larja e duarve të mbron nga sëmundjet vdekjeprurëse

13
Larja e duarve të mbron nga sëmundjet vdekjeprurëse Laji duart, shpëto jetë”, ky është mesazhi që përcjell 15 Tetori, Dita Botërore e Larjes së Duarve. Kjo ditë synon rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e larjes së duarve me sapun, si një mënyrë e efektshme dhe e lirë për të parandaluar sëmundjet vdekjeprurëse dhe ngjitëse. Dita Botërore e Larjes së Duarve u organizua për herë të parë në vitin 2008 nga Partneriteti Botëror Publik-Privat për Larjen e Duarve me Sapun. Kjo iniciativë u përkrah nga një sërë qeverish, institucionesh ndërkombëtare, organizatash të shoqërisë civile, OJF-ve, ndërmarrjeve private dhe individëve në të gjithë botën. Specialistja për sëmundjet infektive Dr. Şirin Efe deklaroi se një larje e thjeshtë e duarve mund të na mbrojë nga sëmundjet vdekjeprurëse. Ajo shtoi se mikrobet mund të jenë në çdo objekt që ne prekim, por nëse duart lahen mire me sapun mund të parandalohen shumë probleme. "Nëse ne marrim masa parandaluese kundër mikrobeve nuk kemi pse të frikësohemi. Në shumicën e rasteve kur një larje e thjeshtë duarsh nënvlerësohet mund të shkaktohen sëmundje si një grip i lehtë, i cili mund të degradojë tek sëmundje më të rënda vdekjeprurëse. Qëllimi i higjienës së duarve është të mundësojë largimin e mikroorganizmave që shkaktojnë dëmtime fizike dhe infeksione. Nëse duart lahen vetëm me ujë nuk pastrohen nga mikroorganizmat. Për zhdukjen e mikroorganizmave është efektiv dhe përdorimi i sapunëve të lëngshëm. Përkundrazi duart nuk pastrohen plotësisht. Nuk zhdukim vetëm mikroorganizmat që mund të shihen por duart e pastruara jo mire bëhen shkak sëmundjesh të ndryshme. “, deklaroi Dr. Şirin Efe. Duke nënvizuar dhe një here faktin se mikrobet mund të merren nga çdo gjë me të cilën jemi në kontakt, në shkollë, spital, vendin ku jetojmë, Dr. Efe pohoi se larja e duarve me sapunë antibakterial mundëson mbrojtjen dhe nga sëmundje si tuberkulozi, dizanteria etj. Përdorimi i lëngjeve antibakteriale është i dobishëm në mësimin e larjes së duarve e cila ka lidhje të drejtpërdrejtë me shëndetin e njeriut.

Upload: fation-rama

Post on 19-Jul-2015

576 views

Category:

Education


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: Larja e duarve të mbron nga sëmundjet vdekjeprurëse

Larja e duarve të mbron nga sëmundjet vdekjeprurëse

“Laji duart, shpëto jetë”, ky është mesazhi që përcjell 15 Tetori, Dita Botërore e Larjes së Duarve. Kjo ditë synon rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e larjes së duarve me sapun, si një mënyrë e efektshme dhe e lirë për të parandaluar sëmundjet vdekjeprurëse dhe ngjitëse.

Dita Botërore e Larjes së Duarve u organizua për herë të parë në vitin 2008 nga Partneriteti Botëror Publik-Privat për Larjen e Duarve me Sapun. Kjo iniciativë u përkrah nga një sërë qeverish, institucionesh ndërkombëtare, organizatash të shoqërisë civile, OJF-ve, ndërmarrjeve private dhe individëve në të gjithë botën.

Specialistja për sëmundjet infektive Dr. Şirin Efe deklaroi se një larje e thjeshtë e duarve mund të na mbrojë nga sëmundjet vdekjeprurëse. Ajo shtoi se mikrobet mund të jenë në çdo objekt që ne prekim, por nëse duart lahen mire me sapun mund të parandalohen shumë probleme.

