revista paqja, nr. 95, prill - maj 2015

20
Viti X. Nr. 95. 19 prill - 19 maj 2015. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“ RE VISTË PËR AKTUALITET, KULTURË , ARSIM, ETIKË Editorial FUNKSIONIMI I AGJENDËS SË HUAJ NË KOSOVË Intervistë me profesorin dhe veprimtarin, Jusuf Zimeri FANATIZMI NUK KA AS VLERA FETARE, AS MORALE E AS SHKENCORE KUSH ISHTE SHABI KAJOLLI I I-rë

Upload: revista-paqja

Post on 21-Jul-2016

252 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Revistë mujore për aktualitet, kulturë, arsim, etikë.

TRANSCRIPT

Page 1: Revista Paqja, nr. 95, prill - maj 2015

1Nr. 95 n PRILL / MAJ'15

Viti X. Nr. 95. 19 prill - 19 maj 2015. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

Editorial

FUNKSIONIMII AGJENDËS SË

HUAJ NË KOSOVË

Intervistë me profesorin dhe veprimtarin, Jusuf Zimeri

FANATIZMI NUK KA AS VLERA FETARE, AS MORALE E AS SHKENCORE

KUSH ISHTESHABI KAJOLLI

I I-rë

Page 2: Revista Paqja, nr. 95, prill - maj 2015

2 PRILL / MAJ'15 n Nr. 95

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,KULTURË, ARSIM, ETIKË

Viti X / Nr. 9519 prill - 19 maj 2015

Botues

O.J.Q. "Zëri Ynë"

DrejtorMuhamed Jusufi - KAJOLLI

[email protected]

Redaktor përgjegjësAvni AVDIU

[email protected]

Redaktor teknik/GrafikaOsman D. GASHI

[email protected]

e-mail:[email protected]

[email protected] /revistapaqja

@revistapaqjahttp://www.zeriyne.com

përmbaj t ja

Dhia e zgjebosur6 Avni AVDIUDUIzmi dhe DEPEAizmi II

10

Lulzim AHMETIInvestimi që ndryshon Brezovicën

4

Wijdan ALIBukuria dhe estetika në Islam

16

Page 3: Revista Paqja, nr. 95, prill - maj 2015

PAQJA 3Nr. 95 n PRILL / MAJ'15

Editorial

Avni AVDIU

Është foluar e shkruar aq shumë rreth agjendave dhe shërbimeve armike antishqiptare saqë kjo

temë herë-herë ka kaluar në banalitet. Sot mjafton që dikujt të mos i shkosh për qejfi dhe pa një pa dy, ai gjen diku ndonjë portal dhe të portretizon aty si tradhtar, antikombëtar e ‘mozo më keq’. Për fat të mjerë kjo tashmë është në modë. Në këtë drejtim janë angazhuar mediet e ndry-shme, qëllimi i të cilave mbi të gjitha është klikimi sa më i madh i tyre dhe pozi-cionimi sa më i lartë në ranglistën e viz-itueshmërisë. Lajmi sa më i keq, është më i miri për to. Dhe ç’është edhe më e liga jo lajmi por pseudolajmi, trillimi, sajesa, me një fjalë propaganda. Arsyeja është e thjeshtë: ‘kështu lexohen më shumë, kjo pastaj sjell popullaritetin në rritje dhe rrjedhimisht edhe më shumë reklama, pra profit’. Me logjikën neoliberale dhe të globalizimit këto gjëra gëlltiten pa turp. Tekefundit çfarë peshe ka turpi kundrejt peshës së arkës së stërmbushur?!

Top tema që merr klikime më të mëd-ha pa mëdyshje janë skandalet; dikur ishin artistët e politikanët, por sot skandalet e tyre nuk merren si turp, por si normalitet. Njerëzit janë mësuar dhe janë bërë imun ndaj anormales dhe ajo tani përjetohet si normale, kështu që madje jeta e tyre pa problem konsiderohet si anormalitet. Kush më mirë se mediat mund ta nuhat këtë rokadë, që nuk bën më përshtypje?! Mu për këtë është dashur të gjendet ndonjë alternativë për të qenë gjithnjë në epiqendër të vëmendjes. Dhe duke e nuhatur atë që edhe në rrafshin global tani është më së shumti e mediatizuar, mediet tona kanë zbritur aty ku manipu-limi është më i lehtë dhe ku interesimi lokal përputhet me atë global. Konkretisht fushata antiIslame, skandalizimi i musli-manëve e në veçanti i hoxhallarëve dhe shpërfytyrimi i Islamit si religjion dhune, terrorizmi, incesti, pedofilia, si represion izolimi e diskriminimi gjinor dhe me një fjalë si fe e tmerrshme që mbjell vetëm se urrejtje, hakmarrje, gjakderdhje dhe llahtari, është agjenda propagandistike numër 1 e pjesës dërrmuese të medieve si në rrafshin global, rajonal dhe lokal. Në këtë kontekst nuk kursehen trillime, trukime, fotomontazhe, shpifje dhe lloj-lloj sajesash që s’mund t’i prodhojë dot as imagjinata, por vetëm se frymëzimi diabolik i atyre që janë të predisponuar patologjikisht kundër Islamit dhe mus-

limanëve. Histeria më e shëmtuar e kësaj tragjikomedie është kur sheh emra muslimanësh, që vetëquhen intelektual, ndërsa për ta fryrë këtë vetëmashtrim të tyre, shfrejnë mllefin personal ndaj Islamit dhe muslimanëve. Me këtë, ata duan të ngriten në hierarkinë e atyre që japin grada për sharjen dhe anatemimin e Islamit dhe muslimanëve. Këta zotërinj punën e parë që do të duhej ta bënin është të ndërronin emrin e tyre e të mos dalin qesharak akoma pa u lexuar.

Ndërkaq agjencitë e lajmeve, radio-telivizionet, gazetat dhe portalet me atë që po bëjnë ndoshta edhe mund të për-fitojnë diçka materialisht, por dëmi që po i shkaktojnë popullit të tyre është aq i madh, saqë historia nuk do t’ua falë dot. Le të mos harrojnë ato se në këto kohë kur dezinformatat përhapen me shpejtësi të madhe dhe të njëjtat përkthe-hen dhe shndërrohen në një lloj katarze për serbët, të cilët hiq më larg se para 16 vitesh na vranë e na masakruan, na dhunuan e na dëbuan, atëherë interes i kujt është që atyre t’ua bëjmë qejfin?! Heqja e një fragmenti të një ligjërimi, manipulimi me të duke e përhumbur nga vijueshmëria e tërësisë dhe tjetërsimi i realitetit, nuk janë gazetari, por janë praktika gebelsiane. Po ashtu edhe pre-dikuesit fetarë nuk duhet të hynë llugave, kur të flasin diçka jashtë profesionit të tyre, atëherë le ta shkruajnë, le ta lexojnë dhe le të tregojnë referencat nga cili au-tor a libër bazohen në pohimet e tyre. Askush nuk duhet të guxojë e askujt nuk duhet t’i lejohet të luajë me autoktoninë tonë kombëtare në Kosovë, kushdo qoftë ai. Mohimi i saj, legjitimon çdo projekt serbomadh të shpërnguljeve, dhunës e terrorit, sepse nëse pohohet se jemi sjell nga dikush tjetër me dhunë, atëherë ajo që është marrë me dhunë, duhet të rikthehet me dhunë. AUTOKTONIA është vlera jonë më sublime kombëtare, të cilën askush nuk mund ta mohojë,

sepse për të argumentojnë faktet e pa-kontestueshme historike. Konsideroj se kjo është edhe krenaria dhe mburrja jonë më e madhe si shqiptarë, për faktin se na jep tapinë morale dhe ligjore mbi tokat e trashëguara nga stërgjyshërit tanë. Po ashtu ne si autoktonë denbabaden i dësh-mojmë botës mbarë se kurrën e kurrës nuk kemi qenë pushtues të askujt, por se çdo luftë që kemi bërë, e kemi bërë për ta mbrojtur tokën tonë dhe për t'ua lënë atë trashëgim brezave të rinj, ashtu siç e trashëguam ne nga të parët tanë.

As turkofilët, por as edhe islamo-fobët nuk mund ta ndryshojnë histo-rinë tonë kombëtare shqiptare, edhe pse ajo duhet të ridizajnohet, duke u hequr shumë gjëra që ideologjia komuniste ka futur për interesat e saj. Një kritikë e ashpër u shkon këtu akademive të shkencave në Shqipëri e Kosovë, të cilat ende nuk shohin të udhës të formojnë një komision neutral nga shkencëtarët historianë dhe hulumtuesit e mirëfilltë për të hartuar një enciklopedi historike shqiptare prej A deri në Zh, ashtu që jashtë saj të mos mund të ketë referenca tendencioze individuale e grupore.

Mirëpo janë disa gjëra të dokumen-tuara, që mund të dëshmohen jo vetëm nga arkivet, por edhe nga rrjedha logjike e ngjarjeve se roli i Turqisë në raport me shqiptarët nuk ka qenë edhe aq i keq sa e ka sjellur në faqet e historisë literatura ko-muniste. Aty janë cekur përpjekjet e Turq-isë për të na asimiluar e robëruar, traktati me jugosllavët për të na shpërngulur etj., por jo edhe fakti se sikur të mos mposhtej më 1389 Car Llazari nga sulltan Murati, shqiptarët do të zhbëheshin nga Kosova, se falë kësaj fitore shqiptarët u rikthyen në vatrat e tyre me shumicë ashtu siç u rikthyen pas fitore së NATO-s ndaj Serbisë më 1999. Po ashtu nuk është cekur nga literature komuniste se për ta mbrojtur pavarësinë e Shqipërisë të shpallur më 1912, u flijuan mbi 50 mijë dëshmorë turq.

Tendenca për t’i vampirizuar sot turqit dhe Turqinë në kohën kur më të freskët e kemi gjenocidin serb në Kosovë, thjesht është prirje për ta bindur opinionin shqip-tar me çdo kusht se Turqia për shqiptarët është më e keqe se Serbia, prandaj rrjed-himisht duhet t’i harrojmë të bëmat serbe, të pajtohemi me ta dhe të armiqësohemi me turqit, përkundër dëshirës së tyre për të na ndihmuar. Është kjo agjendë serbo-greke, argatë të së cilës me ose pa vetëdije janë bërë shumë intelektualë, analistë dhe medie shqiptare. n

FUNKSIONIMI I AGJENDËS SË HUAJ NË KOSOVË

Page 4: Revista Paqja, nr. 95, prill - maj 2015

PAQJA4 PRILL / MAJ'15 n Nr. 95

Lulzim AHMETI

Edhe pse si ide dhe projekt ishte e kahershme, projekti për zhvil-limin e Brezovicës së Re është një

shpresë për zhvillimin kësaj qendre, e po ashtu edhe e zonës në tërësi ku do të shtrihet qendra e re turistike. Investi-met dhe aktivizimi i plotë në Brezovicë kanë munguar edhe pas gati 16 vjet të përfundimit të luftës. Por, tash pas sta-bilizimit të gjendjes në atë anë ka ardhur koha që t’i hyhet investimeve në mëd-ha në këtë anë, pasi që potenciali dhe mundësitë janë për të investuar vetëm se shpresa mbetet te konzorciumi fitues i koncesionimit të Brezovicës për 99 vitet e ardhshme.

Kosova, si vend i vogël që është duhet që t’i shfrytëzojë në maksimum resurset natyrore e po ashtu edhe ter-renet e ndryshme nëpër tërë vendin për të gjeneruar investime si dhe për të tërhequr sa më shumë investitorë dhe kapital nga jashtë.

E projekti i ri për investimin e rreth 410 milionë eurove nga konzorciumi francez "MDP Consulting - Compagnie des Alpes" në Brezovicë, do të sjellë përveç investimeve, edhe rritje të të pu-nësuarve, pasi që numri i të punësuarve do të shkojë mbi 3000 veta. Ky investim është edhe një shpresë për rritjen e të punësuarve në komunën e Shtërpcës, e cila popullohet kryesisht me popul-latë serbe.

Pritjet nga projektiEdhe pritjet e Qeverisë së Kosovës

nga projekti i Brezovicës janë pozitive dhe se ata kanë shpresë se kompania do t’i realizojë objektivat e parapara me projekt, por që për të gjitha zhvillimet mbetet të shihet në të ardhmen, por shpresat janë që të jetë projekt pozitiv dhe zhvillimor, pasi që investitori është i fuqishëm dhe serioz.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Hykmete Bajrami, pas nënsh-krimit të kontratës ka thënë se synim i

projektit të Brezovicës ka qenë tërheqja e një investitori serioz. Ajo ka treguar se investimet, do të bëhen në Brezovicën e Re në vlerë dhe kapin shumën prej 409 milionë euro, kurse sipas saj 165 milionë euro do të investohen në tri vitet e para.

“Në përgjithësi, do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Pritet që të krijohen rreth 4 mijë vende të punës dhe kjo është tepër e rëndësishme. Implementimi me suk-ses i këtij projekti, definitivisht do të dërgojë një sinjal shumë pozitiv edhe për investitorët e tjerë potencialë të vegjël e të mëdhenj që e konsiderojnë Kosovën si opsion për të investuar”, - tha ministrja Bajrami.

Kurse, Pascal Roux, përfaqësues i konzorciumit francez "MDP Consult-ing - Compagnie des Alpes", ka thënë se kjo kontratë është një hap i radhës, e cila nuk do të jetë e lehtë për t’u realizuar. “Kemi punuar fort nga ana jonë dhe nga ana e ekipit të ISEP dhe tani kemi 180 ditë për të venë në funksion këtë hap.

