3 nentor 2015 fryma e re.pdf

16
Sali Shehu: Duhen ndryshime radikale në Kodin zgjedhor, depolitizim të komisioneve NDRYSHIMET KUSHTETUESE PRESIDENTI I PE Adresa: rruga “George W. Bush”, nr. 15/1, Tiranë e-mail: [email protected] drejtor: Alfred Cako tel: 04 22 42 444 çmimi: 30 lekë Gazetë informative, politike, ekonomike, sociale, kulturore Viti 2, nr. 82. E martë, 3 nëntor 2015 NË FOKUS nga Gjon KROI f. 5 nga Marilda KASNECI f. 4 Misteret e mbytjeve të anijeve në Luftën e Parë Botërore ZBULIMET f. 2-3 f. 10 Bankat e vogla ofrohen për shitje, në sfond s’ka blerës Kodi i ri: Përmirësime në kontratat e punës f. 8 f. 7 BANKA E SHQIPËRISË SOCIALE KULTURË C M Y K Komisioni i Venecias, gati ekspertët për reformën në drejtësi Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, i mundshëm në 2019-ën RAPORTET PËR 2015 Të gjithë shesin asnjë nuk blen “Win, Win!”, por shih ekonominë Mediat ruse “tjerrin” ofensivën në Siri Flet për gazetën Sekretari Organizativ i Fryma e Re Demokratike Të miratohet një ligj elektoral që në themel të ketë proporcionalitetin me korrektim kombëtar Jemi kundër propozimeve që po bëhen së fundmi megjithëse jo zyrtarisht, për ligj elektoral me prim kombëtar K a ardhur koha për rishikim rrënjësor të Kushtetuës dhe disa ligjeve organ- ike që derivojnë prej saj. Këto ndryshime, vlerësuar imperative, partia Fryma e Re Demokratike i ka kërkuar prej fillimeve të saj. Kjo është deklarata e Sekretarit or- ganizativ të FRD-së, Sali Shehu, i cili flet edhe për ndryshime radikale në Kodin Zgjedhor, “ndryshimet të jenë të tilla që t’i rezistojnë kohës e të mos përsëriten çdo dy apo katër vjet. Së pari, të gjitha komisionet zgjedhore vertikalisht depolitizohen”. Ndryshimet që iu bënë Kushtetutës në vitin 2008, Shehu i sheh si arnime famëkeqe që sollën “asfiksimin e funksionimit të shtetit ligjor dhe prishën balancat midis pushteteve, asgjësuan ato arritje të pakta demokratike, rritën ekstremisht pashallëqet e kryetarëve të partive, asgjësuan elitat parlamentare, qeverisëse, edukuese... f. 9

Upload: frdal

Post on 04-Feb-2016

368 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: 3 nentor 2015 Fryma e re.pdf

Sali Shehu: Duhen ndryshime radikale në Kodin zgjedhor, depolitizim të komisioneve

Ndryshimet Kushtetuese

PresideNtii Pe

Adresa: rruga “George W. Bush”,nr. 15/1, Tiranëe-mail: [email protected]: Alfred Cakotel: 04 22 42 444çmimi: 30 lekë

Gazetë informative, politike, ekonomike, sociale, kulturore Viti 2, nr. 82. E martë, 3 nëntor 2015

në fokus

nga Gjon KROI f. 5

nga Marilda KasnecI f. 4

Misteret e mbytjeve të anijeve në Luftën e Parë Botërore

Zbulimet

f. 2-3f. 10

Bankat e vogla ofrohen për shitje, në sfond s’ka blerës

Kodi i ri: Përmirësime në kontratat e punës

f. 8 f. 7

Banka e shqipërisë sociale

kulturë

C M Y K

Komisioni i Venecias, gati ekspertët për reformën në drejtësi

Anëtarësimi i shqipërisë në be, imundshëm në 2019-ën

rAPortet Për 2015

të gjithë shesin asnjë nuk blen

“Win, Win!”, por shih ekonominë

Mediat ruse “tjerrin” ofensivën në Siri

Flet për gazetën Sekretari Organizativ i Fryma e Re Demokratike

Të miratohet një ligj elektoral që në themel të ketë proporcionalitetin me korrektim kombëtar

Jemi kundër propozimeve që po bëhen së fundmi megjithëse jo zyrtarisht, për ligj elektoral me prim kombëtar

Ka ardhur koha për rishikim rrënjësor të Kushtetuës dhe disa ligjeve organ-

ike që derivojnë prej saj. Këto ndryshime, vlerësuar imperative, partia Fryma e Re Demokratike i ka kërkuar prej fillimeve të saj. Kjo është deklarata e Sekretarit or-ganizativ të FRD-së, Sali Shehu, i cili flet edhe për ndryshime radikale në Kodin Zgjedhor, “ndryshimet të jenë të tilla që t’i rezistojnë kohës e të mos përsëriten çdo dy apo katër vjet. Së pari, të gjitha komisionet zgjedhore vertikalisht të depolitizohen”. Ndryshimet që iu bënë Kushtetutës në vitin 2008, Shehu i sheh si arnime famëkeqe që sollën “asfiksimin e funksionimit të shtetit ligjor dhe prishën balancat midis pushteteve, asgjësuan ato arritje të pakta demokratike, rritën ekstremisht pashallëqet e kryetarëve të partive, asgjësuan elitat parlamentare, qeverisëse, edukuese...

f. 9

Page 2: 3 nentor 2015 Fryma e re.pdf

3 nëntor 2015 fryma e re 2

politikë

Ka ardhur koha për rishikim rrën-jësor të Kushtetuës dhe disa ligjeve organike që derivojnë prej

saj. Këto ndryshime, vlerësuar impera-tive, partia Fryma e Re Demokratike i ka kërkuar prej fillimeve të saj. Kjo është deklarata e Sekretarit organizativ të FRD-së, Sali Shehu, i cili flet edhe për ndryshime radikale në Kodin Zgjedhor, “ndryshimet të jenë të tilla që t’i rezis-tojnë kohës e të mos përsëriten çdo dy apo katër vjet. Së pari, të gjitha komis-ionet zgjedhore vertikalisht të depoliti-zohen”.

Ndryshimet që iu bënë Kushtetutës në vitin 2008, Shehu i sheh si arnime famëkeqe që sollën “asfiksimin e funk-sionimit të shtetit ligjor dhe prishën balancat midis pushteteve, asgjësuan

ato arritje të pakta demokratike, rritën ekstremisht pashallëqet e kryetarëve të partive, asgjësuan elitat parlamen-tare, qeverisëse, edukuese, artistike dhe sollën si produkt një parlament të kriminalizuar, kjo e vërtetuar edhe me rezolutën e miratuar së fundmi nga parlamenti”.

Për reformën në drejtësi shprehet: “Reforma në drejtësi do ta ketë më të lehtë të hartohet e të zbatohet. Kjo re-formë është konceptuar përgjithësisht drejt nga një grup ekspertësh, të cilët janë munduar ta mbajnë sa më larg ndikimit të politikës së molepsur nga paaftësia, inkriminimi, korrupsioni etj. Le të mos kemi frikë nga formimi i in-stitucioneve kontrolluese mbi gjykatat e prokuroritë. Ato janë një standart ga-

Flet për gazetën “Fryma e Re” Sekretari Organizativ i partisë Fyrma e Re Demokratike

SaliShehuDuhen ndryshime radikale në Kodin Zgjedhor

rantues për pastrimin dhe vetëpastrim-in e sistemit të drejtësisë. Lë të çlirohemi më së fundi nga virusi i paragjykimeve, i skepticizmit, hileve etj. Pra duhet të guxojmë që të hyjmë njëherazi e para-lelisht në procese katarsisi si në fushën e politikës, në atë të drejtësisë, në eko-nominë e tregut, në fushën e rendit e sigurisë etj.”

Në “Fryma e re”, Shehu jep një vësh-trim mbi këtë situatë politike të sotme,

çfarë pasojash sjell ligji aktual elektoral, si dhe Kodi zgjedhur. Është një qëndrim politik ku thotë se:

“Ne, si FRD propozojmë një ligj elektoral që në themel të ketë propor-cionalitetin me korrektim kombëtar. Gjithashtu këmbëngulim që listat e kan-didatëve të jenë të hapura, të njohura për zgjedhësit dhe të çertifikuara nga organet e zbatimit të ligjit. Jemi kundër propozimeve që po bëhen së fundmi

Page 3: 3 nentor 2015 Fryma e re.pdf

3 nëntor 2015 fryma e re 3

politikë

megjithëse jo zyrtarisht, për ligj elek-toral me prim kombëtar, sepse fuqizon arbitrarisht e mekanikisht partinë që fiton qoftë një votë më shumë ndaj par-tisë së dytë. Nuk mendoj të deformojmë vullnetin e zgjedhësve me bonuse artifi-ciale në emër të një mazhorance të sig-urtë. Veç të tjerash ky ligj do të shtonte arrogancën e partive fituese. Prandaj kam bindjen që kjo ide nuk duhet të mbështetet dhe nuk do të funksionojë”.

Ne shqiptarët vuajmë qël-limshëm nga sindroma e vonesës në marrjen e ven-

dimeve të rëndësishme. Kjo është vërtetuar nga historia jonë e deri-tanishme. Momentalisht ndodhemi përballë disa udhëkryqeve, para të cilave kemi ngecur. Duket se deba-tojmë, se bëjmë komisione, interv-ista, konferenca etj, por produkti s’duket gjëkundi. Ka një vit që për-piqemi për ndryshimet kushtetuese, ka afro një dekadë për reformën në drejtësi, dhe duket se rrëshqasim në një rreth vicioz, duke u kthyer në pikën e fillimit.

Tani jemi në limitet e kohës. Për të bërë reformën në drejtësi, për të ngritur (jo ringritur, se s’kanë qenë ngritur ndonjëherë) balancat e shtetit, duhen domsdoshmërisht ndryshimet kushtetuese. Ndoshta ka ardhur koha për rishikim rrënjë-sor të kushtetutës dhe disa ligjeve organike që derivojnë prej saj. Fry-ma e Re Demokratike i ka kërkuar këto ndryshime si një imperativ i kohës që në fillimet e saj.

Ndryshime që lidheshin me in-stitucionin e Presidentit, me insti-tucionet e pavarura, me funksioni-min e institucioneve të drejtësisë, me baraspeshën e pushteteve etj. Ndryshime që gjithashtu lidheshin me rritjen e hapësirave demokra-tike, me shmangien e arbitraritetit, arrogancës së njëshave të ekzekuti-vit. Mjafton të kujtojmë ngjarjet e 21 janarit, kur pjesë të ekzekutivit pen-guan organet e prokurorisë në pro-cesin e hetimit, kur, kryeministri në mënyrë arbitrare u vendos në luftë të hapur me Presidentin dhe me të gjitha institucionet ligjzbatuese të shtetit duke vënë nën sqetull par-lamentin, për ta përdorur si shtojcë të qeverisë, për të kuptuar se çfarë mangësish kishte dhe ka Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Arnimet famëkeqe që u bënë në 2008-ën sollën asfiksimin e funk-sionimit të shtetit ligjor dhe prishën balancat midis pushteteve, asgjësuan ato arritje të pakta demokratike, rritën

nga Sali Shehu ekstremisht pashallëqet e kryetarëve të partive, asgjësuan elitat parlamentare, qeverisëse, edukuese, artistike dhe sollën si produkt një parlament të kriminalizuar, kjo e vërtetuar edhe me rezolutën e mi-ratuar së fundmi nga parlamenti.

Nëse keqmenaxhimi i territorit, infor-maliteti, kolapsi energjitik, monopolet, korrupsioni, krimi i organizuar, arritën nivele të larta, shkaku kryesor ishte se në vend të shtetit ligjor e demokracisë funksionale që kishim endërruar e na e kishin premtuar, ngritën nga pak e përditë shtetin korruptiv, klientelist, ar-bitrar, klanor e nepotik. Prandaj duhet filluar me ndryshimin e Kushtetutës. Pastaj reforma në drejtësi do ta ketë më të lehtë të hartohet e të zbatohet.

Kjo reformë është konceptu-ar përgjithësisht drejt nga një grup ekspertësh, të cilët janë munduar ta mbajnë sa më larg ndikimit të politikës së molepsur nga paaftësia, inkriminimi, korrupsioni etj. Le të mos kemi frikë nga formimi i institucioneve kontrolluese mbi gjykatat e prokuroritë. Ato janë një standart garantues për pastrimin dhe vetëpastrimin e sistemit të drejtësisë. Lë të çlirohemi më së fundi nga virusi i paragjykimeve, i skepticizmit, hileve etj. Pra duhet të guxojmë që të hyjmë njëherazi e paralelisht në procese katar-sisi si në fushën e politikës, në atë të drejtësisë, në ekonominë e tregut, në fushën e rendit e sigurisë etj. Për rrjed-hojë do të bëhet më efikase edhe lufta për dekriminalizimin e gjithë shoqërisë sonë, duke filluar nga Parlamenti, Ekze-kutivi e pushtetet e tjera.

Kriminalizimin e Parlamentit e in-stitucioneve të tjera e kanë stimuluar në mënyrë të veçantë ndryshimi ar-bitrar i kushtetutës në 21 prill 2008, kodet zgjedhore e elektorale që kanë ndryshuar herë pas here sipas orekseve të segmenteve politike që kanë dashur të fitojnë me çdo kusht apo ta mbajnë pushtetin me çdo kusht.

Së pari ligji elektoral proporcional rajonal dëshmoi i dështuar, sepse solli deformimin e vullnetit të zgjedhësve, mospërfaqësimin real të grupimeve a shtresave të ndryshme shoqërore, arbi-traritetin e partive qeverisëse, kriminal-izimin e institucioneve. Ne, si FRD pro-pozojmë një ligj elektoral që në themel të ketë proporcionalitetin me korektim

kombëtar. Gjithashtu këmbëngulim që listat e kandidatëve të jenë të hapura, të njohura për zgjedhësit dhe të çerti-fikuara nga organet e zbatimit të ligjit. Jemi kundër propozimeve që po bëhen së fundmi megjithëse jo zyrtarisht, për ligj elektoral me prim kombëtar, sepse fuqizon arbitrarisht e mekanikisht parti-në që fiton qoftë një votë më shumë ndaj partisë së dytë. Nuk mendoj të deformo-jmë vullnetin e zgjedhësve me bonuse artificiale në emër të një mazhorance të sigurtë. Veç të tjerash ky ligj do të shton-te arrogancën e partive fituese. Prandaj kam bindjen që kjo ide nuk duhet të mbështetet dhe nuk do të funksionojë.

Ndërsa kodi zgjedhor duhet ndrysh-uar radikalisht edhe me shpejtësi. Ndry-shimet të jenë të tilla që t’i rezistojnë ko-hës e të mos përsëriten çdo dy apo katër vjet. Së pari, të gjitha komisionet zgjed-hore vertikalisht të depolitizohen. Par-titë kanë konflikt interesi prandaj nuk kanë pse të administrojnë zdhedhjet. Prokurorë, juristë, akademikë, mësues etj mund të përzgjidhen konsensualisht për të menaxhuar proceset zgjedhore.ndryshimet në kodin zgjrdhor duhet te garantojnë të drejtën e votës për çdo shtetas të Repulbikës së Shqipërisë kudo që ai jeton dhe punon, këtu fjala shkon në mënyrë të veçantë për emi-grantët. Kodi penal duhet të ashpërso-het në mënyrë të veçantë për deform-uesit e rezultateve, për blerësit e shitësit e votave. Gjithashtu të hyjnë në proces teknologjitë bashkëkohore të numrimit të votave e nxjerrjes së rezultateve.

Këto që përmendëm mund të duken të vështira për t’u arritur, se edhe koha ikën shpejt. Prandaj me vullnet, dhe bashkëpunim të të gjithëve faktorëve politik jo vetëm parlamentarë dhe përmes një konsensusi sa më të gjerë, çdo gjë mund të bëhet. Mazhoranca dhe opozita, brenda dhe jashtë parla-mentare edhe pse janë në diskutime në distancë lidhur me ketë çështje, duhet të ulen me urgjencë për këto probleme themelore dhe me rëndësi për të ardh-men tonë e të fëminjëve tanë. Prandaj është momenti të mos pengojmë e paragjykojmë njëri-tjetrin dhe të mos biem në kurthin e vonesës por, të trego-jmë një minimum dinjiteti kombëtar në sytë e opinionit vendas veçanërisht atij ndërkombëtar. Koha nuk pret më.

