koncept dokument - rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../consultations/40368-updal.docx · web...

29
Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government Ministria e Zhvillimit Ekonomik Ministarstvo Ekonomskog Razvoja-Ministry of Economic Development ____________________________________________________________ KONCEPT DOKUMENTI PËR AGJENCINË E PARTICIPIMEVE KOSOVËS Mars 2018

Upload: others

Post on 04-Jan-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Koncept dokument - rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40368-UpdAl.docx · Web viewë përkeqësuar në vazhdimësi, ka rënë aftësia konkurruese e tyre në treg,

Republika e KosovësRepublika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - GovernmentMinistria e Zhvillimit Ekonomik

Ministarstvo Ekonomskog Razvoja-Ministry of Economic Development

____________________________________________________________

KONCEPT DOKUMENTI PËR AGJENCINË E PARTICIPIMEVE TË KOSOVËS

Mars 2018

Kapitulli 1Hyrje

Page 2: Koncept dokument - rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40368-UpdAl.docx · Web viewë përkeqësuar në vazhdimësi, ka rënë aftësia konkurruese e tyre në treg,

Që nga marrja e përgjegjësive nga ish-Agjencia Kosovare e Mirwbesimit, Qeveria e Kosovës ka qenë e përkushtuar për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të ndërmarrjes në pronësi publike. Kjo qasje ka pasur si qëllim inkuadrimin e tyre sa më efikas në një treg konkurrent, ngritjen e cilësisë së produkteve dhe të shërbimeve që ofrojnë dhe ndikimi që duhet të arrihet në rritjen e përjgithshme ekonomike dhe në punësim. Koncepti i tillë është paraqitur qartë edhe në të gjitha dokumentet stategjike që ndërlidhen me këtë sektor.

Megjithatë, i tërë procesi është përcjellur me vështirësi, si edhe me probleme që kanë penguar në arritjen e synimeve të përcaktuara. Performanca e ndërmarrjeve aksionare në pronësi publike është përkeqësuar në vazhdimësi, ka rënë aftësia konkurruese e tyre në treg, është në rënie vlera e tyre, kanë mbipunësim dhe shkallë të ulët të produktivitetit, ndërsa, disa prej tyre ende varen nga intervenimet përmes buxhetit të Kosovës. Në këtë situatë, ndërmarrjet nuk janë atraktive as për investitorë.

Duke pasur rëndësinë e këtij sektori, si edhe vështirësitë për ndryshim të shpejt të gjendjes në këto ndërmarrje, atëherë janë të domosdoshme ndryshime esenciale në mënyrë e mbikqyrjes, qeverisjes dhe të funksionimit në tërësi të ndërmarrjeve publike, posaçërisht të atyre që premtojnë se mund të jenë konkurrente në treg (jo monopoliste). Kjo nënkupton ndërtimin e infrastrukturës ligjore dhe institucionale për reforma të thella, që do të ketë ndikimin të thellë si në këto ndërmarrje, ashtu edhe në treg në përgjithsësi. Në këtë mënyrë do të rritet edhe ndikimi për përmirësimin e ambientit për investime në vend.

Ndryshimet reformuese mund të arrihen duke nxjerrë ligjin për Agjencinë e Participimeve të Kosovës.

OBJEKTIVAT, PRODUKTI  DHE AKTIVITETET

Agjencia e Participimeve të Kosovës ka për qëllim:

1. Rritjen e investimeve publike e private në sektorin publik dhe në sektorët e tjerë të ekonomisë

a. Nxitja e investimeve, si të kapitalit publik ashtu edhe të atij  privat;

i. Promovimi i investimeve, krijimi i partneriteteve strategjike në fushën e investimeve, avancimi i partneritetit publiko-privat;

ii. Mbështetjen e investitorëve, duke iu ofruar asetet  në shfrytëzim përmes partneritetit publiko-privat, apo koncesionit;

iii. Identifikimin  e projekteve dhe planeve investive së bashku me investitorët, si edhe format e  financimit të tyre;

1

Page 3: Koncept dokument - rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40368-UpdAl.docx · Web viewë përkeqësuar në vazhdimësi, ka rënë aftësia konkurruese e tyre në treg,

2. Fuqizimin e qeverisjes korporative në ndërmarrjet publike;

a. Ruajtjen e pronësisë publike, së paku deri në 51 %.

i. Vlerësimi për shitjen e aksioneve të lëvërdishme dhe me interes për shtetin;

b. Ngritjen e  aftësisë konkurruese dhe qëndrueshmërisë financiare të ndërmarrjeve publike.

3. Agjencia e Participimeve të Kosovës është agjenci e pavarur që themelohet nga Kuvendi i Kosovës. Operimi i saj është i lidhur ngushtë me kwrkesat e Qeverisë.

4. Agjencia e Participimeve të Kosovës ka përgjegjësinë e zbatimit të politikave dhe strategjive të qeverisë për ndërmarrjet publike që marrin pjesë në tregun konkurues.

5. Agjencia ndihmon në hartimin e politikaave dhe të strategjive, si edhe merr përgjegjësinë për zbatimin e tyre në setorin publik.

Dokumentet që ndërlidhen me konceptin për Agjencinë e Particimpit.

Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2015-2018 në shtyllën 1. zhvillimi ekonomik, punësimi dhe mirëqenia tek pika 1.13. Përmirësimi i performancës së ndërmarrjeve publike parasheh që Qeveria të forcojë qeverisjen korporative të përgjegjshme dhe profesionale, që siguron qëndrueshmëri të ndërmarrjeve publike, cilësi të lartë të shërbimeve për qytetarët dhe ekonomi të shkallës që ofron shërbime me kosto më të ulët sesa sektori privat.

1.4. Promovimi i Investimeve që ka të bëjë me fuqizimin e sektorit privat për nxitjen e investimeve, duke përfshirë investimet e huaja direkte. Për të arritur këtë Qeveria e Kosovës gjatë këtij mandati do të fokusohet në:

- Shfrytëzimin e rritjes së madhësisë së tregut, si rrjedhojë e zbatimit të MSA-së, për promovim të investimeve strategjike në ekonomi;

- Vazhdimin e dinamikës në reformën e të bërit biznes, sidomos nëpërmjet reformave konkrete që të mundësojne siguri të qartë juridike për investitorët;

Pika 1.4.1. Krijimi i partneritetve strategjike në fushën e investimeve, Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar partneritet strategjik me Shqipërinë, ku do të synohet oferta e përbashkët e një tregu të integruar për investitorët.

2

Page 4: Koncept dokument - rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40368-UpdAl.docx · Web viewë përkeqësuar në vazhdimësi, ka rënë aftësia konkurruese e tyre në treg,

Pika 1.4.3. Avancimi i partneritetit publiko – privat, do të fuqizohet Dialogu Publiko – Privat, me asociacionet e biznesit nëpërmjet operacionalizmit të vazhdueshëm të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, duke hartuar dhe zbatuar plane afatshkurtra dhe afatmsme të reformave ekonomike në sektorët me aftësi konkuruese. Do të punohet për promovim sa më të madh të partneritetit publiko - privat nga ana e pushtetit lokal, nëpërmjet një legjislacioni adekuat.

Strategjia Kombëtare për Zhvillim (2016-2021) –Shtylla 2, Masa 24 parasheh që përmes këtij dokumenti Qeveria do të përmisojë efikasitetin e ndërmarrjeve publike në përputhje me parimet e qeverisjes korporative të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZHE).

Masa 13, Forcimi i sistemit të të Drejtave Pronësore parasheh që përmes këtij dokomenti Qeveria kërkon një sistem në të cilin respektohen plotësisht të drejtat pronësore dhe ku prona është komerciale ose e tregtueshme. Të drejtat pronësore të pazgjidhura janë pengesw serioze për qasje në financa, pasi që pronat nuk mund të përdoren për kolateral.

Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim dhe Asociimit (PKZMSA) 2017-2021- Masat përfshijnë promovimin e investimeve (përfshirë fondin e investimeve), mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, privatizimin dhe përmirësimin e performancës së ndërmarrjeve publike dhe politikat sociale. Aktualsiht qeveria është duke hartuar Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit si dokument gjithëpërfshirës zhvillimor. Strategjia përfshin një periudhë afatmesme dhe do të reflektojë në masë të madhe shtyllat prioritare të programit të qeverisë.

Dispozitat e MSA-së Neni 98 ofron kornizën për mbrojtje dhe promovim të investimeve të huaja direkte si dhe synon krijimin e klimës së favorshme për biznes. Bashkëpunimi në këtë fushë imponon përmirësimin e kornizës ligjore për të favorizuar dhe mbrojtur investimet.

Programi për Reforma Ekonomike - Në kuadër të këtij programi, Qeveria do të konsiderojë mundësitë për qasje sektoriale të monitorimit dhe menaxhimit të korporatave me pronësi publike.

Plani Vjetor i Punës së Qeverisë së Kosovës për vitin 2018, me këtë plan është përcaktuar hartimi i Koncept Dokumentit për Agjencinë e Participimit në periudhën Janar – Mars 2018, i cili është përfshirë edhe në listën e Koncept Dokumenteve për vitin 2018.

Kapitulli 2 Përshkrimi i çështjes / Problemit kryesor

3

Page 5: Koncept dokument - rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40368-UpdAl.docx · Web viewë përkeqësuar në vazhdimësi, ka rënë aftësia konkurruese e tyre në treg,

Me 13 Qershor 2002, zyrtarisht filloi procesi i privatizimit në Kosovë, në themelimin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit- AKM (më vonë Agjencisë Kosovare të Privatizmit- AKP), e cila kishte përgjegjësi për trasnformimin e pronës shoqërore, si edhe menaxhimin e ndërmarrjeve publike.

Kosova, ndryshe nga vendet e tjera, të cilat kishin shkuar larg me reforma dhe transformime të thella, për shkak të rrethanave specifike, procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore i qaset me një vonesë të konsiderueshme.

Ndonëse ka kaluar një kohë e gjatë prej kur ka filluar procesi i privatizimit, ai nuk ka sjellë efektet e pritura, posaçërisht kur bëhet fjalë për ndikimin në zhvillimin dhe punësimin e qëndrueshëm. Më shumë ka pasur degradim të ndërmarrjeve, se sa aktivizim të tyre. Më shumë ka pasur shuarje të vendeve të punës, se sa punësim të ri. Ndërkaq, edhe mjetet financiare të grumbulluara nga shitja e ndërmarrjeve shoqërore kanë mbetur të bllokuara, që do të thotë se nuk ka pasur asnjë efekt të dobishëm për perspektivën e ekonomisë.

