gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · republikës shqiptare, 1925, statuti themeltar i...

30
Universiteti i Tiranës Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Departamenti i Gjuhës Angleze Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave Veçori të gjuhës së dokumenteve zyrtare juridike në gjuhën shqipe, terminologjia përkatëse dhe përqasje me dokumente juridike në gjuhën angleze Punim për gradën ‘Doktore e Shkencavenë Gjuhësi Punoi: Udhëheqës Shkencor: Emirjona Vukaj Prof. Dr. Gëzim Hadaj Tiranë, 2014

Upload: others

Post on 30-Aug-2019

74 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,

Universiteti i Tiranës

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Departamenti i Gjuhës Angleze

Gjuha dhe terminologjia juridike e

kushtetutave

Veçori të gjuhës së dokumenteve zyrtare juridike në gjuhën

shqipe, terminologjia përkatëse

dhe përqasje me dokumente juridike në gjuhën angleze

Punim për gradën ‘Doktore e Shkencave’ në Gjuhësi

Punoi: Udhëheqës Shkencor:

Emirjona Vukaj Prof. Dr. Gëzim Hadaj

Tiranë, 2014

Page 2: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,

Deklaratë

@ E drejta e autores, Emirjona Vukaj, 2014

Deklaroj se kjo temë doktorature është punimi im, i kryer në përputhje me rregullat akademike

dhe etike dhe të gjitha referencat, citimet etj., janë bërë sipas rregullave.

Page 3: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,

Abstrakt

Gjuha dhe terminologjia juridike e Kushtetutave, (Veçori të gjuhës së dokumenteve zyrtare juridike në

gjuhën shqipe, terminologjia përkatëse dhe përqasje me dokumente juridike në gjuhën angleze)

Punimi përpiqet të japë një qasje të re në gjuhësi, në gjuhësinë juridike, fushë e cila ka filluar të lëvrohet vonë

në botë, pas viteve ‘60. Punimi ka ndjekur një rrugëtim gjuhësor e terminologjik të Kushtetutave shqiptare që

prej shpalljes së Pavarësisë: Statuti Organik i Shqipërisë, 1914 (Statut i përgatitur në gjuhën frënge nga Fuqitë

e Mëdha), Bazat e Kanunores së Lushnjës, 1920, Zgjanimi i Shtatutit të Lushnjës, 1922, Statuti Themeltar i

Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të

Shqipërisë, 1946, Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, 1976, e deri në ditët e sotme,

Ligji për Dispozitat Kushtetuese, 1991, dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, 1998 (Kushtetuta aktuale),

duke marrë në studim secilën prej Kushtetutave shqiptare të para në një këndvështrim të ndryshëm nga ai juridik, në këndvështrimin gjuhësor dhe terminologjik.

Punimi mundohet të hedhë dritë mbi formësimin e terminologjisë juridike, ndikimet apo huazimet, ecurinë e kësaj terminologjie dhe mbi karakteristikat e gjuhës së këtyre kushtetutave. Punimi përpiqet të vërtetojë dhe hipotezën e ndikimit të kontekstit social, historik e politik të vendit në gjuhën e një kushtetute. Është bërë dhe një përqasje gjuhësore mes Kushtetutës aktuale të Shqipërisë dhe Kushtetutës së SHBA-së.

Në lidhje me Kushtetutën aktuale të Shqipërisë janë bërë sugjerime për rishikime gjuhësore, lidhur me koherencën terminologjike, gjuhësore, strukturore e kuptimore apo ndryshime të formulimeve sintaksore, përfshirjen e gjinisë femërore në emërtesa, mospërdorimin e fjalëve të tepërta, etj. të mbështetura këto me mendimet e gjuhëtarëve, terminologëve dhe konstitucionalistëve të shquar të vendit. Nevoja për ndryshime gjuhësore sjell dhe nevojën për përfshirjen e gjuhëtarëve në komisionin e rishikimit të Kushtetutës.

Fjalë kyç: Kushtetutë, Statut, terminologji, gjuhë juridike, veçori, kontekst, përqasje, evoluim, rishikim

Abstract

Legal language and terminology of Constitutions, (Features of legal language used in official documents

in Albanian, respective terminology and comparative study with legal documents in English)

The doctoral thesis attempts to provide a new approach in legal linguistics; studies in this area have started after the ’60-s. This research makes an analysis of the legal language and terminology of the Albanian Constitutions since the Proclamation of the Independence, 1912: The Organic Statute of Albania, 1914 (the statute was originally prepared in French by the Great Powers), The Statute of Lushnja, 1920, The Extended Statute of Lushnja, 1922, the Supreme Statute of the Albanian Republic, 1925, The Supreme Statute of the Albanian Monarchy, 1928, the Statute of the People’s Republic, 1946, The Constitution of the Socialist People’s Republic, 1976, The Law on Constitutional Provisions, 1991 and the Constitution of the Republic of Albania, 1998 (the current one), studying each constitution from a new angle, different from the legal one, analysing them from the linguistic and the terminological viewpoint.

The thesis attempts to shed light on the formation of legal terminology, influences or loans, the history of this terminology and the characteristics of the language used in these constitutions. It also attempts to validate the hypothesis on the influence of the social, historical and political context of the country on the language of the constitution. The study includes a linguistic comparative study between the current Constitution of Albania and the Constitution of the United Stated of America.

This study includes suggestions on conducting a linguistic review of the current Constitution of Albania, related to terminological, linguistic, structural and semantic coherence or changes in syntax structures, inclusion of feminine gender, elimination of redundant words, etc., which were validated with the opinions of the prominent linguists, terminologists and constitutionalists of Albania. The need for language changes brings forth the need for inclusion of linguists in the Amendment Commission of the Constitution.

Key Words: Constitution, Statute, terminology, legal language, features, context, approach, amendment,

review

Page 4: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,

Falenderimet

E falënderoj me shumë mirënjohje Prof. Gëzim Hadaj për përkushtimin

dhe për mbështetjen që më ka dhënë gjatë gjithë kohës së përgatitjes së

këtij punimi. Më ka përkrahur gjatë gjithë kohës dhe ka qenë gjithmonë

shumë i gatshëm. Shumë faleminderit Profesor!

Dua të falënderoj gjithashtu profesorët dhe kolegët e mi në departament

të cilët më kanë mbështetur dhe nxitur në realizimin e këtij punimi.

Dëshiroj të falënderoj dhe miket e mia, që më kanë mbështetur e

lehtësuar punën me fjalë inkurajuese e me ide të vlefshme.

Dua të falënderoj Znj. Suzana Radën për mundësinë dhe gatishmërinë

në gjetjen e materialeve në Kuvendin e Shqipërisë.

Së fundi, dëshiroj të falënderoj familjen time, prindërit e mi për

ndihmesën e durimin, e veçanërisht dua të falënderoj mamanë time që

gjatë gjithë arsimimit tim ndër vite ka qenë një shtysë e fortë për të ecur

përpara dhe një ndihmë shumë e madhe.

D , a ’ ërkoj falje për kohën e gjatë të munguar; u rritën me

togfjalë ‘ ë mbarojë doktoratura’.

Page 5: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,

1

Tabela e Përmbajtjes

Hyrje .................................................................................................................................................i

01. Përligjia e punimit .................................................................................................................... iii

02. Objekti i punimit....................................................................................................................... iv

03. Metodologjia.............................................................................................................................. v

04. Literatura e përdorur ................................................................................................................ vii

05. Struktura ................................................................................................................................. viii

KREU I ........................................................................................................................................... 1

Gjuha Juridike pas Shpalljes së Pavarësisë ..................................................................................... 1

1. Vështrim i Përgjithshëm .............................................................................................................. 1

1.1 Kushtetuta dhe kuptimi i saj ...................................................................................................1

1.2 Përdorimi i fjalës ‘Kushtetutë’ në vendin tonë .......................................................................4

1.3 Si renditet Kushtetuta në lidhje me ligjet e tjera? ...................................................................5

1.4 Historik i Shkurtër i Kushtetutave Shqiptare pas Shpalljes së Pavarësisë ..............................6

1.5 Stili Juridik .............................................................................................................................7

2. Përpjekje për Krijimin e Terminologjisë Juridike në Gjuhën Shqipe në Vitet e Para pas

Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë .............................................................................................. 8

2.1 Vështrim Historik ...................................................................................................................8

2.2 Vështrim Gjuhësor..................................................................................................................9

2.3 Përpjekje për krijimin e një terminologjie juridike ..............................................................11

3. Terminologjia Juridike në artikuj, në Kanunin e Zhurisë dhe në Kanunin e Përtashëm të

Administratës Civile ...................................................................................................................... 15

3.1 Terma të mbetur në histori ...................................................................................................15

3.2 Terma të përdorur njësoj dhe sot ..........................................................................................20

3.3 Terma me ndryshime të vogla fonetike nga termat e sotëm .................................................22

3.4 Terma të huazuar dhe përqasje me gjuhën angleze ..............................................................24

4. Statuti Organik i Shqipërisë, 1914 ............................................................................................. 25

Page 6: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,

4.1 Vështrim Historik .................................................................................................................25

4.2 Vështrim gjuhësor ................................................................................................................27

4.3 Ndërthurja e forcës kuptimore me forcën juridike të fjalës apo termit .................................29

4.4 Huazime dhe përqasje me gjuhën angleze ............................................................................30

KREU II ....................................................................................................................................... 32

Gjuha Juridike në Statutet e Lushnjës ........................................................................................... 32

1. Vështrim Historik ...................................................................................................................... 32

