revista paqja, nr. 93, shkurt - mars 2015

49
JOSHUA C. KIEB PORTFOLIO M2 - First Year Grad. UNCC Architecture 2015

Upload: revista-paqja

Post on 08-Apr-2016

234 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

Revistë mujore për aktualitet, kulturë, arsim, etikë

TRANSCRIPT

Page 1: Revista Paqja, nr. 93, shkurt - mars 2015

1Nr. 93 n SHKURT/MARS'15

Viti X. Nr. 93. 19 shkurt - 19 mars 2015. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

EditorialIKJA NGAPAVARËSIA...

VRASJET E CHAPELL HILLIT DHE FANATIZMI I MEDIAVE PERËNDIMORE

Intervistë me drejtuesit e Qendrës Islame në Brazil

QEVERIA JAPONEZE BEFASOI BOTËN: 'TË HAHET VETËM MISHI HALLALL'

Page 2: Revista Paqja, nr. 93, shkurt - mars 2015

2 SHKURT/MARS'15 n Nr. 93

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,KULTURË, ARSIM, ETIKË

Viti X / Nr. 9319 shkurt - 19 mars 2015

Botues

O.J.Q. "Zëri Ynë"

DrejtorMuhamed Jusufi - KAJOLLI

[email protected]

Redaktor përgjegjësAvni AVDIU

[email protected]

Redaktor teknik/GrafikaOsman D. GASHI

[email protected]

e-mail:[email protected]

[email protected] /revistapaqja

@revistapaqjahttp://www.zeriyne.com

përmbaj t ja

Avni AVDIUIkja nga Pavarësia...

3 Facebook: O kush ështëbudallë, le të tregojë!

20

Lulzim AHMETIPse paguam ne?

4

Avni AVDIUVRMO të largojë Gruevskin, BDI le të tërhiqet...!

6

Page 3: Revista Paqja, nr. 93, shkurt - mars 2015

PAQJA 3Nr. 93 n SHKURT/MARS'15

Editorial

IKJA NGA PAVARËSIA…Avni AVDIU

Javëve e ditëve të fundit opinioni jo vetëm shqiptarë, por edhe evropian është i befasuar nga ikja e madhe e

shqiptarëve nga Kosova. Për dallim nga ikja e para 16 viteve, që ishte masive dhe kishte arsyen e shpëtimit nga vdekja që vinte kahdo prej artilerisë dhe aviacionit luftarak serb, kjo ikje është disi enig-matike. Megjithë gjendjes së rënduar sociale, arsye e fortë kjo që mund të kon-siderohet, ikja është e mbarsur edhe me një mister psiko-social që duhen analiza të thella për ta zbërthyer.

Prej çlirimit e këtej për fat të keq bashkësia ndërkombëtare e ka shndër-ruar Kosovën në një poligon eksperi-mentesh të njëpasnjëshme, pa qartësuar objektivat dhe vizionet e së ardhmes. Fillimisht OKB-ja instaloi një admin-istratë të korruptuar njerëzisht nga të gjitha anët e botës, të cilët mirëfilli u pa se nuk patën kurrfarë interesimit për ta përgatitur Kosovën në rrugën e saj të të qëndruarit në këmbët e veta. Zaten në njëfarë mënyre për këtë UNMIK-u lehtë fajin mund t’ia hidhte edhe vetë rezolutës 1244, e cila parashihte që në Kosovë sër-ish të kthehej regjimi serb. Në Kosovë në mënyrë të paralizuar funksiononin dy pushtete, qëllimi i të cilave ishte foku-suar në realizimin e interesave të tyre të ngushta. Në rrethana të tilla u imponua kërkesa ‘standardet përpara statusit’, një version shtrënges për të bërë lëshime

edhe aty ku shpesh kalohej edhe vija e kuqe. Me fjalë të tjera kriminelët serbë dhe mbështetësit e tyre, lipsej të lajka-toheshin tej mase në emër tolerancës e bashkëjetesës. Në këtë vazhdë ishin edhe bisedimet e Vjenës, për më tepër si një përpjekje për të unifikuar faktorin poli-tik brenda Kosovës. Pasoi plani i Ahti-sarit një projekt që imponoi kodifikimin e kushtetutës brenda kornizave që ishin paraparë nga ndërhyrja e jashtme. Forma tjetër e eksperimentit ishte Euleksi një surrogat evropian i UNMIK-ut puna e të cilit vazhdon të jetë për çdo kritikë. Këtyre eksperimenteve ndërkombëtare duhet shtuar edhe premtimet e rrejshme për integrimet euroatlantike, të cilat për fat të keq s’kanë arritur dot as te niveli i liberalizimit të vizave.

Në këtë mënyrë bota në vend se ta re-habilitojë Kosovën nga lufta, t’ia kompen-zojë të gjitha ato vite mjerim nën robërinë e Serbisë dhe ta integrojë në Evropë, ajo vazhdon ta mbajë të getoizuar e si në karantinë, pa i ofruar perspektivë të qartë euroatlantike. Duke e mbajtur nën këtë tension të vazhdueshëm, ajo njëkohësisht ka krijuar kushtet perfekte për personat e predisponuar për korrupsion e krimi-nalitet, të cilët me të bëmat e tyre ua kanë gërditur qytetarëve jo vetëm politikën dhe demokracinë, por edhe shtetin e tyre. Jo rastësisht na rastis të dëgjojmë qytetarë të mllefosur, të cilët e shajnë dhe e pështyjnë shtetin e tyre në formën më vullgare të mundshme, ani pse mezi u ndërtua me

mijëra sakrifica. Ata i ka pllakosur neveria e të qenurit spektatorë të pasurimit enorm të politikanëve dhe varfërimit ekstrem të qytetarëve të thjeshtë.

Duke e përshkruar gjendjen e qyte-tarit në shoqërinë bashkëkohore psiko-sociologu Erih From përfundoi se në një sistem të tillë të kapitalizmit të egër, njeriut nuk i mbetet tjetër përpos që të ikë nga (pseudo) liria, që në realitet është robëri reale. Edhe qytetarit të thjeshtë kosovar s’i ka mbetur tjetër përpos që të ikë nga pavarësia, pavarësi kjo që nuk e ka imagjinuar të jetë me gjithë këto probleme, të liga e të zeza të panumër-ta, që e kanë ngulfatur dhe ia kanë zënë edhe frymëmarrjen. Kështu tani nuk bën dot përshtypje as festimi i pavarë-sisë. Madje edhe kategoria më atdhetare, ish-luftëtarët e UÇK janë lodhur më nga një pavarësi e tillë, tash 7 vjet pas shpal-ljes së saj. Të gjithë duan të ikin, të lar-gohen e të arratisen diku larg, larg këtyre politikanëve që mbi gjashtë muaj luajtën dhe provokuan me nervat e qytetarëve herë me Bllok e herë me bërllog, për të shpërthyer mllefin në demonstrata të egra kundër kësaj katrahure. Ikja është reflektim i pakënaqësisë me faktorët e brendshëm (politikanët dhe partitë) dhe ata të jashtëm (mekanizmat vendimmar-rës ndërkombëtarë). Ikja është alarm për ata që kanë sy e veshë, ajo është e zbehtë si shpresë, por më e fuqishme si revoltë dhe protestë. Është zë i fortë se kështu më nuk durohet… n

Page 4: Revista Paqja, nr. 93, shkurt - mars 2015

PAQJA4 SHKURT/MARS'15 n Nr. 93

Lulzim AHMETI

Hapi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për të falur borxhet, që kanë qytetarët dhe bizneset që

nga vitit 1999 e deri më 31 dhjetor 2008, është hap i mirë, por jo i qëlluar, për vetë faktin se në këtë falje përfitojnë edhe personat e “pa ndershëm”, individët dhe bizneset, të cilët kanë bërë evazione fis-kale dhe keqpërdorime të mëdha. Te ras-ti i borxheve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), të cilat shkojnë në rreth 410 milionë euro, konsumatorët, të cilët nuk kanë paguar faturat e energjisë eklektike, janë konsumatorët që kanë keqpërdorur dhe kanë shpenzuar më së shumti rrymën e kjo mënyrë e të falurit është e pa drejtë, ndaj konsumatorëve të cilët kanë paguar që nga pas lufta dhe nuk kanë borxhe.

E njëjta gjë mund të thuhet për faljen e borxheve për ujë, ngrohje dhe shpenzi-met e tjera të taksave komunale.

Edhe bizneseve, të cilave u falen borxhet, kjo është shumë e padre-jtë, sidomos për bizneset të cilët kanë punuar me letra dhe nuk i kanë asnjë cent shtetit. Rrjedhimisht këto biznese dekurajohen, kur e dinë se bizneset e tjera ndoshta me veprimtari të njëjtë, por pa letra, e kanë ushtruar aktivitetet e tyre, e madje si kanë paguar shtetit tatime dhe taksat e tjera. Konsideroj se këto biznese janë të shumta dhe kanë bërë edhe kontrabandë dhe evazion fis-kal me mallra të ndryshme.

Falen borxhet të cilat nuk mund të mblidhen

Te bizneset të cilat nuk i kanë paguar tatimet ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), dhe të cilat nuk kanë bërë pagesa, këto borxhe nuk mund të falen nga ana e Qeverisë së Kosovës pasi që edhe ligjërisht borxhet të cilat kalojnë periudhën 6 vjeçare nuk mund të grumbullohen. Shembull borxhet e viteve 1999, 2000, 2001 dhe 2002 nuk mund të mblidhen, pra në grupin e borxheve që do të falën janë ato prej vitit 2003 deri më 31 dhjetor 2008. Me një fjalë vendimi i Qeverisë së Kosovës, për faljen e borxheve është vendim më shumë populist se sa real ,pasi Qeveria, ka falur borxhe të paqena, të cilat edhe ashtu nuk kanë të drejtë të mblidhen.

Falja e borxheve mund të këtë efekte

Por pavarësisht të këqijave falja e çdo borxhi ka edhe efektet pozitive, siçështë rasti i Qeverisë së Kosovës që do të falë rreth 500 milionë euro borxhe në peri-udhën 1999-2008. Falja e borxheve do të mund të ndikojë dhe në shtimin e parasë në qarkullim, e më ketë shumë individë e biznese do t’i rifutenin parat e tyre në qarkullim, të cilat i kanë qarkulluar në mënyrë jo legale, e kështu rrjedhimisht edhe sasia e qarkullimit do të shënonte rritje, e po ashtu edhe fuqia blerëse do të rritej. Këto rritje do të mund të vëre-heshin në një periudhë afatshkurtër, por jo të menjëhershme.

Ka raste të tilla të faljes së borxheve në Kroaci. Qeve-

ria kroate ka

PSE PAGUAM NE?Qeveria e Kosovës do të falë rreth 500 milionë euro borxhe të periudhës 1999-2008. Kjo mënyrë e faljes së borxheve është mirëpritur edhe pse është kritikuar nga ata konsumatorë, të cilët kanë paguar faturat, e që nuk do të përfitojë asgjë nga ky vendim. Thjesht falën ata që keqpërdorën, e nuk paguan.

