revista paqja, nr. 105, shkurt - mars 2016

20
1 Nr. 105 n SHKURT/MARS'16 Viti XI. Nr. 105. 19 shkurt - 19 mars 2016. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“ RE VISTË PËR AKTUALITET, KULTURË , ARSIM, ETIKË Pse religjioni është aq i rëndësishëm në Botën e sotme? Editorial Qasjet selektive në Islam PSIKOTERAPINË SOT IA REKOMANDOJ SECILIT QË NDIEN NEVOJË PËR KËSHILLIM Intervistë me psikoterapistin pozitiv të akredituar, Arbër Zeka

Upload: revista-paqja

Post on 25-Jul-2016

237 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

Revistë mujore për aktualitet, kulturë, arsim, etikë

TRANSCRIPT

Page 1: Revista Paqja, nr. 105, shkurt - mars 2016

1Nr. 105 n SHKURT/MARS'16

Viti XI. Nr. 105. 19 shkurt - 19 mars 2016. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

Pse religjioniështë aq i rëndësishëmnë Botën e sotme?

Editorial

Qasjet selektivenë Islam

PSIKOTERAPINË SOT IA REKOMANDOJ SECILIT QË NDIEN NEVOJË PËR KËSHILLIM

Intervistë me psikoterapistin pozitiv të akredituar, Arbër Zeka

Page 2: Revista Paqja, nr. 105, shkurt - mars 2016

2 SHKURT/MARS'16 n Nr. 105

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,KULTURË, ARSIM, ETIKË

Viti XI / Nr. 10519 shkurt - 19 mars 2016

Botues

O.J.Q. "Zëri Ynë"

DrejtorMuhamed Jusufi - KAJOLLI

[email protected]

Redaktor përgjegjësAvni AVDIU

[email protected]

Redaktor teknik/GrafikaOsman D. GASHI

[email protected]

e-mail:[email protected]

[email protected] /revistapaqja

@revistapaqjahttp://www.zeriyne.com

përmbaj t ja

Lulzim AHMETIShtrenjtimi i rrymës thellon...

6 Bota nën hijen e armëvenë mes luftës dhe paqes

17

Shqipëria strehonmuhaxhirë nga Irani

4

Pingpongu prokurorivs gjykata

7

Page 3: Revista Paqja, nr. 105, shkurt - mars 2016

PAQJA 3Nr. 105 n SHKURT/MARS'16

Editorial

Avni AVDIU

Muslimanët përgjatë gjithë histo-risë kanë vuajtur nga sindromi i keqkuptimit, keqinterpreti-

mit dhe keqpasqyrimit të fesë së tyre. Dallimet e pakta kanë shpërthyer në plasaritje e përplajse të mëdha, kurse pikat e shumta përafruese janë injoruar e kanë përhumbur nën valën e sterio-tipeve, paragjykimeve dhe prirjeve të ndryshme tendencioze. Rrallë mund të gjesh raste të jenë bërë përpjekje për minimizimin e dallimeve dhe në thek-simin dhe harmonizimin e gjërave të përbashkëta. Së këtejmi sot kemi një botë të tërë divergjencash e kontraditash brendapërbrenda orbitës islame.

Muslimanët, secili grupacion i ndarë më vete, ka marrë e përvetësuar mësime e dijetarë ndaj të cilëve sillen sikurse ndaj shënjtërisë, pa asnjë sy kritik. Vëllime të ndryshme tefsiresh janë marrë me aq besnikëri, ashtu si i pasojnë krishterët mësimet e Papës. Nuk ka rëndësi fakti se një tefsir është shkruar shumë shekuj më vonë, ai gjithqysh është koherent edhe në kohën moderne. Çdo sy kritikë ndaj tyre shihet me iritim. Të mos flasim për komentet e shokëve të Pejgamberit Mu-hamed (a.s) - (r.a). Jo vetëm thëniet e

tyre, por edhe veprimet merren absolut-isht të mirëqena. Po të pyesish, bie fjala, për argumentin e ndalimit të muzikës në Islam, fakti i parë që të parashtrohet është tefsiri i Ibën Abasit ndaj një ajeti kuranor, dhe këtë topi s’e luan ani pse po ky sahab (r.a) lidhur me ajetet koz-mologjike në mes tjerash ka komentuar se Tokën e mbajnë mbi shpinë balena të mëdha.

Çështje përplot ndërlikimesh paraq-iten në disa hadithe, që për çudi kanë vulën e besueshmërisë në zinxhirin e transmetuesve (në dy koleksionet më relevante Buhari e Muslim), hadithe këto që herë bijnë ndesh me ajete, herë më vetë disa hadithe tjera, e të mos fla-sim me logjikën e shëndoshë. Në këtë mënyrë sot jemi dëshmitar kur bëhet sebep një hadith për t’u ndarë një frak-sion - një grupacion nga tjetri e që me lehtësi shpallë kundërshtarin për tekfir - heretik. Kjo situatë tragjiko-komike në të cilën me a pa vetëdije bijnë shumë muslimanë, ka krijuar një gjendje të përgjithshme qesharake, ku muslimanët kundrohen nga të tjerët si objekt talljeje.

Për fatin e keq e tragjik të umetit ky qerthull dogmatik, nga rrafshi teo-rik rrokulliset në atë praktikë. Në zona paqeje ke fraksione të ndryshme mus-

limanësh që zihen e hahen mes veti për cikërrima, kurse në zona konfliktuoze luftojnë edhe me armë mes veti. Dhe duket se kjo s’ka të ndalur.

Kuptimi selektiv, i fragmentuar dhe përplot defekte i Islamit gjenezën e ka edhe në përpjekjet e vazhdueshme të shumë predikuesve që të përshtatin in-terpretimin klasik në çdo shoqëri, pa përpjekjen më të vogël së paku për të kuptuar harkun kohor të zhvillimeve shoqërore nga e kaluara në të tashmen, nga një popull në popullin tjetër dhe nga një zhvillim i ulët shkencor në një zhvillim marramendës. Duke e topitur mendjen me interpretime joadekuate që kanë shpërputhje në kohë e mental-itet, s’është çudi kur sot shohim disa që kapen me fanatizëm pas një adhurimi të caktuar: disa mburren me namaz, disa me agjërim, disa me lëshimin e mjekrrës, disa me shkurtimin e pantol-lonave, e kështu me radhë. Duke u ka-pur pas një gjëje, aq shumë fokusohen në të, sa harrojnë të tjerat. Dikush falë shumë namaze e bën dhikër, po bëhet introvert dhe harron obligimet ndaj familjes, farefisit, shokëve etj. Tjetri lëshon mjekërr e shkurton pantollona, por nuk është i kujdesshëm në hakun ndaj prindërve, fëmijëve ose është ar-

QASJET SELEKTIVE

NË ISLAM

Page 4: Revista Paqja, nr. 105, shkurt - mars 2016

4 SHKURT/MARS'16 n Nr. 105 PAQJA

rogant në sjellje. Dikush është dhënë pas dëgjimit të derseve, po harron se nuk jetohet si parazit, se duhet të pu-nojë e fitojë me djersë. Tjetri agjëron e falë namaz nate, por përgojon, shpif ose bën vepra tjera të pahijshme. Të pakët janë ata që Islamin e kuptojnë si tërësi që si sistem jete ka ardhur ta komple-tojë individin e shoqërinë me të gjitha tiparet shembullore, e jo ta hipnotizojë në një veprim të caktuar sado sumblim të duket ai.

Dhe së fundmi, muslimanët në krahasim me të tjerët janë në gjumë të thellë. Të mos flasim për ngecjet në shkencë e teknologji. Fjalën e kam jemi shumë mbrapa në fe. Nuk ka as përpjekje minimale për të bërë atë që është më së shumti imediate: një inter-pretim shumëdimensional bashkëkohor të Kuranit. Nuk shkollohen kuadro nga të gjitha profilet shkencore të shken-cave ekzakte e shoqërore, kuadro këto që më pas do të vazhdonin studimet në drejtimet islame. Si asnjëherë më parë, sot është imperativ i kohës që Kura-ni të komentohet nga një ekip i tillë shkencëtarësh që pasi janë specializuar në të gjitha drejtimet, vazhdojnë me studimet islame. Ky ekip i përbërë nga specialist - doktorë të të gjitha fushave shkencore, pasi të studiojë edhe dijet

fetare do t’i qasej Kuranit ajet pas ajeti duke i vënë e pasur përpara edhe ko-mentet e mëparshme. Tek atëherë do të mund të bëhej një komentim tamam adekuat e i plotë që do të plotësonte krit-eret që një lexues kritik i huaj i kërkon me etje. Po ama kjo do pak investim. E për këtë mungon vullneti e gatishmëria.

Mbretëritë dhe diktaturat e sotme arabe s’kanë interes të investojnë për diçka të tillë. Atyre u duhen misionarë që magjepsen me pak të holla, që hid-hen në terren e vazhdojnë të bërtasin nëpër hytbe pa kurrfarë takti. Mjafton të bëjnë pak ithtarë, të ndahen pastaj në grupacione dhe të vazhdojnë të bjer-rin kohën duke u grindur për ndonjë hadith a mesele. Kështu situata mbahet nën kontroll, pushteti i tyre vazhdon jetëgjatësinë, kurse intelegjenca gradu-alisht vdes. Në këtë mënyrë mentaliteti i muslimanëve vazhdon të shënojë rënie në raport me popujt e tjerë, ndërsa kër-kimi i kënaqësisë së Zotit bëhet gjithnjë e më i turbullt, sepse secili grupacion mendon se është ai i shpëtuari - se janë paria e zgjedhur. E gjithë kjo gjendje merr karakterin e një histerie kolektive, ku muslimanët në sytë e të tjerëve shiko-hen si një ‘specie e prapambetur’, kurse Islami i tyre si një bindje konfuze që i ka lënë aty ku janë. n

Shqipëria është gjetur zgjidhje për një problem të ri, që po ten-tohet të mbahet fshehtë. Medie

të ndryshme botërore kanë njoftuar se Shqipëria ka rënë dakord të pranojë anëtarët e organizatës Muxhahedinët Popullorë të Iranit (MEK), e cila deri para pak vitesh nga shumica e vendeve perëndimore konsiderohej organizatë terroriste. Sipas burimeve iraniane, më 6 shkurt 2016 në Shqipëri mbërritën, nga kampi i tyre në Irak, 22 muxhahedinë, duke e çuar numrin total të muxhahedi-nëve të strehuar deri tani në rreth 750. Ky numër përbën rreth 70 për qind të gjithë muxhahedinëve të MEK-ut të stre-huar në vende të treta me ndërmjetësi-min e SHBA-ve. Ka qenë SHBA ajo që i ka kërkuar Shqipërisë strehimin e tyre. Shqipëria nga ana tjetër, nuk ka mun-dur t’i thotë jo kësaj kërkese. Në bazë të marrëveshjes SHBA do të garantojnë siguri dhe mbështetje financiare për ta. Në njëfarë mënyre Shqipëria ka qenë e detyruar t’i presë muxhahedinët, sepse ka bërë një marrëveshje paraprake me SHBA. MEK është një lëvizje islamike e themeluar në shtator të vitit 1965 për të kundërshtuar lëvizjen “shah” në Irak dhe më tej për të luftuar kundër regjimit islamik, i cili erdhi në pushtet nga revo-lucioni i dhunshëm dhe i vrasjeve më 1979. Muxhahedinët janë opozita ira-niane për të cilën SHBA kanë obligim juridik ndërkombëtar për t’i marrë në mbrojtje. Ata drejtohen nga një çift bashkëshortësh: Masud Raxhavi dhe gruaja e tij Merjem. Masud Raxhavi ka