2. Vështrim Përmbajtësor e Strukturor .......................................................................................... 33

3. Vështrim Gjuhësor..................................................................................................................... 36

3.1 Terminologjia .......................................................................................................................37

3.1.1 Terminologji e mbetur në histori ...................................................................................37

3.1.2 Terma apo togfjalësha të njëjtë me ditët e sotme ..........................................................41

3.1.3 Terma me ndryshime të vogla fonetike nga termat e sotëm ..........................................44

3.1.4 Huazime dhe përqasje me gjuhën angleze .....................................................................48

3.2 Përdorim i ndajfoljeve ..........................................................................................................51

3.3 Përdorim i parafjalëve ..........................................................................................................52

3.4 Përdorim i fjalëve apo termave në dialektin gegë ................................................................53

3.5 Struktura fjalëformimi ..........................................................................................................58

3.6 Format e lakimit dhe përdorimi i shumësit ...........................................................................62

3.7 Si shprehet komandimi, autorizimi, mohimi apo ndalimi i një të drejte ..............................63

4. Lidhja kontekstuale social-historike me kuptimin semantik dhe juridik ................................... 65

KREU III ...................................................................................................................................... 69

Statutet e periudhës 1925 - 1939 ................................................................................................... 69

1. Statuti Themeltar i Republikës Shqiptare, 1925 ........................................................................ 69

1.1 Vështrim Historik .................................................................................................................69

1.2 Vështrim Përmbajtësor e Krahasimor ...................................................................................70

Page 7: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,

1.3 Vështrim Gjuhësor................................................................................................................75

1.4 Barasvlershmëria e kuptimeve juridike me kuptimet semantike ..........................................80

1.5 Intertekstualiteti ....................................................................................................................81

1.6 Nevoja Përkthimore ..............................................................................................................82

2. Statuti Themeltar i Mbretnis Shqiptare, 1928 ........................................................................... 83

2.1 Vështrim Historik .................................................................................................................83

2.2 Vështrim Përmbajtësor e Strukturor .....................................................................................85

2.3 Vështrim Gjuhësor................................................................................................................91

2.3.1 Terminologjia ................................................................................................................91

2.4 Përdorimi i Antonimisë ........................................................................................................98

2.5 Përdorim i Mohores ..............................................................................................................99

2.6 Koherenca dhe Mungesa e Koherencës ..............................................................................101

2.7 Rëndësia e gjuhës në shtypin e kohës .................................................................................102

3. Statuti Themeltar i Mbretërisë Shqiptare 1939 ........................................................................ 103

3.1 Vështrim i shkurtër Historik ...............................................................................................103

3.2 Vështrim i shkurtër gjuhësor e përmbajtësor ......................................................................104

KREU IV .................................................................................................................................... 106

Kushtetutat e Periudhës së Socializmit ........................................................................................ 106

1. Statuti i Republikës Popullore të Shqipërisë, 1946 ................................................................. 106

1.1 Vështrim i Përgjithshëm .....................................................................................................106

1.2 Vështrim Gjuhësor..............................................................................................................107

1.3 Terminologjia e përdorur në organizimin e shtetit: ............................................................112

1.4 Terminologji e mbetur në histori ........................................................................................112

1.5 Huazime e përqasje me gjuhën angleze ..............................................................................113

2. Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, 1976 ......................................... 113

2.1 Vështrim Historik ...............................................................................................................113

Page 8: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,

2.1.1 Vështrim historiko-gjuhësor ........................................................................................114

2.2 Vështrim Strukturor e krahasimor i Kushtetutës ................................................................120

2.3 Barasvlershmëria e kuptimeve semantike me ato juridike .................................................123

2.4 Mungesë Koherencë në koncepte apo formë ......................................................................126

2.5 Lidhja kontekstuale social-historike me kuptimin semantik dhe juridik ............................127

2.6 Terminologji e mbetur në histori ........................................................................................129

2.7. Gjuhë jo juridike e përdorur në kushtetutë ........................................................................131

2.8 Ndalimi, mohimi, krijimi i të drejtave ................................................................................132

Kreu V ........................................................................................................................................ 133

Kushtetutat pas viteve ’90 dhe përqasje me Kushtetutën e SHBA-së ......................................... 133

1. Ligji “Për Dispozitat Kryesore Kushtetuese” 1991 ............................................................. 133

1.1 Ndikimi i kontekstit social-historik ....................................................................................134

1.2 Krahasime ...........................................................................................................................135

1.3 Përdorim i huazimeve .........................................................................................................136

1.4 Antonimia ...........................................................................................................................136

1.5 Forma lakimi ......................................................................................................................137

2. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, 1998 .......................................................................... 137

2.1 Vështrim i Përgjithshëm .....................................................................................................137

2.2 Veçori të gjuhës juridike të Kushtetutës së sotme ..............................................................140

2.3 Vështrim Morfologjik i Kushtetutës ...................................................................................149

2.4 Vështrim Sintaksor i Kushtetutës .......................................................................................161

2.5 Antonimia e sinonimia në kushtetutë .................................................................................166

2.6 Koherenca dhe Mungesa e koherencës ...............................................................................169

2.7 Shtypi i Kohës ....................................................................................................................175

3. Analizë krahasimore e gjuhës juridike të përdorur në Kushtetutën aktuale të Shqipërisë dhe në

gjuhën juridike të përdorur në kushtetutën e SHBA-së. .............................................................. 179

3.1 Vështrim historik mbi Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara .............................................179

Page 9: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,

3.2 Vështrim Përmbajtësor .......................................................................................................180

3.3 Fakte interesante për Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara ...............................................181

3.4 Vështrim krahasimor mes rrethanave historike të miratimit të dy kushtetutave të para .....182

3.5 Vështrim gjuhësor i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara ................................................183

3.6 Studim krahasues gjuhësor mes Kushtetutës së Shqipërisë dhe Kushtetutës së ShBA-së .187

3.6.1 Krahasim Vizual ..........................................................................................................188

3.6.2 Krahasim Sintaksor .....................................................................................................188

3.6.3 Krahasim Morfologjik .................................................................................................188

3.6.4 Krahasimi i Mohores ...................................................................................................189

3.6.5 Krahasim Terminologjik..............................................................................................190

3.7 Rëndësia që i kushtohet Kushtetutës në Shqipëri dhe në Shtetet e Bashkuara ...................202

KREU VI .................................................................................................................................... 203

Përgjithësime, Sugjerime, Përfundime dhe Rekomandime ......................................................... 203

1. Përgjithësime të gjuhës dhe terminologjisë juridike ................................................................ 203

1.2. Intertekstualiteti .................................................................................................................226

1.3. Terminologjia në secilën kushtetutë ..................................................................................242

2. Sugjerime për rishikime gjuhësore në Kushtetutën e Shqipërisë ............................................ 251

2.1 Pyetësor në lidhje me ndryshime të mundshme gjuhësore në Kushtetutën e Republikës së

Shqipërisë .................................................................................................................................255

3. Përfundime të përmbledhura për gjuhën e kushtetutave.......................................................... 281

4. Rekomandime për punë kërkimore të mëtejshme ................................................................... 284

Bibliografi ................................................................................................................................... 285

Page 10: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,
Page 11: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,

i

Hyrje Gjuha dhe ligji kanë bashkëjetuar që në gjenezë, ndonëse forma ligjore ka filluar të marrë më shumë formë me shkrimin e ligjeve dhe bashkëveprimi i tyre, ndonëse i shkruar apo jo, ka mundësuar komunikimin rregullator të një shteti. Në këtë bashkëveprim të ngushtë, është e pamundur të thuhet a është gjuha apo ligji që mbart peshën më të madhe. Janë një bashkëjetesë e pandashme, ku gjuha është në funksion të ligjit dhe ligji nuk qëndron dot pa gjuhën. “Ligjet ose normat ligjore nuk mund të ekzistojnë pa patur mundësi të artikulohen ose të përshkruhen në gjuhë dhe e dyta, gjuha është një mjet i domosdoshëm për të kryer punën e ligjit.”1

Gjuha juridike apo gjuha e ligjeve është fushë sa tërheqëse aq dhe sfiduese. Ligji dhe gjuha janë të dyja disiplina që kanë ngjallur kërshërinë e studiuesve për hulumtim, por sfida që ofron ndërthurja e tyre është një hulumtim thuajse rishtar. Janë dy fusha të ndërthura dhe me fushën historike, gjë që e bën mjaft të gjerë shtrirjen e studimeve. Por, sigurisht tërheqja tejkalon sfidën dhe orvatet të ofrojë një këndvështrim mbi këtë disiplinë, gjuhën juridike.

Ligji dhe gjuha ofrojnë një fushë ndërdisiplinare, ku njohuritë duhen të jenë të ndërthurura si në fushën ligjore ashtu dhe në fushën gjuhësore. Cila fushë dominon ndaj tjetrës? Është vështirë të përcaktohet se cila, pasi ndërthurja është tepër e ngushtë. A duhet të jesh jurist që të studiosh gjuhën e ligjeve apo duhet të jesh gjuhëtar apo është domosdoshmëri t’i njohësh mirë të dyja disiplinat?

Studimet e mia të larta janë shtrirë në dy disiplina të ndryshme: në fushën juridike dhe në fushën gjuhësore, dy degë ndoshta larg në dukje nga njëra-tjetra. Ka qenë kjo shtysa për të gjetur një fushë ndërdisiplinare për të kryer një studim të thelluar shkencor dhe për t’u orvatur për ta parë fushën juridike në një këndvështrim të ri; dhe si rezultante e të dyja disiplinave mund të ishte studimi i gjuhës juridike.