Jo vetëm që Kosova do të bëhet me staza moderne për skijim, por edhe Brezovica, pritet që të ndryshojë pas investimeve, që pritet të bëhen nga konsorciumi që ka fituar garën për ndërtimin e Brezovicës së Re. Në projektin e ri do të investohen 410 milionë euro, derisa do të hapen deri në 4000 vende të reja pune

Investimi që ndryshon Brezovicën

Page 5: Revista Paqja, nr. 95, prill - maj 2015

5Nr. 94 n MARS / PRILL'15PAQJA

Do të duhet të punojmë në procedura financiare, në kuptimin dhe ndikimin mjedisor dhe shoqëror në njerëzit atje”, - theksoi Roux.

Sipas tij, duhet të punojnë shumë në arritjen e rezultateve, krejt kjo duke u përshtatur teknikisht me programin. “Do të punojmë në përshtatje teknike dhe në të gjithë programin që të prodho-jmë rezultat. Ky projekt sigurisht që është një projekt shumë i madh për Kosovën dhe jemi shumë të lumtur që na është dhënë neve për ta realizuar. Ky projekt do të jetë më shumë se kaq, do të thotë do ta bëjmë Brezovicën të operojë gjatë gjithë vitit. Do të kemi përkushtimin që t’i bëjmë këto rezultate që t’i arrijnë standardet ndërkombëtare sa i përket kualitetit të shërbimeve në mënyrë që ky projekt të shkëlqej në Kosovë dhe në Ballkan”, - tha Pascal Roux, përfaqësues i konzorciumit francez "MDP Consult-ing - Compagnie des Alpes", që do të ndërtojë Brezovicën e Re.

Eksperti i turizmit, Zekë Çeku, ka

thënë se e përkrah procesin e konce-sionimit të Brezovicës, por që Qeveria e Kosovës, sipas tij, duhet të ketë qëndrim korrekt ndaj investitorit. “Pala kosovare, e cila është nënshkruese dhe përgjegjëse për realizmin e projektit duhet të jetë korrekte në raport më investitorin. Por, gjithsesi duhet të jetë strikte në të gjitha aspektet, si në aspektin ekonomik, so-cial dhe politik të këtij procesi të rëndë-sishëm për Kosovën”, - tha Çeku.

Kundërshtimet Por investimin i cili planifikohet të

bëhet në Brezovicë, është duke e kon-testuar Beogradi me arsyetimin se do të dëmtohen interesat e serbeve. Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se marrëveshja e nënshkruar nga Qeveria e Kosovës, me investitorët francezë do të jetë e pavlefshme, nëse rrezikohen interesat e serbëve në rajonin e Malit Sharr.

“Pa përgjigje të kënaqshme ndaj atyre pyetjeve, marrëveshja s’do të mund

të realizohet në praktikë, ndërsa kompa-nitë e interesuara për investim dhe ak-sionarët e tyre, në vend të profitit, do t’i nënshtroheshin humbjeve milionëshe, në punë larg Malit Sharr dhe dëmeve të pandreqshme për autoritetin e tyre”, - ka thënë Gjuriq.

Ndryshe, në vitin 2006, përgatitjet për këtë proces kishin filluar nga Agjen-cia Kosovare e Mirëbesimit (AKM), pastaj Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), kurse Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kishte përgatitur një master-plan, ndërkaq përfundimisht në fund të muajit nëntor 2014 Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kishte shpallur fitues konsorciumin nga Franca dhe Andora- MDP Consultants.

Qendra e skijimit “Brezovica”, shtri-het në pjesën veriperëndimore të maleve të Sharrit. Gjendet në lartësi mbidetare prej 900 deri në 2,522 metra, me një hapësirë prej 2,500 hektarësh dhe është larg vetëm 60 kilometra nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. n

Investimi që ndryshon Brezovicën

Hykmete Bajrami

Page 6: Revista Paqja, nr. 95, prill - maj 2015

PAQJA6 PRILL / MAJ'15 n Nr. 95

Dhi është edhe fjalë edhe folje; për momentin si fjalë fle për poli-tikanët serbë, ndërsa si folje u

shkon përshtati politikanëve shqiptarë. Të parët herë duke u kacavar, ashtu siç ishin mësuar Karpateve, herë duke u sjell vërdallë gardhiqeve të huaja për të kullotur dhe herë duke u çjerr BE-eee për t’i futur turitë e kullotjes në livadhin e madh. Mirëpo sado që të çirren, ajo nuk u ndihmon pa ndryshuar struk-turën mentale. Politikanët serbë, edhe pse kanë ndërruar disa garnitura, nuk kanë ndryshuar qasjen ndaj Kosovës. Ndonëse kaluan 16 vjet nga gjenocidi i regjimit serb, ata vazhdojnë avazin e vjetër të politikës së trashëguar nga Mil-losheviçi. Zaten pinjolli i tij Ivica Daçiq që herë ishte kryeministër e herë tani ministër i jashtëm, ka qenë zëdhënësi i Millosheviçit dhe s’ka se si të pritet ndryshim rrënjësor në kursin politik të qeverisë së tij, e cila në krye ka ish-kamarierin e të akuzuarit për krime lufte Vojisllav Sheshel, Aleksandër Vuçiqin. Me fjalë të tjera Serbinë tani e udhëheq nomenklatura e vjetër, e cila në moshë ishte e re atëherë kur bosat e tyre sërbomëdhenj bënin politikën sho-veniste ndaj Kosovës. Në këtë mënyrë gjithçka tani është një ‘copy and paste’, ndërsa origjinale kanë mbetur vetëm çirrjet BE-eee. Ata duke marrur e lua-jtur keq rolin e aktorëve, simulojnë se kanë hequr dorë nga politika e vjetër e bosëve të tyre, gjersa në zemër, në mendje dhe shpirt u pulson amaneti që janë zotuar se do ta çojnë gjer në fund.

Andaj ata vazhdojnë të japin deklara-ta tendencioze saherë që përmendet Kosova. Ata gjithnjë janë shprehur se: “Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësi-në e Kosovës, se Serbia do të pengojë vazhdimisht me të gjitha mekanizmat e mundshëm anëtarësimin e Kosovës në OKB, e kështu me radhë”. Kërcënimet e fundit të autoriteteve serbe se do të arrestonin zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm Hashim Thaçi po të shkonte në Beograd (për të marrë pjesë në një konferencë për integrimin e Ballkanit Perëndimor më 24 prill), të kujtojnë ‘dhinë e ngordhur me bishtin përpjetë’. Po të dëshifrohen këto kër-cënime, shihet mirëfilli lidhshmëria e aktakuzës së regjimit të Millosheviçit me dëshirën e implementimit të saj nga regjimi i pinjollëve të tij. Për dallim nga Millosheviçi pinjollët e tij çirren BE-eee dhe duan të hynë në Evropë me zilen e bosit të tyre që u ka mbetur lak në qafë. Edhe i duan benificionet e Bash-kimit Evropian, edhe nuk heqin dorë nga mentaliteti i së kaluarës. Megjithatë politikanët serbë mund të çirren sa të duan BE - eee, por siç ua kanë bërë të qartë diplomatët e huaj, kot e kanë po nuk e ndryshuan qasjen ndaj Kosovës. Së këtejmi çirrjet e tyre BE - eee, mund të kujtojnë vetëm dhinë e zgjebosur, e cila dëshiron të shërohet, por pa shkuar te veterinari. Pra ata para se të çirren BE eee, duhet ta mësojnë kulturën evropi-ane të sjelljes, të lënë pas shpine kursin e vjetëruar politik të ish-bosave të tyre dhe të kuptojnë gjuhën diplomatike

në atë instancë sa ta dinë se të kota i kanë çirrjet nëse nuk bëjnë ndryshime thelbësore në raport me Kosovës.

Nga ana tjetër politikanëve kosovarë si folje ua ka sqaruar kuptimin më së miri ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson, e cila në nëntor të vitit të kaluar (2014) u tregoi se çfarë dëmi i kanë bërë krejt punës së tyre. Duke lua-jtur teatër para popullit, ata gjithë ditën zihen mes vete, e në mbrëmje pinë kafe së bashku. Madje unik nuk është zëri i tyre edhe në momentet kur ai kërkohet të jetë i tillë, për shembull tani kur të gjitha partitë pa dallim pozitë-opozitë duhet të dalin me qëndrim të përbashkët për vizitën e Thaçit në Beograd, sepse këtu nuk bëhet fjalë për Thaçin si per-sonalitet, por për prestigjin e Kosovës si shtet. Partitë shqiptare të Kosovës të gjitha njëzëri duhet t’i tregojnë Serbisë se kot luan rolin e viktimës, gjersa ka pasur rolin e kriminelit. Po ashtu duhet të merren vesh për parimin e reciproc-itetit, që nëse ata nuk lejojnë politikanët tanë të shkojnë atje, as ne të mos lejojmë vizitën e politikanëve të tyre në Kosovë. Madje ne kemi qindra-mijëra arsye më shumë se ata ta kërkojmë këtë.

Përskaj gjithë kësaj, disponimi i partive shqiptare të Kosovës për të bërë diçka pozitive, është nën zero. Ato si duket nuk janë mësuar që me një zë unik e të përbashkët ta kënaqin popullin atëherë kur këtë e kërkon domosdosh-mërisht nevoja dhe interesi i vendit. Ato dinë vetëm siç u ka thënë ambasadorja amerikane ‘ta dh… punën’. n

DHIA EZGJEBOSUR

Kërcënimet e fundit të autoriteteve serbe se do të arrestonin zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi po të shkonte në Beograd, të kujtojnë ‘dhinë e ngordhur me bishtin përpjetë’. Po të dëshifrohen këto kërcënime, shihet mirëfilli lidhshmëria e aktakuzës së regjimit të Millosheviçit me dëshirën e implementimit të saj nga regjimi i pinjollëve të tij…Të gjitha partitë pa dallim pozitë-opozitë duhet të dalin me qëndrim të përbashkët për vizitën e Thaçit në Beograd, sepse këtu nuk bëhet fjalë për Thaçin si personalitet, por për prestigjin e Kosovës si shtet. Partitë shqiptare të Kosovës të gjitha njëzëri duhet t’i tregojnë Serbisë se kot luan rolin e viktimës, gjersa ka pasur rolin e kriminelit

Page 7: Revista Paqja, nr. 95, prill - maj 2015

PAQJA 7Nr. 95 n PRILL / MAJ'15

PAQJA: Jeni autor i disa librave, sa gjithësej dhe në çfarë tema keni shkruar?

Zimeri: Po, është e vërtetë se krahas obligimeve të mia të përditshme, kam bërë përpjekje që sadopak të kontribuoj edhe në sferën e fjalës së shkruar. Këtë gjithnjë e kam ndier edhe si obligim fe-tar, por edhe si obligim moral, po pse jo edhe obligim kombëtar. Qëndroj në bindjen time se shpjegimi i Islamit përmes fjalës së shkruar ndoshta në procesin e thirrjes islame është formë më e ngadalësuar që jep fryte konkrete, por frytet e kësaj veprimtari janë af-atgjate sepse përmes shkrimit autori komunikon me lexuesin edhe atëherë kur ai nuk është prezent. Shkrimi të jep mundësinë që të komunikosh edhe me gjeneratën që ekziston, edhe me ata që do të vijnë. Mendoj se urtësia e fjalës së shkruar fshehët pikërisht në faktin se para se të ketë ndikim te lexuesi, ajo detyrimisht duhet të ketë ndikim edhe te vetë autori, sepse, për të shtjelluar një problematikë fetare ose shkencore përmes fjalës së shkruar, kërkohet pre-cizitet dhe verifikim i shumëfishtë i të dhënave shkencore dhe argumenteve, segment ky që dallon nga fjalimet ora-torike gojore.

Deri tani kam realizuar botimin e 25 veprave ku paraqitem si autor dhe bashkautor, përfshirë këtu edhe katër botime si tekste shkollore për nxënësit e Medresesë “Isa Beu” Shkup. Meqë unë kam studiuar në Fakultetin e Sheriatit, kam preferuar dhe gjithnjë preferoj që veprimtaria ime qoftë përmes fjalës së shkruar, qoftë përmes ligjëratave të jetë nga sfera e jurisprudencës islame (she-riati), andaj edhe shumica dërmuese e veprave të mia është po në këtë lëmi. Të njëjtën e bëjë edhe me shkrimet e mia edhe nëpër revista të ndryshme.

PAQJA: Kur jemi te tematikat që kryesisht keni trajtuar: ato të fikhut dhe sheriatit, vlen të ceket se sot si as-njëherë më parë, një pjesë e të rinjve shumë lehtë e prerazi japin fetva

dhe caktojnë haramin dhe hallallin; është kaq e thjeshtë kjo dhe cilat janë rregullat në Islam për këtë?

Zimeri: Këtu do të ndalem pak më gjërë. Është fakt se unë gjatë punimeve të mia kam trajtuar tematika të ndryshme nga sfera e jurisprudencës islame, duke filluar nga adhurimet (ibadatet), e drejta obligative, trashëgimore, familjare e deri te gjykatat dhe funksionimi i tyre sipas legjislacionit islam etj. Mirëpo, këto tra-jtime që i kam bërë unë, në krahasim me nevojën që duhet bërë dhe me atë që ekziston në realitet, paraqesin vetëm një pikë uji të përthithur nga oqeani i madh i quajtur Sheriat. Ne (kam fjalën për hoxhallarët) kemi aq shumë punë për të bërë, saqë, nuk kemi kohë as të punojmë e jo të pushojmë.

