revista paqja, nr. 80, dhjetor 2013 - janar 2014

20
1 Nr. 80nDHJETOR'13/JANAR'14 UGK- ja NË MBROJTJE TË TË DREJTAVE TË GAZETARËVE Intervistë me Muhamet Jahirin, kryetar i Unionit të Gazetarëve të Kosovës (UGK) Viti IX. Nr. 80. 19 dhjetor 2013 - 19 janar 2014. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“ RE VISTË PËR AKTUALITET, KULTURË , ARSIM, ETIKË Editorial NDËRGJEGJET E NGRIRA PARASHIKIMET E MËDHA, RRITJET E VOGLA

Upload: revista-paqja

Post on 13-Mar-2016

231 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

Revistë mujore për aktualitet, arsim, kulturë, etikë

TRANSCRIPT

Page 1: Revista Paqja, nr. 80, dhjetor 2013 - janar 2014

1Nr. 80nDHJETOR'13/JANAR'14

UGK-ja NË MBROJTJE TËTË DREJTAVE TË GAZETARËVE

Intervistë me Muhamet Jahirin, kryetar i Unionit të Gazetarëve të Kosovës (UGK)

Viti IX. Nr. 80. 19 dhjetor 2013 - 19 janar 2014. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

Editorial

NDËRGJEGJETE NGRIRA

PARASHIKIMET E MËDHA,

RRITJET E VOGLA

Page 2: Revista Paqja, nr. 80, dhjetor 2013 - janar 2014

2 DHJETOR'13/JANAR'14nNr. 802

1Nr. 80nDHJETOR'13/JANAR'14

UGK-ja NË MBROJTJE TËTË DREJTAVE TË GAZETARËVE

Intervistë me Muhamet Jahirin, kryetar i Unionit të Gazetarëve të Kosovës (UGK)

Viti IX. Nr. 80. 19 dhjetor 2013 - 19 janar 2014. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

Editorial

NDËRGJEGJETE NGRIRA

PARASHIKIMET E MËDHA,

RRITJET E VOGLA

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,KULTURË, ARSIM, ETIKË

Viti IX / Nr. 8019 dhjetor 2013 - 19 janar 2014

Botues

O.J.Q. "Zëri Ynë"

DrejtorMuhamed Jusufi - KAJOLLI

[email protected]

Redaktor përgjegjësAvni AVDIU

[email protected]

Redaktor teknik/GrafikaOsman D. GASHI

[email protected]

e-mail:[email protected]

[email protected] /revistapaqja

@revistapaqjahttp://www.zeri-yne.org

S H O Q A T A K U L T U R O R E

përmbaj t ja

Amel IlmiuÇka do të thonin turkofobët për Ismail Qemalin?

Kalendari2014

20 Tun KhinAktivisti Rohingya: Amerikanët...

15

Ndriçim HoxhajEurointegrimet drejt Euroskepticizmit

8

12

Page 3: Revista Paqja, nr. 80, dhjetor 2013 - janar 2014

PAQJA 3Nr. 80nDHJETOR'13/JANAR'14

Editorial

Avni AVDIU

Populli sirian po përjeton dimrin e tretë në luftë. Në një popullsi prej 22 milionë banorësh, pas

nisjes së konfliktit në mars 2011, kanë humbur jetën rreth 120 mijë persona, kanë braktisur Sirinë rreth 2.5 milionë shtetas, ndërsa konsiderohen refugjatë brenda vendit pas braktisjes së shtëpive të tyre të shkatërruara ose të ndodhura në zona luftimi edhe 6.5 milionë sirianë të tjerë. Sipas OKB-së më shumë se 100.000 njerëz janë vrarë në konfliktin trevjeçar në Siri dhe mbi dy milionë janë regjis-truar si refugjatë në vendet fqinje, Turqi, Liban dhe Irak. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka alarmuar për kushtet në të cilat po jetojnë refugjatët në Liban, teksa i gjithë vendi është përfshirë nga ngrica dhe temperaturat nën zero. Era e fortë dhe reshje të dendura dëbore kanë kara-kterizuar këto ditë dhjetori në Luginën e Bekës, ku janë ngritur mbi 200 kampe të pritjes së refugjatëve sirianë. Fëmijët mbeten kategoria më e prekur nga ky mot i vështirë. Burak Karacaoglu i Fon-dacionit Humanitar për Lehtësim IHH ka thënë se rreth 50,000 fëmijë që janë të vendosur në tenda të improvizuara nga vetë sirianët në afërsi të kufirit turk, po përballen me vdejkjen, duke shtuar se rrjedha e ndihmave aktuale nuk është e mjaftueshme. “Sirianët janë në një situatë shumë të vështirë”, - tha ai. “Fëmijët që po jetojnë në tenda janë duke u përballur me epidemi”. 80 për qind e pacientëve që janë të shtruar në spitalet e përkohshme që drejtohen nga ‘Mjekët pa Kufi’ janë fëmijë, - thonë burimet. "Amnesty" ka dhënë alarmin për 100 mijë fëmijë sirianë që ndodhen në rrezik. “Deri në 16 fëmijë vdiqën nga i ftohti për shkak të kushteve të vështira të motit”, - ka njoftuar Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut. Mjekët në rajon paralajmërojnë se përkeqësimi i kushteve të motit mund të çojë në më shumë vdekje dhe se pamundësia e qasjes në nevojat themelore ka lënë mijëra njerëz të përballen me vdekje të menjëhershme. Koalicioni sirian kombëtar në Al-Rastan raportoi se si pasojë e ftohtit të madh, vdiq një vajzë e quajtur Amina Suleyman. Aktivistët kanë postuar pamjet e Aminës me duart e saj të ngrira. Pamjet dhe video është titulluar "Fëmijët në Al-Rastan po

vdesin nga i ftohti". Edhe në Homs janë regjistruar viktimat e para nga i ftohtit. Rrugës janë shtrirë kufomat e fëmijëve, të cilët po vdesin për shkak të mungesës së ushqimit dhe medikamenteve. Shumë njerëz vazhdojnë të largohen për në kam-pet kufitare çdo ditë, duke rënduar edhe më shumë situatën humanitare. Komis-ionerja e OKB-së për refugjatët theksoi se është duke "punuar më shumë se kurrë" për të siguruar mirëqenien e 800 mijë ref-ugjatëve të ndodhur në vend. Megjithatë, ajo shtoi se UNHCR përballet aktualisht me mundësi të kufizuara financiare për të asistuar qindra mijëra refugjatët. Komis-ionerja e OKB-së për refugjatët bëri apel për më shumë ndihmë, përballë kushteve tejet të rënda, që sipas saj po i rezervohen qindra mijëra sirianëve në kampet e tyre me ardhjen e dimrit.

Aktualisht, shifra e refugjatëve të larguar nga Siria po i afrohet 2.5 mil-ionë banorëve, të sistemuar kryesisht në vendet kufitare, ku janë shndërruar në një barrë tejet të rëndë për buxhetin e këtyre shteteve. Britania e Madhe dhe Italia bëjnë pjesë midis vendeve që nuk kanë vënë në dispozicion asnjë strehim për refugjatët. Ndihma totale që Bash-kimi Evropian ka dhënë për sistemimin e refugjatëve shkon në 1.3 miliardë euro, por "Amnesty" kërkon që vendet anëtare të tregohen më aktive, duke pranuar vetë në territorin e tyre sirianët e traumati-zuar nga lufta civile në vendin e tyre. Aktualisht, numërohen 838 mijë sirianë në Liban, 567 mijë në Jordani, 540 mijë në Turqi, 207 mijë në Irak, 129 mijë në Egjipt dhe disa dhjetëra mijëra në vende të tjera. Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë ndërprerë ndihmat joluf-tarake për kryengritësit në veri të Sirisë. Vendimi u mor pas marrjes së një baze të "Ushtrisë së Sirisë së Lirë" nga grupet islamiste që luftojnë gjithashtu kundër forcave të Basha al Assad. Së fundmi, ushtria e presidentit Bashar al Assad ka përparuar në disa pjesë të vendit duke rimarrë kontrollin, falë kjo edhe kurajos që ka marrë nga nonshalanca perëndi-more. Madje ka indikacione që pranohet në heshtje gjithë ky terror nën sloganin “më mirë Bashari sesa islamistët”; më mirë ai që mbyti popullin e tij edhe me helme kimike sesa ata që luftojnë për liri e drejtësi. Epo kjo është bota dhe dre-

jtësia e saj. Sipas saj Bashari mund të vazhdojë të vrasë e të mbysë sa të dojë, përveç me armë kimike jo; me armë të tjera po. Madje të rralla janë edhe mediat që i japin publicitetin e duhur gjendjes së mjerueshme të popullit sirianë. “Liderët evropianë duhet të ndihen të turpëruar nga gatishmëria e tyre pothuajse inekzis-tente për të ndihmuar refugjatët siria-në”, - është shprehur "Amnesty", një prej organizatave më të mëdha të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në botë. Vetëm dhjetë vende anëtare kanë ofruar që të pranojnë refugjatë dhe në total, numri i përgjithshëm që këto vende kanë vënë në dispozicion është vetëm 12 mijë. Për të qenë habia në kulm edhe Arabia Sau-dite ka refuzuar të pranojë refugjatë. Me këto veprime vetëm trimërohet e turret edhe më tepër diktatori gjakatar Bashar El Asad. Sosen Ahmet, një refugjate, e cila përballet me vështirësi të rënda bashkë me vajzën e saj të porsalindur Hewler, e cila ka fituar një numër të sëmundjeve që prej lindjes së saj, është shprehur: "Ne nuk mund të kthehemi para se presidenti Bashar al-Asad të bie. Ne nuk dimë çka të bëjmë dhe si të jetojmë”. Zëri i saj është zëri i miliona sirianëve që presin drejtësi. Po nga kush?! Nga bota e shurdhër që lejon shfarosjen e muslimanëve anekënd botës: në Siri, Birmani, Çeçeni, Irak, etj.; nga bota që lejon shkatërrimin e xhamive dhe ndalimin e Islamit (në Angola); nga bota…e pashpirt, me zemër të ngurtë e ndërgjegjie të ngrirë. Fëmijët sirianë po vdesin, ata po i ngrinë acari i dimrit të ftohtë, por prapëseprapë ata janë në poz-itë më të mirë sesa politikanët me ndikim në botë që kanë ndërgjegjie të ngrirë, të cilët bëjnë sehir – shikojnë e nuk ndër-marrin asgjë. Turpi nuk ka brirë. n

Ndërgjegjet e ngrira

Page 4: Revista Paqja, nr. 80, dhjetor 2013 - janar 2014

PAQJA4 DHJETOR'13/JANAR'14nNr. 80

Lulzim AHMETI

Po e përmbyllim vitin 2013 me shumë probleme, në shumë sfera përfshirë edhe atë të ekonomisë,

të cilat i kemi bartur nga viti në vit për më shumë se një dekadë. Ky vit, i cili po shkon, është karakterizuar me mung-esë zhvillimi e përmirësimi të standardit jetësor, me rritje të varfërisë e pakënaqë-sive të qytetarëve, të cilët çuditërisht nuk po protestojnë edhe përkundër kësaj situate të rënduar ekonomike.

Rritja ekonomike Sa i përket rritjes ekonomike Qe-

veria e Kosovës në vazhdimësi ka bërë projeksione më shumë se sa kanë qenë mundësitë reale. Që nga pas lufta rritja ekonomike nuk ka mundur të arrihet sipas projeksioneve të qeverisë, pasi parashikimet e institucioneve financiare ndërkombëtare i kanë demantuar këto plane të ekzekutivit.