Gjuhësia juridike merr në shqyrtim zhvillimin, karakteristikat dhe përdorimin e gjuhës juridike. Studimet në këtë fushë lidhen me fjalorin apo terminologjinë, sintaksën ose semantikën e gjuhës.2

Gjuha juridike ka shtrirje të gjerë dhe si e tillë mund të ndahet dhe në disa nën- regjistra të tilla si: gjuha juridike e ligjeve, ku përsëri si nënndarje dhe e vetë ligjeve mund të përfshihej gjuha e përdorur në ligjin themeltar të vendit, në kushtetuta, ligje penale, ligje civile, ligje të fushave të veçanta, etj.; gjuha e folur juridike e përdorur në gjykata; gjuha juridike e përdorur në akte noteriale, përkthimi i gjuhës juridike etj. Secili regjistër do të ishte një fushë e gjerë studimi, që duhet marrë në konsideratë për të patur një studim më

1 Tiersma M. Peter, What is Language and Law? And does anyone care? Legal Studies Paper, No. 2009-11

March 2009, pg. 4 2 Mattila E.S, Heikki, Legal Comparative Linguistics, Ashgate Publishing, 2006

Page 12: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,

ii

të plotë të gjuhës juridike, pasi dhe vetë terminologjia juridike gjen përdorim të ndryshëm në regjistra të ndryshëm dhe mund të jetë specifike vetëm për një regjistër të caktuar.

Fokusi i studimit në këtë doktoratë është gjuha juridike e përdorur në kushtetutat shqiptare, që prej shpalljes së pavarësisë, terminologjia e përdorur në këto kushtetuta, përpjekjet e bëra nga atdhetarë e gjuhëtarë për të formësuar një terminologji juridike, tiparet e këtij stili, sa prej kësaj terminologjie që në gjenezë të shtetit të pavarur shqiptar ka arritur të mbijetojë, ç’pjesë e kësaj terminologjie është e huazuar.

Ndonëse cikli historik prej rreth 100 vitesh, që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 1912, mund të mendohet si i shkurtër për të ofruar disa kushtetuta, (nëse do bënim krahasime me disa vende të tjera3), ka qenë mjaft i larmishëm, duke na e paraqitur shtetin shqiptar nëpërmjet ligjit themeltar herë si principatë, herë si republikë, herë si mbretëri, dhe herë si republikë popullore apo socialiste dhe si rrjedhojë e të gjithë këtyre ndryshimeve të mëdha në regjim dhe jo vetëm, kemi një gamë të pasur kushtetutash të shkruara në gjuhën shqipe. Janë pothuajse4 10 kushtetuta të shkruara në gjuhën shqipe, që ofrojnë evoluim në vetvete si nga ana juridike ashtu dhe gjuhësore dhe larmi në studim. Madje në një artikull gazete ‘Hapat e pafat të kushtetutave’5 jepet një pamje e përgjithshme e kushtetutave shqiptare duke e konsideruar si të pafat faktin e jetëgjatësisë së tyre të shkurtër, por mendoj që vetë historia e popullit shqiptar ka sjellë si rrjedhojë kushtetuta të shumta, që parë nga ana gjuhësore, mendoj se ndryshimet e shpeshta kanë sjellë mundësinë e përmirësimit të gjuhës, të stilit dhe të terminologjisë juridike.

Në këtë punim, është bërë dhe një përpjekje për përqasje të gjuhës dhe terminologjisë së përdorur në kushtetutën aktuale të Shqipërisë, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, 1998 dhe në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, (1787) ndonëse janë dy kushtetuta të miratuara në kohë shumë të ndryshme, madje kjo e fundit është miratuar 127 vite përpara se të miratohej kushtetuta e parë shqiptare (1914). Ka një diferencë prej 211 vitesh në kohën e miratimit të dy kushtetutave dhe pavarësisht ndryshimeve që i janë bërë Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, gjuha juridike e kësaj kushtetute mbetet sfidë si në aspektin e të kuptuarit, për vetë gjuhën arkaike të përdorur në këtë kushtetutë, ashtu dhe të përqasjes.

Studimi diakronik ishte një përballje shumë interesante me të kaluarën juridike dhe gjuhësore. Mjaftuan disa muaj studim dhe lexim i ligjeve apo artikujve të gazetave të kohës të ishte i thjeshtë rikthimi në kohë, madje dhe mënyra e të menduarit apo të

3 Mund të përmendim disa kushtetuta, jetëgjatësia e të cilave e tejkalon shekullin, periudhën e pavarur të

shtetit shqiptar. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara është miratuar 1787, të paktën 25 vite para shpalljes

së pavarësisë në vendin tonë. Kushtetuta e Italisë ka hyrë në fuqi më datë 1 janar 1948, Kushtetuta e

Gjermanisë është miratuar më datë 23 maj 1949. 4 Përdoret fjala pothuajse’, pasi Kushtetuta e vitit 1920, që njihet në literaturën juridike si kushtetutë

kishte vetëm 6 nene, Kushtetuta e vitit 1939 nuk del në literaturën juridike si kushtetutë e shtetit

shqiptar, pasi nuk u miratua nga asnjë organ i asaj kohe, (ishte koha e pushtimit nga Italia). 5 Luarasi, A. Hapat e pafat të Kushtetutave, Gazeta Shqiptare, 18 shtator 1997, fq. 8

Page 13: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,

iii

kundërvënies në gazetat e kohës reflektonin të njëjtën qasje e mënyrë të menduari si dhe sot.

Shtysa e parë për këtë punim, si vazhdimësi e punës së masterit dhe si pasion, ishte studimi i përkthimit të përdorur për hartimin e kushtetutave në Shqipëri, por meqenëse në gjithë kërkimet e bëra në Arkivin e Shtetit apo në Arkivin e Kuvendit të Shqipërisë për të gjetur përkthimet e bëra në kushtetutat shqiptare nuk rezultuan të suksesshme në gjetjen e burimeve që vërtetonin përkthimin, e ktheva vështrimin në studimin e vetë gjuhës dhe terminologjisë që mbarte gjuha e kushtetutave, punë e cila ishte shumë interesante, veçanërisht në vështrimin diakronik.

01. Përligjia e punimit

Studimet e bëra në fushën e gjuhësisë juridike janë të pakta dhe në Shqipëri pothuajse të munguara. Ka studime të shumta si në fushën e gjuhësisë ashtu dhe në fushën juridike, por nuk ka shumë studime të mirëfillta që hulumtojnë ndërveprimin e gjuhës me ligjin. Është një fushë relativisht e re, të paktën në Shtetet Bashkuara, ka filluar të lëvrohet rreth viteve ’60, ndoshta David Mellinkoff6 mund të konsiderohet si një ndër studiuesit e parë që bëri një studim të lidhjes së gjuhës me ligjin në gjuhën angleze. Dhe në vitet ’80, ka rifilluar të ketë studime të mirëfillta mbi gjuhën e ligjeve7. Peter Tiersma, një nga gjuhëtarët (dhe jurist) që ka shkruar disa libra për gjuhën ligjore në gjuhën angleze dhe ka çuar më tej punën e Mellinkoff-it. Ai kishte bërë një studim të thjeshtë8 në internet në vitin 2006, duke klikuar në Google shprehjet: ‘gjuhë dhe ligj’9, dhe rezultati i dalë nga ky kërkim ishte 61,500 herë; ‘gjuha dhe ligji’ rezultati ishte 58,200 herë dhe ‘ligji dhe gjuha’ ishte 126,000 herë, pra të gjitha bashkë 250 mijë herë. Ndërsa duke kërkuar shprehjet ‘ligji dhe ekonomia’ apo ‘ekonomia dhe ligji’, rezultatet e ofruara nga Google ishin mbi 5 milion herë. Në vitin 2007, Prof. Tiersma e kishte kryer dhe njëherë këtë kërkim dhe rezultatet ishin dhe më të ulëta. Ndryshimi mes këtyre dy kërkimeve tregon ndryshimin e madh në studimet e bëra për gjuhën juridike apo lidhjen me gjuhës dhe ligjit dhe lidhjen e ligjit me fusha të tjera.

Ndërsa në gjuhën shqipe, nëse kërkohet në Google, ‘gjuha juridike’, rezultati që del është 255 000 herë, numër shumë i lartë në dukje, por një pjesë tepër e vogël flet realisht për

6 David Mellinkoff ka shkruar një li ër The La guage of the La ë iti , Bosto : Little, Bro & Co.

Dhe konsiderohet si ndër të parët që është marrë me këtë fushë. 7 S ha e Sa ford, La guage a d The La , “Kërkimi akademik mbi ndërthurjen e gjuhës dhe ligjit është një

fenomen relati isht i i, ku shu i a e studi e e datoj ë ga itet ’80. 8 Tiersma M. Peter, What is Language and Law? And does anyone care? Legal Studies Paper, No. 2009-11

March 2009 9 Në ter i ologji ë e gjuhës a gleze, përdoret “la guage a d la , gjuha dhe ligji dhe ë pak aste

pë do et legal la guage , gjuha ju idike . Për këtë arsye dhe kërkimi bëhet për këto terma.

Page 14: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,

iv

gjuhën juridike. Ndërsa në bibliotekë mund të gjesh artikuj apo studime lidhur me terminologjinë e së drejtës, por jo libra.