Të merresh me përfitimin dhe për-caktimin e dispozitave islame, nuk është aq thjesht si e sheh a mendon dikush. Të merresh me përcaktimin e dispozitave nuk mjafton lexim i thjeshtë i dy ose tri veprave islame, ose me leximin e 10 ose 100 haditheve të Pejgamberit a.s. bile nuk mjafton edhe një studim universitar që

i bëhet kësaj lëmie. Të merresh me këtë fushë nënkupton që tërë jetën t’ia kush-tosh studimit të shkencave islame dhe atë me një sinqeritet dhe çiltëri të lartë islame. Kështu ishte praktika e shokëve të Pejgamberit a.s. ngase jo të gjithë shokët e Tij merreshin me këtë lëmi, ata ishin të caktuar. Pastaj këtë traditë e vazhd-uan gjenerata e dytë, tretë e kështu me radhë deri më sot. Prandaj fjalia më e dashur dhe më e respektuar e tyre dhe dijetarëve eminent nëpër shkuj ishte fja-lia “nuk e di”. Dijetarët (juristët) islam që merreshin me këtë fushë, për shkak të përgjegjësisë së fetvasë, dridheshin nga dhënia e fetvasë, sepse ishin shumë të vetëdijshëm se fetvaja për përcakti-min e dispozitës islame ka përgjegjësi të dyfishtë: pra përgjegjësi para shoqërisë islame dhe përgjegjësi para Allahut Fuq-iplotë. Andaj imami i të gjitha kohërave Ebu Hanife thoshte: “Po të mos ishte frika nga Allahu se do të humbet dituria, askujt nuk do t’i kisha dhënë fetva, në mënyrë që ai të rehatohet e unë të barti barrën”. Imam Maliku ishte më i ashpri kur thoshte: “Kush pyetet për një çështje,

Prof. J

usuf Z

imeri

Fanatizmi nuk ka as vlera fetare, as morale e as shkencore

“Shfrytëzoj rastin të apeloj te rinia jonë që të mos merren me dhënien e fetvave, sepse nëse në mjekësi me leximin e thjeshtë të një libri të anatomisë askush nuk lejohet ta operojë pacientin, atëherë si mund të operojë dikush me argumentet islame nga leximi i thjeshtë i një dy ose tre librave. Me këtë nëse mendoni se i shërbeni Islamit, ta dini se thjesht e dëmtoni atë rëndë dhe për këtë secili nga ne ka përgjegjësi.”- tha në mes tjerash në intervistën dhënë ‘Paqes’, autori i disa librave, bartësi i disa funksioneve të rëndësishme, profesori e veprimtari i shquar në trojet tona Jusuf Zimeri

Page 8: Revista Paqja, nr. 95, prill - maj 2015

PAQJA8 PRILL / MAJ'15 n Nr. 95

ai para se të japë përgjigje duhet që veten e tij ta ekspozoj para xhenetit dhe xhehen-emit dhe të llogaris se ku do të përfundoj, e pastaj të përgjigjet në pyetjen e para-shtruar”. Në këtë rast përfundojmë me ngjarjen e një dijetari i quajtur Rebia b. Abdurrahman, mësuesi i imam Malikut, të cilin në një rast një njeri e kishte parë duke qarë dhe e kishte pyetur. çka të ka bërë të qash? Tha: “Ka ndodhur një e keqe e madhe në Islam. Ka dhënë fetva një njeri, i cili nuk është kompetent për dhënien e fetvave, pastaj tha: “Më parë duhet arrestuar disa njerëz që sot japin fetva, se sa ata që vjedhin”.

Pra, rregullat për dhënien e fetvasë, që i kanë përcaktuar dijetarët janë të shumtë: duhet të jetë muxhtehid, që nënkupton se duhet të jetë njohës i shkëlqyer i Kuranit, Sunnetit dhe burimeve tjera të sheriatit dhe shkencat që përfshijnë këto burime, të jetë njohës i shkëlqyer i gjuhës arabe, të jetë njohës i mirë i synimeve të sheri-atit, të njohë mirë mënyrën e përdorimit të argumenteve dhe fuqinë e tyre argu-mentuese, cilat argumente janë abrogur dhe cili është abroguesi, cili argument ka fuqi ta abrogojë tjetrin etj etj etj. Pra ne si thirrës islam, as që guxojmë të afrohemi për të shpejguar Kuranin dhe Sunnetin e Pejgamberit a.s. nëse nuk jemi njohë i mirë i këtyre shkencave, prandaj unë edhe ndajë mendim se me këtë pajtohen edhe kolegët e mi, jemi të lumtur kur ne arrijmë të kuptojmë mendimet e muxhtehidëve - dijetarëve islam dhe metodologjinë shkencore të punës së tyre, e as që tento-jmë të nxjerrim dispozita islame drejtpër-drejtë nga Kurani dhe Sunneti. Prandaj shfrytëzoj rastin të apeloj te rinia jonë që të mos merren me këtë çështje, sepse nëse në mjekësi me leximin e thjeshtë të një libri të anatomisë askush nuk lejohet ta operojë pacientin, atëherë si mund të operosh në argumentet islame me leximin thjesht të një dy ose tre librave. Me këtë nëse mendoni se i shërbeni Islamit, ta dini se thjesht e dëmtoni atë rëndë dhe për këtë secili nga ne ka përgjegjësi. Dhe për fund ju sjell ndër mend thënien e Omer b. Hatabi r..a i cili ka thënë: “Ai që prej jush vrapon të japë fetva, ai ka vrapuar drejt zjarrit të xhehenemit.”

PAQJA: Në lidhje me këtë dua të ndër-lidhem edhe me faktin se një pjesë e të rinjve janë të hutuar nga gjithë ky pluralitet i mendimeve në Islam. Kjo te ne në trevat tona reflektohet edhe me grupacione të ndryshme, të rinj që mblidhen rreth një predikuesi dhe

ndjekin me fanatizëm mësimet e tij. Cili është mendimi juaj lidhur me këtë?

Zimeri: Pluraliteti i mendimeve siç e quani ju, është pasuri e legjislacionit is-lam dhe me këtë dëshmohet madhështia e Islamit. Mirëpo, ky pluralitet i mendi-meve vlerësohet si i tillë vetëm atëherë kur buron nga njerëzit kompetent - di-jetarët) dhe strukturohet mbi bazat dhe parimet shkencore islame. Islami nuk pranon pluralitet të mendimeve nga njerëzit jokompetent. Pejgamberi a.s. thoshte: “Nëse i besohet një çështje atij që nuk është i thirrur për të, atëherë prite Kiametin (çrregullime). Këtu në këtë hadith nuk bëhet fjalë për Kiametin si momenti i shkatërrimit të botës, por bëhet fjalë për shkatërrime, deformime, devijime të së vërtetës, prishje të rendit shoqëror, social, për destabilizim etj. Pra ashtu siç bëhet ngatërrimi i Uni-versit në momentin e shkatërrimit të tërësisë, ashtu bëhet edhe ngatërrimi i vlerave në momentet kur çështjet u besohen njerëzve që nuk janë të thirrur për të. Prandaj, për të mos rënë në këtë greminë, jemi të detyruar të respektojmë rregullat parimore islame dhe shkencore. Të rinjtë tanë detyrimisht, nëse dëshiro-jmë ardhmëri të shëndoshë, detyrimisht duhet të kenë raporte të shkëlqyera me li-brin, me leximin, me vlerat, sepse vetëm përmes kësaj rruge arrijmë të kuptojmë të vërtetën madhore. Pra mendjen që na e dhuroi Allahu Fuqiplotë, nuk na e dhuroi ta ruajmë të konservuar, por ta përdorim, ta vejmë në lëvizje, të mendo-jmë, të logjikojmë, sepse vetëm kështu arrijmë t’i kthjellojmë gjërat, të pezullo-jmë mjegullinat dhe t’i shërbejmë vetes dhe shoqërisë sonë.

Prandaj, mendoj fanatizmi në ndjekjen e mësimeve individuale nuk është asgjë tjetër vetëm shenjë e mospër-gatitjes intelektuale. Fanatizmi i shndër-ruar në një lloj bigotizmi nuk ka as vlera fetare, as morale e as shkencore. Kurse sa i përket grupacioneve mendoj se ato janë vetëm si rezultat i tendencave të errëta, që formalisht veprojnë në me-sin tonë, por kokën e kanë diku tjetër, e assesi nuk janë rezultat i pluralitetit të mendimeve islame.

PAQJA: Keni qenë të ftuar në disa tri-buna, brenda dhe jashtë vendit, çfarë është roli i këtyre tribunave dhe si i sheh ato sot në dritën e trendeve të reja kur shumë tema mund të ndiqen edhe virtualisht përmes internetit?

Zimeri: Gjithsesi, jo rrallë herë kam

qenë pjesëmarrës aktiv edhe nëpër tri-buna, sesione shkencore, konferenca si në vend ashtu edhe jashtë. Roli i tyre është vërtet pozitiv, sepse përmes këtyre organizimeve thirrësi islam komunikon drejtpërdrejt me auditoriumin, për dal-lim nga ajo që është virtuale. Unë, me fanatizëm ruaj bindjen time se thirrësi islam, pra hoxhallarët në mënyrë perma-nente duhet të jenë në mesin e popullit, të komunikojnë me ta drejtpërdrejtë, të jetojnë me ta dhe ta qajnë hallet dhe der-tet bashkërisht. Shkëputja e hoxhës nga xhemati ose vetëm kontakti virtual me xhematin, jep edhe rezultate virtuale. Nëse këtë e ilustroj me një shembull do ta kisha ilustruar me shembullin e lidhjes mes lexuesit dhe librit. Është fakt i pakontestuar se njeriu arrin tek informacionet ose edhe njohuritë edhe përmes internetit, por lexuesi kur lexon një libër, përveç që shijon kënaqësinë e leximit, ai jeton me të, sepse e prekë, e ruan dhe përkujdeset për të, e tërë këto elemente mungojnë te leximi virtual.

Për të mos ngelë borxh në pyetjen tuaj, për rolin e tribunave, kam bindje se roli dhe efekti i këtyre tribunave varet tërësisht nga qëllimi i organizatorit dhe i pjesëmar-rësve në të. Mendoj kështu ngase, për fat të keq, jo rrallë herë këto tribuna po mba-hen, jo për të shtjelluar ndonjë element fetar ose shkencor, por për të arsyetuar diçka. Kjo është e keqja e kësaj pune nëse ekzistojnë këto elemente, përndryshe, or-ganizimet e tilla kanë vlerën e vetë, efika-sitetin e vet dhe rezultatet e duhura, nëse janë me qëllime të pastra.

PAQJA: Kur jemi tek internet, ju jeni mjaft aktiv në rrjetet sociale, si e vlerë-soni këtë mënyrë të re të komunikimit dhe thirrjes?

Zimeri: Interneti sot është një me-dium bashkëkohor që përdoret nga tërë bota. Normalisht që ka edhe anët pozitive të tij edhe ato negative, por ne duhet të bëjmë përpjekje maksimale të shfrytëzojmë anët pozitive të tij. Inter-neti është mediumi që njeriu përmes tij arrin deri tek informatat më të shpejta, por jo gjithmonë edhe të sakta dhe të verifikuara. Vlerësoj kështu ngase inter-neti është një medium tërësisht i pakon-trolluar, e kjo i jep rastin gjithkujt të pla-soj mendime dhe pretendime se bëhet fjalë për të dhëna fetare dhe shkencore, e në realitet bëhet fjalë krejtësisht për qëllime tjera të errëta. Si shembull i kësaj është se ne përmes internetit jo rrallë herë shohim fetva dhe virdikte islame që

Page 9: Revista Paqja, nr. 95, prill - maj 2015

PAQJA 9Nr. 95 n PRILL / MAJ'15

në realitet nuk kanë lidhje me Islamin. Kur hulumton personin që ka dhënë fet-va, vërteton se, as nuk është kompetent për një gjë të tillë, as nuk ka përgatitje profesionale, bile as shkollim të rregullt adekuat për një gjë të tillë.

Unë personalisht në rrjetin social aktivizohem kryesisht për të komuni-kuar me globin, me dashamirët dhe be-simtarët islam, duke e shfrytëzuar këtë medium si mjet për të arritur te qëllim, e jo si qëllim.

PAQJA: Si e shihni rolin e një hoxhe sot dhe çfarë dallimi ka në mes atyre që këtë e kuptojnë si profesion dhe atyre që krahas kësaj këtë e marrin edhe si mision?

Zimeri: Roli i hoxhës sot, duhet të jetë pikërisht ai që ishte dje dhe që do të jetë nesër. Roli i hoxhës dhe i më-suesit janë role të shenjta, sepse merren me edukimin e qenies njeri. Mirëpo, si duket, jo çdokush është duke e kuptuar këtë rol, e nëse nuk e kupton edhe nuk mund ta implementojë. Roli i hoxhës nuk guxon të materializohet dhe të banalizo-

het deri në atë masë saqë hoxha sot ka ngelë vetëm si sinonim i vdekjeve. Hoxha duhet të jetë personalitet fetar që mbi supe bartë amanet hyjnor, i përgatitur profesionalisht dhe moralisht, ngase ai është mësues dhe edukatorë i gjeneratave, pra udhëzues i të gjallëve e jo sinonim i të vdekurve. Të kuptuarit e profesionit të hoxhës, thjesht vetëm si profesion për të siguruar një ekzistencë, pa elementin mision i shenjtë dhe kënaqësi shpirtërore, mendoj se është profesion steril dhe nuk jep fryte të duhura. Me këtë nuk dua të them, hoxha nuk ka nevojë për sigurim të ekzistencës, sepse nëse profesioni është i shenjtë, hoxha nuk është i shenjtë, por qëllimi është se qëllimi final i tij nuk guxon të jetë materializimi i profesionit. Këtu duhet të jemi shumë vigjilent dhe të ruajmë misionin e shenjtë që e kemi marrë mbi supe.