"Nëse ne marrim masa parandaluese kundër mikrobeve nuk kemi pse të frikësohemi. Në shumicën e rasteve kur një larje e thjeshtë duarsh nënvlerësohet mund të shkaktohen sëmundje si një grip i lehtë, i cili mund të degradojë tek sëmundje më të rënda vdekjeprurëse. Qëllimi i higjienës së duarve është të mundësojë largimin e mikroorganizmave që shkaktojnë dëmtime fizike dhe infeksione. Nëse duart lahen vetëm me ujë nuk pastrohen nga mikroorganizmat. Për zhdukjen e mikroorganizmave është efektiv dhe përdorimi i sapunëve të lëngshëm. Përkundrazi duart nuk pastrohen plotësisht. Nuk zhdukim vetëm mikroorganizmat që mund të shihen por duart e pastruara jo mire bëhen shkak sëmundjesh të ndryshme. “, deklaroi Dr. Şirin Efe.

Duke nënvizuar dhe një here faktin se mikrobet mund të merren nga çdo gjë me të cilën jemi në kontakt, në shkollë, spital, vendin ku jetojmë, Dr. Efe pohoi se larja e duarve me sapunë antibakterial mundëson mbrojtjen dhe nga sëmundje si tuberkulozi, dizanteria etj.

Përdorimi i lëngjeve antibakteriale është i dobishëm në mësimin e larjes së duarve e cila ka lidhje të drejtpërdrejtë me shëndetin e njeriut.

Page 2: Larja e duarve të mbron nga sëmundjet vdekjeprurëse

Larja e duarve është mënyra e vetme më e mirë dhe efektive për parandalimin e përhapjes

së baktereve dhe viruseve që mund të shkaktojnë infeksione dhe sëmundje që vijnë prej

ushqimeve.

Punonjësit mund të jenë një burim i rëndësishëm i mikroorganizmave të dëmshëm. Larja e

përshtatshme e duarve mund të jetë veprimi më efektiv që punëtorët mund të ndërmarrin për të

kontrolluar direkt dhe indirekt ndotjen e ushqimit, mjeteve të guzhinës dhe pajisjeve.

Kur duhen larë duart

• Para fillimit të punës me ushqim, mjete guzhine ose pajisje.

• Gjatë përgatitjes së ushqimit, sipas nevojës.

• Kur ndërroni punën midis ushqimeve të pagatuara dhe ushqimeve të gatshme për t’u ngrënë.

• Mbas kapjes së mjeteve të guzhinës dhe pajisjeve të ndotura.

• Mbas kollitjes, teshtitjes, përdorimit të shamisë ose mbas përdorimit të produkteve të

duhanit.

• Mbas ngrënies dhe pirjes.

• Mbas prekjes së lëkurës suaj.

• Mbas prekjes së kafshëve.

• Mbas përdorimit të banjës, lani duart në lavamanin e larjes së duarve në banjë: dhe lajini

përsëri mbas kthimit në punë.

Page 3: Larja e duarve të mbron nga sëmundjet vdekjeprurëse

Ndiqini gjithmonë këto gjashtë hapa kur të lani duart

Para larjes së duarve, hiqini të gjitha stolitë e çmuara dhe vetëm lani duart në

lavamanë që janë caktuar për larjen e duarve. Mos i lani duart në lavamanët e

mjeteve të guzhinës, përgatitjes së ushqimit ose të shërbimit.

1. Përvishini mëngët dhe lagini duart me ujë të ngrohtë.

2. Përdorni sapun, jo ndonjë solucion dezinfektues duarsh, sapunisni derisa të bëhet një shkumë

e mirë sapuni mbi duart dhe parakrahët.

3. Fërkojini duart së bashku për të paktën 20 sekonda: sigurohuni të lani pëllëmbët, kurrizin e

duarve, mes gishtërinjve dhe parakrahët.

4. Përdorni një furçë për thonjtë e gishtave të dorës për të pastruar nën thonj dhe midis gishtave.

5. Shpëlani duart dhe parakrahët me ujë të ngrohtë.

6. Thani duart me peshqirë letre me një përdorim të vetëm ose peshqir beze në rrotulluese.

Page 4: Larja e duarve të mbron nga sëmundjet vdekjeprurëse

Mbylleni çezmën duke përdorur peshqir letre për të parandaluar rindotjen e duarve.

