kriminaliteti i organizuar
DESCRIPTION
Kriminaliteti i organizuarTRANSCRIPT
1
UNIVERSITETI I PARË PRIVAT -FON
FAKULTETI PËR DETEKTIV DHE SIGURI
CIKLI I DYTË:STUDIME SPECIALISTIKE
PUNIM SEMINARIK
LËNDA:”KRIMINALITETI I ORGANIZUAR”
TEMA:”KRIMINALITETI I
ORGANIZUAR,VECORIT E TIJ SI DHE
AKTIVITETI I ORGANIZATAVE”
STUDENT: MENTOR:
ADIS DEMIRI Dr-Pr MUHAMET RACAJ
GOSTIVAR-2013
2
1.Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore
Si forme posaqerisht e rrezikshme e manifestimit te krimit trajtohet kriminaliteti i organizuar. Ai
cilesohet me disa veqori , si lidhshmeria e perhereshme me shume persona ne kryerjen e aktiviteteve
kriminale , egzistimi i nje strukture organizative me hierarki dhe pushtet te fuqishem te udheheqesit ,
dominimi i rregullit , rendit ,disiplines, pergjegjesise se antareve , solidariteti i imponuar , ruajtja e
fshehtesise se veprimit dhe moszbulimi i organizates , mostradhetia ndaj udheheqesit etj. Qdo
mosrespektim i ketyre kerkesave , ndeshkohet me denime brutale , zakonisht me likuidim fizik te
personit apo anetarit te organizates a grupit qe i shkel keto detyra. Ndermarrja e veprimeve kriminale e
nga ana e ketyre organizatave , perkatesisht anetareve te tyre , behet me plan dhe ne baze te ndarjes se
detyrave te anetareve te grupit apo organizates. Veprimet dhe aktivitetet ilegale , zakonisht ndermirren
me ane te kercenimeve , shantazheve , dhunes psikike dhe fizike , dhenies se mitos , korrupsionit ,
shfrytezimit te lidhjeve me policine , gjykatat dhe administraten. Aktiviteti i ketyre grupeve dhe
organizatave kriminale karakterizohet me nje veprimtari dhe shtrirje nderkombetare dhe
nderregjionale.
Kriminaliteti i organizuar tregon aftesi te pershtatjes se shpejte ne kushtet dhe rrethanat e reja , duke
gjetur hapesire per realizimin e fitimeve te medha. Grupet e organizuara kriminale , duke krijuar kapital
te madh , ushtrojne ndikim shkaterrimtare ndaj institucioneve te pushtetit dhe vete rendit policor dhe
juridik ne nje vend. Kjo gjendje eshte e veshtire , posaqerisht ne vendet ne zhvillimi ku organizatat
kriminale depertojne ne te gjitha poret e pushtetit administrativ , gjyqesor , policor dhe ushtarak. Ne
kete menyre krijohet nje hallke e panderprere ne mes te krimit te organizuar dhe qarqeve te caktuara
ne pushtet, e cila ne opinion krijon pershtypje se krimi organizuar eshte i pamposhtur.
1.2 . Pse krim i organizuar?
