hipoteka

13
Hipoteka dhe shuarja e saj..!! Punoi:Ina Serani,Kevin Halil

Upload: inna-serani

Post on 26-Jun-2015

173 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: Hipoteka

Hipoteka dhe shuarja e saj..!!

Punoi:Ina Serani,Kevin Halil

Page 2: Hipoteka

Nenceshtjet• Hipoteka• Sendet e hipotekueshme• Llojet e hipotekave Hipoteka ligjore Hipoteka gjyqësore Hipoteka mbi sendet e ardhshme• Shtrirja e hipotekës• Vendi i regjistrimit• Efektet e pasaktësive të aktit• Efektet e hipotekës• Zbritja e hipotekës• Shuarja e hipotekës

Page 3: Hipoteka

Përkufizimi i hipotekës

•Hipoteka është një e drejtë

reale që vihet mbi pasurinë e debitorit ose të një të treti, në dobi të kreditorit, për të siguruar përmbushjen e një detyrimi.

Page 4: Hipoteka

Sendet e hipotekueshme

Janë të hipotekueshme:Sendet e paluajtshme.

Uzufruktet e këtyre sendeve përveç uzufruktit ligjor të prindërve, si dhe të drejtat enfiteotike mbi këto sende.

Page 5: Hipoteka

Llojet e hipotekave

Hipoteka ligjoreKanë hipotekë në bazë të ligjit:

a) shitësi e çdo tjetërsues tjetër mbi sendet e paluajtshme të tjetërsuara për pëmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga tjetërsimi;b) bashkëtrashëgimtarët, anëtarët e shoqërive me aktivitet ekonomik e bashkëpjesëtarët e tjerë mbi sendet e paluajtshme të përbashkëta, në pjesët që u kanë takuar atyre për pagimin e shumave të caktuara për barazimin dhe plotësimin e pjesëve.

Hipoteka gjyqësoreVendimi i gjykatës për pagimin e një shume parash, për përmbushjen e detyrimeve të

vlerësuara apo për shpërblimin e dëmeve që do të rrjedhin më pas, përbën titull për vënien e hipotekës tek pasuria e debitorit.Hipotekë mund të vihet edhe në bazë të një vendimi arbitrazhi që përbën titull ekzekutiv.

Hipoteka mbi sendet e ardhshme

Hipoteka mbi një send të ardhshëm, mund të regjistrohet vetëm kur të ekzistojë sendi.

Page 6: Hipoteka

Shtrirja e hipotekës•Hipoteka siguron kredinë për aq sa kjo do të jetë në

kohën e shlyerjes së saj, duke përfshirë edhe kamatat, shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga vonesa e ekzekutimit, si dhe shpenzimet e bëra për nxjerrjen e kredisë.

• Hipoteka e vënë mbi pjesën e vet nga njëri prej pjesëtarëve në bashkëpronësi sjell efekt në lidhje me atë send ose me atë pjesë të sendit që do t’i jepet atij pas ndarjes.Në qoftë se gjatë ndarjes njërit pjesëtar i jepet një send tjetër dhe i pahipotekuar prej tij, hipoteka kalon mbi këtë send me të njëjtën shkallë regjistrimi sikurse origjinali dhe brenda kufijve të vleftës së sendit të hipotekuar më përpara, me kusht që hipoteka të regjistrohet përsëri brenda 90 ditëve nga regjistrimi i së njëjtës ndarje.

Page 7: Hipoteka

Vendi i regjistrimit

• Hipoteka regjistrohet në zyrën e regjistrimit të pasurisë të paluajtshme të vendit ku ndodhet kjo pasuri.

• Detyrimet që rrjedhin nga titujt me urdhër

ose tek prurësi mund të garantohen me hipotekë.

Page 8: Hipoteka

Efektet e pasaktësive të aktit

•Hipoteka është e pavlefshme, kur në kontratën e hipotekës, ose në aktin bazë për vënien e hipotekës, apo në kërkesën për vënien e saj, në bazë të ligjit, ka pasaktësi për personin e kreditorit, të debitorit, të pronarit të sendit të lënë në hipotekë, për vetë sendin ose për shumën e kredisë të siguruar me hipotekë.

Page 9: Hipoteka

Efektet e hipotekës• Regjistrimi i hipotekës ka efekt për një periudhë prej 20 vjetësh nga

data e kryerjes së tij. Efekti pushon në qoftë se nuk përtërihet përpara mbarimit të këtij afati. Pas mbarimit të afatit të treguar më sipër, kreditori mund të kryejë një regjistrim të ri, por në këtë rast hipoteka zë radhë dhe ka efekt kundrejt palëve të treta sipas datës së regjistrimit të ri.

• Kalimi i kredisë së siguruar me hipotekë një personi tjetër dhe vënia e sekuestros mbi këtë kredi ka efekt pasi të jetë bërë shënimi përkatës në regjistrimin e hipotekës.

• Në qoftë se kreditori që ka hipotekë mbi një ose më shumë prona del i dëmtuar për shkak se me çmimin e tyre është paguar tërësisht ose pjesërisht një kreditor i mëparshëm, hipoteka e të cilit shtrihej mbi prona të tjera të të njëjtit debitor, mund të nënvendësohet në hipotekën e regjistruar në favor të kreditorit të paguar, me qëllim që të ushtrojë padinë hipotekore mbi ato prona, duke u parapëlqyer ndaj kreditorëve të tjerë që vijnë pas tij në regjistrim. Po këtë të drejtë kanë edhe kreditorët që dëmtohen për shkak të nënvendësimit të sipërpërmendur.

Page 10: Hipoteka

Zbritja e hipotekës• Zbritja e hipotekave bëhet duke e kufizuar vetëm

në një pjesë të pasurisë së treguar në regjistrim ose duke pakësuar shumën për të cilën është vënë regjistrimi.

• Kërkesa për zbritjen e hipotekave sipas nenit nuk pranohet, në qoftë se sasia e pasurisë apo shuma ka qenë caktuar me marrëveshje ose me vendim gjykate.Megjithatë, kur janë bërë pagesa të pjesshme, që shuajnë të paktën një të pestën e detyrimit fillestar, mund të kërkohet një pakësim përpjesëtimor i shumës.Kur është vënë hipotekë mbi një ndërtesë, hipotekuesi që pas regjistrimit ka bërë mbindërtime, mund të kërkojë që hipoteka të pakësohet, në mënyrë që mbindërtimet të përjashtohen.

Page 11: Hipoteka

Shuarja e hipotekës

• Hipoteka shuhet:a) me shuarjen e detyrimit;b) me humbjen e sendit të lënë në hipotekë, duke respektuar të drejtat e parashikuara prej nenit 536 të këtij Kodi;c) me heqjen dorë të kreditorit;ç) me pagimin e çmimit të shitjes me anë të ekzekutimit të detyrueshëm, kreditorëve të siguruar me hipotekë, sipas radhës së regjistrimit të tyre;d) me kalimin e afatit për të cilin ishte kufizuar hipoteka.

Page 12: Hipoteka

Fshirja e regjistrimit të hipotekës

• Regjistrimi i hipotekës fshihet:a) me pëlqimin e kreditorit të dhënë me akt-noterial;b) me vendim të formës së prerë të gjykatës që urdhëron fshirjen.

• Fshirja e regjistrimit shuan hipotekën. Kur shkaku i shuarjes së detyrimit deklarohet i pavlefshëm, hipoteka lind dhe regjistrohet përsëri, por regjistrimi merr numër rendor të ri.

Page 13: Hipoteka

Fund