Gjuha juridike është një fushë ndërdisiplinare, ku njohuritë duhet të shtrihen në të dyja fushat, si një ndërlidhje e ngushtë mes formës dhe kuptimit.

Punimi ka si qëllim studimin e veçorive të stilit juridik, terminologjinë e përdorur në kushtetutat shqiptare në vështrim diakronik dhe sinkronik, huazimet, si dhe një përqasje me gjuhën angleze, duke hedhur një vështrim krahasues mbi terminologjinë e përdorur në kushtetutën e Shteteve të Bashkuara dhe Kushtetutën aktuale të Republikës së Shqipërisë.

Mendoj se terminologjia apo gjuha juridike e përdorur në dhjetë kushtetutat e shtetit të pavarur shqiptar, mund të kishte interes si për gjuhëtarët ashtu dhe për juristët.

Për gjuhëtarët dhe përkthyesit, ky punim mund të shtronte një qasje të re për të kontribuar më shumë në fushën e gjuhës dhe terminologjisë së ligjeve, veçanërisht në ditët e sotme, ku përkthimi i ligjeve i përballur shpeshherë me mungesën e terminologjisë, mund të ishte një ndihmesë të madhe.

Për juristët dhe studentët e fushës juridike, mund të ishte një ndihmesë për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e gjuhës dhe kujdesin ndaj saj si një pasuri e pazëvendësueshme e vendit.

Vështrimi diakronik mund të ishte interesant për këdo që ka interes në çështjet juridiko-gjuhësore.

Ky rrugëtim gjuhësor nëpër kushtetuta mundohet të ofrojë përqasje të re diakronike dhe sinkronike të fokusuar vetëm te ligji themeltar.

02. Objekti i punimit

Fokusi i studimit në këtë doktoratë është gjuha juridike e përdorur në kushtetutat shqiptare, që prej shpalljes së pavarësisë, terminologjia e përdorur në këto kushtetuta, tiparet e këtij stili dhe është bërë dhe një përqasje e gjuhës dhe terminologjisë së përdorur në kushtetutat aktuale të Shqipërisë dhe të Shteteve të Bashkuara, ndonëse janë dy kushtetuta të miratuara në kohë shumë të ndryshme, madje kjo e fundit është miratuar në vitin 1787, shumë vite përpara se të vinte në ekzistencë kushtetuta e parë shqiptare në vitin 1914.

Kushtetutat janë studiuar nga pikëpamja gjuhësore e stilistikore duke hedhur vështrim dhe tek aspekti përmbajtësor e ligjor.

Studimi përpiqet të hedhë dritë mbi disa pyetje:

Page 15: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,

v

Si ka evoluar gjuha juridike nga njëra Kushtetutë Shqiptare në tjetrën?

Si ka ndryshuar terminologjia nga njëra kushtetutë te tjetra dhe në ç’masë kjo terminologji ka arritur të mbijetojë e të jetë pjesë e ligjit themeltar të sotëm?

Cilat janë veçoritë e këtij regjistri?

Sa ka ndikuar konteksti social-politik-historik në formësimin e terminologjisë juridike? Sa e ndërvarur është terminologjia nga ky kontekst?

Ç’masë zënë huazimet apo ndikimet në terminologjinë juridike në gjuhën shqipe?

Ku qëndron gjuha juridike e kushtetutës aktuale shqiptare në përqasje me gjuhën juridike të kushtetutës amerikane? Si qëndrojnë përballë njëra tjetrës terminologjia juridike në gjuhën shqipe dhe terminologjia juridike në gjuhën angleze, sa afër dhe sa larg janë ato?

A duhet Kushtetuta aktuale t’i nënshtrohet edhe një rishikimi gjuhësor? Cilat mund të jenë disa sugjerime për ndryshime gjuhësore në kushtetutë?

Kushtetutat shqiptare të marra në shqyrtim janë: Statuti Organik i Shqipërisë 1914, Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë 1914, Kanuni i Zhurisë 1914, Kanuni i Dëmeve, 191410, Bazat e Kanunores së Lushnjës11, 1920, Shtatuti i Zgjeruar i Lushnjës, 1922, Statuti Themeltar i Republikës së Shqipnisë 1925, Statuti i Mbretnisë së Shqipnisë,1928, Statuti i Monarkisë së Shqipnisë, 193912, Statuti i Republikës Popullore të Shqipërisë, 1946, Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, 1976, Ligji për Dispozitat Kushtetuese, 1991, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, 1998.

03. Metodologjia

Metodologjia e përdorur në këtë punim është metodologji e përzier, për vetë faktin që është studim ndërdisiplinar (gjuhë dhe ligj), për vetë gamën e gjerë të studiuar (numër i madh kushtetutash) brenda objektit të studimit (gjuha dhe terminologjia e kushtetutave)

10

Tre Kanunet janë marrë në studim, pasi Statuti Organik është përgatitur në gjuhën frënge dhe Kanunet

e së njëjtës kohë janë hartuar në gjuhën shqipe. 11

Bazat e Kanunores së Lushnjës, 1920, është dokument mjaft i rëndësishëm juridik dhe konsiderohet

kushtetutë, por parë nga këndvështrimi gjuhësor nuk ofron gamë të gjerë studimi pasi përmban vetëm 6

nene. 12

Statuti i Monarkisë së Shqipnisë, 1939, është statut i periudhës së pushtimit italian dhe në literaturën

juridike nuk përfshihet si kushtetutë, pasi nuk u miratua nga asnjë organ zyrtar i kohës dhe pavarësisht se

është përmendur nuk ka qenë objekt studimi. Po ka patur forcë ligjore, është botuar në Fletoren Zyrtare:

Fletorja Zyrtare, Vjeti I XVIII, Tiranë, e shtundë 10 Qershuer 1939 – XVII, Nr. 40, fq. 1 - 7

Page 16: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,

vi

dhe për shtrirjen e gjatë në kohë (1912-1998). Për shkak të shtrirjes së gjatë në kohë dhe qasja ndaj studimit të secilës kushtetutë nuk ka qenë gjithmonë e njëjtë.

Është bërë një studim përshkrues i gjuhës dhe i terminologjisë së përdorur në çdo kushtetutë, duke hedhur dritë mbi aspekte të ndryshme gjuhësore: fonetike, morfologjike e sintaksore. Është bërë punë kërkimore për gjetjen e kuptimeve të termave të përdorur në kushtetutat e para, terma që sot nuk ekzistojnë më, shpeshherë me përqasje deduktive, duke krahasuar përdorime të të njëjtit term në burime të ndryshme. Është parë dhe fjalëformimi i termave, duke hedhur dritë dhe mbi ndryshime në fjalëformim në rrugëtimin gjuhësor nëpër kushtetuta. Është hedhur dritë dhe mbi ndryshime fonetike, që kanë pësuar disa terma nga rrugënisja e tyre në kushtetutat e para.13

Është kryer kërkim përshkrues e krahasues. Janë përdorur si metodat induktive, ashtu dhe deduktive për të arritur në përgjithësime në lidhje me stilin e veçoritë e gjuhës juridike, duke krahasuar të njëjtën veçori në kushtetuta të ndryshme për të arritur në disa përfundime.

Është përdorur dhe metoda krahasimore dhe përqasëse në rastin e krahasimit të gjuhës dhe terminologjisë së përdorur në vështrim diakronik dhe sinkronik dhe është bërë dhe krahasim i gjuhës juridike në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.

Gjithashtu është bërë dhe kërkim historik, duke patur parasysh objektin e punimit, vështrim diakronik i gjuhës dhe terminologjisë së kushtetutave. Është bërë kërkim historik për të hedhur paksa dritë mbi miratimin e secilës kushtetutë dhe kushtet politike të kohës. Për këtë kërkim, janë përdorur burime parësore dhe dytësore, si materiale të arkivit të shtetit, libra në fushën juridike, gjuhësore e historike, shtypi dhe materiale të kohës, diskutimet e bëra në grupet e punës për hartimin e kushtetutave.

Është përdorur dhe metoda sasiore, janë konsideruar në mënyrë sasiore termat e përdorur në kushtetuta duke i klasifikuar ato në terma të mbetur në histori, terma të huazuar, terma që kanë mbijetuar, terma me ndryshime fonetike, etj. kryesisht në kushtetutat e para.

Metoda sasiore apo statistikore është përdorur dhe në një vëzhgim të bërë për përdorimin më të shpeshtë të pjesëve të ligjëratës apo në një vëzhgim tjetër për përdorimin e fjalive të thjeshta apo të përbëra në kushtetutën aktuale, apo dhe për pyetje të shkurtra si psh. leximi i kushtetutës nga njerëz të arsimuar.

13

Thuhet kushtetutat e para , pasi Kushtetuta e parë pas shpalljes së Pa arësisë, Statuti Orga ik Shqipërisë i vitit 1914, është përgatitur në frëngjisht dhe nuk reflekton në mënyrë të saktë hartimin e

mirëfilltë të një kushtetutë në shqip, pasi është përkthim dhe përkthimi është kryesisht rezultat individual.

(Për këtë arsye përfshihen dhe dy kanune, Kanuni i Zhurisë dhe Kanuni i Administratës Publike të hartuara

nga Qeveria e Vlorës në studimin e termave). Por Kushtetutat e para i referohet dhe Statutit të Lushnjës

deri te Statuti i vitit 1928.

