vip albania nentor 2013

96
300 Lekë Nr. 88 Nëntor 2013 24 Orë me sportistët G enti enta Lasku N dihu femër me .. N dihu femër me .. Shyqyri Caushaj djali i komunistit në vitin 1982 Editorial Komunikimi në rrezik Misela Patrioti Fashion Vjeshte-Dimër Këshillat e bukurisë gjenden në natyrë Monika Stafa jo vetëm gazetare e sukseshme, por tani edhe shkrimtare Pandora vjen plot supriza ikona e volejbollit shqiptar Adela Lami një balerinë në politikë Nora Deda Nora Deda

Upload: revista-vip

Post on 05-Apr-2016

298 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

 

TRANSCRIPT

Page 1: VIP Albania Nentor  2013

300

Lekë

Nr.

88 N

ënto

r 20

13/

Kos

ovë

2 eu

roV

IP A

LBA

NIA

/ K

OS

OVA

300 Lekë Nr. 88 Nëntor 2013

24 Orë me sportistët

Gentienta Lasku

N dihu femër me ..N dihu femër me ..

Shyqyri Caushaj djali i komunistit në vitin 1982

Editorial Komunikimi në rrezik

Misela Patrioti

FashionVjeshte-Dimër

Këshillat e bukurisë gjenden në natyrë

Monika Stafajo vetëm gazetare e sukseshme,

por tani edhe shkrimtare

Pandora vjen plot supriza

ikona e volejbollit shqiptar

Adela Lami një balerinë në politikë

Nora DedaNora Deda

Page 2: VIP Albania Nentor  2013
Page 3: VIP Albania Nentor  2013

3

1PRILL 2013 3

ETCSHESHI WILLSON

e-mail: [email protected]

CITY PARKBeauty point QTU1PRILL 2013 3

ETCSHESHI WILLSON

e-mail: [email protected]

CITY PARKBeauty point QTU

1PRILL 2013 3

ETCSHESHI WILLSON

e-mail: [email protected]

CITY PARKBeauty point QTU

1PRILL 2013 3

ETCSHESHI WILLSON

e-mail: [email protected]

CITY PARKBeauty point QTU

1PRILL 2013 3

ETCSHESHI WILLSON

e-mail: [email protected]

CITY PARKBeauty point QTU

1PRILL 2013 3

ETCSHESHI WILLSON

e-mail: [email protected]

CITY PARKBeauty point QTU

Page 4: VIP Albania Nentor  2013

4

AUTOSTRADA TIRANË-DURRËS

Km 11 KASHAR

Tel :+355689040070 Tel :+35569408484

Tiranë ALBANIA

e-mail:[email protected]

www.emigres.al

EKSPOZITA MË E MADHE NË SHQIPËRI 6200m2

pllaka . mobilje. hidrosanitare

EMIGRES

Page 5: VIP Albania Nentor  2013

5

W

Kënaqësia e ujit

MADE IN GERMANY

Page 6: VIP Albania Nentor  2013
Page 7: VIP Albania Nentor  2013

7

Page 8: VIP Albania Nentor  2013

Rr. Elbasanit, Pallati 111, përballë Crazy Calvin, kati 2, TiranëTel/Fax: +355 (4) 23 47 979 / Cel: +355 66 23 47 979 / E-mail: [email protected] / www.joyelspa.al

Duke filluar nga Dt 28 nëntor - 31 Dhjetor,

Joyel Spa do të ofrojë për çdo shërbim 15 % ulje.

Ju mirëpresim.

Page 9: VIP Albania Nentor  2013

* life, enjoy. = profite de la vie

Page 10: VIP Albania Nentor  2013

10

12 SMARTPHONET KËRCËNOJNË KOMUNIKIMIN

16 SHTJEFEN MARKU NJË MODEL NË TREGUN BOTËROR

18 VIP GIRL ARINDA

20 SI TË JESH I SUKSESSHËM NË JETË

24MONIKA STAFA, JO VETËM GAZETARE E SUKSESHME, POR TANI EDHE SHKRIMTARE

28 DASHURIA PARA 70’ VJETËSH & ASHURIA MODERNE

34 NDIHU FEMËR ME.. SASSOFONO

42 NORA DEDA IKONA E VOLEJBOLLIT SHQIPTAR

44 MISS GLOBE, 10 VJET RRUGËTIM NË SHQIPËRI

48 BLERIM DESTANI FATI NDJEK TË GUXIMSHMIT

52 TUTTESTETICA

54 ADELA LAME NJË BALERINË POLITIKANE

58 KËSHILLAT E BUKURISË GJENDEN NË NATYRË

62 EVA MURATI E DASHUROJ TELEVIZIONIN

70 SHYQYRI CAUSHAJ DJALI I KOMUNISTIT NË VITIN 1982

74 PANDORA VJEN PLOT SUPRIZA

78 24 ORË ME GENTI & GENTA LASKU

88 SASSOFONO

90 ANILA KALLESHI USHQIMET DIMERORE

P Ë R M B A J T J AP Ë R M B A J T J A

Kryeradaktore

Page 11: VIP Albania Nentor  2013

11DKNY.com/RitaOra

35

5 4

23

43

49

1

Tim

e N

Y2

116

PREMIUM

Watches & Jewellry

Adresa: A. Frashëri, Pall. 7/1

(pranë Librit Universitar)

Tel: +355 4 22 57 365

Page 12: VIP Albania Nentor  2013

12

Njeriu, më shumë se kurrë më parë, është i ekspozuar ndaj rreziqeve të teknologjisë. E kam fj alën jo

vetëm për rreziqet nga rrezatimet elektromagnetike të telefonave mobile, por dhe nga vetë këto të

fundit, të cilat janë kërcënimet më të mëdha të komunikimit verbal. Ato përdoren si objekt komunikimi

apo argëtimi. Të folurit si mjeti më i rëndësishëm i komunikimit po zbehet. Komunikimi i suksesshëm

s’do të thotë të cojë në pajtimin e mendimeve, por duhet të insistojë në shkëmbimin real të tyre. Të

folurit me zë dhe gjuha e ndërtuar mbi të, përbën bazën e komunikimit me veten dhe me tjetrin.

Smartphonet kërcënojnë komunikiminEditorial Misela Patrioti

Page 13: VIP Albania Nentor  2013

13

Padyshim prej zbulimit të telefonit të parë nga Alexander Graham Bell në vitin

1876 e deri sot, ku gjatë dekadave të fundit avancimi i telefonave ka pësuar një

rritje të jashtëzakonshme, vecanërisht me paraqitjen e “telefonave të mencur”

apo sic quhen edhe ndryshe “smartphones”, përdorimi i tyre pothuajse është

bërë pjesë e pandashme e jetës se çdo njeriu në botë, duke patur nje impakt

domethënës dhe një hov mjaft të madh, posacerisht tek të rinjtë.

Edhe pse sipas disa statistikave jo zyrtare, në vendin tonë shumica e përdoruesve

të telefonave/celularëve ende posedojnë telefona “konvencional”, një numër

i përdoruesve në rritje të konsiderueshme është duke i përdorur çdo ditë e

më shumë “telefonat e mençur”.

Telefonat e mençur mund t’a humbin kuptimin e tillë nëse ata nuk i përdorim

në mënyrë “të mencur”. Këtë e them në bazë të përvojave dhe bisedave

me persona të ndryshëm që çdo aktivitet të jetës së tyre e programojnë në

smartphonet e tyre si përshembull: menaxhimi i takimeve dhe agjendës,

krijimi i detyrave, përdorimi i aplikacioneve sociale (facebook, tëitter, g+,

…), dërgimi i mms-ve, shikimi dhe dërgimi/pranimi i fotografi ve dhe

videove të ndryshme, dërgimi/pranimi dhe kontrollimi i e-mail-

eve, shpërndarja e vendndodhjes me persona tjerë, shfl etimi në

internet, e shumë funksione të tjera. Në tregun botëror të

telefonave të mencur ekzistojnë një sërë telefonash të

ndryshëm me sisteme operative të ndryshëm. Ndër

më të popullarizuarit janë: Nokia (që dikur

ishte “sinonim” i telefonave), Iphone,

Samsung, HTC, Blackberry, LG,

Motorola etj; me

Page 14: VIP Albania Nentor  2013

14

sistemet operative të tyre përkatese:

phone, ios, android, symbian, etj.

Mirëpo sipas disa hulumtimeve më të

fundit, mund të themi se telefonat më

të përdorur dhe më “interesant” janë:

Iphone, Samsung, Nokia, HTC!

Vlen të përmendet që sipas disa

studimeve më të fundit, rezulton se

smartphone-i më i “fortë” dhe më i

“shpejtë” është Samsung Galaxy S3

(sidomos në aspektin hardëerik), e

gjithashtu së fundi edhe HTC One

X është një konkurent i “denjë”,

duke mos lënë anash edhe Iphone 4s,

Nokia Lumia 900. Duke e parë tregun

dhe konkurencen e madhe që është

ndërmjet prodhuesve / kompanive

të telefonave të mencur, sidomos

ndërmjet Iphone (apple) - Samsung-

HTC - Nokia, personalisht mendoj

që këto kompani aq shumë bëjne

marketing, fushatë dhe “branding”

për lançimin e telefonave të rinj saqë

“pritshmëria” nga ana e përdoruesve

ndonjëherë nuk korrespondon me

lançimin e tyre.

Megjithatë, pas çdo lançimi të

telefonave të mencur, prodhuesit

e tyre janë duke sjellur risi dhe

ndryshime pozitive, sado që ato

ndonjëherë janë të vogla apo të

mëdha!Vlen të përmendet që në

vendin tonë përdormi i telefonave të

mencur disa personave i është bërë një

“domosdoshmëri” në jetën e tyre, të

cilët janë mjaft aktiv dhe entuziast duke

kontribuar nëpër fusha të ndryshme,

si: në rrjetet sociale, në zhvillimin

e aplikacioneve, në komunikimet

përmes aplikacioneve të ndryshme,

përmes marketingut, etj. Përdorimi i

telefonave të mencur në njëfarë mënyre

ka fi lluar të “imponojë” përkushtimin

e punëtorëve për kompaninë/

institucionin ku ai/ajo punon duke

i “obliguar” që të mendojnë dhe

kryejnë punët e tyre edhe kur janë

jashtë orarit dhe vendit të punës, si

përshembull:Duke lexuar, mësuar apo

hulumtuar zgjidhje për problemet

që e preokupojnë në punë, njoftimi

Page 15: VIP Albania Nentor  2013

15

paraprak për takimet apo detyrat me

të cilat duhet të ballafaqohet, pranimi

i email-eve apo sms-ve për problemet

e paraqitura në punë etj. Duhet pasur

parasysh se shumë barriera shmangen

kur takoheni personalisht, por shumë

të tjera krijohen nëse e kryeni një punë

përmes telefoni.

Kur jeni përballë me bashkëbiseduesin,

ju e keni vëmendjen e plotë ndaj tij,

për dallim nga kontaktet me e-mail,

telefon apo kanal tjetër komunikimi.

Shumica e punëve edhe në biznes

sot kryhen përmes telefonit. Por,

duhet pasur kujdes që gjatë një

bisede telefonike me personin tjetër

përqëndrohuni dhe dëgjoni çfarë thotë

ai. Sepse, shumica e njerëzve nuk mund

ta dëgjojnë se çfarë është duke thënë

personi tjetër. Gjatë komunikimit me

telefon është shumë e vështirë për ta

kapur nuancën e bisedës, prandaj

kërkohet përqëndrim shumëfi sh më i

shtuar. Sidomos për faktin që mund

të jeni të shpërqëndruar nga vulgu

i punës dhe duhet të përgjigjeni në

një bisedë telefonike me një klient,

partner apo palë tjetër.

Gjithashtu vlen të përmendet edhe

një dukuri tjetër që ka të bëjë me

takimet që zhvillojnë shokët/shoqet

nëpër lokale apo vende të ndryshme,

ku telefonat e mençur thuajse e kanë

“transformuar” mënyrën e takimit

apo bisedës ndërmjet tyre. Ndodh që

gjatë një takimi ata “nuk bisedojnë

fare” për disa minuta, duke u “marrë”

secili me telefonat e tyre. Por edhe tek

disa përdorues më të avancuar ndodh

që biseda më e madhe zhvillohet

pothuajse për ndonjë telefon që do të

lançohet apo që është lançuar rishtazi,

për ndonjë aplikacion interesant,

për ndonjë informatë interesante që

posedon ndonjëri prej tyre, për ndonjë

eveniment të teknologjisë Informative

apo telekomunikuese, e shumë tema

dhe ndodhi të ndryshme që mund të

manifestohen…

Në vendin tonë përdorimi i telefonave

të mencur manifestohet në mënyra

të ndryshme:Dërgimi/pranimi i sms-

ve dhe mms-ve, dërgimi/pranimi i

email-ve, dërgimi/pranimi i videove

apo të dhënave, komunikimi me tekst,

zë apo video “pa pagesë” (normalisht

përmes lidhjeve pa kabllo ose

përmes rrjetit edge/gprs/3g/4g) duke

përdorur aplikacionet e ndryshme, si:

messenger, skype, google talk, viber,

ëhatsapp, dhe një sërë përdorimesh të

tjera. Njëmijë përdorime të ndryshme

ndërmjet telefonave të mencuar,

dhe njëmijë pengesa kundrejt

komunikimit verbal. Të dish të

komunikosh me njerëzit e tjerë është

shumë e rëndësishme, të kesh aftësinë

që t’i bësh të tjerët të të kuptojnë për

atë që ke ndërmend t’u thuash të

lehtëson marrdhëniet me ta, shmang

keqkuptimet, mosmarrveshjet e

konfl iktet. Në jo pak raste në jetën

tonë të përditëshme kemi vrejtur

se shkaku i konfl ikteve të thella e

shpesh të pazgjidhshme ka qenë një

keqkuptim, një fj alë e thënë jo në

vendin e duhur dhe me përmbajtjen

e duhur, e dëgjuar apo e kuptuar keq.

Shpesh e kemi ndjerë veten shumë

keq, kemi vuajtur se eprori apo dikush

tjetër na foli rëndë me pa të drejtë, nuk

na kuptoi si duhet apo jemi ndëshkuar

se urdhëri që na u dha nuk ishte ashtu

siç e kuptuam ne. Imagjinoni tani që

në këtë komunikim të zhurmshëm të

ndërhyjë dhe “pengesa” e teknologjisë.

Duke bllokuar zhvillimin e

komunikimit verbal, i cili duhet

të jetë një aktivitet mëse normal,

pengohet gjithashtu edhe zhvillimi i

një llogjike të shëndetshme. E them

këtë pasi nëse kemi një komunikim

të cunguar verbal, tepër të vobektë,

atëherë dhe një fakt i domosdoshëm

siç është argumenti do të mungojë.

Dihet që gjatë procesit ligjërimor,

secili prej nesh ka ëndje dhe kënaqësi

kur dëgjon dikë që di të komunkojë,

di të argumentojë si dhe di të fl asë

me gjuhë të saktë. Për vetë natyrën

e tij, argumentimi spikat në mënyrë

të veçantë gjatë bashkëbisedimit

dhe monologut dramatik. Për të

argumentuar një fakt, për të mbrojtur

një tezë, për të hedhur poshtë një tezë

tjetër, protagonistët që përdorin këto

tipe tekstesh shkëmbejnë fj alë me njëri-

tjetrin, pyesin dhe japin përgjigje,

mohojnë ose pohojnë, shprehin

gëzime ose shqetësime, këndojnë ose

qajnë e rënkojnë, por kurdoherë me

thënie e kundërthënie që shërbejnë si

urë midis dy veprimeve. Argumentimi

është pjesë e komunikimit tonë

në jetën e përditshme. Nuk ka

artikull gazete, lajm që transmetohet

nëpërmejt radios apo televizionit, që

të mos shprehet apo të mos lidhet

me argumentet e një editorialisti, të

një të ftuari, të një politikani, autori,

kritiku etj. Por, përveç këtyre, njeriu

si qenia e pajisur me logjikë, arsyeton,

logjikon dhe vepron. Ndaj përdorini

me zgjuarsi telefonat e mençur, mos

lejoni që ata t’ju përdorin ju!

Page 16: VIP Albania Nentor  2013

16

Shqiptarët, janë një rracë vërtet e hijshme, e bukur por

dhe të suksesshëm. Falë këmbënguljes së tyre kanë

arritur që të bëhen të famshëm në profesionet që ata kanë

zgjedhur, në Shqipëri por edhe jashtë saj. Vitet e fundit

ajo që kemi vënë re, janë se meshkujt shqiptarë që i janë

drejtuar modelingut kanë lënë gjurmë në këtë fushë. Ndër

ta është edhe Shtjefën Marku.

Ai në nëntor të vitit të kaluar fi toi çmimin e parë në

Miss dhe Mister Elite në Francë. Edhe pse kishte vetëm

19 vite mbi supe, i riu nga Kosova as nuk denjoi që ta

refuzonte një garë të tillë. Hapat e tij te parë ishin në

një audicjon që zhvilloj në Kosovë dhe kjo i solli fat.

Mesa duket trupi i tij i hijshëm dhe pasioni i pafund

për modelingun e ka ndihmuar të bëjë karrierë që në

moshë kaq të re. Sigurisht ka qenë edhe familja e tij që

e ka ndihmuar në këtë rrugëtim që ka nisur. Pas këtij

suksesi jeta e tij mori një tjetër drejtim. Oferta të shumta

Një model në tregun botërori trokitën në derë, vetëvlerësimi nisi të rritej, komentet e

mira nuk patën fund. Por nuk mjaftonte vetëm një trup

muskuloz dhe një fytyrë simpatike, duhej dhe një pasion

dhe talent, duhej një komunikim me aparatin fotografi k

dhe kamerën, gjë që nuk i mungonte Shtjefënit. Një

ndimë të madhe i ka dhënë dhe i famshmi Fadil Berisha,

i cili e ka angazhuar me punë dhe përgjegjësi të denjë për

talentin e tij, edhe pse në një moshë të re. Shtjefëni ka

punuar edhe për Sherri Hill. Ai është kudo ku nevoiiten

foto me një kualitet të lartë. Pjesën më të madhe të kohës

e kalon duke udhëtuar, por Shqipëria dhe Kosova mbeten

në zemrën e tij. Model i njohur, simpatik dhe me talent,

por më duhet t’ju them se ky djalë përvec këtyre cilësive

fsheh dhe një tjetër profesion, ai studion për mjekësi. Pra,

një mjek –model. Mjekësinë e ka zgjedhur si profesion

të jetës pasi i pëlqen të ndihmojë njerëzit që kanë nevojë

për të.

Shtjefen Marku

Page 17: VIP Albania Nentor  2013

17

1PRILL 2013 1111PRIPRPRIPRIPRIPRIPRIPRIPRIPPPPPPPPRPPPPPPPPPP LLLLLLLLLLLLLL 20101331111 11

Page 18: VIP Albania Nentor  2013

1818

Vip Girl

ArindaÇfarë është muzika për Arindën?

Më lejo ta quaj gjithcka. Është ajo që më ka shoqëruar gjatë gjithë

këtyre viteve, më duket sikur kam lindur me këtë ndjeshmëri ndaj

muzikës. Kam nisur që e vogël të këndoj, mund të them që lodrat e

mia të fëmijëris kanë qenë mikrofoni, pianoja (qesh)…. E dua këtë

art pafund.

Si lindi ky pasion, dhe kush ju ndihmoi që të bëhej profesioni i jetës

tuaj ?

Unë vij nga një familje muzikantësh, babai im është muzikant

me përvojë profesionale (profesor muzike). Ai luan në shumë

Page 19: VIP Albania Nentor  2013

19191999

instrumente muzikore dhe kjo më

ka ndihmuar shumë. E quaj veten

me fat, kudo jam shoqëruar nga im

atë. Kjo pastaj më shtyu që unë të

ndiqja dhe studimet pikërisht për

muzikë, kanto, në Liceun Artistik

dhe më pas në Akademinë e Arteve.

Këto mund t’i quaj si faktorët

kryesorë që ky art është bërë pjesë

e jetës time.

Çfarë fshihet pas një zëri të bukur,

një Arindë e brishtë apo ambicioze?

Mund të them më pak e brishtë dhe

më shumë ambicioze e energjike

(qesh)…por janë të ndërthurura.

Personi që doni më shumë. .

Fatmirësisht në jetë rrethohem nga

njerëz që më duan dhe i dua shumë,

por do të them pikën time të dobët,

Anisën, motra ime e vogël, që e dua

pafund.

Sa e rëndësishme është fama për ju?

Fama. . Mendoj që është shumë e

rëndësishme dhe njëkohësisht e

domosdoshme për një artist. Të

jemi realist, fama është dicka që për

artistin është pasqyrimi ‘i mirë ‘ apo

‘i keq’ i gjithckaje. Nuk mund të

them që është gjëja e parë që mendoj

kur nis dicka, por që ka ndikim të

madh në karrierën e çdo artisti.

Sa ndihmon imazhi i mirë në

profesionin tuaj?

Nëse je e aftë në atë që bën, kjo është

baza për sukses, por nëse ke dhe një

imazh të mirë, atëherë mendoj që

është fat. Imazhi i mirë gjithmonë

është plotësues.

Çfarë ju bezdis më tepër te njerëzit?

Mundohem të gjej anën positive te

çdo person, por do të më bezdiste

fakti i të mos qënit ‘njeri’.

Cila eshte pika juaj më e fortë?

Natyra ime elastike dhe e përshtatshme

me këdo dhe kudo. Nuk do lija

pa përmendur dhe tre gjëra që më

shoqërojnë gjithmonë: vetbesimi,

guximi dhe siguria ne vetvete.