Shumë shpesh, Qeveria e Kosovës ka bërë parashikime që rritja ekonomike të jetë dy shifrore, por që rritja reale ekonomike nuk e ka arritur asnjëherë ato shifra.

Një shembull konkret në këtë rast,

mund të merret edhe deklarata e Qe-verisë për rritjen ekonomike të viti 2012, e cila saj ishte 3.9 për qind, përderisa Fondi Monetar Ndërkombëtar kishte dal me një deklaratë se kjo shifër nuk ishte arritur. Por sipas FMN-së rritja ekonomike ishte 2.7 për qind, që ishte vlerësuar reale.

E parashikimet e Qeverisë së Kosovës për rritje ekonomike në mbi 4 për qind gjatë vitit 2014 nga njohës të fushës së ekonomisë konsiderohen si tepër ambicioze dhe vështirë e arritshme një masë e tillë e rritjes ekonomike.

Në projektbuxhetin e vitit 2014 të aprovuar nga Qeveria e Kosovës është parashikuar se rritja ekonomike për tri vitet e ardhshme do të jetë më e larta në rajon dhe atë mbi 4.6 për qind.

Por pavarësisht parashikimeve dhe planeve qeveritare, të cilat çdo herë kanë qenë të mëdha, kurrë nuk është arritur rritje ekonomike e kënaqshme, e cila do të gjeneronte zhvillim ekonomik e hapje të vendeve të reja të punës.

Në vendet në zhvillim siç është rasti i Kosovës, rritja ekonomike duhet të jetë së paku 10 për qind më shumë për vite me radhë në mënyrë që në një periudhë afatmesme të arrihet një qëndrueshmëri

buxhetore, e cila do të kishte rritje e zh-villim ekonomik po ashtu me atë masë të rritjes do të mundësohej një hapje më e madhe e vendeve të punës, e cila do të krijonte mundësi për absorbimin e këtij numri të madh të të papunëve në vendin tonë.

Po ashtu duhet të kemi parasysh edhe te ndarjet buxhetore, e cila deri më tash ka shkuar në masën më të madhe në investime për ndërtimin e rrugëve.

Edhe tek investimet e huaja gjatë vitit që po e lëmë pas nuk kemi qëndruar mirë pavarësisht reformave për të bërë biznes dhe përmirësimit të ambientit bi-znesor, vendi ynë nuk po arrin tërheqjen e investimeve serioze.

Ky mosinteresim i kompanive të mëdha dhe i atyre investitorëve serioz është një sinjal se diçka nuk është duke shkuar mirë. Shumë herë është thënë se procedurat burokratike dhe korrupsioni po vazhdojnë t’i trembin investitorët e

PARASHIKIMET E MËDHA, RRITJET E VOGLA

Viti 2013 nuk është karakterizuar me

zhvillime të mëdha në sferën ekonomike, edhe pse stan-

dardi i jetesës nuk është përmirësuar. Por më 2014 duhet shumë punë për t’u

ndryshuar këto trende negative

Page 5: Revista Paqja, nr. 80, dhjetor 2013 - janar 2014

PAQJA 5Nr. 80nDHJETOR'13/JANAR'14

huaj që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë. Të kujtojmë vetë procesin për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të Postë Telekomit të Kosovës (PTK), i cili me muaj të tërë është duke u shtyrë edhe pse është shpallur fituesi i saj. 277 milionë euro për një kompani profita-bile siç është PTK-ja nuk janë asgjë, por më mirë të shitet në këtë vlerë se sa vlera e saj do të shkojë duke rënë edhe më tej në treg, e nëse vazhdohet kështu do të rriten edhe më shumë dukuritë e kor-rupsionit dhe nepotizmit në PTK.

PTK-ja tradicionalisht me ndry-shime të pushteteve në vend është

stërmbushur me persona dhe militant partiak, gjë që ka ndikuar edhe në uljen e vlerës së kësaj kompanie.

Varfëria e madheTrendi i varfërisë në vend edhe gjatë

vitit 2013 ka vazhduar duke u rritur. Qeveria e Kosovës por edhe institucio-net e tjera nuk po mund t’i bëjnë ballë varfërisë dhe ta luftojnë atë, përderisa ajo po vazhdon të rritet nga dita në ditë.

Aktualisht mbi 10 për qind e kos-ovarëve jetojnë në varfëri ekstreme, madje as me kushtet më elementare për jetë.

Eksperti i ekonomisë Lumir Ab-dixhiku, duke krahasuar shpenzimet e institucioneve të ndryshme ka treguar se sa persona do të jetonin në kushte të mira, po mos të ishin këto shpenzime kaq të mëdha të tyre.

“Paramendoni, sipas Bankës Botërore plot 170.000 kosovarë jetojnë me më pak se 1 euro në ditë. Sa për kra-hasim: - Kuvendi i Kosovës na kushton çdo vit 10 milionë euro, aq me sa jetojnë 28.000 kosovarë. - Zyra e Kryeministrit na kushton çdo vit 12 milionë euro, aq me sa jetojnë 34.000 kosovarë. - RTK na kushton çdo vit 9 milionë euro; aq me sa jetojnë 25.000 kosovarë. Sinqer-isht, diçka nuk është në rregull me këtë vend!”, - ka shkruar Abdixhiku në një postim në facebook.

Banka Botërore (BB), në një raport të publikuar se fundmi ka treguar se Koso-va vazhdon të mbetet njëra nga shtetet më të varfra në rajon, ku 10.2 për qind e kosovarëve jetojnë në varfëri ekstreme.

Sipas Bankës Botërore, Kosova vazh-don të jetë e varur nga remitencat e që janë konsideruar si stabilizator të gjen-djes sociale.

Në raportin e saj mbi zhvillimin ekonomik në Evropën Juglindore “Rimëkëmbja e ngadaltë”, Kosova para-shihet që në vitin 2014 të ketë një rritje ekonomike solide, por të pamjaftueshme për krijimin e vendeve të reja të punës.

Raporti nxjerr në pah se të hyrat buxhetore nuk shkuan sipas planit, por se shpenzimet buxhetore janë shkurtuar. Nga ana tjetër, deficiti fiskal mbetet nën kontroll, pra zbatohen rregullat fiskale.

E gjatë vitit 2014 Qeverisë së Kosovës i mbetet të angazhohet shumë për të gjeneruar zhvillim ekonomik e për të ulur sa ma shumë varfërinë. n

Page 6: Revista Paqja, nr. 80, dhjetor 2013 - janar 2014

PAQJA6 DHJETOR'13/JANAR'14nNr. 80

Isa MEHMETI

Në kuadër të të ashtuquajturit ‘Projekti Shkupi 2014’ këto ditë në mënyrë të fshehtë e të çudit-

shme në Urën e Civilizimeve në qendër të Shkupit u vendos edhe përmendorja e Car Dushanit. Njerëzit që sadopak ishin normal sapo u gdhinë habitshëm pyesnin: “Çfarë kërkon kjo përmen-dore këtu dhe çka ka lidhje ai car me Shkupin?”. Përkrah përmendores së tij, qëndron edhe ajo e Kralit Marko. Që të dy i takojnë një periudhe të njëjtë të sundimit, në mesin e viteve 1300, dhe janë të njohur për spastrimin etnik dhe format e ndryshme që kanë përdorur për asimilimin e populatës shqiptare. Për Komunën Qendër vendosja e car Dusha-nit më shumë sesa ilegale mbetet enig-matike. Nuk e kanë idenë se kush e ka vendosur, por janë të sigurt se vendosja e kësaj përmendoreje nuk figuron në evi-dencat e komunës. Në një prononcim për mediat, kreu i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski është shprehur se jo vetëm që nuk janë në dijeni, por bëhet fjalë për një akt që nuk është në kompetencat e tyre. "Qyteti i Shkupit nuk ka absolut-isht lidhje me ato gjëra. Kam dëgjuar se Komuna Qendër më ka përmendur, por në fakt s'kam aspak lidhje. Qyteti i Shku-

pit jo vetëm që s'ka kompetenca, por as nuk vendos përmendore", - ka thënë Tra-jkovski. Të njëjtën gjë pohuan edhe në Ministrinë e Kulturës. Zëdhënësja Anita Jovanoska është shprehur se ministria nuk është marrë me përmendoret e vendosura në qendër. "S'kemi asnjë lloj kompetence për të vendosur përmen-dore dhe as nuk e zbatojmë projektin 'Shkupi 2014", - është shprehur ajo. Tash kur qytetarët e Maqedonisë kanë prob-lem me bukën e gojës dhe të mirat tjera materiale, është për t’u habitur për këtë veprim të disa institucioneve më të larta shtetërore. Të gjithë shtiren se nuk kanë njohuri, nuk e dinë, nuk janë të njoftuar, se kush e solli Dushanin në Shkup, për të vazhduar me atë se: kur do të njoftohen se kush e solli Dushanit do ta njoftojnë popullin dhe do ta marrin masa preven-tive sipas ligjit. Ndaj vendosjes së për-mendores së Car Dushanit kanë reaguar partitë opozitare. Rilindja Demokratike Kombëtare dhe Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, e kanë vlerësuar si akt skandaloz dhe të turpshëm vendosjen e shtatores së një okupatori të Maqedo-nisë në mes të Shkupit. Sipas Gordan Georgiev nga LSDM problem në vetë është se ku po harxhohen paratë. “Në një situatë kur rrënohen shtëpitë e stu-dentëve, subvencionet e bujqve vonohen,

sundon varfëria e përgjithshme dhe frika te qytetarët, të harxhoni kaq shumë para pa mëshirë, në radhë të parë për figura problematike historike për maqedonasit, mendoj se është skandaloze". "Për histo-rianët, Car Dushani në këto hapësira jo vetëm që ka qenë një regjim pushtues i njohur për dhunën e ushtruar ndaj të gjithë joserbëve dhe joortodoksëve, por mbamendja kolektive e popujve të Ball-kanit ka regjistruar për të vetëm shembuj që mund të shërbejnë për ndërtimin e një profili të një sundimtari me prirje fobike e patologjike ndaj të tjerëve që nuk ishin si ai. Ai kurrë nuk i ka sjellë asnjë të mirë këtij populli përveç vrasjeve dhe plaçkitje të Shkupit dhe më gjerë.

Dushani ishte djalë i mbretit të Rashës Uroshit të III Nemanjiq 1321-1331. Pas fitores së ushtrisë së babës së tij Uroshit kundër bullgarëve në betejën e Velbuzhdit (1331), në vend që t'i gëzo-hej fitores djali Dushani e vrau mizor-isht babain e tij, pozitën e të cilit e zuri në fronin e Rashës 1331- 1355. Pra aq i etshëm ishte Dushani për pushtet sa që vrau edhe babën e tij. Kur një njeri me gjakftohtësi vret prindin për push-tet, atëherë çfarë lavdi e krenarie mund të jetë ai edhe për popullin e tij? Çfarë etike patriotike mund të kultivohet prej një personi të tillë?! Dushani për shqip-

KUSH E SOLLI CAR DUSHANIN?