Page 17: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,

vii

Është përdorur dhe metoda cilësore, intervistë me konstitucionalistë dhe gjuhëtarë të shquar të vendit, për të hedhur dritë mbi nevojat për ndryshime gjuhësore në kushtetutën aktuale, në rast ndryshimi të kushtetutës. Intervista ka qenë e strukturuar, me disa pyetje të hapura dhe pjesa më e madhe ka patur gjetje specifike nga Kushtetuta, që mund të kishin nevojë për rishikim, për të cilat është kërkuar mendimi dhe i juristëve dhe i gjuhëtarëve, nëse këto mund të ishin objekt rishikimi në një amendim të mundshëm të kushtetutës. Qëllimi i intervistës ishte krahasimi i gjetjeve individuale me mendimet e specialistëve të të dyja fushave dhe këndvështrimi i specialistëve së secilës fushë, duke patur parasysh qasjen e ndryshme ndaj tekstit, nga juristët në përmbajtje dhe nga gjuhëtarët në formë. Gjithashtu, intervista kishte si qëllim të nxirrte në pah dhe rëndësinë e gjuhëtarëve në formulimin e ligjeve, e kryesisht të ligjit themeltar.

04. Literatura e përdorur

Duke qenë se objekti i studimit është fushë ndërdisiplinare, duke përfshirë fushën juridike, gjuhësore dhe historike dhe përqasjen me gjuhën angleze; dhe materialet e studiuara janë të fushave përkatëse.

Është bërë kërkim në burime parësore në Arkivin e Shtetit dhe në Arkivin e Kuvendit Popullor, në dokumentet e lidhura me kushtetutat shqiptare, që nga viti 1912 e deri në vitin 197614, janë studiuar një numër i madh fondesh të arkivit, që kryesisht kanë hedhur dritë mbi pjesën historike dhe fjalorin e përdorur rreth temës së kushtetutave apo dhe sugjerimet e bëra për vetë gjuhën e kushtetutave, siç ishte rasti i Kushtetutës së vitit 1976, kushtetutë e cila u shpërnda për diskutim në 149 mijë copë në mbarë vendin dhe pati një diskutim tepër të gjerë, diskutime të mbajtura nga 284 mijë veta dhe pjesëmarrja në mbledhje ishte 1.416.000 vetë ku u bënë 3356 vërejtje15. Ky fond16 i ka të specifikuara statistikat në mënyrë shumë të detajuar, për çdo rreth apo ndërmarrje, duke dhënë numrin e pjesëmarrësve, të diskutantëve, të burrave, të grave, të rinjve etj. Në Arkivin e Kuvendit janë marrë në shqyrtim burime parësore të lidhura me Kushtetutën e vitit 1998, vendime, korrespondenca, diskutimet e deputetëve etj.

Janë marrë në studim libra të fushës juridike, kryesisht të lidhura me të drejtën kushtetuese, të botuar që pas shpalljes së pavarësisë e deri në kohët e sotme, por jo vetëm.

14

Arkivi përmbante dokumente deri në vitin 1990. Kushtetuta e fu dit para itit është Kushtetuta e

Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë e vitit 1976. 15

AQSH, Fondi 489, 1976, Dosja 9, fq. “Ishte pikërisht ky interesim kaq i madh që siguroi sikurse e keni

parë në relacionin që u është dërguar, një pjesëmarrje në mbledhje më se 1 416 000 nga të cilët diskutuan

284 000 vetë. … Ato si dhe 3356 vërejtjet e propozimet konkrete që janë bërë për përmirësime të

p ojektkushtetutës së e pë ëj ë jë thesa të ath pë histo i ë. 16

AQSH Fo di , , Dosja , , Raport mbi hartimin e projekt-kushtetutës së re të Republikës

Popullo e të “h ipë isë’

Page 18: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,

viii

Janë studiuar gazetat e kohës, kryesisht vitet para dhe pas botimit të kushtetutave dhe artikuj të lidhur me gjuhën shqipe dhe me gjuhën apo terminologjinë juridike. Shtypi i kohës ka qenë një burim shumë i vyer për të kuptuar e hedhur dritë mbi historinë, terminologjinë juridike dhe kuptimet, veçanërisht në vështrimin diakronik, në rastet e terminologjisë së mbetur në histori apo dhe përpjekjet për krijimin e një terminologjie të re juridike, në zëvendësim të asaj në gjuhën turke. Shtypi i kohës ka qenë një burim mjaft i rëndësishëm për mundësinë e gjetjes së shpjegimit të termave juridikë të mbetur në histori.

Janë marrë në studim libra historikë për të hedhur dritë mbi historinë dhe kontekstin historik të periudhës kur janë shkruar kushtetutat, pasi gjuha është produkt i vetë kontekstit17.

Janë marrë në studim libra e artikuj shkencorë që lidhen me gjuhësinë, gjuhën juridike, semantikën, pragmatikën, përkthimin, stilistikën, në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.

Janë marrë në konsultim dhe diskutimet e parlamentarëve për kushtetutat, diskutime që në disa raste kanë qenë të rëndësishme për të kuptuar dispozita të ndryshme të kushtetutave.

Janë konsultuar fjalorë të gjuhës shqipe dhe të gjuhës angleze, fjalorë terminologjikë të fushës juridike etj.

Janë studiuar të gjitha kushtetutat shqiptare dhe Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kanë qenë dhe objekti studimor i vetë punimit, si dhe kushtetuta e Kosovës dhe kushtetuta të vendeve të tjera, që në disa raste janë përdorur për krahasim.

05. Struktura

Punimi është i ndarë në 6 kapituj dhe përpiqet të hedhë dritë kryesisht mbi evoluimin e terminologjisë juridike, ndikimet apo huazimet nga anglishtja apo gjuhët latine dhe karakteristikat e këtij stili, si dhe bëhet një përqasje me gjuhën juridike të përdorur në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, 178718.

Kapitulli i parë merr në shqyrtim Kanunet dhe Statutin e parë pas shpalljes së Pavarësisë. Ky kapitull bën një prezantim të përgjithshëm të konceptit të fjalës ‘kushtetutë’ dhe të përdorimit të kësaj fjale në Shqipëri dhe të stilit juridik, dhe hedh dritë

17

Sosyri e përcakton gjuhën si një produkt social. (Ferdinand de Saussure, 1857-1913, gjuhëtar i shquar,

hodhi baza për shumë zhvillime në gjuhësinë e përgjithshme në shekullin e 20-të, në fushën e

strukturalizmit.) 18

Kushtetuta e SHBA-së ështe shkruar në vitin 1787, por vazhdon të jetë Kushtetuta aktuale e SHBA-së; ka

patur amendime që prej asaj kohe.

Page 19: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,

ix

mbi përpjekjet e para të bëra nga atdhetarë e gjuhëtarë, pas shpalljes së pavarësisë për shkrimin e ligjeve dhe krijimin e terminologjisë juridike. Ky kapitull merr në studim terminologjinë e përdorur në Kanunin e Përtashëm të Administratës dhe Kanunin e Zhuriës, dy kanune të miratuara nga qeveria e Ismail Qemalit, meqenëse këto dy ligje ishin të shkruara në gjuhën shqipe dhe të miratuara nga Qeveria Shqiptare e asaj periudhe, si dhe Statutin Organik të Shqipërisë,(1914) por gjuha origjinale e këtij statuti ishte frëngjishtja, pasi ky statut u përgatit jashtë dhe u soll i gatshëm për Shqipërinë.

Kapitulli i dytë merr në studim Statutin e Zgjeruar të Lushnjës të vitit 1922 dhe Bazat e Kanunores së Këshillit të Lartë, (1920), por ky statut kishte vetëm 6 nene, duke ofruar objekt të shkurtër studimi. Statuti i Zgjeruar i Lushnjës studiohet duke hedhur vështrim historik të miratimit të tij, një vështrim strukturor e përmbajtësor të tij si dhe vështrim gjuhësor, duke analizuar terminologjinë e mbetur në histori, termat e njëjtë me sot, termat që kanë ndryshuar gjini, struktura të ndryshme e të njëjta fjalëformimi me sot e të tjera çështje.

Kapitulli i tretë merr në studim Statutet e regjimit të Zogut, vitet 1925-1939, Statutin Themeltar të Republikës Shqiptare, 1925 dhe Statutin e Mbretnisë Shqiptare, 1928, duke marrë në studim anën historike, gjuhësore e përmbajtësore të tyre si dhe duke bërë analizë krahasimore me statutet e mëparshme. Këtu është i përfshirë mjaft shkurtimisht dhe Statuti Themeltar i Mbretnisë së Shqipnisë, 1939.

Kapitulli i katërt merr në shqyrtim Kushtetutat e periudhës së Socializmit, Statutin e Republikës Popullore të Shqipërisë, 1946 dhe Kushtetutën e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, 1976. Këtu merret në analizë kryesisht lidhja mes terminologjisë dhe gjuhës juridike me kontekstin social politik të kohës dhe ideologjizimin e gjuhës juridike dhe të kushtetutave.

Kapitulli i pestë merr në shqyrtim Kushtetutat pas rënies së socializmit, Ligjin ‘Për Dispozitat Kryesore Kushtetutese’, 1991, ligj i cili ka luajtuar rolin e kushtetutës deri në vitin 1998, vit kur u miratua me referendum Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, kushtetutë e cila është dhe Kushtetuta aktuale dhe është objekt studimi i këtij kapitulli. Në këtë kapitull jepen tipare të gjuhës juridike të Kushtetutës së sotme. Bëhet analizë sintaksore dhe morfologjike, përdorimi i antonimisë e i sinonimisë etj. Në këtë kapitull bëhet një përqasje gjuhësore dhe terminologjike e Kushtetutave aktuale të Shqipërisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Hidhet dhe një vështrim historik mbi Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara dhe bëhet një analizë krahasimore mes rrethanave historike të miratimit të dy kushtetutave.

