jetëshkrim për një invalid të uÇk-së - sabit geci nga llausha e madhe - adem jashari në llap

39
Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe Shkruan:Riza GREIÇEVCI – Gazeta “Kosova Sot” 2009 SABIT GECI E gjithë familja e Sabit Gecit në UÇK Sa ishte atdhetare, sa kontribut dhe sakrificë dha për UÇK-në familja e Sabit Gecit, le të flasin shkurt e shqip faktet: Nga familja e tij pesë vëllezër ishin në UÇK: Nuhiu, Beqiri, Vehbiu, Fehmiu dhe Sabiti. Nuhiu ra dëshmor i kombit për lirinë e Kosovës. Po ashtu, Fehmiu ishte përfaqësues i Fondit “Vendlindja thërret”, në Grac të Austrisë. Nuhiu ( 1972) ra në prill 1999, të Betoni i Palacit.

Upload: shefqet-cakiqi-llapashtica

Post on 27-Jul-2015

912 views

Category:

Documents


9 download

DESCRIPTION

Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe

TRANSCRIPT

Page 1: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit

GECI nga Llausha e madhe Shkruan:Riza GREIÇEVCI – Gazeta “Kosova Sot” 2009

SABIT GECI E gjithë familja e Sabit Gecit në UÇK Sa ishte atdhetare, sa kontribut dhe sakrificë dha për UÇK-në familja e Sabit Gecit, le të flasin shkurt e shqip faktet: Nga familja e tij pesë vëllezër ishin në UÇK: Nuhiu, Beqiri, Vehbiu, Fehmiu dhe Sabiti. Nuhiu ra dëshmor i kombit për lirinë e Kosovës. Po ashtu, Fehmiu ishte përfaqësues i Fondit “Vendlindja thërret”, në Grac të Austrisë. Nuhiu ( 1972) ra në prill 1999, të Betoni i Palacit.

Page 2: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

Motra Sania, me burrin e saj, Abedin Rexhën, “Sandokanin”, ishte afro tre muaj në ushtrime ushtarake e të tjera në Shqipëri, nën udhëheqjen e komandantit Adem Jashari. Nga shtëpia e Sabitit ishte nisur grupi i ushtarëve të UÇK-së, dhe, pastaj, siç dihet, lajmi pati marrë dhenë gjithandej Evropës dhe botës: Për herë të parë doli publikisht UÇK-ja, dhe, para masës së tubuar ( xhematit), në varrimin e mësuesit Halit Geci ( ishte dy ditë qëparë nga forcat serbo-çetnike, të cilat me panik iknin me bisht ndër këmbë nga fuqia e armës, nga trimëria dhe organizmi aq profesional i pritës nga komandanti Adem Jashari, me shokë, të mundur ushtarakisht, të plagosur e të vrarë, duke lënë pas vetes në ikje e sipër, rrobat e trupit, armatimin, municionin dhe aktin e dorëzimit! SEKRETI I PARË I RUAJTUR NJËZET VJET - Ju shkrimtarët penën e keni pushkë, rimën top! - Unë? E pyeta. - Natyrisht. - Më bën komplimente ndër sy? - i thashë. - Me të drejtë, lexuesit dhe veprat të kanë shpallur shkrimtar i luftës. Ç’faj ka Sabit Geci. - Qëkur vendosa të mbledh fakte dhe dëshmi për të gatuar librin për një ushtar të UÇK-së, për një komandant dhe njeri me 26 shenja plumbash në trup, më ke dhënë të vetmin premtim. - Dakord. - Atëherë, fillo! I thashë, dhe mezi prisja të hap rrëfimin. - A të parin, a të dytin? - Të parin! I thashë. - Po, mirëpo, me kusht! - Burri s’punon me parakushte....I thashë. - Më parë, njeri i penës, plotësoma kërkesën time. - Unë? - Ti, po kush tjetër. - Më është mbushur koka me shkronja të vogla dhe të mëdha të alfabetit shqip, i thashë një çik serioz. Por, Geci ishte i “pamëshirshëm”: Geci: Për të fituar një të këndshme, njeriu duhet të sakrifikojë një të dhembshme! Autori: Kohën? Geci: Hallall! E tërë qenia e tij prej një luftëtari çlirimtar u hodh në detin e emocioneve. Tutlat e fytyrës i morën formën e lugjeve të malit. Deshi të më thoshte diçka, por sikur fjala iu poç në prushimën e zjarrit brendapërbrenda shpirtit të tij të malcuara nga ndeshtrashat e katrahurat e shumta që i solli koha, sidomos pas mbarimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës. Sikur ta dija, qenia e tij, përbrenda e përjashta shpirtit të dajës për nipin, komandant suprem i UÇK-së, Adem Jashari, është tepër e ndjeshme, tepër e nostalgjike për gjithë ato stinë të jetës që kishin kaluar bashkë nip e dajë. Por, edhe pas stinëve romantike të fëmijërisë, e dija, kisha mësuar aq sa më nevojiteshin dëshmi e fakte për të gatuar brumin në një vepër të jetës veprimtare të Sabit Gecit, bashkë, ditën e natën, në aksione të armatosura ilegale, nip e dajë, si shenjë e fillimit të shtigjeve krejt më ndryshe për shembjen e fantazmës bishë e egër polare. Po, gjithë bashkë, nipi Adem Jashari, dhe daja Sabit Geci. Vetura ngiste me të katra, dhe gati kishim arritur në periferi të qytetit të Pejës, kur

Page 3: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

luftëtari çlirimtar, Sabit Geci, më luti t’i thoshte ca fjali, të cilat bukur do vite pas vdekjes së nipit Adem Jashari, iu kishin pleksur në zemër, pa i hedhur përjashta kurrë para ditës së premte Ai bashkoi miellin e ujin e kripën! Bashkoi ashtin gjakun dheun trimërinë! Afroi Diellin me Tokën, Qiellin, Njeriun, Zotin! Bëri gatimin e magjishëm të çlirimtares: UÇK! Autori: Hallall! Geci:Vargjet letrare më bëhen si plumba, rimat si top! Autori: Prapë hedh mbi mua komplimente? I thashë. Geci: Mund të shembesh bjeshkë e shkëmbinj, mund të mbulosh me gur e dhe tërë një kreshtë mali, por, të vërtetën zor e ke ta mbulosh me dheun e krejt globit! Autori: Ku mbeti premtimi? E ka radhën. Geci: Në verën e vitit 1989, Adem Jashari dhe unë, u ngjitëm lart në Malësinë e Rugovës. Atje unë kisha një mik tepër të mirë, të fortë dhe atdhetar e veprimtar i palodhshëm. Me Ademin kishim vendosur të shkojmë diku në bjeshkë të Rugovës për të bërë ushtrime në qitje me armë ndër më të ndryshmet. Kështu filloi zbatimi i Planit e programit tonë për përgatitjet serioze dhe të shpeshta, në dy fronte: E para: Të grumbullonim armatim. E dyta:Të ishim të gatshëm për t’i shkrehur ato armë në aksione të armatosura kundër forcave policore serbe, po merret vesh, ilegalisht. Pra, ky ishte hapi i shumëpritur i një veprimtarie të gjatë atdhetare dhe ilegale për konsolidimin e radhëve më të avancuara për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, krejt më ndryshe. MIKPRITJA SHQIPTARE E MALËSORIT NGA RUGOVA Qe në hyrje të qytetit të Pejës, ngase e kisha hapur një çik dritaren, më bëhej fulikare lëshohej teposhtë thepave, shkëmbinjve dhe majave të larta mbushur me borë një ajër i butë i freskët gjithsesi, është muaj shkurt, dhe m’i mbushte mushkëritë. - E di pse në veprat e tua me motive nga lufta, dhe të tjerat, më shumti kanë: Male. Kroje. Mrize. Bar dhe lule. Bletë. Grigja. Feje dhe kavalle. Lisa. Lugje dhe shpella. Kreshta e shkëmbinj!, foli Sabiti dhe i shkrepi buza në gaz. - Ti ke mendjen se unë nuk lexoj? Nuk blej libra? E ke tepër gabim, o njeri i letrave shqipe! Një ditë kur do vish tek unë do të tregoj bibliotekën time. - E dua natyrën. Bukuritë dhe fshehtësitë e saj. Tekefundit, kam lindur në male, fëmijërinë e kam krejt ngjyrë malesh. - Katundar Drenice, bre! Ha-ha-ha-haaa! Sa më shpejtësi përpinte makina kilometrat e rrugës aq më afër më vinin rrëzat e bjeshkëve të Pejës. Makina u ndal fare. Zbritëm. Sabiti u afrua te dera e një shtëpie tepër e bukur përjashta. Doli një femër dhe u përshëndet me ne. Sabiti e njohur, por edhe ajo Sabitin.

Page 4: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

- Më duhet ai burri nga Rugova, i tha Sabiti. - Ejani! Ejani! Po, brenda është, pohoi ajo femër me aq mikpritje dhe dashamirësi. SEKRETI I PARË ILEGAL I ADEM JASHARIT U hap dera. Doli një goxha burrë. Së pari u përshëndet me Sabitin aq ëmbël dhe ngrohtë, sikur s’ishin parë me vite. Më dëshiroi mirëseardhje edhe mua. Hymë brenda. Për mua ishte hera e parë që e shihja atë burrë, përveçqë Sabiti rrugës më pati bërë me dije se po shkojmë ta zbardhim sekretin e parë ilegal të Adem Jasharit. - Shlirohuni! Ju drenicarët jeni të odave nëpër kulla të gurta e me frëngji. Mirë se keni ardhur. Mikpritjen do ta keni rugovçe. Tha burri dhe m’u bë ca rreze dritësuan ballin e tij. Fjala e tij ishte e ngrohtë. Pa humbur kohë Sabit Geci e bëri me dije se jemi këtu ne të dy, unë, dhe shkrimtari, për të zbardhur ashiqare sekretin e parë të veprimtarisë ilegale dhe patriotike të Adem Jasharit, që para viteve 90-ta. - Fol muhaxhir!, i tha Sabiti. I zoti i shtëpisë qeshi. - Jam rugovas! - Me qenë rugovas ishe atje tek krojet rrjedhin mjaltë e qumështi i dhënë është si tambli i zogut!, ndërhyri Sabiti buzagaz. I zoti i shtëpisë, me një qëndrim prej malësori, ktheu rrjedhën e muhabetit krejt më ndryshe: Në një roman të një shkrimtari e kam lexuar edhe këtë dëshmi dhe, zor që e harroj dot: “Ne shqiptarët jemi vendës këtu. Nuk kemi reshur nga qielli. Këtu e kemi Zotin dhe këtu e kemi robin. Kur kishte zbritur dreqi në Atdheun e shqiptarëve, vjen dikah dreqi dhe takohet me shqiptarin! E kishte gjetur i cucërruar në mes malesh, duke i prerë do thera me kmesë. Cërcallë i shkonte djersa, me kazmë, duke hapur male për ara të bukës. I afrohet shqiptarit dreqi, e pyet: - Kush je ti? - Shqiptar! - A shqiptar, je, a? - Po! - Po ti? - Jam dreqi! - Për ku je nisur? - Në Tokën e Dreqit kam lindur dhe jam rritur. Nga Toka e Dreqit po vij. Në dreq të mallkuar po shkoj! Me paska rrejtur krali i Serbisë se unë jam ndër të parët që do të zbres në Tokën e Shqipeve, por... - Pse ke ardhur këtej, o dreq? - Me mbjellë farën e dreqit! - T’u rritë ndera, jahu! Kur ka ardhur dreqi i parë në Tokën e Shqipeve, shqiptarin e ka gjetur cuc nën këtë therë! Për ku po shkon, the? - Po kthehem në p... të nanës teme! Edhe baba i dreqnive po rreka! “Majku cigansku jebem kralju!” - Kë e ki babë, the? - Dreqin, të birin e dreqit: Kralin! - Kalin? A ma shet allahile se me ka cofë i jemi? - Për një shishe raki rrushi! - Raki nuk kam, samarin e kam... - S’është gomar kali. - E bëj unë qe besa: kalin gomar, gomarin kali! Për ku po shkon, the? - Po kthehem në p... të nanës teme!

Page 5: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

- Si ti, o Bajram, sikur shkrimtari që solla në shtëpinë tënde, jeni të një brumi: Të malit! Nën thera e lluga jeni rritur! Për të përmbyllur shkanë për malet, thashë: - Kush ik nga malet, ik nga pushka! Kush ik nga pushka, ik nga liria! Kush ik nga liria, ik nga populli! Kush ik nga populli, ik nga jeta! Kush ik nga jeta – vdes! Pasi e njoftuam të zotin e shtëpisë cili ishte vërtet shkasi i vizitës, burri rugovas nuk lëshoj pe as kësaj radhe pa dëshmuar se malësori është qeliza e qytetarisë se urtë, i fjalës së pastër dhe burrërore, i besës, i mikpritjes dhe i pushkës. Hapi rrëfimin për sekretin e ruajtur njëzet vjet: Si student Bajram Kurtaj mori udhën e luftëtarit (Atdheu është sikur familja: vlerën ia dimë ( besojmë) vetëm kur e humbim!) Tek kur filloi të hap rrëfimin i zoti i shtëpisë kuptova se nga ai njeri malësor i Rugovës do të merrja diçka interesante, diçka të padëgjuar deri më sot për aktivitetin atdhetar dhe ilegal të Adem Jasharit, të shokëve të tij, por edhe dajës së Ademit, Sabit Geci, nga Llausha e Drenicës. Më erdhi tepër mirë, se unë isha ndër të parët që kisha rastin të merrja shënime të sakta dhe të pa konsumuara deri tash për hapin e parë të Adem Jasharit, me dëshirë e synim që të lidheshin secila pjesë, secili atdhetar dhe secili veprimtar gjithandej Kosovës. Synim ky edhe për të masivizuar e mobilizuar, për të njoftuar dhe për të futur në radhët e veta të përpjekjeve për të ndryshuar gjendjen në Kosovë, jo me dy gishta, por krejt më ndryshe, krejt në tjetër udhë, krejt me tjetër metodë dhe formë veprimi. - Pa tjetër, së një qasje e tillë ishte e dalë nga një vizionar dhe atdhetar këmbëngulës, dhe shpesh, pas ushtrimeve dhe qitjeve me armë të ndryshme në mes lugjesh të Rugovës, Adem Jashari qartë dhe zëshëm fliste në shtëpinë time për nevojën e vetëdijesimit dhe të ngritjes së gatishmërisë së popullit, përgatitjes dhe bindjes së tij, se ne nuk jemi hajdutë malesh, as sherrakë o belaxhi, por jemi ata që kemi vendosur me bërë vdekjen jo me krye në jastëk, por atje në male me pushkë në dorë!, nisi rrëfimin Bajram Kurtaj, (1954), arsimtar i lëndës së biologjisë, i biri i Rrustemi dhe i nënës Havë. U lind në Rugovë. Aty kreu shkollën tetëvjeçare, kurse gjimnazin e mbaroi në Pejë. Pasi kishte mbaruar të mesmen, djali nga Rugova vazhdon shkollimin, dhe regjistrohet në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, drejtimi i biologjisë, të cilën e kryen me sukses. Që në bankat e arsimit të lartë në Gjakovë, 1970, u mishërova me çështjen e pazgjidhur të Kosovës, dhe atëherë u futa në radhët e atyre shokëve e shoqeve, të cilat ilegalisht vepronin dhe punonin ditën e natën për çështje kombëtare. T’u them vetëm këtë fakt: Ishte tepër vështirë. Pushteti dhe shteti i Serbisë në Kosovë kishte instaluar një regjim të veçantë, demonstronte një pushtet të egër dhe të padurueshëm, diskriminues dhe deri në palcë serbo-çetnik. E dija e do ta kisha tepër vështirë, ashtu edhe shokë e shoqe të mia veprimtarë ilegalë, por, interesant, atëherë çështja e pazgjidhur e Kosovës, dhuna dhe pushteti i egër i Serbisë më kishin hyrë në gjak dhe nuk më lenin të qetë natën as ditën. Përveç mësimit studentor, kohën tjetër e çoja krejt në veprimtari atdhetare ilegale në Gjakovë, në Pejë,

Page 6: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

në Prishtinë, dhe gjithandej Kosovës. Kur mbarova jetën studentore, hyra në punë, arsimtar i biologjisë-kimisë, në shkollën fillore “ 1 Maji” në Haxhaj. Bajram Kurtaj, i brumosur me ide patriotike dhe i gatshëm dhe i aftë për veprimtari ilegale shqiptare, pasi hyri në punë, tashmë kishte dy detyra: E para: T’u jepte nektarin e dijes së shëndoshë dhe të pastër etnike shqiptare shkollarëve të vendlindjes së tij, dhe, E dyta: Të vazhdonte pa tjetër në udhën e shenjtë që ishte nisur, pra, në rrugën e veprimtarisë dhe aktivitetit atdhetar ilegal për çlirimin e Kosovës, me moton e patriotit kombëtar Hasan Prishtina: “ Një popull që fle, ai vdes!”. Meqë kishim gjendjen e vështirë ekonomike në familje, por edhe për t’iu larguar nga bebëza e syrit pushtetit të çakërdisur të Serbisë, sidomos UDB-së, KOS-it, të ndihmuar nga argatët e mjerë shqipfolës, u detyrova të shkëputem nga procesi edukativo-arsimor shqip dhe të marrë rrugën e mërgimit për të punuar punë krahu. Kisha ca ditë që isha në Slloveni, kur një mbrëmje, në një ndenje ne një hotel të qytetit të Lubjanës, u njoha me disa shqiptarë sapo kishin ardhur në Slloveni. Kur qe, ndër të tjerë, u njoha edhe me Sabit Gecin, për të cilin kisha dëgjuar shpesh biseda nga goja e punëtorëve të Drenicës, si një djalë e veprimtar tepër i guximshëm, i palodhshëm dhe i bindur se vetëm me aksione të armatosura mund të thyhet, mund të mposhtet dhe mund të hiqet shkau nga trojet etnike stërgjyshore. Sa ndenjëm bashkë në hotel asnjë fjalë nuk e hapem për veprimtari ilegale, e as që dinim për njeri-tjetrin se ishim të një rruge, të një ideali dhe të një mendimi: Me politikë paqësore, me darka e dreka e mbledhje me Serbinë, me përulje e me njëfarë demokracie të brishtë e të pakuptimtë kurrë nuk mund të lëkundej soji i Car Dushanit dhe i kasapit Milosheviç nga trojet tona etnike. GATI TËRË NATËN NUK SHTIMË GJUMË NË SY U njohëm hollësisht. Biseduam gjerë e gjatë për shumëçka që lidhej rreth aktivitetit patriotik në Drenicë dhe u pajtuam që të bashkëpunonim bashkë si dy vëllezër, si dy luftëtar në frontin e përgatitjeve dhe furnizimit me armatim. Vërejta se Sabiti ishte njeri besnik, i fjalës dhe me besë shqiptare, e besa, edhe trim. Gjithmonë me kanë pëlqyer besnikëria e besa më shumë se pasuria apo karriera. Mësova se Sabit Geci në Slloveni kishte ardhur me urdhër të Adem Jasharit, për të mbledhur armatim dhe ilegalisht gjithqysh për t’i dërguar atje në Kosovë. Por edhe unë, Bajram Kurtaj, kishte kohë që bëja po këtë punë, dhe, që të dy arritëm të mbledhim një sasi të madhe të armatimit, llojesh të ndryshme. Harrova të theksoja se me Sabit Gecin u njoha në vitin 1986, dhe, që nga ajo ditë, siç thashë, e deri më sot, jemi si dy vëllezër, shkojmë e vijmë në shtëpi të njëri-tjetrit. Për herë të parë po e bëj legal mbledhjen e armatimit që e bënim unë dhe Sabiti, jo vetëm atë kohë kur u njohëm, por edhe shumë herë të tjera ne kemi ardhur bashkë në Slloveni dhe, pasi kemi mbledhur armatim të ndryshëm, kemi marrë udhën ilegalisht e me një mijë e njëqind telashe për në Kosovë. Shpesh armatimin e bëja unë me makinë Furgon, por mund të besoni sa rrezik dhe vështirë ka qenë të vish me armatim që nga Sllovenia në Kosovë dhe të mos biesh në kthetrat e policisë kroate apo serbe. Rruga ishte, sa e mundimshme, të shumtën jo nëpër