Page 5: Revista Paqja, nr. 93, shkurt - mars 2015

PAQJA 5Nr. 93 n SHKURT/MARS'15

falur borxhe për rreth 320 mijë kroat, por me disa kushte specifika. Sipas ven-dimit të Qeverisë së Kroacisë borxhet do t’u falen personave të cilët nuk kanë të ardhura mujore më shumë se 140 euro, e po ashtu nuk kanë para të kursyera në ndonjë llogari bankare.

Në KEK 410 milionë euro borxhe Zyrtarët e Korporatës Energjetike të

Kosovës (KEK), kanë treguar se deri me privatizimin e rrjetit të shpërndarjes dhe të furnizimit me energji elektrike, borx-het e konsumatorëve ndaj kësaj korpo-r a t e kanë shkuar në rreth 410

milionë euro, deri sa mbi 100 milionë euro prej tyre janë vetëm të konsuma-t o r ë v e n g a

pjesa veriore e Mitrovicës. Por nuk do të thotë se këto borxhe do të falen të gjitha pasi që janë edhe për vitet 2009, 2010, 2011, 2012, si dhe për vitin 2013 deri në, muajin maj.

“Borxhi i përgjithshëm që konsuma-torët në tërë vendin ia kishin KEK-ut, deri në maj 2013, figuronte të ishte rreth 410 milionë euro”, - kanë thënë në KEK.

Sipas tyre mbi 100 mil-ionë euro janë

fatura të papaguara nga serbet që jeto-jnë në pjesën veriore të vendi. “Brenda shumës totale të borxheve prej rreth 410 milionë euro, janë mbi 100 milionë euro borxhe të vlerësuara, të cilat parashi-het të ishin të konsumatorëve në veri të vendit, ku KEK-ut asnjëherë nuk i ishte lejuar qasje. Ndryshe, nuk kemi njohuri se a ka KEDS të ketë qasje në këtë pjesë të vendit tani”, - thanë ata.

Ministri i Financave (MF), Avdul-lah Hoti, ka thënë se vendimi për faljen e borxheve deri në fund të vitit 2008 do të prekë rastet sociale dhe familjet me të ardhura të ulëta, të cilat nuk kanë pasur mundësi t’i kryejnë obligimet ndaj shtetit. “Qëllim i këtij vendimi do të jetë të falen borxhet që kanë qytetarët dhe bizneset ndaj ndërmarrjeve publike, ndaj energjisë, ndërmarrjeve të ujit, të mbeturinave, të ngrohjes, obligimet me tatim në pronë, obligimet ndaj Adminis-tratës Tatimore të Kosovës dhe obligimet ndaj Doganave”, - thekson Hoti.

Ai ka treguar se për mënyrën dhe se kush saktësisht do të përfitojë nga falja e borxheve do të dihet pas analizave që do të bëhen nga një komision i veçantë për ketë çështje.

“Detyra jonë do të jetë që ne për një muaj t’i ofrojmë kryeministrit pro-pozimin tonë për nivelin e borxheve që duhet të falen, procedurat që duhet të zbatohen për ekzekutimin në praktikë të faljeve të borxheve dhe t’i propozojmë kryeministrit reformën strukturore që duhet të ndodhë që të mos përsëritet kjo gjendje më tutje. Pra, ky është vendimi që morëm në Qeveri”, - theksoi Ministri Avdullah Hoti.

Ndryshe zyrtarët qeveritar kanë thënë se falja e borxheve ka për synim që të ndalet edhe ikjen e kosovarëve. n

Page 6: Revista Paqja, nr. 93, shkurt - mars 2015

PAQJA6 SHKURT/MARS'15 n Nr. 93

Avni AVDIU

Skandalet e përgjimeve që kanë përfshirë Maqedoninë për nga përmasa e shtrirjes, janë një rast i

papresedan madje mund të thuhet edhe në tërë historinë e njerëzimit. Kryemin-istri Gruevski bashkë me kushëririn e tij shefin e DBK-së maqedonase, kanë urd-hëruar inçizimin e paligjshëm të bise-dave private të mbi 26.000 qytetarëve, një shifër marramendëse për kushtet dhe rrethanat e vendit. Nëse për nga cenzura dhe propaganda mediatike Gruevskit do t’ia kishte zili Gebelsi, atëherë për nga përgjimet zili do t’ia kishte Erik Mielke, kreu i shërbimit sekret gjerman në Gjer-maninë Lindore. Këtë e tha edhe gazeta gjermane “Frankfurter Algemeine Zei-tung”. Dyshja-shtet Gruevski/Mihajllkov as që e kanë menduar se inçizimet do të kalojnë kontrollin e rreptë të tyre e një ditë do të bëhen kapital për opozitën. Para se lideri i opozitës Zoran Zaev të dilte me publikimin e tyre, Gruevski vendosi t’u drejtohet qytetarëve në stilin: ‘t’i them para se s’më ka thënë, sepse sulmi është mbrojtja më e mirë’. Ai akuzoi opozitën LSDM si parti puçiste, duke prejudikuar gjyqin e ardhshëm për Zaevin dhe në mënyrë implicite fitoren e tij në atë gjyq. Tha se ai është tradhtar pasi që ka bashkëpunuar me shërbimet

e huaja sekrete për ta destabilizuar ven-din ose më konkretisht për të rrëzuar pushtetin përmes dhunës. U shpall nata e ndjekjes së shtrigave, kështu që me urdhër të prokurorisë filluan arrestimet e para të të dyshuarve. Për ta vërtetuar atë që kishte thënë kryeministri, se ma-terialet e përgjimeve ishin siguruar nga shërbimet e huaja, sigurisht me lejen e tij, megafoni mediatik tvSitel dha disa inserte të videos me zë të turbullt nga takimi Gruevski-Zaev në kabinetin e kryeministrit, ku Zaev dëgjohej duke thënë se inçizimet ishin marrë nga shër-bimet e huaja. Mirëpo asnjë shërbim sekret nuk mund të ekzistojë në botë, që ka kapacitet të inçizojë në kabinetin e kryeministrit të një vendi tjetër. Nëse kryeministri dhe ministri i punëve të brendshme e pohojnë këtë, atëherë që të dy duhet të japin dorëheqje për shkak të paaftësisë së tyre për t’u përballur me gjoja përgjimet e shërbimeve të huaja. Pastaj nuk ka vend në botë që mund të këtë interes që të përgjojë 26 mijë qytetarë të shtetit tjetër, sa do që mund ta ndiejë rrezikun prej tij. Përgjimet me përmasa të tilla më të mëdha në analet e historisë së kësaj natyre, mund t’i kryejë vetëm vetë shteti ndaj qytetarëve të vet, për shkak të rrezikut që ndjen për push-tetin. Po ashtu akuza për puç sa është absurde, po aq edhe qesharake, sepse

në përpjekje për ta rrëzuar pushtetin me dhunë lëre që nuk është përdorur deri më tani ushtria a policia, por edhe as-një forcë tjetër sado e pakët. Pastaj edhe akuza se me publikimin e përgjimeve, lideri opozitar bën akt në kundërshtim me ligjin është tejet paradoksale, sepse askush nuk mund të akuzohet për ve-për penale me akuzën se ka paraqitur ndonjë vepër penale.

Nga përgjimet deri më tani është vër-tetuar se kriminaliteti dhe korrupsioni janë me përmasa të papara. Atë nuk e bëjnë vetëm pushtetarët, por madje edhe spikerët e televizioneve që janë mega-fone të qeverisë. Pushteti dhe mediet, gjoja të pavarura, janë aq fort të lidhura me krimin saqë vetë spikeri urdhëron të shkarkohen gjyqtarët, urdhëron bur-gosjen e personave të papërshtatshëm, jep propozime për koalicionet e mund-shme, merret vesh me shefin e shërbi-meve sekrete për kohën e inçizimit të arrestimit të kundërshtarëve politikë, merren vesh për ndarjen e shumave të majme të parave e kështu me radhë.

Nga këto përgjime u konfirmua pozita jashtëzakonisht superiore e palës maqedone karshi inferioritetit katastrofal të asaj shqiptare, u vër-tetua përbuzja dhe nënçmimi që pala maqedonase i bën asaj shqiptare dhe qyqarllëku i kësaj të fundit përballë

VRMO të largojë Gruevskin, BDI le të tërhiqet…!

Page 7: Revista Paqja, nr. 93, shkurt - mars 2015

PAQJA 7Nr. 93 n SHKURT/MARS'15

gjithë këtij relacioni pezhorativ. Shefi i DBK-së maqedonase kuvendon me spikerin e televizionit privat Sitel, të cilit i thotë se Menduh Thaçi është më jostabil, kurse spikeri ia kthen se njeri më i përshtatshëm për ta është Ali Ahmeti, më principiel dhe më i mirë, në ndërkohë që Sasho zotohet se do t’i befasojë shqiptarët (partitë dhe popul-latën: partitë, duke ua zënë bishtin me derë përmes tenderave, korrupsionit etj; kurse popullatën, duke e lënë në mjerim të paparë social). Dikur ata thoshin që ‘shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur, kurse sot thonë shq-iptari i mirë është ai që është më stabil (lexo:qyqar, që nuk ua prish fare). Edhe përkundër këtij konfirmimi, për fat jo vetëm të keq por edhe të mjerueshëm e tragjik pala shqiptare nuk mund të marrë as guximin dhe as fuqinë më të vogël që të largohen nga partneriteti qeveritar. Pastaj hec e mos dysho se punë të thella e të rënda nuk janë të implikuara në këtë mes.

Përgjimet zbuluan, hodhën në dritë dhe argumentuan përmes fakteve se në këtë shtet nuk funksionon shteti ligjor, gjyqësia, fjala e lirë e medieve dhe asgjë e drejtë, por në të kundërtën sundon gjithçka që bie ndesh me kushtetutën, ligjin dhe madje edhe me moralin në përgjithësi, sepse në

bisedat telefonike ata kanë përdorur sharjet më vullgare të mundshme ndaj kundërshtarëve politikë.

Së ketejmi kjo qeveri lëre që nuk ka më kredibilitet politik, por as edhe moral për të udhëhequr. Partia në pushtet për ta shpëtuar fytyrën, për t’i shpëtuar mallkimit historik për të bëmat e saj sa më parë të jetë e mund-shme duhet të distancohet nga dyshja Gruevski-Mihajllkov, ashtu që ta shpë-tojnë partinë. Në të kundërtën nëse vazhdohet kështu, atëherë ajo rrezikon të përçahet dhe të humb autoritetin. Pra Gruevski bashkë me kushëririn e

tij duhet të tërhiqen jo vetëm nga par-tia, por edhe nga politika, kurse partia duhet të ristrukturohet me njerëz të tjerë të papërfshirë në afera korruptive.

