vip albania tetor 2013

96
300 Lek, Nr 87, Tetor 2013

Upload: revista-vip

Post on 05-Apr-2016

306 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

 

TRANSCRIPT

Page 1: VIP Albania Tetor 2013

300 Lek, Nr 87, Tetor 2013

Page 2: VIP Albania Tetor 2013
Page 3: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 3

1PRILL 2013 3

ETCSHESHI WILLSON

e-mail: [email protected]

CITY PARKBeauty point QTU1PRILL 2013 3

ETCSHESHI WILLSON

e-mail: [email protected]

CITY PARKBeauty point QTU

1PRILL 2013 3

ETCSHESHI WILLSON

e-mail: [email protected]

CITY PARKBeauty point QTU

1PRILL 2013 3

ETCSHESHI WILLSON

e-mail: [email protected]

CITY PARKBeauty point QTU

1PRILL 2013 3

ETCSHESHI WILLSON

e-mail: [email protected]

CITY PARKBeauty point QTU

1PRILL 2013 3

ETCSHESHI WILLSON

e-mail: [email protected]

CITY PARKBeauty point QTU

Page 4: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 20134

Page 5: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 5

Page 6: VIP Albania Tetor 2013
Page 7: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 7

Page 8: VIP Albania Tetor 2013

AUTOSTRADA TIRANË-DURRËS

Km 11 KASHAR

Tel :+355689040070 Tel :+35569408484

Tiranë ALBANIA

e-mail:[email protected]

www.emigres.al

EKSPOZITA MË E MADHE NË SHQIPËRI 6200m2

pllaka . mobilje. hidrosanitare

EMIGRES

Page 9: VIP Albania Tetor 2013

W

Kënaqësia e ujit

MADE IN GERMANY

Page 10: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201310

12 FEMRAT, NË APO NËN PUSHTET...

14 REHABILITIMI PLASTIK I GJIRIT PAS SHTATZËNISË

18 LAZARATI QYTET MODEL

20 VIP GIRL DANIELA

22 GJINIA E TRETË HEMAFRODIT

24 DJ VICKY, FITUESI I “RED BULL THRE3STYLE, ALBANIA”

26 PSIKOLOGJI

28 SEYHAN PENCABLIGIL CEO MË I MIRE NË EUROPË

38 FINESA FRANCEZE E PIER CARDIN

42 DRITA PELINGU YLL QË U SHUA...

44 VIP TRAVEL

56 24 ORË ME ARTAN FUGËN

56 FIORI DI PANNA

58ANILA KALLESHI: SUKSESI IM MOTIV I BUKURISË PËR FEMRAT SHQIPTARE

64 VJESHTË FASHION

66 MAMASITAT

70 VETON OSMANI, FOTOGRAFIA QË NDAL KOHËN

74 VIP KOKTEIL

76 BALLKANIADA 2013 E VOLEJBOLLIT

84 VIP BOY LEO SULAJ

87 VERËT

88 NELSON HYSA, 15 VITE KAMPIONI I PESHAVE SUPER TË RËNDA

P Ë R M B A J T J AP Ë R M B A J T J A

Kryeradaktore

Page 11: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 11

Distributor zyrtar

për Shqipërinë

Address:

Rr. “Myslym Shyri”, Nr. 46/1

Tirane, Albania

Tel/Fax: +355 4 2232237

Mob.: +355 69 2607608

+30 69 99251085

Page 12: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201312

Pjesmarrja e femrës në poltikë dhe akoma më tej, përqindja

e femrave në parlament është një ndër indikatorët më të

rëndësishëm, i cili së bashku me raportin e femra/meshkuj

të regjistuar në shkollën fi llore, të mesme dhe të lartë si dhe

me pjesën e femrave të punësuara jo në sektorin bujqësor,

ndihmon në promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin

e femrës .

Normalisht, në një popullsi, 50% e secilës përbëhet nga

femra, pjesmarrja në pozicionet vendimmarëse të dy

sekseve duhet të ishte në të njëjtat kuota. Por në fakt,

shifrat përgjithësisht në botë fl asin për shoqëri të drejtuara

nga meshkujt,  ku pjesmarrja e femrës mund të imponohet

kryesisht nëpërmjet organizatave ndërkombëtare. Për

këtë arsye, në Platformën Beijing  është rekomanduar që

shtetet të mundësonin te paktën nivelin 30% të vendeve

në parlament për femrat, fakt ky i përmendur jo rrallë nga

partitë politike në prag fushatash elektorale në Shqipëri.

Ato sigurohen gjithmonë të nënvizojnë faktin se femrat

duhet të jenë një zë jo i vogël në vendimmarrje dhe në

parlamentin shqiptar.Qeverisja në nivel rajonal apo lokal, luan një rol të

rëndësishëm në jetën e qytetarëve, ndoshta edhe më

shumë sesa qeveria qendrore. Qytetarët presin që pushteti

lokal, për shembull, të mundësojë ofrimin e shërbimeve,

menaxhimin e burimeve publike dhe infrastrukturës, si dhe

të ndërmjetësojë në konfl ikte. Qytetarët kanë më shumë

gjasa të jenë në kontakt ditor me përfaqësuesit e qeverisjes

lokale sesa me përfaqësuesit e qeverisë së tyre kombëtare.

Kështu, është e rëndësishme që gratë ashtu si dhe burrat të

shërbejnë në administratën lokale, dhe që qeverisja vendore

të ketë kapacitetet për t’iu përgjigjur nevojave të zgjedhësve

femra dhe meshkuj.Niveli lokal është gjithashtu vendi ku

shumë politikanë vendosin të fi llojnë karrierën e tyre, për

të marrë përvojë para se të lëvizin për në nivelin kombëtar

të qeverisjes. Në këtë mënyrë, niveli lokal mund të shërbejë

si një terren trajnimi i rëndësishëm për një qeverisje të

mirë. Në botë, statistikat krahasuese mbi pjesëmarrjen e

grave në qeverisjen lokale nuk janë të plota..Në përgjithësi

në Shqipëri, që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2009,

ka pasur një rritje të ndërgjegjësimit në lidhje me rolin e

qytetarëve dhe shoqërisë civile në një shoqëri demokratike.

Megjithatë nuk do të mund të bënim një ndarje kategorive

të grave për këtë gjë. Nuk do të ishte e drejtë të supozohej

se të gjitha gratë kanë të njëjtat aftësi për t’u angazhuar në

procesin politik, ashtu sikurse edhe si votuese ose kandidate.

Në veçanti, gratë në zonat rurale në Shqipëri përballen

me sfi da edhe më të mëdha dhe janë të nënpërfaqësuara

politikisht. Pavarësisht zvogëlimit të popullatës në zonat

rurale në vend për shkak të emigracionit, gratë në zonat

rurale ende përbëjnë një të katërtën e shoqërisë shqiptare,

dhe prandaj janë një pjesë e konsiderueshme e elektoratit.

Por ato ende nuk janë të pranishme në sferën politike

të vendit. Sfera politike është shumë agresive dhe jo e

favorshme për pjesëmarrjen e grave, se shoqëria në zonat

rurale dhe veriore të vendit është mjaft patriarkale dhe se

është e vështirë të identifi kohen gratë kandidate potenciale

në ato zona.Ndërkohë që fi toret për gratë në Shqipëri gjatë

viteve të fundit duhet të vlerësohen, eksperienca e grave

rurale është një kujtesë e hendekut domethënës gjinor që

mbetet në drejtim të aftësive të burrave dhe grave për t’u

angazhuar në jetën politike të vendit të tyre. Në të gjithë

shtetet në botë, gratë në pozicione lidershipi ndeshen me

rezistencë dhe paragjykim. Shqipëria ka qenë një shoqëri

konservatore, në të cilën meshkujt kanë dominuar dhe për

shekuj kanë luajtur rolin kryesor, ndonëse në periudhën

e regjimit komunist, statistikat tregojnë për një pjesë të

konsiderueshme të grave në strukturën e qeverisjes. Në

ditët e sotme, mentaliteti po ndryshon. Gjithnjë e në

Femrat,Femrat,në apo nën në apo nën pushtet...pushtet...

Page 13: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 13

rritje, si burrat dhe gratë kanë akses në pozicionet vendim-

marrëse, në tregun e punës, arsim, biznes, kulturë, gjykata

dhe polici, etj. Gjatë viteve të fundit, politika dhe programe

të ndryshme, duke përfshirë fushatat e ndërgjegjësimit mbi

çështjet gjinore, kanë synuar ndryshimin e qëndrimeve..

Sfi da më e madhe e raportuar nga gratë është “përgjegjësitë

familjare.” Gratë kanë prioritet mirëqeninen familjare

dhe kjo sipas perceptimeve të tyre nuk i lejon ato të

angazhohen si kandidate. Ndërsa, roli i burrave në familjet

e tyre, në të kundërt, nuk bie ndesh me ambiciet e tyre

politike. Arsyeja e tretë që gratë përmendën si pengesë,

mbështeten nga komuniteti dhe votohen nga qytetarët

në bazë të përkatësisë së tyre politike. Mediat, veçanërisht

gjatë procesit zgjedhor, luajnë një rol të rëndësishëm si në

shpërndarjen

e informacionit ashtu edhe në formësimin e opinioneve.

Media informon elektoratin për

pikëpamjet politike të ofruara, platformat dhe programet.

Kur media pasqyron profi le të

fi gurave politike dhe kandidaturave të mundshme, ajo

përcjell informacion për vlerat që ata

përfaqësojnë, si dhe kapacitetet e tyre.

Mediat nuk janë të imunizuara nga paragjykimet e shoqërisë

në përgjithësi, duke përfshirë

edhe paragjykimet gjinore. Disa vëzhgues mendojnë se

media në Shqipëri ka bërë disa

përparime në aspektin e raportimit mbi gratë lidere dhe

vendim-marrëse pa paragjykime.

ishte mungesa e “kontakteve të mjaftueshme me strukturat

politike lokale.” Ndërkohë, burrat nuk e raportojnë këtë

pengesë, gjë që tregon se si strukturat e partisë vazhdojnë

të jenë të dominuara nga meshkujt. Është interesant fakti

që si gratë dhe burrat përmendin se janë “të impenjuar

me punën e tyre aktuale,” gjë që tregon se si gratë dhe

burrat janë të angazhuar në mënyrë të konsiderueshme

në forcën e punës. Vlen të përmendet se gratë deputete

janë konsideruar si një model i vlerave pozitive të tilla si

integriteti dhe profesionalizmi, kishin fi tuar mbështetjen

e kolegëve të tyre në parti politike dhe u votuan nga një

pjesë e madhe e qytetarëve, për shkak se angazhimi i tyre

në aktivitetet e komunitetit u vlerësua shumë. Ashtu si

burrat dhe gratë mbështesnin gratë e zgjedhura deputete si

përfaqësuese të denja të grave, duke mbështetur angazhimin

e tyre në politikë. Megjithatë ka histori të suksesshme të

grave, të cilat arritën të përfshiheshin në politikë si lidere,

raporti i tyre është i papërfi llshëm në politikën lokale. Disa

përfaqësues të partive politike deklaruan se disa gra me

potenciale lideri, të cilat u mbështetën nga strukturat lokale

të partisë dhe forumi politik i gruas gjatë zgjedhjeve të

fundit parlamentare, nuk u përfshinë në listat e kandidatëve

pasi këto kandidatura nuk u pranuan nga ana e lidershipit

të nivelit qendror. Ndërsa, nga ana tjetër ka patur gra të

cilat u propozuan personalisht nga ana e liderëve të partive

politike dhe jo nga strukturat partiake. Kjo duket

se ka motivuar liderët kryesorë të partive politike për të

kërkuar liderë të rinj, si individë që

Page 14: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201314

Pëson ndryshime gjoksi, pas shtatzënive?

Mos ndoshta, nuk duhet ta ushqej fëmijën me qumësht, që

të mos më varet gjiri?

Çdo grua që pret ose që ka fëmijë, ka konstatuar

ndryshimet që ndodhin në trupin e saj dhe pyet veten në

qoftë se do të ketë mundësi që të rikthehet në gjendjen

e mëparshme. Gjiri i gruas, përveç se është organi i

domosdoshëm i mëkimit (gjidhënies), është identifi kuar

në të gjitha shoqëritë njerëzore me një element tjetër po

kaq të rëndësishëm, atë të feminilitetit. Gjiri ideal ka

analogji konkrete sa i përket lartësisë së thithës, largësisë

nga vija ndarëse, forma e pikës dhe madhësia, cilësi që u

korrespondojnë veçanësive trupore.

Pas muajit të tretë të shtatzënisë duken shenjat e para të

ndryshimeve të gjirit dhe në radhë të parë të ndryshimit

të madhësisë së tij. Paralelisht, në raste të veçanta duken

shenjat e para të strijave (zmaliaturave) në gji, fi llimisht të

kuqe dhe në vijim, më të bardha. Ndryshimet e madhësisë

lidhen me shtimin e hormoneve të gjendrave të qumështit,

të cilat bëhen gati për mëkim. Pas lindjes dhe gjatë gjithë

kohës së gjidhënies, për aq kohë sa nëna i jep gji fëmijës,

gjiri do të ruajë këto përmasa të zmadhuara. Zmadhimi

i gjëndrave të qumështit sjell dy pasoja kryesore: e para,

shtimin e peshës dhe e dyta, dilatimin e elementeve fi brozë

dhe ato të lëkurës. Si pasojë, duken shenjat e para të rënies

së gjirit e cila është më e dukshme pas periudhës së gji

dhënies (mëkimit). Në disa raste të veçanta, ka mundësi

që gjendrat e qumështit të atrofi zohen dukshëm dhe

gjiri të zvogëlohet. Disa gra përshkruajnë gjirin e tyre si

“qese bosh”. Për fat të keq, ende nuk është gjetur ndonjë

prognoze bindese, se cila grua do të ketë më shumë ose

më pak gjasa për rënie të gjirit, por, përgjithësisht, gratë

me madhësi gjiri A-B dhe ato me relativisht pak elemente

fi brozë para shtatzënisë do të paraqesin shenja më të mëdha

rënieje, në krahasim me ato me madhësi më të madhe gjiri

dhe me elementë më të shumtë fi brozë.

Kirurgu plastik mund të korrigjojë problemet që lidhen

me rënien, atrofi në dhe hipertrofi në e gjirit. Në ato

raste ku konstatohen rënie më të vogla të gjirit pa atrofi ,

mund të bëhet rehabilitimi i gjirit me një prerje të vogël

rreth thithës. Teknika në fj alë është relativisht e thjeshtë,

pa komplikacione të veçanta dhe mund të realizohet me

narkozë lokale ose / dhe totale pa qenë i nevojshëm qëndrimi

njëditor në klinikë. Në rast se ka rënie më të dukshme,

por gjiri ka ruajtur madhësinë e tij, mund të aplikohet

metoda e ashtuquajtur e rehabilitimet keyhole, gjatë se

cilës rimodelohet forma e gjirit ndërsa pozicioni i thithës

rikthehet në lartësinë e saj normale. Prerja përfundimtare

do të kryhet rreth thithës dhe vertikalisht poshtë, e cilat

zhduket pothuajse tërësisht me kalimin e kohës.

