillit mbikqyres, si dhe as te Drejtorise se Postave dhe se keto organe nuk jane ne dijeni te tyre, eshte i pabazuar, pasi pas vendimit nr.28, date 08.07.2002 te Keshillit Mbikqyres te shoqerise, ky miratim eshte aplikuar vetem per kontratat e blerjes, ndersa per shitjet eshte vepruar drejtpersedrejti nga Drejtori i Pergjithshem. (fq.227. d.h.1).

- Edhe pretendimi se e pandehura nuk ka marre miratimin e MTT nuk u provua, pasi ne referim te shkresave rezultoi se Ministria e ka dhene kete miratim ende pa u ekzekutuar kontrata.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; Prokurorin Hysen Keta, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane; av.Fatmir Braka, qe kerkoi prishjen e te dy vendimeve dhe pushimin e çeshtjes ne Gjykaten e Larte dhe si shqyrtoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E NNe muajin maj te vitit 2004, e pandehura Luiza Hoxhaj eshte emeruar Drejtoreshe e

Pergjithshme e Postave Shqiptare sh.a.Ky institucion, veç drejtimit nga Drejtoresha e dy zv/drejtoret, kontrollohet dhe nga

Keshilli Mbikqyres i Shoqerise.Kjo shoqeri, krahas funksioneve te tjera, kryen dhe funksionin e shitjes se pullave per

sherbime postare, por dhe per qellime filaterie, veprimtari qe normohet nga ligji per shoqerite

358

Page 359: Tetor 2009

tregtare, V.K.M. nr.405, date 27.07.2000, Statuti i Shoqerise dhe Udhezimi i Ministrise se Transporteve dhe Telekomunikacionit nr.2484, date 18.07.2002.

Gjate muajve nentor-dhjetor 2004, perfaqesuesi i shoqerise Hureges Holding Corp, shtetasi Etienne De Cherisey, qe zhvillon veprimtari ne fushen e filaterise, kontakton me Nikolla Xharon, qe eshte filatelist dhe nderkohe anetar i Komisionit te Larte te Pulles.

Ne fund te janarit 2005 midis tyre dhe ne prani te pandehures Luiza organizohet nje takim, ku shtetasi Etienne paraqet nje propozim, qe Shqiperia te marre pjese ne katalogun me tematike “50 vjetori i Pulles se pare Europa”, katalog qe do te realizohej nga kjo shoqeri e qe do te merrnin pjese dhe shtete te tjera. Ne kete takim bihet dakord ne parim dhe per detajet e marreveshjes u la qe te diskutohet me pas.

Nderkohe, me date 04.02.2005 Posta Shqiptare i dergon DPPTT nje propozim per miratimin e emisionit shtese per vitin 2005 kushtuar “50 vjetorit te emisionit Europa”, propozim ky qe miratohet nga Drejtoria me date 03.03.2005.

Shtetasi Etienne ne qershor 2005 vjen ne Shqiperi dhe i dorezon Taulant Pustines, qe ishte Drejtor i Drejtorise se Pulles, nje kontrate tip pa shifra dhe, me date 30.06.2005 zhvillohet nje takim i dyte mes tij dhe te pandehures Luiza, ku arrihet te neshkruhet nje marreveshje paraprake, sipas se ciles Posta Shqiptare sh.a. merr persiper prodhimin e 500.000 serive me 2 pulla te performuara dhe 500.000 blloqeve te performuara, ndersa shoqeria HUREGES merr persiper blerjen e tyre.

Nga sa pranojne te provuar gjykatat, e gjykuara, ne kundershtim me Udhezimin nr.2484, date 18.07.2002 te Ministrise se Transporteve dhe Vendimit nr.405, date 27.07.2000 te Keshillit te Ministrave, ka miratuar marreveshjen mbi pjesemarrjen ne katalogun me emisionin e pullave “50 vjet te emetimit te pulles se pare Europa 1956-2006”, pa marre me pare miratimin e organeve qendrore. Pas nenshkrimit nga e pandehura, ekzemplaret e marreveshjes dergohen per t’u nenshkruar nga presidenti i shoqerise HUREGES HOLDING CORP.

Sipas kesaj kontrate, Posta Shqiptare do te realizonte nje emetim te veçante te pulles me tematike “50 vjetori i emetimit te pare Europa 1956-2006” te perbere nga 500.000 seri me dy pulla te performuara dhe 500.000 blloqe te performuara. Kjo sasi pullash do te blihej me çmimin total 650.000 euro. Gjithashtu caktohet se posta kishte te drejte te prodhonte nje sasi shtese prej 10.000 cope serish me 2 pulla te performuara dhe 10.000 blloqe te performuara, te cilat do t’i perdorte per qellime te veta. Vlera nominale per 2 pullat dhe bllokun, do te jete respektivisht 200, 250 dhe 500 leke.

Me date 08.07.2005, Posta Shqiptare i dergon DPPTT projektin mbi miratimin dhe vlerat e emisioneve te pullave te vitit 2005, ku çmimi nominal per emisionin me tematike “50 vjetori i emetimit te pare Europa 1956-2006” propozohet ne vlerat 200, 250 per dy pullat dhe 500 per bllokun, propozim qe miratohet me date 02.08.2005, pra pas nje muaji qe ishte lidhur kontrata per shitje.

Me pas zhvillohet tenderi per prodhimin e pullave dhe fitues shpallet Shoqeria greke “Lexandros Matsonkis”, me te cilen date 05.09.2005 nenshkruhet kontrata perkatese.

Sipas kontrates, Shoqeria HUREGES ka likuiduar 129 918 23 euro me date 15.07.2005, ndersa me datat 27 e 29.09.2005, likuidohet gjithe shuma prej 650.000 euro.

Duke arsyetuar se e gjykuara Luiza Hoxhaj ka kryer veprime e mosveprime ne kundershtim me detyren e saj dhe si pasoje Postes Shqiptare i eshte shkaktuar nje dem i rendesishem ekonomik, te dyja gjykatat e faktit e kane deklaruar ate fajtore dhe denuar sipas nenit 248 te K.Penal.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, duke gjetur te pabazuar ne ligj vendimin e Gjykates se Apelit Tirane, çmon se ai duhet te prishet dhe aktet te dergohen per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

359

Page 360: Tetor 2009

Para gjykates se shkalles se pare, e gjykuara ka pretenduar se pullat nuk kane qene te destinuara per sherbim postar, pra per shitje, por vetem per qellime filatelike. Sipas te gjykuares, kontrata eshte lidhur vetem per qellime filatelike e jo per sherbime postare dhe pullat ne rastin ne fjale nuk kane specifikimet teknike te prodhimit te pullave postare te destinuara per sherbimin postar, qe jane objekt tregtimi.

Per te provuar pretendimet e mesiperme, e gjykuara ka kerkuar berjen e nje akti ekspertimi me grup ekspertesh nga kjo gjykate, per te konkluduar lidhur me sa me siper.

Kerkesat e bera ne gjykaten e rrethit e gjykuara i ka perseritur dhe para gjykates se apelit, ne ankimin qe ka bere, por ato, sikurse del nga proçes-verbali i seances gjyqesore, nuk jane trajtuar fare nga kjo gjykate.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane duhet te prishet dhe aktet te dergohen per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues, per shkak se ne marrjen e vendimit nuk jane zbatuar drejt kerkesat e nenit 152 dhe 380 te K.Pr.Penale.

Per te arritur ne perfundimin se e gjykuara ka vepruar ne kundershtim me permbushjen e rregullt te detyres dhe se me veprimet e saj Postes Shqiptare i eshte shkaktuar nje dem i rendesishem ekonomik, gjykata e apelit eshte mbeshtetur ne nje akt ekspertimi, tek i cili mungojne pikerisht pergjigjet e nje seri pyetjesh qe lidhen me fajesine ose jo te te gjykuares. Ky akt, perveçse ka bere nje mbledhje te thjeshte arithmetike, nuk i ka dhene pergjigje asnje lloj pyetje qe kerkonte njohuri te veçanta ne fushen e filatelise dhe finances.

Edhe pse nga ana e mbrojtjes eshte argumentuar nevoja per nje akt shkencor dhe me nje grup ekspertesh specialiste ne fushen e finances dhe filatelise, gjykata e apelit, duke mos pranuar nje kerkese te tille te ligjshme, ka marre vendimin mbi te njejtat prova te shqyrtuara ne gjykaten e shkalles se pare. Duke vepruar keshtu, ajo nuk ka zbatuar detyrimin procedurial per te arsyetuar ne vendim edhe shkaqet, per te cilat i konsideron te papranueshme provat e kunderta me ato te akuzes.

Nga arsyetimi i vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, rezulton se demi i shkaktuar Postes Shqiptare nga veprimet e te gjykuares kap vleren 394.523.500 leke. Nga teresia e provave te administruara ne gjykim e veçanerisht atyre te paraqitura nga mbrojtja e te gjykuares, pretendohet se pullat dhe blloqet per te cilat eshte nenshkruar mareveshja 8/1 kane qene te destinuara vetem per publicitet dhe jo per shitje. Ky pretendim kerkon nje mendim te specializuar ekspertesh ne fushen e filatelise, te cilet do te percaktonin llojin e pulles dhe blloqeve, nese ai prodhim kishte te njejtat karakteristika me prodhimin e pulles per treg, nese ishte e mundur qe ky kontigjent i prodhuar per qellime publicistike te hidhej ne shitje apo jo dhe nese vlera qe gjykatat pretendojne si vlere nominative e pullave dhe blloqeve a lidhet ose jo me qellimin per shitjen e tyre, apo e kerkojne rregullat e filatelise.

E gjykuara ka pretenduar se pamjet e serise se ketyre pullave ishin perzgjedhur njera e emetimit Europa 1995 dhe tjetra e vitit 1998, ndersa pamjet e bllokut ishin tematika Cirkus e emisionit Europa 2002. Por sipas mbrojtes ato ishin te njejta vetem si pamje, por jo identike per nga elementet e tjere, si shkrimi, vlera apo logot, me te vetmin qellim qe me to te mos spekullohej ne treg, sepse destinacioni i tyre nuk ishte tregu. Eshte detyre qe duhet t’iu ishte ngarkuar eksperteve, te cilet nga karakteristikat e veçanta te ketyre pullave e blloqeve do te mund te percaktojne destinacionin e tyre dhe mundesine ose jo te shitjes se tyre ne treg. Nese kjo seri pullash e blloqesh nuk do te mund te shiteshin ne treg eshte e kuptueshme qe do te mungonte edhe nje prej elementeve te vepres penale te shperdorimit te detyres e qe lidhet me pasojen. Eksperteve duhet t’u kerkohet te verifikojne edhe çmimet me te cilat jane perfaqesuar ne Katalogun Europa 1956-2006 vendet e tjera pjesemarrese, te krahasuara me vleren qe parashikonte marreveshja e nenshkruar nga e gjykuara dhe nese ato jane te njejta apo te ndryshme nga çmimet e tregjeve te shitjes se pullave te ketyre vendeve.

Nje tjeter pyetje qe eshte e domosdoshme t’i japin pergjigje ekspertet eshte e lidhur

360

Page 361: Tetor 2009

me koston e prodhimit te ketyre pullave e blloqeve dhe vleren qe parashkonte marreveshja 8/1 per kete seri pullash.

Ne favor te pretendimeve te te gjykuares dhe qe gjykata e apelit nuk e ka çmuar si prove, duke mos respektuar detyrimet qe rrjedhim nga permbajtja e nenit 383/ç te K.Pr.Penale, eshte edhe Tabela e Specifikimeve Teknike te emisioneve te pullave per vitin 2005, ku ne kolonen “Per sherbime Postare” per emisionin objekt i ketij gjykimi eshte vendosur shifra “0”. Kesaj prove gjykata ne rishqyrtim duhet t’i japi pergjigje duke mbajtur parasysh edhe piken 1 te V.K.M nr.405 date 27.7.2002, sipas te cilit pulla konsiderohet leter me vlere vetem ne rast se ndodhet ne kete tabele.

Edhe lidhur me arsyetimin e gjykates se e gjykuara nuk ka mare miratimin e Keshillit Mbikqyres per te nenshkruar marreveshjen, nga pretendimet e mbrojtjes rezulton se ky miratim nuk ka qene i detyrueshem. Megjithe kete, nga ana e gjykates, duke mos u permendur asnje akt ligjor ose nen ligjor, i cili do te konsideronte si veprim ne kundershtim me permbushjen e detyres mos marrjen miratim nga Keshilli Mbikqyres per nenshkrimin e marreveshjes, eshte konsideruar ky mosveprim si pjese e veprimeve kriminale te te gjykuares. Nga disa persona te pyetur si deshmitare ne gjykim, pretendohet se Keshilli Mbikqyres jepte miratim vetem ne rastet e kryerjes se shpenzimeve dhe jo per rastet e kontratave te porosise (siç eshte rasti ne gjykim) dhe se Posta Shqiptare ka vepruar si Sh.A. me nje statut te miratuar nga Ministri i Transporteve. Ata dhe e gjykuara kane pretenduar se Drejtori i Postes Shqiptare, ne asnje rast shitjeje, nuk ka kerkuar apo te kete marre miratim nga Keshilli Mbikqyres. Pikerisht per te sqaruar nese e gjykuara duhet te kishte marre me pare miratimin ose jo te Keshillit Mbikqyres per nenshkrimin e marreveshjes 8/1 dhe se cilat jane dispozitat qe lidhen me kete detyrim, gjykata duhet t’ia nenshtroje shqyrtimit gjyqesor, qofte edhe nepermjet pyetjeve qe do t’i shtrohet grupit te eksperteve.

Ne rigjykim, gjykata duhet te hetoje edhe lidhur me pretendimin e akuzes rreth mungeses se miratimit te Ministrit te Transporteve per nenshkrimin e marreveshjes dhe lidhjen shkakesore ndermjet ketij mosveprimi dhe ardhjes se pasojes. Ne dosjen gjyqesore eshte i administruar Udhezimi nr.2482, ku sipas pikes 6 te tij rezulton se: “çmimi dhe tirazhi i emisionit miratohet nga Ministri ...”. Ne fakt ne dosje ndodhet shkresa nr.520, date 07.03.2005 e Ministrit te Transporteve ne pergjigje te kerkeses se Postes per te dhene kete miratim. Edhe pse ne kete udhezim nuk ka te percaktuar momentin kur kerkohet apo jepet miratimi, gjykata e ka konsideruar si veprim ne kundershtim me permbushjen e rregullt te detyres fakti qe miratimi i ministrit ka ardhur ne Posten Shqiptare pasi ishte firmosur marreveshja.

Nje tjeter pretendim i ngritur ne rekurs dhe qe nuk ka mare pergjigje ne gjykimin ne shkalle te dyte eshte i lidhur me V.K.M nr.405, date 27.07.2000. Sipas pikes 10/a te ketij vendimi eshte parashikuar e drejta e uljes se çmimit se pulles deri ne masen 20% kur pullat shiten per qellime filatelie. E gjykuara pretendon se ky vendim nuk ka lidhje me rastin ne gjykim, pasi vendimi ben fjale per rastet kur pullat jane hedhur ne treg. Per te sqaruar kete pretendim qe kerkon njohuri teknike te posaçme, gjykata e apelit duhet te kerkoje mendimin e eksperteve.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/ç te K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.372, date 11.05.2007 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin

e akteve per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 07.10.2009

361

Page 362: Tetor 2009

Nr.1351/564 i Regj. ThemeltarNr.502 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnetarFatos Lulo AnetarMajlinda Andrea Anetare Andi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 14.10.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.1351 Akti, qe i perket:

TË PANDEHURIT: FATOS KAPLLANI, gjykuar në mungesë

A K U Z U A R: Për kryerjen e veprës penale të

“trafikimit të fëmijëve”, në dëm të të miturit Saimir Mulla, e kryer në bashkëpunim me të pandehurin Arben Kallo (Osmani),

parashikuar nga neni 128/b§2 i Kodit Penal.

TË PANDEHURIT: ARBEN KALLO (OSMANI)

A K U Z U A R: Për kryerjen e veprës penale të

“trafikimit të fëmijëve”, në dëm të të miturit Saimir Mulla, e kryer në bashkëpunim me të pandehurin Fatos Kapllani

dhe më shumë se një herë, në dëm të të miturit Gurali Karamanllari, parashikuar nga neni 128/b§2 i Kodit Penal.

Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane, me vendimin nr.3, date 16.01.2007, ka vendosur:

Të deklarojë fajtor të pandehurin Arben Kallo (Osmani) për kryerjen e veprës penale të trafikimit të fëmijëve, në bashkëpunim me të pandehurin Fatos Kapllani, ndaj të miturit Sajmir Mulla dhe më shumë se një herë në dëm të shtetasit Gurali Karamanllari dhe bazuar në nenin 128/b§2 të Kodit Penal, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.Të deklarojë fajtor të pandehurin Fatos Kapllani për kryerjen e veprës penale të trafikimit të fëmijëve, në bashkëpunim me të pandehurin Arben Kallo (Osmani), ndaj të miturit Sajmir Mulla dhe bazuar në nenin 128/b§2 të Kodit Penal, dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.Shpenzimet gjyqësore u ngarkohen të pandehurve.

362

Page 363: Tetor 2009

Gjykata e Apelit per Krime te Renda Tirane, me vendimin nr.25, date 02.05.2007, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.3, date 16.01.2007 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane ne lidhje me te pandehurin Fatos Kapllani.Ndryshimin e vendimit nr.3, datë 16.01.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë:Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Kallo (Osmani) për veprën penale të “Trafikimit të fëmijëve”, kryer në bashkëpunim me të pandehurin Fatos Kapllani, në dëm të të miturit Sajmir Mulla dhe në bazë të nenit 128/b§2 të Kodit Penal, dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.Lënien në fuqi të vendimit në lidhje me shpenzimet proceduriale.Kundër vendimit mund të bëhet rekurs, sipas ligjit, në Gjykatën e Lartë.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane, ka paraqitur rekurs i gjykuari Fatos Kapllani, nepermjet avokatit te tij, i cili ka kerkuar prishjen e tij dhe duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi i gjykatës së shkallës së parë, me të cilin është dënuar i pandehuri Fatos Kapllani, ashtu si dhe vendimi i gjykates se apelit, është rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit penal dhe pasojë e mos mbështetjes së tij në provat e verifikuara në gjykim.

- Vepra penale e “Trafikimit të fëmijëve”, parashikuar nga neni 128/b i Kodit Penal, që të konsiderohet e konsumuar duhet që të provohet që i pandehuri Fatos Kapllani të jetë marrë me organizimin, drejtimin dhe/apo financimin e trafikimit të të miturit Saimir Mulla, fakte që nuk u provuan në gjykim, pasi i pandehuri Kapllani është nga Pogradeci, ndërsa i mituri është nga Korça; ky i pandehur jeton familjarisht në Greqi dhe nuk ka asnjë dijeni se si ka ardhur në shtetin grek ky i mitur, kush e ka shoqëruar, cili e ka ndihmuar, etj.

- Edhe në rast se prokuroria do të provonte ekzistencën e bashkëpunimit ndërmjet të pandehurve Arben Kallo (Osmani) dhe Fatos Kapllani, vepra penale duhej të cilësohej sipas paragrafit të parë të nenit 128/b të Kodit Penal dhe jo sipas paragrafit të dytë, pasi i pandehuri Kapllani nuk ka financuar, drejtuar apo organizuar trafikimin e këtij të mituri.

- Njohja e të miturit me të pandehurin Fatos Kapllani ka qënë rastësore, nëpërmjet djalit të të pandehurit, i cili e ka ftuar në shtëpi, pasi Saimiri ishte endacak dhe aty ka qëndruar 3-4 muaj, kohë kur është kapur dhe është deportuar në Shqipëri nga policia e shtetit fqinj.

- Nga provat qe ndodhen ne dosje nuk provohet ne asnje moment qe i denuari Fatos te jete marre me organizimin e trafikimit per ne Greqi te shtetasit Saimir Mulla dhe as qe ai te kete drejtuar ndonje njeri per te trafikuar ate ne Greqi.

- Shkaku i vetëm i bërjes së kallëzimit kundër të pandehurit Fatos Kapllani ka qënë mosdhënia e magnetofonit nga vëllai i të pandehurit Kapllani, të dëmtuarit Saimir Mulla.

- Në dëshminë e tij në gjykim vetë dëshmitari i mitur Mulla ka shpjeguar me hollësi se ai nuk është trafikuar në Greqi nga askush dhe se në familjen e të pandehurit ai është mirëpritur për një kohë të gjatë dhe nuk është shfrytëzuar për asnjë çast nga i pandehuri Fatos Kapllani.

- Ky proces eshte ngaterruar me dashje dhe per qellime personale nga O.P.Gj. Genci Gjoka, gje qe provohet me ripyetjen e Saimir Mulla me date 23.04.2005 nga O.P.GJ Akile Dine, ku eshte pasqyruar e verteta ne lidhje me deklarimet e meparshme te tij, gje qe perputhet me shpjegimet e po ketij deshmitari ne gjykate qe per çudi te dy gjykatat nuk i marrin parasysh.

363

Page 364: Tetor 2009

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane, ka paraqitur rekurs i gjykuari Arben Kallo, nepermjet avokatit te tij, i cili ka kerkuar prishjen e tij dhe, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykimi i çështjes ne te dy shkallet është i pavlefshem, per faktin se njoftimi i te gjykuarit Arben Kallo eshte bere ne shkelje te dispozitave proceduriale qe kane te bejne njoftimet, pasi fletethirrja e dates 16.02.2007 e derguar ne adresen e banimit te tij ne qytetin e Korçes eshte nenshkruar nga babi i tij, Ismail Kallo, dhe ftuesi Haki Mingla, mirepo i ati i te gjykuarit nuk ka marre persiper njoftimin e djalit te tij, per arsyen e thjeshte se nuk di ku eshte vendodhja e tij e per rrjedhoje nuk mund ta vere ne dijeni te gjykuarin Arben per oren dhe daten e gjykimit te zhvilluar ndaj tij.

- Gjykata e apelit ka lene pa zgjidhur ne dispozitivin e vendimit akuzen e trafikimit per te miturin Gurali Karamanllari, pasi, ne zbatim te nenit 428/1-b te K.Pr.Penale, duke hequr akuzen per kete te pandehur duhet ta pasqyronte kete gje jo vetem ne dispozitivin e vendimit, gje qe nuk eshte pasqyruar, por dhe ne masen e denimit, pasi eshte nje akuze teper e rende qe hiqet dhe nuk mund te justifikohet me uljen e denimit nga 16 vjet ne 15 vjet burgim.

- Në gjykim u provua që nga oficerët e policisë gjyqësore që kanë hetuar këtë procedim është ushtruar dhunë kundër dëshmitarëve Saimir Mulla, Gurali Karamanllari, Drita e Entela Dajlani dhe deklarimet e tyre të bëra në policinë gjyqësore nuk i ngjajnë thënieve të njerëzve që nuk kanë apo kanë fare pak arsim, por njerëzve me njohuri të gjëra juridike.

- Gjykata e shkallës së parë shkeli hapur ligjin procedurial penal duke mos pranuar pyetjen e dëshmitares Entela Dajlani, të cilën mbrojtja e paraqiti për të dëshmuar në gjykim, por që gjykata, në interpretim të gabuar të normave proceduriale refuzoi ta pyeste, me arsyetimin se për të ishin lejuar leximi i deklarimeve të saj në policinë gjyqësore, në konformitet me kërkesat e nenit 369/3 të Kodit të Procedurës Penale.

- Në gjykim, dëshmitari Gurali Karamanllari dëshmoi se dy herë që ka qënë në shtetin grek ai ka shkuar i shoqëruar me vëllanë e tij Ilir Karamanllari. Ky fakt u provua në gjykim edhe nga dëshmia e njerkës së Guraliut, shtetases Drita Dajlani. Fakti i mësipërm është provuar edhe nga prova dokument, videokasetë, në të cilën është regjistruar emisioni televiziv “Jashtë bulevardit”, i kanalit “Top channel”, në të cilin kanë dhënë shpjegime në lidhje me shkuarjen e të miturit Karamanllari në Greqi të afërmit e këtij të fundit Drita Dajlani dhe Entela Dajlani.

- Në gjykim u vërtetua se kalimi i kufirit dhe qëndrimi i Gurali Karamanllarit është bërë në vitin 2000, kohë kur ende nuk kishte hyrë në fuqi dispozita penale (neni 128/b i Kodit Penal), që dënonte penalisht këtë veprimtari kriminale.

- Edhe pse prokuroria e akuzon të pandehurin Arben Kallo (Osmani) edhe për trafikimin e të miturit Saimir Mulla, ajo nuk solli asnjë provë që i pandehuri ka qënë në Shqipëri në muajt korrik-gusht 2002.

- Dëshmitari Saimir Mulla ka pohuar në gjykim se nuk e njihte të pandehurin Arben Kallo (Osmani) dhe se në Greqi kishte vajtur vetë, së bashku me disa shokë te tij dhe të pandehurin tjetër Fatos Kapllani e ka njohur nëpërmjet djalit të këtij të fundit.

- Në deklarimet e bëra në policinë gjyqësore në datat 23.04.2005 dhe 15.09.2005 i dëmtuari Saimir Mulla ka shpjeguar fare qartë se ai nuk është trafikuar nga ndonjë person, se në Greqi ka vajtur me dëshirën e tij, i ndikuar nga kushtet ekonomike dhe se kallëzimin kundër të pandehurit Arben Kallo (Osmani) ai e ka bërë i detyruar nga oficeri i policisë gjyqësore Genci Gjoka.

364

Page 365: Tetor 2009

- Te dy gjykatat, pa arsyetuar fare dhe në kundërshtim me ligjin, nuk i marrin në konsideratë deklarimet e bëra nga dëshmitari Saimir Mulla në policinë gjyqësore në datat 23.04.2005 dhe 15.09.2005, por vetëm deklarimet e bëra prej tij në policinë gjyqësore në datë 01.06.2005, të cilat, për më tepër, nuk gjejnë konfirmim me asnjë prej provave të shqyrtuara në gjykim.

- Në asnjë prej provave të marra gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk u provua bashkëpunimi i të pandehurve Arben Kallo (Osmani) e Fatos Kapllani në trafikimin e të miturit Saimir Mulla.

- Aktet e hetimit paraprak mbi të cilat është mbështetur gjykata e shkallës së parë në marrjen e vendimit nuk përbëjnë prova në kuptim të ligjit procedurial penal, pasi ato nuk janë formuar gjatë debatit gjyqësor të palëve.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari; prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane; Av. Remzi Kruja, qe kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes; av. Skender Breca, qe kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe kthimin e akteve per rishqyrtim ne Gjykaten e Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane; dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NSe vendimi nr.25, date 02.05.2007 i Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane,

eshte rezultat i zbatimit te drejte te ligjit penal, e per rrjedhoje per te gjykuarin Fatos Kapllani duhet lene ne fuqi, ndersa per te gjykuarin Arben Kallo (Osmani), duhet te vendoset mospranimi i rekursit, per shkak te paraqitjes se tij jashte afatit ligjor.

Nga aktet e administruara ne gjykim ka rezultuar se i mituri Saimir Mulla (i datelindjes 25.05.1988), banues i qytetit te Korçes, per shkak te gjendjes se veshtire ekonomike dhe marredhenieve te acaruara familjare qe kishte me babane e tij, ne fillim te vitit 2002, ai ka emigruar ne rruge ilegale ne shtetin grek, ku ka punuar per rreth 3 muaj si lypes neper semaforet e lagjes “Palipimia” te qytetit Athine. Meqenese ai nuk kishte dokumente te rregullta per te qendruar ne Greqi, policia e ketij shteti e ka deportuar ne vendin tone, ku menjehere pas kthimit ne qytetin e lindjes ka filluar serish te kryeje ndonje pune te rendomte me qellim sigurimin e te ardhurave minimale.

Ne kohen qe ai shiste çakmake neper lokalet e Korçes, ne muajt korrik-gusht te vitit 2002, atij i ka ofruar njohje i gjykuari Arben Kallo (Osmani), te cilin i mituri Mulla nuk e njihte, por qe me pas ka mesuar se quhej Arben Kallo (Osmani), se ishte djali i Malo kasapit dhe e kishte shtepine afer xhamise se qytetit. I gjykuari Arben, pasi ka mesuar se i demtuari kishte qene edhe me pare ne Greqi, i ka propozuar qe te shkonte me te ne ate shtet per te punuar. Pasi i demtuari Saimir Mulla pranoi kerkesen e te gjykuarit, ky i fundit i mori atij disa fotografi ne format dokumenti, i siguroi atij pasaport me emrin Erion Jonuzaj, por me fotografi origjinale te te demtuarit.