PAQJA: Hoxhallarët nganjëherë aku-zohen për bashkëpunimin e pakët me intelektualët e profileve tjera; si e shi-hni ju këtë raport?

Zimeri: Tani, akuzat janë gjithmonë të ndërsjella, kurse faji është jetim. Në këtë çështje mendoj se jo çdo herë edhe akuzat janë të sakta, por edhe jo çdoherë janë të pavërteta. Për mua personalisht është i papranueshëm nocioni “hoxhal-larët dhe intelektualët” sepse ky nocion në start shpien në ndarje dhe urrejtje. Unë termin “intelektual” ua dedikoj njerëzve që janë të arsimuar dhe të ngri-tur, punëtorë të vyeshëm, profesionistë të mirë të një lëmie etj. që dinë të an-gazhojnë intelektin e tyre për të dalluar të vërtetën dhe të pavërtetën, sepse si-pas bindjes sime jo çdo i shkolluar është edhe intelektual. Prandaj, edhe hoxhal-larët i shohë brenda skemës së intelek-tualëve pa kurrfarë dallimi. Sidoqoftë, kam bindje dhe këtë po e dëshmon edhe praktika se hendeqet mes hoxhallarëve dhe intelektualëve, nëse mund të themi kështu, i takojnë të kaluarës. Idea se “ne dhe ju” nuk guxon të ekzistojë mes nesh, sepse është pjellë e interesave të huaja. Këtë duhet ta kuptojmë një herë e përgjithmonë.

PAQJA: Për momentin gjendja e muslimanëve në përgjithësi është e vështirë; është kjo rrjedhojë normale e zhvillimeve apo ata vetë janë shkak-tarë të përkeqësimit?

Zimeri: Është fakt i pakon-testueshëm se gjendja e myslimanëve në përgjithësi është jo vetëm e rëndë,

por edhe tmerruese, por kjo assesi nuk është rrjedhojë normale e zhvillimeve, sepse zhvillimet nuk bëhen vetvetiu, atyre u paraprinë dikush, i lëvizë dikush. Teoria e rastit dhe fatalizmit në Islam janë të papranueshme. Nga mësimet is-lame kemi mësuar se për çdo veprim të njeriut, detyrimisht duhet të ekzistojnë shkaqet, motivet dhe pasojat. Tani ajo që ne duhet detyrimisht ta kuptojmë dhe tua shpjegojmë njerëzve është se kjo gjendje e përkeqësuar dhe tmerruese te myslimanët nuk është si pasojë ose re-zultat i zbatimit të normave islame, por përkundrazi si rezultat i mosrespektimit të normave islame. Këtë e ka dëshmuar historia e Islamit, sepse myslimanët kur ishin brenda kornizave islame, lulëzonte çdo gjë në mesin e shoqërisë islame, lulëzonte feja, shkenca, kultura, civi-lizimi etj, e këto gjendje të rënda ishin në shoqëritë tjera.

Për ta përfunduar këtë, më përkujto-het për momentin vlerësimi i dijetarit is-lam të shekullit XX Mutveli Sharaviut, i cili thotë: “Gjendja e myslimanëve është tmerruese dhe trishtuese që shqetëson çdo besimtarë të vërtetë, por në anën tjetër të gjitha këto ngjarje janë vetëm dëshmi e vlefshmërisë së sistemit islam, ngase sikur të kishte qetësi dhe rehati e në të njëjtën kohë të jemi larg nga Islami, nga rruga islame, atëherë do të kishim thënë se sistemi islam nuk vlen për as-gjë”. Mendoj këtë vlerësim myslimanët duhet analizuar në detaje dhe aty gjejnë rrugëdaljen.

PAQJA: Keni për të shtuar ndonjë gjë që ia vlen e që kem mund ta harrojmë në pyetjet tona?

Zimeri: Ju falënderoj për respektin që patët, për të shtuar dhe thënë rreth këtyre problemeve që çdo ditë ballafaqo-hemi me to ka shumë, por shpresoj që herave tjera inshAllah do të themi edhe çështje tjera.

PAQJA: Mesazhi juaj si pedagog e pro-fesorë për të rinjtë….

Zimeri: Mesazhi im për rininë tonë është i shkurtë. T’i rreken diturisë, librit me seriozitetin e tyre maksimal, të mos lakmojnë kulturat e huaja, të jenë vetja e tyre, të ruajnë vlerat tona fetare e kom-bëtare e, assesi të mos i nënshtrohen asnjë lloji të asimilimit. Kam bindje se ne jemi popull që kemi vlera të larta edhe fetare edhe kombëtare, por ato duhet t’i ruajmë, t’i zhvillojmë, t’i kultivojmë, sepse botës mund t’i konkurojmë vetëm me vlera. n

Biografia: Jusuf Zimeri,

i lindur më 2 0 , 0 4 . 1 9 6 2

në fsh. LLojan, K. Likovës. Shkollën fillore në vendlindje, të mesmen Medre-senë e Mesme “Alaudin” në Prishtinë. Studimet i vazhdoi në Universitetin prestigjioz Al Az’har në Kajro në Fakultetin e Sheriatit.Me të kthyer nga studimet, punësohet si imam, vaiz dhe mualim, fillimisht në fshatin Jabolçishtë e epërme në Veles, e më pas emërohet edhe si ligjërues dhe mualim në fshatin e lindjes. Në vitin 1996, emëro-het si referent fetaro arsimor në Bashkësinë Islame në RM. Më pas emërohet si profesor i lëndëve të jurisprudencës islame në Medresenë “Isa Beu” Shkup, ku la gjurmë të thella në konsoli-dimin dhe përgatitjen e materia-leve për nxënësit e Medresesë. Më pas emërohet si sekretar i Medresesë që më vonë vitin 2006 të kalojë si drejtor i sekto-rit të Vakëfit në BFI. Vitin 2009 sërish rikthehet në Medrese si sekretar dhe profesor i lëndës së Usuli Fikhut.

Page 10: Revista Paqja, nr. 95, prill - maj 2015

PAQJA10 PRILL / MAJ'15 n Nr. 95

Avni AVDIU

Në vazhdën e tërheqjes së para-leles së ngjashmërive në mes dy partive më të mëdha shqip-

tare në Maqedoni, BDI-së (DUI) dhe PDSH (DPA), vazhdojmë tek ideologjia e kamufluar e tyre. Ndarja e Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD-së) më dysh, u bë falë një komenti të TVSH-së më 1 dhjetor të vitit 1993. Në atë koment famoz të televizionit shqiptar demaskohej politika tradhtare e funk-sionarëve oportunistë të PPD-së, përf-shirë ministrave dhe deputetëve. Kritika arrinte deri te kreu Nevzad Halili, njeriu që deri në ato momente për shqiptarët e Maqedonisë kishte popullaritetin që gëzonte Ibrahim Rugova në Kosovë. Se çfarë mund të bëjë fuqia e medies, u pa pikërisht edhe nga ky koment. Kulti dhe fama e kryetarit të PPD-së vetëm me një koment u zhbë si një kullë prej letre. Komenti me gjasë ishte shkruar dhe po-rositur nga krahu fraksionist i PPD-së, i atyre ‘marksist-leninistëve’ siç i qunte sekretari i përgjithshëm i PPD-së Mitat Emini. Marksist-leninistët në Maqedoni synonin sikurse ata në Kosovë LDK-n, ta pushtonin edhe PPD-n nga brenda. Pra lufta brenda PPD-së ishte luftë brenda llojit të së majtës, por me kahe ndry-she; njëri ishte titist, kurse tjetri enverist. Në thelb këtu gjendja ishte diç edhe më komplekse, sepse vetë lideri i fraksionit që më vonë u quajt PPDSH (PDSH), Arben Xhaferi, ishte njëri nga ideologët e socialdemokracisë në Kosovë. Ai më parë kishte qenë redaktor i programit të kulturës në Radio Televizionin e Prishti-nës. Me t’u kthyer në Maqe-doni dhe vendosjes së tij në ballë të PDSH-së, Xhaferi ndërroi orientimin ideor, duke u shndërruar prej një ish-majtisti në Kosovë, në djathtist në Maqedoni. Ai para se të vinte në Maqe-doni ishte ngusht i lidhur jo vetëm ideologjikisht, por edhe kolegialisht me figurat e majta politike në Kosovë: Adem Demaçin, Veton Surroin, Shkelzen Maliqin etj. Rokada politike e Xhaferit, duke e shoqëruar

vendndodhjen e tij gjeografike edhe me transformimin ideologjik, lidhet më së shumti me mundësinë e hyrjes së partisë së tij në qeveri. PPD e pa prononcuar asnjëherë për orientimin e saj ideologjik, ishte e lidhur që në fillim me majtistët e LSDM-së maqedonase. PDSH-së nuk i mbetej tjetër, pos të shpallte armiqësinë me LSDM-n, fajtore për disa ngjarje të dhimbshme antishqiptare (Bit Paz-ari, Ladorishti, Reçica, Gostivari etj.) dhe të afrohej me të djathtët VMRO-DPMNE-së. Pra orientimi programor dhe ideologjik i PDSH-së, nuk kishte të bënte edhe aq me bindjen ose sfondin e anëtarëve, por ishte një potez i qëlluar i përfitimit politik në një çast të cak-tuar, madje në atë masë sa edhe mund të thuhet se PDSH-n djathtiste e bëri VMRO-ja ose interesi që e lidhte me të. Thënë më troç PDSH-ja djathtiste u bë për shkak të rrethanave të caktuara poli-tike, përmes të cilave ajo përfitonte më shumë përmes një kërcimi të tillë ide-ologjik, edhe pse në thelb programi i saj më shumë anoi kah social-liberalizmi. Në fillim të konsituimit të saj PDSH-ja në krahasim me PPD-n vuante nga mungesa e kuadrove, pra PPD-ja kishte kuadro më të shkolluara se PDSH-ja. Mirëpo PDSH - ja ishte më populiste, më e zëshme dhe më depërtuese.

Nga ana tjetër nga ky aspekt poaq interesant është të shikohet edhe partia tjetër BDI. Kreu i saj Ali Ahmeti vjen nga organizata ilegale në emigrim LPK-ja, forcë kjo politike që përgatiti e frymëzoi formacionet e armatosura të UÇK-së. LPK-ja gjatë gjithë historisë së saj më se dy dekadëshe, orientim programor e

ideologjik ka pasur marksizëm-leniniz-min dhe enverizmin. Në disa intervista menjëherë pas lufte, Ali Ahmeti është shprehur se ndihet krenar që është ma-jtist, se këtë e ka të trashëguar nga natyra, se nuk turpërohet të thotë se Enver Hox-hën ende e ka në zemër, e kështu me radhë. Është indikative se prononcime të tilla Ali Ahmeti ka bërë gjatë kohës sa ka qenë në koalicion me të majtët maqedonas LSDM-n. Kur ka hyrë me të djathtët VMRO-DPMNE në qeveri, për çudi, ai ka zbutur pak tonin majtist. Në një tribunë të Organizatës ‘Zgjohu’, pyetjes së çfarë është djathtist a majtist, ai i përgjigjet në mënyrë diplomatike. U shpreh se për shqiptarët në Maqe-doni nuk ka komoditet për përcaktime të tilla, sepse çështjet ende të pazgjid-hura madhore kombëtare, janë lëndë trajtese që nuk tangojnë me përcaktime ideologjike, sepse zgjidhja e tyre është obligim si e atyre që ndihen të djathtë, ashtu edhe atyre që ndihen të majtë. Ai tashmë majtizmin e tij përpiqej ta zh-vendoste më shumë në retrospektivë, si opsion i dikurshëm që është menduar për çlirim kombëtar. Po ashtu cek edhe ambasadorët e atëhershëm shqiptarë, të cilët gjoja u kanë thënë të mos shiko-jnë më shumë përcaktimet ideologjike, por ato kombëtare. Si duket këto ndry-shime interpretuese për më tepër ishin përpjekje për t’i relativizuar vijat ndarëse ideologjike me partnerin aktual VMRO-n. Në fillim të konsituimit të saj BDI në krahasim me PDSH vuante nga mung-esa e kuadrove, pra PDSH kishte kuadro më të shkolluara se BDI. Megjithatë BDI tashmë ishte më e zëshme, më popu-

liste dhe duke përvetësuar përfitimet e luftës si kapital politik, arriti ta mposhtë PDSH. Mirëpo si në rastin e PDSH së dikurshme, ashtu edhe në atë të BDI-së, vëre-het një zhdërvjellësi perfide për t’u maskuar, ose më konkretisht për të mbuluar orientimin ideologjik. Ikja e tyre nga ‘socializmi’, madje edhe si koncept, thjesht ka qenë dhe mbetet vetëm si një mekanizëm për të përfituar brenda një kohe dhe hapë-sire të caktuar politike. n

DUIzmi dhe DEPEAizmi II

Page 11: Revista Paqja, nr. 95, prill - maj 2015

PAQJA 11Nr. 95 n PRILL / MAJ'15

Zafar BANGASH

Është e lehtë ta fillosh një luftë, por është e vështirë që t’ia përcaktosh drejtimin, rezultatin, apo përfun-

dimin e saj. Pyeteni cilindo gjeneral, dhe, ata do të pohojnë se planet e për-gatitura më së miri bëhen të tepërta sapo të jenë shkrepur plumbat e parë. Regjimi “Saudit” ka bërë një gabim trashanik duke e sulmuar Jemenin e varfër e të ndotur. Në fakt, lufta është nisur kundër militantëve “Huthi”, të cilët kanë patur arritje impresionante në javët dhe muajt e fundit në shtetin luftë-shqyer.