Në rast se gjiri është atrofi zuar shumë ose në rast se gruaja

ka dëshirë për të zmadhuar gjoksin, mund të arrihet një

rezultat shumë i mirë nga ana estetike, me përdorimin

e implanteve të silikonit. Sa u përket implanteve, ato

mund të jenë të rrumbullakët ose anatomike. Implantet

anatomike kanë avantazhin se japin një rezultat më të

natyrshëm dhe gjithashtu mund të përcaktohet me një

matje të përshtatshme para intervenimit se cili implant do

të ketë rezultatin më të mirë të mundshëm. Me zgjedhjen

e implantit më të mirë, automatikisht realizohet ngritja

e thithës. Në qoftë se rënia është më e madhe, të bëhet

bashkërendimi me një ngritje të vogël me prerje rreth

thithës. Intervenimi bëhet me narkozë totale dhe mjekimi

është njëditor.

Page 15: VIP Albania Tetor 2013

Rr. Pjeter BogdaniEurocosmetic Distribution

distributor zyrtar per : L’Oreal Professional , Kerastase , Matrix, Maletti Group

ADr : rr Xhorxhi MArtini , pallati Colombo 2 Tirane , Albania

Email : [email protected] : akademia@ loreal,al

Contact : 00355 696044007

Page 16: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201316

Në ato raste ku kemi të bëjmë me rënie shumë të madhe

të gjirit, rekomandohet zvogëlimi – ringritja me teknikën

e T-së së përmbysur. Domethënë, prerja përfundimtare

ka formën e T-së së përmbysur me bazë në kënd, që nuk

është e dukshme, në mënyrë që prerja e vetme e dukshme

të jetë një prerje tërthore poshtë thithës. Intervenimi në

fj alë bëhet me narkozë totale dhe kërkon një qëndrim

njëditor në klinikë. Gjatë intervenimit bëhet zvogëlim

tredimensional, si dhe rimodlim i gjirit, po ashtu ruhet

estetika dhe funksionimi i thithës. Shumë gra i kanë

ushqyer fëmijët me gji edhe pas këtij intervenimi.

Duhet të vemë në dukje, se nuk ka limite kohore se kur

mund të bëhet intervenimi për korrigjimin e gjirit, por

preferohet të ketë kaluar mosha e pubertetit, në mënyrë

që të mos ketë ndikim në rezultatin estetik përfundimtar.

Si implantet e silikonit, ashtu edhe teknikat intervenuese

janë absolutisht të sigurta dhe në asnjë rast nuk mund të

fajësohen për raste sëmundjesh malinje të gjirit. Së fundmi,

është e rëndësishme të themi se nuk ekziston ndonjë rregull

i përgjithshëm sesi mund të korrigjohet nga ana estetike

gjiri. Zgjedhja e teknikës më të përshtatshme varet nga çdo

person në mënyrë të veçantë dhe planifi kohet posaçërisht

në varësi të dëshirave të çdo gruaje në veçanti.

Georgiou Papandreou 9454655 Th essalonikiTel. +30 2310 426606Email: [email protected]: www.drpapaioannou.gr

Ismail Qemali 34 (ish-Bloku)TiranëTel: 0686006006Email: [email protected]

Website: www.drpapaioannou.gr

Page 17: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 17TETOR 2013 17

Page 18: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201318

Lazaratiqytet model

Page 19: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 19

Lazarati, katundi më i pasur në botë, gjendet në Malin

e Gjerë, pjesë e krahinës famëmadhe të Lunxhërisë,

rreth 3 kilometra larg qytetit të mbushur me të papunë

të Gjirokastrës. Lazarati ka një sipërfaqe prej 41 mijë

hektarë, ka rreth 700 familje me rreth 6,500-7,000 banorë.

Në Lazarat ka 23 laboratorë të përpunimit të bimëve

medicionale, si: çaji i malit, sherbelë, hashash etj. Ky vend

i vogël kontribuon afërsisht 5% të të gjithë prodhimit

kombëtar të deklaruar shqiptar. Lazarati është model i

liberalizimit, demokracisë. Atje, askush nuk ka nevojë

të vjedhë, të vrasë apo të kryejë krime të tjera. Askush

nuk vuan nga uria, askush nuk është armik me tjetrin.

Përkundrazi, banorët janë të lidhur mes tyre nëpërmjet

martesave, krushqive dhe ndarjes së detyrave në punët

që bëjnë, të gjithë në harmoni me njëri-tjetrin. Banorët

e tij, bëjnë një jetë lukzose dhe gjithashtu, ndihmojnë

dhe vendet fqinje, duke i punësuar në kohën e të korrave.

Heroi dhe idhulli i këtij katundi është Azem Hajdari, të

cilit i është ngritur dhe një bust në qendër të tij. Komunë

e bashkuar, me teknologji tepër të zhvilluar, me ekonomi

për t’u pasur zili nga çdo vend i botës, atëherë pse gjithë ky

emër i keq për Lazaritin?

Kohët e fundit, mediat i kanë kushtuar tepër rëndësi

edhe pas operacioneve të shumta të policisë për të hyrë

në këtë “shtet brenda shtetit”. A ka ndikuar kjo reklamë

e keqe, negativisht për të? Apo, ka qenë Lazarati ai që

i ka kërkuar mediat për t’i dhënë pak material e për t’u

bërë sërish qendra e vëmendjes? Epo, si çdo fshat, qytet,

apo shtet edhe Lazarati do të ketë dy anë: atë pozitive dhe

negative. Ajo që duhet të vlerësojmë është “sinqeriteti” që e

karakterizon dhe jo si shumë vende të tjera, përfshirë këtu

kryeqytetin tonë, që japin një panorama marramendëse

në çdo aspekt, ndërkohë që “prapaskenat” të lënë për të

dëshiruar…

Page 20: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201320

A është modelingu profesioni I jetës tuaj?

Modelingu është pjesë e rëndësishme e jetës time,por nuk

mund të them që e shoh si profesion të jetës.

Mund të bëni ndryshime në look-un tuaj në mënyrë

personale apo ndërhyn dikush në këtë gjë?

Ndryshimet në look sjellin gjithmonë kënaqësi të

vecanta,por unë kujdesem personalisht për look-un tim

dhe marr gjithmonë mendimin e dy motrave të mia.

Ju në fushën e modës,motra juaj Ertila në botën e

muzikës,c’mund të na thoni rreth kësaj?

Ertila ka studiuar 8 vjet kanto dhe tani është një këngëtare

e mirfi lltë.Ndërsa unë po bëj gati tre vjet në fushën e

modës,por të ardhmen time e shoh pjesë të televizionit.

Për cfarë keni studiuar?

Shkenca Politike.

Një fi zik i bukur është gjithmonë një ndihmë shumë e

madhe, si u zbulua Daniela? Kush të mbështeti?

Fotot e mia të para profesionale janë realizuar nga Endrit

Mertiri,më pas kam bashkpunuar me emra të ndryshëm

të botës së modës dhe kështu nisi karriera ime si modele.

Statusi juaj momentalisht?

Single..and loves to mingle.

Ndonjë planë që keni së afërmi?

Kam disa plane,por momentalisht në televizion.

Cila është ajo që dëshiron të bësh më tepër?

Të jetoj jetën ashtu si e dëshiroj,të tjerat vijnë vet.

Ju shohim në emisione të ndryshme televizive,në klipe

këngësh..ku do t’ju shohim tjetër?

Surpriz...

Vip girlDaniela

TETTTETTTTETTTTTTTTTEEEETTTTTTTTTTTTTTTTTTTTETTETETTTTTEEEEEETTTTTTTTTTTETTTTTTETTEEEEEETETTTTTTTTTTTTTTTTEEEEEEEETETTTTTTTTTTTTTETTTTETETETTTEEEEEETTTTTTTTTETTEEEEEEETETETETTTTTTETTTTEETTTTTTTTETTTTTEETTTTTTTTTTTTTTETEETTTTTTTTTTTTTTTEEEEEETTTTTTTTTTTTTTTEEEEEEETEEETTTTTTTTTTTTTTTTEEEEEEETETETTTTTTTTTTTTEEEEEEEETTTTTTTTTTTTTTEEEEEEETTTTTTEEETTTTTTTTEEETTTTTTTTTTTTTTEEEEEEETETTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTETEEEEEEEETETTTTTTTTTTTTTTTTTTTTEEEEEEEEEEETTTTTTTTTTTTTEEEEEEEEETTTTTTTTTTTTTTTTTTEEEEEEETTTTTTTTTTTTTTTTEEEEEEEEEETTTTTTTTTTTEEEEEEEETTOOOROROROR OROROROROROROROROOORRRRRROROR OOORORORORORRRRRRRRRRRRRROOROROORORRRRRRRRRRRRRRRROOOOORRRRRRRRRRRRROOORRRRRRRRRRRRRROORRRRRRRRRRRRROOOORRRRRRRRRRRRRRRRRROOORRRRRRRRRRRRRROOOORRRRRRRRRRROOOOOOOORRRRRRRRRRRRRROOOOOOOOOORRRRRRRRRROOOOOOOOOORRRRRRRRRROOOOOOOOOOORRRRRRRRRRRRROOOOORRRRRRRRRRROOOOOOOORRRRRRRRRROORRRRRRRRRRROOOOOOOOOOORRRRRRRRRROOOOOOOOOOOORRRRRRRROOOOOOOOOOOORRRRRROOOOOOOOOOOOOORRRRROOOOOOOOOOOOOOOORRRROOOOOOOOORRRRROOOOOOOOOOOORRR 222020222222222220202222222202020222222222220222220222220222222202222222222220002200020202020200002022000000220000022200220220000220002222220000000002222200000000022222220000000000222220000000222200000022200000222000222000000000022222220000000000002222222000000000002000000000002200000000000000000000000 000000000001111313133333333113133333333333331131313133333333333111133333333331333333333333331333333333333333333333133333133313133333

Page 21: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 21TETTETTETTETTETETETETTETTETETTETETTTTTTTTTTTT OROOROROROROR OROROROROROOORORO 202022020202000020002020131333133313133131333333 2212212121221121212122

Page 22: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201322

Gjinia e tretë Hemafrodit

Sipas etimologjisë, termi “hemafrodit” vjen nga greq-

ishtja e vjetër dhe është fëmija i Hermesit dhe Afër-

ditës. Biri i tyre, ndërsa bënte banjë u gjet i bashkuar me

trupin e një nimfe.Tashmë, ai kishte një trup të brishtë

dhe delikat si një femër, por me organ gjenital mashkullor.

Pra, një kombinim i dy gjinive që njohim ne sot, shfaqur

në një qenie të vetme, duke simbolizuar plotësinë e një qe-

nieje. Më pas kalojmë te dialogjet e Platonit, ku lexojmë:

«Në fi llim ishin tre gjinitë e njerëzimit dhe jo dy si tani,

mashkull dhe femër, por ka pasur edhe një të tretë të për-

bashkët për të dyja, që i mbeti emri, por ajo u zhduk dhe

kjo ishte atëherë, gjinia hermafrodit, pamja e kësaj gjinie

i ndoqi të dy, mashkullin dhe femrën”. Pra, hermafrodit

është personi i cili, posedon dy organe gjenitale, mashku-

llore dhe femërore. Në shumë pak raste të njohura ishte

detyrë e prindërve të»zgjidhnin» seksin e fëmijës, pas disa

testeve që vlerësojnë ndjeshmërinë për nivelin e hormone-

ve ose mbizotërimi i testosteronit (hormonit mashkullor)

dhe estrogjeni (hormone femërore). Për fat të mire këto

ngjarje tronditëse nga pikëpamja psikologjike dhe fi zike,

janë me të vërtetë të rralla. Pseudohemafrodizmi është

kur njerëzit zotërojnë organe gjenitale të paqarta. Në këto

raste problem ekziston në fetus, në fakt brenda mitrës,

fetusi mund të vuajë nga mosfunksionimi hormonal që e

bën atë të ketë një tepricë të hormoneve mashkullore apo

femërore.

Kirurgjia plastike mund të ndihmojë në këto probleme

të “gjinisë së tretë”, duke përcaktuar defi nitivisht një

fi zik femëror apo mashkullor, por me gjithë ndihmën

që ofron mjekësia për këta njerëz është e vështirë të

ketë një riprodhim normal. Pra, edhe pse tepër të rrallë,

hemafroditët ekzistojnë.

Page 23: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 23

1PRILL 2013 1111PRIPRPRIPRIPRIPRIPRIPRIPRIPPPPPPPPRPPPPPPPPPP LLLLLLLLLLLLLL 20101331111 11

Page 24: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201324

Red Bull Th re3Style, Albania” ishte evenimenti muzikor,

që elektrizoi Tiranën këtë fundjavë. Për herë të parë në

Shqipëri, “Red Bull” organizoi këtë konkurs për dixhej,

ku morën pjesë: ‘DJ Vicky’, ‘DJ Mickey’, ‘DJ Leo Ciko’,

‘DJ Besa M, Adolf D Jay’ dhe ‘DJ Klaudd’. Konkursi u

zhvillua në ambientet e “Folie Terrace” në Tiranë, më 2

DJ Vicky, fituesi i“Red Bull Thre3Style, Albania”

gusht, ku fi tues u shpall ‘DJ Vicky’, i cili do të përfaqësojë

Shqipërinë, në fi nalen botërore të “Red Bull Th re3Style”,

në nëntor të këtij viti, në Toronto, Kanada.

“Red Bull Th re3Style” është një konkurs botëror për

dixhej, ku secili konkurrent luan për 15 minuta, tre zhanre

të ndryshme muzikore. Kriteret e vlerësimit për secilën

Page 25: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 25

performancë janë: përzgjedhja e këngëve,

kreativiteti, aftësitë për të miksuar,

paraqitja në skenë, si dhe reagimi i

publikut.

Për të përzgjedhur DJ-in më të mirë

shqiptar, në panelin e jurisë ishin: britaniku

‘DJ Woody’, një nga DJ-të më të mirë në

botë për ‘scratch’, Gjergji Skëndo, një fi gurë e

njohur e “jetës së natës”, i cili ka promovuar më shumë se

50 DJ të huaj në Shqipëri dhe Landi, këngëtari I njohur i

grupit “West Side Family”.

Fituesit e konkurseve “Red Bull Th re3Style”, që po

zhvillohen në mbarë botën, nga Azerbaixhani në SHBA,

nga Belgjika në Kili, nga Korea në Zvicër, do të mblidhen

të gjithë së bashku, për të konkurruar në rang botëror, në

fi nalen e madhe të “Red Bull Th re3Style”, për të shpallur

kampionin e botës për vitin 2013.

Ky konkurs për here të parë është zhvilluar në Kanada,

pesë vjet më parë dhe nga një konkurs brenda shtetit,

në vitin 2010 u shndërruar në konkurs mbarëbotëror

për DJ, ku DJ i parë i kurorëzuar si kampion bote, ishte

francezi Karve, për të vazhduar më pas, me kanadezin ‘DJ

Hedspin’, si fi tues, në vitin 2011 dhe ‘DJ Four Color Zack’

nga SHBA, më 2012.

Page 26: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201326

Ndoshta mund të tingëlloj e cuditshme,por është e vërtetë.

Shpeshherë ndjenjat e njeriut janë aq të mistershme dhe

të ndërlikuara sa duhet kohë dhe eksperimente të ndryshme

që të shpjegohen.E tillë është dhe sindroma e Stokholmit.

Një dashuri që vjen nga dhimbja,frika dhe urrejtja ndaj

një personi që të ka dhunuar fi zikisht apo psikologjikisht.