Ndërmarrjet Publike, nga viti 1999 kanë qenë nën mbikëqyrje të UNMIK-ut, ndërkaq pas themelimit të AKM-së, ato u vendosën nën menaxhimin e saj. AKM-ja ka korporatizuar të gjitha NP-të (gjithsej 25) që i kishte në portfolio dhe kishte formuar një strukturë të re të qeverisjes korporatave. Qeveria i mori në pronësi Ndërmarrjet Publike më 1 korrik 2008.

Në këtë strategji do të parashiheshin investimet sipas prioriteteve sektoriale, veprimet për shpërbërjen e aseteve jo-kryesore, veprimet për përmirësimin e qeverisjes korporatave, si dhe performancën e ndërmarrjeve në pronësi të shtetit. Sipas ligjit në fuqi, Qeveria është e obliguar të miratojë një politikë të pronësisë.

Ligjet dhe aktet nënligjore

Ligji Nr.05/L-079 Për Investimet Strategjike në Republikën e Kosovës (GZ Nr.06/08 Shkurt 2017). Ky ligj ka për qëllim nxitjen, tërhqjen dhe krijimin e kushteve për realizimin e investimeve strategjike në Republikën e Kosovës, si dhe të përcaktojë procedurat administrative dhe kriteret për vlerësimin, zgjedhjen, implementimin dhe mbikëqyrjen e projekteve strategjike si dhe përcaktimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim të pronës së Republikës së Kosovës për qëllim të zbatimit të projekteve për investime strategjike.

Ligji Nr.05/L-083 Për Falimentimin (GZ Nr.23/7 Korrik 2016). Ky ligj rregullon dhe përcakton të gjitha ceshtjet që kanë të bëjnë me falimentimin dhe josolvencën e shoqërive tregtare, dispozitat për mbrojtjen, likudimin dhe shpërndarjen e aseteve të debitorit

4

Page 6: Koncept dokument - rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40368-UpdAl.docx · Web viewë përkeqësuar në vazhdimësi, ka rënë aftësia konkurruese e tyre në treg,

falimentues te kreditorët dhe dispozitat për riorganizimin dhe lirimin nga borxhi për shoqëritë tregtare.

Ligji Nr.05/L-057 Për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (GZ Nr.2/08 Janar 2016): Ka për qëllim themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe përcakton autorizimet, strukturën dhe procedurat për lëshimin e garancive kreditore. Fondi ndihmon në përmbushjen e nevojës për qasje në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë, me qëllim të krijimit të vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor dhe shërbimet me vlerë të shtuar dhe përmisimit të bilancit tregtar.

Ligji Nr.04/L-220 Për Investimet e Huaja (GZ Nr.1/09 Janar 2014). Ka për qëllim të rregullojë mbrojtjen, promovimin dhe inkurajimin e investimeve të huaja në Republikën e Kosovës, investitorëve të huaj t’iu ofrojë të drejta dhe garanci themelore, tw cilat atyre iu oforjnw atyre mbrojtje tw kapitalit, si edhe trajtim tw drejtw dhe në pajtim me standardet dhe praktikat e pranuara ndërkombëtare.

Ligji Nr.04/L-159 Për Zonat Ekonomike (GZ Nr. 6/12 Mars 2013)- Ka për qëllim themelimin e zonave ekonomike, zonave ekonomike të lira, hartimin e planit kombëtar për zonat ekonomike dhe formimin e këshillit kombëtar për zonat ekonomike.

Ligji Nr.03/L-229 Për Mbrojtjen e Konkurencës (GZ Nr.88/25 Nëntor 2010) - Përcakton rregullat dhe masat për mbrojtjen e konkurencës së lirë dhe efektet në treg, të gjitha format e parandalimit, kufizimit ose keqpërorimit të konkurencës nga ndërmarrjet, në territorin e Republikës së Kosovës ose jashtë territorit të Kosovës, nëse këto veprime kanë efekte në Kosovë.

Ligji bazë për Ndërmarrjet Publike në Republikën e Kosovës është Ligji Nr. 03/L-087 mbi Ndërmarrjet Publike (GZ Nr.31/15qershor 2008)- Përcakton kornizën ligjore lidhur me pronësinë e Ndërmarrjeve Publike dhe qeverisjen e tyre korporative në përputhje me parimet e njohura ndërkombëtare.

Ligji Nr. 02/l-123 për Shoqëritë Tregtare (GZ. 39/01 Tetor 2008) - Përcakton llojet e shoqërive tregtare, cakton kushtet e zbatueshme të regjistrimit, për secilin lloj të shoqërive tregtare; përcakton dispozitat ligjore për kapacitetin dhe strukturën juridike, si dhe të drejtat dhe detyrimet e pronarëve, menaxherëve, drejtorëve, përfaqësuesve juridik dhe palëve të treta; përcakton dispozitat ligjore të cilat nxisin dhe lehtësojnë themelimin, funksionimin dhe shpërbërjen e rregullt dhe efektive të shoqërive tregtare.

Ligji Nr.04/L-202 Për Sistemin e Lejeve dhe Licencave (GZ 53/19 Dhjetor 2013) - Ka për qëllim të vendos parimet dhe rregullat për përmisimin e mjedisit për të bërë biznes, nëpëmjet reduktimit të barrierave administrative, në kryerjen e veprimtarive ekonomike,

5

Page 7: Koncept dokument - rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40368-UpdAl.docx · Web viewë përkeqësuar në vazhdimësi, ka rënë aftësia konkurruese e tyre në treg,

tregtare apo profesionale, që është e domosdoshme për të mbrojtur shëndetin publik, sigurinë publike, mjedisin dhe përdorimin e resurseve natyrore në Republikën e Kosovës.