Quhet krim i organizuar ngase delikuntet profesioniste , gjate ndermarrjes se aktiviteteve dhe
veprimeve kriminale i planifikojne dhe koordinojne ato ne menyre te veqante. Per keto qelliime ata
inkorporojne dhe shfrytzojne grupe , shoqata , dhe organizata te themeluara me pare ose shoqata te
reja te cilat si veprimtari te tyre oficiele e kane marrjen me transakcione te ndryshme te cilat nuk jane te
ndaluara ne pikpamje formale. Shpeshhere keto grupe , shoqata dhe organizata , jane te paraqitura dhe
te regjistruara ne menyre legale duke lajmeruar nje veprimtari e cila gjoja ushtrohet. Mirepo , ne
esence, veprimtari e tyre eshte marrja me aktivitet kriminal. Keto grupe , shoqata dhe organizata ,
regjistrohen vetem sa per sy e faqe , per te pasur mbulese para organeve te pushtetit. Ndersa aktiviteti i
tyre i vertete eshte marrja me veprime kriminale. Keto grupe dhe shoqata kriminale , ne disa raste nuk e
fshehin percaktimin e tyre kriminal dhe terrorist. Ato perdorin dhunen , vrasjet , shtrengimin ,
korrupsionin , terrorin dhe frikesimin per ti realizuar qellimet e veta. Grupet dhe shoqatat e tilla ,
veprimin e tyre e arsyetojne me aktivitete gjoja te natyres politike , veprimtari per te drejtat dhe lirite e
grupeve te caktuara kulturore , etnike etj. Mirepo , ne esence aktiviteti i tyre eshte kriminal sado qe
perpiqet te kamuflohet1
1 Dr. Ragip Halili – Kriminologjia , Prishtine 2011 , fq 142
3
1.3. Organizimi kriminal
Organizatat kriminale e kane shefin , organet dhe anetaret e organizates apo shoqates. Menyra e punes
dhe aktiviteti i tyre eshte mjaft konspirativ dhe mbeshtetet ne parimet e fshehtesise se plote , te
nenshtrimit dhe pergjegjesise se ashper te anetareve dhe aktivisteve ndaj shefave dhe udheheqesve me
te larte. Qdo leshim , gabim , zbulim , thyerje , e rregullave te ruajtjes se fshehtesise ose moszbatimi i
detyrave dhe aksioneve , konkrete denohet ashper. Lejimi i depertimit ne strukturen e organizates ,
shoqates a grupit nga ana e personave te paautorizuar e sidomos te organeve te policise , zakonisht
ndeshkohet me vdekje , likuidim fizik dhe pa gjurme te anetareve apo personave te ndryshem te cilet ne
qfaredo menyre kane tentuar te infiltrohen ose ne qfaredo menyre te futen ne gjurme te aktiviteteve
kriminale.
Ne keto organizata dhe shoqata mbreteron : nenshtrimi i plote , frika , dhuna dhe tortura e vrazhde ndaj
anetareve te cilet gabojne ose nuk ndegjojne , me fjale te tjera dominon “ Ligji heshtjes “ apo si quhet
ligji “ Omerta” dhe ligji hakmarrjes “ Vendetta”
1.4. Organizatat Kriminale
Te ketilla organizata kriminale ka pasur dhe ka ende ne disa vende te botes bashkekohore. Jane te
njohura organizatat tradicionale ne Itali si “ Mafia siciliane “ , “ Camorra” , “ Ndrangheta “ , “ Sacra
Corona Unita “ , “ Stida “ , “ Koza Nostra “ ne SHBA, “ Jakuza “ ne Japoni , “ Triadat “ ne Kine etj.
Organizata kriminale te tjera ka edhe ne Spanje “ ETA” , ne Irlande “ IRA” , Narkokartelet ne Ameriken
Latine , ne Rusi dhe vende te tjera te botes bashkekohore2
2. Aktivitetet kriminale
2.1. Trafikimi i droges
Trafikimi i droges eshte nje forme themelore e krimit te organizuar ne te gjithe Europen , dhe ne veqanti
ne Europen Juglindore me te mirenjohurat “ Rruget Ballkanike “ te cilat jane perdorur me pare nga
grupet turke te krimit te organizuar per trafikim te heroines , dhe sot perdoren per trafikimin e te gjitha
llojeve te drogave te paligjshme si dhe ne kuader te asaj qe njihet si “ trafikimi i shume drogave “ ku
ngarkesat njihen si “ ngarkesat kokteil” dhe qe perfshijne prekursoret , drogat kimike dhe sintetike.