Menjëherë u vu re se kjo sindromë ndeshej rëndom në

situata pengmarrjeje, por edhe në situata të tjera ku njëra

palë mund të ushtronte lirisht dhunë ekstreme ndaj palës

tjetër: në burgje e kampe përqendrimi, në marrëdhëniet

midis shfrytëzuesve dhe prostitutave, ose edhe në familje ku

burri keqtrajtonte gruan ose fëmijët.

Sindroma e Stokholmit mendohet se mund të përftohet në

rrethanat që vijojnë:

• Një person kërcënohet se do ta vrasë një person tjetër,

dhe duket se është në gjendje që ta bëjë këtë.

• Personi i kërcënuar nuk mund të largohet nga kjo

situatë, prandaj e percepton jetën e vet si në duart e

abuzuesit.

• Personi i kërcënuar është i izoluar nga mjedisi rrethues,

në kuptimin që e vetmja perspektivë që ka, përveç së

vetës, është ajo e personit kërcënues.

• Personi kërcënues, herë pas here, tregon njëfarë

dhemshurie ndaj viktimës.

Sipas disa autorëve, mjaftojnë tre-katër ditë në këtë lloj

situate, që viktima të fi llojë të ndiejë simpati ose mirëkuptim

për xhelatin. Kjo është shpjeguar me adoptimin nga ana

e viktimës e një strategjie pothuajse instinktive për të

mbijetuar, duke ia bërë qejfi n personit që i ka jetën në

dorë dhe duke u identifi kuar me këndvështrimin e tij

ndaj botës. Gjithashtu, te viktimat, frika fi llestare nga

xhelati shndërrohet gradualisht në mirënjohje që ky po

ua “shpëton” jetën.Nga xhelat shndërrohet në një princ të

kaltër..

Psikologji

Page 27: VIP Albania Tetor 2013
Page 28: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201328

Z. Seyhan Pencabligil, ju drejtoni një prej bankave të mëdha

në Shqipëri, BKT-në. Si mendoni se ka ndikuar kriza

ekonomike e viteve të fundit, në marrëdhëniet bankë-klient?

Ndoshta është e nevojshme të bëjmë dallimin midis klientëve

të depozitave dhe klientëve të kredisë, pasi edhe efektet

e krizës kanë qenë të ndryshme për secilin grup. Klientët

e depozitave kanë vërtetuar edhe njëherë, se bankat me

reputacion të mire, mbeten vendi më i sigurt për të ruajtur

kursimet dhe investimet e tyre, sidomos në kohë trazirash dhe

me një nivel pasigurie në rritje. Kjo i ka afruar më shumë me

bankat. Nga ana tjetër, huamarrësit kanë fi lluar të shfaqin

probleme me pagesat, si rezultat i mosecurisë së bizneseve të

tyre, apo humbjes së punës etj. Këta klientë, me keqardhje

arritën të kuptojnë se bankat mund të ndajnë me ta dhe të

jenë mirëkuptuese për problemet e tyre, deri në një masë

të caktuar, përtej së cilës ato janë të detyruara të ushtrojnë

funksionin e tyre parimor të mirëbesimit duke mbrojtur

paratë e depozituesve. Pikërisht ky është momenti ku ndodh

edhe pjesa më e madhe e keqkuptimeve: Huamarrësit me

probleme, presin që edhe bankat të vuajnë njësoj si ata dhe

të kontribuojnë pafundësisht për ta, sikur të ishin të afërmit

e tyre të pasur. E gjithë kjo është mjaft tipike, por do të

kalojë dhe do të shërohet me rikthimin e kohëve më të mira.

Mr. Seyhan Pencabligil you run one of the largest bank

in Albania. Considering the economic crisis in the recent

years, how do you think it has aff ected the relationship

between the banks and the clients?

Maybe it will be useful to make the distinction

between deposit clients and loan clients, as the effect

of the crisis has been different for these groups. The

depositors have noticed, once more, that reputable

banks remain the safest place for their savings and

investments, especially in turbulent times with

increased uncertainty. This has brought them closer to

the banks. Borrowers, on the other hand, have started

having problems in repayments, as their businesses

are not going well, or they have lost their jobs etc.

They realized, unhappily, that banks can share and

be accommodative to their problems only to a certain

extent, beyond which they will exercise their fiduciary

duty of protecting the depositors’ money. This is

where most of the misunderstanding is taking place:

Delinquent borrowers expect the banks to suffer as

much as them and to contribute indefinitely like a

rich family member. All this is very typical and will

pass and heal once better times return.

Seyhan PencabligilCEO më i mire në Europë

Nga: Misela Patrioti

Page 29: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 29TTTTTTETETTETETTETTETTTETETTTETTETTTTTTTEETETTETTETTETTETTETTETETTETTEETETETTETTETTETTTTTTETETTETETTETETTETTTETTTETTETTETTETTETTETTETTT TTETTETTT TTETTETTTTETTETETEEETTETTTTETTTTETTTTEETET TOOOROROROROOOROROORRORROROROROROROOROROORORROROROORRRORRORORORROROROOROROOROOROR OROR OR OOR OR OR R OOOOOOR 2220202020202000202022020202020202022202020220020202022200202002020020202020200013131313111311311133131331111313131133311331331313113313311313131313133133 222229999299222929222929922299222929929992229222992222922292Foto: Renuar Locaj

Page 30: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201330

Ju jeni përzgjedhur si Drejtori i Përgjithshëm për vitin

2012, për të gjithë Europën, nga revista prestigjioze “EMEA

Finance”. Si u ndjetë dhe sa e rëndësishme ishte kjo, për ju?

Mendoj se jam përzgjedhur për shkak se kam qenë CEO

i BKT-së, që prej 13 vjetësh tashmë. Ky është më tepër

suksesi i bankës dhe imi duke qenë në atë pozicion, sesa një

arritje personale. Megjithatë, ishte mjaft e këndshme për të

marrë këtë çmim si një CEO nga Shqipëria.

Sa e vështirë është të drejtosh një bankë si BKT?

Në fi llim ka qenë më e vështirë, por tani që të gjitha sistemet

janë nën kontroll dhe nën drejtimin e njerëzve të duhur, është

bërë shumë më e lehtë. Kënaqësia për drejtimin e BKT-së

vjen nga dinamizmi i saj, që e gjen kudo në Shqipëri. Këtu,

njerëzit dhe proceset përparojnë me shpejtësi, saqë mua më

duket sikur jam CEO i një banke tjetër çdo dy-tre vjet, dhe

çdo herë i një banke më të madhe dhe më të mirë.

E kemi parë BKT-në të përzgjidhet shpesh si banka më e

mirë në Shqipëri, sidomos këto vitet e fundit. Çfarë mendoni

se ju diferencon nga bankat e tjera që operojnë në vend?

Kriteret kryesorë që na dallojnë, janë rritja dhe

përfi tueshmëria e qëndrueshme. Tashmë u bë më shumë

se një dyzinë vitesh, që vazhdojmë të rritemi dhe të

jemi fi timprurës. Shumica e bankave, në fakt shumica e

ndërrmarjeve, rriten për një kohë të caktuar dhe më pas

ngecin; ato janë fi timprurëse për pak kohë, pastaj jo më

dhe kështu vazhdojnë. Në rastin tonë, ne kemi arritur të

You were selected as the CEO of the Year of 2012 all of

Europe from the prestigious EMEA Finance” magazine.

How did you feel and how important is this for you?

I have been selected by virtue of being the CEO of BKT

for 13 years now. It is more the success of the Bank and me

being in that position, than a personal achievement. None

the less, it was very nice to receive the award as a CEO

from Albania.

How diffi cult is to run a bank like BKT?

In the beginning it was more difficult; but now that

all the systems are in place and under the control

of the right people, it has become a lot easier. The

excitement of running BKT is its dynamism that is

everywhere in Albania. People and things progress so

much and so fast that to me it feels like I am the CEO

of another bank every two-three years, each time

larger and better.

We have seen BKT being selected as the Best Bank in

Albania, especially in the last years. What do you think

that makes the diff erence between your bank and other

banks in the sector?

Th e main criterion that diff erentiates us is our steady

growth and profi tability. We have been growing and

profi table constantly more than a dozen years now.

Most banks, in fact most enterprises, grow for a while,

then stagnate; they are profi table for a while, then no

Page 31: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 31

more, and so on. In our case, we have been able to

combine growth and profi tability for long periods that

saw ups and downs. If I take your question as to how

this has come about, then my answer would be that we

have had a stable and able management and a wonderful

workforce.

Mr. Pencabligil, you have studied in one of the

most prestigious universities in Turkey, Bosporus

University, and afterwards in the best school in the

U.K. and with a long career. Can you tell us a little

more about your education and why did you make

such a choice?

Th e education system in Turkey is very competitive,

simply because we do not have enough number of

universities to go round for all. Th erefore, all students

concentrate to do their best in the entrance exam, so

that they can choose a university/department of their

liking. Most of the time, the line between your liking

and the most preferred allowed by your score is blurred,

as no-one wants to waste any hard-won points in their

score. My score was good enough to take me to the most

preferred – I did not think this through at the time, to be

quite honest. After graduation, I started at a bank and got

a scholarship from the U.K. soon after. In retrospect, I

am content with my choices; although I probably would

have been content all the same, had I made diff erent

choices.

kombinojmë rritjen dhe përfi tueshmërinë për periudha të

gjata, që kanë pasur uljet dhe ngritjet e tyre. Por, nëse do

ta merrja pyetjen tuaj, në një këndvështrim tjetër, sesi ka

ardhur e gjithë kjo, atëherë përgjigja ime do të ishte: “Ne

kemi një menaxhim të qëndrueshëm dhe te aftë, si edhe

një forcë punëtore të mrekullueshme”.

Z. Pencabligil, ju keni studiuar në një nga universitetet

me emër në Turqi, atë të Bosforit, më pas në shkollat më

të mira të Britanisë së Madhe dhe keni një karrierë të

gjatë bankare. A mund të na fl isni pak më shumë rreth

shkollimit tuaj dhe përse keni bërë një zgjedhje të tillë?

Sistemi arsimor në Turqi është shumë konkurrues, për

faktin se, ne nuk kemi universitete të mjaftueshme që të

mund të shkonin të gjithë. Për këtë arsye, të gjithë studentët

impenjohen për të dhënë më të mirën e mundshme në

provimin e pranimit, në mënyrë që të mund të zgjedhin një

degë që t’ju pëlqejë. Në të shumtën e kohës, kufi ri midis

asaj që ti pëlqen dhe degës më të preferuar, që të lejohet në

bazë të pikëve, është i mjegullt, pasi askush nuk dëshiron të

humbasë asnjë pikë të vetme, të fi tuar me vështirësi. Vlerësimi

im ka qënë shumë i mirë, çka më mundësonte të shkoja në

degën më të preferuar - por për të qenë i sinqertë, këtë nuk

e kam menduar në atë kohë. Pas diplomimit, fi llova punë në

një bankë dhe menjëherë pas saj, fi tova një bursë studimi në

Britaninë e Madhe. Nëse kthehem në retrospektivë, ndihem i

kënaqur me zgjedhjet që kam bërë, megjithëse mendoj se edhe

po të kisha bërë zgjedhje të tjera, sërish do të isha i kënaqur.

Page 32: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201332

Ju, tashmë, jetoni prej shumë vitesh në Tiranë. Përse kjo

zgjedhje dhe si po ndiheni këtu?

Zgjedhja për të jetuar në Tiranë, ka qenë krejt rastësore.

Banka për të cilën unë punoja në atë kohë, ishte ofruar për

të blerë BKT-në dhe unë isha në delegacionin që do të bënte

vlerësimin dhe në fund, ekzekutimin e blerjes. Më pas, më

ofruan pozicion që mbaj aktualisht - isha tridhjetë vjeç në atë

kohë - dhe e pranova. Sigurisht jetesa në Tiranë ishte më e

vështirë, gjithashtu dhe drejtimi i bankës ishte më i vështirë, por

entuziazmi i këtij promovimi të shpejtë ishte motivimi kryesor.

Ndërsa tani, sigurisht që në Tiranë ndihem si në shtëpinë time

ose për të qënë më i saktë, Tirana është shtëpia ime, duke qenë

se në Turqi nuk kam më shtëpi, për t’u rikthyer.

Përse keni zgjedhur edhe nënshtetësinë shqiptare?

Për arsyen që sapo ju përmenda, nënshtetësia shqiptare

erdhi shumë natyrshëm për mua dhe jam krenar që e kam.

Çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje, kur keni ardhur

në Shqipëri për herë të parë dhe si i keni përjetuar

ndryshimet e mëdha, që ka pasur ky vend në këto vite?

Më ka bërë shumë përshtypje, mbi të gjitha, cilësia dhe

niveli intelektual i njerëzve, që ishte në kontrast të plotë më

infrastrukturën e varfër të vendit. Vazhdoj të befasohem

nga njerëzit e këtij vendi, të cilët, ende meritojnë një

infrastrukturë më të mirë.

You have been living for many years in Tirana. Why did

you choose Tirana and how do you feel here?

Th e choice of Tirana was purely coincidental. Th e bank I

was working for at the time was off ered to acquire BKT,

and I was in the delegation to evaluate and fi nally execute

the acquisition. Th en I was off ered the position which I

still hold, at a quite young age- I was thirty years old – and

I accepted. To be sure, Tirana was more diffi cult to live in

and the bank more diffi cult to run, but the enthusiasm

of this early promotion was my biggest motivation. Now,

of course, I feel like home in Tirana, or more precisely

my home is Tirana, as I have no more home in Turkey

to go back.

Why have you chosen Albanian citizenship?

For the reasons I just mentioned, the Albanian nationality

came naturally to me and I am proud to have it.

What was the thing that has impressed you most when

you came to Albania for the fi rst time and how have you

experienced the drastic changes that this country has

undergone in the last years?

I was impressed most by the quality and intellectual

level of the people that was in stark contrast with the

poor infrastructure of the country. I continue to be

impressed by its people who continue to deserve better

infrastructure.

Page 33: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 33TETTETETTETTETTETETETETTETTETTETTTTETTTT TTTTTTTETTETETTTTTTTTTTTT TTOR OROROROR OR OOR OOROR ROROR ORORROR ORROOORRORORROOOOOO 20202020220202020202020202020001313131313133131113133333131133 333333333333333333333333333333333

Page 34: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201334 TETTETTETTETTETEE OR OR OR OR ORRR 20202020000131313131313133311343434343434443434343444444

A keni mësuar të fl isni mirë shqip dhe a gjeni ngjashmëri,

mes gjuhës shqipe dhe asaj turke?

Kam mësuar pak shqip, pasi sigurisht që ne kemi shumë

fj alë të përbashkëta edhe pse shqipja dhe turqishtja, i

përkasin familjeve gramatikore të ndryshme. Shqipja ime,

duhet të ishte edhe më e mirë, por është faji i të gjithëve

këtu, që mund të fl asin turqisht ose anglisht, apo të dyja

gjuhët!

Megjithë moshën tuaj të re, ju rizgjidheni sërish, për të

tretën herë, si Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave.

Ju ka ndikuar për mirë në këtë funksion, përvoja në BKT

dhe anasjelltas?