Cili është komplimenti më i bukur që

ju kanë bërë?

E kompletuar artistikisht.

Do ndyshonit dicka nga vetja?

Po, do ndyshoja... Jo aq neglizhente

ndaj disa gjerave.

Me çfarë po angazhoheni

momentalisht?

Përvec shkollës, që jam duke e

përfunduar, po punoj për disa

projekte që do të jenë së shpejti në

treg.

Foto Renuar Locaj

Page 20: VIP Albania Nentor  2013

20

në jetë

Si të jesh i

suksesshëmJam e sigurt që ti do të arrish

shumë gjëra në jetë, si çdo njeri

tjetër. Por a është dëshira që

ti ke për t’i arritur ato gjëra e

mjaftueshme për të motivuar ty

që të bësh çdo gjë që duhet për

të arritur gjërat që do? Kujto pak

ata njerëz që thonë gjithmonë se

duan të bëhen të suksesshëm në

diçka. Pastaj kujto edhe progresin

që bënë një vit pasi deklaruan

dëshirën e tyre. Po, nuk bënë

asnjë progres. Kjo ndodh sepse

kur ata thonë “Dua të bëhem

i suksesshem”, në të vërtetë

nënkuptojnë “Dua te behem i

suksesshëm pa bërë asnjë gjë për

këtë”. Pra, duhet të jesh i sigurtë

se ndryshimi ndërmjet fi tuesve

dhe humbësve nuk është dëshira,

por vullneti dhe motivimi për

të bërë çdo gjë që duhet për t’u

arritur ai sukses.

Page 21: VIP Albania Nentor  2013

1. Fillo me familjenNdërhyrja e familjes në idetë e mëdha ë keni mund të mos duket si një hap

i qartë në fi llim. Sigurisht, sapo ta zhvilloni idenë tuaj ju do të kërkoni

ndihmën e tyre në para, por sa mund të të ndihmojë një baba i vjetër në

moshë apo një kushëri. Për fat të keq, shumë njerëz këmbëngulin për

të ngritur një biznes vetë pa ndonjë ndihmë nga familja. Kjo është

marrëzi.

2. Kërkoni ndihmë nga shokët tuajShembulli i kompanisë së

kompjuterave Apple është një

nga të shumtët në literaturën

ekonomike. Po të mos ishte shoku i

Steve Jobs, Steve Ëozniak, sot nuk

do të ekzistonin kompjuterat

Apple pasi Jobs nuk dinte asgjë

për kompjuterat. Ëozniak,

nga ana tjeter, ishte gjeni

kompjuterash dhe që krijoi

Apple-in e pare. Jobs kishte

aftësi për ide të famshme biznesi

dhe vëzhgoi mundësitë e tregut

Kur progresi yt është i dukshem, ti do të ndjehesh më i motivuar për të vazhduar punën

tënde deri sa të marrësh të gjithë rezultatin që do. Sepse mendja jote do t’i lidhë ato emocione

të këndshme të marrjes së rezultateve të vogla me punën tënde të zellshme. Prandaj ndaji

qëllimet e tua të mëdha në qëllime më të vogla e në objektiva ditore. Do ta ndjesh veten

shkëlqyeshëm kur do të shohësh çdo ditë që ke arritur këto objektiva të vogla ditore, dhe

këto ndjenja pozitive do të të shtyjnë dhe motivojnë të merresh me aktivitetet e tua çdo ditë

derisa të marrësh të gjitha rezultatet që do.

Kur punon shumë dhe nuk merr asgjë, mos e lejo negativitetin

të të demotivojë. Dështimet janë të domosdoshme për të

mësuar rrugën e duhur se si mund të arrijmë qëllimet që duam.

Prandaj vazhdo të shpresosh dhe mos e ler trurin tënd që t’i

lidhë mendërisht përpjekjet e tua me ndjenjën e padobishmërisë

e kotësisë. Aftesia jote për të shpresuar dhe kokëfortësia jote do

të të motivojnë të vazhdosh të prpiqesh, të provosh përsëri në një

mënyrë më ndryshe, derisa të gjesh mënyrën e duhur se si arrihet

ajo gjë që do.

Mos lejo shokët të të shkatërrojnë vetbesimin tënd. Sepse nëse dyshon në aftësitë e tua,

atëherë mendja jote do t’i lidhë aktivitetet e tua me ndjenjën e dhimbshme të jokompetencës,

dhe do të bëjë çdo gjë për të të shmangur ty nga ato aktivitete. Njerëzit bëjnë gjithmonë

komente negative mbi progresin e të tjerëve. Shokët inteligjentë janë të rrallë. Prandaj

shmange diskutimin e qëllimeve të tua me çdo njeri që të del përpara. Dhe vetëbesimi yt i

fortë do të të motivoj ty të vazhdosh përpara edhe në situatat më të vështira.

3 mënyra për t’u bërë më i motivuar

Hapat drejt suksesit:

21

Page 22: VIP Albania Nentor  2013

22

për zhvillimin e një lloji të ri kompjuteri. Leksioni më i

rëndësishëm është që të jesh i vëmendshëm gjatë gjithë

kohës në mënyrë të tillë që të rifi tosh idetë e mira kur

ndeshesh me to.

3. Studio me vëmendje gjithë gjërat që të shqetësojnëMund të mos duket shumë e thellë, vendi që ne jetojmë

është pjellor për ide mjaft të mira

4. Përmbush dëshirat e tuaKur bën dicka që ti vërtet e pëlqen, mos e quaj kurrë

punë. Me qindra njerëz të zgjuar i kanë kthyer hobet e tyre

në biznese të suksesshme. Herët në vitet 1970, “Zagats”

ishte një korporatë avokatësh që kishin pasion darkat

nëpër restorante të shtrenjta. Për argëtim ata krijuan një

gazetë ku kërkonin nga miqtë e tyre të renditnin sipas një

kategorie të caktuar restorantet më të njohura. Çdo vit u

grumbulluan gjithnjë e më shumë restorante të reja dhe

gradualisht u bë një biznes kaq i shtrenjtë dhe i kërkuar,

saqë çiftet e reja jepnin para që kjo të mund të lehtesonte

shpenzimet dhe kohën e tyre.

5. UdhëtoUdhëtimi në vende të ndryshme të hap sytë drejt një bollëku

mundësish për ide të reja për të krijuar biznesin tuaj.

6. Ji gjithmonë vigjilentKur vëren diçka që të tërheq vëmendjen, pyet veten:

Çfarë ka kjo situatë që mua më duket e veçantë? Pastaj

përqendroje vëmendjen për t’u përshtatur me idenë e

re. Procesi i minimizimit të idesë shpesh pjell tregje të

favorshme.

7. Analizo hilet e vjetra dhe pastaj ndërto diçka të re, më të mirëNë qoftë se produkti ekzistues nuk përmbush standardet e

tua, krijo një më të mirë. Vetëm mendoni.

8. Bëni reklamë të produktit në rrugëNuk ka vend më të mirë se rruga për të reklamuar një

produkt. Kultura e rrugës shpiku hip-hop-in, punk-un dhe

lloje të tjera muzike që janë shumë në modë dhe të cilat

shumë shpejt u kthyen në biznes fi tim prurës. Shpesh ide

të mëdha mund të gjenden thjesht duke shfl etuar kalimthi

ndodhitë e një qyteti të vogël.

9. Fli dhe ëndërroShumë njerëz nuk i marrin për bazë ëndrrat e tyre dhe

disa të tjerë as që i mbajnë mend fare ato. Por në disa raste

ia vlen t’ua vesh veshin këtyre mesazheve të brendshme,

pavaresisht se ato mund të jenë të çuditshme apo larg

realitetit. Asnjëherë nuk i dihet, mundet që në këto ëndrra

të gjesh pikënisjen e një ideje interesante. Pjesa më e

vështirë është që të kërcesh nga krevati në mes të natës

dhe të mbash shënim këto ide të famshme para se të vijë

mëngjesi dhe t’i kesh harruar.

10. Kërko ëeb-inKërkimi i ëeb-it është një mënyrë argëtuese për të gjetur ide

interesante për të krijuar një biznes të ri. Praktikisht, çdo

mjet kërkues përmban seksionin ku shkruhet “Çfarë është

risi?” ose “Çfarë është suprizuese?”, ku radhiten prirjet e

reja, gjërat tërheqëse dhe faqe ëeb-i argëtuese. Bëje si zakon

që çdo ditë të kërkosh faqe të reja ëeb-i. Mund t’ju zgjojë

në kokë ide që më parë nuk i keni menduar.

Tek çdo njëri ekzistojnë antipodet e ambicies që e shtyjnë

të provojë fatin: një lloj frike e brendshme, një lloj

dembelizmi i qetë moral që e përmbajnë, e largojnë nga

ëndrrat e tij të fuqishme e madhështore duke i pikturuar

me bojra magjepëse kuadrin idilik të një ekzistence të qetë,

të sigurtë nga të gjitha shtrëngatat e pështjellimet… Kjo

formë frike e dembelizmi moral quhet në mënyrë mistike,

kënaqësi me gjendjen aktuale: dhe kjo përbën aspektin

më të zakonshëm, më të ulët dhe më të qortueshëm të

mediokritetit njerëzor.

Page 23: VIP Albania Nentor  2013

23AISFJ0040EXP 12.31.13

RIVALDIW A T C H E S

COIN, ETC, CITY PARK, PALLATET AGIMI

SHESHI WILLSON, TEL: 04 22 61851

Page 24: VIP Albania Nentor  2013

24

Monika, ju sapo promovuat librin tuaj “Një ditë si Sofi a”,

si lindi ideja për këtë libër?

Une e kam promovuar librin me ftesë të stafi t të

Universitetit “Vitrina” në fi llim, dhe më pas e kam

promovuar për të gjithë miqtë e mi. Libri ka qenë një

ngacmim i brendshëm. Ditë të kaluara paharrueshëm dhe

që ishte e pamundur t’i mbaja për vete. Ky është në fakt

itinerari im gati i përditshëm, mes afateve të panumërta,

mes një aktiviteti profesional, civil e familjar. Një jetë që e

dua me plot kuptimin e fj alës.

Çfarë simbolizon Sofi a?

Sofi a është një grua gjysëm hyjni e gjysëm njeri, e

ç’kriptuar nga studiuesit vonë. Doli shumë vite pasi dhe

tradita hebraike ishte zbuluar. Është modeli i një gruaje që

e përligj shumë mirë pozicionin e saj në krah të burrit, por

jo rolin e dytë apo të tretë kudo ajo është. Sofi a duhet të

jetë çdokush nga ne që i njeh mirë të drejtat e veta dhe s’ka

pse të bërtasë për to se i zotëron. Sofi a nuk është thjesht

një femër, është një nënë, motër, e dashur, vajzë gjithçka që

ka të bëjë me gjinine njerëzore, jo vetëm me atë femërore.

Monika Stafa, jo vetëm gazetare e sukseshme,

por tani edhe shkrimtarenga Misela Patrioti

Page 25: VIP Albania Nentor  2013

25

Si ndjeheni pas promovimit të tij?

Kjo javë më ka lodhur shumë. Kam pasur ngarkesë më

të shumtë nervore se sa kur e shkrova Sofi në. Jam marre

me të gjitha detajet vetë por do të falenderoj dhe stafi n

e drejtuesve të shtëpisë botuese Saras, natyrisht për

mbështetjen e vazhdueshme që më kanë dhënë. Nisem

shpejt për tre ditë në një ambient të bukur mendimi dhe

kjo më kënaqur e ç’lodhur padyshim.

Gazetare dhe shkrimtare njëkohësisht, ku ndiheni më

mirë gjatë drejtimit të lajmeve apo gjatë shkrimit të një

libri?

Unë nuk jam shkrimtare ende. Jam gazetare, them se di të

bëjë mirë këtë gjë. Ndihem mirë pas çdo punë, kur ritmi i

saj ma bën ditën të afrojë më shumë me natën.

Ka ndonjë mesazh që dëshiron të përcjellësh me këtë libër?

Të duam njëri tjetrin, të mos hedhim baltë mbi të.

Të rrokim më shumë empathinë si virtyt, më shumë

se simpatinë madje. Është një nga ligjet e pashkruara

për të qenë pjesë e çatisë europiane. Veten duhet ta

shohim te tjetri dhe anasjelltas. Ky është reciproritet

maredhëniesh njerëzore aq sa mund të jetë dhe mes

shtetesh e kombesh.

Ju keni krijuar një imazh unik në televizionin ku punoni

dhe jeni një gazetare besnike e tij, çfarë ju mban të lidhur

me të?

Sfi da për t’u bërë kjo që jam e për të shkuar më përpara pa

asnje logo tjetër, përshendetjet e njerëzve që më duan dhe

më mbështesin, miqtë e mi të mirë që prej gati 13 vjetësh

aty dhe natyrisht energjia e momentit të parë. Unë atë e

preka dhe kaq mjaftoi për të mos u shkëputur dot më.

Do të largoheshit në se ju ofrojnë një punë me pagë dhe

post më të mirë në një televizon tjetër?

S’kanë munguar asnjëherë bisedat. Çdo sezon i kam pasur,

e janë shpeshtuar shumë vitet e fundit dhe çdo fund

dhjetori, por nuk ndodh. Është si të ikësh nga shtëpia

jote. Të ka ndodhur ndonjëherë te ikësh nga ajo? Edhe po

të ketë ndodhur për ndonjë kaprico a revoltë, (gjithkujt

mund t’i ndodh), ti sërish kthehesh, se ka dicka pertej,

ndoshta nje rreze drite më shumë që s’ka të bëjë me paratë

dhe postin, është dashuri. Dhe une e kam dashuri, logon

e Top Channel.

Keni pasur dikë që ju ka mbështetur në rrugën drejt

suksesit tuaj?

Miq të mirë e të pakursyer në këshillimin e tyre edhe ne

raste te pamundura. Gjej rastin ti shpreh mirënjohjen për

mbështetjen dhe inkurajimin edhe ne momente kur ka

pasur rrëzime gjunjësh e përplasje me armiq.

Mendoni se gazetaria në Shqipëri është në nivelet e

duhura?

Më vjen keq të pohoj të vërtetën se jo, nuk është. Është

e paskrupullt, e pamoralshme, abuzuese, shpërdoruese

dhe me mendim te cekët e pothuaj të cungët. Shumë pak

Page 26: VIP Albania Nentor  2013

26

punohet për të qenë të vërtete dhe të ndershëm, në rubrika

të veçanta apo dritare informative.

Profesioni juaj kërkon punë dhe tepër kohë, si arrini ta

organizoni ditën tuaj, është dikush që ju ndihmon?

Familja ime më ndihmon shumë. Pa të s’do t’ia dilja

dot këtij komoditeti që më është krijuar për të ushtruar

profesionin tim.

Ka pasur ndonjë ngjarje apo thjeshtë ndonjë moment që

keni dashur të largoheni nga profesioni?

Jo, asnjëherë, dhe atëherë kur më kanë dekurajuar e kanë

dashur të ma ngrijnë “buzëqeshjen”, përkundrazi më kanë

dhënë forcë për të vazhduar aty ku jam e për t’a çuar më

përpara rrugën që kam nisur. Së fundi do të falenderoj

Presidenten e Top Media znj. Vjollca Hoxha e cila më ka

inkurajuar shumë në pasionin tim më të ri, letërsinë dhe

kauzën e përbashkët për të qenë të forta në një shoqëri të

egër burrash e grash.

Në se s’do të ishit gazetare, çfarë do t’ju pëlqente të bënit?

Ndoshta gjithçka që ka të bëjë me mardhëniet njerëzore. i

dua njerëzit e kam dëshirë të punoj me ta, t’i ndihmoj dhe

këshilloj.

Një këshillë për të gjithë gazetarët apo shkrimtarë t e rinj

që janë në fi llimet e karrierës së tyre..

Mos të tremben nga kohët e këqija, në kohë të tilla vërtet

s’ka shumë shanse të të duket talenti, por pa dyshim nëse

ju e ndjeni se e keni këtë ndjesi, pra të shkruarit, mos

hezitoni, shkruani. Do të vij patjetër një kohë e artë për

ju... ashtu më ndodhi mua, Ju falenderoj!

Page 27: VIP Albania Nentor  2013

27

Rr. Pjeter BogdaniEurocosmetic Distribution

distributor zyrtar per : L’Oreal Professional , Kerastase , Matrix, Maletti Group

ADr : rr Xhorxhi MArtini , pallati Colombo 2 Tirane , Albania

Email : [email protected] : akademia@ loreal,al

Contact : 00355 696044007

Page 28: VIP Albania Nentor  2013

28

Shkoj të takoj një grua shumë të dashur për mua. Mendoj se atje do gjej

pikërisht atë që po kërkoj. i bie derës. Me mikpritjen më të madhe më fut

brenda. Ulem në njërin nga kulltuqet e saj të ngrohtë. Nëpër mure janë

shpërndarë copëza të vogla kujtimesh, të fotografuara e të ngrira, sikur duan

të mbeten përjetësisht të tilla, duke të përcjell vit pas viti të njëjtin emocion.

“Me këtë kohë të zymtë një fi lxhan çaj s’do i bënte keq askujt thotë”, e ngrihet

të ma sjell. Jemi ulur pranë njëra tjetrës në ngrohtësin e sallonit dhe të shijes

së cajit. Kjo kohë të sjell nostalgji. Të bën të dëgjosh histori pafund, të

kthehesh pas në vite. Më trego i them ndonjë histori kur ke qenë e re. Më

thuaj ëndrrat që ke pasur, më thuaj si shihej atëherë një histori dashurie mes

dy të rinjve, fi lmat shqiptarë që ne shohim vërtet janë një pjesë e realitet të

asaj kohe?E ndërkohë që unë rradhis pyetjet pa mbarim e plot kuriozitet

ajo tund kokën lehtas e më buzëqesh, merr frymë e nis të tregojë…

“Ka kaluar shumë kohë… Po, dhe ne dinim të shijonim, të merrnim

kënaqësi. Për festa dilnim në qendër, bënim shëtitje.

Mbaj mend që çdo ditë rreth orës

6 me 6 e 30 në radio

D ashuria para 70’ vjetësh ashuria moderne

Shkoj të takojSh

pikërisht atë qëpik

brenda. Ulembr

shpërndarë cop

të mbeten përj

“Me këtë kohë

të ma sjell. Jem

së cajit. Kjo

kthehesh pas

thuaj ëndrra

dy të rinjve,

asaj kohe?E

ajo tund ko

“Ka kalua

Page 29: VIP Albania Nentor  2013

transmetohej muzikë, dhe këtë e

përdornin për të nxitur popullin

të fi illonin një ditë me energji dhe

optimizëm për të shkuar në punë.

Babai më zgjonte çdo ditë. Nëna nuk

ishte dakort dhe e mbaj mend që

thoshte:” Po lëre vajzën... Lëre të fl ej

gjum”, po ai gjithmonë më zgjonte

dhe i thoshte:” Po më lër se është e mir

duhet të dijë dhe të kërcej, se kam qef

ta mësoj”, dhe më merrte mbi këmbët

e tij dhe më mësonte të vallëzoja. Më

conte në çdo mbrëmje vallëzimi dhe

të parët që e hapnim mbrëmjen ishim

ne. Ishin kohë të bukura ato, arrinim

ta gjenim kënaqësin dhe në gjërat që

sot ju të rinjve ju duken pa rëndësi e

monotone”. Dhe hedh një vështrim

nga dritarja sikur ato fj alë të saj më

hodhën dyshime të thella.

“Një ditë u nisa për të marrë qumësht

po atëherë mbahej rradhë nuk ishte

si tani që mund ta blesh, mjafton të

zbresësh shkallët e pallatit të kesh lekët

në dorë dhe blen çfarë të duash, jo.. E

nejse.. shkoja gjithmonë vendosja një

poce tek rradha ime dhe kthehesha

në shtëpi të lexoja. Por një ditë më

tërhoqi vëmendjen një melodi që vinte

nga Pallati i Operas dhe Baletit dhe

renda drejt disa dritareve që ishin aty

pranë. Marr një gur dhe e vendos që

të hypi se nuk mundesha ta arrija dhe

shoh një sallë të madhe dhe njerëz që

kërcenin, futem brenda. Në atë kohë

dy profesorët e nderuar që zhvillonin

prova për të gjetur talente të reja.

Brenda ishin futur shumë të rinj, unë

isha në fund të tyre. Qëndroja aty e

heshtur derisa vjen hap rrugën dhe

më thot”Po ti moj vajzë nga erdhe?”

Kthej sytë dhe i them se është hera

e parë që vij”. Merr frymë e me sytë

që i ngazëllehen a thua është sërish

nën emocionet e asaj dite, ngrihet në

këmbë e nis të më tregojë disa lëvije

delicate e plot fi nes. ” Më afroi drejt

trahut, kështu quhet vëndi ku mbahen

balerinat dhe nis të më ngrejë këmbën

dukë bërë lehtas disa lëvizje, nuk e

pata të vështirë të them të drejtën,

dhe kjo gjë i habiti tek unë, mënyra

e levizjes dhe zhdërvjelltësia me të

cilën i shoqëroja ato. Më pranuan

në prova. Rend në shtëpi dhe zemra

më rrihte fortë. i tregova tim ati dhe

ai u lumturua, dhe kjo ishte dicka që

duhej vlerësuar shumë duke ditur që

në atë koh mentaliteti nuk pranonte

shumë profesione që kishin lidhje me

artin. Nisa të shkoja ditë pas dite dhe

pas një jave dola në skenë. E gjithë jeta

ishte ishte pikërisht ai kërcim në majë

të gishtave që më bënin të ndihësha

sikur vallëzoja mbi re, sikur prekja

lehtas lumturinë. Ajo ishte gjithcka

që doja, që ëndërroja. Ndërrova dhe

shkollë, u futa në Liceun Artistik. Pas

disa muajsh do shkoja me pushime

në Dardhë. Shkoj me kushurirën

time për të blerë biletat, diku aty

ku sot është sahati, në krahun e tij

të majtë. Po mbanim rradhë dhe

në momentin kur erdhi rradha ime

kthej kokën pas për t’i marrë lekët që

mbante kushurira në duar. Ai ishte

moment që ndryshoi rrënjësisht jetën

time, ëndrrat, të ardhmen time. Një

shikim i përhumbur diku në turmën

e njerzve ishte fokusuar tek një djalë i

ri. Pse mund të ketë një bukuri të tillë?