Shqipëria strehon muhaxhirë nga Irani

Page 5: Revista Paqja, nr. 105, shkurt - mars 2016

5Nr. 105 n SHKURT/MARS'16PAQJA

lindur më 1953 në një familje iraniane dhe ju bashkua Organizatës Popullore Muxhahedine të Iranit (MEK) më 1970. Pasi organizata u zhvendos nga Irani në Paris, ai u zgjodh kreu i saj, në vi-tin 1981. Ky grup u vendos në Irak më 1986 ku ndërtuan kampin Ashraf pranë kufirit iranian, pasi u është dhënë sta-tusi i refugjatëve nga presidenti i asaj kohe Sadam Hyseni. Shumica e mux-hahedinëve u mirëpritën në Irak nga Sadam Huseini, i cili i ofroi organizatës një territor të pazhvilluar pranë kufirit me Iranin. MEK-u e shndërroi terri-torin në një qendër me infrastructure moderne dhe ekonomi të zhvilluar që u njoh si Qyteti Ashraf. Në Ashraf, MEK iu përkushtua përgatitjes ushtarake të anëtarëve të saj duke u shndërruar në grupin më të madh dhe më të fuqishëm militant kundër regjimit iranian, i cili zhvilloi, për më shumë se dy dekada, një veprimtari intenzive terroriste për rrëzimin e qeverisë iraniane. MEK, njëkohësisht, bashkëpunoi ngushtësisht me regjimin e Sadam Huseinit, si gjatë luftës Irak-Iran edhe pas saj. Për shkak të aktivitetit të saj, MEK ka qenë njohur zyrtarisht si organizatë terroriste nga shumë qeveri perëndimore, përfshirë atë të SHBA-ve. Uashingtoni e ka cilë-suar si një organizatë terroriste më 1997, pasi më 1970 kishin vrarë 6 amerikanë. Në gusht të vitit 2012, Shtetet e Bash-kuara të Amerikës i hoqën nga lista e organizatave të huaja terroriste. Deri më tani për këtë çështje ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga qeveria shqip-

tare. Vendosja e tyre në Shqipëri filloi në vitin 2013, pas pranimit nga ish-kryeministri Sali Berisha të kërkesës së qeverisë amerikane për të pritur rreth 210 muxhahedinë, të cilët qeveria ameri-kane duhet t’i shpërngulte nga baza e saj ushtarake në Irak, pas tërheqjes nga ky vend. Grupi fillimisht u vendosën në Tiranë, më konkretisht afër Babrrusë, ku morën dhe statusin e refugjatit. Më pas qeveria i zhvendosi ata në Golem të Durrësit, ku u strehuan në pallate me qira që paguhen nga shteti. Në bazë të marrëveshjes muxhahedinëve ju krijua mbrojtje policore dhe u strehuan pranë njeri-tjetrit. Më 2014, kryeministri Edi Rama pranoi strehimin e qindra muxha-hedinëve të tjerë, të cilët kanë mbërritur në vazhdimësi që atëherë në grupe të ndryshme. Vendimet e qeverive Berisha dhe Rama për pranimin e muxhahedi-nëve nuk janë bërë asnjëherë publike, prandaj informacioni rreth tyre është i pakët dhe nuk dihet numri i përgjithëm i muxhahedinëve që qeveria shqiptare ka pranuar të strehojë, nuk dihen kushtet e pranimit dhe statusi që ata do të gëzojnë, nuk dihet vendndodhja dhe kushtet në të cilat ata jetojnë. Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur shqetësimit të një komentuese në faqen e tij në Facebook, për strehimin e një numri të konsiderueshëm muxhahedinësh. Komentuesja është shprehur se përse muxhahedinët duhet t’i strehojë Shq-ipëria me ekonomi të rrënuar. Ndërsa Berisha i është përgjigjur se ajo që po bën qeveria është një gjest human dhe

se duhet t’i ndihmojmë këta njerëz që kanë luftuar kundër regjimeve totali-tare të Irakut. “Përshëndetje Ina! Duke mirëkuptuar shqetësimin tuaj të dre-jtë, me gjithë vështirësitë e mëdha që ne kemi, ne duhet të ndihmojmë miqtë tanë, me marrjen e atyre njerëzve që kanë mbi gjysmë shekulli që luftojnë kundër regjimeve totalitare të Iranit dhe tani jetojnë në kushtet më të vështira. ShBA janë vendi më mirëpritës i plan-etit, por, për disa arsye ligjore dhe të tjera, nuk i marrin dot në territorin e tyre këta qëndrestar iranianë”, - ka thënë Berisha. Edhe kreu i Partisë Komuniste të Shqipërisë “8 Nëntori”, Preng Çuni, komentoi strehimin e muxhahedinëve në Shqipëri. Ai tha se qeveria me këtë ven-dim po u serviloset SHBA. “Kjo politikë servile e politikanëve tanë fatkeqësisht përkthehet edhe si mbështetje e popul-lit, çka faktikisht s’është kështu dhe kjo u provua edhe sot nga shtetrrethimi i Tiranës. Është e turpshme takimi i presidentit me Sekretarin Amerikan, Xhon Kerri, te shkallët e avionit dhe më pas abandonimi tij duke e lënë vetëm si buf. Ndërkohë që secili prej politikanëve tanë nxiton të dalë në foto ose të shtrëngojë duart me sekretarin Kerri si për të shprehur “besnikërinë ndaj politikës amerikane”. Por nëse kjo është paraqitja groteske e mjerane e tyre, ana tjetër është angazhimi që këta servilë marrin për çdo propozim ose çdo kërkesë që parashtrojnë amerikanët si rasti i pranimit të muhaxhirëve në vendin tonë”, - u shpreh Çuni. n

Shqipëria strehon muhaxhirë nga Irani

Page 6: Revista Paqja, nr. 105, shkurt - mars 2016

PAQJA6 SHKURT/MARS'16 n Nr. 105

Lulzim AHMETI

Kërkesa e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe KEDS-it për shtrenjtim të çmimit të en-

ergjisë eklektike për rreth 15 për qind, të cilën e kanë bërë në Zyrën e Rregullato-rit për Energji (ZRRE), është e padrejtë dhe e turpshme. Pse është e turpshme? Është e turpshme sepse mospunën dhe dështimin e vet, sidomos në KEK, po mundohen ta mbulojnë duke rrjepur qytetarin e varfër nëpërmjet shtrenjtimit të rrymës.

Shpërthimi në KEK i repartit të elektrolizës në Termocentralin “Koso-va A” është pasojë e moskujdesit dhe kryekëput e faktorit njeri, e të kërkohet që dëmet nga shpërthimi të kompenzo-hen nga qytetarët është jo e drejtë.

Edhe kështu kosovarët paguajmë çmim tepër të shtrenjtë të energjisë ekle-ktike, për dallim me të hyrat që kemi dhe pagën mesatare por edhe numrin e madh të të papunëve.

Përveç se e vështirëson jetën e qytetarëve dhe ulë standardin jetësor të qytetarëve të Republikës së Kosovës, sh-trenjtimi do të thellojë edhe më shumë gjendjen e vështirë të bizneseve. Po ashtu nëse shtrenjtohet rryma, atëherë do të jetë një goditje e madhe edhe për sektorin prodhues. Ky sektor goditet pasi e, shfrytëzon në masë të madhe energjinë elektrike për të prodhuar produktet e tyre.

Madje për shkak të një shtrenjtimi

të tillë bizneset thonë se do të jenë të detyruar që të mbyllin vende punë për të përballuar koston e pagesë së rrymës.

Rryma pengesë për biznesetFort shtrenjtimin e rrymës e kanë

kundërshtuar edhe në Odën Eko-nomike e Kosovës (OEK), duke thënë se në situatën aktuale ekonomike në të cilën biznesi vendor po ballafaqohet me shumë sfida dhe probleme, rritja even-tuale e çmimit të energjisë elektrike, do të kishte ndikim negativ në kushtet e funksionimit të bizneseve në Kosovë dhe do të ndikonte në përkeqësimin e pozitës edhe ashtu të vështirë të tyre.

“Oda Ekonomike e Kosovës si aso-ciacioni më i madh i biznesit vendor edhe me këtë rast theksoi se zhvillimi dhe forcimi i ekonomisë së tregut, që është përcaktim kushtetues dhe politik i Republikës së Kosovës mund të arrihet vetëm me zhvillimin e sektorit privat si bartës të zhvillimit ekonomik të ven-dit dhe rritja eventuale e çmimeve të energjisë elektrike drejtpërdrejt do të kishte efekte të shumëfishta negative dhe do të ishte pengesë e drejtpërdrejtë në zhvillimin e mëtejmë ekonomik, të ndër-marrësisë, të konkurenshmërisë së kom-panive vendore në tregun rajonal dhe më gjerë dhe do të sillte pasoja shumë të rënda për punën e tyre”, - është thënë në reagimin e OEK-ut dërguar medieve në pjesën e parë të muajit shkurt.

Sipas reagimit, Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga Zyra e Rregullatorit

të Energjisë (ZRRE) që të mos aprovojë kërkesën për rritjen e çmimit të en-ergjisë elektrike të kërkuar nga KEK-u dhe KEDS-i.

Rryma më e shtrenjtëNë vitin 2015 në bazë të statistikave

vjetore të publikuara nga Zyra për Statis-tika e Komisionit Evropian Eurostat, Kosova rangohej ndër vendet me çm-imin më të ultë të energjisë elektrike në rajon në kategorinë e amvisërisë.

Por energjia elektrike, të cilën e paguajnë qytetarët është shtrenjtuar dukshëm për tetë vite shtet.

Në bazë të çmimeve të energjisë të përcaktuara nga Zyra e rregullatorit të Energjisë në vitin 2008 qytetarët që shpenzojnë nga 200 deri në 600 kilovat orë kanë paguar për tarifën e lartë verore 4.49 euro për kilovatë orë.

Ndërkaq në vitin 2015 për të njëjtët kilovat të shpenzuar ata është dashur të paguajnë 5.51 euro.

Por nëse shtrenjtohet prapë energjia elektrike gjatë këtij viti, pagesa për ki-lovat energji elektrike, do të jetë shumë më e shtrenjtë.

Se a do të rritet a jo energjia elek-trike do të dihet deri më 31 mars të këtij viti pasi që kërkesat për shtrenjtim nga KEK-u dhe KEDS-i do të shqyrtohen nga bordi i ZRRE-së.