Rregullore mbi statistikat e bilancit të pagesave dhe pozicionit të investimeve ndërkombëtare; Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për arritjen e objektivave të saj, përpilon dhe publikon statistikat e Bilancit të Pagesave të Kosovës dhe Pozicionit të Investimeve Ndërkombëtare. Qëllimi i Rregullores mbi Statistikat e Bilancit të Pagesave dhe Pozicionit të Investimeve Ndërkombëtare është raportimi i statistikave të Bilancit të Pagesave dhe Pozicionit të Investimeve Ndërkombëtare konform standardeve statistikore ndërkombëtare. Rrjedhimisht, Rregullorja definon raportuesit dhe obligimet statistikore të tyre, periudhën e raportimit, statistikat që duhet të raportohen, si dhe konfidencialitetin.

Ligji Nr.04/L-034 Për Agjencinë Kosovare të Privatizimit (GZ. Nr.19/21 Shtator 2011) - Sipas këtij ligji, Agjencia është e autorizuar për administrimin, duke përfshirë autorizimin për shitjen, transferimin dhe /ose likuidimin e ndërmarrjeve dhe aseteve në pronësi shoqërore.

Ligji Nr.04/L-045 Për Partneritet Publiko - Privat (GZ. Nr.25/25 Nëntor 2001) - Qëllimi i këtij ligji është krijimi i kornizës ligjore për partneritet publiko – privat, duke përfshirë procedurat, përmbajtjen, strukturën e marrëveshjeve, si dhe strukturën institucionale përgjegjëse për menaxhimin dhe zhvillimin e Partneritetit Publiko Privat në Republikën e Kosovës.

Dokumentet tjera:

Kodi i Etikës dhe Qeverisjes Korporative për Ndërmarrjet Publike.

Politikat Pronësore për Ndërmarrje Publike - miratuar me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.11/39 i datës 08.10.2008.

Shpenzimet aktuale

Kategoritë e shpenzimeve

Shpenzimet faktike në vitin paraprak

Buxheti këtë vit

KASH për vitin e ardhshëm

Buxheti i Ministrisë:( shëno secilin lloj të

6

Page 8: Koncept dokument - rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40368-UpdAl.docx · Web viewë përkeqësuar në vazhdimësi, ka rënë aftësia konkurruese e tyre në treg,

shpenzimit) total buxheti i Ministrisë duke përfshi kapitale dhe mallra e shërbime paga mëditje dhe shpronësimet

Paga dhe meditje

Mallra dhe Sherbime

Shpenzimet komunale

Subvencionet dhe Transferet

Shpenzimet kapitale

Buxhetet tjera: ( shëno secilin lloj të shpenzimit)

Finacimet nga huamarrjet, mallra dhe shërbime dhe kapitale

Financimi nga donatorët, nga

7

Page 9: Koncept dokument - rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40368-UpdAl.docx · Web viewë përkeqësuar në vazhdimësi, ka rënë aftësia konkurruese e tyre në treg,

linja mallra shërbime dhe paga mëditje si dhe investime kapitale

Shpenzimet e drejtëpërdrejtja nga Ministria e Financave

Përvoja në shtetet tjera

Modeli i Sllovenisë

Republika e Sllovenisë është pronar i aseteve në ndërmarrjet që janë krijuar nga gjeneratat e kaluara. Këto asete kanë mbetur në pronësi të pjesshme ose të plotë të shtetit pas procesit të privatizimit dhe paraqesin bazë që shteti të kryej funksionet e tij kyçe për sigurimin e detyrave të infrastrukturës dhe promovim të koordinuar për një zhvillim ekonomik të balancuar dhe të qëndrueshëm.

Strategjia e Menaxhimit të Aseteve është një dokument themelor që paraqet mjet themelor për një zotërim aktiv të shtetit për të bërë transparente qëllimet dhe mënyrën e menaxhimit të aseteve shtetërore, për aksionerët, tregjet më të gjera të kapitalit dhe publikun e gjerë. Një politikë e përcaktuar qartë pronësie eliminon nevojën që qeveria të ndërhyjë në çështjet aktuale në lidhje me menaxhimin e ndërmarrjeve shtetërore, që performanca e menaxhimit është matur në mënyrë periodike.

Modeli i Italisë

Qeveria italiane ka ndërmarrë reformat e rëndësishme për rritjen ekonomike dhe për investimet, përmes stimujve dhe planeve të reformave.

Agjencia Italiane e Pronave Publike, është përgjegjëse për menaxhimin, racionalizimin dhe përmirësimin e pasurive të paluajtshme të shtetit (pasurive të patundshme për përdorim qeveritar, aseteve të disponueshme dhe trashëgimisë historiko). Ajo ndjek objektivin për të maksimizuar vlerën ekonomike të aseteve publike dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik-produktiv, shoqëror dhe kulturor të territoreve në të cilat janë asetet. Agjencia, gjithashtu luan rol për promovimin dhe mbështetjen teknike në proceset e valorizimit të pasurive publike në pronësi të shtetit dhe autoriteteve lokale. Aktivitetet e

8

Page 10: Koncept dokument - rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40368-UpdAl.docx · Web viewë përkeqësuar në vazhdimësi, ka rënë aftësia konkurruese e tyre në treg,

saj i nënshtrohen mbikëqyrjes nga ministritë përkatëse, që përcaktohen nga një kontratë shërbimi.