Trafikimi i droges perfshine grupet kriminale te organizuara lokale dhe te kryesuara nga kapot e tyre
dhe te perbera nga shtetas te vendeve te burimit apo te tranzitimit. Megjithate shtetet raportojne ne
menyre te zgjeruar lidhjet e ngushta mes mes grupeve vendore dhe jo vendore te krimit te organizuar ,
si ne transportimin dhe shperndarjen e drogave , ashtu edhe ne menyre te zgjeruar , edhe perfshirjen e
trafikuesve te droges ne veprimtari te tjera te paligjshme si psh . ne trafikimin e qenieve njerezore
2 Dr. Ragip Halili – Kriminologjia , Prishtine 2011 , fq 142
4
2.2. Trafikimi i qenieve njerezore
Trafikimi i qenieve njerezore dhe shfrytezimi ( seksual ) i individeve vurnelabel eshte kryesisht nje “ krim
i nendheshem “ , gje qe shpjegon veshtiresine per percaktimin ne menyre te sakte te permasave te
problematikes qe lidhet me elemente te ndryshem te kesaj fore te krimit te organizuar. Shume nga
perpjekjet per zbatimin e ligjit fokusohen vetem ne elementet e dukshem te trafikimit te qenieve
njerezore , duke anashkaluar ne pjese te madhe strukturat spontane dhe organizative qe fshihen pas
tyre. Kudo ne Europe , shpesh nuk dihet se shume nga raportimet per shkelje penale , si psh ne rastin e
perdhunimeve , izolimeve apo burgimeve te paligjshme , demtimeve te renda trupore , apo rastet e
grabitjeve apo vjedhjeve , fshehin ne vete elemente te trafikimit te organizuar te qenieve njerezore.
Situata komplikohet me tej ne lidhje me identifikimin e rasteve te trafikimit te qenieve njerezore nisur
nga fakti se shume shpesh grate e trafikuara heshtin ne lidhje me trafikantet e perfshire ne krim , pasi
perpiqen te mbrojne familjet ne vendet e tyre te cilat gjenden nen kercenimin e grupeve te krimit te
organizuar.
Trafikimi i qenieve njerezore shpesh ka te beje me organizata kriminale qe perdorin kercenimin apo
ushtrojne dhune , perdorin forcen , mashtrimin , genjeshtren , apo mjete te tjera. Trafikimi perfshine
disa veprime te dallueshme , por te nderlidhura , si rekrutimi , transporti , vendosja apo akomodimi , dhe
shfrytezimi , qe nuk eshte diqka qe ndodh vetem nje here , por qe kryhet gjate nje periudhe te caktuar
kohe. Grupet e krimit te organizuar shfrytezojne ne nje ane mundesite qe ofron tregu per sherbime seksi
dhe pune te lire ( kerkesa ) , dhe ne anen tjeter situaten vulnerabel te grave dhe femijeve ne shume
vende ( oferta ). Per me teper behet fjale per perfitime te larta nderkohe qe , me gjithe ndryshimet ne
legjislacionin perkates , risku i kontrollit dhe sanksioneve eshte i ulet.
Biznesi i trafikimit funksionon ne kete menyre :
1. Rekrutimi – Grate u pergjigjen njoftimeve per pune ne gazete apo internet per kujdestare
femijesh , modele , parukiere , kercimtare , kamariere etj. Ato rekrutohen apo inkurajohen nga
miq apo te aferm te tyre per te perfituar nga “ mundesi e punesimit ne shtetet e Europes “
2. Mashtrimi me dokumentet e identifikimit – transporti dhe dokumentet e identifikimit
rregullohen nga grupet e krimit te organizuar.
3. Detyrimi i borgjit – shpesh dokumentet e identifikimit u merren me te mberritur ne destinacion
dhe femrat gjenden para nje borgji te madh qe i detyrohen trafikanteve per transportin e qe u
duhet ta shlyejne permes prostitucionit
4. Shtrengimi me dhune – shpesh femrat shtrengohen me dhune. Ka raportime te shumta per
femra te mbajtura ne izolim , te rrahura , te perdhunuara , te droguara ne menyre qe ti “ thyejne
“ ato e t’i detyrojne te punojne. Per kete qellim kercenohen edhe familjet e tyre.