BDI po ashtu sa më parë të jetë e mundshme duhet të largohet nga qe-veria, konkretisht nga bashkëqeverisja me këtë partner që e ka survejuar, e ka poshtëruar dhe e ka degraduar sa s’ka më ku shkon më poshtë. Për ta shpëtuar fytyrën e nxirë përpara 105.000 votuesve ajo duhet të veprojë ja sot ja kurrë. Në të kundërtën, në mos gjykimit të popullit, ajo nuk do të mund t’i ikë dot gjykimit të historisë. n

VRMO të largojë Gruevskin, BDI le të tërhiqet…!

Page 8: Revista Paqja, nr. 93, shkurt - mars 2015

PAQJA8 SHKURT/MARS'15 n Nr. 93

Intervistoi prof. dr. Muhamed KAJOLLI

“Vendimi i qeverisë japoneze thotë se në vendit e tyre ndalohet të impor-tohet mishi pa pasur vulën (hallall), pra, pa qenë e çertifikuar nga Organi-zatat e njohura të Hallallit në qeverinë japoneze”, - konfirmoi anëtari i Qen-drës Islamike në Brazil Nizar, njëherësh udhëheqës i Departamentit të Marrëd-hënieve me Jashtë

PAQJA: Dr. Muhamed Hussein el Zoughbi u lind në Brazil më 1958-të. Babai i tij kishte migruar nga Maroku pa ndonjë qëllim të veçantë, kuptohet sikur shumica e arabëve emigrant edhe ai kishte marrë rrugën e kurbetit. Si çdo emigrant fillimisht edhe babai ishte marrë me punë fizike. Pas një kohe kishte vërejtur se tregtia e mishit do ta nxirrte nga situata e rëndë që kishte. Kur u rrit e ndihmonte babain dhe u bë kasap. Rrethi ku veproi dhe arabët e donin shumë. Përkundër punës që e donte, babai kishte dëshirë që ai të shkollohej dhe ajo ditë iu plotësua atij kur mbrojti doktoraturën në shkencat juridike. Është i martuar ka tre fëmijë. Atë e pyetëm se si lindi ideja e hapjes së organizatës?

Zoghbi: Babai im ishte kasap dhe u fokusua që mishin t’ua shiste muslima-nëve, prandaj na duhej të udhëtonim shumë nëpër Brazil. Sikurse babai edhe unë u njohëm me shumë arabë. Në Bra-zil jetojnë nga 13-15 milionë arabë, prej të cilëve mbi 4 milionë janë muslimanë.

Të tjerët janë krishterë me origjinë pal-estineze, siriane, libaneze etj. Natyrisht, gjatë tregtisë sonë zhvilloheshin edhe biseda ku secili qante hallin e vet prej kurbetqari. Në fillim të viteve shtatëd-hjeta babai shkoi në haxh dhe atje takoi zyrtarë të lartë të mbretërisë. Sauditët kishin zgjuar interesim të madh për të, dhe kështu filluan lidhjet e para të cilat u zgjeruan çdo vit. Meqenëse ba-bai kishte njohuri të thella mbi Brazilin falë tregtisë së mishit, ai shumë shpejt dërgoi projekte të kësaj natyre të tregtisë dhe njëkohësisht shfrytëzoi nga rasti të kërkojë ndihma për ngritjen e xhamive. Roli i xhamive ishte i dyfishtë, me to ne ruanim edhe fenë, por edhe gjuhën. Çdo xhami ishte edhe shkollë për fëmijët tanë. Fillimisht çdo gjë bëhej në mënyrë verbale, pa ndonjë organizim të mirë-filltë, mbase për shkak se edhe shteti nuk kërkonte projekte të detajuara. Mirëpo, për shkak të zgjerimit të aktiviteteve, shumë shpejt u pa se do të duhej të ishim më të sofistikuar dhe në vitin 1979 për herë të parë e regjistruam organizatën me emrin Federata e Organizatave Mus-limane në Brazil.

PAQJA: Pse federatë?Zoghbi: Ashtu siç ju thash më parë,

për shkak se ishim prijetarët e ngritjes së disa qendrave islmike (37 sosh) nëpër disa republika të Brazillit. Ju duhet të jeni në dijeni se Brazili ka disa repub-lika dhe ato kanë sipërfaqe shumë të mëdha. Për këtë arsye, pjesa dërmuese e anëtarëve të qendrave islamike ishin

dakord që babai im dhe më vonë unë të jem kryetari i kësaj federate.

PAQJA: Që kur jeni kryetar i federatës së muslimanëve?

Zoghbi:De jure, që nga themelimi. Në fakt regjistrimin e kisha bërë unë, sepse babai nuk mendonte të qëndonte për gjatë kohë në Brazil, edhe pse ai de fakto ishte kryetari i kësaj federate. Ai iku shumë shpejt duke më lënë mua ta drejtojë këtë Federatë të Organiatave Muslimane. Unë iu përkushtova me të gjitha forcat që kisha dhe falë Zotit ky është rezultati që ju po e shihni tani.

PAQJA: Përveç se merreni me këtë fed-eratë muslimane, ju gjithashtu drejtoni edhe Cibal halal-in. Çfarë do të thotë ky emër?

Zoghbi: Organizata jonë zgjerohej ditë e më shumë, kontaktet me botën is-lame, në veçanti me shtetet e gadishullit arabik bënë që përveç aktiviteteve fetare u pa e udhës të mendojmë seriozisht për të krijuar lidhje midis kompanive të mishit nga bota arabe me thertoret e Brazilit. Si duket vullneti i Zotit ka qenë që unë që në rininë time të hershme të merresha me këtë zanat dhe kahdo që shkoja nëper takime zyrtare me qever-itarë arabë dhe brazilianë u shpjegoja mundësinë e artë të përfitimeve të mëd-ha të dy palëve. Pas disa përpjekjeve u pa e udhës që Brazili tregtinë e mishit ta shtrinte edhe nëpër shtetet arabe (islame), përveç shteteve të A. Latine. Për të tregtuar mishin në botën arabe

QEVERIA JAPONEZE BEFASOI BOTËN: ‘TË HAHET VETËM MISHI HALLALL!’

Dr. Muhamed H

ussein

el Zoughbi

Page 9: Revista Paqja, nr. 93, shkurt - mars 2015

PAQJA 9Nr. 93 n SHKURT/MARS'15

QEVERIA JAPONEZE BEFASOI BOTËN: ‘TË HAHET VETËM MISHI HALLALL!’duhej çertifikatë zyrtare të prerjes së kaf-shëve sipas mënyrës islame - hallall. Nuk kishim asnjë pengesë për regjistrimin e këtij aktiviteti falë konkateve shumë të mira që kishim me qeverinë e Brazilit. Pra Cibal-halal do të thotë: Qendra Is-lamike e Brazilit për Mishin Hallall.

PAQJA: Mos jam duke kuptuar gabim, therja hallall është aktivitet i juaji tregtar?

Zoghbi: Jo, ne nuk kemi aktivitet tregtar, ne bëjmë vetëm çertifikimin e mishit hallall dhe shumë produkteve të tjera ushqimore për të cilat më hollësisht do t’ju informojnë përgjegjësit e këtij de-partamenti. Ne kemi një numër të madh të personelit që është në vendtherjet e kafshëve dhe kompanive të ndryshme ushqimore. Mirëpo, sektori i mishit ka një specifikë të veçantë. Në momentin e therjes personeli ynë është garantues se therja është bërë sipas kërkesave të Isamit. Në fakt therja bëhet në prezencën e muslimanëve, të cilët janë të angazhuar nga Qendra jonë, Cibal-Halal.

PAQJA: Keni kontakte me qeverinë braziliane?

Zoghbi: Natyrisht, bile shumë të mira. Nuk i bie që të flasim për veten tonë, më me qejf ju kisha thënë që ta vizitoni faqen tone në internet dhe atje do të shihni mbi marrëdhëniet tona me qeverinë?

PAQJA: Meqenëse jeni shumë i afërt me presidentin dhe qeverinë braziliane, z. Zoghbi, mund të loboni në qeverinë bra-ziliane për të vendosur kontakte zyrtare midis vendit tim Kosovës dhe Brazilit?

Zoghbi: Natyrisht që po, gjithmonë nëse ju duhet ndihma ime. Unë jam i gatshëm të japë ndihmën time në çdo kohë dhe në çdo vend. Bile, për ju kos-ovarët do ta bëja me shumë kënaqësi. Unë jam mirë informuar për vendin tuaj sepse kam ndjekur shpesh lajmet. Shpresoj që shumë shpejt do ta kapni veten, falë përkushtimit tuaj mbarëpop-ullor dhe vullnetit të mirë. Bile të prem-ten e ardhshme kam takim me Minis-tren e Bujqësisë dhe paraprakisht do ta infomrojë për interesin tuaj me Brazilin.

PAQJA: Nga këndi juaj, për aq sa e nji-hni vendin tim, çfarë i këshilloni ata?

Zoghbi: Asgjë të veçantë, përkushto-juni me tërë qenien tuaj zhvillimit eko-

nomik, mos u merrni shumë me poli-tikë. Në këtë fushë serbët janë shumë më të fuqishim se ju, si dhe kanë eksperi-encë shumë më të gjatë dhe më të gjerë se ju në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ata do të donin që ju të merreni më shumë me politikë se sa me ekonomi, por mos harroni se ndihma jonë më e madhe do të ishte në këtë fushë. Të gjitha sukseset tjera janë të varura nga suksesi ekonomik.

Unë tani më duhet të largohem për të vazhduar takimin e paracaktuar me konsulin e Kuvajtit, nëse do të keni kohë një ditë tjetër mund ta vazhdojmë in-tervistën, mirëpo do t’ju këshilloja që t’i merrni në intervistë drejtorët e departa-menteve të kësaj qendre sepse prej tyre do t’i merrni detajet mbi aktivitetin tonë.

Sheik Sadik- kryetar i departamentit te davetit

PAQJA: Çfarë ju solli në Brazil?Sheikh Sadik: Erdha për një vizitë të

shkurtër jo me ndonjë mendim për të qëndrurar gjatë këtu. Mirëpo kismetit të Zotit nuk i dilet përpara. U martova dhe mbeta këtu, gjë që i falenderohem Zotit që më bëri të mundur të jem njëri prej kontribuesve të fesë në këtë botë të larmishme.

PAQJA: Cili është angazhimi juaj në këtë Qendër Islame?

Sheikh Sadik: Unë përfaqesoj sek-torin e davetit (thirrjes islame). Mënyra

se si veprojmë është shumë e thjeshtë, mirëpo unë së bashku me stafin që e drejtoj i jemi përkushtuar punës me tërë qenien tonë. Puna jonë mbase është e vogël, por për fat tonin të mirë, ajo nuk ka ndërprerje çdo ditëkemi diçka të re, dhe frutet e saja janë prezente.

