islamofobia si sfidË e integrimit tË myslimanËve nË...

12
C E N T R U M 11 192 Bashkim Aliji, PhD 1 UDC: 323.12:28-051(4-627.EU) ISLAMOFOBIA SI SFIDË E INTEGRIMIT TË MYSLIMANËVE NË UE ИСЛАМОФОБИЈАТА КАКО ПРЕДИЗВИК НА ИНТЕГРАЦИЈАТА НА МУСЛИМАНИТЕ ВО ЕУ ISLAMOFOBIA AS A CHALLENGE OF INTEGRATION OF MUSLIMS IN THE EU Abstract In this paper, Islamophobia is treated as a challenge in the path of integration of the Muslim community, as the largest religious com- munity in Europe and in the European Union. In this paper it is concluded that Islamophobia is present in Europe in general and in EU countries, in particular, based on many reports of various European human rights centers and organizations and the fight against xenophobia and racism. This paper concludes that Islamophobia is not a product of only one factor, but several factors, and as more pronounced have been identified the following factors: Historical Conflicts; High birth rate of foreigners; Global War on Terrorism; Middle East War Zones; Bloody images from warlords in some Muslim majority countries. In this paper it is concluded that Islamophobia, though present in Europe, can be overcome and deserves not to be a reason of fear of Islam and Muslims by Western society, and cannot be a decisive factor in building the attitude against the integration of Muslims in Europe. 1 Doktor në fushën e studimeve evropiane për integrim, ligjërues në Universitetin e parë privat FON Shkup.

Upload: others

Post on 25-Feb-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: ISLAMOFOBIA SI SFIDË E INTEGRIMIT TË MYSLIMANËVE NË UEcentrum.mk/wp-content/uploads/2019/06/PJESA-12.pdfIntegrimet evropiane paraqesin një nga kapitujt më karakteristikë më

C E N T R U M 11

192

Bashkim Aliji, PhD1

UDC: 323.12:28-051(4-627.EU)

ISLAMOFOBIA SI SFIDË E INTEGRIMIT TË MYSLIMANËVE NË UE

ИСЛАМОФОБИЈАТА КАКО ПРЕДИЗВИК НА ИНТЕГРАЦИЈАТА НА МУСЛИМАНИТЕ ВО ЕУ

ISLAMOFOBIA AS A CHALLENGE OF INTEGRATION OF

MUSLIMS IN THE EU

Abstract

In this paper, Islamophobia is treated as a challenge in the path of

integration of the Muslim community, as the largest religious com-

munity in Europe and in the European Union.

In this paper it is concluded that Islamophobia is present in

Europe in general and in EU countries, in particular, based on many

reports of various European human rights centers and organizations and

the fight against xenophobia and racism.

This paper concludes that Islamophobia is not a product of only

one factor, but several factors, and as more pronounced have been

identified the following factors: Historical Conflicts; High birth rate of

foreigners; Global War on Terrorism; Middle East War Zones; Bloody

images from warlords in some Muslim majority countries.

In this paper it is concluded that Islamophobia, though present in

Europe, can be overcome and deserves not to be a reason of fear of

Islam and Muslims by Western society, and cannot be a decisive factor

in building the attitude against the integration of Muslims in Europe.

1 Doktor në fushën e studimeve evropiane për integrim, ligjërues në Universitetin e

parë privat FON – Shkup.

Page 2: ISLAMOFOBIA SI SFIDË E INTEGRIMIT TË MYSLIMANËVE NË UEcentrum.mk/wp-content/uploads/2019/06/PJESA-12.pdfIntegrimet evropiane paraqesin një nga kapitujt më karakteristikë më

C E N T R U M 11

193

Key words: Islamophobia, integration, human rights,

multiculturalism, Muslim community, European Union.

HYRJE

Integrimet evropiane paraqesin një nga kapitujt më karakteristikë

më të njohur dhe më të theksuar të demokracisë dhe vlerave evropiane

të shekullit XX dhe XXI. Procesi i integrimit u promovua nga ana e UE-

së si model më i suksesshëm për demokraci të vërtetë dhe mbrojtje të të

drejtave të njeriut, që gjeneroi nga vetëdija për unitet për të arritur

objektiva të rëndësishme, të përbashkëta, të cilat do të rezultojnë

aksione kolektive efikase në fusha të ndryshme dhe politika unike që

do të realizojnë mirëqenie për të gjithë individët dhe bashkësitë, me

status të njëjtë, si qytetarë të një shoqërie të përbashkët progresive.