Por, rritja e çmimit të rrymës është një nxitje për shprehjen e pakënaqësisë nëpërmjet protestave dhe organizimeve të tjera qytetare. n

Rritja e çmimit të energjisë elektrike sipas kërkesës së Korporatës Energje-tike të Kosovës (KEK) dhe KEDS-it, do të rëndojë dhe vështirësoj edhe më shumë jetën e qytetarëve. Ky shtrenjtim do të jetë edhe një motiv shtesë për rritjen e shprehjes së pakënaqësisë së qytetarëve nëpërmjet protestave

SHTRENJTIMI I RRYMËS THELLON VARFËRINË

Page 7: Revista Paqja, nr. 105, shkurt - mars 2016

PAQJA 7Nr. 105 n SHKURT/MARS'16

Prokuroria speciale në Maqedoni më në fund shpalli aksionin e shumëpritur të koduar me emrin

"Titanik". Fillimisht u kërkua parabur-gim për 8 persona, të cilët u akuzuan si përgjegjës të dyshuar për manipuli-min e zgjedhjeve. Prokurorja e Proku-rorisë speciale, Fatime Fetai, theksoi se ishte hapur procedurë hetimi ndaj ministres së punëve të brendshme (Gor-dana Jankullovska), të transportit dhe lidhjeve (Mile Janakievski) dhe sekre-tarit të qeverisë (Kiril Bozhinovski), të cilët ngarkohen për bashkim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, blerje, shkatërrim të materialeve zgjedhore dhe keqpërdorim të mjeteve për fushatë zgjedhore. Këta zyrtarë të lartë qeveri-tarë së bashku me persona të tjerë kanë shfrytëzuar ndikimin në nivel lokal dhe nivel shtetëror dhe kanë krijuar grupe për kryerje të veprave penale, që të mundësojnë fitore të partisë së caktuar politike në zgjedhje. Ata i kishin përfitu-ar votuesit në forma të paligjshme, kurse pastaj nëpërmjet dhunës në fushatën zgjedhore dhe gjatë ditëve të votimit - pjesëtarë të grupit kanë kryer presion për të votuar si dhe kanë marrë pjesë në pengimin e realizmit të së drejtës së votës. Gjithashtu u theksua se ma-nipulim të zgjedhjeve ka pasur edhe në komunën e Çairit nga partia shqiptare në pushtet BDI dhe kundër njërit prej manipuluesve të dyshuar është kërkuar masa e arrestit. Ndërkaq për MPB u

tha se ka ndarë 35 mijë letërnjoftime, të cilat nuk janë marrë nga parashtruesit e kërkesave, kurse janë dhënë më tepër se 60 mijë shtetësi të reja. Gjatë paraq-itjes së parë tri prokuroret (Katica Ja-neva, Fatime Fetai dhe Lençe Ristevska) falënderuan bashkësinë ndërkombëtare për mbështetjen që u jep. Mbështetje theksuan se gëzojnë edhe nga shumë gjykatës, prokurorë, avokatë dhe intele-ktualë të profileve të ndryshme. Ato u zotuan se hetimet do të zgjerohen dhe se nuk do të kursehet askush, i cili ka vepruar në mënyrë kriminale. Mirëpo kërkesat e prokurorisë speciale u refu-zuan nga instancat e politizuara gjy-qësore. Vlen të ceket se në përgjimet telefonike që ka dhënë opozita (LSDM) para medieve nga bisedat e fshehta që bëjnë funksionarët politik në pushtet, dëgjohet se si caktohen gjyqtarët sipas preferencave partiake të VMRO-s dhe BDI-së. Gjykata Penale e Shkupit refu-zoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për ndalimin e tetë ish-zyrtarëve të lartë, të dyshuar për përfshirje në falsifikimin e zgjedhjeve, por edhe për vepra tjera të dënueshme, sipas Kodit Penal të Maqe-donisë. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Prokurorisë Speciale. "Gjykata Penale ka lëshuar shansin që të hyjë në historinë e Maqedonisë. Vendimet do të ankimohen. Janë dërguar ankesa për vendimet e Gjykatës Penale në Shkup. Hetimi vazhdon", - thuhet në njoftimin e shkurtër të Prokurorisë Speciale që

drejtohet nga Katica Janeva. Prokuro-ria speciale ka njoftuar po ashtu se po insiston që të marrë në dorë edhe rastin e aferës “Maxhar Telekom”. Kjo aferë e madhe korruptive, e cila u trajtua nga Gjykata e New Yorkut, ka prekur rëndë drejtuesit më të lartë të partisë shqiptare në Qeverinë e Maqedonisë, Bashkimit Demokratik për Integrim. Kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti dhe bashkë-punëtori i tij i ngushtë, Musa Xhaferi, njëherësh zëvendëskryeministër për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, akuzohen se kanë marrë 5 mil-ionë euro nga “Maxhar Telekom”. Ish-shefi i policisë sekrete të Maqedonisë dhe ish-këshilltari i Qeverisë, Sllobodan Bogoevski në transkriptin e publikuar në 166 faqe, ka përmendur Buçkovskin dhe personat A.A. dhe M.Xh. se në më shumë raste, me ndërmjetësim të njerëzve të biznesmenit kontrovers grek Dimitris Kondominas, kanë marrë mito në vlerë prej 7.5 milionë euro (në kesh). Megjithatë Prokuroria publike e Shku-pit ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë speciale për dorëzimin e kësaj lënde me arsyetimin se këto raste nuk i ta-kojnë Prokurorisë speciale. Bëhet fjalë për vepër penale të rëndë nga kapitulli i kriminalitetit të organizuar në Kodin penal të Maqedonisë për çka parashihen dënime maksimale me burg deri më 20 vjet. Duket se arsyeja e zvarritjes së kësaj lënde është me qëllim të mbrojtjes së kreut të BDI-së nga arrestimi i mund-

Pingpongu prokurori vs gjykata

Fatime Fetai Gordana Jankullovska

Page 8: Revista Paqja, nr. 105, shkurt - mars 2016

PAQJA8 SHKURT/MARS'16 n Nr. 105

shëm që do të rezultonte me pengesë ligjore për t’u kandiduar për deputet, por edhe për t’u marrë me politikë, e që automatikisht do të nënkuptonte shpar-tallimin e menjëhershëm të Bashkimit Demokratik për Integrim. BDI dhe Ali Ahmeti më shumë se kushdoqoftë tjetër luftojnë për të mos i shtyrë zgjedhjet që sipas Marrëveshjes së Përzhinos ishin paraparë për 24 prill. Përndryshe kjo parti ka filluar fushatën e saj paraz-gjedhore ndonëse ende s’janë plotësuar kushtet e paraprara për zgjedhje dhe me gjasë ato pritet të shtyhen. Kjo parti ka vazhduar me avazin e rrenave, se gjoja ka investuar dy milliard dollarë për vendbanimet shqiptare, se ua ka bërë shqiptarëve jetën shumë të lumtur në Maqedoni dhe se për t’i bërë të ndje-hen krenar shqiptarët së fund-mi në Çair vendosën një postament shqiponje për nder të luftës së 2001-shit. Thirrjet e vazhdueshme parazgjedhore të kësaj partie në vlerat e luftës, në

gjakun e dëshmorëve e bile-bile edhe në Skenderbeun, Isë Boletinin, Mic Sokolin etj. e folklorizma të ngjashme kanë fillu-ar të tingëllojnë si kakofoni. Bazuar në të gjitha komentet në internet, pa përjash-tim duket se shumica më nuk do t’i hanë këto fore të BDI-së dhe Ali Ahmetit. Po-pulli është lodhur nga mjerimi, padre-jtësitë e mashtrimet dhe është ngopur më me fjalë e premtime të kota. Edhe më keq shumica e komentuesve kanë humbur durimin dhe adresojnë sharje nga më vulgaret e mundshme kundër kësaj partie servile të VMRO-s. A nënkupton kjo vetëdijësim të popullatës dhe a mund të merret kjo si parametër i arritjes së pjekurisë poli-tike, zor mund të thuhet pa kaluar z g j e d h j e t , sepse deri tani kemi q e n ë dëshmitar

të parad-okseve më të çudit-

s h m e

politike, ku elektorati ndryshe deklaro-het para zgjedhjeve, e ndryshe voton ditën e zgjedhjeve.

E sa i përket zgjedhjeve të parapara më 24 prill, para së gjithash ato nuk mund të mbahen pa pastrimin e listave zgjedhore, pa depolitizimin e medieve megafone të partive në pushtet dhe mbi të gjitha pa dekriminalizimin e politikës, pa mbylljen prapa grilave të atyre që s’lanë gjë pa bërë, duke e keqpërdorur fuqinë e pushtetit.

Lidhur me këtë redaksia “OhridSky” qysh më herët ka theksuar se FBI-ja amerikane dhe BIA serbe, prokurores speciale Janeva do t’i dorëzojnë ma-teriale që kanë të bëjnë me aktivitetet kriminale të qeverisë së VMRO-BDI, ku si frontmenë kryesorë në të gjitha marrëveshjet e dyshimta, paraqitet Mile Janakievski së bashku me kumbarin e tij, i cili është një prej maqedonasve më të pasur me prejardhje nga f. Vërbjan - Debarcë, Ljupço Todorovski-Radnik, Martin Protugjer, Gordana Jankullovs-ka, Orce Kamçev, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Nikolla Todorov, Ivica Konevski, Ilija Kitanovski edhe 40 funksionarë lartë të ranguar partiakë të VMRO-DPMNE-së. Sipas këtij portali, në ma-terialet ekskluzive që do t’i dorëzohen prokurores speciale Katica Janeva (e që nuk kanë qenë pjesë e ‘bombave’ të Za-evit), gjenden edhe videoincizime nga më tepër ngjarje, siç janë “Monstra”, “Lagja e Trimave”, “Polikollor”, “Tetra sistem”, “shitja e artefakteve nëpërmjet postës diplomatike”, “larje e organizuar e parave nëpërmjet Maqedonisë në narko kartelat nëpërmjet Maqedonisë, në vlerë prej mbi 100 miliardë euro. Personat e lartpërmendur do të jenë “pacientët e parë” në përpunimin e Janevës. n

Page 9: Revista Paqja, nr. 105, shkurt - mars 2016

PAQJA 9Nr. 105 n SHKURT/MARS'16

PAQJA: Pse jeni përcaktuar për psikologjinë, çka ju shtyri të mer-reni me këtë lëmi dhe ç’deshte të

arrish me të?Zeka: Janë këto pyetje që nuk i nxjerr

do nga pavetëdija ime. Pavarësisht se me vetë faktin se bazuar në qëndrimet e mia unë kam zgjedh psikologjinë si fushë studimi për vetën time, pa u men-duar në atë se ç’është misioni im karshi psikologjisë.

Kur fillimisht dëgjojmë shprehjen “psikologji”, shumë imazhe paraqiten në mendjen tonë, një profesor, një lex-ues mendimesh, një ndihmëtar ose dhe një studiues, e mbi të gjitha dikush që siguron trajtim të shëndetit mendor, kjo varësisht sipas përvojave tona që kemi me fjalën dhe situatat që kemi përjetuar lidhur me këtë nocion.

Kur realisht veç ballafaqohesh me realitetin dhe vetëm atëherë kur ke kup-tuar mirë gjendjen, rastësisht e kupton se psikologjia ka të bëjë shumë me vet-veten tënde, ka të bëjë shumë pra me mua, me sjelljet e mia, me njohjen time, emocionet dhe përjetimet e mia, pra thënë më shkurt ajo ka të bëjë gjithçka me mua dhe përmes meje, edhe pse mis-ioni fillestar janë të tjerët.