Të bëhen ndryshime në Kodin zgjedhor; të gjitha komisionet zgjedhore vertikalisht të depolitizohen

Të miratohet një ligj elektoral që në themel të ketë proporcionalitetin me korrektim kombëtar

Ligji elektoral proporcional rajonal dëshmoi i dështuar

Page 4: 3 nentor 2015 Fryma e re.pdf

3 nëntor 2015 fryma e re 4

Mediat ruse “tjerrin” ofensivën në SiriRusia mund ta ketë befasuar jo pak

botën kur nisi sulmet ajrore në Siri, por mediat në Moskë kanë qenë më

shumë se të përgatitura për ngjarjen. Dhe është interesante, ose aspak pë t’u habitur që fill pas rënies së bombave të para në mbrëmjen e 30 shtatorit personaliteti i njo-hur televiziv Vladimir Soloviov doli me një program special në Kanalin e Parë shtetëror lidhur me sulmin e forcave ajore ruse. “Fuqia e vetme e huaj në Siri, e cila siguron mbështetjen në përputhje me ligjin, është Federata Ruse”, tha Soloviov në hapje të programit “Veçer” (Mbrëmje) duke dënuar koalicionin ndërkombëtar antiterrorist i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Siri. Për 18 muaj, televizioni i kontrolluar nga Kremlini është fokusuar në të ushqyerit-propagandës ruse për konfliktin në Ukrainë dhe në tensionet e presidentit Vladimir Pu-tin me Perëndimin. Por, para fjalimit të Pu-tinit në Kombet e Bashkuara, më 28 shtator, dhe para fillimit të sulmeve ajrore, ka pasur një ndryshim të madh të tregimit. Ky ndry-shim nuk ka qenë askund më i dukshëm sesa në programet e Soloviovit, ku Ukraina është përmendur shumë rrallë dhe kur është përmendur, është cilësuar më shumë si një shaka e vjetër. Është i dukshëm dhe qartësisht i kuptueshëm, që burimi kryesor i fërkimit në Siri midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara është fati i presidentit Bashar al Asad, për të cilin Uashingtoni thotë se “hedh bomba fuçi mbi fëmijët e pafajshëm” dhe se duhet të largohet nga pushteti me një “tranzicion të menaxhuar”, siç tha presi-denti amerikan Barak Obama. Të kundërtën Moska e bën objekt të propogandës së vet kur thotë, se “qeveria e Asadit është çelësi në luftën kundër të ashtuquajturit Shteti Is-lamik”. Këtë qëndrim ka theksuaredhe Jev-genji Satanovski, anal ist për Lindjen e Mesme, i cili është shfaqur në panelin ee-misionit Mbrëmja të Vladimir Soloviovit. “Rusia është duke koordinuar veprimet e saj me njerëzit që luftojnë terrorizmin, ndërsa pjesa më e madhe e koalicionit anti-terrorist, që udhëheq SHBA, sot financon dhe organizon luftën në Siri, duke mbështe-tur terroristët”, tha Satanovski. Si mund t’i kuptojmë amerikanët?... Kam frikë..., se nuk mundemi”, ka thënë ai. “Por a duhet t’i kuptojmë ata”, ka pyetur Soloviov. Sulmet ajrore kanë pasuar votimin në parlamentin rus, që i dha leje Vladimir Putinit të përdorë ushtrinë në Siri. Por dhe në Rusi lajmet kanë ardhur nga mediat amerikane dhe ato të Lindjes së Mesme, pasi mediat e brend-shme kanë qenë më të ngadalshme në kapjen e tyre. Kjo është një pikë frustrimi për vëzhguesit si Filipp Kirejev. “Reuters dhe CNN njoftojnë me shkronja të mëdha për sulmet ajrore të Rusisë, ndërsa mediat tona janë të heshtura. Do të mësojmë

gjithçka nga amerikanët?!”, ka shkruar Kire-jev. Dhe shpejt, gazetat dhe ueb faqet ruse kanë shpërthyer. Gazeta e përditshme Iz-vestia, e cila mbështet Kremlinin, ka publi-kuar një kolumne në ueb faqen e saj, duke lavdëruar ndërhyrjen e Rusisë në Lindjen e Mesme dhe duke fajësuar Perëndimin për kaosin atje. “Siria sheh me shpresë nga qi-elli. Avionët rusë godasin caqet terroriste”. Ky është tituli i tabloidit Komsomolskaja Pravda. Ueb faqja sensacionale ruse “Life-News” është kapur, ndërkaq, pas ko-menteve të kandidatit për president të SHBA Donald Tramp, që anohet nga grupi, i cili thotë se “nëse Rusia do të shkojë dhe të luftojë Shtetin Islamik, ju duhet t’i lejoni ata”. Vetëm një ditë më vonë, disa nga me-diat ruse i kanë minimizuar sulmet në Siri, duke sugjeruar ndoshta, se përfshirja ush-tarake e Moskës në Lindjen e Mesme është veçse një ditë pune për Putinin, por nuk duket se është e njëjta për popullin rus. “Rusia mundet të vendosë taksa dhe për njerëzit, që përgatisin shish qebape në natyrë” ishte titulli kryesor në web faqen e gazetës “Izvestia” më 1 tetor, duke e para-lajmëruar popullin që të jetë gati dhe të përballojë harxhet e ndërhyrjes ushtarako-ajrore në Siri. Natyrisht, për mbrojtjen e paqes së pushtetit të diktatorit gjakatar Bashar al Asad. Marshim i trupave ameri-kane në Evropë Disa qindra ushtarë ameri-kanë dhe të mirëarmatosur kanë përshkuar me mijëra kilometra nëpër Evropë që nga pranvera e kaluar dhe marshime të tilla në autokolonë do vazhdojnë deri në vitin 2016. Marshimi demonstrativ synon të sigurojë dhe qetësojë aleatët e NATO s dhe popujt e atyre vendeve nga paniku i një agresioni të mundshëm rus. Në mars një autokolonë e ushtrisë amerikane filloi një udhëtim prej mbi 2 mijë kilometrash duke nisur nga Es-tonia. Në maj u përshkuan 350 kilometra brenda Rumanisë. Autokolona ushtarake amerikane vijoi të kalojë nëpër Gjermani dhe më pas kaloi në Çeki. Gjatë muajve shtator dhe tetorit, trupat amerikane lëvizën nëpër Sllovaki dhe në Hungari. Ekspertët për sigurinë evropiane vlerësoj-në, se marshimet e autokolonave ushtarake janë më shumë se manovra. Janë deklarata paralajmërimi ndaj Rusisë që ajo “të qën-drojë larg, sa më larg dhe larg fare” vendeve të NATO. Këtë e thekson me forcë edhe Hedhër Konlej, në Qendrën e Studimeve Ndërkombëtare Strategjike në Uashington. “Po u dërgojmë rusëve mesazhin, që as mos e çoni ndërmend ta bëni një gjë të tillë”, paralajmëroi Konlej. Që nga Luftërat Botërore, ushtria amerikane perceptohet çlirimtare nga banorët e shumë shteteve evropiane. “Këtë nënkupton edhe marshi-mi. Është ndjesia, se Shtetet e Bashkuara janë këtu dhe të gjithë jemi anëtarë të një

aleance ushtarake mbrojtëse. Për sa kohë të jemi pjesëtarë të kësaj aleance, kjo aleancë do të mbrojë këto vende”, thotë koloneli amerikan Xhon Mejer. Trupat amerikane në Europë do vazhdojnë marshime të tilla në autokolonë deri në vitin 2016. Sigurimi i aleatëve dhe forcimi i pareshtur i aleancës janë prioriteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i ushtrisë amerikane. Krem-lini: “Vullnetarët” mund t’u bashkohen for-cave siriane Një ligjvënës i lartë rus tha se “njësitë e vullnetarëve rusë” përfshirë edhe veteranët e thekur në betejat e Ukrainës Lindore mund t’u bashkohen forcave qe-veritare siriane në luftën kundër ekstrem-istëve të Shtetit Islamik dhe terroristëve të tjerë në vend. Admirali Vladimir Komoje-dov, duke folur për agjencinë ruse të lajmeve Interfax AVN, tha se përfshirja e Ru-sisë në terren në Siri është “e mundshme”. Komojedov, kryetar i komisionit parlamen-tar të mbrojtjes nuk dha ndonjë afat për çfarëdo përfshirjeje ruse. Komentet e ligjvë-nësit pasuan raportimet e pakonfirmuara të mediave, se vullnetarët rusë tashmë janë parë duke luftuar përkrah ushtrisë siriane. Media ruse citoi zëdhënësin e ministrisë së mbrojtjes Konashenkov, se komandantët e trupave ruse në Siri, “kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur inci-dentet si ai ajror me Turqinë. Qeveritë perën-dimore kritikuan përfshirjen ruse në Siri, duke thënë se sulmet ruse po kryhen mbi kryengritësit në vend të ekstremistëve, ndër-sa shefi i NATO s tha se kjo “nuk i ndihmon sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon”. Ministri i jashtëm sirian Ualid al Moallem theksoi se sulmet ajrore ruse pasojnë disa muaj përgatitjesh. Ministria ruse e mbrojtjes, tha të hënën se forcat e saj kanë goditur nëntë objektiva të Shtetit Islamik në Hama, Homs, Latakia dhe Idlib, duke qëlluar artile-rinë, komunikimet, si dhe qendrat koman-duese, bashkë me kampet e stërvitjeve. Min-istri i jashtëm Lavrov tha, se Iraku, ku Shtetet e Bashkuara po drejtojnë sulmet ajrore të koalicionit kundër grupit Shteti Islamik, nuk ka kërkuar që Rusia të kryej sulme ajrore atje. Lavrov tha se Rusia është e hapur për të ven-dosur kontakte me Armatën e Lirë Siriane, një nga grupet kryengritëse që lufton kundër qeverisë së presidentit sirian Bashar al Asad. Dhjetëra grupe të kryengritësve sirianë janë zotuar për të sulmuar forcat ruse. Realiteti i ri e kërkon që vendet e rajonit dhe aleatët posa-çërisht, të nguten për krijimin e një aleance rajonale për t’u përballur me aleancën ruso iraniane që po pushton Sirinë”, thuhet në një deklaratë të 41 fraksioneve, të lësh-uar nga grupi Ahrar al Sham. Sipas presi-dentit sirian, “e tërë Lindja e Mesme do të shkatërrohet nëse dështojnë bombardimet ruse mbi militantët”, që po i kundërvihen qeverisë së tij, tha Asad.

Burimi kryesor i fërkimit në Siri midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara është fati i presidentit Bashar al­Asad, për të cilin Uashingtoni thotë se “hedh bomba fuçi mbi fëmijët e pafajshëm” dhe se duhet të largohet nga pushteti

nga Marilda KaSneci

fokus

Page 5: 3 nentor 2015 Fryma e re.pdf

3 nëntor 2015 fryma e re 5

“Win, Win!”, por shih ekonominë

Masakrën më të madhe e ka pësuar kryeqyteti shqiptar me ndërtimet pa kriter, ngushtimin e hapësirave publike, shëmtimin e fasadave, etj., deri në atë masë sa treguesi i jetueshmërisë urbane në këtë territor është përkeqsuar në mënyrë dramatike

“E mira e popullit është ligji më i lartë”, do të thoshte Ciceroni. Pas tij, janë të panumërt filo-

zofët dhe politikanët, që kanë teorizuar dhe aplikuar në mënyrë krijuese sipas këtij parimi qeverisës. Natyrisht flam-urin e kanë mbajtur dogmatistët, por prapa nuk kanë qëndruar as reformistët. Të gjithë me radhë, kanë përcaktuar si qëllim final të politikës së tyre qeverisëse - mirëqënien e përgjithshme shoqërore. Pak a shumë, sipas një kurbe të tillë janë zhvilluar ngjarjet edhe në realitetin shq-iptar, pavarësisht veçantive specifike në ecurinë tonë historiko-shoqërore. Politi-kanët tanë të monizmit e kishin shndërru-ar në “argumentin” bazë të çdo iniciative politiko-ekonomike, slloganin: “Gjithëç-ka, për përmirësimin e mirqënies materi-alo-kulturore të njerëzve!”. Edhe në fillim të viteve ’90, pas vendosjes së pluralizmit, fokusimi tek “…njeriu me nevojat e tij…”, u bë “detyrë mbi detyrat” elektorale e çdo partie, duke arritur deri atje sa “…ata të premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku nuk ka lumë”, siç ka thënë Nikita Hrush-ov, pasi “politikanët janë gjithandej të njëjtë…”,. Pastaj pas ceremonive post-zgjedhore, me slloganin “Win, Win!” apo “Fitore, Fitore!” vinte shkrirja e këtyre premtimeve në strategjitë programore të qeverisjeve respektive, herë me mazh-orancë të djathtë dhe herë të majtë. Dhe realizimet kanë qenë gjithnjë, jo vetëm larg premtimeve, por edhe tepër zh-gënjyese, sidomos në aspektin ekonomik.

Shqiptarët e përkrahën masivisht demokracinë, si një mundësi për të reformuar ekonominë kolektiviste, e cila u kishte shkaktuar varfëri ekstreme në periudhën moniste. Natyrisht, gjatë pluralizmit, ekonomia shqiptare pati zhvillime mbreslënëse, sidomos në as-pektin e çlirimit të energjive dhe nxitjes së iniciativës individuale për punë, aq sa qeveritë e ndryshme të kësaj periudhe nuk ishin në gjëndje ta menaxhonin drejt gjithë këtë prurje pozitive. Për rrjedhojë pati investime të shumta, por gjithësesi të pastudjuara e të pa-kontrolluara, të cilat sollën pasoja mjaft të rënda për ekonominë individualetë qytetarëve shqiptarë, sikundër qenë humbjet e parave të firmat rentiere apo prishja herë pas here e ndërtimeve pa leje, sidomos të objekteve të biznesit.

Këto ishin humbje të drejtpërdrejta idividuale, të ardhura nga indiferenca e qeverive të ndryshme të tranzicionit, por pati edhe shumë humbje të tërthorta shoqërore, që lidhen me nxitjen e ndjen-jës anarshiste të qytetarëve. Madje, këto s’janë humbje të mirëfillta, por dëme ekonomike të natyrës “Çernobiliane”, që

do t’i vuajmë brez pas brezi për vite me radhë. Ligji i legalizimeve e shtoi dozën e këtij dëmi masakrues. Masakrën më të madhe e ka pësuar kryeqyteti shqiptar me ndërtimet pa kriter, ngush-timin e hapësirave publike, shëmtimin e fasadave, etj., deri në atë masë sa treguesi i jetueshmërisë urbane në këtë territor është përkeqsuar në mënyrë dramatike. Por akoma më i madh është dëmi që ka pësuar mentaliteti i njerëzve për të punuar në paligjshmëri, informalitet, pasiguri, e kështu me radhë. Gjithësesi, pasojat më shumë se sa anormale, janë ekonomiko-financiare, ku mirëqënia e njërit individ, përmirësohet kryesisht në kurriz të tjetrit, duke i shkelur atij liritë dhe të drejtat njerëzore. Pra qeveritë dhe institucionet nga rregullatore janë kthyer në spektatore, natyrisht jo për të gjithë popullin, po për pjesën e gjorë të tij.

Ndërsa, për një grusht fare të vogël të popullsisë, që sipas raportit të CreditSu-isse shkon diku tek 0,5%, me pasuri nga 100,000 deri në 1,000,000 dollarë, i shikon si “bashkëpuntorë” në koncensione, ten-dera publikë dhe afera të tjera. Këtu përf-shihen të gjithë qeveritë pa përjashtim, që nga ’91-shi e në vazhdim.

Raste të kësaj natyre tek ne, s’tregojnë gjë tjetër, veçse pasurojnë eksperiencën filozofike të O’Nestlit, i cili nënvizonte në një moment të caktuar se: “Qeveria ameri-kane është qeverisja e popullit me anë të popullit, në interes të bosëve”.