Vërtet të formuar, Beduinët nga Nexhdi, të vetëquajturit “sauditë”, kanë mobilizuar të ashtuquajturin “koalicion të gatshëm”, që përfshin luftëtarë të mëdhenj siç janë kuvajtianët, katarasit, bahrejnasit dhe emiratianët. Jemenasit sigurisht duhet të jenë duke u dridhur. Në kërkimet e tyre të policisë regjionale, sauditët gjithashtu kanë marrë shërbi-met e një numri çështjes nga Egjipti, Maroku, Jordania, Sudani dhe Pakistani.

Lufta “Saudite” në Jemen është sa ilegale aq edhe imorale. Ajo është një agresion i hapur e i zhveshur kundër një shteti tjetër, i lëshuar tashmë në pre-tendime të pavërteta. Regjimi “Saudit” nuk ka shkrepur asnjëherë as edhe një plumb të vetëm në drejtim të sionistëve, okupues të tokave palestineze. Por ai ka qene gjithmonë e shpejtë që t’i sul-mojë muslimanët. Regjimi “saudit” është duke u fshehur prapa arsyetimeve, sipas të cilave qeveria legjitime në Jemen i “paska” kërkuar ndihmë.

Beduinët e Nexhdit nuk kanë për vete të drejta ligjore në Gadishullin Arabik, pra si mund të pretendojnë që janë duke mbështetur një qeveri legji-time diku tjetër? E supozuara koka e të ashtuquajturës qeverisje legjitime - Abd Rabbu Mansour Hadi, kishte ikur tash-më nga vendi para se sauditët të nisnin sulmet e tyre ajrore, duke vrarë civilë të pafajshëm. Këto sulme përbëjnë krime lufte dhe sundimtarët e A. Saudite duhet të silleshin para gjyqit ndërkombëtar për veprat e tyre kriminale.

Përtej gënjeshtrës për ligjshmërinë e sulmeve të tyre dhe të vërtetave të tjera të pahijshme, ushtria saudite është e për-bërë nga amatorë. Janë të rrallë ata që kanë marrë pjesë në një betejë të vërtetë. Regjimi tradicionalisht ka mbështetur sektorin e krijimeve të ‘fitneve’ duke “punësuar” mercenarë nga shtetet e tjera. Kjo është një mënyrë parësore e ve-primit të tyre. Sektori i fitneve mund të mos bëj punë në Jemen aq suksesshëm sa ka bërë në vendet tjerë, sepse aty ka shumë grupe sunite, të cilët luftojnë kundër regjimit të paligjshëm të Hadit.

Me shtimin e “Houthëve”, që janë for-ca kryesore revolucionare në Jemen, dhe të cilët ndodhi që të jenë shi’itë Zejdij, si do të mund të arsyetojnë sauditët sekto-rin e tyre, i cili është i ngarkuar kundër Ali Abdullah Salehut, ish-presidentit që ka luftuar Houthët, por që tani ka bashkuar duart? Përtej kësaj, shumë fise sunite janë gjithashtu duke e mbështetur grupin “Houthi”. Saleh-u ishte i detyru-ar të ri-nënshkruajë marrëveshjen nga presioni i mbretit të atëhershëm Abdul-lah i Arabisë Saudite, në Shkurt të vitit 2012. Përveç kësaj, Houthët tani mund të shihen më së shumti nga jemenasit si kampionë të pavarësisë së shtetit të tyre, meqenëse po i mbrojnë ata nga agresioni i jashtëm.

Në vendimin e beduinëve të Nex-hdit për të sulmuar Jemenin, duket se kanë patur rol të rëndësishëm dy faktorë. Faktori i parë ka të bëjë me gjendjen e panikut që i ka kapur për shkak të dësh-timit në fronte të shumëfishta-Siri, Irak etj., ku kanë lëshuar prerjen e kokës me tekbir dhe ngrënësit e mishit të gjallë. Megjithëqë këta përbindësha kanë shkak-tuar vuajtje të pafundme dhe kanë oku-puar disa territore, ata kanë dështuar në objektivin e tyre primar për përmbysjen e qeverisë. Së dyti, anëtarët më të rinj të dinastisë sunduese - Muhamed bin Nayef dhe Muhamed bin Salman- duan që të vërtetojnë maço-kredencialet e tyre.

Beduinët e Nexhdit dhe agresioni ndaj Jemenit

Mos vallë familja Saude bëri gabim të madh kur sulmoi Jemenin? Nëse konflikti vazhdon, ka mundësi që kështjellat prej rëre të Beduinëve të Nexhdit të rrënohen... Kjo ndoshta do të përshpejtonte përfundimin e këtij regjimi të plakur, që ka qenë fatkeqësia e muslimanëve për dekada me radhë. Beduinët e Nexhdit ndoshta janë duke hapur gropën e varrit të tyre

Page 12: Revista Paqja, nr. 95, prill - maj 2015

PAQJA12 PRILL / MAJ'15 n Nr. 95

Najefi ishte emëruar deputet i kurorës së Princit pas vdekjes së mbretit Abdul-lah në janar. Ai ishte gjithashtu ministër i brendshëm i shtetit, thelbësisht shef i sigurisë për mbretërinë, detyrë në të cilën ka fituar famë të keqe për mënyrat e tij brutale të veprimit. I dyti, Salmani, ishte emëruar ministër i mbrojtjes nga babai i tij, kur ai u bë mbret pas vdekjes së mbretit Abdullah. Mbase dy të rinjtë mbretërorë janë verbuar nga shkëlqimi i armëve të shndritshme të prodhuara në SHBA e të poseduara nga ushtria e tyre. Me sa duket ata kanë dështuar në mundësinë për të kuptuar që nuk është arma, por personi pas armës ai që ka rëndësi vendimtare në luftë. Sauditët mund të jenë famëkeq për mizori, por ata nuk kanë trimëri.

Shumë fakte të marrëzive të kryera me armë janë në dispozicion të opinion-it ndërkombëtar. Pasojat e luftës ameri-kane në lokacione të ndryshme, ofrojnë mësime të hidhura. Kush do të kishte menduar që pavarësisht nga armatimi i sofistikuar i tyre, amerikanët do të kishin pësuar një humbje poshtëruese në Af-ganistan? Malet Hindu kanë vërtetuar edhe një herë që janë parku i varrezave të perandorive. Për afërsisht 40 vjet, af-ganët s’kanë përjetuar asgjë tjetër përveç luftës dhe, pjesët e shtetit janë aq të var-fra, saqë epoka e Gurit do të ndihej e modernizuar karshi tyre. Megjithatë, këta të ashtuquajtur njerëz primitivë, për një dekadë nuk kanë përballuar vetëm agresionin e ushtrisë amerikane - të vetëshpallurit superfuqi - por kanë

përballuar gjithashtu edhe 40 aleatët e tyre. Çdo njëri prej aleatëve të Amerikës ka ikur tashmë vjedhurazi jashtë nga lufta e Afganistanit, pa guxuar të shikojë mbrapa. Gjithashtu edhe amerikanët janë afër ikjes nga Afganistani. As në Irak amerikanët nuk arritën rezultate më të mira, ku po e pësojnë si në Vietnam pesë dekada më parë. Ndërkohë që ne përqeshim amerikanët për mungesën e trimërisë se tyre, ç’mund të thuhet për sauditët që janë shumë më poshtë se ata?

Përtej aftësive të tyre për të luftuar, apo mungesës së këtyre aftësive, aty evidentohen faktorë të barabartë de-maskimi. Sauditët nuk e kanë mbajtur sekret që ata e kanë sulmuar Jemenin për të mbrojtur interesat arabe. Maska islamiste e tyre është hequr nga vetë fjalët dhe veprat e tyre. Muslimanët e devotshëm asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë iluzion rreth natyrës së vërtetë të këtij regjimi, të cilët njihen si trad-hëtarë ndaj Islamit. Këta muslimanë, në pafajësinë ose injorancën e tyre, ranë në propagandën e beduinëve të Nexhdit, sundimtar i së cilës është Khadim al-Haramayn (mirëmbajtësi i dy xhamive të shenjta). Duke i shërbyer kauzës së Islamit, tani, unë duhet t’i pastroj sytë dhe mendjet e tyre nga ky mit, sepse ata në të vërtetë janë Khadim al-Mufsidayn (shërbyesit e dy ngatërresave) ose ndry-she Amerika & Izraeli.

Kredencialet e tyre islamike kanë qenë gjithmonë të dyshimta. Më tej, disa në botën islamike arritën t’i përmbahen ngushtë literaturës se interpretimit veha-

bist. Regjimi ka përdorur vlera monetare gjigante për të blerë besnikërinë. Bazuar në një vlerësim të përafërt, rreth 100 miliardë dollarë janë shpenzuar, që nga viti 1975, që grupe dhe organizata indi-viduale t’i fusin në anën e tyre. Ndërkohë që mund të mos jenë bërë vërtet veha-bistë, këta njerëz janë të detyruar të rrinë në heshtje përballë kundërvajtjeve sau-dite. Askush nuk dëshiron t’i ndalohet shpërblimi për heshtjen e tij, ndërkohë që jeta për shumicën e muslimanëve në botën islamike është mjaft e vështirë.

Pasi klounët e Nexhdit nuk do të arrijnë t’i mundin Houthët me anë të bombardimeve nga qielli, a duhet që ata të bëjnë gabimin tjetër, duke dërguar këmbësorinë e tyre në këtë luftë? Po ta bëjnë këtë, ata ndoshta do t’i vënë vulën përfundimtare fatit të tyre. Houthët do t’i bënin mish të bluar trupat e ush-tarëve Sauditë, ose çfarëdo force tjetër mercenare nga bashkësia shtypëse e regjimeve Arabe, qofshin ata egjiptianë ose jordanezë. Mbase, muslimanët revo-lucionarë duhet të luten që beduinët e Nexhdit të bëjnë gabimin e shpërthimit të një pushtimi tokësor të Jemenit. Kjo ndoshta do ta përshpejtonte vetësh-katërrimin e këtij regjimi të plakur, që ka qenë fatkeqësia e muslimanëve për dekada me radhë. Në këtë aventurë agresive kundër Jemenit, beduinët e Nexhdit (Sauditët) ndoshta janë duke hapur gropën e varrit të vetvetes! n

Përktheu nga anglishtjaUbejd JUSUFI

Page 13: Revista Paqja, nr. 95, prill - maj 2015

PAQJA 13Nr. 95 n PRILL / MAJ'15

Esat KAMBERI

Shabi Kajolli (1839 - dhjetor 1913) ishte një ndër njerëzit më të njo-hur në rrethin e Anamoravës,1

ishte organizator dhe udhëheqës.2Këtë e vërtetojnë edhe dëshmitë e banorëve të fshatit, të cilët tregojnë se Bajram Curri dhe Isa Boletini ka ndenjur në kullën e tij për disa ditë, me të cilin kanë bërë organizimin e përgatitjeve të para për kryengritjen shqiptare kundër peran-dorisë së stërlodhur Osmane.

Siç na është e njohur tani, jo të gjithë personalitetet janë përfshirë në historinë tonë kombëtare. Në veçanti në hapë-sirën gjeografike të Kosovës së sotme, gjeneratat e reja kanë mbetur pa mësuar edhe për shumë veprimtarë e patriotë aktivistë të mëdhenj të Lëvizjes sonë Kombëtare Shqiptare të para njëqind viteve, për shkak se regjimi serb nuk lejonte të mësohej për patriotët dhe ve-primtarët e denjtë të kësaj Lëvizje.

Kur kanë dalë në terren disa studiues tanë, kanë mësuar se Shabi KAJOLLI ka qenë një njeri i thjeshtë, humanitar dhe me autoritet të lartë në zonë. Të bazuar në emrin e disa arave dhe fushave për kullosa, të cilat edhe sot thirren në emrin e tij (që i ishin uzurpuar pas vdekjes së tij), kuptojmë se Shabiu paska qenë njeriu më i pasur i fshatit dhe fshatrave përreth.

Për këtë njeri fshatarët mbajnë mend se ka qenë shtylla themelore jo vetëm e fshatit por edhe rrethinës së Anamoravës. “Shabi KAJOLLI ishte zemra e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në tërë rajonin e ujëderdhjes së djathtë të Moravës së Epërme. Ai kishte lidhje të ngushtë me Idriz Seferin, Ramë Pozhora-nin, Ramë Toplanën. Ishte dorë e djathtë e I. Seferit. Shabi Kaja me Ramë Pozho-ranin e Adem Kabashin ishin edhe në lidhje miqësie. Këtë “trekëndësh” miqësie: Ramë Pozhorani-Shabi Kaja-Adem Arif Kabashi, do ta forcojnë në masë të madhe luftërat për autonomi shqiptare”.3

Në grahmat e fundit të shtetit Os-man, në këtë fshat dhe rrethinën e Anamorvës, Shabiu ka luajtur një rol vendimtar në pajtimin midis familjes

Gjinolli (familje bejlerësh që mbanin anën e pushtetit), rajës serbe4 dhe indi-vidëve të pakënaqur me veprimet e kësaj familje si dhe serbëve.