Page 5: Larja e duarve të mbron nga sëmundjet vdekjeprurëse

Vetëm nëpërmjet larjes së duarve me ujë të bollshëm e sapun mund të pengohet grumbullimi i baktereve

të ndryshme dhe papastërtive që gjenden kudo dhe që mund të mbarten lehtësisht nga një person te

tjetri, duke shkaktuar mjaft sëmundje si: infeksionet akute të frymëmarrjes, diarretë, hepatiti (verdhëza),

etj. Ky është mesazhi që japin specialistët e Institutit të Shëndetit Publik në prag të Ditës Botërore të

Larjes së Duarve.

Sipas tyre, larja e duarve me sapun mund të parandalojë shfaqjen e diarresë në 1 nga 3 fëmijë të vegjël

dhe infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes si pneumonia, në 1 nga 6 fëmijë të vegjël, ndërkohë që larja e

duarve me sapun konsiderohet si mënyra më e thjeshtë, më e mirë, më efektive dhe më ekonomike për

parandalimin e përhapjes së baktereve dhe viruseve që mund të shkaktojnë sëmundje dhe vdekje të

parakohshme si rezultat i duarve të palara.

Gjithashtu, specialistët këshillojnë se e rëndësishme është që duart të lahen pas kryerjes së çdo pune

apo aktiviteti, para dhe mbas ngrënies, pas përdorimit të banjës, kur kolliteni, teshtini ose shfryni hundën,

kur kujdeseni për një person të sëmurë, kur hidhni plehrat, pas prekjes së flokëve apo lëkurës suaj, pas

prekjes së kafshëve, kur përdorni transport publik, autobusë, etj.

http://www.ishp.gov.al/multimedia/Kalendari_2013/Dita%20Boterore%20e%20Larjes%20se%20Duarve.

pdf

15 Tetor – Dita ndërkombëtare e larjes së duarve

Page 6: Larja e duarve të mbron nga sëmundjet vdekjeprurëse

1

15 TETOR - DITA BOTERORE E LARJES SË DUARVE

Larja e duarve tuaja, një formë e higjienës, mënyra më efektive për të

parandaluar përhapjen e sëmundjes

Dita Botërore e Larjes së Duarve u organizua për herë të parë në 15 Tetor të vitit 2008

nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si dhe Filiali i saj Fondi i Fëmijëve UNICEF.

Kjo iniciativë u përkrah nga një sërë qeverish, institucionesh ndërkombëtare,

organizatash të shoqërisë civile, OJF-ve, ndërmarrjeve private dhe individëve në të gjithë

botën.

Në vitin 2008, në ditën Dita Botërore te Larjes së Duarve, mbi 120 milionë fëmijë, në

mbi 70 vende të botës, lanë duart e tyre me sapun, ndërsa këtë vit parashikohet që miliona

fëmijë në të pesë kontinentet, në këtë ditë do të përcjellin mesazhin “Laji duart, shpëto

jetë” për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e popullatës lidhur me këtë masë të

rëndësishme mbrojtëse higjienike.

Higjiena e drejtë dhe e rregullt e duarve është mënyra më e mirë, më e thjeshtë dhe më e

lirë e pengimit të rritjes së numrit të sëmundjeve infektive të cilat, në radhë të parë,

transmetohen me duar të papastra.

15 Tetor – Dita ndërkombëtare e larjes së duarve

Page 7: Larja e duarve të mbron nga sëmundjet vdekjeprurëse

2

F a k t e

Më shumë se 5.000 fëmijë vdesin në ditë, ose 1.7 milion fëmijë vdesin çdo vit

nga çrregullimet diarreike nën moshen 5 vjec.

Diarrea është shkaku i dytë i vdekjes së fëmijëve nën 1 vjeç.