Në kapitullin e gjashtë jepen përgjithësime të gjuhës juridike të përdorur në kushtetutat shqiptare, të veçorive që ka ky stil; bëhet dhe një përqasje diakronike e terminologjisë së përdorur në kushtetuta për të parë evoluimin, ndryshimin apo qëndrueshmërinë e kësaj terminologjie; jepet dhe një pamje intertekstualiteti diakronik, ku jepen dispozita të kushtetutave të ndryshme në lidhje me të njëjtën temë. Në këtë kapitull jepen dhe

Page 20: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,

x

sugjerime për ndryshime të mundshme gjuhësore në Kushtetutën aktuale, të shoqëruara me mendime dhe sugjerime nga konstitucionalistë dhe gjuhëtarë të shquar të vendit.

Në fund, jepen disa përfundime të përmbledhura duke i dhënë përgjigje pyetjeve të shtruara te objekti i studimi dhe jepen dhe sugjerime për punë të ardhshme, të cilat mund të japin vlerë në krijimin e një cikli më përfshirës të studimit të gjuhës dhe të terminologjisë juridike.

Page 21: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,

285

Bibliografi

Kushtetuta

1. Statuti Organik i Shqipërisë, 1914, versioni frëngjisht dhe shqip

2. Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë, Përlindja e Shqipëniës, 1914

3. Kanuni i Zhurisë, Përlindja e Shqipëniës, Përlindja e Shqipëniës, 1914

4. Kanuni i Dëmeve, Përlindja e Shqipëniës, Përlindja e Shqipëniës, 1914

5. Bazat e Kanunores së Lushnjës, 1920

6. Zgjanimi i Shtatutit të Lushnjës, Nikaj, 1922 (Fletore Zyrtare, dt. 27.02.1923)

7. Statuti Themeltar i Republikës së Shqipërisë, 1925, Fletore Zyrtare, 7 mars 1925, nr.

8

8. Statuti Themeltar i Mbretnis Shqiptare, 1928, Fletorja Zyrtare, e Ejte, 13 Dhetuer, Nr.

111, 1928, fq. 1-13

9. Statuti Themeltar i Mbretnisë së Shqipnisë, 1939, Fletorja Zyrtare, Vjeti I XVIII,

Tiranë, e shtundë 10 Qershuer 1939 – XVII, Nr. 40, fq. 1 - 7

10. Statuti i Republikës Popullore të Shqipërisë, 19.4.1946, Shtypshkronja Bashkimi,

1946. (Ligji nr. 185, datë 12 Janar 1946, Dekret nr. 24 datë mars 1946)

11. Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë, 1950

12. Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, 1976

13. Për dispozitat kryesore kushtetuese, 1991

14. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, 1998

15. Kushtetuta dhe materiale shpjeguese, dhjetor 1998

16. Projektkushtetuta e Republikës Popullore Socialist të Shqipërisë, Tiranë, 1976

17. Projekti i Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, Tiranë, 1994

18. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 7 prill, 2008

19. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara, US Constitution, 1787

Libra

20. Abdiu Fehmi, Për Kushtetutën, ligjin dhe drejtësinë, Kontribute Parlamentare, Arbri,

Tiranë 2002

21. Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës,

Gjendja dhe Zhvillimi i Terminologjisë Shqipe, Probleme e Detyra, Tiranë, 2009

22. Anastasi Aurela, E drejta Kushtetuese e Krahasuar, (Raste nga Praktika Kushtetuese

dhe leksione për studentët e Drejtësisë, Tiranë, Dajti 2000, 2009

23. Anastasi Aurela, E drejta Kushtetuese, (cikël leksionesh), Pegi, Tiranë, 2003

Page 22: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,

286

24. Anastasi Aurela, Historia e të drejtës Kushtetuese në Shqipëri (1912-1939), Pegi,

Tiranë 2007

25. Andrews William G., Constitutions and Constitutionalism, Princeton, N. J., 1963

26. Antologji, Studime Gjinore, Volumi 1, Përzgjedhur nga Dr. Eglantina Gjermeni, Ma.

Marsela Dauti, Mediaprint, 2012

27. Berberi Sokol, Parime dhe rregulla për hartimin e akteve normative, Teknika

Legjislative, Morava, Ribotim i tretë

28. Bisedimet e Asambles Konstituente, N. 1-4, Tiranë, 1928

29. Bjornlund Lydia, The U.S Constitution, Blueprint for Democracy, San Diego,

California, 1999

30. Bufi Zana, Hysenbegas Vjollca, Shiroka Rudina, Legjislacioni shqiptar, 1991-2000,

Tregues Bibliografik Tematik, Kuvendi i Shqipërisë, Tiranë, 2001

31. Buletin i Posacëm, “5 - vjet Kushtetutë” (1998-2003), Shtëpia Botuese Botimpex,

Tiranë, mars 2004, Botim i Gjykatës Kushtetuese

32. Chomsky Noam, Aspects of the Theory of Synax, Massachusetts Insitute of

Technology, Cambridge, Masachussets, 1965, 1992, 17th printing

33. Chomsky Noam, Strukturat Sintaksore, Dituria, Përktheu: Blerta Topalli, 2011

34. Cooke Edward F. A detailed Analysis of the Constitution, Rowman & Littlefield

Publishers Inc, 2002, USA

35. Currie David P., The Constitution of the United States, A primer for the People,

Second Edition, The University of Chicago Press, 2000

36. Çabej Eqrem, Studime etimologjike në fushë të shqipes, Tiranë, 1976

37. Çeliku Mehmet, Domi Mahir, Floqi Spiro, Mansaku Seit, Përnaska Remzi, Prifti

Stefan, Totoni Menella, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi II, Sintaksa, Akademia e

Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, 2002

38. D.A. Cruse Lexical Semantics, Cambridge Texbooks in Linguistics, Cambridge

University Pres, 1986, reprinted 1991

39. Daka Palok, Bibliografi e studimeve dhe e artikujve për gjuhën shqipë, I (1879-1944),

Akademia e Shkencave e RP të Shqipërisë, Tiranë, 1984

40. Debati Kushtetues, Diskutimet në Komisionin Parlamentar për hartimin e

projektkushtetutës, Vëllimi 1, Vëllimi 2, Tiranë, 2006

41. Dervishi Kastriot, Historia e Shtetit Shqiptar, 1912-2005, Shtëpia Botuese 55, Tiranë

2006

42. Dicey Albert V., Introduction to the Study of the Laë of the Constitution, London,

1959

43. Duhamel Olivier, E drejta Kushtetutese, Tekste Universitare, 1993

44. Duro Agron, Terminologjia si sistem, Panteon 2001

Page 23: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,

287

45. Eco Umberto, Në kërkim të gjuhës së përkryer në kulturën evropiane, Dituria, 2008

46. Gjinaj Maksim, Mele, Margarita, Elmazi Myrvete, Bibliografi e librit shqip në fondet

e Bibliotekës Kombëtare (1913-1944), Biblioteka Kombëtare, Onufri, Tiranë, 2010

47. Heare Kenneth C., Modern Constitutions, 2nd edition, New York, 1966

48. Historia e Popullit Shqiptar, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Toena, Vëllim II-

IV, 2007

49. Historia e Shqipërisë, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Vëllimi i dytë,

Vëllimi i katërt, Tiranë, 1984

50. Historia e Shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri, Luarasi, Tiranë, 2001

51. Hoxhaj, Entela, E drejtë Kushtetuese e Krahasuar (Rishikimi i Kushtetutave në

Europë), Gurten, Mongrafi, Tiranë, 2013

52. Jaho, Niazi Probleme të Kushtetutës, Përmbledhje shkrimesh, Botimi i Qendrës

Shqiptare për të Drejtat e Njeriut, Adjona GS, Tiranë 1998,

53. Jurisprudenca Shqiptare, Nr. 3, Ministria e Drejtësisë, Tiranë 1925, Mbrothësija,

Kristo-P-Luarasi

54. Konferencë shkencore me temë” Kushtetuta si instrument qëndrueshmërie dhe zhvillimi, 15 vjet Kushtetuta e Republikë së Shqipërisë, Tiranë, 2013

55. Kristo Floqi, E drejta themelore ose Kostitucjonare, Shkodër, Shtypërshkroja

Franciskane, 1920

56. Kushtetuta, Austri, Holandë, Kroaci, Maqedoni, Norvegji, Rusi, Slloveni, Spanjë,

Suedi, Turqi, Albin Tiranë, 1995, Përkthimi Prof. Luan Omari, Prof. Arben Puto

57. Kushtetuta, Bullgari, France, Greqi, Gjermani, Hungari, Itali, Kanada, Rumani,

SHBA, Albin Tiranë, 1995, Përkthimi Prof. Luan Omari, Prof. Arben Puto

58. Kushtetutat, Tiranë 2006, Grand Prind

59. Kushtituta Sovjetike, Bashkimi, Tiranw,

60. Language Files, Fifth Edition, Ohio State University Press, 1991

61. Lee Debra S., J.D., Hall Charles, Barone Susan M., American Legal English, Using

Language in Legal Contexts, 2nd edition, The University of Michigan Press, 2010

62. Loloci Krenar, E drejta Kushtetuese (Kurs Leksionesh), Shtëpia botuese e Librit

Universitar, Tiranë, 1995

63. Loloci, Krenar, Kushtetuta e re dhe nevoja për një mentalitet të ri, Horizont, Tiranë,

2002

64. Lyons John, Language and Linguistics, Cambridge University Press, 1981

65. Lloshi Xhevat, Shqipja gjuhë e hapur dhe dinamike,Onufri 2011

66. Mattila Heikki H.S Legal Comparative Linguistics, 2006, Ashgate Publishing

67. Mcllwain Charles H., Consitutionalism, Ancient and Modern, New York, 1958

Page 24: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,

288

68. Niazi Jaho, Ligji-Autoriteti më i Lartë, Përmbledhje shkrimesh, Botim i Qendrës

Shqiptare për të Drejtat e Njeriut, Tiranë, 2000

69. Omari Luan, Anastasi Aurela, E drejta Kushtetuese, ABC, Tiranë 2008

70. Omari, Luan, Kushtetuta e Republikës së Kosovës në një vështrim krahasues, Botimet

Dudaj, Tiranë, 2009

71. Pearson, Owen, Albania as Dictatorship and Democracy, Albania in the twentieth

century: A histori, volume there, The Centre for Albanian Studies, in Association ëith