Në fakt, unë jam CEO me më shumë përvojë në shoqatë,

duke qenë i përfshirë që në themelimin e saj dhe ky

familjarizim është një aset për mua. Kjo përbën risi të

vecantë për sistemin bankar në Shqipëri, ku shumica e

bankave janë në pronësi të huaj dhe drejtohen nga shtetas

të huaj, të cilët, rrallëherë mund të qëndrojnë më shumë

se 3-4 vjet në vend. Pozita, ndonjëherë më vendos në

anën tjetër të tavolinës me autoritetet/mbikëqyrësit, diçka

që s’do të ishtë e mirë për BKT-në, nëse do të merrej si

personale.

Cilat janë sfi dat më të mëdha që hasin sot bankat dhe

çfarë po bëni ju, për t’i zgjidhur ato?

Sistemi duhet të kthehet tek rritja dhe përfi tueshmëria.

Prej kohësh, shumë prej bankave po zhgënjejnë aksionerët

Have you learnt to speak Albanian and do you fi nd

similarities among Albanian and Turkish?

I have learnt some Albanian and, of course, we have

many words in common, although Albanian and Turkish

grammatically belong to diff erent families. My Albanian

should have been better, but it is the fault of everyone here

that can speak either English or Turkish or both!

Despite your young age, you have been re-elected as

Chairman of the Albanian Association of Banks for the

third time. Has your experience in BKT aff ected positively

in the function and vice versa?

I am, in fact, the most senior CEO in the Association,

having been involved in its establishment and this

familiarity is an asset. It provides some anchor in

the Albanian banking system, where most banks are

foreign-owned and expatriate-run, which expatriates

rarely spend more than 3-4 years in the country. Th e

position is sometimes putting me at the other side of

the table with the authorities/supervisor, which would

not have been a good thing for BKT if such had been

taken personally.

Which are the biggest challenges the banks are

encountering in Albania and what are you doing to cope

with them?

Th e system has to return to growth and profi tability. Most

banks have been disappointing their shareholders for a

Page 35: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 35TETETETTETTETTTTTT OR OR OR 222222202022022222222222222222202222 133131333333333333333333333333333333333333333333333333333333311311 333333535333535353533353335333353533335335353533535353535333533555555555555535353555553535535553535355533335333333333333333

e tyre. Ne duhet të japim më shumë kredi, të mbledhim më

shumë dhe në këtë mënyrë të bëjmë më shumë para. Edhe

për aksionerët e zhgënjyer ekziston një limit i tolerancës

dhe durimit. Ka disa banka në rajon, nuk dua të them në

Shqipëri, aksionerët e të cilave duan t’i shesin ato, apo më

mirë të themi, t’i falin. Fatmirësisht, këtu në BKT, përfi timi

nuk ka qenë asnjëherë problem dhe gjithmonë, ne jemi në

kërkim të çdo mundësie edhe në periudhë krizash.

Ju ushtroni njëkohësisht, funksionin e anëtarit të Bordit

Drejtues të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve

dhe Kryetarit të Bordit Drejtues të ICC Albania. Si arrini

të menaxhoni kohën për të ushtruar këto funksione?

Pikë së pari, jam shumë i zoti në menaxhimin e kohën.

Për shembull, unë lidh lidhëset e këpucëve në ashensor, ku

nuk kam gjë tjetër për të bërë. Lexoj gazetën në makinë

(sigurisht që është dikush tjetër duke e ngarë). U jap

përparësi punëve sipas rëndësisë së tyre dhe bëj planifi kimet

sipas rrethanave. Përgjithësisht, përpiqem të mos e humbas

kohën kot, me përjashtim të rasteve kur dua vetë. Përsa

i përket pozicioneve që mbaj, jam me shumë fat që në

krye të detyrës kemi drejtues tepër të aftë dhe përkushtimi

im është më tepër si udhërrëfyes, apo mbikëqyrës, çka

nënkupton se nuk më merr shumë kohë.

Si është jeta juaj këtu dhe me çfarë preferoni ta kaloni

kohën e lirë?

Bëj pak vrap të lehtë në mëngjes, luaj ping-pong dhe

tavëll me miqtë e mi. Mund të them, se jam i kënaqur me

jetën që bëj këtu, veçanërisht me trafi kun, që nuk është

një problem i madh (sikundër në Stamboll). Qyteti është

mjaft i përshtatshëm dhe më jep mundësi për të menaxhuar

kohën në mënyrë sa më efi kase.

long time now. We need to lend more, collect more and

make more money. Th ere is a limit to the patience and

tolerance of the disappointed shareholders. Th ere are some

banks in the region, I don’t want to say in Albania, that

their shareholders want to sell them, or rather give them

away, for free. Fortunately, here at BKT, profi t has never

been an issue and we are looking to see an opportunity in

the crisis.

Simultaneously you are Board Member in AIDA and

Chairman in ICC Albania. How can you manage your

time to perform these duties?

First of all, I am good at managing my time. I tie my

shoe laces in the lift, for instance, where I have nothing

else to do. I read my paper in the car (driven by someone

else, of course). I prioritize and plan accordingly. I try

not to waste my time unless I want to. Regarding the

positions I hold, I am lucky enough that there are able

executives in charge and my involvement is more of

guidance and supervisory type that doesn’t take up too

much of my time.

How is your life here and what do you prefer doing in

free time?

I jog in the mornings and play table tennis and

backgammon with friends. I am content with my life here,

especially that traffi c is not a major issue (unlike Istanbul).

Th e city is quite convenient so that I can manage my time

effi ciently.

Page 36: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201336

Ditën e Diel, më datë 29 shtator, në City Park,

shumë njerëz u mblodhën që të merrnin pjesë në

inagurimin e dyqanit “Pier cardin”. Koktejl, muzikë e

zgjedhur dhe prania e shumë Vip-ave, e bënë atmosferën

vërtet të këndshme. Emra të njohur sportistësh si Leonel

Marshall dhe Ivan Milkovic, u bënë pjesë në hapjen

e këtij dyqani, i cili ofron shërbimet më të mira për

klientët e tij dhe veshje me cilësi. Ju pëlqen fi nesa? Doni

të gjeni veshjen e duhur që ju personifi kon? Të ndiheni

komod por dhe modern? Pier Cardin ju mirëpret!

Një zinxhir i pafund fi lialesh në të gjithë botën dhe së

fundmi në Tiranë.Ambjenti i ngrohtë dhe i arreduar

në mënyrë perfekte ju bënë të ndiheni më afër botës

franceze. Pier Cardin, gjithmonë pranë shijeve tuaja!

Page 37: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 37

Page 38: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201338

Finesa franceze e Pier Cardin

“Zgjidh një profesion që do,dhe nuk do të të duhet të punosh më kurrë në

jetën tënde!” Konfuci...

Sepse ai nuk do të jetë thjesht profesion,por do të jetë mënyra sesi ti do

të jetosh,sesi ti e sheh botën.Ikona dhe mishërimi i kësaj thënie është Pier

Cardin.Ndaj ia vlen t’i hedhim një sy historikut të tij...

Page 39: VIP Albania Tetor 2013
Page 40: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201340

Ai ishte shkolluar në Francën qëndrore . Duke fi lluar

karrierën e tij të hershme, të moshës 14 vjecare, ka

punuar si praktikant në një rrobaqepës , duke mësuar

bazat e dizajnit të modës dhe të ndërtimit. Në vitin 1939,

ai u largua nga shtëpia për të punuar për një rrobaqepës

në Vichy , ku ai fi lloi të bënte kostume për gratë. Gjatë

Luftës së Dytë Botërore , ka punuar në Kryqin e Kuq ,

nisje interesante humanitare që vazhdojnë sot e kësaj dite .

Cardin ka punuar me Elsa Schiaparelli deri sa ai u bë

kreu i ateliesë tailleure Christian Dior -së në vitin 1947.

Cardin themeloi shtëpinë e tij në vitin 1950 . Karriera e tij

nisi kur ai i projektoi rreth 30 prej kostumeve për « partinë

e shekullit» , një top maskaradë në Palazzo labia në Venedik

më 3 shtator 1951, organizuar nga pronari Palazzo , e Carlos

de Beistegui . Ai fi lloi me Haute Couture në vitin 1953 .

Gjatë viteve 1960 , Cardin fi lloi një praktikë që tani

është e zakonshme duke krijuar sistemin e licencave të

modës. Ai krijoi një koleksion të veshjeve duke shfaqur

logon e projektuesit mbi rroba për herë të parë. Cardin

dha dorëheqjen ngaSyndicale Chambre në vitin 1966

dhe fi lloi duke treguar koleksionet e tij në vend të

Page 41: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 41

vet ,» Espace Cardin « ( hapi 1971 ) në Paris. Espace

Cardin është përdorur edhe për të promovuar talentet

e reja artistike , si ansamble teatrore, muzikantë etj.

Ashtu si shume dizenjues të tjerë sot , Cardin vendosi në

vitin 1994 për të treguar koleksionin e tij vetëm për një

rreth të vogël të klientëve të përzgjedhura dhe gazetarët.

Pas një ndërprerjeje prej 15 vjetësh , ai tregoi një koleksion

të ri për një grup prej 150 gazetarësh në shtëpinë e tij

në Kanë.Më pas Cardin i hyri dhe dizajnit industrial ...

Iniciativa e biznesit përfshinte një kontratë me Motors

amerikan Corporation ( AMC) .Mjafton të përmendësh

Pier Cardin dhe jehona e tij nëpër botë do të ngjallë

reagimet e qindra njerëzve pa dallim moshe,profesioni.

Page 42: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201342 TETTETTETTEEETTTTOOOOOOROR RO 2200000201111111131333342

që u shua...Drita Pelingu

Vitet rrëmbyen një thesar të kinematografi së shqiptare.

Drita Pelingu,ky emër do të jehoj gjithmonë në

kulturën e vendit tonë. Aktorja e mirënjohur ishte e sëmurë

prej një viti dhe ishte shkëputur nga skena shqiptare.

E lindur në Vlore, më 3 dhjetor 1926, ajo ishte e

vetmja vajzë që konkurroi në të parën shkollë

të artit dramatik shqiptar, duke thyer të

gjitha tabutë e shoqërisë shqiptare.

Në karrierën e saj të gjatë, krijimtaria

e saj artistike është e larmishme dhe

e suksesshme.Si aktore e teatrit dhe e

kinematografi së, Drita numëron rreth 150

role, por duhet theksuar se mbi gjysma e tyre

janë role kryesore.

Është cilësuar si një aktore me të dhëna

të shkëlqyera. Duke pasur një shpirt të

ndjeshëm prej artisteje, ajo ka qenë një nga

aktoret që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë

regjisorëve shqiptarë apo të huaj, duke i

besuar asaj role kryesore. Këto role, sot, janë

një fond i artë i Teatrit Kombëtar. Në fushën

e regjisores, veprimtaria e Drites është mjaft e

gjerë. Ajo ka vënë në skenë disa pjesë, si në

skenën e Teatrit Kombëtar, në skenën e teatrit

“Petro Marko” të Vlorës, si dhe në Teatrin e

Nga: Misela Patrioti

Page 43: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 43

Kombësive në Shkup. Edhe sot, mbahen mend

pjeset “Pavdekesia” ne Vlore, “Motrat” ne TK

dhe ne teatrin e Shkupit apo “Shume zhurme

per asgje” (Shekspir), “Hijet” (Ibsen), “Kenga e

mjellmes” (Cehov), “Ylli pa emer” (Sebastian),

“Perjashtimi nga rregulli” (Breht), “Sherbetori

i dy zoterinjve” (Shekspir), etj.

Për 24 vjet me radhë, që nga viti 1976,

eksperienca, inteligjenca, kultura profesionale

e saj kanë shërbyer si premisat, që ajo të quhet

një nga pedagoget më me vlerë të artit skenik.

Drita Pelingu fi lloi punën si aktore profesioniste

në Teatrin Kombëtar në vitin 1946. Disa

nga komeditë dhe dramat e para ku ajo ka

interpretuar në teatrin shqiptar. “Rëshqitja”,

“Arturo Ui”, “I çuditëshmi”, “Zonja e Bujtinës”,

“Gratë gazmore të Uindsorit”, “Artani”, etj.

Në kinematografi ajo u shfaq fi llimisht me një

rol të vogël tek “Tana” (1958), e më pas tek

“Njeriu me top”, “Kur hidheshin themelet”, ku

interpreton rolin e Budës, “Vajzat me kordele

të kuqe”, “Radiostacioni”, “Përtej mureve të

gurta”, “Fjalë pa fund”, “Shpresa”, etj.

Mban titullin “Artiste e Merituar” që nga vitit

’86, ndërsa në vitin ’96 ështe fi tuese e çmimit

kombetar “Ismail Qemali (çmimi)”. Me titullin

e lartë “Mjeshtre e Madhe e Punës”, akorduar

nga Presidenti i Republikës ajo u nderua pesë

vjet të shkuara.

Ajo la gjurmë të paçmueshme në kulturën e

shqiptarëve,ndaj ajo do vazhdojë të jetë mes

nesh me veprat e saj.Lamtumirë e nderuara

Drita Pelingu!

Page 44: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201344

Krizë ekonomike?!.. Me sa duket VIP-at shqiptarë

ende nuk janë prekur. Ata kanë vazhduar traditën e

pushimeve në vende me rërë, diell dhe det. Tashmë është

bërë e zakonshme “braktisja” e kryeqytetit, që në verë të

ofon vetëm locale dhe klube.Orientimi drejt plazheve

të detit Jon, si: Himara, Dhërmiu, Saranda etj., ka qenë

kryefj ala për këtë sezon. Angazhimet e shumta profesionale,

koncerte të njëpasnjëshme, publikime këngësh, albumesh,

projekte nga më të ndryshmet, kryesisht për këngëtarët,

të cilët nësezonin e verës kanë edhe fl uksin më të madh

të koncerteve, i “detyrojnë” ata të zgjedhin për të pushuar

bregdetin shqiptar, duke alternuar kështu pushimet me

VipTravel

punën… Megjithatë, nuk janë lënë pas edhe pushimet në

vende malore apo jashtë kufi jve të Shqipërisë. Instagramet

janë pushtuar nga fotot e VIP-ve, si për të mbajtur në dijeni

fansat për lëvizjet e tyre këtë sezon. Tuna dhe Cozmani, pas

klipit të tyre “Fenix” janë nisur drejt bregdetit shqiptar.

Por, kjo dyshe për të cilën përfl itet se mund të ketë një

romancë ende të padeklaruar nuk i kanë mbyllur me kaq

pushimet. Ata janë nisur drejt NeaPotidea të Greqisë në

hotelin luksoz “Istion Club Luxury Resort”, por këtë

here së bashku me shoqërinë e tyre. Drejtuesja televizive,

AlketaVejsiu, pas pushimeve nw jug të Shqipërisë,

ka zgjedhur Italinë për të vazhduar pushimet e saj.

Page 45: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 45

CiljetaXhilaga e ka nisur me Vlorën, pasi në shtator ka planifi kuar dhe një

krocere së bashku me familjen. Këngëtarja Nora Istrefi , pas disa ditësh në

Dhërmi, i ka vazhduar pushimet në Dubai. Bregdeti shqiptar është shijuar

edhe nga dy ambasadorët më të rëndësishëm të Perëndimit në Shqipëri,

AleksandërArvizu i SHBA-së dhe Etore Sekui i BE-së, që kanë pushuar në

resortin e Jalës, hoteli “FolieMarine”.

Turqia, me gjithë komoditetin që të ofron, ka qenë një tjetër destinacion

i preferuar për këtë vit. Ardit Gjebrea, së bashku me familjen e tij kanë

zgjedhur plazhin e Kemerit, për të kaluar pushimet e tyre. Në këtë vend

fqinj, ka kaluar ditët e nxehta dhe deputeti Blendi Klosi me familjen e tij.

