hyrje - katedra-htta. · pdf fileterrorizmi dhuna ndaj të dobëtit rezistenca ndaj...

12
Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 14 1/14/2018 1 HISTORIA E ARTIT LEKSIONI 14: ARTI BASHKËKOHOR ARTI PAS VITIT 1950 Prof. Florina Jerliu E Hënë: 12.00-15.00 ARTI PAS VITIT 1950 Çfarë është arti? një objekt, një ide, apo është një kombinim i të dyjave? artistët riformuluan dhe reimagjinuan artin: forma, përmbajtje, ide dhe agjenda rrënjësisht të reja. Adresohen çështje gjithnjë e më komplekse sociale dhe politike për të cilat nuk ka përgjigje të drejtë apo të gabuar: ASAMBLAZHI Pjesa më e madhe e kësaj arti është i vështirë të shikohet / kuptohet! Mund të mos e pëlqejmë në fillim, por sapo të mësojmë diçka rreth tij, pajtohemi se ka fuqi ndikuese! vdekja kolonializmi terrorizmi dhuna ndaj të dobëtit rezistenca ndaj pushtetit gjinia raca etnia orientimi seksual fenja klasa Rauschenberg. KANJONI. 1959. Vaj, laps, letër, metal, fotografi, pëlhurë, dru në kanavacë, butona plus , pasqyrë, shqiponjë E mbushur, jastëk I lidhur në litar dhe një tub ngjyre artistët thyen format fizike dhe kuptimet e artit së bashku me dallimin midis pikturës dhe skulpturës, si dhe artit të lartë dhe të ulët. Robert Rauschenberg - bëri një seri objektesh që i emërtoi combines(kombinime të pikturës dhe skulpturës duke përdorur materiale jo tradicionale të artit). Kanioni është i dendur me referenca kulturore sa që është e pamundur të gjendet një kuptim i vetëm dhe i unifikuar. ARTI PAS VITIT 1950 ASAMBLAZHI

Upload: vanthuy

Post on 06-Feb-2018

240 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: HYRJE - katedra-htta.  · PDF fileterrorizmi dhuna ndaj të dobëtit rezistenca ndaj pushtetit gjinia raca etnia orientimi seksual fenja klasa Rauschenberg. KANJONI. 1959

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 14

1/14/2018

1

HISTORIA E ARTIT LEKSIONI 14:

ARTI BASHKËKOHOR

ARTI PAS VITIT 1950

Prof. Florina Jerliu E Hënë: 12.00-15.00

ARTI PAS VITIT 1950

• Çfarë është arti? një objekt, një ide, apo është një kombinim i të dyjave?

• artistët riformuluan dhe reimagjinuan artin: forma, përmbajtje, ide dhe agjenda rrënjësisht të reja.

• Adresohen çështje gjithnjë e më komplekse sociale dhe politike për të cilat nuk ka përgjigje të drejtë apo të gabuar:

ASAMBLAZHI

• Pjesa më e madhe e kësaj arti është i vështirë të shikohet / kuptohet!

• Mund të mos e pëlqejmë në fillim, por sapo të mësojmë diçka rreth tij, pajtohemi se ka fuqi ndikuese!

vdekja kolonializmi terrorizmi dhuna ndaj të dobëtit rezistenca ndaj pushtetit

gjinia raca

etnia orientimi seksual

fenja klasa

Rauschenberg. KANJONI. 1959. Vaj, laps, letër, metal, fotografi, pëlhurë, dru në kanavacë, butona plus , pasqyrë, shqiponjë E mbushur, jastëk I lidhur në litar dhe një tub ngjyre

artistët thyen format fizike dhe kuptimet e artit së bashku me dallimin midis pikturës dhe skulpturës, si dhe artit të lartë dhe të ulët.

Robert Rauschenberg - bëri një seri objektesh që i emërtoi “combines” (kombinime të pikturës dhe skulpturës duke përdorur materiale jo tradicionale të artit). Kanioni është i dendur me referenca kulturore sa që është e pamundur të gjendet një kuptim i vetëm dhe i unifikuar.