Page 7: Revista Paqja, nr. 80, dhjetor 2013 - janar 2014

PAQJA 7Nr. 80nDHJETOR'13/JANAR'14 7

tarët përbën njërin nga pushtuesit më mizorë, i cili u dallua për shfarosjen e tyre, vrastar i pashembullt për mënyrën e ekzekutimit të tyre. Kah viti 1343 forcat e Car Dushanit zgjeruan territoret e Ar-bërisë me kryeqendër Skupin. Car Du-shani mendonte t'i përfitojë shqiptarët kundër politikës bizantine. Ai prej vitit 1346 filloi të quhej "Perandor i Ruman-isë, i Sllavonisë dhe i Arbërisë", aneksoi Epirin e Thesalinë, duke krijuar një pe-randori të re ballkanike, kufijtë e së cilës fillonin nga Danubi e përfundonin deri në gjirin e Korintit dhe në detin Egje. Një numër popujsh të huaj, shqiptarë, bull-garë, grekë, vllah hynë në përbërje të Per-andorisë Serbe, kurse Car Dushani në atë kohë fare nuk i ka njohur bashkëvendësit maqedonas. Car Dushani bëri për vete gjeneralin renegat bizantin dhe sundue-sin e Selanikut, Sirgian Paleologun dhe ushtria serbe nën udhëheqjen e tij ia doli të depërtojë drejt jugut dhe mori krahi-nën e Ohrit, Prilepit, Kosturit, Strumicës, Manastirit dhe Vodenës dhe pasi kreu këtë akt tradhtie në favor të Dashanit, ai e vrau pabesisht këtë gjeneral të mjerë. Për shkak të kryengritjes shqiptare që u shtri nga Ohri u lidh paqja me per-andorin bizantin. Dushani pushtimin e tokave të mëtejme në dëm të Perandorisë Bizantine e bëri në saje të luftës civile në Bizant (1341-1349), si dhe sulmeve të ushtrisë osmane në Azi të Vogël kundër Perandorisë Bizantine. Si rrjedhojë, Du-shani shtriu tokat e mbretërisë së tij në jug deri në gjiun e Korintit, por dështoi përpjekja për zgjerim të mëtejmë, sepse ushtria e tij pësoi disfatë të rëndë nga ushtria osmane (1352). Dështuan edhe përpjekjet për të marrë titullin shumë të lakmuar perandor nga Papa i Romës, Pjetrit V . U përpoq ta bënte këtë edhe me bekimin e patrikut të Konstatinopo-jës, por nuk ia doli. Përballë refuzimit të dy institucioneve të ligjshme kishtare e përvetësoi këtë titull dhe u vetëshpall pe-randor. Këtë titull u detyrua ta legalizon-te kancelari i tij i deridjeshëm Joanakije, i emëruar patrik nga vetë Dushani dhe ngriti me nxitim kishën e Pejës (dikur arbërore) në rang të Partikanës. Ky titull i imponuar nga një person i paautori-zuar, u kontestua nga Papati dhe Patri-kana e Konstantinopojës, institucione këto të autorizuara për dhënien e titul-lit të pretenduar (perandor). Dushani, mbreti Rashës, kishte objektiv parësor shfarosjen dhe asimilimin e shqiptarëve (arbërve) dhe shndërrimin e Arbërisë

në tokë etnike serbe. Car Dushani u an-gazhua me projektin e konvertimit të dhunshëm të arbërve për t'i detyruar të kalonin kundër vullnetit të tyre nga feja e krishterë në fenë e - "në fenë orto-dokse serbe". Për të realizuar këtë qël-lim e aplikoi kodin e tij dhe i zbatoi me përpikëri nenet e zakonikut monstruoz për arritjen e këtyre synimeve. Kodi i Dushanit i vitit 1349, dokument krye-sor që sanksiononte marrëdhëniet eko-nomike, politike e juridike të shtetasve të Perandorisë me pushtetin e Carit e të klasës sunduese serbe, përfshinte në sistemin e marrëdhënieve feudale edhe bashkësitë e lira fshatare e blegtorale, duke i dhënë ato si pronë feudale për manastiret e për feudalët serb. Kodi i Stefan Dushanit mbështetej në institu-cionet juridike dhe doket serbe dhe si i tillë ai në shumë aspekte binte ndesh me institucionet dhe traditën e popujve të tjerë që u përfshinë në suazën e shtetit serb. Car Dushani zbatoi një politikë që synonte asimilimin e popullsive të viseve të pushtuara ku si më të shtypur kanë qenë shqiptarët, që nuk pranonin të konvertoheshin në ortodoksinë serbe e nuk ripagëzoheshin duke marrë emra sllav. Sipas këtij kodi do të ktheheshin, rrjedhimisht konvertoheshin, siç thuhej në nenet e tij jobesimtarët në besimin e vërtetë orotodoksinë serbosvllave). Për këtë krim janë dëshmi edhe nenet e atij kodi të Dushanit, të cilët parashihnin dënimin me vdekje për të gjithë ata që nuk pranonin të konvertoheshin. Ata si ‘heretikë’ dënoheshin me vdekje. Shqip-tarët ortodoks që rezistonin për të mos u asimiluar në serbë detyroheshin të pu-nonin në miniera ose dëboheshin nga vendi, ndërsa kishat heretike katiolike e ortodokse shqiptare "shenjtëroheshin"

nga priftërinj serbë dhe vepronin nën drejtimin e tyre. Sipas nenit 10 nëse do të zbulohej një heretik arbër që jetonte midis të ortodoksëve serbë, ai shënohej me hekur të skuqur në ballë dhe dëbo-hej. Shqiptarët ishin ndër popujt që i rezistuan më së shumti konvertimit të dhunshëm dhe politikës shfarosjes të këtij sundimtari gjakatar.

Duke reaguar lidhur me këto zhvil-lime publicisti kosovar Milazim Krasniqi shprehu shqetësimin e tij se pse për këtë ngjarje hesht kleri katolik dhe disa opin-ionistë filokatolikë në trojet shqiptare.

“Lidhur me përmendoren e car Dusha-nit në Shkup, kanë heshtur bashkëkom-basit tanë katolikë, kleri e bashkë me ta edhe opinionistët e analistët filokatolikë gjithandej trojeve shqiptare. Ata e patën çuar dynjanë peshë për një vizitë njëditore të Erdoganit në Kosovë, ndërsa heshtën si peshqit për përmendoren e ngritur në ish-kryeqytetin e shqiptarëve, në Shkup, të çrrënjosësit të katolicizmit kudo ku u shtri sundimi i tij gjakatar. Nuk arrij të kuptoj këtë heshtje të tyre”, - ka shkruar Milazim Krasniqi në rrjetin e tij social.

Megjithatë i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetës Alma Lama, dikur de-putete e Vetëvendosjes tash e LDK-së. Ajo ka pyetur Milazim Krasniqin se pse po fut përçarje midis shqiptarëve. Pa hyrë në atë se sa mund të jetë e zhvilluar inteligjenca e de-putetës Alma Lama, antiislamizmi i saj nuk e arsyeton pyetjen sa absurde aq qesharake që ka bërë, prandaj është jashtëzakonisht e pakuptimtë se si dhe përse mund të fus përçarje ndër shqiptarët kundërshtimi i vendosjes së përmendores së car Dasha-nit. Tekefundit nëse ka shqiptarë që hapur e duan car Dushanin dhe u digjet shpirti për përmendoren e tij, atëherë përçarja me ta është vetvetiu e natyrshme. n

Page 8: Revista Paqja, nr. 80, dhjetor 2013 - janar 2014

PAQJA8 DHJETOR'13/JANAR'14nNr. 80

Ndriçim HOXHAJ

Edhe skeptikët më të mëdhenj nuk do të besonin se Bashkimit Evro-pian do të mbështesë anëtarësi-

min e Serbisë, ndërsa do të kundërshtojë anëtarësimin e Shqipërisë. Ministrat e 28 vendeve anëtare të BE-së rekoman-duan në Bruksel shtyrjen e procesit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe, sipas tyre, për këtë do të vendoset në Samitin e BE-së, i cili do të mbahet në qershor të vitit të ardhshëm.

Sipas kancelares gjermane Angela Merkel, Shqipëria nuk mund të shpresojë në nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Në deklaratën e saj zyrtare në Berlin, Kancelarja Merkel theksoi se në Shqipëri fillimisht duhet të vendosen ligje të mëtejshme për re-format. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vlerësoi përparimet e dukshme të Serbisë në procesin e afrimit me stan-dardet e BE-së. “Është e rëndësishme që

në janar të mund të zhvillohet një kon-ferencë e parë me Serbinë për bisedimet e anëtarësimit”, tha Merkel. Me një hap të tillë do të vlerësohen reformat, si dhe për-mirësimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Ndërkaq kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq pasi është rikthyer së bashku me delegacionin e tij në Beograd pas takimit të fundit në Bruksel me delegacionin e Kosovës i ka kërkuar popullit që të kenë durim dhe ta kuptojnë seriozitetin dhe vështirësinë e bisedimeve. Ai ka thënë se do të dëshironte që secili serb të ishte nganjëherë prezentë në bisedime për të parë presionin që po i bëhet palës serbe për të arritur sa më parë një marrëveshje. Sidoqoftë ai ka shtuar se Serbia do të punoj në rrugën e saj për integrim në Bashkimin Evropian pasi që sipas tij ata nuk kanë asgjë më pak se Kroacia e cila tashmë është anëtare e BE-së. “Serbia do të vazhdojë punën e saj për integrim në Bashkimin Evropian pa e harruar asn-jëherë se kush janë miqtë e saj të vërtetë,

Rusia dhe Kina”, - ka thënë Daçiq. Mirë-po ai e ka pranuar edhe një fakt tjetër duke thënë se .”Është shumë e vështirë që Prishtina t’i kthehet Beogradit”.

Dakord, nga procesi i bisedimeve Serbi-Kosovë, Serbia fitoi, dhe u afrua edhe disa hapa drejt integrimit evropian, por çfarë shpërblimi mori Kosova?!

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh udhëheqëse e dialogut teknik me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, ka thënë se Serbisë nuk i ka takuar shpër-blimi nga Bashkimi Evropian për nisjen e negociatave për anëtarësim. Sipas saj Serbia nuk e ka zbatuar pjesën esenciale të marrëveshjes së Brukselit, e cila është arritur në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj se Serbia nuk i ka plotësuar kushtet për të qenë e shpërblyer për sa u takon obligimeve për zbatimin e mar-rëveshjes së Brukselit. Prandaj, pasi nuk i ka plotësuar kushtet zbatuese, nuk i ka takuar ky shpërblim. Serbia nuk e ka zbatuar pjesën esenciale të mar-rëveshjes së Brukselit, prandaj edhe nuk i ka takuar të marrë këtë shpërblim nga ana e Bashkimit Evropian”, ka thënë Ta-hiri për “Epokën e re”. Në këtë kontekst, Tahiri ka thënë se vlerësimi i Bashkimit Evropian për shkallën e zbatimit të mar-rëveshjes nuk përputhet me realitetin në terren.