Me te siguruar pasaporten si me siper, i demtuari Saimir, i ndihmuar nga i gjykuari duke i siguruar taksi dhe duke e shoqeruar me persona te ndryshem, nepermjet pikave te jashteligjshme ka arritur ta kaloje ne shtetin grek, ku ne qytetin e Selanikut eshte takuar me personin qe e priste aty, qe me vone mesoi se quhej Fatos Kapllani. Nen shoqerine e te gjykuarit Fatos Kapllani qe njihej me nofken “Balashi”, i demtuari Saimir ka arritur ne Athine dhe eshte vendosur ne shtepine e ketij te gjykuari, i cili banonte ne lagjen “Pirea”, Bizaniu 10, ku bashke me te jetonte bashkeshortja e tij Pellumbesha dhe tre femijet e quajtur Brikel (Keli) 18 vjeç, Dritan 16 vjeç dhe Armando 9 vjeç. Dy tre dite pas mberritjes se te demtuarit Saimir, ne shtepine e te gjykuarit Fatos Kapllani aty ka ardhur i gjykuari Arben

365

Page 366: Tetor 2009

Kallo, i cili ka marre nga i gjykuari Fatos, leket qe kishte harxhuar per ta sjellur te demtuarin ne Greqi. Te nesermen e ketij takimi, i demtuari Saimir eshte detyruar nga i gjykuari Fatos Kapllani qe se bashku me djalin e ketij te fundit te quajtur “Keli”, te dalin per te lypur ne semaforet e kryeqytetit Grek, te shisnin kartepiceta, lule, etj.

Neper semaforet e Athines, i demtuari Saimir punonte paradite qe prej ores 08-00 te mengjezit deri ne ora 14.00 dhe pasdite nga ora 16.00 deri ne ora 22.00 dhe leket e fituara gjate dites rreth 40-60 euro, ia dorezonte te gjitha te gjykuarit Fatos Kapllani. Kete pune i demtuari e ka kryer per rreth 3 muaj, derisa eshte ndaluar nga pilicia greke dhe eshte deportuar ne Shqiperi. Pas nje qendrimi te shkurter ne Shqiperi, i demtuari eshte nisur perseri drejt Greqise, me qellim marrjen e parave qe ia mbante i gjykuari Kapllani. Ne shtepine e te gjykuarit, i demtuari Saimir ka pelqyer nje magnetofon te cilin i gjykuari e ka vlersuar ne çmimin 1.000 euro dhe nje video, te dyja se bashku sipas bisedes se bere ne mes te gjykuarit dhe te demtuarit Saimir plotesonin shumen e lekeve qe i gjykuari i kishte borxh atij. Pas kesaj marreveshje, i demtuari Saimir ka qendruar ne Greqi edhe rreth nje muaj tjeter duke kryer te njejten pune, por ne kete kohe eshte kapur perseri nga policia greke dhe eshte kthyer ne Shqiperi.

Me te mberritur ne Shqiperi, i demtuari Saimir Mulla, ka shkuar ne shtepine e te gjykuarit Fatos ku ka takuar vellain e te gjykuarit shtetasin Servet Kapllani. Ky shtetas nuk i eshte pergjigjur kerkesave te te demtuarit per pajisjet elektroshtepiake, per te cilat kishte biseduar ne Athine me te gjykuarin Fatos, per t’i marre si kompensim i detyrimit qe kishte ky i fundit ndaj te demtuarit Saimir. Ndodhur ne keto kushte i demtuari Saimir Mulla ka bere kallzim ne policine gjyqesore te Qarkut Korçe, per trafikimin e tij nga te gjykuarit Arben Kallo (Osmani) dhe Fatos Kapllani.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, u investua ne gjykimin e kesaj çeshtje vetem mbi rekursin e paraqitur nga i gjykuari Fatos Kapllani, Mbasi rekursi i paraqitur nga i gjykuari Arben Kallo, ashtu siç me te drejte pretendohet ne kerkesen paraprake te prokurorit, ishte paraqitur jashte afatit ligjor (afatit 30 ditor). Nga dosja rezulton se rekursi eshte regjistruar ne gjykate me daten 04.06.2007, pra 4 dite jashte afatit ligjor. Ne dosje gjendet edhe nje zarf qe shoqeron rekursin, i cili ka nje vule postare qe mban daten 02.06.2007. Rezulton se data 02.06.2007 ka qene dite pushimi, dite e shtune dhe jo dite pune zyrtare, por sidoqofte afati ligjor, 30 ditor ka perfunduar me daten 31.05.2007 sipas nenit 335/1 te K.Pr.Penale, pra edhe sikur te merret e mireqene data 02.06.2007, perseri dorezimi eshte bere jashte afatit ligjor.

Kolegji Penal i çmon te drejta konkluzionet e te dy Gjykatave per Krime te Renda Tirane, si ne lidhje me fajesine, kualifikimin ligjor dhe me masen e denimit te dhene ndaj te gjykuarit Fatos Kapllani.

Nga ana e te dy gjykatave, ne ndryshim me sa pretendohet ne rekurs, jane mbajtur parasysh kerkesat e nenit 380 te K.Pr.Penale, duke iu referuar provave te cilat i jane nenshtruar shqyrtimit gjyqesor dhe me pas ne perputhje me kerkesat e nenit 152 te K.Pr.Penale, eshte arritur ne nje konkluzion te drejte e te bazuar. Ne vendimet e te dy gjykatave jane analizuar edhe pretendimet e mbrojtjes ne lidhje me deklarimet e te demtuarit Saimir Mulla, se deklarimet e tij jane marre ne kushtet e ushtrimit te dhunes psikike dhe fizike te ushtruar nga oficeri i policise gjyqesore, etj., nga ku ka rezultuar se deklarimet e dates 13.01.2006, te cilat jane perdorur nga keto dy gjykata ne funksion te provimit te faktit penal, ne ngarkim te te gjykuarit Fatos Kapllani, jane marre ne prani te babait te tij, te shtetasit Kujtim Mulla, ç’ka tregon se ato jane dhene me vullnetin e tij te lire dhe te pavesuar.

366

Page 367: Tetor 2009

Ne rekurs pretendohet se mungojne elementet e figures se vepres penale te “Trafikimit te femijeve”, se i gjykuari nuk ka organizuar drejtuar apo financuar trafikimin e te miturit, duke ju referuar keshtu paragrafit te dyte te nenit 128/b te K.Penal, qe eshte aktualisht ne fuqi, pas ndryshimeve te bera me ligjin nr.9188, date 12.02.2004. Por edhe ky moment eshte trajtuar dhe sqaruar ne vendimet e gjykatave, duke u theksuar fakti se ne rastin ne shqyrtim, gjykatat i jane referuar dispozites se nenit 128/b qe ka qene ne fuqi ne kohen e kryerjes se vepres penale, meqenese ka qene me favorizuese per te gjykuarin. Sipas dispozites se pare, te miratuar me ligjin nr.8733, date 24.01.2001, e cila ka patur vetem dy paragrafe, ku ne paragrafin e dyte thuhet shprehimisht: “po kjo veper kur kryhet ne bashkepunim ose me shume se nje here...”, pra eshte e qarte se referimi ligjor ne kete dispozite nga ana e te dy shkalleve te gjykimit ne ndryshim me sa pretendohet ne rekurs, eshte i rregullt.

Ne vendimet e tyre, si Gjykata e Shkalles se Pare ashtu edhe ajo e Apelit per Krime te Renda Tirane, kane percaktuar qarte elementet perberes te vepres penale te kryer nga i gjykuari, bazuar si ne elementet e vepres penale te “Trafikimit te femijeve”, te parashikuar nga neni 128/b te K.Penal, ashtu edhe nga neni 3 te Protokollit te Dyte shtese, “Mbi parandalimin, pengimin dhe ndeshkimin e trafikut te personave, veçanerisht te grave dhe femijeve ne plotesim te Konventes se Kombeve te Bashkuara, kunder krimit te organizuar nderkombetare”, e ratifikuar prej nesh me ligjin nr.8920, date 11.07.2002.

Bazuar ne sa me siper, Kolegji çmon se ne veprimet e te gjykuarit, jane te pranishem elementet perberes te vepres penale te “Trafikimit te femijeve”, te kryer ne bashkepunim, ashtu siç jane parashikuar hollesisht ne vendimin e Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne ndryshim me sa pretendohet ne rekurs, konstaton se zhvillimi i gjykimit ne gjykaten e shkalles se pare dhe ne gjykaten e apelit, eshte bere duke respektuar rregullat ne lidhje me njoftimin e te gjykuarit qe i fshihet drejtesise, fakt qe provohet me deklarimin e ikjes se tij, pasi vendimi gjyqesor qe i kishte caktuar masen e sigurimit personal “arrest ne burg”, nuk ishte bere e mundur te ekzekutohet.

Me fillimin e gjykimit ne Gjykaten e Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane, procedura e njoftimit per te gjykuarit ka filluar nga e para. Ne vijim te veprimeve per ta njoftuar atë, gjykata i ka derguar flete-thirrje te gjykuarve ne banesat e tyre respektive, fakt qe del nga aktet e njoftimeve nr.60 akti, date 21.03.2006, si nepermjet sherbimit postar, ashtu dhe policise gjyqesore, per t’i vene ne dijeni per zhvillimin e gjykimit ne daten 05.04.2006. Keto flete-thirrje jane kthyer te kominikuara ne gjykate, te nenshkruara nga kunata e te gjykuarit Fatos Kapllani, e quajtura Floresha Kapplani, etj. Bashkelidhur ketyre flete-thirrjeve ndodhen edhe raportet e sherbimeve te policise gjyqesore te Komisariateve Korçe dhe Pogradec nr.1172 prot,, date 25.03.2006 dhe nr.136/1, date 29.03.2006, sipas te cilave me gjithe kerkimet e bera nuk eshte bere e mundur gjetja dhe njoftimi i te gjykuarve, mbasi nga te dhenat e te afermeve te tyre, rezulton se te gjykuarit ndodhen familjarisht ne shtetin grek.

Ne kushtet si me lart, me te drejte gjykata e shkalles se pare ka vendosur deklarimin e mungeses dhe gjykimin e tyre ne mungese, ne zbatim te kerkesave te nenit 351 dhe 352/4 te K.Pr.Penale.

Bazuar ne sa me siper, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, konstaton se parashtrimet e mbrojtjes nuk jane te bazuara, ndaj çmon se nuk ka vend per cenimin e vendimit te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane ne ngarkim te te gjykuarit Fatos Kapllani, e per rrjedhoje ky vendim duhet te lihet ne fuqi, ndersa per te gjykuarin Arben Kallo (Osmani), duhet te vendoset mospranimi i rekursit, mbasi eshte paraqitur jashte afatit ligjor (30 dite).

367

Page 368: Tetor 2009

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykate se Larte, ne baze te nenit 441/1, germa “a” te K.Pr.Penale,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.25, date 02.05.2007 te Gjykates se Apelit per Krime te

Renda Tirane, per te gjykuarin Fatos Kapllani.Mospranimin e rekursit per te gjykuarin Arben Kallo (Osmani), per shkak te

paraqitjes se rekursit jashte afatit ligjor.

Tirane, me 14.10.2009

368

Page 369: Tetor 2009

Nr.55311-00073-00-2008 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-301 i Vendimit (503)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnetarFatos lulo AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 14.10.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.55311-00073-00-2008, qe i perket:

TË GJYKUARIT: FERDINAND SPOREA

A K U Z U A R:Per vepren penale te ushtrimit e ndikimit te paligjshem

ndaj personave qe ushtrojne funksione publike, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dyte i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.440, date, ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Ferdinand Sporea per kryerjen e vepres penale ushtrimi i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dyte i K.Penal dhe denimin e tij ne baze te ketij neni me 1 vit e 6 muaj burgim dhe 1.000.000 (nje milion) leke gjobe.Vuajtja e denimit filon nga dita e ekzekutimit te ketij vendimi.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.927, date 14.122007, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.440, date 15.02.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.Ne zbatim te nenit 59 te K.Pr.Penale, urdherohet pezullimi i ekzekutimit te denimit me burgim me kusht, per nje afat kohor prej 3 vjet kohe.

Kunder vendimeve te gjykates se rrethit dhe asaj te apelit ka paraqitur rekurs i gjykuari Ferdinand Sporea, i cili kerkon prishjen e ketyre vendimeve, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykatat, ne vendimin e marre, kane gabuar ne vleresimin e aspekteve dhe rrethanave te çeshtjes, duke shkelur rende normat proceduriale.

- Sigurimi i proves per deshmitaret, me te cilet kam patur konflikt Helidon Bega e Renato Daja, eshte bere ne kundeshtim me ligjin, pa me njoftuar mua apo familjaret, duke shkelur nenin 317/1 te K.Pr.Penale.

369

Page 370: Tetor 2009

- Ne gjykim u vertetuan kontradita midis shpjegimeve te deshmitareve Helidon Bega, Besjan Pasha e Renato Dajes, ne lidhje me akuzen e ngritur ne ngarkim te te pandehurit.

- Gjykatat nuk arrijne te analizojne elementet e vepres penale dhe te pershkruajne faktin se ne cilin monente kete elemente te vepres penale rezultojne te provuara.

- Nuk u jepet pergjigje gjithashtu pyetjes se si eshte realizuar sigurimi i pergjigjeve te testit, apo edhe shitja e tyre.

- Ne arsyetimin e gjykatave, ashtu si edhe ne pretendimet e akuzes, mungon plotesisht pershkrimi i ndonje rrethane apo dhenie te ndonje elementi se ndaj kujt personi me fuksion publik eshte ushtruar ndikimi i paligjshem per te siguruar testin, dhe me cilen menyre eshte bere i mundur sigurimi i ketij testi.

- Vepra penale per te cilen akuzohet i pandehuri, per te ekzistuar si e tille, nga ana objektive kerkohet qe i pandehuri te kete premtuar apo siguruar nje person te trete, se ai ka aftesine per te ushtruar ndikim ndaj personave qe ushtrojne fuksione publike, por kjo rrethane nuk rezulton nga hetimi dhe shqyrtimi gjyqesor.

- Pretendimi se i pandehuri Ferdinand Sporea, duke qene kryetar i qeverisjes studentore, ushtron fuksione publike, rrezohet nga vete percaktimi i ligjit. Mospasja e kesaj cilesie prej te pandehurit e perjashton ate nga mundesia per kryerjen e ketij krimi, pasi nuk ploteson kerkesat ligjore per ekzistencen e nje subjekti te posaçem.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Majlinda Andrea; prokurorin Artur Selmani, i cili

kerkoi ndryshimin e vendimit në lidhje me cilësimin ligjor të veprës, duke e deklaruar fajtor dhe dënuar të gjykuarin për veprën penale të shpërdorimit të detyrës; mbrojtesin, av. Fatmir Braka, i cili kerkoi pushimin e çështjes penale në ngarkim të të gjykuarit; pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NSe vendimi nr.927, date 14.12.2007 i Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimi nr.440,

date 15.02.2006 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, janë marrë në zbatim të gabuar të ligjit material dhe procedural penal dhe duhet të prishen. Çështja në ngarkim të të gjykuarit Ferdinand Sporea duhet të pushohet, për arsye se fakti për të cilin ai është akuzuar dhe dënuar nuk parashikohet si vepër penale.

Gjatë shqyrtimit të materialeve të çështjes penale në ngarkim të të gjykuarit, rezulton se nga ana e gjykatave të faktit, fakti kriminal në ngarkim të të gjykuarit është pranuar si vijon: Në datën 07.09.2005, në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, si dhe në ambiente të tjera, do të zhvillohej konkursi i pranimit të studentëve në këtë fakultet, por disa orë përpara fillimit të këtij konkursi është komunikuar nga disa media elektronike fakti i daljes në mënyrë të paligjshme dhe i qarkullimit të përgjigjeve të variantit “A” të testit të konkursit, duke sjellë për pasojë dhe anullimin e konkursit në atë datë dhe përsëritjen në një datë të mëvonshme. I gjykuari, i zgjedhur si kryetar i Qeverisë Studentore të Fakultetit të Drejtësisë, ishte edhe anëtar i Këshillit Shkencor të Fakultetit të Drejtësisë, ku dhe paguhej dhe kishte një zyrë, në bashkëpunim me dy pedagoge të Fakultetit të Drejtësisë, Mirela Bogdani e Kristina Jançe, kanë zhvilluar kurse për personat të cilët do të konkuronin në konkursin për pranimin si studentë në Fakultetin e Drejtësisë. I gjykuari, pak përpara fillimit të konkursit, i ka dhënë shtetasit Helidon Bega një fletë format A-4, me përgjigjet e testit “A” të konkursit të pranimit në Fakultetin e Drejtësisë, në këmbim të shumës 7000 Euro, e cila do të paguhej pas shpalljes si fitues, ndërsa shtetasit Renato Daja, i gjykuari, i ka premtuar se do t’i jepte përgjigjet e testit në këmbim të shumës prej 5000 Euro.

370

Page 371: Tetor 2009

Mbi bazën e këtyre fakteve, nga ana e gjykatave, i gjykuari është deklaruar fajtor dhe dënuar në bazë të nenit 245/1 të K.Penal, për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ky vendim çmohet i pabazuar në ligj nga ana e Kolegjit Penal të Gjykatës së LartëEdhe përfaqësuesi i akuzës, në seancën dëgjimore, përpara Kolegjit Penal, ka theksuar

se gjykata e apelit nuk i ka dhënë një cilësim ligjor të drejtë veprës penale, pasi nuk ekzistojnë elementët e veprës penale për të cilën është akuzuar dhe dënuar i gjykuari, por i gjykuari duhet të dënohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, duke i dhënë një interpretim më të zgjeruar dispozitës së nenit 248 të K.Penal dhe i gjykuari të trajtohet si subjekt i kësaj vepre penale.

Kolegji Penal çmon se, qe gjykatat të arrinin në përfundimin e drejtë se i gjykuari me veprimet e tij kishte konsumuar veprën penale të “ushtrimit të ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, ishin të detyruara të analizonin të gjithë elementët e kësaj figure krimi, pasi nga kjo analizë do të kishin arritur në konkluzionin se fakti, për të cilin organi i akuzës e kishte akuzuar dhe dërguar për gjykim të gjykuarin, nuk përbën ndonjë vepër penale.

Neni 245/1 i K.Penal, në paragrafin e parë të tij, parashikon: “Premtimi, propozimi, ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për pesona të tjerë, personit që premton ose siguron se është në gjendje të ushtrojë ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës dhe marrjen e vendimeve nga personat që ushtrojnë funksione publike, shqiptarë ose të huaj, pavarësisht nëse është realizuar ushtrimi i ndikimit ose kanë ardhur apo jo pasojat e dëshiruara, përbëjnë vepër penale dhe dënohen …”.

Si gjatë hetimit, ashtu edhe gjatë gjykimit, është provuar se i gjykuari nuk ka cënuar ndonjë prej marrëdhënieve të posaçme që mbron kjo dispozitë. I gjykuari vërtet është provuar se kishte rënë dakord me dy persona për tu dhënë përgjigjet e testit (madje njërit ia ka dhënë-Helidon Begës), kundrejt një shume të caktuar të hollash dhe këto veprime janë veprime shoqërisht të dënueshme, por në këto veprime nuk ka elemente të ndonjë vepre penale të parashikuar në Kodin Penal.

Nga neni 245/1 i K.Penal, del qartë se nga ana objektive kjo vepër kryhet në mënyra të ndryshme, si me anë të premtimit, propozimit ose dhënies, drejtpërdrejt ose në mënyrë të tërthortë, të përfitimeve të parregullta, në shpërblim në të holla, në mallra ose favore të tjera, personit, i cili premton ose mund të ushtrojë ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, pavarësisht nëse është realizuar ushtrimi i ndikimit ose kanë ardhur pasojat e dëshiruara. Por nga provat e shqyrtuara dhe të vlerësuara nga të dy gjykatat, nuk rezulton e provuar që i gjykuari t’i ketë propozuar ndonjë prej punonjësve të fakultetit, sekretar apo pedagog, që nëpërmjet ndikimit mbi personin hartues të tezës, apo stafit të punës për përgatitjen e saj, t’i sigurojë testin dhe përgjigjet.

Mungesa e dy prej elementeve të veprës penale të “ushtrimit të ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, sjell për pasojë qe i gjykuari nuk mund të deklarohet fajtor për këtë vepër, prandaj dhe çështja penale në ngarkim të tij duhet të pushohet. Vetëm vënia në dispozicion e testit personave që do të konkuronin për studentë në Fakultetin e Drejtësisë, qoftë edhe kundrejt shpërblimit, është një fakt që nuk parashikohet si veprër penale në Kodin Penal.

Për këtë Kolegj nuk qëndron edhe pretendimi i përfaqësuesit të akuzës, në lidhje me ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale.

Kolegji çmon se detyra e të gjykuarit si Kryetar i Qeverisë Studentore të Fakultetit të Drejtësisë, apo për pasojë i qënies si anëtar i Këshillit Shkencor të Fakultetit të Drejtësisë, nuk kanë qenë detyra apo funksione publike, në mënyrë që veprimet e tij të përbënin mospërmbushje të rregullt të detyrës, në mënyrë që të konsumonte elementët e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës.

371

Page 372: Tetor 2009

Duke qenë para kërkesave të nenit 442/a të K.Penale, në bazë të të cilit Gjykata e Lartë vendos prishjen e vendimit dhe zgjidhjen e çështjes pa e kthyer për rishqyrtim, kur fakti nuk parashikohet si vepër penale, pushimi i çështjes bëhet nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/c, 442/1, a të Kodit të

Proçedurës Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.927, date 14.12.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit

nr.440, date 15.02.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.Pushimin e çështjes penale në ngarkim të të gjykuarit Ferdinand Sporea, për shkak se

fakti nuk parashikohet si vepër penale.

Tirane, me 14.10.2009

372

Page 373: Tetor 2009

Nr.1582/777 i Regj. ThemeltarNr.504 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnetarFatos Lulo AnetarMajlinda Andrea Anetare Andi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 14.10.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:

TË PANDEHURVE: DRITAN BRAHOKUJTIM ALIAJ

A K U Z U A R:Se kane kryer vepren penale

te dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit, parashikuar nga neni 298/2 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, me vendimin nr.84, date 11.05.2007, ka vendosur:

Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Dritan Braho per vepren penale te dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit, parashikuar nga neni 298/2 i K.Penal.Deklarimin fajtor te te pandehurit Kujtim Aliaj per vepren penale te dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit dhe ne baze te neneve 298/1 e 49 te K.Penal, denimin e tij me 1 vit e 6 muaj burgim dhe 3 milion leke gjobe.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.130, date 19.09.2007, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit penal nr.84, date 11.05.2007 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster per te pandehurin Dritan Braho, si me poshte:Deklarimin fajtor te te pandehurit Dritan Braho per vepren penale te dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit, parashikuar nga neni 298/2 i K.Penal dhe denimin e tij me 3 vjet burgim e 4 milion leke gjobe.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster ka paraqitur rekurs i gjykuari Dritan Braho, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, duke parashtruar keto shkaqe:

- Nuk e kam kryer vepren penale per te cilen jam akuzuar. Ne vendimin e gjykates mungon analiza e provave ne te cilat mbeshtetet ky vendim, nderkohe qe ne gjykaten e shkalles se pare eshte bere nje analize e hollesishme e provave, ku kjo e fundit arriti ne perfundimin se i pandehuri eshte i pafajshem.

373

Page 374: Tetor 2009

- Nga shqyrtimi i provave ne shkalle te pare rezultoi se deshmitaret nuk e njihnin fare te pandehurin Dritan Braho. Ai diten e ngjarjes nuk ka qene ne vendin e ngjarjes, por rezulton te kete qene ne Berat, gje qe u pohua nga deshmitaret e pyetur ne seance.

- Edhe deshmitarja Rajmonda Spahiu, e pyetur para gjykates ne prani te pandehurit Dritan, e mohoi qe te kete pare apo njohur me pare te pandehurin dhe qe ai te kete qene personi qe e ka ndihmuar ate per te kaluar kufirin ne menyre te kundraligjshme.

- Njohja me fotografi qe ka bere ajo, sipas saj, ka qene nje inskenim i bere nga disa persona, duke i bere presion qe ajo te firmoste proces verbalin, ku mungon nje firme, e cila mund te jete e vete kesaj deshmitare.

- Ky proces verbal nuk mund te perdoret si prove e vetme kunder te pandehurit, nderkohe qe nuk percaktohet ku jane marre ato fotografi, ku ruhen ato, pra si ajo e te pandehurit, ashtu dhe modelet per krahasim. Fotot nuk kane asnje ngjashmeri, ashtu sikurse e kerkon ligji.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit; Av. Agim Gogu, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit; si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NNga ana e policise Greke jane deportuar ne P.K.K. Kakavije, me date 02.12.2006,

rreth ores 1200, 16 shtetas shqiptare nga rrethe te ndryshme si Lushnja, Fieri, Librazhdi, etj., te cilet jane Rajmonda Spahiu, Luiza Tashkollari, Dritan Xhima, Yllka Zeneli, etj., si dhe i pandehuri Kujtim Aliaj.

Te gjithe keta shtetas jane paraqitur ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster, ku kane treguar rrugen qe kane ndjekur per te shkuar ne Greqi, si dhe personat qe i kane shoqeruar ata. Keta shtetas kane pohuar se do te paguanin 1.000 deri ne 1.600 euro ne rast se do te shkonin ne shtetin Grek. Ato kane treguar se kane ardhur ne Gjirokaster me date 01.12.2006 me ane te rekomandimeve te personave te ndryshem dhe kane qendruar fillimisht tek nje shtepi private dhe rreth ores 01 te dates 02.12.2006 kane hipur ne nje furgon te bardhe deri ne fshatin Çatister te rrethit Gjirokaster dhe me pas kane udhetuar me kembe drejt Greqise. Kane hyre ne shtetin Grek, por i ka kapur policia dhe po ate dite jane kthyer ne Kakavije.

Sipas shpjegimeve te tyre, ne sediljen e pare te furgonit ishin tre persona me kapuç ne koke dhe pasi kane zbritur prej furgonit ata i ka shoqeruar nje person.

Pas paraqitjes per njohje qe kane bere deshmitaret Dritan Xhima dhe Yllka Zeneli ka rezultuar se ky person ishte i pandehuri Kujtim Aliaj.

Policia gjyqesore ka bere dhe paraqitje per njohje me fotografi me deshmitaren Rajmonda Spahiu, per te percaktuar personin qe i ka premtuar asaj se do ta dergonte ne Greqi, duke i vene fotografine e te pandehurit Dritan dhe tre fotografi te tjera, ku ajo ka veçuar ate te te pandehurit. Edhe kur jane nderruar pozicionet e fotografive, kjo deshmitare ka treguar me gisht fotografine e te pandehurit Dritan Braho. Nga ana e tij, i pandehuri Kujtim ka pranuar prezencen e tij ate nate ne furgonin e bardhe qe shoqeronte te gjithe shtetasit (deshmitaret), se mjetin e drejtonte i pandehuri Dritan Braho, dhe se afer kufirit jane ndare me kete te fundit dhe ne kembe ka shoqeruar deshmitaret per ne token Greke.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, me vendimin nr.84, date 11.05.2007, ka vendosur: Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Dritan Braho per vepren penale te dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit, parashikuar nga neni 298/2 i K.Penal.

374

Page 375: Tetor 2009

Deklarimin fajtor te te pandehurit Kujtim Aliaj per vepren penale te dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit dhe ne baze te neneve 298/1 e 49 te K.P. denimin e tij me 1 vit e 6 muaj burgim dhe 3 milion leke gjobe.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.130, date 19.09.2007, ka vendosur: Ndryshimin e vendimit penal nr.84, date 11.05.2007 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster per te pandehurin Dritan Braho, si me poshte:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Dritan Braho per vepren penale te dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit, parashikuar nga neni 298/2 i K.Penal dhe denimin e tij me 3 vjet burgim e 4 milion leke gjobe.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs i gjykuari Dritan Braho, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, per shkaqet e pershkruara ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte vlereson se vendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster, ne kundershtim me sa pretendohet ne rekurs, eshte marre ne perputhje me dispozitat proceduriale penale, si dhe çmuarja e provave eshte bere konform Nenit 152 te Kodit te Procedures Penale. Paraqitja per njohje nepermjet fotografive ishte nje veprim procedurial i kushtezuar nga shmangia qe i pandehuri Dritan Braho i kishte bere hetimit te çeshtjes dhe qe eshte zhvilluar konform Neneve 171 e vijues te Kodit te Procedures Penale. Deshmitarja Rajmonda Spahiu e njohu ne dy raste te pandehurin Dritan (pas nderrimit te vendit te fotografive), si dhe perpara proçesit te paraqitjes per njohje kishte dhene nje pershkrim te sakte te paraqitjes se jashtme te ketij te gjykuari. Ne keto rrethana, ndryshimi i thenieve te kesaj deshmitareje ne seance gjyqesore, nuk e zbeh aspak rendesine dhe vleren si prove te njohjes se mesiperme. Jo vetem kaq, por siç shpjeguam, i gjykuari tjeter Kujtim Aliaj ka pohuar se ne furgonin ku ndodheshin deshmitaret drejtohej nga Dritan Braho. Edhe perpjekja e ketij te fundit per te ngritur nje alibi, duke pretenduar se ne mbremjen e 1 dhjetorit ka qene ne nje dasem ne nje qytet tjeter, u rrezua nga provat e paraqitura nga vete ai, pasi ne kaseten filmike qe ai paraqiti, rezultoi se kjo dasem ka qene ne fakt ne date 26 nentor te atij viti. Çmuarja e provave te mesiperme, te vleresuara ne harmoni me te gjitha provat e tjera shkresore, materiale e me deshmitare, e kane çuar ne konkluzionin e drejte Gjykaten e Apelit Gjirokaster se i gjykuari Dritan Braho duhej deklaruar fajtor per vepren penale qe eshte akuzuar, duke ndryshuar keshtu vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster.