Psikologjia është studimi i mendjes dhe sjelljes, është disiplinë akademike që kërkon për të kuptuar individin dhe individin në grup. Për mua kjo nënkup-ton se psikologët përpiqen të kuptojnë rolin e funksioneve mendore në sjelljet individuale dhe shoqërore.

Tutje nën drejtimin psikologjik, psikologët përpiqen të kuptojnë pro-ceset si perceptimi, njohja, vëmendja, emocionet, inteligjenca, motivimi, funk-sioni i trurit, personaliteti, sjellja dhe marrëdhëniet ndërpersonale, e gjithë kjo për mendimin tim, vetëm e vetëm t’i japim kuptim pjesës më të rëndësishme vetes (un).

Unë dhe psikologjia, jo dhe thjesht mund të elaborohen kur kihen parasysh

mekanizmat mbrojtës që përdorim për ta mbrojtur vetën dhe realitetin e asaj se pse unë në psikologji ose pse unë psiko-

log. Gjithsesi, këtë nuk e shoh si problem individual që më përket mua, po është punë e pakryer edhe e gjeneratave të

Psikoterapinë sot ia rekomandojsecilit që ndien nevojë për këshillim“Zgjidhja e problemeve përmes psikoterapisë në klinikat tona, është formë e përshtatshme dhe mjaft e nevojshme, kur kihen parasysh problemet e shumëta që kohëve të fundit nuk po gjejnë zgjidhje në analiza dhe trajtime të tjera. Ky është një fakt i nivelit të lartë të psikologjizmit të sëmundjeve, dhe efektit që sëmundja në aspektin psikologjik ka tek individi”, - u shpreh për revistën ‘Paqja’, Arbër Zeka psikoterapist pozitiv i akredituar, anëtar-kandidat në Asociacionin Evropian për Psikoterapi Trupore.

Arbër Zeka

Biografia Arber Zeka është psikolog dhe psikoterapistë. Ka për-

funduar studimet bazike në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Prishtinës, drejtimi Psikologji, për të

vazhduar dhe më tej me studimet e nivelit Master në drejtimi ‘Psikologji Klinike dhe Shëndeti’. Ka ndjekur një serë trajnimesh nga fusha e psikoterapisë, si psikoterapia trupore, psikoterapia pozitive dhe nga psikodrama, për të arritur dy grada psikoterapeutike:

- Anëtar Kandidat në Asociacionin Evropian për Psikoterapi Trupore (EABP) dhe - Arritjen e gradës më të lart nga qasja e psikoterapisë pozitive, ‘Psikoterapist Pozitiv i Akredituar (WAPP).

Kontributi i tij më i veçanet njihet në prezantimin e dy hulumtimeve të ndryshme, që janë prezantuar në disa kongrese me karakter ndërkom-bëtar nga fusha e psikoterapisë:

• BisedaPsikoterapeutike-meprekjepaprekje&• Imazhipozitivitërinjve.

Punon psikolog në Stacionarin e Burgut të Dubravës, duke qenë i an-gazhuar njëkohësisht edhe në disa asociacione për psikoterapi, ku njëkohësit bart përgjegjësinë e sekretarit në Shoqatën e Psikotera-peutëve të Kosovës.Gjithashtu është i angazhuar në biznesin e tij privatë ‘Friend of Con-sulting’, biznes ky që ofron shërbime psikoterapeutike dhe këshillim, ku edhe kalon një kohë të madhe të punës së tij.

Page 10: Revista Paqja, nr. 105, shkurt - mars 2016

PAQJA10 SHKURT/MARS'16 n Nr. 105

mëhershme, ku mister i veçantë ishte “unë dhe psikologjia”, e kështu vazh-don të jetë akoma edhe sot për mua dhe vetëm me kalimin e kohës ndoshta mund ta kuptojmë këtë.

PAQJA: Cila është rëndësia e psikologjisë?

Zeka: Puna e psikologut është punë mjaft e ndijshme dhe me plot përgjegjë-si, përballë të gjitha sfidave që e përm-bushin atë si profesion. Përpos që është një sfidë, shpesh është edhe një privilegj përballë profesioneve të tjera, duke qenë se të tjerët e veçojnë dhe i japin rëndësi punës së psikologut dhe psikologjisë në përgjithësi. Këtë e mbështesë në numrin e madh të librave të botuara me karakter psikologjik, që janë edhe librat më të shitura aktualisht në sferën e gjerë të botimeve letrare dhe atyre komerciale.

PAQJA: Ndonjëherë krijohet për-shtypja se njerëzit kanë ndrojtje nga psikologu, pse?

Zeka: Pavarësisht kërkesave për njo-hurinë mbi psikolgjinë dhe profesionin e psikologut, e veçmas për të mësuar më tepër nga këshillat e tij, njerëzit akoma vazhdojnë ta stigmatizojnë këtë profe-

sion, duke mos i dhënë meritat e veta që ka karshi realitetit. Psikologu, e në këtë rast psikoterapia që ai ofron është nevojë e veçantë përballë nevojave dhe problemeve të caktuara që paraqiten në situata të caktuar të jetës.

Psikologjia nuk duhet të stigmati-zohet si një profesion sharlatanësh, por si një nevojë e veçantë për të zgjedhur probleme të shëndetit mendor, duke qenë së ka argumentuar se ka metodat dhe teknikat e veçanta për t’u bërë shkak-tar i shërimit të shumë problemeve.

PAQJA: Pse duhet t’i drejtohemi psikologut?Zeka: Ka shumë arsyeje se pse duhet

të zgjidhni të vizitoheni ose të këshillo-heni më psikologun, por gjithnjë duhet ditur se ju jeni ai i cili do të vendosni për takimin dhe se në kohën kur dikush mund të ju rekomandojë takimin me të, vetëm se mund të jetë vonë në aspektin e shtimit të problemeve, por jo vonë për takim me psikologun.

Te psikologu, ju do të mësoni të pu-noni përmes problemeve tua, do gjeni një person, i cili do të dëgjojë atë që keni për t’i thënë, pa ju gjykuar. Zyra në të cilën ju do ta zhvilloni intervistën është vend ku sekretet e tua janë të sig-

urta dhe se diskutimi që do të zhvilloni do ju mësojë të përfitoni mësime afat-gjata, që ju ndihmojnë në të ardhmen në secilën situatë.

PAQJA: Me cilët persona keni më së shumti punë?

Zeka: Shumica e personave me të cilët unë punoj, janë persona që kanë probleme më ligjin, pra janë persona, të cilët kanë sjellje jo sociale dhe puna më ta është shumë specifike. Kjo është koha kur unë punoj si psikolog i burgut. Patjetër kemi dhe probleme të tjera në shëndetin mendor të tyre, si abuzues drogash dhe alkooli, tendenca të larta depresioni dhe në shumicën e rasteve probleme me ankthin, e gjithnjë prob-leme me traumat e së kaluarës të shkak-tuara nga forma e jetesë që ata kanë bërë. Kjo është vetëm një pjesë e atyre person-ave që unë punoj me ta, por që nuk janë probleme psikologjike që zakonisht i has me klientët e zakonshëm që puna më ta ka karakter privat. Ajo që dua të them këtu, është se këta persona nuk e përbej-në shumicën e personave që frekuntojnë normalisht zyrat e psikologëve.

Personat e zakonshëm me të cilët unë punoj, në rastet më të shpeshta janë probleme më ankthin dhe probleme të natyrës traumatike, që janë rezultat i

Page 11: Revista Paqja, nr. 105, shkurt - mars 2016

PAQJA 11Nr. 105 n SHKURT/MARS'16

formës së jetesës dhe ngjarjeve të jetës që ata kanë kaluara. Fatkeqësisht, prob-lemet psikosomatike që ne i quajmë, janë probleme shumë të shpeshta dhe nuk janë raste që gjejnë zgjidhje nëpër analiza dhe filmime mjekësore, e më keq nuk marrin guxim mjekët t’i referojnë për konsulta psikologjike, e në rastet më të mira për ndihmë psikoterapeutike. Jo që dua të them se mjekësia është e përjashtuar në këto raste. Mjekët nuk po marrin guximin dhe ta bëjnë kulturë e edhe etikë profesionale t’i ndihmojnë vërtet këtyre rasteve, kur kihet para-sysh se natyra e problemeve që janë të ndërlidhura ndërmjet psikës dhe tru-pit janë problemet më të shpeshta që i hasim në spitale dhe vende ku njerëzit kohëve të fundit janë duke kërkuar ndi-hmë. Psikologjia e gjegjësisht ndihma psikoterapeutike është forma më e mirë që mund t’i ndihmosh këta persona.

PAQJA: Ju merreni edhe me psikotera-pi, si dhe ku e ushtroni këtë?

Zeka: Psikoterapia sot botërisht ndihet si fushë e veçantë profesionale, fushë e veçantë e trajtimit në kurimin e problemeve të natyrës së shëndetit men-dor. Psikoterapia sot është një metodë unike dhe e veçantë e zgjidhjes së prob-lemeve në shëndetin mendor dhe duhet

kuptuar mirë se nuk mund të ofrohet psikoterapi nga secili, pavarësisht se në Kosovë kjo është e mundshme. Ekzisto-jnë rregulla dhe kode etike, të cilat i për-caktojnë shërbimet psikoterapeutike, fatkeqësisht kjo nuk është e aplikue-shme akoma për Kosovë. Në shumicën e vendeve evropiane një gjë e tillë tani më është e zgjidhshme.

Aktualisht në Kosovë ekziston Shoqa-ta Kosovare për Psikoterapi, nën ombrel-lën e së cilës janë edhe asociacioni për Psikoterapi Trupore, Psikoterapi Pozi-tive dhe disa iniciativa nga qasje tjera si Psikodrama dhe psikoterapia Integrative, që shpresojmë në të ardhmen të kemi edhe më shumë qasje të tjera, të nevo-jshme që të kemi një zhgjedhje ekliktike mbi problemet e shëndetit mendor.

Zgjidhja e problemeve përmes psikoterapisë në klinikat tona, është formë e përshtatshme dhe mjaft e nevojshme, kur kihen parasysh problemet e shumëta që kohëve të fundit nuk po gjejnë zgjidhje në analiza dhe trajtime të tjera. Ky është një fakt i nivelit të lartë të psikologjizmit të sëmundjeve dhe efektit që sëmundja në aspektin psikologjik ka tek individi.

Fatkeqësisht referimet e mjekëve të këtyre sëmundjeve janë minimale të mos themi zero. Sigurisht duhet një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet mje-kut dhe psikologut, e në rastin tonë të psikoterapistsit, por efekti që do mund të jepte ndihma psikoterapeutike te këta persona është mjaft pozitiv dhe i nevo-jshëm në luftimin e sëmundjes.