Për herë të parë hulumtuesit tanë mësojnë për të, kur Shabia ka ndërm-jetësuar në vitin 1890 kur një anëtar i familjes së tij është vrarë me familjen e Gjinollëve. Atij i është dëgjuar fjala dhe kështu me ndërmjetësimin e tij janë shuar gjakrat. Autoriteti tij ishte i ven-dosur, identiteti i tij gëzonte legjitimitet të pashoq në këtë rajon. “Një ngjarje e ndodhur para vitit 1890, në kohën e Turqisë, para 120 vitesh, sikur fillon të

krijoj zinxhirin historik të ngatërresave, që do të vazhdojnë në pafundësi, për më shumë se një shekull, duke u zgjeruar e degëzuar dhunshëm. Fillon me familjen Kajolli dhe epiqendra e ndodhive, doemos do të lidhet me një mënyrë a tjetër me këtë familje, me gjakun revolucionar të tyre.” (E.Kamberi, 24)5

Në vitin 1907 Shabi Kajolli është fotografuar së bashku me disa bash-këluftëtarë.6 Mendohet se personi i ulur në karrige është Bajram Curri. Origjinali i kësaj fotografie gjendet në arkivin e Manastirit.

Kush ishte Shabi KAJOLLI i I-rë“Mbahet Kuvendi i madh te Lluga e Pozhoranit, ku njëri ndër ideologët dhe organizatorët, pa dyshim ishte edhe Shabi KAJOLLI, mos ndoshta edhe kryesori, në proceset organizative që zhvilloheshin në dy fronte, për t’i dëbuar turqit, dhe për t’i mbrojtur tokat shqiptare nga pushtuesi serb”

Page 14: Revista Paqja, nr. 95, prill - maj 2015

PAQJA14 PRILL / MAJ'15 n Nr. 95

Për çdo lëvizje të pazakontë të banorëve informohej Bac Shabiu, sepse Dora e Zezë (Crna ruka) serbe vepronte pa mëshirë. Shpeshherë ka pasur fër-kime midis komitëve serb (Crna ruka) dhe shqiptarëve. Shabiu asnjëherë nuk ka lejuar që komitët të endeshin nëpër malet ose fshatrat përreth. Persona të moshuar kanë treguar se Shabiu disa herë është detyruar t’i ndjekë komitët. Ka pasur të vrarë nga të dy palët. Beteja më e njohur ose ajo që ka mbet në ku-jtesën e banorëve ishte ajo e vitit 1907-të te (kodrina) vendi i quajtur Çibica, në të cilën Shabiu jep urdhrin që mos të lënë asnjë serb të gjallë. Të bazuar në ku-jtesën e disa të moshuarve në këtë betejë janë vra njëzet e shtatë (27) komitë ser-bë së bashku me komandantin e tyre Dragolub NIKOLIQIN.7 Komitët serbë provokonin shqiptarët, ata endeshin nëpër malet e Karadakut. Serbët ishin të organizuar dhe kishin mbështetjen e pushtetit të tyre (siç e kanë edhe sot). Ata vrisnin dhe masakronin tinëzisht popullin shqiptar nëpër male me qëllim që pas shpërbërjes së shtetit osman, tro-jet shqiptare të pushtoheshin nga serbët më lehtësisht.

Se Shabi Kajolli ishte njëri prej figu-rave më qendrore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare flet edhe arrestimi i tij (1910)

së bashku me Idriz Seferin dhe Ramë Pozhoranin pas mbajtjes së tubimit ose siç quhej Kuvend i Madh për të shqyr-tuar dhe vendosur mbi strategjinë dhe rrjedhat e kryengritjes. “Mbahet Ku-vendi i madh te Lluga e Pozhoranit, ku njëri ndër ideologët dhe organizatorët, pa dyshim ishte edhe Shabi Kajolli, mos ndoshta edhe kryesori, në proceset orga-nizative që zhvilloheshin në dy fronte, për t’i dëbuar turqit, dhe për t’i mbrojtur tokat shqiptare nga pushtuesi serb” (E. Kamberi, 24)

Shumë kohë para se shqiptarët të or-ganizoheshin për kryengritje të armato-sur kundër turqve, shqiptarët kishin fër-kime të vazhdueshme me serbët. Shabi KAJOLI do t’i printe organizimit të kësaj ane në mbrojtje të nderit dhe njerëzve të thjeshtë kundër komitëve sllavë. “Ai, mbahet mend edhe për krijimin e çetës kaçake,8 për të luftuar kundër serbëve, që në zhargonin kohor u thoshin “Çeta e KontraÇetnikëve” për të mbrojtur popul-latën nga krimet që bënin serbët në ato anë”. (E. Kamberi, 27)

Viteve të fundit (pas çlirimit të Kosovës 1999-të) disa gazetarë hulum-tues (Gazeta Shqiptare, Bota Sot-Kosovë dhe Fakti-Maqedoni), japin të dhëna se Shabi KAJOLLI së bashku me disa vep-rimtarë të tjerë (I.Sefer, Ramë Pozhorani

e tj), kanë shkuar në Nish të Serbisë për të blerë armë. Si duket kjo ngjarje ose ky udhëtim do të duhej t’ishte shkaku kryesor që historianët tanë Shabiun ta lënë në harresë!? Shabiu ishte një pa-triot që nuk kishte në mendje gjë tjetër përveç mënyrës se si të vinin deri te liria, mirëpo duke qenë se ishte largpamës, ai nuk pranoi “mirësinë” serbe. Si një pjesëtar i barabartë ose edhe më i lartë9i delegacionit shqiptar që është takuar me përfaqësuesit e Krajlit të Serbisë në Nish, ka qenë në mënyrë kategorike kundër dhurimit të armëve nga pala serbe. Për qëllime të tyre afatgjata serbët shqip-tarëve iu kanë ofruar para dhe armatim të luftonin armikun e “përbashkët” dhe për këtë arsye Shabi KAJA në takimin e parë dhe të fundit me serbët iu ka thë-në: “Ne kemi një armik të përbashkët, mirëpo ne luftojmë për interesat tona, ndërsa ju luftoni për interea tuajat. Ne kemi ardhur të blejmë armë, e jo të na i dhuroni...”10

Pos luftërave lokale që ka zhvillu-ar Shabi KAJOLLI, ai njihet edhe për trimërinë e pashoqe që ka treguar në betejën te Gryka e Kaçanikut. Ush-tria turke kishte një epërsi shumë më të madhe se sa shqiptarët, prandaj derisa vullnetarët shqiptarë ishin në tërheqje, janë zhvilluar beteja të tjera

Page 15: Revista Paqja, nr. 95, prill - maj 2015

PAQJA 15Nr. 95 n PRILL / MAJ'15

në fshatrat Nikoc, Smirë dhe Pozheran. “Për trimërinë e Shabi Kajës në luftën e Grykës së Kaçanikut, e zhvilluar më 24 Prill 1910-të, flet edhe kënga popullore, që është mbledhur në fshatin Dunav të Gjilanit:

Karadak, ju pritni n’MoravëShabi Kaja e fol nji fjalëGjallë pa luftë, n’shpi nuk shkoj... (H.Terziu, f.144)Kujtimet e familjes Kajolli11 infor-

mojnë rreth ngjarjeve pas betejës së Ka-çanikut: “Pas kësaj beteje Pashai turk, meqenëse nuk kishte arritur ta kapte Shabiun, shtëpitë e kësaj familje,(kullën e Shabiut,dhe kullën e vëllezërve të tij) e kishte djegur.12 E tërë familja ishte syrgjynosur dhe ishin dërguar në Ed-irne. Gjatë rrugëtimit të tyre hallë Ta-hirja kishte lindur në burgun e Prishti-nës. Në këtë kohë Shabiu me djemtë dhe shokët e tij kanë qenë kaçakë”. “Pas largimit të Perandorisë Osmane nga këto anë, Shabi Kajolli ishte në ndjekje të pushtuesve të ndryshëm të shteteve ballkanike”. (H. Terziu, f. 144)

Jusufi,13 djali i dytë i Shabiut ishte një trim i njohur në Anamoravë. Babai i tij ishte këmbëngulës që ai të shkonte në Turqi për t’u siguruar për fatin e familjes. Pak ditë pas mbarimit të bete-jës në Grykën e Kaçanikut, i vetëdijshëm se babai tij ka nevojë për të, ai dëgjoi urtësinë e babait dhe largohet nga Koso-va për në Turqi. Familja e Shabiut, e cila kishte qëndruar në syrgjyn në Edirne, kthehet pas një viti në Kosovë,14 mirëpo pa Jusufin. Ky kthehet me të filluar Lufta e Parë Botërore. Të bazuar në fjalët e

magjistër Halil Alidemaj, veprimtar dhe patriot për çlirimin e Kosovës, në vitin 1993 në qytetin e Tiranës i thotë prof.dr. Sadik Haxhiut se doktoraturën do ta bënte për Familjen KAJOLLI, sepse gjatë hulumtimit të tij për temën e magjistraturës kishte gjetur shumë do-kumente në arkivin shtetëror të Bullgar-isë dhe Shqipërisë mbi Shabi Kajollin dhe familjen KAJOLLI në përgjithësi. Prandaj të dhënat më të sakta rreth Shabiut mund të gjenden në arkivat e Stambollit, Sofjes, Manastirit, Shkupit dhe të Tiranës.

Shabiu kapet nga xhandarmëria serbe pas një dredhie që i sajojnë kuis-lingët e serbëve. I tradhtuar, ai i dorëzo-het autoriteteve serbe së bashku me djalin e tij Ahmedin. Mirëpo, djemtë e tij Ajeti, Ademi, disa kushërinj dhe shokë me të mësuar se babai i tyre ishte burgosur shkojnë për të kuptuar mbi ecurinë e fatit të tyre. Rrëfen Ademi,15 në momentin që po hynte në godinën në të cilën ishin (para) burgosur baba e vëllai, ai dëgjoi të shtëna, të cilat ishin shkaktuar nga vëllai i tij Ahmedi. Ai gjithashtu kishte dëgjuar t’i thoshte ba-bait, “o babë jemi të tradhtuar, do të na vrasin”. Ademi largohet për t’iu treguar të tjerëve se çfarë kishte dëgjuar, dhe aty shkrepën pushkët...Në këtë betejë vritet edhe djali i tretë i Shabiut, Ajeti.

Askush nga familja KAJOLLI nuk ka mësuar për fatin e Shabiut dhe Ahmedit pas kësaj ngjarje. Si janë ekzekutuar dhe ku janë varrosur, askush nuk di asgjë. Zoti i gradoftë me xhenet!

Vëllezërit e Shabiut: Aliu (i vrarë), Shabani, Kadriu dhe Mustafa. Ky i fun-dit ka vdekur në Dermanas të Fierit më 1940-të. Pasardhësit e Aliut dhe Mus-tafës jetojnë në Shqipëri (Fier, Elbasan, Durrës dhe Tiranë). Ndërsa pasardhësit e Shabanit jetojnë në Shkup. Kadriu nuk ka lënë pasardhës.

Shabi KAJOLLI ka pasur katër djem dhe dy vajza:1. Ajetin, i cili nuk ka lënë pasardhës, 2. Jusufin, pasardhësit e tij ishin:

Hajrizi, Shabiu (dëshmor i 1945), pasardhesit e tyre jetojnë në Shkup dhe Halili, i cili pas mbarimit të LDB së bashku me Hysen Tërpezën ikin në Turqi.