Page 7: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

rrugë magjistrale, por duke ikur nëpër rrugë lokale dhe të tjera, e shpesh, bile, i kam bartur në qafë thasët me armatim për të kaluar këtë apo atë lumë. Armatimin e blinim nga një kroat që jetonte dhe punonte në Slloveni. Veprimtarinë e blerjes së armatimit e bënim saktësisht me Urdhrin e Adem Jasharit! Ai ishte ballina kryesore, ishte frymëzimi dhe bindja e secilit njeri, se me të vërtetë, vetëm me forcën e armës, pra, me forcën e luftës gjithëpopullore mund të lëkundej pushteti i Serbisë, e gjithsesi, pse jo, edhe të gjunjëzohej e të dorëzohej. Këto Urdhra, shpresa e porosi të Adem Jasharit ishin besim i plotë që njeriu të lidhej me këta burra e djem nga Drenica, por më vonë, edhe nga pjesë të tjera të Kosovës dhe jashtë saj. E vërteta, porosia ilegale për t’u armatosur populli, kishte ardhur edhe para vitit 1986, më kujtohet viti 1980, kur nga Drenica vinin porosi të fshehta për grumbullimin e armatimit, për blerjen dhe armatosjen e popullit, së pari e rinisë. Dhe ky ishte, kush tjetër, pos Adem Jashari nga Prekazi i Drenicës, të cilin ende s’e kisha pa me sytë e mi, por dëgjoja ilegalisht nga shokët e mi veprimtarë e atdhetarë, të cilët kishin lidhur bashkëpunim me atë burrë Drenice. Aleksandri i Madh i Maqedonisë kish ardhur në Greqi për ta përgatitur luftën kundër persëve, shkoi ta shihte Diogjenin, një filozof me emër. E gjeti i strukur në fuçinë e tij, me grykën e kthyer nga dielli. Unë jam Aleksandri i Madh i Maqedonisë, i thotë perandori. Ç’kërkoni nga unë që të jap menjëherë? -Të tërhiqesh menjëherë, të më lirosh atë që nuk më jep ti, Rrezet e Diellit! (Jam betuar në Perëndinë se do të jem armik i çdo tiranie!) Bashkëpunimi me Sabit Gecin, dhe me të tjerët, për grumbullimin e armatimit nga Sllovenia, Kroacia, dhe vende të tjera jashtë Kosovës, dhe e dorëzonim në Prekaz, të Adem Jashari, ishte konsoliduar dhe shkonte tepër mirë. Ky armatim u shpërndahej djemve e burrave të Drenicës, të dëshmuar për atdhetari dhe veprimtari kombëtare, por më vonë, po me Urdhrin e Adem Jasharit, armatimin që e sillnim ne furnizuesit e shumtë në Drenicë, shpërndahej edhe nëpër vende të tjera të Kosovës. Vëllai im, Hisen Kurtaj, që atëherë ishte punëtor i MUP-it në Kosovë, me ndihmonte tepër shumë për bartjen e armatimit, duke me dhënë fakte e shënime që ne na interesonin në rrugëtim për në Kosovë. Edhe Sabit Geci, edhe shokët e tjerë, mirë e dinë ndihmën dhe kontributin e vëllait tim polic, i cili jo vetëm që ishte në krahun tonë, por punonte dhe kontribuonte më shumë se sa disa të tjerë që rrihnin dhe rrahin edhe sot gjoks për shqiptarizëm e patriotizëm. Me Adem Jasharin u njoha në vitin 1987, në shtëpinë e Sabit Gecit, në Llaushë. Me një furgon plot armatim të ndryshëm arrita në oborrin e Sabitit. E para me hetoi dhe më përcolli nëna e Sabitit, Shefkija. Doli, më përqafoj, ani pse ka mundur të mos më njihte kush isha unë, ishte terr, dhe kur arriti Sabiti tek unë, foli: - Shoq, a policia serbe t’i dha këto armë, a? Qeshi. Qesha edhe unë, siç e kishim zanat kur takoheshim unë e Sabiti të bëjmë humor. - Lumja nëna, Bajram, a ti je, a? - Qysh je nana e Sabitit? - Ma mirë kurrë s’jam kanë. Kur po ju shoh kështu bashkë si vllazën, Allahu ju

Page 8: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

shpërbleftë për atë që doni m’ia dhanë popullit! Hyra i pari në odë. Në qoshe të odës një burrë me mjekër të zezë, gjerë e gjatë. E kishim zakon nuk interesoheshim kush është apo kush ishte mysafiri që ndodhej në konak të secilit prej nesh. E dinim se përveç mik e atdhetar më pak nuk ka mundësi të hyjë brenda në odën e Drenicës të Sabit Gecit. Brenda në odë, unë, mysafiri, Sabiti dhe nëna e Shefkie. Si je burrë? E përshëndeta njeriun me mjekër, i cili vetëm pinte duhan dhe çil gur gojën. Vetëm buzëqeshi. Lëkundi kokën poshtë-lart. Dhe prapë thithte duhanin. Sabiti si Sabiti: po të më ndodhte krejt çka me dëshironte Sabiti mua gjatë rrugës me gjithë atë armatim, paj as një copë mish s’do me mbetej nga policia serbe. Nëna Shefkije u çua e erdhi u ul afër meje. - Pashë të gjallë e të vdekur mos rri shtrëngueshëm. Shlirohu, bir, se kjo odë nuk ka pre kurrë kënd në bukë të veten. Po, ti, djali i nanës, kallëzoj Shefkies kush je, nga je, kë e ke të gjallë? Fol serbes, bir, se prej sotit ti je djali i gjashtë rreth sofrës sime të bukës, në shpirtin tim. Ti në daç fol, në daç mos fol, nana Shefkije i di krejt gjanat për juve. I tregova nënë Shefkijes fill e për pe kush isha, nga isha, ç’bëja dhe kur isha njohur me djalin e saj, Sabitin. Vetëm emrin s’ia tregova. - Pse s’ia kallëzon emnin, nanës Shefkie, o Bajram Kurtaj! Të thashë: A e sheh atë burrë që rri atje në qoshe të odës dhe çil gur gojën. Gojë ka, por nuk flet. Ai flet kur flasin burrat, kur flet trimëria: Me zërin e armës! E sheh si po kesh? Të njeh ty, i njeh krejt shokët tu, miqtë dhe me ke ec e ha e pi, e rri. Ky njeri i njeh krejt njerëzit e botës. Të Kosovës i njeh, po se po! Qishtu si ky burrë ishin dikur burrat e Drenicës. Në vend të gojës e gjuhës, u fliste besa! U fliste fjala! U fliste pushka! U fliste trimnia! Pasha pereninë ky Sabiti i jem, boll i thotë vetes, por goja e mur në qafë. Pak po ha, shumë po flet! A mu po me duket, a? Ndoshta po gaboj. E kam prej tute. Hala sherr as bela nuk i solli, as shpisë, as askujt s’i bani. Me armë flet. Me armë fle. Me armë keshet. Me armë ulet në sofër. Nuk vonoi Sabiti dhe erdhi në odë. Tri herë me përqafoj. Nipi Adem! Ky që erdhi në odën tonë është ai burri i Rugovës, për të cilin i ka do vite që të kam folur. Të gjitha për këtë burrë t’i kam thënë. Ndihmën dhe kontributin që po e jep ky arsimtar i biologjisë mund ta masë nesër vetëm historia. Me këtë arsimtar i gjejmë dhe e grumbullojmë armatimin që e kemi sjell deri me sot në Drenicë. Është i fjalës, burrë me besë, i urtë, i sinqertë, por ajo që Ty, Adem Jashari, të pëlqen më së shumti, e di unë, është fakti se Bajram Kurtaj është i fortë, trim dhe matur. Si një futur që shpejt e shpejt ngrehet aq lehtë në ajër, ai burri me mjekër u ngre në këmbë. Erdhi deri të unë. I dhashë vetes dhe u zgjova shpejt. Me të dyja duart me përqafoi. Tri herë në të djathtë, tri herë të majtë. - Të besojmë! Të kemi mik shtëpie! Je në listën e ngushtë të veprimtarëve dhe luftëtarëve ilegalë të Kosovës.

Page 9: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

Do ta kesh emrin në radhët tona. M’u bë me ranë me krye gjithë ato male përballë Llaushës. Trupin ma përshkoi një prushimë që shkapërderdhej nëpër tërë trupin tim të djersitur dhe tepër të lodhur. Fati e deshi e nisi shpejt të më kthjellohet truri. Vinte duke me humbur pesha e trupit. Ajo shajni vinte duke kaluar. Ishte disiplinë ushtarake e prerë, e dalë nga Urdhëresa e Adem Jasharit, të përmendësh fjalët e komandantit. Fjalët e tij ishin ligj. Ligjin, rregullat dhe Urdhrat, kuptoj dhe zbatoj, hesht! Temë qendrore e bisedimeve atë natë ishte prapë furnizimi dhe sigurimi i armatimit. Kjo do të thotë se për Adem Jasharin furnizimi i popullit me armatim ishte ndër përparësitë e dorës së parë. Ai thoshte: 1. Pa tjetër, ne, kudo që jemi, kudo që shkojmë dhe frymojmë, nuk duhet harruar vetëdijesimin e popullatës së Kosovës për t’u përgatitur për rrethana të reja të veprimit të koordinuar me masa e metoda të reja. 2. T’i shpjegohet popullit të Kosovës, miqve dhe qarqeve ndërkombëtare se përpjekjet tona për ndryshimin e gjendjes alarmante dhe të padurueshme në Kosovë, duhet ndërruar me ato forma e mjete me të cilat mund të arrihen suksese, e kjo nuk përjashton mundësinë të mobilizimit masiv e të koordinuar të të rinjve dhe burrave për luftë çlirimtare. 3. T’i bëhet e ditur opinionit ndërkombëtar evropian dhe atij Perëndimor se forcat tona të armatosura nuk janë terroriste, separatiste as për ndryshimin e kufijve, por me këmbëngulje dhe me gjak do të çlirojmë trojet etnike tonat, që padrejtësisht i ndanë dhe i përçanë qarqet qendrave të vendosjes politikisht në dëm të popujve të shtypur, pa liri dhe të robëruar. 4. Armatimin që Ju po e bartni ilegalisht me mundime e rrezik për jetën, gjithsesi se do t’u shpërndahet barabar forcave atdhetare dhe të gatshme për t’u inkuadruar në radhët tona veprimtare. Opinionet e Adem Jasharit atë natë në odën e Sabit Gecit nuk ishin të frikshme, sepse, për këto plane dhe programe të veprimtarisë ilegale për të mirën e çështjes kombëtare dhe për ndryshimin e gjendjes politike, ekonomike e jetësore në Kosovë, me kishte shpjeguar vetë Sabit Geci, pra, me kishte bërë me dije edhe mua, por edhe veprimtarët, shokët dhe miqtë më besnikë dhe më të gatshëm për të ecur shtigjeve të organizimit të rezistencës më aktive, të armatosur, me Vendimet dhe planet e veprimtarisë atdhetare të ballinës së ilegale, Adem Jashari. Pas kësaj nate kur për herë të parë u takova me Adem Jasharin, me te jam takuar shumë herë tjetër, e sidomos, kur burri nga Prekazi kishte marrë vendim të prerë për të filluar ushtrimet në qitje me armë të ndryshme, edhe në Malësinë e Rugovës. Të nesërmen, kur u ndamë, me përshëndeti e më tha: NJËQIND DASHURI DHE NJËQIND MIQ JANË PAK – NJË ARMIK ËSHTË TEPËR! Në vitin 1987, Adem Jashari, me Sabit Gecin dhe një shok (ia kam harruar emrin), erdhën në Pejë. Sabiti erdhi në shtëpinë time në Rugovë, më bëri me dije se po vjen Adem Jashari. Nëna Have më kishte vërejtur se sikur kisha humbur paksa drejtpeshimin e kontrollit të vetvetes, e tha:

Page 10: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

- Diçka në shpirtrat tuaj, o djemtë e mi, po zihet, ishalla hair! U gëzova sa nuk bën tjetër. Kisha të drejtë. Them kisha të drejtë mu për faktin se tashmë Adem Jasharin e njihja mirë, besa edhe familjen e tij, po. Ishim në odën e kullës disa herë. E njihja edhe bacë Shabanin, atë burrë të dijshëm, atdhetar dhe të vendosur gjithsesi. Kisha kujtime të jashtëzakonshme. Bëhen përgatitje për AKSIONE TË ARMATOSURA Jo vetëm që e njihja Adem Jasharin, por dija për synimet dhe veprimtarinë e tij atdhetare e patriotike që nga vitet e tetëdhjeta, e besa edhe më herët. Emri i tij ishte bërë gur themeltar i veprimtarisë ilegale patriotike shqiptare, sidomos të të gjithë ata, shokë e miq, që e njihnin mirë atë, por edhe familjen e tij. Ai ishte simbol i çdo suksesi të armatosur, i çdo aktiviteti për furnizimin e popullatës me armë, ishte i vetmi vizionar i cili shikonte përtej Evropës, përtej kufijve të demokracisë, dhe me pietet shpesh fliste edhe për shpalljen e një lufte gjithëpopullore kundër robërisë së Serbisë. Fulikare zbritëm në qytetin e Pejës. Në një hotel takuam Adem Jasharin, i cili rrinte me një shok, emrin i tij sot s’më kujtohet. U ulem kokë me kokë. Biseduam gjatë. Dhe Adem Jashari vendosi: - Ne po ngjitemi në terrene të përshtatshme të Rugovës për të bërë ushtrime në qitje me armë ndër më të ndryshmet që kishin sjellë. Me një makinë të fortë u nisëm për në Rugovë. Nuk më kujtohet sa ditë e net patën ndenjur ata mysafirë aq të shtrenjtë dhe të rrallë që mund të ketë pasur ndonjëherë konaku i Rugovës. Ju them se kur binte muzgu i mbrëmjes Adem Jashari, Sabiti dhe ai shoku, niseshin për në vendin e caktuar, kurse unë, mbi një kalë me samar kisha lidhur disa thasë brenda të cilëve kishte armë llojesh të ndryshme, municion, bomba, snajperë, dylbi, e gjera të tjera si të një ushtrie të rregullt. Ne të tretë, Sabiti, unë dhe ai shoku, të parët provonim, inspektonim, njihnim armët dhe pastaj gjuanim në shenjë. Gjatë gjithë atyre ditëve të ushtrimeve me armë moderne, Adem Jashari, në një bllok shënonte diçka, dhe, kurrë, sot e asaj dite nuk e kemi marrë vesh ne shokët se vërtet ç’kishte shënuar në atë bllok letër. Në ato ushtrime pashë me sytë e mi sa mirë njihte dhe përdorte çdo lloj arme moderne Adem Jashari, si të kishte punuar në fabrikën e municionit në Slloveni, Kroaci, apo diku tjetër. Si një ekspert i vërtet çmontonte dhe montonte çdo lloj arme, bile duke e matur kohën e shpejtësisë, kurse ne të tretë, përpiqeshim të mësonim diçka të re për përdorimin e atyre armëve duke konsultuar dofarë etiketash këshilluese për përdorim dhe elemente të tjera, ngjitur për secilën armë. Udhëzimet që jepte Adem Jashari për secilën armë që kishim ne, ishin udhëzime ekspertësh të lartë. Tjetra mrekulli: Në kohën kur Adem Jashari kishte rendin për të përdorë armët për gjuajtje në shenjë, duheshe të ishe tepër i bindur, them me një moral të lartë, sinqeritet dhe ndërgjegje, se aq i saktë ishte për të mos besuar pa e pa sikur ne me sy. Vëreja se Adem Jasharit i pëlqente shumë ambienti ku bënim ato ushtrime ushtarake dhe të armëve, prandaj, thoshte: - Malësia e Rugovës gjithmonë ishte një depo armësh, një konak burrash mikpritës dhe të fjalës. Ushtrime të tilla ushtarake nën komandimin e Adem Jasharit qenë bërë edhe disa herë të