Nuk ka diskutim, që qeveri të tilla mbi-jetojnë vetëm në mënyrë makaiveliste, kryesisht për llogari dhe rehati të qeveri-tarëve, të cilët i kanë bërë pjesë të sjelljes së tyre politike veset, që u lejojnë mba-jtjen e pushtetit me dinakëri, mashtrim dhe pabesi. Në këto kushte, çdo reformë ekonomike që ndërmerret nga qeveri të këtij standardi, rezulton e pasuksesshme, ose më mirë të themi e padobishme për pjesën dërrmuese të qytetarëve, sepse nuk rritet besimi i konsumatorëve dhe sipërmarrësve në paanshmërinë apo ob-jektivitetin e politikave ekonomike të qe-verisë. Kësisoj, të varfërit bëhen gjithnjë e më të varfër, kurse të pasurit gjithnjë e më të pasur. Kompleksiteti i faktorëve apo agjentëve në zhvillimin ekonomik të vendit është i tillë që, çfarëdo reformë apo politikë publike të ndiqet, duhet të merret në konsideratë, së pari, se cilat janë nevojat e shtresave të varfëra dhe jo interesat e një grushti të pasurish. Aq më keq akoma, kur s’kemi të bëjmë me reforma të mirëfillta ekonomike por me aksione sporadike për të fituar kredo politike, siç ka ndodhur rëndom këto kohët e fundit, duke filluar nga veprimet liruese të hapësirave publike dhe deri

tek masat shtërnguese për mbledhjen e faturave të prapambetura të energjisë elektrike apo detyrimet e tjera qytetare me synim shëndoshjen e financave pub-like, pa menduar gjatë për pasojat af-atmesme apo afatgjata që rrjedhin nga këto iniciativa burokratike, pa indicje të mirëfillta ekonomike. Motua e këtyre ve-primeve është, mbushja me çdo çmim e arkës së shtetit, edhe atje ku të ardhurat nuk vijnë nga shtimi i investimeve, rritja e prodhimit, forcimi i bashkëpunimit qe-veri-biznes e kështu me radhë, ndërkohë që vendi ka nevojë për adaptimin e “përvojave më të mira” të qeverisjes së financave publike, duke marrë në kon-sideratë mbi të gjitha gjendjen aktuale të ekonomisë dhe të biznesit, pse jo edhe mentalitetin qytetar të njerëzve. Shtimi i varfërisë, mungesa e investimeve, rritja e falimentimeve në biznes, thellimi i mos-realizimeve në të ardhura, etj., tregon se po qeveriset për të fituar lavdi dhe jo për të bërë ekonomi. Tundja e flamurit qe-veritar të këtyre masave dhe reformave me mbishkrimin “Do bëjmë shtet!” është dëshmia më e qartë se në mendjen e qe-veritarëve tanë, vendin e literaturës eko-nomike e ka zënë përmbajtja e veprës “Sundimtari”, të Machiavelit, ku njeriu trajtohet si “…një qenie me plot dobësi, i pabesë, i pasigurtë dhe fundja, një egër-sirë”. Ndaj qeveritarët “…për ta mbajtur pushtetin duhet të veprojnë, pa skru-pull, pa konsideratë dhe pa mëshirë”. Por sjellje të tilla janë cilësi të sundimtarit dhe jo të qeveritarit. Por eksperiencat më të mira të botës demokratike trego-jnë se, për të qeverisur dhe udhëhequr njerëzit duhet të ecësh pas tyre, siç thotë një filozof i njohur kinez, dhe jo të qën-drosh mbi ta. Pastaj, “Është ekonomia, o budalla!”, do të thoshte edhe Bill Clin-ton në fushatën presidenciale të ‘92-shit, e cila i dha tij fitoren përballë George Bush, që për momentin konsiderohej si i pamundshëm pas sukseseve diploma-tike dhe fitores në Luftën e Gjirit. Ameri-kanët e perceptuan dhe votuan Clinton si zgjedhjen më të mirë, sa kohë që Bush nuk kishte mundur të punonte për eko-nominë, e cila kishte kaluar në recesion.

Dhe siç treguan faktet e mëvon-shme amerikanët kishin bërë zgjed-hjen e duhur, pasi në vitet e Bill Clinton ekonomia e tyre pati zhvillime dhe arritje historike. Ndaj qeveritarët tanë, para se sa të përsëritin papushim “Fitore, Fitore!” apo “Win, Win!” nga dita e shpal-ljes së rezultatit të zgjedhjeve deri një ditë para zgjedhjeve të radhës, të shikojnë se si e kanë ekonominë, jo atë personale, por ekonominë kombëtare dhe atë të çdo familje shqiptare.

nga Gjon KrOi

fokus

Page 6: 3 nentor 2015 Fryma e re.pdf

3 nëntor 2015 fryma e re 6

politikë

Komisioni i Venecias, gati ekspertët për reformën në drejtësiDelegacioni i Komisionit

të Venecias mbërriti dje në Tiranë në një vizitë

dy ditore, ku diskutuan me dre-jtuesit e klasës politike mbi re-formën në drejtësi. Delegacioni zhvilloi takime me zyrtarët më të lartë të vendit, Presidentin e Republikës Bujar Nishani, Kry-eministrin Edi Rama, kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bash-kim Dedja dhe të Gjykatës së Lartë, Alaudin Malaj, ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço, kreun e Komisionit të Posaçëm për reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj si dhe nënkryetarin de-mokrat të komisionit të posa-çëm për reformën në drejtësi, Eduard Halimi. Gjatë ditës së sotme ekspertët Venecias do të

zhvillojnë edhe një takim in-formues me mediat. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e opozitës, i kanë dorëzuar dje ekspertëv të Komisionit të Venecias një version të fundit të reformës në drejtësi. Deputeti i PD, Ed-uard Halimi pas takimit me ekspertët, ka shprehur keqa-rdhjen që nuk u arrit në një produkt të përbashkët për re-formën në drejtësi. “Sot disku-timi ishte i nivelit teknik para-prak lidhur me pyetjet qe ata i drejtonin ekspertëve, mënyrën e gjetjes së zgjidhjeve optimale, në mënyrë që reforma të jetë jetëgjatë të jetë konsensuale dhe të shkojë tej kësaj maxho-rance. Sot ekspertët e PD i dorë-zuan dhe një version të fundit reporterëve të Komisionit të Venecias, duke i shprehur zgjid-hjet alternative se si reforma në drejtësi duhet të vazhdojë. Një qëndrim konstruktiv i opozitës, në mënyrë që reforma në drejtë të ecë përpara”, tha ai. Halimi theksoi se mungesa e tryezave të rrumbullakta deri tani është një element kritik për ecurinë e

procesit të reformës në drejtësi. Prej ditësh, Komisioni i Vene-cias ka adminstruar draftin e hartuar nga ekspertët e nivelit të lartë të reformës në drejtësi, sikurse edhe opinionet e PD dhe amendamentet e LSI. Në 24 tetor, ekspertët vendas dhe të huaj prezantuan në Komis-ion ndryshimet kushtetuese

të hartuara nga Komisoni i Posaçëm i reformës në drejtë-si, pasi kryetari Fatmir Xhafaj vendosi të mos paraqitej, për të shmangur siç tha ai politiz-imin e reformës. Ndërkohë, siç njoftohet në faqen zyrtare në sesionin e tetorit, delegacioni është autorizuar të përgatisë një opinion paraprak për refor-

mën në drejtësi, i cili do t’i vi-het në dispozicion autoriteteve shqiptare, ndërsa në dhjetor Venecia do të japë opinionin e saj mbi atë që cilësohet kryere-forma integruese.

drafti në VeneciaPaketa e ndryshimeve Kush-

tetuese për reformën në siste-min e Drejtësisë iu prezan-

tua javën e kaluar zyrtarisht Komisionit të Venecias, organi i specializuar pranë Këshillit të Europës, në fushën e legjis-lacionit. Komisioni ad hoc për reformën në drejtësi, i dërgoi Venecias draftin përfundimtar të reformës në fillim të muajit tetor, ndërsa prezantimi i tij në seancën e 24 tetorit, u bë nga grupi i ekspertëve të nivelit të lartë të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi. Draf-ti i komisionit për reformën në drejtësi u prezantua nga kon-stitucionalisti Kristaq Traja, i cili referoi përpara ekspertëve të Venecias, paketën e ndryshi-meve Kushtetuese. Kjo seancë ishte vetëm prezantuese në terma të përgjithshme, ndërsa sesioni i rëndësishëm i Komis-ionit të Venecias do të jetë ai i dhjetorit, kur draft-opinioni i komisionit ad hoc do të disku-tohet dhe do të përcillen reko-mandimet.

Përpara sesionit të dhjetorit të Komisionit të Venecias,

ekspertët do përgatisin opinionin paraprak për

reformën në drejtësi

Gianni Pitella: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, i mundshëm në 2019-ënPresidenti i së majtës në Parlamentin Eu-

ropian, Gianni Pittella, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, në kuadër të viz-itës së tij së bashku me raportuesin e Shq-ipërisë në PE, Knut Fleckenstein, pritet që të japë dy mesazhe kryesore për gjitha vendet e Ballkanit, të cilat sipas tij duhet të bëjnë pro-gres për t’u anëtarësuar në BE brenda 2019-s. “Ka dy mesazhe themelore. Së pari, ne duam që vendet e Ballkanit të bëjnë progres për të qenë të gatshëm për t’u futur në Bashkimin Europian gjatë 2019, sepse ne jemi në favor të anëtarësimit të Ballkanit në BE me kushtin që këto vende të jenë në përputhje me krit-eret e parashikuara për anëtarësimin në Union. Mesazhi i dytë është të përballojmë së bashku, në mënyrë solidare dhe të sigurt për qytetarët tanë, pritjen dhe menaxhimin për temën e emigracionit”, thotë Pitella në një deklarate për mediat shqiptare. Duke u ndalur pikërisht në anëtarësimin e vendit tonë në BE, Pitella ka vlerësuar progresin e bërë deri më tani nga qeveria e drejtuar nga Rama, si dhe falë kontributit të aleatit Ilir Meta, por shton se Shqipëria nuk është ende

gati për në BE. “Shqipëria po bën një progres të konsiderueshëm, falë drejtimit inteligjent të Edi Ramës e qeverisë së tij, falë kontribu-tit të rëndësishëm të personaliteteve politike si Ilir Meta. Shqipëria po ndjek një ecuri të mirë, të tillë, që e bën të konsiderohet zyr-tarisht vend kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Kjo nuk do të thotë se Shqipëria është gati që sot, por është një nga

ato vende që po realizon me më shumë shpe-jtësi qëllimet e kërkuara nga BE, në mënyrë që të mund të hyjë në Union, falë Edi Ramës dhe të tjerëve që operojnë”, thotë Presidenti i të majtës në PE. Ky proces, sipas tij duhet të arrihet edhe në bashkëpunim me opoz-itën, të cilës i drejtoi të njëjtin mezash sikurse edhe Ramës kur ishte në opozitë. “Dua t’i bëj

një thirrje dhe opozitës, sepse interesi për të hyrë në BE nuk i përket vetëm atyre që janë sot në qeveri, por edhe atyre që janë në opoz-itë. Është në interesin e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ky është i njëjti apel që bëra pak vite më parë kur Edi Rama ishte në opozitë. I thashë kolegëve të mi të partisë (S&D) që duhet të punojmë së bashku që Shqipëria të futet në BE, sepse nuk ka ngjyra politike, por vetëm një objektiv: përmirësimi i Shqipërisë për të mirën e qytetarëve shqiptarë, por edhe për hyrjen e saj në BE”, shprehet ai. Pitella, i cili njihet edhe si iniciatori i marrëveshjes në 2013 PS-LSI, jep edhe një koment për bash-këqeverisjen e këtij koalicioni. “Kjo garantoi kthimin në pushtet dhe fitoren e socialistëve, dhe është përbërja e një qeverie, e një mazh-orance, që po jep efekte pozitive për Shq-ipërinë. Është e qartë se në një koalicion, në një marrëveshje, ka gjithmonë momente të vështira. Hall është po të mos kishte. Kjo nuk do të thotë se koalicioni nuk është solid. Mar-rëveshja është solide dhe duhet të mbetet e fortë për të mirën e qeverisë dhe qeverisjes së kombit”, ka thënë ai.

Presidenti i të majtëve në PE inkurajon klasën politike shqiptare të

përmbushë kriteret e Brukselit

Page 7: 3 nentor 2015 Fryma e re.pdf

3 nëntor 2015 fryma e re 7

sociale

Kodi i ri i Punës: përmirësime në kontratat e punonjësvePër qeverinë shqiptare, dy

janë shkaqet kryesore të nivelit të lartë të papu-

nësisë në Shqipëri: mungesa e kulturës së punës dhe kualifiki-mi i papërshtatshëm i forcës së punës që, jo rastësisht, përbëj-në edhe dy nga shqetësimet më të mëdha që ka biznesi. Por, për të reduktuar normën e lartë të papunësisë, nuk mjafton vetëm “qëllimi i mirë”. Në strategji-në 6-vjeçare synohet të rritet niveli i punësimit, duke bërë të mundur një kalim gradual nga politikat pasive të papunësisë në ato aktive stimuluese të pu-nësimit. Njëra prej tyre është edhe arsimi profesional, si një mënyrë për ta bërë krahun e punës më të përshtatshëm ndaj kërkesave që ka tregu.

Për vitin 2015, qeveria ka akorduar 450 milionë lekë, buxhet i cili do të shërbejë për programet e nxitjes së pu-nësimit. Në një intervistë për “Monitor”, zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rin-isë, znj. Gentiana Sula, thotë se deri tani kanë përfituar më shumë se 5,600 individë. Sipas saj, pavarësisht përpjekjeve për të futur në programe sa më shumë punëkërkues të papunë që mbështeten me të ardhura, vetëm 7% e pjesëmarrësve janë nga këto skema, kjo për arsye të refuzimeve të këtyre të fun-dit për të marrë pjesë në pro-gram. Gentiana Sula (Mara) zëvendësministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nw vlerwsi-min pwr tregun e punws nw Shqipwri pwr revistwn “Moni-tor”, wshtw shprehur se “Shq-

Për vitin 2015, qeveria ka akorduar 450 milionë lekë, buxhet i cili do të

shërbejë për programet e nxitjes së punësimit

Janë 5,631 përfitues në total, të cilët, të ndarë sipas karakteristikave individuale, rezultojnë:

– 72% janë femra, dominancë që vihet re në të gjitha llojet e programeve të zbatuara. Kjo lidhet me llojin e kompanive të përf-shira në projekte, ku industria fason zë mbi 55%.

– 57% janë të rinj deri në 29 vjeç dhe 22% të moshave mbi 40 vjeç

– 46% janë me arsim deri në 9-vjeçar, pjesë-marrja shkon deri në 60%.

– Pavarësisht përpjekjeve për të futur në pro-grame sa më shumë punëkërkues të papu-në që mbështeten me të ardhura, vetëm 7% e pjesëmarrësve janë nga këto skema, kjo për arsye të refuzimeve të këtyre të fundit për të marrë pjesë në program.