5. Shfrytezimi i vazhduar – viktimat shiten apo shkembehen mes grupeve kriminale dhe vendeve te
ndryshme me qellim qe te sigurojne egzistencen e “ mallit te fresket “ ne treg , te parandalojne
zbulimin , dhe te disorientojne viktimen , duke i hequr asaj qdo mundesi per kontakte qe mund
ta ndihmojne te largohet.
Shumica e personave te trafikuar veprojne ne perputhje me te ashtuquajturit “ Push & Pull Factors “(
faktoret e shtytjes dhe terheqjes ) qe kombinohen me fenomenin e emigracionit ilegal. Arsyet qe i
5
shtyejne personat te largohen nga nje zone per te shkuar diku tjeter njihen si faktore te shtytjes si psh
papunesia e larte , tregu i punes i mbyllur ndaj grave dhe diskriminimet ne baze te seksit , varferia ,
mungesa e mundesive per te permiresuar cilesine e jetes ,ikja nga dhuna etj. Arsyet qe i terheqin
personat drejt nje zone te veqante njihen si faktoret e terheqjes si psh kerkresa per per puntore ne
industrine e seksit , kerkresa nga konsumatore te pasur per seks komercial , mundesite me te mira per
punesim , paga me te larta etj3
Profili i viktimave eshte i qarte , viktimat jane ne pjesen me te madhe gra e vajza qe jane te huaja ne
vendin ku shfrytezohen .
Trafikimi i femijeve nuk mund te jete kurrsesi nje nen produkt i neglizhueshem i trafikimit te qenieve
njerezore. Ai gjeneron perfitime te medha dhe si pasoje eshte ne duart e krimineleve te organizuar dhe
po zgjerohet ne menyre dramatike. Krimi i percaktuar si trafikim femijesh nenkupton shfrytezimin
komercial seksual te fmijeve duke perfshire edhe pornografine me femije. Por nenkupton edhe forma te
tjera te shfrytzimit te fmijeve duke i detyruar ata te vjedhin , te lypin , si dhe i referohet edhe femijeve
qe punojne ne kushtet e punes se detyruar. Femijet zene nje numer te konsiderueshem te viktimave. Ne
disa vende te Europes Juglindore , 50% e viktimave te trafikuara te raportuara jane nen moshen 18
vjeqare dmth jane femije. Ky numer pritet te rritet akoma me tej , pasi qe trafikantet dhe
bashkepuntoret e tyre po fokusohen gjithmone tek viktimat githnje e me te vogla ne moshe , pjeserisht
nga frika e infeksionit HIV e AIDS.
Shumica e rekrutimeve behen nga personat e te njejtit nacionalitet me viktimen e pastaj viktima
trafikohet ne tregjet e huaja.
Perveq dhune e kercenimeve , presionit psikologjik edhe korrupsioni dhe bashkepunimi me autoritetet
duket se jane mjetet me te perhapura per te mundesuar trafikimin dhe per mbrojtjen e biznesit.
Trafikimi i qenieve njerezore kerkon qe autoritetet publike te mbyllin syte ndaj ketij problemi apo te
bashkpunojne aktivisht .
Trafikimi i viktimave pertej kufirit si dhe trafikimi i mbrendshem i viktimave lokale , ne sherbim te nje
tregu lokal e rajonal , me kerkes gjithnje ne rritje per sherbime seksi , vazhdon te jete nje problem
serioz. Pasiqe jane trafikuar brenda vendit viktimat fitojne nje far “ pervoje “ e me pas ato mund te
trafikohen pertej kufirit. Viktimat e trafikuara brenda vendit konsiderohen si pjese e nje lloji te vjeter te
prostitucioni dhe ende vazhdon te mos shihet nga autoritetet e vendeve si nje fenomen kriminal.Kjo gje
ka pasojat e veta per viktimat dhe per zbatimin e ligjit. Kjo gje mund te shpjegoje pse ne gjithe Europen
investigimet e krimit te organizuar ne lidhje me trafikimin e qenieve njerezore jane te pakta.