Page 11: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

tjera. Them se me Ademin vinin shumë shokë që më kurrë s’i takova, sepse, me siguri, mund të kenë qenë jo vetëm nga Drenica, por, më vonë, filluan të vijnë nga të gjitha vendet e Kosovës. IZOLOHEN 374 INTELEKTUALË SHQIPTARË PËR T’U LIKUAIDUAR NË MËNYRË SEKRETE! (Njerëzit që kafshojnë dorën që i ushqen, zakonisht lëpijnë këpucët e atyre që i shkelin ) Natyrisht, forcat serbe të milicisë, të ndihmuara nga aktivistë detektivë sekret të UDB-së, pastaj të KOS-it, dhe të KGB-së, me siguri Kosovën e kishin nën llupë të vrojtimit, të përcjelljes dhe të vëzhgimit. Një gjë të tillë shpesh e theksonte vetë Adem Jashari, e dinim edhe ne shokët veprimtarë të tij, mirëpo, kjo nuk na sillte aq gajle dhe telashe të mëdha, sa na sillnin shumëfish më të rrezikshmit për aktivitetin tonë ilegal, spiunët, argatët dhe frikacakët mjeranë shqipfolës, të cilët na përcillnin sikur hije. Gjithsesi, aktivistët e UDB-së, të KOS-it e të tjerë, dinin për veprimtarinë ilegale shqiptare në Kosovë, por si duket, në fillim e nënçmuan, dhe kjo iu hakmor patjetër. Frikë nga pushteti dhe shteti serb nuk kishim fare. Ne dinim ç’bënim. Ç’kërkonim. Ç’duam. Ne dinim hollësisht si t’i realizonim aspiratat tona programore të veprimtarisë ilegale, falë personalitetit të matur, vizionar dhe trim, Adem Jasharit, Hamzës, dhe shokëve të tjerë. Në vitin 1989, pushteti totalitar dhe diskriminues i Serbisë “polli” njëfarë izolimi vampir: hiç më pak se 374 intelektualë anembanë Kosovës. Kinse izolimin e këtillë shteti dhe pushteti i Serbisë e bënte për të pastruar bandat e rrezikshme të terroristëve dhe separatistëve të rebeluar shqiptarë dhe për të mbrojtur shtetësinë dhe ligjin. Mirëpo, Adem Jashari, me shokë, qe më parë e kishte siguruar dokumentin e shtetit dhe të organeve të MUP-it të Serbisë, se njëherë do të bëhej izolimi për terroristët e separatistët shqiptarë, e pastaj, të tillët, të likuidohen me metoda dhe në mënyra të ndryshme sekrete, dhe me afera politike, nëpër terratina të burgjeve. Vrasja e këtyre intelektualëve duhej të mbetej tepër sekret shtetëror. Me siguri, çështja e izolimit aq të madh të shqiptarëve bëri jehonë të madhe në qarqet ndërkombëtare, pastaj në media shqipe dhe ato evropiane gjithsesi, prandaj, autoritetet serbe nuk guxuan të bënin gjithë atë masakër që planifikonin ta bënin: të likuidonin 374 intelektualë e veprimtarë për çështje kombëtare të Kosovës. Burgu ishte tepër i rëndë. Pa asnjë rregull as rend shtëpiak. Shqiptarët e izoluar trajtoheshin si kafshë, as nuk dije kur është dreka, darka, as shëtitje, veç trajtime çnjerëzore, rrahje, thyerje eshtrash, dëmtime organesh e gjymtyrësh trupore, e të tjera. Mua, thotë Bajram Kurtaj, me fajësonin për furnizim me armatim Drenicën, pastaj ke ndenjur dhe ke bashkëpunuar me Adem Jasharin, Sabit Gecin, dy militant dhe kundërshtarë të shtetit të Serbisë, më thoshin udbashët dhe punëtorët e sigurimit serb. Medet, bre, i kishin të gjitha faktet dhe dëshmitë. Kishin edhe foto tonat, të armatimit, foto me njerëz në Slloveni duke blerë armatimin. Habitesha. Ne mendonim se vepronim dhe punonim tepër ilegalisht, mirëpo, jo, jo. Dikush pas shpine tonën kishte punuar keq, na kishte tradhtuar. Luftërat e djajve për frone zotash nuk do të ndalen, as sot, as nesër, përderisa njeriu do të vrasë me dorë të vet djallin brenda përbrenda vetes së tij. Pasi dola nga burgu iu bashkëngjita aksionit gjithëkombëtar për pajtimin e gjaqeve, dhe

Page 12: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

isha nismëtar i kësaj madhështie të popullit. Bashkë në pajtimin e gjaqeve vepronim: Adem Grabocin, Have Shala, Myrvete Dreshaj, Have Zekaj, më vonë. Për shkak të këtij aktiviteti dhe veprimtarie pushteti i Serbisë, me polici e gjyqe, vazhdimisht na kishte në shënjestër, na ndiqte, na keqtrajtonte, na fyente dhe mu për këtë shkak disa nga shokët veprimtarë për çështje kombëtare u shtrënguam të ikim në vende të tjera, unë shkova në Gjermani. Në të njëjtën ditë Kosovën e lëshuam bashkë me Adem Grabocin. Së pari shkuam në Slloveni e pastaj kaluam në Gjermani. E drejta Ademi menjëherë shkoi në Zvicër, ku ka ndenjur dhe ka vepruar kombëtarisht deri në fillim të Luftës Çlirimtare të Kosovës. Në Gjermani menjëherë jam inkuadruar në aktivitete dhe veprimtari për çështje të Kosovës, bashkë me shumë djem e burra, vasha e gra mërgimtarë, të cilët, shumë, tepër shumë dhanë dhe kontribuon për çështje kombëtare. Në Gjermani kam ndenjur deri në vitin 2005, por atje, në Gjermani isha edhe anëtar i komisionit në “Vendlindja thërret”, i emëruar për çështje të logjistikës. Ky ishte rrëfimi i atdhetarit dhe veprimtarit rugovas, Bajram Kurtaj, i cili sot jeton në shtëpinë e tij në Pejë dhe pas shpalljes së Pavarësisë ndjehet tepër mirë, është krenar dhe nuk e fsheh gëzimin që gjaku i derdhur i dëshmorëve nuk shkoi huq. SEKRETI I DYTË I RUAJTUR NJËZET VJET Sekreti lumturisë është liria, sekreti i lirisë është guximi! Nga shtëpia e Bajram Kurtaj nga Peja, Sabit Geci makinën e drejton për në qytetin e Burimit, ish-Istogu. Për një çast sikur i kishte ikur nga kujtesa hyrja në rrugën që çonte drejt për në Burim, por Sabiti, si Sabiti, nuk mbetet muhasere, siç thotë populli. E zvogëlon shpejtësinë e makinës dhe ndalet afër dy fëmijëve diku rreth l5 vjeç dhe u kërkon ndihmë. - E keni tepër gabim, xhaxhi! , tha fëmija i parë. - Ore, ju duhet të ktheheni prapë në qytetin e Pejës, e pastaj të kapni fillin e rrugës për në Burim!, tha fëmija i dytë dhe u shikuan vjedhurazi ndërmjet vete. - Udhëtoni ju, fëmijë?, i pyeti miradijshëm Sabiti. - Aa-ha! Po, ne po presim diçka për në Pejë. - Ejani me ne!, ju thashë. Fëmijët si fëmijët, u gazmuan që patën fatin për të shkuar në qytetin e Pejës, dhe ashtu doli. Makina shpejt e “ gëlltiti” rrugën e asfaltit të ri ( fëmijët thanë gëzueshëm se asfaltin e ri verës që shkoi na e ka mbaruar ministri Fatmir Limaj!) dhe Sabiti e pakësoi shpejtësinë e makinës te një udhëkryq. - Burra, tash mund të vazhdoni për në qytetin e Pejës, ne e kemi këtej rrugën për në Burim. Njëri nga fëmijët që shoqit të tij i shprehte kënaqësi që po udhëtonte për herë të parë me makinën “6x”, foli si pa e kontrolluar veten: - Ejani edhe ju në qytetin e Pejës. Është qytet i mirë. Atje më lehtë do ta kapni fillin e rrugës për në Burim. Ju, me siguri, e doni qytetin e Pejës. - Ne e duam shumë qytetin e Pejës. Ju duam edhe juve shumë-shumë, por ne po e kapim këtu udhën për ku jemi nisur! - u tha Sabiti dhe ndaloi makinën. Fëmijët me buzagaze na përshëndetën.

Page 13: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

Nga Peja arritëm në qytetin e Burimit, e nga ky qytet i Republikës së Kosovës, ia mësymë për në Besianë. Jo shumë larg qytetit të Burimit, hetova se Sabiti ishte kapluar në do kujtime që s’e lënin të qetë. S’vonoi dhe burri nga Llausha ua hapi thesin atyre kujtimeve.: - I sheh, shkrimtar, ato ndërtesa përdhese atje? Shumë janë. - I shoh! I thashë. - Aty është burgu. Aty kalova sa e sa vite. I troshita ca vjet të jetës sime në terratinat e atyre dhomave, që aromë padrejtësie dhe çnjerëzi u vjen! Aromë vuajtje e mërzie. Janë të egra ato dhoma. Si bisha egërshane. Dritare kanë, dritë nuk kanë. Shtretër kanë, gjumë nuk kanë. Etje kanë, ujë nuk kanë. Kulm kanë, pikën s’e mbajnë. Dyer kanë, dalje s’kanë. Ligje kanë, drejtësi s’kanë. Adem Jashari në Besianë (ish Podujevë) 1989 SONTE PO E MARRIM VESH SE NË SHTËPINË TONË PASKA QENË ADEM JASHARI! 1. Makina “ 6X” shpejt i gëlltiti kilometrat dhe arritëm te hyrja e qytetit të Besianës. Thirra me celular. Foli shkurt. Mua më tha: - Shpejt do të vijë një “Golf 2”. Për besë nuk e dija ku po shkojmë. Pak ditë më parë me kishte bërë me dije se do të vizitojmë një konak në fshatin Letanc të Besianës. Kaq. I çuditshëm është ky Sabit Geci: Shkurt. Qartë. Shpejt. Kilivili s’ka. Pritëm pak minuta. “ Golfi 2” erdhi. Dolën dy burra goxha të pjekur. Nuk i njihja. Na përshëndetën. Nuk dolëm nga makina fare. Ata para nesh, ne pas tyre. Arritëm në fshatin Letanc. Letanc e përmendi Sabiti. Tha: - Në këtë udhëkryq, para njëzet vjetësh, unë dhe Adem Jashari, kemi kaluar afër autoblindës të milicisë serbo-çetnike. I pamë tepër larg. - Çdo të bëjmë, Adem? - Ec udhës. Jona është. Tokë e Kosovës! - Epo, si të sillemi? - Vetëm nëse na shikojnë gjatë dhe me dyshim, ti, Sabit vozit motorin japonez, kurse unë, e di vetë! - Tregomë, nip. Nuk foli. - Tregomë, a t’ua kërcasim shkieve? Nuk foli Ademi prapë. E dija. Ai vetëm njëherë fliste. E more vesh, e kuptove, s’e kuptove, u kry! Jemi rritur bashkë me të. Ia dija rendin shtëpiak, fjalën, vendimin....Autoblinda e milicëve serbë midis rrugës ishte kthyer tërthor midis asfaltit. Kur u afrova karshi tyre, se ç’i dhashë gaz motorit japonez. Njëherë rrota e parë u ngre lart, e pastaj përpiu udhën si plumb pushke. Milicët i përcillja në pasqyrën e vogël. Mbetën me gojë hapur duke na përcjellë me shikime.

Page 14: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

Nuk e kishte pas shkruar Zoti ta nisim luftën atë ditë në Llap. Nën rroba të trasha të dytë ishim katarosh me lloj-lloj armësh. Kishim besa e dhe ca bomba dore. Hymë në fshatin Letanc. Në rrugë takuam një goxha burrë. E përshëndeta. E pyeta a di gjë, Bedriu, a ndodhet në shtëpi? Burri u ndal ballë nesh. Na shikoi me një shikim të mprehtë. - E shoh se nuk jeni këndej nesh. Ju jeni të largët, mesap? - Nga Kosova jemi! I thashë unë. - Qenkemi komshi qe besa. Edhe unë jam nga Kosova. - Atë Bedriun që ju po e kërkoni, ai nuk ndodhet në shtëpinë e tij. E kam takuar herët, pa lind dielli, iku si plumb pushke andej nga Prishtina. T’u them të drejtën, ai rrallë, tepër rrallë, rri në shtëpi. Punë e tij. Nuk me interesojnë punët e askujt. Një ua them në emër të Zotit: Bedriu që ju e kërkoni është fort njeri i mirë! Kaq. E tash, hyni me motor kësaj udhe, nja 50 metra larg e kam shtëpinë. Babën e kam aty dhe ka dëshirë të madhe për mysafirë. - Nip? - Shkojmë! U morëm vesh. U ndalëm në oborrin e parë të një shtëpie. - Edhe unë jam Bedriu. Por, Bedri Kadri Blakçori. Letanci ka shumë Bedria, na tha ai burrë. Kaq me pati thënë Sabit Geci ende pa shkuar në vizitë në familjen e Kadri Blakçorit nga Letanci. 2. Hymë në Letanc. Një mbrëmje e ftohtë, ani pse reshte borë, por një borë e imët. Doli Sabiti nga makina. Dolëm të gjithë. - Në të djathtë është shtëpia e Bedriut, shokut e mikut tonë, kurse në të majtë të rrugës, para njëzet vjetësh, unë dhe Adem Jashari, patëm hyrë në oborrin e një shtëpi të Blakçorëve. - Sabit, - tha një burrë që i thoshin profesor, i cili sapo u pamë më njohu, edhe si gazetar shumëvjeçar, por, sidomos si shkrimtar i luftës. – Në Letanc, për besë, ka një numër të madh emrash: Bedri! - Mbaj ndërmend se ishte shtëpi e madhe. E fortë dhe me autoritet! – foli Sabiti. Për të mësuar diçka më hollësisht u drejtuam në një shitore jo larg ku e kishim parkuar makinën. Hymë brena. Një burrë i shtyre në moshë, por interesant, më bëhej se nuk kishte aspak të ftohtë. Na priti me mikpritje llapjane. Si ata që ditën dhe dinë për mikun. - Çka do të pini, burra? Na tha kur e mori vesh se ishim nga Drenica. - Nuk e meritojmë as një gotë ujë!, i thashë. Erdhëm nga atje dhe nuk po dimë, as ku me hy, as të kush kemi punë. Sabiti qeshi.

- Bacalok, po pimë diçka, nëse do pagjumë ne!

Page 15: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

- Pasha Perëndinë, kurrë jo! – foli shitësi me këmbëngulje.

- Drenica dha atë që nuk e dhanë Tokë e Qiell për ne! Mos thuaj ashtu, komandant (iu drejtua Sabitit) se e ligështon Llapin.

Shitësi jo! Sabiti po! Mbetëm pa e pi një gotë ujë. Bisedat se cila shtëpi ishte ajo në të cilën paskan hyrë Adem Jashari dhe Sabit Geci. E drejta, Sabiti e dinte se ajo familje ishte Blakçori, por kishin kaluar njëzet vjet, e që atëherë deri më sot mund të jenë ndërruar edhe rrugët, e lëre më shtëpitë...Por edhe njerëzit... Gati e deshi e Sabit Gecit iu kujtua: - Ajo familje kishte djemtë e shkolluar! - Kadri Blakçori duhet të jetë ai! – foli shitësi. Po shkojmë, dha urdhër Sabiti. - Me shkua shkoni, por po nuk u kthyet kah shitorja ime, e pastaj të hyjmë në odë për konak, nuk ua fali gabimin, as në këtë botë as në atë dynjanë tjetër. U nisëm. Arritëm shpejt po asaj rruge që thoshte Sabiti i bëhej nëpër të kishin hyrë në shtëpinë e që s’dinte e kujt ishte ajo. Profesori, i cili, mësova më vonë se ishte redaktor i Radio-Llapit, shpejt trokiti në derën e një shtëpie. Doli një goxha burrë. Foli shkurt me të. Të dytë u nisën në drejtim nesh, ku ndodheshim dalë nga makina. U përshëndet me Sabitin. - A mos je ti ai shoferi i motorit japonez? Pyeti burri, po me emrin Bedri. - Po! Unë jam! Pohoi Sabiti. Burri e mori edhe njëherë ngryk Sabitin dhe sikur të tërin e vërshoi një det emocionesh. Na priu dhe hymë brenda në një shtëpi të rregulluar për mrekulli, e tipit katërshe, më bëhet se kështu e pashë natën. Mikpritje që s’mbahet ndërmend. Mikpritje llapjane. Nuk e ka adet asnjë popull këtë nuk e ka adet një mikpritje të tillë si llapjanët dhe drenicarët. Mikpritje burrash. Mikpritje vëllazërore. U hapen llafet. U shpaluan kujtimet e vjetra njëzet vjeçe. Që në hapje të bisedës Bedri Kadri Blakçori e bëri me dije Sabitin se vëllai Bajrami, me të cilin keni biseduar ti, dhe ai shoku yt, ka ndërruar jetë. Oda u ngre në këmbë. Komandanti Sabit Geci ngushëllon familjen e Bajramit të ndjerë. Edhe unë...Të gjithë sa ishin në atë dhomë, ani se shumica ishin komshi, dhe pamjen e kishin kryer. 3. I pari e mori fjalën Bedriu, djali i Kadriut të ndjerë, dhe pasi tregoi fill e për pe për gjendjen e tij familjare, dhe jetësore, preku thelbin e zemrës për të cilën ishin Sabit Geci, dhe shkrimtari Riza Greiçevci. Familja ime ishte dhe mund të thuhet se është edhe sot familje e cila kryesisht merret me bujqësi, sepse, tokën e kemi shumë pjellore. - A qan toka, baca Bedri? E pyeta unë. - Nuk e di. - Thua se je punëtor i mirë i tokës? - Jam. - A e ke dëgjuar ndonjëherë tokën duke qarë? - Qe besa, jo kurrë!