Megjithatë, lista e gjatë e emrave të famshëm shqiptarë, që kanë vizituar

anembanë Shqipërinë dhe përtej saj nuk ka të mbaruar, disa prej tyre kanë

rezervuar ditë nga shtatori apo tetori për të pushuar, pasi agjenda e tyre

nuk u ka lënë hapësira për pak çlodhje në muajt korrik dhe gusht, ku

temperaturat arritën maksimumin e tyre.

Page 46: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201346

Ku dhe kur zë fi ll dita juaj?

Kam përshtypjen se dita ime, ndofta si e gjithë njerzve

të tjerë, është e ndarë sipas prerjeve të ndryshme, pra në

“ditë” të ndryshme që mblidhen në 24 orë të vetme. Ato

zhvillohen veçmas njera tjetrës, herë të tjera, në orë të

caktuara të ditës bashkohen, mbivendosen te njera tjetra,

dhe ndodh që edhe bëhen njësh. Është fi llimisht dita ime

e jetës personale, pra edhe e asaj që i kushtoj vetes sime,

familjes sime të ngushë dhe të gjerë, zgjidhjes dhe përballjes

me njëmijë gjëra të vockla a të mëdha që duhen ndeshur

përditë. Këto të marrin kohë, të lodhin, të bezdisin. Një

defekt i “Vespa”-s, një pagesë fature, një interesim shterues

për një dokument të hipotekës të apartamentit që tërhiqte

zvarrë prej dhjetë vitesh, blerja e ushqimeve në treg... ,

interesim për ndonjë hall a shqetësim që mund të kenë

miqtë e mi, etj.Pastaj është dita e punës studimore që

vështirë të thuash se kur nis e kur mbaron sikurse është

puna e një studjuesi a pedagogu, sidomos në fusha të

shkencave sociale dhe humane, fi lozofi e, sociologjie apo

komunikimi. Te kjo fushë e fundit alibitë janë pa fund

sepse, sikurse më thotë dikush, “Artan, ti je duke parë një

fi l, dhe më thua më ler pak rehat se jam duke punuar, kam

punë shumë.” Ka të drejtë, por edhe unë kam të drejtë

sepse komunikimi dhe argëtimi në media ecin bashkë,

prandaj kur studjon zhvillimet e mediave masive sot edhe

do të ndjekësh argëtimin. Por, besomëni është shumë e

lodhëshme dhe sfi litëse. Pastaj është dita e pedagogut që

duhet të ndodhet para studentëve çdo ditë dhe të jetë i

vlefshëm por edhe të japë shfaqjen e tij të rradhës, të vihet

në skenë para auditoreve të tij, diçka pasionante, por që

duhet ta pranosh me të mirat dhe të këqiat e veta... Pastaj

ditë të tjera të mbledhura në një ditë, që kur ngrihesh

nga shtrati në orën 6 e 30 dhe vërtitesh nëpër shtëpi duke

dëgjuar radion ose rrallë edhe tv... Th osha një ditë, sa

shumë gjëra i janë bërë njeriut béla para sesa të dalë nga

shtëpia...

Kafen e mëngjesit,zakonisht ku e pini? Me kë?

Shprehja shqipe, që nuk e gjej në disa gjuhë të tjera “kafj a e

mêngjesit”, në përmbajtjet e vet më duket edhe e frikshme

dhe rutionore edhe bukur. Në kuptimin e parë janë ata

tipat anksiozë dhe nevrastenikë që i hedhin barkut të tyre

një kafe turke a ekspres në mëngjes, a fi ltër, dhe kujtohen

për të ngrënë drekë aty nga perëndimi i diellit. Dikur e

kam bërë edhe unë këtë kur kaloja një fazë që puna ishte

më shumë sasi sesa mjeshtri. Ka një fazë ku duhet sasi dhe

nuk ke kohë për asgjë, pastaj është faza “zen”, kur sa më

Nga: Misela Patrioti

Page 47: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 47

Page 48: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201348

pak lëvizje dhe aq më shumë krijimtari intelekti që jep më

shumë lodhje, por të lejon gjithsesi të hash mëngjez qetë si

duhet. Unë marr një mëngjes më shumë perëndimor sesa

lindor, pra jo paçe në mëngjes, më shumë mesdhetar sesa

verior, pra jo sallamra në mëngjes, më shumë drithra etj.

Pastaj është “kafj a e mëngjesit”, kur në fakt quhet ndonjë

mbledhje pune, që kryhet përditë, e më në fund kur dikush

që ka ndonjë hallin e vet e dëshëron një “dorë” ndihmë të

thotë e pimë “kafen e mëngjesit” bashkë. Zakonisht këto

kafe mbarojnë në drekë dhe pas tyre mund të shkosh të

fl esh për t’u ngritur mëngjesin tjetër. Por, janë pjesë e

solidaritetit njerzor, i cili gjithsesi duhet dozuar sepse këto

kafe të lënë pa punë. Kurse kafen e mëngjesit zakonisht e

marr me kolegët e punës para orës së mësimit ku bisedojmë

çlirshëm edhe çështje pune edhe aktualitete të ditës, por

edhe çtendosim psikikën...

Megjithatë ne bëjmë kafe të mirë, por kafene të mira ende

nuk kemi, por kjo është çështje tjetër...

Shtypi i përditshëm, sa kohë ju merr?

Shtypin e përditshëm nuk e ndjek për ditë. Herë më

duhet të hedh një sy gazetave kryesore europiane apo

amerikane, herë më duhet të kem panoramën e shtypit

shqiptar, atij kosovar, herë të merrem me orë të tëra me

një gazetë, ose emision televiziv, herë me ditë vetëm me

një fi lm reklame për ta studjuar, herë as kam kontakte

fare me shtypin ose me median dhe vjen një ditë që për

të bërë një studim të duhet të marrëdh mediat e një vit

dhe t’i studjosh për gjashtë muaj rrjesht. Kur kam bërë

studimin për mediat në librin “Ikja nga kompleksi i

Rozafës”, më është dashur të kaloj çdo rresht të botuar në

shtyp të së paku dhjet vjetëve.

Cilat janë angazhimet tuaja momentalisht?

Listë e gjatë, rëndësi ka që i vendos në një “kollonë” dhe ato

ndjekin njera tjetrën. Leksione në Universitetin e Tiranës,

puna ime kryesore në shkencat e komunikimit, ndjekja e

arritjeve shkencore perëndimore në fushat e komunikimit

dhe fi lozofi së, leksione në Francë në këto fusha, animimi

i një faqeje facebook që ka edhe shtatëdhjet mijë vizita në

javë, shkrimet e përditshme në media dhe sidomos çdo të

shtunë jam te gazeta Standard që prej ndofta tetë vitesh,

pa munguar ndofta asnjëherë, ndjek botimin në Francë

së shpejti të librit tim “Rrota e mundimit”, i ripërpunuar,

përgatis prej disa vitesh një libër i titulluar “Murgu”, lexoj

dhe studjoj libra fi lozofi e, logjike, etj. Ja këto bëj gjithë

ditën, sikurse përpiqem t’i kushtoj një kohë të lodhshme

edhe administrimit të departamentit të komunikimit në

Universitetin e Tiranës, si edhe të drejtoj punën shkencore

të doktorantëve që kam në ngarkim. Besomëni nuk e kaloj

jetën duke ndejtur vetëm...

Orari i drekës,ku dhe me kë ju gjen? Si vazhdon pasditja?

Dreka më gjen në punë zakonisht, me përjashtim të

periudhës e pushimeve që kam dëshirë gjatë verës t’i kaloj

në ndonjë nga plazhet e Durrësit. Ose e kaloj në bufenë

modeste të Fakultetit të Filologjisë, ose hidhem në ndonjë

nga lokalet rreth e rrotull fakultetit me ndonjë koleg,

ta zemë te restorant “Lion”, apo edhe te më të thjeshta

ku gatuhen fruta deti (është një aty afër Ambasadës

Amerikane) që më tërheq vazhdimisht, ose shkoj pak më

tutje te “Era e re” pranë RTVSH, ose kthehem në shtëpi,

por kjo rrallë. Pasditja vazhdon si paraditja, mësim, lexime,

etj etj. Deri aty nga ora 19. Më gjen kryesisht me shokë e

miq, me kolegë, me të afërm të familjes, por, por, shumë

Page 49: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 49

herë vetëm... Vetmia është hobi im më i madh ndonëse i

dua shumë miqtë dhe shokët dhe familjarët e mi...

Sa kohë i kushtoni aktiviteteve kulturore?

Varet cfarë kuptojmë me kulturë. Nëe me kulturë

kuptojmë librin, shkencën, etj., i kushtoj gjithë orët e ditës

sime. Nëse kuptoj kulturën që marrim përtej profesionit

dhe zbavitjeje të them të drejtën nuk e ndaj dot. Th ash

edhe kur shoh një fi lm të mirë e konsideroj edhe qejf edhe

punë, edhe kur lexoj një libër të mirë, qejf dhe punë, edhe

kur jap një leksion të mirë, qejf dhe punë. Një punë pa

qejf unë e braktis që në çastin e parë, biles as nuk e fi lloj

fare, më vjen si për të përzjerë kur është e tillë, më ngrihet

tensioni, bëhem nervoz, e bëj shkel e shko, kam një afsh

në trup. Pra, evitoj punën që nuk e bëj me qejf dhe jepem

pas qejfi t, me ndonjë përjashtim, vetëm nëse ai më vlen

edhe për punë. Punoj me qejf dhe bëj qejf kur punoj. 24

orë në këtë kuptim i janë kushtuar kulturës. Kuptohet

unë nuk jam një thes i mbushur me kulturë, por ndjek

në rrathë të gjerë ato prurje kulturore që më ndihmojnë

në punë. Nuk është kollaj që në rrëmujën kulturore të

botës së sotme të zgjedhësh ato elemente që edhe të të

mbajnë në formë kulturore të mirë, edhe të dish dallgën

kulturore të modës, edhe të kesh zgjatim të kulturës tënde,

edhe të zbavitesh. Diku duhet të ndjekësh Harvard Bisness

Review, diku duhet të rishohësh Titanikun, diku duhet të

ndjekësh se çfarë i ndodhi Majkëll Xheksonit, diku çfarë

po ndodh sot me pikturën abstraksioniste, diku se ku po

shkon telefonia 4G, diku të dish botimet e reja letrare në

botën e sotme, diku cfarë lidhje ka mes arteve marciale

dhe meditimit fi lozofi k ... pa fund. Sekreti është si tê

orientohesh, si t’i vendosësh në sistem, si t’i memorizosh,

etj. Ka që humbasin si në një pyll...

Sa shpesh i pranoni ftesat, në programe të ndryshme

televizive ?

Sa herë më ftojnë sepse nuk mund t’ua prish qejfi n miqve

të mi gazetarë, por me kusht që të mos shfaqem më tepër

se dhjetë a dymbëdhjet herë në vit mesatarisht, mos ketë

në studio persona që nuk i honeps dot nga ana morale,

politike dhe profesionale, mos jenë emisione ku gazetari

prodhon sherr mes të ftuarish dhe nuk të lejon të fl asësh,

apo i trajton të ftuarit në funksion të tij, kur janë tema që

nuk mê interesojnë fare, ose kur ndjej se je ftuar për t’u

manipuluar politikisht ose të vendosin para një detyrimi se

cfarë pak a shumë kërkohet se c’duan të thuash... Në këto

rast gjithmonë kam macen sëmurë dhe më duhet ta çoj te

veterineri...Ndonëse nuk kam amce fare...

Cfarë rezervon një mbrëmje e zakonshme për ju?

Gjithçka e një njeriu normal. Veç të tjerash, është ecja ime

disakilometroshe, pastaj darka, pastaj ndonjë bisedë me

miq e mikesha në ndonjë lokal, darka me njerëz të familjes,

komunikim në rrjetet sociale, e pastaj ndjekje e asaj kulture

që nuk është drejtpërtdrejt e lidhur me angazhime të

çastit, por që hap perspektiva dhe jep kënaqêsi. Aktualisht

n

e,

ss

o

le

h,

ve

ër

e,

ri

h,

u

se

to

te

me

me

s,

re

ht

lexime nga fi lozofi ra të vjetra mijravjeçare ku përball

tyre krishtërimi duke si bashkëkohor me ne, kultura

zoroastriane, e vedave, pastaj aziatike, etj. Lexime historike

nga evoluimi i kulturave monotesite, të krishtera apo

islame, pastaj ndjekje e fi lmave të mirë në ndonjë kanal

televiziv, e më në fund, në fund fare, hap ekranin e katërt,

telefonin, median e mediave dhe pasi voziv pak nëpër

botë dhe ndjek aktualitetin frankofon, anglofon, latinofon

nëpër botë që të vjen në dhomën e gjumit, shoh atje klipe

muzikore, ndjek muzikë të vjetër e të re, një mrekulli...

A ka ndonjë sport të vecantë që ushtroni?

Mos harroni se tani unë nuk jam adoleshent. Por, notimi,

në pishinë gjithë vitin, ecja disa kilometra në vit, pak joga

të rregullt, frekuentimi i sallës së fi tnesit te NOBIS, e

ndonjë sport tjetër jo i rëndë, ja modestisht cfarë bëj. Mos

fus këtu sportin tim mê të preferuar motoçiklizmin, kaq.

Pastaj jetoj, jeta është një lloj sporti ku nuk dihet nëse ke

fi tuar apo ke humbur...

Page 50: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201350

Page 51: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 51

Page 52: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201352

Page 53: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 53

Page 54: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201354

Page 55: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 55

Page 56: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201356

Vera tashmë iku, por kënaqësia për të shijuar një

akullore të mirë nuk lidhet domosdo me freskinë. Për

prurjen më të re në Tiranë, ndoshta ky përcaktim do të

ishte tejet modest, pasi kjo për të cilën do t’u rrëfejmë nuk

është thjesht e mirë. Ajo është më e mira! Jo sepse kështu

thonë ata që e prodhojnë, e prej pak kohësh kanë ngritur

në kryeqytet të parën gelateri prej vërteti, por sepse kush e

ka shijuar, nuk di të thotë ndryshe.

“Fior di Panna” është emri i Gelaterisë, hapur që nga 23

gushti në rrugën “Vaso Pasha”, në qendër të Ish bllokut

në Tiranë. “Nuk është një emër rastësor. Ai vjen nga shija

e akullores “Fior di Panna” që është edhe baza e akullores

që ofrojmë”- thotë Administratori i Gelaterise, z.Erald

Kerri, duke nisur të tregojë zanafi llën e kësaj sipërmarrjeje,

nismëtarët dhe pritshmërinë.

Ideja vjen nga përtej detit dhe mban erë torineze. Për ata

që i njohin akulloret e Torinos nuk ka nevojë për shumë

lajka, prodhimi ka folur vetë. E jo vetëm në Itali.

“Ideja e kësaj gelaterie në këtë formë në Tiranë ishte

e z.Giorgio Piantino dhe e Znj Carla Stillavato, që

njëkohësisht janë edhe administratorët e kompanisë

në bashkëpunim me Konfi ndustrian shqiptare”- thotë

administratori shqiptar. Emri i gelaterive të po kësaj

fi rme ne Itali është “Piu di un gelato”, ndërsa qendra e

ndërmarrjes bashkëpunuese është në Torino.