Përmes projektit "Vlera e Vendit’’ agjencia promovon iniciativa të zhvillimit të biznesit që synojnë restaurimin dhe rritjen e pronave që nuk janë përdorur ose janë nën-përdorur. Projekti mbulon lloje të ndryshme të pronave dhe është dedikuar për rritjen e vlerës së pronave. "Vlera e Vendit” është zona me vlerë për qëllim rikualifikimin dhe konvertimin e pronave në përdorime të reja, marrjen e një qiraje dhe në të njëjtën kohë të rritet oferta kulturore dhe turistike e territoreve.

Për të kontribuar në kontrollin e shpenzimeve publike, Agjencia e Pronave Publike (Agenzia del Demanio) ka për detyrë të racionalizojë përdorimin e hapësirës nga administratat publike, duke ulur kostot që rrjedhin nga qiratë. Gjithashtu promovon një reduktim të konsumit të energjisë.

Në mars të vitit 2016, ITA nisi një vegël virtuale që i prezantonte investitorëve të huaj përzgjedhje të mundësive më të shquara të biznesit në publikun italian. Kjo Agjenci publikon të gjitha pronat publike për shitjen e tyre, si edhe thirrjen pwr investitorët. Prezantohet vendi, ose rajoni u gjinden, sa kushton kjo pronë, për çka mundet të përdoret dhe të gjitha hollësitë tjera lidhur me pronën.

Gjithashtu, përveç Agjencisë së Pronave është edhe Cassa Depositi e Prestiti (CDP SpA)- një bankë e investimeve e themeluar në 1850 në Torino, kurse në 1863 u bw ristrukturuimi i saj dhe selia u transferua në Romë. Në formën aktuale, si shoqëri aksionere ajo ishte konstituar më 12 dhjetor 2003. Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka në pronësi 83% të kapitalit, 16% e kapitalit mbahet nga fondacione të ndryshme bankare, ndërsa pjesa e mbetur prej 1% janë aksione të thesarit. CDP është sot banka e tretë më e madhe italiane sipas vlerës së totalit të aktiveve në pronësi të grupit (rreth 410 miliardw euro në 2016), pas bankave UniCredit dhe Intesa Sanpaolo. Cassa Depositi e Prestiti menaxhon të gjithë kursimet postare italiane që përfaqësojnë burimin mw tw madh financiar. Këto burime përdoren për të dhënë hua për shtetin italian, ose qeveritë lokale, për të blerë aksione strategjike dhe për të investuar në projekte financiare, infrastrukturore dhe ekonomike të konsideruara strategjike për zhvillimin e ekonomisë italiane.CDP zotëron sot disa aksione të kompanive të listuara në tregun italian të aksioneve si Fincantieri, Eni, Poste italiane dhe Terna.Në vitet e fundit roli i CDP brenda ekonomisë italiane është rritur ndjeshwm. Kompania ka filluar të veprojë më shumë si një bankë investuese, duke rritur portofolin e kompanive të listuara dhe aktivitetet e saj në lidhje me financimin e kompanive italiane, duke e bërë financimin e organeve publike, biznesin e saj historik, më pak të rëndësishme sesa në të kaluarën.

9

Page 11: Koncept dokument - rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40368-UpdAl.docx · Web viewë përkeqësuar në vazhdimësi, ka rënë aftësia konkurruese e tyre në treg,

Modeli i Polonisë

Polonia, e cila llogaritet se e para e filloi procesin e privatizimit, në fund të viteve të tetëdhjetë, me miratimin e Ligjit për privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore, në korrik të vitit 1990 ua mundësoi investitorëve të huaj që të blejnë më shumë se 10% të aksioneve të ndërmarrjes, nëse për këtë kishte dhënë leje shteti.Ky ligj ndalonte privatizimin e ndërmarrjes pa kryerjen e studimeve të fizibilitetit, që nënkuptonte caktimin e vlerës së kapitalit të ndërmarrjes dhe ndryshimet e nevojshme në aspektin tekinik e organizativ. Në bazë të nenit 8 të këtij ligji, Ministria për Transformimin e Pronës autorizohej të vendoste se cilat ndërmarrje do të tranformoheshin në korporata. Për marrjen e një vendimi të tille, ajo ishte detyruar të përfillte kërkesën e drejtorit ekzekutiv dhe të këshillit të punëtorëve, si dhe ta merrte pëlqimin e themeluesit. Përvojat e privatizimit në Poloni vënë në pah se me urdhrin e kryeministrit janë transformuar në korporata vetëm ndërmarrjet e vlerësuara me interes të përgjithshëm shoqëror. Ndërmarrjet shtetërore të transformuara mbeten edhe më tej pronë ekskluzive e thesarit shteteror.Polonia përdori disa metoda, por me anë të metodës së privatizimit masiv u privatizua një numër i madh ndërmarrjesh shtetërore. Tani ka rritje të dukshme të sektorit privat, duke shënuar sukses në ndertitmin e ekonomisë së tregut.