Page 16: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

- Qan toka? - Ndoshta qan, por unë... - Toka nuk qan për shi, e për pleh, por qan për punëtorin e mirë! I thashë. - Të lumtë goja, shkrimtar Drenice! - uroi një burrë. - Lum bëfsh!, i thashë. Kur i pata takuar dy burra me një motor në rrugën e fshatit, atëherë nuk e dija se ekzistojnë grupe atdhetarësh dhe veprimtarësh që endeshin nëpër qytete dhe katunde. I mora në rrugën e katundit dhe i solla në shtëpi. E lypshin Bedriun, por Bedriu nuk ishte në shtëpi. Ne mirë e njohim Bedri Fetah Blakçorin. Një atdhetar, një veprimtar për Kosovën, njeri i sinqertë, i dashur dhe zemërmirë. Unë, të kujtohet, komandant Sabit, u afrova dhe e thirra vëllanë tim, Bajramin, i cili ishte duke xhvoshur misër midis oborrit. Pasi ju mori vëllai, Bajrami, sipas zakonit që e kanë llapjanët, e ndoshta edhe shqiptarët, atëherë djali nuk rri aty të burrat, të mysafirët, përveç kur ka nevojë për hyzmet. I lashë me banën dy njerëz, që s’i njihja fare, as që atëherë e deri sonte nuk e kam ditur se në oborrin e shtëpisë sonë paska qenë Adem Jashari, komandanti legjendar Adem Jashari. Zoti e shpërbleftë për veprën kombëtare që ka bërë bashkë me familjen e tij! Rreth syve iu panë ca lot, u përmbajt, por nuk mundi t’i fshihte. E tërë oda u mbush urata, lavdi dhe krenari për komandantin Adem Jashari. O Zot i Madh! Vazhdoi më tutje tregimin Bedri Kadri Blakçori. Si nuk e ditëm kush ishin ata dy burra që erdhën në oborrin tonë. Si nuk e morëm vesh që plot njëzet vjet se me vëllanë, Bajramin, sot i ndjerë, rahmet shpirti i pastë (amin, ushtoi oda) pakan biseduar dy burra Drenice, dy trima, dy bijë të popullit, dy komandantë, dy atdhetarë, që kurrë populli s’do të harrojë sakrificën dhe gjithë atë kontribut që dhanë për lirinë e Kosovës. Mbaj ndërmend, vëllai Bajrami mezi ua kish pas dhënë nga një kafe. Nuk kishin hyrë brenda hiç. Sabit Geci: Bedri, ju burra: Duke u kthyer për Drenicë, Adem Jashari, i pati thënë këto pak fjalë: - A e hetove, daja Sabit, sa shtëpi e mirë që ishin? A e hetove burra të tokës dhe të fjalës ishin? A e hetove se jetonin shqiptarisht, dhe, ata, kur të jetë nevoja, edhe mund të vdesin shqiptarisht për Kosovën! Bedri Blakçori: Ju kujtohet komandant Sabit, kur mbaruat bisedën me vëllanë, vëllai im, Skënderi, i përcjelli me traktor deri matanë udhës së trenit. Sabiti: Po! Më kujtohet si sot. Bedriu: Unë nuk e di as sot e kësaj diteb temën e bisedimeve të vëllait me ju të dytë? Sabiti: Po e hap këtë bisedë për herë të parë! Baca Bajram, djali i Kadriut, na tha: Edhe unë kam shtëpi, jam prej mishi dhe gjaku. Edhe unë i besoj Allahut. Edhe unë kam

Page 17: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

krijuar fëmijë, të cilët sot jetojnë me frikën nga arma e shkaut. As gjumin-gjumë s’e bëjmë nga frika se shkau i armatosur dhe pobratim me Evropën dhe gjak me Rusin, mund të na presë në gjumë, të na çnderojë, të na vrasë me robë e fëmijë. Edhe familja ime është Blakçor, si ajo e Bedri Fetahut, për të cilin, një mijë herë e kam lutur Zotin ta ruajë shëndosh e mirë në udhën e drejtë, në udhën e popullit, në udhën e shenjtë që është nisur. Allahu e shpërbleftë, Bedri Fetah Blakçorin, dhe të gjithë shokët. Kur i dëgjoi Adem Jashari fjalët e bacës Bajram, hapi llafe. Adem Jashari i tha burrit llapjan: - Bacalok! Ne kemi ardhur me të lutur që të hënën, edhe dy ditë, mundësisht të organizoni rininë, popullin, por edhe fëmijët e rritur, që masivisht të dalin në demonstratë në Podujevë! Një kësi lutjeje dhe amaneti e kemi përhapur gjithandej Kosovës dhe gjithkund kemi hasur në mirëkuptim. - Boll na dhunoi e përdhunoi serbi, bacalok! Boll na i vrau fëmijët në udhën e shkollës, mësuesit, na e vrau abetaren shqipe, na e vrau shkollën shqipe. Boll na copëtoi Gjeografinë e Atdheut. Na e fyu Zotin e fenë. Na quajti njerëz me bisht. Boll ma! Do të përpiqemi të tregojmë se nuk kemi lindur rob. As nuk e duam jetën e robit. Kemi lindur shqiptar,shqiptar do vdesim! Na ndihmoni, llapjan! Ju në ecje motesh keni dëshmuare patriotizmin dhe atdhetarizmin. Tregoni gjithandej, bacalok, Kadri Blakçori: Mos e qaj. Mos e vajto. Atdheun mbroje! Më mirë të vdesim ne, se sa të vdes Kosova! Të hënën, Ju dhe ne drenicarët, bashkërisht në një orë, një minutë,të hidhemi në rrugë, në demonstratë. Le të na dëgjojë Evropa. Le të na sheh bota! Nuk jetojmë tjetër rob! Të robëruar e të poshtëruar! Nuk e meriton populli i Kosovës gjunjëzimin, pushtetin dhe shtetin e Serbisë. Na duhet shteti ynë! Liria! Kosova e lirë! Kur burrat mikpritës japin fjalën Sabit Geci: Burrat mikpritës ia dhanë fjalën, dhe ai foli: Isha në shtëpinë e nipit, Adem Jashari. I thashë: Nipash, pse nuk shkojmë deri në Llap, për të biseduar që aktivitetet dhe veprimtaritë tona t’i koordinojmë bashkë. Aty ishte edhe Jakup Nura. - Shkojmë nesër! Tha Adem Jashari dhe, e dija, u kry!

Page 18: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

Të nesërmen u nisëm me motoçikletën time të prodhimit japonez. Kishim dëshirë që t’i koordinojmë veprimet tona ilegale kundër regjimit serbo-çetnik në Kosovë. Ishin të korrat e misrit. U nisëm. Kur arritëm në Letanc, midis rrugës qe një tanke e milicisë serbe. Kapërcyem mirë. Takuam një banor të Letancit. - Shoq, po shkojmë të Bedri Fetah Blakçori. - Ejani njëherë tek unë në shtëpi. Pini nga një kafe dhe unë ua thërras Bedriun. Shkuam,. Ishin duke xhvoshur misër. E thirren Bajramin. Ishte njeri i shkolluar. I ditur dhe i mençur. Na pëlqej shumë. - O djem: unë mirë po e di pse po e kërkoni Bedri Fetah Blakçorin. Besoni se edhe ne jemi të një familje me Bedriun, edhe ne jemi shqiptar, jemi të gatshëm... Nuk keni gabuar që keni ardhur në shtëpinë tonë. Komandanti më dha shenjë me kokë: I thashë Bajramit: ne kemi ardhur për t’i koordinuar do punë e veprime tonat për çështjen e Kosovës. Kur jemi bashkë, të marrun vesh, me një gojë dhe një trup, besoj se do të jemi më të fortë dhe do të kryejmë punë më shumë. Edhe ne jemi me i koordinua punët. I thashë: Ju për merak jeni duke punuar, duke u organizuar, prandaj, qe, për shembull, pse nuk dalim bashkërisht për një ditë, për një orë, në demonstrata, Drenica dhe Llapi. E besa edhe krejt Kosova. U pajtuam që një javë më vonë, të hënën ( e diel ishte dita kur ishim të Blakçorët) të dalim masivisht në demonstratë. - U kry!- tha Bajrami. Interesant: Të hënën e dakorduar llapjanët dolën masivisht në demonstratë, kurse ne Drenica patëm një mosmarrëveshje dhe në demonstratë dolëm tek të enjten. Bile, të enjten Ademi dhe unë i gjuajtëm milicinë serbe. Por një grup shokësh në krye me Adem Jasharin ndenjëm shumë kohë në qytetin e Skënderajt për inat të milicisë serbe, duke shpresuar se edhe ata ( milicët) do të na gjuajnë ne me armë, dhe kështu kishim ndërmend të luftojmë. Me mua dhe Ademin, mbetën edhe këta shokë: Sami Lushtaku, Jakup Nura, Xhevahir Geci,Sejdi Geci, Osman Geci, Jetullah Geci, Ilaz Kodra, e të tjerë. Besa patëm planifikuar që të gjuajmë milicinë edhe në shumë vende të tjera në Skenderaj, por nuk shkoi puna siç planifikuam. Në kërkuam, shton Sabiti, që ta thirr dikush vëllanë e Bedri Fetahut, Behxhetin. Ai erdhi dhe me të biseduam gjerë e gjatë. Nënat tona, luftëtare dhe çlirimtare

Page 19: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

Për mysafirët e çmuar atë natë kur i vizituam Blakçorët foli edhe Gafurri, Blakçori, i cili, pak me emocione, tha: Ishte ora 14,00 e pasdites. Kur erdhën dy burra me një motor në oborrin tonë, dhashë mendimin që motori të fshihet pas talle. Pasi ishte aty vëllai, Bajrami, edhe Behxheti, unë, thotë Gafurri, shkova në punë të tjera. Vetëm kur deshën me u nisur, njeri prej mysafirëve tha se duhet të na tregoni rrugën tjetër për të mos shkuar në të njëjtën udhë nga kemi ardhur. Vëllai, Skënderi, mori traktorin dhe i ka përcjell deri atje ku ata kanë dashur. Vëllai ynë Bajrami, ishte i mençur. Njëherë e kam dëgjuar kur pati thënë: Ju bej be me Kuran se ata dy që ishin në oborr tonin, njëri prej tyre ishte cok Adem Jashari, për të cilin po flitet se ka ndërmend me formua ushtri çlirimtare të Kosovës. Sabit Geci, në fund tha: - Bajrami ishte burrë i fortë. I shkolluar. U binda ishte nga një familje atdhetare shqiptare dhe ia vlente për të lidhur një bashkëpunim me të. Shembulli i Bajramit dhe i familjes së tij, sepse, doli në fjalë, siç u tha, të hënën kur ishim marrë vesh, shpërthyen demonstratat në Besianë. U bë lufta dhe të gjithë e dini si shkoi puna e Kosovës. Ishte vështirë, tepër vështirë, sa nuk bën ma vështirë. Dikush e pati fatin dhe ra dëshmor për lirinë e Kosovës, kurse ata që mbetën gjallë, e kanë për borxh nga Zoti dhe nga gjaku i komandantit legjendar Adem Jashari, për të mos i harruar familjet, individët dhe të gjithë ata që ndihmuan paraluftën, gjatë luftës,por edhe pas luftës Çlirimtare të Kosovës, sidomos familjet e dëshmorëve, jetimët, invalidët e luftës, dhe të tjerët. Jam vonuar, por besoni në Zotin, kurrë s’më është larguar nga mendja dhe shpirti Bajram Kadri Blakçori, ai njeri i shkolluar, i fortë, dashur dhe mikpritës. Kam ardhur sot për t’u treguar se kjo familje llapjane është pjesë e familjes sime, është shembull dhe krenari e Kosovës, ashtu sikur Bedri Fetah Blakçori, i cili, kur atë nuk e gjetëm me Ademin në shtëpi, ai kishte shkuar në vendlindjen time, në Llaushë, nuk më gjen, mërzitet, por nëna ime, Shefkije, si nënë Drenice dhe e derës së madhe shqiptare, shokun e djalit nuk e lëshon të kthehet vonë në Letanc – në shtëpinë e tij. Bile, me tha kur arrita në shtëpi, ishte shoku yt, Bedriu, e ndala me bujtë, fola e ndenja metë sikur me ty, Sabit. Burra, të gjitha nënat janë nëna. Dora e nënës, thonë shkrimtarët, dijetarët, me dorën e saj përkund në djep tërë botën. Unë them se në jetë kishte nëna shkuar nënave. Po them: Njoha në jetën time disa nëna që ishin më shumë burra, më shumë trima, më të bardha se dielli. Nënave të tilla, ne bashkëluftëtarët e Adem Jasharit, por edhe shumë të tjerë pas nesh, këtyre nënave u kemi thënë: NËNAT E UÇK-së! Dhe, vërtet, ishin super nëna. Ishin luftëtare. Ishin çlirimtare. Lum djepi që i ka rritur, dhe lum ata bijë e bija që i kanë nënë! Kush ishin bashkëluftetarët E KOMANDANTIT LEGJENDAR?

Page 20: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

(Luftën e bëjnë luftëtarët, frytet i korrin qyqarët!) Shpesh kureshtarët pyesin për luftën e UÇK-së, për lindjen e saj, për sakrificën dhe krenarinë e saj. Dakord. Çdokush ka të drejtë të pyesë. Të interesohet për shumëçka rreth UÇK-së, rreth Luftës Çlirimtare të Kosovës. Të mësojë të vërtetën, t’u komentojë më vonë fëmijëve, brezave që vijnë pas nesh lavdinë e kësaj ushtrie çlirimtare. Pse jo. Ky është edhe borxh yni. Kjo është pjesë e historisë, e qëndresës dhe e sakrificës për liri të Kosovës. Çdo popull e bën këtë, për të përjetuar sotmen, për të hapur shtigjet e së nesërmes. Kështu e fillon komandant Sabit Geci bisedën për interesimin tonë se, kush në të vërtetë ishin bashkëluftëtarët e parë të komandantit suprem të UÇK-së, Adem Jashari. Njerëzit pyesin dhe, thashë, kanë të drejtë të pyesin dhe ta mësojnë drejt të vërtetën, e jo të shtrembërohet e vërteta për UÇK-në. Mua më vjen mirë kur më pyesin njerëzit, fëmijët, sidomos, apo, ata, që nuk e kishin pa me sy për së afërmi UÇK-në, luftën e saj. E kishin parë në ekrane televizive ndonjë insert, por jo edhe atë duhet parë, dhe atë që duhet ditur për UÇK-në. Më vjen tepër mirë, veçmas kur shoh fëmijët, shkollarët gjithandej Kosovës, që aq me respekt e interesim pyesin dhe duan të dinë me çdo kusht gjithçka për UÇK-në, për luftërat e saj, për heroizmin,për lavdinë e saj. Pse jo. Kjo është tepër punë e mirë. Për besë, kënaqem kur shoh turma shkollarësh e të tjerë gjithandej shkollave të Kosovës, që të buzëqeshur dhe krenarë vizitojnë kazermat e TMK-së. Bisedojnë, sot me eprorët e TMK-së, dje ishin luftëtarë në ballë të fronteve të luftës për liri. A ka më gëzim dhe pasuri për shpirtin e njeriut, për Kosovën, sot për shtetin e saj të lirë, kur brezat e rinj interesohen për të djeshmen, për të kuptuar dhe për të peshuar të sotmen. Komandant Adem Jashari kishte pas vetes shumë shokë Fëmijët ( brezat e rinj) kanë të drejtë plotësisht të interesohen, të mësojnë nga gojët e luftëtarëve, për ushtrinë e popullit të tyre. Për ushtrinë çlirimtare të Kosovës. Të mësojnë dhe të përjetojnë drejtpërsëdrejti sakrificën e popullit për liri. Historia nuk thuret me fjalë boshe. Me përralla mitologjike për Mujën e Halilin, për Gjergj Elez Alinë. Historia e popullit mësohet nga e vërteta e luftës, nga gjaku i derdhur, nga sakrifica e popullit. Kjo duhet të ndodhë edhe te ne në Kosovë. Nuk bën, mendoj, shton më tutje me bindje komandanti i UÇK-së, Sabit Geci, për Ushtrinë Çlirimtare të mbajnë orë historie allaturka, ata që UÇK-në e kanë parë vetëm në ekrane televizive, apo në mjete shkrimore informative shqipe. Ata, të cilët, as s’e deshën as s’e duan sot as kurrë UÇK-në. Nuk e deshën, sepse, nuk ua mbajti prapanica të rroknin pushkën. Të hynin në flakën e luftës për liri ku vdekja është si me le! Ata, që, ndoshta edhe sot, mjerisht, mendojnë se Kosova ende nuk është shtet i lirë, se në Kosovë ende nuk është e qëndrueshme Pavarësia. Njerëzit e tillë, mendoj unë, ditën shohin terr, kurse natën kërkojnë dritën! Nejse. Tash po them me përgjegjësi se komandanti Adem Jashari kishte pas vetes shumë shokë, miq, veprimtarë, atdhetarë, patriotë. Shumë ishin bashkëluftëtarë të tij. Shumë ishin, po them, por ishin tepër të verifikuar, tepër të zgjedhur. Di shumë emra që ishin bashkëluftëtarët komandantit legjendar. Ndoshta sot për sot nuk më kujtohen të gjithë këta emra, prandaj, u kërkoj falje të gjithë a tyre që sot të mos me kujtohet emri i tyre. Kaloi një kohë prej dhjetë vjetësh. Pastaj vuajtjet e mia, gjendja e rëndë shëndetësore, vuajtja e dënimit politik me burg... Po përmendi disa nga bashkëluftëtarët e Adem Jasharit:

Page 21: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

Hashim Thaçi, Ilaz Kodra, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Sahit dhe Musë Jashari, Jakup Nura, Mujë Krasniqi, Zahir Pajaziti, Abedin Rexha ( Sandokani), Rrustem Mustafa – Remi, daja i Ademit, Osman Geci, Jetullah Geci, Fadil Kodra, Ali Jonuzi, Rrahman Rama, Ilaz Dërguti, Nuhi Geci, Zenun Prokshi, Skënder Prokshi, Emin Lati, Rasim Kiçina, Jahir Demaku, Jahiri i Dobrashecit,( s’me kujtohet mbiemri), Xheladin Gaci, Beqir Meha ( vëllai Tahir Mehës), i cili, bashkë me babën, Nebihun, la pa shpirt një numër të madh milicësh të Jugosllavisë – 13 maj 1981, në Prekaz. Edhe njëherë, i ndërgjegjshëm se unë s’kam mundur t’i përmendi të gjithë ata djem e burra që ishin bashkëluftëtarë të komandantit të UÇK-së, nga Drenica e deri në Karadak, Llap, Ferizaj, Shalë, e vende të tjera, gjithandej cep me cep Kosovës, prapë, kërkoj falje për emrat e mbiemrat e bashkëluftëtarëve të orëve të para të UÇK-së. Po e zëmë, ju them se, sa me kujtohet mua sot, bashkëluftëtarë të orëve të para me komandantin Adem Jashari ishin mbi 50 sish vetëm në Drenicë. Këtu fjala është nga vitet 1989 e deri në vitin 1993-4, sepse, pastaj numri i bashkëluftëtarëve të Adem Jasharit, ishte disa herë më i madh, dhe pak kush atëherë, e lëre më sot, e di saktësisht sa vërtet ishte numri që iu kishin paraqitur Adem Jasharit për luftën. Adem Jashari ishte njeri i kujdesshëm. Ishte tipik ushtarak me plot kuptimin e fjalës. Ai nuk punonte me hamendje. Ai kishte të hartuar rregulla e kërkesa, strategji për aksione ilegale të armatosura, për atentate, për veprime të tjera në raste të ndryshme të papritura, për të plagosurit. Adem Jashari kishte sistemin e degëzuar tepër të mirë të logjistikës, por kishte edhe hierarkinë e sistemuar e të zgjedhur për mrekulli. Para syve të komandantit Adem Jashari ishte lufta e mirëfilltë. Luftë e organizuar dhe e legjitimuar nga populli. Ai kërkonte të bisedohej me popullin, t’i tregohet e vërteta atij për qëllimin e organizimit të luftës. Populli të informohet për gjithçka. Kjo do të thotë se Adem Jashari nuk kishte ndërmend të kërkonte lirinë, as pavarësinë, as shtetin, nga Evropa as nga Serbia, as nga Rusia dhe as nga OKB-ja. Ai shpesh na fliste ne bashkëluftëtarëve për këto gjera. Adem Jashari hollësisht e kishte përcaktuar edhe karakterin e fillimit të luftës. Gjithmonë na thoshte: - Ne do bëjmë luftë çlirimtare! Lufta jonë s’është e drejtuar nga asnjë shtet as një popull. As nga populli serb. Ne luftojmë pushtetin robërues, pushtues, diskriminues, poshtërues të Serbisë mbi shqiptarët e Kosovës. Nuk do ta ndalim luftën për derisa nuk ikën Serbia me teshë e kotesh nga trojet etnike tonat! Këtë që në fillim ne duhet t’ia bëjmë me dije Evropës, qarqeve të vendosjes, OKB-së, e veçmas, komandanti Adem Jashari kërkonte mbështetjen e fortë nga Amerika! BETEJA NËN UDHËHEQJEN E KOMANDANTITI ADEM JASHARI NË REZALLË TË RE 26 NËNTOR 1998, REZALLË, DRENICË. Në tubimin që e bëri me bashkëluftëtarë, menjëherë pas ndërhyrjes brutale me forca të armatosura në katundin Vojnikë të Skenderajt, më 25 nëntor 1998, me ç’rast i pati turpëruar dhe zmbrapsur me armë Abedin Rexha, Sandokani, me shokë, komandant Adem Jashari, pati thënë: - Shokë, forcat e milcës dhe të ushtrisë së Serbisë, në mesin e tyre edhe forca çetnike nga tërë Serbia, nesër do të hakmerren mbi popullatën e pafajshme jo vetëm të këtij katundi drenicar. Mësoni dhe binduni sa vizionar dhe strateg ushtarak ishte Adem Jashari. Ai bëri me dije planin e tij për t’u zënë pritë forcave armike:

Page 22: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

Tri prita kishte përcaktuar komandanti i UÇK-së: Prita e parë: Klinë – Turiçec. Prita e dytë: Runikë – Turiçec. Prita e tretë: Drenas – Skenderaj. Vërtet ishin këto tri pika nevralgjike, nëpër cilat pa tjetër duhej të përqendroheshin forcat armike serbe. Ju them se asgjë nuk ndërmerrte krye në vete Adem Jashari. Ai për çdo aksion dhe punë konsultohej me grupin e tij të ngushtë, por shpërndante njoftimin nëpër të gjitha pikëqendrat e veprimit ilegal të Njësiteve të armatosura të UÇK-së. Në pritën e parë ishin sistemuar: Rexhep Selimi, me disa ushtarë. Në pritën e dytë ishin: Musë Dërvishi, invalid i UÇK-së, me disa bashkëluftëtarë. Në pritën e tretë, Drenas – Skenderaj, ishin sistemuar: Rrahman Rama, Nuredin Lushtaku, Bashkim Jashari, Fadil Kodra, Zenun Kodra, Skënder Prokshi, Zenun Prokshi. Këto forca të armatosura të UÇK-së kishin detyrë t’i parandalonin forcat armike serbe të depërtonin në drejtim të katundit Vojnikë të Skenderajt. Komandanti Adem Jashari ishte bindur se forcat armike serbe pa tjetër do të hakmerren për humbjet dhe për zmbrapsjen e fuqishme që i shkaktuan forcat e UÇK-së, në ballë me Sandokanin. Adem Jashari çmonte shumë aftësinë ushtarake të Sandokanit. Sidomos ai sikur ishte specialist për aksione të armatosura ilegale, atentate, ndalime, depërtime... Në Kthesën e Rezallës së Re, komandanti Adem Jashari, dha urdhër të sistemohen: Në krahun e majtë bënin pjesë: Adem Jashari, Sylejman Selimi, Ilaz Dërguti, Jetullah Geci, Xhevahir Geci, Musë Jashari, Mujë Krasniqi, Tafë Açareva, Nuhi Geci, Miftar Açareva, Në anën e djathtë të Kthesës, ishin: Sandokani, Ilaz Kodra, Rrahim Hoxha, Hamit Rexha, dhe unë, Sabit Geci, me mortajë dhe mitraloz. Ishim në pozicione që na i kishte përcaktuar komandanti Adem Jashari. Fjala e komandantit për ushtarët e UÇK-së ishte: Vdekje po, humbje jo! Vërtet, ashtu siç kishte supozuar komandanti Adem Jashari, ashtu edhe doli: Ia behën forcat e motorizuara ushtarake dhe të milicisë së Serbisë: Dhjetë autoblinda. Një tanke. Tre picgauerë. Tri “Niva” Një xhip. Sabit Geci për shërim në Malishevë Një helikopter i përcillte forcat serbe tepër ulët mbi Skenderaj dhe katunde të tjera të Drenicës, si shenjë e fuqisë dhe e forcës së armës, për të shkatërruar çdo nismë të rezistencës për liri në Drenicë. Kur pjesa më e madhe e mjeteve dhe automjeteve ushtarake e të milicisë së Serbisë hynë në Kthesën e Rezallës së Re, krisi arma e lirisë, e djemve dhe e burrave atdhetarë e patriotë jo vetëm të Drenicës. Forcat armike i rroki tmerri, frika dhe habia. Ushtonte Lugu i Rezallës. U mbushën malet me krisma armësh të luftëtarëve çlirimtarë, të Ushtrisë së parë Çlirimtare të Kosovës, e udhëhequr me komandantin legjendar Adem Jashari. Ishte kjo pushka e lirisë nga djem e burra të Drenicës, përherë, me betimin:

Page 23: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

Një pushkë, në emër të Zotit! Një pushkë, në emër të popullit! Një pushkë, në emër të Kosovës! Mortaja ime godiste tepër nga afërsia armatimin e rëndë ushtarak dhe të MUP-it të Serbisë. Komandanti përkujdesej për helikopterin. Kur e pamë se komandanti Adem Jashari e goditi dhe e bëri copë e grimë helikopterin i ulur gati mbi koka tona. Forcat armike të përgjakura, të plagosura, e besa edhe të vrarë, marrin ikën për në Skenderaj. Të kapluar nga fuqia e armës së Adem Jasharit, me shokë, forcat armike serbe, lanë armatimin, “shlema” rroba, gjurmë gjaku. Të mllefosura nga humbja dhe thyerja ushtarake nga UÇK-ja, forcat ushtarake dhe të MUP-it serb, në shenjë hakmarrjeje, hidhnin breshëri plumbash e granatash nëpër shtëpi përreth rrugës që shpinte nga Peja deri në qytetin e Skenderajt, ku u fshihen në Fabrikën e Municionit. Humbjet e mëdha forcave armike serbe që iu shkaktuan forcat e armatosura të UÇK-së, u bënë top-hit nëpër Evropë dhe qarqet tjera ndërkombëtare, për t’u bindur sy me sy, më 28 nëntor 1998, në varrimin e mësuesit Halit Geci, viktimë e plumbave të humbësve në frontin e luftës në Rezallë të Re, kur për herë të parë doli publikisht para popullit të Kosovës, Evropës dhe botës, duke ua bërë me dije se populli shqiptar është i gatshëm dhe i përgatitur për t’i shpallë luftë të armatosur Serbisë për liri dhe pavarësi të trojeve të pushtuara etnike dardane. Për gatishmërinë e Drenicës për luftë çlirimtare Serbia e kishte marrë vesh qëmoti, para vitit 1989, e këndej. Ashtu siç kishte planifikuar komandanti i UÇK-së, Adem Jashari, ashtu edhe un bë: UÇK-ja vazhdoi udhën e trasuar nga komandanti legjendar, dhe, pas shumë sakrificash e ndeshtrashash, korri fitore të plotë, sendërtoi dëshirën, aspiratat dhe investimet shumëvjeçare jo vetëm të familjes Jashari, por tërë Drenicës heroike, dhe gjithandej Kosovës. Hashim Thaçi dha urdhër të më dërgonin në Malishevë ( Ç’ishte një këmbë e Sabit Gecit? Ç’ishte krejt një shëndet dhe një jetë e një njeriu, karshi luftës çlirimtare që bënin shokët e mi! ) Me vjen tepër keq të them para jush, por i shtyrë nga ndërgjegjja ime prej njeriu, po them se unë juve, shkrimtar, ju njoh moti. Si fëmijë njoh familjen tuaj, mësuesin Fazli Greiçevci, simbolin e flamurit kombëtar, të qëndresës dhe të burrërisë. Vlerësoj me shpirt dhe admiroj kontributin dhe angazhimet tuaja, para luftës, gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, ku ishim bashkërisht, por edhe pas luftës. Kam kënaqësinë që njoh dhe të kam një mik, pse, jo, një njeri sikur ju. Fati e deshi në jetën time, (1990) përjetova një ndeshje të rëndë trafiku. Kjo ndodhi shumë para luftës. Sa ishte e madhe mërzia ime dhe e familjes sime për atë fatkeqësi që ndodhi, aq më i madh ishte pendimi im dhe i familjes sime, si ndodhi bash një familje tepër të mirë, tepër bujare dhe hanedan shqiptare në zë. Isha duke vuajtur dënimin për atë fatkeqësi trafiku, por njoftohesha vazhdimisht për veprimtarinë e shokëve të mi, si po vënin punët. Pra, trupin e kisha në burg, por mendje shpirt e kisha të komandanti Adem Jashari, sepse, e dija, se ai ishte i vendosur shumë në udhën që kishte marrë për të mirën e Kosovës. Ju kisha lakmi se ata ishin të lirë dhe mund të punonin dhe të vepronin ashtu siç na kishte urdhëruar Adem Jashari. Pak pa e mbaruar burgun më erdhi lajmi se baba im kishte ndërruar jetë, autoritetet e

Page 24: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

burgut më liruan për të marrë pjesë na varrimin e tij. Erdha bashkë me Sejdi Gecin. Posa e varrosem babën, pyeta vëllezërit, Nuhiun, por edhe motrën, Sanijen, e cila bashkë me burrin e saj, “Sandokanin” tre muaj kishin ndenjur në Shqipëri, me Adem Jasharin, Ilaz Dërgutin, e shumë shokë të tjerë nga Drenica, për ushtrime ushtarake dhe dije për luftën, i pyeta, pra, çka dhe si po shkojnë punët tona ilegale. Sejdi Geci me tregoj fill e për pe se komandanti me shokë kishin ndërmarrë disa aksione ilegale të armatosura dhe punët po shkonin ashtu siç i kishte planifikuar komandanti. Në atë mbrëmje, bashkë me Sejdiun, Xhevahirin, Jetullahun, shkuam te komandanti në Prekaz. Na pritën siç e ka pasur e kishte dhe e ka zakon oda e Shaban Murat Jasharit. Për shumëçka u interesova dhe për besë shumëçka mësova. Po, ishin bërë punë të mëdha. Ishin bërë plane të reja veprimi ilegal. Ishin ndërmarrë disa aksione të armatosura tepër të suksesshme. Hamza, si Hamza, gjithmonë ishte ai që na shpjegonte gjendjen e sotme por edhe të nesërmen. Sa herë i kemi dëgjuar fjalët e tij, kurrë keq nuk na ka ra. Ishte vizionar dhe i fortë. Derisa komandanti thoshte shkurt: shko kryej edhe ato ditë që të kanë mbetur,. Na duhesh i lirë. Kemi shumë punë para vetes. Hamza, në anën tjetër, thoshte me këmbëngulje se mos shko tjetër për t’i vuajtur edhe ato ditë burgu që me kishin mbetur. Bile, Hamza ma përkujtoj Beqir Mehën, i cili, shtatëmbëdhjetë ditë të mbetura të burgut nuk shkoi për t’i vuajtur. Rri Sabit me ne. Na duhesh shumë. Falë Zotit, punët po shkojnë mbarë, ashtu siç duam ne. Jemi të fortë. Pas burgut menjëherë te komandanti Adem Jashari Kur e mbarova burgun po atë ditë u paraqita te komandanti Adem Jashari. I erdhi mirë. Pashë se u gëzua. Dhe menjëherë, po atë ditë, me sistemoi në disa aksione të armatosura. Po theksoj me ndërgjegje prej njeriu sot: gjithmonë i kam kryer dhe përmbushur përpikërish dhe shpejt porositë e komandantit. Sabit Geci nuk lë punë për nesër. I kryeja para afatit të paraparë. Komandantit i vinte tepër mirë. Ishte njeri i aksionit. I punës. I fjalës. PO dhe JO, tjetër të Adem Jashari s’ke pasur. As mos prit tjetër. Pas plagosjes së rëndë në Likoshan, më dërguan në Ticë, e pastaj në Spitalin Ushtarak të UÇK-së, në Likoc. Aty ndenja shumë kohë. Ishte vështirë për shëndetin tim. Plagët dhe gjendja e tyre kërkonin përkujdesje spitalore të mirëfilltë. Por, kishim sa kishim mundësi. Ende armiku kontrollonte territorin më të madh të Drenicës. Ne kishim liruar një hapësirë territoresh të mëdha, por nuk ishte e bollshme. Këtu fjala është se ekzistonte rreziku nga ndërmarrja e ndonjë “olluje” nga forcat armike. Ishim në rrezik edhe ne të plagosurit. Kjo ishte frika më e madhe jona, e jo vdekja. Luftëtari s’i frikohet vdekjes, por zënies rob nga armiku. Puna e mjekëve dhe e infermiereve aty ishte për lakmi. Bile me disiplinë dhe etikë mjekësore Spitali i Likocit mund të matej me spitalet gjithandej Kosovës. Sa të dinjitetshëm ishin ata mjekë të UÇJK-së. Sa të përkushtuara dhe njerëzore ishin ato infermiere. Erdhën në vizitë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Nura, Abeja, Haxhi Shala, Fatmir Limaj dhe Sokol Bashota. Vizita e tyre na trimëroi dhe sikur na i qetësoi dhembjet e plagëve, të gjithëve sa ishim shtrirë për shërim në Spitalin Ushtarak të Likocit. Sidomos, me mua bisedoi gjatë, me dha kurajë dhe vullnet Hashim Thaçi, të cilin rrallë e shihnim, rrallë takoheshim, sepse, ai, me shokë, vazhdimisht lidhte Kosovën me Shqipërinë, Kosovën me Amerikën. Por, vetë Hashim Thaçi, përveçqë mbi vete kishte marrë një detyrë tepër të rëndë dhe me përgjegjësi kombëtare, drejtor i Drejtorisë Politike të UÇK-së, ai, vazhdimisht, ndoshta disa herë për një muaj, me shokë, kapërcente kufirin

Page 25: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

shqiptaro-shqiptar dhe nga Shqipëria sillte armatim të rëndë dhe të lehtë që s’e kishte UÇK-ja. E shini, pra, në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk dihej kush çfarë funksioni kryente: duhej punuar, vepruar shpejt e me kujdes. Duhej bërë dhe kryer të gjitha punët që e kërkonte nevoja urgjente ushtarake të kryheshin. Qe besa, o shkrimtar, ti e di si shkonin të rinjtë nga Drenica dhe vende të tjera të Kosovës këmbë në Shqipëri, ngarkoheshin mbi shpinë me hekur dhe ktheheshin në frontin e luftës. Me sy e kam pa jo vetëm Hashim Thaçin, si ballinë e UÇK-së, nga kthehej nga Shqipëri këmbë nëpër bjeshkë të larta, me kushedi sa kilogramë hekur, armatim mbi shpinë. Kjo është e vërteta. Kështu e kërkonte nevoja, sepse, lufta nuk pret, fronti i parë i luftës do armë, do barot. Armiku lyp plumb në ballë, e jo bisedime, tryeza shtruar me darka e dreka... Me deklarata... Mbledhje... Nënshkrime... Si qengji te kasapi! Liria nënshkruhet me gjak! Sipas Urdhrit të Hashim Thaçit, u bëra gati po atë ditë, mua më dërguan në Malishevë për të fotografuar këmbën. Sa më kujtohet, në Malishevë me dërgoi Sokol Bashota. Në Spitalin e Malishevës e pashë dr. Hafir Shalën. Unë Sabit Geci e theva urdhrin (Sabit Geci: Si dhe pse e theva urdhrin? Si u bë që urdhri i marrë nga komandanti i UÇK-së, Adem Jashari, të thyhet?) Në Spitalin e Malishevës e pashë dr. Hafir Shalën. Sa fort u gëzova. Më përshëndeti vëllazërisht. Menjëherë e organizoi punën dhe ma bënë fotografimin e këmbës. U mërzita pak. Sepse, dëshmitë e rëntgenit tregonin se ashti i këmbës sime ishte këputur krejt. E dija se kërkohej një mjekim spitalor nëpër spitale me renome, ndoshta edhe jashtë Kosovës, por, e dija edhe tjetrën, ishte luftë, lutë çlirimtare të Kosovën, për lirinë e saj. Këto fakte me bënin gjakftohtë dhe të mërzitesha fare,as për këmbën time, as për krejt shëndetin. Kur u ktheva në Likoc kërkova rrobat e ushtarit, kërkova pushkën, kërkova sistemim në radhët e para të frontit të luftës. Ç’ishte një këmbë, ç’ishte një Sabit Geci karshi luftës çlirimtare për liri! U merrja lakmi shokëve. U kthenin me fitore nga fronti i luftës. Me vizitonin dhe shpjegonin për aksionet e suksesshme të UÇK-së. Digjesha në veten time. S’e them këtë për t’u lavdëruar, e them se kështu ndodhte me luftën e Sabit Gecit për një këmbë, por edhe dëshira e tij për të luftuar për një liri! Ju, me siguri e keni njohur dr. Hafirin. Po, i thashë Sabitit. E kam njohur mirë bile. Ishte njëri nga veprimtarët më të palodhshëm dhe më këmbëngulës drenicar. Ishte i urtë. I dashur, ishte i guximshëm. Ai veproi ditën dhe natën. Puna e tij ishte si një frymëzim dhe një shembull për krejt Drenicën në ato ditë sa bëheshim gati të fillojë lufta. Anekënd Drenicës i binte, ditën dhe natën. Përherë i gatshëm për t’i ndihmuar popullit, për t’i dhënë shtytje luftës për liri. Dr. Hafirin e kam takuar edhe në Ticë ku mjekoheshin luftëtarët e lirisë. Aty pata takuar edhe dr. Bajram Rexhepin dhe shumë mjekë e infermiere të tjera. Në Ticë të Skenderajt gjithë vinte bashkë me Gani Kocin. Sepse, edhe Gani Koci ishte përgjegjës për logjistikë, bashkë me Shaban Hoxhën, Imer Halimin. Më vonë, Koci la logjistikën dhe rroki pushkën, u bë ushtar aktiv i UÇK-së. Edhe njëherë për Likoshanin dhe Qirezin