Në kontekst të integrimeve evropiane, i një rëndësie të posaçme

është integrimi i bashkësive të ndryshme etnike, religjioze dhe kultu-

rore, në shoqëritë evropiane, me theks të veçantë, bashkësisë myslima-

ne, si një nga bashkësitë religjioze minoritare më të mëdha brenda

vendeve të UE-së. Por, në këtë kontekst, temë boshte janë edhe sfidat

me të cilat ballafaqohet bashkësia myslimane në rrugën e integrimit të

saj në UE. Me këtë rast, Islamofobia është detektuar si një nga sfidat

më serioze në rrugën e integrimit të myslimanëve në UE dhe është

dukuri shoqërore serioze dhe problem real në Evropë. Nisur nga kjo,

është mjaft e rëndësishme të shqyrtohet islamofobia si sfidë e integrimit

të muslimanëve në UE.

PËRKUFIZIMI I INTEGRIMIT

Sipas një definicioni më të thjeshtë, integrimi paraqet lidhje

institucionale në mes dy dhe më tepër bashkësive të ndryshme në një

shoqëri. Sipas Majkëll Hoxhis (Michael Hodges), integrimi është “kriji-

mi i sistemeve të reja politike, nga ato sisteme të cilat deri më tash kanë

qenë të ndara nëpër shtete” (Hodges, 1972: 13). Në informimin e publi-

kuar të Komisionit për agjendën e përgjithshme për integrim, integrimi

definohet si proces dykahësh, i cili i ngarkon me detyra të caktuara të

dy palët: edhe shtetet ku ka individë dhe bashkësi nga vendet e tjera, po

ashtu edhe vetë individët dhe bashkësitë të cilët kanë ardhur në atë shtet

(shih: Nikolloski, 2010: 90-91).

Page 3: ISLAMOFOBIA SI SFIDË E INTEGRIMIT TË MYSLIMANËVE NË UEcentrum.mk/wp-content/uploads/2019/06/PJESA-12.pdfIntegrimet evropiane paraqesin një nga kapitujt më karakteristikë më

C E N T R U M 11

194

ISLAMOFOBIA SI SFIDË

Përkufizimi i Islamofobisë

Islamofobia, si nocion, ka lindur në Evropë, dhe supozohet se ka

filluar të përdoret diku në vitin 1925, ndërkaq sipas disa të tjerëve, ky

term është përdorur për herë të parë në vitin 1921 në librin L’orient vu

de de l’occident (Lindja në këndvështrimin e Perëndimit) të autorëve

Etienne Dinet dhe Sulejman ibën Ibrahim. Por, me siguri se kjo dukuri

ka qenë prezente edhe para kësaj kohe (Moncef Marzouki, 2007:284).

Për Islamofobinë nuk ka një definicion të pranuar unanimisht,

edhe pse, në përgjithësi, renditet në suaza të dukurive ksenofobike,

racizmit dhe diskriminimit racor, të cilat dukuri janë të definuara sipas

standardeve ndërkombëtare.

Në një publikim të Këshillit të Evropës për islamofobinë,

islamofobia shihet si “frikë nga Islami, ose paragjykime ndaj Islamit,

myslimanëve dhe çështjeve që kanë të bëjnë me ta. Pa marrë parasysh

a shprehet në formë të racizmit dhe diskriminimit apo më tepër si formë

e dhunës, islamofobia është lëndim i të drejtave të njeriut dhe paraqet

kërcënim për kohezionin shoqëror” (Islamophobia and its consequen-

ces on Young People, 2005: 6).

Në raportin raportin e organizatës joqeveritare britaneze the

Runnymede Trust, islamofobia është cilësuar me karakteristikat vijuese:

- Islami shihet si një bllok monolit, statik dhe i ftohtë, indiferent

ndaj realiteteve të reja;

- Islami shihet si i ndryshëm nga tjerët, e jo si pjesë e atyre që

kanë vlera të përbashkëta me kulturat e tjera, që nuk janë të përshkuar

nga këto vlera dhe që nuk kanë ndikim në to;

- Islami shihet si inferior, barbar, irracional, primitiv në raport

me perëndimin dhe shihet si diskriminues i gjinive;

- Islami shihet si dhunues, agresiv, kërcënues, mbështetës i

terrorizmit dhe i angazhuar në përplasjen e civilizimeve;

- Islami shihet si ideologji politike, e cila shfrytëzohet për qëllime

politike ose luftarake.

- Kritikat e Islamit ndaj “Perëndimit”, refuzohen si të

pavlefshme.