Krahasuar me atë që kam dëgjuar në shtetet tjera në Evropë ose Azinë e Largët, daveti në Brazil them se është shumë më i lehtë. Brazilianët janë një popull shumë i qetë, jo ngacmues dhe janë shumë të pranueshëm.Secili prej tyre pa marrë parasyshe se cilës ngjyrë, gjuhë ose feje i përket, ata janë të ëmbël dhe kanë kohë të dëgjojnë. Përshtypja ime qënë ditët e para që kur kam ardhur këtu ka qenë e tillë dhe kështu vazhdoj të men- doj edhe tani.

Për sa i përket përditshmërisë të qenit musliman në Brazil nuk ka dallim prej të tjerëve, një i huaj këtu nuk e ndien veten në shtëpi të huaj. Përgjigjen e kam gjetë nga vetë sjelljet e vendasve këtu, prandaj edhe e shpreh zemërgjerësinë dhe pranimin e këtij populli.

PAQJA: Cilat janë format e davetit tuaj këtu?

Sheikh Sadik: Davetin e kemi përqëndruar në vetëm në moton “Ta njohim Islamin”. Përpiqemi që të për-shtatemi me vetë davetin e Resulullahit s.a.s.në vitet e para të tij. Mjaftohemi që brazilianët t’i njohin elementet bazë të

Sheik Sadik el Otmani (m)

Muhamed Jusufi (d)

Page 10: Revista Paqja, nr. 93, shkurt - mars 2015

PAQJA10 SHKURT/MARS'15 n Nr. 93

Islamit dhe për këtë mënyrë të thirrjes, më duket se e bëjmë në mënyrën më të thjeshtë të mundshme me anë të:1. Botmit të librave në gjuhën

portugeze, e cila është gjuha zyrtate në tërë Brazilin.

2. Botimit të bro-s h u r a v e r r e t h du-

k u r i v e negative në shoqërinë braziliane, dukuri që janë të pëhapu-ra në gjithë botën. Sot dhembjet njerëzore thuajse janë të njejta, pran-daj vese të këqija sikur drogat, bastet sportive, homoseksualiteti popërhap-en shpejt dhe këto sikur janë shndër-ruar në makinë vrasëse.

3. Internetit, duke shfryzuar deri në maksimum me rrjetet socile.

4. Tribunave, tryezave të rrumbullakta shkencore dhe seminareve në fusha të ndryshme.

5. Tendave në rrugë, ngrejmë tenda në të cilën janë të vendosura libra të ndry-shëm broshura etj. Të interesuarve ua japim falas, si dhe me raste aty zhvillohen debate të rastit për gjera që iu hyjnë në punë, pastaj kemi të ashtuquajturat

6. Makina daveti. Këto makina qarkullo-jnë nëpër rrugët e qyteteve dhe ato me vete mbajë reklamën tonë. Brenda makinave ka libra fetarë dhe materiale të tjera që kanë të bëjë me davetin is-lam. Pastaj kemi formën tjetër.

7. Me anë të postës. Shtetasit brazilian që janë të interesuar për të mësuar më shumë rreth Islamit na dërkojnë kërkesat e tyre dhe adresat. Ne u dër-gojmë librat që i këkojnë ose kërkesa të tjera që kanë të bëjnë me davetin Islam.

PAQJA: Sa është numri i dërgesave postale në muaj?

Sheik Sadik: Për momentin nuk e kam shifrën e saktë, por mesatarja kalon

2 mijë (2000) postime në muaj.Pastaj kemi edhe

organizime të

t j e r a që mba-

hen një herë në vit me

raste të festave tona dhe festave të

vendit. Shfrytëzojmë maksimalisht panairin e

librit, ku marrim pjesë jo për të fituar nga shitja, por për të

shpërndarë librat e botimeve tona.

PAQJA: Sa libra keni shpërndarë deri më sot?

Sheik Sadik: Që kur jam unë në këtë sektor, që prej më shumë se dy vjetëve janë shpërnda mbi 3 milionë libra, ndër-sa broshura nuk e di numrin e saktë prej disa dhjetra milionëve.

Për në fund e lash thirrjen e dre-jtëpërdrejtë të hoxhallarëve dhe atyre që e njohin Islamin mirë. Mbajmë ligjërta nëpër xhami dhe siç është i njohur tash për mbarë njerëzimin ligjërata e Ditës së Xhumasë dhe ligjerata të rastit.

PAQJA: Sa është numri i nëpunësve që ju drejtoni në këtë departament?

Sheik Sadik: Në Brazil ka më shumë se njqind xhami, ndërsa ne përkujde-semi për 37 sosh. Jo se të tjerat nuk duan të janë nën përkujdesin tonë, por për arsye të largësisnë ne nuk mundemi t’i furnizojmë dhe nuk mundemi të kemi qasje me të gjitha xhamitë. Siç e dini, sipërfaqja e Brazilit është pak më i vogël se i tërë kontineti juaj. Ndërsa brenda, në zyrën time jam përgjegjës për tetëm-bëdhjetë nëpunës. Pastaj kemi edhe vull-netarë, numri i të cilëve është i madh. Ata shërbejnë në ditë të veçanta festive.

PAQJA: Nuk e theksuat edhe një gjë, jam kurioz të di nëse keni shkolla për fëmijët arabë këtu?

Sheikh Sadik: U përqëndrova më shumë në davetin me brazilianët, pran-daj edhe unë e harrova këtë pikë shumë të rëndësishme. Po, kemi, këto shkolla

funksionojnë brenda xhamive. Me to ne e mbajmë gjuhën arabe gjallë për arabët dhe gjeneratat e reja që vijnë.

PAQJA: Ju faleminderit për këtë interv-istë. Për fund keni ndonjë këshillë për popullin e shtetit më të ri në botë?

Sheik Sadik: Jo diçka të veçantë, por një gjë do të thoja. Një popull që ushqehet me hallall, ka shëndet të mirë, gjithashtu është i mbrojtur nga dukuritë negative sidomos nga korrupcioni dhe shpenzimet e pakontrolluara.

PAQJA: Kur keni ardhë në Brazil?Nizar: Prinderit e mi jetonin këtu,

ndërsa unë u rrita dhe u shkollova në Liban. Atje diplomova për inxhinier ndërtimi. Pasi mbarova fakultetin 2006-të, prioritet për vazhdimin e jetës sime më doli Brazili. Këtu u regjistrova sërish në fakultet dhe mbarova veterinarinë dhe njëkohësisht këtu u martova. Që nga dita që kam ardhur këtu u punësova në këtë Qendër Islamike.

PAQJA: Pra, që nga dita e parë jeni në këtë department.

Nizar: Po.

PAQJA: Si quhet departamenti dhe cila është përgjegjësia yte këtu?

Nizar: Departamenti që unë drejtoj është Departamenti me Marrëdhëniet me Jashtë. Përgjegjësia ime është të merrem me kontaktet midis Qendrës dhe të gjitha organizatave të tjera qofshin qeveritare ose jo qeveritare. Pastaj organizoj taki-met me përfaësues dhe zyrtarë të tjerë të ambasadave që janë këtu, si dhe me organizatat tjera jashtë Brazilit. Organi-

Nizar el Ghandour

Page 11: Revista Paqja, nr. 93, shkurt - mars 2015

PAQJA 11Nr. 93 n SHKURT/MARS'15

zojmë përveç konferencave të ndryshme, mbajmë edhe seminare.Në këtë depart-ment është edhe sektori për çertifikimin e mishit ose më mirë me thënë çertifikimi i të gjitha produkteve ushqimore që hyjnë në sektorin e hallallit.

PAQJA: Më falni, dua t’ju ndërpres këtu. Keni ndonjë shembull më konkret rreth seminareve që organizoni?

Nizar: Gjithsesi se po, seminari i fundit i yni i mbajtur kishte për qëllim që elita braziliane të njihej me Islamin dhe në veçanti rreth rëndësisë së therjes së mishit hallall. Ky seminar synonte që me anë të elitës akademike dhe poli-tike shoqëria braziliane të shikojë për të ardhmen e popullit të tij, të zhvillojë kanale bashkëpunimi dhe të ushqehet shëndetshëm. Profesorë dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme dhe disa diplomat ishin auditori ynë, gjë që, të gjithë gjetën kohën dhe kishin durimin të na dëgjonin për dy ditë radhazi dhe kjo këtë popull e bën të veçantë dhe që këtu shfrytëzoj nga rasti t’i falendero-hem elitës, qeverisë dhe popullit të mrekullueshëm brazilian.

PAQJA:Diçka më tepër mund të na thoni për këtë seminar?

Nizar: Për temë kishim zgjedhur “Të ushqyerit Hallall”.

PAQJA: Çfarë rëndësie ka kjo?Nizar: Mendoj se do të ishte më e

pëlqyeshme që ju të kishit intervistu-ar shefin e këtij sektori inxhinerin ………..

PAQJA: Është e drejtë, mirë-po edhe ju jeni veteriner dhe keni njohuritë e duhura për të na shpjeguar?

Nizar: Para se të vi-nit tek unë, e pashë që dole nga zyra e dre-jtorit. E dija se ai po nxitonte, mirëpo më tregoni nëse arriti dre-jtori t’ju informojë rreth vendimit të qeverisë japoneze?

PAQJA: Po më informoi, mirëpo shumë shkurt. Pran-daj edhe nuk e përfshira këtë informacion në intervistën e tij. Ai kishte një takim të rëndësishëm dhe nga unë kërkoi që për hollësitë

mbi aktivitetet e Federatës të flisja me përgjegjësit e departamenteve të Qen-drës suaj?

Nizar: Pra, as unë nuk e dija këtë të dhënë, prandaj do të preferoja që këtë të dhënë të rëndësishme ta kishte dhënë drejtori i përgjithshëm. Mirëpo, përderisa ai ju ka kërkuar këtë, obligo-hem ta them. Pra, unë këtë e mësova nga Drejtori ynë vetëm pak ditë para se të zhvillonin këtë simpozium. Vërtet, ishte një lajm shumë interesant, prandaj mendoj se secili popull duhet ta ketë për shembull qeverinë japoneze. Instituti i hallallit i cili vepron në Japoni kishte zhvilluar një seminar me elitën japoneze dhe, pasi ata kishin dëgjuar me vëmndje dhe ishin bindur për rëndësinë e të ush-qyerit shëndetshëm, nga përgjegjësit e institutit kishin kërkuar që të mbanin një takim të tillë edhe me politikanët e partive pjesëmarrëse në Parlamentin e Japonisë, si dhe me disa antarë të kabi-netit të Qeverisë, kryesisht me minitrin e shëndetësisë dhe bujqësisë. Pas për-fundimit të seminarit, ishte vërejtur se ishin impresionur jashtë mase. Sigurisht që seminaristët nuk kishin menduar se një ditë qeveria japoneze do të nxirrte një urdhër që do të habitë botën mbarë. Vendimi i qeverisë japoneze thotë se në vendit e tyre ndalohet të importo-het mishi pa pasur vulën (Hallall), pra, pa qenë e çertifikuar nga Organizatat e njo- hura të

Hallallit në qeverinë japoneze.