Page 26: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

Forca policore serbe, të Gjashtë Lisat, i zunë pritë dhe i sulmuan forcat e UÇK-së. Në ndihmë të forcave policore u kishin ardhur forca të tjera serbe, por edhe helikopterë dhe armë moderne, mbi 300 sish. Ndaj meje dhe dy bashkëluftëtarëve të mi, Musë Jashari dhe Sabit Ladroci, shtinte helikopteri, i cili afrohej tepër afër makinës sime “ Audi 80”. Sabit Lladroci dhe unë kemi mbetur invalid. Emërakun tim, Sabit Lladroci e goditën tetë plumba. Për habi, na ruajti i Madhi Zot. Shpëtuam. Për fat, Musë Jashari, nuk mori aq plagë të rënda si ne të dy Sabitat. Atë ditë,28 shkurt, rreth orës 13, 00, deri sa unë ngisja veturën ndërmjet fshatrave Qirez dhe Likoshan, ishim në shënjestër të helikopterit serb. Isha i alivanosur. Pa vetëdije. Rrallëkush ka shpresuar se do të ngrehem më në këmbë. Na ndihmuan Mustafë Nura, me të birin, Xhevatin. Sot e kësaj dite bashkëluftëtarët e mi më quajnë, por jo vetëm ata: Sabit Çopa. Le t’u mbetët në ndërgjegje të tyre. Të këtillë jem i ne shqiptarët. Tallemi edhe me luftëtarët e lirisë. Mos me pasë bisht, ta ngjisin. Me pasë, ta shkurtojnë. Deri sa helikopteri shtinte mbi ne, mbi veturën time, shpejt e shpejt, si vetëtima, erdhi komandanti Adem Jashari. Me të ishin Nuredin dhe Ilir Lushatku, dhe Rifat Mezini. Komandanti e qëlloi helikopterin e armikut, kur aterroi tepër poshtë të na qëllonte për vdekje. Helikopteri u paralizua krejtësisht. Flasin ata banorë që e kanë përcjellë ngjarjen, helikopteri diku mbi male të Qyqevicës është rrëzuar dhe është djegur i tëri, me njerëz e armatim. Ka shpërthyer Komandanti Adem Jashari gjuante tepër saktë me snajper, Nuredin Lushtaku me mitraloz, ndërsa Iliri dhe Rifati me kallashë. Falë Zotit dhe ndihmës së tyre unë, Sabit Lladroci, Musa, e të tjerë, mbetëm të gjallë. Më kujtohet çasti kur daja Mustafë Nura, me të birin, ca sekonda pa shpërthyer makina ime, arritën të me nxjerrin përjashta, mua dhe shokët e mi, Musën dhe Sabit Lladrocin. Mbret shkuar mbretit – fati. Mbaj ndërmend se ashtu të alivanosur me dërguan në Prelloc, nga aty në Ticë. Më bënë operacion kirurgu i luftës dr. Fadil Beka, pastaj i ndjeri, dr. Sami Beqiri, dhe dr. Bajram Rexhepi, ish-kryeministër i Kosovës. Më kanë dhënë ndihmë dhe përkujdesjeje shumë njerëzore, edhe doktorët: Ceni, Beni, Shpëtim Robaj, infermierja Hamidja. Këta doktorë më kanë bërë operacion edhe në Spitalin e improvizuar në Likoshan. Operacioni ka zgjatur 6 orë. I falënderoj publikisht. Sabit Geci: Si dhe pse e theva urdhrin? Si u bë që Urdhri i marrë nga komandanti i UÇK-së, Adem Jashari, të thyhet? Sabit Geci: Po. Rregullat e luftës qartë dhe drejt e thonë se nëse një aksion të armatosur duhet kryer, dhe jeni nisur për të kryer, mirëpo, nga terreni forcat e tjera të luftës kërkojnë ndihmë urgjente, atëherë, është e lejueshme që të baraspeshohet pesha e njërit dhe të aksionit tjetër të armatosur, dhe të merret vendimi i përparësisë. Në këtë frymë edhe u morëm vesh, unë dhe shokë te mi. Prandaj, edhe pse kishim urdhër të prerë që të kryejmë aksionin e armatosur në Punktin e Milicisë Serbe në Klinë të Epërme të Skenderajt, pasi morëm lajmin me radio-lidhje për ndihmë urgjente, ne thyem udhën,

Page 27: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

dhe për 15 minuta u gjetëm në Qirez, tek bombardonin me helikopterë e granata forcat e armatosura serbe. Arritëm në Likoshan, unë, Sabit Geci, Rasim Kiçina, Musë Jashari, Jahir Demaku dhe Bekim Hajdari. Me të arritur në Likoshan, arritëm të tërheqim të plagosurit: Sabit Lladrocin, Nuhi Gecin, vëllanë tim, dhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë. Ja, kjo është strategjia e luftës. Veprimtaria dhe jeta e Adem Demaçit janë shtigje të lirisë! ( Tre diej kanë gjirmën në shpirtin dhe jetën e njeriut: Guximi! Liria! Atdheu! ) ... të gjitha këto dhunti i pati, i ka, edhe sot, Adem Demaçi, nisë bisedimin Sabit Geci, në dhomën e pritjes së tij, dhe kjo bisedë, sikur e tëra shkrihej me zërin e ëmbël fëmijëror që derdhte para nesh, duke luajtur, e vogla, e ëmbla, e shkathëta, si një flutur, tri vjeçe, mbesa e tij. Ia mësova emrin dhe mbiemrin qysh si fëmijë. E pata dëgjuar babën duke i kallëzuar nënës sime, por, po këto fjalë, i derdhte shpesh edhe para ndonjë miku të mirë shtëpie: - Pas Muhamedit a.s.,pejgamber i shqiptarëve, Adem Demaçi prej Llapit. Dhe menjëherë sytë i drejtonte nga dera e odës... Ishim në shkollë të mesme kur, kushedi si ra puna, duke u kthyer nga shkolla, e përmenda emrin e Demaçit. - Dajë, kush ta ka mësuar këtë emër? - Nana dhe baba! I thashë drejt nipit, i cili, më shumë net flinte tek dajat, se sa në Prekaz. Qeshi shkurt. Heshti, siç e kishte zakon edhe si fëmijë të rri i heshtur. Tek pasi hyra në radhët e Njësitit ushtarak të komandantit, pra, ku u rritëm, s’më kujtohet si ra puna, ai më tha, por, prapë, shkurt doli: - Sa mirë po të bëhemi ushtarë të Adem Demaçit! Me kërcej damari në ballë: - Nipash, e kemi komandantin! Ngrehu kokën lart. Pashë se buzëqeshi. Prapë heshti Dhe: që nga vitet nëntëdhjeta, kur komandanti Adem Jashari hapi plan-programin tjetër për veprime të armatosura ilegale në Drenicë, por edhe aty-këtu nëpër Kosovë, kur populli fliste për do ilegalë të maskuar e të armatosur po veprojnë nëpër territorin e Drenicës dhe nuk po i lënë milicinë serbe rehat, as ditën, as natën, e mbaj ndërmend që Adem Demaçi shprehte admirimin dhe pëlqimin e tij me këto veprimtari ilegale të djemve e burrave nga Drenica. E mbaj ndërmend kur tregonte komandant Adem Jashari, se baca Adem po na çon fjalë miradije, po na përgëzon, po na bën thirrje që të mos e ndërpremë këtë udhë që kemi nisur, por edhe po admiron dhe po pëlqen maturinë, guximin dhe mençurinë tonë. Fjalën e komandantit, ne shokët, e nderonim shumë. Fjala e tij për ne ishte diell. Fjala e tij ishte ligj. Ishte frymë e shpirtit. Ishte frymëmarrje e Kosovës. Ishte paralajmërim i Pranverës së Lirisë! Gjatë tërë jetës sime, si një rreze dielli, Demaçin e mbaj në kujtesën time. E çmoj kontributin e tij për çështje të Atdheut. Çmoj lart sakrificën e tij gati 30-vjeçare në

Page 28: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

burgjet e Jugosllavisë – Serbisë. Vlerësoj me pietet kontributin e tij për frymëzimin e brezave të mëvonshëm për të rritur përpjekjet për organizimin dhe daljen nga guaska e robërisë, në të cilën na mbajti të shtypur e të ndrydhur, të zhveshur nga gjithçka që ishte njerëzore dhe kombëtare, por, jo nuk arriti të shlyejë e të përzinte nga zemra dhe shpirti dashurinë për liri, nuk arriti dhuna shtetërore e UDB-s, as e aparatit të aparteidit për të fshirë nga mendja shqiptare pushkën, gjakun, sakrificën për të fituar lirinë. Në shtëpinë e Sabit Gecit një vit e gjysmë qëndroi Sylejman Selimi (Pse kurrë askush nuk do të mundet ta mbulojë kombëtarizimin dhe patriotizmin dhe të mirën që ia fali Adem Demaçi popullit të tij shqiptar?) Për mua, edhe si njeri,edhe si luftëtar i UÇK-së, kurrë nuk çuan peshë as nuk do të çojnë turli-turli avazi majmunësh të dehur me raki “Shlivovice” të Vojvodinës, duke tjerrë turli thashethemesh, hajgaresh, kualifikimesh bastarde e të pakuptimta, mbi kontributin atdhetar e kombëtar që dha Demaçi gjatë gjithë jetës së tij. Me krejt lopatat e botës dhe me krejt dheun e globit tokësor, kurrë nuk do të mundet kush ta mbulojë kombëtarizimin dhe patriotizmin, të mirën që ia fali Adem Demaçi popullit të tij shqiptar, por edhe kauzës për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare në Kosovë. Rruga e tij, vepra e tij, qëndresa dhe dritësia e mendjes së tij me kanë prirë në jetën time, e do me prijnë deri sa të mbyll sytë e mi. Qysh kur në Drenicë kishin filluar aktivitetet dhe veprimtaritë ilegale për çështjen e Kosovës, në krye me Adem Jasharin, që nga viti 1981, e këndej, Demaçi, sapo u kthye nga burgu i fundit, interesohej dhe përkujdesej për ne, na jepte udhëzime dhe na trimëronte, na përgëzonte dhe kënaqej sikur fëmija kur aksionet tona të armatosura kishin sukses. E kam dëgjuar me veshët e mi duke përgëzuar Adem Jasharin, duke e përqafuar dhe duke e motivuar me fjalët: - Gjithmonë nënat drenicase mbushën djepat me foshnje që kur u rritën u bënë të zotët e jetës, të pushkës, të fjalës dhe të besës. Drenica është dh e mbetët një djep atdhetarizmi dhe patriotizmi të kulluar, të pastër, të qartë, atdhetarizëm burrash të fortë të konakut e të besës, të pushkës e të luftës. Si një akademik mendjehollë i historisë kombëtare, Demaçi, pastaj shpjegonte luftërat, trimëritë, besën dhe shembullin atdhetar e kombëtar të Drenicës, burrave, djemve e vashave të saj. Kur ai vetë nuk kishte mundësi apo kohë të vinte tek ne, të takohej me ne, të bisedonte si me djemtë e tij, siç na quante ne, ai dërgonte përfaqësues të tij, për të inspektuar dhe parë si po shkonte puna që kishim nisur ne. Kështu ndodhi edhe që prej vitit 1990, e këndej, deri në mbarim të luftës së UÇK-së. Gjithmonë interesohej për ne. Na motivonte, n a jepte udhëzime. Na përgëzonte dhe gëzohej kur thoshte: - O burra, o djem, o vasha Drenice, në ju i kemi sytë! Vetëm ju, si gjithmonë deri më sot, të parët do të hapni luftën, jo me demokraci, me fjalë, me mbledhje, me dy gishta, me parti dhe me premtimet e Serbisë dhe të Evropës, por me pushkë ballit! Të lumtë pushka, Drenicë! Drenicë luftëtare! Drenicë çlirimtare! Drenicë e lirisë!

Page 29: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

Isha në Ticë të Skenderajt. Më thanë se më kërkonte një burrë nga Prishtina. Shpejtova. - Jam Agron Ramadani. Kam ardhur me urdhër të Adem Demaçit. Ju kam sjell pak ndihma. E dimë se keni nevojë. Kësaj radhe kaq. Ju përshëndet dhe ju do me zemër, gjithmonë i Juaj, Adem Demaçi. Ishte, pra, viti 1996. Nuk ishte me rëndësi a na kishte dërguar vetë baca Adem ato ndihma, apo vëllai i Agronit. Ajo që ishte me rëndësi për ne ishte se populli i Kosovës dita-ditës na përkrahte ne, na dëshironte, na përgëzonte dhe jepte shenjë se ishte i gatshëm të na ndihmojë dhe të pranojë Luftën Çlirimtare të Kosovës. Pa tjetër, për këtë shembull të dërgimit të ndihmave gëzohej shumë edhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, sepse, kjo gatishmëri e popullit ishte garanci se populli më s’u besonte atyre sejmenëve dhe keqdashësve, kauzipatriotëve dhe përgojuesve, të cilët, për hatër dhe për të përmbushur kërkesën e Serbisë, ne na quanin terroristë, separatistë, rebelë, belaxhi, vrasës dhe elementë të frustruar të UDB-s serbe. Agron Ramadani sapo kishte ardhur në Ticë me kishte kërkua mua me emër e mbiemër. Por, unë, ani pse nuk isha takuar sy me sy kurrë me bacën Adem, ai shpesh aty e atje me kishte përmendur për të mirë, dhe krah i komandantit Adem Jashari, gjë që ishte ashtu dhe kurrqysh tjetër. Po e them edhe këtë të vërtetë: Agroni u interesua për shumëçka që kishte kërkuar të dijë Adem Demaçi. Ne patjetër i treguan fill e për pe. Një sekret: Komandanti Adem Jashari, gjithmonë na thoshte që të afrojmë të gjithë njerëzit me autoritet, individët e shtëpive në zë jo vetëm në Drenicë, t’i afrojmë dhe t’u japim shans që të radhitën me ne, në shtigjet në të cilat ishim nisur. Po kështu, edhe SHTP i UÇK-së, vazhdimisht bënte përpjekje që në radhët e veta hierarkike dhe në organizmin e armatosur të UÇK-së, të fuste intelektualë të dëshmuar, veprimtarë, bijë e bija të dëshmorëve, njerëz atdhetarë, patriotë, të fjalës e të besës. Duke nderuar dhe ndihmuar UÇK-në, nderuan Zotin, popullin dhe atdheun e tyre! Në këto çaste kur po përmendi shembullin dhe kontributin e bacës Adem Demaçi, njeri aq në moshë, po hapi kujtimin për kontributin e çmuar, atdhetar dhe kombëtar të dy familjeve nga Llausha, me kërkim falje, se këso familjesh që dhanë ndihmë dhe krejt çka patën dhanë për UÇK-në, siç ishte Haxhi Hajdin Geci, me familje, dhe familja e dajave të komandantit legjendar Adem Jashari. Haxhi Hajdin Geci, nga Llausha, njëri i moshuar, por, e them sot me përgjegjësinë me të lartë morale e njerëzore, njeri që i ka dhënë shumë UÇK-së, njeri që ndihmuar luftën, por edhe paqen. Haxhiu, edhe në luftë ishte pajtimtar, pleqnar, i autoritetshëm, të gjithë i besonin dhe e donin, si prindin e tyre. Haxhi Hajdin Geci ishte, dhe mbeti, përgjithmonë, një simbol i së mirës dhe i lirisë, njeri i paqes njerëzore dhe luftëtar me pushkë në dorë, ani pse ishte i moshuar për luftë aktive. Ky njeri dha bukë, dha djersë, dha mund dhe sakrifica të tjera, duke qenë i gatshëm ditën e natën të na ndihmojë në aksione të armatosura. - Kujdes, o babë ( kështu e thirrsha unë,e shumë të tjerë) serbi tashmë e di ç’punon dhe ç’vepron ti, bashkë me ne. Po të zuri, mos vetë! - Edhe unë kam hise në këtë tokë, djali jem, Sabit! Kur e di, sa gjak ke derdhur ti, sa plagë plumbash ke në trupin tënd për lirinë e Kosovës, atëherë, unë mbi të gjashtëdhjetat,çka pres? S’dua me shku n’atë botë rob dhe qyqan! Ky burrë, sikur dajat e Adem Jasharit, Jetullah Geci, Xhevahir Geci, Sejdi Geci, Osman