- Armiqësia ndaj Islamit, shfrytëzohet që të arsyetohen praktikat

diskriminuese ndaj myslimanëve dhe përjashtimin e myslimanëve nga

rrjedhat kyçe të shoqërisë;

Page 4: ISLAMOFOBIA SI SFIDË E INTEGRIMIT TË MYSLIMANËVE NË UEcentrum.mk/wp-content/uploads/2019/06/PJESA-12.pdfIntegrimet evropiane paraqesin një nga kapitujt më karakteristikë më

C E N T R U M 11

195

- Armiqësia ndaj myslimanëve është pranuar si e natyrshme dhe

normale (Islamophobia a challenge for us all, 1997: 3).

Disa studiues dhe juristë të të drejtave të njeriut, islamofobinë e

definojnë si shprehje e armiqësisë dhe frikës prej Islamit në kuadër të

stereotipave që bazohen në premisa të mishëruara në kulturën evropiane

dhe shenjtërimi i tyre ma tepër se vetë fetë: Premisa e parë është: lidhja

e pandarë ndërmjet Islamit dhe dhunës; e dyta: kundërshtimi parimor

ndërmjet Islamit dhe demokracisë; e treta: armiqësia e hapur ndërmjet

Islamit dhe laicizmit (Hejthem Menna’, 2007:168).

Mendimtari bashkëkohor musliman Xhafer Shejh Idris, islamo-

fobinë e përkufizon si akuzë kundër Islamit, e që sipas tij manifestohet

në qëndrim armiqësor ndaj fesë islame (Xhafer Shejh Idris, 2011:133).

Shkaqet e Islamofobisë

Islamofobia është prezente në Evropë dhe në perëndim në përgji-

thësi, për çka flasin edhe shumë raporte të qendrave dhe organizatave

të ndryshme për të drejtat e njeriut dhe luftimin e ksenofobisë dhe

racizmit, dhe për këtë ka disa shkaqe. Islamofobia nuk është produkt

vetëm i një faktori, por lindjen e saj kanë ndikuar disa faktorë. Sipas

pikëpamjes sonë, shkaqet më të theksuara që kanë çuar në paraqitjen e

islamofobisë në shoqërinë evropiane, janë si vijon:

1. Konfliktet historike: Marrëdhëniet myslimane-krishtere gjatë

historisë janë shënuar nga një mori konfrontimesh të cilat kanë ndodhur

ndërmjet këtyre dy palëve, dhe me këtë rast, si më të theksuara janë

konfrontimet vijuese:

a. Luftërat e kryqëzatave të cilat u udhëhoqën nga të krishterët

perëndimorë në tokën e shenjtë të Kudsit (Jerusalemit);

b. Sundimi pesë shekullor i shtetit Osman në një pjesë të Evropës;

c. Prezenca shtatë shekullore arabe-islame në Gadishullin Iberik

(Spanjë).

Edhe përskaj se këto konfrontime i takojnë së kaluarës historike,

shumë lehtë mund të keqpërdoren nga ana e lëvizjeve ekstreme në

Evropë për ta nxitur disponimin antimysliman te një pjesë e caktuar e

euro-perëndimorëve dhe të krijojnë klimë frike nga Islami dhe mysli-

manët. Këto ngjarje paraqesin nxitës potencialë të urrejtjes kundër të

huajve, ndërkaq në Evropë, të huajt janë kryesisht myslimanë. Këtë e

shënon edhe intelektuali gjerman Murad Hofman, i cili thekson se

rrethimi i Vjenës nga ana e turqve, ende është e gjallë në memorien e

evropianëve dhe nxit frikë, urrejtje dhe panik (Hofmann, 2007: 74-75).

Page 5: ISLAMOFOBIA SI SFIDË E INTEGRIMIT TË MYSLIMANËVE NË UEcentrum.mk/wp-content/uploads/2019/06/PJESA-12.pdfIntegrimet evropiane paraqesin një nga kapitujt më karakteristikë më

C E N T R U M 11

196

2. Nataliteti i lartë i të huajve. Nuk është jo e zakonshme që

nataliteti i lartë i të huajve, në veçanti myslimanëve, të cilët jetojnë në

vendet evropiane, në krahasim me popullatën autoktone të Evropës, të

instrumentalizohet nga ana e rrymave djathtiste antimigrante në Evropë

dhe të shndërrohet në nxitëse të frikës prej myslimanëve. Këto rryma

natalitetin e lartë të myslimanëve e vënë në kontekst kulturor dhe

strategjik, duke e shndërruar në një plan strategjik të myslimanëve që

numerikisht të sundojnë në Evropë për disa dekada, dhe në përgjithësi,

myslimanët e diasporës, i shohin si “pionierë” të ushtrisë pushtuese

myslimane, e cila ka për qëllim të vënë pushtet islam global (Bjorgo,

1997: 60).