ARTI PAS VITIT 1950 ASAMBLAZHI

Page 2: HYRJE - katedra-htta.  · PDF fileterrorizmi dhuna ndaj të dobëtit rezistenca ndaj pushtetit gjinia raca etnia orientimi seksual fenja klasa Rauschenberg. KANJONI. 1959

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 14

1/14/2018

2

procesi artistik është aq i rëndësishëm sa objekti i përfunduar;

artistët zëvendësuan materialet tradicionale të artit me veprime, lëvizje dhe gjeste

edhe pse shpesh fotografohet apo filmohet, është art kalimtar (efemer).

Shozo Shimamoto NGJYRA TË HEDHURA 1956. Ngjarja në Ekspozitën e dytë të Gutai, Tokio.

Artisti çon një hap më tej teknikën e pikturës gjesturiale të Pollock-ut, sugjeron se vepra e artit ndodhet vetëm në performimin e një pikture dhe jo në objektin e prodhuar.

ARTI PAS VITIT 1950 NGJARJET & ARTI PERFORMATIV

Allan Kaprow. OBORRI (1961) Pamja e gomave në oborrin e Galerisë së Martha Jackson, Nju Jork.

Kaprow mbushi hapësirën me goma të përdorura, letër tar dhe fuçi, dhe u kërkoi shikuesve që të ecin nëpër to, për të përjetuar erën dhe prezencën fizike të gomës dhe katranit nga afër, të rikonceptualizuara (të hequra nga një kontekst dhe të vendosura në një kontekst të ri për të krijuar kuptim i ri) në hapësirën e galerisë së artit.

ARTI PAS VITIT 1950 NGJARJET & ARTI PERFORMATIV

Fotografia shërbeu si një mjet i rëndësishëm për dokumentimin e artit të Performancës në vitet 1950, por ishte gjithashtu një medium i rëndësishëm më vete

udhëtarët e bardhë të ulur në frontin e autobusit, ndërsa afrikanët amerikanë në anën e pasme, siç kërkohej me ligj në atë kohë. Përbërja e imazhit (simetria drejtkëndore e kornizave të dritareve dhe izolimi i figurave në to) nënvizon vizualisht ndarjen racore dhe tjetërsimin urban.

ARTI PAS VITIT 1950 FOTOGRAFIA

Robert Frank. TROLLEY, NEW ORLEANS (1955-1956). shtyp xhelatinë-argjendi

Page 3: HYRJE - katedra-htta.  · PDF fileterrorizmi dhuna ndaj të dobëtit rezistenca ndaj pushtetit gjinia raca etnia orientimi seksual fenja klasa Rauschenberg. KANJONI. 1959

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 14

1/14/2018

3

kritikon fiksimin & superficialitetin e shtëpisë /personit të përsosur të projektuar në kulturën e re popullore - të nxitur nga mediat masive.

ARTI PAS VITIT 1950 POP ARTI

HAMILTON (Londër, 1950) bëri kolazhe të imazheve të nxjerra nga reklamat për të krijuar një vizion të një bote të pandërgjegjshme të konsumit të tepëruar.

Richard Hamilton. PO ÇFARË ËSHTË AJO QË E BËN SHTËPINË E SOTME AQ TË NDRYSHME, AQ TËRHEQËSE? 1955. Kolazh

dy figura të emërtuara Adami dhe Eva në një mjedis banimi - tundimet janë ato të kulturës së konsumuesit - rikrijim i Kopshtit të Edenit duke mbushur shtëpinë e tyre me produktet më të reja

ANDY WARHOL (USA, vitet 1960) – punoi në mediume të ndryshme artistike; argumentoi se arti dikur kërkonte mendim dhe kuptim, ndërsa kultura e reklamave dhe e yjeve kërkonte vetëm vëmendjen e menjëhershme

Diptilkju i aktores Mailyn Monroe ngjall konotacion fetar.