Natyra e pacientëve që në shumicën e rasteve i pranojmë në zyrën time këshilluese të emëruar Mik i Këshillimit dhe Klientëve, ku unë punoj në zyrën e Shoqatës Kosovare për Psikoterapi, janë probleme me tendenca ankthi dhe depresioni gjithnjë gati të shoqëruara me incidente traumatike të pazgjedhura përgjatë ngjarjeve jetësore. Ata vinë në zyrat tona në shumicën e rasteve të dër-muar nga trajtimet tjera dhe sigurisht se kur ke hall edhe kërkon ndihmë të shpejtë në zgjedhjen e problemeve.

Forma se si ne i qasemi problemeve në formë psikoterapeutike, buron nga dy qasje për të cilat unë jam i thirrur të punojë me to, duke qenë se edhe kam përfunduar trajnimet adekuate nga këto dy qasje, psikoterapia trupore përmes së cilës i kuptoj shumë më lehtë aspektet somatike dhe ndikimin e tyre që kanë te problemi psikologjik dhe përmes psikoterapisë pozitive përmes së cilës arrij t’i shohë më lehtë kapacitetet dhe aftësitë që më ndihmojnë t’i gjej burimet e klientit për ta mposhtur problemin.

PAQJA: Për fund?Zeka: Psikoterapinë sot ia rekoman-

doj secilit që ndien nevojë për këshil-lim, duke qenë se është nevojë e do-mosdoshme posaçërisht për personat që kanë probleme psikologjike, ose ndoshta më mirë të them për personat që janë duke vuajtur si rezultat i prob-lemit dhe dinamikës së halleve të jetës që sot kanë njerëzit. n

Page 12: Revista Paqja, nr. 105, shkurt - mars 2016

PAQJA12 SHKURT/MARS'16 n Nr. 105

Zgjerimi më i madh i religjioneve dhe sistemit të besimeve, ka bër ndryshime revolucionare, duke

dhënë pamje ndryshuese për shoqërinë. Bota, aq sa e njohim tani, ka dëshmuar mjaftueshëm për përdorimin e fakteve shkencore si mjet. Mirëpo përse bota moderne ka nevojë për religjionin? A e mban të njëjtën relevancë ashtu siç e ka pasur në kohët antike e mesjetare?

Çuditërisht...Mosbesimi në ndonjë formë hyjnie,

gjithashtu konsiderohet një religjion. Kjo për faktin se ‘ateizmi’ gjithashtu është një kulturë që ndiqet nga masat dhe mbështetet në ‘besimin’ se s’ka forcë mbinatyrore që operon dhe monitoron në funksionimin dhe mënyrën e ud-hëheqjes së universit.

Që prej se ka ekzistuar jeta në këtë planet, religjionet kanë qenë ato me të cilat është dashur të përballemi. Diver-siteti i religjioneve është në atë masë saqë po të llogarisim për të gjitha religjionet antike dhe moderne me të cilat është ballafaquar toka, të dhënat tregojnë për 12 fe të mëdha dhe 43 struktura besimi të degëzuara afërsisht në 4300 grupe. Ne mund të pyesim për nevojën e kaq shumë grupeve religjioze.

A përmbajnë ndonjë rëndësi në kontekstin modern kur bota është tërë shkencë, biznes dhe politikë? Nëse po, atëherë si? Nëse jo, pse atëherë ato janë rreth nesh. Për t’u përgjigjur tërë këtyre pyetjeve dhe përtej, nevojitet të kupto-jmë se ne kemi nevojë për religjionin në përgjithësi, dhe më pas ta kuptojmë kontekstin e botës moderne.

Pse religjioni është i rëndësishëm?

Religjioni nxit tërë qeniet të mbajnë kontrollin e anës së keqe të tyre dhe ta vendosin hapin ‘engjëllor’ para. Shumica e veprimeve tona janë të vëna në lëvizje nga ‘mirësitë e përcaktuara’ të religjione-ve tona dhe na ndalojnë prej ngarendjes pas veseve. Qëllimet hakmarrëse kështu mbahen nën kontroll ashtu edhe niveli i krimit nëpër botë.

Ne të gjithë jemi përballur me situata të atilla në jetë kur është një dëshirë ekstreme për të dëmtuar dikë si kundërpërgjigje ose shkaktojmë telashe vetëm për të mënjanu-ar vetë iritimin tonë. Ende, ne nuk shkojmë më tutje me planin tonë sepse diku nga përbrenda, vetëdija e jonë ‘beson’ se është gabim dhe na ndalon prej brenda.

Na inspiron të punojmë më shumë

Të gjitha religjionet që njihen deri më tani e theksojnë shumë përpjekjen e asaj se çfarë ne dëshirojmë më së shumti në botë në vend të dembelisë dhe pritjes së mrekullive që të ndodhin. Ato nënvi-jëzojnë faktin se “Zoti i ndihmon atyre që ndihmojnë veten”. Disa sisteme be-simi, për atë çështje, janë thjeshtë ud-hëzime se si të ‘punohet’. A nuk kemi besuar gjithmonë se një ditë puna jonë e madhe do të njihet nga i Plotfuqishmi

dhe se do të shpërblehemi mjaft mirë? Kjo, për shkak se sistemi i besimit tonë na ka mësuar kësisoj. Njeriu modern, i cili është i rrethuar nga përfundime zhgënjyese, duhet të mësojë që të mbetet i palëkundur kundër të gjitha rrethanave dhe të vazhdojë të punojë shumë.

Ndërton siguriShkenca shpirtërore është arsyeja e

plotë përse është themeluar cilido lloj sistem i besimit. Ju bëheni ai çfarë beso-ni. Një lloj i caktuar i sistemit të besimit

PSE RELIGJIONI ËSHTË AQ I

RËNDËSISHËM NË BOTËN E

SOTME?

Page 13: Revista Paqja, nr. 105, shkurt - mars 2016

PAQJA 13Nr. 105 n SHKURT/MARS'16

gjithmonë përbën siguri në aftësitë e tua. Sistemet e besimit theksojnë faktin se përkundër asaj që bën, Krijuesi ishte dhe do të jetë aty që të kujdeset për të. Kjo siguri e të pasurit dikë për të të mbrojtur, na jep vetëbesim që të ballafaqohemi me pengesat në jetë dhe të marrim vendime të pavarura.

Na ndihmon në rindërtimin e besimit

Edhe nëse ndonjë e humb besi-min në vete, ose në emër të njerëzimit,

tregimeve fetare dhe epet mitologjike, të gjitha janë të destinuara që ta ush-qejnë besimin tuaj herë pas here dhe të forcojnë qëndrimin që dobësohet kohë pas kohe. Shkrimet e shenjta ofrojnë sh-embuj të gjërave të mrekullueshme që u kanë ndodhur njerëzve që kanë besuar. Prandaj, çfarëdo sasie e dështimit nuk mund ta shkatërrojë plotësisht besimin e një personi, nëse ai ose ajo beson se Zoti i vë gjërat në rregull.

Udhëzon në kohë të vështiraMësimet e cilitdo religjion gjithmonë

janë të vlefshme si shkrime të shenjta ose libra. Këto udhëzojnë rrugët tona kur jemi në dilemë. Në çdo udhëkryq të jetës, ndonjëri mund të gjejë reflektimin relevant të vetes së tij në këto shkrime të shenjta ose libra.

Kjo është kur dhe si njeriu modern merr një perspektivë neutrale dhe vendos gjënë e duhur që duhet bërë. Një çështje mund të duket jo relevante ose ekstrem-isht e komplikuar në një kohë të caktuar. Por nëse ai i kthehet shkrimeve të shenjta ose librave të sistemeve të besimit, ai do ta vërejë se kompiluesit janë kujdesur për secilën situatë të jetës së përditshme. Ai definitivisht do të gjejë zgjidhjen më të thjeshtë për një situatë kritike në dukje. Secili do të duhet të shikojë me kujdes dhe të lexojë mes rreshtave.

Siguron një sfond moralSecili vendim nuk është gjithmonë

i drejtë o i gabuar. E tëra që ka rëndësi është se çfarë qëllimi ai përmbush. Ai qëllim i veprimit duhet të jetë i shtyrë moralisht dhe jo i bazuar mbi vetë in-stinktin. Ai duhet të jetë në gjendje

të njoh çfarë implikime do të sjellin vendimet e tij mbi shoqërinë e gjerë. Kjo bazë morale, për një njeri, më së miri vendoset nga besimi i tij ose i saj. Kjo shpesh përjetohet se njerëzit janë të pushtuar nga mjedisi i përbashkët që ata kanë ndërtuar për vetët e tyre. Njerëzit tentojnë të shkelin mbi njëri-tjetrin për të fituar sukses dhe pasuri. Kjo më pas bëhet një nevojë që njerëzit të kthehen prapa në bazën fetare për t’ju qasur detyrave të tyre profesionale me moral të fuqishëm.

Rrit mirësinë e brendshmeTë gjitha ritet dhe dogmat kulturore

përreth botës, funksionojnë drejt tërë qëllimit për të bërë njerëzit të besojnë se në fund të çdo tregimi, e mira fiton mbi të keqen. Kjo është ajo çfarë na mo-tivon që të jemi të përmbajtur dhe të kulturuar. Kjo është ajo çfarë sjellë nxitje në ne për të ndërmarrë hapa para dhe t’i ndihmojmë të tjerët në nevojë.

Një person pa ndonjë religjion nuk është i angazhuar në asgjë. Religjioni predikon teorinë se çfarë shkon përreth vjen përreth, prandaj, njerëzit tentojnë të japin më shumë të mira sesa të marrin.

Udhëzon të jetohet me të Efekti më i thjeshtë dhe më i justifi-

kueshëm i të praktikuarit të religjionit është ai i përvetësimit të vetive të mira dhe të shëndetshme. Ekzistojnë instanca të sistemeve të besimit nëpër botë që kanë vetëm udhëzime se si të jetohet. Sidoqoftë, në shumicën e besimeve re-ligjioze, shkrimet e shenjta predikojnë praktikën e stilit të definuar të jetesës që do të dërgojë në një jetë të sigurt, të shën-

PSE RELIGJIONI ËSHTË AQ I

RËNDËSISHËM NË BOTËN E

SOTME?

Page 14: Revista Paqja, nr. 105, shkurt - mars 2016

PAQJA14 SHKURT/MARS'16 n Nr. 105

detshme dhe të përmbushur për shoqëri-në njerëzore. Ky stil jete nëse ndiqet siç duhet premton situatën ideale që njeriu mund të arrijë në termat e familjes, pro-fesionit dhe ekzistencës sociale.

Bashkon njerëzitNjeriu modern ka humbur rrugën

prej natyrës. Ajo çfarë na lidh ne për këtë Tokë është lakmia e saj për të festuar mbi atë çfarë ka ajo të ofrojë. Mbijetesa e më të fortit është një besim që ka çorientuar në keqbërje të mëdha. Religjioni ndreq lidhjet sociale të një shpirti të shkëputur. Ai udhëzon pasuesit e tij drejt një qëllimi të përbashkët dhe imponon një ndjenjë të vëllazërisë në mesin e tyre. Ky krijim i kësaj ndjenje, i përkatësisë në grupin e tij, e zgjeron më tutje besimin e personit. Për shkak se njerëzit tani lidhen nga një faktor i përbashkët, ata janë të angazhuar të ndihmojnë njëri-tjetrin të rriten dhe të përparojnë. Përkatësia arrin ekstremin e saj kur njerëzit fillojnë të identifikojnë vetët e tyre si një pjesë e religjionit përtej ekzistencës së tyre individuale.