– 25% e pjesëmarrësve në programe janë af-atgjatë mbi një vit

– Kemi rreth 180 romë pjesëmarrës në pro-grame

– Persona me aftësi të kufizuar janë 29Programet e nxitjes së punësimit do të vazh-

dojnë të zbatohen duke synuar targetimin e grupeve më në nevojë, të punëkërkuesve të pa-punë. Fondet janë të parashikuara dhe në vitet në vijim. Ky program, në kuadër të strategjisë për Punësim dhe Aftësi 2014–2020, do të mbështetet dhe nga fondet IPA II “Mbështetje Buxhetore” për vitet 2016–2018. Për zgjerimin e gamës së këtyre programeve po punohet me ndryshime legjisla-tive që priten të miratohen së shpejti.

ipëria është një nga vendet e rajonit me moshën më të re të popullsisë, gjë e cila konsidero-het si kapital njerëzor mjaft i vlefshëm, por i vështirë për t’u integruar në tregun e punës. Informaliteti i lartë vështirëson përcaktimin e saktë të nivelit të punësimit dhe papunësisë reale në Shqipëri. Papunësia vazhdon të jetë një problem real, sidomos në radhët e të rinjve. Kriza ekonomike që ka goditur vende të ndryshme të BE-së e, në veçanti Greqinë dhe Italinë, ka ndikuar kthimin e emigrantëve, të cilët kanë nevojë të integrohen në tre-gun shqiptar të punës.Për t’ju përgjigjur kësaj emergjence shoqërore, programi i qeverisë e ka vënë fokusin te punësimi dhe zhvillimi cilësor i forcës së punës, në përputhje me vizio-

nin dhe Direktivat e Bashkimit Europian, Strategjisë Europi-ane të Punësimit 2020, si dhe kërkesave për integrimin eu-ropian të Shqipërisë. Në këtë kuadër, qeveria miratoi Strat-egjinë e Punësimit dhe Aftë-sive 2014-2020, e cila synon t’u

përgjigjet më së miri këtyre pri-oriteteve që qeveria shqiptare ka dhe synon të vendosë zhvil-limin ekonomik në funksion të shoqërisë me punësimin, si

kolonën kryesore të sistemit të mirëqenies sociale. Strategjia synon të integrojë politikat ekonomike, ato arsimore, for-muese, si dhe sipërmarrëse, duke prodhuar një plan vep-rimi, i cili ta nxjerrë shoqërinë shqiptare nga ngërçi i papunë-sisë. Nëpërmjet kësaj strategjie synohet të rritet niveli i pu-nësimit, duke bërë të mundur një kalim gradual prej politika-ve pasive të papunësisë në ato aktive stimuluese të punësimit. Strategjia ka në qendër të saj rritjen e mundësive për punë të denjë, nëpërmjet politikave efikase të tregut të punës, ofri-min e arsimit dhe formimit profesional cilësor për të rinjtë dhe të rriturit, nxitjen e përf-shirjes dhe kohezionit social, si dhe fuqizimin e tregut të punës dhe të sistemit të kuali-

fikimeve. Në përputhje me vizionin qeverisës, kjo strategji e shikon formimin profesional dhe punësimin si dy gjymtyrë të të njëjtit trup, duke synuar që shërbimet e arsimimit dhe formimit profesional të jenë ngushtësisht të lidhura me ato të punësimit. Pjesë e rëndë-sishme e këtij sistemi do të jetë dhe ndërtimi i një partneriteti të qëndrueshëm dhe fleksibël me të gjithë aktorët e tregut të punës. Kjo strategji, tashmë, bazohet mbi një sistem ku shkollat profesionale dhe qen-drat e formimit profesional vijnë së bashku nën drejtimin e Ministrisë së Mirëqenies So-ciale dhe Rinisë, duke formuar një sistem unik të arsimit dhe formimit profesional, të aftë për të kontribuar në zhvillimin e aftësimit cilësor profesional të forcës së punës, duke u fokusu-ar veçanërisht te të rinjtë, gratë dhe grupet në nevojë. Kjo për t’iu përgjigjur sa më mirë kërke-save të tregut të punës dhe për të pasur në një të nesërme të af-ërt, një forcë punëtore konkur-ruese në tregun rajonal dhe eu-ropian. Për më tepër, një pjesë e aktiviteteve të kësaj strategjie, duke filluar nga viti 2016, do të mbështeten nga fondet IPA II “Mbështetje Buxhetore”, aktiv-itete të cilat synojnë t’i japin zh-villim cilësor sistemit.”

Page 8: 3 nentor 2015 Fryma e re.pdf

3 nëntor 2015 fryma e re 8

ekonomi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, ka pohuar pak kohë më

parë në një samit të guverna-torëve të zhvilluar në Mal të Zi, se situata është e ngjashme në rajon për sa i përket tendencës konsoliduese apo të shitblerjes së bankave.Sipas tij, ka banka të vogla që prej vitesh nuk janë ak-tive në treg dhe që nënkuptohet që kanë një strategji daljeje nga tregu. Nga ana tjetër, bankat e mëdha,nuk kanë interes për të blerë dhe ato që po blejnë janë fondet. Sejko tha se kjo ka shtuar vëmendjen dhe rolin e mbikëqyrjes në mënyrë që të mbahet situata nën kontroll.Si-pas Sejkos, do të preferonim të kishim bashkime, por si pasojë e strategjive të grupit, bankat janë të përfshira në procesin e deleveraging dhe nuk kanë in-teres të bashkohen.Në fllim të majit, Credit Agricole shiti filia-lin e tij në Shqipëri tek Tranzit Finance, filiali shqiptar i NCH Capital. Credit Agricole Albania është banka e 11 më e madhe në vend me një total aktivesh prej rreth 27 miliardë lekësh në fund të 2014-s, ose 2% të totalit, sipas të dhënave nga Shoqata e bankave. Prej mese një vit ban-ka ka qenë në negociata për shitje me institucione financi-are në Shqipëri dhe megjithës disa banka kishin shprehur in-teres, në fund të gjitha u tërho-qën.Ethet e shitje-blerjeve në sistemin bankar nuk janë më një sekret. Brenda sistemit ziej-në zërat për shitje të një banke te tjetra, apo dhe të një pjese të portofolit. Ndaj një nga zhvilli-met më interesante në 2015-n e më tutje ka të ngjarë të jetë një proces konsolidimi i sistemit bankar, por blerësit duket se po hezitojnë..Një bankë është tashmë në shitje (ka përfun-duar procesin e due diligence dhe ështënë pritje të ofertave nga bankat e tjera). Bankat me kapital grek, nga ana tjetër, janënën dilemën e mëmave,

Bankat e vogla ofrohen për shitje, në sfond s’ka blerës

të cilave po u kërkohet nga Banka Qendrore Europiane qëtë “heqin qafe” filialet e tyre në rajon.Drejtuesit e bankave janë të mendimit se ky proces konsolidimi do të jetë pozitiv dhe do të rrisë konkurrencën në sistemin bankar. Por ka dhe nga ata që janë skeptikë nëse tregu do të ketë kapacitet për të përthithur të gjithë ofertën për shitje, çka mund të bëjë që disa banka që duan të dalin nga tregu, të shkojnë drejt mbylljes. Ndërmarrjet të shtetit në pritje të blerëseve

Me një borxh të lartë për këllqet e ekonomisë shqip-tare qeveria e Shqipërisë nuk e ka luks të mbajë nën sqetul-lat e saj kompani shtetërore, të cilat qysh prej një dekade janë në plan për shitje.Prej vitesh të gjitha qeveritë të majta e të djathta kanë tentuar të she-

sin disa prej kompanive strat-egjike, por në rastin më mirë shitjet janë realizuar dhe më pas kanë dështuar dhe në rastin më të keq proceset kanë dësh-tuar pa u finalizuar me blerës. Aktualisht janë për shitje, kom-pania shtetërore e sigurimeve, INSIG, ndërmarrja e nxjerrjes e naftës Albpetrol dhe aksionet e minorancës në kompani të privatizuara tashmë si ARMO dhe Albtelekom.Shitja e këtyre asetëve përveçse do të ishte një lehtësim për qeverinë që jo gjithmonë ka aftësinë të miremenaxhojë do të ishte një burim i mirë të ardhurash, që mund të rishpërndaheshin për më shumë investime dhe uljen e borxhit.Por me gjithë për-

pjekjet dhe dëshirën e mirë për të shitur asetët në sfond nuk ka blerës seriozë. Pas dështimit të privatizimit të kompanisë së shpërndarjes së energjisë, (OSHE) teksa edhe kriza eko-nomike ka sjellë hesape të tjera, të shesësh edhe diçka më vlerë është bërë mjaft e vështirë. Në fillim të këtij viti ministria e Energjetikës dhe ajo e Ekono-misë kishin planifikuar të nxir-rnin për shitje kompaninë pas dështimit që pësoi procesi në vitin 2012. Më herë gjatë këtij viti kompania kishte lajmëroi se ka në plan të shesë brenda 2005 ose në fillim të 2016, të gjitha aksionet e kompanisë. Por burimet brenda kompanisë pohojnë se, përveçse tani nuk është momenti për të shitur një kompani që nxjerr naftë, interesi për blerë nuk është inkurajues. Tani kur ccmimi naftës në tregjet ndërkom-bëtare ka rënë poshtë 60 dol-larëve për fuçi, investitorët e që merren më kërkimin dhe nxjerrjen e naftës nuk kan in-teres të zgjerohen, përkun-drazi nuk po shfrytëzojnë në maksimum as burimet aktuale.Kështu që planet e Shqipërisë për të privatizuar Albpetrolin nuk ka gjasë të realizohen. Në fillim të qershorit, Agjencia e Burimeve Natyrore (AKBN)hapi një garë për investitorët e interesuar për të shfrytëzuar vendburimet e naftës në Bllo-qet 4 dhe 5 në Dumre, Joni 5 në Rodon dhe Bllokun C në Panaja. Si afat i fundit për ap-likimet u vu data 25 qershor, por burimet në Ministrinë e Energjetikës pohuan se afatet për të shprehur interesin janë zgjatur Nga ana tjetër burimet nga AKBN pohojnë se, intere-simi i kompanive të huaja për kërkime nafte në vendin nuk ka qenë në nivelin e pritshme të qeverisë.Në një sagë dësh-timesh dhe pa blerës serioz është përballur edhe kompania shtetërore e sigurimeve INSIG.

Pak kohë me parë Parlamenti me anë të një ligji të posaçëm bëri zhvlerësimin e kompa-nisë si një aset strategjik, teksa lideri i dikurshëm i sigurimeve ka humbur dukshëm pozicio-nin në treg duke u renditur e 7 në 10 kompani sigurimesh që janë në treg. Kompania njeh të paktën 5 procese dështimi për shitje, ndërsa me ndryshimet e fundit ligjore pritet të shitet sa për të zhvendosur pronësinë nga shteti tek private pa pri-tur ndonjë vlerë të kënaqshme monetare. Rishtetëzohen kom-panitë publike, nuk ka blerës të rinjKompanitë ARMO dhe OSHE të privatizuara 6 vite më parë janë përfshirë në proce-sin e rishtetëzimit si pasojë e dështimeve në menaxhimin e tyre nga blerësit privat, teksa në sfond nuk blerës të rinj.Një vit më parë shteti shq-iptar rishtetëzoi kompaninë e shpërndarjes së energjisë, OSHE të shitur për 112 milionë euro tek cekët e CEZ në vitin 2009. Pavarësisht se, CEZ shi-het të jetë një nga kompanitë më të mëdha të shpërndarjes dhe prodhimit të energjisë në Rajon, madje edhe në Evropë ka dështuar totalisht me ad-ministrim e shpërndarjes në Shqipëri. ë pamundësi për të grumbulluar faturat e energjisë së konsumuar dhe kryerjen e reformave për eficensë në ad-ministrim, CEK-ët e CEZ shpal-

lën “falimentin” në dhjetor të vitit 2012 duke mos importuar sasinë e nevojshme të energjisë për konsum. Qeveria shqiptare reagoi me heqjen e licencën e CEZ, të cilët me ikjen nga Shq-ipëria krijuan një gropë borx-hesh gati 1 miliardë lekë në tregun e energjetikës. Qeveria e re pas zgjedhjeve të qershorit 2013 i zgjidhi mosmarrëvesh-jet me cekët jashtë arbitrazhit duke u dhënë atyre në këm-bim të pronësisë të asetëve 96 milionë euro.Në strategjinë e rimëkëmbjes se sektorit të en-ergjisë të miratuar pak muaj më parë në Kuvend, plani është që brena këtij viti të privatizo-het administrimi i OSHE dhe jo shitja e asetëve. Kjo periudhë e ndërmjetme është parë si provë edhe për privatizimin final të kompanisë, por burimet nga ministria e Energjetikës pohoj-në se, nuk do të ketë privatizim të administrimit, përsa kohë që nuk gjendet një kompani e den-jë. Në pronësi të shtetit, treg-uesit e financiare të OSHE janë përmirësuar dukshëm, menjë rritje të arkëtimeve rreth 40 për qind në fund të gjashtëmujorit të parë 2015, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por dështimi i CEZ është marketingu më i keq i mund-shëm që i është bërë OSHE e cila pas kësaj historie do të ketë shumë të vështirë të rigjejë një investitor serioz.

Qeveria shqiptare reagoi me heqjen e licencën e CEZ, të cilët me ikjen nga Shqipëria krijuan një gropë borxhesh

gati 1 miliardë lekë

Page 9: 3 nentor 2015 Fryma e re.pdf

3 nëntor 2015 fryma e re 9

ekonomi

Frika për të blerë dhe mania për shitur duket se, është kthyer në psikozë gati kro-nike për konsumatorët shqiptare, të cilët

në gjashtë vitet e fundit që kur kriza ekonomike çeli siparin e kanë shtrënguar dorën për harx-hime, duke braktisur blerjet e mëdha dhe duke u fokusuar vetëm tek nevojat bazike që kanë të bëjnë mejetesën e përditshme dhe kujdesin për shëndetin. Frikë apo pamundësi për të blerë nuk është vetëm një virus që ka prekur kon-sumatorin, bizneset, bankat dhe qeveritë janë të infektuara gjithashtu. Ky vit ka arritur pikun, ku oferta për shitje është disa herë më e lartë se, kërkesa për blerje. Agjencitë imobilare pohojnë se, oferta për të shitur toka dhe shtëpi është rri-tur me gati 15 për qind në gjashtë muajt e parë, nga ana tjetër kërkesa për të blerë ka rënë me 30-40 %.Qysh vitin e kaluar kompani të tre-gut financiar sidomos atij bankar, biznese të telekomunikimit janë ofruar për shitje, por në sfond nuk ka blerës.Qeveria, nga ana tjetër në pamundësi për të gjetur blerës të rinj për kom-panitë e saj, dikur të shumë kërkuara ka nisur rishtetëzimin e shitjeve të dështuara të viteve më parë.Gjatë vitit që shkoi qeveria rimori pro-nësinë mbi kompaninë e shpërndarjes së en-ergjisë, (OSHE) pas dështimit spektakolar të privatizimit nga cekët e CEZ, dhe tani e sheh mjaft të vështirë të gjejë blerës të rinj. Sakaq është një plan diskutimi për rishtetëzimin e uz-inave të përpunimit të naftës, ARMO për shkak se, operatorëtprivat që e menaxhuan atë në gjashtë vitet e fundit e kanë rënduar gjendjen financiare se, tepërmi duke shpallur falimen-tin praktik. Gjithashtu qeveria ka shtyrë planet për shitjen e Albpetrolit pasi, situata e çmimeve të ulta të naftës në tregun ndërkombëtare për të dytin vit radhazi ka shuar interesin e inve-stirorëve serioz për blerjen e një prej asetëve më të vlefshme ende në pronësi të shtetit.Të dhënat e tremujorit të parë të 2015 tregojnë se, treguesi i besimit të konsumatorëve (TBK) ra me 2.7 pikë përqindje në tremujorin e parë të vitit duke konfirmuar trendin rënës të nisur në tremujorin e kaluar, ku shkak kryesor sipas Bankës së Shqipërisë është përkeqësimi i bal-ancës së blerjeve të mëdha, e cila ra me 9.2 pikë përqindjeje.