3. Ahmedin, pasardhësi i tij: Muhar-remi (jetojnë në Turqi).

4. Ademin, pasardhësit e tij: Azemi, Mahumudi dhe Ajeti, jetojnë në Kosovë.

5. Vajzat:6. Zeta e martuar në Beguxë për Hajri-

zin e Abazit në Begucë, dhe 7. Mida e martuar në Pozhoran për

Musli Pirën, djalin e Islam Pirës bashkëveprimtarit të Shabiut. n

1 Përveç pohimeve të fshatarëve, intelektualëve të zonës kemi edhe disa libra që vërtetojnë këtë. Librat: ‘Ramë Avdyli dhe bashkëluftëtarët e tij’, pastaj ‘Gjenocidi serb 1912-1956’, pastaj ‘Gjaku i lirisë (11-12)’ i Bajram Kurtit, pastaj Zeqë Vërbani dhe koha e tij nga Mujë Berisha...etj.2 TERZIU, HYSEN, “Ramë Avdyli dhe bash-këluftëtarët e tij”, b. ILIRIKU, Prishtinë 1997, f.143. Gjithashtu këtë e thotë edhe KAMBERI, Esat, në f.24.3 TERZIU, Hysen, “Ramë Avdyli dhe bash-këluftëtarët e tij”, b. Iliriku, Prishtinë 1997, f.1434 Raja serbe, iu thuhet serbëve të hershëm, këta nuk janë kolonizatorë të vitit 1913-të.5 Këtë e vërtetojnë edheHaradin B. Xheladini (1920). Nuhi A. Muharremi (1920), Nazif Hysku (1915), Shukri U. Hajdari (1930) të gjithë nga f. Lubishtë.6 Fotografia e Shabi KAJOLLIT e nxjerrë nga arkivi i Manastirit. Në dorën e familjes KA-JOLLI kjo foto ka ra falë veprimtarit të çështjes kombëtare dhe veteranit të arsimit në Kosovë z. Etem Smira (1921-1999). Për të saktësuar se cili nga këta veprimtar ishte Shabi KAJOLLI përveç shumë pleqve është pyetur shoku i tij i ngushtë Rexhep Sllatinë (1860-1978) i cili jetoi mbi 118 vjet.7 Bazuar në librin e Esat Kamberit 8 Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nipi i Shabiut Hajrizi ishte gjithashtu komandat i kësaj zone deri në mbarimin e luftës. Ai qëndroi si kaçak deri në vitin 1948-të. 9 Themi më i lartë sepse në nga ai takim shq-iptarët janë kthyer duarbosh. Sikur fjala e tij të mos dëgjoj, mbase anëtarët e tjerë të delegacioni do të arrinin deri te një marrëveshje. 10 Përpjekjet serbe për të joshur shqiptarët (me para dhe armë) më së miri e shkoqet Ditari i Hasan Prishtinës.11 Të dhënat janë marrë nga mbesa Tahirja (1910-1999) dhe nipi i Shabiut Hajrizi (lindur 1899-1981) dhe djali Hajrizit Qahili (1925- ).12 Shtëpitë e kësaj familje janë djegur tri herë gjatë viteve 1910-1924.13 Jusufi u kthye në Kosovë me të filluar Lufta e Parë Botërore. Bëmat dhe sakrificën që bëri edhe ky njeri bëri që të mbetet në kujtesën e shumë bashkëluftëtarëve të tij. Pak para se të mbaronte LPB, Jusufi pas një beteje të gjatë në prefekturën bullgare, vret prefektin dhe shumë bullgarë të tjerë, mirëpo vritet në të dalë jashtë godinës....14 Problemet e shumta dhe kaosi që mbretëronte në Turqi e sidomos në Qeverinë e Turqisë, nuk kishte mundësi t’i mbante me ushqim edhe njerëzit e pafajshëm. Këtë e tregon edhe vetë familja e syrgjynosur e Shabi Kajës: “nuk na jepnin vaktet e ushqimit të rregullt”. Si duket thonë ata: “kjo ishte edhe arsyeja pse na lanë të lirë”.15 Ademi ka qëndruar në Kosovë deri në vitet tridhjeta, pastaj është shpërngulur në Shqipëri ku edhe ndërroi jetë.

Page 16: Revista Paqja, nr. 95, prill - maj 2015

PAQJA16 PRILL / MAJ'15 n Nr. 95

Wijdan ALI1

Qysh në fillim, arti islam ka ndjekur një proces selektiv që është fa-vorizuar nga motive e stile të cak-

tuara e të tjera. Ky proces është marrë përsipër nga vetë artistët, shumica e të cilëve ishin të konvertuar në fenë e re, kësisoj janë përshtatur me kriteret e reja etike e estetike dhe me nevojat e patro-nëve të rinj, të cilëve arti tani e tutje u është dashur t’u përshtatej. Në mesin e këtyre nevojave, ato të adhurimit luajtën një rol mbizotërues. Ishte arkitektura fetare së pari, pastaj arti islam e shprehu gjenialitetin për integrimin e traditës artistike paraekzistuese dhe adaptimin e saj sipas fushave dhe kërkesave të tij. Shembujt më të mirë të këtij lloji të in-tegrimit të hershëm janë Kubeja e Gurtë në Jerusalem - monumenti i parë i Is-lamit (v. 688-692) dhe Xhamia e Madhe e Umajadëve në Damask (v. 706-716).

Procesi selektiv i ndjekur nga patro-nët dhe artistët e hershëm në Islam ishte përcaktues në zhvillimin e hershëm të artit islam. U paraqit nevoja për estetikë të re, që është e ndryshme prej traditave të huaja të kulturave greko-romake dhe helenike, të cilat kanë mbizotëruar për shekuj në Lindjen Semite. Muslimanët e rinj kishin nevojë për një mënyrë të re të estetikës që do të mund të kënaqte natyrën shpirtërore dhe medituese të fesë së tyre, për të riforcuar ideologjinë e saj themelore dhe strukturën sociale dhe për të qenë një përkujtues konstant i parimeve të tij, rrënjët e të cilit dërgo-jnë prapa te monoteizmi abrahamik. Ky lloj arti ishte për të riforcuar dijen për Zotin, për përmbushjen e atyre që duhet të ishin në fillim dhe atyre finale, raison d’être,2 i ekzistimit njerëzor. Sfida u mor përsipër nga muslimanët e hershëm, të cilët punuan me motivet dhe teknikat e vjetra të njohura për paraardhësit e tyre semitë, bizantinë dhe sasanianë, duke zhvilluar motive e teknika të reja që u ngritën si nevojë dhe inspirim.

Kur ndikimi i Islamit u përhap prej Spanjës deri në Filipine, me mënyrat e

reja të zhvilluara të shprehjeve artistike, të cilat u pranuan dhe u përshtatën në pjesë të ndryshme të botës. Stilet e reja siguruan një unitet themelor estetik në botën islame, pa ndrydhur, ndaluar ose gërmuar variacionet regjionale. Takimi i mendjes arabo-islame me traditat kla-sike dhe lokale nxori në pah mënyra dhe stile të reja artistike në artin islam, aso sosh si në shkretëtirën e Jordanisë, Qu-sayr ‘Amra e periudhës Umajade (v. 712-715). Sido që të jetë, kjo lloj lidhjeje nuk zgjati shumë, dhe së shpejti arti islam u zhvesh nga normat e tij të huazuara për të krijuar një të tijin, i bazuar në kon-ceptet dhe besimet e tij të brendshme. Me kalimin e kohës, modelet dhe stilet e përcaktuara u zhvilluan dhe eventu-alisht u krijuan forma të qarta arti, ku të gjitha ndikimet e huaja u fshinë dhe arti islam u bashkua me karakteristikat e tij individuale.

150 vite pas ardhjes së Islamit, arti islam formoi gjuhën dhe estetikën e vet. Për shembull, Xhamia e Madhe e Kordobës (v. 785) në Andaluzi dhe Xhamia e Ibn Tulunit (v. 879) në Egjitp nuk paraqisnin më faza në një tentativë evolucioni, por ishin kryevepra auten-

tike të patejkalueshme, duke valëvitur rregullat dhe estetikën e vetë.

Në fazën e tij kreative, arti i botës islame ishte produkt i një sintakse dhe një rendi të ri semantik për një strukturë më të vjetër vizuale. Për muslimanët, nuk ishte zbulim i ri, por një rikom-binim me modifikime të brendshme të përvojës dhe diturisë së tyre. Bota is-lame, për shekujt që pasuan, ruajti këtë marrëdhënie simbioze me kulturat e mëhershme ose ato që e rrethuan. Deri në shek. XVIII, Islami mbeti kultura e vetme e madhe që ishte në kontakt fizik me pothuajse të gjitha qendrat tjera të civilizimit në Azi, Afrikë dhe Evropë, me intensitetin e kontakteve varësisht prej vendit në vend dhe shekullit.

I tërë krijimi reflekton inteligjencën kozmike, por vetëm njeriu, i cili është qenia qendrore në botën tokësore, të cilën ai e trashëgon, e reflekton atë në një sens aktiv, kreativ. Arsyeja ballafaqohet me botën ndijore dhe intelekti merret me botën metafizike. Kur një marrëd-hënie plotësuese mes arsyes dhe intele-ktit arrihet, mund të bëhet udhëzim, i cili përfundimisht e udhëheq njeriun në

BUKURIA DHE ESTETIKA NË ISLAMCivilizimi islam ka lejuar zhvillimin e normave autonome të bukurisë që u inspiruan nga besimi Islam. Tradita artistike islame e ka parë bukurinë e universit, të theksuar në Kuran dhe në cilësitë letrare të vetë tekstit kuranor, si një dëshmi detyruese për dorën hyjnore. Filozofia unike mbështjell artin islam, udhëzon artistët e artizanët musliman dhe ka zhvilluar elementet e një filozofie reale dhe origjinale të artit, të së bukurës dhe estetikës në kulturën islame

Page 17: Revista Paqja, nr. 95, prill - maj 2015

PAQJA 17Nr. 95 n PRILL / MAJ'15

formë më të lartë të mundshme të ‘ditu-risë’. Për një musliman, arti islam është një prej mjeteve me të cilin mund të ar-rijë këtë ‘dituri’, qoftë përmes krijimit të tij ose duke medituar bukurinë e tij.

Prej pikëpamjes shpirtërore dhe etike, arti islam në thelb rrjedh prej me-sazhit kuranor, vlerat e të cilit kanë për qëllim të përkthehen në plan të trajtave fizike. Çdo imazh i jashtëm plotësohet nga një realitet i brendshëm i cili është esenca e fshehtë e brendshme. Forma e jashtme, ose dhâhir, nënkupto sasinë, aspektin fizik që është i qartë dhe lehtë i kuptueshëm. Ai paraqitet në trajtën e një ndërtese, mbështjellësi i një damari, trupi i njeriut, ose forma e jashtme e riteve fetare. Ndërsa, esencialja, aspekti cilësor është i fshehtë ose i brendshëm (bâtin), i cili praqet të gjitha qeniet dhe gjërat. Në mënyrë që ta njohim secilën gjë në plotëninë e saj, duhet të kërkojmë diturinë dhe kuptimin për realitetin e jashtëm dhe kalimtar të saj, ashtu edhe materien thelbësore e të brendshme, ku qëndron bukuria e përjetshme e çdo ob-jekti. Është dijetari ai i cili e plotëson logjikën e kompozicionit, ndërkaq i pa-dituri vetëm e vlerëson vlerën e saj es-tetike. Ky koncept interpretues formon aspektin më të rëndësishëm filozofik të estetikës islame.

Në arabishten e vjetër, është vetëm një fjalë që tregon një njeri që punon me duart e tij, sâni’ (sh. sunnâ’), që nënkupton një punëtor, një artizan, dikë që ushtron një zanat ose një profesion dhe është po ashtu kreativ në punën e tij. Është përzierja e një zanatliu të trajnuar dhe një artisti kreativ, për të cilin nuk ka përkthim literal. Artisti tradicional ose puna mjeshtërore është që objekti të realizohet asisoj që të funksionojë si dhe të kënaq syrin. Bukuria e artefaktit varet në perfeksionin e tij si punë arti dhe jo vetëm dukjen e tij. Një objekt i bukur është asisoj sepse është perfekt; nuk është perfekt sepse është i bukur. Për artistin tradicional, arti nuk është një dhuratë, por është dituri që fitohet dhe kështu arti tradicional nuk është ndonjë përshtypje e momentit e llojit ‘vetë-ekspresiv’. Kush-do që insiston në mënyrën e vetë nuk është artist por një egoist.

Në artin mesjetar evropian dhe ori-ental, ishte më shumë përjashtim sesa rregull për një artist që të vendoste em-rin në punën e tij. Personaliteti i artistit nuk përbënte ndonjë interesim për pa-tronët tradicional, e tëra që ai kërkonte

ishte një njeri në komandë për punën e tij si një artist-artizan. Kjo lloj filozo-fie ka për synim lirinë më të madhe të mundshme për vete. Kështu që, artisti tradicional musliman ishte anonim dhe rrallë e ka shkruar emrin e tij, për të ka pasur rëndësi rezultati i punës së tij e jo vetja e tij. Ajo çfarë llogaritej ishte rezul-tati më shumë se veprimi ose realizuesi.

Artistë të shumtë muslimanë kanë jetuar dhe vdekur në një paqartësi e mosnjohje totale. Nga të paktët, emrat e të cilëve janë ruajtur, pak është ditur për jetët e tyre. Për artistin musliman, realizimi i vetes është realizuar përmes aktit të kreativitetit dhe jo përmes famës personale. Vetëm në periudhat e mëvon-shme, kur kontakti me kulturat e huaja materialiste u rrit dhe materializmi depërtoi në shoqëritë tradicionale is-lame, artistët filluan të kërkojnë famën personale. Askush ndonjëherë nuk do t’i dijë emrat e atyre, të cilët dizajnuan dhe realizuan pjesë të panumërta të qëndis-jeve elegante osmane të bëra mes shek-ujve XVI e XVIII. Megjithatë, shumë erdhën për t’i shijuar ato, jo si pjesë të izoluara arti, por si mbulesa kokësh për një zonjë të re për ta veshur në hammam

ose një mushama për të fshirë gishtërin-jtë e zotërisë pas ushqimit. Ato qenë bërë si pjesë e sëndukut dhe pajës së nuses dhe ishin njëkohësisht funksionale dhe vizualisht tërheqëse. Me të gjitha stan-dardet, këto pjesë të cilat kanë treguar zotësi në dizajn dhe perfeksion në real-izim, nuk mund të mos konsiderohen vepra arti.

Anonimiteti i artistëve musliman nuk e zvogëlon vlerën e punës së tyre, por i përket një lloji të kulturës që domi-nohet nga ideali i lirimit prej vetes. Fuqia e kësaj filozofie transmetohet kundër il-uzionit të të qenit ‘UNË’ realizatori, kur në fakt ‘UNË’ është vetëm instrument i ‘realizuesit’ real. Këtu, individualiteti njerëzor bëhet mjet e jo një përfundim.