EUROINTEGRIMET DREJT EUROSKEPTICIIZMIT

Page 9: Revista Paqja, nr. 80, dhjetor 2013 - janar 2014

PAQJA 9Nr. 80nDHJETOR'13/JANAR'14

Mirëpo, nga ana tjetër, Athina zyr-tare ka përkrahur në takimin e mini-strave të Jashtëm që u mbajt dy ditë më parë në Bruksel, dhënien e menjëher-shme të statusit kandidat për anëtarësim Shqipërisë. Kjo është konfirmuar nga deklarata për shtyp e Ministrisë së Jasht-me greke, sipas së cilës, ministri Veni-zelos ka udhëzuar ambasadorin e Greq-isë në Tiranë që t’ia komunikojë këtë qëndrim qeverisë shqiptare. Gjithashtu, mësohet se pala greke ka vendosur që vendimi për dhënien e statusit Shq-ipërisë të diskutohet në qershor 2014, para përfundimit të presidencës greke. Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke shprehet gjithashtu gatishmëria e Greqisë për t’i ofruar Shqipërisë çdo mbështetje, me qëllim që të përmbush-en kushtet që i janë vënë vendit fqinj nga BE-ja. Në një intervistë dhënë për “Dojçe Velen”, kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan, lidhur me refuzimin e dhënies së statusit të ven-dit kandidat për anëtarësimin në BE, u shpreh se vendimi i Brukselit për Shq-ipërinë nuk ishte i papritur, jo vetëm për të, por as për disa politikanë shqip-tarë. “Të dyja palët duhet të tregojnë me rezultate konkrete, se integrimi i Shq-ipërisë në BE është në interesin e tyre të përbashkët dhe përderisa kemi të bëjmë me një proces të gjatë në kohë, përtej mandatit të një qeverie, është e rëndë-sishme të provojnë që këtë e pranojnë të

dyja palët para gjithkujt”, - tha Kukan. Kreu i delegacionit të PE-së për Europën Juglindore, theksoi se Shqipëria duhet të japë prova të qarta të qëndrueshmërisë politike dhe rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, ndërsa shprehu bindjen se anëtarësimi kërkon 8 deri në 10 vjet. “Pritshmëritë janë që Shq-ipëria gjatë këtyre gjashtë muajve duhet të provojë që kjo atmosferë e re poli-tike, bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës, është e qëndrueshme. Provat konkrete janë të nevojshme dhe duhet të ketë shumë të tilla, në mënyrë që trendi, prirja të jetë qartësisht e dukshme. Besoj se është jo realiste të presësh nga Shq-ipëria që të arrijë gjithçka në gjashtë muaj. Dëshiroj t’ju sjell ndërmend kë-tyre pesë vende, se po flasim për status

kandidat për Shqipërinë, jo për datën e fillimit të negociatave të pranimit, jo për pranimin e Shqipërisë në BE, që do të kërkojë 8–10 vjet të tjera”, - u shpreh Ku-kan. Kryeministri Edi Rama, në daljen e tij publike, ka theksuar se vendimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së nuk ishte i mirë për Shqipërinë, por njëherësh ai shprehu vendosmërinë për vijimin e reformave për shtetin ligjor dhe ekonominë.

Këto lëvizje të shqiptarëve drejt in-tegrimeve euroatlantike, aq shumë të dëshiruara e të artikuluara nga politi-kanët dhe refuzimi i BE-së, janë sinjale të mjaftueshme se Evropa me shqip-tarët ka punuar gjithnjë në dy arshina dhe me kritere selektive. Mbase sipas diplomatëve evropianë Shqipërisë po ju dashkan edhe 10 vjet për t’u integruar në Evropë, kurse me Serbinë duhet filluar sa më shpejtë negociatat, atëherë sa vjet i duhen Kosovës. Në këtë pyetje një dip-lomat evropian është përgjigjur me tallje, “edhe 100 vjet”. Evropa nuk duhet të har-rojë se sikurse Sllovenia, Kroacia, Serbia edhe Kosova ka qenë pjesë e RSFJ-së. Po ashtu evropianët duhet ta dinë se nëse ka ndonjë fajtor për mosplotësimin e kush-teve, atëherë BE me përfaqësimin e saj është në Kosovë dhe përgjegjësia maksi-male për të gjitha bie mbi vetë Evropën. Kosova gëlltiti kafshatën më të hidhur për hir të Evropës, zhvilloi negociata me Serbinë, shtetin që kreu gjenocid mbi popullatën e saj. Së këtejmi nuk e kap as imagjinata sado e bujshme e lëre më logjika e shëndoshë që nga ato bisedime të përfitojë xhelati e të pësojë viktima. Megjithatë këto janë kriteret evropiane dhe nëse vazhdohet me këto kritere për shqiptarët atëherë eurointegrimet do të shndërrohen në euroskepticizëm. n

Page 10: Revista Paqja, nr. 80, dhjetor 2013 - janar 2014

PAQJA10 DHJETOR'13/JANAR'14nNr. 80

Intervistoi: Jeton ISUFI

Gazetarët dhe mediet, janë gardianë të demokracisë”, - u shpreh në një intervistë për revistën ‘Paqja’ kry-

etari i Unionit të Gazetarëve të Kosovës –UGK prof. as. Muhamet Jahiri

E gjithë shoqëria duhet të jetë mirën-johës për punën e gazetarëve, të cilët po thuajse në çdo moment kanë qenë të gatshëm, të jenë aty ku ka ndodhur diçka, aty ku ka pasur ngjarje, aty ku ka ndodhë diçka e rëndësishme për vendin dhe shoqërinë.

PAQJA: Si e vlerësoni punën e medieve në vitin që po e lemë pas, bashkë me të edhe punën e gazetarëve?

Jahiri: Mediet në vendin tonë edhe këtë vit po e mbyllin në mënyrën më të mirë duke kryer misionin e tyre për ta informuar opinionin publik, mbi ngjarjet të cilat ndodhin në vend, por edhe ato që lidhen me vendin e tyre, duke përfshirë edhe ngjarjet kryesore

ndërkombëtare. Mediet kanë bërë shumë përpjekje që edhe gjatë këtij viti të informojnë qytetarët e vendit, të luajnë me shumë korrektësi rolin e tyre në shoqëri duke qenë në këtë mënyrë edhe gardiane të demokracisë në vend. Pa dyshim se edhe ky vit është përcjell me shumë aktivitete të rëndësishme, ku mediet kanë luajtur një rol të rëndë-sishëm, e mund të theksohet në këtë rast edhe mbulimi në mënyrën më të mirë i zgjedhjeve lokale që ndodhën në fund të vitit. Sa i përket punës së gazetarëve, ata janë për çdo lëvdatë. E gjithë shoqëria duhet të jetë mirënjohëse për punën e tyre, të cilët po thuajse në çdo moment. Kanë qenë të gatshëm, të jenë aty ku ka ndodhur diçka, aty ku ka pasur ngjarje, aty ku ka ndodhë diçka e rëndësishme për vendin dhe shoqërinë.

PAQJA: Si e vlerëson UGK-ja gjendjen e medieve dhe të gazetarëve në vend?

Jahiri: Me gjithë punën që vlen të ceket e që u theksua edhe lart, gjen-

dja e medieve në Kosovë, vazhdon të jetë e brishtë, si rezultat i vështirësive financiare. Kjo ka ndikuar që të ketë edhe reduktim të stafit nëpër media, të ketë edhe media të cilët nuk kanë arritur t’i mbijetojnë kësaj situate dhe janë detyruar të mbyllen. Kjo gjendja ka ndikuar edhe në punën profesionale të gazetarëve, por edhe në përballjen direkte të vështirësive financiare të tyre. Shumë gazetarë brenda këtij viti si rezultat i kësaj gjendje janë detyruar të ndërrojnë redaksi, një pjesë e tyre vazhdon të punojë ende pa kontrata pune dhe të ballafaqohet me orar të zgjatur të punës e të pakompensuar financiarisht.

PAQJA: Çfarë ka bërë UGK-ja në këtë rast dhe me çka është duke u marrë tani si organizatë?

Jahiri: Unioni i Gazetarëve të Kosovës, që nga krijimi i tij, është foku-suar në dy fusha kryesore, në mbrojtje

UGK-ja në mbrojtje të të drejtave të gazetarëve

Intervistë m

e

Muhamet Jahiri, k

ryetar i

Unionit të Gazetarëve të Kosovës

Page 11: Revista Paqja, nr. 80, dhjetor 2013 - janar 2014

PAQJA 11Nr. 80nDHJETOR'13/JANAR'14

UGK-ja në mbrojtje të të drejtave të gazetarëvetë të drejtave të gazetarëve si dhe në or-ganizimin e ndihmës së tyre në aspektin profesional, si përmes organizimit të de-bateve, tryezave, trajtimit të temave që lidhen me punën e tyre profesionale, por edhe me organizimin e workshopeve të ndryshme. Është fakt që edhe këtë vit është dashtë të jemi në mbrojte të gazetarëve në disa raste, ku kemi dënuar dhe kemi kërkuar drejtësi nga kompe-tentët ndaj atyre që e kanë kërcënuar dhe i kanë penguar gazetarët në punën e tyre profesionale.

PAQJA: Cilat janë vështirësitë me të cilat ballafaqohet më se shumti UGK-ja në realizimit e qëllimeve të saj?

Jahiri: UGK sikurse shumica e or-ganizatave tjera, njëra nga vështirësitë me të cilat ballafaqohet është aspekti financiar. Megjithatë, ka vazhduar pu-nën e saj. UGK ka marr iniciativën për hapjen e debatit për futjen e lëndës së “Edukimit në media” nëpër shkolla, e

cila do të ishte shumë e rëndësishme për brezin e rinj. Po ashtu UGK përmes përfaqësuesve të tij, në bashkëpunim me organizata të ndryshme ndërkombëtare ka marr pjesë në shumë tryeza në vend dhe jashtë vendit, ku janë trajtuar tema që lidhen me mediet dhe sfidat e tyre, me ç’rast janë përfaqësuar interesat e vendit. Po ashtu, vlen të theksohet se përfaqësues të UGK-së janë duke dhë-në një kontribut edhe për rregullimin e shumë çështjeve, të cilat lidhen me me-diet online, ku më meritori në këtë rast është z. Alban Zeneli, i cili vazhdimisht në konferenca të ndryshme vendore e ndërkombëtare është duke punuar në këtë drejtim.

PAQJA: Për të qenë anëtar i UGK-së, cilat kushte duhet plotësuar ?

Jahiri: Për të qenë anëtar i UGK-së, mjafton të plotësohet një aplikacion, i cili mund t’i dërgohet përmes formës elektronike secilit anëtar. Ndërsa kriter

për të qenë pjesë e UGK-së duhet që anëtarët të jenë njerëz të fushës së me-dieve, duke përfshirë këtu, gazetarë, fotoreporter, njerëz të cilët i kanë për-funduar studimet në fushën e medieve, si dhe punëtorë që lidhën në aspektin profesional e të cilët punojnë nëpër me-die të ndryshme.

PAQJA: Sa hasin në vështirësi gazetarët apo anëtarët tuaj gjatë punës së tyre dhe a mendoni se janë objektiv në raporti-met e tyre?

Jahiri: E ritheksoj se gazetarët dhe mediet janë gardianët e demokracisë së një vendi dhe janë të prirë të ra-portojnë dhe t’i kritikojnë ata të cilët nuk janë në shërbim të shoqërisë. Kjo shumë herë ua prish planet atyre që bien ndesh me ligjin, që nuk kanë qenë transparent, që nuk kanë vepruar si duhet ose edhe kanë përfituar në dëm të shoqërisë. Si rezultat i kësaj këta njerëz, dinë edhe t’i pengojnë e t’i kër-cënojnë gazetarët e kameramanët dhe të mundohen të ndikojnë në punën e tyre profesionale.

PAQJA: Si i vlerësoni raportet ndërkom-bëtare për Kosovën?

Jahiri: Mendoj se raportet ndërkombëtarë për Kosovën, gjegjë-sisht për pjesën në të cilën flitet për mediet, shprehin gjendjen reale që mbretëron në vend. Kosova vazhdon të jetë në mesin e vendeve, ku mediet llogaritet se nuk i takojnë zonës së lirë, mirëpo besojmë dhe shpresojmë se me ndihmën e faktorit vendor e ndërkom-bëtar, do të kemi avancime edhe në këtë drejtim.

PAQJA: Për fund cilat janë disa nga ob-jektivat e UGK-se për vitin e ardhshëm?