ARTI PAS VITIT 1950

Andy Warhol DIPTIKU I MARILYN. 1962. Vaj, akrilik, shtresë emajli

POP ARTI

MINIMALIZMI - ABC Arti & Strukturat Primare. Strukturat drejtkëndëshe, shpesh të fabrikuara me materiale industriale si Plexiglas, ndriçimi fluoreshent, çeliku dhe pasqyra –refuzon gjestin dhe emocionet e investuara në objektin e skulpturuar me dorë dhe materiale tradicionale.

i ofron shikuesit një sërë faktesh vizuale të qarta dhe të pavarura, duke vendosur qartësinë konceptuale dhe perfeksionin fizik të artit të tij kundrejt kompleksitetit të çrregullt të botës reale

Don Judd UNTITLED 1967. Llak në hekur të galvanizuar

DEMATERIALIZIMI I OBJEKTIT TË ARTIT

ARTI KONCEPTUAL & PERFORMATIV - Zgjatim logjik i Minimalizmit: “ideja dhe forma e artit janë të ndashme”

Joseph Kosuth. NJË DHE TRE KARRIGE 1965.

demonstron pamundësinë e përfaqësimit të saktë dhe të komunikimit të një ideje, duke na lënë me pyetjen: Cila është karrika e vërtetë?

ARTI NË VITET 1960

Page 4: HYRJE - katedra-htta.  · PDF fileterrorizmi dhuna ndaj të dobëtit rezistenca ndaj pushtetit gjinia raca etnia orientimi seksual fenja klasa Rauschenberg. KANJONI. 1959

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 14

1/14/2018

4

PROCES ARTI – Nga fillimi i viteve 1970 disa artistë refuzuan të eliminonin kuptimin personal nga puna e tyre: në kundërshtim me Minimalizmin, eksploruan fizikalitetin, personalitetin e edhe sensualitetin e procesit të artit.

HESSE. “Nëse mund ta emëroj përmbajtjen [e artit tim], kjo është absurditeti i përgjithshëm i jetës.” ROPE PIECE ka të bëjë me instabilitetin; vepra merr forma të ndryshme çdo herë që instalohet. Hesse përqafoi jostabilitetin, irracionalitetin dhe fuqinë emocionale të artit.

Eva Hesse ROPE PIECE 1969-1970. Latex mbi litar, penj dhe tel.

DEMATERIALIZIMI I OBJEKTIT TË ARTIT ARTI NË VITET 1970

1960-tat: DEMATERIALIZIMI I OBJEKTIT TË ARTIT FEMINIZMI & ARTI

Miriam Schapiro SHFAQJA PERSONALE #3. 1973. Akrilik dhe pëlhurë në kanvas

Ana Mendieta UNTITLED, NGA SERIA E DRURIT TË JETËS. 1977. fotografi kolor

Ideja e artit feminist u zhvillua përkrah lëvizjes çlirimtare të grave në vitet 1960. U sfidua një nga konventat më të mëdha të pashprehura të historisë së artit: se arti i madh mund të bëhej vetëm nga burrat! Feministët gjithashtu sulmuan hierarkinë tradicionale perëndimore që vendosën artet (piktura, skulptura, arkitektura) në nivel arritjesh më të larta se zanatet (qeramika, tekstilet, bizhuteri). Kështu, arti feminist i hershëm priret të përqafojë mediat artizanale.

Robert Smithson SPIRAL JETTY. 1970. Baltë, kristale kripe e shkrirë, shkëmbinj dhe ujë, Great Salt Lake, Utah.

1960-tat: DEMATERIALIZIMI I OBJEKTIT TË ARTIT VEPRA DHEU & SKULPTURA TË LIDHURA PËR LOKACIONIN

Për Smithsonin, Great Salt Lake përfaqësonte njëkoësisht një oqean të lashtë që kultivonte jetën dhe një det të vdekur që e vrau atë.