Mendoja që ishte shumë i bukur për

të qenë i vërtetë. Ajo ishte dashuri me

shikim të parë. E ndërsa ky moment

kishte ngrirë për mua, kushurira

tundte lekët në duar. Mora biletat dhe

u largova, nuk mundesha të ikja pa

e parë dhe njëherë të fundit, ktheva

kokën pas, ai kishte bër disa hapa dhe

kishte hypur në majë të shkallëve që

të shihte më mirë. Ishte offi cer. Ufuta

në tren dhe një pjesë e imja dukej që

kishte mbetur diku mes asaj turme,

nën ato sekonda që ishin ngulitur aq

thellë në mendje sa hapja e mbyllja

syt dhe ai shikim ishte ende aty, i

freskët, i paprekur. Linjat e trenave

për të shkuar në Dardhë, Korcë apo

Pogradec ndalonin në Elbasan. Zbres

dhe shkoj drejt një cezme aty pranë

Page 30: VIP Albania Nentor  2013

30

për të mbushur ujë. Kishte tepër

rradhë dhe dora ime nuk arrinte dot.

Sipër meje ngrihet një dorë që më

merr shishen dhe e mbush. Hypim

sërish në tren dhe pran meje ishte ulur

një djalë, ai i afrohet dhe nuk e di se

c’biseduan po ndërruan vendet. Tani

e kisha pranë. Shkëmbyem shikime

gjatë gjithë rrugës, ashtu të heshtur,

pa folur”. Dhe ndërsa më rrëfen

unë hap sytë e cuditur dhe ajo më

thot: “Po po kështu ka qenë atëher,

nuk folëm” Mbërritëm, ai ndaloi në

Pogradec dhe un vajta në Dardhë. Pas

disa ditësh e shoh afër shtëpis time.

Kishte pasur një konfl ikt dhe e kishin

marrë në polici, e kishin mbajtur

dy ditë. Ky lajm u përhap në gjithë

qytetin. Dhe unë dëgjoja ku të vidhja

ndonjë fj alë. “Doli, doli “thonin, ” Se

ishte ofi cer”…

“Pas pushimeve u ktheva sërish në

Tiranë. Një ditë po kthehesha nga

shkolla kur më pret rrugën, u habita

shumë”. Dhe teksa më fl et për të e

ndërpret një buzëqeshje e ndrojtur.

“Më puthi në mes të rrugës, një shofer

që ishte aty pranë i hapi syt”... Kështu

fi llova ta takoja. Ai nisi të shoqërohej

me shokët dhe shoqet e mia të shkollës.

Dhe e di c’me kujtohet?” thotë. “Vinte

më bënte serenata poshtë dritares me

të shoqin e këngëtares Anita Take. Të

gjith kujtonin se serenata ishte për dy

komshijet tona se ato ishin dhe më të

mëdhaja në moshë, unë isha vetëm 15

vjec…Koha kalonte…

Mbaj mend që kur vdiq Stanlini

u mblodhën të gjithë në qëndër të

qytetit për ta vajtuar. Erdha me vrap

nga shkolla dhe i thash babait që do

shkojmë me shkollën për ta vajtuar.

Ndërkohë unë nuk i kisha lajmëruar

shoqet dhe dal me ofi cerin tim,

Artanin. Kur kthehem në mbrëmje

më pyet babai se ku kisha qenë dhe

unë i përgjigjem se isha me shoqet në

vajtim. Por ato kishin ardhur të më

kërkonin në shtëpi. Ajo ishte dita më

e trishtë, ishte hera e parë që gënjeja

tim atë. Dy ditë pas kësaj erdhën

në shtëpi për të më kërkuar dorën.

Bie dera, ngrihet babai dhe e hap.

”Mirdita, si ja kaluat jam Halili, babi

i Artanit, kam ardhur të kërkoj dorën

e vajzës tuaj”. “Vajzën time?” pyet im

atë. “Ime bijë është akoma fëmijë, unë

ende luaj me të, ti më thua që kërkon

dorën e saj?!” Edhe unë tim bir se kam

gëzuar, e kam pas gjithë kohës larg

syve, sa në ushtri, sa u bë ofi cer dhe

tani erdhi e më tha se do martohej”.

Me këto fj alë u mbyll dhe biseda, nuk

pati asnjë marrëveshje, nuk do kishte

dasëm. U fut brenda. Ndërkohë mua

më kishin kërkuar të shkoja në Zvicër

për të përfaqësuar Shqipërinë. Babai

ishte tepër krenar për këtë e donte të

mësoja frëngjisht dhe pianon. “Nuk

do shkosh si vajza ime më thoshte,

por si përfaqësuese e Shqipërisë”. Për

një moment mu ngritën hije dyshimi,

nëse unë largohesha do kthehesha pas

5 vjetësh, dhe ndoshta atë do ta kisha

humbur. Ky mendim më torturonte.

U ngrita pas disa ditësh dhe u nisa

për në shkollë, ai më priste atje. Nuk

kishte lumturi më të madhe se ai çast.

Më zgjati dorën, por ajo dorë e zgjatur

kishte më tepër kuptim se një prekje

e lehtë, ajo nënkuptonte një arratisje

në drejtim të një fati të paditur, drejt

një të ardhme pa emër. Po kto gjëra

nuk kishin rëndësi atëher, vetëtimthi

lëshohemi në lirinë që na falte

dashuria dhe u nisëm për në Pogradec.

Shqetësimi që po kalonte familja

ime nuk kishte cmim. Lajmi që unë

isha larguar me një djalë kishte marr

dhenë. Ka qen kohë e vështir, prisja

Page 31: VIP Albania Nentor  2013

31

që të shtëpis nuk do më pranonin më

si bijën e tyre. Por edhe njëherë tjetër

im atë më tregoi se ishte një njeri që të

kuptonte, njeri me vlera e plot mirësi.

Ai na dërgoi një telegram ku na uronte

jetë të gjatë e të lumtur. Besoj se këtë

gjë e ka bërë për të treguar se çdo lloj

gjëje të ndodhte unë mbetesha bija e

tij e shtrenjtë dhe askush nuk kishte

të drejtë të më merrte nga duart e tij

pa u bekuar më parë. Kanë kaluar

vërtet shumë kohë po ende rrahjet

e zemrës që ndieja atë ditë duket

sikur përsëriten vazhdimisht sa herë

e kujtoj. Të rrëmbeheshe atëherë

se dashuroje dikë ishte dicka vërtet

“amorale” për kohën. Shumë pak veta

mund të martoheshin me dashuri.

Kisha shumë ëndrra, të bëhesha një

balerinë e madhe, të martohesha, të

vishja fustanin e bardhë…Por ëndrrat

mbetën përgjysmë. Pas martesës nuk

munda të vazhdoja të kërceja, fustani

i bardhë nuk u vesh kurrë, mbeti

thjesht ëndërr, sepse gjërat patën një

vrull të madh. E doja vërtet shumë,

dhe ai më adhuronte, patëm dy djem,

ata janë drita ime tani. Por koha nuk

ishte e njëjtë, sistemi i atëhershëm

ishte vërtet i rëndë. Im shoq ishte

shumë i dhënë pas punës, dhe largimi

prej saj e shkatarroi. Përpiqesha ta

mbështesja. Ti ke mundur ta shohësh

gjithë botën me një sy, nuk mud të

mposhtesh me këtë. Po atëherë puna

ka qenë njësoj si një fëmijë, që e rrit

me përkushtim dhe rregulla, dhe në

momentin që e humb duket se ke

humbur dhe një pjesë të vetes tënde.

Kjo ishte goditja fi nale për martesën

tonë”. Kthen lehtas kokën dhe profi li

i një balerinë plot fi nes ende të bie në

sy. Flokët e saj gërshet të mbledhur

lart kanë lënë gjurmë në zemrën e

saj, i kujtojnë rininë. Shikimi i thellë

e plot jetë ende shndrin në lëkurën

e saj të butë. Kjo është korniza e një

historie dashurie të një balerine dhe

të një ofi ceri, dy botë të ndara që u

bashkuan dhe u bën një, derisa fati

e vendosi të tillë. Ngrihem dhe lë të

përhumbur në mes të një përshtjellimi

mendimesh e ndjenjash. “Më ke

kthyer 70 vjet pas, një jetë të tërë”. i

buzëqesh dhe largohem. Duke zbritur

shkallët ato fj alë të saj më kumbojnë

ende në vesh, Ndërsa hapet një derë

dhe prej saj del një vajzë diku te të

20, e veshur këndshëm, e parfumosur.

Një ikonë tepër e ndryshme nga ajo

që po shihnim disa minuta më parë.

Zbresim shkallët dhe endemi pak

nëpër qytet, atmosfera festive ndihet

kudo, dritat shumëngjyrëshe i japin

një larmishmëri haresë dhe çdokush

ndihet më entuziast, më i mirë, më

i dashur. Lokalet janë mbushur plot,

duket se të rinjtë i kanë pushtuar.

Në qendër të qytetit në një lokal afër

piacës (emër që e ka mbartur ky vend

me vite), hyjmë brenda. Tymi i cigares

ka formuar shtullunga të mëdha

reje që turbullojnë paksa shikimin.

Bisedat nëpër tavolina krijojnë një

zhurmë të thellë dhe muzika në sfond

e mbyt dhe nuk arrin të kuptohet

asnjë fj alë. Afrohemi në një tavolinë

që duket pak më e qet. Një prej tyre

është një mikesh e vjetër e imja. i

përshëndet dhe më fton të ulem

me to. Po diskutojnë rreth festive të

fundvitit, po përpiqen të vendosin

se ku do i kalojnë. “Problem më vete

është dhe kjo thot”. Ajo quhet Melisa,

është 21 vjec, shtë në shkollë të lartë

për gazetari. Një vajzë e këndshme

dhe e shoqërueshme. Flokët e saj

me onde i japin një pamje fëminore,

entuziasti me të cilën fl et, lëvizja e

duarve që shoqëron fj alën, mimika e

saj shprehëse të tërheqin vëmendjen. E

fokusuar në “ligjërimin” që po mban

më buzëqesh në shenjë falenderimi

për vëmendjen. Ajo buzëqeshje të jep

një frymë paqeje dhe naiviteti duke

të shkëputur paksa nga atmosfera e

rënduar e lokalit që gumëzhin. Pasi

vendosin se ku do shkojnë bëhen

gati të ngrihen. “Unë po qëndroj dhe

pak” i thotë shoqeve të veta dhe i

përshëndet. Ajo nuk është grua po e di

c’do të thot të dashurosh, nuk ka pasur

histori si “Romeo dhe Julieta” po dhe

kjo dashuri i ka lënë gjurmë të thella.

“Isha në vitin e parë të shkollës së

lartë, dëshira dhe ankthi për të dalë sa

Page 32: VIP Albania Nentor  2013

32

më mirë me studimet e kishin fshirë

nga mendja ime idenë për të pasur një

histori dashurie, ndonëse isha e vetmja

nga shoqëria ime që nuk kisha ”një

lidhje” dhe kjo përbënte “problem”

për njerëzit që më rrethonin. Por

ndonjeherë nuk mundemi t’I

ndalojmë disa gjëra të ndodhin dhe

aq më pak t’i parashikojmë ato.

Ishte një ndër ditët e zakonshme të

shkollës kur ta ka ënda të pish një kafe

në shoqëri të mirë pas shumë orësh

seminar. E ulur pranë kafe “Iliris”, në

një cep të saj dëgjoheshin të qeshura

pafund. Isha unë, dy shoqet e mia dhe

një shok. Pas dy orësh kafe u ngritëm.

Tek dera shoku im takoi një mikun e

vet, ktheva kokën (punë intuite). Në

një cast të tillë ndiej dorën e shoqes

time, zgjohem… Ai vështrim i tij”. Dhe

në çast e ndërpret historin e mbushet

me frymë, duket sikur ai moment i’u

ringjall. “Ditët kaluan” thotë ajo. ”Në

korridoret e shkollës zhurma që bënin

studentët duke kaluar nëpër korridore

dhe era e cigares ndihej që larg. Kaloj

për tu futur në klasë dhe dikush më zë

rrugën. Dëgjoj një kollitje të shtirur e

një fj alë që u mbyt në tymin e duhanit.

Hedh një vështrim dhe e ofendoj nën

zë. Nis të bisedoj me një shokë klase që

më thoshte për një vajzë, kthehem për

ta parë dhe në momentin që pohoj me

kokë pash sërish atë vështrim apo…

ishte imagjinata ime?! Ato ditë kisha

dy orë pushim dhe po rrija vetëm në

oborrin e shkollës. Kisha ndjesinë që

dikush më shihte, nuk gaboj, sërish

ai…Djali i panjohur. Të dy përball...

Mendoja” pse më sheh?!” Një ditë më

thotë shoqja ime e ngushtë që një shok

i të dashurit të saj që ishte në të njëjtën

shkollë me ne, më kishte parë tek

ecja lart e poshtë në oborr dhe emri

të cilën më kishte vendosur ishte”goca

me xhup të kuq”. Një paradite isha

ulur për kafe pikërisht tek ky vend ku

jemi ulur tani”, thotë dhe ngazëllehet.

”Dhe vjen ai, “i panjohuri” dhe na

takon. Quhej Nardi, dhe ishte djali

që më mbante mend nga xhupi i

kuq. Ca shikime të shpejta u hodhën

vjedhurazi, ditën tjetër më tepër

derisa… Po afronte ditëlindja e një

shokut tim, isha rritur me të. Teksa

po shikoja listën e të ftuarve pashë dhe

emrin e tij.

E prisja me padurim atë ditë. Erdhi,

na përshëndeti dhe zuri një vend diku

afër meje. Kisha një dëshirë të madhe

të ulesha jashtë me të, të më largonte,

por nuk ndodhi. Të nesërmen kthehem

nga shkolla e shkoj të takoj shoqërinë

te lokali që e kishim bërë si shtëpi

të dytë. Dhei thërras me zë të lartë

shoqes time”Amore” kur ma kthen ai:

“Dove sono le tazze?”. Situatë komike

por dhe tepër e këndshme. Pas kësaj u

nisëm për në kinema ashtu sic ishim

një turmë e madhe. Ishim ulur afër.

Po shihnim “Ugly truth”. Filmi na

përshtatej, dhe ata ishin gazetar si ne.

Gjatë kohës që unë isha përqëndruar

te fi lmi ai ishte përqëndruar te unë.

Kjo situate më tensiononte por dhe

më pëlqente. Shtrëngoja pop corns-

at dhe ai zgjat dorën dhe më “vjedh”

disa. Filmi mbaroi po historia jonë

sapo kishte fi lluar dhe unë ndihesha

sikur e njihja prej kohësh. Kishim

të njëjtën shoqëri, rrjedhimisht

takoheshim shpesh. U bëm friends

në facebook, bisedat zgjasnin deri

në agim, tregonim histori, ndanim

mendime…Koha fl uturonte, miqësia

jonë po ngushtohej, kurse ora për të

shkuar në shkollë afrohej. Ngrihesha

e përgjumur e prisja afër lagjes dhe

shkonim bashkë në shkollë.

Gërmoja në facebook-un e tij dhe

shoh që statusin e kishte”complicated”,

e irrituar e pyes se c’kuptim kishte ky

fakt, i qetë më përgjigjet se është histori

e mbaruar dhe e groposur. Por unë doja

të dija më tepër dhe e pyes se pse nuk

kthehet sërish me atë, duket që kjo

pyetje nuk i pëlqeu dhe sidomos drejtuar

nga unë. Ndonëse të krijoja idenë e një

vajze indiferente nuk isha e tillë. Tani

isha vetëm un, ai dhe kjo atmosferë

magjike që e bënte kohën të fl uturonte.

Shkëmbyem numrat e telefonit, fl isnim

me mesazhe. Gjithmonë më thoshte

“llastic”. Një ditë e pash në kafen e

përhershme të ulur me shoqërin dhe

një vajzë të cilën nuk e njihja, u bëra

Page 33: VIP Albania Nentor  2013

33

shumë kurioze. Mendova që ajo duhet

të ishte vajza me të cilen ishte shoqëruar

më parë dhe e gjith kjo situate e turbullt

drejt këtij mendimi po më çonte. Për

një cast më ndali zemra dhe u trishtova

shumë. C’po ndodhte me mua?! Atje

e kuptova se unë ndjeja vërtet për të.

Mes nesh kishte lindur një ndjenjë që

nuk mund ta përcaktoja, nuk e dija nëse

kishte emër. Që atë ditë e lashë çdo gjë

të fi kej, ishte iluzion që e kasha krijuar

unë për atë.

Mesa dukej nuk ishte ashtu sic

mendova unë. Ky ishte Nardi që

rrinte me mua deri në mëngjes në

telefon? Që e pritëm Vitin e Ri

duke folur bashkë?Që do vinte të

më rrëmbente buzëqeshjen? Pyetje

pa mbarim, përgjigje në mungesë.

Nisi të më çonte me dhjetra mesazhe

e telefonata, ndërsa unë e vetmja

përgjigje që i ktheja ishte heshtja. Në

datën 14 shkurt erdhi Kubid”, thot

dhe qesh. ”Folëm mbi këtë ditë dhe

ramë dakort që dashuria nuk duhet

festuar vetëm një ditë po 365 ditët e

vitit, sa herë lindte dielli. Ai thoshte

se unë isha ëngjëll dhe isha dërguar

në tokë për ta mbrojtur atë dhe për

t’i falur dashuri, dhe vërtet kështu

ndodhi. Frymëmarrja e tij, thellësia e

zërit, fj alët që më përkëdhelnin sedrën,

autoriteti që i jepte njohjes tonë,

respekti, përkushtimi më tërhiqnin

drejt tij e m’i largonin pasiguritë e

dyshimet që vërtiteshin në kokën time.

Kaluan ditë e netë, u bëm pjesë e njëri

tjetrit pa e kuptuar. Nisa të mendoj se

unë isha vërtet ëngjëlli i tij.. Një ditë

të enjte, ka qenë data 5 mars, erdhi

të më takonte, ngrita kokën, e pash

në sy, ishte ai vështrim që më kishte

ndjekur kudo. Koha ndali, tani unë

isha e dashura e tij. Çdo gjë ishte tepër

e bukur. Gjithmonë kalonte natën

poshtë dritares me motor dhe më

përshëndeste. Dhe unë nuk qëndroja

pas, një ditë i vendos në çdo cep të

klasës pankarta, me datën e lidhjes,

me shprehje të bukura që përdornim

dhe i them të vijë te ajo klasë. Kështu

fl uturonte koha, çdo ditë ëmbëlsohej

me një cokollat Rafaelo. E gjith kjo

më nxiti të shkruaja poezi dhe proza.

Dhe në fund vendosja fi rmën dhe

pseudonimin që më kishte vendosur.

Duke ndenjur me të arrita të kuptoja

shumë gjëra, më thoshte gjithmonë që

s’duhet të isha aq naive dhe e dashur,

kurse unë i jepja pak nga embëlsia

ime.

Dhe kështu u bëmë cifti më i njohur,

më i dashuruar i shoqërisë. Ishte një

lidhje më tepër se një vajzë dhe një

djalë, me të mund të fl isja për çdo

gjë. Ndihesha fëmijë me forcën e një

gruaje. Eca krah tij duke krijuar atë

panoramë të bukur që ende qëndron e

varur në kujtimet e mia më të bukura”,

thotë e duket sikur mallëngjehet.

E përsëri shohim një histori dashurie,

pavarsisht se kjo është e një kohe

tjeter, i përket ditëve tona, thelbi

mbetet i njëjtë. Atëherë të vetmet

gjëra që kanë ndryshuarjanë:

mentaliteti, komunikimi mes ciftit,

gjestet që shprehnin dashurinë. Tani

vendin e trenave e kanë zënë makinat

e motorrat, vendin e fi shkellimave

telefoni. Tani asnjë nuk është i

detyruar të bashkojë jetën me dikë

që nuk e njeh. Bashkëjetesa është

një ndër format më të përhapura të

njohjes në të gjithë botën, gjë që i

lejon çdo personi të zgjedhi partneren

me të cilën do të krijojë një familje.

Të të shohin me nje djalë nuk përben

më një problem, të mos përfundoj

një histori në martesë nuk përbën

më një shkelje të normave kulturore.

Pavarsisht se numri i divorceve është

gjithmonë në rritje dhe kjo tregon që

martesat më të gjata kanë qenë ato

të brezave të kaluar, liria e zgjedhjes

tregon për një emancipim të dukshëm

në mentalitetin e shqiptarëve. Pavar-

sisht të gjitha normave që përbëjnë

traditën e popullit tonë, dashuria

nuk mundet t’i nënshtrohet. Nuk

mund të përdoret asnjë formulë për të

gjetur zgjedhjen e saj. Jeta është e vyer

por ajo që vërtet e plotëson atë është

dashuria.

Page 34: VIP Albania Nentor  2013

34

Sassofono është moda për femra, e cila ofron koleksione të

trendeve të fundit, kreative dhe luksoze.. Materialet e përdorura

janë të kualitetit të lartë, kryesisht mëndafsh natyral, tencel,

viscose, xhersey, cotton, modal, stofra të punuara nga leshi i

alpaces, si dhe lëkura e pelice orgjinale prej rakuni, lepuri e dhelpre.