Disbalancat ndërmjet shitjeve dhe blerjeve arsyetohen me shumë faktorë nga ekspertët dhe institucionet. Kryetari i shoqatës së Ndër-tuesve Maksim Muci tha se, dobësitë në bler-je lidhen me frenimin e rritjes ekonomike të shfaqur vitet e fundit. Sipas tij blerjet e mëdha do të jenë të kufizuara persa kohë që burimet e financimit të tyre do të jenë të pakta. Duke folur për objektet e banimit ai tha se, veç faktorëve që lidhen me gjendjen financiare të konsuma-torëve, abuzimet me ndërtime jashtë planeve urbane ka sjellëinteres në rënie për zona të tilla si, Kashari në Tiranë. Përtej faktorit psikologjik të krizës që ka goditur konsumin në tërësi, buri-met e financimit të blerjen e po shfaqin paqën-drueshmëri.Banka e Shqipërisë ka raportuar se, pagat në sektorin privat kanë rënë me mbi 5 % në vitin e fundit, ndërsa pagat në sektorin shtetëror kanë ndalur ritmet e rritjes. Ekspor-

tet kanë rënë me rreth 4 për qind në fund të pesëmujorit, duke lajmëruar më pak të ardhura për financimin e konsumit dhe remitancat nga emigrantët prej viteshtë përfshira në një cikël rënës pritet të pësojnë goditjen më të madhe këtë vit nga kriza që po përjeton Greqia fqinjë. Për shkak të krizës që po kalon Greqia, remitan-cat janë pothuajse përgjysmuar duke rënë nga 952 milionë euro në vitin 2007 në 544 milionë euro vitin e kaluar.Shlyerja e detyrimeve të pra-pambetura të faturave të energjisë elektrike dhe rënia ebesimit theksuan sjelljen hezituese të konsumatorëve për të kryer shpenzime në këtë periudhë. Kjo u reflektua në masë më të madhe në uljen e konsumit të shërbimeve dhe të bler-jeve të mëdha. Banka e Shqipërisë referon se, treguesit e besimit sinjalizojnë për konsum të ulët edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2015. Treguesi i besimit në bizneset e degës së tregtisë u ul me 4 pikë përqindje, ndërsa treguesi i be-simit konsumator ra nën mesataren afatgjatë në këtë periudhë. Pak ditë më parë në një samit Rajonal Guvernator, Genti Sejko ka pohuar se ka banka të vogla që prej vitesh nuk janë aktive në treg dhe që nënkuptohet që kanë një strat-egji daljeje nga tregu. Nga ana tjetër, bankat e mëdhanuk kanë interes për të blerëReal estate, volumet e shitjeve bien me 30%Në përditsh-mërinë tonë të këtij viti gjithnjë e më shumë po shohim njoftimet me “shtëpia shitet”, “toka shitet”, “makina shitet”. Nëse ke dëshirë dhe para të blesh mund të bësh pazar të mirë. Por përkundër ofertës së madhe për shitje kërkesa për blerje është gjithnjë e në rënie. Lefter Sila vlerësues në agjencinë imobilare INF tha, se këtë vit volumet shitjeve kanë rënë në termat e 30-40 përqindëshit, ndërkohë që ofertat shitje janë rritur. Sila tha se, blerjet e shtëpive po krye-hen nga shtresa e mesme dhe lidhen me nevojat për zgjerim. Familjet e reja që blenë shtëpi para 10 vitesh tani duan të zgjerohen duke shitur garsionierët ose hyrjet 1+1, për të blerë aparta-mente më të mëdha 2+1. Ndërsa vihet re në një tendencë në rënie e shtresave të pasura për të blerë pasuri të patundshme, shihet të jetë rritur tendenca që kjo shtresë ka për shitur. Dyndja ku shtëpitë dhe tokat u panë si mjet më i mirë për investimin e kursimeve tani është kthyer në të kundërtën, kur zotëruesit e këtyre pronave duan të shesin disa prej tyre, në pamundësi për zhvillimin ose shitjen e tyre më çmime më të larta seç i kishin blere para viteve 2008 ,ku sek-tori i ndërtimit pësoi një flluskë çmimesh.Frika se, çmimet e pronave do të bien më tej ka sjellë një ofertë të madhe për shitjesidomos të trojeve në zonat urbane shprehen agjencitë imobilare. Kjo frikë është shtuar edhe më tej nga bllokimi i lejeve të ndërtimit gjashtë vitit që shkoi dhe një kontroll më të rrepte nga qeveria e re në ndërtimet e reja. Mirëpo ndërkohë që pasuritë e paluajtshme për shitje janë shtuar, finalizimi i blerjeve këtë vit është vështirësuar nga rritja e tatimeve nga 10 në 15 për qind dhe problemet që pasuritë sidomos banesat kanë me hipoteki-min. Agjencitë imobilare e kishin pohuar këtë situatë teksa parashikuan në fillim të këtijviti se, prisnin volume më të ulta të shitjeve.

Te gjithë shesin asnjë nuk blen

Në një situatë pak a shumë të ngjashme është edhe kom-pania e përpunimit të naftës, ARMO. E privatizuar në vi-tin 2008 nga një koncorcium amerikano –shqiptar, kundrejt 100 milionë eurove, ARMO pas kalimit në pronësi private vetëmsa ka thelluar bilancin e saj negativ të nisur qysh në pronësinë shtetërore.Por tani pas gjashtë vitesh, ku pronësia e kompanisë ka ndërruar dy herë, gjiganti i përpunimit të naftës praktikisht ka falimen-tuar, por ligji që e klasifikon atë si sektorstrategjik pengon procesin. Një korrespondencë ndërmjet dikastereve të qe-verisë zbardh një plan i cili synon falimentin dhe më pas shtetëzimin e ARMO-s, e cila kaaktualisht ka 207 milionë USD kredi për të shlyer në

bankat dhe 53 milionë USD në tatime.Nëse bëhet një net off, duke supozuar se, shoqëria me një menaxhim të efektshëm të borxhit është në gjendje të kryejë pagesat të borxheve jo më shume se 5 për qindnë vit. Në këtë situatë nuk mund të gjendet asnjë investitor serioz që mund të blejë kompaninë, ndaj shtetëzimi i saj shihet si një opsionet më mira planit më të fundit të qeverisëLigji për falimentin ndalon hapjen e procedurave të falimentit në sektorët strategjikë. E vetmja zgjidhje që mbetet është dekla-sifikimi i industrisë së përpun-imit të naftës si sektor sektor, por kjo duhet të bëhet me ligj të posaçëm të miratuar në Ku-vend. Nëse kjo do të mundëso-het për të shmangur një pjesë

të mirë të detyrimeve mund të që shoqëria ARMO të hapë procedurat e falimentit. Duke parë se kreditë e shtetit(taksat dhe tatimet e papaguara_ kanë përparësi nga detyrimet e tjera rekomandohet që organet tati-more të regjistrojnë barrë sigu-ruese mbi asetet e ARMO-s në mënyrë që të sigurojnë radhën e referimit, e cila në rast të falimentit do i ndihmojnë të vjelin detyrimet e papaguara përpara kreditorëve të tjerë. Kjo do të ndihmonte që çmimi i blerjes se të rafinerisë si ak-tiv të reduktohej në masën e detyrimit që shoqëria ka ndaj organeve fiskale, thuhet në planin për shtetëzimin e kom-panisë.Por duke rishtetëzuar dhe trashëguar 160 milionë euro borxhe ndaj privatëve qeveria jo vetëm do ta ketë të vështirë të rishesë ARMO-n, por edhe të bëjë administrim-in e saj efikas.Transaksionet e aksioneve në rënie me 30%Rë-nia e shënuar që pas krizës së vitit 2008 në volume e shitjes blerjes ndërmjet shaduket se ka arritur kulmin këtë vit. Buri-met në Qendrën e Regjistrimit të Aksioneve

pohuan se, në gjashtëmujo-rin e parë të 2015 volumi i shit-blerjeve të aksioneve ka rënë me gati 30 për qind në kraha-sim me gjashtëmujorin para-ardhës. Në kushtet kur biznesi dhe ekonomia po funksionojnë nën kapacitetin e prodhimit shihet se, interesi më për të shi-tur është shumë më i lartë se oferta për blerje. Por burimet në QRA pohojnë se, në qendër janë të regjistruara vetëm 100 sha nga rreth 600 të tilla,por tendenca e shitjeve dhe trans-ferimit të aksioneve shihet të jetë në ulje të fortë, sidomos këtë vit.Konsumatorët blerje për ushqime, limitojnë blerjet e luksitKonsumi në tremujorin e parë të 2015 u rrit me 4.7%, i fokusuar më shumë tek ushqi-met dhe se tek mallrat e luksit.

Prej vitesh të gjitha qeveritë të majta e të djathta kanë tentuar të shesin disa prej kompanive strategjike, por në rastin më mirë shitjet janë realizuar dhe më pas kanë dështuar dhe në rastin më të keq proceset kanë dështuar pa u finalizuar me blerës

Ethet e shitje­blerjeve në sistemin bankar nuk janë më një sekret. Brenda sistemit ziejnë zërat për shitje të një

banke te tjetra

Page 10: 3 nentor 2015 Fryma e re.pdf

3 nëntor 2015 fryma e re 10

kulturë

Në mesnatën e datës 16 duke u gdhirë 17 tetor 1916 në Gjirin e Vlorës, një varg me anije ital-

iane, të cilat sillnin materiale ushtarake dhe ushtarë për në frontin italian u go-ditën me silurë. Destrojeri italian Nem-bo i ndarë në dysh nga goditja u mbyt brenda pak minutash së bashku me mbi 50 marinarë dhe ushtarë italian.

Nëndetësja austro-hungareze SMU-16, e cila goditi karvanin italian u pa në sipërfaqe duke vëzhguar tragjedinë që shkaktoi nga goditja e befasishme. Por papritmas u zhduk duke lënë pas një mister gati 100-vjeçar mbi fatin e saj. Raportet italiane të kësaj ngjarjeje flasin për një humbje të mistershme të nën-detëses austro-hungareze SMU-16 edhe pse pak ditë pas kapjes së tre marinar-ëve që shpëtuan nga mbytja.

Rrugët e lundrimit përmes bregut shqiptar, e sidomos të Adriatikut, gjur-mët që historia ka lënë aty, nga reliktet – janë thirrje e UNESCO-s, për të kujtuar Luftën e Parë Botërore, si një nga ngjar-jet e mëdha që solli ndryshime të pa-parashikueshme në Evropën e shek. XX.

Në këtë arsye, një ditë më parë, në Akademinë e Shkencave, Auron Tare, një prej anëtarëve të ekipit shqiptaro-ameri-kan, si dhe anëtar i bordit të UNESCO-s, ka prezantuar rezultatet e këtij zbulimi.

Kërkimet kanë nisur më 14 shtator të këtij viti, për të cilat Tare thotë se janë bërë me teknologji të avancuar, nga ekspedita shqiptaro-amerikane në bor-din e anijes Herkules, e lokalizuar një relikt historik, që mendohet se mund të jetë SMU-16, e fundosur në fundin e de-tit së bashku me ekuipazhin e saj.

“Nga të dhënat arkivore ital-iane, koordinatat e kapura nga anija Herkules përputhen me vendndodhjen e mundshme të SMU-16. Ndërkohë, fotot e sjella nga fundi u detit janë dër-guar ekspertëve të fushës të cilët men-dojnë se jemi shumë pranë konfirmim-it të një nëndetëseje të Luftës së Parë”,

– ka thënë Tare para mediave.Por, austro-hungarezët thuhet se kishin

një numër të madh nëndetësesh të foku-suar në atë zonë, të cilat kanë siguruar disa anije, që nga Rexhina Margarita, të mirëm-bajtjes së flotës italiane, dhe anije të tjera që janë goditur nga austro-hungarezët.

Me këto transportoheshin karvanë italiane që sillnin material ushtarake si dhe njerëz për në frontin e aleatëve. Çfarë Tare tregon lidhet me teknologjia e lartë e skanimit të detit që është përdorur në këtë ekspeditë, dhe për identifikim është ndërhyrë me robot. Imazhet e mbërritu-ra kanë ndihmuar të përcaktojnë saktë-sisht, për herë të parë mbytjen e anijes, më 17 tetor 1916, imazhe që përcillen nga fundi i detit në formë kodrine, që si-pas Tares përbënin elementë mjaft inte-resantë. Duke rikthyer përmes ilustrimit të fotove anijes së famshme Rexhina Margarita, shfaqet flamurmbajtësi, një anije rënë në mina duke humbur rreth 75 marinarë, konsideruar një tragjedi e madhe për italianët. Për një tjetër nën-detëse austro-hungareze, U16 thuhet se ka pak informacion fotografik. Informa-cionet flasin për një anije që përdorej nga shefi i shtabit austriak, për vëzh-gime në detin Adriatik, por që kishte në ekuipazh dy komandantë të njohur për kohën. Tare shpjegon se kjo anija ishte e vetmja që zuri rob disa anije shqiptare, që qarkullonin në ujërat tona. Ky është një rast që sjell informacionin për herë të parë, duke bërë të njohur se ekzistonin disa anije me pronësi shqiptare, të cilat kontrolloheshin në çdo lëvizje në det, pasi dyshoheshin për trafik armësh.

U16 rezulton me një dosje të saj të mbytjeve, që i ka shpëtuar armikut. Por për specialistët e zbulimit e lidhin iden-tifikimin e saj me pjesën historike, mate-riale si dhe teknike. Për pjesën historike, Tare ndalet duke thënë se në atë zonë kemi vetëm një nëndetëse të mbytur që është U16, ndërsa koordinatat e mbytjes për të vijnë të ndryshme, si nga italianët

ashtu dhe austro-hungarezët. Mendohet se më të saktë janë italianet, duke iu refer-uar edhe mbytjes misterioze të SMU-16.

Nga kjo dosje ekziston vetëm një ra-port marrë nga tre marinarët e mbijet-uar të cilët kanë thënë se janë goditur nga anija që vinte nga mbrapa, dhe për të shpëtuar nga zjarri i nëndetëses ka rënë në zonë të minuar duke shkaktuar mbytjen e menjëhershme. Tare thotë se përveç këtij raporti, mes italianëve dhe arkivave austro-hungareze ka informa-cione konfliktuale, sjellë në versione të ndryshme. Por që, gjithsesi referimi u bëhet arkivit austro-hungarez.

Një tjetër relikt, i matrikulluar, që mendohet të jetë me emrin Nembo ka histori interesante për të cilën Tare thotë se është lënë të kontrollohet vitin që vjen. Nembo mendohet të jetë shkatër-ruesi S16 i mbytur nga dy silurë. Por kësaj historie i shtohet sipas të dhënave dhe mbytja po aty e anijes së famshme italiane, Principe Umberto. Anije tran-soqeanike që përdorej për pasagjerë për të kaluar nga Napoli në Amerikë, por që gjatë luftës së dytë botërore u përdor për të transportuar trupa ushtarakë.

Tare thotë se vitin tjetër do jenë gati për të treguar historinë e mbytjes së kësaj anije, që mund të konsiderohet nga zbulimet më të rëndësishme nënujore, pasi shënon 100 vjetorin e kësaj historie. Ende e pazbuluar kjo dosje mendohet të jetë tragjedia më e madhe e marinës ital-iane me mbi 2 mijë persona në bord, ku kanë qenë oficerë madhorë e gjeneralë.

“Mendoj se jemi afër këtij zbulimi, por nuk jemi ende të bindur. Një nga anijet më të mëdha të kohës, që men-dohet se u mbyt në qershor të 1916-ës, ishte i mbushur plot me ushtarë. Anija u mbyt nga U5, nëndetësja hungareze, e cila ka një raport të hollësishëm për këtë mbytje. Në të ishin dy regjimente ital-iane, pra një tragjedi e madhe”, – thotë Tarja. Për të nëse ndodh ky zbulim, do konsiderohet më i rëndësishmi për de-

tarinë tonë, pasi bëhet fjalë për një nga anijet më të mëdha të kohës.

Për këtë anije tregohet se ka shumë imazhe për vetë rëndësinë që mbarte. “Para disa ditësh një koleksion italian ka dërguar disa foto të ushtarëve që sapo kanë hipur në anije nga Bari për të ar-dhur drejt Vlorës. Duke qenë një tran-soqeanik i madh është përdorur edhe për largimin e trupave serbë, më 1915, tërheqjen nga porti i Vlorës ku me të ka udhëtuar edhe mbreti serb, bashkë me familjen mbretërore”.

Është gjendur edhe menyja, se çfarë gatuhej në anije. Tregohet se kjo tragjedi deri vonë ka pasur varrezat e famshme italiane në Vlorë, të paktën kanë ekzis-tuar aty deri në Luftën e Dytë Botërore.

Këto zbulime, të paktën tani për tani, komentohen si kuriozitete historike meqë nga Lufta e Parë Botërore kanë mbërritur shumë pak të dhëna, dhe gjetja e kësaj nëndetëseje mendohet së mban rëndësinë e dëshmisë. Por, kaq mund të lexohet nga e gjitha ekspedita që Tare thotë do të mblidhen në një al-bum. Më përtej për përftime turizmi apo muze as që bëhet fjalë. Shqipëria vazhdon të mbetet një hartë e hapur ndaj grabitjes dhe shpërfilljes së shtetit edhe për këto pasuri. Ndërkohë që këto zbulime janë një hartë krejt e hapur ndaj grabitësve të specializuar! “Nuk e vështirë për t’i ruajtur po duhet përkush-tim dhe infrastrukturë. Të jemi të nder-shëm shumë pak dihet dhe vlerësohet pasuria nënujore, deti është parë si një gjë pa vlerë tek ne. Në botë janë ndërtu-ar muzeume të tëra për këto si atraksion turistik dhe vlera historike. Këto janë politika që i bën ministria e kulturës e cila gjykon nëse janë të dobishme, por unë gjykoj se përveç kuriozitetit histo-rik ka dhe interesa ekonomike”, ky është një qëndrim politik i Tares! Brezi i ri dhe të huajt e shikojnë me interesa pjesën e detarisë, por fatkeqësisht “ende s’kemi bërë diçka që t’ia vlejë”. Violeta Murati

Misteret e mbytjeve në Luftën e Parë Botërore dhe zhytësit grabitës

Page 11: 3 nentor 2015 Fryma e re.pdf

3 nëntor 2015 fryma e re 11

kulturë

Një njeri ku ngjitet in-telektuali dhe punonjë-si shkencor, mbi të cilin

kaluan 40 vite karrierë në ko-hën e monizmit duke u përbal-lur në dy realitete, të kundërta: gjuhëtarë evropianë dhe ata që vinin nga lindja, të indoktrin-uar nga ideologjia komuniste. Bahri Beci, vetëm 22 vjeçar do vihej drejtpërdrejti në zgjedhje: të pranonte rekrutimin apo të heshtte në lirinë e tij të brend-shme, duke adhuruar nga tavo-lina e punës gjuhëtarët si Eqer-em Çabej apo Selaman Riza...Janë dy botime historike ku Beci merr guximin intelektual të de-noncojë i pari shërbyesit shken-corë të partisë

Nuk mund të ketë atdh-tarizëm pa liri, liri pa virtyt, virtyt pa qytetarë. Krijoni qytetarin dhe keni çdo gjë që ju nevojitet...me këtë befasi që shfaq liria në fjalët e Zhan Zhak Rusosë, gjuhëtari Bahri Beci mes dy botë gjuhëtarësh, ka shkuar nga zgjimi. Ishte, siç na rrëfen një zgjedhje e ndërgjegjshme, por edhe e rrezikshme t’i shmangej rek-rutimit ideologjik.