Page 30: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

Geci, bash dajat e Adem Jasharit, familje këto që kanë qenë mushkëria dhe bërthama qendrore e ndihmës, përkrahjes dhe e kontributit me gjithçka patën I dhanë për Luftën Çlirimtare të Kosovës, besa edhe gjak, jetë e trimëri. Shtëpia e familjes, si spital dhe si strehimore I thashë disa herë, heshti. Prapë e prapë, disa herë e disa herë, hiç, heshti. Nuk më tregoi me gojë të vet, mbase do ishte më mirë, më qartë, më bindshëm dhe më e saktë. Ky është Sabit Geci, për krejt botën tregon atë që di, për vete: hesht! Tëra ngjarjet dhe aksionet e luftës së armatosur i mban në mend, për shtëpinë e tij, nuk flet: hesht! Nuk ngulëm këmbë të na tregojë qysh, pse dhe sa ishte strehuar komandant Sulltani – Sylejman Selimi, sa kohë ndenji kur ishte plagosur rëndë, prapë heshti. Të na tregojë sa kohë ndenji në odën e tij Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi, dhe veprimtarë e luftëtarë të tjerë, prapë: heshti! -O njeri i penës, i shkrimit shqip, drejt po të them: Me zor kam vendosur të flas për dy familje të Llaushës që vërtet dhanë atë të pamundshmen, dhanë për njerëzit dhe familjet e braktisura nga tyta e shkaut prej shtëpive të veta, dhanë ditën e natën bukë, mjete transporti, vetura, gjithë çka patën e dhanë e s’e kursyen për luftëtarët e lirisë, për UÇK-n. Mos harro: E pata vështirë të flasë për këto dy familje, por unë lava borxhin që pata dhe kam ndaj tyre, sepse, dorën në zemër, me fol drejt, pati edhe shumë-shumë famë tjera gjithandej Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, që dhanë në ditë më të vështira për popullin e Kosovës, për identitetin dhe djepin e Kosovës. Kaq. Mirëpo, meqë kam marrë për sipër mbledhjen e fakteve dhe dëshmive për të hartuar një libër për kontributin a Sabit Gecit, para, gjatë saj, dhe pas Luftës Çlirimtare të Kosovës, me bie për detyrë vetë të gjendem ashtu siç mundem. Të gjej burime dhe bashkëbisedues për të realizuar edhe këtë shënim interesant dhe me vlerë historike dhe njerëzore gjithsesi. Pa zgjatur po jep thelbin e kësaj çështje si ishin shtëpitë familjare, edhe strehimore të çlirimtarëve, por edhe në vend të spitalit, ku shëroheshin plagët e marra nga plumbi i serbo-çetnikëve. Në shtëpinë e familjes së Sabit Gecit, një vit e gjysmë kishte ndenjur Sylejman Selimi, i plagosur rëndë në këmbë në një aksion të armatosur në përballje me shkiet, diku afër qytetit të Skenderajt. Sulltani, siç e kishte nofkën gjatë luftës, disa kohë ishte strehuar mu në këtë familje, bashkë me Rexhep Selimin, Mujë Krasniqin, “Kapuçi”, i cili, një kohët gjatë ndenji në odën e Shaban Murat Jasharit, e pastaj erdhi tek ne. Sylejman Selimin e pati mjekuar dr. Bajram Rexhepi. Ai, si errej vetëm pak, vinte me makinë dhe hynte në odën tonë. Tërë natën e mjekonte Sylejmanin, por, aty kishte edhe të plagosur të tjerë, dhe herët në mëngjes, ikte në drejtim tjetër, ku ndodheshin ushtarët e UÇK-së. E kam ditur se UNMIK-u do të më arrestojë (A ishte qëllimi i dënimit me mbi pesë vjet burgim vetëm e vetëm të me gjunjëzonin si ushtar i UÇK-së? Pas luftës çlirimtare shumë shenja të UNMIK-ut dhanë për të kuptuar se ai, në vend të

Page 31: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

pushtetit dhe shtetit të Serbisë, do të përpiqet vetë ta injorojë, shantazhojë dhe ta hedhë në bankë të zezë UÇK-n, bashkë me kuadrot më të afta të saj, që ia sollën lirinë popullit të Kosovës. Kjo në shumë aspekte shihej mirë, bile edhe nga helikopteri, siç thonë. Po, sepse, pas mbarimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës, dhe ardhjes së NATO-s, vërshuan etiketimet djallëzore, poshtëruese dhe tepër antinjerëzore të disa individëve me siguri me gjynahe shumë, të cilëve siç dukej iu dhimb tepër shumë ikja e Serbisë përgjithmonë nga Kosova. Po dihet pse. Ata njerëz, apo grupe njerëzish, partish politike,Serbia i la me gishta në gojë, sepse, me siguri ata kishin punuar shumë kohë për të, për armikun, që vriste e dhunonte, përdhunonte e burgoste, por gjatë luftës, siç e pa bota, bëri çka nuk bëri soji i njeriut askund në botë: bëri masakrime dhe hapi varre masive për shqiptarët. Të tillët, medet, me kërkesën e Serbisë dhe të UNMIK-ut, sepse Serbia UNMIK-un kishte aletin e dytë të përbetuar kundër shqiptarëve dhe UÇK-së, kundër lirisë së Kosovës, hartuan lista me emra luftëtarësh çlirimtarë të UÇK-së, por më së shumti, “gjahu” i tyre ishte ndaj udhëheqësve ( drejtuesve) të luftës. Dhe, nuk shkoi shumë kohë pas fitores madhështore të UÇK-së, dhe me izën e Serbisë, UNMIK-u filloi t’i ndjekë dhe përndjekë çlirimtarët, duke u dërguar në Gjykatën e Hagës, me fajin që s’e kishin: Kishin bërë krime ndaj popullatës dhe kundër njerëzimit! E dimë: u mbajt dhe u gjykua sa vjet komandant Çeliku, dhe të tjerë, duke humbur luftën morale dhe të drejtësisë me “faktet” e rreme dhe të trilluara për çlirimtarët e UÇK-së. Tek kur me burgosen (dhe e dija mirë se një ditë edhe mua do të më burgosin, dhe kështu ndodhi), e mora vesh për lëndine se qëllimi i UNMIK-ut ishte t’ia përmbushte dëshirën dhe synimin poshtërues, qëllimin djallëzor dhe politik Serbisë, duke e hedhur UÇK-n në gjyq, e kjo, unë them, ata hodhën luftën çlirimtare të popullit të Kosovës në gjyq, ata ndoqën dhe ndjekin besa edhe sot, viktimën duke e hedhur para gjyqit, vetëm e vetëm për të kënaqur kasapin e Ballkanit, dhe aleatët e tij, siç ishte vetë Rusia. Nuk e di a ka ngjarë ndonjëherë tek lind e perëndon dielli me shembullin e UNMIK-ut, i cili, që plot dhjetë vjet ndjek e përndjek, shantazhin dhe abuzon, fyen dhe hedh para gjyqit të Hagës për krime luftëtarët e lirisë të një populli me shekuj i robëruar, i cili me sakrificë, viktima dhe me gjakun e bijve e të bijave të veta fitoi lirinë. Ky shembull i paparë dhe i padëgjuar askund në botë ( në Kosovë po!) së paku le të mbetët si shembull e argument që nuk do të harrohet kurrë,e besa as nuk do të falet nga populli i Kosovës sa të ketë dritë dielli mbi kona tona! Interesant, qysh s’e pa të arsyeshme Gjykata e Hagës kurrë të bindet dhe të pranojë publikisht se lufta e UÇK-së nuk ishte luftë pushtuese,luftë e krimit dhe e abuzimit, por ishte luftës gjithëpopullore, ishte luftë çlirimtare e një populli të robëruar. UNMIK-u, as Gjykata e Hagës, deri më sot, kurrë s’e pranuan luftën çlirimtare të Kosovës, por e quajtën, medet, trupërisht, në sybote: KONFLIKT! Ashtu siç trumbetonte dje, sot, e po trumbeton vazhdimisht, se nuk ka ekzistuar UÇK-ja, se njerëzit e armatosur, shqiptarët, ishin terroristë, kriminelë, bënë maskara dhe dogjën tërë Kosovën, e besa, nga frika dhe zullumi i tyre, popullata e Kosovës u detyrua edhe të ikën nga Kosova. O tempora, o mores! (O kohë, o zakone). Po ata shqiptarë që dje dhe sot, e vazhdojnë prapë të përhapin po këtë propagandë të Serbisë dhe të UNMIK-ut, duke mos e njohur kurrë UÇK-n, duke e fyer gjakun e dëshmorëve, sakrificën dhe moralin e popullit të tyre, duke pohuar se s’ka pasur luftë në Kosovë, se na çliruar NATO, se ata që rrokën pushkën e lirisë ishin elementë të frustruar të UDB- s serbe, të KGB-s, të KOS-it, e tjera marrëzira. Më burgosën kinse për “MAJAMI BIÇ” dhe vazhdimisht më pyetnin vetëm për UÇK-në

Page 32: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

Për kohën sa isha në burg, nuk ka ndodhur në asnjë minutë të më hapin dosjen time kinse për fajësinë që kisha bërë dhe isha dënuar me mbi pesë vjet burgim, por, ditën e natën, me pyetën ashiqare, pa hezitim, kush ishte UÇK-ja, ç’luftë bëri ajo, a ishte ajo ushtri a ishte grup njerëzish të armatosur, sa krime mbi popullatën joserbe dhe në popullatën e vet i bëri UÇK-ja? Po e ndërpres këtu gjithë këtë lumë të turbullt me ujë të ndytë se nuk kam durim shpirtëror për të rrëfyer më tutje,këto, dhe shumë marrëzira, abuzime dhe kërkim të maces në terr nga autoritetet policore të UNMIK-ut. Bisedat tepër të mërzitshme dhe bajate, të dala boje dhe lojëra kalamajsh, kërkesat tepër jonjerëzore dhe të një çorbe nga kazani i politikës së Beogradit dhe të Rusisë, me bënin nervoz tepër, me shqetësonin, m’i gërryenin mushkrit përbrenda, ma pinin gjakun me pambuk. Vinte shkonte një polic, vinte një tjetër. Shkonin këta, vinin të tjerët. S’më lënin as të ha, as të fle, as të qetësohem. U thosha të me linin rehat se kam halle shëndetësore, dhe këtë mirë e dinin. Por, për Zotin e Madh, ky ishte qëllimi i arrestimit tim: E dinin gjendjen tepër të rëndë shëndetësore që kisha, prandaj bënin presion tepër poshtërues, ta pa përballueshëm, vetëm e vetëm të me gjunjëzonin si ushtar i UÇK-së, si dajë i komandantit Adem Jashari, si prind dhe si shqiptar! Këtë e hetova që në ditët e para të burgimit. Mirëpo, falë Zotit dhe qëndresës sime, kjo dëshirë s’iu plotësua kurrë! Me pyesnin vazhdimisht për rate të humbjes së njerëzve, për burgosjen e disa shqiptarëve kinse në burgjet e UÇK-së ( edhe Haga u bind se UÇK-ja nuk kishte asnjë metër burg!), me pyesnin vazhdimisht për Fatmir Limajn, për Ramush Haradinajn, por për kë jo se? Për të gjallë e për të vdekur. Më thoshin: Gjurmët e fakteve dhe të argumenteve të krimit, vrasjeve, abuzimeve, i kemi sjell deri tek ti. Unë thosha: Po mirë boll, atëherë, këto fakte dhe argumente tuaja, dërgoni në Gjykatën e Hagës dhe unë atje do të zbardhet e vërteta. Prokurorët tuaj le të kryejnë padinë ndaj meje për krime lufte, unë shkoj në Hagë. Dikur me erdhën të birat e hundës. Boll u thosha se e keni bërë bajat “luftën” që po bëni ndaj meje,sepse, këtë dhe të tjerat “lufta” si kjo, do t’i humbni me siguri, do të pendoheni, do të skuqeni para fëmijëve tuaj, para Atdheut tuaj, popullit tuaj atje prej nga vini ju. Si nuk keni turp. Mendoni se Sabit Geci është tradhtar? Shpresoni se Sabit Geci për gjithë këto premtime parash, shtëpi, pasuri, vende të bukura nëpër botë, dhe të me lironi nga vuajtja e dënimit, do të gjunjëzohet, do të fyejë UÇK-n? Shpresoni se do të pranojë krimin pabërë as unë, as UÇK-ja? Shpresoni se do të bëhem spiun i komandanti Çelikut, i Haradinajt, tradhtar i popullit tim? Shpresoni se do t’ua mbush strajcën tuaj të lypësisë së djallit, me rrena e trillime, me fyerje të gjakut të dëshmorëve të kombi, dëshmorëve të UÇK-s, që shumicën i njoha, vëllezër ishim ne, prej gjuhës dhe prej gjakut! Shpresoni do ta turpëroj dhe zbeh për të gjallë heroizmin dhe madhështinë e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes shenjtërore të tij? Jo, jo! Keq keni gabuar! Keq ju kanë informuar argatët tuaj. Këtë adet s’e pati babë as babagjysh, stërgjysh as katragjysh në familjen time! Shqiptari me gjak shqiptari s’e bën këtë marrëzi!

Page 33: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

Dhe,besoni: Fillova t’i injoroj. T’i fshikulloj si një letër e pavlerë. Sapo vinin ata të Hagës i injoroja. S’shkoja të ta fare. Rrinin e rrinin, pritnin dhe shkonin me bisht ndër këmbë Po, sepse, u thosha, ju keni ardhur në Kosovë dhe po xhironi filma kaubojsh. Unë i kam për zemër këta filma. A me merrni edhe mua të luaj në këta filma kaubojsh? Dikur e kuptuan meselenë time. Ikën. S’u duken më. Shkuan dhe dëshiroj të mos e harrojnë porosinë time që ua dhashë: O paqësorë, siç thoni se jeni dhe për këtë mision keni ardhur në Kosovë: Tregoni Hagës, Drejtësisë botërore, shteteve tuaja nga keni ardhur, a kund në botë që një i burgosur, një luftëtar i lirisë, një njeri me shëndet të rëndë, të kalojë pesë vjet në qeli? Pesë vjet në vetmi! Pesë vjet, të burgosurit e tjerë laheshin me ujë të ngrohtë, kur na vinte radha mua, dhe Gani Imerit, ballinë e UÇK-së, e ndalnin ujët ngrohtë, laheshim me ujë të ftohtë, edhe dimrit! Të gjithët burgosurit hanin bukë në një kohë, kurse unë kur t’u tekej gardianëve të UNMIK-ut. Njerëzit më të përkëdhelur në burg nga UNMIK-u, ashiqare, ndër sy të shqiptarëve të burgosur, e ata ishin shumë, krejt të UÇK-së, kurse mua me mohohej edhe përkujdesja mjekësore. Nuk me çonin të mjeku. Kisha dhembje. Nuk und të flija, as të ha. U thosha, ata qeshnin. Bënin hajgare me mua. Të gjithë burgosurit hanin bukë e laheshin në dritë, unë dhe Gani Imeri laheshim në terr, sepse, sapo hynim ne të dy në banje, e ndërprisnin dritën elektrike. Gjatë dimrit, kur ishte tepër ftohtë, nën zero, të gjithë kishin ngrohje, kurse unë dhe Gani Imeri s’kishim fare! E ndërprisnin ngrohjen në dhomën ku ishim ne të dy. Kështu bënin shaka me një të burgosur, me një invalid të UÇK-së, vetëm e vetëm pse isha shqiptar, pse kisha qenë në UÇK. Me autoblindë e sillnin familjen time të më vizitojë (Çka më thanë pak ditë pa e mbaruar vuajtjen e burgut? Si më mashtruan kinse s’e kisha një thirrje telefonike dhe më dërguan në një zyrë për t’iu përgjigjur një përfaqësuesi të Gjykatës së Hagës?) Në Burgun e Veriut të Mitrovicës kam ndenjur tre vjet. Kam hequr shumë, siç thotë populli, si gjarpri nën gur e rrasa. Aty e kam njohur demokracinë dhe drejtësinë e UNMIK-ut. Kur vinte familja ime të më vizitojë, autoritetet e UNMIK-ut e fusnin në autoblindë, kinse për siguri më të madhe, dhe,sipas rendit, njerëzit që hyjnë brenda në autoblindë duhet të vendosin mbrojtëset në veshë, mirëpo, familjes sime nuk ua jepnin fare mbrojtëset,dhe kur vinin tek unë, kot: Unë flisja, ata s’dëgjonin asnjë fjalë! Po, sepse, zhurma i kishte paaftësuar për të dëgjuar. Pa kushedi sa orësh, u vinte dëgjimi prapë,por vizita e tyre sikur shkonte huq, asgjë s’kishim mundësi të pyesnim njëri-tjetrin. Ja, ky është ligji i burgut të Veriut, kjo është drejtësia dhe demokracia e UNMIK-ut në Kosovë. E dyta: tek kur të gjithë të burgosurit i mbaronin vizitat që ua bënin të vetët, e fundit, vinte familja ime! Shih marifetin e “drejtësisë” dhe të moralit njerëzor:

Page 34: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

Tërë ditën priste familja ime në lokalet e burgut, edhe gjatë dimrit, e para arrinte në lokalet e burgut dhe paraqitej e para për vizitë, dhe e fundit mbetej, dikur në orët e vona të mbrëmjes! Kisha miqësi të madhe me gjermanin “Shaban” Ky gjerman ishte pjesëtar i UÇK-së. E pata njohur gjatë luftës. Është njeri i mirë. I urtë. I edukuar. I sinqertë. Por edhe trim. E kishin arrestuar unmikasit, duke e fajësuar për vrasje të katër serbëve që lëshonin pasaporta të Serbisë. Tërë kohën në burg rrinim bashkë unë dhe “Shabani”. E doja. E nderoja si njeri liridashës, i cili erdhi dhe luftoi robërinë e popullit shqiptar. Ky shembull me siguri se racën gjermane e radhitë lart në shkallët e etikës dhe të moralit njerëzor, si humanist, liridashës. Fliste bukur shqip, s’e njihte kush se ishte gjerman. Më thoshte: Për burgun s’ma ndien aq tepër, por padrejtësitë që u bëhen të burgosurve, sidomos ty, Sabit, me irritojnë. Unë s’i urrej serbët. Unë e urrej dhunën. Padrejtësinë. Regjimin diskriminues dhe totalitar. Siç ishte regjimi i Milosheviqit. Ç’kam parë me sy gjatë luftës së UÇK-së! Ç’masakra bënë forcat e Serbisë. Krim ndaj njerëzimit. Serbia duhet të hidhet e tëra në Gjykatën e Hagës. Ndoshta, pak është. Pak ditë pa mbaruar dënimin e burgut, me thanë: Eja, e ke një thirrje telefonike në zyrën tonë! Pak pa e mbaruar dënimin e burgut erdhën ata të Hagës. Kishin ardhur yrysh, duke shpresuar se unë, me gjithë padrejtësitë që m’i kishin bërë unmikasit, me gjithë diskriminimin dhe shantazhet që m’i bënin, të gjitha premtimet për ryshfet që do m’i jepnin, gjendja e tepër e keqësuar e shëndetit tim, pa kurrfarë përkujdesjeje të askujt, tashmë unë do të isha gjunjëzuar, do të kisha ndërruar mendje, së paku, siç kërkonin ata të Hagës, vetëm t’u tregoja diçka për krimet e UÇK-së, të Fatmir Limajt, për ushtarët dhe shokët tu, ne do të lirojmë fare nga dënimi, do bëhesh i pasur dhe njeri yni. Çfarë do qoftë t’u them, diçka. Edhe rrenë, pse jo. Bënin punë rrenat, iftaret, si në përrallë. Isha në qeli. Erdhi gardiani dhe me bëri me dije se paskam një thirrje telefonike atje në një zyre të tyre. Shkova. Ma dhanë telefonin, por telefoni s’kishte as sinjal! Kur, qe, brenda hyri një përfaqësues i Hagës. Më tha shkurt: Do bisedojmë vetëm unë e ti! Jo kurrë, i thashë. Pa praninë e avokatit jo. Kot e keni. Jam këmbëngulës. Thirra një avokat që e njihja. Ishte profesor nga Klina. Ama, ishte djalë i mirë. Edhe përkthyes i mirë. Edhe i guximshëm. Ai nuk punonte me diktatin e unmikasve. S’më hiqet nga kujtesa. Ishte përkthyes i burgut. Sepse, shumica e përkthyesve të burgut ishin argatë të UNMIK-ut. Na përgjonin të dera. I rrenin përfaqësuesit e UNMIK-ut. S’përkthenin ashtu siç kërkohej. Shtrembëronin deklaratat tona. - O baca Sabit, për Zotin që disa orë jam duke ndenjur të dera e burgut. Nuk po me lejojnë për të hyrë brenda. Megjithatë, përfaqësuesi i Hagës m’i shtroi disa pyetje për Limajn, për UÇK-n. Mirëpo,