Dekorimet janë të bëra ekskluzivisht me gurë Sëarovski, ndërsa

aksesorët metalikë janë të një cilësie të lartë. Marka Sassofono

është e fokusuar në modelet shik, elegante dhe biznes, pa lënë pas

modelet sport, e cila prezantohet me koleksionet Sassofono Club.

Pikërisht për vëcantinë, kualitetin dhe koleksionet luksoze e trendy,

kjo markë në vitin 2012 është nominuar nga Fashion TV si “Best

Turkish Brand”. Sassofono, në një kohë relativisht të shkurtër, ka

krijuar një netëork prej më shumë se 150 dyqane të përhapura në

të gjithë botën. Së fundmi i shtohet dhe rrjeti i dyqaneve Sassofono

në Europë, pikërisht në Bruksel, në Galerie Louis. Kjo e fundit

ndodhet në “Avenue Louis”, rrugë e cila njihet nga markat e luksit

që shtrihen gjatë saj. Në Tiranë ajo vjen me dy dyqane, një në

Europian Trade Center, dhe tjetra në ish-bllokun, në rrugën”Ismail

Qemali”. Për më shumë informacione vizitoni faqen:

Ndihu femër me..

Page 35: VIP Albania Nentor  2013

35

Page 36: VIP Albania Nentor  2013

36

www. sassofono. net

Sassofono is women’s fashion, off ering

creative, prestigious, luxurious and

sophisticated new trend collection.

Th e materials used are of high quality,

mostly natural silk, tensel, viscose,

jersey, cotton, modal, textile made

of alpacas whole, also leather and fur

coats made of raccoon, rabbits and

foxes. Decorations are made exclusively

with Swarovski stones, also the metallic

accessories are of a high quality.

Sassofono is a brand focused in chic,

elegant and business styles, also sport

style is off ered by the brand Sassofono

club.

Its exactly because of the amazing

quality and the luxurious and trendy

collection, the brand sassofono was

nominated by Fashion TV as “the best

Turkish brand” in 2012.

Page 37: VIP Albania Nentor  2013

37

In a short period it has created a wide

network of more than 150 shops all

over the world. Lately to the sassofono

network, its added a new shop in the

capital of Europe, Brussels, in the

gallery Louis, which is situated in

Avenue Louis, a street famous for the

luxurious brands.

Also sassofono comes in Tirana as well

with 2 shops, one in the European

Trade Center, and the other in Bllok

street Ismail Qemali.

For more info visit our web page!

www. sassofon. net.

Shop 1. Bllok.

Rruga Ismail Qemali. Tiranw

Shop 2. Europian Trade Center.

Kati 2. Tirane

Page 38: VIP Albania Nentor  2013

38

Page 39: VIP Albania Nentor  2013

39

Page 40: VIP Albania Nentor  2013

40

Page 41: VIP Albania Nentor  2013

41

Page 42: VIP Albania Nentor  2013

42

Nora, ju jeni ndër sportistet më të

mira shqiptare, madje shpesh nëpër

intervista ju quajnë dhe “Sportistja

e shekullit” titull që e keni marrë me

rastin e 80 vjetorit të ekipit Vllaznia,

do të dëshiroja t’ju ktheja pas në

kohë, në orgjinën e këtij suksesi, si

nisi e gjithë kjo karrierë?

E vërtet… Po të kthehemi pas në

kohë, origjina e këtij suksesi ka lidhje

me origjinën time familjare, pasi

të dy prindërit e mi ishin sportistë.

Fatmirsisht dhe talenti im për

volejbollin lindi njëherësh me mua,

dhe me shumë dashuri më shoqëroi

gjatë gjithë karrieres time.

NNORA DEDAikona e volejbollit shqiptar

Kush ju përkrahu në fi llimet tuaja?

Familja dhe fati…

Pavarsisht vështirsive që ofronte

sistemi i asaj kohe, prinderit e mi

mbijetuan më shumë krenari, duke

u bërë përkrahësit dhe udhërrëfyesit

e denjë të së ardhmes tonë familjare.

Përvec meje, talente të tjerë të familjes

Deda ishin edhe motra ime Mirela

Deda dhe vëllai Mark Deda. Çdo

ditë të së ardhmes time ia dedikoj

prindërve. Fati deshi që në moshën 9-

vjecare unë të fi lloja sportin e bukur

të volejbollit, pranë shkollës sportive

“Ndoc Mazi”, shkollë nga e cila dolën

një pjesë e mire e volejbollisteve

shkodrane.

Ka pasur ndonjë moment që keni

menduar të hiqni dorë nga volejbolli?

Kurrë! Pa dashur ta hiperbolizoj

realitetin, e them me sinqeritet, nuk

e kam menduar asnjëherë, ashtu sikur

çdo njeri tjetër nuk e ka menduar

ditën e fundit, kur jeta ia vlen per ta

jetuar.

Çfarë mendoni për sportin shqiptarë,

vecanërisht për volejbollin, a është ai

në nivelet e duhura, a ka nevojë për

më tepër vëmendje, investime?

Sporti shqiptar, e veçanërisht

volejbolli, ka më shumë nevojë për

vëmendje, për më shumë investime në

fushën e dijes dhe drejtimit mbi baza

Page 43: VIP Albania Nentor  2013

43

shkencore, përkushtim dinjitoz nga

vetë volejbollistët, me qëllim rritjen e

nivelit të volejbollit shqiptar, që sot,

më vjen keq ta them, lë shumë për të

dëshiruar.

Përvec sportit, ka dicka tjetër në jetën

tuaj që e bëni me kaq dëshirë dhe

pasion?

Po! Ju falenderoj për pyetjen. E

them me plot bindje që kur njeriu

kërkon shumë ndaj vetes, dhe pasioni

shpërblehet. Me shumë dëshirë e

pasion punoj në profesionin tim

si pedagoge në Universitetin e

Shkodrës, dhe njëkohësisht vazhdoj

arsimin e mëtejshëm për mbrojtjen

e Doktoraturës pranë Universitetit të

Sporteve të Tiranës, duke e pare këtë

si pjesë te suksesit, të afi rmimit tim në

fushën akademike.

Kush ju ka mbështetur në rrugën e

gjatë që keni bërë për të arritur dri

në majat e suksesit?

Fatmirsisht janë shumë. Vlen të

përmend punën e palodhur të trajnerit

shkodran Z. Mark Grimci i cili më

dha mundësinë të hedh hapat e parë

drejt njohjes. i pazëvendesueshëm,

i saktë, konçiz në formimin deri në

perfeksion të fi gurës time si lojtare

është trajneri i mirënjohur Ilir

Cirrinaku. Respekt për vlerësimin

racional ndaj meje, meriton edhe

trajneri Kreshnik Tartari. Përvec

metodistëve, nuk mund t’I lë pa

përmendur edhe mbështetësit e mi

shpirtëror të cilët i dhanë jetë pasionit

tim. Pas vitit 1991 unë realizova

17 kontrata jashtë qytetit tim dhe

konkretisht me ekipet e Partizanit,

Tiranës, Dinamos e Miantorit. Ishin

sportdashësit mirditorë që dinin t’I

thonin më ngrohtë se kushdo tjetër

“Mirdita!” pasionit tim. Ata, për vite

me rradhë u bënë trampolinë e fortë

për mua, në ngjitjen e shkallëve të

suksesit. Atyre… u detyrohem shumë.

Na thoni disa nga cmimet e shumtë

që keni marrë…

Në vitin 1988 (ne Ballkaniadën e të

rejave) u deklarova me medalje ari

dhe Urdhër “Naim Frashëri” të klasit

të dytë. Në vitin 1990 dola një ndër

dhjetë sportistët më të mirë të klubit

Vllaznia. Në vitin 1995 fi tova kupën

e lojtares më të mirë në aktivitetin

ndërkombëtar që u zhvillua në Pescara

të Italisë. Në fund të vitit 2000, me

rastin e 80 vjetorit të klubit Vllaznia

u vlerësova me titullin “Volejbollistja

e Shekullit”.

Si është një ditë e juaja?

Një ditë e imja është plot, pasi edhe

aktiviteti im nuk është i rastësishëm.

Punoj me dëshirë e pasion në fushën

akademike e cila është e lidhur

pazgjidhshmërisht me volejbollin.

Çfarë është sporti tani për ju,

profesion, pasion apo pjesë e

pandashme e jetës?

Sporti për mua është dhe do mbetet

pjesë e pandashme e jetës time,

profesion dhe në një të ardhme

të shpejtë dhe pasion në fushën e

drejtimit.

Një këshillë për të gjithë sportdashësit

e rinj...

Duke i uruar mjaft suksese në rrugën

e bukur dhe të dobishme të sportit,

sportistëve të rinj do t’I këshilloja sa

më shumë përkushtim për afi rmimin

e tyre, sepse janë e sotmja, e nesërmja

dhe e ardhmja e shoqërisë për sportin

shqiptar.

Faleminderit përzemërsisht gjithë

stafi t të revistës prestigjioze “VIP” për

intervistën e marrë.

Page 44: VIP Albania Nentor  2013

44

Dhe fi tuesja është…

Mbajtja e frymës refl ektonte ankth në skenën

madhështore të “Kurorës së Adriatikut” të shtunën

e 2 nëntorit. Tre bukuroshet që prisnin në skenë kishin

mbërritur në fi nishin e një gare të gjatë e të fortë dhe

vetëm pak sekonda i ndanin nga momenti fi nal. 40 vjet

“Miss Globe”, dhjetë prej të cilave në Shqipëri: Cila prej

tyre do të hynte në historikun e kësaj gare ndërkombëtare

bukurie? Producenti Petri Bozo, për disa çaste kishte

lënë regjinë dhe mbante zarfi n në dorë. Pak më tutje, në

karrigën hijerëndë të Miss-eve, Kleoniki Delijorgji priste

Miss Globe, 10 vjet rrugëtim në Shqipëri

të dorëzonte kurorën e punuar me mjeshtëri nga Piro

Ruço, ndërsa dy prezantuesit, Floriana Garo dhe Genti

Bejko, provokonin pritjen. Juria kishte votuar, që atë çast

të prisnin me ankth Rumania, Kazakistani dhe Polonia.

E vështirë të parashikohej se cila prej tyre do të ishte

fi timtarja, cila do të kthehej në shtëpi me kurorën e më të

bukurës së Globit mbi kokë. Pak çaste dhe fi tuesja do të

ishte.... Miss Rumania!

Kështu është përmbyllur ky edicion i 40-të i “Miss Globe” në

Shqipëri. Mes fi shekzjarresh, thirrjeve të publikut dhe çlirimit

nga një pritje që për konkurentet ishte shumë e gjatë, u shpall

fi tuesja e radhës, e cila edhe këtë vit do të kujtojë Shqipërinë si

Page 45: VIP Albania Nentor  2013

45

vendin që i kishte përmbushur ëndrra. Përqafi met e vajzave,

momenti i dorëzimit të kurorës, parakalimi mbi pasarelë si

një mbretëreshë e vërtetë e Miss Rumanisë, i dhanë fund një

gare që ngjalli emocione dhe ëndrra.

Kështu, pas ditësh të zhurmshme dhe një turi nëpër

pikat historike dhe turistike të vendit tonë bukuroshet e

botës kanë mbërritur në spektaklin e madh të fi nales së 2

nëntorit, kur rreth orës 24. 00 të mbrëmjes është zgjedhur

fi tuesja e këtij viti e “Miss Globe”. Bukuroshja rumune,

Bianca Paduraru 21 vjece, ka marrë shumicën e votave të

jurisë dhe ka fi tuar kurorën e më të bukurës së Globit.

Duartrokitjet e publikut aprovonin, ndërsa Bianca vendosi

mbi kokë kurorën e ëndërruar. Ajo jeton në qytetin Iasi

dhe aktualisht është studente për drejtësi. Në të njëjtën

kohë punon në televizionin e qytetit të saj, Tele1, është një

personazh i njohur në vendin e saj dhe që pas mbrëmjes së

të shtunës një personazh i njohur në të gjithë Botën. Sepse

në “Miss Globe” pjesëmarrja është nga të gjitha vendet

e botës, dhe secila prej këtyre konkurenteve në kthim ka

çfarë të tregojë, Shqipërinë, bukuritë e saj, spektaklin, por

edhe për fi tuesen, e cila këtë vit e çoi kurorën në Rumani.

Lavdia vlen edhe për dy fi tueset e tjera të mëdha të këtij

viti, shoqëruesen e parë, Miss Kazakistan, Olga Portnova

dhe shoqëruesen e dytë Miss Polonia, Klaudia Ëisnioëska.

Ky ishte momenti magjik i një spektakli që për rreth tri

orë dhuroi surpriza dhe emocione në pistën e re që shtrihet

mbi Adriatik, në Durrës. Jo rastësisht u zgjodh ky qytet

për këtë edicion të 40-të të Miss Globe. Dhjetë vjet më

parë, në vitin 2004, pasi Petri Bozo fi rmosi për herë të

parë kontratën me mbajtësin e patentës, të ndjerin Charlie

See, “Miss Globe” e nisi rrugëtimin shqiptar pikërisht në

Durrës. Ndaj, për të festuar këtë përvjetor organizatorët,

janë kthyer aty ku ai nisi, në një sallë arreduar me hijeshi

dhe klas nga Globus Studio, me të ftuar të zgjedhur dhe

me prezantimin surprizues të Floriana Garos dhe Genti

Bejkos.

Rrugëtimi i Miss Globe në Shqipëri nisi 10 vjet të shkuara

dhe qëllimi i Deliart Association, për ta sjellë në Shqipëri

evenimentin e madh ndërkombetar të bukurise u arrit ne

shtatorin e vitit 2004, pas katër vitesh përpjekje. Kështu

u kurorëzua për herë të parë në një skenë shqiptare, në

amfi teatrin e Durrësit, një Miss Globe 2004, që ishte

bukuroshja 18-vjecare nga Rusia, Kristina Slavinskaya.

Pranverën e vitit pasardhës, më datë 22 shkurt, i ndjeri

Charlie See, presidenti i Miss Globe u rikthye në Tiranë

për të fi rmosur serish të drejtën që i dha Petri Bozos,

duke i besuar kështu edhe organizimin e këtij konkursi

ndërkombëtar në Shqipëri. Që në herën e parë që Charlie

See ia dha këtë të drejtë Petri Bozos, shprehu dëshirën që

kontrata të funksiononte për pesë vjet me rradhë, pra që

pesë edicionet e rradhës së Miss Globe të organizoheshin

këtu. Por për t’i besuar pesë edicionet, duhej më parë një

garanci: Miss Globe i parë që u realizua në Shqipëri në

vitin 2004. Charlie See ishte i pranishëm në spektaklin që

realizoi Petri Bozo dhe menjëherë pas kurorëzimit të më

të bukurës së Globit premtoi se kontrata do të përsëritej.

Përvoja e 14 shtatorit 2004 në skenën antike të Durresit

shërbeu si garancia më e mirë që Bozo i dha. Dhe jo vetem

atij por dhe të gjithë menaxherëve dhe presidentëve të

konkurseve të bukurisë nëpër botë. Kështu nisi rrugëtimi i

Miss Globe në Shqipëri, i cili mbeti këtu edhe për shumë

vite të tjera, sepse edhe pas ndarjes nga jeta të Charlie See,

bashkëshortja e tij, Ann See, vazhdoi të besonte tek Bozo

dhe te Shqipëria si vend mikpritës për një prej tre eventeve

më të mëdha të bukurisë botërore.

Për këtë arsye, spektakli i këtij viti por edhe i gjithë eventi

ishte konceptuar si festë, si një ditëlindje në fund të së

cilës u pre torta dhe miq e bashkëpunëtorë të “Deliart

Association| i uruan jetë të gjatë “Miss Globe”, e pse jo

edhe një kontratë tjetër po kaq të gjatë bashkëpunimi.

Skenës së konceptuar si pasarelë, ia kanë shtuar bukurinë

dhe emocionet konkurentet e këtij viti të ardhura nga të

pesë kontinentet. Ethet e fi nales kanë përcjellë tek publiku

Page 46: VIP Albania Nentor  2013

46

emocionet e garës, pa përmendur edhe të ftuarit e shumtë

që janë ngjitur duke i dhënë tjetër atmosferë spektaklit.

E para që ka performuar, si për të uruar mirëseardhjen

e të ftuarve, ka qenë Kleoniki Delijorgji, e cila përveç

hijeshisë femërore, të vlerësuara edhe me dy tituj, atë

të “Miss Shqipëria” dhe “Miss Globe 2012”, ka treguar

edhe talentin në këngë. Ndërsa vajzat janë prezantuar

në sfi latën e parë para publikut me kostumet popullore

të vendeve prej nga vinin dhe në fund të sfi latës së parë

juria ka zgjedhur edhe kostumin më të bukur, atë të “Miss

Brazilit”, Carla Freitas. Me të njëjtat emocione ka marrë

kurorën e “Miss Talent”, edhe bukuroshja e zgjedhur gjatë

turit të konkurenteve në Shqipëri, (pjesë e formulës së

Miss Globe), “Miss Italia”, Roberta Memmi. Me zërin prej

sopranoje, miss-i nga përtej detit ka përcjellë emocione

të veçanta gjatë performancës me këngëtarin shqiptar,

Frederik Ndoci. Si për të shtuar ethet e një gare që mbeti

e fortë deri në fund, pas sfi latës së parë u shpallën edhe

“Miss Cosmopolitan”, amerikania Caeissa Loëhorn, dhe

“Miss Bikini”, gjithashtu e zgjedhur gjatë minikonkurseve

të zhvilluara gjatë turit, rusja Ella Shalamova.

Spektakli ka marrë ngjyra të tjera kur në skenë janë

ngjitur të ftuarit specialë të Petri Bozos. Mefarete Laze

e Frederik Ndoci kanë përcjellë emocione, ndërsa

sopranoja e famshme shqiptare Erla Kollaku është

prezantuar me një stil krejt të veçantë gjatë këngës, së

përgatitur enkas për këtë event, në bashkëpunim me

Renis Gjokën. Në skenën e “Miss Globe” këtë vit janë

ngjitur edhe Ardian Trebicka e Ermal Mamaqi, por edhe

grupi i balerinëve që kanë përshëndetur të ftuarit me një

numër special.

Vajzat konkurente kanë performuar në katër sfi lata e

përveç asaj me kostume popullore ato janë prezantuar

edhe me veshjet e stilistes Anila Konomi, me veshje

mbrëmje dhe bikini. Surprizë e së shtunës së 2 nëntorit

është quajtur edhe prezantimi nga dy emra të njohur të

ekranit, bërë bashkë nga Petri Bozo. Floriana Garo dhe

Genti Bejko kanë dhënë një tjetër lloj spektakli në skenë,

e para me prezencën klasike të prezantueses, ndërsa Genti,

regjisor e aktor i njohur, me batutat e natyrën gazmore,

të cilat të ndërthurura bashkë i kanë dhënë tjetër frymë

mbrëmjes.

Page 47: VIP Albania Nentor  2013

47

Sigurisht, pika kulmore e mbrëmjes ka mbërritur në çastet

kur juria ka votuar dhjetë më të mirat e këtij viti: Miss

Rusinë, Angolën, Maqedoninë, Shqipërinë, Finlandën,

Rumaninë, Republikën Domenikane, Kazakistanin,

Poloninë dhe Vietnamin. Pas këtij momenti ethet kanë

mbërritur kulmin der në sfi latën e fundit të vajzave, të cilat

të veshura me fustanet e Geraldina Sposa kanë mbajtur

frymën deri në çastin shpalljen e fi tueses: rumunes Bianca

Paduraru.

Kështu, për të dhjetin vit radhazi, Shqipëria është bërë

vendi mikpritës i “Miss Globe”. Ngjyra, performanca

elegante të kururara nga Olta Ahmetaj, ritmi muzikor i

përzgjedhur nga Fabian Basha, dhe shumë elementë që

kujtonin festimet e këtij përvjetori kanë përmbyllur këtë

edicion, i cili sivjet u shndërrua në festën e ditëlindjes

shqiptare të “Miss Globe”. Një edicion që fi llimet i pati,

siç ka ndodhru edhe me të tjerët para tij,. dy javë para

fi nales së Durrësit. Ishte fi llimi i nëntorit ai që shënoii

hapjen e festimeve të këtij 10-vjetorit. Vajzat e mbledhrua

në Tiranë kanë shijuar një tur të gjatë dhe qyteti i parë

ku “Miss Gobe” ndali sivjet ishte Shkodrës. Pas vizitave

në pikat kryesore historike të qytetetit, ato kanë vizituar

Lezhën dhe Shëngjinin ku është organizuar edhe faza e

parë e “Miss Talent”, një minikonkurs, pjesë e formulës

së “Miss Globe” ku performojnë 24 shtete pjesëmarrëse.

Më 26 tetor është realizuar vizita turistike në qytetin e

Tiranës, përfshirë qendrat muzeale, Galeria Kombëtare

dhe Muzeu Historik ndërsa mbrëmjen e 26 tetorit u

organizua në Disco Matrix edhe “Miss Disco Queen”. Turi

në dy ditët në vijim ka vazhduar në Tepelenë dhe Përmet,

ndërsa pjesa tjetër e udhëtimeve është e përqendruar në

zonën e Durrësit dhe Tiranës, ku vajzat u përgatitën për

fi nalen e madhe, atë që përfundimisht u shndërrua në një

festë madhështore, me spektakël, surpriza dhe në fund

me kurorëzimin e një mbretëreshe. Në kthim, Bianca

Paduraru ka marrë me vete edhe një kurorë, por edhe

shumë ëndrra të reja që tanimë kanë një arsye më shumë

për të shpresuar të realizohen. Ajo është “Miss Globe”

në fuqi dhe në krye të vitit do të vijë sërish në Shqipëri.