Mjafton një klik një internet për të marrë vesh se si “+di

un gelato” ka pushtuar në pak kohë tregun duke bërë për

vete konsumatorin, i pari dhe i fundit që të vulos suksesin

ose jo.

Përtej bardhësisë që duket që pa iu afruar, një tende të

bardhë, që i rri mirë një vendi ku tregtohet e shijohet

akullore, një pllakatë jo nga ato gjithande të njofton se je

në vendin e duhur. Në “Fior di Panna”.

Hapësira brenda rrok një sipërfaqe prej 120m2, arreduar

thjesht, por këndshëm. Për ata që e njohin, është lehtësisht

i identifi kueshëm, stili i vërtetë italian i një gelaterie. Vend

ku mund ta shijosh një kupë të mirë akulloreje ulur. Kush

e ka me ngut, mund të zgjedhë fare mirë edhe kaushin.

Ulur përpos se ke tjetër komoditet, por akullorja me

shijen që zgjedh të vjen e ‘stolisur’ me fruta të freskëta.

Por, sido të zgjedhësh, për një gjë premtohet se nuk do

zhgënjeheni.

Page 57: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 57

“Cilësia e akullores është pika jonë më e fortë. Te gjitha

produktet që shërbejnë për prodhimin e akullores vijne nga

Italia. I vetmi produkt që marrim në vend është qumështi i

freskët”- thotë Kërri, duke treguar me tej se akullorja prodhohet

në ambientet e lokalit, në një laborator, pajisur me makineritë

më të fundit dhe me modernet për këtë lloj industrie.

Duhet ta besojmë, pasi akullore në Tiranë gjen lehtësisht

në cdo vend? Kjo është padyshim e para pyetje që mund të

bëjë secili dhe jo pa të të drejtë. Administratori nuk gjendet

i befasuar fare përballë saj, por qetë-qetë të thotë “Po!”.

Teksa numëron pikët e forta të asaj që ofrojnë, shton se

në prodhimin e akullores në këtë lokal ka kontribuar edhe

zoti Alfi o Tarateta, vlerësuar disa herë kampioni i botës

në prodhimin e akullores dhe aktualisht organizatori i

kampionatit botëror të akullores që zhvillohet ne Rimini

të Italisë.

“Nëse nuk bindeni, e mund të keni gjithsesi shumë të

drejtë, mjaft ta provoni. Ju sigurojmë se do të ktheheni,

e do të riktheheni gjithnjë, ndërsa ne do t’u shërbejmë

gjithmonë njësoj, me cilësi të lartë e shumë dashuri”-

thotë ai.

Dedikuar akullores, por jo vetëm. Kush do të shijojë

një pije, është po aq në vendin e duhur. Një tjetër trend

në ambientet e këtij lokali është edhe aperitivi. Ajo që

përdoret e që mbahet si një pikë e fortë e konkurruese

është “Spritz”. “Është aperitivi më në mode në Itali vitet

e fundit. bëhet me aperol ose kampari, verë të bardhë

dhe selz ose ujë të gazuar”- tregon Kërri, duke shtuar se

zakonisht rekomandohet të konsumohet gjatë pasdites.

Page 58: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201358

Anila, ju keni disa vite përvojë në qendrën tuaj të

dobësimit. Si është t’u rikthesh buzëqeshjen dhe besimin,

shumë personave publik ose jo?

Kam 15 vite që ushtroj këtë profesion dhe ndihem mjaft e

lumtur dhe e privilegjuar, që në qendrën time kam arritur

të transformoj dhe t’i kthej buzëqeshjen mjaft personave...

Nuk ka kënaqësi më të madhe, se të shohësh sesi ajo fytyra e

trishtuar e ditës së parë, shndërrohet në një fytyrë, çdo ditë

më të lumtur e më të qeshur. Rezultati është i dukshëm ditë

pas dite, rroba që dikur nuk u bënin, tani vishen pa problem,

komplimente dhe njerëz kureshtarë, që çdo ditë i pyesin se

çfarë kanë bërë ose si kanë arritur të kenë këto forma dhe

njerëz të rinj, që të thonë, se kanë dëgjuar që është dobësuar

kjo apo ajo, një shoqe, një mike, një kushërirë.

Si do ta përkufi zoje të qenit, një femër e suksesshme?

Një femër është e suksesshme, kur e gjithë jeta e saj është e

suksesshme. Me këtë, dua të them që të ketë arritur gjithçka

në punë, në jetë dhe në të gjitha drejtimet e tjera, që e bëjnë

të lumturi një njeri. Pra, unë kështu e kam imagjinuar

veten si të suksesshme, siç jam sot: Të jem e aftë të punoj,

të drejtoj aktivitetin tim me përkushtim, të kem një familje

të përsosur, të jem e arsimuar dhe e kulturuar, të kem

dashurinë dhe respektin e njerëzve. Në çastin që kam arritur

këto pikësynime, jam ndier e suksesshme dhe e lumtur.

Cili është, për ty, shembulli i një femre të suksesshme?

Një femër e sukseshme, është ajo që arrin sfi dat e saj në

profesion, të ketë një familje me baza të shëndosha dhe

të lumtur dhe të jetë e formuar nga ana arsimore dhe

kulturore. Kur këto aspekte ndërthuren, arrihet suksesi i

Anila Kalleshi

një femre. Nuk mund të lë këtu, pa përmendur, Margaret

Th eçer, ish-kryeministren e Britanisë së Madhe. Për

mendimin tim, ajo është modeli i një femre shumë të

suksesshme. Me përkushtimin e saj, si dhe më mbështetjen

e bashkëshortit dhe familjes, arriti t’ia dilte mbanë, të hidhte

tej mentalitetin e vyshkur anglez për t’i mbajtur femrat larg

politikës. Arriti në majat e politikës botërore dhe vazhdoi

të ishte një grua familjare dhe nënë e devotshme.

A kërkon kompromis, suksesi? Ty, të është dashur të bësh

një kompromis të tillë?

Sigurisht që kërkon kompromis, shumë madje! Për të

mbajtur punën nën kontroll, më është dashur të heq dorë

nga shumë gjëra, që moshataret e mia i bëjnë çdo ditë… Nuk

mund të frekuentoj kafenetë, teatrot, kinemanë. Nuk mund

të jem e pranishme në gëzimet dhe festat që organizojnë

miqtë e mi, nuk mund të argëtoj çdo ditë tim bir.

Th onë se nuk është suksesi, çelësi i lumturisë. Ti, si e

mendon?

Në një farë mënyre, ndaj të njëjtin mendim me këtë

citat. Suksesi është vërtet i rëndësishëm, për dikë që ka

investuar shumë për ta pasur. Por, kurrsesi, nuk është çelësi

i lumturisë. Puna është shumë e rëndësishme për mua,

por jashtë saj, unë kam gjëra edhe më të rëndësishme se

ajo. Lumturia e vërtetë, për mua është im bir, Frankli, që

mbush jetën time me gëzim dhe familja. Jam e bekuar nga

Zoti, për familjen e mrekullueshme që më ka dhururar.

Jeta bashkëshortore është një pjesë shumë e rëndësishme

e lumturisë. Nga ana tjetër, duhet të pranoj se suksesi në

punë, për mua, ka ndikuar pozitivisht në të qenit e lumtur

Suksesi im motiv i bukurisë për femrat shqiptareNga: Misela Patrioti

Page 59: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 59

Foto: Erndrit Mertiri

Page 60: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201360

Page 61: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 61

në jetë. Duke qenë e suksesshme, unë ndihem e dobishme

për komunitetin dhe kjo bën që t’i toleroj problemet e

vogla që mund të lindin në jetë.

Si arrin ta balancosh punën\karrierën, me jetën

personale?

Është vërtet e vështirë të arrish sukses, në balancimin

e karrierës me jetën personale, shfaqen probleme, në

konceptin “kohë”. Të punosh për të arritur sukses, do të

thotë të heqësh dorë nga shumë kënaqësi, ku nuk përjashtoj

një kafe me mikeshat e mia, apo vizitat te të afërmit. Fillimet

i kam pasur të vështira, pasi thuajse e braktisa plotësisht

jetën sociale. Për mua, jeta kufi zohej vetëm brenda mureve

të qendrës. Madje edhe kakaon e mëngjesit e pija në

ambientet e punës, që të mos i lija klientet asnjë çast jashtë

vëmendjes. Më pas, kur e pashë se po shkëputesha mjaft

nga rrethi im i ngushtë, i vura vetes një sfi dë: “Jo vetëm e

sukseshme në punë, por dhe në jetë”. Që nga ai moment,

nisa të programoj kohën. Çdo minute, ka shumë vlerë për

mua. Kam shumë gjëra për të bërë dhe duhet të gjej kohën

për gjithçka. Mendoj se ia kam arritur ta mposht këtë

sfi dë. Sot, nuk refuzoj të pij kafe me mikeshat, të dal për të

drekuar me familjen, të argëtoj Franklin, tim bir. Jam një

nënë e shkëlqyer, bashkëshorte shumë mirë. Studioj shumë.

Pa librat, nuk do të isha kjo që jam. Janë një botë më vete,

nga nuk do të shkëputem kurrë.

Cili do të ishte suksesi më i madh, që do të doje të arrije

në vitin 2013?

Në shtator 2013, fi lloj studimet për master, në mjekësi

estetike, në Romë. Po në shtator, kam një bashkëpunim

shumë të frytshëm me klinikën italiane dhe profesorin e

mjekun e kirurgjisë estetike, Maurizio di Çiko. Për këtë

bashkëpunim, që lidhet me inestetizmin e klientëve, jam

shumë optimiste. Profesori është mjek mjaft i njohur

dhe shumë personazhe “VIP “,të kanaleve televizive në

“Mediaset”, kanë qenë paciente të tij. Nuk dua të lë pa

përmendur, librin tim më të ri, që besoj se do të jetë në

treg, në fund të shtatorit, për t’a mbyllur këtë vit me nje

tjetër trofe, që do të më shoqerojë në Oksford, ku “Anila

Kalleshi’s Center” do të nderohet me një tjetër çmim

prestigjioz mbi cilësinë dhe vlerat. Nuk dua të tregohem

ambicioze, por mendoj se me përkushtim dhe punë,

arrihet gjithçka. Është çasti të besojmë, se Shqipëria

nuk është aspak inferiore nga vendet e tjera, që kanë

përvoja relativisht shumë të gjata, në artin e estetikës dhe

bukurisë. Me sfi dën e radhës, i vë vetes qëllimin fi nal, për

t’i treguar botës se, megjithëse një vend i vogël, Shqipëria

mund të arrijë të korrë suksese, pavarësisht problemeve

ekonomike.

Ju jeni autore e librit “ Si të dobësohemi”. Tashmë, pritet

vëllim i dytë juaji. Mund të na zbuloni diçka më shumë?

Libri im i parë “Si të dobësohemi”, u prit shumë mirë

nga lexuesi shqiptar dhe për këtë, ndihem mjaft krenare.

”Ushqimi, fi tnesi dhe shëndeti” është libri im i dytë, që do

të dalë në treg së shpejti. Do të jetë një “bombardim” me

informacion, për ata që duan të jetojnë shëndetshëm.

Cilët ka janë personazhet më të famshëm, që janë

dobësuar në qendrën tuaj?

Në fakt, personazhi që ka bërë bujë, ishte transformimi

rrënjësor i Linda Halimit, e ndjekur nga një sërë

personazhesh, si: Valbona Mema, Romina Shkreli, Eni

Koçi, Greta Koçi, Renata Caci (Luzja e “Portokallisë”), e

cila në 6 seanca ka humbur 8 kilogramë, Elhaida Dani,

Kozeta Kurti, Rosela Gjylbegu, Shkënda Dubova, Leonora

Jakupi, Eneda Tarifaj, Aurela Gaçe, Silva Gunbardhi, Maja,

Paloma, Ersela Kurti - Miss Albania 2012, Adrola Dushi –

Miss Universi 2012, Daniela Pajaziti - Miss Durrësi etj, etj.

A janë të përkushtuar dhe a angazhohen në maksimum,

këto personazhe? Sapo kemi lënë një verë të nxehtë.

Gjithmonë, pas pushimeve, persona të ndryshëm kthehen

me disa kilogramë më shumë. Cilat janë disa nga këshillat

tuaja si specialiste, për të arritur peshën që kanë pasur?

“Anila Kalleshi’s Center”, ofron një trajtim special për

dobësimin. Si rezultat i kësaj terapie, klienti humbet

6-7 kg, në 10 seanca të plota dobësimi dhe reduktim

të perimetrit, deri në 10 cm. Ky shërbim, ka të bëjë me

Page 62: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201362

trajtimin e dhjamit, shkrirjen e tij në thellësi. Trajtimi,

konsiston në paketa prej 10 seancash, ku një seancë zgjat

3 orë. Seancat bëhen çdo ditë dhe trajtimi është intensiv.

Terapia nuk konsiston në përdorimin e medikamenteve

shkarkuese, si lasiks (një medikament që përdoret për

të sëmurët me hipertension, por që në kushte normale

shkakton probleme serioze për shëndetin), çaj të ndryshëm,

kapsulave etj., që kanë efekte anësore, mjaft të rënda

për organizmin. Në një séance, realizohen pesë procese:

dobësim, modelim, drenim, tonifi kim dhe detoksikim.

Në çdo seancë, klienti humbet 1-1.5 kg. Natyrisht, kjo

nuk është një peshë reale dhe në 10 seanca të plota, arrin

të ruajë si peshë të humbur 6-7 kg. Procesi i dytë është

modelimi, që ka të bëjë me rregullimin e formave dhe të

pjesëve të veçanta të ekzagjeruara, apo “të mbytura“ nga

dhjami. Në këto zona problematike punohet dyfi sh, në

mënyrë që rezultati te jetë më i dukshëm. Drenimi është

një proces tjetër, mjaft i rëndësishëm, pasi nuk lejon që

dhjami të “ngurtësohet”, por e copëton, në mënyrë që

të jetë më e lehtë të dalë jashtë. Për personat me formë

trupore ginoid (me shpatulla të ngushta dhe këmbë të

trasha), ritensioni hidrik është një ndër faktorët kryesore

të shtimit të peshës, ndaj drenimi është një proces shumë

i rëndësishëm për këtë kategori klientësh. Pas procedurës

së dobësimit, një rëndësi mjaft të madhe ka tonusi i

lëkurës, ndaj tonifkimi bëhet pas çdo seance, në mënyrë

që të mos të ketë muskuj të lëshuar. Detoksikimi është

proces tjetër shumë i rëndësishëm, pasi ndihmon në

nxjerrjen e toksinave. Përveç anës estetike, aparaturat

arrijnë të realizojnë edhe një pjesë të mirë të problemeve

shëndetësore, që mund të shkaktohen nga mbipesha.