Arsyet për t’u gëzuarDoket e ndërlidhura me një sistem

besimi i japin një qasje estetike ekzis-tencës tonë. Festivalet e ndryshme dhe festimet i shtojnë ngjyrë dhe energji tjetër ekzistimit tonë monoton. Kjo siguron një bazë kolektive për gëzim përmes kryerjes së aktiviteteve ose ritualeve që kanë për qëllim ose të pastrimit të mjedisit ose përtëritjes së ndjenjave. Shkëmbimi so-cial i mirësisë, ndarjes së lumturisë dhe mërzisë, dhe vlerësimi i formave të artit kulturor është çfarë pasuron përvojën e praktikimit e një kulture besimi.

Shastis në gjenerimin e frikësFrika është një element i fuqishëm.

Është gjithmonë aty, sidoqoftë, minimal në sfondin e mendjes sonë. Njeriu mod-ern i cili ka shkencën si shërbëtorin e vet të ri për nevojat e tij është i pafrikë dhe me kohë tenton të qaset në diçka që nuk është e drejtë e tij. Kjo fije supernatyrore e besimit që është, ka lënduar mend-jen e tij prej një kohë shumë të dobët vazhdimisht e mban atë nën frikën e të qenit i dënuar kur ai tenton të përzihet me gjëra që nuk janë çështje e tij. Frika e pasjes së një të keqeje në jetën e përte-jme është ajo çfarë na bën neve ta trajto-jmë natyrën dhe elementet e saj me tërë respekt dhe të kryejmë vepra të mira.

Promovon mirëqenien sociale Religjioni nxit njerëzit të vënë në

prioritet kontributin social mbi qëlli-met vetjake. Në disa prej tyre, është një kërkesë e detyrueshme që të kryhet së paku një sasi e vogël në favor të shoqërisë ose mjedisit që ne jetojmë brenda. Re-ligjioni ngulit një presion moral për të

dhuruar dhe për t’u përkujdesur për çfarëdo gjëje që është nën kapacitetin e dikujt dhe nxjerr paqen dhe kënaqësinë e veprës që bëhet. Vetëm atëherë kur një person fillon ta kuptojë deficitin social, ai do t’i shfrytëzojë burimet e tij në një mënyrë të mbështetur. Kjo vjen atëherë e shkatërrimi i pakuptimshëm duket joracional. Zhvillimi për secilin sekt në shoqëri ruhet.

Imponon stil të shëndetshëm jete

Praktikat e akomoduara nga re-ligjionet me kujdes janë dizajnuar nga paraardhësit për të siguruar se shoqëria jeton në një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër. Ka instruktuar të mbahet vendbanimi i shpirtit, që është trupi i njeriut në një gjendje të pacenuar. E ashtuquajtura shoqëri moderne ku gjys-ma e popullatës ndoshta akuzohet për vetë-abuzim, religjioni mund të veprojë si një mjet rehabilitues për shpirtin e tyre. Metodat e pastrimit fizik janë të mbrojtura kundrejt ndëshkimit fizik. Mësimet religjioze deklamojnë lavditë e dhuratës së trupit të njeriut që duhet të trajtohet me përgjegjësi dhe të vihet në përdorim konstruktiv.

Rilidhet me shpirtin e brendshëm

Ritualet e ndërlidhura me religjionet gjithmonë dëshmojnë të jenë një ikje prej presionit ditor të punës, familjes dhe shoqërisë. Ata relaksojnë mendjen dhe rrisin vetëdijen e vetë ekzistencës sonë dhe shpirtit përbrenda. Pesë minuta të lutjes ose koncentrimit është moment i paqes për të qetësuar entropinë e një mendjeje në mesin e ngutisë ditore. Këto momente të realizimit e sjellin njeriun më afër vetërealizimit, i cili është më i rëndësishmi për të arritur suksesin e

Page 15: Revista Paqja, nr. 105, shkurt - mars 2016

PAQJA 15Nr. 105 n SHKURT/MARS'16

vërtetë. I humbur në sistemin e “ekzis-tencës së masës” për shoqërinë tonë të tanishme, ata parandalojnë tendencën e humbjes së vetëkonsideratës. Dijenia e vërtetë e qëllimit primar të dikujt në jetë është arrirë.

Gjeneron një ndjenjë të të qenitZgjerimi i universit ndoshta është i

pafund, por fakti që ne jemi një pjesë e tij, në vetvete është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Kur kjo qartësohet për një person, përvetëson të dyja, kre-narinë dhe modestinë në një qenie. Re-ligjioni na mban ne të vetëdijshëm për ekzistencën tonë në këtë zgjerim të pa-fund duke prodhuar një ndjenjë univer-sale të të qenit. Në sistemet e besimeve religjioze, kjo bëhet me portretizimin e njerëzve si mëkëmbës të vetë Zotit, dhe në sistemet e besimit shkencor, bëhet me portretizimin e tërë universit (duke përfshirë edhe njerëzit) të përbërë nga të njëjtit elemente të natyrës. Njeriu më pas e di se është pjesë dhe grup i një sistemi të pafund dhe gjithmonë do të jetë i tillë. Ai është për këtë përkatësi dhe ai përgatitet të sakrifikojë gjënë më të shtrenjtë në jetë.

Rrit dashamirësinë socialePranimi i ekzistencës së sistemeve

paralele të besimit ka ndihmuar njeriun modern të kuptojë diversitetin në sjel-ljen dhe kulturën njerëzore. Kur dikush fillon të pranojë prezencën e teorive tjera pa qenë i trazuar nga to, më pas lind tol-eranca. Kjo tolerancë për teoritë tjera e rrit pikëpamjen globale të individëve. Përkundër dallimeve kulturore, njerëzit bashkohen mbi baza të përbashkëta mbi ngatërresat që dallojnë ata prej të tjerëve.

Për më tepër, ata marrin i parasysh be-simet e tjera dhe eventualisht mësojnë prej tyre.

Redukton perspektivën materiale

Në një botë që po çmendet pas tërë ob-jekteve që kënaqin ndjenjat, religjioni ve-pron si fre. Ai predikon se asgjë nuk përm-ban më shumë vlerë se sa një ndërgjegje e pastër në kohën e vdekjes. Kështu që, njerëzit duhet t’i trajtojnë sofistikimet e shkencës si një mjet për përfitimin e dijes më të madhe dhe kjo nuk është një luks. Shqetësimet që trajtohen me vlerë janë vlera dhe emocione njerëzore dhe jo gjëra të gjeneruara nga njerëzit për të shërbyer për kërkesat e përditshme.

Përmirëson marrëdhëniet sociale dhe familjare

Udhëzimet religjioze e ndihmojnë njeriun modern të arrijë gjendjen e saktë

që ai dëshiron përmes udhëzimit të defin-uar. Ato tregojnë rrugën për të arritur një balancë të plotë në mes performancës profesionale, personale dhe sociale, duke monitoruar vetë sjelljen në të gjitha këto fusha. Religjioni saktëson rolin e mesh-kujve, femrave dhe fëmijëve në shoqëri dhe sjelljen ideale që duhet treguar në të gjitha etiketat e ruajtura sociale. Ato pro-pozojnë natyrën ideale të marrëdhënieve midis një burri dhe gruaje, mësuesit dhe studentit, një punëdhënësi me punëtorët e tij dhe pak a shumë çdo gjë që dikush mund të emërtojë në libër.

Vlerëson diturinë dhe teknologjinë

Dituria gjithmonë ka qenë e rëndë-sishme. Religjioni nuk është të besuarit verbërisht, por një luftë e vijimësisë në vazhdim të zbulimit të së panjohurës. Religjioni në sensin e tij të vërtetë është një mësues që na siguron llojin e drejtë të qëndrimit në qasje ndaj diturisë dhe mbron atë të kalojë në gjeneratat e ardh-shme në formën e shkrimeve, thënieve dhe formave tjera të artit. Mbledhjet në vendet e adhurimit janë një mënyrë bu-jare e ndërveprimit social për të diskutuar idetë pozitive dhe promovimin e diturisë që bartet për secilën gjeneratë të re.

Kontribuon në ekonomiSiç është vlerësuar nga shkencëtarët

më të mëdhenj të ekonomisë që prej ko-hëve antike, religjionet ishin dhe gjith-monë do të jenë një mjet për të krijuar rritje dhe depresione në ekonomitë e një shoqërie. Religjioni shpesh është përqe-shur si një formë e biznesit nga jobesim-tarët. Fakti ende mbetet i paprekur, ne

Page 16: Revista Paqja, nr. 105, shkurt - mars 2016

PAQJA16 SHKURT/MARS'16 n Nr. 105

kemi nevojë për biznes. Le të shohim më në thellësi në secilën nga jetët tona. A nuk keni përfituar ju në çfarëdo forme prej këtij ‘biznesi’? Fondet e mirëbesimit që menaxhojnë organizatat religjioze dhe marrëdhëniet biznesore të bazuara mbi to janë disa prej kontribuesve të mëdhenj në skenarin ekonomik global. Transporti, shërbimet mikëpritëse dhe bizneset lokale përfitojnë jashtëzakon-isht duke iu detyruar pelegrinazheve që realizohen në vendet e adhurimit.

Efektet politike dhe administrative

Një studim më i thellë do të zbulojë se sa fuqishëm mund të ndikojë religjio-ni në udhëheqësinë e shtetit, edhe në pjesët e botës që pretendojnë se zhvillo-hen si një republikë demokratike. Duke marrë në konsideratë sistemin e madh të besimit që pasohet nga qytetarët e një shteti, është më se e qartë se masat do të preferonin të kenë një përfaqësues të shtetit, i cili i përket sistemit të njëjtë të besimit. Është edhe një tendencë njerëzore edhe natyrore për të nxjerrë përfitimin maksimal prej njërit që ka të njëjtin besim kulturor. Nëse marrim për bazë një qasje konservatore ndaj teorisë së mirëmbajtjes së kulturave, është një lloj i trashëgimisë që ka shtyrë përpara gjeneratat për të ruajtur si një kulturë tërë atë që ka pasur më parë religjioni. Historia ka dëshmuar për udhëheqës që kur kanë qenë në fron kanë provuar të imponojnë kulturën e vet mbi të gjitha

subjektet e tyre. Kështu që, religjioni ka një ndikim shumë të fuqishëm në poli-tikat e një shteti dhe mund të jetë çështja bazë për formacionin e një qeverie të qëndrueshme.

Festat Përkundër çdo arsyeje tjetër intele-

ktuale dhe shpirtërore që ndonjë njeri ose jo njeri mund të ketë për rëndësinë e fesë në botën e sotme, nuk mund të kenë mospajtim mbi çështjen e festave. Është lehtësim i dukshëm se është e detyrueshme në çdo fe për një njeri të ketë pushime dhe të festojë vetë ekzis-timin e tyre. Identifikimi i ditëve që do duhet të merren në konsideratë për mo-spunë, është ajo që e mban këtë botë të orientuar kah suksesi për të lënë anash

punën së paku për ca ditë. Çdo festival që festohet gjithkund në fytyrë të tokës na shastis nëse na jep mundësinë të gje-jmë një shfajësim për të festuar dhe ta kemi një ditë pushimi prej pune.