I.B Tauris Publishers, London 2006

72. Peaslee Amos Jenkins, Constitutions of Nations, The Hague, 1965

73. Perlindja e Shqipënies, Organ për të mbrojtur të drejtat Kombëtare, Prishtinë 2012,

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, Prof. Dr. Sali Bashota, Prof. Dr.

Aurel Plasari, Riprodhim jubilar Fotostatik

74. Posner Richard, A Law and Literature, third edition, Harvard University Press, 2009

75. Prof. Dr. Aleks Luarasi, Akte juridike, Për historinë e shtetit dhe të së drejtës në

Shqipëri, Pjesa II, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, (ribotim) 2001

76. Prof. Dr. Aleks Luarasi, Akte juridike, Për historinë e shtetit dhe të së drejtës në

Shqipëri, Pjesa I, Shtëpia Botuese Luarasi, Tiranë, 1999

77. Prof. Dr. Elezi, Ismet, Mendimi Juridik Shqiptar, Albin, Tiranë, 1998

78. Prof. Dr. Elezi, Ismet, Zhvillimi historik i legjislacionit penal në Shqipëri, Albin,

Tiranë, 1998

79. Prof. Dr. Kelmendi Tafil, Studime Sintaksore, Instituti Albanalogjik i Prishtinës,

Prishtinë 2008

80. Prof. Dr. Mandro Arta, E drejta familjare, Emal, Tiranë 2009

81. Radford Andrew, Atkinson Martin, Britain David, Clahsen Harald, Spencer Andrew,

Linguistics, An Introduction, Second Editions, Cambridge University Press, 2009

82. Ritchie A. Donald & Justice Learning.org, Our Constitution, Oxford University Press,

2006

83. Saliu Kurtesh, E drejta Kushtetuese, Libri I, Botimi i katërt, Universiteti i Prishtinës,

Fakulteti Juridik, Prishtinë, 2004

84. Selenica T., Shqipëria më 1927, Tiranë, Shtypshkronja “Tirana”, 1928

85. Smirnova Nina Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX, botimet ideart, Tiranë,

2004

86. Stilistika e Gjuhës Shqipe dhe Pragmatika, Xhevat Lloshi, Albas 2005

87. Shkurtaj Gjovalin, Kahe dhe dukuri të kulturës së gjuhës shqipe, Kristalina-Kh,

Tiranë, 2003

88. Shkurtaj Gjovalin, Kundrime Gjuhësore, Sociolinguistikë, Etnografi e të folurit,

Kulturë gjuhe, Pegi, Tiranë, 2006

Page 25: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,

289

89. Shkurtaj Gjovalin, Sociolinguistika, Libri Universitar, Tiranë, 1996

90. Tiersma Peter, Legal Language, University of Chicago Press, 1999

91. The Annotated U.S. Constitution and Declaration of Independence, Edited by Rakove

Jack N., The Belknap Press of Harvard University Press Cambridge, Massachusetts

and London, England 2009,

92. The linguistics encyclopedia, Edited by Kirsten Malmkjaer, London and New York,

1991

93. Thomai Jani, “Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe” 1981

94. Thomai Jani, Leksikologjia e gjuhës shqipe, shulu, Tiranë, 1999

95. Vile R. John, The United States Constitution, Questions and Answers, Greenwood

Press, Westport, Connecticut London, 1998

96. Yule George, Brown, Gillian, Cambridge Texbooks in Linguistics, Cambridge

University Pres, 1983, reprinted 1991

97. Yule George, Pragmatics, Oxford Introduction to Language Study, Oxford University

Press, Oxford, New York, 1996

98. Zelka Luan, Gazeta e Qeverisë së Vlorës, (1913-1914) Përlindja e Shqipniës, 1997,

Globus R

99. Zurcher Arnold J., ed., Constitutions and Constituional Trends since World War II

New York, 1955

Fondi i Arkivit të Shtetit Shqiptar

100. Fondi 151, 1914, 1

101. Fondi 55, 1920, 62

102. Fondi 746, 1922, 2, 85

103. Fondi 149, 1922, I – 462

104. Fondi 152, 1922, 175

105. Fondi 149, 1923, I-2058

106. Fondi 152, 1923, 927

107. Fondi 246, 1925, 90, 101

108. Fondi 147, 1925, I -139

109. Fondi 146, 1928, 1

110. Fondi 149, 1928 I-962

111. Fondi 163, 1928, 1929, 17, 10

112. Fondi 161, 1939, 20

113. Fondi 155, pa vit II-766, II-930, II-931

114. Fondi 149, Dosja I-468 V. 1922 Deklaratë mbi ndryshimin në statutin e Lushnjës

Page 26: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,

290

115. Fondi 489, Dosja 6, 7, 15, 201 v. 1946, Kuvendi Popullor, Presidiumi i Kuvendit

Popullor

116. Fondi 490, dosja 51, Këshilli i Ministrave, v. 1946

117. Fondi 511, dosja 65, Ministria e Arsimit, v. 1946

118. Fondi 566, dosja 1, v. 1946

119. Fondi 427, dosja 12, v. 1946

120. Fondi 489, Dosja 45, 51 v. 1950, Kuvendi Popullor

121. Fondi 489, Dosja 14 v. 1954, Kuvendi Popullor

122. Fondi 489, Dosja, 5 v. 1955, Kuvendi Popullor

123. Fondi 490, dosja 181, v. 1961

124. Fondi 489, Dosja 134 v. 1962, Kuvendi Popullor

125. Fondi 489, Dosja 1, 2 v. 1968, 1970, Kuvendi Popullor

126. Fondi 490, 1970, 483, 500

127. Fondi 511, 1973, 212

128. Fondi 489, 1975, 438

129. Fondi 489 1976, 10 /2/3, 12, 21, 56-57

Gazeta dhe revista, buletine

130. Buletin i Posacëm “5-vjet Kushtetutë”, (1998-2003), Gjykata Kushtetuese,

Komisioni i Venecias, Botimpex, Tiranë, 2004

131. Fletorja Zyrtare, viti 1923

132. Gazeta, Perlindja e Shqipëniës, Nr. 1- 35, Vlonë, 1935

133. Gazeta Koha, Korcë, 1923

134. Gazeta Besa Shqyptare, Shkodër, 1915

135. Gazeta Populli, Fletore e Përditshme, Shkodër, 1915

136. Gazeta Populli, Tiranë, 1923

137. Gazeta E vërteta, St, Louis 1920 – 1923

138. Gazeta Dajti, 1924, 1925

139. Gazeta Shqiptare, Tiranë, 1997

140. Gazeta Shqipëri e Re, Organ Popullor, Kombëtar, Shqiptëtar, Kostancë, 1924,

1925

141. Zëri i Korçës, 1924, 1925, 1928

142. Gazeta Shekulli i Ri, 1928

143. Gazeta Drita, Gjirokastër, 1923, 1924

Page 27: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,

291

144. Gazeta Atdheu, prill- gusht 1914

145. Revista Të drejtat e Njeriut, 1997, nr. 1-4, Botim i Qendrës Shqiptare për të

drejtat e njeriut

146. Revista Shqiptare për studime ligjore

147. Revista Jeta Juridike

148. Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca

149. Gazeta e Re, Fletore e Përditshme, Tiranë, 1 nëntor – 30 dhjetor 1928

150. Fletorja Zyrtare, 1925, Sundohet me anën e Zyrës së Shtypit, Tiranë

151. Fletorja Zyrtare, Botohet prej Ministris së P. të Brendshme 1928, Tiranë

Artikuj në gazeta apo revista

152. Gazeta Shqiptare, Në kushtetutë jo gjithmonë dëftorja bazohet në urdhërore, Ilir

Dhima, 19 tetor, 2006, fq. 24

153. Gazeta, Perlindja e Shqipëniës, Gjyqësia në Shqipërië, Kristo Floqi, 1913, Nr. 2

154. Gazeta, Perlindja e Shqipëniës, Gjyqësia në Shqipërië, Kristo Floqi, 1913, Nr. 3

155. Gazeta, Perlindja e Shqipëniës, Zaëdhanie, 1913, Nr. 3

156. Gazeta, Perlindja e Shqipëniës, Gjyqësia në Shqipërië, Kristo Floqi, 1913, Nr. 7

157. Gazeta, Perlindja e Shqipëniës, Për Nëpunësit, Mihal Grameno 1913, Nr. 7

158. Gazeta, Perlindja e Shqipëniës, Skanjet teknike, Castrensis, 1913, Nr. 8

159. Gazeta, Perlindja e Shqipëniës, Kombi e gjuha e tij, D.V 1913, Nr. 8

160. Gazeta, Perlindja e Shqipëniës, Shqipëtarë jemi, gjuhën s’e dimë!, 1913, Nr. 11

161. Gazeta, Perlindja e Shqipëniës, Skanjet teknike të z. “Castrensis” Kristo Floqi, 1913, Nr. 11

162. Gazeta, Perlindja e Shqipënieës, Fjala Mëhallë, 1913, Nr. 11

163. Gazeta, Perlindja e Shqipënieës, Krijimi i Statutit për Shqipëriën, 1913, Nr. 13

164. Gazeta, Perlindja e Shqipënieës, Pretor apo Prefet? 1913, Kristo Floqi, Nr. 14