3. Lufta globale kundër terrorizmit. Lufta globale kundër terrori-

zmit, e cila fitoi në intensitet pas sulmeve në Nju Jork dhe Uashington

D.C., më 11 shtator të vitit 2001, pati ndikim në rritjen e islamofobisë,

për atë se personat të cilët u identifikuan si përgjegjës për sulmet dhe

bartës të këtyre sulmeve, ishin myslimanë. Sulmet e 11 shtatorit të vitit

2001 në dy qytetet amerikane, reflektuan edhe në nxitjen e debatit

religjioz mes përpiluesve të draftkushtetutës së Evropës (Reka,

2007:165).

4. Vatrat e luftës në Lindjen e Mesme. Konflikti disadekadësh

arabo-izraelit në Palestinë, pastaj intervenimi ushtarak në Irak në vitin

2003, si dhe kaosi që pasoi në Irak, pas këtij intervenimi, po ashtu janë

nxitës potencialë të islamofobisë në Perëndim. Kjo, ngase sulmet

kamikaze me bomba në disa vende evropiane, nga ekzekutorët e tyre u

cilësuan si hakmarrje ndaj involvimit të disa shteteve perëndimore në

këto konflikte, qoftë indirekt, si në rastin e konfliktit izraelito-palestinez

dhe izraelito-arab apo drejpërdrejt, siç është rasti me Irakun, për të cilin

akuzohen perëndimorët se janë përgjegjës për kaosin që pasoi në këtë

vend.

Nga ana tjetër, këto sulme, qoftë në Evropë, fjala vjen si rasti i

sulmeve në Madrid, Londër, Berlin, Bruksel etj., apo ndaj caqeve

ushtarake në vatrat e krizës në Lindjen e Mesme, nga qarqe ekstreme, u

panë si tregues të fuqishëm të dëshirës së myslimanëve për hakmarrje

ndaj të gjitha padrejtësive që Perëndimi i bën në vendet islame (Jasch,

2007:04, 346; Archick, 2005: 11).

5. Pamjet e përgjakshme nga vatrat e luftës në disa vende me

shumicë myslimane. Pamjet të cilat për çdo ditë emetohen dhe janë laj-

me kryesore në mediumet perëndimore, si dhe qarkullojnë me të madhe

në rrjetet sociale, pa dyshim, krijojnë pasqyrë negative për myslimanët

Page 6: ISLAMOFOBIA SI SFIDË E INTEGRIMIT TË MYSLIMANËVE NË UEcentrum.mk/wp-content/uploads/2019/06/PJESA-12.pdfIntegrimet evropiane paraqesin një nga kapitujt më karakteristikë më

C E N T R U M 11

197

në kokën e “njeriut perëndimor”, gjegjësisht krijohet përshtypja se

Islami, për nga natyra e vet, është religjion i dhunës dhe është i lidhur

me luftën. Për rrjedhojë, krijohet përshtypja se njerëzit fetar, në veçanti,

janë njerëz të dhunës, jotolerancës, urrejtjes dhe jo të emancipuar. Ky

gjykim i krijuar nga tele-kultura, në ndikim negativ në ndërtimin e

raporteve të perëndimorëve me myslimanët praktikues të religjionit.

Së këtejmi, nisur nga konstatimi se Islamofobia është prezente në

Evropë, si dhe duke u thirrur në shkaqet e përmendura, dhe në shumë

tjera të cilat nuk janë zënë në gojë, arrihet në përfundimin se Islamofo-

bia paraqet një faktor potencial për të krijuar hendeqe ndërmjet shoqë-

risë perëndimore dhe bashkësisë myslimane, si dhe për rrjedhojë, nëse

nuk do të mund ta ndalojë në tërësi, me siguri se do ta sfidojë integrimin

e myslimanëve në vendet e UE-së, dhe në Evropë në përgjithësi.

Tejkalimi i sfidës

Edhe pse islamofobia është prezente në Evropë dhe në perëndim

në përgjithësi, për çka flasin edhe shumë raporte të qendrave dhe orga-

nizatave të ndryshme për të drejtat e njeriut dhe luftimin e ksenofobisë

dhe racizmit, kjo dukuri nuk meriton të jetë shkak për krijimin e frikës

nga Islami dhe nga muslimanët, nga ana e shoqërisë perëndimore, si

dhe nuk mund të jetë deçizive në ndërtimin e qëndrimit kundër integri-

mit nga ana e myslimanëve në Evropë.