Vetëreagimi Një religjion ideal supozohet të jetë

çfarëdo grumbulli i besimeve të arsye-shme që funksionon në favor të univer-sit dhe pjesëve përbërëse të tij. Kulturat e paraqitura nëpër botë janë të pasura dhe të shtrira dhe përmbushin qëllimin e ekzistencës. Shenjat e shqetësimit paraq-iten kur njerëzit e keqpërdorin religjio-nin si një mjet për të errësuar vetëdijen e njerëzve, për të penguar rrjedhën e diturisë dhe zhvillimit, për të shkaktuar dhimbje, shtypje, inovacion dhe negativ-itet. Një religjion do të duhej të përdoret për të kërkuar lumturinë, për të ndjekur disiplinën, për meditim në kohë të mira e të këqija, për lutje kur humbet rruga dhe për festim të suksesit me gjithë re-spektin përveten dhe religjionet e tjera gjithashtu. Edhe mësimi i gjërave të mira prej religjioneve tjera është i rekoman-dueshëm, sepse e mira është tërë ajo që ne duam. Për këtë, ajo çfarë duam është që të ndërtojmë një lidhje midis religjioneve që gjenden dhe operojnë për të promovuar harmoninë universale dhe prosperitetin.

Ajo çfarë duhet të kuptohet në mesin e tërë kësaj është se religjioni është për ndarjen e dashurisë në të gjitha format dhe variacionet e saj. Ai besim që prod-hon urrejtje ndaj tendencave të natyrës njerëzore dhe që ka për qëllim ndonjë dëmtim të natyrës dhe përbërësve të saj, gjithmonë do të konsiderohet që çon në rrugë të gabuar dhe do të vazhdojë të shmang njerëzit tutje prej tij. n

Page 17: Revista Paqja, nr. 105, shkurt - mars 2016

PAQJA 17Nr. 105 n SHKURT/MARS'16

Përmasat e shitjeve të mëdha ndërkombëtare të armëve në periudhën 2010-14 ishte 16 %

më të larta se në periudhën 2005-2009. Pesë eksportuesit më të mëdhenj në periudhën 2010-14 ishin SHBA, Rusia, Kina, Gjermania dhe Franca dhe pesë eksportuesit më të mëdhenj ishin India, Arabia Saudite, Kina, Emiratet e Bash-kuara Arabe dhe Pakistani. Rrjedha e armëve drejt Afrikës, Amerikave, Azisë dhe Oqeanisë dhe Lindjes së Mesme u rrit në mënyrë domethënëse mes peri-udhave 2005-2009 dhe 2010-14, ndërsa pati një ulje të dukshme në rrjedhën drejt Evropës. Nga 16 marsi 2015 Regjistri i Shitjes së Armëve SIPRI përfshiu infor-macion të ri të sapozhbllokuar në lidhje me shitjen e armëve 2014 dhe rifreskoi informacionin për periudhën 1950-2013. Ky raport faktesh nxjerr në pah prirjet dhe çështjet kryesore në tregtinë e armëve që mësohen nga të dhënat e reja.

Eksportuesit, 2010-14 SIPRI (Regjistri i Shitjes së Armëve)

ka identifikuar 60 vende si eksportues të armëve të mëdha në 2010- 14. Pesë eksportuesit kryesorë gjatë kësaj peri-udhe - SHBA, Rusia, Kina, Gjermania dhe Franca - ishin përgjegjëse për gati 74 % të gjithë eksportit të armëve. Përbërja e pesë eksportuesve të mëdhenj ndry-shoi mes 2005-2009 dhe 2010-14: ndërsa SHBA dhe Rusia mbetën me distancë eksportuesit më të mëdhenj. Kina i zuri, me rezultat të ngushtë, vendin Gjerman-isë, dhe Britania doli nga lista e pesë të parëve. Pesë eksportuesit kryesorë shitën 14 % më shumë armë në 2010-14, kraha-suar me periudhën 2005- 2009.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës Eksporti i armëve të rënda i SHBA-së

u rrit me 23 % mes periudhës 2005-2009 dhe 2010-14. SHBA furnizoi me armë të rënda të paktën 94 klientë në 2010-14, më shumë nga çdo furnizues tjetër, dhe asnjë nga pala pritëse nuk mori më shumë se 9 % të eksportit të përgjithshëm të armëve nga SHBA. Azia dhe Oqeania ishte rajoni që mori më shumë armë amerikane, që

llogaritet në 48 %. Lindja e Mesme mori 32 % dhe Evropa 11 %.

Rusia Eksporti i armëve të rënda i Rusisë u

rrit në periudhën 2005-2009 dhe 2010-14. Rusia furnizoi me armë 56 shtete dhe forcat rebele në Ukrainën Lindore në 2010-14. Në dallim nga SHBA, furnizi-met e Rusisë ishin më të përqendruara: tre vende - India, Kina dhe Algjeria - morën gati 60 % të eksportit të përgjith-shëm të Rusisë. Azia dhe Oqeania morën 66 % të totalit të armëve ruse për periudhën 2010-14, Afrika 12 % dhe Lindja e Mesme 10 %.

KinaEksportet kineze të armëve të rënda

u rritën me 143 % nga periudha 2005-

2009 në 2010-14, dhe pjesa e Kinës në eksportin global të armëve u rrit nga 3 në 5 %. Kina u bë furnizuesi i tretë më i madh në 2010-14, pak më shumë se Gjermania dhe Franca. Kina furnizoi me armë të rënda 35 shtete në 2010-14. Një përqindje e konsiderueshme (pak mbi 68 %) e eksporteve kineze shkuan për tre vende: Pakistan, Bangladesh dhe Birmani. Kina eksportoi armë tek afrikanët. Shembuj të rritjes së pranisë globale të Kinës si furnizues armësh në 2010-14 përfshinin marrëveshje me Venezuelën për makina të blinduara dhe avionë transporti dhe vëzhgimi, me Al-gjerinë për tre fregata, me Indonezinë për furnizimin me qindra raketa kundër anijeve dhe me Nigerinë për furnizimin me një numër mjeteve ajrore të sulmit pa pilot [dron].

BOTA NËN HIJEN E ARMËVE NË MES LUFTËS DHE PAQES

Page 18: Revista Paqja, nr. 105, shkurt - mars 2016

PAQJA18 SHKURT/MARS'16 n Nr. 105

Gjermania Eksporti i armëve të rënda nga Gjer-

mania u rrit me 43 % në periudhat 2005-2009 dhe 2010-14. Gjermania furnizoi me armë 55 shtete. Shtete të tjera në Ev-ropë morën 30 % të armëve të rënda gjer-mane më 2010-14, që ndiqeshin nga Azia dhe Oqeania (26 %), Amerikat (Amerika e Veriut dhe Jugut së Bashku, 24 %) dhe Lindja e Mesme (20 %). Më 2014, qeve-ria gjermane deklaroi një politikë më të kufizuar për eksportin e armëve të rënda, sidomos në reagim ndaj diskutimeve për eksportin e armëve në Lindjen e Mesme. Megjithatë, eksporte për t'u shënuar më 2014 përfshijnë 33 anije patrullimi për Arabinë Saudite, 4 fregata për Izraelin, 2 nëndetëse Tip- 2009 për Egjiptin dhe 926 transportues personeli të blinduar për Algjerinë.

Franca Franca ishte eksportuesi i pestë më

i madh i armëve në periudhën 2010-14, me 27 % më pak se në 2005-2009. Ajo eksportoi armë për 74 vende më 2010-14: 20 % shkuan për Azinë dhe Oqeaninë, 21 % për Afrikën, 20 përqind për Lindjen e Mesme, 16 % për shtete të tjera evropiane dhe 14 % për Amerikat. Më 214, Franca ndaloi dërgimin e plani-fikuar të një anijeje amfibe luftarake në Rusi, për shkak të përzierjes së kësaj të fundit në krizën e Ukrainës. Nëse mar-rëveshja do të ishte përmbushur, Franca do të kishte qenë eksportuesi i tretë më i madh i armëve të rënda për periud-hën 2010-14, përpara Kinës dhe Gjer-manisë. Përpjekjet franceze për rritjen e eksportit të armëve u zmadhuan nga një marrëveshje e negociuar më 2014 dhe e firmosur më 2015 me Egjiptin, për furnizimin me 24 avionë luftarakë dhe 1 fregatë.

Importuesit, 2010-14 Në periudhën 2010- 14, 153 shtete

(rreth tre të katërtat e gjithë shteteve) im-portuan armë të rënda. Pesë importuesit kryesorë - India, Arabia Saudite, Kina, Emiratet e Bashkuara dhe Pakistani - për-bënin 33 % të gjithë armëve të eksportu-ara në të dy periudhat, 2005- 2009 dhe 2010-14. Azia dhe Oqeania kryen afër-sisht gjysmën e importeve më 2010-14, të ndjekura nga Lindja e Mesme, Evropa, Amerikat dhe Afrika. SIPRI (Regjistri i Shitjes së Armëve) identifikoi gjithashtu shtatë grupe me forca rebele si impor-tues të armëve të rënda më 2010-14, por

asnjëri prej tyre nuk e kalonte 0.02 % të importeve të përgjithshme.

Afrika Importi i shteteve të Afrikës u rrit

me 45 për qind nga 2005-2009 në 2010-14. tre importuesit më të mëdhenj në Afrikë ishin Algjeria (30 për qind të im-porteve), Maroku (26 %) dhe Sudani (6 %). Shtetet në Afrikën sub-sahariane morën 42 % të importeve nga shtetet afrikane. Sudani ishte importuesi më i madh dhe Uganda e dyta në rajon, me 15 dhe 14 % respektivisht totalin e rajonit.

Algjeria dhe Maroku Në periudhat 2005- 2009 dhe 2010-

14 importet e Algjerisë u rritën me 3 %; importi i rivalit të saj rajonal Marokut u rrit 11 herë. Më 2014, importet kryesore të Algjerisë përfshinin një helikopter transporti nga Italia, 40 sisteme mbro-jtjeje ajrore nga Rusia dhe 50 armë zjarri nga Kina; ndërkohë Maroku mori një fregatë nga Franca. Algjeria, ndryshe nga Maroku, ka një radhë porosish të mëdha armësh. Këto përfshijnë porosi të bëra më 2014 për 2 nëndetëse dhe 42 helikopterë luftarakë nga Rusia dhe

926 APC nga Gjermania. Porosia e helikopterëve dhe APC duken se janë bërë pjesërisht lidhur me konfliktin e qeverisë me grupet rebele.

Nigeria dhe Kameruni në luftë me Boko Haram-in

Nigeria dhe Kameruni morën armë nga një numër furnizuesish për të përmbushur nevojat urgjente për armë në luftë kundër grupit militant islamist Boko Haram. Së bashku, më 2014, të dyja vendet porositën dhe morën helikop-terë nga Kina dhe Rusia dhe automjete të blinduara nga Kina, Republika Çeke, Afrika e Jugut dhe Ukraina. Kompanitë kanadeze kanë dërguar armë të blindu-ara për linjat e prodhimit të vendosura në Nigeri dhe Emiratet e Bashkuara.