PAQJA:Si u prit ky lajm tek auditori juaj në Brazil? Pas një buzëqeshje të lehtë tha.

Nizar: Nuk kam qenë në seminarit e zhvilluar në Japoni, prandaj edhe nuk mund të bëj krahasimin me auditorin tonë, por mendoj se brazilianët e pritën shumë mirë, bile shumë më mirë se sa ka mund ta paraqesë imagjinata jonë. PAQJA: Ju thatë se përveç mishit keni edhe ushqime tjera me vulën e hallallit.

Nizar: Po është e vërtetë. Përveç mishit ka edhe shumë produkte tjera që duhet të çertifikohen.

PAQJA: Cili ushqim për shembull?Nizar: Sheqeri, kafja, vajrat e kuzhi-

nës, lëngjet.

PAQJA: Ndal të lutem. Këto janë arti-kuj bimor dhe ç’hyjnë këtu këto artikuj, çka të bëjë këtu therrja hallall?

Nizar: Kjo nuk ka të bëjë me ther-rjen, por me dyshimet. I derguari Al-lahut xh.sh.na ka këshilluar që të kemi kujdes nga ushqimet e dyshuara. Pra, këto që përmenda dhe shumë artikuj tjerë duhet t’i nënshtrohen çertifikimit të inxhinierave të kimisë, biologjisë vet-erinë etj. Për t’i çertifikuar.

PAQJA: Lutemi, mund të bëheni më i qartë?

Nizar: Shifeni, le ta marrim sheqerin ose lëngjet si shembull. Secili produkt

ushqimor (bimor) për t’u shndëruar në sheqer ose lëngje domosdoshmër-

isht i duhet të kalojë nëpër maki-neri. Këto makineri lyhen me yndyrëra të ndryshme, si

dhe vetë procesi i këtyre bimëve kalon me përzir-erjen e disa lëngjeve që dalin nga pjesë të trupit të disa kafshëve. P.sh nga planci i derrit ose lopës

nxiren disa acide të cilat e ruajnë mosprishjen e

lëndës, qoftë sheqer, vaj ose lëngje. Prandaj, ne duhet të sigurohemi që ai

acid nuk është i derrit, ose nëse është i lopës, a është bërë

therja sipas parimeve islame a jo. Prandaj edhe këtu kemi nevojë që të mos kemi dyshim, sepse ai që

ka ra në dyshim thotë Muhmedi s.a.s. se ka ra në haram. n

Page 12: Revista Paqja, nr. 93, shkurt - mars 2015

PAQJA12 SHKURT/MARS'15 n Nr. 9312

Mohamad ELMASRY

Tre amerikanë musliman u vranë të martën1 në një dhomë konvikti në Universitetin e Karolinës Veriore.

Krimi ndodhi menjëherë pas sulmeve të fundit kundër muslimanëve në Evropë, të kryera si duket në kundërpërgjigje të vrasjeve të janarit (të kryera nga musli-manët) të gazetarëve të Charlie Hebdo në Paris.

Organet e mediave perëndimore me gjasë do ta kurdisin krimin e fundit, të cilin disa e spekulojnë si krim anti-mus-liman në të njëjtën mënyrë siç i paraqe-sin kriminelët tjerë anti-muslimanë - si të çmendur, fanatikë të devijuar, të cilët veprojnë vetëm. Nëse raportimi medial i mëparshëm është ndonjë indikacion, me gjasë do të jetë të paktën një sugjerim i vogël që vrasësi të ketë vepruar në bazë të një ideologjie ose si pjesë e një modeli a sistemi më të madh.

Por çfarë nëse veprimet e dhunës kundër-muslimane janë të vazhdueshme me së paku disa fillesa të ideologjisë së tanishme perëndimore? Çfarë nëse Is-lamofobia është bërë aq e zakonshme, aq e pranueshme saqë tani paraqet një sistem hegjemonik të mendimit, së paku për xhepat e thellë të disa njerëzve në disa regjione në Perëndim?

Portretizimi i IslamitPrej asaj që dimë edhe për portretizi-

met e Islamit dhe muslimanëve nga me-diet perëndimore në njërën anë, dhe teo-ritë e efektet mediale në anën tjetër, është

budallallëk të shfajësohen pasqyrimet e mediave perëndimore2 se nuk përbëjnë një faktor potencial të shkaktarit të sen-timentit dhe krimit anti-musliman. Në fakt, ka të ngjarë se sentimenti dhe krimi anti-musliman janë, së paku pjesërisht, të nxitura prej portretizimeve të njëan-shme, të ngushta, sensacionale, dhe fana-tike ndoshta të Islamit dhe muslimanëve nga mediet perëndimore.

Shumë studiues - duke përfshirë Edward Saidin, Elizabeth Poolen, Kai Hafezin, Milly Williamsonin, Karim Karimin, Teun Van Dijkun, Kimberly Powellin dhe Dina Ibrahimin, mes të tjerëve - kanë nxjerrë studime aka-demike, të cilat ekzaminojnë raportimin e lajmeve perëndimore për Islamin dhe muslimanët.

Rezultatet sugjerojnë se muslimanët shpesh portretizohen në mediet perën-dimore të lajmeve si të dhunshëm, të prapambetur, fundamentalistë dhe si kërcënim për civilizimin perëndimor. Mediet perëndimore të lajmeve rrallë e vënë në theks Islamin përveç për të treguar lidhjen e mundshme të tij me ndonjë ligësi, dhe muslimanët përmen-den rrallë në kontekst të lajmeve që janë pozitive ose dashamirëse.

Studime të ndryshme kanë treguar se muslimanët portretizohen si një trup i homogjenizuar, që i mungon diver-siteti dhe ndryshimi, me analiza tjera që tregojnë se raportimet e lajmeve për konfliktet e dhunshme në shumicën e botës muslimane injorojnë kontekstin dhe rrethanat, duke lënë të kuptohet se

muslimanët pandashëm të dhunshëm dhe të prirë për konflikte.

Raportimi kontradiktorStudime tjera tregojnë raportime

kontradiktore të konflikteve të dhun-shme rajonale e globale. Kur të krishterët, hebrenjtë dhe jomyslimanët vriten prej muslimanëve, Islami është ai që iden-tifikohet se luan rolin e drejtpërdrejtë. Kur muslimanët vriten nga hebrenjtë, krishterët dhe jomyslimanët, megjithatë, identiteti fetar i kriminelëve të dhun-shëm minimizohet ose injorohet.

Konflikti që është duke ndodhur më Burma paraqet një shembull tipik në lidhje me këtë. Ka pasur pak raportime në lajmet perëndimore për persekutimet e fundit me të cilat po përballen musli-manët Rohingya, të cilët sipas Human Rights Watch kanë qenë subjekt i vras-jeve në masë; “krime kundër njerëzimit” dhe “spastrimit etnik”3.

Së fundmi, rrjetet televizive ameri-kane të lajmeve kanë nënvizuar një lid-hje të mundshme mes grupeve sikurse Al Kaida dhe ISIL, në njërën anët, dhe doktrinës fetare islame në anën tjetër. Analistët pretendojnë se “Islami është problemi” u jepet hapësira në platformat e spikatura të debateve dhe emisioneve, ndërsa zërat e ekspertëve muslimanë sistematikisht injorohen.

Sidomos - dhe pavarësisht prej faktit se çdo veprim terrorist i kryer nga mus-limanët dënohet fuqishëm nga të gjithë universitetet prestigjioze islame, këshillat e dijetarëve islam, organizatat islame, qe-veritë muslimane dhe prej juristëve të spikatur muslimanë - ku thirrje të vazh-dueshme dëgjohen prej personaliteteve mediale, të cilët ankohen se muslimanët nuk po e dënojnë terrorizmin.

Personalitetet e spikatura mediale

Habitshëm, disa personalitete të spi-

VRASJET E CHAPEL HILLIT DHE FANATIZMI I MEDIAVE PERËNDIMOREIdentiteti fetar i autorëve të dhunshëm të krimit nënvizohet vetëm kur ata janë muslimanë

Page 13: Revista Paqja, nr. 93, shkurt - mars 2015

PAQJA 13Nr. 93 n SHKURT/MARS'15

VRASJET E CHAPEL HILLIT DHE FANATIZMI I MEDIAVE PERËNDIMORE

katura mediale sistematikisht injorojnë dënimet muslimane mbi terrorizmin dhe më pas çirren zëshëm se muslima-nët nuk po e dënojnë terrorin. Së fund-mi, edhe Rupert Murdoch4 dhe Piers Morgan5 kanë thënë se fillimisht është përgjegjësi e muslimanëve të gjejnë dhe shkatërrojnë sojet e Al Kaidës e ISIL-it.

Të injoruar në këto analiza, natyr-isht, janë faktet se muslimanët në shumë vende me shumicë muslimane zakon-isht janë të preokupuar, duke u përballur me diktatura brutale (të cilat zakonisht mbështetet prej popujve perëndimore, duke përfshirë SHBA-në), varfëri akute, dhe fushata të rregullta bombardimi, të cilat të gjitha kanë ndihmuar kriji-min e kushteve nën të cilat të lulëzojnë grupe sikurse Al Kaida dhe ISIL-i, të cilat kanë vrarë më shumë muslimanë sesa jomyslimanë.

Në diskursin e shumë lajmeve perën-dimore, nënkuptimi gjithmonë është i qartë; shoqëritë perëndimore duhet të jenë dyshues për muslimanët - të gjithë muslimanët. Ekspertë të ndryshëm kanë marrë përsipër që të ofrojnë vlerësime të fryra nëpër mediet e njohura mbi num-rin e terroristëve muslimanë, me disa sugjerime se se muslimanët “paqësorë” janë në rend të parë, një pakicë, dhe më e rëndësishmja është se, janë paqësorë sepse ata i kanë keqkuptuar mësimet e fesë së tyre qenësisht violente.

Gjithmonë injorohet edhe dëshmia empirike6 - e cila nuk mun-gon - që tregon se muslimanët nuk janë më të

dhunshëm sesa jomyslimanët7 dhe pak-alueshëm besimin e shumicës së musli-manëve që terrorizmi të jetë një urrejtje.

Diskutimet që bëhen nëpër pro-gramet e lajmeve televizive nuk janë be-fasuese duke pasur parasysh problemet strukturore që ndërlidhen me lajmet perëndimore, dhe më e rëndësishmja, çekuilibrin themelor të burimeve. Pse, për shembull, është Hamza Hanson, një intelektual i njohur musliman ameri-kan, nuk i jepet hapësirë në platformat e lajmeve të përballet me fanatikët anti-muslimanë, të cilët kanë bërë karrierë duke copëtuar e keqinterpretuar buri-met tekstuale islame e që shihet se nuk janë të kualifikuar të interpretojnë?

Portretizimet mediale Portretizimet e mediave zbavitëse

perëndimore gjithashtu kanë vlerësime shkencore të pavaforshme. Në studi-min më gjithëpërfshirës dhe më siste-matik të filmave të Hollivudit që është bërë së fundmi, studiuesi i mediave Jack Shaheen ka ekzaminuar 100 vite të filmave holivudianë që paraqesin arabët dhe muslimanët.