Modeli i Kroacisë

Në fillim të viteteve të 90-të, Republika e Kroacisë u ballafaqua me procesin delikat të privatizimit të ekonomisë. Ndërtimi i ekonomisë mbi bazat e parimeve të ekonomisë së tregut ishte po ashtu bazë e rritjes së efikasitetit dhe prosperitetet të ekonomisë. Me ligjin mbi transforminimin e ndërmarrjeve shoqërore, miratuar në fillimit të vitit 1991, dhe me ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme, u përkufizua korniza ligjore e zhvillimit të procesit të privatizimit. Metoda më e përdorur është ajo e quajtura MEB, e aplikuar edhe në vendet e tjera të tranzicionit, që punëtoreve dhe menaxhëreve u ofronte përparësi e zbritje të mëdha deri në 20% me një shtesë 1% per çdo vit të pervojës së punës, ndërsa me rastin e blerjes së aksioneve, punëtorëve u garantoheshin mënyra të përshtatshme të pagesës. Veç kësaj kishin mundësi të blinin edhe aksionet e ndërmarrjes ku kishin punuar, në lartësi deri në 50% të vlerës së kapitalit, me mundësi pagese prej 5 vjetësh. Nëse këto të drejta nuk i shfrytëzonin punëtorët me kushte të njejta, aksionet mund t’i blinin shtetasit e Republikës së Kroacisë. Aksionet e tjera shiteshin me anë të ofertimit publik, ose me anë të Bursës së Zagrebit.

10

Page 12: Koncept dokument - rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40368-UpdAl.docx · Web viewë përkeqësuar në vazhdimësi, ka rënë aftësia konkurruese e tyre në treg,

Në bazë të ligjit mbi transformimnin e ndërmarjeve shoqërore, transformimi i ndërmarrjeve mund të bëhej edhe me shitjen e aksioneve. Për blerjen e aksioneve të ndërmarrjes me pronësi shoqërore kishin të drejtë si personat fizik, ashtu edhe personat e huaj juridik, madje për blerjen në tërësi të ndërmarrjeve, apo të pjesëve të tyre ideale.Ndërmarrja mund të shitej pa ankand publik, në bazë të ofertave publike të shumë ofertuesve.

Kapitulli 3

Synimet dhe Objektivat

Synimi

Synimi i përgjithshëm i kësaj politike është krijimi i një Agjencie të pavarur, me qëllim të menaxhimit më të mirë me pronën publike, fuqizimit të qevrisjes korporative në ndërmarrjet publike ekzistuese dhe atyre që do të formohen, ruajtjes së statusit pronësor të ndërmarrjeve dhe të interesave të Republikës së Kosovës, si edhe shitjes së pjesërishme, apo të tërësishme të aksioneve, varësisht nga interesi i pronarit.Synim specifik i kësaj politike është inkuadrimi i ndërmarrjeve në një treg më konkurrent, ngritjen e cilësisë së produkteve dhe të shërbimeve që ofrojnë dhe ndikimi që mund të arrihet në rritjen e përgjithshme ekonomike.

Objektivat Agjencia, duke zbatuar politikat qeveritare, krijon mundësitë për menaxhim më të mirë me pronën publike, fuqizimit të qeverisjes korporative në ndërmarrjet publike, rritjes së vlerës së ndërmarrjeve publike ekzistuese dhe atyre që do të formohen dhe rrjedhimisht zhvillimit ekonomik të Kosovës.Zbatimi i kësaj politike synon:

- ngritjen e aftësisë konkuruese të ndërmarrjeve publike;- fuqizimin e qeverisjes korporative në ndërmarrjet publike;- nxitjen e një cikli të ri të investimeve;

Kapitulli 4

Opsionet:

Opsioni 1: Opsioni status quo (asnjë ndryshim)

Opsioni status quo në lidhje me funksionimin e ndërmarrjeve publike, mund të rezultoj me rënien e vlerës së përgjithshme të aseteve në pronësi publike. Rrjedhimisht, kjo

11

Page 13: Koncept dokument - rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40368-UpdAl.docx · Web viewë përkeqësuar në vazhdimësi, ka rënë aftësia konkurruese e tyre në treg,

situatë e mundshme në lidhje me asetet publike mund të rrezikoj seriozisht cilësinë e shërbimeve të cilat u ofrojnë. Për më shumë, mungesa e politikës së përgjithshme publike në lidhje me orientimin strategjik për zhvillimin dhe organizimin e ndërmarrjeve publike në treg, mund të ketë pasoja negative në ekonominë e vendit. Në anën tjetër, mos reformimi i strukturës organizative të ndërmarrjeve publike pamundëson funksionimin efektiv dhe efikas të tyre.

Mungesa e integrimit të plotë të parimeve të qeverisjes korporative në aktet normative dhe zbatimi i tyre në organizatë, konsiston me mungesë të përgjegjësisë, ndarjes së përgjegjësive, llogaridhënies dhe kontollit.

Niveli jo i kënaqshëm i transparencës në vendimmarrje dhe llogaridhënies, krijon mungesë të besimit nga ana e aksionarit, grupeve të interesit dhe qytetareve në përgjithësi. Ndërmarrjet në pronësi publike duhet të përmirësojnë nivelin aktual të transparencës, në kuptim të publikimit të të dhënave me interes publik.