165. Gazeta, Perlindja e Shqipënieës, Krijimi i Statutit për Shqipërriën 1913, Nr. 15

166. Gazeta, Perlindja e Shqipënieës, Komisionet ndërkombëtare për Shqipëriën, 1913,

Nr. 15

167. Gazeta, Perlindja e Shqipënieës,, Përsëri Skanjet teknike, Alekhandër Xhuvani,

1913, Nr. 17,

168. Gazeta, Perlindja e Shqipënieës, Gjyqësia në Shqipërië, 1913, Kristo Floqi, 1913,

Nr. 20

169. Gazeta, Perlindja e Shqipënieës, Princ Wied ven kondita per m’u ba princ në Shqipënië, 1913, Nr. 23

170. Gazeta, Perlindja e Shqipënieës, Princ a Rregj? Viroi, 1913, Nr. 29

Page 28: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,

292

171. Gazeta, Perlindja e Shqipënieës, Bisedim Gjuhe mbië formë t’infinitit, S. gjuka Nr. 33, fq. 4

172. Gazeta, Perlindja e Shqipënieës, Kanun i Dëmeve, Nr. 11, 1914

173. Gazeta, Perlindja e Shqipënieës, Vendimet e Kuvendit Kombëtar të Vlonës,

numra të ndryshëm

174. Gazeta, Perlindja e Shqipënieës, Kanun i Përtashëm i Administratës Qivile të

Shqipëniës, numra të ndryshëm

175. Gazeta, Perlindja e Shqipënieës, Kanun i Zhuriës, Nr. 13, 1914

176. Gazeta, Perlindja e Shqipënieës, Vlorë, Gjuha Shqipe ndër telegram n’Austrië, Nr.

19, 1914

177. Gazeta Koha, 19 maj 1923, Korçë, Veprimet pa ligj në zyrat e Shtetit, nr. 130,

Zaimaj

178. Gazeta Koha, 29 dhjetor, 1923, Kuvendi Themeltar, B.A. Meni, nr. 160

179. Gazeta Besa Shqyptare, Shkodër, Giuha e Jonë, 23 fruer 1915

180. Gazeta Populli Tiranë, 20 gusht 1923, nr 21, Nji Ligjë

181. Fletorja Zyrtare, (Sundohet me anën e Zyrës së Shtypit), Ministrija e Drejtësis

“Për përkthim ligjash”, 12 korrik 1923,

182. Gazeta Shqipëri e Re, Organ Popullor, Kombëtar, Shqiptëtar, Mi formën e

Republikës Kostancë, 8 shkurt 1925

183. Gazeta Dielli, Boston, Mass, 26 qershor, 1928, Gjon Zesi, Rishekimi i Statutit

184. Gazeta Shekulli i Ri, 18 Nënduer 1928, N. 122 Krijohet nji komision për

unifikimin e gjuhës zyrtare, fq. 1

185. Gazeta Shekulli i Ri, Bisedime Gjuhe, numra të ndryshëm, 1928

186. Gazeta Shqiptare, Hapat e pafat të Kushtetutave, Në 85 vjet janë përjetuar 8 ligje

themeltar, Prof. Aleks Luarasi, 18 shtator 1997, fq. 8

187. Gazeta Rilindja Demokratike, Pollo: Pozita të vijë në tyezë për kushtetuën, 1 mars

1998

188. Gazeta Rilindja Demokratike, ‘Komisioni Kushtetues rikthehet në Parlament, B.

Kasmi, 27 mars 1998

189. Gazeta Rilindja Demokratike, Komisioni i Venecias, shigjeta ndaj Nanos, 10 mars

1998, fq. 4

190. Revista Të drejtat e Njeriut, Diskutojmë për kushtetutën , Elezi, Ismet, Rreth

Përgatitjes së kushtetutës dhe miratimit të saj, nr. 3, Shtator 1997

191. Revista Të drejtat e Njeriut, Kushtetuta e re – detyrë parësore, Omari Luan, nr. 3,

Shtator 1997

192. Revista Të drejtat e Njeriut, Jaho Niazi, Diskutojmë për kushtetutën, Kushtetuta

dhe Gjykata Kushteutese, nr. 4, dhjetor 1997

Page 29: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,

293

193. Gazeta Panorama, Ku gaboi Komisioni i Venecias, Agron Alibali, Ermal Frashëri,

e martë, 19 maj 2009, fq. 1, 16

194. Gazeta Shqip, Kushtetuta Shqiptare dhe brishtësia e Republikës, Mentor Nazarko,

e hënë, 24 nëntor 2008, fq. 11

195. Studime Filologjike, Duro Agron, Terminologjia në ligjërimin e specializuar, fq.

71-75, Akademia e Shkencave, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, 1- 4, Tiranë,

1997

196. Studime Filologjike, Thomai Jani, Modelimi në frazeologji, fq. 43-59, Akademia

e Shkencave, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, 1-4, Tiranë, 1997

197. Gjuha Jonë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 1-2, 2000, Hëna Pasho,

Probleme të terminologjisë teknike-shkencore në gjuhën e shtypit dhe të

radiotelevizionit, fq. 41- 46

198. Gjuha Jonë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 1-2, 2003, Hëna Pasho,

Terminologjia tekniko-shkencore dhe vendi i saj në shqipen standarde, fq. 72-80

199. Perla, Revistë shkencore-kulturore, 2010/2-4, Emila Lafe, Fillimet e formimit të

terminologjisë juridike në gjuhën shqipe

Fjalorë, enciklopedi dhe gramatika

200. A concise dictionary of law, Second Edition, 1998, reprinted 1992

201. Agalliu Fatmir, Angoni Engjëll, Demiraj Shaban, Dhrimo Ali, Hysa Enver, Lafe

Emil, Likaj Ethem, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Akademia e Shkencave e

Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Vëllimi I, Morfologjia, Botim i

tretë, Tiranë, 2002

202. Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Fjalor Enciklopedik Shqiptar, vëllimi I-III,

Tiranë 2009

203. Black’s Law Dictionary, Third Edition, Bryan A. Garner, West Publishing Co. 2006

204. Celiku Mehmet, Domi Mahir, Floqi Spiro, Mansaku Seit, Përnaska Remzi, Prifti

Stefan, Totoni Minella, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Akademia e Shkencave e

Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Vëllimi II, Sintaksa, Botim i tretë,

Tiranë, 2002

205. Enciklopedia e Shqipërisë, 2008

206. Encyclopedia Americana, US Constitution Bicentennial Commemorative Edition,

Volume 7, Grolier Incorporated, International Headquarters: Danbury,

Connecticut, 1987

207. Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe, Tiranë, 1980

208. Fjalor i Shqipes së Sotme, Botimet Toena, Tiranë 2002, Botim i dytë i ripunuar

209. The World Book Encyclopedia, Volume 4 CI-CZ, World Book, Inc.Chicago,

London, Sydney, Toronto 1994

210. W.J. Stewart, Collins Ditionary Law, Second Edition, 2001

Page 30: Gjuha dhe terminologjia juridike e kushtetutave · Republikës Shqiptare, 1925, Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, 1928, Statuti i Republikës Popullore të Shqipë risë,

294

Faqe interneti

211. http://aktualitetijuridik.blogspot.com/

212. http://www.voxeu.org/article/language-matters-gender-grammar-and-observed-

gender-discrimination

213. http://shenja.mk/index.php/gjuhesi/11371-grate-ne-gjuhe.html

214. http://www.panorama.com.al/2012/07/15/aleksander-meksi-akti-i-pavaresise-u-

firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra/

215. http://www.parlament.al/web/Historiku_5995_1.php

216. http://www.shkenca.org/pdf/gjuhe/fjala_shqipe.pdf

217. http://www.economist.com/news/international/21589454-countries-change-their-

constitutions-often-theres-app-mix-and-match

218. http://gazetatelegraf.com/11-janari-1946-nje-date-e-shquar-historike-qe-i-dha-

fund-monarkise-ne-shqiperi/

219. http://www.archives.gov/exhibits/charters/constitution.html’

220. http://www.history.com/topics/constitution

221. http://gazetatelegraf.com/fehmi-abdiu-rishikimi-i-kushtetutes-te-jete-

gjitheperfshires-konsensual-dhe-i-planifikuar-mire/

222. http://juridiksi.e-monsite.com/faqe/e-drejta-administrative/gjuha-normative-te-

metodologjia-e-shkrimit-ligjor.html

223. http://www.revistajava.al/kryesore/2014224/aurela-anastasi-kushtetuten-se-

ndryshon-vetem-klasa-politike

224. http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/05/18/kreu-i-shtetit-ne-historine-e-shqiperise-100-

vjecare/