Amerikat Importi i armëve të rënda nga

shtetet e Amerikave u rrit me 7 % nga 2005-2009 në 2010- 2014. SHBA ishte importuesja më e madhe e armëve të rënda në periudhën 2010-14. Ven-ezuela ishte importuesja e dytë më e madhe në Amerikat dhe më e madhja në Amerikën e Jugut. Brazili ishte im-

Page 19: Revista Paqja, nr. 105, shkurt - mars 2016

PAQJA 19Nr. 105 n SHKURT/MARS'16

portuesi i tretë më i madh në Amerika dhe kishte bërë porositë më të shumta në gjithë Amerikën e Jugut. Pavarësisht faktit që numri më i madh i armëve të importuara nga SHBA përfshijnë dizajn vendas, SHBA ishte importuesi i tetë më i madh i armëve të rënda më 2010- 14. Importi i armëve nga SHBA u rrit me 21 % nga 2005-2009 në 2010-14. Avio-nët zinin 44 % të importeve të SHBA më 2010- 14. Importet kryesore ishin 19 avionë transporti të prodhuar me li-cence nga Italia dhe SHBA, përfshi 252 avionë trajnimi me projekt zviceran, 223 helikopterë të lehtë gjermanë dhe 10 avionë patrullimi spanjollë.

Azia dhe Oqeania Importi i armëve në Azi dhe Oqeani u

rrit me 37 % nga 2005-2009 më 2010- 14. Shtetet në rajon morën 48 % të të gjithë importeve më 2010-14, me një rritje 40 % nga 2005-2009. Shtetet në Azinë Jugore morën 46 për qind të importeve të përgjithshme rajonale, Azia Verilindore 23 %, Azia Juglindore 1 %. Dhjetë impor-tuesit më të mëdhenj në Azi dhe Oqeani ishin: India, Kina, Pakistani, Australia, Koreja e Jugut dhe Singapori.

India India ishte importuesi më i madh i ar-

mëve më 2010-14, me 15 % të importeve globale. Nga 2005- 2009, importet e saj u rritën 140 për qind. Më 2010-14, importet e Indisë ishin tre herë më të mëdha se ato të rivalëve rajonalë, Kina dhe Pakistani. Kjo dallon dukshëm nga periudha 2005-2009, kur importet e Indisë ishin 23 % më pak se Kina dhe dy herë më pak se Pakistani. India deri tani ka dështuar në prodhimin e armëve të saj dhe kështu që mbetet e varur nga importet. Më 2010-14, Rusia furnizoi 70 % të importeve të Indisë, SHBA 12 % dhe Izraeli 7 %. Importet e armëve nga SHBA janë një ndryshim nga e kaluara për Indinë. Para 2005- 2009 ajo thuajse nuk ka marrë armë të rënda nga SHBA. Megjithatë, duket se importet nga SHBA kanë një kurbë në rritje. Më 2010-14 importi i armëve të rënda nga SHBA ishte 15 herë më i lartë se për periudhën 2005-2009 dhe përfshinin armë të për-paruara si armë ajrore kundër nëndetë-seve. Veç këtyre, India dhe SHBA ranë dakord për marrëveshje shtesë, përfshi 22 helikopterë lufte.

Kina Pas përparimeve të shpejta në in-

dustrinë e armëve, Kina është më pak e varur nga importi i armëve, i cili u ul me 42 % nga 2005-2009 në 2010- 14. Ulja ishte e tillë që nga importuesi kryesor më 2005-2009 - mbi 30 % më shumë se vendi i dytë, India - dhe zbriti në ven-din e tretë. Rusia është burimi i 61 % të importeve të armëve të Kinës, e ndjekur nga Franca me 16 për qind dhe Ukraina me 13 %. Nga Rusia dhe Franca mori më shumë helikopterë, me markën franceze

të prodhuar në Kinë. Gjatë viteve, Kina ka pasur vështirësi në projektimin dhe prodhimin e motorëve të efektshëm për automjete transporti dhe luftarake. Ajo vazhdoi të importojë numra të shumtë motorësh nga Rusia dhe Ukraina më 2010- 14 për avionë të prodhimit kinez dhe anije për marinën. Kina prodhoi motorë avionësh lufte, anijesh dhe au-tomjetesh të blinduar, me projekt bri-tanik-francez-dhe gjerman, sipas një marrëveshje të vjetër prej dekadash.

Australia Importi i armëve të rënda për Aus-

tralinë u rrit me 65 % nga 2005-2009 më 2010-14, duke e bërë vendin e gjashtë më të madh importues në botë. SHBA mbu-loi 68 % të importeve të Australisë dhe Spanja 19 %. Australia po modernizon ushtrinë e saj, por importoi dhe armë që rrisin në mënyrë domethënëse aftësinë e saj për gjuajtje në distancë të largët. Mes armë të importuara më 2010-14 ishin pesë avionë furnizues dhe dy anijet luftarake amfibë nga Spanja, së bash-ku me 2 avionë të mëdhenj transporti dhe avionë paralajmërues (AEW) nga SHBA. Australia importoi dhe 26 avionë luftarakë nga SHBA, ndërsa ka porositur dhe 82 të tjerë, së bashku me 8 avionë lufte kundër nëndetëseve nga SHBA dhe 4 destrojerë Hobart nga Spanja.

Evropa Importet e shteteve evropiane ranë

me 36 % nga 2005-2009 në 2010- 2014. Britani e Madhe ishte importuesja më e madhe e armëve të rënda në Evropë (me 14 % të importeve), e ndjekur nga Azerbajxhani (me 13 %).

Page 20: Revista Paqja, nr. 105, shkurt - mars 2016

PAQJA20 SHKURT/MARS'16 n Nr. 105

Britania e MadheImporti i armëve nga Britania është

shembull që tregojnë sa të rëndësishme janë importet për operacionet ushtarake në disa rajone në botë, në të cilat janë përfshirë vendet evropiane. Për shem-bull, më 2014 Britania vuri në veprim për herë të parë avionët inteligjentë RC- 135, të importuar nga SHBA më 2013, në operacione kundër Shtetit Is-lamik dhe porositi në SHBA 20 raketa kruiz që lëshohen nga nëndetëset për të zëvendësuar raketat e prodhuara në ak-sionet e fundit ushtarake. Azerbajxhani, Armenia dhe Nagorno-Karabaku Azer-bajxhani - i cili ka një mosmarrëveshje territoriale me Armeninë për rajonin e Nagorni- Karabakut ku u rritën ten-sionet më 2014 - e rriti importin e ar-mëve me 249 për qind nga 2005- 2009 në 2010-14. Rusia përbënte 85 % të importeve të Azerbajxhanit. Importet e Armenisë ishin vetëm 4 % e importeve të Azerbajxhanit. Forcat e armatosura të Nagorni- Karabakut janë substanciale, por mbetet e paqartë nga kur dhe nga i kanë marrë armët. Megjithatë, gjasat janë të shumta që një pjesë të armëve ua ka dhënë Armenia.

Reagimi evropian ndaj Rusisë Politika e Jashtme e Rusisë dhe

rindërtimi i ushtrisë ruse janë vëzh-guar me vëmendje nga shtetet evropi-ane. Megjithatë, këto zhvillime kanë pasur pak ndikim në prokurimin e ar-mëve më 2014. Disa vende kufitare me Rusinë importuan ose porositën pajisje të reja më 2014 për të forcuar mbrojtjen e tyre. Polonia i importoi shumicën e

119 tankeve të saj nga Gjermania dhe porositi 40 raketa kruiz në SHBA dhe 120 armë vetëlëvizëse nga Koreja e Jugut; Estonia porositi 44 automjete të blinduara në Britani.

Lindja e MesmeArmët e importuara nga shtetet në

Lindjen e Mesme u rritën me 25 % nga 2005-2009 në 2010- 14. Gjatë 2010-14, 23 % e armëve që u transferuan në ra-jon shkuan për Arabinë Saudite, 20 % për Emiratet e Bashkuara dhe 16 % për Turqinë. SHBA zë 47 % të armëve të dërguara në rajon, Rusia 12 % dhe Bri-tania 10 %. Një radhë vendesh në rajon investojnë shumë në sistemet e mbro-jtjes nga raketat balistike dhe sistemin e mbrojtjes ajrore.

Arabia Saudite dhe Katari Më 2010-14, Arabia Saudite u bë

importuesi i dytë më i madh në botë, duke marrë katër herë më shumë armë të rënda sesa më 2005-2009. Importet kryesore më 2010-14 përfshinin 45 avi-onë nga Britania, 4 avionë furnizues nga Spanja dhe mbi 600 automjete të blindu-ara nga Kanadaja. Arabia Saudite ka një listë të gjatë me porosi për armë të rënda, përfshi 27 avionë luftarakë të tjerë në Britani, 154 avionë luftarakë nga SHBA dhe një numër të madh armësh të blin-duara nga Kanadaja. Më 2010-14, Ka-tari ishte importuesi i 46° më i madh në botë. Megjithatë, planet e tij për rritjen e forcave të armatosura janë shpejtuar. Porosia më 2013 për 62 tanke dhe 24 armë vetëlëvizëse nga Gjermania u pa-suan më 2014 me një numër kontratash

të tjera, përfshi 24 helikopterë luftarakë dhe 3 avionë AEW nga SHBA, dhe dy avionë furnizimi nga Spanja.

Eksportet e armëve në vende me konflikt të brendshëm Si reagim ndaj grushtit ushtarak të

shtetit egjiptian më 2013, SHBA e kishte frenuar eksportin e armëve në Egjipt. Megjithatë, më 2014, SHBA rifilloi furniz-imin me armë të rënda. Dërgesa më do-methënëse ishin 10 helikopterë lufte, të cilët u konsideruan një mbështetje me rëndësi për ushtrinë e Egjiptit në fushatën kundër rebelëve në Sinai. Më 2014, im-porti i armëve të rënda nga Siria duket se ka pësuar rënie të madhe. Dërgimi i avio-nëve luftarakë MiG-29 dhe Yak-130 të porositur në Rusi u shty përsëri. Nga 2003 më 2013, Iraku importoi masa të mëdha armësh të rënda më pak të avancuara nga disa vende, përfshi 10000 automjete të blinduar nga SHBA. Pavarësisht armëve të shumta, forcat e ISIS i mundën for-cat e qeverisë irakiane në disa raste më 2014 dhe shtinë dorë armët irakiane. Si reagim kundër përparimeve të ISIS më 2014, shumë vende dërguan ndihmë emergjence, përfshirë një numër të madh armësh të përdorura, si 250 transpor-tues personeli të blinduar nga SHBA, 18 topa të rëndë nga Bullgaria, 500 raketa të programuara kundërtank nga Gjermania dhe 7 avionë luftarakë nga Irani. Rusia gjithashtu dërgoi një numër armësh në Irak, përfshirë 15 nga 43 helikopterë luftarakë gjatë periudhës 2013-14 dhe 5 avionë luftarakë më 2014. n

(raport i Stokholm International Peace Research Institute)