Për këtë, vetëm 22 vjeçar Beci është vënë drejtpërdrejt përballë njeriut më të indok-trinuar: kryetari i Akademisë së Shkencave, Androkli Kos-tallari. Nga ana tjetër, dy gjuhëtarë epokalë si Eqerem Çabej apo Selman Riza, që kishin mbaruar në perëndim, e ishin në anë të lirisë për Be-cin shkaktonin trazira të një të riu që donte të shihte, qartë e më qartë prej tyre.

Midis vullnetit për të bërë shkencë dhe moralit, Becit iu desh të “ndërtonte” një strade-gji deri në momentin që vendos të shkruajë, të thotë të vërtetën

Bahri Beci vs homo ideologicus

Gjuhëtari shqiptar Bahri Beci u nderua pak ditë më parë nga presidenti

në dy libra kruciale historikë. Kjo e ka ndarë gjuhëtarin nga

gjithë masa tjetër e rreshtuar e shkenctarëve që sot e kësaj dite rrijnë gojëmbyllur. Si një rast nderimi për guximin intelek-tual, por dhe kontributit shken-cor pak ditë më parë, presidenti Bujar Nishani e ka vlerësuar me titullin “Për merita të veçanta civile”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të çmuar dhe veprimtarisë së tij të vyer shkencore prej gati gjashtë deka-dash në shërbim të gjuhësisë dhe studimit krahasues tipologjik të sistemit fonetik të shqipes le-trare, si dhe historisë së formimit të shqipes së sotme standarde”. Gjuhëtarit ky nderim, edhe pse i vonë, i rikujton rininë, duke ndarë mesazhin se ku ndodhen dy botët që ai ka kaluar mes in-telektualit dhe studiuesit.

Ka një kontribut gjuhësor të konsiderueshëm, por tek një çështje ndalemi që e ka shkruar

me zë të lartë, mbi shtërnge-sat që ka sjellë diktatura, për të cilat nuk është folur e që pa ndjerë mirë lirinë, Beci tron-

dit me “homo ideologicus” në shkencën shqiptare.

“Pesëdhjetë vitet e komu-nizmit ishin të mjaftueshme për të krijuar në Shqipëri “njeriun e ri” ose më mirë “njeriun ideologjik” a “homo ideologicus” që e vë ideologji-në mbi të vërtetën dhe mbi moralin”, thotë Beci.

Një “homo ideologicus” që vazhdon ende për gjuhëtarin, dhe pse kanë kaluar 25 vite. Janë këtu si dikur. I gjen kudo edhe në shkencë. Një dilemë fatale që e nget vazhdimisht gjuhëtarit, nga ditët e sotme, se “njeriu ideologjik” është një specie e pandryshueshme, duke na treguar “fytyrën ëngjël-lore” të diktaturës!

Dhjetor 1990. Beci bën pro-noncimin e parë publik. Për-ballja me të pushtetshmit, ashtu si kudo dhe në Institu-tin e Gjuhësisë dhe të Letër-sisë po ndodhte në mënyrë të ngadalshme, që dukej sikur nuk do të lëshonin pozicionet e tyre. Sërish mes frikës dhe lirisë. Nisën të flisnin, e më

pas protestat, duke guxuar të përballeshin me të keqen e 50 vjetëve. Beci tregon se, në këtë situatë u bënë shumë mbledhje me këta “të pushtetshëm”. Rasti është konkret: Në dhjetor 1990, Beci tregon se në zyrë u gjend ish drejtori i Institutit Androkli Kostallari. “Prania e ish dre-jtorit në zyrën tonë ishte një befasi. Kjo nuk kishte ndod-hur asnjëherë më parë. E vër-teta ishte se ne ishim aktivizuar shumë dhe kishim provokuar mbledhje dhe konfrontime si ato që zhvilloheshin ato ditë në Kinostudio e gjetkë”.

Ky është nga rastet pub-like, ku për herë të parë Beci i ka kërkuar Kostallarit, pas replikave të forta, të mbante përgjegjësi për qëndrimin e tij, ndaj Institutit dhe ndaj atij personalisht!

“Jo, më tha, dhe nuk pranoi asnjë përgjegjësi, madje kaloi në sulm ndaj të tjerëve dhe në mbrojtje të të gjitha pozicione-ve të veta” . Mbi 30 vite punë në Institut, gjuhëtari ka treguar se shkenca shqiptare ka qenë një

shkencë tërësisht e orientuar nga politika dhe ideologjia e Partisë. Punonjësi shkencor nuk ka pasur mundësi të shfaqë aftësitë dhe vlerat krijuese.

Punonjësit shkencorë që ishin më të rrezikuar dhe ndjenë goditjen e monizmit shkaktoi ndarjen në dy grupe, që i kundërviheshin njëri tje-trit. Nga njëra anë ishte grupi i punonjësve që ishin gati të zbatonin të gjitha orientimet dhe urdhrat që vinin nga bu-rokracia shtetërore dhe par-tiake dhe nga ana tjetër ishin grupi i punonjësve që, pavar-sisht nga njëri tjetri, nuk ishin të gatshëm t’i nënshtroheshin orientimeve e urdhërave të pa-drejta e arbitrare. Kjo kategori, tregon Beci u bë dhe epiqen-dra e goditjes nga drejtoria e organizata e partisë, orienti-met dhe urdhrat që vinin nga lart, po edhe ambiciet e veta personale. “Të mos harrojmë se, - vazhdon gjuhëtari, -dre-jtori, sekretari i organizatës bazë të partisë dhe kryetari i bashkimeve profesionale ishin bërë zot të Instituti”. Ishte e rrezikshme jo vetëm të guxoje të shkruaje një artikull të ri, pa folur për kontribute të mëdha, siç mund të ishte përgatitja e një vepre shken-core të re. Në shënjestër ishin punonjësit shkencore më të përgatitur, më të guximshmit, më të ndershmit, më me indi-vidualitet shkencor.

I njëjti fat do të ndiqte edhe brezin e ri, thotë gjuhëtari, pasi ishte krijuar një mentalitet tash-më feudal duke e kthyer gradu-alisht shkencën shqiptare në pronë të disa individëve egoistë e karrieristë. Vetë ai, ishte një i ri që zgjodhi e ndoqi deri në fund lirinë, të paktën si mendim.

V.Murati

“Është tanimë e njohur që Eqerem Çabej ka qenë një nga personalitetet më të

fuqishëm të kulturës shqiptare, pa dyshim një nga albanologët më të shquar, një nga gjuhëtarët më të mirë, i vlerësuar jo vetëm nga opinioni shkencor shqiptar, po edhe ai ballkanik e do të thosha dhe evropian. Eqerem Çabej duke qenë një shkencëtar me një formim shkencor mjaft solid punonte edhe me një metodë shkencore që i siguron-te rezultate pozitive të dukshme e të rëndë-sishme. Afirmimi i Eqerem Çabej përbënte një shqetësim për forca të tilla shkencore si

Androkli Kostallarin që ishte drejtor i Insti-tutit dhe kërkonte me çdo kusht të domi-nonte opinionin shkencor shqiptar. Në këto kushte për Eqerem Çabejn kishte dy rrugë, ose të nënshtrohej e të ulte ritmet e punës shkencore ose si shkencëtar i fuqishëm që ishte të realizonte aspiratat e tij. Çabej ishte nga ata shkencëtar që zgjodhi pa hezitim, rrugën e dytë, rrugën e punës së pandër-prerë, në interes të kombit shqiptar. Në këto rrethana Androkli Kostallari ishte intere-suar për ta neutralizuar e pse jo dhe për ta mënjanuar po të ishte e mundur...”

Rasti për Eqerem Cabej, donte ta eliminonte Kostallari!

Page 12: 3 nentor 2015 Fryma e re.pdf

3 nëntor 2015 fryma e re 12

shëndet

6 sekrete të vogla për të rritur fëmijë inteligjentëPër të stimuluar inteligjen-

cën e të vegjëlve tuaj mjaftojnë disa truke të

vogla. Ja se cilat janë ato sipas sajtit amerikan babycenter.com. Mos i humbisni!

Për të zhvilluar kompetencat gjuhësore, flitini sa më shumë të mundni.

Pjesa më e madhe e fëmi-jëve nga 18 muajsh deri në 2 vjeç mëson një fjalë të re për çdo javë. Sipas gazetares amerikane “Tracy Cutchlow”, gjithashtu dhe autores së li-brit “Brain Rules for Baby”, sa më shumë t’i flasë një mama fëmijës së saj, aq më shumë mëson ai. Cutchlow u rekom-andon mamave se kur janë me fëmijët duhet t’u tregojnë atyre gjithçka që bëjnë (sidomos në ambientin e shtëpisë), në këtë

mënyrë fëmija ekspozohet ndaj një varieteti të ndryshëm fjalësh. Një këshillë tjetër është ajo e të lexuarit të librave dhe ndërkohë që e bëni këtë, është mirë të bëni zëra të ndryshëm për çdo personazh. Ai që në fakt nuk e ndihmon zhvillimin e gjuhës është televizioni. Dia-logët te kartonët e animuar janë shumë të shpejtë për t’u deshi-fruar nga një fëmijë, ndërkohë që është një komunikim jo in-teraktiv. Fëmijët, për të kuptuar kanë nevojë për të ndërvepruar me të rriturit, vetëm kështu mësojnë në mënyrë efikase.

MëSOJini të nJOhin eMOciOnetInteligjenca emocionale

është njohja e emocione-ve personale; ky është një “fakultet” thelbësor për zh-villimin e fëmijës. “Zhvillimi i inteligjencës emocionale është i rëndësishëm për zhvil-limin njohës dhe social”, thotë Ross Flom, profesori i asoci-

Si të mësojmë fëmijët për të kursyer

uar i psikologjisë dhe i neuro-shkencës pranë Universitetit Brigham Young, Utah. Detyra e prindërve është ndihma ndaj të vegjëlve për të inkuadruar situ-atat dhe për të njohur emocio-net që provojnë. Për shembull, nëse fëmija juaj përplaset gabi-misht prej një fëmije tjetër dhe bie, ju duhet t’i shpjegoni men-jëherë se e gjithë kjo që ndodhi ishte një aksident dhe se ai nuk duhet të nevrikoset, edhe pse i vjen keq për atë që ndodhi. Nuk është faji i askujt.

Luani me antonime: do të bëhet fëmijë i zoti në matema-tikë. Tracy Cutchlow sugjeron dy lojëra për t’i bërë me fëmi-jët tuaj në mënyrë që t’i mësoni atij të kontrollojë impulset. Një është loja me antonime: merrni një seri imazhesh të thjeshta dhe tregojani fëmijës dhe pyeteni atë për subjektin e nënkuptuar. Për shembull: nëse i tregoni një vizatim të di-ellit, i vogli duhet të thotë natë ose ditë. Një tjetër lojë është ajo e ritmit. Ju i bini një herë tam-burit (ose diçkaje të ngjashme) dhe fëmija juaj duhet t’i bjerë

dy herë. Kontrollimi i impul-seve është një aftësi e lidhur me kompetencat matematike dhe ky është çelësi për të zhvil-luar funksionet ekzekutive të trurit, aftësi që lejojnë plani-fikimin, fiksimin e objekteve dhe përqendrimin. Funksionet ekzekutive janë një parashi-kues i suksesit akademik.

Për t’i zhvilluar kreativitetin, realizojini një dhomë gjumi që favorizon imagjinatën

Për të favorizuar krijimtari-në natyrale të fëmijës, është e nevojshme të krijoni një ambi-

ent që favorizon imagjinatën, shpjegon John Medina, autori i “Brain Rules for Baby”. Kjo nuk do të thotë ta mbushni dhomën plotë e përplot me modelet e fundit të lojërave. Një kuti bosh dhe një kuti me shkumësa me ngjyrë mund të jenë lodrat më të mira mbi tokë.

VlerëSOni përpJeKJet dhe JO fëMiJënStudimet demonstrojnë se

fëmijët shkojnë më mirë në shkollë kur në shtëpi prindërit lavdërojnë përpjekjet dhe jo aftësinë e tyre. Kështu që, në

vend që të thoni: “Ishe shumë i zoti/e zonja që e bëre mirë detyrën”, është e nevojshme të thoni: “Duket se ke punuar shumë për këtë detyrë!”. Vë-mendja do të përqendrohet mbi atë që fëmija ka bërë më

shumë sesa rezultati dhe kjo i ndihmon fëmijët që ta lidhin punën e fortë me suksesin. Cutchlow shpjegon se, në këtë mënyrë fëmijët rriten me një “mentalitet përmirësimi” që do të thotë se ajo që dëshirohet mund të realizohet. “Ndërkohë, fëmijët me një ‘mentalitet për-mirësimi’ kanë tendencë të kenë një sjellje pozitive kun-drejt dështimeve. Nuk demor-alizohen nga gabimet. Thjesht i konsiderojnë si probleme për t’u zgjidhur e për të vazhduar përpara”.

Mësojani gjërat e reja duke i drejtuar gishtin, sepse ashtu kuptojnë edhe më shumë.

“Pas nëntë muajve, fëmijët fillojnë të ndjekin gishtin tuaj për të kuptuar se për çfarë e keni fjalën”, thotë Flom. Një studim tregon se fëmijët e më-sojnë më shpejt gjuhën nëse fiksohen në një objekt, për sh-embull te tavolina, ndërkohë që thuhet fjala përcaktuese.

Inteligjenca emocionale është njohja e emocioneve

personale; ky është një “fakultet” thelbësor për

zhvillimin e fëmijës

Detyra e prindërve është ndihma ndaj të vegjëlve

për të inkuadruar situatat dhe për të njohur

emocionet që provojnë

Vaji i peshkut mund ta ndalë ndikimin nega-

tiv të ushqimit të shpejtë në tru, theksojnë shkencëtarët. Pas më shumë se një dekadë hulumtimesh, është zbu-luar që ushqimi me përq-indje të lartë të yndyrave mund të ndikojë në tru dhe ta çrregullojë neurogjen-ezën, procesin i cili krijon qelizat e reja nervore.

Shkencëtarët nga Universiteti në Liverpul kanë zbuluar që ushqimi i pasur me acidet yndyrore omega-3, si vaji i peshkut, mund të ndalojë ndikimin negativ duke stimuluar zo-nën në tru e cila kontrollon ushqimin, mësi-min dhe kujtesën.

“Konsumi i tepruar i makronutrientëve të caktuar, si sheqeri i rafinuar dhe yndyrat e ngo-pura në ushqimin e shpejtë çon deri te pesha

e tepërt trupore, çrregullimi i metabolizmit, ndërsa ndikon edhe në proceset mentale. Këto ndryshime mund të shi-hen në strukturën e trurit dhe në mundësinë e krijimit të qelizave të reja nervore, çka potencialisht e lidh trashjen me sëmundjet neurodegjen-erative. Acidet yndyrore ome-ga-3 mund të ndërrojnë ose

ndalin këto ndikime”, – ka deklaruar Lucy Pic-kavance, një nga hulumtuesit.

Hulumtimi ka treguar që ushqimi me përq-indje të lartë të yndyrave ndërpret sekretimin e hormonit i cili mbron neuronet dhe stimu-lon rritjen e tyre. Acidet yndyrore omega-3 e kthejnë sekretimin e hormonit në gjendjen normale, luftojnë kundër qarkullimit të rritur të molekulave inflamatore dhe triglicerideve, dhe nxisin rritjen e qelizave nervore.