Ne te tilla rrethana, Kolegji Penal i Gjykates se Larte e gjen rekursin e paraqitur nga i gjykuari Ardian Braho si te pabazuar ne ligj e rrjedhimisht vlereson lenien ne fuqi te vendimit nr.130, date 19.09.2007 te Gjykates se Apelit Gjirokaster.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/a te K.P.Penale,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.130, date 19.09.2007 te Gjykates se Apelit Gjirokaster.

Tirane, me 14.10.2009

375

Page 376: Tetor 2009

Nr.1316/532 i Regj. ThemeltarNr.505 Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnetarFatos Lulo Anetar Majlinda Andrea Anetare Andi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 14.10.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale, qe i perket:

TË PANDEHURËS: AURORA TOPCIU

A K U Z U A R:Per kryerjen e vepres penale te

“Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municionit”, te parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, me vendimin nr.185, date 13.12.2006, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehures Aurora Topciu per vepren penale te “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe denimin e saj me 250 mije leke gjobe.Deklarimin fajtor te te pandehures Aurora Topciu per vepren penale te “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe denimin e saj me 250 mije leke gjobe.Ne baze te nenit 55 te K.Penal, ne bashkim te denimeve, e pandehura Aurora Topciu denohet me 450 mije leke gjobe.Ne zbatim te nenit 406 te K.Pr.Penale, te pandehures Aurora Topciu i ulet 1.3 e denimit, duke e denuar perfundimisht me 300.000 leke gjobe.Ne zbatim te nenit 190 te K.Pr.Penale, arma e zjarrit speciale me nr.1050 dhe lenda eksploziv tritol (TNT), sekuestruar si prove materiale per kete çeshtje te kaloje ne favor te shtetit.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.79, date 16.05.2007, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit penal nr.185, date 13.12.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster si me poshte.

376

Page 377: Tetor 2009

Deklarimin fajtore te te pandehures Aurora Topciu per vepren penale te “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municionit”, te parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe denimin e saj me 450.000 leke gjobe. Ne zbatim te nenit 406 te K.Pr.Penale, denimin e te pandehures Aurora Topciu me 300.000 leke gjobe.Lenien ne fuqi te vendimit persa i perket provave materiale dhe shpenzimeve gjyqesore.

Kunder vendimeve te mesiperme ka ushtruar rekurs e pandehura Aurora Topciu, e cila kerkon prishjen e vendimeve te mesiperme, duke parashtruar keto shkaqe:

- Arma dhe tritoli i gjetur ne makinen time kane ardhur ne posedimin tim si pasoje e kryerjes se detyres ne momentin kur jam transferuar prane Komisariatit te Policise Tepelene.

- Ne te gjitha fazat e gjykimit nuk gjenden aspak elementet e anes subjektive te vepres, qe mund te pretendohet se ka dashje nga ana ime per konsumimin e vepres ne fjale.

- Arma e gjetur eshte pa viaska, ajo sherben per hedhjen e mbushjeve sinjalizuese ndricuese, etj. Kjo arme nuk mund te marre jete njerezish dhe as nuk mund te merret si mjet kercenues.

- Nga ana e gjykata nuk eshte provuar se une jam autore e kesaj vepre penale.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; Prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi

mospranimin e rekursit; Av. Fatmir Braka, i cili kerkoi rrezimin e kerkeses se prokurorit; si dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NE gjykuara ka qene me detyre specialiste e kartotekes dhe e kerkimit ne Komisariatit

te Policise Tepelene.Ne daten 15.03.2006, rreth ores 15.30, e pandehura ka qene duke udhetuar me

automjetin tip “Mercedez Benz” C 180, me targa UN 255 U, ne aksin rrugor Gjirokaster-Kakavije, prone e shtetasit Jurgen Kola, per t‘u lene ne perdorim te pandehures dhe gjate kontrollit te ushtruar ne automjetin e saj u gjeten nje arme zjarri e fabrikuar pa viaska e kalibrit 37 mm dhe nje sasi tritoli me peshe 200 gram.

Nga akt-ekspertimi qe eshte i administruar ne dosje, rezulton qe arma e zjarrit funksionon normalisht dhe ka kryer qitje, ndersa eksplozivi detonon normalisht dhe ka karakteristikat e shperthimit te lendes eksplozive tritol.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, me vendimin nr.185, date 13.12.2006, ka deklaruar fajtor dhe denuar te pandehuren Aurora Topciu dy here per vepren penale te prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armeve luftarake dhe municionit, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.79, date 16.05.2007, e ka ndryshuar vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, duke e deklaruar fajtor dhe denuar te pandehuren Aurora Topciu vetem nje here per vepren penale te “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municionit”, te parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal.

Kunder vendimeve te mesiperme ka ushtruar rekurs e pandehura Aurora Topciu, e cila kerkon prishjen e vendimeve per shkaqet e pershkruara ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

377

Page 378: Tetor 2009

Kolegji Penal i Gjykates se Larte konstaton se rekursi i paraqitur eshte nenshkruar nga vete e gjykuara Aurora Topçiu dhe jo nga mbrojtesi i saj, duke qene keshtu ne kundershtim me Nenin 435/2 te Kodit te Procedures Penale, sipas te cilit akti i rekursit dhe memoriet duhet te nenshkruhen, me pasoje mospranimi, nga mbrojtesit. Ne mbeshtetje dhe ne interpretim te kesaj dispozite eshte edhe vendimi nr.5, date 15.09.2009 i Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte. Ne te tilla rrethana, Kolegji Penal i Gjykates se Larte vlereson te mos pranoje rekursin e te gjykuares Aurora Topçiu.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshetur ne nenin 420/c, 435/2 te K.Pr.Penale.

V E N D O S IMospranimin e rekursit te te gjykuares Aurora Topçiu ndaj vendimit nr.79 date

16.05.2007 te Gjykates se Apelit Gjirokaster.

Tirane, më 14.10.2009

378

Page 379: Tetor 2009

Nr.1414/623 i Regj. ThemeltarNr.506 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnetarFatos Lulo AnetarMajlinda Andrea Anetare Andi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 14.10.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:

TË GJYKUARIT: KLAJDI MATO, i datelindjes 04.08.1984, mase sigurimi “arrest ne burg”

A K U Z U A R:Per kryerjen e vepres penale

te prodhimit dhe shitjes se narkotikeve, parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, me vendimin nr.261, date 08.11.2006, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Klajdi Mato per vepren penale te prodhimit dhe shitjes se narkotikeve parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal dhe ne baze te ketij neni e denon me 5 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.210, date 30.05.2007, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.261, date 08.11.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan.

Kunder vendimit te gjykates se rrethit dhe gjykates se apelit ka paraqitur rekurs i gjykuari Klajdi Mato, i cili kerkon prishjen e vendimeve dhe pushimin e çeshtjes, duke parashtruar keto shkaqe:

- Te dyja gjykatat kane zbatuar gabim ligjin penal dhe konkretisht nenin 283/1 te K.Penal. Megjithese une kam shpjeguar se jam perdorues i rregullt i lendes narkotike dhe se doza e gjetur eshte per nje perdorim, organi i akuzes nuk e pushoi çeshtjen referuar nenit 328/b, por e dergoi çeshtjen per gjykim ne gjykate.

- Te dyja gjykatat kane shkelur nenin 4 te K.Pr.Penale ne lidhje me parimin e prezumimit te pafajesise duke e renduar poziten time ne menyre subjektive, si dhe nuk eshte kryer nje hetim i plote gjyqesor (lenda narkotike duhej ripeshuar, pasi 0.6 gram eshte se bashku me ambalazhin). Njekohesisht nga akti i ekspertimit toksikologjik provohet se une jam perdorues i lendes narkotike.

379

Page 380: Tetor 2009

- Ne menyre te padrejte gjykatat kane keqinterpretuar provat shkresore dhe po ne menyre te gabuar kane interpretuar nenin 283/1 te K.Penal. Kjo dispozite kerkon dy kushte perdorimin vetjak dhe ne doza te vogla, te dyja keto kushte u vertetuan prej meje. Se pari, u provua se une jam perdorues i lendes narkotike dhe se dyti, sasia e perdorur prej meje eshte me masen e dozave te vogla, po t’i referohemi mases neto te saj, e cila eshte disa here me e vogel, pasi eshte peshuar me gjithe ambalazh.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; Prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi

mospranimin e rekursit; Av. Fatbardha Hajdari, qe kerkoi rrezimin e kerkeses se prokurorit; si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NMe daten 26.04.2006, i pandehuri Klajdi Mato, me banim ne qytetin e Elbasanit, ka

qene tek parku “Rinia” i qytetit se bashku me shokun e tij, shtetasin Gentian Panxhi. Rreth ores 10.00 te kesaj date, nga ana e agjenteve te luftes kunder droges ne Drejtorine e Policise Elbasan, eshte ushtruar nje kontroll ndaj ketyre personave dhe te pandehurit i eshte gjetur nje sasi prej 0.6 gram lende narkotike, te cilen i pandehuri ka pretenduar se e kishte blere nje dite me pare ne Tirane, tek nje person me emrin “Qorri”. Mbi bazen e ketij fakti eshte bere arrestimi ne flagrance i ketij te pandehuri.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, me vendimin nr.261, date 08.11.2006, ka deklaruar fajtor dhe denuar te pandehurin Klajdi Mato per vepren penale te prodhimit dhe shitjes se narkotikeve, parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.210, date 30.5.2007, ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.261, date 08.11.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan.

Kunder vendimit te gjykates se rrethit dhe gjykates se apelit ka paraqitur rekurs i gjykuari Klajdi Mato, i cili kerkon prishjen e vendimeve dhe pushimin e çeshtjes, duke parashtruar shkaqet e pershkruara ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte konstaton se rekursi i paraqitur eshte i nenshkruar nga vete i gjykuari Klajdi Mato dhe jo nga mbrojtesi i tij, duke qene keshtu ne kundershtim me Nenin 435/2 te Kodit te Procedures Penale, sipas te cilit akti i rekursit dhe memoriet duhet te nenshkruhen, me pasoje mospranimi, nga mbrojtesit. Ne mbeshtetje dhe ne interpretim te kesaj dispozite eshte edhe vendimi nr.5, date 15.09.2009 i Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte. Ne te tilla rrethana, Kolegji Penal i Gjykates se Larte vlereson te mos pranoje rekursin e te gjykuarit Klajdi Mato.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 420/c, 435/2 te K.P.Penale,

V E N D O S IMospranimin e rekursit te te gjykuarit Kjaldi Mato, ndaj vendimit nr.210, date

30.05.2007 te Gjykates se Apelit Durres.

Tirane, me 14.10.2009

380

Page 381: Tetor 2009

Nr.1554/752 i Regj. ThemeltarNr.527 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnetarFatos Lulo AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 21.10.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.1554 Akti, me:

KËRKUES: PROKURORIA E RRETHIT GJYQESOR SHKODER

OBJEKTI:Dergim materiali kallezues per kompetence gjykimi.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder, me vendimin nr.105, date 07.03.2007, ka vendosur:

Moskalimin e çeshtjes me nr.179 regj.them, date 28.02.2007, ne seance gjyqesore. Kthimin e ketij fashikulli gjyqesor, ku perfshihet materiali kallezues nr.151, date 15.02.2007 ne ngarkim te shtetasve Ilir Tahja dhe Zamir Mlloja, Prokurorise prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder.Ky vendim t’u njoftohet, Prokurorise prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder, shtetasve Ilir Tahja dhe Zamir Mlloja.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.53, date 09.07.2007, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.105, date 07.03.2007 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs prokurori i apelit, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe kthimin e akteve per rishqyrtim ne kete gjykate, me trup tjeter gjykues, duke parashtruar keto shkaqe:

- Trupi gjykues i shkalles se pare per marrjen e vendimit i eshte referuar 12 dispozitave te K.Pr.Penale dhe dy te Kushtetutes, por ne asnjeren prej tyre nuk behet fjale per nje veprim procedurial si ai qe eshte kryer. Per marrjen e vendimit, gjykata i referohet nenit 24/1 te K.Pr.Penale, qe parashikon “Funksionet e Prokurorit” dhe nenit 34/1 te ketij Kodi, qe parashikon “marrjen e cilesise se te pandehurit”, reference kjo absurde nga pikepamja procedurale dhe nuk gjen baze ne materialet e çeshtjes ne gjykim.

381

Page 382: Tetor 2009

- Gjykatat, shkresen administrative te Prokurorise per dergimin e materialeve ne gjykate e kane trajtuar si vendim. Citimi i cunguar i nenit 59 te K.Pr.Penale dhe aq me teper interpretimi i tij, kane deformuar poziten procedurale te paleve dhe marrjen e nje vendimi te padrejte. Kjo dispozite parashikon te drejten e te demtuarit per te kerkuar ne gjykate gjykimin e kesaj çeshtje dhe nderkohe, dispozita perjashton organin e akuzes nga detyrimi per te njoftuar akuze, per te derguar çeshtjen per gjykim e per te vendosur regjistrimin e procedimit penal.

- Gjykata e zakonshme eshte i vetmi organ procedues per veprat penale qe ndiqen mbi kerkesen e te demtuarit akuzes. Eshte pikerisht kjo arsyeja qe Prokuroria nuk ka regjistruar çeshtjen, nuk ka njoftuar akuzen dhe nuk ka derguar çeshtjen per gjykim. Prokuroria duke mirekuptuar mosnjohjen e ligjes nga ana e te demtuarit akuzues, me nje shkrese ka percjelle “kerkesen” te titulluar kallezim te shtetasit te demtuar nga vepra penale se bashku me aktet e tjera, organit kompetent, pra gjykates.

- Gjykata nuk rezulton qe, konform nenit 333 te K.Pr.Penale, te kete caktuar seance gjyqesore, te kete njoftuar palet, detyrime keto per te patur nje proces ligjor gjykimi ne nje çeshtje penale. Ky vendim eshte i padrejte edhe persa i perket menyres se marrjes dhe permbajtjes, ne aspektin formal te tij, pasi trupi gjykues nuk ka shprehur referimin e asnje nga dispozitat e K.Pr.Penale te cilave gjykata duhej t’u referohej.

- Vendimi rezulton edhe ne kundershtim me parimet kushtetuese te gjykimit. Palet nuk jane thirrur qofte edhe formalisht ne proces.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari; prokurorin Artur Selmani, qe kerkoi

prishjen e vendimit te Gjykaten e Apelit Shkoder dhe te vendimit te Gjykates te Rrethit Gjyqesor Shkoder dhe dergimin e akteve per rishqyrtim Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NMe daten 14.02.2007 ka ndodhur nje konflikt ne mes shtetasve Ilir Tahja dhe Zamir

Mlloja, te cilet jane fqinje me njeri-tjetrin. Personat e mesiperm, pasi jane goditur reciprokisht, jane shoqeruar nga punonjesit e policise dhe po ate dite kane bere kallezim ndaj njeri-tjetrit.

Pas marrjes se disa deklarimeve, si dhe akt-ekspertimit mjeko-ligjor date 15.02.2007 lidhur me shtetasin Zamir Mlloja, aktet i jane referuar prokurorit, i cili me shkresen nr.790, date 22.02.2007, duke konstatuar faktin se, ne baze te nenit 59 te K.Pr.Penale, vepra penale “demtime te tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i K.Penal, ndiqet nga gjykata me kerkesen e te demtuarit akuzues, i ka derguar aktet per kompetence gjykimi Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder.

Me vendimin nr.105, date 07.03.2007, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder ka vendosur moskalimin e çeshtjes ne seance gjyqesore, kthimin e fashikullit prokurorise prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder ku perfshihet materiali kallezues nr.151, date 15.02.2007 ne ngarkim te shtetasve Ilir Tahja dhe Zamir Mlloja.

Ne vendimin e mesiperm, gjykata arsyeton se prokurori ka gabuar duke ia derguar aktet asaj, pasi gjykata nuk ushtron ndekje penale, nuk ngre akuza, se prokurori nuk ka bere kerkese per procedim dhe nuk eshte ai qe percakton nese nje çeshtje eshte ne kompetencen e tij apo jo dhe t’i percjelle aktet gjykates.

Vendimi i gjykates se rrethit, eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Shkoder me vendim nr.53, date 09.07.2007, me te cilin gjithashtu gjendet i pabazuar ligjesisht veprimi per dergimin e akteve per kompetence gjykates se rrethit.

382

Page 383: Tetor 2009

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i gjen te pabazuara vendimet e mesiperme. Nga aktet nuk rezulton qe prokurori te kete ngritur akuze ndaj shtetasve Ilir Tahja e Zamir Mlloja, por pasi ka konstatuar se ndodhemi para nje vepre penale, gjykimi i se ciles behet mbi kerkesen e te demtuarit akuzues, veper qe ndiqet direkt nga gjykata, ia ka derguar aktet per kompetence gjykates se rrethit.

Ne baze te nenit 58 te K.Pr.Penale, personi i demtuar nga vepra penale ka te drejte te kerkoje procedimin e fajtorit, e per kete, duhet te paraqese ankim prane organit procedues. Per disa vepra penale, ligjvenesi, ne nenin 59 te K.Pr.Penale, ka percaktuar se kerkesa paraqitet ne gjykate duke u depozituar ne sekretarine e saj. Ketyre caktimeve u perket edhe neni 90 Kodit Penal.

Nese gabimisht, duke mos njohur te drejten e tij proceduriale kerkesen e tij per ndjekje penale, ne vend qe ta paraqese perpara gjykates e paraqet fillimisht ne prokurori, kjo nuk do te thote se ai nuk deshiron qe kete kerkese ta shqyrtoje gjykata. Ky arsyetim eshte i pakuptimte, pasi eshte me se e qarte se te gjitha subjektet, edhe pse kallezimet e tyre i paraqesin ne prokurori, synojne qe ato te shqyrtohen nga ana e gjykates dhe jo thjesht dhe vetem te hetohen nga ana e prokurorise

Keto rregulla duhen detyrimisht te zbatohen, por, sidomos, kushti kryesor qe ve ne levizje gjykaten, eshte domosdoshmeria e shprehjes se vullnetit, si dhe kerkesa e te demtuarit per procedimin e fajtorit. Ne kete aspekt, nuk mund te pretendohet se ndodhemi ne shkelje te ligjit nese kerkesa ankimore e paraqitur ne prokurori i dergohet gjykates per kompetence gjykimi, duke respektuar kerkesen e nenit 74 te K.Pr.Penale per kompetencen e gjykates se rrethit.

Kushtet qe kerkon ligji duhet detyrimisht te zbatohen dhe, per te mbrojtur te drejtat e paleve, ato duhen zbatuar sado formalo-proceduriale qe mund te mendohet se jane. Por ne rastet kur veprime te caktuara ne K.Pr.Penale nuk i percakton si shkelje, apo qe ne thelb nuk cenojne te drejtat e paleve dhe as kerkesat proceduriale, ato nuk mund te konsiderohen te paligjshme, siç kane vepruar gjykatat ne rastin ne shqyrtim. Gjykata, per çeshtjet qe ndiqen me ankim, nuk ngre akuza, por shqyrton kerkesen e te demtuarit akuzues per procedimin e fajtorit.

Ne rishqyrtimin e çeshtjes, mbas verifikimit te kerkeses e realizimit te kritereve qe parashikohen ne nenin 59 e 60 te K.Pr.Penale, duhet te shqyrtoje çeshtjen dhe ta zgjidhe ate.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjyaktes se Larte, ne baze te nenit 441/ç te K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.53, date 09.07.2007 te Gjykates se Apelit Shkoder dhe

vendimit nr.105, date 07.03.2007 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder dhe dergimin e akteve per shqyrtim Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder.

Tirane me, 21.10.2009

383

Page 384: Tetor 2009

Nr.52802-00406-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-251 i Vendimit (528)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnetarFatos Lulo AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 21.10.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen penale me :

KËRKUES: ADRIAN UKA

OBJEKTI:Rishikimin e vendimit nr.1285, date 27.12.2005

te Gjykates se shkalles se pare Tirane, lene ne fuqi me vendimin nr.71, date 26.1.2007

te Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimin e Kolegjit Penal te Gjykates se Larte

nr.405, date 12.09.2008, me te cilin eshte vendosur mospranimi i rekursit.

Baza ligjore: Nenet 449/1 e 450/c, 451/1/a, 453/3 te K.Pr.Penale dhe nenet 155/1/2 dhe 156/1/a te K.Pr.Penale.

Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.1285, date 27.12.2005, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Adrian Uka per vepren penale te trafikimit te femrave per prostitucion dhe ne baze te nenit 114/b te K.Penal, denimin e tij me 15 vjet burgim. Deklarimin fajtor te te pandehurit Gezim Vukaj per vepren penale te trafikimit te femrave per prostitucion dhe ne baze te nenit 114/b, denimin e tij me 15 vjet burgim. Pushimin e akuzes per te pandehurin Aleksander Sinani.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.71, date 26.1.2007, ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.1285, date 27.12.2005 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, me vendimin nr.405, date 12.9.2008, ka vendosur: Mospranimin e rekursit ndaj vendimit te Gjykates se Apelit Tirane nr.71, date 26.1.2007.

384

Page 385: Tetor 2009

Kunder ketyre vendimeve ka paraqitur kerkese per rishikim, ne baze te nenit 450/c te K.P.Penale, kerkuesi Adrian Uka, i cili parashtron keto shkaqe:

- Pas vendimit penal te Gjykates se shkalles se pare Tirane jane zbuluar prova te reja, te cilat, vetem ose se bashku me ato qe jane vleresuar njehere, tregojne se vendimi i mesiperm eshte i gabuar e konkretisht:

- Deshmitarja Oriona Kellezi para ngjarjes ka rezultuar me te meta mendore dhe pozita e saj procedurale ka qene e papajtueshme me detyren e deshmitares, e parashikuar nga neni 156/1 i K.Pr.Penale.

- Edhe deshmitaret e akuzes si Skender Kellezi dhe Resmije Kellezi, para ngjarjes dhe aktualisht jane me te meta fizike e mendore, duke u trajtuar nga qendra e shendetit mendor familjarisht dhe pozita procedurale e ketyre deshmitareve eshte e papajtueshme me detyren e deshmitarit, ne baze te nenit 155 dhe 156/1 te K.Pr.Penale.

- Provat e reja qe kerkojme te shqyrtohen jane: Informacion me nr.797 Prot., date 14.04.2009, kartele personale me nr.1599 e vitit 1998 e shtetases Oriona Kellezi me diagnozen M.Bleuler (semundje psikike mjaft e rende); kartela klinike leshuar nga qendra shendetesore nr.8 te znj.Oriona Kellezi me nr.102 Prot., date 12.5.2009; kartela personale me nr.166/B e leshuar ne date 19.11.1996 per pacientin Skender Kellezi, me diagnoze çrregullime psikike; kartela personale me nr.292/B e leshuar ne daten 18.12.2000 per pacienten Resmije Kellezi, me diagnoze çrregullime psikike; flete drejtimi per ne KEMP me numer regjistri 396841, date 27.10.2005 per shtetasen Resmije Kellezi, me diagnoze “Mani Psikopatike”; kartele personale me nr.88, leshuar nga Njesia Bashkiake nr.5 per shtetasen Oriona Kellezi, si e paafte mendore; informacion me nr.810, date 18.5.2009, ne lidhje me semundjen e rende psikike te shtetases Oriona Kellezi.

KOLEGJI PENAL I GJKYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; prokurorin Artur Selmani, qe kerkoi

pranimin e kerkeses per rishikim te vendimit te formes se prere; av.Sajmir Vishaj, qe kerkoi pranimin e kerkeses per rishikim te vendimit te formes se prere dhe si shqyrtoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E NMe vendimin nr.1285, date 27.12.2005 te Gjykates se shkalles se pare Tirane, i

gjykuari Adrian Uka eshte deklaruar fajtor dhe denuar sipas nenit 114/b te K.Penal, per shkak se gjykata ka krijuar bindjen se ai, ne bashkepunim edhe me te gjykuarin Gezim Vukaj, kane trafikuar per prostitucion shtetasen Oriona Kellezi. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.71, date 26.01.2007.

Pasi vendimi ka marre forme te prere, i gjykuari ka paraqitur ne Gjykaten e Larte kerkese per rishikim te vendimit penal, me pretendimin se pas dhenies se tij kane dale prova te reja qe tregojne se vendimet kane qene te gabuara.

Kerkuesi pretendon se nga proçes verbalet e seancave gjyqesore rezulton se si nga mbrojtja dhe i pandehuri eshte kerkuar verifikimi i gjendjes psikike te deshmitareve, sepse ne deklarimet e tyre viheshin re qarte probleme te renda psikike qe e benin te papajtueshem poziten e tyre procedurale me detyren e deshmitarit.

Nga informacioni mjekesor i dates 18.05.2009, rezulton se pacientja Oriona Kellezi prej disa vitesh vuan nga M.Bleurer (skizofrenia), qe eshte nje semundje e rende psikike dhe serioze. Ai pretendon se neni 155 dhe 156 i K.Pr.Penale e ndalon ne menyre kategorike pyetjen ne cilesite e deshmitareve e personave me te meta mendore, ndersa gjykata e shkalles

385

Page 386: Tetor 2009

se pare e ka deklaruar fajtor dhe denuar kerkuesin mbi bazen e deklarimeve te shtetasve Oriona Kellezi dhe Skender e Resmije Kellezi, te tre te semure mendor qe nga viti 1996.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, duke konstatuar se kerkesa e te denuarit Adrian Uka ploteson kriteret e parashikuara nga dispozita e nenit 450/c te K.Pr.Penale, çmon se ajo duhet te pranohet.

Nga materialet qe i bashkangjiten kerkeses, rezulton se deshmitarja Orjona Kellezi eshte trajtuar klinikisht per nje semundje psikike per nje kohe relativisht te gjate, kohe e cila perfshin edhe periudhen kur ajo eshte pyetur si deshmitare ne gjykaten e shkalles se pare. Nga dosja gjyqesore dhe deshmia e dhene prej kesaj deshmitare ne gjykim, duket se deklarimet e saj jane dhene nga nje person i logjikshem dhe pa probleme psikike e nderkohe, dokumentat e paraqitura nga kerkuesi tregojne se ajo ne ate periudhe ka qene trajtuar klinikisht per semundje psikike.

Duke qene se provat e paraqitura nga kerkuesi ne thelb vene ne dyshim gjendjen psikike te kesaj deshimtareje, por edhe te dy deshmitareve te tjere, Skender e Resmije Kellezi, mbi te cilat eshte bazuar vendimi nr.1285, date 27.12.2005 i Gjykates se shkalles se pare Tirane lidhur me denimin e kerkuesit, Kolegji çmon se ato duhet te behen objekt i shqyrtimit gjyqesor, me qellim qe ky konkluzion mbi paaftesine per te deshmuar te ketyre deshmitareve te verifikohet nga nje grup ekspertesh psikiater.

Pasi provat e reja t’i neneshtrohen shqyrtimit gjyqesor, gjykatat e faktit ne dhenien e vendimit do t’i vleresojne ato se bashku me provat, te cilat i jane nenshtruar me pare vleresimit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 450/c dhe 453/3 te

K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.405, date 12.9.2008 te Gjykates se Larte, vendimit nr.71, date

26.1.2007 te Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimit nr.1285, date 27.12.2005 te Gjykates se shkalles se pare Tirane persa i perket te gjykuarit Adrian Uka dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim nga nje tjeter trup gjykues ne Gjykaten e shkalles se pare Tirane.

Tirane, me 21.10.2009

386

Page 387: Tetor 2009

Nr.1398/608 i Regj. ThemeltarNr.529 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnetarFatos Lulo AnetarMajlinda Andrea Anetare Andi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 21.10.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen penale, qe i perket:

TË PANDEHURIT: NDUE NIKOLLI

A K U Z U A R:Per vepren penale te “vrasjes me dashje”

te mbetur ne tentative, ndaj shtetasit Ilir Deliu; “vrasjes me dashje”, te mbetur ne tentative,

ndaj shtetases Lindita Deliu; “vrasjes me dashje”, te mbetur ne tentative,

ndaj shtetases Tije Deliu dhe “armembajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 (tre here) dhe 278/2 te K.Penal.