Për të treguar ëndrrat e përmbushura, por edhe për t’i

dorëzuar në vendin e shqiponjave një tjetër vajze kurorën

e mbretëreshës së bukurisë.

Page 48: VIP Albania Nentor  2013

48

BLERIM DESTANI

FATI NDJEK TË GUXIMSHMIT

Blerim, ju jeni ndër personazhet

vip që keni tërhequr vëmendjen e

njerëzve në çdo vend ku jeni i njohur,

dhe përsëri e gjithë kjo famë nuk ka

ndikuar te ju, jeni tepër i thjeshtë

dhe i sjellshëm në çdo komunikim

mediatik që ju kemi parë, mendoni se

kjo vjen sepse jeni mësuar me famen

tuaj, apo është pjesë e karakterit?

Mendoj se ka të bëj me personalitetin

e njeriut. Nëse dikush ka probleme

me personalitetin e tij, fama e

menjëhershme mund ta lëkund dhe ta

nxjerr nga binarët e jetës. Unë gjithcka e

shoh dhe e perceptoj me këmbë në tokë.

Si është një ditë e juaja?

Gjithçka varet për çfarë dite është

fj ala. Pasi ditët dallojnë shumë kur

jam në angazhime profesionale, në

përgatitje, apo kur kam takime pune.

Këtu, vetëm ditët e lira (që janë shumë

të pakta) janë standarde. Ato ditë ua

kushtoj më të dashurve të mi, duke u

munduar të kompensoj mungesën që

ndjej kur nuk jam me ta.

Ju jeni tepër i angazhuar me gjëra

të cilat janë të domosdoshme për

profesionin tuaj, si për shembull

palestra, apo paraqitja juaj për rolet

që do të keni nëpër fi lma, ju pengojnë

Page 49: VIP Albania Nentor  2013

49

këto angazhime gjatë ditës të bëni gjëra të tjera që i keni përzemër?

Aspak, ato tashmë janë pjesë e punës. Në kinematografi , pjesën më të madhe të

kohës e zënë përgatitjet për fi lmin, në rastin tim për rolin. Dhe nëse roli kërkon

përgatitje specifi ke, unë bëj gjithçka që është e mundur që rolit t’ia mundësoj

përgatitjet më të mira që të fl ejë sa më mirë brenda meje. Në disa raste, më është

dashur që për një kohë të shkurtër të mësoj gjuhë të huaja, siç ishte rasti me

fl amanishten tek fi lmi “Dossier K”. Pra, angazhimet janë një domosdoshmëri

për punën që bëj, dhe gjithçka tashmë është një rutinë e punës.

Është puna ajo që bën ditën tuaj apo jeni ju ai që e përcaktoni punën e një dite?

Puna, ose thënë më saktë pesha e saj, e dikton ritmin e çdo dite. Pasi sot jetojmë

në një kohë dinamike dhe duhet që përherë të jemi në hap me kohën. Nëse në

këtë kohë, nuk e ndjek ritmin që puna kërkon prej teje, e kë të vështirë pastaj

të presësh suksese.

Si u zbulua talenti juaj për të aktruar, dhe cili ka qenë hapi i parë drejt tij?

Mendoj që kam pasur fat, pasi talentin tim e ka zbuluar që në fëmijëri të hershme

babai im. Ai kishte pasion të madh kamerën dhe shpesh xhironte materiale

dokumentare që lidheshin me familjen apo vendet e rëndësishme në jetën e tij.

Unë u bëra dëshmitar i magjisë së syrit të kamerës. Dhe fi llova të hulumtoj veten

në materialet e xhiruara prej tij. Kështu edhe fi lloi gjithçka, më pas vendosa

që aktrimi të jetë profesion i jetës sime dhe iu përkushtova plotësisht për të

zhvilluar talentin.

Sa e vështirë ka qenë për ju të arrini këtu ku jeni, ka qenë më tepër fat, apo

këmbëngulje dhe punë? Na tregoni disa n nga vështirësit që keni kaluar për të

arritur këtë sukses të admirueshëm që keni?

Zakonisht thuhet që fati i ndjek të guximshmit. Të gjithë e dimë se aktrimi

është një profesion i vështirë dhe kërkon përkushtim të plotë. Edhe më të

talentuarit, nëse nuk punojnë sa duhet për ta zhvilluar talentin, ngelin në nivelet

e mesatares. Unë si natyrë jam njeri i përkushtuar dhe ia dola që përkundër

vështirësive në fi llimet e mia, tani jam në një fazë ku profesioni im më sjell edhe

kënaqësinë më të madhe.

Çfarë do të bënit nëse nuk do të merreshit me kinematografi ?

Me siguri futbollist, pasi në moshë të re kisha dy pasione, futbollin dhe aktrimin.

Tani jam aktor ndërsa me pasion shikoj dhe shijoj futbollin duke luajtur të tjerët.

A jeni duke u marrë aktualisht me ndonjë projekt të ri, a keni ndonjë

propozim apo skenar nëpër duar?

Blerim Destani: Sigurisht që po. Vitet e fundit kam realizuar disa fi lma gjerman

dhe kam krijuar një bashkëpunim të mirë me regjisorin gjerman Nikolai

Müllerschön me të cilin kam realizuar dy fi lma dhe tani jemi në përgatitje të

fi lmit të tretë.

Cili ka qenë roli më i vështirë? Do të preferonit të luanit si protagonist apo

antagonist?

Blerim Destani: Të gjithë rolet janë të vështirë në mënyrën e vet. Nuk kam

preferenca për të luajtur protagonist apo antagonist, ajo që më tërheq kur e lexoj

skenarin për herë të parë janë emocionet dhe imazhet që më ofron skenari si fi lm

i mundshëm. Dhe nëse këto janë të bollshme atëherë edhe pranoj angazhimin.

Ende nuk kemi parë të deklaroni statusin tuaj, mendoni se mediat apo

thashethemet që mund të dalin prej saj do të dëmtonin një lidhje që mund të keni?

Çdo lajm jo i vërtetë sigurisht që dëmton realitetin. Këtu kam parasysh tregimin

me “Djaloshin dhe Ujkun”. Kam përshtypjen, që edhe unë kur të dal me lajmin

e vërtetë askush nuk do e besoje, së paku në fi llim. Por unë në parim nuk i

komentoj thashethemet.

Page 50: VIP Albania Nentor  2013

50

Çfarë është e rëndësishme që të ketë

një femër me të cilën do të ndanit

jetën tuaj?

E kam thënë disa herë, mua nuk më

intereson forma, por përmbajtja. Pra,

duhet të jetë vetvetja, si thotë një fj alë

“nëse nuk është për veten nuk mund

të jetë as për mua”.

Jeni dashuruar ndonjëherë dhe cila

ka qenë gjëja më e cmendur që keni

bërë për atë?

Sa herë që njeriu dashurohet, ajo

gjendje mund të quhet “çmenduri”.

Pasi njeriu në atë gjendje është

pak mbi realitetin dhe i ndryshon

perceptimi. Jam i lumtur që edhe në

raste të tilla unë kam arritur që të

qëndroj me këmbë në tokë.

Romantik apo realist?

Romantik me këmbë në tokë.

Nëse nuk do t’ju duhej të lëviznit

nëpër shumë vende të botës për shkak

të punës tuaj, në cilin vend do të

preferonit të jetonit?

Këtu kam një problem. Një vend i

vetëm nuk më plotëson. Do të doja

që disi të ndërlidheshin Gjermania,

Tetova, Tirana dhe Prishtina. Kur

jam në njërin nga këto vende, përherë

ndjej që më mungon diçka që tre

vendet tjera ma plotësojnë. Ndoshta

kjo është rezultat i udhëtimeve të

shumta? Por në këto vende ndjehem

vetvetja.  

Ju ka ndodhur të “aktroni” në

ndonjë moment në jetë, apo vlerësoni

sinqeritetin në çdo lloj rrethane?

Jo. Në fakt aktrimi është sinqeritet

absolut. Unë nuk e kuptoj aktrimin si

diçka që duhet “të shtiresh”. Dhe me

të njëjtin sinqeritet jam edhe në jetën

private.

Kush është miku juaj më i mirë, të cilit

mendoni se mund ti besoni gjithçka?

Kam disa miq të tillë, me të cilët ndaj

gjithçka. Nuk dua të përmend emra se

kam frikë se do të “bombardoheshin”

nga shumë e-maile dhe porosi në

lidhje me mua. Th jesht jam i lumtur

që kam njerëz të tillë që janë shumë të

rëndësishëm për mua.

Cili është sporti juaj i preferuar dhe

sa shpesh e praktikoni?

Futbolli, edhe pse nuk gjej shumë

kohë për ta praktikuar.

Cili është ai veprim që mund ta

quani më të cmendurin në gjithë

jetën tuaj?

Ka shumë veprime të tilla, por të gjithë

këto veprime janë brenda rrethit me

miqtë ë mi.

Cila është pika më e fortë në

karakterin tuaj?

Sinqeriteti.

Çfarë e bezdis më tepër Blerimin?

Mos sinqeriteti

Cilat janë disa nga dëshirat që ende

nuk i keni realizuar?

Dëshirat e parealizuara janë sfi dat e

radhës në jetë. Kuptohet që kam ende

sfi da që më tundojnë.  

Keni ndonjë moto që ndiqni në jetë?

Ëndërrimet sado të çmendura të jenë

duhet kultivuar dhe ushqyer brenda

vetes, pasi pikërisht këto ëndërrime

janë gjeneratori i motivimeve kryesore

në jetë.  

Page 51: VIP Albania Nentor  2013

51

Page 52: VIP Albania Nentor  2013

52

Sot duam të fl asim për fi tnesin si

një ndër vendet ku trupi mund të

ushtrohet rregullisht me ushtrime dhe

aktivitet lëvizor në mënyrë të rregullt

dhe të vazhdueshme.

Me rritjen e cilësisë së jetës, duke fi lluar

që nga ashensorët nëpër shtëpi apo

edhe punët nëpër zyra ku lëvizshmëria

është minimale, na jep një tendencë

për një rënie të shëndetshmërisë si

nga ana fi zike ashtu edhe psikologjike.

Të qenurit fi t nuk ka një përkthim të

saktë në gjuhën shqipe, por mund ta

quajmë një gjendje trupore të tillë, që

të përballojë ngarkesat dhe sforcimet

si fi zike ashtu edhe psikologjike të një

dite intensive.

Programet që vihen në dispozicion

të personave që ushtrohen pranë

Tuttestetices janë të individualizuara

dhe në funksionë të zgjidhjes së

problemeve që e shqetësojnë klientin.

Ka disa asrye përse duhet të mendojmë

të merremi me aktivitet fi zik, kjo duke

u nisur nga disa kategori të caktuara

personash:

-Grupmoshat e adoleshencës pa bërë

dallim nëse janë meshkuj apo femra,

e kanë të rendësishme fi llimin e

ushtrimeve në palestër.

Duke qenë se kjo moshë, në vitet

që jetojmë, ka një jetë sedentare dhe

aq më tepër një raport të ngushtë

me teknologjinë, tendencat e këtyre

moshave, sidomos për ata/ato që

janë ose kanë tendencë të zgjaten,

është që të rrinë të kërrusur dhe për

rrjedhojë të kenë një deformim të

shtyllës kurrizore duke formuar në të

ardhmen probleme të tilla si: kifozë

apo skoliozë, që jo rrallë here i hasim

nëpër këto mosha, por lajmi i mirë

është se nëse këto probleme kapen

që në fi llim, me anë të ushtrimeve

dhe ndërtimit të muskujve të shpinës

ose duke ndërtuar një program në

funksion të tonifi kimit të të gjithë

trupit në përgjithësi, bëjmë të mundur

që këto probleme të kalohen dhe

trupi të jetë në formë më të mirë për

zhvillimin e tij.

Zhvillimi i rezistencës, elasticitetit,

koordinimit, muskujve dhe forcës

gjithashtu bën të mundur që edhe

rritja trupore të jetë më e mirë, duke

ditur që prania e muskujve në nivelet

e duhura na ndihmon të clirojmë edhe

sasinë e nevojshme të hormoneve në

nivelin e duhur, duke bërë të mundur

që në këto mosha të kemi një zhvillim

më të plotë, dhe ajo c’ka ka shumë

rëndësi është fakti se ajo c’ka mund

t’i japim trupit në këto mosha është

një pasuri që çdo njeri prej kësaj

grupmoshe do e ketë gjithë jetën.

Kujdesi i duhur në asistencën

gjatë kohës kur ushtrohemi është

i rëndësishëm, dhe specialistët tek

Tuttestetica nuk mungojnë.

Muskujt janë të përbërë nga fi bra

muskulare të ndarë në tre lloje, dhe

gjatë një periudhe stërvitore në këto

Andi Canaj Instruktor

Tuttestetica

Page 53: VIP Albania Nentor  2013

53

mosha, fi brat arrijnë të rriten në

numër duke zhvilluar muskujt deri

rreth moshës 24 vjec, moshë në të

cilën mbyllet faza e rritjes.

Pra, edhe nëse ne nuk ushtrohemi mbas

kësaj moshe, trupi jonë ka trashëguar

një muskulaturë të stërvitur dhe këtë

numër fi brash nuk do ta uli, por do e

mbaje duke bëëe që ata që kanë pasur

probleme me drejtqëndrimin ta fi tojnë

këtë luftë. Tashmë është vërtetuar që

njerëzit që merren me sport rriten

dhe zgjaten 2-4 cm më shumë sesa do

të zgjateshin në kushte normale për

arsyet që përmendëm më lart.

-Moshat e rritura, që në fakt janë edhe

pjesa dërrmuese që ushtrohen e kanë,

po aq të rëndësishme të ushtrohen në

palestër, me programet e dobësimit,

tonifi kimt dhe ndërtimit të muskujve,

dhe personalizohen edhe në raport

me mënyrën e ushqyerjes apo me

frekuentimin e palestrës. Avantazhi i

Tuttesteticës në këto objektiva është

fakti se në funksion t një objektivi

marrin pjesë disa reparte, përshembull:

nëse një femër kërkon të humbasi disa

kilogram në palestër, krahas ushqimit

dhe programit ne bashkpunojmë edhe

me estetetikën ku aparatura moderne

kryejnë funksione të ndryshme

dobësuese dhe tonifi kuese, për të cilat

do fl asim në një shkrim tjetër.

-Një theks të vecantë do doja t’i vija

moshës mbi 45-50 vjec, pa dallim

gjinie. Në këto mosha aktiviteti lëvizor

është thelbësor, ndërtimi i muskujve,

sigurisht me kujdes, është shumë i

rëndësishëm.

Fillimi i menopauzës te femrat rrit

tendencën e osteoporozës, pra uljen e

dendësisë së kockave, pra rritet rrisku

për thyerje dhe pasojat dihen. Stopimi

i disa hormoneve ul masen muskulare

nëse nuk bëjmë ushtrime.

E vetmja kurë që rekomandohet është

rritja dhe tonifi kimi i muskujve që

do të bëjnë një ushqim më të mirë të

kockave.

Në këto mosha nuk rekomandohen

programe të uljes së peshës edhe nëse

kemi disa kile më tepër.

Më mirë të ndërtojmë muskujt dhe

më pas vet muskujt, për shkak të

rritjes në përqindje, do konsumojnë

më shumë energji dhe dobësimi mund

të vij rrjedhimisht.

Një arsye shumë e fortë për të ardhur

në palestër është njëkohësisht edhe për

gratë shtatzanë. Sigurisht që programet

e tyre janë më të kujdesshme dhe në

lidhje me mbarëvajtjen e çdo muaji të

shtatzanisë.

Tre muajt e pare nuk rekomandohet të

ushtruarit, dhe pasi kalohet në fazën

e fetusit (nëse rekomandimi i mjekut

e lejon aktivitetin lëvizor) atëherë një

program për këtë kategori konsiston

zhvillimin e disa aspekteve.

Duke qenë se një sërë hormonesh

tashmë janë në gjakun e nënës së re,

trupi ndryshon gjendjen, ul masën

muskulare dhe tenton të shtojë peshën

dhjamore. E gjithë kjo ndikon në

shëndetin e gruas duke shtuar dhimbjet

e mesit dhe shpinës kryesisht.

Kryerja e çdo ushtrimi në prani

të oksigjenit, ujit dhe kontrollit të

rrahjeve të zemrës do bënte të mundur

ruajtjen e tonusit të këmbëve, krahëve

dhe shpinës.

Këshillat e përgjithshme për ata që

ushtrohen në palester fi llojnë që nga

veshja dhe deri tek ushqimi, kryerja

e matjeve periodike për të bërë

krahasimet dhe formimi i programeve

të individualizuar.

Page 54: VIP Albania Nentor  2013

54

Një sensualitet që të godet syrin.. Hapa të hedhur

hijshëm dhe gjymtyrët e gjatë e të lakuar janë ato që

na prezantojnë me balerinën tonë Adela Lami. Një vajzë

e gjatë dhe që transmeton një autoritet të palëkundur por

dhe një frymë miqësie.

Dashuria e jetës së saj quhet “balet”. Ka qenë vetëm 5 vjeçe

kur e zbuloi talentin dhe dashurinë për këtë profesion që

tashmë është bërë jeta e saj. Pas pjesmarrjes në aktivitete

të ndryshme, kurse piano etj. ajo provoi dhe baletin, dhe

Adela Lamenjë balerinë politikane

mesa duket zbuloi që ishte pikërisht ajo që kishte kërkuar,

ajo botë të cilës Adela i përkiste. Gjithmonë dilte në reshtat

e parë kur bëheshin provat, ky fakt si dhe këmbëngulja e

vogëlushes i tërhoqi vëmendjen profesorit, dhe ai zbuloi

që kishte të bënte me një vajzë të talentuar. Ditën e parë

që veshi puantet në këmbët e vogla, ishte një emocion

drithërues por dhe e dhimbshme, atë ditë maestro Agron

Aliaj vështroi se ato këmbë të vogla do bënin një rrugë të

gjatë e plot sukses. Kështu, Adela e nisi rrugëtimin e saj nga

Page 55: VIP Albania Nentor  2013

55

Shkolla e Baletit drejt Akademisë së Yjeve, ku u kurorëzua

me cmimin e parë. Ajo dëshiron të jetë pjesë e TOB, dhe

pse jo balerina e parë politikane, meqënëse ndjek studimet

e larta për Shkenca Politike. Ajo është një vajzë me ambicie

për karrierë dhe për hir të saj ajo ka qëndruar dhe larg

familjes, që Adela e mendon si sakrifi ca më e madhe që

mund të bëj një njeri. Idhulli i saj në balet është Sylvie

Guillem, ndërsa në jetë është nëna e saj. “Çdo njeri lind për

një arsye të caktuar, dhe me një aftësi të caktuar” shprehet

balerina jonë, dhe mesa duket ajo e ka gjetur aftësinë,

që e ka vënë në jetë dhe me një kontrat në kompaninë

amerikane Ajkun Ballet Th eatre. Sipas saj, e rëndësishme

për një balerinë është që të mos harrojë se dashuria për

baletin qëndron mbi dashurinë humane. Edhe baleti është

një mënyrë e mirë për të komunikuar, por krahas tij asaj i

pëlqen dhe të shkruaj, dhunti kjo e fi tuar nga nëna e saj.

Energjia që e karakterizon, bën që asnjë ditë e saj të mos

jetë monotone, çdo ditë e re ka emocione të reja..

Page 56: VIP Albania Nentor  2013

56

Vip boy

Kristian RajaE nisim intervistën duke na treguar

pak për ditët e para kur ju u

prezantuat me foografi në, si u ndjetë,

kush ju hapi dyert drejt botës së

modes?

Mbaj mend që ditët e para kur pozova

para një aparati profesional kisha

tepër emocione. Por emocionet nuk

më penguan që të lumturohesha,

pasi kisha realizuar ëndrrën time, të

isha pjesë e botës së modës. Por për

t’u afi rmuar dhe zhvilluar më tej si

model më përkrahu tepër agjensia

Iconagency, në të cilën bëj pjesë dhe

që gjithashtu më ka angazhuar me

shumë punë

Cili është synimi juaj i rradhës?

Synimi im është që të vazhdoj

karrierën time, brenda dhe jashtë

vendit.

Kristian, për çfarë keni studiuar?

Unë akoma jam në shkollën e mesme

profesionale “Q. A. K. P Gjon Nikollë

Kazazi” dhe studioj për informatik.

Sa kohë i kushtoni pamjes tuaj në një

ditë të zakonshme?

Mendoj që një model duhet të ketë

një paraqitje sa më të thjeshtë dhe

jo të komplikuar, ndaj në një ditë të

zakonshme nuk i kushtoj shumë kohë

paraqitjes time.

Jeni pro apo kundër operacioneve

plastike?

Nuk më pëlqejnë operacionet plastike,

dhe më vjen keq për njerëzit që duhet

t’i bëjnë ato.

Si është një ditë me Kristian Rajën?

Një ditë me mua është gjithmonë

e qetë dhe plot njerëz me të cilët

shoqërohem. Më pëlqejnë njerëzit,

më pëlejnë dhe njohjet e reja.

Statusi juaj është…

Jam single, ende nuk kam njohur një

vajzë që të më përshtatet, nuk fl as

për bukurinë, por për karakterin dhe

sjelljen e saj.

Nëse do ju duhet të zgjidhnit, mes

partneres tuaj dhe karrierës, cili do

ishte vendimi juaj?