Page 5: HYRJE - katedra-htta.  · PDF fileterrorizmi dhuna ndaj të dobëtit rezistenca ndaj pushtetit gjinia raca etnia orientimi seksual fenja klasa Rauschenberg. KANJONI. 1959

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 14

1/14/2018

5

Ky projekt mori 26 vjet për tu realizuar; artistët luftuan rrugët e burokracive; përfundimisht instaluan 7,503 panele najloni ngjyrë shafrani në portat përgjatë rrugës në Central Park. Instalimi zgjati vetëm 16 ditë.

Christo & Jeanne-Claude. PORTAT, CENTRAL PARK, N.Y. 1979 - 2005

1960-tat: DEMATERIALIZIMI I OBJEKTIT TË ARTIT VEPRA DHEU & SKULPTURA TË LIDHURA PËR LOKACIONIN

Bënë vepra politike dhe intervencioniste, duke komentuar shpesh mbi kapitalizmin dhe kulturën e konsumatorit duke i mbështjellë/paketuar ndërtesat ose hapësirat në pëlhurë.

Stili Ndërkombëtar i pasluftës: metodat efikase të ndërtimit dhe të përdorimit të materialeve, mundësuan hapësira të mëdha zyrash në ndërtesa që zënë sipërfaqe të vogël toke – pra, ndërtesa që ishin gjithashtu ekonomike - sinonim me korporatë moderne. Megjithëse u kritikua si arkitekturë ”kuti xhami”, Mies e mbrojti: “LESS IS MORE”

ARKITEKTURA MODERNE NË MESIN E SHEK. XX

Ludwig Mies van der Rohe & Philip Johnson. NDËRTESA SEAGRAM, N.Y. 1954-1958.

Frank Lloyd Wright. SOLOMON R. MUZEU GUGGENHEIM, N.Y. 1943-19

ARKITEKTURA POSTMODERNE – VITET 1970

Robert Venturi. SHTËPIA E VANNA VENTURI Pensilvani 1961 -1964.

i referohet disa ndërtesave të mëparshme: Porta Pia e Michelangelos në Romë dhe një shtëpi aty pranë e projektuar nga mentori i Venturit, Louis Kahn.

Në vitet 1970, arkitektët largohen nga Stili Ndërkombëtar dhe rivendosin referenca nga stilet e kaluara. VENTURI – autor i librit “Complexity and Contradiction in Architecture” (1966) - i bëri paroditi aforizmit të Mies, “LESS IS MORE” me thënien e tij, “LESS IS A BORE”. Ai argumentoi se Mies dhe arkitektët tjerë modernistë kishin injoruar nevojat njerëzore në kërkimin e tyre për uniformitetin dhe sterilitetin dhe se Postmodernizmi duhet të trajtojë kompleksitetin, kontradiktën dhe heterogjenitetin e arkitekturës së qytetit modern.

Page 6: HYRJE - katedra-htta.  · PDF fileterrorizmi dhuna ndaj të dobëtit rezistenca ndaj pushtetit gjinia raca etnia orientimi seksual fenja klasa Rauschenberg. KANJONI. 1959

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 14

1/14/2018

6

Arkitektura dhe praktika arkitektonike u transformuan nga programet kompjuterike CAD dhe grafika 3D: u mundësuan arkitektëve të eksperimentonin mënyra të reja të përdorimit të teknologjive dhe materialeve të avancuara të ndërtimit, si dhe të imagjinonin mënyra të reja të kompozimit të masës së ndërtesës. High-tech karakterizohet nga një përdorim spektakolar i teknologjive, materialeve, pajisjeve dhe komponentëve të reja, si dhe shpesh nga shfaqja e dukshme e sistemeve (psh. tubat e ngrohjes)

Norman Foster BANKA HONG KONG & SHANGHAI, Hong Kong. 1986.