Gjykata e Tirane, me vendimin nr.1212, date 06.12.2006, ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Ndue Nikolli per kryerjen e vepres penale te vrasjes me dashje, mbetur ne tentative, ndaj shtetasit Ilir Deliu, dhe, bazuar ne nenet 76 dhe 22 te K.Penal, denimin e tij me 10 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Ndue Nikolli per kryerjen e vepres penale te vrasjes me dashje, mbetur ne tentative, ndaj shtetases Tije Deliu, dhe, bazuar ne nenet 76 dhe 22 te K.Penal, denimin e tij me 10 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Ndue Nikolli per kryerjen e kundervajtjes penale te plagosjes se lehte me dashje, ndaj shtetases Lindita Deliu, dhe, bazuar ne nenin 89 te K.Penal, denimin e tij me 2 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Ndue Nikolli per kryerjen e vepres penale te mbajtjes pa leje te armes luftarake, dhe, bazuar ne nenin 278/2 te K.Penal, denimin e tij me 2 vjet burgim.Ne zbatim te nenit 55 te K.Penal, denimin perfundimtar te pandehurit Ndue Nikolli me 10 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.399, date 23.05.2007, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1212, date 06.12.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane per sa i perket kualifikimit ligjor dhe mases se denimit ndaj te pandehurit Ndue Nikolli, per kryerjen e vepres penale te vrasjes me dashje, mbetur ne tentative, ndaj shtetasve Ilir e Tije Deliu, parashikuar nga nenet 76 e

387

Page 388: Tetor 2009

22 te K.P., si dhe per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal.Ndryshimin e vendimit, duke deklaruar fajtor te pandehurin Ndue Nikolli per vepren penale te vrasjes me dashje, mbetur ne tentative, ndaj shtetases Lindita Deliu, parashikuar nga nenet 76 e 22 te K.P. dhe denimin e tij me 10 vjet burg.Ne zbatim te nenit 55 te K.Penal, denimin perfundimtar te pandehurit Ndue Nikolli me 10 vjet burgim.

Kunder vendimeve te gjykates se rrethit dhe te apelit ka paraqitur rekurs i gjykuari Ndue Nikolli, nepermjet av. Aleksander Raspopi, i cili kerkon prishjen e ketyre vendimeve dhe deklarimin fajtor te tij per vepren penale te plagosjes se lehte, duke parashtruar keto shkaqe:

- Konflikti mes dy familjeve nuk ka qene i rastit, por ka qene provokim i bere ne menyre te vazhdueshme nga te demtuarit, duke filluar nga pushtimi i nje pjese te tokes te blere nga i gjykuari ligjerisht, ashtu dhe ne sharjet e fyerjet e vazhdueshme.

- Te gjykuarit, ne rrethana misterioze i ka humbur djali 12 vjeçar dhe per kete ai dyshon tek familja Deliu.

- Diten e ngjarjes, pjesetaret e kesaj familje kane shkarkuar para deres se shtepise nje makine me plehra dhe jo me gure, sikurse pranojne gjykatat, duke i zene deren dhe nje pjese te gardhit, pra jane pikerisht ato qe provokuan ngjarjen.

- Nga teresia e deklarimeve te deshmitareve te pyetur gjate seancave gjyqesore rezulton se, i gjykuari i ka patur realisht te gjitha mundesite per te realizuar aktin kriminal te vrasjes, pra ne ate distance te shkurter qe ka qene me te demtuarin Ilir Deliu ai mund ta vriste ate. Vepra nuk ka mbetur ne tentative, se u nderpre per rrethana te pavarura prej tij, por se ai vete nuk e ka patur kete qellim, por mendimi i tij ishte thjesht vetem per t’i trembur.

- Lidhur me episodin e shtetases Lindita Deliu, nga shpjegimet qe ka dhene vete kjo e demtuar ne seance gjyqesore, provohet se i gjykuari ka qene afro 3 metra larg saj dhe goditjet e tij ndaj saj, jane drejtuar nga kembet dhe pasi ka qelluar disa here, njera prej goditjeve e ka kapur ne parakrah. Ai i kishte te gjitha mundesite per ta vrare ate edhe ne momentin qe ja vuri armen ne gjoks, por u mjaftuar duke e rrezuar ne nje pellg me uje dhe me pas u largua. I pandehuri hoqi dore nga vrasja, duke ju pergjigjur thirjes se te demtuares qe ta falte se kishte nje femije te vogel.

- Edhe lidhur me te demtuaren Tije Deliu, rezulton se i gjykuari ne nje distance afro 5 metra qe kishte me te, e ka qelluar nga kembet dhe ne ajer dhe njera nga goditjet e ka kapur ne krah te demtuaren, duke i shkaktuar plagosje te lehte. Pra dhe ne kete rast ai i kishte te gjitha mundesite per ta vrare dhe nuk pati asnje rrethane objektive qe ta nderpriste veprimin e tij kriminal, por ka qene bindja e tij e brendshme per te mos e kryer vrasjen.

- Ne kete rast, mendojme se jemi para vepres penale te plagosjes se lehte me dashje, parashikuar nga neni 89 i K.Penal.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari; Prokurorin Artur Selmani, qe kerkoi

ndryshimin e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, lidhur me cilesimin ligjor te vepres e deklarimin fajtor te te gjykuarit per vepren penale te vrasjes se kryer ne kushtet e tronditjes psiqike mbetur ne tentative; pushimin e çeshtjes penale te plagosjes se lehte ndaj shtetases Lindita Deliu; pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

388

Page 389: Tetor 2009

V Ë R E NI gjykuari Ndue Nikolli, eshte derguar per gjykim nen akuzen e vrasjes me dashje,

mbetur ne tentative, parashikuar tre here nga neni 76 e 22 i K.Penal, ne dem te Ilir Deliut, Tije Deliut, Lindita Deliut dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga neni 278/2 te K.Penal.

Ne perfundim te gjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.1212, date 06.12.2006, ka vendosur deklarimin fajtor te te gjykuarit Ndue Nikolli per vrasje me dashje, mbetur ne tentative, te te demtuarve Ilir Deliu e Tije Deliu, duke e denuar dy here ne baze te nenit 76 e 22 te K.Penal, ndersa per vepren e kryer ne dem te te demtuares Lindita Deliu ka vendosur ndryshimin e cilesimit ligjor te vepres nga vrasje me dashje mbetur ne tentative parashikuar nga neni 76 e 22 te K.Penal, ne plagosje te lehte me dashje, parashikuar nga neni 89 i K.Penal. Njekohesisht e ka deklaruar fajtor dhe denuar per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga neni 278/2 te K.Penal.

Sipas kerkeses se organit te akuzes per gjykimin e çeshtjes dhe deklarimin fajtor te te gjykuarit Ndue Nikolli rezulton se, me daten 16.07.2002 rreth ores 17.30, i gjykuari eshte konfliktuar me bashkefshatarin e tij Ilir Deliu, per shkak se ky i fundit shkarkoi nje makine me zhavorr ne afersi te portes se shtepise te te gjykuarit. Ne grindje u perfshine edhe pjesetaret e familjeve te tyre, duke u share e goditur me gure. I gjykuari, para kesaj ngjarje, ka marre nje arme automatike e ka filluar te qelloje ndaj Ilir Delise, gruas e nenes se tij. I demtuari Ilir, ishte ne makinen qe drejtonte dhe mundi te dilte prej saj te largohej me vrap. Mbas kesaj ka qelluar me arme te demtuaren Lindita Deliu, duke e plagosur ne krah dhe kur ajo u rrezua ne toke, i vuri armen ne gjoks por u largua pa kryer asnje veprim tjeter, mbas fjaleve te saj “me fal se kam femije te vogel”. Ne afersi ndodhej nena e te demtuarit Ilir, e demtuara Tije Deliu, ne drejtim te se ciles ka qelluar i gjykuari duke e plagosur ate ne krah e si qelloi dhe dy here ne ajer, u largua nga vendi i ngjarjes duke ju fshehur procedimit.

Me vendimin nr.1212, date 06.12.2006, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, ka deklaruar fajtor sipas akuzes te gjykuarin per vepren e kryer ndaj te demtuarve Ilir e Tije Deliut (vrasje me dashje mbetur ne tentative), dhe mbajtjen pa leje te armeve luftarake, ndersa per te demtuaren Lindita, ka ndryshuar akuzen, duke e deklaruar fajtor e denuar te gjykuarin Ndue Nikolli per kundervajtjen penale te plagosjes se lehte me dashje, parashikuar nga neni 89 i K.Penal.

Gjykata e rrethit arsyeton se, me daten 16.07.2002, rreth ores 17.30, pas nje grindje per motive te dobeta, i gjykuari ka qelluar me arme zjarri bashkefshatarin Ilir Deliu dhe dy pjesetaret e familjes se tij, Sipas vendimit, keto veprime u kryen mbas debatit te zhvilluar ndermjet te gjykuarit me familjen Deliu, per shkak te shkarkimit nga Iliri te nje makine me zhavor ne afersi te deres se shtepise se te gjykuarit. Pas grindjes, fillimisht me fjale, vazhdon arsyetimi i vendimit te gjykates, e demtuara Lindita Deliu ka goditur me gure ne koke vajzen e te gjykuarit, Darina Nikollin, e cila e gjakosur u rrezua ne toke dhe i gjykuari, nen ndikimin e tronditjes psikike te shkaktuar nga veprimet e padrejta te te demtuares Lindita Deliu, ka marre armen e ka qelluar ndaj tyre. Me tej gjykata pranon qe i gjykuari ka qelluar ne drejtim te se demtuares Lindita, duke e plagosur ne krah dhe terhoqi armen qe i kishte vendosur asaj ne gjoks kur ajo ju lut te mos e qellonte se kishte femije te vogel per te rritur.

Duke pranuar si me siper, gjykata e rrethit deklaron fajtor te gjykuarin sipas akuzes per te demtuarit Ilir dhe Tije Deliu, ndersa me arsyetimin e mesiperm, shprehet se ai ka hequr dore nga kryerja e vepres penale te vrasjes ne dem te Lindita Deliut dhe se faktit i duhet dhene nje percaktim tjeter, ai i plagosjes se lehte me dashje.

Edhe gjykata e apelit, ne vendimin e saj, arsyeton siç ka pranuar gjykata e rrethit, se shkaku i konfliktit ishte shkarkimi i kamionit me zhavor prane portes se shtepise, se e demtuara Lindita Deliu ka goditur me gur ne koke vajzen e te gjykuarit e cila u rrezua e gjakosur duke humbur ndjenjat. Nen ndikimin e tronditjes, vazhdohet ne vendim, i gjykuari

389

Page 390: Tetor 2009

ka shkuar ne shtepi ku mori armen me te cilen qelloi te demtuarit dhe se nuk e qelloi Linditen kur ajo ju lut te mos e qellonte se kishte femije te vogel.

Duke pranuar ne kete menyre mekanizmin e ngjarjes, gjykata e apelit arrin ne perfundimin se i gjykuari ka qelluar disa here ne drejtim te te demtuarve me qellim per t’i vrare ata dhe çmon se cilesimi ligjor i vepres, mbetur ne tentative, duhet pranuar sipas akuzes. Kjo gjykate arsyeton se gjykata e rrethit ka gabuar duke i dhene tjeter cilesim ligjor vepres lidhur me te demtuaren Lindita, pasi ai kreu gjithe veprimet per ta vrare edhe ate dhe vendos ndryshimin e vendimit te gjykates se rrethit, duke e deklaruar fajtor te gjykuarin Ndue Nikolli edhe per vepren penale te vrasjes me dashje, mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 76 e 22 te K.Penal.

Duke analizuar sa pranojne ne vendimet e tyre gjykatat, Kolegji Penal i Gjykates se Larte konkludon se prej tyre eshte zbatuar gabim ligji material lidhur me cilesimin ligjor te vepres ne ngarkim te te gjykuarit Ndue Nikolli, dhe gjen te bazuar kerkesen e prokurorit persa i perket cilesimit ligjor te vepres, duke i cilesuar ato sipas nenit 82 te K.Penal.

Eshte i dukshem ne te dy vendimet fakti i shkakut qe çoi te gjykuarin Ndue Nikolli ne kryerjen e vepres penale. Del nga aktet e administruara gjate procedimit se midis dy familjeve nuk ka pasur shkuarje te mire, gje qe e pohojne sidomos familjaret Nikolli ne deshmite e tyre, por edhe i demtuari Ilir Deliu ne seancen gjyqesore te dates 13.10.2006, ku deklaron se nuk i kemi patur te mira marredheniet me te pandehurin. Ngjarja e dates 16.07.2002 provohet teresisht se ka qene e rastit dhe kryesisht u nxit nga shkarkimi i makines me zhavor para portes se shtepise se te gjykuarit nga i demtuari Ilir Deliu, qe provokoi edhe fillimin e sherrit. I gjykuari, i tronditur, nuk pranonte veprimin e kryer nga i demtuari Ilir dhe kjo tronditje mori permasa te gjera kur ai pa vajzen e tij Darina te rrezuar ne toke, pa ndjenja, e goditur me gur nga e demtuara Lindita Deliu. Gjykatat, ndonese i pranojne keto rrethana ne vendimet e marra, nuk ju kane kushtuar vemendjen e duhur rrethanave qe lidhen me gjendjen psikike te te gjykuarit, te cilat e shoqeruan ne kryerjen e veprimeve te metejshme. Sikurse u permend, gjykatat ne vendimet e tyre evidentojne faktin e tronditjes psikike te te gjykuarit para se ai te kryente veprimet kriminale te shkaktuara prej te demtuarve ndaj prones dhe familjareve te tij. Keshtu gjykata e rrethit pranon se i gjykuari, nen ndikimin e tronditjes psikike te shkaktuar nga veprimet e padrejta te te demtuares Lindita Deliu (e cila qelloi me gur ne koke vajzen e te gjykuarit), ka marre armen dhe ka qelluar ndaj tyre dhe po ne te njejten menyre shprehet dhe gjykata e apelit, duke pranuar se i gjykuari mori armen dhe qelloi ndaj te demtuarve nen ndikimin e tronditjes psikike te shkaktuar nga veprimet e te demtuarve. Keto rrethana, te pranuara prej gjykates, duhej te ishin te analizuar hollesisht per te arritur ne perfundime te drejta per cilesimin e drejte ligjor te vepres kryer prej te gjykuarit Ndue Nikolli, duke e cilesuar ate si vrasje ne tronditje te forte psikike, mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 82 e 22 i K.P ne dem te te demtuarve Ilir e Tije Deliu, kualifikim ky qe behet nga Kolegji Penal i Gjykates se Larte.

Neni 82 i K.Penal percakton vrasjen me dashje te kryer ne gjendje te tronditjes psikike te çastit shkaktuar nga dhuna ose fyerjet e renda te viktimes. Keto elemente ekzistojne ne rastin e kryerjes se vepres nga i gjykuari Ndue Nikolli. Atij i shkarkohet pa arsye te qenesishme para portes se shtepise nje makine me zhavor, qe e irritoi dhe nxiti grindjen fillestare duke e tronditur, nga kjo fyerje qe iu be e me pas veprimet e tij u bene me te ashpra kur pa vajzen te rrezohej pa ndjenja si pasoje e goditjes me gur ne koke nga e demtuara Lindita Deliu. Pra ndodhemi realisht para tronditjes se forte psikike te çastit te shkaktuar nga fyerja e rende qe iu be dhe nga dhuna e perdorur ndaj vajzes se tij. Sikurse pranojne gjykatat, gjithe veprimet e kryera prej te gjykuarit nen efektin e tronditjes se forte psikike te çastit, kane qene te menjehershme, te pa shkeputura nga njera tjetra mbas fyerjes dhe dhunes qe u perdor ndaj tij e familjareve.

390

Page 391: Tetor 2009

Kolegji Penal i Gjykates se Larte arrin ne perfundimin gjithashtu se gjykata e rrethit ka vepruar drejt lidhur me cilesimin te vepres se kryer nga i gjykuari ne dem te te demtuares Lindita Deliu. Ai ka qene shume afer te demtuares, i vuri armen ne gjoks, por nuk e qelloi dhe u terhoq pas fjaleve te saj qe ta falte se kishte femije te vogel per te rritur, veprim ky qe tregon heqjen dore vullnetare nga kryerja e vrasjes. Duke pranuar te drejte cilesimin ligjor te vepres se plagosjes se lehte me dashje ne demtim te te denuares Lindita Deliu, parashikuar nge neni 89 i K.Penal, duhet ndryshuar edhe vendimi i Gjykates se Apelit Tirane ne pjesen qe ben fjale per deklarimin fajtor dhe denimin e te gjykuarit Ndue Nikolli per vepren penale te vrasjes me dashje, mbetur ne tentative, te te demtuares Lindita Nikolli, parashikuar nga neni 76 e 22 i K.Penal. Por bazuar ne Ligjin nr.9678, date 13.01.2007 “Per amnistine”, neni 5 duhet te pushohet ndjekja penale ne ngarkim te te gjykuarit Ndue Nikolli per vepren penale te plagosjes se lehte me dashje, parashikuar nga neni 89 i K.Penal, ne dem te Lindita Deliut.

Persa i perket deklarimit fajtor te te gjykuarit Ndue Nikolli per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal, e denimit te tij, vendimi eshte i drejte e i bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/a, b i K.Pr.Penale,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.399, date 23.05.2007 te Gjykates se Apelit Tirane persa

i perket deklarimit fajtor dhe mases se denimit ndaj te gjykuarit Ndue Nikolli, per vepren penale te “Mbajtjes pa leje te armeve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 te K.Penal.

Ndryshimin e vendimit nr.399, date 23.05.2007 te Gjykates se Apelit Tirane.Deklarimin fajtor te te gjykuarit Ndue Nikolli per kryerjen e vepres penale te “vrasjes

se kryer ne gjendje te tronditjes se forte psikike, mbetur ne tentative”, ndaj shtetasit Ilir Deliu, dhe ne baze te nenit 82 e 22 te K.Penal, denimin e tij me 6 (gjashte) vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te gjykuarit Ndue Nikolli per vepren penale te “vrasjes se kryer ne gjendje te tronditjes se forte psikike, mbetur ne tentative”, ndaj shtetases Tije Deliu dhe, ne baze te nenit 82 e 22 te K.Penal, denimin e tij me 6 (gjashte) vjet burgim.

Ne zbatim te nenit 55 te K.Penal, denimin e te gjykuarit Ndue Nikolli, perfundimisht me 7 vjet burgim.

Pushimin e ndjekjes penale ne ngarkim te te gjykuarit Ndue Nikolli per vepren penale te plagosjes se lehte me dashje, parashikuar nga neni 89 i K.Penal, ne dem te shtetases Lindita Deliu, per shkak te “Amnistise”.

Tirane, me 21.10.2009

391

Page 392: Tetor 2009

Nr.56260-00204-00-2008 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-299 i Vendimit (530)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnetarFatos Lulo AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 21.10.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale, qe i perket:

TË GJYKUARIT: ENDRIT TOSKA, i dtl 22.04.1988

A K U Z U A R:Per veprat penale te prodhimit dhe shitjes se narkotikeve

dhe kundershtimit te punonjesit te policise se rendit publik, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 236/1 te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, me vendimin nr.620, date 14.05.2007, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Endrit Toska per kryerjen e vepres penale te prodhimit dhe shitjes se narkotikeve, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal dhe denimin e tij, ne baze te ketij neni, me 5 (pese) vjet burgim.Pushimin e çeshtjes penale ndaj te pandehurit Endrit Toska per vepren penale te kundershtimit te punonjesit te policise se rendit publik, parashikuar nga neni 236/1 i Kodit Penal.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.69, date 04.02.2008 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.620, date 14.05.2007 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka bërë rekurs i gjykuari Endrit Toska, për keto shkaqe:

- Deklarimet ne hetimet paraprake dhe deshmite ne seancat gjyqesore bien ne kontradikte me njera tjetren per sa i perket faktit se i pandehuri mbante lende narkotike.

- Procesverbali i dates 17.09.2006 bie ne kundershtim te plote per sa i takon njohjes se Endrit Toskes nga ana e dy agjenteve te policise.

- Kjo prove materiale eshte marre ne kundershtim me kerkesat e nenit 187 e vijues te K.Pr.Penale, pasi nuk sqarohen rrethanat e faktit.

392

Page 393: Tetor 2009

- Deklarimet e Klodjan Shijakut te dates 17.09.2006 nuk kane vleren e proves, sepse jane marre ne kundershtim me kerkesat e nenit 151/4 te K.Pr.P. dhe me nenin 32/2 te Kushtetutes, pasi deshmitari ka qene i mitur ne ate kohe dhe duhet te firmoste ne pranine e nje madhori.

- Nga shqyrtimi gjyqesor eshte provuar se lenden narkotike nuk e ka pasur i pandehuri, por nje person tjeter.

- Endrit Toska eshte pyetur si i pandehur pa e marre akoma kete cilesi.- Gjykata ka vepruar ne kundershtim me nenin 380 te K.Pr.Penale, sidomos kur

shprehet se deklarimet e deshmitareve Klodjan Shijaku dhe Erion Shijaku jane te pabesueshme.

- Gjate gjykimit te çeshtjes edhe deshmitaret Dorjan Muca dhe Elvis Derhemi nuk kane dhene me saktesi shpjegime dhe me deshmite e tyre nuk provojne plotesisht faktin se Endrit Toska eshte ai personi qe posedonte lenden narkotike.

- Dy deshmitaret e policise identitetin e te pandehurit e kane mesuar nga shtetasi Klodian Shijaku.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Majlinda Andrea; prokurorin Hysen Keta, i cili

kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë; mbrojtësin, av.Thimjo Kondi, i cili kërkoi prishjen e pushimin e çështjes, ose prishjen dhe kthimin për rishqyrtim, ose aplikimin e një dënimi alternativ; pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NSe gjatë shqyrtimit të akteve të çështjes penale, që i përket të gjykuarit Endrit Toska,

është konstatuar se me vendimin nr.620, date 14.05.2007, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Endrit Toska per kryerjen e vepres penale te prodhimit dhe shitjes se narkotikeve, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal dhe denimin e tij me 5 (pese) vjet burgim, në lidhje me ngjarjen e datës 17.09.2006, ku në fshatin Pezë të Tiranës, punonjësit e policisë, të cilët kishin nën vëzhgim një grup të rinjsh, ndërmjet tyre edhe i gjykuari, në momentin që kanë kërkuar të kontrollonin të rinjtë, kanë konstatuar se i gjykuari ka hedhur në tokë një qese me bimë narkotike, e cila pas peshimit ka rezutuar në sasinë 9.6 gram.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.69, date 04.02.2008, ka vendosur lënien ne fuqi te vendimit nr.620, date 14.05.2007 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, me arsyetimin se provat e shqyrtuara nga gjykata, si deklarimet e punonjësve të policisë Dorian Muça e Elvis Derhemi, deklarimet e dëshmitarit Klodian Shijaku gjatë hetimit, janë vlerësuar drejt dhe me të drejtë i gjykuari është deklaruar fajtor dhe dënuar për veprën për të cilën akuzohej.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e gjen të drejtë, të bazuar në ligj dhe në aktet e ndodhura në dosjen gjyqësore vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë. Ky Kolegj, në të kundërt nga sa është parashtruar në rekurs, ka konstatuar se të dyja gjykatat e faktit kanë marrë në shqyrtim dhe analizuar e vlerësuar provat në përputhje me përcaktimet dhe kërkesat e nenit 152 të K.Pr.Penale. Gjykatat kanë çmuar sipas bindjes së tyre të brendshme çdo provë dhe pretendim të palëve dhe kanë arritur në përfundim pas këtij çmimi.

Ky Kolegj çmon se edhe pse drejt kanë konkluduar gjykatat në lidhje me fajësinë e të gjykuarit, duke marrë në konsideratë rrezikshmërinë e pakët të tij, moshën e tij që sapo kishte mbushur 18 vjeç në kohën e kryerjes së veprës penale, çmon se janë kriteret ligjore që dënimi i të gjykuarit të pezullohet, duke u vënë në provë, në mbështetje të nenit 59 të K.Penal.

393

Page 394: Tetor 2009

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/a të Kodit të Proçedurës

Penale,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.69, datë 04.02.2008 të Gjykatës së Apelit Tiranë.Në zbatim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të mëtejshëm të

dënimit me burgim, duke u vënë në provë i gjykuari Endrit Toska për një afat kohor prej 5 vjetësh.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të gjykuarit Endrit Kujtim Toska, në rast se nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër.

Një kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Prokurorisë së Përgjithshme për ekzekutim. Tirane, me 21.10.2009

394

Page 395: Tetor 2009

Nr.1647/859/175 i Regj. ThemeltarNr.531 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnetarFatos Lulo AnetarMajlinda Andrea Anetare Andi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 21.10.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:

TË PANDEHURVE: KASTRIOT TUSHA, ROBERT ISELLARI,EDMOND MEMA, PAJTIM MEÇE

A K U Z U A R:Se kane kryer vepren penale te

“vjedhjes me arme” ne bashkepunim dhe “armembajtje pa leje”,

parashikuar nga nenet 140-25 dhe 278/2 te K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tepelene, me vendimin nr.00045, date 24.12.2002, ka vendosur:

Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Kastriot Tusha per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim dhe armembajtjes pa leje, parashikuar nga nenet 140-25 dhe 278/2 te K.Penal, pasi nuk provohet qe ta kete kryer vepren penale per te cilen akuzohet.Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Robert Isellari per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim dhe armembajtjes pa leje, parashikuar nga nenet 140-25 dhe 278/2 te K.Penal, pasi nuk provohet qe ta kete kryer vepren penale per te cilen akuzohet.Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Pajtim Meçe per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim dhe armembajtjes pa leje, parashikuar nga nenet 140-25 dhe 278/2 te K.Penal, pasi nuk provohet qe ta kete kryer vepren penale per te cilen akuzohet.Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Edmond Meçe per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim dhe armembajtjes pa leje, parashikuar nga nenet 140-25 dhe 278/2 te K.Penal, pasi nuk provohet qe ta kete kryer vepren penale per te cilen akuzohet.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.134, date 12.12.2005, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.00045, date 24.12.2002 te Gjykates se Rrethit Tepelene.

395

Page 396: Tetor 2009

Kunder vendimeve te gjykates se rrethit dhe asaj te apelit ka paraqitur rekurs prokurori i apelit, i cili kerkon prishjen e ketyre vendimeve dhe deklarimin fajtor te te gjykuarve sipas akuzes, duke parashtruar keto shkaqe:

- Te dy vendimet jane te pabazuara ne ligj e ne prova.- Gjykatat nuk i kane vleresuar provat me objektivitet, paanshmeri dhe ne unitet me

njera tjetren.- Gjykata e shkalles se pare padrejtesisht i ka cilesuar deklarimet e te pandehurve

Edmond Mema dhe Pajtim Meçe si jo te verteta, ne nje kohe qe keto deklarime jane bere ne prani te avokatit mbrojtes dhe nuk kane asnje lloj kontradikte midis tyre, si dhe me deklarimet e deshmitareve te demtuar.

- Kontradiktat qe ekzistojne nga te pandehurit me provat e administruara ne seance gjyqesore per alibine e ngritur per kohen e kryerjes se vepres penale jane rrezuar si alibi gjate administrimit te provave gjate shqyrtimit gjyqesor, si dhe me deshmite e deshmitareve Besnik Binaj, kunati i te pandehurit Edmond, Sulo Iljazi, Hajri Kuka, Halil Mema, Namik Balliu, Fejzi Nana, etj, deshmi te cilat jane ne kontradikte dhe mosperputhje te plote me pretendimet e kater te pandehurve.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; prokurorin Artur Selmani, qe kerkoi

prishjen e vendimeve dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NGjykata e Rrethit Gjyqesor Tepelene, me vendimin nr.00045, date 24.12.2002, ka

vendosur deklarimin te pafajshem te te pandehurve Kastriot Tusha, Robert Isellari, Pajtim Meçe dhe Edmond Meçe, per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim dhe armembajtjes pa leje, parashikuar nga nenet 140-25 dhe 278/2 te K.Penal, pasi nuk provohet qe ta kene kryer vepren penale per te cilen akuzohen.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.134, date 12.12.2005, ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit nr.00045, date 24.12.2002 te Gjykates se Rrethit Tepelene.