3 Europol , Fact sheet on Trafficking in Human Beings , 2005 ( www.europol.eu.int)
6
2.3. Kontrabanda e personave
Emigracioni eshte nje teme mjaft komplekse qofte si qeshtje sociale , qofte si problem kriminal.
Protokolli i Kombeve te Bashkuara per Emigracionin nga Toka , Deti dhe Ajri ka per qellim parandalimin
dhe luften kunder kontrabandes se personave. Kjo e fundit ka ca ngjashmeri ne disa aspekte me
trafikimin e personave por ka edhe disa ndryshime. Se pari kontrabandimi i emigranteve , edhe pse
shpesh kryhet ne kushte te rrezikshme dhe degraduese , ka te beje me emigrante qe kane rene dakord
te kontrabandohen , pra te kalojne kufirin ne menyre ilegale. Trafikimi i viktimave ne dallim me kete ka
te beje me persona qe ose nuk kane rene dakord per nje gje te tille ose edhe nese kane qene fillimisht
dakord kjo gje humbet kuptimin si pasoje e dhunes , mashtrimit apo abuzimit te perdorur nga
trafikantet. Se dyti kontrabandimi perfundon me arritjen e personave ne destinacionin e planifikuar ,
ndersa ne rastin etrafikimit shpesh shfrytezimi viktimes vazhdon prej ketij momenti ne vende te tjera ,
gje qe gjeneron te ardhura te tjera te paligjshme per trafikantet. Se treti kontrabandimi eshte gjithnje
ndershteteror ndersa trafikimi mund te mos jete i tille.4
Globalizimi kntribuon ne rritjen e konsiderueshme te kontrabandes se personave dhe te trafikimit te
tyre duke bere qe si kontrabandimi i personave dhe trafikimi qenieve njerezore te behen biznes kryesor
global i grupeve te krimit te organizuar. Ashtu siq ndodh me rastin e trafikimit , shkaqet kryesore te
kontrabandimit jane pikerisht faktoret e shtytjes qe qojne ne zhvendosjen e detyruar te njerezve si :
fatkeqesite natyrore , lufta , konfliktet etnike dhe fetare , persekutimi politik , lufta civile dhe varferia ,
faktoret qe i shtyejne emigrantet te lene vendin e tyre. Faktoret e terheqejes , ti tille si nevoja per forca
te lira puna, gjendja ekonomike e stabilizuar dhe siguria e pergjithshme sociale , nje lloj zhvillimi relativ
ne vendet ne destinacion , sistemet qeverisese demokratike , stabiliteti politik e social dhe me e
rendesishmja egzistenca e diasporave apo komuniteteve te caktuara perbejne kriteret per zgjedhjen e
nje vendi destinacion , qe shpesh eshte nje shtet i zhvilluar ( shtet anetar i BE-se).
Ne krahasim me trafikimin e qenieve njerezore kontrabandimi personave nuk kerkon shume sofistikim
operacional , po te kemi parasysh qellimet me pak komplekse te ketij tregu kriminal. Grupe te nivelit te
mesem jane ne gjendje te organizojne qdo udhetim , duke filluar qe nga sigurimi i dokumenteve te
identifikimit te falsifikuara deri tek kalimi i kufinjeve nderkombetare me mjete ilegale apo me ryshfet ,
ne bashkepunim me kompani transporti dhe agjenci udhetimi qe jane shpesh te lidhura me
kontrabandistet ose jane vete kontrabandiste. Masat e unifikuara per zbatimin e ligjit kane bere qe azil
kerkuesit te kalojne nga format me pak te rrezikshme te emigracionit ilegal deri tek menyrat me
klandestine te cilat jane me te shtrenjta dhe me te rrezikshme per femijet , grate , burrat e perfshire ne
kete veprim. Grupet e nivelit me te larte mund te sigurojne asistence logjistike per emigrantet ne vendin
e destinacionit final zakonisht duke u mbeshtetur ne lidhjet me komunitetet te te njejtit etnicitet apo
kombesi te vendosur ne ate vend.