Opsioni 2: Ndryshimi i politikës ekzistuese

Gjendja ekzisutese rekomandohet që të përmisohet përmes nxjerrjes së ‘’Ligjit për Agjencinë e Participimit’’ përmes të cilit do të vendosej korniza e nevojshme ligjore për ndryshim të shpejtë të mënyrës së menaxhimit, të përkujdesjes dhe të zhvillimit të ndërmarrjeve publike, posaçërsisht të atyre që mund të jenë konkurente në treg.

Nxjerrja e një ligji të ri të veçantë dhe gjithëpërfshirës, do t’i përmbushte kërkesat aktuale për plotësimin e legjislacionit, do të hapte mundësitë për aplikimin e tw arritura teknike, teknologjike e organizative, si edhe pwr thithjen e investimeve, si private, ashtu edhe publike.

Për hartimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji është përgjegjëse Qeveria e Republikës së Kosovës (MZHE), kurse do të jetë i zbatueshëm për ndërmarrjet publike në përgjegjësi të Agjencisë së Participimit.

Opsioni 3: Ndryshimi i qasjes ekzistuese të zbatimit

Opsioni i tretë nuk mund të zbatohet, sepse nuk ka ndonje organ që i plotëson të gjitha këto nevoja të pa plotësuara. Në praktikat e shteteve të BE-së janë aplikuar qasje të ndryshme për tejkalimin e pengesave, problemeve dhe paqartësive të shfaqura, që kanë ndikuar në mosfunksionimin e ndërmarrjeve në pronësi publike. I tërë procesi është pëcjellur me vështirësi, si dhe me probleme që kanë penguar në arritjen e synimeve.

12

Page 14: Koncept dokument - rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40368-UpdAl.docx · Web viewë përkeqësuar në vazhdimësi, ka rënë aftësia konkurruese e tyre në treg,

Performanca e ndërmarrjeve aksionare në pronësi publike është përkeqësuar në vazhdimësi, ka rënë aftësia konkuruese e tyre në treg, është rënë vlera e tyre, shkallë të ulët të produktivitetit. Në këtë situatë ndërmarrjet nuk janë atraktive as për investitorët.

Kapitulli 5

Përmbledhja e Opsioneve

Kjo pjesë do të plotësohet pas përfundimit të rishiqimit të draftit fillestar.

Në vijim paraqesim tabelën me opsionet e përmbledhura:

Përmbledhja e opsioneve

Karakteristikat kryesore

Opsioni 1 Opsioni 2 Opsioni 3

Karakteristikat kryesore të opsionit

Segmenti i popullsisë /sektori/rajoni i shënjestruar

Karakteristikat e zbatimit – kush është

13

Page 15: Koncept dokument - rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40368-UpdAl.docx · Web viewë përkeqësuar në vazhdimësi, ka rënë aftësia konkurruese e tyre në treg,

përgjegjës – një resor i Qeverisë (cili), sektori privat, qytetarët

Administrimi ose zbatimi i programit ose shërbimit

Ligjet, aktet nënligjore, ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve ekzistuese si dhe zbatimi dhe dënimet

Stimulimet ose mos- stimulimet ekonomike –

14

Page 16: Koncept dokument - rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40368-UpdAl.docx · Web viewë përkeqësuar në vazhdimësi, ka rënë aftësia konkurruese e tyre në treg,

subvencionet ose taksat

Fushatat e edukimit dhe komunikimit

Udhëzimet

Afatet kohore - kur hyn në fuqi opsioni

Kapitulli 6

Analiza e opsioneve

Përfitimet

Përfitimet e Opsionit 1: (Status quo)

Ky opsion nuk parasheh arritjen e përfitimeve përmes mbajtjes së gjendjes ekzistuese. Korniza ligjore në fuqi pamundëson funksionimin e ndërmarrjeve publike, realizimin e qëllimeve, si dhe përmbushjen e detyrave në lidhje me mbajtjen e pronësisë publike.

Përfitimet e Opsionit 2: (REKOMANDUAR)

Hartimi i kornizës së re ligjore primare dhe sekondare, mundëson definimin e detyrave dhe përgjegjësive të Agjencisë së Participimit. Hartimi i Ligjit të ri dhe akteve nënligjore të reja, mundëson harmonizimin e planeve për fuqizimin e qeversijes korporative në ndërmarrjet publike dhe aftësinë konkuruese, nxitjen e cikit të ri të investimeve, si të

15

Page 17: Koncept dokument - rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40368-UpdAl.docx · Web viewë përkeqësuar në vazhdimësi, ka rënë aftësia konkurruese e tyre në treg,

kapitalit publik ashtu edhe privat, mbështetjen e investitorëve duke iu ofruar asetet në shfrytëzim përmes partneritetit publiko privat apo koncesionit.

Përfitimet e opsionit 3:

Mungesa e legjislacionit, pamundësonë implementimin e suksesshëm të këtij opsioni.Ndryshimi i instumenteve zbatuese të legjislacionit në këtë fushë nuk kontribuon pozitivisht në procesin e përmirësimit të gjendjes ekzistuese në lidhje me fuksionalizimin e aseteve publike dhe fuqizimin e ndërmarrjeve publike, posaqërisht të atyre që premtojnë se mund të jenë konkurrente në treg. Kjo nënkupton ndërtimin e infrastrukturës ligjore dhe instutucionale për reforma të thella, që do të ketë ndikimin të thellë si në këto ndërmarrje, ashtu edhe në treg në përgjithësi.