Page 35: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

përgjigjja ime ishte heshtja. Në fund u thashë: Kot e keni. Në lëndën time thuhet: Ky e ky e ky nën hiqen, lirohet nga fajësia me këto nene, mirëpo, dënimi prapë mbetët i njëjtë! Z. Sabit, ju kujtohet takimi im me ju në tregun e improvizuar në Qirez. Unë me ca shokë ushtarë isha duke vëzhguar tregun. Ishim ardhur me urdhër të komandant Gani Hoxhës. Ju erdhët me një makinë. Sapo ju pashë, nxitova dhe u përshëndetëm. - Gazetar (kështu me quanin gjatë luftës, sepse edhe isha informues nga terreni i Gllogocit), duhet të keni kujdes, sepse kemi informacione të sigurta se forcat serbo-çetnike kanë ndërmend ta garantojnë këtë treg. Për çdo rast shpejt me informoni mua! Fati e deshi, as nuk grasatuan forcat armike, as nuk ndodhi asgjë e keqe. Ajo ditë, në ditarin tim, ishte e pasur edhe me një takim të paharrueshëm. Gjykim i montuar politik, dramë në gjykatore (Një gjykim i montuar politik i një invalidi dhe komandanti të UÇK-së, në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë) (Salla e Gjykatores në Gjyqin e Qarkut të Prishtinës. Brenda në sallë e heshtur pret fillimin e seancës gjyqësore të ish-komandantit të UÇK-së, pas mbarimit luftës invalid i Luftës Çlirimtare të Kosovës, z. Sabit Geci, të cilin, e fajësojnë padrejtësisht kinse për vepër penale! Gardiani i huaj turmës në gjykatore i jep shenjë se po i sjellin të arrestuarit nga Drenica: Komandant Sabit Geci, Xheladin Geci dhe Ilir Tahiri. Turma çohet për t’i nderuar çlirimtarët e burgosur. Sabiti me paterica ecën tepër ngadalë. Hedh shikimet cep me cep sallës së gjykatores. Kur sheh nënën ulur në sallë, Sabiti i drejtohet): Sabiti: Naaaanëëë? Shefkia: Sabit, loke! Sabiti: Naaaaanë! Është vështirë të frikësosh një zemër që nuk është e njollosur me gjynahe para drejtësisë. Shefkia: Trimat vdekjen e provojnë vetëm njëherë! Sabiti: Mos, nanë, rrenat ishin më të rrezikshëm kur i ke miq, se kur i ke armiq. Do të bëhet mirë, nanë! Shefkia: Po ndenje dhe fole drejt, bir, kurrë mos ke frikë nga hija e të shtrembëtit. Sabiti: Mbaj ndërmend, moj nana Shefkije, kur na thoshe shpesh sa ishim fëmijë: Mund ta rresh apo ta mashtrosh një njeri kur të duash e sa herë të duash, por nuk mund ta mashtrosh apo rresh krejt botën! ( Qeshet dhe ulet). (Turma zhurmon në sallën e gjykimit, duke pritur ardhjen e Trupit gjykues. Shpërthejnë ca zëra sikur vijnë nga malet): Zëri I : Komandant Sabit? Zëri II: Urdhëro! Zëri I: Po shihen tek ngjiten shpatit drejt nga Rezalla e re. Zëri II: Janë shumë? Zëri I: Si buburreca! Sa barë e dushk. Njëzet tanke...katër praga... Topa...Mortaja... Zëri I: Qëndresë! Guximi është fillimi i fitores! Zëri II: Njësiti pret urdhrin Tuaj! Zëri III: Ç’urdhër vjen nga komandanti i UÇK-së, Adem Jashari? Zëri I: Përballje! Zjarr! Ballaballë! Fytafyt me çetnikët! Zëri II: Në qoftë së trimëria është pritja e së mirës, atëherë frika është pritja e së keqes! Zëri I: Njësiti Guri është i gatshëm për vijën e parë të sulmit! Zëri II: Unë po prijë, djem, me ndiqni pas! Eee, nëse vdes, ju ma merrni hakun! Zëri I: Besa, komandant!

Page 36: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

Zëri II: Luftëtarë të lirisë, frika është motra e vdekjes! Zëri III: Ja tek po ngjiten tanket e çetnikëve të Sheshelit...Po vjellin zjarr mbi malet tona. Në lugje të maleve... janë gra, fëmijë, pleq, foshnje... Ka të sëmurë...të plagosur. Zëri II: Shpejt! Duhet t’ia ndërpresim udhën pa dalë në Rezallë. Zërat bashkë: Ooo prite, prite Azem Galicën, oooreee! Zëri III: Mirë thua, komandant! O djema! Nëse vritem, mos më qani! Është thënë: Nëna e një luftëtari fle, por nëna e një vrasësi s’fle ditën as natën! Zërat bashkë: Ooo prite, prite, Adem Jasharin, ooree! (Dëgjohet një melodi për UÇK-n. Gardiani i huaj sikur e ndërprenë gjithë këtë ëndërrim të tre luftëtarëve në sallën e gjykatores kur i jep urdhër me zë të lartë turmës që të çohen në këmbë kur brenda hyri Trupi gjykues. Turma përfill urdhrin. Hyjnë zyrtarë të Trupit gjykues, Prokurori, Gjykatësi dhe mbrojtësit e të akuzuarve. Deri sa zyrtarët e drejtësisë bëhen gati për gjykim, nga pas perdja shpërthejnë ca zëra kumbues): Zëri I: Drejtësi! Ty që bota të njehë dhe të çmon dritë për të vërtetën e jetës e të njeriut, kupto, oj princeshë e drejtësisë këtu...në këtë sallë, kur dje ishin mbajtur gjykime e gjykime masive të shqiptarëve...Kupto drejt, o sot o kurrë, i kishin gjykuar dhe dënuar me njëqind e më tepër vjet burgimi, jo për faje, as për krime, por vetëm pse ishin shqiptar! Njerëz ishin ata. Shqiptarë ishin. Ata kishin fe, kishin Atdhe, kishin diellin dhe arat e bukës i kishin. Ata nuk ishin jetimë: kishin babë dhe nënë, kishin djepin dhe kishin zemër... Ata askujt s’i kishin vjedhur bukë as ujë. Ata askënd s’kishin vrarë...nuk kishin dhunuar as përdhunuar... nuk kishin hyrë për të lëruar në arën e huaj...nuk kishin pre drurë në mal të huaj... Ata të arrestuar, të dënuar, të keqtrajtuar dhe të vrarë nëpër burgje fajin e dytë e kishin bërë, sepse, ata, me guxim luftonin shkinizimin e tokave etnike shqiptare që dy mijë e kusur vjet...ata luftonin derrat me buçkë, që, nder jush, fëlliqnin kopshtet dhe arat e shqiptarëve me bajga e shurrë... Dramë në gjykatore, përballen drejtësia e padrejtësia Pse askush nuk mund të gjykojë dhe të vendosë për të tjerët pa e gjykuar dhe pa e njohur mirë vetveten e tij? (Salla e gjykatores në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë. Polici ua shkamcon prangat të pandehurve, nga jashtë vijnë ca zëra të fuqishëm:Lironi! Lironi! Janë çlirimtarë! Janë shqiptarë!Janë të pafajshëm! Janë të pafajshëm!Sabit Geci! Sabit Geci!) Gardianët i lejojnë pak çaste të pandehurit të përshëndeten me të familjes. Sabiti kur e sheh nënën buzëqesh dhe i thotë: Sabiti: Naaaaanëëë! A prapë ke ardhur? Shefkija: Uh, Sabit loke! I falëm Zotit që ma fali një kësi djali! Sabiti: Nana e frikacakut, thonë, nuk qesh kurrë! Shefkija: Dy herë gëzimi e ka prekur zemrën e nanës Shefkije, Sabit: Njëherë kur të përcolla dhe u ngjite në male, dhe e dyta, sot, kur po të sheh nana kaq të fortë! Sabiti: Nanë, të mençurit po thonë: Është trimëri të heshtesh në tubimin e lajkatarëve! (Është e mbushur salla e gjykimit. Hapet gjykimi. Flasin kryetari i trupit gjykues, prokurori, mbrojtësi, dëshmitarët, të pandehurit...) Kryetari i trupit Gjykues: Komenti juaj, i pandehuri Sabit Geci?

Page 37: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

Sabiti (ngrehet ngadalë në këmbë): Zotërinj! Dyshimet e ndershme janë më të mira se besimi i verbër! Askush nuk mund të gjykojë dhe të vendosë për të tjerët pa e gjykuar dhe pa e njohur mirë vetveten e tij. Gjithë këto akuza që m’i hidhni mbi qafën time janë krejtësisht të pavërteta, inskenime dhe improvizime të panevojshme dhe të turpshme. Deklaroj se kurë nuk kam pasur as më të voglin problem me pronarin e lokalit të natës “Majami biç”. Zotëri Prokuror, ju keni ngrehur akuzë kundër meje, kundër një luftëtari të lirisë së Kosovës. Kush nuk e urren armikun e do robërinë, pajtohet me të. Unë, si bir i popullit tim, nuk rroka pushkën të vrasë o të hakmerrem në gra e fëmijë të pafajshëm, por dola të luftoj terrin shekullor të robërisë. Në këtë sallë të Gjyqit të Qarkut të Prishtinës që mbi njëqind e kusur vjet shqiptari nuk përjetoi as nuk pa drejtësi, e lere më shtet! Unë drejtësinë e çmoj dhe e nderoj. Populli im di ta çmojë e vlerësojë drejtësinë, por ai që dy mijë vjet s’pati drejtësi, liri as shtet. Pse s’e kemi përjetuar dhe gëzuar drejtësinë? Sepse, nuk e kemi pasur fuqinë për të shembur pushtetin e huaj. Drejtësinë nuk e fuqizon forca, por e vërteta, zoti kryetar. Siç shihet nga provat Prokurori ka ngritur një aktakuzë të pabazë dhe fundekrye të improvizuar dhe politike. Mungesa e provave ndaj një invalidi të UÇK-së po hedh në dritë gjithë qëllimin djallëzor dhe politik ndaj vlerave dhe dinjitetit ushtarak dhe çlirimtar të UÇK-së, veçmas ndaj Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së. Kështu po fyhen gjaku dhe sakrifica e një populli për liri, por po fyhen edhe vlerat e gjakut të derdhur për liri, drejtësi dhe pavarësi të Kosovës. Drejtësia kërkon pak fjalë. I kam derdhur bisedat e mia sa isha në qeli të burgut, 150 ditë e net. Shumëçka kam folur me veten time. Kam folur me malet, me Likashanin, me Qirezin, kam folur me Prekazin dhe me nipat e mi, Hamzë dhe Adem Jashari. Shkurteshqip: Kur e vërteta nuk është e lirë, as liria nuk është e vërtetë! Pyes trupin gjykues, dhe prokurorin: Si është e mundshme që në burgje të futen luftëtarët e lirisë, ndërsa kriminelët e forcave ushtarake policore, militare e paramilitare të Serbisë të shëtisin të lirë nëpër qytetin e Prishtinës? Mbrojtësi: Zoti kryetar! Kam përshtypjen, por jo vetëm unë, por edhe krejt populli i Kosovës, ky proces ndaj këtyre tre luftëtarëve çlirimtarë del se është fundekrye proces i montuar politik! Ju bëj me dije se populli i Kosovës është tepër i prekur në shpirt, besa edhe ndjehet edhe i fyer me kësi lloj procesesh politike si ky, e lere më si ai në Hagë! Etnogjeneza familjare Famija Geci nga Llausha e Skënderjat ka një traditë dhe strategji për zhvillimin e luftërave çlirimtare. Gjyshi i Sabitit, Beqir Geci, ishte frymëzues i brezave të rinj për luftëra çlirimtare në vazhdimësi. Beqiri ishte pjesëtar i Luftës së Drenicës, i cili, krah Mixhës, komandantit Shaba Palluzha, kishte marrë pjesë në shumë betejave e luftimeve nëpër Drenicë e gjithandej, deri sa e vranë forcat serbo-çetnike, në Palac të Drenicës, në vitet 1944-1945. Në të njëjtin vend, në luftën e fundit çlirimtare, ra dëshmor edhe nipi i tij, Nuhi Geci. Po ashtu, në luftëra çlirimtare kishin rënë edhe dy vëllezërit e gjyshit të

Page 38: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

Sabitit, njëri bie në fshatin Tërstenik, kurse tjetri në Tivar, si një shembull si duhet dashur dhe të biesh për lirinë e Atdheu. Shi të frymëzuar na shembujt e luftërave çlirimtare të gjyshërve të tyre, në luftën UÇK-së ishin radhitur po thuaj se i madh e i vogël, duke filluar nga Sabit Geci, pastaj Vehbiu, Beqiri, Hamdiu dhe Fehmiu, ky i fundit ishte kryetar i Fondit “ Vendlindja thërret” për Grace dhe Austri, si dhe motra, nipa e stërnipa të tyre të radhitur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në shtëpinë e Sabit Gecit u morën vendime të rëndësishme historike për luftën e UÇK-së, dhe pikërisht me 27 nëntor 1997, u mor vendimi për paraqitjen publike të UÇK-së, në Llaushë të Skënderajt. Në momentin e marrjes së këtij vendimi të pranishëm ishin: Komandanti legjendar Adem Jashari, Sylejman Selimi, Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi, Daut Haradinaj, Sabit Geci, e të tjerë. Vehbi Geci- Buqi, mori pjesë në sulmin e organizuar në Stacionin e Milicisë në Runikë, së bashku me Jetullah Gecin, Sejdi Gecin, Sylejman Selimin, Abedin Rexhën, Xhevahir Gecin. Pas burgosjes së Beqir Gecit nga milicia serbe, në vitin 1997, u organizua aksioni i armatosur kundër zyrtarëve serbë që po punonin dhunshëm në komunën e Skëndrejat. Në atë aksion u konfiskuan armë të ndryshme nga zurtarët e dhunshëm. U zu edhe oficeri serb Zoran Boshkioviq, i cili u çarmatos dhe u lirua, me vërejtjen të mos vepronte më kurrë dhunshëm mbi popullatën e pa armatosur shqiptare. Këtë aksion e udhëheqën Abit Haziraj e Gani Geci. Hamdi Geci mori pjesë në aksionin e rrufeshëm kundër forcave serbo-çetnike të Përroi i Keq. Aksioni u krye me sukses. Pjesëtarët e UÇK-së ishin afër me forcat armike serbe deri edhe me hedhjen e granatave të dorës. Aksionin e udhëhoqi Abit Haziraj. Qysh në vitin 1981, Sabit Geci, nga revolta e madhe që e kishte kapluar organizon një aksion kundër sunduesve serbë në Kosovë, dhe nga Lubjana, bashkë me Dibran Fyllin, Jonuz Kodrën, dhe me njeriun që i luajti fjalët dhe theu besën e dhënë shqiptare, Hazir Bunjaku, vijnë në Drenicë, por aksioni s’u realizua për shkaqe tradhtie. Gjatë viteve 1996-1997, Serbia e ndihmuar nga bashkëpunëtorë shqipfolës, për të penguar mirëvajtjen e shkollës, arsimit shqip, po demonstrote një huliganizëm të egër nëpër qendra shkollore të Drenicës. U ndërmor një aksion i suksesshëm kundër tyre dhe brenda dy-tri ditësh u çrrënjos kjo dukuri. Në këtë aksion morën pjesë Sabit e Gani Geci, Abit Haziraj... Çka do më së shumti në jetë Sabit Geci? (Nga një dialog i autorit të fejtonit me Sabit Gecin) - Ç’do më së shumti në jetë, Sabit Geci? - Malet! Më tha. - Malet, thua? E pyeta. - Po! Luftën. Luftën e drejtë. Luftën që sjell liri e paqe për njerëzit pa dallim kombi a feje. E dua popullin tim. E dua Atdheun, i dua të gjithë njerëzit. Mirëpo, sikur pemët, që fruta rrisin, por ato fruta s’e kanë shijen e njëjtë. Ashtu edhe unë. Në besoni e dua botën, e dua tërë njerëzimin, ndër ta, më së shumti dua popullin tim dhe popullin amerikan! Nuk e them për marketing politik, o shkrimtar! Unë nuk merrem dot me politikë. As babë as babagjysh s’u morën me politikë. S’e kam për zemër politikën. Por, një popull në botë që do lirinë e popujve të tjerë, një popull që ndihmon dhe luftën për lirinë e të tjerëve, ai popull ka lirinë e vet, ka Atdheun e lirë, ka Zotin brendapërbrenda, ka demokracinë dhe drejtësinë, ka edhe fuqinë. E tillë ishte dhe është Amerika! Amerika demokratike. Amerika, liri e popujve pa liri! Amerika dorë e zgjatur dhe liridashëse edhe për popullin e Kosovës. Kjo u pa. Po shihet e do të shihet sa të ka dritë dielli.

Page 39: Jetëshkrim për një invalid të UÇK-së - Sabit GECI nga Llausha e madhe - Adem Jashari në Llap

Unë jam njeri i luftës. Në luftë kam lindur, në luftë dua të vdes! Jo si qyqar. Jo si rob. Kurrë i gjunjëzuar. Po të më thërras Ushtria Amerikane, edhe kështu siç jam, tetëdhjetë për qind invalid i luftës, jam tepër i gatshëm të shkoj dhe të luftoj në anën e Amerikës! Të luftoj për lirinë e tjerëve. Të luftoj terrorizmin. Shtypjen, tiraninë e popujve të vegjël, e popujve pa liri! E vogël ndoshta është fuqia ime, mundësia ime, por e madhe, nga toka në qiell, dëshira ime, fjala ime, besa shqiptare. Nuk dua të frymoj në mes të gjallëve: As pa Zotin, as pa Amerikën! Faleminderit, Amerikë demokratike dhe e paqes!