4 Raporti mbi situaten CARPO Strasburg 2006 – Raporti mbi gjendjen e krimit te organizuar dhe krimit ekonomik ne
Evropen Jugindore, Aktivitet Kriminale – Kontrabanda e Personave fq 45
7
2.4. Pastrimi i parave
Lufta ndaj pastrimit te parave eshte nje prej menyrave me efektive per t’iu kundervene krimit te
organizuar , meqenese emeruesi i perbashket i te gjitha krimeve te renda dhe krimit te organizuar eshte
nxjerrja e fitimit. Siguria , integriteti dhe stabiliteti i institucioneve financiare dhe kreditore si dhe besimi
tek sistemi financiar ne teresi mund te vihet seriozisht ne rrezik nga perpjekjet e krimineleve dhe
bashkpunetoreve te tyre per te tjetersuar origjinen e te ardhurave te tyre , apo per te kanalizuar parate
e ligjshme per qellime terroriste. Te ardhurat e perfituara ne menyra te paligjshme mund te riinvestohen
ne biznese kriminale apo biznese te ligjshme , mund te konsumohen apo te fshihen. Per te parandaluar
kapjen dhe konfiskimin e produkteve te krimit ato pastrohen ne menyre qe te mos dallohen prej parave
te fituara ne menyre te ligjshme. Parate pastrohen ne shume menyra te cilat behen edhe me te lehta
nga metodat elektronike te pageses dhe transaksioneve bankare.
Per te fshehur sa me mire origjinen kriminale te fondeve , zakonisht pastrimi parave kryhet ne nje
kontekst nderkombetar. Masat e miratuara vetem ne nivel kombetar , apo ne nivelin e komunitetit , pa
marre ne konsiderate koordinimin dhe bashkepunimin nderkombetar , do te kene efekte shume te
kufizuara. Me qellim qe te shmanget marrja masave nga ana e Shteteve Evropiane qe do te ishin te
papajtueshme me funksionimin e tregjeve evropiane , eshte e domosdoshme te merren masa te
perbashketa ne kete fushe , ne te gjitha kontekstet.
Pastrimi i parave eshte veper penale , qe mendohet se kryhet nga grupe te krimit te organizuar per te
ligjeruar fondet e paligjshme dhe shtron nje sfide gjithnje e me te madhe ne planin global , sidomos ne
raport me financimin e terroristeve. Ne vendet evropiane shumica e hetimeve mbi krimin e organizuar
lidhen me drogen , prandaj dikush mund te mendoje qe pastrimi me i madh i parave te kete lidhje me
drogen. Por duke pasur parasysh informacionet e raportuara mbi pastrimin e parave qe vien nga lloje te
tjera krimesh te tillla si trafikimi qenieve njerezore , kontrabanda personave , krimi i pastrimit te parave
po spikat gjithnje e me shume.
Grupet e krimit te organizuar mbeshteten gjithnje e me shume ne strukturat e ligjshme dhe tregtare ,
dhe ne kushtet kur kufinjet ndermjet strukturave te ligjshme dhe te paligjshme sa vijne e zbehen ,
pastrimi i parave ngreh vazhdimisht shqetesimin e depertimit te te ardhurave te paligjshme ne
ekonomine e ligjshme , me ane te metodave te pageses. Sikure dihet pastrimi i parave zakonisht
mbeshtetet ne tre faza:
1. Alokimi – menyrat ne te cilat produktet direkte te krimit kanalizohen ne sistemet financiare ,
kryesisht ne formen e pagesave me para ne dore .
2. Shtresezimi – qarkullimi i fondeve nepermjet nje zingjiri transaksionesh financiare , per te
zhdukur qdo lloj lidhjeje ndermjet kapitalit te alokuar dhe origjines se tij kriminale , ne menyre
tipike kjo ndodh nepermjet transferimit te parave apo qeqeve.