Të gjita religjionet në faktë e ndajnë këtë koncept. Në krishterizëm, Krishti iu thotë dishepujve të tij: “Unë nuk bëj asgjë për veten”. Krishna i Hinduve ka thënë: “Të Kuptuarit nuk mund të formojë kon-ceptin, unë jam realizatori”, ndërsa për një budist “të dëshirosh ta bësh të njohur për diçka që ke realizuar se ti je autori është një mendim i një njeriu që ende nuk është rritur/pjekur”. Cilido pasues i kësaj filozofie, pa marrë parasysh be-

Page 18: Revista Paqja, nr. 95, prill - maj 2015

PAQJA18 MARS / PRILL'15 n Nr. 94

siimn e tij, me vështirësi do të mendonte të nënshkruante ve-prat e tij. Për një person të këtillë, kreativiteti është pjesë e sistemit të tij/saj të besimit dhe çfarë do të duhet të pranohet është fundi i produktet të atij kreativiteti dhe jo instrumentit të tij, sâni’-u ose artisti-krijuesi.

Për artistin musliman, dok-trina themelore e estetikës is-lame bazohet në hadithin pa-sues të Pejgamberit Muhamed a.s. “Zoti e ka mbishkruar buku-rinë mbi të gjitha gjërat”, “Zoti dëshiron që nëse bëni diçka ta përkryeni atë”, “Puna është një formë e adhurimit” dhe “Zoti është i bukur dhe Ai e do buku-rinë”. Pra, perfeksionimi i punës së dikujt duke krijuar objekte atraktive dhe të ndërtuara mirë që shërbejnë një qëllim bëhen formë adhurimi dhe një obligim fetar që lehtësisht përmbushet nga një artist, përmes pjesëmar-rjes në besim dhe parimet e tij. Artistët musliman në vazhdimisi kanë këkruar ide dhe teknika të reja që më tutje do të mund të rrisnin magjepsjen dhe fascini-min me zbukurimin e tërë jetës dhe me bërjen e kënaqësisë së bukurisë së saj një veprim të vazhdueshëm privat.

Këtu duhet të ndalemi për një mo-ment për t’u njohur me personin që in-terpreton bukurinë në veprën e tij, kësh-tu që vjen pyetja: Kush është një artist tradicional? Ai është modest, i sinqertë dhe besimtar, i vetëdijshëm për vlerat që i besohen që ai përpiqet t’i mbajë gjallë, shpesh pavarësisht rrethanave të tij të pafavorshme. Ai krijon formën e jashtme të artit në dritën e inspirimit që ai pranon prej Hyjnores dhe në këtë mënyrë forma e artit është në gjendje ta dërgojë njeriun në një gjendje më të lartë dhe përundimisht në harmoni me Zotin. Përmes kësaj gatishmërie për të ndjekur ligjet që janë formuluar nga tra-dita, duke evituar tërë atë që është e pa-nevojshme dhe jo-funksionale dhe kup-timi i identifikimit të tij me një qëllim primar, artisti tradicional shndërrohet në instrument anonim të Krijuesit, pa e shpehur veten në mënyrë të vetëdijshme. Origjinaliteti i tij bazohet në aftësinë e tij për të arritur një sintezë të thellë të materialeve, teknikave dhe funksioneve sasiore në të cilat ai krijon.

Në sensin tradicional, origjinaliteti

kombinon aspektin e vërtetë të të dyjave, vazdhimësisë dhe ndryshimit. Vazhdi-mësia arrihet përmes botës së arketi-peve dhe përmes ndkjes së rregullave të stileve të artit tradicional, ndërsa el-ementi i ndryshimit vjen prej kapacitetit të imagjinatës kreative për të prodhuar një sintezë të re të materialeve, tekni-kave dhe funksionit. Me fjalë të tjera, domethënia e e arteve kreative, varet nga përdorimi shkollor dhe i ndjesisës së artistit të hapësirës, trajtës, sipërfaqes, ngjyrës dhe materialit. Ajo çfarë quhet talent në traditat tjera artistike, në artin islam është kombinim i arsyes, intelek-tit, aftësisë, tranimit dhe mprehtësisë. Është aftësia e artistit për ta projektuar të brendshmen e vet, duke e pëkrahur në traditë, në mënyrë që të krijojë një formë që reflekton te bota e jashtme vlera të caktuara shpirtërore dhe estetike.

Kur mendja pranuese e një spekta-tori përzgjedh formën dhe e absorbon atë, qarku i komunikimit fillon të kom-pletohet. Kreativiteti artistik, në bazë të prespektivës islame, nuk është asgjë tjetër pos një paracaktim, ose isti’dâd, të cilën Zoti ia ka dhënë njeriut për t’i ndi-hmuar atij për të ndjekur rrugën që dër-gon tek Ai. Për ta përmbushur këtë rol, me vetëmohim dhe vetëshuarje, artisti shndërrohet në një interpretues sa më transparent që është e mundur i traditës që ai i përket. Kështu, marrëdhënia që

artisti musliman gjithmonë ka është mes praktikës së virtyteve dhe shembullores së punës pro-fesionale.

Prandaj, i tërë arti islam është krijuar si rezultat i mar-tesës së shkencave formale dhe zanatit. Shkencat këtu nënkup-tojnë procesin e natyrës dhe di-turinë e ligjeve dhe parimeve që udhëheqin materien dhe që në vetevete janë të lidhura në një rend metafizik. Kurse zanatet, nuk ka mënyra të përgatitura ad hoc për t’i realizuar gjërat, por mishërimi në botën e trajtave (v.j. formave) të interpretuara të shkencës që posedojnë ligjet dhe rregullat e veta. Për këto rende të diturisë të lidhura me shken-cat dhe zanatet u përfshinë me esnafët zanatli, të cilët ishin trupat organizues që krijuan artin tradicional. Deri në shek. XIX, artizanët e esnafëve dhe vëllazëritë ndoqën letrën e ha-

dithit të Pejgamberit a.s. “Zoti dëshiron që nëse bëni diçka ta perfeksiononi”. Për ta, pakti artizanal ishte një kod i respe-ktuar profesional i ndershmërisë. Bartja prej të atit tek i biri, ose nga mjeshtrit te shegerti, i rregullave dhe praktikave të pandryshuara nënkuptuan as stagnim e as përsëritje, por siguron një burim konstant të inspirimit për artistin dhe stabilitetit në nivel teknik.

Arti islam asnjëherë nuk ka pran-uar patronazhin e autoriteteve fetare, për arsyen e thjeshtë se në Islam nuk ka aso dihotomie mes religjiozes dhe sekulares. Të ashtuquajturat fuqi sekuare në shoqërinë tradicionale islame gjith-monë kanë poseduar aq domethënie fetare brenda tërë Ligjit Hyjnor sa edhe elementet e veçanta fetare. Ka pasur aso arte sikur asheret kuranore, arkitektura e shenjtë dhe kaligrafia, që mund të thuhet se janë dalë prej xhamive, kurse artet e muzikës, poezisë dhe vizatimit në miniaturë, kishin lidhje me sheshin. Në pikëpamje të delikatesës, ndër-mar-rëdhineve mes sheshit dhe xhamisë, spirtualiteti ishte më shumë një atribut i muzikës dhe vizatimit në miniaturë sesa ishte i kaligrafisë.

Termi ‘estetikë’ kurrë nuk ka ekzis-tuar në kulturën islame dhe shoqëria tradicionale nuk e ka përdorur atë ose ndonjë term tjetër që mund të ketë kuptim dhe rëndësi të njëtë. Termi arab

Page 19: Revista Paqja, nr. 95, prill - maj 2015

PAQJA 19Nr. 95 n PRILL / MAJ'15

jamâliya, i cili është sininonim i fjalës ‘estetikë’, është i huazuar nga Perëndimi dhe definohet si ‘shkenca e bukurisë’, ‘ilm al-jamâl. Në Islam, as Kurani dhe as tradita e Profetit (suneti) nuk i referohen artit. Nuk kishte asnjë traktat (libër) që shkruante qartë mbi estetikën islamike dhe as që ishin caktuar rregulla për çfarë ishin konstituuar parimet islame në art dhe çfarë jo. Megjithatë, nuk është e vështirë për muslimanët që të nxjerrin përfundimet e tyre për të dyja burimet. Hadithi i Pejgamberit a.s. “Zoti është i Bukur dhe Ai e do Bukurinë” mund të konsiderohet të jetë themeli i estetikës islame. Në Islam, arti dhe besimi janë pandashëm të lidhura bashkë. Në ko-rnizën e rregullave strikt, liria e mjaf-tueshme është lënë për artistin të arrijë në vepra artistike. Kur arti islam kryen një funksion shpirtëror dhe sepse mar-rëdhënia e tij e ngushtë me formën dhe përmbajtjen e revelatës islame, çfarëdo lidhje që ekziston mes tij dhe revelatës islame nuk mund të jetë thjeshtë në planin e ndryshimeve socio-politike që sillen nga Islami. Përgjigja mund të gjendet në vetë fenë.

Arti islam dhe arkitektura tradicio-nalisht vendosin rëndësinë më të lartë në arrijten e bukurisë. Kjo shpjegon një rrezultat natyral të Kuranit, i cili e thek-

son të mirën, të vërtetën dhe diturinë, duke vënë theksin kryesor mbi Punët e Bukura (v.j. mira), al-a’mâl al-hasana. Një tjetër shembull i këtij theksi mbi bukurinë janë 99 Cilësitë e Shenjta të Zotit që në arabisht janë Emrat e Bukur të Zotit (asmâ’ Allâh al-husnâ). Mandati themelor i artit islam dhe arkitekturës, i ndarë prej përmbushjes së kërkesave nevojtare funksionale, është të paraqe-sin sensin qëllimor të bukurisë. Bukuria kuptimplote në artin islam kërkon të dyja, një dimension sasior të çështjes, e arritur kryesisht përmes një procesi të adaptimit pragmatik mjedisor dhe një dimensioni cilësor, i shprehur esencial-isht përmes estetkikës islame.

Duke folur estetikisht, arti islam, dhe veçanërisht arkitektura paraqet aspekte shpirtërore dhe fizike në jetët e musli-manëve dhe vërtitet përreth konceptit të unitetit (v.j. njëshmërisë) (tawhîd). Ideja e një qendre ose aksi është çelësi kryesor në kuptimin e artit islam dhe botës së Islamit, me komponentat e tij shpirtërore dhe fizike. Centralizimi i Zotit në Univers dhe bota shpirtërore është e pasqyruar në fokusin qendror të Qabes në tokë (e vënë me kënde në drejtimet e horizontit), në xhaminë e qyteti islam dhe një një drejtëvijëzim tokës drejt Mekës dhe të mihrabit dhe

në murin e kiblës. Kështu, jeta shpirtërore dhe kalim-

tare e muslimanëve është e rregulluar në rrathë, të cilët sillen rreth një boshti dhe paraqesin lëvizjen konstante rrotul-luese të jetës së besimtarit drejt Zotit. Kjo është e reflektuar, në mes tjerave, në hapat rrotullues të Drevishëve Mev-levî, edhe në tawâf-in e peligrinëve për-reth Qabes dhe në njësitë rrethore në kompozicionet e arabeskave. Pra, ideja e centralitetit mbetet e pandryshueshme. Kësisoj, për ta kuptuar artin islam vetëm duke e analizuar manifestimin e jashtëm të karakteristikave të tij sasiore dhe duke injoruar bashkimin e tij me kornizën e përgjithshme shpirtërore që e definon është e pakuptimtë. Sepse estetika islame fokusohet në paraqitje shpirtërore të qe-nieve dhe objekteve, në vend të vlerave të tyre materiale, paraqitja e jashtme e një objekti në asnjë mënyrë nuk e rrumbul-lakon esencën e tij dhe të vetë të vërtetën. Çdo dhâhir, ose paraqitje sasiore e jasht-me dhe fizike, dallon prej bâtin-it të tij, ose esencës së brendshme cilësore dhe shpirtërore, ndërsa perfeksioni mund vetëm t’i atribuohet Zotit, Krijuesit.

Kësisoj, për të kopjuar figurat që jetojnë prej natyrës, sadoqë kurrë nuk kanë pasur për qëllim të paraqesin Zo-tin, konsiderohen si një mënyrë e kotë e udhëheqjes së pranuesit në plotësi-min e përsosshmërisë dhe të vërtetave të mishëruara në tawhîd, Doktrina e Njëshmërisë. Për një musliman, buku-ria nuk është një portretizim estetik i njerëzores ose atributeve njerëzore, as nuk është një gjendje ideale e natyrës, konceptin e së cilës e kanë kopjuar artistët e Renesancës Evropiane prej grekëve antikë. Kultura e obsesionuar për përsosmëri e muslimanëve kërkon të stimulohet në shikuesin ose dëgjuesin, përmes krijimit të një marrëdhënieje të bukur, intuite, mendjemprehtësie me Zotin. Kështu, artisti musliman tradicio-nal zgjedh një stilizim dy-dimensional për të paraqitur format e tij dhe totalisht neglizhon imitimin e saktë të natyrës me kufizimet e tij. n

1 Shkëlqesia e saj, princesha Wijdan Ali është dekanë e Kolegjit të Arteve dhe Diza-jnit, Universiteti i Jordanisë, Aman. Ajo është themeluese dhe kryetare e Shoqatës Mbretërore të Arteve të Bukura, Aman. Ajo është ish-gruaja e Princit Ali bin Naif të Jordanisë.2 Arsyeja për të qenë. Arsyeja e preten-duar për ekzistim të diçkasë ose dikujt, qël-limi final ose i vetëm i diçkaje ose dikujt.

Page 20: Revista Paqja, nr. 95, prill - maj 2015

PAQJA20 PRILL / MAJ'15 n Nr. 95