Jahiri: UGK, do të vazhdojë pra pu-nën në dy fushat e cekura më lartë, pra në mbrojtje të gazetarëve dhe në avanci-min e tyre profesional. UGK në planet e saj ka që të organizojë një hulumtim për gjendjen e gazetarëve në nivel vendi, por meqë draftprojekti është tashmë i për-funduar nuk do të japim shumë detaje. Po ashtu do të përpiqemi që të jemi sa më pranë gazetarëve dhe medieve dhe të ndihmojmë në përmirësimin e gjendjes së tyre. n

Page 12: Revista Paqja, nr. 80, dhjetor 2013 - janar 2014

PAQJA12 DHJETOR'13/JANAR'14nNr. 8012 PAQJA

Amel ILMIU

Kur kemi qenë nxënës shkolle na thuhej vazhdimisht se më 28 nën-tor të vitit 1912, plaku i urtë Is-

mail Qemali ngriti flamurin në Vlorë, por asnjëherë nuk thuhej që ai kishte pasur një post shumë të lartë në qeveri-në turke. Pastaj fillova t’i bëja vetes py-etje: Përse ishte pikërisht ky njeri që ngriti flamurin? Ku kishte qenë ai para se të shpallte pavarësinë e vendit? A mund ta ngrinte flamurin e të shpallte një vend të pavarur një njeri i thjeshtë pa një formim të caktuar? Nuk arrija t’u përgjigjesha asnjërës prej këtyre pyetjeve dhe përgjigjen e mora vetëm pak vite më parë, kur filloi të thuhej hapur që Ismail Qemali kishte qenë një figurë shumë e rëndësishme e qeverisë së Turqisë së asaj kohe. Imagjinoni sa gjëra nuk dinim ose na ishin fshehur në lidhje me një figurë të tillë madhore të historisë së kombit shqiptar. Fshehje të tilla u bënë edhe për figurat tjera të historisë sonë si për Sami e Naim Frashërin, hoxhë Tasinin e të tjerë. E gjitha u bë nën orkestrimin e komunistëve, rrugën e të cilëve e vazh-duan pinjollët e tyre demokratë, të cilët e ndërruan gëzofin, por mbetën ujqit e kuq të vjetër. Në të vërtetë në vazhdim u sigurojmë disa shkrime nga gazetat e Amerikës, të cilat hedhin dritë mbi Is-mail Qemalin dhe bindjet e tij, pak para se ai të bëhej figura më qëndore e histo-ries kombëtare shqiptare. Në fakt nga shkrimet mund të bindeni se ai vazh-donte të kishte simpati për sulltanin, të cilit i shërbeu me dinjitet deri në fund të

karrierës së tij. “Ismail Bej Qemali, tri herë guvernator i Tripolit nën regjimin e sulltan Abdul Hamidit dhe që nga ar-dhja në pushtet e turqve të rinj (xhon-turqve), një kritik rebel i politikës së turqizmit së fundi ka qëndruar në Londër. Në bisedën me një përfaqësues të “The Morning Post”, Ismail Qemali hodhi poshtë me përzemërsi sugjerimin e udhëheqësve xhonturq se shqiptarët janë pasiv në besnikërinë e tyre ndaj kauzës otomane. “Si një otoman patriot, unë protestoj me gjithë zemër kundër sjelljes së qartë të Italisë. Ajo nuk është vetëm një fyerje e integritetit të Peran-dorisë Otomane, me të cilën Italia është një bashkëgarantuese në marrëveshjet e viteve 1856 dhe 1878, por përbën një kërcënim të lartë për ekzistencën e shumë shteteve dhe i trajtojnë mar-rëveshjet ndërkombëtare thjesht si mb-eturina prej letre. Sipas artikullit 8 të marrëveshjes së vitit 1856, Italia bashkë me fuqitë e tjera nënshkruese pranoi se “nëse do të dalë ndonjë problem midis Portës së Lartë dhe çdo shteti tjetër të fuqive që kanë firmosur dokumentin, çdo keqkuptim, i cili mund të rrezikojë ekuilibrat e marrëdhënieve të tyre, Por-ta e Lartë dhe secila prej fuqive të tilla, më parë duhet të tërhiqen nga e drejta e përdorimit të forcës, duke i lejuar vetes të fusin palë të tjera ndërmjetësuese, si një mundësi për të shmangur zgjidhjet ekstreme. Për më tepër sipas protokollit të Londrës, nënshkruar në vitin 1871, fuqitë e kishin mbështetur atë unani-misht, si një parim thelbësor të Ligjit të Kombeve që asnjë fuqi nuk mund të

hedhë poshtë detyrimet që dalin nga marrëveshja, ose të modifikojnë mar-rëveshjen përkohësisht, duke mos pran-uar pëlqimin e palëve ndërmjetësuese që rrjedhin prej saj. “Aspekti rishtues i çështjes në tërësi, në mendjen time, është se ky veprim nga ana e Italisë përcakton për të një pamje tërësisht tendencioze. Ylli i Italisë së bashkuar doli gjatë luftës së Krimesë, kur ajo ishte bashkë me Francën dhe Anglinë, në mbrojtje të in-tegritetit otoman dhe ajo arriti shkëlqi-min e saj të madh në luftën e lavdishme për bashkimin e Italisë, e cila ishte e mjaftueshme që të deklarojë parimin e kombësisë. Opinioni im nuk është lëkundur asnjëherë në drejtim të kësaj. Fuqitë duhet të ndërhyjnë që të shman-gin lëvizjet e fundit të Italisë dhe unë akoma mendoj se do të vijë dita kur ata do të pendohen nga realizimi i sank-

Çka do të thonin turkofobët për Ismail Qemalin?

Page 13: Revista Paqja, nr. 80, dhjetor 2013 - janar 2014

PAQJA 13Nr. 80nDHJETOR'13/JANAR'14

Çka do të thonin turkofobët për Ismail Qemalin?

sionit të heshtur përmes ligjit të dhunës. Veçanërisht, Anglia ka interesa thelbë-sore për arsye të popullsisë së madhe muslimane që ajo qeverisë dhe nuk ka asnjë dyshim se të gjithë popujt musli-manë kanë qenë thellësisht të prekur nga ky akt i paqytetëruar i qeverisë së ‘civi-lizuar’ perëndimore. Sigurisht, unë mund ta them këtë: Shqiptarët musli-manë, pavarësisht shumë vuajtjeve të rënda të shkaktuara nga ata gjatë një ose dy viteve të fundit, nuk do të rrinë duke pritur nëse është e nevojshme për t’u ngritur dhe do të bien në llogoren e fun-dit për mbajtjen e perandorisë, nëse do të jetë e nevojshme. “Por, nëse unë e ndiej aq fuqishëm sa çdo otoman tjetër, në drejtim të çdo sulmi të bërë ndaj Peran-dorisë, jam i verbër ta arsyetojë ngjarjen në tërësi. Unë jam aq i sigurt aq sa mund të jem, se qeveria turke nuk ka humbur

besimin te popujt e saj, me gjithë vepri-met e çmendura të xhonturqve, si dhe respekton dhe simpatizon Fuqitë e Mëd-ha dhe Italia kurrë nuk do të ëndërrojë tentativën për një goditje të tillë. Që pas rënies së Qamil Pashës, qeveritë, të cilat kanë vijuar njëra pas tjetrës, nuk kanë pasur qëllim më shumë të aplikojnë pro-gramin e një grupi njerëzish të panjohur përmes mjeteve të mistershme të push-tetit të tyre, sesa kanë luajtur thuajse për të ruajtur magjinë e ekzistencës së Per-andorisë. Me zhdukjen e despotizmit të sulltan Abdul Hamitit, ata vazhduan të vënë të tjerë në vendin e tij. Ndonëse nën pushtetin hamidian, individët u vunë në qendër të persekutimit, e njëjta metodë është zbatuar edhe nën pushtetin e xhon-turqve ndaj të gjithë kombësive. Në ditët e mia të para atje pashë një tmerr të kryer në masakrat e Adanas të realizuar

nga urdhrat e këtyre njerëzve, që mbështetën shkarkimin e Abdul Hamitit. Pas vendosjes së tyre përfundimtare në Kostandinopojë, ata i varën shqiptarët që kishin qenë propaganduesit e tyre përpara se të bëhej ndryshimi. “E njëjta gjë ishte edhe në Hauran dhe Jemen. Paraja i kishte dalldisur dhe Perandoria u tkurr nga trazirat në luftën kundër të ashtuquajturve armiq të brendshëm, ndërsa garnizoni i Tripolit ishte reduk-tuar, siç thuhet në 500 veta. Shpërbërja u pasua me armiqësi të brendshme kudo. Dhe tani nxitësit që sollën zjarrin janë hidhëruar sepse liberalët e vërtetë në Perandori këmbëngulin se ata nuk janë njerëzit që duhet të dëbohen. Personat që i bënë këto gabime kërkojnë ndësh-kimin e merituar; së paku ata nuk duhet të lejohen më gjatë të ushtrojnë ndiki-min e tyre të keq në shumë poste zyrtare. Unë nuk kam hezituar të them se nëse Komiteti vazhdon të ekzistojë si pushtet suprem, asnjë element që përbën Peran-dorinë, ose Fuqitë, nuk do të jetë në gjen-dje të ketë besim në qenien si qeveri ligjore dhe me siguri që do të vijë një përplasje. Komiteti duhet të pranojë të këqijat që ka shkaktuar dhe anëtarët e tij duhet të kenë patriotizmin e mjaf-tueshëm që t’i zhdukin ata dhe të shko-jnë te pushtetet e ngritura ligjërisht, - sulltani, senati dhe dhoma, - një veprim ky absolutisht i lirë. Duke dështuar kjo, unë besoj se Perandoria është e destin-uar të kalbet. Të gjithë njerëzit e saj, janë gjallë nga e njëjta ndjesi. Ai është element i papërgjegjshmërisë në qeveri, e cila një ditë duhet të fundoset. “Ju më pyesni si zgjidhet çështja e Tripolit. Është e vështirë të përcaktohet se si do të shko-jnë gjërat. Personalisht kundërshtova pranimin e një dëmshpërblimi në para, siç ishte gjithashtu, i njëjti rast në Bos-një në vitin 1908. Unë besova më pas dhe besoj edhe tani se ishte një precedent fatal dhe unë isha kundër kësaj. Peran-doria Otomane nuk mund të qëndrojë e vetme; ajo ka nevojë për mbështetjen e aleatëve dhe unë mendoj se çështja mund të ishte zgjidhur në ato linja. Tra-zira e tanishme tregon shumë mirë të njëjtën gjë. Tripoli nuk është tamam i njëjti, si pjesë e Perandorisë. Tradiciona-lisht ai është përbërë nga dy Bevlikë, të ndarë dhe ai kishte një marrëveshje të

Page 14: Revista Paqja, nr. 80, dhjetor 2013 - janar 2014

PAQJA14 DHJETOR'13/JANAR'14nNr. 80

sajën me Anglinë për disa kohë. Siç e dini, përfundimi i saj, duke u shkrirë brenda Perandorisë, është një çështje e historisë së kohëve të fundit dhe Cara-manli i ka mbajtur zyrtarët deri gjatë viteve të fundit. Marrëdhëniet tona me Anglinë në lidhje me Egjiptin dëshmuan një mënyrë të mundshme të shmangies së telasheve. Ju keni mbrojtur teoritikisht sovranitetin tonë. Ne kemi marrë hara-çin tonë të vjetër dhe Britania e Madhe ka bërë ç’është e mundur që të ruajë tokën historikisht të dashur Turqinë në lidhje me Khediviaten. Anglia ka sjell një model në drejtim të Egjiptit dhe unë mendoj gjithashtu se përmes indife-rencës së saj ajo ka treguar se kjo është bërë vetëm nga besimi në dashamirësinë e saj, që Turqia të mund të shpresojë të ruajë ndikimin si fuqi e madhe. Ky është një nga gabimet më të rënda të viteve të fundit që drejtuesit e saj kanë bërë, të përpiqen ta detyrojnë Turqinë që të lu-ajë rolin e një fuqie të madhe ushtarake, kur ajo është në fundin e një periudhe të rigjenerimit dhe rritjes. Nuk është se Perandoria po e shet lëkurën shtrenjtë dhe as nga politika e shovinizmit, në as-pektin e brendshëm dhe të jashtëm që

respekton atë që fiton, por unë shpresoj se kur marrëveshja tashmë është tejkalu-ar, ne do të kthehemi te politika e liber-alizimit real, të cilin e shohim jo thjesht si zbavitje, ashtu siç ndodhi në fund të regjimit të vjetër në vitin 1908.