Kunder vendimeve te gjykates se rrethit dhe asaj te apelit ka paraqitur rekurs prokurori i apelit, i cili kerkon prishjen e ketyre vendimeve dhe deklarimin fajtor te te gjykuarve sipas akuzes, per shkaqet e parashtruara ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

Nga permbajtrja e ketyre dy vendimeve gjyqesore, si dhe akteve ne teresi, rezulton se:Me date 07.06.2001, rreth ores 13-1330, ne vendin e quajtur Qafa e Kiçokut, tre

persona te armatosur dhe te maskuar kane ndaluar autobuzin e linjes Ballaban-Buz, qe drejtohej nga shtetasi Ismail Hasani.

Fillimisht kane qelluar ne xhamin e pasem te shoferit, ku si rezultat i thyerjes se tij, copat e xhamit kane demtuar lehte shtetasit Abaz Kabadhi, Halim Kika dhe nje shtetase tjeter.

Pasi kane ndaluar autobuzin, nen kercenimin e armeve, kane detyruar pasagjeret te hedhin tek nje çante jashte deres gjithe leket qe kishin me vete dhe pasi kane qelluar dhe nje here ne ajer, kane detyruar drejtuesin e mjetit te largohet dhe njekohesisht jane larguar dhe vete.

Te gjithe deshmitaret e pyetur ne seance kane deklaruar veprimet e grabitesve, pamjen e jashtme te tyre, dialektin e tyre jugor, etj., por nuk identifikuan asnjerin nga personat e pandehur si autor te vepres penale.

Dy te pandehurit Edmond dhe Pajtim, qe ne momentin e ndalimit e deri ne perfundim te hetimit, kane mbajtur qendrim pohues dhe pendues, duke treguar veprimet e dy te pandehurve te tjere Kastriot dhe Robert.

396

Page 397: Tetor 2009

Ne fillim te gjykimit, dy te pandehurit kane paraqitur kerkese per gjykim te shkurtuar, por me vone kane dhene deklarime, duke mbajtur qendrim mohues per vepren.

Te pandehurit, nepermjet mbrojtesve te tyre, mohuan akuzen dhe paraqiten deshmitare per te provuar alibine, se ne kohen e kryerjes se vepres penale kane qene ne vende te tjera larg vendit te ngjarjes.

I pandehuri Kastriot ka pretenduar se ka qene ne mbledhjen e Partise Agrare me date 07.06.2001 dhe pastaj eshte kthyer ne fshatin e tij.

Te pandehurit Robert dhe Pajtim kane qene duke korrur bar ne afersi te fshatit te tyre, ne Vokopole.

Asnje prove materiale nga pasuria e grabitur te demtuarve, apo armet e sendet e perdorura nga grabitesit, nuk i eshte gjetur ndonjerit prej te pandehurve.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte vlereson se te dyja vendimet e gjykatave jane te argumentuara ligjerisht dhe ato me kujdes dhe ne zbatim te Nenit 152 te Kodit te Procedures Penale, çdo prove ia kane nenshtruar shqyrtimit gjyqesor, pa i dhene atyre vlere te paracaktuar. Gjykatat kane percaktuar vertetesine dhe fuqine provuese te provave ne procesin e çmuarjes se tyre. Gjykatat i kane bazuar vendimet e tyre ne provat e shqyrtuara dhe verifikuara ne seance gjyqesore, ne respektim te Nenit 3 te Kodit te Procedures Penale. Ne te tilla rrethana, pavaresisht nga ndonje indicie qe ka arritur te konstatoje organi i akuzes, nuk mund te arrihej ne nje vendim fajesie per asnjerin prej te pandehurve, pasi ne baze te Nenit 152/2 te Kodit te Procedures Penale, ekzistenca e nje fakti nuk mund te nxirret nga indiciet, perveçse kur keto jane te rendesishme, te sakta dhe ne perputhje me njera-tjetren. Me te drejte gjykatat, ndonje indicie te konstatuar ne kete çeshtje, nuk e kane konsideruar si rast te parashikuar nga perjashtimi qe ben Neni 152/2 i Kodit te Procedures Penale.

Perfundimisht, Kolegji Penal i Gjykates se Larte vlereson lenien ne fuqi te vendimit nr.134, date 12.12.2005 te Gjykates se Apelit Gjirokaster.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/a te K.P.Penale,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.134, date 12.12.2005 te Gjykates se Apelit Gjirokaster.Shperblimin e av. Bledar Fejzo, per sherbimin avokator, ne masen 50.000 leke.

Tirane, me 21.10.2009

397

Page 398: Tetor 2009

Nr.1713/903 i Regj. ThemeltarNr.532 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnetarFatos Lulo AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 21.10.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:

TË PANDEHURIT: ILIR BUZA

A K U Z U A R:Për kryerjen e veprës penale të

“aktit terrorist ne tentative” dhe armembajtjes pa leje”,

parashikuar nga nenet 230 e 22 dhe 278/2 të K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, me vendimin nr.944, date 06.12.1996, ka vendosur:

Te deklaroje fajtor te pandehurin Ilir Buza per “krimin e aktit terrorist”, te mbetur ne tentative dhe, ne baze te nenit 230, ne lidhje me nenin 22 dhe 23/2 te K.Penal, e denon me 12 vjet burgim.Te deklaroje fajtor te pandehurin Ilir Buza per “armembajtje pa leje” dhe, ne baze te nenit 278/2 te K.Penal, e denon me 2 vjet burgim.Ne bashkim te denimeve, ne baze te nenit 55/1 te K.Penal, e denon perfundimisht me 13 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Tirane, pas rivendosjes ne afat, me vendimin nr.119, date 22.01.1997 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.944, date 06.12.1996 te Gjykates se Rrethit Tirane persa i perket kualifikimit ligjor dhe ndryshimin e ketij vendimi persa i perket mases se denimit, si me poshte:I pandehuri Ilir Buza denohet per vepren penale te aktit terrorist ne tentative, ne baze te nenit 230, ne lidhje me nenin 22 dhe 23/2 te K.Penal, me 25 vjet burgim.Te deklaroje fajtor te pandehurin Ilir Buza per armembajtje pa leje dhe, ne baze te nenit 278/2 te K.Penal, e denon me 3 vjet burgim.Ne bashkim te denimeve, ne baze te nenit 55/1 te K.Penal, e denon perfundimisht me 25 vjet burgim.

398

Page 399: Tetor 2009

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.339 akti, date 19.11.2007, ka vendosur:

Pranimin e kerkeses. Rivendosjen ne afat te te drejtes se kerkuesit Ilir Buza per te paraqitur perpara Gjykates se Larte, rekursin ndaj vendimit nr.119, date 22.01.1997 te Gjykates se Apelit Tirane.

Kundër vendimit nr.119, date 22.01.1997 të Gjykatës së Apelit Tirane ka bërë rekurs i gjykuari Ilir Buza, nepermjet avokatit te tij, për shkaqet:

- Ne Gjykaten e Apelit Tirane gjykimi eshte bere pa pranine e mbrojtesit, apo te pandehurit.

- Ilir Buza nuk ka qene ne dijeni per ankimin ne apel, si dhe per njoftimin per gjykim.- Vendimi i dhene nga ana e gjykates se apelit nuk i eshte komunikuar te pandehurit Ilir

Buza.- Gjykata e apelit ka vepruar ne kundershtim me kerkesat e neneve 139, 348, 348, 350 e

426 te K.Pr.Penale.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; prokurorin Hysen Keta, i cili kerkoi

prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NGjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, me vendimin nr.944, date 06.12.1996, ka

deklaruar fajtor dhe ka denuar te pandehurin Ilir Buza per “krimin e aktit terrorist te mbetur ne tentative”, parashikuar nga neni 230, ne lidhje me nenin 22 dhe 23/2 te K.Penal dhe vepren penale per “armembajtjes pa leje”, parashikuar nga neni 278/2 te K.Penal.

Gjykata e Apelit Tirane, pas rivendosjes ne afat, me vendimin nr.119, date 22.01.1997, ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit nr.944, date 06.12.1996 te Gjykates se Rrethit Tirane, persa i perket kualifikimit ligjor dhe ndryshimin e ketij vendimi, persa i perket mases se denimit si me poshte:

I pandehuri Ilir Buza denohet per vepren penale te aktit terrorist ne tentative, ne baze te nenit 230, ne lidhje me nenin 22 dhe 23/2 te K.Penal, me 25 vjet burgim.

Te deklaroje fajtor te pandehurin Ilir Buza per armembajtje pa leje dhe ne baze te nenit 278/2 te K.Penal, e denon me 3 vjet burgim.

Ne bashkim te denimeve, ne baze te nenit 55/1 te K.Penal, e denon perfundimisht me 25 vjet burgim.

Nga permbajtja e vendimeve gjyqesore dhe akteve qe ndodhen ne dosje, rezulton se ne date 19.04.1996 i gjykuari Ilir Buza, pasi kishte blere dite me pare nje granate dore nga nje shtetas tjeter, ka vajtur perpara ambienteve te Presidences. Rezulton se ate dite ne godine ndodhej dhe Presidenti i atehershem i Italise (Oscar Luigi Scalfaro), i cili ndodhej ne Shqiperi per nje vizite miqesore. Ne momentin qe te dy presidentet do dilnin nga godina, oficeret e policise kane konstatuar te gjykuarin, i cili mbante nje granate ne dore, me gjithe perpjekjet e oficereve te policise per dorezimin e tij ai nuk ka pranuar, dhe pas disa levizjeve profesionale te forcave te policise i gjykuari Ilir Buza eshte neutralizuar dhe arrestuar. I gjykuari Ilir Buza, ne trazirat e vitit 1997, me hapjen e burgjeve eshte larguar nga vendi i vuajtjes se denimit bashke me te denuarit e tjere, duke shkuar per te punuar ne shtetin Grek.

399

Page 400: Tetor 2009

Me date 05.01.2007, kerkuesi (i denuari) eshte sjelle nga policia Greke ne kufi dhe i eshte dorezuar autoriteteve shqiptare dhe po ne kete dite i eshte bere i njohur edhe fakti qe eshte i denuar me 25 (njezet e pese) vjet burgim, me vendimin nr.119, date 22.01.1997 te Gjykates se Apelit Tirane.

Mbi kerkesen e te gjykuarit Ilir Buza, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.339 akti, date 19.11.2007, ka vendosur pranimin e kerkeses, rivendosjen ne afat te te drejtes se kerkuen nr.119, date 22.01.1997 te Gjykates se Apelit Tirane.

Kundër vendimit nr.119, date 22.01.1997 të Gjykatës së Apelit Tirane ka paraqitur rekurs i gjykuari Ilir Buza, nepermjet avokatit te tij, për shkaqet e parashtruara ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte konstaton se pretendimet e ngritura ne rekurs nga ana e mbrojtesit te te gjykuarit jane teresisht te mbeshtetura ne ligj.

Rezulton se gjykimi i zhvilluar ne Gjykaten e Apelit Tirane me date 22.01.1997 ndaj te pandehurit Ilir Buza eshte bere ne mungese te tij, pa u njoftuar i pandehuri, konform Nenit 139 te Kodit te Procedures Penale (ne rast se ndodhej i paraburgosur), pa u bere deklarimi i mungeses se tij konform Nenit 351 te Kodit te Procedures Penale (ne rast se nuk ndodhej i paraburgosur), pa pranine e mbrojtesit te tij apo mbrojtesit te caktuar kryesisht, konform Neneve 351 e 348/2 te Kodit te Procedures Penale, pra ne kundershtim me dispozitat proceduriale ne fuqi.

Kete qendrim mbajti ne seance gjyqesore edhe prokurori prane Gjykates se Larte, i cili gjithashtu kerkoi pranimin e rekursit dhe prishjen e vendimit nr.119 date 22.01.1997 te Gjykates se Apelit Tirane, pikerisht per shkaqet e ngritura ne rekurs.

Ne keto rrethana, Kolegji Penal i Gjykates se Larte vlereson se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte marre ne kundershtim me normat proceduriale penale, te cituara me lart, e si i tille duhet te prishet, duke e derguar çeshtjen per rigjykim ne ate gjykate, me trup tjeter gjykues.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/ç te K.P.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.119, date 22.01.1997 te Gjykates se Apelit Tirane, dhe

dergimin e çeshtjes per rigjykim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 21.10.2009

400

Page 401: Tetor 2009

Nr.53102-00227-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-337 i Vendimit (536)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Shpresa Beçaj KryesueseBesnik Imeraj AnetarFatos Lulo AnetarGuxim Zenelaj AnetarAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 27.10.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:

TË GJYKUARIT: ALUSH XHIHANI

A K U Z U A R:Per vepren penale te vjedhjes duke shperdoruar detyren,

te kryer ne bashkepunim, ne pese raste dhe te fallsifikimit te dokumentave, ne bashkepunim, ne tre raste,

te parashikuara nga nenet 135-25 dhe 186/2-25 te Kodit Penal.

TË GJYKUARIT: REZART SKRAPARI

A K U Z U A R:Per vepren penale te vjedhjes duke shperdoruar detyren,

te kryer ne bashkepunim, ne kater raste dhe te fallsifikimit te dokumentave ne bashkepunim, ne tre raste, te parashikuara nga nenet 135-25 dhe 186/2-25 te Kodit Penal.

TË GJYKUARIT: ILIR VOGLI

A K U Z U A R:Per vepren penale te vjedhjes duke shperdoruar detyren,

te kryer ne bashkepunim, ne kater raste dhe te fallsifikimit te dokumentave ne bashkepunim ne dy raste, te parashikuara nga nenet 135-25 dhe 186/2-25 te Kodit Penal.

TË GJYKUARIT: ARDIAN LLOSHI

A K U Z U A R:Per vepren penale te vjedhjes duke shperdoruar detyren,

te kryer ne beshkepunim, ne kater raste dhe te fallsifikimit te dokumentave, ne bashkepunim ne tre raste, te parashikuara nga nenet 135-25 dhe 186/2-25 te Kodit Penal.

401

Page 402: Tetor 2009

TË GJYKUARIT: TOMOR KOKOMANI

A K U Z U A R:Per vepren penale te vjedhjes duke shperdoruar detyren,

te kryer ne bashkepunim, ne dy raste, te mashtrimit me shume se nje here,

te fallsifikimit te dokumentave, ne bashkepunim, ne dy raste, dhe te fallsifikimit te formulareve ne gjashte raste,

te parashikuara nga nenet 135-25, 143/2, 190/1 dhe 186/2-25 te Kodit Penal

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, me vendimin nr.602, date 16.11.2007, ka vendosur:

1. Të deklarojë fajtor të pandehurin Alush Xhihani për veprën penale të vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën, kryer në bashkëpunim, për sipërfaqen e truallit prej 2800 m² dhe në bazë të nenit 135, 25 dhe 49 të K.Penal dënohet me 2 (dy) vjet burg.Të deklarojë fajtor të pandehurin Alush Xhihani për veprën penale të fallsifikimit të dokumentave, në bashkëpunim, në lidhje me sipërfaqen e truallit prej 2800 m² dhe, në bazë të nenit 186/2 e 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 1 (një) vit burg.Të deklarojë fajtor të pandehurin Alush Xhihani për veprën penale të vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën, kryer në bashkëpunim për sipërfaqen e truallit prej 2400 m² dhe, në bazë të nenit 135, 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 2 (dy) vjet burg.Të deklarojë fajtor të pandehurin Alush Xhihani për veprën penale të fallsifikimit të dokumentave, në bashkëpunim, në lidhje me sipërfaqen e truallit prej 2400 m² dhe, në bazë të nenit 186/2 e 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 1 (një) vit burg.Të deklarojë fajtor të pandehurin Alush Xhihani për veprën penale të vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën, te kryer në bashkëpunim, për sipërfaqen e truallit prej 900 m² dhe, në bazë të nenit 135, 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 1 (një) vit burg.Të deklarojë fajtor të pandehurin Alush Xhihani për veprën penale të vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën, kryer në bashkëpunim, për sipërfaqen e truallit prej 1000 m² dhe, në bazë të nenit 135, 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 1 (një) vit burg.Të deklarojë fajtor të pandehurin Alush Xhihani për veprën penale të vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën, kryer në bashkëpunim, për sipërfaqen e truallit prej 3000 m² dhe, në bazë të nenit 135, 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 2 (dy) vjet burg.Të deklarojë fajtor të pandehurin Alush Xhihani për veprën penale të fallsifikimit të dokumentave, në bashkëpunim, në lidhje me sipërfaqen e truallit prej 3000 m² dhe, në bazë të nenit 186/2 e 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 1 (një) vit burg.Në bashkim të dënimeve, në zbatim të N.55 të Kodit Penal, i pandehuri Alush Xhihani dënohet me një dënim të vetëm me 7 (shtatë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burg.

402

Page 403: Tetor 2009

Në zbatim të N.406 të K.Pr.P. i zbritet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënohet me 5 (pesë) vjet burgim.Vuajtja e dënimit i fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit.2. Të deklarohet fajtor i pandehuri Rezart Skrapari për veprën penale të vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën, në bashkëpunim, për sipërfaqen e truallit prej 2800 m² dhe, në bazë të nenit 135, 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.Të deklarojë fajtor të pandehurin Rezart Skrapari për veprën penale të fallsifikimit të dokumentave, në bashkëpunim, në lidhje me sipërfaqen e truallit prej 2800 m² dhe, në bazë të nenit 186/2 e 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 9 (nëntë) muaj burg.Të deklarojë fajtor të pandehurin Rezart Skrapari për veprën penale të vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën, kryer në bashkëpunim, për sipërfaqen e truallit prej 2400 m² dhe, në bazë të nenit 135, 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burg.Të deklarojë fajtor të pandehurin Rezart Skrapari për veprën penale të fallsifikimit të dokumentave, në bashkëpunim, në lidhje me sipërfaqen e truallit prej 2400 m² dhe, në bazë të nenit 186/2 e 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 9 (nëntë) muaj burg.Të deklarojë fajtor të pandehurin Rezart Skrapari për veprën penale të vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën, kryer në bashkëpunim, për sipërfaqen e truallit prej 1000 m² dhe, në bazë të nenit 135, 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 1 (një) vit burg.Të deklarojë fajtor të pandehurin Rezart Skrapari për veprën penale të vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën, kryer në bashkëpunim, për sipërfaqen e truallit prej 10000 m² dhe, në bazë të nenit 135, 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 3 (tre) vjet burg.Të deklarojë fajtor të pandehurin Rezart Skrapari për veprën penale të fallsifikimit të dokumentave, në bashkëpunim, në lidhje me sipërfaqen e truallit prej 10000 m² dhe, në bazë të nenit 186/2 e 25 dhe 49 të K.P. dënohet me 1 (një) vit burg e 600.000 lekë gjobë.Në bashkim të dënimeve, në zbatim të N.55 të K.P., i pandehuri Rezart Skrapari dënohet me një dënim të vetëm me 5 (pesë) vjet burg e 600.000 lekë gjobë.Në zbatim të N.406 të K.Pr.P. i zbritet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënohet me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim dhe 400.000 lekë gjobë.Vuajtja e dënimit me burgim i fillon nga dita arrestimit datë 06.03.2006.Gjoba të paguhet në katër këste brenda një viti nga vuajtja e dënimit me burg.3.Të deklarohet fajtor i pandehuri Ilir Vogli për veprën penale të vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën, në bashkëpunim, për sipërfaqen e truallit prej 2800 m² dhe, në bazë të nenit 135, 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 1 (një) vit burgim.Të deklarojë fajtor të pandehurin Ilir Vogli për veprën penale të fallsifikimit të dokumentave, në bashkëpunim, në lidhje me sipërfaqen e truallit prej 2800 m² dhe, në bazë të nenit 186/2 e 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 6 (gjashtë) muaj burg.Të deklarojë fajtor të pandehurin Ilir Vogli për veprën penale të vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën, kryer në bashkëpunim, për sipërfaqen e truallit prej 2400 m² dhe, në bazë të nenit 135, 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 1 (një) vit burg.

403

Page 404: Tetor 2009

Të deklarojë fajtor të pandehurin Ilir Vogli për veprën penale të fallsifikimit të dokumentave, në bashkëpunim, në lidhje me sipërfaqen e truallit prej 2400 m² dhe, në bazë të nenit 186/2 e 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 6 (gjashtë) muaj burg.Të deklarojë fajtor të pandehurin Ilir Vogli për veprën penale të vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën, kryer në bashkëpunim, për sipërfaqen e truallit prej 1000 m² dhe, në bazë të nenit 135, 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 9 (nëntë) muaj burg.Të deklarojë fajtor të pandehurin Ilir Vogli për veprën penale të vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën, kryer në bashkëpunim, për sipërfaqen e truallit prej 3000 m² dhe, në bazë të nenit 135, 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 1 (një) vit burg.Të deklarojë fajtor të pandehurin Ilir Vogli për veprën penale të fallsifikimit të dokumentave, në bashkëpunim, në lidhje me sipërfaqen e truallit prej 3000 m² dhe, në bazë të nenit 186/2 e 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 6 (gjashtë) muaj burgim.Në bashkim të dënimeve, në zbatim të N.55 të K.P., i pandehuri Ilir Vogli dënohet me një dënim të vetëm me 4 (katër) vjet burg.Në zbatim të N.406 të K.Pr.P. i zbritet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënohet me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.Vuajtja e dënimit me burgim i fillon nga dita arrestimit datë 06.03.2006.4. Të deklarohet fajtor i pandehuri Ardian Lloshi për veprën penale të vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën, në bashkëpunim, për sipërfaqen e truallit prej 2800 m² dhe, në bazë të nenit 135, 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 1 (një) vit burgim.Të deklarojë fajtor të pandehurin Ardian Lloshi për veprën penale të fallsifikimit të dokumentave, në bashkëpunim, në lidhje me sipërfaqen e truallit prej 2800 m² dhe, në bazë të nenit 186/2 e 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 3 (tre) muaj burg.Të deklarojë fajtor të pandehurin Ardian Lloshi për veprën penale të vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën, kryer në bashkëpunim, për sipërfaqen e truallit prej 2400 m² dhe, në bazë të nenit 135, 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 1 (një) vit burg.Të deklarojë fajtor të pandehurin Ardian Lloshi për veprën penale të fallsifikimit të dokumentave, në bashkëpunim, në lidhje me sipërfaqen e truallit prej 2400 m² dhe, në bazë të nenit 186/2 e 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 3 (tre) muaj burg.Të deklarojë fajtor të pandehurin Ardian Lloshi për veprën penale të vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën, kryer në bashkëpunim, për sipërfaqen e truallit prej 1000 m² dhe, në bazë të nenit 135, 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 3 (tre) muaj burg.Të deklarojë fajtor të pandehurin Ardian Lloshi për veprën penale të vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën, kryer në bashkëpunim, për sipërfaqen e truallit prej 10000 m² dhe, në bazë të nenit 135, 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 1 (një) vit burg.Të deklarojë fajtor të pandehurin Ardian Lloshi për veprën penale të fallsifikimit të dokumentave, në bashkëpunim, në lidhje me sipërfaqen e truallit prej 10000 m² dhe, në bazë të N.186/2 e 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 6 (gjashtë) muaj burgim e 400.000 lekë gjobë.

404

Page 405: Tetor 2009

Në bashkim të dënimeve në zbatim të N.55 të K.P., i pandehuri Ardian Lloshi dënohet me një dënim të vetëm me 2 (dy) vjet burg e 400.000 lekë gjobë.Në zbatim të N.406 të K.Pr.P. i zbritet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim e 266.666 lekë gjobë.Gjoba të paguhet në tre këste brenda 6 muajve nga dita që vendimi merr formë të prerë.5. Të deklarohet fajtor i pandehuri Tomorr Kokomani për veprën penale të vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën, në bashkëpunim, për sipërfaqen e truallit prej 2800 m² dhe, në bazë të N.135, 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 1 (një) vit burgim.Të deklarojë fajtor të pandehurin Tomorr Kokomani për veprën penale të “fallsifikimit të dokumentave”, në bashkëpunim, në lidhje me sipërfaqen e truallit prej 2800 m² dhe, në bazë të nenit 186/2 e 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 6 (gjashtë) muaj burg.Të deklarojë fajtor të pandehurin Tomorr Kokomani për veprën penale të vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën, kryer në bashkëpunim, për sipërfaqen e truallit prej 2400 m² dhe, në bazë të nenit 135, 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 1 (një) vit burg.Të deklarojë fajtor të pandehurin Tomorr Kokomani për veprën penale të fallsifikimit të dokumentave, në bashkëpunim, në lidhje me sipërfaqen e truallit prej 2400 m² dhe, në bazë të nenit 186/2 e 25 dhe 49 të K.P., dënohet me 6 (gjashtë) muaj burg.Të deklarojë fajtor të pandehurin Tomorr Kokomani për veprën penale të mashtrimit më shumë se një herë dhe, në bazë të N.143/2 të K.P., dënohet me 2 (dy) vjet burg.Të deklarojë fajtor të pandehurin Tomorr Kokomani për veprën penale të fallsifikimit të formularëve në lidhje me sipërfaqen e truallit prej 1000 m² dhe, në bazë të N.190/1 të K.P., dënohet me 6 (gjashtë) muaj burgim.Të deklarojë fajtor të pandehurin Tomorr Kokomani për veprën penale të fallsifikimit të formularëve në lidhje me sipërfaqen e truallit prej 720 m² dhe, në bazë të N.190/1 të K.P., dënohet me 6 (gjashtë) muaj burgim.Të deklarojë fajtor të pandehurin Tomorr Kokomani për veprën penale të fallsifikimit të formularëve në lidhje me sipërfaqen e truallit prej 1250 m² dhe, në bazë të nenit 190/1 të K.P., dënohet me 6 (gjashtë) muaj burgim.Të deklarojë fajtor të pandehurin Tomorr Kokomani për veprën penale të fallsifikimit të formularëve në lidhje me sipërfaqen e truallit prej 780 m² dhe, në bazë të nenit 190/1 të K.P., dënohet me 6 (gjashtë) muaj burgim.Të deklarojë fajtor të pandehurin Tomorr Kokomani për veprën penale të fallsifikimit të formularëve në lidhje me sipërfaqen e truallit prej 600 m² dhe, në bazë të nenit 190/1 të K.P., dënohet me 6 (gjashtë) muaj burgim.Në bashkim të dënimeve, në zbatim të nenit 55 të K.P., i pandehuri Tomorr Kokomani dënohet me një dënim të vetëm me 4 (katër) vjet burg.Në zbatim të N.406 të K.Pr.P. i zbritet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënohet me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.Të gjitha pronat e sekuestruara nga organi i Prokurorisë mbeten në këtë gjendje. Për shkak të pasojave juridike të krijuara dhe me të tretë, që nuk janë palë në gjykim, të zgjidhet nga Gjykata Civile.Shpenzimet procedurale në shumën 25.640 lekë dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

405

Page 406: Tetor 2009

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.396, date 30.10.2008, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.602, date 16.11.2007 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres ne kete menyre:Deklarimin fajtor të të pandehurit Alush Xhihani për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” për regjistrimin e truallit prej 2800 m² dhe, në bazë të neneve 248 e 25 të Kodit Penal, dënimin e tij me një vit e gjashtë muaj burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Alush Xhihani për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” për regjistrimin e truallit prej 3000 m² dhe, në bazë të neneve 248 e 25 të Kodit Penal, dënimin e tij me një vit e gjashtë muaj burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Alush Xhihani për veprën penale të “fallsifikimit të dokumenteve” dhe, në bazë të neneve 186, paragrafi i dytë e 25 të Kodit Penal, dënimin e tij me një vit burgim.Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal bëhet bashkimi i dënimeve dhënë për të pandehurin Alush Xhihani, duke caktuar si dënim të vetëm tre vjet burgim.Në aplikim të nenit 406, paragrafi i parë të Kodit të Procedurës Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Alush Xhihani, me dy vjet burgim, vuajtja e të cilit fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe do të bëhet në një prej burgjeve të sigurisë së zakonshme.Deklarimin fajtor të të pandehurit Rezart Skrapari për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” për regjistrimin e truallit prej 2800 m² dhe, në bazë të neneve 248 e 25 të Kodit Penal, dënimin e tij me një vit e gjashtë muaj burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Rezart Skrapari për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” për regjistrimin e truallit prej 10000 m² dhe, në bazë të neneve 248 e 25 të Kodit Penal, dënimin e tij me dy vjet e gjashtë muaj burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Rezart Skrapari për veprën penale të “fallsifikimit të dokumenteve” dhe, në bazë të neneve 186, paragrafi i dytë e 25 të Kodit Penal, dënimin e tij me dy vjet burgim.Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, bëhet bashkimi i dënimeve dhënë për të pandehurin Rezart Skrapari, duke caktuar si dënim të vetëm pesë vjet burgim.Në aplikim të nenit 406, paragrafi i parë të Kodit të Procedurës Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Rezart Skrapari me tre vjet e katër muaj burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Vogli për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” për sipërfaqen e truallit 2800 m² dhe, në bazë të neneve 248 e 25 të Kodit Penal, dënimin e tij me dy vjet burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Vogli për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” për truallin prej 3000 m² dhe, në bazë të neneve 248 e 25 të Kodit Penal, dënimin e tij me dy vjet burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Vogli për veprën penale të “fallsifikimit të dokumenteve”dhe në bazë të neneve 186, paragrafi i dytë e 25 të Kodit Penal, dënimin e tij me një vit burgim.Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal bëhet bashkimi i dënimeve dhënë për të pandehurin Ilir Vogli, duke caktuar si dënim të vetëm katër vjet burgim.Në aplikim të nenit 406, paragrafi i parë të Kodit të Procedurës Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Ilir Vogli me dy vjet e tetë muaj burgim.