3. Integrimi – investimi i te ardhurave , qe kane origjine kriminale ne transaksionet ligjore dhe
ekonomike , ne menyre tipike kjo ndodh ne pasuri te paluajtshme , objekt me vlere, kapital
biznesi etj.
8
3.3.1.Trafikimi i qenive njerezore
Republika e Maqedonis eshte vend transit dhe destinacion per trafikim te qenieve njerzore. Rrjeti
kryesor i prostitucionit ilegal qe zhvillohet ne Maqedoni fillon ne Bullgari.
Duket sikur egzistojne tre nivele grupesh kriminale qe veprojne ne Maqedoni qe shpesh nderlidhen me
njera tjetren. Grupet e nivelit te ulet kujdesen per transportin e viktimave me makine ose furgona , ose
thjesht sigurojne te hollat e nevojshme qe viktimat te kalojne kufirin me autobus. Me pas keto viktima
strehohen ne te njejtat ambiente ku do te shfrytezohen. Grupet e niveleve me te larta organizojne
udhetimet , perfshire ketu sigurimin e dokumenteve dhe vizave te falsifikuara , por nuk perfshihen vete
ne shfrytezimin e viktimave , megjithese ato organizojne edhe ri – trafikimin. Grupe te tilla veprojne
sipas menyres me te strukturuar dhe shfaqin nje hierarki duke filluar qe nga perdorimi i “ personave
manekine “, te cilet sigurojne mbulesen ndaj kryetarit te rrethit kriminal , duke vazhduar me personelin
e sigurise dhe kunder zbulimit , i ngarkuar me detyren e perqarjes se aktiviteteve te policise , e me pas
me zyrtare te korruptuar qe informojne grupet kriminale per aksionet e policise.
Karakteristike e trafikim ne Maqedoni eshte se ne rolin e rekrutuesit ne Maqedoni 50 % e rasteve jane
femrat e shfrytezuara , ish viktima , te industrise se seksit.
Vendet e origjines se personave te trafikuar ne Maqedoni zakonisht jane : Moldavia , Ukraina , Bullgaria
, Shqiperia , Kosova , Rumania , Kroacia , Serbia , Mali i Zi , Rusia etj
Grafik : Vendi i origjines se Personave te Trafikuar ne Maqedoni , 2004
Ukraina
Rumania
Shqiperia
Rusia
Moldavia
Kosova
Bullgaria
Serbia dhe M.Z
9
3.3.2.Trafikimi i droges
Maqedoni ka vendendodhje kyqe ne rajon per shume kriminel ne Evropen Jug – Lindore. Lidhjet e
ngushta me Kosoven , Shqiperi , si dhe me diasporen jashte vendit i bejne grupet e krimit te organizuar
te Maqedonis mjaft efektive , veqanerisht ne trafikimin e droges ne tregjet Perendimore.5
Droga qe sillet neper Maqedoni kalon neper nje rruge te gjate. Opiumi i destinuar per ne tregun e
Evropes kryesisht ka prejardhje nga Pakistani , Afganistani , Irani dhe disa rajone te ndryshme te
Kaukazit. Pasi sillet opiumi ne Turqi perpunohet ne heroine , pastaj shperndahet neper tregjet ilegale te
shteteve te ndryshme te Evropes. Trafikimi i kesaj droge behet ne menyre te organizuar nga grupet
kriminale te vendeve te burmit , vendit perpunimit , te vendeve te tranzitimit , dhe shitjes se tij.