Ende jam në hapat e mi të parë në

fushën e modelingut, ndaj karrierën

e kam prioritet edhe për disa vite të

tjera.

Jeni i fi ksuar pas fotove edhe në një

ditë që nuk ju duhet të punoni?

Jam i fi ksuar pas fotove. Më pëlqen

të pozoj gjatë orarit të punës, por dhe

jashtë tij, dëshira mbetet e njëjtë.

Page 57: VIP Albania Nentor  2013

57

Cili është personi që ju udhëheq, apo

ju mbështet në profesionin tuaj?

Kris Rock, quhet personi që më

ndihmon dhe më mbështet në çdo

vështirësi që unë mund të kem, dhe

gjej rastin ta falenderoj.

Çfarë ju bezdis më tepër dhe çfarë ju

pëlqen më shumë?

Më bezdis krenaria e tepërt te disa

persona.. ndërsa ajo që më pëlen më

tepër është këmbëngulja e njerzve në

profesionin që ata kanë zgjedhur në

jetë.

Ju bezdisin thashethemet?

Jo, nuk më bezdisin aspak. Mendoj që

ato janë pjesë e çdo personi që bëhet

i famshëm, ndaj e mira është të mos

shqetësohemi për to.

Ku e shihni veten në të ardhmen?

Vetëm në modeling, në një

bashkëpunim jashtë vendit do ishte

ideale.

Cila është gjëja më e shtrenjtë e

Kristianit?

Familja ime, që është gjithmonë krahë

meje.

Page 58: VIP Albania Nentor  2013

5855858585858

Këshillat e bukurisë gjenden në natyrë

Natyra

është gjithmonë në

zemrën e bukurisë, ndaj nuk

ka më mirë se disa receta të thjeshta

që mund t’i bëni në kushte shtëpie

duke kursyer pak para dhe duke i kuruar

fl okët dhe lëkurën tuaj në mënyrë sa më të

shëndetshme. Kështu ju mund të përgatisni

kura të cilat kanë një efekt të jashtëzakonshëm

duke harxhuar vetëm disa minuta gjatë kohës

që ju qëndroni në shtëpi. Sekreti i bukurisë

shpeshherë qëndron te kujdesi i thjeshtë

dhe natyral i fl okëve dhe lëkurës

tuaj.

Provojini!

tuaj.

Provojini!

mënyrë sa më të

mund të përgatisni

ë jashtëzakonshëm

minuta gjgjgjgjgjgjgjgjgjgjgjgjjaaaaaatataaaaaaaaa ëë ë kokohëëëëëëëëhës sssssssssssssss

Sekretiii iiii ii i i i bbbbbububbbb kuuririririssësësëësë

ujdesi ii ththththththththththththtthththhjjejejejejejejejejejejjjejjjjj hhhshhshsh ëtëtë

dhe lëëëëëëëëëëëëkukuuukukukukukukukukk rërërërrrrrrrr ss

Page 59: VIP Albania Nentor  2013

Lëkura e yndyrshme ka një shkëlqim jo të këndshëm; poret e saj

janë tepër të theksuara dhe prej tyre buron yndyra. Për këtë lloj lëkure është e

domosdoshme një përkujdesje e veçantë; përveç larjes së zakonshme disa herë në ditë duhet

që lëkura të fshihet me përzierje alkooli me eter. Mund të përgatisni dhe një krem për këtë

lloj lëkure. Për këtë merrn një të bardhë veze dhe shkumës së saj i shtojmë një lugë gjelle

glicerinë, gjysmë gote ujë, gjysëm lugë gjelle kolonjë si dhe 2 gr. acid borik. Pudra është

një tjetër mënyrë e mirë për të mbajtur nën kontroll yndyrën e tepër të lëkurës tuaj. Një

maskë tjetër mund ta përgatisni dhe me thërrime bajamesh. Një lugë caj bliri e hedhim në

një gjysëm gote ujë të nxehtë, shtojmë thërrimet e bajames dhe lëreni përzierjen të veproj

një ditë. Ditën tjetër vendoseni në fytyrë për 15-20 minuta. Mund ta përdorni për dy javë

rresht. Maska me patate është tepër efi kase. Mjafton të merrni një patate të pazier, qërojeni

dhe grijeni me rende. Masën e grirë vendoseni në fytyrë dhe mbajeni për 20 minuta.

Kjo lloj lëkure është e hollë, rripet shpejt dhe rrudhat shfaqen

lehtësisht në të. Produkte si pudra dhe sapuni nuk duhen përdorur pasi e thajnë

më tepër. Maske me banane:Merrni gjysem banane te maturuar, 3 luge kos natyral dhe

nje lug mjalte. Shtypni bananen ne frulator dhe me pas perzijini me perberesit e tjere

deri sa te keni nje mase homogjene. Aplikojeni ne fytyre dhe lereni ne qetesi per 15

minuta, me pas shpelani fytyren me uje te vaket.

Maske me qershi:Qeroni qershiat nga berthamat dhe me pas perzieni me vaj ulliri deri

sa te keni nje masa omogjene pak kremoze dhe te bute. Aplikojeni ne fytyre, dhe lereni

ne qetesi per 10 minuta, me shpelani fytyren me uje te vaket.

Lëkura e yndyrshme ka n

janë tepër të theksuara dhe prej tyre b

d d h jë ë k jd j ë ë l j

g j g y

Kjo lloj lëkure është e hollë,

lehtësisht në të. Produkte si pudra dhe sapun

Kjo është një maskë e përkryer për lëkurë të thatë që acarohet në dimër. Përzieni me pirun një avokado të qeruar, shtoni 1 lugë gjelle vaj ulliri 100% natyral, Bajamesh, Lini ose Suzami (të cilat janë perfekte për lëkurën e thatë e Luspore). Aplikoje në fytyrë dhe qafe, mbaje për 10-20 min, në këtë mënyrë, ike dhënë lëkurës një tufë vitaminash dhe antioksidantesh të cilat do ta mbrojnë lëkurën nga acarimi dhe tharja për shkak të dimrit.

Një kurë shumë e mirë për lëkurë të lodhur. Aplikojeni në fytyrë, një masë kos, ose gjalpë në fytyrë (duke evituar zonën e syve) për 10-15 min relaksohuni pastaj shplajeni fytyrën me ujë të vakur. Kjo maskë rinon, zbut lëkurën, stabilizon pH duke e mbrojtur nga infl uencat negative të ajrit dimëror.

Një e bardhë veze është perfekte për lëkurë me yndyrë. Shpërndajeni një të bardhë veze nëpër fytyrë, lëreni për 30 min, dhe shplajeni me ujë. Maska do rifreskojë, tonifi kojë lëkurën, dhe do të bëjë që ajo të duket shumë më e shëndetshme se më parë, duke e mbrojtur atë nga të ftohtët dhe erërat e dimrit.

Kjo është një kurë fantastike për lëkurën e dëmtuar nga të ftohtët. Përzieni një masë të barabartë me tërshërë, mjaltë, dhe një të verdhe veze. Mbajeni në fytyrë për 20 min, shplajeni me ujë të vakur dhe thajeni me kujdes. Pas kësaj lëkura juaj do ndihet e freskuar, e butë, e shëndetshme dhe e mbrojtur.

Përzieni një banane me kos të freskët, dhe aplikojeni këtë masë të mrekullueshme nëpër gjithë fytyren. Mbajeni për 30 min. Do të zbusë lëkurën, do e ushqejë dhe hidratojë sa herë të keni nevojë, dhe do t’ju bëjë ta harroni të ftohtin dhe ashpërsinë që dëmton lëkurën tuaj. Avulli, skrabet, maskat pastruese dhe ushqyese, të përgatitura në mënyrë natyrale janë luksi ivetëm për lëkurën tuaj.

do të

on,

ër ë

ke

do të

n. bëjë bëjë

Page 60: VIP Albania Nentor  2013

60

Shtypeni bananen (bananja duhet shtypur deri sa të bëhet

pure) pastaj ishtojmë vezën dhe e përziejmë. Pastaj shtohen

birra dhe mjalti dhe përbërja përzihet. Aplikojeni në skalp

deri tek majat e fl okut dhe lëreni për disa orë (sa më gjatë,

aq më mirë), pastaj laheni fl okun si zakonisht.

Do pyesni, pse përdorimi ibirrës? Sepse birra ka faktorë

që e trashin fl okun duke e bërë të duket itrashë dhe plot

volum. Njëkohësisht birra përmban proteina që ijapin

fl okut shkëlqim dhe forcim.

Rrahim të bardhën e vezës, pastaj ishtojmë kosin dhe

majonezën. Lagini fl okët me ujë të vakët dhe aplikoheni

maskën në fl okë. Pastaj mbuloheni kokën me peshqir ose

kapuç (dushi) dhe lëreni maskën për 30 minuta. Lani

fl okët si zakonisht dhe shplarjen e fundit (të fl okut) bëjeni

me ujë të ftohtë.

Kjo maskë mund të përdoret 1 herë në muaj për

mirmbajtjen e fl okëve që janë të thatë dhe të dëmtuar.

E bukura e maskave natyrale dhe shtëpiake është se mund

të bëhen në shumë mënyra, dhe jo vetëm duke zbatuar

përbërësit e mësipërm.

Maskë për okët

Page 61: VIP Albania Nentor  2013

61

Page 62: VIP Albania Nentor  2013

62

Eva Muratie dashuroj televizionin

Eva Murati, është një ndër imazhet më të reja po tepër sensuale të ekranit shqiptarë, përvec se një

fotomodele e suksesshme tani edhe prezantuese në Agon Channel, pikërisht në emisionin Antilope.

Hapat e parë drejt këtij profesioni ishin rastësi, por Eva dëshironte të ishte pjesë e botës televizive ndaj edhe

dëshira e madhe e saj e ndihmoi që të ishte ndër femrat më të njohura të televizionit...

Foto: Renuar Locaj / Make up: Blerta Top center / Dress: Sassofononga Misela Patrioti

Page 63: VIP Albania Nentor  2013

63

Eva, si ka nisur karriera juaj si fotomodele, ishte rastësi

apo ishit ju ajo që kërkuat një vend në botën e modës?

Jam gjetur krejt rastësisht. Për punën time të parë jam

lajmëruar në korridoret e shkollës nga një shoqja ime që

më lajmëroi për një casting që do të zhvillohej. Sigurisht,

që gjithmonë kam pasur dëshirë të isha pjesë e botës së

televizionit, por nuk mendoja asnjëherë që kjo dëshirë

do eklipsonte çdo dëshirë tjetër që kisha. Herën e parë

e mora si shenjë të fatit, por nuk mund t’ia lija në dorë

rastësisë.

Cila ka qenë puna jote e parë në këtë fushë, dhe si u

ndjetë, kishte ndonjë moment që menduat të hiqnit dorë?

Puna e parë ka qenë reklama për hapjen e qendrës tregtare

TEG. Isha 16 vjec dhe nuk kisha patur eksperienca të tjera

para kamerës. Sigurisht frika ishte e madhe por që nuk

mund të krahasohej me dëshirën e madhe që kisha. Zemra

më dridhej nga emocionet por dhe nga pasioni i madh për

atë që po bëja. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme.

Nuk kam pasur raste nga të cilat të kem menduar të

heq dorë, megjithatë mund të vecoj një rast në të cilën

e mendova si rrugëzgidhje edhe dorëzimin, por më vonë

pasi u qetësova e kuptova se ajo ishte një padrejtësi dhe unë

duhet të luftoja më fort.

Sa ndihmon një imazh i mirë në ditët e sotme?

Në reklamë imazhi është gjithcka, por në në punë në

teevizion ashtu si edhe në jetë imazhi nuk është gjithcka, e

bukura nuk është gjithcka. Është e rëndësishme deri diku,

të ndihmon të hapësh dyert, por është sjellja , karakteri

dhe talenti ajo që të siguron qëndrimin në atë punë.

Përvec modelingut tani jeni pjesë edhe e botës televizionit,

si u gjend Eva si prezantuese?

Gjatë gjithë kohës ëndrra ime ka qenë bota e televizionit.

Modelingu erdhi si një mënyrë për t’u perfeksionuar për

televizionin. Duhet ta pranoj që më ka bërë mirë, pasi e

kam pasur shme hërë më të lehtë të fl isja para kamerave.

Kur ndjehesh më mirë para kamerave apo para aparatit

fotografi k?

Sigurisht para aparatit fotografi k, sepse kam më shumë

eksperience para tij. Por po fi lloj te miqësohem edhe me

kamerën.

Cili ka qenë seti fotografi k më i vështirë që keni realizuar

dhe pse?

Padyshim seti që kam realizuar në Berat me Fadil Berishën

për koleksionin e 2014 të Sherri Hill. Aty kam punuar me

profesionistë të rangut botëror dhe me të rinj, shqiptarë

dhe të huaj që kishin patjetër kurorë(miss/mister) dhe

me më shumë vite eksperiencë se unë. Për më tepër edhe

terreni ishte tepër i vështirë. Isha më e vogla po askush nuk

po më përkëdhelte …(qesh)

Ju ka nxitur dikush apo ka qenë thjesht pasioni juaj?

Jo vetëm që nuk kam pasur mbështetje porn ë të shumtën

e rasteve njerëzit e mi janë përpjekur të ushtrojnë presion

mbi mua, duke e konsideruar zgjedhjen time si dicka të

pavlerë dhe humbje kohe. Mendoj se ka qenë dëshira ime

e madhe ajo që më ka dhënë forcë të vazhdoja këtë rrugë

pavarsisht vështirësive.

Sa ambicie mendon se duhet të ketë një femër që të jetë e

suksesshme?

Të jesh ambcioze është dicka që shihet me konotacion

negativ. Nuk e kuptoj përse dëshira për të qenë e

suksesshme në atë profesion që ti ke zgjedhur duhet

të shihet kështu. Ambicia, pra dëshira për të qeë më

e mira duhet të jetë patjetër te një njeri i suksesshëm,

me kusht që të mos ndikojë në punën e kolegëve.

Ambicia, te një njeri i sukseshëm duhet të jetë

pozitive, pra që të kërkojë gabimin edhe tek vetja në

mënyrë që të përmirësohet, dhe jo të mundohet të ulë

punën e të tjerëve në përfitim të interesave personale.

Eva, mund të them se je ndër femrat më sensuale të

ekranit shqiptar, kush ju ndihmon të keni një look të tillë?

Ju faleminderit! Për look-un në TV sigurisht kujdeset

produksioni, se në përgjithësi nuk i kushtoj rëndësi

veshjeve të mia, sigurisht përvec rasteve të vecanta.

Nëse do ju duhet të bënit një ndryshim drastik për hir

të profesionit tuaj, përshembull të prisnit fl okët shumë

shkurt, do pranonit?

E kam bërë tashmë, fl okët e mi ishin shumë të gjatë, por

për nja vajzë televizioni që duhet të ketë një imazh të

Page 64: VIP Albania Nentor  2013

64

Page 65: VIP Albania Nentor  2013

65

rregullt nuk shkonin, ndaj vendosa t’i prisja. Në fi llim e

vuajta pak, por kuptova se gjithcka bëhej për përmirësimin

e look-ut.

Veshja më e shtrenjtë në garderobën tuaj…

Një fustan bardh e zi, D&G , ka qenë dhuratë nga prindërit

e mi, por nuk e kam veshur shpesh pasi preferoj të ndihem

rehat me veshjen time dhe jo të tregoj se çfarë fi rme kam

veshur.

Bota e modelingut apo e televizionit, janë profesione

të jetës apo afatshkurtër? Keni menduar ndonjëherë të

bëheni pjesë e politikës?

Deri në fi llim të këtij viti dëshira ime ishte të bëhesha

mjeke, ashtu si babai im, por më pas mora një rrugë tjetër,

e cila më pëlqen shumë por nuk e di nëse do jetë profesioni

i jetës. Për sa i përket politikës mendoj që asnjë politikan

nuk ka pasur synim të bëhej i tillë, kjo dëshirë ka lindur

gjatë rrugës, jo vetëm se kanë qenë ekspert në profesionin

e tyre por kanë ditur ë jenë në vendin e duhur dhe në

momentin e duhur. Unë po pres mmentin tim, në varësi të

tij do ta bëj dhe unë zgjedhjen time.

Për çfarë studioni?

Jam maturante në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”.

Cili është personi me të cilin këshilloheni më tepër?

Padyshim mami im. Ajo më jep ndihmë për të kapërcyer

çdo sfi dë. Ajo është mikja ime më e mirë dhe sigurisht edhe

Page 66: VIP Albania Nentor  2013

66

kritikuesja ime. Është personi që ka më tepër infl uencë në

jetën time. Çdo sukses timin ia dedikoj asaj.

Hobby juaj..

Udhëtimet. Nëse do të kasha mundësi do të isha gjatë

gjithë kohës duke udhëtuar. E urrej monotoninë dhe gjatë

gjithë kohës dua të eksperimentoj gjëra të reja, kështu që

udhëtimet ma japin këtë kënaqësi.

Cila është aventura më e bukur apo dhe e cmendur që

keni bërë në jetën tuaj?

Jam tip aventurier dhe më pëlqen të bëj cmendurira, nuk

mund të përzgjedh më të bukurën, do ishte e padrejtë dhe

do pendohesha për zgjedhjen.

Meqënëse jemi pranë festive të fundvitit, ku mendoni ti

kaloni ato, dhe në shoqërinë e kujt?

Krishlindjet dhe Viti i Ri janë festa tradicionale dhe i festoj

me familjen, kështu që edhe këtë vit nuk do ketë ndryshim

planesh. Nuk kemivendosur ende ku do festojmë por me

siguri do kalojmë bukur.

Cila është dhurata që do dëshironit të merrnit këtë

fundvit?

Shumë shumë dashuri!!!!

Çfarë uroni t’ju sjellë ky viti 2014?

Realizimin e planeve që kam për 2014, shpresoj që viti që

vjen të jeto po kaq bujar me mua sa viti që lamë pas.

Page 67: VIP Albania Nentor  2013

671PRILL 2013 93

Page 68: VIP Albania Nentor  2013

68688

Vjeshtë-dimërFashion

Edhe ky sezon erdhi si një fl lad

poetik me ngjyrat e brishta dhe

të errëta. Femrat, të apasionuara

pas modës, gjithmonë janë të

parat që të “bombardojnë” me

pyetje mbi trendet e sezonit,

syri i tyre fokusohet në pasarela,

dhe çdo gjë tjetër që rrotullohet

në botën e modës. Koleksionet

e pafundme të stilistëve më të

famshme nxorrën në pasarela

dhe trendet më të fundit. Mesa

duket ky sezon vjen me një

paraqitje luksi. Palltot me lesh,

janë pjesë e domosdoshme

e koleksionit të stinorit të

ftohtë. Paraqiten në ngjyra e

nuanca të ndryshme, dhe në

stile të ndryshme nga klasikja

te urbania. E errët, intensive

dhe klasike, e kaltra e mbyllët,

do të zëvendësojë të zezën. E

bërë e famshme nga Marina

Mbretërore Britanike, e kaltra e

errët, është përshtatur në botën e

modës si ngjyra më e shquar në

stinën e ftohtë.

Page 69: VIP Albania Nentor  2013

69

Çizmet e larta deri në kofshë apo të shkurtra deri te kycet do të jenë”in”.

Nëse preferoni një look rebel, atëherë cizmet e shkurtra deri në kyce me

precina ose gurë do të jenë të domosdoshme këtë sezon. Ato do ju japin

një pamje prej rrokere dhe tepër orgjinale. Mund t’i kombinoni me një

palë xhinse të grisura dhe një xhup lëkure. Çizmet “casual”, janë ndër

trendet e fundit dhe sigurisht nuk duhet t’i ndahen garderobës tuaj. Ato

përshtaten lehtësisht me çdo stil tuajin. Çizmet me taka që do ju tregojnë

më sexy këshillohet të përdoren në ngjyra të errëta. Mos harrojmë dhe

çizmet e kamoshit ngjyrë kafe që mbeten “in” si gjithmonë.

Kjo pëlhurë leshi elegante e rishfaqi veten në forma të

ndryshme. Këtu vërehet ndikimi legjendar i Coco Channel,

i cili e feminizoi këtë pëlhurë tipike mashkullore. Në këtë

stinor, dizajnerët riprojektuan skenat jokomformiste të

viteve të ’80-ta. Lëkurës, rrjetave dhe këmishëve iu shtua dhe

ndjenja “couture”. Fustanet poshtë gjurit, të kominuara me

kambale dhe aksesorë të rëndë do jenë ndër kombinimet më të

përhapura gjatë këtij sezoni. Zemrat femërore, yjet joserioze,

personazhet e heronjtë e fëmijërisë, janë shndërruar në vulë

të gjallë nga stilistët në këtë stinor. Risi janë dhe rrjetat, të

ndryshme dhe që të mbulojnë pjesë të ndryshme të trupit,

por në fakt do aludojnë në lakuriqësi.

Çanta është aksesori qe rinovon dhe personalizon më shumë look-un. Çdo

femër, në baze të personalitetit të saj synon për një tip modeli apo për një

nuance të veçantë.

Për sezonin e ftohte 2014 tendencat e çantave preferohen në masa të mesme

dhe komode, ato duhet të jenë gjysmë të mëdha, dhe të mjaftueshme për ta

mbajtur me vete gjatë të gjithë ditës. Në koleksion nuk mungojnë dhe modelet

shumë glamour të clutch me detaje bizhuterie, për dress code dhe për raste të

cilat jaë ekskluzive mondane. Çantat e dimrit te Prada 2014 sjellin nuanca të

kafes, të zezës, te bardhës, te kuqes dhe te protokallisë, te cilat japin një mood

country perfekt për në vjeshte.