406

Page 407: Tetor 2009

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardian Lloshi për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” për truallin prej 2800 m² dhe, në bazë të neneve 248 e 25 të Kodit Penal, dënimin e tij me një vit burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardian Lloshi për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” për truallin prej 10000 m² dhe, në bazë të neneve 248 e 25 të Kodit Penal, dënimin e tij me një vit burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardian Lloshi për veprën penale të “fallsifikimit të dokumenteve” dhe, në bazë të neneve 186, paragrafi i dytë e 25 të Kodit Penal, dënimin e tij me gjashtë muaj burgim.Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal bëhet bashkimi i dënimeve dhënë për të pandehurin Ardian Lloshi, duke caktuar si dënim të vetëm dy vjet burgim.Në aplikim të nenit 406, paragrafi i parë të Kodit të Procedurës Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Ardian Lloshi me një vit e katër muaj burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Tomorr Kokomani për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” për sipërfaqen e truallit 2800 m² dhe, në bazë të neneve 248 e 25 të Kodit Penal, dënimin e tij me një vit burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Tomorr Kokomani për veprën penale të “fallsifikimit të dokumentave” për truallin 2800 m² dhe, në bazë të nenit 186, paragrafi i parë të Kodit Penal, dënimin e tij me një vit burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Tomorr Kokomani për veprën penale të “fallsifikimit të dokumenteve” për sipërfaqen e truallit 2400 m² dhe, në bazë të nenit 186, paragrafi i parë të Kodit Penal, dënimin e tij me gjashtë muaj burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Tomorr Kokomani për veprën penale të “fallsifikimit të dokumenteve” për sipërfaqen e truallit 1000 m² dhe, në bazë të nenit 186, paragrafi i parë të Kodit Penal, dënimin e tij me gjashtë muaj burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Tomorr Kokomani për veprën penale të “fallsifikimit të dokumenteve” për sipërfaqen e truallit 720 m² dhe, në bazë të nenit 186, paragrafi i parë të Kodit Penal, dënimin e tij me gjashtë muaj burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Tomorr Kokomani për veprën penale të “fallsifikimit të dokumenteve” për sipërfaqen e truallit prej 1250 m² dhe, në bazë të nenit 186, paragrafi i parë të Kodit Penal, dënimin e tij me gjashtë muaj burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Tomorr Kokomani për veprën penale të “fallsifikimit të dokumenteve” për sipërfaqen e truallit prej 780 m² dhe, në bazë të nenit 186, paragrafi i parë të Kodit Penal, dënimin e tij me gjashtë muaj burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Tomorr Kokomani për veprën penale të “fallsifikimit të dokumenteve” për sipërfaqen e truallit prej 600 m² dhe, në bazë të nenit 186, paragrafi i parë të Kodit Penal, dënimin e tij me gjashtë muaj burgimNë zbatim të nenit 55 të Kodit Penal bëhet bashkimi i dënimeve dhënë për të pandehurin Tomorr Kokomani, duke caktuar si dënim të vetëm katër vjet burgim.Në aplikim të nenit 406, paragrafi i parë të Kodit të Procedurës Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Tomorr Kokomani, me dy vjet e tetë muaj burgim.

407

Page 408: Tetor 2009

Në bazë të nenit 190 të Kodit të Procedurës Penal, sipërfaqet e truallit prej 2800 m², 2400 m², 1000 m² e 3000 m² plus 10000 m², tokë bujqësore, si dhe sipërfaqet e truallit prej 1000 m² në zonën kadastrale nr.8516, 720 m² në zonën kadastrale nr.8512, 1250 m² në zonën kadastrale nr.8518, 780 m² në zonën kadastrale nr.8518 e 600 m² në zonën kadastrale nr.8518, të përfituara në mënyrë të paligjshme nga i pandehuri Tomorr Kokomani, t’i kthehen shtetit, si pronar i tyre.Deklarimin e fallsitetit të vendimeve të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Qarkut Durrës të përshkruara në pjesën arsyetuese të vendimit, nëpërmjet të cilëve janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme pasuritë e mësipërme.Depozitat bankare prej 2078 dollarë dhe 29.428 dollarë, në emër të të pandehurit Alush Xhihani, ajo prej 500.000 lekë në emër të të pandehurit Ilir Vogli, si edhe apartamenti i sekuestruar në emër të të pandehurit Ilir Vogli, të konfiskohen e të kalojnë në favor të shtetit, në bazë të nenit 36 të Kodit Penal.Dy apartamentet e sekuestruara shtetases Mimoza Xhihani (Vogli), t’i kthehen kësaj të fundit.Prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes lidhur me faktet e tjera, objekt akuze.Lënien në fuqi të vendimit, në lidhje me disponimin për shpenzimet procedurale.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres, ka paraqitur rekurs prokurori, i cili ka kerkuar prishjen e tij dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimin e gjykates se apelit e konsiderojme te padrejte ne lidhje me pushimin e çeshtjes, per faktet e tjera objekt akuze, per ndryshimin e cilesimit juridik te vepres penale te parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal, si dhe per masen e denimit te dhene ndaj te pandehurit Alush Xhihani, pasi ne te kater rastet kur gjykata e apelit ka pushuar çeshtjen ka dhene nje vendim te pabazuar ne prova.

- Ne rastin e siperfaqes prej 2800 m2, toke, e cila nuk ndodhej ne territorin e Rrethit te Durresit, i pandehuri Alush Xhihani ka qene ne dijeni se dokumentat e sjella nga te pandehurit e tjere ne kete rast jane fallco, sepse behej fjale per nje siperfaqe toke qe nuk ishte ne kompetencen e zyres qe drejtonte, por i perkiste nje rrethi tjeter, madje e njejta gje mund te thuhet dhe per te pandehurin tjeter Rezart Skrapari.

- Vepra penale e fallsifikimit te dokumentave konkuron me vepren penale te vjedhjes duke shperdoruar detyren, keshtu qe gjykata e apelit nuk kishte se pse te pushonte çeshtjen per keto vepra penale, por ajo qe eshte per t’u diskutuar ne praktiken gjyqesore sot eshte fakti nese ne rastin konkret kemi te bejme me pervetesim te pasurise se paluajtshme, pasi nuk eshte ndeshur nje fenomen i tille ne praktiken e sotme, meqenese perpara objekti i vjedhjes ishte pasuria e luajtshme.

- Nuk mund te qendroje i njejti arsyetim per vepren penale te shperdorimit te detyres edhe per personat qe nuk jane subjekt i vepres penale te parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ashtu siç ndodh ne rastin e vepres penale te vjedhjes duke shperdoruar detyren, pasi neni 248 i Kodit Penal kerkon elemente te rendesishem te subjektit, siç eshte qenien e personit qe ushtron nje funksion publik.

408

Page 409: Tetor 2009

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres ka paraqitur rekurs i gjykuari Alush Xhihani, nepermjet avokatit te tij, i cili ka kerkuar prishjen e tij dhe zgjidhjen e saj pa kthimin e çeshtjes per rishqyrtim, duke parashtruar keto shkaqe:

- Ne dhenien e vendimit te te dy gjykatave nuk eshte respektuar dhe eshte zbatuar gabim ligji penal.

- Per shkak te mosnjohjes se arsyetimit te gjykates rezervojme te drejten per te paraqituar shkaqe ligjore me vone, pasi te njihemi me arsyetimin e vendimit te Gjykates se Apelit Durres, por vetem mendojme se te dy vendimet jane te paligjshme, prandaj dhe kerkojme prishjen e tyre.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres, ka paraqitur rekurs i gjykuari Adrian Roshi, nepermjet avokatit te tij, i cili ka kerkuar prishjen e tij dhe pushimin e çeshtjes, duke parashtruar keto shkaqe:

- Me vendimet e te dy gjykatave nuk jemi dakord dhe kerkojme prishjen e tyre, pasi ndodhemi para kerkesave te nenit 432 te K.Pr.Penale, ku ne te dy vendimet nuk eshte respektuar dhe eshte zbatuar gabim ligji penal.

- Vendimet e te dy gjykatave jane vendime qe bien ndesh me ligjin, provat e administruara gjate shqyrtimit gjyqesor, si dhe nuk zgjidhin qarte çeshtjen e bashkepunimit.

-Po ashtu nuk jemi dakord me vendimin e gjykates se apelit dhe ate te gjykates se shkalles se pare, ne lidhje me zgjidhjen e pasojes civile ne procesin penal.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres ka paraqitur rekurs i gjykuari Ilir Vogli, nepermjet avokatit te tij, i cili ka kerkuar prishjen e tij dhe zgjidhjen e saj pa kthimin e çeshtjes per rishqyrtim, duke parashtruar keto shkaqe:

- Ne dhenien e vendimit te te dy gjykatave nuk eshte respektuar dhe eshte zbatuar gabim ligji penal.

- Per shkak te mosnjohjes se arsyetimit te gjykates rezervojme te drejten per te paraqituar shkaqe ligjore me vone, pasi te njihemi me arsyetimin e vendimit te Gjykates se Apelit Durres, por vetem mendojme se te dy vendimet jane te paligjshme, prandaj dhe kerkojme prishjen e tyre.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres ka paraqitur rekurs i gjykuari Rezart Skrapari, nepermjet avokatit te tij, i cili ka kerkuar prishjen e tij dhe pushimin e çeshtjes, duke parashtruar keto shkaqe:

- Me vendimet e te dy gjykatave nuk jemi dakord dhe kerkojme prishjen e tyre, pasi ndohemi para kerkesave te nenit 432 te K.Pr.Penale, ku ne te dy vendimet nuk eshte respektuar dhe eshte zbatuar gabim ligji penal.

- Vendimet e te dy gjykatave jane vendime qe bien ndesh me ligjin, provat e administruara gjate shqyrtimit gjyqesor, si dhe nuk zgjidhin qarte çeshtjen e bashkepunimit.

- Po ashtu, nuk jemi dakord me vendimin e gjykates se apelit dhe ate te gjykates se shkalles se pare, ne lidhje me zgjidhjen e pasojes civile ne procesin penal.

409

Page 410: Tetor 2009

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; Prokurorin Hysen Keta, qe kerkoi

prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Durres dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Durres; av. G.Zeneli, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit lidhur me fajesine e te mbrojturit prej tij A. Xhihani dhe prishjen e ketij vendimi lidhur me te gjykuarin I. Vogli dhe me pjesen qe ben fjale per konfiskimet; av. E.Saliu qe kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe pushimin e çeshtjes per te gjykuarin R. Skrapari, av. M.Haxhia, qe kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe pushimin e çeshtjes ne ngarkim te te gjykuarit A. Lloshi; av. A.Kasapi, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Durres per te gjykuarin T. Kokomani; dhe si shqyrtoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E NMbi kërkesën e prokurorisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka gjykuar procedimin

penal në ngarkim të të pandehurve Alush Xhihani, Rezart Skrapari, Ilir Vogli, Ardian Lloshi e Tomorr Kokomani, të cilët janë akuzuar për kryerjen e veprave penale të “vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim, “fallsifikimit të dokumenteve”, në bashkëpunim, “mashtrimit më shumë se një herë”, si dhe të “fallsifikimit të formularëve”2. Me vendimin nr.682, datë 18.12.2006, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka deklaruar fajtorë të pandehurit, për veprat penale, për të cilat ata janë akuzuar. Ky vendim është prishur dhe çështja është kthyer për rigjykim në po këtë gjykatë, me vendimin nr.272, datë 19.06.2007 të Gjykatës së Apelit Durrës.

Në rigjykim, me kërkesë të të pandehurve, konform nenit 403 të Kodit të Procedurës Penale, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, bazuar në nenin 404 të këtij Kodi, ka vendosur të procedojë me gjykim të shkurtuar.

Nga aktet e fashikullit të gjykimit rezulton se:Hetimi i ketij procedimi ka filluar mbi bazen e kallezimit te shtetasit Xhevat Hylviu,

lidhur me konfliktin mbi një sipërfaqe trualli prej 2800 m², të ndodhur në komunën Golem, Kavajë. Më pas me vendimin datë 26.04.2006 të prokurorit, ky procedim është bashkuar me atë me nr.756/3, në ngarkim të të pandehurve Elton Dudi e Tomorr Kokomani, i cili lidhet me gjashtë vendime kompensimi fizik të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish-Pronarëve Durrës (më poshtë, KKKP Durrës), të cilat janë dyshuar të jenë të fallsifikuar. Më pas ato janë regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës (më poshtë, ZRPP Durrës) dhe u janë nënshtruar transaksioneve të ndryshme. Po kështu, hetime janë kryer edhe në lidhje me dy vendime të Komisionit të Ndarjes së Tokës Bujqësore, nga të cilat kanë përfituar të pandehurit Ilir Vogli dhe Ardian Lloshi. Rezulton se gjatë këtij hetimi, prokuroria ka vendosur pushimin e ndjekjes penale për të pandehurin Elton Dudi3, duke vendosur përfundimisht të dërgojë për gjykim të pandehurit Alush Xhihani, Rezart Skrapari, Ilir Vogli, Ardian Lloshi e Tomorr Kokomani.

Të gjykuarit Alush Xhihani e Rezart Skrapari kanë qenë Regjistrues dhe Zv/regjistrues të ZRPP Durrës në vitet 2002, 2003 dhe 2004. Të pandehurit Ilir Vogli dhe Ardian Lloshi janë kunetërit respektivë të të pandehurve Alush Xhihani e Rezart Skrapari. Së fundi, i pandehuri Tomorr Kokomani, krahas nënës, motrës e nipit të tij Elton Dudi, është trashëgimtar i ish-pronarit Haxhi Kokomani (ish-pronar i disa trojeve të qytetit të Durrësit). Në lidhje me pronat e këtij të fundit, rezulton se i pandehuri Kokomani e trashëgimtarët e tjerë janë kompensuar disa herë nga KKKP Durrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, duke krijuar bindjen se ne disa raste te gjykuarit, ne bashkepunim me njeri tjetrin, kane vjedhur pasurine me ane te shperdorimit te detyres, si

2

3

410

Page 411: Tetor 2009

dhe kane fallsifikuar disa dokumenta, i kane deklaruar ata fajtor sipas neneve 135-25 dhe 186/2-25 te K.Penal. Sipas gjykates se shkalles se pare, te gjykuarit kane vjedhur pasuri te paluajtshme ne disa raste me ane te shperdorimit te detyres, si dhe kane fallsifikuar disa dokumenta e konkretisht:

Rasti i pare lidhet me nje siperfaqe prej 2800 m2 truall.I gjykuari Xhihani në bashkëpunim me të gjykuarin Rezart Skrapari, ka regjistruar në

regjistrat e pasurive të paluajtshme të ZRPP Durrës, një truall prej 2800 m², pronë shtetërore. Sipas regjistrimit, rezulton se kjo pronë është përfituar nga shtetasi Elton Dudi me vendimin nr.646/7, datë 23.08.2002 të KKKP Durrës, për kompensim fizik. Ne gjykim eshte provuar se ky vendim nuk është dhënë kurrë nga ky komision dhe për më tepër prona e mësipërme i përket Kavajës dhe jo Durrësit. Për rrjedhoje, vendimi i paraqitur për regjistrim pranë ZRPP Durrës (i cili nuk gjendet), ka qenë një akt i fallsifikuar. Prokuroria, si edhe gjykata e shkallës së parë, kanë arritur në përfundimin se të pestë të pandehurit kanë konsumuar në këtë rast veprat penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “fallsifikimit të dokumentave”.

Rasti i dytë lidhet me nje sipërfaqen prej 2400 metër katrorë.Me vendimin nr.646/7, datë 23.08.2002 KKKP Durrës4 ka kompensuar trashëgimtarët

e ish-pronarit Haxhi Kokomani, me një sipërfaqe tokë truall prej 2400 m², të ndodhur në lagjen nr.1, Durrës. Ky vendim është dhënë në favor të trashëgimtarit Elton Dudi.

Me kontratën nr.211/125, datë 27.01.20035, Elton Dudi u shet pasurinë prej 2400 m² blerësve Arben Pacani, Mukaden Këlliçi, Ilir Vogli e Ardian Lloshi. Dy të pandehurit Vogli e Lloshi kanë blerë së bashku 1/3 e kësaj pasurie. Më pas, me kontratën nr.688/414, datë 23.06.2003, është bërë pjesëtimi vullnetar i pasurisë së mësipërme6.

Ky vendim u është nënshtruar dy ekspertimeve grafike. Nga ekspertimi me nr.3 akti, datë 30.03.2005 rezulton se, vendimi nr.646/7, datë 23.08.2002, në emër të Elton Dudi, nuk përmban nënshkrimin origjinal të kryetarit të KKKP Durrës, Vasil Hila. Nga ekspertimi grafik nr.3581, datë 09.08.20057 ka rezultuar se vula e këtij vendimi është origjinale e KKKP Durrës.

Në lidhje me këtë fakt, gjykata e shkalles se pare ka deklaruar fajtorë të pestë të pandehurit për kryerjen e veprave penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” e “fallsifikimit të dokumentave”.

Rasti i trete lidhet me siperfaqen prej 900 m² truall.Gjykata ka pranuar se shtetasi Elton Dudi është kompensuar me 900 m² truall në

zonën kadastrale 8514. Më pas, me kontratën fiktive të datës 16.12.2002, pasuria ka kaluar në pronësi të bashkëshortes së të pandehurit, Alush Xhihani, shtetases Mimoza Vogli.

Për këtë vendim janë kërkuar të dhëna nga prokuroria, pranë ZRPP Durrës, e cila më shkresën nr.408/1 prot., datë 13.04.20068, ka dërguar këtë vendim dhe dokumentet për regjistrimin e tij pranë kësaj zyre. Po kjo zyrë, me shkresën tjetër nr.408/1, datë 13.04.20069

ka dërguar dokumentacionin që ajo disponon lidhur me transaksionet e kësaj pasurie, nga ku rezulton se ka dy transaksione. Me kontratën e shitjes nr.9182/3795, datë 23.12.2002, Elton Dudi, i shet pasurinë shtetases Mimoza Vogli (bashkëshorte e të pandehurit Alush Xhihani

4

5

6

7

8

9

411

Page 412: Tetor 2009

dhe e motra e të pandehurit Ilir Vogli)10. Më pas, Mimoza Vogli, me kontratën nr.498/370, datë 30.04.2004, i ka shitur këtë pronë Shoqërisë “Furnizim Komunikacioni”11.

Edhe per kete rast, gjykata e shkalles se pare i ka deklaruar fajtore dhe denuar te gjykuarit per vepren penale te vedhjes se pasurise.

Rasti i katert ben fjale per nje siperfaqe trualli prej 1000 m².Me vendimin nr.1136/3, datë 05.07.2002 të KKKP Durrës është kompensuar me 1000

m² truall, ndodhur në lagjen nr.14 Durrës, trashëgimtarja e ish pronarit Haxhi Kokomani, shtetasja Elizabeta Kokomani. Kjo pasuri, me kontratën e shitjes nr.1648/473, datë 22.02.2003 i është shitur blerësit Kujtim Dema dhe jo të pandehurve Ilir Vogli e Ardian Lloshi, të cilët nuk provohet se kanë ndonjë lidhje me këtë akt e për rrjedhim, as këta, as të pandehurit Xhihani e Skrapari nuk përgjigjen penalisht.

Nga akti i ekspertimit nr.3, datë 30.03.2005 ka rezultuar se nënshkrimi i kryetarit të KKKP Durrës Vasil Hila nuk është nënshkrim origjinal i tij. Në këto rrethana, provohet se i pandehuri Tomorr Kokomani, ka përdorur një dokument të fallsifikuar me qëllim përfitimin e pasurisë në mënyrë të paligjshme, duke ia shitur më pas atë një personi të tretë. Gjykata e shkalles se pare i ka deklaruar fajtor te peste te pandehurit per vepren penale, te parashikuar nga nenet 135 e 25 te K.Penal.

Rasti i peste ben fjale per siperfaqet prej 1000 dhe 3000 m2.Bazuar në ligjin nr.7501, datë 19.07.1991 “Për tokën”, janë trajtuar me tokë

punonjësit e Ndërmarrjeve të Përbashkëta Durrës. Nga aktet e fashikullit të gjykimit, rezulton se me aktin e marrjes së tokës në pronësi nr.488, datë 24.09.1999, të pandehurit Ardian Lloshi i janë dhënë 10000 m² tokë e ndodhur në Spitallë, Durrës. Po kështu, me aktin e marrjes së tokës në pronësi 711, datë 16.09.2000, të pandehurit Ilir Vogli i janë dhënë 3000 m², me vendndodhje NB Frutore, Durrës.

Eshte provuar se aktet me nr.488, datë 24.09.1999 dhe nr.711, datë 16.09.2000 për sipërfaqet 10000 m² dhe 3000 m², në emër të të pandehurve Ardian Lloshi e Ilir Vogli, nuk ndodhen të administruara në arkivin e Drejtorisë së Ndërmarrjeve të Përbashkëta të Braktisura Durrës dhe se ne indeksin e punonjesve te ish NB Frutore Durres nuk figurojnë të kenë punuar shtetasit Ilir Vogli e Ardian Lloshi.

Edhe per kete rast, te gjykuarit jane deklaruar fajtore dhe denuar sipas nenit 135 e 25 dhe 186/2 te K.Penal.

Gjykata e Apelit Durres, mbi te njejtat prova dhe duke pranuar te vertuara rastet e mesiperme, ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor, ka vendosur te ndryshoje vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane lidhur me cilesimin ligjor te veprave te kryera nga te gjykuarit duke pushuar akuzen per disa prej tyre per vepren penale te vjedhjes se pasurise me ane shperdorimi dhe ate te fallsifikimit.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, duke gjetur pjeserisht te bazuar ne ligj vendimin e Gjykates se Apelit Durres çmon se rekurset e disa prej te gjykuarve duhet te pranohen pjeserisht, ndersa rekursi i paraqitur nga prokurori nuk gjendet i bazuar.

Ashtu siç ka vendosur edhe Gjykata e Apelit Durres Tirane, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se kualifikimi ligjor i vepres penale i bere nga gjykata e shkalles se pare si vjedhje e pasurise kryer ne bashkepunim eshte i gabuar. Si ne teorine e te drejtes penale, ashtu edhe ne nje praktike tashme shume vjeçare, eshte pranuar se pasuria e paluajtshme nuk mund te jete objekt i vjedhjes ne kuptim te dispozites se nenit 135 te K.Penal.

Doktrina e së drejtës penale ka qenë konstante në interpretimin e Kodit Penal, lidhur me objektin material të vepres penale te vjedhjes, duke përcaktuar si të tillë vetëm pasurinë e luajtshme. Toka, si pasuri e paluajtshme përbën një send të lirë në qarkullimin civil, që mund 10

11

412

Page 413: Tetor 2009

të blihet e të shitet nga subjekte të së drejtës, por kurrsesi ajo nuk mund te levizet duke bere keshtu te pamundur vjedhjen e saj. Tjetersimi qe i behet tokes si pasuri e palujtshme eshte e rregulluar ne dispozitat proceduriale e materiale civile dhe ky tjetersim kryhet vetem ne regjistrat e pasurive te paluajtshme me format qe parashikon ligji, duke mos ndryshuar ne asnje rast vendndodhja e pasurise per shkak te pamundesise objektive. Eshte pikerisht kjo arsyeja qe toka (si pasuri e paluajtshme) nuk mund te vidhet, pra nuk mund te jete objekt i vepres penale te parashikuar nga neni 135 i K.Penal.

I drejte çmohet vendimi i Gjykates se Apelit Durres edhe lidhur me akuzen e fallsifikimit te vendimeve te KKKPronave, pasi nga fashikulli i gjykimit, rezulton se të pandehurit Alush Xhihani, Rezart Skrapari, Ilir Vogli e Ardian Lloshi nuk kanë pasur dijeni për fallsitetin e ketyre vendimeve. Vetëm i pandehuri Tomorr Kokomani, me deklarimet e tij kontradiktore, i implikon ata në këtë fakt, deklarime të cilat me te drejte jane çmuar si jo bindëse nga ajo gjykate për të provuar dijeninë e katër të pandehurve të tjerë. Vetë i pandehuri Kokomani e ka ditur se KKKP Durrës nuk kish marrë asnjëherë vendimin e kompensimit për 2800 m², përderisa ishte ai që kish ndjekur procedurat e trajtimit të pronave të trashëgimlënësit të tij. Deklarimet e këtij të pandehuri provojnë faktin se të gjykuarit Ilir Vogli e Ardian Lloshi kanë pasur interes për blerjen e një pjese të kësaj prone, por ky fakt nuk prezumon dijeninë e tyre mbi fallsitetin e vendimit, prandaj me te drejte gjykata e apelit e ka pushuar akuzen ne ngarkim te te gjykuarve te tjere, duke deklaruar fajtore per vepren penale te fallsifikimit te dokumentave lidhur me vendimin nr.646/7, date 23.08.2002 te K.K.K.Pronave vetem te gjykuarin Kokomani.

Edhe persa i perket ne pjese qe lidhet me fallsitetin e vendimit te kompensimit per siperfaqen prej 2400 m2 per te gjykuarit Ilir Vogli e Ardian Lloshi, Kolegji Penal i Gjykates se Larte gjen te bazuar ne ligj vendimin Gjykates se Apelit Durres, pasi nuk mund te prezumohet fakti se keta dy te gjykuar, që kanë blerë një pjesë të kësaj pasurie, e aq më tepër të pandehurit Alush Xhihani e Rezart Skrapari, te kanë ditur fallsitetin e këtij vendimi. Ajo ç’ka rezulton nga aktet, është se këta të fundit kanë pasur vetëm interesa pasurore, fakt ky që nuk përbën vepër penale. Provohet gjithashtu se regjistrimi i këtij vendimi është kryer shumë shpejt, me ndërhyrjen e të pandehurve Xhihani e Skrapari, por në mungesë të njohjes së faktit mbi fallsitetin e vendimit të regjistruar pranë ZRPP Durrës, katër të pandehurit (Xhihani, Skrapari, Vogli e Lloshi) nuk mund të ngarkohen me përgjegjësi penale, pasi fakti nuk përmban elementë të ndonjë vepre penale.

Por Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ndryshe nga perfundimi i arritur nga Gjykata e Apelit Durres çmon se vetem te gjykuarit Alush Xhihani dhe Rezart Skrapari me veprimet e tyre kane konsumuar elementet e vepres penale te shperdorimit te detyres. Ata veprimet e tyre i kane kryer per shkak te funksionit publik qe ushtronin (i pari regjistrues dhe i dyti zv/regjistrues prane ZRPP Durres), dhe me veprimet e tyre jane demtuar rende interesat e ligjshme te shtetit, por edhe te shtetasve.

Kolegji çmon se perfundimi i gjykates se apelit se kjo veper eshte kryer ne bashkepunim edhe me te gjykuarit e tjere eshte i gabuar dhe vjen ndesh me kuptimin e pergjegjesise penale.

Neni 248 i K.Penal eshte nje dispozite, subjekti i te ciles hyn ne kategorine e subjeketeve te posaçme. Vetem nje person, i cili ushtron funksione publike mundet qe me veprimet ose mos veprimet e tij ne kundershtim me ligjin te kryeje vepren penale te shperdorimit te detyres, qe parashikon neni 248 i K.Penal.