Grafik : Rruga Ballkanike e trafikimit te droges
Sipas disa te dhenave grupet e ndryshme shqipetare jane kultivuesit dhe furnizuesit kryesore te
produkteve te ndryshme te kanabisit bimore ne rajon. Sipas te dhenave te tjera ne malet shqipetare
tashme kultivohet edhe kokaina. 6
5 Raporti mbi situaten CARPO Strasburg 2006 – Raporti mbi gjendjen e krimit te organizuar dhe krimit ekonomik ne
Evropen Jugindore, Profilet e zonave te projektit – Kosova , fq 105. 6 Dr.sc Kole Krasniqi – Disa veqori te krimit te organizuar ne Kosove dhe ne shtetet e tjera te Ballkanit, Prishtine –
Wien 2009 , fq 13
10
Sipas raporteve te Europolit mbi Krimin e Organizuar , grupet kriminale shqipetare kane arritur
vendosjen e pjeses me te madhe te kontrollit ilegal te droges ne disa shtete te Evropes.
Grafik : Droga e konfiskuar gjate viteve 2001 – 2007
3.3.3.Kontrabanda e personave
Kontrabandimi i personave ne nga Kosova per ne Evrope dhe SHBA zakonisht kryhet ne kushte
degraduese dhe te rrezikshme. Ne numrin me te madh te rasteve kontrabandimi perfundon ne
momentin e arritjes se personave ne vendin e planifikuar mirepo ka edhe raste kur shfrytezohen
viktimat duke i detyruar te punojne per ta.
Faktoret qe ndikojne ne largimin e personave nga Maqedonia jane social , ekonomik , politik etj.
Tregu i kontrabandes me emigrante nga Maqedonia eshte mjaft fitimprures dhe organizohet nga grupe
te vogla kontrabandiste. Kalimet e tilla ilegale zakonisht behen me korrutim te policeve kufitare ,
poashtu edhe me viza te rrejshme .
11
Konkluzione dhe rekomandime
Krimi i organizuar eshte nje koncept dinamik i cili eshte ne pershtatje te vazhdueshme ndaj nje
ambientit qe ndryshon dita dites dhe ndaj mundesive te reja qe ofrohen per krimin.
Rruget tradicionale Ballkanike te trafikimit te droges jane shnderruar ne rruge me dy kalime , ne te cilat
heroina dhe kanabisi levizin drejt BE-se , nderkohe qe kokaina dhe drogat sintetike levizin ne drejtim te
lindjes.
Ne Maqedoni po vihet re nje rritje e tregut te mbrendshem se bashku me rritje te numrit te
perdoruesve, eshte e nevojshme qe te shtohen jo vetem masat shtypese te ketij fenomeni por edhe
masat parandaluese.
Me maturimin e tregjeve te krimit , grupet kriminale perpiqen te konsolidojne aktivitetet e tyre
egzistuese , te shperndahen ne aktivitete te tjera dhe te legalizojne fitimet dhe pozicionet e tyre ne
shoqeri. Korrupsioni , si ne nivel te ulet ashtu edhe ne nivel te larte , duket te jete mjeti kryesor i
perdorur per te depertuar ne strukturat politike dhe ekonomike.
Kriminaliteti i organizuar ne Maqedoni funksionon permes nje rrjeti qe tejkalon kufinjet e ketij vendi. Ky
internacionalizim i krimit te organizuar ne Maqedoni e imponon edhe nevojen per vendosjen e formave
te zgjeruara te bashkepunimit ne mes policeve dhe vendeve te ndryshme te rajonit dhe pergjithesisht
Evropes , me qellim te koordinimit dhe zhvillimit te sukseseshem te luftes kunder tij.
Nje bashkepunim eventual sidomos ne fushen e trafikimit te droges , trafikimit te qenieve njerezore ,
shperlarjes se parave , kontrabandes me arme etj.
12
Literatura
Kriminologjia – Dr. Ragip Halili , Prishtine 2011
Projekti rajonal CARPO, Raporti mbi gjendjen e Krimit te organizuar dhe Krimit ekonomik ne Evropen
Juglindore , Strasburg – gusht 2006
Disa veqori te krimit te organizuar ne MAQEDONI dhe ne shtet tjera te Ballkanit – Dr . sc . Kole
Krasniqi , Wien 2009
Raporti I Ministris se punve te Mbrendeshme (MPB)