[shkrimi është publikuar në ‘The New York Times” më 31 dhjetor 1911]

~/pas një viti/ Sipas korrespodentit të “The Daily MAil” në Konstandinopo-jë, përfaqësuesit e Turqisë dhe Bullgarisë do të firmosin këto ditë një marrëveshje armëpushimi. Megjithëse kjo deklaratë nuk është konfirmuar saktë nga ndonjë burim, një zyrtar shpërndau njoftimin në kryeqytetin turk, ku deklarohej se armëpushimi është i pritshëm dhe një marrëveshje mund të firmoset gjatë një

ose dy ditëve të ardhshme. Ndërkaq, vazhdon përmirësimi i gjendjes së përgjithshme në Europë. Propozimet e sekretarit britanik për çështjet e jasht-me, zoti Eduard Grew, të cilat realisht konsiderohen vetëm propozime që një nga kryeqytetet të bëhen një lloj qendre diplomatike që të lehtësojë shkëmbimin e pikëpamjeve midis fuqive, ka gjetur aprovimin dhe konsiderohet një pikë e sigurt. Mesazhet nga Shën Petersburgut artikulojnë synimet paqësore të Rusisë. Qeveria austriake është përgatitur të mirëpres zgjidhjen që u propozua nga Is-mail Qemali, që është shpallur president i përkohshëm i Shqipërisë nga drejtuesit e fiseve shqiptare. Në lidhje me shqetësi-min për kultivimin e marrëdhënieve të mira me shtetet e Ballkanit, ai premtoi se do të garantojë për serbët ushtrimin e tregtisë së lirë në Durrës. Austria do të bie dakord për këtë. Ismail Qemali, që dikur ishte udhëheqësi shqiptar në parlamentin turk, ka dërguar kërkesa te qeveritë e Austrisë, Francës dhe Italisë për njohjen e shtetit të ri të Shqipërisë dhe mbrojtjen e saj nga copëtimi.˝

[lajmi është publikuar në “The New York Times”, më 30 nëntor 1912]

Page 15: Revista Paqja, nr. 80, dhjetor 2013 - janar 2014

15Nr. 80nDHJETOR'13/JANAR'14PAQJA

Tun KHIN/GlobalPost/

Qeveria e Birmanisë po tenton të na detyrojë të na shtyp në kampe ose përzë jashtë vendit. Në pak vite,

nuk do të ketë më prej nesh në këtë vend.E theksova këtë mesazh, si një aktiv-

ist i të drejtave të njeriut, gjatë vërejtjeve në një ngjarje së fundi e organizuar në Muzeun Memorial të Holokaustit në SHBA mbi gjendjen e vështirë të Ro-hingyasve të Birmanisë, një prej grupeve më të persekutuara në botë.

Derisa flisja, fotografi të realizuara me njerëz Rohingya të prekur nga dhuna ishin të shfaqura në muret prapa meje: Një grua që mbante nipin e saj të ri pas ikjes me të në Bangladesh. Një person i mbetur qorr me një sy pas është rrahur derisa po punonte si punëtor i detyruar krahu. Dy fëmijë të rinj duke shoshitur gjëra nëpër bërllok se mos gjejnë ndonjë gjë që mund ta shesin.

Për dekada, dhuna kundër Rohingya-sve, një pakice etnike dhe fetare, është in-joruar më së shumti nga tjerët në Birmani dhe prej komunitetit ndërkombëtar. U ndjeva e inkurajuar nga qindra pjesëmar-rës në audiencë në muze që ishin mbled-hur për të mësuar për persekutimin që komuniteti im përballet çdo ditë.

Të folurit në atë ngjarje ishte një për-vojë e fuqishme për mua. I rrethuar me historinë shkretuese të Holokaustit, fil-luan të ngriheshin paralele mes dhunës së tmerrshme të shekullit të kaluar dhe sulmeve ndaj Rohingyas që po zgjasin tani në Birmani, e njohur edhe si Burma.

Sikurse grupet tjera pakicë, ata janë ballafaquar me persekutimin, Rohingya-sit kanë duruar diskriminimin në nivelet politike, legale dhe kulturore. Komunite-ti ynë me qëllim është lënë jashtë mozai-kut zyrtar etnik të Birmanisë. Rohingya-sve u është refuzuar shtetësia edhe pse komuniteti ka jetuar në Birmani që nga shekulli i shtatë dhe ka dhënë kontribute domethënëse për jetën publike para se të pasqyrohet si pa shtet.

Ne nuk lejohemi të kemi qasje në ku-jdesin mjekësor ose të kërkojmë mundësi për arsimim të lartë sepse ne jemi Ro-

hingya. Ne jemi të përjashtuar prej pu-nëve të shërbimit civil, ato që i kanë dok-torët, infermieret dhe mësuesit. Ne nuk lejohet të martohemi pa leje, i cili është një proces i gjatë dhe i kushtueshëm për shumë Rohingyas, të cilën s’mund ta për-ballojnë. Unë kam shokë që marrin burg të gjatë për këtë të ashtuquajtur krim – të martohesh pa leje.

Verën e kaluar, ky diskriminim afat-gjatë shpërtheu në dhunë të hapët. Eks-tremistët budistë shkrumbuan fshatrat e Rohingya-sve në shtetin Rakhine, duke vrarë edhe njerëz gjatë kësaj. Të tjerët ikën në kampe për të zhvendosurit, ku situata humanitare është skëterrë. Eks-tremistët budistë e kanë ndezur valën e urrejtjes kundër Rohingyas-ve duke shpërndarë material fals, nxitës dhe pro-pagandë anti-myslimane.

Të larguar me forcë prej shtëpive të tyre dhe refuzimin e shërbimeve es-enciale, populli Rohingya po ikin prej dhunës në Birmani për të gjetur jetë më të mirë gjetkë, megjithëse edhe largimi prej aty është tmerrësisht i rrezikshëm. Vetëm muajin e fundit, një barkë është përmbytur mes kufijve të Birmanisë dhe Bangladeshit, duke lënë më shumë se 601 të vdekur. Ata që mbijetuan dhe u kthyen në breg u arrestuan me shpejtësi dhe deri më tani askush nuk ka qenë në gjendje të kontaktojë me ta.

Në Birmani, ka pak shpresë që dhuna kundër Rohingya-sve do të qetësohet. Deri më sot, nuk ka ndonjë zë të fuq-ishëm të dhembshurisë dhe paqes që ngrihet mbi urrejtjen. Populli im mund të ballafaqohet me asgjësim të përher-

shëm prej vendit të tyre nëse rryma e dhunës dhe fjalët e nxitjes së urrejtjes nuk përfundojnë shpejt.

Është ndonjëherë e vështirë të dimë si t’i përgjigjemi kësaj urrejtje virulente, po ka hapa që amerikanët mund të ndi-hmojnë në presion ndaj qeverisë në Bir-mani për të adresuar dhunën.

Populli duhet t’u bëj thirrje për-faqësuesve të tyre në Kongres dhe të shprehin mbështetjen për Rezolutën e Dhomës së Përfaqësuesve 4182, e cila bën thirrje për dhënien fund të perseku-timit të Rohingya-sve dhe pakicave tjera etnike në Birmani. Kjo pjesë legjislacioni do t’i tregojë udhëheqësisë në Birmani se SHBA do të flas për Rohingyas-it dhe do të kërkojë përfundimin e dhunës dhe fjalëve të nxitjes së urrejtjes.

Për anëtarët e komunitetit tim dhe mua, ky lloj i veprimit gjithashtu e dër-gon një mesazh që të tjerët kanë dëgjuar për vështirësitë tona dhe po bëjnë atë çfarë ata mund të bëjnë për të përfun-duar padrejtësinë prapa kësaj. Këta hapa gjithashtu janë të nevojshme për t’i dhë-në kurajë Rohingyas-ve dhe shpresë për të vazhduar luftën kundër këtij lloji të diskriminimit, ashtu siç më dha mua ngjarja në muze. n

Tun Khin është kryetar dhe anëtar themelues i Organizatës Burmeze të Ro-hingya-sve3, e cila lufton për të drejtat e Rohingya-sve në Birmani. 1 http://www.aquila-style.com/focus-points/dozens-of-rohingya-missing-after-boat-sinks-off-myanmar/2 https://www.govtrack.us/congress/bills/113/hres418/text3 http://www.bro-uk.org/v1/

AKTIVISTI ROHINGYA: AMERIKANËT, I THONË ‘PO’REZOLUTËS 418 TË DHOMËS SË PËRFAQËSUESVENuk na lejohet të kemi qasje në kujdesin shëndetësorë sepse jemi Rohingya. Jemi të ndaluar prej punëve të shërbimit civil. Ja çfarë mund të bësh

Page 16: Revista Paqja, nr. 80, dhjetor 2013 - janar 2014

PAQJA16 DHJETOR'13/JANAR'14nNr. 80

/Human Rights Watch/

Ushtria egjiptiane ka arrestuar që nga 3 korriku i 2013-tës pesë anëtarë të administratës së ish-

presidentit Muhamed Morsi në një vend të pazbuluar pa proces gjyqësor dhe me shumë pak kontakt me jashtë. Pothuajse pesë muaj më vonë, qeverisë i duhet që ende të pranojë arrestimin e tyre ose zbulojë fatin ose vendin e tyre, kushtet që përbëjnë zhdukjen e tyre si të imponuar.

Qeveria po kryen masa goditëse sistematike kundër Vëllazërisë Mysli-mane. Policia ka arrestuar mijëra liderë të organizatës, anëtarë dhe simpatizues që janë ndjerë si të tillë nga ushtria. Human Rights Watch ka dokumentuar prova të qarta të arrestimeve arbitrare, shënjestra selektive të aktivistëve dhe individëve bazuar vetëm në objektivat e tyre politike dhe serioze gjatë procesit të dhunës.

“Çfarë lloji i udhërrëfyesit është ky kur qeveria e gatuar nga ushtria në mënyrë të pacipë i zhduk ish-ndih-mësit presidencial për 150 ditë pa asnjë shpjegim?” - tha Sarah Leah Whitson,

drejtoreshë për Lindje të Mesme dhe Afrikë Veriore. “Njerëz të zhdukur forcërisht për muaj në fund nuk in-spiron ndonjë besim që kjo qeveri ka për qëllim të ndjek ndonjë rregull ligjor.”