Larja e duarve sidomos në pikat kritike, si përpara ngrënies apo përgatitjes së

ushqimit dhe mbas perdorimit te banjës, mund të reduktojë deri në 50% diarretë

tek fëmijët nën 5 vjeç.

Larja e duarve me sapun mund të reduktojë incidencën apo rastet e reja me

infeksion akut respirator rreth 23 %.

Pneumonia, si pjesë e infeksioneve akute respiratore, është shkaku numër një i

vdekjeve tek fëmijët nën 5 vjeç dhe çdo vit prej saj preken 1.8 milion fëmijë.

Diarrea dhe pneumonia së bashku llogarisin çdo vit të paktën 3.5 milion vdekje të

fëmijëve. Larja e duarve nga vëzhgime që janë bërë në mbarë botën është në

shifra të ulta në 34 %, sidomos ne pikat kritike ose te nevojshme.

Larja e duarve është mënyra e vetme, më e thjeshtë, më e mirë, më e dobishme,

më efektive dhe më ekonomike për parandalimin e përhapjes së baktereve dhe

viruseve që mund të shkaktojnë sëmundje dhe vdekje që vijnë prej duarve të

palara. Këto sëmundje janë përgjegjëse për rreth 3.5 milion të vdekjeve foshnjore

çdo vit.

Çdo ditë, më shumë se 5 mijë fëmijë nen 5 vjeç vdesin për shkak të nivelit të ulët

të higjienës në vendet ku banojnë.

Përse duhen larë duart?

Page 8: Larja e duarve të mbron nga sëmundjet vdekjeprurëse

Mikrobet janë kudo, ato mund të

spostohen lehtë nga një pikë në një tjetër

duke përdorur ujin, objekte, gjallesat dhe

grimcat e pluhurit, si një mjet për t’u

transportuar, duke u riprodhuar në një

shkallë alarmante. 15 Tetor – Dita ndërkombëtare e larjes së duarve

3

Gjatë ditës, duart tona janë në kontakt

me shumë objekte, të tilla si

kartëmonedha, prekje në transportin

publik, dorezat e dyerve, dhe të tjera mbi

të cilat janë të fshehura miliona

mikroorganizma, disa prej të cilave kanë

aftësi patogjene.

Po t’i referohemi disa shembujve si gripit të zakoshmës, toxoplazmozës, konjunktiviti,

infeksionet e zakonshme të zorrëve, ose më të fundit ardhur nga gripi A/H1N1: sipas

ekspertëve, është e mjaftueshme larja e duarve tuaja çdo herë që dilni nga një tualet apo

manipuloni ushqime, trajtuar apo prekur plagët, vendosjes apo heqjes së lenteve të

kontaktit, shfryrjes së hundëve, kollitjes ose teshtitjes, trajtimit të mbeturinave, pas

qëndrimit në ambjent me shumë njerëz, si në sallat e pritjes në hekurudha, aeroporte apo

autobus, trena dhe kështu me radhë.për të reduktuar në mënyrë të konsiderueshme

rrezikun e infeksionit. Gjithashtu, këto mikrobe mund të hyjnë në trup kur duart i çojmë

Page 9: Larja e duarve të mbron nga sëmundjet vdekjeprurëse

në hundë, gojë, sy, edhe pse janë të pa dallueshme me sy të lirë për njeriun.

Për më tepër, disa baktere kanë shfaqur edhe një rezistencë të fortë ndaj antibiotikëve dhe

për këtë arsye është e rëndësishme parandalimi i infeksionit duke i larë duart tuaja

tërësisht, veçanërisht për personat me një sistem të dobësuar imunitar (një ftohje banale

mund të komplikohet në një bronkit kronik).

Është mjaft e rëndësishme që gjithkush ta kthejë në zakon larjen e duarve, në dukje një

veprim shumë i thjeshtë, por që mund të ndodh të mos i kushtohet vëmendja e duhur .

Sidomos duhet punuar me fëmijët që në vogëli për të fituar këtë zakon sa të thjeshte aq të

dobishëm.

Shumë shpërthime sëmundjesh me origjinë nga ushqimet shkaktohen nga duart e palara.