ARKITEKTURA - “HIGH –TECH” - VITET 1980-1990

Një arkitekturë më e bazuar në teori sesa High-Tech-u Arkitektët dekonstruktivistë ikin qëllimisht nga parimet tradiciolane si harmonia, uniteti dhe stabiliteti - për të krijuar dizajne jashtëqendrore (decentrike), të shtrembëruara dhe të përdredhura, që shpesh kombinohen me parimet e Dekonstruksionit të filozofit francez Jacques Derrida: se asnjë tekst i shkruar nuk posedon një kuptim të vetëm dhe të brendshëm; se kuptimi është gjithmonë ndërtekstual (intertextual), prandaj, një produkt i një marrëdhënieje të një teksti me tekste të tjera Arkitektura dekonstruktiviste është gjithashtu intertekstuale, sepse luan me domethënie duke përzier karakteristikat, format dhe kontekstet e ndryshme arkitekturale ; ajo është jashtëqendrore në shpërndarjen/difuzionin e saj, si dhe në jostabilitetin e perceptuar të kuptimit dhe formës së saj.

ARKITEKTURA DEKONSTRUKTIVISTE - SHFAQET NË FILLIM TË VITEVE 1990

Frank O. Gehry GUGGENHEIM MUSEUM Bilbao, Spain. 1993-1997

ARTI POSTMODERN SHFAQET NË FILLIM TË VITEVE 1990

• Postmodernizmi ndoshta është më shumë një strategji e të bërë art sesa një stil: shfaqjet e tij janë të shumta dhe të ndryshme;

• Artistët Postmodern braktisin seriozitetin e Modernizmit, duke krijuar imazhe vizuele interesante, të çrregullta, ndonjëherë të kundërta dhe shpesh imazhe politike që tallin rregullat e artit modern;

• Ata i përvetësojnë imazhet nga arti i lartë dhe poashtu nga burimet popullore, i rivendosin dhe rikontekstualizojnë ato.

Page 7: HYRJE - katedra-htta.  · PDF fileterrorizmi dhuna ndaj të dobëtit rezistenca ndaj pushtetit gjinia raca etnia orientimi seksual fenja klasa Rauschenberg. KANJONI. 1959

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 14

1/14/2018

7

NEO-EKSPRESIONIZMI - një nga shprehjet e para ndërkombëtare të Postmodernizmit

homazh dhe kritikë për artin e Ekspresionistëve gjermanë të viteve 1930, që u ndalua nga nazistët, gjithashtu, në peizazhin e djegur dhe të shterur Kiefer portretizon ndikimin shkatërrues të luftës në Brandenburg Heath (afër Berlinit)

Anselm Kiefer. HEATH OF THE BRANDENBURG MARCH . 1974. Vaj, akrilik dhe llak

POSTMODERNIZMI PIKTURA

Kjo seri përmban kopje të pikturuara me përmasa të gjalla të fotografive të gazetave bardh-e-zi të trupave të tre anëtarëve të grupit terrorist të fraksionit të Ushtrisë së Kuqe, të cilët u gjetën të vdekur në qelitë e burgut të tyre në vitin 1977, ndoshta të vetëvrarë.

Gerhard Richter. NJERIU U VRARË (1) ERSCHOSSENER (1) NGA 18 TETORI 1977 1988. Vaj në pëhurë

POSTMODERNIZMI Piktura Postmoderne mori shumë forma tjera përveç Neo-Expressionizmit. RICHTER. Një nga artistët më të sofistikuar Postmodern: hodhi poshtë idenë e një stili të vetëm në art, duke argumentuar se çdo përmbajtje e pikturës duhet të përcaktojë formën e saj.

PIKTURA

KRUGER. Krijon një poentë edhe më të fuqishme se si shikohen gratë. Stili i saj është imazhi fotografik bardhë-e-zi me ngjyrë të kuqe (printim me tre ngjyra) që përdoret në reklamat e lira. Në këtë fotografi, ajo personalizon marrëdhënien midis shikuesit dhe shikuesve, duke iu drejtuar shikuesit me përemër personal.