Në ditën që e hoqën Morsin prej pushtetit më 3 korrik 2013, ushtria egji-ptiane me forcë arrestoi atë dhe nëntë anëtarë të nivelit të larët të administratës së tij:• AhmedAbdelaty,drejtorizyrës• Essamal-Haddad,ndihmëspërmar-

rëdhënie me jashtë• AymanAli,ndihmës i çështjeve të

mërgatës• Abdelmeguidal-Meshaly,këshilltar

për media• Khaledal-Qazzaz,sekretarpërmar-

rëdhënie me jashtë• Aymanal-Serafy,sekretarizyrëssë

drejtorit• MohammadRifaaal-Tahtawy,shefi

stafit• AssadEl-Sheikha,zëvendësshefistafit• AymanHudhod,këshilltarisigurisë

Anëtarët e familjes së gjashtë ndih-mësve që kanë folur me Human Rights Watch kanë thënë se ata kanë humbur kontaktin me të dashurit e tyre kohën

kur Ministri i Mbrojtes Abdul Fatah Sisi ka paralajmëruar rrëzimin e qeverisë më 3 korrik. Ushtria fillimisht ka mbajtur ndihmësit e presidentit pa komunikim, në përjashtim të al-Qazzaz-it, i cili ka realizuar disa telefonata të shkurtra gjatë 10 ditëve të para pas zhdukjes së tyre, duke e siguruar familjen e tij se ndih-mësit janë jashtë rrezikut dhe do të jenë në shtëpi së shpejti.

Në ditët pas 3 korrikut, qeveria ka refuzuar të pranojë që po i mbante ish-ndihmësit ose të konfirmonte për vendndodhjen e tyre, t’i nxjerrë jashtë në mbrojtje të ligjit. Më 10 korrik, Badr Abdellatty, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme i ka thënë Agence France Presse se, megjithëqë Morsi nuk është “akuzuar me asgjë deri tani”, ai “është në një vend të sigurt, për sigurinë e tij dhe ai po trajtohet me dinjitet.”

Ahmed El-Muslimani, zëdhënës i presidentit të përkohshëm, Adly Man-sour, ka bërë të ditur më 16 korrik se Morsi është “në një vend të sigurt dhe po trajtohej në mënyrë të duhur për një ish-president siç ishte”. Asnjëra nga deklaratat, nuk kishte siguruar detaje se ku mbahet në arrest Morsi, e as nuk janë përmendur nëntë anëtarët e tjerë të administratës së tij. Plotësisht beso-het se ushtria fillimisht mbante grupin në Shtabin e Përgjithshëm të Gardës së Republikës.

Ushtria dështoi të sjellë ndonjërin anëtar të grupit përpara prokurorit brenda 24 orëve, ashtu siç kërkon ligji egjiptian, kanë thënë të afërmit e gjashtë ndihmësve të arrestuar, të intervistuar nga Human Rights Watch. Bazuar në bisedat me burrat e tyre, dy nga gratë e ndihmësve të arrestuar thanë se ushtria e kishte ndarë Morsin, al-Tahtawy-n, dhe El-Sheikha-n prej pjesës tjetër të grupit disa ditë më vonë që nga zhdukja fillestare.

Prokurorët më 26 korrik formal-isht urdhëruan burgosjen e Morsit në pritje të hetimit për një mori akuzash dhe më 4 gusht ngritën akuza kundër

150 ditë më vonë, vendndodhja e panjohur

Egjipt: Ish-ndihmësit e Morsit janë zhdukur forcërishtÇfarë lloji i udhërrëfyesit është ky kur qeveria e gatuar nga ushtria në mënyrë të pacipë i zhdukë ish-ndihmësit presidencial për 150 ditë pa asnjë shpjegim? Njerëz të zhdukur forcërisht për muaj në fund nuk inspiron ndonjë besim që kjo qeveri ka për qëllim të ndjek ndonjë rregull ligjor

Sarah Leah Whitson, Drejtoreshë e HRW-së për Lindje të Mesme dhe Afrikë Veriore

Page 17: Revista Paqja, nr. 80, dhjetor 2013 - janar 2014

PAQJA 17Nr. 80nDHJETOR'13/JANAR'14 17

Egjipt: Ish-ndihmësit e Morsit janë zhdukur forcërishtal-Tahtawy-it dhe El-Sheikha-s, duke urdhëruar mbajtjen e tyre për 15 ditë në pritje të hetimeve. Ndonëse lokacioni i tyre mbeti sekret. Zyrtarët e sigurisë për-fundimisht transferuan El-Sheikha-n në burgun Tora, ku tanimë ai po mbahet në burg. Asnjë deklaratë zyrtare nuk është bërë se ku mbahet al-Tahtawy, i cili më parë kishte shërbyer si ambasador i Egji-ptit në Libi dhe Iran, megjithëse një i af-ërm i tij i ka thënë Human Rights Watch se autoritetet e mbajnë atë bashkë me Morsin në një vend të panjohur deri në paraqitjen e parë të Morsit para gjykatës më 4 nëntor, pas së cilës të dy i trans-feruan në burgun Borg al-Arab.

Prokurorët më 6 gusht urdhëruan që Abdelaty dhe Hudhod të mbahen në arrest për hetim. Në atë datë, zyrtarët e sigurisë zhvendosën prej lokacionit sekret ku ata mbaheshin për 30 ditë për në burgun Tora, i ka thënë Mona al-Masri, gruaja e Abdelaty-it Human Rights Watch-it. El-Sheikha, Hudhod, and Abdelaty u paraqitën në gjyq më 4 nëntor si bashkëmbrojtës përkrah Morsit në akuzat në lidhje me përplasjet jashtë pallatit presidencial Ettihadiya në dhjetor të 2012-tës.

Pesë ndihmësit e tjerë– al-Haddad, Ali, al-Meshaly, al-Qazzaz, and al-Serafy – mbesin të arrestuar pa ndonjë bazë lig-jore në një vendndodhje të panjohur. Më 19 korrik, al-Qazzaz-i thirri gruan e tij, Sarah Attia, dhe kërkoi që secila familje t’u dërgojë tesha të bardha, uniforma për të burgosurit në Egjipt, në ndonjë vend të posaçëm të sigurisë ku një gjeneral armate do të pranonte teshat dhe do t’ua dërgonte ndihmësve të arrestuar, i kanë thënë gjashtë të afërmit Human Rights Watch-it. Familjet që nga atëherë në mënyrë periodike u kanë dërguar tesha dhe gjëra tjera dhe u kanë marrë të tjerat për t’ua pastruar, po në këtë mënyrë.

Familjet e katër ndihmësve tjerë, se-cili kanë pasur nga një telefonatë rreth një minutë të gjatë në altoparlantë me të dashurit e tyre, rreth një muaj pas zh-dukjes së tyre. Ndihmësit kishin kontakt të kufizuar me familjen deri atëherë kur u mundësua të flasin vetëm me një avo-kat ose kanë ndonjë kontakt me jashtë.

Attia, gruaja e al-Qazzaz-it, i tha Human Rights Watch se ajo ka mësuar,

bazuar në komunikimet e kufizuara me burrin se ushtria po i mbante ndihmësit së bashku në një dhomë të vetme, duke i lënë në ambient të jashtëm vetëm një orë në ditë dhe duke ua mohuar qasjen në telefona dhe internet. Të afërmit shpre-hin shqetësimet e veçanta për Aliun and al-Haddad-in, që kanë thënë se ata kanë kushte mjekësore kronike që kërkojnë qa-sje të rregullt të mjekimit dhe doktorëve.

Të afërm të ndryshëm të të arrestu-arve të zhdukur i thanë Human Rights Watch se ata frikësohen se qeveria po i mban të arrestuar të afërmit e tyre për t’i përdorur si baraspeshë për ne-gociatat e ardhshme me Vëllazërinë Myslimane. Një i afër i al-Tahtawy-it tha se ai i frikësohet autoriteteve se do të vazhdojnë ta mbajnë al-Tahtawy-in deri sa të zgjidhet presidenti i ri. Mona al-Qazzaz, motra e al-Qazzaz-it, tha se beson që vëllai i saj “po mbahet i mbyl-lur” për përdorim të qeverisë si një levë negociuese me Vëllazërinë Myslimane. I biri i al-Haddad-it, Abdullahu tha se kishte shqetësime të njëjta për babanë e tij, duke qenë se ai kishte marrëdhënie të ngushtë me Morsin.

Tërë të afërmit e intervistuar thanë se ata ndjeheshin të frikësuar kur bëhet fjalë për anëtarët e tyre të familjes. Veça-nërisht al-Haddad-ët dhe al-Qazzaz-ët, thanë se një numër i anëtarëve të familjeve të tyre janë arrestuar. Forcat e sigurisë në shtator arrestuan birin e al-Haddad-it, Gehad-it, i cili ishte bërë zëdhënës për Vëllazërinë Myslimane pas

30 qershorit. I ati i al-Qazzaz-it, Adly, u arrestua në tetor. Tri familje i thanë Human Rights Watch se forcat e sigurisë kanë bastisur shtëpitë e tyre.

Zyrtarët qeveritarë gjithashtu kanë bërë deklarata dhe kanë hapur hetimet për punët e ndihmësve personal, duke i bërë ata shufra rrufepritëse për kri-tikën e pafundme në mediat egjiptiane pa ndonjë mundësi të kundërpërgjigjes. Gazeta egjiptiane Youm 7, për shembull, raportoi më 25 nëntor se një komitet qeverisës, i kryesuar nga ndihmësi i parë i ministrit të drejtësisë e kishte vendo-sur emrin e al-Haddad-it në një listë të anëtarëve të Vëllazërisë Myslimane, duke ua ndaluar qasjen në pasuritë e tyre personale.

Një artikull i 24 nëntorit në al-Akbar, një gazetë pro qeveritare, tha se Minis-tri i Arsimit Mahmoud Abu Nasr bëri thirrje për Shkollën e Gjuhës Moqattam dhe Shkollën Ndërkombëtare Moqat-tam, të cilën e udhëheq Adly al-Qazzaz, të shtohet në listën e shkollave të Vël-lazërisë Myslimane që të futen nën kon-trollin qeveritar, duke ndjekur kështu urdhrat e gjykatës në thirrje për konfis-kim të pasurive të organizatës.

Mona al-Qazzaz tha se ajo ka më-suar prej vëllait të saj të arrestuar se autoritetet në mes-nëntorit e kanë printuar fotografinë dhe postimet e saj në twitter që kishte kritikuar qeverinë e përkohshme dhe ia kishin dhënë në dorë atij, në përpjekje për ta heshtur atë. Ajo dhe Abdullah al-Haddad, të dy të

Page 18: Revista Paqja, nr. 80, dhjetor 2013 - janar 2014

18 DHJETOR'13/JANAR'14nNr. 80 PAQJA

vendosur në Londër, shqetësohen se si rezultat i aktivizmit të tyre politik, ka mundësi që ata më kurrë të mos mund të kthehen në Egjipt të shohin familjet e tyre.

Anëtarët e familjes shprehën frustri-min e thellë pa e ditur se përse auto-ritetet po mbanin të dashurit e tyre dhe sa gjatë do të mbahen në arrest. Një i afërt i Ayman al-Serafy-it tha: “Unë dua të di ku është ai. Dua ta shoh atë dhe të di se është mirë”. Me katër fëmijë dhe pa familje në Kajro, Attia, gruaja e al-Qazzazit tha: “Unë thjesht kam qenë nënë e vetme për katër muajt e fundit”. “Ata kanë marrë çdo gjë prej nesh”, - tha Mona al-Qazzaz.