Prania e bakterieve, viruseve që ndodhen në duart tona mund të shkaktojë grip, sëmundje

pulmonare, hepatitin e formës A dhe shumë forma të diarreve. Nëse komuniteti

ndërgjegjësohet me një kulturë për një higjiene të mirë, atëherë pakësohen risqet, jo 15 Tetor – Dita

ndërkombëtare e larjes së duarve

4

vetëm të diarresë, por edhe të sëmundjeve të rrezikshme, si kolera dhe dizanteria, në

masën 48-59%”, apo pakësohet rreziku i infeksioneve të frymëmarrjes.

Kur duhen larë duart

Mbas kryerjes së çdo pune apo aktiviteti ( prek ushqimet ,I sherben ato,

Para dhe pas ngrënies .

Mbas përdorimit të banjës,

Kur kolliteni , teshtini ose shfryni hundën,

Kur duhet të kujdeseni për një person të sëmurë

Kur hidhni plehrat

Page 10: Larja e duarve të mbron nga sëmundjet vdekjeprurëse

Mbas prekjes së flokëve apo lëkurës suaj.

Mbas prekjes së kafshëve

Sidomos kur përdor transport publik, autobuzat,etj

Kujdes…vetëm uji nuk mjafton. Për një larje efikase është shumë i rendesishem

përdorimi i sapunit dhe i solucioneve të tjera të rekomanduara për larjen e duarve.

A mjafton vetem uji….

Cila është mënyra korrekte e larjes së duarve ?

1.Lagini duart me ujë të ngrohtë 15 Tetor – Dita ndërkombëtare e larjes së duarve

5

2. Merrni sapunin dhe sapunisini

3. Fërkojini duart me njëra tjetrën, pëllëmbët, kurrizin e

duarve, midis gishtave të paktën për 20 sekonda

4. Shpëlajini duart mirë

5. Thajini duart tuaja me një letër të posacme një

përdorimshe / me një peshqir të pastër ose me një ajër të

nxehtë në një pajisje me ajër të ngtohtë.

6.Mbyllni çezmën me picetë dhe hidheni atë në kosh

Sapuni i zakonshëm (mundësisht i lëngshëm vendosur në një mbajtës me piston nxjerrës

sapuni) është i mjaftueshëm për të hequr mikrobet nga duart tuaja, por në mungesë të ujit

ju mund të përdorni të ashtuquajturat sanifikues duarsh, modern dhe special me bazë

alkooli soaps për të larë duart tuaja në të thatë. Gjithashtu në vitet e fundit, janë shfaqur

Page 11: Larja e duarve të mbron nga sëmundjet vdekjeprurëse

në supermarkete pastrues me veprim baktericid, por është gjithmonë e rëndësishme

respektimi i teknikës së duhur larëse.

K u r i o z i t e t

Larja e duarve në mënyre korrekte konsiderohet si një “vaksinë” e sigurt për

parandalimin e shume infeksioneve.

Larja e duarve: mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të mbrojtur shëndetin e tuaj dhe të të

tjerëve, pasi ajo pengon përhapjen e mikrobeve patogjenë.

I Pari që zbuloi rëndësinë e larjes së duarve, ishte mjeku hungareze Semmelweiss, që

konstatoi se shkalla e lartë e vdekshmërisë së grave në lindje ishte për shkak të faktit se

mjekët që i kishin asistuar ato, shpesh kishin kryer autopsinë në pacientë të vdekur .

Toksinat e cliruara nga kufomat kontaminonin duart e mjekëve të cilët shpesh kalonin

direkt në kujdesin e nënave pa marrë asnjë masë prandaluese. Semmelweiss

eksperimentoi që praktika e thjeshtë të larjes së duarve para çdo ndërhyrjeje luftonte në

mënyrë drastike transmetimin e ndotesve dhe ulte ndjeshëm shkallën e vdekshmërisë.

Page 12: Larja e duarve të mbron nga sëmundjet vdekjeprurëse
Page 13: Larja e duarve të mbron nga sëmundjet vdekjeprurëse