Nga ana objektive kjo veper kryhet me veprime ose mos veprime, te cilat synojne te pengojne zbatimin e ligjit, por kjo karakerizohet nga fakti se se pari veprimi a mos veprimi duhet te kryhet nga personi ne saj te detyres dhe se dyti qe ai (veprimi ose mos veprimi), te vije ne kundershtim me ligjen. Nese veprimi ose mos veprimi i kryer nuk kane lidhje me detyren, me te drejtat dhe kompetencat e dhena, nuk ndodhemi perpara vepres penale qe

413

Page 414: Tetor 2009

parashikon neni 248 i K.Penal. Veprimi a mos veprimi kryhen duke qene personi ne krye te detyres, apo duke shfrytezuar vendin (postin) qe ai mban dhe jep urdhera, ose kryen veprime te paligjshme, te cilat i sjellin pasoja interesave te shtetasve ose atyre shteterore. Ne kete kuptim, subjekt i krimit te shperdorimit te detyres mund te jene vetem ata punonjes te ngarkuar me nje funksion shteteror dhe jo çdo punonjes qe eshte ne marredhenie me shtetin. Nese teoria e te drejtes dhe praktika ka pranuar faktin se subjekti i vepres penale nuk mund te jete çdo punonjes edhe pse mund te punoje ne marredhenie me shtetin, aq me pak subjekte te kesaj vepre nuk mund te jene personat qe perfitojne nga veprimet ose mos veprimet e atij qe ushtron funksione publike. Shtytja apo nderhyrjet qe persona te veçante, qofte edhe per interesa te veçanta, i bejne subjekteve qe bejne pjese tek funksionaret publike, ne kuptim te nenit 248 te K.Penal, kurrsesi nuk mund t’i konsideroje ata bashkepunetore ne shperdorim te detyres, nderkohe qe asnje veprim ose mos veprim i tyre nuk ka lidhje me ushtrimin e ndonje detyre. Ne kete rast, duke qene se veprimet e te gjykuarve Ilir Vogli e Ardian Lloshi nuk perbejne veper tjeter penale, ndjekja penale ndaj tyre duhet te pushoje per akuzen e shperdorimit te detyres.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte gjen te pabazuar vendimin e Gjykates se Apelit Durres edhe per pjesen qe ka deklaruar fajtore dhe denuar te gjykuarit Ilir Vogli e Ardian Lloshi per vepren penale te fallsifikimit e akteve te marrjes se tokes ne pronesi. Lidhur me dy aktet e marrjes se tokes ne pronesi, e konkretisht ajo me nr.488, date 24.09.1999 ne favor te te gjykuarit Ilir Vogli per siperfaqen 1000 m2 dhe me nr.711, date 16.09.2000 ne favor te te gjykuarit Ardian Lloshi per siperfaqen prej 3000 m2, nga ana e gjykatave eshte pranuar i vertete fakti i fallsifikimit te tyre, edhe pse asnjeri prej ketyre akteve nuk i eshte nenshtruar ekspertimeve grafike. Ne fashikullin e gjykimit jane pyetur disa prej personave qe kane nenshkruar keto akte, te cilet kane pretenduar se nenshkrimet nuk jane te tyre dhe vetem me keto shpjegime gjykata ka pranuar te vertete faktin, nderkohe qe ka qene e domosdoshme qe te dy aktet e marrjes se tokes ne pronesi t’i nenshtroheshin ekspertimit grafik nga ku do te sqarohej nese ato kane qene ose jo te fallsifikuara. Per kete shkak, çeshtja ne ngarkim te ketyre te gjykuarve per vepren penale te fallsifikimit duhet te dergohet per rishqyrtim. Duke qene se pretendimet lidhur me provueshmerine e kesaj vepre i kane ngritur mbrojtesit e te gjykuarve, gjykata, ne rishqyrtimin e çeshtjes, duhet te gjykoje jo me proceduren e gjykimit te shkurtuar, duke revokuar vendimin lidhur me nenin 404 te K.Pr.Penale.

Te pabazuar ne ligj gjen Kolegji Penal i Gjykates se Larte edhe pjesen e vendimit te Gjykates se Apelit Durres, lidhur me disponimin mbi provat dhe pasurite e sekuestruara. Aresyetimi i kesaj gjykate se gjykata e shkalles se pare ka gabuar lidhur me disponimin mbi provat, pasi me marrjen fund te nje procesi penal organi procedues ka detyrimin ligjor për t’u shprehur lidhur me fatin e provave materiale të sekuestruara, eshte i gabuar.

Ndryshe nga sa arsyeton Gjykata e Apelit Durres, rezulton se gjykata e shkalles se pare, nisur nga detyrimi qe buron nga dispozita e nenit 190 te K.Pr.Penale, eshte shprehur edhe lidhur me provat mbi te cilat eshte vendosur sekuestro, por ndryshe nga gjykata e apelit, ajo ka çmuar qe keto prova te vazhdojne te qendroje te sekuestruara derisa ne rruge civile te zgjidhen nje sere konfliktesh pasurore lidhur me to.

Ky qendrim i gjykates se shkalles se pare çmohet i drejte dhe i bazuar edhe nga Kolegji Penal i Gjykates se Larte. Ai mbeshtetet ne kerkesat e pikes 1/ç te nenit 190 te K.Pr.Penale.

414

Page 415: Tetor 2009

Siç del nga fashikulli hetimor dhe gjyqesor, mbi te gjitha siperfaqet e tokave dhe pasurite e tjera te sekuestruara, per efekt te kesaj çeshtje penale jane kryer disa transaksione, ne te gjitha rastet me akte noteriale, duke krijuar keshtu pasoja juridike me te trete, te cilet nuk jane pale ne kete gjykim. Ne keto rrethana, te gjitha pasurite e sekuestruara do te qendrojne ne kete gjendje derisa gjykata civile te zgjidhi pasojat e veprimeve juridike te kryera mbi keto pasuri.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenet 441/a-c-ç dhe 442/a te

K.Pr.Penale,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.396 date 30.10.2008 te Gjykates se Apelit Durres persa i

perket deklarimit fajtor dhe mases se denimit per te gjykuarit Alush Xhihani, Rezart Skrapari e Tomor Kokomani.

Prishjen e ketij vendimi dhe pushimin e çeshtjes ne ngarkim te te gjykuarve Ilir Vogli e Ardian Lloshi per vepren penale te shperdorimit te detyres, per shkak se fakti nuk perben veper penale.

Prishjen e ketij vendimi dhe dergimin e akteve per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Durres, me tjeter trup gjykues, persa i perket te gjykuarve Ilir Vogli e Ardian Lloshi per vepren penale te fallsifikimit te dokumentave.

Prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.602, date 16.11.2007 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres, persa i perket disponimit per provat.

Tirane, me 27.10.2009

415

Page 416: Tetor 2009

Nr.1604/797 i Regj. ThemeltarNr.537 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesArdian Dvorani AnetarBesnik Imeraj AnetarFatos Lulo AnetarMajlinda Andrea Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 28.10.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:

TË PANDEHURIT: HISMET PINDERI

A K U Z U A R:Per vepren penale te marredhenieve homoseksuale me te mitur,

parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korçe, me vendimin nr.123, date 26.03.2007, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Hismet Ibrahim Pinderi per kryerjen e vepres penale te kryerjes se marredhenieve homoseksuale me te mitur, te mbetur ne tentative, te parashikuar nga neni 102/2-22 te K.Penal dhe, ne baze te ketij neni, denimin e tij me 12(dymbedhjete) vjet burgim.Vuajtja e denimit fillon nga dita e ndalimit date 06.06.2006.Shpenzimet gjyqesore ne shumen 25.000 leke i ngarkohen te pandehurit Hismet Pinderi.Provat materiale qe jane rrobat e te demtuarit Marenglen Ismailanji t’i kthehen te demtuarit.

Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.75, date 12.06.2007, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.123, date 26.03.2007 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korçe, persa i perket kualifikimit ligjor te vepres.Ndryshimin e vendimit persa i perket mases se denimit, duke e denuar perfundimisht te pandehurin me 15 vjet burgim.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Korçe, ka paraqitur rekurs i gjykuari Hismet

Pinderi, nepermjet avokatit te tij, i cili ka kerkuar prishjen e tij dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim, duke parashtruar keto shkaqe:

- Te dyja keto vendime jane te gabuara persa i perket mosrespektimit dhe zbatimit te gabuar te ligjit penal, pasi te dy gjykatat ne vendimet e tyre jane pothuajse analoge, nuk bazohen ne prova por ne aludime dhe hipoteza, per me teper qe te dy gjykatat anashkaluan nje kerkese tonen per kryerjen e analizes se ADN-se, si nje detyrim ligjor per marrjen e kesaj prove thelbesore per çeshtjen, gje te cilen e refuzuan padrejtesisht.

416

Page 417: Tetor 2009

- Fakti qe nga nena, apo te aferm te tjere te te demtuarit jane konstatuar sipas tyre vetem disa puthje e lepirje dhe ne menyre te veçante trembje e te demtuarit Marenglen dhe prandaj nuk eshte bere kallezim, tregon qarte se eshte tendenca e theksuar e tyre, pasi eshte i vertete pretendimi i te pandehurit qe e ka gjetur duke vjedhur te demtuarin dhe nxjerrja e fjales neper fshat ajo qe ka shtyre familjen e Marenglenit per te bere kallezim dhe per te fantazuar rreth kesaj ngjarje.

- Konkluzioni i gjykates behet teper absurd dhe i dyshimte per faktin qe vendosen ne gojen e nje trembedhjete vjeçari fjale dhe terma shkencore, madje dhe ne latinisht, qe jo vetem eshte e veshtire por dhe praktikisht te panjohur per kete moshe, qe duke trajtuar ngjarjen e per t’i dhene nuancat e nje veprimi te kryerjes se nje marredhenie seksuale, kur e verteta shkencore rezulton ndryshe, per t’i ekzagjeruar gjerat deri ne kontradikta te thenieve te deklaruara me pare ne polici, ku megjithese formalisht te miturit iu afrua asistenca e nje psikologeje.

- Lidhur me menyren e procedimit gjyqesor lidhur me provat shkencore megjithese u kontestua dhe u kerkua kryerja e analizes se ADN-se, kjo gje u anashkalua ne hetim dhe nuk u mor parasysh nga gjykatat, duke anashkaluar proven me te rendesishme e te pakontestueshme, si e vetmja mundesi dhe per ne si mbrojtje, e cila do te hidhte drite mbi te verteten dhe njekohesisht do te vertetonte manipulimin e kesaj çeshtje.

- Kontradiktat ne mes deklarimeve te nenes se te pandehurit, qe nje here thote se rrobat e pista i hodha ne lume dhe çuditerisht pas dy dites i gjen dhe i servir per prove materiale, ne trupin e te demtuarit nuk konstaton asnje demtim me perjashtim te nje gervishtje 1,5 cm ne anen e djathte te trupit, fakti se nga akt-ekspertimi mjeko-ligjor nr.124, date 06.06.2006 eshte pershkuar se anusi i te demtuarit eshte teresisht i paster dhe pa asnje lloj demtimi, e bejne shume te dyshimte pretendimin e organit te akuzes, pre e se ciles bie dhe gjykata.

- Si ka mundesi qe vetem dy dite pasi i demtuari i eshte nenshtruar ekspertizes mjeko-ligjore, pra eshte kontrolluar nga mjeku-ligjor, ngrihen pretendime per te tjera demtime te pasqyruara keto dhe me nje kqyrje te dates 08.06.2006, ashtu siç si mund te gjenden njolla gjaku ne rrobat e te demtuarit kur eshte konstatuar vetem nje gervishje, kur nuk dihet nese ishin keto rroba ato qe i demtuari kishte veshur diten e ngjarjes, kur kemi nje version se ata jane hedhur ne lume nga nena e tij?

- Si mund te pranohet nga gjykata fakti i masturbimit te nje personi me ato probleme shendetesore, gje qe perben dhe faktin se perse ai ka mbetur beqar, me ate moshe dhe ne gjendje te dehur, kur ne fakt dhe sikur t’i marrim te mireqena veprimet e te pandehurit Hismet, eshte allogjike te pranosh se vetem nepermjet puthjeve dhe ferkimeve te realizonte kenaqesine seksuale pa kryer akt seksual, per me teper qe nisur dhe nga diferenca fizike i pandehuri i ka patur te gjitha mundesite per te realizuar aktin nese do te deshironte ate.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari; Prokurorin Kujtim Luli, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit; Av.Dhimitraq Prifti qe kerkoi ndryshimin e cilesimit ligjor te vepres ne kryerjen e veprave te turpshme, parashikuar nga neni 108 i K.Penal dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

417

Page 418: Tetor 2009

V Ë R E NVendimet e rekursuara nga i gjykuari Hismet Pinderi, ai i Gjykates se Rrethit

Gjyqesor Korçe nr.123, date 26.03.2007 me te cilin eshte deklaruar fajtor per vepren penale te kryerjes se marredhenieve homoseksuale me te mitur, parashikuar nga neni 102/2 dhe denuar me 12 (dymbedhjete) vjet burgim dhe i Gjykates se Apelit Korçe, qe ka lene ne fuqi ate vendim persa i perket cilesimit ligjor te vepres dhe ndryshimin e tij persa i perket mases se denimit duke e denuar me 15 vjet burgim, jane te bazuara ne ligj e ne prova e duhet te lihen ne fuqi.

Ne vendimet e tyre, gjykatat kane pranuar se: Me daten 04.06.2006, i demtuari Marenglen Ismailanji, i mitur i datelindjes

26.02.1993, ka qene duke kaluar ne afersi te shtepise te te gjykuarit Hismet Pinderi. Ky i fundit, kur e ka pare, i ka thene se te demtuarin e kerkonte shoku i tij Edi dhe, sa jane futur ne oborrin e shtepise, i gjykuari forcerisht e ka futur ne haurin qe ndodhej aty dhe duke e kercenuar, e forcerisht, i ka kerkuar qe te kryente marredhenie seksuale. Ndeshur me kundershtimin e te demtuarit, i gjykuari, po me dhune e ka çveshur te demtuarin, eshte çveshur dhe vete e ka filluar ta puthe e ferkoje te demtuarin ne pjese te ndryshme te trupit. Pas kesaj, e ka kthyer permbys mbi kashten ku ishin dhe ka dashur te kryeje plotesisht aktin seksual, gje qe nuk arriti ta kryente se ne kete kohe ne haur hyri Hakir Pinderi, qe ka deklaruar se i pa te dy personat, doli jashte, e pas pak doli nga aty duke qare edhe i demtuari Marenglen Ismailanji.

Gjate hetimeve paraprake e shqyrtimit gjyqesor te çeshtjes, i gjykuari ka mohuar te kete kryer vepren per te cilen eshte akuzuar dhe çdo veprim tjeter qe ka te beje me vepren e turpshme. Gjykatat kane analizuar gjeresisht provat e administruara, deklarimet e deshmite e personave qe kane patur dijeni per ngjarjen e aktet e tjera dhe kane arritur ne perfundimin se i gjykuari ka konsumuar vepren penale te marredhenieve homoseksuale me dhune me te mitur te moshes 14-18 vjeç, parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal, mbetur ne tentative (dhe jo per veper te kryer plotesisht, siç eshte akuzuar e ka pretenduar ne vazhdimesi organi i prokurorise), dhe jo ate te veprave te turpshme siç, ka pretendime mbrojtja.

Ne arritjen e perfundimeve te tyre, gjykatat kane analizuar, krahas provave te tjera, proces verbalin e kqyrjes se personit date 08.06.2006, ku eksperti mjeko-ligjor ka konstatuar demtime ne bark e ne kembe te te demtuarit, konkluzionet ne aktin e ekspertimit mjeko-ligjor nr.124, date 06.06.2006, ku pershkruhen demtimet dhe theksohet se ne anus i demtuari nuk ka demtime, si dhe aktin e ekspertimit biologjik te objekteve (teshave te te demtuarit) N-4606, date 25.08.2006, ku jane konstatuar njolla gjaku e sperme.

Ne teresine e tyre, pretendimet e ngritura ne rekursin e te gjykuarit dhe nga mbrojtesi para Kolegjit Penal te Gjykates se Larte kane te bejne me çmuarjen e provave, gje qe nuk perben objekt shqyrtimi ne kete Kolegj, perveç faktit qe ato jane paraqitur edhe ne ankimin e paraqitur ne gjykaten e apelit, e cila, pasi i ka trajtuar ato, i ka gjetur te pabazuara. Ne rekursin e te gjykuarit Hismet Pinderi pretendohet se gjykatat kane marre vendime duke lejuar shkelje te renda procedurale qe kane ndikuar ne dhenien e vendimeve, por nuk parashtron asnje shkelje te tille. Gjithashtu duhet theksuar fakti se pretendimeve te ngritura nga mbrojtesi se nuk ndodhemi para vepres penale te kryerjes se marredhenieve homoseksuale me dhune me te mitur, jane parashtruar edhe ne gjykaten e rrethit e te apelit, dhe ky Kolegj i gjen te bazuara arsyetimet ne vendimet e gjykatave per mospranimin e pretendimit te mbrojtesit.

418

Page 419: Tetor 2009

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/a, germa “ç” te

K.Pr.Penale,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.75, date 12.06.2007 te Gjykates se Apelit Korçe.

Tirane, me 28.10.2009

419

Page 420: Tetor 2009

Nr.1623/815 i Regj. ThemeltarNr.538 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesArdian Dvorani AnetarBesnik Imeraj AnetarFatos Lulo AnetarMajlinda Andrea Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 28.10.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:

TË PANDEHURIT: NIKOLIN GJERGJI

A K U Z U A R:Per vepren penale

te “vjedhjes duke shperdoruar detyren”, kryer ne bashkepunim,

parashikuar nga neni 135-25 te K.Penal.

TË PANDEHURIT: LIVAN MEHMETI (KREKA)

Per vepren penale te “fallsifikimit te dokumentave”,

parashikuar nga neni 186/1 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin, me vendimin nr.57, date 26.04.2006, ka vendosur:Te deklaroje fajtor te pandehurin Nikolin Gjergji per kryerjen e vepres penale te “vjedhjes duke shperdoruar detyren”, ne bashkepunim dhe, ne baze te nenit 135-25 te K.Penal, denimin e tij me 2 vjet burgim.Te deklaroje fajtor te pandehurin Livan Mehmeti per kryerjen e vepres penale te “fallsifikimit te dokumentave” dhe, ne baze te nenit 189/1 te K.Penal, denimin e tij me 1 vit burgim.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.407, date 25.05.2007, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.57, date 26.04.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin per te pandehurin Livan Mehmeti.Prishjen e vendimit dhe pushimin e çeshtjes ne ngarkim te te pandehurit Nikolin Gjergji, akuzuar per vepren penale te “vjedhjes duke shperdoruar detyren”, ne bashkepunim, parashikuar nga neni 135-25 te K.Penal.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka paraqitur rekurs Prokurori i Apelit Tirane, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne gjykaten e apelit, duke parashtruar keto shkaqe:

420

Page 421: Tetor 2009

- I pandehuri Nikolin Gjergji, ne bashkepunim me Gjok Simonin, i cili eshte gjykuar dhe denuar per te njejten akuze, kane vjedhur duke perpiluar urdher sherbime ne emer te nje polici, i cili rezulton se nuk ka vajtur me sherbim dhe nuk ka marre leke sherbimi.

- Veç sa siper, i pandehuri Nikolin ka kryer edhe vjedhje te tjera duke shperdoruar detyren e shefit te finances, si vjedhjen e dy motoreve te makinave te policise. Keto motora rezulton te jene blere nga shtetasi Engjell Jakaj dhe leket ne dore ne kete rast i ka marre i pandehuri, duke mos u perpiluar asnje dokument. Per te perfituar kete shume, i pandehuri ja ka xhiruar shtetasit Pal Jushi, sikur ky i fundit ka bere riparimin e ketyre motoreve.

- Nga shuma e xhiruar prej 537.000 leke, ky shtetas ka marre vetem 37.000 leke, ndersa leket e tjere i kane marre ato qe realizuan xhirimin.

- Per te mbuluar kete vjedhje i pandehuri ka hartuar nje sere dokumentash sikur motoret jane derguar per riparim, nderkohe qe me deshmitare nuk provohet nje fakt i tille.

- I pandehuri ka perpiluar dokumentin sikur autovetura me targe 0478 eshte riparuar tek servisi me pronar shtetasin Kol Laska, i cili deshmon se nga shuma prej 352 .000 leke ai ka mare vleren prej 180.000 leke.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari; prokurorin Bujar Sheshi, i cili qe

kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin per te gjykuarin Nikolin Gjergji; Av. Engjell Allajbeu, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane; dhe si shqyrtoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NSe vendimi nr.407, date 25.05.2007 i Gjykates se Apelit Tirane, persa i perket te

gjykuarit Nikolin Gjergji, eshte rezultat i zbatimit te gabuar te ligjit material e procedural penal e si i tille duhet prishur, duke lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin.

Nga aktet e administruara ne gjykim, siç e pranon Gjykata e Shkalles se Pare Kurbin, ka rezultuar se i gjykuari Nikolin Gjergji, ka ushtruar detyren e shefit te finances ne Komisariatin e Policise Kurbin. Ne bashkepunim me te gjykuarin Gjok Simoni, ai ka perpiluar urdher sherbimin ne emer te policit Fran Gjini ne shumen 60.000 leke, shume te cilen e kane perfituar ata (nga akt ekspertimi grafik rezulton se ne liste pagesen e rrogave ne emer te Fran Gjinit nuk perjashtohet mundesia te jete nenshkruar nga Gjok Simoni).

Faturat e hotelit dhe biletat i ka plotesuar i gjykuari Nikolin, ndersa urdherat e sherbimit i gjykuari Gjok, fakt qe provohet me aktin e ekspertimit grafik nr.5966, date 11.11.2004. Sipas urdher sherbimeve rezulton se polici Fran Gjini eshte derguar me sherbim ne Tirane per nevoja pune, por sikurse del e provuar nga deklarimet e tij, ai nuk ka shkuar me sherbim dhe as nuk ka terhequr shumen e mesiperme prej 60.000 lekesh.

Veç sa siper, i gjykuari Nikolin ka vjedhur duke shperdoruar detyren edhe ne rastin e blerjes se dy motoreve te dy automjeteve te policise me targa 1151 dhe 1152. Dy motoret i jane blere me leke ne dore shtetasit Engjell Jakaj ne shumen 340.000 leke, i cili pranon faktin se ne blerjen e tyre ka qene prezent i gjykuari Nikolin dhe se ato jane blere me leke ne dore dhe pa asnje dokument. Per te mbuluar kete veprim, nga llogaria e Komisariatit, ne emer te Pal Jushit eshte xhiruar nje shume 537.000 leke, sikur ky i fundit kishte bere riparimin e motoreve ne ofiçinen e tij. Ky deshmitar pohon se parate i ka terhequr ne prani te te gjykuarit Nikolin dhe jo ne shumen e mesiperme, por vetem 37.000 leke, ndersa sasine tjeter e kane

421

Page 422: Tetor 2009

marre ata qe kane realizuar xhirimin. Nga kjo shume i gjykuari ka marre 160.000 leke dhe per te justifikuar kete shume ai ka perpiluar nje sere dokumentash sikur motoret jane riparuar, nderkohe qe deshmitari Gjergj Kuka deshmon se motoret jane blere ne Shkoder dhe u jane montuar mjeteve nga vete ai, gjithashtu edhe jane riparuar prej tij.

Rast tjeter eshte kur i gjykuari Nikolin ka perpiluar dokumentacionin sikur ne servisin e shtetasit Kol Laska, ne qytetin e Laçit, eshte riparuar mjeti me targa policie 0478. Siç ka deklaruar ky deshmitar, i gjykuari Nikolin i ka kerkuar atij te perpilonte disa dokumenta sikur automjeti ishte riparuar ne servisin e tij e per rrjedhoje atij do t’i xhirohej nje shume prej 180.000 leke.

Nga kjo shume 150.000 leke jane marre nga i gjykuari Nikolin. Perfundimisht, siç pranon Gjykata e Faktit Kurbin, shuma e vjedhur nga i gjykuari Nikolin Gjergji duke shperdoruar detyren eshte 352.000 leke.

Ndersa i gjykuari Livan Mehmeti, duke qene me detyren e shefit te logjistikes ne kete Komisariat, ka fallsifikuar nje fature tatimore shitje me vlere 137.000 leke ne emer te autoservis “Prestigj”. Ky i gjykuar ka firmosur ne proces-verbalin e dates 28.10.2003 ne vend te shtetasit Gjergji Kuka, per xhirimin e fatures ne vlere 629.000 leke ne llogarine e firmes A.N.A.S. sh.p.k. Sipas deshmitarit Gjergji Kuka, i cili punon mekanik prane ketij Komisariati, ai nuk ka firmosur proces-verbalin e mesiperm, mbasi nuk ishte dakord me shumat e vendosura sepse proceset e riparimit nuk ishin kryer. Ai ka bere preventivin e sherbimeve te mjetit, ndersa firma ka rritur ne menyre te njeanshme vleren ne 157.000 leke.

Mbi kete baze, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin, me vendimin nr.57, date 26.04.2006, ka vendosur deklarimin fajtor te te gjykuarit Nikolin Gjergji per kryerjen e vepres penale te vjedhjes duke shperdoruar detyren, ne bashkepunim dhe, ne baze te nenit 135 e 25 te K.Penal, e ka denuar me 2 vjet burgim.

Ka deklaruar fajtor te gjykuarin Livan Mehmeti per kryerjen e vepres penale te fallsifikimit te dokumentave dhe, ne baze te nenit 189/1 te K.Penal, e ka denuar me 1 vit burgim.

Gjykata e Apelit Tirane ka prishur vendimin e mesiperm vetem per te gjykuarin Nikolin Gjergji dhe ka pushuar çeshtjen penale ne ngarkim te tij per akuzen e vjedhjes duke shperdoruar detyren, ne bashkepunim, parashikuar nga neni 135 e 25 te K.Penal.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, duke gjetur te drejta pretendimet e parashtruara ne rekurs, çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane, qe ka pushuar çeshtjen penale ne ngarkim te te gjykuarit Nikolin Gjergji, eshte rezultat i zbatimit te gabuar te ligjit penal. Ne arritjen e ketij perfundimi gjykata e apelit eshte bazuar vetem ne konkluzionet e nje akt ekspertimi kontabel, ne te cilen eshte bere thjesht dhe vetem pasqyra e punes sipas akteve ligjore e nenligjore per te gjykuarin Nikolin Gjergji, i cili ne kohen e kryerjes se vepres penale ishte shef i finances ne Komisariatin e Policise Kurbin.

Ne fakt, siç del nga dosja gjyqesore, akuza per kete te gjykuar nuk ka qene shperdorimi i detyres, por vjedhje e pasurise, e parashikuar nga neni 135 i K.Penal, per shkak se eshte kryer nga nje person i cili ka patur per detyre ta ruaje dhe administroje kete pasuri, pra kjo vjedhje eshte kryer nga i gjykuari duke shperdoruar detyren.

Gjykata e apelit, duke mos zbatuar detyrimet ligjore qe rrjedhin nga dispozita e nenit 152 te K.Pr.Penale, i ka dhene vlere te paracaktuar aktit te ekspertimit kontabel dhe ka injoruar provat e tjera te drejteperdrejta qe kishin lidhje me akuzen e vjedhjes, kjo gjykate nuk ka marre per baze aktin e ekspertimit grafik nr.5966, date 11.11.2004, i cili provon faktin se i gjykuari Nikolin se bashku me te gjykuarin tjeter Gjok Simoni kane perpiluar urdherat e sherbimit, faturat e hoteleve dhe biletat.

Ky akt ekspertimi jep nje rrethane qe gjen perputhje te plote me shpjegimet e dhena ne hetimet paraprake nga i gjykuari Gjok Simoni, i cili ka shpjeguar mekanizmin e vjedhjes, shkakun dhe motivin e kesaj vjedhje te kryer nga vete ai, ne bashkepunim me te gjykuarin

422

Page 423: Tetor 2009

Nikolin Gjergji. Gjithashtu me te drejte jane vleresuar nga gjykata e shkalles se pare edhe theniet e policit Fran Gjini, te bera ne hetimet paraprake dhe ne gjykim, se ai nuk kishte shkuar ne ato sherbime qe pasqyrohej ne dokumentat e perpiluara nga te gjykuarit dhe as qe kishte terhequr shumen prej 60.000 leke.

Te njejtin gabim kjo gjykate ka bere edhe ne vleresimin e episodeve te tjera te vjedhjes nepermjet perpilimit te dokumentave per riparimin e dy motoreve te makinave te policise te Komisariatit te Kurbinit, te cilat jane pasqyruar dhe analizuar drejt ne vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte konstaton se, duke vepruar ne kete menyre, Gjykata e Apelit Tirane ka shkelur edhe detyrimin qe rrjedh nga germa “ç” e nenit 383 te K.Pr.Penale, sipas te cilit ne marrjen e vendimit gjykata eshte e detyruar te paraqese arsyet per te cilat i ka quajtur te pranueshme provat e kunderta, pra ato prova qe e kane ngarkuar me fajesi te gjykuarin dhe qe i kane sherbyer gjykates se shkalles se pare per ta deklaruar fajtor e denuar te gjykuarin.

Veç sa siper, Kolegji konstaton se kjo gjykate kishte per detyrim ligjor te shprehej edhe ne lidhje me vendimin tjeter te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin, me nr.46, date 17.03.2005, me te cilin ishte deklaruar fajtor dhe denuar si bashkepunetor ne vjedhje me te gjykuarin Nikolin edhe i gjykuari tjeter Gjok Simoni, ku provat per fajesine e te cilit ishin te njejta me ato te te gjykuarit Nikolin Gjergji, por ishin gjykuar veçmas vetem per shkak te gjykimit te shkurtuar.