Ai ka gjetur se shumica e 900 fil-mave që ka ekzaminuar i portretizon arabët dhe muslimanët si “brutalë, pa zemër, fanatikë të pacivilizuar fetarë dhe ‘të huaj’ maniakë pareli të prirë për të terrorizuar perëndimorët e civilizuar, veçanërisht të krishterët dhe hebrenjtë”.

Askush me arsye nuk mund të sug-jerojë se organizatat mediale perëndi-more të lajmeve dhe zbavitjes duhet të injorojnë portretizimin e muslimanëve në tërësi. Kjo do të ishte e palogjikshme, veçanërisht duke e pasur parasysh rëndësinë e ter- rorizmit global d h e

p ë r f -

shirjen

e muslimanëve në trajtimin e tyre të drejtë në ngjarjet negative.

Nuk është e paarsyeshme, mirëpo, të kërkosh për llogari të kontekstuali-zuar, portretizim të drejtë, ekzaminime kritike të shkaqeve të terrorizmit, një rritje të zërave islam, dhe raportim të lajmeve që bën më shumë për të ndarë muslimanët e rëndomtë prej grupeve sikurse Al Kaida dhe ISIL-i.

Në bazë të literaturës shkencore, modelet e paraqitjes janë mjaft të qa-rta. Disa raportime të lajmeve fer e të balancuara dhe portretizime simpatike zbavitëse mediale qoftë edhe të mus-limanëve, pa çka se Islami dhe mus-limanët përgjithësisht portretizohen në mënyrë negative dhe paragjykuese, duke përfshirë disa nga mediat më të fuqishme perëndimore.

Në çfarë pike ne fillojmë t’i mbajmë përgjegjëse organizatat mediale së paku pjesërisht përgjegjëse për sentimentin anti-musliman që po mbërthen shumë popuj perëndimor?

Ose, më e rëndësishmja, kur or-ganizatat mediale do të mbajnë veten përgjegjëse? n

Dr Mohamad Elmasry është asistent profesor në Departamentin e Komu-nikimit në Universitetin e Alabamës Veriore.

1 http://www.wral.com/three-killed-in-chapel-hill-shooting-46-year-old-man-charged/14438074/ 2 http://bcove.me/elosso70 3 http://www.hrw.org/news/2013/04/22/burma-end-ethnic-cleansing-rohingya-muslims 4 http://www.huffingtonpost.com/2015/01/13/aziz-ansari-rupert-murdoch-muslim-jihadist_n_6464256.html 5 http://www.middleeasteye.net/columns/no-piers-morgan-how-destroy-islamic-state-1630388804 6 http://www.gallup.com/poll/148763/muslim-americans-no-justification-violence.aspx 7 http://www.amazon.com/Are-Muslims-Dis-tinctive-Look-Evidence/dp/0199769214

Në diskursin e shumë lajmeve perëndimore,

nënkuptimi gjith-monë është i qartë; shoqëritë perëndimore duhet të jenë dyshues për muslimanët - të gjithë muslimanët.

Page 14: Revista Paqja, nr. 93, shkurt - mars 2015

PAQJA14 SHKURT/MARS'15 n Nr. 93

Numri i vendkolonive jehud në Bregun Perëndimor ka arritur në 200.

Kolonia e parë ka filluar vetëm pesë javë pas luftës së qershorit të vitit 1967. Plani i kolonizimit, sipas fazave, është si vijon:

E para: Projekti Alon i vitit 1970.

Ky projekt është planifikuar gjatë viteve 1967-1976. Në këtë projekt ka qenë e paraparë që 40 % e sipërfaqes së Bregut Perëndimor të kolonizohet, duke përfshirë:- Mesxhidi Aksanë dhe çka ka rreth saj;- Shkretëtirën e Jugut të Halilit, të cilën

jehudët e quajnë Shkretëtira Jehude;- Rripi i Sigurisë, i cili e përfshin 20 km

malin e Jordanisë.Këtë projekt e ka përgatitur dhe

zhvilluar Dejani në zemër të Bregut Perëndimor, i cili ka qenë i popullzuar në pjesën, e cila ndodhet në mes të Nab-lisit dhe Ramallasë. Ky projekt quhet Projekti i Njohur i Dejanit gjatë viteve 1976-1978.

E dyta: Projekti i Grupit Gush Imini-jum i vitit 1978

Këtij plani i është përmbajtur, përafër-sisht, Qeveria Likude, e cila ka ardhur në pushtet në qever-

inë i z -

r a -el ite

në vitin 1978. Ky projekt përmban themelimin e dy zinxhirëve shtesë kolonish në drej-tim të veriut, e po ashtu rreth Halilit në pjesën jugore.

Veprimi i Lëvizjes Gush Iminijum është orientuar në uzurpi-min e disa shtëpive në qytetet palestineze, për të filluar një formë dhe model të një kolonizimi të ri. Këto koloni

më vonë janë quajtur “Koloni Politike”.Kjo lëvizje ka si qëllim bashkimin e

ithtarëve jehudë. Është themeluar gjatë luftës së vitit 1973 dhe vepron sipas direktivave shpirtkeqe të politikës ma-soniste. Te kjo lëvizje dominon mosnjo-hja e asnjë kriteri, duke terrorizuar dhe futur frikë mes banorëve arab. Program i kësaj lëvizjeje është se kolonizimin

e konsideron prej p a r i -meve të besimit jehud dhe veprimit poli- t i k . Për shembull, kjo lëvizje i zgjedh ose i cakton pikat dhe vendet gjoja se janë të përmendura në Tevrat, i gjen dhe i kolonizon ato vende me banorë të shumtë, bën përgatitje në llojin e kolonizimit të ri, duke pretendu-ar se është e drejtë jehude dhe ato duhet të kolonizojnë çdo pëllëmbë toke të Izraelit (Palestinës). Aksioni i tyre përqendrohet në Bregun Perëndimor dhe kodrën jordaneze.

Në deklaratat e saj bën thirrje: “Do t’i tregojmë qartë çdo izraeliti dhe botës se populli i Izraelit do të luftojë kundër

çdo tetantive që na detyron të largo-

hemi nga këto vende, ku çdo

pjesë është e Izraelit (edhe pse është pal-estineze), pa marrë parasysh, ne do ta mbrojmë ushtarak-isht ose politikisht.”

E treta: Projekti i Organizatës

Masoniste botërore e vitit

1983

Organizata Ma-soniste botërore prej vitit 1979-1983 është përqen-druar në adresën “Plani

gjithëpërfshirës kolo-nialist në Jehuda dhe në Samiretun”. Qëllimi i

këtij projekti ka qenë ven-dosja e dy milionë jehudëve

në vendet e kolonizuara, të cilat

janë kolonizuar pas vitit 1967 dhe ai

pro-

j e k t t ë real-i z o -

h e t deri në v i t i n 2000.

- Plani

hapësinor i këtij projekti

nuk ka qenë shpërndarja e kolonive vetëm në brendi të qyteteve palestineze, por edhe përreth tyre.

- Ky plan synon që 95 % e sipërfaqes së tokave të Bregut Perëndimor të jenë të lira për t’u kolonizuar me jehudë.

- Plani është projektuar që kolonët të mos jenë të izoluar, por që të jenë të tubuar në përmasa të mëdha ashtu që të kenë mundësi të komunikojnë dhe të shërbehen mes vete në të ardhmen.

Plani është projektuar në mënyrë të tillë që qytetet palestineze të shndërro-hen në qytete të vogla, të izoluara prej detit dhe prej qyteteve të reja kolone.

Organizata Masoniste është organi-zatë, e cila është themeluar në Kongresin Masonit, për herë të parë para njëqind vjetësh, më 29-31 gusht të vitit 1897, nën udhëheqjen e Theodor Herzl-it, në qytetin Bazel të Zvicrës. Në këtë kongres janë përcaktuar qëllimet që vijojnë: 1. Zhvillimi i ndjenjës kombëtare te je-

STRATEGJIA E KOLONIZIMIT JEHUD NË BREGUN PERËNDIMOR

Page 15: Revista Paqja, nr. 93, shkurt - mars 2015

PAQJA 15Nr. 93 n SHKURT/MARS'15

STRATEGJIA E KOLONIZIMIT JEHUD NË BREGUN PERËNDIMORhudët dhe bashkimi rreth qëllimeve sioniste;

2. Përkrahja, nxitja dhe financimi për kolo-nizimin dhe shkuarja e jehudëve në Pal-estinë;

3. Lidhja e marrëd-hënieve me shtete dhe organizata me ndikim botëror, për të gjetur përkrahje për realizimin e

qëllimeve jehude;

4. Në fund të kongresit, të cilën e përmendëm më lart, Her-zl deklaroi (në kongresin i cili u mbajt në Bazel): “Është e mundur që të arrihet shteti brenda 50 viteve. Mirëpo, me siguri pas 50 viteve çdo njeri do ta ar-rijë shtetin jehud.”1

E katërta: Projekti i rrugëve

për themelimin e vendeve kolonialiste

Siç shihet në hartë, Izraeli, sipas këtij projekti, ka planifikuar rrugë të ndërlidhura në mes vete që t’i ngulfatë ose t’i përmbyllë dhe t’i izolojë qytetet e mëdha palestineze. Rruga e fundit, rruga e ashtuquajtur “Rruga 50” është projekt që përfshin: rrugët kryesore (të cilat janë realizuar), rrugët propozuese (të cilat janë në realizim e sipër) dhe rrugët lokale (rrugët mes vendkolo-nëve).

- Qëllimi i rrugëve është ndërlidhja e rrugëve të Bregut Perëndimor me rrugët e Sistemit (qeverisë) izraelit.

- Projekti ka për qëllim ndërprerjen e lidhjeve palestineze në mes vete, pra

1 Lain Meclean, op.cit. f. 524-525.

ndërprerjen e lidhjeve që çojnë në fsha-trat palestineze.

- Ky projekt bën që rrugët të bëhen qendra ko-

lone, që të ndër-lidhen qendrat e qyteteve në mes vete dhe

bën që qarkul-limi i banorëve dhe ushtrisë të bëhet me lehtësi.

-Këto rrugë mund të kon-

trollohen me lehtësi prej qyteteve kolo-niale.

Për t’u sig-uruar rru-ga, ven-

dosen pengesat në të dy anën e

rrugës. Kështu që rruga përf-

shin një sipër-faqe me gjerësi

prej 240 m, si në rrugët kryesore, ashtu edhe në rrugë lokale dhe

me gjatësi prej 600 km dhe e gjithë

kjo në dëm të tokave palestineze.

- Rrugët janë projektuar me prapavija shkatërrimi në këtë mënyrë.