POSTMODERNIZMI GJINIA

Barbara Kruger . UNTITLED (VËSHTRIMI YT NDIKON NË ANËN E FYTYRËS SIME) 1981. Fotografi, kornizë e pikturuar me të kuqe

Page 8: HYRJE - katedra-htta.  · PDF fileterrorizmi dhuna ndaj të dobëtit rezistenca ndaj pushtetit gjinia raca etnia orientimi seksual fenja klasa Rauschenberg. KANJONI. 1959

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 14

1/14/2018

8

Përkushtim ndaj trashëgimisë meksikane-amerikane. "Muri i Madh i Los Anxhelosit" ishte një përpjekje bashkëpunuese që përfshinte shumë artistë profesionistë dhe qindra të rinj. Ky detaj përshkruan banorët e një lagjeje meksikane-amerikane që protestonin kundër ndarjes së lagjes së tyre nga një autostradë e re.

Judi th F. Baca. NDARJA E BARRIOS. DETAJ NGA MURI I MADH I LOS ANGELES. (1976-1983).

POSTMODERNIZMI RACA, ETNICITETI

me një referencë të mprehtë ndaj Duchamp, hyjnizon objektet shtëpiake. Këtu, një përqafim i frikshëm midis Panterës Pink dhe një “pin-up”-i kopertinash. Kjo skulpturë është gati e madhësisë reale dhe e bërë nga porcelani, dmth. ka sipërfaqe të shkëlqyeshme.

Jeff Koons. PINK PANTHER (1988). Porcelan

POSTMODERNIZMI SKULPTURA – më në fund, në vitet 1980 disa skulptorë u përfshinë në polemika rreth natyrës dhe qëllimit të skulpturës.

Richard Serra. HARKU I ANUAR (TILTED ARC ). 1981-1989. Federal Plaza

Vepra ngriti disa pyetje të rëndësishme në lidhje me të drejtat dhe përgjegjësitë e artistëve, si dhe detyrimet e atyre që financojnë artin e tillë.

Imazhe narrative, qëllimisht të destinuara për të shqetësuar, provokuar dhe ofenduar shikuesit. Robert Mapplethorpe (SHBA) ballafaqoi audiencën me seksualitetin e hapur homoseksual; Damien Hirst (Britani e Madhe) njollos mbetjet mortore të kafshëve shtëpiake ndërsa Chris Ofili krijoi një Madonë të krishterë racionalisht dhe kulturalisht hibride. Rrjedhja shoqërore dhe politike që rezultoi shkaktoi Luftërat e Kulturës.

VITET 1990: ARTI, AKTIVIZMI & KONTRADIKTA LUFTËRAT E KULTURËS

Damien Hirst . NËNA DHE FËMIJA NDAHEN 1 993.

Chris Ofili. VIRGJËRESHA E SHENJTË MARI. 1996. Letër kolazh, bojë vaji, xixa, rrëshirë poliesteri, gjilpëra hartash, dhe pleh elefant në pëlhurë liri

Page 9: HYRJE - katedra-htta.  · PDF fileterrorizmi dhuna ndaj të dobëtit rezistenca ndaj pushtetit gjinia raca etnia orientimi seksual fenja klasa Rauschenberg. KANJONI. 1959

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 14

1/14/2018

9

Artisti vendosi në katin e galerisë një pirg letre ngjyrë kaltër të zbehtë dhe ftoi vizitorët të merrnin një fletë ndërsa po ecnin. Me kalimin e ditëve të ekspozitës, pirgu i letrës gradualisht u zvogëlua - një alegori prekëse e zhdukjes së ngadaltë të trupit dhe mendjes së dashnorit të artistit që po vdiste nga AIDS. Vetë artisti vdiq nga AIDS në vitin 1996.