Bazuar ne sa me siper , Koilegji Penal i Gjykates se Larte çmon se vendimi objekt shqyrtimi i Gjykates se Apelit Tirane, ne lidhje me te gjykuarin Livan Mehmeti, eshte i drejte e i bazuar ne ligj e si i tille duhet lene ne fuqi, ndersa per te gjykuarin Nikolin Gjergji duhet prishur, duke lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin.

PER KETO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/1, “d” te K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.407, date 25.05.2007 te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne

fuqi te vendimit nr.57, date 26.04.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin, persa i perket te gjykuarit Nikolin Ded Gjergji.

Tirane, me 28.10.2009

423

Page 424: Tetor 2009

Nr.1556/754 i Regj.ThemeltarNr.539 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesArdian Dvorani AnetarBesnik Imeraj AnetarFatos Lulo AnetarMajlinda Andrea Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 28.10.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:

TË GJYKUARVE: PAULIN PATI LLESH GJELAJ

A K U Z U A R:Per vepren penale te “Shperdorimit te detyres”,

parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin, me vendimin e saj nr.170, date 15.12.2003, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Mark Boci per vepren penale te eksportimit, tranzitimit ne kundershtim me ligjin, te substancave dhe bimeve narkotike dhe, ne baze 283/a/1 te Kodit Penal, shtuar me ligjin nr.8733, date 24.01.2001, neni 64, e denon me 8 (tete) vjet burgim.Pushimin e akuzes per vepren penale te parashikuar nga neni 283/a/2 te Kodit Penal ne ngarkim te te pandehurit Bardhyl Zeneli.Pushimin e akuzes per vepren penale te parashikuar nga neni 283/a/2 te Kodit Penal ne ngarkim te te pandehures Natasha Kurti.Pushimin e akuzes per vepren penale te parashikuar nga neni 283/a/2 te Kodit Penal ne ngarkim te te pandehures Valbona Gjini.Pushimin e akuzes per vepren penale te parashikuar nga neni 283/a/2 te Kodit Penal ne ngarkim te te pandehures Mereme KasmiPushimin e akuzes per vepren penale te parashikuar nga neni 283/a/2 te Kodit Penal ne ngarkim te te pandehurit Paulin Pati.Pushimin e akuzes per vepren penale te parashikuar nga neni 283/a/2 te Kodit Penal ne ngarkim te te pandehurit Llesh Gjelaj.Deklarimin fajtor te te pandehurit Lulash Pellumbi per vepren penale te shperdorimit te detyres dhe, ne baze te nenit 248 te Kodit Penal, e denon me 15 (pesembedhjete) muaj burgim.

424

Page 425: Tetor 2009

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin e saj nr.567, date 30.07.2004, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.170, date 15.12.2003 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin per te pandehurit Bardhyl Zeneli, Mark Boci, Natasha Kurti, Mereme Kasmi, Valbona Gjini e Lulash Pellumbi.Ndryshimin e vendimit te mesiperm ne kete menyre:Deklarimin fajtor te te pandehurit Paulin Pati per vepren penale te shperdorimit te detyres dhe, ne baze te nenit 248 te Kodit Penal, e denon me 1 (nje) vit burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Llesh Gjelaj per vepren penale te shperdorimit te detyres dhe, ne baze te nenit 248 te Kodit Penal, e denon me 1 (nje) vit burgim.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, me vendimin nr.308, date 13.05.2005, ka vendosur:Mospranimin e rekursit te paraqitur nga Prokurori i Gjykates se Apelit Tirane, si dhe nga te gjykuarit Mark Boçi, Llesh Gjelaj, Lulash Prendi, dhe Paulin Pati, kunder vendimit nr.567, date 30.07.2004 te Gjykates se Apelit Tirane.

Kunder vendimit nr.567, date 30.07.2004, te Gjykates se Apelit Tirane, kane bere kerkese per rishikim kerkuesit Paulin Pati dhe Llesh Gjelaj, ne baze te nenit 449 e 450 te K.Pr.Penale.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, me vendimin nr.24, date 02.06.2006, ka vendosur:Pranimin e kerkeses per rishikim te vendimit te te denuarve Paulin Pati dhe Llesh Gjelaj.Prishjen e vendimit nr.308, date 13.05.2005 te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte, te vendimit nr.567, date 30.07.2004 te Gjykates se Apelit Tirane, ne pjesen qe ben fjale per te gjykuarit Paulin Pati e Llesh Gjelaj dhe dergimin e çeshtjes ne Gjykaten e Apelit Tirane per rigjykim, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin e saj nr.522, date 27.06.2007, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.170, date 15.12.2003 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin vetem per sa i perket te pandehurve Paulin Pati dhe Llesh Gjelaj:Deklarimin fajtor te te pandehurit per vepren penale te shperdorimit te detyres dhe, ne baze te nenit 248 te Kodit Penal, e denon me 100.000 leke gjobe.Deklarimin fajtor te te pandehurit per vepren penale te shperdorimit te detyres dhe ne baze te nenit 248 te Kodit Penal e denon me 100.000 leke gjobe.

Kunder vendimit nr.522, date 27.06.2007 te Gjykates se Apelit Tirane kane bere rekurs te gjykuarit Paulin Pati dhe Llesh Gjelaj per shkaqet:

- Llesh Gjelaj vetem ka deklaruar vetem te dhena te paraqitura ne dokumentat dhe me pas ka kryer procedurat rutine.

- Paulin Pati ka patur per detyre te pranoje dokumentacionin e mallit i cili plotesohet nga agjenti doganor sipas deklarimeve dhe dokumentacioni qe paraqet eksportuesi, etj.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; Prokurorin B. Sheshi, qe kerkoi

mospranimin e rekursit dhe si shqyrtoi ne teresi çeshtjen,

425

Page 426: Tetor 2009

V Ë R E NNe daten 03.01.2002 ne portin e Koperit, nga Policia Sllovene kapet nje sasi prej 841

kg. lende narkotike (canabis sativa), e cila po transportohej me nje trajler me targa J 971 KP me destinacion nje firme Hollandeze. Kjo lende narkotike eshte fshehur ne disa koli me gjethe geshtenje qe ishin nisur nga Shqiperia dhe pikerisht nga firma”Zeneli” sh.p.k., me pronar Bardhyl Zeneli, me qender ne qytetin e Laçit. Gjate shqyrtimit te çeshtjes ne shkalle te pare ka rezultuar se ky trajler eshte nisur me date 29.12.2001 nga qyteti i Laçit dhe eshte ngarkuar me mallin gjethe geshtenje ne magazinat e te pandehurit Mark Boçi.

Dokumentat zyrtare te eksportimit te materialit gjethe geshtenje jane bere nga shtetasi Mark Boci, me autorizim dhe per llogari te shtetasit Bardhyl Zeneli.

Rezulton se ne diten kur ka kaluar trajleri me targa J971 KP per te kryer procedurat doganore, shtetasit Paulin Pati, i cili ka per detyre te pranoje dokumentacionin e mallit, dhe Lulash Pellumbi me detyre doganier i kontrollit fizik, kane qene te pranishem ate dite ne pune (doganiere) ne doganen e Lezhes. Me nje detyre te tille keta te fundit kane proceduar me dokumentat e ndryshme persa i perket kontrollit te trajlerit, deklarimit te mallit, etj., qe bejne pjese ne procedurat sipas Kodit Doganor. Gjithashtu i gjykuari Llesh Gjelaj, me cilesine e punonjesit te agjencise doganore ”Eraldi”, ka bere pasqyrimin e te dhenave te mallit qe ka paraqitur eksportuesi nepermjet dokumentacionit ne deklaraten doganore.

Mbi kete baze, pas rishikimit te vendimit te formes se prere, Gjykata e Apelit Tirane ka deklaruar fajtore dhe denuar te gjykuarit Paulin Pati e Llesh Gjelaj sipas nenit 248 te K.Penal.

Ky vendim eshte ankimuar me rekurs ne Gjykaten e Larte, por Kolegji Penal i kesaj gjykate, duke konstatuar se rekursi i dy te gjykuarve eshte bere duke mos respektuar dispozitat qe lidhem me formen e tij, çmon se ai nuk duhet te pranohet.

Siç rezulton e provuar, akti i rekursit eshte i neneshkruar vetem prej te gjykuarve Paulin Pati e Llesh Gjelaj dhe ne te mungon nenshkrimi i mbrojtesit. Ne kuptim te dispozites se nenit 435/2 te K.Pr.Penale, mungesa e nenshkrimit te rekursit nga ana e mbrojtesit eshte me efekt mospranimi. Kete qendrim kane mbajtur edhe Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte me vendimin unifikues nr.5, date 15.09.2009, sipas te cilit “… rekursi penal duhet te nenshkruhet nga mbrojtesi, ne te kundert ai nuk pranohet per shqyrtim ne Gjykaten e Larte”.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 420/c dhe 435/2 te K.Pr.Penale,

V E N D O S IMospranimin e rekursit te te gjykuarve Paulin Pati e Llesh Gjelaj ndaj vendimit

nr.522, date 27.06.2007 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 28.10.2009

426

Page 427: Tetor 2009

MENDIMI I PAKICËSSi gjyqtare ne pakice kemi mendim te ndryshem nga ai i shumices ne Kolegj. Ne kete

gjykim, nga Kolegji Penal duhet te ishte vendosur shtyrja e seances gjyqesore, me qellim qe, nepermjet njoftimit nga sekretaria e Gjykates se Larte, te gjykuarve Pati e Gjelaj t’u garantohej mundesia per te plotesuar te meten e rekursit, mungesen e nenshkrimit te tij nga mbrojtesi i caktuar prej tyre, apo eventualisht, i caktuar kryesisht nga gjykata.

Ne arsyetimin e saj shumica pranon se, ne rekurset e paraqitura nga te gjykuarit mungon nenshkrimi i mbrojtesve te tyre. Prandaj shumica ka ardhur ne perfundimin se kjo gjendje vjen ne kundershtim me dispoziten e pikes 2 te nenti 435 te K.Pr.Penale, sipas te cilit nenshkrimi i rekursit, me efekt mospranimi, duhet te behet nga mbrojtesi. Ne kete kontekst shumica mbeshtetet edhe ne vendimin unifikues nr.5, date 15.09.2009 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, sipas te cilit “… rekursi penal duhet te nenshkruhet nga mbrojtesi, ne te kundert ai nuk pranohet per shqyrtim ne Gjykaten e Larte”.

Por nga ana tjeter, jemi te mendimit se shumica nuk ka mbajtur parasysh qe, po ne ate vendim unifikues, Kolegjet e Bashkuara kane percaktuar ne menyre te qarte dhe te drejtperdrejte te drejten dhe detyrimin e sekretarive gjyqesore ku depozitohet rekursi per “… te vene ne dijeni te pandehurit ne rastet kur rekursi paraqitet i pa nenshkruar nga mbrojtesi, me qellim qe, ne zbatim te kerkesave te nenit 415/2 te K.Pr.Penale, ai te kete mundesine per plotesimin e tij”.

Jemi te mendimit se nepermjet nje interpretimi te tille te ligjit, ne harmoni me Kushtetuten dhe KEDNJ, duke patur ne konsiderate respektimin e parimeve themeltare te shtetit ligjor, te se drejtes se ankimit ne nje gjykate me te larte, etj., Kolegjet e Bashkuara kane patur parasysh ate qe kane arsyetuar vete ne vendimin unifikues nr.5, date 15.09.2009, se: “… E rendesishme eshte qe kufizimi i vendosur te mos reduktoje mundesine e individit ne nje mase apo menyre te tille sa te cenoje vete thelbin e te drejtes per t’u ankuar, pra kufizimi te mos kthehet ne mohim te se drejtes”. Pra, vullneti i te gjykuarit per te kundershtuar vendimin gjyqesor penal eshte thelbesor. Nese vullneti i tij eshte per te mos kundershtuar vendimin, nje gje te tille nuk ka te drejte ta beje mbrojtesi i tij. Prandaj, roli i mbrojtesit nuk eshte gje tjeter veçse te percjelle kete vullnet te te gjykuarit prane organit te procedimit, duke e veshur natyrshem vullnetin e tij me elementet formalo-juridike e argumentat perkates te domosdoshem profesionale. Aq me teper ky raport mes te gjykuarit dhe mbrojtesit, si dhe ky rol i mbrojtesit, evidentohet ne rekursin drejtuar Gjykates se Larte dhe ne mbrojtjen perpara kesaj gjykate.

Jemi te mendimit se me ane te ketij qendrimi te drejte, Kolegjet e Bashkuara udhezojne te gjitha gjykatat te mbajne parasysh se, ne kuader te respektimit te procesit te rregullt ligjor, nepermjet sekretarive gjyqesore duhet te njoftojne te gjykuarit se rekursi i tyre ka nje mangesi thelbesore, me efekt mospranimi: mungesen e nenshkrimit nga mbrojtesi. Por kjo mangesi nuk eshte e barasvlefshme me ato qe lidhen me aspekte te tjera te formes e permbajtjes se ankimit, apo te afateve per ushtrimin e tij.

Nga ana tjeter, jemi te mendimit se ne procedimin penal nuk ka dhe nuk mund te kete nje qendrim, nje standart te mbrojtjes se interesave te pales qe gjykohet, me te ulet sesa ne procedimin civil, ne te cilin, pales i jepet mundesia te ndreqe e plotesoje nje numer te listuar te metash te ankimit, apo rekursit ndaj vendimit gjyqesor brenda nje afati te caktuar (nenet 455 e 576 te K.Pr.Civile). Nderkohe qe ne procedimin penal, i gjykuari, nese nuk provon pafajesine, rrezikon sanksione te renda deri ne kufizimin e njeres prej lirive themeltare, paprekshmerine e lirise se tij (neni 27 i Kushtetutes), perveç efekteve te tjera te denimit penal. Prandaj, duke mbetur ndonje aspekt tjeter ne çmimin e ligjvenesit, pavaresisht se ligji hesht, nuk mund te mos mbahet parasysh e te respektohet detyrimi i gjykates ku depozitohet rekursi, qe te njoftoje te gjykuarin per te plotesuar te meten e mosnenshkrimit te rekursit nga ana e mbrojtesit te tij. Ne rast te nje qendrimi te kundert, heshtja ne kete aspekt e pikes 2 te

427

Page 428: Tetor 2009

nenit 435 te K.Pr.Penale, do ta bente kete norme antikushtetuese (per pjesen qe hesht), ne raport me nenet 17 e 43 te Kushtetutes.

Se fundi, ne vendimin unifikues nr.5, date 15.09.2009, duke ua ngarkuar detyrimin e lartpermendur me efekte mbi procesin e rregullt ligjor sekretarive te gjykatave me te uleta, Kolegjet e Bashkuara nuk kane perjashtuar nga i njejti detyrim edhe sekretarine gjyqesore te Gjykates se Larte, nese eventualisht, kjo e fundit nuk ka bere detyren, perfshire edhe rastin kur nuk i kerkon administrativisht sekretarive te gjykatave me te uleta te njoftojne te gjykuarin. Madje, nese eventualisht çeshtja eshte ne gjykim, pikerisht ne seance gjyqesore ne Kolegjin Penal te Gjykates se Larte, kur ky i fundit konstaton se asnje sekretari gjyqesore nuk ka bere detyren e njoftimit te te gjykuarit per mungesen e nenshkrimit te mbrojtesit ne rekurs, atehere duhet te urdheroje vete sekretarine e saj ta permbushe kete detyrim.

Per te gjitha arsyet e mesiperme, aq me teper ne rrethanat kur çeshtja ishte seleksionuar per gjykim, kjo perpara vendimit unifikues nr.5, date 15.09.2009 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, dhe tashme ishte ne seance gjyqesore ne Kolegjin Penal, jemi te mendimit se kjo seance gjyqesore duhet te shtyhej, per te mundesuar kryerjen nga sekretaria gjyqesore te veprimeve te nevojshme per njoftimin e te gjykuarve lidhur me mundesine ushtrimit prej tyre te se drejtes se ndreqjes e plotesimit te mungeses se nenshkrimit te mbrojtesit ne rekurset qe ata i kishin paraqitur Gjykates se Larte.

Ardian Dvorani Gani Dizdari

428

Page 429: Tetor 2009

Nr.52105-00247-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2009-300 i Vendimit (540)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesFatos Lulo AnetarBesnik Imeraj AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 28.10.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.52105-00247-00-2009, qe i perket:

TË GJYKUARIT: LUK LUKAJ

A K U Z U A R:Per vepren penale

te vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese, mbetur ne tentative, e mbajtje pa leje te armeve luftarake,

parashikuar nga neni 79/ë – 22 dhe 278/2 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder, me vendimin nr.419, date 05.11.2008, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te pandehurit Luk Geg Lukaj per kryerjen e vepres penale te mbajtje pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.Bazuar ne nenet 278/2, 29, 32, 47, 50 te Kodit Penal, e denon me 2 (dy) vjet burgim.Deklarimin fajtor te pandehurit Luk Geg Lukaj per kryerjen e vepres penale te kanosjes, parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.Bazuar ne nenet 84, 29, 32, 47, 50 te Kodit Penal, e denon me 6 (gjashte) muaj burgim.Deklarimin fajtor te pandehurit Luk Geg Lukaj per kryerjen e vepres penale te shkaterrimit te prones, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.Bazuar ne nenet 150, 29, 32, 47, 50 te Kodit Penal, e denon me 6 (gjashte) muaj burgim.Deklarimin fajtor te pandehurit Luk Geg Lukaj per kryerjen e vepres penale te prishjes se qetesise publike, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal.Bazuar ne nenet 274, 29, 32, 47, 50 te Kodit Penal, e denon me 3 (tre) muaj burgim.Ne aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, e denon përfundimisht me nje denim te vetem prej 3 (tre) vjet burgim.Vuajtja e denimit te fillohet nga dita e ndalimit te tij e te vuhet ne burg te sigurise se zakonshme.

429

Page 430: Tetor 2009

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.52, date 23.02.2009, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.419, date 05.11.2008 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder persa i perket cilesimit ligjor dhe mases se denimit per te pandehurin Luk Geg Lukaj per kryerjen e vepres penale te kanosjes dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake, te parashikuara nga nenet 84 e 278/2 te Kodit Penal, per diten e fillimit te vuajtjes se denimit dhe llojin e burgut ku do te vuhet denimi, disponimin per provat materiale dhe shpenzimet proceduriale.Ndryshimin e vendimit te gjykates persa i perket aplikimit te nenit 55 te Kodit Penal ne kete menyre:Ne aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, te pandehurin Luk Geg Lukaj e denon përfundimisht me nje denim te vetem prej 2 (dy) vjet burgim.Prishjen e vendimit te gjykates dhe pushimin e çeshtjes ne ngarkim te te pandehurit Luk Geg Lukaj per veprat penale te shkaterrimit te prones dhe prishjes se qetesise publike, parashikuar nga nenet 150 e 274 te Kodit Penal.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs prokurori i prokurorise se apelit, i cili ka kerkuar prishjen e tij dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim, duke parashtruar keto shkaqe:

- Me vendimin e gjykates se apelit nuk jemi dakord, pasi eshte vertetuar plotesisht se i pandehuri Luk Lukaj, pas nje konflikti me dy deshmitaret Emiljano dhe Elvin Gjushi, ka tentuar te vrase me arme zjarri babain e tyre shtetasin Marin Gjushi, por qe per shkaqe te pavarura prej tij nuk ia ka arritur qellimit, ashtu sikurse nuk ia ka arritur qellimit dhe kur ka qelluar ne katin e dyte te baneses se ketyre te fundit.

- Gjykata e apelit, ashtu sikurse dhe ajo e faktit, ne vendimet e tyre arsyetojne se mungon objekti i vepres penale, por ne fakt objekt i kesaj vepre penale dhe i predhave te qitura nga arma e te pandehurit ishin familjaret e familjes Gjushi, te cilet kane mundur per mrekulli t’u shpetojne predhave, duke u strehuar ne ambiente te katit te pare te nderteses, ku jeta e tyre ishte me pak e rrezikuar.

- Gjykata edhe pranon faktin se predhat e armes se te pandehurit kane demtuar jo vetem suvane e jashtme te baneses, por dhe ate te korridorreve dhe te dhomave te katit te dyte, ku jane demtuar dhe xhamat e mobiljet dhe, nga ana tjeter, shprehet se mungon objekti i vepres penale, kur ne fakt dhe ai e ka ditur se ne shtepi ishin banoret e saj dhe mundesia e ardhjes se pasojes vrasjes se dy apo me shume personave ishte evidente.

- I pandehuri ka ndermarre te gjitha veprimet e mundshme, ne formen e hakmarrjes, per te realizuar krimin e vrasjes se shtetasve Emiljano, Elvin dhe Martin Gjushi dhe ka vene ne rrezik jeten e shume personave, por per shkaqe te pavarura prej tij nuk eshte bere i mundur realizimi i ketij qellimi.

- I drejte eshte vendimi i gjykates se apelit per pushimin e akuzave per veprat penale te parashikuara nga nenet 150 e 274 te Kodit Penal, pasi gjykata nuk mund te ngreje akuza te reja veç asaj te kerkuara nga prokurori, por dhe se mungon ana objektive dhe subjektive e ketyre veprave, per te cilat gjykata e faktit ka deklaruar fajtor te pandehurin.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs i gjykuari Luk Lukaj, nepermjet avokatit te tij, i cili ka kerkuar ndryshimin e tij ne lidhje me masen e denimit dhe aplikimin e nenit 59 te Kodit Penal, duke parashtruar keto shkaqe:

430

Page 431: Tetor 2009

- Vendimi i mesiperm i gjykates se apelit eshte i pabazuar vetem ne lidhje me zbatimin e kritereve ligjore per caktimin e llojit dhe mases se denimit, pasi ajo duhet te vleresonte me mire rrezikshmerine e veprave penale te parashikuara nga nenet 84 e 278/2 te Kodit Penal, vepra te cilat kane si mase denimi dhe gjobe.

- Gjykata nuk kane patur parasysh faktin se i pandehuri eshte i vetmi person qe eshte dhe burim jetese per dy prinderit e tij 80 dhe 75 vjeç, ka ne ngarkim kater femije te mitur, rrezikshmerine shoqerore te vogel te tij, personalitetin e tij, pasi ka qene anetar i Keshillit te Fshatit, i Keshillit te Komunes dhe Anetar i Kryesise se Misionit te Pajtimit te Gjaqeve.

- Duke patur parasysh ekzistencen e disa rrethanave lehtesuese te parashikuara nga neni 48 i Kodit Penal, faktin se marrdheniet mes te pandehurit dhe te demtuarit jane normalizuar, nisur dhe nga masa e denimit, gjykata ishte brenda kritereve te kerkuar nga neni 59 i Kodit Penal, prandaj duhet te kishte pezulluar ekzekutimin e vendimit te denimit per te pandehurin Luk Lukaj.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Majlinda Andrea; prokurorin Hysen Keta, i cili

kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe zgjidhjen e çështjes pa e kthyer, duke e deklaruar fajtor të gjykuarin për nenin 79/ë-22 të K.Penal dhe dënimin e tij me 20 vjet burgim; mbrojtesin av. Arben Shehu, i cili kerkoi lënien në fuqi të vendimit dhe aplikimin e nenit 59 të K.Penal; pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NSe nga shqyrtimi i akteve të çështjes penale në ngarkim të të gjykuarit Luk Lukaj,

rezultoi se ky i gjykuar me vendimin nr.419, date 05.11.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Shkoder, është deklaruar fajtor dhe dënuar për veprat penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal; për kundërvajtjen penale të kanosjes, parashikuar nga neni 84 i K.Penal; për vepren penale të shkatërrimit të pronës, parashikuar nga neni 150 i K.Penal dhe për kundërvajtjen penale të prishjes se qetësisë publike, parashikuar nga neni 274 i K.Penal.

Ky vendim është lënë në fuqi pjesërisht nga Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin nr.52, date 23.02.2009, në lidhje me cilësimin ligjor dhe masën e dënimit për veprat penale të parashikuara nga nenet 278/2 e 84 të K.Penal, por duke u ndryshuar në lidhje me aplikimin e nenit 55 të K.Penal, duke e dënuar përfundimisht të gjykuarin me 2 vjet burgim. Përsa i përket deklarimit fajtor dhe dënimit për veprat penale të parashikuara nga nenet 150 e 274 të K.Penal, gjykata e apelit ka prishur dhe pushuar çështjen.

Të dyja gjykatat kanë pranuar se në ngarkim të të gjykuarit ka filluar procedimi penal, mbi bazën e ngjarjes së ndodhur në datën 06.08.2006 në fshatin Dajç-Shkodër, ku i gjykuari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Martin Gjushi, pa shkaktuar viktima, por vetëm dëmtime të fasadës së banesës.

Gjykatat e faktit kanë pranuar të provuar se i gjykuari, pasi është rrahur në lokal nga dy djemtë e shtetasit Martin Gjushi, i fyer, ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë një armë zjarri. Në rrugë ka takuar shtetasin Martin Gjushi, të cilin nga një distancë e afërt e ka kanosur duke qëlluar në ajër dhe pas 7-8 minutash ka arritur në banesën e Martin Gjushit dhe duke mos e ditur se kush ka qenë brenda, ka filluar të gjuajë drejt shtëpisë dhe më pas është larguar. Nga mekanizmi i ngjarjes, gjykatat kanë arritur, pas vlerësimit të plotë të provave, në konkluzionin se i gjykuari në asnjë moment nuk ka patur dëshirën të vrasë ndonjë person të familjes Gjushi, pasi po të kishte patur këtë qëllim, ai kishte të gjitha mundësitë të vriste dëshmitarin Martin Gjushi në momentin e takimit të tij në rrugë dhe ka qëlluar në ajër në një

431

Page 432: Tetor 2009

distancë e afërt, por i fyer pasi u rrah nga vëllezërit Gjushi, nisur nga mentaliteti i zonës, ka qëlluar mbi shtëpinë e familjes Gjushi, duke kanosur pjestarët e kësaj familje, për t’i treguar se ishte fyer rëndë. Në këto rrethana, është konkluduar nga gjykatat, se me veprimet e tij i gjykuari kishte konsumuar elementë të veprës penale të kanosjes së parashikuar nga neni 84 i K.Penal dhe ato të parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal.

Përsa i përket pjesës ku dy vendimet janë të njëjta në lidhje me deklarimin fajtor të të gjykuarit lidhur me faktin se ky i fundit, me armë zjarri, ka kanosur pjestarë të familjes Gjushi, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, arriti në konkluzionin se ato janë marrë konform kërkesave të nenit 380 të K.Pr.Penale, pasi u konstatua se ato janë bazuar në provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe përveç parashtrimit të plotë të rrethanave të faktit, vlerësimit të drejtë të provave, në zbatim të kërkesave të nenit 383 të K.Pr.Penale, vendimet përmbajnë edhe arsyet për të cilat nuk u pranuan pretendimet e organit të akuzës, arsye, të cilat ky Kolegj i gjen ligjore dhe të bazuara në aktet e dosjes.

Në mënyrë të plotë dhe ligjore është arsyetuar koncepti i tentativës dhe është arritur në konkluzion se përse nuk jemi në kushtet e tentativës për vrasje në rrethana të cilësuara, nisur nga veprimet që ka ndërmarrë i gjykuari dhe pasoja e shkaktuar.

Të bazuar gjen ky Kolegj prishjen e vendimit nga ana e gjykatës së apelit, në lidhje me veprat penale të parashikuara nga nenet 150 e 274 të K.Penal dhe pushimin e çështjes në lidhje me to, duke arsyetuar se nuk është hetuar në drejtim të faktit të dëmtimit të banesës, vlerës së dëmit, si dhe në drejtim të prishjes së qetësisë publike, për të cilën nuk janë marrë prova.

Ky Kolegj, duke marrë në shqyrtim pretendimet e përfaqësuesit të akuzës dhe për arsyet e parashtruara më lart, nuk çmon se vendimi i Gjykatës ë Apelit Shkodër është i cënueshëm.

Ky Kolegj, mbi bazën e kërkesës së mbrojtësit të të gjykuarit, në lidhje me zbatimin e nenit 59 të K.Penal, duke pezulluar ekzekutimin e vendimit të dënimit, mban parasysh mënyrën e jetesës dhe nevojat familjare të të gjykuarit, i cili ka katër fëmijë të mitur dhe prindërit në moshë të thyer për t’u kujdesur, çmon se ka vend për zbatimin e nenit 59 të K.Penal dhe vënien në provë të të gjykuarit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates së Lartë, mbështetur në nenin 441/a të Kodit të Proçedurës

Penale,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.52, datë 23.02.2009 të Gjykatës së Apelit Shkodër. Në zbatim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me

burgim për një afat kohor prove prej 3 vjetësh.

Tiranë, me 28.10.2009

432