Për t’u realizuar projekti i kë-

t y r e

r r u g ë v e nevojiten të shkatërrohen plantacio-net e palestinezëve, duke i prerë me mijëra pemë, si rrushi, fiku dhe ul-liri. Këto rrugë ndikojnë që pronat e vogla të humbin në tërësi, ose të mbesin vetëm prona të vo-gla që nuk mund të shfrytëzo-hen. Këto rrugë mbyllin çdo mundësi perspektive për zgjerimin e qyteteve ose fsha-

trave palestineze sipas rritjes normale të banorëve.

PJESA E KUDSIT TË SHENJTËJehudët janë përqendruar, që nga fil-

limi, në Kudsin Lindor ashtu që numri i banorëve jehud ka arritur në 170 000, që do të thotë se e tejkalon numrin e banorëve arabë të tanishëm. Brenda 20 viteve të kaluara, nëpërmjet mosdhënies së lejeve për ndërtim arabëve, pra, duke realizuar programin diskriminues, jehu-dët kanë arritur që Kudsin ta dëmtojnë

n ë pikat në vijim:- Jehudët e kanë

rrethuar Kudsin në dy anë me

Page 16: Revista Paqja, nr. 93, shkurt - mars 2015

PAQJA16 SHKURT/MARS'15 n Nr. 93

kolonë: në brendësi, në pjesët e jehudëve ku janë ndërtuar vendbanimet rreth Kudsit Lindor; dhe jashtë Kudsit, ku bën pjesë seria e kolonëve që e rrethon Kudsin në jug, në veri, në lindje dhe vazhdon deri në 11 milje prej qendrës së Mesxhidi Aksasë, ku banojnë gjysma e kolonëve jehudë të Bregut Perëndimor, përpos banorëve kolonë të Kudsit fisnik.

- Këto koloni janë pengesë fizike e unitetit të Kudsit me tokat e tjera të Bre-gut Perëndimor. Po ashtu, ato ndërpresin lidhjet me qytetet kryesore palestineze.

- Ekziston pajtimi politik në mes të të gjitha partive politike për realizimin e programit të qeverisë së Partisë së Pu-nës, program i cili ka për qëllim shtimin e numrit të jehudëve rreth Kudsit, në 120 000 për tri vjet (1995-1998).

- Është zbuluar projekti i fshehtë i Kudsit në vitin 2000, projekt i cili kishte për qëllim shtimin e numrit të jehudëve në një milion. Që do të thotë se numri i tyre të shumëfishohet në krahasim me vitet e kaluara.

- Në mars të vitit 1997 është aprovuar projekti i Qeverisë së Partisë Likude, në fillimin e ndërtimit të kolonisë Har Huma në kodrën Ebu Ganimë, e cila shtrihet në jug të Kudsit, për të plotësuar zgjerimin e kolonëve në drejtim të jugut, prej Mesxhidi Aksasë e që ndërpret lid-hjen me qytetin Bejti Lahm.

- Kryetari i Komunës së Kudsit, më 24.08.1997 aprovoi vendimin për ndërtimin e kompleksit të ndërtesave në brendi të Kudsit të arabëve shekul-lorë, në lagjen Reisil Umud, të cilën e fi-

nancoi milioneri amerikan jehud, Irfing Moskovç, i cili po ashtu ka financuar në hapjen e kanalit, tash të njohur, kanali brenda mureve të Mesxhidi Aksasë, në vitin 1996.

Komuna e Kudsit, në qershor të vitit 1997, në parim ka aprovuar vendimin e 16 projekteve për ndërtimin e kolonive të reja në brendi të Kudsit arab, projekte të cilat priten të realizohen.

RRIPI I GAZËSRripi i Gazës ka 16 koloni kryesore

izraelite, ndërsa pas marrëveshjes për paqe i janë shtuar edhe 20 koloni. Prej kolonive më të rëndësishmet janë:

- Kefar Darum. Është vendosur mbi shkëmbinjtë e kolonive jehude, të cilat i kanë shkatërruar luftëtarët në vitin

Page 17: Revista Paqja, nr. 93, shkurt - mars 2015

PAQJA 17Nr. 93 n SHKURT/MARS'15

1948, në afërsi të Dejrit Belah.- Nitsarim. Është në mes të Rripit të

Gazës. Nga kjo koloni kanë dalë forcat izraelite për të vrarë palestinezët gjatë kryengritjes, e cila ka filluar pas hapjes së tunelit të Kudsit, në muajin Xhumadel Ula, të vitit 1417 (shtator 1996).

- Kutletu Kutejf. Përbëhet prej një numri të madh të kolonëve izraelitë (më të rëndësishmet janë: Nitsar Haza-nij, Bejt Sejdeh, Kefar Jam, Atsmuma, Nefj Dijkalim).

- Veriu i Rripit të Gazës përshin kolonitë: Nisnit Ijlij Sinjarij, Ijriz, Du Gijt.

- Murag. Kjo koloni është vendosur në mes të Refah dhe Han Junusit.

- Refij Jam. Është vendosur në breg-detin Refah.

Duhet cekur se numri i banorëve

jehudë, të cilët banojnë në këto koloni, nuk e kalon numrin e 5000 banorëve, kur duhet të kihet parasysh se këto koloni përfshijnë 40 % të sipërfaqes së Gazës, kurse në pjesën tjetër banojnë 1.000 000 palestinezë.

Jehuditë mbizotërojnë në të gjitha rrugët, të cilat shpien deri te kolonitë, gjë që e ndan Rripin e Gazës në pjesë të izoluara, dhe mund t’i mbyllin për çfarëdo shkaku që dëshirojnë dhe kur të dëshirojnë.

KOLONIZIMI NË EPOKËN E PAQES 1992-1997

Pas kthimit të Partisë së Punës në Qeveri, në vitin 1992, kolonizimi u kthye në mënyrën e vjetër dhe me metodat e mëhershme. Këto metoda i kundërshtoi edhe ShBA, mirëpo ai kundërshtim ishte vetëm sipërfaqësor.

E para: Pajtimi për moskonsideri-min e qyteteve arabe brenda qyteteve të banuara me banorë arabë (plani i Gush

Imunijumit); dheE dyta: Ndërprerja e punëve në disa

koloni, te të cilat ende nuk kishte filluar punimi për realizimin e atyre kolonive.

Vetëm se Partia e Punës vazhdoi zgjerimin e punëve në koloni, duke deklaruar se kjo është një rritje naty-rore e këtyre kolonive. Kështu që në kohën e qeverisjes së Yitzhak Rabinit është zgjeruar ndërtimi më shumë se sa në kohën e qeverisjes së partisë Likud. Sa që Rabini është krenuar me numrin e banorëve kolonë në vitin 1992 dhe ky vit ia ka tejkaluar të gjitha viteve të mëparshme, prej vitit 1967.

Izraeli ia arriti qëllimit që, gjatë dia-logut të fundit në Oslo, tema e kolonëve të mos ishte temë e punëve diplomatike, duke kërkuar që kjo temë të ishte prej temave të mëvonshme dhe përfundim-tare, dhe aty u vendos që kjo çështje të debatohej në vitin 1996, mirëpo kjo temë nuk u vendos në rend dite, deri në shtator të vitit 1997, me qëllim që t’i

Page 18: Revista Paqja, nr. 93, shkurt - mars 2015

PAQJA18 SHKURT/MARS'15 n Nr. 93

jepej kohë qeverisë së Netanjahut që t’i realizonte programet e saj.

Gjatë kohës së ashtuquajtur Koha Tranzitore dhe pas marrëveshjes së Os-los (1993-1996), Partia e Punës ka reali-zuar projekte të mëdha të kolonive, ose duke i fshehur, ose duke mos i paraqitur fare. Ministrat i anashkalonin çështjet dhe heshtnin, ndërsa makineria gër-muese punonte pandërprerë për të rrafshuar dhe ndërtuar sa më shumë koloni. Qeveria jehude, gjegjësisht Shu-kumu Xhazijt, ish-kryetar i shërbimeve sekrete të Izraelit, deklaron se planifi-kimi i banorëve, i cili ka qenë paraparë, jo vetëm që do të realizohet, por edhe do të shumëfishohet me kolonë gjatë kohës tranzitore, në krahasim me numrin e mëparshëm.

Në fillim të vitit 1995, qeveria izra-

elite, sa i përket kolonizimit, paraqiti programin e saj të treshes, i cili kishte për qëllim ndërtimin e 15000 banesave për kolonë, në periferi të Kudsit dhe 13000 banesa në vendet e tjera përreth, si dhe 3000 banesa në vendet e tjera. Ky plan u realizua në periudhën 1995-1998. Sa i përket këtij projekti, Rinçatin, i cili ishte në delegacionin për dialog, duke komentuar Marrëveshjen e Oslos, ka deklaruar: “Le t’i harrojnë ëndrrat palestinezët se Marrëveshja e Oslos i ob-ligon izraelitët që të tërhiqen nga tokat e rëndësishme të Bregut Perëndimor, ose për atë se një ditë prej ditësh Kudsi Lin-dor do të bëhet kryeqyteti i tyre.” Kështu plani për dhënien e krahinës palestineze dështoi dhe u hoq nga rendi i ditës real-izimi i ëndrrës së palestinezëve, edhe pse ishte nënshkruar marrëveshja e paqes.

Numri i banesave, gjatë vitit 1995, ka arritur në 4100, çka shihet qartë se është numër më i madh se çdo vit më parë. Përpos kësaj Izraeli, prej Marrëveshjes së Oslos, ia arriti qëllimit që t’i ruante të gjitha kolonitë, dhe konkretisht:

- Marrëveshja parashihte që gjatë kohës pesëvjeçare tranzitore të mos shpërbëhej asnjë koloni, pra deri në vitin 1999.

- Kolonët, vendet kolone, të kenë status të veçantë dhe t’i kenë resurset natyrore, si për shembull: rrugët krye-sore, gypat e ujit, lidhjet telefonike, të rrymës, burimet e ujit. Palestinezët të mos kenë të drejtë të prekin në asnjë prej këtyre çështjeve.

- Kështu mes dy partive kryesore (Partia e Punës dhe Partia Likude), në vitin 1997, është bërë një marrëveshje që njihet si marrëveshja Ijtan Bilijn, për arritjen e zgjidhjes përfundimtare me palestinezët. Mirëpo çdo marrëveshje që ka bërë qeveria izraelite i është përmba-jtur parimit që kolonitë izraelite të mos anulohen dhe që e drejta e kolonëve të mos preket. Po ashtu të mos cenohet edhe e drejta e tyre për t’i poseduar pro-nat e uzurpuara.

Duke parë këto angazhime dhe suk-sese të izraelitëve, programi i kolonizim-it i Qeverisë Likude, nën udhëheqjen e Benjamin Netanjuhut dhe ekzekutuesit, ministrit të urbanizmit dhe ndërtimit banesor, Ariel Sharonit, përmbante ne-net në vijim:

- Kolonizimi në Bregun Perëndimor është interes kombëtar, për shkak të sig-urimit të instrumentit të sigurisë për shtetin izraelit dhe ka kuptimin e arritjes dhe realizimin e ëndrrave masoniste.