Evropa bashkëkohore është promotore e multikulturalizmit dhe

respektimit të përcaktimeve të njerëzve, qoftë se bëhet fjalë për

përcaktimin religjioz apo përcaktimet e tjera. Për rrjedhojë, përkatësisë

fetare dhe ikjes nga përmendja e Islamit, për Evropën e sotme është i

papranueshëm dhe jokompatibil me vlerat evropiane, dhe është vetëm

një iluzion të pretendosh se fshehja e të gjitha llojeve të përkatësive,

duhet bërë në emër të evitimit të luftërave fetare, nga të cilat Evropa ka

vuajtur me shekuj (Ramadan, 2003: 146).

Ndërkaq, kur është në pyetje Unioni Evropian si organizatë,

atëherë është shumë lehtë të identifikohet përcaktimi i kësaj organizate

në luftë kundër ksenofobisë dhe racizmit, si dhe respektimit të të drejta-

ve të njeriut, duke u thirrur në politikat e saj të cilat janë transparente

dhe të qarta.

Për më tepër, UE-ja, me qëllim të ruajtjes së kohezionit shoqëror

brenda shoqërive evropiane, ka miratuar disa dokumente relevante. Sa

për ilustrim do ta përmendim Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të

Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore. Të gjitha vendet anëtare,

Page 7: ISLAMOFOBIA SI SFIDË E INTEGRIMIT TË MYSLIMANËVE NË UEcentrum.mk/wp-content/uploads/2019/06/PJESA-12.pdfIntegrimet evropiane paraqesin një nga kapitujt më karakteristikë më

C E N T R U M 11

198

obligohen t’i respektojnë dispozitat e kësaj konvente. Po ashtu, çdo

shtet i cili aderon të jetë anëtar i UE-së, duhet t’i plotësojë disa kushte,

mes tjerash edhe kushtet vijuese: a) respektimin e të drejtave dhe lirive

të njeriut; b) trajtim të barabartë të gjithë qytetarëve; c) mosdiskriminim

në baza etnike, racore dhe religjioze.

Një element tjetër thelbësor që paraqet mbështetje serioze për

tejkalimin e sfidës së Islamofobisë si pengesë të integrimit, është funk-

sionimi i shtetit ligjor në të gjitha vendet e UE-së dhe mosdiskriminimi

në baza fetare i qytetarëve para ligjit. Shtetet evropiane janë shtete të së

drejtës ku sundon ligji dhe garantojnë të drejta të barabarta para ligjit

për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare dhe

etnike. Për këtë, çdo mysliman, si qytetar i UE-së, ka të drejtë të plotë

t’u drejtohet organeve gjyqësore në çdo shtet të UE-së, nëse mendon se

ndonjë vendim është i padrejtë dhe ka simptome të islamofobisë.

Prezenca e myslimanëve vs Islamofobisë

Islami dhe myslimanët janë realitet në Evropë qoftë se bëhet fjalë

për myslimanët të cilët kanë ardhur në Evropë përmes rrugëve legale,

me lejen e vetë organeve oficiale evropiane, si fuqi punëtore, që realisht

Evropës i janë vënë në shërbim kur ka pasur nevojë më së tepërmi,

gjegjësisht pas Luftës së Dytë botërore apo bëhet fjalë për myslimanët

evropianë, të cilët janë konvertuar në Islam. Myslimanët e konvertuar

janë banorë autoktonë të Evropës, nuk janë të shpërngulur në Evropë

nga ndonjë kontinent tjetër dhe ky trend është në rritje në Evropë. Për

atë, myslimanët e sotëm në Evropë, nuk mundet të shihen me ato sy që

janë parë më herët. Në këtë kontekst, Murad Hofman, nënvizon se

prezenca e sotme e myslimanëve, në veçanti e turqve në Gjermani,

Austri dhe në vendet tjera euro-perëndimore, nuk duhet të shihet me

sytë e kohës së sundimit të Perandorisë Otomane, kur kontrollonin pjesë

të Evropës. Sot, turqit kanë ardhur në Vjenë, Kreuzberg, Berlin dhe në

qytete tjera, jo me forcën e shpatës, por në mënyrë të ndershme dhe

legale, me viza pune të cilat i kanë marrë në konzulatat në Stamboll,

Ankara, Izmir (Hofmann, 2007: 74).