Vaji i peshkut ripërtërin trurin pas konsumimit të ushqimit të shpejtë

Page 13: 3 nentor 2015 Fryma e re.pdf

3 nëntor 2015 fryma e re 13

retro

Qetësia, me të cilën më dëgjuat dje, më bëri një përshtypje të thellë. Veçanërisht, duke marrë ndër

sy që midis dëgjonjësve, ndodheshin shumë kundërshtarë të metimeve tona politike. E ndjej pra, veten të detyruar të falënderoj të gjithë e të këshilloj miqtë tanë të dëgjojnë me atë qetësi kritikat e kundërshtarëve, se, tërë mjeshtëria e politikës është të dëgjosh mejtimet e të gjithë palëve me durim e gjakëftohtësi, të përqasësh e t´i peshosh, dhe pastaj të vo-tosh pas gjykimit e ndërgjegjes. U gëzova shumë që populli i Korçës dhe i rretheve e paskan këtë virtyt civil, dhe tani e ndjej veten time më kryelartë që jam qytetar i nderit i qytetit tuaj të urtë patriotik. Dha jam i lumtur që vinj sot përsëri përpara jush, që t´ju shpjegoj arsyet për të cilat kundërshtojmë qeverinë e sotme.

E kundërshtojmë se disorganizon shtetin, se shkel liritë, se s´kujdeset as për bukën , as për shëndetin, as për arësimin e popullit. Këto arësye i kemi shpjeguar dhe në parlament, po taje zëri ynë u mbyt prej gishtrinjve të depu-tetëve proqeveritarë. Dalim, pra, tani, përpara gjykatores së lartë të popullit që të na gjykojë e ta verë në vend cilindo me topuzen e votës.

Makiaveli i ndau qeveritarët në tri kategorira: Qeveritarët që kanë ment vetë e dinë ta rregullojnë shtetin me squatësinë e tyre, këta janë më të mirët: qeveritarët që s´kanë ment vetë, po për-fitojnë nga sqotësia e këshilltarëve të tyre, dhe këta janë të mesmit: qeveri-tarët, të cilët s´janë të zotët as vetë, as dinë të përfitojnë nga këshillat e miqve të tyre, dhe këta janë ata më të humbu-rit. Për fat të keq, qeveritarët tanë hyjnë në kategorinë e tretë.

Kabineti ynë i sotëm është në kupti-min e plotë të fjalës Kabineti i Pykave. Se ca janë pyka nga dituria e ca janë pyka nga vlera civile. Dhe është në natyrë të pykave të jenë të rrethuar me pyka e me dallkaukë.

Ideali i tyre nuk është të organizojnë shtetin, se as ata vetë s´dinë të organi-zojnë, as organizatorët nuk do t´i lenë të lirë. Ideali i tyre është të mbajnë kulltukët me çfarëdo çmimi. Mjetet e tyre për të arrirë këtë ideal janë druri dhe rushfeti.

Me drurin e me forcën brutale po përpiqen të skllavërojnë racën tonë e të përjetësojnë qeverimin tiranik të tyre. Shtypjen e Shqipërisë së Mesme për-piqen tani ta zbatojnë e në prefekturat e tjera, që kështu të mos mbetet asnjë krahinë e gjallë dhe e lirë që të përpiqen t´i kundërshtojnë.

Me rushfetin në formë të ndrydhme,

Kabinet i Pykaveme misione të papemëta (pafrutshme), duke me emërime nëpunës të pazotit, me krijimin e nëpunësirash të ra dhe duke çkallmuar arkën e shtetit, po për-piqen të fitojnë miq e partizanë më të djathtë e më të mëngjër. Nga kjo rrejth defiçiti i buxhetit, i cili është prej 5 me-leunash, ndonëse këto 5 meleuno në kartë, nuk duken – shtimi i taksave dhe mospagesa e nëpunësve.

Nga padia prishën në vend që të ndërtojnë, çkulën një udhë moderne të ndërtuar në Berat prej austriakëve dhe e rindërtuan aq bukur sa u çkallmua posa ra shiu i parë. Për të zbukuruar Tiranën rrëzuan përmbi 150 shtëpi e dyqane, pa i çpërblyer popullit para, të cilët mbetën udhëve, dhe Tirana, sot është më e shëmtuar se më parë.

Bashkë me barangat e Vlorës që u shitën për dhjamë qeni, jo për banesa, po që të çkulen e të shiten si material, u shitën e disa ndërtesa prej guri të cilat kanë kushtuar qindra mijëra franga. Një ndërtesë e gurtë me një shije të bukur

pranë Ujit të ftohtë që ka kushtuar të paktën 300 000 lireta u shit prej qeverisë sonë vetëm 150 000 lireta e tani nuk ekziston më.

Një debojë (depo armësh) afër Drash-ovicës, që përmbante vegla të ndryshme për të ndërtuar udhët që bënte meleunë lireta kishte mbetur e pacënuar gjersa ar-riu në vesh të qeverisë sonë lajmi i ndod-hjes së saj. Po me të dëgjuar qeveria jonë emërtoi një kujdestar, që ta ruante: tërë ky thesar u çduk si me magji në këtë thes, dhe qeveria jonë dërgonte misione jashtë të blinte vegla që të ndërtonte udhët.

Nga padia s´u japin asjnë rëndësi dëgëve të bujqësisë, shëndetësisë e arësimit, degë të cilat janë për Shqipëri-në çështje jete dhe vdekje.

cili ëShtë prOGraMi ynëDuam një qeveri të popullit, prej

popullit, për popullin, të përbërë prej njerëzve më të ditur, më patriotë, më të zotërit e më të ndërshmit. Më të emëru-

ar nëpunësit, duam të merret parasysh dituria, patriotizma, zotësia e nderi. Nuk duam të përjashtojmë asnjë qytetar i cili ka dituri, zotësi e vullnet tëmirë, vetëm e vetëm se hyri pak a shumë vonë në sheshin e Shqipërisë së lirë. Duam ta lartësojmë racën tonë, jo ta skllavëro-jmë. Duam të respektohet nderi, liria dhe kryelartësia tradicionale e popullit shqiptar. Duam t´i japim popullit liri e jo tirani. Duam ta shtrojmë vendin tonë jo me tru, po me kanun e me drejtësi. Duam t´i rregullojmë financat e shtetit me kursim e jo ta shkatërrojmë shtetin me rushfete e me taksa. Duam të ndër-tojmë e jo të prishim. Organizatorët e huaj nuk i duam vetëm për bukuri e për të gënjyer popullin, po për të punuar e për të organizuar me të vërtetë. Duam t´u japim rëndësi kryesore degëve të bu-jqësisë, të shëndetësisë dhe të arësimit.

BuJqëSiaShqipëria ka pasurinë që duket, e

cila është përmbi tokë dhe pasurinë që

s´duket, nën tokë. Uroj me gjithë zemër që pasuria nën tokë të jetë më e madhe se sa e kujtojmë, po është marrëzi të kryqë-sojmë duartë e të presim të gjitha të mi-rat nga kjo pasuri problematike e të lemë të pazhvilluar pasurinë parimtare, e cila sikundër na sigurojnë të gjithë ekspertët e huaj, është e mjaftë për të ushqyer dh-jetë herë më tepër ndenjës(banor) se sa ka Shqipëria sot. Për të zhvilluar pasurinë e tokës, Shqipëria duhet ndarë në gjashtë a shtatë zona bujqësore, me një ekspert agronom shetitës në krye të cilitdo, i cili t´i mësojë katundarët tanë si të mbjell-in, si të plehërojmë, si të lërojnë, ç´të mbjellin, si të mbjellin, si të rriten e si të korrin. Me pak harxhe nga anë e shtetit, ndofta më pak se ato që harxhon sot degë e bujqësisë, vendi ynë mund të nxjerrë më shumë drithë, pemë e begëti se sa i duhen për konsumin e brendshëm e të eksportojë tepricën, kur sot pothuaj të gjithë prefekturat importojnë së jashtëmi një pjesë të madhë të ushqimit të tyre.

ShëndetëSiaRaca shqiptare po degjenerohet e

po shuhet nga malaria, nga sifilia dhe oftika, nga mosmbrojtja e nënave dhe vdekësia e tmerruar e foshnjave. Me pak harxhe mund të merren masa efektive për të lëftuar tretjen e ngadalshme të racës sonë. Duam që Shqipëria të nda-het në 6-7 zona shëndetësore me mjekë ekspertë për sëmundjet e sipërme. Cilado prej këtyre zonave shëndetësore duhet të ketë dy a tri mamira eksperte shëtitëse, të cilat të kujdesen për nënat me barrë e për shëndetin e foshnjave.

arSiMiQë ta vëmë arësimin në udhë duhet

ta mbushim kokën njëherë e mirë që për shkollat e mesme duhet të im-portojmë mësonj¨s të huaj, me anën e të cilëve të krijojmë mësonjës mod-ernë për të nesërmen. Për këtë qëllim është absolutisht e nevojshme të fil-lohet një gjimnaz qendror i plotë, me një degë normale, një degë klasike, një degë teknike, një degë tregëtare, me mësonjës të huaj. Shtatë a tetë gjysmë gjimnaze pregatitëse duhen themeluar prapë me mësonjës të huaj nëpër qytete më me rëndësi për të ushqyer gjimnazin qendror. Veçanërisht duhet të importo-jmë mësonjës ekspertë të gjimnastikës e të muzikës, për të forcuar trupin, për të zbutur shpirtin e racës së re.

Nëpër katundet duhet adaptuar sistemi i mësonjësve shëtitës. Pastaj shkollat tona duhen frymëzuar me një mënyrë të atillë që të rriten njerëz për punë e qytetarë me karakter.

Problemet e sipërme e veçanërisht atë të arësimit s´mund ta zgjidhë një kabinet prej të paditurish dhe medio-krësh si i sotmi. Shërimi, pra, është në ndërrimin e kësaj guverne. Këtë e ka po-pulli në dorë në zgjedhjet e afërme. Po që të mundin zgjedhjet të japin përfun-dimin e dëshëruar duhet siguruar vota direkte dhe e fshehtë drejt për drejt prej tërë popullit. Kam besimin të plotë që populli ynë është mjaft i zgjuar sa të dijë si ta përdorë votën e tij; jam i sigurtë që populli ynë është mjaft trim sa të voto-jë ashtu si i thotë ndërgjegja. Populli ynë vojti mjaft prej kësaj guverne sa të mos gënjehet t´ia japë votën përsëri. Se janë dhe do të mbeten të vërteta fjalët e presidentit martir të Shteteve të Bash-kuara i cili ka thënë ” Mund të gënjesh një pjesë të popullit për ca kohë, mund të gënjesh tërë popullin për ca kohë, po kurrë s´mund ta gënjesh tërë popullin për tërë kohën”.

Botuar më 1923

Ideali i tyre nuk është të organizojnë shtetin, se as ata vetë s´dinë të organizojnë, as

organizatorët nuk do t´i lenë të lirë. Ideali i tyre është të mbajnë kulltukët me çfarëdo çmimi. Mjetet e tyre për të arrirë këtë ideal

janë druri dhe rushfeti

nga fan nOli

Page 14: 3 nentor 2015 Fryma e re.pdf

3 nëntor 2015 fryma e re 14

sport

Partizani nuk di të ndalet, vazhdon marrshimin në krye

Rikthehet Tirana, trajneri Daja debuton me fitore ndaj Kukësit

Partizani fiton me Teu-tën dhe rivendos dife-rencën prej tre pikësh

me Skendërbeun ndjekës. As fomacioni i Gugash Magani nuk mundi t’i ndalte të kuqtë, që falë golit të Lorenc Trashit morën fitoren e tetë radhazi në Superiore. Për djemtë e De-tit kjo ishte humbja e parë në “Niko Dovana” dhe të tretën në këtë fillim sezoni. Para startit të këtij takimi trajneri i Partiza-nit Suljeman Starova, vendosi vetëm në castet e fundit për aktivizimin titullar të portierit Hoxha i cili kishte probleme fizike, ndërkohë në forma-cionit titullar të të kuqve bënte pjesë kolumbiani Robles. Taki-mi nisi me dyluftime të ashpra, por të dyja skuadrat nuk kishin kthjelltësi në ndërtimin e ak-sioneve, aq sa rastet në fraksio-nin e parë ishin me pikatore.

Tentativa e Ditës me kokë në minutën e tetë ishte e par-rezikshme për Hoxhën ndërsa këmbëngulja e Sukajt 3 minu-ta më pas gjeti në pozicion Mockën. Gjatë 45 minutave të para niveli i lojës nuk u ngjit në parametrat e kërkuar, pasi si Partizani ashtu edhe Teuta menduan më shumë për fazën mbrojtëse. Pjesa e dytë nisi me nga një ndryshim në cdo kamp. Starova e pakënaqur nga loja e Mazrekajt, e zëvendësoi kosovarin me të riun bardhi, ndërsa Magani në vend të Ho-dos aktivizoi Artur Maganin. Në minutën e 57 Partizani pretendon për 11 – metërsh në zhvillimet e një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Ka-lari, por për gjyqtarin Sino nuk ka prekje me dorë të futbollistit të Teutës. Vetë pak caste më pas Starova bën një zëvendësim të

Të kuqtë kanë fituar edhe në transfertën

ndaj Teutës duke ruajtur në tre pikë diferencën me

Skënderbeun

detyrueshëm, duke hedhur në fushë Sebino Plakun në vend të Kalararit të dëmtuar. Në të 67 në zhvillimet ë një goditjeje këndi, Robles i heq mundësinë e goditjes Bicajt, që ishte në pozicion mjaft të mirë. Gjithse-si goli i Partizanit nuk do të vo-nonte shumë pasi në minutën e 72 Bardhi ia shpërblen besimin Starovës duke asistuar Trashin,

i cili i gjen kohën e duhur topit për ta dërguar pas shpinës së Mockës dhe për të kaluar të kuqtë në avantazh. Pak çaste më pas shtohet telashet për Partizanin pas një përplasjeje në zonë mes Hoxhës dhe Kras-niqit, me portierin e Partiza-nit që dërgohet menjëherë në spital me ambulancë, ndërsa mbrojtësi kavajas rikthehet në

lojë me kokën e fashuar. Për pasojë Starova kryen ndër-rimin e fundit duke aktivizuar portierin Xhika. Në minutat e fundit të kuqtë u fokusuan totalisht në mbrojtje të avan-tazhit, duke thyer të gjitha ak-sionet e durrsakëve derisa gjy-qtari Sino vërshëlleu për herë të fundit pasi kishte akorduar 8 minuta shtesë.

Fitore që injekton moral për Tiranën e Ilir Dajës që debu-

ton me trepikësh në ndeshjen e tij të parë me skuadrën bard-heblu. Ekipi kryeqytetas regjis-troi suksesin e tretë sezonal në sfidën kundër Kukësit të zhvil-luar në “Qemal Stafa”. Me dy gola të shënuar në pjesën e parë Tirana mbylli llogaritë ndaj nënkampionëve që konfirmo-jnë formën e dobët në transfertë edhe pse arritën të ngushtojnë rezultatin vetëm në fundin e ta-kimit. Tirana e nisi ndeshjen me topin në këmbë për të imponu-ar ritmin dhe ia doli të merrte kontrollin e sfidës që në sekon-dat e para. Skuadra e Ilir Dajës u shfaq agresive në gjysmëfushën e miqve. Elis Bakaj dha sinjalin e parë në minutën e 6 me një go-ditje nga jashtë zonës që u devi-jua nga Koçi dhe pak sekonda më pas, kapiteni Gentian Muça devijoi saktësisht me kokë krosimin e ardhur nga Gilman Lika. Bardheblutë nuk u ndalën këtu pasi ishte japonezi Fukui në krahun e majtë të sulmit

bëri gjithçka mirë në minutën e 16 duke dhuruar një top në ajër për Bakajn që nuk arriti të shtangte Koçin. Kukësi u zgjua 6 minuta më pas por goditja e Leomir Cruz nuk e kapi në be-fasi portierin Bakaj që e devijoi topin në goditje nga këndi. Ishte sërish Fukui në 7 minuta nga fundi i pjesës së parë që harkoi topin që përfundoi në këmbët e Franc Veliut i cili e devijoi në portën e tij. Në minutën e 55 Kukësi i udhëhequr nga Flores në sulm tentoi të ngushtonte diferencën, por goditja e brazili-anit nuk u finalizua me sukse.