Sipas ligjit ndërkombëtar, refuzimi i shtetit për të pranuar se një person është i arrestuar ose të bëjë të ditur vendn-dodhjen e një personi dhe fati pas ar-restimit ose burgosjes me dhunë nga shteti, e vendos të burgosurin jashtë mbrojtjes së ligjit, është një zhdukje me forcë. Zhdukja me forcë shkel shumë të drejta të garantuara me Konventën Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike, e cila në Egjipt është rati-fikuar më 1982, përfshirë edhe nevojën për t’i sjellë të arrestuarit me përpikëri para gjykatës. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së vazhdimisht e ka përshkruar zhdukjen me forcë si “një sulm ndaj din-jitetit njerëzor” dhe “një shkelje e rëndë dhe flagrante” e ligjit ndërkombëtar mbi të drejtat e njeriut.

Një zhdukje me forcë gjithashtu përbën një krim të “vazhdueshëm” si-pas ligjit ndërkombëtar: ajo vazhdon dhe vazhdon të shkaktojë vuajtje për familjen e viktimës, përderisa fati i

personit të zhdukur është i panjohur ose i fshehur. Deklarata e OKB-së mbi Mbrojtjen e të gjithë personave prej zh-dukjeve me forcë, e shpallur nga Asam-bleja e Përgjithshme më 1992, e njeh praktikën e “zhdukjes” si një shkelje e të drejtave të tërë procesit, lirive dhe sigurisë së një personi. Për të paran-daluar zhdukjet, deklarata përcakton që të arrestuarit duhet të mbahen në vende burgosjeje të njohura e të pranu-ara zyrtarisht, nga të cilat familjet e tyre do të duhej të informoheshin me përpikëri; që mund të kenë qasje tek avokati dhe çdo lehtësi arresti duhet t’u sigurohet sipas një regjistri zyrtar të përditësuar për secilin në atë objekt të privuar nga liria.

Edhe pse jodetyruese, deklarata reflekton normën ndërkombëtare kundër zhdukjes me forcë, e cila më tutje është riformuar me adoptimin e Konventës Ndërkombëtar për Mbro-jtjen e të gjithë Personave prej Zh-dukjes me Forcë më 2006.

Neni I i konventës, i cili në Egjipt nuk është nënshkruar ose ratifikuar, thotë që “në asnjë rrethanë të veçantë çfarëdo qoftë ajo, qoftë gjendje lufte ose kërcënim për luftë, jostabilitet të brend-shëm politik, ose ndonjë emergjencë tjetër publike, mund të përdoret si jus-tifikim për zhdukje me forcë”. Konventa më tutje cakton për shtetet të hulumto-jnë zhdukjet, t’i mbajnë autorët e kri-meve në përgjegjësi dhe t’i kompensojnë me përpikëri viktimat.

“Zhdukjet e gjata me forcë të kujtdo janë një krim, i pastër dhe i thjesht”, - tha Whitson. “Autoritetet egjiptiane duhet menjëherë t’i lirojnë ata pa kushtëzime”. n

Përçarja që palët nuk i çon askundRexhail AZIRI

Turqia ka kaluar në të shkuarën his-tori të bujshme krizash. Sisteme të ndryshme kanë kaluar, duke lënë

një kujtesë të hidhur përplasjesh e pla-saritjesh të pakuptimta. Gjendja shpesh kalonte jashtë kontrollit saqë shndër-rohej në luftë civile. Po ashtu pushtetet janë ndërruar varësisht prej forcave lëvizëse dhe potencialit të tyre. Rrugë e gjatë vuajtjesh e sfidash, kaluan lëvizjet islame, përfshirë konfliktet e ndryshme, përndjekjet, arrestimet e burgosjet e krerëve e militantëve. U desht shumë forcë e mund për t’ia arritur qëllimeve. Nëpër kapërcyell të tillë kaloi edhe lëviz-ja më e re islame, e cila daton që nga për-pjekjet e Erbakanit. Së fundmi Erdogani arriti që me karizmën e tij të imponohej si lider unifikues i forcave progresive islame. Hap pas hapi, ai arriti të bëjë ndryshime të mëdha e të thella në shtet, aq sa i la pa fjalë gjithë ata që as që kanë mundur ta imagjinojnë një zhvillim të tillë. Trazirat e fundit kundër qeverisë të inicuara gjoja për shkaqe ekologjike e urbanistike, u shuan me sukses. Përmes tyre forcat obskurantiste donin të hiqnin Erdoganin dhunshëm nga pushteti, do-nin të hiqnin me dhunë atë që u zgjodh me votën e popullit. Disfata e tillë, nuk mbeti e shuar përfundimisht. Ajo mori flakë atje kah nuk pritej. Njerëz të një ideje, të një besimi, të një qëllimi për pak dallime, një ditë vendosin t’i theksojnë kundërshtitë e tyre, e pastaj të shpallin: luftën kundër njëri-tjetrit. Kjo qe një nga sfidat më të guximshme në të gjitha kohërat ndaj sundimit të Recep Tajip Erdogan, Kryeministri i Turqisë. Siç për-cjell gazeta “The Economist” më 17 dh-jetor të këtij viti, policia shoqëroi djemtë e tre ministrave të qeverisë së tij, një oligark ndërtimi, një kryebashkiak nga partia e tij lehtësisht islamike Drejtësi dhe Zhvillim, (AK) në operacione të kr-yera në mëngjes herët në Stamboll dhe Ankara si pjesë e një hetimi kundër kor-rupsionit. Lajmi për shoqërimin e rreth 49 njerëzve shkaktoi valë tronditjesh në të gjithë estabilishmentin politik, si dhe në bursën e Stambollit, indeksi kryesor i së cilës ra me më shumë se 2 për qind mes lajmeve se hetimi është zgjeruar te kredituesi shtetëror, Halkbank. Opera-

Page 19: Revista Paqja, nr. 80, dhjetor 2013 - janar 2014

19Nr. 80nDHJETOR'13/JANAR'14PAQJA

Përçarja që palët nuk i çon askundcioni shihet si një përshkallëzim tjetër dramatik në përleshjen për pushtet mes Erdoganit dhe klerikut më me ndikim turk, Fetullah Gulen, i cili zotëron një perandori botërore mediash, shkollash dhe organizatash bamirëse nga ekzili i vet i vetëimponuar në zonën rurale të Pensilvanisë. Pak ditë më parë, Hakan Sukur, një ish-futbollist që është zgjed-hur në Parlament me AK-në në zgjed-hjet e vitit 2011, dha dorëheqjen nga partia e tij, duke thënë se Erdogan nuk është mjaftueshëm mirënjohës ndaj Gulenit. A mund të ketë dezertime të tjera? Erdogan ka gjasa po vret mend-jen për këtë. Laikët e lodhur të Turqisë duket se po fërkojnë duart nga gëzimi. Megjithatë, në komentet e para pas shoqërimeve policore, Erdogan mba-jti një qëndrim, si zakonisht, sfidues: “Ne nuk do të përkulemi para asnjë lloj kërcënimi. Ata nuk mund të për-dorin ndonjë lloj metode të shëmtuar ose aleanca që ata zgjedhin... qeveria e partisë AK nuk do ta lejojë këtë”, - tha ai. Erdogan drejtoi gishtin ndaj të njëjtave “forca të errëta të huaja” të cilat, sipas tij, patën orkestruar protestat antiqe-veritare në qershor. “Turqia nuk është një republikë bananesh”, - tha ai. Sherri mes Gulenit dhe Erdoganit, i cili është gjithashtu nga profesioni një klerik mysliman ose imam, ka qenë duke u përzier prej kohësh. Erdogan ka akuzuar ndjekësit e Gulenit për krijimin e një “shteti paralel”, duke “infiltruar” min-istritë kyçe të qeverisë, drejtësinë dhe forcat policore. “Ata janë si fantazma, ata janë gjithkund dhe asgjëkund”, - thotë

Ahmet Sik, një gazetar që kaloi një vit në burg, pasi shkroi një libër mbi dyshi-met për kontrollin e shtetit nga Gulen. Të ashtuquajturit gulenistë akuzohen se shfrytëzojnë ndikimin e tyre për të mbledhur prova inkriminuese kundër anëtarëve të partisë AK. Gulenistët e hedhin poshtë këtë pretendim si “pro-pagandë të zezë”, duke e nxjerrë veten si demokratë të alarmuar nga tendenca e Erdogan drejt sundimit autoritar. Së fundmi është zbuluar se AK ka qenë duke spiunuar mbi gulenistët gjithashtu. Auditorët e taksave tashmë thuhet se po përgatiten për të sulmuar bizneset e lidhura me Gulenin, përfshirë bankën Aysa, një shtëpi e kreditimit sipas mod-elit islamik. Shumë mendojnë se balta e grumbulluar atje do të dalë në shesh para zgjedhjeve për pushtetin vendor që do të zhvillohen në të gjithë Turqinë në marsin e ardhshëm. Zgjedhjet do të jenë një njësi matëse vendimtare për popul-laritetin e Erdoganit, ndërsa ai përpiqet të garojë për president gushtin e ardh-shëm. Në mënyrë ironike, kur AK mori pushtetin më 2002, gulenistët dukeshin se qenë aleatët më të ngushtë të tij në luftën për të vendosur nën kontroll ush-trinë. Prokurorët pro-gulenistë u panë si forca udhëheqëse në gjyqin e debatuar Energekon, i cili solli dënimin e qindra gjeneralëve dhe aleatëve të tyre nën aku-za për planifikim komploti. Mbrojtja e të dënuarve thotë se janë përballur me pro-va të fabrikuara. Koalicioni mes AK dhe gulenistëve thuhet se është përçarë, pasi Erdogan refuzoi kërkesën për të lejuar infiltrimin nga ky grupim të agjencisë

kombëtare të spiunazhit. Muajin e kalu-ar ai u përpoq t’i japë lëvizjes një goditje shkatërrimtare kur njoftoi plane për të nxjerrë nga tregu mijëra shkolla që për-gatisin studentët për provimet e univer-siteteve. Shumë janë nën pronësinë e gulenistëve dhe shërbejnë si një burim i madh parash e një terren me poten-cial për rekrutim. Vrojtimet e opinionit publik së fundmi sugjerojnë se Erdo-gani vijon të kontrollojë rreth 50 për qind të votave. “Si zakonisht Erdogan do t’i përdorë këto sulme për të luajtur rolin e viktimës”, - argumenton Levent Gultekin, një ekspert. Kjo mund të dalë një punë e vështirë në rast se akuzat për korrupsion janë serioze. Megjithatë, siç e ka deklaruar vetë Erdogan, është kutia e votimit ajo që do të nxjerrë fuqinë e tij të vërtetë.

Një është e qartë dhe e vërtetë: nëse ka korrupcion, ai duhet të luftohet pa kompromis e pa ngjyrim pa marrë parasysh se kush e ka bërë. Megjithatë nëse bëhen inskenime për të ndarë gru-pin në “ne e ata”, atëherë kësaj përçarje nuk do t’i shihet hajri në asnjë aspect, kushdo që të jetë inicues i saj. Dalli-met e vogla duhet të minimizohen për shkak të pikave më të mëdha e më të shumta të bashkimit. Ky është leksioni i parë drejt progresit. Ndërkaq kush e injoron këtë, nuk do ta ketë larg rrugën e dështimit. Dhe së fundmi ky do të jetë dështim i përbashkët i atyre që zihen për pak gjëra, e të cilët me këto cikër-rime do t’ua shtrojnë rrugën e fitores atyre që ua duan disfatën të dy palëve tani të konfrontuara. n

Page 20: Revista Paqja, nr. 80, dhjetor 2013 - janar 2014

PAQJA20 DHJETOR'13/JANAR'14nNr. 8020 TETOR/NËNTOR'13nNr. 78 PAQJA