Çantat

Çizmet

Page 70: VIP Albania Nentor  2013

70

Shyqyri, ju jeni në një moshë të re, por karriera juaj ëshë

tepër e artë, na thoni, cili është celësi i suksesit tuaj?Si nisi

rrugëtimi i karrierës tuaj?

Për mua, suksesi apo dështimi është thjesht një rezultat.

Më ka ineresuar gjithmonë procesi, si në jetën profesionale

ashtu edhe në atë sociale. Nëse do ndiqni një proces të

vërtetë, duke pranuar për t’u ballafaquar me veten, atëherë

do të gjeni mënyrën se si t’a pasqyroni shqetësimin tuaj në

produktin artistik.

Keni një arsimim të larmishëm, mund të na fl isni pak

rreth tij për të gjithë fansat tuaj?

Arsimi im ka fi lluar me prindërit e mi, me lëndën e të qenit

njeri. Më pas kam vazhduar me muzikën në piano dhe

fi rzamonikën, derisa fi tova konkursin e arteve në degën e

regjizurës, e cila i dha një drejtim profesional jetës time si

aktor-regjizor. Vazhdova studimet e masterit me regjizorin

Shyqyri Caushajdjali i komunistit

në vitin 1982gjeorgjian Zurab Siharulidze në Stamboll, prej të cilit kam

mësuar ajkën e këtij profesioni dhe frymën e teatrit të ish-

Bashkimit Sovjetik. Ndër të tjera kam realizuar disa ëorkshope

si në konservatorin e Marsejës në Francë dhe shumë të tjera në

Stamboll për sa i përket teknikave dhe metodave të aktrimit

në botë. Nuk do lija pa përmendur aktorin e Hollyëood-it,

Tom Brangle në “Aktor Studio”, NY. Së fundmi kam punuar

me të si aktor dhe si asistenti i tij në ëorkshopet që bën në

Stamboll për aktrimin para kamerës.

Jeni aktor/regjizor dhe muzikant, si ndahet jeta juaj mes

tyre?

Si aktor mundohem të zgjoj potenciale të reja nga qënia

ime, duke punuar me karakterin, ndërsa si regjzor

mundohem të krijoj një botë të re, me këndvështrimin tim

revoltues ndaj botës ku jetojmë. Si muzikant mundohem

të luaj ato gjëra që nuk i them dot me fj alë.

nga Misela Patrioti

Page 71: VIP Albania Nentor  2013

71

Më mirë ndiheni para apo pas kamerave?

Në tre fi lmat që kam luajtur deri tani kam provuar tre zhanere të ndryshme:

njëri fi lm bardh e zi, njëri pa fj alë dhe tjetri në kohën e komunizmit.

Ndjehem mirë kur e shoh veten në ekran në kohëra të ndryshme.

Dimë që së fundmi jeni pjesë e një fi lmi “Amaneti”, ku keni rolin e djalit

të një pushtetari të lartë në regjimin komunist, na fl isni pak rreth rolit

tuaj dhe a ka qenë e vështirë të përshtateshit me të?

Ka qenë një punë mjaft e mirë e regjizorit Namik Ajazi, me staf të

përzgjedhur aktorësh dhe drejtorit të fotografi s. Puna me karakterin

që kisha ka qenë mjaft e bukur, pasi si proces ishte një personazh në

moshën time, por në një kohë dhe regjim tjetër. Një djalë i ri,

ëndrra e të cilit ishte të bëhej një sportist i mirë, por babai i

tij është një pushtetar i lartë i regjimit komunist, ndaj

kjo ëndërr kthehet në makth pas ekzekutimit të

të atit. Në rolin e babait luan Alfred Trebicka,

ndërsa rolin e nënës që internohet bashkë

me djalin e saj e luan Violeta Banushi, që

është dhe petagogia ime dhe e dua fort.

Një fi lm që do rrëfejë ngjarjet e viteve

1982 në Shqipëri. Premiera e fi lmit

do jetë së shpejti. Tani pres reagimin

e publikut për të parë a ka ndryshuar

Shqipëria që prej atyre viteve, dhe

nëse po, sa ndryshe është Shqipëria

sot?

Keni vënë në skenë produksione të

ndryshme, na përmendni disa prej

tyre, dhe nëse mundeni do veconit

ndonjërën, të preferuarën?

Në kohën kur isha student në Akademin

e Arteve, çdo vepër që punonim e

luanim në teatër me publik të gjerë si një

punim profesional, kjo më dha mundësi

të bëj disa vepra. Dua të përmend dy prej

tyre: ‘Jetët private’ nga Noel Coëard, që ka

qenë shfaqja ime e diplomës dhe sidomos

‘La Traviatën’, operën e Giuseppe Verdit që ka

qenë një punë me frymë idealiste në çdo aspekt,

dhe kishim shumë gjëra për të thënë nëpërmjet saj.

Aktualisht vazhdoj dhe në Stamboll me veprën e ‘Rain

Man’, ku punoj me artistët më të njohur në Turqi.

Përse keni zgjedhur të jetoni pikërisht në Turqi, çfarë ju

lidh me atë vend?

Në Turqi jam rritur, ndaj është pjesë e ima. Është një vend

të cilit unë do t’i shërbej po aq sa edhe Shqipërisë.

E vizitoni shpesh vendlindjen tuaj?

Kam lindur në Malind të Skraparit, në kanionet e Osumit,

aty ku natyra ka pamjen e natyrës. Shkoj me prindërit sa

herë që kam mundësi, pjekim ndonjë qingj në hell duke e

shoqëruar me raki skrapari e këngë folklorike me babain tim,

Dule Malindi.

77171717117111177171177777771717171711

s kamerave?

deri tani kam provuar tre zhanere të ndryshme:

pa fj alë dhe tjetri në kohën e komunizmit.

en në ekran në kohëra të ndryshme.

e një fi lmi “Amaneti”, ku keni rolin e djalit

gjimin komunist, na fl isni pak rreth rolit

ë përshtateshit me të?

rë e regjizorit Namik Ajazi, me staf tëtë

orit të fotografi s. Puna me karakterinin

pasi si proces ishte një personazh në

dhe regjim tjetër. Një djalë i i riri,

ë sportist i mirë, por babaai i i i

gjimit komunist, ndaajj

pas ekzekutimit tëë

Alfred Trebicka,a,

ohet bashkë

anushi, që

dua fortt.

e vitevee

fi lmitt

gimin

shuar

, dhe

ipëria

ne të

prej

onit

Akademin

unonim e

gjerë si një

ha mundësi

mend dy prej

Coëard, që ka

s dhe sidomos

ppe Verdit që ka

iste në çdo aspekt,

ë thënë nëpërmjet saj.

tamboll me veprën e ‘Rain

ë të njohur në Turqi.

ikërisht në Turqi, çfarë ju

ë pjesë e ima. Është një vend

q sa edhe Shqipërisë.

tuaj?

aparit, në kanionet e Osumit,

atyrës. Shkoj me prindërit sa

m ndonjë qingj në hell duke e

ëngë folklorike me babain tim,

Page 72: VIP Albania Nentor  2013

72

Sa rëndësi ka fama për ju, a ka ndikuar ajo në

personalitetin tuaj?

Nuk e ndjej nevojën për të qenë i famshëm. Në personalitetin

tim nuk ka ndikuar, pasi nuk mendoj se jam i famshëm.

Sa ambicioz jeni në karrierën tuaj?Çfarë do të rrezikonit

për të?

Jam ambicioz për të gjetur të vërtetën, për ta thënë e për

të qenë i vërtetë, ndaj dhe sakrifi koj për të. Të qenurit larg

familjes time, të punuarit më shumë sec duhet e të folurit

më pak, të lexuarit më shumë e të fj eturit më pak, të pasurit

më tepër përgjegjësi sesa kohë për tu argëtuar.

Tashmë dihet, që pjesa më e madhe e fansave tuaj, sidomos

e femrave, është e interesuar për jetën tuaj sentimentale,

keni dikë në krah?

Nëse do të fl isja për jetën time private ajo nuk do të mbetej

më e tillë.

Do të fi llonit një histori dashurie me një kolegen tuaj?A

janë të “rrezikuar” aktorët gjatë xhirimeve ndaj dashurisë

që mund të lind mes tyre?

Në punë shkohet për të punuar, e për ta bërë atë sa më

mirë. Një hstori dashuire do të preferoja t’a kisha jashtë

punës time.

Çfarë ju pëlqen më tepër dhe çfarë ju bezdis?

Më pëlqen kur shoh besimin dhe shpresën fëminore te një

i rritur, dhe më bezdis faki që njerëzit ndonjëherë pranojnë

t’u shkelen ëndrrat dhe të drejtat e tyre.

Me çfarë merreni në kohën e lirë?

Në kohën e lirë vrapoj, lexoj, shkoj në aktivitete artistike

dhe pushoj me familjen.

Page 73: VIP Albania Nentor  2013
Page 74: VIP Albania Nentor  2013

74

Pandora, dimë që ju jetoni në Zvicër,

a ndiheni atje po kaq e mirpritur sa

në publikun shqiptarë ?

U bënë afër 8 vite qe jetoj në

Zvicër, mirëpo jam e angazhuar me

koncerte, mbrëmje rinore, dasma etj.

në gjithë diasporen ku ka shqiptar

Pandoravjen plot supriza

dhe më presin jashtëzakonisht mirë.

Me këtë rast e falenderoj gjithë

publikun në diaspor, duke mos e

lënë anash dhe publikun në të gjitha

trojet shqiptare si: Shqipëri, Kosovë,

Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginën e

Presheves.

Me çfarë jeni angazhuar

momentalisht, do ju shohim me

ndonjë projekt te ri?

Po, patjetër. Sapo kam xhiruar dy

këngë për programin festiv të Vitit të

Ri 2014. Tani po pres të përfundojë

një këngë balade me videoklip, dhe do

Page 75: VIP Albania Nentor  2013

75

ta publikoj shumë shpejt. Gjithashtu

kam disa këngë të cilat janë në

përfundim e siper, dhe shpresoj se do

bëhen gati qe t’i përmbledh në një

album para sezonit veror.

Keni ndonjë preference të caktuar në

rrymat e ndryshme muzikore?

Unë dëgjoj muzikë të të gjitha

rrymave, gjithcka ku ka interpretim

të mirë, sepse muzike të keqe nuk ka,

por ka interpretim jo të mirë. Nuk

kam ndonjë preference të caktuar,

edhe pse unë më shumë këndoj këngë

popullore, të lehta e zbavitëse, përsëri

dëgjoj gjithcka që më duket e mirë.

Cila ka qenë një ndër këngët tuaja që

e keni të preferuarën?

Nga të gjitha kenget e mija që janë

të zhanreve të ndryshme, secila ka

karakteristikat e veta dhe s’mundem të

vecoj asnjërën.

Page 76: VIP Albania Nentor  2013

76

Ka pasur ndonjë këngë që nuk është pritur nga publiku

ashtu si e keni menduar?

Ndonjëherë është e vështirë të kuptojmë se çfarë do

publiku, dhe vihemi në siklet se çfarë t’i servirim,

ktë apo atë këngë. Ka raste kur ti mendon se ke bërë

zgjedhjen e duhur, por reulton e kundërta, sic ka dhe

raste kur disa këngë rezultojnë më të suksesshme nga

pritshmëria jote.. Por gjithesesi unë do të mundohem

të bëjë më të mirën për publikun.

Pandora, çfarë vëndi zë muzika në jetën tuaj, do të mund

të linit muzikën për të bërë dicka tjetër?

Muzika zë vend të vecant në jetën time. Muziken e kam në

shpirt, është gjithashtu dhe një profesion me të cilin mbaj

familjen time. Ndoshta vjen një ditë që unë nuk do mundem

ta ushtroj më si profesion, dhe do të ngeli vetëm hobi.

Ju shoqëron familja juaj në koncerte apo videoklipe?

Zakonisht më shoqëron burri im, Betimi.

Këshilloheni me dikë përpara se të nisni një projekt, dhe

në se po me kë ?

Gjithmonë konsultohem me Betimin, ai kujdeset për të

gjitha detajet, meqënëse dhe ai vet është muzikant dhe e

njeh mirë tregun muikor.

Keni ndonjë kompozitor të preferuar apo rëndësi ka

vetëm nëse ju pëlqen projekti që ju ofron?

Kompozitorët që bashkëpunoj janë të shumtë, nuk dua të

bëjë dallime, secili ka stilin e tij të punës. Rëndësi i jap

projekteve të mira pavarsisht kush është kompozitori,

madje ai mund të jetë dhe dikush që nuk kam

bashkëpunuar më parë, nuk ka rëndësi.

Shpesh videoklipet janë ato që tërheqin më tepër

dëgjuesit sesa vet këngët apo këngëtarët. C’mendim keni

rreth kësaj?

Për fat të keq kjo dukuri është në gjithë botën, jo vetem

tek ne. S’di çfarë të them rreth kësaj. Nuk po thonë më

“dëgjo çfarë kënge”, por” shiko çfarë kënge”.

Keni ndërmend të ktheheni në atdheun tuaj, apo ju

pëlqen jetesa në Zvicër?

Një fj alë e urtë popullore thotë “Guri i rëndë peshon në

vend të vet”, mirëpo jetesa në Zvicër është më mirë se

kudo tjetër, ka rregull, siguri etj., dhe ekonomikisht si

shtet është shumë i fortë, me një standart të lartë jetese,

kjo është arsyeja që momentalisht do qëndrojë atje.

Kush ka qenë pranë jush për t’ju mbështetur drejt

hapave të suksesit tuaj?

Me Betimin kemi 10 vjet bashkë, ka qenë dhe është

njeriu që më ka mbështetur më së shumti. Madje mund

të them se mbrapa suksesit tim qendron vet ai, pa të s’do

të isha ktu ku jam tani.

Ka dicka që ende nuk e keni realizuar në karrerën tuaj?

Akoma jam duke bërë karriere, dhe mbeten shumë gjëra

për t’u realizuar.

Page 77: VIP Albania Nentor  2013

7777

Page 78: VIP Albania Nentor  2013

78

Kur dhe dhe ku zë fi ll dita juaj?

Zakonisht një sportist nuk ka pse të

ngrihet herët në mëngjes, por kjo nuk

do të thotë që duhet të ngrihet vonë..

(qesh) E them këtë pasi çdo mëngjes

unë ngrihem herët dhe përpiqem me

çdo mënyrë që të zgjoj edhe Gentën,

dhe kështu zë fi ll dita jonë bashkë.

Kafen e mengjesit ku e pini zakonisht?

Me kë?

Gjithmonë kafeja e mëngjesit pihet tek

Bota Bar, pasi lokali është në pronësinë

tonë. Emri i lokalit është vendosur në

nder të Gentës, pasi asaj i drejtohem

me përkëdheli “Bota”. Gjatë kafes së

mëngjesit gjithmonë shoqërohemi nga

miq të ndryshëm, por më shpesh jemi

në shoqërinë e motrës time Lira, dhe

dy mbesat e mia Laura dhe Briana, të

cilat na e nxjerrin kafenë nga hundët. .

(qesh) por na falin tepër kënaqësi.

Meqënëse jeni të dy sportist, sa kohë

ju merr stërvitja në ditë?

Pas kafes së mëngjesit gjithmonë

24orë

me

LaskuGenti Genta

Page 79: VIP Albania Nentor  2013

7977797997979999999777777799999999777779799999977777999977797979997777799777799777779999777777999979999977999999777999999779999999777999999999999999979999799999999977999997999799799

përpiqemi të kryejmë një seancë

stërvitore gjatë paradites, e cila zgjat rreth

90 minuta, dhe e zhvillojmë në palestër

ose nga liqeni. Stërvitja në totalin e saj

na merr 4 orë secilit. Duke shtuar dhe

vonesat (gjithmonë do luajmë me njëri

tjetrin kur ndërrohemi në sallën sportive,

apo kur Genta më puth dhe unë vihem

pak në siklet para lojtarëve të të dyjave

ekipeve)… (qesh)

Me çfarë po angazhoheni momentalisht?

Momentalisht po merremi me Bota

Bar, pasi është dhe biznesi ynë familjar.

Genta po merret kryesisht me stafi n, ku

një pjesë të mirë e zënë bisedat me Julin,

menaxherin dhe ortakun tonë. Ndërsa

puna ime…e ndërtova dhe më pas më

dëbuan.. Askush nuk më dëgjon për

asgjë.. (qesh)

Orari i drekës, ku dhe me kë ju gjen?

Dreka është ndër momentet më të

ngjeshura, ajo na zë gjihmonë në

shoqërinë e miqve tanë. Drekat e ngrëna

jashtë zënë 50 përqind të rasteve, dhe

këtë e them me keqardhje pasi Genta

gatuan shumë mirë, dhe mua më pëlqen

të më bëjë pak, si i thuhet.. yzmet (qesh)

Si vazhdon pasditja juaj?

Pasditja jonë përfshinë në mënyrë të

detyrueshme seancën stërvitore me

ekipin. Atje përsëritet sërish përpjekja e

Gentës për të më mundur në basketboll,

dhe rinis dyluftimi i shkurtër ku ekipet

dhe trajnerët tanë kthehen në tifoza.

Është vërtet moment i këndshëm dhe

gazmor. Më pas kryesisht mblidhemi tek

Bota Bar me shoqërinë tonë.

Sa kohë i kushtoni ndeshjeve të

basketbollit apo sportit në përgjithësi?

Sporti është pjesë e jona e pandashme,

ku ka sport jemi dhe ne. Përgjithësisht

ndeshjet i zhvillojmë një herë në javë,

pra kemi kohë dhe të dalim fundjavave.

Pas ndeshjeve “lirohemi nga zinxhirët”

dhe mund ta teprojmë me ndonjë gotë

apo me ndonjë kërcim “break dance”, bëj

shaka me këtë të fundit.. (qesh)

Në sa ndeshje mund të merrni pjesë gjatë

një viti?

Gjatë një kampionati vjetor zhvillohen

mesatarisht 30 deri në 40 ndeshje. Por

kur kampionati mbaron, qejfi vazhdon..

(qesh)

Page 80: VIP Albania Nentor  2013

80

Çfarë hapësire ju zënë takimet me miqtë?

Edhe shoqëria jonë ka idhje me sportin. Madje ata që nuk

kanë janë detyruar prej nesh ta ndjekin atë, pasi është temë

e vazhdueshme bisede. Ndër miqtë tanë më të ngushtë

janë Ornela dhe Redi, ata janë sportista, e ne duhet t’i

takojmë me detyrim çdo ditë, në palestër dhe në kafe

(qesh). Megjithatë, vëllai i Gentës, Gersoni së bashku me të

fejuarën e tij, Fitjonën, zënë vendin e parë si miq por dhe si

klientët më të rregullt të lokalit tonë. Pra, jemi të rrethuar

me shumë njerëz të dashur dhe krijohet një atmosferë në të

cilën është e pamundshme të mos kalohet këndshëm.

Si mbyllet dita juaj?

Në fund të ditës vjen dhe momenti që e presim me padurim

gjatë ditës.. “shtrati”, para se të përqafohemi për të fj etur

normalisht do zihemi se kush do e fi ki dritën.. (qesh)

Page 81: VIP Albania Nentor  2013

81

Page 82: VIP Albania Nentor  2013

82

EditorialFotograf: Veton OsmaniDress: Blerina Kllokoqi RugovaModel: Ludovik Karrica, Afrona Dika Hair&make up: Edona Krasniqi-Ganijaj

Page 83: VIP Albania Nentor  2013

83

Page 84: VIP Albania Nentor  2013

84

Page 85: VIP Albania Nentor  2013

85

Page 86: VIP Albania Nentor  2013

86

Page 87: VIP Albania Nentor  2013

87

EditorialFotograf: Veton OsmaniDress: Blerina Kllokoqi RugovaModel: Ludovik Karrica, Afrona Dika Hair&make up: Edona Krasniqi-Ganijaj

Page 88: VIP Albania Nentor  2013

88

Për herë të parë në Pallatin e Brigadave u lancua një

aktivitet prestigjoz për markën e njohur “Sassofono”.

Sfi lata, e cila u organizua nga “Sassofono”, prezantoi

koleksionin e sezonit të ri të markës turke, e cila tashmë

ka përfaqësine e saj edhe në Shqipëri, me dy dyqane

prestigjoze (Shop 1. Bllok. Rr: Ismail Qemali, Tiranë

Shop. 2 Europian Trade Center, kati i dytë, Tiranë).

Mbrëmja gala në Pallatin Mbretëror zgjoi kureshtjen

e shumë vip-ave. Aktiviteti bashkoi të ftuar nga fusha e

modës, biznesit, politikës dhe artit. Sot marka e adhuruar

turke është mjaft e kërkuar, madje shumë preferojnë të

rrinë në listat e pritjes. “Sassofono” ofron një gamë të

gjerë dhe të bukur të paraqitjes për femrat si: funde, bluze,

veshje për mbrëmje, fustane për koktej, xhaketa, kostume,

veshje sportive, pelice, xhaketa lëkure dhe shumë aksesorë

si: rripa, kapele e shumë më tepër…

Page 89: VIP Albania Nentor  2013

89

Page 90: VIP Albania Nentor  2013

90

Tashmë dimri duket se ka trokitur në shtëpitë tona. Me

ardhjen e tij një pjesë e madhe fi llojnë të struken në

shtëpi, diku pranë një vatre me zjarr bubulak, pranë

televizionit duke shikuar me shumë fi lma e emisione e

duke braktisur aktivitetet fi zike, shëtitjet në ajër të pastër.