Felix Gonzalez-Torres. UNTITLED (LOVERBOY). 1990. Letër e kaltër, kopje pa fund

VITET 1990: ARTI, AKTIVIZMI & KONTRADIKTA ARTI AKTIVIST

Kiki Smith. UNTITLED. 1990. Figura dylli bletësh me dyll mikrokristalin në mbajtëse metalike

Smith humbi motrën nga AIDS; shqyrton trupin, funksionet trupore dhe humbjen e kontrollit fizik si përvojë e vdekjes në ardhje

Shqyrton çështjet e identitetit të kontestuar dhe luftën e identitetit të popujve post-kolonialë

Heton disonancën e prodhuar nga (mos)komunikimi trans-nacional midis kolonizatorëve dhe të post-kolonizuarve.

Shirin Neshat. HESHTJA REBELE. 1994. Shtyp RC bardhë-e-zi dhe bojë

Seria e fotografive “Gratë e Allahut” hulumton se si gratë iraniane janë stereotipizuar nga Perëndimi. Fotografja e Neshat kërkon që të ballafaqohemi me paragjykimet tona ndërkohë që ngrit edhe pyetjen rreth fuqisë së grave dhe feminizmin në Iranin bashkëkohor.

VITET 1990: ARTI, AKTIVIZMI & KONTRADIKTA DISKURSI POSTKOLONIAL

Zhvillimi i shpejtë dhe disponueshmëria e video- kamerave krijoi një medium të ri për artistët. Video Arti u përhap më tej me shpërthimin e imazheve digjitale dhe vizuale. Prodhimi digjital dhe inovacionet në projektimin e video imazheve dhe DVD-ve në ekranet e mëdha (ose në çdo sipërfaqe) e kanë transformuar mënyrën dhe vendin e të projektuarit të Video Artit dhe në një farë mënyre, edhe subjektin e Video Artit.

VITET 1990: ARTI, AKTIVIZMI & KONTRADIKTA VIDEO & FILIMI

Nam June Paik. Autostrada elektronike : SHBA Kontinentale. 1995. Video-instalim 47 kanalesh me qark të mbyllur, me 313 monitorë, neon, strukturë çeliku, ngjyrë dhe Zë. (Holly Solomon Gallery, N.Y.)

Page 10: HYRJE - katedra-htta.  · PDF fileterrorizmi dhuna ndaj të dobëtit rezistenca ndaj pushtetit gjinia raca etnia orientimi seksual fenja klasa Rauschenberg. KANJONI. 1959

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 14

1/14/2018

10

Deri vonë, të vetmet forume ndërkombëtare të artit ishin Bienalja e Venedikut (themeluar më 1903) dhe Documenta, në Kassel të Gjermaninë Perëndimore (themeluar më 1955); Sot ka të paktën 30 bienale ndërkombëtare dhe shumë panaire të artit në mbarë botën; Interneti ka mundësuar qasje vizuale në art në nivel global; sot gjejmë informacion mbi praktikisht çdo art të ekspozuar, si dhe shumë gjëra që nuk ekspozohen; Arti në mileniumin e ri shkon në disa drejtime njëkohësisht (vështirë për t'u klasifikuar dhe analizuar) duke zhvendosur dhe rikujtuar perspektiva dhe çështje të një diskursi gjithnjë e më të komplikuar global / çështje globale, si:

• identitetet kombëtare, • identitetet etnike ose racore, • identitetet koloniale dhe postkoloniale, • të drejtat e njeriut, • ekonomia globale, • mjediset politike dhe natyrore, • ndarja në rritje midis kombeve të pasura dhe të varfëra të botës, • ndryshimet teknologjike në çdo aspekt të jetës sonë

GLOBALIZMI ARTI NË MILENIUMIN E RI

STUDIO CRAFTS. skulpturat janë teknologjikisht inovative dhe eksperimentale.

Dale Chihuly . DIELLI. 2008 Kopshti Botanik Desert , Phoenix, Arizona. Instaluar 22 Nëntor 2008 - 31 Maj 2009.