Në krahun tjetër, Bakaj ten-toi eurogolin 4 minuta më pas por goditja e tij përfundoi mbi tranversën e Koçit. Në të 61-ën Gilman Lika shënjestroi portën e miqve por ishte sërish Koçi ai që i mohoi Tiranës festën e golit të tretë. Kukësi i ngushtoi diferencat në minutën e parë të kohës shtesë me një gol të Micit që vlen thjesht sa për statistika. Skuadra e Dajës e menaxhoi rezultatin duke mos e vënë as-njëherë në dyshim fitoren që e ngjit në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Kukësi mbetet në vendin e 3 me 16 pikë.

Pas mbërritjes së Kombëtares në Shqipëri me biletën e Euro 2016 në xhep, Kryeministri Edi Rama premtoi nisjen e punimeve për

ndërtimin e “Arenës Kombëtare” në Tiranë. Deklarata e shefit të qeverisë në pritjen që u bëri skuadrës kuqezi pasohet nga hapat e radhës për të vënë në jetë projektin që do ta rikthejë kombëtaren në kryeqytet dhe do t’i dhurojë Tiranës një kompleks sportiv mod-ern. Gjatë ditës së Dielë, numri 1 i qeverisë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe arkitektë italianë që do të udhëheqin projektin, janë takuar në ambientet e stadiumit “Qemal Stafa” për të diskutuar rreth nisjes së punimeve. Takimi është zhvil-luar larg syve të medias dhe sipas informacioneve, bizneseve që po zhvillojnë aktivitetin në hapësirat e stadiumit aktual u është kërkuar që të largohen nga ambjentet aktuale deri ne muajin Dhjetor pasi prishja e “Qemal Stafës” do të nisë gjatë ditëve të para të vitit 2016. Stadiumi i ri do të ndërtohet sipas projektit të prezantuar nga kon-sorciumi italian “Serenissima”. “Arena Kombëtare” do të ketë një kapacitet prej 22 mijë vendesh dhe të gjitha tribunat parashikohet që të jenë të mbuluara. Përveç stadiumit, në hapësirën 36 mijë me-tra katrorë është parashikuar të ndërtohet edhe një qendër biznesi si dhe ambjente për shërbime të tjera. Projekti do të investohet nga Qeveria Shqiptare dhe Federata Shqiptare e Futbollit dhe sipas para-shikimeve, puna për ndërtimin mund të përfundojë në vitin 2018.

Konkretizohet puna për stadiumin e ri, nisin takimet konsultuese

Page 15: 3 nentor 2015 Fryma e re.pdf

3 nëntor 2015 fryma e re 15

sport

Kapiteni i Kombëtares është

irrituar pas ofendimit të fansit dhe

u dësh ndërhyrja e shokëve të skuadrës

që situata të qetësohej

“Gjithmonë kam patur një marrëdhënie të veçantë me tifozët e Marseilles, pasi edhe unë jam një fans i kësaj skuadre”

Besart Berisha vazhdon të shkëlqejë në Australi

Lionel Mesi do të mungojë në “El Clasico”. Sipas asaj që ra-porton e përditshmja spanjolle “Sport”, faza e riaftësimit të

yllit argjentinas është duke ecur me hapa të ngadaltë. Terapitë intensive që po zhvillon sulmuesi duket se nuk po japin efektin e menjëhershëm te Mesi. Nisur nga ky fakt, argjentinasi pritet të mungojë në supersfidën e 21 nëntorit përballë skuadrës së Realit të Madridit, takim i cili do të luhet në stadiumin “Santia-go Bernabeu”. Mesi u dëmtua në sfidën kundër Las Palmas më 25 shtator dhe rikuperimi i tij pritej të zgjaste gati 8 javë. Stafi mjekësor i blaugranave po bën gjithçka për ta përshpejtuar ri-kuperimin e sulmuesit, por sipas informacioneve gjuri i lojtarit është ende i dobët dhe Leo nuk është në gjendje të vrapojë. Duke qenë se shkalla e dëmtimit është e rëndë, riaftësimi i tij pritet të zgjasë më shumë se 2 muaj. 4-herë fituesi i “Topit të Artë” nuk është grumbulluar as nga trajneri i Argjentinës, Tata Martino për ndeshjet e muajit Nëntor ndaj Kolumbisë dhe Bra-zilit, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018″, pasi ky i fundit nuk ka dashur të rrezikojë 28-vjecarin. Në “El Clasico” trajnerit të Barcelonës, Luis Enrique do t’i duhet të përballet me një problem më tepër sepse ndaj Realit të Madridit mund të mos ketë në dispozicion lojtarin e tij më të mirë.

Cana debaton ashpër me një tifoz të NantesLorik Cana u përball këtë të

diel me Olimpikun e Mar-seilles në kuadër të javës

së 12 të Ligës së Parë franceze. Nanta, ku luan mbrojtësi kuqezi, nuk arriti ta shmangte humbjen para tifozëve të saj, edhe pse sipas Canës, zhvilloi një ndeshje të mirë. Para se të niste sfida, emri i kapitenit të Kombëtares u thirr në kor nga fansat e Marseilles, në shenjë mirënjohjeje për kontributin që ka dhënë në Velodrome, por kjo nuk i ka pëlqyer një tifozi të

Nantës, i cili lëshoi ofendime ndaj 32-vjeçarit. Reagimi i Ca-nës ishte shumë i ashpër, mad-je u desh ndërhyrja futbollistit të Nantes Yacine Bammou për të mos lejuar degjenerimin e mëtejshëm të situatës. Në për-fundim të takimit, i intervistuar nga mediat franceze, Cana gjeti

rastin për të falënderuar tifozët e Marseilles për vlerësimin që i bënë figurës së tij. “Gjith-monë kam patur një marrëd-hënie të veçantë me tifozët e Marseilles, pasi edhe unë jam një fans i kësaj skuadre. Gjith-sesi në këto 90 minuta dhashë gjithçka për të fituar. Ky është

Loriku që ata njohin. Ata u tre-guan fantastike dhe për këtë dua t’i falënderoj. Tani duhet të ndjekim rrugën tonë dhe do të kërkojmë të fitojmë në ndeshjen pasardhëse.” Përsa i përket ndeshjes, Cana kujtoi se Nanta zhvilloi një lojë të mirë, por sërish vuajti në finalizimin

e aksioneve. “Jemi të zhgënjyer për humbjen sepse zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë. U shfaqëm agresivë dhe patëm disa mundësi të mira për të shënuar, por dështuam në fi-nalizimin e aksioneve. Edhe në pjesën e dytë tentuam të lua-nim në të njëjtën mënyrë, por nja gabim na kushtoi rëndë dhe më pas e kishim të vështirë për të barazuar, sepse Olimpiku i Marseilles u mbrojt mirë deri në fund”, ka mbyllur mbrojtësi i kuqezinjve.

Një golashënues i lindur. Besart Berisha nuk di të ndalet në kampionatin australian. Sulmuesi shq-

iptar realizoi 2 herë në suksesin 3-0 të Melbourne Victory përballë Ëellington Phoenix duke udhëhequr skuadrën e trajnerit Kevin Muscat drejt një fitore-je shumë të rëndësishme. Me këto dy gola Berisha u ngjit në kuotën e 3 finalizimeve në 4 javë kampionat. Vetëm 10 minuta iu deshën 30-vjecarit nga Prishtina për të lënë shenjën e tij në këtë takim. I shërbyer saktë nga braziliani Guilherme Berisha tregoi gjithë klasin e tij brenda zonës dhe me një goditje teknike mposhti portierin e Ëellington, Moss. Victory dyfishoi shifrat në minutën 55-të me autgolin e Durante, ndërsa në të 61-tën duartrokitjet ishin të gjitha për bomberin shqiptar. Pas një asisti të marrë nga Barbarouses që në mesfushë, Berisha depërtoi i vetëm drejt zonës dhe pasi shmangu edhe portierin e miqëve, realizoi një gol shumë të bu-kur në rënie e sipër për ti cuar shifrat në 3-0. Rezultati nuk ndryshoi më deri në fund me Melbourne Victory që falë Besart Berishës regjistroi fitoren e dytë në 4 javë kampionat duke i ngjitur në kuotën e 7 pikëve dhe në vendin e 4-t të A League.

Mesi “braktis” Barcelonën për “El Clasicon”

Mesi u dëmtua në sfidën kundër Las Palmas më 25 shtator dhe rikuperimi i tij pritej të zgjaste gati 8 javë

Page 16: 3 nentor 2015 Fryma e re.pdf

C M Y K

VEZË

FSH

ATI - Ekstra të freskëta

NGA RRITJA E LIRË

VEZA JONËAdresa COCOAL. shpk, Maminas, Durrës, Albania

Email: [email protected]

TË BLESH VEZË SOT NUK ËSHTË MË AQ E THJESHTË SI MË PARË:

1.Vështirësia e 1-rë : A po zgjedh vezën më të shëndetshme për fëmijën tim?2.Vështirësia e 2-të : Nuk i kuptoj çfarë thonë paketimet dhe ka kaq shumë lloje...

Të gjitha këto probleme tashmë i ka zgjidhur veza KOKOVE !

1.Të gjitha vezët e tjera janë nga pula të rritura në kafaze , pra industriale . Veza KOKOVE është VEZË FSHATI nga pulat e rritura në kapanone të hapura, JO NË KAFAZE dhe të kombinuar me natyrën, duke garantuar cilësi më të lartë dhe shije të shkëlqyer.

2. KOKOVE është veza më e shëndetshme jo vetëm se prodhohet nga pula të rritura me ushqim natyral JO OMGJ por edhe sepse rriten në zonën e pastër dhe të shëndetshme të Çajupit.

NJE KOKOVE NE DITE ESHTE USHQIMI ME I MIRE NE BOTE !

Nje Kokove ne dite baraz me vetem 70 kalori por me 14 ushqyes esenciale !Nje Kokove ne dite eshte si te marresh nje tablete multivitaminale.

Nje Kokove ne dite i jep trupit tuaj:Koline qe i jep energji trurit dhe forcon kujtesen.Luteine dhe zeaksantine per mbrojtjen e syve nga rrezet ultravjollce dhe dielli.Proteine komplete per energji qe zgjat, riparimin e indeve te demtuar, ruajtjen e metabolizmit etjSelen qe është thelbësor për riprodhimin dhe funksionin e tiroides.Vitamine B9 ose acid folik per rritjen e qelizave dhe forcimin e metabolizmit.Vitamine A, qe eshte shume e rendesishme per ruajtjen e shikimit, lekures dhe imunitetit Hekur, qe eshte i rendesishem per transportin e oksigjenit drejt organeve dhe muskujve.Zink qe eshtë i rëndësishëm për shëndetin e trurit, imunitetin dhe zhvillimin e qelizave.

REKOMANDIMI YNË :

• Veza KOKOVE garanton shëndetin tuaj sepse është EXTRA e FRESKËT dhe më e kontrolluar sesa vezët e tjera që tregtohen nga fshati, që nga vaksinimi deri te kontrollet periodike nga institucionet e kontrollit ushqimor.

• Shumë vende të botës në respektim të të drejtave të shpendëve e kanë kufizuar rritjen INDUSTRIALE të pulave në kapanone të mbyllura. Bashkohu edhe ti në mbrojtje të cilësisë!

CILËN VEZË TË ZGJEDH NË DYQAN?

..

Ne jetojmë në botën fizike të cilën e pandehim të ngurtë, por në fakt nuk ekziston diçka e tillë. Nuk ekziston një 'atje jashtë' në termat e realitetit fizik të rrugëve, panoramave, aeroplanëve, makinave,

yjeve dhe njerëzve të tjerë. Është tamam si një film 3-D që po luhet në kokat tona. Pesë shqisat e transformojnë informacionin vibrues në informacion elektrik dhe kjo më pas i dërgohet trurit për të ndërtuar iluzionin e realitetit fizik. Ne e përjetojmë këtë realitet sikur jemi atje tej, kur në fakt s'është ashtu.Kur ti fillon të shohësh natyrën e vërtetë të realitetit fizik, arrin të kuptosh

sesi është mashtruar tërësisht njeriu dhe vazhdon të jetë ende kështu. Ti kupton, gjithashtu, se si një pakicë e vogël mund të kontrollojë pjesën dërrmuese në mënyrë kaq gjithëpërfshirëse, kur kjo pakicë e njeh realitetin dhe shumica jo. Ne jemi duke përjetuar atë që mund të ngjasojë me një lojë kozmike të realitetit-virtual dhe trupi njerëzor është një sistem kompjuterik që na lidh ne me këtë lojë, ashtu sikundër kompjuteri e lexon informacionin nga një disk softuerik dhe projekton imazhet në monitor. Ky trup/mendje-

kompjuter është ndërfaqja midis ndërgjegjes dhe lojës. Unë e quaj realitetin tonë Interneti Kozmik, për shkak se analogjia me internetin është mëse e përshtatshme.

rupat njerëzorë janë sisteme kompjuterike jashtë mase të avancuar (sidoqoftë nga perspektiva jonë) dhe

Tpesë shqisat shërbejnë si antena për të akorduar fushën energjitike dhe brezin e frekuencave në atë që quhet drita e dukshme. Truri, dhe në fakt e tërë struktura gjenetike e trupit, është një kompjuter dhe sistem

marrës-transmetues që lexon informacionin e koduar tek drita dhe e deshifron atë në imazhe tek një ekran simbolik brenda trurit. Kjo botë e shndritshme dhe shumëngjyrëshe vetëm sa ekziston në trurin, i cili në vetvete, është një gjëndje errësire e plotë. Sytë tanë e shndërrojnë informacionin vibracional në sinjale elektrike përmes qelizave konike të retinës të cilat zgjedhin informacionin e koduar brenda dritës që më pas truri i deshifron si ngjyra. Këto qeliza janë të ndjeshme ndaj ngjyrës së kuqe, të gjelbër dhe blu e prej tyre mund të dekodohen të gjitha nuancat e ngjyrave. Kur ky sistem prishet atëherë njerëzit bëhen të verbër ndaj ngjyrave, sikundër një kompjuter që nuk mund të dekodojë dot ngjyrat nga një disk softuerik. ...

ruri mund të ndërtojë një botë holografike që ngjan aq reale. Ai mbledh informacionin e syve, që krijon

Thologramet shifrore të cilat përbëjnë atë që ne e quajmë bota fizike. Kjo, gjithashtu, shton iluzionin e thellësisë dhe distancës, duke lexuar informacionin e deshifruar nga sinjalet që ai percepton. Ajo që

duket sikur është tepër larg në fakt ndodhet në kokën tënde, ashtu si thellësia dhe perspektiva në lojërat kompjuterike që gjenden në atë diskun fare të vogël.Konstrukti themelor i universit të realitetit-virtual konsiston në energji vibruese, ose forma valore. Ky është vendi ku informacioni kodohet për t'u lexuar nga ana elektrike, dixhitale dhe holografike. Nëse ti kërkon të ndryshosh fiziken-holografike, atëherë duhet të ndryshosh formën valore të nivelit të realitetit, ose atë që unë e quaj si Universi Metafizik. Ky Univers është një konstrukt i projektuar enkas me kujdes, si një lojë kompjuterike interaktive me një shkallë fantastike avancimi.Themeli mbi të cilin ngrihet shfarosja e masave është shkatërrimi i sistemit imunitar njerëzor. Dekadë pas dekade, Big Pharma ka rritur dominimin dhe kontrollin mbi mjekësinë, duke subvencionuar e blerë politikanë të korruptuar dhe mjekë ekspertë e, kësisoj, ka imponuar linja politike. Tashmë, synimi i saj është që t'i bëjë të detyrueshme vaksinat, në mënyrë që çdo foshnje (në fakt, të gjithë) t'i injektohet ai helmi i tmerrshëm.Gjëja e fundit që dëshiron çdo diktaturë është një popullsi vërtet e informuar dhe e vetëdijshme. Sa më pak të dinë njerëzit aq më pak probleme ata do të shkaktojnë. Në këto pak fjalë ju keni arsyen (a) pse u krijua sistemi i “arsimit” në formën e tij aktuale, dhe (b) pse e shkatërron dijen, ose të paktën e shtyp atë.

non fiction book

ISBN 978-9928-09-019-5

9 789928 090195

Çmimi 1500 lekë11 euro

2

ISBN 978992809025-6

9 789928 090256 >

Librat më të rinj në shqiptë Shtëpisë Botuese

Helga’SSecrets