Në Evropën e sotme kemi edhe një realitet tjetër, kur janë në

pyetje myslimanët, gjë që determinon edhe pranimin e tyre si qytetarë

me të drejta të plota, si të gjithë qytetarët e tjerë, pa paragjykime dhe

frikë. Fjala është për gjeneratat e reja të myslimanëve të cilët janë lindur

në Evropë, e që rrjedhin prej prindërve të ardhur në vendet e UE-së nga

vende të tjera të Evropës apo të ndonjë kontinenti tjetër dhe nuk kanë

Page 8: ISLAMOFOBIA SI SFIDË E INTEGRIMIT TË MYSLIMANËVE NË UEcentrum.mk/wp-content/uploads/2019/06/PJESA-12.pdfIntegrimet evropiane paraqesin një nga kapitujt më karakteristikë më

C E N T R U M 11

199

shtetësi tjetër, pos asaj të ndonjë shteti evropian dhe vendlindja e tyre

është Evropa. Pra, myslimanët janë pjesë e shoqërisë evropiane.

Në fakt, UE-ja e ka pranuar këtë realitet dhe punon në drejtim të

forcimit të prezencës së myslimanëve si bashkësi më e madhe religjioze

në UE. Në këtë drejtim, vendet e UE-së kanë ndërmarrë disa iniciativa,

me target të veçantë komunitetin mysliman, me qëllim që të promovo-

het integrimi dhe politika e kohezionit shoqëror, përfshi këtu edhe ini-

ciativat të cilat i referohen drejtpërdrejt ose në mënyrë indirekte, lufti-

mit të islamofobisë (shih: European Monitoring Center on Racism and

Xenophobia, 2006: 93-98).

Angazhimi i bashkësisë myslimane në tejkalimin e sfidës së

Islamofobisë

Bashkësia myslimane, si komunitet minoritar religjioz më i madh

në Evropë, duhet të angazhohet më seriozisht dhe duhet të bëjë më

tepër, për ta ç’rrënjosur islamofobinë në Evropë, edhe atë:

a-Duke e luftuar çdo veprim të jashtëligjshëm dhe elementet

destruktive brenda bashkësisë myslimane në Evropë. Shumë veprime të jashtëligjshme në Evropë, krahas elementeve

të tjera, kanë edhe një prezencë të dukshme të personave të cilët i

takojnë bashkësisë myslimane. Nuk është e panjohur se një numër i

madh i të burgosurve në vendet evropiane janë pjesëtarë të komunitetit

mysliman (Roy, 2004: 79). Kjo dukuri, edhe pse nuk i fajëson mbarë

myslimanët si komunitet, dhe as që i bën përgjegjës myslimanët për

shkeljet ligjore të disa individëve të cilët i takojnë bashkësisë së tyre,

krijon një dozë të frikës nga këta njerëz, tek evropianët e zakonshëm,

ndërkaq rrymat ekstremiste shumë lehtë mund ta përdorin këtë element

për të propaganduar Islamofobi, me pretekst se këta njerëz kanë qëllim

që të hakmerren kundër Perëndimit, dhe këto veprime janë rezultat i

urrejtjes së tyre ndaj evropianëve.

Së këtejmi, myslimanët duhet të jenë të vendosur dhe aktiv në

luftën kundër elementeve të këtilla destruktive dhe veprimeve të jashtë-

ligjshme. Kjo, nga njëra anë që ta tregojnë përcaktimin e tyre si bashkë-

si kundër veprimeve të jashtëligjshme, pa marrë parasysh kush është

kryerës i tyre, dhe për faktin se elementi mysliman, në gjithë këtë, është

i theksuar. Këtu duhet të theksohet roli i xhamive dhe i institucioneve

të tjera islame, gjegjësisht liderëve fetarë të myslimanëve në Perëndim,

të cilët duhet të punojnë edhe më tepër në drejtim të edukimit të

gjeneratave të reja në frymën e së mirës dhe luftës kundër së keqes dhe

Page 9: ISLAMOFOBIA SI SFIDË E INTEGRIMIT TË MYSLIMANËVE NË UEcentrum.mk/wp-content/uploads/2019/06/PJESA-12.pdfIntegrimet evropiane paraqesin një nga kapitujt më karakteristikë më

C E N T R U M 11

200

destruktives, pa marrë parasysh ku jetojnë, dhe pa marrë parasysh cilit

komunitet i takojnë.

b-Duke qenë të vëmendshëm në cilësimin e veprimeve si

islamofobike.