GLOBALIZMI - ARTI & TEKNOLOGJIA

një skulpturë komplekse qelqi që u bë me teknikat më të fundit të përpunimit të qelqit; tregon interesin e artistit për format natyrore dhe energjitë globale. Skulpturat e Chihuly sugjerojnë lidhje më të thellë me natyrën dhe ndërgjegjësim për ambientalizmin global.

GLOBALIZMI - ARTI & TEKNOLOGJIA

FOTOGRAFIA DIGJITALE PAS VITIT 2000. Jeff Wall (l. 1946) përdor fotografi digjitale multiple dhe pamje të përpunuara të skenës për të krijuar rrëfime komplekse fotografike që ai i konsideron analoge me pikturat e historisë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. I kombinon ato digjitalisht për të krijuar një transparencë përfundimtare.

Jeff Wall. SIPAS NJERIUT TË PADUKSHËM NGA RALPH ELLISON, PARATHËNIE (1999-2001).

Page 11: HYRJE - katedra-htta.  · PDF fileterrorizmi dhuna ndaj të dobëtit rezistenca ndaj pushtetit gjinia raca etnia orientimi seksual fenja klasa Rauschenberg. KANJONI. 1959

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 14

1/14/2018

11

TONY OURSLER. MULTIPLEXED. 2008. Fiberglass

GLOBALIZMI - ARTI & TEKNOLOGJIA

INSTALACIONI. Tony Oursler në vitin 2009 ngre çështje rreth mënyrës se si një amerikan e ndërton identitetin e tij/saj në epokën dixhitale. Një përditësim i mençur i kritikës së Pop Artit mbi shoqërinë e konsumit (si: Warhol)

Barney dhe gruaja leopard shndërrohen në Masonë (treguar këtu në kostum të modifikuar masonik). I gjithë cikli filmik trajton krizën e identitetit të përjetuar nga artistë heteroseksualë të bardhë, të klasës së mesme në Amerikë, në një epokë të dominuar nga politikat e identitetit.

Matthew Barney. CREMASTER 3: MAHABYN 2002.

GLOBALIZMI - ARTI & TEKNOLOGJIA

ARTI & IDENTIETET. Artistët hulumtojnë identitetin e tyre individual dhe grupor, duke rrënuar dallimet tradicionale midis mediumeve dhe mesazheve në proces, si dhe duke shpërbërë kufijtë për të krijuar art njëkohësisht interesant, emocionues, i vështirë dhe konfuz - siç është bota sot.

David Hammons. UNTITLED. 2004. Studio Museum, Harlem. Nylon

përfaqësim i afrikanë-amerikanëve; argumenton se vetëm arti që intervenon dhe vepron me shoqërinë është i pakontaminuar nga tregu dhe i mban njerëzit të zgjuar.

Mëso kuptimin e veprës!

GLOBALIZMI - ARTI & TEKNOLOGJIA

ARTI & IDENTIETET

Kara Walker. REBELIMI I DARKYTOWN 2001. Letër e prerë dhe projektim në mur

Page 12: HYRJE - katedra-htta.  · PDF fileterrorizmi dhuna ndaj të dobëtit rezistenca ndaj pushtetit gjinia raca etnia orientimi seksual fenja klasa Rauschenberg. KANJONI. 1959

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 14

1/14/2018

12

REKAPITULIM BASHKËKOHOR

ASAMBLAZHI ARTI PERFORM. POP ARTI

MINIMALIZMI

PROCES ARTI

FEMINIZMI & ARTI

VEPRA DHEU

ARKITEKTURA POSTMODER. & DEKONSTRU.

GJINORE RACA, ETNICITETI

SKULPTURA LUFTËRAT E KULTURËS

ARTI AKTIVIST POSTKOLONIAL. VIDEO & FILIMI

P O

S T

M O

D E

R N

I Z

M I

STUDIO CRAFTS FOTOGRAFIA DIGJITALE

INSTALACIONI

ARTI DHE IDENTITETI

G L O B A L I Z M I

ARTI PAS 1950