Trajtimi në séance, ka të bëjë me trajtimin e dhjamit dhe

shkrirjen e tij në thellësi. Aparaturat, në vetvete, kanë të

inkorporuar infrared, që penetron 6 cm nën epidermë dhe

bën djegien dhe shkrirjen e dhjamit. Sa për informim,

rrezet e diellit ndahen në: dritën e diellit (që ka vetëm

elementin viziv), ultravioletin - që janë rreze pjesërisht

të dëmshme (rrezet e solarit - nëse kalohet minutazhi i

përcaktuar, mund të aktivizojë qelizat kancerogjene dhe

mund të krijojë kancer të lëkurës), si dhe infrared, që

ndihmon në kurimin e disa sëmundjeve, si: artriteve,

cefaleve, metatarsave, mpiksjeve të gjakut, sinozitit, astmës

bronkiale, tendinitet, pagjumësinë, lodhjen, ankthin,

stresin, lënien e duhanit dhe të alkoolit etj. Trajtimi nuk ka

efekte anësore. Nuk u këshillohet grave shtatzëna dhe atyre

që vuajnë nga epilepsia. Trajtimi përmirëson dukshëm

dhe pamjen e celulitit, deri ne zbehjen e plotë. Aparaturat

që përdoren, janë vibrosauna, “magic line”, “space tunel”,

vakum, sauna, ultratinguj, infrared dhe elektrostimulator.

Bëhet një analize trupore, ku merren të gjitha parametrat

trupore, si: indeksi i masës trupore, masa dhjamore, masa

skeletore, masa hidrike, masa muskulore dhe metabolizmi

dhe në sajë të këtyre treguesve bëhet një regjim ushqimor

specifi c, që konsiston në marrjen e pesë vakteve, por në

reduktimin e sasive kalorike.

TETTETTTTTTTTTETETTETETETTTETTETTTTTTETETETETETTETTTTTTTTETTTTTTTTTTTTTTETTTTTTTTTTTETTTTTTTTTTTTTETTTTTET OR OR OR OR OROROOORO 222222200200202222202002222220020202222222220020222222222002022222222002022222022220020022222220220002022222220022222002222222000000222202222222222000022222000220200022222000022222202002222000022222222200000022220002200000022200000222000022200113133131333311362626262222

Page 63: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 63

Page 64: VIP Albania Tetor 2013

Vjeshta, erdhi! Ditët e nxehta ia lanë vendin freskisë dhe brishtësisë së vjeshtës.Tashmë, këmbët

e nxira dhe ngjyrat fosforishente po zëvendësohen nga ngjyrat e vrara dhe më pak të ndezura.

Rikthehet e bardha. Me sa duket, këtë sezon bardhësia do të jetë sërish mbretëresha e shumë

pasarelave. E verdha indiane, vishnja, grija, ngjyra kafe dhe sigurisht e zeza, do të jenë kryefj alë e çdo

veshjeje. Kujdes me ekperimentet! Vërtet, tendencat këtë sezon mund të bëjnë çdo femër të ndihet

më afër stilit të saj, po kjo nuk do të thotë se mund të bëhen kombinime “të çuditshme”. Siç duket,

kriza ekonomike që ka pushtuar gjithë botën do të “pushtojë” dhe gardërobën tonë.

Aksesorët që janë gjithmonë një pasion femëror, këtë herë do të vijnë pak më “të rëndë”. Preferohen

bizhutë e mëdha, me ngjyra, gurë të çmuar. Pra, diçka që të tërheqë vëmendjen dhe të “thyejë”

FashionVjeshtë

TETOR 201364

Page 65: VIP Albania Tetor 2013

veshjen e thjeshtë. Nga sfi latat e koleksioneve “Vjeshtë

–Dimër 2013”, të stilistëve më të mëdhenj, vëmë re se

këpucët që do të pushtojnë qytetet metropolitane do

t ë jenë pa dyshim, “pumpus”, të sheshta e me majë, me

ngjyrë të zezë, gri apo diçka të përafërt dhe me detaje

“rock&roll”.

Gjithashtu do të kemi dhe kambalet, çizmet e shkurtra deri në kyçin e

këmbës, me disa të çara në anë. Doni të përdorni taka të larta? Në rregull,

vetëm mos harroni të jenë klasike, seksi dhe njëkohësisht, të thjeshta! Le të fl asim pak

dhe për një tjetër pasion të femrave… makijazhin. Për t’u dukur sa më tërheqëse, mania

e të vetullave të holla nuk është më në modë. Vetullat e trasha, të krijojnë idenë e një

femre më të vogël në moshe dhe sigurisht, më natyrale. Për ju që ende nuk keni blerë një

buzëkuq ngjyrë vishnje, duhet të nxitoni. Th eksimi i buzëve do të jetë synimi kryesor i

çdo makijazhi. Por..sytë duhen lënë pak pas dore. Qerpikët e gjatë do të mjaftonin për

të qënë në sinkron me pjesën tjetër të makijazhit. Të gjitha vajzat dhe gratë duan të kenë

qerpikë të gjatë dhe voluminozë, ndaj për këtë arsye duhet të shpenzojnë më shumë për

blerjen e rimelit të duhur, që të na jap pamjen që dëshirojmë. Të kuruara në detaje,

me një pamje goditëse dhe tepër sharmante, ju do të jeni gjithmonë në qendër të

vëmendjes kudo ku do të shkoni. Vajza, e bukura kërkon gjithmonë pak sakrifi cë!

Editor Kora Çelaj

vesh

–Dim

këpu

t ë jenë

ngjyrë

k& ll”“

TETOR 2013 65

Page 66: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201366

Femrat VIP shqiptare, pagëzohen me emrin “nënë”.

Krahët e tyre janë pushtuar nga engjëjt e vegjel, që

ende pa lindur u bënë personazhe të njohur. Fotot e tyre

të publikuara në rrjete sociale apo në media, kanë tërhequr

vëmendjen e shumjë njerëzve. Kujt i ngjan bebja? Është

djalë, apo vajzë? Si quhet? Sa të përkushtuara janë nënat

VIP? Kush kujdeset për ato, prindërit, të afërmit apo

ndonjë dado? Secila nga mamatë tona VIP, ka zgjedhur

një mënyrë për të shfaqur gëzimin dhe lumturinë që i kanë

sjellë foshnjet e tyre.

Jonida Maliqi ka bërë një tatuazh-tribal në shpinë, ku

është shkruar emri i të birit. Ai erdhi në jetë vigjiljen e

Krishlindjeve të 2011-ës dhe është pagëzuar me emrin Dan.

Emër ky, të cilin ia ka zgjedhur gjyshi, babai i bashkëshortit

të këngëtares dhe ka prejardhje biblike.Vogëlushi çapkën i

ka kaluar pushimet e tij të para në bregdetin e Dhërmiut.

Ajo ka preferuar të jetë një nënë me kohë të plotë, të

paktën në muajt e pare të jetës së të birit. Jonida është

ndër ato femra që dëshirojnë familje të madhe, ndaj le të

shpresojmë se së shpejti, Dani të shoqërohet me një motër

që të ecë në gjurmët e së ëmës. Aurela Gaçe, këngëtarja

që njihjet për “thyerjen” e rregullave në skenë ka sjellë në

jetë një vajzë, emri i së cilës është Grace, që do të thotë

“hiri i Perëndisë”. Për të kujdesen dhe dy gjyshet, të cilat e

ndinmojnë shumë Aurelën për të vazhduar dhe aktivitetet

e saj. Tani që vajza është pothuajse dy vjeçe, Aurela ka

vendosur të bëjë një dasmë në shtator dhe me sa duket,

mendon të jetë nusja e pare tullace.Të na trashëgohet!

Një mami tjetër VIP, është dhe Çiljeta Xhilaga. Djali i saj,

Fernando, lindi pikërisht një ditë pas ditëlindjes së Çilit.

Mëmësia ka qenë dhe arsyeja që ajo nuk është shfaqur më

në skenë. E ëma dhe gjyshja e Çiljetës janë në “garë” për të

Page 67: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 67

ndihmuar në kujdesin e vogëlushit. Ajo i është përkushtuar

totalisht plotësimit të familjes sësaj, që pritet të fi nalizohet

dhe me një martesë. I urojmë Çiljetës, suksese dhe lumturi!

Ingrid Gjoni është bërë nëna e një djali të bukur, që mban

emrin Parid, emër i vendosur nga i ati dhe ka prejardhje

ilire. Vogëlushin e kemi pare dhe në klipin e fundit të

Ingridit “Inshalah”. Ingridi i kushton mjaft kohë djalit të

saj, ai e shoqëron nëpër pazare,kafe, apo shëtitje. Por për të

pasur një rritje sa më të mire ajo ka punësuar dhe një dado,

e cila zëvendëson këngëtaren kur merret me projektet e saj

muzikore. Ditëlindjen e pare Paridi i vogël e ka kaluar në

një lokal në Linzë, ku Ingridi ka organizuar një festë që gati

ngjasonte me një dasmë. Përveç mëmësisë, Ingridi është

bërë sërish teze. Motra e saj, regjisorja Inis Gjoni është bërë

me një vajzë të bukur që e ka quajtur Coco Antonela. Ky

emër ka qenë dëshirë e të atit të vajzës, pasi Coco ka qenë

dhe personazhi i preferuar i një komedie që ka vënë në

skenë Inisi. Është vënë re se ajo i kushtonte rëndësi “look”-

ut të vogëlushes. Panoramë e bukur, një familje VIP. Përtej

kufi jve shqiptarë, në Itali kemi një tjetër mami VIP, Elsa

Lilën, që ndonëse imazhi i saj mbetet ende i një vajze të

vogël me një zë magjepsës, Elsa ka lindur vajzë, Evitën.

Emri i është vendosur në nder të së ëmës. Shtatzënia për

të nuk ka ndikuar shumë në aktivitet e saj dhe në lëvizjen

e shpeshtë mes Italisë dhe Afrikës, ku ndodhet dhe babai

i fëmijës së saj. Edhe pse larg, familjarët, të afërmit dhe

miqtë mbajnë kontakte të vazhdueshme me të, duke u

kujdesur me mall që nga Shqipëria për Elsën dhe Evitën.

Aria, kështu është quajtur vajza e këngëtares dhe

prezantueses së mirnjohur, EnedaTarifa. Shtatzëninë e ka

deklaruar pas muajit të tretë, ndërkohë që thashethemet

kishin muaj që qarkullonin. Ajo ka arritur ta menaxhojë

mjaft mire ardhjen në jetë të fëmijës së pare dhe

“mosbraktisjen” e karrierës. Pasi u realizua në karrierë,

Eneda mendoi të realizohej dhe si femër. Aria është fryt

i një dashurie 15-vjeçare ndonëse nuk është fi nalizuar me

një martesë… Bebet VIP, duket sikur nuk kanë të mbaruar.

Edhe moderatorja e njohur Sonila Meço, ka lindur fëmijën

e saj të parë, Amaris. Sonilës i është dashur të qëndrojë

më pak nga sa ka dëshiruar pranë vogëlushes, për shkak

të profesionit të saj, që nuk pyet nëse je mama, apo jo.

Amaris i ka rrëmbyer gjithë dashurinë dhe vëmendjen dhe

është bërë burim force për të. Vajza mban emër hebre,

që ka kuptimin e të dërguarës së Perëndisë. Pasi mbaron

punën, ajo vrapon në vilën e saj, ku e presin të qeshurat

dhe belbëzimet e Amaris. Pushimet e para këtë verë kanë

qenë dhe për djalin 2-vjeçar të prezantueses sharmante

Xhemi Shehu. Martini, kështu ka dëshiruar të quhet i vogli

i saj, që edhe pse ka kaluar ditë të këndshme në bregdetin

e Sarandës nuk i ka “lejuar” familjarët e tij të ndryshojnë

asgjë nga e përditshmja në Tiranë. Xhemi është ndër të

vetmet femra të njohura të ekranit shqiptar, që ka ndjekur

traditën: fejesë,martesë dhe në fund, një fëmijë. Kjo

kohë solli vërtet një rilindje për të gjitha femrat e ekranit

Page 68: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201368 ETTETTETTETTETETEETETETTTETETETTETTETTETETTTTTTTTTTTEETOR OROR OROROROROROROORROOO 22220222202020200000020200002002202000220020200200020002002220222200000000020002220000000222020000222020000000022222000002222000000000002220000222222220200000020222220222220022222000020202222200000000222222000000000011311111311313131313131311131313111113111311111131313311313133113331133111311111111111311113333333133333113333333133311113313333311111113333311111133333111113331111313311111368686868686686888868

shqiptar, fejesa, martesa, por më tepër shtatzëni dhe lindje.

Ajo që të bie në sy është dhe vendosja e emrave të shumtë

biblikë, pas çdo emri një histori. Të gjitha bebet janë bërë

të famshme ende pa dale në jetë, ende pa iu ditur emri,

gjinia dhe kjo, falë mamave të tyre që janë fi gura të njohura

dhe të dashura për publikun. Por, a do të mbeten fëmijët

VIP, apo ndoshta një ditë do të bëhen dhe ato personazhe

të njohur publikë?!

Martini, kështu quhet dhe vogëlushi i volejbollistes

Amarilda Prenga. Ajo ka vendosur ta quajë kështu, pasi ka

dëshiruar një emër të thjeshtë dhe që të tingëllonte bukur

me mbiemrin e tij. Tani që është bërë nënë, jeta e saj është

më dinamike, ajo i përkushtohet totalisht fëmijës së saj.

Amarilda dëshiron që Martini të mos jetë i vetëm, por të

ketë dhe dy vëllezër të tjerë. Ai është një djalë energjik,

i shkathët. Pushimet e kësaj vere, ato i kaluan në Kanë,

Francë.

Aleksei, është fryt i dashurisë së reporteres së njohur në

“TV Klan”, Anduena Llabani. Aleksei e kalon pothuajse

gjithë ditën e tij me të ëmën e Anduenës, nëna Minen

dhe më pas dhe me gjyshi Çimin. Po me kaq përkushtim

për vogëlushin kujdesen dhe dy gjyshërit të tij nga babai,

gjyshi Skënderi dhe nëna Shpresa. Emri i tij ka prejardhje

ruse. Anduena, thotë se ky emër përmban pushtet

dhe muzikalitet, që simbolizon dhe dashurinë mes dy

prindërve të tij. Edhe Anduena është për një familje të

madhe, dëshiron tre fëmijë. Ne i urojmë shëndet dhe

lumturi.

Page 69: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 69

Jaguar TEG

Page 70: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201370

Cilat kanë qenë fotot e para që keni bërë dhe a kanë nisur

ato si aventurë ?

Fotot e para, sigurisht që kanë qenë vetëm për kënaqësi,

fotografi në e kam fi lluar si avanturë dhe normal që testet e

para bëhen në shoqëri …

Kush ju ka mbështetur në fi llimet e karrierës tuaj?

Kam pasur fatin që në fi llimet e karrierës jam takur me

Fadil Berishën, pastaj ai ka qenë motivimi kryesor dhe

mbështetja më e madhe për mua.

Page 71: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 71

Foto: Fadil Berisha

Page 72: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201372

Ju pëlqejnë fotot e thjeshta, apo ato që kanë efekte?

Çdo fotografi e ka vendin dhe rëndësinë e vet, unë për vete i çmoj më shumë fototgrafi të e thjeshta, aty qëndron sekreti , thjesht

dhe bukur.

Fotografi të profesionale po bëhen gjithmonë e më të kërkuara nga të gjithë njerëzit, ç’mund të na thoni rreth kësaj?

Falë zhvillimit të teknologjisë, rrjeteve sociale dhe në përgjithësi medias, fotografi të profesionale kanë fi lluar të bëhen

të pashmangshme edhe për njerëzit e thjeshtë. Kjo është një shenjë e mirë pasi fotografi a është një moment jetësor, që

mund ta përjetosh në të ardhmen.