- Qeveria izraelite duhet të ketë në mbikëqyrje ujërat, burimet e ujërave në Golan, në Bregun Perëndimor dhe në Gaza.

- Qeveria izraelite nuk pranon çfarë-do tentimi, i cili cenon përparësinë e kolonëve jehudë dhe çdo kolon jehud duhet t’i shfrytëzojë të gjitha përparësitë. Asnjë qeveri, asnjë shoqatë, asnjë lëvizje, asnjë parti dhe asnjë organizatë nuk mund t’i dirigjojë ose t’i imponojë kur-rfarë kushti.

- Pas gjashtëmujorit të qeverisë së Benjamin Netanjahut, partia në opozitë e likudëve, në krye me Is’hak Shamirin, e akuzoi qeverinë se prej ditës së parë të qeverisjes në Bregun Perëndimor nuk ka ndërtuar asnjë koloni, kritikë kjo që ndikoi që qeveria të merrte masa të

Page 19: Revista Paqja, nr. 93, shkurt - mars 2015

PAQJA 19Nr. 93 n SHKURT/MARS'15

menjëhershme. Dhe pa kaluar një vit, qeveria mori vendimin që të jepet një donacion prej një miliard shikil (300 milion dollarë) për zgjerimin e hapë-sirave kolone dhe shtimin e kolonëve në atë koloni.

- Qeveria mori vendimin për ndër-timin e kolonisë (Har Huma) në jug të Kudsit. Këtë vendim palestinezët e refu-zuan dhe dialogu u ndërpre. Shumica e shteteve nuk e pranuan këtë veprim të Izraelit, mirëpo Izraeli këmbënguli që ky projekt të realizohet edhe pse ndërpritej “Procesi i Paqes”. Sepse Harhuma ka do-methënie të veçantë (në gjuhën aberie do të thotë Kodra mbrojtëse ose Kodra Tukë kodër e cila është rreth Mesxhidi Aksasë.

- Ilija Susa, ministër i punëve të brendshme të Izraelit, ka deklaruar (Lëvizja fetare): “Izraeli duhet t’i thotë qeverisë palestineze: “Ose Kolonia Har Huma, ose luftë. Dhe duhet ta dinë pal-estinezët se Har Huma, me dëshirën ose pa dëshirën e tyre, do të ndërtohet. ”

- Kur Ministria e Punëve të Jashtme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkoi nga Izraeli që t’i ndërpriste përkohësisht punët në Har Huma, që të vazhdonte negociatat me palestinezët, zëdhënësi i Qeverisë izraelite e refuzon duke i thënë: “Ndërprerja e kolonisë do të thotë ndërprerja e jetës.”

Propozimi për ndërprerjen e punës ishte 45 ditë. Gjatë atyre ditëve ishin fe-stat jehude dhe punët u ndërprenë, por jo për shkak të kërkesës së qeverisë, por

për shkak të festave.- Profesori Halil Tefikgjij, ekspert

për kolonizimin e tokave palestineze, në deklaratën më të fundit, ka thënë: “Kur të vijë koha për fillimin e bisedimeve (përfundimtare), nuk do të ketë kohë se për cilën koloni duhet të bisedohet dhe mund të thuhet se populli palestinez e humbi tokën e tij, para syve dhe pranë veshëve të botës.”

Sipas shënimeve të fundit del se:74 % e Bregut Perëndimor është marrë;40 % e më shumë e Rripit të Gazës është marrë;87 % e tokës së Kudsit arab (lindor) është marrë.

Në fund, Refail Ijtan thotë: “Krahina palestineze nuk do të ketë sipërfaqe toke më shumë se sa një arab t’i hipë gomarit dhe të shkojë në mes të vendeve të Nijranit (ka për qëllim kolonitë Medxhexhetin në Selah, e cila gjendet në mes të Palestinës së izoluar).”

Burimet:- Kolonizimi Izraelit në të ardhmen në Bregun Perëndimor, Gjefri Erinson 1996, Organizata e Studimeve Palestineze.- Planprogrami Izraelit në qytetet e Bre-gut Perëndimor, Antoni Quin 1995, Or-ganizata e Studimeve Palestineze.- Kolonizimi gjatë qeverisjes Likude, Ha-lid Ajid 1987, Organizata e Studimeve Palestineze.- Revista “Pasqyra e Egjyptit”, nr.373, viti 1417 hixhrij.

Të mendojmë patjetër, duhet të ndalemi për këtë situatë të dhimbshme.

Armiku i pashpirt dhe sundimi i tij në tokën e Israsë, dora e të cilit dëshiron të arrijë në çdo pëllëmbë të tokës, merr, mbyll, luan, falsifikon, pastaj vret e dë-bon, ose izolon e i maltreton, për të ven-dosur koloni, e aty të vendosë kolonë të vendeve të largëta.

Pyetja është: A duhet që banorët stoi-kë të kësaj toke të lihen të vetmuar për t’u ballafaquar nga këto sulme kriminele të pashpirt?! Apo ta shtrijmë dorën e ndih-mës materiale dhe morale që t’i forcojmë deri sa Allahu t’ua heqë atyre fatkeqësinë dhe të fitojnë? (Siç përmend ajeti):

“Dhe thonë: Po, kur do të jetë ajo fitore? Thuaj: Ndoshta është shumë afër.”

Fotografi nga ajri ku shihet një koloni izraelite në periferi të Mesxhidi Aksasë. Vërehen qartë ndërtesat të ndër-tuara prej betonit, në formën e kullave me mure mbrojtëse. Kolonia është e ndërtuar në maje të kodrës, më poshtë janë lagjet e Mesxhidi Aksasë. Ndërsa kolonia është e rrethuar edhe me rrugë kryesore. Allahu i Lartmadhëruar e ka thënë të vërtetën ku thotë:

“Ata të gjithë së bashku nuk kanë guxim t›ju luftojnë, vetëm kur gjenden në ndonjë vend të fortifikuar ose kur janë pas ndonjë muri. Armiqësia ndër-mjet tyre është e ashpër. Mund të men-dohet për ta se janë të bashkuar, e në realitet zemrat e tyre janë të përçara, sepse janë njerëz që nuk logjikojnë.”

(El-Hashër, 14)Shkroi Dr. Musli VËRBANI

Page 20: Revista Paqja, nr. 93, shkurt - mars 2015

PAQJA20 SHKURT/MARS'15 n Nr. 93

Avni AVDIU

Na ishte njëherë një i mençur, i cili kishte pasur dëshirë të pro-vonte në treg se kush është bu-

dalla. Mendoi e ç’mendoi dhe vendosi të bërtasë: “O kush është budalla, e marrtë dreqi!”. Lajmërohet një person dhe ia kthen: “O të marrtë dreqi ty!”.

Facebook njëmend duket sikurse një treg global, ku janë tubuar miliona njerëz, e ku shitet çmos. Ështe paramen-tri me preciz i inteligjencës së shokëve që ke e nuk ke. Aty deshte s’deshte të paraqiten budallenjtë: i ke kudo e kahdo: në foto, në like, në share e në komente. Përcjellin si skuthi që fut kundët fsheh-tas çdo profil të individëve; u intereson sikurse grave të këqija intimiteti i secilit. Hyjnë e shikojnë foto dhe interesohen për hollësira që nuk ia vlen gjë për ta. Mezi që presin të dalë ndonjë postim, e si zezvek që janë, nuk u rrihet dot pa bërë dot ndonjë koment, ani pse lidhje-pa lidhje. E rëndësishme për ta është të duken-të shfaqen, të ekspozohet-të tregohen se janë diku. Në të shumtën e rasteve kritikojnë, qortojnë e akuzojnë. Me këtë sikur duan të thonë se janë të zgjuar, inteligjent - se i kuptojnë gjërat. S’prish punë për ta që

nuk dinë as t’i lidhin mirë dy fjalë. Shkruajnë pa lidhje logjike e semantike, me dhjetëra gabime të thjeshta gjuhë-sore, të cilat të shtyjnë të dyshosh në e kanë të kryer shkollën fil-lore. Për ta me rëndësi është të thonë diçka, ndo-nëse ajo që thonë bile as që kuptohet. Kërcejnë si gjeli n ë stog plehu, hidhen andej e këndej me komente nëpër postime, thuajse Zoti i ka lënë ‘kiramul-ketibinë’ (Rakibi e Atidi). Dikush për lisa, ata për fshisa. Shpesh ndodhen në situatë sa komike aq tragjike. Komenti i tyre as përafërsisht nuk përputhet me postimin. Diçka u lëviz në brendi dhe sikur i nxit, i pro-vokon dhe i motivon që patjetër të shk-ruajnë diçka. Lloj-lloj badallai që pre-tendon se është i dijshëm, lloj-lloj idioti

që pretendon se

është gjeni, lloj-lloj heretiku që pretendon se është i mor-alshëm, lloj-lloj tuci që pretendon se

është trim, e kështu me radhë...

Shyqyr o Zot doli kjo teknologji dhe shumë gjëra i ka hedhur në pah. Ka lehtësu-ar shumëçka. Ajo që njeriut do t’i

ishte dashur me vite ta

kuptojë, tash- më e kupton shumë më lehtë për pak minuta. Face-book është variaritet i personave, per-sonaliteteve, temperamenteve, karakter-eve dhe me një fjalë të përmbledhur, ai është shndërruar në pasqyrë ku mund të shihet e jashtmja dhe e brendshmja e çdo individi.

Aty sheh njerëz që përpiqen për të mirë dhe të tillë që përpiqen për të keq; sheh ata që e duan më shumë prapan-icën (që u bëjnë like të pasmeve të fem-rave) se sa kokën (ndonjë të arritur në sferën e diturisë). Sheh agjenci e portale (partalle) që më shumë preokupohen me lakuriqësi se sa me gjendjen sociale të popullatës në zgripc të ekzistencës. Mund të shohësh edhe rrugaç e vaga-bond që shajnë e mallkojnë skajshmër-isht, pa qenë as më e vogla nevojë dhe në mënyrën më të fëlliqur e të poshtër të mundshme.

Pikërisht aty sheh laramaninë e botës përreth teje. Si një vëzhgues i urtë dhe i mençur, të mbetet të soditësh me kujdes e vëmendje të shtuar gjithë atë që e kara-kterizon këtë rrjet social. Domosdosh-mërisht hulumto e studio në të, e mos u bëjë vetëm vëzhgues pasiv! Mundësia të është dhënë: t’i njohësh njerëzit më mirë në jetë, të mësohesh se si ia vlen të sillesh me ta para se të takohesh sy-më sy, ashtu që të dish se si të sillesh me ta në secilën situate të mundshme. Aty sheh në secilin moment të mirën e të keqen, prandaj të është dhënë edhe mundësia e zgjedhjes, ashtu që ta kup-tosh të mirën e ta përkryesh atë; dhe ta kuptosh të keqen ashtu që të largohesh prej saj. n

FACEBOOK: O KUSH ËSHTË BUDALLË, LE TË TREGOJË!

Privatësia në Facebook