Edhe përskaj faktit se Islamofobia është prezente në Perëndim në

përgjithësi, si dhe brenda shteteve të UE-së, në veçanti, kjo nuk do të

thotë se çdo veprim që merret kundër ndonjë myslimani është i natyrës

islamofobike. Kjo konsiston në atë se myslimanët duhet të jenë të

vëmendshëm gjatë kualifikimit të një vepre si islamofobike, si dhe

duhet të përmbahen nga cilësimi i menjëhershëm i rasteve të ndryshme

si islamofobike.

Me këtë rast, duhet pasur parasysh se, disa veprime, të cilat bëhen

kundër disa muslimanëve nga ana e disa evropianëve, nuk është patjetër

që të mbajnë vulën e Islamofobisë, por duhet shikuar nga këndi i natyrës

së shoqërisë evropiane, ku dominon logjika e interesit dhe përfitimit.

Këtë do ta ilustrojmë me shembullin vijues:

Punësimi i femrës myslimane në disa veprimtari: Kështu, disa

herë, femra myslimane që mban mbulesë islame mund të hasë në pro-

bleme gjatë punësimit në ndonjë kompani, gjegjësisht të refuzohet për

ndonjë vend pune, pikërisht për shkak se mban mbulesë islame. Megji-

thatë, ky vendim, nuk do të thotë se është rezultat i islamofobisë, por

është rezultat i mentalitetit të tregut, gjegjësisht është rezultat i asaj se

punëdhënësi e ka parasysh vetëm atë se cila grua është më atraktive për

ndonjë punë të caktuar dhe e cila mund të tërheqë më tepër klientë, e jo

ajo se çfarë përkatësie fetare ka kandidati për një vend pune. Kjo do të

thotë se nëse një myslimane e cila nuk mban mbulesë sipas rregullave

të fesë konkurron për një vend pune, mund të pranohet në punë.

Qasja e këtillë objektive ndaj dukurive të këtilla është normale se

do të ndikonte pozitivisht në tejkalimin e kësaj sfide, si dhe do ta shtonte

respektin e ndërsjellë dhe konsideratën e evropianëve ndaj bashkësisë

myslimane. Për më tepër, do të ishte një shtytje e fuqishme për forcat

progresive në Evropë, që edhe më tepër të kontribuojnë në promovimin

e bashkësisë muslimane si element konstruktiv në ndërtimin e Evropës

si shoqëri kohezive, progresive dhe stabile. Me një përcaktim të këtillë,

myslimanët do t’i delegjitimojnë dyshimet te disa qarqe evropiane

përkitazi me lojalitetin e myslimanëve ndaj shoqërive evropiane dhe

përkatësinë e tyre qytetare, për të cilën Tarik Ramadan thotë: “Kjo

gjendje e vetëdijes, duket se është e rrënjosur thellë në shumë vende

perëndimore, në veçanti në regjionet ku myslimanët janë në numër të

Page 10: ISLAMOFOBIA SI SFIDË E INTEGRIMIT TË MYSLIMANËVE NË UEcentrum.mk/wp-content/uploads/2019/06/PJESA-12.pdfIntegrimet evropiane paraqesin një nga kapitujt më karakteristikë më

C E N T R U M 11

201

madh dhe ku ekziston problemi i papunësisë” (Ramadan, 1999: 217).

Qëndrimi i këtillë konstruktiv dhe përkushtimi i qartë i myslimanëve

për shoqëritë ku jetojnë, do të kontribuojnë për qëndrim më real të

Perëndimit ndaj myslimanëve dhe islamofobisë si dukuri.

RECOMMENDATIONS

Islamophobia is present in Europe and the West in general, and

represents one of the most serious challenges in the path of Muslim

integration in the EU. However, it can be overcome and deserves not to

be a reason of fear of Islam and Muslims by the Western society and it

cannot be a decisive factor in building the attitude against the integra-

tion of Muslims in Europe. To overcome this phenomenon, some mea-

sures should be taken, and in this paper we recommend the following:

- Effective functioning of committees for combating racism and

xenophobia, and transforming these commissions into important parts

of the legislative system in EU countries.

- Building relationships between religious communities and

Western societies on the basis of trust and mutual respect, far from

prejudice and mistrust.

- Greater engagement of the Muslim community with concrete

projects and activities that would result in the correction of erroneous

judgments for the Muslim community as a result of media propaganda

on the one hand, and the lack of reliable information for this community

and the inactivity of this community in the public life of European

societies, on the other hand.

- Prudence and carefulness in assessing certain non-constructive

actions against Muslims, such as Islamophobic actions.