A ka ndonjë mesazh që përpiqeni të përcillni me fototografi të tuaja?Varësisht nga lloji i fotografi së , unë duke qenë “fashion-photographer”, mundohem që të paraqes anën e bukur të

njeriut dhe mendoj se çdokush ka një anë të bukur për t’u fotografuar.

Fotografi të, më tepër janë pasion apo profesion?

Nëse fl as në vetën e parë, mendoj se fotografi a profesionale është profesion që nuk mundet ta bëjë kushdo, fotografi a

ngërthen shumë faktorë dhe nevojitet të kesh edhe prirje për art.

Sa e vështirë është të kesh një profesion të tillë?

Mendoj se më herët ka qenë më vështirë të jesh fotograf, por, pasi fi ton pak besim, nuk të dukët shumë e vështirë,

megjithatë nuk krahasohet me vendet perëndimore.

Cilat janë disa nga vështirësitë e punës tuaj?

Çdo profesion ka vështërsitë e veta, unë jam shumë i kënaqur me ata çfarë e bëj dhe nuk kam aspak vështërsi.

Të fl asim pak rreth jetës tuaj personale… Dimë se jeni fejuar më 18 gusht, sa ka ndryshuar jeta juaj që pas asaj date?

Page 73: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 73

Po! Pas një lidhjeje 4-vjeçare, vendosëm që ta çojmë më

lart lidhjen dhe vendosëm të fejohemi. Fatmirësisht edhe

e fejuara ime, ka pak a shumë këtë profesion, ajo është

modele dhe sigurisht që kuptohemi në këtë drejtim.

Meqenëse, ju jeni vetë autor i shumë fotografi ve, po ditën

e fejesës kush e mori përsipër këtë rol?

Për ditën e fejesës, kisha nderin që të kem një set fotografi k,

nga dora e Fadil Berishës.

Page 74: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201374

VipKokteil

Vegetable summer – Kokteji që gjallëron verën, nga

Ilir Dushkaj

Një koktej shumë i lehtë dhe me proteina, për stinën

e nxehtë, ndërsa shijojmë detin dhe dëfrehemi në

shoqërinë e miqve.

Përbërësit: Brokoli, borzilok, karotë, luleshtydhe,

mjaltë, vodka. Shijoni ndjesinë!

Page 75: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 751PRILL 2013 93

Page 76: VIP Albania Tetor 2013

porti është gjithmonë një argëtim ose

profesion i shëndetshëm. Ndonëse në

Shqipëri ende nuk i jepet vlerësimi i

duhur, shumë sportdashës punojnë

dhe kontribuojnë në zhvillimin e tij.

“Studenti”, është ekip volejbolli për

meshkuj i trajnuar nga Ylli Tomorri.

Mjaftojnë pak minuta me trajnerin

e tyre për të kuptuar dëshirën dhe

pasionin ndaj volejbollit. Studenti

është skuadra më e mire, në gjirin

e së cilës bëjnë pjesë lojtarët më të

mirë kombëtarë. Ajo është kampione

në fuqi dhe fi uese e kupës për këtë

sezon. Objektivat e saj për të mbajtur

me krenari kampionatet e fi tuara

europiane dhe ato ballkanike bëhen

motivim për lojtarët e saj. Në datat 4-6

tetor u zhvillua Kupa Ballkanike në

Tiranë. Studenti fi toi 3-2 ndaj serbëve

të Vojvodinës në Pallatin e Sportit

“Asllan Rusi”. Skuadra e drejtuar

nga trajneri Ylli Tomori fi toi setin e

parë 25-20, por pastaj humbi dy sete

radhazi, 20-25 e 15-25. Gjithsesi,

Studenti gjeti forca të barazpeshonte

ndeshjen pasi fi toi setin e katërt 25-

21. Seti fi nal ishte tepër i fortë dhe u

fi tua nga shqiptarët 16-14. Edhe pse

skuadra turke Fenerbahçe triumfoi,

publikut shqiptarë iu ofrua një ndeshje

spektakolare me fi gura të njohura si

Ivan Miljkoviç, Leonel Marshall etj.

Gjatë vitit në vazhdim do të ketë dhe

fi tore të mëdha që do inkurajojnë më

tepër jo vetëm skuadrën, por edhe

publikun shqiptarë. Natyrisht për

suksesin e skuadrës kanë ndihmuar jo

vetëm lojtarët e saj, trajnerët, por dhe

sponsorët e pazëvendësueshëm që janë

mbështetje e madhe për ekipin. Në sajë

të punës së palodhshme,korrektësisë

dhe disiplinës Studenti do të vazhdoj

rrugëtimin e tij të suksesshëm duke

rrëmbyer trofetë e rradhës.

Ballkaniada Volejbollit

Page 77: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 77

Page 78: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201378

foto: Endrit Mertiriveshjet: tatjana isaj hair & make up: Suela Cangumodele: Anada Nikollari

Page 79: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 79

Page 80: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201380

Page 81: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 81

Page 82: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201382

Page 83: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 83

foto: Endrit Mertiriveshjet: tatjana isaj hair & make up: Suela Cangumodele: Anada Nikollari

Page 84: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201384

Vip boyLeo Sulaj

Ju jeni një model shqiptar, si e

përjetoni këtë fakt përballë shumë

nacionaliteteve të tjera?

Ndihem krenar që jam shqiptarë,

ndonëse jashtë shtetit më bëjnë grek.

Ndihet nacionaliteti juaj në ofertat e

punës që ju ofrohen?

Ndihet,pasi Greqia njihet më tepër si

shtet,Shqipria jo dhe aq…

Një vit më parë, në një intervistë në

revistën Vip, keni treguar si e keni

nisur modelingun, pra ka qenë e

gjitha një rastësi duke fotografuar

një nga club-et në Selanik. Si i keni

marrdhëniet me club-et?

Nuk i frekuentoj shpesh pasi i jam

shtruar punës dhe nuk kam shumë

kohë.

Cilat janë disa nga kontratat më të

mira që keni bërë këtë vit?Na citoni

disa prej eventeve tuaja të fundit..

Ka qenë një vit i vështirë për Greqinë

duke qenë se kriza ekonomike e ka

goditur fort. Por unë kam pasur oferta

punë të ndryshme nga Turqia dhe

Kina, ndaj mund të them që ka qenë

një vit i mirë pavarsisht vështirësive.

Page 85: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 85TETTETTETTETTETTTTETTTTTTOOOOOOOOOOOOOORRRRRRRRR RRRORROORROORROOOOOORORORRRRROOOOOOOOOOOORRRROOOOOOOOOORROORROOOORROOOROOR OOOO 202020202022220202000000000200000200000020000000000020000200111111131313333111113111111313111111111111 8588885555885858585858585858585855855888558585885

Cila ka qenë sfi lata më e vështirë që ke përjetuar? Na trego

dicka rreth saj…

Nuk ka sfi lata të vështira nëse je i përqëndruar dhe e di se cfarë

kërkon silisti nga ty. Nëse stlisti të ka zgjedhur pikërisht ty,

atëherë ai e vlerëson shumë punën tënde.

Nuk keni pasur kurrë ndonjë incident?

Nuk kam pasur të tilla, pasi ne djemtë nuk përdorim taka (qesh)

Do të vecoje ndonjë prej seteve më të vështira? Nëse po, mund

të na thoni për cilën markë ka qenë?

Varet nga fotografi të. Ka pasur raste që duhet të pozoja në të

ftohtë vetëm me bokse dhe kjo ka pasur vështirësitë e veta,

por që paguhet mirë. Seti më i vështirë ka qenë për një markë

greke pasi kam ndenjur 24 orë duke u fotografuar me veshje të

ndryshme.

Modelingu është një profesion i shkurtër në kohë, cfarë

mendoni rreth kësaj?

Nuk më vjen keq për këtë gjë. Unë mendoj dhe shpresoj që në

një të ardhme të kem një punë tjetër, përshembull të prezantoj

një emission shqiptar.

Ju jeni i fejuar me znj. Roxana Sandru, a është pengesë fejesa

në profesionin tuaj?

Nuk ka pengesa në dashuri, kur dashuron i bën mënjanë të

gjitha vështirësitë.

Në modeling ka shumë gay, si i keni raportet me ta? Do të

kishit më tepër sukses po të ishit gay?

Po,është e drejtë që ka shumë gay,por për mua nuk ka asnjë

problem sepse ata janë të sjellshëm dhe punojnë mirë, se cfarë

bëjnë ata në krevatin e tyre kjo nuk më përket mua.

Page 86: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201386

Unë nuk undem t’i gjykoj në këtë aspekt,është jeta e tyre. Nuk besoj se ka rëndësi je apo nuk je gay, rëndësi ka të jesh i

zoti në punën tënde.

Si ndiheni kur intervistoheni? Pyes meqënëse ju keni më shumë komunikim fi zik me publikun sesa verbal…

Është kënaqësi të jap intervistë në një revistë shqiptare,më pëlqen të njihem dhe të pëlqehem edhe në Shqipëri.

Si është dita e një modeli? A mund të jepni disa këshilla për të gjithë të rinjtë që duan të jenë pjesë në industrinë e

modës?

Zgjohem në 7:00,bëj 30 minuta vrap,ha mëngjes (më pëlqen shumë mjalti me gjalp dhe frutat si bananja,kivi) më pas

bëj gati bllokun tim me fotografi dhe pres autobusin e modelëve të vij të më marrë. Atje nis një ditë e gjatë pune,duke

lëvizur nëpër Stamboll, zakonisht shkoj nëpër 5 ose 6 casting në ditë. Ora 20:00 më gjen në shtëpi, ha bukë sërish,shkoj

në palestër dhe kontrolloj axhendën për punët që kam për të nesërmen dhe sa lekë do marr. Nëse më pëlqen oferta e e

pranoj dhe shkoj,në të kundërt e refuzoj.

Ku dhe me kë do i kaloni festat e fundvitit? Cila është dhurata e preferuar për Krishlindje?

Zakonisht kam shumë pak kohë për argëtim. Momentalisht kam marrë pushime sespse nuk kam shumë punë këtu në

Selanik. Për një muaj do shkoj në Kinë, ndërsa festat do t’i kaloj këtu në Selanik me familjen time. Dhuarata që dua është

vetëm mbarësi për të gjithë…

Një mesazh për modelingun në Shqipëri…

Do dëshiroja shumë të kisha një mesazh për të gjithë shqiptarët që kanë të njëjtin profesion me mua, por nuk mundem

ende, ndoshta nëse do më vijë një ofertë nga televizionet shqiptare, do kem një ide të qartë se në cfarë niveli është

modeling atje…

Page 87: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 87

Vera është pije alkoolike që prodhohet nga fermentimi

i rrushit. Vera, është pa asnjë dyshim pjesë përbërëse

e kulturës të të ushqyerit në Mesdhe, duke e nënkuptuar

këtë të fundit si një tërësi zakonesh, dokesh, pronësi të

ndërgjegjes dhe të mënyrës së sjelljes. Verërat e rralla, te

vjetra dhe të mira, janë ushqimi më i shtrenjte. Verërat

e kuqe, kryesisht për kohën më të gjatë që kalojnë në

stazhonim janë më të shtrenjtat. Këto lloj verërash, shpesh

arrijnë shijen e tyre më të mire dekada pas prodhimit. Nga

ana tjetër ekziston mundësia që ato të kthehen në uthull

dhe përpara se të hapet shishja kjo gje nuk mund të dihet.

Ndryshe nga produkte të tjera, vera refl ekton tek ai

që e shijon varietetin e terrenit, klimës dhe konditave

në të cilat rrushi është rritur, duke e bërë verën të ketë

një shumëllojshmëri shijesh. Duke shtuar këtu edhe

përmiresimin e verës me kalimin e kohës varieteti i shijes

së verës është gati i pafund. Rrushi i përshtatshëm për t’u

fermentuar ne verë mund të rritet vetëm midis paralelëve

30 dhe 50 verior dhe midis paralelëve 30 dhe 40 jugorë.

Rrushi i përshtatshem për verë në zonën më jugore është ai

i Islandës Jugore dhe Zelandës së re afër paralelit të 45-te.

Kjo do të thotë se për cilësinë e një vere vendin kryesor e

zëne kushtet klimaterike kryesisht te ngrohta.

VERERAT

Vera kryesisht është e përbërë nga një ose disa varitete

të llojit të rrushit Evropian Vitis vinifera. Kur një nga

këto varietete si përshembull Pinot Noir, Chardonnay,

Sauvignon, dhe Zinfandel, përdoret si përbërësi kryesor,

duhet patjetër të jetë 80% varietet rrushi.

Shumë fabrika moderne vere mundohen ta fshehin këtë

varietet duke prodhuar verë me të njëjtën shije çdo vit

me anë të shkrirjes, adiksioneve kimike etj., duke krijuar

kështu shije vere që nuk ndryshojnë nga viti në vit.

Prodhuesit më të mëdhenj të verës ishin Franca, Italia,

Spanja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia,

Argjentina, Kina, Gjermania, Afrika e Jugut, Portugalia,

Kili, Greqia, Rumania, dhe Hungaria. Në 2003 vendet e

para për nga volumi i eksportit i zinin: Franca, 22%; Italia,

20%; Spanja, 17%; Australia, 8%; Kili, 6%; SHBA, 5%;

Portugalia, 4%; Gjermania, 4%.

Pjesa më e madhe e verës ekskluzive vjen nga Franca dhe

Italia, por edhe rajone të tjera kanë lloje verërash shumë të

famshme si nga cilësia ashtu edhe nga çmimi. Verërat më

të famshme për të cilat investohet janë Bordeaux Madiran

Sud-Ouest, Bourgogne Alsase (per vererat e bardha).

B. Gjini

Rr. Pjeter Bogdani

Page 88: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201388

Ky ishte një vit shumë i vecantë

për kampionin e peshave

të rënda,kapitenin e ekipit

kombëtar “Vllaznia”.Pas një pune

të palodhur,ai shpallet kampion i

Shqipërisë për herë të 15-të.Ishte hera

e 9-të me ekipin e të rriturve dhe hera e

6-të me ekipin e të rinjve.Në Shqipëri ka

pasur vetëm një humbje,e cila sipas tij

ishte e pamerituar.Hysa mban me krenari

jo vetëm tituj shqiptarë por edhe shumë

tituj ndërkombëtarë.Nelson Hysa është

boksieri i parë shqiptarë që ka marrë

medalje në Kampionatin Europian dhe

ka zënë vendin e tretë në Europë.Është

shpallur pesë herë fi tues i aktivitetit

ballkanik që zhvillohet në Kosovë në

nder të legjendarit Adem Jasharit.Ai ka

fi tuar medalje në të gjithë botën,përvec

se në Amerikë.Ka marrë pjesë dy herë

në Kamionatin Botëror,por në të dyja

herët humbi.Një ndër pasionet e tij

janë edhe makinat,ndaj jo rastësisht në

garazhin e tij gjenden tetë makina.Në

kohën e lirë ai e kalon me familjen e tij

dhe shoqërinë.Ndërkaq ai na premton

se do dali kampion 22 herë,dhe këtë ai e

pohon me bindje.

Nelson Hysa, 15 vite kampionii peshave super të rënda

Page 89: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 89

Page 90: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201390

Page 91: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 91

Page 92: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 201392

Page 93: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013 93

Page 94: VIP Albania Tetor 2013

TETOR 2013941PRILL 201394

ETC

SHESHI WILLSON

e-mail: [email protected]

CITY PARK

Beauty point

Page 95: VIP Albania Tetor 2013
Page 96: VIP Albania Tetor 2013