Tani trupit tonë i nevojitet pak më shumë energji për të

përballuar këto ditë të ftohta. Ndryshimi duket që tek sasia

e rrobave që veshim. Por për të përballuar ditët e zymta gri,

hapi i parë që do të duhej të bënim do të ishte kthimi drejt

një përzgjedhje të mirë ushqimore, e cila do të na bënte të

ndiheshim të sigurtë ndaj virozave të stinëve, gjendjeve

gripale, të ftohtit dhe pse jo të përfi tonim benefi tet e

mrekullueshme të ushqimeve dimërore. Po cilat jane

ushqimet e preferuara që do të duhej ti kishim prezent në

këto ditë të ftohta ku termometri do të tregojë shifrat nën

0 ° Celcius. Ligji i natyres na çon drejt përzgjedhjes të

frutave e perimeve të stinës, ato që na japin sasinë e duhur

të vitaminave, mineraleve, kripërave, proteinave, yndyrave

dhe karbohidrateve të nevojshme për të përballuar më së

miri këto temperatura të ftohta. E ndër perimet jemi me

fat që në këtë stinë kemi pafund shumë lloje lakrash

(jeshile, të kuqe, lakra brukseli), rrepat, brokoli, lulelakër,

patatet e ëmbla, të gjitha llojet e fasuleve (të zakonshmet,

kafe, të zeza, të kuqe,të medha), bizelet, mashurkat e

bishtajat, qepët e hudhrat. Mjafton të hash vetëm një masë

të mjaftueshme lakre dhe me të ke marrë rreth 22 kalori.

Lakra përmban përbërës të cilët stimulojnë prodhimin e

enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e

radikaleve të lira dhe reduktojnë rrezikun e kancerit.

Rrepat janë shumë ushqyese dhe vitaminoze, pothuajse më

tepër se çdo perime tjetër. Veçanërisht e shijshme është

pjesa afër me lëkurën mbuluese të rrepës. Efektet e rrepës

janë të ngjashme me ato të spinaqit dhe të dyja këto bimë

janë të nevojshme e të dobishme për organizmin. Rrepat

përmbajnë folat dhe batainë, dy lëndë ushqyese të cilat

ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të gjakut, rindërtojnë

arteriet e dëmtuara, zvogëlojnë rrezikun për sëmundjet e

zemrës etj. Vetitë e qepës, hudhrës, qepëve të njoma dhe

Anila KalleshiUshqimet dimerore

Page 91: VIP Albania Nentor  2013

91

preshit, njiheshin që në kohën e Hipokratit, për efektet

kundër sëmundjeve të kancerit të stomakut, të kancerit të

zorrës së trashë, sëmundjet e zemrës etj. Në mjekësinë

popullore përdoret qepa e shtypur ose për kollën, e zier me

sheqer etj. Hudhra ka veti antibakteriele dhe ndihmon në

qarkullimin e pastrimin gjakut. Ekziston një legjendë

urbane mbi qepën ku në vitin 1919 kur gripi i kushtoi

jeten 40 milion personave në mbarë boten. Një mjek

vizitonte çdo ditë fshatrat dhe fermat në përpjekje për të

ndihmuar njerëzit të luftonin sëmundjen. Shumë fermerë

dhe familjet e tyre ishin prekur nga gripi dhe kishin vdekur.

Një ditë mjeku vizitoi një familje dhe për çudinë e tij, të

gjithë familjarët ishin të shëndetshëm. Kur doktori pyeti se

cfarë bente ndryshe kjo familje, gruaja e fermerit u pergjigj

se kishte vënë nga një gjysëm qepë të qëruar në pjatë në

secilën dhomë të shtëpise (zakonisht dy dhoma në atë

kohë). Doktori nuk mund ta besonte këtë dhe i kërkoi

gruas nëse mund ta merrte njërën nga qepët për ta parë në

mikroskop. Ajo i dha njërën nga qepët dhe pas vëzhgimeve

në mikroskop, doktori gjeti virusin e gripit në qepë. Qepa

i tërhiqte bakteret, duke ruajtur në këtë mënyrë shëndetin

e familjes. Qepa është e pasur me kripëra minerale dhe

oligo-elemente. Duke u kombinuar edhe me substancat që

ndodhen ne organizëm ajo stimulon një mbrojtje natyrale.

Kundër rrufës: kokrrat e qepës se njome Allium cepa

përdoret për infeksionet e ndryshme të rrugëve të

frymëmarrjes. Fasulet - Duke ngrënë 4 herë në javë nga një

1 kupe fasule ulet rreziku I sëmundjeve të zemës me 22%.

I njëjti zakon mund të uli rrezikun e kancerit te gjirit.Sa

më e errët ngjyra e fasuleve aq më shumë antioksidantë

përmban. Lëvoret e fasuleve të kuqe dhe të zeza përmbajnë

40 herë më shumë antioksidante se lëvoret e fasuleve të

bardha. Fasulet ofrojnë ¼ e nevojave ditore me proteina në

një kupë. Tek frutat kemi mundësi të zgjedhim ndërmjet

shegëve, hurmave, mollëve, agrumeve (në veçanti ato në

ngjyrë të kuqe), gështenjave, arrave dhe frutave të thata.

Shega, një nga frutat më të shijshme këshillohet që të jetë

pjesë e dietës sonë gjatë stinës së dimrit . Fakti që ky frut

maturohet plotësisht në fi llim të vjeshtës dhe vazhdon të

korret deri në fi llim të janarit, na bind edhe më tepër se

përmban vlera ushqyese dhe kuruese të jashtëzakonshme.

Që nga koha e Hipokratit, terapeutistë përdornin lëkurën,

gjethet dhe farat e saj për diarrenë, dizanterinë kronike dhe

plagët. Farat e pabëra përdoren për temperaturën, ndërsa

të pjekurat për kollën. Kleopatra përdorte lëngun e saj në

fytyrë, në fl okë dhe në thonj. Lëngu i shegës rrit prodhimin

e rruazave të kuqe të gjakut, lehtëson nga temperatura dhe

zvogëlon ngarkesën kardiake që vëzhgohet kur dikush

është i sëmurë me grip. Ajo është ideale të përdoret kur

fëmijët e vegjël shfaqin kollë dhe temperaturë. Përmban

një sasi të madhe fi toestrogjenesh (estrogjene bimore) dhe

fl avonoide, që kanë ndikim mbrojtës në lëkurë, fl okë dhe

thonj. Shega parandalon infarktin dhe sëmundje të tjera në

zemër, pasi është i pasur me antioksidues të shumtë. Lëngu

i saj mund të mbrojë nga infeksionet bakteriale, tumoret e

lëkurës, bënë parandalimin dhe ngadalësimin e përhapjes

së kancerit në mushkri, kancerit në prostatë, kancerit në

gji, diabeti, osteoporoza, etj. Përmban lëndë antioksiduese

që kontrollojnë tensionin arterial dhe ulin nivelet e

kolesterolit. Shega e pjekur është e nxehtë dhe e lagësht, i

ndihmon fytit, mushkërive dhe bronkeve, vepron si

lehtësues dhe qetësues i kollës dhe është i mirë për vrerin.

Si laksativ i lehtë, pengon kalbëzimin në lukth dhe është

më e fuqishmja në mesin e kategorive të ngjashme të

ushqimit si burim me vlera të shumta të substancave për

tërë trupin. Shega tretet në lukth dhe thithet shpejt për

shkak të temperamentit të saj të jashtë zakonshëm dhe të

lehtë, e nxeh lukthin ngadalë, i nxjerr jashtë gazrat e lukthit

Page 92: VIP Albania Nentor  2013

92

dhe e rrit sasinë e spermës, megjithatë shega nuk duhet të

hahet kur njeriu ka temperaturë. Lëngu i shegës shuan

etjen, rrit oreksin dhe i jep freski mendimit të njeriut për

shkak të efektit pozitiv në sistemin nervor. Gjithashtu

përdoret me sukses për heqjen e njollave dhe rrudhave të

fytyrës. Lëngu i shegës ka tre herë nivelin më të lartë të

antioksidantëve se të rrushit të zi, çajit jeshil dhe se vena e

kuqe. Përmban një sasi të lartë të përbërësve bioaktivë,

fl avonoide; anthocyane, thartirën phenol; polyphenole; të

cilat kanë shumë rëndësi në rregullimin, ripërtrirjen dhe

zhvillimin e qelizave. Është edhe shumë e pasur me kalium,

potas,hekur dhe Vitaminat A,C dhe E. Hurmat përmbajnë

sheqer, yndyrë dhe proteina, gjithashtu edhe vitamina të

rëndësishme. Hurmat janë mbrojtës nga kanceri

abdominal. Ato përmbajnë yndyrë, kalcium, sulfur, hekur,

kalium, fosfor, mangan, bakër dhe magnezium. Një hurmë

është minimumi i një dietë të shëndoshë. Arësyeja kryesore

pse njerëzit kanë uri është mungesa e sheqerit në gjak e jo

barku i zbrazët, sic mendohet. Kur trupi merr ushqim

esencial prej disa hurmave, ndjenja e urisë bëhet e

pandjeshme. Hurmat përmbajnë stimulues që fuqizojne

muskujt e uterusit në muajin e fundit të shtatëzanisë. Kjo

ndihmon në zgjerimin e uteruesit. Ato janë ushqimi më i

mirë për lehonat dhe ato që janë duke u dhënë gji fëmijëve.

Hurmat përmbajnë elemente që asistojnë në lehtësimin e

depresionit te nënat dhe pasurojnë qumështin e nënës me

të gjitha elementet e nevojshme për t’a bërë fëmijën të

shëndoshë dhe rezistent ndaj sëmundjeve. Hurmat janë

ushqim ideal që tretet lehtë, dhe brenda gjysmë ore pas

ngrënies së tyre trupi i lodhur rigjenerohet dhe rimerr

fuqinë. Hurmat janë të pasura me kalcium dhe për këtë

ndihmojnë në formimin e eshtrave. Hurmat janë gjithashtu

të rëndësishme në mbajtjen e shëndetit të syve. Hurmat

janë stimulimi më i mirë për muskuj.Ngrënia e hurmave

në mëngjes, me stomak bosh, mbyt parazitet e zorrëve,

sepse hurmat kane veti antidotë (kundërhelmuese) dhe

nëse perdoren rregullisht, ato kufi zojnë dhe dobësojnë

mundësinë e zhvillimit të larvave të parazitëve në aparatin

tretës. Nga drithërat me patjetër duhet të këmbëngulim

gjithmonë në përzgjedhjen e drithërave integrale ( grurë

integral, thekër, elb, tërshërë, misër). Gruri integral rrit

imunitetin, përshpejton rritjen dhe zhvillimin e organizmit,

është efi kas kundër lodhjes, rregullon tretjen, shëron

alergjinë, si dhe është i dobishëm te sëmundjet e zemrës. Ai

përmban 70% proteina kurse sasia e yndyrave dhe

karbohidrateve është simbolike. Tretet lehtë dhe asimilohet

shpejt. Th ekra me shekuj ka garuar me grurin në prodhimin

e bukës edhe pse sot gruri është dominues. Th ekra përmban

74% karbohidrate, 9,3% proteina dhe 1,8% yndyrë.

Përmban edhe vitaminë B. Buka e thekrës preferohet të

përdoret kundër diabetit, anemisë, te kapsllëku, si dhe për

përmirësimin e sistemit nervor. Elbi shpesh eshte

konsideruar si ushqimi i të varfërve. Elbi është më i

shëndetshëm se gruri, sepse ka veti të mëdha shëruese. Elbi

përmban 73,4% karbohidrate, 11% proteina dhe 1,8%

yndyrë, por është i pasur edhe me minerale dhe vitamina.

Elbi ulë kolesterolin, forcon organizmin, është efi kas

kundër plakjes, kundër sëmundjeve të enëve të gjakut,

reumatizmes, kolles. Tërshëra për shkak të përmbajtjes së

pasur me minerale dhe vitamina, tërshëra më shumë mund

të konsiderohet ilaç, sesa ushqim. Përmban më shumë se

20 aminoacide esenciale. Tërshëra pastron gjakun, është i

dobishëm kundër sëmundjes së sheqerit, i bën mirë

mëlçisë, vezorëve, mitrës. Është efi kas kundër kariesit.

Misri ka prejardhjen nga Meksika. Kokrra e misrit është e

pasur me karbohidrate, amidon, sheqer dhe proteina.

Misri përmban shumë vitamina dhe minerale. Misri ul

tensionin e lartë të gjakut, është i dobishëm te sëmundjet e

enëve të gjakut, kundër diabetit, largon gurin në veshkë,

është i dobishëm kundër rakitit, dhembjes së shpinës,

sëmundjeve të mushkërive etj. Kësaj stine të ftohtë i

mungojnë shumë dhe ditët me diell. Nga rrezet e diellit

kockave tona u nevojitet vitamina D, ndaj për ata që kanë

një defi cencë të kësaj vitamine këshillojmë të gjithë

burimet ushqimore që përmbajne këtë vitamine. Salmoni,

sardelet, peshku ton apo qumeshti dhe nënproduktet e tij

janë një burim i shkelqyer i kësaj vitamine. Po alkoli?! A

është e vërtetë që me pije alkolike mund të luftojmë të

ftohtin?! Kur temperaturat bien nën zero, më mirë se pijet

alkolike si vodka ,ferneti, uiski, konjaku apo rumi

preferohet vera brulë e cila perftohet nga zierja e verës të

kuqe me rrënjë karafi li , pak kanellë, lekure protokalli dhe

një majë luge sheqer . Alkoli ka kalori të tepërta por boshe(

vlerat ushqimore janë zero). Perpiquni sa më shumë të

shmangni lëngjet e frutave të konservuara pasi ato

përmbajnë sheqer të shtuar,aromatizues dhe konservante.

Preferoni lëngjet e frutave sidomos ato të agrumeve. Një

tjetër pije e mrekullueshme është çaji jeshil i cili ka efekte

mjaft pozitive në zemër, kocka, lëkurë apo në shëndet në

përgjithësi. I servirur me pak mjaltë e limon shton edhe

më shumë fuqitë antioksiduese,qetëson kollen dhe zbut

sekrecionet. Falë polifenoleve çaji jeshil është një thesar për

shëndetin dhe gjithë organizmin. Nga “fuqitë” kundër

Page 93: VIP Albania Nentor  2013

plakjes deri te funksioni mbrojtës kundër stresit, deri tek

efektet antidepresive dhe antidemencës, arrin të reduktojë

nivelet e kolesterolit të pranishëm në gjak. Falë pranisë së

një polifenoli të veçantë me fuqi të lartë antioksiduese,

ngadalëson shtimin në peshë me 45%. Efektet pozitive të

çajit jeshil dyfi shohen: nga njëra anë, ai është në gjendje të

reduktojë përthithjen e yndyrave, nga ana tjetër përmirëson

kapacitetin e organizmit të përdorë rezervat e grumbulluara.

Falë veprimit për të shkatërruar radikalet e lira, katekina,

një klasë e veçantë polifenolesh e pranishme te çaji jeshil, i

mbron sytë nga stresi i qelizave dhe nga rreziku për të

zhvilluar patologji edhe shumë të rënda si glaukoma.Këta

antioksidantë natyralë përthithen nga retina dhe inde të

tjera të syrit, duke i mbrojtur për më shumë se 20 orë nga

stresi oksidues. Mjaftojnë 3 fi lxhanë në ditë per te

funksionuar efektit antidepresiv tek personat me moshë të

madhe. Merita është e teninës, një aminoacid që favorizon

efektin qetësues. Çaji jeshil favorizon rritjen kockore deri

në 80%, duke parandaluar osteoporozën dhe frakturat.

Merita edhe këtu i takon epigalokatekinës (ECG), një nga

polifenolet e pranishme në të. Çaji jeshil është në gjendje

të përmirësojë elasticitetin e mureve të artereve, duke

kontribuuar në një mirëfunksionim më të madh të aparatit

kardioqarkullues. Konsumi i çajit pengon akumulimin e

kolagjenit në mëlçi, duke ndaluar zhvillim e kësaj

patologjie. Dy substanca të nxjerra nga çaji jeshil janë në

gjendje të shkatërrojnë në tru akumulimet e proteinës

amiloide, përgjegjëse për ngushtimin e enëve të gjakut dhe

degradimin cerebral tipik për sëmundje të tilla si Alzheimer

apo Parkinson. Kur çaji jeshil shoqerohet me mjalte e

limon , vitamina C dhe sakarozi rrisin trefi sh kapacitetin

organizmit për të thithur polifenolet. Çaji i sherebelës

është një bimë, që shërben jo vetëm për qetësim apo për

kurimin e disa sëmundjes, por shumë lehtë ajo mund të

ulë edhe temperaturën e lartë. Çaji i përgatitur nga bima e

sherbelës mund të pihet çdo mëngjes esëll dhe në mbrëmje

vonë. Këshillohet të pihet dy gota prej këtij çaji. Ekstrakti

i fi tuar nga gjethet e sherebelës u jep një ndihmesë të

madhe të sëmurëve, që vuajnë nga turberkulozi. Në gjethet

e bimës ndodhet një fi toncid aktiv, që lufon këtë sëmundje

të rrezikshme. Mjekët rekomandojnë pirjen e tre gotave

çaji të sherebelës çdo ditë të ëmbëlsuar me mjaltë, pasi

ndihmon në lehtësimin e sëmundjes. Gjithashtu, bima

sjell rezultate mjaft të mira edhe në sëmundjet, që mund të

prekin mëlçinë e zezë dhe tëmthin. Mëlçia është organi

qendror i gjithë metabolizmit dhe gjendra më e madhe e

trupit. Detyrat më të rëndësishme të saj janë prodhimi i

proteinave të rëndësishme për jetën dhe përpunimin e

pjesëve përbërëse të ushqimit. Në mëlçi bëhet prodhimi i

lëngut të tëmthit, tretja dhe eliminimi i produkteve të

metabolizmit të trupit, si dhe e helmeve. Kjo është dhe

arsyeja përse funksionimi sa më mirë i saj është shumë i

rëndësishëm. Për parandalimin dhe qetësimin e sëmundjeve

të mëlçisë mjekët këshillojnë të pihet 3 herë gota në ditë

çaj sherebele Dhe ëmbëlsira për fund.Cokollata e zezë

mrekullia që na lejohet ta konsumojmë në sasira të vogla.

Sekreti qëndron tek kakao që gjithashtu është burimi i

shijës së ëmbël të saj. E mbushur me fl avonoide dhe

theobromine, kjo bimë është armiku i disa sëmundjeve.

Gjej çokollatë të shëndetshme me 70% kakao. Ju arrini

dobitë shëndetësore vetëm duke ngrënë sasi të vogla por

për shkak të sasisë së lartë me yndyrë dhe sheqer, kufi zo

sasinë e konsumit në vetëm 200 gram apo 4 çokollata të

zeza në javë.

DIETA DIMERORE

Përzgjedhjet për mëngjesin 250 ml qumësht ose kos me

2 lugë tërshërë 250 ml qumësht ose kos me corn fl akes

250 ml qumësht ose kos me muesli (fruta të thata,farëra,

susam,rrush i thatë) 1 fetë bukë e zezë me 1 kokërr vezë

dhe 30 gr djath të bardhë 250 ml qumësht dhe 1 banane

të vogël 250 ml lëng portokalli e karrote Paradite 1 frut i

stinës : shege,molle,banane, luleshtrydhe, mango,avokado,

ose 1 grusht fruta te thata Përzgjedhjet për drekën 120 gr

mish pule, 1 kupë oriz integral ,1 lugë vaj ulliri, 1 brusketë

me hudhër e domate, sallatë jeshile. 120 gr mish viçi,1

racion bizele me karrota, sallatë domatesh me 30 gr djathë

të bardhë. 150 gr salmon ose sardele, pure patatesh, sallatë

jeshile, 1 fetë bukë të zezë 1 racion fasule ose thjerëza,1 fetë

bukë e zezë, sallatë me spinaq të zier 1 racion mashurka ose

lakër, 60 gr djathë, sallatë me patate të zier, 1 lugë vaj ulliri

150 gr peshk ose sardele, perime te pjekura, sallatë jeshile,

1 fetë bukë të zezë 120 gr pasta me salcë domatesh,sallatë

mikse, 1 brusketë Pasditja 250 ml lëng portokalli e

karrote 1 frut i stinës Përzgjedhjet për darkën 1 omletë

me zarzavate, 200 ml kos,1 fetë bukë e zezë,sallatë mikse

60 gr peshk ton, sallatë me fasule të kuqe,misra,karrota

të ziera, pomodorini,1 fetë bukë e zezë Supë perimesh ,

sallatë jeshile Burani me spinaq ose lakër e bardhë,speca të

freskët,ullinj e borzilok, 200 ml kos Sallatë me mashurka

të ziera, domate ,ullinj dhe 40 gr gjizë Vezë e zier, sallatë

me spinaq të zier dhe karrota 1 spec i mbushur ,200 ml kos

93

Page 94: VIP Albania Nentor  2013

941PRILL 201394

ETC

SHESHI WILLSON

e-mail: [email protected]

CITY PARK

Beauty point

Page 95: VIP Albania Nentor  2013
Page 96: VIP Albania Nentor  2013

300

Lekë

Nr.

88 N

ënto

r 20

13/

Kos

ovë

2 eu

roV

IP A

LBA

NIA

/ K

OS

OVA

300 Lekë Nr. 88 Nëntor 2013

24 Orë me sportistët

Gentienta Lasku

N dihu femër me ..N dihu femër me ..

Shyqyri Caushaj djali i komunistit në vitin 1982

Editorial Komunikimi në rrezik

Misela Patrioti

FashionVjeshte-Dimër

Këshillat e bukurisë gjenden në natyrë

Monika Stafajo vetëm gazetare e sukseshme,

por tani edhe shkrimtare

Pandora vjen plot supriza

ikona e volejbollit shqiptar

Adela Lami një balerinë në politikë

Nora DedaNora Deda