Pasojat negatiive nga opsioni 1 (Status Quo)

Vazhdimi i gjendjes ekzistuese mund të ndikoj negativisht jo vetëm në përformancën e ndërmarrjeve publike dhe vlerën e aseteve në pronësi publike, por edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Pasojat negative nga opsioni 2

Nuk ka pasoja negative.

Pasojat negative nga opsioni 3 Legjislacioni në këtë fushë në përgjithësi është i mangët në mungesë të dispozitave të qarta ligjore. Mungesa e legjislacionit, pamundësonë implementimin e suksesshëm të këtij opsioni.

Efekti shpërndarësNxjerrja e Ligjit për ‘’Agjencinë e Participimeve të Kosovës’’ do të ketë ndikim në të gjithë sektorët për zhvillim ekonomik, në të cilën operojnë ndërmarrjet publike, përkatësisht në sektorin e energjisë, minierave, bujqësisë,etj. Do të parashihen investimet sipas prioriteve sektoriale, veprimet për përmirësimin e qeverisjes korporative, si dhe performancën e ndërmarrjeve në pronësi të shtetit.

Kosto

Tabela më poshtë përmban koston vjetore të shërbimeve, për zbatimin e ligjit:

16

Page 18: Koncept dokument - rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40368-UpdAl.docx · Web viewë përkeqësuar në vazhdimësi, ka rënë aftësia konkurruese e tyre në treg,

Përmbledhje e Vlerësimit të Ndikimit Financiar

(000 Euro)Viti aktual Viti 2 Viti 3 Viti 4

Opsioni 1

Diferenca neto në alokimin e shpenzimeve

0 0 0 0

Diferenca neto në gjenerimin e të hyrave

0 0 0 0

Financimi i pritur nga donatorët

0 0 0 0

Opsioni 2

Diferenca neto në alokimin e shpenzimeve

0 0 0 0

Diferenca neto në gjenerimin e të hyrave

0 0 0 0

17

Page 19: Koncept dokument - rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40368-UpdAl.docx · Web viewë përkeqësuar në vazhdimësi, ka rënë aftësia konkurruese e tyre në treg,

Financimi i pritur nga donatorët

0 0 0 0

Opsioni 3

Diferenca neto në alokimin e shpenzimeve

0 0 0 0

Diferenca neto në gjenerimin e të hyrave

0 0 0 0

Financimi i pritur nga donatorët

0 0 0 0

Kapitulli 7

Konsultimi

Konsultimi me ekspertë (jashtë Qeverisë)Konsultimi me ministritë e tjera.Konsultimi me akterët – organizatat ose individët që ndikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë.Konsultimi me publikun dhe shoqërinë civile.

Kapitulli 8

Krahasimi i opsioneve

Opsioni 1, Status Quo (asnjë ndryshim), sipas vlerësimit ndikon negativisht në menaxhimin me pronën publike, fuqizimin e qeverisjes korporative në ndërmarrjet publike, rrijtjes së vlerës së ndërmarrjeve publike, ruajtes së statusit pronësor të ndërmarrjeve, fuqizimin e investimeve të huaja dhe zhillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

18

Page 20: Koncept dokument - rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40368-UpdAl.docx · Web viewë përkeqësuar në vazhdimësi, ka rënë aftësia konkurruese e tyre në treg,

Opsioni 2, Hartimi i Ligjit të ri mundëson harmonizimin e planeve për funksionalizimin e aseteve publike në interes të zhvillimit ekonomik, punësimit dhe të hyrave në buxhet, promovimin e investimeve dhe ndërtimin e parteneritetit me ivestitorët e brendshëm dhe të jashtëm; aktivizimin dhe fuqizimin e ndërmarrjeve publike.

Opsioni 3. Ndryshimi i qasjes nuk mund të zbatohet sepse politika ekzistuese në fuqi, përveq tjerash, nuk parasheh orientimin strategjik në lidhje me asetet në pronësi publike dhe orientim strategjik, për përmbushjen e ofrimit të shërbimeve cilësore. Për më tepër, korniza ligjore në fuqi aktualisht, përmban shumë hapësirë si dhe nuk i parasheh disa nga qështjet thelbësore për funksionimin e NP-ve dhe funksionimit të kompetancave të Aksionarit.

Kapitulli 9

Rekomandimi

Rekomandim për Qeverinë e Republikës së Kosovës është të miratojë Koncept Dokumentin me opsionin e rekomanduar për hartimin e Ligjit për Agjencinë e Participimit. Ministria e Zhvillimit Ekonomik pas miratimit të këtij Koncept Dokumenti, menjëherë do të fillojë procesin e hartimit të ligjit për Agjencinë e Participimit konform Rregulloreve të Qeverisë për procedura të hartimit të akteve normative dhe shërbimeve ligjore.

Kapitulli 10

Komunikimi

Ministria e Zhvillimit Ekonomik  do të jetë e përqendruar në komunikimin e kësaj politike me organet e administratës publike, por edhe me publikun e gjerë. Në këtë kontekst, komunikimi i kësaj politike do të bëhet si para miratimit ashtu edhe pas miratimit, pra gjatë fazës së hartimit të projektligjit për Agjencinë e Participimit. Si mjete dhe metoda komunikimi do të përdoren: uebfaqja e ministrisë, platforma e konsultime online,  mediat e shkruara dhe elektronike, organizimi i tyezave dhe tubimeve publike, etj.

19