- The functioning of the rule of law for instigators of interfaith

hatred.

- Opening dialogue with the various parties in society to address

the problem of Islamophobia.

- The proper presence in the media and in public life for the

leaders of the Muslim communities to show the attitude of Islam

towards various issues and events concerning the communities.

- Greater engagement of Islamic organizations for dialogue with

various parties.

Page 11: ISLAMOFOBIA SI SFIDË E INTEGRIMIT TË MYSLIMANËVE NË UEcentrum.mk/wp-content/uploads/2019/06/PJESA-12.pdfIntegrimet evropiane paraqesin një nga kapitujt më karakteristikë më

C E N T R U M 11

202

- Organize roundtables, debates, seminars, symposiums, etc., to

explore racist and xenophobic phenomena, with emphasis on Islamo-

phobia.

- Governments support for projects of Muslim community and

other minority cultural communities, aimed at promoting intercultural

dialogue and serving multiculturalism.

Recensentë:

Prof. dr. Nazmi Maliqi

Prof. dr. Zunun Zununi

LITERATURA

Archick, Kristina. 2005. “The European Union: Europe’s Muslim

Communities and Islamist Extremism”. Muslims in Europe: Integration

Policies in Selected Countries. CRS Report for Congress.

www.investigativeproject.org/documents/testimony/332.pdf

---. 2005. “The United Kingdom Britain’s Muslim Community

and Islamist Extremists”. Muslims in Europe: Integration Policies in

Selected Countries. CRS Report for Congress.

www.investigativeproject.org/documents/testimony/332.pdf

Beck, Ulrich и Grande, Edgar. 2006. Kozmopolitska Europa.

Zagreb:Skoljska knjiga.

Bjorgo, Tore. 1997. “The invaders”, “the traitors” and “the resis-

tance movement”: the extreme right’s conceptualisation of opponents

and self in Scandinavia’, in: T. Modood and P. Werbner (Eds), The

Politics of Multiculturalism in the New Europe: Racism, Identity and

Community. London: Zed Books.

EUMC. 2006. Muslims in the European Union-Diskrimination

and Islamophobia. Vienna.

Hodges, Michael. (ed). 1972. ‘Introduktion’, in Europian

Integration. London: Penguin.

Hofmann, Murad. 2007. Islami në mijëvjeçarin e tretë. Shkup:

Furkan ISM.

Hofmann, Murad. 2000. Islami si alternativë. Shkup: Furkan

ISM.

Jazexhi, Olsi. 2008. “Përdorimi politik i islamofobisë në

Shqipërinë paskomuniste”, në: Integrimi i shqiptarëve në Evropë dhe

Page 12: ISLAMOFOBIA SI SFIDË E INTEGRIMIT TË MYSLIMANËVE NË UEcentrum.mk/wp-content/uploads/2019/06/PJESA-12.pdfIntegrimet evropiane paraqesin një nga kapitujt më karakteristikë më

C E N T R U M 11

203

vlerat që Islami përcjell në këtë integrim. Kavajë: Forumi Musliman i

Shqipërisë.

Idris, Xhafer Shejh. 2011. Islami në shekullin tonë. Përktheu: Një

grup përkthyesish. Shkup: NUN.

Islamophobia a challenge for us all.

Извор:http://www.runnymedetrust.org/uploads/publications/pdf

s/islamophobia.pdf

Nikolloski, Zllatko. 2010. Migracii: Kontradikcii ili priçina za

pozitivni efekti. Shkup: Botim privat.

Manna, Haytham. 2009. “Islamophobic act as Human Rights

Issue”, në: International Conference on Islamophobia, Istanbul (2007):

The Union of NGOs of the Islamic World.

Marzouki, Moncef. 2009. “Fundamental Questions About dhe

Concept iof Islamophobia”, në: International Conference on Islamo-

phobia, Istanbul (2007): The Union of NGOs of the Islamic World.

Ramadan, Tariq. 2003. Western Muslims and the Future of Islam.

Oxford University Press.

Ramadan, Tariq. 1999. To be a European Muslim. Leicester: The

Islamic Foundation.

Reka, Blerim. 2010. Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit të UE-

së. Bruksel: ASPECT.

---. 2007. Kushtetuta e UE Rubikoni i Supranacionales. Shkup:

Logos-A.

Roy, Olivier. 2004. Globalizimi i Islamit. Tiranë: IDK.

Runnymede Trust. 2000. The Future of Multi-Ethnic Britain.

London: Runnymede Trust.